Koha Jone-25 nentor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E diel, 25 NENTOR 2018

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 280 (8411)

E diel, 25 Nëntor 2018

Çmimi 30 Lekë

Banorët e Unazës së Re do mblidhen sot në protestë para gjykatës për lirimin e të arrestuarve. Ata shprehen se nëse na provokon policia do reagojmë ashpër

Lulzim Basha: Luftë po erdhën fadromat

Francezët dogjën dje rrugët e “Champs Elysee” vetëm se çmimi i karburantit u rrit me 7 cent, pra nga 1.52 euro në 1.59 euro. Sipas mediave franceze nga përplasjet janë plagosur 620 protestues dhe 136 policë

Kryeministri Rama: Ligj të ri për forcat super speciale. Do ngremë dhe xhandarmëri

Në foto: Kryeministri Edi Rama, dje në prezantimin e mjeteve të reja të Policisë KRYETARJA E LSI

Monika Kryemadhi: Edi Rama nuk e ndalon dot më revoltën popullore

ASAMBLEJA E ZGJERUAR E FRES

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Nuk i dua votat e atyre që hedhin kapsolla FAQE 13

FAQE 7

FAQE 3

Për herë të parë një President shqiptar takon shqiptarët e Rozhajes në Mal të Zi

Në foto: Presidenti Ilir Meta dje gjatë vizitës te shqiptarët e Rozhajes në Malin e Zi

SHKODËR

Ministrja Manastirliu: Hapet shtëpia e parë për të rinjtë pa kujdes prindëror FAQE 11

MINISTRI I BRENDSHEM

Sandër Lleshi: Politika të mos rreshtohet përballë policisë, por në krah të saj FAQE 7

FAQE 24

PROTESTA E BANORËVE DHE PROJEKTI I UNAZËS SË RE

Flasin deputetet, Tabaku e Çupi dhe kreu i FRPD: Rama duhet të ikë

Nga Linda Noka & Jonida Halili FAQE 5

FAQE 4-5


POLITIKE K

KRYETARJA E LSI-së

ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin protestën e banorëve të Unazës së Re, të cilëve po u grabitet prona nga qeveria. Në një reagim në Facebook, Kryemadhi shprehet se kryeministri Edi Rama po përdor gjithë shtetin për të justifikuar vjedhjen e 40 milionë eurove. “Asnjë dredhi politike, asnjë marrëveshje apo pazar i bërë jashtë syve të publikut, asnjë media e blerë apo e shitur madje as mungesa apo pavarësia e institucioneve të drejtësisë nuk mund të ndalë rebelimin e qytetarëve që nuk kërkojnë asgjë më shumë se të drejtën që u jep

2

E diel, 25 NËNTOR 2018

Kryemadhi: Rama nuk e ndalon dot më revoltën kushtetuta”,- shkruan Monika Kryemadhi. Në reagimin e saj, Kryetarja e LSI shprehet se kryeministri dhe qeveria e tij po mundohet të shuajnë protestën me të gjitha mënyrat, por shton se qëndresa e banorëve të Unazës së Re nuk do të lejojë që të manipulohen. “Edi Rama dhe veglat e tij po mundohen t’u heqin shqiptarëve edhe një nga pak të drejtat që u kanë mbetur, të drejtën e protestës. Me kërcenime, keqpërdorimin e policisë, me gjuhën vulgare me të cilën iu drejtohet banorëve të Unazës së Re, ai më sot përpiqet të ndalë

qytetarët të kërkojnë të drejtën e tyre. I zhytur në batakun e kriminalitetit, frymëzuesi i shkatërrimit të Shqipërisë, çdo ditë shpik beteja dhe heronj imagjinarë me synimin e vetëm që të tërheqë vëmendjen nga protesta, e cila çdo ditë e më shumë gërryen themelet e pushtetit të krimit dhe oligarkëve. Fryma e rebelimit popullor është frika më e madhe e diktatorëve dhe si e tillë ajo e tmerron Edi Ramën, që prej muajsh vetëm menaxhon krizat e deputetëve të tij të inkriminuar dhe të klientëve të tij. që pasurohen me paratë e shqiptarëve”,- deklaroi dje Monika Kryemadhi.

Protesta te “Astiri”/ Kreu i PD-së i kthehet ashpër kreut të Qeverisë: Rruga e vetme është përballja popullore!

Basha mesazh Ramës: Bëji mirë hesapet o plehër, zmbrapsu o i sëmurë! B

anorët e Unazës së Re, shtëpitë e të cilëve preket nga projekti i Bashkisë së Tiranës i ndërtimit të Unazës së Madhe kanë dalë sërish në protestë. Të pranishëm në protestë në mbështetje të qytetarëve ishte dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por dhe një sërë deputetësh të PDsë dhe LSI-së. Kryedemokrati tha se po lihen fëmijët në mes të katër rrugëve për një segment ku 1 cm do të kushtojë 2 mijë euro. Basha, gjithashtu, i bëri thirrje Policisë së Shtetit të vihet në krah të qytetarëve dhe të mos keqpërdoret nga Rama. “Jemi këtu bashkë me deputetë të opozitës, jemi pranë tyre se ajo që po ndodh këtu është në radhë të parë barbari, shkelje e ligjeve themelore të vendit. Jemi para një afere të tmerrshme kriminale. Banorët nuk do i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe se autori që ka shkaktuar këto tragjedi duhet t’i vërë gishtin kokës. Nuk bëhet 1 cm rrugë me 2 mijë euro. Rama do nxjerrë në rrugë shumë fëmijë. Ai vetëm vjedh Shqipërinë, ka shpikur të gjithë skemat për vjedhjen e parave. Këtu vjedh 40 milionë euro, jo për të zhvilluar Tiranën, po për thesin e vet. Edi Rama po keqpërdor dhe policinë e Shtetit, policëve i bëj thirrje të mos bëhen

palë me të. T’i bëjnë mirë hesapet kur sulmojnë banorët. Rruga e vetme është përballja popullore”, tha dje nga protesta Lulzim Basha. Më herët, po për këtë çështje, përmes një deklarate për mediat nga selia e PD-së, Basha do të shpërthente në akuza ndaj kryeministri Edi Rama. Ai tha se Rama donte ta bënte policen dëshmore për karrigen e vet dhe se po shet Shqipërinë. Basha deklaroi se opozita dhe banorët nuk do ta

lejojnë “aferën 40 milionë euro” dhe i bëri thirrje Edi Ramës të zmbrapset. “Rama është shfaqur para shqiptarëve, duke sulmuar këdo. Kërkon t’u rrëmbejë pronën banorëve dhe të përfitojë nga mega-afera 40 milionë euro. Është i obsesionuar të mbrojë marrëveshjen që ka lidhur për të vjedhur 40 milionë euro, ndaj po burgos qytetarë të pafajshëm nëna e fëmijë. Flet nga mëngjesi në darkë për karrigen e tij, për tepsinë e tij është gati të flakë në

rrugë qindra familje pa strehë. Po përdor policinë si burracak duke vendosur vajza të pambrojtura në rresht të parë. I përdor me propagandë dhe do t’i bëjë dëshmore me zor. Do të pëlqente ta bëjë dëshmore me zor o plehrë, me siguri mezi po pret o i sëmurë. Ajo nuk do ishte në radhë të parë të protestës nëse do kishe një polici të trajnuar”, u shpreh Basha. Ai e akuzoi kryeministrin se po shet Shqipërinë duke i bërë thirrje të tërhiqet nga afera korruptive e Unazës. “Kështu e mbajte mandatin e parë i bërë kriminelët biznesmenë dhe kështu do ti bësh gratë e vajzat dëshmore për karrigen tënde o i çmendur, o i sëmurë. Për para po shet Shqipërinë. Tërhiqu nga afera korruptivë e Unazës. Asnjë centimetër nuk do përparosh. Do jemi aty për të penguar ty dhe së shpejti do marrësh atë që meriton. Ndal dhunimit të nënave, ndal dhunimit barbar. I bëj thirrje autoriteteve të verifikojnë torturat njerëzore. Nuk ka për të përfunduar me kaq Edi Rama. Nuk ke për t’i marrë ato 40 mln euro. Kjo është vija e kuqe për ty dhe çdo shqiptar. Zmbrapsu dhe mendohu i mirë. I bëj thirrje çdo polici dhe policeje të mos përballet me motrat e vëllezërit e tyre por të bëhen pjesë e qëndresës”, deklaroi dje nga selia blu kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Salianji: Për Ramën bashkëpunimi me krimin e organizuar në fushatë elektorale është normalitet politik

PD: Dako dhe gjithë qeveria po bashkëpunojnë me krimin për të mbajtur pushtetin

P

artia Demokratike përmes deputetit të saj, Ervin Salianji, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama që bëri të premten nga Libofsha e Fierit. Përmes një deklarate për mediat, Salianji teksa kërkoi arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakon, tha se kryeministri Edi Rama po e mbron atë me çdo mjet. “Dosja 339, e cila i ka shfaqur publikut bashkëpunimin e qeverisë me bandat për të mbajtur pushtetin me çdo mjet, është dëshmia sesa larg Europës po na mban Edi Rama. Dje, në Itali, zëvendëskryeministri Luigi di Maio, refuzoi të shkojë në një takim elektoral, sepse kandidati i tij kishte publikuar një foto me nipin e bosit të mafias, Provenzano, duke kërkuar nisjen e dialogut me familjet mafioze. “Ky është

një koncept shumë i rrezikshëm. Duke bërë një foto të tillë, po i jep mesazh bashkëpunues botës së krimit. Ato vota nuk i duam, i përbuzim! Shteti nuk mund të ketë afrimitet me këta persona”u shpreh zëvendëskryeministri

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

italian. Po dje, pak orë më vonë, në Tiranë, kryeministri Edi Rama u tregoi shqiptarëve se bashkëpunimi me krimin e organizuar në fushatë elektorale është normalitet politik, që as nuk duhet të vihet në diskutim. “Në fushatë nuk pyetet për biografinë dhe për dëshminë e penalitetit.”, -tha kryeministri i Shqipërisë për t’i dalë në mbrojtje Vangjush Dakos, simbolit të bashkëpunimit me krimin e organizuar në fushatë elektorale. Kontrasti është i qartë: në Itali është një qeveri që refuzon vota nga të afërmit e mafiozëve, në Shqipëri është një qeveri që drejton vendin me

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

votat e mafiozëve dhe të krimit të organizuar. Ky është thelbi pse vendi ynë refuzohet prej 5 vjetësh në familjen europiane! Strategjia e Edi Ramës për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshme të saj, për të asgjësuar demokracinë në vend. Vangjush Dako me bandën e Avdylajve dhe bandën e Durrësit; Taulant Balla me trafikantin e drogës mik të familjes; Arben Ndoka, Elvis Roshi Mark Frroku, Armando Prenga janë shembujt më flagrantë të

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

strategjisë kriminale të Edi Ramës që shet si normë qytetarie bashkëpunimin me krimin më zgjedhje. Shumica e shqiptarëve e refuzojnë këtë model, prandaj prokuroria duhet të avancojë me dosjen 339, të arrestojë Vangjush Dakon! Për krimin e blerjes së votave në bashkëpunim me krimin nuk mund të ketë më falënderime për krimin! Shqiptarëve u duhet standardi italian i përbuzjes së votave që siguron krimi. Ky është thelbi pse vendi ynë refuzohet prej 5 vjetësh në familjen europiane!”- deklaroi deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E diel, 25 NENTOR 2018

Banorët e Unazës së Re do mblidhen sot në protestë para gjykatës për lirimin e të arrestuarve. Ata shprehen se nëse na provokon policia do reagojmë ashpër

Lulzim Basha: Luftë po erdhën fadromat

Francezët dogjën dje rrugët e “Champs Elysee” vetëm se çmimi i karburantit u rrit me 7 cent, pra nga 1.52 euro në 1.59 euro. Sipas mediave franceze nga përplasjet janë plagosur 620 protestues dhe 136 policë Protesta e Unazës së Re tashmë nuk është vetëm një çështje për fatin 320 ndërtesave, por edhe një betejë opozitare kundër korrupsionit me 40 milionë euro e projektit. Opozita prej disa ditësh ka shpjeguar skemën, sipas tyre, të vjedhjes së 40 milionë eurove për vetëm 2.2 kilometra rrugë. Banorët e Unazës së Re janë vetëm viktimat e një vendimi të qeverisë, ku sipas Lulzim Bashës, fshihet "grabitja e Edi Ramës, disa biznesmenëve dhe ndonjë pronari mediash". Për opozitën drama që po ndodh në këtë pjesë të Tiranës ka brenda saj; grabitjen e shtëpive të qytetarëve pa dëmshpërblim nga shteti, korrupsionin me projektin dhe ajo që është më flagrante dhunën e banorëve nga policia. Për të treja këto arsye, Lulzim Basha premtoi dje gjatë pjesëmarrjes në protestën e përditshme reagim të ashpër ndaj qeverisë "Rama". Kreu i PD-së u shpreh se kryeministri duhet të tërhiqet nga shembja e ndërtesave pa dëmshpërblim, në të kundërt do të përballet me zemërimin popullor i cili ka arritur në përmasa të mëdha. Për të shpëtuar banorët e Unazës së Re, por edhe gjithë qytetarët nga koncesionet korruptive, Basha deklaroi se duhet një zgjidhje finale që të sjellë largimin e Edi

Ramë. Dhe kjo zgjidhje arrihet vetëm me përballje popullore. "Rruga e vetme është rruga e përballjes popullore, dhe zgjidhja e vetme politike është largimi i kësaj bande hajdutësh, me në krye Edi Ramën", deklaroi dje nga protesta kreu i PD-së. Ndërkohë testi që do të provokojë këtë reagim popullor është sjellja e qeverisë pikërisht me banorët që kanë më shumë se 20 ditë që protestojnë. Qytetarët e Unazës së Re deklaruan dje se nëse qeveria do të sjellë sërish forca policie për të prishur banesat e tyre, pa u dhënë dëmshpërblim të plotë, qeveria do të përballet me luftë. Situata nuk po shkon drejt uljes së toneve dhe normalizimit, pasi akoma kanë frikën se do ti prishë natën banesat e tyre. Ndërkohë ditën e sotme në

Gjykatën e Tiranës pritet të jepet masa e arrestit për rreth 10 personat e arrestuar nga policia për protestën e ditës së enjte para Kuvendit. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 6 prej tyre. Ata akuzohen për "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme". Paditë e ngritura nga prokuroria nuk lënë vend për lehtësira në lirimin e tyre, ndaj pritet që gjykata të vendos "arrest me burg". Ndërkohë po sot, banorët e Unazës së Re dhe qytetarë të tjerë kanë paralajmëruar një tubim të madh para gjykatës. Vendimi që do të marrë gjykata do të përcaktojë dhe zhvillimin e pro-

testës. Nëse banorët që dolën për të protestuar për shtëpitë mbahen në burg, mundet që para gjykatës të këtë përplasje dhe dhunë tjetër. Banorët thonë se jemi përgatitur për çdo skenar sot para gjykatës. Policia e Shtetit dhe Prokuroria i argumentojnë arrestimet me faktin se gjatë protestës fatkeqësisht u plagos oficerja Ina Muka, e cila humbi gishtin e njërës dorë. Një ngjarje e tillë është e rëndë dhe duhet dënuar, por përgjegjësia e një personi që kreu aktin nuk mund të përdoret për të fajësuar kolektivisht gjithë protestuesit. Teksa me të drejtë të gjithë dënojnë dhunën ndaj policisë, askush nga institucionet shtetërore këto ditë nuk ka parë dhe dënuar dhunën ndaj banorëve. Nga ato që thonë familjarët e të arrestuarve, kemi të bëjmë me raste flagrante rrahjesh në komisariate dhe dhunimi të të drejtave të njeriut. Nëse është e vërtetë ajo që pretendon kreu i PD-së se janë filmuar raste kur "policia ka ushtruar tortura dhe dhunë barbare nga qytetarëve", atëherë situata tejkalon çdo imagjinatë. Në çdo vend me demokraci normale ndalohet me ligj të rrahësh edhe vrasësit dhe jo me protestuesit që dolën në shesh për të mos humbur shtëpitë ku fusin kokën. Ata që janë

kundër protestave dhe reagimit qytetar në Shqipëri, lë të bëjnë një krahasim me ato që po ndodhin prej një jave në Francë. Dje në sheshin kryesor të Parisit për 16 orë protestuesit u përballen me policinë. Motivi që i ka ngritur francezët në protesta masive, në Shqipëri do të dukej qesharak. Për 7 cent rritje të taksës së naftës, pra nga 1.52 euro në 1.59 euro, francezët po djegin rrugët e Parisit dhe kërkojnë dorëheqjen e presidentit. Ndërsa në Shqipëri, jo vetëm i rrisin taksat çdo vit dhe vendosin koncesione, por edhe kur të marrin shtëpinë pa të dhënë asnjë lekë nuk duhet të protestosh. Madje nëse del në shesh të arrestojnë se prish qetësinë publike para sallës së Parlamentit. Në këto 20 ditë të protestave të banorëve qeveria vetëm sa ka thelluar përplasjen me banorët dhe ka zbuluar korrupsionin e saj, duke e detyruar dhe opozitën që të dalë në shesh dhe të vendos ultimatume. Nëse kryeministri nuk reflekton në kohë, beteja e "Astirit" në Unazën e Re nga projekt për shembjen e shtëpive mund të kthehet në projekt për shembjen e qeverisë. Opozita i ka gati skenarët. Ndaj qeveria të tregohet ligjore, njerëzore dhe të mendojë edhe për fatin e vetë!


SPECIALE

D

eputetet e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi në një prononcim për “Koha Jonë” deklarojnë se projekt i “Unazës së Re” është tërësisht abuziv dhe korruptiv. Nënkryetarja e komisionit parlamentar të Ekonomisë shprehet se edhe faktet edhe provat janë bërë tanimë publike, ku, sipas saj, ka një korrupsion të madh që mbulon këtë 2.2 kilometër rrugë që është zgjeruar për të kënaqur disa biznesmenë pranë qeverisë. Edhe anëtarja tjetër e këtij Komisioni bën thirrje që të merren masa të dëmshpërblehen të gjithë banorët që ju cënohet prona e tyre nga realizimi i këtij projekti të dyshimtë.

4

E diel, 25 NËNTOR 2018

Pyetje 1

Prej tre javësh, banorët e Astirit janë në rrugë. Sa të drejtë kanë banorët në kërkesat e tyre dhe si e shikoni qendrimin e qeverisë, konkretisht të kryeministrit Rama të shprehur në Kuvend për këtë çështje?

Pyetje 2

Kryeministri Rama si argument kryesor për refuzimin e kerkesave të banorëve solli intimidimin e shqiptarëve, se dëmshpërblimin e banorëve do ta paguajnë shqiptarët nga xhepat e tyre. Po në rast se kjo çështje shkon në Strasburg kush do ta paguajë faturën e banorëve? Sipas jush si zgjidhet kjo çështje, pa përfunduar në dyert e gjykatave dhe duke shmangur përplasjet fizike mes shtetit dhe banorëve?

Nga Linda Noka dhe Jonida Halili

Tabaku: Afera e Unazës, qytetarët “Unaza e Re”, Çupi: Korrupsioni të mos gënjehen nga premtimet e më i madh i konsumuar nga Ramës, pasi do i bëjë “kurban” administrata e Edi Ramës Përgjigje 1

Banorët, por edhe të gjithë qytetarët e Tiranës, kanë të drejtë të jenë të shqetësuar për mënyrën se si është operuar me këtë projekt. Siç edhe faktet edhe provat janë bërë tanimë publike, ka një korrupsion të madh që mbulon këtë 2.2 kilometër rrugë që është zgjeruar për të kënaqur disa biznesmenë pranë qeverisë. Tanimë procedurat e tenderimit publik, si dhe një kompani që nuk duhej të ishte aspak në këtë tender publik, ka qenë prezente sa për të krijuar idenë e një gare. Gjithashtu, të dhënat nga dokumentet tregojnë se në fakt kompania “Victoria Invest” është sponsorizuesja dhe ideatorja e këtij projekti ndaj dhe ka fituar. Kështu, kosto e lartë dhe e pakuptimtë e rrugës, tenderi tërësisht abuziv dhe korruptiv janë premisat e drejta mbi të cilat ngrihen dhe shqetësimet për këtë rrugë. Ndërkohë që për banorët që sot janë në protestë ka një argument shtesë për sjelljen e qeverisë. Pasi është jo normale që qeveria të sillet me to në mënyrë harbute kur për 1 km rrugë do të shpenzojë më shumë se 15 milionë euro dhe nuk arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me banorët e zonës.

Përgjigje 2

Kryeministri është një artist i propagandës dhe lajmeve të rreme. Kur në opozitë, apo dhe faktori ndërkombëtar ngre pikëpyetje për PPPtë, ai thotë që këto nuk paguhen nga buxheti i shtetit. Por kur vjen fjala

çdo taksë e detyrim si qytetarë të Tiranës. Kanë votuar në atë zonë. Janë banorë të Tiranës prej më shumë se 20 viteve. Ata duhet të shpërblehen në mënyrë të drejtë siç edhe e kërkon Kushtetuta. Duhet të njoftohen sipas ligjit. Të merren masa të dëmshpërblehen të gjithë banorët që ju cënohet prona e tyre.

