Koha Jone-6 tetor 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 237 (8368)

E shtunë, 6 Tetor 2018

Çmimi 30 Lekë

Zëri i Amerikës: "Marrëveshja me Greqinë nuk është në dorë të shumicës (PS). Presidenti ka rol vendimtar dhe ai është i vendosur të luajë plotësisht rolin dhe kompetencat që i njihen në këtë rast"

Transparencë për Paktin me Greqinë Qeveria shqiptare duhet të flasë më qartë për këtë marrëveshje, pasi shumica e asaj që dihet sot ka dalë në publik vetëm nga Ministri i Jashtëm grek dhe nga media greke. Qeveria "Rama" duket më shumë e shqetësuar për mënyrën sesi do të bëjë të vlefshme marrëveshjen dhe jo për territorin që humb Shqipëria

FAQE 3

Presidenti Meta: Synimi i Shqipërisë është çelja e negociatave të anëtarësimit vitin e ardhshëm

Në foto: Presidenti, Ilir Meta gjatë takimit me Komisionerin Europian për Migrim, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos NËNKRYETARI I PD

Edmond Spaho: S'mund të flitet për zgjedhje pa ç'instaluar sistemin kriminal të Edi Ramës Intervistoi: Herion Mesi FAQE 7

FAQE 24

Ministrja Ogerta Manastirliu: Mamografi falas në të gjithë vendin, shërbimi edhe pasdite

Në foto: Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Poliklinikën e Specialiteteve nr 3. në Tiranë

FAQE 14

Studimi i IFIMES

KRYETARJA E LSI

Kryemadhi: Edi Rama e keqja e madhe e këtij vendi, do ta largojmë

FAQE 2

“Pakti Vuçiç-Thaçi bllokoi njohjet e reja të Kosovës si shtet” Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) në Lubjanë, Slloveni, rregullisht analizon ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe

Ballkan. IFIMES ka përgatitur një analizë të situatës aktuale politike në Kosovë dhe ka publikuar një sondazh të opinionit publik pas humbjes... FAQE 12-13

Avokati i Ervis Martinaj: Ervisi nuk ka qenë pjesë e sherrit, hyri për ti ndarë FAQE 6


POLITIKE

2

E shtunë, 6 TETOR 2018

Kryetarja e LSI-së takim me strukturat në Cërrik: Edi Rama e keqja e madhe e këtij vendi, do ta largojmë

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e LSI-së në Cërrik sulmoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa pohoi se ai nuk e do vettingun në politikë. Po ashtu ajo tha se kryeministri ka frikë jo vetëm se humbet pushtetin, por edhe nga revolta popullore. “Pse mos t’ia bëjmë vettingun edhe Edi Ramës?! Rama nuk e pranon vettingun në politikë, sepse po licenson bandat kriminale. Ai ka frikë nga ikja nga pushteti, por dhe nga revolta popullore. Duke i përulur shqiptarët, ai do që t’i kontrollojë ata”, tha Kryemadhi. Në vijim, Kryemadhi deklaroi se e keqja më e madhe e këtij vendi është Edi Rama. Sipas saj Rama mendon se duke i varfëruar shqiptarët do ti trajtojë ata si skllevër. “Ne nuk mund të jemi më alibi e Edi Ramës në parlament. Shumë mund të thonë që shkoni në parlament diskutoni ligjet. LSI ka që në 2016-n që ka çuar ligjin kundër konçensioneve në parlament, Ai akoma nuk e ka sjellë. Pse të shkoj në parlament unë, kur opozita ka çuar amendamentet për të zhbllokuar Reformën në drejtësi, ai e ka rrëzuar ende pa e çuar në parlament. Nga Reforma në drejtësi ka shpëtuar Saimir Tahiri nga burgu dhe kriminelët e Ramës, jo qytetarët. Rama të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kishte kundër i ka eliminuar me të ashtuquajturin vetting. Kur ne i bëjmë vetting policëve, prokurorëve gjyqtarëve pse të mos i bëjmë vettingun edhe Edi Ramës. Edi Rama është fri-

K

reu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me marrëveshjen e Detit me Greqinë. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social, Vasili deklaroi dje janë disa pyetje që kanë mbetur pa përgjigje në lidhje me bisedimet me Greqinë, duke evidentuar se Rama thotë se marrëveshja nuk ka nevojë për Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri. ““Fake” patriotizmi i Edi Ramës dhe disa pyetje pa përgjigje për Marrëveshjen e Detit. Dje lidhur me marrëveshjen e detit në një studio televizive Edi Rama tha: “Parlamenti është sovran në këtë pikë. Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë, por ajo është e hapur. Kush ka pretendime mund të regjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund

Kryemadhi: Rama ka frikë nga revolta dhe ikja nga pushteti, ndaj nuk e do vetingun

kacaku më i madh. Ai ka frikë nga ikja nga pushteti dhe nga revolta popullore. Ai mendon se duke i varfëruar shqiptarët do ti kontrollojë ata sikur të jenë skllevërit e tij Prandaj ne duhet të bashkohemi dhe të luftojmë për ta larguar”, deklaroi Kryemadhi. Ndërkaq për të përshkruar situatën e rëndë që po kalon vendi, kryetarja e LSI-së referoi ngjar-

jen e rëndë të mbrëmjes së të enjtes në Tiranë, ku një person u ekzekutua me armë si dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë. “Është bërë anormale tani normaliteti. Besoj që të gjithë e keni parë dje që m’u në qendër të Tiranës, 50 metra larg zyrës së Kryetarit të Kuvendit, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, qëllohet me pistoleta, sikur të jenë

fëmijë duke luajtur lojë luftash. Qëllohen me pistoleta, plagosen e vriten njerëz në vendin më të frekuentuar nga shumë të rinj e të reja, nga adoleshentë, të cilët kalojnë kohën e tyre të pasdites në kryeqytet. Krimi tashmë ka zaptuar çdo gjë. Përveçse ka zaptuar gjithë institucionet shtetërore, tashmë po zapton edhe rrugët e Tiranës dhe ambi-

entet ku rrinë të rinjtë shqiptarë. Situata është e tmerrshme, është tragjike dhe ne jo vetëm duhet të flasim e të flasim, por na duhet të reagojmë. Dhe reagimi ynë nuk vjen thjesht si një reagim politik, por duhet të vijë si një reagim qytetar. E keni dëgjuar rastin e vajzës nga Fushë-Kruja si kishte tre herë që denonconte në Prokurori dhe ishin institucionet e shtetit që e mbulonin krimin e bërë nga djali i një deputeti. Dhe ndodh që ditën që oficeri i policisë denoncon këtë krim, atëherë Kryeministri irritohet, nevrikoset dhe shantazhon apo edhe i kanoset ish-punonjësit të policisë, i cili bëri një denoncim për kanosje. Këto janë disa elementë që kur ne i flasim me ndërkombëtarët ata shokohen nga mënyra jo vetëm joprofesionale, por edhe nga mënyra kriminalet se si funksionon shteti shqiptar dhe institucionet e tij. Dhe ajo që është më e tmerrshme është që nga një element që është kriminal, ai vazhdon dhe tallet akoma dhe më shumë me shqiptarët”- theksoi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me strukturat.

Kreu i grupit të LSI-së: Në 2012-ën, Edi Rama i kujtonte qeverisë së kohës imponimin që vinte nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa sot thotë të kundërtën

“Deti”, Vasili: Rama e tha qartë se marrëveshja nuk ka nevojë për Gjykatë Kushtetuese

ta rimarrë çështjen”. Pra kryeministri dikur i shfaqur patriot zemër-çjerrë lidhur me Marrëveshjen e Detit, sot do që të ecë përpara sipas parimit “Topi bam e Muçua tutje”. Dihet pub-

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

likisht, që kjo marrëveshje ka detyrim të pakapërcyeshëm që të respektojë pikë për pikë Vendimin e detajuar të Gjykatës Kushtetuese. Vendim, që ka lindur pas ankimimit të partisë socialiste të Edi Ramës në atë kohë e cila ndërmori një fushatë transparence publike intensive dhe e paraqiti Vendimin e Gjykatës Kushtetuese si fitore të saj. Pra, linja udhëheqëse, parimet pikat e pa negociueshme u vendosën qartë në atë Vendim që përbën sot njëe normë kushtetuese të pakapërcyeshme. Sot Edi Rama thotë qartë që s’ka nevojë fare për Gjykatën Kushtetuese, sepse jam unë në pushtet. Por në 13 nentor 2012 po ky Edi Ramë ,atëherë në opozitë,

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

deklaronte: “Qeveria shqiptare nuk duhet t’i bëjë bisht në asnjë mënyrë detyrimit për të bërë çdo gjë që ka në dorë në funksion të zgjidhjes së këtij problemi, ashtu siç e imponon vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sensi historik dhe ai i së drejtës, por edhe apeli i së ardhmes.” Në 2012-ën, Edi Rama pra i kujtonte pa u lodhur qeverisë së kohës imponimin që vinte nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa sot thotë të kundërtën. Çfarë arsye e errët e shtyn të nxitojë? Pse Gjykata Kushtetuese qe dje ishte instrumenti i tij zgjedhur, sot është për të një prezencë e bezdisshme? Pse transparenca për këtë marrëveshje delikate dhe që ai dje e

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

ndau me publikun, sot është një fjalë e urryer për të? Përse të mos e presim formimin e Gjykatës Kushtetuese sot, ashtu siç e pati ai dje instancën ligjore të verifikimit kushtetues? Kush ja kërkon këtij anashkalimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me çfarë çmimi? Fake patriotizmi i Edi Ramës absolutisht nuk mund t’u përgjigjet këtyre pyetjeve. Dashuria Fake e Edi Ramës për Gjykatën Kushtetuese sigurisht s’ka përgjigje për këto pyetje. Respekti Fake i Edi Ramës për shtetin ligjor natyrisht ja bën zero mundësinë e përgjigjeve. E sigurt është që Edi Rama nuk është Fake kur merr angazhime të tjerëve…. që janë e kundërta e këtyre pyetjeve”tha Petrit Vasili.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 6 TETOR 2018

Zëri i Amerikës: "Marrëveshja me Greqinë nuk është në dorë të shumicës (PS). Presidenti ka rol vendimtar dhe ai është i vendosur të luajë plotësisht rolin dhe kompetencat që i njihen në këtë rast"

Transparencë për Paktin me Greqinë

Qeveria shqiptare duhet të flasë më qartë për këtë marrëveshje, pasi shumica e asaj që dihet sot ka dalë në publik vetëm nga Ministri i Jashtëm grek dhe nga media greke. Qeveria "Rama" duket më shumë e shqetësuar për mënyrën sesi do të bëjë të vlefshme marrëveshjen dhe jo për territorin që humb Shqipëria Arritja e një marrëveshje për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ka nxjerrë në pah disa kundërshti që ekzistojnë mes institucioneve kryesore në vend. Konkretisht mes Presidentit t Republikës, Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm. Të gjitha palët bien dakord se me Greqinë duhet të ketë një marrëveshje që të zgjidhë problemin e mbartur të kufirit detar, por qëndrimet ndahen në mënyrën sesi duhet miratuar dhe vënë në zbatim ajo. Presidenti Ilir Meta, me autoritetin që i jep Kushtetuta dhe ligjet për paktet ndërkombëtare ka theksuar tre ditë më parë se marrëveshja me Greqinë duhet të votohet nga Parlamenti vetëm kur vendi të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Është një qëndrim që Presidenti tha se ia ka bërë të qartë Kryeministrit Edi Rama lidhur me mënyrën sesi do të procedohet. Qëndrimi i Presidentit të Republikës është kushtetues dhe mjaft korrekt. Ndaj këtij saktësimi të kreut të shtetit që kërkon zbatimin e ligjit, mazhoranca ka reaguar në mënyrë jo shumë të qartë. Fillimisht Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se ishte "i habitur nga ky qëndrim i kreut të shtetit". Ndërsa të enjten në "Vizion Plus", Edi Rama propozoi një rrugë të ndërmjetme. Sipas kreut të qeverisë, qëndrimi i Presidentit ishte një "opinion i kreut të shtetit" dhe se marrëveshja kalon pa problem në Kuvend, pasi Parlamenti është sovrani që vendos. Ndërsa për mungesën e Gjykatës Kushtetuese kryeministri tha se ndaj marrëveshjes mund të bëhen ankesa, por ato do të shqyrtohen në momentin që ngrihet Gjykata Kushtetuese. Para se në opinion të nis loja me deklarata për marrëveshjen e detit, qytetarëve duhet t'u shpjegohet se çfarë rëndësie ka Gjykata Kushtetuese në këtë proces. Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë ligjor në vend që kontrollon ligjshmërinë e aktive ligjore të tjera të shtetit, duke përfshirë Qeverinë, Parlamentin dhe Presidentin. Aktualisht Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese. Si pasojë e vettingut dhe

mbarimit të mandatit të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ky institucion sot ka vetëm 2 nga 9 anëtarët e saj. Ose edhe më saktë asnjë, pasi edhe kryetarin ONM e ka dërguar për rigjykim! Në këtë mënyrë Gjykata nuk mund të marrë në shqyrtim asnjë çështje, përfshi dhe ato që kanë të bëjmë me marrëveshjet ndërkombëtare. Marrëveshja e qeverisë "Berisha" në vitin 2009 për ndarjen e detit me Greqinë u rrëzua pikërisht nga kjo gjykatë, pas ankesës së bëri Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, për antikushtetueshmëri të paktit. Në atë kohë qeveria "Berisha" dhe ministria e Jashtme deklaruan se kishin nënshkruar marrëveshjen me të balancuar për Shqipërinë, por fakti është se shqyrtimi në gjykatë i dokumenteve të ratifikuara nga qeveritë përkatëse e cilësoi atë antikushtetuese, pasi prekte integritetin territorial të Shqipërisë. E njëjta situatë politike paraqitet edhe sot. Qeveria dhe Ministria e Jashtme thonë se janë duke nënshkruar marrëveshjen më të mirë me Greqinë. Ndërkohë opozita flet për një shitje të interesave kombëtare dhe humbje të palës shqiptare. Drafti i dokumentit është ende jo përfundimtar, por në momentin që do të shtrohet për miratim reagimet pritet të jenë të forta. Këtë situatë mund ta zgjidhte Gjykata Kushtetuese duke përcaktuar nëse kemi apo jo humbje territori dhe pasurish natyrore. Por ky institucion sot është jashtë loje, sepse loja dinake e kryeministrit e shkriu këtë gjykatë. Mundet edhe me dinakëri për interes të marrëveshjes së detit. Teksa sheh nxitimin e qeverisë për të vepruar pa Gjykatë Kushtetuese, kuptohet se nxjerrja e saj jashtë funksionit nuk ka qenë vetëm për shkaqe të reformës në drejtësi. Zgjidhja që propozon kryeministri Edi Rama është jo ligjore, bile edhe jashtë parimeve të marrëveshjeve. Praktikisht kryeministri thotë se Parlamenti ka autoritetin për të votuar marrëveshjen dhe më pas palët që mund të kenë ankesa duhet të presin sa të ngrihet Gjykata

Kushtetuese. Kjo është as më shumë as më pak si të pranosh humbjen që në fillim. Nëse Parlamenti voton marrëveshjen ajo hyn në fuqi brenda pak ditësh dhe nis zbatimi. Ende nuk mund të thuhet me siguri çfarë ka brenda marrëveshja, por nëse marrim rastin më të keq që humbasim territor, si mund të anulohet një marrëveshje që është ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar dhe për pasojë dhe nga ai grek? A mund të marrë territor qeveria "Rama" pasi e ka firmosur një herë më vendim Kuvendi dhënien e tij? Për më tepër, ende sot nuk ka një ditë se kur do ngrihet Gjykata Kushtetuese. Procedurat për këtë institucion muaj apo vite, ndërkohë qeveria thotë se është shumë afër marrëveshjes. Ajo që propozon kryeministri teksa flet për Kuvendin, në fakt i referohet vetëm shumicës parlamentare të PS, pasi Parti Demokratike dhe LSI deri tani e kundërshtojnë mënyrën sesi po operohet për paktin me Greqinë. Pra edhe nëse do të kemi një vendim parlamenti, në këtë rast kemi të bëjmë vetëm me një votë politike të Partisë Socialiste dhe jo qëndrim unanim politik kombëtar. Ky projekt i kryeministrit Edi Rama që anashkalon Gjykatën Kushtetues dhe sugjerimin e Presidentit është kritikuar dje nga një raportim të "Zërit të Amerikës", duke i kujtuar se marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë çështje që trajtohen në mënyrë politike nga shumicat parlamentare. "Megjithatë, çështja nuk është thjesht dhe vetëm në dorën e shumicës. Në këtë rast bëhet fjalë për një "marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë" dhe sipas ligjit të posaçëm të miratuar në 2016, marrëveshje të tilla "mund të nënshkruhen nga Presidenti i Republikës ose nga Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave apo çdo zyrtar i lartë, në çdo rast me autorizim nga Presidenti i Republikës". Pra roli i kreut të Shtetit është vendimtar, dhe deklarata e zotit Meta, nuk duket të ketë qenë thjesht një opinion, por bërja e qartë e faktit se ai është i vendosur të luajë plotësisht rolin dhe kompe-

tencat që i njihen në këtë rast",- thuhet në artikullin e Zërit të Amerikës. Qëndrimet e ndryshme për marrëveshjen kanë nisur kur ende nuk kemi një produkt zyrtar final. Ndërkohë më e rëndësishme është ajo çfarë po negociohet mes ekipit shqiptar dhe atij grek. Detajet e para që janë bërë publike flasin për probleme serioze me paktin e ri. Koloneli në pension, Myslim Pashaj, eksperti që ngriti alarmin kombëtar për shkeljet e marrëveshjes së vitit 2009 e sheh situatën aktuale në dëm të palës shqiptare. Në intervistat e dhënë në media, Pashaj thotë se "ekziston një draft marrëveshjen që është hartuar në diktatin e palës greke". Po sipas tij, draftmarrëveshja nuk është firmosur nga një anëtar i ekipit shqiptar dhe kjo tregon "se Pakti 2 ka probleme shumë të rënda". Eksperti nuk e fsheh se kemi të bëjmë me një tjetër marrëveshje ku pala shqiptare del e dëmtuar. E vërteta e "Pakti 2" do të zbulohet vetëm kur qeveria shqiptare do të pranojë të publikojë detajet e marrëveshjes për të cilën është rënë dakord mes palëve. Ajo që është urgjente në këtë situatë është transparenca. Qeveria shqiptare duhet të flasë më qartë për këtë marrëveshje, pasi shumica e asaj që dihet sot ka dalë në publik vetëm nga Ministri i Jashtëm grek dhe nga media greke. Qeveria "Rama" duket më shumë e shqetësuar për mënyrën sesi do të bëjë të vlefshme marrëveshjen dhe jo për territorin që humb Shqipëria. Në çështjen e negociatave me Greqinë ka rëndësi qëndrimi i përbashkët i palës shqiptare. Ndërsa Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm po nxitohen të miratojnë një marrëveshje duke anashkaluar rolin e institucioneve, kreu i shtetit po u tregon rrugën sesi kjo marrëveshje të jetë e pranueshme dhe të mos krijojë probleme si pakti i parë. Por para se të arrihet të miratimi i paktit, qytetarët kanë nevojë urgjente që qeveria t'u tregojë se çfarë po negocion me Greqinë. Q. Xhani


POLITIKE

4

E shtunë, 6 TETOR 2018

Ceremonia e diplomimit - Shpresa te magjistratët e rinj, brezi i korruptuar do të largohet nga sistemi

N

ë diplomimin e 16 magjistratëve të rinj, zv/ambasadorja e SHBA kërkoi që të largohen nga sistemi i drejtësisë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Gjithashtu diplomatja bëri thirrje që Kuvendi mos të mbajë peng sistemin e drejtësisë, shqetësim ky i ngritur nga drejtori i Shkollës së Magjistraturës. 16 magjistratët e sapo diplomuar janë shpresa e vetme për diplomatët e huaj për të pastruar sistemin e drejtësië në Shqipëri nga korrupsioni. Në pritje të ambasadorit të ri në Tiranë, zv/ambasadorja Leyla Moses Ones ka përsëritur edhe njëherë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin ligjor dhe Shqipërinë. Duke folur në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj, zv/ambasadorja amerikane tha se SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër atyre që përpiqen të rrëzojnë sistemin e drejtësisë. “Ju përfaqësoni fytyrën e ndryshimit. Gjithçka që nuk do të ndryshojë është mbështetja e palëkundur e SHBA për shtetin ligjor dhe Shqipërinë. SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër atyre që përpiqen të rrëzojnë sistemin e drejtësisë, SHBA do të vazhdojnë të jenë këmbëngulëse në thirrjet tona për një gjyqësor etik, SHBA do të dalin kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që përdorin pozitat e tyre për tu pasuruar, për të favorizuar të fortit apo për të shmangur dhe vetë drejtësinë e tyre.SHBA do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, përkushtimi i SHBA ndaj shtetit ligjor në Shqipëri është i patundur, i pandryshueshëm dhe i panegociueshëm”- u shpreh Leyla Moses Ones. Zëvendës/ambasadorja tha se SHBA do të vazhdojë të qëndrojë me atë shërbëtorë publikë

SHBA nuk harron Shullazin dhe Tahirin, Ambasada apel drejtësisë: Vazhdoni hetimin

të ndershëm dhe të bindshëm që po ndërtojnë një të ardhme më të ndritur dhe etike për gjyqësorin në Shqipëri. Ajo theksoi se duhet të vijojë hetimi ndaj Tahirit e Shullazit dhe se SHBA mbështet investigimin ndaj tyre. Gjithashtu diplomatja amerikane i kërkoi politikës që të impenjohet për të zhbllokuar ngritjen e organeve të vettingut. “Ta shihni ta bëjnë

këtë për çështjen e Shullazit, ta shihni ta bëjnë këtë për hetimin e Tahirit. Për sa luftoni për drejtësi për të gjithë gjatë gjithë kohës, SHBA do të jenë gjithmonë në anën tuaj. SHBA do të vazhdojnë gjithashtu të nxisin drejtuesit politik të Shqipërisë që të bëjnë pjesën e tyre për të krijuar një sistem gjyqësor më të mirë për të gjithë, të kërkojë që depu-

tetët e Kuvendit të punojnë së bashku. Ata duhet të punojnë së bashku për të ndryshuar ligjin e qeverisjes në mënyrë që Shkolla e Magjistraturës të mbushë këto karrige me të diplomuarit e ardhshëm. Sistemi i drejtësisë së nesërme varet nga veprimi i Kuvendit sot”- tha Leyla Moses Ones. Diplomatja amerikane vuri në dukje se gjithashtu do vazhdojmë të mbështesim ngritjen e SPAK dhe BKH. “Gjithashtu do të vazhdojmë përpjekjet për të ngritur SPAK-un dhe BKH. Këto institucione do të forcojnë kapacitetet e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. SPAK dhe BKH përfaqësojnë epokën e re të daljes nga e shkuara e njollosjes së korrupsionit dhe përfaqësojnë llogaridhënien e re për popullin shqiptar”- u shpreh dje Zv/ambasadorja Leyla Moses Ones. Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi, gjatë ceremonisë së diplomimit kritikoi Parlamentin, që sipas tij mban peng 16 magjistratët e rinj. “Jeni brezi i parë, por edhe i fundit i magjistratëve të diplomuar, por të papunë. Që mbetet peng i organeve të reja të sistemit të drejtësisë ende të pangritura”- u shpreh Sokol Sadushi. Ndërsa, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, u lexoi studentëve të tij edhe njëherë manualin me cilësitë që duhet të ketë një gjyqtar apo prokuror i ndershëm, edhe pse vetë ai ndodhet ende në vettimg pas apelimit që i bëri KPA rikonfirmimit në

MINISTRJA E MBROJTJES

Xhaçka kërkon që një nga samitet e NATO-s në 2019 të mbahet në Tiranë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në mbyllje të Ministerialit të Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili u mbajt në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, u bëri një ftesë të veçantë drejtuesve të NATO-s dhe vendet anëtare. Ministrja propozoi që një prej Ministerialeve të NATO-s për vitin e ardhshëm të mbahet në Tiranë. “Do kisha kënaqësinë që Ministeriali i NATO-s në 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë të zhvillohet në Tiranë”, u shpreh Xhaçka. Këtë propozim ministrja Xhaçka e bëri gjatë darkës zyrtare në prani të sekretarit amerikan Mattis, sekretarit të përgjithshëm Stoltenberg dhe ministrave të Mbrojtjes të NATO-s. Ministerialet e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s mbahen 3 herë në vit. detyrë. “Duhet të llogarisni se në punën e përditshme do të keni të bëni edhe me ndërhyrje presione apo joshje të vrasëseve apo edhe kriminelëve të tjerë të rrezikshëm që kërkojnë lehtësi, apo edhe pafajësi”- theksoi Xhezair Zaganjori. Vetë magjistartët e rinj që do të jenë pjesë e vendimeve të drejta apo jo, apeluan që Parlamenti të zhbllokojë pr/ ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në mënyrë që ata të punësohen.

