Koha_Jone_01-02-2020

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 336(8777) E shtunë, 1 Shkurt 2020 Çmimi 30 Lekë

Praktikisht ky vendim qeverie shkel kompetencat e SPAK-ut dhe BKH, duke vënë nën presion policor edhe këta që duhet të arrestojnë politikanët dhe qeveritarët e lartë. Nisma u publikua me djallëzi sapo doli ambasadorja amerikane nga zyra e kryeministrit, ndërkohë që ambasada amerikane dhe BE u shprehën se nuk kanë asnjë draft në tavolinë

Të gjithë kundër KÇK-së së Ramës Ligji i merr kompetencat gjithë institucioneve të tjera dhe ia kalon Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit. E thënë thjeshtë; nëse policia kërkon hetimin e një gjyqtari a prokurori ka të drejtë ta arrestojë pa marrë parasysh asnjë bazë tjetër ligjore. Praktikisht nuk kemi me sistem juridik me prokurori, gjykata dhe në fund policinë, por gjithë kompetencat i kalojnë Policisë së Shtetit, duke e kthyer Republikën në shtet të Ministrisë së Brendshme FAQE 3

Ambasada Amerikane dhe BE “shuplakë” Edi Ramës: Nuk kemi draft për “AntiKÇK”

KREU I SHTETIT

Presidenti Ilir Meta: Jemi seriozisht të ekspozuar, koha për të marrë masa më të rrepta për koronavirusin

FAQE 16

REAGIMI I 12 SHOQATAVE

Shoqëria civile: Projekti KÇK cenon parime të rëndësishme kushtetuese FAQE 6

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

KREU I ZGJIDHJA

Ylli Manjani: Edi Kokëdhima: KÇK-ja Rama i futi shkelmin është policia sekrete reformës në drejtësi e kryeministrit Rama FAQE 4

FAQE 2

AKSIONERI KRYESOR I BIRRËS TIRANA Në foto: Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe Ambasadori i BE, Luigi Soreca

FAQE 4

KREU I PD

OPINION

Lulzim Basha: Pas 15 marsit zgjedhje të parakohshme

“Paterica” i Mustafës, po le jashtë Kosovës varrin e Isës

FAQE 2

Nga Çim Peka

FAQE 6

Irfan Hysenbelliu: Do të mbizotërojmë mbi 60% të tregut, kryeqyteti do të ketë festën e birrës

FAQE 8


POLITIKE

2

E shtunë, 1 SHKURT 2020

KRYETARI I PARTISË “ZGJIDHJA” Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka komentuar miratimin e të ligjit për “KÇK-në”. Sipas tij ligji krijon një polici sekret, pasi gjithçka është në dorë të Drejtorit të Policisë dhe njerëzve që emërohen personalisht nga Rama dhe jo nga institucionet. Kokëdhima thotë se termi KÇK, që Rama përdor sot është shpikur nga ish-bankieri Artan Santo, cili stampoi edhe bluza me “Kap ç’a t’kapësh”. “Miku im i ndjerë, Artan Santo, e përdorte shprehjen ‘Kap ç’a t’kapësh’, për të karakterizuar, shpjeguar e përligjur sjelljet pragmatiste e jo domosdoshmërisht parimore të njerëzve të ditëve tona. Madje e stampoi ‘KÇK’-në edhe në bluza. Edi Rama e vodhi dhe e deformoi mesazhin

Koço Kokëdhima: “KÇK”-ja, policia sekrete e Edi Ramës e ish-bankierit. Ktheu në ligj që hyri sot në fuqi ‘KÇK’-në e tij, me të cilën krijoi një njësi të re hetimi në Policinë e Shtetit, e cila varet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ka Drejtorinë e Anti-terrorit e Drejtorinë e Krimit të Organizuar dhe degë në 12 qarqe. ‘KÇK’-ja e tij do të veprojë jashtë sistemit të drejtësisë, me kompetencat e një policie sekrete dhe shërbimi informativ, që dublojnë dhe tjetërsojnë kompetencat që i janë dhënë Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). ‘KÇK’-ja e Ramës do të hetojë çdo krim të parashikuar në kodin penal, nga vjedhja me armë, droga, grupi i strukturuar kriminal, vrasja, falsifikimet, plagosja,

rrëmbimi, prostitucioni, korrupsioni i çdo zyrtari publik, deri te përfituesit e buxhetit të shtetit përmes koncesioneve, PPP-ve apo subvencioneve; ajo do të ketë të drejtën të urdhërojë marrjen e pasaportës dhe çdo mjeti tjetër të udhëtimit; të përgjojë biseda dhe faqe online apo të marrë informacione private pa miratimin e prokurorit apo gjykatës. Policia sekrete e Ramës do të jetë Policia e Shtetit. Po ajo e vitit 2016, që u bë partnere dhe hamalle e mafiozëve të kanabisit. Janë po ata drejtorë, shefa dhe komisarë, në shërbim të kryeministrit për të ‘KÇK’, çfarë nuk kanë mundur deri më sot”, u shpreh kreu i “Zgjidhjes”, Koço Kokëdhima.

Ngecja me negociatat, kryetari i PD-së: Shqipëria nuk është penalizuar për shkak të veprimeve të PD dhe opozitës

Basha: U ulëm për Reformën Zgjedhore, vetëm për të arritur zgjedhjet e parakohshme M

arrëveshja për Reformën Zgjedhore me Edi Ramën do prodhojë edhe zgjedhjet e parakohshme, konfirmimi vjen nga kryetari i PD Lulzim Basha. “Ne i qëndrojmë propozimit tonë për një qeveri transitore, jo vetëm për të kaluar këtë krizë. Është një qëndrim që ne nuk tërhiqemi. Është i shkruar në dokumentin që u paraqit të hënën. 100 ditë para zgjedhjeve vendi të ketë një qeveri tranzitore”, thotë Basha në një intervistë për ABC News. Rikthimin e papritur në tryezën e dialogut nuk e quan surprizë. “Ne këtë hap kaq të rëndësishëm për të cilin kemi luftuar për t’ju dhënë të drejta shqiptarëve që të votojnë të pakërcënuar. Me kë do e bënim Reformën Zgjedhore, do linin Edi Ramën ta bënte me oligarkët dhe kriminelët apo me një Parlament fals. Pa diskutim që ne jemi garancia që ky proces të bëhet ashtu siç duhet”, shprehet kryedemokrati. Historia e majit 2017 nuk do përsëritet, sipas Bashës, pasi këtë herë ndërkombëtarët janë të ndërgjegjësuar si dikur për ligjin e dekriminalizimit. “Është pjesë e dialogut që PD ka me gjithë faktorin ndërkombëtar

dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre në Tiranë, ç’ka bëhet edhe më e rëndësishme në këto kohë zhvillimesh, në veçanti Reformën Zgjedhore dhe të përpjekjes së PD dhe opozitës së bashkuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj krize politike përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershëm”, tha Basha. Basha ka folur dhe për betejën njëvjeçare të opozitës. “Gjithë beteja jonë politike, që nga djegia e mandateve për shkak të krizës së thellë, ku asgjë nuk funksiononte dhe gjithçka ishte fasadë, deri tek

mos pjesëmarrja në zgjedhje bëri që të arrinim të grisnim fasadën e propagandës dhe ti tregonim shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që këtu ka një krizë të rëndë politike dhe zgjidhja e kësaj krize kalon përmes disa hapash që është e përmbledhur në rezolutën e Bundestagut. Ne kemi arritur objektivat politike. Sepse ndërkombëtarët dolën duke thënë se Shqipëria është në krizë dhe thanë që kjo kalohet duke bërë zgjedhje të lira. Me kë do ta bënim ne reformën? S’do ta linim

