www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 137 (8268)
E martë, 12 Qershor 2018
Çmimi 30 Lekë
Aktorët flasin për "Koha Jonë": Presim që edhe deputetët e PS të jenë në krahun tonë. Paralajmërimi i Arben Derhemit: "Do e mbrojmë Teatrin, me fjalë, me gurë, apo me zjarr…"
Godina e Teatrit, “Vaterlo” e Ramës Opozita: "Kjo qeveri kupton vetëm gjuhën e reagimit të kuksianëve si tek "Rruga e Kombit". Do të jemi në shesh me artistët". Aktori i madh Mirush Kabashi: Kjo është koha e Maskarenjve!
SPECIALE 2-3-4-5
FRPD dhe LRI i presin biletën Kryeministrit për Tiranë-Kolumbi
Në foto: Të rinjtë e FRPD dhe LRI, dje gjatë protestës para Kryeministrisë KRYETARJA E LRI
Kërpaçi: Protestat do vazhdojnë deri në largimin e Edi Ramës
FAQE 11
FAQE 11
Në foto: Numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul KRYEBASHKIAKU
KRYEMINISTRI
Rama: Në 10 vitet e ardhshme, 250 mijë të punësuar në turizëm
Gjermania: Shqipëria s'ka plotësuar asnjë kusht për negociatat. Tahiri është 'peshk i madh'
FAQE 9
VENDIMI
Erion Veliaj: Do Kolegji i ndalojmë qentë e Apelimit: S'ka racës pitbull në Vetting për Tiranë, janë agresivë Llallën FAQE 13
FAQE 15
FAQE 6
RIPARIMI I RRUGËS
Petrit Vasili: 10 milionë turistët do kalojnë nga malet si kaçakë
FAQE 8
SPECIALE
2 E martë, 12 QERSHOR 2018
Opozita: Jemi në krah të artistëve Redion Shtylla & Jonida Halili
D
eputetët e opozitës do të jenë në krah të artistëve për të mos lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Të pyetur nga
"Koha Jonë", deputetë të partive opozitare thonë se projektligji i qeverisë për tjetërsimin e pronës ku ndodhet Teatri është një shkelje
ligjore. Deputetë të mazhorancës nuk pranuan të jepnin asnjë koment lidhur me projektin e qeverisë për teatrin e ri.
Edmond Spaho
fsheh një aferë korruptive të socialistëve".
sionin qeverisës. Jemi vendi i parë për numrin e të emigruarve, dhe përse ndodh kjo. Kjo vjen nga se qeveria punon për interesat e ngushta të saj e të klientëve të saj. Është e paprecedentë që iniciohet projektligj për grabitjen e pronave publike. Kujtojmë që një muaj më parë u miratua ligji për banesat sociale, që detyron ish-pronarët të japin sipërfaqe për interesat e bashkiakëve. Sot duan t'ju marrin shtëpinë e dhjetëra personaliteteve të artit dhe t'ja japin klientelës së tyre. Shqipëria është në udhëkryq politik, moral dhe ekonomik. Asgjë përveç qeverisë sot nuk e pengon integrimin e vendit në BE. Opozita është me të drejtën. me moralin, me integrimin dhe zhvillimin e Shqipërisë".
Deputet i PD "Qeveria ka përgatitur projektligj të veçantë për të "kapërcyer" shkeljet ligjore që po bën. Së pari, po tjetërson në favor të klientëve të vet dhe në mënyrë korruptive tokën publike në qendër të Tiranës për të ndërtuar kulla. Së dyti, po prish Teatrin Kombëtar, një godinë me vlera historike dhe kulturore për qytetin. Prishja e saj bëhet në kundërshtim me vullnetin e komunitetit të artistëve. PD në përballjen midis qeverisë hajdute të Edi Ramës dhe qytetit dhe artistëve është me qytetin dhe artistët. Ne i bëjmë thirrje kujtdo që ka memorie historike si dhe pak vullnet për të reaguar ndaj të keqes të ngrihemi dhe të mos lejojmë prishjen e teatrit dhe tjetërsimin e tokës publike në favor të delenxhinjve dhe maskarenjve. Kjo qeveri kupton vetëm gjuhën e reagimit të kuksianëve për rrugën e Kombit dhe ne me atë duhet t'i flasim".
Fatmir Mediu Kryetar i Partisë Republikane "Në mbledhjen e grupit për këtë çështje u theksua se kjo nismë është e paligjshme dhe
Endrit Braimllari Sekretar i Përgjithshëm i LSI "Opozita përkrah çdo protestë e cila është në të drejtën e qytetarëve. Protesta e artistëve është në të drejtën e tyre dhe ka përkrahjen tonë, në radhë të parë qytetare duke mos politizuar një protestë e cila nuk është në të mirë të vetëm partive politike, por është një e mirë kombëtare e cila prek të gjithë shoqërinë. Çështja e teatrit është çështje e ndjeshme kombëtare dhe si e tillë merr vëmendjen e çdo qytetari. Ne kërkojmë që zëri i artistëve të dëgjohet, jemi për një teatër i cili ka funksionin e teatrit dhe nuk jepet me koncesion tek privati për interesa personale, sepse nuk mundet kryeministri të luajë me djersën e mundin e artistëve dhe nëpërmjet artistëve me një komb të tërë".
Dhurata Çupi Deputete e Partisë Demokratike "Partia Demokratike mbetet në krah të qytetarëve. Ka 5 vite që denoncon aferat e kësaj qeverie. Jemi vendi i parë në Europë për korrup-
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
Klevis Balliu
Mark Frrokun, Armando Prengën, Balilin e Habilajt. Tani të pyesim kush i pengon negociatat Robert Ndrenika apo Edvin Kristaq Rama pasi sipas logjikës së qeverisë kush proteston, bllokon negociatat kurse banditët kriminelët që hynë e dalin tek institucionet e shtetit si pronar të institucioneve nuk e pengojnë. Është një TURP. Sot rrëzimi i kësaj qeverie është kthyer në interes kombëtar".
Luçiano Boçi Deputet i Partisë Demokratike "Në Shqipëri, në qoftë se Kryeministri do të grabisë pronë publike dhe interesa, harton një projektligj dhe i rrëmben "ligjërisht", siç po bën me Teatrin. Meqenëse do të favorizojë një trafikant ndërhyn në Kodin e procedurës penale dhe e shpëton po "ligjër-
isht". Meqenëse do të bëjë dikë miliarder, i firmos në darkë një kontratë koncesionare dhe gjithçka konsiderohet "ligjore". Po me një firmë për një nate i heq bukën 30.000 familjeve. Këtu jemi katandisur. Ligjet tirren për të vjedhur prishur e grabitur. Ligji sot është shndërruar paragraf noterial që legalizon vjedhjen dhe rrëmbimin. Projektligji në fjalë i tillë është. I hap rrugë ca kullave, një Teatri mbi historinë dhe që shkatërron një aset të trashëgimisë kulturore, dhe rregullon ca interesa klientele, që tejkalojnë çdo interes qytetar publik e artistik. PD-ja ka qenë në krah të interesit publik dhe të artistëve. Do vazhdojmë të jemi bashkë me ta për të bërë ç'është e mundur që të ndalim çmendurinë e radhës. Kjo ka qenë linja opozitare për këtë çështje".
Deputeti i Partisë Demokratike "Është një akt i turpshëm, qeveria kërkon të privatizoj pronat publike me Lali Kullën. Kjo qeveri sulmon artistët sulmon Robert Ndrenikën, sulmon gazetarët, sulmon opozitën, sulmon popullin duke e ofenduar nga Parlamenti por mbron çdo kriminel Agron Xhafaj, Saimir Tahirin,
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 12 QERSHOR 2018
Aktorët flasin për "Koha Jonë": Presim që edhe deputetët e PS të jenë në krahun tonë. Paralajmërimi i Arben Derhemit: "Do e mbrojmë Teatrin, me fjalë, me gurë, apo me zjarr…"
Godina e Teatrit, “Vaterlo” e Ramës Opozita: "Kjo qeveri kupton vetëm gjuhën e reagimit të kuksianëve si tek "Rruga e Kombit". Do jemi në shesh me artistët". Aktori i madh Mirush Kabashi: Kjo është koha e Maskarenjve!
Projekti i qeverisë për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar mund të jetë një nga vendimet me koston më të madhe, jo vetëm politike për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, por mund të sjellë përplasje civile. Mos marrja në konsideratë e kërkesave të artistëve, hartimi i një projektligji në mënyrë tinzare për shkatërrimin e objektit dhe ndërtimin e një teatri të ri me kulla biznesi, kanë krijuar bindjen se Edi Rama është i vendosur ta çojë deri në fund betejën e nisur me artistët në vitet 2000. Është një betejë që nga një triumf i ëndërruar i Edi Ramës, mund të kthehet në "Vaterlonë" e tij politike. Përballë nuk ka vetëm artistët që po rezistojnë, por një Aleancë për Teatrin që sa vjen dhe shtohet në numër çdo ditë. Mbrojtja e godinës historike të teatrit është një kauzë që nuk ka interesa politike dhe pikërisht për këtë arsye, pjesa dërrmuese e qytetarëve janë sot me artistët. Është një valë reagimi që po rritet çdo ditë dhe mund të shpërthejë furishëm ditën që kryeministri mendon se arriti fitoren dhe të urdhëroj shembjen me fadroma të godinës. Natyrisht plani është hartuar për ta rrëzuar natën dhe kur qytetarët janë në gjumë. Kryeministri me çdo kusht e synon shembjen e Godinës së Teatrit Kombëtar. Flitet se janë interesa madhore financiare në lojë për tokën pronë e Teatrit Kombëtar. Deri tani prona jepet nga këshilli bashkiak. Por 2/3 e votave nuk i kanë. Ndaj po hartojnë projektligj që ta kalojnë dhe realizojnë projektin e tyre me 71 vota në parlament. Është thënë e stërthënë se kryemi-
nistri e ka ndarë mendjen t'ia jap një kompanie private për të bërë kulla private në vend të godinës së teatrit. Dhe një godinë teatrit të ri kombëtar, por brenda kullave. Nëse realizohet plani kryeministror humb historia, shkrihen krejt dekadat e aktorëve si vlerë, ndaj nuk pranojnë njerëzit t'ju preket historia dhe memoria kombëtare e kulturës. Në çdo vend të botës këto objekte ruhen si vlera dhe kthehen të vizitueshme për brezat. Ka patur plot diskutime, debate, sherre në parlament. Ka plot mendje të ndryshme në raport me godinën e Teatrit Kombëtar,por shumica e aktorëve dhe artistëve janë publikisht kundër prishjes. Ky grupim kryesohet nga aktorët e mëdhenj Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu, Mirush Kabashi, etj. Dhe
shumë e shumë të tjerë. Këta dhe plot të tjerë do jenë therror për teatrin kombëtar. Artistët e pyetur dje nga "Koha Jonë" ishin në një zë kundër shkatërrimit të një pasurie kulturore dhe shpirtërore të vendit. Të pyetur se si do të reagonin përballë qeverisë nëse projektligji miratohet, aktori Arben Derhemi paralajmëroi: "do e mbrojmë Teatrin, me fjalë, me gurë, apo me zjarr…". Opozita është kundër prishjes së godinës. Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Edhe vetë, me sa ka deklaruar, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Edhe disa deputetë të PS-së. Bile ka shumë prej tyre të cilët e thonë nën zë, nëpër kafene, se "kjo do të jetë si beteja e Vaterolosë". Opozita është në të drejtën e saj për të shfrytëzuar çdo pa-
kënaqësi popullore apo komuniteti dhe do të jetë barrikadë para godinës së teatrit. Me mijëra njerëz do rrethojnë Godinën. Të pyetur nga "Koha Jonë" deputetë të opozitës thanë se është detyrë qytetare që të rreshtohen në krah të artistëve dhe paralajmëruan se "Edi Rama kupton vetëm gjuhën e reagimit të kuksianëve" që reaguan dhunshëm kundër taksës për Rrugën e Kombit. Kryeministri e do të shembur Teatrin! Është një betejë që e nisi me artistët, por përballë do të ketë gjithë shoqërinë. Opozita dhe shoqeria civile këtë herë janë bashkë. Është një forcë e madhe kjo, e cila rrëzon jo vetëm projekte të fshehta, por edhe qeveri. Qamil Xhani
SPECIALE
4 E martë, 12 QERSHOR 2018
“Me fjalë, me gurë, apo me zjarr... unë do të bëhem pjesë e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar” Q
Nga Albina GJERGJI
everia ka nisur procedurat për prishjen e Teat rit Kombëtar dhe ky akt sipas shumicës së artistëve po bëhet në mënyrë anti-kushtetuese, duke shmangur procedurat ligjore dhe duke favorizuar një firmë private, e cila automatikisht do të bëhet përfituese e një hapësire të konsiderueshme trualli të Teatrit Kombëtar. Pikërisht, lidhur me çështje, e cila tashmë është kthyer në një kauzë të fuqishme të aktorëve dhe artdashësve të Teatrit Kombëtar, gazeta "Koha Jonë" ka marrë disa prononcime mbi rastin në fjalë: PRO, apo KUNDËR shembjes së Teatrit Kombëtar? Pse dhe a do të lejoni që Opozita të bëhet pjesë e protestës suaj, në rast se i bashkohet kauzës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shembja?
Jul Deda (aktor) Jam totalisht kundër shembjes dhe jam pro restaurimit, apo rikualifikimit të tij. Jam kundër shembjes, sepse nuk kemi pse t'i zëvendësojmë teatrot, duke qenë se do ishte më mirë t'i shtojmë ato. Pastaj të tjerat janë çështje poltike që duan një analizë më të gjerë. Kushdo që ka dëshirë të jetë pjesë e kësaj kauze është i mirëpritur të bëhet pjesë. Unë do të jem aty.
Arben Derhemi (aktor) Jam kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, sepse nuk mund të ketë histori të nje qyteti pa pasur edhe histori teatri. Sidomos kur historia e këtij teatri është 73-vjeçare. Një shekullore. Është çmenduri të besosh që një artist të rrënojë vlerën historike. Arkitektë nga e gjithë bota më komunikojnë se në asnjë vend të Europës nuk do ndodhte që të mos rikonstruksionohej teatri kombëtar. Është çmenduri dhe ky vend nuk e meriton të ketë as këtë kryeministër dhe as të hyjë në Europë. Opozita dhe çdo qytetar rilindas dhe demokrat mund të ishte pjesë dhe promotor i shpëtimit të teatrit kombëtar. Me fjalë, me gurë, me zjarr, apo me hu… unë do të bëhem pjesë e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe pjesës së sipërmarrësve të tërhiqen, sepse do mbahen mend si njerëzit, të cilët shkatërruan teatrin dhe ne do t'i akuzojmë brez pas brezi.
Enerjeta Jani Fuga (aktore) Përsa i përket godinës të jetë kjo si arkitekturë, apo një e re… këtu kemi mendime të ndryshme si komunitet e nuk shoh asgjë të keqe. Unë personalisht nuk do isha kundër, të shembej e te ngrihej një Teatër Kombëtar, që të vijë vërtetë era teatër e me dinjitetin që i takon të trajtohen si artistët, ashtu dhe komuniteti. Por edhe nëse nuk prishet, të ruhet kjo sallë si muze e të shtohet me një sallë të dytë prapë është një zgjidhje. Janë shumë mënyra apo zgjidhje (por unë do isha për një të ri). Nuk mendoj se duke bërë të riun nuk respektohet komuniteti, apo vlerat e padiskutueshme që ka patur ai teatër, vlerat e të cilit kemi trashëguar dhe vazhdojmë t'i ndjekim me respekt e kënaqësi (ka shumë forma për të shprehur respektin dhe mirënjohjen tonë ndaj atyre që e krijuan këtë teatër e traditë të trashëguar). Por me mënyrën e formën, me të cilen po duan ta bëjnë me atë projekt që është prezantuar sigurisht nuk jam dakord dhe nuk pranoj në asnjë mënyrë që ai teatër të shembet e do kontribuoj me sa të mundem si aktore pa "yll" që jam, që kjo gjë të mos ndodhë. Përsa i përket opozitës, sigurisht që nuk jam dakord. Opozita e ka ditur me kohë gjendjen e teatrit dhe nuk dua që kauzën ta përdorin për interest e saj politike. Aty ishin dhe aty e kanë patur dhe fondin Grek për teatrin, me të cilin mund ta bënin, por as nuk e vunë ujin në zjarr dhe ai fond as nuk u përdor për teatrin, por për Teatrin e Operas, me qëllim që teatrin ta sillnin deri në këtë pikë, tek PPP me pretekstin që nuk ka fonde. Është e shëmtuar dhe Tirana nuk e meriton këtë. Do isha shumë e lumtur që thirrjes sonë t'i përgjigjeshin të gjithë qytetarët, por për Opozitën kursesi nuk jam dakord.
SPECIALE
5 E martë, 12 QERSHOR 2018
Egla Ceno (aktore) Unë jam aktore dhe është e kuptueshme që automatikisht jam kundër prishjes së shtëpise së përbashkët të aktorëve. Sa për Opozitën, nuk ndjej të prononcohem për asgjë.
Genci Fuga (aktor)
Marin Orhanasi (aktor)
Olta Daku (aktore) Jam kundër shembjes, të paktën derisa të jetë një projekt serioz për Teatrin Kombëtar dhe nuk do të doja kurrsesi që kjo kauzë të politizohej. Por, nëse lind nevoja e protestave për të mirën e Teatrit… mirë se të vije kushdo që të jete pro kauzës sonë.
Jam kundër prishjes, nëse kjo krijon hapësirë dhe mundësi që prona publike të bëhet private. Ndërtesa nuk ofron asnjë kusht, asgjë për nga dinjiteti që duhet të ketë ky institucion. Pra, jam për një Teatër Kombëtar të ri, por pa e përdorur këtë për përfitim. Shteti ka aq para sa të ndërtojë një të ri e kjo nuk do mend shumë. Në një kohë kur dikush me dy ambulanca merr një projekt 4-vjeçar mbi 100 mln euro, për të matur tensionin dhe diabetin, a ku di unë në rrugë (që unë s'i kam parë kurrë) mendoj se është kollaj fare për të bërë një Teatër dinjitoz, siç i takon. Sa për Opozitën s'di ç'të them. Deri tani s'kam parë ndonjë reagim të fortë prej tyre. Nëse i bashkohen kauzës (pa e përdorur politikisht) pse jo, le të bëhen pjesë e saj. Por në shkatërrimin e Teatrit si institucion në të tërën e tij, kanë edhe ata faj. Siç ishte rasti kur hoqën shpërblimin e aktorëve, etj.. Keshtu që, përkrahja e tyre kam frikë se do degjenerojë në përfitim politik. Nëse nuk degjeneron jam ok. Në këtë çështje, sipas mendimit tim duhet të ngrihet i gjithë populli.
Suela Konjari (aktore)
Elma Doresi (regjisore)
Sigurisht që jam kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, sepse jam kundër shkatërrimit të historisë. Do të doja që, kauzës për çështjen e Teatrit t'i bashkohen të gjithë, pa dallime partiake, sepse është kauzë që i tejkalon ngjyrat dhe flamujt.
Jam shprehur dikur kur ndodhi përplasja e parë për këtë gjë, ku tregova dhe mbi vështirësitë që pata unë dhe aktorët e mi në janar të vitit 2018. Unë dua një teatër të ri dhe me kushtet minimale, e dua për aktorët e mi dhe për publikun, i cili në janar u largua nga shfaqja ime për shkak të të ftohtit. Sa për politikën do kisha preferuar që artistët ta kishin mbajtur këtë nismë vetëm dhe me përkrahjen e qytetarëve, ose të publikut, siç dhe kanë pasur përherë përkrahjen e tyre.
Duke mos patur asnjë shenjë dialogu, nuk besoj që "kërkesat" e përfituesve, pra artistëve do të merren parasysh në ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Duke mos patur këto garanci, jam Kundër prishjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar. Përsa i takon përfshirjes së Opozitës në këtë kauzë: kam bindjen që kemi një klasë politike që ka punuar Kundër Interesave të Teatrit e Artit Skenik në përgjithësi. Çdo implikim politik do të sillte një kundërveprim politik. Pra këto veprime "politike" nuk do të ishin në interes të qytetarit e Komunitetit Artistik. Dua të shpëtoj ç'të jetë e mundur nga hapësira e institucionet skenike. Ja, këtë "plasje kam". Ajo ç'ka nuk ka funksionuar këto 28 vite, nuk ka qenë Arti Skenik. Ka qenë Politika.
Neritan Liçaj (aktor) Jam kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe qëndrimin tim e kam shprehur që në fillim. Patjetër që do mirëpresim Opozitën dhe këdo që mbështet këtë kauzë me kryefjalë Teatrin Kombëtar. Madje edhe deputetët e Partisë Socialiste i mirëpresim, sepse ka dhe nga ata që s'duan që të prishet Teatri Kombëtar.