KREU I PARTISË REPUBLIKANE NË ASAMBLENË E OSBE: BALLKANI SHFAQ PROBLEME

Mediu: Korrupsioni dhe krimi, në nivelet më të larta qeverisëse I

sh-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së ka theksuar se Ballkani është një nga problemet e papërfunduara, ku konfliktet shfaqen herë pas here. Gjithashtu, Mediu ka theksuar se mbështet fuqimisht dialogun me Serbinë, por ka shfaqur rezerva në lidhje me idenë e shkëmbimit të kufijve, që sipas tij, kjo ide mund të krijojë probleme, që do të çonte në një zinxhir konfliktesh të reja në Ballkan. Më tej, Mediu ka folur para pjesëmarrësve në Asamble mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta qeverisëse, ekonominë e

dobët dhe papunësinë të cilat ndër të tjera, po shkatërrojnë në themel të ardhmen demokratike të vendeve tona. “Në fjalën time në Asamblenë Parlamentare të OSBE duke diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe çështjet e sigurisë theksova: Ballkani është një rajon me probleme të pa përfunduara, me tensione, si dhe konflikte të cilat shfaqen herë mbas here. Vazhdimi dhe përfundimi i dialogut të Kosovës me Serbinë është domosdoshmëri, por ideja e ndryshimit të kufijve do çonte në një zinxhir konfliktesh të reja në Ballkan. Europa duhet të flasë me një gjuhë, është e pakuptimtë që Brukseli

dhe Rusia pranojnë ndryshim territoresh, ndërsa Gjermania, Britania dhe vendet kryesore të BE-së, janë kundër. Referendu-

mi në Maqedoni nuk tregoi se maqedonasit janë kundër fqinjësisë së mirë me Greqinë, janë kundër anëtarësimit në BE dhe

NATO, por Europa ka dështuar në marrëdhënien e saj në Ballkan. Duhet të kuptojnë: Lodhjen dhe skepticizmin e krijuar në Ballkan me procesin e anëtarësimit në BE; Ekonomia e dobët dhe papunësia; Korrupsioni dhe krimi i organizuar në nivelet më të larta qeverisëse; Europa ka zëvendësuar bashkëpunimin me institucionet dhe standardet Demokratike, me mbështetjen për “Liderët e Fortë” në drejtim të qeverive të lidhura qartë me krimin dhe korrupsionin në emër të një stabiliteti fals që po shkatërron në themel të ardhmen demokratike në vendet tona”, u shpreh dje kreu i PR-së, Fatmir Mediu.


POLITIKE

5

E shtunë, 6 TETOR 2018

DEPUTETJA E PARTISË DEMOKRATIKE

D

eputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zbritur në terren për t’u njohur me shqetësimet e banorëve, konkretisht në disa zona përreth Tiranës. Përmes një publikimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin “Facebook”, Tabaku shkruan se në këto vende jetojnë 5 mijë banorë, ndërsa me ironi shkruan se këto zona janë të bekuara nga Perëndia, por sipas saj, qeveria i ka lënë në harresë. Duke u ndalur tek fenomeni i largimit të të rinjve, Tabaku tregon një bashkëbisedim me një 16-vjeçar, i cili i ka rrëfyer se bashkëmoshatarët e tij janë larguar nga vendi për shkak të kushteve të vështira ekonomike. “Bashkë me Benin, Besimin dhe Feridin vizitova disa fshatra të zonës Zallherr, Kasallë, Çekrez, Qinam, Kallmet, Orit dhe Rradhesh të lënë në mëshirë të fatit pas Reformës territoriale. Në këto zona ku banojnë rreth 5 mijë qytetarë por nuk ka pasur asnjë investim, nuk kanë ujë (megjithëse kanë burime ujore për të furnizuar gjithë Tiranen), rrugë dhe investime. Mënyra e vetme e jetesës është emigracioni i të rinjve dhe puna e grave në fasoneri. Më bëri përshtypje biseda me Has Gjokën, një i ri 16 vjeçar i cili

Jorida Tabaku në Zall-Herr: 5 mijë banorë në “harresë”

shprehet i shqetësuar për largimin e bashkëmoshatarëve të tij dhe situatën ekonomike të familjes. “Taksa kanë për të vendosur edhe për tokat tona. ujin e nxjerr me lekët e tua e ata të vënë taksën për ujin që e ke nxjerrë me lekët e tua, me djersën tënde. Nuk ka

një familje këtu që nuk ka një fëmijë në Angli ose Gjermani. Vëllai im ka tre vjet në Gjermani, kot.” Ekonomia reale shihet tek njerëzit, jo tek pamjet me ngjyra që nxjerr propaganda e qeverisë! Kjo është Shqipëria reale!”, shkruan Tabaku.

Deputeti Flamur Noka: Kush i fsheh 10 kamerat që kanë filmuar Taulant Ballën në Fushë-Krujë?

“Xhisiela”, PD: Në komisariat ka 10 kamera, s’tregohet çfarë filmuan P

artia Demokratike pavarësisht padive penale ndaj përfaqësuesve të saj nga Taulant Balla nuk heq dorë nga akuzat ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së si i përfshirë në kërcënëmin e oficerit Emiliano Nuhu në zyrën e këtij të fundit. Përmes një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Flamur Noka ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe policisë për rastin e Xhisiela Malokut, ku akuzohet dhe është arrestuar Rexhep Rraja që është dhe djali i deputeti të PS-së Rrahaman Rraja, i cili akuzohet për dhunë dhe përndjekje ndaj vajzës. Nga foltorja e selisë blu, Noka tha dje se në policinë e Fushë Krujës janë 8-10 kamera, por me urdhër të Edi Ramës, nuk tregon çfarë përmbajnë pamjet e 21 korrikut, kur sipas tij deputetët socialistë Taulant Balla dhe Rrahman Rraja si dhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi, morën pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhut që denoncoi rastin. “Edi Rama ka folur për gjithçka këto 10 ditët e fundit, por ai dhe qeveria e tij nuk kanë guxuar të japin asnjë shpjegim se çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së Fushë Krujës më 21 Korrik. Policia, nën urdhrat e Edi Ramës hesht prej 10 ditësh për një pyetje fare të thjeshtë: A tregojnë kamerat e policisë praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në zyrën e nënkomisar Emiljano Nuhut? Taulant Balla ka nxjerrë disa versione këto 10 ditë për të mohuar dëshminë e oficerit të policisë, që tregoi se Balla, bashkë me Rrajën dhe Bushin, ishin të pranishëm,

kur atij iu vu pistoleta në kokë për të mbyllur çështjen e djalit përdhunues të deputetit socialist. Edi Rama, si regjisor i skenarit për të shpëtuar kriminelët me të cilët mban pushtetin, i mashtroi edhe mbrëmë shqiptarët. Me deklaratën e mbrëmshme se ishte Balla ai që denoncoi ngjarjen përpara se Shijak TV të

bënte publike dëshminë e nënkomisar Emiljano Nuhut, provoi se krimi e ka vënë përfund kryeministrin e vendit. Me ndihmën e makinerisë së propagandës së Edi Ramës, Taulant Balla, po bën çdo përpjekje që njerëzit të harrojnë se ditën e parë ai e quajti edhe përdhunimin një “idiotizëm”, se ditën tjetër tha se kishte

DEPUTETI I PD-së

Audiopërgjimi, Salianji dëshmon për dy orë në Prokurori: Kam pamje të reja

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka dhënë dëshminë e tij për rreth 120 minuta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku tha se ka dorëzuar një material për persona që janë dijeni për rrethanat e çështjes. “Pa diskutim që në kuptimin e provës që dorëzova me procesverbal për prokurorinë ka qenë një material për personat që kanë dijeni për rrethanat e çështjes dhe unë me këtë cilësi isha në prokurori qëndrova gjatë për të dhënë çdo përgjigje dhe për të thënë çdo gjë që di. Fatmir Xhafaj nuk mund ta hetojë dot veten. Sot ai drejton hetimet për vëllain e vet të kapur në trafik. Bashkë me Ramën por punojnë për të varrosur çështjen. Për këtë arsye nuk kam besim tek prokuroria. Ka dy muaj që zvarritet çështja për t’i lënë mundësi Xhafaj e Ramës për të fshirë provat. Prokuroria dhe qeveria lejuan që Agron Xhafaj të ikte për të mos u dënuar për veprën penale të re. Prokuroria nuk ka thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen kryeministrin Edi Rama. Prokuroria thotë që ekspertiza nga Britania e Madhe rrëzon versionin e PD Janë broçkulla të cilat i broçkullit kryeministri dhe i pompojnë mediat. Nuk janë thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen, Rama, Xhafaj e Balla. Kemi paraqitur provat konkrete. Kam çmontuar për dy orë provat e pavërteta. Kam prova për personat që kanë dijeni për këtë çështje për të treguar dy standarde që ka Ministria e Brendshme”, deklaroi dje deputeti demokrat Ervin Salianji. qenë në një aktivitet publik, pastaj tha se kishte qenë në një inaugurim dhe në fund tha se kishte qenë për peshkim. Në 10 ditë 4 versione të ndryshme për vendndodhjen e Taulant Ballës, i cili u zhyt edhe më thellë me falsifikimin e tabulateve të rreme telefonike që po përhap në media prej mbrëmjes së djeshme. Atëherë çfarë e pengon Edi Ramën të publikojë pamjet që provojnë praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rexhep Rrajës në Policinë e Fushë Krujës? Nënkomisar Emiljano Nuhu bëri publik faktin se atje ndodhen 8-10 kamera, të cilat kanë rregjistruar çdo lëvizje të datës 21 korrik. Skenari për të mbuluar të vërtetën me heshtje, kërcënime dhe manipulime nuk do të ketë sukses. Shqiptarët e dinë se nga arkitekt i bashkëqeverisjes me krimin, Edi Rama është shndërruar në peng të krimit të organizuar”- deklaroi dje deputeti demokrat, Flamur Noka.


FORUM

Nga Sokol Sadushi*

N

derimi në një ditë të veçantë si kjo e 16 magjistratëve të diplomuar, por edhe urimi për 9 studentët e sapoardhur në Shkollën e Magjistraturës është një traditë e bukur, e krijuar prej vitesh dhe që përkon me fillimin e vitit të ri akademik. Organizimi me shumë dëshirë dhe solemnitet i kësaj ceremonie, me praninë e shumë miqve dhe, në veçanti, të personaliteteve vendase e të huaja, është për t'iu nderuar Ju, si brezi më i ri i magjistratëve, që pas përfundimit me sukses të studimeve, po prisni me padurim përfshirjen në një sistem të ri drejtësie. Si drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe si një ndër pedagogët tuaj, më dhatë kënaqësinë por edhe privilegjin për t'iu shpallur zyrtarisht, të diplomuar si magjistratë. Urime! Pas një periudhe intensive 3 vjeçare dhe të mundimshme, me shumë përgjegjësi mbi vete për të përballuar suksesshëm një konkurrim të ndershëm mes kandidatëve, 10 nga ju, të përzgjedhur në profilin e gjyqtarit dhe 6, në atë të prokurorit, pritet t'i bashkohen komunitetit të magjistratëve. E gjithë puna juaj dëshmon për vështirësitë që keni kaluar, ndërkohë që u përgatitët edhe për sfidat e mëdha, me të cilat do të duhet të ballafaqoheni gjatë gjithë karrierës. Ju duhet të ndiheni krenar për sa keni arritur, falë aftësisë, punës së mundimshme, përkushtimit, por edhe sakrificave tuaja. Ashtu siç besoj se, do t'i jeni mirënjohës Shkollës së Magjistraturës, në veçanti, pedagogëve të saj, për përkushtimin, profesionalizmin, përgjegjësinë, ndershmërinë dhe objektivitetin në vlerësim, organeve drejtuese për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe stafit administrativ për ndihmën e pakursyer që ju kanë dhënë. Nga ana tjetër, janë mbështetja, përpjekjet, sakrificat dhe inkurajimi i familjeve, miqve dhe të gjithë njerëzve tuaj më të dashur, që e ka dhënë rezultatin e vet. Ata e meritojnë, gjithashtu, mirënjohjen prej jush. Të gjithë ne bëmë detyrën tonë, por merita kryesore ju përket Juve, që ia arritët kësaj dite. Të nderuar magjistratë. Ju jeni brezi i magjistratëve që do të mbeteni në memorien e gjithkujt, për dy arsye. Pikësëpari,

6 E shtunë, 6 TETOR 2018

Dy fjalë, për ju që do keni në dorë sistemin e drejtësisë hyrja juaj në Shkollën e Magjistraturës përkoi me fillimin dhe hedhjen e themeleve të procesit historik të Reformës në Drejtësi, proces që gjatë këtyre tre viteve eci krahas shkollimit tuaj. Konsiderojeni si një privilegj, sepse jeni përgatitur në këtë shkollë, duke ndjekur rrugëtimin e të gjithë procesit legjislativ, ku kontributi juaj dhe, në veçanti, i pedagogëve të kësaj Shkolle, ka lënë gjurmët e veta. Nga ana tjetër, jeni brezi i parë, por edhe i fundit i magjistratëve të diplomuar, por të papunë, që mbetët peng i organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ende të pa ngritura. Megjithë mungesën e vullnetit politik të ligjvënësit për të zgjidhur natyrshëm emërimin tuaj si magjistratë, ashtu siç vet e kish pranuar përgjatë dy viteve që pasuan ndryshimet kushtetuese, jam i bindur se shumë shpejt, ndoshta brenda vitit, Ju do të ndjeheni krenar që nuk do i mbeteni borxh politikës. Ngritja shumë shpejt e dy organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, do përmbysë epokën e mbrapshtë, ku emërimet e magjistratëve kushtëzoheshin edhe nga orekset e politikës, do të hap një periudhë të re për pranimet e reja në Shkollën e Magjistraturës, si dhe do të përmbyll përfundimisht fenomenin e papunësisë në radhët e magjistratëve të diplomuar. Në këtë moment historik për vendin dhe për sistemin e drejtësisë, në veçanti, Ju po përgatiteni të filloni detyrën si magjistratë. Reforma në drejtësi është në rrugën e saj. Ju keni fatin, ashtu si edhe përgjegjësinë të filloni së bashku me funksionimin e mekanizmit të ri, për të bërë drejtësinë që nevojitet. Ju jeni magjistratët e rinj dhe po filloni një betejë, fati i të cilës do varet edhe nga modeli që vetë ju do të prezantoni. Ky është veçse fillimi për arritjen e një objektivi, përmes një rruge jo të lehtë dhe me sakrifica, që është projektuar tashmë në vizionin tuaj. Jeni të vetëdijshëm për pushtetin që ju jepet, për dinjitetin e funksionit që do të kryeni, ashtu si edhe për kufizimet që ju imponohen. Jemi të bindur se Ju do të dëshironi të jeni të suksesshëm, por për të qenë të tillë duhet, pikësëpari, të jeni në gjendje për të ndryshuar gjërat që mund dhe du-

het të ndryshohen. Prandaj, duhet të prireni nga mesazhi që jepet në thënien e një studiuesi të njohur se, "të mësosh dhe të mos veprosh është njëlloj si të mos mësosh; ta dish dhe të mos e bësh është e njëjta gjë si të mos e dish.". Përvoja na ka mësuar se nëse duam diçka në jetë, duhet të kërkojmë më të mirën. Kjo do të thotë se jeta është një garë, një konkurrencë, ndaj duhet që secili të përpiqet ta fitojë atë. Vetëm kur gjithsecili nga ju arrin me modesti të pranojë dhe të marrë përgjegjësi dhe me guxim të përballet me sfidat që i dalin, atëherë i ka mundësitë për ta prekur suksesin, dhe për të bërë të mundur që gjërat të ndodhin në të vërtetë. Opinioni publik, shoqëria, në veçanti, qytetari presin shumë nga ju. Dhe ju e dini mjaft mirë se, sa na nevojitet një magjistrat me integritet, me kurajë, me durim dhe maturi për të vepruar në emër të së drejtës. Detyra që do të ushtroni është një pushtet i fuqishëm. Si me të gjithë pushtetet, edhe me drejtësinë abuzohet, ashtu siç pranohet se edhe magjistratët gabojnë, por nga ju kërkohet që të jeni gati dhe të hapur për të pranuar gabimet dhe për të mësuar prej tyre. Pavarësia u jepet për të garantuar detyrën, por nuk ju bën të pakontrollueshëm. Natyrisht, Ju e njih-

ni ligjin dhe fuqinë e tij dhe keni mësuar, gjithashtu, se ligji vendos kufij për të gjithë, në veçanti për Ju. Prandaj, pushtetin që ligji iu ka dhënë nuk duhet ta keqpërdorni. Vetëm në këtë mënyrë do të forconi besimin e publikut te sistemi i drejtësisë. Ne shpresojmë dhe besojmë se kemi bërë maksimumin për t'iu përgatitur për sfidat e shumta që ju presin, dhe ju kemi inkurajuar në vizionin për të ardhmen. Ne kemi besim se Ju i keni mundësitë dhe aftësitë për të kontribuuar që sistemi i drejtësisë të mos vijojë të etiketohet si një sistem i korruptuar, i pandëshkueshëm, i prekur nga presioni dhe ndikimi politik. Ne bëmë sa mundëm të kryejmë detyrën tonë, ashtu siç bëtë edhe ju tuajën, por detyra juaj e vërtetë nuk përfundon këtu. Ajo këtu fillon. Me shpresën për një karrierë të gjatë, të suksesshme dhe të ndershme për Ju, do të dëshironim të ndiheshim krenar. Por kjo varet vetëm nga Ju. Prandaj, jepuni mundësinë njerëzve t'iu vlerësojnë, por edhe t'iu besojnë se tash ka ardhur koha që drejtësia të bëjë vërtetë drejtësinë që na ka munguar dhe që aq shumë na nevojitet. Suksese në misionin tuaj të ri, të nderuar magjistratë të diplomuar. *Drejtor i Shkollës së Magjistraturës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E DREJTESISË DHOMA KOMBETARE E PERMBARUESVE GJYQESOR PRIVAT

KERKESE PER SHPALLJE (PËR SHITJEN E SENDIT TË PALUAJTSHËM NË ANKAND) Pranë permbaruesit Gjyqesore Besart Shehu, janë kryer veprimet permbarimore në lidhje me pasurinë 5/385, Vol. 14, Faqe 184, të ndodhur në Kavajë. Aktualisht është duke u proceduara me shpalljen e ankandit të parë per shitjen në ankand të kësaj pasurie. Në referim të nenit 568 të Kodit të Proçedurës Civile, kërkoj; SHPALLJE Për shitjen në ankand të sendit të paluajtshëm, si më poshtë treguar: Lloji i pronës: Ndërtesë me sip. 200 m². Vendndodhja: Lagjia nr.2, Kavajë, “Barë Restorant Palma, Rruga Nacionale Tiranë Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, Zona Kadastrale: 8551, Numri i Pasurisë: 5/385, Vol. 14, Faqe 184.I cili është në pronësi të debitoreve Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra) të dy me banim në Kavajë. Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit, duke i Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit, duke i INFORMUAR SE Çmimi i ri i sendit të paluajtshëm që shitet ka vlerën e 10.976.000 (dhjetë milion e nënteqind e shtatëdhjet e gjashtë mijë (lekë). Ankandi II për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndroje i publikuar deri më datë 21.10.2018. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është pranë Zyrës së Përmbaruesit Gjyqesor Privat Besart Shehu, ne adresën Rr. “Abdyl Frasheri” Pll.3/3 Tiranë. Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohen në të gjithë afatin 30-ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 21.10.2018 duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar. Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë bankare të përmbaruesit Gjyqesor Besart Shehu pranë -SOCIETE GENERALE ALBANIA”, në numrin e llogarisë 1272077 dhe me numër IBAN AL 02213110130000000001272077, në monedhen lekë ose, -RAIFFAISEN bank sh.a, në numerin e llogarisë 11119758 dhe me nr.IBAN AL72202111230000000011119758, ne monedhen leke. PËRMBARUES GJYQËSOR BESART SHEHU Adresa : Rr « Abdyl Frasheri », Palllati 3/3, Tiranë Cel: 0672081286 e-mail :besartshehu@hotmail.com


POLITIKE

7

E shtunë, 6 TETOR 2018

Nënkryetari i PD-së: Hetim edhe ndaj deputetit Rrahman Rraja, si dhe duhen verifikuar akuzat ndaj Kryetarit të Grupit parlamentar të PS-së dhe Kryetarit të Bashkisë Krujë

