www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 270 (8712) E mërkurë, 13 Nëntor 2019
Çmimi 30 Lekë
Basha dhe Kryemadhi e akuzuan kryeministrin si “pushtues” dhe mbrojtën të drejtat e banorëve të cilët u nxorën me forcë e gaz lotësjellës nga banesat
Vjedhje dhe krim shtetëror te ASTIR
Dje Unaza e Re i ngjante një zone lufte me gaz lotsjellës, zjarre, shkopinj gome që kërcisnin mbi trupat e njerëzve, ulërima grash dhe fëmijësh që kërkonin të mbronin shtëpitë e tyre. Me dajak dhe grushte qeveria, pas 14 muajsh rezistencë, hyri në këtë lagje të Tiranës dhe shembi 33 shtëpi. Presidenti Meta e quajti të patolerueshme dhunën policore dhe shkeljen e së drejtës për pronën
Presidenti Meta takon Macron: Bashkëpunimi me Francën, i rëndësishëm për të ardhmen europiane
Në foto: Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron
ANËTARET E KUSHTETUESES
DHUNA TE UNAZA E RE
FAQE 16
FAQE 6
Në foto: Ministri për Diasporën, Pandeli Majko
EMRAT
Sali Berisha: Akt Petrit Vasili: Qeveria në KLGJ vendos antikushtetues me krah të oligarkëve, kualifikimin e tre çmim të shtrenjtë demokracia dhe liria gjyqtarëve për për Shqipërinë më në rrezik se kurrë Gjykatën e Lartë FAQE 7
Pandeli Majko del hapur kundër Ramës për “Shengenin Ballkanik”
FAQE 9
FORUM
VEPRA TEATRORE
SHBA dhe NATO mbeten jetike për sigurinë dhe vlerat Euroatlantike
“Zogu i zi” me Laura Nezhën dhe Alfred Trebickën, shfaqje rebele tek Arturbina
Nga Pirro Ahmetaj FAQE 6
FAQE 3
FAQE 9
FAQE 13
POLITIKE
2 E mërkurë, 13 NENTOR 2019
Kreu i PD-së viziton të plagosurit te Astiri në Spitalin e Traumës: Çdo cm katror i pronave të tyre do të kompensohen që ditën e parë që PD do të vijë në pushtet
K
reu i Partisë Demokratike, Lul zim Basha ka vizituar banorët e Unazës së Re që u plagosën nga dhuna policore gjatë represionit shtetëror në Unazën e re. Basha deklaroi se të gjithë përgjegjësit për këtë akt barbar dhune do të mbajnë përgjegjësi një për një. Pasi vizitoi të lënduarit, kryedemokrati Basha e quajti si skenar të Ramës, ku përmes dhunës u synua fshehja e kësaj megavjedhjeje prej 40 milionë eurosh. “Kjo është një goditje e planifikuar nga Edi Rama, që kishte vetëm një qëllim, të çonte qytetarët drejt gjakosjes me forcat e rendit, për të kryer vjedhjet e planifikuara në këtë projekt. Duke filluar nga Edi Rama, ata do të përgjigjen për këtë dhunë barbare në drejtim të qytetarëve. Së dyti u bëj thirrje qytetarëve dhe çdo punonjësi të ndershëm të policisë, që të mos bien pre e skenarit për të hequr vëmendjen nga akti korruptiv, dhe për ta çuar te gjakderdhja. Së treti ne kemi një zotim me shkrim, që çdo cm katror i pronave të tyre do të kompensohen që ditën e parë që PD do të vijë në pushtet”, theksoi kreu i PD-së, Lulzim Basha. PRONONCIMI I BASHËS Pyetje: Z. Basha si është gjendja e të lënduarve? Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë, janë dhunuar në mënyrën më barbare. Kam parë disa të moshuar në moshën mbi 70 vjeç, të gjakosur nga dhuna me shkopinj dhe me grushta. Gra të alivanosura nga përdorimi genocidal i gazit lotsjellës. Pra, janë një numër i madh banorësh të lënduar, të traumatizuar. Një pjesë prej tyre ndodhen të shtruar, një pjesë prej tyre nuk janë të shtruar në spital. Dhe ne po marrim të gjitha masat për t’i dhënë ndihmën e nevojshme. Janë plagosur sipas raportimeve, janë lënduar edhe 5 efektivë të policisë të cilët janë larguar më pas nga Spitali Ushtarak pasi kanë marrë ndihmën e parë. Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur që mbronin shtëpitë e tyre. Ky është një skenar i përgatitur me kujdes dhe ka një qëllim dhe vetëm një qëllim; të çonte drejt gjakosjes së qytetarëve, drejt përçarjes së qytetarëve, të çonte drejt konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e madhe që Edi Rama, Erjon Veliaj dhe të tjerët që kanë planifikuar tek i ashtuquajturi projekti i Unazës së Re. Është e rëndësishme që gjithë qytetarët ta kuptojnë sot se nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi; qytetarët e Tiranës e dinë, shumë qytetarë të tjerë që nuk jetojnë në Tiranë e dinë se ky projekt nuk ka të bëjë me një rrugë të re. Është një rrugë ekzistuese që përdorej në mënyrë normale për transportin. Ishte një projekt vjedhje i denoncuar nga Partia Demokratike, i denoncuar nga qytetarë, i faktuar më vonë nga mediat prestigjioze botërore, siç është Zëri i Amerikës. Një projekt vjedhjeje me një kompani fantazëm dhe Edi Rama
Duna ndaj banorëve, Basha: Skenar i Ramës për të fshehur vjedhjet e planifikuara
është i vendosur ta çojë këtë vjedhje deri në fund. Për ta çuar këtë vjedhje deri në fund, për të mbushur xhepat e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij nuk kursen as jetët e qytetarëve, as shtëpitë e tyre, as fëmijët e tyre, as shëndetin e tyre. Prandaj ky është një akt kriminal, është një krim i rëndë kundër jetës së qytetarëve, kundër jetës së tyre, krim i rëndë kundër banesave të tyre. Kështu, që së pari duke e thënë mjaft qartë se duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sjellje kriminale paralajmëroi gjithsecilin përgjegjës për këtë nga urdhëruesit që qartësisht është Edi Rama, është Erjon Veliaj, janë ekzekutorët dhe do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Dita nuk do të vonojë dhe ju jap fjalën që nuk do të mungojë kur ata të përgjigjen para ligjit për këtë
të qytetarëve të “Astirit”. Kemi ndjekur gjatë gjithë kohës, mbrëmë, që në orët e para të mëngjesit sot ndodhemi në krahun e tyre, opozita ka qenë dhe është me ta, njësoj si ata, pa asnjë privilegj, pa asnjë imunitet, pa asnjë mandat. Shumë prej anëtarëve të opozitës janë burgosur, shumë të tjerë janë dhunuar. Opozita është njish me qytetarët për të mbrojtur jo thjesht dhe vetëm shtëpitë e tyre, por për të mbrohjtur ligjin dhe kushtetutën, për të mbrojtur interesin publik, dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të vënë përgjegjësit përpara ligjit. Pyetje: Ju kanë penguar për të takuar të plagosurit? Fillimisht mora informacion se mund të ishte i vështirë takimi i tyre dhe vetëm pasi dërguan paralajmërime të qarta se nuk mund të pengojnë askënd dhe aq më pak përfaqësuesit politik të opozitës, kryetarin e opozitës, erdha dhe i takova lirisht. Pyetje: Sa të plagosur takuat? Sa janë momentalisht? Brenda po marrin trajtim tetë të plagosur, tre prej të cilëve ndodhen akoma në rapartin e emergjencës. Pyetje: I takuat të gjithë? Takova tre persona në repartin e emergjencës. Pyetje: Në çfarë gjendje ishin? Me plagë, trauma të marra nga goditjet dhe nga gazi.
Nënkryetari i PD-së iu kundërpërgjigjet kritikëve: Këta nuk shohin as korrupsionin, as dhunën e qeverisë tek Astiri, por shohin përgjegjësinë e opozitës
“Nuk mbrojti “Astirin”, Paloka: PD është parti politike, jo trupë militare
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
dhunë barbare mbi qytetarët, mbi nënat, mbi baballarët, mbi fëmijët e tyre, me të vetmin qëllim për të mbushur xhepat e tyre me 40 milionë eurot e korrupsionit. Së dyti, po i bëj thirrje çdo qytetari dhe punon-
jësi të ndershëm të policisë që mos bien pre e këtij skenari që synon që ta zhvendosë lajmin nga vjedhja e 40 milionë eurove nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij tek dhuna që ka planifikuar kundër banorëve të Unazës. Jeta është e çmuar dhe do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e banorëve. Së treti, ne kemi një zotim politik me shkrim, e zezë mbi të bardhë. Çdo centimetër katror i pronës së tyre do të kompensohet me vlerën e tregut, me ardhjen e PD në pushtet. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë, çdo cm katror i shtëpive, banesave dhe objekteve të tyre edhe atyre të përjashtuara në mënyrë kriminale nga kompensimi, do të kompensohen me vlerën e tregut. Sikundër garantoj, të gjithë ata të përfshirë në këtë akt kriminal, shtazarak kundër qytetarëve, garantoj se do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, nga i pari tek i fundit dhe nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë nga 40 milionë eurot që po vjedhin bashkë me Edi Ramën për Edi Ramën, nuk do gëzojnë asnjë qindarkë të kësaj grabitje, por do të japin përgjegjësi para ligjit. Dita nuk do të vonojë kur ata të jenë para ligjit dhe të marrin dënimin e merituar nga ligji. Pyetje: Z.Basha, ju do të shkoni t’i ndiqni nga afër banorët e ““Astirit” Astirit” pas kësaj vizite që bëtë në spotal? Opozita ka qenë dhe është në krah
N
ënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i është përgjigjur kritikave të shumta që vijnë nga njerëz publikë dhe gazetarë, të cilët kanë fajësuar opozitën si të paaftë për mbrojtjen e kauzës së banorëve të Astirit, të cilët prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm janë përballur me forcën e shtetit, i cili tashmë ka nisur dhe shembjen e banesave të tyre që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe të Tiranës. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, teksa iu drejtohet gazetarëve si ish-koleg i tyre dhe jo si nënkryetari i PD-së, Paloka thekson se PD është parti politike, dhe jo trupë militare. “Ju kërkoj ndjesë të
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
tjerëve, po nuk mund të mos reagoj ndaj disa bastardëve që edhe sot e kërkojnë përgjegjësinë tek opozita. Nuk po e bëj si nënkryetar partie këtë reagim po si ish-gazetar që më vjen ndot ta quaj veten koleg të tyre sot. Këta bastardë që gjithë ditën i lëpijnë prapanicën Edvinit dhe Velinës së bashkise, pasi u çuan me nge nga krevati, hapën televizorët dhe si gjithnjë ju sulën opozitës, sot gjoja sepse nuk mbrojti “me trup” banorët e Astirit. Këta nuk shohin as korrupsionin, as dhunën e qeverisë tek Astiri, por shohin përgjegjësinë e opozitës. Deputetët e opozitës shkuan atje sapo u njoftuan, po sigurisht ne nuk kishim as autoblinda e as arme për
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
t’u përballur me qindra e qindra forca speciale e jo vetëm, të mbledhura nga kjo qeveri prej të gjitha anëve. PD është parti politike, jo trupë militare. Me banorët e Astirit ne kemi një marrëveshje dhe do i qëndrojmë , çdo gjë do ju kompensohet drejtësisht. Sigurisht, nuk ka “kompensim” që mbulon dhunën dhe terrorin ndaj grave, fëmijëve e të moshuarve që mbrojnë strehën e tyre. Po të jeni të bindur që nesër do të ketë shpagim jo vetëm tek fëlliqësirat në krye të shtetit, por dhe tek shërbëtorët e tyre që sot paguhen me paratë e grabitura të shqiptarëve për t’i shërbyer atyre që dhunojnë e grabisin shqiptarët”, tha Edi Paloka.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 13 NENTOR 2019
Basha dhe Kryemadhi e akuzuan kryeministrin si “pushtues” dhe mbrojtën të drejtat e banorëve të cilët u nxorën me forcë e gaz lotësjellës nga banesat
Vjedhje dhe krim shtetëror te ASTIR
Dje Unaza e Re i ngjante një zone lufte me gaz lotsjellës, zjarre, shkopinj gome që kërcisnin mbi trupat e njerëzve, ulërima grash dhe fëmijësh që kërkonin të mbronin shtëpitë e tyre. Me dajak dhe grushte qeveria, pas 14 muajsh rezistencë, hyri në këtë lagje të Tiranës dhe shembi 33 shtëpi. Presidenti Meta e quajti të patolerueshme dhunën policore dhe shkeljen e së drejtës për pronën Me qindra forca policore kanë ndërmarrë dje një aksion të pashembullt kundër banorëve të zonës së “Astir” në Unazën e Re. Në orën 06:00 të mëngjesit, forcat anti-terror dhe struktura të policisë që përdoren vetëm për ngjarje të rënda kriminale, rrethuan zonën dhe lejuan që mjetet e rënda të prishin banesat e banorëve që protestojnë prej më shumë se një viti. Shkopinjtë e gomës, gazi lotsjellës dhe dhuna çnjerëzore policore u përdorën mbi disa dhjetëra banorë që u kapën në befasi dhe tentuan të rezistojnë. Në spitalin e traumës në Tiranë shkuan për mjekim rreth 10 banorë me dëmtime serioze. Dhëmbë të thyer, goditje me shkopinj gome dhe fraktura të ndryshme të trup ishin shenjat që lanë qindra forca policie kundër një grushti njerëzish që mbronin pronën e tyre. Numri i të lënduarve është shumë më i madh, pasi dhjetëra të tjerë që u gjakosën nga dhuna nuk u paraqitën për mjekim, nga frika e arrestimeve. Të tjerë që rezistuan u arrestuan nga policia dhe veç dhunës së egër të policisë do të përballen tani dhe me procese penale dhe akuza me disa vite burg, për shkak të ashpërsimit të ligjit për kundërshtimin e policisë. Të plagosur mbetën edhe pesë policë. “Astiri” dje i ngjante një zone lufte me gaz lotsjellës, zjarre dhe ulërima grash dhe fëmijësh që kërkonin të respektohej e drejta e tyre për pronën. Me zjarr dhe hekur Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) pas 14 muajsh rezistencë hyri në këtë lagje të Tiranës dhe shembi 33 shtëpi. Sipas
