www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Meta: Zgjedhjet më 13 Tetor Rama: Më 30 qershor votojmë! E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 152 (8593)
E premte, 28 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
Dje kryetari i Shtetit nxori dekretin e ri duke iu dhënë palëve politike mundësinë të ulen e të dialogojnë qetësisht dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet, por Kryeministri u sul ndaj Ilir Metës duke kaluar dhe cakun e etikës institucionale dhe njerëzore. Edi Rama në vend që të qetësojë situatën, po e acaron duke e çuar popullin të dielën në konflikt civil
Kongresmeni amerikan Eliot L. Engel: Palët të ulen në dialog. Shqiptarët meritojnë zgjedhje me standarde demokratike
FAQE 3
LETËR E HAPUR
Edi, reflekto dhe mos na zhgënje!
INCIDENTI
Mbrëmë filloi djegia e dhunshme e KZAZ-ve. Në Shkodër digjen materialet e votimit
FAQE 4
ZYRTARI I DASH
Matthew Palmer: Ligjshmërinë e 30 qershorit ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese
Nga Ilir Meta
I dashur Edi, Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, nga mundësia për t’u takuar bashkë. Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë...
FAQE 2
OPINION
30 qershori, karikatura e fundit e demokracisë rilindase Nga Armand Shkullaku
FAQE 4
KREU I “SHOQATA E PRODHUESVE TË MOBILIERISË TË SHQIPËRISË”
Tonin Alia: Krijohet klasteri i industrisë së drurit
FAQE 15
FOTOLAJM Në foto: Kryetari i Komitetit të Çështjeve të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot L. Engel
FAQE 2
Kapet “mat” Ylli Ndroqi dhe tre “sulmuesit” e RTV Ora News
FAQE 13
FAQE 11
KRYETARJA E LSI
Kryemadhi: Djegia e KZAZ inskenim i LLeshajt dhe Ramës. Asnjë simpatizant i LSI s’ka lidhje me incidentin
FAQE 5
HISTORIANI ZVICERAN
Oliver Jens Schmitt: Shqipëria po kthehet drejtë të shkuarës komuniste. Nuk do votoja në zgjedhje me 1 kandidat
FAQE 10-11
POLITIKE
2 E premte, 28 QERSHOR 2019
Kryetari i Komitetit të Çështjeve të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot L. Engel, ka reaguar dje lidhur me zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit
“Palët të ulen në dialog. Shqiptarët meritojnë zgjedhje me standarde demokratike”
K
ryetari i Komitetit të Çështjeve të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot L. Engel, ka reaguar dje lidhur me zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit. Eliot L. Engel, një mik i Shqipërisë dhe njohës i mirë i zhvillimeve në Tiranë, thotë se palët duhet të ulen në dialog. Engel thotë se shqiptarët meritojnë të bëjnë zgjedhje me standarde demokratike. Ndërkohë procesi që po bën PS me 30 qershor, nuk është me standarde, nuk është konkurrues dhe nuk është as demokratik. “Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj që prej viteve të saj nën diktaturën e Hoxhës dhe populli shqiptar ka investuar shumë për të parë rrënjët e demokracisë së tyre. Marrëdhënia e fortë dhe e ngrohtë e SHBA-Shqipëri ka ndihmuar në nxitjen e
këtyre zhvillimeve. Prandaj, unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që dëshmoj në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur
një bllokim politik. Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë kufizimet më të
mëdha dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës. Kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas sundimit të ligjit”,- tha Eliot Engel.
Kongresmenti thekson “Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe meriton një të ardhme evropiane, por krizat e përsëritura rreth zgjedhjeve minojnë rrugën përpara. Unë i bëj thirrje popullit shqiptar të rifitojë veten për një angazhim politik paqësor dhe për një proces zgjedhor të denjë për një anëtar të familjes demokratike të Atlantikut të Veriut dhe kombeve demokratike”, thuhet në reagimin e Eliot. Ajo që bie në sy në deklaratën e Engel është se ndryshe nga qëndrimet e tjera të ndërkombëtarëve që mbështesin PS-në dhe 30 qershorin, theksi vihet të standardet demokratike. Ndërkohë që dihet edhe nga vet socialistët se zgjedhjet pa opozitën pa kandidatë rivalë nuk quhen demokratike.
Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Europën
Palmer: Presim që zgjedhjet në Shqipëri të zhvillohen më 30 qershor Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer tha se Shtetet e Bashkuara njohin datën 30 qershor si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Palmer komentoi në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Meta për të caktuar 13 tetorin si datë të re
zgjedhjesh. “Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Presim që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve, do te formohet Gjykata Kushtetuese dhe presim që mosmarreveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen permes institucioneve të vendit”, tha zoti Palmer. “Zëri i Amerikës”
ZËDHËNËSI I PRESIDENCËS
Tedi Blushi: Vlerësojmë qëndrimin e mikut të Shqipërisë, Eliot Engel Z
ëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i pyetur nga mediat mbi deklaratat e bëra nga z.Palmer në VOA deklaroi se Presidenti i Republikës vlerëson qëndrimin e kongresmenit amerikan Eliot Engel, lidhur me krizën në Shqipëri. “Presidenti i Republikës siguron Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, z.Eliot Engel dhe të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë në ShteBotues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
tet e Bashkuara të Amerikës, se po bën dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mund të organizojë zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, demokratike, me standarde, të lira dhe të ndershme, ashtu siç e meriton një vend i NATO-s dhe një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian”,- deklaroi zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. Zëdhënësi i Presidencës u shpreh se “Presiden-
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
ti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson deklaratën e përgjegjshme, të vëmendshme e njëkohësisht shqetësuese të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, këtij miku të sprovuar të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve, mbi situatën e vështirë politike në Shqipëri dhe mbi rëndësinë imediate të rivendosjes së dialogut dhe shtetit të së drejtës”.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 28 QERSHOR 2019
Meta: Zgjedhjet më 13 Tetor Rama: Më 30 qershor votojmë!
Dje kryetari i Shtetit nxori dekretin e ri duke iu dhënë palëve politike mundësinë të ulen e të dialogojnë qetësisht dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet, por Kryeministri u sul ndaj Ilir Metës duke kaluar dhe cakun e etikës institucionale dhe njerëzore. Edi Rama në vend që të qetësojë situatën, po e acaron duke e çuar popullin të dielën në konflikt civil
Presidenti Ilir Meta u ka dhënë dje një tjetër mundësi palëve për të zgjidhur krizën e rëndë politike në të cilën ndodhet vendi. Në zbatim të Kushtetutës, kreu i shtetit dekretoi dje datën e re të zgjedhjeve lokale. Në një konferencë për median, pas takimet me gjithë aktorët kryesorë politikë, përveç kryeministri Edi Rama që nuk pranoi, Presidenti dekretoi 13 tetorin si datën kur do të mbahen zgjedhjet vendore. Vendimi i kreut të shtetit është zgjidhja më e favorshme si për mazhorancën, ashtu edhe për opozitën. 13 tetori u jep mundësi palëve që të zgjidhin mosmarrëveshjet, por edhe të hartojnë një reformë zgjedhore që u garanton qytetarëve shqiptarë zgjedhje me standarde demokratike. Por kryeministri Edi Rama, me një kokëfortësi që po kthehet në kosto kombëtare, refuzoi ende pa e kuptuar nderin që Presidenti Ilir Meta i bëri dje. Në mënyrë aspak normale, teksa presidenti mbante konferencën për mediat kryeministri deklaroi se ai dhe PS do t’i bëjnë zgjedhjet këtë të diel, më 30 qershor. Presidenti Ilir Meta dje i dha një shans Edi Ramës, dhe sigurisht edhe opozitës, për të kuptuar se çdo luftë për pushtet ka një limit ku duhet të ndalojë. Tashmë palët nuk janë në garë, por vendi dhe ata ndodhen buzë greminës. Distanca nga rënia në humnerë dhe përplasja matet me orë e minuta. Duhen fiks dhe dy ditë që më e keqja për Shqipërinë të ndodhë. Më 30 qershor dështimi është i garantuar dhe asnjëra palë nuk fiton. Opozita thotë se nuk do
të njoh dhe do të bëjë çdo gjë që zgjedhjet të mos realizohen më 30 qershor. Ky është qëndrimi zyrtar dhe politik, por për qytetarët e irrituar dhe militantët kjo datë është dhe një sfidë personale. Edhe nëse nuk ka skenar të opozitës për dhunë, njerëzit janë aq shumë të irrituar me këtë regjim që po u shfaqet si pseudodemorkaci sa mund ndodhin përplasje kudo. 30 qershori është një ditë e keqe për vendin edhe sikur të mos ketë as një incident të vetëm në gjithë Shqipërinë. Vëzhguesit ndërkombëtarë që po i rrahin supet qeverisë dhe po e joshin që të shkojë e vetme në gropën e 30 qershorit, do jenë të parët që nesër do e sulmojnë egërsisht. Jo thjesht qeverinë “Rama”, por gjithë Shqipërinë. E duan apo jo Ramën kjo është tjetër çështje, por në raportet tyre do të shkruajnë se “zgjedhjet në Shqipëri u bënë pa kandidatë rivalë, me pjesëmarrje minimale votuesish dhe pa opozitën”. Le të
thonë më pas se zgjedhjet ishin normale, por nëse shkruajnë se procesi u bë pa opozitën dhe nuk ishte konkurrues është njëlloj si të flasin për Korenë e Veriut dhe jo Shqipërinë. Pas kësaj nuk ka asnjë institucion ndërkombëtar, në SHBA apo BE që Shqipërinë ta shoh si vend demokratik dhe si një shtet normal. Kjo është kostoja më e madhe që Edi Rama do t’i japë Shqipërisë, fiks pak orë pasi të ketë marrë 61 bashkitë nën kontroll. Me një bilanc të tillë, 61 bashkitë e Ramës dhe kokëfortësia për të bërë një proces jo demokratik, Shqipërinë do ta lënë jashtë BE, të paktën edhe për 30 vite të tjera. Ndaj 30 qershori i Ramës, me apo pa incidente, është krimi më i madh që mund të bëhet Shqipërisë dhe brezave që vijnë. Ndaj dhe dje dekreti i Presidentit me datën e re dhe mesazhet për Edi Ramën si dhe opozitën shkonin përtej një date si 30 qershori. Janë me qindra arsye se përse Shqipëria nuk duhet të bëjë zgjedhje më 30 qershor. Por edhe nëse
arsyet morale nuk pinë ujë më në politikën shqiptare, arsyeja e ligjit dhe Kushtetutës duhet ta bëjnë kryeministrin të reflektojë. Sipas Kushtetutës, data e zgjedhjeve dekretohet vetëm nga Presidenti i Republikës, ndaj qeveria, kryeministri, opozita dhe kushdo tjetër duhet t’i bindet vetëm Kushtetutës. 13 tetori nuk shmang vetëm përplasjen e 30 qershorit, por zgjidh edhe krizën politike në një plan afatgjatë. Pavarësisht se Edi Rama e sulmoi Presidentin duke shkelur ligjin për fyerjet ndaj kreut të shtetit, sërish Ilir Meta i kërkoi të mendohej dhe të shmangte përplasjen dhe tensionet. Mesazhi i Presidentit, si garant i Kushtetutës ishte i qartë për kryeministrin: “Axhenda ime nuk është “Rama ik”, por Rama reflekto”. Kryeministri ka kohë të reflektojë deri të shtunën. Më pas, apelet nuk kanë vlerë dhe duhet të mbajë përgjegjësi për kaosin që do vijë ditën e diel. Mili Xhani
POLITIKE
4 E premte, 28 QERSHOR 2019
Letër e hapur e Presidentit të Republikës për Kryeministrin
Presidenti i shkruan letër Ramës: Reflekto dhe mos na zhgënje! Nga Ilir Meta I dashur Edi, Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, nga mundësia për t’u takuar bashkë. Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës. Doja ta vendosnim bashkë datën e zgjedhjeve dhe kam që nga data 8 qershor 2019 që të pres e të pres, me shpresë. Por unë, siç me të drejtë ti ankoheshe, nuk mund ta lija Shqipërinë pa një datë të zgjedhjeve vendore dhe t’u mohoja shqiptarëve të drejtën për të votuar në mënyrë të qetë, në paqe dhe me alternativa. Data 13 tetor 2019 e dekretuar nga unë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, u vendos sepse kjo është
data më e shpejtë për të garantuar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në procesin e administrimit të zgjedhjeve. Ne të dy e dimë mirë, nga ata që vendosin për të ardhmen europiane të Shqipërisë, se nuk ka
çelje të negociatave me Bashkimin Europian me zgjedhje monopartiake, siç ja ke marrë vrapit t’i bësh ti, përkundrazi. Po të kujtoj se në 17-18 tetor 2019 ne presim mbledhjen e Këshillit Europian, që do të mund të vendosë për çeljen e negociatave për Sh-
qipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ti thua se data e dekretuar nga unë është dhuratë me rastin e ditëlindjes së Doktorit më 15 tetor. Ti e di që unë nuk ta kam fshehur asnjëherë, as ty dhe as publikut, dobësinë që kam për Doktorin. Njerëz jemi, kemi edhe
pika të dobëta. Por edhe ti nuk është se e “urren” aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve të tu. Aq më tepër që marrëveshjet më të mëdha në këtë vend i keni bërë ti dhe Doktori, siç ishte edhe ajo brenda natës që ndryshoi themelet e Kushtetutës, që ishte votuar me referendum nga i gjithë populli, dhe pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot. Natyrisht që nuk ka lidhje as me 18 tetorin, ditën e lindjes së udhëheqësit të fundit komunist, Ramiz Alia, i cili, pavarësisht formimit të tij komunist, nuk besoj se e ke harruar, tregoi përgjegjshmëri të lartë me shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 1991, duke i krijuar hapësirat e duhura opozitës për të marrë pjesë në to, për të mirën e vendit. Ndaj të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje!
TAKIMET
Presidenti: E ardhmja europiane kërkon sjellje europiane nga të gjithë faktorët politikë P
residenti Ilir Meta është takuar dje me kreun e Partisë Demokracia Sociale, si pjesë e takimeve për gjetjen e zgjidhjes për krizën politike. “Në kuadër të konsultimeve për zgjidhjen e krizës aktuale dhe dekretimin e
13 tetorit 2019, si datë të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, prita sot në takim kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo. E ardhmja europiane kërkon sjellje europiane nga të gjithë faktorët politikë
dhe institucionalë”,- shkruan Meta në një postim në Facebook. Gjithashtu, presidenti Ilir Meta është takuar dhe me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, me të cilin ka diskutuar për krizën politike dhe datën e re të zgjedhjeve lokale, 13 tetorin. Në një postim në Facebook, Presidenti shprehet se kryeministri ka kohë të reflektojë deri ditën e shtunë. Presidenti i ka bërë apel dhe opozitës që të mos provokohet. “Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e
PDIU, z. Shpëtim Idrizi. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës. Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush
që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan. Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën”,- deklaron Presidenti Meta, në një postim në Facebook.
POLITIKE
5
E premte, 28 QERSHOR 2019
Kreu i PD-së: Basha: Edi Rama është në fund të rrugës politike. Paratë nuk e shpëtojnë dot më
N
ga selia blu, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një deklarate për mediat, u shpreh se opozita nuk merr pjesë në zgjedhje. Ai u shpreh se opozita nuk do të bëjë një marrëveshje me Ramën, duke e akuzuar këtë të fundit për lidhjet me krimin. “Fund pa ndëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i pa negociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Sot Presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur Presidentit Meta në takimin e sotëm. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin. Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë. Tashmë
NGJARJET NË KZAZ BUSHAT PD: Skenar i qeverisë,
Lulzim Basha: Nuk bëjmë pazar me Edi Ramën, nuk ka zgjedhje
ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën”, deklaroi Basha. Kreu i PD-së deklaroi se Edi Rama është në fund të rrugës politike, duke i kujtuar se paratë nuk e shpëtojnë dot më, pasi ai ka tradhtuar Shqipërinë. “Edi Rama është në fund të rrugës së tij politike. Dhe do të jetë një fund i keq, por i denjë për një rrugëtim të bërë, më së shumti, në shoqërinë e kriminelëve. Ai ka shkelur çdo ligj të Shqipërisë,
MINISTRI LLESHAJ KËRCËNON ME BURG. REAGON PD: SKENAR I QEVERISË
Protesta e përplasje të ashpra - KZAZsë numër 6 në Bushat i vihet flaka
Rama dhe Doshi, emblema e 30 qershorit Partia Demokratike pak orë pas ngjarjeve në KZAZ Bushat, do të reagonte sërish në orët e vona të mbrëmjes së djeshme duke dënuar skenarin kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë. “Emërimi i Tom Doshit si shef i shtabit politik për Shkodrën, nga Edi Rama, është emblema e qeverisë për 30 Qershorin. Një individ, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, është garancia që Edi Rama i jep krimit për të bashkëqeverisur. Duke qenë se e ka dërguar si përfaqësues në KZAZ për të dhënë direktiva për 30 Qershorin, për të bërë herë si politikan, herë si gangster, herë si hsef policie, le ta ngarkojë edhe si prokuror që të shpallë armik atë që ka caktuar partia. Partia Demokratike shpreh keqardhjen për policët e dëmtuar sonte, si dhe i inkurajon ata të bëjnë publik çdo informacion që zbulon planin kriminal të Edi Ramës për përplasje civile”, deklaroi dje Partia Demokratike.
nga ato për korrupsionin tek ato për krime të rënda. Ai ka shkelur çdo standard, çdo vlerë dhe çdo rregull sado minimal demokratik. Ka prekur edhe nivelin që rrallë e arrijnë edhe autokratët lindorë: është bërë ortak me krimin, në mënyrën më banale, më vulgare dhe më të pamëshirshme për popullin e tij. E ka bërë vetëm për një qëllim: për para dhe pushtet. Por paratë nuk do ta shpëtojnë më. Asnjë lloj pushteti nuk do
ta mbrojë dot më. Natyrisht, Edi Rama ka ende mercenarë, shërbëtorë, interesaxhinj apo mbështetës naivë, që vazhdojnë ta mbështesin duke mbyllur sytë para bashkëpunimit të tij me krimin. Kishte të tillë në krah edhe në kohën kur e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e kthyen në qendër europiane të krimit. Kishte prej tyre që e mbështesin, sepse mendojnë se shqiptarët janë të padenjë për demokraci, ndaj ju duhet një autokrat që t’i mbajë urtë. Edhe sot ka të tillë. Do të ketë të tillë edhe ditën që EdI Rama do të rrëzohet. Siç ka sot njerëz që ende duan Enverin apo siç kishte dikur nga ata që Donin Babën. Por ata nuk e mbajnë dot në pushtet Edi Ramën, sepse Edi Rama ka tradhëtuar popullin e tij. Ka tradhtuar Shqipërinë. Edi Rama do të largohet, sepse ai nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve. Ai përfaqëson vetëm interesat e një grushti biznesmenësh grabitqarë, të një elite të korruptuar dhe të grupeve kriminale. Edi Rama nuk do të mund të qëndrojë dot në pushtet kundër interesit dhe vullnetit të popullit. Ata që mendojnë se populli do të mbajë një kriminel të kllounizuar dhe të diskredituar si Edi Rama, gabohen”, tha ai.
Q
endra e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Bushat të Vaut të Dejës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Protestuesit e opozitës i kanë vënë zjarrin KZAZ-së që ndodhet tek Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda” atje. Paraprakisht flitet edhe për dy polic të lënduar nga molotovi. Ende nuk ka detaje të tjera. Dhjetëra protestues janë mbledhur përballë shkollës profesionale në Bushat, Vau Dejës, të revoltuar kundër mbajtjes së zgjedhjeve në 30 Qershor. Dhe pak minuta më pas, është tensionuar së tepërmi gjendja në Bushat të Shkodrës ku qytetarë dhe militant të
revoltuar kanë janë përplasur me policinë. Nga raportimet mësohet se gjatë përplasjeve është përdorur edhe molotovi nga ana e protestuesve, duke lënë të plagosur dy efektivë policie. Nga zjarri të gjitha fletët e votimit, kutitë dhe të tjera materiale janë shkrumbuar nga flakët. Kujtojmë që Bashkia e Vuajt të Dejës ka qenë gjithë kohës një bastion i djathë çka bënë që edhe përplasjet të jenë mqë të ashpra dhe më të mëdha në të tilla qendra votimi. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke reaguar për djegien e një KZAZ-je në Shkodër, thotë se ligji do të veprojë. “Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!”, u shpreh Lleshaj. Pak minuta pas kësaj deklarate, do të vinte dhe reagimi zyrtar i selisë blu,
e cila deklaroi se asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat. “Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën. U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune. Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private”, theksoi PD-ja në reagimin e saj ndaj ngjarjeve të Vaut të Dejës. Në shumë KZAZ të vendit po zhvillohen protesta. Në Berat, protestuesit me thirrjet “Rama ik” janë mbledhur përpara KZAZ 64 në Berat.