Intervistoi: Herion Mesi Për opozitën mbajtja në burg e Rrexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, me akuzën e përndjekjes së Xhisiela Malokut, është një akt për ti hedhur hi syve publikut, pasi për të, duhet të nisë hetimi edhe për vetë deputetin Rraja, kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, si dhe ndaj kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi, të cilët akuzohen nga nënoficeri Emiljano Nuhu si persona që kanë kërcënuar për fshehjen e rastit të Xhisielës. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një intervistë për “Koha Jonë” shprehet se kërcënimet shkuan deri në dënim me vdekje ndaj nënoficerit të policisë. Sipas Spahos, i turpshëm dhe i dënueshëm ishte edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama, i cili duke u rreshtuar në mbrojtje të larove të tij e cilësoi nënoficerin që kryente detyrën “horr”. “Hetim duhet ushtruar edhe ndaj deputetit Rrahman Rraja si dhe duhen verifikuar kamerat e stacionit të policisë Fushë-Krujë për akuzat ndaj Kryetarit të Grupit parlamentar të PS-së dhe Kryetarit të Bashkisë Krujë”- shprehet Spaho. Nënkryetari i demokratëve nga ana tjetër pohon se me zgjedhjet në strukturat në bazë të partisë, Partia Demokratike ka nisur përgatitjet edhe për zgjedhje të reja. Por për Spahon, nuk mund të ketë zgjedhje pa ç’instaluar më parë sistemin kriminal, sipas tij, që ka vendosur Edi Rama. “Për çfarë zgjedhjesh flasim kur djali i arrestuar i deputetit Rrahman Rrahja i drejtohet Kryetarit të opozitës me fjalët ta tregojmë ne në zgjedhje ty?! Për këto zgjedhje flasim, për zgjedhje me banda dhe para krimi të organizuar?! Në këto kushte detyra e parë e opozitës është të çmontojë krimin e organizuar dhe qeverisjen e Edi Ramës të lidhur me të”- u shpreh për “Koha Jonë”, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho. Z. Spaho prej disa ditësh ka një përplasje politike për sa i përket një deklarate të një oficeri të policë, Emiliano Nuhu, ku përfshihet edhe një vajzë e cila ka bërë denoncim për dhunim ndaj djalit të deputetit socialist Rrahman Rrahja, dhe po sipas dëshmive të Nuhut në media ka ndërhyrë edhe Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Krujës në tentativën për fshehjen e saj. Si e komentoni ju këtë ngjarje? Ngjarja ka më shumë se dy muaj që ka ndodhur, por mazhoranca për një farë kohe ja arriti ta mbulojë. U desh intervista e një nënoficeri të guximshëm të policisë për ta risjellë në vëmendje të publikut këtë skandal të vërtetë, ku shteti merr në mbrojtje njerëz të veshur me pushtet, të cilët i kanosen, e përndjekin, e masakrojnë, e rrëmbejnë qytetaren e pafajshme. Tre kallëzime penale bëri ajo dhe asnjë prej tyre nuk u mor nga policia, përkundrazi, kërcënohej t’i tërhiqte. Më pas presioni dhe kanosja u drejtuan ndaj Emiljano Nuhut për të mos hetuar dhe mbyllur çështjen, madje kërcënimet shkuan deri në dënim me vdekje ndaj tij. Megjithëse u njoftuan organet më të larta të shtetit, asnjë veprim nuk u ndërmor derisa nënkomisari në mbrojtje të vetes dhe

familjes së tij u detyrua të bëjë denoncim publik. I turpshëm dhe i dënueshëm ishte reagimi i Kryeministrit, i cili duke u rreshtuar në mbrojtje të larove të tij e cilësoi nënoficerin që kryente detyrën “horr i kthyer në hero, që ka penguar hetimin dhe e ka përdorur atë për të fituar strehim politik”. Ky skandal është një tjetër shembull në rastet e panumërta të abuzimit të rëndë me pushtetin të përfaqësuesve të Rilindjes, të lidhjeve të tyre kriminale dhe të përdorimit të policisë dhe prokurorisë si mburoja të veprimeve të tyre. Ndërkohë, të dielën ka pasur zhvillime mbi këtë ngjarje, ku ndaj djalit të deputetit është ekzekutuar një urdhër arrestimi, një arrestim ky që vjen pas akuzave të kryeministrit ndaj oficerit Nuhu që është dhe denoncuesi i kësaj ngjarjeje. Si e shikoni këtë qasje? Dhe në gjykimin tuaj, a mbaron historia me arrestimin e djalit të deputetit? Është një tentativë tjetër për ti hedhur hi syve opinionit publik. Duke mos pasur rrugë tjetër, në tentativë për të shpëtuar sa më shumë që të jetë e mundur, e arrestojnë dhe akuzojnë për përndjekje në një kohë që ai duhet arrestuar për kanosje, dhunim, përdhunim, plagosje, rrëmbim personi, mbajtje arme

Spaho: Nuk mund të flitet për zgjedhje pa ç’instaluar më parë sistemin kriminal të Edi Ramës

pa leje. Pa folur pastaj për kanosjet, kërcënimet me vdekje dhe pengimin e hetimit që kanë ushtruar ndaj nënkomisarit Emiljano Nuhu. Hetim duhet ushtruar edhe ndaj deputetit Rrahman Rraja si dhe duhen verifikuar kamerat e stacionit të policisë Fushë-Krujë për akuzat ndaj Kryetarit të Grupit parlamentar të PS-së dhe Kryetarit të Bashkisë Krujë. Por nga ana tjetër, vajza e dhunuar mohoi këtë të hënën çdo dëshmi të saj të dhënë qoftë në polici, qoftë në prokurori. Pse ky ndryshim? A kemi të bëjmë me dëshmi të rreme nga ana e saj, apo vajza është seriozisht e kërcënuar nga pushteti? Çfarë pritet të bëjë vajza e pambrojtur, e cila ka kaluar në një kalvar të gjatë pothuaj një vjeçar? Çfarë të bëjë ajo vajzë, kur policia nuk i merr denoncimin, por thërret fajtorët në komisarit të armatosur që ta kërcënojnë të tërheqë denoncimin, çfarë të bëjë ajo vajzë kur Kryeministri radhitet me kriminelët dhe i drejtohet me fjalën “horr” punonjësit të policisë që heton në mënyrë të ndershme rastin? A mendoni që ka drejtësi dhe mbrojtje të qytetarit këtu? Duke marrë shkas nga kjo ngjarje zëra të ndryshëm nga opozita kanë nisur të kërkojnë

radikalizim të qëndrimit të opozitës, me bojkot përfundimtar të Kuvendit dhe djegie mandatesh, a është koha për një qëndrim të tillë? Ne kemi paraqitur në Kuvend një paketë për luftën ndaj krimit të organizuar dhe lidhjet e tij me qeverisjen, ekonominë, drejtësinë, policinë. Elementi i parë dhe më i rëndësishëm është projektligji për vetingun e politikanëve, të cilëve duhet t’u hetohen lidhjet e mundshme me krimin e organizuar dhe të nxirren jashtë politikës. Sado që mazhoranca ta zvarrisë këtë propozim ai do të vijë në Kuvend për t’u votuar. Deri në këtë moment do mbajmë marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin. Nëse kjo iniciativë nuk votohet të gjithë opsionet janë të mundshëm. Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku po diskutohej dhe çështja e Teatrit Kombëtar u bojkotua nga anëtarët e opozitës në këshill. Do të depozitohet nga ana e opozitës kërkesa në Kuvend për hapin e radhës për pengimin e shembjes së Teatrit? Edi Rama dhe lakejtë e tij janë të vendosur në këtë çështje, pasi mendojnë të bëjnë miliona euro fitime nga ndërtimi i kullave. Ata nuk njohin asnjë barrierë ligjore në këtë drejtim sikurse e kanë treguar gjithë zhvillimet

rreth Teatrit Kombëtar. Është përgjegjësi e gjithë qytetarëve që të ngrihen dhe të mos lejojnë qoftë edhe fizikisht shembjen e godinës, duke ruajtur historinë dhe kulturën e qytetit. Para pak ditësh Ministri Gjerman që erdhi në Tiranë, tha që nuk futeshim në mënyrë automatike në Bashkimin Europian? Si e shikoni situatën politike në vend, pasi duket se dy kampet janë shumë larg një bashkëpunimi mes tyre për çështjen e integrimit? Për çfarë bashkëpunimi bëni fjalë, kur Kryeministri gënjen qytetarët e tij, duke ju thënë që negociatat janë hapur dhe bisedimet fillojnë në Qershor 2019? U desh Ministri Gjerman për të vërtetuar atë që ka thënë opozita se me Edi Ramën nuk ka negociata, se ai nuk e do Europën, se ai nuk plotëson dot asnjë kriter të vendosur nga BE, se ai prioritet ka vetëm të rrijë në pushtet sa më gjatë dhe të përfitojë sa më shumë nga pasuria publike. PD ka nisur riorganizimet në bazë në kuadër të zgjedhjeve të brendshme, çfarë synohet me këtë proces? Dhe a jeni gati për zgjedhje të parakohshme? Partia Demokratike po përgatitet për zgjedhje dhe këtë synon procesi i zgjedhjeve në Parti. Por për çfarë zgjedhjesh flasim kur djali i arrestuar i deputetit Rrahman Rrahja i drejtohet Kryetarit të opozitës me fjalët ta tregojmë ne në zgjedhje ty? Për këto zgjedhje flasim, për zgjedhje me banda dhe para krimi të organizuar? Në këto kushte detyra e parë e opozitës është të çmontojë krimin e organizuar dhe qeverisjen e Edi Ramës të lidhur me të. Ndërkaq, së fundmi kampit opozitar i është bashkuar PDIU-ja, parti që deputetët e saj janë rreshtuar me PS-në. Sa i nevojshëm dhe sa i besueshëm është një koalicion me këtë parti për të djathtën? A mund të ndikojë në prishjen e bashkëpunimit me PBDNJ-në? Nuk ka asnjë prishje të bashkëpunimit opozitar, pasi PDBNJ është pjesë e këtij fronti. Ne i bëjmë thirrje çdo force politike që ka dëshirë të kontribuojë në çinstalimin e diktaturës kriminale të Edi Ramës që të bashkohet me ne. Kjo është e vetmja rrugë dhe mundësi për ta rrëzuar këtë klikë nga pushteti.


POLITIKE Nga Herion Mesi

R

eforma zgjedhore nuk do të ndryshojë sistemin zgjedhor në Shqipëri, por do të ndërhyjë në çështjet kryesore të fushatës elektorale dhe zhvillimit të zgjedhjeve. Është ky vlerësimi i socialistëve të cilët ka hartuar draftin e amendimeve të Kodit Zgjedhor të bërë nga ekspertët e Partisë Socialiste, të cilët kanë ecur përpara pa opozitën e cila ka bojkotuar jo vetëm komisionin, por edhe punimet e Kuvendit në tërësi që prej nisjes së sesionit të ri parlamentar. Në draftin e socialistëve nuk gjendet e përkthyer as kërkesa e vetë PS-së për votimin e emigrantëve. Burime pranë selisë rozë shpjeguan se ky draft është vetëm detyrimi që Shqipëria ka ndaj organizatave ku është partnere, dhe reflekton ato që ODIHR kërkon e po ashtu ato që Komisioni Evropian ka rekomanduar. Të njëjtat burime thonë se PS i ka gati edhe variantet për çështjet që janë në diskutim në tryezë me PD, por nuk mund t’i parashtrojë ato pa konsensusin e opozitës. Në fakt i gjithë dokumenti që të miratohet kërkon konsensusin e opozitës, sepse propozimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor kërkon 84 vota në parlament, pra domosdoshëmrisht duhet kërkuar edhe kontributi i opozitës, e cila deri tani nuk është shprehur dhe ka bojkotuar komisionin e reformës zgjedhore. Fushata në media Partia Socialiste, një lloj si Partia Demokratike një vit më parë, propozon ndryshime në Kodin Zgjedhor për të penguar median të transmetojnë reklama të partive apo të enteve shtetërore. Në draftin e socialistëve për reformën zgjedhore, propozohet që partitë të mos bëjnë reklama politike kundrejt pagesës 3 muajt e fundit para datës së zgjedhjeve. Po kështu edhe institucioneve shtetërore dhe enteve publike nuk u lejohen gjatë kësaj periudhe të transmetojnë reklama të paguara apo financuara prej tyre. Kjo tentativë për të dëmtuar financiarisht median nuk është e para. Në paktin politik të 18 majit, Rama dhe Basha ranë dakord të detyrojnë mediat të transmetojnë pa pagesë reklamat e partive. Asokohe kjo u sanksionua në ligjin për financimin e partive politike, ndërsa kësaj radhe, socialistët kërkojnë që kjo të vendoset në Kodin Zgjedhor, një dokument më i lartë shtetëror. Kufizime parashikohen edhe për shpenzimet në fushatë, ku shuma e shpenzuar nga një parti politike, përfshirë kandidatët e saj, nuk duhet të jetë m,ë e madhe se 2 fishi i parave që subjekti zgjedhor ka marrë nga

8

E shtunë, 6 TETOR 2018

Përjashtohen emigrantët, PS: Partitë të mos bëjnë reklama politike kundrejt pagesës 3 muajt e fundit para datës së zgjedhjeve

Kodi i ri Zgjedhor, PS propozon censurë financiare ndaj medias NENI 90/3

fondet publike për ato zgjedhje. Për afishimin materialet zgjedhore propagandistike, kryetari i Bashkisë vendos hapësira të caktuara për të gjithë, ndërsa lejohet thyerja e këtij rregulli vetëm në një largësi prej deri 5 metrash nga zyrat elektorale. Shkelja e këtyre rregullave dënohet me gjoba të rënda. Propozimet e PS-së Partia Socialiste po ashtu kërkon depolitizimin e tre niveleve të administratës zgjedhore. Në draft bie në sy zgjedhja jo më nga partitë, por me short e anëtarëve të të KZAZ-së, Komisionit të Qendrës së Votimit dhe anëtarëve të Grupeve të Numërimit të Votave. Në dokumentin e socialistëve vihet re një revolucion në numrin e trupës së administrimit zgjedhor dhe në mënyrën se si do të përzgjidhen njerëzit që do të përbëjnë KZAZ, KQV dhe grupet e numërimit. Nga 8 anëtarë që Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor ka aktualisht,

kodi i ri propozon të jenë vetëm 4. Nga 7 anëtarë që ka aktualisht Komisioni i Qendrave të Votimit, kodi i ri parashikon 3 anëtarë. Pra nga 38254 persona që administronin zgjedhjet në qershorin e vitit 2017, do të jenë 16 446 persona. Risia tjetër është se kjo trupë nuk do të zgjidhet më nga partitë politike por nga individë që do të trajnohen nga KQZ dhe do të marrin titullin administrator zgjedhor, duke e depolitizuar kështu administratën zgjedhore. Kryetari do të jetë anëtari më i vjetër në moshë dhe sekretari, personi i dytë më i vjetër në moshe. Ndryshim kanë pësuar edhe grupet e numërimit të cilat nga 4 anëtarë do të reduktohet në 2 anëtarë. Për sa i përket shitblerjes së votës, kodi i ri parashikon vetëm një deklaratë të firmosur nga kryetari i Partisë që merr pjesë në zgjedhje ku zotohet solemnisht të nuk do të përfshihet në një veprim të tillë. Sa për financimin e

partive politike, kodi ndalon financimin me para në dorë për një subjekt më shumë se 30 mijë lek të reja nga 100 mijë që ishte më parë. Njëkohësisht një tjetër masë e re është se partitë nuk do të lejohen të marrin fonde nga persona juridikë apo kompanitë të cilat kanë përfituar koncesione apo PPP në 3 vitet përpara zgjedhjeve. Po ashtu personat juridikë dhe kompanitë që financojnë një subjekt politik do të ndalohen të marrin koncesione dhe PPP me më shumë se 10 milionë lek për 3 vite pas zgjedhjeve. Megjithatë për të ndaluar abuzimet, kodi ndalon që një subjekt zgjedhor të shpenzojë gjatë fushatës më shumë para se sa 2 fishi i shumës më të madhe që KQZ akordon për një parti politike. Për të denoncuar shkeljet me financimet e partive, KQZ do të krijojë edhe një portal online gjatë periudhës së zgjedhjeve. Në lidhje me monitorimin e fushatës zgjedhore, televizioneve do të

Portali për denoncime në lidhje me financimet 1. KQZ-ja krijon dhe mirëmban për periudhën 3 muaj para datës së zgjedhjeve deri në gjashtë muaj pas datës së zgjedhjeve portalin në internet, me akses të lirë, për të denoncuar prej kujtdo shkeljet e mundshme të këtij Kodi nga subjektet zgjedhore dhe kandidatët në lidhje me financimin e fushatës. 2. Kriteret dhe procedurat e hollësishme për funksionimin dhe mirëmbajtjen e portalit, procedurat e hetimit administrativ dhe afatet e tij, si dhe konkluzionet qe duhet të arrihen në përfundim të tij përcaktohen me vendim të KQZ-së.” vijojë t’i serviren materiale të gatshme nga partitë politike për në edicionet informative por do të ndalohen reklamat politike me pagesë deri në 3 muaj përpara fillimit të fushatës zgjedhore. Ndërkohë që nga përvoja e fushatës së vitit 2017, do të ndalohen edhe materialet propagandistike si postera flamuj etj, jashtë ambienteve të përcaktuara nga Bashkia dhe do të lejohen vetëm në distancë deri në 5 metër larg zyrave elektorale. Barazia gjinore është theksuar ndjeshëm në kodin e ri duke detyruar partitë të kenë në listën e tyre një në 3 emrat e njëpasnjëshëm përfaqësëues të secilës gjini. Për këshillat bashkiakë, ky raport do të jetë një në 2 emra, pra 50%. Raporti i përfaqësimit tre gjinive do të shtrihet nga partitë politike deri në trupën e administrimit zgejdhor, KQZ, KZAZ dhe KQV. Ndërprerja e mandateve Dispozita e zëvendësimit të mandatit të ndërprerë të deputetit do të ndryshojë në favor të përfaqësimit të gjinive. Nëse një deputet largohet para kohe nga detyra, ai zëvendësohet nga e njëjta gjini në listën shumëemërore të caktuar nga subjekti zgjedhor dhe nëse kjo listë nuk ka më përfaqësues të së njëjtës gjini me deputetin e larguar, atëherë të drejtën për të marrë mandatin e ka një përfaqësues i së njëjtës gjini të partisë së dytë të koalicionit.


POLITIKE

9

E shtunë, 6 TETOR 2018

Marrëveshja me Shqipërinë - Për herë të parë BE nënshkruan për kufijtë me një vend jo anëtar

B

ashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë, duke iu lejuar rojeve kufitare të Bashkimit Evropian të hyjnë në territorin tonë për të ndihmuar në kontrollet e migrantëve. Ky rast njëherësh shënon paktin e parë të këtij lloji që është arritur në mes të BE-së dhe një vendi që nuk është pjesë e bllokut evropian. Nga selia e BE-së është thënë të premten se marrëveshja synon “të luftojë migrimin joligjor, në

veçanti ndryshimet në valët e migrimit dhe krimet e lidhura me kalime kufitare”. Shqipëria së fundmi është kthyer në vend tranzit për migrantët, të cilët udhëtojnë nga Greqia dhe Bullgaria në vendet tjera të BE-së, pas forcimit të kufijve në Serbi. Sipas marrëveshjes, rojet kufitare mund të hyjnë në Shqipëri me lejen e Tiranës, si dhe do të jenë të armatosur. Megjithatë ata nuk do të veprojnë sipas ligjit shqiptar.

Komisioneri i BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopoulos, e ka cilësuar arritjen e këtij pakti, si “moment revolucionar në aspektin e bashkëpunimit të jashtëm të BE-së, lidhur me menagjimin e kufijve”. Gjatë këtij Ministeriali që u mbajt në Tiranë u nënshkruan 3 marrëveshje që kanë në qendër rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, menaxhimit të kufijve dhe luftën kundër drograve.

Komisioneri Evropian për Migrimin: Për momentin nuk ka problem, por ne po monitorojmë situatën

S

hqipëria rrezikon rikthimin e regjimit të vizave nëse kërkojnë azil në BE më shumë se gjysma e shqiptarëve që dalin jashtë vendit. Paralajmërimi u bë në Tiranë nga Komisioni Europian për emigracionin Dimitris Avramopulos, gjatë një ministeriali të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Çështjet e Brendshme. Gjatë fjalës së tij, Komisioneri Evropian për Migrim, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi sqaroi se çfarë e aktivizon mekanizmin e pezullimit të vizave. “Mekanizmi i pezullimit të vizave nuk është vënë në lojë, por nëse ka një rritje të emigracionit me mbi 50% të emigracionit të paligjshëm dhe ka refuzim të kthimit në vendlindje atëherë ekziston edhe kjo mundësi”- tha Avramopulos. Një mundësi tjetër është dhe nëse ka cënim të sigurisë nga aktet terroriste edhe në këto raste kërkohet aplikimi i vendosjes se mekanizmit të pezullimit të vizave. “Për momentin nuk ka problem, por ne po monitorojmë situatën”deklaroi Dimitris Avramopulos. Duhen rritur përpjekjet në rajon që të ulet më tej emigracioni dhe kontrabandimi, tha komisioneri Avramopulos duke i kujtuar partnerët dhe kolegët e Ballkanit Perëndimor për rëndësinë, jo vetëm të abuzimit me sistemin e azilit, por dhe të përafrojnë politikat e tyre të vizave me BE

Avramopulos: Do rikthejmë vizat për shqiptarët, nëse kërkojnë azil në BE

që të mos rrezikojnë mundësinë e lëvizjes pa viza drejt BE. Deri në fund të vitit do të bëhet një vlerësim i situatës dhe do të hartohet një raport. Këto përgjigje i dha interesimit të gazetarëve komisioneri Avramopulos në konferencën e përbashkët për

shtyp pas mbledhjes së ministerialit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor për Çështjet e Brendshme të Drejtësisë, i cili u zhvillua në Tiranë. Pyetje-përgjigjet Ju thatë që brenda vitit Bashkimi Evropian do të vendosë

nëse do të ri-kthehet regjimi i vizave ose jo. A është Shqipëria një nga vendet më problematikë, që po e detyron BE të diskutojë këtë vendimmarrje? Avramopoulos: Për sa i përket pezullimit të vizave është mirë që ju të dini se ne vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe ndërkohë më duhet të them se ky është një proces që bëjmë monitorim për të gjitha vendet, jo vetëm për Shqipërinë. E thashë pak më përpara, që do të raportojmë në fund të këtij viti në Raportin e dytë për mekanizmin e pezullimit të vizave. Mekanizmi për pezullimin e vizave mbulon të gjitha vendet, të cilat nuk përdorin viza, kështu që është paraqitur që të ulen rreziqet me migracionin e paligjshëm dhe të forcojmë përpjekjet tona të përbashkëta në këtë front. Kjo do të thotë që duhet të shmangim abuzimet, por nga ana tjetër do të thotë që të bëjmë përafrimin e politikave të vizave me standardet e politikave të Bashkimit Evropian për regjimin pa viza. Ndërkohë sistemi ose mekanizmi i pezullimit nuk është vënë në lojë. Tani, çfarë mund të çojë në vënien në lojë të këtij me-

kanizmi? Së pari, këtë mund ta bëjnë shtetet anëtare, pra nëse për një periudhë 2-mujore ato hasin në një ose më shumë nga rrethanat e mëposhtme d.m.th.. nëse ka një rritje të migracionit të paligjshëm mbi 50 % dhe n.q.s. personat refuzojnë që të kthehen. Kjo është e para. Së dyti, nëse ka një rritje thelbësore, sërish mbi 50 % në aplikimet për azil në nivele të ulëta njohjeje dhe n.q.s. ka ulje të bashkëpunimit dhe ri pranimit. Nëse ka rritje të kërcënimeve të sigurisë të shteteve anëtare, në veçanti nëse bëhet fjalë për vepra të rënda penale. Për sa i përket Komisionit, edhe Komisioni në vetvete mund të marrë iniciativën për të vënë në lojë mekanizmin e pezullimit n.q.s. nuk respektohen këto parakushte për liberalizimin e vizave. Më lejoni të them se liberalizimi i vizave u është dhënë shteteve që ju përmenda pak më sipër, por u takon autoriteteve përkatëse, por edhe vetë qytetarëve të vendeve përkatëse që të mbrojnë atë që ju është dhënë atyre nga Bashkimi Evropian. Kështu që ne po vazhdojmë, të monitorojmë situatën nuk ka problem për momentin, por gjatë gjithë kohës i kemi ‘sytë hapur’, jemi vigjilent.