INTERVISTE Gjermania: Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave. Tahiri është “peshk i madh” 6
E martë, 12 QERSHOR 2018
Intervisoi: Desada Metaj
N
umri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul ka folur për situatën politike në Shqipëri dhe shanset për hapjen e negociatave. Duket qartë se Gjermania nuk është e kënaqur, ndërsa z. Wadephul shprehet se nuk janë plotësuar kushtet e BE që do të çonin në hapjen e negociatave në fund të këtij muaji. Ndërsa të tjera, z. Wadephul thotë në intervistë se peshqit e mëdhenj janë të paprekur, në rrjetë kanë rënë vetëm peshq të vegjël. Po kaq, ai thotë se Tahiri është peshk i madh dhe se çështja e tij është pengesë reale për hapjen e negociatave. Duke ju referuar deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu, Wadephul shprehet: “Edhe Ambasadori Lu që nuk është shquar si mik i opozitës e pranon që Tahirin po e mbrojnë”. Z. Wadephul shpehet gjithashtu pa ekuivoke kur insiston se duhet të zhbllokohet Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Ai po ashtu shpreh shqetësimin se në Shqipëri është rritur trafiku i të gjitha drogave. Mesazh te prerë ai jep edhe kur deklaron se Reforma Zgjedhore kusht i rëndësishëm për hapjen e negociatave. Emërimet në administratë, sidomos në nivelet e larta, janë në shkelje të ligjit deklaron ai. Dr. Johann David Wadephul që është njëherësh zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/ CSU ne Bundestag, pergjegjes per politiken e jashtme, te sigurise dhe Keshillin e Europes, dhe Kreu i Grupit te Punes per Ballkanin Perendimor ka folur edhe për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm ku deklaron se Fatmir Xhafaj nuk mund të qëndrojë si ministër pasi është në konflikt interesi. Mosdorëheqja e tij është në kundërshtim me standartet e BE për shtetin ligjor dhe pengesë për hapjen e negociatave. Desada Metaj: Në Shqipëri është perceptuar skepticizmi i Bundestagut për hapjen e negociatave. Me çfarë është lidhur kryesisht ky qendrim e parlamentareve gjermanë? Johann David Wadephul: Ne duam që Shqipëria të mund të fillojë sa më parë negociatat e anëtarësimit. Në marrëveshjen e koalicionit mes CDU / CSU dhe SPD është shumë e qartë: “Kushti për hapjen e negociat-
ave për anëtarësim është që vendet e Ballkanit Perëndimor të përmbushin plotësisht kriteret e duhura”. Por kjo nuk ka ndodhur as në reformën në drejtësi, as në luftën kundër korrupsionit – veçanërisht korrupsion të rangut të lartë – as në luftën kundër krimit të organizuar, pra në asnjë nga kriteret kryesore. Atëherë, çfarë tjetër duhet bërë përpara se negociatat e anëtarësimit të mund të fillojnë me hapjen e kapitujve të parë negociues? Si pjesë e reformës në drejtësi, vetëm pak nga rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë u janë nënshtruar të ashtuquajturit vetting. Së paku, duhet të përfundojë plotësisht verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të gjykatave të instancave të larta dhe prokurorive, si dhe të organeve të apelit. Gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilëve u janë vërtetuar vepra të dënueshme në procesin e verifikimit (vettingut) duhet të jenë subjekt i procedimeve penale. Duhet të fillojë puna dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatave të instancave të larta dhe SPAK ut. Kultivimi i kanabisit ra në mënyrë drastike në vitin 2017. Në të njëjtën kohë, megjithatë, është rritur trafikimi i drogës, dhe kundra kësaj duhet luftuar në mënyrë të qëndrueshme dhe vazhdueshme. Zyrtarë të lartë në ministritë dhe drejtoritë e administratës publike u rekrutuan direkt pa konkurs, në kundërshtim me ligjin e shërbimit civil. Kjo është thyerje e ligjit dhe duhet të korrigjohet. Përveç kësaj, që nga viti 2013, OSBE dhe BE kanë kërkuar reformë zgjedhore, por asgjë nuk ka ndodhur që atëherë – kjo është një shpërfillje e madhe ndaj OSBE dhe BE! Parlamenti shqiptar duhet të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me planin e saj të punës deri në fund të vitit 2018. Ky është një kusht i domosdoshëm për ne deputetët, në mënyrë që të mund të votojmë pro hapjes së negociatave. Desada Metaj: Negociatat e Shqipërisë me BE janë një çështje tepër e rëndësishme për shqiptarët. Mendoni se qeveria e Edi Ramës ka punuar mjaftueshëm për të plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli? Johann David Ëadephul: Shumë vendime janë marrë
për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por në realitet, shumë pak është bërë: korrupsioni mbetet ende një problem në të gjithë sektorin e drejtësisë. Ligjet ekzistuese dhe procedurat për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar janë aplikuar shumë më pak në mënyrë strikte ndaj zyrtarëve të lartë dhe politikanëve sesa ndaj zyrtarëve të mesëm dhe të ulët dhe ndaj qytetarëve të zakonshëm. Kështu që “peshqit e vegjël” u kapën dhe u dënuan, “peshqit e mëdhenj” mundën të depertonin jashtë rrjetës. Këtu kemi të bëjmë me shpërfilljen e një kushti themelor të sundimit të ligjit, i cili është trajtimi i barabartë i të gjithë qytetarëve para ligjit. Për aq kohë sa kemi të bëjmë me një shkelje të hapur të parimeve themelore të sundimit të ligjit të BE-së, kapitujt negociues nuk mund të hapen. Desada Metaj: Si e shihni problemin që ka qeveria shqiptare me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po gjykohet për përfshirjen në një organizate të strukturuar ndërkombetare për trafikun e lëndeve narkotike? Mendoni se drejtësia dhe instrumentet e saj janë ndikuar nga qeveria për këtë skandal? Johann David Wadephul: Çështja Tahiri është një “peshk i madh”. Në këtë çështje kemi të bëjmë deri sot me shkelje të
hapur të parimeve themelore të shtetit ligjor. Kjo çështje është një pengesë reale për hapjen e negociatave. Nëse ambasadori amerikan Donald Lu hedh akuza kaq të forta, atëherë duhet ta marrim këtë shumë seriozisht, sepse ambasadori Lu deri tani nuk ka rënë në sy si mik i opozitës. Desada Metaj: Ndërkohë edhe ministri aktual i Brendshëm është pjesë e një skandali me të vëllain, i është dënuar dhe ai për trafik ndërkombetar droge ndërkohe që nuk ka vuajtur dënimin por ka jetuar i lirë në Shqipëri? Johann David Wadephul: Në dijeninë time sipas fakteve të paraqitura dhe ligjislacionit, Ministri i Brendshëm është në këtë rast në konflikt interesi. Për kredibilitetin e vet ndaj popullit shqiptar si dhe ndaj partnerëve të tij evropian, Ministri i Brendshëm, i cili është përgjegjës për krijimin e rendit dhe ligjit, duhet të jetë i interesuar për një sqarim të plotë të çështjes. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse ai mbetet në detyrë si person i përfshirë. Kështu që ne ende kemi dyshime të konsiderueshme nëse ekziston vullneti politik për të praktikuar standardet ligjore të BE. Kjo nuk është një pyetje që mund të marrë përgjigje vetëm gjatë negociatave të pranimit, por duhet të kemi besim të qartë në gatishmërinë për veprimin e sundimit të
ligjit para se të fillojmë negociatat e pranimit. Por për sa kohë që këto dyshime nuk janë larguar bindshëm përmes sundimit të ligjit në mënyrë konsekuente, ne nuk mund ti hapim kapitujt e parë te bisedimeve, te cilat janë pikërisht kapitujt e shtetit ligjor 23 dhe 24. Desada Metaj: Shqiptarët janë të dëshiruar për të qenë sa më shpejt pjesë integrale e BE. Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë në qeverisjen e këtueshme që ne ta meritojme anëtarësimin në familjen europiane? Johann David Wadephul: Siç e thashë, ne duam që Shqipëria të fillojë negociatat konkrete të pranimit sa më shpejt që të jetë e mundur. Veçanërisht edhe sepse shqiptarët janë aq të orientuar drejt Evropës. Ne jemi gjithashtu të lumtur për miqësinë e fortë me Gjermaninë. Por jo për këtë arsye duhet t’i injorojmë problemet. Në fillim i përmenda pikat tona që duhet të përmbushen para se të fillojnë negociatat konkrete per secilin kapitull. Këto nuk janë pengesa shumë të mëdha nëse ekziston vullneti politik për të larguar vazhdimisht korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të respektuar dhe zbatuar ligjin dhe rendin. Dhe qeveria shqiptare këtë nuk duhet ta bëjë për BE ose Bundestagun Gjerman, por për njerëzit e saj. Sepse ata e presin këtë gjë.
POLITIKE
7 E martë, 12 QERSHOR 2018
Draft-raporti për Shqipërinë: Vëmendja e qeverisë duhet të përqendrohet në reformën në drejtësi
Fleckenstein: Janë përmbushur 5 prioritetet kyçe, por duhet dialog mes palëve K omiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë ka publikuar raportin mbi Shqipërinë, të cilin ia ka adresuar Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian. Sipas raportuesit për vendin tonë, Knut Fleckenstein, Shqipëria meriton çeljen pa kushte të negociatave, por nga ana tjetër kërkon më shumë bashkëpunim nga palët politike për konsolidimin e reformave në vend. Në 35 pikat që i dërgohen Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, Fleckenstein rendit reformat e realizuara, por kërkon gjithashtu, dialog mes palëve politike në vend, si një ndër pikat kyçe për integrimin e Shqipërisë. "Rithekson që dialogu konstruktiv politik, gatishmëria për kompromis dhe ruajtja e angazhimit të palëkundur në zbatimin dhe konsolidimin e reformave në të gjitha pesë prioritetet kyçe janë thelbësore për përpjekjet për të çuar përpara procesin e pranimit në BE"- thuhet në draft. Vëmendja e qeverisë duhet të përqendrohet në reformën në drejtësi rekomandon eurodeputeti Knut Flekenstein. Pavarësisht se përshëndet përparimet e bëra, u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të përshpejtojnë procesin e verifikimit pa kompromentuar cilësinë ose drejtësinë. "Përshëndet përditësimet e fundit të legjislacionit antikor-
rupsion të vendit; thekson nevojën për të përfunduar themelimin e Byrosë Kombëtare të Hetimeve, të Tribunalit Special dhe të Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; bën thirrje për përmirësim të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet policisë dhe prokurorisë;
mirëpret rivlerësimin e personelit të zbatimit të ligjit në bazë të ligjit për verifikimin e policisë"- nënvizon Knut Fleckenstein. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian lavdëroi përmirësimet e rëndësishme të bëra në kuadrin ligjor dhe institucional me qëllim parandalimin dhe zhdukjen e korrupsionit në institucionet publike. Ai
ISH-MINISTRI I DREJTËSISË
Manjani: Deklarata e Wadephul, goditje në lule të ballit për Ramën Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshëndetur deklaratën e bërë nga numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul, i cili ka folur për situatën politike në Shqipëri dhe shanset për hapjen e negociatave, të cilat sipas zyrtarit gjerman nuk janë plotësuar kushtet e BE që do të çonin në hapjen e negociatave në fund të këtij muaji. Për Manjanin, një deklaratë e tillë që vjen vetëm dy javë nga vendimi i Brukselit, është një goditje "në lule të ballit" për qeverinë "Rama". "Deklaratë e fortë dhe në lule t'ballit, është kjo e nënkryetarit të grupit të CDU Johan David Wadephul, në intervistën dhënë Desada Metajt! Në shqip kjo deklaratë përkthehet: Të puth halla (Merkel) n'dy faqet! Besoj edhe ky do dalë armik dhe i blerë nga Opozita!"- shprehet Ylli Manjani në reagimin e tij. Wadephul në intervistë e djeshme shprehet se nuk janë plotësuar kushtet e BE që do të çonin në hapjen e negociatave në fund të këtij muaji. Ndërsa të tjera, z. Wadephul thotë se peshqit e mëdhenj janë të paprekur, në rrjetë kanë rënë vetëm peshq të vegjël. Po kaq, ai thotë se Tahiri është peshk i madh dhe se çështja e tij është pengesë reale për hapjen e
negociatave. Duke ju referuar deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu, Wadephul shprehet: "Edhe Ambasadori Lu që nuk është shquar si mik i opozitës e pranon që Tahirin po e mbrojnë". Z. Wadephul shprehet, gjithashtu, pa ekuivoke kur insiston se duhet të zhbllokohet Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Ai shpreh shqetësimin se në Shqipëri është rritur trafiku i të gjitha drogave. Mesazh te prerë ai jep edhe kur deklaron se Reforma Zgjedhore kusht i rëndësishëm për hapjen e negociatave. Emërimet në administratë, sidomos në nivelet e lar-
ta, janë në shkelje të ligjit deklaron ai. Dr. Johann David Wadephul që është njëherësh zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, përgjegjës për politikën e jashtme, të sigurisë dhe Këshillin e Europës, dhe Kreu i Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor ka folur edhe për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm ku deklaron se Fatmir Xhafaj nuk mund të qëndrojë si ministër, pasi është në konflikt interesi. Mos dorëheqja e tij është në kundërshtim me standardet e BE për shtetin ligjor dhe pengesë për hapjen e negociatave.
bën thirrje për përpjekje shtesë për të reduktuar korrupsionin që ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve të Shqipërisë. "Bëj thirrje për një vëmendje më të madhe që duhet t'i kushtohet korrupsionit politik dhe publik-privat dhe thekson se një rekord bindës mund të arrihet vetëm nëpërmjet hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe
dënimeve përfundimtare në rastet e korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë rastet e nivelit të lartë"- apelon eurodeputeti në draftin e tij për Shqipërinë. Në draftraport kërkohet nga autoritetet shqiptare që të ndërmarrin veprime vendimtare për të çmontuar rrjetet kriminale të përfshira në trafikimin e qenieve njerëzore, dhe të drogës dhe të rritet numri jo vetëm i hetimeve dhe ndjekjeve, por edhe i dënimeve përfundimtare. Gjithashtu, kërkohet zbatimi i të drejtave të pronësisë, të nxitet bashkëpunimi me sindikatat dhe shoqërinë civile, të krijohet klimë më e favorshme për biznesin, korrupsioni, mangësitë e sundimit të ligjit dhe procedurat e vështira rregulluese vazhdojnë të pengojnë investimet, shkruhet në draft-raport. Vëmendje më të madhe duhet t'i kushtohet edhe korrupsionit politik dhe publik-privat. Një tjetër pikë që duhet trajtuar me përparësi nga autoritetet shqiptare është numri në rritje i azilkërkuesve që kalojnë përmes Shqipërisë. "Shpreh shqetësimin se Shqipëria mbetet vendi i Ballkanit Perëndimor nga i cili bëhet numri më i madh i hyrjeve dhe qëndrimeve të paligjshme dhe pretendimeve të pabazuara për azil në shtetet anëtare"- thuhet në draftraportin e eurodeputetit Knut Fleckenstein.
TAKIMI ME SOCIALISTËT
Hann: Shqipëria të bëjë sa më shumë progres me Reformën në Drejtësi Komisioneri i Negociatave të Zgjerimit, Johannes Hann ka treguar edhe një herë mbështetjen e tij për Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE. "Tashmë Shqipëria ka momentin të bëjë sa më shumë progres me Reformën në Drejtësi dhe me procesin e Vettingut. Vendet e Ballkanit dua t`i shohim në 2025 si anëtare të BE-së. Mund të gjykohem si optimist nga disa për datën që e them sot këtu për herë te parë: por Ballkani është Evropën"- u shpreh Hahn. Komisioneri Hahn përshëndeti fakti që Austria merr presidencën e ardhshme të BE-së më 1 korrik. Deklaratat e tij, Hahn i bëri gjatë një konference në Vjenë, të organizuar nga FMN dhe JVI (Instituti i Përbashkët i Vjenës), ku të pranishëm ishin deputetët socialistë Ervin Bushati dhe Evis Kushi. "Sot që ishte dhe dita e parë e kësaj konference, fokusi ishte për vendet e Ballkanit Perëndimor, strategjia e tyre drejt BE-së, ku ndër të tjera ne morëm edhe njëherë qëndrimin pozitiv dhe sigurinë që Shqipëria tashmë është më afër se kurrë drejt ëndrrës evropiane, si dhe një notë pozitive më shumë për vendimin që pritet të merret në fund të qershorit"- u shpreh deputeti i PS-së, Ervin Bushati. Kjo konferencë e cila do të zgjasë tre ditë do të trajtojë temat më të rëndësishme të politikës sot. Përveç sfidave të vendeve të Ballkanit perëndimor, në dy sesionet e tjera pritet të diskutohet për opsionet e politikave në luftën kundër korrupsionit në të gjitha format e saj, zhvillimet në ekonominë globale dhe atë evropiane si dhe sfidat më të ngutshme të politikës sot. Të pranishëm në këtë aktivitet janë pjesëmarrës të vendeve të Ballkanit Perëndimor: ku Shqipëria përfaqësohet nga 4 deputete, si dhe anëtarë të parlamentve të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
POLITIKE
8 E martë, 12 Qershor 2018
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Autostradën e mbyllën, po 10 milionë turistët do kalojnë nga malet si kaçakë?
K
reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili akuzon mazhorancën qeverisëse se po bën gjithçka që Shqipërisë të mos i hapen negociatat me BE-në në fund të këtij muaji. Përmes rrjetit social “Facebook”, deputeti i LSI-së thotë se hapja e negociatave do të ishte lajmi më i keq për kryeministrin dhe skenarin pro-Lindje. Vasili ndalet edhe tek reforma në drejtësi, duke e quajtur një “proces të kapur”, ndërsa shton se vakumi i qëllimshëm ligjor deri në eliminimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, janë momente kritike anti-integrim. “Hapja e negociatave do të ishte lajmi më i keq per kryeministrin dhe skenarin pro-Lindje. Mazhoranca po bën gjithçka, që negociatat të mos hapen. Shkatërrimi i dialogut politik nga mazhoranca si bazë dhe premisë politike thelbësore e procesit të integrimit, është goditja themelore kundër hapjes së negociatave. Kapja dhe shpërfytyrimi i reformës në drejtësi dhe vakuumi i qëllimshëm ligjor, deri në eliminimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, janë momente kritike anti-integrim. Thellimi i kriminalizimit të qeverisjes dhe rrëmbimi i saj nga trafikantët dhe oligarkët, ka krijuar qartazi profilin e një pushteti, që e zhbën tërësisht shtetin dhe e kthen atë në zgjatim të krimit të organizuar, pra të një qeverisje armike të integrimit dhe hapjes së negociatave. E korruptuar deri në palcë dhe një vegël në duart e oligarkeëve, që rrëmbejnë e ndajnë me të
Vasili: Hapja e negociatave do ishte lajmi më i keq për kryeministrin qindra miliona euro, kjo qeveri monstër s’ka asgjë të përbashkët as me standardet e qeverisjes, as ato politike dhe as ato morale të BE-së, duke krijuar një bindje të fortë negative ndaj vendit tonë në Europën politike, dhe duke shtuar shumë e më shumë pengesat për hapjen e negociatave. E strukturuar qartë mbi një filozofi anti-integrim, kjo qeveri ka bërë gjithçka që të ndërtojë alibinë anti-europiane, që sheh nga Lindja, pasi atje mendon se mund të akomodojë shumë më lehtë interesat e errëta dhe paratë e pista, që trafiqet, krimi dhe korrupsioni kanë prodhuar. I vetëquajturi lobim i kryeministrit, ishte thjesht një tur provokativ, arrogant e irritues, që i pengonte hapjen e negociatave dhe i hapte rrugën skenarit të errët prolindje. Mbrojtja politike prej vitesh e inkriminimit të thellë të drejtimit politik të Ministrisë së Brendshme nga kryeministri dhe mbrojtja nga arrestimi i ish-Ministrit të Brendshëm janë goditja më e rëndë që procesi i integrimit ka marrë në vite. Kryeministri dhe qeveria u vetëpërjashtuan qëllimisht nga ky proces i integrimit europian, në funksion
të strategjisë së tyre që sheh nga lindja, duke u demonstruar qartë si armiqtë më të mëdhenj të hapjes së negociatave. Hapja e negociatave do të ishte vërtet lajmi më i keq për qeverinë, pasi do t’ia vështirësonte shumë skenarin e saj pro lindje”- u shpreh Vasili. Po dje, kreu i ligjvënësve
të LSI-së do të reagonte edhe lidhur me projektin e rehabilitimit të autostradës Tiranë-Durrës, që solli edhe bllokimin e saj. Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili teksa bën një pyetje, sulmon qeverinë, për faktin se nga do të kalojnë turistët që vijnë
në Shqipëri. Sipas Vasilit, autostrada u mbyll nga ‘strategët’ e turizmit në startin e sezonit. “Autostradën e mbyllën. Po 10 milion turistët, nga malet si kaçakë do kalojnë? Thonë që priten 10 milion turistë në Shqipëri këtë vit. Autostradën Tiranë-Durrës e mbyllën këta “strategët” e turizmit pikërisht në startin e sezonit turistik. E padëgjuar kjo bëmë e fundit e këtyre. Po këta 10 milion turistët nga do ti bien për të dalë në det. Nga kodrat e nga malet i bie, se rrugë tjetër nuk ka. Po mijëra shqiptarëve që duan edhe ata të bëjnë pushime, pse jua nxijnë jetën xhanëm?! Po atyre që merren me biznesin e turizmit e që duhet të bëjnë furnizime e të presin turistët, pse i torturojnë. Pse ja humbasin biznesit gjithë këto para, po ekonominë kombëtare pse e dëmtojnë. Jane të paaftë dhe kaq. Presim tani dëgjesën e radhës të kryeministrit shkollëpak që t’u shpjegojë njerëzve se sa mirë është t’i bësh gropën turizmit. Fol kryeministër fol, se e bëre edhe Shvejkun që të harrohet. Vërtet kryeministër s’ke asnjë faj se ty s’të duhet gjë për çfarë flet vetë”u shpreh dje kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.