DJEGIA E MATERIALEVE
Kryemadhi: Asnjë simpatizant i LSI s’ka lidhje. Inskenim i ministrit Lleshi
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për incidentet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës, ku u sulmua një KZAZ. Përmes rrjeteve sociale, Kryemadhi shprehet se djegia e KZAZ është e inskenuar nga ministri Sandër Lleshaj. Nisur nga kjo ngjarje, Kryemadhi u bëri thirrje mbështetësve të opozitës t’u qëndrojnë larg këtyre provokimeve të fëlliqura dhe që të mos bien pre e këtij skenari dhune të inskenuar nga Edi Rama dhe Sandër Lleshajt. “Dënojmë me forcë djegien e KZAZ në Bushat. Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe mashtruese të Ministrit të Brendshëm të inkriminuar gjer në fyt, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën. Së shpejti do i tregojmë me emra e mbiemra këta autorë të këtij provokimi policesk. U bëjmë thirrje mbështetësve tanë, qindra mijëra qytetarëve të tjerë tu qëndrojnë larg këtyre provokimeve të fëlliqura dhe që të mos bien pre e këtij skenari dhune të inskenuar nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj. Qeveria do të zhvillojë zgjedhjet e Partisë Socialiste, me KZAZ e Partisë Socialiste në qendrat e votimit të Partisë Socialiste, me komisionerët e Partisë Socialiste,me numëruesit e Partisë Socialiste për ti dorëzuar në fund në KQZ socialiste. Ne e njohim dhe jemi shumë mirë të informuar për planin kriminal të hartuar nga Edi Rama,personat e ngarkuar me emra të vërteta dhe emrat e rreme, planet operative kohën e fillimit e të mbarimit dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë por edhe që do të demaskohet shumë rreptë nga ne. Ky plan është totalisht i dështuar, pavarësisht propagandës konfliktuale , përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private. Të gjithë tashmë e njohim këtë plan kriminal dhe kush mbyll sytë para tij është bashkëfajtor me të. LSI dhe e gjithë Opozita e bashkuar do ti mposhtë me fuqinë e pamasë të paqes,masivitetit dhe dashurisë e dhimbjes për vendin që këta kriminelë në qeverisje duan ta shkatërrojnë për interesat e trafiqeve, krimit dhe mafias”, tha Kryemadhi.
POLITIKE
6 E premte, 28 QERSHOR 2019
Parlamenti Europian, reagon për situatën politike në Shqipëri: Thirrje për zgjedhje me standarde demokratike
G
rupi i Aleancës së Reform istëve dhe Konservatorëve në Parlamentin Europian ka dalë më një rezolutë urgjente për krizën politike në Shqipëri. Anëtarët e PE-së deklarojnë se Shqipëria duhet të shmang krizën e 30 qershorit dhe të marrë në konsideratë dekretin e Presidentit për zgjidhjen e situatës kritike. Në rezolutën e miratuar sot nga këshilli i ACRE thuhet se “ACRE deklaron se është e nevojshme zgjidhja e krizës politike duke përgatitur terrenin për rivendosjen e standardeve demokratike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Prandaj, edhe një herë apelojmë për dialog mes palëve, respektim të Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, përcaktimi i datës së zgjedhjeve dhe duke garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri kalimtare”. *** Rezoluta “Për krizën politike në Shqipëri, paqen, stabilitetin, dialogun politik dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme” “Aleanca e konservatorëve dhe reformatorëve në Evropë mbështeti kërkesën e opozitës shqiptare në maj 2017 për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ekzistojnë fakte dhe prova të qarta në dosjen hetimore të publikuar nga mediat ndërkombëtare se qeveria e Rama ka manipuluar zgjedhjet. Në Deklaratën e ACRE të 24 shkurtit 2019, mbështeti kërkesën e opozitës
“Respektoni dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve”
shqiptare për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të lidhur me qeverinë, përmes një qeverie tranzitore. Duke respektuar parimin demokratik që qeverisja është e bazuar në një sistem pluralist me zgjedhje të lira dhe të ndershme; Vlerësimi dhe inkurajimi i ushtrimit të së drejtës
kushtetuese; Duke marrë parasysh se Shqipëria po kalon një krizë serioze kushtetuese të vënë në dukje nga fakti se për më shumë se një vit nuk Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale dhe kohët e fundit Gjykata e Lartë ka qenë jashtë funksionit; Duke pasur parasysh se qeveria aktuale dhe institucionet e drejtësisë në
ZËRI I AMERIKËS
“Presidenti dekretoi datë të re. PS vazhdon fushatën megjithëse 30 qershori është anuluar” Nga Zëri i Amerikës Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi të enjten në mesditë 13 tetorin si datën e re për zgjedhjet vendore. Zoti Meta theksoi në konferencën për shtyp ky shfaqi edhe dekretin, se shpresonte që zgjedhjet e tetorit do të jenë gjithëpërfshirëse. Ai e mori këtë vendim pas një serie takimesh me partitë politike, deri sot në mëngjes me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama nuk shkoi në takimin e ftuar nga presidenti. “Kam qenë gjithnjë i
gatshëm për takime me zotin Rama, por nuk jam në këtë detyrë të plotësojë as tekat e opozitës. Data e re është një mundësi për të zhvilluar zgjedhje me standarte demokratike në një kohë me vendimet e pritshme të BE-së për të nisur negociatat me Shqipërinë për anëtarësim të plotë” – tha zoti Meta. Ai i kërkoi kryeministrit të reflektojë në këto kushte, kur zgjedhjet më 30 qershor janë anulluar ligjërisht, ndërsa zgjedhjet e 13 tetorit duhen bërë të rregullta, sepse vitin tjetër Shqipëria merr kryesimin e radhës të OSBE-së, dhe duhet të jetë shembull për vendet e tjera. Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë për vendimin e presidentit në të njëjtën kohë me konferencën e shtypit. Ai shkroi në rrjetet sociale se data 30 qershor është e vetmja datë për zgjedhje vendore. Partia Socialiste po vazhdon fushatën zgjedhore, megjithë anullimin e tyre nga presidenti i Republikës, ndërsa KQZ po vazhdon të përgatitë këto zgjedhje dhe po shpërndan fletët e votimit, ku mungojnë emrat e kandidatëve të opozitës. Opozita po kundërshton me një seri protestash këto zgjedhje, ndërsa bashkitë e drejtuara nga të zgjedhurit e saj kanë refuzuar të organizojnë zgjedhjet vendore pas anullimit të tyre nga presidenti.
Shqipëri nuk kanë ndërmarrë ndonjë përpjekje konkrete për të trajtuar krimin e vazhdueshëm të blerjes së votave, një fakt i njohur publikisht dhe ndërkombëtar, angazhimin në zgjedhje e individëve me të kaluar kriminale duke e përhapur krimin në rajon dhe më gjerë; Duke paur parasysh se emigrimi masiv ka marrë përmasat e një “ek-
sodi”, duke përbërë një fenomen me pasoja serioze politike, ekonomike dhe sociale; Përcaktimi se situata politike në Shqipëri vazhdon të paraqesë një rrezik për thellimin e mëtejshëm të krizës në vend, gjë që mund të shkaktojë pasoja serioze për sigurinë publike, stabilitetin demokratik, rendin dhe paqen brenda vendit dhe rajonit.Duke patur parasysh se zhvillimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, në mungesë të alternativës konkurruese të opozitës dhe përballë reagimit të vazhdueshëm qytetar përmes protestave, do të sillte pasoja serioze për vendin, popullin dhe pluralizmin politik. ACRE deklaron se është e nevojshme për të zgjidhur këtë krizë politike, duke përgatitur terrenin për rivendosjen e standardeve demokratike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj, edhe një herë apelon për dialog mes palëve, respektimin e Dekretit të Presidencës për shtyrjen e zgjedhjeve, vendosjen e një date zgjedhjesh dhe garantimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri kalimtare”.
POLITIKE
7
E premte, 28 QERSHOR 2019
Kreu i Qeverisë “shfrenohet” në kërcënime ndaj Kreut të Shtetit, edhe pse u ftua në takim për bisedime dhe tregon histori me Haxhi Qamilin
“Zgjedhjet me 13 tetor”, Rama humbet qetësinë, shpall Presidentin “armik të popullit” N uk i shkoi në takim, ashtu sikundër e paralajmëroi vetë një ditë më parë, dhe zgjodhi të reagojë në përfundim të afatit të vendosur nga kreu i shtetit. Përmes postimeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e konsideron institucionin e Presidencës nga dje si seli të opozitës, për të cilën thotë se me shumë qetësi e dashuri do u japë një mesazh kumbues ditën e dielë. Ndërsa sjell në vëmendje deklaratën e Kreut të shtetit, se ishte i gatshëm të sakrifikohej si Salvador Aliende për të zgjidhur krizën politike në vend, Rama e ironizon atë, duke e konsideruar udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar, Salvator Haxhi Qametaj. Shefi i qeverisë deklaroi prerazi se Shqipëria nuk mund të bëhet shesh për përsheshin e gatuar prej kundërshtarëve politikë. Ai në fund thotë se këtë “ushqim” do ta hanë ata që e gatuan dhe kurrsesi shqiptarët. “Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj! Çfarë karnavalesh politike! Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën, duke votuar ose mos votuar, por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”, u shpreh kryeministri Edi Rama. “Zgjedhjet më 13 tetor” Pas këtij reagimi të kryeministrit, do të vinte deklarata zyrtare e Kreut të Shtetit i cili dekretoi 13 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, pas anulimit që ai bëri pak ditë më parë të datës 30 qershor, duke i dhënë një mundësi palëve që të dakordësohen me njëri-tjetrin në mënyrë që ti jepej fund krizës së rëndë politike që ka përfshirë vendin prej 6 muajsh tashmë. Por kryeministri Edi Rama, duket se ka zgjedhur t’i përgjigjet me të drejtën romake dekretit të ri të presidentit Ilir Meta për zgjedhjet vendore, duke i thënë një “JO” absolute në latinishten e preferuar edhe të zëvendësit të tij në Ministrinë e Jashtme, Gent Cakaj. Përmes një njoftimi virtual, krahas përgjigjes politike, kreu i qeverisë nuk la pas edhe ironinë ndaj Kreut të Shtetit, ndërsa solli në vëmendje
deklaratën e tij të një dite më parë, kur paralajmëroi sipas tij “çmendurinë e radhës”. “A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni! Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum! 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh”, u shpreh Edi Rama. Ndërsa Presidenti i Republikës tha se shpreson që kryeministri Edi Rama të reflektojë, pas dekretimit të 13 tetorit për datën e re të zgjedhjeve vendore, ky i fundit do të vijonte me reagimet e tij në rrjetet sociale, duke mos e fshehur nervozizmin e tij në mesazhet që do të përcillte si pasojë e dekretit më të fundit presidencial. Edhe më i vendosur në qëndrimin e tij, i treti nga konferenca e Presidentit të Republikës, Rama i irrituar
shtoi vetëm dozat e ironisë ndaj kreut të shtetit, por duket se nuk ka ndër mend të lëvizë nga qëndrimi i tij. “Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte një togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje ExportImport” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të! Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës”, u shpreh Rama. Pak minuta më pas ai sërish do të vijonte me fabulën e tij të Haxhi Qamilit duke deklaruar se asgjë nuk e lëviz 30 qershorin si ditë votimesh. “Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe
data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30 qershor, qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman”, tha Rama reagimin e tij. Dështon dhe si fallxhor Por kryeministri Edi Rama nuk e la me kaq reagimin e tij teksa publikoi po në rrjetet sociale një video të para disa ditëve gjatë fushatës elektorale. Aty Rama shfaqej si fallxhor teksa parashikonte një lëvizje të re të Presidentit të Republikës Ilir Meta për caktimin e një date tjetër zgjedhjesh. Por me sa duket “parashikimi” për datën 21 të parë në filxhan, një mjet që e ka përdorur shpesh kohët e fundit për të vënë në lojë opozitën dhe sidomos kryetaren e LSI-së nuk i doli kryeministrit pasi data e re e zgjedhjeve e përcaktuar në
TAKIMI NË VORË
Rama kërcënon opozitën dhe qytetarët: Do t’ju godasim!
Edhe pse ligjërisht nuk ka zgjedhje me 30 qershor, Edi Rama thotë se do të votojë ditën e diel. Në një takim me socialistët në Vorë, kryeministri u shfaq me tone kërcënuese ndaj opozitës dhe qytetarëve që nuk mendojnë njëlloj si ai. Ai ka paralajmëruar kundërshtarët e tij politikë se do nisë t’i godasë pas 30 qershorit. “Në gjithë këtë histori dramatike, që të katandisemi në zgjedhje ku ka vetëm një kandidat në shumë zona, është trishtim. Është një dhimbje që duhet kaluar me vetëdijen që e keqja ka ardhur koha me dalë, ka ardhur koha të shkulet, të refuzohet e të kalbëzohet. Kjo është arsyeja themelore pse më 30 qershor vota ka rëndësi shumë të madhe. Ka ardhur koha t’u japim një goditje kundërshtarëve të Shqipërisë”, tha Rama. Deklarata e kryeministrit është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e rrezikshme për ditët që e presin vendin. Sepse zgjedhjet pa kundërshtarë nuk po bëhen nga qytetarët, por vetëm nga Edi Rama. dekretin e ri të presidentit Meta është 13 tetori. Rama sërish e lidh këtë datë me ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se Meta e ka si shpirt, kur shpirtin ia merr peng paniku. “E paska lëvizur datën me 8 ditë, se 21-shi i binte e hënë ose pastaj e ka lexuar si 2 ditë para ditëlindjes së 1-shit, domethënë Doktorit, që e ka si shpirt kur shpirtin ia merr peng paniku”, u shpreh Rama duke postuar edhe një video..
ISH-DEPUTETI I PD-SË I PËRGJIGJET DEKLARATAVE TË KRYEMINISTRIT NË ELBASAN: EDHE TY TË PRET BURGU
Rama e quajti veshgjatë, Bylykbashi: Gjyshi im dëboi Haxhi Qamilin
I
sh-deputeti i Partisë Demokratike Aurel Bylykbashi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me foto të tij dhe të djemve, pasi kryeministri e lançoi në tubimin e tij në Elbasan, duke e quajtur ndër të tjera edhe “veshgjatë”. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Bylykbashi ka publikuar fotografi të tij dhe të djemve, teksa thekson se ndërsa Rama akuzon opozitën si haxhiqamiliste, gjyshi i tij ka dëbuar këtë figurë të historisë, ndërsa gjyshi i Ramës ka qenë thjesht shofer. “Marlindi sot ka Ditëlindjen! Mbush 14 vjeç! Ç’më bërë
zoti Rama! Më le dy djemtë pa martuar! Kush i merr me këta, pas atyre që the dje për mua!
Po më ke mërzitur nenën! E di si më tha? Të kam të parin dhe të kam bërë me gjithë dëshirën e një nëne! Po ç’punë ke ti me Haxhi Qamilin?! Se, që ta dish, kur Haxhi Qamili erdhi në Elbasan, qëlloi që Kryetar Bashkie ishte im stërgjysh, Hysen Hastopalli! Do ta rrihnin në xhami, por ai nuk e dorëzoi Bashkinë e Elbasanit! E gjetën të pa përgatitur.., sa erdhën burrat e Shpatit me armë nga Bysheku, bashkë me djemtë dhe nipat e vet! Po nga ti dish ti, këto punët e Historisë së Shqipërisë! Kur ai i joti ishte shofer, ky i imi kishte dy makina! I thashë nënës: Do ti
them të na sjellë Zahon, ca ditë tek shtëpia jonë… Thuaji.., më tha! Do t’ia mbaj si djalë Kryeministri! Kjo i di mirë këto pune, se për vete është rritur me shërbëtorë… Po unë e kam hallin tjetërkund! Do ti vë të tre, të bëjnë një xhiro në bulevard, ti shohë Elbasani! Mbase ju hapet fati pastaj! Mëqe ra fjala, ti e di ku e kam hallin unë! Shikoje dhe një herë, atë punën e datës 30! Ke mbetur vetëm, prandaj bërtet! Dje në Elbasan, ishim më shumë se ju! Po nuk kishim karrige të rrinin ulur! Përndryshe…, unë e di.., burgu më pret! Po ty?”, u shpreh dje ish-deputeti Aurel Bylykbashi.
POLITIKE
8
E premte, 28 QERSHOR 2019
ISH-MINISTRI
Panariti: Koha për dialog dhe jo kërcënime. 13 tetori shpëton pluralizmin Ish-ministri Edmond Panariti shprehet se dekretimi i datës së re të zgjedhjeve është një arsye e fortë që të gjitha palët të reflektojnë dhe të ulen në dialog. Duke iu referuar dhe mesazhe që kreu i shtetit përcolli në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, ish-deputeti i LSI-së, theksoi se data e re e zgjedhjeve vendore e dekretuar nga Presidenti, është parandaluese e përçarjes së madhe të vendit dhe e shkërmoqjes së pluralizmit. “Koha për të ndalur retorikën e helmit, kërcënimit, shantazhit dhe bullizmin
politik! Koha për dialog dhe kompromis! Koha për zgjidhje dhe për zgjedhje, jo për farsa zgjedhore! Data e re e zgjedhjeve vendore e dekretuar nga Presidenti, është parandaluese e përçarjes së madhe të vendit dhe e shkërmoqjes së pluralizmit. Ajo ndalon edhe konfliktin institucional të pas votimeve pa zgjedhje, që do të derivojë si pasojë e mos konstituimit ende të dy gjykatave supreme: Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë”, u shpreh dje, Edmond Panariti. Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, ish-ministri
shprehet se 13 tetori është një datë që mban gjallë shpresën e çeljes së negociatave për anëtarësimin në BE. “Data e re, mban ende të ndezur flakën e shpresës për hapje të bisedimeve për në BE, përkundër dështimit të sigurtë të perspektivës për hapje të bisedimeve për në BE, jo vetëm në Tetor, por edhe shumë më gjatë se aq, nga shkelja e sigurtë e standardeve elektorale në datën 30 Qershor… Reflektoni!”, u shpreh dje ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti.
“13 tetori çmenduri”, Nënkryetari i LSI-së kthehet Edi Ramës: Mblidhi vezët e prishura e haji!
