KOHA JONE-6 NENTOR 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Përplasje mes bandave; krim, drejtësi dhe politikë E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 264 (8706) E mërkurë, 6 Nëntor 2019

Çmimi 30 Lekë

Mazhoranca sot ka uzurpuar gjithçka; parlamentin, qeverinë, drejtësinë, median, grupet kriminale që përleshen mes tyre, sipas sloganit të kryeministrit “hangshin kokën e njëri-tjetrit”, bashkëpunon dhe punon për llogari të oligarkëve që do të marrin vitin e ardhshëm 120 milionë euro nga buxheti i shtetit. Por më e rrezikshme mbetet se grupet kriminale nuk po hezitojnë të qëllojnë edhe në mes të ditës FAQE 3

Petrit Vasili: Mbi Ramën Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka: rëndojnë 3 vepra penale. Të fortët e kryeministrit po hanë Përse nuk heton Prokuroria? kokat e njëri-tjetrit

FAQE 7

Në foto: Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili

OPINION

Nëse policia politike e Rilindjes ka kapur atentatorin e vërtetë... Nga Andi Bushati

FAQE 9

KONSULLI I NDERIT I JAPONISË

Avni Ponari dekorohet nga qeveria japoneze

FAQE 16

FAQE 5

Në foto: Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka

KREU I PD-së

KRYEMINISTRI

ISH-DEPUTETJA E LSI-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha: Rama, 120 milionë euro konçensione për 12 veta

Paralajmërimi i radhës i kryeministrit Edi Rama: Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit

Mehmetaj: Ligji për rininë, skemë klienteliste e financimit të organizatave nga qeveria

FAQE 2

FAQE 5

FAQE 6


POLITIKE

2 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

Kreu i PD-së vijon në Korçë turin e bashkëbisedimit me të rinjtë: Dështimi me negociatat, dështim personal i Ramës

K

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve pasditen e djeshme me të rinjtë në Korçë, të cilëve u ka premtuar atyre se ndryshe nga Edi Rama që u jep 120 milion euro oligarkëve, në qeverisjen e tij këto para duhet të shkojnë për modernizimin e arsimit. Në këtë kontekst Basha deklaroi se pikërisht këto para i marrin vetë 6 apo 7 persona. “Arsimi duhet të jetë prioriteti i çdo kombi që synon përparim. Siç është rinia sot, do të jetë vendi nesër. Vendet e përparuara mbështesin arsimin parauniveristar me buxhet në rritje. Shqipëria është i vetmi vend, ku nuk ndodh kjo. Buxheti është pasqyra e qeverisjes, por këta ende nuk e kanë publikuar. Po ju tregoj një shifër që është rrënqethëse: 120 mln euro janë planifikuar vetëm për koncesionet, 10 apo 12 të tilla. Do të mjaftonin 70 milionë euro për të bërë një revolucion total për universitetet dhe arsimin e lartë. Me vetëm 35 mln euro do të mund të financonim tarifat për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Të njëjtën shumë ne do të dedikojmë për infrastrukturën, dixhitalizimin, trajnimin e pedagogëve, sjelljen e pedagogëve të huaj, trajnimin profesional sipas modelit gjerman - gjysma e kohës në fakultet, gjysma në praktikë. Në planin tonë, për 10 mijë më të mirët, ne do të paguajmë stazhin për 1 vit. Ja ku do t’i çoja unë dhe qeveria ime këto para sot dhe ja ku i çon kjo qeveri. 120 milionë euro i marrin 6-7 njerëz, që janë vjedhje të pastra. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të ndryshojë menjëherë cilësinë e uni-

Kryedemokrati Basha: Paratë mos t’i çojmë te oligarkët, por t’i investojmë në arsim

versiteteve shqiptare. Por kjo qeveri zgjedh t’ua japë këto para disa oligarkëve dhe lë rininë në mëshirë të fatit”, tha Basha. Qëllimi ynë, tha kryedemokrati, është që ta lëmë biznesin të lirë të punojë. “Europa do të ketë nevojë për 5 milion vende pune në fushën e teknologjisë. Pyetja është sa do të përfitojmë nga kjo?! Pra kemi një potencial kaq

të madh dhe duke punuar këtu, në të ardhmen me një rrogë më të madhe se një ministër. Vendet e tjera po shumëfishojnë pedagogët në fushën e teknologjisë së komunikimit. Po paguajnë për këtë. Kjo është një shtrese e re e mesme që mund të bëhet me pak mbështetje. Këtë duhet të bëjmë dhe ne, si vendet fqinje. Paratë mos ti çojmë te oligarkët,

por ti investojmë në arsim. Ky është plani ynë”, tha Basha. Negociatat Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Korçë se dështimi me negociatat është dështim personal i kryeministrit Edi Rama. “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa nuk është një slogan por një punë e jashtëzakon-

shme. E kemi nisur këtë punë prej 30 vitesh, pot 5 vjet që kjo rrugë është bllokuar. Dështimi me negociatat është dështim personal i Ramës. Vetëm vitin e kaluar kanë ikur në emigracion 38 mijë të rinj. Modeli që po na qeveris është modeli i gabuar”, tha Basha. Kreu demokrat nënvizoi se zotimi i PD-së është të kthejë shpresën dhe të ndërtojmë këtu në Shqipëri të ardhmen tonë. Basha iu përgjigj edhe një studenti, i cili tha në takim se në protestën e vitit të kaluar ishte bërë gabim që nuk u lejua përfshirja e politikës dhe se rezultati i protestës ishte një kartë student që nuk vlen as për autobuzin. “Së pari, Lëvizja ishte e studentëve, ishte e jashtëzakonshme, shumë frymëzuese dhe i parapriu një zgjimi të madh. Për këtë të falënderoj shumë dhe të mos kesh asnjë peng apo pendesë. Sado e errët t’ju duket e sotmja, sado të mërzitur të jemi me skandalin e përditshëm, mjafton të shohim rininë në sy dhe të shohim që ka shpresë dhe se ndryshimi do të vijë përmes rinisë. Kurrë mos u shkurajoni! Mos kujtoni se protesta juaj shkoi dëm dhe energjia juaj shkoi dëm. Ishte fillimi i një pranvere që nuk ka për t’u ndalur dot. Ndryshimi do të vijë”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ish-deputeti: Rilindja po dobësohet dhe në skenë kanë dalë anonimët e Ramës

Islami: Po fërkohen dy pllaka, PS do shkojë e shpartalluar në zgjedhje

I

sh-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, komentoi situatën brenda Partisë Socialiste pas tensioneve të forta në qarkun e Shkodrës. I ftuar në Syri TV, Islami tha se të tilla tensione do të vazhdojnë. Duke bërë një historik të PS-së, ish-deputeti Islami tha se shumë gjëra ndryshuan kur pushtetin brenda partisë e mori Edi Rama dhe Rilindja. “Komponentët e Rilindjes janë individët me rekorde kriminale, të fortët me lekë, oligarkët, trashëgimtarët e nomenklaturës së vjetër dhe njerëz që vijnë nga G99 dhe Mjaft-i. Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

Rama ishte drejtues i gjithë këtij formatimi. PS ka ruajtur traditën e vjetër duke vazhduar të votojnë, edhe pse nuk janë në pushtet realisht. Kjo pasi shumica e drejtuesve nuk janë socialistë”, tha Islami. Sipas tij, tashmë po shohim një fazë tjetër, kur edhe vetë Rilindja po dobësohet dhe në skenë kanë dalë anonimët e Ramës. Islami tha se nuk është çudi që PS të shkojë në zgjedhje e shpartalluar. “Unë besoj se fërkimi kryesor në Shkodër nuk është mes socialistëve dhe Rilindjes. Është më tepër mes njerëzve të Rilindjes dhe

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

anonimëve. Po të shohësh edhe ministrat e rinj janë emra të padëgjuar në politikë. Kryesisht ka dy pllaka që po fërkohen; ajo e Rilindjes që është në dobësim e sipër dhe pllaka e anonimëve që Rama po mundohet të krijojë për të ushtruar pushtetin e tij të pakufishëm në qeverisjen e vendit. Unë mendoj që kjo që ka ndodhur në Shkodër, gradualisht do të ndodhë edhe në vendet e tjera. Nuk është çudi që PS të shkojë në zgjedhjet e ardhshme e shpartalluar”, tha Islami. Sipas tij, socialistët po largohen gjithmonë e më shumë nga pushteti.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

Përplasje mes bandave; krim, drejtësi dhe politikë Mazhoranca sot ka uzurpuar gjithçka; parlamentin, qeverinë, drejtësinë, median, grupet kriminale që përleshen mes tyre, sipas sloganit të kryeministrit “hangshin kokën e njëri-tjetrit”, bashkëpunon dhe punon për llogari të oligarkëve që do të marrin vitin e ardhshëm 120 milionë euro nga buxheti i shtetit. Por më e rrezikshme mbetet se grupet kriminale nuk po hezitojnë të qëllojnë edhe në mes të ditës Policia njoftoi dje arrestimin e Redjan Rraja, i dyshuar si një nga autorët e atentatit me armë zjarri më 1 nëntor ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij Andi Maloku dhe bashkudhëtarit tjetër në makinë, Pëllumb Muharremi, ky i fundit i njohur për rekordet kriminale. Redjan Rrahja është një emër jo i panjohur për policinë dhe opinionin publik. 34-vjeçari nga Fushë-Kruja u dënua me 8 muaj për fshehje të pronave në një vrasje të bujshme në Tiranë, si dhe u denoncua për kërcënime ndaj një punonjësi të policisë në rastin “Xhisiela”. 34-vjeçari njihet si i afërm i deputetit të PS-së Rrahman Rraja edhe pse përfaqësuesi i PS-së deklaroi dje se është kushëri i largët dhe me atë nuk ka pasur asnjë kontakt. Policia nuk ka dhënë detaje se cilat janë provat që e lidhin të afërmin e deputetit me atentatin ndaj prokurorit dhe derisa gjykata të vlerësojë hetimet, Rraja është thjesht i dyshuar. Por pavarësisht emrave, atentati ndaj prokurorit të Durrësit dhe detajet që po dalin në publik këto ditë janë një skaner që tregon molepsjen dhe degradimin e gjithë institucioneve. Asnjë ngjarje tjetër, sa kjo e Durrësit, nuk tregon në mënyrë kaq të qartë përzierjen e politikës, drejtësisë dhe krimit në të njëjtat pazare. Në asnjë ngjarje tjetër nuk sheh prokurorin, zyrtarin më të lartë të shtetit në luftën kundër krimit, të shoqërohet dhe të udhëtojë në një makinë me një nga emrat më të lakuar për paligjshmëri në Durrës. Po ashtu, në ngjarjen e Durrësit në kontaktet mes drejtësisë dhe personave me precedentë penalë sheh dhe lidhjet me politikën. Por historia e prokurorit të Durrësit nisi disa javë më parë, kur kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri

Erjon Braçe morën përsipër të bëjnë vetë hetuesin, edhe gjykatësin, teksa sulmuan për ditë të tëra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja. Sulmet u bënë sepse prokurori kërkoi arrestimin e drejtorit të kadastrës së Durrësit. Sipas Rames dhe Braçes prokurori bashkëpunonte me bandat dhe po përdorej nga krimi për të vjedhur pronat publike në bregdetin e Durrësit. Fakti që Arjan Ndoji u plagos në makinë me një person me precedentë penal duket se i jep të drejtë Edi Ramës për akuzat që bëri. Moralisht prokurori i Durrësit është i kompromentuar, por për një kryeministër është e pafalshme që të bëjë denoncime sikur të ishte qytetar i zakonshëm dhe të mos vendosë në lëvizje institucionet. Informacionet që kishte për prokurorin, nëpërmjet rrugëve

zyrtare, mund t’i kishte kaluar te prokuroria dhe të kërkonte marrjen e masave ndaj prokurorit të Durrësit. Denoncimi vetëm me deklarata dhe kërcënimi publik ndaj një përfaqësuesi të drejtësisë, më shumë ngjante si shantazh qeveritar ndaj një punonjësi të shtetit. Sikur kryeministri dhe zëvendësi i tij të kishin bërë denoncime zyrtare për akuzat që ngritën, qoftë edhe të “Platforma e Bashkëqeverisjes”, mbase atentati mund të ishte shmangur. Në vend të kësaj, kryeministri zgjodhi të bëjë shantazh publik ndaj një zyrtari, i cili i pastër ose jo, është funksionar i Republikës së Shqipërisë. Në këtë mënyrë qeveria duket se dha indirekt dhe mesazh të gabuar te palët në konflikt me prokurorin, të cilët shfrytëzuan rastin dhe bënë

atentatin. Sikur të mos mjaftonin lidhjet mes sistemit të drejtësisë dhe përfaqësuesve të botës së krimit, në skenë del dhe bashkëjetesa e politikës me të gjithë këta elementë. Përfshirja e dyshuar e një të afërmi të një eksponenti të PS në ngjarje fakton tashmë se krimi, politika dhe drejtësia janë një. Mazhoranca sot ka uzurpuar gjithçka; parlamentin, qeverinë, drejtësinë, median, grupet kriminale që përleshen mes tyre sipas sloganit të kryeministrit “hangshin kokën e njëri tjetrit”, bashkëpunon dhe punon për llogari të oligarkëve që do të marrin vitin e ardhshëm 120 milionë euro nga buxheti i shtetit. Por më e rrezikshme mbetet se grupet kriminale nuk po hezitojnë të qëllojnë edhe në mes të ditës. Mili Xhani


POLITIKE

4 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

Arrestimi i të afërmit të deputetit të PS-së, ish-kryeministri publikon bisedën kërcënuese ndaj oficerit Emiljano Nuhu nga Redjan Rrahja

Atentati ndaj prokurorit, Berisha: Rraja i partisë zbatoi urdhrat e Ramës P

as arrestimit të Redjan Rrajas, i cili akuzohet se ka qëlluar në drejtim të automjetit ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj, shoferi dhe miku i tij, reagimeve të shumta të politikës do ti bashkëngjitej edhe një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha deklaron se Rrahja, nipi i deputetit të PSsë, Rrahman Rrahja, ka zbatuar urdhrat e kryeministrit Edi Rama. Mes të tjerash, Berisha ka sjellë në vëmendje një ngjarje të bujshme si ajo e Xhisiela Malokut, pas denoncimeve që kjo e fundit bëri për Rexhep Rrahjan dhe kërcënimeve që mori punonjësi i policisë Emiljano Nuhu. “Rraja i partisë zbatoi urdhrat e Edvin Mafisë! Miq, sot (dje) u arrestua një nga kriminelët, Redjan Rraja, anëtar i klanit famoz kriminal të partisë Rraja, i cili akuzohet se kishte gishtin në shënjestrën e caktuar nga Edvin Mafia kundër

prokurorit Ndoja. Për t’u njohur më mirë se cili është Redjani i partisë po ju rikujtoj bisedën, kërcënimin e tij të oficerit Emiljano Nuhu, i cili denoncoi sjelljen shtazore, sadiste

