Koha Jone 7 gusht 2017

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

ONM: Të pushkatohen Dedja dhe Zaganjori! E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 185 (8316)

E martë, 7 Gusht 2018

Çmimi 30 Lekë

Nga Frrok Çupi

FAQE 3

Rama: Agjencitë e huaja Presidenti Meta: Sportet konfirmojnë ecurinë pozitive ekstreme do të mbeten të ekonomisë shqiptare përherë të dashura për mua!

FAQE 2

Në foto: Kryeministri Edi Rama MEDIAT NË PRISHTINË

Kërcënohet me vrasje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

FAQE 5

AKUZAT

Grida Duma: Ekonomia, papunësia dhe korrupsioni, tre problemet e mëdha të shqiptarëve

FAQE 6

Në foto: Presidenti Ilir Meta duke udhëtuar me Zip-Line (litar) në Grykën e Rugovës, Kosovë

QËNDRIMI

Petrit Vasili: Prekja e kufijve vë në lojë ekzistencën e Kosovës

FAQE 24

INTERVISTA PËR “TOP CHANNEL”

Miliarderi shqiptar Samir Mane flet për planet në fushën e turizmit

FAQE 5

FAQE 13


POLITIKE

2

E martë, 7 GUSHT 2018

Kryeministri: Në raport vlerësohet performanca fiskale si dhe përpjekjet e qeverisë për luftimin e informalitetit në ekonomi

K

ryeministri Edi Rama e ka nisur ditën djeshme me publikimin e disa gjetjeve nga një raport i agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, që sipas tij vlerësojnë performancën e ekonomisë shqiptare. Për shefin e qeverisë shqiptare, vlerësimet janë aq të mira sa nuk ka nevojë për komente. “Mirëmëngjes, dhe me këtë pasqyrim që s’ka nevojë për komente të agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. Duke cituar raportin më tej, shefi i qeverisë shkruan se “Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe ka pak gjasa të pësojë zhbalancime fiskale ose të jashtme, gjatë tre a katër viteve të ardhshme”. Po ashtu, në raport vlerësohet performanca fiskale sipas Ramës si dhe përpjekjet e qeverisë për luftimin e informalitetit në ekonomi. “Performanca fiskale e vendit është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, mbështetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadër fiskal i përmirësuar, i cili tani përfshin edhe një frenim të formalizuar të defiçitit (Ligji Organik Buxhetor). Kjo do të ndihmojë vazhdimësinë e uljes së risqeve që lidhen me borxhin e lartë publik. S&P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE”, shkruan shefi i qeverisë. Më tej ai thotë se sipas S&P “ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive

Raporti i S&P për ekonominë, Rama: Nuk ka nevojë për komente

deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjashëm. Kjo si rezultat i pritshmërive pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të defiçitit buxhetor nga qeveria” Pas konfirmimit të vlerësimit B+ për Shqipërinë nga agjencia e vlerësimit të riskut të kred-

itit “Standard and Poor’s”, Ministri Ahmetaj ka vlerësuar raportin. “Sërish notë pozitive për ekonominë shqiptare. Agjencia prestigjioze e vlerësimit Standard and Poor’s jep një tjetër vlerësim pozitiv për ekonominë shqiptare, duke konfirmuar notën “B+”, me

perspektivë të qëndrueshme si ekonomike ashtu edhe fiskale për periudhën në vijim. Në raportin e publikuar ditën e djeshme, S&P vlerëson se performanca fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, mbështetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadër fiskal i përmirësuar, i cili tanimë e ka vendosur detyrim në ligj kontrollin rigoroz të deficitit dhe uljen e tij, duke vendosur nën kontroll risqet e lidhur me të. Ecuria e performancës fiskale të Shqipërisë vlerësohet të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me renditje të ngjashme, e mbështetur nga pritshmëritë pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të financave publike. Në të njëjtën kohë, vlerësohet performanca në rritje e të ardhurave buxhetore, mirë administrimi si rezultat edhe i uljes se informalitetit, kontrolli dhe ulja e shpenzimeve dhe vazhdimi i reformave strukturore nga ana e qeverisë, kryesisht ajo në sistemin e drejtësisë, të cilat pritet të reflektohen në një renditje më të lartë vitin e ardhshëm”- u shpreh ministri Arben Ahmetaj.

INVESTIMI

Përfundon rruga e Kepit të Rodonit, FSHZH: 5 mijë banorë përfitues Fondi Shqiptar i Zhvillimi njofton se kanë përfunduar punimet në rrugën “LalëzBizë-Draç”, 6.8 kilometra, një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Rruga është pjesë e aksit rrugor rajonal që lidh zonën turistike të Kepit të Rodonit me pjesën tjetër të Njësisë Administrative Ishëm, pjesë e Bashkisë Durrës. “ Janë rreth 5,000 banorë të kësaj Njësie Administrative, që përfitojnë drejtpërdrejt nga rikonstruksioni i këtij segmenti. Rruga e re do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe gjallërimin e ekonomisë lokale” njofton FSHZH.

MINISTRI I TURIZMIT DHE MJEDISIT THËRRET TAKIMIN E KOMITETIT RAJONAL TË TURIZMIT NË FINIQ

Agroturizmi, Klosi: Duhet të shtojmë turizmin alternativ M

inistri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në takimin e Komitetit Rajonal të Turizmit e vuri në zhvillimin e agroturizimit si një ndër alternativat më të mira për të nxitur biznesin dhe vizitoret. Ministri Klosi tha se është fituar beteja e shifrave të turizmit të detit dhe rërës ndaj përmes lehtësirave fiskale duhet të nxitet agroturizimi. Ai bwri me dije se Qeveria do ti japw prioritetet agroturizimit duke lehtësuar barrën fiskale dhe

duke ndihmuar këtë aktivitet të zhvillohet. Agroturizimi ndihmon që zonat të vizitohen në çdo stinë dhe ngritja e strukutave agrotusitike do të ndihmojë në promovimin e aktiviteteve të tilla. Ministri Klosi mblodhi komitetin rajonal të turizmit në Finiq për të folur për disa nga iniciativat turistike. “Ne na duhet me shumë forcë që atë çfarë kemi folur për nxitjen e agroturizmit, e cila afron ushqimin tradicional të zonës, produktet

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

bio të hoteleve të vogla dhe bujtinave që mirëpresin turistët ne duhet ta shohim me shumë vëmendje që viti i ardhshëm të na gjejë me një rrjet agroturistik shumë më tepër të zhvilluar edhe si pasojë e lehtësive fiskale që ne tashmë i kemi kaluar në parlament, në përgatitje të sezonit turistik”- u shpreh Blendi Klosi. Për zonën e Syrit të Kaltër, ministri tha se ka disa projekte me qëllim nxitjen dhe zhvillimin e destinacioneve turistike. “Min-

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

istria e Turizmit së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimit po shikojnë me shumë shpejtësi mundësinë e ndërhyrjes në disa projekte madhore ku ndërhyrja në Syrin e Kaltër është jetike. Fondi Shqiptar i

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Zhvillimit shumë shpejt do të shpallë procedurat për ndërhyje komplekse në Syrin e Kaltër dhe në disa zona të tjera, por po përmend Syrin e Kaltër sepse është një destinacion shumë i rëndësishëm turistik, që të kemi mundësinë që të afrojmë një destinacion europian për turistët”- u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit. Gjatë takimit me përfaqësues të pushtetit lokal dhe operatorë turistikë, ministri Blendi Klosi vuri theksin në pikat pozitive të zhvillimit të sezonit në qarkun e Vlorës, ku sinjalistika e mjeteve lundruese dhe vendosja e rojeve në plazhe kanë reduktuar pasojat dhe kanë rritur cilësinë e shërbimeve

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 7 GUSHT 2018

ONM: Të pushkatohen Dedja dhe Zaganjori! Nga Frrok Çupi Pse po 'ekzekutohen' pasi gjyqi i shpalli të pafajshëm kryetarin e Gjykatës së Lartë Zaganjori, dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Dedja? Komanda e Ndërkombëtarëve ka kërkuar dënimin e tyre, siç ishte vendosur para gjykimit… Çfarë po ndodh? …. Një barsoletë e Luftës së Dytë me gjyqet e kohës, ka ardhur deri në ditët tona. Një nga partizanët që duhej ekzekutuar, pavarësisht nëse kishte faj ose jo, shpëtoi nga ekzekutimi. Ashtu ndodhi…. Gjyqi partizan ishte i mbledhur për t'i dhënë dënimin kapital kur vjen letra nga Komanda e Lartë. Në letër shkruhej: "Të falet, e pamundur të ekzekutohet". Partizani u la i lirë; derisa një ditë lajmi u ngjit deri lart në komandë. Në komandë u tronditën dhe thërritën urgjent grupin gjykues të gjykatës partizane: "Pse nuk zbatuat urdhrin; ju thamë të mos falet"… Partizanin 'rebel' nuk e kishte shpëtuar trupa, as komanda; e kishte shpëtuar presja. Urdhri vinte i shkruar kështu: "Të falet, e pamundur të ekzekutohet!". Në fakt ata të komandës deshën të shkruanin ndyshe: "Të falet e pamundur, të

ekzekutohet'. Presja e vendosur para fjalës 'e pamundur' i kishte shpëtuar jetën partizanit…. Komanda injorante, që nuk dinte shkrim e këndim, nuk e fali gabimin e saj. Komanda e Lartë e Ndërkombëtarëve në Reformën e Drejtësisë, që quhet Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), sot i ka kërkuar KPD-së që të 'ekzekutojë' dy gjykatës: kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Të dy këta, në ditët e fundit të

korrikut (24 dhe 13) u gjykuan nga gjykata speciale KPK dhe u shpallën 'të pafajshëm' në procesin e vettingut duke u rikonfirmuar në detyrë. Por dje Operacioni Ndërkombëtar ka kërkuar që 'pavarësisht nga vendimi i gjykatës', të dy të dënohen. Në kërkesën që ka ardhur në KPK, me sa duket ka mbetur pa u shënuar ky sqarim: "Iu kishim urdhëruar që të dy kryetarët e gjykatave më të larta të ekzekutohen, pavarësisht…". Nuk ishte bërë edhe ky shënim: "Të eliminohen

Xhezair Zaganjor

krerët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të mos ketë më asnjë shenjë nga këto dy gjykata" në Shqipëri. Sistemi i gjykimit mbetet pa shkallë të lartë, ose si kasolle në qiell të hapur. Komanda e Lartë e kishte porositur dënimin para gjyqit, por me sa duket 'injoranca' e ndonjë partizani ka ndryshuar vendin e presjes. Ja tani vendimi i gjykatës u kthye sipas urdhrit të Komandës dhe Reforma në Drejtësi po ecën…

Bashkim Dedja


KOSOVA

4

E martë, 7 GUSHT 2018

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Përderisa e hapi, Presidenti Thaçi duhet të ishte pak më i sinqertë dhe i qartë se çfarë kërkohej

P

avarësisht zbutjes së qëndrimit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, nuk e zbeh reagimin e fortë që ka shkaktuar deklarata e tij fundjavën e kaluar për korrigjim kufijsh, si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku beson se ndarja e kufijve është pjesë e agjendës së bisedimeve të ardhshme me Serbinë, por peshorja e humbjes rëndon në anën kosovare. Në një intervistë për “Neës24”, Çejku thotë se Presidenti Thaçi duhet të ishte më i qartë me propozimin e tij, pasi ndarja e kufijve është cikël delikat për rajonin. “Kjo tezë për mendimin tim ishte e parakohshme dhe e panevojshme. Një tezë e tillë teorikisht mund të hidhej nëse palët do të ishin në negocim e sipër, dhe nga BE dhe ndërmjetësimit duhet të thuhej se një opsion i tillë po diskutohej. Është jashtë logjikës së negociatave, sepse edhe negociatat kanë kriteret dhe kushtet e tyre. Përderisa e hapi këtë temë, Presidenti Thaçi duhet të ishte pak më i sinqertë dhe i qartë se çfarë kërkohej. Tendenca për ta politizuar këtë koncept duke kthyer në skenë debatet e vjetra politike midis liderëve, tregon se ka tendencë për ta mbuluar si çështje. Gjithë faktorët duhet të përfshihen në këtë debat”, u shpreh ai. Mungesa e reagimit nga Tirana zyrtare, shihet me sy kritik nga ish-diplomati shqiptar, për vetë rolin stabilizues që vendi ynë ka në rajon. “Kur është fjala për stabilitetin e rajonit, kur është fjala për çështjen kombëtare, unë mendoj se klasa politike në Shqipëri

Arben Çejku: Ndarja e kufijve, cikël delikat për rajonin. Tirana të reagojë, jo të struket si struci

duhet të reagojë e gjitha dhe duhet të ketë qëndrimet e veta, dhe jo të strukemi të gjithë dhe të nxjerrim vetëm Thaçin si një tabelë qitje. Stabilitetit i rajonit futet në një cikël delikat. Dhe për aq kohë sa Shqipëria është faktor stabilizues për rajonin,

duhet të reagojë. Unë besoj se Presidenti Thaçi në bisedimet e tij informale me Brukselin, me Serbinë, apo aktorë të tjerë, mund të kenë përafruar një qëndrim të tillë dhe ai e bëri publik, por që Shqipëria të shkëputet plotësisht nga çështja

e Kosovës, kjo nuk është e drejtë. Nuk është as reale. Sado që ne të përpiqemi të bëjmë rolin e strucit sikur nuk kemi ne ndikim në rajonin mbarëshqiptar, kjo nuk mund të gënjejë asnjë fakto të jashtëm”, u shpreh Çejku. Replikën e fortë në distancë të

Presidentit Hashim Thacit me ish-Presidentin e Shqipërisë Sali Berishën, ish-ambasadori e lexon si tentativë për të mbuluar rëndësinë e çështjes. “Nuk ishte fare e këndshme, ajo që ndodhi, pra akuzat e Thaçit ndaj Berishës. Presidenti i Kosovës bëri një hap të vonuar mbrapa, dhe e vlerësoj. Vlerësoj edhe qëndrimin e ish-Presidentit Berisha, i cili zgjodhi të shmangte këtë debat të panevojshëm dhe të padobishëm. Historia nuk ndryshon faktin që secili ka dhënë kontribut apo ka bërë gabime. Këtë do e gjykojë historia. Është herët që protagonistët të gjykojnë njeri-tjetrin”, tha Çejku. Krerët e shtetit, ashtu si dhe liderët e opozitës, po shijojnë pushimet e gushtit. Ndërsa ish-Presidenti Sali Berisha ishte i pari që theu heshtjen për tezen e Presidentit kosovar për ndarje kufijsh. Reagimit të tij këtë të hënë iu bashkëngjit edhe ish-Presidenti Bujar Nishani, i cili e quajti Kosovën “Jerusalemin e shqiptarëve”, duke e lexuar tezën e ngritur “jo vetëm si çështje të një shteti, por kolonën kryesore të Sigurisë Kombëtare për shqiptarët”.

KREU I KUVENDIT I DEL KUNDËR, THAÇI KËMBËNGUL: NUK KA NDARJE TË KOSOVËS, POR KORRIGJIM KUFIJSH

K

ryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dhënë përgjigje debateve e shkrimeve të ndryshme në media sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe mundësisë së ndarjes së Kosovës. Veseli ka thënë se situata e krijuar ka ardhur si pasojë e mungesës së veprimit institucional, që prodhon konsensus e vendimmarrje shtetërore. Si rezultat, sipas Veselit, ky debat e ka humbur krejtësisht seriozitetin, për të përfunduar në një qarkullim të lirë pa doganë të teorive të konspiracionit dhe tërheqje vijash të reja në hartën politike të Kosovës e rajonit, sipas preferencave subjektive. “Por, vendimet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës janë të qarta. Në asnjë rrethanë, ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e Dialogut. Kosova do të shkojë në Dialog, në mënyrë që finalja e tij ta prodhojë një marrëveshje ndërkombëtarisht obligative – e cila sjell njohjen e Kosovës, ulësen në OKB dhe përshpejtimin e rrugës së integrimeve euro-atlantike. Kjo është agjendë e jona e përbashkët, me SHBA-

Veseli: Nuk do ketë ndarje të Kosovës, do hyjmë në OKB me kufijtë e Pavarësisë

në dhe BE-në. Nuk do të ketë ndarje të Kosovës. As nuk do të diskutohet kjo çështje”, ka thënë Veseli në një shkrim të botuar në “Koha Ditore”. Sipas kreut të Kuvendit, ndarja e Kosovës është një nga pretendimet e vjetra të Serbisë, të cilat kanë marrë fund një herë e përgjithmonë në vitin 1999. “Kosova nuk ka asgjë për të

dhënë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe integriteti territorial i saj është i pacenueshëm. Kosova do të hyj në OKB, NATO dhe BE me kufijtë e saj të pavarësisë”, ka thënë ai. Lideri i PDK-së po ashtu ka thënë se debati publik i ditëve të fundit për dialogun e Kosovës me Serbinë, ka dalë jashtë kornizave të një debati që i ndihmon publikut, institucioneve dhe avancimit të proceseve të shtetit dhe me mënyrën se si ato po trajtohen, sipas Veselit kanë krijuar një klimë të panevojshme tensioni, frike e pasigurie tek qytetarët. “Në të njëjtën kohë, Serbia, e interesuar në vazhdimësi për jostablitet në Kosovë, me propagandën e saj politiko-mediale, duke përdorur teknikat e reja të fake neës, vazhdon t’i kontribuoj kësaj klime dhe tendencave për të prodhuar tensione. Efekti i synuar, gjithmonë i njëjtë: Të krijohet

perceptimi ndërkombëtar për Kosovën si një vend jostabil e problematik, që nga ditë në ditë pritet të shpërthej dhe shpërbëhet! Kur ndalesh e lexon opinionet plot alarm, që hidhen nëpër portale e media tjera sociale, të krijohet përshtypja se jemi në prag të një kataklizme globale, epiqendra e të cilës ndodhet në Kosovë”, është shprehur Kadri Veseli. Menjëherë pas deklarimit të kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, Presidenti Thaçi ka reaguar sërish, duke këmbëngulur në propozimin e tij për korrigjim kufijsh me Serbinë. Hashim Thaçi e quan propozimin e tij si paqësor dhe qe nuk ka të bëjë me ndarje, por me rregullim të kufijve. “Propozimi im për një zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarje në vija etnike, por korrigjim i kufirit dhe njohjen e dyanshme”, shkruan Thaçi në Twitter.