N
jë debat i ri politik është konsumuar ditën e djeshme, teksa Presidenti i Republikës Ilir Meta vendosi të dekretojë 13 tetorin si datë të zgjedhjeve vendore. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të mbledhë vezët e t’i hajë, pasi sipas tij, zgjedhjet janë më 13 tetor dhe jo më 30 qershor siç dëshiron ai të zhvillojë. Në një përgjigje ndaj kryeministrit, i cili e quajti çmenduri datën e re të zgjedhjeve, Vasili u shpreh përmes rrjeteve sociale se Rama ka ngecur te çunat e Shijakut, ku ngroh vezët e prishura të 30 qershorit. “Cicëriu prapë Rama. Ka ngecur tek foleja e çunave të Shijakut ku ngroh vezët e prishura të 30 qershorit. Klloçka kryeministër në 13 tetor janë zgjedhjet. Ndaj mblidhi vezët, haji dhe të bëfshin mirë”, u shpreh në reagimin e tij nënkryetari i LSIsë Petrit Vasili. Më herët, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së do të reagonte dje edhe nga foltorja e LSI-së, ku deklaroi se 30 qershori është puç shteti i Ramës që kërkon të rikthejë monizmin në Shqipëri. “Jemi në këtë komunikim se bashku në një moment vërtetë kritik për vendin, pasi përfundimisht është zbuluar edhe ndërkombëtarisht i gjithë puçi institucional kushtetues i Edi Ramës dhe i rilindjes për të kthyer monizmin në Shqipëri. Pra, përfundimisht të nderuar qytetarë, 30 Qershori do të ishte data e rivendosjes së monizmit dhe totalitarizmit në Shqipëri. Ky shqetësim madhor, ky shkatërrim i vendit, ky rikthim i vendit në ditët më të zeza ishte planifikuar dhe orkestruar gjatë nga Edi Rama dhe të tijtë për tu kaluar pa u vënë re për të humbur vëmendjen në mënyre të veçantë të opinionit ndërkombëtar, por ndërkohë është përballur rreptësisht nga
Petrit Vasili: 30 qershori puç për rikthimin e monizmit
opozita shqiptare, e cila nuk ka pranuar të bëjë asnjë hap pas e të pranojë rivendosjen e regjimit të zi të monizmit në Shqipëri. Dje ka pasur një qëndrim përfundimtar që i ka vënë vulën kësaj tentative moniste pasi Kongresi i Autoriteteve Lokale të KE-së ka refuzuar të vëzhgojë zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës, pra zgjedhje pa opozitën për Europën nuk ekzistojnë. Për shqiptarët, për mbi 90% të tyre ky vendim ishte i marrë me kohë, ndërkohë ky konfirmim tronditës nga Evropa dhe kundrejt aspiratës Europiane që ne kemi, e cila kërkon demokraci E cila kërkon demokraci funksionuese, pluralizëm të
zhvilluar në të gjitha elementët e tij, Edi Rama servir monizëm, totalitarizëm, kriminalitet dhe korrupsion, të gjitha së bashku si ushqyes të këtij monizmi. Për ta kthyer Shqipërinë në një pre të tij dhe për ta mbajtur vazhdimisht jashtë Europës për të qenë jashtë syve, jashtë monitorimit dhe jashtë vëmendjes. Përkundrazi institucionet Europiane u treguan në lartësinë e tyre të detyrës dhe demaskuan këtë veprim të paprecedentë, të gjithë pluralizmit shqiptar, u refuzohen zgjedhjet që të vëzhgohen sepse ato nuk ekzistojnë edhe në pikëpamje politike, por edhe shoqërore, i vendos vulën një komploti shumë të rrezikshëm, së dyti, dua të ndaj me ju që
komploti kishte në plan të parë dhe prioritet përplasen e fortë civile të kërkuar nga Edi Rama me insistim, të provokuar në mënyrë të vazhdueshme edhe gjatë protestave madhështore të opozitës, pasi për Edi Ramën provokimi, dhuna, kufomat dhe çdo gjë tjetër janë të dobishme vetëm dhe vetëm që ti shërbejnë pushtetit të tij e për tu fshehur pas tyre për të bërë të tjerët fajtor. Sot ka vetëm një fajtor, sot ka vetëm një shkaktar, sot ka vetëm një njeri destruktiv, sot ka një njeri të vetëm që urren dialogun, sot ka vetëm një njeri të vetëm që do ti çojë shqiptarët në përplasje civile dhe ky është Edi Rama. Dje zëvendës kryeministri Italian, Mateo Salvini një mik i
madh i Shqipërisë konfirmoi në deklarimet e tij se Shqipëria e Edi Ramës do të ishte një shesh i përplasjes së egër civile dhe përse duhet të ndodhte kjo, sepse gangsterat e Edi Ramës duhet të qëndronin dhe ca ditë më shumë në pushtet për të vjedhur dhe ca pasuri të tjera më shumë dhe për të nënshtruar Shqiptarët edhe më shumë. Sot dita për tu ndarë nga monizmi ka ardhur njëherë e përgjithmonë, ishte një tentativë e fundit e gahmave të vjetra të komunizmit, të cilat u kanë dhënë shpirt për ta ringjallur dhe për ta ringritur këtë monizëm të cilët Shqiptarët e urrejnë, e refuzojnë që të gjithë të majtë dhe të djathtë, pasi janë ndarë njëherë e përgjithmonë dhe asnjeri nga Shqiptarët nuk pranon të bëjë pazar me liritë dhe me të drejtat e tij vetëm dhe ti shesë të gjitha këto për të qenë të gjithë këto liri dhe të drejta dhe mundësitë të jenë vetëm pronë e Edi Ramës i cili do t’jua shpërndajë të tjerëve nga pak ashtu siç do ai. 30 qershori pra përfundimisht të nderuar qytetarë dhe nga pikëpamja kushtetuese dhe nga pikëpamja ligjore dhe në kuptim të funksionimit të shtetit ligjor për të cilët aq shumë kanë aspiruar breza të tërë të Shqiptarëve dhe i ka dhënë përgjigje përfundimtarë kësaj date, pra nuk kemi zgjedhje. Ndërgjegjja që shoqëron qytetarët që refuzojnë monizmin i ka dhënë përgjigje kësaj çështje dhe e ka refuzuar. Evropa e ka refuzuar tërësisht. Mbajti qëndrimin më të rreptë, më të qartë dhe më evident që ajo mund të ketë mbajtur ndonjëherë”, deklaroi dje Petrit Vasili.
POLITIKE
9
E premte, 28 QERSHOR 2019
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI-SË: 13 TETORI, DEKRET KOMBËTAR QË BASHKON SHQIPTARËT
Braimllari: Rama po shkon në paligjshmëri se është peng i krimit I sh-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, duke komentuar dekretin e sotëm të Presidentit Meta që cakton datën 13 tetor si datën e zgjedhjeve lokale, shkruan se dekreti i Presidentit Meta është dekret Kombëtar, i cili bashkon shqiptarët dhe nuk i përçan. Sipas Braimllarit, kjo është edhe arsyeja pse Edi Rama kërkon të shkojë në paligjshmëri dhe nuk shkëputet dot nga strukturat kriminale të cilat e kanë marrë peng. “Edi Rama është i kapur nga krimi
i organizuar, nga oligarkia dhe nga korrupsioni i tij qeveritar. Arsyeja pse Edi Rama kërkon të shkojë në paligjshmëri me 30 Qershor ka të bëjë me faktin se ai nuk shkëputet dot nga strukturat kriminale, të cilat e kanë marrë peng. Edi Rama dhe deputetët e tij falen tek krimi i organizuar, ndërsa shqiptarët kërkojnë ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre! Dekreti i Presidentit për të mbajtur zgjedhjet me 13 Tetor është dekret kombëtar, i cili bashkon shqiptarët
dhe nuk i përçan. Detyra e Edi Ramës është të nxisë dhunë dhe të përçajë shqiptarët . Detyra e një burri shteti është të bashkojë qytetarët e tij duke ofruar shpresë dhe besim se ky vend do të bëhet. Shqipëria nuk mund të rrijë peng i një Kryeministri të çmendur dhe i zagarëve të tij politikë. Shqipëria është e shqiptarëve, e të rinjve dhe të rejave që duan ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre”, u shpreh dje në reagimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari.
Reagojnë ish-deputetët Klajda Gjosha, Vangjel Tavo, Silva Caka, Viktor Tushaj, Nora Malaj dhe Floida Kërpaçi: Meta vuri vendin në shina ligjore
L
ëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta i cili dekretoi dje 13 tetorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, pas anulimit pak ditë më parë të qershorit. Në një seri komentesh në rrjetet sociale, drejtues dhe ish-deputetë të LSIsë, ndërkohë që e kanë cilësuar mediokër reagimin e kryeministrit Edi Rama që po kërkon ta çojë vendin në një konflikt social. Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, ka komentuar situatën e tensionuar politike, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, ku thekson se Shqipëria sot është turpi në sytë e botës, ndërsa kryeministri shfaqet i papërgjegjshëm në krizë e dëshpërim. “Dihet e pritet. Dhe askush nuk habitet! Është ritual i përditshëm. Ajo është gjithnjë e para, habitshëm në ekstazë e gjendje aluçinante. Për të ardhur keq. Mjerisht për të ardhur keq! Për të dëshmuar se pas atij që i referohet si Skënderbeut të saj, nuk ka rëndësi se për ku, gjithmonë jo rastësisht ajo, është e gatshme të jepet marrëzisht në marrëzinë e të marrëve! Dhe marrëzia, ngado që ta shohësh ka vetëm një emër: Edi Ramën. Nuk di të dëgjojë, nuk di të reflektojë, nuk di të kuptojë! Shqipëria sot është turpi në sytë e botës e kur duhet që të gjithë të reflektojmë me përgjegjshmëri përballë interesave të vendit dhe të ardhmes së saj europiane, Kryeministri shfaqet i papërgjegjshëm, në krizë e dëshpërim. Dekreti ka fuqinë e ligjit dhe është detyrim i cilitdo të zbatojë ligjin, të respektojë dekretin e Kryetarit të Shtetit. Dekreti i Presidentit të Republikës, është një mundësi për t’u tërhequr nga çmenduria e 30 qershorit dhe për t’ju dhënë shqiptarëve të drejtën të zgjedhin me 13 tetor në kushte normaliteti, me standarde demokratike për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme. Papërgjegjshmëria e Kryeministrit Rama po provokon përçarje, po provokon konflikt dhe po i bën një dëm të madh demokracisë dhe pluralizmit politik në Shqipëri, po ringjall fantazmat e kohës së Shqipërisë pa zgjedhje, pa demokraci, pa pluralizëm. Natyrisht, ai është në hall të madh, është peng i krimit të organizuar e bandave dhe vepron nën diktatin e tyre. Prandaj zoti Kryeministër duhet ndihmuar, duhet shpëtuar, duhet kuruar! Dhe duhet larguar që të shpëtojë Shqipëria!”, tha dje Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho. Klajda Gjosha “Dekreti i Presidentit për datën e zgjedhjeve, i jep një frymëmarrje arenës së zymtë politike dhe mbi të gjitha i jep një mundësi qytetarëve t’i rikthehen normalitetit! Përpjekja e një burri shteti për ta vendosur vendin në shinat ligjorë dhe Kushtetues është për t’u vlerësuar si nga opozita, mazhoranca por edhe nga çdo qytetarë i thjeshtë, që mendon për të mirën e përbashkët të Shqipërisë! Reagimi i qeverisë dhe Kryeministrit vazhdon të mbetet mediokër, me mentalitet të vjetër konfliktual, veshur me arrogancë pushteti! Një grusht autokratësh që kanë frikë nga dialogu, kanë frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kanë frikë nga çlirimi i politikës me grupet e interesit sepse s’kanë më asgjë për të ofruar! Shqipëria ndodhet në
“Zgjedhjet më 13 tetor”/ LSI: Rama kërkon konfiktin social momente kritike! Sot historia e Shqipërisë ka shansin të shkruhet ndryshe, me përpjekjet për të shpëtuar demokracinë! Sot historia mund të shkruhet mbi tolerancën, solidaritetin, mundësinë që politika të di të tërhiqet pa prekur ende katastrofën! 13 Tetori është një mundësi e mirë për Shqipërinë europiane. Sa më të përgjegjshëm të jemi sot, do t’i kursejmë vendit degradimin e shumë viteve në vijim! Politika të reflektojë sa nuk është vonë!”, u shpreh dje ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Vangjel Tavo “Në as edhe një vend të botës, e në veçanti në kontinentin evropian, ku edhe lindi demokracia, u zhvillua dhe u konsolidua në këtë pikë ku gjendet sot, e mishëruar më së miri me familjen e madhe evropiane, rrallë gjendet një vend ku procesi zgjedhor bëhet me një kandidat të vetëm, dhe ku një popull i tërë ndahet e përçahet kaq keq e kaq thellë sa në Shqipëri. Në vend të një dite bashkimi, 30 qershori ka rrezikuar të bëhej një simbol kaosi, një moment i errët i cili do na kthente 30 vite pas vendin e do mbyllte për një kohë e kohë të gjatë dyert drejt BE-së. Përgjegjësia për të gjithë këtë ndarje kaq të thellë midis qytetarëve dhe fshatarëve të thjeshtë bie drejtpërdrejtë mbi qeverinë, e cila me një papërgjegjshmëri të plotë nuk tregoi as dashurinë dhe përkujdesjen më të vogël për popullin e vet. Përkundrazi, përdori gaz lotsjellës, me mijëra forca policore, përdori autoblindë dhe makina ushtarake për të shpërndarë materialet zgjedhore, e shumë elementë të tjerë të cilat po krijojnë një imazh të shëmtuar të Shqipërisë në të gjitha mediat e botës. Kjo është Shqipëria me ëndrra evropiane e jo Shqipëria e terrorit dhe e shndërruar në marrëzi e turp botëror. Data e re e zgjedhjeve e sapo dekretuar nga Presidenti i Republikës është një shans jo vetëm i mirë për dialog por edhe një mundësi e shkëlqyer të arrimë e marrim një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave në tetor. Reflektim, reflektim, reflektim. Kaq duhet për t’i mundësuar sërish shansin e BE-së të gjithë shqiptarëve. Sot qeveria, e madje e gjithë politika ka përgjegjësinë më të madhe në 30 vitet e fundit, pasi ky është momenti i zgjedhjes: të shohim dhe ecim përpara apo të vuajmë mallkimin e një kthimi pas të cilin historia dhe brezat e ri nuk do na e falin kurrë. Shqiptarët duhet të jenë misioni mbi çdo kokëfortësi. Rinia duhet të jetë e para mbi çdo egoizëm. E ardhmja evropiane duhet të zbusë zemrat dhe ulë hundët më krenare. Turp për çfarë përjetoi vendi këto ditë e javë të tëra. Ka ardhur koha për të shpalosur integritetin politik dhe njerëzor në të mirë të vendit. Le të votojnë shqiptarët më 13 tetor jo të ndarë, pa frikë, në
mënyrë të lirë, të ndershme dhe demokratike, të denjë për një vend të NATO-s dhe aspirante e denjë për në BE. 13 tetori, shansi më i mirë për të ecur përpara në emër të një populli”, u shpreh dje ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo. Viktor Tushaj “Rama reflekto! Me gjithë fyerjet përçmuese të Kryeministrit, Presidenti i Republikës, me dimensionin e një burri shteti, përmes dekretit të 13 tetorit i dha një shans tjetër Shqipërisë për paqe sociale, stabilitet politik e shina institucionale. Tani reflektimi është detyrë e jo më vullnet. Ti tregojmë shqiptarëve dhe kombit se i duam, ti tregojmë Europës dhe botës se jemi të aftë dhe të përgjegjshëm për vendime të mëdha në favor të së ardhmes tonë të përbashkët larg urrejtjes, arrogancës kokëfortë dhe përçarjes”, u shpreh ish-deputeti i LSI-së Viktor Tushaj. Silva Caka “Presidenti dhe qentë që i lehin hënës! Presidenti i Republikës, me Dekret shpalli datën e re të zgjedhjeve të përgjithshme vendore, e cila do të jetë më 13 tetor 2019. Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve është i detyrueshëm për zbatim, nga çdo institucion që ka përgjegjësi administrimin e procesit zgjedhor dhe këtë e dinë edhe ata vetë. Çdo veprim në kundërshtim me Dekretin, krijon pasoja administrative e penale, për këdo që do guxojë t’a çojë nëpër mend, të veprojë në kundërshtim me urdhërimet e tij! Dekreti i Presidentit i jep shanse te reja politikës, i jep fund pasigurisë së qytetarëve dhe i shërben agjendës së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në datën 30 qershor, zgjedhjet mund të zhvillohen në ndonjë univers paralel, por në Shqipëri, jo! Si një qytetare që ka vendosur të jetojë në Shqipëri, i bashkohem thirrjes së Presidentit, drejtuar gjithë aktorëve politikë, për të treguar reflektim, vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri. Presidenti foli... tani të gjithë
të heshtin!”, tha Silva Caka. Nora Malaj “Edo vëri gishtin kokës , reflekto! Datën 13 Tetor, Presidenti e shpalli ditën e zgjedhjeve për pushtetin lokal. Sërish, si një burrë shteti, pasi dërgoi ftesën për dialog e priti përfaqësues të partive politike, ambasadorë, gazetarë, pozitarë e opozitarë, Presidenti i Republikës shpalli datën e zgjedhjeve, duke ju dhënë shansin, mbështetur në Kushtetutë, të gjithë palëve, që të reflektojnë e të përgatiten për fushatën zgjedhje me kandidatë alternativë, nga pozita e opozita, për të shpëtuar Shqipërinë, për të mos lejuar instalimin e një farse zgjedhore, që ishte data 30 qershor, e cila do të përfundonte në modelin më të keq, që çon në instalimin e një neodiktature. E ndërsa orët kalojnë, (KM alias Luigji 14), nuk ka ndërmend të tërhiqet nga marrëzia e tij. Po unë prapë sot, po të drejtohem ty Edi, jo si kryeministër, po si djalë tirane dhe shok fëmijërie, ke shansin e jetës tënde, që të reflektosh dhe të ngrihesh mbi palët e të bëhesh burrë shteti. Ti mund të më thuash me të drejtë, po nuk kam nga të lëviz. Më kanë kapur në vend të lig e nuk mundem të bëj dot asgjë më. E di që ti je thjeshtë mekanizmi (më kujton atë filmin Portokalli mekanik), pasi të tjerë janë ata që drejtojnë, po unë po të them, sërish, bëhu një herë burrë, si shok fëmijërie që të kam. Ka gjithmonë një herë të parë. Reflekto, se përsëri shansi t’u dha ty, po përtej teje, ju dha të gjithë shqiptarëve. Mos ua digj shqiptarëve shansin për negociata. Ndaj të këshilloj të reflektosh, duke bërë detyrën tënde, si burrit të shtetit. Mos bëj si uthll e fortë se pastaj enën tënde do të thyesh. Hiq dorë nga llafet, kafet, filxhanet e bejtet, po tregohu që je burrë shteti dhe e do këtë vend si askush tjetër. Sot është koha të vlerësosh mundësinë që përsëri të është dhenë. Nëse ti nuk e kupton që ky është stacioni i vetëm për ty, atëherë historia për ty do të jetë e pa mëshirshme”, u shpreh ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj. Floida Kërpaçi “Edi Rama dhe rilindja kanë marrë fund! Më qartë se kurdo herë shqiptarët e dinë kush do të mirën e përbashkët dhe kush jo. Rilindjes sot i ka ngel vetëm karrigia, nga e cila do të fluturojnë shumë shpejt! Edi Rama është i marrë fund. Me të edhe plani i rilindjes për ti kthyer Shqiptarët dhe Shqipërinë në skllevër të krimit dhe bandave të Ramës! Dekreti i presidentit, e thotë qartë se zgjedhjet do të mbahen në 13 tetor! Sovrani me forcën e tij do i japi atë që i takon Edi Ramës! Shihemi në 13 tetor, më të vendosur dhe të bashkuar se kurrë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë?!”, u shpreh dje kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi.
POLITIKE
10 E premte, 28 QERSHOR 2019
INTERVISTA Historianin zviceran, Oliver Jens Schmitt: Shqipëria po kthehet drejt të shkuarës komuniste. Në perëndim Edi Ramën e kujtojnë se është vetëm piktor...