IKMT banesat e shembura kanë marrë dëmshpërblimin dhe nuk mund të legalizohen, për shkak se janë ndërtuar në vijën ku kalon projekti i Unazës së Re. Ndërkohë banorët nuk kundërshtojnë projektin e Unazës së Re, por prej kohësh kërkojnë që prona e tyre të vlerësohet me çmimin real dhe jo të kompensohen me shuma qesharake. Por për qeverinë buxheti i shtetit nuk mund të përballojë koston e madhe që ka dëmshpërblimi i këtyre banesave. Në vend të përgjigjes ligjore ndaj pretendimeve të tyre qeveria zgjodhi formën më të shëmtuar; nxjerrjen nga shtëpitë me gaz lotsjellës dhe rrahjen barbare të tyre. Institucionet e shtetit u justifikuan dje për dhunën çnjerëzore dhe aktet jo normale të forcave të rendit duke thënë se u zbatua ligji. Në fakt, dje shqiptarët panë sesi shteti u kthye në një bandë që rrëmbeu pronat dhe dhunoi barbarisht qytetarët. Aktet e policisë dhe institucioneve ndaj banorëve të “Astir” janë të gjitha të paligjshme. Në mes të Tiranës qeveria konsumoi dy krime
të mëdha shtetërore; grabitjen e pronës me dhunë ndaj qytetarëve dhe korrupsionin masiv me vetë projektin e Unazës së Re. Historia e “Astir” u shfaq para shqiptarëve si një afër e pistë që kutërbonte korrupsion që kur u miratua projekti. Projekti i miratuar nga qeveria parashikon që për 1 kilometër rrugë në këtë zonë, shqiptarët do të paguajnë 20 milionë euro. Mesatarja e vendeve të BE për këtë standard rrugë është 7 deri në 10 milionë. Pra, qeveria “Rama” u kap duke vjedhur në bashkëpunim me biznesin mbi 20 milionë euro dhe ky është korrupsioni më i madh i faktuar në Shqipëri me dokumente, të cilat u publikuan nga Ylli Rakipi te “Të PaEkspozuarit”. Për shkak se skandali plasi në media, qeveria tha se tenderi i parë u anulua, por shifrat nuk ndryshuan shumë edhe me tenderin e ri. Ndërkohë ata që firmosën vjedhje dhe ata që do të merrnin paratë nuk u hetuan kurrë dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ndërsa qeveria përgatiste të grabiste 10 milionë euro për çdo kilometër rrugë, banorët e shtëpive që u nxorën jashtë në shi. Sigurisht që një pjesë e
banesave nuk ishin legalizuar. Ky fakt nuk u jep të drejtë institucioneve që të hedhë në rrugë qytetarët që, ashtu si qindra mijë shqiptarë të tjerë, kanë ndërtuar pa leje, por me miratimin e të gjitha qeverive. Vjedhja e parave me korrupsionin e projektit është krimi i parë i pandëshkuar me banorët e “Astir”, ndërsa ajo që ndodhi dje me rrahjen barbare të grave dhe fëmijëve nga policia është krim shtetëror. Dhuna e forcat speciale, gazi lotsjellës mbi qytetarët, shembja e shtëpive janë akte që nuk kanë vend në një shtet normale. Trajtimi i banorëve të “Astir” si kriminelë dhe qytetarë të dorës së dytë është fyerje për çdo banor të Tiranës dhe çdo shqiptar. Akte e dhunës dje janë nga ato ngjarje që vënë në provë dhe shoqëritë e një vendi normal. Nëse shpronësimi pa dëmshpërblim dhe dhunimi i grave duket si gjest normal, atëherë askush në këtë vend nuk është më i sigurt. Askush nuk është kundër ndërtimit të Unazës, madje as vetë banorët që protestonin, por ajo që kërkohej është që shteti t’i trajtonte me dinjitet dhe t’u njihte pronën që po u shembej. Qeveria nuk bëri asgjë tjetër, vetëm se u soll si pushtuese dhe masakroi qytetarët. Ndërkohë qytetarët e Tiranës dje u gëzuan sepse trafiku te “Astiri” u lirua, duke harruar se krimi shtetëror që ndodhi para syve të tyre është precedentë shumë i rëndë. Mesazhi që u dha dje është se krimi shtetëror shkon përtej “Astir” dhe ajo që ndodhi të Unaza e Re mund të ndodhë kudo në Tiranë. Secili është i kërcënuar nga kjo qeveri. Mili Xhani
POLITIKE
4 E mërkurë, 13 NENTOR 2019
“Unaza e Re” 10 orë në shtetrrethim: Prishen 33 banesa, mbi 20 të shoqëruar dhe 14 të lënduar. Presidenti Meta: E papranueshme dhuna e përsëritur e shtetit ndaj banorëve
“Luftë” te “Astiri”: Përplasje, shembje, arrestime dhe të plagosur F
orcat e policisë ndërhynë me dhunë në Unazën e Re. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, kur fadromat e IKMTsë zbarkuan në zonë për shembjen e objekteve në kuadër të planit për Unazën e Madhe. Por ashtu siç dhe ishte lajmëruar banorët ishin në pritje të mbërritjes së tyre, çka ka shkaktuar dhe përplasje të dhunshme mes policisë me banorët e Astirit. Për t’i hapur rrugë punimeve të IKMT, policia përdori gaz lotsjellës për të zhvendosur pas banorët, por këta të fundit do të kundërpërgjigjeshin përmes bombave molotov. Nga pamjet e para forcat e policisë do të tërhiqeshin brenda një lokali që ndodhej në zonë në pritje të përforcimeve nga trupat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEAs. Por nuk kanë qëndruar duarlidhur as banorët. Ata janë kundërpërgjigjur ashpër ndaj efektivëve me shishe molotovi dhe objekte të tjera. Tensionet vijuan përgjatë gjithë paradites në zonë. Nga përplasja deri tani raportohet për 14 të lënduar, ku 9 prej tyre janë banorë ndërsa 5 efektivë policie. IKMT njoftoi se në këtë zona është parashikuar që të prisheshin 33 objekte, operacion ky që do të përfundonte rreth orës 16 të ditës së djeshme. Brenda 10 orëve u shembën 33 banesa gjithsej, ndërsa kërkesave për t’u futur në zonë, forcat e rendit i janë përgjigjur me refuzim. Madje në rrethim është vendosur jo vetëm hyrja e Un-
azës së Madhe, por dhe akset dytësore. Nga spitali banorët kanë akuzuar për dhunë. Avokatët e banorëve të Astirit kanë denoncuar ndërhyrjen e policisë, teksa kanë shtuar se do të vazhdojnë betejën ligjore. Zhvillimet hap pas hapi në zonën e Astirit Ora 06:00 – Rrethohet “Unaza e Re” Zona e “Astirit” është gjendur në rrethimin e policisë që prej orës 6 të mëngjesit. Edhe pse banorët rezistuan përgjatë gjithë natës, ata nuk mundën të ndalonin ndërhyrjen. Përplasja nisi me hedhjen e shisheve me benzinë. Me ndërhyrjen e forcave speciale janë shoqëruar të paktën 15 persona, mes tyre dhe pedagogu Ervin Goci. Ora 07:00 – Vijojnë tensionet Vijojnë tensionet që kanë nisur që prej orës 06:00 të mëngjesit tek “Sheshi Shqiponja”, ku ka
pasur përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë, ku raportohet edhe për persona të lënduar. Ndërsa banorët pretendojnë se është hedhur edhe gaz lotsjellës. Mësohet se policia ka shoqëruar 10 persona. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetët , Edi Paloka, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari. Mësohet se banorët e kanë kaluar natën jashtë në mbrojtje të banesave të tyre. Për mediat një prej tyre tha se situata në këtë zonë është si në luftën e Kosovës. Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesave të tyre. Forcat e policisë kanë bllokuar rrugën në të dyja anët e Unazës, ndërsa qytetarët janë të agravuar pasi nuk lejohen të kalojnë rrugën për të shkuar në punë. Ora 08:00 – Avokati i ban-
orëve të Unazës: Situata, si në luftën e Kosovës Një prej banorëve të Unazës së Re, i cili është dhe avokat i banorëve, Artan Manushaqe tha se zona është njësoj si në luftën e Kosovës, kur luftonte kundër regjimit të Millosheviçit. “Po të shikoni sot këtu, e gjithë skena duket si në Kosovë në 1999 kur bënin luftë kundër regjimit të Milloshevicit. Kosova ishte e pushtuar dhe po bënte luftë për tu çliruar. Sot Shqipëria është 100 vjet shtet dhe është e pushtuar nga krimi i organizuar. Ka lekë për ti shpronësuar banorët, nuk ka. E bën thjesht për të treguar forcën. Nuk kanë faj djemtë dhe vajzat e policisë së shtetit”, tha banori. Ai tha se nga mediat është informuar për 9 persona të plagosur. “Nga mediat ti që janë 9 persona të plagosur në spitalin e Traumës. Nuk
e di nëse ka edhe nga forcat e policisë, por i uroj shërim të shpejtë të gjithëve. E gjithë kjo situatë ka vetëm një emër. Edi Rama. Do i vijë dita edhe Edi Ramës, kur të shkojë tek 7 penxheret”, u shpreh avokati i banorëve, Artan Manushaqe. Ora 09:00 - Veliaj: Ndaloni sabotimin e Tiranës Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për situatën e krijuar mëngjesin e djeshëm në zonën e Astirit. “Nëse ke marrë paratë apo përqindje në pallat, është e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranës! Partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit në pikiatë!”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj në reagimin e tij në rrjetet sociale. Ora 09:10 - Në vendin e ngjarjes zjarrfikëset dhe ambulanca Raportimet që vijnë nga zona e Astriti bëjnë me dije se ka një numër të lartë të fadromave, të cilat kanë nisur shembjen. Po ashtu në këtë zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulanca. Ora 09:15 - Disa banorë kanë hipur në një pallat 6-katësh në shenjë protestë për të kundërshtuar prishjen e këtij objekti. Ora 09:30 - Nga zona e Astirit raportohet për 12 persona të lënduar, 7 protestues dhe 5 efektivë policie. Ndërsa rreth 15 persona që janë shoqëruar në polici, por ende nuk ka një njoftim zyrtar. Ora 09:40 - Policia bllokon lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re Ora 09:43 - Burime nga Spitali i Traumës bëjnë të ditur se personat e lënduar nga përplasje me policinë janë jashtë rrezikut për jetën. Ora 10:00 - IKMT do të prishë 33 objekte në zonën e “Astirit” Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e djeshëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës (Vijon në faqen 5)
POLITIKE
5 E mërkurë, 13 NENTOR 2019
(Vijon nga faqja 4)
së Madhe së kryeqytetit, Loti I. IKMT thotë se janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga policia e shtetit. Ora 10:12 - Thirrja e policisë: Distancohuni nga dhuna, mos nxisni banorët të sulmojnë efektivët Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të Unazës që të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore. Në një reagim për mediat, policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese. Ora 10:27 - Shkon në 8 numri i protestuesve të lënduar, mes tyre edhe protestuesja Lindita Protoduari. Ora 11: 00 - Presidenti Meta: E papranueshme dhuna e përsëritur Kreu i shtetit thotë se është e papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. “Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme. Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog”, thuhet në reagimin e kreut të shtetit. Ora 11:15 - Albana Vokshi: Ka persona me kavilje të dalë dhe dhëmbë të thyer Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë se policia ka ushtruar dhunë ndaj banorëve. Në një komunikim për gazetarët nga spitali i Traumës, Vokshi thotë se ka persona me kavilje të dalë dhe dhëmbë të thyer. Ora 11:20 - Thirrja e Lëvizjes Vetëvendosje: Ndalni vep-
rimet që shkaktojnë viktima Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri dënoi dhunën e policisë ndaj banorëve të Astirit. Në një reagim në rrjetet sociale, LVV u shpreh dje se dhuna sistematike në Astir mori dje formën e dhunës direkte. LVV bëri thirrje që të ndalen të gjitha veprimet nga organet shtetërore që mund të shkaktojnë të lënduar dhe viktima. Ndërsa shtoi se çështja e pronave në zonën e “Astirit” duhet të zgjidhet duke përdorur një standard të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët. LVV theksoi se një shtet i së drejtës nuk ndërtohet përmes pushtetit arbitrar me dhunë strukturore e direkte ndaj qytetarëve. Ora 11:30 - Balliu u premton dëmshpërblim banorëve me para të thata Ish deputeti i PD-së Klevis Balliu i cili ndodhej në krah të banorëve të Astirit që në orët e para të mëngjesit, por është dhe njeriu që e ka ndjekur nga afër këtë protestë prej më shumë se një viti, u premtoi banorëve se me të ardhur në qeveri do të shpërblehen për mundin dhe sakrificën, me para të thata. “Banorët ja çjerrën maskën Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Pas përplasjes
së sotme, Balliu thotë se do të vazhdojnë aksionet politike kundrejt qeverisë Rama. Edi Rama është i mbaruar së bashku me organizatën e tij kriminale, ata do të zhduken dhe ne do ti japim qytetarëve atë që ata meritojnë. Do t’u japim shpërblim, para të thata dhe ne nuk do tu kthejmë kurrizin banorëve dhe fëmijëve. Do të vihet drejtësi dhe banorët duhen dekoruar pasi kanë mbijetuar 1 vit dhe 6 muaj, ata kanë bërë sakrificë të madhe, ata janë kokëlartë dhe të fituar. Rama tregoi edhe njëherë fytyrën e tij të vërtetë prej krimineli”, tha ish-deputeti Klevis Balliu. Ora 11:35 - Avokati i Populli:
Autoritetet shtetërore të mënjanojnë konfliktin me qytetarët Në lidhje me situatën në zonën e Astriti, do të reagonte edhe Avokati i Popullit, i cili thotë se prej një muaji ka dërguar në Kuvend një raport të veçantë mbi çështjen e Astirit dhe ende është në pritje të përgjigjes. Institucioni i Avokatit të Popullit bën thirrje për vetëpërmbajtje, maturi, si dhe për garantimin e plotë të të drejtës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut për të kryer detyrën e tyre. Gjithashtu, Avokati i Popullit tërheq vëmendjen e autoriteteve shtetërore që të mënjanojnë konfliktin me qytetarët.
