www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 120 (8561)
E enjte, 23 Maj 2019
Çmimi 30 Lekë
Po bëhen tre vite nga fillimi i Reformës dhe nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të Lartë dhe rrezikohemi që së shpejti të mos kemi as gjykatat e apelit
“Kutia e Pandorës” në drejtësi iu hap publikut Presidenti Meta tha dje: “Kam një pyetje për të gjithë ju: Ky EURALIUS si i jep një vërtetim një kryetari shumë të nderuar të Komisionit të Ligjeve për të zgjedhur një institucion, që nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë? Kjo nuk mund të jetë drejtësi europiane, në rast se ne nuk e shikojmë dhe nuk e vlerësojmë këtë gjë. Kjo nuk do ta luftojë korrupsionin më shumë, kjo nuk do të garantojë të drejtat e njeriut më shumë. Kjo nuk do ta luftojë më shumë krimin e organizuar”
FAQE 3
Basha i përgjigjet Ramës: Më Rama, letër Bashës: Ulemi 30 qershor nuk ka zgjedhje, për dialog, por s’ka shans të betejë në çdo qendër votimi ndaloni zgjedhjet e 30 qershorit
FAQE 4
Në foto: Kryetari i PD, Lulzim Basha, dje gjatë takimit në Durrës
REAGIMI
OPINION
Propozimi i Presidentit Ylli Manjani: Turp! Një kryeministër që thotë Meta është një akt prej lideri politik jemi mirë pa gjykata, Nga Andi Bushati është i papranueshëm FAQE 2
FAQE 2
FAQE 5
Në foto: Kryeministri Edi Rama
TUBIMI
DELEGACIONI I BE NË TIRANË
“DOGANA PA LETRA”
Studentët nisin protestat, listë me kërkesa për Edi Ramën
“Reforma në drejtësi duhet të jetë prioritet për çdo politikan shqiptar”
Ministrja Denaj: Ulen kostot, standardet të përafërta me BE në dogana
FAQE 6
FAQE 10
FAQE 11
POLITIKE
2 E enjte, 23 MAJ 2019
OPINION Nga Andi Bushati
I
lir Meta ka pranuar të veshtë kostumin e liderit të koalicionit gjithnjë e më të madh të atyre që po e shohin me zhgënjim ecurinë e reformës në drejtësi. Duke u bërë zyrtari i parë i lartë i shtetit shqiptar, që shpreh me kaq forcë rezervat ndaj asaj që ndërkombëtarët vazhdojnë ta konsiderojnë si histori suksesi, ai ka hedhur një hap të fortë politik. Ai po përpiqet ti japë zë asaj mase plot laryshi, politikanësh, opinionistësh, kritikash dhe zërash publikë, që megjithë dasitë e mëdha me njëri-tjetrin, po i bashkon frika e rilindjes së një përbindëshi të kapur politikisht. Dhe kreu i shtetit nuk është mjaftuar ta ngërthejë këtë mision vetëm përmes kritikave që i ka bërë eksesve të deritanishme, por mbi të gjitha duke propozuar zgjidhje konkrete. Gjatë konferencës së kësaj të mërkure për “Sfidat e sigurisë në Ballkan” ai ka fshikulluar pamundësinë e ringritjes në tre vite të gjykatës kushtetuese, zgjedhjen e diskutueshme të kryeprokurores Arta Marku, lojën e dyfishtë të Euraliusit,
Nga Ylli Manjani
N
ë përpjekje të pa precedentë për të justifikuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri sqaron se: “ më mirë djepi bosh se shejtani brenda”... Krejt pa lidhje është kjo shprehje Mirditore me mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka qenë më e balancuara dhe gjithnjë ka arritur të japë zgjidhje të pranueshme çdo mosmarrëveshje ndërmjet pushteteve. Gjykata Kushtetuese, me apo pa shejtan brenda, është garancia që Kushtetuta dhe veçanërisht liritë dhe të drejtat themelore zbatohen. Mungesa e gjykatës, automa-
apo mendësinë e gjuetsisë së shtrigave përmes goditjes sipas madhësisë së peshqve. Cilido që e ka ndjekur këtë sagë të trishtë tre vjeçare, mund ti shtojë këtyre mëkateve edhe kapjen politike të institucioneve të sapokrijuara, vettingun me dy standarte alla Donika Prela, dhe implikimin e sharlatanesk të ndonjë ndërkombëtari të niveleve të larta. Por, ajo që hapi i Ilir Metës ka pasur të ndryshme nga skeptikët e tjerë të reformës në drejtësi është pohimi i tij për kërkimin e rrugëve institucionale për të zhbërë ato që janë ngritur mbrapsht. Kreu i shtetit ka rrëfyer sot për një kërkesë ndaj instancave më të larta të Brukselit, për sjelljen e një komisioni verifikimi që do të kontrollonte ecurinë e deri tanishme. A do ta pranonte një organizëm i tillë ‘lejen” e Euralius dhe OPDAT, për një kryeprokurore që mbretëron prej dy vitesh vetëm me votat e njërës palë, megjithëse kjo shpikje nuk shkruhet askund në kushtetutë? A do i legalizonte ai vendimet e komisionit të
Propozimi i presidentit është një akt prej lideri politik vettingut që dikujt ia quan të ligjshme paratë e pataksuara dhe dikë tjetër e penalizon për të njëjtën gjë? A do i justifikonte ai veprimet e asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese, që me gjithë mangësitë, ka qenë një organ që i ka thyer hundët sa qeverive të Berishës, po aq edhe të Ramës? Pra propozimi i Ilir Metës për të kaluar nga retorika (disa e quajnë histori suksesi ndërsa të tjerët dështim të sigurtë) në hapa institucionalë për kontrollimin dhe shmangien e së keqes, është një akt prej politikani serioz. Natyrisht, që një rrugë e tillë nuk do të realizohet sot për sot e shpejt e shpejt. Ajo nuk ka shpresë të vihet në zbatim pa përfunduar zgjedhjet europiane të kësaj fundjave dhe as pa u ndryshuar qeveria e Brukselit në shtatorin e ardhshëm. Por ajo është një dosje që duhet trajtuar me kujdes në mënyrë që drejtuesit
e rinj të Komisionit Europian ta gjejnë në tryezat e tyre të punës në vjeshtë. Vetëm kështu mund të përkundet një shpresë se euforia për “Shqipërinë fanar ndriçues në BE” do të përfundojë dhe do shqyrtohen realisht fondet e dhuruara nga taksapaguesit e 28-shes. Ilir Meta konfirmoi se
do të ndjekë këtë rrugë. Natyrisht, duke u sjellë kështu, personalisht nuk do t’i shpëtojë akuzave. Do të përballet me shigjetimet se do të vendosë një shejtan në djepin e zbrazuar, se ka konflikt interesi, apo se i trembet faktit se mund të jetë viktima e parë e drejtësisë së re. Por, pavarësisht akuzave që do t’i bëhen apo qëllimeve reale të atij vetë, propozimi i presidentit është një akt prej lideri politik. Sepse realisht pas tre vjetësh, ka ardhur koha për të përfunduar me euforinë e reformës që do të prodhonte mrekullira dhe për të bërë bilancin e saj real. Dhe kjo nuk mund të arrihet nëse nismëtarët, financuesit dhe mbështetësit e saj nuk skanojnë vetveten. Është koha që edhe Brukseli të kuptojë ku ka gabuar dhe ku është mashtruar. Lapsi.al
Turp! Një kryeministër që thotë jemi mirë pa gjykata është i papranueshëm tikisht shtoi vendimmarrjen abuzive të qeverisë ndaj lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Raste pa fund e të përditshme të sjelljes abuzive, haptazi anti-kushtetuese të qeverisë, policisë dhe administratës na dëgjojnë veshët e na shohin sytë. Në Shqipëri, pas nxjerrjes nga funksioni të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më asnjë pushtet apo autoritet tjetër të pavarur apo autonom. Qartësisht është vetëm qeveria e cila bën ç’a i do
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
qefi. Kushtetuta themeli i sundimit të ligjit ka rënë. Tani sundon vetëm qeveria! Ajo kontrollon gjithçka. Punën, pagat, bankat, telefonat, rrugët, pronat, jetën private, gjykatat, prokurorët po e po, mediat, fjalët në çdo faqe FB, shërbimet publike, biznesin privat, çdo gjë. Ndaj s’ka se si të ketë gjykatë Kushtetuese e Kushtetutë ky vend. Por, që shprehja Mirditore e përdorur nga Kryeministri të kishte kuptim, duhet të
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
përdorej për QEVERINË. Aty është shejtani/djalli/ dreqi i mallkum. Aty është ulur këmbëkryq dhe bën çfarë i do qejfi. Në çdo sistem demokratik, qeveria është problemi dhe gjykatat janë mbi qeverinë për të siguruar që ky problem nuk bie në mënyrë abuzive mbi njerëzit. Edi Rama po rreket të na bindë për të kundërtën... Demokatikisht cilido Kryeministër që mbron tezën se më mirë pa gjykata sesa pa qeverinë e tij, është i
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
papranueshëm. Shumë turp!
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 23 MAJ 2019
Po bëhen tre vite nga fillimi i Reformës dhe nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të Lartë dhe rrezikohemi që së shpejti të mos kemi as gjykatat e apelit
“Kutia e Pandorës” në drejtësi iu hap publikut Presidenti Meta tha dje: “Kam një pyetje për të gjithë ju: Ky EURALIUS si i jep një vërtetim një kryetari shumë të nderuar të Komisionit të Ligjeve për të zgjedhur një institucion, që nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë? Kjo nuk mund të jetë drejtësi europiane, në rast se ne nuk e shikojmë dhe nuk e vlerësojmë këtë gjë. Kjo nuk do ta luftojë korrupsionin më shumë, kjo nuk do të garantojë të drejtat e njeriut më shumë. Kjo nuk do ta luftojë më shumë krimin e organizuar”
Tre vite pas miratimit gjithë bujë të reformës në drejtësi, përkundër propagandës qeveritare për një sukses të jashtëzakonshëm, situata është krejt ndryshe. Vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, institucioni që mban themelet ligjore të shtetit. Po dje, pas shkarkimit nga Vettingu të një tjetër gjyqtari, Shqipëria është ndër vendet e vetme në Europë dhe mbase në botë që nuk ka as Gjykatë të Lartë. Prokurorja e Përgjithshme që u zgjodh vetëm nga votat e PS për një afat të përkohshëm 3-4 muaj, ka gati dy vite në detyrë me funksion të plotë juridik dhe nuk ka asnjë shpjegim se me çfarë ligji qëndron drejton organin e akuzës. Procesi i Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i mbështetur tërësisht nga opinioni dhe klasa politike ka ngritur pikëpyetje të mëdha për mënyrën sesi juristë që kanë pasur probleme të njohura me pasurinë dhe karrierën konfirmohen në detyrë, ndërsa të tjerë që janë në rregull me të ardhurat dhe zbatimin gjatë ushtrimit të detyrës shkarkohen si të korruptuar apo të paaftë! Këto probleme dhe të tjera pa fund që ka reforma e komplikuar në drejtësi janë shfaqur prej kohësh në media, në analiza të juristëve dhe ekspertëve si çështje që po dëmtojnë sistemin e ri të drejtësisë. Por dje, ky shqetësim i ngrit në mënyrë publike edhe nga Presidenti i vendit Ilir Meta. Në konferencën e organizuar nga Qendra Georg Marshall, “Sfidat e
Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, Presidenti Meta ka prekur çështjet më të ndjeshme të reformës në drejtësi dhe problemet serioze që janë hasur gjatë zbatimit të saj. E para dhe me seriozja është mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Meta vuri theksin të mungesa e këtij institucioni i cili vendos për pushtetet e tjera në raste konfliktesh, por edhe garanton mbrojtjen e interesave kombëtare. ”Ne po flasim për sukseset e mëdha të reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur kësaj çështjeje publikisht, pavarësisht se me partnerët ndërkombëarë kam folur hapur prej kohësh. Sepse po mbushen tri vite nga 21-22 korrik, po bëhen tri vite nga miratimi me konsensus i reformës në drejtësi në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk do t’ju them a është sukses apo dështim, por mund t’ju them në qoftë se do të ishte vërtet një sukses, Shqipëria as edhe një minutë nuk do të ishte pa Gjykatë Kushtetuese!”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit zbuloi dhe detaje nga takimet me ndërkombëtarët, ku ka ngritur shqetësimin për faktin se vendi nuk ka institucionin kryesor të drejtësisë, në kohën që reforma cilësohet si e suksesshme. ”Që në fillim të tetorit të kaluar, i kam thënë Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin, zotit Danielsson, i cili është një njeri shumë i përgjegjshëm, që
ne jemi në një situatë të tillë. Ju shumë mirë që flisni për sukseset e reformës në drejtësi, ato statistikat e vetting-ut janë aty, por ne kemi kaq kohë pa Gjykatë Kushtetuese. Unë jam President i Shqipërisë dhe unë nuk di se ç’përgjigje do të jap se kur do të ketë Shqipëria Gjykatë Kushtetuese dhe se di do ta ketë apo jo”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit vuri theksin dhe në rolin që ka luajtur misionet teknike që kanë punuar për reformën në drejtësi në Shqipëri, konkretisht EURALIUS. ”Kam një pyetje për të gjithë ju: Ky EURALIUS si i jep një vërtetim një kryetari shumë të nderuar të Komisionit të Ligjeve për të zgjedhur një institucion, që nuk ekziston në Kushtetutën ne Republikës së Shqipërisë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë? Kjo nuk mund të jetë drejtësi europiane, në rast se ne nuk e shikojmë dhe nuk e vlerësojmë këtë gjë. Kjo nuk do ta luftojë korrupsionin më shumë, kjo nuk do të garantojë të drejtat e njeriut më shumë. Kjo nuk do ta luftojë më shumë krimin e organizuar”,- deklaroi kreu i shtetit. Duke vënë në dukje gjithë problemet që ka sot reforma në drejtësi, kreu i shtetit bëri të ditur se ka kërkuar nga ana ndërkombëtarëve që të dërgojnë në Shqipëri një mision vlerësimi për mënyrën sesi është zbatuar deri më sot reforma në drejtësi.
Konkretisht në bisedën që ka zhvilluar me Drejtorin e Zgjerimit, Christian Danielson, Presidenti tha se “përveç problemeve të tjera, i kam thënë sillni një mision vlerësimi për zbatimin e reformës, sepse po ikën kaq kohë, në mënyrë që ne vërtet të garantojmë që kjo është histori suksesi për ne, sepse ne do të jetojmë në këtë vend, por edhe për ju, sepse përmes kësaj reforme ne do të jemi më të besueshëm për të çelur negociatat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”. Një mision që i shërben jo vetëm shtetit shqiptar për të zbatuar reformën më të rëndësishme në vend, por edhe ndërkombëtarëve për të kuptuar sesi janë shpenzuar paratë e taksapaguesve të vendeve të tyre për Shqipërinë. Shqetësimet e ngritura nga Presidenti Ilir Meta për atë çfarë po ndodh me reformën në drejtësi janë në të njëjtën linjë që vijnë nga ekspertë të së drejtës në vend. Madje janë shqetësime që vijnë edhe nga pjesë serioze e njerëzve profesionistë që hartuan ligjet e reformës dhe sot po shohin se në vend të ndërtimit të një shteti më të mirë, reforma po shkel ligjet që në nisje dhe ndodhet shumë larg asaj që kërkojnë ndërkombëtarët dhe shqiptarët. Po bëhen tre vite nga fillimi i Reformës dhe nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të Lartë dhe rrezikohemi që së shpejti të mos kemi as gjykata e apelit. Q. Xhani
POLITIKE
4
E enjte, 23 MAJ 2019
FORUMI PËR ZGJEDHJE TË LIRA NDALON NË LEZHË: KRIJIMI I KUSHTEVE POLITIKE PËR NGRITJEN E NJË QEVERIE TRANZITORE
Aleatët e Bashës: Nuk do lejojmë zgjedhje farsë më 30 qershor Lezha ishte ndalesa e radhës e ‘Grupimit të qendrës së djathtë’. Krerët e 5 partive aleate të Partisë Demokratike, Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA, Nard Ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK dhe Vangjel Dule i PBDNJ, zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me strukturat dhe mbështetësit e partive që drejtojnë. Në këtë organizim, që tashmë njihet si “Forumi për Zgjedhje të Lira”, u diskutua për krizën politike, institucionale dhe ekonomike në të cilin ndodhet vendi. “Mbas 30 vitesh tranzicion, ka ardhur koha që njëherë e përgjithmonë zgjedhjet të zhvillohen të lira, të ndershme dhe të barabarta, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër”, thanë ata. Krerët e partive opozitare deklaruan se qytetarët
nuk do të lejojnë që zgjedhjet e 30 qershorit të kthehen në një farsë të demokracisë. “Duke i bërë apel të gjithë elementëve të përgjegjshëm të shoqërisë dhe politikës shqiptare, për të shmangur përplasjen dhe konfliktin, është e domosdoshme krijimi i kushteve politike për ngritjen e një qeverie tranzitore; e cila do të çlirojë zgjedhjet, ekonominë dhe rrugën europiane të Shqipërisë, si dhe, pas tri dekadash, t’i japë fund tranzicionit të tej zgjatur”, u shprehën krerët e partive të djathta. Me qëndrimin të unifikuar, ata sqaruan pse sipas tyre më 30 qershor nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Fatmir Mediu tha se zgjedhjet pa opozitën janë shkatërrim i demokracisë. “Po shkatërron pluralizmin politik, liritë tona politike”, u
shpreh kryerepublikani. Ndërsa Agron Duka theksoi se Rama po i cakton dhe regjistron kundërshtarët në shkelje të ligjit. “Po i regjistron vetë jashtë çdo rregulli, po i voton dhe thotë kështu bëhet se kështu duan unë”, nënvizoi kreu i PAA-së. Ndërsa Shehi, Ndoka e Dule thanë se vendimet e opozitës kanë qenë të detyruara nga situata specifike, ndaj dhe bënë thirrje për qëndresë. Ata e mbyllën takimin duke u bërë thirrje qytetarëve të angazhohen jo vetëm në moslejimin e zgjedhjeve farsë, por edhe në pjesëmarrjen sa më të gjerë në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar në datën 25 maj. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku demokrat i Lezhës Fran Frrokaj i cili garantoi mbështetjen për aksionin opozitar.
Kreu i PD-së në Durrës: Nuk luajmë lojën me portat e vogla të krimit si Edi Rama. Nuk ka asnjë hap pas
K
ryetari i Partisë Demokratike dhe i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, ishte pasditen e së markurës në aktivin e Partisë Demokratike në Durrës ku do të shpërndante dhe kartat për anëtarësimet e reja të të rinjve në radhët e PD-së. Gjatë rrugëtimit, Basha është pritur në autostradë nga qindra automjete dhe qytetarët që mbanin flamujt e Partisë Demokratike. Basha e ka cilësuar si të jashtëzakonshme këtë pritjes, pas asaj që iu bë dy ditë më parë në Berat. Ndërkaq gjatë fjalës së tij para anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, Lulzim Basha u shpreh se populli opozitar është i vendosur për të mos hedhur asnjë hap mbrapa, pasi siç tha ai, ora e ndryshimit po vjen. “Dje nuk u përmbajtja dot nga emocionion që më shkaktoi prija e jashtëzakonshme në Berat, sot jam i shtangur dhe i pafjalë nga ky uragan. Ky uragan që nisi në Maminas me pritjet madhështore të rinisë durrsake dhe ja ku jemi sot nga zerat tuaj, nga kraharorët e durrsakëve të lirë, po troket ora shpresëplotë e ndryshimit të madh që po vjen. Ditë për ditë sytë e shqiptarëve janë në pasditet ku ne bashkohemi në salla dhe sheshe në numrat të paparë me një kauzë dhe përbetim për të mos hedhur asnjë hap pas në betejën tonë kombëtare, europiane, për Shqipërinë si gjithë Evropa. Një bashkim i tillë popullor nuk është parë që në ditët e përmbysjes së diktaturës, që bashkuan shqiptarët në ditët e lirisë. 30 vite kanë kaluar, ëndrra jonë është mbushur me sakrifica, askush më mirë se durrsakët nuk e dinë kur ikën si refugjatë në korrik 1990 ku mijëra të tjerë kapërcyen detin, për nje jetë më të mirë. U bënë njësh me Europën dhe ndihmuan familjet e tyre në shtrëngesë të tmerrshme mjerimi, por ne e dinim atëherë se rrugë tjetër përveç Europës nuk kishte, dhe sot e dimë që nuk ka rrugë tjetër përveç Europës. Dhe shqiptarët e dinë se nuk do ikin më kokulur që të ushqehet banda në pushtet, kryebanditi dhe më i korruptuari në krye të saj. Tani e asnjë minutë më vonë ka ardhur koha për një betejë vendimtare për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Misioni ynë është një mision kombëtar. Në historinë e shoqërive në përballje të tilla, vijnë momente si ky ku ndodhemi sot, ku një parti e madhe me një histori të madhe dhe një mision të madh kombëtar, si Partia Demokratike e Shqipërisë, duhet të vendosë nëse duhet të zgjedhë rrugën e rehatit, rrugën e pazarit, rrugën e kompromisit me të keqen për hir të pushtetit dhe karriges, apo rrugën e vështirë, të drejtë dhe hyjnore të
Basha i përgjigjet Ramës: Jo pakt kulimash, por dialog popullor me referendum
betejës për njerëzit, për Shqipërinë, për të ardhmen e saj. Ne e kemi bërë zgjedhjen. Ne jemi në krah të njerëzve. Ne jemi në krah të projektit tonë me të cilën lindëm, projektin për Shqipërinë si gjithë Europa. Ne kemi ndalur çdo kalkulim të vogël politik. Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit dhe të oligarkëve, siç luan i babëzitur nga mëngjesi deri në darkë Edi Rama. Nuk e njohim dhe nuk e pranojmë atë lojë. Ne nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve. Ne jemi ngritur mbi interesat tona të ngushta politike”, u shpreh Lulzim Basha. Në vijim kryedemokrati deklaroi se Edi Rama i ka kapur të gjitha pushtetet dhe në to ka ulur krimin, por ka kundër të gjithë
popullin. “Edi Rama i ka kapur të gjitha. Ka sot qeverinë, pseudo parlamentin, pseudopolicinë, pseudo drejtësinë, mediat kryesore. Ai ka kapur ekonominë me oligarkët. Një grusht njerëzish me në krye Edi Ramën i kanë kapur të gjitha. Atëherë, ku janë asetet tona? Ku është forca jonë? Ku janë mjetet tona? Po, ai i ka kapur të gjitha, por pikërisht sot e ka të gjithë popullin kundër. Të gjithë njerëzit e bashkuar e të vendosur për ti dhënë fund këtij teatri të shëmtuar politik që na kushton çdo ditë mijëra vende pune, spitale pa ilaçe, arsimin në kolaps, mijëra emigrant çdo ditë. Përballja ka sot nga njëra anë pakicën më të tkurrur të horrave, zuzarëve, gangsterëve të
politikanëve të korruptuar, pakicën e vesit dhe antivlerave para shumicës më të bashkuar dhe morale që Shqipëria ka pasur. Që kurrë më qeveria të mos jetë peng i kriminelëve, kjo betejë nuk do të përfundojë thjesht dhe vetëm me largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi ramës është hapi i parë i pa negociueshëm, hapi që do t’i hapë rrugë zgjidhjes politik të krizës”, tha Basha. Në këtë linjë duke iu referuar dhe letrës së kreut të qeverisë për uljen në dialog pa kushte, nga Durrësi Basha premtoi se nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimmarrje me referendum nga populli. “Kjo betejë nuk do të mbarojë thjeshtë me largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës është hapi i parë i pa negociushëm, hapi që do ti hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës. Por, fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë, do ta kenë përsëri shqiptarët. Deputetë të zgjedhur drejtpërdrejtë në 100 zona mazhoritare, apo sistem kombëtar me lista të hapura. Senat që e ngadalëson dhe e bën transparent procesin legjislativ. President me kompetenca të plota që kontrollon dhe balancon pushtetet, pse jo president të zgjedhur nga populli. Ndarje dhe balancim të pushteteve që garantojnë gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur dhe që zbatojnë ligjin. Referendume popullore, lokale dhe kombëtare, që sovrani, populli të ketë gjithmonë mundësinë, levën, për të ju mbivendosur çdo politikani që humb arsyen dhe kërkon të mashtrojë votuesit. Referendum për gjithçka që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë, jetën. Këto janë disa nga propozimet, për të cilat angazhohem sot se nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimmarrje me referendum nga populli”, tha Lulzim Basha.