GAZMENT BARDHI

Arrestimi i Rrahjes, PD i përgjigjet Ramës: Ti je kryetar i organizatës KÇK Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit, Edi Rama, i cili tha se “do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar”. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi thotë se Edi Ramën e solli dhe e mban në pushtet krimi, prandaj pas çdo krimi qëndron një përfaqësues i Rilindjes. “Kush e ka penguar Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi, Elvis Roshit, Arben Ndokës, Arben e Mark Frrokut? Ai i mbrojti ata, edhe kur u faktua botërisht se ishin trafikantë, përdhunues, vrasës. Kush e pengoi Edi Ramën t’i nxjerrë ujët e zi Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut e Mark Babanit, që i kandidoi në votimet e 30 Qershorit dhe i mbrojti deri në fund?! Kush e detyroi Edi Ramën ta mbrojë Rrahman Rrajën dhe bandën e tij, që kërcënon, dhunon, vjedh, por për ta drejtësia nuk ekziston, sepse ata sigurojnë pushtetin e Edi Ramës. Edi Ramen e solli dhe e mban në pushtet krimi, prandaj pas çdo krimi qëndron një përfaqësues i Rilindjes. Edi Rama po u nxjerr ujët e zi vetëm qytetarëve të zakonshëm. Që kriminelët të shkojnë pas hekurave, që korrupsioni të mos gllabërojë çdo pasuri të këtij vendi duhet të largohet Edi Rama dhe të japë llogari para drejtësisë. Kryetar i organizatës KÇK është sot Edi Rama”, u shpreh dje në reagimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

të djalit të kreut të klanit mafioz Rraja, deputetit të Edvin Mafisë, Rexhep Rraja. Në bisedë, Redjoni i Edvin Mafisë, sipas procesverbalit të dosjes, i thotë oficerit Nuhu

se këtu në Fushë-Krujë ligjin e bëjnë Rrajat dhe jo policia. Miq, ditën e atentatit nxora statusin se eliminimin prokurorit Ndoja e donte Edvin Mafia për shkak të Kepit të

Rodonit. Rraja është vetëm njeri nga vrasësit e partisë që implikon Edvin Mafinë. Të shohim për të tjerët?!”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha, i cili publikon dhe komunikimin e zbardhur nmes oficerit të policisë Emiljano Nuhu dhe Redjan Rrahjës. Komunikimi në Whats App: Ora 17:30 Nuhu lë komisariatin. Duke u kthyer nga puna në Ëhatsapp i vjen një mesazh: Redjan Rraja: Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që more në pyetje Xhisiela Malokun? Emiljano Nuhu: Po unë isha. Redjan Rraja: Çfarë ke me ne që po krruan kurrizin? Emiljano Nuhu: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit Redjan Rraja: Ku je të vij të të takoj pak nga afër Takimi në lokal me Rrajat. Më pas në procesverbal tregon dhe bisedën e bërë në lokalin “Rich Mond”, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.

Nënkryetari i PD-së: Po hanë kokat e njëri tjetrit, po shpejt do shkojnë tek koka e madhe

Arrestimi i Rrajës, Paloka: Të fortët i kanë dalë nga duart Ramës Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në lidhje me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, ngjarje që shënoi tre të plagosur pasditen e së enjtes. Në një reagim përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Paloka akuzon drejtëpërdrejtë kreun e qeverisë, Edi Rama dhe organizatën e tij “Rilindja” për këtë situatë të rënduar kriminale që po kalon vendi. Në reagimin e tij, Paloka thotë se tani që ka plasur lufta mes bandave dhe i ka dalë jashtë duarsh, Rama është i detyruar të mbajë krah e nuk e luan dot më rolin që i pëlqen më shumë se çdo rol tjetër, atë të bosit të plotfuqishëm mafioz që kontrollon gjithçka mes dhunës dhe “të fortëve”. Në këtë kontekst, nënkryetari demokrat thekson se problemet e vërteta të “bossit” tani sapo kanë filluar dhe një ditë do ti hanë kokën, me kuptimin më të plotë të fjalës. “Pas çdo krimi e pas çdo bande të përfshirë, si viktimë apo si agresor, po të gërvishtësh fare pak del gjithnjë

“rilindja” dhe Rama! Tani që ka plasur lufta mes bandave dhe i ka dalë jashtë duarsh, Rama është i detyruar të mbajë krah e nuk e luan dot më rolin që i pëlqen më shumë se çdo rol tjetër, atë të bossit të plotfuqishëm mafioz që kontrollon gjithçka mes dhunës dhe “të fortëve”. Tani janë pikërisht “të fortët” që i kanë dalë nga duart. Të gjithë ata kërkojnë gjithnjë e më shumë sepse ashtu ju është premtuar kur

bënin votat për Ramën. Po Shqipëria e shkretë aq është dhe megjithëse nuk kanë lenë gjë pa grabitur, nuk ju del. Tani ata , siç ka thënë Rama “po hanë kokat e njëri tjetrit”. Po shpejt do shkojnë tek koka e madhe! Problemet e vërteta të “bossit” tani sapo kanë filluar dhe një ditë do ti hanë kokën, me kuptimin më të plotë të fjalës…”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.


POLITIKE

5 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

Arrestimi i Redjan Rrahjes përfshin në akuza Ramën e Bashën: Kjo tregon se është një luftë e pastër mes bandave në pushtet

Rama: Do reagojmë ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar N

dalimi i Redjan Rrahjes si i dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji ka vënë përballë edhe një herë Edi Ramën e Lulzim Bashën. Kryeministri ka deklaruar se do të paraqitet një ligj special ndaj të dënuarve të akuzuarve dhe prokurorëve të dyshuar. Ndërsa Basha thekson se zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri. Por ajo që vlen të theksohet është fakti se vetë kryeministri Edi Rama e akuzoi nga foltorja e Kuvendit, prokurorin Arjan Ndoji për lidhje me bandat dhe krimin e organizuar në Durrës. Një akuzë kjo që do të përsëritej edhe nga zëvendëskryeministri Erjon Braçe i cili ndoqi personalisht gjyqin ndaj ish-kreut të Hipotekës në Durrës që u arrestua nga prokurori Ndoj. Reagimi i Ramës Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale ka përshëndetur punën e policisë për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, ngjarje kjo e ndodhru pasditen e së enIsh-ministri i Brendshëm

Arrestimi i Rrahjes, Noka: Të gjitha rrugët e krimit të çojnë te “Rilindja” Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka reaguar pas arrestimit të nipit të deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrahja për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit. Në një reagim përmes rrjeteve sociale vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit se për ngjarjen e Durrësit ishte arrestuar Redjan Rrahja si i dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Ndoji, Noka thotë se të gjitha rrugët e krimit të çojnë te “Rilindja”. “Të gjitha rrugët të çojnë në Bugjejovicë- thoshte Shvejku. Të gjitha rrugët e krimit të çojnë te “Rilindja “. Edhe kur krimi përplaset brenda vetes edhe kur goditet një bande e “Rilindjes” rrugët të çojnë te banda tjetër e saj. Edhe kur goditet një zyrtar i inkriminuar rilindas prapë rrugët e krimit të çojnë te “Rilindja”. Pasi grabiten e hëngrën çdo qindarke e çdo pronë të shqiptarëve dhe Shqipërisë, mesa duket janë turrur të hanë njeri-tjetrin tani. E keqja duhet shkulur me rrënjë. Rama ik”, u shpreh ish-deputeti demokrat Flamur Noka.

jtes së javës së kaluar. E teksa ka lavdëruar policinë, kreu i Qeverisë ka paralajmëruar një tjetër nismë ligjore ndaj grupeve kriminale dhe personave të përfshirë në to, draft ky që sipas Ramës, do të jetë edhe si një reagim frontal ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar. “Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit! Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda..dhe masat speciale kundër KÇK-së! Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu deri në fund”, u shpreh në reagimin e tij kryeministri Edi Rama. Reagimi i Bashës Por përtej paralajmërimeve të

kryeministrit Edi Rama për arrestimin e djeshëm, për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ngjarja e Durrësit tregon se vendit i duhen zgjedhje të reja. Duke iu referuar faktit se Redjan Rraja është i afërm i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Basha tha se kjo është në vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste, sepse tregon se është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. “Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste, në vazhdën e

poshtërimit të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm, për zgjedhje të parakohshme, që do t’u kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament dhe në qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim”, deklaroi Lulzim Basha. Kryetari i PD-së theksoi se pikërisht

për këtë ka nisur dhe aksionin me takime në rrethe. “Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo kam nisur. Është një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave dhe i të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot, por edhe i zgjidhjeve, të cilat duhet të prodhojë një qeveri dhe një parlament që të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale, siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Deputeti i PS: Në Nikël ne jemi 170 persona që kemi të njëjtin mbiemër. Të marrë dënimin më maksimal

Rrahman Rraja: Të arrestuarin e kam kushëri, por nuk kam njohje me të

D

eputeti socialist Rrahaman Rraja ka folur dje për herë të parë në lidhje me arrestimin e nipit të tij. Në një lidhje telefonike për “Ora News” Rraja theksoi se nuk ka lidhje me Redjanin. Sipas deputetit të PS-së, Redjan Rraja është kushëri i tij i tretë dhe jo nip siç pretendohet. Madje ka shtuar se ka pak njohje me 34-vjeçarin. “Redjani nuk është nipi im. Babin e Redjanit e kam kushëri të dytë nga babai dhe jo nga nëna dhe Redjani i bie kushëri i tretë. Nuk kam asnjë njohje me të, ai ka qëndruar më shumë jashtë se në Shqipëri. Të marrë dënimin më maksimal që mund të ketë kodi penal, unë s’kam asnjë dijeni. Në Nikel ne jemi 170 persona që kemi të njëjtin mbiemër”, deklaroi deputeti socialist, Rrahman Rrahja. Ndërsa për News24, deputeti Rraja teksa sqaroi lidhjen e gjakut me Redjan Rrajën, shtoi se policia duhet të japë dënim maksimal për të dhe të gjithë ata që janë përfshirë në atentat. PRONONCIMI Është përfolur si një i afërm juaji Redjan Rraja, një koment tuajin lidhur me këtë? Është një ngjarje shumë e rëndë, për mua pak rëndësi ka kush mund të

jetë ai person, por policia tani i ka të gjithë të drejtat e veta për të vendosur drejtësi. Duhet të marrë dënim maksimal. Çfarë e keni ju Rrajën? Babai im, Rexhepi, me gjyshin e Redjanit, janë vëllezër për babe. Pra, i bie më shumë se brez i tretë, por unë dënoj veprimin, por jo se çfarë brezi jam unë. Me mbiemrin Rraja ka më duket edhe në Berat e Lushnje, megjithatë, ne kemi lidhje gjaku, por jemi me mbi 150 persona me këtë mbiemër në Nikël. Kur keni folur për herë të fundit? Nuk më kujtohet. Ka 3-4 muaj që nuk e kam … ashtu fare fare..

A është angazhuar në fushatë me ju? Me mua? Si gjithë qytetarët e tjerë. Nuk kam dijeni nëse ka precedentë penalë. Që kur ka mbaruar 8vjeçaren se di çfarë bën, as se ku jeton, as ku banon. Vitet e fundit di që ka pas hapur një biznes në Fushë Krujë. Nuk e di ku jeton, në Tiranë, Durrës a Fushë Krujë, nuk e kam idenë se ku e ka adresën. Po me fëmijët tuaj a ka komunikim? Nuk e di se me kë flet në telefon ai, di që me mua personalisht nuk ka. Është hera e dytë që mbiemri juaj përflitet për ngjarje të bujshme bujshme,, si ndiheni?

Jam sinqerisht shumë i qetë, sa i përket moralit tim, por për sa i përket veprës jam i shqetësuar, sepse të bëhet një atentat ndaj prokurorit, ndaj drejtësisë, është shqetësim. Personalisht jam shumë i qetë, i ndershëm, nuk kam asnjë problem. Keni dijeni që R edjan Rraja është Redjan një prej personave të akuzuar për një vrasje të bujshme? Jo … atë që ka dhënë media po. Si e mësuat lajmin ditën e sotme? E mësova përmes medias. Më morën në telefon gazetarë. Po veprimet e Rrajës si i gjykoni? Është shumë e rëndë kjo që ka ndodhur, nuk ka më të rëndë, por është një fakt i mirë se nuk pati marrje jete. Zoti ka bërë mrekulli. Moralisht është një veprim shumë i rëndë, aq më tepër që ka ndodhur në zonën ku jam deputet. Një koment mbi deklaratat e Ramës për prokurorin Ndoji? Nuk e njoh fare prokurorin, asnjërin prej tre personave që ishin në makinë nuk i njoh. Unë jam shumë i qetë personalisht, gëzoj respekt dhe kam përkrahje masive në komunitet, jo vetëm në Krujë, por kudo që kam kontakt. Jam një preson që dua të bëj vetëm detyrën.


POLITIKE

N

jë vit më parë, kryeministri Edi Rama sulmoi oficerin e policisë në Fushë-Krujë, Emiljano Nuhun, pasi ky i fundit denoncoi të afërm të deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrahja për dhunë dhe presione. Sot i njëjti familjar i deputetit të PS-së është drejtor i Postës Shqiptare ku u vodhën më shumë se 100 milionë lekë, ndërsa një kushëri i tij akuzohet për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit. Nisur nga këto zhvillime, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili shprehet se prokuroria duhet të hetojë kryeministrin Edi Rama për presionet ndaj policisë gjatë kohës që hetonte këta persona. Në argumentin e tij, Vasili sjelle në vëmendje se Opozita në 4 shtator 2018 e paditi në Prokurori Edi Ramën, sepse Rama kërcënoi oficerin Nuhu. Më këtë deklarim publik, thotë Vasili, kryeministri kërcënoi në atë kohë komisarin në kushtet e të qenurit në punë, ai ndërhyri në hetim, duke e paracaktuar hetimin. Nisur nga këto, Vasili dekani dje në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale se mbi Edi Ramën rëndojnë tre vepra penale: kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës, dhe kanosjes për të mos kallëzuar. Këto shkelje dënohen me 2 deri në 4 vite burg. “Opozita e paditi Ramën për Emiljano Nuhun, po tani pas vjedhjes së postës me drejtor Redjan Rrahjan a do veprojë Prokuroria ndaj Ramës? Opozita në 4 shtator 2018 e paditi në Prokurori Edi Ramën, sepse Rama kërcënoi oficerin Nuhu. Më këtë deklarim publik, kryeministri

6 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

Nënkryetari i LSI-së: Kryeministri kërcënoi komisarin Emiljano Nuhu në kushtet e të qenurit në punë, pasi Rama ndërhyri në hetim, duke e paracaktuar hetimin ndaj Rrahjes

Vasili: Mbi Ramën rëndojnë 3 vepra penale. Prokuroria të hetojë presionet ndaj policisë

