www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 210 (8341)
E mërkurë, 5 Shtator 2018
Çmimi 30 Lekë
Serbët e SHBA-së: Jo ndarje të Kosovës! Ndërkohë që Thaçi-Vuçiç po lodhen duke kërkuar forma se si t’i ndryshojnë kufijtë e Kosovës, ku natyrisht del e fituar pala serbe, ka ndodhur ajo që nuk pritej: Klerikët serbë dhe diaspora serbo-amerikane i kërkon Kongresit Amerikan dhe Presidentit Donald Trump të mos lejojnë ndryshimin e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës FAQE 3
Xhuli Keko: Dori im i dashur, po e PD-LSI: Kryeministri Edi Rama shkruaj këtë letër buzë liqenit, po kalon “vijën e kuqe”, po ku kaluam muajin e mjaltit shkojmë në konflikt civil
FAQE 24
Në foto: Teodor Keko UNIONI I GAZETAREVE
PROJEKTREZOLUTA
Zëri i Amerikës: 45 gazetarë të kërcënuar po përgatiten të lënë Shqipërinë
FAQE 2
KRYEMINISTRI
Opozita shqiptare Edi Rama nis fushatën unifikon qëndrimin me atë - Shpërndan libra falas: kosovare kundër Thaçit Mbajini me kujdes për korrigjim kufijsh që mos t'i paguani! FAQE 10
FAQE 2
Në foto: Kryetari i PD, Lulzim Basha
FAQE 9
DEPUTETI SOCIALIST
Ndryshon buxheti 2018, Erion Braçe kundër shkurtimit të fondeve për vettingun FAQE 7
INTERVISTA
“Teatri”, Petrit Vasili: Shumicës nuk ia mban ta rrëzojë dekretin, përballje e protesta FAQE 8
MINISTRI I FINANCAVE
KOMEDIA
“Darka e lamtumirës”, Gazmend Paja, Laura Nezha dhe Visjen Ukcenaj, priten me duartrokitje në Elbasan
FAQE 16
Arben Ahmetaj: Paga mesatare në shtet do pësojë rritje, shifra shumë shpejt do të bëhet publike
FAQE 7
POLITIKE
2
E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
PD-LSI: Rama po kalon “vijën e kuqe”, po shkojmë në konflikt civil D
je opozita, nga Shkodra, tha se kryeministri po keqqeveris vendin, bile më keq se kaq se Rama po bashkëdrejton me krimin dhe mafien. Paralajmëruan se do të ndërpresin marrëdhëniet me Kuvendin si fillim duke nënkuptuar se këtë vjeshtë do përplasen me qeverinë e Edi Ramës. Ndërkohë kreu i PD-së Basha, prapë nga Shkodra, mori pjesë në takimin me strukturat demokrate ku tha tekstualisht “Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej këtij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka”. Pra Basha po mobilizon njerëzit. Por atë që nuk e tha Basha krejt hapur për skemën e opozitës, sot në TCH e ka treguar deputeti më mediatik, Salianji. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte i ftuar i ditës së sotme në emisionin “Top Talk”, ku ndër të tjera foli edhe për aksionin e opozitës në vazhdim pas mbledhjes së një dite më parë në qytetin e Shkodrës, por edhe për çështjen e “Teatrit”. Ai u pyet nga gazetari Dyrnjaja se çfarë do të bëjë opozita nëse do të shkelej vija e kuqe në lidhje me çështjen e teatrit, ashtu si ata e kanë quajtur dhe Salianji tha se vendi po shkon në revolta. “Nuk bëhet fjalë vetëm për shembjen e Teatrit. Ky është vetëm njëri prej debateve, por pjesa më e rëndësishme është qëndrimi i PS nëpërmjet ligjit “Fusha” do të vjedhë më shumë se 200 milionë euro vetëm me kullat pas Teatrit. Nëse legjitimohet vjedhja duke qenë se ne sot jemi
pa Gjykatë Kushtetuese. Një filtër që ishte Presidenti, e rrëzuan. Nëse kalohen të gjitha këto, shembet Teatri, atëherë ndodh përplasje dhe konflikti civil. Qytetarët do të marrin në dorë sovranitetin e tyre. Nuk do të lejojnë që Edi Rama të kthehet në monark absolut të vendit”, tha Salianji. Pra atë që Basha e nënkuptoi në Shkodër, e tha hapur një nga deputetët më kryesor në selinë blu, Salianji. Pra po shkohet drejt një përplasje të fortë, jo vetëm në sallën e
Kuvendit, por tashmë në rrugë. Monika Kryemadhi duket shumë e vendosur për ta rrëzuar kryeministrin Rama këtë vit, pa pritur vitin tjetër. Në LSI ka filluar mobilizimi i LRI dhe krejt strukturave të partisë. Dihet se LRI mbetet një forcë e madhe dhe kurajoze në përballje. Diçka po përgatitet këtë vjeshtë, por shumë më seriozisht e jo si protestat e deritanishme, të cilat kanë qenë pa asnjë hedhje shishe uji.
ISH-KRYEMINISTRI
Berisha: Rama drejton bandat në Shkodër, terror si në ’97 në Tropojë Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me akuzat e tij të ashpra në drejtim të qeverisë “Rama”. Ndaj edhe këtë martë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” publikoi ditën e djeshme mesazhet e dy qytetarëve dixhitalë, të cilët denoncojnë situatën në Shkodër. Sipas Berishës bandat në Shkodër janë të lidhura me kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se policia e Tiranës ka shkuar në kryeqendrën e Veriut vetëm për teatër. Ndërkohë, një prej qytetarëve shkruan se terrori në Shkodër është organizuar nga qeveria, njësoj si terrori i vitit 1997 në Tropojë. Po ashtu ai theksoi se bandat bëjnë ligjin në këtë qytet dhe drejtojnë policinë. Mes të tjerash qytetari i shkruan Berishës se në Dobraç banda e Bajrve disponon blinde dhe mitroloza dhe askush sipas tij nuk guxon të shkelë në atë vend. “Terrori i narkobandave në Shkodër është i lidhur me Norigën! Policia nga Tirana në Shkodër për teatër! Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb. “Përshëndetje Dr! Ky terror në Shkodër është i organizuar nga qeveria, njëlloj si terrori i vitit 1997 në Tropojë. Bandat e Shkodrës varen direkt nga Kryeministri Rama urdhërojnë dhe bëjnë ligjin në drejtorinë e policisë si dhe kanë në postet më të rëndësishme të saja njerëzit e vet që prishin çdo provë të vrasjeve seriale prandaj askush nuk arrestohet. Në Dobraç, banda e Bajrajve disponon blinde, mitroloza dhe të gjitha mjetet e tjera, e nuk guxon kush me shkel aty. Forcat që erdhën dje nga Tirana vetëm sa banë demonstrim në qytet, por nuk shkelën, nuk u afruan në zonat e tetë bandave që sundojnë qytetin. Doktor duhet zgjidhje.” “Doktor unë që po të shkruaj jam me adresë false dhe jam nga Shkodra. Në lidhje me ngjarjet kriminale në Shkodër, si ka mundësi që vijnë 10 furgona policiet në 10 të natës edhe RENEA e FNSH në aksion dhe prapë se prapë nuk ka as arrestime e asgja. I baj thirrje drejtorit te policisë Ardi Veliu mos hajde me ardh me hangër darka qyl në lokalet e Shkodrës, por jep rezultate se nesër pasnesër e kena radhën ne, të pafajshmit me gjoba, kërcënime dhe shantazhe. Reagoni se situata sa asht nxeh ne Shkodër.””- thuhet në mesazhet denoncuese të publikuara dje nga deputeti demokrat, Sali Berisha.
“12 gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, ndërsa 34 të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera”
Zëri i Amerikës: 45 gazetarë të kërcënuar po përgatiten të lënë Shqipërinë
U
nioni i Gazetarëve të Shqipërisë bën të ditur se mbi 45 gazetarë nga media të ndryshme kanë kërkuar azil, ose nënshtetësi të shteteve të tjera në përpjekje për t’u larguar nga vendi prej kërcënimeve që marrin gjatë ushtrimit të detyrës. Drejtuesi i Unioni të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa në një prononcim për “zërin e Amerikës”, tha dje se në periudhën 2017-18 janë shtuar më tej gazetarët e kërcënuar në detyrë, që kërkuan azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, dhe shumë të tjerë kërkuar shtetësi në vende të tjera. “12 gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, ndërsa 34 të tjerë kanë kërkuar
shtetësi në vende të tjera. Pothuajse të gjithë këta kanë plotësuar dosjet me prova dhe dokumenta për kërcënime në detyrë dhe po përgatiten të largohen”, tha Çipa. Vetëm dy ditë pas sulmit me armë zjarri ndaj gazetares
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
së njohur të kronikës së krimit, Klodiana Lala, një tjetër reporter vendor u kërcënua në Lac, ngjarje për të cilat shprehu shqetësimin e tij edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Ruajtjen e të Dhënave Personale Besnik Dervishi. “Solidarizohem me të dy gazetarët e kërcënuar së fundi dhe me të gjithë gazetarët që dhunohen apo kërcënohen për shkak të detyrës dhe misionit të tyre. Sidomos zonjën Lala kam patur rastin ta njoh dhe vlerësoj kurajon e saj në punën e vështirë të gazetares. Të gjithë duhet të bëjmë përpjekje që këto ngjarje
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
të shmangen e të mos ndodhin” – tha Dervishi. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë protestoi disa herë për breshërinë e plumbave të hedhura mbi banesën e familjes së gazetares Klodiana Lala. Çipa thotë se edhe kjo ngjarje e rëndë për jetën e gazetares dhe familjes së saj rrezikon të mbetet pa zbardhur ashtu si shumë kërcënime të kolegëve të tjerë. Persona të panjohur sulmuan me armë zjarri në breshëri banesën e prindërve të gazetares së televizionit “News 24”, Klodiana Lala më 30 gusht në periferi të kryeqytetit. Gazetarja Lala tha
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
se dyshonte se sulmi lidhej me punën si gazetare. Klodiana Lala është një ndër gazetaret më të njohura me përvojë shumëvjeçare në mbulimin e kronikës së krimit. Për sulmin me armë ndaj banesës së prindërve, ku gjendeshin vëllai dhe fëmijët e saj, reaguan me forcë autoritetet politike e shtetërore të vendit si dhe shoqatat e gazetarëve. Pas kësaj shumë gazetarë shkruan në rrjetet sociale se edhe atyre u kanë ndodhur shumë kërcënime për shkak të detyrës, ndaj edhe jo pak prej tyre po largohen nga vendi.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Serbët e SHBA-së: Jo ndarje të Kosovës!
Ndërkohë që Thaçi-Vuçiç po lodhen duke kërkuar forma se si t’i ndryshojnë kufijtë e Kosovës, ku natyrisht del e fituar pala serbe, ka ndodhur ajo që nuk pritej: Klerikët serbë dhe diaspora serbo-amerikane i kërkon Kongresit Amerikan dhe Presidentit Donald Trump të mos lejojnë ndryshimin e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës Në Kosovë parlamenti nuk bën numrin e nevojshëm për të filluar seancën e jashtëzakonshme. Kryeministri Haradinaj mundohet të kundërshtojë presidentin Thaçi, duke caktuar ekip negociues zv/kryeministrin Limaj dhe një numër emrash të tjerë, bile edhe nga opozita e shoqëria civile. Haradinaj po bën maksimumin të shpëtojë vendin e tij nga qorrsokaku ku po e fut presidenti Thaçi, kur ndërkohë ka dalë një lajm shokues. Ndërkohë që Thaçi-Vuçiç po lodhen duke kërkuar forma se si tii ndryshojnë kufijtë e Kosovës, ku natyrisht del e fituar pala serbe, ka ndodhur ajo që nuk pritej: Klerikët serbë dhe diaspora serbe-amerikane i kërkon Kongresit Amerikan dhe Presidentit Trump të mos lejojnë ndryshimin e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo nuk ishte menduar, pavarësisht se thelbi i kërkesës së tyre drejtuar kongresit amerikan mbetet që të ruajnë serbët në Kosovë. Organizatorët e krahut të djathtë të diasporës serboamerikane dhe klerikët i shkruan një letër Kongresit dhe administratës amerikane kundër çdo shkëmbimi territoresh midis Serbisë dhe Kosovës. Udhëheqësit e ortodoksëve serbë dhe organizatave serbo-amerikane u kanë bërë thirrje anëtarëve të Kongresit dhe administratës amerikane për të mbrojtur të drejtat e serbëve të Kosovës dhe shprehën "kundërshtim të fortë ndaj ndarjes etnike të propozuar të territorit", raportoi media serbe të hënën. "[Ne] kundërshtojmë me ven-
dosmëri ndarjen territoriale të propozuar të Kosovës, e cila do të rezultojë - si të gjitha ndarjet që janë bërë në histori - në një eksod masiv dhe zhvendosje të brendshme të njerëzve", tha një letër e botuar në faqen e internetit të Dioqezës Lindore të Kishës Ortodokse Serbe. Nënshkruesit paralajmëruan gjithashtu se ndarja do të linte kishat, manastiret dhe vendet e shenjta serbe më të rëndësishme "të ekspozuara dhe të pambrojtura, të privuara nga masat ligjore dhe institucionale themelore të shekullit XXI". Letra u nënshkrua nga presidentët e organizatave të tilla si; Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes i Serbisë dhe Organizata Ravna Gora e Çetnikëve Serbë, shkruan Telegraf. Nënshkruesit pretendojnë të kenë 771
firma shtesë nga klerikët e Kishës Ortodokse Serbe, liderët lokalë të grupeve të besimtarëve dhe "përfaqësuesit e organizatave kulturore, arsimore dhe kombëtare në të gjithë SHBA-në", raporton BIRN. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mendohet se po shtyn për një shkëmbim territorial si një mënyrë për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen me Kosovën dhe kështu të vazhdojë me aspiratat e Serbisë për anëtarësim në BE. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kohët e fundit tha se do të ngrejë çështjen e "korrigjimit të kufijve" në negociatat me Serbinë. Shkëmbimet territoriale midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë ngritur zyrtarisht në bisedimet
Beograd-Prishtinë në Bruksel, por potencialisht do të kishin të bënin me pjesën veriore, kryesisht serbe të Kosovës dhe disa krahinave me shumicë shqiptare të Serbisë jugore. Pra serbët e Amerikës kërkojnë zyrtarisht shtetit amerikan të ndërhyjë që Kosova të mos ndahet apo të mos rishikohen kufinjtë dhe nga ana tjetër pikërisht kryetari i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi punon, me dashje apo pa dashje, krah presidentit serb Vuçiç. Serbët në diasporë thonë "jo", kurse Thaçi synon "po"! Dhe ku dihet se dinaku Vuçiç nuk punon të humbasë territore shtetërore të tij, por të fitojë më shumë tokë dhe sidomos pasuri si Trepça, Ujmani dhe zonat veriore të Mitrovicës.
POLITIKE
4
E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili: Pagesa e Rrugës së Kombit është vjedhje e turpshme e qeverisë hajdute
N
ë datën 17 shtator do të nisë pagesa për rrugën e Kombit, ku ndryshe nga 4 muaj më parë qeveria ka vendosur një skemë lehtësuese që u miratua pas kundërshtimit të tarifave të vendosura dhe djegies së kabinave ku do të kryhej pagesa nga banorët e Kukësit. Por pavarësisht kësaj, Lëvizja Socialiste për Integrim i bën dje thirrje qytetarëve që të refuzojnë pagesën e Rrugës së Kombit. Apeli vjen nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, e quan vjedhje të turpshme vendosjen e kësaj takse. Sipas Vasilit, qytetarët paguajnë qindra milion euro për rrugët ndaj dhe karburantin e kanë tejmbushur me taksa dhe është me çmimin më të tmerrshëm në Europë, krahasuar me pagat e shqiptarëve. “Qytetarë refuzojeni pagesën e Rrugës së Kombit se është vjedhje. Kryeministri për vete shkon në shtëpi në Surrel pa paguar asnjë lek, ndërsa kukësianët e varfër duhet të paguajnë lekun e fundit për të hyrë në shtëpi. Qeveria hajdute kërkon sërish që të fillojë pagesa te Rruga e Kombit, që me paratë e qytetarëve të mbushë xhepat e saj dhe të oligarkëve. Pasi i bëri lekët rrush e kumbulla për vetura luksoze, ëc e zyra për qejf të saj tani do që t’ju rrjepë lekët qytetarëve të varfër. Qytetarët paguajnë qindra milion euro për rrugët ndaj dhe karburantin e kanë shqepur me taksa dhe është me çmimin më të tmerrshëm në Europë, krahasuar me pagat e mjerueshme të shqiptarëve. Qytetarë refuzojeni pagesën e Rrugës së Kombit, se është vjed-
LSI thirrje qytetarëve: Refuzoni pagesën e Rrugës së Kombit
hje e turpshme”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili. Taksa e Rrugës së Kombit Pak ditë më parë teksa theksoi se nuk ka tërheqje nga vendimi për ta bërë me pagesë kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit, qeveria bëri me dije se kjo nismë do të pasohet edhe nga një fushatë informimi. Referuar paketës lehtësuese, banorët dhe 11 linjat e autobusëve që oper-
ojnë në Qarkun e Kukësit do të pagujnë 100 lekë për çdo kalim në rrugën e Kombit. Për të përfituar reduktimin e vlerës, këta përdoruesit do të marrin falas pajisjen elektronike telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës. Kjo tarifë e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës 1-mujore nga data
e kryerjes së pagesës për këto kalime. Pjesë e uljes së tarifës do të jenë edhe bizneset që kryejnë mbi 20 kalime në muaj. Për këto kategori do të përdoret një reduktim çmimi i përshkallëzuar, i cili rritet me rritjen e numrit të kalimeve. Kështu, për 20-30 kalime në muaj, këto automjete përfitojnë 10% ulje të tarifës, duke shkuar në 40% reduktim për automjetet me mbi 60 kalime në muaj. Kjo do të thotë se për
Qeveria hajdute kërkon sërish që të fillojë pagesa te Rruga e Kombit, që me paratë e qytetarëve të mbushë xhepat e saj dhe të oligarkëve. Pasi i bëri lekët rrush e kumbulla për vetura luksoze, ëc e zyra për qejf të saj tani do që t’ju rrjepë lekët qytetarëve të varfër. Qytetarët paguajnë qindra milion euro për rrugët ndaj dhe karburantin e kanë shqepur me taksa dhe është me çmimin më të tmerrshëm në Europë, krahasuar me pagat e mjerueshme të shqiptarëve. një kamion të rëndë, që për 20 kalime do të duhej të paguante 450 euro, duke u aplikuar tarifa e reduktuar prej 10% do të duhet të paguajë 405 euro, apo 45 euro më pak. Ndërkohë që, për të njëjtin kamion, që kryen 60 kalime në muaj, vlera e reduktuar shkon në 540 euro, duke qenë se me tarifat e paracaktuara do t’i duhej të paguane 1350 euro, ndërsa tani 810 euro. Skema lehtësuese u miratua pas kundërshtimit të tarfiave të vendosura dhe djegies së kabinave ku do të kryhej pagesa nga banorët e Kukësit. Ndërkaq, për automjetet që nuk bëjnë pjesë në këto kategori, mbeten në fuqi tarifat e bëra publike më herët. Më konkretisht, për mjetet me 3 rrota kjo pagesë do të jetë 2.5 euro, për veturat 5 euro, për autobusët dhe kamionçinat 11.2 euro, për kamionët e mesëm 16.2 euro, ndërsa për kamionët e rëndë 22.5 euro.
NDRYSHIMET PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH-TË PËRNDJEKURVE, JAVËN E ARDHSHME DO SHQYRTOHET NË KUVEND
D
eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar në një shënim në rrjetet sociale pas mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë. Sipas anëtarit të LSI-së, Komisioni i Ekonomisë përgjysmoi fondin për pagesa të të persekutuarve, duke shtuar se ky është një, tregues që Qeveria është në pikë të hallit me financat. “Sot, Komisioni i Ekonomisë përgjysmoi fondin për pagesa të të persekutuarve. Para disa muajsh përgjysmoi fondin e të pamundurve, ndihmën qesharake ekonomike. Tregues që Qeveria është në pikë të hallit me financat. Tregues që nuk ka asnjë shans që këta të miratojnë këtë vit Statusin e Minatorit. Tregues që këta janë të pamundur të bëjnë investime publike. Tregues që këta e kanë të pamundur, dhe bujqësia, duhet ta harrojë ndihmën financiare. Tregues që do vi dhe dita që mos ketë para edhe për pagat. Mbase po men-
LSI, Spahiu: Qeveria në pikë të hallit, përgjysmoi fondin për ish-të persekutuarit dohet ndonjë skemë financimi për buxhetin nga burime “të tjera”, siç jan ato të financimit në ndërtim. Të shohim!”- u shpreh dje në reagimin e tij deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. Drafti i Qeverisë Projektligji i Këshillit të Ministrave për disa ndryshime në dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë do të kalojnë në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. I propozuar nga qeveria vetëm më datë 29 Gusht, amendamentet do të dorëzohen në komisionin për Ekonominë dhe Financat brenda datës 7 shtator dhe do të diskutohen në datat 10 dhe 11 shtator. Ndërkohë shqyrtimi dhe votimi do të përfshihet në seancën plenare të ardhshme
të datës 13 Shtator. Ndryshimet në ligj parashikojnë se fondi i dëmshpërblimit do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kushtin që kësti mos të jetë më i madh se 1 milion lekë të reja. Ndërsa për individët që kanë për të marrë një dëmshpërblim nën 1 milionë lekë të reja, pagesa e tyre të kryhet me një këst të vetëm, pavarësisht fazës. Ndërkohë, një tjetër ndryshim përcakton se kur e drejta e përfitimit përfundon me mbylljen e rrethit të familjarëve që nuk jetojnë, pjesa takuese e tyre kalon në buxhetin e shtetit. Pra, sipas projektligjit, do të përfitojnë vetëm familjarët e ngushtë dhe pasardhësit direktë: bashkëshortja, fëmijët, vëllezërit dhe motrat.
