Koha Jone-13 janae 2019

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E diel, 13 JANAR 2019

Kushtrimi i Monikës: Të largojmë Ramën! E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 8 (8449)

E diel, 13 Janar 2019

Çmimi 30 Lekë

Ndërkohë mazhoranca ka rritur dje sulmet ndaj Presidentit të Republikës, duke mos u marrë fare më PD-në. E gjithë strategjia dhe bateritë e kryeministrit janë drejtuar ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Pritet reagimi i fortë i lidershipit opozitar Lulzim Basha në lidhje me strategjinë e opozitës, i cili ka deklaruar vitin e kaluar se nuk do të hyjnë në zgjedhjet vendore me kryeministër Ramën dhe se populli opozitar do ta largojë në 6-mujorin e parë të vitit 2019 FAQE 3

DEKLARATA

Presidenti Meta: Ministria e Jashtme nuk është "autoshkollë", PS-ja ka plot diplomatë të shquar

Lulzim Basha: Rama po e shtyn vendin drejt konfliktit civil

KRYEBASHKIAKU

Veliaj: Konviktet e rikonstruktuara janë gati në tetor

FAQE 24

KONVENTA

Luan Rama: Lufta me të keqen, mision i LSI-së

FAQE 8

RESHJET

Ikën bora, mbeten ngricat. Ende zona të izoluara prej shumë ditësh

FAQE 2

KRYEMINISTRI

Edi Rama vijon me sulmet kundër kreut të shtetit

FAQE 14

EMERGJENCAT

Ministrja Manastirliu në Burrel: Shëndetësia në gatishmëri për emergjencat

FAQE 2

HEROI I "TË KUQVE"

Mikel Janku, portieri që "fluturoi" në portën e "Partizanit" dhe shkëlqeu në gazetarinë sportive

FAQE 4

Në foto: Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha SEKRETARI I PS

FAQE 22

ZËDHËNËSI I PRESIDENTIT

Taulant Tedi Blushi: Pengmarrësin Balla, kundër e Reformës në Drejtësi nuk e ndalojnë dot aksionin Presidentit: për rivendosjen e rendit Mos na kushtetues e ligjshmërisë pengoni FAQE 2

FAQE 2

FAQE 15

ANALIZË

Kushtetutën nuk e interpreton dot Rama Nga Ylli Manjani FAQE 5


POLITIKE

2

E diel, 13 JANAR 2019

KREU I SHTETIT I PĂ‹RGJIGJET KRYEMINISTRIT: PARTIA SOCIALISTE KA PLOT DIPLOMATĂ‹ TĂ‹ SHQUAR

Presidenti Meta: Ministria e Jashtme nuk ĂŤshtĂŤ “autoshkollĂŤâ€?

P

residenti Ilir Meta ka reaguar dje lidhur me mosdekretimin e kandidatit tĂŤ Edi RamĂŤs, Gent Cakaj, pĂŤr ministĂŤr tĂŤ JashtĂŤm. NĂŤ njĂŤ postim nĂŤ Facebook, kreu i shtetit thekson rĂŤndĂŤsinĂŤ qĂŤ ka posti i Ministrit tĂŤ JashtĂŤm dhe domosdoshmĂŤrinĂŤ e emĂŤrimit nĂŤ kĂŤtĂŤ detyrĂŤ tĂŤ njerĂŤzve qĂŤ kanĂŤ pĂŤrvojĂŤ nĂŤ fushĂŤn e diplomacisĂŤ dhe marrĂŤdhĂŤnieve me jashtĂŤ. “Sot,

nĂŤ momente tĂŤ rĂŤndĂŤsishme tĂŤ sfidave tona rajonale, Ministria pĂŤr EuropĂŤn dhe PunĂŤt e Jashtme e ShqipĂŤrisĂŤ nuk mund tĂŤ kthehet nĂŤ autoshkollĂŤ ku ustai i madh kĂŤrkon tĂŤ mĂŤsojĂŤ “gjeniunâ€? si tĂŤ ndryshojĂŤ kufijtĂŤ e tĂŤ gjithĂŤ Ballkanit PerĂŤndimor. Partia Socialiste ka kapacitete tĂŤ jashtezakonshme nĂŤ fushĂŤn e politikĂŤs sĂŤ jashtme dhe ShqipĂŤria ka shumĂŤ diplomatĂŤ

tÍ sprovuar, tÍ cilÍt mund tÍ vendosen nÍ drejtimin e politikÍs sonÍ tÍ jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit tÍ kufijve nÍ gjithÍ Ballkanin PerÍndimor. ShqipÍria do jetÍ gjithmonÍ faktor paqe e stabiliteti nÍ rajon. ShqipÍriado ketÍ njÍ lidership tÍ besueshÍm edhe nÍ kryesimin e OSBE-sÍ. ShqipÍria e para�,shkruan Presidenti Ilir Meta nÍ reagimin e tij.

ZĂ‹DHĂ‹NĂ‹SI I PRESIDENTIT META I PĂ‹RGJIGJET KRYEMINISTRIT

“PengmarrĂŤs i ReformĂŤs nĂŤ DrejtĂŤsiâ€? Tedi Blushi, zĂŤdhĂŤnĂŤsi i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar ndaj deklaratave qĂŤ kryeministri Edi Rama bĂŤri ditĂŤn e stome kundĂŤr kreut tĂŤ shtetit. NĂŤ njĂŤ postim nĂŤ Facebook, Blushi i kujton kryeministrit se kompetencat e kreut tĂŤ shtetit nuk mund tĂŤ interpretohen me logjikĂŤn e komisionit tĂŤ garancive statusore tĂŤ PS. “Nuk ka komision garancish statutore qĂŤ ndalon Presidentin e RepublikĂŤs tĂŤ ushtrojĂŤ kompetencat e tij tĂŤ qarta kushtetuese pĂŤr emĂŤrim e shkarkim ministrash. Duhet tĂŤ jetĂŤ e qartĂŤ pĂŤr pengmarrĂŤsin e ReformĂŤs nĂŤ DrejtĂŤsi: Aksioni pĂŤr rivendosjen e plotĂŤ tĂŤ rendit kushtetues e ligjshmĂŤrisĂŤ nuk ndalet!â€?,-shprehet Blushi.

DEBATI

P

as akuzave jo etike tĂŤ kryeministrit Edi Rama nĂŤ adresĂŤ tĂŤ kreut tĂŤ shtetit edhe emra tĂŤ tjerĂŤ nĂŤ PS kanĂŤ nisur sulmin ndaj Presidentit. Sekretari i PĂŤrgjithshĂŤm i PS-sĂŤ, Tulant Balla me njĂŤ gjuhĂŤ tĂŤ ngjashme me atĂŤ tĂŤ Edi RamĂŤs, madje duket si reagim i shkruar nga e njĂŤjta dorĂŤ dhe me frazat qĂŤ pĂŤrdor Kryeministri, ka sulmuar sot nĂŤ rrjetet sociale Presidentit. Edhe Balla niset tĂŤ flas pĂŤr kreun e shtetit dhe pĂŤrfundon tĂŤ komentet pĂŤr LSI. “Zoti President, ne s’ju pengojmĂŤ dot tĂŤ jeni Iliri qesharak qĂŤ kemi njohur mĂŤ shumĂŤ se sa njĂŤherĂŤ kur Monika i’a fut kokĂŤn nĂŤ çizmen e saj! Por kĂŤto bumjet tuaja qĂŤ po e bĂŤjnĂŤ edhe Bujar Nishanin tĂŤ duket si Xhefersoni, nuk impresionojnĂŤ dot askĂŤnd. Ne s’jemi as PD, as LSI dhe s’kemi ndĂŤrmend tĂŤ humbasim kohĂŤ me konflikte tĂŤ kota me ju. Sepse ju s’keni asnjĂŤ shans dhe s’do keni asnjĂŤ mundĂŤsi tĂŤ pengoni as punĂŤn tone dhe as ReformĂŤn nĂŤ DrejtĂŤsi, qĂŤ e di ShqipĂŤria dhe bota se sa shumĂŤ e dĂŤshironi tĂŤ realizohet. Por meqĂŤ ju kemi dhĂŤnĂŤ votĂŤn si President, ju ftojmĂŤ tĂŤ ruani qetĂŤsine sa tĂŤ mundeni Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorĂŤ: Albina Gjergji, Herion Mesi

KRYEMINISTRI

Replika mes numrit dy tĂŤ PS Rama vijon me dhe anĂŤtares sĂŤ KryesisĂŤ sĂŤ LSI sulmet ndaj sepse duke u bĂŤrĂŤ ju qesharak, sigurisht edhe ne nuk ndjehemi mirĂŤâ€?,- shkruan Balla. Pas deklaratave tĂŤ Taulant BallĂŤs, ka reaguar dhe Elona Guri, anĂŤtare e KryesisĂŤ sĂŤ LSI. NĂŤ njĂŤ reagim po nĂŤ rrjetet sociale, Guri i kujton Taulant BallĂŤs marrĂŤdhĂŤniet qĂŤ ka pasur me Ilir MetĂŤn, gjatĂŤ kohĂŤs ishte Kryetar i Parlamentit. Guri i kujton dhe ambicien qĂŤ Balla ka pasur pĂŤr tu bĂŤrĂŤ MinistĂŤr i JashtĂŤm dhe kohĂŤn kur sulmonte ish-ministrin Saimir Tahiri. “Turp pĂŤr kryetarin e grupit parlamentar tĂŤ maxhorancĂŤs qĂŤ e nxjerrin me detyrim tĂŤ flasĂŤ. Je bĂŤrĂŤ pĂŤr tĂŤ ardhur keq. Ah, more Tao, çizmja qĂŤ fluturoi nĂŤ kokĂŤn e Kryeministrit ta beri zemrĂŤn mal.

ADRESA E REDAKSISĂ‹:

Rruga: “Sami FrashĂŤriâ€?, Pallati i Aviacionit tĂŤ VjetĂŤr, Nr. 2, TiranĂŤ/ Web: www.kohajone.com

U ngazĂŤlleve me shokĂŤ e shoqet, u bĂŤre edhe pishman qĂŤ nuk e zuri shefin. Me vjen keq pĂŤr ty qĂŤ tĂŤ detyrojnĂŤ tĂŤ flasĂŤsh kundĂŤr Presidentit ose burrit Ilir Meta. Ke qarĂŤ halle shume. Qaheshe se droga po na vinte vulĂŤn e zeze kudo ne Evrope dhe nuk do na jepnin hapjen e negociatave. KĂŤtu tĂŤ them bravo se e parashikove, i re ne shenje. Besoj e mban mend si qaheshe qĂŤ tĂŤ emĂŤronin ty ministĂŤr se Sajmiri ishte i mbytur dhe po njolloste gjithĂŤ mazhorancĂŤn me lidhjet e tij me kriminelĂŤt. Si Edi Rama ishte “naivâ€? dhe nuk i kuptonte dot lidhjet e Sajmirit me banditĂŤt qĂŤ ja ulte nĂŤ tavolinĂŤâ€?,- shkruan ndĂŤr tĂŤ tjera, Elona Guri.

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Presidentit

Kryeministri Edi Rama thotĂŤ se nuk do merret mĂŤ me akuzat ndaj Presidentit, por teksa bĂŤn kĂŤtĂŤ deklaratĂŤ nĂŤ Twitter, vijon sĂŤrish me akuza ndaj kreut tĂŤ shtetit. “Mos prisni tĂŤ merrem mĂŤ me njĂŤ pengmarrĂŤs tĂŤ KushtetutĂŤs nĂŤ zyrĂŤn e Presidentit, i cili ĂŤshtĂŤ katandisur nĂŤ çizme rezervĂŤ e DoktorreshĂŤs sĂŤ Shkencaveđ&#x;‘ŽGjykata e re Kushtetuese do t’i japĂŤ fund kĂŤsaj maskarade, ndĂŤrsa vĂŤmendja jonĂŤ do jetĂŤ e gjitha tek njerĂŤzit e zero tek çizmetâ€?,shkruan Rama pas reagimit qĂŤ Presidenti Ilir Meta bĂŤri nĂŤ rrjetet sociale lidhur me dekretimin e Ministrit tĂŤ JashtĂŤm. Ironia ĂŤshtĂŤ se sa herĂŤ flet kĂŤshtu Rama thotĂŤ se nuk janĂŤ ofendime. Kjo tregon se ose kryeministri ende nuk di kuptimin e disa fjalĂŤve nĂŤ gjuhĂŤn shqipe, pse i kujton shqiptarĂŤt aq budallenj sa nuk kuptojnĂŤ shqip-shqip.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E diel, 13 JANAR 2019

Kushtrimi i Monikës: Të largojmë Ramën!

Ndërkohë mazhoranca ka rritur dje sulmet ndaj Presidentit të Republikës, duke mos u marrë fare më PD-në. E gjithë strategjia dhe bateritë e kryeministrit janë drejtuar ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Pritet reagimi i fortë i lidershipit opozitar Lulzim Basha në lidhje me strategjinë e opozitës, i cili ka deklaruar vitin e kaluar se nuk do të hyjnë në zgjedhjet vendore me kryeministër Ramën dhe se populli opozitar do ta largojë në 6-mujorin e parë të vitit 2019 Pas gjashtë vitesh qeverisje një verifikim i thjeshtë i fakteve e rendit Shqipërinë në vendin që ndodhet shumë larg integrimit në BE dhe me institucione drejtësie të kapura totalisht nga mazhoranca. Sot kabineti "Rama" është përfshirë nga skandalet e mëdha të korrupsionit që arrijnë deri në nivelet më të larta të tij. Ndërsa institucionet nuk reagojnë kurrë për korrupsionin qeveritar dhe as për ngjarje gati terroriste si rrahja barbare e vajzave studente që protestojnë për kushte më të mira në arsim. Në këtë situatë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi kërkoi dje nga gjithë shoqëria shqiptare dhe opozita reagimin mbarëqytetarë për të detyruar kryeministrin Edi Rama që të largohet. Në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kryemadhi u shpreh se vendi ndodhet në emergjencë dhe detyrë e gjithë qytetarëve është që të ndalojnë vazhdimin e një qeverisje antikombëtare dhe kriminale, theksoi ajo. Kryetarja e LSI-së deklaroi se qytetarët nuk duhet të shohin më përkatësitë politike, por duhet të bashkohen në një front të përbashkët për të shkurtuar ditët e një qeverisje të tillë. "Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për lëvizje, ashtu siç kemi edhe emrin Lëvizja Socialiste për Integrim, le të kthehet Lëvizja e Solidaritetit Kombëtar për Shqipërinë. Të gjithë ti japim dorën demokratit, socialistit, ballistit

dhe komunistit, legalistit, të krishterë dhe mysliman; të bashkohemi të tërë për një kauzë, për kauzën e vendit tonë, për kauzën e Shqipërisë sonë, për kauzën e familjes sonë. Vetëm kështu ne mund ti bëjmë ballë këtij uzurpimi nga e keqja që i ka bërë Shqipërisë. Ky uzurpim i mallkuar, ky uzurpim ka vetëm një rrugë për ta shkatërruar: bashkimi i të gjithë shqiptarëve për ta përmbysur dhe për ta rrëzuar, duke qenë ne politikanët të parët dhe populli me ne",- deklaroi kryetarja e LSI. Jo rastësisht, Monika Kryemadhi zgjodhi të mos flas për individin Edi Rama, por për ato probleme që i ka sjellë vendit qeverisja e tij. Kryemadhi renditi gjithë premtimet që qeveria "Rama" ka bërë nga viti 2013 dhe deri më sot. Dhe krahasimi me shifra i premtimeve elektorale të qeverisë

"Rama" nxjerrë në pah realitetin ku jetojnë sot shqiptarët. Realiteti është i hidhur si për opozitarët ashtu dhe për anëtarët e Partisë Socialiste që janë në pushtet dhe qytetarë e tjerë. Ndaj dhe bashkimi për të rrëzuar qeverinë, sipas kryetares së LSI, vjen si një domosdoshmëri për të shpëtuar vendin. Jo rastësisht dhe slogani që LSI ka zgjedhur për fushatën e ardhshme elektorale është "Shqipëri, shtëpia juaj". Është një thirrje jo vetëm politike, por një mesazh për të rinjtë që duan të largohen nga vendi pasi nuk shohin më mundësi jetese me këto kushte, por edhe një apel për të gjithë shoqërinë për të reaguar për mënyrën sesi po drejtohet vendi. Në thirrjen e saj për qytetarët, Kryetarja e LSI deklaroi se reagimi ndaj kësaj qeverie nuk është çështje politike, por detyrim

kombëtar. Ajo përmendi gjithë kategoritë sociale që këto dite po reagojnë duke nisur nga banorët e Unazës së Re, studentët dhe naftëtarët. Kryetarja e LSI tha se qytetarët, LSI dhe gjithë opozita duhet të ngrihet dhe të protestojë jo e vetëm për këta, por edhe për gjithë shoqërinë që ndodhet në momentet më të këqija. "Detyrimi im kombëtar është që jo vetëm të mbrojmë ata studentë, por ne Fier të bashkohemi dhe të mbrojmë naftëtarët. Në Bulqizë të ngrihemi, të bashkohemi dhe të mbrojmë minatorët. Në Durrës, Lezhë e Vlorë të ngrihemi dhe të mbrojmë peshkatarët. Në Sarandë e kudo të ngrihemi e të mbrojmë të gjitha bizneset, të cilat gjobiten dhe falimentohen për shkak të konkurrencës së pandershme edhe pse ata punojnë vetëm dy muaj në vit, qeveria jonë i masakron me taksa",- deklaroi Kryetarja e LSI. Mbledhja e Konventës së LSI, e para për vitin 2019, paralajmëron nisjen e një viti të tensionuar politik. Ndërkohë mazhoranca ka rritur dje sulmet ndaj Presidentit të Republikës, duke mos u marrë fare më PD-në. E gjithë strategjia dhe bateritë e kryeministrit janë drejtuar ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Pritet reagimi i lidershipit opozitar Lulzim Basha në lidhje me strategjinë e opozitës, ku kanë deklaruar vitin e kaluar se nuk do të hyjnë në zgjedhjet vendore me kryeministër Ramën dhe se populli opozitar do ta largojë në 6-mujorin e parë të vitit 2019.


POLITIKE

4

E diel, 13 JANAR 2019

Kreu i PD-së: Po përgatitet ritenderimi i Unazës së madhe. Prokuroria të hetojë kompanitë e mirëmbajtjeve të rrugëve

Basha-Ramës: Ndal represionin ndaj studentëve, po shtyn vendin drejt konfliktit civil N

ë një konferencë të posaçme për shtyp, nga foltorja e selisë blu, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka komentuar aktualitetin politik në vend. Duke u ndalur tek ngjarjet që po prodhon rezistenca e studentëve të cilët që prej së enjtes vijojnë të ngujuar në auditoret e fakulteteve, Basha tha se me urdhër të Edi Ramës policia e shtetit në shkelje flagrante të ligjit janë futur në ambientet universitare duke dhunuar studentët. Basha tha se me praktikat e tij represive ndaj studentëve, Rama qëllimisht po e shtyn vendin drejt një konflikti civil, me pasoja të paparashikueshme. “Jemi i vetmi vend në Europë dhe Botë ku policia është futur në ambiente universitare ku studentët po protestojnë më ligj. Ligji për arsimin e lartë e thotë qartë se ndërhyrja e policisë bëhet me kërkesë të titullarit cënimi i paprekshmërisë ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. I bëj thirrje prokurorisë të hetojë. Me heshtjen e saj ajo po provon se është bashkëfajtore me falangat kriminale të një të marri që ka urdhëruar dhunimin e studentëve. Mbështetje totale për cdo veprim të studentëve të kërkesave të tyre të drejta, opozita do vijojë të mbrojë të drejtën e studentëve. Kjo shkelje flagrante e ligjit po shtyn vendit drej një konflikti civil. Pasi kanë vjedhur e zhvatur paratë e prindërve, të taksapaguesve të infrastrukturës tani po dhunojnë edhe fëmijët. I bëj thirrje Edi

DEPUTETI I PD-së

D

eputeti demokrat, Bardh Spahia ka publikuar mesazhin e punonjëses së Fondit të Sigurimeve të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor, e cila flet për amullinë institucionale që është krijua në këtë institucion. Deputeti Spahia ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, mesazhin e mbërritur në telefonin e tij, ndërsa shkruan se qeveria Rama po e shkatërron shëndetësinë në çdo hallkë të saj. “Përshëndetje doktor Bardhi. Jam një punonjëse e Fondit të sigurimeve të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor dhe desha të ngre shqetësimin për amullinë institucionale që është krijuar. Fondi sot ka një drejtoreshë të përgjithshme në ikje ( që ka katër muaj pa kaluar rimbursimin e ilaçeve tek farmacitë) nëndrejtoreshë

Ramës të ndalë represionin ndaj studentëve, ndal dhunën psiqike e fizike ndaj tyre. Çdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin në konflikt civil. Ndal menjëherë represionin ndaj studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme. Ndal dhunë psikike e fizike të tyre. Jepi fund bllokimit ku po zhvillohet protestë europiane. Çdo shtyrje e mëtejshme do shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme”deklaroi Lulzim Basha Ritenderim te Unaza e Re Kreu i Partisë Demokratike në deklaratën e djeshme për me-

dian shtoi se po përgatitet nga Qeveria ritenderimi i pjesës së unazës së re në Tiranë, tenderi i fituar i së cilës u anuluan dhe për këtë çështje ka nisur një hetim i prokurorisë. Basha akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Rama se ka vendosur kritere qesharake. “Duke mos u mjaftuar me këtë, siç ka zbuluar media ditët e fundit, është përgatitur rimanipulimi i këtij loti të tenderit korruptiv të Unazës së re. Të gjithë e keni parë se me qëllim përjashtohet një garë e ndershme. Janë bërë kërkesa qesharake si ajo për një vinç të tonazhit prej 450 tonësh, që tregon se kaq e

madhe është arrogance e Edi Ramës! Kaq i madh është kapari i paguar për Unazën, sa asgjë nuk e ndal pa e çuar deri në fund vjedhjen dhe grabitjen te Unaza e re. Qëndrimi i Partisë Demokratike dhe i opozitës është i qartë dhe i prerë: Ky tender duhet të anulohet i tëri. Të zhbirilohet ligjërisht dhe çdokush të përfundojë para drejtësisë. Çdo hap dhe në veçanti të tillë si ky me rezultate të paracaktuara, me vinça 450 tonësh që vijnë aty vetëm për të tërhequr peshën e rëndë: kamionin me para që Edi Rama është i vendosur ta depozitojë në kontot sekrete bankare, meriton

Spahia: FSDKSH në amulli, askujt nuk i intereson shëndeti i njerëzve

Brunilda Mene e dorëhequr, drejtor ekonomik të dorëhequr prej mëse tre muajsh, drejtor juridik dhe drejtor kontrolli gjithashtu.