DEPUTETI I LSI-SË
TAKIMI ME HAHN
Takimi me Hahn, Spahiu: Dita për t’ju bashkuar BE duket e largët
Tabaku rrëfen bisedën: Nuk ka rrugë të shkurtër drejt BE D
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu nuk e sheh optimiste situatën për integrimin e vendit dhe rajonit në Bashkimin Europian. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu citon qëndrimin e komisionerit për Zgjerimin, Johannes Han gjatë një samiti në Vjenë, duke shtuar se dita për integrimin e rajonit duket e largët. “E largët duket dita që Shqipëria, por dhe vendet e rajonit, ti bashkohen BE, minimalisht 2025-a. Johannes Hahn, Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, e tha në seminarin oraganizuar për parlamemtarë të Ballkanit Perëndimorë nga FMN në Vienë. Të njëjtat probleme, të njëjtat prioritete të pa përmbushura nga politika dhe qeverisja në vend”, u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu në komentin e tij në rrjetet sociale.
eputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Johannes Hahn, ku ndër të tjera është folur për integrimin europian të Shqipërisë në BE. Ky takim u zhvillua gjatë një seminari të mbajtur në Vienë, për “Strategjinë e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor”. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputetja Tabaku tregon detaje në të cilat u fokusua biseda, duke u shprehur se nuk ka rrugë të shkurtër drejt BE, ku siç thotë ajo, secili vend duhet të zbatojë kriteret e vendosura. Sakaq, Tabaku përmend edhe përgjigjet që komisioneri Hahn u ktheu disa prej drejtuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, “të cilëve
u theksoi qartë se; deliret apo kërcënimet e disave për alternativa të tjera ndryshe nga BE nuk janë rruga e duhur për t’u bërë pjesë e unionit”. “Shqipëria ka një shans të artë në qershor 2018 për të fituar statusin, ka dëshirën e shqiptarëve dhe vullnetin e opozitës dhe miqve tonë
në BE. Por i takon qeverisë që të zbatojë kriteret e vendosura në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndëshkimit të korrupsionit në nivele të larta për të arritur në objektivin e synuar për 27 vite me radhë”- u shpreh dje në reagimin e saj, deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
POLITIKE
9 E martë, 12 Qershor 2018
Kryeministri takim me punonjësit e turizmit: Më shumë mundësi punësimi kanë ata që mbarojnë arsimin profesional
Edi Rama: Në 10 vitet e ardhshme, synojmë 250 mijë të punësuar në turizëm V
itin e kaluar nga turizmi ka pasur 42 mijë të punësuar, ndërsa në 10 vitet e ardhshme qeveria shqiptare pret që të shkojë në 250 mijë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Durrës me të punësuarit në turizëm. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se brenda 5 viteve numri i turistëve që mund të vizitojnë Shqipërinë mund të shkojë në 10 milionë. Por për të arritur objektivat, sipas tij duhen investime, ndërsa mori shembullin e Malit të Zi. “Shqipëria është ende peng i prapambetjes së profesioneve dhe zanateve që i duhen tregut të punës. Ata që mbarojnë arsimin profesional kanë mundësi për të hyrë më shpejt në punë. Ne nuk mund të rrisim rrogat sa kemi dëshirën, por një familje dhe një vend që jeton jashtë mundësive të veta përvëlohet pastaj. Duhet të jetojë brenda mundësive të veta. Vende pune ka për financier, teknologë dhe ekonomisë, por puna nuk vjen të shtëpia që të thotë ‘çohu nga gjumi të pimë një kafe një herë dhe të shohim ca do bëjmë’. Në sektorin e turizmit ka një potencial të jashtëzakonshëm. Këtu janë ardhur 6 kuzhinier turq, ndërsa ne menduam për 20 e ca vite vetëm si për juristë. Edhe Mali i Zi është para nesh, se këtu u lejua kaosi në vijën bregdetare”- tha Edi Rama. Më shumë mundësi punësimi kanë ata që mbarojnë arsimin profesional tha kryeministri Rama, i cili u tregoi gjithashtu edhe për nivelin e pagave. “Ka vende pune të të gjitha llojeve, por rroga 150 mijë këtu nuk ka edhe pse
MINISTRI I JASHTËM
S
hqipëria është gati për çeljen e negociatave, por gjithçka varet nga vendimi politik i shteteve anëtare, pasi disa vende ndonëse nuk kanë vërejtje për vendin tonë, janë kundër zgjerimit të BE për shkak të çështjeve të brendshme. Deklarata vjen nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë një komunikimi me studentë të Shkencave Politike dhe të Drejtësisë, përmes platformës “Për Shqipërinë që duam”, theksoi se Shqipëria është në dialog të vazhdueshëm me këto vende skeptike. “Ne besojmë se Shqipëria është gati të ulet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim, në besojmë që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet, siç i evidenton raporti i KE për këtë fazë të këtij procesi, sepse po synojmë për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për anëtarësim dhe për të hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve tona me BE, një kapitull i cili pavarësisht dëshirës sonë nuk do të mbyllet nesër apo pasnesër”,- tha ministri Bushati. Gjithashtu, Kryediplomati shqiptar theksoi se hapja e negociatave e fut vendin në një rrugë të gjatë me plot sfida të mëdha për thellimin e reformave ndonëse pranoi se mund do të ketë rezistencë nga opozita. Kur na ndajnë edhe dy javë nga vendimi
rroga minimale është e ulët, por jo 150 mijë lekë. Ne nuk mund të rrisim rrogat sa e kemi dëshirën. Ne duhet të rrisim më tutje ekonominë dhe kjo do të rrisë edhe më tej rrogat”- tha Rama. Vende pune ka për financierë, teknologë dhe ekonomisë tha kreu i qeverisë, i cili u kujtoi se nuk është puna që të të troket në shtëpi, por e kundërta. “Por puna nuk vjen të shtëpia që të thotë ‘çohu nga gjumi të pimë një kafe një herë dhe të shohim ça do bëjmë’. Në sektorin e turizmit ka një potencial të jashtëzakonshëm”- u shpreh kryeministri. Në një nga komplekset turistikë të bregdetit të Durrësit, ku 60 përqind
e të punësuarëve vijnë nga shkollat e arsimit profesional, kryeministri Edi Rama risolli në vëmendje mendësinë e gabur të shqiptarëve në dekadat e fundit. “Këtu janë ardhur 6 kuzhinier turq, ndërsa ne menduam për 20 e ca vite vetëm si për juristë. Edhe Mali i Zi është para nesh, se këtu u lejua kaosi në vijën bregdetare”- deklaroi kreu i Qeverisë. Po ashtu, Kryeministri Rama përsëriti ambicien e qeverisë për të arritur shifrën e 10 milionë turistëve brenda 5 viteve por pa anashkaluar edhe domosdoshmërinë e investimeve pasi vendi ynë ka një numër të ulët shtretërish.
Bushati: Ka aktorë politikë që nuk e duan integrimin në BE
për hapjen e negociatave, ministri Bushati para studentëve foli edhe për avantazhet, por edhe për detyrat që Shqipëria do të ketë nëse BE do të vendosë pro vendit tone, duke vënë theksin tek mundësitë për më shumë fonde, por edhe për monitorim më thelluar të reformave. kreu i diplomacisë shqiptare,
i pyetur nëse ka forca politike që nuk e duan Europën, e mohoi këtë gjë. “Ka aktorë politik, siç dëshmoi dhe procesi i Reformës në Drejtësi, të cilët në një mënyrë a një tjetër nuk kanë lënë gjë pa bërë për ta kundërshtuar zbatimin e kësaj reforme”, tha Bushati. E duke vazhduar me opozitën, Bushati e cilësoi keqardhëse atë çfarë ajo po bën duke mos bashkëpunuar për integrimin. “Vendimmarrja e BE nuk është një vendimmarrje as për qeverinë as për Edi Ramën. Është për të ardhur keq që opozita shqiptare ka vendosur një bast, ka një ton ultimativ a thua se me 28 do të marrë fund çdo gjë dhe me 29 nuk do të lind sërish dielli në Shqipëri”,- tha Ministri. Por a është optimist ministri i jashtëm për fundin e qershorit? “Ne besojmë fuqimisht qe ne fund te këtij muaji Këshilli i BE do t’i hap nje perspektive te qarte Shqipërisë për sa i përket këtij procesi, i cili e ritheksoi nuk do të jetë një proces i lehtë, nuk do të shoqërohet vetëm me të drejta, por do të shoqërohet edhe me detyrime”, tha Bushati.
KREU I “LIGJEVE”
“Xhafaj”, Manja: PD s’po flet më për audio-përgjimin
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, se Partia Demokratike nuk e përmend më audio-përgjimin e pretenduar të Agron Xhafajt, duke faktuar kështu, sipas tij, se e gjitha ishte një montaturë me qëllim destabilizimin e vendit. Deputeti socialist, tha se opozitës i dështoi plani i “Babales” dhe për këtë personazh me të shkuar të errët, organizoi edhe një protestë, por që u braktis nga qytetarët. “Audio-përgjimi është i montuar, për të krijuar situatën e një paqëndrueshmërie politike, apo destabiliteti, në prag të samitit të qershorit, ku presim një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave. Falë punë dhe reformave të ndërmarra nga qeveria dhe jo siç pretendon opozita duke e lidhur me situatën gjeopolitike në rajon apo dhe më gjerë. Në këtë vapë qershori prodhuan edhe një kauzë të turpshme me personazh “Babalen”. Opozita e fillon punën në mëngjes me “Babalen” dhe e mbyll po në darkë me “Babalen”. Por, Partia Demokratike s’e përmend më audio-përgjimin, merren me hetimin e rastit tani. Sepse ata e dinë se çfarë kanë gatuar me atë audio-përgjim”- tha Manja. Duke akuzuar opozitën se po minon çeljen e negociatave për hir të luftës për pushtet, deputeti i PS-së sfidoi PD-në dhe LSI-në që të bëjnë mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit, njësoj si në Spanjë pak ditë më parë. “Opozita po bën gjithçka për të minuar çeljen e negociatave. Ne ka një vit që kemi dalë nga zgjedhjet. Ju e mbani mend që me zor i futëm në zgjedhje në 2017 dhe fill pasi kanë mbaruar zgjedhjet, dhe opozita jonë, nuk e di çfarë kërkon, thjesht e vetëm bën zhurmën e radhës politike për të krijuar imazhin e keq në këtë moment historik që jemi. Një qeveri rrëzohet ose me zgjedhje, ose me numra në parlament, si në Spanjë, një mocion mosbesimi dhe rrëzoi qeverinë e zgjodhi kryeministrin tjetër. Ç’a t’i themi ne opozitës? Numrat në parlament nuk i kanë. Ne kemi 74, 77 vota në parlament. Në zgjedhje ishim para një viti”- theksoi deputeti socialist, Ulsi Manja.
POLITIKE
10 E martë, 12 Qershor 2018
Debate në Komisionin e Ligjeve, PS: Alarm i kotë. Këto shqetësime ngrijini te Komisioni i Jashtëm
L
ajmi që pushtoi mediat evropiane në fundjavën që lamë pas se qeveria shqipëtare mbështet planin për ngritjen e një qendre azilantësh jashtë BE-së, me kushtin që të hapen negociatat, është kthyer në mollë sherri edhe në punimet e kësaj të hëne në komisionet parlamentare. Në Komisionin e Ligjeve, demokratët ngritën shqetësimin për ngritjen e një kampi refugjatës në Shqipëri. Sipas deputetëve të PD-së ky lajm që qarkullon është një alarm për të gjithë rajonin që, sipas tyre, duhet të kundërshtohet edhe nga Italia, pasi Otranto do të kthehet në trafik emigrantësh nga grupet e kriminelëve. Por për deputetin e PS-së dhe kreun e komisionit nuk ka asnjë për alarmim. Debatet në Komision Referuar mediave të huaja, por ndoshta dhe faktit që nuk ka ende një reagim zyrtar nga qeveria deputetët e opozitës shprehën shqetësimin e ngritjes së një kampi për refugjatët në Shqipëri. Sipas demokratëve informacioni që japin mediat e huaja bie ndesh me qëndrimin e ekzekutivit, dhe për ta Kryeministri Rama po bën Pazar për interesat e tij në kurriz të shqiptarëve. Deputetët e opozitës gjithashtu dhanë alarmin se nga ky vendim, Otranto do të kthehet në trafik emigrantësh. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vendosur që të ndërtojë në Shqipëri një kamp për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore. Deputeti demokrat thotë se Rama po bën pazar me shqiptarët, të cilët sipas tij po ikin nga vendi dhe siguria është zero. “Media jashtë edhe brenda vendit po thotë se ky njeri ka vendosur që këtë vend ta kthejë në kamp refugjatësh. Në një vend ku qindra mijëra ikin, siguria është zero. Po bën pazare të pista me Shqipërinë, me shqiptarët. Për menderen e vet”- theksoi Enkelejd Alibeaj. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, teksa renditi çështjet të cilat, sipas tij, duhet të jenë pjesë e kalendarit të punimeve të Komisionit por që u refuzua nga mazhoranca, aludoi edhe për mundësinë e rikthimit të trafikimit të qenieve njerëzore. “Policia, krerët e policisë virtytin e vetëm e kanë si të bashkëpunojnë me krimin. Gomonet e transportit të drogës janë ende të gatshme dhe të ngrohta për të filuar për transportin e të mjerëve refugjatë. Kjo është historia e axhendës. Po bën pazar të pisët me Shqipërinë dhe shqiptarët. Për menderen e vet, për karrigen e vet. Prandaj axhenda e tij nuk është më si të ndërtojmë shtetin, të bëjmë reformën në drejtësi, të japim prova elegjike që na i kërkojnë partnerët, të jepte prova
Kamp refugjatësh në Shqipëri, PD: Otranto do mbushet me viktima. Rama ka hallin e tij
që drejtësia vepronte mbi Saimir Tahirin dhe mbi Fatmirin.Jo. Alket vetëm ti mos fol, se ti ke edhe disa gjëra të tjera në këtë histori.Kjo është axhenda e kryeministrit që ka lënë çdo interes publik. Si taleban i vërtetë politik vazhdon të mbrojë veten e vet dhe karrigen e vet”- tha deputeti i PD-së. Sipas Alibeaj, Rama po shet çdo gjë vetëm për karrigen e vet, teksa nuk la jashtë vëmendjes dhe Teatrin Kombëtar. “Dhe qershi mbi tortë, i këput dhe një prishje Teatrit Kombëtar.Në gjithë këtë zallamahi të madhe huqin e ka tek vjedhja. Prish Teatër për të vjedhur toka, për të mbjellë kulla”- u shpreh Alibeaj. Sipas tij, reforma në drejtësi u ka prerë krahët shqiptarëve për të gjetur drejtësi. “Kjo reformë në drejtësi është shkatërrim i drejtësisë”- nënvizoi Alibeaj.
Edhe deputeti tjetër i PD, Tritan Shehu akuzoi qeverinë dhe paralajmëroi se emigrantët do të krijojnë një korridor DurrësItali dhe një Otranto të mbushur me kufoma në det. “Nuk është e vërtetë që nuk ka projekte për ta mbushur Shqipërinë me refugjatë. Ka, absolutisht, e ka thënë ‘Le Monde’ dhe gazeta të tjerë, por edhe kryeministri bullgar. Ata lidhen me ish terroristë të ISIS, emigrant të papranueshëm për BE. Dua të bëj një paralajmërim edhe për ndërkombëtarët, kjo gjë do të bëjë që ata të bien pre e grupeve kriminale këtu. Ata do të krijojnë një korridor Durrës-Itali dhe një Otranto të mbushur me kufoma në det”- theksoi Tritan Shehu. Por për kruen e komisonit deputetin e sp shqetësimi i opozitës është një alarm i kotë. “Atdhedashuria
dhe çështjet e Shqipërisë nuk besoj se ndahemi dhe nuk më vjen mirë edhe për këtë kambanë paniku që thatë në Komisionin e Ligjeve, këto çështje mund t’i ngrini në Komisionin e Jashtëm”- u shpreh deputeti socialist, Ulsi Manja. Vetë qeveria nuk ka dhënjë përgjigje zyrtare, por me sa duket tashmë objekt i përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës do të jetë edhe kjo çështje, nisur edhe nga udhëzimi që kreu i PD-së i ka dhënë deputetëve të tij. Debatet do fokusohen te çështja “Xhafaj”, reforma në drejtësi dhe mundësia e ngritjes së një kampi refugjatësh. Mediat ndërkombëtare si “Le Monde” dhe “Daily Mail” kanë shkruar për ngritjen e një kampi të mundshëm për refugjatët në Shqipëri ose Kosovë, për t’i ndalur ata të kalojnë transit nga vendin ynë drejt BE.
KËSHILLTARI I RAMËS
Sandër Lleshi: Nuk ka kamp të ISIS në Shqipëri, si do e parandalojmë
Këshilltari i kryeministrit Edi Rama për Sigurinë, Sandër Lleshi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 foli dje për rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm dhe çfarë masash po ndërmerr qeveria për parandalimin e tij. Lleshi tha se në vitin 2017 është ngritur qendra kundër ekstremizmit të dhunshëm ku punojnë qindra vetë. “Aty punojnë qindra veta për atë punë. Mbyllën një program trajnimi për mësuesit. Duam që qendra të bëhet rajonale,” tha Lleshi. Për sa i përket lajmit për krijimin e kampit të ISIS në Shqipëri, këshilltari i Ramës tha se ishte totalisht i rremë. “Ne kemi krijuar module edukimi për besimin fetar në shkolla. Ekstremizmi dhe terrorizmi janë problemet më të mëdha që ekzistojnë sot në botë. Të parandalojmë njerëzit të shkojnë atje në vendet e rrezikut, një hallexhi të marri çantën e të niset atje ku është ekstremizmi e radikalizmi, kjo është e para që duhet të bëjmë. Synimi është imunizimi i shoqërisë nga ekstremizmi. Sot janë 40-50 mln njerëz të gatshëm për të lëvizur nga vendet e tyre, dhe synimi është Europa. Nga viti 2012 ka pasur një fluks të madh, me linjën Turqi, Greqi, Kroaci, Austri e Europë, në Shqipëri nuk kanë kaluar. Populli duhet mbrojtur nga histeria kolektive apo paniku që mund të përfshihet. Emigracioni nuk rrezikon sigurinë kombëtare”, tha këshilltari Sandër Lleshi.
TË ENJTEN NUK KA PARLAMENT, ZBARDHEN VENDIMET E MARRA NË MBLEDHJEN E GRUPIT TË PD
P
artia Demokratike ka mbledhur paraditen e djeshme mbledhjen e grupit parlamentar, në të cilën janë të pranishëm dhe aleatët parlamentarë. Përcaktimi i aksionit opozitar për këtë javë ka bërë që Basha të përshpejtojë mbledhjen për të hënën e cila në kushte normale zhvillohej një ditë para seancës plenare. Deputetët opozitarë do të jenë të pranishëm në të gjitha komisionet parlamentare dhe diskutimet do të përqendrohen në çështjen Xhafaj. Pas afro 60 minutash ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Duke iu referuar burimeve nga selia
Basha mbledh grupin dhe aleatët, përcaktohet aksioni opozitar për këtë javë
blu, mësohet se në fokus të diskutimit kanë qenë qëndrimet që do mbajë grupi i PD-së në
Komisionet parlamentare, pasi këtë të enjte nuk ka seancë Kuvendi, sepse nuk ka projek-
tligje për të diskutuar. Kështu, PD-ja vendosi të marrë pjesë në mbledhjen e Komisioneve, ndërsa do mbajë të njëjtin qëndrim si në javët e fundit, duke u futur në mbledhjet e komisioneve edhe deputetë që nuk i përkasin atyre. Anëtarët e PD pritet të diskutojnë për çështje mjaft sensitive siç është kërkesa për largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, pretendimet për ngritjen e kampit për ish luftëtarët e ISIS në Shqipëri si dhe shembja e Teatrit Kombëtar.
POLITIKE
11 E martë, 12 QERSHOR 2018
Të rinjtë e forumeve rinore të partive të opozitës kërkojnë largimin e qeverisë "Rama"
FRPD dhe LRI i presin biletën Kryeministrit për Tiranë-Kolumbi KRYETARJA E LRI
Kërpaçi: Protesta deri në largimin e Edi Ramës
K
T
ë rinjtë e Partisë Demokra tike dhe LSI-së janë mbledhur sërish dje para Ministrisë së Brendshme për të protestuar kundër ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Më tej protesta u zhvendos drejt Kryeministrisë, por të rinjtë nuk u lejuan nga policia. Për disa momente pati edhe konfrontime me forcat e rendit. Në mënyrë simbolike protestuesit i kishin prerë një biletë për Kolumbi kryeministrit Rama, por vetëm vajtje, pra pa kthim. Ironia e të rinjve ka nxehur kryeministrin i cili me sa duket ka urdhëruar largimin nga sheshi para kryeministrisë, edhe me forcë, të rinjve të PD dhe LSI. "A mundet një vend të bëjë progres drejt BE me një ish-ministër të Brendshëm që po hetohet për trafik droge dhe drejtësia e kapur nga Edi Rama e lë të lirë?! Të rin-
jtë i kanë prerë biletën Edi Ramës që po e mban peng integrimin e Shqipërisë. Destinacioni i Ramës është për në Kolumbi, vetëm vajtje, pasi vetëm Kolumbia mund ti japë azil Edi Rames, Fatmir Xhafës dhe Sajmir Tahirit. Droga Shqiptare është kthyer në problem Europian. 2 ditë më parë sërisht Italia kapi 2.5 tonë kanabis made in Edi Rama",- tha kreu i FRPD, Belind Këlliçi. Kreu i të rinjve të PD tha se në asnjë vend të botës ministri i Brendshëm nuk do të rrinte në detyrë nëse do të ishin publikuar fakte që e implikonin atë. "Natyrisht qe ky trafik dhe kanabizimi i Shqipërisë do ishte i pamundur pa bekimin e Edi Ramës. Edi Rama erdhi në pushtet me krimin dhe po e mban atë përmes krimit dhe parave të drogës me të cilat blen vota, blen
gjyqtarë e prokurorë. Amerika e ka thënë qartë se paratë dhe presioni po mbrojnë Sajmir Tahirin, peshkun e madh. Gjermania e tha serish sot. Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave. Tahiri është peshk i madh. Xhafaj duhet të dorëhiqet. Fatmir Xhafaj është pengesa tjetër e Shqipërisë drejt Europes",-tha Belind Këlliçi. Prej disa ditësh, fill pas protestës së madhe të 26 majit, të rinjtë e PD dhe LSI po bllokojnë e protestojnë edhe nëpër rrethe ndaj kryeministrit Rama. Në çdo qytet ata i kanë prishur "festën" e "llogaridhënies" Edi Ramës. Me sa duket pas datës 28 maj, datë kur do të jepet vendimi final nga BE për Shqipërinë, PD dhe LSI do të vendosin për fatin e kësaj qeverie.