POLITIKE
5
E enjte, 23 MAJ 2019
ANËTARJA E KRYESISË SË LSI-SË: NËSE DO TË KETË DIALOG, AI NUK BËHET ME LETRA, POR ME PLATFORMA
Ftesa për dialog e Ramës, Gjosha: Vendi ndodhet në krizë, nuk luhet me dialog fals
I
sh-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se ftesa për dialog e kryeministrit Edi Rama përshkruan atë si personazh politik, të gjithë figurën e tij e ngrin mbi propagandën dhe produktet mediatike, të cilat është mësuar që ti shesë shpesh edhe tek ndërkombëtarët. Sipas saj,
vendi është në krizë politike dhe nuk është koha të luhet me dialog fals. Në këtë këndvështrim, Gjosha theksoi se nëse ndonjëherë do të ketë dialog, ajo nuk bëhet me letra, por me platforma dhe, tha ajo, opozita ka treguar që di të jetë iniciatore e dialogut. “LSI ka qenë e qartë në qëndrime edhe në mënyrën se si jemi deklaruar në koalicionin e 2017. Të gjitha ftesat që bëhen me letra, përshkruajnë më së miri kryeministrin Rama, i cili të gjithë figurën e tij e ngrin mbi propagandën dhe produktet mediatike, të cilat është mësuar që ti shesë shpesh edhe tek ndërkombëtarët. Nuk është momenti të luajmë më as me
dialogun fals dhe as të negociatave të fshehta dhe jo të fshehta, sepse vendi ndodhet në një krizë të thellë sociale. Dhe nëse ndonjëherë do të ketë dialog, ajo nuk bëhet me letra, por me platforma dhe opozita ka treguar që di të jetë iniciatore e dialogut. Sepse e kemi paraqitur platformën tonë për qeverinë tranzitore se si ajo mund të ndërtohet, se si ajo mund të ndërtohet. Të kërkosh dialog duhet të fitosh besimin. Dhe nëse ka sot një person që ka humbur besimin jo vetëm përballë opozitës, por edhe popullit është kryeministri Edi Rama”, u shpreh dje në komentin e saj, ishdeputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.
Letra e Plotë/ Kreu i Qeverisë ndërmerr hapin e parë zyrtar drejt një tryeze për zgjidhjen e krizës
KRIZA/ Edi Rama fton Lulzim Bashën në dialog pa kushte K
ryeministri Edi Rama duket se ka hedhur hapin e parë për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike. Përmes një letre publike drejtuar kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, kreu i mazhorancës e fton këtë të fundit në dialog pa kushte. Në letrën e tij, Rama shkruan se nga ana e tij 30 qershori si një datë zgjedhjesh është e panegociueshme nga ana e tij, ndërsa për kreun demokrat e la të lirë hapësirën për të diskutuar në tryezën e dialogut. Por, thotë Rama më tej, dialogu duhet të nisë pa humbur kohë. LETËR PUBLIKE LULZIM BASHËS Zoti Kryetar, Ju drejtohem me këtë letër publike, në përpjekjen për t’i thirrur arsyes Suaj dhe për t’iu kthyer të vetmes rrugë që demokracia njeh, për trajtimin e mosmarrëveshjeve mes palëve: Dialogut! Unë sigurisht, s’kam asnjë mirëkuptim për rrugën e zgjedhur prej Jush, qyshse braktisët marrëveshjen pozitive të 17 majit 2017 dhe vendosët ta nxirrnit grupimin Tuaj, plotësisht jashtë shinave të shtruara në atë marrëveshje. S’kam se si ta mirëkuptoj as gjuhën e urrejtjes, as djegien e mandateve, as dhunën e frymëzuar e organizuar prej Jush, prej së cilës nuk jeni distancuar asnjëherë; për të cilën jeni akuzuar botërisht, me emër e me mbiemër, nga partnerët e miqtë e pazëvendësueshëm të Shqipërisë dhe si pasojë e së cilës sot, një numër jo i vogël ndjekësish Tuajt gjenden në duart e drejtësisë. S’kam si të mirëkuptoj kurrësesi, as bojkotin e paprecendentë të zgjedhjeve dhe lëre pastaj, shantazhin mbi vendin e mbi qytetarët e këtij vendi, se Ju nuk do t’i lini ata të votojnë në 30 qershor. Por mungesa e plotë e mundësive të mia për të mirëkuptuar gjithë sa më lart, nuk më pengon, përkundrazi, më detyron t’Ju drejtoj publikisht, këtë herë me shkrim, ftesën për t’u ulur pa humbur kohë në
Tryezën e Dialogut. Dialogun s’mund ta pengojnë assesi, qoftë pozicioni Juaj ekstrem në lidhje me zgjedhjet vendore, qoftë pamundësia ime ekstreme në lidhje me datën kushtetuese të zgjedhjeve. Jeta politike nuk mbaron në 30 qershor dhe që të jemi të qartë mes nesh, zgjedhjet në 30 qershor Ju mund t’i vështirësoni, nëse do t’i shkoni deri në fund rrugës pa krye, ku po e udhëhiqni grupimin Tuaj politik, por s’ka asnjë shans që t’i ndaloni të zhvillohen. Por Dialogu duhet të nisë pa humbur kohë, pavarësisht atyre që thoni e mendoni të bëni Ju në 30 qershor dhe pavarësisht faktit se unë 30 qershorin s’kam asnjë fuqi ligjore ta negocioj, edhe pse Ju jeni i lirë ta diskutoni në Tryezën e Dialogut. Unë Ju ftoj në një dialog pa kushte dhe në kushtet kur Shqipëria e shqiptarët, nuk meritojnë përkeqësimin e një situate politike krejt të pakuptimtë, e cila po u kushton në mënyrë krejt të pamerituar.
Shumica dërrmuese e tyre, përfshirë edhe shumicën e atyre që si zgjedhës të pakicës, s’kanë votuar e s’kanë ndërmend të votojnë ndonjëherë për mua dhe qeverinë që drejtoj, duan dialog mes nesh, e jo acarim mes shqiptarëve dhe dëmtim të Shqipërisë, për shkakun tonë. Aq më pak duan çka Ju po u ofroni sot, në një rrugë ku, të kuptohemi, nuk është fare halli im se do shkoni keq e më keq politikisht si grupim, po ku edhe ata vetë janë të humbur dhe ku askush nuk del i fituar. Me shpresën e vobektë se ftesa ime do të merret parasysh dhe me urimin, që përveç fjalive propagandistike, të marr mbrapsht edhe përgjigjen pozitive për këtë ftesë, Ju lutem zoti Kryetar të pranoni shprehjen e dëshirës sime të sinqertë për shëndet të patrazuar, për Ju personalisht dhe familjen Tuaj. Edi Rama 22 Maj, 2019
KOMENT
Gjynah Ramë Ziu, çfarë letre shkruan…
Nga Artur ZHEJI I shkruan letër Lulëzim Bashës. Më ike nga 17 Maji i vitit 2017, i thotë Ramë Ziu, keqkëshilluar dhe keqpqërdorur nga një “small group with another agenda” (“nga një grup i vogël me një agjendë tjetër”, sikundër shkruante ish ambasadori Arvizu në 21 Janarin e vitit 2011…) E çfarë kuptimi ka që e la pas vetes krekosjen e disa ditëve më parë? Nuk do të përplaset më 30 Qershorin e ardhshëm? Nuk i kishte bërë mirë llogaritë? Po Grupi i vogël, me “G” të madhe çfarë thotë? Apo iku edhe ay, grupi që e mbështeste deri në fund në të drejtën e tij “Kushtetuese”? “I dashur Kryetar”, e fillon letrën e tij, kryeministri. E kujt? Kryetarit të një partie që e provokoi deri ne kockë, duke i thënë e stërthënë se është një parti dhe një popull zgjedhor aseksual, “që nuk i ngrihet!”, sipas “RamëZiut” do thoshte mentori, miku dhe armiku i tij i dikurshëm dhe i sotëm Spartak Ngjela… Sot na shkruan një letër, krejt pa gabime drejtshkrimore, me “K” të madhe “Kryetar”, e më pas Ju, me “J” të madhe, e të tjera gjëra të mallëngjyeshme si këto. Një letër flirt, e denjë për recitime “portokallie”, një thirrje e fundit, për çfarë? Për të mirën e Shqipërisë! Duke harruar se sot, do apo s’do Rama apo Luli, është më e fortë dhe më kërkuese edhe se sa Rama, edhe se sa Lulëzim Basha. Sepse vetëvrasjen politike të këtij të fundit, Bashës pra, askush nuk e do, përveç Ramës kuptohet. Sa shumë beson te gënjeshtrat e vjetra, te aftësia e tij për të joshur, që dikur, për vite të tëra, bënte kërdinë, me thënë të vërtetën. Basha, le të bëjë si të dojë, është e drejta e tij, por Partia që ai drejton, sot është më fortë se ai, zgjedhësit e tij, nuk janë lepurusha, që pasi ti i rreh, i gazifikon, i burgos, u lëshohen karrotave të tua. Pasi kapin ministrin tënd dhe drejtorat e tu të pangopur, me 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë të shtruar, në një goditje 40 milionëshe pra, tu thuash që burgose dynjanë edhe për 20 euro korrent të papaguar, duke dashur të bësh shtet! Zgjedhjet do të bëhen patjetër! Por pa ty kryeministër, askush nuk është kundër zgjedhjeve, përkundrazi, zgjedhje o sot o kurrë vlla, se koha me ty në krye po rrjedh shumë keq, dhe është keq edhe për ty. Pyete edhe “grupin e vogël” se edhe ata e dinë po heshtin nga frika para teje. Valixhet besoj janë gati? Këtë doje të qartësoje me letrën tënde për kryetarin e PD-së, me shkronjën “K” në krye të fjalës? Je në thelb një gallataxhi i paparë, por ata s’të kuptojnë, s’ke ç’bën, ktheu në politikë në jetën tënde të katërt, se të tretën ja ke kushtuar rrobëqepjes, në garë me të madhin Kujtim Gjuzi, që po të pret kaq vite, sir!
POLITIKE
6
E enjte, 23 MAJ 2019
Studentët i rikthehen protestave me flakadanë dhe tymuese, thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit
S
tudentët janë kthyer sërish në protestë pas janarit tek ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit , ndërsa kanë shpalosur edhe kërkesat e tyre zyrtare. Por dje studentët u rikthyen ndryshe: me flakadanë, tymuese dhe gurë në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Arsyet që i mblodhën në protestë i lidhën me premtimet e pa mbajtura të qeverisë për përmirësimin e cilësisë në universitete. Kërkesat që parashtruan për zgjidhje ishin pesë. Ata kanë shpalosur pikat e tyre ku kanë kërkuar; Rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, arsim cilësor në të dyja ciklet e studimit, rankimin e programeve sipas modeleve bashkëkohore, rritja e peshës së përfaqësimit në institucionet e arsimit të lartë, autonomi reale e IAL dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare. Ata thanë se protestat e disa muajve më parë nuk kanë ndryshuar situatën në fakultete dhe vijojnë të përballen me të njëjtat probleme. “Kjo është një protestë simbolike, por edhe një mesazh që duhet ta marrë ministria e Arsimit që të plotësojë kërkesat, sepse nesër do të jemi shumë më shumë dhe nuk mund të rrimë si në dhjetor”, tha një prej studentëve. Studentët paralajmëruan se do përshkallëzojnë qëndrimin e tyre nëse nuk do të ketë reagimin nga Ministria. Ndërkohë, në Korçë studentët denoncuan presionet për të mos iu bashkuar protestës në Tiranë. Protesta Ashtu siç kishin paralajmëruar, paraditen e djeshme studentët marshuan drejt godinës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve duke lëshuar thirrjet “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Ndërkohë nuk kanë
Studentët të zhgënjyer nga pakti me Edi Ramën: Nuk mbajti asnjë premtim
munguar as incidentet me të mbërritur tek Ministria, ku janë thyer edhe disa xhama të dritareve të godinës. Jo të shumtë në numër, studentët të mbledhur në mes të “Rrugës së Durrësit” hodhën flakadanë dhe tymuese, ndërsa janë shprehur se qeveria i ka gënjyer dhe se pakti për universitetin nuk është realizuar. Me thirrje të fuqishme me megafon, duke hedhur flakadanë dhe gurë në drejtim të godinës duke thyer dhe xhamat e dritareve, studentët qëndruan afro 1 orë duke kënduar me rimë: “Ju luftoni për karrige, Për studentët jeni armike! Ju po vidhni vendin tuaj, asnjë punë për 6 muaj!”, ishin vargjet që u
kënduan në kor nga të rinjtë. Më pas studentët mblodhën letra shuk me të cilat “goditën” Ministrinë, të zhgënjyer që Pakti për Universitetin i premtuar nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria nuk sollën asnjë ndryshim në jetën e tyre. Ndryshe nga pak muaj më parë studentët kanë parashtruar 14 kërkesa, por thanë se në ministri do të dorëzonin 5 prej tyre. “Kjo është një protestë simbolike, por edhe një mesazh që duhet ta marrë ministria e Arsimit që të plotësojë kërkesat, sepse nesër do të jemi shumë më shumë dhe nuk mund të rrimë si në dhjetor”, tha një prej studentëve. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar studentët nisën
protestat masive para Ministrisë që zgjatën deri në muajin shkurt. Ata kërkuan tarifa më të ulëta si dhe përmirësimin e kushteve në universitete. Ata janë rikthyer në rrugë duke treguar se shumica e kërkesave të tyre nuk janë plotësuar si dhe kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të të rinjve. Ndërkohë në murin rrethues të godinës së ministrisë janë vendosur pankarta ku janë shkruajtur kërkesat e tyre si dhe mesazhe për politikën dhe qeverinë. Gjithashtu, studentët kanë hedhur në drejtim të godinës shtetërore edhe flakadanë, shishe plastike dhe parulla në shenjë revolte ndaj premtimeve të pa mbajtura ku janë thyer edhe disa xhama të institucionit.
KËRKESAT E STUDENTËVE 1- Reduktimi 50% i tarifës së masterit 2- Heqja e tarifave plus për provimet e prapambetura 3- Të mbahet kriteri i gjuhës së huaj dhe të jepet si provim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja me një tarifë minimale të përballueshme nga studentët. 4- Rankimi i programeve të studimit 5- Të vendoset paga minimale prej 30 mijë lekë/muaj gjatë periudhës së stazhit për studentët e mësuesisë. 6- Reforma e kurrikulave mësimore. 7- Rritja arbitrare e mesatares pa asnjë konsultim publikm me maturantët. 8- Respektimi i parimit të Procesit të Bolonjës për të drejtat që duhet të kenë studentët e programeve 2-vjeçare postsekondare për të transferuar kredite dhe për të vazhduar studime Bachelor. 9- Zbatimi i ligjit të AL për bursa ose tarifa zero për studentët që ndjekin programe në degë prioritare: IT, Gjeologji-Miniera, Inxhinieri mekanike, Energji të rinovueshme, Shkenca bujqësore dhe pyjore, Kimi, Fizikë, Matematike etj. 10- Investime urgjente për kabinete IT dhe laboratorë didaktike në çdo departament për mësimdhënie studentët e Bachelor dhe Masterit. 11- Rritja e peshës së votës studentore në masën 25%. 12- Rritja e përfaqësimit të studentëve në senatin akademik. 13- Anulimi i zgjedhjeve për anëtarin e bordit të administrimit përfaqësues i studentëve në çdo Universitet dhe përcaktimi i një baze ligjore të saktë dhe të qartë mbi kriteret e garës. 14- Rritja e pagave të pedagogëve.
MINISTRJA E ARSIMIT REAGON LIDHUR ME PROTESTËN E DJESHME TË STUDENTËVE POSHTË ZYRËS SË SAJ
M
inistrja e Arsimit Besa Shahini ka komentuar lidhur me atë çfarë ndodhi paradien e sotme në protestën e studentëve që u zhvillua poshtë zyrës së saj. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Shahini e cilëson protestën e studentëve si një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar. Shahini e quajti protestën të rrëmbyer nga një grusht individësh partiakë, të cilët më pas e kthyen në sfond dhune. Po ashtu, Shahini tha se protesta erdhi me argumentin se kërkohej cilësi më e lartë në arsim, ndërkohë që nga ana tjetër thjesht thyen xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare. Ministrja e Arsimit shton se lajmi i vetëm i mirë në këtë protestë ishte se “Studenti Protestues”
Shahini: Protesta u rrëmbye me dhunë nga një grusht individësh partiakë
nuk ishte aty, ndërsa theksoi se “Pakti për Universitetin” do të vijoj zbatimin. “Ishte një trishtim për mua, por edhe një cënim i rëndë i imazhit të Studentit Protestues, që sot para Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë një grusht individësh partiakë e rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve duke e kthyer në sfond dhune. Thanë se do të vinin të kërkojnë cilësi të arsimit të lartë duke protestuar në të njëjtin vend ku protesta e dhjetorit i hapi rrugën #Paktit kuptimplotë për Universitetin. Por thjesht thyen
xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare. Lajmi i mirë është se sot Studenti Protestues nuk ishte aty, por sidoqoftë trishtimi mbetet dhe turpi u mbetet atyre që lanë nam me “protestën” e kthyer në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë angazhimet e Paktit për Universitetin, që sot ka sjellë në jetën universitare bibliotekën digjitale, portalin e transparencës, bursat për ekselentët e studentët në nevojë, kantieret për përmirësimin e kushteve nëpër konvikte, zhvillimin e kartës për 110 mijë studentë të universiteteve publike”, u shpreh dje në reagimin e saj, ministrja e Arsimit, Besa Shahini.
POLITIKE
7
E enjte, 23 MAJ 2019
Ish-deputeti i PD-së: Sondazhet tregojnë fitoren e thellë të PD-së, por nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën
Bumçi: Shtyrja e zgjedhjeve është hapi i parë i arsyeshëm, por jo përfundimtar I
sh-deputeti demokrat, Aldo Bumçi ka riktheksuar edhe njëherë qëndrimin e prerë të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar, për të mos hyrë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Në një intervistë për portalin informative “Syri.net”, Bumçi tha se sondazhet e fundit ia japin të drejtë Partisë Demokratike të hyjë në zgjedhje në çdo kohë dhe e nxjerrin këtë parti fituese me një avantazh të konsiderueshëm ndaj Partisë Socialiste. “Zgjedhjet duhet të jenë zgjidhje. Kush mendon që pa opozitën do mbajë zgjedhje e ka gabim se ky është përshkallëzim i rëndë i krizës Çfarë mendon anëtarët e opozitës në momentin që Rama do bëjë zgjedhje pa opozitën, do rrinë në kafe?”, u shpreh ish-deputeti demokrat. I pyetur nëse Partia Demokratike po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, apo diçka më shumë, Bumçi tha Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë qartësisht fitues në çdo moment që do të mbahen zgjedhjet. “Shtyrja e zgjedhjeve është hapi i parë i arsyeshëm, jo përfundimtar. Jemi në një
ISH-DEPUTETI DEMOKRAT
Boçi i përgjigjet Ramës, tregon pse Meta nuk reagon për 30 qershorin
udhëkryq, o do të shkojmë në një përplasje të fortë që i mbyll rrugën çdo zgjidhje ose do gjejmë zgjidhje. Kemi katër muaj në protestë. Nuk ka një dyqan të thyer. Nuk ka asnjë polic të dëmtuar. Kur Basha shkoi në spitalin e Traumës për të vizituar Sahit Sollapin, shkoi për të vizituar edhe forcat e rendit, por nuk kishte aty asnjë një polic të dëmtuar. Ne jemi treguar të përgjegjshëm duke mos bërë asnjë dëm. Shtyrja e zgjedhjeve nuk
është zgjidhje. Por i jep mundësi arsyes për të gjetur një zgjidhje. Rruga tjetër është të shkojmë drejt një përplasje të fortë. Ne nuk duam, por ne nuk do ti shmangemi përplasjes Kërkesa për të hyrë në zgjedhje kërkon që të fitojë arsyeja, të ketë një zgjidhje pa kosto. Nëse Edi Rama thotë se do i bëni me mua në muajt në vazhdim, nuk ndryshon asgjë. Ne nuk kemi të drejtë që të kërkojmë që Edi Rama të mos jetë
kryetar i Partisë Socialiste, por ne kërkojmë që Edi Rama të mos administrojë zgjedhjet e ardhshme. Nuk mund të shtyhet kjo krizë deri më vitin 2021. Ne jemi të përgatitur për zgjedhjet kur do që të mbahen. Të gjitha sondazhet tregojnë se Partia Demokratike nga 29 përqind në vitin 2017 tashmë është në kuotat historike që janë 37 deri në 40 përqind”, u shpreh ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi.