Pa drejtor rimbursimi. Drejtori i DIAS, i pezulluar Situata në institucionin tonë ka kohë që është në degradim total dhe së fundmi

jemi në kolaps të plotë. Është e tmerrshme se si këtyre nuk u plas fare për shëndetin e njerëzve”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Bardh Spahia. Deputeti demokrat, do të komentonte dhe inspektimin e ministres në spitalin e Bullit, ku sipas tij, ky inspektim vjen pas peticionit të mjekëve për dështimin e sistemit të patronazhimit. “Pas shkërmoqjes së propagandës fasadë të ministres se fundi edhe nga peticioni i mjekëve për dështimin e sistemit të patronazhimit, ministrja Ogerta Manastiliu detyrohet të niset me urgjencë drejt spitalit të

përgjigjen më të rreptë dhe më të ashpër nga banorët e Unazës dhe ne do të jemi aty në krah të tyre, për të mbrojtur bashkë me ta ligjin dhe Kushtetutën dhe pronën e tyre”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Rrugët e bllokuara Duke marrë shkas nga kushtet e vështira meteorologjike që po përballet një pjesë e madhe e vendit, ku kryesisht zona veriore dhe juglindore është bllokuar nga bora, vjen një reagim i ashpër nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky i fundit në një dalje publike nga selia blu i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për të gjitha ato kompani që merren me mirëmbajtjen e rrugëve dhe që marrin lekë nga taksapaguesit shqiptarë. “Kjo e shtunë vazhdon të ngelet e vështirë për mijëra familje të izoluara nga bora, ndërkohë që qindra mln euro janë vedhur nga qeveria në bashkëpunim me oligarkë dhe me kompani të papërgjegjshme. Në vend që të bëjnë pastrimin e segmenteve rrugore, kanë vjedhur paratë dhe po i shijojnë ato me pushime luksi. Unë i bëj thirrje prokurorisë që të nisë hetimet se ku kanë shkuar lekët e taksa paguesve shqiptar që kanë përpirë këto kompani, dhe të marrin përgjegjësi. këto para duhet t’i rikthehen taksapaguesve. Dua të falënderoj dhjetëra aktivist të shoqërisë civile dhe të PD që në këto 72 orët e fundit ia kanë dalë që të çajnë disa prej fshatrave duke i furnizuar me ushqime”, tha Basha.

Burrelit. Patronazhimi dështoi e nxori në pah situatën e rëndë në gjithë sistemin shëndetësor me mangësi bazike të cilat vërtetojnë se minimumi kjo ministre nuk njeh situatën, e nga ana tjetër mendon se mund ta mbulojë me propagandë”tha Spahia. Ai shton se ç’ka u trumbetua si sukses i madh, në fakt ka nxjerrë në pah injorancën dhe paaftësinë totale që mbizotëron sot në Ministrinë e Shëndetësisë. “Babëzia, injoranca dhe mungesa e vullnetit për të mësuar janë kombinimi që po shkatërron sistemin e shëndetësisë. Gjithsesi jam i bindur se ministrja, rrugës për në Burrel ka patur rastin të diskutojë e t’i japë zgjidhje si zakonisht këtyre çështjeve, me numrin dy të kësaj ministrie….fotografin”, tha dje deputeti i PD-së, Bardh Spahia.


FORUM OPINION Nga Petrit Vasili*

F

undi i botes, mediokri Edi Rama jep opinion për eruditin Fatos Lubonja!! Erdhi dhe fundi i botës!! Ua ua ua….një i falimentuar pa asnje talent,vokacion apo prirje si Edi Rama bëka vlerësime intelektuale!!! Matuflleku s'ka të ndalur…. Megjithatë le tu referohemi fakteve dhe vlerësimeve të bëra objektivisht jashtë Shqipërisë. Kur ky Rama me penel qimekëputur ekspozoi pikturat ne Bienalen e Venecias kritikët Alexxa Gotthardt

dhe kolegu i saj Scott Indrisek i krahasojnë pikturat e Edi Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh. Ja çfarë thonë: "Në segmentin Giardini, të "Viva Arte Viva", një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur

Nga Ylli Manjani

N

Sipas Kushtetutës EMERIMIN e bën Presidenti me Dekret. Po sipas Kushtetutës Dekreti lëshohet në bazë të propozimit të Kryeministrit. Kështu ka ndodhur, 8 nga 9 propozime të Kryeministrit u dekretuan. Njëri jo. Dhe për këtë “njërin” na qënka shkelur Kushtetuta pse Presidenti nuk pranoi një propozim?! Kërcet shumë kjo logjikë. Nga ana tjetër shkelje të Kushtetutës nuk përbën një zbatim disi ndryshe i Presidentit të kompetencës së tij. Në këtë vend shkelen hapur liri e të drejta

KOMENT Nga Flamur Vezaj

T

ë marrësh dëshminë e penalitetit, duhet të presësh 10 ditë deri 2 javë! Të marrësh vërtetim që ke mbaruar ose jo shërbimin Ushtarak të duhen 1 deri 2 javë (me mik)! Të marrësh vërtetim që ke mbaruar shkollën e mesme, për verifikim edhe në arkivë, të duhet 1 javë! Të marrësh certifikatën e pronësisë në Hipotekë të duhen 10 ditë ose dy javë (nëse e ke)! Të marrësh vërtetim nga policia qe

E diel, 13 JANAR 2019

Fundi i botës, mediokri Rama jep opinion për eruditin Fatos Lubonja!! të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie." Por ja si e motivojnë në mënyrë të jashtëzakonshme çmimin dinjitoz "Princ Claus" qe Fatos Lubonja mori ne Hollandë: "Fatos Lubonjës i jepet ky çmim për përshkrimin luçid dhe me ndershmëri që i ka bërë në letërsinë e tij episodeve

kyçe të historisë së Shqipërisë; për ruajtjen e integritetit intelektual dhe të pavarësisë në momente ekstreme, për luftën e vazhdueshme për demokraci, të drejta të njeriut, fjalën e lirë dhe të drejtën për të treguar historinë e vendit të tij në një kontekst ku liria mbetet ende e brishtë; për zgjerimin e hapësirës së debatit publik e krijimin e platformave për zëra të tjerë kri-

tikë; si dhe për thënien e së vërtetës pa frikë ndaj pushtetit." Të gjithë mund ta kuptojnë shumë lehtë se çfarë sharlatani inkuizitor i intelektualizmës shqiptare është kryeministri që qeverisë Shqipërinë. Ky sharlatan guxon e flet për Fatos Lubonjen, lidheni këtë budalla. *Kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Kushtetutën nuk e interpreton dot Rama

ANALIZË ë përplasjen Kryemi nistër-President, jo e vetmja në historinë e shtetit, Kryeministri përpiqet të ngulë disa teza që meritojnë sqarime. 1. A ka shkelur Presidenti Kushtetutën? Pa asnjë dyshim Kryeministri nuk është institucioni që gjykon e as ngre dot akuzë për shkelje të Kushtetutës. Por pavarësisht këtij konstatimi formal, në esencë Presidenti është në rolin e tij Kushtetues: të EMRRIMIT të ministrave. Pra e theksoj EMERIMIT.

5

nuk ke aksidente, të duhet një javë ose më shumë! Të marrësh një vërtetim nga Përmbarimi që nuk ke vendim bllokimi përmbarimor, të duhen 3 ditë! Të noterizosh dokumentet në Ministri të Jashtme të duhet me prit 1 deri 2 javë! Të kërkosh informacion zyrtare në një institucion të duhet të presësh dy javë (nëse respekton ligjin titullari)! Të aplikosh për kartë identiteti, pasaporte duhet të

themelore nga qeveria. Po nga qeveria ka tentativa serioze për të shkëmbyer territor të shtetit me Greqinë. Le pastaj procesi ligjvënës që është gjithnjë jashtë procesit kushtetues. Këto janë shkelje, jo rrëzimi i merituar dhe publikisht i pranuar i Gent Cakës. 2. A po e krijon ndarje ShqipëriKosovë Presidenti? Teza është qesharake në substancën e vet, pa dyshim! Të thuash që Presidenti nuk pranoi Gent Cakën (bashkë me letrën idiote të Batonit) po na ndan me Kosovën

është të flasësh si e ëma e Zeqos në maj të thanës! Nëse rrëzimi i Cakës na ndau me Kosovën, mos vallë dekretimi i Besa Shahinit na afron?! Apo nuk është kosovare ajo?! Idiotësi tezë! Propagandë e lodhur... 3. A po sillet Presidenti si kryetar opozite? Mos dekretimi i propozimit të Kryeministrit nuk i intereson aspak opozitës. Kjo e fundit ka betejë me Ramën dhe modelin e tij, jo me Gent Cakën. Ndaj çdo shpërqendrim vëmendje nuk është në favorin e opozitës. Sherri President-

Kryeministër ashtu si dhe takimet jo transparente të tyre janë pjesë e shpërqendrimit të vëmendjes. Ndaj nuk i shërben e as i duhet fare opozitës kjo gjë! Presidenti e Kryeministri alias IM dhe ER zihen e pajtohen relativisht shpesh. Kjo nuk është çështje politike e aq më pak e opozitës. Këto janë tre teza që meritojnë një vëmendje dhe ndoshta edhe disa sqarime të ftohta. Debati mbi etikën e komunikimit publik qëndron. Komunikimi lë për të dëshiruar reciprokisht!

Një prokurori i duhen 3 muaj për certifikatë sigurie, Cakajt 24 orë presësh tre ditë të verifikohesh nga Policia! Të marrësh shtetësinë shqiptare, duhet të presësh 1 muaj që SHIK-u të verifikoj që nuk ke rrezikshmëri ose cënon sigurinë kombëtare! Etj etj…. Ndërsa Gent Cakaj, aplikoj për tu pajisur me Certifikatën e Sigurisë të nivelit “Tepër Sekret”, për

informacionet e klasifikuara “Sekret Shtetëror”, për nivelin “Cosmic Top Secret” për informacionet e klasifikuara të NATO-se dhe nivelin “EU Secret/ Secret UE” për njohjen e informacionit të klasifikuar të BE-së, dhe e mori brenda 24 orëve nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar

(DSIK) që varet nga zyra e kryeministrisë edhe pse ka jetuar për disa vite jashtë Shqipërisë! P.S. Një drejtuesi Policie ose një Prokurorit ju duhet 3 muaj të pres për të marr certifikatën e sigurisë nga DSIK-ja e kryeministrisë! Shtetit i doli pronari, pritet legalizimi.


POLITIKE

6 E diel, 13 JANAR 2019

LSI zhvillon Konventën Kombëtare. Miratohet rezoluta me 7 pika. LSI angazhim maksimal për çeljen e negociatave në Qershor

Kryemadhi: Të bashkohemi të gjithë për ti bërë ballë uzurpimit të së keqes në Shqipëri L

ëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje Konventën Ko mbëtare. Delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria votuan me unanimitet rezolutën me 7 Pika të propozuar për votim, në të cilën shprehej angazhimi i plotë i LSI për të dhënë të gjithë kontributin e saj në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe që Qershori të jetë muaji i çeljes së negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Përveç Rezolutës, Konventa Kombëtare e LSI prezantoi dhe sloganin që LSI do të ketë gjatë gjithë kësaj periudhe në prag të zgjedhjeve lokale. “Shqipëria, shtëpia juaj” Gjatë fjalës së saj në Konventën Kombëtare të LSIsë, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi renditi 27 premtimet e pambajtura të qeverisë së Rilindjes, dështimi për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, ulja e TVSH-së për energjinë elektrike, shëndetësia falas, arsimi falas etj, etj. *** Fjala e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në Konventën Kombëtare të LSI-së: Përshëndetje, mirënjohje dhe respekt për anëtarët e Konventës së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Partia jonë e cila e ka emrin Lëvizje Socialiste për Integrim është ajo parti politike e cila në asnjë moment nuk do tradhtojë gjakun e mijëra burrave dhe grave që dhanë për Shqipërinë tonë të pavarur, të lirë dhe krenare. Kjo parti nuk do të tradhtojë kurrë flamurin e saj kombëtar, i cili valëvitet krenar edhe pse qeveria e rilindjes dhe e krimit kërkon që t’i uli kokën. Ju që jeni këtu mbi mijëra burra dhe gra, vajza e djem, të rinj e të reja, të moshuar, punëtorë, intelektualë, mësues, biznesmenë, të papunë, japim fjalën sot në emër të të gjithë anëtarëve të LSI-së, votuesve tanë, që ne nuk tradhtojmë Shqipërinë, vendin tonë, atdheun tonë. Ai vend ku na ka bërë krenarë për këta që jemi, ai vend i cili ka mbijetuar me mijëra vite, me shekuj përballë pushtuesve, tradhtarëve dhe ata që kanë përdhosur flamurin tonë. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ashtu siç luftojmë për shtëpinë tonë, ashtu do të luftojmë edhe për Shqipërinë. Do të luftojmë për djemtë dhe vajzat shqiptare që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, jetën dhe familjen e tyre këtu në Shqipëri. Motra dhe Vëllezër, shtëpia e shqiptarëve është Shqipëria. Si grua dhe si nënë, por në fakt si çdo shqiptar që lufton për familjen e tij, për

shtëpinë e tij, ne duhet të luftojmë për atdheun tonë. Ne nuk duhet të ndalemi në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria. Sot Shqipëria më shumë se kurrë ka momentet e saj më të vështira dhe prandaj ne sot duhet të harrojmë idealin politik, ideologjinë politike. Sot e vetmja ideologji që duhet të qarkullojë, jo vetëm në LSI, po në të gjithë klasën politike është vetëm një. Shqipëria është shtëpia jonë, është atdheu ynë. Shqipëria është familja jonë, për të cilën ne duhet të kujdesemi ashtu siç kujdesemi për shtëpinë tonë. Ne ju detyrohemi shumë të rinjve dhe të rejave. Ne ju detyrohemi grave dhe vajzave shqiptare, ne ju detyrohemi burrave shqiptarë, të cilët lënë familjet e tyre për të emiguar dhe për të sjellë sadopak mundësi ekonomike për familjet e tyre. Ne u detyrohemi të gjithë shqiptarëve, të cilët një pjesë na besuan dhe na votuan në 2017 dhe për këta kemi detyrim. Por kemi detyrim moral dhe politik për të gjithë ata shqiptarë që për shkak të varfërisë e shitën votën e tyre te paratë e krimit të organizuar, e shitën votën e tyre për të mbajtur vendin e punës, e shitën votën e tyre për shkak se nuk gjetën forcë për të përballuar kërcënimin e kriminelëve. Ne kemi detyrim moral dhe politik ndaj këtyre njerëzve për ti mbrojtur, për ti dalë në krah dhe për t’ju thënë, besoni, besoni në Zot, besoni në forcën tuaj, besoni në integritetin tuaj, sepse vetëm të bashkuar ne do të fitojmë kundër një të keqeje kaq të madhe që ka zaptuar Shqipërinë. Këta qytetarë dhe këta njerëz, të cilët

sot nuk janë të mërzitur, nuk janë të zhgënjyer, por janë të zemëruar, janë të zemëruar, sepse jo vetëm që janë përdorur, por përveç përdorimit ata ndihen të shfrytëzuar në maksimum, sepse brejtja e ndërgjegjës për shitjen e votës i ka kthyer në një uragan, të cilët ne si LSI duhet të jemi të gatshëm për të hapur dyert dhe për ti pranuar në strukturat tona, për të përmbysur këtë të keqe që ka zaptuar Shqipërinë. Në vitin 1990 isha gjimnaziste maturante në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Nuk e dija çfarë ishte demokracia. Nuk e dija se çfarë ishte pluralizmi politik. Isha si ato studentë që janë sot në rrugët e Tiranës, apo që janë ngujuar në auditoret e fakulteteve. Por vetëm një gjë e dija: e dija shumë mirë që kompromisi me të shkuarën nuk është gjë tjetër vetëm se të lë mbrapa dhe nuk të lë të zhvillohesh. Kompromisi me atë që dhunon dhe shtyp popullin e tij, nuk është gjë tjetër, veçse bëhesh dhe ti shfrytëzuese dhe dhunuese e popullit. Kuptova një gjë: që populli është ai që të ngre në piedestal dhe populli është ai që të tërheq zvarrë, edhe si monument, edhe si skulpturë, edhe si identitet, por edhe si njeri. Prandaj them sot një përkrahje të madhe për ata studentë dhe studente, për ata djem dhe ato vajza të cilët na dhanë dinjitet, na dhanë shpresë, por mbi të gjitha na dhanë besim që të bashkuar ne kemi për të fituar. Nuk bëhet fjalë për të fituar politikisht, por bëhet fjalë për të fituar patriotikisht. Sepse sot më shumë se

kurrë është në diskutim çështja e identitetit kombëtar. Sot ne jemi të bindur që kemi një rrugë, dhe është një rrugë, e cila do të na ndajë nga një e keqe shumë e madhe. Është rruga e përballjes, është rruga e përplasjes, është rruga e betejës me të keqen. Kjo është rruga për të cilën ne duhet të sakrifikojmë çdo gjë. Po të jetë e nevojshme edhe jetën, sepse çdo prind e jep jetën për të ardhmen e sigurt të fëmijëve të tij. Ju e dini shumë mirë që Shqipërisë i janë premtuar 300 mijë vende të reja pune. Por në fakt nuk pamë 300 mijë vende të reja pune, por pamë mbi 400 mijë shqiptarë të larguar nga Shqipëria. Nuk pamë 300 mijë vende të reja pune, por pamë me qindra dhe mijëra biznese të mbyllura dhe të falimentuara. Nuk pamë 300 mijë vende të reja pune, por pamë lot nënash që qanin sepse nuk kishin mundësi për të ushqyer fëmijët e tyre. Ne e dimë shumë mirë premtimin që u bë nga Rilindja për uljen e TVSH-së për ushqimet e shportës në mënyrë të tillë që familjet e varfra të kishin mundësi për të pasur pak bukë thatë më shumë në tavolinat e tyre. Por dhe kjo nuk u bë. Ne e dimë shumë mirë që u premtua ulja e TVSH-së për energjinë elektrike nga 20% në 6%. Jo vetëm që nuk u bë , por çmimi i energjisë elektrike u rrit më shumë. Në 2015 shqiptarët paguanin për 300 kë/orë, 2310 lekë të reja energji elektrike, sot po për 300 kë/orë shqiptarët paguajnë 2850 lekë të reja energji elektrike. Ky është premtimi i Rilindjes. Të mos të kthehemi më te shëndetësia falas, apo tek utopia e cila është edhe mashtrimi i radhës. Sot për familjet shqiptare shëndetësia është një nga shpenzimet më të shtrenjta. Është një nga % e shpenzimet me të mëdha për xhepat e tyre. 57% e buxhetit të shëndetësisë paguhet nga shqiptarët me para në dorë. Dhe vetëm 43% paguhet nga taksat e shtetit. Po e thjeshtëzoj. Shqiptarët kur shkojnë në spital dhe paguajnë për ilaçet, për dorezat, për infermierët, për mjekët, për sanitarët, e për çdo gjë, kanë paguar për 2018 480 milionë euro që i kanë nxjerrë nga xhepat e tyre. Që do të thotë që këto para po të investoheshin në ekonomi, do ishin hapur me mijëra vende të reja pune. Shqiptarët kanë hequr nga xhepat e tyre 480 milion euro për t’i vendosur në buxhetin e shëndetësisë falas të premtuar nga rilindja e krimit. Sot buxheti i shëndetësisë është 2,9% e GDP-së. Pra

është një vlerë që është më pak sesa shqiptarët paguajnë nëpërmjet sigurimeve shëndetësore, të cilët jeni ju ata që i paguani se në të kundërt vjen dhe të burgos policia e rilindjes së krimit. Arsimi. Kemi dëgjuar për arsimin këto muaj më shumë se çdo gjë tjetër. Kemi një premtim 5% të buxhetit të shtetit. Por nuk është 5%, është 2,4%. Jo vetëm që kemi dhe një premtim qesharak dhe diletant, ku thotë që 40% të pagës së mësuesit do ta rrisim. Jo vetëm që nuk është rritur, por edhe ajo pak rritje që është, është thjesht rritja e inflacionit. Nuk dua të ndalem shumë në terma ekonomikë, sepse nuk do të mbarojmë kurrë. Por sot vetëm nga një kërkim i vogël dhe i shkurtër serioz në internet, e pakta që mund të themi dhe mund të gjejmë, janë 26 premtime të pambajtura të qeverisë së rilindjes së krimit. Po i lexoj shkurtimisht. “Do t’i rikthejmë kontrollin Shqipërisë nëpërmjet Policisë së Shtetit.” Dje e dëgjuam sesi u vodhën armët në depot e ushtrisë. Rritet kriminaliteti në 2018, vetë INSTAT, institucioni i qeverisë, thotë është rritur me 50% më shumë.”Do normalizojmë trafikun rrugor”, vetëm në janar kanë humbur 13 vetë jetën. “Korrupsionin në Shqipëri do ta luftojmë”, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë, korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes. Edhe pse ne nuk jemi më pjesë e tepsisë. Qeveria përdori pa kriter propozimet e pakërkuara për koncesionet e famshme PPP. Do të kemi një përgjysmim të TVSH për ushqimet më jetike të shportës. Shqiptarët vazhdojnë dhe paguajnë në varfërinë e tyre çmimet e larta, të çmimeve që ofrojnë oligarkët në supermarkete. Krijimin e kartës së performancës së shkollës që do të thotë që prindërit do të njihen me të dhënat në shkollat e tyre. Jo vetëm që nuk njihen por fëmijët e tyre kërcënohen haptas në ambientet e shkollave shqiptare. Në Bibliotekën kombëtare, do të përfundojë dixhitalizimi. Jo vetëm që nuk u bë dixhitalizimi, por u përmbyt dhe ajo bibliotekë kombëtare që kemi. Ne synojmë të fuqizojmë pozitën e grave dhe vajzave përmes punësimit dhe nxitjes së sipërmarrjes. Me qindra mijëra gra dhe vajza sot janë pa punë. Por jo vetëm që janë pa punë por ndihen të shfrytëzuar, ndihen të përdhosura, ndihen pa (Vijon në faqen 7)