Ja përse perëndimi nuk ndërhyn për parimet e demokracisë në Shqipëri Intervistoi: Anila Shuka
I
ntervistë Deutsche Welle-s me historianin zviceran, Oliver Jens Schmitt, për strukturat autoritare në Shqipëri, mungesën e alternativave të besueshme partiake dhe dilemën e votuesit. Oliver Jens Schmitt është profesor i historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës dhe një njohësit më të njohur të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Evropë. Schmitt është anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave dhe anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Kosovës. Ka botuar një sërë librash për Shqipërinë dhe Kosovën, ndër të tjera, edhe librin Skënderbeu (2009), vepër e cila shkaktoi debate shumë të ashpra në opinionin shqiptar. Deutsche Welle: Profesor Schmitt, ju po e ndiqni debatin aktual në Shqipëri. Dhe pyetje e ditës është: Të votosh, apo të mos votosh. Çfarë do të bënit ju, po të ishit shqiptar? Oliver Jens Schmitt: Kjo është një pyetje e vështirë. Parimisht, si demokrat, unë do të shkoja gjithnjë në votime, por situata aktuale, me vetëm një kandidat në gjysmën e bashkive, dhe me një bllokadë institucionale, si edhe me përvojën nga e kaluara, se zgjedhjet nuk kanë qenë thuajse kurrë korrekte, e bëjnë të pamundur përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje. Ju parashikoni, pra se edhe në këto zgjedhje do të ketë manipulime? Unë nuk mund të bëj parashikime. Por duke parë se si janë bërë zgjedhjet në të kaluarën, sesi shumica e tyre kanë qenë shumë problematike, atëherë mendoj se çdo shqiptar mund të pyes veten se a mund të ketë besim te institucionet, e kjo pavarësisht nga partia në qeveri. Opozita pikërisht me këtë argument nuk merr pjesë në zgjedhje. Pra, jeni në një mendje me të? Unë nuk do ta vija asnjëherë veten as në anën e opozitës e as në anën e qeverisë. Sepse fakti që opozita shqiptare është kaq e dobët, ka të bëjë edhe me besueshmërinë e saj të ulët. Opozita shqiptare, pra, së paku, Partia Demokratike, nuk ka alternativë thelbësore përtej të qenit kundër socialistëve. Nuk kemi një garë programesh ose idesh, por kemi një betejë për burimet dhe kontrollin mbi to. Unë i shoh të dyja me skepticizëm, si opozitën ashtu edhe pozitën. Sigurisht që opozita e tanishme mund të ketë të drejtë, kur thotë se qeveria aktuale është autoritariste dhe se zgjedhjet po zhvillohen në kushte problematike, por edhe Partia Demokratike ka përgjegjësi për këtë kulturë poli-
tike të krijuar gjatë këtyre 30 vjetëve. Edi Rama dhe shumë përfaqësues të pozitës thonë se opozita e bën këtë bojkotim vetëm se krerët e saj janë të lidhur me krimin dhe duan të shpëtojnë kështu nga dënimet e strukturave antikorrupsion që po ngrihen në kuadër të reformës së drejtësisë. E besoni ju këtë argument? Jo. Ky nuk mund të jetë argument. Edhe në radhët e Partisë Socialiste ka mjaft njerëz që do të dënoheshin, nëse do të funksiononte drejtësia. Që debati politik nuk bëhet në parlament, por në rrugë, kjo është bërë tashmë traditë në Shqipëri. Kjo po ndodh tash e 30 vjet. Qeveria nuk ka ndonjë legjitimitet të madh në këtë pikë, sepse as ajo nuk e lufton seriozisht krimin e organizuar dhe korrupsionin, por nuk besoj se këtë legjitimitet e ka opozita, pra, Partia Demokratike. Aktualisht kryeministri Edi Rama ka hapur një front tjetër beteje, kundër kryekorrespondentit të gazetës “Bild”, Peter Tiede. Ai e akuzon atë si vegël të opozitës, dhe kërkon ta padisë. Ndërkohë që këtu në Gjermani shumë njerëz janë habitur me këtë interesim të rritur të gazetës “Bild” për Shqipërinë. Cili është mendimi juaj? Lidhja e politikës me krimin e organizuar është një problem real, pavarësisht se si duhen interpretuar përgjimet e publikuara. Ky bashkëpunim mes partive dhe krimit të organizuar ekziston, dhe nuk ka kuptim që të trajtohet duke sulmuar median që shkruan për të. Kush e merr seriozisht luftën kundër lidhjeve të krimit të organizuar me politikën, nuk sulmon mediat, por ngarkon policinë dhe drejtësinë që ta hetojë këtë çështje. Pra, ju nuk keni mirëkuptim për aksionin e Ramës për të
paditur gazetarin e gazetës Bild? Unë besoj se do të ishte më mirë sikur ai të luftonte me forcë lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe politikës se sa të merrej me median që informoi për këto lidhje. Qeveria shqiptare është shumë arrogante ndaj medias. Ajo do të bënte mirë të shtronte pyetjen se sa të vërteta janë këto akuza, dhe të mos përpiqej të përhapte teori konspiracioniste. Nuk është hera e parë që Edi Rama sulmon gazetarë të huaj. Ju jeni shumë kritik ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Ndërsa nga zyrtarët perëndimorë dhe evropianë dëgjojmë thuajse vetëm lëvdata. Si shpjegohet kjo? Kjo ka të bëjë, nga njëra anë, me mungesën e njohurive për Shqipërinë dhe, nga ana tjetër, me mënyrën tejet kreative të prezantimit të Edi Ramës në perëndim, si artist dhe njëherazi kryeministër. Shumë gazetarë në perëndim i besojnë me naivitet këtij iluzioni se një artist i mirë mund të jetë edhe kryeministër i mirë. Në nivelin politik, këtu kemi të bëjmë me fenomenin e stabilokracisë, të cilin e shohim edhe në vende të tjera të rajonit, si Serbi e Mal të Zi. Për perëndimin këto vende janë garante të stabilitetit, dhe si kompensim, perëndimi nuk përzihet në punët e tyre të brendshme. Qytetarët e këtyre vendeve duan një jetë normale që të mos largohen nga vendi. Ky është një problem fondamental, që perëndimi nuk ndë-
rhyn as për të mbrojtur vlerat demokratike. Një nga lëvdatat kryesore që merr Edi Rama në perëndim ka të bëjë me procesin e vettingut. Por ky proces ka paralizuar gjyqësorin. Mbi 31 mijë dosje kanë mbetur të patrajtuara në Gjykatën e Lartë. A ka kuptim të lëvdohet kaq shumë vettingu në këto kushte? Ideja ishte e mirë, sepse, që vendi të zhvillohet e të ketë investime të huaja, i nevojitet një gjyqësor i fortë dhe funksionues. Por fakti që tani kaq shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë skualifikuar, pa u zëvendësuar me të tjerë, e ka paralizuar sistemin. Por prapë mendoj se alternativa, pra, mosbërja e vettingut, do të ishte e dëmshme. Edhe pse, tani ndodhemi në një qorrsokak. Si mendoni se mund të dilet prej këtij qorrsokaku? Me lustrime mund të zgjidhen disa raste të mëdha dhe të dalin nga loja disa persona të korruptuar, por kjo nuk sjell automatikisht njerëz që do t’i zëvendësojnë ata. Mendoj se për këtë nevojiten njerëz që janë të gatshëm vullnetarisht të angazhohen për shtetin ligjor, qoftë edhe duke bërë sakrifica. Në Rumani, për shembull, ka pasur të tillë, gjyqtarë dhe prokurorë, që, duke formuar një grup kompakt dhe të vendosur brenda institucionit, ushtruan një ndikim të madh në transformimin institucional të drejtësisë. Kohët e fundit, parlamenti sh-
qiptar ka marrë dy vendime që kanë ngjallur shumë pakënaqësi te një pjesë e intelektualëve: Caktimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave dhe kufizimin e objektit të studimit të Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit në periudhën e pasluftës. Si i komentoni ju këto dy vendime? Mjerisht, këto dy raste janë tipike. Që në krye të Akademisë së Shkencave caktohet pikërisht një person që ka qenë ministër në komunizëm, kjo tregon se Shqipëria ka nisur udhëtimin drejt së kaluarës. Veç kësaj ky emërim bie ndesh edhe me Ligjin e Akademisë që nuk lejon zgjedhjen e personave të jetës politike. Veç kësaj lind pyetja, se cili ka qenë kontributi i veçantë shkencor i personit në fjalë në vitet e fundit që do të arsyetonte emërimin e tij në krye të Akademisë. Kjo nuk e ndihmon as reformimin e Akademisë, që është më se i nevojshëm, sepse Shqipëria nga ana shkencore është shumë e dobët. Edhe dalja e tij e parë në media dëshmoi se ai ka një koncept shumë të kufizuar për median e lirë. Për të dytin mund të them se është diçka e tmerrshme. Shqipëria ka pasur një nga regjimet më kriminale të Evropës, ka pasur kampe dënimi deri në ditët e fundit të regjimit ku kanë vuajtur mijëra njerëz. Ne kemi në Shqipëri situata ku komandantë të këtyre kampeve dhe përgjegjës të (Vijon në faqen 11)
POLITIKE OPINION Nga Armand Shkullaku
K
arikatura e zgjedhjeve lokale, të cilës Rilindja po përpiqet t’i japë dorën e fundit, shërbeu ndër të tjera për të na treguar edhe njëherë se shumë prej rrëshqitjeve fatale të këtij vendi nuk kanë qenë rastësi. Kjo karikaturë e demokracisë shqiptare është në të njëjtën kohë edhe dëshmi e deformimit të adn-së tonë, që edhe përpara të keqes më të dukshme, arbitraritetit më të madh, abuzimit më skandaloz, jemi të gatshëm të mbyllim sytë herë të shtyrë nga interesi i ngushtë e herë të yshtur nga emocionet primitive të ndasive partiake. Marshimi absurd, madje me flamuj, bori e mitingje, drejt një procesi elektoral pa konkurrencë politike, na rishfaqi edhe njëherë skenat e harruara të “intelektualëve” që në “emër të ligjit e të rendit” rreshtohen me zell në krah të pushtetit, ndërkohë që nuk bëzajnë sa herë pushteti përdhos ligjin dhe rendin. Karikatura demokratike e Rilindjes, na kujtoi hipokrizinë e atyre që flasin për
demokracinë si procedurë, por që gjithë këto javë nuk kanë thënë ende asnjë fjalë për përdhunimin e thelbit të saj, që janë zgjedhjet e lira e të barabarta. Nëse demokracia është një tavolinë ku 5- 6 njerëz nën avujt e alkoolit vendosin si do ndahen votat, postet e vendet e punës, pasi i kanë bërë zgjedhjet si kanë dashur vetë dhe qindra mijëra të tjerë duhet t’i nënshtrohen këtij vullneti, atëherë vërtet që procedura e 30 qershorit qënka më e rëndësishme se reagimi për t’u çliruar nga një bandë që kontrollon gjithçka. Nëse kryeministri, ministrat, drejtuesit më të lartë të parlamentit, nuk e rruajnë për pasojat që prodhojnë tek miliona shqiptarë, atëherë lë t’i respektojmë deri në fund duke u dhënë edhe të drejtën të vetëzgjidhen. Në emër të procedurës e të kushtetutës, të gjithë e panë se si ata që janë të gatshëm t’i nënshtrohen pushtetit apo të bëjnë kompromise me të, nuk u ndjenë për asnjë çast të vetëm për përgjimet skandaloze që do të rrëzonin çdo
11 E premte, 28 QERSHOR 2019
30 qershori, karikatura e fundit e demokracisë rilindase qeveri në çdo vend të botës ku demokracia nuk është thjesht një datë takimi një herë në katër vjet, por një kërkesë llogarie e vazhdueshme ndaj së cilës duhet marrë përgjegjësi çdo ditë. Madje nuk guxuan as të thonë që të paktën personat e përfshirë në këto skandale, moralisht nuk mund të jenë pjesë e establishmentit që qeveris vendin. Ashtu si Saimir Tahiri, edhe ata e kaluan gjithë këtë turp kombëtar me një “mos e rruaj”. Të njëjtët nuk folën edhe kur droga mbuloi vendin, edhe kur qeveria u kap me presh në duar në afera korruptive, edhe kur kriminelët hynë në parlament e bashki, edhe kur banditët emëronin deputetë e drejtorë. Si mundësi të vetme për të mbuluar nënshtrimin apo shërbimin e tyre, kanë sulmin ndaj opozitës dhe krahasimin me të shkuarën. Mirëpo kriza e 30 qershorit nuk është shkaku që po na kërcënon demokracinë tonë,
por pasoja e përdhunimit sistematik të saj, përpara syve të të gjithëve. Justikimi i këtij përdhunimi mund të manipulojë emocionet e militantëve me fabulën e shpifur të armikut të brendshëm e të jashtëm, me frontin e të keqes që e ka halë në sy Shqipërinë rilindase e broçkulla të tjera, por nënshtrimi ndaj tij po bëhet një realitet që mund ta çojë vendin drejt një rruge të panjohur. Këtij vendi, për fat të keq, nuk i kanë munguar asnjëherë skuadronet e gatshme që brohorasin pushtetin edhe kur ai marshon qorrazi drejt humnerës. Që flasin për pushtetin e popullit, për mbrojten e ligjit e të rendit, ndërkohë që ata që janë në majë të tij i përdorin ato si llastikun e brekëve që zgjerohet bashkë me diametrin e barkut që trashet. Kështu u borhorit dhe u justifikua një regjim barbar si ai i Hoxhës, kështu u fol për ligj e procedura kur pushteti i Berishës
arrestonte liderin e opozitës, burgoste gazetarë dhe shkonte kokëfortë drejt procedurës kushtetuese për t’u rizgjedhur president. Kështu po flitet edhe tani, kur një kupolë ka marrë në duar krejt pushtetet dhe ndan votat e qytetarëve me policë, trafikantë e qeveritarë, e që u dashka respektuar deri në fund për hir të proceduarve demokratike. E në të gjitha këto raste, adnja jonë e deformuar nuk na ka drejtuar drejt përballjes me të keqen, por drejt justifikimit të saj, pranimit e më pas nënshtrimit. Nga këto cikle të errëta të udhëtimit tonë duket qartë se shumë pak kemi nxënë. Ata që mendojnë ose bëjnë sikur besojnë se në 30 qershor duhet votuar për të mbrojtur demokracinë shqiptare, janë shembulli më i mirë për këtë. Fytyrat e tyre në ditën e votimit janë mozaiku i karikaturës tonë demokratike. ©lapsi.al
fik shqiptar, por vihet re në të gjithë rajonin. Protesta studentore, si ato në fund të vitit të kaluar në Shqipëri, ka edhe në vende të tjera të rajonit, në Serbi, në Mal të Zi, madje edhe në vende anëtare të BE-së, si në Rumani, Hungari, Bullgari. Në të gjitha këto vende sistemi parlamentar me partitë ekzistuese nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së qytetarëve. Dhe kjo çon në një bllokadë të të gjithë sistemit demokratik. Në Rumani tani ka nisur të formohet krejt papritur një parti properëndimore opozi-
tare, e cila nuk është ende e qëndrueshme. Edhe në Shqipëri ka pasur përpjekje të ngjashme me lëvizje qytetare, por prej tyre nuk dolën asnjëherë parti të forta. Meqë ju përmendët Rumaninë, para ca kohësh ju keni shkruar një artikull për rolin e diasporës në zgjedhjet e fundit në Rumani. Mendoni se edhe diaspora shqiptare mund të japë një ndihmesë në zgjidhjen afatgjate të krizës në Shqipëri? Unë mendoj se ka dy tipa diaspore. Kemi rastin klasik, ku
diaspora është konservatore, nacionale dhe autoritare, dhe rastin shumë të rrallë, ku diaspora në të vërtetë është e gatshme që të angazhohet për implementimin e vlerave të vendeve ku jeton. Në diasporën shqiptare ka shumë njerëz të mençur dhe të angazhuar, por kjo energji nuk mund të shndërrohet në punë parlamentare, nëse diaspora nuk ka mundësi të japë votën e saj në vendet ku jeton. Në rastin e Shqipërisë duhet ndryshuar ligji zgjedhor, por kjo për këtë mungon vullneti politik.
INTERVISTA (Vijon nga faqja 10)
aparatit shtypës, jo vetëm që lëvizin të lirë, por, përkundrazi, përfitojnë edhe pensione të larta, ku viktimat e regjimit intimidohen, edhe sot e kësaj dite, dhe madje haptazi. Pra, është një situatë që nuk e njoh nga asnjë vend tjetër në Evropë. Nëse qeveria pengon trajtimin kritik të së kaluarës, mund të them, se nuk e ka kuptuar aspak se si krijohet një shoqëri demokratike. Dhe nuk ka aspak interes ta mësojë. Unë si historian solidarizohem shumë edhe me viktimat e regjimit. Është një sjellje më se absurde dhe krejt e papranueshme për një vend që dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian dhe në kundërshtim me të gjitha rregullat e shoqërive demokratike. Ju thoni, që këto dy vendime janë tipike. Çfarë keni parasysh me këtë? Kur them se janë tipike, kam parasysh se prej disa vitesh po krijohen struktura autoritare në rastin e PS edhe duke rehabilituar sistemin enverist dhe duke mohuar ose minimizuar krimet e tij. Por tendencat autoritare nuk kanë të bëjnë vetëm me qeverinë aktuale, nuk mund të
thuhet se Partia Demokratike nuk ka qenë autoritare, edhe ata e kanë instrumentalizuar historinë për çështje partiake. Dhe të dyja partitë nuk kanë pasur interes që intelektualë kritikë të merreshin me temat e së kaluarës. Arkivat u hapën shumë vonë, arkivat, pas gjase, janë ndryshuar shumë, - duhet pasur shumë kujdes kur punon me to. Mënyra se si po merret qeveria me të kaluarën komuniste - dhe socialistët janë partia pasardhëse e Partisë së Punës –jo vetëm që pengon një debat të hapur dhe kritik, por synon harrimin e krimeve komuniste dhe idealizimin e regjimit enverist. Por problemet, prej të cilës shoqëria shqiptare vuan ende edhe sot, u shkaktuan nga sundimi komunist dhe vazhdimësia e tij në epokën e tranzicionit. Strategjia e qeverisë aktuale sigurisht nuk është një mënyrë e mirë për t’i bindur qytetarët ta shohin të ardhmen në vendin e tyre. Nëse ju thoni, asnjëra nga partitë nuk është e besueshme, atëherë kujt duhet t’u besojnë shqiptarët, nëse jo partive të tyre? Ky nuk është një problem speci-
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E premte, 28 QERSHOR 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
13
E premte, 28 QERSHOR 2019
Kapet “mat” Ylli Ndroqi dhe tre “sulmuesit” e RTV Ora News Projektet e RTV Ora News, po krijojnë një “prishje” ekuilibrash në PejsazhinAudioviziv Shqiptar. Zheji, Meço dhe Njuma, janë si duket më shumë se kolegë të rastësishëm, që punojnë në të njëjtin Tv. Disa ditë më parë i pamë sëbashku pas suksesit të transmetimeve Live në një foto çuditërisht shumë miqësore dhe pa ndonjë psikozë rivaliteti ndërmjet tyre, përkundrazi. Por dje treshes së tyre, i është bashkuar edhe Ylli Ndroqi, Presidenti dhe Producenti i vetëm i Ora News, duke biseduar në një kafe luksoze të Tiranës. Paparazzi duket se ka ditur ti fiksojë në mungesën e vëmendjes së tyre të plotë… shumë të afërt dhe komunikues ndërmjet tyre. Po pse?! Ndoshta është
në horizont ndonjë projekt i ri, ndoshta ndonjë analizë apo ndonjë vendimmarrje e linjës editoriale, për Zgjedhjet vendore që po vijnë. Bie në sy serioziteti i spikatur i Sonilës, që zakonisht parapëlqen buzeqeshjen, por “paparazzi’ e ka bërë mirë punën e vet, Meço duket më meditative se askurrë më parë…Ndroqi dukshëm mundohet të përmbajë Zhejin, ndoshta më “agresivi” në atë treshe, ndërsa BetiNjuma, pret durueshëm rradhën e saj, ashtu si edhe bën me finesë, kur ka në studion e saj Meçon dhe Zhejin, apo të ftuar të tjerë Vip, në transmetimet maratonë, që janë dhe një sukses i garantuar i këtij televizioni… Pas një hopi shumë cilësor, në programacionin shumë të
larmishëm që ka shpërthyer, duket se Ylli Ndroqi, nuk ngopet me kaq. Por duket se edhe “monitoron” me kujdes “flirtet”
profesionale që mund ti dalin nga kontrolli, ndërmjet Zhejit, Meços apo Njumës…Një sezon po mbyllet dhe nje sezon i ri po bëhet gati të
fillojë me shpejtësi, dhe deri tash Ora News, ka thyer rekorde në mënyrë krejt të befasishme, por aspak të rastësishme…
Kejdi Mehmetaj për “Koha Jonë” nënvizon se kokëfortësia dhe arroganca e Ramës dëshmojnë se ai është thellësisht i zhytur në llumin e krimit dhe korrupsionit që i ofroi Shqipërisë Nga: Redjon Shtylla
P
ër nënkryetaren e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, dekreti i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për 13 tetorin si datën e re për zgjedhjet lokale, është shansi i fundit për stabilitet dhe rivendosje të paqes sociale. Në një prononcim për “Koha Jonë”, e pyetur sesi e komenton këtë dekret, ajo thotë se ky është shansi i fundit për PSnë por jo shans që shkon për kryeministrin Edi Rama. “Dita e re e zgjedhjeve e dekretuar nga Presidenti i Republikës është shansi i fundit që i jepet vendit për të gjetur rrugën drejt stabilizimit të demokracisë dhe rivendosjes së paqes sociale. Është shansi i fundit që i jepet jo më Ramës por Partisë Socialiste për të reflektuar dhe për tu larguar nga paligjshmëria”. Mehmetaj ka bërë dallimin mes Ramës dhe Metës. Sipas saj, Rama është një burreci pushteti. “Sot Presidenti i Republikës na bëri që të shohim më qartë dallimin ndërmjet një burri shteti dhe një burreci pushteti. Ky i pari ka në interes të parë vendin dhe të ardhmen europiane, ndërsa i dyti karrigen dhe mirëqënien e tij personale. Sipas Kushtetutës është Presidenti ai që nëpërmjet dekretit vendos datën e zgjedhjeve, ndaj zgjedhjet lokale do të jenë në datën 13 tetor. Kjo është e vetmja datë që i bën ato legjitime”. E pyetur sesi e komenton këmbënguljen e qeverisë për të zhvilluar zgjedhje më 30 qershor, Mehmetaj nënvizon se kokëfortësia dhe arroganca e Ramës dëshmojnë se ai është thellësisht i zhytur në llumin e krimit dhe korrupsionit që i ofroi Shqipërisë gjatë viteve të qeverisjes së tij. “Përtej
Dekreti i ri, nënkryetarja e LSI: Shansi i fundit për PS, opozita vijon betejën 13 TETORI “Dita e re e zgjedhjeve e dekretuar nga Presidenti i Republikës është shansi i fundit që i jepet vendit për të gjetur rrugën drejt stabilizimit të demokracisë dhe rivendosjes së paqes sociale. Është shansi i fundit që i jepet jo më Ramës por Partisë Socialiste për të reflektuar dhe për tu larguar nga paligjshmëria. Përtej çmendurisë së Ramës, dekreti hap dritare të reja komunikimi dhe dialogu në të mirë të vendit dhe ne si klasë politike duhet ti shfrytëzojmë këto hapësira që krijohen”.