Ministri i Brendshëm paralajmëron aksione të forta kundër krimit të organizuar në vend

Xhafaj kërkon bashkëpunim me vendet e rajonit për luftën kundër krimit të organizuar M

inistri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kërkuar bashkëpunim prej të gjithë vendeve të rajonit me qëllim luftën ndaj krimit të organizuar. Në takimin e përfaqësuesve të lartë për Çështjet e Brendshme të Ballkanit dhe një herë ai ka nënvizuar se krimi nuk ka kufij. “Në këtë kontekst ritheksova edhe një ftesën për ngritjen e Qendrës Rajonale për Bashkëpunimin Policor, e cila ndër të tjera do të shërbente si një nukël koordinimi midis vendeve pjesëmarrëse, jo vetëm sa i takon përballimit të flukseve migratore, por edhe për një sërë çështjesh

të tjera që janë shqetësim për vendet e rajonit dhe më gjerë, si: terrorizmi, krimi i organizuar, kontrabandimi i emigrantëve, çështjet e trafiqeve të paligjshme etj”- u shpreh ministri Xhafaj. Gjatë fjalës së tij në Ministerialin e BE-së për Ballkanin që u zhvillua në Tiranë, Xhafaj ka thënë se shumë shpejt në javët e ardhshme do të ketë goditje të grupeve të strukturuara kriminale. Po ashtu ministri Xhafaj deklaroi se shumë shpejt do të ketë aksione ndaj grupeve kriminale ku dhe priten ndalime. Sipas tij, në 11 muaj në Shqipëri janë goditur 9

grupe kriminale me mbi 130 të arrestuar dhe janë sekuestruar 17-18 milionë euro vetëm nga këto grupe kriminal. “Besoj se biem dakord që Shqipëria, rajoni dhe çështjet që po flasim janë shumë, shumë më tepër se një kriminel apo një grup i tillë, me të cilët jemi futur në një luftë pa kompromis dhe me tolerancë zero. Ky Ministerial është pikërisht vlerësimi më i mirë i faktit se krimi në tërësi dhe krimi i organizuar në veçanti, ka përherë edhe më shumë një karakter trans-nacional. Ndaj jemi këtu bashkë të gjithë, për të qenë më të organizuar më të fortë në këtë

përballje. Është fakt i njohur që gati rreth 10-11 muaj të zhvillimit të këtij operacioni, janë bërë rreth 19 operacione, janë goditur 9 grupe kriminale konkrete, janë mbi 130 të arrestuar si edhe janë rreth 1718 milionë euro të sekuestruara vetëm me këto grupe kriminale. Natyrisht ky është një proces që vazhdon. Lufta kundër krimit dhe

krimit të organizuar nuk është çështje ditësh, nuk është çështje javësh, muajsh, por meqenëse jemi këtu sot në konferencë po e përsëris dhe ritheksoj faktin, që ne jemi fort të impenjuar, fort të angazhuar në këtë proces edhe brenda vendit, edhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligj zbatuese ndërkombëtare. Dëshiroj t’ju them që në javët në vijim ju do të shihni disa goditje grupesh kriminale në përfundim të hetimeve të zhvilluara në territorin e Republikës së Shqipërisë apo në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Por ne jemi Ministra, drejtojmë në nivelin strategjik, në nivelin politik, institucional, por çështjet operacionale u përkasin agjencive ligj zbatuese dhe në rastin konkret Policisë së Shtetit”- tha ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.


SOCIALE

10 E shtunë, 6 TETOR 2018

Kryebashkiaku Veliaj i dhuroi "Çelësin e Qytetit" ministres austriake, Karin Kneissl

Veliaj: "Ky është fillimi i një miqësie të gjatë dhe të bukur" për marrjen e "Çelësit të Qytetit" nga kryebashkiaku Veliaj. Nga ana e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Austrisë, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Austria i jep vendit tonë në proceset integruese. Në frymën e kësaj miqësie që ekziston mes Austrisë

dhe Shqipërisë, por edhe të bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve austriake, kryebashkiaku Veliaj i

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim Ministren Federale të Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Karin Kneissl. Fjalët e saj të para iu kushtuan transformimit që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitet e fundit."Tirana ka ndryshuar, falë edhe politikave të përgjegjshme të ndjekura për zhvillimin e saj", tha ajo, teksa u shpreh e vlerësuar edhe

dhuroi ministres Kneissl "Çelësin e Qytetit". "Dua t'ju jap këtë simbolikë të Tiranës, qytet i cili ka një histori të pafund lidhjesh me Austrinë, veçanërisht me Vjenën, por edhe me qytete të tjera, ndaj dhe ju keni shumë miq këtu. Ju'a japim "Çelësin e qytetit" në shenjë respekti, si një derë e hapur miqësie. Ky është fillimi i një miqësie të gjatë dhe të bukur, ndaj po e dorëzoj në duart tuaja", tha Veliaj. Ministrja austriake, Karin Kneissl falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për këtë vlerësim dhe theksoi ndryshimin e madh që ka pësuar Tirana, si pasojë e politikave të duhura. Ajo theksoi se këto ndryshime, por edhe mikpritja që ka gjetur në Tiranë, e kanë bërë të ndihet shumë mirë.

Kryebashkiaku: Maratona e bën Shqipërinë më ndërkombëtare; simbolikë e progresit që duhet të bëjmë çdo ditë në Tiranë

Maratona e Tiranës gati të nisë rrugëtimin e saj

Maratona e Tiranës është gati të nisë rrugëtimin e saj për të tretin vit radhazi. Më shumë se 5 mijë vrapues, një pjesë e të cilëve fëmijë, do t'i japin jetë eventit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, që vjen si garë e certifikuar nga institucionet ndërkombëtare të atletikës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Eleni Sourani dhe organizatori i Maratonës së Athinës, Spiro Zakaris, në një konferencë të përbashkët për mediat prezantuan detajet e festës sportive, që do të nisë të dielën në orën 9.00. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi miqtë grekë për dhuratën simbolike që i sollën Maratonës së Tiranës, kurorat e ullirit që vijnë nga zona e Maratonës në periferi të Athinës. Ai theksoi se dhurata që i bëhet Maratonës së Tiranës ka një vlerë simbolike, sidomos për marrëdhëniet njerëzore mes qytetarëve të të dyja vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë. "Është shumë e rëndësishme që shteti grek dhe shteti shqiptar kanë një raport të shkëlqyer mes tyre, po ashtu edhe që kryetari i Bashkisë së Athinës dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës kanë një raport të shkëlqy-

er, por mbi të gjitha janë të rëndësishme raportet mes njerëzve. Qeveritë, kryetarët, ambasadorët, ndërrohen, por njerëzit mbeten. Ky në fakt është një investim i marrëdhënieve mes njerëzve, jo se ne nuk kishim degë ulliri, apo dikë që të bënte kurorat, por është shkëmbim njerëzor përtej kombësive. Shpirti i maratonës, i garës, i skuadrës, i atyre që përpiqen, është fantastik", shtoi Veliaj. Ai theksoi faktin që maratona përveçse do jetë një festë sportive, është edhe një mundësi shumë e mirë për promovimin e qytetit të Tiranës. "Kemi shumë garues, nga Shqipëria dhe Greqia. Në Bulevard pashë flamujt nga Pakistani, Zelanda e Re, për herë të parë në Tiranë pashë edhe një flamur nga Hondurasi. Fakti që Maratonës iu bashkuan 5 mijë vrapues nga 40 vende të botës, është një mënyrë për ta bërë Shqipërinë më ndërkombëtare, më metropolitane, më mikpritëse për kombësi që vijnë nga distanca shumë të largëta, për të treguar shpirtin e vërtetë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Ballkanit", u shpreh Veliaj. Gjithashtu, ai veçoi faktin që kjo ngjarje sportive është edhe një

shans që i vjen Tiranës për të zhvilluar sado pak edhe ekononominë e qytetit. "Vijnë mijëra njerëz që do të konsumojnë vakte, do të qëndrojnë nëpër hotele; ajo që kemi mësuar nga Athina është se jo vetëm duhet ta dish historinë, por edhe ta marketosh atë. Me qenë krenar është diçka shumë e mirë, por nuk të sjell ndonjë dobi të madhe; ama, me qenë krenar dhe me e tregu krenarinë duke ftuar njerëz për t'i rrëfyer historinë tënde, peizazhet, kulinarinë, për të kaluar disa netë në Tiranë, sjell disa përfitime që i mbeten qytetit", tha kryetari i bashkisë. Veliaj tha se Maratona e Tiranës këtë herë do dalë përtej pjesës urbane, duke kaluar edhe në pjesën panoramike të Liqenit Artificial të Tiranës, ku falë përkushtimit dhe punës intensive, tashmë çdo gjë është kuruar për të qenë gati. Ai shprehu një falënderim të veçantë edhe për të gjithë donatorët që kanë kontribuar që Tirana të jetë gati të presë këtë ngjarje të madhe sportive. "Maratona e vërtetë në fakt, është maratona e progresit, e miqësisë që kemi mes vendeve, e paqes që duam të kemi në rajon. Sot jemi në një moment shumë të rëndësishëm për të dakordësuar njëherë e mirë shumë çështje me Greqinë, me fqinjët tanë. Sot kemi një mundësi fantastike për

të filluar një tjetër maratonë të integrimit në Bashkimin Europian dhe unë besoj fort që simbolika e garës sportive të na frymëzojë për ato që janë garat jetike për kombin tonë. Jetike për kombin tonë është fqinjësia e mirë, anëtarësimi në Bashkimin Europian, progresi që duhet të bëjmë çdo ditë në Tiranë. E mezi pres që të dalim të gjithë faqebardhë dhe të kemi një garë të shkëlqyer të dielën", u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Për herë të parë, kurora e ullirit për fituesit do të vijë nga vendi i origjinës së Maratonës, 40 km nga Athina. Teksa vlerësoi Tiranën për organizimin e maratonës, Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Sourani, tregoi dega e ullirit simbolizon edhe miqësinë mes dy vendeve. "Është një gjë shumë simbolike, një simbol shumë i mirë për sportin. Më vjen shumë mirë që Tirana, qyteti ku unë jetoj e jam qytetare prej këto dy vitesh, ka një maratonë. Gjithashtu, dua t'u uroj suksese të gjithë pjesëmarrësve sepse në maratonë nuk ka rëndësi kush do fitojë, por kush arrin ta përfundojë garën", tha Sourani. Spiro Zakaris, përfaqësues i Maratonës së Athinës dhe president nderi i shoqatave të qytetit për paqen, vlerësoi organizimin e maratonës

edhe në Tiranë. "Ju falenderoj për ftesën për të qenë këtu në Tiranë, i cili është kryeqyteti më i afërt i ngjashëm me maratonën e Athinës. E konsideroj një nder të madh sepse transmetoj këtu në Tiranë mesazhin që jep rrugëtimi i maratonës. Ashtu siç besoj e dini, i vetmi sport olimpik që ka emrin e një vendi është maratona. Është e vetmja garë që ka një prejardhje historike. Duke lidhur historinë arkeologjike kam sjellë kurorat me degë ulliri nga vendi i lashtë. Gjithashtu, kam sjellë edhe medaljen që japim në maratonën origjinale të Athinës, që bashkëpunimi ynë të zgjatë sa më shumë", tha Zakaris. Për arsye të mbarëvajtjes së Maratonës së Tiranës, ditën e dielë do të kryhet devijimi i qarkullimit të automjeteve në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në Rrugën e Kavajës dhe atyre që të shpien në Parkun e Liqenit Artificial.


DOSSIER ANALIZË Nga Veton Surroi Si u bë që njeriu i cili hartoi marrëveshjen e prillit 2013 dhe e shpalli atë të jetë arritje historike, tani thotë se situata mes Kosovës dhe Serbisë nuk funksionon. Por si nuk po funksionon: A nuk u nënshkrua marrëveshja historike për normalizim më 2013? A nuk u integrua veriu? A nuk u njoh de facto Republika e Kosovës? 1. Është ajo barsoleta e vjetër e rosave që sëmuren dhe për t'i shpëtuar, fermeri dëgjon këshillat e një mjeku magjistar. E dëgjon kur i rekomandon që t'i nxjerrë rosat në ajër të freskët në netët me hënë të plotë, pastaj kur nuk funksionon kështu, që t'i lajë me ujë të vakët para se të dalë dielli, pastaj kur nuk funksionon as kjo t'i lajë me ujë të ftohtë para se të perëndojë dielli… dhe pastaj receta të tjera me radhë derisa fermeri t'i thotë: - Ti receta paske boll, por unë nuk kam më rosa për to. Është recetë e mirë për diplomatë, në veçanti për ata që janë marrë me Kosovën dhe posaçërisht për Robert Cooperin, ishndërmjetës i Bashkimit Evropian, që shkroi marrëveshjen historike mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit, më 2013. Marrëveshja qe aq e mirë dhe aq historike saqë grupi socialist në Parlamentin Evropian nominoi Thaçin dhe Daçiqin për çmimin

Nobel për paqe. Për fat të keq, rrethanat në terren qenë më kokëforte se marrëveshja historike për normalizim, dhe Thaçi me Daçiqin nuk e fituan çmimin Nobel për paqe. Rrethanat qenë po aq kokëforte saqë nuk dëgjuan Thaçin se me këtë marrëveshje Serbia de facto e ka njohur Kosovën, Daçiqin se me këtë marrëveshje Serbia u rikthye në Kosovë dhe Robert Cooperin se me këtë marrëveshje Serbia dhe Kosova normalizojnë marrëdhëniet e tyre. 2. Disa vjet pas kësaj marrëveshjeje fola në prani të Robert Cooperit në një konferencë në Oxford, duke përsëritur pak a shumë gjërat që ia kisha thënë edhe më herët, se marrëveshja nuk do të funksiononte pa parime më të forta udhëheqëse, se nuk ka "normalizim" të këtillë çfarë ai propozon dhe që madje, Serbia ka krijuar një avantazh të madh me Asociacionin e komunave serbe. Ai mohoi disa prej gjërave dhe pastaj mori një pozicion neutral, të ndërmjetësit: nëse palët janë dakorduar për një gjë të tillë, kush jam unë t'u them se e kanë gabim. Në njërën anë kishte të drejtë: nëse Hashim Thaçi dhe e dërguara e tij E.Tahiri pranonin me nënshkrim të tyre se Serbia ka të drejtë ta kontestojë pavarësinë e shpallur, pse duhet ta mbrojë

OPINION Nga Lorenc Vangjeli

K

a të paktën dy Tirana në kryeqytetin e Sh qipërisë. Tirana e parë zgjohet herët. Përcjell fëmijët në shkollë. Nxiton në punë. Furnizon dyqanin apo ndez ekspresin e kafes duke dëgjuar çuna e goca që lexojnë shtypin të përditshëm në çdo ekran televizori. Kjo Tiranë zgjohet duke shijuar pamjen e prezantueseve të motit, por jo parashikimin që ato bëjnë për motin. Kjo Tiranë mëngjesesh vazhdon të grindet edhe pas kafes të tretë të ditës për opinionet e darkës tek Fevziu, Vasili, Zogaj, Balla, Rakipi, Zheji e të tjerë. Kundërshton apo duartroket Minxhozin, Meron, Desadën, Ilvën, Çanin, Muçin, Lubonjën, Nikollë Lesin, Bushatin, Henrin, Hilën, Bollinon, Myftarin e të tjerë, në krah të Sandrit, Vjollcës, Irfanit apo

Ndroqit. Bëhet sy e vesh për të parë e dëgjuar se çfarë ka ndodhur me Ramën, Bashën, Monikën e të tjerë që diktojnë se çfarë do të bëhet me Tiranën dhe në Tiranë. Edhe njëri, edhe tjetri, në pushtet apo në opozitë, është më i aftë se prezantueset e motit; ata bëjnë edhe shiun, edhe diellin. Ata vendosin edhe për kursin e euros në Tiranë apo modën e atleteve. Kjo Tiranë ha diçka shpejt e shpejt në drekë dhe nxiton në darkë të hapë televizorin për të parë me sytë e Ramës, Bashës apo Monikës nëse është ngrysur e lumtur apo është zgjuar fatkeqe. Ka edhe një Tiranë tjetër. Ajo shtriqet vonë. Më saktë shkon të flejë kur ka gdhirë. Gjatë javëve të dimrit dreka është diku në ish-Bllok. Gjatë javëve të verës dreka është

11 E shtunë, 6 TETOR 2018

Kosova dhe rosat e Robert Cooperit Kosovën prej tyre Robert Cooperi? Për më tepër, Cooper si diplomat i kishte dhënë vetes detyrë që të jetë asnjanës, ndodhi çfarë ndodhi. Dy vjet para se të arrinte marrëveshjen historike mes Thaçit dhe Daçiqit, që duhej t'u jepte çmimin Nobel për paqe, ai kishte udhëtuar në Bahrain, emirat të vogël në Gjirin Persik. Aty kishin shpërthyer demonstratat pro-demokratike dhe policia kishte reaguar e vrarë nja 20 protestues. Robert Cooper, si i dërguar i BE-së u deklaroi anëtarëve të Parlamentit Evropian: "Nuk jam i sigurt se policia ka pasur rast të ballafaqohet me këto çështje të sigurisë publike më herët. Nuk është e lehtë të kesh punë me demonstrata të mëdha, në të cilat mund të ndodhë dhuna. Është çështje e vështirë për policinë. Nuk është një çështje që ia qëllojmë edhe në shtetet më të mira perëndimore dhe ndodhin aksidentet". Pra, kishin të drejtë demonstruesit; demokracia është synim i mirë. Kishin të drejtë edhe policët që vranë demonstruesit; aksidentet ndodhin edhe në shtetet si Britania, Gjermania e Franca… Vetëm se nuk ndodhin: 20 të vrarë në demonstrata paqësore në Britani, Gjermani e Francë

mund të kenë ndodhur para njëqind vjetësh, por jo në demokracitë e sotme. 3. Por Robert Cooper ndodhi të zgjedhë rol asnjanës edhe ndaj dimensionit kohor. Javën e kaluar botoi një editorial, në cilësinë e anëtarit të ECFR (Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme), në të cilin pak a shumë avokonte që t'u lihet e drejta Thaçit dhe Vuçiqit që të hulumtojnë zgjidhje për këmbim territoresh e popullatash. "Zgjidhja evropiane ka qenë që kufijtë të mbesin siç janë, dhe të bëhen jorelevantë. Kjo ka funksionuar mrekullisht për ne. Por po ashtu duhet të pranojmë se ne bëmë shumë lëvizje kufijsh para se të mbërrinim në atë pikë". Rrjedhimisht, Kosova dhe Serbia, shqiptarët e serbët, mund të bëjnë nja njëqind vjet lëvizje kufijsh derisa të mbërrijnë në pikën ku bëhen evropianë, aty ku mbërritën francezët e gjermanët, pas dy luftërave botërore, e të konstatojnë se kufijtë duhet bërë jorelevantë dhe jo lëvizur ata. Kosova dhe Serbia nuk bën të jenë evropiane sot. Mund të bëjnë këmbim territoresh e popullatash. Sipas portalit "Politico", një përkrahës i kujdesshëm i këmbimit të territoreve e popullatave është "diplomati veteran

Robert Cooper, ndërmjetësi evropian në dialogun e hershëm të pasluftës mes dy palëve. Pse?". Dhe përgjigjet Cooper: "Sepse gjendja e tanishme nuk funksionon". Por si nuk po funksionon: A nuk u nënshkrua marrëveshja historike për normalizim më 2013? A nuk u integrua veriu? A nuk u njoh de facto Republika e Kosovës? 4. Në "Politico", Cooper thotë se nëse veriu i Kosovës bëhet pjesë e Serbisë, kjo do të ishte njohje e realitetit dhe e dëshirave të shumicës së njerëzve që jetojnë aty". Kjo, pasi që më 2013 u nënshkrua marrëveshja me të cilën u tha, edhe nga Robert Cooper, se veriu e njeh realitetin e Republikës së Kosovës. Dje në Moskë, pas takimit me presidentin rus Putin, presidenti serb Vuçiq deklaroi se ndarja, këmbimi territorial dhe zgjidhje të ngjashme më nuk janë në agjendë, sepse kundër kësaj janë të gjithë: "shtetet e BE-së, shqiptarët, serbët". Tash Robert Cooper mund të sjellë një propozim të ri që e përkrah: daljen e rosave në mesnatë, larje me ujë të vakët në agim e të ftohtë para perëndimit të diellit. Derisa të ketë rosa. Koha Ditore