POLITIKE

7 E diel, 13 JANAR 2019

(Vijon nga faqja 6)

përkrahje dhe çdo ditë e më shumë ndihen të dhunuara verbalisht nga një qeverisje dhe nga bandat e krimit të organizuar. Do të krijohen inkubatorët e biznesit rinor. Për kë inkubator e ka fjalën? Për inkubatorët e njerëzve që paguajnë me taksat e shtetit shqiptar për të luajtur dhe për të bërë like dhe share në Facebook-un e Kryeministrit tonë. Nëse ky është inkubator unë mendoj që ky nuk e nxit punësimin e të rinjve por përkundrazi, i kthen ata në vegla të përdorshme të krimit të organizuar. Do të nxitet sistemi i kredive dhe mikrokredive si dhe do të krijohen lehtësira fiskale për sipërmarrjen e të rinjve. Me qindra e mijëra të rinj e të reja, sot janë larguar nga Shqipëria, të cilët sot kërkojnë një jetë më të mirë. Por përkundrazi gjejnë vetëm luftë, gjejnë vetëm debat dhe gjejnë vetëm mbyllje të dyerve nga qeveria shqiptare. Do të ndërtojmë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor që do të jetë paguesi i vetëm për kujdesin shëndetësor. Përkundrazi të gjitha shërbimet shëndetësore, sot janë dhënë me koncension, pra shqiptarët, paguajnë më shumë se ç’kanë pas paguar më përpara. Do të kemi energjinë e ulët që absolutisht jo vetëm që nuk u ul, por u ngrit. Rama tha për vitin 2015 se vitin tjetër do të hapim negociatat. Jo vetëm që nuk i hapi negociatat, por po mbyll çdo derë të bashkimit evropian, për ta çuar Shqipërinë drejt antarësimit të saj në BE. Sepse një Shqipëri Europiane do të jetë një Shqipëri e pahapur, e çliruar nga krimi i organizuar, e pastruar nga korrupsioni. Dhe do të jetë një Shqipëri Europiane, që do tu shërbejë qytetarëve të saj. Projekti i Unazës së Re, i cili është një nga projektet që ne e njohim por ta dini që është një nga projektet më të mëdha korruptive. I cili jo vetëm që vjedh paratë e taksapaguesve shqiptar por shemb dhe shtëpitë e shqiptarëve në mënyrën më harbutë dhe në mënyrën më të tmerrshme. Do të ndërtoj ishull në lumin e Osumit në Berat. Do të vendos nën kontrollin e parlamentit, Institutin e Statistikave. Do të mbështesë me pension, fëmijët e policëve të vrarë. Jo vetëm që nuk i ka mbështetur por as nuk është kujtuar ndonjëherë për ta. Qoftë dhe për ti falënderuar dhe për të qenë krenar qe prindërit e tyre kanë dhënë jetën në mbrojtje të institucioneve të shtetit shqiptar.Do të ulte borxhin publik, por në fakt nga 64%, e çoi në 74%. Do të ndërtonte rrugën e lumit të Vlorës, do të ndërtonte rrugën e Arbërit, do të merrte 200 milion dollarë nga përpunimi i naftës në vend. Do të premtonte që 5% të GDP-së do ta çonte për arsimin, por në të kundërt zvogëloi çdo gjë. Do të krijonte rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët dhe do t’u jepte një pagë shpërblim të 13. Jo vetëm që nuk i rriti, por i rriti taksat duke i taksuar mbi të ardhurat dhe pagën e 13 iu a mohoi, në mos e futi në xhepin e tij. Do të krijonte lirinë e shtypit dhe pluralizmin e informacionit, por në të

kundërt po ngre ligj, për t’ju mbyllur gojën shqiptarëve. Po ngre ligj për ti mbyllur gojën çdo gazetari apo gazetareje që është kundër ideve të tij. Do të bënte planifikim rajonal që do të realizonte dy programe të rëndësishme: programin e 10 poleve turistike në Shqipëri, Korridorin e Kaltër. Kemi vetëm një korridor, korridorin e drogës. Për këtë ka mbajtur të vetmin premtim me ndërkombëtarët. Kemi luftën kundër narkotikëve, por përkundrazi, fëmijët e shqiptarëve ndihen të rrezikuar. 2.4% e tyre janë përdorues të kokainës, që do të thotë që mbi 70 mijë të rinj dhe të reja janë viktima të krimit të organizuar. Do të rriste kushtet nëpër shkolla, por përkundrazi, sot arsimi i mesëm dhe 9 vjeçar mbyllet për shkak te kushteve të rënduara, temperaturave të ulëta dhe mungesës së kushteve më minimale. Kështu me rradhë siguria ushqimore, bujqësia, etj. Rezoluta që lexoi Klajda është një angazhim politik i yni, por jo vetëm politik, është edhe një angazhim moral. Prandaj sot unë do t’ ju kërkoja, por jo vetëm me bindje, edhe me shpirt, edhe me zemër për ta votuar atë rezolutë. Duke e përmbledhur shkurtimisht, dua sot të bëj dhe një sqarim përsa i përket protestës së studentëve. Studentët shqiptarë nuk janë anëtarë të partive politike. Studentët shqiptarë janë fëmijët e shqiptarëve dhe duke qenë fëmijët e tyre, është detyrimi ynë moral, por dhe prindëror për t’u kujdesur për ta. Prandaj duke folur për ta, të cilët ndezën brenda jetës politike jo vetëm revoltën, por përgjegjësinë publike që duhet të ketë çdo politikan, çdo deputet, çdo drejtues i institucioneve shtetërore, ndezën përgjegjësinë publike që duhet të ketë çdo qytetar, sepse detyrimet e shtetit janë të detyrueshme për institucionet shqiptare ndaj qytetarëve të tyre. Ne morëm një mësim të mirë nga studentët shqiptarë, i cili zgjoi sado pak revoltën brenda nesh. Ne sot jemi në këtë konventë për të kuptuar që ne detyrimet tona politike i kemi mbaruar. Tashmë kemi detyrime kombëtare. Detyrimi im kombëtar është që jo vetëm të mbrojmë ata studentë, por ne Fier të bashkohemi dhe të mbrojmë naftëtarët. Në Bulqizë të ngrihemi, të bashkohemi dhe të mbrojmë minatorët. Në Durrës, Lezhë e Vlorë të ngrihemi dhe të mbrojmë peshkatarët. Në Sarandë e kudo të ngrihemi e të mbrojmë të

gjitha bizneset, të cilat gjobiten dhe falimentohen për shkak të konkurrencës së pandershme edhe pse ata punojnë vetëm dy muaj në vit, qeveria jonë i masakron me taksa. Ne duhet të ngrihemi për biznesin e vogël dhe për biznesin e mesëm. Ne duhet të ngrihemi për mësuesit e terrorizuar, të cilët kërcënohen çdo ditë. Ne duhet të ngrihemi për mjekët dhe infermierët që punojnë në kushte të vështira dhe mizerabël. Ne duhet të ngrihemi për pensionistët, të cilët marrin lëmoshën e mbijetesës nga qeveria e rilindjes dhe e krimit. Ne duhet të ngrihemi, për të gjithë ata të rinj dhe të reja të cilët janë larguar nga Shqipëria por me zemër dhe me shpirt janë këtu. Ne duhet të ngrihemi për ata policë, ku 80% e tyre kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Duhet të ngrihemi për ata djem dhe vajza të cilët kanë dëshirë për arsim cilësorë dhe të përballueshëm për të gjithë. Ne duhet të ngrihemi për banorët e Unazës së Re të cilët u bënë simbol i protestës kundër një projekti grabitqar dhe imoral. Ne duhet të ngrihemi për studentët dhe studentet. Ne duhet të ngrihemi për të gjitha ata shqiptar që ndihen sot të varfër, të pamundur, për ata shqiptar që nuk kanë zë të flasin ne duhet të jemi zëri i tyre. Për ata shqiptar që nuk kanë sy të shikojnë. Ne duhet të jemi sytë e tyre. Për ata shqiptar, të cilëve iu kanë burgosur zemrat, ne duhet të jemi çliruesit e zemrave te tyre. Ne duhet të ngrihemi për ato gra dhe vajza shqiptare të cilat luftojnë me forcë për integritetin e tyre dhe për të ardhmen e tyre. Ne duhet të ngrihemi për ato nëna të cilat janë kryefamiljare dhe shesin gjakun e tyre për të ushqyer fëmijët e uritur. Ne duhet të jemi ato vajza shqiptare të cilat rrëmbehen nga krimi i organizuar dhe janë kthyer në lodra për pedofilët dhe kriminelët në Europë. Ne duhet të luftojmë për vajzat tona që të jenë me integritet, dinjitet dhe besim. Ne duhet të luftojmë për familjet tona, ne duhet të luftojmë për djemtë tanë të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre, por e vetmja mundësi është rruga e largimit. Ne duhet të luftojmë për ato nëna të cilat kanë veshur shaminë e zezë në kokë për fëmijët e tyre që i ka vrarë krimi i organizuar dhe trafiku i drogës Ne duhet të luftojmë për ato burra dhe djem, trupat e të cilëve nuk gjenden sot akoma për shkak të krimit që ka zaptuar Shqipërinë. Ne duhet të luftojmë për jetën e fëmijëve tanë, të cilët duan të jenë krenarë në vendin e tyre. Ne duhet të

luftojmë për fëmijët që do të lindin në Shqipëri. Ne duhet të luftojmë për brezat që do të vijnë në Shqipëri. Ne duhet të luftojmë për ato nëna të reja që qumështi për të ushqyer fëmijët e tyre të jetë bekim për shqiptarët. Ne duhet të luftojmë të kthejmë besimin në Zot, sepse vetëm besimi në Zot, do të na kthejë besimin te institucioni i familjes. Shqipëria për ne është familja, Shqipëria për ne është shtëpia jonë. Ne e duam Shqipërinë ashtu siç duam familjen tonë. Ne duhet ti japim dorën njeritjetrit sot. Pa dallimesh bindje politike. Jo vetëm për të thënë që jemi sot politikisht, por ne jemi sot shpirtërisht me të gjithë shqiptarët kudo që janë ata. Sepse vetëm kështu ne do të kemi mundësi të ecim përpara. Shqipëria është një vend i vogël dhe ne jemi një popull i vogël. Por mos harroni, ne jemi një popull që ka një zemër të madhe, që ka një zemër luftëtare. Ne jemi një popull ku gjiri i nënës Shqipëri me forcë besim dhe dashuri për vendin. Ne jemi një popull i cili nuk dorëzohet përpara hordhive të çdo antishqiptari dhe të çdo njeriu, që kërkon të transformojë historinë e shqiptarëve. Ne jemi një popull që dimë të luftojmë. Ne jemi një popull që kemi mbijetuar me mijëra vite përballë pushtimeve të huaja. Ne jemi një popull që në thelb është i lirë si shqiponja që fluturon në qiell të pastër dhe të kaltër. Ne jemi një popull që askush nuk mund ta përdhosi. Kush ka tentuar ta shtypë, ta shfrytëzojë mund të ketë qenë i fortë për momentin se ka qenë në numër, por fundi i tij ka qenë i frikshëm dhe i dhimbshëm. Ne kemi një mision. Misioni ynë është i qartë, të kthejmë shqiptarët në Shqipëri. Të kthejmë shqiptarët në Shqipëri që të ndërtojmë Shqipërinë. Të ndërtojmë Shqipërinë europiane, të ndërtojmë atë Shqipëri për të cilën kemi aspiruar. Të ndërtojmë atë Shqipëri për ata djem dhe ato vajza të cilët kanë dhënë jetën, të ndërtojmë Shqipërinë për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve, të ndërtojmë Shqipërinë që ta kenë shtëpinë e tyre. Shtëpia e shqiptarëve është Shqipëria dhe vetëm duke u kthyer në Shqipëri për të ndërtuar prosperitetin dhe integritetin e vendit tonë. Ky është misioni kombëtar i të gjithë të rinjve dhe të rejave shqiptarë kudo që janë. Ky është misioni ynë kombëtar, i nënave shqiptare. Ky është misioni ynë për të kthyer besimin te vajzat e reja. Ky është misioni ynë për të kthyer të ardhmen e Shqipërisë në Shqipëri. E ardhmja e Shqipërisë janë djem dhe vajzat e shqiptarëve. E ardhmja e Shqipërisë janë ata studentë. E ardhmja e Shqipërisë janë ata gjimnazistë, e ardhmja e Shqipërisë janë me qindra, mijëra të rinj e të reja që e duan Shqipërinë. Shqipëria është e shqiptarëve. Shqipëria është e para për ne. Shqipëria është ajo për të cilën kemi të gjithë nevojë. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për identitet dhe integritet. Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për forcë, sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për besim. Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për lëvizje, ashtu siç kemi edhe emrin Lëvizja Socialiste për Integrim, le të kthehet

Lëvizja e Solidaritetit Kombëtar për Shqipërinë. Të gjithë ti japim dorën demokratit, socialistit, ballistit dhe komunistit, legalistit, të krishterë dhe mysliman, të bashkohemi të tërë për një kauzë, për kauzën e vendit tonë, për kauzën e Shqipërisë sonë, për kauzën e familjes sonë. Vetëm kështu ne mund ti bëjmë ballë këtij uzurpimi nga e keqja që i ka bërë Shqipërisë. Ky uzurpim i mallkuar, ky uzurpim ka vetëm një rrugë për ta shkatërruar, bashkimi i të gjithë shqiptarëve për ta përmbysur dhe për ta rrëzuar, duke qenë ne politikanët të parët dhe populli me ne. Ne do të marrim përsipër çdo sfidë dhe çdo betejë në emër të shqiptarëve dhe në emër të të rinjve dhe të rejave, në emër të atyre djemve dhe vajzave të cilët besojnë se Shqipëria ka të ardhme. Unë besoj se Shqipëria ka të ardhme. Jam e bindur që edhe ju besoni që Shqipëria ka të ardhme. Prandaj duke u lutur në Zot, lutemi çdo ditë që t’ju japi çdo ditë të gjithëve ju forcë dhe besim. I lutem çdo ditë që të na falë mëkatet tona për mosveprim ndaj kësaj të keqeje që ka uzurpuar, i jam mirënjohëse çdo ditë për besimin dhe përkrahjen që kam te ju dhe i lutem çdo ditë që ta shtojë më shumë. Por më lejoni që në emrin tuaj, të gjithë së bashku, të besojmë në Zot dhe ti lutemi Zotit që të kemi një Shqipëri të begatë, që të kemi një Shqipëri të ndritur, që të kemi një Shqipëri që të jetë familja e shqiptarëve, që të kemi një Shqipëri siç e meritojmë. Ti lutemi çdo ditë që ti kthejë të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, të ndërtojnë familjen e tyre. Zoti qoftë me ju, Zoti na dhëntë forcë, zoti na dhëntë forcë që të përballemi me këtë të keqe të madhe dhe jam e bindur që Zoti do të na ndriçojë në rrugën për të ecur përpara dhe për të mos u ndalur më përballë kësaj të keqeje. Ne kemi një mision, të kthehemi në vendin tonë, të luftojmë në vendin tonë, të luftojmë për familjen e shqiptarëve, sepse sistemi i vlerave qëndron te familja. Pa familje nuk ka vlera. Pa familje nuk ka atdhe. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Zoti ju ruajt ju dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. Tani si Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryesia ekzekutive më ka lënë si detyrë që të hedh për votim rezolutën që lexoi Klajda Gjosha. Kush është dakord? (Salla voton Pro). Atëherë, Grupit Parlamentar të LSI, edhe kryesisë, por edhe të gjithë ju që jeni delegatë nëpër rrethe na del një detyrë e madhe, detyra për ta realizuar dhe për të vënë në vend rezolutën e miratuar. Ne duhet të luftojmë një orë e më përpara për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ne angazhohemi si forcë politike dhe proeuropiane. Angazhimi ynë nuk do të ndalet në asnjë moment me çdo kosto dhe me çdo detyrim nga LSI për të arritur të gjitha pikat e rezolutës dhe jo vetëm, por edhe për ta çliruar Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe. Do të jemi në kontakt sepse ky është fillimi i fundit të Rilindjes së krimit, por është edhe fillimi i një fillimi të mbarë të së ardhmes së Shqipërisë së vërtetë, të Shqipërisë së shqiptarëve.


POLITIKE

L

ëvizja Socialiste për Integrim mblodhi dje Konventën Kombëtare në Pallatin e Sporteve në Tiranë. Në fjalën e tij të hapjes, Zëvendës Kryetari i LSI-së Luan Rama se LSI-ja ka qenë krah protestës së studentëve si përgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili shpesh akuzonte opozitën si forca që fshihej pas protestës dhe bojkotit të studentëve. “Shqipëria reale që na ofruan studentët protestues përkundër Shqipërisë virtuale që na propagandon makina e pushtetit, na kujton misionin e madh të LSIsë, e cila 15 vjet më parë lindi si forca e luftës kundër të keqes. E sot konstatoj se paska qenë misioni ynë historik të mos i ndahemi luftës me të keqen, me të keqen që ka zënë për fyti fatet e Shqipërisë, me të keqen që ka marrë peng procesin e integrimit evropian të vendit dhe që i është kundërvënë interesave qytetare, interesave shqiptare, interesave kombëtare. Ne nuk e kemi fshehur dhe nuk e fshehim asnjëherë. Po, ishim me studentët, ishim me protestën, sepse jemi me Shqipërinë, jemi më rininë e këtij vendi dhe të tjerët që bëhen xhelozë dhe që ndjehen keq që LSI është edhe forcë e rinisë, le të rrinë në hallin e tyre, lë të rrinë në dhimbjen e tyre dhe të vazhdojnë të shohin sesi projektohet fundi i agonisë së tyre. LSI asnjëherë nuk ka bërë pazar me interesat e vendit. Dhe për hir të interesave të vendit, për hir të interesave kombëtare, për hir të integrimit evropian të Shqipërisë është investuar gjithmonë si faktor i rëndësishëm stabiliteti, si faktor i rëndësishëm integrimi dhe si faktor i rëndësishëm unitetet, shqiptar dhe kombëtar”- tha

8

E diel, 13 JANAR 2019

Zëvendës Kryetari i LSI-së: Po ishim me studentët me protestën, sepse jemi me Shqipërinë dhe rininë e këtij vendi

REZOLUTA E KONVENTËS

Luan Rama: Lufta me të keqen, mision i LSI-së

LSI: Mbështetje hapjes së negociatave me BE-në në qershor

Rama. Jo vetëm kaq, LSI tha Luan Rama se me daljen në opozitë të LSI-së doli në dritë se kush është e keqja e Shqipërisë. “Ne zgjodhëm që pikërisht për hir të këtyre interesave, të shkojmë dhe të bëjmë opozitën. E

zgjodhëm opozitën edhe kur na ftonin të rrinim në pushtet. E zgjodhëm opozitën duke humbur pushtetin, për fituam LSI. Dhe të gjithë bashkë e fituam LSI-në, pa makutët, pa batakçinjtë, pa servilët dhe pa hajdutët që sot

janë në prehërin e Rilindjes. Ne duke dalë në opozitë bëmë dhe një detyrë të madhe patriotike sepse jo vetëm i ikëm tepsisë, por u treguam shqiptarëve se cila është e keqja që me 4 vjet në bashkëqeverisje me LSI arriti të fshihej, të kamuflohej dhe të fitonte nën imazhin e LSI. Do të duhej të iknim ne nga pushteti që ti hapeshin petët lakrorit të korrupsionit, të krimit e të drogës dhe të firmave që fitojnë qindra miliona me dokumente të falsifikuara në zyrat e pushtetit. Prandaj ne jemi sot këtu, për tu thënë shqiptareve, jemi me ju dhe bashkë me ju jemi me interesat evropiane të Shqipërisë. Dhe duke luftuar kundër të keqes, kundër korrupsionit dhe kundër krimit. Ne do të vazhdojmë të jemi faktori bashkues, faktori i unitetit për integrimin evropian të shqiptarëve. Prandaj motra dhe vëllezër, le ta nisim këtë vit të ri politik, nën tonusin, frekuencën, në solidaritetin dhe në frymën e rezistencës që na demonstruar studentët për të bërë të mundur që Shqipëria të fitojë çeljen e negociatave me BE. Për të bërë të mundur realizimin e ëndrrës së madhe, për të bërë të mundur që Shqipëria të jetë shtëpia e jonë e përbashkët, shtëpia e dashurisë sonë të madhe, shtëpia e mirësisë, shtëpia e unitetit”, u shpreh dje Luan Rama.

DEPUTETJA E LSI-SË: NE KEMI DETYRIMIN T’I KTHEJMË SHQIPËRINË SHQIPTARËVE DHE RINISË SË SAJ!

Gjosha: LSI kontribut në çeljen e negociatave me BE

K

ryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha në fjalën e mbajtur në Konventën Kombëtare të LSI-së ka theksuar se LSI ka mision çeljen e negociatave. Deputetja e LSI-së Gjosha ka thënë gjithashtu se misioni kryesor i të gjithëve është t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Nga Konventa e LSI-së, ajo deklaroi se muajt e ardhshëm janë momente vendimtare për Shqipërinë, pasi pritet nëse do të çelen negociatat. Ish-ministrja e Integrimit pohoi se LSI-ja është angazhuar dhe do të angazhohet për çeljen e negociatave. “Duke qenë se Shqipëria ndodhet përpara një sfide madhore si ajo e çeljes së bisedimeve për anëtarësim në qershorin e viteve 2019. Duke qenë se prioriteti kryesor është vazhdimësia e Reformës në Drejtësi, më transparencë dhe gjithë përfshirje, nën frymën

konsensuale të 21-22 korrikut të vitit 2016. Duke qenë se dialogu politik është i minuar dhe duke pasur nevojën e jashtëzakonshme për bashkëpunim dhe konstruktivitet, ne kemi nevojë urgjente të kryejmë një luftë të pa kompromis, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duke qenë se konstatojmë me shqetësim largimin masiv të të rinjve

shqiptarë, si pasojë e humbjes së shpresës dhe mungesës së aksesit në arsim dhe punësim, duke mos e parë më Shqipërinë si shtëpinë e tyre. Duke qenë se situata e vështirë ekonomike në Shqipëri ka mbërthyer çdo familje shqiptare, dhe kjo vërehet edhe në revoltën popullore të shprehur në protestat e njëpasnjëshme që kanë mbërthyer të gjithë vendin.

Duke qenë se klima e biznesit në vend është e rënduar nga politika e taksave të larta, gjobave dhe monopoleve, duke bërë të pamundur mbijetesën e biznesit të vogël dhe të mesëm, por dhe duke krijuar një ambient të papërshtatshëm për investimet e huaja. Duke qenë se Reforma Zgjedhore dhe gjetja e një mekanizmi efikas për parandalimin e shitblerjes së votës, është jetik për funksionimin e demokracisë dhe legjitimitetin e institucioneve në vend dhe duke qenë se Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, LSI zotohet së bashku me ju se do të japë të gjithë kontributin e saj që Shqipëria të mos mbetet pas në rrugëtimin e saj evropian dhe që qershori të jetë muaji i çeljes së negociatave dhe për anëtarësim”- tha dje deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.

Lëvizja Socialiste për Integrim zotohet se: Do të japë gjithë kontributin e saj që Shqipëria të mos mbetet pas në rrugëtimin e saj europian dhe që Qershori të jetë muaji i çeljes së negociatave për anëtarësim. Ne jemi të bindur se kjo është e vetmja rrugë që vendi të kuadratohet dhe të funksionojë brenda kornizës së ligjeve dhe rregullave si çdo vend tjetër demokratik. Ne kemi qenë dhe mbetemi promotorët dhe mbështetësit më seriozë të reformës në drejtësi, ndaj dhe nuk do të lejojmë kapjen e reformës dhe deformimin e ndryshimeve kushtetuese konsensuale të Korrikut 2016. Krijimi i shtetit të së drejtës është një kusht jo vetëm për proçesin e integrimit europian, por edhe të një jete me dinjitet për çdo qytetar shqiptar. Do të jemi konstruktiv në çdo çështje me ndjeshmëri të lartë nga qytetarët si dhe për çdo iniciativë ligjore që do ta përafronte Shqipërinë me Bashkimin Europian. Prioriteti ynë madhor është të bëjmë Shqipërinë vendin ku shqiptarët ndihen si në shtëpinë e tyre sërish dhe të frenojmë në mënyrë emergjente largimin e të rinjve dhe qytetarëve nga vendi. Mbështetje politikave fiskale që ulin taksat në funksion të hapjes së më shumë vendeve të punës. Ne do të mbështesim çdo reformë zgjedhore që i jep zgjidhje fenomenit ë shitblerjes së votës dhe që garanton votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. LSI po reformohet së brendshmi duke mësuar nga gabimet tona. Në zgjedhjet e ardhshme ne do te implementojmë një proces vettingu të kandidatëve, në mënyrë që secili nga kandidatët të plotësojë standarde të larta ku edhe do të firmosi një premtim publik për të emëruar vetëm njerëz të kualifikuar në administratën publike, duke qëndruar larg përkatësive partiake.


POLITIKE

9

E diel, 13 JANAR 2019

Dhuna ndaj studentëve/ Ish-kryeministri reagon ashpër: E premtja e zezë që riktheu në Tiranë, Prishtinën e vitit 1981!