11:55 – Sërish përplasje mes policisë dhe qytetarëve Qytetarët janë përplasur me policinë, pasi kjo e fundit nuk i lejonte të kalojnë rrugën. Ata shprehen se nuk janë lajmëruar për bllokimin e rrugëve. Ndërsa i kërkuan forcave të policisë t’i lejojë të kalojnë. Ora 12:10 - Dalin emrat e banorëve të lënduar Kur do të kalonin më shumë se 5 oprë nga nisja e aksionit të INUK-ut do të mësoheshin dhe emrat e banorëve që u lënduan në zonën e Astirit nga përplasja me policinë. Ata janë: Mahmut Imallari, 57 vjeç; Isuf Gjata, 80 vjeç; Artur Muja, 43 vjeç; Gentjan Alla, 36 vjeç; Çerçiz Jaçe, 74 vjeç; Adelina Shehu, 46 vjeçe; Dhurata Shehu, 69 vjeçe; Alda Hajdarasi, 20 vjeçe dhe Lindita Protoduari. Ora 12:40 - Zgjerohet perimetri i banesave që do shemben, ku
një fadromë e IKMT-së pozicionohet tek rrethrrotullim i doganës nga krahu i Laprakës. Ora 13:00 Basha viziton të lënduarit: Skenar i Ramës që të çojë qytetarët drejt përplasjes Kreu i PD-së, Lulzim Basha vizitoi të lënduarit nga përplasja në zonën e “Astriti”. Për gazetarët, ai tha se ky është një skenar i përgatitur nga Rama për të çuar drejt përgjakjes dhe përplasjes qytetarët. “Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë. Janë dhunuar në mënyrë barbare, kam parë disa të moshuar të gjakosur nga dhuna me shkopin,gra të alivanosura nga përdorimi i gazit lotsjellës. Pra janë një numër i madh banorësh. Një pjesë janë të shtuar në spital, një pjesë jo. Janë lënduar edhe 5 efektivë të policisë të cilët janë larguar pas mjekimit”, u shpreh Basha. Ora 14:00 - Banorët e Unazës: Më mirë të vdekur, pa shtëpi nuk rrihet Banorët e Unazës së Re kanë denoncuar dhunën që sipas tyre policia ka ushtruar ndaj tyre. Një prej të lënduarve tha se policia ka hedhur shumë gaz lotsjellës, ndërsa theksoi se më mirë të vdesë sesa të rrijë pa shtëpi. “Shumë gaz kanë hedhur. Të gjitha problemet i kisha nga gazi Po pati protestës do të shkoj, i lashë fëmijët jashtë. Më mirë vdekur, ose pa shtëpi nuk rrihet”, tha banori. “Që të luftojë për banorët e Unazës në atë farë feje kur ne kemi kërkuar dialog, nuk duam gjë tjetër por vetëm drejtësi. Ky është një shtet hajdutësh. Kemi arritur në duart e një diktatori. Unë kam qenë e internuar. Boll nga ky sistem. Nuk e pranoj, atje të vdes. Nuk është më i mirë djali i Edi Ramës sesa mbesat e mia. Ne kërkojmë drejtësi. Këtij shteti i kam paguar taksa për 30 vjet”, tha Lindita Protoduari. Ora 16:30 - Përfundon aksioni i IKMT-së, shemben 33 objekte në “Astir” Pas afro 10 orësh do të përfundonte aksioni i IKMT-së në zonën e “Astirit”. Raportohet se 33 objekte në këtë zonë janë shembur, ndërsa menjëherë ka nisur puna për largimin e materialeve inerte të këtyre banesave. Përplasja e banorëve me policinë ka nisur që në orët e para të kësaj të marte. Pas përplasjes, policia ka shoqëruar 20 banorë, të cilët dyshohen si përgjegjës të dhunës së ushtruar ndaj policisë.
POLITIKE
6 E mërkurë, 13 NENTOR 2019
Kryetarja e LSI-së: Skena e krimit, e ideuar dhe urdhëruar nga Edi Rama, parathotë fundin e tij të pashmangshëm
Dhuna tek Astiri, Kryemadhi: Makineria qeverisëse në shërbim të klaneve kriminale
K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryema dhi, e quan barbari antinjerëzore, dhunën e ushtruar nga forcat e rendit mbi banorët tek zona e ishAstrit në Tiranë. Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, kryetarja e LSI-së, thotë se makineria qeverisëse është vënë në shërbim të klaneve kriminale. Kryemadhi theksoi se skena e krimit, e ideuar dhe urdhëruar nga Edi Rama, parathotë fundin e tij të pashmangshëm, që do të jetë i njëjtë me fundin që meritojnë të gjithë ata që i kundërvihen popullit EMRAT
KLGJ vendos kualifikimin e tre gjyqtarëve për Gjykatën e Lartë Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka vendosur kualifikimin e gjyqtarëve Ervis Pupe, Ilir Panda dhe Sokol Sadushi për në Gjykatën e Lartë. Në njoftimin zyrtar, KLSH bënë me dije se në mbledhjen e djeshme është vendosur shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës: 1- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ervin Pupe”, relatore Marçela Shehu; 2- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ilir Panda”, relator Alban Toro; 3-”Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Sokol Sadushi”, relator Dritan Hallunaj.
të tyre, të gjithë ata që u shërbejnë interesave të krimit në dëm të interesave kombëtare. “Dhuna shtetërore e ushtruar sot në mëngjes me të gjithë barbarinë antinjerëzore e në tejkalim të plotë të kompetencave të ligjit ndaj banorëve të Unazës së Re, është dëshmia e radhës së pushtetit të Edi Ramës në ortakëri me krimin dhe korrupsionin, është prova e qartë se makineria qeverisëse është vënë në shërbim të klaneve kriminale, për interes të të cilave nuk kursen as dhunën ndaj qytetarëve, ndaj grave e fëmijëve të pa mbrojtur, ndaj të moshuarve dhe
gjithë të tjerëve pa dallim. Është gjithashtu edhe treguesi më i qartë se e gjithë retorika e tij për “Drejtësinë e Re” është një mashtrim, pasi drejtësia atij i duhet për të mbrojtur krimet dhe korrupsionin, ndërsa për qytetarët e pa mbrojtur dhe në nevojë ka zgjedhur dhunën dhe paligjshmërinë. Po ndërkaq, skena e krimit, e ideuar dhe urdhëruar nga Edi Rama, parathotë fundin e tij të pashmangshëm, që do të jetë i njëjtë me fundin që meritojnë të gjithë ata që i kundërvihen popullit të tyre, të gjithë ata që u shërbejnë interesave të krimit
në dëm të interesave kombëtare. Dhimbja dhe lotët e nënave dhe fëmijëve që mbetën pa shtëpi dhe e baballarëve të dhunuar në sy të fëmijëve, për të ushqyer metastazat kanceroze të korrupsionit dhe krimit të maxhorancës së votave të vjedhura nga bandat e krimit, do të bëhen shumë shpejt, mallkimi dhe ndëshkimi mbi Edi Ramën dhe
bandën e tij të pushtetit! Në solidaritet të plotë me banorët e Unazës së Re, ju jap fjalën e zemrës me gjithë dashurinë e nënës por edhe si Kryetare e LSI-së, se do të marrin një më një të gjithë kompensimin për dëmin e shkaktuar dhe se Edi Rama dhe e gjithë banda e tij do të përgjigjen para drejtësisë së ligjit!”, u shpreh dje Monika Kryemadhi.
Nënkryetari i LSI-së: Qeveria në krah të oligarkëve, demokracia dhe liria më në rrezik se kurrë, ora e ndëshkimit po vjen
Dhuna te Astiri, Vasili: Askush dhe asnjë alibi nuk e shpëton dot Ramën N ënkryetari i LSI-së Petrit Va sili akuzon qeverinë se ka ushtruar dhunë çnjerëzore ndaj banorëve të Astirit dhe se është në krah të oligarkëve. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se demokracia dhe liria janë më në rrezik se kurrë dhe se ora e ndëshkimit po vjen. “Banorët e Astirit janë përballur me një dhunë çnjerëzore të jashtëzakonshme nga ana e qeverisë së Edi Ramës. Sot (dje), hajdutët e qeverisë peng të oligarkëve goditën dhe helmuan banorët e thjeshtë që mbronin banesat e tyre nga grabitja e paligjshme e qeverisë. Në vend të dialogut dhe dëmshpërblimit të drejtë qeveria zgjodhi grabitjen policore për të mbushur xhepat e saj dhe të oligarkëve. Sot është dhunuar çdo shqiptar. Sot, liria e pronës së çdo shqiptari është më në rrezik së kurrë. Sot, liria e protestës është më në rrezik se kurrë. Sot, e drejta e jetës është më në rrezik se kurrë. Sot, liria e shprehjes është më në rrezik se kurrë. Sot, demokracia është në buzë të greminës. Askush dhe asnjë alibi nuk e shpëton dot qeverinë, e cila
zgjodhi të derdhte gjakun e qytetarëve të thjeshtë për të plotësuar interesat korruptive të saj. Në çdo centimetër rrugë të korruptuar që do të tentojë të ndërtojë qeveria tek ‘Unaza e Re’ do të qëndrojë mallkimi i qytetarëve të thjeshtë të moshuar gra e fëmijë të dhunuar nga Edi Rama dhe banda e tij. Edi Rama dhe qeveria bënë gjithçka që Shqipëria të mbetej jashtë Europës që të vazhdonte e pandëshkuar dhunën dhe
grabitjen e qytetarëve dhe të pronës së djersës dhe sakrificave të panumërta të tyre. Drejtësia nuk do të vonojë dhe ata që grabitën qytetarët si dhe ata që i dhunuan do të përgjigjen deri në një. Pronat e qytetarëve do të kompensohen deri në një dhe këtë do ta bëjë vetëm opozita shqiptare nesër në qeverisje, duke vënë në vend një të drejtë të ligjshme dhe të merituar të qytetarëve. Askush nga qeveria të mos e
ëndërrojë më kot pa ndëshkueshmërinë, ora e të vërtetës ka ardhur dhe të vërtetat tashmë i njohin të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, deklaroi Vasili. Më herët, nënkryetari i LSI-së vizitoi banorët e plagosur të Astirit në Spitalin e Traumës. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se qeveria po fsheh shifrën e saktë të numrit të të plagosurve. “I takova të lënduarit. Nuk mund ti jap unë shifrat e sakta të të lënduarve, kërkojani qeverisë që fsheh shifrat. Takova 5-6 nga të plagosurit. Siç e thashë nuk jam unë për shifrat, ka për detyrë ti fshehë qeveria sepse sigurisht hajdutët nuk duan transparencë, nuk duan që e vërteta të dalë në shesh. Ka plot të ndaluar edhe në polici. Por s’ka asnjë të ndaluar nga ata që e vodhën Unazën e Re, që e bënë korrupsionin të shkojë deri në Amerikë. Kjo është dita ku shteti ka rënë i tëri dhe ky pushtet është vënë qartë kundër qytetarëve me dhunë, me zjarr dhe hekur, në favor vetëm të xhepit dhe kusarëve që rrinë rreth e rrotull tij”, tha dje Petrit Vasili.