Blloku dhe periferia, dy Tiranat e dëshpëruara të Shqipërisë para dhe mbas schiuma partyve të pambarimta kur janë në breg të detit apo kur e shohin bregun nga bordet e jahteve. Djemtë e kësaj Tirane i porosisin pijet me shishe, paguajnë me euro dhe dalin në instagram duke xhiruar gomat e makinave dy vendëshe në ishBllok. Vajzat e kësaj Tirane jetojnë me rroba banjoje në Instagram. Rrobat e banjos janë kostumi i tyre i punës, njëlloj si kominoshet për punëtorët e krahut. Vetëm se paguhen ndryshe për punë të ndryshme. Drekat e dimrave të tyre i hanë sërish në plazhe, njëlloj si në verë kur jetojnë sërish nga plazhi në

plazh. Kjo Tiranë në faqet rozë të të shtypit të së shtunës. Janë të famshëm e të pashëm. I kanë të gjithë zili dhe xhelozojnë pafund Tiranën tjetër. Tiranën e heshtur. Dhe kështu ka vite që ndodh. Deri në darkën kur ata bëhen lajme të kronikës së zezë dhe subjekte të komunikatave të policisë. Dhe Tirana e parë, ajo që zgjohet herët, që mban shënimet e shpenzimeve të përditshme në fletore shkolle fëmijësh, jua ridëgjon emrat në darkë tek Fevziu. Kërkon dhe ju gjen miqësitë apo armiqësitë me Ramën, Bashën, Monikën apo dhe Doktorin me Ilirin dhe

ju sheh shkëlqimin e tyre verbues prej qiriri në pasqyrën e shtypit të nesërm. I sheh dhe i dëgjon duke bërë shenjën e kryqit, duke ju falur Allahut apo duke ju lutur fatit që fëmijët e saj të mos kalojnë rastësisht andej nga jeton Tirana e natës. Kjo është Tirana e Shqipërisë dhe kjo është Shqipëria e Tiranës. Atdheu ku vetëm e përkohshmja është e përjetshme! Kryeqyteti i shkëlqimit të artë dhe rënies në humnerë të vanitetit kriminal që prodhon një shoqëri në krizë, një shoqëri në lakun e lakmisë dhe të dhunës. Javanews.al


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E shtunë, 6 TETOR 2018

STUDIMI I IFIMES

“Pakti Vuçiç-Thaçi bllokoi njohjet e reja të Kosovës si shtet” I

nstituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IF IMES) në Lubjanë, Slloveni, rregullisht analizon ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe Ballkan. IFIMES ka përgatitur një analizë të situatës aktuale politike në Kosovë dhe ka publikuar një sondazh të opinionit publik pas humbjes së shumicës parlamentare dhe duke marrur parasysh bisedimet midis Vuçiç dhe Thaçit për ndryshimet kufitare serbo-shqiptare dhe shkëmbimin e territoreve. Pjesët më relevante dhe interesante nga analiza gjithëpërfshirëse e titulluar “Kosova 2018: Zgjedhje të reja?” janë botuar më poshtë. Kosova 2018: Zgjedhje të reja? Qeveria e tanishme e Kosovës u formua në shtator 2017. Ajo përbëhet nga koalicioni PAN, i përberë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e Kadri Veselit, Nisma për Kosovën (Nisma) e udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) e udhëhequr nga Behgjet Pacolli dhe me mbështetjen e listës serbe dhe deputetëve të komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë. Në fillim të shtatorit 2018, Instituti Ndërkombëtar IFIMES për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit publikoi një analizë të titulluar “Marrëdhëniet Kosovë-Serbi në vitin 2018: Marrëveshja VuçiçThaçi për dy milionë refugjatë të rinj?” (në dispozicion në: http://www.ifimes.org/ ba/9566, 3/9/2018). Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj u formua me mbështetjen e deputetëve të Listës Serbe që iu bindën urdhrave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç (SNS) dhe votuan për qeverinë e Haradinajt. Qeveria e Kosovës së shpejti humbi shumicën parlamentare dhe pa deputetët serb nuk ishte as në gjendje të miratojë vendimin në shtator 2018 mbi përzgjedhjen e delegacionit të Kosovës për mbajtjen e dialogut me Beogradin. Një skenar që mund të kishte ndodhur në fillim të shtatorit 2018 ishte se Vuçiç do t’i urdhëronte deputetët serbë në parlamentin e Kosovës që të votonin për delegacionin që do të drejtonte dialogun direkt me të në Bruksel. Megjithatë, kjo nuk ndodhi. Analistët kanë vënë në dukje rrezikun e një ndërlidhjeje të drejtpërdrejtë midis Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçit (PDK) të cilët – me bashkëpunimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama – përfaqësojnë shtyllën e krimit politik në këtë pjesë të rajonit. Askush nuk është i kënaqur me Thaçin Qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe klani i tij karakterizohet nga nepotizmi, frikësimi i kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve, presionet në media, grindja, krimi, jo transparenca dhe korrupsioni në çdo sferë të shoqërisë kosovare. Një prirje veçanërisht shqetësuese është emi-

grimi masiv i brezit të ri dhe popullatës në moshë pune. Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të ndalë këtë trend negativ. Krimi i organizuar dhe korrupsioni përbëjnë një kërcënim serioz për shoqërinë kosovare dhe për shtetin. Qeveria e tanishme ka përkeqësuar më tej krizën dhe ka rritur pakënaqësinë e qytetarëve. Sipas indeksit të korrupsionit të vitit 2017 nga Transparency International, Kosova renditet e 85-ta nga 180 vendet e përfshira në anketën mbi korrupsionin, duke zënë kështu pozicionin e njëjtë si Argjentina, Benini, Kuvajti, Ishujt Solomon dhe Swaziland (Burimi: Transparency International Corruption Indeksi i Perceptimit 2017). Sipas vlerësimit të lirisë së medias të Raportuesve pa Kufij, Kosova renditet e 78-të nga 180 vende dhe i përket vendeve me media pjesërisht të lira. Në rajon e paraprijnë Bosnja dhe Hercegovina që renditen në vendin e 62-të, si dhe Kroacia dhe Shqipëria që renditen përkatësisht në vendin e 69-të dhe 75-të, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia renditen respektivisht 103 dhe 109 (burim: Reporterët pa Kufij). Analistët kanë vlerësuar se pakënaqësia me qeverinë e Kosovës është e pranishme jo vetëm në shumicën e popullsisë shqiptare, por edhe në mesin e pjesëtarëve të komuniteteve etnike minoritare, duke pasur parasysh se qeveria nuk ka bërë aq sa duhet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përmirësimin e jetesës dhe situatën e sigurisë, rritjen e punësimit, thithjen e investimeve të huaja, përmirësimin e respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe për lirimin e mediave të cilat ende kontrollohen nga qeveria, partitë politike dhe manjatët. Qeveria

nuk ka ndryshuar qasjen e saj politike në mënyrë që të zhvillojë programe efektive të punësimit, të modifikojë politikën e investimeve ekonomike dhe të bëjë investime të mëtejshme në zbatimin e sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, i cili aktualisht përbën vetëm 1% të PBB-së. Vuçiç-Thaçi për shkëmbimin e territoreve dhe risistemimin e banorëve Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi kanë marrë iniciativën për të korrigjuar (përtërirë) kufijtë midis serbëve dhe shqiptarëve, të cilat në fakt do të çonin në ndryshime në vijën kufitare ekzistuese dhe në shkëmbimin e territoreve dhe banorëve midis dy shteteve. Kështu, Kosova e veriut do t’i përkiste Serbisë (kështu që nuk do të ishte më e nevojshme të formohej Komuniteti i Komunave Serbe atje), ndërsa pjesa më e madhe e Luginës së Preshevës (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc – të cilat konsiderohen si “Kosova e Lindjes”) do t’i përkiste Kosovës (së cilës i përkiste deri në vitin 1956). Sipas Vuçiçit dhe Thaçit kjo do të zgjidhte përgjithmonë problemin midis serbëve dhe shqiptarëve. Megjithatë, analistët paralajmërojnë se kjo nuk do ta zgjidhë problemin, por në vend të kësaj do të shkaktojë konflikte të reja, viktima, tragjedi dhe të paktën dy milionë refugjatë të rinj. Një figurë tjetër e përfshirë në këtë iniciativë është Kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai është i rrethuar nga këshilltarë nga Kosova të cilët kishin lidhje të forta me regjimin e Millosheviçit në vitet 1990. Opozita e Kosovës, veçanërisht Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kundërshton me forcë nisjen kufitare, duke kërkuar që

Presidenti Thaçi të heqë dorë nga ideja që mund të ketë pasoja shkatërruese për Kosovën. LV organizoi protesta masive më 29 shtator 2018 për të shprehur pakënaqësi me politikën shkatërruese të udhëhequr nga qeveria në detyrë dhe presidenti Hashim Thaçi. Edhe pse të gjitha luftërat e mëparshme në territorin e RSFJ-së u luftuan për të ndryshuar kufijtë, ato kufij nuk u ndryshuan. Luftërat sollën vetëm probleme të reja. BE bazohet në diversitetin, dhe shumë shtete të BE janë multietnike, multikulturore dhe shumëfesionale, gjë që e bën iniciativën Vuçiq-Thaçi anti-civilizuese dhe anti-evropiane. Iniciativa kufitare Vuçiç-Thaçi minon themelet e koncepteve të BE dhe SHBA për komunitetet shumetnike. Megjithatë, iniciativa fsheh përpjekjet e Vuçiçit për të shpëtuar të paktën një pjesë të projektit të dështuar të Serbisë së Madhe të hartuar nga Slobodan Milosheviç. Aleksandar Vuçiç dhe Ivica Daçiç (SPS) në të vërtetë simbolizojnë politikën e Millosheviçit nga vitet 1990, dhe sipas atij projekti humbja e një pjese të territorit në Kosovë do të kompensohej me anë të aneksimit të një pjese të territorit të Bosnje dhe Herzegovinës, dmth entiteti i Republikës Srpska. Projekti i Serbisë së Madhe përfshin edhe pjesë të Malit të Zi dhe Kroacisë. Partitë politike pro-serbe në Mal të Zi që janë anëtarë të opozitës së Frontit Demokratik (DF), së bashku me këshillin kombëtar serb tashmë kanë filluar të krijojnë atmosferën shkatërruese duke nisur aktivitetet për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin për anulimin e vendimit të Malit të Zi për njohjen e Pavarsisë se Kosovës. Realizimi i marrëveshjes Vuçiç-Thaçi do të shkaktonte ndryshime tektonike në rajon, duke çuar në konflikte të reja, viktima, tragjedi dhe një valë të re prej së paku dy milionë refugjatësh, të cilët do të kërkonin strehim në shtetet e BE. Prandaj, ata që mbështesin një marrëveshje të tillë do të duhet të marrin përgjegjësinë për pasojat e saj shkatërruese. Njësitë speciale të policisë së Kosovës (ROSU) u vendosën në liqenin artificial dhe hidrocentralin Gazivode dhe hynë në Qendrën e Zhvillimit të Ekologjisë dhe Sporteve në Zubin Potok vetëm pak ditë para vizitës së Aleksandar Vuçiç në atë vend më 8 shtator 2018. Kjo sinjalizon fillimin e realizimit të marrëveshjes Vuçiç-Thaçi për demarkacionin e vijës kufitare ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Tërheqjet e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës Prej disa vitesh, Kosova nuk ka arritur ndonjë përparim në marrjen e njohjeve ndërkombëtare si shteti më i ri evropian. Përderisa rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar që kur Kosova fitoi pavarësinë, përgjegjësia kryesore i takon autoriteteve (Vijon në faqen 13)


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

(Vijon nga faqja 12)

të Kosovës të cilat nuk kanë marrë një qasje serioze për këtë detyrë të vështirë. Kur ishte kryeministër dhe gjithashtu më vonë kur u bë President i Kosovës, Thaçi besonte se vendi do të fitonte automatikisht njohje të reja ndërkombëtare. Serbia ka ndërmarrë veprime proaktive për të ndaluar njohjen e Kosovës dhe madje ka deklaruar se disa vende kanë tërhequr njohjet e tyre. Sipas të drejtës ndërkombëtare nuk ka një koncept të tillë si tërheqja e njohjes ndërkombëtare. Prandaj nuk është e mundur të tërhiqet njohja ndërkombëtare që i është dhënë një shteti tjetër dhe regjimi i Beogradit është shumë i vetëdijshëm për atë, edhe pse vazhdon të mashtrojë dhe keqinformojë publikun serb, kosovar dhe ndërkombëtar. Analistët besojnë se njohja e Kosovës është ndalur për shkak të aktiviteteve të ndërmarra nga Presidenti Thaçi, politika dhe iniciativat e të cilit kanë krijuar pasiguri shtesë, kështu që shtetet e tjera po presin të shohin se çfarë do të ndodhë në Kosovë në mënyrë që të miratojnë vendimet e tyre për njohjen e saj. A do të bëhet Kosova një shtet i bazuar në sundimin e ligjit? Megjithëse Kosova ka administrimin e vet kombëtar të drejtësisë, misioni ndërkombëtar i BE-së i quajtur EULEX është gjithashtu i pranishëm në vend me qëllim që t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në vendosjen e sundimit të ligjit. Megjithatë, ky mision i madh i BE ka përjetuar një fiasko të plotë. Përveç Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY), e cila është në fazën e mbylljes, në Kosovë janë themeluar Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar (KSC-SPO), të cilat akoma nuk funksionojnë në kapacitet të plotë. Arsyeja për shtyrjen e vënies së tyre në funksion të plotë qëndron në faktin se Hashim Thaçi dhe një pjesë e pasuesve të tij janë duke u përpjekur të mbrojnë veten nga proceset e pashmangshme gjyqësore kundër tyre, duke pasur parasysh se Dhomat e Specialistëve dhe Prokuroria e Specialistëve u krijuan në të vërtetë për të gjykuar Thaçin dhe ish bashkëpunëtorët e tij të afërt.

13 E shtunë, 6 TETOR 2018

Ndalimet e deputetit Milaim Zeka nga partia Nisma dhe Shkumbin Demaliajt nga AAK-ja e Haradinajt për shkak të kërcënimeve të tyre të deklaruara publikisht kundrejt Prokurorisë mund të paraqesin një shenjë të mirë që Prokuroria dhe institucionet e tjera gjyqësore në Kosovë kanë filluar të kryejnë punën e tyre. Analistët kanë paralajmëruar se për njëfarë kohe situata politike në Kosovë po zhvillohet në një drejtim që dëmton interesat e atij vendi dhe prandaj zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin situatën komplekse duke krijuar qeverinë e re legjitime që do të ishte gati për t’u përballur me sfidat – sidomos për të përcaktuar qëndrimin e Kosovës ndaj Serbisë dhe për të fituar njohje të reja ndërkombëtare. Me përpjekjen e tij për të përfunduar marrëveshjen e kufirit me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po e vë vendin e tij në rrezik të madh ndërsa po përpiqet ta shpëtojë lëkurën duke rrezikuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe duke shkaktuar dëme të pariparueshme. Sondazhi i opinionit publik Instituti Ndërkombëtar IFIMES zhvilloi një sondazh të opinionit publik në periudhën nga 19 deri më 28 shtator 2018 në territorin e Kosovës duke përdorur metodën e thellë të intervistimit në terren. Devijimi standard ishte +/- 3. Kontrolli u krye për 10% të mostrës. Shkalla e besueshmërisë ishte 95%. Kampioni i trefishtë i rastësishëm është përdorur për 1,114 respondentë, të cilët janë shtetas të Kosovës me moshë të ligjshme. 63 të anketuar të përzgjedhur rastësisht refuzuan të marrin pjesë në studim, ndërsa 39 të anketuar nuk pajtoheshin me mostrën e përcaktuar. Të dhënat demografike janë marrë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Struktura e të anketuarve nga zonat urbane dhe jo-urbane është harmonizuar përafërsisht. Struktura etnike, seksuale, mosha, sociale dhe arsimore e të anketuarve i ngjan strukturës së popullsisë së Kosovës në bazë të të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Përgjigjet për pyetjet më relevante dhe interesante janë paraqitur në tabelën bashkëngjitur.

- LDK - Lidhja Demokratike e Kosovës - LV - Lëvizja Vetëvendosje - PDK - Partia Demokratike e Kosovës - AAK - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma - Iniciativa Social Demokrate - AKR - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - PSD - Partia Social Demokrate - Alternative - Partia Liberale - Të tjera - subjektet e tjera politike në Kosovë

Lubjanë, 4 tetor 2018 Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet Ballkanike (IFIMES) - Lubjanë Drejtorët: Bakhtyar Aljaf Dr. Zijad Beciroviq, PhD Përkthyer nga KOHA JONE


AKTUALITET

14

E shtunë, 6 TETOR 2018

Ministrja thirrje vajzave dhe grave që të mos humbasin kohë për kryerjen e mamografisë, sepse siç u shpreh ajo, “diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën’’ ‘’Gjatë të gjithë muajit tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, mamografitë në të gjithë shërbimin publik do të jenë falas dhe shërbimi do të ofrohet edhe pasdite, si dhe ditën e shtunë, për t’ju dhënë mundësi sa më shumë grave, të kryejnë ekzaminimin e gjirit’’. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e çeli me këtë fjalë fushatën e ndërgjegjësimit në muajin e luftës kundër kancerit të gjirit në Poliklinikën e Specialiteteve nr 3. në Tiranë. Nga aty ministrja deklaroi se vetëm gjatë vitit të fundit, dyfishuam shërbimin e mamografisë në spitalet rajonale. Më pas, gjatë konferencës organizuar në mjediset e spitalit Onkologjik, Manastirliu u shpreh se për herë të parë u garantua kura e plotë falas me herceptinë për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. ‘’Vetëm gjatë vitit të fundit, ne kemi dyfishuar shërbimin e mamografisë, duke ofruar për herë të parë këtë shërbim në Dibër, Kukës dhe Gjirokastër si dhe nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm, shërbimi ofrohet falas në të gjithë vendin’’, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vizitoi spitalin Onkologjik, ku deklaroi se përmirësimi i trajtimit të të sëmurëve me kancer, qoftë përsa i përket medikamenteve por edhe radioterapisë, ka bërë të mundur që pavarësisht rritjes së incidencës së kësaj sëmundjeje, niveli i vdekshmërisë nga kanceri i gjirit në vendin tonë të mos rritet. ‘’Siguruam për herë të parë trajtimin e plotë falas me herceptinë (për herë të parë edhe me formën e re subcutane) dhe përveçse në Tiranë, gratë që vuajnë nga kjo sëmundje nuk e kanë më të nevojshme të paraqiten në spitalin Onkolog-

Manastirliu: Mamografi falas në të gjithë vendin SHËRBIMI ‘’Gjatë të gjithë muajit tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, mamografitë në të gjithë shërbimin publik do të jenë falas dhe shërbimi do të ofrohet edhe pasdite, si dhe ditën e shtunë, për t’ju dhënë mundësi sa më shumë grave, të kryejnë ekzaminimin e gjirit’’.

THIRRJA Me një videomesazh të drejtpërdrejtë në rrjetin social facebook, Manastirliu ju drejtua vajzave dhe grave me një mesazh, për të mos humbur kohë për kryerjen e mamografisë, sepse siç u shpreh ajo, ‘’diagnostikimi i hershëm të jik për të vijuar trajtimin, por e marrin atë afër vendbanimit, në 5 spitale rajonale’’, tha Manastirliu. Gjatë muajit tetor, shërbimi i mamografisë do të jetë falas, nga ora 08:00- 18:00 nga e hëna në të premte dhe 08:00-14:00 të shtunave në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 në Tiranë, në Maternitetin “Mbretëresha

SENSIBILIZIMI

Të mbijetosh nga kanceri, gratë: Bëni kontrolle

“U operova, u trajtova me kimioterapi dhe shpëtova”. Ky është mesazhi i një nënë, e cila kur u diagnostikua me kancer gjiri mendoi menjëherë vdekjen por në fakt, ajo sot u jep kurajë të gjithë grave të prekura që të kryejë kontrollet e gjirit. Kjo sëmundje ka një tendencë të rritur në vendin tonë. Vetëm në 9 muaj të parë të këtij viti janë diagnostikuar 519 raste të reja. “Është ulur stadi i kapjes së kësaj sëmundje. Nuk vijnë më në stade të avancuara”, shprehet Dhurata Tarifa. Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit ndaj mjekët u bëjnë thirrje grave dhe vajzave të ndërgjegjësohen për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Gjatë muajit tetor, shërbimi i mamografisë do të jetë falas, nga ora 08:00- 18:00 nga e hëna në të premte dhe 08:00-14:00, të shtunave në Poliklinikën e Specialiteteve numër 3 në Tiranë, në Maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”, në QSUT si dhe në 9 spitale rajonale, ku ofrohet ky shërbim.

Gerladinë”, në QSUT si dhe në 9 spitale rajonale ku ofrohet ky shërbim. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur edhe kalendarin e mamografëve të lëvizshëm, të cilët do të jenë përgjatë muajit Tetor në Skrapar, Fier, Ersekë, Sarandë, Lezhë, Fier, Burrel, Bajram Curri, Fierzë dhe Bulqizë.

Vetëm nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm, kryhet ekzaminimi i gjirit falas për rreth 5500 gra në vit. Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë te gratë në Shqipëri dhe rastet e reja të raportuara vijojnë të rriten çdo vit. Vetëm gjatë 9-muajve të këtij viti, janë shënuar 513 raste të reja me kancer gjiri. Më herët, me

shpëton jetën’’. një videomesazh të drejtpërdrejtë në rrjetin social facebook, Manastirliu ju drejtua vajzave dhe grave me një mesazh, për të mos humbur kohë për kryerjen e mamografisë, sepse siç u shpreh ajo, ‘’diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën’’.

STUDIMI

Një test që shpëton femrat R

reth 70% e femrave në fazat e para të njërës prej formave më të zakonshme të kancerit të gjirit mund të mos kenë nevojë për kimioterapi, si pjesë e trajtimit kundër sëmundjes së rëndë. Për të dalë në këtë përfundim, studimi i shumëpritur i Shoqatës amerikane të Onkologjisë Klinike analizoi një test genetik të përdorur gjërësisht për të testuar rrezikun e kancerit, mbështetur në 21 gjene të lidhura me rishfaqjen e atij të gjirit. Të dhënat konfirmuan se, përmes përdorimit të këtij testi për të vlerësuar rrezikun e rishfaqjes së sëmundjes, “shumë gra mund të shmangin trajtimin e fortë, e në këtë rast të panevojshëm me kimioterapi”, thotë autori kryesor i hulumtimit,

Dr. Joseph Sparano. Pjesëtarë të tjerë të ekipit shprehën kënaqësinë e tyre për këtë zbulim, duke kujtuar shqetësimet që ndanin prej kohësh mbi tra-

jtimim me kimioterapi dhe efektet anësore të padëshiruara të tij. Ai i gjirit është forma më e përhapur e kancerit te femrat nëpër botë.