“Xhelati pushtoi Universitetin”, Berisha: Rama si Millosheviçi me studentët

I

sh-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes flagrante të policisë në ambientet universitare gjatë ditës së djeshme. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Berisha akuzoi Edi Ramën për atë që ndodhi gjatë së premtes ku efektivë të policisë private dhe asaj të shtetit dhunuan fizikisht studentët e ngujuar në auditoret universitare, duke theksuar se 11 Janari 2019, do të mbetet në historinë shqiptare si e premtja e zezë. “Xhelati i lirisë akademike pushtoi Universitetin! Dita e djeshme (e premte) në rrafshin e lirive themelore, lirisë akademike, Kushtetutës që i garanton ato dhe ligjeve të tjera të vendit, do shënohet si e premtja e zezë e Shqipërisë! Data 11 janar e vitit 2019 do të mbetet në historinë e kombëtare si e premtja e zezë, si dita në të cilën, në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, xhelatët e lirisë akademike, Edvin Kristaq Urrejtja dhe mercenari i tij (Sandër) Lleshaj urdhëruan pushtimin për herë të parë në historinë e vendit, të klasave, auditoreve, holleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Një akt të tillë të paimagjinueshëm nuk e ndërmori as dhe diktatori i fundit komunist shqiptar ditët kur studentët po përmbysnin fronin e tij. Dita e djeshme do mbetet në memorien e kombit e premtja e zezë e lirisë së shqiptarëve, dita në të cilën kriminelë me uniformë, mercenarë pa ligj dhe moral hynë me forcë me çizmet e tyre në mjediset e fakulteteve të Universitetit të Tiranës, duke

shkelur Kushtetutën dhe ligjet, lirinë akademike dhe, me urdhër antikushtetues, antiligjor të Edvin Kristaq Urrejtjes dhe mercenarit të tij Lleshaj, u vërsulën si bisha kundër studentëve grevistë, vajzave dhe djemve që po qëndronin të ngujuar në grevë në klasat dhe auditoret e tyre. Ata si kafshë i goditën dhe i tërhoqën zvarrë studentët të ngujuar në grevë për plotësimin e të drejtave të tyre. Dje mbasdite, Edvin Kristaq Urrejtja dhe mercenari i tij Lleshaj urdhëruan falangat e tyre të kriminelëve e trafikantëve me uniformë të përdorin si mjet torture ndaj studentëve grevistë urinë, etjen, terrin, të ftohtit ndaj, dhe si mizore iu mbyllën derën

nga jashtë dhe nuk lejuan futjen e ujit, ushqimeve dhe ju ndërprenë energjinë, duke i shtyrë ata drejt grevës së urisë dhe vetëflijimit. Dhuna, terrori ndaj studentëve, pushtimi e përdhosja e Universitetit ishin defakto kambanat e vdekjes së lirisë akademike në Shqipëri. Këto banda kriminelësh me uniformë, që nuk njohin ligj as Kushtetutë, me zvarritjen dhe mbërthimin për fyti të studentëve në klasat dhe auditoret e veta, kryen akte, realizuan skena të cilat nuk kanë ndodhur kurrë më parë në Shqipëri. Në Europën e Pasluftës së Dytë Botërore kjo ka ndodhur vetëm një herë në vitin 1981, dhe kjo mjerisht po

me studentët shqiptarë, por të Universitetit të Prishtinës dhe jo të Tiranës. Në pranverën e vitit 1981, për shkak të protestave të studentëve kundër pushtimit serb, mjediset e Universitetit të Prishtinës u pushtuan nga falangat terroriste të Sllobodan Millosheviçit. Asokohe urdhrin për pushtimin e Universitetit të Prishtinës, trajtimin shtazarak të studentëve të Kosovës, e dha armiku më i egër i shqiptarëve, kasapi i tyre, Sllobodan Millosheviçi. Kurse dje, të premten e zezë të Shqipërisë, urdhrin për pushtimin e fakulteteve, për dhunën kafshërore ndaj studentëve e dha i biri dhe nipi i xhelatëve të intelektualeve

shqiptarë gjatë diktaturës hoxhiste, Edvin Kristaq Urrejtja. Me këtë akt kriminal, diktatorial të pashembullt, të urdhëruar nga bastardi i xhelatëve të diktaturës hoxhiste Edvin Kristaq Urrejtja, jo vetëm janë dhunuar goditur barbarisht studentë, djem dhe vajza, që me protestën për të drejtat e tyre legjitime po u bien brirëve të shpresës dhe drejtësisë sociale për mbarë shqiptarët, por liria akademike është zëvendësuar me diktaturën policeske. Dhuna e djeshme ndaj studentëve, goditja, zvarritja e tyre në mjedise në klasat dhe auditoret e tyre, është dhune, keqtrajtim dhe poshtërim për çdo student e studente që studion sot në universitetet e vendit, si dhe për çdo asistent, pedagog, profesor dhe drejtues të këtyre i universiteteve. Ajo është dhunë dhe poshtërim për të gjithë ata që në vite janë ulur ne bankat dhe kanë studiuar në klasat dhe auditoret dhe janë diplomuar në universitete të vendit. Ajo është dhunë ndaj ndërgjegjes shoqërore dhe kombëtare të çdo qytetari dhe qytetareje të këtij vendi që i thotë lirisë, liri. Prandaj dhe kjo dhunë fton çdo student dhe gjimnazist, të ri dhe të re, çdo asistent, pedagog, profesor, mësues, por dhe çdo qytetar të këtij vendi, të ngrihemi sot me fuqishëm se kurrë në demonstrata, greva, mosbindje civile, të flakim një minutë e më parë regjimin diktatorial të kakistokracisë së Edvin Kristaq Urrejtjes dhe klikës së mercenarëve të tij”- tha në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

DEPUTET I PD-SË: NË VEND TË REPLIKËS ME SECILIN PREJ MËSIMDHËNËSVE NË UNIVERSITETE

S

tudentët vijojnë të ngujuar në disa fakultete në Tiranë, ndërsa gjatë 48 orëve të fundit, kanë pasur konfrontime fizike edhe me forcat e policisë. Përballë një situate të tillë, pedagogu Artan Fuga paralajmëron se nëse edhe pedagogët mund të nisin një grevë. Duke marrë shkas nga këto zhvillime, deputeti demokrat Gent Strazimiri i bën thirrje pedagogëve që ti bashkohen lëzivjes së studentëve të tyre, pasi siç thotë ai, ata janë ngritur për dinjitet dhe jo për ndasi politike apo intelektuale. “Në vend të replikës me secilin prej mësimdhënësve në Universitete, specifikisht me secilin prej atyre që gradën “intelektual”, “erudit”, “kozmopolit”, “i varur”, “i pavarur”, “Prof” me “asc” para apo mbrapa, e ka fituar shumë vite pas “titullit” konviktor: Studentët tuaj sot e kaq ditë nuk janë ngritur thjesht për “tarifa”, në kuptimin material që ju i jepni në heshtje apo me fjalë… Studentët tuaj janë ngritur për

Strazimiri, apel pedagovëve: Mësoni nga studentët tuaj, e vërteta do ju bëjë të lirë

dinjitet, jo për ndasi në “filozofinë” që përçojnë curriculat… Studentët tuaj refuzojnë eksperiencën depersonalizuese që ka kompleksuar secilin prej jush që jeni abuzuar në jetën studentore nëpër të

njëjtat konvikte, nën të njëjtin mjerim, me të vetmin ndryshim që ju e kishit “falas”, ndërsa këta do e paguajnë me një çmim të padrejtë, e për më tepër të papërballueshëm! Të luash “spektatorin analist të pavarur” me betejën për dinjitet të atyre që të janë besuar t’i formosh intelektualisht, është thjesht tregues i nivelit të lëtyrizimit në të cilin është katandisur ajo që do të duhej të ishte inteligjencia e Shqipërisë! Të barazvlerësosh të drejtën e studentit që refuzon depersonalizimin konviktor, të drejtën për të ndryshuar gjendjen deri me vetësakrifikim, me “të drejtën sublime” të studentit dhe “pedagogut” që duke injoruar mjerimin e tyre kërkon të vazhdojë “procesin mësimor”, është më

pak se mjerim intelektual! Është thjesht çnjerëzore dhe si e tillë e përbuzshme… A ka gjë më sublime se beteja për dinjitet? A ka dhunë më të madhe se të jesh i detyruar të paguash “sa frëngu pulën” mykun në dhomat me dritare pa xhama, 1 ËC pa ujë për 40 persona, dhe kundërmimin e mykut dhe amoniakut që sa hyn në derën e jashtme???? Nuk mund të jesh “pedagog” (siç ju pëlqen të fryheni nëpër qebaptore reale, virtuale a mediatike, pa dëshmuar më parë qytetarí (dhe kjo s’ka lidhje me lokalitetin ku nënën e zunë dhimbjet e lindjes…) Mësoni nga studentët tuaj, ata që ju kanë besuar të mësoni… Vetëm e vërteta do ju bëjë të lirë!”, u shpreh deputeti Gent Strazimiri.


POLITIKE MBRËMJA E NGUJIMIT

10

E diel, 13 JANAR 2019

Kyçet me zinxhir Ekonomiku, studentja: Na kanë kërcënuar M ëngjesi i së shtunës është shoqëruar me incidente mes studentëve dhe rojeve të sigurisë në Fakultetin e Ekonomisë. Një nga studentet që ka qëndruar gjatë natës në fakultet është shprehur se rojet i kanë kërcënuar dhe ofenduar. Ajo tha se dera kryesore e Ekonomikut është mbyllur me zinxhirë për të mos u lejuar futja e studentëve të tjerë brenda. “Nuk është hera e parë që kemi konflikte të këtij lloji. Kanë qenë provokimet nga ana e rojeve

të sigurisë. Dera është e mbyllur zinxhirë. Është hera e parë që ndodh sepse zakonisht e mbyllin vetëm me çelës. Dera është mbyllur për të mos u lejuar asnjë njeri të futet. Ata thonë se kemi marrë urdhra nga lart se dera do të qëndrojë e mbyllur dhe ne të vazhdojmë ngujimin. Kemi provokime. Unë personalisht jam fyer, nuk dua ta përmend fjalën fyese që është përdorur kundrejt meje. Nuk ka pasur përplasje fizike. Studentit është kërcënuar,

iu është thënë: ju nuk na njihni ne, nuk e dini kush jemi ne, nuk e dini çfarë ju bëjmë ne. Ngujimi do vazhdojë. Ne do vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Do bëjmë maksimumin tonë që dera të hapet pasi ka edhe studentë të tjerë nga Ekonomiku që duan të vijnë dhe të na mbështesin, askush nuk ka të drejtë të na ndalojë. Temperaturat ishin të ftohta por brenda ka pasur drita. Në ndryshim nga ditët tjera që dritat na i prenë dhe qëndruam me qirinj. Kemi pasur ngrohje”- tha studentja.

“Ngujimi”, studentët: Do vazhdojmë protestën, pavarësisht dhunës! Edhe në Lazarat nuk i kam parë kaq shumë policë

S

tudentët e fakulteteve të Ekonomisë, Juridikut, Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në godinat e fakulteteve të tyre. Mëngjesin e së shtunës studentët e Fakultetit të Ekonomisë u përplasen fizikisht me rojet e sigurisë private, pasi këta të fundit kyçen derën kryesore të godinës duke mos i lënë të dalin jashtë, apo që të tjerët të futen brenda. “Nxjerrin prektesin që nuk do lejohet asnjë të futet”- thanë studentët. Të ndodhur në kushtet e këtij ngujimi, studentët janë furnizuar me ushqime nëpërmjet kangjellave nga studentët që ndodheshin jashtë. Ndërsa studentët e juridikut që kaluan natën në fakultet vijojnë ti mbeten besnikë ngujimit deri në plotësimin e kërkesave të tyre. “Ne do të vazhdojmë të jemi të ngujuar për aq kohë sa nuk marrim një përgjigje”, tha një student. Ka edhe nga ata studentë që po e mbështesin bojkotin, duke qëndruar në shtëpitë e tyre nëpër rrethe. Por ata që vijojnë të protestojnë fizikisht kanë edhe një thirrje për ta. “Të vijnë të na mbështesin të gjithë, sepse këtu po luftojmë për të drejtat e të gjithëve”- apeluan studentët. Edhe studentet e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës e Urbanistikës janë ngujuar në fakultet. Dëshmitë e studentëve të ngujuar Emisioni “Kjo Javë” në News

Vijon ngujimi i studentëve, përplasen sërish me rojet e sigurisë në Fakultete

24 zhvillpo mbrëmjen e djeshme një lidhje me skype me studentët e ngujuar brenda Fakultetit Ekonomik. “Një pjesë e tyre kanë pjesëtarët e familjes në administratës shtetëore. Një pjesë e

tyre kanë marrë kërcënime nga heqja e të ftohtit. Ndërsa pjesa sesi e kalojmë natën nuk është se kemi kushte optimale. Ne vazhdojmë të qëndrojmë, pavarësisht dhunës dhe presionit nga

ata policë që paguhen nga taksat tonë”, u shpreh një nga studentët. Ndërsa të pyetur se çfarë mendojnë se mund të bëjnë në këtë rezistencë të tyre, studentët thanë se: “Vazhdojmë në fakulte-

tin tonë dhe do vazhdohet edhe në fakultetet. Ata duhet të jenë njerëz që të na mbrojnë neve jo të cënojnë të drejtat e individit”, thanë ata. Studenti, Altin Kola u shpreh se do të vijojnë të qëndrojnë të ngujuar, pavarësisht përpjekjeve për t’i penguar. “Ata janë njerëzit që duhet të zbatojë ligjin, dhe nuk duhet të jenë të cenojnë të drejtat tona. Përdorim çdo mënyrë tjetër për të jetuar, praktikisht edhe mund ta thuash. Ngrohja nuk ka qenë asnjëherë edhe kur kemi pasur mësim dhe jo më tani. Nuk ka qenë ngrohja, por ka pasur momente kur kanë ikur dritat dhe bisedimet i kemi bërë me qirinj. Kemi diskutuar përmes Ëhats Up. Ka polici përpara portës. Të them të drejtën edhe në ndërhyrjen në Lazarat nuk i kam parë të them të drejtën. Ne jemi grupi, por kemi mbështetjen e studentëve për të vijuar protestën. Nga stafi akademik nuk ka pasur kërcënime për vitin.”, tha ai.

70 DITË NË PROTESTË- PROTESTUESIT E “ASTIR”-IT ME HUNJ NË DORË I KUJTOJNË RAMËS: SHTËPITË NUK I LËSHOJMË

“Unaza”, PD: Përballë banorëve s’është një qeveri, por një grusht hajdutësh V

ijon protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre. Në ditën e 70-të protestës, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit. Një nga protestuesit teksa iu drejtua kryeprokurores së Përkohshme të Përgjithshme, Arta Markut, tha se policia e ka dhunuar në banesë së bashku me nënën e tij. “Unaza e Bashkuar ka për të fituar. Sot është dita e 70 që ne protestojmë dhe ne nuk ndalemi nga asnjë lloj gjëje, se ky është një projekt korruptiv që ka tentuar të vjedhë 18 milion euro. I them Arta Markut në vend që të më çojë mua letra, të vërë para drejtësisë këta persona. Unë nuk kam vjedhur 18 milion euro. Ka ardhur policia në shtëpi, më ka dhunuar nënën dhe mua”,u shpreh një nga protestuesit. Qytetarët e

zonës së “Astrir”-it kanë dalë në protestë pasditen e djeshme, në ditën e 70 të saj, “të armatosur” me hunj e shkopinj. Sipas banorëve, kjo “zgjedhje” është një mënyrë demonstrimi rezistence nga ana e tyre, ndaj tentativës për prishjen e banesave të tyre. “Ata që do të afrohen te shtëpitë tona, nuk do të gjejnë të mira”, paralajmëroi njëri prej banorëve, ndërsa shpjegoi “armatosjen”. Mbështetja e opozitës Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili deklaroi se shtëpitë e banorëve nuk do të prishen. Ai hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit dhe kryeministrit Rama, ndërsa paralajmëroi këtë të fundit se nëse do të preken banorët e kësaj zonë, do të jetë kryeministri i pari që do të mbajë përgjegjësi. “Më thoshin se policia nuk vjen këtu për të ruajtur protestuesit, pasi thotë se nuk kanë dijeni se ka qytetarë që protestojnë 5-6. Nuk ka ngelur njeri që

nuk e ka marrë vesh se këtu ka protestë. Të vetmit që nuk e dinë janë policët, ky është një turp. Kam një mesazh të vetëm për Ramën dhe policinë. Nëse iu vjen gërvishtja më e vogël ndaj këtyre banorëve, përgjegjësi do të jesh vetëm ai. Ti do të mbash përgjegjësi dhe do të përgjigjesh para gjykatës. Ne sot kemi përballë jo vetëm një qeveri, por një grusht hajdutësh. Ata nuk njohin gjë tjetër, por dhunën dhe forcën. Këtij projekti i ka dalë boja nga Shqipëria deri në Amerikë. Sot ne duhet të jemi të bashkuar më shumë se kurrë që të mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të vështira. Ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Ky njeri kërkon sot të bëjë ri tenderim me disa gara fiktive. Shtëpia juaj nuk do të prishte, sepse keni në mbështetje të gjithë opozitën dhe të gjithë qytetarët. Ne do të jemi këtu me ju deri në pikën e fundit”, tha deputeti i PD Klesis Balliu.


POLITIKE MIRATOHET LISTA E INPUTEVE

11

E diel, 13 JANAR 2019

Ndryshimet në ligjin e TVSH-së – Preken makineritë bujqësore

V

endimi për përjashtimin nga TVSH të inputeve bujqësore ka hyrë zyrtarisht në fuqi bashkë me listën e detajuar të farave, fidanëve dhe pesticideve që do të tregtohen pa ngarkesë fiskale. Ndërkaq, përpos listës janë bërë edhe disa ndryshime sa i përket importit të makinerive bujqësore pa TVSH. Në vendimin e mëparshëm, këto pajisje kanë qenë të përjashtuara automatikisht nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, pikë kjo që është shfuqizuar në vendimin aktual, dhe trajtimi do të bëhet i njëjtë me pajisjet e tjera. Kështu referuar ndryshimeve “importimi i makinerive dhe

pajisjeve të përcaktuara në pikën 1, të nenit 8, është furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja, vetëm në rastet kur të tilla makineri dhe pajisje importohen në funksion të realizimit të kontratave të investimeve dhe importuesi është vetë personi i tatueshëm që realizon investimin ose përdor makinerinë ose pajisjen. Personat e tatueshëm, që importojnë makineri dhe pajisje për shitje, nuk janë subjekte përfituese të përjashtimit nga TVSH-ja”. Edhe në këtë pikë, përjashtim kanë bërë tatimpaguesit që importonin makineri bujqësore, por që tashmë nuk do ta kenë më atë status special.

Flet kreu Misionit, Jan Kees Martijn: Kostot fiskale aktuale të PPP-ve mund të jenë shumë më të larta se sa pritej

F

ondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.7% në vitin 2019, duke ngadalësuar ritmet në raport me vitin e mëparshëm, për shkak të prodhimit më të ulët të energjisë. Z. Jan Kees Martijn, shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, në një intervistë të parën për “Monitor”, pas marrjes së detyrës në Shqipëri, tërheq vëmendjen edhe për projektet e Partneritetit Publik-Privat (PPP). Ai paralajmëron që kostot fiskale aktuale të PPP-ve mund të jenë shumë më të larta se sa pritej dhe përsërit kërkesën që të ndalet pranimi i propozimeve PPP të pakërkuara në të gjithë sektorët. Si e vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare në vitin 2018? Momenti i rritjes së Shqipërisë mbetet i fortë në 2018, pasi tendenca kishte qenë në zgjerim vitet e fundit. Ndërsa rritja vijoi pothuajse në të gjithë sektorët, nxitja e përkohshme nga prodhimi i energjisë, për shkak të kushteve të favorshme të motit, ka qenë burimi kryesor i saj. Ne presim që kjo do të nxisë rritjen në 4% në vitin 2018. Cili është parashikimi juaj për ekonominë shqiptare në 2019-n. Cilët janë faktorët (të brendshëm dhe të jashtëm) që mund të ndikojnë pozitivisht dhe negativisht ecurinë e ekonomisë shqiptare? Ne presim që rritja në vitin 2019 të jetë rreth 3.7%; pak më e ulët sesa në vitin 2018, pasi vlerësojmë që prodhimi i energjisë do të kthehet në nivelet normale. Në afatin e mesëm, ne presim që rritja të qëndrojë afër 4%, e mbështetur nga eksportet e forta, përfshirë turizmin dhe investimet në infrastrukturë. Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj rreziqeve të shtuara që rritja në Europë do të bjerë, përfshirë partnerët e saj tregtarë, si p.sh., Italia. Rënia në këto vende do të përhapej në Shqipëri dhe do të reduktonte rritjen, nëpërmjet eksporteve më të ulëta, remitancave dhe Investimeve të Huaja Direkte (IHD). Për më tepër, shtrëngimi i pritshëm i kushteve globale financiare, që implikojnë që normat e interesit do të jenë të larta, do të rriste koston e financimit të Shqipërisë. Gjithashtu ka dhe rreziqe domethënëse të brendshme. Mbajtja e ritmit të reformave strukturore do të jetë e rëndësishme; nëse progresi do të ishte i pamjaftueshëm, do të ndikonte besimin e tregjeve dhe do të shtynte procesin e konvergjencës me Bashkimin Europian. Edhe thatësira do të ndikonte prodhimin e energjisë, duke krijuar kosto më të larta për buxhetin. Dy investime të mëdha, TAP dhe Devolly Hydropoëer janë drejt fundit. Çfarë duhet të bëjë qeveria për

FMN: Kujdes me PPP-të! Të ndalet pranimi i propozimeve të pakërkuara

të tërhequr investime të tjera dhe në cilët sektorë? Klima e biznesit të Shqipërisë duhet të përmirësohet në shumë mënyra. Ne do ta vinim theksin te disa reforma prioritare: së pari, forcimi i zbatimit të sundimit të ligjit, së dyti, forcimi i kuadrit për të drejtat e pronësisë dhe kontraktuale, për të nxitur rritjen e kreditimit të sektorit privat dhe për të lehtësuar tërheqjen e IHD-ve; së treti, duke mbyllur hendekun e fuqisë punëtore të kualifikuar përmes përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe trajnimit; së katërti, përmirësimi i infrastrukturës së Shqipërisë, e cila ende ka boshllëqe të rëndësishme; dhe së fundi, përafrimi i rregullave dhe standardeve me BE-në për të nxitur integrimin e tregtisë dhe për të lehtësuar eksportet e kompanive shqiptare në tregjet e BEsë. Këto reforma duhet të ndihmojnë në rritjen e potencialit të Shqipërisë në eksportin e shërbimeve (duke përfshirë turizmin, IT, etj.) dhe që kompanitë shqiptare të marrin pjesë në zinxhirët e vlerave europiane ose globale.

