www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Meta: Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo SERVILËT! E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 294 (8735) E martë, 10 Dhjetor 2019
Çmimi 30 Lekë
Në institutet amerikane të sizmiologjisë gjenden referenca për punën e 4 profesorëve shqiptarë duke i renditur punimet e tyre në të njëjtin nivel me shkencëtarët më në zë të kësaj fushe në gjithë botën. Vetëm në Shqipëri nuk i pyeti kush. Autorët e librit kërkuan 6 vjet më parë që harta e re sizmike të jetë detyruese për çdo inxhiner dhe ndërtues. Ishte paralajmërimi më i qartë që vinte nga profesorë seriozë që kanë kaluar gjithë jetën me ndërtime. Nëse qeveria do të kishte marrë seriozisht kërkesën e profesorëve, nuk do të kishim këtë situatë FAQE 3
Kryeministri Rama në Durrës me inxhinierët izraelitë: Strukturat e ndërtimeve janë të forta, riparimet në banesat e dëmtuara nisin sot
KRITIKAT
OSBE rrëzon Ramën: Projektligjet e medias kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme
FAQE 4
KREU I PD
Basha në Manzë: Banorët që janë në kampin e llucës të strehohen në konteinerë banimi
KRYETARJA E LRI
Floida Kërpaçi: Na duhet drejtësi e pavarur që t’i japi fund pandëshkueshmërisë së pushtetit!
FAQE 5
DITA NDERKOMBËTARE KUNDËR KORRUPSIONIT
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo: Do t’u ndalojmë hyrjen në SHBA zyrtarëve të korruptuar
FAQE 2
ZV/DEKANI I FAKULTETIT TË NDËRTIMIT
Agim Seranaj: Ekspertët që vlerësojnë ndërtesat duhet të kenë një formular të unifikuar
FAQE 4
MINISTRIA E ARSIMIT
Në foto: Kryeministri Edi Rama me ekipin e inxhinierëve izraelitë gjatë inspektimit të ndërtesave në Durrës
FAQE 16
2 javë pas tërmetit rinis mësimi, 38 shkolla të dëmtuara në Shqipëri FAQE 10
FAQE 5
ANALIZË
Për korrupsionin dhe PPP-të e Ramës Nga Çlirim Gjata FAQE 12
POLITIKE
2 E martë, 10 DHJETOR 2019
Kreu i PD-së i kujton Edi Ramës 5 propozimet për zonat e prekura nga tërmeti
T
re ditë më parë, krye demokrati Lulzim Basha në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar prezantoi 5 masa për efekt të menjëhershëm ndaj biznesit të dëmtuar materialisht dhe financiarisht nga tërmeti. Këtij plani i është rikthyer sërish dje kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili i ka kujtuar edhe njëherë kryeministrit Edi Rama 5 propozimet që ky i fundit duhet të marrë parasysh sa i takon zonave të prekura nga tërmeti. Përmes rrjeteve sociale, Lulzim Basha tha dje se tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në Durrës, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të ndal ‘dimrin ekonomik’ në këtë qark. “Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve. Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste”, u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha. Plani i Opozitës së Bashkuar Pas diskutimeve që ai zhvilloi të shtunën me biznesin në Durrës,
Basha apelon: Të ndalim futjen e Durrësit në “dimër ekonomik” Dhomën e Tregtisë së këtij qyteti dhe ekspertë të ekonomisë, Basha paraqiti një plan prej 5 pikash që, sipas tij, do të ndihmojë daljen nga kriza të biznesit. “Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura; Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit; Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit; Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve; Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Gjithashtu i bëj thirrje sistemit bankar të riskedulojnë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura. Kjo paketë e thjeshtë dhe realiste është ndihma më e mirë që mund ti jepet sipërmarrjes për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në zonat e goditura. Nga kjo varen mijëra vende pune dhe të ardhurat e dhjetëra mijëra familjeve”, u shpreh Lulzim Basha.
KREU I PD-SË
TAKIMI NË KAMPIN E MANZËS
Basha në Manzë: Banorët që janë në kampin e llucës të strehohen në konteinerë banimi
K
ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncoi dje kushtet në një kamp çadrash në Manzë, ku sipas tij banorët e prekur nga tërmeti po jetojnë në kushte mizerabël. Basha theksoi dje se vetëm disa familje janë strehuar në kontenierë, ndërsa disa të tjerë qëndrojnë nëpër çadra, mes shiut dhe të ftohtit. Sipas Bashës këta banorë, përveç indiferencës, po përballen me trajtim të diferencuar. “Me dhjetëra familje, fëmijë të mitur, të sëmurë e të moshuar jetojnë në kushte mizerabël në një kamp çadrash të mbytura në baltë në Manzë. Banesat e tyre u dëmtuan rëndë nga tërmeti duke i lënë në qiell të hapur. Shumë prej tyre u zhvendosën në çadra që nuk pengojnë dot shiun dhe të ftohtin. Përveçse në kushte të rënda, ata ndihen të fyer dhe të diskriminuar. Sipas tyre disa familje janë strehuar në kontenierë,
P ndërsa të tjerë me fëmijë disa muajsh dhe të sëmurë janë lënë në çadra, ku shiu dhe balta ka përmbytur dhe ato pak gjëra që kanë. Përveç braktisjes, këta banorë po përballen çdo ditë edhe me trajtim të diferencuar. Është kriminale të bësh dallime të tilla mes njerëzve të goditur njësoj e pa dallim nga tragjedia. Duhet urgjentisht që banorët që janë në kampin e llucës të strehohen në konteinerë ose në shtëpi me qera. Zgjidhja është vlerësimi i shpejtë dhe real i dëmit të shkaktuar dhe lëvrimi i parave tek
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
Denoncimi i të prekurve nga tërmeti: Rama erdhi tek shkolla dhe ne s’na pa
qytetarët për rikonstruksion apo rindërtimin e shtëpive. Është kriminale që qytetarët të kalojnë ditët dhe netët në shi, baltë, të ftohtë, pa ushqime, pa ngrohje, ndërsa 10 oligarkë të marrin 150 milion dollarë nga paratë e tyre. Dështimi për të vepruar nga ana e shtetit po shton dhimbjet dhe vuajtët. Duhet menjëherë të përcaktohen fondet dhe të nisë financimi i nevojave të mijëra familjeve të mbërthyera në këtë emergjencë që sa më shumë zgjatet aq më shumë thellohet”, tha Basha.
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
asi vizitoi më 3 dhjetor kampin e Manzës, ku janë vendosur ban orët e prekur nga tërmeti, kryetari i PD-së Lulzim Basha është rik thyer sërish në këtë vend dje. Teksa ka dëgjuar shqetësimet dhe ankesat e banorëve, Basha bëri thirrje që qeveria të ndërhyjë për t’u gjetur një zgjidhje për këta qytetarë, të cilët më parë jetonin me qira. Banorët tregojnë të revoltuar se disa i kanë larguar nga çadra, ndërsa për ta nuk kanë asnjë kujdes, ndërsa u duhet të jetojnë mes ujit dhe baltës nëpër çadra. “Ne nuk na jepet asnjë zgjidhje. Na thanë se do t’ju evakuojmë, por asgjë”, – thotë një banor, duke i shpjeguar kreut të opozitës sesi bëhet seleksionimi i padrejtë. “Kemi ngelur ne që jemi me qira”, – thotë një tjetër qytetar, i cili prej 2 javësh po jeton në kushte johumane, bashkë me familjen. Një nënë tregon me lot në sy se i ka humbur shpresat pas kalimit të dy javëve dhe lënies në mëshirë të fatit. “Asnjë dallimi nuk duhet bërë. Termeti njësoj i ka goditur edhe pronarët edhe qiraxhinjtë. Ja ku janë shkollat, të futen aty, nuk mund të vazhdojnë të rrinë në çadra”, -u shpreh zoti Basha, duke kërkuar zgjidhje urgjente. Banorët nuk e fshehin revoltën e tyre, kur treguan sesi Edi Rama nuk i kishte takuar dhe kishte shkuar vetëm tek shkolla e fshatit. “Erdhi si hajdut dhe u fut atje të shkolla. Asgjë nuk na pa. Ka ardhë për të na parë apo për të shkolla është në rregull. Nuk erdhi fare në kamp”.- tha njëri prej banorëve. Kreu i opozitës, teksa u pohoi se banorëve se në ato çadra nuk mund të rrinte as qeni, tentoi të komunikojë me Shtabin e Emergjencës, i vendosur në shkollën e Manzës. Siç shihet edhe nga pamjet në video, dera ishte e mbyllur.
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
SPECIALE
3 E martë, 10 DHJETOR 2019
Meta: Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo SERVILËT!
Në institutet amerikane të sizmiologjisë gjenden referenca për punën e 4 profesorëve shqiptarë duke i renditur punimet e tyre në të njëjtin nivel me shkencëtarët më në zë të kësaj fushe në gjithë botën. Vetëm në Shqipëri nuk i pyeti kush. Autorët e librit kërkuan 6 vjet më parë që harta e re sizmike të jetë detyruese për çdo inxhiner dhe ndërtues. Ishte paralajmërimi më i qartë që vinte nga profesorë seriozë që kanë kaluar gjithë jetën me ndërtime. Nëse qeveria do të kishte marrë seriozisht kërkesën e profesorëve, nuk do të kishim këtë situatë Pas tragjedisë së 26 nëntorit dëmi më i madh që mund t’i bëhet Shqipërisë është trajtimi i problemeve me propagandë politike dhe në mënyrë jo realiste. Tërmeti shkatërrues zbuloi plagë të thella të shtetit dhe shoqërisë shqiptare, të cilat nuk mund të kurohen me fjalime, makiazh politik dhe as më gjasme reforma. Tragjedia tregoi se shumica e institucioneve ishin inegzistente. Jo vetëm strukturat e emergjencave, por dhe institucionet që merren me ndërtimet, kontrollet dhe kushtet e ngritjes së banesave. Këto të fundit rezultuan se në këto vite kanë dhënë leje dhe janë korruptuar duke bërë pazare me jetë shqiptarësh. Ndërtimi, baza e ekonomisë së vendit këto 30 vite, nga zhvillim ekonomiko-social është kthyer në një “bombë” që kërcënon jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare të vendit. Humbja e jetës së njerëzve, dëmet me qindra milionë euro dhe bllokimi total i ekonomik janë rreziku aktual më i madh kombëtar dhe me pasoja afatgjata. Ndaj dhe mënyra sesi qeveria, institucionet, politika dhe vet shoqëria shqiptare do sillet pas kësaj tragjedie do të përcaktojë se çfarë Shqipërie do të kemi në dekadat e ardhshme dhe çfarë vendi do t’u lemë pasardhësve tanë. Rindërtimi i banesave të dëmtuara është vetëm faza e parë e kësaj tragjedie që po përjetojnë shqiptarët. Ngritja e godinave të reja apo sistemimi i banorëve që janë pa çati mbi kokë është detyra më emergjente, tek e cila është fokusuar me të drejtë qeveria. Askush nuk duhet të ndjehet i
braktisur nga shteti që qytetarët i besojnë taksat dhe e ka për detyrë t’u garantojë dhe sigurinë. Por rindërtimi i banesave për banorët e dëmtuar nuk u jep fund problemeve dhe dilemave që ka Shqipëria. Pas 26 nëntorit biznesi ndërtimit duhet rikonceptuar. Çdo tullë, mur, banesë dhe pallat që ndërtohet duhet të ketë standarde të tjera. Çdo objekt publik, spitale, shkolla etj, duhet të testohet për situatat si ato që lamë pas. Çdo strukturë emergjence civile nuk duhet parë më si vendi ku punësohen militantët dhe hallexhinjtë për një pagë, por si strukturat më
profesionale dhe më të rëndësishme. Akademia e Shkenca, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), Instituti I Ndërtimit dhe struktura të ngjashme duhen financuar dhe duhen vendosur në krye të çdo nisme politike, ligji dhe reforme që do ndërmarrë çdo qeveri. Shqipëria këto ditë shikoi se veç idiotëve politikë që kanë pushtuar Kuvendin dhe një pjesë të mediave, shoqëria ka shkencëtarë, studiues dhe intelektualë të aftë që mund të përballojnë sfida të jashtëzakonshme si kjo që po kalojmë. Nuk i kemi parë më parë sepse askush nuk u ka lënë radhë të flasin. Askush nuk i ka pyetur dhe në vend që qeveria dhe shoqëria t’i promovonim i kemi lënë në periferi dhe paga dhe mbështetje financiare të turpshme. Për rrezikun e Shqipërisë nga tërmetet ka pasur disa paralajmërime serioze me të cilat qeveria dhe administrata u tall në mënyrë të turpshme, duke ngatërruar palaçollëqet politike me sigurinë e qytetarëve. Por një rast është me flagrant dhe tregon degradimin e institucioneve. Në vitin 2013, katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, botuan një studim me hartën e re sizmike të Shqipërisë. Studimi, i hartuar mbi parime shkencore është dokumenti më i mirë që shkenca shqiptare ka prodhuar lidhur me tërmetet. Në studim jepen të dhëna për rrezikun sizmik dhe orientime për çdo inxhinier
sesi duhen bërë ndërtimet dhe mbi të gjitha në çfarë zone duhen bërë. Në këtë botim gjendet e parashikuar dhe ajo që pamë më 26 nëntor, në pjesën që flet për periodicitetin e goditjeve sizmike në Shqipëri. Botimit i referohen disa institute dhe akademi të rajonit. Në institutet amerikane të sizmiologjisë gjenden referenca për punën e 4 profesorëve shqiptarë duke i renditur studimet e tyre, në të njëjtin nivele me shkencëtarët më në zë të kësaj fushe në gjithë botën. Vetëm në Shqipëri nuk i pyeti kush. Qeveria nuk i thirri asnjë herë. Shoqatat e ndërtuesve dhe biznesi as nuk i llogariti. Vetëm një pjesë e inxhinerëve të përgjegjshëm u referohen studimeve të 4 profesorëve mbi hartën e re sizmike. Ndërkohë, autorët e librit kërkuan 6 vjet më parë që harta e re sizmike të jetë detyruese për çdo inxhiner dhe ndërtues. Ishte paralajmërimi më i qartë që vinte nga profesorë serioz që kanë kaluar gjithë jetën më ndërtime. Nëse qeveria do të kishte marrë seriozisht kërkesën e profesorëve, nuk do të kishim këtë situatë. Megjithatë asnjëherë nuk është vonë. Teksa flitet për rindërtime dhe mbyllje të shpejtë të plagës së tërmetit është koha që qeveria të shohë jo vetëm propagandën. Çdo hap që hidhet duket bazuar në studime dhe rekomandime të ekspertëve më të mirë që kemi dhe jo të “ekspertëve” politikë. Me të drejtë kreu i shtetit, Ilir Meta, duke ju referuar pikërisht studimit të profesorëve shqiptarëve bën apelin se është “Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët!”.