Kreu i deputetëve të PS: Qeveria ka bërë reforma
Balla:Poecimnëdrejtimineduhur L
logaridhënie Publike e Qeverisë vijoi në Njësinë Administrative Polis në Librazhd, ku Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, Kryetarin e Bashkisë, Kastriot Gurra si dhe drejtues qendrorë institucionesh iu përgjigjën një për një shqetësimeve dhe ankesave të banorëve. Në fjalën e tij Balla tha se zgjedhjet e vitit të kaluar ishin një votëbesim i qartë popullor për programin e Partisë Socialist të bazuar në tre shtylla kryesore: Shtet, Punë dhe Mirëqënie. Sipas Ballës, rekomandimi i Komi-
sionit Europian për hapjen e negociatave pa asnjë kusht është dëshmia më e qartë që vendi po ecën në drejtimin e duhur. "Këto janë edhe shtyllat në të cilat mbështetet Shqipëria Europiane, një projekt që
pas rekomandimit pozitiv pa kushte të Komisionit Europian, tanimë është më pranë të qënit realitet se kurrë. Pa dyshim, mbetet përpara ende një rrugë e gjatë që Shqipëria të shndërrohet në një vend anëtar me të drejta të plota të Bashkimit Europian. Megjithatë, rekomandimi i Komisionit, është dëshmia më e qartë që vendi po ecën në drejtimin e duhur. Arritjet e 8 muajve të parë të këtij mandati të dytë janë një rikonfirmim se ne, Partia Socialiste, jemi duke zbatuar një për një, të gjitha angazhimet për të cilat shqiptarët e votuan që të qeveriste e vetme, si kurrë më parë në 25 vitet e fundit", - deklaroi Balla.
ryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi deklaron se protestat e të rinjve para Kryeministrisë do të vijojnë çdo ditë. Në një koment në Facebook, Kërpaçi e cilëson përplasjen e djeshme të të rinjve të LRI dhe FRPD si shenjë e frikës që ka kryeministri, Edi Rama. "Sa shumë frikë ka Edi Rama nga të rinjtë! Të rinjtë sot protestuan paqësisht duke i çuar kryeministrit një mesazh të qartë, biletën pa kthim për të ikur dhe mos u kthyer më kurrë në Shqipëri! Të rinjtë do të vazhdojnë protestat deri në largimin e Edi Ramës! Të çohemi dhe të protestojmë të gjithë deri në largimin e tij, të sensibilizojmë çdo qytetar që ta refuzojmë së bashku këtë kryeministër anti-Shqiptar!",- shkruan kryetarja e LRI-së. Kërpaçi fton të gjithë të rinjtë që sot të marrin pjesë në protestën e radhës para Ministrisë së Brendshme. "Kur ky ka frikë nga të rinjtë, ngritja e të gjithë popullit do të sillte rrëzimin dhe shpëtimin e Shqipërisë njëherë e përgjithmonë! Merre këtë biletë nga Rinia, dhe mos u kthe më kurrë! Përgjegjës për varfërinë, për papunësinë, depresionin social dhe humbjen e shpresës. Ikja e tij do shembi sistemin kriminal të drogës, korrupsionit, padrejtësisë e pabarazisë. Ikja e tij, nevojë jetike për të ardhmen Europiane të vendit! ASKUSH NUK I NDAL TË RINJTË PËR TË PROTESTUAR! Nesër (sot) në 18.30 te Ministria e Brendshme",- shkruan Kryetarja e LRI. ISH-KRYEMINISTRI
Sali Berisha: Rama ka pranuar kampet e refugjatëve
I
sh-kryeministri Sali Berisha thotë se Kryeministri Edi Rama e ka pranuar vetë tashmë se ka kërkuar hapjen e kampeve për ish-terroristet e ISIS dhe refugjatët në Shqipëri! Berisha i referohet një interviste të zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda në TV Klan sipas së cilës "nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga BE për të ngritur kampe refugjatësh në Shqipëri dhe se vendi ynë ka të gjitha kapacitetet për të përballuar fluksin e refugjatëve". Kjo deklaratë sipas Berishës përkthehet: "BE nuk i ka kërkuar Noriegës të krijojë kampe refugjatësh në Shqipëri, por Rama i ka kërkuar BE të krijojë kampe me ish-terroristë të ISIS dhe refugjatësh në Shqipëri". "Deklarata e Ramës, e bërë nëpërmjet ndrikull Vodës, së Shqipëria ka të gjitha kushtet për krijimin e këtyre kampeve, dëshmon ofertën dhe garancinë që Rama i ka bërë BE për marrjen e refugjatëve!" - thotë Berisha sipas të cilit 2 janë qëllimet më madhore të ofertës së Ramës. "1- Të mbulojë murin e drogës krimit dhe korrupsionit qe po bllokojnë hapjen e negociatave me BE dhe te mund te marre për këtë nder qe po i bene BE hapjen e tyre 2-Krijimi i tregut me te madh të trafikut të qenies njerëzore për mafien shqiptare, e cila po përgatitet prej tre vitesh të gjithë dështimin e tij të plotë" - shkruan Berisha. Berisha u bën thirrje vendeve anëtare të BE në tërësi dhe Italisë ne veçanti "të mos mashtrohen me ofertën delirante te Edi Rames qe ka si brendi hipokrizinë, krimin dhe megatrafikun e qenieve njerëzore nga mafia shqiptare e lidhur koke e këmbë me Edi Ramen. Ky projekt ogurzi i Edi Rames dhe narkoshtetit te tij do te shndërroje Otranton ne varrezën gjigante me te madhe te detrave" - shkruan Berisha.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SHOWBIZ
12 E martë, 12 QERSHOR 2018
Rihanna beqare, Chris Brown po kërkon një shans të dytë Diva e pop-it, Rihanna ka vetëm pak ditë që përflitet për ndarjen me të dashurin i saj, Hassan Jameel dhe ka patur kërkesa të reja. Për ish-partnerin e saj, Chris Brown, kjo ishte vetëm një shenjë për ta kërkar një shans të dytë nga ajo. Kështu tha një burim i afërt pranë këngëtarit, që ka folur ekskluzivisht për HollywoodLife. "Chris është shumë i lumtur që Rihanna nuk e mori Hassan në premierën e madhe (tapeti i kuq i Ocean's 8). Kjo është një shenjë që ajo e ka lënë vërtetë. Chris ka qenë duke e pritur këtë moment dhe është shumë i lumtur tani. Ende nuk i ka folur asaj pasi nuk ia ka hapur telefonin. Por Chris mendon se është cështje kohe dhe në momentin që do flasin, është e sigurtë që do kthehen bashkë. Gjithcka ai dëshiron është një shans i dytë pasi është Rihanna është fiksimi i jetës së tij", tha
Hollywood në zi, ndërron jetë në moshën 20-vjeçare aktori i njohur Aktori i serialit "The Goldbergs", Jackson Odell ka ndërruar jetë në moshë 20-vjeçare. Mediat e huaja bëjnë me dije se ylli i ri ka ndërruar jetë të premten në San Fernando Valley të Hollywoodit. Ai është gjetur pa shenja jete në një shtëpi rehabilitimi, ku ka qëndruar për të tejkaluar problemet me varësinë nga droga. Karriera e Jackson nisi që në moshën 12-vjeçare në serialin televiziv, "Private Practice", ndërsa më pas ka luajtur në një sërë serialesh të suksesshme, duke përfshirë "iCarly", "Modern Family". Në komedinë e ABC, "The Goldbergs", ka luajtur rolin e studentit Ari Caldëell, shok i Ericas dhe Lexit, dhe vëllai i Danas.
Arrestohet aktori i njohur i Hollywood, Vince Vaughn burimi. Ndarja e saj me milionerin Hassan duket se erdhi si shkak i një zënke, për të cilën këngëtarja është shprehur me miqtë e saj se është lodhur nga meshkujt. Ende
nuk dihet se cfarë do të ndodhë me jetën e tyre pasi nuk ka patur deklarata publike dhe Rihanna është lënduar shumë nga lidhja që ka patur me Chris Brown.
Argjendari miliarder kërkon azil politik në Londër Miliarderi indian, Nirav Modi, stolitë e të cilit i kanë mbajtur yje të Hollywoodit dhe Bollywoodit, po kërkon azil politik në Londër pas akuzave për mashtrim, rapor-
toi Financial Times. Ndërmjetësi i diamanteve dhe argjendari i i famshëm u zhduk në shkurt pas hetimeve të nisura për një rast mashtrimi prej 2 miliardë dollarësh në Bankën
Kombëtare të Punjabit (PNB). Policia indiane lëshoi një urdhër për arrestimin e tij. Dyqane indiane të firmës u mbyllën dhe pasuritë u konfiskuan duke përfshirë llogaritë bankare dhe makinat luksoze. Gjatë tetë viteve të fundit Z. Modi ka krijuar një markë ndërkombëtare bizhuterish me dyqane në Londër, Nju Jork dhe Hong Kong, duke shitur diamantë dhe vathë dhe varëse me gurë diamanti. Yje të tillë si Kate Winslet, Rosie HuntingtonWhiteley dhe Naomi Watts, kanë mbajtur bizhutë e tij. Ndërkohë ylli i Bollywood Priyanka Chopra reklamon markën. Suksesi e bëri Nirav Modin një nga njerëzit më të pasur të Indisë, me një pasuri personale prej 1,75 miliardë dollarësh amerikanë, sipas Forbes.
Aktori i njohur i Hollywood, Vince Vaughn është arrestuar për drejtim të makinës në gjendje të dehur, konfirmon policia në SHBA. Aktori është ndaluar jashtë Los Angelës, në orët e para të mëngjesit të së dielës. Vaughn dhe pasagjeri i tij akuzohen për dehje në publik, rezistencë dhe pengesë të punës së oficerëve të policisë. Ata janë arrestuar dhe janë dërguar në burgun e Manhattan Beach
dhe më vonë janë lënë të lirë. Kjo është hera e parë që aktori hollivudian, 49-vjeçar arrestohet për konsumim alkooli.
Kylie Jenner fshin fotot e Stormi nga rrjetet sociale Kylie Jenner së fundmi ka marrë një vendim me të cilin fansat e saj të zjarrtë nuk janë aspak dakort. Blogerja dhe sipërmarrësja e famshme ka vendosur të fshijë të gjitha fotot e vogëlushes Stormi, që ka postuar këto 4 muaj, nga rrjetet sociale. Ky vendim erdhi pasi ajo u kritikua për postimin e saj të fundit ku kishte prerë apo lënë jashtë fotos kokën e vajzës së saj. Menjëherë pas këtyre kritikave nga komentuesit, 20-vjeçarja hoqi fotot dhe deklaroi se nuk do të postojë më fytyrën e Stormi, të paktën tani për tani. Kjo nuk është hera e parë që Kylie Jenner merr kritika të ashpra si një nënë e papërgjegjshme dhe duket se fjalët e komentet e shumta negative i kanë ardhur asaj në majë të hundës.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE “Do ndalojmë qentë e racës pitbull në Tiranë, janë agresivë”
13 E martë, 12 QERSHOR 2018
MASAT
K
reu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për "Tonight Ilva Tare" në Ora News tha se qentë e racës pitbull nuk mund të lejohen të qarkullojnë në qytet për shkak të rrezikshmërisë së tyre. Veliaj thotë po diskutohet me Ministrinë e Bujqësisë për të ndaluar importin e tyre. "Kur ti shikon dikë si një i moshuar
që merr pak kohë të kalojë vijat e bardha dhe shikon një njeri të frustruar seksualisht që i bie borisë me një makinë të madhe dhe nuk pret një gjyshe 80 vjeçare të kalojë, sigurisht ai është tipi ideal për gjobë, si në çdo vend normal. Këta të frustruarit e tjerë që mbajnë pitbulla. Një mashkull duhet të jetë seksualisht rëndë
i frustruar që të shëtisë me pitbull. Ka probleme që vetëm Frojdi mund t'i zgjidhë. Këta njerëz do të duhet të përballen me ligjin",- tha Veliaj. Ai shtoi se në masat që do merren për këtë problem Bashkia do të jetë shumë radikale. "Unë jam radikal. Besoj që disa kafshë që në të gjithë botën statistikisht jo vetëm sulmojnë më
shumë, por edhe kafshojnë me efekt vdekjeprurës nuk duhet të jenë fare. Kam diskutuar me ministrin e Bujqësisë sepse Shërbimi Veterinar për kafshët shtëpiake është i Ministrisë së Bujqësisë, kur
ai për kafshët e rrugës është i bashkisë së Tiranës. Edhe unë dhe Niko jemi radikal po diskutojmë që të ndalohet komplet importi i këtyre kafshëve agresive",- tha Erjon Veliaj.
Rikualifikohet blloku i banimit pranë Ambasadës Amerikane
Veliaj: Në 3 vite, Tirana ka ecur me të pestin N
donëse shumë afër qen drës, blloku i banimit që kufizohet nga rrugët "Stavro Vinjau", "Qamil Guranjaku" dhe "Pjetër Budi" në Njësinë 2, pranë Ambasadës Amerikane, nuk kishte njohur investime prej gati 20 vitesh. Banorëve u është dashur të bashkëjetonin me baltën në dimër, pluhurin në verë dhe zaptimin e pronës së përbashkët. Sot, tre vjet nga ardhja e administratës së re në krye Bashkinë e Tiranës, lagja me sipërfaqe 24 mijë m2, është transformuar plotësisht, ku veç rrugëve, trotuareve të reja dhe vendeve të parkimit, i janë shtuar hapësirat e gjelbra, këndet rekreative dhe argëtuese për fëmijët dhe të rriturit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi, inspektoi përfundimin e punimeve për rikualifikimin e bllokut dhe theksoi se ndryshimi i lagjes do t'i shërbejë më shumë se 5 mijë banorëve. "Kjo njihet si lagja e Ambasadës Amerikane, por vetëm emrin ka të tillë sepse nuk i ngjan fare Amerikës. Nga Amerika e ndante vetëm një mur, por këtej ishte Kandahar, andej Amerikë. Nuk po them se sot është bërë Amerikë, por kemi një hapësirë shumë herë më qytetare. Fakti që njerëzit thonë: Po, këto i bëri bashkia, ama unë mbolla një lule, një pemë, dhashë pak hapësirë, kontribuova me pak punë, më bën të ndihem shumë krenar që i shërbej një qyteti që ka kaq shumë solidar-
itet. Pavarësisht numrit të madh të problemeve, ky qytet mbrun një ndjenjë familjare; pra sillemi si një familje, kur vjen puna tek interesi i përbashkët", u shpreh Veliaj. Ai lajmëroi se puna për transformimin e kësaj lagje do të vijojë edhe me disa blloqe të tjera banimi, që shtrihen përgjatë rrugës së "Elbasanit" dhe Rr. "Pjetër Budi". Ndërkaq, paralelisht do të vijojë rikonstruksioni i fasadave të pallateve. "Do të vazhdojmë edhe në lagjen tjetër, që është investim akoma më i madh, nga Rr. "Budi", shkolla "Labinoti" dhe gjithë blloku i kësaj mëhalle. Njësia 2 është e madhe në popullsi sa ndoshta qyteti i dytë dhe i tretë më i madh i Shqipërisë. Pra, nëse do të kishte një qytet të dytë mbas Tiranës
do të ishte Njësia 2 dhe Njësia 5. Ndaj meriton që të dalë në dritë!", tha Veliaj. Kryebashkiaku falenderoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin që treguan banorët e zonës, të cilët mundësuan realizimin e këtij projekti sipas standardeve. "Shpreh mirënjohjen për banorët e këtushëm. Ka qenë një lagje model edhe në bashkëpunimin që kemi pasur. Të gjitha kthinat, xhepat e lagjes nuk kanë qenë kështu. Disa kanë qenë të uzurpuara, me pak dalje, me territore të zëna. Fakti që secili la diçka për të mirën e përbashkët do të thotë që sot në
Tiranë kemi arritur një nivel tjetër qytetarie, që nuk e kishim tre vite më parë. Njerëzit dhanë vullnetarisht diçka, që gjithë komuniteti të dilte i fituar", vijoi Veliaj. Ai shtoi se kur mbeten edhe pak ditë nga 3-vjetori i marrjes së mandatit si kryetar i Bashkisë
vetëm që e presin me entuziazëm, por edhe vetë kontribuojnë, do të thotë që investimi më i madh në këto tre vjet nuk ka qenë llaçi, tullat, asfalti, pemët apo korsitë, por mentaliteti. Kjo është ndoshta historia më e madhe e suksesit të këtyre tre viteve punë në Bashkinë e Ti-
së Tiranës, qyteti ka pësuar ndryshime të prekshme, konkrete, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në mentalitet. "Për pak ditë mbushim 3 vjet nga fillimi i punës në Bashkinë e Tiranës dhe më vjen mirë që teksa kthejmë kokën mbrapa, kuptojmë se kemi ecur me marshin e pestë. Fakti që banorët jo
ranës", u shpreh Veliaj. Deputetja e PS, Vasilika Hysi shprehu mirënjohje për Bashkinë e Tiranës për punën, duke i dhënë pamjen e duhur një lagje të lënë në harresë. Ajo vlerësoi faktin që Bashkia e Tiranës po punon në të gjithë territorin e saj, jo vetëm në qendër, por edhe në periferi.
EKONOMI
14 E martë, 12 Qershor 2018
Ministri i Financave Arben Ahmetaj: Punësimi është rritur në të gjithë sektorët e ekonomisë
“Ulja e papunësisë është në nivelin më të ulët historik!”- këtë e deklaroi dje ministri i Financave Arben Ahmetaj. Ministri tha se të dhënat e INSTAT tregojnë se punimi ka vijuar rritjen si asnjëherë më parë. “Rritja e forcave të punës e publikuar sot nga INSTAT, konfirmon se punësimi ka vijuar trendin e tij rritës edhe në tremujorin e parë të 2018-ës. Pra, lajmi i mirë për shqiptarët punësimi është rritur në të gjithë sektorët e ekonomisë me një kërcim pozitiv serioz prej gati 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Lajmi tjetër shumë i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik në 12.5 % ose me një rënie prej gati 1.7% në bazë vjetore. Pra, është ulja rekord e papunësisë për të gjitha vitet e tranzicionit, pra 12.5%. Që kur mbahet mend statistika e uljes së punësimit e rekorduar, e shënuar në mënyrë të saktë, sot jemi në nivelin më të ulët historik të papunësisë në Republikën e Shqipërisë”,- tha Arben Ahmetaj. Kreu i financave tha se Shqipëria ka niveli më të ulët të papunësisë te të rinjtë. “Po kështu Shqipëria mbetet vendi me normën më të ulët të papunësisë tek të rinjtë dhe shifra vjetore vazhdon zbresë, sigurisht që debati në publik, në shoqërinë, apo edhe në Parlament është dhe normal-
Ahmetaj: Rekord historik për punësimet
isht do duhet të ishte e të jetë: A është e mjaftueshme? A është e mjaftueshme kjo ulje e papunësisë. A është i mjaftueshëm krijimi i të gjithë atyre vendeve të reja të punës? Sigurisht që, jemi larg asaj që kemi si ambicie, por është e rëndësishme të ndalojmë për një sekond të vetme dhe të shënojmë që jemi në nivelin më të ulët historik të papunësisë në
Republikën e Shqipërisë. Ajo që vazhdon të vijojë dhe ulja e papunësisë tek të rinjtë është në zbritje dhe është më e ulta në rajon me nivelin 24.5%”,- tha Arben Ahmetaj. Sipas ministrit, vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti ka pasur 26 mijë vende të lira pune. “ E fundit që dua t’iu sjell në vëmendje, është se në pesëmujorin e vitit
2018, pra Janar-Maj, janë shpallur 26 mije e 543 vende të lira pune dhe vetëm në muajin Maj, janë shpallur 8 mijë e 442 vende të lira pune. Ndërkohë që janë realizuar 11 mijë e 88 punësime, pra ndërmjetësime nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në pesëmujor dhe vetëm në muajin Maj janë realizuar 3 mijë e 439 punësime me ndërmjetësim”,- tha Ahmetaj.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla: Koha kur kopjoja dilte nga zyrat e Ministrisë së Arsimit apo nga zyrat e Agjencisë Kombëtare të Provimit ka ikur
A
ludimet politike për kopje dhe dalje testi të Maturës Shtetërore kanë sjellë reagimin e ministres së Arsimit. Gjatë turit të llogaridhënies në Tropojë, ministrja Lindita Nikolla deklaroi se maturantët dhe prindërit e tyre nuk duhet të bien pre e materialeve të stisura që u serviren si të vërteta nga individë të caktuar politikë. Ajo kërkoi nga prindërit shqiptarë që të vërtetën ta kërkojnë dhe gjejnë tek fëmijët e tyre që janë pjesë e këtij procesi me rëndësi për të ardhmen dhe mos të dëgjojnë opozitën që ka si refren ‘babalizimin’ e çështjeve. “Doja t’ju sqaroja të gjithëve ju prindërve shqiptarë që rrethoheni me shumë të pavërteta. Është një dëshirë vrastare do ta quaja unë për të përfituar dhe marrë politikisht zemërata të prindërve dhe maturantëve shqiptarë duke stisur material të pavërteta. Ndaj doja t’ju hoja që nuk ka asgjë të vërtetë qoftë me fotografitë që u shfaqën në statusin e një deputeti. Mjafton që ju të pyesni fëmijët tuaja. Nuk është testi i Maturës Shtetërore, thjesht vizualisht, testi i Maturës Shtetërore është
Lindita Nikolla: Opozita po manipulon opinionin
i lidhur në një tjetër formë, ajo është një gjë e sajuar, por kjo historia e ‘babalizimit’ të opozitës është kthyer në modë.” Ministrja siguroi maturantët dhe prindërit e tyre se koha kur kopja dilte dhe shitej nga institucionet shtetërore ka marr fund para 5 viteve ashtu siç ka perënduar edhe koha kur ministri, në varësi të provimit vendoste kufirin e kalimit për nxënësit sipas dëshirës. “Koha kur kopjoja dilte nga zyrat
e Ministrisë së Arsimit apo nga zyrat e Agjencisë Kombëtare të Provimit ka ikur. Fatkeqësisht shoh sot ekraneve të televizionit pikërisht ata njerëz që ishin kthyer në mjeshtra të shitjes së kopjes pa filluar shpërndarja e tezave të provimit. Dhe e dyta, ka 5 vite që nuk ndodh më ajo që ndodhte 5 vite më parë. Korrigjoheshin provimet dhe vinin tek ministri dhe nga mideja politike e ministrit, që duhet
domosdoshmërisht që atë vit të kishim mbi 90% apo mbi 95 % kalueshmërinë, ulte dhe ngrinte kufirin e kalueshmërisë sipas dëshirës. Ka absurditet të tilla që në 1 vite të maturës shtetërore, kufiri i poshtëm nga ku fillon vlerësimi, fillonte nga 7% në lëndën tjetër, 8% dhe pastaj lëndën tjetër ndryshonte 10%, kjo gjë ka marrë fund. Kemi një proces të qartë që në fillim kush janë kriteret mbi bazën e të cilit bëhet vlerësimi duke ja hequr të drejtën ministrit që të vendosi në mendjen e tij në atë që është djersa, punë dhe mundi i gjithë maturantëve shqiptarë”,- tha Nikolla. Gjatë këtij takimi me qytetarët e Tropojës, ministrja Lindita Nikolla u ndal edhe tek reformat e ndërmarra për mësuesinë, klasat kolektive dhe mësuesit ndihmës në sistem, të cilat po vijojnë gjatë 2018 e në vazhdim.