Qeveria shqiptare është angazhuar së fundmi në disa projekte të mëdha PPP, të cilat nuk pasqyrohen në shifrat e borxhit publik, ashtu siç ju keni rekomanduar. Si do ta vlerësonit ndikimin (pozitiv dhe negativ) të këtyre projekteve në ekonominë shqiptare dhe borxhin publik? Cilat janë këshillat tuaja për qeverinë shqiptare në këtë drejtim? Ndërsa është e mundshme që PPP-të të ofrojnë cilësi të mirë dhe kosto më të ulët, në shumë vende ka rezultuar, që kostot fiskale aktuale të PPP-ve mund të jenë shumë më të larta se sa pritej. Shqipëria ende nuk ka një sistem të mirë për të menaxhuar kostot dhe rreziqet që vijnë nga PPP-të. Ne këshillojmë që Ministria e Financave të ndërmarrë një vlerësim të plotë të rreziqeve të lidhura me PPP-të, ndikimin e tyre në kuadrin afatmesëm buxhetor dhe qëndrueshmërinë e borxhit. Ne mirëpresim përpjekjet e deritanishme për t’i dhënë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë një rol më të fortë si gardianë në frenimin e kostos fiskale potenciale të

PPP-ve. Ne gjithashtu këshillojmë që të nxitet procesi konkurrues i ofertave, duke ndaluar pranimin e propozimeve PPP të pakërkuara në të gjithë sektorët. Përveç kësaj, ne këshillojmë që qeveria të marrë në konsideratë zbatimin e “kontabilitetit me të drejta të konstatuara ” dhe të forcojë diskutimin lidhur me rreziqet fiskale që lidhen me PPP në Deklaratën Fiskale të Rreziqeve. Kjo deklaratë duhet të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të të gjitha kontratave të PPP-së dhe të përshkruajë politikën e qeverisë për zbutjen e këtyre rreziqeve. Në afatin e gjatë, çfarë reformash duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare, në mënyrë që të përshpejtojë procesin e konvergjencës me vendet e BE-së? Qeveria duhet të përqendrohet në reformat strukturore, duke përfshirë forcimin e zbatimit të ligjit dhe të të drejtave të pronësisë. Përveç kësaj, është e rëndësishme të zgjidhen rreziqet dhe zhbalancimet në sektorët fiskalë dhe financiarë, sepse këto mund të çojnë në krizë ekonomike dhe të ngadalësojnë ekonominë, siç e pamë pas 2011. Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë reduktimin e borxhit të lartë publik të Shqipërisë në një ritëm më të shpejtë, duke rritur menaxhimin e investimeve publike dhe duke zgjeruar bazën e të ardhurave. Përveç kësaj, ruajtja e stabilitetit në sektorin financiar, që është në proces ndryshimi, është një detyrë e rëndësishme për bankën qendrore, pasi disa banka nga BE po largohen dhe investitorët shqiptarë ose rajonalë po hyjnë. Cila është marrëdhënia aktuale mes FMN-së dhe qeverisë shqiptare? Programi i fundit, i mbështetur nga FMN, përfundoi në shkurt 2017. Gjatë këtyre tre viteve, nën këtë program, autoritetet bënë progres të mirë në reduktimin e deficitit fiskal dhe zbatimit të një axhende të reformave strukturore, megjithëse me disa vonesa. Që prej asaj kohe, ne kemi qenë të përfshirë, duke ofruar këshilla përmes raporteve tona për ekonominë shqiptare, asistencës teknike të zgjeruar për shumë segmente të sektorit publik, përfshirë administrimin e taksave dhe bankën qendrore. Marrë nga revista “Monitor”


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAME

12 E diel, 13 JANAR 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KULTURE

13 E diel, 13 JANAR 2019

Cate Blanchett: Teatrin e shoh si provokim

I

ka luajtur mbretëreshat, vag abondet dhe Bob Dylanin. Fituesja e dyfishtë e Oskarit do të shkelë skenën e Londrës me një vepër avangarde që flet për dominimin seksual, teksa paralajmëron një lamtumirë nga aktrimi. Pjesë të intervistës së Cate Blanchettit për ditoren Guardian, me gazetarin Andrew Dickson, e sjell edhe Telegraf. Cate Blanchett hyn në dhomë dhe ulet në divan. Para nesh – kjo duhej të ishte dreka – është një tavolinë e mbushur me sanduiçë, me fruta, sallata dhe një kopje të dramës me të cilën ka ushtruar tërë paraditen. Ajo e shtyn lehtë me gisht dhe pyet: “Ndonjë sugjerim”? I shikoj të gjithë në divan, ku është ulur edhe Martin Crimpi, dramaturgu. Ai kthehet ngadalë prapa. Është një shaka; mund edhe të mos jetë! Jemi në skenën e Teatrin Nacional për të folur për rolin e Blanchettin në shfaqjen e re të Crimpit – paraqitjen e saj të parë në skenën londineze pas shtatë vjetësh. Të ulur ngushtë në divan janë edhe regjisorja Katie Mitchell, dhe aktori me të cilin ajo

luan, Stephen Dillane. Kërkesa për bileta ishte aq e madhe sa që në këtë fillim të janarit po konsiderohet të jetë një nga shfaqjet më të mëdha të vitit. Për të punuar në një dramë të Crimpit është gjë e vështirë dhe këtë e pranojnë Blanchett dhe kolegu i saj. Vepra e titulluar “Kur e kemi torturuar tamam njëritjetrin” – siç shkruan së paku në letër – është përshtatje e lirshme e proto-novelës “Pamela” të vitit 1740, të shkruar nga Samuel Richardson. Vepra flet për historinë e marrëdhënieve të një shërbëtoreje të re me punëdhënësin e saj, marrëdhënie kjo që skandalizoi lexuesit kur u botua për herë të parë. Vepra përbëhet nga një seri letrash në të cilën Pamela tregon se si ndiqet nga i mistershmi “z. B”, pastaj se si sulmohet seksualisht, se si përfundon me të e madje pajtohet të martohet me të. Është cilësuar si sadomazohizëm e madje Sindromë e Stokholmit. “Është një rrëfim arketip: Bukuria dhe Bisha”, thotë Crimp. “Ose, të jesh i hapur, grabitqar dhe pre”. Ndonëse personazhet që luhen

nga Blanchett dhe Dillane shpesh i ngjajnë Pamelës dhe z. B-së, në rastet tjera duken se shkrihen te njëri-tjetri ose transformohen në njerëz krejtësisht tjerë. Në fillim të shfaqjes ngjarja është e qartë: z. B është një despot ngucakeq, e Pamela viktima e tij e frikësuar. Në disa skena – janë gjithsej 12, ku secila i përgjigjet fragmentit apo aspektit tjetër të romanit – terreni nis të zhvendoset. Shtohen imazhet e voajerizmit dhe të dhunës: a po sfidohet publiku, a po eksitohet apo që të dyja këto? A po e kontrollon në fakt gruaja zotërinë e saj, në vend që të jetë e kundërta? Dillane thotë: “Është një rresht në shfaqje: ‘Të mora kundër vullnetit tuaj; a ishte kundër vullnetit tuaj’? Kjo është dilema: çfarë po i bën kush kujt?” “Shumë gjëra që sjell drama janë gjërat të cilat i kam menduar një kohë të gjatë. Kufijtë e gjinisë, se si gjuha përherë dështon dhe na kufizon, se si na mban në paradigma dhe kornizat që janë frustruese dhe trulluese”, shton Blanchett. Nuk është e vështirë të kuptosh se çfarë mund të ketë tërhequr Blanchettin kjo pjesë që

kërkon ndryshime të tilla. Roli i saj në filmi “Elizabeth”, dy dekada më parë, e shfaqi një aktore që kishte aftësi të kalonte shpejtë nga ndjeshmëria në armiqësi. Që atëherë ajo ka luajtur në filmat epikë (“Indiana Jones”, “Hobbits”, “Lord of the Rings”), në veprat elegante të stilit të lartë (“Carol”, “The Aviator”, “Blue Jasmine” – me dy të fundit fitoi Oskarët e saj), dhe ato avangarde (“I’m Not There”, në të cilin luan Bob Dylanin). Në disa filma të kohëve të fundit – si “Manifesto”, ku luajti jo më pak se 13 role – fitohet përshtypja se punon në repertorin e saj brenda pak minutash. Si aktore e skenës, Blanchett ka qenë e etur për shanse të reja. Në vitin 2006 e lë prapa një karrierë të bujshme filmike për t’u kthyer në Australi dhe për të drejtuar Teatrin e Sidneit, tok me bashkëshortin e saj – dramaturgun dhe skenaristin Andrew Upton. Ndonëse hoqi dorë nga udhëheqja më 2012, u shfaq përballë Isabelle Huppertit në prodhimin e këtij teatri, “Genet’s The Maids”, dhe më 2017 debutoi në Brodvej në versionin e Uptonit të “Platonovit” të Chekho-

vit. Në Londër herën e fundit ishte me një tekst tjetër të Crimpit, me përkthimin e veprës “Big and Small” të dramaturgut gjerman Botho Strauss, ku ofroi portretin e një femre që shpërbëhet para nesh – një sekondë e lumtur në thashetheme dhe flirt, e pastaj duke u shkrryer nga ankthet në dysheme. Si përcaktohet për rolet që i përshtaten? “Nëse e lexoni një vepër dhe e dini se çfarë është, nuk di pse shqetësoheni me provat”, thotë ajo. “Gjithmonë rrezikoheni nga dështimi. Sa më e njohur që je, aq më shumë pritet nga ti dhe aq më vështirë është ta zotërosh atë hapësirë. Por duhet”. Duke qënë mes artistëve ku sfida është tërheqja më e madhe, ajo shton: “E shoh teatrin si provokim”. Kur të gjithë bëhen gati për të ikur – nga presioni i kohës sallatat nuk preken – i them se kam lexuar diku se ajo po mendonte të heq dorë nga aktrimi. “Oh, po”, thotë shpejtë ajo. “Mendoj se kanë mbetur edhe gjashtë muaj”. Një tjetër shaka? E pamundur ta thuash. Ajo tashmë iku.

FILMI

“Delegacioni” pas suksesit në Varshavë vjen në kinematë e Tiranës

F “Si ngjyrat e Ylberit” nis vitin e ri artistik në Cirkun Kombëtar Cirku Kombëtar nisi dje shfaqjet për këtë vit. Do të jetë shfaqja “Si ngjyrat e Ylberit”, e cila është e para që erdhi në arenën e Cirkut Kombëtar. Shfaqja “Si ngjyrat e Ylberit” vjen për publikun në datat 12-13 janar dhe mirëpret artdashësit çdo të shtunë dhe të diel në orën 11.00. Edhe ky vit do të vijojë të jetë me premiera të tëra nga artistët edhe pse është fillimi i vitit, por duke qenë 60 vjetori i Cirkut Kombëtar të tjera aktivitete do të zhvillohen. Misioni i Cirkut Kombëtar është ruajtja dhe lartësimi i vlerave të veçanta artistike-kulturore të artit të cirkut në vendin tonë, duke u mbështetur në traditat më të mira kombëtare e botërore. “Vizioni ynë për të ardhmen e Cirkut Kombëtar është shtrirja e aktivitetit të tij anembanë Shqipërisë, në të gjitha shtresat e grupmoshat, nëpërmjet bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës dhe ministritë e tjera për të zbavitur, argëtuar, çlodhur dhe edukuar shikuesit tanë”, shkruan Cirku Kombëtar. Cirku Kombëtar përfshin në repertorin e tij vlera nga cirku botëror, por gjithashtu edhe vlera tradicionale. Këto vlera pasqyrohen në ilustrimet muzikore, ritmet, veshjet dhe në një masë më të madhe në idetë dhe skenografitë e shfaqjeve.

ilmi “Delegacioni”, që fi toi çmimin e madh “Grand Prix” në Festivalin e Filmit në Varshavë vjen për përpara publikut në kinematë e Tiranës. Filmi me skenar nga i ndjeri Artan Minarolli dhe regji Bujar Alimani, që nga prezantimi i parë i tij ka marrë vlerësimin e kritikës dhe tani premiera është në kinema për publikun. Aktorë në role janë Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa për të vijuar me Xhevdet Ferrin, Kasem Hoxha, Rovena Lule, Bislim Muçaj, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Jorgaq Tushe, Todi Llupi, Lulzim Zeqja, Mirela Naska, etj.. Në një reagim të tij për filmin që ka filluar që nga data 10 janar të shfaqet në kinematë e Tiranës për publikun regjisori Bujar Alimani shprehet se po vjen në ekranin e madh pas suksesit në Varshavë, shkruan atsh. Përveçse fitues nga grandi i Qen-

drës Kombëtare të Kinematografisë, ky film u shpall më parë dhe fitues i një grandi nga “Europa Krijuese”. Filmi shqiptar “Delegacioni” nis ngjarjet në tetor të vitit 1990. Disa të burgosur politik ndjekin me interes në televizion mbërritjen e një delegacioni evropian për të parë nga afër reformat demokratike, që ka marrë qeveria e Tiranës, si kusht kryesor për t’u futur Shqipëria në KSBE (sot OSBE). Kryesues është zoti Loherin, që i vetmi njeri i

besuar për të është miku i shkollës në Pragë, Leo, i gjendur brenda burgut në Shqipëri. Rreth kësaj zhvillohet “Delegacioni”. Leon që regjimi e kishte burgosur, e nxjerr nga burgu për të pohuar ato vite se Shqipëria është një vend i reformave demokratike dhe për të takuar kreun e delegacionit që do të vinte. Ndërkohë që Leo e kupton se çfarë do të ndodhte dhe kërkon të vrasë veten, por këtë e bën gardiani i burgut.


AKTUALITET

M

inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vizitoi këtë fundjavë qendrën shëndetësore Komsi dhe spitalin e Burrelit ku inkurajoi ekipet mjekësore për shërbimin dhe gadishmërinë për t’ju përgjigjur qytetarëve në këto ditë të motit të vështirë. Në këtë spital gjatë ditëve të ftohta që kanë përfshirë vendin në këto ditë të para të vitit, mësohet se janë kryer afro 2900 misione shpëtimi me autoambulancë dhe 8 misione me helikopter në këto ditë të motit të keq. “Ekipet mjekësore dhe të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët në këtë situatë moti të vështirë dhe vetëm gjatë këtyre ditëve janë kryer 2900 misione shpëtimi”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila vizitoi sot qendrën shëndetësore Komsi, në Burrel. “Kemi siguruar furnizimin me barnat e urgjencës në 92 qendrat dimërore për të gjithë sezonin e dimrit. Qendrat shëndetësore, spitalet por mbi të gjitha ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri për të shpëtuar jetë në këto ditë të motit të vështirë”, tha

14

E diel, 13 JANAR 2019

Manastirliu në Komsi të Burrelit: Shëndetësia në gatishmëri për emergjencat

Manastirliu. ”Jam këtu në këtë zonë të thellë të Matit për të inkurajuar dhe mbështetur ekipet mjekësore për punën e jashtëzakonshme që po bë-

jmë, siç ishte rasti i nënës me fëmijën e saj të 8 që pikërisht nga Burreli u transportua me helikopter drejt Tiranës dhe sot gëzon shëndet të plotë

bashkë më djalin e saj”, vijoj Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal edhe në spitalin e Burrelit, ku pa nga afër situatën

në urgjencë dhe maternitet. ”Edhe në këto ditë të motit të vështirë, vijon patronazhimi nga mjekët e materniteteve të Tiranës në maternitetin e Burrelit, duke ju dhënë mundësi grave dhe vajzave të kësaj zone të marrin shërbimin afër vendbanimit. Investimet e nisura në infrastrukturë do të vijojnë edhe në këtë spital. Jemi duke përfunduar projektin dhe këtë vit nis një investim i rëndësishëm për rehabilitimin e spitalit të Burrelit, që do të sigurojë një standard të ri shërbimi për qytetarët”, tha Manastirliu. Nga Burreli ku vizitoi qendrën shëndetësore Komsi dhe spitalin e Matit, ministrja garantoi qytetarët se, as furnizimi me medikamentet e nevojshme, as angazhimi i stafeve tona në qendra shëndetësore, spitale dhe urgjenca nuk do të mungojë në këto ditë të motit të keq.

PËRBALLIMI I SITUATËS

VLORE

Nga veriu në jug, spitalet në gatishmëri

U cënua siguria e NATO-s, çfarë ndodhi natën e vjedhjes së automatikëve në Pashaliman

Prej ditësh strukturat e shëndetësisë kanë organizuar shërbimin për përballimin e emergjencave të mundshme nga moti i ftohtë dhe ngricat. Ekipet e përforcuara të Urgjencës Kombëtare do të jenë në gatishmëri të përforcuar, me personel shtesë që vijojnë me shërbimin e urgjencës në territor dhe Njësinë e Helikopterëve 24/7. Spitalet janë në gatishmëri për çdo situatë kritike që lidhet me motin e ftohtë që ka përfshirë vendin tonë. Të gjitha qendrat shëndetësore që rrezikojnë bllokimin nga moti i keq, janë pajisur me barna dhe materiale mjekësore shtesë për të përballuar të gjithë periudhën e dimrit. Janë 92 qendra shëndetësore nga veriu në jug të vendit të pajisura me medikamentet e nevojshme për sezonin e dimrit.

Tre dyshohet të kenë qenë autorët e vjedhjes së tre armëve automatike dhe tre granatave në bazën ushtarake të Pashalimanit, ngjarje kjo e cila ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes. Ka dyshime se autorët janë ndihmuar nga ushtarakë të tjerë, personel i brendshëm i bazës, të cilët mund t’i kenë informuar për vendndodhjen e armëve në depon që nuk monitorohej nga kamerat e sigurisë, apo duke lënë të lirë vendndodhjen e saj, çka iu ka hapur rrugën grabitësve. Dyshimet për bashkëpunëtorë të brendshëm përforcohen për faktin se roja i objektit ku u vodhën armët ka braktisur vendin e shërbimit pak para ngjarjes. Policia shoqëroi dy ditë më parë rojen përgjegjës dhe katër ushtarakë të tjerë të cilët do të procedohen për shpërdorim detyre. Ata janë shprehur se kanë qenë në turn mbrëmjen kur ndodhi grabitja, por nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë përreth depove ush-

tarake. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bazës ushtarake, por pamjet filmike nuk kanë ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autorëve pasi objekti i vjedhur ka qenë jashtë rrezes së kamerave gjë e cila ka ndihmuar grabitësit të realizojnë me sukses qëllimin e tyre. Në bazën e Pashalimanit janë të

vendosura edhe forcat ushtarake turke, këto janë zyra më vete, të vendosura nga NATO. Armët e vjedhura janë municione luftarake dhe 3 pushkë automatike të kalibrit të lartë. Ka informacione ende të pa verifikuara se njëra armë është gjetur në zonën juglindore të Pashalimanit, afër parkut të Orikumit.


AKTUALITET

15

E diel, 13 JANAR 2019

Qarku më problematik mbetet ai i Dibrës/ Temperaturat arrijnë -12 gradë, banorët të izoluar prej 10 ditësh

Ikën bora, mbeten ngricat. Ende zona të izoluara prej shumë ditësh M

oti i ftohtë ka izoluar familjet në zona të ndryshme ku me largimin e reshjeve të borës problematike shfaqet situata me ngricat. Por situata më e rëndë raportohet në qarkun e Dibrës. Gjatë orëve të para të së shtunës temperaturat kanë arritur në -12 gradë celsius. Problematike është situata për 115 familje në Tërnovë të Madhe dhe Tërnovë të Vogël. Banorët thonë se janë të izoluar prej 10 ditësh. Në qytetin e Bulqizës dhe Peshkopi trashësia e dëborës ka arritur 70 cm. Ndërkohë bashkitë e qarkut të Dibrës kanë deklaruar se situata është nën kontroll. Rruga nacionale Peshkopi-Tiranë në disa akse kalohet me vështirësi për shkak të ngricave në rrugë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar mbi situatën në akset rrugore të vendit. ARRSH raporton se kompanitë e mirëmbajtjes punuan gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe për shpërndarjen e kripës. Situata në vend Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir. Në Rajonin Verior: -Të gjitha akset e Tropojës qa-

MOTI I KEQ

N

ë Bashkinë Shkodër rënia e borës është ndërprerë. Si pasojë e temperaturave të ulëta nën 0 gradë ka prezencë ngricash. Bashkia e Shkodrës informoi ditën e djeshme se po punojnë 4 fadroma të Ujësjellës Kanalizimeve për pastrimin e rrugëve urbane nga bora. Një fadromë e madhe, dy borëpastruese dhe 3 makineri të rënda po punojnë për pastrimin e dëborës në të gjitha rrugët e qytetit. Një grejder po punon në segmentin Ura e Bunës-Shirokë dhe një fadromë po punon në segmentin Shirokë-Zogaj. Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve dhe të Shërbimeve Publike vazhdojnë të punojnë për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve dhe shpërndarjen e kripës së nevojshme. Njësia Administrative Dajç: Rrugët janë të kalueshme. Energji elektrike nuk ka vetëm në fshatin Darragjat . Në fshatrat e tjera ka. Nuk ka probleme me ujin e pijshëm. Qendrat shëndetësore funksionojnë. Njësia Administrative Velipojë: Rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike. Qendrat shënde-

rkullimi bëhet pa zinxhir. -Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir. -Domaj-Draj-Rec me zinxhir. -Në akset e qarkut Dibër po punohet për hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerene-

cit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi. -Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë. -Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në

rrugë, rekomandojmë përdorim të zinxhirëve. Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë.

RESHJET E BORËS

Në Gjirokastër, akset nacionale të hapura, probleme brenda qytetit

Në qarkun e Gjirokastrës të gjitha rrugët nacionale gjatë ditës së djeshme janë të hapura. Edhe rrugët e brendshme të qytetit janë të kalueshme, përjashtuar pjesës së sipërme të qytetit ka akoma vështirësi. Disa akse rurale janë të bllokuara. Bashkia Gjirokastër Rrugë të bllokuara janë : Kolonjë Golem, Prongji - Zhulat. Situata është e qetë, nuk raportohet asnjë problem në bashkinë Tepelenë, Memaliaj Bashkia Libohovë Në Nj. Ad. Zagorie rruga është e kalueshme me zinxhirë. Energjia elektrike mungon vetëm në fshatin Topovë (djegur transformatori). Bashkia Përmet Rrugët rurale që lidhin Nj. Ad. Frashër me fshatrat qëndrojnë të bllokuara. Furnizimi me energji elektrike mungon në fshatrat Frashër dhe Zavalan të Nj. Ad. Frashër. Grupi avarisë do të vazhdojë punën edhe sot për riparimin e defekteve. Bashkia Këlcyrë Rrugët që lidhin bashkinë me qendrat administrative (Këlcyrë - Sukë - Ballaban ) janë të qarkullueshme me përjashtim të rrugës Këlcyrë -

Situata në Shkodër, ngricat zënë vendin e borës tësore janë të hapura. Furnizimi me ujë të pijshëm funksionon normalisht. Në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, për arsye të ngricave ka probleme në qarkullimin e mjeteve. Rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë segmentet rruge. Njësia Administrative Ana e Malit: Rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike. Nuk ka probleme me ujin e pijshëm. Qendrat shëndetësore të hapura. Njësia Administrative Bërdicë: Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike. Qendrat shëndetësore janë të hapura. Furnizimi me ujë të pijshëm funksionon normalisht. Njësia Administrative Rrethina: Rrugët janë të kalueshme. Rekomandohet që lëvizja të bëhet e moderuar sipas situatave dhe përdoruesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar për shkak të ngricave. Është punuar me dy fadroma për hapjen e rrugëve. Ka energji elektrike. Qendrat

shëndetësore janë të hapura. Njësia Administrative Postribë: Rrugët janë të kalueshme. Energji elektrike ka. Po punohet për mbajtjen hapur në mënyrë të vazhdueshme të rrugëve me mjetet e Bashkisë dhe punonjësit e njësisë vendore. Dy fadroma po punojnë në aksin rrugor Ura

e Mesit-Prekal dhe një në rrugët e brendshme të Njësisë Administrative. Njësia Administrative Guri i Zi: Rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike. Qendrat shëndetësore funksionojnë normalisht. Njësia Administrative Pult: Aktualisht ka 40 cm borë. Ka

prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh Njësinë Administrative me qytetin e Shkodrës është e kalueshme, po punohet për mbajtjen hapur në mënyrë të vazhdueshme me një fadromë në rrugën e Kirit dhe shoqërohet me hedhje të kripës. Ka energji elektrike. Nuk ka shërbim shëndetësor. Njësia Administrative Shosh: Në Malin e Shoshit ka mbi 1 m borë. Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh qendrën e Nj. Ad. me fshatin Kir është e pakalueshme në segmentin Mali i Shoshit. Dy fadroma po punojnë për hapjen e këtij segmenti të bllokuar. Në fshatra ka 60-80 cm borë. Nuk ka energji elektrike. Nuk ka shërbim shëndetësor. Njësia Administrative Shalë: Në Nj. Ad. ka rreth 40 cm borë. Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh Nj. Ad. me qytetin e Shkodrës është e pakalueshme nga bllokimi në Malin e Shoshit. Ka energji elektrike. Infermierët janë në punë.