POLITIKE
5
E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Kreu i Kuvendit bën bilancin e sesionit të kaluar parlamentar: Reforma në drejtësi, arritja më e madhe e Kuvendit
N
jë ditë pas nisjes së sesioni të ri parlamentar ku opozita bojkotoi seancën, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë “bilancet” e institucionit që ai drejton. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Ruçi ka paraqitur arritjet e sesionit të kaluar parlamentar, ndërsa ka nënvizuar edhe miratimin e ligjit për Reformën në Drejtësi. Po ashtu ai nuk la pa përmendur edhe disa nga mangësitë e sesionit të kaluar, ku një prej tyre ishte dhe mosmiratimi i projektligjit për Magjistraturën. “Reforma në drejtësi është sukses i madh i sesionit të kaluar parlamentar. Siç e theksova dhe dje angazhimi jonë për reformën nuk ka sjellë atë produkt që prisnim. Kështu Këshilli për Legjislacionin nuk përmbushi detyrën për Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendi nuk miratoi dot kryeinspektorin e lartë të drejtësisë për shkak të mosfunksionimit të KLP-së. Një tjetër mangësi e atij sesioni ishte mosmiratimi i “Magjistraturës”. Roli i Kuvendi u forcua dukshëm. Gjatë sesioni që lamë pas u depozituan 63 projektligje. U miratuan 55 ligje, nga të cilat me shumicë të cilësuar 26, dhe me konsensus 8 ligje. Prej shtatorit u miratuan me konsensus 17 ligje, pra 1/5 e akteve të miratuara nga Kuvendi. Opozitës iu plotësuan të gjitha kushtet për të ushtruar shumicën qeverisëse”, tha Ruçi. Mes të tjerash, kreu i Kuvendit dha mesazhin e qartë për partitë politikë në vend, ndërsa theksoi se synim i këtij sesioni të ri parlamentar është përmbushja e kushteve për çeljen e negociatave. Ai tha se partitë duhet të lënë mënjanë luftën politike dhe të unifikojnë qëndrimin në Bruksel. “Ky seksion synon dhe ka si qëllim çeljen e negociatave. dje i kam bërë thirrje politikës që të lënë mënjanë luftën e betejave elektorale. Ylli polar ngelet çelja e negociatave. Ndaj duhet të kontribuojmë të gjithë. Duhet të unifikojmë qëndrimin në Bruksel”, tha Ruçi. Projektligji për Teatrin Në një kohë kur Presidenti Ilir Meta kthehu një muaj më parë sërish në Kuvend dekretin për shembjen e Teatrit Kombëtar, e gjithë vëmendja qëndron tek fakti se cila do të jetë lëvizja e radhës nga ana e socialistëve. Lidhur me këtë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi komentoi edhe vendimin e së hënës të Konferencës së Kryetarëve për të shtyrë afatin për marrjen e vendimit për dekretin në 20 shtator. Ai tha se nuk bëhet fjalë për shtyrje, por për një hap normal që nevojitet për të bërë shqyrtimet e sakta. Mes
Gramoz Ruçi: Nuk ia këshilloj opozitës djegien e mandateve
të tjerash kryeparlamentari nuk dha asnjë koment rreth faktit nëse mazhoranca do të votojë dekretin, apo do ta shtyjë për një tjetër datë. “E kam dëgjuar dje në të gjitha lajmet që Konferenca e Kryetarëve shtyhu vendimin. Nuk do ta mendoja kështu. Konferenca e Kryetarëve ndaj u mblodh. Ndaj mblidhet që të bëjë programin dhe kalendarin e punimeve. Stafi i Kuvendit, me mua në krye, përgatiti draft-programim. Në projektin e paraqitur ishte data 13. Me kërkese të komisioneve të parlamentit u kërkua 1 javë kohë. Kjo nuk është shtyrje, por përgjegjshmëri për të shqyrtuar më shumë vëmendje dhe interes
Kuvendi nuk mund të konsiderohet fole kriminelësh. Kuvendin e ka prurë sovrani aty sipas kushtetutës e ligjeve. Kush ka vlerësime të veçanta për individë të veçantë ka institucionet përkatëse. ashtu dhe për të studiuar dhe implementuar sugjerimet që ka bërë institucioni ashtu sikuse ju keni dëgjuar se për këtë çështje ka impenjimin edhe nga KE. Ndaj u desh edhe një javë kohë. Pyetjen nëse maxhoranca do ta miratojë apo jo dekretin, do ta rrëzoja. Nuk jam këtu si
“Për ndryshimet në qeveri nuk është detyra ime. Unë si kryetar i parlamentit do të mirëprisja që të gjitha instrumentit e parlamentit në momentin dhe kohën që ato do të kërkoheshin do të ushtroja të gjitha kompetencat e mia si kryetar i parlamentit që parlamenti të shprehej. Do të mirëprisja çdo nismë nga opozita apo pozita”
përfaqësues i maxhorancës po i Kuvendit. Duhet të më kurseni këto pyete që mi keni bërë edhe herë tjetër. Përfaqësoj maxhorancën, por jam kryetrar i Kuvendit. Le të presim lidhur me interesimin e pyetjes tuaj për datën përkatëse se kur do të miratohet vendimi”, tha dje Gramoz Ruçi. Ndryshime në Qeveri Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi i është përgjigjur interesimit të gazetarëve edhe për marrëdhënien mes Qeverisë dhe Kuvendit, kur tha se ky i fundit mund të ushtrojë presion mbi Qeverinë dhe jo anasjelltas. I pyetur nëse mendon se ka nevojë për ndryshime në qeveri, Ruçi tha se do të ushtrojë kompetencat e tij si kryetar i parlamentit për instrumentet e parlamentit dhe se do të mirëpriste çdo nismë nga forcat politike. “Për ndryshimet në qeveri nuk është detyra ime. Unë si kryetar i parlamentit do të mirëprisja
“... falë eksperiencës i kam provuar të dyja luftën politike brenda dhe jashtë sistemit. Nuk janë djegur ndonjëherë mandatet, megjithatë ka gjithmonë një herë të parë, por nuk e këshilloj” që të gjitha instrumentit e parlamentit në momentin dhe kohën që ato do të kërkoheshin do të ushtroja të gjitha kompetencat e mia si kryetar i parlamentit që parlamenti të shprehej. Do të mirëprisja çdo nismë nga opozita apo pozita”, deklaroi kryeparlamentari Ruçi. Kriminalizimi i Kuvendit Gjatë bashkëbisedimit të djeshëm me gazetarët në nisje të sesionit të ri, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u pyet edhe për deklaratat e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe mundësinë e djegies së mandateve nga opozita. Në lidhje me akuzën e Bashës se parlamenti është fole e krimit, Ruçi deklaroi se parlamenti është zgjedhur nga sovrani dhe kush ka vlerësime të veçanta për individë të veçantë duhet t’i adresojë në institucionet përkatëse. “Refuzoj të komentoj deklaratat politike si të mazhroancës dhe të minorancës. Megjithatë nuk mund të qëndroj jashtë këtyre deklarimeve. Jam këtu për të bërë detyrën e Kryetarit të Kuvendit. Kuvendi nuk mund të konsiderohet fole kriminelësh. Kuvendin e ka prurë sovrani aty sipas kushtetutës e ligjeve. Kush ka vlerësime të veçanta për individë të veçantë ka institucionet përkatëse. Kuvendi mbetet Kuvend dhe mbështet interesat e vendit”, tha Ruçi. Lidhur me djegien e mandateve, Ruçi tha se nuk ka dijeni, por s’e nuk e këshillon, duke e konsideruar më efikas diskutimin brenda sistemit. “Për sa i përket djegies së mandatave nuk e kam dëgjuar, kam dëgjuar marrëdhënie të kushtëzuar, zëra të veçantë para këtij sesioni ka qenë djegia e mandatave. Më falni për mungesën e modestisë, falë eksperiencës i kam provuar të dyja luftën politike brenda dhe jashtë sistemit. Nuk janë djegur ndonjëherë mandatet, megjithatë ka gjithmonë një herë të parë, por nuk e këshilloj. Kushtëzimi, apo termi që djegim mandatin kanë qenë të diskutuara edhe nga opozita e dikurshme, por më rezulton se më efikas është diskutimi brenda sistemit”, deklaroi Ruçi.
POLITIKE
6
E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Kreu i uniformave blu, Ardi Veliu: Bashkëpunimi me partnerët është prioritet i punës së Policisë së Shtetit
P
olicia Federale Gjermane i dhuron 10 automjete me vlerë 127 mijë Euro, Policisë Kufitare për shërbimet e mbikëqyrjes së kufirit. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të automjeteve të dhuruara. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, e vlerësoi si mjaft efikase këtë ndihmë dhe theksoi se bashkëpunimi me partnerët është prioritet i punës së Policisë së Shtetit. Këto automjete do shërbejnë në rritjen e forcës goditëse si dhe në kontrollin më të mirë të kufirit tokësor për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme si dhe të migracionit të paligjshëm. “Për Policinë e Shtetit, bashkëpunimi me partnerët është një faktor kyç, në arritjen e suksesit në luftën kundër krimit të organizuar, dhe atij ndërkufitar. E vlerësojmë dhe e çmojmë shumë të rëndësishëm këtë mbështetje qoftë në asistencë profesionale ashtu edhe me ndihmë logjistike dhe teknike. Gjej rastin të konfirmoj se në këtë drejtim shteti gjerman ka dhënë një kontribut të çmuar ndër vite. Është fakt tashmë që marrëdhëniet e bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese gjarmane dhe sidomos me policinë gjermane, janë të shkëlqyera. Sot po na dhurohen 10 mjete, me nje vlerë 127 mijë euro, të cilat janë të destinuara për mbikqyrjen në kufirin tokësor, ndërkohë , që në Janar të vitit 2017, u dhuruan dhe 5 automjete të tjera me vlerë 80 mijë euro. Tashmë bashkëpunimi midis policive tona është
Gjermania i jep 10 makina Policisë së Shtetit, Schutz: Kontribut për policinë kufitare
konkret dhe aq më tepër operacinal, përmend këtu realizimin e operacionit të përbashkët me vendet e rajonit “Drino 2018”, ku nëpërmjet Agjencisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar GIZ, qendra Federale Gjermane bashkë-financoi zhvillimin e këtij operacioni. Ne po punojmë së bashku për më shumë siguri dhe për më tepër po unifikojmë
veprimet tona për të realizuar objektivat në luftën kundër paligjshmërisë. Ndaj e vlerësoj dhe e konsideroj shumë të rëndësishme këtë ndihmë, pasi është një kontribut i drejtpërdrejtë në forcimin e kapaciteteve të policisë kufitare për mbikqyrjen e kufirit.”- u shpreh Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërsa, Ambasadorja
PARALAJMËRIMI
“Teatri”, Salianji: Nëse shkelet vija e kuqe, vendi shkon në revolta
N
jë ditë pas mbledhjes së përbashkët të deputetëve të opozitës në qytetin e Shkodrës, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur mbi aksionin që do pasojë këtë takim. Në emisionin “Top Talk” në Tch, deputeti demokrat ka vënë theksin tek çështja e “Teatrit”. I pyetur se nga gazetari Denis Dyrnjaja se “çfarë do të bëjë opozita nëse do të shkelej vija e kuqe në lidhje me çështjen e teatrit”, (ashtu siç e kanë quajtur ata), Salianji tha se vendi mund të shkojë edhe në revolta. “Nuk bëhet fjalë vetëm për shembjen e teatrit kombëtar. Ne jemi për ruajtjen e goditën. Por problemi
është se PS me ligjin “Fusha” do të vjedhë miliona euro. Filtrin e Presidentit të Republikës e rrëzuan. Gjykata Kushtetuese mungon. Nëse shkelet vija e
kuqe atëherë qytetarët nuk do të lejojnë dhe do të dalin në ballë në qytetarëve dhe mund të ketë edhe një konflikt civil”, tha deputeti Ervin Salianji.
Gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz e pranishme në ceremoninë e dhurimit e cilësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si të shkëlqyer, dhe premtoi se edhe në të ardhmen Policia dhe qeveria gjermane do të mbështesin Policinë e Shtetit qoftë në asistencë teknike ashtu edhe në atë logjistike, si dhe inkurajoi Drejtorin Veliu për forcimin e
mëtjeshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen. “Qeveria Federale i jep një kontribut tjetër shumë të rëndësishëm në forcimin e ruajtjes së kufirit përmes Policisë kufitare Shqiptare , duke rritur njëkohësisht edhe sigurinë e kufijve të Evropës. Përmes vizitave të shpeshta në stacionet e policisë kufitare por edhe në të ashtuquajturin kufi të gjelbër, veçanërisht atë me Greqinë, kemi përftuar një panoramë shumë të mirë rreth gjendjes në kufirin Shqiptar, por njëkohësisht edhe rreth domosdoshmërisë, i një baze më të mirë materiale në funksion të realizimit të një veprimtarie me kaq shumë përgjegjësi, gjë që është edhe në interesin gjerman dhe evropian. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi edhe në të ardhmen për mbështetjen materiale të Policisë Shqiptare të Kufirit, përmes qeverisë Federale. Bashkëpunimi me strukturat e policisë është një aspekt i bashkëpunimit tonë të shkëlqyer, ndaj më lejoni t’ju falënderoj edhe ju përzemërsisht, për këtë bashkëpunim mjaft të mirë sikurse, dhe t’ju inkurajoj për bashkëpunimin në të ardhmen”- nënvizoi ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz.
DEPUTETJA E PD-SË
D
Tabaku: Ahmetaj mashtron, 33 biznese mbyllen çdo ditë
eputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi pas konferencës për shtyp të ministrit Ahmetaj, i cili foli për Aktin Normativ, situatën ekonomike në vend, punësimin etj. Në reagimin e saj, Tabaku tha se faktet tregojnë të kundërtën, se ekonomia është përkeqësuar, mungojnë investimet e huaja dhe borxhi është rritur. Sipas nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, 60 % e investimeve të huaja, me të cilat u krenua Ahmetaj, është nga TAP, investim i trashëguar nga PD. “Nga Janari në Gusht janë mbyllur 9260 biznese ose 33 biznese në ditë. Qeveria po e rishikon
buxhetin, sepse mungojnë 86 milionë dollarë, ndërsa borxhi publik është rritur ndjeshëm. Duke llogaritur edhe PPP, Borxhi është 83% apo 20% më i lartë sesa kur Ps mori qeverinë. Arritja e vetme e qeverisë
është rekordi i saj si qeveria e vetme në Europë ku kredia për bizneset bie, por lejet e ndërtimi rriten, duke dëshmuar se ekonomia pastron paratë e pista”0- u shpreh deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
POLITIKE
7
E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Braçe kritika Ahmetajt për shpërblimin e pensionistëve: Një deputet aksioner merr 10 milion lekë
K
omisioni i Ekonomisë ka miratuar aktin normativ i cili ul me 3.5 miliard të ardhurat si rezultat i zhvlerësimit të euros, ndërkohë që efekti në 8 muaj llogaritet 5 miliard lekë më pak. Nga rishikimi i buxhetit përfitojnë pensionistët të cilët do të marrin 5 mijë lekë shpërblim për fundvit por shkurtohen fondet për vettingun, rrugët dhe bujqësinë. Rritje të pagës Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, njoftoi dje rritjen e pagës mesatare në shtet. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Ahmetaj tha se përmirësimi i tregut të punës krijon terren të përshtatshëm për rritjen e pagës reale. Ndërsa shifra sesa do të rritet paga mesatare, Ahmetaj tha se do bëhet publike në një moment tjetër. “Iu referuat pagës mesatare në shtet, ka njohur rritje reale në fund të 2017 me 3% dhe besoj që do kemi shifra të reja shumë shpejt, për shkak të përmirësimit të tregut të punës, do kemi rritje të pagës reale. Sa të dalë shifra, do t’i ndajmë me ju. Sot Shqipëria është me rritjen më të madhe të pagave që prej 2010-
Ahmetaj: Paga mesatare në shtet do pësojë rritje, shifra shumë shpejt marrë 10 milionë lekë, ndërsa ne këtu flasim për 50 mijë lekë. Kemi premtuar 7-10 mijë lekë”, shpreh Erion Braçe. Përgjigja e ministrit Arben Ahmetaj ishte se vlera pritet të shkojë në ato shifra, por për këtë vit parashikimi është se çdo pensionist do përfitojë në fund të vitit 5 mijë lekë të reja shpërblim.
ës. Është raporti i fundit i BB që konstaton ritmin e rritjes”tha Ahmetaj. Ndërkohë kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe i ka kujtuar ministrit
Arben Ahmetaj premtimin e maxhorancës se shpërblimi për pensionistët në fundvit do shkojë deri në 10 mijë lekë të reja. Gjatë raportimit të Ahmetajt te Ekonomia, Braçe tha se një
deputet merr 10 milionë lekë si aksioner, ndërsa diskutimi për pensionistët bëhet për 50 mijë lekë të vjetra. “Luftë pabarazisë. Është e paimagjinueshme që një deputet si aksioner të të
Zhvlerësimi i euros Zhvlerësimi i euros përgjatë këtij viti duket se ka shtuar efektet negative në të ardhurat e buxhetit. Sipas Ministrit Arben Ahmetaj në 8 muaj ndikimi përllogaritet rreth 5 miliardë lekë. “Buxheti vetëm në këtë korsi, për shkak të mbivlerësimit të lekut, ka pasur një goditje prej gati 5 miliardë lekë vetëm në kuadrin kohor të 8 muajve”- u shpreh dje ministri Ahmetaj. Akti normativ për rishikimin e buxhetit erdhi i detyruar si rezultat e mosrealizimit të të ardhurave me 3.5 mld nga efekti i zhvlerësimit të euros. Pas diskutimeve në komisione, buxheti i rishikuar do të kalojë për miratim në seancën parlamentare të së enjtes.
DEPUTETI SOCIALIST PËRPLASET ME AHMETAJN NË KOMISION, MINISTRI: S’KA SHKURTIME, POR RISHPËRNDARJE FONDESH
R
ishikimi i buxhetit 2018 i siguron pensionistëve një shpërblim prej 5 mijë lekësh për fundvit por njëkohësisht shkurton fondet për një sërë institucionesh, përfshirë edhe Vettingun. Në mbledhjen e parë të Komisionit të Ekonomisë për këtë sesion, kreu i komisionit Erjon Braçe ka ngritur një sërë pikëpyetjesh për shkurtimet e fondeve për rrugët, bujqësinë, por edhe për institucionin e vettingut. “Ajo që më shqetëson më shumë se dy të parat ka të bëjë me buxhetin e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë. Zoti Ministër, në këtë institucion është krijuar një volum pune i jashtëzakonshëm për të përballuar detyrimet prioritare për të paktën një numër prej 57 gjyqtarësh dhe prokurorësh që ishin në proces rivlerësimi. Në dijeninë time ky proces po përfundon. Në atë territor që unë mbuloj janë pa mirëmbajtje që nga data 1 janar i këtij viti. Ka 8 muaj pa mirëmbajtje, zero, ka vajtur ferra dhe ka zënë 1.5 metra në çdo anë të rrugës”- u shpreh socialisti Braçe. Por për Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, nuk ka shkurtim, por vetëm rishpërndarje të fondeve të papërdorura. “Ka rënë dakord çdo Ministër me Ministrin e Financave dhe pastaj me Kryeministrin për të gjitha rialokimet, për shkak të performancës, ecurisë 7 mujore, parashikimit të tyre në përputhje me parashikimin tonë”theksoi dje ministri Ahmetaj.
Ndryshon buxheti 2018, Braçe kundër shkurtimit të fondeve për vettingun
Debatet në Komision Në komisionin e Ekonomisë, teksa shqyrtohej akti normativ për buxhetin e vitit 2018, kreu i këtij Komisioni Erjon Braçe shtroi disa pyetje për ministrin e Finacave, Arben Ahmetaj që shkaktuan edhe debat mes tyre. Sipas Braçes ka
pasur një vonesë në lëvrimin e fondeve dhe dikush duhet të japë llogari për këtë. Braçe kërkoi të dinte se si ka mundësi që të preken fondet e disa ministrive të rëndësishme siç është ajo e Bujqësisë dhe e Transportit. Në një moment replike mes tyre Ahmetaj është dëgjuar teksa i kthehet me fjalët: Mos më ndërpre
të lutem Braçe e ka ndalur vëmendjen e tij tek mirëmbajtja e rrugëve, duke i kërkuar llogari, ndërsa Ahmetaj tha se ishte i hapur të uleshin e të diskutonin në lidhje me këtë çështje. Pyetja e parë e Braçes kishte të bënte me dhënien e koncensioneve, a janë dhënë konform ligjit. Ai po ashtu kërkoi të dinte pse kishte rritje fondi për menaxhimin e mbetjeve dhe sektorin e energjisë që ka ecuri të mirë. Po ashtu donte të dinte pse kishte më shumë leje ndërtimi në Tiranë se në bashkitë e tjera. Ahmetaj: Zoti Braçe sa për dijeninë tuaj zoti Braçe fondi për Bujqësinë nuk është prekur fare përveç pjesës së Berzhit. Investimet e brendshme kanë ecur më shpejt, sesa ato të huaja. Braçe: Më intereson të marr përgjigje për pyetjet që kam bërë... Ahmetaj: 3.3 miliard është paketa e solidaritetit që do i ofrohet pensionistëve në fundvit. Të gjitha të dhënat e tjera do t’i dërgoj me email. Braçe: Çfarë do më dërgosh me email, të dhënat e FMN? Ahmetaj: Të gjitha të dhënat do t’i dërgoj.
