www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 220 (8351)
E diel, 16 Shtator 2018
Çmimi 30 Lekë
Gjatë viteve të fundit në historinë e sulmeve mes dy kampeve politike pjesa më interesante është e bixhozit. Kemi të bëjmë me një biznes që xhiron miliarda lekë. Vetëm në vitin 2017 shqiptarët kanë shpenzuar 148 milionë dollarë në lojërat e fatit
Bixhozi, PS-PD sulme dhe akuza
Selia blu: Kryeministri dhe ministri Brendshëm përfitojnë nga lojërat e fatit. Edi Rama reagon me Drejtorin e Komunikimit në Qeveri, Endri Fuga: Akuzat janë shpifje. Kompanitë që denoncon opozita janë licensuar gjatë qeverisjes së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës FAQE 3
Kryeministri Edi Rama bekon Presidenti Meta: Rinia me guxim dhe kurajo të udhëheqë fluturimin e parë të "Lasgushit" proceset demokratike
Në foto: Presidenti Ilir Meta
FAQE 24
PROJEKTI VUÇIÇ-THAÇI
Kroacia lobim në Amerikë: Jo ndryshim kufijsh në Ballkan FAQE 14
REPORTAZH
Gazeta më e madhe në Itali: Vizitoni mrekullitë e Veriut të Shqipërisë FAQE 4
Në foto: Kryeministri Edi Rama, dje në ceremoninë e inaugurimit të kompanisë "Air Albania" dhe FAQE 24 fluturimit të parë të avionit që mban emrin e poetit Lasgush Poradeci
ÇËSHTJA ÇAME
Shpëtim Idrizi: Kemi kundër Greqinë dhe qeverinë “Rama”
VIZITA NË SHKUP
Basha, thirrje shqiptarëve në Maqedoni: Votoni pro referendumit
DENONCIMI
Vasili: Prokuroria të hetojë përfshirjen e Albcontrol në aferën "Air Albania"
FAQE 5
FAQE 4
FAQE 7
POLITIKE
2
E diel, 16 SHTATOR 2018
Drejtori i Komunikimit në Kryeministri i përgjigjet akuzave të PD-së: Shpifje dhe baltë të gjitha akuzat që dalin nga selia blu
D
rejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, i ka kthyer përgjigje akuzave të artikuluara prej dy ditësh nga selia blu. Ndërsa të djathtët akuzojnë vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama dhe atë të ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn se fshihen pas kompanive të basteve dhe zotërojnë tregun e lojërave të fatit, Fuga thotë se situata është krejt ndryshe. Sipas tij, kompanitë që përmend PD-ja i kanë marrë licencat në kohën e Berishës dhe Bashës. Drejtori i komunikimit i kryeministrisë vijon duke theksuar se në fund të këtij viti nuk do të ketë më asnjë kompani lojrash fati brenda territorit të qyteteve, si sanksionohet në ligj. Sipas Fugës numri i kompanive që operonin në kohën kur demokratët ishin në pushtet sot është përgjysmuar, ndërsa të ardhurat në buxhetin e shtetit për shkak të tyre janë dyfishuar, sipas tij. Kompanitë për të cilat opozita baltos qeverinë, vijon ai, kanë rinovuar licensat e tyre gjatë viteve kur në pushtet ishte Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Drejtori i Komunikimit pranë Kryeministrisë njofton se qeveria do t’i japë një zgjidhje përfundimtare kësaj industrie dhe se shumë shpejt do të ketë gati një projekt të ri ligjor për kufizimin e tyre.
Lojërat e Fatit, Fuga: Kompanitë i morën licencat në kohën e Berishës e Bashës
“Partia Demokratike vazhdon avazin e vjetër dhe të dëshpëruar të baltosjes së përditshme. Prej dy ditesh akuzon në hava, pa dhe as edhe një fakt të vetëm, vëllain e Kryeministrit dhe atë të Ministrit të Brendshëm, për favorizim të kompanive të basteve dhe lojërave të fatit. Së pari, asnjë familjar i Kryem-
inistrit apo Ministrit të Brendshëm nuk ka asnjë lidhje me kompanitë e basteve apo atyre që bëjnë monitorimin e basteve online, siç shpif PD-ja. Së dyti, në datë 31 dhjetor të këtij viti, duke mbajtur zotimin e dhënë dhe të sanksionuar në ligj si afati i fundit për kompanitë, nuk do të ketë më asnjë
kompani lojrash fati brenda territorit të qyteteve. Së treti, nëse gjatë qeverisjes së PD-së ekzistonin 40 kompani të tilla dhe arkëtoheshin nga shteti 37 milionë dollarë, sot numri i kompanive është përgjysmuar dhe të ardhurat në buxhet nga aktiviteti i tyre janë pothuajse dyfishuar.
Së katërti, kompanitë për të cilat opozita baltos qeverinë kanë rinovuar licencat e tyre ose kanë marrë licenca të reja, gjatë viteve kur në qeveri ishte Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Qeveria shqiptare është e angazhuar për të dhënë një zgjidhje përfundimtare edhe për industrinë e basteve dhe shumë shpejt, do të jetë gati projekti i ri ligjor i kufizimit të fortë të tyre. Nga PD nuk presim dot asgjë tjetër. Por kemi të drejtë të presim që më në fund mediat që i pasqyrojnë këto shpifje apo përgënjeshtrime, të bëjnë mundësisht punën e tyre dhe të verifikojnë kush gënjen në këtë mes. Ndërkohë Kryeministri dhe qeveria do të vijojnë të punojnë me të gjithë vëmendjen për njerëzit, pa humbur kohë dhe energji në rrugën e vjetër të baltës ku opozita zvarritet e përpiqet papushim të zvarrisë vetë Shqipërinë”- u shpreh dje në reagimin e tij, Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga.
PARTIA DEMOKRATIKE VIJON AKUZAT PËR LIDHJET E QEVERISË ME KOMPANITË E BASTEVE
Lojërat e fatit, Alibeaj: Pas bixhozit qëndron vëllai i ministrit Xhafaj
N
jë ditë pas publikimit të dokumentave zyrtare që tregojnë se dy pronarët e një kompanie që organizon lojra fati, janë ish-të dënuar për narkotrafik dhe anëtar në organizatën kriminale në të cilën bënte pjesë vëllai i Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, i dënuar për shkak të këtyre akuzave nga gjykatat italiane. Demokratët vijuan denoncimin e tyre përmes deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj. “I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të tjerë të bandës, të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj, ia ka dalë që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të të vëllait Fatmir Xhafaj, të zgjerojë aktivitetin e kompanisë së basteve me shtimin e 2176 pikave të reja në të gjithë Shqipërinë”- u shpreh Alibeaj. Për demokratët është vëllai i ministrit të brendshëm, e për rrjedhojë vetë ky i fundit, përfituesi i rritjes së biznesit të ish-anëtarëve të banës së tij. “Kompania e basteve, prapa të cilës qëndron vëllai i Ministrit të Brendshëm ka rritur fitimin në
mënyrë të frikshme në 4 vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Siç tregohet në grafik, nga një kompani me të ardhura jodomethënëse për një biznes bastesh, kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017”- u shpreh deputeti i PD-së. Është kjo pasuri që detyron kryeministrin dhe ministrin e brendshëm të refuzojnë vettingun për politikanët, sipas selisë blu, duke theksuar se kontrollin që po kalojne gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe vartësit
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
e ministrit të brendshëm në policinë e shtetit duhet ta kalojë edhe çdo politikan. Dy ditë më parë deputetët e PD-së Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku denoncuan atë që e quajnë aferë të qeverisë me lojërat e fatit. Duke iu referuar vendimit të gjykatës italiane për të dënuar vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agronit si pjesëtar të një organizate kriminale në Itali, Alibeaj përmendi edhe emrat e Besnik e Gramoz Muratajt. Ai tha se ata rezultojnë të dënuar në Itali dhe i etiketoi si pjesëtarë të bandës së Agron Xhafajt. Por pavarësisht kësaj tha Alibeaj ligji antimafia nuk ka vepruar për këta dy persona, që rezultojnë të jenë pronarë të dy kompanive të basteve në Shqipëri. NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 16 SHTATOR 2018
Gjatë viteve të fundit në historinë e sulmeve mes dy kampeve politike pjesa më interesante është e bixhozit. Kemi të bëjmë me një biznes që xhiron miliarda lekë. Vetëm në vitin 2017 shqiptarët kanë shpenzuar 148 milionë dollarë në lojërat e fatit
Bixhozi, PS-PD sulme dhe akuza
Selia blu: Kryeministri dhe ministri Brendshëm përfitojnë nga lojërat e fatit. Edi Rama reagon me Drejtorin e Komunikimit në Qeveri, Endri Fuga: Akuzat janë shpifje. Kompanitë që denoncon opozita janë licensuar gjatë qeverisjes së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës
Prej dy ditësh Partia Demokratike ka nisur një fushatë denoncimesh ndaj familjarëve të kryeministrit, Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Konkretisht, PD pretendon se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm janë dy emrat që qëndrojnë pas biznesit të lojërave të fatit. Emrat e Olsi Ramës dhe Xhafajt zyrtarisht nuk figurojnë në asnjë prej kompanive të kumarit në vend, por Partia Demokratike thotë se 4 nga pesë kompanitë më të mëdha në vend administrohen nga njerëz të vëllezërve të dy zyrtarëve të lartë. Në denoncimet e partisë më të madhe në opozitë theksohet se gjatë 5 viteve të fundit mazhoranca, nën orientimin e Edi Ramës ka miratuar ligje që kanë favorizuar kompanitë e lidhur me të afërmit të tyre. Si provë për këtë, PD paraqet dhe bilancet e kompanive që janë shtuar me disa miliona euro fitime. Deklaratat e PD që përfshijnë direkt kryeministrin dhe ministrin më të rëndësishëm të qeverisë, ndryshe nga akuzat e tjera këtë herë kanë sjellë dhe reagimin e Kryeministrisë. Endri Fuga, Drejtor i Komunikimit në Qeveri dhe këshilltari i Kryeministrit u është përgjigjur dje akuzave të selisë blu me një deklaratë publike. Këshilltari i kryeministrit i cilëson deklaratat e PD si "avazi i vjetër i shpifjeve", ndërsa shton se nuk ka asnjë lidhje mes të afërmeve të kryeministrit apo ministrit të Brendshëm me biznesin e lojërave të fatit. Fuga thotë se
kompanitë e basteve që PD përmend si të lidhura me qeverinë, në fakt janë licensuar si operator të rregullt në treg në kohën kur qeveria drejtohej nga demokratët. "Asnjë familjar i Kryeministrit apo Ministrit të Brendshëm nuk ka asnjë lidhje me kompanitë e basteve apo atyre që bëjnë monitorimin e basteve online, siç shpif PD-ja. Nëse gjatë qeverisjes së PDsë ekzistonin 40 kompani të tilla dhe arkëtoheshin nga shteti 37 milionë dollarë, sot numri i kompanive është përgjysmuar dhe të ardhurat në buxhet nga aktiviteti i tyre janë pothuajse dyfishuar. Kompanitë për të cilat opozita baltos qeverinë kanë rinovuar licencat e tyre ose kanë marrë licenca të reja, gjatë viteve kur në qeveri ishte Sali Berisha dhe Lulzim Basha",- deklaroi dje Endri Fuga. Skema e akuzave hidh dhe prit nga opozita dhe qeveria është e njohur.
Pas çdo akuze me synime politike vjen një reagim po me prapavijë politike. Në denoncimin e PD thuhet vetëm se pronarët e bizneseve të lojërave kanë miq vëllezërit e zyrtarëve dhe këta të fundit kanë ndikuar të kryeministri dhe ministri për favore. Që kjo të merret si e vërtetë më shumë se deklarata nga selitë e partive duhen dokumente që faktojnë lidhjet e pretenduara apo mohimin. Gjatë viteve të fundit, në historinë e sulmeve mes dy kampeve politike pjesa më interesante është kjo e bixhozit. Kemi të bëjmë me një biznes që xhiron miliarda lekë. Vetëm në vitin 2017 shqiptarët kanë shpenzuar 16.2 miliardë lekë ose 148 milionë dollarë në lojërat e fatit. Është një industri që për nga niveli i fitimit mund të krahasohet vetëm me "biznesin" e drogës apo veprave të tjera të jashtëligjshme. Në menaxhimin e këtij sektori jo rrallë herë
janë zbuluar dhe skema të pastrimit të parave. Ndërkohë që teksa biznesi lulëzon me miliarda lekë nëpër duar të dyshimta, politika nuk ka qëndruar asnjëherë larg tij. Madje interesat e një pjese të politikës, nga të gjitha qeveritë, kanë qenë të lidhura ngushtë me emra biznesmenësh, kompani lojërash fati dhe ligje të veçanta që janë sponsorizuar në Kuvend. Të gjitha palët politike me dinakarëri e kanë mbajtur jashtë vëmendjes publike për shumë vite debatin për lojërat e fatit, fitimet e fshehura dhe problemet sociale që sjellë në vend kumari. Në Kuvend nuk kanë munguar dhe aleancat e fshehta politike për të lobuar për ligje të veçanta që mbrojnë kompani me lidhje nga të dy kampet. Arsyeja është e thjeshtë, në biznesin e kumarit ka lekë për të gjithë dhe sherri politikë nuk ja vlen në krahasim me fitimet që merren. Ndaj dhe sherri i fundit duket si pjesë e një lojë bixhozi mes dy kampeve kryesore politike. Para vitit 2013 ishin deputetët e PS ata që akuzon Sali Berishën dhe djalin e tij për lidhje me lojërat e fatit. Asnjë herë akuzat e partisë së Ramës nuk u verifikuan nga gjykatat apo publikisht pas ardhjes së PS në pushtet. Sot PD duket se po i kthen dorën e letrave në bixhozin politik duke akuzuar Edi Ramën dhe vëllanë e tij. Është e njëjta skemë dhe e njëjta lojë që do të vazhdojnë derisa askush nga palët nuk e ka seriozisht për të bërë një transparencë të plotë të biznesit më fitimprurës në vend. Q. Xhani
POLITIKE
4
E diel, 16 SHTATOR 2018
Kreu i PD, vizitë në Shkup: Vota me 30 shtator për Maqedoninë në NATO dhe për të ardhmen e sigurtë euroatlantike të Maqedonisë dhe mbarë rajonit.
Basha: Shqiptarët në Maqedoni të votojnë për BE-në dhe NATO-n K
ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi dje një vizitë në Maqedoni ku u takua me të gjithë lidershipin shqiptar. Zhvillimi i referendumit në 30 Shtator ishte temë qendrore e bisedimeve të Basha. Ai u prit nga kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, kryetari i Partisë Aleanca e Shqiptarëve, Ziadin Sela, si dhe nga kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Në takimet me krerët e politikës shqiptare në Maqedoni, Basha vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për të votuar në referendumin e 30 shtatorit ç’ka do t’i hapë rrugën anëtarësimit të Maqedonisë në NATO por edhe të garantimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan. “Kam ardhur të ndaj me kënaqësi qendrimin e përbashkët të të gjithë forcave politike të shqiptarëve në Maqedoni. Liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, miku im Ali Ahmeti, e tha qartë dhe shkoqur. Mesazhi i tij, i cili rezonon sot anembanë Maqedonisë pranë qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, është mesazhi i stabilitetit, i paqes, i sigurisë dhe i të ardhmes së sigurtë të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj si anëtare e aleancës më të madhe më të fuqishme politike dhe ushtarake në botë, aleancës së NATO-s dhe si prolog i anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian”,- tha Basha në prononcimin e dhënë për mediat pas takimit me Ali Ahmetin. Kreu i PD shtoi se në këtë vizitë
së Shqipërisë na dha forcë e na inkurajoi për një proces shumë të rëndësishëm. E informova mbi organizimin tonë, mbi rrjedhën e zhvillimeve në vend. Në 30 shtator vendoset për paqen, për stabilitetin, për sigurinë. vendoset mbi ardhmërinë për vendin tonë. Është një moment historik që nuk përsëritet dhe tërësisht për këtë angazhim z Basha na dha përkrahjen e fortë që ne të vazhdojmë me përkushtim që vendi ynë të jetë anëtar i plotë në NATO, të jetë anëtar i plotë në Bashkimin Europian. ishte mes shqiptarëve të Maqedonisë në emër të Partisë Demokratike. “Partia Demokratike ka një porosi apo një këshillë, një mesazh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë e në veçanti për bashkëkombasit tanë shqiptarë, të dalin masivisht e të marrin pjesë masivisht të gjithë në referendumin e 30 shtatorit dhe të hedhin votën e tyre për Maqedoninë në NATO dhe për të ardhmen e sigurtë euroatlantike dhe europiane të Maqedonisë dhe mbarë rajonit”,- tha Lulzim Basha.
Pas takimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se kreu i PD-së në Shqipëri ka dhënë mesazhe të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë në këto ditë vendimtare. “Kisha kënaqësinë të bëj një takim me mikun tim, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, me ç’rast nga zemra me rrjedh që miqtë e vërtetë në ditë të rëndësishme takohen e bashkëbisedojnë kokë me kokë për zhvillime, aq më tepër në këto ditë të rëndësishme ku kryetari i PD-së
dhe me 30 shtator vendoset jo vetëm për një Maqedoni stabile por për një rajon shumë më të sigurtë, si për popujt që jetojnë këtu ashtu edhe vendet rajonit të Ballkanit Perëndimor”,tha Ali Ahmeti. Kreu i BDI-së theksoi dhe një herë rëndësinë që ka për shqiptarët e Maqedonisë rezultati i referendumit të 30 shtatorit. “Me 30 shtator nuk është një referendum i thjeshtë. Me 30 shtator nuk votohet thjeshtë për një marrëveshje të arritur mes dy vendeve ku zgjidhet një problem gjysëm shekullor.
Me 30 shtator votohet për ardhmërinë e vendit tonë. Në 30 shtator votohet për më shumë paqe, stabilitet dhe siguri dhe kjo arrihet duke qënë anëtar në NATO dhe në BE. Kjo do të thotë se 30 shtatori është ditë historike për ne. Ditë e papërsëritshme. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të vetëjdishëm se vendoset për faqet e tyre pavarësisht se kujt komuniteti dhe feje ata i takojnë. Ditë historike dhe asnjë nuk duhet të hezitojë por të dalin e të votojnë për të ardhmen e vendit tonë”, deklaroi Ali Ahmeti.