KOSOVA

5

E martë, 7 GUSHT 2018

Ish-zëvendësi i Ahtisarit: Kosova tashmë i ka bërë kompromiset e saj

A

lbert Rohan, ish-numri dy në negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës, i konsideron të tejkaluara dhe të rrezikshme idetë për ndarje ose shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, diplomati austriak ka thënë se Kosova tashmë ka bërë kompromiset e saj, duke pranuar Pakon e Marti Ahtisaarit, mbi bazën e së cilës Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. “Me pranimin e të drejtave të gjera për minoritetet, në veçanti për komunitetin serb dhe Kishën Ortodokse Serbe, siç përfshihet në Planin e Ahtisaarit, si dhe decentralizimin e kompetencave administrative, Kosova tashmë ka bërë kompromiset e saj”, ka thënë ish-zëvendësi i Ahtisaarit. Por, sipas tij, reciprociteti ka munguar nga ana e Serbisë, për të cilën thotë se vazhdon të ketë qëndrim armiqësor ndaj Kosovës. “Si hap i parë, Serbia duhet të ndalë agjitacionin e vet armiqësor kundër Kosovës, duke bllokuar lirinë e lëvizjes dhe pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjen në forume rajonale. Hapi përfundimtar duhet të jetë njohja e sovranitetit të Kos o vës nga Serbia”, ka theksuar Rohan. Muajve të fundit brenda debatit të dialogut ka zëra që avokojnë ndarjen ose shkëmbimin e territoreve të Kosovës si një zgjidhje përfundimtare. Presidenti Hashim Thaçi refuzon ta quajë

Rohan: Jo ndarje dhe shkëmbim territoresh, do hapet kutia e Pandorës OPINION

Prekja e kufijve vë në lojë egzistencën e Kosovës

Nga Petrit Vasili:

shkëmbim, por vetëm korrigjim të kufirit me Serbinë, ani pse e ka institucionalizuar kërkesën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën. Por ka refuzuar të tregojë se çka do të jepte Kosova në këmbim të Luginës. Ndërkaq zyrtarët më të lartë serbë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, vazhdojnë të pohojnë publikisht se kjo është “e vetmja zgjidhje realiste”. “Unë kam kundërshtuar vazhdimisht idenë e ndarjes ose shkëmbimit të territoreve. Këto janë koncepte të vjetruara të shekujve të mëparshëm, të cilat nuk

duhet të kenë vend në kohët moderne”- u shpreh Rohan. Një javë më parë, për herë të dytë në dy muaj, presidenti serb Vuçiç dhe ai i Kosovës Thaci u takuan me përfaqësuesen e lartë të bashkimit europian për çështjet e jashtme Federica Mogherini, me objektivin për të arritur një marrëveshje, por pengesat janë ende të shumta. Në fund të takimit Thaçi u shpreh se kishte qenë një takim i shkurtër, shumë i vështirë dhe më i ashpri nga të gjithë ata në gjashtë vitet e fundit. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është vendosur kundër

KREU I DIPLOMACISË SERBE

Serbia mbështet idenë e Thaçit, Daçiç: Koha për marrëveshje Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek çështja që lidhet me kufirin e Kosovës, vjen një reagim nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç. Ky i fundit në një prononcim për mediat serbe tha se çelësi i zgjidhjes së situatës është kompromisi. Ai u shpreh se është moment ku të arrihet një zgjidhje përfundimtare me anë të kompromisit pasi nuk do të ketë asnjëherë një kohë më të përshtatshme për ta bërë këtë. Sipas Daçiç Bashkimi Europian po e kupton se problemi kryesor për arritjen e kompromisit janë shqiptarët. Ai tha se shqiptarët duan që Serbia të njohë Kosovën, si dhe të marrin Luginën e Preshevës. “Situata është aktualisht e tillë sa që kemi një mundësi të mirë që çështjen e Kosovës ta zgjedhim duke bërë kompromis. Nëse tashmë ka dialog, në dialog duhet të keni

një propozim”, tha ai. Kujtojmë se këto ditë kanë qenë të mbushura me zhvillime sa i takon tezave për ndarje të kufirit mes Serbisë dhe Kosovës, debat që ka prodhuar shumë deklarata në distancë.

presidentit të tij duke refuzuar idenë e ndarjes së Kosovës, duke e konsideruar situatën një luftë. Madje kreu i ekzekutivit kosovar u shpreh se është e rrezikshme të flasësh për ndarje. Edhe pse prej kohësh Beogradi ka humbur kontrollin në territorin kosovar, Beogradi vazhdon të pretendojë të drejtat mbi Kosovën dhe liderët serbë janë betuar se nuk do e njohin asnjëherë pavarësinë e vendit. Për këtë arsye Serbia e mbështetur nga rusia po bllokon anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

Kërcënohet Ramush Haradinaj, policia shton masat e sigurisë

Disa ditë më parë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë një kërcënim nga persona të panjohur. Kërcënimi në adresë të kryeministrit, ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë ndaj Haradinajt. Duke iu referuar raportimeve të medieve kosovare bëhet se brenda policisë kanë thënë se ka disa ditë që është shtuar numri i mbrojtjes së afërt të kryeministrit dhe kështu do të jetë deri në një vendim tjetër kur të bjerë shkalla e rrezikshmërisë. Ndonëse nuk kanë treguar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, kërcënimi i kreut të Qeverisë së Kosovës është duke u trajtuar seriozisht.

Pavarësia e Kosovës u ngrit mbi tri kolona të palëkundshme: Mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe përfshirjes së tyre në betejën për Pavarësinë e Kosovës; Së dyti: mbi luftën dhe gjakun e UÇK-së; dhe së treti mbi pakon e Ahtissarit. Kjo e fundit ishte pikërisht qasja mendjehapur ndaj komunitetit serb në Kosovë dhe garantimi i të drejtave shumë të gjera politike të përfaqësimit të tij, thuajse atipike, vetëm e vetëm si një element garancie për një bashkëjetesë të plotë dhe të standartit më të lartë europian. Pako e Ahtissarit u konceptua edhe si një tërësi kompromisesh bashkëjetese, në dukje tepër të vështira për t’u pranuar nga Kosova, por që pranimi i tyre pati një rezultat madhor final: Garancinë territoriale. Pra, thënë thjesht: garantimin dhe paprekshmërinë e kufijve të Republikës së Kosovës dhe konsakrimin Kushtetues të pakos së Ahtissarit. Ky proces i hapur dhe garantues i lirive të gjera të minoriteteve në Kosovë brenda një integriteti territorial të konsoliduar e të paprekshëm ishte dhe kryevlera, që u investua në të gjithë procesin e njohjes së Kosovës nga shumë shtete të botës. Sot prekja e kufijve është shembja e themelit të besimit të krijuar te Kosova dhe vetë procesi thellësisht demokratik i krijimit të saj, nga i gjithë opinioni mbarëbotëror. Asgjesimi praktikisht i pakos së Ahtissarit nëpërmjet lojës me kufijtë do të vinte në lojë në mënyrë kritike ekzistencën e vetë Kosovës dhe do të devalorizonte keqas atë në sytë e gjithë botës dhe do ta bënte të parëndësishme për veten dhe për rajonin. Pazari me kufijtë është vrastar për të ardhmen e Kosovës, por edhe për imazhin e shqiptarëve kudo në botë.Gjithçka e fituar me gjak dhe mbi parime s’mundet kurrsesi të përfundojë në pazare, që amnistojnë “hallet” e kurrkujt.


POLITIKE

6

E martë, 7 GUSHT 2018

Deputetja Grida Duma: Ekonomia, papunësia dhe korrupsioni, janë tre problemet më të mëdha të shqiptarëve

P

artia Demokratike thotë se ekonomia, papunësia dhe korrupsioni, janë tre problemet më të mëdha të shqiptarëve. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në selinë blu, Grida Duma, tha dje se brenda një viti janë shtuar 245 mijë shqiptarë që deklarojnë se gjendja e tyre ekonomike është përkeqësuar. Duke iu referuar të dhënave të Eurobarometrit 2018, deputetja demokrate u shpreh se në Shqipëri janë 1 milionë 750 mijë shtetas në gjendje shumë të keqe ekonomike, duke shtuar po ashtu se për 67 % të shqiptarëve problemi parësor është papunësia dhe gjendja e tyre e rrënuar vjen si pasojë e mos gjetjes punë. Deputetja demokrate thotë më tej, se qytetarët shqiptare ndihen keq edhe psikologjikisht për shkak të mungesës së punësimit. Teksa bën përgjegjëse Qeverinë Rama për situatën ekonomike të vendit, Duma shprehet se kjo qeverisje duhet larguar. “Eurobarometri, matësi i Bashkimit Europian për ecurinë e vendeve europiane dhe të Ballkanit Perëndimor, po konfirmon vit pas viti përkeqësinim e treguesve të zhvillimit të Shqipërisë. Tre problemet më të mëdha për shqiptarët janë ekonomia, papunësia dhe korrupsioni. Eurobarometri i 2018 për Shqipërinë, fakton që 1 milion 750 mijë shqiptarë deklarojnë që gjendja e tyre ekonomike është plotësisht e keqe. Vetëm në një vit, pra midis 2017 dhe 2018, janë shtuar 245 mijë shqiptarë më shumë, që deklarojnë se gjendja e tyre ekonomike është shumë e keqe. Po ashtu Eurobarometri tregon se për 67% të shqiptarëve papunësia është problemi më i madh i tyre.

PD sulmon qeverinë: Shqiptarët, të rrënuar ekonomikisht, 67 % kanë problem punësimin

Në një vit të vetëm janë 315 mijë shqiptarë që e deklarojnë gjendjen e tyre shumë më keq. Këto nuk janë shifra, por jetë njerëzish që përkeqësohen, jo në dhjetë e njëqind, por me qindra mijëra. Një tjetër raport i rëndësishëm, Barome-

tri për Ballkanin shpjegon jo vetëm në shifra përkeqësimin e gjendjes, por tregon si shifrat pasqyrojnë mjerimin jetesën e keqe, varfërimin social e mendor. Barometri Ballkanik tregon se kriza ekonomike, korrupsioni dhe e papunësia

e lartë po rrënon jetët e shqiptarëve: 51% e shqiptarëve deklarojnë se janë të përjashtuar nga shoqëria se nuk gjejnë dot punë; 48% e shqiptarëve deklarojnë që problemin më të madh me korrupsionin e kanë në shëndetësi, spitale

dhe ilaçe; 85% e shqiptarëve besojnë që gjithë pasuria e vendit i ka shkuar pak të pasurve dhe që diferenca mes të pasurve dhe të varfërve është rritur dhjetëra herë brenda një viti. Është e qartë që me këtë model qeverisje ku favorizohet oligarku, personat e lidhur me qeverinë dhe ku i afti bëhet më i pamundur dhe i varfri më i varfër, të vërtetat që i dinë të gjithë shqiptarët për Shqipërinë i fakton dhe Bashkimi Europian. Por shqiptarët fatmirësisht vijojnë të besojnë se hyrja në BE është zgjidhja. Madje besimi se BE është shpëtimi është rritur me 2% brenda një viti, dhe 90% e shqiptarëve kanë këtë qëndrim. Për shqiptarët me këtë qeverisje nuk ka shpresë; nuk ka shpresë nëse vijon rilindja e dështimeve. Është jetike të ndalojmë qeverisjen kundër njerëzve, kundër mirëqenies. Është jetike një tjetër qeverisje, përndryshe rrezikojmë të ndodhë skenari më i keq për shqiptarët, ai që parashikon BERZH. Në këtë skenar, theksohet se nëse vazhdohet me këto shifra në rënie, shqiptarët do të arrijnë mesataren europiane në vitin 2220. Është jetike të ndalojmë qeverisjen kundër shqiptarëve, kundër mirëqenies që shtyn të ardhmen me qindra vite”- deklaroi dje Grida Duma.

DEPUTETJA E PD-SË: QEVERIA ËSHTË KUNDËR SIPËRMARRJES SË LIRË DHE TË NDERSHME

Taksat e larta, Jorida Tabaku: 45 biznese në ditë janë mbyllur këtë vit N

ëpërmjet deputetes Jorida Tabaku, Partia Demokratike akuzoi qeverinë për taksat e larta që detyrohen të paguajnë bizneset. Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave u shpreh dje se janë mesatarisht45 biznese në ditë që janë mbyllur këtë vit, si pasojë e taksave të larta. Sipas Tabakut, në vend ka një krizë që po përndjek nga pas bizneset në Shqipëri,

një krizë që nuk po lë të ngrenë kokë bizneset që vazhdojnë të mbyllen përditë e më shumë. Në këtë kontekst, deputetja e PD-së akuzoi qeverinë “Rama”, e cila siç tha ajo, është kundër sipërmarrjes së lirë dhe të ndershme, dhe e angazhuar që në fillim për t’ua marrë shpirtin dhe për t’i dënuar me taksim të lartë. “45 biznese në ditë janë mbyllur këtë vit! Ka një krizë që po përndjek nga pas bizneset në Shqipëri, një krizë që nuk po lë të ngrenë kokë bizneset që vazh-

dojnë të mbyllen përditë e më shumë. Të dhënat janë kokëforta dhe në katër vjet janë mbyllur 68,731 biznese ndërsa qeveria përkujdeset që të shmanget nga ky debat esencial. Vetëm gjatë këtij 6 mujori janë mbyllur 66% më shumë bzinese se në 2017. Janë 45 biznese në ditë që mbyllen si pasojë e taksave të larta që u marrin bizneseve gjithnjë e më shumë para nga arka, për të mos u kthyer asgjë në këmbim. Sipërmarrësit rrëfejnë presionet e qeverisë

ndërsa bizneset e tyre janë në krizë nga rënia e konsumit, nga rënia e fuqisë blerëse që çdo ditë e më shumë po tregon se ekonomia lëngon. Qeveria është kundër sipërmarrjes së lirë dhe të ndershme, e angazhuar që në fillim për t’ua marrë shpirtin

dhe për t’i dënuar me taksim të lartë. Sot jemi më të varfër dhe më të taksuar se sa katër vjet më parë. Ky ishte plani i rilindjes dhe fatkeqësisht sot ky është realiteti”- u shpreh dje në reagimin e saj, deputetja demokrate, Jorida Tabaku.


7

POLITIKE

E martë, 7 GUSHT 2018

“2000 rrënjë drogë të mbjella në Krujë”, Policia përgënjeshtron Berishën: Fotot ishin të vjetra

I

sh-kryeministri Sali Berisha ka shënuar ditën e djeshme një përplasje disi jo të zakontë, duke replikuar në distancë me Policinë e Shtetit lidhur me situatën shqetësuese të kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha nuk i kurseu sulmet në drejtim të qeverisë “Rama”, ndërsa e akuzoi këtë të fundit si përgjegjëse për kanabizimin e vendit. Në këtë linjë, deputeti demokrat përshëndet me ironi kryeministrin Edi Rama, me disa foto ku sipas tij ka ara të mbjella me kanabis. Ka qenë një qytetar dixhital që i shkruan Berishës, se në fshatin Shtjez në Malësinë e Krujës janë mbjell 2000 rrënjë hashash. “Një mirëmëngjes për Noriegën nga arat e narkopartisë në Shtjez! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. Sb “Përshëndetje zoti Berisha! Këto të dhena që po ti dërgoj janë në fshatin Shtjez në malesinë e Krujës. Janë mbi 2000 rrënjë hashash, vendi i quajtur, përroi i Gjatushit, Dol dhe komplet fshati Shtjez””thuhet në mesazhin e publikuar nga deputeti demokrat Sali Berisha. Reagimi i Policisë Pak orë pas publikimit të mesazhit të mësipërm nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetet sociale se në një fshat të Krujës ishin mbjellë 2000 rrënjë kanabis, do të vinte një reagim nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit. Kjo e fundit përmes një deklarate për

Berisha përplaset me Policinë, publikon fotot e arave me kanabis DEPUTETI I LSI-SË

Spahiu: Dhënia e pagave do të jepet me PPP

shtyp ka përgënjeshtruar këtë fakt, ndërsa pohon se fotot që ishin publikuar nga Berisha janë të vjetra në kohë. Sipas bluve, në 9 korrik u zhvillua një aksion antikanabis në disa zona të Krujës, ku në Nikël u konstatuan 643 bimë kanabis, që u asgjësuan. “Përgënjeshtrim! Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku pretendohet se në zonën e malësinë e Krujës janë kon-

statuar 2.000 rrënjë kanabis, sqarojmë se fotot i përkasin një periudhe të mëhershme pavarësisht se janë përdorur si aktuale: Në datë 9 korrik 2018, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike janë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në fshatrat Mafsheq, Barkanesh, Njësia Administrative Cudhi dhe fshatin Kurcaj, Njësia Admin-

istrative Nikel ku në total janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 643 bimë Cannabis Sativa. Informacioni i mësipërm është bërë publik, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit: https://www.asp.gov.al/index. php/17-shqip/lajmet-e-fundit/14012-informacion-mbi-ngjarjet-arrestimet-ndalimet-dheprocedimet-ne-24-oret-e-fundit-10-korrik-2018”, thuhet në reagimin e djeshëm të policisë vendore të Qarkut Durrës.