FORUM ANALIZË Nga Andi Bushati

M

e të vetmen aftësi reale që i ka mbetur, atë të një aktori të mirë që duhet të nxjerrë në skenë një personazh të ngjizur keq, Edi Rama hodhi një ide të re në paraqitjen e tij përballë Arian Çanit. Ai drejtoi vështrimin nga kamera, bëri një pauzë të gjatë, simuloi një vuajtje që i buronte nga përbrenda dhe iu drejtua publikut gjithë dhimbje: "Jini të kujdesshëm, se nuk e kanë me mua, por me ju". Shigjetimi ishte për Ilir Metën që nuk dekretoi për ministër të Jashtëm, Gent Cakajn dhe për të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë akt. Sipas kryeministrit, i tërë ky grupim, i shtrirë nga Tirana në Prishtinë, nxitet nga ndjenja e errët e xhelozisë për të rinjtë, nga armiqësia për modelin e tyre të panjollë dhe të pamëkatshëm, nga mbrapshtësia për të mos i lënë të afrohen të dy pjesët e mëdha të kombit. Pasi renditi këto argumenta, shefi i qeverisë u kthye sërish nga kamera për t'i folur publikut: "Unë jam këtu për t'iu

mbrojtur nga kjo lukuni që kërkon të marrë peng të ardhmen tuaj". Meqënëse përpos debatit juridik (a duhej apo jo çertifikata), Edi Rama e trajtoi konfliktin e fundit edhe në sferen shoqërore dhe politike, të pacekur deri më tani, patjetër që është interesante të ndalesh edhe tek ajo. Dhe në këtë kuptim rasti i Gent Cakës është mjaft ilustrues për të gjithë tërmetin e fundit që pësoi qeverisja e rilindjes. Ai është simboli i kësaj aradhe, ndoshta ekspertësh të rinj, të shkolluar, por që nuk kanë lidhje as me meritokracinë e ngjitjes në politikë, as me karrierën brenda partisë që i mandaton dhe as me shqiptarët, të cilëve ua kanë kërkuar votën të tjera personazhe. Pra, në kuptimin shoqëror dhe politik, katapultimi i Gent Cakës dhe ministrave të ngjashëm si ai, mbetet i papranueshëm. Ndryshe nga sa thotë Rama, ai nuk është një garanci për të ardhme më të mirë dhe më

KOMENT Nga Lutfi Dervishi

R

efuzimi nuk ka lidhje me moshën, apo qëndrimet publike për kufirin, por ka të bëjë me mungesën totale të transparencës nga ana e kryeministrit. Kryeministri e paraqiti në publik kandidaturën e 29 vjeçarit nga Prishtina si njeri shumë të lexuar. Por publiku ka më shumë pyetje sesa përgjigje. Janë së paku 10 pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente: 1.Sa libra ka lexuar Gent Caka? 2. Cila është natyra e librave: janë libra letrar apo jo letrar? 3. Në çfarë gjuhe i ka lexuar librat? 4. Duke qenë ministër për Europën dhe Punët e Jashtmembi 60% e librave të lexuarsipas direktivës së BE-së për prodhimet kulturore- duhet t'i përkasin kontinentit europian. Si qëndron ky raport në lidhje me librat e botuar në Amerikë apo kontinente të tjera?!

4. Nuk sqarohet në çfarë formati i ka lexuar librat. I ka lexuar librat në letër apo në formatin elektronik? Kindle? Ebook, apo ka abuzuar dhe ka dëgjuar libra audio dhe i rreshton si libra të lexuar?! 5. Institucionet përkatëse kopetente: Bibliotekat në Shqipëri dhe Bibliotekat e vendeve partnere nuk kanë patur kohën e mjaftueshme për të kontrolluar nëse librat që ka marrë nga këto biblioteka i ka kthyer në kohën e duhur - sipas rregulloreve në fuqi, apo ka zbatuar parimin leninist: vjedhja e një libri nuk është vjedhje. Në kushtet e ndikimit të mundshëm rus në rajon- ky verifikim duhet bërë me shpejtësi dhe transparencë për publikun dhe këdo tjetër të interesuar. 6. Nuk është e qartë nëse librat e formatit elektronik janë të blerë në app store apo janë pirate që qarkullojnë përmes what's app-it apo emailit. Shoqata e botuesve -

16 E diel, 13 JANAR 2019

Kush qe Çani, Edi apo Ariani? demokratike për shqiptarët, por rrëshqitja drejt një pushteti personal, të ngjashëm me atë të "vëllait Erdogan" apo të princit trashigimtar të Arabisë Saudite, Mohammed ben Salmane Al Saoud. Në asnjë model të mirfilltë vendi demokratik, askund, nuk mund të ekzistojë një kabinet me kaq figura të panjohura dhe pa pikë lidhje me partinë që ka në duar pushtetin. Në asnjë sistem perëndimor nuk gjenden kaq ministra të patestuar përmes votës së qytetarëve. Vërtet Edi Rama në shfaqjen me tepsi në dorë në verën e 2017, u kërkoi shqiptarëve i vetëm pushtetin, por kjo kërkesë kishte të bënte me shkëputjen nga aleatët politikë dhe aspak me një mandat të pakufishëm për të bërë ç'ti donte qejfi. Në këtë kuptim, ndryshe nga sa u thotë shikuesve me sy të ngulur nga kamera, ata po i tradhëton ai vetë. Ai po bëhet

pengesë për një sistem të hapur, me rregulla loje, ku vlera e votimit e ul voluntarizmin individual. Me Gent Cakajn dhe me shumë të singjashmit e tij në kabinet, ai kaloi çdo limit të delegimit të pushtetit në duart e veta. Prandaj edhe për këtë i duhej thënë ndal me të gjitha mjetet ligjore apo ekstra ligjore qofshin ato. Por, përtej këtij problemi disi teorik, qëndron edhe një tjetër, tejet më praktik. Ai lidhet kryesisht me komunikimin dhe me tendencën e Edi Ramës për ta shitur të zezën për të bardhë. Si ka mundësi që edhe regresin e ndryshimeve të fundit në qeveri, ai u mundua ta paraqesë, në "Zonë e Lirë", si një garanci më shumë për shqiptarët ? Si ka mundësi që akte të tilla të paimagjinueshme për çdo demokraci normale, ai i reklamon si digë ndaj frontit lokal të së keqes ? Dhe këtu kthehemi sërish tek ajo që pamë që në fillim të

shfaqjes së tij përballë Arian Çanit. Tek talenti i konfirmuar i një aktori të mirë, që duhet të shfaqë në skenë një personazh të ngjizur keq. Sepse këtë bëri Edi Rama të premten në mbrëmje. Këtë përsëriti edhe një javë më parë tek Ermali. Këtë model shumfishon edhe me postimet në rrjetet sociale. Prej kohësh ai do të pompojë sozinë duke fshehur të vërtetin. Ai do rolin dhe jo realitetin. Prej kohësh e ka kuptuar se është më mirë që njerëzit ta përqeshin si karagjoz, sesa ta urrejnë si mafioz, ta neverisin për lakuriqësinë, sesa ta luftojnë për grykësinë. Prandaj, në "Zonë e lirë", ai u mundua të jetë ai që nuk është. Prandaj zgjodhi atë emision, autori i të cilit ka aftësinë e dyfishtë që të luajë vetveten. Dhe e bëri mirë. Aq sa të premten tek Çani, ishte shumë e vështirë të dalloje, kush qe Rama dhe kush qe Ariani.

10 arsyet pse Gent Caka nuk është ministër i Jashtëm? sipas informacioneve zyrtarenuk ka marrë asnjë kërkesë për të verifikuar nëse librat e pretenduar të lexuar respektojnë të drejtën e autorit. 7. Nëse ka lexuar aq shumë libra sa thotë kryeministri- ku e ka gjetur kohën për të punuar?! Leximi i shërben punës, por nuk është e gjithë puna. Përndryshe, po të përdorej kriter leximi- folësit e lajmeve (gjysëm kadrijtë) do të ishin kandidatura të shkëlqyera për ministër të Jashtëm. 8. A llogariten si libra të lexuar edhe tekstet shkollore?! Gent Caka paska mbaruar dy universitete dhe 3 mastera- nëse i ka mbaruar me sukses siç pretendon kryeministri- ku e ka gjetur kohën për të lexuar libra të tjerë jashtë shkollorë?! Nga

verifikimet e institucioneve nuk rezulton që ai të ketë lexuar libra në fëmijëri se përndryshe do të kishte marrë titulllin: "Miku i vogël i librit" 9. Fakti që Gent Caka nuk ka titullin doktor shkencash vë në pikëpyetje deklarimin se ia ka lexuar shumë libra! 10. Nëse përdorim si kriter leximin e librit për poste kaq të rëndësishme, çfarë duhet të themi për njerëzit që shkruajnë libra. Mos duhet t'i bëjmë kryeministra?! Kemi autorë shqiptarë të spikatuar që kanë shkruar libra më shumë se ç'kanë lexuar dhe as pension të posaçëm nuk po marrin! 10/1. Meqë jemi në vitin e Skënderbeut. Sa libra për heroin tonë kombëtar ka lexuar Gent Caka? Në çfarë gjuhe ka lexuar?

10/2. Sa libra për ndryshimin e kufijve dhe shtetet e dobëta ka lexuar Gent Caka? A është verifikuar informacioni se kohët e fundit lexon- vetëm libra për shtete të dështura, për regjime hibride dhe libra antisistem?! Eshtë e kuptueshme që për hir të privacisë publiku mund të mos dijë orët se kur lexon, mënyrën se si lexon, shpejtësinë e leximit, por gjithsesi duhet ditur nëse librat i lexon nga faqja e parë tek e fundit apo lexon në stilin e Enver Hoxhës, 2-3 faqe në fillim, një në mes dhe dy paragrafë në fund të librit? Së fundmi, por jo më pak e rëndësishmja: kush ja ka rekomanduar librat për lexim Gent Cakës- Baton Haxhiu apo Berat Buzhala?


FORUM Nga Kastriot Islami

D

dhe blerjen e votave dhe kërcimin e votuesve. Cila është kjo mënyrë e re perverso-maniakale? Nga bashkësia e të gjithë gazetarëve veçohen kundërshtarët në media, dhe të gjithë ata që janë kundërshtarë, pa përjashtim, etiketohen Kadri ose Kadrije, sipas gjinisë.... Kryekadri... Kadri i Kadrinjve… Gjysmë Kadri... Edhe Kadri edhe jo Kadri…. Kadrije…. …e tjerë e tjerë… Kurse të tjerët që e ledhatojnë, fërkojnë apo e

mbështesin i etiketon: PPP ose KKK…. Po përse ky etiketim…? Sepse këta po e diskreditojnë çdo ditë.. Sepse këto janë kthyer në makthin e tij që i dalin edhe në gjumë…Sepse këta po e nxjerrin lakuriq që ta shikojnë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët…Se këta po e nxjerrin në dritë të diellit siç është, injorant, i paaftë, i korruptuar, i inkriminuar, hajdut që ka fshehur paratë në off shore, i droguar, i çmendur…..Dhe të gjitha

ç’thonë Kadrinjtë e Kadrijet qytetarët i besojnë… Po kush e ka marrë atributin për të bërë këtë vlerësim dhe klasifikim? Ai është vetëm një: DylberKadriu…. Dhe duket normale që Dylber-Kadriu urren edhe Kadrinjtë edhe Kadrijet… Dhe dashuron PPP-të dhe KKK-të…. Pra në ‘fshatin’ e madh të që drejtohet nga Dylber-Kadriu, shkollëpak dhe i paaftë, po mbi të gjitha pervers dhe maniak, ka vetëm mbështetës PPP ose KKK dhe Kadrinj e Kadrije….

Dhe të gjithë qytetarët duhet të mbajnë mënd se kanë jetuar në kohën e Dylber-Kadriut… ‘Fshati ynë’ të binte në dorë të Dylber-Kadriut…Duroni edhe pak…. Shënim: mos e merrni shumë seriozisht dhe thirreni vetëm Dylber-Kadri sa herë ta hasni apo të kenë i punë me të… Keni vetëm një mënyrë ta shpërfillni dhe braktisni Dylber-Kadriun… Siç bënë studentët…. Kjo e tërbon më shumë se gjithçka tjetër. se të tjerat nuk i kupton…

Pushteti i pa merituar dhe paraja e pistë...

KOMENT Nga Agim Jazaj

S

h qiptarët në harkun ko hor të gati 28 viteve, të sistemit pularist-pluralist, kanë shkuar shpesh përpara kutive të votimit me synimin: “Për të ndryshuar qeverisjen, politikat qeverisëse”, për të rritur nivelin ekonomik, etj. Por në fakt kanë ndërruar qeveritë, barinjtë e “tufave” të zgjedhur nga e njejta “tufë e zgjebosur dhe brënda stallës së pistë” e politikës! Për rrjedhojë zgjedhjet nga zgjebjet nuk kanë ndryshuar aspak qeverisjet, politikat qeverisëse, por i kanë pëkeqësuar edhe më. Bilanci i zgjedhjeve deri më tani rezulton: Janë zhvilluar shumë zgjedhje dhe janë korrrur (as) pak zgjidhje, nuk kanë sjell ndryshimin e synuar dhe të kërkuar! Qeveritë e radhës kanë akuzuar dhe anatemuar njëra- tjetrën deri në “kupë të qiellit”, për t’i vënë përpara përgjegjësisë shkaktarët: “Për abuzimet, krimet dhe rrënimet e shkaktuara”. Nëse do të bëhet një krahasim i thjeshtë, me një vend fqinj, ku ish kryeministri i Maqedonisë, tashmë e Veriut, u akuzua dhe u penalizua me burgim për abuzimin e një autoveture dhe u arratis nga vendi duke kërkuar azil në një vend të Europës, përballë këtij abuzimi që ndodh dhe ndëshkimi që mungon, i bie që qeverisësit tanë, nga i radhës të penalizohen shumë më rëndë se sa ish kryeministri i vendit fqinj, të cilët kanë rrënuar edhe më vendin dhe ardhmërinë e tyre, kanë vrarë deri për vdekje shpresën e nësërme, të tyre, të brezave sa dhe i mallkojnë: “Mos gjeçin as vend varri”- si i thon llaftit të motçëm. Dhe kjo dukuri duket sheshit, ditën me diell, nga gjithëkush me dy gram mend dhe syt në ballë, përveç të

E diel, 13 JANAR 2019

‘Fshati’ ka rënë në dorë të Dylber-Kadriut…

OPINION ukuria e fundit në Shqipëri është kërcëni mi i medias, ose më saktë i të gjithë atyre që punojnë në media në një mënyrë origjinale, perversomaniakale. Më konkretisht kërcënohen të gjithë ata gazetarë apo analistë që tentojnë të jenë të pavarur apo që kritikojnë keqqeverisjen dhe investigojnë kapjen e shtetit nga korrupsioni dhe lidhjet e ngushta të qeverisë me kriminelët dhe trafikantët. Si

17

verbërve nga trut dhe qorra nga syt, që nuk duan ta shohin greminën e sotme dhe hatanë e nesërme!...Kjo skotë e vebër, po mban jo vetëm të sotmen e tyre peng, por edhe të ardhmen e brezave, që po marrin arratinë nga syt këmbët nëpër botë! Marrëzia me pushtetin ka këputur frerët- thonë e dhe qytetarët e Vlorës teksa shikojnë tamtamet edhe të “ndërtimit”, shkatërrimit pas tre viteve, ngushtimin e rrugës Vlorë- Skelë, ku është ngushtuar rruga kryesore dhe janë zgjeruar, shqyer trotuaret! “Më gjej modelin zotëri, ku është në botë një projekt marrëzi i tillë- ulërinte një socialist i thekur, ish drejtues i pushtetit vendor në Vlorë. Edhe ish shoferi i eksportit, në Parkun automoblisti të Vlorës; Bego Sinani, i cili ka gjezdisur botën përpara 60 viteve habitet me këtë marrëzi. “Nuk kam parë në asnjë vend më të zhvilluar me këtë projekte rruge, ngushtim të rrugëve dhe zgjerim, shqyerje të trotuareve”!...Ku është ky model që kërkojmë të fu-

temi”-shton me habin edhe afro 90 vjeçari, po edhe gjithë qytetarët dhe bisneset që janë ndan kësaj rruge të falimentuar? A janë pyetur qytetarët, a është marë mendimi, vendimi paraparak i tyre dhe në vijim për ti kthyer në projekte këto marrëzira?! Kryenecsia dhe defiçensa qeverisëse shkel e dhunon edhe këto të drejta elementare të qytetarve. Vitin e kaluar kryebashkiaku i Selenicës pasi u kthye nga një vizitë pune në SH. B. A, prej andej erdhi me një mesazh mbrësëlënës: “Atje, në SH. B. A, nuk mund të merej asnjë vendim-marrje pa diskutuar e pa marrë së pari mendimi dhe pëlqimi i komunitetit. Pa pëlqimin e tyre nuk merrej asnjë vendim”. Kjo është demokracia, ky është shtetit i së drejtëss që ëndërrojnë dhe po kërkojnë me pishë Shqiptarët. Dëgjesat me publikun dhe Portalet@Pordhalet, janë demagogjia e radhës e qeverisërilindise, ku dhe nga poradhalet verifikohet, provohet dhe meren vendime me numër e datë dhe

pijnë ujë te çezma e Thatë. Kjo është demagogji- demode e radhësë- rilindise! Shteti i maniqurit, nuk nis nga nevojat jetike të qytetarit, por nga luksi…Sepse i mungon ndjeshmëra njerëzorë, nuk ndjen dhimbjen e qytetarit pa bukë, pa ngrohje, i pa veshur, i prish shtëpinë në palcën e dimrit, nuk i çliron qytetarët nga pushttim, rethimi e terrorizimi, nga muret e gurit, të hurit dhe oshkurit! Sepse mendojnë për parajësën e tyre, i quajnë të gjithë sikuar janë si ata dhe mendojnë për luksin. Të ndjesh dhimbejn tënde do të thot se ke ndjeshmëri, ndërsa të Ndjesh dhimbjen e tjetrit do të thot se je Njeri. Njerëzit janë të përkohshëm në jetë, kujtojnë se janë të përjetshëm në pushtet... Etja, për pushte dhe pasuri, kjo pangopsi për të kapërcyer ende “Lumin” tashmë dallgë rënë, për të përfituar pa mend e mund, pa djersë, po mbetet: Mëkati më i madh në jetë. Ende po mban në bregun e tij, kontigjente të shumtë, nga ata që nuk din as tabelën e shumëzimit, dhe as “not qeni”, po shëtisin me kabrioleta, dhe “bukuroshet” përpara, krekosen nëpër lokale, me këmbët përpjetë, mbi tavolina, nga ata të kollarisurit e veshur me pushtet, të pa njohur as në mëhallë, por zgjidhen dhe përzgjidhen nga stalla: Është i biri i filanit, le të jet edhe UFO, i lidhur me tezet, hallat, baxhanaqet, Xhesikat me minifund në palcën e dimrit! Po ti nënështrohen testimit qoftë dhe në polici për të shkruar, a formuluar shqip, apo dhe tabelën e shumëzimit, pa kopje e celular- do të rezultonte një produkt trishtues, thonë me trishtim njerëz të haberosur edhë brënda atyre

radhëve... Rezultatet e këtij “sprindi” e rendisin vendin tonë në shifra më të larta si “modelin” e drogës, prostitucionit dhe të korrupsionit! Atë kohë nuk ishte i formuluar me ligj droga, prostitucioni e korrupsioni, etj. Gjithkush është koshient se më “të shkathëtit” e kohës i shfrytëzuan këto “resurse”, vakumin ligjor në kapërcim të tranizionit shoqëror e politik të vendit, vunë një grusht para, e bën goxha “prokopi”, pushtuan terene, rrëmbyen pasuri dhe toka bregdeti, u graduan në administratën shterore, tunden me spaleta edhe para mikrofonëve. Toka i takon atij që e pushton, ishte dhe mbetet ende aksioma e tyre. Ngritën vila dhe i legalizuan mbi pronën publike dhe të të tjerëve. Një shprehje e popullit thot: “Sa të matet i mënçuri, është sosur i marri”. “Të shkathtit” e kohës e kishin spundon, doemos nga politika e ditës dhe komunikimi me celular. Dinakëria e pushtetit, këtë kontigjent me kufizim inelekti, e ndërsen, shfrytëzon, e keqpërdor, deri dhe e sakrifikon... Nga kontigjenti i “pasunarëve të pa shkollë”, fluturues e pa me nder b…në b…radhiten edhe pasanikët e kullarisur, dinak të politikë- pushtetit të lidhur mes njeri tjetrit me oshkure e poture. Palët janë në akord dhe në konflikt. Në akord për të mbrojtur interesat; për t‘i shpëtuar taksës së zullumit! Ndërsa është larguar nga bota e të gjallëve, poeti i famshëm vlonjat: Ali Asllani, vargjet e tij i ndjekin edhe në botën e përtejme zullumqarët: Koha dridhet e përdridhet, /prej gradimit katër shkallë, /Nuk do mbetet gjë në dorë, /veç se vul’ e zezë në ballë!...


VIP

18 E diel, 13 JANAR 2019

Ava Max: Kam lindur në SHBA, por jam 100 përqind shqiptare Këngëtarja amerikane me prindër nga Shqipëria Ava Max emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi e cila vazhdon të jetë prej disa javësh në vendin e parë në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në të gjithë Europën dhe po ngjitet me shpejtësi në top listën amerikane me hitin e saj “Sweet But Psycho” në një intervistë për mediat londineze tregon udhëtimin e saj drejt suksesit. “Nuk ka qenë aspak e lehtë. Prindërit e mi u larguan nga Shqipëria në fillim të viteve ’90 dhe përfunduan duke jetuar në një kishë në Paris. Më pas u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara ku dhe u linda unë. Prindërit e mi shiten shtëpinë në Wisconsin për t’u zhvendosur në Los Anxhelos, por edhe atje zhgënjimi ishte shumë i madh. Pas shumë përpjekjesh vendosa lidhjet me producentin Circuit i cili ka realizuar hitet e Rihanës apo The

Ish e dashura serbe e Neymarit i vë flakën Instagramit Modelja e njohur serbe, Soraja Vulevic vijon të mahnitë në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram ku herë pas here ajo provokon ndjeksit teksa shfaqet shumë joshëse. Ajo poston herë pas herë “selfie”, ku nxjerr në pah format e saj, që nuk kanë kaluar pa u komplimentuar nga fansat. Ajo aktualisht numëron mbi 350 mijë ndjeksa në Instagram Soraja u bë e famshme për një histori rozë me yllin brazilian të futbollit, sulmuesin e PSG-së Neymar, disa vite më parë, kur ky i fundit luante me Barcelonën. Weeknd etj i cili vendosi të kujdeset për karrierën time muzikore” shprehet Ava Max për mediat ndërkombëtare. Më tej gjatë këtij rrëfimi, 24-vjeçarja deklaron se edhe përse ka lindur në Shtetet e Bashkuara ajo është krenare për origjinën e saj. “Jam 100 përqind shqiptare. Dëshiroj të ndihmoj familjen time, miqtë

e mi dhe njerëzit në përgjithësi dhe dua të kontribuoj për komunitetin shqiptar kudo që të jem. Do të ishte e jashtëzakonshme që të mbaj një koncert bamirësie atje. Eshtë me shumë rëndësi për mua që të kontribuoj për komunitetin shqiptar” shprehet këngëtarja shqiptare me famë botërore.