POLITIKE
5
E diel, 16 SHTATOR 2018
Kreu i PDIU-së shpjegon arsyet që çuan në prishjen me Ramën: Mazhoranca na “goditi” në zgjedhje
K
ryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka folur për largimin nga Partisë Socialiste si dhe kalimin në opozitë me PD-në, LSI-në, por edhe me PBDNJ-në e Vangjel Dules. Në një intervistë në News24, Shpëtim Idrizi tha se do të takohet sot me Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se nuk e ka problem se në koalicionin e opozitës është edhe PBDNJ-ja e Vangjel Dules. “Unë do takohem nesër (sot) me Bashën. Unë mendoj se për herë të parë ky vend duhet të ketë një të djathtë solide. Populli duhet të thotë në votime që unë nëse votoj për të djathtën të votoj për më pak taksa etj etj. PDIU ka qenë një parti e konsoliduar. Ju e dini që ne kemi fituar edhe bashki dhe do fillojmë një organizmi brenda partisë dhe për ta bërë gati për sfidat elektorale. Ne vlerësojmë kontributin e të gjithëve në opozitën e bashkuar dhe nuk është problem se është edhe PBDNJ me opozitën. Ne po bëjmë një aleancë me PD dhe më pas do kërkojmë një marrëveshje me të gjithë aleatët. Në asnjë rast nuk kam konvencionuar interesa personale. Ne nuk kemi asnjë problem me kauzën e Vangjel Dules, sic është edhe çështja e Çamërisë. Ne e kemi konfliktin me qeverinë greke, e cila duhet ti hapë rrugën çështjes së Çamërisë. I them Dules, mos u merakos se interesat e Greqisë i mbron kryeministri Edi Rama. Ne nuk e kemi problemin me Vangjel Dulen”- tha kreu i PDIUsë, Shpëtim Idrizi. Prishja me Ramën Në intervistën e djeshme, Idrizi tha se mandatet e PDIU-së janë vjedhur nga kjo mazhorancë gjatë zgjedhjeve, ndërsa PDIU-ja nuk ka qenë pjesë e qeverisjes. Idrizi tha se çështja çame është lënë jashtë diskutimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë. “Flitet për një ikje nga PS . Ne nuk kemi ikur nga askush. Ne nuk jemi pjesë e qeverisjes. Mandatet e PDI janë vjedhur nga kjo mazhorancë. Ne kemi parë një sjellje jo korrekte me PDIU, pra në këtë kuptim ne gjatë gjithë kohës kemi qenë në opozitë dhe të shkojmë zyrtarisht me opozitën. Ne u goditëm nga kjo mazhorancë me mandatin e Tiranës dhe të Fierit. Ne prisnim të zgjidhej çështja çame, ndërsa mes palëve diskutohej nëse duhet të ishte apo jo çështja çame në bisedime. Pra lënia jashtë e çështjes çame është e papranushme. Bushati nuk kërkon të na takojë për çështjen came. Një shtet rrumpallë edhe po të dojë ta marrë baba im pasaportën nuk e arrin dot”- tha Idrizi. Sipas Idrizit, deputetët e PDIU-së që tashmë janë me mazhorancën nuk e kanë ditur as
PDIU në opozitë, Shpëtim Idrizi takon sot Bashën: Nuk kemi asgjë me PBDNJ-në
emrin Çamëri. Ai pranon se edhe ai ka gabuar dhe këtë e sheh tek mos kontrolli i emrave në lista, sepse shton se nuk besonin se do të merrte aq deputetë në zgjedhje. “Kanë një vit, jo vetëm që nuk kanë fol për çështjen çame, por
edhe sot po ti pyesësh se ku janë zyrat, ata nuk i dinë. Pa dallim, që unë kërkoj falje publike. Nuk e kam besuar dhe menduar se kama para vetëm një Greqi, por edhe politikën dhe qeverinë. Si kryetar i PDIU-së, nuk e kam
AMBASADORI AMERIKAN
parë listën të renditur me emrat në vendet e 4-5, sepse nuk e dija se do shkonim këtu. Ky zotëria ka ardhur i katërti. Me thënë të drejtën unë nuk e dija. Unë e di që në kemi qenë shumë të organizuar, por nuk e kam menduar
të shoh listën tek i 4 apo 5, por herë të tjera do ta shoh. Ai zotëria nuk e ka ditur fjalën Çamëri, jam i bindur se janë kanë mësuar ata që kanë qenë përpara, sepse jam i bindu se nuk e dinte. Votat i ka marrë të gjithë mazhoranca. Kjo për herë të parë nuk ishte një merkato, por kësaj here nuk ishte si tregu çam, që e thonin me shaka. Për e rëndësishme ka qenë që në fillim, vëmendja jonë ka qenë me nxjerr mandatet në Tiranë. Do të kishte rëndësi, që krahas këtyre mandateve do të duhet të zgjerohemi dhje kjo ishte e rëndësishme. Nuk kam qenë ndonjëherë i interesuar, sepse do ndaheshim dhe do bashkohesha për këto. I ke parë që këto të flasin për çështjen çame jo asnjëherë, këto minimalisht duhet të heshtin. Ka pasur oferta për persona relevantë. Emra konkret nuk është vendi për t’i thënë. Kam dëgjuar zëra me të drejtë. Ne kemi pasur bashkëpunim me PD dhe PS. Ka zëra që thonë do të dalim të vetëm në zgjedhje, e kemi kërkuar sistemin proporcional kombëtar, nëse do ishte kështu ne do të kishim tani 8 mandate”, tha Idrizi.
KREU I ZGJIDHJA
Në prag të largimit, Donald Lu jep një mesazh të fortë për demokracinë
Kokëdhima: Atë që bëri Rama do ta kishte zili dhe Eskobari!
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka folur për demokracinë si diçka që i bashkon të gjithë, amerikanë dhe shqiptarë. Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Donald Lu ka shpërndarë një mesazh për demokracinë në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në rrjetin social “Facebook”. Në mesazhin e tij, diplomati amerikan u shpreh dje se demokracia është shpesh e mbushur me konflikte dhe polemika por në fund garanton liritë. “Sot është #DitaNdërkombëtareEDemokracisë. Çfarë do të thotë demokraci për ju? Demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë. Është e rrëmujshme. Është e komplikuar. Dhe shpesh është e mbushur me konflikte dhe polemika por, në fund, demokracia na garanton liritë që i konsiderojmë kaq të vyera”, thuhet në mesazhin e ambasadorit në ikje Donald Lu.
Kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka bërë sërish thirrje që qeveria shqiptare të legalizojë kanabisin dhe të ringrejë ekonominë shqiptare. I ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e lajmeve të Syri.net, Kokëdhima tha se atë që bëri Rama në Shqipëri me kartelet e drogës do ta kishte zili edhe vetë Eskobari. Ndërsa shtoi se Shqipëria duhet të marrë shembull vendet fqinje për legalizimin e ekonomisë së kanabisit. “Do ta kishte zili edhe Eskobari këtë lloj karteli që zhvilloi Edi Rama dhe Rilindja në Shqipëri. Zgjidhja ka një tjetër problem, sepse Shqipërisë ju hoq mundësia për të ndërtuar ekonominë legale të kanabisit. Gjithë bota po e zhvillon këtë lloj ekonomie, duke e legalizuar dhe po e zhvillon me ritme të shpejta,. Tregu i kanabisit është një nga tregjet më të përhapura në botë. Edhe fqinjët tanë po zhvillojnë ekonominë e kanabisit. Rama dhe Tahiri udhëhoqën një kartel të madh droge duke përfituar miliona euro ilegalisht, të cilat tashmë janë në dorë të tyre. Nëse nuk bëhet legalizimi i kanabisit dhe nëse brenda këtij viti nuk zhvillohet më kjo ekonomi, atëherë nuk ka për tu zhvilluar më. Duhet të prodhojmë patjetër, alkoolëra, çokollata, ushqime, duhet të prodhojmë gjithçka nga kanabisi”, deklaroi Kokëdhima.
POLITIKE
6
E diel, 16 SHTATOR 2018
Kryeministri Edi Rama inauguron fluturimin e parë të “Lasgushit”, pas 1 muaji do vijë “Migjeni”
“Air Albania” nis fluturimin e parë drejt Stambollit me studentët dhe maturantët e ekselencës
K
ompania ajrore shqiptare “Air Albania” ka nisur mëngjesin e djeshëm fluturimet drejt Stambollit. Fluturimi i parë i testit është bërë nga studentët dhe maturantët e ekselencës, të cilët janë shoqëruar në aeroport edhe nga kryeministri Edi Rama. Inaugurimi i “Air Albania” u bë mbrëmjen e së premtes, ku krahas figurave më të larta të qeverisë shqiptare ishin të pranishëm edhe përfaqësues të qeverisë turke dhe kompanisë “Turkish Airlines”. Sa i takon emërtimeve të avionëve, dy të parët janë emërtuar sipas poetëve Lasgush Poradeci me të cilët studentët e ekselencës kryen paraditen e djeshme fluturimin dhe “Migjeni”, i cili do të vijë pas 1 muaji fluturimeve test në linjën Tiranë-Stamboll. Fluturimi Avioni i parë është një “Airbus 319”, i cili mban ngjyrat e flamurit shqiptar dhe shqiponjën dy krenare. Udhëtarët e parë që fluturuan me avionin e quajtur “Lasgushi”, për nder të poetit të madh Lasgush Poradeci, ishin studentët dhe maturantët e ekselencës, të cilëve iu uroi rrugë të mbarë në këtë udhëtim edhe Kryeministri Edi Rama. Një fillim të mbarë uroi Kryeministri edhe për kompaninë “Air Albania”. “Më vjen shumë mirë që këtë fluturim të parë të muajit të testit të Air Albania e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës. Është një fluturim simbolik ndërkohë që gjatë gjithë muajit do të jenë disa të tillë. Arsyeja se pse na shkoi mendja tek ju është sepse jeni fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe gjithë respektin, dhe njëkohësisht edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë dhe gjithçka. Do thoni ju që atë që e bëni e veten për veten tuaj, kjo as nuk diskutohet që e bëni për veten, për prindërit por forca e shembullit tuaj është një kontribut i jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë. Erdha vetëm që të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur që jeni këmba më e mbarë që mund të gjendej në këtë vend për kompaninë tonë të flamurit. Do të thoni ju që atë që bëni e bëni për veten tuaj, nuk diskutohet që e bëni për vete, për prindërit, por forca e shembullit tuaj është një kontribut i jashtëzakonshëm
për shoqërinë tonë”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë shprehu bindjen se jeni këmba më e mbarë që mund të gjendej në këtë vend për kompaninë tonë të flamurit. Më pas, kryeministri Rama ia dha fjalën një studenteje, të cilën e ka takuar për herë të parë kur mësonte në gjimnazin “Ali Demi”, në Vlorë. “Është studente e ekselencës ka një
ambicie shumë të madhe, por unë nuk jam i autorizuar ta ndaj publikisht atë se çfarë do të bëhet, por i uroj vërtet t’ia dalë dhe me këtë vendosmëri që ka besoj se do ia dalë. Ambicia është shumë e madhe megjithatë jam i bindur se është në rrugën e duhur”, theksoi Rama. Studentja ekselente duke u uruar të gjithëve suksese tha se “më vjen mirë që ne jemi një ogur
i mbarë dhe jemi gjenerata e re, e ardhmja e kësaj Shqipërie. Pas 30, 60 ,90 vitesh uroj që “Air Albania” të rritet sa më shumë si një fëmijë që hedh hapat e para dhe më pas bëhet legjendar dhe një plak i vjetër”. “Dua t’i uroj të gjithëve që avioni “Lasgushi”, të jetë këmba e përjetësisë, siç thotë edhe vetë poezia e Lasgushit”, u shpreh ajo.
FLUTURIMET
““AIR ALBANIA”, FLUTURIM SHTESË I “TURKISH AIRLINES””
PD: Rama po mashtron qytetarët dhe keqpërdori studentët
Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, Partia Demokratike nuk mendon se është nisur dje nga Rinasi një avion i kompanisë “Air Albania”, por një fluturim shtesë i linjës “Turkish Airlines”. Demokratët akuzuan Ramën se po mashtron shqiptarët, po keqpërdor studentët, dhe po jep shfaqje me një kompani që nuk është e licensuar për fluturim me Kodin shqiptar Ajror. Deputeti demokrat Endri Hasa përmes një postimi në facebook shkruan: “Sot nga Rinasi në orën 8.30 nuk u nis asnjë avion i Air Albania, siç gënjeu Edi Rama. Për shfaqjen qesharake të kryeministrit në hall u përdor kompania “Turkish Airlines” TK6888. Të dhënat online nga aeroporti i Rinasit tregojnë se ky është një fluturim shtesë i Turkish Airlines, sepse Air Albania nuk ekziston përveçse në reklamën luksoze të Edi Ramës”- tha deputeti i PD-së.
MARRËVESHJA
“Air Albania” në pronësi të “Air Albania”, tërheq vëmendjen e medias turke “Turkish Airlines”, me kapital
F
luturimi i parë i “Air Albania” ka tërhequr vëmendjen e medias turke. “Kompania e parë kombëtare e fluturimeve e Republikës së Shqipërisë, “Air Albania”, ka realizuar fluturimin e parë simbolik me studentë shqiptarë të ekselencës. Avioni me 80 nxënës dhe studentë u nis në fluturim drejt Stambollit nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, ministra të kabinetit qeveritar të Shqipërisë dhe zyrtarë të tjerë. “Air Albania” është krijuar në partneritet me “Turkish Airlines”. Bordi drejtues i “Turkish Airlines” (THY) njoftoi se ka vendosur të themelojë një kompani sipërmarrjeje të përbashkët me bazë në Shqipëri për të operuar në fushat e transportit të pasagjerëve dhe mallrave”, shkruan agjencia zyrtare turke e lajmeve “Anadolu Agency”. Ndërkohë, seeneës.com shkruan se “Air Albania” do të zhvillojë disa fluturime teste përpara se të fillojë
M
shërbimin e rregullt. “Kryeministri shqiptar, Edi Rama thotë se kjo kompani do të ofrojë fluturime edhe në drejtim të Shkupit, Prishtinës, Podgoricës, Sarajevës dhe Zagrebit si edhe drejt Europës Perëndimore”, thuhet në shkrim. Avioni Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar, u ul në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, të premten pasdite ku u zhvillua edhe ceremonia inauguruese. Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane.
themeltar 800 euro
arrëveshja trepalëshe është miratuar nga qeveria shqiptare më 11 shtator dhe u botua në Fletoren Zyrtare të mërkurën. Marrëveshja thotë se Air Albania do të jetë nën pronësi të “Turkish Airlines”, 49%, kompanisë shtetërore të kontrollit ajror Albcontroll 10% dhe të kompanisë së themeluar në Vlorë MDN Investment në masën 41%. Kompania, sipas vendimit, do të ketë një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh (rreth 800 euro), ndërsa të tre partnerët angazhohen të financojnë shoqërinë brenda pesë ditësh nga themelimi në masën 200 mijë USD. Marrëveshja i jep gjithashtu kompanisë turke Turkish Airlines fuqi disproporcionale administrimi në krahasim me kuotat e aksioneve që disponon ndërsa i jep të drejtën që të propozojë administratorin, i cili duhet të miratohet nga asambleja e ak-
sionerëve. E drejta e propozimit i takon aksionerit turk që ka 49% të aksioneve, pavarësisht se dy aksionerët e tjerë kontrollojnë shumicën e thjeshtë prej 51% të aksioneve së bashku. Administratori i parë i shoqërisë, sipas marrëveshjes së miratuar, do të jetë shtetasi turk Sinan Dilek.
POLITIKE KREU I PDK-së
7
E diel, 16 SHTATOR 2018
NardNdoka:RamaponaeshetErdoganin“përLasgush” D
eputeti i opozitës, njëherësh dhe Kryetar i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka bërë një koment shumë ironik dhe tallës ndaj “shfaqjes me aeroplanë” që dha paraditen e djeshme Kryeministri Edi Rama me inaugurimin e fluturimeve të kompanisë më të re të udhëtimeve, “Air Albania”. Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Ndoka shkruan se Rama po na e shet Erdoganin për Lasgush, duke
ju referuar faktit që “Air Albania”; 49.12% të aksioneve i përkasin Turkish Airlines, 50.88% të aksioneve janë të ndara midis Albcontron (një korporatë në pronësi të shtetit shqiptar) dhe MDN Investment, një kompani private e krijuar “8 ditë para krijimit të Air Albania”. “KM (kryeministri) e shet Erdoganin për “Lasgush”! “Air Albania”; 49.12% të aksioneve i përkasin “Turkish Airlines”, 50.88% të aksioneve
janë të ndara midis Albcontron (një korporatë në pronësi të shtetit shqiptar) dhe MDN Investment një kompani private e krijuar “8 ditë para krijimit të Air Albania”. ???? Ajo çfarë nuk dihet është se sa perqind të aksioneve i perkasin qeverisë shqiptare dhe sa partnerit të saj privat?! ???? Aferë korruptive, e kamufluar, me flamur kuq e zi! ????”- u shpreh dje kreu i PDK-së, Nard Ndoka, në reagimin e tij.