AKTUALITET

15

E shtunë, 6 TETOR 2018

Alma Cuka denoncon edhe një oficer të policisë gjyqësore, që sipas saj ka lidhje me dy vëllezërit që shfrytëzojnë vajzën e saj, reagon edhe Policia e Shtetit ‘’Kristian Mema është pjesë e një rrjeti të trafikimit të femrave, pasi këtë ma ka thënë nëna e saj’’,-është akuza e nënës së 14-vjeçares nga Tirana, e cila rezulton e zhdukur prej 7 ditësh. Alma Cuka ka rrëfyer se prej një jave, nuk ka informacion për vajzën Besjona Cuka, e cila është larguar 10 herë brenda 10 muajsh nga shtëpia. Nëna rrëfen se dyshon se vajza shfrytëzohet për prostitucion nga dy vëllezër në Kodër-Kamëz. ‘’Vajza është larguar rreth 10 herë nga shtëpia. Vëllezërit e Kristina Memës, thërrisnin disa persona të tjerë të cilët abuzonin me vajzën time. Me këtë vajzën Kristina Mema, vajza është lidhur përmes shoqeve në shkollë. Unë jetoj vetëm me vajzën se burri është në Gjermani dhe punoj prej 8 orësh në një lokal. Vajza gjente momente dhe largohesh nga shtëpia, pasi mendoj se kërcënohej. Unë i kam thënë që të lutem mos më dil nga shtëpia vajzës. Vajza nuk ka qënë e izoluar. Unë i jam përgjëruar vajzës por ajo nuk më ka dëgjuar pasi mendoj se ka qenë e kërcënuar. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj por zërin e kam ngritur. Kristian Mema është pjesë e një rrjeti të trafikimit të femrave, pasi këtë ma ka thënë nëna e saj’’,-thotë nëna e së miturës në emisionin ‘’Me zemër të hapur’’ në ‘’News 24’’. Ajo denoncon edhe një oficer të policisë gjyqësore, që sipas saj ka lidhje me dy vëllezërit

Zhduket e mitura, nëna: Shfrytëzohet për prostitucion 10 HERË “Alma Cuka ka rrëfyer se prej 7 ditësh, nuk ka informacion për vajzën Besjona Cuka, e cila është larguar 10 herë brenda 10 muajsh nga shtëpia. Nëna rrëfen se dyshon se vajza shfrytëzohet për prostitucion nga dy vëllezër në Kodër-Kamëz”.

POLICIA

që shfrytëzojnë vajzën e saj. ‘’Unë kam denoncuar prej dy muajsh oficerin e policisë gjyqësore, pasi ka lidhje gjaku me këta dy vëllezërit që shfrytëzojnë vajzën time. Mua më ka ardhur një kërcënim nga shefi i komisariatit numër 1 se nëse ti vjen sërish këtu për largimin e vajza tuaj nga shtëpia do keni 2 milionë lekë gjobë’’,-tha nëna e të miturës. Gjyshi i vajzës, ka denoncuar se kanë konflikt me oficerin e

policisë gjyqësore, Ferhat Tahiu që sipas tij është i lidhur me kriminelët që shfrytëzojnë mbesën e tij. ‘’Oficeri Ferhat Tahiu është i lidhur me kriminelët që shfrytëzojnë vajzën tonë. Ky është informator i tyre. Me oficerin e policisë gjyqësore nuk kemi pasur raporte të mira sepse në datën 12.12.2016 unë jam ndaluar nga ky person. Unë nuk po e akuzoj padrejtësisht këtë person, pasi më ka thënë që pa të

futur njëherë në burg ty nuk të lë, pasi unë e kam denoncuar. Më ka futur në burg gjoja për dhunë në familje’’,-ka thënë gjyshi. Lidhur me këto akuza, Policia e komisariatit numër 1 në Tiranë, bën me dije se vajza ikën me dëshirë nga banesa dhe po punohet për gjetjen e saj. Pak ditë më parë u njoftua ndalimi i administratorëve të tre qendrave të masazheve në kryeqytet pranë të cilave masazhatorët ofronin shër-

VLORË

“Policia e komisariatit numër 1 në Tiranë, bën me dije se vajza ikën me dëshirë nga banesa dhe po punohet për gjetjen e saj. Aksionet e vazhdueshme nuk e kanë ndalur fenomenin e jashtëligjshëm që zhvillohen në botën e erret të krimit”. bime ekstra. Aksionet e vazhdueshme nuk e kanë ndalur fenomenin e jashtëligjshëm që zhvillohen në botën e errët të krimit.

AKSIONI

Shet drogë, kapet 21-vjeçari Ronaldo prangoset në Bulqizë P

olicia e Vlorës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas policisë, personi i vënë në pranga është Fjodor Islamaj, 21-vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë. ‘’Në kuadër të një procedimi penal me anë të metodave speciale të hetimit, filluar në muajin maj të vitit 2018-të, më datë 04.10.2018 u finalizua operacioni “On Escape” ku në bazë të tij u vendos përballë përgjegjësisë penale shtetasi Fjodor Islamaj, i cili rezulton të jetë autori për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2018, ku janë sekuestruar 45 (dyzet e pesë) kilogramë lëndë narkotike e llojit Can-

nabis Sattiva në tokën e tij në lagjen “24 Maji” Vlorë”, njofton policia. Shifrat e përdoruesve të drogës në Shqipëri janë shumë herë më të larta se ato që deklarohen, pasi jo të gjithë kërkojnë ndihmë

mjekësore. Specialistët ngrenë me shumë shqetësim edhe abuzimin me drogërat e lehta, pasi aty nis eksperimentimi, madje që në moshë të vogël, 13 apo 14-vjeç, në ambjente shkollore apo jashtë saj.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Bulqizës, ku si rezultat u arrestua Ronaldo Abedini, 20-vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për vjedhje). Shërbimet e policisë gjatë ndalimit për kontroll të automjetin tip “Benz”, nga ana e të riut, është hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip TT, me krehër me 7 fishekë dhe 24 copë fishekë të tjerë,

të mbështjella në letër. Strukturat e policisë po vijojnë punën për kapjen e drejtuesit të automjetit. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat

penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, ‘’Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 278, 242 e 25 të Kodit Penal.


AKTUALITET

16

E shtunë, 6 TETOR 2018

Një prej pistave ku po hetohet është ajo e konfliktit pas ngacmimit të këngëtares, Elvana Gjata

P

olicia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi të enjten në mbrëmje, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku u vra një person dhe mbetën të plagosur dy të tjerë. I vrarë mbeti Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj me Laert Haton. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që Ervis Martianj, Laert Hato, Fabiol Gaxha patën me tre persona të tjerë në lokal, Ervin Mata, Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo. Ervis Martinaj me Laert Haton dy personat e plagosur janë arrestuar dje nga Policia, ndërkohë që vijojnë të marrin ndihmën mjekësore në spital. Ndërkohë Ervin Mata, Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo janë shpallur në kërkim. Dje në mbrëmje policia njoftoi për arrestimin e një personi të katërt që ka qenë në vendngjarje. Geldo Shpëtim Hoti është arrestuar rreth orës 20:00 në Kakavijë në tentativë për t’u arratisur në Greqi. Hoti tentoi që të kalonte në vendin fqinj. Dyshohet se Hoti ka qenë së bashku me Ervin Matën, Fabiol Alushin dhe Merviol Bilon në momentin që ndodhi ngjarje në lokal. Zyrtarisht Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje mbi motivet e ngjarjes. Por dyshimet e para për motivet e ngjarjes e lidhin sherrin me këngëtaren e njohur Elvana Gjata, e cila është e dashura e Ervin Mataj, një prej personave protagonistë në ngjarjen e djeshme. Ndërkohë grupi hetimor po heton dhe për motive të tjera që mund të kenë sjellë përplasjen me armë. Policia thotë se njoftimin zyrtar se të 6 personat, “mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri -tjetrit. Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha dhe u plagosen Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar armë zjarri tip “Glock”, 11 gëzhoja, 10 mije euro, tre automjete, aparate celulare”. Në polici janë shoqëruar mbi 20 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e krimit, apo autorët e mundshëm. Deklarata zyrtare e Policisë së Shtetit Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në

Policia zbardh vrasjen në Bllok: Dy të arrestuar dhe tre persona në kërkim HESHT “Martinaj i cili është KROATI plagosur nuk ka pranuar të dëshmojë për policinë mbi atë çfarë ka ndodhur në lokal. Megjithëse policia ka shkuar disa herë për ti kërkuar dëshminë, ka heshtur”.

SHERRI

një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, u plagosën me armë zjarri shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi F. G., 28 vjeç. Arrestohen në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, shumë në euro, automjete e aparate celular. Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Ven-

dore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : - Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë - Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit : - E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë - F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë - M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim

Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: - armë zjarri tip “Glock” -11 gëzhoja - 10 000 euro - tre automjete - aparate celular Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokuror-

“Dy grupet e përfshira në konflikt kanë qenë në KROATI dy tavolina të ndryshme, ku në njërën ishte Ervis Martinaj dhe Eljo Hato dhe në tjetrën, Ervin Mata, Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo, brenda në një lokal në zonën e ish-bllokut”. isë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.

SPITAL

V

rasja e së enjtes në Bllok tronditi Tiranën, ndërsa tre persona janë në kërkim; Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe autori i ekzekutimit, komandoja Merviol Bilo, bodygard i Elvana Gjatës. Policia ka arrestuar dy nga tre të plagosurit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, ndërsa viktima është Fabjol Gaxha. Avokati i Ervis Martinajt, Mirash Martini në “Report Tv” deklaroi se klienti i tij nuk ka qenë pjesë e sherrit, por hyri për t’i ndarë. Sipas avokatit, Martinaj ishte duke pirë një gotë verë në banak me pronarin e lokalit, Popescu kur ka nisur sherri. “Klienti është jashtë rrezikut, policia nuk i

Avokati i Ervis Martinaj: Ervisi nuk ka qenë pjesë e sherrit, hyri për ti ndarë ka marrë dëshminë. Ka dashur që shpjegimin ta japë përmes avokatit. Ervis Martinaj nuk ka pasur konflikt me asnjë nga personat në lokal. Personat në lokal kanë qenë të njohur dhe miq. Konflikti ka qenë i papritur, ai ka qenë në banak. Ka zgjatur në pak sekonda, Ervis Martinaj hyri mes tyre për të shuar sherrin. Në momentin që ka hyrë sherri ka qenë mes Gaxhajt dhe komandos, që Ervis Martinaj nuk e njihte. Nuk e di pse ka qenë sherri. Ervis Martianj nuk

ka qenë objektiv i goditjes, hyri për të shuar sherrin. Martianj ka lidhje miqësore të vjetër me Fabjol Gaxhajn, por nuk ishte badigardi i tij, por kishte një njohje të vjetër. Ata nuk ishin as në tavolinë, pasi Martinaj ka qenë në banak me pronarin e lokalit Popescu. Ervis Martianj nuk ka shkuar në lokal me plan për të shuar sherrin. Ai ka njohje me Popescun. Sherri zgjati pak sekonda, ai sikur ka qenë me një gotë vere në dorë… nuk ka qenë ai objektivi. Eljon

Hato ka një njohje të largët me Martinajn, por nuk shoqërohen në mënyrë të vazhdueshme. Martinaj nuk ishte nisur për te ‘Monpol’, por është takuar me pronarin e lokalit dhe i ka ftuar ai për të pirë diçka. Nuk e di se për çfarë është ndalur Ervis Martianj. Nuk kam një informacion se cili është arresti. Këtë do të sqarojë prokuroria, pasi deri nesër duhet të dërgojë aktet. Martinaj nuk ka pasur armë me vet”, tha avokati i Ervis Martinajt.


KULTURE

17 E shtunë, 6 TETOR 2018

65 VJET NGA PROMEMORIA DREJTUAR ENVER HOXHËS

KUMTIM Nga Albert Vataj

A

i u syrgjynos në “Tokën e dje gur” të fatit tragjik, për krimin e vetëm të shpëtimit të vlerave. Vlera të cilat realsocili po i lëshonte rrokapjekthi në havanin e boshit të antikulturës së mëkuar nga logjika e shterrimit që ushqente “talentin” e shumë personazhesh që sot janë pjesë e historisë së letërsisë dhe jo vetëm. U hodh vullnetlirë në zjarrin e anatemës, dhe u ndëshkua si një heretik. Guxoi si pakkush dhe e pësoi si shumë tjerë. Mbi të u lëshua një lum llave ferri hakmarrës, duke e djegur deri në mohim. Edhe sot pas 65 vitesh nga dita kur ai do t’i drejtohej udhëheqësit komunist Enver Hoxha, kurajoja e këtij intelektuali, poeti dhe dramaturgu do të meritonte heroikën e një sfide. Sa herë që i rikthehesh kësaj promemorie dhe përpiqesh të modelosh kohën me të cilën ai kishte vendosur të ndeshej,të ngjeth. Më shumë se një kokëkrisje ishte një ideal, tek i cili Trebeshina besonte verbërisht. Më shumë se sa një kryengritje ishte vullneti për të besuar se ai do të gjente mirëkuptim dhe promemoria e tij do të shërbente si një ndalesë për të mos e lënë letërsinë dhe teatrin, artin në pëgjithësi të gremisej në honin e antivlerës. Por realizmi socialist e kishte marrë tatpjetën tashmë dhe asgjë nuk do ta ndalonte. Ithtarët e këtij sistemi të kalbur vlerash ishin potencialisht më të fuqishëm se zëri vetvrasës i Trebeshinës. Ishin pikërisht ata heretik që i’a gatuan anatemën me notat më të përbinshme duke e çuar këtë guximtar drejt “turrës së druve”, ndoshta jo dhe aq për ta ndëshkuar se sa për ta bërë shembull, për ta përdorur rastin Trebeshina si një Shpatë Demokleu që do të rrinte mbi kokat e shumë atyre, të cilët megjithëse ishin në një vullnesë me këtë Promethe, asnjëri nuk ishte gati të bëhej pre e zemërimit të “Perëndive” të Olimpit komunist. Gjithsesi Kasem Trebeshina guxoi të ngrinte zërin, të reagonte kushtrueshëm si një shpirt i ndezur ndër luftra idealesh. Doli një kundër të gjithëve pa e lëshuar skalionin e vullnetlirit. Ai do të këshillonte Enver Hoxhën se “Duhet hequr dorë nga rruga e Luigjit të Katërmbëdhjetë”. Kurajoja për të besuar te idealet e tij komuniste do t’i kushtonte intelektualit dhe shkrimtarit, 17 vite heqje lirie dhe saora përballjen me mizorinë e ferrit komunist. Kasëm Trebeshina do të ishte nismëtari i një kalvari të gjatë persekutimi që u lëshuar mbi njerëzit e artit si një gjëmë. Tash 65 vite më parë, më 5 tetor 1953, në një akt të radhë të disidencës së hapur në jetën intelektuale në Shqipëri, shkrimtari Kasem Trebeshina, një ish-komunist i përkushtuar, i larguar nga radhët e

partisë, i dërgonte Enver Hoxhës një Promemorie, duke i kujtuar se politikat e tij kulturore po e çonin vendin drejt shkatërrimit. Ai kërkoi të mbronte idealet e shenjta duke u vetmohuar. Shqipëria nuk shpëtoi, as vlerat nuk mundën dot të shiheshin me dritën e shpresës. Edhe ato kishin të njëjtin fat tragjik që diktatura i rezervoi këtij zëri dalzotës. Gjithçka e mbuloi terri dhe atë e zuri përfundi pesha e mohimit. Arti llokoqitej atëditë e më pas në baltën e realsocit si një një të mundshme të vetme që regjimi kishte zgjedhur. Kasëm Trebeshina lindi më 8 gusht 1926 në Berat. Filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu ato më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. Në vitet 1950' Trebeshina la përgjysmë edhe studimet e larta në Institutin “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare. Prozator, dramaturg e poet, Kasëm Trebeshina e kundërshtoi që në fillim metodën e realizmit socialist në kulturë, letersi e art dhe filloi të shkruajë ndryshe nga ato që botoheshin asaj kohe. Prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit që shkruan si i thotë shpirti pa pyetur për pasojat, thoshte ai. Sipas kritikës, vepra e Trebeshinës qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit. Ja se çfarë shkruan Trebeshina në promemorien, drejtuar Enver

Kasëm Trebeshina, komunisti idealist që sfidoi si pakkush diktaturën Hoxhës: "…Le të hedhim një vështrim të kujdesshëm në përmbajtjen e letërsisë së realizmit-socialist, bile më të mirës. Një inxhinier i mirë, një inxhinier i keq, një i reformuar! Herojtë e kohës janë gjithmonë komunistë. Ata shfaqen në faqet e librave dhe skenat e teatrove thjesht për të recituar monologje heroike! Le ta hedhim vështrimin mbrapa në histori dhe të shohim si ishin gjërat në kohën e Luigjit XIV. Çdo gjë ishte qartësisht e ndarë. Mbretërit dhe princat i kishin ngulitë rolet e tyre në veprat më të mira. Ata shfaqeshin vetëm në tragjedi, ndërsa populli i thjeshtë, çdokush që ishte më poshtë se mbretërit dhe princat, e kishte vendin në komedi. Ata ishin objekt argëtimi, talljeje dhe fyerjeje të çdo lloji. A do ta pranojmë ne që një gjë e tillë të ndodhë në shekullin e njëzet dhe në një shoqëri që mëton të jetë socialiste? Nga më sipër është e qartë se realizmi socialist është i lidhur drejtpër-

drejt me idetë e absolutizmit francez, si në teori, ashtu edhe në praktikë… Lidhja e Shkrimtarëve vetë është e ndërtuar si një urdhër murgjësh mesjetarë. Në krye t'urdhërit është Mjeshtri i Madh dhe çdokush është i detyruar ta dëgjojë gjithë veshë për sa kohë që kryen funksionin e Mjeshtrit të Madh. A s'e kuptoni se shpërndarja e 'funksioneve' dhe 'privilegjeve' në këtë mënyrë është mesjetare? Le t'i shqyrtojmë veprimet tuaja në pak vitet e shkuara. Ju vendosët në Komitetin Qendror që Kolë Jakova duhej t'ishte shkrimtar i madh dhe secili poshtë jush e miratoi vendimin tuaj. Kritikët e shpallën Halili dhe Hajria vepër të madhe arti! Mandej ju ra në sy Dhimitër S. Shuteriqi, që e bëtë kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve, e kështu me radhë. Por le ta tejkalojmë këtë pikë. Shkrimtarët janë qytetarë me të njëjtat të drejta si çdokush tjetër dhe nuk është e drejtë t'i nënshtrosh ndaj një censure të tillë shtërnguese dhe të paligjshme. Nëse për ndonjë arsye ju këmbëngulni se duhet pasë censurë, atëherë le 'institucionalizohet dhe secili t'i nënshtrohet funksionit të saj. Atëherë do ta dimë se ku duhet të japim llogari dhe nuk do të na duhet të shqetësohemi nga zyrtarë të pazot partiakë që vijnë dhe i mbivendosin mendimet e tyre të padëshiruara… Ju s'duhet ta trajtoni Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë sikur t'ishte thjesht një zgjatim i zinxhirit t'organizatave të themeluara nga Partia e Punës e Shqipërisë. Lidhja e Shkrimtarëve është një organizatë individësh të lirë dhe jo pjesë e një shoqërie feudale në të cilën të drejtat dhe detyrimet feudale bëjnë ligjin. Sa i përket të drejtave dhe detyrimeve, do të doja t'ju jepja një shembull të diçkaje që nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë. Dihet mirë se romani im 'Rinia e kohës sonë' u shkrua më 1948, dhe që një roman tjetër, 'Mbarimi i një mbretërie' u shkrua më 1951. Nuk duhet harruar as që romani 'Harbutët' i Sterjo Spasses u shkrua më 1946! Atëherë, pse e tërhoqi kaq shumë vëmendjen Partia dhe i ndaloi këto vepra të hershme dhe i dha Dhimitër S. Shutëriqit kohë më 1952 për të shkruar romanin e tij të pavlerë 'Çlirimtarët'? Pse e botoi Partia këtë roman me një

zhurmë kaq shurdhuese? Pse mobilizoi ajo krejt kalorësit e saj feudalë të kriticizmit për ta shpallë atë si romani i parë në gjuhën shqipe? Dhe jo vetëm romani i parë, por një roman i madh i letërsisë shqiptare, megjithëse dihet mirë që romanet në gjuhën shqipe u shkruan në këtë vend shumë më herët! A është me dinjitet për një parti të tërë dhe zyrtarët e saj të lartë të përfshihen në veprimtari të tilla? Historia ka ligjet e veta të pashkruara dhe s'ia ka dhënë ndokujt të drejtën të bëjë çfarë të dojë me artin. Madje as Luigji XIV s'e kishte një të drejtë të tillë. Veprimtaritë me themel në një ngrehinë feudale nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe duhet t'u jepen fund. Ju duhet t'i varrosni Epokat e Errëta dhe të ktheheni në Shekullin e Njëzet n'emër t'idealeve për të cilat u bë një luftë e madhe dhe u sakrifikuan gjëra të shenjta… Unë besoj që shkatërrimi më i madh që do të ndodhë, do të jetë në jetën intelektuale shqiptare. Njerëzit do të humbin besimin te shteti e drejtimi i tij dhe do të mbyllen në vetvete. Dhe me qëllim të mbajtjes së tyre nën kontroll, do të lindë nevoja të krijohet një polici shtetërore e egër. Ky do të jetë vetëm fillimi. Ju duhet ta braktisni rrugën e Luigjit XIV të Versajës sa më shpejt e mundur dhe të ndaloni t'i shtypni mendimet, bile edhe brenda rradhëve të Partisë. Nuk është çështja e fëmijëve të vobegët rrugëve? është ajo e shtypjes së mendimeve që po bëhet e rregullt dhe që, në fund, do t'i japë rrugë lindjes së një monarkie të re. Nëse gjërat shkojnë aq larg, do të ketë varfëri të tmerrshme dhe vetëm mbretërimi i terrorit të pashembullt do t'ju mundësojë të rrini në pushtet. Një regjim i tillë do të jetë bile më i rrezikshëm për vetveten. Shuarja dhe tërheqja e mbështetjes popullore do t'i tronditë radhët e udhëheqjes, gjithashtu, që dalëngadalë do të shndërrohet në një kastë të mbyllur si një monarki që s'i kupton realitetet historike të shekullit të njëzet. Në fund të procesit historik do të detyroheni të vrisni njëri-tjetrin dhe njerëzit do njollosen me gjak. Unë besoj se ende ka mjaft kohë për të shmangë një gjëmë të tillë dhe për këtë kuturisa t'ju dërgoj këtë përkujtesë, shkruar me kaq ngut…"!