ISH-DEPUTETI I PD-SË REAGON NDAJ LETRËS SË HAPUR TË KRYEMINISTRIT DREJTUAR LULZIM BASHËS
I
sh-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nuk kursen sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama. Përmes rrjeteve sociale, Shehu shprehet se prezantimi i kryeministrit rreth arsimit, nuk ka të bëjë aspak me botimet apo revistat shkencore dhe profesionale. Në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat nuk kursen as ironinë, ndërsa shton se Rama jeton me idenë se Bota fillon me të. “Kryeministri vazhdon të jetojë me idenë se “Bota fillon me atë”. Kjo u konstatua edhe sot gjatë paraqitjes së projektit për “Edukimin në distancë” në funksion të “Edukimit të vazhdueshëm” në mjekësi, E-Learning. Dikush duhet t’i shpjegojë Kryeministrit se “disa gjëra” janë bërë në vite, se metodat e rritjes shkencore e profesionale janë të larmishme, ne zgjerim, pa mohuar njëra-tjetrën dhe jo si
Tritan Shehu: Rama jeton me idenë se bota fillon me të
i interpretoi ai në atë aktivitet. Edukimi i vazhdueshëm është implementuar në Shqipëri që në vitin 2010. “Edukimi në distancë” duhet përfshirë në këtë proces, por kjo nuk eliminon, nuk anatemon Konferencat,
Kongreset, Leksionet, pra “Aktivitetet e drejtpërdrejta”, siç deduktoi sot (dje) Kryeministri. Këto janë komplementare, veçanërisht kur “arsenalet” shkencore e profesionale kanë arritur dimensione stratosferike.
Nga ana tjetër, dikush duhet t’i shpjegojë Kryeministrit se ajo çfarë u prezantua sot (dje) nuk ka të bëjë aspak me botimet në revista periodike shkencore e profesionale, të cilat ngelin me vlera të mëdha. Koncepti i “Edukimit në distancë” u fut në Ligjin e Arsimit të Lartë që në vitin 2007 me Nenin 24 të tij, por është hequr në Ligjin rilindas të vitit 2015 me Nenin 69, kurse me nenin 81 përfshihet si subjekt i tij edhe “Formimi i vazhduar”. Pra, “Bota nuk u krijua sot”, në fakt po “dëmtohet sot nga Rilindja”, argument ky plus edhe për problemet e atij Ligji”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i fundit ky që priste reagimin e vonuar të presidentit Ilir Meta në mbrojtje të datës së zgjedhjeve vendore, pra 30 qershorit. Në një qëndrim të mbajtur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Boçi deklaroi dje se Rama ka kundër, qytetarët, opozitën dhe vetë kodin zgjedhor dhe për këtë presidenti është shumë i qartë. Sipas tij, Ramës po i kthehet në bumerang pengimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. “Pse presidenti nuk mund ta mbrojë 30 qershorin e Ramës? Rama i kërkon Metës që ky i fundit të mos sulmojë Reformën me anë të së cilës Rama e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, por të mbrojë 30 qershorin e dekretuar. Të mbrojë pra të pambrojtshmen: turpin zgjedhor që po përgatit Rama. Rama nuk po e kupton ende që ka kundër jo vetëm qytetarët, jo vetëm opozitën, por dhe vetë Kodin Zgjedhor. Neni 166 i Kodit e përcakton qartë se garë me një kandidat nuk mund të ketë, sepse nuk mund të përllogaritet fituesi. Kodi nuk parashikon garë me një kandidat. Zgjedhje pa opozitë nuk mund të ketë thotë Kodi. Fituesi është produkt i votave pro krahasimisht me votat kundër, ose më saktë i votave të tjera pro që merr kundërshtari. Mbrojtja e vetme për Ramën mund të ishte një interpretim nga Gjykata Kushtetuese. Presidenti është shumë i qartë. Për ironi të fatit Ramës po i kthehet në bumerang pengimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. E ka humbur toruan nga paniku. Edhe kur i japin “këshilla” fillon e bërtet. 25 Maji është shumë afër, prandaj!”, u shpreh ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi.
POLITIKE REAGIMI
P
residenti Ilir Meta u shpreh i shqetësuar me argumentin e dhënë për mospjesmarrje nga EURALIUS, misioni i BE për asistencë në reformën në drejtësi, në një tryezë për të zgjidhur problematikën me Gjykatën Kushtetuese. Sipas Presidentit Meta, përgjigja e marrë nga zyra e presidencës prej EURALIUS ishte: “Ne në takim nesër, nuk vijmë dot sepse jemi mision teknik”.Pra, theksoi Presidenti, je mision teknik dhe do të thotë se ke marrë një porosi politike”.Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu pyeti Delegacionin e BE në Tiranë se cili ishte qëndrimi i tyre pas deklarimeve të sotme të presidentit Ilir Meta në lidhje me reformën në drejtësi. Përmes postës elektronike Delegacioni i BE, dha këtë përgjigje.“Kemi vërejtur kritika për punën e projektit të asistencës teknike të financuar nga BE-ja për sektorin
8
E enjte, 23 MAJ 2019
Delegacioni BE në Tiranë: Reforma në drejtësi duhet të jetë prioritet për çdo politikan shqiptar e drejtësisë EURALIUS. Profesionalizmi, përkushtimi, puna e madhe dhe integriteti i EURALIUS-it janë për t’u lavdëruar. Ndihma e tyre është provuar e domosdoshme për të çuar përpara agjendën e reformave, duke punuar ngushtësisht me partnerë të tjerë si OPDAT i SHBA-së, ekspertë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe shërbimet e Komisionit Evropian. Kjo mbështetje është kerkuar nga autoritetet shqiptare dhe roli monitorues i Komisionit dhe i SHBA-ve u miratua njëzëri nga Kuvendi në kohën e adoptimit të amendamenteve kushtetuese”. Reforma në drejtësi thotë në përgjigjen për Top-Channel Delegacioni i BE, po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës.“Ky është
një proces kompleks, por reforma është në rrugën e duhur dhe është me rëndësi shumë të madhe që të gjitha institucionet shqiptare ta mbështesin atë. Sa i përket veçanërisht krijimit të Gjykatës Kushtetuese, sigurisht që është e rëndësishme që sapo të përfundojnë zgjedhjet dhe klasifikimi nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi, të gjitha institucionet kompetente, duke përfshirë edhe Presidencën e Republikës, të sigurojnë që kandidatët të zgjidhen me prioritet. Ne jemi të bindur se një detyrë e tillë do të ndiqet plotësisht dhe në kohën e duhur” thekson delegacioni. Delegacioni i BE në Tiranë, në fund të përgjigjes së tij thekson: “Reforma e drejtësisë dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një prioritet për çdo politikan
shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve. BE-ja do ta vazhdojë mbështetjen e saj për procesin e reformës dhe do të sigurojë monitorimin e duhur të standardeve në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të”. Marrë nga Top Channel
Reagon Rama ndaj kritikave të Presidentit: Durim! Vetingu nxori shejtanin nga Gjykata Kushtetuese
Reforma në drejtësi, pas Gjykatës Kushtetuese, vendi edhe pa Gjykatë të Lartë P
a Gjykatë Kushtetuese dhe me një Gjykatë të Lartë, e cila funksionon që prej ditës së djeshme vetëm me dy anëtarë dhe ka në gjykim mbi 31 mijë dosje, pa u ngritur ende Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Antikorrupsion dhe me 150 magjistratë të larguar jashtë sistemit, zëvendësimi i të cilëve është një problem më vete si dhe me një Kryeprokurore të përkohshme që po qëndron në këtë detyrë më shumë se një vit: Ky është bilanci i frikshëm i deritanishëm i reformës në drejtësi në tre vite nga miratimi i Kushtetutës së re me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë. Të gjitha afatet janë prishur dhe të vetmet organe të reja që ja janë ngritur deri tani janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili është ende pa godinë, Këshilli i Lartë Gjyqësor që merr vendime të cunguara pasi nuk është ngritur ende, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë që vendos për masat disiplinore për gjyqtarët e prokurorët të cilët kryejnë shkelje. Afatet e vendosura në Kushtetutë janë shkelur disa herë, por ngritja dhe përzgjedhja e kandidaturave të reja është edhe për SPAK, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, madje edhe për Gjykatën e Shkallës së Parë dhe Apelit Antikorrupsion do të duhen edhe disa muaj, ndoshta edhe një vit tjetër. Aktualisht, KED është ende në
verifikimin e kandidaturave për Gjykatë Kushtetuese, në të njëjtin proces është edhe KLP për kandidaturat për SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm. Nga dje Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me dy anëtarë, duke e çuar institucionin zyrtarisht në kolaps. Kjo pasi, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra gjykatësin e lartë Edmond Islamaj. Vendimi për Islamajn
është dhënë dje nga KPA pas ankimimit të komisionerit Publik. Islamaj është konfirmuar në detyrë nga KPK në qershor të vitit të kaluar. Gjykata e Lartë, shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë del kështu jashtë funksionit duke iu bashkuar Gjykatës Kushtetuese. Reagimi i Kryeministrit Dhe pavarësisht kësaj panorame që
ofron drejtësia shqiptare, i vetmi i gëzuar nga ky sukses i “sistemit të reformuar” është kreu i Qeverisë Edi Rama, i cili i është përgjigjur kritikave të ashpra që Presidenti Ilir Meta bëri dje pikërisht ndaj procesit dhe rezultateve të reformës në drejtësi. Përmes rrjeteve sociale, Rama shprehet se falë vetingut, Gykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Po ashtu, duke iu referuar deklaratave të opozitës, Rama shprehet se i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet, por për këtë nuk e dimë opinionin e Presidentit “A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut, Gykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj. Pa diskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.
Ish-ministri i Drejtësisë: Rreth 40 mijë dosje presin të shqyrtohen në këtë gjykatë
“Mbyllet Gjykata e Lartë”, Eduard Halimi: Drejtësia në kolaps I
sh-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi pas një kohe të gjatë mungese në qëndrimet publike ka reaguar pasditen e djeshme me anë të një komenti në rrjetet sociale lidhur me kolapsin që ka përfshirë edhe Gjykatën e Lartë e cila nga dje numëron gjithsej vetëm dy anëtarë në radhët e saj. Nisur nga kjo situatë, Halimi deklaroi se drejtësia sot e tutje është në kolaps. Sipas ishdeputetit demokrat, janë rreth 40
mijë dosje që presin të shqyrtohen në këtë gjykatë, duke nënvizuar se deri në fund të vitit, numri i tyre do të shkojë deri në 60 mijë. Juristi Halimi shkruan se një qytetar apo një biznes do t’i duhet të presë deri në 8 vite për të shqyrtuar dosjen në këtë gjykatë. “Mbyllet përfundimisht Gjykata e Lartë. Nga sot (dje), Shqipëria i vetmi vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit të
Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj (të cilin e njohin të gjithë si një gjyqtar korrekt) ka si qëllim të vetëm mbylljen përfundimtare të Gjykatës së Lartë. Nga sot Shqipëria është jo vetëm pa Gjykatë Kushtetuese, por dhe pa Gjykatë të Lartë. Nga sot nuk mund të shqyrtohet asnjë nga 40.000 dosjet që prisnin në radhë dhe drejtësia përfundimisht është futur në kolaps total. Atë që Komisioni i Venecias thoshte në dhjetor 2015 po dalin çdo
ditë. Dhe në këtë pikë ata që vuajnë nga mungesa e ekzistencës së një sistemi gjyqësor normal hierarkik janë padyshim qytetarët e thjeshtë, dhe po aq shumë bisnesi. Sikur Gjykata e Lartë të krijohet në fund të vitit kur të jenë më shumë se 60.000 dosje, çdo qytetari dhe çdo kompanie do ti duhej të paktën 7-8 vjet pritje për ti ardhur radha. Sundimi i ligjit në udhëkryq”, u shpreh dje në reagimin e tij, ishministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.
POLITIKE
9 E enjte, 23 MAJ 2019
KANDIDATI ITALIAN PËR NË PE
S
hqipëria dhe Italia së bashku për një Evropë më të mirë, më të fortë dhe më besnike “. Kështu shprehet, Giovanni Chiucchi, kandidat për Parlamentin Europian në listën e “Popolari per l’ Italia” në Itali. Giovanni Chiucchi thotë se Reforma e Madhe Evropiane, si angazhimi i tij personal, nuk mund dhe nuk duhet të injorojë përfshirjen e madhe të Shqipërisë dhe të vëllezërve tanë shqiptarë. “Historia e popullit shqiptar dhe e popullit italian ndërthuret në mënyrë të pathyeshme dhe na sheh së
“Shqipëria dhe Italia së bashku për një Evropë më të mirë” bashku të bashkuar në një fat të përbashkët”,- thotë ai. Nga ana tjetër, Giovanni Chiucchi, thekson se si BE-ja nuk mund të bëjë pa Shqipërinë dhe njerëzit e saj të mëdhenj, për të realizuar Reformën e Madhe, për të cilën ai është promotor dhe zëdhënës, i të gjithë shqiptarëve në Itali dhe në vendin e tyre të origjinës. Reformimi i Madh Evropian
duhet të jetë një moment i përfshirjes së territoreve, popujve dhe kulturave specifike. Mes të tjerash kandidati për parlamentin Evropian shprehet se italianët që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri nuk janë refugjatë, por mysafirë, vëllezërit e gjakut, si dhe shqiptarët në Itali. “Gjithkush mund të bëjë gabime dhe të ndjekë një rrugë të gabuar,
por kjo nuk mund dhe nuk duhet të prishë kurrë miqësinë tonë dhe ndjenjën tonë të vëllazërisë dhe ndihmës reciproke. Ne duhet të bëjmë dallimin për t’u bashkuar, për t’u bashkuar për të mirën supreme të dy popujve tanë, të cilët mburren me një kulturë dhe kreativitet mijëvjeçar. Unë shoh gjenerata të reja të përgatitura dhe të
gatshme si për sfidat dhe për marrjen e përgjegjësive të medha në sektore të ndryshëm. Megjithatë, ne duhet të zbatojmë Reformën e Madhe Evropiane, e cila krijon kushte optimale për të ardhmen dhe përparim e dy popujve tanë. Ky është angazhimi im personal, kjo është ëndrra ime e madhe “, përfundon Chiucchi.
FORUM
Nga Bujar Nishani*
D
uke ju falenderuar për ftesën, dëshiroj të shpreh kënaqës inë time për pjesëmarrjen në këtë event të Qendrës Evropiane për Çështjet e Sigurisë të Qendrës Marshall dhe, posaçërisht, për privilegjin që më dhatë për të adresuar në këtë panel. Tradita e shkëlqyer që është krijuar me takimet e të diplomuarve në Qendrën Marshall duke sjellë në një tryeze të përbashkët diskutimi, shkëmbimi pikëpamjesh dhe adresimesh të përbashkëta, lider politik, aktorë të jetës publike e civile, të vendeve të rajonit tonë dhe politikbërësve Amerikan dhe Gjerman është një shans i mrekullueshëm për të kuptuar më mirë sfidat që na kërcënojnë, realitetet që kemi dhe për t’u qartësuar edhe më shumë në angazhimet e përbashkëta në interes të sigurisë, zhvillimit të demokracisë dhe proceseve të integrimit euro-atlantik të Ballkanit. Personalisht ruaj kujtimet më të bukura dhe impresionin e madh nga vizita ne Qendrën George Marshall, në Garmish-Partenkirchen në pranverën e vitit 2006 ne cilësinë e sekretarit të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare. Situata e sotme në Ballkan ishte e paimagjinueshme rreth një dekade më parë kur luftërat, urrejtja, masakrat, genocidi e spastrimi etnik ishte teatri i jetës reale të vendeve dhe popujve të këtij rajoni por edhe në sytë e të gjithë botës. Konfliktet e përgjakshme në Ballkan ishin ura zjarri me potencial të madh rreziku edhe për vete Evropën. Trafiku i armëve, aktiviteti i lartë krimit të organizuar, flukset e refugjateve përplaseshin e zgjateshin drejt Evropës. Terreni i pakontrolluar dhe nën konflikt i hapësirës Ballkanike ishte teatri më i favorshëm i të gjithë aktorëve që synonin në fakt destabilitetin dhe krizën e përhershme në gjirin e Evropës. Marrëveshja e Dejtonit dhe
Demokracia dhe standardet e saja sot janë targeti kryesor i agresionit destabilizues ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë vendosi përfundimisht kursin e normalizimit e nisjen e proceseve pajtuese dhe asociuse të vendeve e popujve të këtushëm në dimensionin e botës dhe kulturës perëndimore. Sot shumica dërrmuese e vendeve të Ballkanit janë anëtar të NATO-s, proces që me siguri do vijojë të zgjerohet edhe për vendet e tjera të mbetura ende jashtë kësaj familje të madhe transatlantike. Të gjitha vendet janë të përfshira në procesin e integrimit evropian, një destinacion i natyrshëm dhe pa alternative i këtij rajoni. Sot bota, mbare njerëzimi dhe rajoni ynë përjeton sfida, kërcënime e rreziqe të ndryshme. Në tërësi në fondament të këtyre sfidave qëndron urrejtja, mungesa e respektit, mungesa e tolerancës dhe, mbi të gjitha minimi i demokracisë. Zhvillimi, prosperiteti dhe siguria jonë vijojnë të mbeten të sfiduara. Varfëria, hendeku i zhvillimit kulturor, dobësimi i shtetit ligjor, institucionet e dobëta, kalcifikimi i kulturës se korrupsionit dhe platforma e terrorizmit përbejnë sot sfidat kyçe. Aleanca Trans Atlantike, NATO, rezultoi mekanizmi më efikas dhe më garantues i sigurisë së nevojshme. Integrimit evropian ku të gjitha vendet tona janë përfshirë është jo vetëm rruga e duhur por dhe alternative e vetme për zhvillimin ekonomik, prosperimin shoqëror dhe maturimin e civilizimit të kësaj gjenerate që po merr tashmë në dorë me shpejtësi fatet e vendeve, popujve dhe shoqërive tona. Tashmë shembujt pozitivë janë ndër nesh, vullnetet pozitive janë dëshmuar. Por siç historia na ka mësuar, asgjë nuk mund të merret e garantuar, çdo arritje mbetet e sfiduar. Jo çdokush ka interes në sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni. Jo të gjitha platformat dhe
doktrinat përputhen me mirëkuptimin, respektin e ndërsjellë dhe bashkëjetesën. Në rrugëtimin dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ne u ballafaquam me tentativa destruktive të minimit të atij procesi nga aktor anti NATO, deri në akte terroriste dhe destabiliteti të sigurisë publike, fqinji ynë, Mali i Zi u sfidua gjithashtu në këtë proces me tentativen e grushtit të shtetit, po ashtu, fqinji ynë tjetër Maqedonia e Veriut u agresua me kolapsin shtetëror dhe institucional për të stopuar aksesin e saj në aleance, Kosova mbahet ende e izoluar përmes lobimeve fragmentare, interesi strategjik i të cilave del jashtë shinave trans-atlantike. Agresioni antiperëndim dhe destruktiv sot në Ballkan nuk është më ushtarak dhe militar, por po aq kërcënues dhe i rrezikshëm sa ai, në forma dhe platforma më të sofistikuara dhe që konkurrojnë me sfidat që ndeshen sot shoqëritë tona. Aleanca Transatlantike dhe Bashkimi Evropian kanë nevojë për aleatë të fortë në sensin e demokracisë, shtet të fortë ligjor dhe të së drejtës, institucione funksionale dhe transparente, ekonomi në zhvillim dhe kapital të shëndetshëm, rend publik garantues të lirive dhe drejtave themelore, standarde të larta dhe të njehsuara të civilizimit dhe kulturës humane. Për fat të keq, demokracia dhe standardet e saja sot janë targeti kryesor i agresionit destabilizues. Duke nxitur e promovuar modelet autoritariste ne politike, është realizuar më së miri infektimi i sistemit të demokracisë funksionale. Promovimi dhe nxitja e kulturës së korrupsionit, minimi i institucioneve demokratike, prishja e balancave midis pushteteve, kontrolli politik i medias dhe drejtësisë po rrisin modelet autoritare dhe po i çojnë