ISH-KRYEMINISTRI PUBLIKON DY DENONCIMET E OFICERËVE DIXHITALË

Berisha: Ja e vërteta e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

I

sh-kryeministri Sali Berisha pretendon se ka zbuluar sipas tij disa të vërteta rreth bazës ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë tashmë edhe bazë e NATO-s për Ballkanin Perëndimor. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka publikuar dy mesazhe nga oficerët dixhitalë, ku i pari thotë se Shefi i Misionit CUBIK në atë kohe, në 2011 Nënkolonel Lu Boros nuk pati marrëdhënie të mira me

ministren Mimi Kodheli dhe u largua pa e përfunduar misionin e tij për te cilin ishin bërë edhe shumë studime. “E vërteta e bazës ajrore te Kuçovës! Duke përshëndetur çdo interes te NATO-s për baza apo lehtësi aeroportuale në Shqipëri, këtu më poshtë keni një informacion konkret të oficerit dixhital mbi të vërtetën për aeroportin ushtarak të Kuçovës. Sb “Përshëndetje zoti kryeministër Berisha! Siç me siguri jeni në dijeni, Shefi i Misionit CUBIK në atë kohë, në 2011 Nënkolonel Lu Boros nuk pati marrëdhënie të mira me Mrikën dhe shumë herë është përplasur për problemet e zvarritjeve edhe të Planit të Bazës Ajrore të Kuçovës, dhe u largua më pas pa e përfunduar misionin e tij për të cilin ishin bërë edhe shumë studime, plane dhe ide nga ai dhe i gjithë grupit Cubik, të cilat ngelën të pazhvilluara si

në infrastrukturë, ashtu dhe në pajisje luftarake. Grupi CUBIK mbronte idenë e zhvillimit të kësaj baze si një bazë e rëndësishme e FA Shqiptare dhe të NATO-s (si një bazë Hostnation). Plani mbeti në sirtar rilindasish për më shumë se 7 vjet, ç’ka përbën një skandal politikisht, dhe një humbje kohe të vlefshme në kuadër te modernizimit të FA me standardet e NATO-s. “Rilindjes” në atë kohë me sa duket i interesoi me shumë “shoë” i turpshëm i arrestimit të Gjeneral Brigade Syrja Gjokës, personit që në zbatim të këtij plani, si pjesë e grupit CUBIK nisi punën për çlirimin e hapësirave të aeroportit te Kuçovës, sesa realizimi i Planit CUBIK, si një arritje e administratës Berisha që futi vendin ne NATO! Përse e kanë kërkuar sot? Sipas gjykimit tonë, tani u intereson që tokat e Farkës ku është Grupi

i Helikopterëve, t’i privatizojnë. Firma shumë e përfolur “Fusha” ka influencën më të madhe në atë zonë dhe në atë tokë ku sot është Regjimenti i Helikopterëve. Projekti i gatshëm, i përfunduar ne shtator 2011 është 45 faqe. Madje në procesin e turpshëm kundër Gjeneral Syrja Gjokës, është dorëzuar si material i plotë, komplet Masterplanin i zhvillimit të Bazës Ajrore Kuçovë, por prokuroria e Beratit nuk e mori fare në konsideratë. Prokurore ishte shoqja e deputetes së Kuçovës, Felaj. Ju lutem njoftoni opinionin publik për këtë skandal me përmasa të cenimit të sigurisë kombëtare dhe funksionimit të FA. Nga një grup ushtarakësh në lirim dhe aktivë, por gjithësesi në shërbim të Atdheut nën moton “Atdheu, Nderi, Detyra” !””- thuhet në denoncimet e publikuara nga ish-kryeministri Berisha.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, përmes një reagimi në rrjetet sociale, u shpreh dje se nuk ka ende një lajm të mirë për ekonominë në Shqipëri. Spahiu thekson se vazhdon trendi me rënie i të ardhurave nga TVSH dhe se sipas tij, pagesa e pagave do të jepen me PPP. Në analizën e tij, ligjvënësi i LSI-së shprehet se edhe Qershori është shoqëruar me rënie 7.1% krahasuar me një vit më parë, pra, vijon ai, më keq se dhe një muaj zgjedhjes. Sipas deputetit të LSI-së, skema e vënies së tatimit për biznesin e vogël për të kapur të madhin nuk ka funksionuar. “Nuk ka asnjë shans që të vijë minimalisht një lajm i mirë për ekonominë në Shqipëri. Vazhdon trendi me rënie i të ardhurave nga TVSH. Edhe Qershori është shoqëruar me rënie 7.1% krahasuar me një vit më parë, pra më keq se dhe një muaj zgjedhjes. Ne si opozitë por dhe FMN e paralajmëruam si të dëmshme uljen e pragut të TVSH-s për biznesin e vogël në 2 milion nga 5. Rritja e barrës fiskale nuk çoi në rritje të të ardhurave por bëri të kundërtën, vazhdom ti ul ato. Skema e vënies së tatimit për biznesin e vogël për të kapur të madhin nuk ka funksionuar, madje po ndodh e kundërta. Me këto ritme besoj që dhe pagesa e pagave do të jepet me PPP. Skemën pa merak se e gjen Qeveria”- u shpreh deputeti i LSI-së Përparim Spahiu.


POLITIKE

8

E martë, 7 GUSHT 2018

Tritan Shehu: Pothuajse i gjithë rrugëtimi i Shqipërisë drejt NATO-s lidhet me PD-në, qeverisjet e saj

D

y ditë pasi Kryeministri Edi Rama dha lajmin se NATO do të ndërtojë në Kuçovë bazën ajrore do të vinte dhe reagimi i parë i Partisë Demokratike për vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat Tritan Shehu, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm, shprehu qëndrimin e tij mbi ngritjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Ai thotë se thuajse i gjithë rrugëtimi i Shqipërisë drejt NATO-s lidhet me PD, qeverisjet e saj, deri në anëtarësimin e plotë të vendit tonë në Aleancë. Me këto fjalë deputeti demokrat i jep përgjigje çdo mjegullnaje dyshimi rreth qëndrimit opozitar për “mundësinë e zgjerimit të prezencës së NATO-s në vendin tonë. Madje ai rendit rrugëtimin e Shqipërisë drejt NATO-s , sipas të cilit pjesa më e madhe lidhet me Partinë Demokratike. “Çdo rritje e prezencës së NATO-s në Shqipëri, është thellësisht e dëshiruar, stimuluar dhe mirëpritur nga ne; kjo është e “shkruar edhe në genet” tona. Dje disa organe mediatike kërkonin të hidhnin mjegullnaja dyshimi rreth qëndrimit opozitar për “mundësinë e zgjerimit të prezencës së

Bazë ajrore e NATO-s, PD: Qeveria mos t’i shohë si “fishekzjarre”

NATO-s në vendin tonë”. Pa asnjë dyshim këto janë vetëm aludime dashakeqe e krejt të kundërta me realitetin dhe faktet. Dua të kujtoj këtu që

pothuajse i gjithë rrugëtimi i Shqipërisë drejt NATO-s lidhet me PD-në, qeverisjet e saj, deri në anëtarësimin e plotë tonin aty. PD-ja, që me “lindjen” e

ZËVENDËS MINISTRI I MBROJTJES: INVESTIM ME PESHË TË KONSIDERUESHME FINANCIARE

saj, ndryshe edhe nga partitë e tjera të krijuara në ish bllokun komunist, konfirmoi vullnetin tonë për BE e NATO. Më tej, më Qershor të 1992, pra dy muaj mbas formimit të Qeverisë sonë, Shqipëria aplikon e pranohet në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut. Më dhjetor 1992, Berisha viziton Selinë e NATO-s, ku pritet nga Sekretari i Përgjithshëm, i cili në Mars 1993 viziton vetë Shqipërinë. Më 23 Shkurt 1994, Berisha nënshkroi dokumentin Kuadër të Partneritetit për Paqe me NATO-n, duke e bërë Shqipërinë anëtaren e parë nga vendet ish-komuniste të saj. Më 20 prill, Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi këtë dokument, me gjithë kundërshtitë e socialistëve në këto periudha. Rruga vazhdon më tej, në bashkëpunim gjithmonë dhe më të ngushtë, deri sa me Samitin e 2 prillit 2009, kur Kryeministër ishte Berisha, u anëtarësua përfundimisht në

NATO, duke përbërë kështu një nga arritjet më të mëdha historike të Shqipërisë, shqiptarëve e Rajonit tonë. Pra, tashti ne jemi anëtarë të NATO-s dhe si të tillë kemi përfitimet madhore, por dhe obligimet e mëdha ndaj kësaj aleance, obligime që lidhen me elementet financiare, pjesëmarrjes, thellimin e demokracisë, luftës sonë ndaj krimit, drogës, trafiqeve, terrorizmit, racionalitetit në politikat Rajonale dhe ato të Jashtme etj etj, ndër të cilat fatkeqësisht jemi shumë larg asaj që kërkohet nga një vend anëtar në seriozitet, impenjim e rezultate. Pra, është më e dobishme që kjo Qeveri të përpiqet të realizojë “detyrat e shtëpisë” e të mos përdori vendime të mundshme pozitive të NATO-s ndaj nesh e Rajonit, si “fishekzjarre” politike për të kamufluar realitetin tonë të brendshëm”- u shpreh dje në reagimin e tij deputeti demokrat, Tritan Shehu.

BAZA AJRORE NË KUÇOVË

Mediat amerikane: NATO modernizon NATO bazë ajrore në Kuçovë, Koçi: Shqipëria rol për sigurinë arsenalin mbrojtës të Shqipërisë dhe paqen në rajon P

as lajmit që dha tre ditë më parë kryeministri Edi Rama se në Kuçovë do të ndërtohej baza ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, vjen një reagim nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Përmes një komenti në rrjetin social “Facebook”, Koçi e cilësoi këtë projekt një investim me rëndësi të madhe politike dhe ushtarake. Kjo bazë, sipas zëvendësministrit dëshmon peshën dhe përparësinë që përfaqëson Shqipëria për sigurinë dhe paqen në rajon. Po ashtu ai shtoi se nga ana tjetër rritet prezenca e NATO-s në rajonin tonë në përgjigje të rolit jomiqësor ndaj interesave euroatlantike të vendeve të tilla si Rusia. “Zhvillimi i Bazës Ajrore të Kuçovës nën

kujdesin e NATO-s për t’u shndërruar në një bazë bashkëkohore për qëllime mbështetjeje logjistike për operacionet e furnizimit të forcave ajrore, për mbështetje të operacioneve të patrullimit ajror dhe, natyrisht, për qëllime stërvitore të forcave ajrore të Aleancës përbën një

investim me rëndësi të madhe politike dhe ushtarake. Kjo bazë, si e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, dëshmon peshën dhe përparësinë që përfaqëson Shqipëria për sigurinë dhe paqen në rajon, si edhe rritjen e prezencës së NATO-s në rajonin tonë në përgjigje të rolit jo miqësor ndaj interesave euroatlantike të vendeve të tilla si Rusia. Ndërkohë, ky modernizim do të rrisë kapacitetet ushtarake të Forcës tonë Ajrore. Natyrisht, ky është një lajm shumë i mirë dhe për interesat social ekonomike të komunitetit të Kuçovës e më gjerë. Do të këtë një investim me peshë të konsiderueshme financiare”, u shpreh dje zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

M

ediat më prestigjoze amerikane, “Washington Post”, “ABC News” dhe “Associated Press” i kanë bërë jehonë investimit prej 50 milionë eurosh që NATO-ja ka vendosur të bëjë në bazën ajrore ushtarake të Kuçovës, në Shqipëri dhe synimit të qeverisë për të vazhduar më tej me modernizimin e arsenalit mbrojtës të vendit. Kryeministri i Shqipërisë deklaroi se NATO-ja ka vendosur të ndërtojë një bazë ajrore në vend. Kryeministri Edi Rama shkruante të shtunën në profilin e tij në “Facebook” se “Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s, institucioni kryesor politik vendimmarrës, ka vendosur të investojë 50 milionë euro

(58 milionë dollarë) për të modernizuar bazën ajrore në Kuçovë”, 80 kilometra në jug të kryeqytetit Tirana. Kjo bazë ajrore ka qenë këtu prej dekadash. Kjo bazë do t’i shërbejë Shqipërisë si dhe do të mbështesë operacionet ajrore të NATO-s për furnizim, mbështetje logjistike, mbikëqyrje ajrore, trajnime dhe ushtrime. Kryeministri tha, gjithashtu, se zyrtarët po diskutojnë me SHBA-në për të “modernizuar edhe më tej kapacitetet ajrore të Shqipërisë”. Shqipëria u bë pjesë e NATO-s në vitin 2009 dhe është ende duke zëvendësuar arsenalin e saj të vjetëruar. Ky vend ka dalje në detin Adriatik dhe Jon, si dhe ndodhet në veriperëndim të Greqisë.


POLITIKE

9

E martë, 7 GUSHT 2018

ANALIZË

O sa keq me qenë (turist) shqiptar!

Nga Andi Bushati Tashmë janë shndërruar në kronika rutinë lajmet se një mur i ri Berlini po ngrihet në kufijtë e Shqipërisë, si pasojë e çmimeve stratosferike të biletave të avionëve. Eshtë e kotë të kujtosh se nga Shkupi apo Podgorica, vendet fqinjë me ne, mund të udhëtosh drejt Barcelonës apo Kopenhagenit edhe me 35 euro, ndërkohë që tani, në gusht, është pothuajse e pamundur të zbarkosh në bregun tjetër të

F

aza e parë e Vetting-ut duket se ka trembur shumë gjyqtarë, sidomos ata të Apelit. Askush nuk ka aplikuar për në KLGJ nga shkalla e dytë e gjyqësorit, edhe pse kanë kaluar 7 ditë nga thirrjes për vendin bosh të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Shkarkimi i Besim Trezhnjeves në prill e ka futur në rreth vicioz çështjen e një prej institucioneve të reja të drejtësisë që duhet të ngrihet. Ndryshe nga gjyqtari Fatos Lulo, largimi i të cilit la me pesë anëtarë Gjykatën Kushtetuese, çështja Trezhnjeva e ka futur në rreth vicioz ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Por duhej që shkarkimi i Besim Trezhnjevës të merrte formë të prerë në Kolegjin e Apelimit, që gjykata supreme të kërkonte ndihmën e çdo gjyqtari të apelit në rrethe për të zhbllokuar ngërçin e krijuar. Ata kanë afat deri në datën 15 shtator për të dorëzuar dokumentacionin, ose me email ose me postë, duke kërkuar që të marrin pjesë në qeverinë e re të gjyqësorit që do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kanë kaluar 7 ditë nga thirrja e Gjykatës së Lartë që çeli garën për në

Adriatikut. Për këtë janë dhënë shumë shpjegime, që nga taksat e larta që aplikon koncesionari i aeroportit të Rinasit e deri tek situata monopol që kanë krijuar kompanitë ajrore që lidhin Tiranën me pjesën tjetër të kontinentit. Të gjitha këto mund të jenë të jenë reale, por ato nuk i afrohen kërkund të vërtetës së plotë që ndodh me udhëtarët shqiptarë. Po të ndjekësh me vëmendje ngjarjet e këtyre ditëve të fundit e kupton pa vështirësi se në këtë vend, nuk është e lehtë të jesh turist. Këtë të hënë, një grup pasagjerësh i telefonoi një mediaje vendase për t’i bërë të ditur lajmin se kompania ajrore që u kishte shitur biletën i kishte “harruar” në terminal, për më shumë se 10 orë.

nga parregullsia e Blu Panorama apo Fly Ernest dhe as nga fotot mashtruese me të cilat agjencitë tursitike joshin pushuesit që më pas zhgënjehen kur zbarkojnë në Antalia. Të gjitha këto raste bashkë përbëjnë një kazus të vetëm. Shteti shqiptar nuk i përgjigjet dot dëshirës dhe ambicies gjithnjë e në rritje të qytetarëve të tij për të parë botën. Ai ecën me shpejtësinë e breshkës, në krahasim me ekzigjencat gjithnjë e në rritje të shtetasve të vet. Ai më shumë kujdeset që të ruajë kufijtë e BE-së nga azilantët e mundshëm, sesa të mbrojë qytetarin e vet konsumator. Sot udhëtarët e mashtruar vendas e kanë pothuajse të pamundur, të ankohen, të ngrejnë padi, apo të dëmshpërblehen pasi janë trajtu-

Kanë kaluar 7 ditë nga thirrja e Gjykatës së Lartë që çeli garën për në KLGJ, por askush nuk ka shprehur interes

Vettingu tremb Gjyqtarët, nuk aplikojnë për në KLGJ

KLGJ, por askush nuk ka shprehur interes për të konkurruar, përderisa ata do t’i nënshtrohen me prioritet procesit të rivlerësimit. Ekspertët nga ana e tyre e lidhin mungesën e kandida-

BILANCI MARS – GUSHT Ndërsa nisi në mars me ritme mjaft të ngadalta i shoqëruar me ndjesi të forta mosbesimi, procesi i Vetting-ut përshpejtoi ritmet dukshëm gjatë gjysmës së dytë të korrikut dhe javës së parë të gushtit. Në fund të sezonit të parë të Vetting-ut rezulton se 46 magjistratë e prokurorë ju nënshtruan procesit të Rivlerësimit. Sipas përllogaritjeve të televizionit “Scan”, 25, ose 55% e tyre arritën të kalonin me sukses sitën e Vetting-ut, ndërkohë që 21, ose 45% e totalit u shkarkuan. Pjesa më e madhe e magjistratëve që kaluan

Pak ditë më parë, denoncimi i një pushuesi që kishte paguar sa frëngu pulën një hotel jashtë standardeve në Antalia, u kthye në lajm kombëtar. Abuzimet me atë që agjencitë ofrojnë për bregdetin turk, si dhe vonesat apo pasiguria e çarterave të prenotuar prej tyre, e kanë shndërruar shpesh këtë destinacion në një udhëtim me risk. Dhe qershia mbi tortë, është një njoftim i botuar sot nga Autoriteti i Aviacioniit Civil, i cili bën me dije se vonesat e avionëve këtë vit janë ngritur me 133% në krahasim me 2017 dhe se vetëm në një ditë, shifra shkon në 47 mijë minuta vonesë (lexo lajmin poshtë). ra sikurse vërehet, problemi nuk mund të reduktohet vetëm tek çmimet e biletave nga politikat e koncesionarit të Rinasit, as

ar keq. Rastet kur dinjiteti i tyre i nëpërkëmbur, apo financat e tyre të dëmtuara janë dëmshpërblyer, janë pothuajse të papërfillshme. Sanksionet ndaj atyre që kanë abuzuar nuk numërohen dot as me gishtat e njërës dorë. Prandaj, në këtë drejtim kërkohen masa urgjente, rregulla preçize, hartim politikash konkrete. Sepse udhëtari i sotëm nuk mund të trajtohet më me mendësinë e refugjatit që rrëmben një anije duke vënë ne rrezik edhe jetën vetëm për të dalë jashtë shtetit. Sot një pjesë e madhe e tyre janë njësoj si turistët e zakonshëm europianë që për atë që paguajnë duan në këmbim dinjitet dhe respekt. Por ata do t’a kenë të pamundur të jenë udhëtarë krenarë për sa kohë mbajnë në xhep pasaportën e një shteti të telendisur, që nuk arrin dot shpejtësinë e nevojave të tyre. ©Lapsi.al

në sitë ishin gjyqtarë dhe më pak prokurorë. Vendimet e diskutuara më gjatë ishin konfirmimet në detyrë të Kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, dhe Kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Gjithsesi, për

turave me standartet e procesit të Vetting-ut. Ligji cakton si detyrim kandidaturën e një gjyqtari nga apelet e rretheve, i cili duhet të garojë drejt KLGJ. Kurse dy pretendentët e tjerë,

Nertina Kosova dhe Ilir Toska që e kaluan procesin i përkasin Apelit të kryeqytetit, por nga 14 gjyqtarë që synonin Këshillin e Lartë Gjyqësor e kanë kaluar procesin 10 prej tyre, ndërsa katër u shkarkuan pas procesit të trefishtë dhe me prioritet. Një vit më parë thirrja për këtë proces u lëshua nga Gjykata e Lartë dhe pas mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve u shpallën 14 emra gjyqtarësh nga të gjitha nivelet prej të cilëve duhet të fitojnë vetëm gjashtë. Këshilli i Lartë Gjyqësor do ketë 11 anëtarë dhe përveç kontrollit në gjyqësor ka kompetenca edhe të vulosë vazhdimin në detyrë edhe të gjyqtarëve të Krimeve të Rënda që do kalojnë vettingun

dhe që më pas do jenë gjyqtarët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është gjykata e re që shpresohet të gjykojë zyrtarët e lartë të korruptuar dhe anëtarët e krimit të organizuar. E ndërsa procesi i vettingut ka përfunduar për kandidatët e KLGJ, nuk ka përfunduar ende për garuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prej të cilëve presin t’u dalë emri për në Vetting edhe prokurorët Bujar Hoti, Shpëtim Kurti dhe Ramadan Troci. Që nga muaji mars e deri tani janë shkarkuar 20 njerëz të drejtësisë, që prekin majat më të larta që nga Gjykata Kushtetuese e Gjykata e Lartë, të dyja këto në krizë tashmë. / Marrë nga Top Channel/

Vetting-u në shifra, 46 magjistratë të rivlerësuar, 45% u shkarkuan Dedjan procesi i rivlerësimit nuk është mbyllur përfundimisht, pas Komisionerët Publike, nën rekomandimin e ONM. E apeluan vendimin për konfirmimin e tij. Duhet pritur shtatori për të parë nëse do të ankimohet në edhe konfirmimi i Xhezair Zaganjorit. Procesi i deritanishëm ka pasur anët e veta pozitive dhe negative. Ndër

efektet negative janë boshatisja e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, që aktualisht numërojnë përkatësisht 2 dhe 4 anëtarë, numra që bëjnë të pamundur çdo lloj vendimmarrje prej tyre. Pozitiv është fakti që u arrit të kaloheshin në sitë pjesa më e madhe e 57 magjistratëve që ju nënshtruan me përparësi Vetting-ut pasi do

të jenë pjesë e dy organeve të reja më të rëndësishme të drejtësisë: Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Por me gjithë se pjesa më e madhe e kandidatëve kaluan tashmë përmes sitës së Vetting-ut, asnjë prej dy organeve nuk do mund të konstituohet përpara fundit të vitit.