“Ligji për Albcontrol, parashikon që kjo kompani të merret vetëm me menaxhimin dhe sigurinë e trafikut ajror, jo përfshirjen e saj si aksionere në kompani fluturimesh”
K
ryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetimin për përfshirjen e kompanisë shtetërore të kontrollit të trafikut ajror, Albcontrol si aksionere biznesit në kompaninë ajrore “Air Albania”. Vasili argumenton se statuti dhe ligji i themelimit të Albcontrol, parashikon që kjo kompani të merret vetëm me menaxhimin dhe sigurinë e trafikut ajror, por jo përfshirjen e saj si aksionere në një kompanie fluturimesh. Kreu i deputetëve të LSI-së thotë se roli i Albcontrol në këtë çështje është i paqartë dhe veç pikëpyetjeve për menaxhimin e parave që janë investuar, përfshirja në një kompani biznesit mund të sjellë probleme dhe me qendrën europiane, “Eurocontrol. “Ajo që është ngarkuar për t’i kontrolluar të tërë dhe si i realizojnë standardet të tërë, është pjesë e kësaj gjëje. Mund të jetë kjo kompani? E ka më rolin kjo kompani për të cilën rregullat e funksionimit, të cilat ajo i ka të negociuara dhe të konkluduara me “Eurocontrol”-in, pra me rregullat europiane siç veprojnë të gjitha kompanitë e kontrollit të hapësirës ajrore. E kuptoni çdo me thënë? Një ndërmarrje që ka detyrën e kontrollit të hapësirës ajrore, është ortake, merret me biznes me një kompani ajrore, bën biznesin e saj. Ky është fundi i botës. Është turp i madh”,deklaroi për televizionin “Fax Neës” Petrit Vasili. Albcontrol ka 10 përqind të aksioneve në kompaninë Air Albania, ndërkohë pjesa tjetër, 49 përqind janë të “Turkish Airlines” dhe 41 përqind të një biznesi shqiptar. Intervista e Petrit Vasilit Sot kemi fluturimin e parë të një kompanie ajrore që mban flamurin shqiptar “Air Albania”. Si mendoni është një arritje e qeverisë? Kemi kompaninë e parë me flamurin tonë….? Nuk është e vërtetë që është hapur kompania e parë me flamurin tonë. Ne kemi pasur “Albania Airlines” dikur që ka
Vasili: Prokuroria të hetojë përfshirjen e Albcontrol në aferën “Air Albania”
pasur flamurin shqiptar. Kjo nuk është e para. Problemi qëndron këtu, kjo është një kompani që unë s’dua të merrem fare me historinë e parave, burimeve të tyre, mënyrën e ndërtimit, e të tjera, por kjo ka një çështje të pakapërcyeshëm, shumë të rëndë, të cilën ju si media duhet t’ju tërhiqte fort vëmendjen tuaj. Ka gjënë më të padëgjuar në botë. Që një nga tre ortakët e kompanisë është “Albcontrol”-i Shqiptar. Çfarë problemi ka? Është ndërmarrja, është një Sh.A, e cila ka detyrën e kontrollit të hapësirës ajrore shqiptare dhe ruajtjes për respektimin e standardeve më të larta të hapësirës ajrore. Pra që tutelon hapësirën ajrore dhe të gjitha kompanitë që operojnë në të. “Albcontrol” menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare (FIR), në përputhje me standardet ndërkombëtare të lundrimit ajror. Që prej vitit 2003, “Albcontrol” është anëtare e “EUROCONTROL”. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO GLOBAL
(Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej Janarit të viti 2016 është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region. E dyta, është një kompani që të tëra paratë që ka, të cilat i vijnë nëpërmjet “Eurocontrol”, i cili administron qiellin e përbashkët europian, kanë një destinacion vetëm të përdorimit të tyre. Këto paratë përdoren vetëm për përmirësimin e standardeve, për trajnimin e personelit, dhe për teknologjinë që sigurojnë standardet më të lartë të kontrollit të hapësirës ajrore. Çdo “Albcontrol” pjesë e kësaj pune, në një biznes të një kompanie ajrore, qoftë kjo që përfaqëson Shqipërinë. Është një kompani ajrore që do të operojë në treg. Çdo kjo? Kjo është pjesa më e dyshimtë dhe pjesa më e zezë në këtë mes. Ajo që është ngarkuar për t’i kontrolluar të tërë dhe si i realizojnë standardet të tërë, është pjesë e kësaj gjëje. Mund të jetë kjo kompani? E ka më rolin kjo kompani për të cilën rregullat
e funksionimit, të cilat ajo i ka të negociuara dhe të konkluduara me “EUROCONTROL”-in, pra me rregullat europiane siç veprojnë të gjitha kompanitë e kontrollit të hapësirës ajrore. E kuptoni çdo me thënë? Një ndërmarrje që ka detyrën e kontrollit të hapësirës ajrore, është ortake, merret me biznes me një kompani ajrore, bën biznesin e saj. Ky është fundi I botës. Është turp i madh. Pastaj kjo kompani është licensuar dy ditë më parë, do të bëjë fluturimin e parë sot? Edhe nesër do të bëjë fluturim prove me student, kundër të gjithë rregullave të verifikimit dhe kontrollit? Çfarë është kjo? Për të vazhduar dhe për të bërë shoë-n e radhës? Kjo çështje e “Albcontrol” është një çështje që mendoj që Prokuroria është shumë vonë në hetim, pasi deklarimi i saj si ortake është bërë prej kohësh. Është bërë publik prej kohësh, nuk është një fakt i ri. Se ka që në shkurt-marsin e këtij viti
që është bërë publike, që është aksionere. Se si kompania që kontrollon hapësirën ajrore bëhet ortak me një sipërmarrje, me një privat atje brenda dhe me dikë tjetër nga Turqia, kjo është gjëja që do linte pa gojë të gjithë. Është një nga gjërat më të errëta që mund të ekzistojë. Çdo kjo kompani shtetërore, që ka detyra të tjera? Mos ka qëllime të tjera që do të jetë pjesë atje? Mos do të jetë alibi dhe të fshehë diçka? Mos do të lehtësojë lëvizjen e diçkaje? Qofshin këto vlera monetare e trafiqe të llojeve të tjera?! Ç’punë ka kjo? Kjo ka detyrën që ti kontrollojë të tërë në hapësirën ajrore, të gjitha kompanitë, shqiptare e të huaja më të mirat dhe më të rëndësishmet e botës. Sa herë që do të përdorin hapësirën ajrore, dhe këtë e menaxhon sipas rregullave europiane të sigurta. Thashë edhe njëherë tjetër, financimi i kësaj kompanie vjen nëpërmjet mekanizmave europiane dhe me destinacion shumë mirë të përcaktuar. Pra, që i shërben vetëm kësaj gjëje. Posi, mund të shpenzojë miliona për të blerë teknologjinë më të mirë për dedektimin e hapësirës ajrore, mund të harxhojë para sa të dojë që të trajnojë njerëzit që punojnë atje dhe që janë kontrollorët e hapësirës ajrore, mund ti çojë në vendet më të mira të botës, gjithçka është e lejuar, por aman në funksion të garantimit të një standardi të lartë. Ç’punë ka kjo në këtë mes? Kjo është një aferë e zezë. Sigurisht që me këtë Prokurori që kemi , jemi shumë vonë sikurse është edhe për çështje të tjera kallëzimesh penale që ka edhe për kryeministrin, kështu që kjo prokurori nuk heton dot më.
INTERVISTA
8
E diel, 16 SHTATOR 2018
Zyrtari Europian: Nëse nuk zbatohen ligjet, nëse nuk ka një bazë ligjore për investimet, për pronën, investitori europian nuk vjen
P
residenti i European Chambers, Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Evropiane, Christoph Leitl kërkon marrëdhënie më të mira tregtare brenda rajonit. Mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni janë pengesa për investime të huaja në Shqipëri, deklaron ai në një intervistë për Deutsche Welle. Leitl deklaron se BE pret fakte, jo premtime nga vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos në dy drejtime: zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, nëse nuk zbatohen ligjet, nëse nuk ka një bazë ligjore për investimet, për pronën, investitori europian nuk vjen. “Mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni. Nëse nuk zbatohen ligjet, nëse nuk ka një bazë ligjore për investimet, për pronën, investitori europian nuk vjen. Ai kërkon siguri për investimin e vet. Korrupsioni është helm dhe kush helmohet njëherë nuk vjen më”- theksoi në intervistën e tij, Christoph Leitl. Presidenti i Dhomave Europiane të Tregtisë dhe Industrisë, theksoi se ai ndodhet në Tiranë pasi vendeve të Ballkanit Perëndimor u duhet dhënë më shumë perspektivë europiane. Por nga ana tjetër, tha ai, BE pret fakte, jo premtime nga këto vende, sidomos në dy drejtime: zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. “Rusia është e rëndësishme në Ballkan, SHBA kanë gjithashtu interesa në rajon. Ekonomia europiane është e hapur. Ne pretendojmë të njëjtën hapje edhe nga të tjerët Duam rregulla të ndershme, konkurrim të ndershëm. Nuk ka problem nëse në rajon vijnë investitorë të tjerë. Ne duhet të dimë që identiteti ynë është Europa. Ne kemi një interes të përbashkët europian për rajonin”- tha Leitl. INTERVISTA Cili është qëllimi i vizitës tuaj në Tiranë? Shqipëria është pjesë e familjes sonë ekonomike europiane ashtu si edhe 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (BP) me dhomat e tyre respektive të Tregtisë dhe Industrisë. Jam në Tiranë pasi vendeve të BP u duhet dhënë më shumë perspektivë europiane. Nga ana tjetër, BE pret fakte, jo premtime nga këto vende, sidomos në dy drejtime: zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Si president i European Chambers konstatoj që marrëdhëniet tregtare mes 6 vendeve të BP nuk janë zhvilluar në dekadën e fundit. Si mund të futeni në tregun europian, kur nuk jeni të aftë të keni marrëdhënie të mira tregtare në rajonin tuaj? Duhet forcuar bashkëpunimi mes vendeve të BP. Një nga fjalët e mia kyҫe gjithmonë është “Së bashku”. Si do t’i përshkruani marrëdhëniet mes BE dhe BP nga
Christoph Leitl: Presim fakte, investimet e huaja duan siguri në Shqipëri
këndvështrim i biznesit? Ka shumë simpati, respekt për atë që ky rajon ka përballuar me forcat e veta. BE mund dhe duhet ta ndihmojë BP. Vende e tij, përfshirë edhe Shqipërinë janë pjesëmarrëse në disa programe të BE, të para pranimit. Kjo forcon lidhjet mes BP dhe BE. Për Shqipërinë kam një kritikë: duhet të bashkëpunojnë partitë kryesore, dhomat e Tregtisë dhe të Industrisë. Në Shqipëri së bashku mund të bëni shumë gjëra, të bindni BE se jeni gati për anëtarësim. Nëse luftoni se brendshmi kundër njëri-tjetrit, kjo do t’ju kushtojë shumë burime, motivim dhe pranimi i Shqipërisë jashtë saj do të vihet në pikëpyetje. Cilat janë ankesat kryesore të anëtarëve të EuropeanChambers kur kërkojnë të investojnë në Shqipëri apo në përgjithësi në BP? Mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni. Nëse nuk zbatohen ligjet, nëse nuk ka një bazë ligjore për investimet, për pronën, investitori europian nuk vjen. Ai kërkon siguri për investimin e vet. Korrupsioni është helm dhe kush helmohet njëherë nuk vjen më. Kur i shihni ju vendet e BP anëtare të BE? A është viti 2025 një datë realiste apo ven-
Si president i Platformës Globale të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, e di se çfarë po ndodh rreth e rrotull. Rusia është e rëndësishme në Ballkan, SHBA kanë gjithashtu interesa në rajon. Ekonomia europiane është e hapur. Ne pretendojmë të njëjtën hapje edhe nga të tjerët Duam rregulla të ndershme, konkurrim të ndershëm. Nuk ka problem nëse në rajon vijnë investitorë të tjerë. Ne duhet të dimë që identiteti ynë është Europa. Ne kemi një interes të përbashkët europian për rajonin. det e BP duhet të presin edhe përtej kësaj date? Nuk do të ketë një pranim të përbashkët për vendet e BP. Çdo vend duhet të plotësojë vetë kapitujt e negociatave dhe të përmbushë pritshmëritë e BE. Psh Shqipëria po bën shumë për të adaptuar legjislacionin e saj me atë të BE. Po kjo nuk do të thotë që në mënyrë automatike ndryshimet ligjore do të ndryshojnë realitetin. Korrupsioni nuk është kurrë formal. Liderët e BP theksojnë që nëse perspektiva europianë shtyhet më tej në kohë, atëhere ka rrezik që aktorë të tjerë si
Rusia, Kina, Turqia të rrisin praninë dhe ofertat e tyre në një rajon me stabilitet vulnerabël dhe ekonomi të dobët si BP. Sa real është ky rrezik nga këndvështrimi i EuropeanChambers? Si president i Platformës Globale të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, e di se çfarë po ndodh rreth e rrotull. Rusia është e rëndësishme në Ballkan, SHBA kanë gjithashtu interesa në rajon. Ekonomia europiane është e hapur. Ne pretendojmë të njëjtën hapje edhe nga të tjerët Duam rregulla të ndershme, konkurrim të ndershëm. Nuk ka problem
nëse në rajon vijnë investitorë të tjerë. Ne duhet të dimë që identiteti ynë është Europa. Ne kemi një interes të përbashkët europian për rajonin. Çfarë duhet që Zona Rajonale Ekonomike në BP, produkt i rëndësishëm i procesit të Berlinit, të forcohet të gjenerojë vende të reja pune dhe përmirësim të jetesës së qytetarëve në rajon? Më shumë besim. Në të gjitha nivelet. Në atë bashkiak, të qarkut dhe shtetëror. Këto 3 nivele që nuk janë të lidhura, nuk bashkëpunuese me njëri-tjetrin. Investitori kërkon besim dhe siguri. Arsimi profesional, transferimi i dijeve, i zanateve tek brezi i ri janë përparësi për EuroChambers. Rinia e Shqipërisë,dhe në përgjithësi e BP edhe kur e merr arsimin profesional, edhe kur ka një punë synon emigrimin në Gjermanu, Austri, SHBA, Kanada etj. Si e shihni këtë dukuri? Emigron sepse ka pagë 2 – 3 herë më të lartë, perspektivë më të mirë jetese. Që brezi i ri mos të emigrojë duhet që këtë perspektivë ta ketë në vendin e vet. Brezi i ri duhet të ketë perspektivë jete, të iki dhe rikthehet. Pra, jo mos ikni por planifikoni kthimin e tyre. Në fakt, rinia në rajon po humbet durimin, perspektiva europiane në 2025 mund të shtyhet më tej. A ka rrezik që zgjedhjet europiane në maj 2019 të ndikojnë negativisht në perpektivën europiane të BP, në politikat e zgjerimit të BE? Po, ka. Nëse forcat politike populiste, neo-nacionaliste dhe separatiste në Parlamentin Europian do të fitojnë, projekti i zgjerimit të BE me vendet e BP rrezikohet. Anëtarët e rinj të BE do të kenë nevojë për më shumë solidaritet, ndihmë, mbështetje. Nëse nuk ka vullnet politik për ta përballuar këtë, atëhere projekti europian është në një situatë të vështirë. Projekti europian nuk duhet braktisur, identiteti europian duhet tani më shumë se kurrë më parë.
POLITIKE
9
E diel, 16 SHTATOR 2018
Deputeti i LSI-së takime me fermerët e Qarkut të Korçës: Kemi rrëshqitur në bilancin më negativ të bujqësisë
D
eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Korçës, Edmond Panariti ka kërkuar nga qeveria që t’u japë paratë e premtuara për subvencione fermerëve. Deklaratat, Panariti i bëri gjatë një takimi me fermerët në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit, ku ai shoqërohej gjithashtu dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Panariti tha se qeveria duhet të heq dorë nga shpenzimet e saj marramendëse për dixhitalizimin dhe investimet jo prodhuese, dhe të mbajë fjalën e dhënë fermerëve për paratë e subvencioneve. “Ato para të cilat tashmë ju po i shpenzoni pa kursim për dixhitalizim dhe investime jo prodhuese, hidhini tek fshati, hidhini tek fermeri në mënyrë që ai të jetojë me nder, në mënyrë dinjitoze dhe të mos marrë arratinë sikundër e ka marrë tashmë drejt emigracionit, por t’i kthehet punës dhe prodhimit. Ky është mesazhi jonë i qartë. Mesazh që unë e bëj në emër të fermerëve, të cilët unë i kam takuar me dhjetëra e qindra këto ditë në lëvizjet që kam bërë dhe që ka qenë një mesazh i zëshëm”- tha Panariti. Deputeti i LSI-së dhe ish-ministri i Bujqësisë theksoi se në rast se nuk mbështeten fermerët ata nuk do të aplikojnë më, pasi do ta humbasin besimin tek qeveria. “Mijëra fermerë, të cilëve iu premtuan subvencione për prodhimin bujqësor, për
Panariti: T’u jepen fermerëve paratë e premtuara, ndryshe mos u kërkoni vota
prodhimin blegtoral dhe deri në këtë moment që ne po flasim nuk kanë përfituar as edhe një cent nga ky premtim i bujshëm që u bë. Në rast se ju nuk do t’ia jepni paratë e premtuara fermerëve ky prodhim nuk do të shkojë në treg, por do të përfundojë buzë rrugës. Prandaj ne nuk mund
t’ia lejojmë këtë. Nga ana tjetër ky mesazh nuk vjen vetëm nga pemë rritësit, por vjen edhe nga ata blegtorë të cilët edhe këtë vit ashtu sikundër edhe vjet nuk do të përfitojnë paratë e premtuara të subvencioneve për krerë të bagëtive. Prandaj prodhimet tona blegtorale nuk konkurro-
jnë dot me prodhimet e importit sepse nuk subvencionohen. Pra bujqësia nuk mbështetet. Pavarësisht se shpallët me të madhe që i thjeshtuat procedurat tashmë me një kartë identiteti, nuk ka për të aplikuar më njeri për sa kohë premtimet nuk shoqërohen me realizime. Në rast se ne do
ti referohemi statistikave bujqësore të cilat për një çudi nuk po bëhen publike, por që ne kemi të dhënat tona sepse marrim të dhënat nga grumbulluesit, nga fermerët. Ju do shikoni që kemi një përkeqësim të bilancit të bujqësisë në krahasim me vjet. Vjet në këtë periudhë kemi pasur një rekord historik të bujqësisë. Unë sapo ish anë përfundim të mandatit tim si ministër. Ne kemi pasur 20% më shumë eksporte të fruta-perimeve. Ndërkohë kemi një bilanc negativ këtë vit dhe bujqësia përsëri po rëndon bilancin negativ i cili e mori veten, u përmirësua, nga 1 me 7 shkoi në një me 3.8. Ne tashmë kemi rrëshqitur përsëri në bilancin negativ të rëndë të bujqësisë dhe për rrjedhojë bujqësia ndodhet në një moment shumë kritik. Prandaj jepini para bujqësisë. Ky është një mesazh i prerë i qartë, kategorik, ndryshe më pas fermerët nuk do ti besojnë më, do t’ju braktisin dhe natyrisht nuk do keni më fytyrë për tu kërkuar as mbështetje dhe as vota”, tha deputeti i LSI-së dhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
KREU I GRUPIT TË PS-së
AUDIOPËRGJIMI
Zgjedhjet lokale, Balla sfidon opozitën: Do të drejtojmë edhe bashkitë që i mban peng
Prokuroria thërret për të marrë në pyetje Denar Bibën dhe Ledio Biankun
Kryetari i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar disa foto nga qyteti i Belshit duke treguar sesi është transformuar duke u kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik. ‘Kush e mban mend si ishte Belshi vetëm tre vite më parë kur drejtohej nga partia e Lulit dhe si Belshi është transformuar’ thotë ai. E ndërsa vitin tjetër do të zhvillohen zgjedhjet lokale, Balla shprehet se PS do të marrë përgjegjësinë e ndryshimit të drejtimit edhe në bashki të tjera të vendit, të cilat prej vitesh janë peng i modelit Lulzim Basha: “kryetari fle vetëm gjumë”. Ndër bashkitë kryesore që drejtohen nga të zgjedhurit e PD janë Shkodra, Kukësi dhe Pogradeci. “Tashmë Belshi i rilindur tërësisht është një destinacion i rëndësishëm turistik në qarkun e Elbasanit. Dje dhe sot zhvillohet në Belsh festa “Nimfa e Liqeneve”. Panairi i prodhimeve bujqësore, koncerte folklorike dhe sigurisht mikpritja e popullit të kësaj zone nuk duhet humbur. Kush e mban mend si ishte Belshi vetëm tre vite më parë kur drejtohej nga partia e Lulit dhe si Belshi është transformuar sot nën drejtimin e Arif Tafanit me mbështetjen e plotë të Kryeministrit Edi Rama, diferenca është si nata me ditën. Edhe 240 ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore 2019 kur duhet të marrim përgjegjësinë e ndryshimit të drejtimit edhe në bashki të tjera të vendit, të cilat prej vitesh janë peng i modelit Lulzim Basha: “kryetari fle vetëm gjumë”. E gjithë vëmendja te ju”- u shpreh deputeti socialist, Taulant Balla.
P
ak javë pas publikimit të audiopërgjimit mes nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba, dhe gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledio Bianku, prokuroria vendos të thërrasë për të marrë në pyetje dy protagonistët. Prokuroria e Tiranës vendos të thërrasë si për të marrë në pyetje gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledio Bianku, dhe nenkryetarin e KQZ-së Denar Biba. Grupi hetimor do të kërkojë prej tyre sqarime në lidhje me bisedën e përgjuar, e cila u bë publike javët e fundit ku flitet për gjyqet e ish-pronarëve me qeverinë shqiptare në Strasburg. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se Bibën dhe Biankun janë lëshuar fletë-thirrjet përkatëse, në funksion të hetimit të nisur në fund të muajit gusht, pas publikimit të një audio-përgjimi të bisedës që Denar Biba dhe Ledio Bianku kishin zhvilluar në ambientet e kafenesë së gjykatës së Strasburgut. Pas këtij publikimi opozita akuzoi mazhorancën se nëpërmjet
Bibes i kanë bërë shantazh gjyqtarit të Strasburgut Ledio Bianku, në mënyrë që ai të ndikonte për miratimin e kërkesës së qeverisë shqiptare për të pezulluar përkohësisht dhënien e vendimeve për çështjen e pronave për Shqipërinë, derisa ligji i ri për kompensimin e pronave të fillonte implementimin e tij. I pyetur nga mediat vetë Denar Biba ka bërë me dije se nuk ka marrë ende një njoftim për tu paraqitur
në prokurori, por në moment që do të marrë një njoftim të tillë ai do të paraqitet për të dhënë shpjegime. Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. 20 ditë pas nisjes së këtij hetimi, prokuroria e Tiranës ende nuk ka versionin origjinal të bisedës së përgjuar Biba-Bianku, por vetëm atë pjesë që është publikuar në media, e cila i kishte mbërritur redaksisë se një media online nëpërmjet e-mailit.