ISH-DEPUTETJA E LSI-së

Mehmetaj: Ligji për rininë, skemë klienteliste e financimit të organizatave nga qeveria Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj përmes një statusi në “Facebook” komenton dokumentin ligjin për rininë, të dërguar së fundmi nga qeveria për miratim në parlament. Mehmetaj shprehet se ligji për rininë nuk i shërben rinisë, por përkundrazi i shërben skemave klienteliste të financimit të organizatave që komandohen nga qeveria. “Ligji për Rininë i miratuar ditën e djeshme në parlamentin ilegjitim nuk ishte vetëm një buzëkuq propagandistik i Rilindjes për të treguar se gjasme interesohen për të rinjtë shqiptarë, por ishte mbi të gjitha një skemë e re klienteliste e financimit të organizatave që komandohen nga qeveria. Ai ligj ishte bosh, pa thelb, pa zgjidhje, pa asnjë ofertë konkrete për të rinjtë. Një ligj që nuk bën asgjë, përveçse detyron të rinjtë e organizatave të shoqërisë civile të bëhen pjesë e rilindjes ose përndryshe nuk do të njihen e as do të financohen prej saj. Edhe pse nuk kam qenë përkrahëse e një ligji të vecantë për rininë (duke marrë parasysh se problemet që shqetësojnë të rinjtë shqiptar janë arsimi, shëndetësia, papunësia dhe mungesa e sigurisë, probleme të cilat nuk zgjidhen me një ligj sipërfaqësor por me reforma të thella) në janar të këtij viti, së bashku me kolegë të LSI-së, depozituam në parlament një projektligj për Rininë i cili ishte iniciuar dhe hartuar nga një grup i gjerë organizatash rinore. Fatkeqësisht projektligji që ne depozituam jo vetëm u zhduk, por edhe organizatat rinore që kishin propozime e donin të dëgjoheshin u trajtuan si fillim nga qeveria e më pas nga Parlamenti me përçmim e mllef. Ministres së pagdhendur që dje guxoi të etiketojë organizatat e shoqërisë civile, po i them se ne si LSI nuk kemi komunikuar e bashkëpunuar vetëm me një rrjet organizatash, por me të gjitha, pasi ndryshe nga ju nuk kemi për qëllim të dëbojmë të rinjtë nga Shqipëria e të grabisim pasuritë e shqiptarëve duke rrënuar buxhetin e shtetit, por t’u shërbejmë qytetarëve e tu ofrojmë atyre politika serioze që ofrojnë shpresë e zgjidhje afatgjata. Të rinjve të angazhuar në organizatat e shoqërisë civile por jo vetëm, u lutem të mos ndalen në punën e tyre, të mos demotivohen, kjo qeveri do të bjerë shpejt e bashkë me të do të bëhet NUL edhe çdo vendim i papërgjegjshëm i marrë nga ky parlament ilegjitim”, tha ish-deputetja Kejdi Mehmetaj.

kërcënoi në atë kohë komisarin në kushtet e të qënurit në punë. Ai ndërhyri në hetim, duke e paracaktuar hetimin. Ai nëpërmjet këtij deklarimi ndërhyri në hetim. Mbi Ramën rëndojnë 3 vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës, dhe kanosjes për të mos kallëzuar. Këto shkelje dënohen me 2 deri në 4 vite burg. Rama tha në atë kohë: Se Nuhu e shfrytëzoi rastin me qëllim fitimin e azilit politik bile deklaroi: “Shpresoj që ju të zbardhni gjithçka lidhur me një horr të kthyer në hero. Në vend që të dënohej nga të gjithë si një person që ka braktisur detyrën ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil politik në një vend tjetër. Nuk do i ndahemi këmba këmbës atij horri”. Lexoni sot deklarimet e Emiljano Nuhut që ka denoncuar Redian Rrahjen në ato kohë kur sulmohej nga Edi Rama”,- shprehet Petrit Vasili. Më 26 shtator 2018, ish-polici i

komisariatit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu denoncoi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan. Ndërkohë që përmend edhe emrin e Redjan Rrajës si njërin prej personave që e kërcënoi. Redjan Rraja, është sot pas hekurave, si një nga autorët e atentatit të 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.

4 propozimet e LSI-së për rininë, Kryetarja e LRI-së: Situata kërkon zgjidhje të menjëhershme

Floida Kërpaçi: Qëndrimi në Shqipëri i rinisë, një fitore e madhe

K

ryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, përmes një deklarate për shtyp, bëri të ditur 4 propozimet bazë të LSI-së për rininë. Për LSI-në, çdo i ri që do të qëndrojë në Shqipëri, do të jetë një fitore e madhe, do të jetë një mesazh edhe për të rinjtë e tjerë, dhe për LSI-në, çdo i ri është i çmuar dhe i gjithë komuniteti gjigant i të rinjve është arma më e fortë që Shqipëria ka për të ecur përpara, por edhe për tu integruar në Europë e për të konkurruar denjësisht me vendet e tjera në sfidat e të ardhmes. “Sipas studimeve të shumta, 70% e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria, ku synimi kryesor është emigrimi drejt BE. Këta të rinj duan të largohen për një jetë më të mirë, për të krijuar mundësi punësimi, për të krijuar mundësi arsimimi, pra, ti krijojnë vetes ato mundësi që u sigurojnë një të ardhme, mundësi të cilat shteti për shkak të keqqeverisjes, ua ka mohuar. Keqqeverisja, ku në bazë të saj qëndron korrupsioni, kriminalizimi i pushtetit, shpërdorimi i taksave në favor të oligarkisë, destruktimi i arsimit dhe shëndetësisë, ka krijuar të gjithë panoramën pesimiste e të pashpresë për

të rinjtë shqiptarë. Kjo situatë ka bërë që edhe të rinjtë të mirarsimuar dhe trajnuar të largohen nga vendi. Dhe kjo përbën një humbje shumë serioze për ekonominë e vendit. E cila ndonëse ka investuar tek edukimi i individëve, për shkak të emigrimit, ky investim kthehet në humbje, pasi shërbimet e një individi të arsimuar do ti ofrohen një vendi tjetër dhe jo Shqipërisë. Situata kërkon zgjidhje të menjëhershme, por edhe për shqiptarin më të fundit, edhe për të riun më të fundit, është shumë e qartë që këto zgjidhje nuk mund të vijnë kurrë nga kjo qeveri, e mbërthyer nga korrupsioni dhe oligarkia. Ne e kemi shumë

të qartë planin dhe hapat që duhen ndjekur për ti kthyer rinisë shpresën për një garanci për të ardhmen. Së pari, mbështetje transformuese për arsimin duke dyfishuar buxhetin për arsimin dedikuar përmirësimit rrënjësisht infrastrukturës arsimore, pagat e mësuesve, rritjen e autonomisë Universitare, me qëllimin thelbësor një arsim cilësor i cili mund të përballet denjësisht me Tregun e Punës. Bazuar mbi moton tonë të palëkundur, Arsim për Punësim, e gjithë vëmendja do të shkojë tek lidhja praktike e arsimit me tregun e punës aktual dhe atë të ardhshëm. Nëpërmjet uljes së tarifave dhe detyrimeve financiare për studentët, do ti jepet një fytyrë sa më sociale në mënyrë që të gjithë të rinjtë të mosdiskriminohen për shkak të shtresës shoqërorë ku bëjnë pjesë apo mundësive ekonomike të familjeve, dhe dyert e dijes në universitete të jenë të hapura për të gjithë. Për sa i takon të rinjve dhe mbështetjes së krijimit të familjeve të reja, do të jetë një objektiv strategjik, krijimi i fondit të shtëpive për familjet e reja; Punësim prioritar për të paktën 1 nga prindërit e rinj të një familje me fëmijë”, tha Kërpaçi.


POLITIKE

7 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

Tregu i BE është i hapur, ekziston liria e lëvizjes, nuk ka dogana- përveç se për ushqimet dhe pijet, prodhime që subvencionohem shumë në BE, kështu që ky model nuk do t’ua hapë krejtësisht derën

Z

gjerimi i BE ka vdekur me kohë, Macron vetëm e ka var rosur, thotë njëra palë. Politikë shkatërrimtare, thonë të tjerët. Tani po ravijëzohet ideja e një “modeli norvegjez” për BP. Çfarë është kjo dhe a mund të ketë sukses? Gerald Knaus duhet ta dijë se ç’po ndodh. Ai është drejtor i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, një “think tank” me shumë ndikim në Bruksel. Knaus ka qenë ideatori kryesor i marrëveshjes mes BE dhe Turqisë për refugjatët, e cila uli ndjeshëm valën e refugjatëve në Ballkan. Në tekstin e publikuar javën që shkoi Knaus e quan dhënie fund të torturës (coup degrâce) veton, me të cilën Emmanuel Macron bllokoi fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, e në fakt ngriu gjithë procesin e zgjerimit të BE. Sikur afrimi i Ballkanit Perëndimor të kishte qenë një dem, shkruan Knaus, atëherë pikadorët e shumtë ndër vite e kanë vrarë kafshën pak nga pak. Macron u shfaq si matador për t‘i dhënë fund mundimit. BE do të duhej t‘u ofronte të gjitha shteteve të BE mundësinë e aderimit në një treg të vetëm (të përbashkët) si Norvegjia apo Islanda”, shton analisti me ndikim. Macron e ndërpreu lojën Knaus nuk është i vetmi. Po shtohen zërat, që thonë se ka rënë ora zero e politikës evropiane në Ballkan, momenti që të varroset koncepti i vdekur prej kohësh i zgjerimit dhe të gjendet diçka e re. Diçka më pak se zgjerimi, por aq sa duhet joshëse për t‘i mbajtur shtetet e vogla të Ballkanit në oborrin e BE. Gazeta Veèernje Novosti duke iu referuar burimeve anonime informoi se Parisi dhe Berlini janë duke përgatitur ofertën për në pranverë. Në maj liderët e shteteve të rajonit do të mblidhen në samitin e BE në Zagreb. A do të jetë modeli norvegjez mbi tryezë? “Vetoja e Macronit e ka torpeduar të gjithë procesin e zgjerimit. Mendoj se ky ishte qëllimi i tij”, thotë Andreas Ernst, gazetar me përvojë i Neue Zürcher Zeitung, i cili për vite me radhë ka qenë korrespondent i kësaj gazete në Beograd. “Por e mira e kësaj është, se është bërë evidente natyra e gënjeshtërt e marrëdhënieve të BE dhe Ballkanit Perëndimor”. Macron qe i gatshëm të ndërmarrë rolin e matadorit. Disa thonë, sepse i druhet forcimit të Marine Le Pen në vendin e tij, 58 përqind e

Modeli norvegjez për vendet e Ballkanit Perëndimor?

francezëve e kundërshtojnë zgjerimin e BE. Të tjerë mendojnë, se Macron po merr peng Ballkanin Perëndimor, derisa të realizojë vizionin e tij për Evropën. Mes rreshtave lexohet se presidenti francez dëshiron një BE të disa shpejtësive apo qarqeve koncentrike. Bërthama do të rëndonte rreth boshtit Paris-Berlin, jashtë do të ishin vendet e integruara ne treg, dhe krejt jashtë vendet e asociuara, mes tyre Ballkani Perëndimor. Macron nuk është i vetëm. Ai mori mbështetje diskrete nga Holanda dhe Danimarka. Kritikat nga Berlini për Macronin vijnë me një të shkelur syri - është dashur të lejojmë Shkupin e Tiranën të hapin bisedimet, gjithsesi ata nuk do të hyjnë në BE për të paktën dhjetë vjet. Kjo loja gjermane, thotë Ernst, është edhe më perfide. Rregullat, thotë gazetari zviceran, janë prej vitesh të tilla: BE bën sikur dëshiron të marrë vendet ballkanike si anëtare, dhe udhëheqjet e këtyre vendeve sikur zbatojnë reformat. “Kjo do të kishte mundur të zgjaste edhe dhjetë vite të tjera ose përgjithmonë. I gjithë ky teatër dhe gjuha politike për ‘perspektivën evropiane’ dhe ‘vlerat evropiane’ kanë marrë tani goditje të rëndë dhe është mirë kështu”, shton ai për DW. “Tani duhet të vijë oferta e re dhe ajo duhet të jetë e mirë. “Justifikim për sundimtarët e Ballkanit? Kur dy dekada të rrugëtimit evropian duket se përfundojnë në qorrsokak, nuk është e lehtë ta kuptosh atë brenda natës. Të gjitha karrierat politike, skenat e organizatave joqeveritare dhe analistëve kanë qëndruar mbi idenë se rruga drejt Bashkimit Evropian është e vetmja e mundshme, dhe nëse të gjithë bëjmë përpjekje, ajo përfundon me anëtarësimin e plotë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç përdori një analogji futbolli: gjyqtari ndryshon rregullat gjatë lojës, terreni është i rrëshqitshëm e duhet ndryshuar tak-

tika, por qëllimi strategjik mbetet i njëjti - hyrja në BE. Homologu i tij maqedonas Stevo Pendarovski kërkoi madje një samit rajonal, në të cilin “të gjitha alternativat ndaj integrimit evropian do të refuzoheshin”. Ky është momenti për të festuar nacionalistët dhe euroskeptikët në të gjithë rajonin në stilin: A ju kemi thënë se BE nuk na do? “Nuk ndjehem i tradhtuar”, thotë për DW Vladimir Paviçeviç, njeriu i cili në dy shtete ka mbrojtur politikën e hyrjes në BE. Fillimisht ka qenë nënkryetar dhe deputet i partisë së Re në Serbi, dhe tani në Podgoricë është lider i partisë së vogël, Crnogorska. “Askush nga BE nuk ka thënë se nuk do të pranohemi, nëse i pranojmë të gjitha kriteret. Iluzionin se BE sillet në mënyrë të pandershme, mundohen ta krijojnë strukturat qeverisëse, që të fshehin simulimet e reformave dhe të justifikojnë mungesën e suksesit në procesin e bisedimeve”, pohon Paviçeviç. Në fokusin e analistëve Me këtë pajtohet edhe Andreja Stojkovski, analist politik nga Shkupi. Ai nervozohet sidomos, kur politika e zgjerimit shpallet e “dështuar”. “Në Ballkanin Perëndimor ka shtete, që janë të vendosura për të bërë reforma, disa që kryejnë herë pas here reforma dhe ato që herë pas here thonë, se po bëjnë diçka”, shton Stojkovski për DW. Paviçeviç dhe Stojkovski arrijnë në përfundimin se do të ishte fatale, të hiqej dorë nga premtimi, që BE u ka dhënë vendeve ballkanike në Selanik në vitin 2003-që BE nuk është i plotë pa Ballkanin. “Vetëm procesi i hyrjes në këtë hapësirë sjell stabilitet dhe perspektivën e vendosjes së rregullit, dhe i sjell Evropës forcim të mëtejshëm. Gjithçka tjetër do të ishte një eksperiment i pamatur”, shton Paviçeviç. Megjithatë duhet theksuar se Macron nuk e justifikoi veton me mungesën e reformave, por me problemet e brendshme të BE. Sipas kri-

tereve tashmë të rrepta të Komisionit Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë merituar të hapin bisedimet, ashtu siç e ka merituar prej kohësh Kosova liberalizimin e vizave. Në vend që të ecet në shtigjet e rrahura nga Bullgaria, Rumania apo Kroacia- që patën kritere shumë më të zbutura-tani Ballkanit Perëndimor i ofrohet diçka, për të cilën mediat janë ende në kërkim të emrit më të mirë. Flitet për partneritet të privilegjuar, por më shpesh për modelin norvegjez. “Nuk është një model humbës” Çfarë është modeli norvegjez? Vendi nordik është krahas Islandës dhe Lichtenshteinit anëtar i Zonës Ekonomike Evropiane (EEP), një mekanizëm i krijuar në vitin 1992, në të cilin bëjnë pjesë të gjithë anëtarët e BE-së. Një opsion është, që kur Britania e Madhe të largohet përfundimisht nga BE, të mbetet prapë pjesë e EEP. Tregu është i hapur, ekziston liria e lëvizjes, nuk ka dogana- përveç se për ushqimet dhe pijet, prodhime që subvencionohem shumë në BE, kështu që Norvegjia nuk do t’ua hapë krejtësisht derën. “Pasaporta e Kosovës do të kishte në EEP të njëjtën vlerë si ajo norvegjeze dhe shljivovica serbe do të kishte të njëjtin akses në tregun evropian si brandy zvicerian”, shkruan publicisti kosovar Veton Surroi për “Koha Ditore”. “Një investitor belg do të kishte të njëjtë siguri juridike në Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut si në Islandë.” “Ky nuk është aspak një model humbës për Ballkanin”,thotë edhe gazetari Andreas Ernst. “Është më mirë që në një afat të shkurtër të bëhen hapa të vegjël integrimi, se sa të shpresosh për anëtarësim në BE dhjetë apo njëzet vjet”. Gerald Knaus në tekstin për Iniciativën Evropiane për Stabilitet propozoi që shtetet ballkanike të integrohen gradualisht në fondet evropiane. P.sh. nëse Serbia do ta rregullonte në mënyrë shembullore sektorin e