POLITIKE
4 E martë, 10 DHJETOR 2019
Përfaqësuesi për Lirinë e Medias, Harlem Desir: Duhet që AMA të kryejë funksionin e saj, e pavarur politikisht
P
ë rfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias Harlem Desir deklaroi të hënën se projektligjet e qeverisë që synojnë të “disiplinojnë” median online “kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme”. Përmes rrjeteve sociale, Desir bëri me dije se i ka dërguar qeverisë në Shqipëri një përmbledhje të re ligjore mbi Ligjin për Median Audiovizive dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike në të cilin rekomandon përmirësime të mëtejshme, shkruan Desir, bashkëngjitur, deklaratës së tij të plotë lidhur me këtë ligj. Qëndrimi i OSBE-së Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, i dërgoi një rishikim ligjor Qeverisë së Shqipërisë për ndryshimet më të fundit në Ligjin për Media Audiovizuale në Shqipëri dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike. Kjo analizë ligjore është pjesë e një procesi të gjatë konsultimi midis Zyrës së Përfaqësuesit dhe qeverisë gjatë hartimit të legjislacionit. “Unë vlerësoj bashkëpunimin e gjatë dhe konstruktiv që kemi krijuar me autoritetet e Shqipërisë gjatë procesit të hartimit të ndryshimeve të reja të ligjit për median audiovizive”, tha Desir. Në mënyrë të veçantë, Përfaqësuesi përshëndeti shtimin në ligjin e një mbrojtje të fortë, mbi të cilën Zyra e tij kishte insistuar, e cila thotë se: “Asnjë dispozitë në këtë ligj nuk do të interpretohet në atë mënyrë që të garantojë të drejtën për të censuruar ose kufizuar lirinë. e shprehjes, ose e drejta për të folur. Ky ligj interpretohet në përputhje me parimet e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, siç zbatohet në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut “. Përfaqësuesi i OSBE-së vuri në dukje se versionet e fundit të draftit përmbajnë gjithashtu një formulim të ri të dispozitave që përcaktojnë objektin dhe fushën e ligjit. “Këto dispozita të reja sqarojnë se ligji zbatohet vetëm për shërbimet e mediave audiovizuale dhe ofruesit e publikimeve elektronike. Për më tepër, pas konsultimeve të mëparshme me qeverinë, projekt-ndryshimet aktuale shprehin qartë që ofruesit e mediave elektronike nuk do të paraqiten në një mekanizëm regjistrimi të detyrueshëm për të kryer aktivitetet e tyre në Shqipëri, por vetëm në një vullnetar. “Ky është një hap i rëndësishëm përpara,” tha Désir. “Ishte gjithashtu e rëndësishme të sigurohej që agjencia rregullatore, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), nuk do të ketë të njëjtat kompetenca për përmbajtjen e publikimit në internet si kompetencat e gjera që ka aktualisht në sistemet e transmetimit. Në këtë drejtim, unë vërej vendimin për shtypjen e
OSBE rrëzon Ramën: Projektligjet e medias kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme
mëparshme të nenit 132/1, në përputhje me rekomandimet tona të ekspertëve, të cilat do t’i kishin dhënë AMA-së fuqi të reja, që mund të kishin ndikim në lirinë e shprehjes.” Mundësia e bllokimit të qasjes në përmbajtje në internet tani do të kufizohet në tre vepra të rënda penale: pornografi për fëmijë; promovimi i akteve terroriste; shkelje të sigurisë kombëtare. Rishikimi ligjor megjithatë rekomandon zëvendësimin e “bllokimit të hyrjes në internet” me “urdhërimin e mbajtjes së një pjese të veçantë të përmbajtjes”. Sidoqoftë, bazuar në analizën ligjore, Përfaqësuesi rekomandoi
disa modifikime shtesë që të përfshihen në draftin aktual, në mënyrë që të sqarohen masat mbrojtëse të lirisë së shprehjes dhe të shmanget ndonjë rrezik i kufizimeve ose sanksioneve të padrejta për mediat on line. “Është parësore të prezantohet një dispozitë që garanton që të gjitha vendimet e AMA-së mund të apelohen para gjykatësit kompetent menjëherë pas miratimit të tyre,” tha Désir. “Një pikë e dytë e rëndësishme ka të bëjë me çështjen e gjobave në rast të shkeljeve të ligjit. Neni 133 vazhdon t’i referohet gjobave ekonomike shumë të larta dhe të tepërta në rastet e shkeljeve. Gjobat e
tilla mund të çojnë në mbylljen e mediave dhe të shihen si presion indirekt. Në përputhje me parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë, sanksionet duhet të miratohen vetëm pasi të merren parasysh adekuat përmasat dhe kapacitetin ekonomik të mediave në fjalë. Ky artikull duhet të ndryshohet.” Për më tepër, referencat për “besimin politik” dhe “anëtarësimin në sindikatë” duhet të hiqen në nenin 33/1 i cili ka të bëjë me racizmin dhe diskriminimin, pasi ato mund të përdoren për të ndjekur kritika legjitime, madje të ashpra kundër grupeve politike dhe ideve. Abuzimet e mund-
shme specifike në këtë fushë mund të zgjidhen siç duhet duke përdorur dispozitat dhe mekanizmat tashmë të vendosura në fushën e shpifjes, dhe gjykuar nga gjyqësori. Më në fund, siç është ngritur tashmë në analizat e mëparshme ligjore, shqetësimet mbesin për kompetencat që i janë dhënë Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP) në propozimin për të ndryshuar Ligjin për Komunikimet Elektronike, në lidhje me miratimin e masave për të mbrojtur një gamë të gjerë interesash, përfshirë interesat e vendit, sigurinë publike, të drejtat themelore dhe çdo dispozitë të përfshirë në sistemin juridik shqiptar. Këto nocione mbeten shumë të përcaktuara dhe nuk përfshijnë rregulla specifike se si të sigurohet mbrojtja për lirinë e shprehjes. Kjo është arsyeja pse shqyrtimi ligjor rekomandon ndryshimin e nenit përkatës të projektligjit. “Shpresoj që projekt-ndryshimet do të vazhdojnë të përmirësohen gjatë ekzaminimit të tyre në parlament, duke përfshirë duke marrë parasysh konsultimet publike me shoqërinë civile, shoqatat e gazetarëve dhe aktorët e mediave”, vuri në dukje Desir. “Shumë do të varet nga zbatimi i legjislacionit të ri. Është e rëndësishme të sigurohet që agjencia rregullatore, AMA, të mund të kryejë kompetencat dhe detyrat e saj në një mënyrë plotësisht të pavarur, pa asnjë lloj ndërhyrje politike. Zyra ime dhe unë do ta monitorojmë me vëmendje të kujdesshme.”
“ZËRI I AMERIKËS”
Sekretari amerikan i Shtetit: Do t’u ndalojmë hyrjen në SHBA zyrtarëve të korruptuar
N
ë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo theksoi dje se Shtetet e Bashkuara do t’i shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën. Korrupsioni, thotë kryediplomati amerikan, fuqizon dhe mbështet udhëheqësit autokratë, dobëson besimin tek sistemet demokratike dhe krijon mundësi për aktorë të tretë që të shfrytëzojnë vendet partnere të Shteteve të Bashkuara. Sekretari Pompeo njoftoi se gjatë vitit 2019, për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor, rreth 40 zyrtarë të huaj dhe
anëtarët e familjeve të tyre janë përfshirë nga Departamenti i Shtetit në listën e atyre që u ndalohet hyrja së bashku me familjet në ShBA. Uashingtoni, tha ai, do ta vazhdojë më tej këtë praktikë. Nga Shqipëria në këtë listë, janë 3 ish zyrtarë dhe familjet e tyre, që e çojnë në 14 numrin e përgjithshëm të individëve që u ndalohet hyrja në Amerikë. Zyrtari i fundit nga Shqipëria i përfshirë në këtë listë ishte ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. E njëjta masë është marrë më parë për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe deputetin Tom Doshi.
SPECIALE
5 E martë, 10 DHJETOR 2019
Zëvendësdekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit
Agim Seranaj: Ekspertët që vlerësojnë ndërtesat duhet të kenë një formular të unifikuar Z ëvendësdekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Agim Seranaj, i ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” zbuloi fakte tronditëse për mënyrën sesi po inspektohet dhe po bëhen ndërhyrje për riparime në zonën e dëmtuar nga tërmeti në Durrës. Ai tha se në fazën e vlerësimeve po bëhen gabime. Seranaj solli prova që tregojnë se ekspertë dhe ekipe të ndryshme po japin konkluzione të ndryshme për të njëjtin objekt. Seranaj deklaroi se fakti që ngatërron specialistët dhe qytetarët është se grupet e inspektimit kanë 5 modele të ndryshme formularësh. “Duhen bllokuar të gjitha këto formula të ndryshme dhe të ketë vetëm një formular të unifikuar. Po ngatërrohen fazat e para të vlerësimit dhe po lejohen të punojnë për përforcime dhe meremetime”,- tha Seranaj. Zëvendësdekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit tha se së bashku me një ekip ekspertësh dhe inxhinierësh janë përpjekur këto ditë që të unifikojnë procedurën. Ai deklaroi se programin që po përdore me ekipet dhe ixhinierët ja ka
sugjeruar qeverisë që ta përfshijë në program për gjithë grupet e punës, që të mos krijohet konfuzion. Profesor Seranaj replikoi dhe me zëvendësministrin Artan Shkreli lidhur me numrin e madhe të formularëve të ndryshëm që po përdoret. Seranaj solli si shembull një ndërtesë të dëmtuar, në të cilën kishte nisur puna për restaurimin e saj, ndërkohë që ekspertët amerikanë kishin vlerësuar se ajo rrezikonte një çerdhe që ndodhej aty pranë. “Pa u
DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR KORRUPSIONIT
Floida Kërpaçi: Na duhet drejtësi e pavarur që t’i japi fund pandëshkueshmërisë së pushtetit! Kjo e hënë ishte Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi zgjodhi të bëjë një reagim lidhur me këtë ngjarje, duke u shprehur se qeveria aktuale në vendin tonë me shembullin e saj është kthyer në promotoren më të madhe të korrupsionit, duke penguar zhvillimin e vendit dhe duke bërë që shumë të rinj të emigrojnë. “Korrupsioni mbyt ekonominë, vret mirëqenien e familjeve, dëmton demokracinë dhe padrejtësisht i mohon të rinjve shanset për të ecur përpara në jetë. Qeveria aktuale me shembullin e saj është kthyer në promotoren më të madhe të korrupsionit, duke penguar zhvillimin e vendit dhe duke bërë që shumë të rinj të emigrojnë. Kemi nevojë për drejtësi të pavarur që ti japi fund kulturës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së pushtetit”, u shpreh dje ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi.
pritur dhe pa u filluar faza e dytë, sepse pranë kësaj ishte një çerdhe që ishte bllokuar për t’u hapur sepse specialistë amerikanë kishin thënë, mirë çerdhja është në rregull, por oborri rrezikohet sepse mund të shembet ky objekt, prandaj ne shkuam dje si grup i tretë. Sepse grupi i parë kishte thënë është në rregull, grupi amerikan kishte thënë kjo shembet, grupi i tretë ishim ne. Ne u çuditëm më shumë nga kjo, që atje kishin filluar
punimet, edhe jashtë ku këtu ka aq dëme, ku ja po punon ai ustai atje”,tha Serandaj duke treguar me foto ndërtesa ku kishte nisur puna. Gjithashtu, inxhinier Seranaj u shpreh se në Durrës kanë nisur riparimet për një pjesë të objekteve të dëmtuara. Ai tha se një procedurë e tillë është e gabuar, pasi ende nuk ka një praktikë të përbashkët për mënyrën sesi do bëhen këto ndërtime, kush do t’i projektojë, kush do t’i bëjë punët dhe në fund kush do t’i certifikojë. Inxhineri shtoi se nuk duhet të bëhet asnjë nxitim në vlerësim dhe aq më pak në riparime dhe ndërhyrje. “Objektet që ne po ndërhyjmë, t’i bëjmë me shpejtësi, pa u mbaruar akoma ekspertiza e mirëfilltë, e vlerësimit të dëmeve dhe e mënyrës sesi duhet të ndërhyjmë, ka procedurë. Nuk bëhet partizançe, artizanalçe, se na kapi shiu e bora, por ngrihen institucione. Institucioni i parë që duhet të kryente aktin e konstatimit ka prodhuar në treg atje, 5 formularë të ndryshëm që unë kam mundur t’i kem. Mund të jenë 20 formularë”,- tha Seranaj.