SOCIALE
10 E diel, 16 SHTATOR 2018
Sa më shumë të udhëtojë një qytetar apo një biznes, aq më shumë ulje përfiton, e cila varion nga 10% në 40%
Nesër nis tarifimi i rrugës së Kombit, skema e zbritjes për përdoruesit e shpeshtë P agesa në Rrugën e Ko mbit do të rinisë nesër më 17 shtator, ku pas negociatave nga grupi negociator ndërministror është arritur marrëveshja që për banorët e qarkut Kukës dhe për 11 linja të transportit publik, tarifa do të jetë 100 lekë për një kalim. Ndërkohë që edhe për përdoruesit e shpeshtë është vendosur ulje e tarifës, e cila do të përllogaritet në bazë të lëvizjeve që do të kryhet në një muaj. Sa më shumë të udhëtojë një qytetar apo një biznes, aq më shumë ulje përfiton, e cila varion nga 10% në 40%. Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje-ardhje. Kjo pagesë u kundërshtua nga banorët për të cilët në kontratën e koncesionit parashikohej që të kishte lehtësira, por vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës derisa të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë. Kjo çoi në zemërimin e qytetarëve të Kukësit, të cilët dy ditë pas vendosjes së taksës protestuan duke djegur pikën e kalimit me pagesë. Pavarësisht këtyre lehtësir-
ave, banorët e Kukësit dhe drejtuesit vendorë kanë kërkuar që pagesa për ta të jetë 0 lekë. Tarifa për qytetarët e tjerë do të mbetet 5 euro por do të ofrohet ulje në bazë të numrit të frekuentimeve. Vendosja e tarifës u shty pas sezonit turistik edhe si pasojë e kërkesës së bërë nga bizneset kosovare dhe përfaqësuesit e qeverisë, në mënyrë që të mos rezultonte një barrë më tepër për pushuesit që vijnë nga
Kosova. Udhëtimet e shpeshta Në Fletoren Zyrtare është publikuar së fundmi edhe skema e zbritjes për përdoruesit e shpeshtë, që përfshin tri kategori: Automjetet e banorëve të qarkut Kukës; Autobusët nga dhe për në qarkun e Kukësit; Automjetet e përdoruesve të shpeshtë. Në kategorinë e parë të automjeteve të banorëve të qarkut Kukës përfshihen klasat A e B
të automjeteve për përdorim personal të regjistruara në qarkun Kukës. Këto automjete do të pajisen me OBU-në (On Board Unit) e sistemit Digital Pass dhe në OBU nuk do të regjistrohen më shumë se dy automjete për familje. Tarifa e rrugës për 1 (një) kalim për të gjitha automjetet e regjistruara në qarkun Kukës për klasën A do të jetë 50 (pesëdhjetë) lekë me TVSH dhe për automjetet e klasës B do të jetë 100 (njëqind) lekë me TVSH. Kjo tarifë do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 (dyzet e katër) kalime në muaj dhe e vlefshme për t'u përdorur brenda periudhës 1-mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime (nëse ky numër tejkalohet, atëherë përdoruesi i OBU-së do të duhet të tarifohet sipas vlerës përkatëse të parashikuar në pikën 11.4.5 të kontratës së koncesionit)" Shpenzimet e kryera nga shoqëria koncesionare për koston
e pajisjes (OBU) së sistemit Digital Pass, e cila do t'u jepet falas banorëve të qarkut Kukës, do të përballohet nga pagesa e parashikuar në kontratën e koncesionit. Përdoruesit e qarkut Kukës do të parablejnë në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar. Në kategorinë e dytë përfshihen autobusët nga dhe për në qarkun e Kukësit. Tarifa e rrugës për këta autobusë do të jetë 100 (njëqind) lekë me TVSH për 1 (një) kalim. Në kategorinë e tretë përfshihen përdoruesit e shpeshtë të autostradës Milot-Morinë, automjetet e të cilëve do të pajisen me OBU-në (kostoja e OBU-së do të përballohet nga këta përdorues të shpeshtë të autostradës) dhe nuk do të regjistrohen më shumë se dy automjete. "Lidhur me kategorinë "Përdorues të shpeshtë", pa dallim mjeti, ulja e tarifës do të bëhet për numër kalimesh, pasi sistemi do të funksionojë në mënyrë të tillë që do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo mjet, si më poshtë vijon: Nga 20 (njëzet) deri në 30 (tridhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10 (dhjetë) %; ii. Mbi 30 (tridhjetë) deri në 50 (pesëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20 (njëzet) %; iii. Mbi 50 (pesëdhjetë) deri në 60 (gjashtëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30 (tridhjetë) %; Mbi 60 (gjashtëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40 (dyzet) %."
mbëtare do të jetë e plotë, e sigurtë dhe më gjithë parametrat e duhur"- u shpreh ministri Damian Gjiknuri. Ndërsa deputeti socialist i zonës Eduard Shalsi, e konsideroi këtë investim një kapitull të ri
për qytetin e Pogradecit. Rehabilitimi i Unazës së Pogradecit ka qenë total pasi është ndërhyrë në sinjalistikë vertikale e horizonatle si dhe në pjesën e kanalizimeve dhe të kullimit.
Investimet infrastrukturore në Pogradec, zgjidhet problematika e Qafë Plloçës
Përfundojnë punimet në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë Përfundon rehabilitimi i unazës së Pogradecit. Sipas kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro në këtë segment është ndërhyrë pas 25 vitesh dhe segmenti është plotësuar me të gjitha standardet. Ndërsa sipas ministrit Damian Gjiknuri të tjera projekte janë në plan për këtë qytet ndërsa premtoi përmirësim të gjithë rrjetit rrugor. I pranishëm në këtë inaugurim ishte edhe deputeti Eduart Shalsi. Ditën e djeshme përfundoi rehabilitimi i unazës
së Pogradecit me një gjatësi prej 5.5 km. Në inaugurimin e këtij projekti që kapi vlerën 1.4 milion euro, drejtori i ARRSHsë u shpreh se po ndërhyhet pas 25 vitesh. "Kanë përfunduar 5.5 km rehabilitim, prej të cilave 2.1 km janë brenda qytetit të Pogradecit, që është pjesë e aksit kombëtar. Rrugë në gjendje shumë të keqe, është permirësuar, janë rehabilituar të gjitha shtresat asfaltike. Gjithashtu, për herë të parë pas 25 vitesh mbyllet halli i madh i
Qafë Plloçës, një gjatësi prej 3.5 km"- u shpreh Qendro. Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, deklaroi se një sërë kantieresh të reja janë hapur edhe në qytete të tjera të vendit ndërsa premtoi se brenda mandatit i gjithë rrjeti rrugor do të ketë përmirësim të ndjeshëm. "Investime në segmentet e reja rrugore, janë hapur disa kantiere, do përfundojmë ato të nisurat. Jemi të bindur se brenda këtij katër vjeçari infrastruktura ko-
REPORTAZH
11 E diel, 16 SHTATOR 2018
Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” reportazh për Shqipërinë e Veriut
Udhëtim në liqene, lumenj, male dhe qytete mesjetar
A
vioni ulet në aeroportin e Tiranës (i vetmi aeroport aktualisht në vendin), por nuk është kryeqyteti i gjallë dhe kaotike protagonisti i këtij udhëtimi. Marrim me qera një makinë jashtë nga aeroporti dhe pastaj shkojmë në drejtim të Krujë. Qyteti i lashtë i mbretërisë shqiptare dhe shtëpia e Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroi më i madh kombëtar i të gjitha kohërave, Kruja është një xhevahir i vendosur në mal, i përsosur për të vizituar në një ditë. Kështu e nis artikullin e publikuar në rubrikën “Dove”, në gazetën italiane “Corriere della Serra” gazetarja dhe udhëtarja e njohur italiane, Francesca Masotti. Pasi kalon dyqanet e suvenireve të pazarit të vjetër (ku është e pamundur të mos magjepseni nga lëvizja e duarve të grave që me shkathtësi punojnë pëlhura në telajo) dhe vazhdohet drejt Kështjellës së Krujës. Këshilla është që të ecësh ngadalë në mesin e rrugicave mesjetare të gurit, shtëpive tradicionale dhe mbetjet e mureve të lashta. Pasi porosisni një kafe (turke, sigurisht) nga Mikpritja e Krujës, një shtëpi e vjetër otomane e shndërruar në një qendër mikpritëse, hotel, bar dhe restorant, nga tarraca e së cilës ju mund të admironi pamje madhështore të luginës përreth dhe pastaj hyni në sallat e Muzeut Skënderbej. Çmimi i biletës kushton 200 lekë (rreth 1.50 euro), një vlerë qesharake për një nga qendrat më të rëndësishme të artit në vend. Projektuar nga vajza dhe dhëndri i diktatorit Enver Hoxha dhe inauguruar në vitin 1982, muzeu përmban kopje të armaturës së ‘400, statuja dhe
piktura gjigante që riprodhojnë betejat e udhëheqësit të madh Skënderbeut, një mbrojtës i vendosur i besimit të krishterë, kundër osmanëve. Qytetet historike dhe kështjellat Mbrëmja kalon në Hotel Panorama Krujë , nga dhomat e së cilës admirohet një pamje pakrahasueshme e kështjellës dhe maleve që e rrethojnë. Në mëngjes zgjohemi nga zëri i hoxhës, që vjen nga Xhamia që ndodhet në fillim të pazarit. Një mëngjes i shpejtë në tarracën panoramike të hotelit përpara se të marrim rrugën për në Lezhë , një qytet tjetër historik shqiptar, i lidhur me mitin se Skënderbeu, në 1444, ka mbledhur këtu për princat e tjerë shqiptarë për të luftuar kërcënimin otoman dhe ku ai vdiq në vitin 1468. Një vizitë në Kalanë e Lezhës, ku ju mund të admironi pamje të qytetit me të njëjtin emër dhe madje edhe bregdetin e Adriatikut, para se të niseni në fshatin Fishtë, për të shijuar një drekë në fermën e agroturizmit “Mrizi
Zanave”, ku ju mund të shijoni kuzhinë të mirë me km zero, nga antipasta tek ëmbëlsirat, të shoqëruar me një gotë Kallmet, me rrush të vendit me të cilin prodhohet një nga verërat më prestigjioze të gadishullit Ballkanik (dhe jo vetëm). Labirinte befasuese Rruga vazhdon në veri, drejt Shkodrës , në të kaluarën një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe tregtare të Ballkanit, si dhe gjatë Perandorisë Os-
mane, vilajeti homonim (termi vilajet tregon nënndarjet administrative të Perandorisë Osmane). I gjithë qyteti është një labirint surprizash. Pastaj ju vetëm duhet të ecni ngadalë duke zbuluar pikat kryesore interesante. Përshkohet Pedonalja, rrugë e gjatë vetëm për këmbësorët, që ndan më dysh qendrën e qytetit, në të cilën ndodhen ndërtesa historike mes të cilave Muzeu “Marubi”, kushtuar tërësisht fotografisë. Kisha dhe xhami Muzeu është vendosur në studion fotografike të themeluar në gjysmën e dytë të ‘800 nga ital-
iani Pietro Marubi, shqiptar i natyralizuar që u arratis nga Italia në 1856, për shkak të përfshirjes së tij në sulmin ndaj të atëhershmit kryetarit të Piacenza dhe arriti në Shkodër, ku gjeti strehim. Pranë Pedonales meritojnë një vizitë tre ndërtesat kryesore fetare të qytetit, Xhamia e Madhe, Kisha Ortodokse e Lindjes së Jezusit dhe Katedralja Katolike e Shën Stefanit, të cilat e bëjnë Shkodrën, një lloj Jeruzalemi shqiptar. Qyteti i jep emrin e tij liqenin më të madh në Ballkan, liqenit të Shkodrës, që Shqipëria e ndan me fqinjin Malin e Zi. Është një parajsë e vërtetë për adhuruesit e natyrës dhe aventurat në natyrë. Hiking, kayak, shëtitje, udhëtime me varka, peshkim, not ose gjuetinë e shpendëve janë të gjitha aktivitete që mund të bëni këtu. Perëndimi shijohet në kalanë e Rozafës, një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, historia e të cilës është e lidhur me legjendën e Rozafës, gruaja e njërit prej ndërtuesve të kalasë. Nusja e re sakrifikoi veten e saj për t’u përmbushur profecia e një njeriu të mençur të vjetër, duke u murosur e gjallë brenda vetë kështjellës, por duke kërkuar që të linte jashtë gjysmën e trupit dhe një gji kështu që ajo mund të ushqente dhe të përkundte djalin e saj të porsalindur. Dizajn dhe mëngjes tipik Për të pasur kënaqësinë të zgjoheni në një shtëpi tradicionale osmane, zgjidhni një nga dhomat e Hotel Tradita, hotel, muze dhe restorant që gjendet në Rrugën Edith Durham, rruga e dedikuar për udhëtarin, shkrimtarin dhe artistin anglez që në fillim të
viteve 1900 udhëtoi i vetëm në Ballkan dhe sidomos në Shqipërinë e veriut. Dizajn tipik shqiptar dhe dritare me pamje nga një oborr i harlisur i brendshëm. Në mëngjes shërbehet mjaltë, djathra shqiptarë dhe hallvë, një ëmbëlsirë tradicionale me susam. Merrni rrugën SH25, duke gjarpëruar si një gjarpër, i cili, pas kalimit të fshatit Vau Dejës, të çon në terminalin ku tragetet përshkojnë Liqenin e Komanit. Teatrot e majave dhe relievit Krijuar artificialisht në fund të viteve shtatëdhjetë, pas ndërtimit të digës hidroelektrike, Koman është një skenografi e majave dhe relievit: muret madhështore të shkëmbinjve që pasqyrohen në një pasqyrë të ujit të pastër ku në sezonin e bukur të verës mund të zhyteni. Në pikën ku sot rrjedhin ujërat e liqenit, ku lumenjtë Drin, Shala dhe Valbona bashkohen, duke krijuar pamje të mrekullueshme, më parë kishte një sërë fshatrash të vegjël. Me traget shkohet në drejtim të fshatit Fierzë, prej nga pastaj vazhdoni drejt Parkut Kombëtar të Valbonës ose Kosovës dhe ekskursioneve përgjatë liqenit në shtëpizën Marku, ku mund të drekoni me pjata të traditës shqiptare , bëhet kajak dhe arrihet lumi Shala, një nga parajsat e fundit natyrore në Europë. Është në këtë cep të humbur në zemër të Ballkanit, që udhëtimi mbaron. Spektakli të lë pa frymë: gryka të thella, shpatet e pjerrëta dhe plazhet me ujë kristal të qartë që zbehet nga bluja në të gjelbër. Në sfond, malet madhështore që muzgu ngadalë e ngjyros në portokalli.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E diel, 16 SHTATOR 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE NISMA
13 E diel, 16 SHTATOR 2018
Dita Botërore e Pastrimit, qindra vullnetarë dhe qytetarë i bashkohen aksionit
Veliaj: Tirana është shumë herë më e pastër Nis aksioni i madh i pastrimit në Tiranë Aksioni i pastrimit të Tiranes, i lajmëruar të premten edhe nga kryebashkiaku Veliaj, ka nisur që në orën e para të mëngjesit të së shtunës në të 24 njësitë administrative të kryeqytetit. Aksioni është mbështetur nga qindra vullnetarë dhe qytetarë të Tiranës. Në Ditën Botërore të Pastrimit, qindra qytetarë si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të kryeqytetit kanë filluar largimin e inerteve, por edhe të mbetjeve të tjera të ngurta si mobilie, goma, hekurishte. Një punë të mirë kanë bërë edhe administratorët e njësive bashkiake si dhe vullnetarët të cilët kanë kontribuar në heqjen e qeseve dhe të plehrave duke përmirësuar jo vetëm anën estetike të zonës së tyre, por mbi të gjitha duke përmirësuar edhe jetesën e gjithë komunitetit. Aksioni për pastrimin e kryeqytetit do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, ndërkohë që kërkohet që qytetarët të japin kontributin e tyre që Tirana të jetë gjithmonë e pastër. Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash me qëllim sensibilizimin e qytetareve dhe edukimin e atyre mbi hedhjen apo menaxhimin e plehrave.
Në Ditën Botërore të Pastrimit, Tirana iu bashkua aksionit për largimin e mbetjeve dhe ruajtjen e mjedisit. Qindra vullnetarë dhe qytetarë, të mbështetur edhe nga punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të Bashkisë së Tiranës, nisën që në orët e para të mëngjesit aksionin për largimin e mbetjeve në të gjitha njësitë administrative, kryesisht pranë shkollave. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua vullnetarëve në zonën e Pezës, ku vlerësoi angazhimin e tyre për të kontribuar në mbajtjen pastër të mjedisit. "Sot iu bashkuam një nisme që po ndodh në 150 vende të botës, por ajo që na intereson më shumë është mënyra se si nisma funksionon në Shqipëri, ndaj jam shumë i lumtur që vullnetarët na janë përgjigjur në çdo cep të Tiranës. Kemi organizuar 27 skuadra në të 27 njësitë administrative, me një fokus të veçantë shkollat, kopshtet, çerdhet, pra hapësira publike ku do të presim të ardhmen e Tiranës, ditën e hënë, por edhe vendet tona historike", tha
Veliaj. Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana sot është shumë herë më e pastër se më parë dhe se kujdesi për mjedisin shtrihet jo vetëm në qendër, por edhe në zonat rurale. "Sot Tirana është shumë herë më e pastër, por e mira s'ka fund, mund të jetë edhe më pastër; nuk ka asnjë arsye që nëse është e pastër qendra, të mos jetë e pastër periferia dhe Peza, ku ne këtë fundjavë do të presim mijëra njerëz, të cilët nëse e gjejnë pastër, me gjasë edhe do ta lënë pastër, pasi të mbarojnë aktivitetet që përkujtojnë Festën e Pezës", u shpreh ai. Veliaj theksoi se është shumë e rëndësishme që ky aksion të jetë i suksesshëm, veç angazhimit të Bashkisë së Tiranës, duhet edhe pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve. Ndaj ai u bëri thirrje edhe prindërve që të japin shembullin e tyre personal për fëmijët e vegjël. "Dua t'i ftoj të gjithë qytetarët, që teksa përgatitemi t'i çojmë fëmijët në shkollë të hënën, mësimi më i madh është mësimi që japim me shembull personal. Nëse prindërit pastrojnë vetë, mbajnë pastër vetë,
nuk lënë plehrat në ashensor, nuk ndotin poshtë pallatit, sigurisht që fëmijët e kanë marrë leksionin e parë para se të shkojnë në shkollë. Kështu që, mësimet më të mira janë ato që japim me shembull personal. Bashkia e ka dhënë shembullin e saj personal, do vazhdojmë ta bëjmë përditë, por na duhet aleanca e një milionë qytetarëve", deklaroi Veliaj, teksa theksoi se puna e bërë këto kohë ka dhënë rezultate pozitive duke pasur tashmë një mjedis më të pastër. "Dua të falënderoj shumë 'Green Line' që si çdo vit është nismëtare për pastrimin e Tiranës në një ditë. Nga viti në vit për shkak të aksioneve ka pasur më pak plehra për të pastruar. Do të thotë se mund të përmirësohemi, mund të emancipohemi, mund të zhvillohemi dhe kulturohemi. Kjo është shumë pozitive", deklaroi Veliaj. Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash me qëllim sensibilizimin e qytetarëve dhe edukimin e tyre mbi hedhjen apo menaxhimin e plehrave.
ovë, që janë për mjedisin janë për pastërtinë, janë për një mjedis të pastër por në radhë të parë që ne të kemi një jetë të qëndrueshme. Përpjekjet që do të ndërmarrim sot është fillimi i një fushate që ne duam ta ndërmarrim gjatë gjithë vitit të ardhshëm për të pasur në të dyja anët e bjeshkëve një ambient të pastër, një zonë turistike të qëndrueshme, e në radhë të pare të kemi mirëqenie për qytetarët. Mendoj që puna për mjedisin është puna për jetën më të mirë. Prandaj sot jam këtu me një grup të rinjsh nga Shqipëria që duam të mbështesim këtë aksion edhe në përgjigje të pjesmarrjes së të rinjve vullnetarë nga Kosova në aksionet tona por
edhe në mbështetje të kryeministrit Haradinaj dhe ministrit Matoshi. Ne duhet të kemi aksione të përbashkëta që të dyja anët e bjeshkëve i paraqesin si zona të pastërta, me zhvillim të qëndrueshëm ambiental, por edhe zona me potenciale të jashtëzakonshme turistike”, tha ai. Më herë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi zhvilloi një takim me homologun e tij Matoshi. Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e mbështetjes së lëvizjes vullnetare dhe gjithëpërfshirjes së qytetarëve në pastrimin e mjedisit në Shqipëri dhe në Kosovë. Palët garantuan se mjedisi tashmë është prioritet i politikave të të dyja qeverive.