AKSIONI
“Çfarë do të bëjë opozita? Nënkryetarja e LSI-së, përsërit qëndrimin e qartë të opozitës se nuk do të hedh asnjë hap pas për rrugën që ka nisur për demokraci dhe zhvillim. “Frika ndaj ndëshikimit e ka shtyrë Ramën drejt çmendurisë politike, drejt shkatërrimit të institucioneve dhe pushtimit të tyre me kërcënime të fortësh. Pavarësisht reagimit të Ramës, opozita është e vendosur të ndjekë rrugën që ka nisur për demokraci dhe zhvillim”.
çmendurisë së Ramës, dekreti hap dritare të reja komunikimi dhe dialogu në të mirë të vendit dhe ne si klasë politike duhet
ti shfrytëzojmë këto hapësira që krijohen. Përgjigjet e Ramës vetëm shtojnë gabimet e tija. Kokëfortësia dhe arroganca e
Ramës dëshmojnë se ai është thellësisht i zhytur në llumin e krimit dhe korrupsionit që i ofroi Shqipërisë gjatë viteve të qeverisjes së tij”. Çfarë do të bëjë opozita? Nënkryetarja e LSI-së, përsërit qëndrimin e qartë të opozitës se nuk do të hedh asnjë hap pas për rrugën që ka nisur për demokraci dhe zhvillim. “Frika ndaj ndëshikimit e ka shtyrë Ramën drejt çmendurisë politike, drejt shkatërrimit të institucioneve dhe pushtimit të tyre me kërcënime të fortësh.
Pavarësisht reagimit të Ramës, opozita është e vendosur të ndjekë rrugën që ka nisur për demokraci dhe zhvillim”. Në një konferencë për median, Kreu i Shtetit i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të reflektojë. Nga ana tjetër, Presidenti i bëri thirrje të gjitha forcave politike të reflektojnë për të mos humbur shansin e çeljes së negociatave me BE-në në mes të tetorit, 3-4 ditë pas zgjedhjeve vendore. Për mediat, Kreu i Shtetit theksoi se nuk detyronte askënd të merrnin pjesë në zgjedhje por dha garanci se më 13 tetor nuk do të ketë asnjë bashki në Republikën e Shqipërisë ku nuk do të ketë të paktën një kandidat alternativ.
POLITIKE
14
E premte, 28 QERSHOR 2019
Anëtari i Kryesisë së PD-së: Fitorja e opozitës nuk është te data e zgjedhjeve, por te konstatimi i gjendjes në vend
Çlirim Gjata: 30 qershori u varros, Rama po tenton grusht shteti S
ekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata deklaron se 30 qershori u varros dje si datë zgjedhjesh dhe në vend të saj u vendos data 13 tetor. Në një intervistë të dhënë në “News 24”, Gjata shpjegoi se është e drejtë e Presidentit të dekretojë datën e zgjedhjeve. “Nuk kemi dy data, por kemi një datë. Kjo sepse datën e parë presidenti e ç’dekretoi. Më lejoni t’iu them se dekreti për datën është ekskluzivitet i kreut të shtetit. Pra kjo datë 13 tetori vepron në kohë dhe shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë. Vetëm presidenti ka të drejtë që ta shfuqizojë këtë. KQZ është institucion i thjeshtë legjislativ, ndërsa presidenti është organ më i lartë kushtetues. Kjo është ana juridike. Është ekskluzivitet totalisht i presidentit. 30 qershori është varrosur, nuk ekziston më. Mirë është të tërhiqet z. Rama dhe t’i hapë rrugë dialogut”, tha Gjata. Ai shtoi se opozita nuk hyn në zgjedhje me këtë situatë politike, sociale dhe ekonomike ku ndodhet Shqipëria. “Opozita nuk ka parë datën. Nuk u arrit zgjidhja dhe Meta vendosi datën 13 tetor. Presidenti dhe opozita sillen kështu dhe nuk ndryshojnë kushtet, pasi kemi paratë e krimit dhe të drogës. Opozita nuk hyn në zgjedhje pa realizuar standardet nuk hyn në zgjedhje. A mund të bëhen zgjedhje kur ata personat në Dibër, iu ka dalë emri në përgjime dhe vazhdojnë të punojnë bindshëm, madje shpërndajnë materiale zgjedhore. Nuk di nëse ka qenë në kohën e nazizmit që të ketë lista emrash. Nuk hyhet në zgjedhje në këto kushte”, deklaroi Gjata. Ai tregoi se fitorja e opozitës
nuk është te data e zgjedhjeve, por te konstatimi i gjendjes në vend. “Fitorja e opozitës nuk është te data, por te konstatimi i situatës politike në vend. Opozita e ka bërë me dije se nuk shkohet në zgjedhje me Agët e me Keshët, e me Avdylajt. Nuk ka siguri që ka zgjedhje të lira e të ndershme. Pa u rregulluar këto, nuk ka zgjedhje. Cila është rruga? Të ulet Edi Rama dhe ta diskutojë. Ka pakënaqësi në popullin shqiptar. Në momentet që PD ka djegur mandatet, kishte protesta të studentëve, të cilat janë tentuar që të shmangen, por ata ia dolën të triumfojnë. Opozita është menaxhuese e pakënaqësisë popullore”, sqaroi
Gjata. Juristi Gjata shpjegoi se nuk do të njihen kryebashkiakët që do të dalin nga zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa tha se Rama po tenton grusht shteti. “Nuk do të njihen kryebashkiakët e rinj. E gjitha që ne duam është që të ndryshojë ekonomia. Ne duam të ikë Edi Rama. S’ka rrugë tjetër ose do të tërhiqet ose do arrestohemi të gjithë. Rama po tenton grusht shteti. Rama po tenton zgjedhje pa opozitën, duke tentuar të bëjë grusht të shtetit. Ai ka kapur parlament, qeveri, bashkitë, drejtësinë, ka kapur çdo pushtet. Presidenti Meta ia dha sot mundësinë që të jetë normal, por Rama s’do t’ia dijë aspak. Deri tani opozita ka pasur
sukses. Opozita nuk do sepse edhe institucionet do i kishte marrë. Por thjesht opozita do të tregojë se nuk do njohë zgjedhje, nuk do ketë zgjedhje. Kauza e opozitës është ndërkombëtarizuar. Opozitarët sot janë pa imunitet. Sa herë ka skandale qeveritare dhe përgjime, Prokuroria thërret Bashën”, tha Gjata. Çlirim Gjata theksoi se për herë të parë shqiptarët u ngritën të bashkuar kundër skandaleve të qeverisë, ndërsa nënvizoi se shtyrja e zgjedhjeve nuk është ndonjë precedent me rrezik. “Zaev fitoi sepse kishte me vete shqiptarët. Ishin shqiptarët ata që ia dhanë fitoren Zaevit. Ndërkombëtarët njëherë të ndihmojnë, njëherë jo. Shqiptarët vetë duhet të bëhen të vetëdijshëm, pastaj përgjimet i nxori media e huaj. Ka shumë edhe nënkryetari i CDU që tha ndiqni dekretin e Metës. Ndërkombëtarët thanë që mos ketë dhunë dhe dhunë nuk ka pasur. Këto zgjedhje varrosën mitin e ndërkombëtarëve. Zgjedhje në këto situata nuk mund të bëhen. Kurz dha dorëheqjen, nuk priti vendim gjykate, sepse doli populli në dorë. Marrim 21 janarin, Meta dha dorëheqjen. Nuk dalin në gjykatë ata që dalin nëpër përgjime. Nuk mund ta them precedent me rrezik. Shqipëria ka pasur shumë raste të tilla. Meta hyri që të qetësojë situatën. Data 30 u varros. Rama është i kapur nga krimi. Krimi e ka kapur. Nuk duhet ta kishte lënë veten të zhytej kështu. Nuk ëhstë precedent i rrezikshëm, ka ndodhur edhe më herët shtimi i zgjedhjeve. Njihen rastet kur shtyhen zgjedhjet”, tha anëtari i Kryesisë së PD-së, Çlirim Gjata.
ISH-KRYEMINISTRI
Berisha publikon denoncimet: Farsa e zgjedhjeve
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar blerjen masive të votave që PS-ja po bën anembanë vendit, me joshje dhe me kërcënime. Denoncimi është mbështetur në mesazhet e qytetarëve sa nga Kukësi, në Tiranë e në Elbasan. “Blerje masive votash për farsën moniste antidemokratike! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! I. Përshëndetje zoti Berisha, dëshiroj të jeni mirë me shëndet. Nëse jeni i interesuar të investigoni në Bushtricë, Kukës, zoti Safet Gjici po bën superorganizime për maturantët dhe çdo gjë gratis; mjafton pjesëmarrja dhe për gjërat e tjera merret Safeti. Ah sikur të isha unë maturant i këtij viti, por çfarë t’i bësh! II. Mirëmëngjes! Më fal për shqetësimin, por e kemi për detyrë, këtu në Kashar ka filluar të afrojnë nga 50ë mijë lekë të vjetra për çdo votues. Respekte. III. Doja t’ju informoja se sot më datë 25 qershor 2019, në të gjithë institucionet e shëndetësisë në Elbasan janë shpërndarë formularë për çdo punonjës në të cilin përmban hapësira boshe për të shkruar të dhënat e pjesëtarëve të familjes së tyre, që do të votojnë dhe do të dorëzohet në drejtoritë përkatëse ku punojnë. Për ta bërë më të thjeshtë këtë informacion, na u dhanë në formë kërcënuese “vetëkuptuese””, thuhet në mesazhet denoncuese të publikuara dje nga ishkryeministri Sali Berisha.
ISH-DREJTORI I RAMËS RRËFEN PRAPASKENAT E DORËHEQJES SË MUHARREM RAMËS 6 MUAJ PASI U ZGJODH KRYETAR BASHKIE NË DIBËR, POR U REFUZUA NGA RAMA
Përgjimet e “Bild”, Shemsi Premçi: Ulsi Manja ka lidhje familjare me Astrit Avdylin
I
sh-drejtuesi i lartë i Policisë, dhe ish-kreu i Emergjencave Civile Shemsi Premçi ka komentuar përgjimet e publikuara në gazetën gjermane “Bild”, duke zbuluar edhe lidhjet familjare të kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manjës me Astrit Avdylajn, të dy këta personazhe kryesore që i bashkojnë hetimet e dosjeve së krimit elektoral në Durrës dhe Dibër. Sipas Premçit, Ulsiu është kapur edhe në përgjime të tjera, që pritet të publikohen. “Shansi ka qenë që këto përgjime të përfundojnë në duart e Peter Tiede. Sipas informacioneve që kam, janë edhe
në duart e mediave të tjera. Kopje të disqeve të dosjeve 184 dhe 339 i kanë edhe të tjerë. Në dijeninë time, për Dibrën, jo pa qëllim i pari që leh është Ulsi Manja. Ai është i implikuar. Tregohet gjakftohtë, por nga tipi që ka shpërthen e nxjerr të vërtetën. Pas gafës që bëri me Shukriun në 2015, në 2016 e kanë përzënë me shpulla. Por kur vjen puna te përgjimet, Ulsiu reflekton shumë. Por Ulsiu ka lidhje edhe me Durrësit, me Astrit Avdylajn. Nusja e tij dhe nusja e vëllait të Ulsit janë kushërira të para. Ka detyrim miqësor, jo detyrim partie. Por Ulsiu merr flamurin se i di mirë
ligjet, por është në konflikt të pastër interesi. Ndikimi që ka bërë për emërimin e prokurores së përgjithshme. Përgjimet në
Dibër ka edhe të tjera”, u shpreh Premçi. Gjatë intervistës për Syri TV, ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit dhe njohës i mirë i prapaskenave politike, kryesisht në qarkun e Dibrës, ka rrëfyer se si Muharrem Rama u dorëhoq 6 muaj pasi u zgjodh kryetar i bashkisë Dibër dhe refuzimi që i bëri kryeministri Edi Rama. “Përgatitjet për zgjedhjet e 2016-ës kanë nisur që në mars dhe ka patur pazare. Personat që do të garantonin në këtë apo atë komunë, sipas vështirësisë, kishte të drejtë të mbillte hashash 10-fishin e votave të siguruara. I ke edhe në tabulate. I ke edhe
në përgjime. Ulsiu bashkë me ushtarët e tij, Bertin (Robert Agon), Arben Keshin etj. Edhe drejtori i arsimit ka qenë ushtar i tij pasi shef në drejtorinë arsimore ka qenë vëllai i Ulsiut. Ulsiu i kishte nën kontroll. Kandidati për kryetar bashkie ishte thjesht një manekin. Se ka qeverisur kurrë Muharrem Rama bashkinë e Dibrës për 3 vite. Këtë e dinë gjithë dibranët. Madje edhe është dhunuar. Ka ardhur te kryeministri ka dhënë dorëheqjen dhe është refuzuar duke i thënë “duhet të paguash faturën e zgjedhjeve”, rrëfeu Shemsi Premçi.
FORUM
Nga Tonin Alia (Kryetari i “Shoqata e Prodhuesve të Mobilërisë të Shqipërisë”)
M
uajt e fundit ka pasur një zhvillim shumë të rëndësishëm ne industrinë e drurit në Shqipëri. Kjo industri kaloi në një fazë tjetër falë mbështetjes së Cooperacionit Gjerman GIZ, përfaqësuar nga koordinatorja e projektit, Eranda Begaj dhe me ndihmën e ekspertes maqedonase të ekonomisë, Nikolina Trajanoska, e cila me trajnimet e saj i dha formë ideimit dhe krijimit të klasterit të industrisë së drurit. Klasteri është një grupim formal ose joformal midis ndërmarrjeve ose institucioneve, distributorëve të specializuar, universitetet dhe institucionet hulumtuese të tjera me interesa të përbashkëta. Lidhje e suksesshme në klaster rezulton me rrjetin e lidhjeve të dobishme reciproke për këmbimin e informacioneve, ideve, përkrahjes lidhur me teknologjitë e reja, studimet dhe zhvillimin, fitimin e aftësive, tregjet, modelet e reja tregtare dhe sferat tjera me interes të përbashkët. Klasterët i sigurojnë kompanitë, rajonet dhe vendet që të fitojnë një përparësi konkurruese afatgjatë, t’i shfrytëzojnë mundësitë që i sjell globalizimi dhe me sukses të ballafaqohen me sfidat e tij. Klasteri verpron si një ndërlidhës i fortë midis ndërmarrjeve dhe korporatave private, institucioneve sh-
15 E premte, 28 QERSHOR 2019
Krijohet klasteri i industrisë së drurit
tetërore dhe shkencore si dhe universiteteve. Ky lloj bashkëpunimin është edhe celsi i zhvillimit afat gjatë të klasterit në vend. Në tetor të vitit 2011, u krijua ”Shoqata e Prodhuesve të Mobilerisë të Shqipërisë” (SHPMSH) si një organizatë vullnetare për mbrojtjen e interesave të anëtareve të sajë, si dhe e interesuar për zhvillimin e kësaj industrie në Shqipëri sipas standarteve europiane. Objektivat tona në atë kohë ishin: 1-Rritja e shkallës së përfaqësimit në forumet e biznesit. 2-Rritja dhe zhvillimi i marrëdhënieve bashkëpunuese me interes reciprok të anëtarësisë. 3-Rritja e partneritetit publikprivat, si një marrëdhënie efikase bashkëpunimi mes SHPMSH dhe shtetit, për të shqyrtuar më shumë mundësi dhe ponteciale zhvillimi për industrinë e mobiljeve. 4-Mbështetje për krijimin e shkollave profesionale ku praktikat të zhvillohen në ndërmarrjet e tyre prodhuese. 5-Rritjen e përpjekjeve për anëtarësimin e SHPMSH në Federatën Europiane të Përpunuesve të Drurit. 6-Organizime dhe pjesëmarrje në ekspozita, seminare dhe takime ”Be to Be” brenda dhe jashtë vendit, me qëllim promovimin e produkteve të drurit “Made in Albania”. 7-Pjesëmarrje në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare
të prezantimit të teknologjisë inovatore, dizajnit, produkteve dhe lëndëve të para brenda profilit. 8-Krijimin e mundësive për futjen e teknologjive të reja të prodhimit të mobilerive, për të qenë sa më konkurues. Nga informacionet që dispononte shoqata nga anëtarët tanë, që ushtronin veprimtari në dymbëdhjetë qarqet e vendit rezultonte se: Ushtronin aktivitetin rreth 1900 biznese nga të cilat 40% janë biznese të mëdha dhe 60% biznese të vogla. Numri i të punësuarve në këto biznese ishte mbi 60 000 punonjës. Aktiviteti i tyre përfshinë prodhimin e mobiljeve, arredim të brendshëm të banesave, hoteleve, restoranteve, zyrave, qendra sportive e kulturore, komplekseve turistike, prodhin e dyerve dhe dritareve, prodhimi i banesave prej druri duke përdorur kryesisht lëndë të parë importi.etj. Njëkohësisht pozitive ka qenë futja e teknologjive dhe paisjeve të reja në këtë sektor, si rezultat i investimeve private të kryera prej 250 milion euro. Një pjesë e investimit është mbeshtetur edhe nga programe të ndryshme të aplikuara për vendin tonë nga organizata dhe fondacione ndërkombëtare. Fakt është se cilësia e mobiljeve të prodhuara në Shqipëri, ka ardhur duke u përmirësuar aq sa prodhimet vendore konkurojnë importin, e në
mënyrë të veçantë ato të ardhura jashtë (Tregut Europian). Kjo është vërtetuar dhe nga suksesi i arritur në panairet kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara. Shoqata jonë ishte e ndërgjegjshme se sfidat po bëheshin përherë e më të vështira dhe se kërkonin hapa më të vendosur në funksion të përmirësimit të cilësisë, rritjes së prodhimit, përballimit të konkurueshmërisë dhe ballafaqimit me tregjet europiane e më gjerë, ndaj një pjesë e anëtarësisë së ish-shoqatës, mirëpriti dhe aderoi pa rezerva në klasteritën e industrisë së drurit, krijuar dhe mbështetur nga Cooperacioni Gjerman, GIZit, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë; Ministrisë së Infrastrukturës dhe Enegjise, AIDA-s dhe Universitetit Bujqësor. Tashmë organizata jonë e re ka të përcaktuar qartë vizionin, misionin, qëllimin strategjik dhe aktivitetet në vazhdim por kërkon përpjekje maksimale te anëtarëve krijues të klasterit dhe jo vetëm por dhe të strukturave shtetërore mbështetese që çdo ditë të ecim një hap më shumë në funksion të arritjes së qëllimit tonë të përbashkët. Kjo sfidë kërkon angazhim konkret për të: 1-Sensibiliziuar të gjithë prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve të industrisë së drurit të bëhen pjesë e klasterit.