Nënkryetari i LSI-së
Petrit Vasili: Shqipëria digjet, kryeministri krihet! Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e djeshme shkollën e mesme “Ismail Qemali” në Tiranë, aty ku mungesa e një rrjete për koshin e basketbollit i tërhoqi atij vëmendjen. Për këtë ka reaguar po dje edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili e ka komentuar këtë veprim të kryeministrit si një sjellje kriminale. “Shqipëria digjet kryeministri krihet. Shkollat mu në mes të Tiranës me rrezik shembje nga “Sami Frashëri” tek “Emin Duraku”. Kryeministri atje nuk shkon dot. Kryeministri qesh e loz dhe ka sot vetëm hallin e rrjetës së koshit të basketbollit te gjimnazi Ismail Qemali në Tiranë. Kjo është sjellje kriminale”, u shpreh nënkryetari i LSIsë, Petrit Vasili.
MINISTRI I DIASPORËS
Tërmetet, ministri Pandeli Majko: Politika të ndryshojë pak lëkurë
M
inistri i Diasporës Pandeli Majko i bën thirrje opozitës të ulet në dialog me qeverinë dhe të ndihmojë për menaxhimin e situatës post tërmet. Askush nuk duhet të përfitojë politikisht nga kjo situatë, por Majko nënvizon se kjo situatë duhet të bëhet mësim për të gjitha institucionet. Për ish-kryeministrin socialist Pandeli Majko, vendi është një situatë emergjente dhe duhet të ketë një plan të mirëfilltë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti. Pas Edi Ramës, edhe ministri për diasporën, është i bindur se për të kapërcyer këtë situatë, qeveria ka nevojë edhe për Partinë Demokratike dhe gjithë opozitën. “Nuk bëhet thjesht për të realizuar një fotografi. Është shumë e rëndësishme edhe për njerëzit e traumatizuar që të gjitha palët sipas parimit shumë mendje janë më shumë sesa disa mendje. Prandaj në këto kushte kur Shqipërinë e kanë goditur tre tërmete brenda një viti është e nevojshme që politika të ndryshojë pak lëkurë nëse ka mundësi”, u shpreh Pandeli Majko. Në vijim, ministri Majko nënvizon se menaxhimi i kësaj situatë do të marrë shumë kohë dhe do të ketë nevoja
për më shumë financa, prandaj duhet të ketë mbështetjen e të gjithë aktorëve politikë në vend. “Nuk bëhet fjalë për një histori që do mbyllet brenda disa muajve do të duhet një kohë relativisht e gjatë. Do të duhen shpenzime shumë të mëdha për të tejkaluar dëmet e tre tërmeteve. Kërkohet një punë shumë e specializuar dhe mendoj që ajo që ka ndodhur është mësim i mirë për gjithë institucionet shqiptare”, deklaroi Majko. Ndërsa më tej, ai i bën thirrje politikës që të mos shfrytëzojnë fatkeqësinë që ka kapluar vendin për përfitime politike. “Kjo histori nuk duhet përdorur për
histori përfitimesh politike. Nuk mendoj të them që ajo që po bën qeveria është gjëja më e zgjuar që mund të bëhet në këto momente. Por një gjë e them me bindje, qeveria po bën atë që mundet edhe përtej mundësive të veta financiare”, u shpreh ministri i Diasporës. Pandeli Majko nënvizoi se të gjitha ndihmat që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë janë të mirëpritura nga vendi ynë, pavarësisht se deri më tani ende nuk ka një faturë të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit që shkaktoi 51 viktima, dhjetëra të plagosur dhe shumë banesa të dëmtuara.
SPECIALE
6 E martë, 10 DHJETOR 2019
Mblidhet për herë të dytë Komiteti i Rindërtimit, Kreu i Qeverisë detyron ndërtuesit të kalojnë 3% të fondeve për familjet në nevojë
Rama: Në janar del raporti mbi dëmet. Po u bien shtëpive me vare për të marrë lekë K
omiteti Kombëtar i Rindë rtimin zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e tij të dytë në Kryeministri, ku gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë Edi Rama tha se në zonat urbane është bërë sistemi i gjithë familjeve nëpër shtëpi me qera. Vetëm në Tiranë, sipas tij, janë 922 familje të akomoduara ndërsa për disa familje nga Durrësi është bërë strehimi pjahtë qytetit. Kryeministri tha se janë 36 shkolla jashtë funksionit për të vijuar procesin mësimor në to. Rama tha se nuk ka një raport paraprak mbi dëmet duke treguar se diçka e tillë do të bëhet e mundur në muajin Janar ndërsa ka folur edhe donacinet që janë mbledhur teksa ka shtuar se ato vijojnë. “Janë 922 familje të akomoduara në Tiranë dhe janë dhënë 660 bonuse qeraje. Janë 81 ekspertë nga 11 vende të huaja. Po përgatitet ligji i posaçëm për rindërtimin për krijimin e një kuadri ekskluziv për të gjitha aspektyet që kanë të bëjnë me rindërtimin. Një draft të parë e kemi gati, po bashkëpunojmë me Komisionin e Ligjeve për ta çuar drejt miratimit. Po punojmë ende për procesin e sistemimit. Kemi folur edhe me Ervisin, me Marinin dhe Arbërin nuk kemi pasur mundësi të lidhemi dje. 851 pallate me dëmtime të mesme
apo të lehta. Te pallatet e dëmtuara rëndë, po bëhet një punë specifike për të përcaktuar shkallën e rrezikut. Një pjesë e pallateve janë me dëme të rënda, por të rikuperueshme. Shkolla “Emin Duraku”, inspektimet janë bërë, janë bërë më shumë se një inspektim. Ka një pjesë të shkollës që është krejtësisht e përdorshme dhe
për një objekt që është i kohës së mëparshme, është dhënë urdhër që mos të përdoret. Të tjerat janë spekulime. Janë sot në terren 500 inxhinierë, sepse numri varion, shtohen dhe ulen sipas disponimit, por janë edhe 81 ekspertë nga 11 vende të huaja”, u shpreh kryeministri Edi Rama. Mashtruesit
Mbledhja e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, eksperti: Do shpërthejë defekti sërish, forca e betonit
Post-tërmeti, Meçe “urdhër” Ramës: Vendos urgjent për objektet e larta në Durrës!
I
nxhinieri Arben Meçe është treguar sërish i ashpër me kryeministrin Edi Rama, gjatë mbledhjes së dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. Meçe i është drejtuar Ramës, duke i kërkuar të shkojë patjetër në Shijak për të parë situatën, pasi sipas tij, duket një qytet i qetë, por që është i shkatërruar nga tërmeti. “Së fundi, kam gjithë jetën që punoj në Shijak. Duhet të vini, sepse është nga qytetet më të qeta, por më të shkatërruara. Aty do të shihni lagje të tëra, që janë shkatërruar”, tha inxhinieri. Më tej, inxhinieri i kërkoi kryeministrit Rama që të organizojë menjëherë grupet e punës, t’i ulë në tavolinë dhe të vendosin çfarë do të bëjnë me objektet e larta në Durrës, që sipas tij, kanë defekt në projekt, i cili mund të shpërthejë edhe pas riparimit. Më tej, duke falënderuar fondacionet që janë gati për të nisur rindërtimin, si ai i Elvis Naçi dhe Arbër Hajdarit, Meçe theksoi se qeveria duhet t’i monitorojë, qoftë për planimetrinë e ndërtimit, qoftë edhe financiarisht. “Po
nxjerrin shumë objekte të prishura. Duhet të fusni medoemos rishikimin e tyre, por ka shumë prej tyre që janë me dyshim. Nëse kemi inspektuar 200-300 objekte dhe kemi nxjerrë 30, do të shkojmë te këto 30. Ka dhe shumë reagime sa i përket punës së grupeve, mirë është që ato të mos lënë asnjë gjurmë dyshimi te njerëzit. Ne jemi futur në procesin e restaurimit tashmë. Sfida jonë është lufta me kohën dhe zgjidhjet që japin dy kolona të shëndetshme sot për mua, që janë të gatshme të nisin që sot punën, që
nesër të fillojnë punën me një kusht: përgjegjësia e situatës në këtë vend është e qeverisë. Këta do të marrin përgjegjësinë e qeverisë në kurriz të tyre, që do të thotë që qeveria duhet të jetë aty për monitorim. Monitorimi i parë është ai planimetrik, që do të thotë se këta nuk do të dalin jashtë planimetrisë. Duhet të ketë edhe një monitorim përfundimtar financiar. E treta, Durrësi ka shumë objekte të larta, që dëmi duket shumë i madh. Ka një arsye të vetme, është teknike, është defekt i projektit, që do të thotë edhe pas riparimit ky defekt do të shpërthejë. Ne nuk jemi më të mirët, z.kryeministër grupet duhet t’i organizosh ti. T’i ulësh në tavolinë dhe të vendosni urgjent çfarë do të bëhet me këto objekte. Forcën që ka betoni, nuk e përballon çfarëdolloj muri t’i vendosësh, sepse elasticiteti është aq i madh, sa dëmton ndoshta edhe betonin. Pa bërë këtë procedurë, në mënyrë absolute të mos kalohet te fazat e tjera”, deklaroi inxhinieri Arben Meçe.
Kur kanë kaluar dy javë nga tërmeti vdekjeprirës i 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve që po përpiqen të mashtrojnë me fatkeqësinë, duke i bërë apel që të mos shembin shtëpitë e tyre, për të përfituar nga situata e post tërmetit për t’i rindërtuar ato. “Ka raste që po u bien me vare shtëpive. Kjo histori ka një cak. Mos bëni aventura të tilla sepse inventari është ky që është. Shqipëria ka banesa në situatë kritike më shumë se kaq. Por ata nuk hyn në këtë program. Programi bëhet për ata që kanë humbur strehën, por nuk hynë dot në shtëpi. Duhet të jem shumë i qartë sepse është e pamundur vetëm shto, shto. Numrat janë këto që janë dhe ne do ti përditësojmë”, tha dje kreu i Qeverisë, Edi Rama. Tarifa për ndërtuesit Kryeministri Edi Rama tregoi pak minuta më parë se cili do të jetë detyrimi i ndërtuesve për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti me ligjin e ri. Gjatë mbledhjes së dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit që mbajt pasditen e së hënës, Rama u shpreh se të gjithë ndërtuesit do të duhet të japin 3% të ndërtimeve apo të fondeve të tyre për qytetarët e pastrehë. Sipas tij, është në dëshirën e ndërtuesve ta japin këtë
kontribut në formë monetare ose materiale. “3% çdo ndërtues do ta kalojë për nevoja sociale, ose në fond, ose duke garantuar apartamente sipas kritereve për familjet në nevojë. Në Tiranë janë 15 mijë metra katrorë që ndërtuesit iu detyrohen familjeve. Nëse duan të japin lekët jemi shumë ok. Por ne nuk mund të presim që të mbarojnë ndërtimet e tyre për të marrë 3% e tyre. Iu kërkon që 3% të sipërfaqes që iu takon për bizneset e tyre ta vënë në dispozicion për nevojat sociale”, u shpreh Edi Rama. Ai dërgoi një mesazh edhe për të gjithë ata që sipas tij, po përpiqen të përfitojnë nga emergjencat civile për të fituar një banesë të re, pavarësisht se nuk kanë patur dëmtime. “Duhet edhe riparimi i shpejtë i banesave sepse kemi njerëz që janë në hotele sepse shtëpia e tyre ka nevojë për riparime. Ne bëjmë gati të gjitha procedurat për të bërë ndërhyrjet e mëdha. Le të fillojë kjo gjë dhe të sistemohen njerëz nëpër banesa. Duhet bërë një kujdes shumë i madh për inventarin sepse ka shenja spekulantësh dhe mashtruesish. Ka nga ata që po i bien me vare shtëpisë me idenë se do t’u bëjmë shtëpi të re”, deklaroi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.
KREU I AKADEMISË SË SHKENCAVE
Gjinushi: Ndërtimet e reja të jenë të standardit europian
K
ryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi i pranishëm në mbledhjen e qeverisë në mbledhjen e Dytë të Komitetit të Rindërtimit tha se duhet pasur kujdes me ndërtimet që do të bëhen, duke thënë se ata duhet të jenë të llojit europian. Gjinushi theksoi se Akademia e Shkencave është e gatshme të bëjë rolin e organizatorit në këtë rast. “Mendoj se gjërat janë kapur siç duhet. Por unë doja të marr një çështje, studimet që bëhen për sizmologjinë etj. në të ardhmen të zbatohen kodet europiane. Studimet për këtë ekzistojnë dhe vlerësoj se këtë detyrë mund ta marrë Akademia e Shkencave. Ne jemi gati të jemi organizatori, madje të ngremë edhe një strukturë të përkohshme. Jemi konsultuar edhe me qendrat dhe akademitë rajonale, për të bërë qoftë akademi rajonale për këtë çështje. Por kryesorja është që të ndërtohen harta për situatën. Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora etj janë disa vatra që kanë rrezikshmëri. Ndërtimet në Shqipëri duhet të jenë të garantuara”, u shpreh dje kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.