FORUM

18 E shtunë, 6 TETOR 2018

Aktori i njohur përfundon rehabilitimin për varësinë ndaj alkoolit Aktori amerikan Ben Affleck ka përfunduar qëndrimin 40-ditor në një qendër rehabilitimi në Kaliforni për varësinë ndaj alkoolit. Ai postoi një shkrim sot (4 tetor) ku shkruante: "Mbështetjen që kam marrë nga familja, kolegët dhe fansat kanë domethënie të madhe për mua. Më kanë dhënë forcë dhe mbështetje që të flas për sëmundjen time me të tjerët. Lufta me varësinë është e gjatë dhe

e vështirë. Sic i kam kujtuar gjithnjë vetes, nëse ke një problem, të kërkosh për ndihmë është shenjë kurajo, jo dobësie apo dështimi". Trajtimi i Ben ka nisur që prej muajit gusht, i cili largohej nga puna për të shkuar në palestër, shtëpi dhe qendër rehabilitimi. Ai gëzon një histori të bukur dashurie me bashkëshorten Jennifer Garner dhe kanë së bashku katër fëmijë.

Fotot e rralla të Marilyn Monroe dalin në ankand Një vajzë me flokë të kapur, e re, e buzëqeshur dhe e turpshme. Ja si shfaqet Marilyn Monroe në 1946-n kur fotografi Richard C. Miller e zgjodhi si modele për një shërbim fotografik. Aso kohe quhej Norma Jeane Dougherty, ishte 19 vjeç dhe në vitet në vijim do transformohej në një super "seksbombë". Një nga gratë më të dëshiruara në botë. Fotot e atij shërbimi do të dalin në ankand më 7 tetor në Santa Monica Auctions dhe mendohet se mund të shiten për çmimin marramendës mes 60 mijë dhe 80 mijë dollarë. Mes fotove është edhe kontrata e firmosur nga Marilyn dhe një foto e saj e veshur me fustan nusërie në martesën e saj të parë.

Nuk lejohen fotografitë me ish-pornostaren e Trump! Zbuloni arsyen

"Përse nuk mund të flas për të vërtetën time?" Deklarata e Rita Orës nudo Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora ka guxuar sërish. Këtë herë, ajo ka pozuar nudo për revistën "Clash". Rita ka mbuluar pak gjoksin me dy gishta, ndërsa për zonën intime ka përdorur këmbët që të mos e ekspozojë. 27-vjeçarja është zgjedhur për kopertinën e vjeshtës për të folur rreth albumit të ri që do nxjerë në treg "Phonix". "Kam dëshirë t'i shkund pak gjërat. Përse nuk mund të flas për të vërtetën time", thuhet në një fotografi ku janë cituar fjalët e shqiptares nga intervista. Mbetet për t'u parë se cfarë ka folur. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Rita publikoi fotografi shtrirë nga krevati ku ishte topless dhe i uronte ndjekësve "Natën e mirë".

Stormy Daniels po jeton në frikë për shkak të mbështetësve të Donald Trump. Ish-pornostarja ndalon cdo njeri që përpiqet të bëjë selfie në zonën e firmosjes së librit. Ajo ka firmosur kopjet e librit të saj "Full Disclosure" në mbrëmjen e së enjtes. Avokati i Stormy-t, Michael Avenatti tha për TMZ se ajo ka patur roje normale dhe ndalimi i selfie-s është për cështje sigurie. Nëse dikush "vdes" të bëjë një foto me ish-pornostaren që dyshohet se ka qenë në lidhje me presidentin e Amerikës, nuk do arrijnë ta realizojnë. Libri i Stormy-t detajon historinë e dyshuar seksuale me Trump dhe për Ben Rothlisberger që u përpoq ta puthte me zor.

Zbulohet sekreti i formave seksi të modeles Bella Hadid Sekreti i formave të supermodeles Bella Hadid është zbuluar nga nutricionisti i saj, Charles Passler. Në një intervistë për revistën People, ai zbuloi se Bella përdor një dietë me shumë proteina, pak karbohidrate si dhe ushqime me yndyrë si avokado apo fruta të thata. "Nëse konsumoni karbohidrate në sasi të madhe, trupi një pjesë do e përdorë për energji, ndërsa pjesën tjetër e kthen në dhjamë", ka thënë ai. Dietologu sigurohet që Bella të marrë gjithnjë proteinat dhe karbohidratet në sasi të balancuar. Bella është një prej modeleve më seksi në industrinë e sfilatave të modës.


SHOWBIZ

19 E shtunë, 6 TETOR 2018

Chris Evans s’do të jetë më pjesë e “Captain America” Pas tetë vitesh në këtë rol, Chris Evans nuk do të jetë më Captain America. Evans e ka interpretuar atë në 10 filma duke nisur nga Captain America: The First Avenger, çka e ktheu në protretizuesin e njërit prej personazheve origjinalë të Anvengers në krah të Iron Man, Thor, Hulk, Black Widow dhe Hawkeye. Por me të përfunduar xhirimet e Avengers 4, filmi i 22-të i Marvel, Chris lajmëroi përmes “Twitter-it” se kishte qenë një nder për të të interpretonte Kapitenin, ama do ta mbyllë më kaq. “Të gjithë atyre përpara kamerës, atyre pas kamerës dhe publikut i them faleminderit për kujtimet e bukura. Do të jem mirënjohës përjetë”, shkroi ai. MCU apo Universi i Marvel, ka qenë mbizotëruese absolut i kinemasë që kur nisi Iron Man-in në 2008-ten. Captain America: The First Avenger, i cili mbushi kine-

Julia Roberts mbështet refugjatët Julia Roberts ka dërguar mesazhe dashurie, duke veshur bluzë në përkrahje të atyre që ajo i quan të braktisur nga vetë shteti dhe qeveria. Ndërsa po promovonte pjesëmarrjen e saj në seritë e reja “HomeComing” në Londër, Roberts mbante veshur bluzë me mbishkrimin “Zgjidhni Dashurinë” të dizajnuar nga Katharine Hamnett për fondacionin për ndihmë të refugjatëve. Roberts, 50vjeçare do të luajë rolin e Heidi Bergman, një punëtore në një agjenci sekrete qeveritare në projektin “ Kthimi në shtëpi”, ku i duhet të ndihmojë veteranët që të kthehen në jetën normale pas luftës. Seritë e “homecoming” do të debutojnë në amazon më 2 nëntor.

matë në viti 2011-të, ishte filmi i pestë i serisë së superheronjve. Duke vazhduar gradualisht nga filmi në film, personazhet ndërveprojnë mes tyre çka e kthen këtë një sagë të jashtëzakonshme e të shtrirë në kohë. Evans e kishte lënë të kuptohej deri diku tërheqjen

kur pati thënë për New York Times: “Epo, më mirë të zbresësh vetë nga treni përpara se të të shtyjnë”!!! Dhe ne e dimë, shkruajnë mediat në shtetet e bashkuara, se pas Avengers 4, shumë prej aktorëve kryesore u përfundonin kontratat.

Arrestohet modelja seksi që protestoi kundër Trump Komediania Amy Schumer dhe modelja seksi Emily Ratajkowski kanë protestuar vendimin e presidentit Trump dhe janë arrestuar së bashku me 300 të tjerë. Ata po kundërshtonin presidentin e Amerikës për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme. Të gjithë të arrestuarit janë në qelitë e rajonit në Washington DC. Modelja 27-vjeçare ka publikuar një fotografi në Instagram ku mban një pankartë të madhe me shkrimin “Respektoni ekzistencën e femrës ose prisni rezistencën e saj.” “Sot u arrestova duke protestuar për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme, një njeri që është akuzuar nga gra të shumta për sulm seksual”, ka shkruar Emily në Instagram. Ndërkohë, ligjvënësit pritet të votojnë për emërimin e Kavanaugh në ditët në vijim.

Çifti Beckham nxjerr në shitje shtëpinë luksoze Kompleksi legjendar i familjes Beckham do të shitet për 33 milionë dollarë. David dhe Victoria Beckham po shesin shtëpinë e tyre luksoze. Çifti bleu pasurinë prej 13,000 metrash katrorë në vitin 2007, gjatë kohës që David nënshkroi një kontratë prej 250 milionë dollarësh me ekipin e futbollit L.A. Galaxy. Në kohën që blenë shtëpinë, çmimi i kërkuar ishte 22 milionë dollarë, shkruan TMZ. Rezidenca Bev Hills është e përbërë nga gjashtë dhoma gjumi, nëntë banjo, një bibliotekë, pishinë dhe ka dy porta hekuri në pjesën e përparme të pronës.

Rita Ora ndahet nga i dashuri Rita Ora ka konfirmuar se është ndarë nga i dashuri i saj Andrew Watt, me të cilin ishte në lidhje për 13 muaj me radhë. Gazeta britanike “The Sun” raporton se këngëtarja me prejardhje nga Kosova, e konfirmoi ndarjen gjatë xhirimeve të intervistës në emisionin “The Jonathan Ross”. Rita e ka nisur lidhjen me rokerin amerikan në gushtin e vitit 2017 kur u panë së bashku duke dalë nga një hotel në New York. Jonathan Ross ishte i pari që përmendi ndarjen, duke i thënë këngëtares: “Je beqare për momentin”.


SPORT AXURRËT

R

20

E shtunë, 6 TETOR 2018

Mancini rikthen Govincon te Italia, “harron” Balottelin dhe Belottin

oberto Mancini ka zyrtarizuar listën e të ftuarve për ndeshjet përballë Ukrainës, miqësore e 10 tetorit dhe Polonisë për Ligën e Kombeve. Sebastian Giovinco, që luan në kampionatin amerikan të futbollit me ekipin kanadez të Torontos, është risia më e madhe në listën e re të trajnerit Roberto Mancini. Ky i

fundit ka stiluar emrat për miqësoren ndaj Ukrainës dhe ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Polonisë. Pas dëmtimeve rikthehen gjithashtu Marco Verratti dhe Alesandro Florenzi, ndërsa do të jetë një debutim për Gianluca Caprarin. Mbeten jashtë listës dy futbollistë me ndikim, si sulmuesit Mario Balotelli dhe Andrea

Belotti. Itali-Ukrainë është në program të mërkurën e 10 tetorit, në stadiumin “Marassi” të Gjenovës. Në stadiumin e qytetit të Ligurias do të rezervohet një moment i veçantë, pasi në minutën e 43-të të pjesës së parë ndeshja do të ndalet përkohësisht, në nder të viktimave të tragjedisë në shembjen e urës “Morandi”.

Strategu gjerman është kritikuar nga James Rodriguez, por dhe lojtarët e tjerë

Lojtarët e Bayernit tërbohen me Kovac: Nuk jemi Frankfurti Rozalb Lika

B

ayern Munich nuk po kalon një moment të mirë dhe kritikat nuk kanë munguar në dhomën e zhveshjes. Sipas “Bild”, James Rodriguez ka debatuar me trajnerin Kovaç pas barazimit 1-1 ndaj Ajax, ku kolumbiani ishte zëvendësues. Takim i vlefshëm për Ligën e Kampionëve. Ish-ylli i Real Madrid nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen ndaj Augsburgut (1-1), ndërsa u zëvendësua në humbjen 2-0 ndaj Hertha Berlin. “Ne nuk jemi këtu në Frankfurt”- mësohet t’i ketë thënë 27-vjeçari trajnerit. Ylli kolumbian ka kërkuar që të flasë me trajnerin dhe drejtuesit për t’u larguar nga kampionët në fuqi të Bundesligës. Pas tri ndeshjeve radhazi pa fituar, situata në kampin bavaerz duket që është tepër e ‘nxehtë’ dhe nuk përjashtohen lëvizje të reja. Siç shkruan “Bild”, jo vetëm James, por një pjesë e madhe e lojtarëve janë të zemëruar me trajnerin kroat, pasi ai flet kroatisht me stafin e tij gjatë seancës stërvitore. Lojtarët e shohin si mungesë respekti këtë gjë, që udhëheqësi i tyre nuk komunikon në gjuhën gjermane

SUEDEZI

Ibrahimovic i përgjigjet thashethemeve: E gjithë bota më do!

Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic e ka folur për spekulimet e ditëve të fundit që e lidhin atë me një rikthim te Milan. Bomberi suedez është treguar shumë i zgjuar, duke i cilësuar si “thashetheme” por ka refuzuar t’i mohojë. Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Milan po konsideron një transferim të Ibrahimovic pasi e sheh si një opsion me çmim të ulët për të përforcuar skuadrën. Kur pyetet për mundësinë e ribashkimit me Kuqezinjtë, 37-vjeçari shprehet: “Gjithmonë ka thashetheme. E gjithë bota më do. Është ok.” Suedezi ka shënuar 56 gola në 85 paraqitjet e tij me “Djallin” mes 2010 dhe 2012, duke fituar kampionatin në sezonin e parë.

PORTUGEZI

Mourinho konferencë 3 minuta në 8 të mëngjesit

me stafin teknik. Ai bisedon kroatisht me vëllanë e tij, Robert Kovac, trajnerin e portierëve, Toni Tapalovic dhe drejtorin sportiv boshnjak, Hasan Salihamidzic. Një problem tjetër është edhe rotacioni. Disa lojtarë të rëndësishëm kanë mbetur në stol dhe minutat kanë qenë të pakta për ta. Në dhomat e zhveshjes nuk janë dakord as

me metodat e stërvitjes të përdorura nga Kovac. Seancat janë shumë të shkurtra, madje në disa raste më pak se 40 minuta. Për kroatin ajo që ka më shumë rëndësi është faza mbrojtëse, duke mos i dhënë shumë rëndësi fazës sulmuese, ndërkohë tek bavarezët filozofia është krejtësisht tjetër. Bayern do të luajë sot në 18:30 në “Allianz Arena”

kundër Borussia Monchengaldbach në kuadër të javës së gjashtë të Bundesligës. Aktualisht skuadra e Kovac qëndron në vendin e dytë në renditje më 13 pikë, një më pak se Dortmundi që kryeson tabelën me katër fitore, dy barazime dhe asnjë humbje. Ndërkohë që Bayern ka katër fitore, një barazim dhe një humbje.

ISH-TRAJNERI

Hitzfeld komenton krizën e Bayernit: Faji nuk është i Niko Kovac B

ayerni i Mynihut nuk po kalon aspak një moment të mirë në këtë fillim sezon, teksa ka dy barazime dhe një humbje në ndeshjet e fundit, duke shënuar pikën më të ulët nën drejtimin e Niko Kovac. Për të analizuar momentin delikat që po kalojnë kampionët e Gjermanisë, një ish-trajner i njohur i bavarezve, Ottmar Hitzfeld, ka dhënë mendimin e tij. “Nuk është krizë, por thjeshtë një moment pasigurie. Fitoret do të rikthehen sërish,

ndërkohë që trajneri Niko Kovac nuk është aspak në dyshim. Për ekipet e mëdha është e mundur që të ndodhin edhe momente të tilla. Bayerni është si një Ferrari, nëse i mungon një pjesë, nuk funksionon mirë. Çfarë i mungon? Skuadra ka pasiguri kur përballet me gjëra jo të zakonshme. Edhe yjet janë njerëz që kanë ndenja. Secili prej tyre për momentin ka pasiguritë e veta. Sa i përket të ardhmes së Kocac mund të them se ai nuk

është në pikëpyetje. Nuk ka asnjë kritikë ndaj tij. Bayerni humbi në Berlin, që është diçka që mund të ndodh. Dy javë më parë të gjithë lavdëruar Kovac për punën e bërë deri më tani, nuk mund të ndodh që ai të ketë bërë çdo gjë gabim. Kritikat nga James Rodriguez? Në fillim të sezonit komentet janë të moderuara me lojtarët. Vendimet e trajnerëve nuk duhet që të komentohen nga futbollistët, por të pranohen”, deklaroi Hitzfeld.

Jose Mourinho ka bërë çmendurinë e radhës, duke detyruar gazetarët që të zgjohet pa dshirë mirë për të ndjekur konferencën e tij për shtyp. Në 8:00 të mëngjesit, strategu portugez doli para gazetarëve, por të gjithë ishin të pranishëm me blloqet e shënimeve dhe regjistruesit, për të parë atë që kishte për të thënë portugezi. Mourinho foli vetëm 3 minuta e 22 sekonda, duke ju përgjigjur vetëm 5-6 pyetjeve. Përgjigjet e tij ishin vetëm me një fjalë, ose maksimumi një fjali. – Cila është arsyeja e problemeve të ekipit? Ka disa arsye. – Mund të na i shpjegoni cilat? Jo. – Në shtëpi nuk keni shkuar shumë mirë? E vërtetë, tre ndeshje, tre barazime. As nuk kemi fituar, as nuk kemi humbur. – Nëse do të ketë një tjetër ndeshje pa fitore, a do të ishte më mirë të largoheshit? E pranoj gjykimin tuaj. – Do të jepni dorëheqjen? Jo.


SPORT

21

E shtunë, 6 TETOR 2018

Strategu spanjoll ka deklaruar se gjermani ka bërë një punë shumë të mirë me “The Reds”

TRAJNERI

Guardiola sfidon Liverpool-in: Nuk jam i pathyeshëm, Klopp i shkëlqyer

Allegri del në mbrojtje të Ronaldos: Profesionist brenda dhe jashtë fushave

L

iverpool-Manchester City është kryendeshja e javës së 8-të në kampionatin anglez. Dueli që vendos përballë dy skuadrat kryesuese, me të njëjtën kuotë pikësh, 19, mund të jetë përcaktues për t’i dhënë një tjetër rrjedhë këtij sezoni. Pep Guardiola nuk i ka kursyer komplimentet për rivalët, me të cilët City do të përballet në “Anfield Road”. Katalanasi e di mirë se të kuqtë janë një ekip mjaft i fortë dhe kujton se “qytetarët” vjet humbën në 3 takime ndaj tyre. “Në Champions League luhet 180 minuta, ndërkohë që kampionati vendoset nga 38 ndeshje. Në Premier League kemi dhënë më të mirë tonë, por në Champions jo. Janë shumë transferta të vështira në kampionat, dhe 3 pikët ndaj Liverpoolit kanë të njëjtën vlerë edhe ndaj tyre. Çdo ndeshje është totalisht e ndryshme. Në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve (sezonin e shkuar) në bëmë një paraqitje të mirë, me përjashtim të fundit të pjesës së parë. Në shtëpi ne luajtëm po ashtu mirë. Nuk ka rëndësi se humbëm. Që kur Jurgeni mori drejtimin Liverpool-it, ai pati mjaft lojtarë të zotë për të

kundërsulmuar dhe nga goditjet standarde dhe tri djemtë në ofensivë lidhen me njëri-tjetrin mjaft mirë. Janë një skuadër mjaft e fortë dhe shkuan në finale me meritë. Liverpool u bë një ekip i fortë, sidomos kur Klopp shkoi. Ai është një trajner i shkëlqyer. Unë nuk jam i pathyeshëm. Ata nëse luajnë mirë dhe na mundin, atëherë unë e pranoj’, tha tekniku i Manchester City-t.

Guardiola e pranoi se treshja Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah janë mjaft të rrezikshëm në sulm. “Ata duhen ndalur që të nisen në kundërsulm. Diferenca në Evropë është sa topa humbet dhe jo sa shanse lejon. Ne nuk kemi krijuar një ekip që të mbrojë, duhet të minimizojmë riskun”, përfundoi strategu spanjoll. Në fund ai bëri një analizë edhe të

humbjes së fundit të kundërshtarëve të tyre në Ligën e Kampionëve në transfertën ndaj ekipit të Ancelottit: “Napoli është një ekip i jashtëzakonshëm, që luan mjaft mirë dhe stërvitet nga një trajner i zoti. Championsi është ndryshe nga Premier League, një nivel më i lartë dhe rezultati i San Paolos është meritë e Napolit, sepse nuk mendoj se Liverpooli luajti keq në atë ndeshje”.

Cristiano Ronaldo është “i gatshëm të kthehet në veprim” për Juventusin në ndeshjen e së shtunës kundër Udineses, teksa konfirmimi ka ardhur ga trajneri Massimiliano Allegri. Ronaldo është akuzuar për përdhunim nga Kathryn Mayorga, e cila pretendon se Juventusi ka abuzuar me të në Las Vegas në vitin 2009. Ai e ka mohuar në mënyrë të kategorike akuzën. Pavarësisht akuzave me të cilat po përballet portugezi, Allegri thotë se 33-vjeçari është duke bërë mirë. “Cristiano është mirë, e njoh vetëm prej tre muajsh, por në karrierën e tij 15-vjeçare, gjithmonë ka treguar profesionalizëm, brenda dhe jashtë fushës. Ai është gati të luajë nesër, është fokusuar vetëm te ndeshja. Gjërat jashtë futbollit nuk e prekin atë. Dybala? Të dy duhet ta njohin mirë njëri-tjetrin. Ka mënyra të ndryshme, në të cilat mund të luajnë bashkë. Kundër Udineses do të luajë Ronaldo me Dybala, ose me Mandzukic. Mungesa e Ronaldos te Portugalia? E dija që Cristiano nuk do të shkonte tek ekipi kombëtar edhe për ndeshjet e radhës. Ai u pajtua për këtë me trajnerin dhe me presidentin e federatës”, deklaroi Allegri.

PORTUGEZI

CHELSEA

STATISTIKAT

Cristiano Ronaldo bën gati mbrojtjen, kontakton avokatin e Tyson

Sarri: Tani filloi sezoni për Moratën, shpresoj të qajë më shpesh

Brozovic- Vecino janë dy maratonomakët e Interit, asnjë si ata në Champions

Cristiano Ronaldo ishte i bindur se episodi i përdhunimit të Kathryn Mayorga do të ishte kaluar, por në ditët e fundit Policia në Las Vegas ka rihapur çështjen, duke kërkuar informacionet nga amerikania se çfarë kishte ndodhur në vitin 2009. “CR7” ka vendosur të marrë një nga avokatët më të aftë më mbrojtjet e personazheve VIP nga skandale të ndryshme. Pasi ka mbrojtur Paris Hilton, Mike Tyson, Andre Agassi, Bruno Mars dhe “yje” të tjera, avokati David Chesnoff përgatitet të punojë në krah të Cristiano Ronaldo. Chesnoff në karrierën e tij ka mbrojtur edhe Di Caprio dhe familjen e Michael Jackson. Ai ka një “curriculum” të rëndësishëm te i cili është bazuar Ronaldo për të mbyllur një herë e përgjithmonë këtë çështje.