Ramën ta bënte me oligarkët dhe krimin”, tha kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I pyetur nëse fiton zgjedhjet Lulzim Basha do jetë kryeministër, po nëse i humb? “Unë nuk mendoj se shqiptarët prekupohen nga pyetje për fatin e një individi, kushdo qoftë ky edhe kryetari i opozitës”, tha Lulzim Basha. I pyetur për marrëdhëniet me ambasadorët, Basha tha se PD dhe ai kanë bashkëpunuar me ndërkombëtarët për interesin e shqiptarëve, siç është heqja e vizave dhe futja e vendit në

NATO. “Shqipëria nuk është penalizuar për shkak të veprimeve të PD dhe opozitës. Denoncimet tona kanë qenë pasoja të aleancës së qeverisjes së sotme me krimin”, tha Basha duke shtuar se Shqipërinë e ka penalizuar shkatërrimi i rregullave politike. Për shtatë vite jemi përballur me një sjellje anti-politike”, tha Basha. Por, çfarë ka ndryshuar këtë vit? Ka ndryshuar Edi Rama apo Lulzim Basha? Lulzim Basha: Gjithë beteja jonë politike, që nga djegia e mandateve për shkak të krizës së thellë ku asgjë nuk funksiononte dhe gjithçka ishte fasadë, deri tek mos pjesëmarrja në zgjedhje bëri që të arrinim të grisnim fasadën e propagandës dhe ti tregonim shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që këtu ka një krizë të rëndë politike dhe zgjidhja e kësaj krize kalon përmes disa hapash që është e përmbledhur në rezolutën e Bundestagut. Ne kemi arritur objektivat politike. Sepse ndërkombëtarët dolën duke thënë se Shqipëria është në krizë dhe thanë që kjo kalohet duke bërë zgjedhje të lira. Me kë do ta bënim ne reformën? S’do ta linim Ramën ta bënte me oligarkët dhe krimin.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ironizon Ramën: Është si të besosh se hiena do të bëhet vegjetariane

Bardhi: “Anti-KÇK” do dështojë, Rama sa herë ka hall shpik një ligj të madh

S

ekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në një shkrim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me miratimin e paketës Anti-KÇK. Bardhi ka ironizuar se të besosh se Rama do të zbatojë ndonjë ligj që godet “KÇK” është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. Më tej Bardhi shkruan se sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh, ndër-

kohë që shtoi se edhe kjo ka për të dështuar siç dështoi “Forca e Ligjit. “Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hiena do të bëhet vegjetariane. Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. Me Edi Ramën

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI Kryeredaktor: Zv/kryeredaktor:

Qamil XHANI Herion Mesi

kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të pasur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, u shpreh dje në reagimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E shtunë, 1 SHKURT 2020

Praktikisht ky vendim qeverie shkel kompetencat e SPAK-ut dhe BKH, duke vënë nën presion policor edhe këta që duhet të arrestojnë politikanët dhe qeveritarët e lartë. Nisma u publikua me djallëzi sapo doli ambasadorja amerikane nga zyra e kryeministrit, ndërkohë që ambasada amerikane dhe BE u shprehën se nuk kanë asnjë draft në tavolinë

Të gjithë kundër KÇK-së së Ramës Ligji i merr kompetencat gjithë institucioneve të tjera dhe ia kalon Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit. E thënë thjeshtë; nëse policia kërkon hetimin e një gjyqtari a prokurori ka të drejtë ta arrestojë pa marrë parasysh asnjë bazë tjetër ligjore. Praktikisht nuk kemi me sistem juridik me prokurori, gjykata dhe në fund policinë, por gjithë kompetencat i kalojnë Policisë së Shtetit, duke e kthyer Republikën në shtet të Ministrisë së Brendshme

M

e një akt të thjeshtë normativ qeveria “Rama” ka ndryshuar 4 ligje bazë të shtetit duke vënë në pikëpyetje gjithë sistemin ligjor në Shqipëri. Konkretisht, dje Këshilli i Ministrave miratoi paketën e njohur me emrin “AntiKÇK”, me akt normativ, duke prekur ligjin Antimafia, ligjin e Policisë së Shtetit, ligjin për Statusin e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, si dhe ligjin për Sekuestrimin e Pronave të Krimit. Qëllimi i kësaj nisme është, sipas qeverisë, që të luftojë krimin dhe korrupsionin. Por mënyra sesi janë bërë ndërhyrjet ligjore që në nisje janë në shkelje kushtetuese dhe cenojnë ndarjen e pushteteve. Procedura ligjore, ku me një akt normativ qeveria ndryshon ligjin për prokurorët që kërkon 84 vota në Parlament është skandaloze. Por problemi nuk është vetëm ky. Ligji i merr kompetencat gjithë institucioneve të tjera dhe ja kalon Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. E thënë thjeshtë, nëse policia kërkon hetimin e një gjyqtari ka të drejtë ta arrestojë pa marrë parasysh asnjë bazë tjetër ligjore. Praktikisht nuk kemi më sistem juridik me prokurori, gjykata dhe në fund policinë, por gjithë kompetencat i kalojnë Policisë së Shtetit duke e kthyer Republikën në shtet të Ministrisë së Brendshme. Problemi tjetër, edhe më serioz, është ndërhyrja në re-

formën në drejtësi. Ligji për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve u miratua 4 vjet më parë si pjesë e reformës në drejtësi. Qëllimi i tij ishte që njerëzve të drejtësisë t’u garantohet pavarësi nga ndërhyrjet e qeverisë dhe të mos ndalohen të hetojnë këto. Por çfarë ndodhë me aktin normativ të Edi Ramës? Prokurorët që kanë kaluar vetingun dhe gjyqtarët mund të hetohen dhe arrestohen nga Policia e Shtetit, duke u bazuar në paketën “AntiKÇK”. Rama thotë se ligji është vetëm për ata që s’kanë kaluar vettingun, por kush do e ndalojë Ministrinë

e Brendshme dhe Policinë e Shtetit të hetojë dhe ata që kanë kaluar proceset e reformës në drejtësi? Kërcënim dhe shantazh më i pastër “ligjor” ndaj drejtësisë dhe reformës në drejtësi sesa paketa “AniKÇK” nuk ka pasur më parë. Projekti i propozuar nga Edi Rama vë në pikëpyetje dhe lirinë dhe të drejtat e njeriut. Në aktin normativ që nuk është bërë ende publik, qytetarët mund të arrestohen vetëm sepse policia ka dyshime për pasurinë e tyre apo vepra të krimit të organizuar. Parimisht duket në rregull, por shteti ka prokurori dhe gjykata të

cilat në aktin normativ të Edi Ramës nuk ekzistojnë. Me këtë projekt, çdo vendim, çdo hapësirë juridike e prokurorisë dhe gjykatave vendoset nga Qeveria dhe Policia e Shtetit! Mënyra sesi kjo nismë ligjore po prezantohet tregon dhe për një manipulim të madh që po bën Rilindja me ndërkombëtarët. Kryeministri Edi Rama takoi dje ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe tha se vizita e saj lidhej dhe me miratimin e kësaj pakete. Në deklaratë e Ambasadës së SHBA për takimin, termi KÇK dhe kjo nismë ligjore nuk përmendej fare. Në mbrëmje,

pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua akti normativ, agjencia investuese e lajmeve BIRN deklaroi se nga Ambasada e SHBA dhe BE nuk kanë dhënë asnjë miratim për këtë paketë ligjore. Madje, duke nxjerrë zbuluar strategjinë e Edi Ramës, ambasadat kanë deklaruar për BIRN se as nuk e kanë lexuar fare përmbajtjen ligjore “AntiKÇK”. Deklarata e ambasadave janë jo vetëm sfiduese për projektin e qeverisë, por edhe poshtëruese për një kryeministër që tentoi të përdorë ambasadoren e re të SHBA për të justifikuar kalimin e një pakete antiligjore. Përveç ambasadave që janë distancuar nga projekti i marrë i qeverisë, dje shoqëria civile ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për projektin “Anti KÇK”. Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe 11 organizata të tjera që monitorojnë ligjet kanë dalë me një deklaratë masakruese ndaj nismës së qeverisë. Juristët që përfaqësojnë këto organizata thonë hapur se paketa ligjore është antikushtetuese, cenon të drejtat e njeriut dhe prek gjithë ligjet që sigurojnë pavarësinë e gjyqësorit. Paketa ligjore ka sjellë reagime të forta dhe të juristëve dhe profesionistëve të së drejtës ligjore. Ish-ministri Ylli Manjani, e cilësoi dje këtë projekt si rënie të Republikës, kthim në një shtet policor dhe shkelmin e fundit ndaj reformës në drejtësi. Mili Xhani