2-Rritjen e përpjekjeve lobuese pranë strukturave shtetërore për zgjidhjen e një sërë problemeve dhe shqetësimeve që ka sot ky sektor. 3-Konkurimin me projekte dhe sigurimin e mbështetjes financiare dhe të tregjeve më të favorshme. 4-Plotësimin e kushteve të nevojshme për anëtarësimin e klasterit në organizatat ndërkombëtare që operojnë në fushën e përpunimit të drurit. Gjatë promovimit u zgjodhën dhe oraganet drejtuese të tij: Kryetar-Sulejman Ulliri Drejtues Teknik-Preng Prenga Menaxhere-Julinda Kllapi Përveç përkrahjes së jashtëzakonshme të subjekteve prodhuese në industrinë e drurit, që janë dhe aktorët kryesorë të kësaj nisme, GIZ si nismëtarë dhe ekspertë të ekonomisë me trajnimet e saj, gjetëm dhe një mbështetje jo fortë të vogël edhe nga ana e institucioneve shtetërore dhe universitare, ku nuk mund të lë pa përmendur miqtë nga: Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë Nikoll Gega-Ish-përgjegjes sektori Genci Hoxhaj-Përgjegjes sektori i Politikave Industriale Laureta Dibra-Përgjegjes sektori Preng Prenga-Përgjegjes sektori Ministria Financave dhe Ekonomisë Majlinda Hafizi-Drejtoria e Zhvillimit të Politikave Ekonomike AIDA Pëllumb Qoseja-Ekspert Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë Ines Mucostepa Majlinda Saraçi Fakulteti i Shkencave Pyjore, Universiteti Bujqësor i Tiranës Leonidha Peri-Dekan Entela Lato Arben Bejtja Tonin ALIA Kryetar i “Shoqatës së Prodhuesve të Mobilerisë së Shqipërisë”
AKTUALITET
16
E premte, 28 QERSHOR 2019
Është rikthyer grupi i parë i studentëve të Mjekësisë, nga trajnimi jashtë vendit për përditësimin e dijeve në fushën e sëmundjeve infektive, trajnim i cili do pasohet edhe nga të tjerë
C
ikli i parë i studentëve të Mjekësisë që janë trajnuar jashtë vendit për të përditësuar dijet në fushën e sëmundjeve infektive, me mbështetjen e ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit Global, janë rikthyer në vend pas trajnimit të parë i cili do të pasohet edhe nga të tjerë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me studentët e sapokthyer nga trajnimi në Zagreb, ku ata prezantuan eksperiencën e fituar gjatë trajnimit për “Kontrollin e Epidemisë HIV”, që u zhvillua në Qendrën Bashkëpunëtore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Informacion Strategjik mbi HIV në Kroaci. Sipas Manastirliut, ky është një angazhim i realizuar në kuadër të paktit për universitetin, i cili nuk është një destinacion por një proces në vijim. “Kemi mundësuar që nëpërmjet këtij projekti të mbështesim studentët dhe universitetin. Ky është trajnimi i parë, që do pasohet nga të tjerë, në mënyrë që studentët të marrin sa më shumë njohuri që në kohën e studimit. Ky është një angazhim i realizuar në kuadër të paktit për universitetin, i cili nuk është një destinacion por një proces në vijim”, u shpreh Manastirliu në takimin e zhvilluar nga Universiteti i Mjekësisë, ku merrnin pjesë dhe drejtues të Universitetit dhe mjekë të fushës. Në bashkëpunim me Fondin Global që po mbështet projektin e Ministrisë së Shëndetësisë për trajnimin e studentëve të Mjekësisë, do të rishikohen edhe kurrikulat e studentëve të Mjekësisë. “Do rishikohen kurrikulat për t’u përditësuar me risitë dhe këto përmirësime që do
Manastirliu: Trajnime jashtë vendit për studentët e Mjekësisë MARRËVESHJA “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka nënshkruar një marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë, ku ka marrë përsipër të mbështesë studentët dhe pedagogët për ndërtimin e Qendrës së Biosimulimit Klinik dhe Qendrës së Trajnimit e Edukimit në vazhdim dhe testimit të njohurive, për të cilën është ngritur tashmë një grup pune që po bashkëpunon dhe me universitetin, për të hartuar specifikimet teknike të projektit të kësaj qendre multifunksionale”.
PROJEKTI
“Kemi mundësuar që nëpërmjet këtij projekti të mbështesim studentët dhe universitetin. Ky është trajnimi i parë, që do pasohet nga të tjerë, në mënyrë që studentët të marrin sa më shumë njohuri që në kohën e studimit. Ky është një angazhim i realizuar në kuadër të paktit për universitetin, i cili nuk është një destinacion por një proces në vijim”, u shpreh Manastirliu në takimin e zhvilluar nga Universiteti i Mjekësisë, ku merrnin pjesë dhe drejtues të Universitetit dhe mjekë të fushës”.
të jenë të qëndrueshme në kohë, do t’ju shërbejë edhe studenteve të brezave të ardhshëm”, u shpreh Manastirliu. Një tjetër angazhim në kuadër të Paktit për Universitetin është programi i praktikës klinike, që tashmë
është i hapur për çdo student, në portalin “Mjekë për Shqipërinë”. “Kemi ndjekur ato linja që vetë studentët i kanë kërkuar, siç është punësimi transparent dhe veçanërisht praktikat klinike. Portali “Mjekë për Shqipërinë”
AKSIONI
STUDIMI
Shpresat për çrrënjosen e kancerit të mitrës S
uksesi i vaksinës HPV ofron shpresë se një ditë do çrrënjoset kanceri i qafës së mitrës. Vaksinimi kundër virusit të papilomës njerëzore, që shkakton kancerin e qafës së mitrës, filloi më shumë se një dekadë më parë. Studimi që përfshiu 60 milionë njerëz tregoi një rënie të virusit të papilomës njerëzore (HPV). Shkencëtarët thanë se gjatë dekadave, kjo duhet të përkthehet në një rënie të konsiderueshme dhe çrrënjosje të kancerit. “Jo’s Cervical Cancer Trust”, tha se të dhënat duhet të rrisin besimin në goditjen e kancerit të qafës së mitrës. Ka 3.200 raste të kancerit të qafës së mitrës dhe 850 vdekje nga sëmundja çdo vit.
rrit transparencën dhe krijon një databazë për kërkesën dhe ofertën në tregun shëndetësor. Me këtë portal, ne adresuam edhe një nga shqetësimet kryesore të studentëve të Mjekësisë, për kryerjen e praktikave klinike që do të njihen si eksperiencë pune”, tha Manastirliu. Gjithashtu, në kuadër të Paktit për Universitetin, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nënshkroi një marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë, ku ka marrë përsipër të mbështesë studentët dhe pedagogët
për ndërtimin e Qendrës së Biosimulimit Klinik dhe Qendrës së Trajnimit e Edukimit në vazhdim dhe testimit të njohurive, për të cilën është ngritur tashmë një grup pune që po bashkëpunon dhe me universitetin, për të hartuar specifikimet teknike të projektit të kësaj qendre multifunksionale. “Do rishikohen kurrikulat për t’u përditësuar me risitë dhe këto përmirësime që do të jenë të qëndrueshme në kohë, do t’ju shërbejë edhe studenteve të brezave të ardhshëm”, u shpreh Manastirliu. Një tjetër angazhim në kuadër të Paktit për Universitetin është programi i praktikës klinike, që tashmë është i hapur për çdo student, në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.
AKU vendos 16 milionë lekë gjoba G
jatë stinës së verës subjektet që tregtojnë prodhime të ndryshme ushqimore rritet dhe për këtë arsye numri i inspektimeve që ka kryer Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit për periudhën majqershor është tepër i lartë. Gjithsesi janë realizuar 647 kontrolle zyrtare, nga të cilat 570 inspektime janë programuar sipas planit të masave për sezonin turistik. Gjatë këtyre inspektimeve është vënë re se pothuajse gjysma e operatorëve të biznesit ushqimorë shkelin ligjin e Sigurisë Ushqimore, për pasojë janë bllokuar 4.8 ton ushqime nga pijet alkoolike, e deri tek nënproduktet e qumështit. “Janë realizuar 647 kontrolle, ku
gjithsej janë vendosur 317 masa administrative “paralajmërim” dhe 54 masa administrative “Gjobë” me vlerë 16 milion lekë të reja si dhe 6 ndërprerje aktiviteti”, tha Martin Menkshi, AKU, TIRANË. Po kush janë problematikat më të shpeshta që has AKU në tregun ushqimor?
“Problematika më e shpeshtë që ne hasim janë hedhja në treg e produkteve të skadauara, shpesh subjektet tregtojnë duke mos pasur licencën përkatëse kanë mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë dhe mungese të kushteve higjieno-sanitare”, tha Menkshi.
AKTUALITET
17
E premte, 28 QERSHOR 2019
Ministri i Turizmit, Klosi ka nisur në emër të qeverisë, paralajmëron 12 kryebashkiakët që kanë plazhe në territoret e tyre. Ai kërkon prej tyre që të marrin masa urgjente për sigurinë
S
iguria gjatë sezonit turistik është në fokus të Ministrisë së Brendshme. Zv/Ministrja e Brendshme, Romina Kuko ka inspektuar të enjten vijën bregdetare të Divjakës për të vlerësuar masat e marra nga Policia e Shtetit dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. “Siguria gjatë sezonit turistik në fokus të Ministrisë së Brendshme. Në një inspektim blitz në Divjakë për të parë masat e marra të cilat janë përgjegjësi ligjore e pushtetit vendor. Bashkë me Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe Policinë e Shtetit do të vijojmë inspektimet konstatimet në gjithë vijën bregdetare”, garanton zv/ministrja Kuko. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka inspektuar të enjten, vijën bregdetare të Kavajës për të vlerësuar masat e marra nga Policia e Shtetit. “Në vijim të ndjekjes së situatës së stacioneve të plazhit përgjatë vijës bregdetare në Kavajë, në këtë sezon turistik, kryem sot inspektim, me qëllim marrjen e masave përfundimtare për një sezon turistik të suksesshëm”, thekson zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka tërhequr vëmendjen e institucioneve në lidhje me sigurinë në plazhe. Në një reagim të këtij institucioni, theksohet se rekomandimet e bëra kundrejt Ministrisë dhe njësive vendore nuk janë marrë parasysh duke sjellë disa viktima që në fillim të këtij sezoni. Në raportin e KLSH-së theksohet se është e rëndësishme të ndryshojë ligji dhe rojet e plazhit të jenë në varësi të bashkive. Ndërkohë prefekti i Vlorës ka paralajmëruar
Sezoni turistik, Kuko dhe Voda inspektim në vijën bregdetare
bizneset se penalizimet për sigurinë do shkojnë deri në pezullim të aktivitetit. Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar Ministrisë së Turizmit dhe bashkive që të reagojnë dhe të ndryshojnë ligjin për sigurinë në plazhe. KLSH i ka kërkuar
STUDIMI
I nxehti “than” ekonominë shqiptare
Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe bashkive që të ndërhyjnë në aktet ligjore dhe të bëhet përgjegjës bashkia për kontraktimin e vrojtuesit të plazhit dhe jo stacioni i plazhit që e neglizhon dhe kostoja e vrojtuesit të plazhit
të përfshihet në tarifën për dhënien me qira të stacioneve të plazhit. Po ashtu KLSH ka rekomanduar që të përcaktohet institucioni përgjegjës për licencimin dhe trajnimin e vrojtuesit, ndërsa thekson se përgjatë bregdetit shqiptar do të
INSPEKTIMI “Zv/Ministrja e Brendshme, Romina Kuko ka inspektuar të enjten vijën bregdetare të Divjakës për të vlerësuar masat e marra nga Policia e Shtetit dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. “Siguria gjatë sezonit turistik në fokus të Ministrisë së Brendshme. Bashkë me Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe Policinë e Shtetit do të vijojmë inspektimet konstatimet në gjithë vijën bregdetare”, garanton zv/ ministrja Kuko”. duhen rreth 5000 vrojtues plazhi. Qeveria nxit organet e drejtësisë që të nisin hetimin për çdo rast të humbjes së jetëve në plazhe për të qartësuar përgjegjësit ligjore dhe ndëshkimin ndaj tyre. Për të verfikuar nëse 3 mbytjet në det të shtunën në Durrës dhe Sarandë kanë ndodhur ose jo në kushtet e mungesës së zbatimit të vendimit të qeverisë për “Sigurinë në Det”. Nisur nga alarmi i ditëve të fundit për pasigurinë në plazhe, përmes një shkresë zyrtare, që ministri i Turizmit, Klosi ka nisur në emër të qeverisë, paralajmëron 12 kryebashkiakët që kanë plazhe në territoret e tyre. Ai kërkon prej tyre që të marrin masa urgjente për sigurinë, ose të ndërpresin kontratat me bizneset që kanë stacione plazhi me qira dhe që nuk e zbatojnë ligjin. Qeveria thotë se përgjegjësia është vetëm e bashkive.
MINISTRI
Klosi: Dezinsektimi me vonesë N
Një grup shkenctarësh të klimës, ekonomistë dhe analistë të dhënash nga univesrsitetet më prestigjoze amerikane kanë publikuar një raport tronditës mbi ndryshimet e klimës në çdo vend të planetit. Studimi, i cili është publikuar fillimisht në “New York Times”, ka matur ndryshimin e temperaturave për çdo qytetet të globit si dhe parashikimet për dekadat e ardhshme. Sipas tij, për kryeqytetin e Shqipërisë, temperatura mesatare për stinën e verës, gjatë dy dekadave të ardhshme pritet të jetë 2.2 gradë celcius më e lartë nga sa ishte 30 vjet më parë. Më konkretisht, për periudhën 1986-2005 temperatura mesatare në Tiranë për muajt qershor-korrik-gush ishte 21.7 gradë celcius. Në dy dekadat e ardhshme, pra në periudhën 2020-2039, kjo shifër pritet të arrijë në 23.9 gradë celcius. Shqipëria nuk është vendi i vetëm që po përballet me rritjen e shpejtë të temperaturave. Studimi lëshon alarmin se ky fenomen është një emergjencë globale dhe se njerëzimi po e humbet betejën me ndryshimet klimaterike. Sipas shkencetarëve, kjo do të ketë pasoja të mëdha dhe shumëfishe, që nga shëndetësia e deri në ekonomi duke e bërë planetin një vend më të vështirë për të jetuar.
donëse i vonuar, dezinfektimi dhe dezinsektimi i plazheve do të vijojë me ritme të shpejta. Kështu është shprehur në një interpelancë me sipërmarrës turistikë, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Ai tha se ky proces është pjesë e axhendës dhe do të shtrihet në zonat bregdetare. Klosi foli edhe për elementët e sigurisë në stacionet e plazhit, të cilat e pritën sezonin verorë me mungesa. Deri në 23 qershor, rreth 431 mijë vizitorë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, 19.6% më shumë sesa në vitin e kaluar. Sipas Klosit, kjo rritje flet për rritjen e standardeve në turizëm, pavarësisht stepjes nga protestat dhe situata politike. Klosi vlerësoi dhe përgëzoi sipërmarrjet në sektorin e turizmit por shtoi se mbështetja nga institucionet shtetërore po vjen duke u shtuar në çdo drejtim për industrinë e
turizmit. “Kemi ndërmarrë një vendim në Këshillin e Rregullimit të Territorit, që nuk ka më ndërtime banimi në zonat që janë shpallur me përparësi turizmi. Ka një
dakordësi që në 65% të territorit të kësaj zone, të jenë investime në hoteleri dhe vetëm në 35% vila apo akomodime. Kjo për t’i dhënë jetë, destinacionit që të ketë sa më shumë hapësirë”.
KULTURE
18 E premte, 28 QERSHOR 2019
Botohet monografia për dramat e Qosjes Studiuesi i dramës, Berat Dakaj (alias Armagedoni), ka botuar sot librin studimor “Dramat e Qosjes (monografi)”, të cilin para disa vjetësh e ka pasur punim të diplomës së masterit, paraqitur dhe mbrojtur në Fakultetin e Arteve Dramatike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nën udhëheqjen e mentorit, profesorit Haqif Mulliqi. Në këtë monografi janë analizuar, interpretuar dhe studiuar dramat e Rexhep Qosjes me titull “Mite të zhveshura”, në të cilën përmbledhje të dramave, në botimin e parë dhe të dytë të tyre janë përfshirë dy drama dhe një monodramë, kurse në botimin e tretë dhe të katërt edhe një monodramë tjetër, e cila nuk është marrë për studim në këtë monografi pasi, sipas Armagedonit, është dramë shumë e thjeshtë artistike dhe është dramë me motive krejtësisht politike. Monografia s’është ndarë në kapituj, por emërtimi i njësive dhe ndarja e tyre u ngjajnë kapitujve. Në fillim të librit është dhënë shpjegimi për dramën, për origjinën e dramës, për nocionet e dramës, për poetikën dhe evolucionin e saj ndër shekuj. Po në këtë kontekst teorik dhe historik, për poetikën e dramës janë dhënë mendimet e Aristotelit, të Baluhatit, të Platonit, të Hegelit e disa shpjegime të
Vdes aktori Billy Drago Aktori amerikan, Billy Drago, ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare. Aktori, i cili më së miri njihet për punën e tij në “The Untouchables”, ka vdekur të hënën në Los Angeles nga ndërlikimet e një sulmi shëndetësor. Karriera e tij që zgjati katër dekada, e pa aktorin të shfaqet në më shumë se njëqind filma, përfshirë Clint Eastwood’s Pale Rider. Gjithashtu, ai u shfaq edhe në shumë emisione televizive, përfshirë Charmed dhe X-Files. Në një intervistë të vitit 2011 me revistën “The Void” të U.K., Drago tha se ai ka luajtur kaq shumë karaktere të hidhura sepse i pëlqen zhanri horror. “Më pëlqen të jetë i frikësuar”. “Unë vetëm kërkoj role interesante”, ka thënë Billy.
tjera të shkëputura nga fjalorët shqip dhe anglisht për mimesisin dhe katarsisin, pastaj disa shpjegime të librave teorikë për dramën në përgjithësi. Së këndejmi, duke marrë njohuri teorike nga këta teoricienë të teatrit e të dramaturgjisë, janë analizuar praktikisht dhe veç e veç dramat e Qosjes, “Sfinga e gjallë”, “Beselam pse më flijojnë”, “Vdekja e një mbretëreshe”, jo edhe “Bardha” e tij, të cilat janë përfshirë në “Mite të zhveshura”. Ndër të tjera, meqë dramave të tij u paraprijnë peritekstet, janë analizuar edhe ata, pasi nëpërmjet tyre është
parë ajo çfarë shprehin dramat e tij dhe ato çfarë kanë dashur të shprehin ose mund të kenë shprehur gjatë shfaqjes së tyre në teatër, regjisorët. Dhe, meqë këto drama kanë motive intertekstuale dhe janë të motivueshme politikisht, janë vënë në raport krahasimi me ato që u shëmbëllejnë: me arketipat të cilët kanë pësuar transformim zhanror. Përpos kërkimit të gjenezës së intertekstit e arketipave e shfaqjes së tyre në dramat e Qosjes, është bërë edhe një kërkim gjenetik i botimit të tyre, duke i parë variantet e tyre botim pas botimi.
Statuja e Rodonit në Durrës, vepra e skulptorit Ilirjan Xhixha Për herë të parë një statujë e Redonit, perëndisë ilire të deteve dhe ujërave, është vendosur në një nga sheshet kryesore të bregdetit të Adriatikut, në Durrës, si një simbol i fuqisë dhe përkatësisë pellazgo-ilire. E realizuar nga skulptori i mirënjohur Ilirjan Xhixha, statuja e perëndisë Redon, e njohur më vonë dhe me emrin Rodon, ka ngjallur men-
jëherë interes veccanërisht te grupet e turistëve të huaj. Redoni, hyu i deteve dhe ujërave në mitologjinë ilire, emrin e të cilit mban dhe Kepi i Rodonit, është provë e autoktonisë shumë të lashtë të ilirëve. Sipas studiuesve, hyjnitë e ujërave janë nga më të hershmet në mitologji, pasi lidhen me elementin kozmogonik të ujit në gjenezën e
botës dhe njeriut, etnogjenezës së ilirëve dhe shqiptarëve. Kjo vepër që ka kushtuar 29.8 milionë lekë sjell në vëmendje elementet aq thelbësorë për Durrësin antik e të sotëm: ujin, dritën, hapësirën e pushtetin, ndërsa zgjon ndërgjegjen dhe kujtesën historike për qytetin. Në ditët e ardhshme statuja do të plotësohet edhe me elementë ndriçimi e arkitektonikë për t’u harmonizuar më tej me hapësirën urbane përreth saj. Sot, emrin e Ilirjan Xhixhës, skulptorit që jeton e punon në Itali, e mbajnë edhe vepra të tjera monumentale të artit pamor, që zbukurojnë hapësirat publike të Durrësit, si “Kaligrafia e dritës” fiksuar në sheshin kryesor të qytetit në vitin 2015 për të vijuar me “Frekuencën e dritës” pranë portit detar. Këto si dhe të tjera vepra po krijojnë një imazh të ri estetik urban në qytetin bregdetar.
Pianistja Dhurata Lazo me koncert në Gjermani Pianistja shqiptare Dhurata Lazo do të prezantohet me një koncert pianistik para audiencës gjermane, përkatësisht në Dhomën e Koncerteve në Kështjellën Lihtenburg në Kusel të Gjermanisë. Koncerti do të mbahet më 29 qershor, ndërsa Dhurata Lazo, lindur në Gjirokastër të Shqipërisë ka një spektër të gjerë në muzikë klasike, duke filluar nga baroku deri tek muzika e tanishme. Ajo tanimë është ftuar në shumë Festivale Evropiane dhe më gjerë dhe ka incizuar shumë CD. Shumë herë janë mahnitur kritikët e muzikës në ekzekutimin e veprave me shumë ndjesi. Është për herë të parë mysafire në Centshojne në Kështjellën (Burg Fortifikatën ) Lihtenberg. Repertori i saj përmban pjesë nga Volfgang Amadeus Mozart, Ervin Stafa (koomponist shqiptar) Shopen dhe të tjerë. Po ashtu bashkëshorti i saj muzikon së bashku me Dhuratën, ku një pjesë të koncertit prezantohet me Zija Bushi Bejleri. Ai është saksofonist i njohur, ndër të tjera është udhëheqës i “Bigbendit “në Shkollën e Lartë të Muzikes Kaizerslauter. Programi përmban pjesë nga Gjetano Doceti dhe Jetome Safari.