SPECIALE
7 E martë, 10 DHJETOR 2019
Inxhinierja i rendit qeverisë tre probleme dhe kërkon të paguajnë edhe njerëzit e prekur për rindërtimin
Tërmeti, Luljeta Bozo: Të gjithë u bënë ndërtues, të përmirësohet ligji
L
uljeta Bozo, inxhinierja dhe specialistja e ndërtimit, ishte sot e pranishme në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ku është diskutuar në lidhje me situatën e rëndë e krijuar prej tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Bozo është shprehur në fjalën e saj se duhet nisur puna pa humbur kohë për të inventarizuar çdo banesë dhe pallat të dëmtuar. Sipas saj, problemet në këtë proces ka në fshatrat , por edhe në banesat e qyteteve Po ashtu, inxhinierja ka thënë se së në lidhje me situatën e krijuar nga tërmeti 6.4 ballë, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe ata që kanë bërë ndërtimet, ndërsa shtoi se ligji duhet të përmirësohet, sepse janë bërë shumë shkelje. “Shpresojmë që të veprojë edhe gjyqësori. Jam dakord. Ky material që keni përgatitur tregon se po ndiqet hap pas hapi çdo lloj problemi. Jam shumë e lumtur që kemi pasur një solidaritet dhe falënderojmë të gjithë fondacionet. Kam tre probleme. Kemi një identifikim të problemeve, por duhet specifikuar se cilat janë shembur, pra godinat. Cilat janë ato që kanë dëmtime të lehta. Kjo duhet të specifikohet. Kjo duhet bërë shpejt. Kemi inxhinierë dhe specialistë. Duhet mbyllur sa më shpejt dhe them se brenda një jave këtë pasqyrë, se si e kemi pasqyrën e dëmeve. Menjëherë njësia vendore ta bëjë një plan dhe ta organizojë punën dhe ta fillojë punë me ata që janë në qiell të hapur. Duhet të këtë një plan, projekti, ekipi dhe afati. Të mbledhin gjithë fshatrat dhe të bëhet e qartë dhe transparente çdo veprim. Kjo duhet të jetë e organizuar. Kanë bërë shtëpi pa themel. U bënë të gjithë ndërtues, por nuk bëhet kështu, një pjesë të
përgjegjësisë ta mbajë edhe që ka ndërtuar sic ka dashur. Asnjë komunë nuk duhet të pranojë rindërtim pa projekt. Në qytet kam një shqetësim të madh, Ka objekte që strukturat janë shumë mirë, por ka kaq shumë ndërhyrje se nuk jam e sigurt seç
DONACIONE
Elvis Naçi: Gati të nisim rindërtimin në Thumanë, kemi mbledhur shumën
D
uke bërë publike shumën e mbledhur deri më tani për të ndih muar njerëzit e prekur nga tërmeti, Elvis Naçi tha në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit se ka gati shumën për rindërtimin në Thumanë dhe dëshiron që të marrë pjesë edhe në projektin e rindërtimit të blloqeve të pallateve. Naçi tha se fondacioni i tij “Firdeus” ka mbledhur deri më tani mbi 6 milionë euro dhe mendohet që kjo shumë të shkojë deri në 10 milionë, që sipas tij, është e mjaftueshme për të ndërtuar banesat individuale në Thumanë. Fondi i mbledhur nga donacionet do menaxhohet nga vetë ata. Por, ne do bëjmë transparencën maksimale të mundshme. Aktualisht fondacioni “Firdeus” ka arritur në kuotën 6 milionë euro, dhe mendohet të shkojmë drejt 10 milionë euro, por më pak se buxheti i shtetit. Dje isha në Thumanë dhe ata më thonin pse nuk po filloni. Ne sot morëm sinjalin e parë se mund të ndërtojmë banesat individuale. Është e thjeshtë, evidentohet emri dhe mbaroi, ajo familje u stabilizua. Prandaj, edhe për banorët e Thumanës, për të cilët është mbledhur buxheti, ne pasi të bëhet projekti i madh do kemi dëshirë të ndërhyjmë në blloqe pallatesh, pasi kemi shumë firma ndërtimi jashtë vendit që nuk kanë para cash, por duan të japin kontributin e tyre. Ndaj, ne nuk kemi pse t’i përjashtojmë, por ato le të japin ndihmesën e tyre”, tha Elvis Naçi.
bëhet më vonë. Janë hequr muret arkitra, dhe brezat e betonit. Këto janë ndërhyrje që kanë bërë banorët. Këta që kanë bërë këtë dëm duhet të përgjigjen. Të bëhen verifikim të objekteve nëse qëndrojnë apo jo. Ligji duhet të përmirësohet, sepse janë
bërë shumë shkelje. Shpresojmë që të veprojë edhe gjyqësori. Unë e kam me shumë merak, duhet të vihen në lëvizje njësitë vendore, s’mund ta përballojë këtë vetëm qeveria”, theksoi dje Luljeta Bozo. Inxhinierja propozoi që kostot të mos i mbulojë vetëm
shteti, por edhe vetë individi. Sipas saj, edhe njerëzit janë përgjegjës që banesat u shembën. “Problemi është edhe tek fondi, do ta mbulojë të gjithë shteti, apo do të japë edhe individi. Unë them që një pjesë duhet ta japë edhe individi. Kush i tha ta ndërtojë pa një teknik? Një pjesë e përgjegjësisë duhet ta mbajë edhe ai që ka shkelur të gjitha rregullat”, deklaroi Bozo. Si problem të dytë ajo nxori disa objekte që deri tani kanë rezistuar, por janë delikate. “Në qytete kam shqetësim të madh, sepse ka objekte që në strukturë janë shumë mirë, por ka shumë ndërhyrje, saqë nuk e jam e sigurt se çfarë bëhet më vonë”, shtoi inxhinerja. Po ashtu, ajo kërkoi që qeveria të veprojë më shpejt dhe administrata të jetë më efektive. “E fundit, këtë që na ka rënë në kokë ta mbyllim sa më shpejt. Njerëzit akoma kanë frikë të shkojnë në punë, në shkolla. Duhet të veprojmë shumë shpejt se jemi si në “kohë lufte”. Administrata nuk mund të punojë me atë ritëm që ka punuar. Duhet të jetë shumë operative. Ligji i ndërtimit duhet të përmirësohet. Duhet të veprojë edhe gjyqësori”, tha Bozo.
DISKUTIMET
Arkitekti: Nuk u përdor teknologjia e fundit në ndërtime, ndaj pasojat ishin shkatërrimtare
Ë
shtë zhvilluar sot mbledhja e dytë e Komitetit të Rindërtimit. Mbledhja u drejtua nga kryeministri i vendit Edi Rama, ndërsa të pranishëm në tryezë ishin arkitektë, të deleguar pranë qarqeve për të parë situatën nga fatkeqësia nga afër, ministra, deputetë e zëra nga shoqëria civile. Në fjalën e tij, një prej arkitektëve të pranishëm deklaroi se inxhinierët e ndërtimit në Tiranë kanë përdorur euro-kodet, kurse shtoi se në periferi nuk është përdorur teknologjia e fundit, prandaj edhe pasojat kanë qenë më shkatërrimtare. Pjesë nga diskutimet Arkitekti: Banorët duan të kthehen në gjendjen që kishin dikur. Mendoj se kjo ndërhyrje e shpejtë duhet bërë. Duhen vendosur në legjislacion euro-kodet. Në Tiranë inxhinierët zbatojnë euro-kodet. Inxhinierët në tërësi kanë përdorur euro-kodet në Tiranë dhe prandaj ndërtesat rezistuan, ndërsa në periferi ku më shumë probleme kishte më shumë dëme. Në Tiranë dhe në Durrës, ku kishte ndërtime nga ndërtues të mirëfilltë ka dëme të vogla, thuajse të papër-
fillshme. Edhe shkollat duhen parë me kujdes. Ata shkolla që janë të vjetra duhen parë me tepër kujdes. Ministrja Margariti: Do të bëjmë vlerësime në terren dhe më pas do i paraqitet projekti Komitetit, nëse është për ndërtim apo për konstruksion. Kry eministri R ama: Duhet të nisim Kryeministri Rama: punën me ndërtesat individuale. Duhen shumë njerëz për të zbatuar projektin. Na duhet kontributi i të gjithë inxhinierëve dhe të arkitektëve.
Arben Ahmetaj: Do ketë hapa fiskale për rindërtimet. Ministri Bledi Çuçi: Ne kemi përgatitur të gjithë infrastrukturën, kemi një softuer shumë të zhdërvjellët për të mbledhur informacion, si dhe janë kushtet që inxhinierët të dalin në terren. Është shumë e rëndësishme që të angazhojmë sa më shumë inxhinierë në këtë proces. Për një periudhë 10-ditore na duhet një angazhim maksimal i inxhinierëve.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
AKTUALITET
8 E martë, 10 DHJETOR 2019
4790 vizita mjekësore për banorët e prekur nga tërmeti dhe më shumë se 530 të sëmurët kronikë po marrin terapitë e mjekimit në hotele ku janë sistemuar dhe pikat e emergjencës
D
uke vijuar mbështetjen ndaj të prekurëve pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi”, në periferi të Tiranës, ku janë të strehuar aktualisht 107 banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Manastirliu vuri në dukje se për banorët e strehuar në këtë qendër por edhe në të gjitha qendrat e tjera janë vënë në dispozicion ekipe mjekësh specialistë. Sipas saj, kujdesi shëndetësor do të ofrohet deri në momentin që të bëhet e mundur sistemimi në banesa i të gjithë banorëve. ‘’Ne kemi ngritur një sistem, i cili monitoron të gjitha paketat e shërbimeve që ofrojmë, që lidhen jo vetëm me vaksinimet periodike por edhe vaksinat kundër gripit’’. Manastirliu bëri të ditur se janë vaksinuar më shumë se 1300 qytetarë kryesisht ata të kategorisë që konsiderohen si më të riskuarat që janë të moshuarit, fëmijët 2-5 vjeç dhe gratë shtatzëna. Për çdo të sëmurë, siguroi ajo, do të sigurohen barna shtesë, përveç atyre që përfshihen në paketën e rimbursimit. Doktoresha Najada Çomo, e cila vizitoi banorët në këtë qendër informoi ministren se janë vaksinuar 60 banorë dhe po u ofrohet shërbim i specializuar rreth 30 banorëve të sëmurë kronikë. Manastirliu theksoi më tej se në të gjitha qendrat ku janë akomoduar banorët po sigurohet pikërisht shëndetësimi i zonës, duke kaluar në të gjithë elementët. Sipas saj, Inspektoriati Shëndetësor është duke punuar për verifikimin e kushteve higjeno-san-
Qendra sociale “Gonxhe Bojaxhi” strehon 107 banorë, Manastirliu: Sigurojmë barnat SITUATA ‘’Ne kemi ngritur një sistem, i cili monitoron të gjitha paketat e shërbimeve që ofrojmë, që lidhen jo vetëm me vaksinimet periodike por edhe vaksinat kundër gripit. Manastirliu bëri të ditur se janë vaksinuar më shumë se 1300 qytetarë kryesisht ata të kategorisë që konsiderohen si më të riskuarat që janë të moshuarit, fëmijët 2-5 vjeç dhe gratë shtatzëna. Për çdo të sëmurë, siguroi ajo, do të sigurohen barna shtesë, përveç atyre që përfshihen në paketën e rimbursimit. 4790 vizita mjekësore për banorët e prekur nga tërmeti dhe më shumë se 530 të sëmurët kronikë po marrin terapitë e mjekimit në hotele ku janë sistemuar dhe pikat e emergjencës”. itare. Ministrja u shprehu mirënjohjen mjekëve dhe infermierëve të qendrës shëndetësore nr.10 dhe ekipit të spitalit infektiv në QSUT që po vlerësojnë çdo banor, për të ruajtur shëndetin e tyre. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vlerësuar punën dhe gatishmërinë e mjekëve të shërbimit
infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për kujdesin ndaj pacientëve kronikë të Manzës. Manastirliu, po ashtu falënderoi ekipin e mjekëve në terren të cilët ofrojnë shërbim pa ndërprerje për banorët e mbetur të pastrehë pas tërmetit. “Faleminderit për përgjigjen e shpejtë dhe gatishmërinë e treguar mjekëve
të shërbimit infektiv në QSUT që po ndjekin nga afër pacientët kronikë në Manzë dhe të gjithë ekipit mjekësor në territor që po bëjnë një punë shembullore që shërbimi për banorët e mbetur pa strehë nga tërmeti, të ofrohet pa ndërprerje, duke u kujdesur për secilin prej tyre”. Ministrja tha se janë kryer 4790 vizita mjekësore për banorët e prekur
nga tërmeti dhe më shumë se 530 të sëmurët kronikë po marrin terapitë e mjekimit në hotele ku janë sistemuar dhe pikat e emergjencës. Më shumë se 1300 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit, ndërsa vijon monitorimi i kushteve higjieno-sanitare nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në kampet e emergjencës.