POLITIKE

4

E shtunë, 1 SHKURT 2020

ISH-MINISTRI: ME NJË VKM VENDOSEN MENJËHERË NËN ZAP, GJYKATËS, PROKURORË E TË TJERË “TË PABINDUR”

Ylli Manjani: Me KÇK-në Edi Rama i futi shkelmin reformës në drejtësi

I

sh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson nismën me emrin “Anti-KÇK”, e cila u miratua dje nga qeveria jo si ligj, por me një VKM të zakonshëm, si goditjen finale ndaj institucioneve dhe shtetit. Manjani theksoi se Vendimi i Këshillit të Ministrave që ka miratuar qeveria “Rama” rrëzon gjithë procedurat ligjore dhe e kthejnë Shqipërinë në modelin e një shteti policor. Manjani shpjegon se kjo paketë ligjore e bën të pavlefshme dhe reformën në drejtësi. “Nuk e di përse m’u kujtua deklarata e Gramoz Ruçit ditën e votimeve moniste lokale. Ai tha në tekst “… Nuk ka burrë nëne të shpallë diktaturën..” Sot, me VKM, qeveria ka vendosur të nxjerrë

nga funksioni Kushtetutën dhe ligjet e miratuara nga Parlamenti. Me një vendim, me shumë gjasë pa votim si gjithnjë, qeveria ngarkon Policinë e Shtetit me funksione që Kushtetuta dhe ligjet ja kanë dhënë pushtetit të pavarur të drejtësisë. Një tufë ministrash, vartës të Kryeministrit i kanë dhënë vetes të drejtën të ndryshojnë parime të shenjta të procedimit penal. Parime të cilat garantojnë të drejtat kushtetuese të shtetasve të këtij shteti. Nuk e çuan as formalisht për miratim si projekt ligj në Parlamentin, të cilin e zotërojnë plotësisht. Përkundrazi e bënë ligj me fuqi të menjëhershme duke e anashkaluar hierarkinë dhe detyrat e ndara kushtetuese. Më një VKM i futën një shkelm të rëndë reformës në drejtësi, ligjet e së cilës megjithëse problematike ishin të miratuara rregullisht me shumicë të cilësuar parlamentare. Me një VKM vendosen menjëherë nën

zap, gjykatës, prokurorë e të tjerë “të pabindur” që nuk ndjekin urdhrat e qeverisë. Me një VKM u bashkuan formalisht të tre pushtetet e ndara në një dorë të vetme. Me të njëjtën VKM i uruan “mirëseardhjen” edhe të shumëpriturës ambasadore të SHBA, si për t’i kujtuar se nuk para e qethin për reformën e as për sundimin e ligjit. Unë nuk kisha e as kam asnjë iluzion, por desha të sjell në vëmendje deklaratën e Gramozit, përfaqësuesit më të lartë të pushtetit politik në vend! Paska pra, “bir dhe burrë nëne” që mund të bëjë ç’të dojë me vendin e vet. Me kushtetutën, shtetin e popullin. Ajo që s’kuptoj dot është se përse nuk flet më Gramozi, Kryetar i Parlamentit. Vendit ku bëhen ligjet dhe zgjidhet qeveria. Të rrojmë e ka kujtojmë Republikën Kushtetuese të Shqipërisë! Që sot e kemi Republikë të KÇK”, u shpreh ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ambasadat kryesore në vend reagojnë për “Zërin e Amerikës”

SHBA, BE: Nuk e Kemi Parë Ende Paketën “Anti KÇK” Q

everia miratoi dje një paketë të re ligjore, përmes një akti normativ, që sipas zyrtarëve, synon forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizimit dhe krimeve të tjera të rënda. Para dy javësh, më 13 janar, duke bërë të ditur planet për hartimin e pritshëm të kësaj pakete, që qeveria në njoftimin e saj zyrtar e quan “Anti-KÇK” (anti-kap-ç’a-të-kapësh) Kryeministri Rama u shpreh se “... kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore që jemi duke e kolauduar këto ditë që flasim edhe me partnerët tanë të pazëvendësueshëm, SHBA dhe BE dhe në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar, duke zhvilluar një aktivitet si asnjëherë më parë agresiv në terren të Policisë së Shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar, por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi, ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre. Paralelisht me ta, ne do bëjmë të mundur vendosjen me shpatulla pas murit të çdo anëtari të KÇK në Prokurori apo Gjykatë që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin”. Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për paketën e re ligjore, një zëdhënës i ambasadës amerikane në Tiranë nuk mundi të jepte një vlerësim për të pasi, siç u shpreh zëdhënësi, “Nuk kemi pasur mundësi që ta studiojmë variantin më të fundit të

legjislacionit “Anti-KÇK”. Presim që të kuptojmë detajet” duke theksuar se “E vlerësojmë shprehjen nga Kryeministri të vendosmërisë dhe vullnetit politik për të luftuar murtajën e krimit të organizuar”. Edhe zyra e Delegacionit të Bashkim-

it Evropian në Tiranë, duket se nuk është e informuar për paketën ligjore të miratuar sot. Përfaqësia e BE-së i tha Zërit të Amerikës se “Delegacioni i Bashkimit Evropian nuk e ka parë aktin normative të miratuar sot dhe nuk mund të bëjë komente në këtë

AMBASADORJA E SHBA

Reforma në drejtësi, Yuri Kim: Do jemi krah për krah me ju!

E pranishme në takimin e përbashkët për Reformën në Drejtësi, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e vuri edhe njëherë theksin tek rëndësia që ka implementimi i kësaj reforme, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin. Në fjalën e saj, ambasadorja e SHBA-së tha se Amerika është krah për krah me Shqipërinë sa i takon kësaj reforme. “Rëndësinë e Reformës në Drejtësi, në sulmin që ajo do t’i japë korrupsionit. për të gjithë ne që ndodhemi këtu në këtë sallë, të gjithë jemi shërbyes publik dhe jemi mbledhur këtu për të shënuar kauzën e nderuar drejtësi për të gjithë. Ne mbartim një privilegj të madh për të siguruar besimin e publikut se do t’i bëjmë punët tona me integritet. Në Amerikën themi: shërbejmë drejtësi. Por nëse shikon rrënjën e shprehjes, do të thotë një çështje në të cilin sistemi ligjor jep një trajtim të drejtë. Në reformën në drejtësi jemi me ju krah për krah. Për mua ndërsa shoh këtë sallë me njerëz të drejtësisë, mendoj për dy personalitet, Skënderbeun dhe Georg Washington. Unë besoj që shpirti, fryma e Skënderbeut është end gjallë këtu në Shqipëri. Dhe besoj plotësisht që si fryma e Skënderbeut dhe George Ëashington janë të gjalla këtu dhe dua t’u shpreh që në këtë frymë të jepni drejtësi për të gjithë”, u shpreh dje ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

moment”. Duke njoftuar paktën e re ligjore, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha të premten se objekt i saj janë edhe gjithë personat e akuzuar për krime të rënda, përfshirje në krim të organizuar dhe terrorizëm, por që nuk janë dënuar për shkak të korrupsionit në sistemin e drejtësisë. “Të gjithë këta individë, qofshin të dënuar apo të akuzuar për kategoritë e krimeve që sapo përmenda, do të duhet të provojnë se banesat, bizneset, tokat, llogaritë bankare, mjetet motorike në posedim të tyre apo edhe të familjareve të tyre, burojnë nga puna dhe jo nga aktiviteti i paligjshëm dhe i pajustifikuar. Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për të justifikuar ligjshmërinë e pasurisë se tyre” , tha ministrja Gjonaj. Opozita, nga ana e saj, e priti me skepticizëm këtë paketë ligjore, duke e quajtur një nismë propagandistike. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha në rrjetet sociale se “qeveria Rama nuk ka bërë kurrë luftë kundër krimit, por ka bashkëpunuar me të, ndaj edhe kjo nismë e re do të dështojë, ashtu si dështoi nisma e mëparshme “Forca e ligjit”.