AKTUALITET

10

E martë, 7 GUSHT 2018

Patrullat e Policisë Rrugore, statike apo të lëvizshme do të marrin masat për të gjithë ata drejtues mjeti që kthehen në burim aksidenti duke shkelur normat e sjelljes

P

olicia Rrugore, që prej nisjes së sezonit veror ka marrë masa shtesë për menaxhimin e trafikut dhe për parandalimin e aksidenteve. Në një dalje për mediat, Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola bëri me dije se gjatë fundjavës nuk u shënua asnjë aksident por që janë ndëshkuar 7.800 drejtues mjetesh. “Policia Rrugore bën të ditur se këtë fundjavë edhe falë masave shtesë të marra dhe bashëpunimit përdorues rruge dhe Polici Rrugore, nuk u regjistrua asnjë aksident rrugor me pasoja serioze për jetën, në zonat turistike”,-tha Tola. Ai bëri me dije se në datën 4 gusht kanë hyrë në Shqipëri 53 mijë shtetas dhe 12.300 mjete. Tola theksoi se për 3 ditë Drejtoria e Policisë Rrugore, falë bashkëpunimit intesiv me radiot me shtrirje kombëtare, komunikoi informacion të detajuar tek drejtuesit e mjeteve në lidhje mbi rrjedhshmërinë e trafikut, ngarkesën dhe bllokimet ose ngadalësimet e tij, si dhe rrugët alternative kur pati mbingarkesë. “Nëpërmjet mediave lokale dhe rrjeteve sociale, 12 drejtuesit e shërbimeve të Policisë Rrugore komunikuan dhe do të vijojnë ta bëjnë këtë, për çdo sqarim dhe kërkesë të qytetarëve në lidhje me informacionin për trafikun. Krahas menaxhimit të lëvizjes, në kuadër të parandalimit të ngjarjeve me pasoja të rënda në akset rrugore, gjatë fundjavës janë arrestuar 58 shoferë, nga këta: 21 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur; 37 për mungesë të lejes së drejtimit. Policia ka pezulluar gjithashtu 254 leje drejtimi, për tejkalim të limiteve të shpejtësisë dhe drejtim mje-

Sezoni, Tola: Në dy ditë u ndëshkuan 7.800 drejtues RAPORTI

Divorcet nga bixhozi, 8 mijë çifte u ndanë në 2017

ti nën ndikimin e alkoolit etj. Për mbi 7.800 drejtues mjeti janë vendosur masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, sidomos për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, mospërdorim të kaskove mbrojtëse dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve”,-tha më tej Drejtori i Policisë Rrugore. Në fund të deklaratës për shtyp, Tola përsëriti thirrjen që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. “Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve

të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit rrugor. Patrullat e Policisë Rrugore, statike apo të lëvizshme do të marrin masat për të gjithë ata drejtues mjeti që kthehen në burim aksidenti duke shkelur normat e sjelljes. Nga ana tjetër ftojmë çdo qytetar dhe drejtues mjeti të denoncojnë në numrin falas 112 shkeljet që ndeshin në akset rrugore, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave etj. duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional”,-tha në fund të deklaratës për shtyp, Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola.

THIRRJA

“Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit rrugor. Patrullat e Policisë Rrugore, statike apo të lëvizshme do të marrin masat për të gjithë ata drejtues mjeti që kthehen në burim aksidenti duke shkelur normat e sjelljes”.

DURRËS

M

erita Hajdari, gruaja e një polici në qytetin e Durrësit është gjetur e vdekur. Ngjarja ka ndodhur në hënën, ku rreth orës 13:20, 47-vjeçarja është gjetur e pajetë. Ajo ka marrë një plumb në kokë, ndërsa pranë trupit është gjetur edhe një armë, me të cilën dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës. Trupi i saj është pikasur nga të afërmit. Burime policore bëjnë me dije se viktima është bashkëshortja e Sherfit Hajdarit, që është polic në portin e Durrësit. Të afërmit dëshmuan se kishin dëgjuar

Gruaja e policit gjendet pajetë

nga jashtë banese sherrin mes çiftit, ndërsa shtojnë se kur hynë në banesë panë gruan të vrarë me një armë zjarri.

“Dëgjuam që çiftit po zihej dhe po bërtisnin. Por nuk ishin brenda në shtëpi në atë moment. Kur hymë brenda në

shtëpi, Merita kishte vdekur dhe ishte pa shenja jete. Por nuk pamë se çfarë ndodhi”, mësohet të jenë shprehur të afërmit e viktimës. Ndërkohë ekspertiza ka konkluduar se arma e përdorur është e bashkëshortit të saj, Sherif Hajdari me detyrë efektiv policie në Durrës. Grupi hetimor, sakaq është duke hetuar për motivet e zënkës mes çiftit, duke e përqendruar çështjen tek dy pista; atë të vrasjes por edhe të vetëvrasjes.

Përveç humbjes se parave, lojërat e fatit po shkaktojnë një efekt zinxhir pasojash në familjet shqiptare, siç është përdorimi i alkoolit, dhuna në familje, divorcet, etj. 7,956 divorce janë shënuar në Shqipëri gjatë vitit 2017 dhe ky është numri më i lartë i 5 viteve të fundit. Fenomeni ka marrë përmasa të frikshme, për aq kohë sa sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, referuar gjykatave në 2017-ën janë divorcuar 311 çifte më shumë se vitin paraardhës. Tirana vazhdon të kryesojë listën me 1,897 raste divorcesh në 2017-n, pasuar nga Vlora, Elbasani, Fieri, Shkodra dhe Korça. Puka dhe Tropoja mbeten qytetet më konservatore të traditës familjare duke shënuar respektivisht, vetëm 40 dhe 44 raste. Sipas psikologëve të gjykatave, shkaku më i madh që çon në prishjen e familjeve është emigracioni, me problemet e mëdha sociale që prodhon, kryesisht si pasojë e largimit të burrave. Në vendin e dytë është bixhozi. Kërkesat për divorc si pasojë e përfshirjes së burrave në varësinë nga lojërat e fatit, kanë ardhur duke u rritur, gjë që korrespondon edhe me shtrirjen e këtij fenomen në çdo qytet dhe fshat të vendit. Arsyet të tjera të divorcit, sipas statistikave janë edhe varfëria, tradhtia bashkëshortore, dhuna e alkooli. Në vitin 2015, sipas statistikave të ministrisë së Drejtësisë, u vu re një trend ulje i kërkesave për divorc por në vitet pasardhëse ritmi ka qenë vetëm në rritje.


AKTUALITET

11

E martë, 7 GUSHT 2018

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës këshillon çdo përdorues rruge që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke eleminuar çdo shkak që shërben si burim aksidenti

A

kset kryesore të vendit po monitorohen nga Policia Rrugore me radarë. Nga kontrollet gjatë fundjavës, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka konstatuar drejtues mjetesh të papërgjejshëm që lëvizin me shpejtësi ekstreme. Vetëm në autostradën Tiranë-Durrës, gjatë 48 orëve të fundit janë pezulluar 51 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara. Gjatë fundjavës nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor është mundësuar menaxhimi i trafikut rrugor për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, përmes një deklarate për mediat, këshillon çdo përdorues rruge që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke eleminuar çdo shkak që shërben si burim aksidenti. Kontrolle të tilla nga ana e Punonjësve të Qarkullimit Rrugor, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe fundjavë. Nga ana tjetër, gjobat nuk kanë munguar pasi sipas njoftimit, janë vënë 670 gjoba. Por me radarë rrugorët po mbikqyrin edhe 7 akse të tjera nacionale me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe shmangen e aksidenteve, sidomos në fundjavë, ku fluksi është shumë i madh, pasi shumica i drejtohen bregdetit. Në korrik dhe gusht rritet ndjeshëm edhe numri i mjeteve me të cilat vijnë emigrantët por edhe pushuesit e huaj. Shkelje të rregullave të qarkullimit që u ka kushtuar patentën kanë kryer edhe shtetas të huaj, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet. Shumica janë shtetas kovosarë por edhe çekë, polakë dhe italianë, të cilët sipas procedurave duhet të sorollaten me javë të tëra në institucionet shqiptare për të tërhequr patentën. “Vijon zbatimi i planit të masave jo vetëm gjatë fundjavës por çdo ditë nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Janë kryer kontrolle për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Vetëm në fundjavë si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 17 shtetas, 5 prej të cilëve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 shtetas duke drejtuat motorçikletat pa leje drejtimi. Janë vendosur 670 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 51 leje drejtimi. Janë ndëshkuar 105 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; janë ndësh-

Radarët “bëjnë namin”, vetëm në Durrës pezullohen 51 patenta QËLLIMI “Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Janë kryer kontrolle për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”.

KODI

kuar 162 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar; janë ndëshkuar 56 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit”,-thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Për shmangen e këtyre procedurave burokratike që

kalojnë sa nga prefekti dhe Ministria e Jashtme në Kuvend është propozuar edhe ndyshimi i Kodit Rrugor që parashikon që shtetasit e huaj të paguajnë dyfishin e gjobës dhe patenta t’u rikthehet menjëherë. Por ky ndryshim kërkon 3/5 e votave

të Parlamentit. Ndryshimi i Kodit Rrugor kërkon 84 vota, ndaj mazhoranca kërkon edhe mbështetjen e opozitës për amendimin e ligjit. Pritet që në shtator kur të nis sesioni i ri parlamentar, maxhoranva ta hedh sërish për votim.

“Për shmangen e këtyre procedurave burokratike që kalojnë sa nga prefekti dhe Ministria e Jashtme në Kuvend është propozuar edhe ndyshimi i Kodit Rrugor që parashikon që shtetasit e huaj të paguajnë dyfishin e gjobës dhe patenta t’u rikthehet menjëherë”.

POLICIA

POLICIA

Rritet numri i aksidenteve, “Jam Eljanda, kontrollore në Hanin e Hotit” shkak shpejtësia

M

uaji gusht është edhe periudha që shënon pikun e sezonit turistik, e si pasojë regjistrohet edhe numri më i madh i makinave në qarkullim. Policia Rrugore ka marrë masa për të garantuar sigurinë veçanërisht në segmentet e rrezikshme që janë burim aks-

identesh. Shefi i trafikut për Tiranën, Taulant Gjoka, thotë se edhe këtë vit problem mbetet shpejtësia e madhe. Përgjithësisht moshat e reja janë më të prirura për të shkelur normat e lejuara të shpejtësisë. E ndërkohë që numri i personave që udhëtojnë drejt jugut të vendit vjen duke u rritur, sipas ekspertit të sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, një tjetër problem janë edhe punimet në rrugë. Hoxha shton se edhe pse faktorët që ndikojnë në rritjen e aksidenteve rrugore janë të shumta, faktori kryesor mbetet ai njerëzor. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 6-të mujorit të parë të 2018, kanë humbur jetën 98 persona në aksidentet rrugore të ndodhura në akse të ndryshme të vendit.

Policia e Shtetit ka nisur të promovojë femrat police në krye të detyrës, për të patur kujdes të vazhdueshëm me rregullat e qarkullimit rrugor. Pas Silvës dhe Reit nga Fieri, Policia ka promovuar Eljandën, policen nga Shkodra. “Jam Eljanda, kontrollore në PKK Hani i Hotit, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër. Përballojmë këto ditë të sezonit veror, fluks qytetarësh në Pikën e Kalimit Kufitar por ambientet e reja na japin mundësinë tu shërbejmë më mirë. Telefono në nr falas 112, për çdo emergjencë Policinë e Shtetit”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E martë, 7 GUSHT 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E martë, 7 GUSHT 2018

INTERVISTA PËR "TOP CHANNEL"

Miliarderi shqiptar Samir Mane flet për planet në fushën e turizmit

B

iznesmeni Samir Mane ishte dje i ftuari i emisionit "Pushime on Top" ku ka rrëfyer detaje nga jeta private, karriera si dhe planet për të zgjeruar sipërmarrjen edhe në fushën e turizmit. Njeriun më të pasur në Shqipëri e gjejmë në Palasë, vend më të cilin është dashuruar dhe po ndërton kompleksin "Green Coast". "Vendosa të investoj në turizëm dhe jam i bindur se ky kompleks do t'i japë një standard të ri këtij sektori. "Beach bar Nazar", që sapo kemi hapur, sjell në Shqipëri Mykonosin, Mesdheun, clubet më të famshme. Është me të njëjtat standarde. Brenda vitit 2020 do ketë përfunduar edhe hoteli, i cili do të jetë një nga

markat të njohura në botë me 5 yje" tregoi Samir Mane. Njeriu më i pasur në vendin tonë zgjedh familjen, miqtë dhe pushon në bregdetin e bukur të jugut. "Unë kam udhëtuar në shumë vende, kam parë shume plazhe, por ju siguroj që vende si Palasa, Dhërmiu apo Jala nuk ka",- u shpreh Mane. Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë dhe me sa duket i tillë është edhe rasti i Samir Manes. Bashkëshortja e tij, arkitektja Eva Mane është ajo që qëndron pranë tij dhe bëhet pjesë e projekteve dhe me shaka zoti Mane thotë: Eva ndonjëherë i ndjek edhe më shumë se unë, madje mund të vijë darka dhe ajo më thotë çfarë po bëhet te Green Coast./tch/

DESTINACION EUROPIAN I TURIZMIT

800 të rinj francezë promovojnë Vlorën

800 të rinj francezë ndodhen në Vlorë për ta prezantuar atë si një destinacion të mirëfilltë në rrjetin e qyteteve turistike europiane, në kuadër të turneut sportiv, kulturor dhe solidariteti Europ’Raid. Të mahnitur nga bukuria e qytetit bregdetar, që ofron plazhe, monumente të shumta kulturore dhe peizazhe fantastike, ata zgjodhën përsëri këtë Vlorën për ta bërë pjesë të turit të tyre. Europ’Raid, përfaqëson një nismë që nxit dhe konkretizon idenë për të përshkuar me makina më shumë se 10000 km rrugë përgjatë 23 vendeve europiane dhe për t’i promovuar ato . Jeremy, një i ri francez shprehet shumë i kënaqur që ndodhen në qytetin bregdetar. “Vlora është një qytet dhe vend i këndshëm dhe do të kthehemi sërish vitin tjetër”, thotë

Jeremy. Ne, vijon ai, e gjetëm Vlorën të ndryshuar, rrugët janë rikonstruktuar është shumë kënaqësi të vish çdo vit, sepse gjërat po ndryshojnë. Ndërsa, një vajzë e re , Sofia, thekson se “ne i biem përqark Europës në kuadër të nismës tonë. Jemi të lumtur që jemi në Shqipëri dhe kemi shumë dëshirë të udhëtojmë dhe të zbulojmë vendin”. E reja franceze tregon edhe takimin me fëmijët e një shkolle të qytetit të Fierit, duke e cilësuar si një eksperiencë shumë të bukur. Europ’Raid konsiderohet një ngjarje unike kulturore, që synon zbulimin e një trashëgimie, një kulture, një historie, një populli … Nga Mesdheu deri në Detin e Zi, nëpërmjet Karpateve dhe maleve Tatra, Rinit dhe Danubit, në rivierën shqiptare, Europ’Raid rizbulon peizazhin

natyror, qytetet e famshme dhe vende historike europiane: si sheshin e Shën Markut në Venecia, Akropolin e Athinës, xhamitë e Stambollit, Murin e Berlinit, apo kanalet e Amsterdamit. Europ’Raid gjithashtu

do të thotë më tepër kontakte mes popujve. Çdo natë, me dëshirën për të ndarë kulturën e tyre, pjesëmarrësit zbulojnë kultura lokale të vendeve ku kalojnë. Me makina Peugeot 205, ata duhet të udhëtojnë më shumë

se 10.000 kilometra, gati 450 kilometra në ditë, duke e bërë Europ’Raid një nga turet sportive më të gjata në botë. Turizmi shqiptar është futur tashmë në rrjetin e vendeve turistike europiane dhe botërore.