MINISTRIA
SITUATA
Tërmeti tragjik, spitalit të Laçit i vihet shiriti
T
ërmeti tragjik i 26 nëntorit ka shkaktua dëme në spitalin e Laçit. Objekti ka pësuar dëmtime nga tërmeti dhe është shpallur i pabanueshëm. Në funksion është lënë vetëm urgjenca e këtij spitali. Pjesa më e madhe e personelit është tranferuar në spitalin e Lezhës. “Kemi evakuuar shumicën e shërbimeve në spitalin e Laçit në Lezhë. Po ngrihen dy tenda
mjekësore, kemi marrë disa nga godinat që po i përdorim në afërsi të spitalit të Laçit. Kemi një ambulancë që është duke kryer kontrolle në të gjithë banorët që ndodhen në çadra. Godina është nxjerrë për tu evakuuar deri në një rikonstruksion të pjesshëm apo në ndërhyrje në muraturë apo pjesë të tjera, pra nuk është për tu shembur. Më e rëndësishme është të ketë siguri për
pacientët”, shprehet Etjan Xhafaj, përfaqësues i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile, për qarkun Lezhë. Laçi është një nga qytetet më të goditura në Shqipëri nga tërmeti i 26 nëntorit. I ndërtuar rreth 50 vite më parë si një qytet i punëtorëve të uzinës së superfosfatit, Laçi përbëhet nga një numër i madh banesash kolektive 4 dhe 5 katëshe. Grupet e inspektimit, që po kontrollojnë gjendjen e pallateve, tashmë kanë përcaktuar si të pabanueshme 44 prej tyre, por inspektimi ende vazhdon duke rritur numrin e banesave që pritet të shemben për shkak të rrezikshmërisë së lartë për jetën e banorëve. Pas shembjes së kontrolluar të pallateve të dëmtuara nga tërmeti, në Laç pritet të ndërtohet një lagje e re për banorët që humbën banesat. Ekspertët që po verifikojnë gjendjen pas tërmetit thonë se është e rëndësishme të ruhen parametrat teknikë përballë emergjencës për të strehuar banorët.
125 vajza dhe djem betohen si ushtarë të FA-së
1
25 vajza dhe djem u betuan si ushtarë të Forcave të Armatosura pasi përfunduan stërvitjen individuale bazë në Bunavi. Ministr ja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bëri të ditur lajmin, pas përfundimit me sukses të stërvitjen individuale bazë në Bunavi, që synoi në zhvillimin e aftësive individuale të kursantëve për kryerjen e detyrave në operacion, si dhe në edukimin tek ata të punës në grup. Periudha e stërvitjes përbën periudhën e ndërthurjes të gjithë aftësive të mësuara në dy periudhat e para me veprimet taktike dhe dhënien e ndihmës së parë në operacione të ndryshme luftarake. Ajo kulmoi me zbatimin në praktikë të gjithë mjeshtërive të mësuara, nëpërmjet një ushtrimi stërvitor fushor 72 orësh (stërvitje taktike në terren). Kjo stërvitje kryhet përpara testimit përfundimtar të kursit dhe vlerësimi i saj zë vend të konsiderueshëm në vlerësimin e përgjithshëm të tyre për tu bërë pjesë Forcave të Armatosura.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
9 E martë, 10 DHJETOR 2019
Tirana i kthehet jetës normale, shkollat rifillojnë mësimin
Kryebashkiaku Erion Veliaj: Mbi 90% e shkollave kanë nisur mësimin Ai tha se edhe në ato pak shkolla në kryeqytet që nuk janë hapur ende, do të meremetohen gjer në fund të dhjetorit. “Sot do të vazhdojmë jo vetëm me riparimin në ato pak shkolla, ku jam i sigurt që ka ende nevojë per meremetime të vogla që duhet të bëhen. Do mundohemi që t’i mbarojmë deri në fund të dhje-
T
irana ka lënë pas ditët e vështira të tërmetit dhe i është rikthyer jetës normale. Në një kohë që rreth 1000 familje të prekura janë sistemuar në banesat e reja, falë bonusit të qirasë të Bashkisë së Tiranës, në të gjithë kryeqytetin ka filluar normalisht procesi mësimor, ndërkohë që stafi pedagogjik dhe psikologët kanë punuar me nxënësit për ta kaluar këtë moment. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte mëngjesin e sotëm në shkollën “Kosova”, ku theksoi se Tirana ka nisur rimëkëmbjen. “Sot është ndierë pak si dita e parë e shkollës, pas një shkëputje prej tërmetit dhe fazës së emergjencave. Rekomandimi i çdo psikologu në botë është se pas një fatkeqësie natyrore, sa më shpejt rifillon jeta normale, aq më shpejt rimëkëmbet një qytet. Pasi kemi mbyllur palestrat, që deri dje u përdorën si qendra emergjence, sot u janë rikthyer nxënësve. Shoh se
torit, që më pas viti i ri të rifillojë edhe aty, por në mbi 90% të shkollave në Tiranë kemi nisur rregullisht mësimin dhe pastaj për shkollat e tjera do jemi gati për t’u hapur në janar”, tha ai. Veliaj nënvizoi se një pikat e buxhetit të ri është ai për ndërtimin e shkollave të reja,
përveç 1-2 mungesave për gripin e stinës, shumica dërrmuese e nxënësve ka ardhur në shkollë, ka filluar ora e parë dhe do të doja që kjo zile e orës së parë të ishte një zile kujtese se jeta vazhdon, se duhet të fokusohemi në rutinën tonë, në normalizimin e gjendjes në Tiranë”, theksoi Veliaj.
ku një vëmendje të veçantë do të kenë zonat rurale. “Nëse priremi pozitivisht do themi, e tëra është rikthyer në normalitet dhe do vazhdojmë të kurojmë gjëra të vogla që ende duhet t’i rregullojmë, sepse të mos harrojmë, ra tërmet. Kjo do të thotë që siç u dëmtuan banesat, patëm dëmtime edhe në shumë shkolla të amortizuara. Megjithatë, vendimi i Këshillit Bashkiak edhe në buxhetin e ri do të jetë që ne t’i ribëjmë këto shkolla nga e para. Një pjesë të madhe të tyre tashmë i kishim përgatitur, por sigurisht, fokusi më i madh është në zonat rurale, aty ku edhe dëmtimi ka qenë i madh, prej shkollave të amortizuara”, nënvizoi kreu i Bashkisë. Kryebashkiaku tha se Tirana ia ka dalë më së miri të kalojë situatën post tërmet, ndërsa shprehu bindjen se shekulli i dytë i Tiranës do të jetë akoma më i mirë. “Shpresoj që të gjithë të marrim pak nga kjo energji e fëmijëve teksa Tirana kthehet në normalitet, dhe teksa do vijojmë e do të punojmë në ato pak shkolla ku kemi nevojë për meremetime. E përgjithshmja është mirë, po menduam pozitivisht do bëjmë gjëra të mira; nëse mendojmë si viktima, do viktimizohemi pafundësisht. Ndaj, tani që njerëzit janë futur nëpër shtëpira dhe fëmijët kanë nisur mësimin, kemi bërë dy nga arritjet më të mëdha të një situate post tërmet. Besoj që më e mira për Tiranën është përpara”, u shpreh Veliaj.
Euronews Albania & Euronews Group, solidarizojnë botën për Shqipërinë
Situata e jashtëzakonshme në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit u përcollën jo vetëm në kanalin e Euronews Albania, por edhe në 12 kanalet që përfshin Euronews Group, në Itali, Greqi, Francë, Gjermani, Spanjë, Turqi, Portugali, Hungari etj. Krahas lajmeve u trasmetuan dhe mesazhe sensibilizuese për mbledhje fondesh, që do të shkonin në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Kudo nëpër Europë e botë u
përcoll spot-apeli, që qeveria shqiptare i drejtoi njerëzve, duke i adresuar tek portali
zyrtar e-Albania për të dhuruar online. Për një Shqipëri solidare,
ishte mesazhi kryesor i këtij spoti, që përmes Euronews Albania dhe Euronews
Group mori përmasat: për një botë solidare me Shqipërinë.
AKTUALITET
10 E martë, 10 DHJETOR 2019
Ministria e Arsimit dhe Sportit vjen me një udhëzim ku bën me dije se plani mësimor do të nisë që nga dita e ndërprerjes së mësimit. Shërbimi psiko-social, është me mbi 340 punonjës në terren
D
y javë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, në shu micën e shkollave të tre qarqeve të prekura më tepër nga tërmeti i 26 nëntorit, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, të hënën rinisi procesi mësimor me një angazhim të plotë të psikologëve, mësuesve, oficerëve të sigurisë, stafeve pedagogjike dhe prindërve. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, thekson përmes një njoftimi për shtyp se në këtë ditë të parë janë duke u organizuar biseda, aktivitete dhe veprimtari në funksion të të gjithë nxënësve dhe veçanërisht të atyre që kanë pasur pasoja nga tërmeti. “Gjatë realizimit të këtyre veprimtarive në institucionet arsimore, po trajtohen edhe modulet dhe planet e veprimit të hartuara dhe detajuara që u janë dërguar shkollave nga njësitë e shërbimit psiko-social”, shpjegon ministria. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi më herët se të hënën do të riniste procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin. Ndërsa për sa u përket shkollave të tjera, që janë së paku 38 të tilla, Ministria e Arsimit bën me dije se janë marrë të gjitha masat e duhura për zhvendosjen e nxënësve në shkolla të tjera deri në një moment të dytë kur të krijohen kushtet për të zhvilluar procesin mësimor normalisht. Shërbimi psiko-social, me mbi 340 punonjës në terren, është duke asistuar të gjitha shkollat në Republikën e Shqipërisë, ndërsa më parë kanë zhvilluar edhe një seri trajn-
2 javë pas tërmetit rinis mësimi, 38 shkolla të dëmtuara në Shqipëri
imesh nga pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale, UT. Ministria e Arsimit dhe Sportit vjen me një udhëzim ku bën me dije se plani mësimor do të nisë që nga dita e ndërprerjes së më-
SITUATA
simit. Drejtoritë arsimore duhet të pajisin me tekste nxënësit, në rast se këta të fundit i kanë humbur. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, 30 shkolla në qarkun e Durrësit u dëmtuan
TIRANË
Shkolla 9-vjeçare ‘’Emin Duraku’’, 40 prindër letër Shahinit
V 9 shkolla të dëmtuara në Tiranë
T
ërmeti i 26 nëntorit shkaktoi përpos të tjerave, edhe dëmtime në disa shkolla të vendit. Sa i takon trans ferimit të nxënësve në shkollat pritëse, përafërsisht 43 mijë nxënës të 9 shkollave të dëmtuara nga 77 që janë gjithsej në Tiranë dhe rrethinat përreth janë transferuar ne shkollat pritëse që kanë kapacitet. Nga shkolla “Kosova”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se edhe ato pak shkolla në kryeqytet që nuk janë hapur ende, do të meremetohen gjerë në fund të dhjetorit. “Do të vazhdojmë jo vetëm me riparimin në ato pak shkolla, ku jam i sigurt që ka ende nevojë per meremetime të vogla që duhet të bëhen. Do mundohemi që t’i mbarojmë deri në fund të dhjetorit, që më pas viti i ri të rifillojë edhe aty, por në mbi 90% të shkollave në Tiranë kemi nisur rregullisht mësimin dhe pastaj për shkollat e tjera do jemi gati për t’u hapur në janar”.
nga tërmeti i 26 nëntorit. Nxënësit e shkollave që pësuan dëmtime dhe që kanë dalë jashtë funksionit, vijojnë mësimin në shkolla të tjera pritëse, ku do të punohet me turne. Tërmeti i
26 nëntorit shkaktoi përpos të tjerave, edhe dëmtime në disa shkolla të vendit, saktësisht në 38 të tilla. Mësohet se dëmtime ka patur në Mamurras, Laç, Gjorem, Sanxhak, Lezhë, Kavajë, Marikaj Vorë, Tufinë, Pezë, Pezë e Vogël, Tiranë, Durrës, Gjuricaj, Katund i Ri, Sukth i Ri, Maminas, Shijak, Nikel, Bubq, Thumanë, Krujë, Elbasan, Librazhd, Fier dhe Lushnje. Sa i takon transferimit të nxënësve në shkollat pritëse, përafërsisht 43 mijë nxënës të 9 shkollave të dëmtuara nga 77 që janë gjithsej në Tiranë dhe rrethinat përreth janë transferuar në shkollat pritëse që kanë kapacitet. Është siguruar transport për të gjitha shkollat që shkojnë mbi 2 km distancë (shkolla nga shkolla). Sa i takon shkollave të dëmtuara në Durrës, bëhet fjalë për 12 të tilla, ndër to: “14 Nëntori”, “Bedrie Bebeziqi”, “Jusuf Puka”, “Qemal Mici”, “Ismet Kulla”, e të tjera. Në shkollën “Bajram Curri” në Tiranë ka rinisur procesi mësimor pas një ndërprerje për shkak të tërmetit që goditi vendin. Në Tiranë, gjimnazi “Sami Frashëri”, do jetë në rikonstruksion deri në janar dhe nxënësit do transferohen të shkolla Lidhja e Prizrenit dhe te “Qemal Stafa”.
endimi i Ministrisë së Arsimit se më datë 9 ri nis mësimi, nuk është mbështetur nga pirndërit e nxënësve të fillores në “Emin Duraku” në Tiranë. Këta të fundit kanë refuzuar të çojnë fëmijët në shkollë me një kërkesë drejtuar Ministrisë së Arsimit, për të bërë më parë ekspertimin e godinës nga inxhinierët pas dëmeve të pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Godina e shkollës “Emin Duraku” ka pësuar dëmtime aktualisht në pjesën ku zhvillojnë mësim klasat fillore, e për pasojë nxënësit e klasave fillore janë spostuar në pjesën ku bëjnë mësim nxënësit e 9-vjeçares. Vendimi është kontestuar nga prindërit, të cilët kanë firmosur një peticion që mban datën 9 dhjetor dhe i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit, duke theksuar se nuk do t’i çojnë fëmijët në këtë shkollë deri sa t’u vihet në dispozicion certifikata e sigurisë për gjendjen e fizike të godinës së shkollës.