FORUM Nga Çim Peka

N

E shtunë, 1 SHKURT 2020

“Paterica” i Mustafës, po le jashtë Kosovës varrin e Isës

ANALIZË ë aspektin elektoral, zgjedhjet e tetorit të vitit të kalur në Kosovë nuk ofruan as surprizë dhe as ndonjë gjë të re. Partia fituese e Albin Kurtit mori një deputet më pak se në zgjedhjet e fundit. Partitë e tjera, pak a shumë ruajtën statuq quo-në. Nga ana tjetër, efekti politik i këtyre zgjedhjeve ishte dramatik. Për herë të parë Hashim Thaçi dhe partia e tij dilte realisht në opozitë. Nëse kishte një konstante të fushatës elektorale ishte vendimi i secilës dhe të gjitha partive që në asnjë rrethanë të mos bënin koalicion para apo pas zgjedhor me Partinë Demokratike. Aq e theksuar ishte kjo vendosmëri unanime saqë të gjithë e dinin se PD do të dilte në opozitë akoma pa u zhvilluar zgjedhjet. E, kjo në fakt ishte elementi më dramatik i këtyre zgjedhjeve. Jo rezultati, por paaftësia, për herë të parë, e Hashim Thaçit për ti mbajtur nën kontroll partitë e tjera. As me pazare, as me presion, as me shantazh, as me SHIK, as me oligarkë, as me dosje, as me fijet e tij në partitë e tjera. Mund të ketë një sërë arsyesh për këtë, por dy janë kryesoret.

5

Së pari angazhimi i Thaçit në marrëveshje me Vuçiç dhe Ramën për ndarjen e Kosovës, dhe së dyti lodhja e partive politike dhe individëve nën tutelën e Thaçit prej dy dekadash. Sipas marrëveshjes paraprake midis VV dhe LDK, partia fituese do të merrte Kryeministrin, ndërsa postet tjera do të ndaheshin sipas peshës elektorale, që i bie 50%-50%. Parlamenti i Kosovës ka caktuar datën 3 shkurt për votimin e qeverisë së re, por Kosova akoma nuk ka kë të votojë edhe tani pas 4 muajsh, sepse dy partitë fituese nuk kanë rënë dakord për ndarjen e posteve. Ajo që ka ndodhur këto katër muaj është një turp për Albin Kurtin, Isa Mustafën, VV, LDK dhe gjithë Kosovën. Një vëzhgim nga distance e ecurisë së negociatave të sërzgjatura nxjerr në pah disa elementë: Së pari, lehtësinë relative të konsolitimit të një programi të përbashkët qeverisës midis dy partive që veç e veç qëndrojnë shumë larg në programet e tyre, njëra si parti e djathtë tradicionale, e tjera si parti e ekstremit të majtë. Së dyti, paaftësia dhe mungesa

e eksperiencës së Albin Kurtit për të mbyllur e konkluduar një marrëveshje me LDK. Së treti, loja e pisët e Isa Mustavës si kryetar dhe uzurpues i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dhe së katërti, aftësia e Hashim Thaçit për të realizuar atë që nuk e realizoi para zgjedhjeve: përçarjen e dy partive fituese. Në kushtet e mungesës së transparencës së zhvillimit të negociatave, takimeve të hapura por edhe sekrete midis aktorëve të ndryshëm, është e vështirë të përcaktosh si, qysh, tek ka ardhur puna deri në këtë pikë. Por ajo që vlen të analizohet, është qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vjosa Osmani u nominua nga LDK si kandidatja e kësaj partie për kryeministër pa qenë kryetare e saj. Nominimi i saj ishte politikisht interesant sepse së pari Isa Mustafa si kryetar i partisë dhe si ish-kryeministër e hoqi dorë nga nominimi, duke i lënë vendin një personi tjetër, ashtu siç pat bërë edhe në vitin 2017. Vjosa Osmani me shumë gjasë u zgjodh jo vetëm si personi që kishte rejtingun më të madh, por edhe si kompromis midis

klaneve brenda partisë. Qysh në krye të herës u be e qartë se rrugëtimi i Vjosës si fituese do të ishte tepër i vështirë, për shkak të luftës së nëndheshme brenda partisë. Në rast humbje, rrugëtimi i saj politik do të ishte i pamundur, siç edhe rezultoi. Duke qenë se ajo, ishte kandidatja për kryeministër e mandatuar nga partia e saj, natyrshëm që vendi i saj ishte në krye të tavolinës së negociatave me Albin Kurtin. Pas dy tre daljeve të para publike, Mustafa si kockë e vjetër, filloi gradualisht duke i ulur profilin negociator Osmanit, anipse ajo përveç të tjerave, kishte rezultuar edhe si personi më i votuar në radhët e LDK-së. Lutfi Haziri dhe Agim Veliu janë jo vetëm pesha të rënda brenda LDK-së dhe kundërshtarë të Osmanit, por njihen edhe për afërsinë e tyre historike me Hashim Thaçin. Madje, Haziri ishte ndër të paktët eksponentë të LDK, i cili mbështeti pa kushte idenë e Hashim Thaçit për ndarjen, korrigjimin e apo shkëmbimin e territorit të Kosovës. Nuk u mor vesh asnjëherë nëse Haziri ishte mbështetës për arsye

elektorale si kryetar i Gjilanit apo për hir të Hashim Thaçit... Gjithsesi, përpos tregimit të një aftësie të madhe negociuese, qëndrimi i LDK duket qartë se synon dështimin e përpjekjes së Albin Kurtit për tu bërë Kryeministër, duke materializuar synimin edhe të Hashim Thaçit. Qëndrimi i Isa Mustafës nuk është vetëm kundër Kurtit e Osmanit, por është edhe kundër interesave të vetë LDK, dhe Kosovës. Në kushtet kur Kosova dhe partnerët po presin formimin e qeverisë së re në mënyrë që të finalizohet marrëveshje finale me Serbinë, sabotimi që Mustafa i bën konstituimit të qeverisë shkon përtej një loje politike bizantine. Është fakt i njohur që Hashim Thaçi ka bërë çdo përpjekje që eshtrat e Isa Boletinit të mos varroseshin me Mitrovicën Veriore. Ndarja e mbështetur nga Thaçi kishte këtë ngërç dhe më vonë do ju dëshmojë një përfshirje të tmerrshme të Edi Ramës pikërisht për këtë shqetësim. Si përfundim, “Paterica” e Mustafës po rrezikon të lerë jashtë Kosovës varrin e Isës... Syri.net

Ambasada e SHBA dhe ajo e BE-së në Tiranë i thanë BIRN se nuk e kanë lexuar variantin e fundit të paketës së ndryshimeve ligjore, ndërsa organizatat e shoqërisë civile e kritikuan nismën si antikushtetuese

Paketa Anti-KÇK e qeverisë kthehet në ligj pa e lexuar askush Nga Gjergj Erebara

P

ërmes një statusi në Twitter, kryeministri Edi Rama njoftoi të premten takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim dhe miratimin e paketës ligjore të prezantuar prej tij si Anti-KÇK -duke i konsideruar ngjarjet njëra pas tjetrës si ‘koincidencë e bukur’. Më pas, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi për llogari të qeverisë se paketa ligjore u miratua si akt normativ me synimin e “luftës kundër krimit”, por organizatat e shoqërisë civile ngritën pikëpyetje serioze mbi vlefshmërinë e një akti të tillë normativ nga pikëpamja kushtetuese. Gjonaj deklaroi gjithashtu se paketa e ndryshimeve ligjore është konsultuar me “shërbimet partnere”. Por Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe ajo e Bashkimit Europian i thanë BIRN në dy deklarata të veçanta se nuk kanë marrë një draft paraprak nga qeveria dhe nuk e kanë lexuar ende atë.