INTERVISTA K
ryetari i grupit të Lëvizjes Socialilste për Integrim, Petrit Vasili ishte i ftuar në emisionin “45 Minuta” në Report Tv. Duke u ndalur te aksioni i opozitës në sesionin e ri parlamentar që nisi me një mbledhje nga Shkodra, Vasili u shpreh se do të ketë përballje frontale me qeverinë dhe protesta. Ai u shpreh se në Shkodër ka një sistem gjobvënieje të përjavshme, ndërsa policia, pavarësisht aksioneve nuk ka ndaluar asnjë person. Për sa i përket ligjit të Teatrit, Vasili sfidoi shumicën duke u shprehur se nuk ia mban që ta rrëzojë dekretin e Presidentit që riktheu ligjin për rishqyrtim në Kuvend, ndërsa e paralajmëroi se nëse e ndërmerr një nismë të tillë do të përballet me një qëndresë të fortë që do të mbetet gjatë në memorie. Ai konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e djeshëm se nuk do të ketë bojkot të kuvendit, por marrëdhënie të kushtëzuar. PJESË NGA INTERVISTA E kam zgjedhur emisionin e parë për opozitën se gjithn j ë o p o z i t a ë sht ë a j o që duhet përkrahur më tepër se mazhoranca.... Më mirë të thoni, pasi është përkrahur me bollëk qeveria, më në fund po reflektoni që të ketë një lloj baraspeshe në reflektimin publik, sepse opinioni publik do që të dëgjojë, dhe shumicën e kohës të vërtetat anojnë nga krahu i opozitës, jo i qeverisë. Aq më keq për një qeveri si kjo, që vetëm gënjen. Problemi qëndron këtu. Opozita nuk bën takime, duke synuar të jetë interesante, apo jo. Bën takime apo aksione, pasi ai ishte një veprim politik nuk ishte vetëm një takim pune, i cili tregonte tre elemente thelbësore: soliditet politik, të qenit atje ku problemi ndodh dhe për t’u dhënë mesazhin qytetarëve që nuk janë vetëm. Për të mos menduar që, nëse qeveria u ka kthyer krahët ata janë vetëm, askush nuk mendon për ta, apo ata nuk kanë alternativë dhe shpresë. Qeveria e ka humbur pa e filluar luftën me krimin, sepse është njësh me të. Por turpi i qeverisë, këtë nuk e shpiku opozita, por është e vërtetë, mbas takimit tonë për t’i hedhur hi syve, policia bëri sikur bëri një aksion atje në Shkodër. Kur ju nuk keni asnjë emër të ndonjë të arrestuari, të ndaluari apo të përplasjes me kriminelët, të cilët janë mjaft mirë të pajisur dhe të armatosur. Pra, do të thotë që në një situatë kur qeveria dhe krimi bëhen njësh, pra nuk ka më instrumente, populli kërkon rrugën, kërkon udhëheqje. Nuk është vetëm Shkodra që ka probleme, ka dhe rrethe të tjera, po nuk keni shkuar ndonjëherë as në Elbasan, as në Vlorë... E kalojmë se nuk është pyetje për nivelin tënd. Mesazhi u dha nga Shkodra, kjo ishte shumë e rëndësishme, pasi atje ka kulmuar një situatë e tillë dhe mesazhi është për gjithë vendin. Sigurisht do ketë mesazhe më të forta po të këtij lloji, pra do të thotë që lidhet pikër-
8
E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Kreu i grupit të LSI-së: Kriminalizimi qeveritar ka lënë vendin pa investime të huaja, në shkretim ekonomik dhe rrënim shoqëror
Ligji i Teatrit, Vasili: Shumicës nuk ia mban ta rrëzojë dekretin, përballje e protesta
isht atje ku problemi zien. Pse e kemi dhënë pikërisht mesazhin? Pasi Shkodra gjithmonë fatkeqësisht është gjetur e vetmuar. Në përmbytjet e fundit të Shkodrës ju e dini që Kryeministri nuk vuri këmbë më në Shkodër. Kur pati tërmet në veri të Shqipërisë, nuk shkeli, vazhdoi pushimet i qetë atje ku ishte. Atje ishte një situatë shumë e ngarkuar kriminale dhe me një tension shumë të madh, pasi ju e kuptoni më së miri se si përjetohet, Kryeministri prapë nuk është. Kryeministri ka një problem të madh. Ka frikë të përballet edhe me problemin, dhe me popullin. Por populli nuk është i vetëm dhe nuk merr frymë se ka këtë Kryeministër, por populli kërkon udhëheqje të drejtë dhe kur ajo udhëheqje e drejtë i mungon, populli duhet të gjejë alternativën e re, zgjidhjen e re që të qeveriset mirë. Dhe ne kemi shkuar atje me këtë ndërgjegje, me këtë vetëdije që ka zgjidhje, ka dritë në fund të tunelit dhe nuk do jetë Shqipëria në kthetrat e kriminelëve, por ka të gjitha mundësitë që t’i mposhti në pak kohë. Pasi kriminelët janë motivuar, sepse një pjesë e tyre ndodhet në qeveri. Po të mos kishin ata, nuk do kishin guxim të dilnin rrugëve. Si në çdo vend të botës dhe në çdo vend të Ballkanit, ku ju e dini që nuk ka situatë kriminale si në Shqipëri, ku raporti me rendin, policinë dhe gjithë instrumentet shtetërore që veprojnë, është raport i prerë. Raport lufte, kriminelët janë përballë tyre. Në rastin konkret ju e dini që kriminelët dhe policia kanë qenë në një krah dhe ju e dini shumë mirë që një pjesë e mirë e kupolës së policisë është shpallur në kërkim dhe ndodhet nëpër botë, pasi kanë bërë trafik droge për vite të tëra, ky nuk është fakt i opozitës, është i vërtetë.
Kjo kauzë ose çështje e kriminalitet do jetë pjesë e fushatës së opozitës? Do jetë themeli politik, shoqëror dhe moral. Nuk mundet dot kurrën e kurrës të besojmë, të mendojmë që ne do kthehemi përsëri në situatën kur i lumtë partisë socialiste në atë kohë. Ju i kujtoni vitet 98-99-`00, ku pati një betejë të hapur me krimin dhe banda të tëra u zhdukën në më pak se disa muaj dhe Shqipëria u nda nga historia e bandave një herë e përgjithmonë. Rikthimi i bandave mes qyteteve tona dhe krimi i organizuar, mund të më thoni pa e luftuar këtë betejë, a mund të ketë biznes? E dini ju në Shkodër, se jeni gazetar me eksperiencë më shumë se të tjerë, që ka një sistem gjobëvënie të përjavshëm? Cila është alternativa juaj? Nëse është kjo situatë që thoni, çfarë alternative ka opozita? Më fal, shkoni njëherë investigoni. Alternativa e opozitës ishte pikërisht në sytë tuaj. Pra të jemi atje dhe i vetmi stimulues, frymëzues dhe mbajtësi në këmbë të kësaj situate kriminale është kjo qeveri që nuk e lufton dot krimin sepse është bërë njësh me të. Pa u larguar kjo qeveri nuk ka për të pasur zgjidhje. Pikërisht ne jemi aty për të treguar që vjedhja dhe përfshirja e kriminelëve në zgjedhje që nuk e them unë, por e thotë OSBE/ODIHR dhe tërë të tjerët dhe krijimi i situatës kriminale, po kriminalizon vendin. Kriminalizimi i vendit na ka lënë pa investime të huaja, në varfëri ekonomike dhe rrënim shoqëror, i cili i bën njerëzit tu dridhet mishi tani se erdha koha e shkollës dhe a do u blenë dot libra fëmijëve apo jo? Pa marrë përgjigje kjo situatë kriminale, çdo bëjnë, cilat janë të tjerat? Do vinë t`i venë gjobë kriminelët pronarit tuaj.
Se mbron dot ti, as me kamerat e tua e as me asgjë. S`ke çfarë i bën se në qoftë se e ka zënë prej gryke me filmime, 500 lloj gjërash e batakçinjllëqe të parët e qeverisë, do thonë mbyll gojën dhe nuk i mbron dot njeri. Ju shoh shumë pranë z. Basha. Çfarë do të thotë, që ky sezon veror iu ka bashkuar edhe më shumë me PD? Aty me thënë të drejtën ngjani si forcë e djathtë z. Vasili. Ky nuk është lajm, pavarësisht nga dëshira jote për të ndërtuar lajm. Ti e di që unë lajmet di t`i komentojë më mirë nga ti. Unë nuk kisha se ku të rrija ndryshe, përderisa kryetari i opozitës është në krahun e kreu të Grupit Parlamentarë PDsë dhe të LSI-së. Nuk keni të bëni me aleatë aty? Aleati më i afërt i PD-së sot është LSI-a? Mbi të gjitha janë dy grupe parlamentare, dy grupet më të mëdha. Më i madhi është ai i PD-së dhe grupi i dytë më i madh në Kuvend është LSI. Se shoh aty z. Mediu në radhën e dytë, që është aleat i vjetër i PD-së. Nuk ka të bëjë me vendet. Ju e keni parë që kemi qenë krah për krahë edhe me z. Mediu. Ishte një vendosje që ai e respektonte këtë gjë dhe s`kemi pse lodhemi e komentojmë. Z. Mediu është në krah të z. Berisha, që besoj se është akoma edhe më i fuqishëm sesa ne. Pse do të thotë që z. Berisha është më i fuqishëm se z. Basha? Z. Berisha është ai që është dhe ju e dini shumë mirë se çfarë është. Do të shkoni në Parlament në datë 13? Do të ketë qëndrime të kushtëzuara me Parlamentin. Nuk do të bojkotohet Parlamenti, por sipas problematikave, sipas çështjeve që do të jenë në diskutim dhe sa kritike
do të jetë ato, do të adaptojmë pozicione të caktuara, qëndrime të plotë, qëndrime të pjesshme. Pra, do të ketë një qëndrim jo vetëm shumë aktiv, por edhe shumë të veçantë edhe nga mënyra e demonstrimit publik. Për Ligjin për Teatrin çfarë qëndrimi do të mbajë opozita në rast se mazhoranca rrëzon Dekretin e Presidentit? Kam përshtypjen që nuk do ta rrëzojnë Dekretin e Presidentit. Që në shkurt të 2016-s, pra dy vjet e gjysmë përpara, është një nismë për ata që po shkatërrojnë vendin dhe ajo quhet: Nisëm për të ndryshuar Ligjin e Koncesioneve, nismë e LSI-së. Ka filluar prezantimi i kësaj nisme nga unë personalisht në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe me urdhër politik u ndërpre, sikurse nuk ka ndodhur në asnjë procedurë parlamentare. Gramoz Ruçit unë i kam bërë një letër të gjatë për Ligjin e Koncesioneve. Letër, e cila ka dalë, është bërë edhe publike dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Arsyeja, sepse kjo nismë cenonte dhjetëra koncesione që u dhanë dhe po jepen edhe aktualisht, që kanë një shifër prej qindra milionë euro. Kjo vetëm që të mos pengoheshin sepse shfaqja në Parlament, debati parlamentar do të tregonte se çfarë hajdutllëku qeveritar bëhej. Tani ky parlament po zbaton një standard të tillë mizerabël, i cili bllokon nismat në mënyrë të prerë edhe kur kërkohen me insistim. Ka ndodhur edhe diçka tjetër, po në drejtimin e këtij kryetari Parlamenti. Është vendosur që parlamenti të marrë në shqyrtim dhe të çojë në komisione amendamentet e opozitës, i kanë refuzuar dhe s’kanë pyetur as për vendimin e parlamentit, i cili është urdhër i padiskutueshëm kushtetues për veprim. Çfarë mendoni se do ndodhë konkretisht me Ligjin për Teatrin? Unë nuk e di se ç’do të ndodhë konkretisht. Se e pamë Taulant Ballën në Parlament që bëri humor me opozitën në Shkodër, kurse kryetari i tij i Parlamentit thoshte që do ishte mirë që të ishte mazhoranca atje. Tani këta që një i bie gozhdës e tjetri patkoit, këto janë tamam një mazhorancë e shpërbërë, moralisht e politikisht. Prandaj, ç’flet njëri, nuk flet tjetri. Dhe për Ligjin e Teatrit, kujt t’i referohem? Gramoz Ruçit, apo të dëgjoj Ulsi Manjën. Pra, procedurat parlamentare janë të paqarta.
POLITIKE
9
E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Pasi përfundon shfaqjen në ERTV, Rama refuzon qerasjet e të zonjës së shtëpisë që e mikpriti
Rama nis fushatën – Shpërndan libra falas: Mbajini me kujdes që të mos i paguani! N
ë vazhdën e fushatës kombëtare që u shpall së fundmi nga Partia Socialiste, “E gjithë vëmendja tek ju”, për të promovuar librat falas nga klasa e parë deri në të katërtën, kryeministri Edi Rama i bëri një vizitë një familjeje, fëmijët e cilës janë në shkollën fillore. Konkretisht, kryeministri Edi Rama ishte dje në familjen Karaj për t’i dhuruar librat dy fëmijëve të tyre Greisit dhe Reit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. I shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe drejtoresha e shkollës “Ali Demi” Dorina Kuka Rama ka ndarë disa shqetësime me prindërit e nuk ka munguar dhe një bashkëbisedim me fëmijët. Rama u dhuroi fëmijëve librat dhe i porositi që ti mbajnë me kujdes me qëllim që të mos i dëmtojnë ato. “Librat duhet ti ruani mirë se në fund të vitit do ti dorëzoni prapë, që të mos detyrohen mami me babin që të paguajnë pastaj për të marrë libra të rinj”theksoi Rama. Por një nga temat e diskutimit ishte dhe ndalimi i celularëve në shkolla, sekuestrimi dhe asgjesimi i telefonave celularë që u gjenden nxënësve dhe mësuesve gjatë orëve të mësimit, ku me sa duket edhe shefi i qeverisë ka problemin e celularit me djalin e tij të vogël Zahon, pasi tha se nëse do ia kërkonin t’i hiqte celularin do ishte njeriu më i kënaqur. Kryeministri u shpreh se ky është një dëm i madh që u shkaktohet fëmijëve, duke pranuar se në të njëjtin hall
UNIVERSITETET
Vendet bosh, ulet “vija e kuqe”, 800 vende të lira te ekonomiku
është dhe me vetë djalin e tij. “Do të jetë e vështirë por do ta bëjmë që çdo celular që kapet do të sekuestrohet dhe asgjesohet. Nuk mund të hyjë mësuesi me celular në proces mësimor. Nëse mua do të më thoshte shkolla me i heq celularin Zahos, që nuk është bërë akoma për shkollë, unë do të isha njeriu më i kënaqur sepse është jashtë kontrollit”- tha Rama. Kreu i Qeverisë u largua nga shtëpia me premtimin se
brenda mandatit, të gjithë fëmijët e arsimit të detyrueshëm 9 vjeçar, do të përfitojnë libra falas. Refuzimi i Ramës Në fund të këtij takimi, e zonja e shtëpisë ka shpejtuar t’i qirasë me gliko mysafirët e saj. “Insistojmë që ta provoni glikonë tonë, se jemi me origjinë nga Përmeti”, u shpreh zonja Karaj. Por pavarësisht insistimit të zonjës Karaj, kryeministri Edi
Rama nuk ka pranuar. “Epo unë nuk jam nga Përmeti, dhe e kam kokën shumë të fortë”, tha kryeministri Rama, duke u çuar në këmbë, e për t’u larguar. E teksa po i përcillnin mysafirët, zonja e shtëpisë nuk ngurroi t’ia përmendte edhe njëherë kryeministrit Rama “refuzimin” e glikosë, “Shumë të fortë e kishit kokën me gjithë mend”. “Po shumë të fortë e kam kokën”, ia pret kryeministri Rama.
Ulet “vija e kuqe” në listën e maturantëve të shpallur fitues në universitete. 800 vende të lira janë hapur deri më tani vetëm në fakultetin ekonomik. Në një intervistë për televizionin SCAN, zëvëndësdekani Alban Korbi theksoi se mundësitë e maturantëve që nuk janë shpallur fitues që në fazën e parë, tashmë janë të larta. Zëvëndësdekani shtoi se procesi po ecën normalisht ndërkohë që i bëri thirrje maturantëve të qëndrojnë në pritje pasi janë edhe 6 faza të tjera që u mundësojnë regjistrimin në degën që kanë përzgjedhur. Për maturantët fitues procesi i regjistrimit nuk ka qenë i vështirë ndërsa tarifat që duhet të paguajnë, sipas tyre është e arsyeshme. Vende bosh ka edhe në fakultetin e Shkencave Sociale ku numri i aplikimeve këtë vit u rrit me rreth 5%, krahasuar me vitin 2017. Në fakultetin e Drejtësisë ka pasur gjithsej 6634 aplikime, por ndryshe nga vitet e tjera ofrohen vetëm 700 kuota, ose 50 kuota më pak se një vit më parë.
MINISTRJA LINDITA NIKOLLA: TEKSTET SHKOLLORE ME STANDARDE DHE TË PAJISURA ME CD
Nis shpërndarja e teksteve, MASR: Nëse dëmtohen librat falas prindi do t’i paguajë
N
isi dje shpërndarja e librave falas në gjithë shkollat. Prindërit e nxënësve nga klasa e parë në të katërtën, kanë mundësi ti marrin tekstet pranë institucioneve ku kanë regjistruar fëmijët, ndërsa pjesa tjetër do ti blejnë ato në pikat e përcaktuara pranë shkollave. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit librat që do të jepen falas, do të rikthehen pas mbarimit të vitit shkollor të padëmtuar, në të kundërt prindi do ta paguaj atë. Mësuesit janë ata që do të kenë nën monitorim të vazhdueshëm nxënësit gjatë punimit me tekstet dhe në fund do të vendosin nëse është i ripërdorshëm apo jo. Ndërsa kryeministri Edi Rama i sho-
qëruar nga ministrja e arsimit Lindita Nikolla, ka zgjedhur një familje në kryeqytet për ti dorëzuar personalisht tekstet falas fëmijëve. Rama bëri apel për shmangien e vonesave dhe problemeve Sipas udhëzimit nga MASR, Librat falas do të qëndrojnë në qarkullim deri në tre vite. Ndërsa mësuesit shprehen se ruajtja nga dëmtimi është e vështirë. Ndërkohë mësohet se për ata prindër të cilët dëshirojnë ti blejnë që në fillim librat për fëmijët e kanë mundësi ti gjejnë ato në treg. Ndërkaq, qeveria thotë se tekstet e reja shkollore nga klasa e parë tek klasa 12 për vitin e ri shkollor 2018-2019 janë të standardeve ndërkombëtare. Lëndët
e shkencave janë përkthyer, përshtatur duke u marrë nga shtëpitë botuese prestigjioze, Cambridge, Oxford, Pearson. “Janë tekste me të cilat studiojnë edhe bashkëmoshatarët e fëmijëve tanë kudo në botë, të lehtësuara, por edhe të pajisura me CD për të punuar edhe me mjete alternative”, thotë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një video të shpërndarë në profilin e facebook të kryeministrit. Para se tekstet të futen në katalog, vijoi ajo, e të licensohen kalojnë vitin e provës pothuajse 9 muaj të plotë nga mësuesit e Shqipërisë, të cilët pyeten sërish për të parë nëse ka kaluar diku ndonjë gabim i vogël dhe që kthehet në një detyrim për
t’u respektuar nga botuesit në mënyrë që teksti të jetë përfundimisht i licensuar dhe të futet në katalogun e teksteve. Alterteksti prodhoi 1310 tekste
nga të cilat 600 tituj u refuzuan nga mësuesit, ndërsa këtë vit 400 mijë nxënës mësojnë me tekste të reja të standardeve ndërkombëtare.
KOSOVE Diaspora serbe në SHBA i bën thirrje Kongresit ta hedhë poshtë ndarjen e Kosovës Organizatorët e krahut të djathtë të diasporës serbo-amerikane dhe klerikët i shkruan një letër Kongresit dhe administratës amerikane kundër çdo shkëmbimi territoresh midis Serbisë dhe Kosovës. Udhëheqësit e ortodoksëve serb dhe organizatave serboamerikane u kanë bërë thirrje anëtarëve të Kongresit dhe administratës amerikane për të mbrojtur të drejtat e serbëve të Kosovës dhe shprehën "kundërshtim të fortë ndaj ndarjes etnike të propozuar të
territorit", raportoi media serbe të hënën. "[Ne] kundërshtojmë me vendosmëri ndarjen territoriale të propozuar të Kosovës e cila do të rezultojë - si të gjitha ndarjet që janë bërë në histori - në një eksod masiv dhe zhvendosje të brendshme të njerëzve", tha një letër e botuar në faqen e internetit të Dioqezës Lindore të Kishës Ortodokse Serbe. Nënshkruesit paralajmëruan gjithashtu se ndarja do të linte kishat, manastiret dhe vendet e shenjta serbe më të rëndësishme
Opozita shqiptare unifikon qëndrimin me atë kosovare kundër Thaçit për korrigjim kufijsh me Serbinë Me nisjen e sesioneve të reja parlamentare si dje në Kuvendin e Shqipërisë dhe sot në Kuvendin e Kosovës, opozita shqiptare unifikon qëndrimin e saj me opozitën e Kosovës, duke u rreshtuar qartazi kundër projektit Thaçi-Vuçiç, për korrigjimin e kufirit territoriale të Republikës së Kosovës. Dhe për të konkretizuar këtë qëndrim, mësohet se Partia Demokratike po përgatit një rezolutë në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosovë për mosndryshimin e kufijve. "Rezoluta e Partisë Demokratike mbështet fuqimisht ruajtjen e formës unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës", bëjnë me dije burime pranë selisë blu. Nga ana tjetër, rezoluta që po përgatit Partia Demokratike mbështet fuqimisht reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian.
Zhvillimet dje në Kuvendin e Kosovës Kuvendi i Kosovës është mbledhur dje në një seancë të jashtëzakonshme, ku partitë e opozitës kanë propozuar një rezolutë kundër rishikimit të kufijve, propozim ky i presidentit Hashim Thaçi. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për mediat theksoi se debati në Kuvend do të ketë vetëm një rend dite. "Proceduralisht, kemi vepruar në bazë të një kërkese të deputetëve. Do ta kemi seancën e jashtëzakonshme nesër me një pikë të rendit të ditës. Sa i përket komenteve politike, do t'i themi nesër ato për arsye se e kemi seancën", u shpreh Veseli. Kryetari i grupit parlamentar të LDK, ftoi deputetët e opozitës dhe të mazhorancës të votojnë rezolutën. "Unë pres që nesër mbështetja për këtë rezolutë të planifikuar për t'u aprovuar të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare, pa përjashtim, të opozitës dhe koalicionit qeverisës sepse është në të mirë të qytetarëve të vendit.Është informatë e mirë dhe qëndrim i mirë që u dërgohet miqve tanë ndërkombëtarë, që na kanë ndihmuar të vijmë deri në këtë pikë, që vullneti i qytetarëve të shprehet përmes deputetëve të Kuvendit.
Lista serbe po ndihmon presidentin Thaçi në parlamentin e Kosovës Seanca për votim për ekipin negociator e thirrur nga koalicioni aktual qeverisës është duke u varur totalisht nga votat e Listes Serbe. Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se deputetët e LS janë tërhequr dhe kjo është arsyeja e vertëtë pse kjo seancë po shtyhet, duke rrezikuar dështimin. Burimet e Expressit thonë se tashmë deputetët serbë kanë ndërruar qëndrim, duke bojkotuar seancën. Kujtojmë se Qeveria Haradinaj u formua pas disa orësh pritje të deputetëve të Listës Serbe. Ndërsa sot ata po kushtëzohen nga votat e tyre për të votuar ekipin negociator për dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë ditës së hënë Qeveria ka propozuar ekipin që do të udheheqë dialogun Kosovë-Serbi. Si kryetar të grupit, Fatmir Limajn, ndërsa si nënkryetar është propozuar emri i Enver Hoxhajt. Propozimet për anëtar të grupit negociator me Serbinë janë për emrat e Behxhet Pacollit, Dardan Gashit, Avni Arifit dhe Mahir Yagcillar.