R. Kelly mohon të gjitha akuzat për abuzim seksual Një avokat R. Kelly është shprehur se ylli R&B i mohon të gjitha akuzat për sjellje të pahijshme seksuale. Ai akuzohet për ngacmimin seksual dhe abuzim me gra dhe vajza në moshë të mogël. Steve Greenberg tha për Associated Press se akuzat për abuzim të bëra në dokumentarin “Survivng R. Kelly” janë të rreme, ndërsa shton se as ai dhe as R. Kelly nuk e kanë parë serinë deri në fund. “Pretendimet nuk janë të vërteta, sepse ai asnjëherë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, nuk ka detyruar askënd të bëjë asgjë, nuk ka mbajtur askënd të zënë rob dhe nuk ka keqtrajtuar askënd,”-tha avokati, ndërsa vlerësoi talentin muzikor të tij. Që kur u publikua dokumentari për këngëtarin, disa artistë të cilët kanë bashkëpunuar më parë me të folën kundër tij, duke përfshirë Chance the Rapper, Lady Gaga dhe Phoenix.

Rita Ora paralajmëron diçka të re Këngëtarja kosovare në Britani, Rita Ora është duke punuar në disa projekte të reja të cilat pret t’i lansojë së shpejti për fansat e saj. Në postimet e saj të fundit në rrjetin social Instagram, kjo mund të kuptohet më së miri, kur ndër të tjerash ajo shkruan edhe “Coming soon”. “Nuk mund të presë deri në fundjavë pasi po punoj shumë këtë javë me të gjitha gjërat mahnitëse që unë kam përgatitur për të gjithë fansat e mi! Mezi pres që ju të shihni gjithçka”, ka shkruar Ora në një postim në Instagram.

Era bëhet bionde Këngëtarja shqiptare Era Istrefi, është kthyer në bionde. Ndonëse njihet për stilin e saj të veçantë, Istrefi ka eksperimentuar mjaft me pamjen e saj përgjatë këtyre viteve karrierë. Era istrefi është këngëtarja kosovare e cila depërtoi edhe në tregun ndërkombëtar. Vëmendje të madhe mori në Kampionatin Botëror “Russia 2018”, e cila u paraqit me këngën “Live it Up”, në duet me Nicky Jam dhe Will Smith.


KURESHTI

19 E diel, 13 JANAR 2019

Vret prindërit për të rrëmbyer vajzën 13-vjeçare Një i ri ka vrarë prindërit e një 13-vjeçarje për të rrëmbyer vajzën. Vrasja e tmerrshme ndodhi në muajin tetor, raporton policia. Jake Thomas Patterson u arrestua me dy akuza, atë të vrasjes së shkallës së parë dhe akuzë për rrëmbim. Jayme Closs u gjet e gjallë nga fqinjët e të dyshuarit të enjten. Ajo ishte arratisur në këmbë nga një shtëpi ku mbahej kundër vullntetit, pas vrasjes së prindërve të saj. Jayme u ribashkua me tezen, raportuan zyrtarët, ndërsa nuk zbuluan arsyen pse u rrëmbye. Policia tha se 21vjeçari nuk kishte kontakt në rrjetet sociale as me vajzën dhe as me ndonjë anëtar tjetër të familjes së saj. “Është i pabesueshëm vullneti i asaj vajze 13 vjeçare për të mbijetuar dhe shpëtuar”, tha policia. Jayme u gjet të enjten në qytetin e Gordon, rreth 110 km larg nga shtëpia e saj në Barron. Patterson u arrestua 11 minuta më vonë falë një përshkrimi që vajza i bëri automjetit të tij. Ende nuk dihet se si Jayme iku nga shtëpia ku mbahej e rrëmbyer dhe sesi i

Një guru në Indi, i dënuar me 20 vite burg për përdhunimin e dy përkraheseve të tij, është shpallur fajtor të premten për vrasjen e një gazetari 16 vite më parë. Gjykatësi Jagdeep Singh dënoi gurun, që e quan veten Dr. Saint Gurmeet Singh Ram Rahim Insan, ndërsa tre persona të tjerë të përfshirë në vrasje do dënohen më 17 janar. Të katër mund të përballen me dënim me vdekje për vrasjen e gazetarit Ram Chander Chhatrapati pasi ai botoi një artikull në gazetë ku pretendonte shfrytëzimin seksual të grave nga guru. Guru konsiderohet organizatori kryesor i vrasjes. Ai aktualisht ndodhet në një burg në qytetin indian të Rohtakut, pasi u dënua në gusht për përdhunim. Ai u gjobit gjithashtu me 47.000 dollarë. Dënimi i tij vitin e kaluar nxiti protesta nga ndjekësit i tij. Gjatë demostratave mbetën të vdekur 38 persona dhe qindra të plagosur në qytetin verior të Panchkula.

dyshuari e mbajti atje. Policia tregoi se i dyshuari nuk kishte në shtëpi kur 13-vjeçarja u largua dhe se ai po e kërkonte me makinë kur u arrestua. Ishte një mësuese në zonë që po shëtiste qenin, e cila gjeti Jayme. Jeanne Nutter tha për Associated Press se vajza kishte bërtitur: “Të lutem më ndihmo, nuk e di ku jam, kam humbur.” Nutter rrëfeu se vajza ishte e dobët, me rroba të piste dhe mbante veshur këpucë shumë të mëdha se numri i këmbës së saj. Zona ku u gjet Jayme është një komunitet i

largët me rreth 30 shtëpi afër lumit Eau Claire, raportoi Star Tribune. Patterson nuk ka precedentë kriminal në shtetin e Wisconsin. Jayme Closs u zhduk të hënën më 15 tetor 2018, pasi shërbimet e emergjencës morën një telefonatë nga shtëpia e saj. Ata dëgjuan vetëm zhurma në telefon dhe askush nuk foli. Kur policia mbërriti në shtëpi katër minuta më vonë, gjetën prindërit e saj, James dhe Denise Closs, të vrarë. Në shtëpi nuk asnjë shenjë të Jayme, të armës së krimit apo të vrasësit.

“Jeni të frikshëm”, familja myslimane ankohet për stafin e spitalit Një familje myslimane thotë se u prit si mos më keq në një spital në Virxhinia. Familja shkoi për të vizituar foshnjën e sapolindur, kur ju tha se dukeshin të “frikshëm”. Gruaja e Ahmed

Guruja përdhunues dënohet edhe për vrasjen e gazetarit

Zahrit sapo kishte lindur në fillim të dhjetorit në Spitalin Inova Fair Oaks në Fairfax të Virxhinias, ku prindërit, tezja dhe xhaxhai i tij shkuan për ta vizituar. Kur arritën në qendrën e

lindjes në katin e tretë, atyre ju tha nga një roje sigurie se nuk “ju lejohet të jeni këtu”. Ahmed Zahr i tha rojës se ai ishte i pasigurt pasi familja u urdhërua të kthehej në holl. “Askush nuk dëshiron që ju të jeni këtu, infermieret nuk ju duan, mjekët nuk duan që ju të jeni këtu”, tregoi Ahmed Zahr. Familja Zahr beson se roja e sigurisë po i referohej mbulesës së gjatë dhe të zezë, e veshura nga nëna e gruas. Të dyja gratë ishin të veshura me nikab, që mbulon edhe pjesën e fytyrës, që nga shumë gra myslimane interpretohet si arsye për modesti. Nuk ka ligj në SHBA që ndalon veshjen e nikabit, edhe pse kërkohet që të zbulojnë pjesën e fytyrës gjatë një ndalese në trafik dhe në aeroport.

Nëndetësja gjermane e WW1 del në brigjet franceze Një nëndetëse gjermane e Luftës së Parë Botërore është rishfaqur në një plazh në pjesën veriore të Francës pas shumë dekadash e varrosur në rërë. Lëvizja e rërës në Wissant, afër Calais, ekspozoi mbetjet e UC-61, e cila u bllokua atje në korrik 1917. Nëndetësja u mbush me ujë dhe ekuipazhi e braktisi. Në vitet 1930 nëndetësja ishte “varrosur” plotësisht. Tani po kthehet në një atraksion turistik. Që nga muaji dhjetor dy pjesë të nëndetëses janë të dukshme breg të detit. Megjithatë besohet se erërat dhe baticat mund të çojnë në zbulimin më të plotë të UC-61.

Ul helikopterin mes shtëpive për të pirë një kafe Piloti Bruno M, 58 vjeç, uli helikopterin e tij në sheshin Ussegilo, në zonën e Torinos, vetëm për të pirë një kafe. Ai “parkoi” helikopterin në mes të disa shtëpive, në kundërshtim me rregulloren ENAC (Shkolla Kombëtare e Aviacionit Civil), duke vënë në rrezik sigurinë publike. Pasi ai piu kafenë, u largua duke kërkuar ndjesë. 58-vjeçari, njihet për fluturimet e tij mbi qendrat e banuara.


SPORT

20

E diel, 13 JANAR 2019

Heroi i “Të kuqve” në vitet 60 ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin shqiptar

Mikel Janku, portieri që “fluturoi” në portën e “Partizanit” dhe shkëlqeu në gazetarinë sportive Rozalb Lika

F

utbolli shqiptar më 10 janar humbi një prej legjendave të tij, Mikel Jankun, ish-portieri i “Partizanit” dhe kombëtares shqiptare. Janku u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. I lindur në Tiranë më 25 tetor 1941, jeta për Mikelin ishte e paparashikueshme, mes ëndrrave dhe ambicieve ai përjetoi emocionet e fluturimit si pilot në shkollën e aviacionit, përpara se të fluturonte në kuadratin e portës së Partizanit, që e udhëhoqi drejt trofeve të kupave e kampionateve. Hapat e parë në botën e futbollit Lidhja me futbollin për Mikel Jankun nisi në një mënyrë rastësore. Në moshën 17-vjeçare kur nxënësi i vitit të tretë u përzgjodh në kursin e aviacionit në Shkollën “Skënderbej”, përpara se të lundronte drejt Odesës në korrik të 1958. Në vitin 1962 u zhvillua Spartakiada Ushtarake në Tiranë dhe kur ajo përfundoi u organizua një takim në stadiumin “Dinamo” midis Partizanit ku luanin Pano, Resmja dhe një seleksionimi të skuadrave të Spartakiadës. Janku ishte talent, por duke qenë pilot ushtarak i aviacionit nuk lejohej aktivizimi me klube. Propozimit të Besim Fagut, Boriçit e Spahiut, ai i përgjigjet se më parë duhet të bisedojnë me Ministrinë e Mbrojtjes. Kur i thanë se “për ty djalosh është marrë leje dhe do të fillosh stërvitje me Partizanin”, as komandanti i aviacionit që e kundërshtoi fillimisht, nuk mundi ta ndalojë urdhrin e ministrisë. Filloi kështu stërvitja me ekipin e parë përkrah Maliqatit, Zija Danit, Resmes, Deliallisit, Papadhopullit, Ndinit, Merjes, Shllakut, Jasharit, T. Shehut, Panos, Dingut, Frashërit, etj, ndërkohë që aktivizohet me ekipin e rezervave me trajner Sllave Llambin. Debutimi me Partizanin pas dëmtimit të Maliqatit Mikel Janku ishte portier jo shtatlart, por shumë elastik në

ndërhyrje, akrobat, modern për kohën, duke sjellë një filozofi të re në lojën portierëve në dalje të guximshme nga porta në topat ajrorë. Kur erdhi tek Partizani gjeti një kolos në portë, Sulejman Maliqatin, me të cilin e lidhin dy janë momentet vendimtare: Në prill të 62-shit për Kupën e 60të Vjetorit të Çlirimit, në stadiumin “Dinamo”, Maliqati u

dëmtua gjatë nxehmjes, duke i dhënë mundësinë Jankut që të debutonte. Në shtator të 62-shit, ndërsa Maliqati aktivizohet kur luan në Suedi ndaj Norceping, por në ndeshjen e kthimit është i dëmtuar. Pa përvojë në futbollin e madh shqiptar, me aktivizime sporadike e pa asnjë ndeshje të plotë ishte 21 vjeç kur debutoi në Kupën e Kampioneve. Pastaj

në kampionat kundër Spartakut dhe Këlnit dhe kur në shtatorin e 1964 legjenda Maliqati largohet përfundimisht nga Partizani, porta e klubit të Partizanit do t’i besohej Mikel Jankut. Vlen të theksohet se familjarisht, dinastia “Janku” ishte e lidhur me Partizanin. Të katër vëllezërit kanë përfaqësuar një klub të vetëm, atë të kuq; si Mikeli, Virgjili, Agimi dhe Vladimiri. Loro Boriçi ishte trajneri që i hapi dhe i “mbylli” karrierën e cila përmblidhet në 7 vite intensive, nga 1962 deri në 1969 si portier i Partizanit dhe i Kombëtares Protagonist në vitet 19641967 në kombëtaren e futbollit Portier i kombëtares ai ka luajtur në tre vite, 1964-1967. Ai

ka luajtur në 9 takime zyrtare të FIFA-s e UEFA-s. Debutoi në Roterdam, në majin e vitit 1964, Holandë-Shqipëri 2-0 i aktivizuar nga trajneri Zyber Konçi. Pastaj në sfidën e kthimit me “portokallinjtë”, dy herë me Zvicrën, kundër të cilës kujton penalltinë inekzistente që dha arbitri, pas një devijimi të topit për korne. Edhe ndaj Irlandës së Veriut në “Qemal Stafa” ishte titullar në barazimin historik. Në prill të 1967, në Dortmund, RF Gjermane-Shqipëri 6-0, për të vijuar në Tiranë, më 14 maj Shqipëri-Jugosllavi 0-2 dhe kjo është edhe ndeshja e fundit e Jankut në portën e kombëtares, pasi në Jugosllavi-Shqipëri 4-0, me 12 nëntor në portë do të aktivizohej Jani Rama. Për sfidën e 17 dhjetorit të 67-tës ndaj RFGJ-së, Boriçi do të zbulonte Koço Dinellën, ndërsa Janku ishte rezerva e tij. Nga mrekullitë në kuadrat te gazetaria sportive Gazetaria sportive do të ishte një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të tij. Zbulues ka qenë Ahmet Shqarri, që e merr si komentues në disa ndeshje në televizion me Lirim Zallën. Gazetari i njohur, krijuesi i të famshmes “Nga njëra ndeshje tek tjetra” do ta aktivizojë në vitet 80-të pranë mikrofonit të “Radio Tiranës” duke qenë për një dekadë ndër opinionistët kryesorë në krah të Bellovës e Radës në ndeshjet e kampionateve kombëtare. Pastaj me Fatmir Mnerin dhe kryeredaktorin Andi Bushati ideojnë, e nxjerrin të parën gazetë sportive post 90-të, kur në vitin 1995 del “Sport Ekspres”. Një tjetër epokë kjo me të përditshmen sportive, duke qenë fitues i të parit çmim “Anton Mazreku” që jepet për gazetarë sportivë. Mikel Janku ka qenë edhe pjesë e gazetës “Koha Jone” duke shkruar artikuj të ndryshëm në lidhje me futbollin shqiptar, zhvillimet e ndryshimet që kanë shoqëruar kampionatin tonë. Ai është një nga figurat më të shquara të futbollit shqiptarë. Një legjendë që iku për t’u kthyer në yll në qiellin sportiv.


SPORT

21

E diel, 13 JANAR 2019

Portieri i kombëtares sonë ka dhënë një intervistë për gazetën më të madhe sportive në Itali

Berisha për “Gazzetta Dello Sport”: Ëndërroj që të hap shkollë në Kosovë

PREMIER LEAGUE

Liverpooli “fluturon” me Salah, Bunley fiton pa asnjë gjuajtje në portë Liverpool-it i ka mjaftuar Mohamed Salah për të rrëmbyer 3 pikët e radhës në transfertën e vështirë ndaj Brighton të vlefshme për javën e 22-të. Sulmuesi egjiptian shënoi golin e vetëm në suksesin 1-0, teksa në fillimin e pjesës së dytë fitoi një 11-metërsh dhe më pas e ekzekutoi vetë në mënyrën më të mirë të mundshme. “Të Kuqtë” u treguan shumë të kujdesshëm duke ruajtur rezultatin, që i mban në krye të renditjes me 57 pikë, 7 më shumë se City që luan të hënën në mbrëmje ndaj Wolves. Një gjë gjw e pazakontw ndwrkohw ndodhi nw fitoren e Burnley-it 2-1 ndaj Fulham, me dy gola të shënuar nga këta të fundit në kuadratin e tyre. Fulham e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me Schurrle, por shokët e tij në mbrojtje nuk ishin aspak në një ditë të mirë. Në minutën e 20-të Bryan dhe 3 minuta më pas Odoi, realizuan në portën e tyre duke i dhënë 3 pikë rivalëve.Kjo është hera e parë që nga sezoni 2003/04, që një skuadër fiton në Premier League pa bërë asnjë gjuajtje në portë. Me këtë fitore Brunely ngjitet në vendin e 15-të, ndërkohë që Fulham mbetet në të 19-n.

TRANSFERIMET

Real Madrid futet në garë për bomberin e Piatek

P

ortieri i kombëtares shqiptare dhe Atalantës, Etrit Berisha ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazetta Dello Sport” në Itali, ku ka folur për momentin që po kalon te skuadra bergamaske dhe synimet për të arritur zonën europiane. Gardiani nga Prishtina ka theksuar dëshirën për të luajtur në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka treguar se ëndrra e tij është që të hapë një shkollë futbolli në vendin e tij të origjinës, Kosovë. Cili është niveli aktuali i juaji? Eksperienca të ndihmon shumë për t’u rritur, por edhe gabimet. Pas ndeshjes me Borussian e Dortmundit, të gjithë vuajtëm shumë, por tani kam fituar më shumë siguri dhe ndihem më i fortë. Jam i lumtur dhe e imagjinoj të ardhmen time këtu te Atalanta. Klubi është i fortë dhe nuk luan më për mbijetesë, por shikon shumë më lart, ndaj nuk kam çfarë të kërkoj më tepër. Si erdhi transferimi te Lazio? Pas 5 vitesh si profesionist te Kalmari, kisha oferta të shumta, por vendimtare ishte këmbëngulja e Igli Tares, ndaj edhe zgjodha Lazion. Tre sezone në kryeqytet dhe më pas Atalanta… Pas 3 vitesh si zëvendësues i Marchettit, doja të luaja titullar dhe kur erdhi mundësia për t’u transferuar te Atalanta, nuk u mendova gjatë. Tani po luaj rregullisht dhe jam i lumtur me momentin. Jeni plotësisht në garë për një

vend në Europë… Varet plotësisht nga ne dhe nga maturia që duhet të tregojmë në momente të caktuara. Kemi 28 pikë dhe na mungojnë 45 të tjera, pasi kemi pësuar gola të evitueshëm, por jemi brenda objektivave dhe shpresojmë t’ia dalim. Cagliari-Atalanta vlen çerekfinalet e Kupës së Italisë… Edhe mundësinë për t’u përballur me Juven, nëse të dy skuadrat do t’ia dalin të kualifikohen. Duam të shkojmë sa më larg të mundemi në çdo kompeticion. Jeni dakord me “portierin organizator”? Futbolli ka ndryshuar shumë dhe këmbët vlejnë tashmë. Unë vetë

mundohem të jem sa më brenda lojës dhe Gasperini në të njëjtën kohë, kërkon organizim të lojës nga mbrapa. Sa herë që është mundësia përfshihem dhe nuk tërhiqem pas. Në fillim të sezonit, titullar dukej Gollini… Një djalë dhe portier i shkëlqyer, me të cilin kam një rivalitet të këndshëm. Kam punuar gjithmonë fort, për të pasur një tjetër mundësi dhe tani dua që t’u ofroj sa më shumë siguri shokëve të skuadrës. Cilët janë portierët më të mirë në botë për momentin? Lloris, Handanoviç, Pickford dhe Obkal. Po në Itali?

MERKATO

J

Real Madrid po mendon për një bomber në merkaton e verës, pasi Cristiano Ronaldo ka lënë një boshllëk të madh në sulmin. Bëhet fjalë për sulmuesin polak të Genoas, Piatek, i cili ka mahnitur në gjysmën e parë të sezonit në kampionatin italian, duke shënuar plot 13 gola, vetëm një më pak se Cristiano Ronaldo i Juventusit. Kuqeblutë po kryejnë fazën përgatitore në Spanjë dhe sipas mediave italiane, përfaqësues të Realit kanë shkuar për të ndjekur nga afër polakun dhe për të marrë informacione paraprake për vlerën e kartonit të tij. Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi ka bërë të qartë se nuk do të privohet nga futbollisti i tij pa një shumë prej të paktën 50 milionë eurosh. Përveç Samirit, do të veçoja edhe Donnarummën, që ka shumë të ardhme, Pastaj Cragno, që ka një reagim fantastik. Nuk dua të harroj as mikun tim, Thomas Strakoshën. Cilat janë ëndrrat që dëshironi të realizoni? Të luaj në Ligën e Kampionëve

dhe të fitoj një trofe. Janë maksimumi që mund të kërkoj me Atalantën. Si e shikon Berishën pas 10 vitesh? Me çantën në shpinë dhe duke kërkuar për të zbuluar talente. Shpresoj të kem hapur një shkollë futbolli në Kosovë.

“Bomba” nga Italia: Juventus futet në garë për Luka Modric

uventus po punon në mënyrë sekrete për të nënshkruar me Luka Modric, fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2018. Një sulm “blitz” i bardhezinjve që ka surprizuar Interin dhe Marotta-n, që pikërisht në javët e fundit kishin provuar të kuptonin mundësitë reale për të transferuar në Serinë A mesfushorin kroat, të cilin zikaltrit tentuan ta rrëmbenin në verë. Mirëpo në atë kohë nuk ishin pjekur kushtet

për largimin e tij nga Reali, duke nxitur edhe irritimin e presidentit Florentino Perez, ndonëse propozimi për 10 milionë euro neto në sezon kishte gjetur mirëkuptimin e futbollistit. Tani ka zbritur në fushë për 33-vjeçarin edhe Juventusi, që kërkon ta ribashkojë me Cristiano Ronaldon. Marrëdhëniet e mira mes bardhezinjve dhe madrilenëve, si në rastin e marrëveshjes për CR7, mund të jenë çelësi për të tjetër

shtrëngim duarsh mes palëve. Tratativa për të transferuar Modricin në Torino bazohet në një ofertë të kënaqshme për mesfushorin, që përtej moshës, vazhdon të luajë në nivele të larta. Kroatit i skadon kontrata me Realin në vitin 2020, por nuk ka sinjale për rinovimin e saj. Një arsye e fortë që mund ta bindë “Topin e Artë” të zgjedhë Juven dhe jo Interin ka të bëjë me ambiciet që kanë të dyja skuadrat në Champions League.


SHOWBIZ

22 E diel, 13 JANAR 2019

Jennifer Lopez tregon linjat me veshje sportive, vazhdon të mbetet në top formë Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme. Së fundmi, 49vjeçarja ka publikuar një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqet duke pozuar në veshje sportive. “Vit i ri, qëllime të reja. Do më pyesni se si të qëndroni të motivuara dhe të fokusuara në qëllimet e juaja. Ushtrimet e reja çdo herë funksionojnë te unë”, ka shkruar Lopez në mbishkrimin e fotografisë. Ndërkohë pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, të cilët e kanë komplimentuar për linjat dhe freskinë në këtë moshë. Jennifer është në lidhje me Alex Rodriguezin, ndërsa nuk kanë bërë ende të ditur nëse planifikojnë të martohen. Vitin e kaluar, ajo u nderua me çmimin honorifik në “MTV Video Music Awards” për vepër jetësore, në sajë të karrierës së saj të suksesshme.