Endri Fuga, zëdhënësi i Kryeministrit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN se kur do të publikohet kjo paketë ligjesh dhe as pyetjes nëse këto ndryshime janë konsultuar apo jo me partnerët perëndimorë të Shqipërisë, SHBA dhe BE. Shqetësime mbi kushtetutshmërinë Kryeministri Edi Rama deklaroi kohë më parë se vendi ka nevojë për paketë ligjore AntiKÇK për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar si dhe ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që qeveria i akuzon se kanë lidhje me krimin e organizuar. Qeveria refuzoi të publikojë një draft të ndryshimeve të propozuara. Megjithatë, kritika janë ngritur për fuqizimin e Policisë së Shtetit me kompetenca të gjyqësorit si dhe cenimin e të drejtave të njeriut, të mbrojtura nga Kushtetuta. Në fund të Nëntorit, ndërsa vendi përballej me katastrofën e shkaktuar nga tërmeti, kryeministri sugjeroi se kjo paketë mund të mira tohej me akt normativ. Të

shqetësuara, një grup me 21 organizata të shoqërisë civile i kërkuan qeverisë në 6 dhjetor të respektojë kushtetutën sa i përket miratimit të ndryshi meve të tilla ligjore. Pavarësisht shqetësimeve, qeveria e miratoi paketën përmes një akti normativ në një mbledhje qeverie jashtë radhe të premten më 31 Janar. Ministrja Etilda Gjoni deklaroi: “Vendimet e miratuara sot sjellin ndryshime në ligjin Anti-Mafia, Ligjin e Policisë së Shtetit, Ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara si dhe Kodin Penal. Të gjitha këto ndryshime së bashku me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” , janë tashmë vendimmarrje të Kuvendit të Shqipërisë.” Por organizatat e shoqërisë civile thonë se Kushtetuta nuk le jon ndryshime me procedurë të përshpejtuar të ligjeve të rëndësisë së veçantë, si Kodi Penal, ndërsa ndërhyrja e paralajmëruar e policisë ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve bie

ndesh me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. “Duke e konsideruar si paketë të një rëndësie të veçantë që mund të cenojë respektimin e të drejtave të shtetasve, organizatat e mësipërme bëjnë thirrje që diskutimi i kësaj pakete do duhej të ishte gjithëpërfshirës dhe në respektim të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,” deklaruan organizatat. “Miratimi me akt normativ me fuqinë e ligjit të paketës ligjore antishpifje ka cënuar parime të rëndësishme kushtetuese,” thuhet më tej në deklaratë. [Kliko këtu për të lexuar deklaratën] Partnerët nuk janë informuar Kryeministri Edi Rama zgjodhi të shpallë miratimin e kësaj pakete pas një takimi me ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim, ndërsa ministrja Gjonaj sugjeroi se qeveria e ka konsultuar paketën me “shërbimet partnere”, pa shpjeguar se me kë konkretisht. “Pas një procesi diskutimesh shteruese mes përfaqësuesve të

Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, përfshirë këtu edhe zyrën e Kryeministrit, Policinë e Shtetit, shërbimet partnere dhe ekspertët ven das dhe të huaj të reformës në drejtësi, sot kemi miratuar në mbledhjen e Qeverisë, paketën ligjore Anti-KÇK,” deklaroi Gjonaj. Gjithsesi, Ambasada e SHBA dhe ajo e BE-së në Tiranë thanë se nuk e kanë lexuar ende paketën ligjore të miratuar. Pyetur nga BIRN, një zëdhënës i Ambasadës Amerikane tha”Nuk kemi pasur mundësi që ta studiojmë variantin më të fundit të legjislacionit “Anti-KÇK. Presim që të kuptojmë detajet”. Ambasada theksoi gjithashtu se “vlerëson shprehjen nga kryeministri të vendosmërisë dhe vullnetit politik për të luftuar murtajën e krimit të organizuar”. Po kështu, zyra e Delegacionit Europian në Tiranë tha se nuk ishte konsultuar. “Delegacioni i BE-së nuk e ka parë Aktin Normativ të miratuar sot dhe nuk mund të komentojë në këtë pikë,” tha Delegacioni për BIRN.


POLITIKE

6

E shtunë, 1 SHKURT 2020

Reagimi i 12 organizatave të shoqërisë, kundër projektit të qeverisë “Rama”

D

ymbëdhjetë organizata në vend, si Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti për Studime Politike (ISP), Birn Albania, Instituti Shqiptar i Shkencës etj. kanë reaguar, menjëherë pas miratimit të paketës anti-KCK, duke u shprehur se miratimi i këtij projekt-ligji cenon parime të rëndësishme kushtetuese. Organizatat japin me detaje nenet dhe pikat, ku kjo paketë ligjesh bie ndesh edhe me të drejtat e njeriut. Po ashtu, organizatat thonë se paketa duhet të ishte miratuar në respekt të plotë të Kushtetutës. Në vijim, reagimi i plotë i 12 organizatave: Miratimi me akt normativ me fuqinë e ligjit të paketës ligjore antishpifje ka cënuar parime të rëndësishme kushtetuese. Sipas medias Këshilli i Ministrave sot në datën 31 Janar 2020 miratoi projektligjin Anti-KÇK, me akt normativ me fuqinë e ligjit. Kjo paketë, siç përmendet në media, do të sjellë ndryshime në ligjin Antimafia, ligjin e Policisë së Shtetit, ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara si dhe Ligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, që do të miratohen nga Kuvendi. Më herët, në datën 6 Dhjetor 2019, rreth 21 organizata të shoqërisë civile reaguan me një deklaratë publike, që i referohej nismës për miratimin e një akti normativ me fuqinë e ligjit lidhur me parandalimin dhe marrjen e masave kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve të rënda të rënda, të prezantuara si paketa speciale Anti- KÇK. Duke e konsideruar si paketë të një rëndësie të veçantë që

Shoqëria civile kundër KÇK: Cenon parime të rëndësishme kushtetuese LISTA E ORGANIZATAVE 1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit 2. Instituti për Studime Politike (ISP) 3. Birn Albania 4. Instituti Shqiptar i Shkencës 5. Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) 6. Instituti i Kërkimeve Urbane 7. Fondacioni Shqiptar për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar 8. Qendra Altri 9. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes 10. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare 11. Civil Rights Defenders 12. INAC

mund të cenojë respektimin e të drejtave të shtetasve, organizatat e mësipërme bënin thirrje që diskutimi i kësaj pakete do duhej të ishte gjithëpërfshirjeje dhe në respektim të Kushtetuës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Nga njoftimi për shtyp i realizuar ditën e sotme me median nga Ministria e Drejtësisë, krijohet bindja se thirrja jonë për gjithëpërfshirje nuk do të realizohet. Nëpërmjet njoftimit në media informohemi gjithashtu se nëpërmjet kësaj pakete ligjore do të ndërhyet dhe do të ndryshohen dhe ligje të rëndësishme, përfshirë këtu dhe ligjin e ri të reformës në dre-

jtësi nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, të ndryshuar. Organizatat vendase të shoqërisë civile janë kufizuar deri më sot nga e drejta për tu njohur me përmbajtjen e kësaj pakete, çka cenon parimet e një qeverisje të hapur, transparente dhe llogaridhënëse. Duke mos patur mundësi të shprehemi për tekstin e ndërhyrjeve të propozuara, referuar deklaratës të Ministres së Drejtësisë tërheqim vëmendjen për disa shkelje të cilat krijojnë probleme, nga pikëpamja formale dhe substanciale, lidhur me ligjshmërinë por edhe kushtetutshmërinë e saj. Sipas nenit 28 të Rregullores së Kuvendit nuk