Përgjigje 2

t’u dalë për zot premtimeve të tij për Unazën e Re dhe banorët e kësaj zone, ai fshihet pas akuzave dhe konfliktit që prodhon. Qeveritë shqiptare për vite me radhë i kanë mbledhur taksën këtyre qytetarëve dhe ua kanë njohur mundësinë të legalizohen duke ia pranuar kërkesat. Kryeministri dhe as kryebashkiaku nuk e kanë trajtuar prishjen e shtëpive me këto dëmshpërblime në takimet me banorët. Madje, përkundrazi ne jemi dëshmitarë se si kryeministri Rama ka deklaruar në fillim të vitit 2015 se jo vetëm do të ketë legalizime falas, por edhe se këto legalizime do të kryhen shumë shpejt. Siç po shohim e vërteta është tërësisht e kundërt. Pra,

pasi u ka marrë votat, pasi ka bërë politikë për të marrë votat e pjesës së mbetur kryeministri u tregon derën. Shembull perfekt që qytetarët e tjerë të mos gënjehen nga fjalët edhe premtimet e tij. Sa i takon Gjykatës së Strasburgut; ka një sërë vendimesh të cilat janë në kurriz të buxhetit të shtetit dhe shqiptarëve. Një sërë borxhesh të prapambetura që ende nuk ia kemi paguar qytetarëve, qofshin këto pronarë apo qytetarë si ato që sot protestojnë në zonën e “Astirit”. Sikundër e përmenda dhe më sipër, qëllimi i kryeministrit nuk është që të zgjidhë problemet e qytetarëve, pasi ai kërkon të kalojë lumin për ta bërë më pas kurban kalin.

Përgjigje 1

Qytetarët e prekur nga investimi në Unazën e Re gjenden në një situatë të rëndë sociale. Kemi të bëjmë me një gjendje kritike në të gjitha aspektet. Si në aspektin e trajtimit të pronës së tyre si e drejtë kushtetuese dhe ligjore. Kemi të bëjmë

me nxjerrjen në rrugë të mijëra qytetarëve pa iu shpërblyer djersën dhe lodhjen e tyre për të pasur banesën ku të jetojnë me dinjitet. Dhe nga ana tjetër, miliona euro të taksapaguesve shqiptarë të shpërdoruara dhe të abuzuara me procedura korruptive. Banorët kanë paguar

“Kemi një projekt me kosto marramendëse e pa precedentë në këto përmasa, 40.5 milionë euro për 2 km investim si rruga më e shtrenjtë në Europë e ndarë në tre kontraktore. Transparenca dhe mungesa e konkurrencës pa dyshim tregon korrupsionin më të madh të konsumuar nga administrata e Edi Ramës”

Theksoj se ndërkohë të gjitha procedurat e iniciuara lidhur me këtë projekt janë në shkelje flagrante me ligjin. Kemi një projekt me kosto marramendëse e pa precedent në këto përmasa, 40.5 milion euro për 2 km investim si rruga më e shtrenjtë në Europë e ndarë në tre kontraktore. Transparenca dhe mungesa e konkurrencës pa dyshim tregon korrupsionin më të madh të konsumuar nga administrate e Edi Ramës. Nga ana tjetër duket të ketë interesa okulte për zhvillimin e asaj zone me ndërtime të klientelës qeverisëse. Prandaj arroganca dhe fyerjet e qeverisë ndaj këtyre qytetarëve nuk ka ndalesë. Sepse interesat e qeverisë janë në shërbim të xhepit të tyre dhe klientëve të saj. Qytetarët janë në të drejtën e tyre dhe besoj se e drejta, djersa dhe mundi i këtyre qytetarëve do të fitojë. Jo vetëm unë por të gjithë deputetët e opozitës dhe mijëra qytetarë janë në mbështetje të çështjes së tyre. Çështjes së dinjitetit njerëzor për të patur banesën e tyre.


POLITIKE

5

E diel, 25 NËNTOR 2018

Kreu i FRPD-së akuza të forta: Kryeministri, hajdut dhe bashkëpunëtor i krimit të organizuar INTERVISTA Bisedoi: Linda Noka

K

reu i të rinjve të Partisë Demokratike i kontaktuar nga “Koha Jonë” lidhur me çështjen e banorëve të zonës së Astirit në Tiranë e cilëson projektin e Bashkisë që parashikon shembjen e disa banesave që preken nga zgjerimi i Unazës së Madhe të kryeqytetit si një projekt tërësisht korruptiv, ku i përfshirë sipas tij është vetë kryeministri Edi Rama. “A ka një vend të vetëm në botë që 2 km kushtojnë 40 milionë euro? 20 milion euro 1 km. Këto janë miliona euro që do përfundojnë në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëhajdutëve të tij. Prandaj flet si i çartur, shan e mallkon kë i del përpara”, shprehet ndër të tjera kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi. Prej tre javësh, banorët e Astirit janë në rrugë. Sa të drejtë kanë banorët në kërkesat e tyre dhe si e shikoni qëndrimin e qeverisë, konkretisht të kryeministrit Rama të shprehur në Kuvend për këtë çështje? Ky është një rast i pastër korrupsioni pse më thjesht vjedhjen që Edi Rama po iu bën taksave të shqiptarëve, duke shkatërruar mundin dhe djersën e një jete. Është një shkelje flagrante e ligjit. 317 banesave, bizneseve u janë vënë kryqe, siç bënte dikur Serbia në Kosovë për banorët që duheshin bombarduar. Po u çuar asnjë copë letër, pa folur me ta, për dëmshpërblimin as nuk bëhet fjalë as për ata me leje të rregullt e as për ata në proces legalizimi. Një i çmendur që kërkon të çmend një popull të tërë. Erdhi në pushtet dhe e mbolli anembanë vendin me drogë dhe po ikën nga pushteti duke shkatërruar gjithçka i del përpara për një grusht parash. A ka një vend të vetëm në botë që 2 km kushtojnë 40 milionë euro? 20 milion euro 1 km. Këto janë miliona euro që do përfundojnë në xhepat e Edi

Belind Këlliçi: Edi Ramën duhet ta ndalojmë një orë e më parë

Ramës dhe bashkëhajdutëve të tij. Prandaj flet si i çartur, shan e mallkon kë i del përpara. Fyen qytetarë duke i etiketuar me emra që kanë ndërtuar me gjak ato shtëpi e shumë prej tyre tani e 28 vjet nuk i kanë përfunduar akoma. Fyen veriorët se nuk i nënshtron dot, njësoj siç bënte Enver Hoxha dhe regjimi i tij, shkatërron biznese e përvetëson prona për interesa personale ne jug duke thënë s’ka gjë se këta prapë ne na votojnë çfarëdo që t’u bëjmë. Për Edi Ramën qytetarët janë vota që i garantojnë më pas para dhe pushtet. Për të folur shkurtimisht për projektin e Unazës së Re. Skema korruptive është e qartë: 1. Fituesit janë të 3 të paracaktuar, sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm 1 ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrësi i dytë, është futur për të legjitimuar tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë. 2. Kompania DH Albania është

ZËDHËNËSJA E PD-së

P

as deklaratave të djeshme të kryeministrit Edi Rama në lidhje me protestën e së enjtes tek Kuvendi, ku policja Ina Nuka u plagos rëndë, do të vinte i menjëherëshëm reagimi i selisë blu. Përmes rrjeteve sociale, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa tha dje se Rama nuk e fsheh dot megavjedhjen e 40 milionë eurove duke përdorur fatkeqësinë e policies Ina Nuka. Sipas saj Rama foli gjatë duke sharë policinë e djeshme falë punës e së secilës nën drejtimin e Lulzim Bashës në vitin 2010 bëri të mundur lëvizjen e shqiptarëve në Europë pa viza. “Edi Rama se fsheh dot megavjedhjen e 40 milionë eurove duke përdorur fatkeqësinë e Ina Nukës. Edi Rama po

krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysmë para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunwell Haberman ltd. 3. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale. 4. Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro. 5. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuestro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskë dhe sa është përfitimi për të gjithë skemën korruptive me fitues të paracaktuar në tenderin fitktiv

prej 40 milionë eurosh. Norma juridike e vendosur me ligjin për legalizimin të miratuar dhe në fuqi në vitin 2015 e thotë qartë: Edhe në ato raste kur je në proces legalizimi dhe legalizimi nuk ka përfunduar do të shpronësohesh dhe pastaj do të merret prona dhe do të zhvillohet projekti. Në 2015 në mënyrë tinëzare dhe me makutërinë e hajdutit është ndryshuar ky ligj në mënyrë që këto prona të prishen pa dëmshpërblim, por edhe këtë e ndalon Kushtetuta. Çfarë i kushton Edi Ramës t’i dëgjojë banorët? Çfarë i kushton t’i dëmshpërblejë ata banorë? Me 40 milion për 2 kilometra mund dhe të vjedhë dhe t’i dëmshpërblejë... Po makuteria, harbutëria dhe arrogance e ka kthyer në monstër në raport me qytetarët dhe në lepur në raport me krimin dhe hajdutët e tij. Kryeministri Rama si argument kryesor për refuzimin e kërkesave të banorëve solli intimidimin e shqiptarëve, se

Ina Zhupa: Rama s’i fsheh dot vjedhjet duke përdorur fatkeqësinë e polices përdor policinë për ta mbrojtur nga lidhjet me krimin dhe skandalet e vjedhjes së parave publike. Në 4 vjet Edi Rames i është refuzuar dy here hapja e negociatave me arsyen e kanabizimit te vendit, kriminalizimit te shtetit e korrupsionit. Mediat botërore tregojnë raste të pazarit të kanabisit mes policisë dhe trafikantëve. Mbare Europa e pa se si ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës, Sajmir Tahiri është nën hetim për bashkëpunim me trafikantët e drogës. Çdo njeri e pa me zë dhe figurë sesi Vangjush Dako bashkëpunonte me krimin për blerje votash me

dijeninë dhe nën mbrojtjen e policisë. Edi Rama ka një pjesë të madhe të kupolës së policisë në kërkim për bashkëpunim me trafikantët e drogës. Policia e Edi Ramës u kthye në roje arash me kanabis, punëtore ngarkim-shkarkimi e hashashit, në siguri për laboratorët e drogës nga Elbasani, Durrësi e Kukësi, e së fundi në mjet për t’u mbyllur gojën qytetarëve të zonës së Astirit e për të garantuar vjedhjen e 40 milion eurove për 2 km rrugë. Ina s’e shpeton dot Ramën. Turp për të që përdor fatkeqësinë e saj për të vjedhur 40 milion euro”- tha zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

dëmshpërblimin e banorëve do ta paguajnë shqiptarët nga xhepat e tyre. Po në rast se kjo çështje shkon në Strasburg kush do ta paguajë faturën e banorëve? Sipas jush si zgjidhet kjo çështje, pa përfunduar në dyert e gjykatave dhe duke shmangur përplasjet fizike mes shtetit dhe banorëve? Po 40 milionë euro për 2 km kush do t’i paguajë?! Këtë mega-vjedhje kush e paguan? Po i nxjerr Edi Rama nga xhepi? JO, ata janë paratë e qytetarëve. Janë paratë dhe të atyre që sot kërcënohen me prishje shtëpie. Sepse ata kanë paguar taksa rregullisht në këto 25 vjet. Prandaj është e domosdoshme sot që të ndalim këtë vjedhje që rëndon në xhepat e shqiptarëve. Nëse e lejojmë këtë vjedhje, kostoja do të jetë edhe më e madhe sepse gjykata e Strasburgut do t’u japë të drejtën këtyre banorëve dhe do kemi dy kosto. Dhe vjedhjen 40 milion dhe dëmshpërblimin për banorët. Këto janë mega-vjedhje. Fati i banorëve është një gjë, por më e tmerrshme për vjedhja dhe shkelja e hapur e ligjit që bën organizata kriminale e Rilindjes. Kjo është kambana e alarmit, ku është kushtrimi për çdo shqiptar. Po vjedh teatrin për kulla e pallate, po merr pronën e qytetarëve për të vjedhur 40 milionë euro nesër. Ai sot është faktuar mashtrues në çdo premtim që ka dhënë. Nga legalizimet falas, te ulja e akcizës së naftës, punësimi, shëndetësia falas, ulja e çmimit të energjisë në gjithçka. Sot Edi Rama është një hajdut dhe bashkëpunëtor i krimit të organizuar që po e shkatërron këtë vend dhe po detyron të emigrojnë çdo ditë me mijëra qytetarë. Ky monstër duhet ndalur një orë e më parë.


POLITIKE INTERVISTA

K

reu i ALUIZNI-t, Artan Lame foli dje për objektet që skualifikohen nga projekti i Unazës së Re. Pas 21 ditësh proteste të përshkallëzuar çdo ditë e më tepër dhe irritimit të banorëve, Lame tha se ata nuk janë njoftuar akoma dhe se procesi i mbylljes së procedurave është në mes. “Ka mbaruar projekti, është miratuar, janë vënë vijat në hartë mes ARRSH-së, ALUZINI-n, hipotekën, inspektoratin e territorit dhe Bashkisë së Tiranës, për të parë se cila nga shtëpitë skualifikohet. E prish, nuk e prish, i merr një pjesë të objektit i lë një tjetër, është tjetër gjë. Pastaj fillon faza tjetër, e për secilën merret vendimi. Informacioni që nuk kemi marrë dot nga terreni,” tha Lame. Në një intervistë në News24, Lame shpjegoi se projekti i një Unaze të madhe daton shumë vite më parë. “Historia me këto toka fillon me planin rregullues të Tiranës që në 1945, flitej për Unazën e Madhe të qytetit. Ishte e definuar çdo vit. E realizuar po me planin e Adil Çarçanit vazhdoi edhe qeveria “Meksi”. Dhe ajo unazë u bë qoftë prej vizionit, qoftë për fluksin e makinave, apo për ndërtimet. Mos harrojmë që dhe qeveria Berisha, unaza është e gjerë 3 me 3 plus rrugë anësore. Vetë qeveria Berisha, se ashtu duhej nga halli, e bëri të gjerë. Se dëgjoj marrëzi në lidhje me gjerësinë. Rruga që do bëhet është më gjerë se ky është fluksi i qytetit. Ka 3 kategori pronash: prona shtet – cep i ngecur në buzë të përroit të Lanës; prona të ish-pronarëve – nga krahu i brendshëm i Unazës; prona me ligjin 7501. Në këto 3 kategori ka vepruar zënia forcërisht e pronës. Shteti nuk ka vepruar në atë kohëra. Kam dëgjuar qytetarë që thonë që “ja bleva njërit pa letra”, ku? do i besojmë fjalës? që do të thotë se ai nuk e kishte veten dhe më thanë po të erdhi njeri më thuaj mua, po të erdhi shteti, dili zot vetë. Vjen shteti, që një ditë që të thonë duhet të spostohesh”, shpjegoi kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame. Do ketë një fazë për njoftimin e banorëve? Natyrisht, ARRSH pret çdo ditë në zyrë banorë, që iu shpjegohet si është situata. Prandaj them që është një proces që s’ka mbaruar akoma. Nëse duam që projekti të avancojë, pemët janë të Bashkisë, ajo vendos nëse hiqen. Bashkia i ka mbjellë, Bashkia i heq. Kryqet nuk i kam vendosur unë, s’ja kam idenë. Por besoj se janë shënuar objektet që në një mënyrë a një tjetër i prek projekti. A mund të jetë që objekete që kanë kryqe dhe nuk do prishen? Po patjetër. Sa objekte skualifikohen në planin për zgjerimin? Qeveria nuk ka një letër dhe gërshërët e pret lekë. Ato lekë merren nga xhepi im dhe i yti. Ne biem dakord që po, meqenëse nuk duam fëmijë e gra në rrugë, po jua japim këto para për strehim. Aktualisht janë 207, prapë plus minus 3 se ka objekte të pabanuara. Nuk është

6

E diel, 25 NËNTOR 2018

Kreu i ALUIZNI-t flet për zënien forcërisht të pronës dhe zgjidhjen e situatës së krijuar nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe

“Astiri”, Lame: Procesi i mbylljes së procedurave është në mes

bërë akoma skualifikimi. Jemi në fazën që rreshtohen objektet që preken. Paratë nuk jepen me skualifikimin. Dhe dëmshpërblimi nuk jepet me skualifikimin. Këtu është pjesa e politikës, kur duam t’i politizojmë gjërat dhe ‘ti stresojmë njerëzit sidomos ata që kanë një hall është shumë e lehtë. Janë objekte që iu intereson projekti. U bë mirë me Shqiponjën, si donte politika ta bënte mbikalimin duke e lënë shqiponjën aty. Mund të ma thuash ti si duhet të bëhet mbikalimi pa hequr shqiponjën? Sa e lehtë është të luash me ndjenjat e njerëzve. Pas 3 viteve bonus çfarë ndodh? Ai treshi nuk është gjetur me ‘abra-kadabra’, ka një logjikë të caktuar që vjen prapë nga e shkuara. Deri në 2014-ën, edhe projektet e para fare të kësaj qeverie thoshin dil jashtë, e ke pa leje shtëpia do prishet. Gjithë projektet e bëra në këtë vend deri në vitin 2014 thuhej dil jashtë se shtëpia do prishet. Nga 2014 pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së kësaj qeverie u mendua nuk mund të nxjerrim njerëz në rrugë dhe u mendua koncepti i bonusit të qirasë. Përveç kësaj dhe bashkia ka premtuar edhe qeveria ka premtuar përfshirjen qoftë në kreditë afatgjata për banim qoftë edhe strehimin social. Pra nga hedhja në rrugë në trajtimin me bonus qeverie. Ju thoni janë 207 objekte, sa janë me hipotekë? Këtu do bëhet një rrugë, kopsht apo urë, do shpronësohen pronarët sipas pronës që kanë të regjistruar

në hipotekë. Pra në rastin konkret çdo pronar që ka një pretendim për atë pronë duhet ta regjistrojë atë pronë. Nuk vihet tek ALUIZNI por merret një certifikatë pronësie në hipotekë dhe bëhet regjistrimi i pronave. Objekte të regjistruara në hipotekë deri sot, janë plas me plus minus rreth 65 objekte të ligjshme, plus janë rreth 300 e ca parcela toke. Ajo ka qenë zonë përgjithësisht në krahun e brendshëm të unazës tokë me pronarë të vetëm dhe në krahun e jashtëm tokë e ndarë me 7501. Ka një disproporcion me pronat sepse janë të ndara në rripa-rripa dhe gjithsecili do marrë shpronësimin. Kërkesa për legalizim bëhet fjalë për një familje apo disa familje brenda një vile? Nuk besoj se ka ndonjë që e diskuton se legalizimet i bëri kjo qeveri që është sot. Po të kishte bërë gjysmën e këtyre që kemi bërë ne qeveria paraardhëse do ishin mbyllur. Ne e kemi premtuar që brenda 2 viteve në vijim mbyllet procesi i legalizimeve. Dje ishim në Fier, për të mbyllur procesin e legalizimeve për të gjithë komunat e qarkut Fier. Ishin 8 mijë e ca legalizime të bëra në këtë periudhë. Nuk mund të na kërkohet llogari ne pse nuk e mbyllni procesin kur në qeverisjen e kaluar ishin bërë 72 legalizime. Ky kapitull u mbyll. Kur daton ky projekt për një unazë të madhe në Tiranë? Historia me këto toka fillon me planin rregullues të Tiranës që në 1945, flitej për Unazën e Madhe të qytetit. Ishte e definuar çdo vit. E realizuar po me planin e Adil

Çarçanit vazhdoi edhe qeveria Meksi. Dhe ajo unazë u bë qoftë prej vizionit, qoftë për fluksin e makinave, apo për ndërtimet. Mos harrojmë që dhe qeveria Berisha, unaza është e gjerë 3 me 3 plus rrugë anësore. Vetë qeveria Berisha, se ashtu duhej nga halli, e bëri të gjerë. Se dëgjoj marrëzi në lidhje me gjerësinë. Rruga që do bëhet është më gjerë se ky është fluksi i qytetit. Ka 3 kategori pronash: prona shtet – cep i ngecur në buzë të përroit të Lanës; prona të ish-pronarëve – nga krahu i brendshëm i Unazës; prona me ligjin 7501. Në këto 3 kategori ka vepruar zënia forcërisht e pronës. Shteti nuk ka vepruar në atë kohëra. Kam dëgjuar qytetarë që thonë që “ja bleva njërit pa letra”, ku? do i besojmë fjalës? që do të thotë se ai nuk e kishte veten dhe më thanë po të erdhi njeri më thuaj mua, po të erdhi shteti, dili zot vetë. Vjen shteti, që një ditë që të thonë duhet të spostohesh. Ka rast që ish-pronari ka truall aty, a merr kompesim ish-pronari? Ligji i legalizimeve, që nuk është bërë nga kjo qeveri, është shkruar nga Lulzim Basha dhe firmosur nga Berisha në 2006. Atë ligj po zbatojmë dhe ne. Ata e bënë ligjin dhe nuk e zbatuan, ne i premtuam dhe po i bëjmë. Ligji i legalizimeve, parashikon për ish-pronarët po me një nen të Sali Berishës, ku ka truall me pronarë, që është zaptuar, dhe aty po ndërtohen ndërtime të larta, legalizimi ndërpritet dhe duhet të futet në lojë dhe pronari i truallit. Pronari merr vetëm paratë

e truallit. Edhe sikur të mos ishte ky zgjerim i Unazës, nuk mund të legalizoheshin ato ndërtime. A keni një përgjigje se si është e mundur se 100 posedues objektesh e kanë të legalizuar ndërtesën e cila është në një vijë urbane me të tjerat pa legalizuar, a ka diferencim? Nuk është bërë asnjë diferencim, po mbroj dhe ato pak legalizime të bëra në qeverinë paraardhëse. Nga pikëpamja formale juridike sepse kanë legalizuar në shtratin e unazës, sa e la Sandër Meksi. Legalizimet e kohës së tyre, ato pak që kanë bërë janë bërë me shtratin e unazës së ngushtë, kështu që nga pikëpamja formale janë në rregull. 40 nga këto legalizime janë bërë në korrik-shtator 2013, pra edhe pasi kishin humbur zgjedhjet. Nuk dua të hyj pastaj se si ishin bërë ato legalizime. Këto i përmendi dhe kryeministri, ëprmendi dhe prokurorinë sepse ne kemi gjetur legalizime dhe me vetë planin rregullues, pra me shtratin e ngushtë të Unazës. Ka ankesa nga banorët se i janë kërkuar 30 mln për të legalizuar? Ti mendon se për një shtëpi që vlen 20 mln janë kërkuar 30 mln. Po i marr të mirëqenë që janë të gjithë të korruptuar, këta që e dinë që nuk mund të bëhen si mund të bëjnë legalizime. Nuk ka çfarë t’i kërkojë sikur dhe 300 mln të jetë i gatshëm t’i japë. Kjo shpjegon rastin se nuk mund të jetë nga punonjës të brendshëm. Edhe sikur të ketë bërë vaki t’ia kenë thënë janë lloj-lloj sekserësh që vijnë vërdallë institucionit. Nuk bën vaki që të ndodhë kjo gjë. Përtej rastit të Unazës nuk po them se nuk ka raste mit marrje por prapë përfitoj nga rasti tju them qytetarëve mos u merrni me ata që iu thonë ta bëj unë me kaq apo me aq. Merruni me institucionin, merruni me drejtorin. Tetori u mbyll me 3400 shtëpi të legalizuara. Ju shikoni çdo javë kryeministrin dhe bën mirë që del dhe nxjerr raste ku janë zvarritur qytetarët por mos harroni se janë 100-300 apo 500 raste që iu legalizohen pa ju thënë njëherë plaç. Keni hasur raste të korrupsionit? Fjala korrupsion është shumë e rëndë. Kemi hasur raste të dyshuara. Në këto 4 vjet nuk më rastis asnjë rast të ALUIZNI-t në këto emisione investigative. Atje është një ushtri e tërë djemsh e vajzash që mbajnë një përgjegjësi. Nuk bën vaki të jetë një i brendshëm që kërkon këto para, sepse ai i brendshmi e di që nuk bëhet.