SHEMBJA E BANESAVE
Terrori në Astir, Braimllari: Duna dhe gazi lotsjellës me porosi të Ramës
S
ekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një prononcim nga Astiri për Fax Neës ka reaguar në lidhje me terrorin që është ushtruar ndaj banorëve të Astirit që nga mëngjesi i djeshëm. "Është e pa precedentë ajo që po ndodh te Unaza e Re. Është e njëjta skemë si te Bulevardi i Ri, kanë ardhur në 5 të mëngjesit, kanë hedhur gaz lotsjellës dhe po shembin shtëpitë. Jo vetëm kjo por kanë rrethuar të gjithë zonën me policë nga e gjithë Shqipëria, duke bllokuar dhe banorët duke mos i lejuar të dalin nga shtëpitë, duke bllokuar dhe fëmijët e vegjël duke mos i lejuar të shkojnë në shkollë,
duke bllokuar gra dhe zonja që duan të shkojnë në spital sepse janë të sëmurë. Sapo takova një zonjë e cila do të shkojë në spital me njerëzit e vet, ajo s'ka lidhje me banorët është thjesht kalimtare, por nuk e lë policia të kalojë. Ajo ç'po ndodh këtu është me porosi të Edi Ramës. Edi Rama për të mbuluar vjedhjen e tij, ka sjellë policinë për të shembur shtëpitë e para te Unaza sepse do të vendosë në zbatim projektin korruptiv. 40 milionë euro aferë korruptive, 20 milion kilometri dhe përsëri Edi Rama vazhdon ta çojë deri në fund këtë aferë. Këtu është e qartë se sot po ushtrohet dhunë, banorëve po u ush-
trohet presion. Edi Rama dhe të gjithë ata që firmosën këtë procedurë korruptive dhe po dëmtojnë banorët janë të lirë, ndërsa banorët shoqërohen në komisariat dhe arrestohen. Banorët kanë një vit që kërkojnë dialog. Në mungesë të dialogut, Rama u sjell policinë e shtetit", theksoi Endrit Braimllari.
POLITIKE
7 E mërkurë, 13 NENTOR 2019
Kryeministri shqiptar sfidon homologun kosovar: Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën. Të duhet kohë të bëhesh kryeministër!
K
ryeministri Edi Rama ka ko mentuar faktin që Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit ka hapur një degë edhe në Tiranë, duke e cilësuar këtë lëvizje të politikanit kosovar një lajthitje në një proces tranzicioni. Në një intervistë për “Top Channel”, kreu i qeverisë shqiptare, duke reaguar për këtë lëvizje të Albin Kurtit, ku pati dhe zëra se do të drejtohej nga ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, deklaroi se duhet njëfarë kohe për t’u bërë kryeministër. “Mendoni për një moment sikur një degë e PS, natyrisht me miratim nga Kryesia dhe nga unë, të bëjë protestë në ditën e pavarësisë së Kosovës dhe të thotë nuk është koha për të festuar, por për të reflektuar, dhe të bëjë një fletërrufe, që duket sikur është nxjerrë nga printerat e opozitës me qeverinë e Kosovës, çfarë do të mendonin njerëzit? Unë e konsideroj një lajthitje në një proces tranzicioni nga opozita në qeverisje, në një vakum, ku kam qenë edhe vetë dhe duhet njëfarë kohe për të bërë kryeministrin. Sepse kryeministër zgjidhesh ditën kur fillon, por bëhesh me kalimin e kohës”, tha Rama. Por kreu i Qeverisë shqiptare nuk ndalet me kaq, i pyetur në lidhje me “Shengenin Ballkanik”, e sfidon Kurtin teksa shprehet se do jetë ai që do ta heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Dëgjoni këtu, Shengeni ballkanik ka qenë dhe dua ta them sepse është historia, një term që për herë të parë e ka përdorur Fatos Nano, kuptohet në një kohë kur u mor si një çmenduri dhe kur mund të konsiderohej jashtë komplet kontekstit të kohës. Kur unë kam folur për Shengenin Ballkanik në fillim kam ngritur gjithë valët e shqetësimeve dhe gjithë zërat
Protesta e Vetëvendosjes në Tiranë, Rama sulmon ashpër Albin Kurtin: Lajthitje!
kundër, nga Beogradi deri në Bruksel dhe deri në Ëashington dhe ato që janë dëgjuar në publik janë shumë më pak se ato që kam dëgjuar unë drejtpërdrejt nga Bruskeli dhe Ëashingtoni, edhe nga partnerët e tjerë sepse shikohej si një provokim për të hapur kufirin me Kosovën. Tani nuk ka askush kundërshtim që të flitet dhe për këtë. Ju thashë dhe presidenti i Serbisë e ka hedhur hapin e madh dhe të vështirë, në raport me të dhe e ka hequr veton
për kufirin për lëvizjen e njerëzve. Tani këta e duan ta heqin atë kufi apo jo? Apo do vazhdojnë ta heqin duke e thënë dhe duke mos e hequr? Apo do ta heqin me valle shpatash? Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën dhe do i jap mundësi shqiptarëve nga dy anët e kufirit që kur të kalojnë Morinën t’ju duket sikur shkojnë nga Prishtina në Gjakovë apo nga Lezha në Durrës, të mos shikojnë aty asgjë dhe mos të rrinë të presin me kilometra e kilometra
të tëra. Kjo është shumë e thjeshtë. Nëse do të merremi me përmbajtjen, gjithë përmbajtja e kësaj nisme bazohet jo vetëm në dakordësi, por dhe në interesin e njerëzve të zakonshëm të të gjitha vendeve. Nëse do përdorim simbolet, mitet dhe do të ushqejmë ata që janë të gatshëm që menjëherë të bëhen patriotë në Facebook duke ju thënë si u takuam, kush u takua, pse u takuan dhe duke thënë të gjitha arsyet e gabuara, kjo është përsëri të
bësh politikë të jashtme për politikë të brendshme dhe ta bësh politikën e brendshme pre të historive që nuk çojnë asgjëkund. Kjo është mendoj unë. Sa për bashkimin kombëtar, bashkimi kombëtar sipas meje vjen ashtu siç e kam thënë dhe vjen vetëm përmes integrimit të rajonit, të rajonit me BE-në, të vendeve tona me BE-në dhe të përfshirjes të një familje të madhe europiane dhe jo si një akt apo si një çuarje përpara e një procesi që bëhet gjithmonë e më dritëshkurtër dhe gjithmonë e më i vjetër dhe gjithmonë e më i kotë. Shqiptarët duhet dhe do të bashkohen si pjesë e proceseve që do të na bashkojnë të gjithëve me njëritjetrin si njerëz dhe si qytetarë të këtij kontinenti. Rrugë tjetër nuk ka, nëse duam që ndërkohë njerëzit të rrisin ekonominë e tyre, njerëzit t’i paguajmë shumë më mirë, falë rritjes ekonomike, kushtet për të gjitha shërbimet të përmirësohen duke patur mundësi të investojmë më shumë. Këto janë gjërat për të cilat unë do ta shtyj këtë nisëm përpara me gjithë fuqinë time dhe këto janë gjërat për të cilat jam i bindur që të gjitha vendet kush më shpejt, kush më vonë, por jo me vite, me muaj do t’i bashkohen kësaj nisme”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
anëtarin që duhet ta emëronte Presidenti, me qëllimin më të turpshëm dhe kriminal për të përjashtuar nga mundësia e përzgjedhjes nga ky i fundit të një kandidateje, e cila, ndonëse disa herë më e aftë se narkohorra të tipit Dvorani, nuk do të ishte një vegël e verbër, e bindur në duart e
Edvin Mafisë. Së fundi, shpreh bindjen time të thellë se ky akt antikushtetues vërtetë forcon pushtetin e Edvin Mafisë, por ndëshkon më tej Shqipërinë dhe mbyll edhe më shumë dyert e saj për hapjen e negociatave me BE!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ishkryeministri Sali Berisha.
Ish-kryeministrin: Ky akt vërtetë forcon pushtetin e Ramës, por ndëshkon më tej Shqipërinë dhe mbyll edhe më shumë dyert e saj për hapjen e negociatave me BE-në
Anëtaret e Kushtetueses, Berisha: Akt antikushtetues me çmim të shtrenjtë për Shqipërinë
I
sh-kryeministrin Sali Berisha ka reaguar ashpër për vendimin e marrë nga Parlamenti këtë të hënë lidhur me anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, duke votuar së bashku me votat e opozitës parlamentare emrat e dy kandidatëve Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit. Deputetët, me urdhër politik, dolën kundër Kushtetutës duke votuar anëtarët e rinj të gjykatës, pa marrë parasysh zbatimin e ligjit. Lidhur me këtë vendimmarrje, Berisha shprehet se ky akt antikushtetues vërtetë forcon pushtetin e Ramës, por ndëshkon më tej Shqipërinë dhe mbyll edhe më shumë dyert e saj për hapjen e negociatave me BEnë. “Miq, shkatërrimi me qëllim kapjen e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese nga Edvin Mafia, ka zhdukur shtetin ligjor në Shqipëri,
është njëri nga faktorët kryesorë të bllokimit të negociatave të Shqipërisë me BE, ka krijuar abuzim masiv në dhjetëra mijëra raste me të drejtat e njeriut, dhe i ka shkaktuar vendit jo më pak se 4 miliardë euro dëme në çëshjet civile, pronat dhe bizneset e bllokuara në fitimet munguara në detyrime kamatash e në largimin e investimeve të huaja dhe refuzimin e prerë të investitorëve të huaj për të investuar në një vend pa shtet ligjor. E gjitha kjo erdhi se për të kapur drejtësinë, Edvin Mafia përdori metodën “topdoën”, domethënë metodën e dekompozimit apo shkatërrimit dhe ndërtimit nga sipër, në rastin konkret nga Edvin Mafia dhe narkohorrat e tij në krye të Dvoran KED, Kunat KLP të institucioneve të shkatërruara. Në këtë kontekst, për vendin, ndërtimi dhe funk-
sionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese është një emergjencë e vërtetë. Por ndërtimi i tyre duke dhunuar në mënyrë flagrante Kushtetutën, domethënë ndërtimi i tyre jo si institucione kushtetuese të shtetit ligjor, por si shpella të reja të mafies së Edvin Mafisë dhe narkoshtetit të tij, është një ndëshkim i ri i Shqipërisë. Kështu, këto ditë Edvin Mafia, i shërbyer nga një narkohorr si Dvorani që kaloi me sukses vetingun duke përdhosur atë, pasi nuk justifikonte rreth 100 milionë lekë dhe ishte blerë nga Albtelekomi me apartamente dhe dhjetëra mijëra euro për procese gjyqësore në konflikt flagrant interesi, zgjodhi dje në narkoparlamentin e tij, në shkelje flagrante të Kushtetutës, dy anëtarët e asaj gjykate dhe shpalli të zgjedhur edhe
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
FOTOREPORTAZH
8 E mërkurë, 13 NENTOR 2019
Unaza e Re, përplasje mes policisë dhe banorëve
P
ërplasje të forta në orët e para të mëngjesit të djeshëm në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) kishte planifikuar nisjen e prishjes së disa godinave, që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së re. Sipas IKMT-së janë 33 ndërtime që parashikohet të prishën në këtë fazë. Për 21 prej tyre është zbatuar procedura e shpronësimeve ndërsa të tjerat mësohet se janë skualifikuar nga mundësia e legalizimit. Forcat e shumta të policisë të cilat u shfaqën në mbështetje të
ndërhyrjes së Inspektoriatit, hasën në një kundërshtim të fortë të disa prej banorëve. Sipas një njoftimi të Policisë së Tiranës “një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë. Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim. Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak”.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE OPINION Nga Gjeneral Pirro Ahmetaj*
P
o ndaj “këndvështri met dhe kundërshtitë profesionale” në lidhje me deklaratën “bombastike” të Presidentit Macron: “NATO po përjeton vdekje klinike dhe BE duhet të rimarrë sovranitetin ushtarak”. Nuk është e para herë në 70 vjet histori suksesi të NATOs (si Aleanca më e fuqishme e historisë së njerëzimit dhe vlerave Euroatlantike), as e fundit dhe as një zë i vetmuar nga brenda NATO-s. Veçanërisht mbas viteve 1991, mbasi ishte “shkërmoqur” Traktati i Varshavës (i cili u krijua 6 vjet mbas themelimit të NATO-s (1955), aktorë, faktorë, strategë dhe oponentë të vijës së parë nga kontinenti europian, “nxitimthi” shtruan pyetjen: “misioni u KRY, pse na duhet NATO”? Ndërkohë, vetëm për ekspertët/kolegët shtoj se, BE nëpërmjet disa marrëveshjeve (Berlin++) ka ngritur dhe përditësuar arkitekturën politike dhe ushtarake (ESDP/Mil.Com/ PESCO), etj.