lejohet procedura e përshpejtuar e projektligjeve të parashikuara nga neni 81 pika 2 e Kushtetutës, pra ligje që kërkojnë miratimin me shumicë të cilësuar prej të pakten 3/5 e deputetëve. Shtesat ose ndryshimet ligjore që mendohen t’u bëhen disa prej ligjeve të përmendura më lart me aktin normativ, janë miratuar me votim të cilësuar dmth në bazë të nenit 81 pika 2 e Kushtetutës. Me vendimin nr. 11 datë 02.04.2008, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar neni 315 i Kodit Penal të titulluar “Dhënia e një vendimi të padrejtë”. Në këtë vendim midis të tjerave thuhet “se gjykata çmon se mundësia

e fillimit të ndjekje penale ndaj një gjyqtari për dhënien e një vendimi përfundimtar ndërkohë që vendimi mund të shqyrtohet nga një gjykatë më e lartë, krijon një presion të papërshtatshëm ndaj gjyqtarit, çka do të dëmtonte dhënien e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut” dhe më poshtë “vendimet e një gjyqtari kundërshtohen vetëm në një gjykatë më të lartë dhe asnjë organ tjetër nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e vendimit gjyqësor derisa ato nuk janë ndryshuar ose prishur sipas ligjit”. Sipas nenit 147/d të Kushtetutës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës ndër të tjerash për verifikimin e ankesave, dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve, prokurorëve. Kjo normë kushtetuese konkretizohet edhe në ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” të ndryshuar. Gjykata Kushtetuese ka elaboruar në vendimet e saj standartin se atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund ti jepen një organi tjetër (shih vendimin nr. 78 datë 12.12.2017 i Gjykatës Kushtetuese) Sipas neneve 147/a dhe 149/a të Kushtetutës, përkatësisht Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Larte i Prokurorisë nuk kanë kompetencë të fillojnë hetimin gjyqëesor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“EDHE TË AKUZUARIT DO JUSTIFIKOJNË PASURINË, ANULOHEN TRANSAKSIONET TEK TË TRETËT”

H

yn në fuqi paketa ligjore Anti0 KÇK. Sot qeveria në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratoi me akt normativ ligjin special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar. Vendimi u mori pak pas takimit të kryeministrit Edi Rama me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim. “Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën Anti-KÇK dhe Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”, theksoi kryeministri Rama në rrjetet sociale. Pas këtij njoftimi, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, doli në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ku dha detajet e subjekteve të kësaj pakete që vjen pas konsultimeve edhe me Ministrinë e Brendshme, kryeministrin dhe ekspertët vendas e të huaj. Gjonaj tha se

Hyn në fuqi paketa - Pafajësi nga drejtësia, por jo nga anti-KÇK-ja e Ramës!

paketa ka të bëjë me pasurinë e atyre që janë dënuar për krim të organizuar, pjesëmarrje në organizata dhe grupe të struk-

turuara kriminal, në çdo grup tjetër kriminal dhe terrorist, apo trafiqe dhe krime të tjera të rënda. Por pjesë e paketës Anti-KÇK janë edhe të gjithë ata, që “ndonëse nuk janë të dënuar, por vetëm të akuzuar për krime të rënda, nuk janë dënuar nga drejtësia e korruptuar, nga ata gjyqtarë që po abuzojnë me ligjin për interesa personale dhe korruptive në ditët e fundit para vetingut, duke i lënë të lirë”, siç tha Gjonaj. Këta persona, - shtoi mw tej ministrja, - duhet të “provojnë se banesat, bizneset, tokat, llogaritë bankare, mjetet motorike në posedim të tyre, apo dhe të familjarëve të tyre burojnë nga puna dhe jo nga aktivitet i paligjshme dhe i pa justifikuar”. Në lupën e Anti-KÇK do të jenë edhe të gjithë ata që i kanë fshehur pasuritë e

paligjshme duke i transferuar në emra të palëve të treta. “Këto transferime apo transaksione, do të anulohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme. Persona që kanë bërë këto lloj transferimesh do duhet të japin llogari një më një dhe të justifikojnë çdo qindarkë”, tha Gjonaj. Subjekt i kësaj pakete janë edhe gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që kanë dhënë vendime abuzive. Akti normativ i miratuar do t’i japë Policisë së Shtetit, SPAK, dhe gjykatave të posaçme, mjetet dhe kornizën e duhur ligjore për të luftuar krimin e organizuar në mënyrën më efikase të mundshme. Akti normativ hyn në fuqi menjëherë pas vendimit të qeverisë, por brenda 45 ditëve duhet që të aprovohet nga Kuvendi, ndryshe bie. Vendimi i djeshëm i qeverisë, sjell

ndryshime në ligjin anti-mafia, ligjin e policisë së shtetit, ligjin e për administrimin e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara dhe Kodin Penal. Kjo njësi do të hetojë 91 krime të parashikuara në Kodin Penal, nga vjedhja me armë, tek droga, grupi i strukturuar kriminal, vrasja, falsifikimet, plagosja, rrëmbimi, prostitucioni, terrorizmi, korrupsioni i çdo zyrtari publik e deri tek krimi zgjedhor. Struktura policore ka të drejtë të nisë hetim pasuror për individët që dyshojnë se niveli i jetesës nuk mbulohet nga të ardhurat. Pjesë e hetimit do të jenë bashkëshorti, fëmijët, bashkëjetuesi mbi 5 vjet, si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë lidhje pasurie. Do të goditen dhe do të shpallen të paligjshme edhe kalimet fiktive të pasurive tek të afërm apo persona të tretë.


POLITIKE

7

E shtunë, 1 SHKURT 2020

Zëvendëskryetari i LSI-së: Krimi i organizuar shqiptar konfirmohet ndër më aktivët, qeveria ka krijuar këtë realitet kriminal në vend

L

ëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me vendimin e mazhorancës për të tërhequr deri në fund të marsit miratimin në Kuvend të draftit të saj të shumëdebatuar për “Anti-shpifjen”, që në fakt është cilësuar si një paketë ligjore që instalon censurën në mediat shqiptare. Nga foltorja e LSI-së, zëvendëskryetari i kësaj partie, Luan Rama tha se mazhoranca u detyrua të tërhiqej nga marrëzia e tyre për ta miratuar dhunshëm paketën “Anti-Shpifje”. “Paturpësisht, mazhoranca nuk pati guximin të kërkonte ndjesë për kostot që krijoji, për debatin që hapi, për problemin që krijoi mbi imazhin e vendit edhe tek partnerët ndërkombëtarë dhe u desh me të drejtë kthimi i ligjit në Kuvend nga ana e Presidentit të Republikës. U desh krijimi i një fronti të përbashkët dhe unik, të aktorëve mediatik shqiptar, por edhe të partnerëve ndërkombëtar të Këshillit të Europës, të Komisionit Europian, të OSBE-së dhe të një morie organizimesh të tjera në kundërshtim të kësaj marrëzie që e ka emrin “Paketa Antishpifje” që të imponohej tërheqja derisa të mbërrijë opinioni i Komisionit të Venecias”, u shpreh Luan Rama. Nga selia e LSI-së, nëpërmjet një deklarate për mediat, Luan Rama bëri një bilanc të përmbledhur të zhvillimeve politike dhe të të gjithë situatës në vend në mbyllje të janarit, muajit të partë të vitit 2020. “Në fakt ajo çfarë bën përshtypje dhe që nuk bën fare surprizë për shqiptarët është që