Nuk mbarojnë lajmet e këqija për filmin “Bond 25” Një burrë është çuar në dhomat e paraburgimit pasi është gjetur një kamerë e fshehtë në një nga tualetet e studios “Pinewood” në Angli, veçanërisht aty ku është filmuar “Bond 25”. “Peter Hartley, 49 vjeç, u arrestua nga policia e Thames Valley, javën e kaluar pasi kamera u zbulua në studiot në Iver Heath, Buckinghamshire”, njoftoi The Independent. Është e paqartë se si Hartley është i përfshirë në vendosjen e kësaj kamere dhe nuk dihet nëse qëllimi ka qenë filmimi i xhirimeve të “Bond 25” apo zbulimi i ndonjë sekreti të studios “Pinewood”. Policia e Thames Valley nuk mund të japë më tepër informacion. Incidenti shqetësues është i fundit në një seri lajmesh të këqija që kanë të bëjnë më prodhimin e këstit të ardhshëm të James Bond. Daniel Craig iu nënshtrua një operacioni të vogël të kyçit të këmbës pas lëndimit që mori gjatë xhirimeve të filmit në maj. Pastaj në fillim të qershorit, një shpërthim i kontrolluar shkoi keq, duke rezultuar në dëmtimin e jashtme të skenës së famshme 007. Zyrtarët pohuan se nuk kishte lëndime në grup.
SHOWBIZ
19 E premte, 28 QERSHOR 2019
E akuzoi publikisht për tradhti, reagon ish i dashuri i Pamela Anderson Disa ditë më parë aktorja Pamela Anderson i ka habitur të gjithë me postimin në rrjete sociale. Ajo shfaqej me ish të dashurin e saj Adil Rami dhe krahas fotos ka shkruar se prej dy vitesh ka jetuar në një gënjeshtër pasi ai ka patur lidhje paralele. Gjithashtu ajo e ka cilësuar si monstër. “Është e vështirë ta pranosh. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Unë jam mashtruar, më bëri të besoj se po jetonim një dashuri të madhe! Jam e shkatërruar kur e mësova tani në ditët e fundit. Ai po jetonte një jetë të dyfishtë. Ai tallej me lojtarët e tjerë që kishin të dashurat në apartamente pranë grave. I quante ata burra monstra. Por kjo është më keq! Ai gënjeu për gjithçka. Si ka mundësi që i kontrollonte zemrat dhe mendjet e dy grave, jam e sigurt që ka pasur të tjera! Ai është monstra! Si ka mundësi që kam ndihmuar të tjerët dhe nuk isha mjaftueshëm e zgjuar për të ndihmuar veten!,”-ka shkruar
Aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug përfundon në spital Është padyshim një nga aktorët e kinematografisë turke më të dashur jo vetëm për vendin e tij, por edhe në Shqipëri. Megjithatë këtë herë duket se nuk ka lajme të mira për aktorin Kivanc Tatlitug. Sipas mediave turke ai ka përfunduar në spital. Mësohet se Kivanc, i njohur në Shqipëri për rolin e Kuzey-t dhe shumë role të tjera u shtrua në spital pasi dyshohet se është helmuar nga ushqimi. Aktori ka qëndruar përreth dy orë në spital ku i ishte bërë një pastrim stomaku nga mjekët dhe më pas është larguar. Aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndonëse ky lajm i alarmoi fansat e tij.
Anderson. Mirëpo pas disa ditësh heshtje ai ka reaguar në rrjete sociale duke mohuar akuzat për tradhti si dhe ka theksuar se e ka respektuar dhe dashur aktoren e njohur: “Pamela është një person që unë e respektoj shumë dhe për
të cilën dashuria ime ka qenë gjithmonë e sinqertë. Kjo është ajo që dua të kujtoj. Thjesht kam dashur të ruaj marrëdhënien me fëmijët dhe nënën e tyre për të cilën kam shumë respekt”,-përfundon Rami.
U krahasuan me Angelina Jolie e Brad Pitt, ndahet çifti i famshëm i aktorëve Aktorët e famshëm koreanë Song Hye-kyo dhe Song Joong-ki kanë befasuar miliona fansa duke njoftuar divorcin. Yjet e kinematografisë koreane luajtën
rolin e dy të dashuruarve në serialin “Descendants of the Sun” në vitin 2016, përpara se të nisin një lidhje në jetën reale. Ata morën edhe nofkën e përbashkët “Song Song
Couple” dhe u krahasuan me lidhjen e Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Por njësoj si yjet e Hollywood, edhe martesa e çiftit korean përfundoi duke zgjatur vetëm dy vite. Pas martesës së profilit të lartë në vitin 2017, aktorët dhanë njoftim e ndarjes në dy deklarata të veçanta të enjten. “Në vend që të fajësojmë dhe kritikojmë njëritjetrin, unë dëshiroja t’i jepja fund martesës në mënyrë miqësore,”-tha Song Joong-ki. Song Hye-kyo u kërkoi fansave të shmangnin “raportimet spekulative të mediave dhe komentet” mbi arsyen e ndarjes. “Descendants of the Sun” çoi dy aktorët drejt famës së madhe kur filmi u transmetua në Azi duke u ndjekur nga miliona fansa.
Bota e kinemasë në zi! Ndahet nga jeta aktori i “James Bond” Kinematografia në zi! Ish-aktori i James Bond, Bryan Marshall është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Aktori britanik u bë i famshëm me rolin e Komandantit Talbot në filmin rreth agjentit 007, “The Spy Who Loved Me”. Marshall, lindi në Battersea të Londrës dhe nisi karrierën kinematografik në vitet ‘60 me një rol në filmin “Alfie”, përkrahë Michael Caine. Lajmin e bëri të ditur agjenti i tij, duke mos treguar shkaqet.
Ariana Grande feston 26-vjetorin me një kritikë për veten Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka festuar 26-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, këngëtarja ka dashur të shprehë mirënjohjen e saj për fansat dhe ndjekësit e saj përmes një foto ku shfaqet provokuese e veshur me një fustan seksi dhe me veshët e lepurit në kokë, që tashmë e identifikojnë. “Një vit më shumë iku dhe kjo vajzë vazhdon të mbajë veshë lepuri në kokë. Ju falënderoj për urimet, jam me fat që rrethohem nga njerëz kaq pozitivë. E ndërrova veshjen menjëherë pasi shkrepa fotot dhe u riktheva tek bluzat e mia”, -shkruan Ariana. Ky vit nuk ka qenë ndër më të mirët për këngëtaren pati disa probleme me depresionin, por tashmë i është rikthyer muzikës.
SPORT
20
E premte, 28 QERSHOR 2019
Talenti i ri i Atletico Madridit ka kaluar yje si Ronaldo dhe Pogba në listën e shitjeve më luksoze
Rozalb Lika
J
oao Felix është blerja më e re e Atletico Madridit, për 126 milionë euro. Kjo duket një shumë e madhe për një 19-vjeçar si ai. Talenti portugez, që kërkohej edhe nga skuadrat gjigante të Europës, ia ka dalë që të renditet në vendin e katërt të transferimeve më të shtrenjta në futboll, në të gjitha kohërat, edhe pse ende “adoleshent”. Neymar është në krye të kësaj liste, me 222 milionë euro, sa pagoi PSG për ta marrë brazilianin nga Barcelona para dy sezonesh, por që duket që do të thyhet sërish gjatë kësaj vere. Në vendin e dytë është Kylian Mbappé, me 180 milionë euro, i cili erdhi fillimisht në formë huazimi dhe më pas u ble nga kampionët francezë te Monaco. Surpriza qëndron në vendin e tretë, pas në të gjendet Coutinho, i cili u transferua për 160 milionë euro bunga Liverpooli, por deri më tani nuk ka arritur që të tregojë vlerat e tij. Në 10 transferimet më të shtrenjta, interesant është fakti se Neymar llogaritet dy herë, me kalimin që bëri nga Santos te Barcelona dhe pastaj nga katalanasit te PSG. 1. Neymar - 222 milionë euro (nga Barcelona te PSG, më 2017) 2. Kylian Mbappé - 180 milionë euro (nga Monaco te PSG, më 2018) 3. Philippe Coutinho - 120 milionë euro + 40 bonuse (nga
10 transferimet më të shtrenjta në histori, Joao Felix jashtë “podit”
Liverpool te Barcelona, më 2018) 4. Joao Felix - 126 milionë euro (nga Benfica tek Atletico Madrid, më 2019). Mungon vetëm zyrtarizimi 5. Cristiano Ronaldo - 112 milionë euro (nga Real Madridi te Juventusi, më 2018)
6. Ousmane Dembélé - 105 milionë euro + 40 bonuse (nga Borussia Dortmund te Barcelona, më 2017) 7. Paul Pogba - 105 milionë euro + 5 bonuse (nga Juventusi te Manchester United, më 2016) 8. Neymar - 103.5 milionë euro
(nga Santos te Barcelona, më 2013) 9. Gareth Bale - 101 milionë euro (nga Tottenham te Real Madrid, më 2013) 10. Eden Hazard - 100 milionë euro + 30 bonuse (nga Chelsea te Real Madrid, më 2019).
BAYERN
KATALANASIT
Niko Kovac e thotë hapur: Më duhen edhe 4 lojtarë
Dembele, “çelësi” për të rikthyer Neymarin te Spanja
Trajneri i Bayernit të Mynihut, Niko Kovac është i bindur se ka nevojë për 4 futbollistë për të kompletuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Kjo ka qenë kërkesa nga trajneri i bavarezve në një prononcim për “Kicker”. Kampionët e Gjermanisë gjatë kësaj vere humbën Franck Ribery, Arjen Robben, Rafinha, James Rodriguez dhe Hummels. Ndërkohë Jerome Boateng është në kërkim të një skuadre të re, ashtu si edhe Renato Sanches që dëshiron të ndryshojë ambient. “Kemi nevojë për 19 futbollistë”, ka deklaruar Kovac, i cili për momentin ka vetëm 17 emra, teksa mes tyre edhe Boateng dhe Sanches. Leroy Sane ka kohë që është objektiv madhor, por talenti i kombëtares gjermane ka një kosto të konsiderueshme dhe mund të qëndrojë te City, ndërkohë që ylli i Atletico Madrid, Rodrigo, ka zgjedhur City-n para Bayernit. Sipas Sport Bild, Bayern po tenton Ousmane Dembélé, duke parë që nuk po arrin dot te Sane, por edhe ky është operacion tepër i shtrenjtë.
Neymar dëshiron Barcelonën, Barcelona dëshiron sërish Neymarin. Operacioni që kërcënon të thyejë sërish rekordin botëror të transferimeve duket se do të finalizohet me sukses. Klubi francez e ka të qartë që kërkon më shumë se 222 milionë euro që investoi dy vite më parë. Barcelona ndërkohë është dakord për rikthimin e brazilianit, por pa bërë oferta të çmendura. Agjenti që kujdeset për interesat e Neymar, Pini Zahavi, ka qenë në kontakt me Barcelonën prej disa javësh për të lejuar që klienti i tij të kthehet në Katalonjë. Përveç ofertës në para, në mesin e kartave që do të përdorë Barcelona janë edhe futbollistë. Një nga emrat që qarkullon prej kohësh është Philippe Coutinho. Në tratativa, sipas gazetës katalanase “Sport” mund të futet edhe Ousmane Dembele. Sulmuesi francez, mbërriti në Spanjë në verën e vitit 2017 për shumën 125 milionë eurove nga Borussia Dortmund. Në dy sezone që ai ka zbarkuar me katalanasit, Dembele nuk ka arritur që të tregojë vlerat e tij. Për faj edhe të vonesave të shpeshta të tij në stërvitje, teksa trajneri Valverde në shumë raste e ka përjashtuar nga ekipi.
PORTIERI
Neto transferohet te skuadra e Barcelonës për 26 milionë euro
Norberto Neto është portieri më i ri i skuadrës së Barcelonës. “Gardiani” brazilian ka vendosur që të vijojë karrierën në “Camp Nou” as një sezoni fantastik te Valencia, ku spikati si një nga portierët më të mirë të sezoni. Neto mbush 30 vjeç në korrik dhe do të jetë alternativë e Ter Stegen në “Camp Nou”. Shifra e transferimit është 26 milionë euro, plus 9 milionë bonus. Braziliani ka nënshkruar deri në vitin 2023, me një klauzolë lirimi prej 200 milionë euro, të përfshirë në kontratë. Braziliani ka qenë protagonist në Serie A për disa vite me fanellën e Fiorentinës, përpara se të transferohej si lojtar i lirë te Juventusi. Në sezonin e kaluar, Neto ishte ndër portierët më të mirë të La Liga-s, duke mbrojtur fanellën e Valencias. Ai u rendit i dyti në përqindjen e pritjeve (75.9%), prapa Oblak të Atletico Madridit (79.4%).
HOLANDEZI
Liverpooli zyrtarizon afrimin e një 18-vjeçari të panjohur
Liverpooli ka zyrtarizuar blerjen e parë për këtë verë, i cili është Sepp van den Berg, një futbollist që njihet nga pak tifozë të Liverpoolit. Bëhet fjalë për një mbrojtës i ardhur nga skuadra e PEC Zwolle për shifrën e 1.5 milionë eurove, që me bonuse të ndryshme mund të arrijë shifrën e 5 milionë eurove. Holandezi është konsideruar si një ndër talentet më të mëdha që mund të rritet edhe më shumë duke bashkëpunuar me Virgil van Dijk. Shumë mund të mendojnë që ai është një blerje që mund të rritet në ekipin e të rinjve, por trajneri Klopp mendon ndryshe, duke e angazhuar menjëherë në ekipin e parë. Pavarësisht moshës së re, 18-vjeçari është aktivizuar në 15 ndeshje gjatë sezonit të kaluar në Eredivise. Mjafton të kujtosh që ai është i kartërti nga futbollistët më të rinj që ka debutuar në Holandë. Konsiderohet si një mbrojtës modern, i gjatë 189 centimetra dhe shumë i shpejtë.
SPORT
21
E premte, 28 QERSHOR 2019
BARDHEZINJTË
Juventus akord total me De Ligt, ja shifra e frikshme që përfiton Raiola Juventusi është në detajet e fundit për blerjen e vitit: Matthijs De Ligt. Talenti 19-vjeçar do të transferohet në Torino për shifrën e 70 milionë eurove. “Sky Sport” raporton se vetë lojtari do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, ndërkohë që është zbuluar edhe shifra e frikshme që do të marrë menaxheri, Mino Raiola nga kjo lëvizje. Bëhet fjalë për 11 milionë euro që do të përfundojnë në llogarinë e tij, duke shënuar një tjetër bashkëpunim shumë fitimprurës pas atij me Pogba disa sezone më parë. Raiola po punon për të mbyllur gjithçka edhe me klubin e Ajax, ndërkohë që në kontratë do të ketë një klauzolë
prej 150 milionë eurosh. Barcelona është tërhequr përfundimisht nga gara, teksa në orët apo ditët në vijim do të vijë edhe njoftimi zyrtar nga të dyja klubet. Kompania Juventus ka rënë dakord me “detyrimet” e ndryshme të përfshira në kontratë nga agjenti, i cili në Holandë është praktikisht mjeshtri absolut i talenteve më të mira. De Ligt nuk preferonte zgjedhje alternative si Barcelona apo Paris Saint Germain, por synonte vetëm Juventusin e Cristiano Ronaldos. Një “ndihmë” që vetë Juventusi do të korrespondojë bujarisht me një komision që duket të jetë rreth 10-11 milionë euro për agjentin për punën e bërë.
Trajneri i bardhezinjve ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të klubit torinez
Sarri: Juvja ishte një zgjedhje e lehtë, duhet të argëtohemi T
rajneri i Juventusit, Maurizio Sarri është rikthyer që të flasë sërish për aventurën e re në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit. Fillimisht ishstrategu i Napolit dhe Chelsea-t, fillimisht ai ka treguar disa prapaskena për shkaqet që e shtyjnë të pranojë ofertën. “Juventusi më kërkoi me më shumë bindje dhe vendosmëri sesa të gjithë. Kjo më goditi dhe më bëri të vendos shumë shpejt. Jam në një klub të madh, të cilin deri një sezon më parë e kemi pasur një rivalë historik. Nuk mund ta mposhtësh Juven pa dhënë 120 për qind. Ndjesia është që jam pjesë e një klubit të madh, me njerëz që kanë mentalitet dhe vendosmëri të madhe. Përvoja te Chelsea në Premier League ishte e jashtëzakonshme për shumë arsye, por pas një viti kuptova që kishte ardhur koha të rikthehem në shtëpi. Ronaldo? Mendoj se është më e lehtë për një lojtar të madh për të bërë një trajner të shkëlqyer sesa anasjelltas. Deri në një pikë mund të ndikohesh, gjithçka varet nga lojtari. Objektivat? Fitoret janë frut i punës, të jesh
PORTIERI
Berisha drejt largimit nga Atalanta, dy oferta nga SPAL dhe Lecce
Etrit Berisha me shumë mundësi do të largohet nga Atalanta gjatë kësaj vere. Portieri i kombëtares shqiptare nuk është më zgjedhje e parë e Gasperinit tek Atalanta, ku rolin e titullarit e ka fituar tashmë Gollini. 30-vjeçari, sipas Gazzetta dello Sport mund të transferohet te SPAL-i, por në Serinë A, ku do ta kishte të sigurt pozicionin e portierit të parë, të paktën në letër, pasi gjithçka do të vare nga forma e tij. Një tjetër alternativë për të ardhmen e tij është Lecce, skuadër e sapongjitur në elitën e futbollit italian dhe që po kërkon futbollistë me eksperiencë për përballuar sezonin e gjatë në Serinë A. Atalanta kërkon 3 milionë euro për kartonit e shqiptarit. Mbetet për t’u parë se cili klub është i gatshëm për ta paguar një shifër të tillë për një portier, SPAL apo Lecce. Të Atalanta ndërkohë me shumë mundësi do të rikthehet portieri Sportiello.
ZIKALTRIT
Entuziazëm tek Interi pas afrimit të Contes, shiten 40 mijë abonime
pasues i Allegrit është e vështirë. Në 5 vitet e ardhshme do të jetë shumë e vështirë për të bërë si në të kaluarën. Objektivi është të argëtohemi, dhe ndoshta ta kombinojmë edhe me fitoret. Në Europë nuk mund të dominosh si në Itali, por Juventusi është
mes 10 ekipeve më të mira. 33 skemat? Nuk dua t’ju zhgënjej, por është një gjë që ka lindur kur drejtoja një ekip amator, teksa një gazetar më pyeti sa skema kam në goditjet standarde. Unë ju me shaka: 33”, deklaroi Sarri. Trajneri i ri i bardhezinjve do
të ketë në dizpocion një skuadër me shumë yje, krejt ndryshe nga aventura e mëparshme me Napolin, ku i duhet të rivalizonte kampionët e Italisë. Një sezon në Angli, mund t’i shërbejë për të implementuar edhe disa aspekte nga futbolli britanik.
MESFUSHORI
Isco mendon largimin nga Reali, Guardiola gati ta rrëmbejë A
s rikthimi i Zinedine Zidane në stolin e Realit të Madridit, nuk i ka shërbyer Iscos për të fituar vendin e tij në formacionin titullar me Realin. Mesfushori spanjoll me Lopeteguin dhe Solarin nuk pati mundësi të aktivizohej shpesh me skuadrën, duke qëndruar shumicën e kohës në stol, por me
afrimin e Zidane arriti të rifitonte minutat që dëshironte. Gjithsesi duket se e ardhmja e Iscos do të jetë larg madrilenëve dhe shkak për këtë është transferimi i Eden Hazard dhe me shumë gjasa edhe i Paul Pogbasë. Nisur nga kjo situatë, Manchester City kërkon të përfitojë nga kjo situatë, madje ka
gati edhe një ofertë 80 milionë euro për klubin “merengues”. Trajneri i Citizens, Pep Gurdiola, kërkon ta transferojë Iscon si pasues i David Silvas, i cili ka deklaruar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me kampionët në fuqi të Premier League-s. Mbetet për t’u parë nëse vetë Isco do të pranojë të largohet nga madrilenët.
Tifozët e Interit janë shumë entuziastë pas arritjes së Antonio Contes. Klubi zikaltër ka komunikuar sot se janë ezauruar të gjitha abonimet për sezonin 2019-20, duke arritur limitin maksimal të vendosur nga drejtuesit e klubit. Të gjitha vendet për sfidat në shtëpi janë shitur që nga dita e parë e daljes në shitje. Tifozët zikaltër në këtë mënyrë kanë treguar mbështetjen e madhe për skuadrën, sikurse u dëshmua edhe gjatë sezonit të kaluar me rreth 60 mijë spektatorë për ndeshje. Te ndjekësit e Interit entuziazmi u rrit edhe më shumë me emërimin trajner të Antonio Contes dhe tratativave të shumta në merkato për të afruar lojtarë cilësorë.