Por, me gjithë ambiciet, “idetë brilante/populiste” dhe përpjekjet, ende nuk ka një përgjigje: “BE është konkurruese apo komplementare me NATO-n në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”. Edhe më e thjeshtë, për
mijëra e mijëra bilionë euro/ dollarë, mbetet:”A mundet BE të ngrejë kapacitete për tu “vete-mbrojtur pa fuqinë ushtarake të SHBA nga kërcënimet referuar artikullit 5”? Mos të bëjmë naivin për të
MINISTRI PËR DIASPORËN
M
inistri i kabinetit “Rama” dhe ishkryeministri gjatë luftës së Kosovës, Pandeli Majko ka kundërshtuar idenë e “Mini Shengenit Ballkanik”, të propozuar nga Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Në një takim të zhvilluar në Tiranë, me studentët shqiptarë të arkitekturës që studiojnë në universitetin e Firences në Itali, Pandeli Majko ka deklaruar se Shengeni më i rëndësishëm për Shqipërinë është ai me Italinë dhe jo me Rajonin. “Kemi dëgjuar këto kohë të flitet për shumë lloje Shengeni në rajon, por mendoj se Shengeni më i rëndësishëm i Shqipërisë është ai me Italinë”,- tha Majko. Deklarata e Majkos është një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj politikës rajonale që po ndjek kryeministri Edi Rama. Gjatë javës së kaluar, teksa Edi Rama përgatitej për takimin e Ohrit ku
9 E mërkurë, 13 NENTOR 2019
SHBA & NATO mbeten jetike për sigurinë dhe vlerat Euroatlantike ushqyer “populizmat antiamerikane”,që në Shqipëri u bënë edhe më qesharake nga “citatet” e diktatorit të rrjedhur Enver
Hoxha, si “rreziku angloamerikan”. Besoj fort, se përgjigjen e dinë të gjithë, përfshi edhe Presidenti Macron! Historia na kthen në rrethanat e përgjakshme të para-Luftës së II-të, kur pothuaj të gjitha
vendet e BE, përpiqeshin të bënin “mbi/nën dhe”, marrëveshje me Hitlerin, duke ëndërruar “se vendi tyre s`do të prekej .…. ose të “merrnin premtimin”, se Ai si, ciklopi do i`u bënte nder se ‘do ti hante të fundit …”. Kështu, do doja dhe uroja të isha gabim, por në analizën strategjike, këto qasje “të forta” më dalin të përafërta në mos njësoj propagandistike: “të rrisin popullaritetin duke frymëzuar patriotët e rinj, me lavdinë dhe ambiciet e vjetra të Francë”. Besoj dhe uroj të jetë vetëm kaq! Prandaj,ri-kujtoj se, mbase jo fare rastësisht, përsëri nga Presidenti Charles de Gaulle, i cili në 1966, “vetë- ngriu” statusin e pjesëmarrjes së Francës në Strukturën e Integruar Ushtarake të NATO, për plotë 42 vjet (1966 - 2009)! Sigurisht, kjo deklaratë, kërkon një analizë shumë dimensionale, dhe do ishte qesharake vetëm të preten-
doja se kjo do mundet të bëhej me vetëm një status në facebook. Ndërsa për mbarë Kombin tonë (me dy shtete) dhe rajonin, historia e largët dhe e afërt, “Ulëret fort nga mirënjohja”, se: “SHBA dhe NATO mbeten jetike për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe proposperitetin, edhe për 107 vitet që vijnë”. Gjithsesi, përtej modestisë së tepruar, si ekspert “rritur profesionalisht 25 vjet në NATO”, shpresoj të kontribuojë sadopak, për të qartësuar dhe shmangur “çoroditjen e opinionit publik”, mbarë kombëtar, në rajon, NATO, dhe jo vetëm. *Gjeneral Ahmetaj, 25 vjet eksperience në NATO. Këshilltar i Presidentit të Republikës, Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, përfaqësues Kombëtar në Komandën Supreme të NATO-s.
Pandeli Majko del hapur kundër Ramës për “Shengenin Ballkanik”
bëri deklarata të ashpra kundër Kosovës, mësohet se ka pasur tensione në kabinetin e qeverisë “Rama”. Ministri i Disaporës nuk e ka përkrahur idenë e kryeministrit, e cila përjashton Kosovën nga takimet rajonale dhe afron Shqipërinë me Serbinë. Burime në PS thonë se ka pasur një debat me tone të ashpra në mbledhjen e qeverisë, mes Edi Ramës dhe ministrit të Diasporës, që mban edhe pasaportë si shtetas i Kosovës. Këto debate nuk kanë dalë në publik, por sot nga Italia, Pandeli Majko ka dhënë sinjalin e parë se është kundër projektit të Edi Ramës me Aleksandar Vuçiç.
Majko është zyrtari i parë i PS-së në postin e ministrit që del kundër ideve të shefit të tij për projektin e rajonit. Opozita shqiptare ka shprehur kritika për këtë projekt, ndërsa klasa politike dhe shoqëria në Kosovë ka reaguar shumë ashpër kundër Edi Ramës. Drejtuesit kryesorë të institucioneve të shtetit të Kosovës kanë deklaruar se Edi Rama po mbështet idenë serbe që krijon “Jugosllavinë e Re” duke dëmtuar rëndë interesat e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon. Kundër kryeministrit Rama dolën presidenti Thaçi, kryeministri në ikje Haradinaj, kryeministri në ardhje Albin Kurti, lideri i LDK, Isa Mustafa etj.
AKTUALITET
D
itët e fundit, aksidentet rrugore u kanë marrë jetën të rinjëve, duke rikthyer në opinionin publik një debat të madh dhe frikë për shoferët minorenë. Tre të rinjë humbën jetën të dielën dhe shteti duhet të vërë në veprim strategji për të ndalur sa më shpejt këtë bilanc viktimash që ngjan me një situatë lufte. Edhe në Elbasan të rinjtë i shohin rrugët si pista për gara dhe lëvizin me shpejtësi përtej normave të lejuara. Mjeti i drejtuar nga një 24-vjeçar ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi, ndërsa vajza që udhëtonte me të, 20-vjeçe, ndodhet në gjendje të rëndë. Kjo rrugë me kthesa të forta dhe pjerrësi të konsiderueshme përdoret nga të rinjtë për gara me makina. Rruga e Krastës përdoret masivisht nga qytetarët për ecje dhe vrap e megjithëse një tabelë sinjalizon ndalimin e qarkullimit të mjeteve, këtu lëvizja e makinave bëhet normalisht duke rrezikuar ata që e përdorin këtë ambient për ecje. Edhe më problematike situata bëhet kur kjo rrugë përdoret për gara dhe në asnjë rast nuk janë marrë masa nga policia deri sa sot një vajzë e re ndodhet në rrezik për jetën. Nuk është një pistë garash, po shpejtësia e automjeteve në aksin Tiranë-Elbasan e kthen në një të tillë. Shpejtësia e tyre arrin deri në 200 km/orë. Paralajmërimet dhe as ndëshkimet e Policisë Rrugore nuk ja kanë dalë të shmangin aksidentet. Në vetëm dy netë, vetëm pak kilometra larg njëri-tjetrit kanë vdekur tre të rinj dhe kjo nuk duhet përkthyer vetëm si statistikë. Vetëm në muajin tetor,
10 E mërkurë, 13 NENTOR 2019
Gjatë muajit tetor, janë arrestuar 78 drejtues si dhe janë proceduar 67 të tjerë për tejkalim të normave të shpejtësisë apo drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit
Gara shpejtësie nga të rinjtë, duhen policë në “akset problematike”
Policia Rrugore ka pezulluar 132 leje drejtimi dhe ka vendosur gjoba për tejkalim shpejtësie. Po mesa duket këto masa nuk mjaftojnë për të frenuar rrezikun, gjë që e dëshmoi edhe aksidenti i së dielës ku një 17vjeçar humbi jetën. Ishte ora 22:00 e së dielës kur makina tip
DURRËS
“Benz” ku ndodhej 17-vjeçari humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër makinë që ndodhej në sensin e djathtë të rrugës. Shenjat e frenimit nga shpejtësia e madhe janë ende të dukshme, po kjo rezultoi fatale për jetën e 17-vjeçarit pasagjer dhe çoi drejt prangave 18-vjeçarin që
drejtonte automjetin. Policia Rrugore e Tiranës gjithsesi nuk është prezente aq sa duhet në ato që konsiderohen si pika të zeza të trafikut, çka do mund të ndikojë sado pak në rregullimin e qarkullimit uljen e aksidenteve dhe numrit të viktimave. Gjatë muajit tetor janë arrestu-
ar 78 drejtues si dhe janë proceduar 67 të tjerë për tejkalim të normave të shpejtësisë apo drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit. 700 leje drejtimi janë pezulluar në të gjithë vendin, po mesa duket as kjo dhe as 11.200 gjobat e vëna nuk kanë shërbyer për të ndërgjegjësuar se shpejtësia vret. Ngjarjet e fundit janë pasojë e gabimeve zinxhir të cilat nuk nisën te adoleshentët dhe nuk mbarojnë tek ta. Nisin nga prindërit që lejojnë të birin t’i jep makinës pa patentë, te restoranti që lejon të miturit të konsumojnë alkool. Te indiferenca e kalimtarëve që mbrëmjen e së dielës panë disa të rinj që garonin në autostradë dhe nuk reaguan. Te policët që duhet të ishin në vendin e duhur dhe kohën e duhur për t’i thënë stop vrapimit drejt fundit pa kthim. Të gjithë kur ndodhin tragjedi të tilla përmendin shtetin dhe me shumë të drejtë sepse shkelja e rregullave në qarkullim është pothuajse i përditshëm dhe shkelësit arrijnë t’ia hedhin ligjit, diku me njohje diku me para në dorë.
AKSIONI
500 kontrolle nga ‘’Task-Forca’’, ndëshkon 160 shoferë Siguria rrugore, orë edukative në shkolla
S
iguria rrugore është kthyer në një orë edukative në të gjithë sh kollat e qytetit të Durrësit. Punonjësit e Policisë Bashkiake u ndalën kësaj radhe në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, ku gjatë orës së Edukatës Qytetare bashkëbiseduan me nxënësit mbi rëndësinë e njohjes dhe të zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor. “Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, ndaj të gjithë ne punojmë pareshtur jo vetëm që ata të rriten më të aftë por edhe më të sigurt për të përballur sfidat që i presin. Zhvillimi intelektual, fizik dhe social i fëmijëve tanë, nuk mund të mendohet pa mjedise të sigurta të cilat mundësojnë dhe promovojnë përvojat e shëndetshme që zhvillohen në shkollë dhe jashtë saj”. Punonjësit e Policisë Rrugore, së bashku me nxënësit zhvilluan disa veprime sensibilizuese duke u sjellë në mënyrë të sigurt në trafik, ndërkohë që kalonin rrugën, si garanci për të shmangur aksidentet dhe për të rritur sigurinë. Në përfundim të aktivitetit sensibilizues, punonjësit e Policisë Rrugore shpërndanë për nxënësit fletëpalosje me këshilla për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
‘’Task-Forca’’ e Transportit Rrugor, ka ndëshkuar 160 drejtues mjetesh, për shkak se nuk kanë respektuar limitin e peshës për automjetet e tonazhit të rëndë ose kanë shfaqur probleme teknike të automjetit. ‘’Task-Forca’’, që nga fillimi i këtij aksioni në muajin shtator e deri më tani, janë kryer rreth 500 kontrolle nga makina e lëvizshme dhe më shumë se 1/3 e tyre kanë rezultuar në shkelje. Pajisja e lëvizshme e kontrollit teknik dhe peshorja, sipas ‘’TaskForcës’’ Rrugore po lehtëson ndjeshëm në identifikimin e drejtuesve që udhëtojnë me automjet jashtë kushteve teknike të parashikuara. Aktualisht makina lëvizëse është në qytetin e Shkodrës. Për të gjithë drejtuesit e gjetur me shkelje janë marrë masa ndëshkuese, me gjoba që
varjojnë nga 10 mijë lekë deri në 100 mijë lekë. Pas vendosjes së gjobës, subjektet kanë të drejtë të ankimojnë vendimin te Komisioni i vlerësimit të gjobave i cili vendos për masën e penalitetit. Aksioni filloi më 1
shtator 2019 dhe do të shtrihet në të gjithë territorin, ende nuk është vendosur sa muaj do të zgjasë. Qëllimi i kësaj nisme është rritja e sigurisë rrugore sidomos për automjetet e transportit publik dhe tonazhit të rëndë.