"të ekspozuara dhe të pambrojtura, të privuara nga masat ligjore dhe institucionale themelore të shekullit XXI". Letra u nënshkrua nga presidentët e organizatave të tilla si Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes i Serbisë dhe Organizata Ravna Gora e Çetnikëve Serbë. Nënshkruesit pretendojnë të kenë 771 firma shtesë nga klerikët e Kishës Ortodokse Serbe, liderët lokalë të grupeve të besimtarëve dhe "përfaqësuesit e organizatave kulturore, arsimore dhe kombëtare në të gjithë ShBA-
10 E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
në", raporton BIRN. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mendohet se po shtyn për një shkëmbim territorial si një mënyrë për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen me Kosovën dhe kështu të vazhdojë me aspiratat e Serbisë për anëtarësim në BE. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kohët e fundit tha se do të ngrejë çësh-
tjen e "korrigjimit të kufijve" në negociatat me Serbinë. Shkëmbimet territoriale midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë ngritur zyrtarisht në bisedimet Beograd-Prishtinë në Bruksel, por potencialisht do të kishin të bënin me pjesën veriore, kryesisht serbe të Kosovës dhe disa krahinave me shumicë shqiptare të Serbisë jugore.
Serbët e Kosovës ankohen për "presion" për të marrë pjesë në tubimin e Vuçiçit Para vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Kosovë ka pasur raportime se serbët e Kosovës, të cilët punojnë për institucionet e financuara nga Beogradi, po detyrohen të marrin pjesë në tubimin e tij Nga Filip Rudic Disa përfaqësues të serbëve të Kosovës thonë se punonjësit e institucioneve të financuara nga Serbia në Kosovë po vihen vënë nën presion për të marrë pjesë në një tubim në mbështetje të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe u druhen masave ndëshkuese nëse nuk shkojnë. "Të gjithë në arsim janë thirrur të deklarojnë nëse do të shkojnë apo jo - në universitete, shkollat fillore dhe të mesme," tha Ksenija Bozoviç, nga Partia Liri, Demokraci, Drejtësi me bazë në qytetin e ndarë verior të Mitrovicës. Bozoviç tha për BIRN se punonjësve po u jepen të firmosin dek-
larata, duke thënë se ata do të marrin pjesë në tubimin e 9 shtatorit dhe se situata është e njëjtë në institucionet shëndetësore të financuara nga Serbia. Sava Janjiç, abati i manastirit ortodoks serb të Deçanit, tha se punonjësit në shkolla i kishin thënë atij se "një institucion i rëndësishëm shtetëror serb" i kishte urdhëruar ata të dërgonin listat e të punësuarve të tyre të cilët nuk do të marrin pjesë në tubim. "Duke dëgjuar dëshmitë e shumta, ndiej se populli ynë - sidomos ata që jetojnë në pjesën jugore të lumit Ibër - po poshtërohen shumë në ditët e sotme, kur një vihet në zbatim një proces sistematik përndjekjeje duke përgatitur listat e atyre që supozohet të marrin pjesë në "tubimin e shekullit" dhe të tregojnë mbështetje për diçka tek e cila ata nuk besojnë," shkroi
Janjiç në një tjetër postim në Tëitter. Një ish-deputete serbe në parlamentin e Kosovës, Rada Trajkoviç, gjithashtu tha se serbët e Kosovës që punonin në shërbimet shëndetësore, arsimore dhe sociale kishin raportuar se ishin nën presion për të marrë pjesë në tubimin e Vuçiçit. "Është një keqpërdorim i paprecedentë i institucioneve," tha Trajkoviç për BIRN. Ministria Serbe e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Partia Progresiste e presidentit Vuçiç nuk iu përgjigjën kërkesës së BIRN deri në kohën e publikimit të lajmit. Vuçiç njoftoi në gusht se ai do të vizitojë Kosovën në fillim të shtatorit për t'i paraqitur "udhëzimet dhe orientimet e politikës shtetërore ndaj Kosovës" serbëve lokalë. Vizita do të vijë pasi Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të takohen në Bruksel më 7 shtator, për të negociuar më tej normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Vuçiç ka bërë thirrje për një shkëmbim territorial me Kosovën përgjatë vijave etnike, një ide që ka hasur rezistencë të fortë nga partitë opozitare serbe dhe kosovare, serbët e Kosovës dhe nga disa politikanë në pushtet në Kosovë. Thaçi, nga ana tjetër, ka folur për një "korrigjim kufitar", duke thënë javën e kaluar se propozimi i tij që shqiptarët etnikë që jetojnë në Serbinë jugore t'i bashkohen Kosovës do të jetë një nga temat në takimin e 7 shtatorit.
FORUM KOMENT Nga Kristo Mërtiri
P
as disa vjetëve si emigrant ekonomik në Perëndim, ditët e fundit, një intelektual shqiptar erdhi mallndezur në Tiranë. Ashtu i vetmuar e përmes detit të meditimit mëmëdhetar, vendosi të kalonte pak orë duke u capitur nëpër shëtitoret e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Por edhe gjetkë ku e thërriste me jo pak drithërima fëmijëria, rinia e parë, kujtimet e ëmbla e të tharta shkollore, dashuria e parë…Hapat sikur po e conin vetiu edhe te Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, stadium që ka zënë vend jo dosido në historinë e memorien kryeqytetase dhe më tej. U befasua, por edhe u trishtua nga tjetërsimi e sidomos nga kulla shumëkatëshe që do të “arbitrojë” ndeshjet kombëtare e ndërkombëtare dhe do të vëzhgojë Tiranën si nga maja e Olimpit. Ndërsa pamjet e filmuara do ia dhurojnë vetëm ERTV-së sojlleshë !...Duke kërkuar ca gjurmë të vjetra edhe prapa Stadiumit, më në fund u nis për të gjerbur një kafe pa sheqer te “Venecia”. Nuk ikën shumë sekonda dhe përballë iu fanepsën nishane e sinjale taze të qarkullimit rrugor. Por edhe ca skena të cuditëshme e më pranë xhirimeve kinematografike. Mos vallë po luanin role skenike në natyrë për llogari të ndonjë oligarku në Hollyëood ?! Një ekip jo i madh po bënte prova teknike me regji të posacme e kameramanë të djersitur . Ecje të komanduara para e prapa, majtas e djathtas. Në ballë te ekipit mediatizues : ishte dora vetë Erion Veliaj ! Emigranti fshiu sytë me kurrizin e duarve të argasura dhe bëri përpara i cmeritur, hutues e me plot pëshpërima hakërruese. As kish parë e as kish dëgjuar një aktrim të tillë donkishotesk e amatoresk të ndonjë kryetari Bashkie që cdo kakarisje e kthen në shou mediatik, supermashtrues e rrufjan publik. Një bombardim propagandistik irritues, i përditshëm e aspak shterues për banorët kryeqytetas. Punishte e vecantë bashkie me disa dhjetra nëpunës yzmeqarë që paguhen jo pak cdo muaj me paratë e taksapaguesve të Tiranës ! Ja synimi : Që “lali Eri” të tjetërsohët në yll të pazëvendësueshëm për cdo familje, me hir a pa hir.
Intelektuali emigrant u shokua dhe po mërmërinte me veten. Iu fanepsën edhe ata topat me letra higjenike të vërvitura nga duart e ish kryetarit të lëvizjes “Mjaft” vite më parë. Topa që binin pa mëshirë mbi pushtetin e djeshëm të PS ! Gjithnjë sipas valles së njohur hipokrite të pagëzuar si “e pavarur”(?). Nuk rrodhën shumë ujëra dhe një ditë të bukur këta pehlivanë fondacionesh e donacionesh, pushtuan sa hap e mbyll sytë majat e Partisë Socialiste (tabelën kryesore të qitjes nga “Mjafti” hipokrit, tinzar e jezit). Bashkë me Kryetarin mandatdhurues të kësaj force politike me histori jo dosido (sot Kryeministër!). “Pavarësia” e tyre kallpazane u bë copë e thërrime. Teksa emigranti ynë i shkolluar po rrëfente skenat e xhirimit që e pataksën ligësisht e padrejtësisht, unë kujtova episodin e parë dhe të fundit gjatë përpjekjeve durimshumë për të kontaktuar me Bashkinë e Kryeqytetit…C’farë ndodhi ? Ishin muajt e parë që po gëzonte kolltukun e Kryetarit sevdalli, duke derdhur pa kursim premtime e betime për transparencën legjitime në shërbim të banorëve që i dhanë votat cudibërëse. Si qytetar, por edhe si gazetar, plot dashamirësi e përgjegjësi profesionale vendosa t’i dërgoj një email te adresa e tij publike, adresë zyrtare që e ftoi vetë njerëzinë t’i shkruanin drejtpërdrejt e pa droje. Fjala ishte për disa miliona lekë të bëra rrush e kumbulla për kamera, aparate fotografike e të tjera takëme servisi. Para se ta përcillja në shtyp komentin rreth këtij fakti, vendosa të dëgjoj edhe burimin përkatës. Shkurt, të mos mjaftohesha vetëm me dëgjimin e një kambane. Ndoshta edhe “ves” i vjetër profesional e personal. Në telefon asnjë nëpunës nuk guxonte të jepte një xhevap të shkurtër për saktësinë e shifrave marramendëse. Shpresa e vetme gulconte te Kryetari i ri fringo, që sic ka pohuar vetë, është i lidhur si mishi me thoin me timonierin Kryeministër. Mirëpo sot e kësaj dite, asnjë lloj përgjigje nuk erdhi ?! As me gojë e as me shkrim, as me tel as me korrier. Tamburatë televizive rreth tij po shtoheshin frikshëm, bashkë me furcat e penelin e “Ram-
11 E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Më gjeni një emision lajmesh pa Ramën e Veliajn skarenjve” dhe lëpirjet mbështetëse e qelbëse të “Fatligxhafërisë” kryeintrigante e dublante. Kllounada, fasada e maskarada pa anë e fund, që tani kanë përmbytur sidomos emisionet e lajmeve etj. Vecse për mua që i kushtova jetën time medias së shkruar, nuk është e lehtë, e më dhemb shumë kjo situatë paradoksale me zero profesionalizëm, zero dinjitet e zero përgjegjshmëri qytetare. Sidomos kur ekranet televizive kombëtare kërrejnë si simite të gatshme atë siglën tjetër poshtëruese me shkronjat kapitale ERTV dhe vetë të zotët e shtëpisë mediatike ngrohen…në diell ! Thonë se mëndjemadhi e mëndjelehti janë vëllezër. Jo rastësisht “lali Eri” deklaroi se është i lidhur si mishi me thoin me Kryeministrin që dikur pohonte publikisht se “nuk jam politikan”. -Ore babam, ata janë për t’u pirë dollinë, dëgjo mua, punojnë me diell e me hënë dhe më vjen ligsht që nuk u bënë dot “bukë e fukarasë” sic premtuan, megjithse e ka gjetur aq mirë tenxherja kapakun,- më thoshte pardje te Ura e Tabakëve një miku im i hershëm nga Drashovica e shumënjohur në histori.Ja, më shkoqit pakëz : Kush e hëngri vallë sapunin për djathë e kush u bë trokë ? Këta rilindistët (jo socialistët), u bënë qysh në sabah si ai prifti me temjanicë. Se bariu i vërtetë njihet edhe nga tufa që nget. Sot kam fituar një bast jo të vockël. Mbrëmë u mbush afati dy mujor i bastit me mëhallalinjtë e mi tiranas te rruga “Bardhyl” : Nuk u kap dot asnjë ditë e asnjë emision lajmesh televizive pa Edi Ramën e Erion Velinë ! Bastin e fitova, por nuk mund ta shtyj thjesht me një teke përmeti e me pak fërgesë tirane… Më gjeni një ekran Shqipërie qoftë edhe një ditë perëndie pa edepsëzët Rama e Veliaj që sundojnë egërsisht e pa pikë mëshire e modestie votuesit e majtë e të djathtë (sa për emërtimin “edepsëz”, mos u sëkëlldisni hic sepse është përdorur kryesisht kuptimi i fjalës “të paturpshëm”),-ky
ishte lajtmotivi i atij basti që nisi si me humor dhe u bitis si theror për të vërtetën që mund të hollohet e hollohet e nuk këputet dot. (Vecse baste të tilla kishin marrë udhë edhe nëpër Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, nga të sëmurë e të shëndoshë!).Fjala vjen, për ekipin luftarak me militantë të thekur e nëpunës propagande në Kryeministri,thonë se është një tjetër tabor më i madh se ai i Velisë dhe paguhen më shtrenjtë. Fabrika të mirëfillta manipulatore që funksionojnë non stop e nuk lenë asnjë ditë eksiq(mangët). Shesin dëngla e vëngla fasadiste me okë. Por edhe “shtresat e paprivilegjuara” thonë se iu kthyen pendimit antifasadë…Kjo lloj reklame sipërane, nuk bëhet për sevap dhe as për atë shtëpinë sidozot në Surel ! Mos vallë është dhunti personale apo prirje e vecantë natyrore e dy liderëve kalanderë ? Madje për guvernatorin e kryeqytetit me nofkën “intime” e plot tringëllime “lali Eri”(dhuratë nga nostalgjikët e dialektit të Shqipërisë së Mesme),tani po përsëritet cdo ditë e më tepër një definicion karriere : Mbani shënim, në garën fluturake të vetdeklarimit fasadist ai konkuron vetëm me Timonierin e Tepsisë rilindiste,garë që po e nxjerr me bereqet mjeshtrin Veliaj ! Disa drejtues të medias elektronike e kanë vendosur në ballë të qoshesë së edicioneve informative të ditës. Se c’farë kontrate gojore a shkresore ka firmosur me pronarët, vetëm Zoti në qiell dhe këta në tokë e dinë. Apo janë thjesht shitblerje “konfindenciale” e pa letra kredenciale, mbi dorë e nën dorë dhe pa zile e këmborë ?!...Kurrizi i taksapaguesve të varfër tashmë është bërë shollë. Të shtunën në mbrëmje, në një birrari të vogël pranë urës te Brryli, ishte ndezur një bisedë me zë të lartë rreth mashtrimeve të Bashkisë nëpër rrugët “Vllazën Huta” e “Arkitekt Kasëmi”. Gati të gjithë të rinj në moshë. Hidhnin fakte konkrete që nxirrnin lakuriq propagandën e dehur të
Bashkisë, gënjeshtrat me bisht e pa bisht të reklamave kallpazane e veliane. P.sh. prapa Avokatit të Popullit apo në krah të Komisariatit Nr. 1, disa metra të asfaltuara dobët nuk kanë asnjë centimetër trotuar ! Kur kalojnë automjete, qytetarët detyrohen t’i venë shpatullat murit(majtas e djathtas) dhe presin në ankth shpëtimin nga ndonjë goditje fatale. Mendoni pleqtë e fëmijët ! Por për këto punë gjysmake që kanë rrëmbyer lavdërime mashtruese e fonde publike turbulluese, nuk bëzan askush nga Bashkia apo instanca të tjera shtetërore. Cdo mesditë e cdo mbrëmje zbrazen nga ekranet vetëm “arritje fantastike”(fjala më e shpërdoruar nga Veliaj gjatë aktrimit kulpërak të përditshëm). Shumica etyre, po të lexosh dosjet e secilit në zyrat e personelit, janë të emëruar nëpër detyra të tjera ku marrin rrogat e pamerituara ?! Pelivanllëqe të rëndomta që kanë marrë viston dhe bekimin e Kryetarit mjaftist e rilindist. Më thoni, në cilën Bashki e Kryeministri europerëndimore mashtrohet si këtu në Tiranë ? Përshembull, kush e njeh mirë kamerën televizive, me siguri do të qeshë e përqeshë përballë disa trukeve foshnjore të Ramës e Velisë, që po bëhen realisht gazi i botës së civilizuar. Ekranizime të fantaksura që e quajnë elektoratin “të peshuar eksiq” dhe që kryetari i vogël beson e kujton se të gjithë blejnë e shesin fiq…Ndërsa miku im nga Drashovica i gëzohet fitores së bastit pranë Urës së Tabakëve(jo nëpër ato pikat e mbi katër fishuara gjatë 5 vjetëve të fundit) dhe mbahet fort pas një urtësie labe : Perëndia më ndjeftë, tek fundi i së keqes, është fillimi i së mirës ! Dhe nuk harron të bëjë pyetjen ulëritëse : A më gjeni një ditë dhe një emission lajmesh pa Ramën e Velinë ?...Mirëpo, sic thoshte shpesh në Përmet e paharruara Persefoni (gruaja e mikut tim Viktor Lamani, që iku nga kjo botë në paqe me veten dhe të tjerët):-Dëgjoni, more djem, Perëndia mban vesh, nuk tjerr lesh !...
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
P
aralelisht me ndërtimin e sta diumit "Arena Kombëtare", në sheshin "Italia" po merr jetë edhe nisma e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e parkingut nëntokësor publik, me kapacitet 200 vendësh. Punimet u ndoqën nga afër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e cilësoi si një nga kantieret më të bukura të Tiranës. "Është kënaqësi e veçantë që rikthehem në një nga kantieret më të bukura të Tiranës së sotme, por edhe Tiranës së nesërme, jam i sigurt. Është kantieri i stadiumit "Arena Kombëtare", ku Bashkia i është bashkuar grupit për të bërë parkingun më të ri në qytet, parkingu i sheshit "Italia", i cili është parkingu i katërt nëntokësor në tre vjet, duke filluar me parkingun e sheshit "Skënderbej", parkingun e Bulevardit të ri, parkingun tek "7 Xhuxhat" dhe parkingu i stadiumit", tha Veliaj. Parkimi në Sheshin "Italia" përkrah stadiumit "Arena Kombëtare" do t'i vijë në ndihmë edhe aktiviteteve të ndryshme që do të zhvillohen në këtë zonë. Veliaj theksoi se stadiumi i ri dhe ambientet ndihmëse rreth tij do t'u shërbejnë gjatë gjithë ditëve të javës qytetarëve të Tiranës. "Është një parking me rreth 200 vende, i cili sot do t'i shërbejë kryesisht funksioneve rreth stadiumit, i cili për herë të parë nuk do të jetë një stadium që do të përdoret një herë në 7 ditë, por do të përdoret 7 ditë të javës, 24 orë. Do të jetë edhe qendër argëtimi, edhe qendër komerciale, edhe qendër kulinare, edhe një hapësirë publike dhe i gjithë sheshi pas përfundimit të parkimit kthehet në një shesh pedonal. Pra, fitojmë një zonë tjetër pedonale, mbas sheshit Skënderbej dhe pas Pazarit të Ri, për t'i dhënë Tiranës sa më shumë hapësira, ku
13 E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Kryebashkiaku Veliaj inspekton punimet për ndërtimin e parkimit nëntokësor te Sheshi “Italia”
njerëzit të vënë makinat nën tokë dhe të dalin me familjet e tyre mbi tokë, për të shijuar qytetin", tha Veliaj. Hyrja do të jetë e gjitha nën tokë, ndërkohë që bashkë me vendet e parkimit të stadiumit, numri total shkon në 500 vende të lira. "Do të fitojmë vende shumë të çmuara të parkingut, që bashkë me parkingun e stadiumit do të shkojmë në 500 vende, pra deri në 500 familje mund të vijnë me makinat e tyre dhe të shijojnë qytetin në ajër të pastër, në një hapësirë pedonale, ku ka shumë institucione dhe ka shumë hapësira për argëtim dhe kaluar kohën e lirë", shtoi ai. Veliaj siguroi se në fund të mandatit
të parë, Tirana do të ketë jo vetëm katër parkingje të mëdha nëntokësore, por një qytet shumë më të jetueshëm e ku ekonomia gëlon. Teksa komentoi projektin e jashtëzakonshëm të "Arena Kombëtare", kryebashkiaku theksoi se kryeqytetit do t'i shtohet edhe një tjetër markë e njohur me 5 yje në fushën e hotelerisë, që jo vetëm do të sjellë më shumë të ardhura, por njëkohësisht do të gjenerojë edhe vende të reja pune. "Ky është një projekt jo vetëm i jashtëzakonshëm për qytetin, por edhe që ilustron fabulën tonë. Kulla lart është tashmë në negociata me një nga hotelet më të mira në botë, me
5 yje. Pra, qyteti jo vetëm mori taksa nga kulla, nga stadiumi, por është ekuivalentja e tre shkollave të reja, për më tepër qindra njerëz do të
Ky sezon i ri e gjen qytetin më të pastër dhe më të rregullt. Bashkia Tiranë, po zhvillon një aksion të gjerë pastrimi në të 24 njësitë administrative të Tiranës si dhe në rrugët kryesore duke hequr inertet por edhe mbetjet e hedhura pa kujdes nga qytetarët që sjellin jo vetëm ndotje, por shkaktojnë edhe probleme. Të palodhur e të përkushtuar, punonjësit e ndërmarrjes Nr 1 të Bashkisë po vijojnë punën duke u kujdesur çdo ditë për imazhin e Tiranës përmes pastrimit dhe mirëmbajtjes. Goma, gurë apo tuba të hedhur pa kujdes apo për të uzurpuar
hapësirat publike me qëllim parkimin e automjeteve janë disa prej objekteve të përditshme që hiqen nga punonjësit e Bashkisë. Përmes këtij aksioni të gjerë pastrimi nga mbetjet,
punësohen në hotelin e ri. Duhet të kuptojmë që sulmi mbi sipërmarrjen është një sulm pa sens, se vetëm ky zinxhir, pra nga taksat që paguhen me të cilat bëhen shkolla, rrugë, kopshte, çerdhe apo edhe gjithë ekonomia që zhvillon qytetin, me një investim që po i afrohet si privati, si publiku, afër 100 milion eurove deri në fund të saj. Unë besoj që qyteti ka vetëm fitim", nënvizoi Veliaj. Ai hoqi edhe një paralele mes ndërtimit të stadiumit dhe projektit të teatrit të ri. Duke iu përgjigjur skeptikëve, Kryetari i Bashkisë shprehu bindjen se teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike si stadiumi i ri. "Kushdo që është skeptik ndaj të resë ose që është cinik ndaj teatrit të ri, teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike, si stadiumi i ri që sot po del në dritë, një projekt i suksesshëm që vetëm nuk ia dilnim dot. Besoj, kush është skeptik mjafton të shohë mrekullinë që po ndodh këtu dhe çfarë ekonomie po i sjell Tiranës, për të kuptuar se çfarë potenciali kemi në një zonë tjetër", tha kryebashkiaku Veliaj.