shoqëritë tona me shpejtësi drejt përçarjes, destabilitetit shoqëror e social.Kjo tashmë është qartazi një platforme dhe doktrinë që minon thellësisht standardet e kërkuara që aleanca trans-atlantike dhe familja e përbashkët evropiane kërkon. Nëse vendet dhe shoqëritë tona në Ballkan do vijojnë të mbeten në situatën me institucione të dobëta, ku mungon garancia e mekanizmave ligjore dhe të kolauduar nga standardi perëndimor, ku kultura e pandëshkueshmërisë ndaj korrupsionit dhe filtrimit me botën e krimit të organizuar tolerohet e kthehet në një profil të bashkëudhëtimit me kohën, neve rrezikojmë të humbasim betejën ndaj aktorëve që materializojnë në këtë rast platformën dhe doktrinën e tyre të destabilitetit, prapambetjes dhe shoqërive joimune. Për fatin e mirë, në dekadën e fundit si rezultat i drejtpërdrejtë i angazhimit amerikan dhe evropian në rajonin tonë është dekurajuar kultura e urrejtjes, luftës, përplasjeve të dhunshme dhe ndarjes etnike. Dialogu, bashkëpunimi dhe pranimi i tjetrit është kontrastuar më shumë, si vlerë dhe si realitet përfitues për të gjithë. Jetësimi i këtij modeli është nxitur dhe promovuar veçanërisht në dialogun dhe procesin stabilizues midis Kosovës dhe Serbisë. Duke qenë se ky dialog Kosovë-Serbi u kthye në simbolin e një procesi të themelimit të vlerave perëndimore edhe në Ballkan mesa duket u targetua për tu infektuar, dramatizuar, stopuar dhe devijuar tërësisht nga gjeneza e tij e për t’u shndërruar në një mutacion që çonte jo drejt paqësimit e bashkëjetesës por drejt “Kutisë së Pandorës”. Unë besoj plotësisht se vendet dhe shoqëritë tona në Ballkan tashmë i kanë të gjitha kapacitetet për të identi-
fikuar qartë sfidat që na kërcënojnë, i kanë padyshim dëshirat dhe aspiratat më normale të mundshme për prosperitet e civilizim, kanë në tërësinë e tyre orientimin e duhur për t’i adresuar ato por janë në pamundësi për ti sfiduar të vetëm ato. Vëmendja dhe angazhimi Euro-Atlantik në hapësirën lindore të Evropës dhe në krahun juglindor të sigurisë trans-atlantike mbeten jetësore dhe të pazëvendësueshme. Platformat terroriste nuk janë zhbëre plotësisht, veprimtaria e krimit të organizuar është bërë më agresive, zhvillimi ekonomik mbetet i brishtë dhe i agresuar nga kaosi, gjenerata e re e rrethuar me shumë dilema sociale e shoqërore, ekstremet e majta dhe të djathta politike tentojnë të gjenerojnë sa më shumë të jetë e mundur populizmin pa zgjidhje, oligarkia financiare tenton të dominoje shoqëritë me demokraci hibride. Në këtë kontekst Demokracia mbetet në gjykimin tim çelësi i suksesit në përpalljen e sfidave. Demokracia nuk mund të dështojë, alternative e saj e vetme është kaosi dhe anarkia. Në një ambient ku do të prevalojë kaosi dhe anarkia autoret e doktrinave të destabilitetit dhe minimit të perspektivës euro-atlantike të rajonit tonë do të dilnin fitues. Ndaj duke ruajtur dhe konsoliduar gjithmonë e më shumë demokracinë si vlere, si dimension, si mjet dhe si realitet do te kemi krijuar ambientin më të përshtatshëm që të gjitha qasjet dhe mekanizmat tanë të funksionojnë dhe garantojnë prosperitetin dhe civilizimin perëndimor edhe në këtë anë të Evropës. *Fjala e ish-presidentit Bujar Nishani nëë Konferencën e organizuar në Tiranë nga Qendra Marshall
ART
10 E enjte, 23 MAJ 2019
Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s me seli në Napoli
Admirali Foggo: Tranzicioni i Forcës së Sigurisë, në bashkërendim me NATO
K
omandanti i Forcave të Për bashkëta Aleate të NATO-s me seli në Napoli, admirali amerikan James Foggo, tha të mërkurën në Prishtinë se procesi i shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të saj, duhet të bëhet në bashkërendim me NATOn dhe bashkësinë ndërkombëtare. Admirali Foggo, vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës me udhëheqësit e së cilës, siç thuhet në një njoftim të forcave paqeruajtëse të NATO-s, diskutoi gjendjen e sigurisë në Kosovë, misionin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë e të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kos-
ovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe çështjen e planit të Kosovës për tranzicionin e Forcës së Sigurisë. “Admirali Foggo ritheksoi pritjet e tij që ky tranzicion të jetë një përpjekje graduale, transparente dhe gjithëpërfshirëse si dhe e bashkërenduar ngushtë me NATO-n dhe bashkësinë ndërkombëtare”. Admirali Foggo që drejton Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli dhe e mbikëqyr KFOR-in, tha se “NATO-ja mbetet e angazhuar përmes për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Ballkan-
ANALIZË Nga Edward P. Joseph
K
ontrasti i mprehtë midis op timizmit të Tsipras të Greqisë dhe kokëfortësisë së Vuçiqit të Serbisë nxjerr ne pah zgjedhjen kyc për rajonin. Një përpjekje e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe e mbështetur nga SHBA për të ndërmjetësuar një marrëveshje copëtimi/ndarjeje midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, sapo është përmbysur, duke shpërthyer qëndrime nacionaliste dhe armiqësi. Plotësimi i politikës boshe mbi Kosovën - më e vjetra dhe me e ndërlikuara në rajon - është një çështje urgjente. Rusia vazhdon të nxisë ndarjen dhe Evropa ngurron. Barra e rëndë në Ballkan përsëri bie mbi Shtetet e Bashkuara. Për t’u rimëkëmbur nga përplasjet e fundit perëndimore, Uashingtoni duhet të kape thelbin e përparimit te rastit te Maqedonisë dhe ta zbatojë atë në Kosovë. Përmes negociatave tepër te kujdesshme, të ndihmuar nga një ndërmjetës i aftë amerikan dhe diplomacia profesioniste e SHBA-së, Athina dhe Shkupi arritën në një formulë qe largonte nga dueli versionet respektive të historisë. Rezultati është rruga drejt pranimit së plotë dhe tëresor. Përderisa përfitimet e Marrëveshjes së Prespës rriten dhe marrëdhëniet vazhdojnë të ngrohen, kundërshtimi i fortë ndaj marrëveshjes në të dy vendet do të pakësohet. E njëjta perspektivë është e mundur edhe në Kosovë. As Vuçiç as Thaçi nuk kanë vizionin e homologëve të tyre grekë dhe maqedonas. Qasja e preferuar e tyre është një plan i konceptuar keq, mbështetur deri tani nga Brukseli dhe Uashingtoni – duke ndarë Kosovën në veri, ne shkembim te pjesëve të Serbisë jugore ku janë të përqendruar shqiptarët. Për këtë arsye, Kancelarja gjermane me mençuri e hodhi poshtë planin e
ndarjes në Berlin. As Merkel as ndonjë udhëheqës tjetër nuk kanë paraqitur një alternativë. Një pikënisje: Si Vuçiç dhe Thaçi kanë bërë thirrje për angazhim të nivelit të lartë të SHBA. Kjo është një levë. Si hap i parë, Uashingtoni duhet të kërkojë që palët menjëherë të përfundojnë ciklin e provokimit, ndërkohë që rishikon qasjen e tij. Deri tani, strategjia perëndimore për Kosovën është mbështetur në një premise të gabuar: Kompensimi. Me qëllim që të lejojë Serbinë të njohë Kosovën e pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm - Kosova duhet ta njohë legjitimitetin e pretendimit serb. Kjo nënkupton zëvendësimin e “kompensimit serb” me angazhimin/afirmimin e Serbisë. Strategjia e re do të bëjë të përhershme praninë serbe në Kosovë - në një formë të pajtueshme me sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Sipas strategjisë së re, Prishtina do të heqë dorë nga sovraniteti i plotë mbi objektet e trashëgimisë serbe dhe t’ia kalojë atë menjëherë Kishës Ortodokse Serbe. Për të siguruar që objektet të përdoren në mënyrë të përshtatshme dhe të mos bëhen pika përplasjesh, palët do të bien dakord për autoritetin e detyrueshëm të sekretarit të përgjithshëm të OSBE (një palë e tretë e pranuar) për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje. Me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, Serbia dhe Kosova do të krijojnë gjithashtu një “Komitet të Përbashkët të Ekspertëve”, të ngarkuar me prodhimin e “interpretimit objektiv të ngjarjeve” bazuar në “burime të vërteta ... të bazuara në prova”. Përveç diskutimit dhe prodhimit te studimeve, historianët do të kuronin materialet për paraqitje dinjitoze dhe të gjalla të his-
it Perëndimor”. Më 14 dhjetor të vitit që lamë pas, parlamenti i Kosovës miratoi ligjet që shndërrojnë Forcën e Sigurisë në ushtri, një vendimi që u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania, ndërsa nxiti reagim kundërshtues të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që vlerësuan se koha nuk ishte e përshtatshme për një gjë të tillë. Vendimi u prit me zemërim në Beograd, ku presidenti serb, Aleskandër Vuçiç, tha se ushtria e Kosovës rrezikon qëndrueshmërinë e gjithë rajonit, ndërsa sulmoi ashpër Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e ushtrisë së Kosovës. Madje Beogra-
di e shtroi këtë çështje edhe në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por pjesa më e madhe e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit i dhanë mbështetje të drejtës së Kosovës për themelimin e ushtrisë së saj. Forca e Sigurisë së Kosovës, që do të vazhdojë të funksionojë me emrin e njëjtë,
pritet të ketë 5 mijë trupa aktiv dhe 3 mijë rezervë, të armatosur lehtë. Autoritetet në Kosovë pohojnë se krijimi i ushtrisë do të jetë një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë mijëra trupa në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë. “Zëri i Amerikës”
Serbia ka nevojë për respektin e Kosovës, jo për tokën e saj torisë së Kosovës për secilën palë. I vendosur në një memorial publik, muze dhe institut, Qendra e Përbashkët për Paqe dhe Histori do të kishte qëndrim zyrtar dhe ambjente të dukshme në Prishtinë dhe Beograd, me përfshirjen aktive të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ekspertët e të cilëve do të punojnë së bashku me homologët e tyre shqiptarë nën tutelën e kujdesshme greke, maqedonase dhe shqiptare. Një qasje paralele do të trajtojë çështjet e drejtësisë. Shtetet e Bashkuara dhe BE do të prodhonin një kornizë të detajuar për Serbinë dhe Kosovën ku secila pale të ndjekë/dënojë autorët e mirë-njohur (dhe më pak të njohur) të krimeve kundër komunitetit të tjetrit. Të ndihmuar nga asistenca ndërkombëtare (veçanërisht për sistemin e drejtësisë në Kosovë) dhe precedentë të suksesshëm në rajon - dhe duke u përballur me dënime substanicale ne rast zvarritjeje palët do të kishin nxitje të mjaftueshme për të ecur në këtë drejtim. Pentagoni mund të kërkojë vendosjen afatgjatë të trupave amerikane në një vend fiks në Serbi. Vendosja fillestare do të ishte një kontigjent i inxhinierëve të ushtrisë, misioni i së cilës do të ishte të punonte me homologët serbë për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, duke filluar me ndërtimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Vendndodhja ideale për bazën e Shteteve të Bashkuara do të ishte në Ponikve, një vend ushtarak në Serbinë perëndimore, e shenjëstruar gjithashtu nga NATO. E vendosur pranë kufirit me Bosnjën, vendosja e SHBA do të shihej
gjerësisht dhe menjëherë në të gjithë rajonin, veçanërisht në Republikën e shkëputur Sërbska si sinjal i angazhimit të fortë të SHBA ndaj integritetit territorial të Bosnjës. Uashingtoni do t’i ofronte Beogradit një përparim të madh në marrëdhëniet ushtarake dhe civile, potencialisht në nivelin e partneritetit strategjik. Duke plotësuar investimet amerikane në sferën e mbrojtjes, BE do ti ofrojë si Serbisë ashtu edhe Kosovës një paketë bujare zhvillimore, në përputhje me synimin e bashkëjetesës mes dy vendeve. Plani do t’i furnizonte serbët në Mitrovicë si Republika Srpska e Bosnjës. Interesat e mbetura dhe modeste ekonomike të Serbisë në Kosovë do të mbrohen. E gjithë qasja e riafirmimit të përhershëm - lidhja serbe me Kosovën dhe kalimi i sovranitetit Kishës Ortodokse Serbe - do të provokojë ulërima kundërshtuese në lagjet shqiptare. Megjithatë, Kosova është në një pozicion të dobët për të refuzuar mbrojtësin e saj ende të dashur Amerikën nëse Uashingtoni sugjeron që Prishtina të negociojë një marrëveshje të tillë. Nga ana tjetër, nëse Vuçiç hedh poshtë ose saboton qasjen e re, për shkak të mashtrimit rus ose të pavërtetësisë së tij, Uashingtoni duhet të përgatitet një alternativë e pakëndshme. Zgjedhja e Vuçiçit do të jetë ose për të negociuar një zgjidhje të ndershme që përparon Serbinë në BE deri në vitin 2025 ose të shikojë si Shtetet e Bashkuara dhe kryeqytetet kryesore evropiane zbulojnë “Kosovën 2025”, në një përpjekje intensive shtet-ndërtuese transatlantike. Në vend që të shihte Ministrinë e
Mbrojtjes të Serbisë të krijonte një marrëdhënie të veçantë, potencialisht fitimprurëse me Pentagonin, ky privilegj do të shkonte në Kosovë. Duke përdorur levat të saj në NATO, Uashingtoni do të shtyjë aleatët për të mbështetur ushtrinë e re të Kosovës dhe t’i kërkojë aleancës të bëjë të njëjtën gjë. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA do të emërojë një të dërguar të posaçëm për të përshpejtuar zhvillimin e forcës së Kosovës. Departamenti i Shtetit do të emërojë një të dërguar të posaçëm për njohjen e Kosovës, i cili do të bashkoje angazhimet nga shtetet europiane që njohin Kosovën për t’u bashkuar me Shtetet e Bashkuara në një përpjekje globale për të nxitur njohjen dypalëshe dhe multilaterale të Kosovës. Ndihma bujare e BE-së që Serbia dhe Kosova do të ndanin mes tyre, do të shkonin vetëm në Kosovë. Dhe, në vend te faktorit te stabilitetit, Vuçiç do të shihej në të gjithë Perëndimin, si një tjetër politikan problematik i Ballkanit. Vuçiç do të ishte i mençur të rishqyrtonte rrënjësisht qasjen e tij në Kosovë. Më mirë të imitoje fqinjët e tij grek e maqedonas dhe - me udhëheqjen amerikane dhe ndihmën e BE - të krijojnë një zgjidhje që ruan lidhjen serbe me Kosovën pa barrën e qeverisjes së saj. Një marrëveshje, përgjatë këtyre linjave, do të mbrojë Vuçiçin nga bastionet e nacionalizmit reaksionar serb dhe do të përmbushë dëshirën themelore të shumicës së qytetarëve në Kosovë - të vazhdojnë me dinjitet. Foreign Policy
AKTUALITET
D
oganat kanë filluar zbatimin e sistemit “pa letra”, i cili mundëson që 93% e bizneseve të cilët kalojnë mallin në pikat doganore të shmangin kontrollin por dhe dorëzimin e dokumenteve, çka shkaktonte kosto në kohë për shumë operatorë. Agjencitë doganore tashmë kanë unifikuar sistemin me shërbimin e doganës, duke përfshirë si nënshkrimin, ashtu edhe llojin e dokumentacionit. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, tha se tashmë dokumentet dhe kontrollet do të bëhen vetëm për bizneset që dalin me risk të lartë dhe që kalojnë në kanalin “e verdhë” dhe “të kuq”. “Ky grup i “kanalit të kuq” përfaqëson në bazë të riskut dhe eksperiencës aktuale, mesatarisht 8 % të operatorëve dhe në këtë rast, e gjithë pjesa tjetër sot kalon pa asnjë kohë procesimi në kontrolle por edhe në letra, pasi edhe agjencitë doganore janë të unifikuara me këtë shërbim”. Ky është vetëm një nga hapat që doganat po bëjnë për shkurtimin e procedurave. Deri në fund të vitit, Drejtoria e Përgjithshme do të fusë edhe sistemin e traut elektronik, duke eliminuar doganierin e traut dhe duke bërë që mallrat të kalojnë menjëherë pas klikimit të bar kodit. “Pas printimit të kësaj deklarate ose pas marrjes së deklaratës, e cila është tërësisht në formë elektronike nëpërmjet një bar kodi dhe elementëve të tjerë të sigurisë që do të jenë totalisht elektronike, të eliminohet ai që quhet si doganierit i traut, duke qenë se thjesht nëpërmjet një smartphone do të bëhet e mundur që nëse deklarata është çliruar ashtu siç duhet dhe janë paguar të gjithë detyrimet, do të bëhet e mundur dhe hapja e traut”. Drejtori i Doganave, Arlind Gjokuta tha në fjalën e tij se kalimi në sistemin paperless është një moment historik për doganën shqiptare. Përparësitë që rrjedhin nga këto risi, lidhen me aplikimin dhe miratimin në rrugë elektronike (on-line) të një sërë autorizimesh e licencash që duhet të lëshohen nga autoritetet doganore. Aktualisht operatorët ekonomikë apo përfaqësuesit e tyre mund të aplikojnë në kohë reale (on-line) për disa nga regjimet e posaçme si dhe për procedura që lidhen me pullat e akcizës. Nënshkrimi elektronik, ashtu si në rastin e aplikimit on-line është elementi kryesor i deklarimit on-line dhe që i paraprin procesit të gjerë dhe shumë të rëndësishëm të “doganës pa letra”. Si për aplikimet ashtu dhe për deklarimin on-line nëpërmjet nënshkrimit elektronik synohet ulje e ndjeshme e kohës dhe kostove për individët dhe operatorët ekonomikë. Ky sistem
11
E enjte, 23 MAJ 2019
Drejtori i Doganave, tha se kalimi në sistemin paperless është një moment historik për doganën shqiptare. Agjencitë doganore kanë unifikuar sistemin me shërbimin e doganës
“Dogana pa letra”, Denaj: Ul kostot
SISTEMI “Doganat kanë filluar zbatimin e sistemit “pa letra”, i cili mundëson që 93% e bizneseve të cilët kalojnë mallin në pikat doganore të shmangin kontrollin por dhe dorëzimin e dokumenteve, çka shkaktonte kosto në kohë për shumë operatorë. Agjencitë doganore tashmë kanë unifikuar sistemin me shërbimin e doganës, duke përfshirë si nënshkrimin, ashtu edhe llojin e dokumentacionit”.
SYNIMI
mban operatorët ekonomikë larg sportelit të doganës me qëllim minimizimin e mundësive korruptive. Nëpërmjet përdorimit të këtij sistemi, synohet përdorimi i saktë,
unifikimi dhe standardizimi i metodologjisë së vlerësimit, duke shmangur dukurinë e deritanishme që lidhet me vlerësime të ndryshme në zyra të ndryshme doganore për mallra të
njëjtë. Po ashtu, sjell minimizimin e subjektivizmit dhe mundësive korruptive në vlerësimin doganor nëpërmjet mbajtjes së operatorëve ekonomikë larg sportelit të doganës.
“Nëpërmjet përdorimit të këtij sistemi, synohet përdorimi i saktë, unifikimi dhe standardizimi i metodologjisë së vlerësimit, duke shmangur dukurinë e deritanishme që lidhet me vlerësime të ndryshme në zyra të ndryshme doganore për mallra të njëjtë. Po ashtu, sjell minimizimin e subjektivizmit dhe mundësive korruptive në vlerësimin doganor nëpërmjet mbajtjes së operatorëve ekonomikë larg sportelit të doganës”.
SHKODËR
DURRËS
Shkolla me diplomë europiane
Mbikalimi i Fllakës, pikë e zezë për aksidente
Emanuel Mernaçaj nga Bushati i bashkisë së Vau-Dejesit, ka zgjedhur të studiojë në degën e Pyjeve pranë shkollës së mesme profesionale “Kolë Margjini” në Shkodër. Pas një periudhe të shkurtër që jetoi në Gjermani, i riu Gezim Pizeria, kuptoi për TCH se të kesh një zanat është shumë e rëndësishme. Diploma e marrë në këtë shkollë njihet në të gjitha vendet e bashkimit europian. Drejtori Agron Çeka i bën apel bashkive që të mbështesin këta të rinj me punësim pasi në të kundërt ata do të emigrojnë. Shkolla e mesme pyjore “Kole Margjini” është e vetmja e këtij lloji në të gjithë vendin duke përgatitur teknike të mesëm pyjesh dhe specialistë të përpunimit të drurit. Aktualisht pranë kësaj shkollë mësojnë rreth 100 nxënës ndërsa qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të të gjithë të rinjve qe kanë vendosur të ndjekin degën e pyjeve një burse mujore 7000 leke të reja.