AKTUALITET
R
eshje të shumta shiu dhe erëra të forta kanë përf shirë vendin, që prej mesditës së të martës kanë “paralizuar” vendin. Mos i largoni çadrat nga çanta sepse reshjet e shiut në vendin tonë nuk do të ndalen. Madje do të shoqërohen erëra të forta dhe me shtrëngata, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në qarqe. Sipas IGJEUM, qarqet më të rrezikuara për përmbytje janë Durrësi, Elbasani, Berati, Korça, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra. Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve. Basenet e lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë do të kenë rritje të prurjeve por nuk do ti kalojnë kuotat e argjinaturave dhe nuk parashikohen dalje nga shtrati. Kjo situatë ka sjellë pezullim të lundrimeve në Durrës e Vlorë. Në Llogara e në disa akse rrugore janë rrëzuar shtyllat e tensionit të lartë dhe pemë, ndërsa lajmërohet se 48 orët në vijim do të jenë problematike. Për pasojë problematika janë shfaqur në disa rajone të vendit. Bregdeti është përfshirë nga erëra të forta me drejtim juglindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort. Mësohet se Kapiteneria e Përgjithshme ka vendosur pezullimin e lundrimit në Detin Adriatik për të mar-
11 E mërkurë, 13 NENTOR 2019
Kapiteneria e Përgjithshme ka vendosur pezullimin e lundrimit në Detin Adriatik për të martën, ndërkohë që në Vlorë tragetet nuk do të lundrojnë të paktën për dy ditë
Moti i keq “paralizon” vendin, 7 qarqe rrezikohen nga përmbytjet
tën, ndërkohë që në Vlorë tragetet nuk do të lundrojnë të paktën për dy ditë. Peshkarexhat dhe anijet e vogla të peshkimit janë urdhëruar të qëndrojnë në vendstrehime dhe të mos dalin në det të hapur ku forca arrin
deri në 9 ballë dhe mbi 3 metra lartësi dallge. Probleme nuk ka vetëm në det por edhe në tokë. Rruga e Llogarasë u bë e pakalueshme në mesditë për shkak të rrëzimit të shtyllave të tensionit të lartë dhe pemëve. Rrëshqitje
SITUATA
Librazhd/ OSHEE në alarm, stuhi dhe erë e fortë
S
ituatë mjaft problematike gjatë të martës është krijuar në rrethin e Li brazhdit ku bëjnë pjesë bashkitë Librazhd dhe Përrenjas. Burime zyrtare bënë me dije se si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike dhe erërave të forta janë thyer mjaft pemë në Përrenjas Fshat, të cilat kanë dëmtuar linjat e Tensionit të Mesëm 6 Kv të fiderave 3 në Nënstacionin Elektrik të Përrenjasit që furnizon me energji një pjese të qytetit të Përrenjasit dhe zonën e Njësisë Administrative Stravaj. Nga rrëzimi i pemëve janë këputur mjaft përcjellës dhe është ndërprerë energjia edhe fiderin nr 6 po në Nënstacionin Përrenjas që furnizon me energji zonën e Qukësit, Berzeshtës, Fanjës, Karkavecit etj. Grupet e punës së OSHEE, Agjencia
Librazhd, pavarësisht motit me stuhi e erëra të forta po punojnë pareshtur për riparimin e defekteve dhe linjave elektrike të dëmtuara, me qëllimin rikthimin në kohën më të shpejtë të mundur të energjisë. Gjatë të martës defekte ka pasur edhe në zona të ndryshme të bashkisë Elbasan. Sipas burimeve zyrtare nga Emergjencat Civile, defekt pati fidri në fshatin Godolesh, që la pa energji Qerretin dhe disa fshatra të tjerë. Në Gramsh po gjatë të martës mbetën pa energji, për shkak të motit të keq, fshatrat Kokel, Bratile, Grabove, Bicaj. Në bashkinë e Librazhdit ndërprerje energjie pati në fshatrat Funarës, Tregan, Bujaras, Kacivel dhe zona e Lixhave të Treganit në Njësinë Administrative Tregan.
gurësh në rrugë pati edhe në aksin Elbasan-Librazhd pranë vendit të quajtur Kthesa e Murrashit, problematikë kjo që hasen sa herë ka reshje shiu. Ndërkohë në shumë fshatra të vendit raportohet për mungesë
energjie për shkak të dëmtimit të rrjetit shpërndarës nga stuhia. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, vazhdon punën për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia në Lezhë dhe Llogora. “Moti i keq i ditëve të fundit po shkakton dëme edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Këtu jemi në Lezhë, ku grupet e avarive ndodhen në proces riparimi të fiderave Gjadër dhe Shënkoll-Tale. Stuhia këputi linjat dhe dëmtoi shtyllat, duke sjellë kufizime për banorët e zonave Balldren, Gjadër, Dajç, Mabe, Troshan dhe Kallmet”, shprehet OSHEE. Nga ana tjetër, OSHEE sqaroi se: “Si pasojë e stuhisë janë dëmtuar disa shtylla duke nxjerrë jashtë funksioni fiderin R1 të Nst. Radhimë. Pa energji janë zonat Llogora, Dukat, Tragjas dhe Llogora. OSHEE, Vlorë po punon për normalizimin e situatës”.
KULTURE
12 E mërkurë, 13 NENTOR 2019
Panairi i Librit ngre sot siparin, 100 ekspozues e 80 promovime të reja P
anairi i 22-të i Librit ngre sot siparin në Pallatin e Kongre seve, në orën 9:00. Për 5 ditë, 100 ekspozues, ndër të cilët botues, institucione kulturore e përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, do të mund të njohin lexuesin me prurjet e fundit të librit. Nuk do të mungojnë as përfaqësuesit e huaj që jetojnë në Shqipëri e që janë të lidhur me fushën e librit e të kulturës. Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, bëri dje me dije se krahas 80 promovimeve, gjatë këtij panairi do të ketë edhe shumë aktivitete që kanë të bëjnë me botimin, përkthimin, si dhe njohjen e kulturës ballkanike e evropiane në Shqipëri. “Të gjithë botuesit janë të përgatitur, autorët kanë shprehur entuziazëm e përkthyesit po ashtu. Sepse, kjo është një mënyrë e mirë që ata të evidentojnë punën e tyre 1vjeçare. Ne kërkojmë që t’i orientojmë lexuesit, që ata të dinë se çfarë të kërkojnë në panair. Sepse, është e qartë, mbreti i panairit është lexuesi, ndërsa ne jemi aktorët e synimi ynë është që në fund, lexuesit të mbeten të kënaqur”, tha Ymeri. Për sa i përket jurisë që do të përzgjedhë botimet më të mira për këtë vit, botuesi tha se prej dy muajsh po punohet në këtë drejtim. Ndërkohë që u zbuluan edhe disa nga tematikat që do të diskutohen gjatë ceremonisë së çeljes së Panairit të Librit (në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve, ora 11:00), që lidhet me hapat përparimtarë të editorisë, në raport me institucionet shtetërore. “Ne jemi disa hapa më përpara, duke
Parada e Shën Martinit, tradita gjermane edhe në kryeqytetin shqiptar
P nisur nga cilësia e punës, marrëdhënia me kulturën evropiane etj. Mirëpo, përballemi me një indiferencë të dukshme të institucioneve shtetërore, kur vjen fjala për të ndihmuar sistemin libror në Shqipëri”, u shpreh Ymeri. Kryetari i shoqatës së botuesve ndali gjithashtu te problematikat e shumëdiskutuara lidhur me funksionimin e sistemit bibliotekar. Ai u shpreh se gjatë viteve të fundit, ky sistem, veçanërisht për sa u përket bibliotekave publike, nuk ka marrë vëmendjen e merituar, madje është neglizhuar më shumë se vitet e mëparshme. Në këtë edicion të 22-të të panairit, siç Ymeri tregon, përkthimet kanë marrë vëmendjen maksimale të botuesve. “Kemi bërë të mundur përkthimin dhe botimin e kryeveprave të letërsisë europiane dhe asaj ballkanike, të cilën për arsye
politike, kulturore por edhe mangësive të tjera, nuk e kemi njohur siç duhet”, tha botuesi. Për të pasionuarit e letërsisë triller, gjatë këtij panairi nuk do të mungojnë diskutimet edhe rreth këtij zhanri. Tema “A është letërsia triller një risi tek ne, apo trend që vjen nga letërsia europiane?”, fton lexues, përkthyes e autor në një tryezë të përbashkët, ku do të shkëmbehen ide. Sipas Ymerit, Panairi i 22- të i Librit, me të cilin lexuesi do të përballet këtë vit është krahasueshëm me panairet ndërkombëtare. Panairi do të jetë i hapur për vizitorët çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 21:00. Në datën 16 nëntor, në sallën ovale, ora 12:00 do të bëhet edhe ndarja e çmimeve, ndërsa të dielën që është edhe dita e fundit për këtë edicion të 22-të, panairi do të ulë siparin një orë më herët.
Përkujtohet Lasgush Poradeci, në 32-vjetorin e ndarjes nga jeta
N
ë 32-vjetorin e largimit nga jeta të Lasgush Poradecit, bashkia e Pogradecit përkujtoi dje emrin dhe veprën e tij. Zëvendëskryetarja e bashkisë së Pogradecit, Entela Gusho, së bashku me stafin e Qendrës së Artit dhe Kulturës “Lasgush Poradeci” zhvilluan homazhe në nder të gjeniut të letrave shqipe. Ata u ndalën fillimisht pranë vendit ku shpirti i tij pre-
het dhe më pas tek shtatorja në qendër të qytetit. “Mirënjohje për veprën e tij dhe gjithçka çfarë ka lënë pas për ne dhe brezat që do të vijnë”, tha Gusho. Poeti, shkrimtari e përkthyesi Llazar Gusho, i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi në datën 27 dhjetor 1899 dhe ndërroi jetë më 12 nëntor 1987 në Tiranë. Vargjet e tij do të pasojnë kohët me krenari të përjet-
shme për pogradecarët dhe mbarë shqiptarët. Ai ishte shkrimtar, poet dhe përkthyes, i cili nuk bëri kurrë kompromise me artin e tij, duke i kushtuar kjo një gjendje jo të mirë ekonomike dhe indiferentizëm nga shtypi zyrtar i kohës. Por, pas vdekjes së poetit dhe ndërrimit të sistemit, vargu Lasgushian është dhe vijon të jetë ushqim për brezat. Poradeci është autor i dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” më 1933 dhe “Ylli i zemrës” më 1937, botuar në kryeqytetin rumun. Autor i më se 100 poezish, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Pëlqyes i fjalëve arkaike, shprehive popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi “Yllin e zemrës” e quajti “Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe”.
arada e Shën Martinit, një ngjarje e shumëpritur për shumë fëmijë në Gjermani u zhvillua edhe në Tiranë. Shkolla gjermano-shqiptare në Tiranë pati idenë ta sjellë këtë traditë të bukur edhe në Shqipëri dhe t’i bashkohet kësisoj aksionit të parë të këtij lloji, të nisur vitin e shkuar në Rrugën Skënderbej. Parada e Shën Martinit është e ngjashme me periudhën e Krishtlindjeve që vjen pak pas saj. Edhe pse Dita e Shën Martinit ka një sfond të krishterë, në Gjermani ajo festohet nga shumë fëmijë, pavarësisht besimit apo fesë që i përkasin. Fëmijët takohen në grupet e kopshteve, në shkolla ose organizohen si familje dhe marshojnë me fenerët e tyre duke kënduar nëpër errësirë. Dje në orën 17:00, të gjithë me fenerë në duar, fëmijët u takuan përpara Ambasadës Gjermane dhe kaluan duke kënduar përgjatë Rrugës së Ambasadave.