MINISTRI I INFRASTRUKTURËS
Gjiknuri: Do punohet 24 orë në autostradën Tiranë-Durrës
Edhe pse ishte lajmëruar që të hënën do të nisnin punimet, rruga dytësore nuk i shpëtoi trafikut të rënduar. Për inspektimin e punimeve ishte i pranishëm vetë ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri, i cili tha se do të punohet 24 orë në mënyrë që ndërhyrja të përfundojë shpejt. Riparimi i autostradës Tiranë –Durrës do të jetë një zgjidhje afatshkurtër, e cila mund të zgjasë deri në dy vite, ndërkohë që e nevojshme mbetet rikonstruksioni total i rrugës që ka një faturë prej 10 mln eurosh dhe gjasat janë që kjo rrugë të jepet me koncesion, për të cilën Gjiknuri tha se sot për sot nuk mund të diskutohet. “Rehabilitimit, përsa i përket mirëmbajtjes normale ku do të eleminohen të gjitha ato probleme të trashëguara ndër vite. Dua që të na mirëkuptojnë qytetarët sepse këto ndërhyrje vërtet krijojnë edhe probleme në trafik por kantieret janë të domosdoshme, kantieri gjithmonë ka probleme, ndërhyrjet janë të domosdoshme, nuk ka mënyrë tjetër që pa kryer ndërhyrjet të realizohet edhe trafiku njëkohësisht. E rëndësishme është që janë marrë të gjitha masat që të punohet 24 orë”,- tha Damian Gjiknuri. Sipas drejtorit të ARRSH, Afrim Qendro qeveria po punon për gjetjen e financimit për ndërhyrjen totale në rrugë. “Projekti i rehabilitimit të cilin e bëmë gati Banka Botërore nuk iu përgjigj sepse dilte jashtë kontekstit të kontratës. Autoriteti Rrugor është duke e përpunuar këtë projekt dhe po mundohemi për të gjetur fondet për ta bërë me Buxhetin e Shtetit”,- tha Afrim Qëndro. Rehabilitimi i autostradës Tiranë-Durrës parashikohet të përfundojë brenda muajit qershor ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar do të njoftoj herë pas here për devijimet që do bëhen. Punimet për segmentin Qaf Kashari-Vorë parashikohen të zgjasin 2 ditë.
AKTUALITET
15 E martë, 12 Qershor 2018
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në seancën e së hënës u shpreh pro ish-kreut të akuzës, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Vetting-ut
S’ka Vetting për Llallën, 15 vite jashtë sistemit. Avokati: Suksesi i parë i reformës I
sh-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk do të kalojë në sitën e Vetting-ut, por do të jetë 15 vite larg sistemit të drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në seancën e së hënës e cila ishte finale për dhënien e vendimit, u shpreh pro ishkreut të akuzës, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Vetting-ut. Që do të thotë se ndaj Llallës nuk do ketë Vetting, një lajm i mirë ky jo vetëm për Llallën, por edhe për këdo të dorëhequr deri më tani. Por shkalla e dytë e Vetting-ut shtoi diçka në vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që mesa duket ishte harruar edhe pse ligji e thotë qartë. Bëhet fjalë për ndalimin që i bëhet Adriatik Llallës për të qenë pjesë e drejtësisë deri në 2033. “Kjo kategori subjektet i ndalohet kthimi në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme”, tha gjyqtari Sokol Çomo. Llalla mund ta shijojë në Gjermani, aty ku ndodhet për momentin, daljen nga drejtësia me vullnetin e tij. Pavarësisht se edhe më herët avokati, Sokol Hazizaj ishte i bindur për fitoren e klientit, në përfundim të seancës, ai e konsideroi këtë një fitore të drejtësisë. ‘’Mendoj se sot reforma në drejtësi ka marrë suksesin e parë”, tha avokati Hazizaj. Me gjasë, Komisioneri Publik do tërhiqet nga ankesa për ta çuar Llallën në Gjykatën e Strasburgut. Vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësohej nga avokati mbrojtës Sokol Hazizaj, i cili një seancë me parë dorëzoi një prokurorë të përpiluar nga ish-Kryeprokurori në një zyrë noteriale në Turqi. “Duke vlerësuar tek KPA, opse jo dhe tek vendimi i KPK, gjithë veprimtaria e tyre ka qenë terësisht ligjore madje në plotësim të detyrimeve të veta KPA shtoi atë që parashikon Kushtetuta. Që do të thotë ndalimin për të hyrjen në organet e drejtësisë deri në 15 vjet, gjë që e kishte nënkuptuar dhe KPK. Mendoj se ligji fitoi, e drejta po ashtu”,-tha Hazizaj. I pyetur në lidhje me hetimin e nisur për ish-kryeprokurorin, avokati tha se nuk e ka nje informacion të tillë. “Nuk kam informacion
POLICIA E SHTETIT
Rokadë në Polici. Lëvizje në Tiranë dhe disa qarqe
NIVEL ZV/DREJTORËSH
Hamdi Fiora në Korçë Arjan Ferri në Berat Erzen Cera në Dibër Skënder Hita në Shkodër Adriatik Tavciu në Lezhë Koço Dafa në Gjirokastër Ervin Ndreu në Durrës
ligjor ndonëse i jam drejtuar organit procedurial të hetimit, nuk ma kanë konfirmuar këtë që thoni ju.Nuk kam arsye të dyshoj në veprimtarinë ligjore”,tha avokati. Vendimi i KPK-së për Llallën ishte ankimuar nga Komisioneri Publik me pretendimin se ish-kryeprokurori nuk ka zbatuar procedurat për dorëheqjen dhe vazhdon të gëzojë statusin e magjistratit.
Vendimi i KPA do të shërbeje si precedent edhe për raste te tjera të ngjashme. “Karakteri universal ose i përgjithshëm i vendimit të KPA mendoj se edhe për shkak të natyrës që ka KPA pranë Gjykatës Kushtetuese do të jetë si udhërrëfyes, detyrim i të gjitha vendimeve të tjera që janë në të njëjtin standart fakti dhe prove. Nuk lë asnjë dyshim vendimi i KPK, pse jo edhe detyrues
për vendimet e tjera”,-theksoi më tej, Sokol Hazizaj, avokati i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Vendimi i KPA-s për mosrihapjen e procesit të Vetting-ut të ndërprerë me dorëheqje nga subjektet pritet të jetë i zbatueshëm edhe për rastet e tjera ku në total janë mbi 12 subjekte, përfshirë prokurorë e gjyqtarë të dorëhequr duke ndalur Vetting-un.
DURRËS
Xhafaj me krerët e policisë, të rinjtë në protestë M
inistri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, zhvilloi pasditen e djeshme një takim në qytetin e Durrësit me drejtuesit e policisë. Në këtë takim u tha se i pranishëm do të ishte edhe kryeministri Edi Rama, por kjo nuk ndodhi. Pavarësisht këtij fakti, pranë godinës ku u zhvillua aktiviteti, u mblodhën dhjetëra të rinj të FRPD-së, të cilët protestojnë kundër varfërisë. “Stop terrorit shtetëror, “Poshtë mafia”, “Qeveri e drogës””, janë disa nga banderolat që mbajtën në duar të rinjtë e forumit rinor të Partisë Demokratike. Takimi që shefi i qeverisë u priste tu mbante me krerët e policisë shqiptare, do të zhvillohet këtë të martë. Pasi janë vënë në
dijeni të agjendës, demokratët kanë përfunduar protestën e tyre dhe kanë paralajmëruar që edhe ditën e sotme do të dalin sërish në protetsë kundër kësaj qeverie krimi, siç e etike-
tojnë ata. Përfaqësues nga dega e PD-së në Durrës si dhe të rinj të FRPD-së, dolën pasditen e së hënës me parrulla në duar pranë Kavalishencës te zona e Plepave, teksa ishin në pritje të Ramës.
Që pas emërimit të Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit, lëvizjet vijojnë në kuadër të intensifikimit të luftës ndaj krimit e drogës. Në Tiranë janë emëruar dy lëvizje në komisariate. Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2. Kryekomisar Pal Marku me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6. në Tiranë. Ndërsa Nënkomisar Neritan Boçi, nga shef i Komisariatit të Policisë Nr.6 emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Përpos Tiranës ndryshime janë firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu edhe në qarqe në nivel zv/ drejtorësh.
AKTUALITET
16 E martë, 12 Qershor 2018
Sadetin Sula urdhëroi për vrasjen e gruas së tij punonjësin e mobilerisë, Fatjon Karmeshta, i cili është i pandehur në një procedim të veçuar
P
as 2 vitesh, dosja për vrasjen e nënës së tre fëmijëve, Suela Sula është mbyllur duke çuar në burg përjetë, bashkëshortin e saj. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg të përjetshëm Sadetin Sula. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy vite më parë në Shkodër. Në seancën e së hënës, të pranishëm në sallë kanë qenë edhe prindërit e të pandehurit dhe të afërm të viktimës. Prindërit e Sadetin Sulës, pretenduan në sallën e gjyqit se provat janë të manipuluara, dhe se djali i tyre nuk e ka vrarë gruan, por ja kanë vrarë të tjerë. Vrasja, që u cilësua më parë si vetëvrasje, u krye nga Fatjon Karameshtna me urdhër të Sadetin Sulës. Biznesmeni i frikësohej divorcit për përgjysmimin e pasurisë dhe akuzonte bashkëshorten për tradhti. Përgjimet e kryera para vrasjes nga vetë viktima, treguan se si Sadetin Sula dhe ish-punonjësi i tij planifikuan çdo gjë. Në një seancë gjyqësore para togave të zeza, u publikuan disa përgjime ku 45-vjeçari fliste për magji ndaj viktimës dhe në një moment, Sadetini shprehej se më mirë e mbyste me duart e tij, sesa ta lejonte Suela Sulën t’i merrte gjysmën e pasurisë. Fationi i shprehej se “do ta nënshtroj gruan tënde duke i bërë magji”. Madje ai i kërkoi para në këmbim që gruaja t’i nënshtrohej. Ngjarja Në 18 prill të 2016-ës, 39-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve u gjet e vrarë në tualetin e mobilerisë, dhe vdekja e saj u raportua fillimisht nga bashkëshorti si vetëvrasje. Sipas prokurorisë, Sula urdhëroi për vrasjen e gruas së tij punonjësin e mobilerisë, Fatjon Karmeshta,
Porositi vrasjen e gruas, burg përjetë burrit. “Do ta nënshtroj duke i bërë magji” PËRGJIMET “Para vrasjes nga vetë viktima, treguan se si Sadetin Sula dhe ish-punonjësi i tij planifikuan çdo gjë. Para togave të zeza, u publikuan disa përgjime ku 45-vjeçari fliste për magji ndaj viktimës”.
i cili është i pandehur në një procedim të veçuar. Sipas disa regjistrimeve të bisedave që u gjetën në telefonin e viktimës, Suela Sula dhe që u administruan në cilësinë e provës materiale nga prokuroria, çifti kishte pasur debate pasi Sadedin Sula vinte në dyshim atësinë e tij për një prej fëmijëve të tyre. Në debat e sipër, ai i kërkonte bashkëshortes kryerjen e analizës së
SITUATA
Krimet ushtarake, shtohen dezertimet
Veprat penale ushtarake gjatë gjysmës së parë të këtij viti, kanë shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Nga janari e deri më tani në Gjykatën Penale të Tiranës janë dorëzuar, 4 çështje për dezertim dhe 10 çështje penale për mosparaqitje në detyrë. Në një kohë që gjatë gjithë viti të kaluar, gjykata penale ka shqyrtuar vetëm 3 çështje penale ushtarake, 2 për mosparaqitje në detyrë dhe 1 për vjedhje të pronës ushtarake. Kjo rritje, e veprave penale ushtarake disa herë vetëm gjatë 6 mujorit të parë, ka si shkak kryesor gjendjen ekonomike të ushtarakeve që nuk janë paraqitur më nën armë. Pamundësia e tyre për të mbajtur familjet me rrogën që marrin i kanë shtyrë të emigrojnë ose të punësohen diku tjetër. Ministria e Mbrojtjes, duke qenë se të gjithë efektivin e forcave te armatosura e ka me kontrate, i padit të gjithë ushtarakët që nuk paraqiten në detyrë ose dezertojnë gjatë misioneve stërvitore ndërkombëtare, sepse kanë shkelur kontratën.
ADN-së, si edhe kërcënonte me divorc. Në një tjetër regjistrim dëgjoheshin edhe biseda mes Sadedin Sulës dhe punëtorit të mobilerisë, Fatjon Karmeshta, ku Sula i kërkonte ndihmë 35-vjeçarit, që t’i bënte magji bashkëshortes që t’i bindej atij, si dhe i druhej divorcit, pasi mund t’i ndahej pasuria. Motrat Në nëntor të vitit të shkuar, mo-
trat e viktimës i thanë gjykatës se ish-kunati e dhunonte prej kohësh Suelën, por ajo heshti me shpresën se bashkëshorti do të ndryshonte. “Ai ishte xheloz. Nuk e linte kurrë vetëm, madje më e tmerrshmja, e akuzonte se 3 fëmijët nuk ishin të tijtë. Një natë dimri e përzuri nga shtëpia dhe unë e gjeta time motër në strehën e portës. Më tregoi se grindja e radhës
ishte hapur për njërin nga punëtorët e mobilerisë”, dëshmoi Flutura. Ato treguan se Sula kishte tentuar ta vrise edhe herë tjetër Suelën, në një rast sipas tyre ajo ka shfaqur shenja helmimi. Prokurori e pyeti Flutura Shporin nëse ajo kishte frikë, pasi pas vrasje së motrës, asaj ju bë një atentat. “Po kam frikë nga Sadetin Sula. Ai është i rrezikshëm. Pas ngjarjes, nuk doja që tre fëmijët e tyre të përfundonin në duart e shtetit, ndaj edhe hapa gjyqin për kujdestarinë. Gjykata e Shkallës së Parë më dha të drejtë, por ditën kur do të shkoja në Apel më qëlluan me armë. Kam frikë të shkoj në Apel. Nuk dua ta di çfarë vendimi do të japë gjykata. Unë do t’i rris fëmijët e motrës edhe pa vendim gjykate”, deklaroi ajo në seancën e 3 nëntorit të vitit të shkuar.
SITUATA
“Mos hesht”, 6 gra të vrara në 6 muaj P
ër këtë vit janë vrarë 6 gra. Ardjana Shaholli, u godit për vdekje nga bashkëshorti pas një sherri banal në Durrës për hapjen e dritares. Në të njëjtën ditë u vra edhe Xhuljeta Çuni, 19-vjeç, e cila po shkonte të jepte provimin e letërsisë. Vrasja e Xhuljetës mund të parandalohej, përsa kohë prokuroria kishte nisur hetimet për Xhafer Matën për përndjekje, kallëzim i dorëzuar prej saj në maj 2018. E ndjera nuk mund të përfitonte urdhër-mbrojtjeje sipas ligjit, sepse ajo nuk ishte pjesë e familjes së tij dhe as bashkëjetuese. Mata nuk ishte njëri prej tyre sepse dy të rinjtë, siç thonë burimet, kishin kallëzuar njëri-tjetrin pak ditë përpara tragjedisë. As bashkëshorti i Ardijanës nuk ishte pjesë e të hetuarve për dhunë sepse Ardjana nuk e kishte denoncuar
kurrë. Nga 1 janari 2018 deri më 31 maj 2018 kanë përfituar urdhër-mbrojtjeje 1275 gra. Rezulton se janë nën hetim mbi 490 meshkuj dhe janë arrestuar 270 prej tyre. Profesoresha Arjana Muçaj, psikologe në gjykatë, flet për shkaqet se përse dhunohen gratë në Shqipëri. “Duke nisur që nga shkaqet ekonomike e
duke vazhduar me shëndetin mendor dhe depersonalizimin kur hasim në vështirësi. Depersonalizimi sjell dhunën në familje. Ka edhe nga ata që mendojnë se të rrahin për të mirën tënde”, shpjegon Muçaj. Kushdo që dhunohet fizikisht dhe emocionalisht mund të telefonojë në numrin pa pagesë 112.
AKTUALITET
17 E martë, 12 Qershor 2018
Në seancën për masën e sigurisë, i riu nuk ka pranuar të mbrohet në gjykatë me avokat, teksa ka shpërthyer në akuza: “Ju jeni gjykatë e korruptuar, nuk kam vrarë njeri”
V
rasësi i prindërve, Qemal Sela do të shtrohet në psikiatri, pasi në deklaratën para togave të zeza ai u shpreh se: “Nuk kam vrarë prindërit, por dy hije që u ngjanin mamit e babait”. Pikërisht kjo deklaratë e Selës, bëri që Gjykata e Krimeve të Rënda të vendosë shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik për 26-vjeçarin që vrau prindërit në Peshkopi të enjten e 7 qershorit. Në seancën për masën e sigurisë, i riu nuk ka pranuar të mbrohet në gjykatë me avokat, teksa ka shpërthyer në akuza: “Ju jeni gjykatë e korruptuar, nuk kam vrarë njeri”. I riu ishte kthyer nga Anglia vetëm një natë para krimit. Burimet thonë se atë e kanë depertuar, ndërsa të tjerë shtojnë se 26-vjeçari Sela është trajtuar në Angli për sëmundje mendore. Prindërit Flamur Sela dhe Zeqimete Sela, patën një debat me djalin e tyre mbi të ardhurat nga puna në Agli dhe për pronësinë e shtëpisë e kthyer në hotel pranë Llixhave në Peshkopi. Ky dyshohet të jetë motivi i krimit, por as vëllai i autorit nuk është në gjendje ta thotë. Në dëshminë e tij në polici ai ka deklaruar se në kohën e ngjarjes nuk ka qenë në shtëpi. Motra 14-vjeçare nga ana tjetër po trajtohet me psikolog. Ai jetonte dhe punonte prej rreth 8 vitesh në Angli, por mungesa e dokumenteve e ka penalizuar atë për ta kthyer deportiv. Ngjarja Qemal Sela, 26-vjeç, ekzekutoi mesditën e së enjtes me kallashnikov dy prindërit e tij. I riu, emigrant në Angli prej shumë
“Vrava dy hije, jo prindërit”, 26-vjeçarin Krimet e shtrojnë në psikiatri RRËFIMI “Nuk kam vrarë prindërit, por dy hije që u ngjanin mamit e babait”. Pikërisht kjo deklaratë e Selës, bëri që Gjykata e Krimeve të Rënda të vendosë shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik.
vitesh, ishte kthyer në Peshkopi pranë familjes një natë para krimit. Familja e tij ka në pronësi hotelin “Sela”, që ndodhet në zonën e llixhave, pranë Peshkopisë. Pushuesit aty dhe banorët e zonës, pak pas orës 12:00 dëgjuan breshërinë e armës. Më pas, 26-vjeçari me armë në dorë ka dalë në derën e hotelit për t’u
larguar, por aty rastësisht ka kaluar një automjet i forcave të policisë që ishte drejtuar për në poligonin e qitjes. Policët i kanë kërkuar që të ndalojë dhe i kanë marrë edhe armën me të cilën kreu vrasjen. Në vendin e ngjarjes janë gjetur të gjitha shenjat që vërtetojnë se Qemal Sela vrau në vend babanë e tij, Flamur Sela,
55-vjeç dhe nënën e tij, Zeqimete Sela, 50-vjeç. Familja Motra dhe vëllai i tij, kanë deklaruar se ishin përpjekur ta çonin në spital pas depërtimit, por nuk kishin arritur ta bindnin. Ata janë shprehur se Qemali ka mbërritur pranë familjes dy ditë më parë. “Nuk e dinim se
do të vinte. Patëm biseduar me telefon dhe nuk na pati thënë se do të kthehej. Nuk e dinim se nuk ishte mirë me shëndet. Fillimisht u gëzuam që u kthye, por kur e pamë se nuk ishte mirë, u mërzitëm shumë. Tentuam ta çonim për vizitë në spital, por ai nuk pranoi”, kanë rrëfyer ata për hetimorët. Blutë do t’i marrin në pyetje sërish më vonë për të qartësuar edhe një herë momentin e krimit, pasi motra dhe vëllai i të arrestuarit nuk kanë qenë në gjendje të japin detaje të hollësishme se çka ndodhur konkretisht në banesën e tyre. Fqinjët thonë se e njihnin shumë pak 26-vjeçarin që ishte larguar në Angli që në moshën 19-vjeçare.