SHENDETESI Kequshqyerja një rrezik që kërcënon shëndetin e fëmijëve Raporti global i “Save the Children”, “Ushqimi për mendim”, konstaton se çereku i fëmijëve të botës vuajnë efektet e kequshqyerjes, duke vënë miliona jetë në rrezik. Sipas këtij raporti, fëmijët e kequshqyer kronik janë mesatarisht rreth 20% më pak të arsimuar se sa ata që kanë një dietë ushqyese. Theksohet se mungesa e vëmendjes mbi ush-
qyerjen e fëmijëve mund të ndikojë në zhvillimin konjitiv të tyre dhe në efektet e rritjes ekonomike të një vendi. Studimi tregon se mos pasja e një diete ushqyese mund të dëmtojë rendë aftësinë e fëmijës për të lexuar dhe shkruar një fjali të thjeshtë dhe t’i përgjigjet pyetjeve bazë të matematikës në mënyrë të saktë pavarësisht sa-
22 E premte, 28 QERSHOR 2019
sisë dhe cilësisë së shkollimit të marrë. Studimi i “Save the Children” zbuloi se fëmijët e kequshqyer vuajnë pasoja të pakthyeshme; ata rriten më të shkurtër dhe më të dobët ndërsa truri i tyre mund të mos zhvillohet tërësisht. Shoqata theksoi nevojën që lufta kundër kequshqyerjes duhet të jetë një prioritet për udhëheqësit e tetë vendeve më të zhvilluara të botës.
Vapa, kujdesi me mjekimet, kërcënon hemoragjia cerebrale E
kspertët paralajmërojnë një kujdes të një niveli emergjence për përdorimin e medikamenteve gjatë stinë së verës. Vapa bashkë me provokimin e shumë problemeve të shëndetit, sjell dhe nevojën për kujdesin që duhet treguar, kryesisht grupmoshat 50-70 vjeç, të cilët për shkak të problemeve të vazhdueshme me shëndetin, përdorin rregullusht ilaç. Alarmi vjen nga specialistët, të cilët kërkojnë vëmendje dhe kujdes nga rreziku i hemoragjisë cerebrale. I nxehti i këtyre ditëve dhe përdorimi i ilaçeve për shumë persona të cilët vuajnë nga tensioni i lartë është bërë shkak për rritjen e rasteve të hemorragjive cerebrale. Ky fakt pohohet nga vetë mjekët neurologë të cilët theksojnë se hemorragjitë cerebrale janë më të shpeshta në këtë sezon kur temperaturat kanë arritur pikun duke shkuar edhe në 39 gradë celsius. Mjekët thonë se kanë patur një shtim të numrit të pacientëve që vuajnë nga tensioni arterial, ndërkohë që
ngrenë shqetësimin se pacientët duhet të shmangin konsumimin pa kriter të ilaçeve të tensionit, pasi ato mund të sjellin edhe efekte anësore në organizëm. “Ato sëmundje që vëmë re ne më tepër në neurologji janë ato që
kanë të bëjnë me komplikacionet e tensionit, arterial, që janë sëmundjet e enëve të gjakut të trurit, ose sëmundje siç thuhet në gjuhën popullore, hemorragji cerebrale. Në stinën e verës, ulet tensioni arterial. Za-
konisht ai ulet dhe vetiu duke qenë se si rezultat i vapës ndodh një zgjerim i enëve të gjakut. Nga zgjerimi i enëve të gjakut bie tensioni dhe në mënyrë natyrale. Njerëzit shpesh nuk janë të sensibilizuar me këtë, duke marr il-
açet e tensionit dhe duke ulur akoma më shumë tensioni arterial,- thotë mjeku neurolog. Por stina e nxehtë është armiku kryesor i njeriut edhe në humbjen e lëngjeve dhe kripërave , duke bërë në këtë mënyrë që organizmi i pacientëve të jetë më i predispozuar ndaj aksidenteve vaskulare. Prandaj mjekët rekomandojnë konsumimin e sa më shumë lëngjeve. Vapa sjell dhe ç’rregullime hidroelektrolitike, domethënë ç’rregullime që kanë të bëjnë me humbjen e ujit dhe të kripërave. Si rezultat i këtyre ndryshimeve organizimi bëhet më i predispozuar për të pësuar aksidente cerebrale vaskulare. Grupmoshat që vuajnë më tepër nga patologjitë cerebrale thonë mjekët janë ato mbi 60 vjeç, megjithatë ato rrallë mund të ndodhin edhe tek moshat e reja. Për këtë arsye ata këshillojnë që pacientët të cilët vuajnë nga tensioni i lartë por edhe probleme të tjera me ndryshimin e stinës të kryejnë vizita tek mjeku
Informacioni i fijeve të flokut më e sakse Prishja e dhëmbëve mes fëmijëve, shqetësim tepër i madh analiza e gjakut për rrezikun nga stresi K N jë studim i realizuar nga universiteti “Erasmo” i Roterdamit ka shpikur një rezultat befasues. Stresi, ndaj të cilit jemi të ekspozuar, mbetet i shkruar në gjatësinë e flokëve dhe që atje mund të matet edhe rreziku që ka një person për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Ky rezultat ka dalë nga studimi i kryer tek 280 të moshuar dhe është publikuar në “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”. Sa stres ka përjetuar muajt e fundit një person? Sa është i rrezikuar nga sëmundjet e zemrës ky person? Këto pyetje marrin përgjigje vetëm përmes sasisë së kortizolit që është (hormoni i stresit) i pranishëm në një fije floku. Një nga au-
toret e kërkimit, Laura Manenschijn, deklaron: “Ndonëse flokët mund të këputen, ato na japin një informacion të saktë mbi nivelin e stresit, madje analizat e fijeve të flokëve janë një instrument më i mirë sesa analizat e gjakut për të matur rrezikun që ka një individ për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare”. Eksperimenti është bërë nga ekspertët që kanë marrë një fije floku me një gjatësi mesatare prej 3 cm dhe kanë analizuar pjesën që është më afër kokës, duke matur përqendrimin e kortizolit. Sipas ekspertëve, tre centimetrat e matur “rigrumbullojnë” stresin ndaj të cilit kanë qenë të ekspozuar personat gjatë tre muajve të fundit.
ujdesi i dhëmbëve të fëmijëve u kush ton prindërve mijëra dollarë, ndërsa gjithnjë e më shumë fëmijë të moshës parashkollore përfundojnë në karrigen e dentistit, për pastrim, mbushje e zevendësim dhëmbësh. Ekspertët thonë se shkaqet për këtë gjendje, përgjithësisht janë krejtësisht të shmangshme. Është e vështirë të imagjinohet një fëmijë me shumë dhëmbë të prishura. Por sipas Qëndrës për Kontrollin e Sëmundjeve - për herë të parë në 40 vjet, numri i parashkollorëve me prishje serioze të dhëmbëve është në rritje dhe kjo shihet mes fëmijëve nga të gjitha shtresat shoqërore, pavarësisht nga gjendja financiare ose intelektuale. Për këtë ek-
spertët japin një numër arsyesh; - Fëmijët marrin ushqime të lehta "snacks" dhe lëngje ose pije të tjera të ëmbëla para gjumit - Prindërit priren t'u japin fëmijëve ujë në shishe dhe jo ujë çesme të fluoriduar, që parandalon prishjen e dhëmbëve - Prindërit nuk tregohen këmbëngulës ndaj fëmijëve për larjen e dhëmbëve rregullisht. Për shkak se ndeshen me fëmijë me dhëmbë tepër të dëmtuar, dentistët gjithnjë e më shpesh përdorin anestezi për trajtim e tyre. Ironikisht, studimet tregojnë se fëmijët të cilët i nënshtrohen anestezisë për trajtimin e dhëmbëve të prishura, shkojnë përsëri tek dentisti për të njëjtin problem.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Reshje e kushteve të ftohta atmosferike, e bardhës si ... 4. Ai që drejton një mjet të lundrues, quhet ashtu 7. Karakteri shumë i nderë e tronditës i veprimit në një vepër letrare, ajo që e bën dramatike një vepër 10. Romani i Anton Pashkut 11. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 13. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 14. Ai që ruan, që kullot dhe që mbarështon bagëtinë; bari 16. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 18. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 20. Bie në .... Gjendja e një njeriu kur humbet vetëdijen, shkaktohet zakonisht temperatura e lartë 22. Dëshirë a ëndje për të ngrënë. 25. Trupë e vogël ushtarësh, policësh a rojash që përdorej për mbikqyrje, patrullim të një zone sigurie 26. Burri që qante një të vdekur 27. Ndrek ..., aktor i mirënjohur me një galeri të pamatë rolesh në kinema dhe teatër 29. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 30. Partia Aleanca Popullore 31. Pushka ka edhe atë emër. Ndryshe i thonë ashtu 32. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 33. Të qenët i pashkollë, i paditur. 35. E vendos dikë a diçka në një vend 37. Peshk i madh i ujërave të ëmbla. Shkodra e ka emblemë të traditës së saj në kulinari 38. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 40. Qepët, spinaqi, lakrat, domatet, specat, bamjet, barbunjat, patatet, karotat etj... janë ashtu 43. Ana e jashtme e diçkaje ashtu si duket 45. Shkop i shkurtër, i prerë pjerrtas në të dy anët, me të cilin luajnë fëmijët duke e goditur me një shkop 47. Kur na përizhen e na bëhen ... punët, mendimet, idetë 50. Mbledhja e gjithë anëtarëve të një institucioni 52. Që të tërheq e të josh duke bërë shumë naze 56. Humbja e durimit dhe lodhja shpirtërore që ndiejmë kur jemi të pamotivuar, rutinor 57. Ngjarje ose varg ngjarjesh heroike e me rëndësi historike në jetën e një populli 58. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 59. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 60. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 61. Edhe ashtu quhet shkuesi që hyn për lidhjen e një miqësie 62. Nxjerr a përpunoj një lëndë të parë a një material dhe jap diçka të gatshme për t'u përdorur 63. Njësi e matjes së fuqisë, (shkurt. W) 64. Emërtim i përgjithshëm për insektet, si mizat, mushkonjat etj 65. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 66. Thurje, prerje a qëndisje me
E premte, 28 QERSHOR 2019
Nga Albert VATAJ
bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 68. Punoj tokën për ta mbjellë, e ... 70. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 71. Dhomë a sallë e posaçme, ku punon piktori, skulptori, fotografi etj 73. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 75. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 77. Njëra nga të dy ngjyrat e zeza në lojën e letrave të bixhozit 78. Mbin përnjëherësh, shpërthen me shumicë (për bimët e lulet 79. Fill uji që rrjedh nga lëfyti i kroit ose i çezmës; curril i madh uji ose i një lëngu tjetër që rrjedh 82. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 84. Bretkosa bën ashtu, por ua huazon atë edhe njerëzve që nxjerrin një zë të çjerrë dhe të fortë 86. Fitoi pavarësinë më 28 nëntor 1912, ka një sipërfaqe prej 28,748 km², kryeqytet ka Tiranën 89. Ai që mendon e vepron me pesimizëm 90. Partia Shqiptare Atdheu 91. Kohë e caktuar ose pjesë e ditës, afat, kohë e duhur, ose ashtu 92. I vogli i dhisë pa mbushur vitin, quhet ashtu 93. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 94. Narkotik që përftohet nga opiumi dhe që përdoret në mjekësi për të qetësuar dhembjet e të sëmurëve 95. Mbulesa e jashtme prej gome e rrotës së biçikletës
96. Tërësia e predhave të ndryshme ose materialet luftarake për armët e zjarrit, granata, bomba, mina etj. 101. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 105. Pjesëtar i një misioni fetar në vendet ku vepron kisha e krishterë 106. Eshtë ashtu personi që ka shumë qime 110. Titull i lartë aristokratësh, më i ulët se ai i princit; sundimtari i një dukate; ai që mbante këtë titull 111. Kadare, një nga penat shqiphkruese, nga më të njohurat ndërkombëtarisht 113. Jetonin në pjesën veriperëndimore të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës 114. Aktorja e teatrit dhe filmit shqiptar, Marjeta ... Luajti në "Vajzat me kordele të kuqe" (1978), "Rruga e lirisë" (1982), "Lamerica" (1994), "Njerëz dhe Fate" (2003), "Koha e Kometës" (2007), etj. VERTIKALISHT 1. Kod, alfabet a sistem i komunikimit me telegraf, përbëhet nga pika dhe viza të bashkuara ose të bashkërenduara në grupe, të cilat u përgjigjen shkronjave të caktuara 3. Veprimtari politike, që është kundër pikëpamjeve dhe politikës së të një qeverie. 4. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 5. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar
6. Ludvig ... Bethoven kompozitor i madh gjerman 8. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 9. Me 7 dhe 8 të këtij muaji janë festa e mësuesit dhe e grave 12. Ka edhe nga ata që i vihet në fudn një libri 15. Kam dëshirë të madhe dhe shpresa për t'ia arritur një qëllimi të lartë; synoj të arrij diçka 16. Pjesë e ligjëratës, që shënon një veprim a gjendje dhe që ndryshon sipas mënyrës, kohës, vetës e numrit 17. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 19. Drejtim letrar e artistik i shekujt XVII-XVIII, që ka model artin antik dhe mbështetej në një sistem të rreptë normash e rregullash estetike 20. Ashtu quhej dikur një zonë urbane. Qytet edhe ashtu 21. Flokët e kalit, jelë, kreshtë, ose... 23. I kanë në majat e gishtërinjve shumë kafshë të egra dhe shpendë grabitqarë 24. Një nga katër pjesët e barabarta 28. Mendim ose shprehje, që është përdorur shpesh dhe përsëritet njësoj, ka atë emër 31. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 34. Kur zbardh dita dhe mëngjezi merr edhe atë emër 35. Ajo që bën pula, vezë ose.. 36. Vendbanim i njerëzve që u është privuar liria, të penalizuarit 39. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 41. Pranoj një gjë si të vendosur
54. Partia e të Drejtave të Mohuara 55. I madhi Trebicka i "Pallati 176", Jovani i tmerrshëm i komedisë së pavdekshme 67. Mënyrë arsyetimi që niset nga e përgjithshmja për të nxjerrë të veçantën a më pak të përgjithshmen 69. Lëshoj hekurin e anijes në fund të ujit për të qëndruar në një vend 71. Bashkim kimik, zakonisht i lëngshëm, me shije të thartë e me veti gërryese, që përmban hidrogjen dhe që me metalet jep kripëra; thartor 72. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 74. Rezervat ushqimore të dimrit quhen edhe ashtu. 76. Rruga që përshkon në hapësira një trup qiellor natyror ose artificial. 80. Një nga përfaqësuesit kryesorë të një organizate, të një grupi etj. 81. Tingëllimë e zgjatur, që duket sikur vjen nga larg; tingëllimë me jehonë 83. Që nuk merr anën e asnjërës nga palët e përfshira në debat, etj 85. Enë prej llamarine, prej zinku, prej plastike 87. Pjesë ndërtese ose një godinë e vogël, që i shtohet ndërtesës kryesore 88. E vë dikë a diçka në një vend që të mos e shohin a të mos e gjejnë të tjerët 89. Ashtu është marrëveshja ndërmjet dy a më shumë shteteve për çështje të rëndësishme 97. ..ho, sa e mirë është. 98. Aktori korçar, Piro .... Roli i tij i parë ishte ai i Bujarit në filmin "Zonja nga Qyteti" 99. Produkt ushqimor, me të bëhet pilafi 100. Çitjane, një lloj veshjeje të gruas myslimane 101. Quhet femra e cjapit 102. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 103. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 104. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 105. Miami International Airport, shkurtima e saj 107. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 108. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 109. Tirana, e kishte targën e makinave ... 112. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë
përfundimisht, shpreh pëlqim të plotë për diçka 42. ... Stearns Eliot, shkrimtar anglez me prejardhje amerikane. 44. Titulli më i lartë për murgjit dhe kryetarët e manastireve 45. Lëndë e tejdukshme dhe e papërshkueshme nga uji, që bëhet nga celuloza 46. Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, Shqipëria më 1 prill 2009 bëhet anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm 48. Ajo është lëndë a pigment që u jep ngjyrën e gjelbër gjetheve ose pjesëve të tjera të bimëve 49. unë a fjalë e papeshuar, gabim trashanik, budallallëk; puna e kotë, pa asnjë vlerë 50. Vepër ku shënoheshin vit për vit ngjarjet më të rëndësishme të kohës 51. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 52. Në gjendje shumë të ngatërruar, ose lesh... 53. Tetë këmbësh deti, likurishtë. 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
P
3
O
P
E
4
5
C
Z
A
E
6
V
7
A J
D
P
8
C
11
B 15
O N
C O
J
A
P
D
E
10
P
Z
14
P
I
L E
P
R I
K U
L L
E
D
L
R 22
O M E N
K
I
A
U
V
V
A L
L K
U A
R E
U
E
R
N
Z
I
J
J 25
O L
L A
G
¸
P
J
N
36
D
F
S
I
S
28
H
K
I
N
D
A C
37
A I
K ¸
V
O
A
L E
O N
N
42
B
L 48
N A ¸
R
T
A O L
O G
59
D
F
63
O R
I
K
E
49
50
B A
B J
V L
A
E O R
O
T I
N
˙
K
I
I
D
U S
D I
51
R D
F
J
R A
M E
I
N
N
O
T O
H I
T
G
54
O
L E P
A
R
E R
65
P
R
D
O H
S
O R
I
M J
E
R I
M
B
S 71
I
A
U S
T
H
72
U D
69
L A
B
T
73
I
T
74
O R
B
76
E
S
R
C
I
H
T I
M
U
H
H
A
G
79
E
K
N 82
83
K A
S
T
84
O R
L E
K
E
91
B
P
86
E
R I
B
D
R
A
M A
O
I
102
P
U J
D E
K U
A T
B
S
K
H K
O P
M
A T
¸
B
C
H 100
M ¸
R
G I
K
R S
I
A
N
A
S L
M
I
108
B
H
U
U
E
106
A
L B
K A
S
O
H
D I
K O
A
F
N I
K
B A L
R
U
R T
N
P
E L E
113
A F
E N
114
R
O
110
R A
112
A
K V
107
109
H
111
P
I
101
M
104
E
105
A
A
Z A
103
P
L
A
M 94
E S
99
M
K R
96
98
L I
O P H
I
˙
95 97
K
90
M
U J
93
L D
81
M A
87
S
89
92
A
¸ 80
C
85
B 88
L
I
75
77
78
R A
O
66
T
70
S
H D
68
B R
T
M
E
S
67
R
S
57
N O
61
64
E B E
D
I 44
60
U K B L
N
39
K U
43
56
M 58
35
V
53
B I
U
S
P
Z O
46
55
K
29
34
52
D
E
A
E
K 38
Z
E
47
P
A
T
33
O R
45
P
J
C
27
A
R D
41
I
62
N I
A
26
B E
R
40
P
T A
31 32
L
20
B A
23
24
L 30
I
R
A 19
K 21
S
18
M A T
A
9
O 13
M
N 17
E N
J
12
E
16
L
M 115
A Q
E
E
¸
K A
T I
O N
F
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 28 QERSHOR 2019
Presidenti Meta: Zgjedhjet vendore janë më 13 tetor trit të reflektojë në këto kushte, kur zgjedhjet më 30 qershor janë anuluar ligjërisht, ndërsa zgjedhjet e 13 tetorit duhen bërë të rregullta, sepse vitin tjetër Shqipëria merr kryesimin e radhës të OSBE-së, dhe duhet të jetë shembull për vendet e tjera.
P
residenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekre toi të enjten në mesditë 13 tetorin si datën e re për zgjedhjet vendore. Meta theksoi në konferencën për shtyp ky shfaqi edhe dekretin, se shpresonte që zgjedhjet e tetorit do të jenë gjithëpërfshirëse. Ai e mori këtë vendim pas një serie takimesh me partitë politike, deri sot në mëngjes me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama nuk shkoi në takimin e ftuar nga presidenti. “Kam qenë gjithnjë i gatshëm për takime me zotin Rama, por nuk jam në këtë detyrë të plotësojë as tekat e opozitës. Data e re është një mundësi për të zhvilluar zgjedhje me standarte demokratike në një kohë me vendimet e pritshme të BE-së për të nisur negociatat me Shqipërinë për anëtarësim të plotë”,- tha zoti Meta. Ai i kërkoi kryeminis-