Tirana bëhet gati për sezonin e ri, pastrim i përgjithshëm dhe evadim i mbetjeve Bashkia e Tiranës i paraprin edhe stinës së vjeshtës që sjell dhe sezonin e shirave duke parandaluar në këtë mënyrë edhe bllokimin e pusetave dhe përmbytjen e rrugëve.
KOSOVE Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim një delegacion nga Austria, i udhëhequr nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Karoline Edtstadler. Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve në ndërtimin e institucioneve të sigurisë, duke përfshirë bashkëpunimin policor, bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. "Anëtarësimi i Kosovës në organizata të sigurisë, sidomos anëtarësimi në INTERPOL është një prioritet kryesor i imi, i cili do t'i mundësonte Kosovës që të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe globale, në mënyrë që të jetë pjesë aktive në shkëmbimin e informacioneve për grupet kriminale", theksoi ministri Gashi. Në këtë takim u theksua se Policia e Kosovës ka bashkëpunuar në aspektin operacional me Policinë e Austrisë në shumë raste, veçanërisht në rastet e krimit të organizuar transkufitar, trafikimit me narkotikë, kontrabandimin me migrantë dhe krimit kibernetik. "Falënderoj Austrinë për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë për Republikën e Kos-
14 E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Austria mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL
ovës në fushën e forcimit të kapaciteteve tona institucionale në luftimin e korrupsionit. Sa i përket aspektin institucional, si MPB disa shërbime i kemi digjitalizuar dhe disa tjera janë në
proces, të cilat kanë impaktë drejtpërdrejtë në ndalimin e korrupsionit", tha ministri Gashi. Po ashtu ministri Gashi foli edhe për procesin menaxhimit të ri integrimit të personave të riatd-
hesuar dhe me programet që janë hartuar për kthim të qëndrueshëm të qytetarëve të Kosovës, ku rreth 43% e të kthyerve janë ndihmuar në projekte të ndryshme. Ndërsa, zëvendës-
ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Karoline Edtstadler theksoi se Republika e Kosovës është një partner i rëndësishëm dhe në përgjithësi Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm në aspektin e sigurisë. "Ju e dini që shteti i Austrisë ka presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian dhe synimi ynë është zgjerimi i vendeve të BE-së, në veçanti të Ballkanit perëndimor", citohet të ketë thënë Edtstadler. Po ashtu, zëvendësministrja Edtstadler, theksoi se Austria mbështet pranimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL. Në fund të takimit u bisedua edhe sa i përket menaxhimit të fluksit të qytetarëve të Kosovë, pas procesit të liberalizimit të liberalizimit të vizave. Ministri Gashi theksoi se janë bërë përgatitjet e duhura që të njoftohen qytetarët se cilat janë përparësitë dhe përgjegjësitë pas liberalizimit të vizave.
Hahn: Nuk përjashtoj mundësinë e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi
Eurokomisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn nuk e përjashtoi mundësinë e ndryshimit të
kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por tha se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve duhet të kontribuojë
Kosovë, Veseli takon ambasadorin amerikan Delawie Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli njoftoi se në një takim të ditës së djeshme me ambasadorin Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. "Në këtë proces është jetike që si shtet të kemi një konsensus dhe platformë të përbashkët. SHBA-të mbështesin përfundimin e suksesshëm të dialogut, i cili siguron stabilitet dhe paqe në Ballkan, ndërsa Kosovës i hap rrugë drejt anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE", shkruan kryeparlamentari kosovar në "facebook". Takimi është mbajtur para dy seancave të jashtëzakonshme të Kuvendit dje, e para me kërkesën e qeverisë, e cila nisi me 61 deputetë të Kuvendit 120 anëtarësh, me bojkot të opozitës, me kërkesën e së cilës është ftuar seanca tjetër e jashtëzakonshme, të dyja lidhur me dialogun me Serbinë.
në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e rajonit. Në një intervistë për radion "Europa e Lirë", Hahn tha se "jam në favor të zgjidhjes së çdo konflikti dypalësh dhe çdo zgjidhje duhet të kontribuojë në një stabilitet më të gjerë në rajon dhe jo të jetë në koston e të tjerëve". I pyetur nëse ndryshimi i mundshëm i kufijve mund të ndikojë Bosnjën, Maqedoninë apo vendet e Partneritetit Lindor,
Hahn tha se është herët të flitet për këtë çështje. "(Palët) po negociojnë ende. Le të themi, disa ide janë shfaqur. Mendoj se një marrëveshje ligjërisht e obligueshme midis Serbisë dhe Kosovës duhet të përfshijë shumë elemente. Mendoj se të dyja palët janë tani të vetëdijshme, nuk do të thosha për shqetësimet ndërkombëtare, por për kufizimet dhe, brenda tyre, shumë zgjidhje janë të mund-
shme", tha Hahn. Po sipas tij, do të ishte e dobishme që palët ta arrijnë marrëveshjen deri në verën e vitit të ardhshëm. Ideja për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është shpalosur nga presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis tyre dhe ajo ka ngjallur reagime pro dhe kundër.
Konjufca: Haradinaj nuk po del nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Veselit Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca ka theksuar se kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj janë dorëzuar karshi Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Hashim Thaçit. Ai këto komente i ka bërë në një prononcim për media në hollin e Kuvendit, ku ka thënë se "Haradinaj nuk po mundet të dalë nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Veselit". "Çkado që ta rekomandojnë Thaçi e Veseli, Haradinaj nuk ka hall pa e bërë atë, sepse udhëhiqet nga principi i lakmisë për pushtet. Mundësia që PDK ta rrëzojë kur të dojë Haradinajn nga pushteti, e ka sjellë kryeministrin në atë pikë që i gëlltit ato që i ka thënë më herët. Unë mendoj se Haradinaj dhe Limaj janë vagonat që do t'i shtohen Thaçit në negociatat me Serbinë", ka shtuar Konjufca.
AKTUALITET
T
15
E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Dy shoqëruesit në momentin e vrasjes ikën me vrap: Menduam se ashtu ka bërë edhe Ferracaku. Nuk e kemi parë autorin në fytyrë
eksa mbeten ende mister arsyet e vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër, pasditen e së shtunës së 1 shtatorit, të pakta janë edhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë. Policia e Shkodrës vazhdon të marrë në pyetje persona që sipas saj mund të ndihmojnë me ndonjë të dhënë rreth vrasjes së Arian Ferracakut, por deri tani asgjë nuk është bërë për zbardhjen apo kapjen e autorëve. Dëshmitë Kur u dëgjua krisma e parë ndaj Arian Ferracakut, kuajt me të cilët po kalëronin tre djemte, viktima, kushëriri i tij dhe një shok i tyre u trembën. Të tre burrat u rrëzuan në tokë. Dy nga ata, kushëriri i 30-vjeçarit dhe shoku ikën me vrap dhe duke u zvarritur nëpër shkurre përfunduan në kanalin kryesor të fushës së Dobraçit. Ata i thanë policisë se të njëjtën gjë kishin menduar edhe për njeriun e tyre Ferracakun. “Menduam se ashtu ka bërë edhe Ferracaku. Nuk e kemi parë autorin në fytyrë”, kanë deklaruar dy dëshmitarët, sipas të cilëve, vdekjen e 31 vjeçarit e kanë kuptuar më pas kur kanë vënë re se nuk është bashkuar me ta. Por e gjitha kishte ndodhur ndryshe. Autori e qëlloi të riun fillimisht, kur ishte lart mbi kalë. Kur u rrëzua e qëlloi dhe njëherë tjetër. Më pas vrasësi është afruar për ta parë nëse kishte vdekur apo jo dhe e ka qëlluar disa herë me
Ekzekutimi i Ferracakut, asgjë për zbardhjen apo kapjen e autorëve Viktima në momentin e ngjarjes është qëlluar me plumb në kokë, çka autori e ka ditur që shanset për të mbijetuar kanë qenë thuajse zero.
kallashnikov në kokë. Çka duket se përjashton dyshimet e policisë që Ferracaku mund të jetë vrarë për shkak se ekzekutuesi ka ngatërruar shënjestër. Përveç gëzhojave, nuk është gjetur asnjë provë në vendin e ngjarjes. Ende
nuk ka rezultate konkrete të hetimeve për vrasjen që i ngjason atyre vrasjeve të karakterit mafioz, ku autorët humbasin mirë gjurmët. Vrasja e Ferracakut e çon në pesë numrin e të vrarëve pa autorë në qytetin verior të
VENDIMI
AUDIOPËRGJIMI
“Biba-Bianku”, Prokuroria nuk ka ende materialin bruto të bisedës
P
rokuroria po has vështirësi me hetimin e audio përgjimit mes Denar Bibës dhe gjyqtarit të Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku. Pas nisjes së verifikimeve organi i akuzës i kërkoi portalit që e publikoi që te vinte në dispoziocion materialin bruto të audiopërgjimit, por mësohet se i vetmi që i është vënë nw dispozicion është ajo pjesë që është publikuar. Kjo ka sjellë problem për hetuesit të cilët kërkojnë materialin e plotë dhe origjinal për të vijuar hetimet dhe regjistruar çështjen nese ka apo jo elemente te veprës penale. Pak ditë më parë portali informativ Exit.al publikoi audiopërgjimin duke pretenduar se nën kryetari i KQZ Denar Biba, në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci ka shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë në Gjykaten e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave. Biseda është bërë në 2014. Vetë Biba në një prononcim për mediat pranoi se kishte bërë bisedën por tha se e vërtat e metaforës së trenit nuk është ashtu siç është intepretuar si shantazh ndaj gjyqtarit që ky i fundit të bllokojë çështjet e pronave në Strasburg. Pak orë pas publikimit të videos Kreu i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për median ku e quajti ‘akt të mirëfilltë mafioz” dhe i kërkoi prokurorisë nisjen e hetimeve menjëherë.
Shkodrës në harkun e dy muajve. Familja Ferracaku njihet në Shkodër me reputacion të mirë dhe jo konfliktualë. Vetë Ariani ishte biznesmen dhe pronar i hotel “Fantazia” në Velipojë dhe restorantit “Zus” që ndodhet sa
kalon urën e Bunës në Shkodër. Vrasja u regjistrua në orën 13:50 të së shtunës së kaluar në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh tek hidrovori i fshatit Dobraç. Zona njihet nga policia si vendi ku atentatorët fshehin gjurmët, djegin makinat. Dhe pse kanë kaluar kaq ditë nga ngjarja, grupi hetimor nuk ka gjurmë të autorëve që supozohet se ishin më shumë se dy persona. Vrasja më e fundit ka tronditur opinionin, kurse opozita duket se nisi aksionin e saj politik kundër qeverisë pikërisht nga Shkodra.
Vrau ish-bashkëshorten gjyqtare Fildez Hafizi, Gjykata i heq kujdestarinë e fëmijëve Fadil Kasemit K ur ka kaluar një vit nga ekzekutimi me pistoletë ish-bashkëshorten e tij gjyqtaren Fildez Hafizi, Gjykata e Tiranës i heq kujdestarin e fëmijëve Fadil Kasemit. Mësohet nga gjykata se vendimi është marrë nga gjyqtarja Farie Bundo, e cila ka pranuar padinë e motrës së ish-gjyqtares Hafizi për të marrë kujdestarinë e fëmijëve të mbetur pa nënë, ndërsa babai ndodhet në burg për të vuajtur dënimin. Ata kanë mbetur pa prindër pasi mamaja e tyre Fildez Hafizi u vra dhe ish-babai i tyre aktualisht ndodhet i arrestuar dhe po gjykohet nga Krimet e Rënda për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “armëmbajtje pa leje” ku rrezikon burgim të përjetshëm. Ekzekutimi i gjyqtares u bë më 30 gusht 2017, teska ajo dilte nga një
VENDIMI I GJYKATES
Mësohet nga gjykata se vendimi është marrë nga gjyqtarja Farie Bundo, e cila ka pranuar padinë e motrës së ish-gjyqtares Hafizi për të marrë kujdestarinë e fëmijëve të mbetur pa nënë.
qendër estetike në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Pak pas ngjarjes u prangos dhe Fadil Kasemi i cili u dorëzua në polici nga shoferi i furgonit që ai mori peng për t’u larguar nga vendi i krimit
dhe për të shmangur arrestimint. Gjyqtarja e ekzekutuar nga ish-bashkëshorti la pas dy fëmijë nga martesa e saj e cila u mbyll me divorc, divorc të cilin Kasemi nuk e pranoi.
KULTURE
16 E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Gazmend Paja, Laura Nezha dhe Visjen Ukcenaj, priten me duartrokitje në Elbasan
Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me shfaqjen teatrore “Darka e lamtumirës” dy mbrëmje me radhë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan. Me këtë vepër franceze, një nga komeditë e vlerësuara nga publiku Teatri Eksperimental çel sezonin artistik në muajin shtator. Regjisori Kiço Londo bën me dije se “Darka e lamtumirës” vjen në datat 6 -7 shtator ora 19:00 në teatrit “Skampa” Elbasan. “Ne me komedinë franceze “Darka e lamtumirës” çelim sezonin artistik. Një komedi brilante”, pohon regjisori Londo. “Darka e lamtumirës” komedi nga Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patelliere më herët ka qenë dhe në sallën Moliere në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” apo dhe në skena të teatrove të tjerë. Po kjo komedi është zgjedhur dhe si përfaqësimi i këtij tetari më datë 8 shtator në festivalin “Kokofest” në qytetin e Korçës. Festivali ka disa ditë që ka nisur dhe është një garë ku janë në konkurrim trupa të ndryshme teatrore, nuk mungojnë edhe artistët shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia me shfaqjet e tyre në skenë. Me regji nga Kiço Londo, në
Komedia “Darka e lamtumirës”, në Teatrin “Skampa”, Elbasan
rolet kryesorë interpretojnë aktorët Gazmend Paja, Laura Nezha dhe Visjan Ukcenaj. “Darka e lamtumirës” komedi nga Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patel është pjesë e projektit “Teatri i Rajoneve”, që synon të çojë shfaqjet pranë publikut. Projekti që sjell në skenë vetëm dramaturgjinë bashkëkohore franceze ka rezultuar me sukses deri tani. Premiera e parë e teatrit të rajoneve ka qenë komedia franceze “Boeing Boeing”, që gjithashtu vijoi në disa skena të teatrove në vend. Ndërkaq që për dy net me
radhë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan publiku do të shikojë si shfaqje të parë të sezonit artistik komedinë franceze, që është duartrokitur nga publiku më parë. Komedia franceze në skenë Kjo shfaqje depërton në historinë e dyshes Pierre e Clotilde, të cilët përpara se të marrin pjesë në darkën e rradhës që nuk e kanë me qejf të shkojnë, marrin një vendim: Të spastrojnë shoqëritë e konsumuara. Kështu, ata do të organizojnë një darkë lamtumire, që është një përzierje homazhi e lehtësimi për miqtë
që do të dalin nga jeta e tyre. Viktima e parë do të jetë pikërisht miku i tyre prej vitesh, Antoine Royer. Por, midis Pierres që është burracak e i mefshtë dhe Clotildes së paparashikueshme e mikut të çuditshëm, gjërat do të dalin jashtë kontrollit dhe darka nuk do të shkojë siç ishte planifikuar prej tyre. Kjo është ngjarja që do të tregohet për publikun në skenën e teatrit, një komedi që premton të sjellë një atmosferë argëtuese. Në vepër një trekëndësh dashurie dhe loje, që interpretohet nga aktorët Gazmend Paja, Visjan Ukcenaj si dhe Laura Nezha. Aktorja Laura Nexha më herët ka pohuar se Clotilde roli që i ka besuar
regjisori Kiço Londo është i këndshëm, por mbi të gjitha te personazhi që ajo sjell në shfaqjen premierë është autoriteti që spikat. “Autoriteti është ajo që spikat tek Clotilde, iniciativa për vendimmarrje, dominanca në çift. Është një personazh shumë i këndshëm që vendoset në një trekëndësh marrëdhënieje mes dy miqsh dhe pozicionohet si ajo që duhet të ekuilibroje situatën për të shpëtuar në një farë mënyre marrëdhënien e saj”, ka treguar më herët aktorja Laura Nezha. “Darka e Lamtumirës” komedi nga Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patelliere vjen në skenën e teatrit me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri.
Muzika, skena, estetika... dhe Retrovizorja Nga Agron Shala Më 1984, Talking Heads incizon live-albumin "Stop Making Sense" (si dhe filmin me të njëjtin titull, me regji të fituesit të Oscarit, Jonathan Demme). Për këtë projekt, një nga më të shtrenjtit e më të veçantët në historinë e rokut, u mbajtën katër koncerte. Xhirimet u bënë me ndriçim teatri. Në fakt, gjithçka ishte… teatër! David Bowie dhe Bryan Ferry përfaqësonin një trend përmes të cilit muzikantët duhet të veçohen edhe nga veshja. Pra, të përçonin një estetikë vizive. Ferry madje e ka pranuar se ka pëlqyer edhe ikonografinë naziste (jo veprat e tyre), filmat e Leni Riefenstahlit, ndërtesat e Albert Speerit, marshet masive me flamuj… teatralitetin! Këtë e bënin edhe Talking Heads. Udhëheqësi i këtij grupi, David Byrne, besonte se edhe muzika duhet të interpretohet në mënyrë vizive, në një si një formë teatri. Këtë teatër muzikor që nisi në vitet 1960 me grupet Velvet Underground në SHBA e Pink Floyd në Angli, Talking Heads - një nga grupet më origjinale e më avangarde të viteve 1980 - e vazhdoi në mënyrën e vet. Njëzetë vjet pas projektit "Stop Making Sense", grupi nga Kosova, Retrovizorja (Kreshnik Hoti, Bashkim Salihu dhe Elina Duni), incizon një nga albumet më të mira shqiptare të rokut, "Lakuriq". E, më 2014, mban një mini-koncert në Prizren, si fillim… "i fundit"!? Por, çka mund të ketë të përbashkëta ky grup me emrat e sipërpërmendur që i
njeh bota? Shumëçka e asgjë! Në rrethanat tona është e pamundur të bësh tamam teatër. Aq më shumë të vazhdosh të bësh art që nuk i përshtatet masave. Retrovizorja ishte ndër të parat grupe shqiptare që e preferonin anonimitetin; që pak e hiç e ekspozuan veten e aq më pak të investonin në video-klipe. Më shumë se vetja, kryesorja te një rok grup duhet të jetë muzika. E, muzika e Retrovizores ishte e guximshme dhe moderne - vazhdimësi unike e eksperimenteve të kohës. Më 1997, U2 incizon albumin "Pop", më 2000 Radiohead incizojnë albumin "Kid A", e Sigur Ros më 2002 albumin me titullin e çuditshëm "()". Këto tri albume i japin kah tjetër rokut dhe nënzhanreve të tij (art-rokut, rokut progresiv, rokut elektronik dhe atij alternativ). Gjithçka tutje ngjan me eksperimentet që gjermanët i bënë në vitet 1960, në atë që quhej Krautrock. S'ka rregulla dhe ky është rregulli kryesor në tentimin për të bërë diçka të mirë dhe origjinale. Pjesë e këtij eksperimenti ishin edhe Retrovizorja, një bend sa alternativ aq psikodelik; sa konceptual aq edhe minimalist; me tema të çuditshme e harmoni jo të rëndomta… Por, që përçon një origjinalitet, guxim, anonimitet e enigmë që të bën të projektosh imazhe me muzikën e tyre - atë estetikën vizive. Kjo vërehet edhe në interpretimet me Elina Dunin në Prizren. Jo te ngjyrat dhe projeksionet në sfond, por te distanca e anëtarëve të bendit nga publiku, tek thjeshtësia në interpretim. Por, edhe te tekstet e sinqerta që e shmangin patetikën, që vështirë
mbahen mend sepse janë vënë në funksion të muzikës (edhe fjalët përçojnë muzikalitet, për çka Adiemus e Vangelis e trilluan "pseudo-latinishten"). Roku i mirë i reziston kohës. Çdo muzikë e mirë. Çdo artist i sinqertë. Çdo vepër që nuk bëhet për t'u përfolur, por për t'u shijuar. E tillë është edhe krijimtaria e grupit Retrovizorja… të parit dhe të fundit kult-bend shqiptar! Regjisorët preferojnë biondinat!? Historia e famës së biondinave në fakt është histori e industrisë së filmit. Biondinat ishin gjithmonë të preferuara nga producentët dhe regjisorët, sepse ato shprehnin të veçantën, specifikën, e cila ishte aq e rëndësishme për të pasur sukses një film, transmeton Telegrafi. Hollywoodi ka pasur gjithmonë me çfarë të krenohet, kur është fjala për bukuroshet biondine. Në fillet e tij, më mirë thënë atëherë kur makineria e Hollywoodit kishte marrë veten, një Lana Turner dhe Veronica Lake ishin simbole të "Industrisë së Filmit". Ishin aty pastaj edhe një Jean Harlow dhe një Carole Lombard, po ashtu bukuroshe të cilat me secilën paraqitje i sillnin fitime marramendëse Hollywoodit. Megjithatë, duket që lidhja fatale midis Hollywoodit dhe biondinave u vendos në momentin kur Marilyn Monroe, në rolin Sugar Kane në filmin "Some like it Hot", nisi të këndojë "I wanna be Loved by you". Monroe kështu bëri promovimin e biondinave të suksesshme në Hollywood. Dihet çfarë i ka ndodhur disa vjet më pas Marilynit, e cila vendosi të vrasë veten me qetësues, pas afer-
ave të dashurisë me vëllezërit Kennedy dhe ngopjes me famë. Por, vetëvrasja e saj nuk ndikoi fare në heqjen nga skena filmike të biondinave. Përkundrazi! Në të vërtetë, qysh atëherë, në të gjashtëdhjetat dhe shtatëdhjetat, filmi kërkonte biondinat e reja. Një regjisor i madh, çfarë ishte Alfred Hitchcock, pothuaj nuk ka mundur të paramendojë një film të vetin pa një të tillë. Zakonisht, "biondinat e Hitchcockut" ishin bukuroshe të ftohta, të cilat thuajse ishin të paracaktuara për t'u viktimizuar. Grace Kelly, Janet Leigh, Kim Novak, Tippi Hedren janë disa nga "përzgjedhjet" e Hitchccockut, mjeshtrit të trilerit. Kelly u bë princeshë e Monakos dhe vdiq në një aksident trafiku, i cili dukej si një skenë filmike. Ndërsa, vetë magjistari i madh i filmit, kishte humbur kokën pas Tippi Hedrenit, njërës prej aktoreve më të preferuara të tij. Pas tyre, vlen të përmendet këtu që Madonna në muzikë (edhe pse ajo ka pasur transformime të mëdha në ngjyrën e flokëve, në veshje dhe në imazh) dhe Sharon Stone në film, kanë kthyer famën e biondinave. Pastaj, Kim Bassinger mori Oscarin për rolin e biondinës fatale në filmin "L.A. Confidential". Më në fund, kush do të mund t'i rezistonte këtij vargu të bukurosheve specifike: Drew Barrymore, Cameron Diaz, Kirsten Dunst, Sarah Michelle Gellar, Kate Hudson, Gwyneth Paltrow, Julia Stilers, Renee Zellweger… Ja disa nga filmat e Hollywoodit, të cilët nuk mund të imagjinohen pa biodina. "Reckless". Ky është film i vitit 1933, me William Powellin dhe Jean Harlow. Jean
në këtë film luan rolin e Lolas, një bukuroshe marroçe. "Gentlemen Prefer Blondes". Ky film i Howard Hawksit, i vitit 1953, ka siguruar mbamendjen falë Marilyn Monroes e cila në këtë film këndon "Diamonds Are A Girl's Best Friend". Madonna, në spotin për këngën "Materail Girl", u mundua të "ringjallë" Marilynin nga ky film. "The Girl Can't Help it". Regjisori Frank Tashlin, në vitin 1956 angazhoi Jane Mansielt për të siguruar suksesin në këtë film, ku bëhet fjalë për një bukuroshe biondinë e cila nuk ka fare talent. Suksesi këtu duhet t'i sigurohet me "intervenimet" e një gangsteri. "Vertigo". Është ky një klasik i Alfred Hitchcockut ku partnere e James Stewartit është biondina Kim Novak. Novak në film dhe në jetë ishte atëbotë një "biondinë bashkëkohore". "Basic Instict". Filmi i holandezit Paul Verhoeven, i vitit 1992. Sharon Stone bëri një revolucion të vërtetë përmes këtij filmi. Pos tjerash, ajo dëshmoi që bukuroshet nuk janë edhe aq naive dhe aq shpirtëmira. "Romy and Michele's High School Reunion". Është ky një film i vitit 1997, i regjisorit David Mirkin. Mira Sorvino dhe Lisa Kudrow, luajnë në këtë film dy mike të cilat kot mundohen të prezantohen si femra të suksesshme në dhjetëvjetorin e maturës. "Showgirls". Është ky një film tjetër i Verhouvenit, me biondinën Eliazbeth Berkeleyi. Filmi, me gjithë skenat e shumta erotike, ishte një dështim i madh.