peshkimit, atëherë në këtë fushë mund të trajtohej thuajse si pjesë e BE. Dhe anasjelltas- nëse gjendja përkeqësohet, mund të përjashtohet përsëri nga ky sektor. Këto janë joshje, që mund ta bënin Macronin dhe qeveritarët në Ballkanin Perëndimor të dalin me një propozim të tillë. Vuçi çi dhe fqinjët, momentalisht të zënë me planet e Shengenit të Vogël, do të fitonin perspektivë për të futur shpejt vendet e tyre në tregun e një gjysëm miliard njerëzve. Nga ana tjetër presidenti francez do të kishte rast ta ngrinte nën zero historinë e zgjerimit klasik të BE, së paku deri në një rast më të përshtatshëm. Lajtmotiv i kritikave të shumta në drejtim të Macronit është se po ia lë në dorë rajonin Rusisë, Kinë, Turqisë. “Nga ana gjeopolitike është e pamundur ta kalosh pa e parë betejën në Ballkanin Perëndimor”, tha Anna Wieslander nga Këshilli Atlantik për New York Times. “Franca ose nuk e sheh, ose ajo është e pranueshme për të”. Gazetari zviceran Andreas Ernst është i bindur se modeli zviceran është mjaftueshëm që BE të mos ia lërë Ballkanin lojtarëve të tjerë. “Aksesi në EEP është esenciali-këtu është aksesi në fondet e infrastrukturës, është një instrument që i bën më pak tërheqëse për shembull projektet kineze të infrastrukturës apo marrëveshjen me Unionin Euroaziatik. Pra kjo ka pushtet dhe ndikim për BE”, thotë ai për DW. Llogaritja ka shumë të panjohura. A është e gatshme Gjermania të pranojë? Si do t‘ua shesin këtë histori qytetarëve stabilokratët ballkanas? A është më mirë për Ballkanin Perëndimor të ketë trumcakun në dorë apo pëllumbin në degë? Sidoqoftë statusi quoja është prishur dhe nuk ka vakuum në politikë. Diçka e re po vjen. Një njohës i rajonit kujtoi këto ditë fjalët, që i atribuohen Churchillit: “Është gjynah ta çosh dëm një krizë të mirë.” Marrë nga “Deutsche W elle” Welle”

emra atëherë vendin e drejton krimi, dhe truri do largohet nga ky vend, siç janë larguar. Sistemin e ndryshon vetëm presioni popullor,

i shoqërisë civile dhe ndikimi i menjëhershëm i ndërkombëtarëve. Zoti e ndihmoftë Shqipërinë”,- deklaron Lefter Maliqi.

DEPUTETI

“Ky sistem i fëlliqur politik duhet të ndryshojë”

D

eputeti Lefter Maliqi dek laron se ndryshimi i Kodit Zgjedhorë është nevojë emergjente për mos lejuar kapjen e sistemit politik nga krerët e partive. Në një reagim në Facebook, Maliqi thotë se Edi Rama nuk do të pranojë ndryshimin e sistemit, pasi nuk mund të pranojë që nuk ka më nën kontroll deputetët. “Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit. Por e kundërta po ndodh pas 2009 me ketë sistem te fëlliqur politik ku ka mbushur parlamentin me deputetë të Kryetarëve, të paaftë, me diploma

të blera, kriminelë, biznesmenë me pasuri të dyshimta më prejardhje korruptive e kriminale, ky është fundi i demokracisë. Të dashur miq mos prisni që ky vend të bëhet nëse s’ndryshon sistemi zgjedhor”,- thotë Maliqi. Deputeti shton se duhet një sistem politikë që të garantojë të drejtën e votës dhe barazinë e saj. “Rama nuk do ndryshim sistemi se do të vendosë, vet listat e deputetëve me lista të mbyllura, Rama nuk pyet për popullin. Si ka mundësi, ç’është kjo demokraci ku populli nuk voton deputetët, por voton vetëm

partinë dhe listën e mbyllur të Ramës apo të opozitës. Nëse sistemi elektoral nuk ndryshon në sistem mazhoritar, ose me lista të hapura atëherë demokracia nuk ekziston, vendi do shkojë në kriza më të mëdha ekonomike e politike, dhe vendi shkon drejt shpopullimit dhe emigrimit masiv”,- thotë deputeti Lefter Maliqi. Sipas tij, nëse deputeti nuk zgjidhet nga populli, atëherë deputetet nuk bëjnë ligje që i shërbejnë popullit, por ligje që i shërbejnë kryetarëve. “Nëse populli nuk voton drejtpërdrejtë deputetët me


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

8 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

Ministri gjerman për Çështjet Europiane, Michael Roth

"Shqipëria dhe MV plotësuan kushtet, i mbetet BE-së detyra për zgjerimin" Bashkimi Europian e tha fjalën e tij, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kushtet e përcaktuara nga Brukseli dhe ato i përkasin Europës, kështu që është fatale të lëmë hapësirën për aktorë të tjerë si Rusia, Kina apo Turqia, deklaroi ministri gjerman për Çështjet Europiane, Michael Roth në një opinion për gazetën "Die Welt". "Po, ne duhet të reformojmë Bashkimin Europian. Por, thellimi i vonuar i BE-së nuk është në kontrast me zgjerimin e tij. Një Bashkim Europian më i madh, që është në të njëjtën kohë më i aftë, më sovran dhe më demokratik, mund të krijojë më

shumë siguri për njerëzit e tij. Prandaj, presidenti në largim i Komisionit të BE-së, Juncker, ka mjaft të drejtë kur thotë se "është një gabim historik që liderët e BE-së refuzuan më 18 tetor dritën jeshile për përfshirjen e planifikuar të bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë". Kjo dështoi për shkak të unanimitetit të kërkuar. Shtyrja e një votimi pozitiv shkaktoi një habi si në Ballkan ashtu edhe në BE, sepse BE-ja u qëndron fjalëve. "Të dy vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga BE. Komisioni Europian ka kohë që e ka vërtetuar këtë në raportet e tij", tha

Unioni. Përmbushja e të gjitha kushteve në Ballkanin Perëndimor për paqen, pajtimin dhe demokracinë duhet të jetë qëllimi ynë kryesor, sepse rajoni nuk është oborri i pasmë i shtëpisë europiane. Ai është kopshti në zemër të shtëpisë! Stabilizimi dhe lidhja e rajonit është në interesin e menjëhershëm europian dhe gjerman. Kur BE i kthen shpinën Ballkanit Perëndimor, ajo ia lë hapësirë aktorëve të tjerë, si Rusia, Kina apo Turqia, ku interesi i tyre kryesor, sigurisht që nuk është forcimi i demokracisë dhe shteti i së drejtës. Një vendim pozitiv do të dërgonte sinjalin e nevojshëm, sipas të cilit BE është serioze për përgjegjësinë e saj për të gjithë Europën dhe perspektivën e pranimit për Ballkanin Perëndimor. Blloku do të vlerëson-

te faktin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një punë të shkëlqyeshme dhe vazhdimisht kanë nxitur reforma. Në të dy vendet, popullsia dhe qeveritë kanë provuar shumë gjatë dhe përsëri se janë të gatshëm të bëjnë kompromise të dhimbshme për afrimin me BE-në. Ndryshimi i përsëritur dëmton besueshmërinë e BE-së. Në rajon, fuqizon ato forca që nuk kanë asnjë interes për reformë dhe përparim. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, tashmë ka njoftuar dorëheqjen e tij dhe zgjedhjet e reja për në muajin prill. Ekziston rreziku i një rikthimi në nacionalizëm dhe shpërthimit të plagëve të vjetra dhe konflikteve etnike. BE duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë! Fakti që fillimi i negociatave të pranimit në BE

me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka dështuar kohët e fundit për shkak të rezistencës së individëve, është një pengesë e hidhur. Por, do të ishte e gabuar të fshihnim kokën në rërë. Në pranverën e vitit 2020, kjo temë duhet të vijë përsëri në axhendën e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Atëherë patjetër duhet ta sqarojmë se i përmbahemi perspektivës së pranimit. Vonesat e mëtejshme do të ishin të papërgjegjshme. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për reforma. Ky është sinjali më i mirë për të gjithë skeptikët. Në të njëjtën kohë, ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë me BE-në dhe të sqarojmë se si t'i tejkalojmë rezervat e shteteve anëtare.

ANALIZË

Përse kaq shumë vende po përjetojnë protesta masive Nga The Economist

K

ushdo që ndjek lëvizjet e protestave nëpër botë e ka të vështirë të mbajë ritmin. Demonstrata të mëdha anti-qeveritare, disa paqësore dhe të tjerat jo, po mbahen javët e fundit në vende të ndryshme të çdo kontinenti: Algjeri, Bolivi, Britani, Katalonja, Kili, Ekuador, Francë, Guinea, Haiti, Honduras, Hong Kong, Irak, Kazakistan, Liban dhe më shumë. Më 1 nëntor Pakistani iu bashkua listës së gjatë pasi dhjetëra- mijëra protestues dolën në rrugë në kryeqytetin Islamabad për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Imran Khan brenda 48 orësh. Ndoshta që prej valës së lëvizjeve ‘pushteti për popullin’ që kapluan vendet aziatike dhe europiano-lindore në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90, bota nuk ka përjetuar të tillë vërshim të zemërimit popullor në rrugë. Përpara kësaj, vetëm protestat globale të fundviteve ’60 mund të ngjasojnë sa u përket numrit të vendeve të përfshira dhe njerëzve të mobilizuar. Megjithatë edhe në atë kohë, ato dy valë trazirash globale dukeshin më të bashkuar sesa lëvizja aktuale dukshëm pa lidhje dhe spontane. Protestuesit në vende të ndryshme kishin ankesa dhe qëllime të ngjashme. Këtë herë, këto tema shfaqen në mënyrë të pashmangshme vend pas vendi. Pakistani i ilustron të tre arsyet: pakënaqësinë ekonomike (inflacionin në rritje dhe shtrëngimin e imponuar në koordinim me FMN-në), korrupsionin e perceptuar zyrtar dhe pretendimet për mashtrim elektoral (votimet e vitit të shkuar instaluan në pushtet qeverinë e zotit Khan).

Por kjo duket më shumë koincidencë sesa koherencë. Shkaqet fillestare të protestave variojnë fort: në Liban ishte jnë taksë për telefonatat me shërbimin WhatsApp; në Hong Kong ishte një ligj i propozuar për ekstradimin e kriminelëve të dyshuar në Kinë; në Katalonjë ishin dënimet e gjata për mbrojtësit e pavarësisë; në Britani kërkesat për një referendum të dytë. Larg përfaqësimit të një lëvizje globale të bashkuar rreth kërkesave të zakonshme, slogani i përbashkët i protestuesve, nëse do kishte një të tillë, mund të huazohet nga personazhi i Marlon Brandos në filmin e ndaluar të vitit 1953, ‘I egri’. I pyetur se përse po rebelohet, ai përgjigjet: për çfarë të dalë. Vështirësia për të dalluar një model natyrisht nuk i ka penguar ekspertët që të përpiqen. Në përgjithësi, shpjegimet bien në tre kategori: ekonomike, demografike dhe konspirative. Shpjegimet ekonomike përbëjnë pjesën më të madhe të mënyrës se si goditje të vogla në dukje ndaj standardeve të jetesës (një rritje prej 4 përqind e biletave të metrosë në Kili për shembull) mund të jenë goditje finale për njerëzit që mezi rezistojnë në shoqëritë gjithmonë e më shumë të pabarabarta. Për të majtën, ky është vetëm paroksizmi i fundit i një kapitalizmi jofunksional dhe të dështuar. Siç shkruan Flamuri i Kuq, një revistë socialiste australiane: “Për më shumë se katër dekada, vend pas vendi janë rrënuar nga politikat neoliberale, të projektuara për t’i bërë të varfërit dhe masën punëtore që të paguajnë për atë që është një krizë në rritje e sistemit”. Edhe tifozët e tregjeve të lira e shohin pabarazinë në zgjerim në

një numër vendesh si shkakun e zemërimit të përbashkët. Kili, theksojnë ata, shihet prej kohësh si një strehë e stabilitetit në Amerikën Latine, por trazirat aktuale kanë anuluar dy samite ndërkombëtare që do mbaheshin në Santiago, çka tregon se është në një mënyrë vendi më i pabarabartë në OECD- një klub i vendeve kryesisht të pasura. Shpjegimi demografik thekson se protestat janë, përgjithësisht, një aktivitet i të rinjve, dhe njerëzimi është akoma relativisht i ri, me një moshë meshatare thuajse 30 vjeç, dhe një e treta e njerëzve janë nën 20 vjeç. Në gazetën ‘Times’ të Londrës, historiani Niall Ferguson e çon më tej argumentin kur heq një paralele me vitet ’60, duke theksuar se në të dy periudhat kishte një ‘tepricë të të rinjve të arsimuar’, për shkak të një bumi në arsimin universitar, duke prodhuar më shumë të diplomuar nga sa ka vende pune. Sa u përket teorive konspirative, sigurisht që qeveritë dëshirojnë të sugjerojnë se pas protestave fshihen forca të errëta manipulative nga jashtë. Në Hong Kong, ministria e jashtme kineze sugjeroi në korrik se protestat ishin një vepër e amerikanëve. Në Amerikën Latine, teoritë e përhapura janë se regjimet socialiste të Kubës dhe Venezuelës po nxisin trazira në të gjithë kontinentin për të larguar vëmendjen nga problemet e tyre. Faktorët ekonomikë dhe demografikë, madje edhe ndërhyrjet e jashtme mund të kenë luajtur rol në disa prej protestëve, por si teori unifikuese, asnjëra nuk qëndron në këmbë. Ekonomia botërore përballet me shumë telashe, por ato nuk i afrohen seriozitetit të atyre të një dekade më parë,

kur bota ishte në prag të depresionit dhe papunësia ishte në rritje. Megjithatë shumë më pak njerëz dolën në rrugë. Protestat priren të mbizotërohen nga të rinjtë. Por një tipar befasues i shumë prej protestave- nga ‘Bremain’ në Londër e deri tek protestat anti-Kinë në Hong Kong- është se janë të angazhuar shumë të moshuar dhe njerëz në moshë të mesme. Sa u përket ndërhyrjeve të huajaaskush, përveç ndoshta atyre në skajet më të egra të internetit, nuk e beson se ka një mendje globale që po lëviz gjërat në mbarë botën. Por ndoshta kërkimi për një teori unifikuese është i kotë. Në fund të fundit, kur shikoni më nga afër valët e mëparshme, përshtypja e koherencës duket iluzive. Edhe ato ishin më të ndryshme nga sa supozohet shpesh. Përpjekjet globale të fundit të viteve ’60 shkonin nga Rojet e Kuqe në Kinë, ndjekja e një kulti mijëravjeçar nga Mao Ce Dong për ta ndihmuar atë që të fitonte luftën brenda partisë, tek të rinjtë e pasur perëndimorë që kishin ngecur tek gëzimi i flokëve të gjatë, drogërat psikedelike dhe shthurja seksuale. Në mes ishin protestuesit kundër luftës në Vietnam, dominimi sovjetik në lindje të Europës dhe këmbëngulja e lodhshme për të marrë pjesë në leksionet universitare. Edhe revolucionet e pushtetit popullor të 20 viteve më vonë kishin dallimet e tyre. Autokratët e djathtë në Filipine dhe Korenë e Jugut ishin shumë larg nga banditët e Europës Lindore si Nicolae Ceausescu. Ndoshta përgjigjia është të kthehemi te parimet e para dhe të pyesim: çfarë i bën njerëzit që të nxjerrin ankesat e tyre në rrugë?