“Anti-shpifja”, Luan Rama: Një marrëzi, mazhoranca s’pati guxim të kërkonte ndjesë dhe janari i vitit 2020 nuk bën përjashtim nga trendi i problemeve të mëdha të qeverisjes në vend dhe e tërë kjo gamë problemesh evidenton edhe një herë faktin e rëndë, faktin e trishtë që faktikisht dhe fatalisht shqiptarët vazhdojnë të mos qeverisen, shqiptarët vazhdojnë të jenë nën pushtetin e dhunshëm të një qeverie që nuk punon për ta e për pasojë situata e tyre sa vjen e bëhet gjithnjë e më e rëndë. Në kontrast me vullnetin e shprehur të opozitës, në kontrast me atë çfarë synon në fakt tryeza e dialogut politik ku po punohet për Reformën Zgjedhore, e cila është në thelb edhe përmbushja e detyrimit të vetëm që ka opozita në kuadër të të gjitha kushteve Bundestagut gjerman, e gjithë pjesa tjerët është si mos më keq”, deklaroi Luan Rama. Në fund të deklaratës së tij, zëvendëskryetari i LSIsë evidentoi përmes fakteve, të dhënave, shifrave konkrete është rritja alarmante e kriminalitetit, rritja e numrit të vrasjeve, rritja e pasigurisë dhe evidentimi i mungesës së efiçiencës së organeve shtetërore, organeve ligj-zbatuese në krijimin e kushteve të parametrave të sigurisë në vend. “Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, sepse e kam thënë dhe

e përsëris që qeverisja e vendit, mazhoranca e vendit duke pasur një bazë kriminale që lidhet me krimin elektoral, me vjedhjen, me rolin e grupeve kriminale në zgjedhje, natyrisht nuk ka se si të bëjë tjetër përveç se të

jetë në sintoni të plotë me të gjithë veprimtarinë e grupeve kriminale që atë e suportojnë dhe në fakt, të cilat ajo punon. Krimi i organizuar shqiptar konfirmohet si më aktivët në Itali dhe mbështetet nga grupe

të ngjashme shqiptarësh aktivë në Holandë, Belgjikë, Austri, Britani e Madhe, Gjermani dhe Spanjë. Këto grupe kontaktojnë drejtpërdrejt me referentët e tyre në Shqipëri, në mënyrë të veçantë me aktivitetet kriminale komplekse. Pra, kjo nuk është një sajesë mediatike. Këtu nuk kemi të bëjmë me një trill të ndonjë individi, por është pjesë e qëndrimit zyrtar që paraqet Ministria e Brendshme e Italisë në Dhomën e Deputetëve, pra në Parlamentin italian. Përballë kësaj situate, jo vetëm që nuk ka vend për hipokrizi të qeverisjes, jo vetëm që nuk ka vend për t’u fshehur, por ka vend për të nxjerrë përgjegjësi, ka vend për të reaguar me përgjegjshmëri dhe ka vend natyrisht për të vënë gishtin mbi të gjithë ata persona përgjegjës që në veprim apo bashkëveprim, në bashkëveprim apo në mosveprim, të përmbushjes së detyrës së tyre ka krijuar këtë realitet kriminal në vend që demonstrohet dhunshëm dhe me aktet kriminale të dokumentuara në realitetin shqiptar që në thelb shprehin jo thjesht pa fuqishmërinë e organeve shtetërore por edhe veprimtarinë e tyre në tërë këtë paketë kriminale”, deklaroi dje zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.

NËNKRYETARI I LSI-së: TË VËRTETAT, QË MISTER-PAZARXHIU EDI RAMA NUK I BLEN DOT, I BËN PUBLIKE BOTËRISHT SËRISH “THE INDIPENDENT”

Vasili: Edi Rama ka një meritë të pamohueshme, krijoi narko-shtetin

T

ë mërkurën, media e njohur angleze “The Independent” botoi një artikull për Shqipërinë ku tregonte se si vendi ynë u kthye në “Kolumbinë” e Europës, për sa i përket trafikut të drogës, që duket se s’ka të ndalur. Pikërisht këtë artikull, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka shpërndarë ditën e djeshme në rrjetet sociale, teksa thekson se Edi Rama e ka një meritë të mohueshme, sepse e ktheu vendin në narko-shtet. “Merita” e pamohueshme e Edi Ramës: krijoi narko-shtetin. Të vërtetat, që Mister-Pazarxhiu Edi Rama nuk i blen dot, i bën publike botërisht sërish “The Indipendent”. Gazeta e njohur angleze “THE INDEPENDENT” 2 ditë me parë publikoi artikullin: “Si Shqipëria u bë Kolumbia e Europës”. Në shkrim citohet edhe një diplomat perëndimor, ajo

që thotë ai është shumë e fortë. “Është Kolumbia e Europës. Është prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Është një Narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”. Ai tha se kapet vetëm 5 për qind.” Këto janë të vërtetat që nuk fshihen dhe që nuk blihen dot nga Edi Rama. Edi Rama ka: vetëm një “meritë”, ka bërë vetëm një “punë të suksesshme”, ka përmbushur vetëm një “mision”: Krijoi narko-qeverinë, që krijoi më

pas Narko-shtetin! Edhe një pyetje për ta mbyllur. Kur do t’i padisë Edi Rama këto dhjetëra televizione e gazeta anë e mbanë globit, që e kanë demaskuar e poshtëruar Edi Ramën? Kur do të padisë Bild, VOA, ZDF, ARD, RAI, France 24, The Indipendent, The Economist, Newsweek, Asociated Press, ANSA etj.? Jepi Edi Rama padite gjithë botën. Hë de jepi. Edhe i inkriminuar edhe i dëshpëruar, edhe i kapur edhe hapur, edhe nevrik si gjel edhe i urtë si pulë ky është Kryeministri ynë”, u shpreh dje në reagimin e tij Petrit Vasili. Po dje, po përmes rrjeteve sociale, nënkryetari i LSI-së, publikoi dhe një video të gafës së radhës së kryeministrit Rama. “Hajde gafë hajde: “Vër tulla e hidh mistri”

thotë Edi Rama. Bablok nuk hidhet mistria, hidhet llaçi. Vetëm kur i bën të gjitha me PPP ose koncesione vetëm atëherë hidhet mistria në vend të

llaçit dhe venë në dreq të gjitha, e rrëmbehen lekët me miliarda dhe mistria jote lë njerëzit pa bukë. Jepi Edi jepi, llafazanllëku të fik e të merr në qafë,

se ti grin llafe si grirëse sallate, ndaj nga sot do të të quajmë me meritë Edi -Llafe grirësi. Edi llafe grirësi të lumtë ja dole, që të hysh fort në repertorin e gafave “madhështore” dhe: E hodhe mistrinë për llaç”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

SHKOLLA E MAGJISTRATURËS NJOFTIM

Këshilli Drejtues i Shkollës se Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë ka shpallur me Vendimin nr 7, datë 28.01.2019, një vend vakant në pozicionin “Pedagog i Brendshëm”. Kandidati aplikant duhet të vijë nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë, sipas parashikimeve të nenit 265, Pjesa IV, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe neneve 53 dhe 54 të Ligjit nr 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” . Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve

magjistratë për poizicionin e pedagogut të brendshëm janë përcaktuar në nenin 264, të Ligjit nr. 115/2016 «Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë », si dhe në aneksin 11 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës: Shkolla e Magjistraturës i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për nisjen e procedurave të komandimit, për kandidaturat që potësojnë kriteret specifike. Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE Irfan Hysenbelliu, aksioner kryesor i Birrës Tirana: Do të mbizotërojmë mbi 60% të tregut, kryeqyteti do ketë festën e birrës 8