Mbikalimi i Fllakës mbetet një pikë e zezë për aksidente në Autostradën Tiranë-Durrës. Dy burra u aksidentuan për vdekje mbrëmjen e djeshme, ndërsa shkak dyshohet se ishte gjendja e rrugës dhe shkelja e rregullave të qarkullimit. Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 21:45, pranë mbikalimit të Shën Vlashit ku një 55-vjeçar u përplas për vdekje nga një trajler teksa po qarkullonte me biçikletë. 45 minuta më vonë, një burrë rreth të 50-tave u përplas për vdekje nga një makinë teksa tentoi të kalojë autostradën. Drejtuesit e mjeteve u shoqëruan për sqarimin e rrethanave të aksidenteve dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidenteve të radhës në këtë pikë pike problematike të autostradës. Makinat që dalin nga autostrada për tu futur në mbikalim përballen me rrugën e dëmtuar, çka i detyron të ulin shpejtësinë. Këto manovra rrisin duke u rritur rrezikun për aksident nëse shoferi që vjen pas nuk ka kujdes.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E enjte, 23 MAJ 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E enjte, 23 MAJ 2019
Tirana vlerësohet në forumin më të madh të urbanistëve në botë “URBAN FUTURE 2019”
Veliaj: Tirana është qyteti i mundësive, i pasionit dhe i dëshirës për të kontribuar T
irana ka marrë vlerësim et më të larta për trans formimin që ka pësuar në 4 vitet e fundit në Forumin Global “URBAN FUTURE 2019”, që u zhvillua në Oslo. I pranishëm në këtë takim, më i madhi i urbanistëve nga vende të ndryshme të botës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ndihet krenar që kryeqyteti vlerësohet nga të gjithë për ndryshimet që ka pësuar, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në mentalitet. “Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme të isha në Oslo, udhëtimi im i fundit për të përfaqësuar Tiranën, për këtë mandat të parë. Ka qenë një kënaqësi e veçantë dhe më ka dhënë një krenari të veçantë të përfaqësoj qytetin tim, kryeqytetin tonë, ku me kaq shumë dashuri e përkushtim kemi bërë gjithë
këto ndryshime. Më vjen mirë që u vlerësuan në Oslo, nga forumi më i madh i urbanistëve, me rreth 3000 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, të gjitha ndryshimet që kanë marrë çmime, si sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, por edhe ndryshimi i mentalitetit dhe kulturës, nga korsitë e biçikletave
tek transformimi i çerdheve, kopshteve dhe tani shkollat e reja”, theksoi Veliaj. Veliaj u shpreh se Tirana është shembulli më i mirë se si me kreativitet dhe falë mobilizimit qytetar mund të realizohen gjëra të mrekullueshme. Ai nënvizoi se Tirana është qyteti i mundësive, pasionit dhe i dëshirës për të kontribuar. “Kjo
tregon që qytetet, pavarësisht nëse janë vende të varfra apo të pasura, me pak kreativitet dhe me shumë mobilizim qytetar, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Kur flas për pyllin orbital, që në fakt është mbjellë kryesisht nga kontributet e njerëzve, fëmijëve, për ditëlindje apo të familjeve, në kujtim të të afërmve të tyre, më mbush me krenari se jemi qyteti i mundësive. Ndoshta, jo qyteti më i pasur, por qyteti i mundësive, i pasionit dhe i dëshirës për të
kontribuar”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj siguroi për një fushatë dinjitoze dhe premtoi zbatimin e projekteve të nisura edhe në zona të tjera të kryeqytetit në mandatin e dytë. “Jemi mobilizuar për një fushatë qytetare, dinjitoze dhe duam që ato eksperimente që bëmë në mandatin e parë, t’i zbatojmë masivisht edhe në cepa të tjerë të Tiranës, në mandatin e dytë”, theksoi ai. Gjatë vizitës, kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim edhe nga kryetarja e Bashkisë së Oslos, Marianne Borgen, me të cilën bisedoi rreth projekteve në infrastrukturë, transport dhe çështjeve mjedisore. Në shenjë mirënjohje, Veliaj i dorëzoi homologes Marianne Borgen edhe “Kullën e Sahatit”. Veliaj shprehu bindjen se ky bashkëpunim i nisur mes dy qyteteve do të shtohet në katër
vitet e ardhshme. “Jam i bindur që me bashkëpunimin që nisëm me kryetaren e Bashkisë së Oslos, do të kemi më shumë partneritete, ku do të mësojmë nga më të mirët. Vërtet Norvegjia është një nga vendet më të pasura në botë, por ama shumë ndryshime janë identike si të Tiranës, heqja e makinave nga qendra e qytetit dhe kthimi i njerëzve në qendër të qytetit. Mezi pres që në mandatin tjetër, jo vetëm të bashkëpunojmë me më shumë qytete si Oslo, por ta ngremë akoma më lart emrin e Tiranës”, tha ai.
rikadave” ku jo vetëm u bë riparimi i shtyllave ekzistuese, por edhe u vendos ndriçimi LED. Siç shihet edhe nga fotot e gjithë zona ka ndryshuar pamje falë këtij ndriçimi. Dritat LED, përveçse do të kursejnë energji elektrike deri në 65 për qind dhe do të rino-
vojnë sistemin ekzistues, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.
FOTOLAJM
Rruga e “Barrikadave” në kryeqytet me ndriçim LED
R
reth katër vite më parë vetëm 30 për qind e rrugëve të Tiranës ishin të ndriçuara. Ndërsa sot, jo vetëm që mbi 85 për qind e
rrugëve të kryeqytetit janë të ndriçuara, por një pjesë e mirë e tyre janë pajisur me teknologjinë LED të ndriçimit, ekonomik dhe mbi të gjitha
miqësor me natyrën. Një tjetër investim nga bashkia e Tiranës, është rruga e “Bar-
AKTUALITET
14
E enjte, 23 MAJ 2019
Forcimi i masave ligjore për edukimin në vazhdim do të prodhonte një efekt të pjesshëm nëse nuk do të shoqërohej me krijimin e mundësive të reja për edukim në vazhdim, nëpërmjet teknologjisë së informacionit
“E-learning”, Manastirliu: 4000 profesionistë janë trajnuar jashtë vendit “Në këto 5 vite, përpos investimeve në infrastrukturën e kujdesit parësor e spitalor në pajisje biomjekësore, në rritjen e pagave, investimet në shëndetësinë elektronike, një rëndësi të veçantë i kemi kushtuar procesit të edukimit në vazhdim dhe certifikimit të tyre, si një nga parakushtetet që garanton edhe standardin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në konferencë “E-learning” në mjekësi. “E-learning apo edukimi në distancë, nuk është një koncept i ri për Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, pasi në vitet e fundit ka akredituar mbi 130 aktivitete të edukimit në distancë. Deri me sot rreth 4000 profesionistë shëndetësie kanë marrë pjesë në aktivitete të edukimit në distancë të akredituara nga QKEV ose jashtë vendit”,-u shpreh Manastirliu. Ajo shtoi se gjatë 2018 janë akredituar më shumë se 850 aktivitete të akredituara dhe mbi 4.500 mjekë, 9.600 infermierë, 2.300 stomatologë, 2.000 farmacistë kanë ndjekur programe të certifikuara të edukimit në vazhdim. “Në
ndryshimet në ligjin e kujdesit shëndetësor, që miratuam para dy javësh në Kuvend, garantojmë mes të tjerash që proces i edukimit në vazhdim të mos mbetet në dëshirën e mirë të profesionistëve por edukimin e vazhdueshëm dhe certifikimin e njohurive nëpërmjet licensimit, të jenë kusht për ushtrimin e suksesshëm të profesionit.
Me këtë ligj, kemi rritur edhe përgjegjësinë e drejtuesve të institucioneve shëndetësore për procesin e edukimit në vazhdim të stafit mjekësor që ka në drejtim, po ashtu dhe sigurimin që ky proces të kryhet nga struktura të certifikuara”, tha Manastirliu. Ministrja theksoi se forcimi i masave ligjore për edukimin në vazhdim do të
prodhonte një efekt të pjesshëm nëse nuk do të shoqërohej me krijimin e mundësive të reja për edukim në vazhdim, nëpërmjet teknologjisë së informacionit. “Ne kemi sot në dispozicion një sërë sistemesh elektronike. Disa prej tyre i shërbejnë drejtpërsëdrejti lehtësimit të procedurave për qytetarët siç është sistemi elektronik i vizitës
KRYEMINISTRI
TAKIMI
Manastirliu takon homologun kinez: Forcojmë bashkëpunimin Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu priti në një takim zyrtar Ministrin Kinez të Shëndetësisë, Ma Xiaowei dhe delegacionin që e shoqëronte, ku theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë. “Është një hap përpara që po ndërmarrim së bashku, për të jetësuar Planin e Veprimit 2018-2020 në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve tona, që i shërben shkëmbimit të eksperiencave dhe përmirësimit të sistemeve shëndetësore, marrjes së eksperiencave dhe praktikave më të mira”, u shpreh Ministrja Manastirliu. Duke prezantuar arritjet e deritanishme në fushën e shëndetësisë, Manastirliu theksoi rëndësinë e trajnimit të profesionistëve të shëndetit.
“Pavarësisht investimeve që po realizojmë, është shumë e rëndësishme të kemi profesionistë që i përditësojnë dijet, profesionistë të aftë për të zhvilluar sistemin e kujdesit shëndetësor, në mënyrë që të shkojmë drejt objektivave që ne kemi për sa i përket cilësisë dhe standarteve që duhet të ofrojmë në kujdesin shëndetësor”, tha Manastirliu. Ministri kinez i Shëndetësië, Ma Xiaowei prezantoi
zhvillimet në sistemin shëndetësor të Republikës Popullore të Kinës, i cili po fokusohet te mbështetja e spitaleve të zonave rurale nga spitalet e mëdha në zonat urbane. “Jam i impresionar nga arritjet e deritanishme në shëndetësinë shqiptare dhe shpreh angazhimin për të vijuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe dy popujve tanë që kanë një miqësi të thellë”, u shpreh Xiaowei.
mjekësore apo e-referimi, eRx dhe regjistri i kartës së shëndetit, kanë transformuar praktikën e punës për mjekët dhe shërbimin për pacientët. Disa të tjerë si regjistrat e sëmundshmërisë, regjistri i kontrollit shëndetësor bazë apo regjistrat e barnave u shërbejnë profesionistëve të shëndetësisë për të menaxhuar më mirë të dhënat por dhe për të bërë analiza që i shërbejnë punës së tyre”. Sipas saj, janë mbi 100 mijë qytetarë që çdo muaj përcaktojnë elektronikisht vizitat dhe ekzaminimet te mjeku specialist, pasi përdorimi korrekt i teknologjisë dhe vullneti i mirë për të ndërtuar sisteme që vënë të parin qytetarin. “Së shpejti do të shtrijmë recetën elektronike edhe për barnat jo të rimbursueshme, kjo do të na lejojë të kemi një panoramë më të plotë të barnave që përshkruhen e përdoren në popullatë shqiptare. Po punojmë për Sistemin e Informacionit Spitalor, i cili do të lehtësojë administrimin në spitale dhe rrisë llogaridhënien. Një nga avantazhet kryesore të pasjes së sistemeve elektronike është pikërisht, menaxhim më i mirë i burimeve dhe i të dhënave”, shtoi Manastirliu.
Rama: Moment historik për mjekësinë shqiptare Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “E-learning”, e cila pritet që të aplikohet në sistemin e shëndetësisë. Sipas Ramës me këtë sistem nuk ka më manipulime nga profesionistët e mjekësisë, si dhe ata mund të bëjnë shërbime më të mira për komunitetin. “”E-learning” fut teknologjinë në mjekësi, duke zhvilluar mjekësinë më tutje. Sot në mjekësinë shqiptare është një partner profesional shumë i rëndësishëm. Askush nuk i ikën dot kësaj platforme. Me këtë platformë merr fund sporti kombëtar i hileve për të prezantuar letra dhe certifikata sikur i kemi kryer ato detyrime. Me këtë platformë askush nuk i shmanget dot edukimit në zhvillim dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot
kreditet. “E-learning” është sot një hap i transformimit të madh të mjekësisë, duke e bërë sistemin të pamanipulueshëm. Është
sistem i provuar tanimë botërisht dhe ajo që pritet të shihet është si do të ndryshojë botën dixhitale, si do ndryshojë botën e sistemit të ndërveprimeve shëndetësore. Ne jemi duke përgatitur edhe një ligj për të hyrë në parlament, për teknologjinë, pasi ambicia jonë është që të përfitojmë nga inovacioni, pavarësisht shkallës së zhvillimit të vendit. Ne duam që të jemi përpara në sistemin e teknologjisë, që burokracia të marrë fund. Kalimi te shëndetësia elektronike dhe dixhitale është proces i gjatë por me këtë hap çelet ky shteg. Nuk është vetëm sistem i pamanipulueshëm por bëhet fjalë për sistem të një cilësie shumë të lartë të edukimit në distancë”, tha Rama.
AKTUALITET
15
E enjte, 23 MAJ 2019
AKUZA
ZV/MINISTRJA
Voda: Marrëveshja me Frontex-in, sugjerim i BE-së Z
v/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e ftuar në “A2 CNN” shpjegoi pse u ofrua asistenca e Frontex. “Marrëveshja me Frontex-in nuk është rast i izoluar apo specifik. Është një marrëveshje e cila është e të njëjtit standard siç e ka Italia, Franca dhe Gjermania me Frontex-in. Ne ndajmë kufi me Evropën dhe kjo marrëveshje ka qenë sugjerim i BE-së për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi BE-ja në strategjinë e saj për çeljen e negociatave e ka vënë gjithmonë si detyrë. Ne jemi thjesht vendi i parë që e ka finalizuar marrëveshjen”, deklaroi Voda. Nga ana tjetër, ajo tha se marrëveshja nuk ka afat kohor. “Sfida kryesore janë flukset migratore për
BE-në por edhe terrorizmi dhe krimi ndërkombëtar. Marrëveshja nuk ka afat kohor, është lënë e hapur por palët kur ta çmojnë të arsyeshme, kanë të drejtë që të tërhiqen nga marrëveshja”. Emigrantët e jashtëligjshëm që shfrytëzojnë kufirin e gjelbër shqiptaro-grek, duhet të mendohen dy herë për të ndërmarrin një veprim të tillë. Tani i gjithë kufiri po monitorohet nga 50 oficerë të Frontex . Objektiv është kontrolli i fluksit të emigrantëve, lufta ndaj krimit dhe trafikut të qenieve njerëzore. Sipas medieve të huaja, Shqipëria është e vendosur t’i tregojë vendeve të BE-së se po lufton seriozisht krimin e organizuar kështu që mund të rrisë shanset për të hapur negociatat me Brukselin.
Objektiv është kontrolli i fluksit të emigrantëve, lufta ndaj krimit dhe trafikut të qenieve njerëzore. Kjo do të jetë hera e parë që Frontex do të kryejë një operacion në territorin e një vendi jo të BE-së
Frontex në Shqipëri, mediet e huaja: Edhe për negociatat me BE-në E
migrantët e jashtëligjshëm që shfrytëzojnë kufirin e gjelbër shqiptaro-grek, duhet të mendohen dy herë për të ndërmarrin një veprim të tillë. Tani i gjithë kufiri po monitorohet nga 50 oficerë të Frontex . Objektiv është kontrolli i fluksit të emigrantëve, lufta ndaj krimit dhe trafikut të qenieve njerëzore. Kjo do të jetë hera e parë që Frontex do të kryejë një operacion në territorin e një vendi jo të BE-së. Komisioneri Dimitris Avramopoulos, tha se misioni i Frontex në Shqipëri është një etapë e re e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe BE-së dhe sqaroi se misioni nuk do të cënojë sovranitetin e shtetit shqiptar. Mediet më prestigjioze ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Frontex (Agjencia Europiane e Ruajtjes së Kufijve dhe Bregdetit) që është edhe bashkëpunimi i parë i kësaj agjencie me një vend jo anëtar të BE-së. “Komisioni Europian njoftoi dërgimin e një ekipi për të ndihmuar autoritetet shqiptare në forcimin e menaxhimit të kufijve dhe të rritjes së sigurisë në kufij me Greqinë”, shkruan agjencia gjermane zyrtare e lajmeve, DPA. Kryeministri Edi Rama përshëndeti këtë hap shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe vlerësoi se “do të përforcojë gjithashtu edhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë”, komenton agjencia franceze zyrtare e lajmeve, AFP duke cituar njëkohësisht edhe kryeministrin e Shqipërisë. Nga ana tjetër, agjencia italiane zyrtare e lajmeve, ANSA, thekson se 50 anëtarë të Frontex, që vijnë nga 11 vende të Bashkimit Europian, do të jenë në krahë të kolegëve të tyre shqiptarë në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në misionin e parë në një vend jo anëtar të BE-së. “E dimë që presioni është i lartë dhe se kjo rrugë është dinamike dhe duhet të jemi gati në rast se rrjedha
ARSYEJA
“Shqipëria është e vendosur t’i tregojë vendeve të BEsë se po lufton seriozisht krimin e organizuar kështu që mund të rrisë shanset për të hapur negociatat me Brukselin”, thekson agjencia prestigjioze britanike”.
e emigrantëve të jashtëligjshëm rritet në verën e këtij viti”, theksoi për “Reuters” drejtori ekzekutiv i “Frontex”, Fabrice Leggeri. “Shqipëria është e vendosur t’i tregojë vendeve të BE-së se po lufton seriozisht krimin e organizuar kështu që mund të rrisë shanset për të hapur negociatat me Brukselin”, thekson agjencia prestigjioze britanike. Jehona e këtij bashkëpunimi është pasqyruar edhe në mediet përtej Atlantikut si “Montreal
Gazette”, “Fox News”, “Toronto City News”, “Vancouver Sun” etj. Komisioneri Dimitris Avramopoulos, tha se misioni i Frontex në Shqipëri është një etapë e re e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe BEsë dhe sqaroi se misioni nuk do të cënojë sovranitetin e shtetit shqiptar. “6 muaj më parë në Tiranë nënshkrova marrëveshjen këtë marrëveshje statusore me këtë komb të madh për menaxhimin e kufirit. Kjo marrëveshja është e para dhe e vetmja e
Frontex në Shqipëri, Hajdarmataj: Dorëzim i shtetit
Vendosja e 50 trupave të Frontex në Shqipëri ka ndarë në dy kahe politikën që e konsideron si sukses dhe ekspertët të cilët e quajnë si një dorëzim të shtetit në menaxhimin e kufirit. Prezenca Agjencisë së Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Shqipëri ka ndarë në dy qëndrime politikën që e konsideron si sukses dhe ekspertët e policisë, të cilët e quajnë si dështim të shtetit shqiptar. Për ish-drejtuesin e policisë, Arben Hajdarmataj, vendosja e Frontex në kufirin shqiptar duket më shumë si një dorëzim i shtetit, pasi nuk ka arritur të menaxhojnë si duhet vijën kufitare. ‘’Frontex nuk ka më besim te policia shqiptare. Deri tani ne kemi pasur vetëm shkëmbim të informacioneve, tani do ti kryejë vetë këto procedura’’. Bashkëpunimi i Shqipërisë me Frontex ka nisur në vitin 2009. Fluksi i lartë i refugjatëve nga vendet e lindjes drejt hapësirës së BE-së përmes Shqipërisë u bënë shkak për vendosjen e trupave në pjesën jugore. ‘’Frontex është prezent në marrëdhëniet me Shqipërinë që nga viti 2009. Nuk i beson policisë shqiptare në menaxhimin e flukseve migratore që vinë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë’’.
këtij lloji, desha ta theksoj është operacioni i parë në botë, me një vend jo shtet anëtar të BE. Kjo jo vetëm shënon një fazë të re mes BE-së dhe Ballkanit por është edhe një hap më tej drejt operacionalizimit të agjensisë. Mënyra e vetme është të punojmë ngushtësisht së bashku si fqinj e partner. Ajo që ndodh në Shqipëri e Ballkan prek BE-në e anasjelltas. Siguria e qytetarëve është në qendër të vëmendjes tonë. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan me të cilin BE po shkon para me këtë kapitull të ri. Është një hap i rëndësishëm që na bashkon më shumë. Marrëveshja statusore, do na ndihmojë në këtë përpjekje. Këto janë elementë të rëndësishëm të bashkëpunimit. Lëvizja pa viza është një arritje madhore, që sjell të mira për të gjitha palët, ndaj duhet ta ruajmë si të tillë. Skuadrat do kryejnë kontrolle e vëzhgime për të parandaluar kalime të paautorizuara. Shqipëria mbetet përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj, asnjë pikë dyshimi sa i përket sovranitet kombëtar. Skuadrat mund të ushtrojnë kontroll në prani të rojës kufitare shqiptare. Prioriteti kyç të kemi marrëdhënie të forta me fqinjët në partneritet, ju përfshin ju”,-u shpreh Avramopulos.
AKTUALITET
16
E enjte, 23 MAJ 2019
Hetimet për këtë rast kanë nisur në vitin 2018 pas verifikimeve lidhur me një kompanie në tregtinë e automjeteve, me aktivitet në dy qytete të Holandës dhe me degë në Gjermani dhe Belgjikë
Skema si rrjeti shqiptar i drogës fitoi terren në Holandë P
olicia holandeze ka nisur një aksion të gjerë ndaj bandave shqiptare të kultivimit dhe trafikut të drogës në zonat e Limburg dhe Geleen, në bashkëpunim dhe me policinë gjermane dhe belge. Gjatë aksionit janë kryer kontrolle në dhjetëra banesa ku kishte dyshime se kultivohej drogë në ambiente të mbyllura, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona. Tre nga të dyshuarit që janë arrestuar jetojnë në Belgjikë. Ata janë dy burra 40-vjeçarë me prejardhje marokene dhe një grua 36-vjeç, të cilët u arrestuan në Gjermani, ndërsa i dyshuari i katërt është një 34 vjeçar shqiptar, që u ndalua në Geleen. Zbulimi i grupit që merrej me rritjen e kanabisit u bë pasi një agjent i fshehtë ra në kontakt me shqiptarin, i cili dyshohet se drejtonte bandën. Sipas mediave holandeze një kompani në Groenstraat në Geleen, u ka paguar qiranë shqiptarëve. Pikërisht kjo kompani dyshohet se bën edhe transportin e parave nga Holanda drejt Gjermanisë ose Belgjikës, pasi kishte qendra në këto shtete. Hetimet për këtë rast kanë nisur në vitin 2018 pas verifikimeve lidhur me një kompanie në tregtinë e automjeteve, me aktivitet në dy qytete të Holandës dhe me degë në Gjermani dhe Belgjikë. Në vitin
2016, një agjent zbuloi rastësisht një plantacion kanabisi në një shtëpi në Heerlen. Ai zbuloi se qiraja e pronës nuk paguhej nga rezidenti shqiptar por nga një kompani. Kjo kompani, e cila ndër të tjera nxjerr targa një ditore dhe i eksporton, ka bazën në Geleen dhe rajonet kufitare në Gjermani e Belgjikë. Tre drejtuesit e kompanisë, nga Maroku e Belgjika, u arrestuan të hënën gjatë një aksioni policor ku morën pjesë 200 oficerë
DURRËS
policie. Gjithashtu në pranga ra edhe një 34-vjeçar shqiptar, shkruan media holandeze “De Limburger”. Ata dyshohet se përdornin mjete identifikimi të rreme, lehtësonin kultivimin e kanabisit dhe pastronin para. Sipas policisë, kompania e vendosur në Groenstraat në Geleen, ishte çelësi sepse lehtësonte kultivimin e kanabisit në një shkallë të gjerë. Ajo paguante qiranë, ujin dhe energjinë elektrike për banesat
Sekuestrohen 1 milion euro N pasuri të paluajtshme Një 57-vjeçar me banim në Durrës dhe i dënuar në Itali, i janë sekuestruar nga policia në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare, të cilat i kishte përfituar në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali. Seksioni Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, ka vënë në sekuestro një shumë të konsiderueshme të hollash dhe pasuri të paluajtshme të Xhakomin Seferit. Pas një hetimi 2-vjeçar të zhvilluar me metoda speciale, policia thotë se “është arritur të dokumentohet se 57-vjeçari e ka përfituar këtë pasuri në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali”. Seferi është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Gjobëvenie e kryer në bashkëpunim”. Në përfundim të hetimeve u bë sekuestrimi i llogarive bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm.