POLITIKE

7

E diel, 25 NËNTOR 2018

Kreu i Qeverisë paralajmëron: Ligj për forcat super speciale. S’ka më tendera për uniformat e policisë

K

ryeministri Edi Rama i kujtoi opozitës dhe protestuesve të “Astirit” se do të përballen me ligjin për hedhjen e kapsollave kundrejt punonjësve të policisë. Deklarata u bë gjatë prezantimit të flotës së makinave të reja të Policisë së Shtetit, e cila është pajisur me 134 automjete dhe 30 motorë të rinj. Kreu i ekzekutivit dënoi dhunën ndaj efektivës Ina Nuku duke kujtuar që nëse nuk do të kishte reaguar në momentin e duhur sot do të ishte mes dëshmorëve të policisë. ““Humbi gishtat, sepse nuk ishte e trajnuar”, - u tha nga ata, të cilët kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për nxitjen e dhunës dhe për goditjen me lëndë plasëse, të cilën Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e dënon si krim të rëndë. E kundërta është e vërtetë! Ajo vajzë, si dhe vajzat e djemtë e gjeneratës së saj në Policinë e Shtetit, jo vetëm që janë të arsimuar, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Ishte pikërisht gatishmëria e reagimit që i shpëtoi asaj jetën, sepse sot do të kishim, - lavdi Zotit, kjo nuk ndodhi! - një tjetër dëshmor dhe me sa di të parën dëshmore vajzë të Policisë së Shtetit”- tha dje kryeministri Rama. Kreu i Qeverisë, gjithashtu, lajmëroi që së shpejti në Parlament do të ketë një nismë të re për krijimin e njësisë Speciale në mbrojtje të rendit dhe kundër të fortëve ndërsa theksoi se po diskutohet edhe mundësia e krijimit të Xhandarmërisë. “Kemi nevojë për një reagim intensiv të vazhdueshëm ndaj të fortëve. Me shpejtësi do të çojmë në Parlament projektin e ri për krijimin e një force tjetër reagimi paranda-

Rama kërcënon banorët e Astirit: Do përballen me ligjin për dhunën lues, një force të shpejtë reagimi parandalues, një force super speciale që do të merret në mënyrë të dedikuar me të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet dhe që kanë precedentë penalë, apo që kanë profile kriminale mbi të cilët duhet të ushtrohet përditë presioni parandalues i Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, duhet të çojmë përpara dhe të finalizojmë diskutimin për xhandarmërinë, për të marrë një vendim përfundimtar, pas shumë e shumë debatesh të bëra dhe në të shkuarën, nëse po, apo nëse jo dhe për të futur në një proces historik, siç është ky i kalimit nga një epokë shumë problematike në raport me sigurinë e me krimin, në një epokë kontrolli të plotë në fushën e sigurisë dhe zmbrapsje të plotë krimit nëpër skutat e veta, edhe një numër të konsiderueshëm efektivesh nga Policia Ushtarake. Kjo është temë që meriton në debat shterues pa humbur kohë”- theksoi dje kryeministri Edi Rama. Makina dhe uniforma me qira Policisë së Shtetit i është shtuar flota e automjeteve me 134 mjete të reja. Flota është siguruar me metodën leasing operacional, në shqip marrja me qira. Në ceremoninë e dorëzimit të kësaj flote, Kryeministri e quajti të vlefshme këtë metodë që do i japë fund historive të ngecjeve të makinave në mes të rrugës dhe policët bëhen qesharakë. “Është flota e parë e siguruar me një kontratë ndry-

she. Me një kontratë 4 vjeçare në bazë të së cilës të gjitha mjetet do të zëvendësohen me të reja pas 4 vitesh duke shmangur historitë e pafundme të së shkuarës, tenderat e pafundëm dhe përfundimet qesharake që çuan në një polici shteti që kishte lloj-lloj makinash, moshash e problemesh. Një lloj karnavali me trupin që reflekton dinjitetin dhe seriozitetin e

shteti. Nuk është një shpikje por metodë e garantimit të logjistikës e përdorur gjerësisht në vendet e zhvilluara që garanton shumë më tepër automjete sesa ato tenderat e degradimit institucional dhe mbi të gjitha garanton gjendje optimale teknike në vijimësi, pasi është shërbimi që përgjigjet për çdo problem teknik, defekt, siguracionin dhe taksat e autom-

jeteve dhe zëvendësimin e tyre në kohë reale nëse ato kanë një problem. Është e rëndësishme të nënvizohet se me këtë flotë të re jo thjesht fuqizojmë dhe shtrijmë në 8 qarqe plotësimin e plotë me të gjitha nevojat logjistike të policisë së shtetit por garantojmë që të mos ketë kurrë histori që e kthyen policinë në objekt komedish e barcaletash, për shkak të ngecjes në rrugë dhe jashtë funksionit të mjeteve”theksoi kryeministri Edi Rama. Kryeministri paralajmëroi se një metodë e tillë parashikohet të vihet në funksion edhe për uniformat e policisë. “Të njëjtën gjë do bëjmë dhe me uniformat e diskutuam me ministrin e Brendshëm për tenderat e uniformave që rihapen, dështojnë, rihapen, dështojnë, kthehen dhe nuk garantojnë vijimësinë. Nuk kemi pse të shpikim rrotën por të imitojmë ata që bëjnë më mirë këtë, vendet e BE. Ku nuk ka tendera uniformash por një shërbim të personalizuar për çdo efektiv. Dhe ku 1-2 -3 kompani të licencuara do të përgjigjen për çdo nevojë që ka efektivi për uniformën . Nuk paguan paratë për tendera por çdo efektiv ka kartën e fondit personal për uniformën dhe të gjithë pajimet dhe adresat e të gjithë pikave të shërbimit ku shkon dhe merr atë që i duhet. Secili kujdeset për uniformën e vet dhe policia është vazhdimisht me uniforma top”- tha dje kryeministri Edi Rama.

MINISTRI I BRENDSHËM I KËRKON OPOZITËS QË TË MBËSHTESË POLICINË: TË MOS RRESHTOHET PËRKRAH DHUNUESVE

M

inistri i Brendshëm Sandër Lleshaj i kërkoi opozitës që të mbështesë policinë dhe jo të rreshtohet përkrah dhunuesve të forcave të rendit. Në një demonstrim force ku Policisë së Shtetit i janë shtuar së fundmi në inventarin e saj një numër prej 134 autoveturash dhe 30 motoçikletash të reja në kuadër të një programi të gjerë modernizmi të Policisë së Shtetit, një ditë pas betimit të tij në Presidencë, ministri Lleshaj do të artikulonte dhe akuzat e para në drejtim të opozitës. Duke u ndaluar tek protesta e 22 nëntorit para parlamentit, ku u plagos efektivja e policisë Ina Nuka, Lleshaj tha se efektivët e policisë u përballën me një agresivitet të absurd dhe të pabesë nga një grup i caktuar dhe bëri thirrje për reflektim. “Jo më larg se dy ditë më parë, forcat e policisë, në përmbushje të detyrës që shoqëria u ka ngarkuar, u përballën

Lleshaj: Policia tek parlamenti u përball me agresivitet të pabesë, verbëri politike

me një agresivitet të absurd dhe të pabesë nga një grup i caktuar. Ato duar që u ngritën kundër Ina Nukës dhe kolegëve të saj, na

tregojnë se verbëria politike e ka përherë potencialin për të sjellë dëme, jo vetëm mbi policinë, por mbi krejt shoqërinë. Izolimi i këtyre devijimeve të rrezikshme dhune kërkon jo vetëm reagim të vendosur të policisë, por edhe reflektim të gjerë shoqëror. Për një reflektim të tillë i ftoj sot të gjithë qytetarët, përfaqësuesit politikë dhe para së gjithash moshatarët e Ina Nukës. Tek policia jonë duhet të shohim forcën tonë, dinjitetin tonë dhe mburojën tonë. Ne e mbajmë me taksat tona policinë që ajo të përballet vetëm me kriminelët. Për reflektim serioz ftoj edhe përfaqësues të caktuar politikë,

të cilët nuk duhet kurrsesi të rreshtohen përballë policisë, por në krah të saj”- deklaroi Sandër Lleshaj. Duke nënvizuar nevojën për modernizim, rritjen e kapaciteteve, pajisjeve me mjete dhe teknologji bashkëkohore, trajnim të vazhdueshëm, si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale, ministri tha se në raport me numrin e popullsisë, vendi ynë ka sot një trupë policore të vogël në numër, krahasuar edhe me vende të tjera evropiane. “Së shpejti presim që flota e automjeteve të zgjerohet në mënyrë të dukshme, që të zgjerohen kapacitetet e monitorimit mobil të trafikut

rrugor, që të krijohet një flotë e re e droneve të vëzhgimit ajror, që të përmirësohet dukshëm teknologjia e monitorimit të kufijve, që të vihen në funksionim sisteme të sofistikuara të analizës inteligjente, që fizionomia europiane e Policisë së Shtetit të marrë një trajtë të re, përmes një sistemi të ri të furnizimit me uniforma, etj”- tha Lleshaj. Por nuk është vetëm modernizimi i pajisjeve sfidë, sfida e vërtetë, shtoi ministri, është modernizimi i vërtetë i njerëzve. “Për këtë do të na duhet që të përsosim sistemin e arsimit, edukimit, trajnimit të Policisë së Shtetit”- tha ai.


POLITIKE

8

E diel, 25 NËNTOR 2018

Reagon edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Braimllari: Rama urdhëroi Drejtorin e Rendit që të dhunojë protestuesit

Vasili: Rama hapi digën dhe përmbyti Tiranën, në pushtet një i marrë mashtrues K

reu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i nxitur nga reagimi i gazetarit Ylli Rakipi për digën e Liqenit Artificial të Tiranës, thotë se sot e vërteta doli në shesh. Përmes një qëndrimi të shprehur përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili vlerëson se pas deklaratës së Rakipit e vërteta doli më në fund në shesh. “Ky legen kryeministër qan e lan rrugëve si llaxore, se gjoja gënjejnë mediat kundra tij prandaj gjoja edhe i shan, edhe i quan kazan”, tha Vasili. Duke vijuar më tej në reagimin e tij, kreu i deputetëve të LSI-së tha dje se qytetarët e Tiranës janë dy herë të ofenduar dhe të zemëruar, sepse edhe gjaku e djersa ju përmbyt atëherë por edhe ky gënjeshtar edhe i mashtroi e i talli poshtërsisht. Diga e liqenit artificial të Tiranës, u hap para 16 vitesh, ku kryeqyteti përjetoi përmbytjen më të madhe dhe në atë kohë, kreu i Bashkisë së Tiranës, ishte pikërisht Edi Rama. “Na paska gënjyer për Digën, ç’legen kryeministër! Asnjë nuk e ka harruar dhe as do të harrojë se më çfarë gjëmë u përball Tirana nga hapja e Digës së Liqenit Artificial. Të tillë dramë Tirana, s’kishte parë kurrë. Shkaktari i vetëm ishte Bashkia, që drejtonte atëherë ky shkollëpaku, që është sot kryeministër dhe lukunia e idiotëve dhe idiotëve, që e rrethonin dhe e rrethojnë edhe sot e kësaj dite. E vërteta doli më në fund në shesh. Faleminderit Ylli Rakipi që e bërë këtë të vërtetë të rëndë dhe të pakundërshtueshme

PROTESTA E BANORËVE

“Astiri”, Mehmetaj: Kushdo që guxon e prek shtëpinë e shqiptarit, duhet të matet mirë

pronë të të gjithë shqiptarëve. Ky legen kryeministër qan e lan rrugëve si llaxore, se gjoja gënjejnë mediat kundra tij prandaj gjoja edhe i shan, edhe i quan kazan. Edhe kush i shan mediat… ky llumi. Ja e vërteta e Digës së Liqenit, që ky mashtrues ja fshehu qytetarëve të Tiranës për 20 vjet doli në shesh. Pas kësaj të vërtetë qytetarët e Tiranës janë dy herë të ofenduar dhe të zemëruar, sepse edhe gjaku e djersa ju përmbyt atëherë, por edhe ky gënjeshtar edhe i mashtroi e i talli poshtërsisht. Është ky mashtruesi më i madh dhe pa të dytë që ka parë ky vend. Pas kësaj nuk besoj se gjendet më

në Shqipëri ndonjë i marrë që ta besojë akoma këtë gënjeshtar ordiner qoftë edhe për një fjalë të vetme”- theksoi dje Petrit Vasili. Sekretari i Përgjithshëm i LSI Po dje reagimeve të shumta nga radhët e LSI-së dot i bashkohej edhe reagimi direkt nga protesta e banorëve të zonës së “Astirit” e deputetit të LSI-së Endri Braimllari, i cili akuzoi se Kryeministri Edi Rama, ka urdhëruar Drejtorin e Rendit dhe Sigurisë në Drejtorinë e Policisë Gjovalin Loka, që të dhunojë protestuesit. Braimllari theksoi se Gjovalin Loka kishte frikë të dilte nga zyra e komisariatit ku e mbyllte krimi i organizuar,

ndërsa tani bën trimin duke dhunuar deputetët dhe qytetarët. “Me urdhër të Drejtorit të Rendit, kanë ndërhyrë forcat speciale dhe na kanë goditur. Keni pamjet live të Flamur Nokës që e ngrenë në ajër dhe pas tij kam qenë dhe unë. Është e turpshme, ai drejtor policie nëse është aq burrë dhe aq trim, të vinte rendin dhe sigurinë publike në Shkodër dhe jo të fshihej nëpër komisariate. Se kishte frikë të dilte nga zyra e komisariatit se e mbyllte krimi i organizuar dhe bandat në komisariat. Dhe mos të vijë të bëjë trimin me forcat speciale duke dhunuar jo vetëm deputetët, por dhe qytetarët”- tha dje Braimllari.

DEPUTETJA E LSI-SË: S’DUAM TA POLITIZOJMË KËTË KAUZË, POR DUAM T’I TREGOJMË QEVERISË QË QEVERIA ËSHTË E SHQIPTARËVE DHE JO E OLIGARKËVE

N

ë protestën e banorëve të Unazës së Re kanë marrë pjesë edhe deputetë të LSI-së të cilët kanë mbështetur protestuesit që prej 20 ditësh dalin në rrugë për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre. Deputetja e LSI-së Nora Malaj i kërkoi qeverisë të dëgjojë dhe të shikojë gratë që kanë dalë në protestë sepse ato e lëkundin dhe shtetin. Ajo bëri thirrje për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. “Sot jemi këtu në mbështetje të banorëve të zonës të cilët më shumë se sa kurrë, sot i kërkojnë Qeverisë që të ketë veshë të dëgjojë, të ketë sy të shikojë dhe të kuptojë që kur gratë tundin djepin ato e lëkundin edhe shtetin. Sot ka ardhur momenti i zgjidhjes së problemeve të qytetarëve shqiptarë, në mënyre që shqiptarët të mos quhen emigrantë që jetojnë në shtetin e tyre. Sot ka ardhur momenti që çdo taksapaguesi në Jug

Në protestë me banorët e “Astirit”, Nora Malaj: Po shfaqet luftë civile

dhe në Veri, t’i shpërblehet e drejta e tyre, e drejta e shtëpisë dhe e drejta e ekzistencës së tyre. Sot ka ardhur momenti që të mos tallemi as me

Rrugën e Kombit, as me qytetarët që jetojnë në Tiranë, as me ata që e duan këtë vend dhe janë qytetarë që punojnë dhe vlerësojnë për të drejtat e tyre. Ne jemi të gjithë këtu sot për t’i mbështetur këta banorë. Dhe nuk duam ta politizojmë këtë kauzë, por duam t`i tregojmë qeverisë që qeveria është e shqiptarëve dhe jo e oligarkëve. Nëse e duan popullin, të vijnë këtu, të ulen me ta, ta zgjidhi sa nuk është vonë se kjo nuk është beteja e tyre, por kjo është beteja e gjithë shqiptarëve nga jugu në veri pasi Tirana është e shqiptarëve, Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk është e mercenarëve”, deklaroi Malaj. Sipas saj, sot vendi është

kthyer si lëndina e lotëve, ku qau vajza ku vrau gishtat, ku qan nëna e një djali që i hyri në burg, kur qau djalin që kërkon ndihmë për të jetuar dhe tek ne sot po shfaqet një luftë civile. “Ndaj, të bëhemi të gjithë bashkë për t`i dhënë fund kauzës së mashtrimit dhe për t`i dhënë zgjidhje problemit. Me zgjidhjen e problemit ne bëjmë atë që nuk quhet më qeveri e krimit, por qeveri e qytetarëve dhe për qytetarët. Po, ne jemi sot këtu dhe jemi njëzëri fuqishëm, se jemi me duar të pastra, jemi me shpirt të pastër dhe jemi për çdo njeri për çdo qytetar dhe për çdo familjar të Republikës së Shqipërisë”, tha deputetja e LSI-së, Nora Malaj.

Edhe dje banorët e Unazës së Re janë në ditën e 21-të të protestës për mos prishjen e shtëpive nga qeveria, dolën sërish në rrugë për të vijuar rezistencënm e tyre. Në mbështetje të banorëve dhe qytetarëve që protestojnë sot, janë bashkuar deputetët e grupit Parlamentar të LSI. Deputetja Kejdi Mehmetaj nga kjo protestë u shpreh se pa u bërë shpronësimi i pronave 100% me çmimin e tregut dhe pa u zbardhur afera korruptive e jashtëzakonshme që po ndodh këtu me rrugën e Unazës së Re, as ky kryeministër nuk mund të shkeli në shtëpitë e banorëve. “Dhe ky është një cak që nuk duhet kaluar dhe të mos provojë njeri që ta kalojë”- deklaroi Mehmetaj. Në vijim, deputetja e LSI-së i garantoi banorët se deputetët e opozitës do të jenë me ta e krah tyre. “Në fakt jo vetëm ne, por të gjithë qytetarët shqiptarë. Sepse sot të gjithë qytetarët shqiptarë janë banorë të Unazës së re. Në fakt nuk ka asgjë më të keqe për familjet shqiptare sesa të të marrin strehën pronën dhe shtëpinë, që e ke paguar me djersë dhe me gjak dhe me të cilën mban fëmijët e tu. Dhe kushdo që vjen dhe guxon e prek shtëpinë e shqiptarit, duhet të matet mirë. Sepse nuk do përballet jo vetëm me qytetarët këtu, por do përballet edhe me qytetarët e të gjithë Shqipërisë. Pa u bërë shpronësimi i pronave 100% me çmimin e tregut dhe pa u zbardhur afera korruptive e jashtëzakonshme që po ndodh këtu me rrugën e Unazës së Re, as ky kryeministër nuk mund të shkeli në shtëpitë e banorëve. Dhe ky është një cak që nuk duhet kaluar dhe të mos provojë njeri që ta kalojë. Padyshim që do të jemi këtu. Do të jemi me ta nga mëngjesi deri në darkë, sepse nuk është vetëm problemi i pronës. Tani fëmijët e tyre janë të arrestuar, por jo vetëm. Po dhunohen si kafshë nga oficerët e policisë duke i zvarritur nëpër rajone. Burrat e tyre janë të arrestuar. Gra e nëna, të cilat nga dhuna që është ushtruar ditëve të protestave kanë plagë në trup. Kështu që ne jemi me ta nga mëngjesi deri në darkë dhe do jemi krah tyre në çdo moment të kësaj sfide, që është mbi çdo sfidë tjetër”- deklaroi deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.