KULTURE
17 E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
PËR KONKURSIN E "VITIT TË SKËNDERBEUT", ME RASTIN E 550 -VJETORIT TË VDEKJES
Kolë Mirdita -Helenau, dramaturgu 15-vjeçar, fenomeni i artit skenik (Teksti i dramës “Deka e Skanderbegut”, shkruar në vitet 1914-1915 dhe vënë në skenë dy herë, më 1916 e 1917 në Shkodër, ekziston i plotë i botuar te revista “Kalendari 1917”, Shkodër, bot. “Shtypshkonja e Zojës s’Papërlyeme”! Më 1917, thuhet se kishte të shkruara edhe dy drama të tjera, “Mojs Golemi” dhe “Zoja e Shkodrës”, por tekstet e dorëshkrimet e tyre ndoshta kanë humbur. Bashkia Shkodër, Këshilli Bashkiak, Teatri Migjeni, Universiteti L. Gurakuqi etj, asnjë lloj aktiviteti për përkujtimin e 100 vjetorit të këtij evenimenti! Vetëm Biblioteka Marin Barleti tregohet e gatshme për një aktivitet përkujtues.) Diku e kam lexuar dhe po e riprodhoj pak a shumë me memorie të lirë, “Mënyra më e mirë për të përkujtuar një përvjetor përvjetor,, apo ndonjë ngjarje të rëndësishme rëndësishme,, është t’i nxjerrim në pah ato që nuk u thanë apo ato që mbetën realizuar”.. Kështu me këtë ide, po pa u realizuar” përpiqem të hedh sadopak, “një gurë të vogël a një guralec në ujë”... Në monografinë më të fundit, “Kolë Mirdita (Helenau) Jeta dhe Vepra”, Shkodër 2015, me autor dr. Prof. Alfred Çapaliku, shkruhet: “Ngjarjen më të veçantë të jetës rinore ia shënon venia në skenë e dramës “Deka e Skanderbegut”, më 19 16, ku qe autor 1916, autor,, aktor dhe regjizor regjizor,, në palkun e punuar nga artisti Kolë Idromeno. Shfaqia qëndroi gjatë në repertorin e teatrit të nxënësv nxënësvee. Ajo u riluajt më 17 janar 19 17, ditën e 45 01917, 450vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit. U dalluan për lojën e tyre Luigj Mjeda (Skënderbeu) dhe Rrok Gjonej (sulltani). Suksesi qe i plotë. Duartrokitjet nuk ndaleshin. Meqë vepra nuk u botua, i njohim veç skeletin skenik, në saje të kujtesës së një spektatori entuziast. Akti i parë: pushtimi i Shqipërisë nga turqit, Akti i dytë: hyrja e Skënderbeut në Krujë, Akti i tretë: Kuvendi i Lezhës, Akti i katërt: Skënderbeu dhe i biri, Akti i pestë: porosia e fundit për bashkim. Pas 45 vitesh regjizori Lec Shllaku rikujtoi repertorin e traditës teatrore ku spikati edhe “...drama e paharrueshme e Helenaut Kolë Mirditës...”4 “Deka e Skandebegut” i qëndroi gjykimit të kohës, jo vetëm si pioniere e teatrit kombëtar, por edhe si vlerë në vetvete. Shumë vite më vonë studiuesi Kudret Velça për veprën e Kolës flet: “Drama përshkohet nga fryma e lartë patriotike dhe tregon për një konceptim realist të veprës artistike... Ndaj arrin të bëjë një përgjithsim më të madh ideoestetik nga ç’mund të bënte një kronikë historike”...5 Në mbrëmjen e 27 nëntorit 1917 u dha premiera e dramës së dytë të Kolë Mirditës “Mojs Golemi”, por ajo u prit vakët nga gazeta “Posta e Shqypnisë”: “...me kenë qi shkruesi asht i ri, ka zell e talent për dramatikë, shpresohet se ka me mujtë me shkrue drama t’interesantshme për Shqypni”.6 Filip Fishta, ish shok shkolle shkolle,, dëshmon për dorëshkrimin e një drame të tretë, që K olë Mirdita si natyrë e ndjeshme Kolë ndjeshme,, ndoshta nga frika e përsëritjes së kritikës, ndoshta nga trishtimi i humbjes së nënës (ajo vdiq nga tuberkulozi më 3 maj 19 17), nuk pati guximin ta vinte 1917), në skenë si vvepër epër epër.. Subjekti thurej rreth një legjende pas vdekjes së Skëndebeut, për Gennazanon, afër R omës Romës omës,, ku qëndroi figura e mbrojtëses së Shkodrës.9"
Me rastin e përkujtimit të 450 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut në Shkodër, më 17 janar 1917, vihet në skenë drama "Deka e Skanderbegut"! (Cit.) Pa dyshim është një monografi me shumë merita, siç përgjithsisht janë punët e Alfredit. Nërkaq, bie në sy se në biblografitë e shënuara të citimit dhe të gjith monografisë, nuk shënohet se, në fakt teksti i dramës “Deka e Skanderbegut”, ekziston i botuar i plotë nga “Kalendari i vitit 1917”, Shkodër! Edhe unë, bazuar te kjo monografi, kisha kujtuar se teksti kishte humbur. Me këtë keqardhje, por edhe sepse e kisha një fije shprese, këto ditë fund gushti, nga gazeta kohore “Vellazënia”, postova diçka në fb të shkurtuar, shoqëruar edhe me një informacion nga ajo gazetë, mbi evenimentin dhe mbi emrat e rolet e aktorëve, që kishin luajtur rinia shkodrane nga familiet e njohura katolike të kolegjit të Shën Françesk Saverit. (shih fotoskanimin, nxjerrë nga Arkivi i M. H. Shkodër) Atë postim fb, këtu po e sjell pak më të plotë, siç e formulova në letër: “Me 17 janar 19 1917, 17, në Shkodër nderohet dhe përkujtohet 450 – vjetori i vdekjes së heroi nacional të Albani – Epirit, me rivënien në skenë të dramës “Deka e Skanderbegut”, me tekst të autorit Kol Mirdita (Helenau)... Në Kujtimet e tia, për diskutimet në Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptarë, për periudhën ku ka qenë sekretar i kësaj, prindi im Gjovalin Luka, shprehej: “Nacionalizmi alban-epirot, historiografia, historia e letërsisë, siç edhe disa gjini të tjera të arteve, zanafillojnë tek ne, me Rilindjen Kulturore Evropiane, me shkrimtarët e veriut, me shkrimet në gjuhën latine, me autorë si Barleti , Beçkemi etj, dhe e ruajnë këtë traditë, sado nën çensurën turke-islame, me Bogdanin, Bardhin e në vijimësi... Letërsia jonë nuk zanafillon vetëm shqip me Buzukun në vitin 1555, siç po bahet si zakon... E ashtuquajtura Rilindja Kombëtare e Shqipërisë, me shqipen e bejtexhinjve, me vëllezërit Frashëri etj, ishte e orjentuar si një shprehëse e aspiratave dhe programit të diktuar për një kompromis e bashkëjetesë brenda një unitet vatani me Turqinë, maksimumi ishte për një autonomi kulturore dhe askund nuk patën ndonjë program zyrtar për indipendencë nacionale, etj. Të ashtuquajturat konflikte të letërsisë bektashiane, nuk mund të thuhet se lidhen me Rilindjen dhe frymën kulturore evropiane... Aq më keq kur tekstet cungohen, përzgjidhen, botohen me pika-pika [...], apo edhe deformohen nga konteksi me tyrli lloj interpretimesh... Tendencat pan orjentale, pastaj tendencat imponuese pan toskërishte, injoranca, brutaliteti, autoçensura dhe direkt diktatura enver-hoxhiste thau shumë lule të bukura në lulëzim e sipër, ndër të tjera edhe me anën e harresës kohore graduale, simbas parimit “t’ia zhdukim namin edhe nishanin”... Me rastin e 450-vjetorit të vdekjes së Gj. K. Skandërbegut, me 17 janar 1917, rinia katolike shkodrane e organizuar në kolegjin e Shën Françesk Saverit, vuri në skenë dramën “Deka e Skanderbegut”, me autor Kolë Mirdita. Shtypi i Shkodrës, gazeta Vellazënimi, me këtë rast botonte
Postimi nga ne në fb, për çfaqien e dramës "Deka e Skanderbegut", në Shkodër 17 janar 1917 me rastin e 450 vjetorit të vdekjes
një informacion mbi çfaqien. Ja cilët ishin aktorët: Skanderbegu – Luigj Mjeda; Gjoni i biri – Luigj Benussi; Emzot Pal Êjlli – Tef Çefa; Arjanit Topi Komneni – Tef Gjoka; Lek Dukagjini – Kol Shiroka; Gjegj Strez Balsha – Kol Koçobashi; Karl Topia – Nush Topalli; Jozef Barbarigo – Gjon Kurti; Gjergj Lleshi – Kolë Mirdita; Mark Brandala – Nush Gera; Sulltan Muradi II – Rrok Gjoni; Ahmeti – Pjerin Gera; Jakupi – Ndoc Naraçi; Basani – Êjll Radoja; Alija – Gjon Koliqi; Do të kishte qenë në nderin e Bashkisë, Këshillit Bashkiak, Teatrit Migjeni etj, të mundësojë gjetjen e tekstit origjinal dhe mundësisht rivënien në skenë të ndonjë pjese të kësaj drame dhe të ndonjë tjetre, me rastin e 100 – vjetorit dhe të 550 – vjetorit të vdekjes së heroit nacional Gj. K. Skënderbeu.” (Shënim, viti i vdekjes 1467 jepej nga Barleti. Historiani prof. I. Zamputi, sqaroi më vonë se simbas vitit venecian i takonte viti 1468) Duke lexuar postimin tim, mbi mundësinë e gjetjes së tekstit, një mik i imi studiuesi Andrea Zalli, më informon flakë për flakë që e dinte prej dy vjetësh se, teksti i plotë ishte botuar i skanuar/dixhitalizuar nga Bibl. Komb. e Shqipërisë dhe më dërgoi linkun: http://www.bksh.al/gsdl/collect/revistaa/ index/assoc/HASH3b9.dir/doc.pdf Ky informacion hapej edhe ma shkurt, bksh, Kalendari 1917, dhe po ashtu edhe për të gjith serialin e dixhitalizuar. Kështu menjëherë e hapa dhe e gjeta. Më pas, vazhduan edhe disa postime dhe diskutime të tjera në fb. Në emrin tim dhe të Andreas, informova menjëherë drejtorin e bibliotekës M. Barleti, Gjovalin Çuni dhe një seri personash intelektualë të shquar të qytetit tonë. Bëra përpjekje me ia prezantue çështjen edhe Z. Voltana Ademi, kryebashkiakes dhe drejtoreshës së teatrit Migjeni, Z. Rita Gjeka, me preokupimin, ç’mund të bajmë për kaq pak kohë të mbetun me e përkujtue dhe nderue këtë eveniment dhe dramaturgun fenomen, jo kaq pa vlerë! ... Dhe, siç ndodh rëndom sot, të gjithë filluen “me la duertë” : po, po, diçka do t’bajmë na e sill tekstin e printuar në disa
kopje mundësisht me germa të mëdha... dhe, ... e ka kush e ka e ka iksi dhe ypsiloni me qera ... duhet dikush me ba një Projekt, duhet me u pa edhe fondi i akorduem, nga ministria e kulturës Kumbara... , e shkurt me pak fjalë: veshët në lesh, kambët në krah e faqia e bardhë... Vetëm drejtori i Bibliotekës M. Barleti, Gjovalin Çuni u tregua i gatshëm për organizimin e një aktiviteti modest përkujtimor. *** A është informuar ndërkohë prof. A. Çapaliku mbasi kanë kaluar rreth 3 vjet, që ky tekst konkretisht është i ruajtur; a ka ndërmend ta aktualizojë monografinë me të dhëna të reja etj, unë nuk e di, por po pres një përgjigje nga ai me rastin më të parë që ta takoj. Ndoshta monografia duhej të ishte aktualizuar me të dhënat e reja, sepse mbase fut në ngatërresë edhe studiues të tjerë! Atëhere të merremi paksa me këto “të dhënat e reja”: 1. A ishte botuar teksti i plotë i dramës “Deka e Skanderbegut” tek Kalendari 1917 dhe keqkuptimi që shkaktoi artikulli, i N. N., “A do të treten dorëshkrimet?” (bot. rev. Kalendari, 1924, f 20-23; cit. edhe A. Çapaliku, f 21) Kemi bindjen se përgjigjia e red. së Veprës Pijore, te shën 1, lidhur me këtë artikull, lidhet me premtimin për botimin e të tre teksteve dorëshkrimore të dramave, si një libër më vete dhe jo si tekste tek e tek në revistë. Red. justifikohet se ata ish sponsoriuesit shkodranë i kishin ndërpre fondet. (shih skanimimet dhe cit. ma poshtë.) Nga ky keqkuptim mund të jetë ngatërruar edhe prof. dr. A. Çapaliku? Këtë artikullshkruesin N.N. dhe përshkrimin e tij, e quan prof. Çapaliku, si: “Kujtesa e një spektatori entuziast” ? Ndërkaq edhe një tjetër spektator jo aq entuziast, njohës i mirë i përçarjes fetare dhe ideologjike, e madje edhe parashikues i mprehtë, po aty te artikulli në fjalë rekomandonte: “Ju shqyptarët, në daçi me u shporrë dasinave e egoizmit, e në daç me ja shtí për palc fmive tuej atdhedashtnin e vërtet, shkrueni, çfaqni e shtypni njiksi dramash, pse jo vetun me fjalë, por edhe me t’páme t’a mbushin mendjen me veprue për së mbarit, me i ndêjë larg propagandës së huej, e sidomos me i zbî tradhtit për të cillat keni hjek’ e mundeni me hjekë ende shum keq” keq”.. Listës së hafijeve spiûjve pa pare, renegatëve e mercenarëve, tradhëtarëve etj, si, Llalla Shahini, Mustafai, Daut Pashë Ganjolla, Moisi Golemi, Hamza, Ballabani, ... iu shtuan edhe ... dhe deri te dy kryepoliagjentët, terroristët e vagabondët e shkallës botërore Enver Halil Hoxha dhe Mehmet Ismail Shehu... E gjithë kritika letrare sot, justifikohet se nuk hyn në sferën e saj ky fenomeni historik që, Ismail Kadare e quan: “Fluturimi i Dërgatës për Antarësimin e Shqipërisë në Lidhjen Islamike në Xhedah dhe Rikthimi i Nostalgjisë turko-otomaniste”... (“MOSMARRËVESHJA mbi raportet e Shqipërisë me vetveten”, bot. 2010, f 2930)
2. Kur u shkrua drama? Në një hyrje të botimit më 1917, në një sintezë historike edhe si Parathanie lexeprës Pijore përbamojmë: “...kshilli i V Veprës un prej do Zotnive Shkodranë ka daa me botue për kujtim t’dekës s’Skanderbegut nji dramë qi me t’knaqun e pëlqim t’tanve kje çfaqë tesh 3 vjet prej djelmoçave t’Kolegjes s’Sh’ Françesk Sa verit” Sav erit”.. Rezulton se teksti dorëshkrimor dhe ndonjë çfaqie ndoshta kapin edhe kronologjinë 1914-1915, kohë kur lëvizja (kundër) - revolucionare = reaksionare, Duam Baba Sulltanin, e udhëhequr nga myftiu Musa Qazimi, Haxhi Qamili kishte arritur kulme, kishte ulur flamurin e Skënderbeut, kishte dërguar delegacion ribashkimi me Turqinë në Stamboll dhe historia jonë heshti ... 3. Trishtimi nga “vdekja e nanës” apo nga frika e çensurës, terrorit dhe imponimit turko-anadollak?! Po aty f 27, shkruhej nga vetë autori Kolë Mirdita: “Turqve t’Shkodrës e t’Shqypnis mor t’ju jesin hatri për do fjalë qi fliten në n’kët dramë kundra Sulltan Muratit II e kundra T urqv Turqv urqvee t’atyne ditv ditvee, qi kah gjaku e kah giûha e komi (ka vmi arab (kavmi arab.. AL) s’kan ça bajnë me mislimant e Shqypniis. Skanderbegu e shqyptarët ishin at botë krejtë t’kshtênë, e prandej nuk mund t’flitshin ndryshej; e praa na tash, për pa i kundërshtue historiis, nuk mund t’i qesim ndryshe ndiesit e zêmrës t’atyne baba ve t’onë” babav t’onë”.. Konkluzioni flet qartë vetvetiu dhe supozimi trishtues i Çapalikut “nuk pi ujë”... Ky kritik letrar, diçka “harron” çuditërisht, se historikisht vetëquajtja si “turq”, ka qenë përdorur për një kohë si emërtim kombëtar i kavmit mysliman arnaut. (Shih, Ë. Sedaj, “Etnonimi Arbëresh – Shqiptar”, Prishtinë 1996, f 108 -109) Nuk është se katolikët i quajtën me përbuzje si “turq e myslimanë”, por ishte fillimisht detyrim dhe më pas edhe vetëpëlqim për t’u identifikuar ashtu. Vetë Gjon Kastrioti i kthyer si bektashiu Hamza, qysh më 1428, i quajti djemtë e tij, përfshirë urcho e edhe Gjergjin, “el quel e fato T Turcho mulsaman”, që marrin urdhëra prej Sulltanit... (Shih, Fan Noli, “Skënderbeu”, bot. 1968, f 210-212, Dok. nr. 5, riprodhuar nga Jorga, Notes, vëll. I, f 474-476) 4. A mund të gjenden edhe tekstet e dy dramave të tjera? Humbën tekstet dorëshkrime apo të daktilografuara të dy dramave të tjera?! Nuk pranoi nga frika asnjë redaksi t’i botonte?! Per finire... Jemi në pragun e një evenimenti dhe shansi të madh: A duam vërtetë të antarësohemi dhe integrohemi me komunitetin e nacioneve evropiane. Jemi penduar, dikush asht ba pishman dhe shadetli dhe kësisoj duam të qëndrojmë me komet/ kavmet e kavmiyetet e orjentit me një orjentim turko-anadollak?! Në qoftë se do vazhdojmë kështu “thikë e brisk’, me neoenverizëm dhe neoturqizëm-otomanizëm, me konspiracione, me hipokrizira e marrëveshje të fshehta me ujin nën rrogoz... ditë edhe më të zymta na presin...
SHOWBIZ
18 E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Chris Brown refuzon të japë më shumë mbështetje ekonomike për vajzën e tij Chris Brown mendon se duke i dhënë vajzës së tij më shumë mbështetje ekonomike, do të ndikojë negativisht tek ajo. Nëna e vajzës së tij, Nia Guzman po kërkon një shumë prej 21.000 dollarë në muaj, që këngëtari të japë për Royalty. Por Chris nuk ka ndërmen që ta bëjë këtë gjë duke pretenduar se Guzman ka të ardhurat e veta, mbështetjen ekonomike që ai i jep si edhe mbështetjen që merr nga një martesë e mëparshme. Mediat raportojnë se Broën jep një shumë prej 6.000 diollarë në muaj për shkollën private, për shpenzimet mjeksore dhe për dadon e 4-vjeçares. Gjithashtu ai paguan 3.000 dollarë për udhëtimet, argëtimin dhe aktiviteteve jashtëshkollore të Royalty. Në dokumentet e paraqitura nga Broën në gjykatë, thotë se "dhënia një 4vjeçareje gjithçka që ajo kërkon mund të jetë e dëmshme dhe nuk është në interesin e saj më të mirë. Ai është i
Dua Lipa sjell "Want to" në bashkëpunimin me Jaguar Dua Lipa më në fund ka publikuar një version në studio të këngës së saj 'Want to' dhe kjo falë bashkëpunimit me Jaguar. Kënga ishte planifikuar të përfshihej në albumin debutues të këngëtares britanike të vitit 2017 por u hoq në momentin e fundit nga lista e këngëve. Megjithëse kënga nuk ishte "përfunduar", Dua ka sjellë një version të përafërt të 'Want to' në koncertet që ka zhvilluar. Megjithatë, tani falë partneritetit me markën luksoze britanike të makinave Jaguar, ajo më në fund ka gjetur kohën për të përfunduar këngën duke e sjellë në version remix. Dhe rezultati është perfekt. Jaguar duhet të ketë dëgjuar për këtë këngë të veçantë dhe menduan se ishte e përkryer për fushatën e tyre të re!
gatshëm të japë 9.813 dollarë në muaj dhe jo 21,000 dollarë sa po kërkon nëna e vajzës. Chris beson se Nia po përdor vajzën e tyre si gur shahu dhe e ka bërë të qartë se nuk do
paguajë shumën që ajo dëshiron. Këngëtari pohoi se kishin fjetur bashkë vetëm njëherë dhe se ajo nuk i tha asgjë se kishte mbetur shtatzënë derisa Royalty erdhi në jetë.