FIER
jë histori dashurie është bërë shkak për ngjarje të pazakontë brenda familjes Xhelili. Vajza e tyre, 15-vjeçare është larguar nga shtëpia, çka ka alarmuar prindërit. Këta të fundit kanë bërë denoncim në Polici se vajza e tyre 15-vjeç është rrëmbyer nga një djalë, të cilin nuk e njohin. “Kemi kallëzuar rrëmbimin e vajzës por nuk po marrim përgjigje. Nuk e njohim personin i cili ka rrëmbyer vajzën. Na kontaktoi Policia e Beratit për vendndodhjen e saj”, shprehen prindërit. Ndryshe nga prindërit, vajza ka deklaruar se familja e njeh djalin, pasi ky i fundit kishte shkuar në shtëpi për t’i kërkuar dorën. Ajo ka rrëfyer se prindërit nuk ka qenë dakord për këtë lidhje, prandaj ka vendosur që të largohet nga shtëpia, për t’u martuar me djalin që është e dashuruar. Policia pritet që ta kthejë 15-vjeçaren pranë prindërve në Fier, ndërsa është shoqëruar në komisariat edhe djali me të cilin ajo ishte larguar.
ku kultivohej droga në Limburg, kryesisht në Sittard-Geleen. 34-vjeçari shqiptar mendohet se drejtonte rrjetin e drogës të mbizotëruar nga shqiptarët. Sipas hetuesve shqiptarët përdornin pasaporta të falsifikuara italiane dhe greke. Si edhe kishin marrë leje qëndrimi në vend. Dedektivi Ralf nga Limburg tregoi sesi asnjë nuk arriti tek rrjeti shqiptar i drogës që ishte përhapur në shkallë të gjerë në Sittard-Geleen. Policia kishte
SKEMA “Në vitin 2016, një agjent zbuloi rastësisht një plantacion kanabisi në një shtëpi në Heerlen. Ai zbuloi se qiraja e pronës nuk paguhej nga rezidenti shqiptar por nga një kompani. Kjo kompani, e cila ndër të tjera nxjerr targa një ditore dhe i eksporton, ka bazën në Geleen dhe rajonet kufitare në Gjermani e Belgjikë. Tre drejtuesit e kompanisë, nga Maroku e Belgjika, u arrestuan të hënën gjatë një aksioni policor ku morën pjesë 200 oficerë policie”. goditur disa plantacione me kanabis gjatë viteve të fundit por për një kohë të gjatë ata nuk e kuptuan se ato po lehtësoheshin nga një kompani me bazë në Geelen që prej vitit 2014. Përdoruesit e këtyre vendeve ishin pothuajse të gjithë me shtetësi shqiptare, por përdornin dokumente të rreme identiteti. Policia dyshon se kompania ishte në dijeni të identiteteve të rreme. Mbetet e paqartë se kush i nxirrte dokumentet. Detektivët thonë se falë kompanisë, shqiptarët mbetën nën radarin e policisë. Kambanat e alarmit nuk ranë askund. Kompanitë e energjisë nuk kontrolluan nëse klientët jetonin në adresat specifike, bashkia nuk kontrolloi nëse kishte njerëz që jetonin në banesat e regjistruara si të pabanueshme.
Vajza: E dua djalin, nuk jam rrëmbyer
AKUZA
“Kemi kallëzuar rrëmbimin e vajzës por nuk po marrim përgjigje. Nuk e njohim personin i cili ka rrëmbyer vajzën. Na kontaktoi Policia e Beratit për vendndodhjen e saj”, shprehen prindërit.
FORUM
17 E enjte, 23 MAJ 2019
“Tiranë – Bukuresht: Historia e zhvillimit shoqëror dhe kulturor e dy kryeqyteteve”
Nga Entela Binjaku
Ë
shtë përkujtuar në Tiranë 105 vjetori i marrëdhënieve diplo matike Rumani-Shqipëri. Me këtë rast u mbajt në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar konferenca me titull “Tiranë – Bukuresht: Historia e zhvillimit shoqëror dhe kulturor e dy kryeqyteteve”. Në celje të saj banda frymore e qytetit interpretoi dy himnet e vendeve tona dhe me tëj u kalua në fjalët përshëndetëse. Aktiviteti lindi me nismën e Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës së Rumanisë në Tiranë dhe në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, Bibliotekën Kombëtare dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Në emër të Bashkisë së Tiranë fjalën përshëndetëse e mbajti nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Të pranishmit i përshëndeti ambasadori i Rumanisë në Shqipëri në vendin tonë, Mircea Perpelea i cili foli për rëndësinë që ka një aktivitet i tillë duke krijuar mundësinë të flitet rreth dy kryeqyteteve tona, rreth njerëzve dhe kulturës. “Kemi sfida të përbashkëta, pika të përbashkëta dhe çaste historike që na afrojnë” . Ai tha se në mënyrë të thelluar rreth këtyre, fjalën e kanë profesionistët por theksoi se lëvizja për shpalljen e Pavarësisë se Shtetit shqiptar nisi nga Bukureshti. Më tej ai foli për familjen me origjinë shqiptare Gjika nga më të rëndësishmet në historinë e Rumanisë, muzikën e shk-
E gjithë shoqëria shqiptare sot është e shqetësuar për situatën politike tej të tencionuar në Shqipëri, çdo njeri e konsideron këtë situate plot tension dhe krizë të thellë politike, si një politikë të çmendur e të përgjegjshme. Opozita si kudo, edhe në Shqipëri ka disa muaj që ka ngritur zërin për mjaft problem që sot ka qeverisje socialiste. Opozita e cila ka rrolin e saj të bëjë rojtarin për gabimet që bën qeverisja e vendit, është stacionuar dhe është organizuar në protestat fuqishme për një mori skandalesh. Kriza e besimit është shumë e ulët tek kjo mazhorancë e cila akuzohet rëndë për vjedhje dhe manipulim në zgjedhjet e fundit parlamentare, për korrupsionin më të rëndë ndër 30 vite, për krimin e organizuar i cili është kërcënues për shoqërinë, për konçesionet korruptive të PPP e për të tjera problem që e ngarkojnë këtë qeverisje me shumë përgjegjësi. Opozita e bashkuar ka ngritur një kauzë
105-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Rumani-Shqipëri ruar nga një kompozitor i madh rumun si Porumbescu i cili shkroi himnin mbi vargjet e Asdrenit etj. “Çdo herë që e dëgjoj himnin tuaj, ndjehem edhe unë shqiptar” tha Ambasadori Perpelea. Ambasadori foli për për përpjekjet e mëdha të njerëzve të mrekullueshëm duke sjellë në kujtesë fjalën e Rauf Ficos: “ Mes dy vendeve tona, nuk ka asgjë që na ndan. Çdo gjë na bashkon”. Ne jemi vende evropiane dhe kryeqytetet tona kanë sfida si çdo kryeqytet tjetër i Evropës”, përfundoi Ambasadori Perpelea fjalën e tij përshëndetëse ndërsa uroi edhe punime të mbara Konferencës. Në prani të të ftuarve studentë, historianë, anëtarë të komunitetit arumun në vendin tonë, trupit diplomatik etj., e morën fjalën disa referues të cilët në fjalët e tyre sollën aspekte të ndryshme nga historiku i zhvillimit mes vendeve tona. Rreth kontributit të kolonisë shqiptare në Bukuresht në lëvizjen kombëtare shqiptare të shekullit XIX foli Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi. Kumtesat që pasuan erdhën nga tre profesorë të Fakultetit të Histori-Filologjisë së Tiranës. Prof. Dr. Mimoza Karagjozi-Kore foli mbi bashkëjetesën e hershme gjuhësore midis shqiptarëve dhe rumunëve. Prof. Asoc. Dr. Eva Hyska foli rreth temës “Princesha shqiptare Dora D’Istria dhe aktiviteti I saj”. Prof. Paskal Milo politikan i njohur dhe ish ministër i Punëve të Jasht-
me i Republikës të Shqipërisë, mbylli serinë e kumtesave duke folur mbi marrëdhëniet aktuale ShqipëriRumani në kuadrin e partneritetit Euro-Atlantik. Konferenca përfundoi punimet me fjalën e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, z. Ardit Bido. Më pas të pranishmit vizituan edhe ekspozitën e hapur me këtë rast me objekte, libra dhe gazeta, ku Muzeu Historik Kombëtar ekspozoi disa objekte, pjesë e fondit muzeor, mes të cilave edhe Kallamarin e përdorur nga Asdreni dhe Flamurin e Kolonisë Shqiptare në Rumani, përdorur gjatë viteve 1938-1953. Ky aktivitet përkoi edhe periudhën 6-mujore kur Rumania po mban Presidencën e Këshillit të Evropës dhe pasoi aktivitetevet që Ambasada e Rumanisë në vendin tonë është duke zhvilluar edhe në kuadër kësaj Presidence. Disa ditë më parë më 10 maj 2019, Ambasada e Rumanisë ishte e pranishme me pavionin e saj në kuadër të “Fshatit Evropian” organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës në kuadër të Javës Evropiane 2019. Materiale promocionale kontribut i kompanisë ROTAREXIM, këngët dhe vallet çobane të zonës midis Transilvanisë dhe Vllahisë, interpretuar nga ansambli folklorit “Mioria” nga komuna Vaideeni prezantuan në Tiranë folklorin rumun. Në datën 8 maj 2019, Ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Mircea Perpelea, mori
pjesë, me ftesën e rektorit të Universitetit “Luarasi” në Tiranë, prof. dr. Ethem Ruka, në konferencën e tetë ndërkombëtare shkencore me temë “Politika të Integruara në Kërkim dhe Inovacion”. Ne këtë aktivitet ishin të pranishëm anëtarë te shquar të fushës akademike të Tiranës, përfaqësues të trupit diplomatik, zyrtarë të lartë shqiptarë dhe studentë të shumtë. Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Ambasada e Rumanisë në Tiranë me rastin e Presidencës rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian, në datën 4 maj, në qytetin e Korçës, u mbajt spektakli “Ducu Bertzi & miqtë” interpretuar nga artisti i njohur rumun Ducu Bertzi në shoqërine e Gogu Vanghele, këngëtar me origjinë arumune nga Rumania. Repertori i artistit të Ducu Bertzi dhe meloditë tradicionale arumune mblodhën në sheshin e Pazarit qytetarë të Korçës dhe turistë të shumtë. Ishin të pranishëm përfaqësues të Bashkisë Korçë dhe të institucioneve të ndryshme lokale. Një ndër ngjarjet e shënuara në këtë kalendar aktivitetesh ishte edhe vizita në Tiranë e Presidentit të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Sibiut, prof. univ. dr. Costantin Chiriac. Ndër të tjera në programin e vizitës në Shqipëri zoti Chiriac kreu një takim me Kryepeshkopin Janullatos, drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, drejtorin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Ministren e
Politik e çmendur Nga Zenel Çeliku për largimin e Ramës si kryeministër, për një qeveri tranzitore dhe për zgjedhje të ndershme, transparente dhe të rregullta. Një element shumë i rëndësishëm sikur i mungon kërkesave të opozitës, ndryshimet në sistemin zgjedhor të cilin e përmendin rralla, gjë që i penalizon partitë e vogla, por është shumë ë rëndësishme që liderët e partive të eliminojnë një herë e mirë listat e mbyllura të kandidatëve, gjë që I bën shumë të fuqishëm kryetarët e partive të mëdha. Nga ana tjetër kemi nëe mazhorancë e cila e konsideron shumë normale situatën politike në vend, ku opozita e bashkuar është jashtë parlamentit dhe nuk garojnë për zgjedhjet e dekretuara më 30 Qershor. Kryeministri del gati çdo ditë në konferenca për shtyp ku deklaron se zgjedhjet do të bëhen më
30 Qershor, vjen apo nuk vjen në zgjedhje opozita e bashkuar. Kryeministri dhe mazhoranca qeverisëse e konsiderojnë si normale që në parlament opozita na u përfaqësona me deputetet e rinj që kanë hyrë nga listat e PD dhe të LSI. A është normale kjo përplasje politike e cila po shqetëson mbarë shqiptarët se, mos ndoshta siguria kombëtare po kërcënohet seriozisht?! A është normale që njerëzit shprehen të frikësuar se po na kërcënon një tjetër 1997? Nëse kjo mazhorancë dhe Kryeministri Rama e konsideron PS të fortë dhe triumfues në zgjedhjen e shqiptarëve, përse nuk bën një hap mbrapa për ti dalë përpara një katraure politike dhe civile? Si mundet të zhvillohen zgjedhjet kur opozita e bashkuar nuk është aktore dhe faktore në zgjedhje? Faktori ndërkombëtarë po bën thirrje çdo ditë për dialog pozitë-
opozitë, a është në nderin dhe në modelin europian që mazhoranca duhet të hapë spacio dhe barazi për opozitën, me qëllimin që opozita të organizohet për zgjedhje dhe garim në zgjedhje, por ama në zgjedhje të ndershme e të rregullta? Në optikën time, si gazetar me përvojë çerek shekullore, vërej se politika shqiptare i ngjason një roboti të çmendur dhe të dalë nga sistemi komandues, sepse sipas kësaj mazhorance vetëm një gjë ka mbetur, përballja votues dhe kondra votues me 30 Qershor. Kjo është shumë e rrezikshme të dashur motra e vëllezër, ky qëndrim është katastrofik, kjo marrëdhëniet me opozitën është krizë e thellë dhe shumë e rrezikshme politike dhe shoqërore. Ndaj mbarë shoqëria kërkon që politik të largohet nga qëndrime të çmenduar dhe të pa përgjegjshme, sepse në fund të
Kulturës, Rektorin e Universitetit të Arteve si dhe mbajti konferencën me titull: “Rumania dhe vlerat evropiane” në Universitetin “Luarasi” dhe recitalin “Zoti dhe vëllai Eminesku” në Fakultetin Filologjik të Tiranës”. Më 18 mars 2019, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë priti një ngjarje të jashtëzakonshme ku publiku shqiptar mundi të takohej me karikaturistin e madh rumun ªtefan Popa Popa’s. Organizuar nga Ambasada e Rumanisë në Tiranë, në kuadër të mbajtjes të Presidencës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga vendi ynë, ky aktivitet pati dy komponentë: një ekspozitë të portreteve të disa prej personaliteteve më të shquara të skenës politike ndërkombëtare dhe Ngjarja maratonë u zhvillua gjatë një periudhe prej rreth 5 orësh dhe u reflektua edhe në median shqiptare. Pikërisht për mbështjetjen e dhënë këtij aktiviteti Ambasadori Perpelea i dorëzoi të hënën e 20 majit Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar z. Koçi një letër falënderimi. ër të vijuar me aktivitetet në kuadër të Presidencës Rumune pritet që të mbahen në Fier “Ditët e Rumanisë” në datat 24 dhe 25 maj, në kuadër të të cilave janë parashikuar disa aktivitete kulturore. Ndërkohë e premtja e 24 majit, shënon edhe “Ditën Kombëtare të Arumunëve”, një ditë që përkujtohet në mënyrë të përvitshme edhe nga komuniteti arumun në Shqipëri.
fundit, janë shqiptarët që e pësojnë një katraure dhe përplasje civile midis tyre ku dikush I përfaqësuar me opozitën e dikush me mazhorancën. Kjo politikë nuk I shërben askujt, aq më shumë shqiptareve të vuajtur 50 vjet nga regjimi komunist, dhe në 30 vjet orvajtje dhe nen pushtetin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Sot Shqipëria është e parafundit në integrimin Europian dhe pse, pikërisht nga kjo politikë e ç’mendur. Sa nuk është vonë, mazhoranca qeverisëse duhet të bëj një hap mbrapa, kryeministri meqenëse e ndjen vehten të votuar në shumicë në krahasim me opozitën, me kurajo dhe përgjegjshmëri qytetare duhet të largohet nga posti I kryeministrit dhe të futet në garë si I barabartë, pastaj nëse ai votohet, është e drejta e tij legjitime të qeveris si I votuar. Vetëm dhe vetëm kështu Shqipëria mundet ti shmanget një kaosi politiko-civil, i cili rrezikon ta kthej vendin 20 vite mbrapa dhe ta lerë jashtë dyjave të BE për shumë e shumë vite të tjera.
KULTURE
18 E enjte, 23 MAJ 2019
Panairi i bletarëve në Lezhë: Mbrojmë bletët, mbrojmë planetin N
ë ditën botërore të bletëve, në sheshin ad mistrativ “Gjergj Kastrioti’ në qendër të qytetit të Lezhës, është organizuar panairi “ Mbrojmë bletët-mbrojmë planetin” me praninë e bletërritësve dhe shoqatave të bletarëve nga Lezha, Puka, etj. Por edhe nga Kosova , si nga Deçani, etj, të cilët ekspozuan prodhimet e tyre në mjaltë , por edhe pajisje, libra, fletë-palosje, katalogë produktesh për bletarinë, etj, që kishin të bënin me mbarështimin e bletës dhe cilësisë së prodhimit të mjaltit për kon-
sumatorin. Mjalti është produkt ushqimor, që ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e njeriut , duke qenë jo vetëm ushqyes, por edhe kurativ. “Prandaj bletët sa më të shëndetshme të jenë, prodhojnë më shumë mjaltë”, theksuan specialistët e bletarisë në këtë panair. E rëndësishme për mbarështimin dhe shëndetin e bletëve është trajtimi ushqimor, krijimi i kushteve optimale për mbarështimin e kullotës, por edhe ruajtja e shëndetit të tyre me medikamentet e nevojshme, si për jetëgjatësi, por edhe në prodhimtari. Në këtë panair për
bletarinë ekspozuan prodhimet e tyre “farmvet Lezha, sh.b, Lezhë qendra rajonale e bletarisë, shoqata e bletërritësve pukjanë, bletari “Spaho”, bletari “Mata”, etj, si dhe nga Kosova “mjaltë deçani”, “aldi” etj. Një ekspozim jo vetëm i produkteve të mjaltit dhe i aksesorëve të mbarështimit të bletëve dhe i prodhimit cilësor të mjaltit, si ushqim dhe kurativ, por edhe shkëmbim përvoje mes bletarëve nga Lezha, Kosova etj, pasi duke u kujdesur dhe mbrojtur bletët kemi mbrojtur jetën tonë, por edhe planetin, pasi
bletët e shëndetshme prodhojnë më shumë. Duke qenë pikë referimi dhe shkëmbimi eksperience reciproke mes bletërritësve, në mbarështimin , trajtimin, mbrojtjen nga sëmundjet e dëmtimet dhe në ushqyerjen e bletëve për të qenë të shëndetshme e për të prodhuar më shumë mjaltë cilësor, ushqyes
dhe kurativ për konsumatorin e çdo moshe. Për të garantuar cilësi, besueshmëri tek konsumatori, por edhe shëndet të mirë për bletët dhe prodhimtari të mbarë dhe cilësore. Për të konkurruar në treg me mjaltë cilësor, me vlerat ushqyese dhe kurative, për një jetë e shëndet të mirë.
Dashuria e madhe dhe tragjike e Brechtit Festivali Ndërkombëtar i Kukullave rikthehet me 10 shfaqje në Tiranë Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave rikthehet në skenën e Teatrit Metropol në datat 25 maj deri në 1 qershor. Trupa me traditë në këtë zhanër teatror, si Kina, Spanja, Italia, Meksika, Polonia, Izraeli, Anglia do të argëtojnë jo vetëm fëmijët, por të gjitha grupmoshat. Ndërsa, Shqipëria përfaqësohet me dy shfaqjet “Aty ku mali takon hënën” dhe shfaqjen “Të mirësjellshmit”. Drejtoresha Artistike në Teatrin Metropol, Armela Demaj, shpjegon risitë. “Teatri Metropol në bashkëpunim me Klau’s Film Association organizojnë edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave në datat 25 Maj – 1 Qershor. Pas suksesit që pati vitin e kaluar, i organizuar në dy ambiente të ndryshme brenda Teatrit Metropol gjithashtu dhe në Sheshin ‘Skënderbej’, kësaj here përfaqësohet nga shtete të ndryshme dhe trupat dinjitoze me traditë në këtë zhanër teatror si Kina, Spanja, Italia, Meksika, Polonia, Izraeli, Anglia. Në këtë festival, Shqipëria do të përfaqësohet nga Teatri Metropol me dy shfaqjet “Aty ku mali takon hënën” dhe shfaqjen “të mirësjellshmit”, shprehet drejtoresha Artistike e Teatrit të Metropolit, Armela Demaj. Ndërsa, një nga organizatorët e këtij festivali, teksa shpjegon se si është bërë përzgjedhja e veprave, tregon edhe se ato janë shumë të ndryshme si nga përmbajtja ashtu edhe nga teknikat. Prandaj, për regjisorin Klajdi Ymeri ky ballafaqim shërben jo vetëm për publikun, por edhe për artistët. Disa nga shfaqjet përfaqësuese janë; “Atje ku mali takon hënën” nga Shqipëria, “Tjerrja e bishtit” nga Izraeli; “Kapur mes kukullave” nga Meksika; “Rosaku i shëmtuar” nga Polonia; “Bukuritë e pranverës” nga Kina; “Bravo, Bravissimo!” nga Itali; “Loja e kohës” nga David Zuazola, Spanja; “Pasqyra dhe unë” nga Angli etj. Trupat do të performojnë nga 2 shfaqje, paradite në Teatrin Metropol dhe çdo darkë në Sheshin “Skënderbej”.