AKTUALITET

9

E diel, 25 NËNTOR 2018

Zbardhet dëshmia e efektives 24-vjeçares Ina Nuka. Sipas deklaratës së dhënë për Prokurorinë, Ina ka deklaruar se një kapsolle erdhi në drejtim të saj

D

aniel Drobaj, është 18-vjeçari i arrestuar për hedhjen e kapsollave para Kuvendit, që dëmtuan efektiven e reaprtit “Shqiponja”, Ina Nuka, e cila ndodhet në Stamboll për mjekim më të specializuar. I riu, pjesë e protestës së banorëve të “Astirit”, u mor në pyetje menjëherë pas arrestimit, duke pranuar se ka hedhur kapsolla para Kuvendit. Danieli ka thënë se ka hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave që rrethojnë xhaminë e Namazgjasë por që nuk ka pasur qëllim të dëmtojë policët. Ai ka mohuar kategorikisht përdorimin e sendeve të kundraligjshme. “Theksoj se kam patur vetëm tre kapsolla, të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinave që rrethojnë xhaminë e Namazgjasë që po ndërtohet. Ka pasur një moment që disa punonjës të policisë kanë dashur të më ndalonin në protestën e mësipërme dhe unë nuk kam pranuar të më fusnin në makinë, duke e konsideruar veprimin e tyre të padrejtë. Ndërkohë mes nesh kanë ndërhyrë disa persona të tjerë dhe vetëm e kam gjendur veten në turmë dhe kam ikur me vrap”. Nga ana tjetër, adoleshenti ka akuzuar uniformat blu për dhunë gjatë shoqërimit për në komisariat. “Rreth orës 19:30 të datës 23.11.2018 ka ardhur babai im, shtetasi Viktor Drobaj dhe pasi ka biseduar me avokatin, jemi nisur për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr.3, sa jam larguar nga banesa që unë kisha qëndruar, kanë ardhur forcat e policisë më kanë vënë pistoletën në kokë, duke m’u prezantuar si punonjës policie. Pasi më kanë futur në makinë, ata kanë ushtruar dhunë ndaj meje në të gjitha format dhe

Protesta para Kuvendit, 18-vjeçari: Nuk doja të dëmtoja policët

AKUZA

Prindërit: Djalit i kanë thyer gishtat

Familjarë të 18-vjeçarit, Daniel Drobaj, i cili u arrestua si personi i dyshuar për plagosjen rëndë të efektives së repartit Shqiponja, në protesten para Kuvendit, ndjehen të tronditur për atë që ndodhi. Babai i Danielit, Viktor Drobaj shprehet se i biri u arrestua teksa po bisedonin për të bërë dorëzimin e tij vullnetar. Ai pohon se të birin në qelitë e policisë ia kanë dhunuar, duke pretenduar se i kanë thyer gishtat gjatë arrestimit, ndërsa është kërcënuar edhe me pistoletë te koka. duke më sharë gjatë gjithë rrugës, deri kur kemi përfunduar në Drejtorinë e Policisë Tiranë”,-ka thënë Danieli. Por Policia thotë se: “18-vjeçari është intervistuar dhe marrë në pyetje në prani të avokatit. Askush nuk ka dhunuar apo goditur Daniel Dobrajn. Hedhja e kapsollës në drejtim të policisë dhe polices Ina Nuka është e dokumentuar me pamje filmike. Akuzat për dhunim

të Dobrajt janë të pavërteta”, thotë policia. Drobaj u kap nga kamerat së bashku me disa persona të tjerë, duke hedhur kapsolla në protestën e para dy ditëve para Kuvendit. Danieli ka treguar edhe arsyen e daljes së tij në protestë: “Jam banor i Astirit në një banesë private e cila është ndërtuar në vitin 2004 kur unë kam qenë 4-vjeç dhe jam rritur në atë banesë. Duke qenë se në derën e banesës

DËSHMIA

Efektivja: E largova kapsollen me dorë

Zbardhet dëshmia e efektives 24-vjeçare, Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës së të enjtes para parlamentit. Sipas deklaratës së dhënë për Prokurorinë, Ina ka deklaruar se një kapsolle erdhi në drejtim të saj gjatë tensionimit të protestës. Fillimisht i ra në supin e djathtë. Ajo ka tentuar t’a largojë me dorë por i ka shpërthyer. Për pasojë, efektivja humbi gishtin e madh të dorës së djathtë, si dhe pësoi dëmtime edhe në dorën tjetër dhe në pjesën e qafës.

time është vendosur një shenjë me kryqe të kuqe i jam bashkuar të gjithë personave të cilët kanë protestuar për mënyrën e prishjes së banesës time dhe kemi qenë në protestën e datës 22.11.2018 para parlamentit. Theksoj se nuk kam pasur dhe nuk kam përdorur sende të kundraligjshme gjatë protestës”. 18-vjeçari rrezikon 3-5 vite burg por detajet mbi akuzat pritet që të mësohen sot nga kërkesa që

prokuroria do i dërgojë gjykatës mbi kërkesën për masën e sigurisë për të riun. Në ngarkim të 18-vjeçarit janë referuar materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

DOSJA

Zbardhet kërkesa e Prokurorisë

N

ë pritje për t’u zhvilluar seanca për të arrestuarit për shkak të incidenteve në protestën e banorëve të “Unazës së Re” para Parlamentit, është zbardhur edhe kërkesa e prokurorisë. Sipas Prokurorisë së Tiranës, për: Fluturim Goleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj, është kërkuar “arrest me burg”. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale: “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike, e

kryer në bashkëpunim”. Nga ana tjetër, zbardhet dëshmia e efektives 24-vjeçares Ina Nuka. Sipas deklaratës së dhënë për Prokurorinë, Ina ka deklaruar se një kapsolle erdhi në drejtim të saj gjatë tensionimit të protestës.

Fillimisht i ra në supin e djathtë. Ajo ka tentuar t’a largojë me dorë por i ka shpërthyer. Për pasojë, efektivja humbi gishtin e madh të dorës së djathtë, si dhe pësoi dëmtime edhe në dorën tjetër dhe në pjesën e qafës.


FORUM

10

E diel, 25 NËNTOR 2018

KOMENT Nga Ben Andoni

P

ara se të marrë një përgjigje kjo pyetje, të duhet të sqarosh një çështje më parë: Sa do të ndikojë realisht vendosja e taksës 100 për qind kundrejt produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në Kosovë dhe përtej. Duket se në momentin e parë Kosova në masë e ka mirëpritur, si reagim i politikës kufizuese të Serbisë dhe të Bosnjës ndaj çdo aktiviteti kosovar paçka se duket që prononcimi i njerëzve të ekonomisë është ende i mekët. Shqipëria ka qenë shumë e kursyer, anipse përmes ministrit Ahmetaj ka përcjellë një mesazh shumë të kujdesshëm me togfjalëshin se kjo masë është jo e shëndoshë! Kaq ka mjaftuar që Kosova të mos e mirëpresë reagimin e Shqipërisë dhe t’i duket tejet e tepruar. Madje, deputeti i AAK-së Nitaj i është përveshur ministrit shqiptar Ahmeti me fjalët se: “Ai në vend që ministrit serb të financave t’i kërkojë sqarime për agresionin ekonomik e politik të Serbisë ndaj Kosovës, paska premtuar lehtësira për importet nga Serbia! S’ka problem, veç dushk për gogla mos na shitni! Këtij farë ministri i paska ngelur sahati në kohën e “vëllezërve kinezë e miqve kosovarë”!”. Gjithsesi, Shqipëria dhe Kosova pak orë më vonë (më 26 Nëntor) do bëjnë një marrëveshje për

unifikimin doganor në Pejë, masë e cila fillon së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm, një masë që mendohet se do japë shpejt efekte dhe duket se e lehtëson këtë mjedis të ngarkuar me reagimet për taksën. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime, tha për Radion Evropa e Lirë se për këtë çështje, të dy qeveritë janë në fazat e fundit të harmonizimit të dokumentacioneve të nevojshme për mallrat që qarkullojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Duke u kthyer pas në argumentin tonë: Kosova importoi 15% të mallrave të saj nga Serbia dhe 2.7% nga Bosnja. Kosova eksportoi 12.8% të mallrave të veta në Serbi dhe 2.3% në Bosnjë. Në terma financiarë Kosova eksportoi 48 milionë euro mallra në Serbi dhe importoi 450 milionë euro. Fakt, që tregon një disnivel të shkëmbimeve tregtare në krah të Serbisë. Nga ajo që mendohet, paçka notave optimiste patriotike të zyrtarëve, është se konsumatori i thjeshtë kosovar do ta përjetojë më së shumti, kurse bizneset lokale, veçanërisht ato të cilat prodhojnë produkte ndaj të cilave u është vendosur

A do ndikojë taksa e re në marrëdhënien Shqipëri-Kosovë?! Në të gjithë këtë hulli, koha provoi atë që kërkonin shpesh shumë nga njerëzit mëndjehapur: Kosova dhe Shqipëria duhej të përfitonin qysh më parë nëse do të kishin arritur të kishin tregun e tyre të përbashkët. Kjo do të thotë se konkurrenca duhej të ishte më shumë mes prodhuese lokalë të dy vendeve tona sesa konkurrencës që vinte nga importet. Nga ana tjetër kjo do të krijonte mënyrën për të vlerësuar dhe mbështetur më ndryshe prodhimin shqiptar dhe atë kosovar. Kuptohet nëse nuk do flitej për biznese që punojnë me lëndën e parë të huaj nga vendet që po taksohen. taksa, efekti do të jetë me shumë pozitiv, pasi kjo presupozon që të favorizojë pozitën e prodhuesve lokalë të Kosovës në treg. Është ende pak herët për të bërë parashikime, por masa e mëparshme për të rritur taksën 10% shkaktoj uljen 50% të importeve serbe dhe dukej e absorbueshme në ekonominë kosovare, kurse efekti i masës së re do të shikohet më vonë pasi në qendra tregtare, duke iu referuar medias kosovare, ka stoqe të mallrave që janë importuar para taksës 10 për qind, të cilat do të lëvrohen. Në të gjithë këtë hulli, koha provoi atë që kërkonin shpesh

shumë nga njerëzit mëndjehapur: Kosova dhe Shqipëria duhej të përfitonin qysh më parë nëse do të kishin arritur të kishin tregun e tyre të përbashkët. Kjo do të thotë se konkurrenca duhej të ishte më shumë mes prodhuese lokalë të dy vendeve tona sesa konkurrencës që vinte nga importet. Nga ana tjetër kjo do të krijonte mënyrën për të vlerësuar dhe mbështetur më ndryshe prodhimin shqiptar dhe atë kosovar. Kuptohet nëse nuk do flitej për biznese që punojnë me lëndën e parë të huaj nga vendet që po taksohen. Problem do të mbetet disi furnizimi me grurë dhe miell, që

do t’i kushtojë buxhetit kosovar me shumë. Por, nga ana tjetër masa do shtojë dhe vështirësi të tjera që mund të lidhen me rritjen e çmimeve dhe problemet në shportën e konsumatorit. Ndoshta është koha që ekonomistët të bënin vërejtje më të kujdesshme për pasojat, por ideja jonë është që Kosova duhej ta shqyrtonte së bashku me Shqipërinë këtë problematikë ose të parashikonin si skenar të së ardhmes, në vend të flamujve dhe sloganeve patetikë, që ndërrojnë në çdo takim. Nga Lufta e re tregtare e Kosovës dhe e Serbisë do ketë shumë humbje por ka gjasa të ndikohet dhe ekonomia e Shqipërisë. Paçka sloganeve në kurriz kjo taksë do rëndojë mbi konsumatorin e thjeshtë dhe justifikimi sërish do jetë thjesht patriotik. Por a mundet valë që patriotizmi të justifikojë tkurrjen e mirëqenies? Kjo do të shihet, të shpresojmë se ekonomistët kosovarë e kanë menduar çdo gjë ashtu si duhet dhe të mos kthehen turpshëm në masën e parë. E në këtë moment, ka një pyetje të madhe: Qëndrimi ambuig i Shqipërisë do të ndikojë vallë apo jo?! Le ta konsiderojmë dhe këtë. (Javanews)

Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson bisedimet Kosovë-Serbi, u ka bërë thirrje palëve të normalizojnë marrëdhëniet si parakusht për t’u anëtarësuar në bllok

N

ë Prishtinë, një ekspert i ekonomisë thotë se taksa prej 100 përqind e vendosur ndaj të gjitha importeve të Serbisë në Kosovë është një problem që duhet të zgjidhet sa më parë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka fajësuar Bashkimin Evropian dhe Perëndimin që ai thotë se nuk arritën ta parandalojnë këtë masë të qeverisë së Kosovës. Materiali në vazhdim u përgatit nga Associated Press. Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu, i cili dikur drejtonte dhomën e tregtisë së Kosovës, thotë se Serbia dhe Kosova duhet ta zgjidhin këtë çështje: “Duhet të them se nëse dikush e pëson nga këto masa, atëherë qytetarët e Kosovës do të paguajnë çmim më të lartë sepse të gjitha mallrat do të jenë më të shtrenjta. Mendoj se këtë çështje duhet ta zgjidhim sa më shpejt që të jetë e mundur”. Megjithatë disa banorë në Prishtinë thanë se nuk kanë asnjë problem me taksën. “Situata është e qetë, çmimet nuk kanë ndryshuar, ato janë të njëjta sikurse para një jave apo një muaji”, thotë Shqipe Rrahmani, drejtoreshë e supermarketit “Maxi”. “Për momentin nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim në çmimet, por edhe nëse ka një ndryshim të çmimeve për produktet serbe, nuk e shoh si problem, ka gjithmonë produkte zëvendësuese. Nuk mendoj se tarifa duhet të hiqet,” thotë klienti Eroll Morina.

Pasojat e taksës së vendosur ndaj importeve të Serbisë në Kosovë

Artan Bushaku është nëpunës dogane. “Sot trafiku ishte normal, përveç mallrave nga Serbia nga të cilat nuk kemi pasur fare. Kemi pasur dy raste ku mallrat janë kthyer në Serbi sepse nuk i kanë plotësuar kushtet që kërkohen nga qeveria e Kosovës”, thotë ai.

Tarifat e fundit ka të ngjarë të prekin kryesisht serbët që jetojnë në veri të Kosovës. Ja si reagon Jorgovanka Popoviç, banore e Graçanicës: “Mendoj se kjo ishte e panevojshme, vetëm njerëzit e zakonshëm do të vuajnë pasojat,

pa marrë parasysh përkatësinë e tyre serbe, shqiptare apo çfarëdo tjetër. Nuk e di se çfarë loje po luajnë. Ne duhet të jetojmë së bashku, të këmbejmë mallra. Nuk mundet që vetëm një vend të prodhojë mallra dhe tjetri jo”. Në të gjitha qendrat ku jetojnë serbët e Kosovës, të premten u protestua kundër tarifës së re ndaj mallrave të Serbisë. Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson bisedimet Kosovë-Serbi, u ka bërë thirrje palëve të normalizojnë marrëdhëniet si parakusht për t’u anëtarësuar në bllok. “Po, është e vërtetë që ka disa barriera mes shteteve, jo vetëm me Serbinë, jo vetëm me Bosnjen. Por është koha për t’i dhënë një shans dialogut konkret dhe që të gjitha ato probleme t’i takojnë së kaluarës e jo të ardhmes”, thotë zoti Gërxhaliu. Pavarësisht tensioneve diplomatike midis Serbisë dhe Kosovës, marrëdhëniet e biznesit janë rritur dhe importet serbe në Kosovë arrijnë në rreth 400 milionë euro në vit, ndërsa eksportet e Kosovës në Serbi janë shumë më të ulta. “Zëri i Amerikës”


SOCIALE

11

E diel, 25 NËNTOR 2018

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu do të vijojë me politikat mbështetëse për grupet në nevojë, duke financuar me buxhetin e vitit 2019

N

jë qendër e re rezidenciale e modelit shtëpi-familje, e dedikuar për të rinjtë 16-18 vjeç pa kujdes prindëror, u hap për herë të parë në Shkodër. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën e re për të rinjtë që vijnë nga Shtëpitë e Fëmijëve nga e gjithë vendi, e cila është e para qendër e kësaj tipoligjie në vendin tonë. “Vëmendja jonë është te ofrimi i shërbimeve dhe përkujdesit maksimal për fëmijët e qendrave tona sociale por ishte koha për të ndërmarrë politika të reja sociale, për të sjellë shërbime të reja alternative në përgjigjje të nevojës për transformimin e institucioneve të përkujdesit, me synim ofrimin e shërbimeve sa më afër tipologjisë shtëpi-familje”, tha Manastirliu. Organizimi i shërbimit rezidencial në institucione, sipas grupmoshës 16-18 vjeç, në apartamente shtëpi-familje, u ndërmor si hap nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi deri më sot fëmijë të moshave të ndryshme ndanin të njëjtën hapësirë, çka cënonte krijimin e kushteve optimale për një zhvillim normal të fëmijës. “Shtëpia që sot po e inagurojmë me 10 banorët e parë por në vijim do të mirëpresë të gjithë të rinjtë e shtëpive të tjera të fëmijëve në gjithë vendin, pasi të mbushin moshën 16-vjeç, ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për edukimin, zhvillimin e aftësive dhe përgatitjen e të rinjve pa kujdes prindëror drejt nje jetese të pavarur”, tha Manastirliu. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vijojë me politikat mbështetëse për grupet në nevojë, duke financuar me buxhetin e vitit 2019 më shumë se 3 milion dollarë për programin e përkujdesit social në 29 shtëpitë

Shkodër, Manastirliu: Hapet shtëpia e parë për të rinjtë pa kujdes prindëror SHTËPI-FAMILJE “Vëmendja jonë është te ofrimi i shërbimeve dhe përkujdesit maksimal për fëmijët e qendrave tona sociale por ishte koha për të ndërmarrë politika të reja sociale, për të sjellë shërbime të reja alternative në përgjigjje të nevojës për transformimin e institucioneve të përkujdesit, me synim ofrimin e shërbimeve sa më afër tipologjisë shtëpi-familje”.

e foshnjës, fëmijës, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Plani për mirërritjen e fëmijëve jashtë kujdesit prindëror parashikon ngritjen e 9 skuadrave të terrenit, në 9 Bashkitë ku janë të vendosura Shtëpitë e Fëmijëve, ku trajtohen sot 230 fëmijë. 28 prej tyre janë braktisur që në lindje; mbi

80% e fëmijëve kanë familje me probleme social-ekonomike dhe vetëm 1 fëmijë është jetim biologjik, pra që i ka humbur të dy prindërit. “Nëntë skuadrat e terrenit, me përbërje punonjës sociale dhe psikologë, që do të vlerësojnë nevojat e familjeve biologjike, për të ndërmjetësuar për punësim, strehim social,

kurse formimi profesional, paketa mbështetësë dhe shërbim ditor për fëmijët, në mënyrë që të sigurojmë kushtet për rikthimin e fëmijës sa më shpejt pranë gjirit të familjes. Sepse familja është zgjidhja”, tha Manastirliu. Hapi i dytë është zgjerimi i kujdesit alternative me familjet kujdestare, që janë

familje të dedikuara për trajtimin e fëmijëve deri në një sistemim përfundimtar. “Ne synojmë të kemi ZERO fëmijë në institucione. Për këtë arsye, në bashkitë e Tiranës, Durrësit, Korçës, Vlorës, Sarandës dhe Shkodrës, aty ku kemi institucione rezidenciale të përkujdesit për fëmijët pa mbështetje prindërore do të nxisim jetesën në familje alternative, duke krijuar për herë të parë rrjetin e familjeve kujdestare, të gatshme për t’u kujdesur dhe për të krijuar kushte jetese në interesin më të lartë të fëmijës”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

URDHRI I RI I MAS

Celularët e kapur në shkolla do të dorëzohen në polici N

jë udhëzim konkret si do të veprohet për të ndaluar përdorimin e celularëve në shkolla, është firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Është e ndaluar të disponohet telefon celular nga nxënësit dhe mësuesit në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare. Në rast të konstatimit të disponimit të telefonit celular në mjediset e këtyre institucioneve përcaktohen një sërë rregullash. Drejtoritë e shkollave kanë për detyrë sekuestrimin e telefonit celular dhe zbatimin e masës disiplinore në rast konstatimi në mjediset e institucionit arsimor. Më pas telefonat de-

DEKLARATË “Mësuesi dhe prindërit duhet të firmosin një deklaratë të përbashkët për ndalimin e marrjes së telefonit celular në mjediset e shkollave nga nxënësit. Shkollat do vendosin në dispozicion një numër telefoni të veçantë për komunikimin me prindërit e nxënësve dhe t’ua bëjnë me dije prindërve në deklaratën e përbashkët”. pozitohen pranë Drejtorive Arsimore dhe Zyrave Arsimore, ndërsa informohet dhe prindi për sekuestrimin e telefonit. Drejtoritë arsimore do të rishi-

kojnë rregulloren e brendshme të shkollës, duke përcaktuar masat për ndalimin e telefonit celular. Gjithashtu do të merren masa për organizimin e takimeve me prindërit për njohjen e rregullores së re. Në çdo klasë do të ketë poster ku ndalohet celulari. Mësuesi dhe prindërit duhet të firmosin një deklaratë të përbashkët për ndalimin e marrjes së telefonit celular në mjediset e shkollave nga nxënësit. Shkollat do vendosin në dispozicion një numër telefoni të veçantë për komunikimin me prindërit e nxënësve dhe t’ua bëjnë me dije prindërve në deklaratën e përbashkët. Ndërkohë institucioneve arsimore

vendore, pra DAR dhe zyrat arsimore kanë këto detyra: Të monitorojnë masat e marra për ndalimin e telefonave në mjediset shkollore. Të depozi-

tojnë pranë policisë së shtetit telefonat celularë të sekuestruar në shkolla. Të raportojnë çdo muaj me shkrim MAS për zbatimin e urdhrit.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E diel, 25 NENTOR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

13 E diel, 25 NENTOR 2018

Kryebashkiaku Veliaj merr pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të FRES Tiranë: Lajm i shkëlqyer që shtatë familjet e para që preken nga projekti i Unazës janë paraqitur për të marrë bonusin e qerasë