DURRËS
VENDIMI
Vrau gruan, Shaholli: E shtyva dhe ia përplasa kokën
Vrasja e Hafizit, çështja i “ngec” Krimeve të Rënda D
P
ara gjykatës së Durrësit, paraditen e së hënës doli Çelnik Shaholli, i cili të premten vrau bashkëshorten e tij 40-vjeçare, nënë e 6 fëmijëve. Në gjykatë 43-vjeçari shprehu pendesë për veprimin, duke u kërkuar falje gjashtë fëmijëve të tij. “E shtyva dhe kur ra në tokë ia përplasa kokën në dysheme disa herë”, ka thënë në sallën e gjyqit 43-vjeçari Shaholli nga Maliqi i Korçës e me banim në Durrës. Në seancën ku mori masën “arrest me burg”, ai nuk kishte asnjë familjar të tijin. Mbrëmjen e së premtes Adriana Shaholli 42-vjeçe, nënë e një djali dhe 5 vajzave gjeti vdekjen në spital nga plagët e marra në kokë si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, një i papunë dhe përdorues i rregullt i alkoolit që për shkak të xhelozisë së sëmurë i kërkonte viktimës dhe të braktiste punën e të qëndronte mbyllur në shtëpi, pavarësisht se ishte e vetmja që siguronte të ardhura për familjen nga puna e gjetur vetëm pak muaj më parë.
uket se ping-pongu 1-vjeçar për të vendosur se kush do ta gjykojë çështjen e vrasjes së gjyqëtares, Fildez Hafizi. Gjykata e Lartë ka marrë vendimin që çështjen ndaj Fadil Kasemit për vrasjen e Hafizit ta gjykojnë Krimet e Rënda. Kjo çështje prej gati një viti po shëtiste sa në Gjykatën e Krimeve të Rënda në atë të Shkallës së Parë të Tiranës, por pa mundur dot të shqyrtohet. Në datën 30 maj, Gjykata e Tiranës ja përcolli dosjen Gjykatës së Lartë, pasi ishte e paqartë mbi kompetencën për shqyrtimin e çështjes. Duke parë këto zvarritje, në një kohë kur afatet e paraburgimit kalonin duke rrezikuar lirimin e autorit të krimit, babai i gjyqtares së ndjerë i dërgoi një letër Presidentit të Republikës, ministres së Drejtësisë, kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin tonë, të cilëve u kërkonte vëmendjen dhe përshpejtim të procedurave, pasi vonesat rrezikonin lirimin e vrasësit të së bijës. Por, fatkeqësisht dy ditë pasi shkroi këtë letër, Bynjamin Hafizi ndërroi jetë, pa marrë vesh nëse do të jepet drejtësi për vrasësin e të bijës.
PING-PONGU
“Gjykata e Lartë ka marrë vendimin që çështjen ndaj Fadil Kasemit për vrasjen e Hafizit ta gjykojnë Krimet e Rënda. Kjo çështje prej gati një viti po shëtiste nëpër gjykata”.
FORUM Nga Ben Andoni
M
E martë, 12 QERSHOR 2018
Po. Një teatër të ri dhe lulishte, po jo kulla
OPINION e shumë gjasa, qeveria Rama është duke sh kuar në një moment përballje morale të madhe me publikun shqiptar. Në orët e fundit, qeveria ka propozuar një projekt-ligj për t'i dhënë pa garë truallin një kompanie, ku gjendet Teatri Kombëtar dhe aksesorët e tij. Është e vërtetë se protesta e artistëve, për këtë qëllim, ka pasur baticat dhe zbaticat e veta dhe mund të ketë shumë paragjykime për mënyrën sesi është realizuar. Veçse, nuk duhet harruar se ajo ka mbajtur lart një frymë sociale, që kishte kohë, e pavërejtur mes publikut. Problemi i vetëm mbetet përfshirja e politikës dhe mënyra sesi po mundohet të përfitojë në këtë drejtim në të gjitha
18
format e mundshme. Projektligji me një emër shumë të gjatë "Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negocim dhe Lidhjen e Kontratës" me Objekt "Projektimin dhe Realizimin e Projektit Urban dhe Goditës së re të Teatrit Kombëtar" po e merr këtë truall pa bërë transparent koston dhe realisht përfitimin e publikut nga ndërtesa. Nga komuniteti i artistëve pesimizmi shkon në ekstrem: Aty nuk do bëhet fare teatër! Nga të gjitha skenarët, më e çmendura, do ishte pikërisht mosbërja e godinës së tij. Justifikimi: "Turbina" është gati dhe ende e paprovuar. Keqardhja tjetër më e madhe është se për teatrin sot e kësaj dite nuk ka një
projekt. Madje, ai i huaji, i cili u prezantua nga Rama (qëndroi vetëm pak në sallë), doli se nuk ishte autentik, kurse nga dikasteri i Kulturës, në të njëjtën kohë, kumtohej se realisht nuk kishte projekt!!! Vetë komuniteti i tërë i artistëve (u seleksionua) nuk u la të përballej me arkitektin dhe strukturat e tij. Ajo që u vërtetua pak më vonë për ndërtimin pranë të kullave, vërtetoi se projekti kinse i teatrit po bëhej të mbulohej xhungla e ndërtimeve. Paradoksi nuk mbaron këtu: Për fat të keq është prekur dhe statusi i të ashtuquajturës zonë historike të kryeqytetit, që tregon sesa të pamëshirshëm dhe kinse jemi me trashëgiminë tonë modeste.
… Dhe, nuk mbaron këtu. Është i mirënjohur fakti se duhet të ketë një garë reale në mes të subjekteve, kur flitet për "partneritetit publik privat", por qeveria po e realizon këtë operacion me një projektligj të jashtëzakonshëm dhe po ia jep një kompanie pa ndihur një konkurrencë reale, një mënyrë e cila do t'i hedhë dhe më shumë zjarr situatës jo të mirë në vend. Ndoshta për herë të parë do të duket realisht sesa vlen realisht ajo që deputetët e dy krahëve pretendojnë për moral dhe dashuri për artin, kur të ngrenë atë kartonin e tyre në votimin e këtij projekt-ligji. Nga ana tjetër, për qeverinë socialiste ka ardhur ora e të vërtetës
të tregojë realisht parametrat e saj socialë dhe lidhjen e vërtetë me artin, të paktën atë që kumtoi gjatë qeverisjes Berisha. Një teatër i ri do të ishte i mirëpritur dhe me të gjithë atributet e tij, porse hapësira masive e saj mund të përdorej dhe mund të ishte shumë mirë një lulishte, një të vetme në qendër që tashmë na mungon krejtësisht. Ndoshta në këto ditë ende nuk po ka një qasje politiko-kulturore-ekonomikesociale, por me këtë hap të ri të tepruar, qeveria socialiste duhet të mendoj mirë pasojat, pasi ato mund ta kalojnë edhe parashikimet më optimiste të saj. Bjerrja morale para elektoratit të saj do ketë kosto të pallogaritshme. (Javanews)
PROFIL
Nga Sejdo Harka
S
hkrimtari, publicisti dhe "Më suesi i Merituar", Bardhyl Xha ma ka 85 vjet që bën një jetë, sa të qetë aq dhe të vrullshme, ashtu si koha dhe dallgët e trazuara të detit, buzë të cilit ai u lind, u rrit dhe punoi e jetoi gjatë. Janë këto dallgë, sa të reale aq dhe metaforike, të cilat kanë bërë që në portretin e tij të jenë harmonizuar mirë bukuria fizike me atë shpirtërore. Ne kolegët, miqtë dhe shokët e tij të hershëm, në personalitetin e tij kemi gjetur shembullin e njeriut punëtor dhe tepër komunikues, e njeriut gojëmbël dhe me shpirt krijues. Janë këto disa nga arsyet që të gjithë ata që e njohin thonë se Bardhylit i ka lezet edhe fjala e ngrohtë, edhe hapi i ngadaltë, edhe mendja e shëndoshë, edhe kujtesa e rrallë, edhe trupi i tij i drejtë si djalë. Të shkruash për vrullin e jetës së tij 85vjeçare, ndoshta do të duhen faqe të tëra, por në këto shënime të shkurtra do të ndalemi në momentet më të rëndësishme. Shkollimi dhe puna në arsim Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Sarandë. Shtatëvjeçaren dhe të mesmen pedagogjike, si degë e gjimnazit "Asim Zeneli" në Gjirokastër, i mbaroi me rezultate të shkëlqyera. Në gjimnazin "Asim Zeneli", në vitet 1949-1953, ishte pjesëtar aktiv i rrethit letrar të shkollës, ku merrnin pjesë dhe Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Agim Shehu, Gaqo Veshi, Bekim Harxhi e shumë të tjerë. Poezitë e para i botoi në organet e shtypit qendror qysh kur ishte në shtatëvjeçare. Në vitet shkollore ka marrë pjesë aktive në veprimtaritë jashtëshkollore, është marrë gjerësisht me sport, me teatër, me balet, me kor etj., që i kanë ndihmuar shumë në punën e mëvonshme me nxënës e mësues. Në basketboll, në hendboll dhe atletikë ka përfaqësuar Gjirokastrën në kampionatet kombëtare të kategorisë së parë, në volejboll e futboll ka luajtur me Delvinën e Sarandën në kategorinë e dytë. Për
85 vitet e vrullshme të shkrimtarit Bardhyl Xhama
rezultate të shkëlqyera në marrjen e maturës pedagogjike, në vitin shkollor 1953-54, në moshën njëzetvjeçare, Ministria e Arsimit e emëron "profesor matematike" në gjimnazin "Asim Zeneli" në Gjirokastër, aty ku mbaroi maturën. Ka qenë vit i vështirë dhe i suksesshëm. Ata që kishte shokë, iu bënë nxënës, ata qe kishte mësues, iu bënë kolegë dhe e ndihmuan. Arsimin e lartë me korrespondencë në Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë Letërsi Shqipe, e vazhdoi me këmbëngulje dhe e përfundoi me mbi dy të tretat e notave "shumë mirë". Ka dhënë mësim në shkollat tetëvjeçare dhe të mesme në Gjirokastër, Delvinë e Sarandë. Ka qenë drejtor e zëvendësdrejtor në shkollat e mesme (gjimnaze) të Delvinës e për një kohë më të gjatë në Sarandë, inspektor i arsimit të Sarandës për
rreth 5 vjet si dhe drejtor i kabinetit pedagogjik të rrethit. Ka patur marrëdhënie miqësore e korrekte me nxënësit, me kolegët e vartësit, me prindër e qytetarët dhe ka gëzuar respektin e tyre. Si gazetar e studiues Ka punuar më shumë se 10 vjet në redaksinë e gazetës "Mësuesi", në Ministrinë e Arsimit e të Kulturës, që nga viti l969. Në fillim ka qenë redaktor e më pas sekretar i Kolegjiumit të gazetës. Si gazetar ka shkruar me qindra artikuj në ndihmë të mësuesve, ku janë shquar artikujt për drejtimin e shkollës dhe për metodat e mësimdhënies e të edukimit. Nga gazeta "Mësuesi" është transferuar në vitin 1982 e ka punuar për një vit zëvendësdrejtor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor e më pas, për gati 10 vjet në Institutin e Studimeve Pedagogjike si
shef i Sektorit të Gjuhës e të Letërsisë Shqipe. Në këto vende pune ka dhënë kontribut me vlerë në hartimin e programeve e të teksteve shkollore, veçanërisht të gjuhës e të letërsisë shqipe, që nga klasa e parë fillore e deri në maturën e shkollës së mesme. Gjatë kësaj kohe ka ndjekur e kryer shumë studime shkencore, si për leximin letrar në shkollën tetëvjeçare, për lidhjen e gjuhës me letërsinë në shkollat e mesme, për rolin kualifikues të kabineteve pedagogjike të rretheve, për metodat e mësimit etj. Me bashkautor ka botuar dhe një libër të veçantë për përvojën e shkollës së mesme bujqësore të Delvinës. Ka drejtuar studimin për profilizimin e shkollës së mesme të përgjithme në degët shoqërore e matematiko-natyrore. Shumica e studimeve janë botuar në "Revistën pedagogjike", në gazetën "Mësuesi" e në botime të veçanta përmbledhëse për shkollat. Ka përgatitur e mbajtur në seminare kombëtare e konferenca shkencore mbi 30 tema pedagogjiko-shkencore për problemet e shkollave. Për punë shembullore si mësues, drejtues shkolle, gazetar e studiues është dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës, Urdhrin "Naim Frashëri" të klasit III, Urdhërin "Naim Frashëri" të klasit II, si dhe me titullin e lartë "Mësues i Merituar" Si shkrimtar Me rastin e 70-vjetorit të lindjes, në vitin 2003, është nderuar me "Çmimin e Karrierës" për kontribut në letërsinë për fëmijë dhe në drejtimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj. Ka disa Certifikata
Mirënjohjeje dhe është zgjedhur Kryetar Nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj. Ka botuar 18 libra artistikë për fëmijë e të rinj, nga të cilat 10 janë nderuar me çmime ne konkurset kombëtare të letërsisë për fëmijë e të rinj. Shtëpia Botuese "Toena" ka në proces botimi kolanën me tetë libra me rrëfenja për fëmijë e të rinj, tre nga të cilët janë botuar. Sapo ka dalë në qarkullim libri "Mikeshat e pëllumbit", botuar nga Shtëpia Botuese "Toena" me 101 rrëfenja të zgjedhura, nga mbi 260 rrëfenja të botuara deri tani në libra e organe shtypi. Jo më kot është vlerësuar nga kolegë e studiues si "babai i rrëfenjave", "mjeshtri i rrëfenjave", apo "pasardhës i Kutelit". Janë ribotuar të gjitha librat e para viteve 90, ndërsa më shumë se gjysma e librave pas 90-tës janë ribotuar disa herë. Ka shkruar dy pjesë për teatrot e kukullave, të cilat janë shfaqur në Sarandë. Janë botuar mbi 100 tregime e përralla në gazeta e revista për fëmijë. Janë përgatitur për radion e televizionin dhjetëra skenarë, teletregime e telenovela për fëmijë, që janë transmetuar disa herë. Ka përgatitur tre skenarë për filma dokumentarë, një për shkollat e mesme të vendit, dy të tjerët për vizitë të ansambleve artistike shqiptare në Kosovë e në Turqi. Me që shkrimtari dhe shoku e miku ynë i rrallë Bardhyl Xhama më 13 qershor ka 85-vjetorin e lindjes, këto shënime të shkurtra po i mbyll me urimin e madh:"Edhe njëqind, Bardhyli ynë i dashur! Rrofsh sa të të dojë e bardha zemër, bashkë me njerëzit që i do dhe të duan aq shumë! Libra edhe më të bukura dëshirojmë të na dhurosh në të ardhmen"!