Shumë rrallë përmenden dy arsye: që, pavarësisht rreziqeve ligjore dhe fizike, protestat janë emocionuese e madje më argëtuese se mërzia e jetës së përditshme; dhe kur e bëjnë të gjithë, solidariteti bëhet modë. Çdo valë protestash ka elementin e kopjimit. Përfshirja e celularëve të zgjuar, megjithatë, ka transformuar mënyrën se si organizohen, popullarizohen dhe mbahen protestat. Aplikacionet e mesazheve të kriptuara si Telegram, u mundësojnë protestuesve që të qëndrojnë një hap përpara autoriteteve. Simbolikat dhe teknikat e reja përhapen si zjarr i egër. Arsyeja e tretë e dukshme për të demonstruar është se përdorimi i kanaleve politike konvencionale duket i kotë. Në protestat e fundviteve ’80, shënjestra ishin zakonisht qeveritë autokratike që lejonin zgjedhjet e turpshme. Në mungesë të kutisë së votimit, rruga ishte mënyra e vetme për të demonstruar ‘pushtetin e njerëzve’. Disa nga protestat e këtij vitikundër Abdelaziz Bouteflika në Algjeri apo Omar al-Bashir në Sudan- kanë qenë analoge. Por mesa duket edhe demokracitë funksionale janë prekur gjithashtu. Për një numër arsyesh, njerëzit mund të ndjehen jo fort të pushtetshëm këto ditë, duke besuar se vota e tyre nuk ka rëndësi. Njëra është vëmendja në rritje ndaj çështjeve mjedisore, veçanërisht ndryshimit klimaterike. E dyta lidhet përsëri me ndikimin e mediave sociale, me tendencën për të amplifikuar ato zëra me të cilët bie dakord dhe për të heshtur zërat e tjerë, duke e bërë gjithmonë e më të fortë ndjësinë e të mosdëgjuarit kurrë. E treta është një rritje ndoshta e intolerancës, një ndarje pazaresh në zemër të demokracisë së stilit perëndimor- ku humbësit, të cilët shpesh mund të përfaqësojnë një shumicë të votave popullore, duhet të pranojnë sundimin e fituesve deri në zgjedhjet e ardhshme. Kjo, megjithatë, nuk të ndihmon për të arritur një konkluzion të dobishëm ose shpresëdhënës. Pak shanse ka që këto tendenca të shuhen. Në këtë rast, kjo valë e tretë protestash mund të mos jetë pararojë e një revolucioni global, por thjesht një status-quo e re.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE ANALIZË Nga Andi Bushati

Z

akonisht në ngjarje të tilla të bujshme, si ajo e atentatit ndaj prokurorit Ndoja, shteti ndjek një taktikë: arrestohet dikush, shpallet si i dyshuar sa të bjerë ndërkohë presioni publik dhe më pas, si çdo çudi, që nuk zgjat më shumë se shtatë ditë, gjithçka harrohet dhe i ndaluari rezulton i pafajshëm. Por edhe në mos qoftë ky skenari i kësaj here, pra edhe nëse vërtetohet se gjurmët e ADN-së së nipit të deputetit socialist Rahman Rraja e damkosin atë si autor të krimit, sërish nuk ka vend për të thërritur fitore. Deklarata pompoze e policisë, entuziasmi i altoparlantëve të saj për aksionin e rrufeshëm, përgëzimet e kryeministrit, përpara se të ngjallin eufori duhet të mbulohen me akuza. Pasi të

gjithë së bashku, përpara se të jenë heronj, janë fajtorë për atë që ndodhi. Sepse, edhe nëse këtë herë policia ka kapur personin e duhur, ajo e ka bërë këtë më vonë sesa kurrë. Të paktën për një rast të njohur botërisht, Redian Rraja nuk duhet të ishte sot i lirë. Kush e kujton historinë e dhimbshme të Xhisielës së përdhunuar nga djali i deputetit të PS, e mban mend mirë se aty u përmend edhe emri i atij që dyshohet sot si atentator. Në dëshmitë e një viti më parë, Redian Rraja, nuk u akuzua vetëm se kishte ushtruar dhunë mbi vajzën viktimë, por mbi të gjitha se kishte kërcënuar policin që po hetonte çështjen, Emiliano Nuhun. Eshtë e kotë t’i kthehemi edhe njëherë sot batërdisë të gjithë baterive të rilindjes ndaj kujtdo që tregonte

9 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

Nëse policia politike e Rilindjes ka kapur atentatorin e vërtetë... këtë të vërtetë. Eshtë e kotë të evokojmë linçimin publik që iu bë punonjësit të policisë duke e shpallur atë fajtor dhe shantazhuesit e tij viktima. Edhe njëherë, në rastin Xhisiela, u përsërit historia e njohur e atij që damkoset pasi do të punojë në emër të ligjit. Atëbotë, Rediani që duhet të shkonte në burg, u la i lirë dhe Nuhu u detyrua të marrë rrugën e azilit. Dhe kjo nuk është një rastësi. Po në të njëjtën mënyrë policia politike e Rilindjes ka vepruar edhe në rastin e Dritan Zaganit, të cilin e akuzoi dhe e burgosi vetëm se pati kurajon të denoncojë lidhjen e trafikanëtve të

drogës me ministrin Tahiri. Po e njëjta skemë u përdor edhe me me djalin e ish deputetes socialiste Luiza Xhuvani, i cili ndonëse ishte në kërkim, u lejua të sillej para kamerave që ishin vendosur para parlamentit, për t’u thyer hundët atyre që e akuzonin. Do duhej që ai të vriste dhe katër të tjerë që të përfundonte në burg. Nëse Redian Rraja është autori i vërtetë i atentatit të Shkozetit, identik i tillë është edhe rasti i tij. Nevojat e propagandës e lejuan atë të bridhte i lirë. Policia politike e Rilindjes kryqëzoi një nga efektivët e saj

vetëm që mos kriste imazhin e qeverisjes. Dhe ai që duhet të gjendej pas hekurave u bë një vit më pas heroi i një ngjarjeje tjetër “spektakolare”. Po, po, në mos për bëma të tjera, sot Rraja duhet të ishte në burg, sepse kishte kërcënuar një vajzë dhe se kishte shantazhuar një punonjës policie. Derisa nuk e bëri këtë, policia politike e Rilindjes dhe mbrojtësit e saj, duhet të kenë së paku guximin të heshtin. Ataj janë me vonesë, tepër me vonesë edhe sikur këtë herë, realisht të kenë prangosur atentatorin e vërtetë. Lapsi.al

Drejt fundit rindërtimi i shtëpisë së Sefer Poçit në Farkë, që u shkatërrua nga tërmeti

S

htëpia e Sefer Poçit në Farkë u dëmtua rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit dhe nga ajo ditë u bë e pabanueshme. Por, falë angazhimit të Bashkisë së Tiranës dhe donatorëve, që iu përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, mbi themelet e saj po ndërtohet një shtëpi e re, më e madhe dhe më e fortë. Kreu i Bashkisë së Tiranës inspektoi ecurinë e punimeve dhe i premtoi familjes Poçi se do të rikthehet shumë shpejt për të festuar ndërtimin e shtëpisë së re. “Kjo është shtëpia e Seferit, të cilën po e bëjmë nga e para. Herën e parë u takuam për hall, herën e dytë për punë, herën e tretë do takohemi për qejf se do hyjmë në shtëpinë e re, jo vetëm këtu, por në mbi 40 shtëpi të tjera në gjithë Tiranën. Është kënaqësi e jashtëzakonshme të shohësh sesi në vetëm pak javë nga tërmeti kemi nisur nga puna për rindërtimin e shtëpive. Bashkë me deputetët, administratorët dhe kompanitë private që na kanë ndihmuar, duke

Veliaj: Tirana u ringrit në këmbë në kohë rekord pas tërmetit

adoptuar nga një shtëpi secila, po punojmë në mbi 40 kantiere në Tiranë, ku shtëpitë më të vuajtura jemi duke i bërë nga e para”, tha Veliaj. Ai shprehu mirënjohjen për komunitetin e biznesit, që iu

përgjigj thirrjes për ndihmë, dhe në një kohë fare të shkurtër nisën punën për rindërtimin e shtëpive. “E kuptoj që bashkia, qarku, qeveria mund të ndihmojë me pagesat për dëme të vogla, që secili me atë pagesë t’i rregullojë vetë dëmtimet, por kur shtëpia është rrënuar totalisht, na u duk ide më e mirë dhe solidaritet më i madh që ta bënim nga e para. Kryeministri na ka dhënë një avantazh të jashtëzakonshëm me VKM, e cila lehtëson lejet për ata që do i bëjnë këto punë vetë. Po ashtu, edhe solidariteti i pamunguar nga komuniteti i biznesit, të cilët kanë adoptuar nga një shtëpi dhe po bëjnë më të mirë se ç’ka qenë, me kushte shumë herë më dinjitoze, që do i rezistojë edhe 100 viteve të tjera të shekullit të

dytë të Tiranës”, shtoi kryebashkiaku. Veliaj shtoi se kompanitë e ndërtimit do vijojnë punën me të njëjtin ritëm për t’u siguruar që të gjitha shtëpitë e rrënuara të jenë gati për festat e fundvitit. “Do të ecim shpejt me punimet dhe brenda festave të Çlirimit të fusim një pjesë të familjeve dhe brenda Vitit të Ri pjesën tjetër, për të dalë faqebardhë dhe treguar se qytetet nuk duken kur u ndodh vakia dhe fatkeqësia, por duken sesi ngrihen dhe si reagojnë pas këtyre fatkeqësive. Tirana ia doli, nuk u panikos ditët e tërmetit dhe arriti që të ringrihet në këmbë në kohë rekord. Kjo na bën krenarë, por më e mira është përpara”, tha ai. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës ka ecur me procesin e vlerësimit të dëmit dhe dëmsh-

përblimit të banesave apo godinave të tjera që u prekën më lehtë nga tërmeti. Deputeti i PS, Arben Pëllumbi falenderoi Bashkinë e Tiranës për reagimin e menjëhershëm pas tërmetit, si dhe për ndihmën konkrete që ka dhënë për t’i siguruar shtëpi të reja të gjitha familjeve të prekura. “Mjafton të shohim si ishte shtëpia, si është sot dhe si do të jetë për festat e nëntorit. Në emër të të gjithë banorëve të Farkës, Pezës, Ndroqit, ku kudo po punohet për shtëpitë e dëmtuara dhe rrënuara, falenderoj Bashkinë e Tiranës për reagimin e shpejtë. Ne nuk e kemi në dorë fatkqësinë, kur ajo ndodh, por kemi në dorë mënyrën si të reagojmë ndaj saj dhe kjo pamje tregon si po reagojmë, si po reagon Bashkia”, tha Pëllumbi.


AKTUALITET AKSIONI

10 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

AKU: 161 kontrolle gjatë një jave

A

utoriteti Kombëtar i Ush qimit në kuadër të zba timit të planit vjetor, indicieve të ardhura dhe bashkëpunimit me qytetarët, vijon veprimtarinë monitoruese në të gjithë zinxhirin ushqimor me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve si dhe mbajtjes pastër të tregut nga produkte të pasigurta për konsum. Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Tiranë gjatë javës së shkuar ka kryer 161 kontrolle në përfundim të të cilave janë marrë disa masa adminis-

trative por dhe janë ndërprerë aktivitetet e dy subjekteve si dhe ka bllokuar dhe asgjësuar sasi produktesh të importuara në mënyrë të paligjshme apo të pasigurta për konsumatorët. Konkretisht, janë kryer 161 kontrolle zyrtare tek operatorët e biznesit ushqimor me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve, në të cilat janë marrë 15 mostra për kryerjen e analizave laboratorike. AKU ka vendosur 7 masa administrative “gjobë” me vlerë 1.800.000 lekë në total, ndërsa janë vendosur edhe

59 masa administrative “paralajmërim” si dhe është lënë detyra e korrigjimit të mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve të kryera. Nga ana e AKU, gjatë kësaj jave është marrë masa e “ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” për 2 subjekte, si dhe është vendosur masa administrative “bllokim produkti”, për 33.1 ton produkte ushqimore (pije freskuese, pije alkoolike, produkte të ndryshme ushqimore si dhe mish). Mësohet se janë asgjësuar 18.69 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum.

Seanca e dytë e Vetting-ut në Polici, do të jetë me numrin dy të SHÇBA, Adriatik Ago më 8 nëntor. Trupa e vlerësimit përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. Pas listës së parë me 45 drejtues të

Policisë së Shtetit është zbuluar edhe lista e dytë me emrat që do t’i nënshtrohen procesit të vetting-ut. Në listën e dyta janë 47 emrat e radhës që do të rivlerësohen, ku shumica e tyre janë drejtues të policive në qarqe.

Oltion Shehu ishte i pari që hapi siparin e Vetting-ut në radhët e uniformave blu, ndërsa në seancë ai u përfaqësua edhe me avokat

Vetting-u në Polici nis me Shehun, Lleshaj: Të jenë imun ndaj korrupsionit M

inistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj për shëndeti nisjen e seancave dëgjimore të Vetting-ut në Polici, duke theksuar se pret rezultate konkrete në funksion të forcimit të Policisë së Shtetit. ‘’Nisi procesi i shumëpritur i seancave të dëgjimit për nivelin e lartë drejtues, që do t’i nënshtrohen të parët Vetting-ut. Procesi ka hyrë kështu në fazën vendimtare. Presim rezultate konkrete, të cilat do të ndikojnë në forcimin e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera që do të vlerësohen’’. Sipas tij, ky është kurorëzimi i një përpjekje të gjatë përgatitore, që kulmoi me miratimin e ligjit dhe ngritjen e

strukturave të posaçme. ‘’Në përfundim të këtij procesi, ne presim që Policia e Shtetit, Garda e Republikës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), të dalin më të forta, më me integritet dhe më imune ndaj fenomeneve të korrupsionit apo paaftësisë profesionale’’. Seanca e parë dëgjimore në radhët e policisë, vjen pas shqyrtimit të 45 dosjeve të para por ndryshe nga sa pritej nuk do të dalë i pari drejtori përgjithshëm Ardi Veliu por Oltion Shehu, shefi i sektorit në Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Puna e dy dekadave më parë si menaxher në një sallë bingoje dhe të ardhurat e fituara

KRUJË

Grabitja, drejtori i Postës: Përgjegjësia e sigurimit

D

rejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj thotë se përgjegjës për grabitjen e filialit në Krujë është kompania e sigurisë. Sipas tij, zyra postare e Krujës ka qenë brenda standardeve të kërkuara, ndërsa tha se çdo dëm do të paguhet. “Zyra postare dhe ambientet e saj kanë qenë brenda të gjithë standardeve, sinjalet kanë shkuar në kohë reale. Nga ana jonë është ngritur menjëherë një grup përkatës për verifikimin e të dhënave në terren, për nxjerrjen e përgjegjësive si dhe për të bashkëpunuar me organet e rendit për të ndihmuar në gjetjen e keqbërësve. Çdo shumë, çdo dëm i shkaktuar nga kjo grabitje do të paguhet deri në qindarkën e fundit. Siguroj që dëmi është zero ndaj kompanisë tonë. Kjo ngjarje do të shërbejë për të nxjerrë një sërë masash për të rritur nivelin e lartë të sigurisë”.

aty rrezikojnë të djegin karrierën e ish-shefit të inspektimit pranë Shërbimit të Çështjeve dhe Ankesave në Policinë e Shtetit Oltion Shehu, sot inspektor ankesash në Drejtorinë e Tiranës pranë SHÇBA-s. Shehu ishte i pari që hapi siparin e Vetting-ut në radhët e uniformave blu, ndërsa në seancë ai u përfaqësua edhe me avokat. Kreu i sindikatës së Policëve, Sadetin Fishta tha pas kësaj seance se e rëndësishme është të verifikohen si i kanë fituar gradat dhe çfarë pastërtie figure kanë. Ai shkoi e më tej duke thënë se në polici ka njerëz për të cilët gjykata ka vendosur përjashtimin nga detyra por ata mbahen në punë.