FORUM ANALIZË Nga Uta Thofern

R

aportimet për një atentat të supozuar kundër kryetarit të shtetit Nicolas Maduro shtrojnë shumë pyetje. Vetëm njëra prej tyre ka marrë që tani përgjigje: i vetmi që përfiton prej tyre është Maduro. Këtë herë qenë "ushtarët me fanella". Nicolas Maduro ka denoncuar të paktën njëzet grushte shteti dhe/ose atentate ndaj jetës së tij. Për ta dëmtuar asnjëri nuk e ka dëmtuar. Përkundrazi, nga çdo sulm real apo i imagjinuar, qoftë ai nga bota e jashtme "imperialiste" ose nga opozita "ekstremiste e djathtë" regjimi merr forcë të re. Incidenti më i fundit tregon se Venezuela jo vetëm që ndodhet në një krizë të rëndë politike dhe ekonomike, por edhe në një luftë informative. Sepse, nuk është e sigurtë që kryetari i shtetit Maduro të jetë sulmuar vërtet nga një dronë. Agjencisë së lajmeve AP zjarrfikës nga Caracasi i thanë se shkaku ishte shpërthimi i

X

heremi Korbinit, krye tarit të laburistëve brit anikë, në opozitë, iu desh të kërkonte falje për organizimin e një manifestimi në vitin 2010, ku folësi e krahasoi qeverinë e Izraelit me nazistët. Gjëja më e jashtëzakonshme e kësaj fjalie është se në kontekstin e politikës britanike dhe evropiane mund të jetë tronditëse, por jo e papritur. Korbini i cili ka mundësi të mira për t'u bërë kryeministri i ardhshëm, ka përkrahur shpesh grupe të majta, të cilët e mbështesin Palestinën në një pikë që shpesh tingëllon si antisemitizëm. Duke marrë drejtimin e laburistëve, ai ka futur ide ekstreme në rrymën kryesore politike, duke u bërë pjesë e ndryshimeve të fundit në politikën evropiane. Në dekadën e fundit, Europa ka parë rritje të ekstremeve të djathta e të majta. Fronti Kombëtar i Le Penit në Francë i la partitë tradicionale mënjanë dhe mori më shumë se një të tretën e votave. Në Gjermani, AFD fitoi 10% të votave në zgjedhjet e fundit, dhe për herë të parë u përfaqësua në parlamentin gjerman, duke u bërë e djathta e parë ekstreme që futet në Bundestag që pas rënies së nazistëve. Në Greqi, e majta ekstreme e Syrizës po drejton qeverinë. Parti të ngjashme, të lëna mënjanë prej kohësh, këtë dekadë kanë fituar pikë në të

një cisterne gazi në një apartament. Maduro shfrytëzon çdo incident të ri për të ndërmarrë një gjueti shtrigash ndaj opozitës, për fjalë vulgare kundër shteteve fqinje si Kolumbisë dhe jo së fundi për spastrime në radhët e veta dhe të ushtrisë. Dhe çdo incident i ri largon vëmendjen nga problemet gjithnjë e më shumë të padurueshme të Venezuelës. Benzina është më e lirë se uji Sulmi i supozuar u ndërmor gjatë paradës për 81 vjetorin e Gardës Kombëtare të Venezuelës, tri ditë pasi Maduro pati shpallur një politikë të re për benzinën. Dhe vetëm një ditë pasi qeveria urdhëroi të numërohen automjetet në vend, të shoqëruar me deklaratën se vetëm pjesëmarrësit e numërimit do të merrnin edhe më tej benzinë me çmime të subvencionuara. Një mbushje serbatori në Venezuelë kushton më pak se një cent Euroje, por benzinën vendi me rezervat më të mëdha

14 E martë, 7 GUSHT 2018

Venezuela, një vend që po shpërthen nga brenda të naftës në botë, në masën më të madhe duhet ta importojë, sepse industria vendase ka kohë që është rrënuar. Po pak ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se inflacioni sivjet në Venezuelë do të arrijë kuotën 1.000.000 = 1 milion përqind. Me një reformë monetare qeveria do të eleminojë që këtë vit pesë zero të vlerës nominale të bolivarit. Fëmijë që vuajnë nga uria Krahas benzinës, në Venezuelë janë të subvencionuara edhe shumë gjëra të tjera - energjia, transporti i distancave të shkurtra, ushqimet, medikamentet. Por për të munguar mungojnë të gjitha, sepse vendi nuk i gjeneron këto burime në deviza, të cilat i duhen për importet. "Revolucioni bolivian" i ka paralizuar me sukses

kapacitetet e prodhimit të Venezuelës. Të panumërta janë raportimet për të sëmurë të pafurnizuar në spitale të rrënuara, për fëmijë që vuajnë nga uria, për emigrantë të dëshpëruar. Përpjekjet e regjimit për të ndërmarrë hapa kundër këtyre zhvillimeve jo vetëm që duken gjithnjë e më të hutuara, por edhe janë të tilla. Venezuela është rrënuar kaq në themel, sa do t'i duhen dekada që vendi dikur më i pasur i Amerikës së Jugut të paktën t'i afrohet standardit të jetesës së fqinjëve të tij. Këtu nuk bën dobi as liberalizimi i pjesshëm i kursit të këmbimit. Zor se mund të bëhet më e rrezikshme për një qeveri diçka tjetër më shumë se eleminimi i subvencioneve.

Për këtë ka shembuj nga shtetet e tjera të Amerikës Latine dhe jo së fundi nga vetë Venezuela. Nicolas Maduro e di këtë, por zor se do të jetë në gjendje ta pengojë këtë. Regjimi i tij po e drejton Venezuelën me vendosmëri drejt humnerës. Pavarësisht se natyrisht ky nuk mund të jetë asnjë justifikim për atentat - për këtë as nuk ka shkak. Pas Maduros janë në gatishmëri shumë pasardhës e pasardhëse të gatshëm për të luftuar, të cilët nuk presin asgjë nga një ndërrim i regjimit, por që i kanë të gjitha arsyet për t'u frikësuar maksimalisht. Sinjalet flasin për shpërthim përbrenda: "socializmi i shekullit të 21-të" dikur do të pësojë kolaps e do të thërrmohet. DW

Antisemitizmi hyri edhe mes partive të mëdha europiane gjithë Europën. Aq sa Steve Bannon, drejtuesi i të djathtës ekstreme amerikane, u shpërngul në Europë ku thotë se do të jetë e ardhmja e politikave të tij. Çfarë po ndodh kështu? Një shpjegim i thjeshtë është se kriza ekonomike e vitit 2008 është ajo që ka lënë pasoja të rënda nëpër Europë. Votuesit e shohin kështu: bankat falimentuan, ekonomia botërore po merr nga taksat e tyre për të marrë veten, por asnjë nga bankierët nuk është futur

në burg, ndërkohë që pagat e punëtorëve kanë vite që nuk shohin rritje. Revolta kundër sistemit është e kuptueshme, kur e sheh kështu, por pasojat janë të ndërlikuara. Partitë e sistemit fajësohen nga votuesit jo vetëm për pjesëmarrjen në krizë, por edhe për zgjidhjen që kanë ofruar ndaj problemeve ekonomike. Politika ka krijuar një vakuum në të gjithë Europën, dhe partitë e vogla po nxitojnë ta mbushin, duke ofruar zgjidhje populiste që marrin

gjithnjë e më shumë mbështetje. Këto parti të lëna mënjanë vijnë me ideologji që ishin lënë mënjanë, dhe mes tyre është një nga teoritë e komplotit më të vjetra në botë, antisemitizmi. Për fat të keq, Korbini nuk është i vetmi udhëheqës Europian që ka sjellë antisemitizmin në rrymën kryesore të politikës. Ai është shembulli i rrallë, ama, pasi është i vetmi që e ka bërë këtë që brenda një partie tradicionale. Për amerikanët, kjo mund të duket diçka e huaj. Të njëjtat

forca politike që kanë sjellë rritjen e partive ekstremiste në Europë, tani janë të pranishme edhe në SHBA dhe kanë prodhuar politika populiste, në të majtë e në të djathtë. Por nuk e kanë çliruar antisemitizmin si në Europë. Çfarë e ka sjellë këtë ndryshim? Pjesërisht, fakti që funksionimi dy-polësh i Demokratëve dhe Republikanëve jo vetëm që i lë jashtë partitë e treta, por dhe partitë që ishin lënë mënjanë prej kohësh i lë po aty ku e kanë vendin… mënjanë. Përveç kësaj, është fakti që misioni moral i SHBAve, si policët e botës, që pas Luftës së Dytë Botërore, ka bërë që mbështetja për Izraelin të jetë e palëkundur. Një tjetër arsye është se komuniteti hebre në Amerikë, gjithnjë vigjilent, e ka luftuar antisemitizmin sa herë që është shfaqur, nga të dyja partitë. S'ka asnjë politikan në Amerikë që të bëjë atë që bëri Korbini, pa shkatërruar karrierën e vet politike. Europianët ndiejnë shpesh se sistemi i tyre politik është superior ndaj atij të SHBA-ve. Në këtë rast, Europa duhet të mësojë nga Amerika.


FORUM REPORTAZH Nga Eriola Azizolli

N

ë Qendrën Mesjetare Is lamike që ndodhet shumë pranë qendrës së qytetit të një mbi një dritareve, prej një muaji punohet në dy objekte kulti, një xhami dhe një teqe. Xhamia Mbret, objekt i trashëgimisë kulturore i kategorisë së parë dhe "Teqeja e Halvetive" që gëzon të njëjtin status, janë në restaurim e sipër. Punonjësit që po kryejnë punimet i ndërpresin ato herë pas here, pasi restuaurimet po nxjerrin në dritë shumë zbulime të reja arkeologjike, të cilat po japin dëshmi të rëndësishme rreth zanafillës së jetës jashtë mureve rrethuese të qytetit antik. Temperaturat mjaft të nxehta të fillimit të gushtit nuk e kanë ulur ritmin e punës nga punonjësit që po kryejnë dranazhimin e mureve në godinën e xhamisë dhe teqesë. Ata i ndërpresin punimet vetëm në çastet kur kazmat apo lopatat hasin nën tokë diçka të pazakontë dhe menjëherë njoftojnë specalistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare. "Ja këtu rreth murit të jashtëm, në pjesën jugore të xhamisë u zbulua skeleti njerëzor dhe një zbukurim me ngjyra, mozaik", tha një prej punëtorëv për BIRN, i cili nuk e fsheh krenararinë që ka asistuar në një zbulim të rëndësishëm. Dritan Çoku specialist arkeolog pranë DRKK-së Berat ka një muaj që po punon me zbulimet pranë objekteve që po restaurohen. Arkeologu ka ndjekur proçesin e konstatimit, gërmimit të shpëtimit, ka përgatitur raportet për çdo rast dhe tashmë është në pritje të vendimit që do të merret nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë. Sipas tij nuk ka gëzim dhe emocione më të madh për një arkeolog se sa kur zbulon gjetje të reja arkeologjike. Prej ditësh puna e tij fokusohet rreth mureve të dy objekteve që po restaurohen, kryesisht tek "Xhamia Mbret". Zona ku janë konstatuar gjetjet është shenjuar, zbulimet janë mbuluar dhe punimet restauruese vazhdojnë në pjesën tjetër të xhamisë për mos cënuar gjetjet. Arkeologu, pasi ka bërë vëzhgimin në terren në mënyrë sistematike, ka dokumentuar nëpërmjet fotografimit, skicimit dhe matjeve, gjetjet arkeologjike të zbuluara, ka realizuar një katalog duke e përfshirë në raportin paraprak dhe në mënyrë zytare i ka përciell në Agjensinë e Shërbimit Arekologjik si dhe për djeni Institutit të Monumenteve të Kulturës. I kujdesshëm mos ti shpëtoj asnjë detaj Çoku shpjegon gjithçka nga zbulimi pa arritur që të fsheh entuziazmin e tij. "Berati, prezantohet edhe një herë në kërkimin shkencor nëpërmjet gjetjeve të reja dhe këtë herë me gjetje mjaft të rëndësishme, por të zbuluara në mënyrë rastësore," tha ai. Çoku shpjegoi se gjatë punimeve që po kryen, në anën e jashtme të objektit, "Xhamia Mbret", në drejtimin jugor të saj, rreth kanaleve ku po punohej për izolimin e lagështisë së mureve, u hasën mbetje skeletore, njerëzore. "Ishin punonjësit që gjatë punimeve

15 E martë, 7 GUSHT 2018

Zbulimi i mozaikut hedh dritë mbi jetën e Beratit në antikitetin e vonë

i konstatuan dhe menjëherë më pas me anë të dokumentacionit përkatës u njoftua Agjensia e Shërbimit Arkeologjik dhe nëpërmjet një vendimi të Këshillit Kombëtar Arkeologjik u ndërmorën hapat e mëtejshëm siç është dokumentimi dhe më pas gërmimi i shpëtimit," shtoi arkeologu. Por, zbulimi i skeletit njerëzor duket se është vetëm maja e aizbergut, pasi mbetje të tjera arkeologjike janë hasur dhe që duket se do të vazhdojnë. "Gjatë proçesit të gërmimit të shpëtimit, gjatë pastrimit të mbetjeve skeletore njerëzore, nën të, doli në pah pjesë e një mozaiku polikrom, (shumë ngjyrësh) që mendohet të ketë zbukuruar dyshemenë e një ndërtese të periudhës së antikitetit të vonë. Materialet e ndërtimit, teknika e realizimit të mozaikut, si dhe elementë të tjerë sugjerojnë, se ky mozaik zbukuron dyshemenë e një vepre

ndërtimore ndoshta të shek. V-VI," tha Çoku". Mozaiku deri më tani është zbuluar në një sipërfaqe prej një metër e gjysëm katror, ndodhej rreth 77 cm nën kuotën e nivelit të oborrit, është me tre ngjyra, gur ngjyrë gri, të bardhë dhe e kuqe e tullës. Akualisht sipërfaqja e gërmuar nuk lejon për të ofruar të dhëna më të plota dhe përfundimtare rreth datimit dhe cilës vepre ndërtimore i përketë, sipas arkeologut. Sipas Çokut ky mozaik i periudhës së antikitetit të vonë, ndoshta i shekullit të V-VI, e pasuron më shumë historikun e qytetit me shtrirjen e tij jashtë mureve të kalasë. "Sipas burimeve të shkruara dhe studimeve të deritanishme jeta jashtë mureve të kalasë është përmendur në shekullin e XIII, ndërkohë që mozaiku i zbuluar së fundmi na sygjeron qartë se jetë ka pasur që në shekullin e V-VI, por ndoshta dhe

më hershëm ndaj dhe zbulimi i tij është kaq i rëndësishëm," shpjegoi Çoku. E ndërsa i gjithë dokumentacioni i detajuar rreth zbulimit është dërguar në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë dhe pritet vendimi për vlerësimin e kësaj sipërfaqje të një rëndësie të veçantë, sipas specialistëve mozaiku shtrihet edhe më tej vijës së zbuluar, ndërkohë që zbulimi i tij nuk është i vetmi. "Po në këtë zonë, gjatë punimeve të dranazhimit nën thelemet e "Teqesë së Halvetive" është zbuluar një mur gjysëm rrethor, i cili sugjeron për praninë ndoshta të një varri apo të diçkaje tjetër që mund të ketë lidhje me fazën e hershme ndërtimore të objektit," tha arkeologu Çoku. I dokumenuar edhe ky zbulim është dërguar pranë Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. Këto gjetje të reja arkeologjike pritet të sjellin fakte të reja rreth jetës së qytetit të Beratit, të cilat do të ndikojnë në shtimin e numrit të vizitorëve rreth zonës së Qendrës Mesjetare dhe Qendrës Historike. Aktualishtë janë tre objekte kulti, dy xhami dhe një teqe, të cilat po restaurohen fal një bashkëpunim mes TIKA (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim) dhe Ministrisë së Kulturës. Projekti i restaurimit e ka zanafillën e tij disa vite më parë, ku pas miratimit të projekteve me specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës u mundësua që me financimin e TIKA këtë vit të fillojmë punimet në restaurimet në tre objekte shumë të rëndësishme për vlerat që ato mbartin, monumentale, historike, arkitektonike, të pasyruara në "Xhaminë Mbret", "Xhaminë e Beqarëve" dhe "Teqenë e Halvetive" .

"Punimet janë në një fazë paraprake, nuk është se kemi avancuar shumë rreth restaurimit të strukturës së mureve dhe pjesës së interierit, kjo për arsye sepse ne jemi duke u treguar shumë të kujdesshëm për zbulimet," tha drejtori i DRKK-së Eugen Kallfani. "Fillimisht po kryen sondazhe, ashtu siç mund ta shihni dhe ju në faqen jugore të "Xhamisë Mbret" janë bërë sondazhe, të cilat mund të na japin indicje dhe fakte të reja dhe sëbashku me profesorë dhe akademik dhe restaurator të nivelit shumë të lartë qoftë vendas ashtu dhe të huaj ne jemi duke bashkëpunuar ngushtësisht për të gjitha zbulimet," shtoi ai. Sipas specialistëve faktet e reja që po dalin në dritë, do të jenë një risi dhe një mundësi e mirë për pjesën e trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit, por në tërësi edhe për turizmin dhe zhvillimin e tij. "Këtu nuk po restaurohen thjeshtë monumente, por këtu nga sondazhet që vijojnë çdo ditë dalin në dritë gjetje arkieologjike shumë intersante që në një të ardhme jo shumë të largët do ta transferojnë gjithë zonën e kompleksit mesjetar në një minipark arkeologjik, i cili do të jetë i vizitueshëm nga turistët," tha Kallfani. Me mjaft interes i shikon këto gjetje të reja areologjike për zhvillimin e turizmit në Berat dhe Ajet Nallbani, një emër i njohur në fushën e trashëgimisë kulturore në këtë qytet, ish drejtor i Monumenteve të Kulturës. "Sigurisht që çdo monument është vlerë e shtruar dhe e pasuron fondin e trashëgims kulturore dhe si rezultat i shërben dhe zhvillimit të mëtjeshëm të turizmit," (Birn) tha ai.

Promovohetlibri“ThesarkombëtarimërgatësshqiptarenëSuedi” Është promovuar ne sallën “At Gjergj Fishta” , në Bibliotekën Publike “Gjergj Fishta”, në qytetin e Lezhës, libri “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi -9”, nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klemeniti XI Albani”, Suedi. Me praninë e kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi,z. Hysen Ibrahimi etj. poetë, shkrimtarë, gazetarë, studiues etj. me moderimin perfekt të drejtorit të Muzeut, Memorialit të Skënderbeut dhe Trashëgimisë Kulturore në Lezhë,z. Paulin Zefi. Synimi i kësaj shoqate është që me angazhimin, veprimtarinë dhe publikimin e veprave letrare,

artistike dhe publicistike, t`i shërbejë në radhë të parë atdheut e kombit, historisë, letërsisë e artit me ngjyra kombëtare, por edhe gjithë njerëzimit. Secila vepër dhe krijim artistik ose publicistik i këtillë, siç është botimi i këtij vëllimi “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi-9” është një thesar kombëtar. Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve

Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, do të përpiqet që tërë këtë thesar, ta botojë dhe ta bëjë të njohur për lexuesit e sotëm , por edhe për gjeneratat e ardhshme, prandaj këto botime kjo shoqatë i ka quajtur thesar kombëtar. Me synimin që t`i botojë dhjetë libra “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi” dhe më pastaj, të botojë edhe veprat që kanë

të bëjnë me shqiptarët dhe shqiptarinë e që janë shkruar nga autorë joshqiptarë. Synimi qenësor, është po ashtu, që ta njoftojmë botën, se populli shqiptar ka pasur disa papë në Vatikan, e që më i njohuri ishte Papa Klementi XI Albani , theksojnë drejtuesit e kësaj shoqate. E cila ka planifikuar dhe programuar, që rregullisht të botojë e publikojë vepra , pjesë e këtij thesari. Në këtë takim me krijues të fushave të ndryshme, është promovuar edhe përmbledhja me poezi e autorit të njohur Idriz Gashi nga Kosova dhe Fjalori Suedisht- Shqip, me autorin e njohur Fetah Bahtiri, po nga Kosova, me shprehje ,fraza dhe këshilla në shërbimet mjekësore . Jak Rrozhani


AKTUALITET

16

E martë, 7 GUSHT 2018

Duke i treguar shkallës së dytë se kishte një jetë të lumtur me bashkëshorten Suela Sula, i pandehuri ka ankimuar vendimin në Apelin e Krimeve të Rënda

D

y burra, njëri pronar mobilerie dhe tjetri krahu më i besuar i tij, akuzohen si vrasësit e Suela Sulës por Prokuroria është ende e paqartë se përse bashkëshorti i viktimës dhe një punonjës i tij bashkëpunuan për vrasjen e nënës së tre fëmijëve. Bashkëshorti Sadedin Sula e kundërshton akuzën që prej prillit 2016 kur ndodhi krimi. Sula këmbëngul se është i pafajshëm dhe se dënimi i përjetshëm i shkallës së parë është i pabazuar në prova. Me këtë argument por edhe duke i treguar shkallës së dytë se kishte një jetë të lumtur me bashkëshorten Suela Sula, i pandehuri ka ankimuar vendimin në Apelin e Krimeve të Rënda. Duke renditur si argument mungesën e provave, avokatët përmendin më tej edhe shkeljet proceduriale gjatë gjykimit, shkelje që e sipas mbrojtjes duhet të rrëzojnë dënimin e përjetshëm. Fillimisht shprehen avokatët, prokuroria e dërgoi në gjyq Sadedin Sulën si ekzekutor të gruas por në mes të procesit, prokuroria ndryshoi qëndrim duke e modifikuar akuzën nga ekzekutor ai u gjykua si nxitës në krim. Grupi i hetimit kishte në dorë një provë të fortë, që ishte telefoni i viktimës e cila kishte regjistruar një bisedë mes Fation Karmeshtnës dhe bashkëshortit Sadedin Sula, i cili shfaq dyshime për të shoqen. Tashmë si vrasës i Suela Sulës akuzohet Fatjon Kurmneshta. Të dy burrat u hetuan veç e veç dhe kjo situatë vendos në pozitë të vështirë akuzën. Ndërsa procesi për Fatjon Kurmneshten nuk ka nisur ende, në vendimin ku u dënua Sadedin Sula, ai konsiderohet si vrasësi i Suela Sules edhe pse

“Ishim të lumtur”, Sula ankimon dënimin për vrasjen e gruas ANKIMI “Duke i treguar shkallës së dytë se kishte një jetë të lumtur me bashkëshorten Suela Sula, i pandehuri Sadedin Sula ka ankimuar vendimin në Apelin e Krimeve të Rënda”.