SPECIALE
11 E martë, 10 DHJETOR 2019
Shtyhet nisja e procesit mësimor për Universitetin e Mjekësisë dhe atë Politeknik në Tiranë dhe sipas një shkrese zyrtare, mësimi do të nis më 13 dhjetor
D
y javë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, studentët janë kthyer në auditor. Katër dekanë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës, kanë shprehur gatishmërinë për të përballuar situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, tha se do të janë 60 studentë ekselentë në fushën e menaxhimit të riskut që do të jenë në dispozicion të strukturave të shtetit që po merren me menaxhimin e kësaj situate. Gjatë konferencës theksuan se janë akorduar 5 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmeti. “Përditë stafet pedagogjike komunikojnë na pyesin, janë solidarizuar me situatën që ka Shqipëria, përcjellin dhje ata dhimbjen dhe kontributin për këtë situatë. Unë përshëndes fillimin e procesit mësimor në Durrës. Edhe ne mund ta kishim filluar sot, por arsye ka qenë që data 25 ishte ditë e hënë dhe ne kemi bërë mësim. E filluam të martën që nga përmbajtja strukturore java të jetë e plotë por nga pikëpamja e gatishmërisë kemi qenë prej kohësh. Fakulteti ka dhënë kontribute financiare, organizatat kanë mbledhur ndihma dhe i kanë depozituar në vendet e grumbullimit. Po mendojmë për vazhdimësinë, nuk është një situatë që sjell efekte në kohë të shkurtër, duhet përballuar në gjatësi në kohë. Nuk duhet të lodhemi duhet të mendosha në vazhdimësi se si duhet përballuar kjo situatë. Kemi menduar të kemi një program të përbashkët për të asistuar studentët, personelin e më gjerë. Kemi bërë mbledhje të strukturave, nuk kemi qënë me pushime këtë periudhë. Ka një solidaritet shumë të madh për situatën. Ajo që duam të përcojmë është t’i kthehemi jetës normale,studentët të nisin studimet, si diçka objektive mbi ne. Procesi mësi-
Studentët rikthehen në auditor, 4 dekanët e UT-së: 5 mln lekë për familjet e prekura
mor duhet të zhvillohet, kemi planifikuar një axhendë për orët e humbura. jeta vazhdon do e përballojmë së bashku, këtë e tregojmë duke nisur procesin mësimor nesër’’. Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha pasi bëri të ditur se godina e këtij fakulteti nuk ka pësuar dëmtime dhe mesazhin që pas kësaj situate të rëndë, jeta vazhdon dhe studentët duhet ti rikthehen mësimit. ‘’Fakulteti i Drejtësisë e ka përcjellë me shqetësim këtë situatë. Ne ju kemi kërkuar studentëve tanë që të në
DURRËS
raportojnë se kush ka probleme të veçanta të dëmtimit në banesat e tyre. Tre studentë, dy në Durrës dhe një në Thumanë na kanë njoftuar se banesat e tyre janë deklaruar të pabanueshme. Ne po mendojmë si ti asistojmë ata. Kemi dhënë kontribute financiare. Organizatat e studentëve kanë mbledhur ndihma për familjet në nevojë. Jemi duke menduar për vazhdimësinë. Kjo situatë nuk është një situatë që sjell efektet e mira dhe të këqija në kohë. Kemi bërë mbledhje të strukturave, të de-
T
ërmeti bëri bashkë të gjithë shqiptarët në përballimin e kësaj tragjedie. Një grup i madh vullnetarësh të organizuar apo në mënyrë individuale, shkuan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti, duke ju ardhur në ndihmë banorëve. Në cilësinë e ministrit fuqiplotë për adresimin e pasojave të tërmetit, Blendi Çuçi ka informuar se një pjesë nga grupi i madh i vullnetarëve në terren kanë qenë edhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, të cilët ditën e djeshme rinisën mësimin me 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit tragjik. “Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, një grup i madh vullnetarësh në mënyrë individuale ose të organizuar kanë qenë në terren në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti, pjesë e tyre edhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës”, thotë Çuçi. Sipas tij, rreth 130 studentë shërbyen në Durrës, Manzë, Ishëm, Sukth, Kullë, Kurbin etj. “Ky angazhim është mesazhi më i mirë i rimëkëmbjes së shpejtë”, -shkruan ai.
që jeta vazhdon’’. Ndihmë ka dhënë edhe Fakulteti i Shkencave Sociale. Dekani i këtij fakulteti tha se kanë trajnuar mbi 300 punonjës socialë dhe psikologë, të cilët janë përgatitur për të asistuar nëpër shkolla. Shtyhet nisja e procesit mësimor për Universitetin e Mjekësisë dhe atë Politeknik në Tiranë dhe sipas një shkrese zyrtare, mësimi do të nis më 13 dhjetor. Godinat e këtyre universiteteve kanë pësuar dëme të lehta por sipas drejtuesve të tyre ato duhet të verifikohen nga Instituti i Ndërtimit.
DURRËS
150 fëmijë, mësim pranë ‘’shkollave të përkohshme’’
P Mbi 100 studentë ndihmuan banorët
kanateve. Kemi qenë në vlerësim të situatës dhe ajo që ne konstatojmë është një solidaritet i madh jo vetëm i stafit akademik, por edhe studentëve. Ajo që duhet të përçojmë në këtë konferencë është se ne duhet ti rikthehemi jetës normale, studentët duhet të rifillojnë studimet bashkë me ne pedagogët. Jo sikur nuk ka ndodhur gjë, por si një gjë objektive, është mbi ne dhe duhet ta përballojmë. Ne kemi planifikuar një axhendë të zëvendësimit të orëve që kemi humbur dhe mesazhi im është
rocesi mësimor nisi edhe në “shkollat e përkohshme”, pranë strukturave hoteliere në Durrës. Janë 4 shkolla të tilla tashmë, 2 prej të cilave shërbejnë si kopshte dhe 2 të tjerat shërbejnë për nxënësit e klasave 1-5. Në total është rreth 150 numri i fëmijëve, të cilët kanë zhvilluar mësim në këto struktura. Janë rreth 30 mësues të angazhuar për këto mjedise të përshtatura në strukturat hoteliere. Shërbimi nuk ofrohet vetëm në pjesën e paradites, por edhe në pjesën e pasdites, ku mësuesit do të shërbejnë për të ndihmuar nxënësit me detyrat e tyre të shtëpisë. E pranishme në “shkollat e përkohshme” në Durrës ishte edhe zv/ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lorena Haxhiu, e cila e ka ndjekur nga afër gjithë procesin mësimor pranë këtyre strukturave nëpër hotele. Mësuesit do të zhvillojnë me fëmijët veprimtari zbavitëse si lojëra, recitime, konkurse, vizatime, teksa gjatë zhvillimit të veprimtarive mësimore mësuesit do të përdorin gjithashtu me-
toda dhe teknika që nxisin ndërveprimin midis fëmijëve dhe mbështesin procesin e të nxënit, si dhe do të bëjnë kujdes që të mos krijojnë mbingarkesë me detyra për fëmijët. Për pjesën tjetër të nxënësve (klasat 6-9 dhe klasat 9-12) është menaxhuar në mënyrë funksionale plani i zhvendosjes në shkollat pritëse në Durrës. Ata kanë patur transport të
siguruar dhe janë mbështetur njëkohësisht nga oficerët e sigurisë të cilët kanë shoqëruar nxënësit për në shkollat pritëse. Vlen të theksohet se përveç mësuesve, ka patur një angazhim edhe nga ana e mësuesve ndihmës dhe punonjësve të shërbimit psiko-social në mënyrë që të garantohet mbarëvajtja e procesit mësimor.
FORUM Nga Çlirim Gjata
S
nivel politik shtetëror. Është kthyer në politikë të Qeverisë dhe të Kryeministrit Rama. Pra Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri, gjithçka që bëjnë e bëjnë jo në funksionit të zhvillimit të vendit, por në funksion të korrupsionit. Asnjë reformë a investim në vend nuk bëhet po nuk pati interesa korruptive. Interesa këto që variojnë në formë piramidalë nga Kryeministri në majë deri te nëpunësit e thjeshtë zbatues në bazë. Ka kaq shumë shembuj korrupsioni qeveritar sa, do të na kapte dita e vitit të ardhshëm e luftës kundër korrupsionit. Por në mënyrë të koncentruar po japim përfundime që në fund të fundit janë institucionale. -Shqipëria vendi më i korruptuar në Ballkan sipas DASh (Dep.Am.Shtetit); -Vendi i tretë më i korruptuar në botë sipas BB (Banka Botërore); Dhe a dyshon dot kush në seriozitetin e këtyre institucioneve me peshë botërore, me përjashtim të Kryeministrit tonë, kuptohet. - KLSH(kontrolli i lartë i
OPINION Nga Ben Andoni
T
ërmeti ka nxjerrë me radhë plagët e brendshme të një sistemi që është reformuar dhe është përfolur vazhdimisht. Pushteti lokal, që është zgjedhur disa herë me zgjedhje demokratike (paçka sesi kanë qenë ato dhe si janë përfolur) dhe është reformuar madje edhe me Reformën e fundit Territoriale, duket se është në një sfidë të papërballueshme. E para nga personazhet që dalin nga kandidaturat e partive dhe pastaj rekrutimet e tyre të strukturave. Mbledhjet e përditshme të qeverisë, problemet e shfaqura dhe ato të pashfaqura të tyre, kanë treguar realisht sesi qeveriset lokalisht vendi ynë. Për të mos thënë në mënyrë katastrofale mbase mjafton vetëm fjala keq. Shumë keq. Ende sot e kësaj dite, gati 15 ditë pas tërmetit, nuk ka statistika të mjaftueshme dhe të detajuara të tyre që mund ta ndihnin si duhet pushtetin
E martë, 10 DHJETOR 2019
Për korrupsionin dhe PPP-të e Ramës
ANALIZË ot (dje) është dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit. Gjatë gjithë ditës nuk pati asnjë reagim qeveritar për këtë, asnjë organizim i shoqërisë së pafundme civile në këtë ditë. Vetëm disa media portale e kujtuan, për të cilat uroj të mos akuzohen për panik përhapëse. Profesori i njohur kosovar i të drejtës Esat Stavileci, pat paraqitur një përkufizim juridik për korrupsionin:’Korruptimi juridik paraqet shkelje të rendit kushtetues, për shkak se godit garancitë kushtetuese për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit…’. Me të drejtë qytetarët mund të pyesin: a merr pjesë Qeveria Shqiptare në këtë luftë botërore të paktën në një ditë të vitit. Që të marrësh pjesë në luftën kundër korrupsionit duhet të jesh pjesë e luftës. Por Qeveria Shqiptare ka zgjedhur anën tjetër të barrikadës, atë të investimit të korrupsionit dhe ngritjes së tij në sistem. Sot, problemi i korrupsionit në Shqipëri nuk është më thjeshtë juridik-penal. Ai ka kaluar në
12
qëndror, i cili me këtë rast ka deleguar me të drejtë dhe arsyeshëm struktura shtesë për menaxhimin e situatës së tmerrshme. Njerëzit e rinj të Rilindjes në pushtetin lokal, tek e fundit i gjithë pushteti është i tyre, akoma duket se janë të pazotët për të prodhuar raporte dhe të krijonin strukturat kapilare që do të ndihmonin si duhet banorët. Mbi të gjitha duket se protagonizmi i madh i Ramës dhe i strukturave të tij i ka lënë krejt në hije për të paraqitur realisht planin e rindërtimit të tyre, që për fat të mirë tashmë ka pas fonde dhe predispozitë për ndërtime nga të gjitha anët. Nënpunësit lokalë edhe megjithë këtë mbështetje nuk janë në gjëndje të bëjnë një panoramim të detajuar të situatës së shtëpive, ndërkohë që i duhet të organizojë në mënyrë efikase racionalizimin e strehimit të banorëve, bash atyre që janë më të dëmtuarit dhe më pa shpresë. Ata nuk
shtetit) gjeti vitin e kaluar një dëm ekonomik prej 1,7 mld euro. Fjala dëm ekonomik është shumë teknike, gati-gati përkëdhelëse, prandaj për të qenë më të kuptueshëm, mundësisht edhe për fëmijët, duhet të shtrojmë pyetjen: Ku shkuan këto 1miliardë e 700milionë euro dëm ekonomik?? Shumë e thjeshtë; ku tjetër veçse në xhepat e Edi Ramës (pjesa e luanit), qeveritarëve të tij, oligarkëve të lidhur me të. Dhe pyetja tjetër: Kush e pagoi këtë dëm ekonomik?? Përsëri e thjeshtë:qytetarët shqiptarë. Tërmeti i sotëm do të përballohej shumë më lehtë po të mos ndodhte ky 1,7 mld euro dëm ekonomik. Po nuk mbaron me kaq. - Dy zyrtarë të PS(partia socialiste) janë të ndaluar për të udhëtuar në USA si të përfshirë në korrupsion të lartë; dhe kush e di se kur mbaron lista me ta. -Qeveria është e përfshirë në skandale pa fund e megaafera të rënda korruptive ku bie në sy ajo e Astirit(20milion euro për një km.), DH-Albania me dokumente të falsifikuara
edhe të zyrtarëve të lartë amerikanë, projektin dhe tenderin korruptiv të Unazës së Re, projektin qindra-milionësh të rrugës Milot-Balldre, korrupsionin për shembjen e Teatrit Kombëtar me ligj të posaçëm dhe sa e sa koncesionet apo PPP të qeverisë. Përse Kryeministri nuk e pranoi propozimin e kryetarit të opozitës Basha, për të ndërprerë koncesionet në mënyrë që të përballohen pasojat e tërmetit? Sepse në bazë të tyre është korrupsioni, ndaj nuk mund ti ndërpresë. Ekonomia jonë është e prapambetur dhe ka bërë hapa pas në zhvillim pikërisht sepse në themel të saj qëndron korrupsioni me koncesione dhe PPP. Shikoni shëndetësinë, infrastrukturën, arsimin, papunësinë e lartë, largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Ish-Kryeministri Britanik, David Cameron, në një publikim të tij kundër korrupsionit, jep këtë përshkrim:’Korrupsioni është kanceri në zemër të problemeve të botës sot’. Shembulli
më i mirë i përhapjes së këtij kanceri është Shqipëria. Edi Rama po përpiqet që korrupsionin ta shtrijë në çdo qelizë të shoqërisë e madje deri të qytetari më i thjeshtë. Këtë e bën pikërisht për të shpëtuar veten e tij duke inkriminuar gjithë shoqërinë(përpjekje jo e para në histori kjo). Por nuk do t‘ia dalë. Solidarizimi i shoqërisë shqiptare në përballimin e pasojave të këtij tërmeti flet për një qytetërim të cilin nuk mund ta mposhtësh as me anë të korrupsionit. Për të mbajtur këtë sistem Edi Rama ka kapur çdo pushtet kontrollues dhe është kthyer në një sundimtar të rrezikshëm për demokracinë dhe popullin. Opozita shqiptare e kuptoi momentin ku ndodhej vendi, ndaj dhe për të frenuar këtë dogji mandatet dhe shkoi te qytetari; nuk mori pjesë në zgjedhje farsë dhe organizoi protestën më të madhe shqiptare(jo pak por 10 të tilla). Ndaj dhe beteja e parë që duhet fituar në luftën e gjatë kundër korrupsionit është rrëzimi i Edi Ramës. Këtu fillon. Nuk ka rrugë tjetër.