Kryeministri Haradinaj dhe Ministri Klosi hapin aksionin e pastrimit në Kosovë
Klosi: Aksione të përbashkëta në të dyja anët e bjeshkëve
K
ryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi hapën zyrtarisht aksionin “Të pastrojmë Kosovën” në lagjen “Kalabria” që njihet si një nga zonat më të mëdha të ndotura në Prishtinë. Kryeministri Haradinaj falenderoi ministrin Klosi për praninë dhe mbështetjen në këtë aksion ndërkombëtar për të pastruar mbetjet e dy dekadave të mëparshme.”Falënderoj të gjithë që jeni këtu e sidomos fëmijët, rininë e të gjithë edhe institucionet e vendit tonë, qeverinë, ambasadorët, FSK, KFOR-in dhe ministrin nga Shqipëria
Klosin, dhe të gjithë që sot jeni këtu për ta pastruar Kosovën. Në ditën botërore për të pastruar, për një botë të pastër edhe ne e fillojmë aksionin me pastru
Kosovën pa dallim as gjini, gjuhë, feje, etnie ose profesioni pra të gjithë sot jemi së bashku me e pastru vendin tonë”, tha ai. I shoqëruar nga të rinjtë vullnetarë nga Tirana e Durrësi ministri Klosi garantoi mbështetjen për aksione të përbashkëta në të dyja anët e bjeshkëve me qëllim një mjedis të pastër dhe zhvillimin e turizmit. “Ne jemi për të mbështetur lëvizjen vullnetare të të rinjve, lëvizjen vullnetare të shoqërisë civile e cila edhe sot po dëshmon se në të gjithë botën edhe në Shqipëri edhe në Kos-
FORUM
14 E diel, 16 SHTATOR 2018
Autori i planit për pavarësinë e Kosovës: Kosova nuk duhet të kishte nënshkruar as marrëveshjen e vitit 2013 me Serbinë në BE
"Plani i Vuçiç dhe Thaçit, mendësi mesjetare N
jëri nga autorët e planit për pavarësinë e Kos ovës, diplomati austriak Albert Rohan, ka kundërshtuar idenë për copëtimin e Kosovës. Ai kritikon ashpër politikanët e Prishtinës edhe për nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 2013 me Serbinë në Bruksel, e cila, sipas tij, mundëson një Republika Srpska brenda Kosovës. Rohan tha:"Unë nuk do ta kisha nënshkruar këtë marrëveshje, sepse ajo shkon në drejtim të kuazi-shtetit - dhe kjo është në kundërshtim me planin e Ahtisaarit. Ne kemi synuar një shoqëri multietnike në territor unik". Për dallim nga diplomati i pensionuar Wolfgang Petritsch dhe komisioneri i BE-së Johannes Hahn, të cilët aktivisht janë në fushatën për ndarjen e Kosovës, kundër kësaj ideje është pozicionuar Albert Rohani, i cili bashkë me Martti Ahtisaarin
dhe me mandat të OKB-së përpiloi planin për shpalljen e pavarësisë së OKB-së. Rohan i tha gazetës vjenezë "Standard" se propozimet aktuale për ndryshimin e kufijve janë një "fata morganë". Rohan përkujtoi se në Kushtetutën e Kosovës përcaktohet qartë se Kosova nuk ka ambicie territoriale ndaj vendeve fqinje dhe nuk synon bashkim me shtete apo pjesë të shteteve të tjera. Kjo, sipas tij, është bërë për të penguar planet për "Shqipërinë e Madhe" dhe "Serbinë e Madhe". Gazeta austriake nënvizon se plani i Ahtisaarit qëndron mbi Kushtetutën e Kosovës. Edhe në parimet themelore të Grupit të Kontaktit nga viti 2006 ndryshimi i kufijve përjashtohet."Kurrë nuk kemi synuar shkëmbim territoresh. Unë e konsideroj këtë si rrugë të gabuar", tha Roh-
an."Sepse kjo reflekton supozimin se pjesëtarët e grupeve të ndryshme etnike nuk mund të jetojnë bashkë dhe duhet krijuar hapësira homogjene etnike. Por, kjo është mendësi fisnore mesjetare, të cilën ne në komunitetin europian nuk duhet ta përkrahim". Sipas diplomatit austriak përkundër konflikteve të së kaluarës duhet besuar se edhe shoqëritë në Ballkan mund të jenë multietnike. Ai theksoi se arsyeja përse kanë përjashtuar ndarjen e Kosovës bashkë me Ahtisaarin ka qenë edhe evitimi i rrezikut të zhdukjes së pakicës serbe në pjesën qendrore dhe lindore të Kosovës. "Në bisedimet për status në Vjenë ne vazhdimisht u kemi thënë negociatorëve serbë: ju do të merrni diçka. Bashkësia serbe me siguri mund të mbijetojë në Kosovë dhe të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse. Por, ata nuk kanë qenë të interesuar për këtë, por vetëm për territor". Rohan deklaroi se plani i Ahtisaarit në përgjithësi është zbatuar, por veriu nuk është integruar plotësisht
në shtet."Serbët e Kosovës nuk e kanë kuptuar sa duhet se çfarë mundësish u jep kjo. Qeveria serbe ka përkrahur strukturat paralele, dhe bashkësia ndërkombëtare ka treguar pak vendosmëri për të integruar veriun". Rohan përkujton se për të integruar veriun është dashur të jepen para. Ai tregoi se administratori i OKB-së në Kosovë Bernhard Kouchner kishte thënë: po t'i kisha 500 milionë euro në vit, do të mund ta integroja Kosovën veriore. Sipas Rohan ka qenë gabim që nuk ishte hapur ura në Mitrovicë në drejtim të anës serbe dhe trupat e NATO-s nuk e kishin mundësuar këtë. Rohan tha se janë bërë përpjekje që përmes planit të Ahtisaarit dhe duke u bazuar në Kartën e Këshillit të Europës të shfrytëzohen mundësi për vetëqeverisje lokale të komunave serbe në Kosovë. "Komunat mund të bashkëpunojnë në mënyra të ndryshme, për shembull të kenë zjarrfikës të përbashkët dhe të ushtrojnë funksione lobimi te qeveria qendrore kur bëhet fjalë për
buxhetin", tha Rohan. Por, një përfaqësim i tillë i interesave, sipas tij, nuk nënkupton që bashkësia e komunave të ketë funksione ekzekutive. Rohan tha se pas marrëveshjes së vitit 2013 gjërat shkuan në drejtim tjetër."Aty parashihen institucione me organe si në Republika Srpska". "Unë nuk do ta kisha nënshkruar këtë marrëveshje, sepse ajo shkon në drejtim të kuazi-shtetit - dhe kjo është në kundërshtim me planin e Ahtisaarit. Ne kemi synuar një shoqëri multietnike në territor unik". Rohan tha se është dashur që Serbisë t'i komunikohet qartë se pa njohjen e Kosovës nuk mund të pranohet në BE. Diplomati austriak nënvizoi se vendet e BE-së duhet të flasin qartë si Gjermania. Sipas Rohan në debatet për ndarjen e Kosovës ekziston edhe një dimension gjeopolitik."Përherë ka pasur thashetheme se një pazar për Kosovën mund të ndërlidhet me një pazar për Krimenë. Mund ta marrë me mend se presidenti rus Vladimir Putin e merr këtë në konsideratë në prapavijë. Por, s'ka plan të mirëmenduar për këtë".
Beogradi dhe nga një pjesë e vogël e politikës në Prishtinë. Në gazetën austriake Rohan thotë se ideja e presidentit Thaçi është në kundërshtim me planin e Ahtisarit dhe gjithashtu edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kundër kësaj ideje të dyshes Thaçi-Vuçiç janë
kryeministri i Kosovës, Haradinaj e krejt opozita kosovare, është kundër Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. Sikurse edhe ish-kryeministri Berisha, që deklarohet kategorikisht kundër projektit për rishikim të kufijve.
Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Marija Pejcinovic: Marrëveshja Serbi-Kosovë nuk duhet të cenojë stabilitetin e rajonit
Kroacia lobim në SHBA: Jo ndryshim kufijsh Teza e ndarjes së territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, mbi të cilën po negociojnë Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, ka vënë në alarm vendet e rajonit, por jo vetëm. Kroacia, vend anëtar i Bashkimit Europian dhe një nga shtetet që ka probleme serioze me Serbinë ka nisur një fushatë lobimi kundër projektit të rishikimit të kufijve. Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Marija Pejcinovic Buric, ka zhvilluar këto ditë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka takuar drejtuesit kryesorë të diplomacisë amerikane. Buric është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Në njoftimin për media të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se veç çështjeve bilaterale SHBA-Kroaci, temë e takimit ka qenë dhe situata në rajon dhe roli i Kroacisë në Ballkan. DASH nuk jep detaje konkrete për diskutimet në rajon, por Ministria e Jashtme e Kroa-
cisë, në njoftimin publik thekson se "temë e bisedës kanë qenë edhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë". Kryediplomatja kroate, sipas njoftimit, ka theksuar rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme që nuk do ta cenojë stabilitetin e rajonit dhe që do të marrë parasysh dhe implikimet tjera të sigurisë jashtë kufijve të rajonit. Kroacia është ndër vendet që ka kundërshtuar idenë e ndarjes duke e parë këtë proces si nisjen e një situatë që do të prodhojë destabilitet në rajon. Projekti i rishikimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, për diplomacinë kroate shihet si sinjali se Beogradi do të kryejnë të njëjtin proces edhe në Bosnje. Por në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk ka vetëm serbë, por edhe kroatë, gjë që do të komplikonte gjithë zhvillimet në rajon lidhur me pozicionin e palëve. Ndaj dhe tema e korrigjimit të kufijve ka ndryshuar gjithë
prioritetet e diplomacisë aktuale të vendeve të rajonit. Për këtë temë, ministrja kroate ka diskutuar edhe më Mira Ricardel zëvendëse e John Bolton, Këshilltar për Siguri Kombëtare i Presidentit Trump. Kujtojmë që Bolton është i vetmi zyrtar amerikanë që nuk ka refuzuar idenë e shkëmbimit të territoreve. Kroacia është ndër vendet e para në rajon që ka dalë qëndrim kundër ndryshimit të kufijve. Kjo është bërë e ditur javë më parë gjatë takimit të Kryeministrit të Kroacisë me Kancelaren e Gjermanisë Ideja e propozuar nga presidenti serb dhe ai i Kosovës është kundërshtuar me fortë nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë që në këto 20 vite kanë qenë të përfshirë në procesin e pavarësisë së Kosovës. Albert Rohan, i dërguari i OKB-së në vitin 2007, që bashkë me Marti Ahtisaarin hartuan statusin të Kosovës që solli pavarësinë e saj, ka kundërshtuar gjithë idetë e fundit që vijnë nga
SHPALLJE ANKANDI Shoqëria Përmbarimore Gjyqësore Private “TDR Group”sh.p.k Shpallje Ankandi II per pasurine e paluajtshme: Lloji i prones: Arë + Truall me sip. 4704 m², nga të cilat 3500 m² është truall dhe ndertesë mbi të prej 2103 m²; Vendi i ndodhjes: Stacioni Zooteknik, Xhafzotaj, Durrës; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, Zona Kadastrale: 2574, Numri i Pasurise: 27/93, Volumi 10, Faqe 18. Në vlerën prej 263,230.8 (dyqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e dyqind e tridhjetë pikë tetë) EURO. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” KULLA NR. 5, KATI I 11-TË, NR.54 TIRANË. Procesi përfundimtar i zhvillimit të tij do të kryhet në datën28.09.2018 duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar.
KOSOVA
15
E diel, 16 SHTATOR 2018
AMBASADORI I BERLINIT NË BEOGRAD
Gjermania është skeptike lidhur me ndryshimin e kufijve A
mbasadori i ri i Gjermanisë në Serbi Thomas Schieb ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë e Kosovës është vendimtar dhe ai do t’i kontribuonte stabilitetit në rajon. Por, ka shtuar ai se Gjermania është skeptike rreth spekulimeve për ndryshimin e kufijve. Schieb për gazetën serbe “Danas” ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka sjellë njëfarë
përparimi që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët në Serbi e Kosovë. “Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë: Serbia mund të hyjë në Bashkimin Evropian vetëm pasi t’i zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën. Jemi shumë skeptikë rreth ndryshimit të kufijve sipas vijave etnike. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, këto ditë, disa herë është deklaruar rreth kësaj çështjeje”, tha Schieb.
PRESIDENTI SERB
Vuçiç i rrit kërkesat ndaj BE për marrëveshjen me Kosovën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi:Ata që më kritikojnë e kanë gabim
Thaçi nuk heq dorë nga kufijtë: Është ide pozitive P
residenti Thaçi ka vijuar komunikimin e tij të përditshëm në FB, me statuse të rregullta, duke promovuar politikën e tij për të ardhmen e raporteve Kosovë – Serbi. Në të radhës, ai u është drejtuar atyre që i quan skeptikë për paqen mes dy vendeve. “Çuditërisht, edhe sot kur Kosova e ka të hapur mundësinë për të arritur marrëveshje paqësore me Serbinë, rrufeshëm dhe nga shumë drejtime, ngritën shqetësime të paqëndrueshme. Skeptikët, sot përsëri janë bërë bashkë për të kundërshtuar opsionin real të korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë. Me lehtësi përhapin frikë për gjoja destabilizim të rajonit dhe thellim të ndarjes etnike në Ballkan. Krijojnë panik dhe mjegull duke i trilluar të njëjtat argumente, njësoj sikurse në prag të shpalljes së pavarësisë”,- shprehet Thaçi. Presidenti i Kosovës thotë se ata që kundërshtojnë idenë e tij e kanë gabim. “Unë kam konsideratë të lartë për të gjithë ata që në mënyrë racionale janë të përfshirë dhe të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes paqësore me Serbinë. Ndërsa, ata që po kundërshtojnë duke prodhuar vetëm frikë, me keqardhje u them se janë të gabuar. Marrëveshja paqësore e bazuar në korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në rast se arrihet, do të jetë krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
ANALIZË
A
nalistët politikë në Prishtinë e konsiderojnë të domosdoshme arritjen e një konsensusi politik në Kosovë, në mënyrë që mos të dëmtohet dialogu final me Serbinë dhe procesi integrues i vendit. Sipas tyre, konsensusi është i domosdoshëm edhe brenda partive të koalicionit, jo vetëm atyre të opozitës. Mungesa e një konsensusi të brendshëm politik mund ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut politik me Serbinë. Kështu vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Profesori i shkencave
Një marrëveshje e tillë, Kosovës i siguron njohjen formale nga Serbia dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si dhe i hapë rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Marrëveshja paqësore e forcon stabilitetin
duke mbyllur vatrën e fundit të konfliktit në Ballkan”,- deklaron Hashim Thaçi. Ai thotë se korrigjimi i kufijeve nuk e hap “Kutinë e Pandorës”, por do të krijojë një precedentë pozitiv. “Prandaj, skeptikët e kësaj marrëveshjeje mund t’i siguroj që
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se Serbia nuk do të pajtohet me një marrëveshje me Kosovën, përveç se nëse kjo nuk përfshin një pako gjithëpërfshirëse, raporton Anadolu Agency (AA). “Nuk jam optimist sa i përket marrëveshjes. Nëse mendoni se marrëveshja është e mundur pa një pako gjithëpërfshirëse, pa ndihmë ekonomike shtesë për Serbinë, një rritje më të shpejtë dramatike në çdo aspekt për Serbinë, as nuk më shkon ndërmend, t’ju them me sinqeritet”, tha Vuçiç në konferencën për media. Ai kohët e fundit në një intervistë për mediat e huaja deklaroi se Serbia, në rast se arrihet marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës do të kërkojë garanci të forta për hyrje në Bashkimin Evropian. tani se nuk do të ketë korrigjim të kufirit përgjatë vijave etnike, nuk do të ketë eksod të popullsisë dhe as efekt domino. Për më tepër, kjo marrëveshje paqësore do të vendosë një gur të rëndë mbi të ashtuquajturën ‘Kuti e Pandorës’, e cila këto ditë po përfolët me shumë pasion. E nëse dikush patjetër argumenton dhe i referohet një marrëveshjeje eventuale të korrigjimit paqësor të kufirit si precedent, atëherë ky rast vërtet do të mund të përdoret në të ardhmen si një precedent pozitiv i domosdoshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërshtetërore vetëm në mënyrë paqësore dhe jo me luftë”, deklaron Hashim Thaçi.
Kosovës i duhet konsensusi politik politike Afrim Hoti, thotë se, përveç mungesës së një pajtimi mes pozitës dhe opozitës, brenda vetë krerëve të shtetit ekzistojnë qëndrime të ndryshme sa i përket dialogut politik me Serbinë. Artan Murati nga KDI, konsideron se pozita dhe opozita duhet sa më parë të ulen dhe të flasin për krijimin e një ekipi të unitetit. Megjithatë, brenda spektrit politik në vend vazhdon të mbretërojë një mungesë e ujdisë sa i përket çështjes së
dialogut. Madje dy partitë opozitare; LDK dhe Vetëvendosje, kanë refuzuar të marrin pjesë edhe në seanca të rregullta të Kuvendit, duke kërkuar që të thirret debati përmes të cilit do të miratohej një rezolutë e cila i pamundëson bisedat për kufijtë e Kosovës. Ndërkohë që partitë në koalicionin qeverisës e kritikojnë qasjen e opozitës për mosgatishmërinë për t`u ulur dhe hartuar një platformë të përbashkët dhe ekip uniteti.