SITUATA

Dëmtimi i Urës së Vanës, Mamaj: Për 48 orë bëhet e kalueshme N ë Urën e Vanës në Delvinë, e dëmtuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka nisur puna për rehabilitimin e saj. Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha se për zgjidhjen konkrete të rehabilitimit të

urës po merren masa që të kthehen edhe njëherë forcat xheniere, të cilat do të bëjnë çmontimin e urës dhe brenda 48 orëve të rehabilitohen këmbët e urës, ashtu siç i kërkon vetë standardi për urat bailey. “Ura e Vanës

nuk është shqetësimi i këtij viti ka disa vjet që kjo urë shqetëson banorët dhe bashkinë. Nga qeveria janë marrë një sërë masash. Në krahët e urës dhe lumit janë ndërtuar penele nga Ministria e Bujqësisë që tregon angazhimin e qeverisë për mbrojtjen e tokës bujqësore por edhe mundësinë për të investuar përfundimisht tek ura e Vanës”. Prefekti tha se jemi të angazhuar jo vetëm si bashki e prefekture por edhe bizneset e zonës për të kthyer qarkullimin normal të popullatës dhe mjeteve në urën e Vanës. Bashkë me Prefektin Mamaj ura u inspektua edhe nga kryetarja e bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi, e cila u shpreh se “po mundohemi të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejtë për ta bërë të kalueshme urën për banorët e fshatit Vanë”.


AKTUALITET

11 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

Tre studentë nga Fakulteti i Ekonomikut kanë përfunduar në spitalin e Traumës pas një incidenti të ndodhur në mjediset e këtij Fakulteti. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e së hënës

D

ekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Qytetin Studenti, ku dy persona jo studentë, hynë brenda auditorit dhe u konfliktuan me studentët. Dekani Kule tregoi detaje mbi këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ripërsërit apelin për satrukturat e policisë që të zbardhin këtë akt vandal. Sipas tij, personat në fjalë nuk janë studentë të klasës dhe ka bërë thirrjen që askush të mos guxojë që të prekë studentët. Kule ripërsëri apelin për strukturat e policisë që të zbardhin këtë akt vandal. “Pasditen e së hënës gjatë zhvillimet të mësimit, një pedadoge e fakultetit tonë më ka sqaruar se janë futur në leksion dy djem që nuk kanë qenë pjesë e klasës dhe janë ulur në fund të klasës. Këtë dy djem grindeshin me njërin nga djemtë e grupit dhe vetë grupi i studentëve i kanë kërkuan pedagoges që të nxirren jashtë. Pasi kanë mbaruar mësimin në ambiente jashtme të godinës ka ndodhur një grindje. Ne si dekanat kemi marrë masat në mënyrë që të sigurohemi që përmes policisë, që studentët të mos guxojë kush t’i godasë, brenda ambienteve jo e jo por as jashtë në qytetin studenti. Ata që kanë guxuar të godasin studentët tanë duhet të përgjigjem patjetër para ligjit. Në ambientin kur ka ndodhur ngjarja është policia e qytetit studentit. Kudo ka roje në ambientet e brendshme, në ambiente e tjera janë me polici private. Ata nuk Protesta

Pedagogët dhe studentët: Autorët janë te llotoja e QS-së Studentët dhe pedagogë u ngritën në protestë për sherrin që ndodhi me studentët e fakultetit të Ekonomisë. Para fakultetit u mblodhën studentë dhe pedagogë, të cilët kërkojnë që Policia të marrë masa ndaj akteve të tilla. Pedagogu i Ekonomisë, Rezart Prifti tha se kjo ngjarje nuk ka lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen, ndërsa iu drejtua policisë duke i thënë se autorët i ka te llotoja në Qytet Studenti. “Turp i madh që nuk ka asnjë të identifikuar por po u them se i keni lart te llotoja, kanë 10 vite që rrinë aty. Shteti të marrë masat dhe të kthejë qetësinë për studentët. Edhe roja edhe unë jemi të pamundur të bëjmë dicka. Uroj që të vendosen para drejtësisë. Siguria është zero, ne jemi njerëz të penës por të pistoletës. Studentët janë në vitin e tretë te Financa, ndërsa ata horrat janë ata që rrinë te llotoja lart. Kjo është situatë banale. Është mëkat që 6 vajza që rrinë atje, kanë frikë të flasin”.

Dhunohen studentët, dekani: Në sallë futet kushdo, të mos guxojë kush t’i godasë

i ka dërguar kush aty. Vetë studentët nuk i kanë pranuar. Pedagogia iu ka thënë ju nuk jeni studentë këtu dhe vetë grupi nuk i ka pranuar të vazhdojnë mësimin dhe grupi i ka nxjerrë jashtë dhe pasi ka mbaruar mësimi ka ndodhur ngjarja. Më thonë se kanë qenë më shumë se dy veta. Studentët janë trajtuar

te Trauma. Dua t’u sigurojë studentëve që mos t’i shkojë mendja askujt t’i dhunojë ata”. Një prej të afërmve të njërës prej studenteve që ishte e pranishme në sallën e leksionit në momentin që ndodhi ngjarja tha se kanë qenë vetë studentet që kanë denoncuar rastin në polici. Ata thanë se në asnjë moment nga as

nga pedagogia apo polici privat nuk kanë pasur asnjë mbrojtje. Tre studentë nga Fakulteti i Ekonomikut kanë përfunduar në spitalin e Traumës në kryeqytet pas një incidenti të ndodhur në mjediset e këtij Fakulteti. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e së hënës. Dy persona nga jashtë kanë hyrë në

një nga auditoret e Ekonomikut dhe janë konfliktuar me studentët për shkaqe ende të panjohura. Tre studentët ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Traumës. Studentët dhe pedagogë u ngritën në protestë për sherrin që ndodhi me studentët e fakultetit të Ekonomisë. Para fakultetit u mblodhën studentë dhe pedagogë, të cilët kërkojnë që Policia të marrë masa ndaj akteve të tilla. Pedagogu i Ekonomisë, Rezart Prifti tha se kjo ngjarje nuk ka lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen, ndërsa iu drejtua policisë duke i thënë se autorët i ka te llotoja në Qytet Studenti. Në lidhje me ngjarjen nuk ka pasur asnjë denoncim apo kallëzim në polici por Dekani i këtij fakulteti ka telefonuar policinë, duke i vënë në dijeni për ngjarjen. Patrulla e policisë ka marrë dëshminë e atyre që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen, por është bërë këqyrja e kamerave të sigurisë në sheshin “Demokracia”, aty ku ka ndodhur ngjarja.

KAVAJË

Shkolla e dëmtuar nga tërmeti, fëmijët ikin në fshatin fqinj 150 fëmijë të fshatit Shtodhër në Kavajë, udhëtojnë çdo ditë drejt shkollës së Helmasit, në fshatin Kazaz për të zhvilluar mësimin në orët e pasdites. Pas dëmtimeve të shumta nga tërmeti i 21 shtatorit, shkolla u mbyll me premtimin se do t’i nënshtrohej rikonstruksionit. Brenda dhe jashtë saj, ka mure të çara, suva të rëna por ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj askush nuk është kujtuar për riparimin e saj. Me pakësimin e orëve me dritë natyrale dhe ardhjen e dimrit, nxënës dhe prindër janë të shqetësuar. Shkolla e Shtodhrit ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Kavajës, po nxënësit e saj janë të detyruar ta ndjekin mësimin pasditeve vetëm në shkollën e Helmasit duke përshkuar 8 km vajtjeardhje me autobuz në një rrugë tejet të dëmtuar fshati nga kalimi i mjeteve të rënda. Disa prej prindërve shprehen: ‘’Ne jemi

PREFEKTURA E QARKUT ELBASAN

URDHËR

lagje qyteti dhe pse të shkojë fëmija në Kazaz në fshat? Shkolla u prish prej tërmetit dhe as kanë filluar akoma nga rregullimi. Edi Rama sikur tha se do të rregullohet brenda muajit (tetor). Shikoni sa rrugë e keqe është. Ne jemi me zemër të ngrirë derisa kthehen fëmijët’’. ‘’Asnjë masë nuk kanë marrë’’. Bashkia po vlerëson marrjen e një ambjenti me qera në Shtodhër, në mënyrë që fëmijët brenda muajit nëntor ta zhvillojnë mësimin pranë vendbanimit të tyre.

“Për shpalljen e kërkesës për ndryshimin e mbiemrit të shtetases Hamide Matrapazi në Hamide Selimi”. Prefektura e Qarkut Elbasan me numër protokolli 1053/3 dhe urdhër nr 96 datë 24.10.2019 ka urdhëruar: “Për shpalljen e kërkesës për ndryshimin e mbiemrit të shtetases Hamide Matrapazi në Hamide Selimi”. Bazuar në ligjin numër 107/2016 datë 27.10.2016 “Për prefektin” të Urdhërit të Kryeministrit nr. 5 datë 12.01.2016 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Administratës së Prefektit të Qarkut Elbasan”, të Urdhrit të Prefektit nr. 26 datë 15.04.2016 “Emërim sipas strukturës organizative të aparatit të Administratës së Prefektit të Qarkut Elbasan”, rregullores së brendshme të administratës së Prefektit të Qarkut Elbasan dhe në zbatim të ligjit nr. 130/2013 “Për disa ndryshime në ligjin nr 10129 “Për Gjendjen Civile dhe VKM nr 867 datë 10.12.2014 “Për procedurat e bashkëpunimit në Institucionet e Administratës Shtetërore”, URDHËROJ: 1Shpalljen e kërkesës për ndryshim të mbiemrit të shtetases Hamide Matrapazi në Hamide Selimi. 2Shpallja të afishohet në Gjendjen Civile ku ka vendbanimin shtetasja e mësipërme. 3Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Zyra e Gjendjes Civile Qarku Elbasan, të Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan. 4- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Prefekti Maksim MALAJ


KULTURE

12 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

Esnafët elbasanas, tregtarë dhe zejtarë që nga shekulli XVI

Murali i fshehtë i Banksyt zbulohet në Londër

N

jëqind vjet pas theme limit të qytetit të El basanit nga pushtuesit Osmanë, u vu re një zhvillim i vrullshëm i tregtisë dhe zejtarisë në këtë qytet. Kjo u bë e mundur nga pozita e favorshme e qytetit të Elbasanit si një nyjë lidhëse ndërmjet të gjitha trevave shqiptare e veçanërisht të funksionimit të transportit përgjatë rrugës tokësore Egnatia. Por zhvillimi i tregtisë dhe i zejtarisë do të shoqërohej edhe me reformat më të përsosura të organizimit ( koorporativ) të esnafëve. Gjurmët e hershme të organizmit esnafnor të fazës embrionale, i takojnë gjysmës së dytë të shekullit XVI. Për herë të parë në vendin tonë në vitin 1580 në qytetin e Elbasanit hasen esnafët ( tajfat) e tabakëve ( lëkurëregjësve) terzinjve, çullhave, ( leshpunuesve) takijexhinjve, fespunuesve, shpataxhinjve, gëzotarëve, etj. I tillë ishte në vitin 1580 edhe esnafi i tregtarëve të Elbasanit ( ehli zymreh) i kryesuar nga disa pleq që kishin krijuar prej shumë kohësh rregullat ( besëlidhjet, marrëveshjet) e tyre. Në shekullin e XVII në qytetin e Elbasanit kishte 30 esnafë, përfaqësues të 60 llojesh zejesh të ndryshme. Kronikani Turk Elvija Celebiu, që ka vizituar Vilajetet shqiptare në vitet 1660 – 1670 dhe ka lënë shënime të vlefshme historike, duke folur për zejtarët e Elbasanit shkruan “ …në këtë qytet punohej çdo mjeshtëri, por qëndistarët dhe armëtarët punojnë mjeshtëri shumë të hollë dhe me elegancë…” Në këtë kohë në Elbasan vendin e parë e zinte esnafi i tabakëve, dhe pas tyre vinte esnafi i argjendarëve. Vetëm me përpunimin e arit e të argjendit në Elbasan ishin 100 familje që merreshin me këtë zeje. Objektet e zbukurimit si unazat, varëset, gjerdanët e sidomos armët e zjarrit të montuara prej tyre e të zbukuruara me argjend ishin bërë të famshme në të gjithë Perandorinë Osmane. Me anën e dispozitave ( kanun – nameve) të Statutit, rregulloheshin marrëdhëniet e shkëmbimit të prodhimeve të ndryshme, përcaktoheshin taksat, çmimet, peshat, masat. Udhëzohej tregtia e jashtme, doganat, shitja e skllevërve, organizoheshin panairet lokale me mallrat e tyre, festat kolektive në vende piktoreske të quajtura ndryshe teferrice, si në Byshek, Manastiri i Shijonit, Kroi i Kalit

. Cdo esnaf kishte dokumentacionin e vet ( kodikët) vulën, flamurin. Esnafët unanimisht vendosnin çmime fikse dhe pesha e dimensionieve të standardizuara për mallrat e tyre në çdo vend ku tregtonin caktonin me marrëveshje zonat e tregtisë dhe vendet e punë s e të shitjes. Kudo mbizotëronte ndershmëria. Termi i përdorur deri në Selanik “ Elbasan Pazar” nënkuptonte çmim të pandryshuar. Brenda vendit esnafët luajtën një rol të rëndësishëm në çështjet organizative, ekonomike, politike shoqërore, ushtarake të vendit. Ata kishin shumë ndikim në pushtetin vendor të kontrolluar nga pushtuesit osmanë. Nuk kishte ngjarje në qytet pa pjesëmarrjen e shtresave të esnafëve të cilët ishin bërë tashmë një forcë e rëndësishme shoqërore në jetën e përditshme të qytetit. Organizimi i esnafëve ishte i tillë : detyrimisht anëtarët ishin mjeshtra të së njëjtës zeje dhe të njëjtit besim fetar. Në krye kishin një udhëheqës shpirtëror ( shejhu) dhe pas tij vinte Llonxha me 3 – 6 anëtarë që ishin zgjedhur nga elita e tyre , dhe në fund vinte anëtarësia e

thjeshtë e mjeshtrave. Zgjedhja e kreut bëhej me vota dhe vend nderi në esnaf zinin qahjai dhe bajraktari. Në Elbasan, si me një forcë magjike, një shenjë e thjeshtë rrahja e shkopit të qahjait të Tabakëve tri herë në kalldrëm të Bezistanit, ( sheshi në mes të pazarit) shkaktonte mbylljen e dyqaneve brenda disa minutave dhe gatishmërinë luftarake e të gjithë zejtarëve të qytetit. Interesante është se në kuadrin e shërbimit ushtarak për Perandorinë Osmane, esnafët në Elbasan ndërhynin pranë autoriteteve vendore dhe nuk lejonin që të dërgohej ushtar një djalë që ishte i martuar me një vajzë, familja e së cilës nuk kishte djalë. Kjo ishte e vlefshme pavarësisht faktit nëse rekruti ishte i krishterë apo mysliman.Elbasani sipas raportit të peshkopit Nikollë Mekajshi (1609) konsiderohej si kryeqendra e Shqipërisë së Mesme, dhe njëkohësisht si një qytet me popullsi të madhe dhe me lagje të shumta. Evlija Celebiu thotë se… “ këtu priteshin edhe monedha… “ dhe i tërhequr nga natyra e vendit e quan Elbasanin … “ nuse të shqipërisë”.