N
ë vitin 1931, dramatur gu dhe poeti gjerman Bertolt Brecht, e takoi një aktore të re, një grua të quajtur Margarete Steffin, me të cilën u lidh në aspektin intelektual dhe intim. Të dy u takuan gjatë një prove. Ajo më pas luajti te “Nëna” e Brechtit, e më vonë u bë bashkëpunëtore në shkrimet e tij. Steffin shtypte veprat e tij, bënte korrigjonte, jepte sugjerime, përkthente dhe e shtynte drejt synimeve më të mëdha. Në një poezi, Brechti e quante atë “mësuesja e vogël”. Steffin vinte nga një familje proletare, për çka bëhet burim për detajet e jetës së klasës punëtore – që do të përshkruhen në shfaqjet politike – ku Brechti nuk kishte përvoja të drejtpërdrejta. Kompozitori dhe bashkëpunëtori Hanns Eisler, për Steffinin thoshte: “Ishte bashkëpunëtorja më e vlefshme Brechtit. Duhet të them se ‘Frika dhe tmerri i Rajhut të Tretë’ – skena e klasës punëtore – nuk do të mund të shkruhej pa Steffin”. Por, Steffin vuante nga tuberkulozi – një anë e errët e dijes së saj të madhe – dhe gjatë tërë dekadës Brechti pagoi për trajtimin e saj nëpër sanatoriumet e gjithë Evropës, sa herë që përkeqësohej shëndeti i saj. Ata kishin gjithashtu marrëdhënie intime dhe shkëmbyen letra dhe poezi pasionante, prekëse dhe epshore. Brechti kishte nevojë për gra dhe numri i të
dashurave dhe admiruesve rreth tij e dërrmonin Steffin. Ndaj, nis një poezi me fjalët: “Veç paramendo të gjitha gratë që ti/ i kishe në shtratin tënd…”! Ndërsa, në një letër shkruan për ëndrrat e saj, sesi e sheh me gra tjera e sesi zgjohet e shqetësuar. Megjithatë, “jam e tëra e jotja”, i shkruante Brechtit më 1934. Poezitë e Brechtit ndaj saj janë prekëse dhe mbrojtëse, por gjithashtu eksplicite dhe seksuale. Në një poezi ai i numëron vendet ku kanë bërë dashuri: “Të eksituar nga pianot në manastir … / E hodhe çelësin nga ballkoni…/ Në atë hotel – në një dhomë, në të dy dhomat…”! Shënimi i saj lakonik për këtë poezi ishte: “E ke harruar kohën në veturë”.
Qëkur më 1933 Hitleri erdhi në pushtet në Gjermani, Brechti u detyrua të largohej dhe të kalonte 14 vitet e ardhshme në mërgim, duke udhëtuar nga një vend në tjetrin, e përfundimisht duke e lënë Evropën me tren – përmes Siberisë, drejt SHBA-së. Me vete e merr familjen e tij, gruan, dhe ndihmësit. Edhe Steffin e la Gjermaninë. Më 1940 ata takohen në Helsinki, ku puna e tyre në të shkruar, përkthime dhe redaktime vazhdon, ndonëse ajo tashmë ishte shumë e sëmurë. Në maj 1941, Steffin u pranua në një sanatorium të Moskës. Brechti dhe familja e tij nga Moska udhëtuan për në lindje. Pak ditë më vonë e kupton se Steffin kishte vdekur.
SHOWBIZ
19 E enjte, 23 MAJ 2019
Rita Ora për Kosovën: Ishte më keq nga ç’prisja Në një prononcim për The Sun, Rita Ora foli mbi përvojën e saj në Kosovë në prill. Këngëtarja vizitoi vendlindjen si përfaqësuese e UNICEF për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë e vendit. Ajo vizitoi edhe lagje të Kosovës ku banorët jetojnë në kushte të vështira ekonomike. “Shkova në vendlindje me UNICEF sepse kisha kohë pa shkuar,” thotë ajo për The Sun. “S’kisha qenë në vendet që vizitova, ishin më keq nga ç’prisja. Pashë shtëpi dhe vizitova fëmijë që s’shkonin në shkollë, vizitova nëna të reja. Shkova të shihja punën e bërë nga UNICEF sepse ndonjëherë, nuk arrin t’i shohësh rezultatet.” Prindërit e Ritës, Vera dhe Besniku u arratisën nga Kosova kur ajo ishte vetëm një vjeçe si pasojë e persekutimit etnik nga diktatori serb, Slobodan Milosevic. “Ishte një përvojë shumë prekëse, më bëri të kuptoj që jam shumë e bekuar dhe mirënjohëse që pata mundësi të vij në
Mbretërinë e Bashkuar dhe të bëj realitet ëndrrat e mia dhe ëndrrat e prindërve të mi,” tha Rita. Për t’i dhënë diçka mbrapsht vendit ku u lind, Rita do të dhurojë një porcion të fitimeve nga shitja e çantave
Escada, realizuar si bashkëpunim i saji dhe firmës. Dhurimet do t’i shkojnë organizatës “Women for Women International,” që ndihmon të mbijetuarat e luftës së Kosovës.
Prej një viti Rihanna jeton në Londër dhe askush nuk e dinte
Kohët e fundit këngëtarja nga ishujt Barbados Rihanna ka qenë mjaft e tërhequr dhe e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Pak kohë më parë u publikuan lajme se Rihanna do të bashkëpunojë me markën luksoze të modës “LVMH” për të sjellë një koleksion me veshjet e saj nën logon “Fenty”. Gjithashtu në intervistën e saj më të fundit për mediat e huaja ajo u shpreh se është duke punuar për albumin e saj të ri. Megjithatë një fakt tjetër që rezultoi vërtetë surprizë për ndjekësit e saj është se prej një viti këngëtarja jeton në Londër. Askush nuk e ka patur këtë informacion më parë dhe të gjithë janë habitur që ajo prej kaq kohësh nuk është më në New York. Ka qenë vetë këngëtarja nga ishujt Barbados, e cila u shpreh për New York Times se ndihej mjaft mirë në Londër, pasi ka mundur të ruajë privatësinë e saj, duke mos e ditur njeri për të. Mësohet se britanikët janë shprehur mjaft të lumtur për këtë fakt e sidomos kur Rihanna publikoi një foto me çantën e një supermarketi që ndodhet në Londër.
Georgina Rodriguez shkëlqen në Kanë Georgina Rodriguez, i ka bërë të gjithë për vete në tapetin e kuq të Kanës. E fejuara e Cristiano Ronaldos është prezantuar në festivalin e kinemasë duke treguar format e saj të bukura, me një fustan të zi, që të linte pa fjalë. Pak ditë pas festës së Juves, e dashuri e CR7 i vjedh skenën futbollistit dhe tregon të gjitha armët e saj joshëse. Tani çifti më hot është ai i ish-shitëses dhe futbollistit Ronaldo. Prezenca e saj i ka bërë të gjithë të flasin. Në premierën e ‘Once Upon a Time in Hollywood’, ajo ka marrë të gjithë vëmendjen e të pranishmëve me sexappeal e saj.
Aktorja e njohur humb ndjenjat në Kanë nga fustani i ngushtë Aktorja e njohur Elle Fanning u përball me një incident që i shkaktoi probleme shëndetësore në Kanë. E pranishme si një pjesëtare e jurisë gjatë këtij viti, gjatë darkës së Chopard Trophee bukuroshja humbi ndjenjat. E shoqëruar edhe nga motra e saj aktore, Dakota, Elle ra nga karrigia ndërsa ishte ulur në tryezë. Pasi të pranishmit i dhanë ndihmën e parë, kuptuan se shkak ishte bërë fustani i saj i ngushtë dhe korseja e tërhequr fort poshtë fustanit. Pas incidentit, aktorja ka reaguar në rrjetet sociale, duke sqaruar fansat se është mirë. “Ups, humba ndjenjat nga fustani im Prada të viteve ’50, por çdo gjë është mirë!”, shkruan aktorja.
Almeda Abazi publikon foton e parë me djalin Prezantuesja, aktorja dhe njëherësh këngëtarja shqiptare, Almeda Abazi, një javë më parë u bë nënë e një djali. Ajo dhe aktori turk, Tolgahan Sayisman, mirëpritën fëmijën e parë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan. Ndonëse kanë kaluar disa javë prej se është bërë nënë, Abazi tani për herë të parë ka publikuar një imazh me djalin në momentin kur e mori në krah.
SPORT
20
E enjte, 23 MAJ 2019
Conte fiton gjyqin me Chelsea-n, përfiton 11 milionë euro
BLUTË
A
ntonio Conte ka fituar betejën ligjore me Chelsea-n dhe klubi londinez është detyruar të paguajë 11 milionë euro kompensim për shkarkimin e trajneri verën e kaluar. “The Times” ka zbuluar marsin e kaluar se do të
mbahej një gjyq për ishtrajnerin në privatësi për të konsideruar çështjen dhe të dyja palët tani janë informuar për vendimin. Chelsea është detyruar të paguajë 11 milionë euro kompensim pasi Roman Abramovich vendosi të
shkarkonte trajnerin. Klubi londinez mund të paguajë akoma më tepër nëse shkarkon trajnerin aktual Maurizio Sarri. Italiani ka 12 muaj të mbetur në kontratën tij, por e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.
FRANCEZI
Varane si Kroos: Qëndroj te Reali, do të kthehem i dikurshmi
Sipas disa gazetarëve strategu spanjoll do të prezantohet më 14 maj, por s’ka ende konfirmim
“Bomba” nga Italia, Juventus arrin akordin me Guardiolën Rozalb Lika
P
ep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Juventusit, madje është zbuluar edhe data e prezantimit të tij. Në orët e fundit janë shtuar shumë zërat që e shohin strategun spanjoll te bardhezinjtë, edhe pse ai ka mohuar kategorikisht largimin nga “qytetarët”. Lajmi bombë është zbuluar fillimisht nga “Radio Sportiva”, duke theksuar se Guardiola ka arritur një marrëveshje me “Zonjën e Vjetër”. “Duhet të ishte dita vendimtare. Ashtu ishte: Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Kontrata do të jetë 4-vjeçare. Marrëveshje e kryer” ka shkruar gazetari Federico Gennarelli. Për ta bërë edhe më konkret dhe për t’i dhënë më shumë jehonë ka menduar një tjetër gazetar italian Mirko Di Natale, i cili shkruan: Guardiola do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventus
për katër vitet e ardhshme. Prezantimi do të bëhet më 14 qershor”. Në një tjetër postim ai raporton se spanjolli do të
GJERMANI
përfitojë 23 milionë euro në sezon, një shifër e frikshme që e bën trajnerin më të paguar në botë. Francesc Aguilar,
gazetari i të përditshmes katalanse “Mundo Deportivo” ka konfirmuar lajmin bombastik që ka pushtuar dje mediat. Sipas një postimi të tij në rrjetet sociale, strategu spanjoll do të transferohet te Juventusi gjatë kësaj vere.“I njëjti person që më ka thënë që Guardiola kishte gjetur akordin me Manchester City-in (muaj më parë se të zyrtarizohej lajmi) më ka thënë se ai është tashmë pranë Juventusit. Me kalimin e kohës, besoj edhe më shumë, por në Torino nuk flitet për gjë tjetër”, ka shkruar Aguilar. Zërat për kalimin e Guardiolës janë shtuar së fundmi, teksa të martën sipas mediave italiane ka patur një takim mes tij dhe Paraticit, madje është arritur edhe një akord për kontratë 4-vjeçare. Gjithsesi këto lajme mbetet të konfirmohen edhe në mediat e mëdha, të cilat shkruajnë se për momentin favoriti kryesor është Sarri, por apo edhe Pochettino
ITALIANI
Klopp te Juventusi? Zbulohet sa Sarri: I lumtur tek Chelsea, por është klauzola e strategut gjerman duhet të flas nëse janë të kënaqur
J
uventusi është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm, teksa po bën të gjitha tentativat për të siguruar firmën me një trajner të madh. Në orët e fundit në listën e dëshirave është shtuar edhe Jurgen Klopp. Bardhezinjtë nuk do ta kenë aspak të lehtë për të arritur te trajneri gjerman, i cili duket se ndihet shumë mirë te Liverpooli, e për më tepër ka mbështetjen e një pjese të mirë të drejtuesve të klubit dhe tifozëve të “The Reds”. Por pavarësisht kësaj, Juventusi ka mundësi që të tentojë sjelljen e Jurgen Klopp në Torino, duke i siguruar pagën prej 8 milionë eurosh në sezon që gjermani e përfiton në “Anfield”, si dhe duke paguar klauzolën e kontratës së tij me klubin anglez, prej 36 milionë eurosh. Duket se në këtë pikë Juventusi ka probleme, pasi gjatë kësaj vere do t’i duhet edhe të arkëtojë të ardhura për të përforcuar skuadrën e për ta bërë atë sa më konkurruese.
Maurizio Sarri është një nga kandidatët më potencial për të marrë drejtimin e Juventusit gjatë kësaj vere. Në prag të finales së Europa League, ish-strategu i Napolit ka komentuar edhe të ardhmen e tij, “Po mendoj për finalen kundër Arsenalit, kam edhe dy vite kontratë me Chelsea-n dhe nuk jam në kontakt me asnjë ekip tjetër. Do të jem i kënaqur nëse qëndrojë me Blutë e Londrës, por duhet të flas me klubin nëse janë të kënaqur nga unë. Chelsea është një nga ekipet më të mira në Europë, por duhet të flasim për situatën në fundin e sezonit. Mënyra se si mua më pëlqen që të luajmë e kam adaptuar edhe në Angli, ndaj nuk është rastësi që ka fituar City, një ekip shumë i ngjashëm me mënyrën tonë të lojës. Interesi i ekipeve italiane? Më vjen mirë që klubet italiane interesohen për mua. Ju e dini që e adhuroj Premier League, është një kampionat shumë i bukur”, deklaroi Sarri.
Para disa javësh Raphael Varane dukej i sigurt se do të largohej në fund të këtij sezoni, por mesa duket trajneri Zidane ka arritur që ta bindë për të qëndruar, ashtu si edhe Toni Kroos. Në fakt mbrojtësit francez nuk i është propozuar ende rinovimi i kontratës por Varane ka vendosur të qëndrojë te Reali dhe rinovimi mund të vijë në të ardhmen. Në një intervistë për gazetën madrilene Marca, Varane është shprehur se nuk e mendon largimin dhe se do të jetë pjesë e Realit, edhe sezonin e ardhshëm, madje ka premtuar se do të rikthehet të jetë ai dikurshmi. “Nëse mendonim se do të fitonim pa CR7? Sigurisht. E kemi nisur mirë sezonin, madje kemi luajtur më mirë se të kaluarin, por rezultatet kanë munguar. Jeta është një ekuilibër dhe ndonjëherë gjërat shkojnë keq. Këtë vit kemi kaluar momente shumë të vështira dhe as unë nuk kam dhënë maksimumin, por në sezonin e ardhshëm do të shihni Varane-n më të mirë. Java e Barcelona-s dhe Ajaxit ka qenë më e keqja e karrierës sonë”, deklaroi Varane. Në këtë mënyrë bien poshtë interesi i skuadrave të mëdha si PSG, United dhe Juventus.
SPORT
21
E enjte, 23 MAJ 2019
Kombëtarja ka zhvilluar dje ditën e dytë të përgatitjeve, strategu italian është shfaqur i qetë
Reja “zbor” pa zhurmë në Durrës, atmosferë pozitive në grumbullim P
ërfaqësuesja shqiptare e futbollit ka zhvilluar ditën e djeshme seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Edy Reja. Grupi i futbollistëve ishte i gjithi në dispozicion të teknikut italian, 10 lojtarët e përzgjedhur prej tij dhe 12 lojtarët e përfaqësueses së 21-vjeçarëve, të cilët janë “huazuar” tek Kombëtarja A për këtë fazë parapërgatitore në kuadër të dy sfidave të vlefshme për “Euro 2020” kundër Islandës dhe Moldavisë. Seanca nisi me ushtrime të thjeshta izometrike, të cilat ndihmojnë në ngrohjen e muskujve për të shmangur çdo të papritur. Më tej, gjithçka ka vijuar me ushtrimet me top, që kanë qenë edhe epiqendra e stërvitjes, e cila zgjati për rreth 75 minuta. Ana më pozitive e seancave të para të Edy Reja-s është fakti që i gjithë grupi i lojtarëve nuk ka shfaqur probleme fizike, një plagë kjo e cila e ka përndjekur kombëtaren kuqezi në periudhën e fundit, me shpresën që nga ana shëndetësore lojtarët te mos shfaqin probleme edhe në të ardhmen. Ndërkohë, dallohet që nën drejtimin e teknikut 73-vjeçar atmosfera që e rrethon përfaqësuesen është më e qetë dhe kjo pa diskutim ka një ndikim pozitiv në aspektin psikologjik
të skuadrës. Kuqezinjtë do të vijojmë përgatitjet në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ndërsa të enjten është programuar një konferencë për mediet me dy futbollistë të përfaqësueses, kurse të dielën skuadra do të ketë mundësinë të pushojë. Ndihmësit e strategut italianReja ka ardhur në Kombëtare me një frymë bashkëpunimi
dhe pa krijuar polemika. Të paktën kjo kuptohet edhe nga stafi që ka formuar, teksa ka preferuar të vijojë bashkëpunimin me tri prej bashkëpunëtorëve të Panuccit. Sergio Porrini, trajneri i dytë i Rejas është një ishmbrojtës i Juventusit me shumë eksperiencë. Luigi Febrari do të jetë përgatitësi atletik i skuadrës. Luca Laurenti, trajneri fizik dhe
Alarico Rossi, video-analisti, së bashku me doktorin Xhanluca Stesina janë tre njerëzit që kanë punuar edhe me Panuccin në kombëtare. Hamdi Salihi dhe Ervin Bulku do të jenë pjesë e stafit ndihmës, ndërkohë që Ilir Bozhiqi si trajner i portierëve. Fizioterapistët do të jenë: Ylli Mihali, Arzen Voci, Altin Haxhia dhe Arjan Llaperi.
MBROJTËSI
Hysaj i paqartë për të ardhmen, mes Juves dhe Tottenhamit Elseid Hysajt vazhdon të lakohet në Angli, aty ku tashmë e kërkon një tjetër skuadër londineze. Pas Chelsea-t dhe Arsenalit, është Tottenham që ka shfaqur interes për mbrojtësin e kombëtares shqiptare edhe pse sipas “The Sun”, ky i fundit mund të bëhet pjesë e shkëmbimit që do të çojë mbrojtësin anglez Kirean Trippier te Napoli. Ky i fundit kërkohet me ngulm nga Ancelotti dhe vetë lojtari gjithashtu dëshiron transferimin te të kaltrit. Gjelat e Londrës janë gati ta shesin Trippier por vetëm nëse Hysaj përfshihet në ofertën e Napolit. Mbrojtësi i përfaqësuese shqiptare nuk është më i preferuar nga trajneri Ancelotti te Napoli dhe është në listën e atyre që do të transferohen në verë nga Napoli drejt një destinacioni tjetër. Por e përditshmja napolitane “Il Mattino” argumenton se emri i tij është pjesë e diskutimeve mes ishtrajnerit dhe Juventusit. Sarri kërkon të ketë në skuadër të besuarit e tij dhe Hysaj është një prej tyre. Bashkë me mbrojtësin, ai kërkon edhe Lorenzo Insigne, për t’i shtuar fantazi lojës së Juventusit. Transferimi i Hysajt sigurisht që do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm për karrierën e futbollistit shqiptar, pasi bëhet fjalë për një skuadër e cila ka si synim kryesor fitoren e Ligës së Kampioneve.
MESFUSHORI
SUPERLIGA
GJERMANI
Çekiçi vazhdon të shkëlqejë në Slloveni, shënon sërish
Partizani bën gati festën për titullin kampion
3 blerje për 24 orë, Dortmundi i pandalshëm në merkato
Endri Çekiçi nuk ka ndërmend të ndalet së shënuar gola në Slloveni. Mesfushori i kombëtares sonë ka qenë edhe sot protagonist me Olimpja Ljubjana duke i dhënë fitoren në suksesin minimal ndaj Mura. Talenti shqiptar shënoi në minutën e 59-të, duke përfituar nga një rrëmujë në zonën e kundërshtarëve. Çekiçit i kanë mjaftuar vetëm dy muaj aktivizim për tu imponuar si lider i skuadrës së tij, po dhe një bomber i vërtet. Javën e kaluar, Çekiçi i dha sërish i vetëm fitoren Olimpijas, ku shënoi një dopietë për përmbysjen e rezultatit. Olimpija e sheh veten në vendin e dytë, me 69 pikë, e sigurt drejt Europa League. Ish-mesfushori i Dinamo Zagreb, ka regjistruar dje golin e tij të 6-të në 9 ndeshje të aktivizuar, 8 prej të cilave si titullar.
Titulli kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 20182019 dorëzohet këtë të diel. Në “Selman Stërmasi” luhet Partizani-Kukësi, sfida e fundit në shtëpi për të kuqtë, kështu që Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që trofeun t’ua dorëzojnë kampionëve të rinj pikërisht para mbështetësve të tyre, që kanë pritur plot 26 vite për të përjetuar emocionet e një suksesi të tillë. Edhe në kampionatet me prestigjioze të botës tashmë është bërë traditë që Kupa të dorëzohet nga organizatorët e garës në ndeshjen e fundit shtëpiake, sigurisht nëse matematika i ka dhënë verdiktet e saj. Festa do të vijojë e jashtëzakonshme edhe për disa orë më pas. Drejtuesit e Partizanit prej disa javësh po punojnë që organizimi të jetë perfekt, me surpriza të mëdha, për të qenë në lartësinë e duhur për një titull të pritur prej shumë kohësh.