PROFIL KUMTIM Nga Albert Vataj
S
h kodra nuk është dhe nuk duhet të krekoset në madhështinë e mburrjes së historisë së saj, të shkuarës lartësuar në lavdinë e korifejve, ajo është vetë gjeneza e krenarisë. Ajo nuk ka pranuar kurrë të ndalojë. Pulson në zemrat e gufon në shpirtrat që mëkoi si një perëndeshë. Atëherë kur vërshimin e këtij ritmi nuk mund ta dëgjosh, provo të ecësh në
rrugën që shtegton ajo, e do të shohësh se si të përpinë tërbimi i saj. E ndërsa kërkon një kreshtë të kësaj dallge, nga ato që cekin për lart, mbërrije dhe kaluar mbi të gjej bregun e prehjes dhe bindjes, se Shkodra ka qenë, është dhe do të mbetet, sepse ata që jetuan dhe jetojnë me të dhanë dhe japin prej vetes, ata janë të shumë, një prej tyre padyshim është dhe skulptori Ferid Kola. Atë, Ferid Kolën nuk mund ta gjesh në podiume e plate, por nuk mungon në asnjë tubim të fjalës poetike. Ai nuk është në panele të ftuarish VIP të televizioneve prestigjoze, por nuk ka nguruar të japë prej kohës së tij, atë më të çmuarën për ambientin. Ai, Ferid Kola, refuzon me insistim të pjesëmarrë në kremtet hijerënda shtirjesh burrokratike të zelltarëve e zuzarëve, por fjalën atërore dhe këshillën e tij prej mjeshtri nuk i'a kursen çdo përuljeje dhe nevojë për nxënie. Ai, Ferid Kola nuk është askund ku ti e kërkon, por është gjithkund ku pulsi i ritmit të Shkodrës, së këtij qyteti bëmash e bujash, krenarie e zotnilleku, kumton si një dëshirim i përkorë dhe si më e epërmja e drejtë legjitimiteti mëtues përsosmërie. Ferid Kola, ndoshta për shumëkënd ky emër nuk grish, por për ata që kanë ndonjë lidhje me skulpturën, me Shkodrën, natyrisht që nuk mund të mos
kenë dëgjuar për të. Vitet te ky njeri janë thjeshtë një dimension kohor, kurrsesi nënshtrim, bindje përulëse ndaj huqeve të shëndetit. Një burrë shtatshkurtër pershkon rrugët e rrugicat e qytetit verior me krekosjen e një koke të zbardhur dhe hajthjen e shkujdesur të trupit që nuk i'a ka përthyer asnjë zgjedhë, jo më mosha. Shfaqet e fashitet në
gumëzhimin e Shkodrës ledhatare, shpesh i shoqëruar nga bashkëshortja, por edhe nga kolegët dhe miq që i ka të shumtë. Nëse kureshtja ju nguc të dini se kush është Ferid Kola, më mirë se ai mund të të tregojë puna e tij krijuese si skulptor. Kaploi dy regjime për të mbetur një duarartë i traditës sonë të skulpturës. Shtatorja e Luigj Gurakuqit e vendosur në qendër të qytetit të Shkodrës është një punë, me të cilën ai nuk kërkon të mburret më shumë se sa me, Mbretin Gent, "Heronjtë e Vigut", ku bashkëpunoi me Skulptorin
16 E diel, 16 SHTATOR 2018
Ferid Kola, ngjizësi i kujtesës së krenarisë kombëtare me tharmin e përjetësisë
Popullit, Shaban Hadëri, me Prek Calin, monumentin e martirëve të demokracisë At Daniel Dajani dhe At Xhovani Fausti, me bustin e At Gjergj Fishtes, At Zef Pllumit, Skënderbeu, Aleksandër Moisiu, etj. etj, sepse çdonjëra ndër ta ka lindur dhe marrë jetë prej jetës së tij. Një dëshirim të ënshëm ai ka blatuar për secilin nga ngjizjet e tij dhe gji nga ai i qiellores së shpirtit i ka mëkuar të hyjshmen të çdo gjallimi në gur, mermer, metal apo dru. Prej "përplasjeve të tij galaktike" është ngjizur dhe marrë trajtë çdo çast, dhe në çdo thërrmijë të këtij, ai ka shkrepëtirë dhe krijuar. Sepse për secilin prej punëve ai ka vuajtur, ka sfiduar ngadhënjyes, është mrekulluar. Ai, Ferid Kola ka ngjizur në shkëmb, allçi, bronx, alabastër, dru, beton, jetë të fikura në zgafellën e harrimit, i ka dhënë frymë nga fryma e tij e në këtë rijetësim. Duart e tij të ashpra si zgjatim i rrënjëve të një peme epike, e mbrujnë baltën e krijimi me të njëjtin pasion që shpërblesa jonë u gatua në havanin etern. E ngjesh ëndjen dhe shpirtin të përzier me lëndë përjetësie, me tërbim e ledhati, e njom me djersë e me lot, e nder në diell dhe adhurim, për ta mëtuar në
zemëratë që kërkon të na i shkulë binatë e krenarisë nga rrënjët, si një stuhi e përbinshme. Mjeshtri e ndalon procesin shndërrues të erozionit dhe ashtu me një solemnitet heroik, i vë përballë njeriun si një ndalesë, i tregon duart dhe kungon shpirtin idilit të dëshirimit krijues. Hyn dhe del brenda trajtave, mëtimeve dhe ideve, shket në linja e profile, rrëzohet në lartësi dhe epje. E... i mplekset gjendjes për të gjetur tek asgjëja çdo nerv dhe damar, ballë mendues, sy të thellë, shprehi, dhe... rikthim të gjithçkasë në çastin sublim, në atë shtresëzim qiellor ku behin të gjitha amshimet, që një dritë e brendshme bën që ata të shndijnë. Ferid Kola, është më shumë se skulptor e kurator, endës i idesë në jetë që rizgjohet, është shkodrani fisnik, është një mylmesë e andshme e asaj dëshire që i gjallon Shkodrës në çdo frymëmarrje, në çdo çapitje hapi, në çdo behje qi njom buzët në gjinin e legjendës, lan sytë në Bunën ledhatare e kotet ëndjesh marroke kah pamjen e ther; Taraboshi, Maranaj e Cukali. Ai është një copë e Shkodrës, një prej atyre që ngop shpirtin. trajtë, në gjendje, në frymë. Orë të gjata pune rraskapitëse ai i rrethvjen si një shtjellë krijimit dhe si pakuptuar e kundron, se si prej asaj përpjekje derdh në ngurtësim një jetë të gjallë. Ai ndjen pulsin se si i rreh asaj behje që e përsosë duke e ledhatuar. Ai, Ferid Kola është aty me kohën që përpiqet ta vërë përfundi, me ikjen që ndalon ndërsa duart e tij zgjaten, e dëshirimi në të merr formë çfarë kërkon ta mbajë duke i kunguar nga e shtrenjta, shenjtëria e artit të tij. Më shumë se sa me kohën ai është në sfidë me harresën, atë
KULTURE
17 E diel, 16 2018 E premte, 24SHTATOR GUSHT 2018
Restaurohet afresku i kishës së "Shën Triadhës" në Berat
A
fresku i kishës së "Shën Triadhës" në Berat, një pasuri e vyer e trashëgimisë kulturore, i është nënshtruar restaurimit. Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat po kryejnë ndërhyrje konsoliduese dhe restauruese në këtë afresk, që është dëmtuar në pjesën më të madhe të tij. "Kujdesi, mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë
kulturore është një mision i përbashkët, për t'i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur, tek brezat e ardhshëm", shprehet DRKK Berat raporton atsh. Kisha e Shën Triadhës në Berat është e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Në kishë janë përdorur me mjeshtëri shumë tipare të arkitekturës bizantine, që e bëjnë këtë monument një nga më interesantët dhe më pik-
toreskët në Kalanë e Beratit. Në njërin mbishkrim të afreskut të Kishës së Shën Triadhës është shkruar emri i Andronik Paleologut, guvernator i provincës së Belgradit (Beratit) gjatë viteve 13021326. Në këtë shkrim shpjegohet se kisha mund të jetë ndërtuar në fillim të shekullit të XIV me mbështetjen financiare të këtëij guverntaori. Së bashku me ndërtimin pirami-
dal, format dhe përmasat, i japin asaj një pamje piktorekse. Programi ikonografik i përket ndikimit të shkollës paleolo-
giane të shek. XIII-XIV me karakteristikë kryesore ngjyrat e theksuara dhe ndarjen e skenave në korniza të veçuara nga një shirit i kuq.
Cila ka qenë lufta më e shkurtër në histori?
Fotografia e një djali shqiptar në Bibliotekën e Kongresit Ambasada amerikane në Tiranë publikoi para dy ditësh fotografinën e një djali të vogël shqiptar, nxjerrë nga arkivat e Bibliotekës së Kongresit. Fotografia e hershme e djalit të vogël të punësuar nga punonjësit e Kryqit të Kuq amerikan si përkthyes dhe lajmëtar nuk dihet saktësisht se cilit vit i përket. "Data e panjohur. Ky djalë shqiptar flet pesë gjuhë të huaja. Ai është punësuar nga punonjësit e Kryqit të Kuq amerikan si përkthyes dhe lajmëtar. Djali nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë, por ka mësuar nga babai i tij, prefekt i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan në Kostandinopojë. (Biblioteka e Kongresit)", shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë.
BERAT
F
estat lokale, të cilat po organizo hen në të gjithë Shqipërinë, si një mënyrë për të promovuar traditën dhe natyrën shqiptare, u ndalën dje në Berat me Festën "Roshnik 2018". "Roshnik 2018" bashkoi fermerët e
Kur forcat e Mbretëreshë Viktorias së Mbretërisë së Bashkuar u përballën me Zanzibarin, sot pjesë e Tanzanisë, territor i vogël në syrin e fuqive të mëdha që kolonizuan pjesë të kontinentit të zi. Në 1896 Zanzibari kishte një pseudo-pavarsi. Pavarsisht se kishte një sulltan ishte nën protektoriatin e Mbretërisë së Bashkuar. Dy ditë para betejës së shkurtër në 25 gusht vdiq sulltani Hamad ibn Thuwaini, i cili pranonte tutelën angleze, shkruan bota.al. Po atë ditë, kushëriri i të vdekurit, Khalid ibn Barghash u vetëshpall sulltan i Zanzibarit duke anashkaluar marrëveshjen se autoritetet britanike duhet të miratonin monarkun e ri. Khalid ibn Barghashi ishte kundër dominimit britanik, çka tensionoi situatën. Mbretëria e Bashkuar kërkoi që sulltani i vetëshpallur të hiqte dorë menjëherë. Britanikët mbështesnin një tjetër kandidat, më të butë, Hamud ibn Muhammad-in. Mëkëmbësi i ri nuk pranonte të hiqte dorë dhe nuk ia vuri veshin paralajmërimeve të fuqisë kolonizuese. Në 27 gusht 1896 hyri në selinë e qeverisë së Zanzibarit dhe siguroi se do t'u bënte ballë trupave kolonizatore që kërcënonin për ta rrëzuar. Rojet e pallatit u përgatitën për t'u përballur me sulmet britanike dhe vunë në dispozicion artilierinë dhe synuan plazhin, ku gjendeshin disa anije të armatës mbretërore të Mbretëreshë Viktorias.
Gjithashtu mobilizuan civilë dhe arritën të krijojnë një ushtri prej 2800 forcash. Britanikët reaguan dhe i ndërmorën këto veprime si akte lufte; armatosën 2 anije dhe iu drejtuan selisë së qeverisë si dhe hodhën në veprim 150 marinarë për të filluar sulmin. Sipas fletoreve të bordit sulmi filloi në orën 9:02 të 27 gushtit me anijet që hapën zjarr mbi selinë e qeverisë së Zanzibarit, mbi të cilën ra një shi bombash dhe u shkaktua një zjarr. Artilieria e topat e sulltanit u shkatërruan plotësisht. Britanikët fundosën edhe anije të forcave rivale dhe ndërmorën një sulm këmbësorie. Kur sulmi i forcave
mbi pallat po afrohej, forcat e Khalid ibn Barghash-it ngritën flamurin e bardhë në 9:40. Pas këtyre minutave të bombardimit sulltani rebel u arratis dhe kërkoi azil në konsullatën gjermane. Mbretëria e Bashkuar vendosi dominimin e saj mbi këtë vend të vogël falë një lufte që mezi zgjati 38 minuta, lufta më e shkurtër në histori. Rreth 500 njerëz burra dhe gra zanzibarianë vdiqën ose u plagosën gjatë bombardimeve. Nuk njihet numri i saktë i luftëtarëve por dihet se ushtria e Khalid-it u shpërbë. Nuk pati të vdekur mes britanikëve, por një rreshter i forcave Bota.al detare u plagos rëndë.
“Roshnik 2018”, panair i produkteve të zonës së Tomorit zonës në një panair të organizuar me këtë rast, për të ekspozuar produktet e tyre bujqësore dhe blegtorale. Fermerë të zonave të Roshnikut, Bogdanit, Mimiasit, Vojnikut, Kar-
kanjozit, Dardhës, Kostrenit etj., në stendat e ngritura enkas për këtë aktivitet, ekspozuan disa nga produktet tipike të zonës së tyre, si rrush, fiq, dardhë, mollë, raki, verë, vaj ulliri, komposto, mjaltë, marmelatë, reçel, etj.. Aktivitetin e përshëndeti edhe Prefekti i Qarkut të Beratit, Harilla Dafa i cili theksoi se festa lokale e Roshnikut është një rast i mirë për
të promovuar jo vetëm produktet bujqësore dhe blegtorale të kësaj zone, traditat e veçanta të krahinës, por edhe bukuritë natyrore të kësaj treve, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e numrit të turistëve e për rrjedhojë edhe për zhvillimin ekonomik të kësaj zone. Një atmosferë të ngrohtë dhe festive krijoi koncerti i artistëve të Qendrës Kulturore "Margarita Tutulani" dhe
Grupi Artistik i Qypërlinjve. Përfaqësuesit e Bashkisë, të organizatave dhe të shoqatave të ndryshme vizituan kantinën e verës "Alpeta" të Roshnikut, ndërsa në sheshin pranë saj, adhuruesit e sportit të qitjes morën pjesë në qitjen me pjatel. Festa vazhdoi në bar - restorant "Roshniku" dhe restorant "Dinastia e Qypërlinjve", ku mysafirët shijuan gatimet tipike tradicionale të kësaj zone.
SHOWBIZ "Të adhurova që ditën kur të njoha", Ariana Grande homazh ish-të dashurit Mac Miller Këngëtarja Ariana Grande i ka bërë homazhe ish-të dashurit Mac Miller. Për herë të parë ajo ka shkruar rreth vdekjes së tij. Ylli i muzikës pop ka shprehur dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta në moshë të re me anë të një postimi në Instagram. "Të adhurova që ditën kur të pashë, kur isha 19 vjeç dhe do të vazhdoj ta bëj,"-shkruajti Ariana. Këngëtarja e konsideroi mikun e saj të më të mirë dhe që nuk e meritonte këtë. Në videon e publikuar Grande shprehet se ndihet keq për shkak se nuk kishte qenë e aftë për të rregulluar apo qetësuar dhimbjen tek ai. Miller, emri i vërtetë i të cilit është Malcolm McCormick, ishte i hapur për abuzimin me drogën. Dyshohet se këngëtari vdiq nga mbidoza. Ai u gjeti i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni. Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është shpallur. Në videon e publikuar nga Grande, ata shihen duke qeshur së bashku. Ata u takuan në vitin 2012 dhe konfirmuan se ishin në një lidhje në vitin 2016. Grande
18 diel, 16 2018 EE premte, 24SHTATOR GUSHT 2018
Martohet çifti i famshëm, përlotet Justin Bieber Një dasmë e madhe do vijë këtë vit, por nuk dihet ende data apo vendi. Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shkuan në gjendje civile të enjten për tu martuar. Disa dëshmitarë thanë se çifti hyri brenda zyrave në Nju Jork dhe Justin ishte shumë i emocinuar. Sipas tyre, ai po qante dhe në një moment i tha të dashurës, "Mezi pres të martohem me ty." TMZ thotë se ata janë martuar, por ende nuk është konfirmuar. Një burim tjetër tregon se çifti ka menduar të realizojë një dasmë jashtë vendit.
dhe Miller bashkëpunuan në një numër këngësh së bashku. Ata u ndanë pak muaj më parë dhe këngëtarja u
fejua komedianin Pete Davidson vetëm pak kohë pasi i dha fund lidhjes me Miller.
Pozoi topless 15 vjeç, Kate Moss: Vajzën time nuk do ta lejoja Kate Moss e ka nisur karrierën e saj në moshë shumë të vogël. Ajo ishte vetëm 14-vjeç kur mori famë botërore si një supermodele. Dhe në moshën 15-vjeçare ajo pozoi nudo. Por Kate nuk ndihet e lumtur me këtë veprim që ka bërë duke thënë se kishte presion. "Po kishte presion,"-tha Moss në një intervistë për NBC. "Kam punuar me një fotografe Corinne Day dhe ajo gjithmonë donte që unë të pozoja topless. Nuk e pëlqeja këtë gjë në fillim." Ish-supermodelja shtoi se nuk do ta lejonte vajzën e saj që të bënte të njëjtën gjë. "Nuk do ta lejoja vajzën. Ajo është vetëj 15 vjeç dhe kur e mendoj se dilja topless në moshën e saj, është çmenduri,"-shtoi Kate. Kate tani, në moshën 44-vjeçare, ka agjencinë e saj të modelimit.
Pas sfilatës me të brendshme, modelja shtatzënë shkon në sallën e maternitetit Sfilata me koleksionin e të brendshmeve nga diva e popit Rihanna përfshiu femra të përmasave të ndryshme. Ndër to, ishte edhe modelja shtatzënë Slick Woods, e cila sfiloi me të brendshme seksi nga linja "Savage x Fenty". Burime për TMZ kanë konfirmuar se ajo ka shkuar me urgjencë në spitalin më të afërt pas sfilatës. 22vjecarja solli në jetë fëmijën e saj të parë. Thuhet se modelja, së bashku me partnerin e saj, muzikantin Adonis Bosso kanë vendosur ta quajnë djalin Saphir. Por ende nuk ka dicka të konfirmuar nga vetë modelja.
Modelja e famshme "dashurohet" me veten në reklamën me diamante Modelja Bella Hadid i adhuron reklamat që realizon vetë. Këtë e kanë treguar disa fotografi ku ajo duket duke qëndruar para pikturës së saj në Paris. Bella arriti në aeroportin "Charles de Gaulle" të premte dhe ndërkohë që priste valixhet, po shijonte reklamat. Në një moment, bukuroshja nxorri telefonin për ti bërë fotografi 'vetes' ndërkohë që mbante orën e një koleksioni të ri që përfshin 48 diamante dhe kushton mbi 6 mijë dollarë.
NJOFTIM PËR ANKAND SHPALLJE ANKANDI I Pasuria Pasuria Lloji i prones: Arë + Truall me sip.4704 m², nga të cilat 3500 m² është truall dhe ndertesë mbi të prej 2103 m², Vendi i ndodhjes: Stacioni Zooteknik, Xhafzotaj, Durrës, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, Zona Kadastrale: 2574, Numri i Pasurise: 27/93, Volumi 10, Faqe 1, në vlerën prej 376,044 (treqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e dyzet e katër) EURO, ne pronesi te Z.Hysni Hasani i cili perfundon me date 23.08.2018. Vendi ku zhvillohet ankandi i shitjes eshte ne shoqerine TDR GROUP sh.p.k, në adresen Bulevardi Gjergj Fishta, kulla Nr.5, kati 11, Nr.54, Tiranë.