Pjetër Zarishi, poeti i zjarrtë që i këndoi atdheut Jak Rrozhani
Z
arishi, poeti erudit, e donte shumë atdheun, atë e nderuan pa triotët e poetët e shqipes, personalitetet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai hyri në letërsinë shqipe duke bërë një hap të madh, duke njohur e përvetësuar poezinë e Rilindjes Evropiane. “Krijimi i Rruzullimit” u botua me 1836, ku autori shfaqet këtu me këtë poemë, si poeti me ndjeshmëri dhe krijues original, ku vargu është një shpërthim i brendshëm poetik, që e shtynë poetin, të kërkojë thellë qenies njerëzore, të kërkojë në thellësi të materies deri tek origjina e rruzullimit, ku ndeshen e mira me të keqen, drita me errësirën. “Kënga e Shqipërisë”, është me temë patriotike dhe u këndon bukurive të vendlindjes, vendit të dashur ku jetojnë shqiptarët në “tokën e bekue, fort bukurue” (Blinishti i Zadrimës), ku poeti është i dashuruar pas tokës meme. “Dita e Gjyqit”, është një botim i veçantë poetik i Zarishit. Pjetër Zarishin shumë studiues e kanë quajtur krijues të talentuar, ku ai mori përvojën më të mirë të poezisë dhe tërë kulturës shqiptare, si dhe u influencua shumë nga poezia italiane. Ai zë një vend të veçantë e të rëndësishëm në letërsinë shqipe dhe është paraprijës i letërsisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Dhe secili nga patriotët e asaj kohe, përpiqet të hedhë dritë mbi veprën e madhe të Zarishit, e cila është një pasuri e madhe letrare e kulturore. Pjetër Zarishi në veprat e tij, lëvron temën patriotike, duke u kënduar bukurive të vendit të tij të dashur: Zadrimës dhe Shqipërisë dhe atij të lindjes: Blinishtit, “ tokës së bekue, fort bukurue” ku poeti i zjarrtë dhe erudite është i dashuruar pas tokës mëmë, pas vlerave të saj, duke u shquar si një krijues i talentuar, duke zënë një vend të rëndësishëm në letërsinë shqipe edhe si paraprijës i letërsisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare e duke njohur e përvetësuar poezinë e Rilindjes Evropiane. Secili nga patriotët dhe rilindësit e asaj kohe, përpiqet të hedhë dritë mbi veprën e lavdishme të Pjetër Zarishit, si poezi të shpirtit e të tokës mëmë, e tokës së bekue, fort bukurue. “Kanga e Shqipërisë” , e tokës mëmë, ku poeti i madh u këndon bukurive të vendit të tij të dashur: Shqipërisë dhe atij të lindjes: Blinishtit, Zadrimë, duke lëvruar kësisoj edhe temën patriotike dhe poezitë e pavdekshme për tokën mëmë, si poezi të shpirtit e të atdhedashurisë.
ART
13 E mërkurë, 13 NENTOR 2019
VEPRA TEATRORE
“Zogu i zi” me Laura Nezhën dhe Alfred Trebickën, shfaqje rrebele tek Arturbina V
epra teatrore “Zogu i Zi” shkruar nga David Har rower, një prej dramaturgëve më të mirë të skenës britanike vjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Mbrëmjet e datave 16 dhe 17 Nëntor do të flitet përmes recitimit të aktorëve Laura Nezha, Alfred Trebicka dhe Rexhina Ibro (vajza e vogël), për raportet komplekse të një minoreneje dhe një 41vjeçari. Një histori e bazuar në një ngjarje të vërtetë të kronikës. Vepra me regji nga Kiço Londo është përkthyer nga Danila Nika. Vepra do të jetë në skenë dhe regjisori Kiço Londo tregon se ka qenë tema interesante e pjesës, që e ka ngacmuar për ta sjellë në skenën e teatrit. “Një temë që ka të bëjë me diskutimin e temave të nxehta matanë kufijve ligjore dhe moral. Është një vepër shumë e fortë e David Harrower, që është një dramaturg bashkëkohor”, tregon regjisori Kiço Londo. Vepra është vënë për herë të parë në skenë në 2006 në festivalin e Edinburgut, dhe ka pasur një impakt të madh, duke u vënë dhe në skena të tjera. Regjisori Kiço Lon-
do tregon se kjo vepër nuk ka munguar as në Hollivud. “Është ekranizuar dhe është nominuar për shumë çmime. Mendoj se është një vepër moderne e denjë për repertorin Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ka disa të veçanta, fakti që ndërvarësia e fjalës është shumë fizike, dialogu është një përballje e shpirtërores me truporen dhe personazhet pushtohen nga dëshira për të dëgjuar të vërtetën”, vijon Londo. Sipas regjisorit, spektatori në këtë vepër provokohet në dy drejtime. “Së pari provokohet në drejtimin e çfarë ka ndodhur 15 vjet më parë, kur vajza ishte 12
vjeçare dhe burri 41, dhe së dyti duke mësuar se çfarë ka ndodhur spektatori bëhet kurioz dhe interesohet se çfarë do të ndodhë momentalisht që ata janë takuar. Vepra shoqërohet nga një hetim reciprok dhe ashtu siç shtrohen pyetje që marrin përgjigje, përgjigjet që merren shtrohen përpara dy aktorëve dhe përpara spektatorit pyetje të tjera. Në shfaqjen tonë jemi munduar që të kontrollomë atë që nuk thuhet”, shprehet regjisori Kiço Londo. Kjo veprër ka në role dhe dy aktorë shumë të mirë. Regjisori Kiço Londo vlerëson këtë bashkëpunim me aktorët, ku Alfred Trebicka për
herë të parë është si aktor në një shfaqje të tij. “Alfred Trebicka është një aktor që unë punoj për herë të parë si regjisor, por që më parë ka qenë pjesë e shfaqjeve në Teatrin Eksperimental. Një aktor shumë i mirë dhe me përvojë të gjatë në teatër shpeshherë edhe në kinema. Një aktor me një karrierë të gjatë edhe si pedagog në Akademinë e Arteve. Besoj që me përkushtimin e tij e kanë ndihmuar shumë provat, dhe do të jetë një e papritur tjetër, ashtu si dhe Laura Nezha, aktore që ka rritje të vazhdueshme. Mendoj që rri shumë mirë në krah të Trebickës dhe do të realizojë një figurë të një përmase ashtu sikundër “Mbretëresha e bukurisë” apo “Antigona” që do të jenë pika të fuqishme në karrierën e saj”, pohon Londo. Vepra në skenë 15 vjet pas historisë së dashurisë tragjike në kohë të gabuar të 12 vjeçares Una me 41 vjeçarin Rei, histori e cila ka shkatërruar jetët, Una shfaqet përpara tij. Ajo ka ngrirë në kohë, pa shpresë. Në pamje të parë, duket sikur Una vjen për hakmarrje, për larje hesapesh, por motivet e ardhjes janë më komplekse, sepse marrëdhënia e tyre ka qenë më e komplikuar se marrëdhënia e abuzuesit me viktimën. Ajo, e siguron se e do. Ai, i shtërnguar dhe në ankth, e siguron se nuk ka pasur ndjenja për ndonjë vajzë tjetër aq të re, duke u përpjekur për t’i shpëtuar përmbytjes së një dashurie të
çmendur, që te Una ka mbetur e njëjtë. Kujtimet erotike përzihen. Intesiteti arrin kulmin ndërkohë që personazhet zbulojnë ndjenjat dhe të vërtetat e fshehura mirë ndër vite, në lidhje më atë që realisht ka ndodhur para 15 vitesh. Dy fantazma të së tashmes, të pafajshëm sa dhe fajtorë, dy njerëz që jetuan diçka të mrekullueshme dhe të frikshme njëherësh, që shoqëria dhe ligji i etiketoi abuzuesi dhe viktima. “Zogu i Zi” është një pjesë e tmerrshme teatrore, thellësisht shqetësuese, emocionalisht e brishtë që të lë pa frymë dhe të prekur. Pjesa ka poezi të brendshme dhe shoqërohet me tërbim, frikë dhe të panjohura. Në thelb vepra teatrore “Zogu i Zi”, fton që shoqëria të dialogojë për sa i përket çështjeve të nxehta duke përfshirë kufijtë ligjor si dhe pozicionin human në botën moderne. Skenograf në vepër është Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, koreograf Graciano Tagani, as/ regjisor Marsel Greva.
SPORT
14 E mërkurë, 13 NENTOR 2019 Sulmuesi i talentuar ka treguar emocionet e grumbullimit të parë me kombëtaren tonë
N
jë nga risitë e radhës së kombëtares sonë për dy ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës, është Florian Kamberi. Sulmuesi që luan për Hibernian në Skoci, zgjodhi të përfaqësojë kuqezinjtë, para Zvicrës dhe Kosovës, ndërsa në konferencën për shtyp të ditës së sotme tregoi edhe arsyet e këtij vendimi. Si ju kanë pritur te Kombëtarja dhe pse zgjodhët Shqipërinë? Çunat më kanë pritur shumë mirë dhe seancat stërvitore kanë shkuar vërtetë mirë. Kuptohem mirë me të gjithë dhe më kanë qëndruar pranë e mbajtur afër. Kam pasur kontakte me Shqipërinë, Kosovën dhe Zvicrën, por kuqezinjtë janë treguar më të interesuar dhe e kam pasur të lehtë që të zgjedh ata. Si qëndron e vërteta e kontakteve tuaja me Kosovën e Zvicrën? Unë e pata sqaruar që në fillim, se pikë së pari dua që të stabilizohem në një klub dhe pastaj do zgjedh, ndonëse isha i hapur për të tre opsionet. Pasi kalova një
Kamberi: Zgjodha Shqipërinë, sepse më donte më shumë se Kosova dhe Zvicra
vit te Hibernian, pashë që Shqipëria u interesua më shumë dhe vendosa të zgjedh kuqezinjtë. A jeni gati dhe në formë për të debutuar? Jam gati dhe në formë mjaft të
MBROJTËSI
mirë. Shpresoj të luaj në këto takime. Me dokumentet merren njerëz të tjerë, unë përgjigjem vetëm në fushë dhe jam në formë. Mendoni se mund të përshtateni me skemat e Rejës?
Nuk kam folur akoma me Rejën dhe do ta bëj këtë më vonë, por ai luan me 3-5-2 dhe unë ndihem më mirë me skemën me dy sulmues përpara. Sulmuesi dha një intervistë edhe për “edinburghneës”, disa
orë para konferencës së kombëtares duke shprehur emocionet e këtij grumbullimi: “Do të jetë diçka e madhe që të luaj në këto dy ndeshje dhe të lë përshtypje te trajneri dhe stafi drejtues. Çdo ndeshje me kombëtaren është një privilegj, pavarësisht se kë ke kundërshtarë. Një ndeshje ndaj kampionëve të Botës, Francën e bën edhe më tërheqëse. Zgjedhja e Shqipërisë? Nuk isha në pritje të ndonjë vendi në veçanti. Kam qenë në kontakte me Zvicrën, Kosovën dhe Shqipërinë. Fillimisht doja të fokusohesha që të luaja me klubin tim. Tani erdhi koha, Shqipëria shfaqi interes të fortë për mua. Telefonuan disa herë agjentin tim, dhe treguan se më kërkonin dhe kishin nevojë për mua. Treguan besim. Doja të shkoja atje ku doja dhe të luaja për Shqipërinë. Njoh disa prej lojtarëve që ma kanë bërë më të thjeshtë”, u shpreh Kamberi.