Një mural i Banksyt, i mbuluar gjatë muajve të fundit nga rrethojat dhe skelet e ndërtuesve, është zbuluar të hënën në zemër të zonës Notting Hill në Londër. Vepra – e njohur me emra të ndryshëm, si “Graffiti Painter”, “The Painter” apo “Velazquez” – shfaq një artist, që mendohet të ketë qenë piktori spanjoll Diego Velazquez, me një këmbalec ku shkruan “Banksy” me shkronja të mëdha të kuqe. I bërë në një cep të rrugës “Acklam” dhe Portbello në vitin 2008, murali ishte mbuluar pasi zhvilluesi “Enstar Capital” nisi të ndërtonte aty banesa luksoze. “Është një veçanti e bukur për ndërtesën dhe një veçanti e bukur në Notting Hill që ka ruajtur londonicitetin e vet”, ka thënë për “Reuters” drejtori ekzekutiv i “Enstar Capital”, Simon Lyons. “Një prej arsyeve pse e bleva ndërtesën ishte se aty ndodhej Banksy – ai i jepte një profil ikonik. Kështu që derisa mendoj se çmimet për Banksyn janë të pakuptimta, mund të thuhet se një njëfarë mënyre unë isha adhurues”. Enstar në fillim kishte dashur të lëvizte Banksyn, por më pas kishte vendosur se kjo do të ishte tejet e rrezikshme, kështu që murali kishte mbetur në të njëjtin vend dhe ishte vënë nën ndriçim e ishte mbështjellë me xhama. Banesat luksoze në këtë vend janë në vlerë prej së paku 950 mijë paundësh (1.2 milionë dollarësh) për një dhomë gjumi, ka thënë Lyons. “A do të doja që të vinte Banksy e ta bënte atë në ndërtesën ku unë jetoj? Me gjasë jo”, ka thënë Lyons.

Komedia “Tango” në skenën e “ArTurbina” Komedia “Tango” me regji nga Artan Imami erdhi për publikun mbrëmjen e së hënës në skenën e “ArTurbina”. Shfaqja erdhi për publikun nën interpretimin e aktorëve Florian Binaj dhe Ledio Cako. Në komedinë “Tango” është historia e një djali, që vuan sepse e ka lënë e dashura, dhe një djalë tjetër që do ta lërë të dashurën e tij. Më herët për komedinë “Tango”, Imami ka treguar se tema kryesore është ajo e miqësisë midis dy shokëve, si dhe marrëdhënieve që kanë ata me të fejuarat respektive, marrëdhënia që kanë ata me lirinë e tyre individuale, me pasojat që sjell një divorc i padëshiruar dhe një divorc nga shoku tjetër i dëshiruar. Për regjisorin Artan Imami kjo shfaqje edhe pse ka gati ngjyrat dhe fjalorin e kabaresë vjen në skenë, si një komedi gazmore. Shfaqja do vij për publikun dhe sonte në orën 18:00 në skenën e “ArTurbina”.

SHENIM

Panairi Kombëtar i Artizanatit në Kukës, promovim punimeve nga treva të ndryshme Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale zgjodhi qytetin e Kukësit për të zhvilluar Panairin e i Kombëtar të Artizanatit. Në këtë panair morën pjesë artizanë të cilët zhvillojnë lloje të ndryshme punimesh. Në këtë panair morën pjesë Sulejman Ibrahimi, punues i veglave muzikore, Ndriçim Guni, qeleshepunues, “Colors of Zadrima” me punimet e mëndafshit, “Gjiro Art” me kostumet popullore dhe bizhuteritë artizanale, Arjan Sufa me punimet artizanalet të pipave, tavllave etj, qilimpunueset e qyetit të Kukësti, artizanët e

Hasit, Bruna Zguro dhe artizanët e qytetit të Korçës me punimet në gep, shtiza dhe teknikën felt. Ky aktivitet u shoqërua edhe me një koncert ku morën pjesë artistë popullorë nga Hasi, Tropoja, Kukësi dhe Mirdita. Drejtori i QKVTsë Niko Kotherja nderoi me “Mirënjohje” artizanë të cilët ushtrojnë mjeshtëri në zhdukje. U nderua Ndriçim Guni për mbajtjen gjallë të punimit të qelesheve, Sulejman Ibrahimi për punimin e instrumenteve popullore, shoqata “Colors of Zadrima” për përpunimin e mëndafshit.


SHOWBIZ

13 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

Angelina Jolie rrezikon jetën prej bombës së Luftës së Dytë Botërore Angelina Jolie është një prej aktoreve më të njohura në të gjithë botën. Prej disa kohësh ajo ndodhet me xhirime për filmin e saj më të ri. Por së fundmi është bërë e ditur se Jolie dhe aktori Richard Madden janë evokuar nga sheshxhirimi për shkak të një bombe të Luftës së Dytë Botërore, e cila ishte e pashpërthyer. Jolie dhe Madden ndodhen në ishujt Kanarie për xhirimin e filmit “The Eternals”. Të gjithë personat që ishin në sheshin e xhirimit u përfshinë nga paniku. Një nga të pranishmit ka thënë për “The Sun”: Ishte tmerruese bomba mund të kishte qenë atje për dekada e paprekur, por kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të trazohej. Disa nga yjet më të mëdhenj në botë ishin në set dhe askush nuk po bënte asgjë. Për fat të mirë, ekspertët u morën me të.” E ditur bëhet se Jolie dhe gjithë kasti i aktorëve janë mirë dhe se askush nuk ka pësuar as më të voglin dëmtim.

Aktorja e njohur e Hollivudit: Nënë Tereza më ndryshoi jetën Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, u bë më njeriu më popullor në botë për shkak të manifestimit të ndjenjës së humanizmit. Ajo kaloi 45-vjet në shërbim të plotë të varfërve, të të sëmurëve, jetimëve duke ofruar dhe kërkuar ndihma për ta në mbarë botën. Dhe një nga ato që Nënë Tereza i ndryshoi jetën qenka dhe aktorja e njohur të Hollivudit Penelope Cruz. Aktorja më anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një foto ku ajo shihet me Nënë Terezen dhe krahas saj ka shkruar: “Në kujtim të kësaj gruaje të mrekullueshme dhe të koëhs që kalova me të. Më ka ndryshuar jetën”. Aktorja nuk sqaron më shumë se kaq por siç dhe duket ajo e ka takuar Nënë Terezen në momentin e duhur.

Keanu Reeves zbuloi të dashurën, “masakrohet” nga ndjekësit Aktori i njohur i “Matrix”, Keanu Reeves nuk ka pasur asnjë lidhje serioze për dekada të tëra dhe nuk është treguar asnjëherë kaq i afërt me dikë në tapetin e kuq, gjatë karrierës së tij 35-vjeçare. Por, për habinë e të gjithëve ai mbërriti dorë për dore me Alexandra Grant në LACMA Art + Film Gala i prezantuar nga Gucci në Los Angeles. Aktori, 55 vjeçar dhe artistja nuk ia lëshuan dorën njëri-tjetrit dhe pozuan për dhjetëra fotografë, duke dëshmuar se nuk kishin asgjë për të fshehur. Sidoqoftë kjo nuk i ka penguar ndjekësit në rrjete sociale ta “masakrojnë” për zgjedhjen e bërë duke lëshuar vrull kritikash dhe ofendimesh ndaj 46-vjeçares. Disa prej tyre shkruajnë se ajo duket si e ëma e aktorit, ndërsa të tjerë shprehin zhgënjim të theksuar për zgjedhjen e tij. Keanu bashkëpunoi me Alexandran për librat “Ode To Lappiness” dhe “Shadows”. Ajo siguroi artin vizual për vëllimet e tij, i pari i botuar në 2011. Për javë të tëra ka pasur zëra që Keanu e ka marrë seriozisht lidhjen me artisten, pasi të dy dukeshin shumë të lumtur në mes të tetorit, kur u fotografuan duke dalë nga një bar Sushi në Bulevardin Sunset në Los Angeles.

Richard Gere dhe partnerja 35 vite më e re i befasojnë të gjithë Një nga çiftet më të famshëm të Hollwoodit, Richard Gere dhe Alejandra Silva do të bëhen sërish prindër, vetëm 9 muaj pas ardhjes në jetë të djalit të parë të tyre. Lajmi befasues u dha nga mediat e huaja, të cilat shkruajnë se Alejandra do të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, pasi ka edhe një djalë nga martesa e saj e parë. Gjithashtu edhe aktori 70-vjeçar ka një djalë 19-vjeçar nga martesa me ish-bashkëshorten, Carey Lowell. Çifti i njohur e bëri publike lidhjen në vitin 2015, ndërsa historia bëri bujë pasi dyshja kanë 35 vite diferencë dhe janë njohur në hotelin e ish-bashkëshortit të Alejandra.

Reperja poston foto kur ishte 15-vjeç, mesazh të rinjve Cardi B është e talentuar në atë që bën, përpiqet të jetë 100% vetja dhe ja ka dalë të jetë super e famshme. Gjithsesi, të arrinte deri këtu s’ishte fare e thjeshtë, pasi iu desh të përballej me shumë presion. Në fillim të këtij viti, reperja tregoi sa shumë po sforcohej të kthehej në model për të rinjtë, pasi shumë nuk aprovonin mesazhet që i dërgonte Cardi B gjeneratës së re. Orë më parë, Cardi postoi disa foto të sajat kur ishte 15 vjeç, por diçka ndodhi dhe më pas u fshinë. Në njërën prej tyre, dukeshin fare mirë pirsat e vendosur në vetull dhe buzë. Në një tjetër, Cardi shfaqej duke ndezur një cigare. “15 vjeç Cardi. Të dashura vajza të vogla, mos pini cigare apo hashash për të dukur interesante sepse ur të rriteni do ta shihni sa budallaqe dukeni kur e bëni këtë. Nuk e di çfarë kam qenë duke menduar në ato momente. Gjithsesi, mustaqet e mia u dukërkan shumë”,-shkruan reperja dhe në fakt, po. Mustaqet duken shumë, por kthehemi tek çështja kryesore.


SPORT

14 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

Mbrojtësi ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke treguar fillimet te skuadra e Verona-s

STATISTIKAT

Kumbulla: E realizova ëndrrën, me Shqipërinë përjetova emocione të forta Nga Rozalb Lika

M

arash Kumbulla është një nga futbollistët më të spikatur këtë sezon në Seria A. Mbrojtësi i talentuar i kombëtares sonë po kalon momentin më të bukur të karrierës së tij, por në duelin e fundit është detyruar që të dalë nga fusha pas 17 minutash, pas një dëmtimi muskulor. 19vjeçari ka hyrë në histori, pasi është mbrojtësi që ka realizuar golin më të shpejtë në 5 ligat kryesore në Europë. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke folur për momentin që po kalon. Marash, cilat kanë qenë ndjesitë që ke kaluar në javët e fundit? Po provoj emocione të bukura. Ende më vijnë të dridhurat kur mendoj për golin kundër Sampdorias. Janë momente që do të mbesin në kujtimet e mia dhe personave pranë meje. Golin ja dedikoni dikujt në veçanti? Goli i dedikohet familjes sime dhe të dashurës Greta, e cila është gjithmonë prezente. Si arritët te skuadra e Veronës? Luaja te Cavalcaselle, një ekip pranë zonës ku kam lindur në Peschiera del Garda. Pata mundësinë për të bërë disa

prova te Verona, i shoqëruar edhe nga trajneri im, Giuliano. Pas 4 apo 5 grumbullimeve më thanë që më kanë grumbulluar. Si e pritët lajmin? Isha shumë i lumtur, edhe pse në atë moment nuk e kisha kuptuar se çfarë do të thoshte Verona për mua. A ju kujtohet stërvitja e

N

jë nga lojtarët e Lazios që vihet më shpesh në bankën e të akuzuarve, veçanërisht nga tifozët, është Thomas Strakosha. Portieri bardhekaltërve është kritikuar mbi të gjitha, për mungesën e sigurisë në daljet nga porta, teksa është konsideruar përgjegjës në pësimin e shumë ndeshjeve. Megjithatë, shumë kritika duken të padrejta nëse merren parasysh statistikat e publikuara nga “Lazio Page”. Portieri i kombëtares sonë, ka arritur në një mesatare prej 3.5 pritjesh për ndeshjes. Këtë gjë nuk e ka arritur asnjëherë në karrierën e tij. Kujtojmë që në sezonin e fundit bënte 2.7 pritje për ndeshje, ndërkohë që dy sezone më parë kishte arritur në mesataren 3 pritje për ndeshje, të ngjashme me një vit më parë (2.9). “E kam pritur gjithmonë nga Strakosha këtë shpërthim cilësor. Gjatë sezonit ka pasur edhe ulje e ngritje të formës së tij. Po përmirësohet dhe Lacio mund të ketë një portier për dhjetë vitet e ardhshme”, ka deklaruar së fundmi Balotta për portierin kuqezi.

Hoeness: Brenda 3 javësh do të zgjedhim trajnerin e ri

Teqja vizitë surprizë në stërvitjen e radhës së Partizanit dhrat e trajnerit Franco Lerda. Plot një muaj më parë, gardiani Teqja ra nga kati i 6 i pallatit ku banonte, në rrugën Medar Shtylla në kryeqytet, por për fatin e mirë të tij, ia doli të rikuperohet plotësisht dhe tani është gati t’i rikthehet karrierës në futboll.