VIP
19 E diel, 16 SHTATOR 2018
Kylie Jenner: Kam qenë viktimë e bullizmit gjithë jetën Ajo është një biznesmene e sukseshme, me një fëmijë, patner në krah, shtëpi të sajën dhe konsiderohet si miliarderja më e vogël në botë, por jo gjithçka është e lehtë për Kylie Jenner.Ylli i televizioneve ka zbuluar se ka qenë viktimë e bullizmit për gjithë jetën. Ajo ka shpenzuar shumë kohë nga jeta e saj duke dëgjuar mendimet e njerëzve rreth vetes dhe familjes së saj. Dhe 21-vjeçarja ka folur hapur sesi bullizmi e ka prekur gjatë viteve. Në një video në Snapchat, Kylie flet për përvojën e saj dhe inkurajon të flasin të hapur kur bien pre e ngacmimeve. "Gjysma prej jush mendojnë se jam e çuditshme. Dhe gjysma tjetër mendon se jam qesharake. Por unë kam qenë ngacmuar që kur kam qenë 9 vjeçe,"-tha Kylie. "Dhe unë mendoj se kam bërë një punë vërtet të madhe për përballimin e gjithë kësaj. Por ka njerëz që të ngacmojnë kudo".
Kirk Douglas dhe Anne Buydens pas 64 vitesh, ende të pandashëm Pas 64 vitesh martesë të lumtur, Kirk Douglas dhe gruaja e tij janë ende të pandashme. Çifti, i cili ka një moshë të kombinuar prej 200 vjeç, janë fotografuar duke shijuar një ditë së bashku në Los Angeles. Aktori 101-vjeçar dhe bashkëshortja e tij Anne Buydens, 99 vjeç, shihen duke u shtyrë me karrige me rrota nga kujdestarët e tyre. Ylli i Hollywood është martuar me ish-aktoren dhe producenten që nga viti 1954, një vit para se të luante në filmin Lust for Life në rolin e artistit Vincent van Gogh. Douglas mbush 102 vjeç në dhjetor.
Chrissy Teigen hëngri placentën pasi solli në jetë djalin Chrissy Teigen ka ngrënë placentën e saj pasi solli në jetë djalin Miles në maj. Modelja tha se e bëri këtë gjë për të luftuar depresionin postpartum që përjetoi pas lindjes së fëmijës së saj të parë, Luna, në vitin 2016. 32vjeçarja foli për përvojën e saj në një intervistë për Sunday's Best: Celebrating 40 Years of CBS Sunday Morning. "Kjo është një gjë normale,"-tha Teigen. Ndërsa shtoi me shaka duke iu drejtuar moderatores: "Unë jam nga Los Angeles. Atje e pjekin në hell. Mund të provosh pak nga planceta ime." Chrissy është martuar me këngëtarin John Legend dhe kanë së bashku dy fëmijë.
Bashkëshortja braktis Bob Sinclar: Flinte gjumë herët Historitë e dashurisë nuk përfundojnë gjithmonë me fund të lumtur. Dhe ky është rasti i Bob Sinclar dhe ish-gruas së tij Ingrid. Ata i dhanë fund martesës së tyre 20-vjeçare dhe një burim ka treguar arsyen e ndarjes. "Bob shkonte në shtrat shumë heret, nuk dilte për darka, jeta e tij ishte shumë e mërzitshme për Ingrid që donte të argëtohej dhe të jetonte jetën,"-tha burimi duke shtuar se Bob nuk e priste ndarjen. Mediat raportojnë se kjo ngjarja do ta shkatërrojë DJ. Çifti, të dy rreth 50-vjeç, kanë një vajzë Paloma, 15 vjeçe. Ata u njohën në moshë shumë të re në Paris.
Rikthehet Mariah Carey me klipin seksi Mariah Carey ka publikuar projektin e ri muzikor ku duket shumë seksi e veshur me të brendshme. Në klipin "GTFO", 49-vjecare shfaqet me disa lloje të brendshmesh ku duken qartë linjat e mira trupore që ka. Kënga u publikua ditën e enjte dhe është hera e parë pas 4 vitesh që vjen me një projekt të ri. Suksesi i saj i fundit ishte albumi i vitit 2014.
SPORT
20
E diel, 16 SHTATOR 2018
Suarez dhe Dembele shpëtojnë Barcelonën në 3 minuta ndaj Sociedadit
LA LIGA
B
arcelona i kthen në “traditë: ndeshjet ndaj Real Sociedad duke fituar për të dytin sezon radhazi në Anoeta. Kryendeshja e javës së 4-ët të La Ligas përfundoi me suksesin 1-2 të blaugranave, një fitore me shumë për skuadrën e Ernesto Valverdes që erdhi edhe për meritë të Ter Stegen që ndali disa tentativa radhazi të miqve në
fillimin e pjesës së dytë. Ishte një fitore me përmbysje ajo e Barçës që kryeson me pikë të plota pas 4 javëve të para. Në minutën e 12-të Elustondo i dha avantazhin skuadrës baske. Sociedad shpërdoroi shumë raste deri në minutën e 63-të kur një gabim i portierit Rulli u shfrytëzua nga Luis Suarez i cili barazoi rezul-
tatin ndërsa pak çaste më vonë Dembele kaloi në avantazh blaugranat. Në fund Sociedad iu afrua sërish barazimit por për fatin e keq vendasit dolën pa pikë nga një sfidë të cilën mund ta kishin fituar. Kjo ka qenë humbja e dytë radhazi për Sociedad, që mban vendin e 10-të në renditje me 4 pikë pas 4 javëve të para.
Ish-mbrojtësi i zikaltërve shënoi një super gol për t’i dhënë 3 pikë emilanëve
I
nteri bie në “San Siro”. Në ndeshjen e parë të javës së katërt në Seria A, Zikaltrit janë mundur 1-0 nga Parma, duke mbetur në kuotën e katër pikëve. Një tjetër disfatë e rëndë për ekipin e Spallett-it, të cilët do ta kenë shumë të vështirë të rikuperojnë këto pikë të humbura me kaq lehtësi. Inter e nis mirë lojën dhe ka gjithçka nën kontroll. Parma rrallëherë arrin të ndërtojë aksione dhe të rrezikojë portën Zikaltër, por edhe Inter e ka shumë të vështirë të gjejë hapësira dhe bie në sy mungesa e Icardi-t në zonën kundërshtare. Gjithsesi, Perisic dhe Keita mund të kishin shfrytëzuar më mirë dy situata të krijuara. Pas pushimit situata nuk ndryshon, Inter sulmon pa pushim dhe ka raste që duket se ndeshja zhvillohet vetëm në një gjysmëfushë, atë të Parmës, por rastet e shpërdoruara do të ktheheshin në “mallkim”. Fati i takimit u vendos në minutë e 79’ në stadiumin “San Siro”, teksa Dimarco i hedhur në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes goditi në mënyrë spektakolare nga një distancë prej 40 metrash duke lënë të shtangur portierin Handanovic, i cili nuk kishte asnjë mundësi reagimi. Mbrojtësi festoi si i çmendur ndaj ish-ekipit të tij, ndërkohë që shumë e kanë krahasuar edhe me Roberto Carlos në fillimet e karrierës së tij për shkak të fizikut të tij mjaft të fuqishëm. Zikaltrit me gjithë dëshirën e mirë për të shënuar, e patën të pamundur që të çanin mbrojtjen e emilianëve, që në këtë takim u treguan perfektë. Në 4 takime Interi ka 4 pikë, shumë pak për një skuadër që në nisje të sezonit konsiderohej si rivalja më e madhe e Juventusit. Po kaq pikë ka edhe Parma, që pak e prisnin se do të fitonte ndaj zikaltërve, pas asaj mungese të gjatë në kategorinë e më të mirave. Kjo është fitorja e parë e verdhebluve në Serie A në këtë sezon. Kjo humbje nuk ishte mënyra më e mirë për t’u përgatitur për rikthimin në Ligën e Kampioneve për zikaltrit. Ata do të përballen me Tottenham-in në shtëpi, që gjithashtu sot u mund nga Liverpool në shtëpi.
Interi turpërohet nga Parma, fundoset nga një “perlë” e Dimarcos
TOPCINJTË
Arsenali rrëmben fitoren e tretë radhazi, Xhaka shënon një super gol
Arsenali mori një fitore shumë të rëndësishme 2-1 në fushën e Necastle falë golave të Granit Xhakës dhe Mesut Ozil, të realizuar të dy në pjesën e dytë të ndeshjes. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për skuadrën e Unay Emery, qëe ngjit në vend të shtatë në renditje ndërsa zhyt Neecastle të drejtuar nga Rafa Benitez në vendin e tretë nga fundi me vetëm një pikë në pesë takime. Në minutën e 49-të, Xhaka ekzekutoi mjeshtërisht me të majtën një goditje dënimi. Goli i katërt me fanellën e Arsenal për mesfushorin me origjinë shqiptare, i realizuar edhe ky, si gjithë të tjerët, me goditja nga jashtë zonës. Nëntë minuta më vonë ishte Xhaka një pasi depërtoi nga e majta dha një pasim të bukur për Lacazette, gjuajtja e francezit u devijua nga një mbrojtës por topi përfundoi në këmbët e Ozil i cili me qetësi e dërgoi në rrjetë. Ishte ndeshja e 200-të e mesfushorit gjerman për Arsenal, të cilën e festoi me golin e 38 për klubin anglez.
PREMIER LEAGUE
P
ër herë të parë pas 110 vitesh dhe për herë të tretë në gjithë historinë e kampionatit anglez të futbollit, dy klube arrijnë të fitojnë 5 ndeshjet e para të sezonit. Rekordi “antik” i vendosur më parë në sezonet 10 maj 1906 dhe 1908-1909 u arrit falë fitores së Chelseat 4-1 ndaj Cardiff, që pasoi atë të Liverpool kundër Tottenham më herët gjatë ditës. Skuadra londineze ka fituar 4-1 ndaj Cardiffit, duke u ngjitur në vendin e parë të renditjes me të njëjtën numër pikësh sa Liverpooli, por me një golaverazh më të mirë. Ndeshja nisi në malore për vendasit, pasi Bamba kaloi Cardiff në avantazh që në minutën e 16-të, por kundërpërgjigja erdhi në fundin e pjesës së
Chelsea ngjitet në krye falë tripletës së Hazard, fiton edhe City
parë. Eden Hazard ka dhuruar spektakël, duke shënuar tre gola në këtë ndeshje. Ylli belg realizoi dy herë në pjesën e parë, falë dy asistove të Oliver Giroud. Në fraksionin e dytë, 10 minuta nga
fundi Hazard shënoi nga pika e bardhë, ndërkohë që 3 minuta më pas Willian mbylli ndeshjen duke realizuar golin e katërt. Manchester City ka marrë një fitore bindëse 3-0 në shtëpi kundër
Fulhamit. Sane kaloi në avantazh “qytetarët” pas 96 sekondash lojë, ndërsa Silva shënoi golin e 50-të personal në Premier League në mes të pjesës së parë. Sterling mundi të realizonte edhe golin e tretë për Cityn, që ishte edhe i treti personal për këtë sezon, duke përfituar nga dalja aventureske e Fulham në sulm në pjesën e dytë. Kampionët në fuqi të Anglisë mundën të ruanin kështu hapin e dy kryesueseve Liverpool e Chelsea, që mbeten gjithsesi dy pikë para në renditje për shkak se kanë 5 fitore në 5 ndeshjet e para.
SPORT
21
E diel, 16 SHTATOR 2018
Presidenti i FSHF-së ka konfirmuar edhe njëherë trajnerin Panucci pas disfatës së fundit
Duka: Të humbësh një ndeshje me Skocinë nuk do të thotë se duhet të presësh koka P
residenti i FSHF, Armand Duka pasi shprehu mbështetjen për trajnerin Christian Panucci me një status në rrjetet sociale, tashmë e bën këtë edhe në intervistën e radhës. Kreu i futbollit shqiptar përmes një interviste për TV Klan “votëbeson” zgjedhjen e tij në krye të kuqezinjve. “Sulmi ndaj trajnerit, ndaj një njeriu të vetëm, më duket i orkestruar, i dirigjuar. Çdo skuadër ka limitet e veta, ka fatin e vet. Pra, do të arrijë një rezultat jo vetëm nga përgatitja dhe performanca e skuadrës, por edhe nga fati, kështu që Panucci duhet të vazhdojë. Kjo është loja, ky është futbolli, duhet të tentosh maksimalisht të përmirësohesh”. Kreu i Federatës së Futbollit mendon se zgjedhjet e deritanishme të trajnerit dhe stafit të tij kanë qenë të drejta. Armand Duka nuk e quan një tragjedi rezultatin e fundit të Kuqezinjve, por thotë se duhen korrigjuar problemet. “Vetëm në momentet që armatën që ke nuk mund ta përmirësosh, atëherë mund të bësh ndryshime. Të humbësh një ndeshje me Skocinë nuk do të thotë se duhet të presësh koka. Patjetër,
ne duhet të bëjmë analiza, duhet të kuptojmë se ku i kemi defektet sportive dhe jo të kalojmë në emocione luftarake”. Shqipëria ka 3 pikë deri më tani dhe ka ende në dispozicion edhe 6 të tjera. Edhe pse është e vështirë në grupin ku ndodhet Armand Duka thotë se synimi final nuk ndryshon. “Të metat e vërejtura duhet t’i korrigjojmë për të ardhmen. Ne nuk
lëvizim nga objektivi ynë për të qenë të parët e grupit dhe për të tentuar një kualifikim në Europian, edhe nga kjo mundësi. Steka tashmë është e lartë dhe të gjithë presin nga kombëtarja”, deklaroi numri një i futbollit shqiptar, duke i dhënë edhe njëherë besimin se Panucci do të ketë të gjithë kohën e nevojshme për të ndërtuar skuadrën e tij fituese. Gjithsesi
vendimtare do të jenë ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, pasi në rast të rezultateve negative, edhe Duka do të detyrohet që të ndryshojë mendim. Shqipëria për momentin nuk dhuron lojë, dhe ky është problemi më i madh, nga ku kanë lindur edhe polemikat në mediat mes specialistëve, që kritikojnë zgjedhjet e trajnerit dhe skemat e tij.
SERIA A
Napoli i falet Insignes ndaj Fiorentinës, arrin Juventusin në krye
Një gol i Lorenzo Insigne, 11 minuta para përfundimit të ndeshjes kundër Fiorentinës, ka mjaftuar që Napoli të konfirmohet si një pretendent serioz për titullin e Serie A këtë sezon. Skuadra e Ancelotti doli me 3 pikë të plota në një ndeshje ku formacioni i hedhur në fushë nga Carlo Anceloti dominoi totalisht ndeshjen, ku peshorja e statistikave anuan nga ana e miqve vetëm për pozicionet jashtë loje dhe numrin e lartë të herëve që portieri i Fiorentinës, Dragowski, niste topin nga zona e tij. Pas kësaj fitore Napoli ka 9 pikë pas MBROJTËSI 4 javësh, duke barazuar me pikë Juventusin, që ka një ndeshje më pak, e që sot do të luajnë në shtëpi kundër Sassuolos.
SUPERLIGA
SULMUESI
VERILINDORËT
Duro debuton me fitore, Kamza mund lehtësisht Kastriotin
Grezda debuton me Rangers, Gerrard: Nuk është ende gati!
Kukësi thyen “murin” e Teutës, Rexhinaldo e bashkon me kreun
Klodian Duro ka debutuar me fitore në stolin e Kamzës. Pas dy humbjeve radhazi skuadra nga periferia e kryeqytetit mposhti 2-0 Kastriotin duke regjistruar suksesin e dytë sezonal dhe duke i shkaktuar Kastriotit disfatën e tretë rresht. Në minutën e 13-të malazezi Rolovic realizoi golin e epërsisë për Kazmën dhe të parin për të në këtë sezon, ndërsa pak para fundit të pjesës Masato Fukui gjeti edhe golin e dytë për skuadrën e Duros duke vulosur suksesin e Kamzën që në pjesën e dytë vetëm sa menaxhoi rezultatin. I guximshëm edhe Klodian Duro në këtë sfidë të parë pasi guxoi duke hedhur njëkohësisht në fushë, Rolovic, Plakun, Fukuin dhe Martinenën, 4 lojtarë me tipare të theksuara sulmuese dhe në fund zgjedhjet e tij rezultuan të goditura.
Rangersi ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0 në takimin që ka zhvilluar në shtëpi ndaj Dundes. Gjatë ditës së djeshme ka debutuar edhe futbollisti i Shqipërisë, Eros Grezda. Trajneri Gerrard i ka besuar një vend në formacion si zëvendësues në 13 minuitat e fundit, megjithëse Grezda është ende jashtë formës së tij më të mirë. Menjëherë pas fundit të takimit, legjenda e klubit anglez dhe trajneri i Rangersit, ka thënë se mesfushori shqiptar ende nuk është në nivelin e duhur, ndërsa ka shumë për të përmirësuar që të përshtatet me filozofin e tij të lojës. “Si fillim unë jam shumë i gëzuar, që Grezda është gati për të luajtur për ne. Ai është një lojtar vërtet shumë i mirë. Gjithsesi më duhet të them se Grezda ende nuk është në formën e tij më të mirë, ai është vetëm në 75% e tij. Ai ka ende për të mësuar dhe për të ofruar tek ne, më saktësisht se ku duhet të marri topin dhe se kur duhet ta japë atë. Gjithashtu Grezda duhet të kuptojë se kur është momenti për të dalë nga pozicioni që unë i caktojë në fushë. Duhet të ketë më shumë lëvizje nga ana e tij, të jetë më i shkathët dhe të kryej detyrat që unë i caktoj. Më duhet ta komplimentoj Grezdën, por kërkon kohë edhe ambientimi i tij”, ka thënë Gerrard.
Kukësi i shkakton humbjen e parë Teutës duke fituar në “Niko Dovana” 1-0 falë golit të sulmuesit Reginaldo. Vendasit e dominuan ndeshjen, por nuk arritën të shfrytëzonin rastet e krijuara. Kjo ishte humbja e parë për Teutën në këtë sezon dhe goli i parë në katër ndeshjet e para. Goli i vetëm, ai që vendosi fatin e ndeshjes u shënua nga Reginaldo, pas atij shërbimi perfekt të Melos. Sulmuesi nga Mozambiku nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë, duke fituar duelin me veteranin Hidi. Pikërisht autori i asistit të golit, Melo, në të 50-të iu afrua golit personal, kur ka ekzekutuar një gjuajtje të fuqishme nga distanca, por të ndalur nga traversa. Vendasit kanë shansin më të mirë për të barazuar shifrat, kur në të 87-n Latif bën gjithçka bukur në zonë, por topi ndalet nga shtylla. Pas kësaj humbje, skuadra e Teutës renditet në vend të shtatë, në kuotën e 5 pikëve. Tre pikë shumë të rëndësishme këto në favor të Kukësit, që pas katër javësh, ka regjistruar në total 7 pikë, për të mbajtur provizorisht kreun e klasifikimit bashkë me Skënderbeun e Flamurtarin, por me këto dy të fundit që kanë një ndeshje më shumë në dispozicion.