Veliaj: PS mund të fitojë vetëm, pa kapsolla

Kandidatët për kryetarin e Forumit Rinor Euro Socialist të Tiranës prezantuan sot platformat e tyre për zgjedhjet që do të zhvillohen më 8 Dhjetor. Së bashku me deputetët e Qarkut të Tiranës dhe drejtues të tjerë të PS-së, në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi angazhimin e të rinjve për t'u bërë pjesë e vendimmarrjes. "Ne besojmë te një rini që lulëzon, që shkëlqen, që ecën përpara me talent, me meritë apo të një rini që ecën përpara me loto dhe baste? Apo te një rini që opinionin e vet e thotë me kapsolla në qafë apo në duart e policit? Apo te një rini që beson që sa më i dhunshëm të jesh te formacioni yt politik, aq më të garantuar e ke vendin nesër? Ne socialistët e kemi thënë qartë: Jo, ne nuk besojmë se ka të ardhme me loto dhe baste. Kjo është arsyeja pse shumica jonë dhe kryeministri në krye të kësaj pune, vendosi që nga 1 janari nuk mund të jemi një shoqëri që e vë jetën tonë bast, loto, bingo dhe

kazino", deklaroi Veliaj. Duke u ndalur në zhvillimet e fundit, kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se sikurse është vepruar edhe në projekte të tjera të ngjashme, edhe për rastin e banorëve të Unazës së Re, do të ofrohet një paketë sociale. "Partia Socialiste është e vetmja që ndërhyrje të tilla i bën me një paketë sociale. Në rastin e Unazës së Re është shumë inkurajuese që banorët e vërtetë, jo mitingashët, jo ata që vijnë me autobusë nga Kamza për lodrat dhe për teatrin nga Mamurrasi, pra është një lajm i shkëlqyer që ata që kanë letrat e pronës po shkojnë te ARRSH për të marrë kompensimin. Kjo është e vetmja forcë në qeveri edhe në bashki që ka një ofertë sociale", tha ai. Pas protestës së dhunshme të një dite më parë, në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar janë paraqitur të tjera familje për të aplikuar mbi përfitimin e bonusit të qirasë për tre vite apo shpronësimin e pronës. "Shtatë familjet e para i falen-

deroj për besimin që i kanë dhënë Bashkisë së Tiranës. Gjysma e familjeve do të trajtohen nga ARRSH-ja me pagesën 'cash' për çfarë vlen prona e tyre dhe gjysma tjetër nga Bashkia e Tiranës, si këta shtatë të parët. Të hënën përgatitemi të presim pjesën tjetër dhe t'u japim një ofertë, ose pagesën, ose një shtëpi sociale", theksoi veliaj. Ai shprehu bindjen se minoranca e zhurmshme nuk do të pengojë shumicën, e cila dëshiron zhvillimin e qytetit. "Shumica e popullit mund të jetë e heshtur, mund të mos jetë një minorancë e zhurmshme, por kori i njerëzve që duan që vendi të eci përpara, që të zhvillohet, është i madh. Ne mund të fitojmë pa asnjë kapsollë, Partia Socialiste mund të fitojë vetëm duke qenë një parti që punon, duke respektuar kundërshtarin, duke u sjellë me etikë, duke i thënë komunitetit alternativa, duke i bashkuar dhe jo duke i përçarë njerëzit. Forca më e madhe që është investuar në bashki, që

është investuar në paqtimin e popullsisë, që është investuar tek puna dhe rezultatet konkrete, është kjo ku jemi sot, familja jonë, Partia Socialiste e Shqipërisë", deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës. Veliaj kërkoi një mbështetje masive nga qytetarët e Tiranës për PS, si e vetmja mënyrë për të mos ndalur investimet e nisura dhe ofrimin e shërbimeve për ta. "Mezi pres që me ekipin e ri të kemi një fitore spektakolare në Tiranë. Kësaj here nuk na duhet vetëm fitorja, na duhet një fitore absolute, kemi nevojë që të mos e kthejmë Bashkinë e Tiranës në 'minitepsi'. Këta që sot shkojnë e protestojnë aty s'janë fare nga ajo zonë. Kur i shikoj këshilltarët bashkiakë që i futen bashkisë duke i gjuajtur derës, them: "Po mirë ore, ju e keni aty vendin, kemi tre vjet që ju presim, për çfarë shtyheni? Keni vendin tuaj në Këshillin Bashkiak. Nuk vijnë

për të votuar ndihmën ekonomike dhe këtej thonë që janë të shqetësuar për varfërinë. A ka njeri që e beson këtë hipokrizi? Nuk vijnë për të votuar pagesën për aftësinë e kufizuar. Si mund të flasësh për nevojat e këtij vendi dhe të përgjërohesh për varfërinë dhe të mos vish të votosh dhe të jesh pjesë e vendimit për të çliruar varfërinë?", tha Veliaj, duke shtuar se e vetmja zgjidhje është një këshill bashkiak me shumicë dërrmuese të PS, për të marrë vendime të drejta e të rëndësishme. "Jam i bindur se me garën dhe ekipin që del nga FRESSH-i, me fushatën dinjitoze që Partia Socialiste do të bëjë në Tiranë, nuk ka asnjë arsye në botë që ky qytet mos të na japë më shumë besim për të çuar më përpara punën për transformimin e Tiranës dhe gjithë vendit", nënvizoi Veliaj. Kreu i Bashkisë nënvizoi se PS është e vetmja forcë, e cila ka marrë vendime të vështira, por të drejta dhe që kanë rezultuar të suksesshme. Ai solli në vëmendje edhe protestat që janë bërë më parë për Këndin e Lodrave te Liqeni, Pazarin e Ri apo Bulevardin, që pavarësisht pengesave kanë prodhuar një rezultat fantastik. Veliaj tha se edhe në Bulevardin e ri ku u prishën banesa për t'i hapur rrugë zhvillimit të qytetit, banorët që kishin letrat u shpronësuan, ndërsa pjesa tjetër përfitoi nga bonusi i qirasë dhe paketat e tjera sociale.


AKTUALITET

14

E diel, 25 NËNTOR 2018

Grupi kërkoi veçimin e dosjes por Gjykata e Krimeve të Rënda e refuzoi, ndërsa i akuzon për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge

G

jykata e Krimeve të Rënda, ka lënë në masën e “arrestit me burg pa afat” 8 personat e arrestuar për akuzën e trafikut të drogës, pas kapjes së një furgoni që transportonte 578 kilogram kanabis në Qafë-Thanë. “Ky grup dyshohet të jetë përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe kanabis sativa me aktivitet në vendin tonë, Maqedoni, Greqi dhe Turqi, dhe ka në përbërje të tillë shtetasit: Aranit Bida, Suferim Dokollari, i arrestuar në flagrancë si i dyshuar për mbajtje të lëndëve narkotike dhe municioneve, Arben Cristea (Tushe) Shkëlqim Hoxha, Edi Çela, Ervis Dedej, Eduart Haxhi, Ilirjan Prifti dhe Arjan Merkja”,-thuhet në kërkesën e prokurorisë. Pas seancës, avokati i të akuzuarve u shpreh kundër vendimit duke deklaruar se: “Vëzhgimi apo përgjimi ambiental që është bërë në ambientet e policisë së Elbasanit. Gjykata nuk i ka të zbardhura vendimet për lejimin e përgjimit dhe vlerësimit e autorizimit të prokurorit. Nuk mund të njihemi me pretendimet deri në përfundim të hetimit paraprak. Shtetasi turk përgojohet por pa emër, sikur do të dalë një tjetër emër por hipotetike, jo të provuara”. Ngarkesa me kanabis e sekuestruar më 22 nëntor, kishte destinuar për tu çuar në Turqi me qëllim këmbimin me heroinë. Për këtë më 30 gusht nga Kosova kishte hyrë në Shqipëri një shtetas turk. “Dyshohet se Bida siguronte kanabis përmes bashkëpunëtorëve të tij në Tepelenë

Burg për 8 trafikantët, kanabisi në Turqi për t’u kthyer me heroinë

dhe takimet që kryen me personat e paidentifikuar i kryen në Tepelenë në lokale që administrohen prej tyre. Pas sigurimit të drogës, në Tepelenë dyshohet se Bida organizon transportin

në aksin Tepelenë-Fier, Rrogozhinë-Elbasan me destinacion Pogradecin. Më pas lënda merret në dorëzim nga një person i quajtur Gjon. Pas kësaj, Gjoni bën të mundur dërgimin e

VLORË

ngarkesave nga Shqipëria në Greqi e Maqedoni. Gjithashtu dyshohet se transportin e lëndës narkotike në drejtim të Maqedonisë e kryen Suferim Dokollari. Transport të cilin e kryen me

NË BURG Aranit Bida Arben Tristea Eduard Haxhi Erando Mehmeti Gentjan Rapollari Elvis Gjona Andi Qiraxhi Leonard Demiraj mjete lundruese përmes liqenit të Ohrit. Dyshohet se Arianti Bida dhe bashkëpunëtorët e tij po grumbullojnë një sasi të konsiderueshme kanabis sativa, të cilën duan ta dërgojnë në Turqi me qëllim ta këmbenin me heroinë. Heroina do të trafikohej nga Turqia për në Shqipëri. Për këtë arsye ai së bashku me Eduart Haxhin kanë shkuar në Tepelenë për të parë një sasi kanabisi për ta transportuar më pas drejt Elbasanit. Për këtë qëllim dyshohet që më 30 gusht 2018 ka ardhur në Shqipëri një shtetas turk përmes Kosovës. Dyshohet se marrëveshjen për shkëmbimin e lëndë narkotike me turqit e ndërmjetëson Edi Çela, i njohur si Mondi, i cili mban kontakte të vazhdueshme me shtetasin turk që e thërrasin Abi” ,-thuhet më tej në dosjen e Prokurorisë. Në kuadër të hetimeve grupi është mbajtur në përgjim si dhe nën vëzhgim të rreptë. Gjatë kësaj kohe hetuesit mësojnë se grupi kishte siguruar kanabisin dhe po bëhej plani per transportimin e tij drejt Pogradecit.

MINISTRJA E DREJTËSISË

Tritol makinës, Alushaj Gjonaj: ALUIZNI e Hipoteka një e vetme mbahej nën vëzhgim N

12 persona u shoqëruan në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit Agron Alushaj, të premten e 23 nëntorit në Vlorë por policia ende nuk ka një autor të dyshuar. Hetimet janë përqëndruar tek konfliktet për shkak të konkurencës në biznes, pasi 48-vjeçari është pronar i një guroreje në fshatin Drashovicë, ndërsa në qytet sapo kishte nisur ndërtimin e një pallati. Grupi prej tre prokurorëve që ka marrë në dorë dosjen nuk përjashton as motive të tjera. Për këtë prokurorët tregohen shumë të rezervuar për shkak edhe të provave të pakta që kanë në dorë. Ekspertiza në vendngjarje duket se nuk ka siguruar prova të mjaftueshme, pasi shpërthimet me eksploviz fshijnë gjurmët, ndërsa edhe mjeti i është nënshtruar larjes. Grupi hetimor pritet të ketë më shumë prova në dorë pas kqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë pranë lokalit por edhe në zona të tjera ku Agron Alushaj ka qëndruar në 24 orët e fundit. Marrja e dëshmisë së biznesmenit dhe familjarëve të tij ka qenë e pamundur.

ë kuadër të aktivitetit të reformës së titujve të pronësisë të mbajtur me kryeministrin Edi Rama në Libofshë të Fierit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shoqëruar edhe nga dy drejtorët e përgjithshëm, të ZRPP, Valdrin Pjetri dhe ALUIZNI-t, Artan Lame zhvilloi gjithashtu një analizë pune me stafet e dy institucioneve që do të shkrihen brenda Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, institucioni përgjegjës për administrimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, si dhe për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Gjatë fjalës së saj, ministrja Gjonaj u fokusua tek puna zinxhir që do të duhet të kryejnë dy institucione që tashmë do të funksionojnë si një i vetëm. ‘’Nesër do jetë një zyrë, një agjenci e unifikuar, e institucionalizuar e cila nuk do të ketë më thjesht vullnetin apo

edhe zbatimin e disa ligjeve të ndryshme për të bashkëpunuar në këto procese por do të konsideroheni të gjithë bashkë si një e vetme. Kemi premtuar që me këtë paketë ligjore qytetarët

do marrin shërbim më të mirë brenda një kohe më të shkurtër si dhe do të ulet barra burokratike e dokumenteve që kërkohen nga institucionet shtetërore”,- u shpreh ministrja.


AKTUALITET

15

E diel, 25 NËNTOR 2018

Sipas mediave italiane, “truri” i këtyre organizatave ishin tre shqiptarë. Njëri banonte në Belgjikë, i dyti në Holandë dhe i treti në Gjermani. Droga vinte nga Amerika latine

D

y ditë më parë, falë një aksioni të madh ndërkombëtar, u shkatërrua një rrjet i trafikut të kokainës, me 56 persona të arrestuar. Mediet italiane kanë zbuluar më shumë për mafiet ku pjesë e saj janë edhe shqiptarë, si anëtarë por edhe në rolin e “trurit”. Në operacionin e koduar “BOCA” (Operacioni në Brescia kundër krimit shqiptar), Policia italiane mësohet se ka pasur bashkëpunim me Policinë shqiptare, belge, gjermane dhe greke për të arrestuar të dyshuarit. Në pranga janë vënë në total 56 persona, të cilët janë anëtarë të tre grupeve kriminale, mes të cilëve një numër i madh janë shqiptarë. Në Selanik të Greqisë u arrestua një 22-vjeçar shqiptar për llogari të Italisë. Sipas mediave italiane, “truri” i këtyre organizatave janë tre shqiptarë. Njëri banonte në Belgjikë, i dyti në Holandë dhe i treti në Gjermani. Nga ana tjetër, mediet italiane shkuajnë ndër të tjera se autoritetet italiane pohojnë se grupet kriminale e merrnin kokainën nga Amerika Latine dhe më pas shpërndarja bëhej në Itali. Rruga e trafikut kalonte përgjatë Holandës, Gjermanisë dhe përfundonte në Itali. Organizata kriminale dyshohet se ka trafikuar 1 ton kokainë përgjatë një viti, duke qarkulluar kështu 100 milionë Euro. Kjo organizatë kriminale kishte në pronësi edhe një dyqan të shitjes së automjeteve. Këto makina, kryesisht luksoze, i përdornin për të transportuar lëndën narkotike. Konkretisht, pasi kokaina mbërrinte nga Amerika Latine në portet e Holandës, transportohej me makina drejt Frankfurit dhe më pas në Itali. Automjetet që për-

Goditet mafia, fitimet e kokainës investoheshin në Shqipëri “TRURI” “Sipas mediave italiane, “truri” i këtyre organizatave ishin tre shqiptarë. Njëri banonte në Belgjikë, i dyti në Holandë dhe i treti në Gjermani”. Dyshohet se fitimet nga droga të organizatës kriminale investoheshin më pas në Shqipëri”.

RRUGA “Mediet italiane shkuajnë ndër të tjera se autoritetet italiane pohojnë se grupet kriminale e merrnin kokainën nga Amerika Latine dhe më pas shpërndarja bëhej në Itali. Rruga e trafikut kalonte përgjatë Holandës, Gjermanisë dhe përfundonte në Itali”. doreshin nga anëtarët e bandës ishin Audi Q5, Peugeot 208, BMW Serie 5, Mercedes-Benz A Class, Opel Insigna dhe dy Peugeot 3008. Gjatë kontrolleve në depot dhe vendet e organizatës në veri të Italisë dhe në

INTERPOLI

E kërkonin nëpër botë, kapet në Tiranë

Holandë, policia sekustroi 130 kg kokainë dhe armë zjarri. Po kështu, u konfiskuan edhe pasuri të patundshme dhe asete të tjera, vlera e të cilave shkon në mbi 1 milion euro. Mediet zbulojnë se fitimet nga kokina vi-

bandave, që megjithëse të ndara, janë në fakt pjesë e një organizate. Para disa kohësh, organizata kishte rrëmbyer një prej bashkëpunëtorëve të tyre pasi ky i fundit kishte tentuar të shiste drogë në mënyrë të pavarur.

BELGJIKË

10 Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë është arrestuar në Tiranë. Shërbimet e D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin Besnik Bungaja (alias Besnik Leka, alias Astrit Leka), 42 vjeç, banues në Tiranë. “Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 81,110, 3, nr.4,5,6,7, y, 8 neni 75/58, neni 600 të Kodit Penal Italian”,-informon policia e Tiranës. Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit.

nin në Shqipëri por pa theksuar se në cilin sektor. “Dyshohet se fitimet nga droga të organizatës kriminale investoheshin më pas në Shqipëri”,-shkruajnë mediet. Policia ka zbuluar gjithashtu një rast të agresivitetit të këtyre

4 mln euro duhet të paguajë banda e Dautit, përveç burgut

vite burg kërkon prokuroria në Belgjikë, për një bandë me shqiptarë. Gjatë viteve të fundit, banda kishte arritur të fuste ilegalisht në Angli, qindra klandestinë. Kreu i kësaj bande, Alket Dauti u arrestua në Londër në qershor të këtij viti. Banda rekrutonte shoferë kamioni të cilët do të merrnin klandestinë kundrejt një pagese. Për një vend në kabinën e kamionit duhej të paguajë 13 mijë paund, 14. 600 euro. Ndërsa për një vend në pjesën e pasme të kamionit, çmimi varionte në 8 mijë paund, (9 mijë euro). Brenda një viti, Dauti kishte arritur të kalonte në Angli të paktën 90 emigrantë përfshi këtu dhe fëmijë 2 muajsh. Në total ata kishin arritur të përfitonin nga ky trafik

910 mijë euro. Prokuroria e Brugës në Belgjikë, kërkon sekuestrimin e kësaj shume si dhe gjobitjen me 3 milionë

euro të 14 anëtarëve të bandës. Dhjetë të tjerë janë arrestuar në Belgjikë, Francë dhe Spanjë si pjesë e hetimit.


KULTURE

16 E diel, 25 NENTOR 2018

Rrëfimi për jetën dhe fotografinë më të mirë të Dorothy Bohmit

"Më thanë se kishin dalë për të blerë për nënën e tyre…", thotë fotografja Dorothy Bohm, për foton që kishte realizuar në vitet '50 të shekullit të kaluar. Rrëfimin e saj për ditoren Guardian e sjell më poshtë website telegrafi.com. Në mesin e viteve 1950, burri im dhe unë jetonim në Paris. Një ditë erdhi vëllai im për të na vizituar. Ia tregova qytetin; e dërgova në vendet e mia të preferuara. Ishim në Montmartre kur pashë këta fëmijë, të cilët ishin rreth nëntë e pesë vjeç. Frëngjishtja ime ishte mjaft e mirë për të biseduar me ta. Më thanë se kishin dalë për të blerë për nënën e tyre. Vajza e vogël mbante kuti të pluhurit "Omo" për larje e djali mendoj se kishte një shishe verë. Kam bërë disa foto, por kjo është më interesantja (në foton kryesore dhe e para më poshtë). Mund të shihni se rrinin lirshëm, duke shikuar vëllain tim që fliste me ta. I dua ekspresionet e tyre, por ajo që e bën këtë imazh prekës është se mbetet një pjesë e historisë: fakti se rrugët nuk ishin shtruar si duhet; shenja në mur; mënyra se si fëmijët ishin veshur. E shikoj dhe pyes vet-

en për jetën që kanë bërë; për djalin që kujdeset për motrën e vogël. Jeta nuk duket të ketë qenë luksoze për ta. Këto ditë Montmartre është plot me turistë, por unë e njihja kur i përkiste artistëve. U njoftova me shumë nga ta nga mikja ime Marie Nordlinger, që e kam takuar në Mançester kur isha 16 vjeçe e ajo kishte 65 vjet. Ishte artiste që kishte jetuar në Paris, qëkur ishte e vogël. Kushëriri i saj ishte i dashuri i Marcel Proustit dhe ajo dhe Proust u bënë të afërt. Më kujtohet kur më tregonte letrat që ia kishte shkruar asaj, dorëshkrimi i pamundur që shkonte në këtë apo atë mënyrë. Gjatë asaj kohe nisa ta njihja kënaqësinë që ta ofron puna jashtë, me dritë natyrale. Louis, bashkëshorti im, punonte për një kompani petrokimike dhe vazhdimisht udhëtonte. Kam kaluar shumë kohë vetëm. Kam takuar një artist të quajtur Avigdor Arikha dhe, përmes tij, mësova Parisin që turistët nuk e shohin. Mbaj mend të kem bërë një shëtitje me të dhe ai kërkoi të bëja një fotografi të koshit të plehrave. Ishte fotografi interesante që më mësoi diçka. Nuk e nisa fotografinë për t'u bërë fotografe. Kur isha 14 vjeçe më çuan në Britani për të shpëtuar nga nazistët. Babai im kishte një Leica, që në vitet 1930 nuk ishte aq i shpeshtë. Teksa largohesha nga Lituania, në dritare të trenit, duke u përshëndetur ai ma dha atë duke thënë: "Kjo mund të jetë e dobishme". Isha fëmijë i dhënë pas librave dhe doja të bëhesha mjeke. Por, nuk

kisha para për këtë. Kushëriri i babait ma sugjeroi fotografinë dhe më çoi në një studio në Londër te një fotografe francezo-çeke, Germaine Canova. Kur e vura këmbën në studio, ishte sikur të bija në dashuri. Canova pranoi të më mësonte, por bombardimi nisi dhe duhej të iknim nga Londra. Canova e mbylli studion dhe unë shkova për të studiuar

fotografinë në Mançester, aty ku ishte vëllai im. Atje e takova Louisin, i cili po kryente doktoratën. Kam pranuar të martohem me të, me kushtin që ai të vazhdote studimet e tij. Ndjehesha e aftë për të fituar mjaftueshëm për të dy. Akoma jam krenare për këtë: në moshën 21 vjeçe, në vitin 1945, po e mbaja jetën tonë. Shumica e miqve të mi atë kohë ishin burra, sepse shumica e vajzave ishin të interesuara vetëm për t'u martuar dhe për të pasur fëmijë. Por, unë udhëhiqja biznesin time, Studion Alexander, duke punuar me shumë zell. Dukesha shumë e re dhe njerëzit nuk besonin se unë jam pronarja. Do të bëhem 95 vjeçe vitin e ardhshëm. Kur Louis vdiq 25 vjet më parë, isha e shkatërruar. Ishim bashkë qëkur isha 16 vjeçe. Por, thash se do të ishte turp për mua nëse nuk vazhdoj tutje. Që atëherë u përqendrova tërësisht në punën time që gjithmonë e

ka pasur një theks te fëmijëria dhe humori. Këtu ku jetoj sot në Londër, ka shumë shkolla dhe mua më pëlqen të shoh nxënësit tek lëvizin. Fëmijët duken më mirë në ditët e sotme: janë më të shëndetshëm dhe më mirë të ushqyer. Gjatë tërë karrierës sime jam përqendruar te gjërat që janë shpresëdhënëse dhe frymëzuese. Neve gjithmonë na thonë sesa të tmerrshme janë gjërat. Unë përpiqem të shkoj në anën tjetër. "CV"-ja e fotografes Dorothy Bohm: Viti dhe vendi i lindjes: Konigsberg, Prusia Lindore (tani Kaliningrad, Rusi), 1924. Trajnimi: Kursi në Teknologjinë Fotografike, në Kolegjin e Teknologjisë në Mançester. Ndikimet: "Filmat italianë të viteve 1940, veçanërisht Fellini; gjithashtu Ingmar Bergman. Jo fotografët tjerë, tek të cilët kam hasur në fillim të viteve 1970, sapo u bëra drejtoreshë e Galerisë së Fotografëve në Londër". Suksesi më i madh: "Ndoshta ekspozita e vitit 2005 e fotografive të mia në Muzeun Carnavalet në Paris, pjesërisht për shkak të reagimeve pozitive nga parisienët që erdhën për të parë dhe pjesërisht sepse kisha shumë kujtime të mira për vitet kur jetova në Paris me burrin tim Louis në mes të viteve 1950". "Dështimi": "Jo dështim, por periudha kur dy bijat e mia ishin shumë të vogla, në mes të viteve 1950 dhe 1960, që ishin vitet më pak produktive për mua." Këshilla kryesore: "Mos shkrep derisa nuk je i sigurt se kjo është fotografia që do."

sidomos kur bëhet fjalë për James Bondin. Të anketuarit dhanë mendimin e tyre për çdo film të 007-shit, ku më i dashuri ishte "Goldfinger" e më i papëlqyeri "Moonraker". Ndërkaq, kur u pyetën për karakterin e ardhshëm: 29 për qind miratuan një James Bond me ngjyrë, 20 për qind duan një Bond femër, 19 për qind një hispanik, 17 për qind aziatik e 15 për qind homoseksual. Por, sondazhi po ashtu tha se Pierce Brosnan ishte më i mirë se Daniel Craig, se George Lazen-

by ishte më i keqi, se 32 për qind e njerëzve e mbështetën fuqimisht idenë neveritëse të një James Bondi amerikan… dhe lartë është poshtë e poshtë është lartë dhe askush nuk e di asgjë. Ka shumë gjëra për t'u analizuar, por nuk ka dyshim se ky sondazh do të ofrojë një mënyrë për të modeluar dekadën e ardhshme të filmbërjes. Në ndërkohë, dikush le ta mat Justin Bieberin për një xhaketë portokalli (që vishte Marty McFly). Do të ketë nevojë për të.