PROVA “Grupi i hetimit kishte në dorë një provë të fortë, që ishte telefoni i viktimës e cila kishte regjistruar një bisedë mes Fation Karmeshtnës dhe bashkëshortit Sadedin Sula, i cili shfaq dyshime për të shoqen”.

për këtë gjë nuk ka një vendim fajësie për të. Ky moment konsiderohet nga mbrojtja si shkelje proceduriale. Në ankimim thuhet më tej se Sadedin Sula është dënuar jo me prova por me indicie dhe se gjykata ka

mbajtur qëndrim të dyfishtë për sa kohë vlerëson një audio regjistrim të viktimës dhe jo të të akuzuarit që ka sjellë gjithashtu filmime e foto, të cilat sipas tij, tregojnë një histori të lumtur bashkëshortore.

Nga përmbajtja e vendimit të shkallës së parë kuptohet se ky verdikt fajësie bazohet mbi konfliktet e çiftit disa muaj para vrasjes së gruas. Pavarësisht se edhe bashkëshorti i të ndjerës këmbëngul se

po mbahet në burg pa prova dhe prova e ADN-së duket se fajëson punëtorin e tij, ajo që e vendos në pozitë të vështirë bashkëshortin është dëshmia e motrave të viktimës, që treguan në gjykatë se çifti grindej shpesh dhe së fundmi edhe për shkak të punonjësit Karmeshtna.

SITUATA

ITALI

Qytetet që janë në rrezik nga zjarret

Me prerje 500 euroshe e kokainë

Z

onat më të rrezikuara nga zjarret mund të jenë Shkodra, Dibra, Korça dhe Gjirokastra, ku rreziku më i lartë pritet gjatë ditës së nesërme, sipas Institutit të Gjeoshkencave. “E hënë, date 06 gusht 2018 dhe sot (e martë, datë 07 gusht 2018) pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera pritet nivel “I MODERUAR” . Në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Qendër).

Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme”,thotë IGJEUM. Temperaturat minimale dhe maksimale

të ajrit pritet të arrijnë: Në bregdet: 21 / 34 °C, në vendet e ulëta: 20 / 35 °C, në vendet malore: 15 / 30 °C

Me prerje 500 euroshe dhe kokainë”, është torta që çon në burg shqiptarin. Kjo tortë tërhoqi vëmendjen e policisë italiane, kur e pikasi në frigoriferin e një pasticerie në Teramo të Italisë. Në sipërfaqe torta ishte mbuluar me çokollatë ndërsa në anë kishte një kartëmonedhë e bërë në formën e tubit dhe pluhur i bardhë, që përdoret për të thithur kokainë. Po kështu në shqip ishte një dedikim: “Edhe 100 Biphe”. Mediat italiane shkruajnë se torta i dedikohej një shqiptari që ishte në arrest shtëpie dhe që policia i bëri surprizë

gjatë kohës që ai po festonte. Ndaj shqiptarit kanë nisur hetimet pasi ai ka dhunuar masën e sigurisë

“arrest shtëpi” dhe gjatë festës ka qenë në prani dhe të pjesëtarëve që nuk ishin anëtar të familjes.


FORUM

17 E martë, 7 GUSHT 2018

Të moshuarit "arratisen" nga azili për festivalin më të madh në botë

Të gjithë të apasionuarit pas muzikës 'heavy metal' shkuan në festivalin më të madh të mbajtur në Gjermani, ku mes tyre ishin edhe dy të moshuar. Policia njoftoi se ata ishin larguar nga azili "Dithmarscher" dhe udhëtuan rreth 25 milje për Wacken Open Air. Zëdhënësi i policisë, Peter Berndt tha se të dy burrat kanë shkuar në festival me transport publik, por është e paqartë kur arritën në Wacken dhe sa kohë kaluan në festial. Au-

toritetet u njoftuan nga shtëpia e pensionit ku ata qëndrojnë, pasi stafi zbuloi mungesën e tyre. Ata u kapën nga policia rreth orës 3 pas mesnate në gjendje të corientuar dhe të trullosur pasi kishin konsumuar sasi të vogla alkooli. Më pas u dorëzuan në azil dhe morën vërejtje për veprimin. Wacken Open Air, është festivali më i madhi në botë i muzikës 'heavy metal' që vetëm këtë vit, ka mbledhur rreth 75 mijë pjesëmarrës.

Ferrari i rrallë në ankand për 60 milionë dollarë Makina më e mirë e nxjerrë ndonjëherë në një ankand publik do të shitet këtë muaj dhe mund të vendosë rekord botëror. RM Sotheby po planifikon të shfaqë një Ferrari 250 GTO të vitit 1962, që vlerësohet të ketë një çmim prej 45-60 milionë dollarë. Nëse makina merr një çmim të tillë atëherë do të arrijë të kalojë me lehtësi rekordin e vendosur në vitin 2014 kur një tjetër Ferrari GTO i vitit 1962-'63 u shit për 38 milionë dollarë.

Kandili më vdekjeprurës në botë, i njohur si Chironex fleckeri

Filmi i Winniethe-Pooh ndalohet në Kinë

Një filmi i ri i frymëzuar nga librat e Winnie-the-Pooh është ndaluar që të jepet në kinematë në Kinë, pasi arushi shihet si simbol i mospajtimit

politik. Që nga viti i kaluar, referencat ndaj karakterit janë ndaluar në faqen e internetit të medias kineze Weibo, pas një numër të madh pos-

timesh që krahasojnë 'arushin me pak tru' me presidentin e vendit Xi Jinping. Asnjë arsye nuk është dhënë për bllokimin e filmit më të ri të Disney, Christopher Robin por besohet se ka të bëjë me referencat ndaj karakterit aq shumë të dashur për fëmijët. Në një foto në vitin 2015, ku Xi shihej në një autokolone pranë një imazhi të Winniethe-Pooh në një makinë lodër quhej "fotografia më e censuruar e Kinës". Figura të tjera politike janë bërë pjesë e shakasë. Kur Xi u takua me Barak Obamën, ish presidenti amerkian u krahasuan me tigrin në rrjetet sociale ndërsa presidenti kinez me Winniethe-Pooh.

Kandili i detit i njohur si Chironex fleckeri është një nga qeniet më të rrezikshme në botë dhe mund të vrasë brenda pak minutash. Vendosja në kontakt me tentakulat e tij, që janë deri në 3 metra të gjata, rrezikon të jetë vdekjeprurëse për njerëzit. Viktima e fundit e Chironex fleckeri ishte Gaia Trimarchi, një vajzë italiane e cila vdiq në Filipine. Rreziku i kësaj kandil deti vjen pikërisht për mijëra qeliza helmuese që gjenden përgjatë tentakulave të tij. Prekja e tyre shkakton reaksion të rëndë alergjik që shoqërohet me ndjenjë nxehtësi. Helmi kur hyn në qarkullimin e gjakut shkakton spazma të forta muskulore, ndalim të frymëmarrjes dhe arrest kardiak. Ai gjendet përgjatë brigjeve të Australisë dhe Guinesë së Re, në Filipine dhe Vietnam. Në vitin 2017, Chironex fleckeri, i cili ushqehet me krustaceve dhe peshq të vegjël, ka vrarë rreth 70 njerëz në mbarë botën.


VIP

18 E martë, 7 GUSHT 2018

Lady Gaga kërkon falje: Fola para kohe për vdekjen e "Zombie Boy" Lady Gaga ka kërkuar falje që ka folur para kohe duke e konsideruar vdekjen e modelit Rick Genest si vetëvrasje. Rick, i cili vdiq në moshën 32vjeçare njihet si i Zombie Boy, për shkak të tatuazheve të kockave dhe organeve në të gjithë trupin e tij, duke përfshirë edhe karakteristikat e kafkës në fytyrë. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Montreal, Kanada të mërkurën dhe u raportua se ai kishte vrarë veten. Rick u shfaq në videokilpin e Gagas 'Born This Way' në vitin 2011 dhe këngëtarja u shpreh se humbja ishte "përtej shkatërrimit". Por ende nuk ka një shkak zyrtar të vdekjes së Rick. Lady Gaga ka fshirë tashmë postimin në Twitter, ku i referohej vdekjes së tij si vetëvrasje: 'Vetëvrasja e shokut Rick Genest". Por në

Sëmuret rëndë aktori i njohur turk Aktori turk i njohur edhe nga shqiptarët për shkak të telenovelave turke është prekur nga një sëmundje. Aktori Burak Ozçivit po viziton një psikolog dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen po i qëndron pranë në këto momente të vështira. Ai ka refuzuar disa projekte dhe nuk dihet nëse do e shohim sërish në ekran. 33-vjeçari është prekur nga "burnout syndrome". "Burnout" është një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur.

dy postime të tjera ajo i kërkoi falje familjes së modelit."Në respekt të familjes së Rick dhe vetë atij kërkoj falje nëse kam folur shumë shpejt pasi nuk kishte dëshmitarë apo prova për të mbështetur ndonjë përfundim

për shkakun e vdekjes së tij. Unë në asnjë mënyrë nuk do të kisha menduar për të nxjerrë një përfundim të padrejtë. Ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë familjen dhe miqtë e tij", shkruan ajo.

Demi Lovato shtrohet në qendër rehabilitimi

Demi Lovato ka nisur kurimin në një institucion rehabilitimit ku do të qëndrojë për një periudhë të gjatë. Burime për TMZ kanë zbuluar se këngëtarja është larguar nga spitali Cedars-Sinai të shtunën (4 gusht) me avion privat. Qendra e rehabilitimit ku ajo po kurohet është një nga institucionet kryesore të vendit për varësinë. Ekipi i Lovato ka në plan të largojë nga jeta e saj personat negativë dhe ata që kontribuan në sëmundjen e saj duke e çuar në mbidozë. Demi bëri një postim në Instagram dje (5 gusht) duke thënë se ishte e vetëdijshme për varësinë duke shtuar se kjo sëmundje nuk zhduket me kalimin e kohës. Gjithsesi ajo ishte e gatshme për të luftuar që të kurohet dhe të jetë sërish në krye të skenën për të bërë turmën të brohorasë me hitet e saj. Thuhet se kurimi do zgjasë për të paktën 30 ditë, por asgjë nuk është konfirmuar.

Orlando Bloom sërish nudo, shkak merimanga Orlando Bloom ka treguar edhe njëherë fizikun e tij mahnitës ndërsa u shfaq nudo duke hequr një merimangë nga tualeti e tij. Aktori u shfaq i zhveshur në një video në Instagram duke çmenduar fansat e tij. 41-vjeçari njihet për daljet e tij nudo. Fansat padyshim e kujtojnë momentin kur ai u fotografua nudo në pushimet me të dashurën e tij Katy Perry në vitin 2016.

Një modele super sexi surprizon Kretën Nina Serebrova nga Bjellorusia, modele e stilistit të famshëm Phillipe Plein ishte me pushime në ishull para se të kthehet në Rusi dhe më pas në Amerikë për të rifilluar karrierën e modelingut. 23 vjeçarja brune ka postuar në instagram foto ku duket vërtet seksi dhe superjoshëse


SHOWBIZ

19 E martë, 7 GUSHT 2018

Dua Lipa zbarkon në Kosovë për një koncert madhështor

Për tre ditë rresht më datat 10, 11 dhe 12 gusht, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të japë një koncert në Kosovë me synim promovimin e imazhit të vendlindjes së saj në botë. Koncerti është titulluar "Sunny Hill" dhe organizohet nga babai i këngëtares, ish këngëtari Dukagjin Lipa. Ky i fundit ka deklaruar për gazetën Observer se përmes këtij festivali, "ne duam t'i krijojmë qytetarëve ndjenjën e përkatësie dhe idenë se ne jemi pjesë e Evropës". Ky festival organizohet për herë të dytë në Kosovë. "Kjo është mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën si një vend paqësorë dhe muzikëdashës, i cili mirëpret të gjithë fqinjët tanë deh të gjithë vizitorët që duan të argëtohen", tha gjithashtu për gazetën Dukagjin Lipa. Koncerti organizohet në një periudhë kur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë të

Georgina Rodriguez "mëson" italishten në krahët e Ronaldos "Mirëmbrëma me dashurinë time". Janë këto fjalët e para të Georgina Rodriguez në gjuhën italiane. Kombinimi i ndjenjave duke shtuar dhe një mënyrë të mirë për të mësuar gjuhën italiane. Georgina Rodriguez donte të ndante me ndjekësit e saj në rrjetet sociale hapat e parë për të mësuar gjuhën italiane. Në foton e postuar në rrjetin social "Instagram" Rodriguez shfaqej në prezencën e bashkëshortit të Kristiano Ronaldon, me postimin që mori brënda pak minutash një numër të madh komentesh pozitive.

larta. Këto ditë pritet që qeveria e Prishtinës të firmosë marrëveshjen për kalimin e një pjese të territorit të Kos-

ovës, Serbisë. Familja e Dua Lipës shpreson që ky koncert të ulë tensionin e krijuar në Kosovë, të paktën për tre ditë.

Aktorja e famshme flet pas ndarjes me bashkëshortin: Ja pse nuk bëhem nënë Ylli i hollivudit, Jennifer Aniston është një prej aktoreve më të famshme dhe më të kërkuara në botë, por sërish nuk është e plotësuar në jetë. Ndarja me bashkëshortin Justin Theraoux pas dy vitesh martesë ka ndikuar tek ajo duke marrë edhe kritika se nuk është bërë nënë. Por, 49-vjeçarja ka vendosur të sqarojë gjithcka për publikun me anë të një interviste për "Instyle". Ajo nuk dëshiron të cilësohet si 'zemërthyer', 'femër që nuk di të mbajë një mashkull' apo "egoiste". Aktorja tha: Së pari, me gjithë respek-

tin e duhur, unë nuk jam zemërthyer pas ndarjes dhe së dyti, ato janë supozime të pakujdesshme, askush nuk e di se çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura, askush nuk mendon se sa e ndjeshme mund të jetë për partnerin dhe mua. Ata nuk e dinë atë që kam përjetuar nga ana mjekësore apo emocionale. Ky është presion që gratë të jenë nëna dhe nëse nuk janë, atëherë ato konsiderohen si të dëmtuara, ndoshta qëllimi im në këtë planet nuk është të riprodhoj.

Suksesi i jashtëzakonshëm, Bebe Rexha thyen rekord me "Meant To Be" Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar. Ylli i muzikës pop ka thyer një rekord të ri në tabelën e Billboard Hot me këngën e saj 'Meant To Be' në bashkëpunim me dyshen Florida Georgia Line. Kënga e saj ka mbetur në vendin e parë për 35 javë rresht në kategorinë e këngëve 'country'. Meant To Be kaloi rekordin e mbajtur nga Sam Hunt me këngën 'Body Like A Back Road' i cili qëndroi për 34 javë rresht në vendin e parë në vitin 2017, shkruan atsh. E shkruar nga Bebe Rexha, Tyler Hubbard i FGL, Josh Miller dhe David Garcia, 'Meant To Be' ka arritur në vendin e dytë në tabelën Billboard's Hot 100. Kënga ka qenë në vendin e parë në kategorinë e këngëve country që kur debutoi për herë të parë në dhjetor.

Avokatja braktis Angelina Jolie: Është bërë mizore, ushqehet me urrejtje Angelina Jolie po lufton kaq shumë me Brad Bitt për kujdestarinë e fëmijëve sa avokatja i saj e ka lënë cështjen. Burime familjare kanë treguar për TMZ se Angelina po tregohet shumë mizore. Ndërkohë, një person pranë aktorit tregon se ajo dëshiron që t'ia shkatërrojë marrëdhënien me fëmijët. "Ajo është ushqyer me urrejtje dhe po arsyeton në mënyrë qesharake", thotë burimi. Ndërkohë avokatja e Angelinës, Laura Wasser do ta braktisë pasi është bërë shumë 'e keq'. Duket se kjo histori nuk do përfundojë shumë mirë. Angelina po bashkëpunon me një firmë tjetër ligjore që të marrë përsipër cështjen e saj kur Laura të japë dorëheqjen zyrtarisht. Ndërsa divorci nuk është akoma në rrugën e duhur.