KURESHTI
22 E diel, 16 SHTATOR 2018
BRAKTISËN BELGJIKËN PËR TË JETUAR NË ISHULL:
Jemi më të lumtur, më të ri dhe hamë vetëm fruta
Një çift nga Evropa Perëndimore u shpërngulën në Bali dhe zbuluan se janë ushqyer vetëm me fruta për më shumë se tre vjet. Ata thonë se ndihen më të lumtur me dietën e tyre natyrore. Tina Stoklosa, 39 vjeç, nga Varshava e Polonisë shpjegon se si e zbuloi dietën frymëzuese kur ajo po kërkonte materiale dietike pesë vjet më parë. Dy vjet më vonë, arkitektja e dizajnit vendosi të shkonte në Bali të Indonezisë duke ndryshuar plotësisht jetën e saj me fruta, pa devijime nga bota perëndimore. Ajo thotë se shumë shpejt kishte më shumë energji, ndërsa ndihej më e lumtur dhe dukej më e re. Stoklosa thotë gjithashtu se ka humbur në peshë, ndërsa më herët kishte kryer dieta konvencionale në shtëpi por pa rezultat. Ndërsa ishte në Bali, ajo u takua me të fejuarën e saj më të vogël, Simon Beun, 26 vjeç, nga
I kaloi hekuri përmes kafkës, 10 vjeçarit i ndodh mrekullia Një djalë vetëm 10 vjec ka pësuar një aksident të tmerrshëm. Ai ka qenë duke lajtur në shtëpinë e tij në pemë, kur është rrëzuar dhe padashur i është ngulur një hekur i gjatë në mes të fytyrës duke kaluar përmes kafkës. Xavier Cunningham, një djalë shumë i mirë me mësime dhe shumë i dëgjueshëm përfundoi në spital i gjakosur dhe për shumë ditë nuk pati asnjë reagim. Pasi bënë grafinë mjekët mendonin se djali nuk do të reagonte, por pak ditë para se të vendosnin t'i hiqnin aparaturat ai u përgjigj dhe për fatin e tijë mirë edhe u shërua pa pasoja. Sot ai është një djalë i shëndetshëm si të gjithë dhe madje e ka mbajtur shufrën e hekurit që desh i mori jetën.
Izegem i Belgjikës. Çifti tani ushqehet vetëm me fruta të ëmbla, duke konsumuar mes 000 dhe 4.000 kalori në ditë - ndërkohë që shuajnë etjen me ujin e arrës së kokosit të freskët. Ata thonë
se nuk kanë larë dhëmbët e tyre për dy vite, pasi fribrat e frutave i pastrojnë ato, ndërsa përmendin edhe përfitime të tjera përfshirë shërimin e depresionit dhe sëmundjeve kronike.
Mësuesja humbet virgjërinë me nxënësin 15-vjeçar Një ndihmës mësuese në Teksas është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksual me një nxënës 15-vjeçar, me të cilin humbi edhe virgjërinë. Hannah Siboyeh, 25-vjeç, u arrestua me akuzën për sulm seksual të një fëmijë dhe marrëdhënie të pahijshme mes mësueses dhe nxënësit. Ajo ishte vetëm 24 vjeç kur kreu për herë të parë marrëdhënie seksuale me adoleshentin. Daily Mail raporton se sipas dokumenatve të gjykatës, mësuesja filloi të bëjë seks me ishnxënësin në korrik 2017, por marrëdhënia e tyre nuk u zbulua deri në pranverën e vitit 2018.
Hetimet nisën në muajin prill nga CypressFairbanks Independent School District Police pas denoncimit të një nxënësi tjetër. Ai raportoi se kishte parë 15-vjeçarin dhe Siboyeh në shtrat së bashku në shtëpinë e tij dhe dhe duke dëgjuar "zhurma të çuditshme" që vinin nga dhoma. Sipas nxënësit, ndihmës mësuesja dhe adoleshenti gjithashtu publikuan së bashku një fotografi në Snapchat. Kur policia u përball me Siboyeh, ajo pranoi se i pëlqente 15-vjeçari "me gjithë zemër" dhe se kishte humbur virgjërinë e saj në korrik 2017.
Fermeri shkon për të korrur bar, bie në pusin 10 metra të thellë Një fermer grek ka humbur jetën pasi ai ra në një pus 10 metra të thellë. Ngjarja ka ndodhur në Arkitsa, ku 52-vjeçari kishte shkuar në mëngjes për të prerë barin. Siç raportojnë mediat helene, ai nuk kishte vënë re pusin. Të afërmit e tij u shqetësuan, kur ai nuk po i përgjigjej thirrjeve dhe u zbulua nga vëllai i tij, i cili kuptoi se kishte rënë në pus. Menjëherë u njoftuan forcat zjarrfikëse të cilët arritën të nxirrnin nga pusi 52-vjeçarin, por fatkeqësisht pa shenja jete.
Viçi i rrallë me tre sy dhe dy hundë Një viç ka lindur me dy buzë, tre sy dhe një gjysmë fytyrë shtesë, duke sfiduar mundësinë e mbijetesës. Viçi i shëndetshëm ka lindur në fshatin Navalur në Thanjavur në shtetin jugor të Tamil Nadut në Indi më 10 gusht. Megjithëse viçi ka një trup, duket se ka dy turinj, dy buzë të sipërme dhe tre sy - por vetëm një palë veshë dhe një gojë. Pronari i viçit Sanglimuthu tha se të gjithë u habitën kur panë kafshën dhe askush nuk mendonte se mund të mbijetonte. "U habitëm kur pamë viçin. Kurrë nuk kemi parë një kafshë me dy koka", tha ai. Mutacioni besohet se ndodh kur një embrion fillon të ndahet në binjakë, por njëri prej tyre ndalon së zhvilluari, duke lënë dy trupat e bashkangjitur.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 6. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 7. Përgjithësues për specialistët e fushave të ndryshme të shërbimit shëndetësor 9. Parapagimi quhet edhe ashtu 13. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 14. Mjet fluturimi, si rruzull i madh, i mbushur me gaz më të lehtë se ajri, që ngrihet e qëndron për një kohë të gjatë lart në hapësirë 16. Korporata Ndërkombëtare Financiare 18. Pjesa e sipërme e një fustani a e një bluze me jakë shumë të hapur 19. Që e ka trupin të pafuqishëm ose të hollë, të thatë e të brishtë 20. Përdor atë monedh Bullgaria 21. Mënyrë e prerjes së flokëve 23. E vendos dikë a diçka në një vend 24. Organizata Ndërkombëtare e Punës 26. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike 27. Hija e një të vdekuri, që u fanitet njerëzve 28. Ai që nuk shprehet as "po" as "jo" në një votim 29. Bar i keq që rritet zakonisht në arat e mbjella me grurë dhe që bën kokrra të vogla në ngjyrë të zezë 31. Njësia monetare bazë e shtetit shqiptar deri me 1946 33. Romani i Anton Pashkut 34. Një bashkësi njerëzish me prejardhje, gjuhë, histori të përbashkët 36. Edgar Allan ..., themeloi litertaurën e krimit, zhanrin science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fundamenti të simbolizmit dhe keshtu të poezisë moderne 39. Njeri me trup shumë të madh e shumë i fuqishëm, gjigant 40. ... bej Toptani (1864-1942), veprimtar i çështjes kombëtare, prijës çetash, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministër Financash në qeverinë e parë, pjesëtar i Këshillit të Naltë dalur nga Kongresi i Lushnjës 42. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 43. Eshtë i dobët, i pafuqishëm, i pa... 46. Përpiqem t'i fut frikën, ta tremb dikë 47. Shtet që kufizohet nga Namibia dhe Republika Demokratike e Kongos. U shkëput nga Portugalia jo më shpejt se më 11 nëntor 1975 48. I hedh diçkaje një mbulesë të hollë përsipër, mbuloj 49. Yndyrë, tërësia e tyre 51. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 54. Që ka ngjyrë qielli të mbyllur. Flamuri i BE dhe ai i PD është ashtu 56. Dhomë poshtë katit përdhes të një ndërtese 58. Eshtë ai moral, politik, gjenetik. Prishje, ikje nga karakteristikat dalluese dhe normat 60. Jetoj për një kohë në një shtëpi, në një qytet etj 62. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën
E diel, 16 SHTATOR 2018
Nga Albert VATAJ
63. Si kishtin makinat e Durrësit targën 65. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 67. Haqif ... luftari për Shqipërinë etnike u pushkatua më 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave 68. Zezak; njeri me lëkurë shumë të zeshkët 69. Metal që del nga lidhja e hekurit me një sasi të vogël karboni dhe me pak përzierje të tjera 71. Kafshë shtëpiake me trup e me qafë të trashë, me këmbë të shkurtra e me turi të zgjatur, që rritet për t'i marrë mishin 74. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 75. Partia Aleanca Popullore 76. Vajzë në moshë të re, shprehje krahinore 77. Shkresë, që i lëshojmë dikujt për të vërtetuar se i kemi marrë diçka ose për të vërtetuar se ai ka paguar a ka dhënë diçka; vërtetim 78. Një nga ikona e skenës, ... Kurti u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinës 80. Njësi e matjes së forcës a të aftësisë së të parit 81. Dollap i madh brenda në mur të dhomës së gjumit në të cilin vihen rrobet e fjetjes 85. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 86. Fshikëz e mbushur me lëng që shfaqet si sëmundje në inde ose në organet e trupit 88. Lënda e këtij druri që përdoret për ndërtim, për të bërë orendi etj 93. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 94. Pushtoj, nënshtroj ose Z... me forcë një territor. 96. Djali kundrejt prindërve të vet
është tamam ashtu 98. Monedhë prej metali ose prej letre me një vlerë të caktuar 99. Bukë gruri e bardhë, e gatuar me brumë të ardhur, në trajtë të zgjatur e të rrumbullakët 100. Fëmijë mashkull deri në moshën e pjekurisë; djalë i vogël 101. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 102. 7 shkurt 1478 është datëlindja e Thomas ..., filozof, shkrimtar dhe politikan anglez 104. .. Bej Frashëri, si ishte rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare. Lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll 107. Ai përdoret për të lidhur kafshët, për të shtrënguar diçka, tërkuzë, konop 109. Të menduarit e të vepruarit verbërisht vetëm sipas dogmave të caktuara, pa përpjekje krijuese 112. Sëmundje që shfaqet me dhembje të herëpashershme e të forta të kokës, zakonisht në njërën anë 113. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën VERTIKALISHT 1. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 2. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 3. Punonjës që merret me grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e materialeve 4. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 5. Pronar i madh tokash, që i punon këto duke shfrytëzuar bujqit 6. Arteria më e madhe, që del nga barkushja e majtë e zemrës
dhe që ushqen me gjak gjithë trupi 7. Eshtë i tillë ai që garon në sportin e mundjes 8. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 10. Nga filmi "Rrugë të bardha", personazhi e ka emrin 11. Dërrasë e gjerë, e rrumbullakët dhe e lëmuar, mbi të cilën tëhollin petët e lakrorit 12. Secila nga paftat në ngjyrë si flori, që i varnin gratë për stoli në veshje, në vesh si vëth etj.; groshar 15. Gjendje e një gjumi të thellë e të gjatë gjatë dimrit, për disa kafshë 17. Erë e lehtë, e freskët dhe e këndshme, puhi 20. Kur na përizhen e na bëhen ... punët, mendimet, idetë 22. Një nga "armët" e ndërtimtarisë të një ustai, tip lopatëze trekëndore me dorez druri. Me llaçin ka punë 25. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 30. Marrje pushtetit me dhunë. Ajo ushtarake është më e njohura 32. Ajo është vepër a pjesë muzikore, që luhet me tetë vegla ose që këndohet me tetë zëra. 35. Vendbanim i njerëzve që u është privuar liria, të penalizuarit 37. Dëshirë e madhe për të plotësuar kënaqësitë trupore, zjarr i madh i mishit e i gjakut 38. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 39. Ai që di të hedhë valle, ai që kërcen valle; kërcimtar. 41. ... HYSKJA , aktor shqiptar, lindi më 1937 dhe vdiq më 2016 42. Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar 44. Shuma e parave që merr
shënonte në targë 66. Tirana, e kishte targën e makinave ... 68. Njeri i dhënë shumë pas qejfeve 70. Qenie e gjallë (njeri, kafshë) që ekziston objektivisht në botë 72. Gjendje që e kaplon një njeri që e kanë lënë vetëm 73. Shtresë e hollë brumi në trajtë të rrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës 76. Dokument a shkresë që vërteton diçka; dëshmi 79. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 80. Sëmundje që shkaktohet nga mungesa a nga varfëria e ushqimit ose nga përvetësimi i tij jo i rregullt 82. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 83. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 84. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 86. Pjesë e diçkaje të ngurtë, që është thyer, është shkëputur ose është ndarë nga e tëra 87. Që ka ngjyrën e qiellit të kthjellët, në ngjyrë të qiellit 89. Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara 90. Që ka të bëjë me zemrën, i zemrës 91. Pjesa e rrafshit që përfshihet midis dy gjysmëdrejtëzave ose midis dy drejtëzave që dalin nga një pikë 92. Drejtimi ose ... i erës, ecjes apo qëndrimit tonë 95. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 96. Bindje e fortë se diçka është e vërtetë ose se do të kryhet patjetër 97. Fije pambuku me shkëlqim dhe në ngjyra të ndryshme, që përdoret për të qëndisur; masur, lëmsh ose këmbëz me fije të tilla 103. Produkt ushqimor, me të bëhet pilafi 105. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 106. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 107. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 108. Aleanca Kuq e Zi 109. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 110. Po Gjirokastra si e kishte targën 111.Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën
borxhliu mbi sasinë e dhënë 45. Periudha e dytë e zhvillimit të shoqërisë primitive 49. Ashtu është kur gjërat dhe sendet janë hedhur sipër njëritjetrit, pa rregull, shkel e shko 50. Kontrolli dhe prova e garancisë së përvitshme teknike që i bëhet një makine, aparati etj. përpara se të vihet në punë 52. Pamje e natyrës a e një vendi që rroket nga syri 53. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 55. Shkëmb i përbërë nga gurë a shtresa gurësh të ndryshëm, të bashkuar me argjilë, okside hekuri etj 57. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 59. I thonë ndryshe një gruaje të përdalë 61. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 63. Drejtpërdrejt në dorë; me dorë, me njeri, jo me postë 64. Rrethi i Krujës, ashtu si e 1
2
I
3
U
4
Z
5
V 12
V O J
6
S A V A
13
B
E
7
M
D
11
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
8
B
9
P
U
10
C
E R
K T
R O D E
I
M
16
K ¸
R
L
P
L
I
B
K O D R
A
Z I
R
R
M U
C E
P L
P S
A
L V E
28
P
K O
N
L
N O R
E
T
R
Z
E
G J
E Z
S
O
R
O
A N I
S
V
34
I
B
R I
˙
A
A
S
R
H
K
35
U L
36
T
R
29
32
K U
H
23
K ¸
V 27
I
K A 31
33
V 26
30
Z
37
F
38
L
A
L O K 22
25
M A Z
19
O R
21
24
17
K R U P ¸
T
18
I 20
R
I
Y
15
O
B E
14
L E
39
E G A L
40
D O R E
S H K R
I
M
U
41
P A L A P E
T ¸
E
¸
42
N
O 43
P
¸
A
44
M
V
45
K
A B S
F
I
46
H I
S E
P
47
K D S H
J
T
U
48
O
49
M A L A J
Z
I
S
S
¸ 50
R
N
55
V
N
52
T
L
Q E
R I
O M
56
O
51
A S
D A K A
D I
A F R
E
A
G
R
63
U
A 60
K
R
U B
I
64
K
J
L
L
R
M
62
C
N I
P
¸
E
U P
U
F
M
L
S
A T
¸
L
66
E
68
A L
A
72
69
L
73
R Y M E
61
R 65
67
A 71
A G M E
V
59
A A K
R 54
57
58
B
53
70
I
74
P R
E K
U
P
L
L X H A N
75
O
I
K A F T
G
A N
K 76
N 79
R 80
D O L
N 81
O M I
T
77
84
K
D
N
85
B
I
A
P
O S
H
D 91
D E M
A
N
R
I P
88
90
E
A
D
86
L D K
87
I
I
K
U
83
S
A
M 78
M O S I
R 82
L
O
I
O N
R 89
P A U L
A
92
K S
K U R S
N
O
D
Z
93
E 94
T
E
R A S H K E J
O
E
98 100
S
A
N ¸
L
E J
T O R I
G
104
K A V A J
V A T H ¸
L
A
E
O 105
L I
N
N
B
L
D E D
E R
¸
106
G
U G A N D A
108
G
97
U
O 102
A
V
107
V A R
S ˙
99
D R
101
R E
103
N
K
N
96
T H
O R
A
95
K U R
109
R
I
N
L
E B
¸
R
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E diel, 16 SHTATOR 2018
Ilir Meta: Rinia me guxim dhe kurajo të udhëheqë proceset demokratike Në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Presidenti Ilir Meta deklaron se demokracia duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton kombi ynë. Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit shprehet se "demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë".
K
ompania ajrore që mban flamurin shqiptar, "Air Albania" nisi dje zyrtarisht fluturimet nga Aeroporti i Rinasit. Avioni i parë, i cili kishte si destinacion Stambollin, është një "Airbus 319", i cili mban ngjyrat e flamurit shqiptar dhe shqiponjën dy krenare. Udhëtarët e parë që fluturuan me avionin e quajtur "Lasgushi", për nder të poetit të
"Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë.Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur
shumë nga mungesa e saj", thekson Meta. Presidenti shton se "rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit".
tur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe të gjithë respektin, njëkohësisht, edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë dhe bëni. Atë që bëni e bëni nuk diskutohet që e bëni për veten, e bëni për prindërit, por forca e shembullit tuaj është një kontribut i jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë. Jam i bindur që jeni këmba më e mbarë që mund të gjendej në këtë vend për kompaninë tonë të flamurit," u shpreh Kryeministri Rama përpara nisjes së fluturimit. "Dua t'ju uroj të gjithëve që sa më shumë suksese dhe më vjen mirë që ne jemi një ogur i mbarë dhe jemi gjenerata e re, e ardhmja e kësaj Shqipërie. Pas 30, 60
vitesh, pas 90 vitesh, uroj që "Air Albania" të jetë i përjetshëm dhe të rritet sa më shumë si një fëmijë që fillon hedh hapat e parë dhe më pas bëhet legjendar dhe një plak i vjetër. Unë dua t'ju uroj të gjithëve që ky Lasgushi të jetë këmba e përjetësisë, realisht, siç thotë dhe poezia e vetë Lasgushit. Prandaj ju uroj të gjithëve suksese dhe qofshi një fillim i bekuar!" - u shpreh një nga studentet e ekselencës. Udhëtimet e para të "Air Albania" do të jenë drejt Stambollit, ndërsa në muajin tetor, "Air Albania" do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane. Me "Air Albania" për herë të parë do të ketë një linjë direkte edhe Tiranë-New York.
Kryeministri Rama: Fillim i bekuar i Air Albania madh Lasgush Poradeci, ishin studentët dhe maturantët e ekselencës, të cilëve iu uroi rrugë të mbarë në këtë udhëtim edhe Kryeministri Edi Rama. Një fillim të mbarë uroi Kryeministri edhe për kompaninë "Air Albania". "Më vjen shumë mirë që
këtë fluturim të parë të muajit të testit të "Air Albania" e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës. Është një fluturim simbolik, ndërkohë që gjatë të gjithë muajit do jenë disa të tillë. Por arsyeja pse na shkoi mendja tek ju është sepse jeni fytyra e ndri-