E gjithë familja David Beckham në kopertinën e Vogue Victoria Beckham ka festuar 10 vjetorin si ikonë e modës në Vogue. Stilistja me famë botërore pozoi për revistën prestigjoze së bashku me bashkëshortin David dhe 4 fëmijët e saj Brooklyn, Romeo, Cuz dhe Harper. Mes thashetheme të muajve të fundit se martesa e tyre ka marrë fund, Victoria ka vendosur që t'ia mbyllë gojën të gjithëve. Në intervistë për Vogue, 44-vjeçarja u shpreh: "Njerëzit kanë thënë shumë gjëra për marrëdhënien tonë për rreth 20 vite, kështu që unë dhe David kemi vendosur të injorojmë gjërat absurde që thuhet dhe thjesht të vazhdojmë normalisht." Por shtoi se kjo gjë ka prekur njerëzit rreth saj, duke nënkuptuar fëmijët. "Por këto gjëra kanë efekt më të madh tek njerëzit që na rrethojnë ne dhe kjo nuk është e drejtë." Për revistën e tetorit, çifti i famshëm ka pozuar me gjithë fëmijët e tyre Brooklyn, Romeo, Cruz, Harper, madje dhe qeni i tyre Olive.
Mariah Carey i nënshtrohet operacionit kirugjikal, humbet 22 kg dhe transformohet Mariah Carey është përballur me shumë kritika për shtimin në peshë. Por këngëtarja ka gjetur një zgjidhje për tu kthyer në top formë dhe ka një trup për t'u pasur zili. Carey iu është nënshturuar një operacioni kirurgjikal dhe është transfromuar tërësisht pasi ka humbur 22 kg. 48-vjeçaja ka bërë një operacion gastrik bajpas në stomak. Në vitet '90 ajo u konsiderua si një ikonë seksi në botën e muzikës dhe këngëtarja po mundohet të rimarrë statusin.
Një zonjushë, shihni sa është rritur vajza e Stines Stine është një nga këngëtarët më të dashur për publikun, por gjithashtu edhe ndër më të komentuarit në showbiz, sidomos për jetën personale. Dy vite më parë Stine u bë baba i një vajze, së cilës ai dhe bashkëshortja i vunë emrin Estia. Estia është rritur dhe nuk është më bebi që shihnit dikur në fotot e videot që Stine postonte, pasi tani është bërë zonjushë. Në një postim të fundit të Stines në Instastory, Estia shfaqet me të atin në makinë teksa vështrimin e saj, këngëtari e ka komentuar me fjalinë: "Je tu fol keq or çun", shkruan Xing.al.
"Më jep qetësi, kënaqësi, më ç'lodh, është gjithçka për mua", është shprehur Stine për të bijën në një intervistë pak kohë më parë.
VIP
19 E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Jennifer Aniston, pushime në Itali me Brad Pitt
Mediat rozë raportojnë se yjet e Hollywood Jennifer Aniston dhe Brad Pitt janë rikthyer bashkë. Sipas mediave dy aktorët e fashëm po shijojnë një udhëtim romantik së bashku. Brad raportohet se ndodhet në Itali me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij, Shiloh JoliePitt. Aktori mesa duket dëshiron së 12-vjeçarja të qetësohet nga gjendja mendore pasi është më e prekura nga të gjithë fëmijët e tjerë nga beteja e divorcit të prindërve të saj. Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Brad në shtator 2016. Ndërsa Jennifer njoftoi ndarjen me bashkëshortin Justin Theroux pas martesës rreth 2 vjeçare. Sipas mediave të tre, Aniston, Brad dhe Shiloh donin të merrnin pak pushim nga drama e jetës së tyre personale. "Jen sapo përfundoi xhirimet në Itali, kështu që Brad mori Shiloh
U gjet e vdekur në jahtin luksoz të biznesmenit, kush ishte modelja 20 vjeçare Modelja dhe influencerja Sinead Mcnamara u gjet e pajetë në jahtin luksoz të miliarderit meksikan Alberto Bailleres në ishullin Kefalonia, por rrethanat e kësaj ngjarjeje bëjnë që autoritete të dyshojnë se ajo mund të jetë vrarë. Por kush ishte në fakt Sinead? Ajo quhej ndryshe edhe "Shpirti i bukur", për shkak të mënyrës si kishte zgjedhur të prezantonte veten tek fansat dhe publiku. McNamara, ishte nga Port Macquarie dhe jetonte në Sidnei, por arriti në Greqi në mes të qershorit të këtij viti pas udhëtimeve në Bali, Alaska dhe Whitsundays. Znj. McNamara u diplomua në Kampusin e Lartë të Ujërave të Vogla në 2016 dhe u kthye nga atje rreth katër javë para vdekjes së saj. Posta e saj e fundit në Instagram ishte nga ishulli grek i Kefalonisë.
dhe iku atje. Ata po qëndrojnë në Komo", tha një burim, duke shtuar: "Shiloh ka shpenzuar gjithnjë e më shumë kohë me Jen." Jolie dhe Aniston kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e Brad. Jennifer dhe Pitt u
martuan nga viti 2000 deri në vitin 2005. Ata u ndanë pasi aktori ra në dashuri me Jolie gjatë xhirimeve të fimit Mr And Mrs Smith. Por Brad dhe Aniston nuk kanë pasur asnjëherë fëmijë së bashku.
Bruce Wills rikthehet në rolin e John McClane në "Die Hard" Bruce Willis do ta shohim shumë shpejt në ekranet e mëdha të kinemave botërore. Aktori do të rikthehet në rolin ikonik të filmit, "Die Hard", i cili për herë të parë u xhirua 30 vjet më parë. Aktorin 63-vjeçar do ta shohim në rolin e John McClane, ku edhe filmi do të ketë titull. Në fakt, fillimisht u mendua të titullohej "Die Hard: Year One", por burimet thonë se do të jetë shumë më pak e komplikuar, thjesht "McClane". Nën regjinë e John Moore, ngjarja rrëfen historinë e John McClane, që mbërrin në Rusi, pasi mësoi lajmin se i kishin arrestuar të birin Jack (Jai Courtney). Filmi i fundit i sagës, "A Good Day to Die Hard" ka dalë në sallat e mëdha të kinemave në vitin 2013. Willis do ta shohim edhe në filma të tjerë hollivudianë përgjatë vitit të ardhshëm.
Regjisori guxon në publik, prek gjoksin e aktores së filmave erotikë Aktorja e njohur e filmit erotik "50 Shades of Grey", Dakota Johnson është ndjerë e turpëruar në publik teksa po bënte fotografi. Ajo ishte aty për të promovuar filmin e ri ku do të marrë pjesë, të titulluar "Suspiria". Të shtunën, 28-vjecarja ishte pranë aktoreve të tjera dhe regjisorit, Luca Guadagnino. Ky i fundit gati sa nuk preku gjoksin e saj teksa po i jepte direktiva. Mediat e huaja kanë raportuar se nuk ishte e qëllimshme dhe fotografia virale është kapur në një kënd që duket sikur regjisori po e prek. Sipas "The Sun", qëllimi i 47-vjecarit ishte që ta mbronte nga fotografët pasi kishte një problem me veshjen. Ndërkohë Dakota nuk ka reaguar ende për këtë ngjarje.
Me sy të fryrë dhe të nxirë, çfarë i ka ndodhur Cristiano Ronaldo- s? Futbollisti Cristino Ronaldo është fotografuar duke shijuar pushimet me të dashurën e tij Georgina Rodriguez në Sardenjë. Por një detaj i veçantë është vënë re tek 33-vjeçari. Cristiano është fotografuar me syrin e nxirë ndërsa lahej në det. Ylli i futbollit ka marrë një goditje në syrin e majtë por nuk dihet nëse iu është shkaktuar gjatë ndeshjes me Parmën apo në ndonjë incident tjetër.
SPORT
20
E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Hungarezi Viktor Kassai gjykon sfidën e parë në Ligën e Kombëve për kuqezinjtë Shqipëria më 7 shtator do të luajë në “Elbasan Arena” ndeshjen e parë për Ligën e Kombeve ndaj Izraelit. Këto kombëtare janë ndeshur 2 herë, në kuadrin e eliminatoreve të Botërorit të Rusisë. Shqipëria humbi 3-0 në Elbasan, ndërsa ia doli të fitojë me të njëj-
tin rezultat në kthim, në “Sammy Ofer Stadium”, duke marrë nga një fitore, me golaverazhin 3-3. UEFA sot ka zyrtarizuar edhe gjyqtarët e kësaj ndeshjeje. Kryesor do të jetë një emër mjaft i njohur në vitet e kaluara, që ka gjykuar edhe finale kompeticionesh mjaft të rëndë-
sishme. Fjala është për hungarezin Viktor Kassai. Ai do të ndihmohet të japë drejtësi në “Elbasan Arena”, të premten, nga bashkatdhetarët e vet: György Ring dhe Vencel Tóth. Gjithashtu, do të jenë edhe dy gjyqtar ndihmës shtesë, nga Hungaria: Tamás Bognar dhe Sandor Szabo.
Sulmuesi shkodran foli në prag të përballjes ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve
B
ekim Balaj ishte futbollisti i radhës që doli në konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të para të Nations League. Sulmuesi shkodran është shprehur gëzon një formë mjaft të mirë sportive dhe se është gati të bëjë më të mirën në fushën e lojës. “Kemi bërë ndeshje të mira përpara. Miqësoret ishin për të parë skuadrën, ku u panë lojtarë të rinj. Nuk duhemi gjykuar nga ato dy ndeshje miqësore. Është momenti për të parë fytyrën e vërtetë dhe këto dy ndeshje janë prova e vërtetë. Ka emra të rinj në Kombëtare, por janë kthyer lojtarët me eksperiencë. Mendojmë se do të bëjmë mirë. E njohim lojën e njeri-tjetrit dhe mund të them që jemi gati për dy ndeshjet e radhës”. Si është gjendja juaj fizike dhe sportive, para kësaj ndeshjeje? Personalisht ndihem shumë mirë në Rusi. Shpresoj të jem pjesë e formacionit kuqezi dhe të jap më të mirën për kombëtaren. Rivaliteti ka qenë gjithmonë, por secili ka vendin e vet në kombëtare. Mbetet për t’u parë
MESFUSHORI
L
edian Memushaj është në një formë shumë të mirë në Seria B me skaudrën e Pescarës. Mesfushori është ftuar për dy ndeshjet e para në Ligën e Konbeve, teksa në konferencën për shtyp para ndeshjeve ai ka preferuar që të mos flasë për miqësoret e humbura gjatë këtij viti. Si ka ndikuar rikthimi te Pescara? Kam dëshiruar të kthehem sërish aty, pasi kam kaluar një nga periudhat më të bukura të karrierës time, ndaj nuk dëgjova asnjë ofertë tjetër. Te Benevento, fillimisht luajta shumë, por pas janarit, kur kërkova edhe largimin, më lanë në stol dhe nuk është se ishte një situatë e këndshme. Çfarë duhet të bëjmë për të përsëritur ndeshjen në Izrael? Do të jetë ndeshje më e vështirë se në Izrael. Ne do duhet të luajmë më shumë në sulm, ata duhet të mbrohen. Ka shumë çuna të rinj që janë të fortë. S’jemi ata që ishim. Duhet të shikojmë. Jeni dakord me rinovimin e
Balaj: Izraeli e di forcën tonë, synojmë vendin e parë në fushë, se çfarë zgjidhjesh do të bëjë trajneri. Do të konkurroni me Gurin, për një vend në formacion… Rivaliteti ka qenë gjithmonë i lartë dhe jemi lojtarë në formë. Mbetet për t’u parë në fushë dhe është trajneri që vendos se kush do të nisë por secili nga ne do të bëjë më të mirën për të fituar. U bë kohë që nuk shohim dy sulmues në Kombëtare dhe pse jo, të jemi këtë herë me Gurin. Varet nga loja që do të zgjedhim dhe nëse luajmë me krose do të ishte mirë me dy sulmues në zonë që janë dhe shtatlartë. E keni studiuar Izraelin? Cilat janë pretendimet për këtë takim? Jo shumë larg jemi përballur me Izraelin. Kemi histori të hidhur në shtëpi me të, por kundërpërgjigja në transfertë
ka qenë mbresëlënëse. Mendoj se e njohim mirë kundërshtarin e radhës. Ata e dinë forcën tonë, edhe ne të tyren. Objektivi është i vendi i parë. Si Izraeli, si ne, edhe Skocia do të luftojmë për këtë vend, por kjo vendoset në fushën e lojës Kemi ndeshjen me Izraelin. Unë është e rëndësishme të përshtatem me ekipin. Duhet të harmonizohemi mirë dhe ta gjejmë golin në mënyrë më të mirë. Nëse do të luani titullar, çfarë mënyre loje do të preferonit? Rëndësi ka që të luaj, më pas nuk është e thënë që të më përshtatet ekipi mua, pasi mund t’i përshtatem unë ekipit. Sa peshojnë mungesa e Roshit dhe Sadikut? Përveç raportit personal që kam me Roshin dhe Sadikun, mungesa e atyre ndihet dhe u uroj shërim të shpejtë që të dyve.
LIGA E KOMBEVE Memushaj: Nuk kemi Messin dhe Ronaldon, forca jonë është grupi Ja si Shqipëria mund të sigurojë
një biletë për në Europian
brezave në miqësore? Nuk duhet parë mosha, duhet të shikojmë kualitetin dhe formën. Ka kohë për djemtë e rinj. Gjëja më e rëndësishme është të shikojmë momentin. Sa të ka munguar Kombëtarja? Më ka munguar shumë. Nuk erdha për kartonin. U dëmtova, bëra operacionin te kavilja. Pastaj nuk erdha. Ishalla të premten bëjmë ndeshjen e mirë. Nuk i duhet vetëm Ledjani Shqipërisë, i duhen të gjithë. Nuk kemi folur me Panucçin, dje erdhëm, nuk
jemi stërvitur akoma. Nuk besoj te një lojtar, pasi në radhë të parë është grupi që ka bërë diferencën. Nuk kemi Messin dhe Ronaldon, ky ekip varet nga grupi. Më vjen keq që nuk është Roshi dhe Sadiku, janë shumë të rëndësishëm. Kemi stol për të zëvendësuar Sadikun? Nuk jam trajner që të them a janë të rëndësishëm, por them në aspektin njerëzor. Pescara mund të ngjitet në Serinë A? Nuk e di mendoj për Izraelin.
Vetëm për pak ditë, do të marrë jetë edhe formati më i ri i vendosur nga ana e organizmave më të lartë të futbollit, Liga e Kombeve. Kjo do të jetë një mundësi e artë për kombëtaret që cilësohen si të vogla, për të shkuar më lehtësisht në një kompeticion të rëndësishëm siç është Europiani. Kuqezinjtë e Panuçit, fillimisht duhet të kryesojnë grupin me Skocinë dhe Izraelin, atje ku edhe gjenden aktualisht. Por Liga C, nuk përbëhet vetëm nga Shqipëria, Izraelit dhe Skocia, por në të gjenden edhe 3 grupe të tjera. Nëse Shqipëria do ia dilte mbanë në grupin e parë, atëherë do të ndeshej në gjysmëfinale me fituesin e grupit të 2, atje ku gjendet edhe Greqia. Në të njëjtin moment, grupi i 3 dhe i 4 do të përballen nga ana tjetër në Ligën C, në gjysmëfinalen e dytë, që më pas të diskutohet edhe
finalja e madhe. Fituesi i këtij rrugëtimi, shkon automatikisht në Europian. Liga C Grupi1: Skocia , Shqipëria, Izraeli Grupi 2: Hungaria, Greqia, Finlanda, Estonia Grupi 3: Sllovenia, Norvegjia, Bulgaria, Qipro Grupi 4: Romania, Serbia, Mali i Zi, Lituania
SPORT
21
E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Ylli portugez udhëheq listën e futbollistëve më të paguar në këtë sezon të ri
T
ransferimi i Cristiano Ronaldos në Serinë A ka rritur jo vetëm nivelin e kampionatit, ku shumë klube janë munduar të forcohen për të konkurruar Juventusin, por gjithashtu janë shtuar rrogat e lojtarëve. Në këtë moment shuma totale e pagave që ekipet u paguajnë lojtarëve, është rreth 1.13 miliardë euro, e duke përfshirë trajnerët arrin shifrën 1,2 miliardë. Në vend të parë si lojtari më i paguar në kampionat është pa dyshim portugezi, i cili merr 30 milionë euro në vit, i ndjekur nga Gonzalo Higuain me 9.5 milionë. Renditjen e më të paguarve e plotësojnë disa lojtarë të Juventusit, si Dybala me 7 milionë, i ndjekur nga Douglas Costa e Pjanic me 6.5. Një tjetër milanist përfshihet në listë, më saktë portieri Gianluigi Donnarumma, që paguhet 6 milionë euro në vit. Sigurisht Juve mban kreun për shpenzimet e rrogave me 219 milionë euro në vit, e ndjekur nga 2 ekipet milaneze, Milan me 140 dhe Inter me 119 milionë euro. Sa u përket trajnerëve, sigurisht i pari është Max Allegri, që paguhet 7.5 milionë euro në vit, i ndjekur nga Ancelotti me 6.5 dhe trajneri i Interit, Luciano Spalletti me 4.5 milionë euro në vit. Në futbollin e sotëm, paraja vlen shumë, e me siguri do të shërbejë për të ngritur Serinë A edhe një herë në nivelet më të larta, ashtu siç shpresojnë shumë tifozë të këtij kampionati.
Ronaldo rekordmen në pagat e Seria A, Hysaj shqiptari më i paguar SUPERLIGA
Kamza zgjedh Duron si pasues të Devollit në krye të pankinës
Pagat e shqiptarëve- Këtë vit pjesë e elitës së futbollit italian janë 5 futbollistë të kombëtares sonë, të cilët janë pjesë e rëndësishme e ekipeve ku aktivizohen. Por sa janë pagat e tyre? Futbollisti më i paguar është mbrojtësi që aktivizohet te Napoli, Elseid Hysaj. Shkodrani ka një kontratë deri në vitin 2022 me napolitanët, ndërkohë që përfiton një pagë prej 1.6 milionë eurosh në sezon. Agjenti i tij është shprehur se
SHQIPTARËT
Xhaka dhe Shaqiri kërkojnë falje, nuk do festojnë më me “shqiponjë”
është në tratativa për një kontratë të re, pasi tregoi besim duke refuzuar ofertën e Chelsea-t. Pas tij vjen portieri i Lazios, Thomas Strakosha. Edhe se është vetëm 23 vjeç, “gardiani” i talentuar ka arritur që të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2022, nga e cila përfiton 1 milion euro në sezon. Jo keq për një portier që ka një të ardhme shumë premtuese në elitën e futbollit italian. Nuk mbetet shumë pas as Etrit Beri-
sha. Portieri i Atalantës përfiton 700 mijë euro në sezon dhe ka një kontratë deri në vitin 2021. Në të njëjtën skuadër me të është edhe Djimsiti, i cili ka një kontratë që i përfundon verën e ardhshme, ndërkohë që përfiton vetëm 300 mijë euro në sezon. Pak më poshtë tij është Federic Veseli, i cili përfiton vetëm 250 mijë euro në sezon te skuadra e Empolit, ndërkohë që kontrata e tij përfundon në vitin 2021.
AGJENTJA
Wanda Nara: Icardi do shënojë më shumë gola se Ronaldo
Vetëm dy ditë pas shkarkimit të Bledar Devollit, Kamza nuk ka humbur kohë dhe ka emëruar ish mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Klodian Duro, si trajner të ri të skuadrës. Ky i fundit do të nisë nga puna menjëherë dhe do të mundohet të shfrytëzojë ndërprerjen dy javore të kampionatit, për të njohur më mirë grupin dhe për të sistemuar gjërat. Klodian Duro ka vetëm një eksperiencë si trajner, atë te Kukësi gjatë sezonit 2015-2016, ku arriti të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë, ndërsa tashmë e pret një tjetër test i rëndësishëm. Kamza shkarkoi trajnerin gjirokastrit Bledar Devolli të dielën në mbrëmje, pasi skuadra humbi ndeshjen ndaj Teutës, e dyta në 3 javët e para të kampionatit.
TALENTI
Uzuni prezantohet tek klubi i ri në Kroaci
Granit Xhaka dhe Gjerdan Shaqiri u bënë protagonistë të padiskutueshëm në kampionatin botëror “Rusi 2018”, pasi arritën t’i shënojnë Serbisë dhe festuan me simbolin e shqiponjës dykrenare, të shoqëruar edhe nga kapiteni helvet, Stephan Lichtsteiner. FIFA hapi një hetim për atë rast dhe në fund u mjaftua me një dënim me gjobë për dy shqiptarët dhe mbrojtësin e Arsenalit, ndërsa në Zvicër shpërthyen polemikat, nëse duhej bërë ai lloj festimi apo jo. Gjithsesi dje vetë protagonistët kanë premtuar se nuk do të festojnë më me shqiponjë, ndërsa theksuan se kërko-
jnë ndjesë, nëse kanë shqetësuar ndokënd me atë gjest, ndonëse ky nuk ishte aspak qëllimi i tyre. Deklaratat futbollistët me origjinë shqiptare i bënë gjatë një konference për shtyp të mbajtur në grumbullimin e kombëtares zvicerane, ku morën pjesë trajneri Petkoviç, drejtuesi i Federatës dhe të gjithë lojtarët e grumbulluar. “Do të isha budalla nëse do ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më”, deklaroi Xhaka në konferencë, ndërsa Shaqiri kërkoi ndjesë me nota ironie në fjalët e tij, duke thënë: “Sigurisht që kërkoj falje, nëse njerëzit ndjehen të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male”.