Jennifer Aniston harron ndarjen, kërkon ndihmën e miqve për ta gjetur “mashkullin ideal” Jennifer Aniston u nda nga Justin Theroux në shkurt të vitit 2018 pas shtatë vitesh së bashku. Dhe tashmë aktorja e njohur është e gatshme për një lidhje të re, sipas revistës së njohur “Life & Style magazine”. 49 vjeçarja dëshiron të ketë të dashur para ditëlindjes së 50-të, e cila i bije me 11 shkurt. Aktorja ka kërkuar ndihmën e miqve të saj të afërt për të gjetur mashkullin ideal’. Mashkulli ideal për aktoren duhet të jetë i pashëm dhe i suksesshëm, në fund të fundit ajo është një aktore elitare e Hollywood-it, transmeton televizioni public Kujtojmë, që më parë Aniston ishte në lidhje ma aktorin Brad Pitt, Tate Donovan dhe John Mayer.

Policia e Las Vegasit vazhdon hetimet mbi akuzën për përdhunim, kërkon ADN-në e Ronaldos Policia në Nevada ka kërkuar në mënyrë zyrtare nga autoritetet italiane për të marrë mostër të ADN-së nga ylli portugez Cristiano Ronaldo, në rastin ku futbollisti akuzohet për përdhunimin e një gruaje në Las Vegas, para një dekade. 33-vjeçari, që cilësohet si njëri ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve, ka mohuar çdo gjë në lidhje me këtë çështje. Ky rast doli në dritë në shtator të vitit 2018, kur modelja Kathryn Mayogra e paditi Ronaldon, me akuzën se ajo është përdhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009, transmeton ktv. Ronaldo në “Twitter” ka shkruar se ndihet i pastër dhe se do t’i presë me qetësi rezultatet e hetimeve. “Wall Street Journal” shkruan se hetuesit dëshirojnë të shohin, nëse mostra e ADN-së së Ronaldos përshtatet me fustanin e asaj që e akuzon, apo është e dikujt tjetër.

Dua Lipa u bashkohet yjeve në muzeun e famshëm “Madame Tussauds” Dua Lipa do të jetë “prezente” gjithnjë në muzeun e famshëm “Madame Tussauds” në Londër, kjo pasi do të krijohet një skulpturë e saj prej dylli. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale, derisa ka bërë shaka se “trupi i saj i dyfishtë” do të shfaqet në ngjarje private. Dua Lipa u bashkohet yjeve të tjera botërore me skulpturën e saj prej dylli në këtë muze.

Pas tre ndarjeve, Cheryl ende beson në “princin me kali të bardhë” Cheryl gjatë muajit gushtë të vitit të kaluar u shkurorëzua nga i dashuri Liam Payne, me të cilin ajo ishte dy vjet e gjysmë në një marrëdhënie dhe me të cilin ka djalin, Bear. Edhe pse ka pas vetes dy shkurorëzime dhe ndarjen nga babai i fëmijës që solli jashtë martese, ajo ende beson në dashuri. Në një intervistë për “Mail Online” zbuloi se si ndihej pas një tjetër dashurie të pafat. “E urrej lamtumirën. Kjo është një nga arsyet pse unë i urrej marrëdhëniet. Asgjë nuk ju bën të ndiheni keq sa përfundimi i një lidhjeje”. Cheryl rrëfen për ndarjen nga Payne: Ndërtonte karrierë nëpër botë, ndërsa mua më linte vetem me fëmijë. “Nuk ka armiqësi mes nesh. Ne jemi si çdo çift tjetër që vepron pas ndarjes dhe nuk veprojmë siç e vëren publiku”, tha ajo.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Njësi e matjes së fuqisë së rrymës elektrike, e barabartë me një mijë vat (shkurt. kw) 4. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 8. Inicialet e "Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste", ajo u themelua më 10 shkurt 1942 12. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 13. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 14. I tillë është Ithtari i pacifizmit 16. ... Galileu, matematikan, fizikan, astronom dhe filozof italian. Renditet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të kohës moderne, njihet si "babai i fizikës moderne" 17. Flas kot e pa pushim, flas gjepura, flas pa përgjegjësi, llomotit 19. Pjesa e parë e disa termave të përbërë, që tregon lidhjen me jetën dhe me proceset jetësore 20. Ëmbëlsirë e butë që bëhet me niseshte e me sheqer ose edhe me arra a me bajame 23. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 25. ...u, kjo nuk është gjë fare! 26. Ai që mendon e vepron sipas dogmave të caktuara, ai që bie në dogmatizëm 28. Vija e ujit të mullirit; vijë uji për të ujitur në arë 30. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 32. Zbuloj e nxjerr hapur para të gjithëve fytyrën e vërtetë të dikujt 33. Vend i ngritur a pikë e lartë, nga ku mund të vëzhgohet, vrojtohet 34. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 35. Argjentina atë ka karmonedhën e saj 36. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 38. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 40. Secila nga fletët që mbyllin derën, dritaren apo dollapin 42. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 43. Pronar tokash në sistemin ekonomik feudal në Shqipëri para Çlirimit 45. Që ka shtat të lartë, të lidhur e të fuqishëm 47. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 48. Miami International Airport, shkurtima e saj 50. Sierra Leone e ka mbiemrin si monedhë të saj 51. Aktori, Viktor ... ka luajtur në "Taulanti kërkon një motër (1984)", "Dhe vjen një ditë" (1986), "Gëzhoja e vjetër" [1980], etj 53. Gyp i shkurtër, i mbështjellë me tel të izoluar 54. Fillimi i diçkaje, pikënisja, burimi, ose ashtu 55. Pasuri që një pronar ia jepte dikujt për ta shfrytëzuar, me kusht që të merrte prej tij një taksë 56. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 59. Krasniqi, akademikë, profesor dhe biolog i shquar shqiptarë, lindi më 4 janar 1931 60. "Ata ishin ..." film shqiptarë i prodhuar në vitin 1977 me regji Esat Musliu, Kujtim Çashku, skenari E. Musliu K. Gjonaj dhe muz-

E diel, 13 JANAR 2019

Nga Albert VATAJ

ika, Sokol Shupo 62. Eshtë qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Karakteristikë e saj është Çarshia-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës 64. Pjesa e oxhakut që ngrihet mbi çati ashtu quhet 65. Art që e pasqyron jetën dhe shpreh ndjenjat, përshtypjet, mendimet etj. me anë të tingujve të bashkërenduar në një mënyrë ritmike 67. Përdor Kepi i Verdit si monedhë të saj 68. Djalë a burrë i ri, trim, i fuqishëm, i shkathët e guximtar 70. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që përdoret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 71. Që ndodhet në zonën e Polit të Jugut a që ka të bëjë me këtë zonë 73. Pjesë muzikore që këndohet nga shumë njerëz me disa zëra 77. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 79. Aleanca Kuq e Zi 81. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 84. Njeri i mbyllur në vetvete e i zymtë, të cilit i pëlqen të rrojë i vetmuar, larg njerëzve 86. Ushqej dikë që nuk mund të hajë vetë një foshnjë, një të sëmurë etj 87. Monedhë me vlerë njëzet para ose një gjysmë groshi 88. I jashtëzakonshmi i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Kadri..., i më shumë se 180 roleve 92. Armë zjarri me dy tyta për gjah 93. Bukë gruri në trajtë të rrumbullakët, që zihet zakonisht me brumë të ëmbël 94. Drita ... aktore shqiptare me

një galeri të pasur rolesh në teatër dhe kinematografi 95. Punëtor, specialist që mirëmban makineri, ashtu është 96. Shkrimtar, studiues, diplomat, politikan, historian, orator, dhe themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Theofan... Noli 98. Përgjegjësia që ka dikush kur prish një rregull, kur shkel një normë 100. Unë marr hakun e një pune a një shërbimi 103. Vesh diçka në trup nga mesi e poshtë; i vesh dikujt këpucët etj.; kund. zbath 105. Lloj paraziti që gjallon në kushtet e papastërtisë te njerëzit, gjithashtu edhe te disa kafshë e shpendë 106. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 107. Përgatitja që bëhet për raste të shënuara a të jashtëzakonshme 109. Kujdestar a administrator i esnafëve zejtarë të krishterë 111.Dhomë e veçantë në një institucion, që ka mjetet a pajisjet e duhura për të studiuar 112. Ushqimi që hamë në mesditë; e ngrëna e mesditës 113. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... VERTIKALISHT 1. Arkë e vogël prej druri, kartoni, metali a prej ndonjë lënde tjetër 2. Shokë që pinin gjakun njëritjetrit dhe bëheshin si vëllezër 3. APPLE Inc. fitoi më 7 mars 2006 patentën për ...-in 5. Partia Aleanca Popullore 6. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë

7. Në një vend të pacaktuar, në një vend që nuk e dimë ku bie 9. Shkurtim për: Artileria bregdetare 10. Metal i butë si dylli, me ngjyrë të bardhë e me shkëlqim argjendi, me simbolin K 11. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 15. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 18. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 19. Gosti, që shtrohet për nder të dikujt ose me rastin e një ngjarjeje të shënuar 20. Një bend hard rock / heavy metal, i formuar në Helsinki, Finland, në vitin 1996 21. Shtet që shtrihet në pjesën juglindore të Evropës, kufizohet, në lindje me Bullgarinë, në jug me Greqinë, në perëndim me Shqipërinë dhe në veri me Kosovën 22. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 23. Varg tingujsh të lidhur e harmonikë, që përbëjnë një njësi të caktuar muzikore 24. Eshtë trajtim mjekësor nëpërmjet një injeksion për të rritur mbrojtjen nga disa sëmundje 25. Quhet ashtu çdo objekt apo send që kapet nga shqisat 26. Kafshë shtëpiake me trup e me qafë të trashë, me këmbë të shkurtra e me turi të zgjatur, që rritet për t'i marrë mishin 27. Abel Tasman, më 21 janar 1643, ishte evropiani i parë që arriti në ..., jug-perëndim të Oqeanit Paqësor 29. Shkarkesë negativiteti dhe zemërate, e artikuluar me fjalë,

tet në trup nga një plagë 52. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 57. Eshtë ajo që rritë fëmijët e botës. 58. Shprehje dialektore, shaka, shpoti, qesëndi 61. Më 12 shkurt 2002, fillon gjykimi për krime lufte i ish-Presidentit të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviç, në ... 63. Tërësia e emrave të përveçëm të njerëzve në një gjuhë a te një popull 66. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 69. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 70. Erdhi në jetë, dal në jetë nga barku i nënës 72. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim 74. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 75. Pije alkoolike e ëmbël dhe e fortë, e cila përmban zakonisht lëng frutash 76. Mashkulli i maces, maçok 78. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 80. Kafshë shtëpiake njëthundrake, e fortë dhe e shkathët, shalohet 82. Lloj meli me kokrra të vogla të verdheme a të kuqe 83. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 84. Secila nga dy pjesët e organit kryesor të frymëmarrjes, të cilat gjenden në kraharor 85. ... Doçi, (1846-1917), ishte poet, mendimtar, teolog, filozof, purist i gegnishtes 89. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 90. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 91. Helmëz, bimë të huaja që zhvillohen në një të mbjellë 93. Pronë tokë e trashëgueshme e feudalëve ose e çifligarëve 94. Një pjesë e vogël dhensh a dhish që nuk çoheshin me kopenë në stan 97. Erë e këndshme, erë e mirë që lëshojnë lulet e disa lëndë 99. Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha dhe i pajisur me mjete luftarake 101. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 102. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 104. Më i vogli ndër vëllezërit, thuhet edhe ashtu 108. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 110.Partia Republikane, inicialet

nëm, kund. bekoj 31. Këshill i posaçëm pranë Gjykatës së Lartë, edhe arsim i mesëm me regjim të rreptë 37. Ai që ka një përgatitje të veçantë në një fushë të shkencës, të teknikës, të kulturës, etj 39. Mjet i posaçëm për të larë trupin, që e lëshon ujin si shi nëpërmjet një hinke të mbyllur me vrima të dendura 41. Ajo shërben për të shtruar dheun ose për të mbuluar farën në arë; trinë 44. Ajo studion marrëdhëniet e ndërsjella të botës bimore e asaj shtazore, me mjedisin ku jetojnë 45. Kuis kur i bien ose kur ka të keq 46. ... Hitler, futi Gjermaninë në rrjedhën e Luftën e Dytë Botërore 47. Liqeni ... është krijuar në shtratin e lumit Drin në vitin 1978, në funksion të hidrocentralit që ka atë emër 48. Ha diçka duke e kafshuar pak e nga pak, ojnak në të ngrënë 49. Shenjë ose dangë që mbe1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

A 7

8

P

3

D

4

F

L L

5

A D

P 19

Z

K

R A

Z I

P

E R

T

A

20

16

P

U 17

O D

R A

L

P

I

E S

T

K

H

F

D K

T I

O V I

M

L

T 32

I

K

K U U

I

E S H

A

L

R

K

A

O O

S E

V E

L T

U Z

A

T

O

R

L I L

29

D

E

I 49

U S

T R

S H

A L

I

A

I

I

R

K U

R ¸

51

D

L

E T

E

B

O

I

B

53

I

A

48

P

52

N

Y

E V

58

U

L

E M

Y

S

A

B

N A

C E

54

M

B U

A

D

60

M O N

L

65

63

D E

R H

66

U

A

67

D

B

I

I

U

T

T E

S H

¸

E

H

71

72

I

K

N

B

E

A

I

59

I

62

¸

O L

I

B

69

E

E

P

70

E M ¸

L A

Y

R

L K

A

P A

N

D L

D I

83

S H

88

U F

L

A

97

M

A R

N O

K

I

A

V

J

L E

I

K A

S

T

S H

M A

P

X

U

H

A

¸

V

U

K

O S

K O

M E

100

S

I

L

L V

A T

N

J

I

L

¸

A

H

N

O I

D I

Z E

M

T

J 111

L

V E

F B

K U

R T

I

K

Z

T

G

Z

S

P A

L L

A S

114

A

E

A D

E S

C O

B A

R

116

L O

P

110 113

J

R

107

I

112

S H

115

O R

E

U

109

A F

B D 104

106

B I S N

O P

101

103

108

L

91

D

J

99

K

105

E

I

85

96

102

B

O M A N 90

95

98

O

D S

93

94

L

P

A 84

R 89

M T 92

F

K

78

I

I

82

L

O

E

77

80

S

81

O

T 74

I

B K

87

V

N

U

E

79

I

P A

64

L P

73

M B

76

B

61

K O

68

75

86

N

47

R

A

E M

56

S K

D

K

D

Z F

U T K

46

M

L

43

M ¸

Y O 50

D K A

R

N O

L I L

T

55

M E

S

L

E

Z

57

M E N

M A

35

K ¸

42

A

A

S S H

41

R

N

N I

39

45

J

V

B

38

44

D

A

K

I

40

R

A

34

37

M I

K

A

31

P E

33

I

36

A

28

¸

K 30

T

H

25

M O E Q

14

P B

22

24

L E

13

M 18

27

S B

12

A

21

26

A

11

T D

E

23

M

L

10

F

15

E

6

P

9

P

D ¸

M

R

Y

H

H


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

24 E diel, 13 JANAR 2019

Kryebashkiaku inspekton punimet për rikonstruksionin e konvikteve te Universiteti i Mjekësisë, bashkëbisedim me studentët

Kreu i bashkisë, Veliaj: Konviktet, gati në tetor Q

endrat studentore kanë pak kohë që kanë kalu ar në varësi të Bashkisë së Tiranës, por puna për rikonstruksionin e tyre po vijon me ritme të shpejta. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinat e konviktit të Universitetit të Mjekësisë dhe më pas zhvilloi një bashkëbisedim me studentët që jetojnë aty. Puna ka nisur fillimisht me sallat e leximit dhe bibliotekat, për t’i lënë radhën më pas, gjatë verës, kur studentët marrin pushimet vjetore, rikonstruksionit total të tyre. “Jam shumë i kënaqur nga mënyra se si vlon puna edhe në fundjavë, fill mbas festave dhe motit të keq, për të transformuar qendrat tona studentore. Qendrat studentore sapo i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës, prandaj si çdo gjë që Bashkia e Tiranës prek me dorë, sigurisht që edhe ato do të shkëlqejnë. Ka filluar rikonstruksioni i konvikteve te Inxhinieria, që sot janë dita me natën”, tha Veliaj. Aktualisht, tek rezidencat e Mjekësisë janë larguar zaptuesit e mjediseve që i kishin kthyer ato në kafe dhe pika bastesh, ndërkohë që po punohet për rehabilitimin e tyre, me qëllimin ofrimin e kushteve sa më të mira për studentët e ardhur nga rrethet në Tiranë. “Së pari, kemi nxjerrë jashtë rezidencës të gjithë zaptuesit politikanë, të cilët këtej frymëzojnë protestat, ose mundohen t’i përdorin dhe keqpërdorin ato, dhe këtej gëzojnë të mirat materiale të mjel-

jes së studentëve. Kështu që, siç e shikoni, kanë dalë jashtë, dhe për të mbajtur edhe atë premtim që i dhashë Këshillit Bashkiak, që nuk pres leksione nga dikush që vetë zapton dhe na flet pastaj për liri studentore. Prandaj, jashtë politikanët, brenda studentët. Ambienti do t’i kthehet studentëve, përfshi edhe kafen dhe gjithë hapësirat e nevojshme për argëtim”, tha ai. Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje studentëve që të rikthehen në auditoret e mësimit për mbylljen në kohë të këtij viti akademik, çka do t’i jepte mundësinë Bashkisë së Tiranës që gjatë muajve të verës, kur ata janë me pushime, të ndërhyjë edhe për rikonstruksionin e dhomave. “Aktualisht mund të ndërhyjmë vetëm në sipërfaqet e jashtme dhe në sipërfaqet e përbashkëta. Nëse ka ende studentë që për interes dhe për ideal të partisë vazhdojnë dhe protestojnë, do të thotë se shkolla do të shtyhet në gusht-shtator, ndërsa në tetor ata do të duhet

të kthehen. Pra, na lë zero hapësirë që të mund të rregullojmë edhe dhomat. Ndaj, u kërkoj studentëve, jo për politikë, por vetëm për interesin e tyre, shkoni në mësim që shkolla të mbarojë kur duhet, në korrik, që ne të kemi mundësi gjatë muajve gusht-shtator të punojmë nëpër dhoma, dhe kur të ktheheni në tetor, t’i gjeni gati”, theksoi Veliaj. Mandej, ai nënvizoi se godinat e transformuara të Inxhinierisë si dhe ritmet e punës në rezidencat tek Mjekësia janë garancia më e mirë se në tetor gjithçka do të jetë gati për të mikpritur studentët. “Nëse për ideal të partisë do të vazhdojë tollovia e mosvajtjes në mësim, të vetmit që humbasin janë vetë studentët sepse nuk do na lënë hapësirë që t’ju rregullojmë dhomat për t’u kthyer në tetor. Për sa kohë që e kanë provën se po vihet dorë këtu, do të kenë edhe garancinë se gjatë kohës që ata janë me pushime, ne do të futemi në dhomat e tyre. Por, për këtë na duhet bashkëpunim, të largojmë partitë, siç i larguam nga konvikti i Mjekësisë, dhe në momentin që largohen partitë, stu-

Rama thotë se janë ulur taksat e biznesit Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një vizitë në një biznes të vogël, nga ku deklaroi se efektet e uljes së taksave po japin rezultat. “80 milionë lekë të vjetra, edhe me ato që bëhen sikur nuk numërohen, se po u numëruan dilni sipër dhe në fakt, e gjithë kjo fashë, nga 80 të paktën deri te 100, - 110 është fasha ku të gjithë i keni fshehur shifrat reale, sepse, kapërcimi i madh, nga 5% në 15% taksë nga 80 në 81 milionë ka dhimbjen e vet. Kështu që ne e çuam 5% deri në 140, ndaj

tani nuk keni nevojë as të fshihni, as të paguani njerëz sesi të fshini numrat. Kështu që ul edhe kostot e këtyre llogarive false,” nënvizoi Kryeministri Rama. Sipërmarrësi shtoi se aktiviteti i tij ka ardhur në rritje vit pas viti, por tashmë po mendon një tjetër zgjerim, për të rritur edhe më tej të ardhurat e kompanisë, si dhe pagat e punonjësve.”Jemi 7 veta të punësuar. Ka hapësirë për të bërë pak më tepër. Rrogat do i rris, por nuk jemi dhe aq keq me rrogat. Punojmë me kompani të

ndryshme, me kompanitë e makijazheve, farmaci, hotele. Është një gamë shumë e përhapur,” deklaroi më tej ai. “Ne kemi pritshmëri të madhe nga kjo masë. Është lehtësi e madhe. Janë rreth 11 mijë që janë pjesa më interesante e biznesit, se janë midis biznesit shumë të vogël dhe biznesit të madh dhe kanë potencial rritjeje, por plus kanë një potencial të madh punësimi me zanate të mirëfillta dhe kjo është gjëja që ne e presim me shumë interes këtë vit,” deklaroi Kryeministri.

dentët bëjnë vetëm llogarinë e tyre, shohin interesin e tyre dhe avancojnë karrierën, talentin dhe profesionin e tyre. Kjo na lipset sot”, deklaroi Veliaj. Interesimit të studentëve për “Kartën e Studentit”, kryebashkiaku iu përgjigj se me ligjin e ri kjo kompetencë u ka kaluar vetë universiteteve. Gjithsesi, Veliaj shprehu gatishmërinë se nëse drejtuesit e këtyre universiteteve heqin dorë nga kjo përgjegjësi që u takon sipas ligjit, Bashkia e Tiranës është e gatshme që ta realizojë. “Kur unë u zgjodha kryetar bashkie, universitetet ishin shtetërore, jo publike, shtetërore. Do të thotë se vareshin nga shteti. Ministria e Arsimit kishte për detyrë të bënte kartën dhe ne kishim një dakordësi për ta realizuar atë meqë bashkia është ofruesja kryesore e shërbimeve. Me ligjin e ri, universitetet u bënë publike dhe të pavarura nga shteti. Pra, caktuan një administrator dhe me ligjin e ri, çdo universitet duhet të prodhojë kartën e tij. Pyetja është: “Karta e Mjekësisë të jep akses edhe tek palestra e Universitetit të Sporteve? Po tek printeri i Arkitekturës? Po tek aksesi i palestrës së Rektoratit?”. Kush e bën këtë? Do të thotë se çdo uni-

versitet duhet të bënte kartën e tij. Ne nuk na mungon aftësia për të prodhuar karta, por problemi është: kjo kartë e bashkisë, në cilin universitet vlen? Ajo që unë besoj ishte drama kryesore që doli në pah nga protestat e drejta të studentëve, ishte fakti se shumë prej dekanëve dhe rektorëve, flas në parim për kategorinë e tyre, donin privilegjet, por jo përgjegjësitë”, nënvizoi Veliaj. Drejtoresha e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Nr. 2, Zhanina Dapi përmendi disa nga ndërhyrjet që priten të realizohen në rezidencat e Universitetit të Mjekësisë së Tiranës. “Po bëjmë rikonstruksionin e plotë të sallës së studimit, po shtojmë kapacitetin me bibliotekë dhe me qendra studimore me kompjutera. Ndërkohë, po bëjmë ndërhyrje tek tualetet, kemi ndërhyrë tek dushet e përbashkëta, të cilat po rikonstruktohen. Gjatë periudhës së verës, sepse për momentin studentët nuk mund të lëvizin sepse janë akomoduar dhe studiojnë, do bëjmë ndërhyrje totale në dhoma, në sistemin hidraulik, elektrik, dhe në pjesën e përbashkët të holleve dhe të ambienteve”, përfundoi ajo.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.