Secili e do rikthimin e "Rikthimit…", pos regjisorit! R egjisori Robert Zemeck is ka tentuar t'i japë fund aventurës së re të personazhit Marty McFly, por 71 për qind e amerikanëve duan vazhdimin e "Rikthimit në të ardhmen". Dhe, atë që populli do, populli e merr, shkruan për Guardian, kritiku Stuart Heritage, transmeton Telegrafi. "Back to the Future" (Rikthim në të ardhmen) kishte gjithçka, apo jo? Nostalgji, aventurë, makina tërheqëse dhe një urrejtje të ashpër për popullin e Libisë. Në fakt, asnjë film tjetër kurrë nuk do t'ia dalë të krijojë një nxitje dopamine si "Rikthimi në të ardhmen". Me përjashtim të, e dini pra, të versionit të ri të "Rikthimit…" të cilin secili po e kërkon. Sipas një sondazhi të ri të

realizuar nga Hollywood Reporter, 71 për qind e 2,201 të anketuarve kërkojnë një version të ri të "Rikthimit në të ardhmen". Gjithkush e di se ribërjet janë mënyra se si shfaqen instinktet qyqare të Hollivudit. Pra, edhe nëse ribërja e "Rikthimit…" do të ishte për Justin Bieberin që sillet me një hoverbord Swegway, tek pi cigare magjike elektrike që e çon në kohën kur jeni të vjetër, kjo është ajo që njerëzit e duan dhe kjo është ajo që njerëzit do të marrin. Natyrisht, Robert Zemeckis mund t'i ketë dhënë fund ribërjes së "Rikthimit…", teksa i tha një ueb-faqeje italiane të quajtur "Bad Taste" se "nuk do të ketë, në asnjë mënyrë, 'Rikthim në të ardhmen 4'.

Nuk do të ketë më 'Rikthim në të ardhmen'. Pikë." Por, kjo s'ka lidhje, sepse Hollivudi e merr atë që Hollivudi e kërkon. Për t'i dhënë kuptim anketës, të paktën ata që u anketuan e zgjodhën një film që ka qenë gjatë rreth nesh për të merituar një ribërje. Disa nga rezultatet tjera, si "The Hunger Games", kanë qenë për pak vite në terren. Por, ka arsye për ta dyshuar sondazhin me një mostër kaq të vogël të të anketuarve; 53 për qind e të intervistuarve thonë se do të donin të shihnin më shumë filma "Avatar", që na bënë të besojmë se sondazhi iu dërgua secilit person në Tokë që ka dëshirë të shoh më shumë filma të tillë. Ndonëse po bëhem cinik, sondazhi i plotë i Hollywood Reporterit është mjaft i matur,


SHOWBIZ

17 E diel, 25 NENTOR 2018

Ndahet nga jeta regjisori i famshëm Nicolas Roeg Regjisori i famshëm Nicolas Roeg është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare. Lajmi për vdekjen e regjisorit u konfirmua nga familja e tij. Gjatë karrierës së tij prej gjashtë dekadash, Roeg ishte i njohur për filmat e tij origjinalë dhe kontroverse. Trilleri i tij psikologjik i 1973-ës, Don't Look Now, shkaktoi polemika për shkak të skenave seksuale. Filmat e tij të tjerë të famshëm janë Performance dhe The Man Who Fell To Earth. Djali i regjisorit, Nicolas Roeg Jr, tha se babai i tij vdiq mbrëmjen e së premtes. Nicolas Roeg ishte një nga krijuesit e filmave më origjinale që Britania e Madhe ka prodhuar ndonjëherë. Për shkak të përvojës së hershme si një kinematograf, Roeg ka sjellë një cilësi mahnitëse vizuale në punën e tij. Ai shpesh i irritonte kritikët dhe fitoi reputacionin për sjellje të ashpër ndaj aktorëve të tij.

Prezantuesja më joshëse e motit tregon pasionet në shtrat Sol Perez është një modele dhe prezantuese moti në Argjentinë, shumë e famshme në jetën e showbiz-it. Format e saj seksi kanë "çmendur" 3.5 milion fansat e saj në Instagram, që presin me padurim postime të reja. Ajo ka qenë ish e dashura e futbollistit Exequiel Palacios, por u nda me të pasi u zbulua se ai e tradhtonte. Por, ai ka humbur shumë, sepse së fundmi modelja ka shpërndarë disa sekrete të veprimeve që ajo preferon të bëjë

në shtrat. "Më pëlqen të ushqehem përpara se të bëj seks. Është një gjë mjaft e mirë që në mes të akteve, të bësh disa pauza edhe për të ngrënë ushqim. Është qejf dhe interesante, ndryshe gjërat bëhen të mërzitshme." Ajo shtoi edhe: "Njëherë kam luajtur me akullore. Gjithçka varet nga momenti dhe më kë jam. Seksi duhet të jetë i shpejtë ose i avashtë me raste, jo gjithnjë i njëjtë"tha prezantuesja duke i lënë fansat në konfuzion.

Nostalgji për mësuesen, Cardi B kthehet në shkollë "portokalli" Reperja e njohur Cardi B mund të jetë ndjerë nostalgjike sepse është rikthyer në shkollën e fillores. Ajo shkoi në "128 Audubon" në fillim të këtij muaji në lagjen "Washington Heights". Cardi bëri tre vite shkollë atje dhe u rikthye për të përshëndetur nxënësit në kohën e pushimit të drekës. Rikthimi i solli një takim me mësuesen e saj të parë, Yvette Coporan, e cila vazhdon të japë ende mësim. Të dyja pozuan duke buzëqeshur dhe shpërndanë fotografinë në rrjete sociale.

E quajti "fans" të saj, Olti Curri për Adelina Tahirin: "Më nxjerr mallin e Azizit" Këngëtraja, Adelina Tahiri dhe blogeri i njohur Olti Curri, janë përfshirë në një sherr online me njëri tjetrin. Adelian një ditë më parë postoi një foto me burrin në Instagram, por Oltit duke që nuk i ka pëlqyer dhe ka komentuar një koment negativ. "Ku është bashkëshorti këtu?" ishte komenti i Olti Currit. Pas këtij komenti të Oltit, Adelina Tahiri reagoi ndaj këtij lajmi dhe e konsideroi gazetarin si një fans të sajin, pasi ka shumë. Por Olti nuk u ndal me kaq pasi pas reagimit të Adelinës, ai ka shpërndarë në Instastory lajmin e deklaratës së këngëtares dhe ka vijuar konfliktin, duke shpërthyer keq ndaj saj, pasi e krahason me këngëtarin Azizi. "Po Adelinë, jam fans i Azizit por meqë ai ka kohë pa dalë, ma nxjerr ti mallin e tij", ka shkruar Olti përbri këtij lajmi.

Princ Harry dhe Meghan zhvendosen në Windsor Castle Duka dhe Dukesha e Sussex do zhvendosen në vilën e tyre në Windsor Castle në përgatitje për lindjen e fëmijës së tyre të parë. Harry dhe Meghan do largohen nga Kensington Palace për në Cottage Frogmore në fillim të 2019, konfirmoi pallati. Pallati Kensington tha Windsor ishte një "vend shumë i veçantë" për çiftin. Dukesha pritet të lindë foshnjen pranverën e ardhshme. Princ Harry deri tani ka jetuar në Kensington Palace në Londër pranë vëllait të tij William dhe familjes së tij.


VIP

18 E diel, 25 NENTOR 2018

Çfarë i ndodhi Rita Orës teksa këndonte live, që bëri fansat të hidhen në sulm Këngëtarja shqiptare Rita Ora është nxjerrë bllof nga fansat që e kanë dëgjuar pasi kanë parë se ajo po këndonte playback. Teksa performonte në koncertin ‘Dita e falenderimeve’ është parë që lëvizjet e gojës së saj nuk sinkronizoheshin me këngën në sfond dhe kaq ka mjaftuar dhe të gjithë janë hedhur në sulm. Para se këngëtarja ta shpjegonte vetë situatën asaj i ka dalë në mbrojtje këngëtari i njohur John Legend. “Fakt për t’u qeshur.Të gjithëve na duhet të sikronizojmë buzët në këtë paradë, pasi flotat nuk zotërojnë kapacitet të plotë për të siguruar nevojat zanore gjatë një preformance live. Gjithsesi shpresoj ta keni shijuar të gjithë. Dijeni nëse vini në showt e mi, zërat janë 100% live” ka shkruar këngëtari. Në lidhje me këtë ka replikuar dhe këngëtarja duke u shprehur: “Faleminderit John Legend për sqarimin, pasi dhe unë vetë do të shkruaja.Të gjithë shfaqjet e mia janë 100% live, gjithmonë kanë qEnë! Kur të vini në shfaqje ORA bëhuni gati! Kthehemi te festa. Paçi sa më të mira”.

Përfundon seriali ‘Sulltanesha Kosem’, ja kur do t’i shikoni dy episodet e fundit Seriali i sukseshëm “Sulltanesha Kosem”, i cili shoqëron mbrëmjet tona prej më shumë se një viti, po shkon drejt fundit. Nga Programacioni i Tv Klan njoftojnë se 2 episodet e fundit të serialit do të transmetohen ditën e diel, me datë 2 dhjetor. “Tims Production”, kompania e cila ka vendosur një standard të ri në serialet turke që me “Sulejmanin e Madhërishëm”, për realizimin e 168 episodeve të “Sulltanesha Kosem” ka sjellë së bashku aktorët më të njohur turq. Sulltanesha Kosem në tri periudha të ndryshme të jetës u luajt fillimisht nga grekja Anastasia Tsilimpiou, më pas nga Beren Saat dhe në fund nga Nurgul Yesilcay. Po cili do të jetë fundi i Sulltaneshës Kosem, gruas më të fuqishme të të gjitha kohërave në lindje? Më 2 dhjetor në orën 21:35 ndiqni episodet e fundit.

Meghan, apo Kate? Kush është më e pasur

Justin Bieber konfirmon martesën Prej dy muajsh përflitet se ylli i popit, Justin Bieber i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me modelen

Hailey Baldwin. Dhe pas spekulimeve, më në fund këngëtari ka konfirmuar martesën. Në një postim në

Instagram ai shprehet se festoi për herë të parë ‘Ditën e Falenderimeve’ si një njeri i martuar. “Gëzuar Ditën e Falenderimeve edhe pse me vonesë. Është hera e parë që uroj si një njeri i martuar,”shkruajti Justin për 102 milionë ndjekësit e tij. Ndërsa shtoi: “Dashuria nuk është e lehtë.” Është hera e parë që këngëtari ka konfirmuar se është martuar me modelen. Çifti raportohet se është martuar në një gjykatë në New York rreth 2 muaj më parë, por Hailey e mohoi gjatë asaj periudhe. Por mediat zbuluan se ata u martuan në një ceremoni sekrete në shtator. Gjithashtu Justin dhe Hailey konfirmuan jo zyratrisht martesën e tyre me komentet në mediat sociale. 24vjeçari quajti modelen “gruaja ime”, ndërsa Hailey ndryshoi mbiemrin në “Bieber”.

Meghan Markle apo Kate Middleton është më e pasur? Dy Dukeshat janë shumë të ndjekura dhe gjithnjë tërheqin vëmendjen e mediave në daljet e tyre publike. Kate edhe para se të bëhej dukeshë, ishte e pasur pasi familja e saj ka një biznes me vlerë prej 50 milionë dollarë dhe vetëm Kate i takojnë 10 milionë dollarë. Ndërsa Meghan Markle ka një pasuri prej rreth 5 milionë dollarësh, përfshirë këtu honoraret nga rolet në serialin “Suits” dhe filmin “Remember Me”.

I bëri kritika të forta mëmësie, Roberto Cavalli i kërkon falje Chiara Ferragni Fotoja e fundit e blogeres më të njohur Chiara Ferragni e cila numëron rreth 15 milion ndjekës në Instagram nuk i ka pëlqyer stilistit të njohur Roberto Cavallit. Në foto modelja shfaqet me bikini ku reklamonte firmën e njohur të bikinit ‘intimissimi ‘ dhe ndërkohë reklamonte dhe format e saja fizike mbas lindjes. Mirëpo stilisti Roberto Cavalli nuk e ka pëlqyer foton dhe i ka bërë kritika të forta mëmësie blogeres ku ndër të tjera e krahason atë dhe me një makineri parash. “Po i bën reklamë kërthizës.Kush mendon se je? Ti je thjesht një makineri parash. Nuk ka as spontanitet, as dashuri në atë që bën. Nuk e ke ushqyer me gji. Kishe frikë se mos të prishej gjoksi’ kanë qënë këto fjalët që stilisti i njohur Roberto Cavalli i ka kther mbrapshtë. Nëpërmjet drejtorit kreativ, Roberto Cavalli i ka dërguar asaj lule dhe një pusull ku i ka kërkuar falje blogeres.


KURESHTI

19 E diel, 25 NENTOR 2018

Kina planifikon të ndërtojë një pallat në Hënë

Kina planifikon të ndërtojë një pallat në Hënë. Dhe kur themi pallat, bëhet fjalë për një pallat në kuptimin e plotë të fjalës. Projekti, që është në fazën përfundimtare të studimit, synon ndërtimin e një baze në satelitin tonë të vetëm natyror, për ta shfrytëzuar si pikënisje për misione hapësinore në të ardhmen. Baza do të ndërtohet si një sistem i ndërlidhur tubacionesh e ndërtesash, ku do të punojnë qindra shkencëtarë dhe energjinë do ta sigurojë nga rrezet e diellit. Ambicia e Agjencisë Hapësinore Kombëtare kineze është që në vitin 2030 të dërgojë në Hënë një mision me shkencëtarë në bord, që do të shqyrtojnë dhe përzgjedhin terrenin se ku mund të ndërtohet baza. Më pas, sipas Agjencisë, synohet që brenda dy dekadave të nisë puna për ndërtimin e bazës, punë që do të kërkoj të paktën

dy dekada të tjera. Kina po shfrytëzon boom-in ekonomik për të financuar edhe programin e vet hapësinor dhe për të ngushtuar sadopak hendekun që ka me Shtetet e Bashkuara, ESA-n europian dhe Rusinë. Ndryshe nga SHBA dhe Rusia, vendi i

madh aziatik nuk ka përvojën e tyre në misionet hapësinore. Misioni i parë hapësinor me njeri në bord u ndërmor nga Pekini vetëm në vitin 2003, ku kreu 14 rrotullime rreth orbitës së tokës, ndërsa në 2007 u dërgua sonda e parë e komanduar në Hënë.

Gënjeu për deftesën, pastruesja dënohet me 10 vite burg Gjykata e Lartë e Greqisë do të shqyrtojë një vendim për dënimin e një gruaje me 10 vite burg pasi gënjeu për arsimimin e saj që të fitonte një vend pune si pastruese.

Aktivistët dhe përdoruesit e mediave sociale e kanë mbrojtur, duke e quajtur vendimin "çnjerëzor". 53-vjeçarja punoi si pastruese në një çerdhe për 15 vjet, para se të bëhej një

verifikim në vitin 2014, ku u zbulua se kishte falsifikuar deftesën e shkollës fillore. Gruaja pohoi se e kishte përfunduar arsimin e saj fillor por në realitet e kishte lënë shkollën një vit para përfundimit. Pastruesja, e cila nuk është identifikuar, u dënua në një gjykatë rajonale këtë javë me akuzën e mashtrimit të publikut, raportoi Athens News Agency. Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë dënuar vendimin duke e quajtur "thjesht çnjerëzore" Gjithashtu edhe përdoruesit e rrjeteve sociale janë kthyer në mbrojtje të gruas, duke u shprehur se vrasësit dënohen më pak sesa një pastruese që ka mashtruar në CV e saj. Gjykata e Lartë greke do të shqyrtojë rastin javën e ardhshme.

Donte të shtypte nënën me makinë, adoleshentja martohet me njerkun Një nënë ka zbuluar historinë me vajzën dhe bashkëshortin, të cilët filluan një lidhje dashurie në 2007 dhe ia mbathën. Sarah ishte vetëm 16 vjeç dhe u dashurua me David Hargreaves, atëherë 57 vjeç. Ann Watkins, tani 54 vjeçe mbeti pa fjalë kur zbuloi historinë. Pasi debatuan të tre së bashku, adoleshentja pranoi lidhjen e dashurisë, por nëna vendosi ta falte. Zënka kaloi në një nivel tjetër vitin e kaluar. Sarah e kërcënoi nënën e saj se do ta përplaste me makinë. "Isha duke ecur me një shkop pasi vuaj nga artriti dhe një karrocë për të bërë pazar, por ia dola të largohesha nga rruga pa u lënduar", tha Ann për "The Sun". Ndërkohë historia e Sarah dhe David pushtoi të gjitha faqet rozë pas deklaruan martesën në një shfaqje televizive.

Përse protestuesit në Francë veshin jelekë të verdhë A e dini pse protestuesit në Francë veshin jelekë të verdhë? Në Paris janë mbledhur 280 mijë vetë që protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës. Veshjet e tyre shoqërohen gjithmonë me jelekë të verdhë dhe ka një arsye për këtë. Në Francë, shoferët janë të detyruar t'i veshin ato jelekë që konsiderohen si pajisje sigurie. Së bashku me trekëndëshin e kuq që vendoset pas makinës, ata duhet të mbajnë veshur jelekët e verdhë edhe kur dalin nga makina. Në rast se pësojnë problem me automjetin ose aksident dhe nuk kanë të veshur jelekun, ata rrezikohen të gjobiten me 135 euro, bazuar në ligjin e futur në fuqi në vitin 2008. Përvec makinës, jelekët e verdhë tashmë janë shndërruar në një uniformë për protestën kundër kostos së lartë të naftës. Ndërkohë, sot protestuesit kanë arritur që të çajnë kordonin e policisë dhe të futen në Pallatin Elysee. Ata u përballën me kordonin e policisë, që u përpoq ti ndalonte të hynin në ndërtesën më të rëndësishme në Francë. Kjo është fundjava e dytë që francezët protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës. Rreth 280.000 vetë morën pjesë në protestat që nisën të shtunën e kaluar (17 nëntor) në më shumë se 2.000 vende të Francës.

Çifti gjen 7.5 milionë dollarë Një personi i ka ndodhur të vihet në dilemë në jetën reale. T'i kthejë apo të mos i kthejë 7.5 milionë dollarë që i gjeti në një kasafortë që e bleu për 500 dollarë? Në SHBA, ata që nuk kanë vend të mbajnë gjëra në shtëpi, shpesh marrin me qira depo që janë enkas për këtë punë. Dhe kur depot ndërrojnë pronar, personi që ka ikur mund të ketë harruar ndonjë gjë. Në këtë rast, depoja u pagua nga një çift për 500 dollarë. Ata gjetën brenda një kasafortë. Nuk është gjë anormale, sepse shpesh depot merren dhe për të ruajtur gjëra me vlerë. Por kjo kasafortë ishte e mbyllur. Kështu që çifti pagoi dikë që ta hapte, por nuk e hapi dot. Pastaj morën një specialist të dytë dhe ky arriti ta hapë brenda gjetën plot 7.5 milionë dollarë. Po sigurisht që nuk u shkoi

gjithçka siç donin, sepse u kontaktuan menjëherë nga pronari i mëparshmë i depos. Pas shumë diskutimesh, pronari i 7.5 milionëve ofroi t'u linte 600 mijë dollarë, nëse ua kthenin të tjerat. Negociatat vazhduan derisa shuma shkoi 1.2 milionë dollarë.