ANALIZE Nga Ryszard Legutko*
T
eza e librit tim The Demon in Democracy është e thjeshtë: pavarësisht diferencave të mëdha, ekziston një ngjashmëri e konsiderueshme midis komunizmit dhe liberal – demokracisë. Teza është e thjeshtë, por tërësia e argumentimeve që e mbështet është në fakt tejet komplekse. Ajo që pasi është argumentimi më sintetik i mundshëm për sa pohoj. Ajo që e bën të ngjashëm komunizmin dhe liberal – demokracinë është se në të dyja rastet sistemi politik është aq dominues sa që e depërton të gjithë ngrehinën sociale, të gjitha institucionet, normat dhe mentalitetin. Ashtu si komunizmi përfaqësonte kuadrin final referues të gjithçkaje që ndodhte në një shoqëri komuniste, ashtu edhe liberal – demokracia përfaqëson kuadrin referues final për gjithçka që ndodh në një shoqëri liberal – demokratike. Me fjalë të tjera, ishte në natyrën e regjimit të vjetër që çdo gjë duhej të ishte komuniste dhe duhej të quhej komuniste. Nuk kishte familje, por familje komuniste; nuk ekzistonte edukimi, por edukimi komunist; nuk kishte shoqëri, por shoqëri komuniste; nuk kishte moral, por moral komunist; nuk kishte art, por art komunist. Më vonë, kur në vendin tonë është afirmuar sistemi i ri, kam zbuluar me një pakënaqësi të caktuar se edhe në një shoqëri liberal – demokratike kërkohet që çdo gjë të reflektojë një logjikë liberal – demokratike: familja duhet të bëhet liberale dhe e demokratizuar, dhe një gjë e tillë duhet të ndodhë edhe për shkollat, moralin, normat sociale. Jepet si e mirëqenë që edhe feja dhe Kisha duhet të bëhen më liberale e më demokratike në praktikat dhe në doktrinën e tyre; edhe Zoti ka arritur që të ngjajë me një liberal – demokrat, ashtu si në komunizëm Zoti, edhe pse nuk ekzistonte, ishte gjithsesi një komunist i mirë. Në komunizëm, termi “komunist” ishte një fjalë që përfshinte gjithçka: gjithçka që ishte komuniste, ishte superior ndaj çdo gjëje jokomuniste. Kam kuptuar se edhe në demokracinë moderne “demokratike” është bërë një fjalë që përfshin gjithçka, ashtu si “jodemokratike” është një shprehje e rëndë dënimi. E gjitha kjo më ka bërë që të formuloj tezën se të dy sistemet kanë një tendencë të pandalshme që ta politizojnë të gjithë jetën; domethënë që të dy sistemet tentojnë që të imponojnë strukturat, parimet e tyre, premisa mbi çdo aspekt të shoqërisë, mbi jetët, mendimet dhe veprimet e njerëzve. Jo vetëm që këto dy sisteme imponojnë strukturat, procedurat, parimet, premisat
19 E martë, 12 Qershor 2018
Tirani demokratik
e tyre, por besojnë fuqimisht se ky imponim është përfitues, i nevojshëm, i dëshirueshëm nga ana e njerëzve dhe se është në sintoni edhe më korrentin e përgjithshëm të qytetërimit. 4 dëshmi aspak të natyrshme Por nëqoftëse zgjedhim mundësinë e dytë dhe themi se pushtimi nga çdo anë dhe e çarë nga ana e politikës është një gjë e gabuar, pavarësisht nga natyra e sistemit politik, atëhere ndodhemi në pozicionin e ngritjes të një objeksioni serioz kundër liberal – demokracisë, duke e akuzuar për ambicie totalitare. Nga ana e saj, kjo hap një problem serioz teorik dhe institucional, domethënë sit ë mbahen nën fre këto ambicie dhe çfarë instrumentash na ofron sistemi liberal – demokratik. Bëhet fjalë vërtet për një problem themelor. Liberal – demokracia është një sistem që plotëson të gjitha kriteret e një rendit të mirë (kritere që komunizmi, nuk duhet të jetë nevoja ta themi, nuk i plotësonte): pluralizëm partishë politike, liri kushtetuese shtypi, liri kushtetuese formim shoqatash, ndarje të pushteteve, rol të Parlamentit, zgjedhje. Megjithatë e gjitha kjo duket se prodhon rezultate të kundërta. Sistemi është demonstruar i paaftë që të gjenerojë çfarëdo forme vetëkufizimi. Megjithatë, mund edhe të jetë rasti që problemi të mos jetë strukturor e të mos ketë një zgjidhje strukturore dhe të ndodhet më në thellësi, në ato komponente të përvojës njerëzore që janë shumë më rezistente ndaj veprimit njerëzor. Duket se ajo që bashkon komunizmin dhe liberal – demokracinë intelektualisht në një nivel më të thellë dhe më filozofik janë disa premisa të përgjithshme, rrallë të vëna në pikëpyetje, që shumë prej nesh i pranojnë si vetëevidente, por që janë larg të qëni të natyrshme. Në realitet janë një pjesë e rëndësishme e problemit. 1. Komunizmi dhe liberal – demokracia kanë qenë dy prej ëndërrave më të mëdha politike të historisë moderne. Asnjë projekt tjetër politik nuk është ekzaltuar kaq universalisht si realizimi përfundimtar i aspiratave të njerëzve. Raca njerëzore – është besuar dhe besohet akoma – nuk mund të shkojë përtej në evolucionin politik nga sa ka shkuar me komunizmin sipas dissave, me liberal – demokracinë sipas të tjerëve. Ajo që ka bashkuar dhe bashkon mënyrën e të menduarit të mbështetësve të të dyja sistemeve është mungesa logjike dhe historike e çdo forme alternative të asetit politik sot apo në të ardhmen dhe, duke pasur parasysh zhdukjen e të gjitha alternativave, nuk ka asnjë arësye të
mirë për të cilën këto sisteme të mos mund të shtrihen kudo dhe për të cilën kjo shtrirje gjithnjë e më e thellë e më gjerë nuk duhet të paraqitet si fitimprurëse dhe e arësyeshme. Me fjalë të tjera, komunistët e impenjuar dhe liberal – demokratët e impenjuar vuajnë të njëjtin gabim, gabimin e ëndërrimtarëve të mëdhenj, që mund ta përkufizojmë si një vendosje e gabuar e përsosmërisë: përsosmëria e vërtetë qëndron tjetërkund, jo tek politika, dhe sigurisht jo në asetet politike. 2. Nga momenti që të dy sistemet konsiderohen definitivë, nuk ka mundësi kompromisi me kritikët e tyre. Kush i kritikon nuk është thjesht kritik, por armik. Asnjë diskutim serioz nuk është i mundur me një joliberal apo me një jodemokratik, ashtu siç komunisti nuk diskutonte kurrë seriozisht me një jokomunist. Por pasoja e kësaj është shfaqja e diçkaje të ngjashme me një front të bashkuar. Në kohën e komunizmit kemi pasur fronte të bashkuar rreth partisë komuniste. Diçka të ngjashme e kemi sot. Kjo është sidomos e vërtetë për Bashkimin Europian, i udhëhequr nga e njëjta mazhorancë permanente që është si politike, ashtu edhe ideologjike. Kjo nga ana e saj prish ose e bën të parëndësishme ndarjen klasike midis të majtës dhe të djathtës, që është zëvendësuar nga mainstream politik, ekuivalenti modern i rolit drejtues të partisë. Ky mainstream politik ka monopolizuar skenën politike dhe ka krijuar një ortodoksi të qeverisë, duke e bërë kështu mekanizmin e alternimit demokratik i prapambetur dhe të tepërt, nganjëherë edhe të dëmshëm. Kushdo që nuk i përket mainstream ose është i çmendur, ose është fashist. Për një arësye të tillë, Bashkimit Europian nuk i pëlqejnë mospa-
jtuesit. Por jo vetëm Bashkimit Europian. Edhe në pjesën më të madhe të vendeve të Europës Perëndimore kemi një mainstream politik faktik, i dominuar nga e majta politike nga momenti që e djathta politike ka humbur luftën e ideve dhe ka kapitulluar. 3. Të dy sistemet konsiderohen si eksperimenti më i madh i modernizimit, që një grup e identifikon me komunizmin dhe tjetri me liberal – demokracinë. Të dy janë kundër të vjetrës dhe në favor të së resë. Të dy e kërkojnë legjitimitetin e tyre në tejkalimin e së kaluarës. E kaluara është diçka që duhet me dyshim të përzier me përçmim. Sapo dikotomia e vjetër/ e re futet mjaft në thellësi të mendjes së njerëzve, këta të fundit janë të gatshëm që t’ia aplikojnë jo vetëm teknologjisë e makinave, por edhe mjedisit të tyre social e kulturor, strukturave sociale, moralit, edukimit, mendimit, artit. Gjithçka duhet të jetë e modernizuar dhe modernizimi mundëson një depërtim të thellë në asetet sociale ekzistuese, në mënyrën e të menduarit të njerëzve. Lind kështu tundimi për të krijuar jo vetëm një lloj të ri shoqërie, por edhe një lloj të ri qëniesh njerëzore dhe një lloj të ri marrëdhëniesh njerëzore. Komunistët dhe liberal – demokratët, sit ë gjithë modernizuesit entuziastë, janë arrogantë dhe nuk provojnë gjë tjetër përveç përçmimit për barrierat, limitet, kufizimet natyrore, tabùtë, normat e bazuara historikisht. Komunistët kanë kërkuar që të kthejnë në të kundërt rrjedhën e lumenjve të Siberisë, liberal – demokratët të ripërkufizojnë martesën dhe familjen. 4. Të dy sistemet kanë të përbashkët të njëjtën antropologji reduktuese, që i katandis qëniet njerëzore në karakteristika të
thjeshta: krijesa në fakt të thata të privuara nga dimensioni metafizik. Në të dyja sistemet, antropologjia është barazitare. Besohet tek barazia si kusht natyror; jo vetëm barazia e njerëzve, por edhe barazia e vetëdijes njerëzore apo e shpirtit njerëzor, në të cilin nuk ka më dallim midis asaj që është më e lartë dhe asaj që është më e ulët. Kjo është një filozofi e njeriut të thjeshtë, të zakonshëm, në kundërvënie me një filozofi të njeriut fisnik, që mund të gjendet tek Aristoteli apo tek Ortega y Gasset. Zakonshmëria nënkupton se asnjë aspiratë më e lartë nuk është e regjistruar në natyrën njerëzore; nëse aspirate të kësaj natyre karakterizojnë disa njerëz, bëhet fjalë për një fakt kontigjent, jo për një kriter të nevojshëm të humanizmit. Problemi i zakonshmërisë i nënkuptuar kështu është se çon tek konformiteti dhe tek uniformiteti. Tocqueville ka qenë një prej të parëve e kohëve moderne që e ka vërejtur. Nga ana e saj, zakonshmëria gjeneron një ngushtim perspektive dhe ky ngushtim perspektive implikon vetëkënaqësinë që përjashton prirjen për të marrë në konsideratë çdo faktor të jashtëm dhe të konsultojë çdo gjykatë tjetër përveçse të veten. Me fjalë të tjera, komunizmi dhe liberal – demokracia kanë qenë dhe janë sistemet e njeriut të thjeshtë, të zakonshëm. Kjo nuk e kundërshton prirjen ndaj arogancës e të dy sistemeve. Njeriu i zakonshëm mund të jetë arrogant si tiran sidomos kur beson se jeton në më të mirin e sistemeve politike dhe se ky sistem e asnjë tjetër është autoriteti më i lartë në referim me atë që është e drejtë dhe atë që është e gabuar. Nëqoftëse analiza e shpalosur më sipër është korrekte, nuk ekziston asnjë rrugë e lehtë për të përmbysur proceset shqetësuese që janë zhvilluar në shoqëritë liberal – demokratike. Megjithatë, kjo nuk jemi të dënuar të jetojmë në një botë gjithnjë e më homogjene, të rregulluar dhe ideologjikisht mbytëse. Kushdo që beson se historia është një proces pa një fund të paracaktuar duhet edhe të besojë se një ndryshim është i mundur. Por një ndryshim i tillë duhet të fillojë me një riorientim të thellë filozofik që na mundëson të shikojmë përtej shoqërive liberal – demokratike nga një perspektivë e jashtme. Nga ana e saj, kjo implikon nevojën për ta çliruar mendjen tonë nga rrjeta e trashë e supersticioneve të sotme. *Docent Filozofie në Universitetin Jagellon të Krakovit dhe eurodeputet i Partisë Ligj dhe Drejtësi, e cila nga viti 2015 qeveris Poloninë. Përktheu Armir Tirana, Bota.al
FORUM
20 E martë, 12 QERSHOR 2018
Evropa do të zbatojë kundërmasa ndaj tarifave doganore të SHBA-së për çelikun dhe aluminin.
Evropa do t'i përgjigjet SHBA-së me të njëjtën monedhë
K
ancelarja gjermane An gela Merkel shprehu të dielën në darkë keqardhjen për vendimin e papritur të Presidentit Donald Trump për t'u tërhequr nga deklarata e grupit G7. "Shpallja e tërheqjes, përmes një cicërime në twitter na bën sigurisht esëll si dhe pak të dëshpëruar" - tha Merkeli në një intervistë për televizionin publik gjerman ARD pas samitit të G7 në Kanada. Ashtu si Kanadaja, Bashkimi Evropian po
përgatitet për kundërmasa për tarifat doganore të SHBA-së për importet e çelikut dhe aluminin, tha Merkel. Pas kthimit të saj në Berlin një zëdhënës i qeverisë kishte thënë se Gjermania është dakord me komunikatën për të cilën u diskutua në La Malbaie, të Kanadasë. Edhe Bashkimi Evropian reagoi pas tërheqjes së Trumpit. Një zëdhënës i Presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk, tha "Ne i përmbahemi komuni-
ANALIZË Nga Enver Robelli
K
jo ishte e pritshme: Austria ndërmori ditë më parë disa masa represive kundër fanatikëve fetarë dhe agjitatorëve politikë - dhe menjëherë shpërtheu Rexhep Taip Erdoani. Ai paralajmëroi një luftë mes "kryqit dhe gjysmëhënës". Kuptohet, sipas tij, shkaktare e kësaj lufte na qenkësh qeveria e Vjenës. Austriakët mbyllin xhami - dhe "ju mendoni se ne nuk do të reagojmë", pyeti Erdoan mbështetësit e tij në një tubim në Stamboll. Më 24 qershor në Turqi mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, Erdoan është vazhdimisht në aksion. Herë duke iu kërcënuar Austrisë, herë duke mallkuar demokracitë perëndimore, herë duke goditur rivalët politikë. Një tubim elektoral në Turqi. Turma bërtet: "Dënim me vdekje, dënim me vdekje". Ky dënim kërkohet për Selahatin Demirtashin, i burgosur politik, avokat, kurd, aktivist për të drejtat e njeriut, bashkëkryetar i partisë HDP, e cila përkrahet jo vetëm nga kurdët. Ndërsa masa kërkon dënim me vdekje, Erdoani çirret: "Këtë vendim do ta kisha nënshkruar moti". A flet kështu një demokrat? Jo. A flet kështu një besimtar? Jo. Erdoan u kërcënua me dënim me vdekje të rivalit politik gjatë muajit të ramazanit. Kaq sa i përket humanizmit të fanatikëve fetarë. Zhurma më e madhe po bëhet kundër vendimit të qeverisë së Austrisë për të mbyllur disa xhami dhe dëbuar imamë që financohen nga qeveria turke. Një këshilltar i Erdoanit tha se vendimi austriak ishte pjesë e
valës raciste kundër myslimanëve. A është vërtet ashtu? E qartë: qeveria austriake përbëhet edhe nga radikalët djathtistë të FPÖ-së, ndërsa kancelari konservator Sebastian Kurz i Partisë Popullore (ÖVP) e konsumon popullizmin si afrodiziak politik. Kurz kritikon Erdoanin për tendenca autoritare, por s'e kishte fare problem të përkrahë në fushatën elektorale Nikolla Gruevskin, diktatorin e vogël të Maqedonisë
dhe kanakarin e Kremlinit në Shkup. FPÖ shquhet për parulla me nënton racist kundër myslimanëve dhe për një politikë agresive në favor të nacionalistëve serbë në Bosnjë; po ashtu krerët e kësaj partie provokojnë me qejf duke thënë "Kosova është Serbi". Të gjitha këto janë marrëzi, por vendimi për të mbyllur disa xhami dhe dëbuar imamë të dyshimtë - është i drejtë.
katës, siç është rënë dakord nga të gjithë pjesëmarrësit." SHBA-ja dhe gjashtë vendet e tjera të G7 - përfshirë edhe aleatët kryesorë perëndimorë të Amerikës Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe Kanadanë arritën që pavarësisht dallimeve të thella mbi çështjet e tregtisë dhe ndryshimit të klimës, të bien dakord në samit në minutën e fundit për deklaratën përfundimtare prej tetë faqesh. Por pas kësaj Trumpi u
tërhoq. Trump e argumentoi në Twitter largimin e tij prej deklaratës përfundimtare - deri tani një hap unikal në historinë 40vjeçare të G7 - me qëndrimin e presidentit kanadez Trudeau ndaj tarifave doganore amerikane për çelikun dhe aluminin. Trudeau tha në konferencën për-
fundimtare për shtyp, se tarifat doganore kundër BE-së dhe Kanadasë, që Trumpi i justifikon me ruajtjen e interesave amerikane të sigurisë, janë "disi ofenduese" dhe se Kanadaja, nga ana e saj, do të vendosë po ashtu tarifa më të larta doganore ndaj mallrave amerikane. DW
Sinjal kundër fanatikëve fetarë Dhe ja përse: në Vjenë, në xhamitë e kontrolluara nga autoritetet e Ankarasë, nxënësit turq luajnë pjesë teatrale ku ata pozohen si kufoma. Krejt kjo prezantohet si pjesë e kulturës turke të kujtimit të historisë dhe sidomos Betejës së Çanakalasë. Përse të lejohet që Turqia të merret edhe me militarizim të fëmijëve turq në diasporë? Në Gjermani nxënësit në këso pjesë teatrale
deleguar direkt nga Turqia që merren me propagandë politike dhe jo me çështje fetare. Ndërsa autoritetet e Kosovës heshtin, qeveria austriake ndërmori masat e para. Mesazhi është i qartë: një shoqëri liberale, laike, ku shteti dhe feja janë të ndara, nuk ka nevojë për imamë të importuar, të tillë që nuk flasin gjermanisht, të tillë që reprezentojnë një kulturë krejt tjetër nga realiteti në të cilin
lavdërojnë armatën turke që po lufton dushmanin kurd në Siri. Në xhamitë turke në Europën perëndimore së fundi presidenca e çështjeve fetare e Turqisë, Diyanet, u dha urdhër imamëve të lexojnë nga Kurani të ashtuquajturën "sure të pushtimit" për të përkrahur intervenimin turk në Siri. Këso marrëzi u lejuan edhe në xhami në viset shqiptare. Në Prizren ka edhe imamë të
jetojnë diasporat përkatëse qoftë ajo turke, boshnjake apo shqiptare. Çfarë ka për t'ju thënë turqve të rinj në Vjenë një imam që vjen nga Anadolli dhe nuk di asnjë fjalë gjermanisht, as nuk njeh jetën e përditshme, as kulturën e vendit ku shërben? Përse ai të paguhet nga shteti turk? Ligji për islamin, i miratuar në Austri në vitin 2015, thotë qartë se kjo fe është pjesë e Austrisë. Ligji ndalon
financimin e xhamive nga shtetet e tjera. Ligji kërkon një qëndrim pozitiv të imamëve dhe besimtarëve ndaj shoqërisë austriake. A është e tepërt kjo kërkesë? A është e tepërt të kërkosh nga një mërgimtar turk që të ketë qëndrim parimisht pozitiv ndaj vlerave të Kushtetutës së vendit mikpritës? Natyrisht duhet shumë angazhim derisa të mposhten tendencat negative në xhamitë e dyshimta në Europën Perëndimore. Shtetet europiane duhet të rregullojnë financimin e xhamive. Po ashtu arsimimi i imamëve duhet të bëhet në shtetet perëndimore dhe të mos lejohet që imamë të indoktrinuar në shkollat e Lindjes së Mesme të helmojnë shoqëritë liberale. Domethënë: jo imamëve të importuar, jo ligjëratave të nxitësve fetarë nga Turqia, Maqedonia apo Kosova. Çfarë ka për t'ju thënë shqiptarëve në Zvicër, për shembull, Shefqet Krasniqi? Asgjë. Ai nuk jeton në realitetin e shqiptarëve të Zvicrës, Gjermanisë apo Austrisë, ai vjen në Europën perëndimore për të vazhduar serinë e predikimeve të tij me ton fyes dhe kinse humoristik. Kuptohet që persona si Krasniqi mbajnë lidhje të ngushta edhe me fanatikë fetarë zviceranë, madje disa edhe të konvertuar. Këta e kanë ftuar në Zvicër për t'ju folur shqiptarëve, për t'ua tërhequr vërejtjen shqiptarëve nga rreziqet që vijnë nga Perëndimi. Masat e qeverisë austriake drejtohen pikërisht kundër këtyre tipave. (Dialog Plus)
SHENDETESI
21 E martë, 12 QERSHOR 2018
Kush janë sëmundjet e zorrëve dhe mënyrat efikase të trajtimit të tyre N
dryshimet kryesore që vi hen re në këtë trakt mund të përmblidhen si: në pakësimin ose shtimin e sekretimit të gjëndrave të zorrës, që ndikon në procesin e tretjes dhe të thithjes së substancave të ndryshme nga zorrët; në pakësimin ose shtimin e lëvizjes (peristaltikës) së zorrës si pasojë e ndryshimeve nervore ose muskulore në to; në çrregullimet nga parazitët ose mikroorganizmat, të cilët mund të shkaktojnë këto gjendje patologjike: tretje të ushqimit me vështirësi të shoqëruara me grumbullimin gazesh…etj Mahisja ose pezmatimi i zorrës së hollë (enteriti) Mund të shkaktohet menjëherë ose pas një kohe të gjatë nga agjentë të ndryshëm patologjikë. Ajo shoqërohet me dhembje, heqje barku, fryrje të zorrëve nga gazrat dhe çrregullime të tjera. Në këto raste është e domosdoshme dieta dhe përdorimi i barnave që pastrojnë zorrën, sepse ato ndihmojnë në shpejtimin e shërimit. Në mjekimin e mahisjes së zorrës së hollë ndihmojnë bimët që përmbajnë mucilagje e pektina, si mollët e grimcuara hollë dhe çajrat e ngrohta në vend të ujit, që përgatiten me tërshërë, oriz, karotë, salep, elb, etj. Por bimët, nga të cilat fitohen çajrat kundër enteritetit, duhet të përmbajnë para së gjith-
mushmolla, thana, kulumbria, gështenja, boronica, arra, bar pezmin njëmijë fletësh (bishtamithi), trëndafili i egër, hudhra, luleshtrydhja, bargjaku, manaferra, mendra, trumza, sherbela, shega, vidhi, tërfili i livadheve, etj. Mahisja e zorrës së trashë (koliti) Mahisja e mukozës së trashë mund të shkaktohet gjithashtu menjëherë ose pas një kohe të gjatë. Ajo mund të shoqërohet me heqje barku, diarre, e cila shpesh kthehet në kapsllëk. Diarreja shpesh është me shkumë, e cila në raste më të theksuara, del e përzier me gjak me pjesë të patretshme ushqimi dhe me copëza nga mukoza e zorrës. Ndryshe nga koliti i menjëhershëm akut, forma e zgjatur kronike është proces që mjekohet me vështirësi dhe ngadalë. Dieta edhe në këtë sëmundje ka rëndësi të veçantë dhe si rregull, duhet përdorur ushqimi i lehtë që asimilohet shpejt dhe që nuk formon shumë celulozë. Mjekimi i kolitit bëhet, në radhë të parë, me bimë mjekësorë që përmbajnë taninë me veprim antiseptik (fenole dhe polifenole), me bimë me esenca që kanë veprim antiinflamator dhe ato me mucilagje dhe pektina. Çajrat që përdoren për mjekimin e kolitit duhet të merren për një kohë të gjatë, për një efekt më të
ash, taninë, të cilat me efektin e tyre rrudhës lidhen me shtresën proteinike të mukozës duke formuar një cipë mbrojtëse. Ato jo vetëm që mbrojnë zorrën, por edhe ulin pezmatimin, duke ngushtuar enët e gjakut. Gjithashtu, shfrytëzohen edhe bimët me vajra të etershme e me substanca azulenike që kanë veti të efektshme kundër pezmatimit (antiinflamator). Në mjekësinë popullore dhe shkencore takojmë një radhë bimësh, të kombinuara ndërmjet tyre ose jo, për mjekimin e enteritetit, si: ftoi,
mirë. Një lloj çaji duhet të zëvendësohet herë pas here me një lloj tjetër. Çaji mund të përzihet me lëngje frutash për të rregulluar shijen e tij. Për mjekimin e kolitit ka dhënë rezultate të mira kura me bar majasëlli (Teucrium polium), e cila vazhdon 20 ose 30 ditë. Bari i majasëllit jep gjumë. Heqja e barkut (diarreja) Diarreja është dukuri që sjell shumë sëmundje akute apo kronike, prandaj suksesi i mjekimit të saj lidhet ngushtë me mënjanimin
e shkaktarit. Nganjëherë diarreja kalon shpejt dhe lehtë, duke respektuar regjimin e dietës dhe përdorimin e kurës përkatëse. Vëmendja e veçantë i duhet kushtuar diarresë dhe barkut të fëmijëve të moshës së gjirit gjatë verës, të cilët disa herë janë vdekjeprurës për ta. Marrja e lëngjeve duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme mjekimi, veçanërisht në formën e çajrave bimorë që përmbajnë, për shembull: mendër, kamomil, çaj kinez, mollë, etj; dhe shumë bimë të tjera që përmbajnë taninë, mucilagje e pektina, ndërmjet të cilave vendin e parë e zënë sythat (majat e kërcejve) dhe gjethet e manaferrës, boronica, hithra, lulebasani, bargjaku, rigoni, hudhra, thana, sherbela, bar pezmi, bishtamithi, kulumbria, vidhi, shega, etj. Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Disa prej kurave të përgatitura me bime mjekësorë përdoren edhe për shërimin e sëmundjeve të barkut. Mjekët rekomandojnë që në dietën e përditshme të mos mungojnë asnjëherë ushqimet e pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta, etj. Kapsllëku (konstipacioni) Edhe kjo dukuri është pasojë e ndikimit të faktorëve të ndryshëm në organizëm. Kapsllëku vjen si pasojë jo vetëm e sëmundjeve të zorrës së trashë, por edhe e organeve të veçanta dhe të organeve në tërësi. Shpesh ai shkakton lindjen e migrenës dhe të dhembjeve të kokës, dobësi të përgjithshme, shqetësime dhe vështirësi e dhembje në bark, etj. Respektimi i regjimit dietetik duke marrë ushqim të pasur me celulozë (barishte) dhe duke bërë lëvizje, gjimnastikë, ecje të gjata dhe shëtitje në ajër të pastër është faktor që parandalon lindjen e kapsllëkut. Për të luftuar kapsllëkun mund të përdoren bimë të ndryshime që përmbajnë glukozite antrakinonike, siç janë drunakuqi, pastaj bimë me mucilagje si mëllaga, liri, kulumbria, etj; të cilat jepen të vetme ose të kombinuara në formë çaji. Kundër kapsllëkut arrihen rezultate të mira edhe duke përdorur komposto kumbullash, lëng lakre të shtrydhur, lakër turshi, etj. Në rast se dhembjet e barkut bëhen të shpeshta, mjekët këshillojnë përdorimin e frutave të freskëta që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pimë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit.