SPORT

20

E martë, 7 GUSHT 2018

Portali rumun “fantatik.ro” shkruan se dhe gjirokastritët janë në hetim për duelin ndaj Ventspils

S

kandal në Ligën e Evropës! UEFA po heton tre ndeshjet që janë luajtur në eliminatoret e këtij sezoni. Sipas faqes rumune “fanatik. ro”, UEFA ka filluar një nisur një procedim për ndeshje ku rezultati mund të ketë qenë i përcaktuar. UEFA ka hapur hetim për baste të dyshimta, duke marrë parasysh rezultatin dhe lëvizjen e koeficienteve. Një hetim i ngjashëm po bëhet edhe për ndeshjen Rio Ave-Jagiellonia të mbyllur me rezultatin 4-4, teksa dyshimet kanë lindur pasi në Poloni ndeshja përfundoi 1-0 për vendasit, kurse në Portugali nisi një festival i pazakontë golash me rezultatin përfundimtar 4-4. E njëjta gjë edhe për duelet mes Atalantës dhe Sarajevos. Në Itali, dueli i parë u mbyll me shifrat 2-2, pasi italianët kryesonin 2-0 por pësuan 2 gola me të vetmet gjuajtje në portë që bënë kundërshtarët. Ndeshja e kthimit në Bosnjë Hercegovinë ishte krejtësisht ndryshe, pasi Atalanta fitoi me lehtësi duke shënuar 8 herë në portën kundërshtare. Të gjitha palët dyshohen për marrëveshje mes tyre me qëllimin për të siguruar rezu-

UEFA nis hetimin për trukime, po verifikohet edhe sfida e Luftëtarit Dyshimi

Sipas faqes rumune “fanatik. ro”, UEFA ka filluar një nisur një procedim për ndeshje ku rezultati mund të ketë qenë i përcaktuar. UEFA ka hapur hetim për baste të dyshimta

ltatet në favor të basteve sportive. Ndërkohë që sipas faqes rumune nuk ka shpëtuar as Luftëtari që në ndeshjen ndaj

Ventspils pësoi një humbje 5-0 që në pjesën e parë. Adeleke Akinyemi shënoi 4 herë, dhe të gjitha golat u shënuan në 45

minutat e para. Ndërkohë, në ndeshjen e kthimit, ekipi gjirokastrit barazoi 3-3 por u përball me akuza të shumta nga çdo

vend i botës për manipulim të rezultatit për shkak të luhatjes së çuditshme të koeficienteve si dhe të sjelljes së futbollistëve në fushë, sidomos në momentin e golit të barazimit 3-3. Portali rumun, edhe pse nuk jep detaje nëse UEFA e ka nisur zyrtarisht hetimin për këtë takim, thekson në fund se klubet shqiptare janë të njohura për trukime, pasi qeveria e futbollit ka dhënë dënimin më ekzemplar, pikërisht ndaj Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga Europa.

SHORTI

SULMUESI

MERKATO

Kukësi dhe Shkëndija mësojnë rivalët nëse shkojnë në “play-off”

Dëmtim i rëndë për Sadikun, 6 muaj jashtë fushave të lojës

Talenti i Milanit firmos për dy sezone për Kamzën

Kukësi ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e tij të raundit të tretë të Europa League, por ka mësuar emrin e kundërshtarit të radhës në këtë kompeticion. Nëse verilindorët do të eliminojne gjeorgjianet e Torpedos , në fazën e playo-ffit të Europa League, do të përballen me fituesin e sfidës Ludogorets-Zrinjski. Përballjet mes Kukësit dhe Torpedos do të luhen në 9 dhe 16 gusht, ndërsa ndeshjet e fazës së playoffit të Europa League do të luhen në 23 dhe 30 gusht. Boshnjakët u eliminuan në turin e parë të Champions League nga Spartak Trnava, ndërsa në turin e dytë të Europa League patën eliminuar Valletta-n, ish-kundërshtarin e Kukësit në Champions. Tashmë do të përballen me Ludogorets, duke krijuar një derbi ballkanas, ashtu siç pritet të ndodhë dhe në rast se Kukësi kualifikohet kundër Torpedo-s. Dje u hodh edhe shorti i fazës së playoffit të Ligës së Kampioneve ku merr pjesë Shkëndija e Tetovës. Nëse e kalon raundin e tretë që do ta luajë ndaj Salzburgut, skuadra tetovare do të luajë me fituesin e çiftit Crvena Zvezda-Spartak Tërnava. Në rast eliminimi Shkëndija do të luajë në playo-ffin e Europa League ku e pret fituesi i sfidës Kork-Rosenborg.

Armando Sadiku mbyll para kohe gjysmën e parë të sezonit në La Liga. Sulmuesi i kombëtares sonë pas vizitave mjekësore, është konfirmuar dëmtimi i rëndë në miqësoren ndaj Heerenvenit të luajtur në fundjavë në stadiumin “Abe Lenstra”. “Testet mjekësore të zhvilluara gjatë ditës së sotme (djeshme) për Armando Sadikun konfirmojnë se sulmuesi shqiptar ka pësuar këputjen e ligamenteve të gjurit të majtë. Futbollisti do të operohet sot pasdite në klinikën “Quirón” nga doktori Ernesto Fernandez. Sadiku doli nga fusha i dëmtuar në pjesën e dytë të ndeshjes së të shtunës së kaluar përballë Heerenven. Parashikohet një periudhë riaftësimi prej 6 muajsh”, shkruhet në njoftimin e klubit që tregoi se lojtari ka mbyllur vitin dhe do të kthehet në fushat e lojës në 2019-ën. Bomberi pritej që të largohej gjatë kësaj vere, por pas këtij dëmtimi, transferimi në një ekip tjetër do të jetë i pamundur. Dëmtimi i tij prish planet e trajnerit Christian Panucci, pasi Sadiku është pjesë e rëndësishme e skuadrës kombëtare. Gjatë këtij viti, Shqipëria do të zhvillojë katër ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve, më 7 shtator kundër Izraelit në Elbasan, tri ditë më pas në Gllasgou kundër Skocisë. Ndërsa më 4 tetor Shqipëria viziton Izraelin në Beer Sheva dhe në 17 nëntor pret Skocinë në Shkodër.

Një futbollist i formuar në akademinë e Milanit bëhet pjesë e Kamzës në Superiore. Klubi nga periferia e kryeqytetit ka zyrtarizuar afrimin e Claudio Bonannit, i cili luan si mbrojtës i majtë. 21-vjeçari, sipas njoftimit në faqen zyrtare të klubit ka firmosur kontratë 2-vjeçare. Bonnani është rritur në sistemet zinxhir të Milanit, ndërsa ka luajtur për Varesen dhe Caratesen në ligat e ulëta italiane. Ndërkohë drejtuesit e Kamzës vijojnë bisedimet edhe me Sebino Plakun. Lojtari kryesor i kësaj skuadre edicionin e shkuar ka nënshkruar një kontratë e cila e lidh me Kukësin vetëm për Kupa e Europës dhe duket se ekziston dëshira dypalëshe për një ribashkim të shpejtë, madje ka mundësi që 33-vjecari të rikthehet pa u mbyllur aventura e bluve në Europa League. Kamza ka qenë shumë aktive në merkato gjatë javëve të fundit teksa ka afruar këta emra: Orjad Beqiri, Ognjen Rolovic, Nuredeen Orelesi, Xhuljan Turhani, Nestor Martinena, Olsi Teqja, Klevis Sadiku, Plarent Fejzaj, Majkel Peçi, Albi Koldashi.


SPORT

21

E martë, 7 GUSHT 2018

Mesfushori kilian është prezantuar dje me katalanasit: Do të jap zemrën në fushë!

A

rturo Vidal nisi këtë të hënë zyrtarisht aventurën e tij te Barcelona. Mesfushori kilian i cili iu bashkua Barcelonës për 18 milionë euro u shfaq shumë i karikuar për këtë eksperiencë të re. Vidal fillimisht doli në ambientet e stadiumit Camp Nou me fanellën e tij të re, ndërsa më pas u prezantua përpara gazetarëve. 31-vjeçari u shfaq shumë i lumtur duke snobuar edhe interesimin e klubeve të tjera e sidomos atë të Interit që ishte shumë pranë marrëveshjes me ish futbollistin e Bayernit. “Unë jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që jam në këtë klub. Barcelona është ekipi më i mirë në botë, ku më të mirët janë. Unë vij i uritur, duke dashur të fitoj gjithçka. Vij me energjitë më të mira dhe jam gati të vë zemrën në fushë në çdo lojë. Dua të përmbush pritshmëritë dhe besimin që drejtuesit kishin tek unë. Ndihem mirë. Kam një muaj që po trajnohem dhe ndjehem i aftë fizikisht. Sot do të jetë trajnimi im i parë me ekipin e Barcelonës. Mendoj se kam të njëjtin mentalitet, si lojtarët që janë këtu. Gjëja më e rëndësishme është për të fituar. Reali? Nuk e di nëse kam hesape të jashtëzakonshme me ta, por qëllimi im është për të fituar Ligën e Kampionëve. Shpresoj ta përmbushur këtë objektiv të karrierës këtu. Kur të përballemi me Real Madridin, pastaj do të shohim. Çfarë pres? Fillimisht, duhet të flas me trajnerin. Të kuptoj se çfarë ka nevojë nga unë. Jam këtu për të arritur gjëra të rëndësishme. A jam kiliani

Vidal: Zgjodha klubin më të mirë në botë, dua 3 Champions me Barcelonën PORTUGEZI

Mourinho paralajmëron: Do të jetë një sezon i vështirë për United nëse …

më i mirë i të gjitha kohërave? Kjo është pyetje shumë e gjerë, por nuk është koha për të folur për këtë. Jam shumë i lumtur. Tani, mendoj vetëm për trajnimin dhe për të fituar gjëra të mëdha. Kiliani i tretë te Barcelona? Ne jemi krenarë që kemi qenë këtu. Unë vij me kredencialet e mia, do të përpiqem për t’i përmbushur të gjitha objektivat. Në një ekip me Messin? Ka shumë lojtarë të mëdhenj këtu. Konfrontimi me Messin është gjithmonë

KROATI

Modric më në fund zbarkon në Madrid, gati takimi me Perez

Luka Modric tashmë ka zbarkuar në Madrid. Lajmi është konfirmuar nga kompania private e fluturimeve luksoze Azimuth Jet, e cila botoi një foto të kroatit në aeroportin Barajas të Madridit “Adolfo Suárez”. Mesfushori, e ardhmja e të cilit është në ajër në orët e fundit pas interesit të fortë të Interit për të marrë shërbimet e tij, do të fillojë të stërvitet të mërkurën e 8 gushtit. Modriç do të fillojë stërvitjen tre ditë pas Kovacic dhe Varane, dy lojtarët e tjerë të Real Madridit që arritën në finalen e Kupës së Botës në Rusi dhe janë bashkuar me skuadrën që nga dita e djeshme. Kroati e mbylli Kupën e Botës si futbollisti më i mirë, ndërkohë që Interi po shfaq shumë interes për të këtë verë, duke i bërë edhe një ofertë konkrete për huazimin për 15 milionë euro dhe më pas për blerjen përfundimtare të kartonit të tij për 25 milionë euro, por më parë duhet bindur presidenti Fiorentino Perez që nuk kërkon të heqë dorë prej një nga yjeve të skuadrës madrilene.

diçka e mirë, sepse është më i miri ndonjëherë. Këtu janë më të mirë në botë dhe do të përpiqem për të qenë në një ritëm me ta. Përvoja me Guardiolën? Është e vështirë të thuhet se do të më ndihmojë periudha që kam punuar me të. Këtu është një tjetër trajner, një tjetër mënyrë për të luajtur dhe kolegë të ndryshëm. Shpresoj sa më shpejt të jetë e mundur të adaptohem me ekipin. Anti-madrilen? Jo. Unë jam kundërshtar i gjithë atyre

që luajnë kundër Barçës. Unë nuk kam asnjë rival si person. Ai që përballet me Barcelonën është rivali im. Pse zgjodha Barcelonën? Kjo nuk është përgjegjësia ime. Kur agjenti im më tregoi për mundësinë, nuk hezitova për një të dytë. Si mund të mos dua të luaj në ekipin më të mirë në botë. Shpresoj se ky është viti im, për të fituar gjithçka me Barcelonën. Uroj të fitoj tre Champions në tri vitet që kam kontratë me këtë skuadër”.

ISH-MBROJTËSI

Maldini rikthehet te Milani: Më bindi Leonardo dhe projekti serioz! I lumtur dhe i emocionuar si një fëmijë, pas 9 vitesh Paolo Maldini është rikthyer, në atë që ai e quan shtëpia e tij, Milan. Ish-kapiteni i kuqezinjve ka besim te projekti i fondit Elliott, dhe së bashku me Leonardon kanë nisur punën për ndërtimin e një ekipi të ri. Më poshtë keni edhe fjalën e tij në konferencën për mediat. “Milanit kurrë nuk i kam thënë jo. Një vit e gjysmë më parë, fola me pronarët kinezë, por nuk gjeta dot një rol për mua. Tani situata është ndryshe. Leonardo më telefonoi, dhe kisha besim te ky projekt. Jam shumë besimplotë se plani i tyre do ecë tashmë. Siç e thashë, roli i Leonardos ishte thelbësor. Do ndajmë eksperiencën tonë si në të kaluarën. Jemi miq, dhe tashmë do punojmë së bashku. Nuk kemi pasur shumë kohë që kur pronarët ndryshuan, por jam takuar me pronarët e rinj, dhe gjithçka e kemi zgjidhur shumë shpejt. Roli i ri? Karakteri im është i njëjtë. Roli në zyra tashmë është shumë më ndryshe, por është e rëndësishme që të jemi të përkushtuar te klubi, ekipi dhe e gjithë skuadra.

E rëndësishme është që të gjithë të jemi të përkushtuar. Çfarë ju pëlqeu te ky projekt i ri? Projekti dhe roli im janë të lidhur. Roli ishte një element që vendosa të pranoj. Nuk kam përvojë si drejtor, por do punoj me Leonardon. Ai e di punën, e një klubin. Të punoj krah tij, do të jetë shumë e rëndësishme. Prandaj edhe vendosa të them “Po”. Unë do të punoj me merkaton, me trajnerin, me ekipin e parë dhe me ekipet e të rinjve. Do punojmë bashkë me Leon, në të mirë e keqe. Do kemi përgjegjësi, në të gjithë fushën sportive të Milanit. Çdo pozicion ka përgjegjësi, gjithsesi, është bukur të rikthehesh në një ambient si ky i Milanit. Babai im ka luajtur këtu, djemtë e mi luajnë me të rinjtë. Kam një lidhje të fortë me këtë klub. Kam pasur një karrierë shumë të madhe, dhe kur vendosua të tërhiqem, e dija se do vinte një kapitull i ri. Më mungojnë gjithmonë dhomat e zhveshjeve, pasioni i tifozëve të Milanit, ndeshjet. Por tani, dua të fokusohem në këtë punë të re”, deklaroi Maldini.

Luka Modric tashmë ka zbarkuar në Madrid. Lajmi është konfirmuar nga kompania private e fluturimeve luksoze Azimuth Jet, e cila botoi një foto të kroatit në aeroportin Barajas të Madridit “Adolfo Suárez”. Mesfushori, e ardhmja e të cilit është në ajër në orët e fundit pas interesit të fortë të Interit për të marrë shërbimet e tij, do të fillojë të stërvitet të mërkurën e 8 gushtit. Modriç do të fillojë stërvitjen tre ditë pas Kovacic dhe Varane, dy lojtarët e tjerë të Real Madridit që arritën në finalen e Kupës së Botës në Rusi dhe janë bashkuar me skuadrën që nga dita e djeshme. Kroati e mbylli Kupën e Botës si futbollisti më i mirë, ndërkohë që Interi po shfaq shumë interes për të këtë verë, duke i bërë edhe një ofertë konkrete për huazimin për 15 milionë euro dhe më pas për blerjen përfundimtare të kartonit të tij për 25 milionë euro, por më parë duhet bindur presidenti Fiorentino Perez që nuk kërkon të heqë dorë prej një nga yjeve të skuadrës madrilene.


SHENDETESI

22 E martë, 7 GUSHT 2018

Ja cilët janë shkaktarët e artritit progresiv dhe kurimi S

pondiliti është një formë e artritit progresiv që shfaqet si pasojë e pezmatimit kronik të kyçeve në shpinë. Emri i saj vjen nga fjala greke "ankulos", që do të thotë mpiksje e kyçit (nyjës), dhe "spondylo", që nënkupton unazë. Spondilit do të thotë inflamacion i shpinës në një ose më shumë struktura të afërta të unazave (vertebrave). Spondiliti ankiloz i takon grupit të sëmundjeve të quajtura spondiloartropati seronegative. Seronegative do të thotë se një person ka dalë negativ për një autoantitrup të quajtur faktori reumatoid. Spondiloartropatitë janë familje e sëmundjeve të ngjashme të cilat zakonisht shkaktojnë inflamacion në kyçe dhe shpinë. Sindromat tjera të këtij grupi përfshijnë artritin psoriatik, artritin e sëmundjes inflamatore të zorrëve, artritin kronik reaktiv, dhe artritin idiopatik juvenil të lidhur me entezitin. Edhe pse këto sëmundje kanë ngjashmëri, ato po ashtu kanë tipare që i dallojnë nga të tjerat. Vula apo tipari dallues i spondilitit ankiloz është "sakroilitisi" ose inflamacioni i kyçit sakroiliak, vendit ku shpina bashkohet me pelvikun (legenin). Te disa njerëz, spondiliti ankiloz mund të prekë edhe kyçet jashtë shpinës, si shpatullat, brinjët, ijët, gjunjët dhe shputat. Ai po ashtu prek entezat, të cilat janë vende ku tendonet dhe ligamentet lidhen për kocka. Është e mundshme që ai të prekë edhe organet tjera, si sytë, zorrët, dhe - më rrallë - zemrën dhe mushkëritë. Edhe pse shumë njerëz me spondilit ankiloz kanë episode të lehta të dhimbjes së shpinës që herë shfaqen dhe herë largohen,

të tjerët kanë dhimbje të ashpra, të vazhdueshme, të shoqëruara me humbje të fleksibilitetit të shpinës. Në shumicën e rasteve inflamacioni afat-gjatë çon në kalcifikim, proces i cili bën që dy ose më shumë kocka të shpinës të ngjiten. Ngjitja mund po ashtu të ndodhë në kafazin e kraharorit, duke bërë të kufizohet kapaciteti dhe funksioni i mushkërive. Kush preket nga spondiliti ankiloz? Spondiliti ankiloz zakonisht fillon në adoleshencë ose moshë të re madhore, por prek njerëzit për gjithë pjesën e mbetur të jetës. Rreth 80 për qind e njerëzve me këtë sëmundje i zhvillojnë simptomat para moshës 30 vjeçe. Vetëm pesë për qind i zhvillojnë simptomat pas moshës 45 vjeçe. Disa autoritete thonë se kjo sëmundje prek dy herë më shumë meshkujt se femrat. Çfarë e shkakton spondilitin ankiloz? Shkaktari i spondilitit ankiloz është i panjohur, por sipas gjasave edhe gjenet e edhe faktorë të tjerë ambientalë luajnë rol në shfaqjen e tij. Gjeni kryesor i lidhur me dyshime për spondilitin ankiloz është i quajturi gje-

ni HLA-B27, por ta kesh këtë gjen nuk do të thotë patjetër se ju do të zhvilloni spondilitin ankiloz. Në fakt, rreth tetë për qind e popullatës amerikane e kanë këtë gjen, por më pak se pesë për qind e tyre (një në 20) me gjenin HLAB27 në të vërtetë e zhvillojnë spondilitin ankiloz. Shkencëtarët, të mbështetur nga Instituti Kombëtar Amerikan për Artrit dhe Sëmundje Muskuloskeletore dhe të Lëkurës, së fundi kanë zbuluar dy gjene të