Edhe tërmeti nuk e shkund dot administratën tonë lokale! kanë evidenca, nuk janë dot fleksibël dhe më shumë akoma nuk dinë si t’u përgjigjen banorëve që po mbyten në kakofoninë e deklaratave vertikale Rama & Co.”T’u jepet dhe të jepet një afat, afati është shumë i rëndësishëm. Që çdo gjë të jetë shumë e qartë. Kur janë tre-katër kurora në një shtëpi, sa shtëpi do t’u bëhet atyre. Problemi i fondit për banesat private, shteti, por të jap fond dhe individi. Asnjë komunë nuk duhet të pranojë një rindërtim pa projekt, është e pamundur. Administrata të jetë më operative, nuk duhet të punojë më me ritmin që ka punuar më herët”, apeloi inzhinierja Luljeta Bozo, duke i shkundur disi. Kjo është një nga sfidat, por ajo e vërteta është sesi ata do të punojnë qysh në fillim të mandatit me një barrë të tillë, e cila nuk do t’u lehtësohet dot
për pak muaj, por mbase do të kapë dhe kohë më shumë. Është koha që realisht kjo administratë të tundet dhe të tregojë, përmes projekteve dhe synimeve të saj, sesi do ta dëshironin vendbanimin e tyre në të ardhmen, për të treguar dhe vizione bashkëkohore,
duke e shmangur disi protagonizmin e Tiranës, por duke ia shfrytëzuar me sa më shumë efikasitet të ardhurat, që në fakt po mblidhen nga të gjitha anët, falë një pune jo të pakët edhe…të kësaj politike, që të gjithë e anatemojmë. (Javanews)
KULTURE
13 E martë, 10 DHJETOR 2019
Kompozitorët dhe tekstshkruesit të cilët synojnë fitoren në TVSH Dje u publikuan këngët që do të marrin pjesë pas dy javësh në Festivalin e Këngës në TVSH. Festivali me traditë nënkupton edhe këngë që veçohen prej të tjerave. Elvana Gjata dhe Bojken Lako janë të vetmit që kanë krijuar vet këngët e tyre, meloditë dhe kanë shkruar edhe tekstin e këngës. Elvana Gjata do të paraqitet në festival me këngën “Me tana” ndërsa Bojken Lako me këngën “Ma la seen”. Fifi – Filloreta Raçi vjen si tekstshkruese dhe kompozitore e këngës së Robert Berishës,
ndërsa Genc Salihu si tekstshkrues dhe Florent Boshnjaku në muzikë janë bashkuar për këngën e Olta Bokës – Shkrime në mur. Adrian Hila, kompozitor i njohur shqiptar, ka krijuar këngën për Sara Bajraktarin dhe Albërije Hadërgjonajn, të dyja konkurrente të denja, me Albërijen si një emër i lakuar dhe fituesen e parë nga Kosova në Festivalin e TVSH-së, para më shumë se 20-të viteve. Lindon Berisha ka shkruar tekstet e këngëve të Arilena Arës dhe Kanitës, ndërsa Naxhije Berisha
ka shkruar tekstet e Aldo Bardhit dhe Era Rusit. Eugent Bushpepa, fituesi i Festivalit të TVSHsë para disa vitesh, ka krijuar muzikën e këngës së Valon Shehut. Pritet të dëgjojmë nesër këngët finaliste dhe të presim netët finale për të kuptuar se kush do të fitojë në festival dhe kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Me emrat e këngëtarëve si Elvana Gjata, Tiri Gjoci, Arilena Ara, Eli Fara, Era Rusi, Bojken Lako e artistë tjerë, mundësitë janë të mëdha.
"Mat", komedia që vë përballë njeriun me vdekjen Së shpejti në skenën e Teatrit "Dodona", në Prishtinë do të ngjitet komedia e Ag Apollonit "Mat". Regjinë është duke e bërë Ben Apolloni, kurse në dy rolet e kësaj komedie do të paraqiten aktorët: Brahim Basha, në rolin e Matit dhe Adelina Halitjaha, në rolin e Vdekjes. Kurse kostumet do t'i realizojë Egzon Kazagaqi. Komedia "Mat" është një rrëfim për një burrë që takohet me vdekjen e tij. "Mat" është një komedi përplot situata komike, dialogë shumë inteligjentë e përplot humor, që jep mundësi të jashtëzakonshme për aktorët për të shfaqur aftësitë e tyre interpretuese por edhe mundësi leximi kreativ nga regjisorët. Provat për këtë shfaqje kanë filluar qe disa javë dhe së shpejti pritet premiera në Teatrin "Dodona" në Prishtinë. Realizimi i shfaqjes është përkrahur nga MKRS dhe Komuna e Prishtinës.
Ndërron jetë aktori i njohur i serialit "Friends"
Muzeu Historik Kombëtar pranë fëmijëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit
Muzeu Historik Kombëtar vazhdoi aktivitetet edukativeargëtuese me fëmijët e familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Muzeu Historik Kombëtar shkoi aty ku ndodhen fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Për të kthyer sado pak buzëqeshjen fëmijëve që ndodhen në hotel “Casa” në Durrës, por edhe të gjithëve banorëve aty, Muzeu Historik Kombëtar prezantoi projektet “Muzeu Lëvizës” dhe “Arkeologu i vogël”. Fëmijët kaluan disa orë duke u njohur me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet ekspozitës me objektet e riprodhuara. Po ashtu, ata patën mundësinë të ishin arkeologë për një ditë
Ron Libeman, aktori i njohur amerikan, ka ndërruar jetë në moshën 82vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur një agjent i tij, i cila ka treguar për mediat se shkak i vdekjes së tij është bërë pneumonia. Ron është bërë i njohur për publikun nëpërmjet disa roleve, ku mund të përmendim atë të babait autoritar të Rachel Green te seriali "Friends". Ai ka një karrierë të gjatë artistike prej më shumë se 60 vitesh dhe është shpallur fitues i çmimeve "Emmy" në vitin 1979.
Muzetë e Krujës hapin dyert për vizitorët dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike shqiptare. Gjatë këtyre aktiviteteve, fëmijët kryen dhe vizatime, ngjyrosje, forma me
plastelinë etj. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, Muzeu Historik Kombëtar mundi të largojë sado pak trishtimin nga sytë e fëmijëve.
Kruja është një nga qytetet e dëmtuara nga tërmeti i fundit që tronditi Shqipërinë! Dëmtimet u ndjenë edhe në Kalanë e Krujës ku një pjesë e shkëmbit ka pësuar çarje! Kjo gjë nuk ka ndodhur me Muzeun Kombëtar "Gjergj Kastriot Skënderbeu" dhe Muzeu Etnografik, ku prej ditës së sotme, janë hapur për vizitorët! Sipas inxhinierëve zviceran, këto godina nuk kanë asnjë dëmtim në asnjë centimetër të saj! Po ashtu, gjatë vizitës së Prof. Aya Kubuta, nga Departamenti i Zhvillimit Urban në Universitetin e Tokyos, Muzetë janë në gjendje shumë të mirë dhe pa rrezik për turistët!
SHOWBIZ
14 E martë, 10 DHJETOR 2019
Merr fund miqësia mes Fifit dhe Eneda Tarifës? Miqësia mes Eneda Tarifës dhe koleges së saj Filloreta Raçit që njihet ndryshe si Fifi është përçarë. Dy këngëtaret, mesa duket nuk kanë më miqësinë që kishin më parë, dhe kjo gjë ka ndodhur menjëherë pas natës finale të Këngës Magjike. Biseda që dy koleget bënë natën finale, në momentin që Eneda ngriti në duar trofeun e madh, dyshohet të ketë qenë shkak për prishjen e kësaj marrëdhënieje. Tarifa u ‘kurorëzua’ teksa publiku brohoriste emrin e Fifit dhe kjo gjë solli mjaft polemika në skenë. Vetë Fifi kërkoi të thoshte dy fjalë para se të këndonte kolegia e saj, Eneda Tarifa. “Dua të flas edhe një fjalë para
se të këndojë Eneda këngën, që unë e dua dhe e kam dashur më shumë prej të gjitha këngëve të festivalit. Unë mendoj se ne si artistë, edhe festivali ‘Kënga Magjike’ vet është një festival që bëhet për publikun. Ne si artistë, kur i prodhojmë këngët, i prodhojmë për publikun. Mendoj që nesër, në fund të ditës, unë dua të ha bukë prej asaj këngës. Unë dua të kem koncerte. Të gjithë duhet të ketë këtë synim; të kemi koncerte, të kemi një reagim,”– tha Filloreta Raçi. Ndërsa Eneda shtoi më tej se nuk ‘hanë bukë’ baladat se kngët ritmike duke future në lojë edhe Rovena Dilon që kishte aty pranë. “Tani, të themi të drejtën, se
kemi edhe Rovena Dilon këtu, o ha bukë Rovena Dilo me këngën që ka sjellë në ‘Këngën Magjike’, o nuk hamë unë dhe ti…këngë me të qara, me të vuajtura. Këngët balada prekin njerëzit dhe Fifi ka prekur, të gjithë ata që kanë pasur balada, edhe unë kam prekur, prandaj jam sot këtu,”– vijoi Tarifa. Këngëtarja tjetër vijoi të këmbëngulte në idenë që publiku është ai që edi se çfarë pëlqen teksa shtoi se vetë asaj në klube i kërkojnë baladat më shumë. “Unë mendoj se muzika e mirë, qoftë baladë, qoftë rep, qoftë rrok, qoftë pop, qoftë…Mua personalisht baladat më janë kërkuar në klube. Nejse, fjalia e fundit që dua të them është sa më shumë dashuri, sa më shumë respekt dhe sa më shumë sinqeritet,”- përfundoi Fifi. Me anë të një kërkimi në profilet përkatëse të dy këngëtareve, as Eneda dhe as Fifi nuk e ndjekin më njëra-tjetrën. Madje edhe në tavolinat përkatëse në të cilat këngëtaret kanë dalë për të festuar, nuk janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Princesha anulon festën e fejesës, pas skandalit seksual të të atit
Princesha Beatrice anuloi festën e fejesës si pasojë e skandalit të të atit, Princ Andrew. Siç mund ta dini tashmë, Princ Andrew hoqi dorë nga detyrat mbretërore pas intervistës shokuese në “BBC”, ku rrëfeu shoqërinë me trafikantin njerëzor Jeffrey Epstein dhe hodhi poshtë akuzat se kishte abuzuar me minorene. Sipas “Daily Mail”, Beatrice kishte planifikuar një festë fejese në një restorant në Londër, e cila supozohej të mbahej javën e ardhshme, “por iu desh ta shtynte sepse besonte se paparacët do të bllokonin rrugën duke kërkuar për Princ Andrew.” Beatrice dhe i fejuari i saj, Edo Mapelli Mozzi, dolën në përfundimin se një restorant do të ishte një vend shumë publik për të mbajtur një event të
kësaj rëndësie në një moment të vështirë për familjen. Prandaj, çifti ndryshoi planet dhe shtyu datën e fejesës që Princ Andrew të ketë mundësi të jetë i pranishëm. Përflitet se Prince
Era dhe Nora Istrefi dhurojnë të gjitha fitimet e koncertit për të prekurit nga tërmeti Era dhe Nora Istrefi kanë vendosur të mbajnë një koncert nga fitimet e të cilit do të ndihmojnë personat në nevojë pas tragjedisë së 26 nëntorit. Ky koncert e rikthen Erën pas shumë kohësh pasi për shkak të projekteve të reja, këngëtarja kishte vendosur të mos mbante koncerte. “Edhe pse nuk mbaj koncerte që sa për shkak që jom tu u marr me projekte t’reja, mvjen mirë që kemi me u pa t’premten n’Tiranë sidomos për arsyen që të gjitha fitimet kanë me u përdor për ndihma të njerëzve që kanë nevojë në Shqipëri”, shkruan Era.