Receta me bimë mjekësore
Çaji mrekullibërës për kurimin e majasëllit dhe kolitit Ilaçi nxirret nga pjesa mbitokësore e lulëzuar e barit të majasëllit, i cili rritet nëpër toka të thata, të zakonshme në vendin tonë. Lulëzon në maj-shtator, periudhë e cila rekomandohet edhe të mblidhet nga personat e interesuar. Këshillohet të thahet në hije dhe të mbahet sa më larg ambienteve me lagështirë. Bari i majasëllit përdoret në mjekimin e majasëllit dhe të kolitit, por faktet studimore dhe përvojat që vijnë nga shumë vende të botës, ku shkenca po i trajton me seriozitet rolin që kanë bimët mjekësore në trajtimin e shumë sëmundjeve që nuk gjejnë tregues pozitiv te përdorimi i medikamenteve industriale, barë majasëlli është rezultative edhe për një ser sëmundjesh të tjera. Përgatitja e recetës: Merren rreth 3 tufa (ose 45 gr) bar majasëlli, është fjala për "çajin" bimëm mbitokësore të tharë, e cila zihen në një litër ujë për afër një orë e gjysëm. Lëngu kullohet me kujdes dhe prej tij pihen 3 filxhana në ditë, respektivisht nga një në çdo vakth. Çaji pihet rreth 7 deri në 20 ditë për majasëllin dhe rreth 20-30 ditë për kolitin. Ruhet në vende të thata deri në 2 vjet. Lulet e barit të majasë majasëllit janë të vogla, por janë gjethet ata të cilat përdoren si çaj në mjekësinë popullore, kryesisht në trajtimin e sëmundjeve të stomakut. Përdorimi i këtij preparati natyral ka treguar premisa pozitive në trajtimin me efikasitet të pjesës më të madhe të sëmundjeve organeve të brendshme. Në mjekësinë tradicionale persiane, është përdorur si një anti-hypertensiv, anti-bakterial, carminative, anti-nociceptive, anti-inflamator, anti-diarre, anti-diabetit dhe agjent anti-Convulsant. Një studim shkencor në vitin 2003 nuk arriti të gjejë ndonjë përfitim për diabetikët, edhe pse ajo është përdorur shpesh në Lindjen e Mesme për këtë qëllim. Eshtë studimi shkencor i vitit 2006 ai që saktosoi mbi baza jo vetëm shkencore por edhe praktike mbi rezultatet pozitive si anti-nociceptive. Kujdes duhet treguar në përdorimin e këtij preparati nga personat që mbartin probleme me mëlçinë dhe veshkat për shkak të nivelit të lartë toksicitetit. Përgatiti: Albert Vataj
KOHA E LIRE
22 E martë, 12 QERSHOR 2018
SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ
ashtu targën e mjeteve 71. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 72. Afat kohor për të ujitur, kishte atë emër 73. Shtet në Afrikën Veriore, kufizohet me vendet e Detit Mesdhe, Marokun dhe Tunizia. Fitori pavarësinë nga Franca më 5 korrik 1962 74. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 77. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 79. Njeri i caktuar ose i zgjedhur nga palët kundërshtare si i paanshëm 81. jesa e përparme e anijes ose e barkës 85. Ai që është ngarkuar me një detyrë të veçantë për të vëzhguar diçka është ashtu 89. Italia e ka si kryeqytetin e saj. Mbi vete mban histori dhe qytetërim të hershëm 91. Dollapi, tryeza, banka, etj. janë të tilla. 94. Mendim ose shprehje, që është përdorur shpesh dhe përsëritet njësoj, ka atë emër 95. Më vjen gjumë e më varet koka duke ndenjur, dremit 96. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 97. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 98. GRamshi e kishte ashtu targën 99. Tërësia e kushteve natyrore, në të cilat jeton e zhvillohet një gjallesë, habitat 101. Atë përdornim dikur për të shkruar me bojë 103. Dritshkurtër, ai që vuan pamundësinë e largpamjes
104. Afshi i tokës së lëruar, që shoqërohet me një kundërmim të veçantë 105. Copë nga trupi i kafshëve të therura, që përdoret për ushqim 107. Ai që është i pasur quhet ashtu 109. Sëmundje ngjitëse që përhapet shpejt te shumë njerëz në një krahinë 112. Zakonisht vihet te dritarja. E tillë është edhe ajo e skenës 113. Orët e tavolinës dhe të dorës, nga ato që punojnë pasi i ... 115. Koha më e nxehtë e vitit gjatë muajve të verës, të nxehtët e verës 116. Trajtim profesional afatshkurtër për kualifikim VERTIKALISHT 2. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin 3. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 4. Dru zakonisht i butë, fryti i të cilit hahet, dru frutor 5. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 7. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 8. Zonë periferike e Tiranës, e banuar kryesisht prej të ardhurve nga zonat Verilindore 10. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 11. Quhet edhe ashtu një njeri i metë nga mendja, teveqel 13. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 14. Dafinë ka edhe atë emër 17. Ha shumë, ha si i
babëzitur, shqepem së ngrëni, ose p... 18. Romani i Anton Pashkut 19. Thuhet zakonisht për dikë që nuk kundërshton kurrë e u përulet të tjerëve 20. Ai, ...filozof arab (rreth 800873), konsiderohet themelues i filozofisë arabe 22. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 23. Me kryeqytet Madridi. Në perëndim të saj ndodhet Portugalia, në jug Gjibraltari dhe Maroku. Më bjeshkët e pirenejtë në veri kufizohet me Francën dhe principaten e Andorrës 25. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 28. Shkelje e rregullave dhe e porosive fetare... dhe normave morale 30. Ajo është ekspres dhe turke 31. Oficer i caktuar pranë një komandanti ose pranë një shtabi për të kryer detyra ndihmëse, oficer ndihmës 33. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 35. Thomas Woodrow ... (28 dhjetor 1856-3 shkurt 1924), Presidenti i 28-të i SHBA, dalëzotësi i fatit të ekzistencës së Shqipërisë 37. Oficer epror në ushtrinë e Perandorisë Osmane 38. Që është dorëdhënë e zemërgjerë; i ndershëm e shpirtgjerë, fisnik 39. Sundim politik dhe ekonomik nga një grup i vogël njerëzish. 41. Pararëndësi i ndejseve të sotme moderne, me dyshek mbushur me lecka dhe nëntëse prej dërrase
madh britanik i skenës 64. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 69. Trupi i të vdekurit, kufomë njeriu 74. Sandër ... lindi në Shkodër, më 6 janar 1920, vdiq më 25 mars 1985, në Tiranë. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve shqiptarë 75. Ideologo, filozof, veprimtar i shquar politik, President i Kosovës, ...Rugova 76. Janë të tilla ato të dhuratave 78. Sipas zanafillës, ai ishte kopështi i perëndisë ku krijuesi përcaktoi si vendbanim i Evës dhe Adamit 79. Ai që luan me mjeshtëri një vepër arti 80. Sporti i Kassius Kleit 82. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 83. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 84. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 85. Njësi e matjes së fuqisë, (shkurt. W) 86. Abas ... (1913-2003), politikan, historian, shkrimtar dhe patriot i shquar shqiptar. 87. ... prej hireve dhe lajleve të një femre, a ndonjë ngasje tjetër 88. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 90. Ëmbëlsirë e gufuar dhe e lehtë, e cila bëhet me të bardhat e vezëve 92. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 93. Ai që mendon e vepron sipas dogmave të caktuara, ai që bie në dogmatizëm 94. Drejtues i korit në dramaturgjinë e vjetër greke, i cili tregonte në skenë për jetën e heroit 95. Ka atë emër qyta e armëve, pushkë, automatik, etj 100. ... Broz Tito, ishte Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në periudhën 19531980 102. E rrumbullakët e zakonisht pa dorezë, ose tas prej balte për të ngrënë gjellë 106. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 108. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 110. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 111. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 114. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima
42. Dokument zyrtar që i dërgohet arkës ose bankës për të bërë një pagesë, urdhërpagesë 43. Banka Botërore 44. Kasolle e vogël dhe e ulët prej dërrasash, prej purtekash etj., ku mbahen shpendët shtëpiakë; qymez 46. Sheqerkë, përdoret kryesisht për qerasje 51. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve RRESHTOJ 52. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 55. Aleksandër... një nga ambasadorët e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës në Tiranë 57. Skaji më i hollë dhe i mprehtë i diçkaje, pjesa e diçkaje që vjen si thumb 59. Prej disa kohësh, prej kohësh; qyshkur 60. Ministria e Arsimit dhe e Shkences, inicialet vlejnë në këtë rast 62. Laurence ..........., aktor i 1
2
K
3
10
4
K
V
9
5
6
S
P
11
V E L
7
˙
I
8
M E
N T
D A G O G J
E
O
12
P E
E
T
K
14
D U F
A
A
M
17
R O N ¸
T
V
19
K O R I
Y
F
B
16
M O T I
18
P E
L
13
I
15
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
HORIZONTALISHT 1. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shkurtima 6. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 8. Giordano ..., ishte filozof, prift, kozmolog dhe okultist italian, u dogj për së gjalli në turrën e druve 9. Poet, shkrimtar dhe politikan italian... Alighieri konsidrohet si poeti më i madh i Italisë, kujtojmë "Komedinë Hyjnore" 12. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 15. Lëvizje e shoqërisë civile në Shqipëri, nisi veprimtarinë e saj më 15 Mars 2003 16. Një nga shenjat e pikësimit 19. Ndriçues me forma dhe gjyra të ndryshme 21. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 22. E para ishte ajo. Thënie, pohim, bisedë, art ndërtohet nga mjeshtëria e përdorimit të saj 24. Partia Pajtimit Kombëtar 26. Partia Republikane, inicialet 27. Ajo që bën pula, vezë ose.. 29. Hollues petësh byreku, shprehje krahinore. 32. Astrit ... u lind në Elbasan në vitin 1948. Aktor i njohur, një nga figurat më të rëndësishme të "Teatrit Skampa" të Elbasanit 33. I kanë në majat e gishtërinjve shumë kafshë të egra dhe shpendë grabitqarë 34. Lëng i tejdukshëm, që del nga disa gjëndra të nënlëkurës kur bën shumë nxehtë dhe çliron një erë jo fort të pranueshme 36. Vëllai i nënës 37. Klasifikim e përshkrim shkencor e sistematik i botimeve të ndryshme 40. Vend i freskët e me hije ku kalojnë vapën bagëtia 45. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 47. The Association of Culture and Art Development in Balkans, inicialet e saj duhen 48. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 49. Partia Aleanca Popullore 50. Më 23 shkurt 1898, Emile ... u burgos pasi shkroi "J'accuse", letër përmes së cilës akuzoi qeverinë e Francës për antisemitizëm 51. India ka atë si monedhë 53. Nga filmi "Rrugë të bardha", personazhi e ka emrin 54. Qengj i butë, që është mësuar të ndjekë pas bariun a të zotin 56. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 58. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 61. Stof leshi i butë dhe i punuar hollë 63. Që e bën dikë të denjë për t'u nderuar a për t'u çmuar nga të tjerët 65. Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës ... 66. Veshje e poshtme grash, e qepur si brekushe të gjata prej basme me shumë pala mjaft të gjera 67. ...Nela, poeti dhe mësuesi nga Kukësi që u ekzekutua me varje më 10 gusht 1988 68. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 69. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 70. Rrethi i Librazhdit, e kishte
I
M E
20
E
U
V E
I
R U E S
E
M
L
21
E
D
A
22
P A S T
A
23
R O S H I
24
S
L
S
I
25
I
A L I
29
A Z
H
H
27
V
I
E
L
K
V
38
39
U N D P O
M
O S
L E
L
K
I
V
I V O N J
49
K
A K
D
¸
N
E R M A
U
R
E
K
M E
D
U
P
54
L E
M 48
E G E R I
51 53
M A N
C
K
47
B L
50
L A S H T A
K
40
O I 43
46
P E
L
L
42
45
V
J
O 41
44
C
I 34
K ¸ 37
B L D
K
Z H A P
33
O P T
36
D I
M A N U R E
31
F
S 32
K
35
L
28
M
30
M O N U M E N T D
I
T
26
52
I
55
A
O
˙
56
Z 57
58
59
E
61
E
E
L
62
L
68
C I
O N
T
64
L E
67
M U N I
E
63
A P P
L
66
K
U
M 60
K O M B
A
65
L A P U S H
69
F
70
C A C
R
D
71
I
S A
72
M
R
J
O
S H T
H
74
N
Y
X
T
P
73
R A N I
K U
75
A N G L I
K R
76
T
I 80
R
E
¸
E N E 81
H
82
84
R ¸
I
A
A
M Y H I
B
E
B I
G
¸
K
J
D
96
T
M A T
A
V
O
A R K I
T
R
I
E O D O R N
R
P
N T
O N A C I
P
E
R
M
J
A N O M A L
I
I M A O N
T
U 105
M A N D R I
T
N
K
O 106
O K A R
107
C
109
T
U
R
110
D I
J 111
B E
A
97
104
108
L
E V I
102
103
T
L
C U B
99
101
K
T
C 95
98
A L
W
87
92 94
K
86
89
A V A Z
100
B
85
91
93
R U S
79
M
D
88 90
78
83
M I
N D
I
T 77
¸
Z
I
E
113
V A R I
E
C O
V
C
F
114
E T
E T
P
L
L
I
112
P A S T
R
115
¸
R N A K
D A J
A K
SPORT NDESHJET
23 E martë, 12 Qershor 2018
Shkëndija në Champions League, faza përgatitore në Slloveni Shkëndija e Tetovës nisi të dielën grumbullimin për fazën përgatitore para pjesëmarrjes në eliminatoret e Champions League. Fillimisht ekipi do të punojë në Tetovë, ndërsa faza kryesore, ku do të luhen edhe tre takime kontrolluese, do të zhvillohet në Slloveni prej 20 qershorit deri më 2 korrik. Atmosfera te skuadra tetovare pas një sezoni historik që
u mbyll me fitimin e kampionatin dhe të Kupës është shumë pozitive. Futbollistët kuqezi kërkojnë sfida të reja fillimisht në eliminatoret e Champions League dhe më pas edhe në sezonin e ri të garave vendore. Të martën ekipi i ndarë në dy grupe do të kryejë testimet mjekësore në një klinikë profesionale në Prishtinë, ndërsa nga e mërkura nis puna me
Në Rusi pas 2 ditësh do të nisë edicioni i 21 i Kampionatit Botëror të Futbollit, dhe nëse ka një skuadër që nuk ka munguar asnjëherë në Kupën e Botës, ai është Brazili
Brazili e Gjermania favorite për Botërorin. Këngëtari Williams ylli i së enjtes
P
arashikimet për skuadrën fituese nga kompanitë e basteve kanë nisur prej kohësh. Sipas “Marca”, dy prej përfaqësueseve që shihen si favoritet kryesore janë Brazili dhe Gjermania. Në klasifikimin për pretendimet për fitoren në fund të “Botërorit Rusi 2018”, shihen Spanja e Franca, të ndjekura nga Argjentina e Belgjika. Dhjetëshen e skuadrave favorite për triumfin final në Kupën e Botës e mbyllin Anglia, Portugalia, Uruguaji e Kroacia. Janë vënë kuota edhe për futbollistin që do të jetë shënuesi më i mirë i turneut, e sipas kompanive të basteve, ky titull do t’i takojë brazilianit Neymar, ndërkohë që të tjerë kandidatë për këtë trofe janë edhe sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi, dhe ai i Portugalisë, Cristiano Ronaldo. Duke qëndruar te këta të fundit, për Messin, arritja sërish në finalen e Kupës së Botës dhe fitorja e trofeut kuotohet me koeficientin 26. E njëjta histori edhe për Cristiano Ronaldon e Portugalinë, por 33-vjeçari dhe përfaqësuesja e tij e kanë një precedent, triumfin në “Euro 2016”. Tjetër parashikim interesant i kompanive
të basteve është ai për ekipet finaliste. Sipas tyre, probabiliteti më i madh është që kjo finale të luhet mes Gjermanisë e Brazilit, me koeficient 12, i ndjekur nga sfida Gjermani-Spanjë, Brazil-Spanjë dhe Francë-Spanjë. Brazili Në Rusi pas 2 ditësh do të nisë edicioni i 21 i Kampionatit Botëror të Futbollit, dhe nëse ka një skuadër që nuk ka munguar asnjëherë në Kupën e Botës, ai është Bra-
TOP 10 “Dy prej përfaqësueseve që shihen si favoritet kryesore janë Brazili dhe Gjermania. Por edhe Spanja, Franca, Argjentina e Belgjika. Dhjetëshen e skuadrave favorite për triumfin final në Kupën e Botës e mbyllin Anglia, Portugalia, Uruguaji e Kroacia”.
zili. Për Seleçaon do të jetë pjesëmarrja e 21 në këtë eveniment, ose më mirë të themi, skuadra 5 herë kampione e botës është e vetmja që nuk ka munguar në asnjë Botëror që nga viti 1930. Skuadra amerikano latine dominon praktikisht në të gjitha klasifikimet historike duke nisur që nga ndeshjet e zhvilluara, numri i fitoreve dhe golave të shënuara deri te titujt e fituar, 5 të tillë. Më tej vjen Italia me 18 të tilla, por Të Kaltrit do të jenë mungesa e madhe e Kupës së Botës së këtij viti. Argjentina e treta me 17 pjesëmarrje e ndjekur nga Meksika me 16 dhe Spanja, Anglia e Franca me 15. Klasifikimi me skuadrat që kanë marrë pjesë më shumë se 10 herë në fazën finale të një Kupe Bote mbyllet me SHBA dhe Korenë e Jugut. Gjermania e Bashkuar, do të luajë botërorin e saj të nëntë në total dhe të shtatin radhazi. Ceremonia Këngëtari Robbie Williams, sopranoja Aida Garifullina dhe ish “Fenomeni” Ronaldo Nazario, do të interpretojnë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës, që do të mbahet të enjten në stadiumin
nga dy seanca stërvitore në ditë. E premtja parashihet ditë e lirë për shkak të festës së Bajramit, ndërsa nga e shtuna pritet rritja e ngarkesës në stërvitje. Prej 20 qershorit deri më 2 korrik ekipi do të qëndrojë në Rogashka Sllatina të Sllovenisë, ku do të zhvillohet faza kryesore përgatitore, ndërsa janë paraparë tre deri katër ndeshje kontrolluese.
SFIDA
Brazili e Neymar, gati për Botërorin
Brazili është gati për finalet e Botërorit që nis të enjten. Seleçao po bind gjithmonë e më shumë, pasi në 3 sfida përgatitore pati vetëm fitore dhe asnjë gol të pësuar. Suksesi i fundit në miqësoren e së dielës me Austrinë ku brazilianët shënuan 3 gola ishte një tjetër provë bindëse. Në këtë sfidë nuk mungoi edhe Neymar. Në dallim nga miqësorja me Kroacinë e nisi si titullar duke luajtur për 84 minuta dhe shënuar 1 gol. “Fillimisht isha pak i frikësuar, por pas goditjes së parë në drejtim të portës u ndjeva më mirë. Isha e qetë dhe vazhdova të luaj, jam shumë i lumtur që mund të vrapoj dhe të kthehem në formë”, tha Neymar në fund të ndeshjes. Sulmuesi u rikthye në fushë pas dëmtimit në miqësoren e 3 qershorit me Kroacinë ku luajti pjesën e dytë dhe realizoi 1 gol. Vetë trajneri i Brazilit, Tite tha se ende nuk mund të thotë se cili është limiti i Neymar, ndërsa aftësitë e tij janë mbresëlënëse. Brazili do të nisë fazën grupeve më 17 qershor në përballjen me Zvicrën në Rostov. Në Grupin E janë dhe Serbia dhe Kosta Rika. Luzhniki në Moskë, para ndeshjes Rusi-Arabia Saudite. Williams, bën të ditur FIFA, do të këndojë një duet me Garifullina. “Unë jam shumë i lumtur që do të kthehem në Rusi për një performancë që e konsideroj unike, tregon ylli britanik i pop-it. Unë kam bërë shumë në karrierën time, por të “hapësh” Kupën e Botës në futboll, duke interpretuar para 80 mijë tifozëve, ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua, do të jetë një festë e paharrueshme”. FIFA njofton se ceremonia e hapjes së Kupës së Botës do të jetë shumë “muzikore” dhe do të mbahet vetëm një orë e gjysmë para fillimit të fishkëllimës së ndeshjes së hapjes.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
24 E martë, 12 QERSHOR 2018