Borussia Dortmund e ka nisur fuqishëm merkaton e verës duke afruar tre lojtarë në harkun e 24 orëve. Fillimisht firmon me Nico Schul, ndërsa sot paradite u zyrtarizua firma me Thorgan Hazard. Në orët e pasdites ka ardhur edhe prezantimi i Julian Brandt, blerja e të cilit ishte lajmëruar që paradite. Sulmuesi i majtë i ardhur nga Bayern Leverkusen ka kushtuar 25 milionë euro dhe ka firmosur deri në vitin 2024. Brandt u transferua te Leverkusen në janar 2014, për më pak se 400.000 euro nga Wolfsburg, ndërsa që atëherë është bërë kampion Europe me Gjermaninë U21, ka shkëlqyer çdo sezon në Bundesligë dhe është bërë pjesë e kombëtares së Joachim Low. Me 9 gola e 11 asiste në sezonin e sapombyllur, 23-vjeçari ndiqej nga shumë klube, por ka zgjedhur Dortmundin, që do të paguajë 25 milionë euro, aq sa parashikon klauzola e prishjes së kontratës. Një shifër e shkëlqyer për Leverkusen, por gjithashtu një goditje tjetër fantastike për Dortmundin, që ka premtuar se do ta rritë edhe më shumë nivelin, për të kërcënuar Bayernin.
SHENDETESI
22 E enjte, 23 MAJ 2019
Zbuloni problemet që sjell ankthi 23-vjeçarja Brittany Nichole Morefield, një blogere që merret me produkte të kozmetikës nga Amerika, vendosi të shpjegonte se si është të jesh me ankth. "Tani e mendoj kuptoj se gjithmonë kam përjetuar ankth, dhe thjesht nuk e kam kuptuar. Pas shumë e shumë kohësh, pra tani… unë e kuptova, po ashtu edhe familja ime e cila
K
ur marrja e mendve ndodh pa asnjë arsye, nuk është diçka për të qeshur dhe mund të jetë tregues i një problemi madhor. Sipas ekspertëve, marrja e mendve që është dukuria kur na duket sikur gjithçka rrotullohet rreth nesh, është një simptomë që shkaktohet nga arsye të ndryshme, të cilat më së shumti kanë lidhje direkte me pjesën e veshit të brendshëm që është përgjegjës për sistemin e balancimit. Ankthi Nëse përveç marrjes së mendve keni edhe shqetësime nervore të tipit nervozizëm, shqetësimeve të ndryshme, rrahje të larta zemre dhe ndjenjën e tmerrit, ka shumë mundësi që ankthi të jetë problemi juaj. Që të ndiheni më mirë, bëni rregullisht ushtrime fizike dhe mos konsumoni alkool, duhan ose produkte me përqindje të lartë kafeine. Nëse mendoni se jeni duke përjetuar marrje mendsh të shkaktuar nga stresi, merrni fryme më ngadalë dhe qetësisht dhe fokusohuni në një pikë të caktuar. Pini ujë. Një marrje mendsh e lehtë e shkaktuar nga dehidratimi, shumëfishohet nëse jeni në ankth. Tension i ulët gjaku Tensioni I ulët shkakton marrje mendsh, sidomos kur ngrihesh me të shpejtë nga një pozicion ulur ose shtrirë direkt
nuk dinte ç'po ndodhte me mua. Shumë njerëz më thanë se kjo gjë ishte thjesht një torturë psikologjike dhe se po ndodhte thjesht në mendjen time, e cila largohet duke bërë një gjumë të mirë. Por unë e dija mirë se nuk ishte kjo. Ankthi nuk është vetëm një moment kur ke probleme me frymëmarrjen apo përjeton frikë. Ankthi është të
zgjohesh në orën tre të mëngjesit papritur, me të rrahura të shpejta zemre, me marrje fryme, me shtrëngim në kraharor. Me lot, me të qara, me dhimbje fizike, me të vjella, me kruarje të shpeshta të këmbëve apo krahëve dhe faqeve. Ankthi është i rrezikshëm dhe mund të të shkatërrojë, ashtu i fshehur brenda trupit".
5 arsye pse kemi marrje mendsh: Që nga ankthi, plakja dhe anemia
në këmbë. Nëse e dini që kjo gjë ju ndodh shpesh për shkak të tensionit të ulët, përpiquni që të ngriheni gjithmonë jo me shumë shpejtësi. Një kontroll i tensionit nuk do ishte një ide e keqe.
Plakja Marrja e mendve ka më shumë mundësi të ndodhë nëse muskujt që gjenden tek sytë, sistemi i balancimit dhe veshi i brendshëm nuk punojnë më në harmoni me njeri-tjetrin.
Përfitimet që na vijnë nga hidet Klima mesdhetare e Shqipërisë është e favorshme për kultivimin e këtij fruti, i cili ka potencialin për të qenë një biznes fitimprurës në sektorin bujqësor. Por shumë pak e
dinë, por hidet përmbajnë magnez, potas, kalcium, manganez, fosfor dhe hekur. Ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume tjetër, që forcon
sistemin imunitar dhe lufton infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit për shembull, për të qetësuar fytin. Ekstraktet e ides janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë, dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli. Shkencëtarët kanë identifikuar tetë flavanole tek fruti i hides, të cilat kanë aftësi qetësuese.
Mënyra më e mirë është të jeni shumë aktivë, disa mësime "tai chi" do të ishin zgjidhja më e mirë. Nëse keni probleme të shumta, është mirë të përdorni edhe mjekime që mund t'ua këshillojë mjeku juaj.
Anemia Lëkurë e zbehtë, pafuqi dhe lodhje janë efektet anësore të anemisë, ose më saktë e mungesës së hekurit në gjak. Marrja e mendve shkaktohet sepse nga mungesa e hekurit prodhohen më pak qeliza të kuqe në gjak. Sasia e ulët e qelizave të gjakut do të thotë dhe nivel i ulët oksigjeni në tru. Nëse mendoni se ky është problemi që po ju shkakton marrjen e mendve, është mirë të siguroheni duke bërë një test gjaku. Nëse jeni anemik, duhet të merrni ilaçe që kanë përqindje të lartë hekuri. Infeksion në vesh Bakteret dhe viruset e ndryshme mund të shkaktojnë marrje mendsh, të përziera si dhe inflamacione në pjesën e veshit të brendshëm, të cilat shkaktojnë humbje të përkohshme të dëgjimit. E vetmja rrugëzgjidhje në këtë rast është një vizitë tek mjeku dhe marrja e ilaçeve përkatëse në varësi të infeksionit
Kujdes nga patatja Të konsumoni patate apo patatina rrit rrezikun e tensionit të lartë, thotë një studim i ri. Katër apo më shumë racione në javë të patateve, të pjekura, të ziera apo të skuqura lidhet me rritjen me 11 % të rrezikut krahasuar me më pak se një racion në muaj tek femrat. Burrat dhe gratë që konsumojnë 4 ose më shumë racione në javë të patateve të skuqura kanë janë 17% më shumë të rrezikuar nga tensioni i lartë. Por patatet krokante nuk kanë efekte. Shkencëtarët kanë vënë re se zëvendësimi i një racioni ditor patate me një racion perimesh pa amidon, ul me 7% rrezikun e tensionit të gjakut. Faji për këtë është Indeksi i glicemisë së lartë tek patatet, pasi lëshon energji më shpejt e për pasojë rrit sheqerin në gjak më shpejtë.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Partia Lidhja për Drejtësi e Progres 3. Prove që bëhet duke u mbështetur në të dhënat shkencore për të nxjerrë një përfundim 8. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 9. Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, shkurtima 12. 4 shkurt 1946, u themelua skuadra e futbollit KF ... pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes 15. Fëmijë i rritur me pekule, i përkëdhelur ose... 19. Tirana, e kishte targën e makinave ... 20. Pastaj e ka brenda 22. Një lloj tulle e madhe prej llaçi a prej betoni 25. Vendi ku takohemi, mban atë emër 27. "Përrallë nga e ..." filmi shqiptar i prodhuar më 1987. Skenari i këtij filmi është i bazuar në Novelen me të njejtin titull të Andon Zako Çajupit 29. Përdor atë monedh Bullgaria 30. Lindi në Dardhë të Korçës, ... Peçi (1873-1932) ishte mësues, publicist, nëpunës dhe ministër shqiptar 31. Shprehje dialektore, shaka, shpoti, qesëndi 33. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 34. Zë peshk me mjete ta ndryshme, gjuaj peshk 36. Ëmbëlsirë si qull i trashë, që përgatitet me niseshte e sheqer 39. Ai që është i pranishëm në një ngjarje dhe sheh me sytë e vet atë që ndodh ose dëgjon atë që thuhet 40. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 43. Periudhë kohe që zgjat dhjetë vjet rresht 45. Zbuloj dikë a diçka pasi e kam gjurmuar, e gjej 46. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 49. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 50. Pjesë e dalë në trajtën e një ballkoni të gjerë përpara një ndërtese 52. Ëmbëlsirë që bëhet me fije shumë të holla brumi të grunjtë, me vezë, me gjalpë 54. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 55. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 57. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 59. Njeriu i letrave 60. Organizata Ndërkombëtare e Punës 61. LLoj gatese me oriz dhe mish të grirë, qepë dhe erëza që mbështillen në gjethe lakre, apo hardhie të njomë 64. Gruaja gjatë disa ditëve menjëherë pasi ka lindur fëmijën, është ashtu 65. E tillë është një kohë shumë e ftohtë, me dëborë dhe akull 67. Partia Socialiste e Moderuar 69. Titull më i lartë i një monarku
E enjte, 23 MAJ 2019
Nga Albert VATAJ
71. Në mënyrë anësore; tërthorazi, jo drejtpërdrejt 72. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 73. Aleanca Kuq e Zi 74. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 75. Dë shërben për të ndenjur ose për t'u shtrirë 77. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 83. Pështjellim i madh, çrregullim i plotë; rrëmujë 85. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 87. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 88. Von Netshajm ..., okulist, mjek dhe filozof gjerman (14861535) 89. Abel Tasman, më 21 janar 1643, ishte evropiani i parë që arriti në ..., jug-perëndim të Oqeanit Paqësor 90. Quhet ashtu një zonë larg qendrës 91. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare 93. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 95. Mbledhur kokë e këmbë bashkë, bëhet ashtu 97. Yndyrë, tërësia e tyre 98. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 100. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 102. Në anën tjetër të diçkaje, përtej diçkaje. Jo këndej, ... 104. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 105. Ajo është lodër fëmijësh, dedikuar zakonisht për vajzat 106. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit
108. Vdekje Fashizmit, Liri e Popullit 109. Erë e ngrohtë që fryn nga jugu dhe që zakonisht sjell shi 112. Kjo fjalë ka lidhje me hapësirën ndërplanetare, ndëryjore 115. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 116. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 117. Janë të tilla ato të gazetave dhe medies në përgjithësi 118. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar VERTIKALISHT 2. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 4. Njësi për të matur gjatësinë, e barabartë me 64 ose me 80 centimetra 5. Copë pëlhure për të fshirë enët a orenditë, për të pastruar sende e vegla të ndryshme etj. 6. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 7. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 8. Lloj i veçantë i krijimtarisë gojore, rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë 10. Partia Republikane, inicialet 11. I kushtohem me gjithçka, jepem me mish e me shpirt pas dikujt a pas diçkaje 13. Partia Aleanca Popullore 14. Çrregullim që krijohet nga mungesa e drejtimit 16. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 17. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën
18. Shteti (në kohën e sundimit osman) 20. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë 21. Që përsëritet rregullisht kohë pas kohe ose në periudha të caktuara 22. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 23. Në kohën pas drekës a pas mesditës; pasdite 24. Vija tokësore a detare që ndan dy shtete fqinje 26. I ra hasha, e mohoi diçka që ka thënë ose që ia ngjitin të tjerët 28. Shtyj për një kohë tjetër, shtyj për më vonë 31. Tërësia e kushteve natyrore, në të cilat jeton e zhvillohet një gjallesë, habitat 32. Që shërben për të hyrë e për të dalë dhe që mbyllet me kanat a me diçka tjetër 35. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 37. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 38. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 41. Ndoc ... (1870-1945) ishte deputet, ministër dhe atdhetarë shqiptarë. Ishte delegat i Shkodrës në Kongresin e Lushnjës 42. ... bej Toptani (1864-1942), veprimtar i çështjes kombëtare, prijës çetash, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministër Financash në qeverinë e parë, pjesëtar i Këshillit të Naltë dalur nga Kongresi i Lushnjës 44. Vëllimi i një dhome, i një sendi etj., i llogaritur në metra
68. Tërësia e viteve, periudhë ose etapë në jetën e një qenieje të gjallë 70. ... Kupi, veprimtaria, Kapiten i xhandarmërisë në Krujë (1924 - 1932), major i xhandarmërisë në Durrës (1932 - 1939), Kryetar i Legalitetit (1943 - 1976) 74. Mekanizëm për shkëputjen automatike të pilotit nga aeroplani në rast rreziku 76. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 78. Mund të quhet edhe ashtu, parapëlqej 79. Grup ishujsh që ndodhen njëri pranë tjetrit në det dhe formojnë një bashkësi tokësore 80. E vendos dikë a diçka në një vend 81. Krahinë ose vend që qeverisej nga një pasha 82. Tërësia e parimeve, normave dhe e rregullave e veprimtarisë së njerëzve në shoqëri 83. Trungu i trupit të njeriut, shtati pa gjymtyrët e pa kokën; trupi 84. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 85. Provimet përfundimtare që jep nxënësi, kur mbaron një shkollë të mesme 86. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin 87. Hyn te mjetet mësimore, shërben për të shkruar a për të vizatuar 92. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 94. Njësia me e vogël e organizimit kishtar për një krahinë të caktuar 96. Të qenët i lirë. E drejta e fjalës, e shtypit, e shprehjes është ... 99. Ajo të ngjitet rrobave si rrodhja dhe përdoret si ushqim për bagëtinë 101. Synim i padrejtë për të pasur diçka me çdo kush 103. Ves, huq, zakon i keq i dikujt; e metë, dobësi 107. Mundimi e përpjekja që bëjmë për të kryer një punë zakonisht të rëndë 108. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj 110. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 111. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 113. Dakord në gjuhë universale 114. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë
kubë 47. Njeri shumë i rëndësishëm a i shquar në një fushë të caktuar të veprimtarisë politike, shoqërore, ushtarake, shkencore etj. 48. Cipë e hollë që vesh syrin dhe që pengon shikimin 51. Banka Botërore 53. Kuti e vogël prej kartoni, ... cigaresh 54. Paraja që përdor Bolivia 56. Njësi e matjes së forcës a të aftësisë së të parit 58. Copë e vogël, e hollë ose me maja të mprehta, që shkëputet nga një send i fortë 61. Deti me atë emër, në lindje kufizohet me Shqipërinë jugore dhe Greqia perendimore 62. Organ shtetëror që ka për detyrë të kontrollojë zbatimin e përpiktë e të njëllojtë të ligjeve 63. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 66. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
3
E
P
E N
G E
11
˙
4
5
A L
6
U V
I
7
O
N
12
I
S
E
D
17
E
T
H
U
8
9
L
D
A V
I
13
L U
M I
N
A T
O R
P
A
D
E
R
16
E
P
I 22
E
Z I
H
S
28
29
L
O G
O
Z
A
S
E
Z
D E
D
E
V
R
N
L
E
M U
N
M
N
¸
K S
I
A
41
M O R
D
R
K
L
V
¸
M
35
36
V A
D
R ¸
S
O
E R 45
E
F
T
I A
D
V
P
53
B D
E
O
L
R U
A
D
A F
H R
E
R
I
N
U
H
D
57
A S
T E
F
O
D
L ¸
63
M J
A
64
L T
¸
H
68
A
T
S
B
69
H
E
70
R
R
A T
Y
V
R
71
R R
A
P
T
A 62
E
M
59
U E J
M
S 56
E K
L
50
M O
67
N
B E
55
L S
66
A B
O
Z 47
54 58
P
K L E
E
61
L
D E
Z
L A
M
B A 52
60
J
E T
49
K A
H
G D
46
J
48 51
E 39
R E
43
44
L
B
42
A L
K T
T
E H
38
M E 40
˙
L
A
H F
34
K U
37
65
K
H
D
26
32
N A
33
A
T I
30
A N
31
A
P
23
K
E
˙ 27
E
I
25
Z
V 20
G J
24
R
L D
15
D
19
21
G
10
B 14
18
E M A S
H
Z
A I
F
72
K
B R
I
L
A N
E
T
73
B
T
E
74
E
A
N 80
T
N
81
J
B
E L
I
82
83
E L
A
L
T
¸
O
P
R I
J
76
K A
K
B
77
M O B
84
U
Z
T
75
I
L
79
I
E
85
N T
R
Z I
86
E
78
L
K
87
O B
S
A
B A
Z
S
N D
T
S
88
J
N
R
D
U
89
K O
90
M
A
94
91
I
J
L
F
U S
H
M A N J
Z U
R K
G
O
E
¸
F
A
L
V E
G
S
E
X
L
H
¸
I
N
L
M J
E
¸ M Y F
114
D
O
M A
I
N
S
V 101
T
Z
K
A
V
H
K
A N
A
I
O
110
M O N
T I
O
O T
I
P
D
J
113
M T
T
108
E
R 115
E R
V
I
109
¸
A
N I
100
¸
104
E
112
H
A
T 99
J 107
111
Z
93
O
103
106
A
F
96
102
K 105
O
E
98
O
K
92
U
95
97
F
E
E
B
U K
116
M Y K
¸
E
E
R
N
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E enjte, 23 MAJ 2019
Presidenti Meta në forumin e Qendrën George C. Marshall, “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”
“Çdo delirim folklorik nuk i shërben as Shqipërisë, as kontributit të saj për NATO-n dhe BE” N
ë forumin e organi zuara dje nga Shoqata George C. Marshall Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën George C. Marshall për Studime të Sigurisë në Garmish, Albanian Policy Center & Ambasadën Amerikane në Tiranë me temë “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, Presidenti Ilir Meta ka folur për krizën politike. Duke kërkuar më shumë përgjegjësia nga ana e klasës politike, Presidenti u shpreh se kreu i shtetit nuk mund të ulë në takim dy palë që nuk e pranojnë njëra tjetrën. “Shpesh unë dëgjoj edhe njerëz që thonë:
çfarë bën Presidenti i Republikës? Dëgjojmë histori nga më të ndryshmet dhe unë kam respekt për të gjitha historitë. Presidenti i Re-
publikës ka bërë dhe bën maksimumin me përgjegjësinë e tij, duke respektuar frymën e Kushtetutës, por Presidenti i Repub-
likës nuk mund të ulë në tavolinë dy njerëz apo tre njerëz, të cilët thonë: ne nuk ulemi me këtë, sepse është Kryeministër apo si Kryeministër, apo edhe me dikë tjetër, që thotë se 30 qershori do të jetë një ditë suksesi e madhe për demokracinë në Shqipëri në këto kushte që jemi”,- deklaroi kreu i shtetit. Presidenti Ilir Meta ka folur dhe për zhvillimet në rajon dhe i quajtur delirime gjoja patriotike idetë që hidhen për bashkimin e popujve, pra bashkimin e shqiptarëve, bashkimin e serbëve, të kroatëve dhe të boshnjakëve.
Presidenti Meta: Gerarta Ballo, një shembull frymëzimi për shqiptarët P
residenti Ilir Meta ka uruar shqiptaren Gerarta Ballo për kandidimin e saj në zgjedhjet për Parlamentin Europian, në Itali. Në një postim në Facebook, duke u bërë thirrje arbëreshëve dhe shqiptarëve që jetojnë në jugun e Italisë që të mbështesin në zgjedhje kandidaten, Gerarta Ballo, Presidenti shprehet se shembulli i saj është frymëzim për gjithë shqiptarët. “ “Gerarta Ballo është sh-
qiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Europian në Itali. Si aktiviste dhe studiuese e mirë e emigracionit, me eksperiencë edhe në diplomaci, Geri ka spikatur si një zë i fortë i komunitetit të hershëm dhe të ri shqiptar në vendin fqinj. Shembulli i saj është frymëzim dhe nxitje për shqiptarët e tjerë, për të përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në Itali dhe në Europë. Por edhe tregues i integrimit të plotë, suksesit,
punës e përkushtimit të emigrantëve tanë për të shërbyer në ndërtimin e një imazhi edhe më pozitiv për Shqipërinë, që synon të bëhet pjesë e BE. Duke besuar se mbështetja e madhe e Arbëreshëve dhe shqiptarëve në Itali nuk do t’i mungojë në rajonet e Jugut të Italisë ku kandidon, i uroj shumë suksese Geri Ballos në garën për Parlamentin Europian”,shkruan Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.
“Dëgjojmë shpesh: “Pse të mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Pse të mos bashkohen të gjithë serbët? Pse të mos bashkohen të gjithë kroatët? Pse të mos bashkohen të gjithë boshnjakët?” Këto delirime, gjoja patriotike, më shumë se sa folklorizëm, janë një diabolizëm i gjallë”, shkruan Meta. Sipas Presidentit kjo “është një përpjekje e politikanëve autoritarë, shpeshherë në mënyrë të koordinuar, për t’u shmangur nga llogaridhëniet e brendshme dhe për të provokuar tema që spostojnë vëmendjen e opinionit dhe përgjegjësitë e tyre”. Presidenti Meta u shpreh se ru-
ajta e stabilitetit të rajonit është detyrë e gjithë shteteve dhe e Shqipërisë. “Kontributi kryesor i Shqipërisë për paqen dhe sigurinë në botë është pikërisht në fuqizimin e rolit të saj stabilizues në rajon. Çdo delirim tjetër folklorik nuk i shërben as Shqipërisë, as besueshmërisë së saj, as kontributit të saj për NATO-n dhe Bashkimin Europian. Ne i kemi të gjitha mundësitë, siç e kemi treguar pozitivisht që nga kriza e Kosovës dhe në vijimësi, që jemi një faktor stabilizues dhe europianizues në rajon, jo vetëm si Shqipëri, por edhe si shqiptarë”,deklaroi kreu i shtetit.