KULTURE

20 E diel, 25 NENTOR 2018

SHKRIMTARI SHQIPTAR Nga Dashnor Kaloçi Këto ditë u publikua seleksionimi i fituesve të një konkursi letrar ndërkombëtar që, për rezultatet e tij, paraqit interes edhe për kulurën tonë kombëtare. Është fjala për konkursin "Premio Letterario Internazionale Indipendente", edicioni VI-të që këtë vit i përkushtohet kujtimit të shkrimtarit meksikan Carlos Fuentes (1928-2012), vepra e të cilit ka merituar çmime maksimale nëpër botë. Ky konkurs i organizuar nga "Orizzonte Atlantico" është konceptuar në tre gjuhë: nga Franca, Italia e Spanja dhe frekuentohet nga shkrimtarë të shumë vendeve të botës. Në Itali qëndra e tij është në Torino. Regullorja e konkursit shpall pesë fitues për gjininë e romanit në frëngjisht, spanjisht dhe italisht, pavarësisht nga nacionaliteti i autorëve. Në datën 19 nëntor 2018 juria shpalli 5 fituesit e konkursit, nga të cilët në datën 9 dhjetor njëri do të meritojë çmimin maksimal. Lista e fituesve dëshmon pjesëmarrjen në konkurs të shkrimtarëve nga shumë vende të botës. Ja cilët janë fituesit në rend alfabetik: Bichet Yves, Francia, "Trois enfants du tumulte", Paris 2018 Bureau Ginette, Canada, "A cause de papa", Montreal 2013 Frasher Alberto, Italia, "La Quinta", Roma 2018 Majfud Jorge, Uruguay, "El mar estaba sereno", Madrid 2016

Albert Frashëri, një ndër pesë fituesit e konkursit "Premio Letterario Internazionale Indipendente" në Itali Odriozola Patricia, Argentina, "Felisberto", Buenos Aires 2018 Romani "La Quinta" i Albert Frashërit, për të cilin jemi ndalur edhe në disa shkrime të tjera tw mëparwshme, ka një sfond historik me ngjarje nga Shkodra në Tiranë me një grup artistësh. Ai i kushtohet konfliktit midis qytetarit dhe regjimit diktatorial të viteve '60-'80. Në plan të parë të këtij konflikti janë një grup artistësh dhe drama e tyre. Nga ana tjetër autori i bën të njohur lexuesit shumë aspekte të jetës individuale të tyre, vështirësitë por edhe forcën e tyre. Dhuna e regjimit totalitar të Tiranës i dënon, i privon nga liritë elementare të njeriut por nuk arrin të tjetërsojë natyrën dhe bindjet e tyre. Ky roman është një hymn kushtuar njeriut që në një farë kuptimi e mposhti totalitarizmin. Argumenti i kalon kufijtë kombëtarë të një vendi sepse konflikti mes artit dhe kreativitetit, në përgjithësi, karakterizon raportin midis shoqërisë dhe formave të devijuara të pushtetit. Kjo ka ndodhur me çdo regjim autoritar, sot dhe në të gjitha kohërat.

Nuk është e rastit që ky roman i Albert Frashërit u klasifikua ndër finalistët edhe në konkursin ndërkombetar të letërsisë "Pergola d'Arte" (Firenze) në tetor, pra para një muaji. Tema dhe idetë e kësaj vepre të Frashërit, me sa gjykohet nga të dhënat e këtyre ditëve, gjejnë një shprehje intensive e të thellë në introduksionin me të cilin ai paraprin leximin e romanit. Ai introduksion nuk mund të mos jetë ndikuar edhe nga privacionet në jetën personale të autorit. Nga një intervistë e tij e vitit 2016, që rastësisht e pashë këto ditë, mësova sa i shpreh ai gazetarit A.Dursun: "Unë kam punuar mjaft në Shqipëri dhe jam mirënjohes për shumë konsiderata që më shprehin edhe sot shumë kolegë dhe ish studentë të mij. Megjithëse në Bibliotëken Kombëtare janë mbi 100 skeda me punime të mijat, libra si autor apo bashkëautor, publicistikë e studime mbi universin filozofik e kulturor të kombit, unë nuk kam patur asnjë mirënjohje formale nga shteti, por jam i lumtur që atë mirënjohje ta kem ndjerë në

thelbin e vet nga njerëzit që më kanë rrethuar dhe nga raportet që kam patur me ta." Pra le të kthehemi te introduksioni që unë e kam lexuar të përkthyer në shqip, i cili u botua para pak ditësh nga Californian Academia Education i përkthyer në anglisht, me siguri, për vlerat që ka në njohjen e totalitarizmave të shekullit të kaluar. Ja çfarë konkludon autori në atë introduksionessè: "... E ardhmja ka pak kuptim e mundësi të realizohet pa një referim historik e kulturor. Do të ishte si të ecësh mbi ujë. Njohja dhe kuptimi i thellë i të kaluarës janë absolutisht të nevojëshme për të krijuar vetëdijen e qytetarit për një ide e projekt të së ardhmes. Në dy dekadat e fundit, evolucioni, përsosja e rendit demokratik janë frenuar në favor të nostalgjive të së kaluarës. Kriza e thellë e kohës sonë e shtyn qytetarin të rijetojë një lloj nostalgjie të së kaluarës...." Ata që mbijetuan pas Holokaustit dhe krejt tragjedisë së luftës së Dytë Botërore thuajse janë larguar nga kjo jetë. Brezat e ardhëshme do të mund ta kuptojnë dhimbjen njerëzore dhe

LETRA NË REDKASI

Modeli i një administratori Kur marr përsipër të shkruaj për një personazh, sado që lodhem për t'a dhënë të plotë portretin e tij, më duket se kam thënë shumë pak, dhe pyes veten: nga t'ia filloj për Kujtim Qefalinë, Kryetarin e Komunës Dajt në rrethin e Tiranës. Kisha dëgjuar gjithmonë fjalë të mira jo vetëm nga socialistët të cilin e kishin kanditaturë të tyre, për tre legjislatura, por edhe nga ato të krahut të djathtë. Për ta vërtetuar këtë një o ri Abaz Lala, i ardhur para dy dekadash nga Kukësi në këtë zonë të Dajtit më thotë: Ti e di që unë familjarisht votoj për P.D-në, por koha e solli që në krye të 13 fshatareve të komunës, u votua pasi doli fitues Kujtim Qefalia. Një ditë pas shumë mendimesh i vajta për një hall që nuk kisha gjetur asnjë zgjidhje. E takova atje përpara zyrave teksa po diskutonte me disa atë tjerë, sigurisht probleme pune. Pasi

mbaroi me ato, ashtu krejt natyrshem u afrua drejt meje; he Abaz ç'e mirë të ka sjellë deri këtu. I tregova arsyen duke përndjekur me vëmendje më dha një letër duke më drejtuar tek personat përgjegjës dhe halli im u zgjidh. Ndaj si mos të votosh për këtë njeri. Në këtë çerek shekulli ne si gazetarë kemi parë e provuar gjëra nga më të pabesueshmet. Sepse shumë të "zgjedhur" s'pyesnin më për halle e popull por vetëm për një grusht njerëzish që i prunë aty më atë kolltull. Por dardha nën dardhe bie. I ati i tij një burrë i urtë dhe i mendshëm, drejtues gjithë jetën, i gjindshëm kudo e kurdo s'ka si Lym Qefalia thonin njerëzit për drejtuesin e tyre. Mirësinë dhe punën jua futi në gjak dhe djemve të tij. Për 12 vjet u zgjodh si kryetar komune dhe me rastin e organizimit të ri u

emërua administrator i kësaj njësie të stërmadhe. Po a e ka ndryshuar metodën e punës së tij ai. Jo, përkundrazi, ai punon ditë dhe natë për të. Janë ato njerëz me hallet e problemet e tyre. Ai përpiqet që ti zbusë ato dhe i jep rrugëzgjidhje. Ai është prind i katër fëmijëve dhe pesë herë gjysh. Siç është i dashur me të tijët ai ëhstë i dashur dhe me të tjerët. Edlira Veliu, punonjëse e gjendjes civile në këtë zonë flet me respekt për të. Kryetari shkon fshat më fshat megjithëse terreni i hapur dhe vështirë. Problem kanë shkollat, çerdhet dhe kopshtet, problem transporti urban. Duke biseduar me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Z.ErionVeliaj thotë: "Të 25 administratorët i kemi të përkushtuar por Kujtimi është model. Ai e njeh çdo problem dhe e bisedon me ne dhe nuk ikën pa

zgjidhje. Ai tani si administrator kërkon që uji i pijshëm të mos mungojë, që çdo fshat dhe lagje të ketë rrugë. Ai kërkon që të zbukurojë jetën e njerëzve, që të nxisë punësimin dhe ato familjare. Dhe rezultatet e administrimit të tij tij janë të prekshme si askund. Si asnjëherë tjetër situatat e vështira janë tejkaluar mirë dhe njerëzit janë të kënaqur me përkushtimin ë këtij njeriu të palodhur. Ai ka plot 14 vjet që jeton me hallet dhe nevojat e tyre. U është mirënjohës që e kanë ndihmuar në drejtim duke zbatuar porositë që ai u jepte nëpërmjet vartësve të tij. Bahskëpunimi me kryepleqtë e fshatrave ai e ka njohur realitetin larg ngjyrave politike. Për të çdo qytetar është i barabartë para ligjit dhe të drejtave të sanksionuara. Dhe kjo drejtësi i ka dhënë pasaportën e një drejtuesi model. Zef Rrozhani

kuptimin më të thellë të asaj tragjedie, edhe nga librat e historisë, por kryesisht nga veprat e artit me letërsinë në krye. Njeriu modern, i lodhur nga rutina e jetës, eviton të rrëfejë pakënaqësitë e ekzistencës vetjake, refuzon idenë e të qënurit keq dhe, me ndihmën e propagandës, ndjen më pak vuajtje, madje, ka ndjesinë e një lumturie të trishtuar. Braktisen afeksionet, pasionet, talentet dhe, në mënyrë të paevitueshme, zbehen pamjet më njerëzore të ekzistencës sonë. Këto rrethana mund të ushqejnë rritjen spontane dhe latente të nostalgjive të së kaluarës dhe të rreziqeve që ato sjellin. Duhet të jemi të vëmendshëm e të matur. "Në çdo njeri,- thoshte Platoni,- dremit një tiran" Le ta përgëzojmë autorin, Frashëri me këtë rast, për punën këmbëngulëse të tij dhe cilësinë e prozës, sikundër dëshmojnë vlerësimet e fundit të veprës së tij. Kjo vepër i përket edhe realitetit dhe letrave shqipe sepse proza, stili dhe ndjeshmëria e tij i përkasin edhe universit kulturor të kombit tonë.

LEZHË:

Restaurohet memoriali i vendvarrimit të Skënderbeut

M

emoriali i Vendvarrimit të Gjergj Kastrioti-Skënder beu në qytetin e Lezhës ka ndryshuar pamjen, falë ndërhyrjes së plotë të bërë me punimet rehabilituese dhe restauruese në tërësi, të përfunduara tashmë,mundësuar nga investimi i Ministrisë së Kulturës, përmes Institutit të Monumenteve të Kulturës, me punimet e kryera nga subjekti ndërtues " KAEXH" . sh.p .k .Punimet e kryera në parametra të kërkuara në strukturat ekzsituese brenda dhe jashtë Memorialit dhe në zonën arkeologjike të Qytetit të Poshtëm të Lissusit, të mureve dhe portave të këtij qyteti, me mbulesën, sistemin elektrik, ndriçimin e plotë zbardhjen e kallonave, pllakave, bustit të Skënderbeut, maketit të shqiponjës, i stemave të betajeve të Skënderbeut, zgjerimi e ndriçimi i urës lidhëse me tabelën orientuese, shtrimin e rrugës nga ura deri në hyrje të memorialit me gurë dekorativ dhe punime të tjera të nevojshme këtu, bën ditur për "Koha Jonë", drejtori i MMSTK në Lezhë, Paulin Zefi. Me kishën (Katedralen) e Shën-Nikollit, të shek .XIV, aty ku u mbajt Kuvendi i Lezhës dhe u krijua Besëlidhja e Lezhës, nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu me princat arbërorë, më 2 Mars 1444, duke krijuar të parin shtet të pavarur shqiptar dhe ku u varros Heroi ynë kombëtar, sot vend peligrinazhi dhe i vizitueshëm për vizitorë e turistë vendas e të huaj. Muret e Qytetit Antik të Lissit, zona breglumore e Parkut Arkeologjik e qytetit historik dhe turistik të Lezhës, aq shumë e preferuar dhe e vizituar në çdo kohë nga vizitorë e turistë vendas e të huaj, të moshave e profesioneve të ndryshme, që lënë përshtypjet më të mira këtu. Një investim serioz tek ky Memorial, si relike, vlerë e pasuri kombëtare dhe një dhuratë e bukur në jubileun e 550 vjetorit të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut . Jak Rrozhani


SPORT

I

shte folur shpesh për këtë plan por vetëm mbrëmjen e së premtes u krye hapi vendimtar. Greqia bashkë me Serbinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, kanë vendosur së bashku të garojnë për organizimin e Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2030. Serbia, Bullgaria, Rumania dhe Greqia kanë si qëllim të kandidojnë për të pritur turneun saktësisht 100 vjet nga edicioni i parë që është mbajtur në Uruguai në vitin 1930, që kulmoi me fitoren e kombëtares pritëse. Këtë vullnet të përbashkët kanë shprehur në takimin e tyre në Beograd, ministrat e Atletikës dhe Sporteve të katër vendeve, duke kërkuar shansin që të provojnë se Ballkani ndryshon dhe kërkon të bëhet nga një protagonist negativ, në një kampion që do rrezatojë tashmë vetëm pozitivitet dhe frymën e bashkëpunimit. Lajmi është konfirmuar edhe nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, gjatë një takimi me përfaqësuesit e insitutcioneve të tre shteteve të tjera të përfshira në kandidaturën e përbashkët. Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka shpjeguar Vucic, ka qenë i pari që ka promovuar projektin. Megjithëse pretendimi për organizimin e një Botërori vlerësohet tepër i vështirë dhe kompetitiv, ministrat e 4 vendeve kanë rënë dakord se bëhet fjalë për një mundësi të mrekullueshme që shkon përtej sportit. Një çështje simbolike që do tregojë dhe vërtetojë se në Ballkan mund të punohet bashkë me fqinjin, duke e ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke siguruar një të ardhme më të mirë

EUROLEAGUE

N

jë moment spektakolar vjen nga sporti i basketbollit. Episodi në fjalë ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Khimki të Moskës dhe Budućnost VOLI, e vlefshme për kompeticionin EuroLeague. Stefan Markovic fillimisht kërceu për tri pikë por në momentin e fundit kur pa që Jordan Mickey e kishte të lirë vendosi t’ia pasonte topin. Ky i fundit mendoi se Markovic do të tentonte realizimin për tri pikë dhe ktheu kokën për të kontrolluar një top të mundshëm poshtë koshit por në mënyrë të pabesueshme dhe të papritur topi iu përplas në kokë dhe përfundoi në kosh. Moment që shkaktuar habi në sallë por edhe dy pikë të vlefshme për Khimkin.

21

E diel, 25 NËNTOR 2018

Greqia bashkë me Serbinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, kanë vendosur së bashku të garojnë për organizimin e Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2030

4 shtete të Ballkanit kërkojnë organizimin e Botërorit 2030 4 SHTETE “Greqia bashkë me Serbinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, kanë vendosur së bashku të garojnë për organizimin e Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2030. Në rast se kandidatura rezulton e pasuksesshme, nuk mund të përjashtohet një ofertë për organizimin e kampionatin Europian në 2028”.

SFIDË

për këtë rajon. Ministri grek i është referuar edhe eksperiencës së Greqisë në organizimin e Olimpiadës, duke

theksuar se duhen korrigjuar shumë gabime. Ai ka deklaruar gjithashtu se homologët e tij ballkanas i kanë bërë thirrje

Basketboll, shënohet kosh me kokë S

edhe Greqisë të marrë pjesë në organizimin e kampionatit europian të volejbollit, që do zhvillohet në Rumani, Bullgari dhe Serbi, në vitin 2021. Në takimin e katër ministrave është rënë dakord si hap i parë të bëhet një inventar i detajuar i nevojave të secilit vend për sa u përket stadiumeve , fushave stërvitore dhe infrastrukturës së atletikës, dhe është lënë një diskutim i dytë pas një muaji ku do të përcaktohen hapat e ardhshëm. Prezantimi i kandidaturës që u përcaktua pas takimit, paraqet një sfidë të madhe për të gjithë rajonin

LIGA E KAMPIONËVE

ipas prestigjozes gjermane, “Der Spiegel” që i referohet ‘’Football Leaks-it’’, qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar me doping. Sipas raportit, bëhet fjalë për finalen e Ligës së kampionëve të vitit 2017, mes Juventusit dhe Realit të Madridit, sfidë në të cilën mbrojtësi spanjoll rezultoi pozitiv ndaj testit anti-doping. Po sipas medais gjermane, Ramos rezultoi me prani të substancës “Dexametazon”, e cila lejohet të përdoret vetëm me miratimin paraprak të UEFA-s, gjë që i mungonte klubit spanjoll. Vetë madrilenët janë justifikuar me faktin se ishte një gabim i stafit mjekësor, ndërsa UEFA fali mbrojtësin spanjoll, duke lënë çështjen në harresë.

“Prezantimi i kandidaturës paraqet një sfidë të madhe për të gjithë rajonin e Ballkanit dhe do të kërkojë investime masive nga një këndvështrim infrastrukturor, që synon ndërtimin e stadiumeve të reja dhe qendrave të përshtatshme për të pritur këtë ngjarje”.

e Ballkanit dhe do të kërkojë investime masive nga një këndvështrim infrastrukturor, që synon ndërtimin e stadiumeve të reja dhe qendrave të përshtatshme për të pritur këtë ngjarje. Në rast se kandidatura rezulton e pasuksesshme, nuk mund të përjashtohet një ofertë për organizimin e kampionatin Europian në 2028.

“Der Spiegel”: Ramos me doping


SHENDETESI

22 E diel, 25 NENTOR 2018

SPECIALISTI

Ja cilët janë faktorët që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve GJENEZA - është faktori më kryesor që ndikon në prishjen e dhëmbëve na është e njohur që nëqoftëse një familje është e atakuar më tepër nga kariesi ka mundësi që edhe antarët, pasardhës të trashëgojn të njejtën shëmundje. GJINIA - në bazë të të dhënave nga shoqata e stomatologëve, dhëmbët te gjinia femrore janë më të atakuar se tek meshkujt. Mendohet se arsyeja kryesore është në ndryshimet hormonale. MOSHA - prishja e dhëmbëve është më shumë sëmundje e të rinjëve, ajo tek më të moshuarit zvogëlohet,që nënkupton se tek të moshuarit është më pak është e pranishme.Mosha prej 12-20 vjece konsiderohet si periudhë me më shumë karies ku gjatë kësaj periudhe prishen më tepër dhëmbë, por dhe në shumicën e rasteve ndodhë edhe të nxirret dhëmbi. RACA - humultimet tregojn proporcionalitet në mes racave ku edhe pse raca e bardhë ka përqindje të dhëmbëve me të atakuar nga ajo e zezë,prap se prap vlerat janë gati se të përafërme. HORMONET DHE VITAMINET - çdo çrregullim hormonal i manifestuar në formë të hiper-

Zgjidhje natyrale për të pasur flokë pa zbokth

F

lokët tuaja janë me zbokth dhe nuk keni çfarë të bëni, nuk keni gjetur një zgjidhje për to. Keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Të gjithë këto pyetje marrin vetëm një përgjigje, zgjidhja është gjetur. Nëse jeni mërzitur nga ky problem atëherë ky ilaç natyral është i krijuar pikërisht për ju. Flokët tuaj do të jenë pa zbokth, me shkëlqim dhe të shëndetshëm. Përbërësit: - dy lugë kafeje ekstrakt të rozmarinës - ½ gotë uthull molle - dy lugë kafeje ekstrakt të trumzës - ½ gotë ujë të distiluar Të gjithë përbërësit vendosni në një enë të sterilizuar të qelqit dhe përziejeni mirë. Ngroheni furrën në 250 gradë dhe vendoseni enën brenda deri sa uji të avullojë. Këtë përzierje shfrytëzojeni në vend të shampos. Mos harroni të vendosni nga kjo përbërje para se të flini. Nga ky ilaç natyral ju do vëreni një ndryshim të menjëhershëm.

funksionit apo hipofunksionit të hipofizës,tiroidës,paratiroidë shkakton paraqitjen e kariesit me përqindje të madhe. Hipofunksioni i paratiroidës shkaton hipokalcemin ndërsa hipovitaminoza e vitaminave A,D dhe C sjell gjerë ne prishjen e dhëmbëve. KLIMA - varësisht nga hapsira gjeografike edhe paraqitja e kariesit ndryshon.Në vendet me klimë subtropikale përreth ekuadorit, ka më pak karies por

më tepër paradontopati në krahasim me vendet me klimë kontinentale. Po ashtu në vendet ku ndotja e ambientit është më e madhe, jonizimet e ndryshme dhe faktorë të tjerë janë shkaktar indirekt të rritjes së prevalencës së kariesit. SËMUNDJET KRONIKE - të sëmurit që lëngojnë nga sëmundjet kronike kanë një prevalenc më të madhe të kariesit.Tek të sëmurit prej infractus miocardi, diabetes mellitus,ulcus duadeni si

dhe medikamentet që keto i konsumojnë për shërimin e të njejtave sëmundjeve nga ana tjetër ndikojnë dhe kanë efekte negative poashtu edhe tek dhëmbët. USHQIMI - marrja e ushqimit të pasur me proteina,lipide,hidrate të karbonit,minerale,vitamine si dhe oligoelementet ndikojnë në zhvillimin adekuat të aparatit dental.Po ashtu uji i pijshëm, qumështi që fluorizohen në mënyrë indirekte bëjnë mbrojtjen e dhëmbëve prej kariesit.