SI DIAGNOSTIKOHET SPONDILITI ANKILOZ? Diagnoza për spondilit ankiloz bazohet kryesisht në hulumtimin e historisë mjekësore të personit si dhe në ekzaminimin fizik. Testet radiologjike dhe ato laboratorike mund të ndihmojnë për të konfirmuar diagnozën, por të dyja këto kanë kufizime. HISTORIA MJEKËSORE Historia mjekësore përfshin përgjigje në pyetjet si këto më poshtë? SA GJATË KENI DHIMBJE? Ku saktësisht buron dhimbja në shpinën ose qafën tuaj? A ka nyje të tjera të prekura? A përmirësohet dhimbja pas ushtrimeve dhe përkeqësohet pas aktivitetit, si për shembull kur për të parën herë zgjoheni nga shtrati në mëngjes? A keni probleme të tjera, si probleme me sytë ose plogështi? A keni ndonjë në familje me probleme të shpinës ose artrit? A keni vuajtur së fundi nga sëmundje gastrointestinale? A keni urtikarie nëpër lëkurë, si ato të psoriazës? Nga përgjigjet në këto pyetje, mjeku juaj mund të fillojë të krijojë një ide të diagnozën.

tjera ERAP1 (i njohur më herët si ARTS1) dhe IL23R, të cilat së bashku e HLAB27, mund të paraqesin një rrezik më të madh gjenetik për të zhvilluar spondilitin ankiloz. Faktorët si infeksionet ose bakteret normale të cilat jetojnë në zorrë, mund ta nxisin sëmundjen te njerëzit të cilët janë gjenetikisht më të prirë për të. Ekzaminimi fizik Gjatë ekzaminimit fizik, mjeku do të shikojë në shenja dhe simptoma të cilat janë të qëndrueshme me spondilitin ankiloz. Këtu përfshihen dhimbje përgjatë shpinës dhe/ose pelvik, kyçet sakroiliake, thembër, dhe gjoks. Mjeku juaj mund t'ju kërkojë të lëvizni dhe përkuleni në drejtime të ndryshme për të kontrolluar fleksibilitetin e shpinës tuaj. Ai mund t'u kërkojë edhe të merrni frymë thellësisht, për të kontrolluar ndonjë problem me zgjerimin e gjoksit, që mund të shkaktohet nga inflamacioni në kyçet ku brinjët kapen në shpinë. Testet radiologjike Rrezatimi X dhe fotografimi me rezonancë magnetike mund të shfrytëzohen për të gjetur ose konfirmuar diagnozën e spondilitit ankiloz, por këto teste kanë kufizime. Rrezet X mund të shfaqin ndryshime në shpinë dhe kyçet sakroiliake të cilat tregojnë praninë e spondilitit ankiloz; megjithatë, mund të nevojiten disa vite që inflamacioni të shkaktojë dëmtime të dukshme në rrezet X. Rezonanca magnetike mund të lejojë një diagnozë më të hershme, pasi ajo tregon dëmtimet edhe në indet e buta dhe kocka para se ato të mund të shfaqen në rrezatimin X. Megjithatë, rezonanca magnetike është shumë e shtrenjtë. Të dyja këto teste po ashtu përdoren për të monitoruar progresin e spondilitit ankiloz. Testet laboratorike Testi kryesor i gjakut për spondilitin ankiloz është ai që

kontrollon gjenin HLA-B27, që është i pranishëm te më shumë se 95 për qind e popullatës kaukaze me këtë sëmundje. Megjithatë, ky test po ashtu ka kufizimet e veta. Ai gjendet në një shkallë më të ulët te popullata afro-amerikan si dhe te pacientët nga disa vende mediterane të cilët kanë spondilit ankiloz. Po ashtu, gjeni gjendet në shumë njerëz të cilët nuk e kanë sëmundjen, dhe që kurrë nuk do ta zhvillojnë. Rreth tetë për qind e amerikanëve e kanë gjenin, por një shkallë e ulët e tyre e zhvillojnë sëmundjen. Megjithatë, kur gjeni gjendet te një person që ka simptoma të spondilitit ankiloz, dhe/ose dëshmi me skanime me rreze X për praninë e spondilitit ankiloz, kjo gjendje ndihmon të mbështetet diagnoza. Cili mjek e diagnostikon dhe trajton spondilitin ankiloz? Diagnoza e spondilitit ankiloz zakonisht bëhet nga reumatologu, mjeku specialist për të diagnostikuar dhe trajtuar artritin dhe sëmundjet e lidhura me sistemin muskulo-skeletor. Megjithatë, për shkak se spondiliti ankiloz mund të prekë edhe pjesë të tjera të organizmit, personi me këtë sëmundje mund të ketë nevojë të vizitojë lloje të ndryshme të mjekëve për t'u trajtuar. Si shtesë e reumatologut, ka edhe shumë specialistë të tjerë të cilët e trajtojnë spondilitin ankiloz. Këtu përfshihen: Oftalmologu, i cili trajton sëmundjet e syrit. Gastroenterologu, i cili trajton sëmundjet e zorrëve. " Fiziatri, mjeku specialist i mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit. " Trapisti fizikal ose specialist i rehabilitimit, i cili mbikëqyr shtrirjen dhe regjimin stërvitor. Shpesh është e ndihmës për mjekët dhe pacientët që plani i trajtimit të sëmundjes të menaxhohet nga vetëm një mjek. Përgatiti: Albert Vataj


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Nuk është shumë, as mjaftueshëm, është ... 5. Masë gjatësie e barabartë me një mijë metra (shkurt. km) 10. GRamshi e kishte ashtu targën 11. Fletë ku shkruhet njoftimi për një shfaqje, për një film, për një ndeshje sportive etj., e cila ngjitet në një vend të dukshëm 12. I tregoj lexuesit burimin nga janë marrë të dhënat e një shkrimi 13. Që nuk është as i gjatë as i shkurtër, as i madh as i vogël 16. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 17. Gjysmerrësirë, që bie pas perëndimit të diellit ose që nis pak përpara lindjes së tij 20. Tkurrja e menjëhershme e diafragmës, që na e ndërpret frymëmarrjen për një çast 22. Mpaket, zvogëlohet, ose...e ke ne fillim duke hequr një M 24. Partia e të Drejtave të Mohuara 26. Fryma e Re Demokratike 27. Vë dikë a diçka në një vend të caktuar... bëj ashtu 28. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 29. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 30. ... Broz Tito, ishte Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në periudhën 1953-1980 31. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 32. Lëndë joorganike ose bashkim kimik natyror, gjendet i ngurtë a i lëngët në koren e Tokës ose në sipërfaqen e saj, xeheror 34. Budizmi mbështetet në mësimet e Gautama ..., i cili jetoi në shek. V p.K. mes Nepalit e Indisë Veriore 35. Pjesë makine, e përbërë nga dy rrathë çeliku të petëzuar, me disa saçma 39. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 40. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 44. Banka Botërore 45. E kindëta e saj është virtyti 46. Partia Social Demokrate 47. Krehbishtës i dikujt që i ka nevojën, bën lajka me qëllim përfitimi 48. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 49. Viç mashkull gjashtë deri dymbëdhjetë muajsh 50. Dakord në gjuhë universale 51. Vijë kufiri midis dy vendeve (shteteve) fqinje a midis dy zonave; vijë ndarëse 53. Vend i freskët e me hije ku kalojnë vapën bagëtia 54. Rrip i gjerë e i gjatë prej leshi, prej pambuku etj 55. Stof leshi i butë dhe i punuar hollë 56. Regjistri themeltar i shkollës 57. Gardh me hunj ose me dërrasa të holla e të gjata që mbërthehen si parmakë 58. Partia Aleanca Popullore 61. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 62. Koha që pritet të vijë, periudha pas së tashmes 64. Njësia monetare bazë e Gjermanisë, para se të pranonte euron

E martë, 7 GUSHT 2018

Nga Albert VATAJ

66. Plaçka e sende të ndryshme, të futura në valixhe 67. Fjala që u mban prifti besimtarëve në kishë, quhet ashtu 72. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 73. Vendi ku kemi lindur e jetojmë ne dhe ku kanë jetuar të parët tanë 75. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 76. Dokument që përmban të dhënat e akuzës së prokurorisë kundër një të pandehuri në gjyq 78. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 80. Shkurtesa e Union of European Football Associations dhe e shoqatës Futbolle Evropiane 81. Dru i thatë e i kalbur që thërrmohet lehtë e bëhet si pluhur 82. Kryesisht një gjëndje e tillë e pësojnë pijetarët, por edhe të dashuruarit 84. Bimë barishtore si spinaqi, por me gjethe më të mëdha që përdoret për gatim 86. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 88. Që peshon me okë dhe me nënndarjet e saj 90. Ishin aq të mira ata dikur, karamelet ... 91. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 92. Trajtim profesional afatshkurtër për kualifikim 93. Vrima e saj akuzohet për ndryshimet ekstreme të kushteve klimaterike 96. Kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj

97. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 98. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 99. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 102. Pablo... kolumbiani i famshëm i drogës, mafies dhe politikës 103. Që përdoret për të prashitur tokën e bimët 104. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 106. Më 19 janar 1966, ... Gandhi u zgjodh kryeministre e Indisë 107. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 108. Hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, që zakonisht është e rrethuar me tokë jo nga të gjitha anët dhe që qëndron disi e veçuar 109. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 110. Rrethanë a gjendje e domosdoshme, nga e cila varet qenia e diçkaje ose zhvillimi i saj 114. Titull aristokratësh më i lartë se ai i baronit dhe më i ulët se i markezit; ai që mbante këtë titull është... 115. Kujdestar a administrator i esnafëve zejtarë të krishterë 116. Pamja e fytyrës; ngjyra e fytyrës; shprehja e fytyrës VERTIKALISHT 1. Emërtim i përgjithshëm për disa pemë të vendeve të nxehta 2. Një copë letër e mbështjellë si hinkë 3. Ndodhet në pjesën veriore të Afrikës dhe përgjatë pjesën veriore të vendit ka dalje në

Detin Mesdhe 4. Gjuha e nënës 5. E vendosin në kokë si mjet mbrojtes 6. Libri i lutjeve fetare dhe i meshës. Ai i Gjon Buzukut 7. Në një vend të pacaktuar, në një vend që nuk e dimë ku bie 8. Si kishtin makinat e Durrësit targën 9. Partia Rruga e Lirisë 10. Po Gjirokastra si e kishte targën 14. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane 15. Ajo çfarë bëjnë mësuesnxënës në klasë 18. Mjeshtëria e punës që ushtron dikush, quhet ashtu. 19. Marr pjesë në rrahjen e mendimeve për të zgjidhur një çështje 21. Sëmundje e një njeriu të shëndetshëm që mendon vetëm për vete 23. Thirrje që i bëhej popullit në kohë lufte për të rrëmbyer armët kundër armikut 25. Treg i mbuluar; rrugë me dyqane në të dy anët varg njëri pas tjetrit 33. Plagë, ... dhimbje trupore ose shpirtërore që kemi marrë 35. Shkëmb i përbërë nga gurë a shtresa gurësh të ndryshëm, të bashkuar me argjilë, okside hekuri etj 36. Janë ashtu ata që përfitojnë kujdes të veçantë nga shteti, paraplegjik dhe tetraplegjik 37. Fshatar në sistemin feudal, që ishte rob i feudalit a i çifligarit e shfrytëzohej prej tij 38. Eci përpara, përparoj, i

imituar britmën e lopës a të kaut 65. Përshtar, e bëj funksionale, ndryshoj trajtën e diçkaje pa ia ndërruar thelbin 68. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 69. Quhet kështu një nxënës i vitit të fundit të shkollës së mesme 70. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 71. Dhjami, gjalpi a vaji që përdoren si ushqim 74. Thuhet zakonisht për diçka që nuk vdes, nuk prishet 77. Ëmbëlsirë e lehtë si qull, që bëhet me niseshte ose me miell orizi, me sheqer e me qumësht, u jepet zakonisht foshnjave 79. Quheta ashtu pjesa e fshikës së mëndafshit që mbetet pasi i janë hequr fijet. 82. Sëmundje që vjen nga paaftësia e organizmit për të përvetësuar sheqerin 83. Ai që beson vetëm një perëndi, që beson se krijues i botës është vetëm një zot 84. Partia e Çështjeve Shqiptare 85. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 87. Shkop i shkurtër, i prerë pjerrtas në të dy anët, me të cilin luajnë fëmijët duke e goditur me një shkop 89. Që digjet me vrull, me flakë të madhe dhe duke kërcitur, që brambullin (për zjarrin) 94. Shteti, institucioni, ndërmarrja ose ai që i ka borxh dikujt, ai që i detyrohet diçka 95. Ashtu quhet pjesa e këmbës nga gjuri deri tek nyelli 97. E lirë dhe klasike quhet ai lloj sporti i provës së forcës trup me trip sipas disa rregullave 100. Trastë zakonisht katërkëndëshe prej lëkure, prej plastike 101. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 105. Vija që kufizon diçka, kufiri; buza në skajet e një sendi. 108. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 111. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 112. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 113. Partia Republikane, inicialet

vete mbarë, shkon përpara 41. Në pjesën veri-perindimore kufizohet nga Belgjika, pjesa veri-lindore nga Gjermania 42. Përmbledhje krijimesh letrare ose punimesh shkencore që botohet zakonisht si vjetar 43. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 46. Degë e mjekësisë qa merret me sëmundjet e fëmijëve dhe me mjekimin e tyre 52. Propozim për çmim të madhit që shitet, ose punës që ofrohet. 53. Vendi i luftës a i dyluftimit, shesh lufte 59. Varg i madh kafshësh, të ngarkuara me plaçka ose me ushqime 60. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 63. Ban lopa, përdoret për të 1

2

V 12

3

B

4

K

5

C I

6

7

K L O P

13

A P

8

D

14

O L

O G J

I

9

10

P

L

O G J

I

E S

A

R

19

S

21

K

F

T

22

P E

P 16

S

M A N

18

V 20

O R G A N I

11

H

15

E K O L

U 17

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

E

J

23

N G A S

H K ¸

E

B U L E

V A R D

24

U

O

25

R

N

26

D E

27

G E

Z

Q

A N I

S

K

M

S

L

D

P

E V ¸

P

E

I

S

V

E T

I 37

F

38

¸

P

B

N

39

P

A

G

D

¸

42

A

U

O

A

I

43

A

P

J

J 36

P

A M O R T

K O S

H 35

Q 33

41

L

30

G R

G

32

O

K

E

V 29

B A G E M

D

34 40

R

28

D 31

44

B A R E L

E

45

M B L

B

M U ˙

A J

46

L A ˙

47

I

T

R

E

R O J

R

K L E

R

48

T

O

S

I

R

I

I

O

E

L

¸

49

T

50

R

P

52

F

53

R D

O

54

55

L A J

B

56

K A T

A

N

Z

N

D

J

L

H

R

A

Z

P A F T

¸

V

T

A

K A L

73

S I

J

Q A F

E

C I

¸

M A R A Z

K

U P P

A 85

¸

S H R

F

87

D A J

Z

A

O

G

N

88

O R

P

V F L

B

S

A S

H K

90

R V A T

H

C

K

M E N E K S H E

O

95

A

96

T 93

A

L

R

N

A

B

98

T

U

D

99

A

I

R

L

Y

C

102

E

C

N O R I

Z

E

I

105

L E

T

K U N E

A R

103

104

¸

G A N C E

M

A P

I

V

R 106

L

S

107

I

B E R I

108

P

K

R

100

M I

N 101

J

O I

R

97

I

P

91

92 94

R

A

A

86

89

O B S E

P 80

83

V A K

˙

U G

A 79

82

84

S

F A O

76

B

L ¸

K 70

G

78 81

65

A K

N

M O D ¸ V

L 75

A

K O

64

72

77

N

L

F

C

¸

69

E

I

74

I

T 63

71

O

60

M A H M U R

N G

68

M

O M

P

B R E N G E

67

K

A

J

62

W

66

E

Z

O D E

R 59

D I 61

L E

57

A R

58

O

51

L

K

O

L

A 109

D A R

H

R

K I

T

A


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E martë, 7 GUSHT 2018

Presidenti i apasionuar pas sporteve ekstreme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka hequr kostumin zyrtar dhe po shijon bukuritë e natyrës, në Bjeshkët e Kosovës. Urimin e mirëmëngjesit, Kreu i Shtetit e ka bërë duke shpërndarë në Facebook, një video ku praktikon sportet ekstreme. Presidenti ishte në Grykën e Rugovës në Pejë, ku shkruan se ka kaluar një eksperiencë fantastike dhe një adrenalinë të paparë. “Mirëmëngjesi të dashur miq dhe një javë të mbarë! Kush dëshiron të përjetojë një eksperiencë fantastike në Grykën e Rugovës duhet të shijojë Zip-Line. Është një adrenalinë e paparë. Sportet ekstreme do të mbeten përherë të dashura për mua", shkruan Meta.

Presidenti Meta: Rugova duket më e bukur me Vlorën dhe Luanin Rugovës" të mbajtur në fshatin Stankaj, me praninë e mijëra bashkatdhetarëve nga të gjitha trojet shqiptare. Presidenti Meta e nisi ditën në Bjeshkët e Rugovës duke përshkuar me ecje për rreth dy orë së bashku me kampionin e peshëngritjes Erkand Qerimaj, rrugën

P

residenti i Repub likës, Ilir Meta ndodhet këto ditë në Bjeshkët e Rugovës, një nga zonat që cilësohet si më të bukurat në Kosovë. Kreu i shtetit ka postuar një foto në Facebook ku shihet së bashku me dy fëmijë, të cilët mbajnë emra tipik shqiptarë, Vlora dhe Luani. "Me Vlorën dhe Luanin, Rugo-

va duket edhe më e bukur!",- shkruan Presidenti Meta. Të dielën, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi Rugovën e Pejës, ku u mikprit nga Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri si dhe mori pjesë duke përshëndetur veprimtarinë tradicionale popullore, kulturore e artistike, "Lojërat tradicionale të

që lidh Bogën me Shkrelin. Me rastin e kësaj vizite, Bashkësia Territoriale Rugovë dhe Këshilli Organizativ "Rugova 2018" i dha Presidentit të Republikës me anë të kryetarit të saj, zotit Vesel Nikçi, titullin "Mirënjohje" me motivacionin "Për kujdesin dhe angazhimin e vazh-

dueshëm në afirmimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të etnorajonit Rugovë". Duke vlerësuar bukuritë e rralla të natyrës shqiptare, Presidenti Meta vuri në dukje se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës duhet të vizitojnë bukuritë që kanë të dy vendet.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.