SULMUESI
Kosova pa Vedat Muriqin ndaj Çekisë dhe Anglisë
K Memolla: Andorra si Franca, gati të jap kontributin tim në fushë
F
ranca apo Andorra, kjo ka pak rëndësi për mbrojtësin e kombëtares sonë Hysen Memolla. Mbrojtësi u shpreh i gatshëm për të dhënë kontributin e tij nëse trajneri Reja do t’i besojë në dy sfidat e radhës. “Ne kemi objektivat tona dhe ndonëse kemi thuajse zero shanse për kualifikim, sërish duam të japim maksimumin dhe të fitojmë. Pavarësisht kë kemi përpara, Francën apo Andorrën, ne duhet të japim maksimumin në fushë. A jeni gati për të luajtur në këto dy ndeshje? Vendimet i merr trajneri, por nëse vendos që unë të luaj, jam gati të bëj maksimumin për të ndihmuar shokët dhe skuadrën. Ju tremb konkurrenca, pasi ka edhe dy lojtarë të tjerë në krahun e majtë? Konkurrenca është shumë e mirë, pasi të motivon të japësh më shumë edhe në stërvitje dhe të ndihmon të zhvillohesh edhe më shumë. Sa më shumë të jemi, aq më shumë opsione ka trajneri dhe të tre që jemi këtë herë në grumbullim, jam i bindur që jemi gati të japim maksimumin. Të gjithë duam të shënojmë gol për kombëtaren, por unë më shumë jam i përqendruar më tepër të jap maksimumin. Më shumë më intereson fitorja e skuadrës, sesa goli im, por ideale do të ishte të shënoja dhe të fitonim. A keni karakteristikat e duhura për të luajtur në krahun e majtë, në skemën 3-5-2 të R ejës? Rejës? Mendoj që mund të ndihem mirë, për karakteristikat që kam. Në stërvitje mendoj se e kam interpretuar mirë, por duhet të shohim në fushë. Kam provuar një skemë të tillë me Panuccin, por duhet të shoh si mund të përshtatem tani me Rejën, ndonëse mendoj se karakteristikat i kam.
osova do të luajë një sfidë mjaft të rëndësishme të rëndësishme të enjten në mbrëmje, në transfertë ndaj Republikës Çeke, takim që do të vendosë shumë sa i përket shpresave për kualifikim të “Dardanëve” në Europianin e 2020-ës. Trajneri Bernard Challandes ka marrë një lajm tronditës paraditen e sotme, pasi sulmuesi kryesor i skuadrës Vedat Muriqi, nuk do të jetë gati për këtë takim. Sulmuesi i Fenerbahce u dëmtua në një ndeshje të kampionatit turk dhe dje u stërvit veçmas shokëve të skuadrës, por sot u konfirmua se nuk mund t’ia dalë si për takimin ndaj Çekisë, ashtu edhe atë ndaj Anglisë. Kosova renditet në vendin e tretë, me një pikë më pak se Republika Çeke, ndërsa do t’i duhet fitorja në sfidën e të enjtes, për të mbetur në garë për kualifikim.
SHKODRANI
Elseid Hysaj mbetet ëndrra e madhe e Romës
N
ëse trajneri i Romës, Fonseca, luan thua jse me të njëjtën formacion çdo javë, një pjesë të mirë të fajit për këtë shkon te dëmtimet e shumta, dhe numri i vogël i futbollistëve që ka në dispozicion. Ideja e strategut portugez është që ekipi të bëjë ndërhyrje në merkato që në muajin janar, dhe për këtë arsye ka pasur edhe një bisedë me drejtuesin Petrachi. Ky i fundit ndërkohë ka bllokuar Elseid Hysaj që në verë, por nuk po arrin që të bindë drejtuesit e skuadrës së Napolit. De Laurentiis as që ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesa e tij prej 25 milionë eurosh, një shifër që vështirë se do të paguhet nga verdhekuqtë. Shumë do të varet edhe nga Florenzi, pasi në rast se ai do të largohej, atëherë presioni për të marrë Hysajn, do të shtohej edhe më shumë. Shkodrani ndërkohë nuk kërkon të ndahet keq me Napolin, pasi një gjë të tillë mund ta kishte bërë që në verë.
SPORT
15 E mërkurë, 13 NENTOR 2019
Mbrojtësi ka falënderuar trajnerin Reja për debutimin ndërkohë që ka rrëfyer aventurën fantastike te Verona
Kumbulla për “Sky Sport”: Ndihem edhe italian, por luaj për Shqipërinë!
PORTIERI
Nga Rozalb Lika
K
onsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Seria A dhe është një titullar i padiskutueshëm te Verona. Po flasim për Marash Kumbullën, i cili ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane shpesh herë këtë sezon. Së fundmi mbrojtësi i kombëtares sonë, i cili mungon në grumbullimin e radhës për shkak dëmtimi, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”. “Tani jam më mirë, kam pasur një problem të vogël, por asgjë serioze. Po bëj terapitë dhe shpresoj që të kthehem në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë erdha te Verona kur isha vetëm 8 vjeç, kam kaluar në ekipet zinxhir, dhe tani jam në ekipin e parë. Jam shumë i lumtur që kam dhënë kontributin tim. Mendoj se çdo kush e ka ëndërr të luajë në Serie A, dhe unë ia arrita. Kam bërë tifo për këtë klub që kur ka qenë i vogël, kështu që kjo që unë po kaloj tani ka qenë edhe ëndrra ime. Prindërit e mi janë shqiptarë dhe
I pazëvendësueshëm, Strakosha është lojtari më besnik i Inzaghit
kanë jetuar këtu në Itali për më shumë se njëzet vjet, ndjehem si italian po ashtu edhe shqiptar, por padyshim edhe më shumë shqiptar sepse luaj edhe për kombëtaren. Reja më tha që më kishte parë shpesh që të luaja madje edhe në fazën parasezonale dhe se i pëlqente mënyra se si
CR7
luaja, kështu që më thirri sepse donte të më shikonte nga afër. E falënderoj për këtë debutim dhe shpresoj që të mund të marrë kënaqësi edhe nga kombëtarja. Mbrojtja më e mirë e kampionatit? Është meritë e trajnerit, edhe nëse interpretuesit ndryshojnë, rezultati nuk ndryshon.
E kam mbështetur Veronën që fëmijë, ndaj dhe ajo që po kaloj tani është një ëndërr. Koha e lirë? Më pëlqen të shikoj filma dhe seriale televizive, që të dalë me të dashurën time, ose të qëndroj me familjen. Mbrojtësi më i fortë i të gjitha kohërave? Maldini”, deklaroi Kumbulla.
Thomas Strakosha është futbollisti më i rëndësishëm për trajnerin Simeone Inzaghi. Portieri i kombëtares sonë është lojtari që është aktivizuar më shumë këtë sezon nga trajneri i Lazio, duke luajtur në total 1440 minuta. Një tjetër konfirmim që strategu italian ka shumë besim te vlerat e talentit shqiptar, i cili si gjithmonë është bërë protagonist edhe këtë sezon me disa pritje spektakolare. Këtë sezon Strakosha ka luajtur titullar edhe në të gjitha ndeshjet e Europa League, pasi trajneri Inzaghi nuk ka kërkuar që të rrezikojë me ndonjë portier tjetër. I vetmi që i afrohet disi është mbrojtësi Francesco Acerbi, i cili nuk e njeh pankinën që nga viti 2013, teksa këtë sezon ka luajtur 1420 minuta në total mes Seria A dhe Europa League.
VLERËSIMET
Futbollistët shqiptarë nuk janë vetëm për numër në Seria A, ata spikasin
F Ronaldo s’ka asnjë problem, stërvitet rregullisht te Portugalia
C
ristiano Ronaldo mori pjesë në seancën e parë për ko mbëtaren portugeze në prag të dy ndeshjeve kuali fikuese ndaj Lituanisë dhe Luksembugut. Sulmuesi doli nga fusha e lojës në duelin ndaj Milanit në fillimin e pjesës së dytë. Pas zëvendësimit nga Sarri gjatë Juventus-Milan e justifikuar me “probleme fizike në ditët e mëparshme”, kampioni luzitan është stërvitur rregullisht me Kombëtaren e Santos në prag të dy ndeshjeve kualifikuese në Euro 2020 kundër Lituanisë e Luksemburgut. Ronaldo ka punuar pa limite ngarkese, bashkë me shokët dhe me një humor të mirë, sipas asaj që tregon shtypi portugez. Kampioni i Juventus, i dalë në fillim të pjesës së dytë në Juve-Milan sepse nuk ishte në formën më të mirë fizike, ka zbritur në fushë në pjesën e stërvitjes së Portugalisë që Fernando Santos ka lënë të lirë për shtypin. I pyetur në lidhje me gjendjen e CR7, sulmuesi Gonçalo Paciencia tha: “Nuk e di nëse është gati, nuk kam një diplomë në mjekësi, por duket që është mirë. Gjëja më e rëndësishme është që është këtu, sepse është më i miri në botë”, shtoi ai për “A Bola”.
utbollistët shqiptarë nuk janë vetëm për numër në Seria A, madje ata janë mes më të spikaturëve. Por tali i njohur “tuttomercatoëeb”, duke përfituar nga ndeshjet e kombëtareve ka publikuar një renditje me futbollistët më të mirë deri më tani. Pjesë e saj janë edhe Marash Kumbulla dhe Eterit Berisha. 24 – MARASH KUMBULLA (Hellas Verona) nota 6,44 Lider i mbrojtjes së një prej reparteve më të mira të Seria A. Surprizues impakti i tij me kampionatin, duke pasur parasysh rolin e pakët në sezonin e kaluar. Ai ka bindur trajnerin Juriç që në stërvitjet parasezonale dhe tashmë është shpërblyer. Shqipëria ka nuhatur talentin e Kumbullës dhe ia ka marrë Italisë. Kështu, në 14 tetor bëri edhe debutimin me ngjyrat e Kombëtares Ndeshje: 9. Gola: 1. Minuta të luajtura: 716 22 – ETRIT BERISHA (SPAL) nota 6,46 Humbi sfidën e tij në Bergamo, teksa trajneri Gasperini i besoi më shumë Gollinit. Skuadra e tij Spal, është më
shumë se kurrë në vështirësi, por kontributi i portierit shqiptar është i pashpjegueshëm deri më tani. Fantastik në ndeshjen ndaj Juventusit, kur arriti që të merrte notën 8 edhe pse skuadra e tij u mund. Ndeshje: 12. Gola të pësuar: 18. Minuta të luajtura: 1080
BAYERN MUNICH
Zbulohen 7 disidentët që kërkuan shkarkimin e trajnerit Niko Kovac
B
ayerni Munich vendosi të shkarkonte trajneri Niko Ko vac pas humbjes ndaj Hoffenhaim, teksa zërat për largimin e tij qarkullonin prej kohësh. Presidenti i Bayernit, Uli Hoenes, i ndikuar nga disa futbollistë vendosi që të shkarkonte trajnerin kroat. “Kishte disa rryma në dhomat e zhveshjeve që donin ndryshimin e trajnerit. Drejtuesit reaguan në përputhje me rrethanat”, pati deklaruar ai. “Sport Bild” ka identifikuar listën e futbollistëve të pakënaqur që donin largimin e trajnerit Niko Kovac. Për shumë tifozë një nga deklaratat e trajnerit Niko Kovac nuk u prit aspak mirë. “Nuk mund të shkohet me 200 në orë me një makinë që maksimumi jep 100”. Manuel Neuer, Thomas Muller, Joshua Kimmich, Robert Lewandowski, Thiago Alcántara dhe Javi Martínez ishin 7 futbollistët e pakënaqur me trajnerin Niko Kovac.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
16 E mërkurë, 13 NENTOR 2019
TAKIMI
Presidenti Meta takon Macron: Bashkëpunimi me Francën, i rëndësishëm për të ardhmen europiane
P
residenti i Republikës, Ilir Meta, teksa ndod het në Paris për të marrë pjesë në Forumin për Paqen, është pritur në një takim nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti shkruan se bashkëpunimi me Francën është shumë i rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës,
Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane!”shkruan kreu i shtetit në Facebook.
FRANCË
Presidenti Meta merr pjesë në punimet e Forumit të Parisit për Paqen
P
residenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, që organizohet nën kujdesin e Presidentit francez, Emmanuel Macron. Ky Forum i dialogut politik të nivelit të lartë synon forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh në dobi të paqes dhe sigurisë. Forumi i Parisit për Paqen është një platformë e shkëlqyer për shkëm-
bimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota. Presidenti Meta pati mundësi për të biseduar me homologë, mbi sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tij europiane. Kreu i Shtetit i dhuroi Forumit, portretin e Shenjtores Nënë Tereza, simbol i përkushtimit, devotshmërisë dhe sakrificës për një botë të drejtë, në paqe dhe në shërbim të njerëzve në nevojë.
Presidenti Meta takohet me Kancelaren e Austrisë, Brigitte Bierlein
“Mirënjohje Austrisë për kontributin në integrimin e Shqipërisë”
N
ë kuadër të pjesëmar rjes në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua dje me Kancelaren e Austrisë, Brigitte Bierlein. Të dy
bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me marrëdhëniet tradicionale historike dhe shumë miqësore e të bashkëpunimit prej dekadash mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe
theksuan nevojën e forcimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të tyre në të ardhmen. Presidenti Meta e falenderoi Kancelaren Bierlein për mbështetjen e vendosur dhe pa rezerva që Austria vijon t‘i japë procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe së ardhmes europiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Përherë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të Austrike mike për pavarësinë e Shqipërisë dhe për mbështetjen e fortë e të vendosur në kuadër të procesit të integrimit në BE. Të përbashkëtat historike, kulturore dhe njerëzore inkurajojnë rritje të mëtejshme të bashkëpunimit
midis dy vendeve tona, në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, - u shpreh Presidenti Meta. Gjatë bashkëbisedimit, Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv në shkëmbimet ekonomike dhe tregtare dypalëshe, si dhe theksoi rëndësinë e rritjes së
investimeve austriake në Shqipëri. Presidenti Meta gjithashtu çmoi asistencën austriake në edukimin profesional, duke kërkuar që eksperienca e shkëlqyer e Shkollës së Mesme Profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër, të shtrihet edhe më gjerë në vendin tonë.