Migrena mund të shkaktojë dëmtime në tru

M

igrena mund të shkaktojë dëmtime në tru Migrena është në gjendje që të shkaktojë dëme të përhershme në tru, sugjeron një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Kopenhaganit. Sipas ekspertëve, ky problem mjekësor që prek 10-15% të popullisë rrit shanset mes të sëmurëve për dëmtime në tru, për anomali apo ndryshime të volumit të trurit, në krahasim me pjesën tjetër të njerëzve. Probabiliteti për të pësuar dëme në tru është edhe më i madh tek ata persona që kanë një lloj të dytë të migrenës, e cila paraprihet nga dhimbje koke dhe debulesë që vjen në shtim, përpara shfaqjes së dhimbjeve të vërteta të sëmundjes. "Tradicionalisht, migrena është konsideruar një çrregullim beninj pa rrjedhoja afatgjata për trurin. Megjithatë, studimi ynë sugjeron të kundërtën, që ky çrregullim mund të dëmtojë strukturën e trurit në mënyra të shumëfishta", deklaroi doktori Messoud Ashina, bashkëautor i studimit. Pjesë e këtij studimi u bënë 19 persona të prekur nga migrena, skanimi i detajuar i trurit të të cilëve dëshmoi se kishin pësuar ndryshime strukturore, të cilat bënin më të lehtë zhvillimin e problemeve të sipërpërmendura.

SPECIALISTI

Keni pirë shumë? Ja këshillat për të marrë veten

N

ëse keni pirë shumë alk ool, ja disa këshilla për të marrë veten të nesërmen në mëngjes! Për ata që janë dehur, nuk ka gjë më të mirë se sa ilaçet pasi kanë pirë! E kujt nuk i ka ndodhur që të ketë pirë shumë dhe mes të vjellave dhe dhembjes së kokës të ketë pasur nevojë për kurat apo ilaçet mbrapa dehjes? Ndonjëherë, në festat ku bisedat dhe të qeshurat nuk mungojnë, nga një gotë alkool kalohet në tjetrën dhe pa e kuptuar fare keni pirë shumë… Këtë gjë e kuptoni të nesërmen në mëngjes, kur zgjoheni dhe kur kërkoni ndonjë gjë për të qetësuar dhembjen e tmerrshme të kokës dhe ndjesinë e përzierjes. Ne do t'ju sugjerojmë disa këshilla për të qetësuar ose më mirë akoma për të parandaluar efektet nor-

male të dehjes. Zgjidhni qumësht dhe ujë! Një ndihmë e vlefshme, pasi keni pirë shumë alkool, vjen nga uji. Duke pirë shumë ujë, përpara se të shkoni në shtrat, është një nga këshillat e rëndësishme për të shmangur pasojat e pas pirjes. Një metodë tjetër e zakonshme, për të shmangur një dhembje të fortë koke kur të zgjoheni, është qumështi, i cili është mirë që të pihet përpara se të shkoni të argëtoheni nga një pije në tjetrën, pasi ai zvogëlon absorbimin e alkoolit në trup. Po të njëjtën ndihmë iu jep edhe ushqimi. Pasi keni pirë shumë, duhet patjetër të hani, sepse ushqimi ka të njëjtin rol si edhe qumështi. Vitamina pas dehjes Për të përshpejtuar qetësimin e dhembjes së kokës pasi keni pirë një këshillë e mirë është që të pini lëng frutash. Ashtu si dhe mjalti,

ai ka prioritete të forta kundër dehjes si rezultat i nivelit të lartë të fruktozës që përmban. Jo vetëm vitamina C, por edhe vitamina B, të shtuara në përbërës të ndryshëm, zvogëlojnë kohëzgjatjen e efekteve të pas dehjes. Po kështu, edhe banania, nëse e hani kur sapo të zgjoheni. Nëse keni nevojë për një kurë më efikase dhe të fortë, përzieni kafe të zezë me lëng limoni të hidhur pa ëmbëlsues. Konkluzione për të përballuar situatën pas dehjes Anglezët, pasi kanë pirë shumë, për të rifituar fuqi dhe qetësi janë të vetmit që gatuajnë vezë me bukë, proshutë dhe salcë holandeze, një miks karbohidratesh dhe proteinash, mjaft efikase kundër efekteve të pas dehjes. Metoda nga bota kundër efekteve të pasdehjes Në Kinë pinë çaj jeshil, ndërsa në

Rumani dhe Turqi specialiteti i tyre pasi janë dehur është kukureci në supë me hudhër dhe pana. Koreanët preferojnë supë me mish, ndryshe nga japonezët që zgjedhin qepë të papërpunuar dhe turshi të marinuara. Është e qartë që çdo vend i botës ka mënyra të ndryshme të kurimit pas dehjes. E rëndësishme është të qëndroni të vetëdijshëm në faktin që e vetmja zgjidhje për të hequr dhembjen e kokës, përzierjen dhe atë erën e keqe të alkoolit në mëngjes, është që të mos pini shumë alkool nëse nuk doni që të vuani më pas. Por nëse ju kap euforia e momentit apo e festimit, përpiquni të paktën të zgjidhni kurat e duhura pas dehjes.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Shkop i gjatë me dorezë të kthyer, që mbajnë zakonisht pleqtë 4. Banka Botërore 6. ... Gjezi ka interpretuar në mbi 15 role në kinematografinë shqiptare, ku 10 janë role kryesore 9. Njësi administrative ku shtrihej pushteti i kajmekamit në kohën e sundimit osman; qendra e kësaj njësie 12. Lidhja Shqiptare e Lezhës u formua më 2 mars 1444 dhe njihet si Besëlidhja e ... 14. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 16. KRISTO ... kompozitor, "Artist i Popullit". Lindi në qytetin e Korçës në vitin 1907 19. Punonjës që bën lidhjet telefonike, ai që rregullon shërbimin telefonik 20. Mjeshtëria e shtypjes së shkrimeve ose të figurave të gdhendura në gur 22. Kur nuk më lejohet të ..., më mbetet vetëm se të hesht 24. Një nga vendet fqinje që kemi Adriatikun të përbashkët 26. Rrotë e dhëmbëzuar që shërben për të përçuar lëvizjen në një mekanizëm 29. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 31. Fat në lojë, në punë a në jetë. 33. ...u, kjo nuk është gjë fare! 35. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim 36. Përgatitja që bëhet për raste të shënuara a të jashtëzakonshme 37. Mjet sinjali, që përdoret në makina 38. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 39. LLoj hardhuce, me trup të madh dhe me shpinë të blertë me pika të bardha a të murrme 40. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 41. I vogli i dhisë pa mbushur vitin, quhet ashtu 42. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka, e bëj të qullet, e ... 44. Pastaj e ka brenda 45. Ana e jashtme e diçkaje ashtu si duket 46. Me qëllim, e dedikuar veçmas për dikë apo diçka 47. Regjistër i kadastrës (gjatë pushtimit turk); fletore 49. Të qenët i lirë. E drejta e fjalës, e shtypit, e shprehjes është ... 50. Fryma e Re Demokratike 51. E bëj të pavdekshëm, e përjetësoj 54. Oganizata Botërore e Meteorologjisë 55. Tirana, e kishte targën e makinave ... 56. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 57. Punonjëse e shërbimit mjekësor, mbikqyrëse e shtatzanisë dhe bebes 58. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 59. Kompozitori i shquar ... Daija (1926-2004). Baleti i parë shqiptar "Halili dhe Hajria" ka muzikën e tij 60. Rrip i ngushtë dheu midis dy detesh, midis dy liqenesh etj., që bashkon një tokë me një tjetër 62. E rrumbullakët e zakonisht pa dorezë, ose tas prej balte për të ngrënë gjellë

E diel, 25 NENTOR 2018

Nga Albert VATAJ

65. Bamir Myrteza ..., Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit (1996 1997), President i Shqipërisë (2007- 2012) 67. Targa e atij që mburret e që kapardiset; që shet mend, mendjemadh 68. ... Stearns Eliot, shkrimtar anglez me prejardhje amerikane. 69. Lloj guri gëlqeror, kristalor, shumë i fortë e me ngjyra të ndryshme, e gjejmë në art e arkitekturë 70. Pozita e gjëndjes civile të një burri që nuk i mjafton vetëm me një grua 72. Aleanca Kuq e Zi 73. Femra e luanit është ajo dhe quhet ashtu 75. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 76. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 77. Ashtu është ai që përdor më shumë ose gjithmonë, dorën ose këmbën e majtë 80. Grabitje, vrasje, djegie, shkatërrime e veprime të tjera, të ndëshkueshme ligjërisht 81. Shtresë uji në sipërfaqen e detit, të liqenit, të lumit që lëviz 83. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 87. Ecja e organizuar, zakonisht në rreshta, e punonjësve ose e trupave ushtarake 91. Quhet ashtu dashi i madh me këmborë, që i prin tufës së dhenve. 92. Kështu quhej dyqani ku shiteshin sende të vogla të përdorimit të përditshëm vetjak dhe zbukurime 94. Lojë me top në ujë 98. Adam Opel GmbH është një prodhues automobilash gjerman,

e cila që nga viti 1929 është pjesë e koncernit General Motors. Qendra është në qytetin gjerman Rüsselsheim 101. 8 shkurt 2008, ajo ... ndaloi përdorimin e karriges elektrike si metodë për vrasje të të dënuarve 103. Ai është lumi i dytë më i gjatë në Evropë pas Vollgës, përshkon 10 shtete dhe zgjaton 2850 km 108. Pashko ..., një prej jezuitëve gjurmëlënës në letrat shqipe, njihet për shqipërimin e "Komedisë Hyjnore" 110.Vendi ku lidhen dy eshtra, nyja e eshtrave 111.Kuala Lumpur është kryeqyteti i ... 112.Aktor kanadez, i shumënjohur për filmat komik, Jim ... lindi më 17 janar 1962 VERTIKALISHT 1. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 2. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 3. 20 janar 1842, Kina sipas traktatit të ... i dorëzoi Hong Kong-un Mbretërisë së Bashkuar 5. Pije freskuese, që bëhet me miell meli ose misri të thartuar me brumë buke dhe që ka shije majhoshe 6. Ndryshe quhet ëmbëltore 7. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 8. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 9. Abaz ... (1892-1976) i njohur dhe si Bazi i Canës ishte ushtarak dhe aktivist i çështjes kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore 10. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostan-

dinopojes ne shekullin XI 11. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 12. Burrë me shtat jashtëzakonisht të madh e me lëkurë të zeshkët, div. 13. Aktor shqiptar, Xhevdet ..., lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960 15. Figurë që krijohet kur i veshim një kafshe, një sendi, etj. vetitë a tiparet e një njeriu 16. "... Jonë", gazeta e parë e pavarur në Shqipër është ajo 17. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 18. Zemërim i madh, që i është mbledhur dikujt prej një kohë të gjatë dhe që shpërthen; valë zemërimi a inati 21. Kongresi i Lushnjes u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso ... më 28 deri më 31 janar 1920 23. Përdorimi jashtë mase i pijeve a i barnave, teprim në të ngrënë, etj 25. Lloj molle kokërrvogël që piqet në verë 27. At Anton ... (1888-1946) i lindur në Shkodër, kontriboi si mësues, pedagog, filozof, prozator dhe publicist shqiptarë 28. Nipi i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, e kishte emirn ashtu 30. I madhi shtatshkurtër, Napoleon ..., politikan, gjeneral brilant lufte, dhe perandor i Francës 32. Prirje dhe dakordësi e theksuar në dhe për gjithçka duke iu referuar vendlindjes, etj. 34. Formohet si shtresë shumë e hollë nga ngrirja e vesës ose e mjegullës mbi sipërfaqen e tokës 39. Rërë e trashë e përzier me gurë të vegjël, që gjendet zakonisht në brigjet e në shtratin e lumenjve

63. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 64. Salvador ... piktor surrealist, skulptor dhe skenograf, terhoqi vemendjen si nje njeri i cuditshem 66. Pjesë e matematikës, që studion vetitë e thjeshta të numrave dhe veprimet me ta 69. Ne të gjithë kemi atësi... domozdoshmërisht kemi gjithashtu edhe m... 71. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 74. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 76. Inat e zemërim që kemi me një tjetër për arsye të ndryshme, urrejtje ose ... 78. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 79. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 82. Frutat e një druri tropikal, të cilat janë lënda bazë e prodhimit të çokollatës 84. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 85. Francesko Petrarka i ka kushtuar asaj një libër me lirika 86. Pasi rrushi shtypet bëhet i tillë, më pas vjen vera, dhe pas saj rruga për tek rakia 88. Thirrje emër për emër e nxënësve në shkollë 89. Metal i fortë me ngjyrë hiri në të bardhë e me shkëlqim si argjend 90. Pjesëtar i një popullsie të vjetër, me prejardhje nga ilirët, të shpërngulur në Italinë Jugore para erës së re 93. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 95. Ted ..., vrasës serial, 12 prej viktimave te tij ishin gjetur me koka të prera në apartamentet e tyra 96. Shkelm që hedhin kafshët (kali, mushka etj.) me këmbët e prapme 97. Djalë i përkëdhelur, djalë të cilit nuk i pëlqen shumë të punojë 99. Partia Shqiptare Atdheu 100. Aktori Ndrek ..., i vetmi i kinemasë shqiptare që shkëlqeun me rolet e tij negative, të cilat i skaliti në pavdeksinë e kinemasë shqiptare 102. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 104. Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 105. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 106. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 107. E vendos dikë a diçka në një vend 109. Si kishtin makinat e Durrësit targën

40. Ashtu quhet vendi ku ke lindur 41. Njësi për të matur gjatësinë, e barabartë me 64 ose me 80 centimetra 42. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 43. Po Gjirokastra si e kishte targën 47. Ymer ... kryesoi delegacionin e Partisë Komuniste në nënshkrimin e Marrëveshjes së Mukjes 48. Sëmundje e një njeriu të shëndetshëm që mendon vetëm për vete 52. Kirkizia ka atë monedhën e saj 53. Panajot ... futbollist, mbahet si një legjendë në futbollin shqiptar 54. Enciklopedia e lirë në internet 56. Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e me forma të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë dhe që rritet në vende me ujë 61. Abas ... (1913-2003), politikan, historian, shkrimtar dhe patriot i shquar shqiptar. 1

2

D U A 10

L

E 14

S

E 16

V ¸

5

H A T

L L

6

B

L

A N S E

R I

E S

H ¸

V

A

P

19

E

R

I

F U G A

V

F

A

K 25

26

27

D E

F

E T

¸

R

D

I

L

O

¸

A

B

K P R

I

Z

O 32

L A B

B

34

G A

Z D R A K

I 31

33

V O L

M ¸ 28

T A L

30

M B R

G M

24

29

R

I

21

I

V

23

F

H

20

B A N K E T

H

22

8

P

S P

13

D I

17

18

O H

7

H 12

V

15

L

4

D I

11

P

S

3

L

9

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

35

K 36

D I

O 37

V A S

M I

T A K

38

J

N

J

R

M I

T

J

E

R

C

L

39

G 42

D I

N A M I

43

K

F

D

K A L

A

E

G

M E

R

Z I

P

M

R

A Q

L I

˙ I

K R

O

T

J

C

O R A N G U T

K

D L

K

A

R

P

V A T

A N

T

O

K

¸

J

A N G K

V

T

D E V E D I

E

S

H 78

K U B

G

N

O

Y

77

G

A

79

E

80

R

L

M

82

E L

L

¸

J

I

A K T I

V I

Z O J

83

L

R

I

S H K

O

V A R G 89

U

B

90

L

A

H

T

L E

Q E

P

G J

88

L U A N E S

E

H ¸

U

92

N D I

G

K

93

M E V L U D

R

96

E R

U A N

R

¸

Q

A N A R

98

B 103

S

L

M R

97

P

102

F

H 87

91

95

E

U 84

R E

86

P

E

99

O P O Z I

100

N A P

O L

G 105

E O N I

H

Y

101

T ¸

104

S 106

O

A

L

N

A

O M E

J

M J

A F

107

A

J

R

I

N

I

I

T

108

¸

E

70

74

E B

O

85

U

I

O 66

72

P

81

94

O R

O

R 69

K

M

73

B

L

68

D H A M O

76

B

T 60

S T

65

71

L B

A

F

P A R A H I

J

64

J E

I

F C

59

R

67

75

I

N

62 63

E

N O

57

L U A N

L

A F E

C

A R

54

56

61

N

A 49

E

I

53

58

A

B Z

O

R

55

R

E

48

B

E 52

L

A L 45

47

O R

51

U D U L

40

B

44

46

L 50

T

K

41

V E R

U

109

I

L

I

N D J

E

¸

A R

T


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E diel, 25 NENTOR 2018

Presidenti Ilir Meta viziton Komunën e Rozhajës si i Ftuar Nderi i veprimtarisë kulturore “Ora e Maleve 2018”

P

residenti i Republikës,. Ilir Meta po zhvillon një vizitë pune në Komunën e Rozhajës në Malin e Zi, ku sot mori pjesë si i Ftuar Nderi në veprimtarinë kulturore dhe letrare të përvitshme “Ora e Maleve 2018”. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviç, Ministri i Infrastrukturës, Osman Nurkoviç, Kryetari i Kuvendit të Komunës Rozhajë, Amir Avdiç, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, deputeti Ervin Ibrahimoviç, kryetarët e komunave nga Mali i Zi dhe Kosova, si dhe shumë bashkatdhetarë të Rozhajës e të zonave përreth. Në fjalën e tij përshëndetëse si i Ftuar Nderi në tubimin tradicional të veprimtarisë kulturore e letrare kushtuar poezisë shqipe “Ora e Maleve 2018”, Presidenti Meta vuri në dukje se këtë vit kombi shqiptar feston dy ngjarje të rëndësishme, 550-vjetorin e largimit në përjetësi të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut si dhe 110-vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, si shenjë përbashkimi të shqiptarëve dhe lajtmotivi që i

Për herë të parë një President i Shqipërisë takon shqiptarët e Rozhajës në Malin e Zi

parapriu Pavarësisë së Shqipërisë më 1912-n. “Alfabeti dhe gjuha e bukur shqipe janë elementi më i rëndësishëm përbashkues i shqiptarëve kudo në

Presidenti Meta së bashku me Abetaren uron 110-vjetorin e Alfabetit nga Rozhaja Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale momente të veçanta nga vizita e tij në Rozhajë të Malit të Zi. Në një foto të postuar në Facebook, Presidenti Meta bën me dije se ai është gjendur përballë një surprizë të veçantë në Rozhajë ku është takuar me vajzën e quajtur Abetare, e së bashku ata vendosin të urojnë 110 vjetorin e Alfabetit. “Alfabeti dhe gjuha e bukur shqipe janë elementi më i rëndësishëm përbashkues i shqiptarëve kudo në botë. Surprizë e këndshme të takoja sot në Rozhajë, Abetaren nga Vuthaj, e së bashku të uronim 110-vjetorin e Alfabetit”- u shpreh Presidenti i Republikës Ilir Meta në shënimin e tij në “Facebook”.

botë. Prandaj edhe këtu në Rozhajë, rëndësia më e madhe për të gjithë ne është ruajtja e gjuhës sonë të bukur shqipe. Edhe ky aktivitet kulturor, i shërben këtij qëllimi.” – theksoi Presidenti Meta. “550-vjetori i largimit për në përjetësi të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, është ngjarja që e ka simbolizuar këtë Vit Mbarëkombëtar te të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. Gjergji ynë i madh e shtroi rrugën e kombit tonë drejt Perëndimit duke

përcaktuar identitetin tonë europian, në gjirin e familjes së madhe europiane, aty ku Sh-

qipëria dhe shqiptarët aspirojnë të anëtarësohen së shpejti me merita të plota.” – u shpreh Presidenti i Republikës. “Shqiptarët në trojet e tyre në Mal të Zi, duhet të ndihen krenarë për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare shqiptare, sepse vendi i tyre është në piedestalin e historisë sonë. Respektimi i pakicave kombëtare është një vlerë e shtuar për të gjithë ne. Bashkëjetesa dhe fqinjësia e korë ne mes të shqiptarëve e malazezëve, si në Shqipëri e Mal të Zi, ashtu edhe në Kosovë, është një udhërrëfyes i mirë për bashkëjetesën me pakicat e minoritetet kombëtare në të gjithë rajonin tonë. Shqiptarët në Mal të Zi kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë shtet, veçanërisht për Pavarësinë e tij si dhe për proceset integruese të Malit të Zi, në familjen euro-atlantike.” – nënvizoi mes të tjerash Presidenti Meta. Duke shtuar se është një kënaqësi e veçantë që nga ky takim tradiconal kulturor e letrar t’iu uroj banorëve të Rozhajës dhe të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, Festën e Flamurit Kombëtar. Presidenti i Republikës me këtë rast vlerësoi organizatorin e palodhur të tubimit, mësuesin e intelektualin Ali Daci me Titullin “Naim Frashëri” me movacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe, gazetar, shkrimtar e veprimtar i spikatur, si dhe për organizimin e veprimtarive kulturore në Rrozhajë, duke ruajtur e lartësuar traditat, doket dhe zakonet më të mira shqiptare”.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.