KALENDARI

Liverpooli do të luajë dy ndeshje brenda 48 orëve në dhjetor Liverpool ka njoftuar se çerekfinalja e “Carabao Cup” ndaj Aston Villa do të luhet siç ishte vendosur, në 17 dhjetor, edhe pse dy ditë më vonë skuadra angleze do të jetë e angazhuar në Katar për Kupën e Botës për Klube. Me anë të një komunikate zyrtare, Liverpool sqaron se do të përdorë dy skuadra njëkohësisht për këto dy aktivitete. “Edhe pse nuk është skenari më i

Strakosha sfumon kritikat, me numra të frikshëm këtë sezon

PRESIDENTI

PORTIERI

Partizani ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, që do të jetë ajo ndaj Flamurtarit në Vlorë, por në kompleksin stërvitor të Pezës, “të kuqtë” kanë pasur edhe një “mysafir” surprizë. Bëhet fjalë për portierin 24-vjeçar Aldo Teqja, që ka lënë pas problemet shëndetësore dhe shkoi sot të takonte shokët e skuadrës, ndërsa në ditët në vijim pritet që të rinisë stërvitjen nën ur-

parë? Po, ishte e vështirë. Edhe te Cavalcaselle stërvitesha, por ishin normale. Këtë te Verona, skuadër profesioniste dhe stërvitjet ishin shumë intensive. Në fillim kam vuajtur, por pastaj arrita ritmin. E keni nisur fillimisht në rolin e mbrojtësit? Fillimisht luaja në mesfushë,

për të kaluar më pas në qenar të mbrojtës. Ky është edhe pozicioni perfekt për mua. Debutimi në kombëtaren e madhe? Ka qenë një tjetër hap i rëndësishëm … Një emocion i fortë, edhe sepse erdhi pak pas golit të parë me Veronën. Mister Reja, më dha mundësinë e disa minutave në fund në ndeshjen kundër Moldavisë, teksa zura vendin e Ismajl-it. Cili mendoni se janë tiparet më të mira që keni? Leximi i lojës, avancimi dhe goditja me kokë. Trajneri Juric? Më ka kërkuar që të jem i përqendruar, agresiv në zotërimin e topit. Më qëndron pranë dhe më ka dhënë shumë besim. Cilët kanë qenë futbollistët që të kanë impresionuar më shumë? Mund të them Ronaldo dhe Dybala. Janë të jashtëzakonshëm, dhe të përballesh me ta më kanë impresionuar shumë, që t’i shohësh nga afër. Kanë një ritëm ndryshe nga të tjerët. Keni një ëndërr në sirtar? Ëndrra e ime gjithmonë ka qenë që të luaja në Seria A. Tani e kam realizuar dhe shpresoj që të vazhdoj kështu. Për rekordin nuk e dija, por jam i kënaqur, shpresoj që të bëj gjithmonë e më shumë.

mirë, klubi nënvizon se u arrit në këtë zgjidhje duke marrë parasysh interesin e përbashkët të kompeticioneve dhe klubeve të tjera pjesëmarrëse në to. U diskutuan edhe data të tjera për ndeshjen ndaj Aston Villa, por asnjëra prej tyre nuk ishte e përshtatshme, pasi kompromentohej kompeticioni”, lexohet në komunikatën e Liverpool FC.

Bayern Munich vendosi të shkarkojë trajnerin Niko Kovaç të dielën, pas 16 muajsh në punë që u mbyllën me një humbje të thellë 5-1 në Frankfurt ndaj Eintrachtit vendas, që për ironi ishte edhe skuadra paraardhëse e kroatit. Drejtuesit e klubit momentalisht ia kanë besuar drejtimin e ekipit, zëvendësit të Kovac, Hans Flick, që ka qenë edhe ndihmës i Joakim Loë në Botërorin e 2014-ës, kur Gjermania u shpall kampione dhe do të jetë në pankinë për ndeshjet ndaj Olympiacosit dhe Borussias së Dortmundit. Presidenti i bavarezëve, Uli Hoenes ka deklaruar se do të duhen rreth 3 javë për të gjetur një trajner të ri. “Do ta mendojmë me qetësi, të gjithë bashkë dhe besoj se para transfertës ndaj Dusseldorfit, më 23 nëntor, do të kemi edhe trajnerin e ri.

Deri atëherë besim të plotë te Flick, që ka eksperiencën e duhur për të udhëhequr skuadrën drejt fitoreve”, tha Hoeness. Dëshira e drejtuesve gjermanë ishte për trajnerin e Ajaxit Eric Ten Haag, por ky i

fundit deklaroi se nuk do të lërë holandezët para fundit të sezonit, ndërsa në Gjermani raportojnë edhe për kontakte me Thomas Tuchel, që aktualisht mban postin e trajnerit te Paris Saint Germain.


SPORT

15 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

“Arena Kombëtare” ende nuk ka marrë certifikimin për zhvillimin e ndeshjes së 17 nëntorit pavarësisht e po shiten biletat

Radhë të gjata për ShqipëriFrancë, por UEFA ende s’e ka konfirmuar stadiumin

R

adhë të shumta tifozësh kanë vijuar në ditët e fun dit për të siguruar një biletë për ndeshjen e 17 nëntorit kundër Francës janë parë këtë të martë pranë dyqanit. Megjithatë, UEFA ngurron të konfirmojë zhvillimin e ndeshjes në stadiumin e ri, “Arena Kombëtare”. Edhe pse inaugurimi i impiantit më modern në vend pritet të bëhet më 17 nëntor, në sfidën kundër kampionëve të botës, që mbyll kualifikueset e Europianit 2020, “drita jeshile” ende nuk ka ardhur. Federata ka nisur shitjen e biletave në Arenën Kombëtare, edhe pse stadiumi pret ende certifikimin zyrtar nga Konfederata Europiane e futbollit. Në pritje të miratimit zyrtar, i cili pritet të vijë pas testit gjeneral të kësaj të diele, me ndeshjen e femrave Apolonia-Vllaznia, është lënë në fuqi plani “B”. FSHF dhe Armand Duka ka dhënë garanci se ndeshja ndaj Francës, më 17 nëntor, do të luhet në “Arena Kombëtare”. Pra, shtëpia e re e kuqezinjve do të inaugurohet atë ditë, ndaj kampionëve të Europës. Për këtë gjë janë shpërndarë edhe ftesat e shumta për personat VIP, por ka nisur dhe shitja e biletave. Megjithatë, kjo “dasmë e madhe” nuk është certifikuar dhe konfirmuar ende nga UEFA. Po të shohësh në sajtin e qeverisë europiane të futbollit, për të

gjitha kualifikueset e nëntorit janë zyrtarizuar të gjitha detajet, përfshirë edhe stadiumet përkatëse ku do të luhen. E vetmja ndeshje pa vendzhvillim ende është Shqipëri-Francë. Në fakt,

TRAJNERI

kanë mbetur të sistemohen edhe gjëra të tjera në “Arena Kombëtare”, të luhet aty ndeshja testuese mes femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë të dielën që vjen dhe pastaj UEFA do të

krijojë bindjen e plotë, nëse mund të luhet aty sfida ShqipëriFrancë më 17 nëntor apo jo. Për momentin, konfirmim zyrtar nuk ka, përveç përbetimeve absolute të drejtuesve të futbollit në

vendin tonë. Megjithatë, kur bëhet fjalë për një kualifikuese të Kampionatit Europian, ku njërën palë në ndeshje e përbëjnë kampionët e botës, gjërat duhen marrë seriozisht.

KUQEZINJTË

Milani i lodhur në pjesën e dytë, pëson shumë në 30 minutat e fundit

M Sarri: Jemi ndryshe nga sezoni i kaluar, Higuain dhe Dybala e dinin situatën

T

rajneri i Juventusi, Maurizio Sarri ka folur në prag të transfertës ndaj Lokomotivës së Moskës, duke kërkuar kujdes nga lojtarët e tij. Bardhezinjtë do të tentojnë kualifikimin, edhe pse nuk do të kenë në dispozicion De Ligt, i cili nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të një dëmtimi në kavilien e majtë. “Në Europë nëse nuk bën një ndeshje të një niveli të lartë nuk do të marrësh pikë. Kemi një ndeshje të vështirë, sepse edhe në ndeshjen e parë na kanë krijuar shumë vështirësi. Nesër (sot) objektivi do të jetë që të kalojmë turin dhe më pas të marrim vendin e parë. Ata do të luajnë shanset e tyre ndaj dhe duhet të jemi të përqendruar. N Në nivelin e rezultateve kemi bërë mirë, sepse kemi marrë shumë pikë në Champions. Në nivelin e lojës kemi bërë mirë, por kemi ende disa gjëra për të përmirësuar, në gjuajtjet që bëjmë dhe pësojmë pasi jemi ndryshe nga sezoni i kaluar. Numrat nuk janë më të mirë, por tregojnë se jemi në rrugën e duhur. Mendoj se disa futbollistë mund të rritën edhe më shumë duke i shërbyer nivelin kolektivë. Alternimi Dybala-Higuain? Gjëja e fundit që bëj është që t’i bind të qëndrojnë jashtë. Unë e bëj formacionin dhe kush mbetet jashtë, mbetet. Situatën e tyre e dimë shumë mirë, të dy nuk dëshironin që të largoheshin. Kur zgjodhën që të qëndronin e dinin shumë mirë se do të ishte e vështirë që të luanin së bashku”, deklaroi Sarri.

ilani as nën drejtimin e Stefano Piolit nuk po arrin që të marrë më të mirën nga futbollistët që ka në dispozicion. Së fundmi kuqezinjtë u mposhtën 1-2 në “San Siro” nga Lazio, duke komplikuar totalisht objektivin sezonal, që është një vend në zonën Champions, ndërsa goli i Correas në minutat e fundit ka konfirmuar edhe një detaj të rëndësishëm. Ai ishte goli i 15 që Milani pëson në këto 11 javë të parat, ndërsa vlen të theksohet se 11 prej tyre janë pësuar në pjesën e dytë dhe 9 në 30 minutat e fundit të lojës, shifra këto që konfirmojnë se kuqezinjtë nuk kanë përgatitjen e duhur fizike. Në fakt, ashtu siç tregojnë edhe statistikat e golave, edhe në lojë vihet re qartë që kuqezinjtë humbin ritmin në minutat e fundit dhe për këtë shkak u shpëtoi fitorja nga duart në ndeshjen ndaj Lecces (gol në minutat shtesë) dhe humbën takimin ndaj

Lazios. Këto të dhëna janë një sinjal i qartë që përveç aspektit teknik e taktik, Pioli duhet të shfrytëzojë maksimalisht ndërprerjen e kampionatit, për të rritur ngarkesën fizike te lojtarët e tij, që duket se nuk janë përgatitur si duhet gjatë verës.

MERKATO

Real Madrid bën gati 116 milionë euro për super talentin e Dortmundit

B

orussia Dortmund ka nisur kërkimin për të gjetur një zëvendësues për Jadon Sancho për sezonin e ardhshëm. 19-vjeçari anglez është një

nga yjet e klubit gjerman dhe një nga talentet e reja më premtues në botën e futbollit. Kjo është arsyeja pse nga Anglia theksojnë se Real Madrid do të bëjë një tjetër ofertë për ta bindur që të shkojë në “Santiago Bernabeo”. Dy sezone më parë klubi merengues ishte në garë për të, por ish-talenti i City-it vendosi që të transferohej në Bundesligë për të treguar vlerat e tij, teksa në Angli talentet e kanë të vështirë për të gjetur hapësira. Sipas “Dail Mail”, Real Madrid ka gati një ofertë prej 100 milionë paundësh, ose e kthyer në euro 116 milionë euro. Një transferim që do të kompletonte edhe më shumë skuadrën madrilene, pasi ka në dispozicion edhe lojtarë të tjerë të talentuar si Vinicius Junior dhe Rodrygo. PSG dhe Juventus janë dy skuadrat e tjera të interesuara për shërbimet e Sancho, por mesa duket Real Madrid është në avantazh në negociata.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16 E mërkurë, 6 NENTOR 2019

Presidenti Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh” katër personalitete të futbollit shqiptar P

residenti Ilir Meta vlerë soi djeme Titullin “Mjeshtër i Madh” katër personalitete të futbollit shqiptar, Ilias Çeço, Faruk Sejdini, Skënder Gega dhe Gani Merja (pas vdekjes). Në ceremoninë solemne të zhvilluar në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit, Presidenti Meta i dorëzoi Ilias Çeços titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e futbollit, si dirigjent i shquar i ekipit ‘Dinamo’ dhe atij Kombëtar, një sportist model me rezultate të shkëlqyera”. Ish-futbollisti dhe ish-trajneri Faruk Sejdini u nderua me të njëjtin titull me motivacionin: “Për kontributin e tij në zhvillimin e sportit, si një nga futbollistët më të shquar të ekipit ‘Dinamo’ dhe atij Kombëtar; mbrojtës i pakalueshëm dhe një ndër më të mirët e futbollit shqiptar; me rezultate të larta si trajner e drejtues”. Me titullin “Mjeshtër i Madh” u nderua edhe ish-kapiteni i Kombëtares dhe “Partizanit” të viteve ‘90, Skënder Gega me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për pasionin dhe kontributin si futbollist i shquar i ekipit ‘Partizani’ dhe atij Kombëtar, i dalluar për aftësitë e tij si trajner i rezultateve të larta, sportist model dhe shembull frymëzimi për futbollistët e rinj”. Gjithashtu, në këtë ceremoni u

nderua me titullin “Mjeshtër i Madh” edhe një emër i famshëm i Kombëtares dhe Partizanit, Gani Merja (pas vdekjes) me motivacionin” “Për cilësinë e jashtëzakonshme si futbollist, me një kontribut të spikatur në historinë e ekipit ‘Partizani’ dhe atij Kombëtar. I përsosur në fushën e futbollit dhe i veçantë në lojën e tij.” Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve, mes të cilëve familjarët dhe të afërmit e katër prej ikonave të futbollit

KONSULLI I NDERIT I JAPONISË

shqiptar, kolegëve, trajnerëve dhe personaliteteve të sportit, Presidenti i Republikës theksoi se secili prej personaliteteve të sportit ishte dhe gjithçka për vendin dhe sportin. “Edhe se kanë profile të ndryshme në fushën e blertë dhe përfaqësojnë modele të ndryshme të lojës, ajo që i bashkon është dashuria për sportin, shpirti i ekipit dhe mbi të gjitha pasioni dhe krenaria për të dhënë më të mirën për Shqipërinë, për fanellën e ekipit Kombëtar, dhe njëkohësisht

për të frymëzuar gjeneratat e reja për të vendosur gjithmonë pasionin, përkushtimin, krenarinë dhe profesionalizmin në plan të parë për të arritur suksesin që ëndërrojnë”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta. Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Institucionit të Presidentit të Republikës morën pjesë morën pjesë figura të futbollit shqiptar ndër vite, përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit si edhe personalitete të jetës publike.

Avni Ponari dekorohet nga qeveria japoneze

K

onsulli i Nderit i Japonisë në Tiranë, Avni Ponari është dekoruar nga qeveria japoneze për kontributet e tij në promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes Japonisë dhe Shqipërisë. Njoftimi për këtë dekoratë nga qeveria japoneze për Konsullin e Nderit, Avni Ponari, është bërë nga ambasada e Japonisë në Tiranë. “Më datë 3 nëntor 2019, Qeveria e Japonisë shpalli përfituesit e dekoratave për periudhën vjeshtë 2019, ndër të cilët është dhe Z. Avni Ponari, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë. Z. Avni Ponari

ka punuar për promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë përgjatë dhjetë viteve të fundit. Z. Ponari i akordohet dekorata “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” për kontributet e tij të jashtëzakonshme. Ambasada e Japonisë në Shqipëri dëshiron të shprehë admirimin dhe vlerësimin e saj të sinqertë ndaj Z. Ponari për kontributin e tij dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe e përgëzon atë për dekorimin e akorduar”,shkruhet në njoftimin zyrtar të ambasadës.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.