“Miss Universe”, Cindy Marina rendit Shqipërinë në Top 20 Në “Miss Universe”, Shqipëria ka arritur një sukses. Në këtë event bukurie, Cindy Marina ia arriti të hyjë në mesin e 20 femrave më të bukura. Nga Europa, Marina u bë pjesë e 5 më të bukurave që u bënë pjesë e TOP 20. Marina u shfaq e veshur me veshjen e Mbretëreshë Teutës. “Të sfiloja në Miss Universe për herë të parë ishte një ndjenjë surreale që nuk do ta harroj kurrë”. Zozibini Tunzi është vajza që u shpall “Miss Universe 2019”. Ajo është 26-vjeçe, nga Afrika e Jugut dhe punon si aktiviste. Tunzi është veçanërisht e apasionuar pas luftës kundër dhunës me bazë gjinore. Bukuria është gjithashtu e rëndësishme për 26-vjeçaren, e cila beson se gratë duhet ta “duan veten ashtu siç janë”.
Charles “ka në plan të konsiderojë familje mbretërore vetëm trashëgimtarët e tij” kur të marrë fronin. Gjë që përjashton Andrew, Beatrice dhe Eugenie.
Babai i motrave Hadid ndahet nga e dashura 32 vite më e re Mohamed Hadid, babai, i motrave Hadid është sërish beqar. 71-vjeçari është ndarë nga e dashura e tij 32 vite më e re, Shiva Safai. Mediat e huaja shkruajnë se ata kanë rreth 1 vit që janë ndarë, por kishin preferuar të mos e bënin publike. Thuhet se ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre për shkak se nuk po binin dakord për vazhdimësinë. Shiva kërkonte një fëmijë tjetër, ndërsa Mohamed nuk binte dakord pasi ai ka 5 fëmijë. Megjithatë, sipas mediave të huaja shkak i ndarjes është bërë tradhtia. Mohamed thuhet se e ka tradhtuar Shiva-n me modelen 25-vjeçare, Justyna Monde
SPORT
15
MESFUSHORI
E martë, 10 DHJETOR 2019
Valon Behrami paralajmëron rikthimin në futbollin italian: Jam duke pritur projektin e
V
alon Behrami është një nga futbollistët më të vlerësuar në futbollin italian, pasi për shumë vite ka shkëlqyer në Serie A. Mesfushori nga Kosova u transferua te Sioni në kampionatin zviceran, por në tetor shkëputi kontratën me këtë klub dhe tani është futbollist i lirë. 34-vjeçari ka paralajmëruar rikthimin në futbollin italian, pasi edhe familja e tij jetojnë në Bergamo. “Do të luaj përsëri në Itali. Familja ime jeton këtu, vajzat e mija janë në Bergamo dhe dua të jem afër
tyre. Përvojat jashtë më kanë ndihmuar shumë, por Italia gjithmonë do të mbetet shtëpia ime”, tha Behrami për mediat italiane. Ish-reprezentuesi italian ka thënë se është duke e pritur ofertën e duhur para se të vendos për ndonjë skuadër. “Jam duke pritur lajme të reja rreth transferimeve. Serie A ose Serie B do të luaj, me rëndësi që të jetë oferta e mirë dhe projekti serioz që të ndjehem përsëri si profesionist. Ascoli e Livorno e duan lojtarin në Serie B, ndërsa Udinese e Spal në A.
Kosova do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Suedinë muajin e ardhshëm në Katar
K
Kosova luan miqësore me Suedinë muajin e ardhshëm ndeshjet e fundit në grup kundër Republikës së Çekisë dhe Anglisë. Megjithatë, ndeshja ndaj Suedisë do të vijë si një test i lehtë, edhe pse mund të jetë herët të thuhet, për ndeshjet e marsit në play-off të Ligës së Kombeve, në përpjekje për t’u kualifikuar në turneun e verës përmes një rrugë dytësore. Trajneri zviceran pritet t’i ftojë për herë të parë disa lojtarë nga klubet e Ipko Superligës së Kosovës për këtë miqësore. Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në një ndeshje gjysmëfinale në udhëtim dhe nëse fiton, do ta luaj edhe një ndeshje finale kundër fituesit të duelit Bjellorusi – Gjeorgji në fund të muajit mars.
osova do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Suedinë muajin e ardhshëm në Katar, njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). Takimi miqësor, i pari për Kombëtaren dardane kundër Suedisë, do të zhvillohet më 12 janar në Doha. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Kosovës pas rreth një muaji e gjysmë dhe vjen dy muaj para dy ndeshjeve mbase më të rëndësishme në historinë e ekipit kombëtar që prej pranimit në UEFA dhe FIFA më 2016. Në nëntor, verdhekaltrit e drejtuar nga Bernard Challandes dështuan ta siguronin pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian Euro 2020 përmes kualifikimeve, pasi i humben dy TRAJNERI
EKIPI
DOPINGU
Rusia përjashtohet nga Lojërat Olimpike dhe Botërori Shteti rus është përjashtuar nga WADA, Agjencia Botërore e Anti-Dopingut nga lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe Botërori i Katarit 2022.Të gjitha sportet janë të ndaluara në Rusi për shkak të numri të konsiderueshëm të sportistëve që u kapën me doping. BBC shkruan se çdo sportist mund të garojë për flamur tjetër nëse provon pafajsinë e tij dhe nuk ka përdorur doping.
Arsenali në krizë, kërkon kthesën ndaj West Hamit
Gattuso në bisedime për ta zëvendësuar Ancelottin te Napoli Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka caktuar takim me Gennaro Gattuson në Romë për të diskutuar lidhur me postin e trajnerit. Carlo Ancelotti është duke pasur vështirësi për t’i ndryshuar gjërat në San Paolo, kështu që pronari i klubet mendon ta zëvendësojë atë. Napoli është në vend të shtatë në tabelë pas 15 javësh duke grumbulluar vetëm 21 pikë, ndërsa nuk di për fitore në nëntë ndeshjet e fundit. Kjo ka nxitur spekulime se Ancelotti do të shkarkohet dhe vendin e tij mund ta zë ishtrajneri i Milanit, Gattuso. Tuttosport raporton se presidenti i Partenopei do të bisedojë me legjendën e Rossonerëve, i cili kërkohet edhe nga Fiorentina dhe klubi kinez, Guagnzhou Evergrande.
Arsenal nuk fiton prej 7 javësh në kampionatin anglez, teksa ka regjistruar 3 humbje e 4 barazime, që e kanë zbritur në gjysmën e dytë të tabelës së renditjes, duke komplikuar jo pak objektivat sezonalë. As ndryshimi në pankinë me shkarkimin e Unai Emery dhe emërimin si trajner të përkohshëm të Freddi Ljungberg, nuk solli rezultat, pasi me suedezin në stol “Topçinjtë” kanë marrë një barazim dhe një humbje. Momentalisht Arsenali pozicionohet në vendin e 11 me vetëm 19 pikë të grumbulluara në 15 ndeshje, ndërsa zona Champions është 10 pikë larg, ndaj për të mbajtur gjallë shpresat, duhet që të dalin me 3 pikë nga transferta ndaj West Hamit. Edhe këta të fundit nuk janë në një situatë fort të mirë, pasi kanë grumbulluar vetëm 16 pikë dhe janë shumë pranë zonës së rënies, ndaj sfida përballë Arsenalit pritet të jetë goxha e luftuar nga të dy ekipet.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
16 E martë, 10 DHJETOR 2019
KREU I PD
Basha: Kriminale që qytetarët të kalojnë ditët dhe netët në shi, baltë dhe të ftohtë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte në Manzë ku vizitoi disa familje të prekura nga tërmeti. “Me dhjetra familje, fëmijë të mitur, të sëmurë e të moshuar jetojnë në kushte mizerabël në një kamp çadrash të mbytura në baltë në Manzë. Banesat e tyre u dëmtuan rëndë nga tërmeti duke i lënë në qiell të hapur. Shumë prej tyre u zhvendosën
Rama dhe Veliaj ndezin dritat festive në Tiranë
N
ë një ceremoni të organizuar mes dhjetëra qytetarëve, mes të cilëve edhe fëmijë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndezën dritat e pemës së madhe për Festat e Fundvitit, në sheshin “Skënderbej”. Atmosfera filloi me një koncert të korit të fëmijëve nën drejtimin e artistes Suzana Turku që ishin kujdesur për të krijuar një atmosferë festive duke përzgjedhur një repertor të pasur. “Dua vetëm t’ju uroj të gjithëve një vit të ri të gëzuar, si këto drita që do të ndizen dhe dua po ashtu t’i suiguroj të gjithë për një gjë, çfarë nuk të vret, të bën më të fortë. Dhe ne sot jemi të gjithë sëbashku më të fortë. Shqipëria sot është më e fortë, shqiptarët sot kudo ku janë dhe ngado ku ku shohin janë më të fortë. Të gjithëve gëzuar dhe kalamaja shumë faleminderit për muzikën e ëmbël, qofshi gjithmonë kështu si muzika që kënduar. Gëzuar dhe prindërve”, theksoi Rama. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoi se pavarësisht se ky fundvit pati edhe një ngjarje sikurse ishte tërmeti, Tirana ndezi dritat e shpresës. “...Kur po pyesja xhaxhi Edin, që na ka ardhur sot të na nderojë me prezencën e tij, çfarë do bëjmë në këtë situatë, vendimi ishte jo vetëm për Tiranën, por për gjithë kryetarët e bashkive që ne duhet t’i ndezim dritat, ne duhet të sjellim shpresën, duhet të ketë gëzim në qytet, duhet që energjia pozitive të na kaplojë. Patjetër do respektojmë të gjitha ato ngjarje, patjetër që do trajtojmë me shumë dinjitet të gjitha vështirësitë, por mbi të gjitha do t’i kujtojmë secilit që jeta vazhdon”, tha Veliaj.
në çadra që nuk pengojnë dot shiun dhe të ftohtin”, shkruan Basha në facebook. Sipas Bashës “Zgjidhja është vlerësimi i shpejtë dhe real i dëmit të shkaktuar dhe lëvrimi i parave tek qytetarët për rikonstruksion
apo rindërtimin e shtëpive. Është kriminale që qytetarët të kalojnë ditët dhe netët në shi, baltë, të ftohtë, pa ushqime, pa ngrohje, ndërsa 10 oligarkë të marrin 150 milion dollarë nga paratë e tyre”.
RAMA NË DURRËS ME INXHINIERËT IZRAELITË:
Strukturat janë të forta, riparimet në banesat e dëmtuara nisin sot K ryeministri Edi Rama gjatë vizitës dje në Durrës, pa nga afër bashkë me inxhinierët e ardhur nga Izraeli, disa pallate dhe banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Inxhinieri izraelit i tregoi kryeministrit Rama një kamera termike që bën radiografinë e mureve. “Kamera termike tregon faktikisht se të gjitha kolonat janë në rregull”, tha Rama. Inxhinieri izraelit u shpreh se “këtu ka dëmtimi në ndërtesa, por themelet janë të mira. Prandaj, duhen bërë vetëm riparime nga jashtë”. “Inxhinierët nga Izraeli janë më të mirët në botë për këtë punë, merren me këto çështje gjithandej dhe faktikisht ajo që thonë është se nuk ka asnjë problem, janë prishur muret, por struktura është shumë e qëndrueshëm dhe ajo që duhet bërë është të
riparohen dëmet në mure. Muret janë si lëkura, lëkura mund të digjet, por ripërtërihet. Nuk na mban lëkura në këmbë na mban skeleti”-, tha
Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se “skeleti është në rregull. Inxhinierët izraelitë thanë se në momentin e parë u krijua panik, se u duk sikur gjithë pallatet dolën jashtë përdorimi, faktikisht janë mbi 90% të tyre që janë të rikuperueshme. I gjithë ky kompleks është i rikuperueshëm, edhe aty ku duket çarje e madhe nuk ka asnjë kolonë të dëmtuar”. Inxhinieri izraelit i tha kryeministrit Rama se ju i keni inxhinierët shumë profesionistë. Kryeministri Rama kërkoi që riparimet të monitorohen dhe të bëhen tamam nga ana teknike. Rama u premtoi banorëve se çdo gjë do bëhet sipas rregullit, dhe çdo shtëpi apo pallat që janë ende të pabanueshme, nuk do të thotë se nuk janë të rindërtueshme.