Maurizio Sarri beson se Alvaro Morata mund ta fillojë nga fillimi sezonin e tij te Chelsea pasi shënoi golin e fitores ndaj Vidi në Europa League. 25-vjeçari kishte shënuar vetëm një gol përpara ndeshjes së mesjavës në Stamford Bridge dhe dukej qartë se i mungonte vetëbesimi, me Sarri-n që ka preferuar të përdorë Olivier Giroud në ndeshjet e Premier League. Morata humbi disa mundësi të mira përpara se të shënonte golin ndaj kampionëve hungarezë. “Jam shumë i lumtur për golin e tij. Ishte e rëndësishme të luante një ndeshje të mirë, dhe mendoj se ia arriti. Ishte e rëndësishme të luante për ekipin. Alvaro duhet të vazhdojë kështu. Nuk dua të flas për kundërshtarët, ata luajtën ndeshjen e tyre. Mendoj se Morata luajti shumë mirë, më mirë se në ndeshjet e fundit dhe duhet të vazhdojë kështu. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ai është i rëndësishëm për ne, ashtu si Giroud. Morata qau pas golit? Nuk e di, por nëse do të qajë pas një goli atëherë shpresoj ta shoh duke qarë sa më shpesh.”

Dy ndeshje dhe vetëm 180 minuta nuk mund të jenë të mjaftueshme për të dalë në një përfundim të qartë për një futbollist, por të dhënat sigurisht që nuk mund të kalohen pa vënë re. Sipas të dhënave të publikuar nga UEFA, në dy ndeshjet e para dy futbollistët e Interit, Marcelo Brozovic dhe Matias Vecino, janë dy futbollistët që kanë bërë më shumë kilometra në këtë kompeticion me 25.1 dh 24.1. Një e dhënë shumë interesante që tregon për forcën e zikaltërve në repartin e mesfushës, duke i dhuruar 6 pikë. Brozovic në fakt nuk është kryesues jo vetëm në Champions, por edhe në kampionatin italian, duke pasur mesataren më të mirë me 11.88 kilometra për ndeshje, duke ndarë vendin e parë me Leon Stulac të Parmës. Pas tyre sërish është Matias Vecino me 11 kilometra për ndeshjes. Jo vetëm vendimtar në regji dhe gola: Brozovic dhe Vecino kanë shumë për të dhënë për ekipin e Luciano Spalletti-t.


KURESHTI

22 E shtunë, 6 TETOR 2018

Kjo grua fiton 2 mijë euro në muaj duke fotografuar këmbët e saj seksi Një vejushë 49 vjeç fiton rreth 24 mijë euro në vit, duke publikuar fotografi seksi të këmbëve në Instagram. Gweneth Lee nga San Digo ka deklaruar se klientët paguajnë që ta takojnë personalisht vetëm për t’i përkëdhelur gishtërinjtë. Ndërkohë, vetëm nga postimet online fiton rreth 2 mijë euro çdo muaj. Ajo merr edhe dhurata nga fansat që i kërkojnë fotografi private. Ata i kanë ofruar edhe takime për 230 euro në orë për t’i masazhuar, lëpirë dhe përkëdhelur këmbët. “Unë kam pëlqyer gjithmonë të publikoj fotografi të këmbëve në pishinë dhe mora shumë ndjekës. Më pas hapa një llogari të re vetëm për njerëzit që pëlqejnë këmbët e mia. Kam shumë njerëz që paguajnë të më bëjnë masazhe vetëm për një orë”, tha 49-vjeçarja. Gweneth ka qenë modele reklamash në të kaluarën dhe ka zbuluar se nuk e dinte që këmba ishte kaq eksituese derisa i publikoi në rrjete sociale.

Akuzat për marrëdhënie seksuale në aeroplan, mësuesja: Duket si film pornografik Një mësuese nga Gloucestershire ka deklaruar në polici se marrëdhënia seksuale që kreu me një student në tualetin e aeroplanit e bëri të ndihej e sëmurë. Eleanor Wilson është akuzuar pasi ka kryer seks me një djalë kur po ktheheshin nga një udhëtim shkolle në vitin 2015. Kur doli para gjykatës, ajo i përshkroi akuzat kundër saj si “film pornografik” dhe shtoi se pretendimet vinin nga imagjinata e djalit. 29-vjeçarja i mohon katër akuzat e aktivitetit seksual me një fëmijë nën moshën 18 vjeç. Nxënësi dhe shkolla nuk identifikohen për arsye ligjore. Gjatë deklaratës për policinë, Eleanor tha se marrëdhënia seksuale me një adoleshent ishte gjëja e fundit që do t’i shkonte në mendje. “E vlerësoj punën time. Nuk do të rrezikoja të shkoja në burg. Duket si një film pornografik, vjen nga imagjinata e tij. Ideja e kësaj gjëje më bën të ndihem e sëmurë”, tha ajo. Gjyqi vazhdon dhe ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Ky është vendi më i sigurt për t’u ulur në avion

Sëmundja misterioze e bëri si shtatzënë, zbuloi shkakun nga miku i saj Një sëmundje misterioze nënkuptonte që një grua mund të shkonte në tualet një herë në

javë, ndërsa krijonte idenë tek miqtë e saj sikur ishte shtatzënë. Kayleigh Henning,

nga Londra vuante gjithashtu nga kapsllëku dhe dhimbje barku që ishin kaq të forta se kalonte net pa gjumë në krevatin e saj për më shumë se një dekadë. Ndërsa mjekët i konsideruan simptomat e saj vetëm IBS, znj. Henning kërkoi këshillën e trajnerit personal, sipas të cilit ushqimet ishin shkaktarë. “Ishte aq e bezdisshme, sepse të gjithë supozonin se isha shtatzënë”, i tha ajo “The Mirror”. Për shkak të barkut të fryrë, ajo u përpoq të gjejë rroba që i përshtaten asaj dhe do të ishte shumë e pakëndshme deri në fund të ditës. Pas zhvilloi disa prova në shtëpi, analistja e biznesit zbuloi se trupi i saj nuk përballonte qumështin e lopës, të bardhën e vezës, thjerrëzat, maja dhe glutenin. Zonja Henning, e cila tani është shtatë muaj shtatzënë, hoqi menjëherë përbërësit nga dieta e saj dhe nuk ka vuajtur nga shqetësimet që prej atëherë.

Edhe pse kur arrini në destinacion pasi keni udhëtuar me avion doni ta falënderoni me zemër shpikësin e avionit që ju dhuroi këtë komoditet, jo gjithçka është kaq e lehtë sepse sidoqoftë jeni duke udhëtuar në ajër dhe mos të harrojmë se ka shumë njerëz që e kanë fobi avionin vetëm për këtë. Ekspertët e avionëve flasin se ka disa sekrete të vogla që mund t’i merrni në konsideratë në mënyrë që të keni një udhëtim sa më të kënaqshëm. Nëse ka vende të rezervuara në avion mos mendoni që janë gjithmonë komode sepse në përgjithësi këto vende janë për persona që mund të kenë probleme shëndetësore ose për bebe të cilat qajnë përgjatë gjithë kohës që flutu-

roni. Kështu që mund të ndodhë që vendi se mendoni se do t’ju sjellë më tepër komoditet të jetë vendi më i pakënaqshëm. Ekspertët rekomandojnë që të uleni në fund të avionit, sidomos në udhëtime të gjata sepse do të keni shërbim më të mirë të asistentëve të stafit, të cilët aty qëndrojnë…

Myslimanët nuk marrin “alarmin Trump”: Presidenti na urren Ditën e mërkurë (3 tetor), një alarm presidencial u dërgua në telefonat celularë të shtetasve amerikanë. Ata morën mesazhin se ishte një test që kontrollonte sistemin e komunikimit të emergjencës, i cili nuk ishte përdorur më parë. Qëllimi i këtij testi është të paralajmërojë kërcënime si: sulme me raketë, akte terrorizmi dhe fatkeqësi natyrore. Por mesazhi nuk i shkoi të gjithë banorëve. Brenda pak minutave, alarmi u kthye në trend në Twitter ku u përdor hashtagu #PresidentialAlert. Shumë njerëz shkruajtën se nuk e morën mesazhin në celularin e tyre duke akuzuar udhëheqësin amerikan se është anti-islam dhe i urren myslimanët.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Princ ... mbretëroi në Shqipëri gjatë periudhës (7 marsi 1914-3 shtator 1914) 6. Francesko Petrarka i ka kushtuar asaj një libër me lirika 8. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 10. Zvogëlohem e rrëgjohem nga pleqëria a nga një sëmundje 13. Titull që vihej përpara emrit të një prifti katolik 15. Burrë i ve. Quhet ashtu bashkëshorti pa grua 17. Dafinë ka edhe atë emër 18. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 19. Gjinia femërore e zhytësit 21. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 24. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 25. Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire, që jetonte në pjesën verilindore të trojeve të banuara sot nga shqiptarët 26. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 27. Që e ka trupin të hedhur, të lidhur e të fortë 28. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 30. I ra hasha, e mohoi diçka që ka thënë ose që ia ngjitin të tjerët 32. Gur i çmuar ngjyrëvjollcë dhe i tejdukshëm 34. Punë e veprimtari tregtare, që bëhet nga kapitalistët për të nxjerrë fitime sa më të mëdha 37. Ai që mendon e vepron me pesimizëm 39. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 40. Masë gjatësie për udhëtimet detare e barabartë me 4,445 km ose 5,556 km 42. Fat në lojë, në punë a në jetë. 44. Shkop i gjatë e i trashë, hu, kopaçe. 47. Ashtu quhej babai Adolf Hitlerit. 48. Bashkim kimik që del nga veprimi i oksigjenit mbi një metal a mbi një lëndë tjetër. 51. Pëllumb mashkull 52. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 55. Grup i vogël njerëzish të armatosur me një komandant në krye 56. Tërësia e rrjeteve të lundrimit dhe e forcave detare të një shteti, flota detare 58. I imët nga trupi, i shkurtër dhe i dobët; jo i bëshëm, i ... 59. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 60. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 61. Pjesë e skeletit të njeriut, e cila përbëhet nga brezi i harkuar i eshtrave të kryqeve 66. Poet shqiptar dhe veprimtar i shuqar atdhetar ... Gërvalla 68. Shtresë e hollë brumi në trajtë të rrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës 69. Që shërben për ta mbrojtur, për të penguar ndotjen nga balta 71. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 73. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 74. Pjesa më e yndyrshme e

E shtunë, 6 TETOR 2018

Nga Albert VATAJ

qumështit, ajkë qumështi 75. Fondi Monetar Ndërkombëtar 76. Re e dendur tymi, pluhuri etj.; mjegull; tym 79. Trastë zakonisht katërkëndëshe prej lëkure, prej plastike 80. GRamshi e kishte ashtu targën 82. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 84. Eshtë dramë e shkruar nga Sami Frashëri. Drama njihet edhe me emrin Farkëtari Gave 85. Të ftohtë i madh, i thatë e me ngricë; fraq, cingërimë, thëllim 88. Shenjë që u bëhet kafshëve, drurëve etj. në lëkurë për t'i dalluar nga të tjerët 89. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 90. Vegël muzikore si violinë e gjerë me gjashtë tela, ka të tilla elektrike dhe akustike 91. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 93. Vepër muzikore me përmbajtje gazmore, që luhet në skenë ku aktorët këndojnë, kërcejnë dhe herë-herë i recitojnë pjesët e tyre. 95. Sportist që merret me atletikë; njeri me trup të lidhur, të zhdërvjellët e të shkathët 96. Ai është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrire në koordinatat 42,09° V, 20,43° L 100. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 102. I vihet në kokë një mbreti, Miss-i, etj. 103. Pastaj e ka brenda 105. Një nga festat kryesore të të krishterëve. Më 25 dhjetor, daton 108. Vajza kundrejt fëmijëve të tjerë me prindër të njëjtë

111.Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (19211921) 112. Organizata Botërore e Shëndetësisë 114. Shtet i BE, kufizohet me Belgjikën në veri, me Luksemburgun ne veri-lindje, me Gjermaninë, Zvicrën dhe Italinë në lindje dhe në jug me Spanjën, Andorrën dhe Monakon 115. Shkurre, zakonisht kacavarëse, me lule të bardha ose të verdha në trajtë ylli e me erë të mirë 116. Që ndodh në mënyrë të papritur e të menjëhershme VERTIKALISHT 1. Dëm i rëndë, shkatërrim i madh, prishje e rrënim; e keqe e madhe 2. Segment që ka një drejtim dhe kah të caktuar. Fillon me Ve... 3. jesa e përparme e anijes ose e barkës 4. Ajo që bën pula, vezë ose.. 5. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 6. Frikë e madhe, tmerr; ankth i madh 7. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 9. Specialist për metodikën e dhënies së mësimit të një lënde në shkollë, quhet ashtu 11. Viç mashkull gjashtë deri dymbëdhjetë muajsh 12. Teoria mbi metodën e përgjithshme të njohjes shkencore dhe të shndërrimit të botës reale 13. Tokë e papunuar, vend djerr; tokë që lihet pa punuar për shumë kohë 14. Galeri e nëndheshme me

disa tunele të gjata, ku, në Romën e vjetër, të krishterët fshiheshin, kryenin shërbesat fetare ose varrime 16. Von Netshajm ..., okulist, mjek dhe filozof gjerman (14861535) 20. Kufomë njeriu e balsamosur në mënyrë të tillë që të mos prishet për një kohë të gjatë 22. Lef ... (1877-1945), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar 23. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 29. I madhi i pajtimit të gjaqeve, Anton ..., (1920-1995), ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar 31. Havzi ..., poeti kuksian që u dënua me varje dhe u ekzekutua më 10 gusht 1988 33. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 34. Bëj që të fryhet, ënjt; mbufat 35. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 36. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 38. Kirkizia ka atë monedhën e saj 41. Copë e vogël, e hollë ose me maja të mprehta, që shkëputet nga një send i fortë 42. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 43. Që ka përmasa të mëdha, madhështor, i denjë për një epope 44. Anije e posaçme që ka pajisjet e nevojshme për të thelluar lumenjtë e portet, për të pastruar kanalet etj 45. Rrasë mbi të cilën në kohët

65. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 67. Është një nga shkencat e natyrës 70. Një e tillë, realizuar nga një Canon apo Polaroid, është një imazh 72. Njësia më e vogël e kuptimshme në përbërjen e fjalës, e cila është mbartëse e kuptimeve leksikore 75. Shpend grabitqar me krahë të mëdhenj, me sqep të shkurtër e të kthyer 76. Shtrat i vogël dërrase për foshnja, me anë të ngritura e me dy këmbëza në trajtë gjysmërrethi, që të përkundet lehtë 77. Lëvizje e shoqërisë civile në Shqipëri, nisi veprimtarinë e saj më 15 Mars 2003 78. ... Bonarparte, strateg ushtarak, burrështetas i zori, ai që ndryshoi historinë e botës 79. Mjet për të kapur minj, zogj ose kafshë të egra 81. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 83. Nëpunës që i zvarrit çështjet, që është i shkëputur nga masa 85. Dëshirë e brendshme e zjarrtë, ndjenjë e fortë, afsh, zjarr 86. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 87. Ana ... ditari i saj u bë nga më të famshmit e Historisë së Luftës së Dytë Botërore, ishte hebre 92. Iki pa leje dhe fshehurazi nga ushtria, nga vendi i shërbimit luftarak ose nga fusha e betejës 94. Bamir Myrteza ..., Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit (1996 1997), President i Shqipërisë (2007- 2012) 97. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 98. Ashtu quhet monedha e Kenias 99. Tirana, e kishte targën e makinave ... 101. Prej disa kohësh, prej kohësh; qyshkur 104. Pamja e fytyrës; ngjyra e fytyrës; shprehja e fytyrës 106. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 107. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 109. Shtyp nga lart, i rëndoj që të ngjeshet a që të nxërë më shumë; ngjesh; kund. çrras 110. Aktori Ndrek ..., i vetmi i kinemasë shqiptare që shkëlqeun me rolet e tij negative, të cilat i skaliti në pavdeksinë e kinemasë shqiptare 113. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa

e lashta u bëheshin flijime perëndive sipas paragjykimeve; therore 46. Portret i gdhendur ose i punuar në skulpturë dhe i rrethuar nga një kornizë e rrumbullakët a vezake 49. Kryeqyteti i Australisë, quhet pikërisht ashtu 50. Veprim i shquar që mbetet i përmendur 53. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 54. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 57. Më 18 janar 2012, Wikipedia në gjuhën angleze mbyllet për 24 orë në formë proteste ndaj ... e PIPA 62. Qytet në Zvicër, rrethohet me malet: Jyra, Salevi dhe Vyashi. Këto male jan kufi naturale me Francën 63. Shqipëria e ka atë si paranë e saj, e shquar 64. Ajo përdoret zakonisht nga gratë për të ngjyrosur flokët 1

2

K

3

C

4

K O P

I

5

L

6

J

7

O D 12

U N I

D O 15

R

S

I

E C

H E

S

E

T

U

T

I

F

F O S I

L

18

C

B

19

T

10

M 14

I

17

L L

9

13

D U F

16

M I

8

S O M

11

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

M

L

K P R

I

I

A

D

O

20

P

I

M I

E

C

U

T

J

E

T

21

H

N I 22

L

23

K

Z 24

D I

25

F L

L

26

A G R A N C

E

R

J

29

S

32

33

E

S

R

R

34

P A S T

R

K

R

N I

E

E

E 40

T I

T

M A L

S

S

R

L

E M E

O C

I

L

I

D U K E A

65

A

N

T

E

¸

I

G

K

K

E

O

K A L C

L J

O

M

N

E

E

63

P T

N

B

P

80

O

J

O R G A N I

A

H

S

¸

D

R

E

S

I

N D E

R C

˙

75

E L

E S

L

E 84

R

S

M E T

A N

R B

I

S

T

Y

K

92

Z

R

93

Z

94

E

M I

A

D 96

O N I

R

I

N D

K E

O

P 105

L

97

V O

99

S H ¸

M

K

Z

V E

A

A

102

A

N

O

95

K O L

101

O M

O

O 89

91

104

I

R

R

H T

98

¸

79

83

85

K ¸

M A H M U R

A S

U

Z A G A R

N

88

90

100

L 78

I

82

O

K

D O

L 74

L

77

D

J

T 70

P O S

87

K E Q

S

69

K A M Y

D 86

Z

B

81

A V A R I

S

N

67

73

E

U M

64

E U K A L I

76

A

I

60

72

P

50

57

F

P A N 68

71

O D R O M

66

A L

I

A E R

L

62

N

V

56

M O H

D

J

59

61

E

G 45

I

53

A

U

O H

R

44

A D K

P O D

58

R

T

N 43

K

52

55

D I

Z 42

49

M 51

54

N A N I

48

Y

L

P

L

38

41

I

47

A

I

36

O P

A

O N

46

A Z

D

35

H ¸

39

M

B

31

37

¸

28

P

R

30

K U

E

27

K

A

E 103

B

106

107

A T

Y

108

U

N

B

M A R

¸

T

I

O N E

T ¸

E

I

E

R

109

F R

E K U E

N T

O J

M O S

I

R

M

T

O

B

I

I

110

111

H 114

118

S

A

A L 119

H

M U T

J 115

H

112

R R

117

P K S H

F

A D A K E

120

K

113

M A R A Z

T

116

B

N

121

N

O

F

R E

G A T E


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E shtunë, 6 TETOR 2018

Presidenti Meta priti Komisionerin Europian për Migrim, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos

Presidenti Meta: Synimi i Shqipërisë është çelja e negociatave të anëtarësimit vitin e ardhshëm drejtës mbizotërojnë jo vetëm agjendën europiane të Shqipërisë por edhe aktualitetin në vend", - theksoi Presidenti Meta. Presidenti Meta vlerësoi zhvillimin në Tiranë të Ministerialit

P

residenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Komisionerin Europian për Migrim, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos. Gjatë takimit, Presidenti vlerësoi nismat flamur të Komisionit Europian për "Forcimin e angazhimit për Sigurinë dhe Migracionin" dhe për "Forcimin e Shtetit Ligjor", dhe arritjen e marrëveshjes që mundëson operimin e ekipeve të Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare (FRONTEX) në Shqipëri.

për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, si një tjetër dritare mundësie që nxit frymën e bashkëpunimit rajonal dhe europian. Presidenti falënderoi Komi-

sionerin Avramopoulos edhe për raportin pozitiv të Komisionit Europian që rekomandoi liberalizimin e vizave me Kosovën, qytetarët e së cilës meritojnë ta gëzojnë plotësisht sa më parë këtë të drejtë.

"Bashkëpunimi më i afërt për menaxhimin e migracionit, sigurimin më të mirë të kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar, është jo vetëm i mirëpritur por edhe i domosdoshëm kundrejt sfidave të mëdha me të cilat përballemi", - u shpreh Presidenti Meta. Duke folur për synimin që vendi të çelë negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm, Kreu i Shtetit konsideroi përparësore rezultatet konkrete në përmbushjen e reformave kyçe. "Çështjet e shtetit ligjor dhe të së

Mbahet në Tiranë Ministeriali për Çështjet e Brendshme e të Drejtësisë, BE-Ballkan Perëndimor

Migracioni, Shqipëria marrëveshje me FRONTEX

N

ë data 4 - 5 tetor u zhvil lua në Tiranë Ministeri ali Bashkimi Europian Ballkani Perëndimor për çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme. Shqipëria firmos dje një marrëveshje me Agjencinë Europiane të Rojeve Bregdetare dhe Kufirit, FRONTEX për menaxhimin e kufijve në kuadër të përbalimit të fenomenit të emigracionit. Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj, Komisioneri europian

për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos, dhe ministri i Brendshëm austriak Herbert Kick, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së Bashkimit

Europian. Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji që BE-ja firmos me vende të treta. Komisioneri Avramopoulos e cilësoi si "një gur themeli në bashkëpunimin e jashtëm të BE-së për çështjen e menaxhimit të kufijve. Shpresoj që të hapet rruga për një bashkëpunim edhe më të madh me të gjithë rajonin e Ballkanit", deklaroi ai. Marrëveshja i lejon FRONTEX-it që të koordinojë bashkëpunimin operativ mes Shteteve anëtare dhe Shqipërisë në menaxhimin

e kufijve. FRONTEX-i do të mund të ndërhyjë në kufijtë e jashtëm të një ose më shumë Shteteve anëtare fqinje me Shqipërinë, përfshirë ndërhyrjen në territorin shqiptar në koordinim me autoritetet. Mar-

rëveshja synon forcimin e bashkëpunimit në fushën operacionale të Shqipërisë me vendet e BE-së, në kuadrin e menaxhimit të kufijve, migracionit të paligjshëm si dhe kundër krimit ndërkufitar.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.