Bashkëshortja e Mauro Icardit, e cila është dhe menaxherja e tij, ka nisur një eksperiencë të re si analiste në emisionin sportiv “Tiki Taka”, në ekranin e Mediaset. Në programin e kësaj jave, Wanda është bërë protagoniste me batutat e saj, në lidhje me pyetjen mbi një interesim të mundshëm të Juventusit për bashkëshortin e saj. “Kontakti i vetëm i Mauros me Juventusin, janë ato 7 golat që u ka shënuar në Serinë A. Ai i ka bërë publike dëshirat e tij dhe nuk ka ndërmend të
lëvizë, pasi është i përqendruar te Interi, por kuptohet që interesi i skuadrave të tjera na bën krenarë”, deklaroi Wanda. Sezonin e kaluar Icardi shënoi 28 gola, po aq sa Ciro Immobile, ndërsa këtë vit konkurrencën duket se do at ketë me Cristiano Ronaldon, ndonëse të dy janë ende në kuotën zero gola. “Shpresoj që Mauro të shënojë më shumë se Ronaldo deri në fund të sezonit. Gjithsesi ai nuk është nga ata që e prish gjumin, nëse nuk shënon”, tha bashkëshortja e Icardit.
Myrto Uzuni është prezantuar te skuadra kroate e Lokomotivës së Zagrebit. 23-vjeçari nga Berati, i cili shkëlqeu me fanellën e Laçit, zgjodhi të vazhdojë karrierën te Lokomotiva. Skuadra kurbinase do të përfitojë 350 mijë euro nga shitja e tij, teksa shuma do të paguhet në dy këse. Uzuni realizoi 10 gola në kampionat me fanellën bardhezi si dhe golin e kualifikimit në raundin e parë të Ligës së Europës ndaj Anorthosi. “Jam shumë i lumtur që erdha te Lokomotiva e Zagrebit! Kam dëgjuar shumë fjalë të mira për klubin nga ish-lojtarët shqiptarë. Kam parë klubin dhe e di që këtu bëhet një punë e madhe me lojtarë të rinj. Unë falënderoj klubin për angazhim, premtoj që do të bëj më të mirën për të kontribuar në suksesin e skuadrës!”, ka thënë talenti i njohur pas transferimit.
KURESHTI
22 E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
"Nuk bëj gjilpëra unë", refuzoi të mjekohej, 20-vjeçarja humb jetën Një vajzë e re ka ndërruar jetë pasi refuzoi të mjekohej. Natasha Horne, 20 vjeçe, e mbajti sekret diagnozën e diabetit të Tipit 1 dhe refuzoi të ndiqte këshillat mjekësore të cilat do ta lejonin atë të jetonte një jetë normale. Vitin e kaluar bota e Natashës u kthye përmbys kur Jackie, mamaja e saj, e bindi atë për të bërë testin e diabetit pasi pa shenjat si humbja e peshës, etja e tepruar dhe shkuarja në tualet shpesh. Brenda disa orësh, më 16 tetor të vitit të kaluar, ajo u diagnostikua me diabetin e tipit 1, ku trupi i saj nuk prodhonte insulinë të mjaftueshme për të luftuar ketonet, komponimet organike të cilat zakonisht qëndrojnë në gjumë por mund të sulmojnë trupin. Diabeti i tipit 1 është krejtësisht i menaxhueshëm me injeksione të rregullta të insulinës. Por Natasha tha "Unë nuk bëj gjilpëra". Natasha filloi të humbte peshë rreth dy vjet më parë. "Mendimi im i parë ishte' po merr drogë?', tha mamaja e
saj, Jackie. "Ajo ishte kokëfortë. Nëse nuk donte të bënte diçka, ajo nuk do ta bënte. Por ne u shqetësuam për shkak të humbjes së peshës. Ajo humbi rreth gjysmën e peshës së trupit në dy deri në tre muaj", u shpreh Jackie. Pasi tensionet u rritën në shtëpi, Natasha u zhvendos për një kohë me të
dashurin Jordan Rich dhe mamin e tij për t'i shpëtuar "besdisjes" së prindërve që i kërkonin të kurohej. Natasha pësoi 3 sulme diabetike, ra në koma dhe ndërroi jetë në spital. "Ajo thjesht nuk donte ta pranonte atë që kishte, ishte e gatshme të merrte rrezikun", tha mamaja e Natashës.
Zbulohen tunele sekrete, mes kafkës dhe trurit tonë Deri më tani besohej se kur prodhohej një inflamacion në tru (i shkaktuar nga një iktus ose nga një meningit, apo edhe nga ndonjë lloj tjetër infeksioni) qelizat e sistemit imunitar mbërrinin aty nga palca e kockave të tibias ose të krahut
si dhe duke ndjekur rrjedhën e gjakut. Tani një studim i realizuar nga ekipi i "Massachusetts General Hospital" ka zbuluar ekzistencën e tuneleve sekrete që lidhin palcën kockore të kafkës me indin cerebral. Zbulimi u realizua falë
eksperimenteve me minjtë, tek të cilët shkencëtarët vunë re një lloj qelizash imune të quajtura neutrofile, të cilat ishin të parat që mbërrinin aty ku ishte dëmi. Shkencëtarët shenjuan me lëng fluorishent neutrofilet e prodhuara nga tibia dhe nga kafka dhe observuan që në rastin e një aksidenti iskemik në tru, ato që i përgjigjeshin inflamacionit ishin prodhuar nga kafka. Një observim më i detajuar i shtresës së brendshme të kafkës që ndan palcën nga meningjet u lejoi zbulimin e ekzistencës së disa kanaleve plotësisht të panjohur deri më sot që lidhnin kockën me indin cerebral, përmes të cilëve udhëtojnë neutrofilet, madje në kahun kundër rrjedhës së gjakut.
Humbi portofolin 25 vjet më parë, e gjen duke peshkuar April Bolt, një grua amerikane në shtetin e Karolinës së Jugut, ka gjetur portofolin e saj të humbur 25 vjet më parë. Gjatë një pikniku me familjen e saj në vitin 1992, April ka harruar portofolin e saj në një anije. Dikush e mori atë, i mori paratë dhe e hodhi në liqenin Hartwell. Për habinë e të gjithëve, Brodie Brooks, një 11-vjeçar e ka kapur aksidentalisht teksa ishte duke peshkuar dhe kujtoi se kishte kapur një peshk të madh. Një i afërm i fëmijës i cili ishte në peshkim me të tha se mendonin se ishte një "thesar". Është hera e parë që kap diçka të tillë", ka thënë ai. Portofoli i është dorëzuar pronares dhe ajo është surprizuar kur ka gjetur të gjithë përmbajtjen e saj
të paprekur, përfshirë fotografitë, kartat e kreditit, buzëkuq dhe krëhër.
Në këtë qytet qiraja paguhet me seks, ose të brendshme të përdorura Tingëllon e pabesueshme, por është e vërtetë, të paktën siç raporton portali "Quartz", duke pasqyruar publikimet në blobun "Londonist", ku thuhet se në vend të pagesës mujore për qiranë kërkohen brekë të përdorura, duke specifikuar se më tej nuk do të kërkohen kurrë marrëdhënie seksuale. Ndërsa në të tjera lajmërime, nuk kërkohen të brendshme të përdorura, por favore seksuale në këmbim të mirëpritjes. Një rast konkret është lajmërimi i një personi me pseudonimin "Daddy", i cili kërkon një vajzë mbi 18-vjeç, dhe ka dëshirë të braktisë banesën e prindërve për të jetuar me një "njeri të pjekur" Ndërsa, në lajmërime të tjera, kërkohet marrëdhënie "nënshtrimi", pra një skllave në shtëpi.
Gazetarja flet hapur për sëmundjen e rëndë: Më kanë mbetur pak ditë Spikerja e BBC, Rachael Bland vuan nga një kancer i pashërueshëm dhe ka zbuluar në rrjete sociale se i kanë mbetur vetëm 'pak ditë jetë'. 40-vjeçarja u diagnostikua me kancer në gji në nëntor të 2016. Muajin e kaluar ajo tha se ishte në një "garë me kohën" për të botuar një kujtim për djalin e saj dyvjeçar, Freddie, ku besonte se kishte më pak se një vit jetë të mbetur. Ajo po organizonte një podcast me Deborah James dhe Lauren Mahon, i cili do vazhdojë edhe kur të ndërrojë jetë. Në një postim në Twitter, Rachel shkruajti: "Unë jam duke thënë se kam vetëm pak ditë, është shumë surreale, faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë." Gazetarja që ka lindur në Cardiff dhe jeton në Cheshire mori lajmin në maj se kanceri është i pashërueshëm dhe nuk ka shpresa. Pas dy muajsh, mjekët i thanë se sëmundja ishte përhapur dhe i kanë mbetur shumë pak ditë jetë.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Departamenti i Administratës Publike, duhen inicialet 5. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 7. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 10. Filipinet e kanë kryeqytet 12. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 16. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 17. Pështymë e hollë që kullon e varet si fill nga goja 19. Operator i një filmi kinematografik, quhet edhe ashtu 21. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 23. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 24. Është një nga shkencat e natyrës 25. .. Bej Frashëri, si ishte rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare. Lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll 26. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të njeriut, që nga supi e deri te gishtat 27. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 30. Po Gjirokastra si e kishte targën 33. Tërësia e punonjësve që drejtojnë vënien në skenë të një shfaqjeje ose të një filmi 35. Gjendje e tillë e dikujt, kur ai është i gatshëm ose i detyruar t'i shërbejë një tjetri sa herë që ky të ketë nevojë 37. Frutat e kanë në mes të tulit 38. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 39. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 42. Që kërkon e gjurmon për të mësuar diçka, që s'lë gjë pa trazuar, tepër kureshtar, zhbirues 46. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 48. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 51. Grup njerëzish që përbëjnë një komision, i cili ka për detyrë të vlerësojë e të shpallë fituesit në një sfidë 52. Ajri i pastër mbi retë; hapësira qiellore 53. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 54. ... KRISTOFORIDHI 18271895, levrues dhe studiues i gjuhës shqipe, veprimtar i njohur i Rilindjes Kombëtare 55. Romani i Anton Pashkut 58. Vija tokësore a detare që ndan dy shtete fqinje 59. Stil në artin e sidomos në arkitekturën e shekujve XVI-XVIII 61. U hidhet në pjatë sallamrave për t' bërë ato pikante 62. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 63. E vendos dikë a diçka në një vend 64. Aleanca Kuq e Zi 65. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 66. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 68. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha.
E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Nga Albert VATAJ
69. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 70. Pakkush, ndonjë njeri i rrallë, ndonjë i paktë. 73. Bën diçka me ..., kundër dëshirës, vullnetit a mundësive me detyrim 74. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 77. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 82. Fjalë përcaktuese që i shtohet emrit të një frymori, quhet ashtu 84. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 86. Kreu i kishës katolike dhe i Vatikanit quhet ... 87. Stefan... shkrimtari i madh vjenez qe u gjend i vetëvrarë me bashkëshorten 89. Arti është ndarë në Zh..., ashtu 91. Dru, degë a një send tjetër, që mbaron në njërën anë me një degëzim më dysh 92. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 94. Oganizata Botërore e Meteorologjisë 95. Pëlhurë pambuku pak e ashpër 96. Liriku brilant ... Mjeda (18661937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar 100. Sipërfaqe toke e rrethuar nga të gjitha anët me ujë 101. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 102. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 106. Një nga shenjat e pikësimit 109. Ëmbëlsirë që përgatitet
me grurë të zier e me sheqer, me arra, bajame, rrush të thatë, kanellë etj 110. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 111. Kështu quhen njerëzit e dijes 113. Skënder ... Luarasi, arsimtar, publicist, gazetar, përkthyes, dramaturg 115. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 116. Koçek misri në trajtën e një koshi të madh të përmbysur 117. Tërësia e normave të sjelljes, morali i një shoqërie, i një klase të caktuar a i një grupi shoqëror 118. Të qenit i një mendje për diçka, miratim, pranim 119. Partia Unitetit Kombetar 120. E drejtë zakonore e pashkruar, që vepronte në një krahinë a në disa krahina dhe ruhej e zbatohej nga të gjithë VERTIKALISHT 1. Afshi i tokës së lëruar, që shoqërohet me një kundërmim të veçantë 2. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 3. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit 4. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 6. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 8. Teli i kitarës i mandolinës etj. Janë të tilla ... zanore 9. Titull që vihej përpara emrit të një prifti katolik 11. Krapin i vogël e thërrasin ashtu
12. Shteg që hapet në vijën e ujit për ta kthyer këtë në arë, krahinore 13. Njeri me trup shumë të madh e shumë i fuqishëm, gjigant 14. Norbert ... (1887-1942) albanolog austriak me prejardhje hebreje. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë 15. Familje bimësh, në të cilën përfshihen palmat e llojeve të ndryshme 18. Ai që është ngarkuar me një detyrë të veçantë për të vëzhguar diçka është ashtu 20. Dokumenti që përmban kërkesën për të rishikuar një vendim të dhënë nga gjyqi 22. Nëpunës i ngarkuar për të ndjekur detyrat e administratës në një ndërmarrje, në një institucion etj.; punonjës me përgjegjësi i administratës 24. Dritare e vogël në muret e kullave ose në bedenat e kështjellave; që shërbente për të qëlluar me armë 28. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 29. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 31. Pika e horizontit që është përkundrejt jugut 32. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 34. GRamshi e kishte ashtu targën 36. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 40. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 41. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 42. "Kolonel ..." film shqiptar, prodhim më 1998 me regji dhe ske-
kohë lufte për të rrëmbyer armët kundër armikut 70. Një copë leckë e trashë që vihet nën këmbë në opingë, këpucë 71. Nga sipërfaqja është shteti federal më i madhi në SHBA. Kryeqyteti i këtij shteti federal është Juneau 72. Pjesëtar i fiseve ilire, që banonte në trojet nga Liqeni i Shkodrës deri thellë në Malësinë e Veriut 75. Gjendja e një shteti, që nuk merr pjesë në një luftë 76. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 78. Ai që bën fluturime kozmike, ai që fluturon në kozmos me anije kozmike 79. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 80. Formon valë, merr trajtën e valëve; valëzon, ose... 81. Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç 83. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 85. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 88. Kafshë gjithare, shumë dinake dhe e guximshme 90. Lef ... (1877-1945), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar 93. Ajo që bën pula, vezë ose.. 97. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 98. Një lloj perime, zhardhokët e kësaj bime quhet ashtu 99. Organizata Botërore e Tregtisë 101. Banor vendës nga Opari. 103. I pjerrët e i hollë, i ngjashëm me të dorës, për shkronjat e shtypit 104. Dhomë poshtë katit përdhes të një ndërtese 105. ... ose pullë prej metali, plastike apo druri, e cila shërben për mbërthyer veshjen 107. Vajzë a grua shumë e bukur, zan, hyri 108. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ndryshe ... 111. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 112. Përgjithësues për specialistët e fushave të ndryshme të shërbimit shëndetësor 114. Quhet femra e cjapit
nar nga Kujtim Çashku 43. Grup ishujsh që ndodhen njëri pranë tjetrit në det dhe formojnë një bashkësi tokësore 44. Ngulmues për të mësuar dhe zbuluar gjëra të panjohura, kërkues 45. Shkopi që e mban të ngulitur në një vend shulin e avlëmendit dhe nuk e lë të lëvizë 47. Mënyra se si e mendon dhe e kupton dikush botën që e rrethon 49. ndërtesë e posaçme ku ruhen armatimet a pajimet e tjera ushtarake 50. Muaji shkurt quhet edhe ashtu 56. Mbamëndja, kujdesi, maturia në veprime është edhe ashtu 57. Emër që marrin fëmijët 8-9vjeç, ose e të rriturve që mendojnë e veprijnë si ... 60. Ibrahim ... i njohur si Dervish Hima veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes 67. Thirrje që i bëhej popullit në 1
2
P
3
L E
L
4
B
10
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
5
6
C
Y K
M ¸
7
O
11
¸
8
A G I
A
D
¸
P
L U K S
E N B U R G U
¸
E
A N J
¸
F
˙
A 20
F
E
T
R U T I
N ¸
E
F
P
¸
E
A B
T
P
E
D
U
S
J 33
D H O M E N E
N
T
R I
N A T
O
C
R
32
M T
35
A
A
G
H
38
K
39
K L I
N T
O N
¸
40
R
˙
O
G
E
B
A
R
M I
A
P
U
L
L
A C
O T
O
F
T 47
I
48
˙
E
D
H A S A N
R R
E M
S 54
A
R D I
T
Y
E
55
U
P
T
67
E
K U L A R
C
K U ˙
E
53
D ¸
R
V
V 57
R
J
P
˙
R
I
B
B A J
Z
E
L
B
I
60
61
62
I
63
K
A
R U S
T
S
E
T
N X H I
N I
R
E
P
˙
E
65
G O R
E
M
68
F E
T
O
R
52
64
E R
N
E
56 59
66
L
A
H A R M A K O N
58
K O K S
I
50 51
L
R
45
49
M I
36
I
E
43 44
46
L
E
41
42
F
D
A 30
34
A 37
¸
L
29
L 31
J
U L
26
A M O R
28
D O
A L A R M
22
F
25
V
27
I
B
19
P
21
M 24
¸
16
P
18
23
L
U 15
17
P
V 13
B U N K E R
14
R
9
M
12
L
69
R I
D
I
E
70
D I
V
R
71
Z 77
A B D E
73
Z
74
P
A
78
S
D 72
L
M
75
E H O N ¸
K ¸
Z 82
A
K
A
84
K
K U P I
85
V E
I
D
L
R
90
A
L
G
B
93
L I
P
A
Y
R
L
A
R
103
K T H E T
U
¸
B
96
V
S D H
S
T
V A N
99
E
U 104
¸
¸
R
A R
105
E T
106
O M E
A Z H U R
N O J
108
H I 109
H
A
K T O J
K R E
L 98
107
S
D I 95
D A M K E
M E L
P
O
M
110
J
I
H 111
O K L I
U P
112
U
L
89
101 102
O
D
A R A Q E
K A D E T
K O
81
E L
N
L O
94
97
J 100
M
91
M
92
T E S
R 86 88
U M O S
I
80
H A B ¸
83
87
B R
S
79
D A P
S
76
M B I
E M ¸
R
˙
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E mërkurë, 5 SHTATOR 2018
Xhuli Keko: Dori im i dashur, po e shkruaj këtë letër buzë liqenit, ku kaluam muajin e mjaltit Nga Xhuli Keko Dori im i dashur! Kam disa kohë pa të shkruar, e di, por unë çdo mbrëmje bisedoj me ty. Pasi mbyllet dita dhe bëhem gati për gjumë, sigurisht që mendimi shkon te gjërat që kanë shkuar mirë ose jo, apo tek ato që priten të ndodhin. Gjithnjë pyes veten se si do kishte vepruar Dori po të ishte në vendin tim dhe sinqerisht shpesh e marr përgjigjen e duhur. Do të doja që të mos kisha nevojë të shkruaja këtë letër në prag të ditëlindjes tënde të 60-të, por të isha e okupuar bashkë me djemtë për përgatitjen e një feste surprizë për ty. Pastaj, do të doja që në ditëlindjen tënde të të thosha plot gjëra Dori, duke të parë në sy… Të tregoja për Teon e vogël që mban emrin tënd, për Martinin që tashmë është shoku im më i mirë, për Elion, dikur aq të përkëdhelur, që është bërë një
baba i kujdesshëm, që i jep Teos dhe Kitit aq shumë dashuri e mua aq shumë mbështetje shpirtërore. Çfarë të të them më o Dori në këtë përvjetor tëndin?… Kanë kaluar plot 16
vjet nga ikja tënde e, çdo ditë që shkon më mungon më shumë mua dhe fëmijëve, çdo festë jona është e trishtë pa ty, çdo ardhje në Tiranë është dhimbje, sepse e bën edhe më evident faktin që ti nuk je më, çdo kafe në kafenenë tënde të preferuar është e pabukur. E vetmja gjë e bukur që mund të të them është fakti se të gjithë të kujtojnë: miqtë, të afërmit, lexuesit e tu të shumtë. E kjo, pavarësisht se më bën të mos ndihem krejtësisht vetëm, por të të kem pranë në 100 mënyra, sërish nuk mjafton për të gjetur forca e festuar ditëlindjen tënde, përveçse të të sjell një buqetë të madhe me lule, dy gota konjak për ne të dy, e për të ndezur nga një cigare duke biseduar… Të të them një sekret… e di ku po e shkruaj këtë
letër…. jam buzë liqenit në Pogradec, pikërisht në hotelin ku kaluam muajin e mjaltit. Natyrisht, hoteli ka ndryshuar shumë, por dhoma ime është pothuajse mbi liqen, njësoj si atëherë. Edhe Pogradeci ka ndryshuar, por për mua do të mbetet përherë ai qyteti i vogël e i ëmbël, ku u ngjiz Martini. Të gjithë qeshin, kur u tregoj se djali i madh, tashmë 33 vjeç, është produkt i pastër i peshkut belushk dhe shumë gotave verë të prodhuar në Pogradec, shijuar nga ne në verën më të bukur të jetës sime, atë të vitit 1984. Përpara se ta mbyll dua të të tregoj për Teon, i cili e ka ndryshuar e gëzuar jetën tonë. Mua më duket, siç çdo gjysheje, fëmija më i ëmbël në botë. Është një ndjesi që nuk e kisha provuar në jetë, dashuri
sublime. Shpesh Kiti qesh me mua e më thotë: "Më duket se ke rënë në dashuri me këtë burrin e vogël". Sa herë e shoh dhe e përkëdhel të kujtoj ty, më vjen mirë që mban emrin tënd, por besomë aq keq që nuk u takuat kurrë, megjithëse jam e sigurtë që do jetë krenar për gjyshin e tij. Sa herë i tregoj përralla, gjithnjë në shqip, sepse jam e vendosur t'i mësoj gjuhën tonë, në fund i them që sa bukur do të ishte sikur këto përralla të t'i tregonte gjyshi Dori dhe besomë më sheh me ato sytë e tij të mëdhenj blu dhe buzëqesh, thua se më kupton. Po iki përpara se të të trishtoj jetën tënde tashmë të paqtë me përditësinë time tokësore të mbushur me mungesën tënde. Të dua shumë, Xhuli.