E shtunë, 1 SHKURT 2020

“Birra Tirana” bëhet pjesë e familjes së madhe “Hysenbelliu Group”. Presidenti i grupit, zoti Irfan Hysenbelliu është tashmë aksioneri kryesor i birrës Tirana me kuotat më të mëdha të aksioneve. Ky është një rikthim, pasi zoti Hysenbelliu ka qenë iniciatori kryesor i bashkimit të 10 aksionerëve në vitin 2001, kur “Birra Tirana” u privatizua, kohë kur filloi edhe shkëlqimi i saj. “Birra Tirana” është kompania më e madhe e prodhimit dhe tregtimit të birrës në vendin tonë, dhe që prej vitit 1960 ajo është ikona e industrisë ushqimore dhe mbretëresha e kryeqytetit shqiptar. Pas vitit 2002 ,”Birra Tirana” nisi të eksportohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli, Kosovë Greqi dhe Zvicër duke kapërcyer kufijtë shqiptarë “Birra Tirana” është padyshim lider në treg. E ardhmja me shijen dhe identitetin e saj si “kartëvizita” e kryeqytetit, është edhe më premtuese. Zoti Hysenbelliu është rikthyer te ‘Birra Tirana’ me ide të qarta për t’i shtuar asaj shkëlqimin dhe suksesin. Në takimin me stafin drejtues dhe aksionerët e tjerë, z.Irfan Hysenbelliu paraqiti vizionin e tij për ardhmërinë e ‘Birrës Tirana’. “Në çdo vend të Botës birra e kryeqytetit është birra më e suksesshme. Birra e Tirana do të ketë sukses, do të jetë model në treg. Atë ëndërr që kisha do ta realizojmë tani”,- tha ai Investimi i ri me ndërtimin e fabrikës së re që do të ketë teknologji edhe më moderne, së bashku me restorantin do ta pasurojë historinë e ‘Birrës

madh”,- deklaroi Hysenbelliu. Luan Bregasi që deri më sot ka qenë drejtori i përgjithshëm te ‘Birrës Tirana’, u shpreh se zoti Hysenbelliu rikthehet në shtëpinë e tij me më shumë eksperiencë dhe me më shumë frymë bashkëpunimi dhe solidariteti. Tirana’. “Do të bëhet një punë e madhe brenda këtij viti, me rikonstruksionin e teknologjisë dhe përmirësimin akoma më shumë të cilësisë brenda një muaji. Përpjekja jonë do të jetë që ne të shkojmë mbi 60% të tregut dhe kjo është e sigurtë”,- tha Hysenbelliu.

Kryeqyteti në muajin korrik do të ketë për herë të parë ‘Festën e Birrës’. “Qytetit të Tiranës do i kthejmë festën, në muajin korrik do jetë Festa e Birrës në Tiranë dhe do jetë një nga festat më të mëdha. Kryeqyteti gjithmonë ka popullatën më të madhe, konsumin më të

“Ardhja juaj na bën besimplotë për të ecur së bashku në një rrugë më të sigurt. Jam i bindur që me ardhjen tuaj, të gjithë punëtorët dhe aksionerët do ta përkthejnë me më shumë besim për të ardhmen e ‘Birrës Tirana’, më shumë siguri, më shumë cilësi, më shumë sukses dhe më shumë konkurrencë!”,tha Luan Bregasi. Kjo ngjarje e rëndësishme për ‘Birrën Tirana’ u kremtua me një festë të organizuar për stafin e fabrikës. Festës se organizuar iu bashkua edhe zëvendës Presidenti i “Hysenbelliu Group”, zoti Fatmir Hysenbelliu.

AHMETAJ: HAPET GARA PËR MODELET E SHTËPIVE, ME 6 SHKURT NIS PROCESI I RINDËRTIMIT! BANORËT TË APLIKOJNË NË PLATFORMË

Q

everia ka miratuar zonat e reja ku do të rindërtohen pas shembjes së banesave nga tërmeti i 26 nëntorit. Në një deklaratë për shtyp, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj prezantoi 18 zonat e reja ku do të rindërtohet, 9 prej të cilave në Tiranë. Ahmetaj tha se dje do të hapej edhe gara për modelin e shtëpive që do të rindërtohen, ndërsa theksoi se ato do të jenë me parametra bashkëkohore dhe anti-sizmike. Me mbylljen e garës në datë 6 shkurt, Ahmetaj deklaroi se do të nisë procesi i rindërtimit duke nisur që nga prokurimi publik (përcaktimi i tenderëve). “Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkurt do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi”, u shpreh Ahmetaj. Ministri i

Qeveria miraton 18 zonat ku do të rindërtohet pas tërmetit, 9 prej tyre në Tiranë

Rindërtimi i bëri thirrje qytetarëve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti për t’i hapur rrugë nisjes së procedurave për rindërtim. Ai tha se është vënë në dispozicion të tyre një kapacitet prej 13 punonjësish për të ecur sa më shpejt në procesin e aplikimit online. Ai theksoi se në dy ditët e para të aplikimeve të nisura në 29 janar, 200 familje kanë paraqitur kërkesën e

tyre pas banesë. “Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve, në krye të dy ditëve kanë aplikuar rreth 200 familje. Aplikoni sa më shpejt, procesi është i thjeshtë dhe keni njësitë administrative, punonjësit, për të ecur sa më shpejt në procesin e aplikimit në platformën elektronike”, tha Ahmetaj. Afati i aplikimeve do të zgjasë deri në

datë 29 janar, ndërkohë që pas paraqitjes së kërkesës së tyre do të pajisen me një dosje ligjore që do jetë e nevojshme për hapat në vazhdim. Fatura e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të publikohet në datën 4 shkurt, ndërkohë që në datë 17 shkurt do të mbahet konferenca e donatorëve në Bruksel. “Qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor ka vlerësuar dëmet duke shpallur zonat ku do të ndërtohet. Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko por për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës dhe modelin e banesave. Enti i banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive, pra njësive individuale. Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për

hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkrut do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi. Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje qytetarëve të përshpejtojnë aplikimin në platformën elektronike që të kalojmë në momente të tjera. Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve, në krye të dy ditëve kanë aplikuar rreth 200 familje. Aplikoni sa më shpejt, procesi është i thjeshtë dhe keni njësitë administrative, punonjësit, gjithë stafin tim në dispozicion për të ecur sa më shpejt në procesin e aplikimit në platformën elektronike”, tha ministri Arben Ahmetaj.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

100

-vjetori i shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë do të shënojë nisjen e disa prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore, që do t’i japin formë qytetit të së ardhmes. Nga Universiteti i Kembrixhit në Londër, ku ishte i ftuar për të prezantuar transformimin që ka pësuar Tirana vitet e fundit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shumë shpejt do të nisë puna për një sërë projektesh si Teatri i Ri Kombëtar, zgjatja e lumit të Lanës, Parku i Qendror në Bulevardin e Ri etj. “Në 100-vjetorin e Tiranës ndihem vërtet krenar që qyteti ynë gjen kaq shumë hapësirë në universitetet dhe në auditorët më të mirë. Jam shumë i frymëzuar që në këtë 100-vjetor të fillojmë disa projekte shumë të rëndësishme për Tiranën, duke filluar nga Teatri Kombëtar, zgjatja e lumit të Lanës, godina e re e bashkisë në Bulevardin e Ri, Parku i ri Qendror”, tha Veliaj. Ai dha lajmin e mirë për ndërtimin e një pallati të ri sporti, pas suksesit me projektin e ndërtimit të stadiumit “Air Albania”. “Na duhet një pallat i ri sporti, që të ketë të njëjtin dinjitet si stadiumi i ri kombëtar, i cili gjithashtu pati dilema dhe debate, por në finale është një bizhu për qytetin”, shtoi kryebashkiaku. Teksa theksoi se shumë prej këtyre projekteve kërkojnë guxim, Veliaj siguroi se Tirana nuk do të ndalet në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit. Ai nënvizoi se falë

ashkia e Tiranës vijon punën për të ndërtuar rampa, të cilat mundësojnë lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar që përdorin karroca. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Bashkisë kanë bërë të mundur rehabilitimin e trotuareve në Bulevardin “Bajram Curri”, duke vendosur edhe

E shtunë, 1 SHKURT 2020

Kryebashkiaku: Në 100-vjetorin e Tiranës nisim projektet e Teatrit, zgjatjen e Lumit të Lanës, bashkinë e re dhe Parkun Qendror

Veliaj vizitë në Londër, prezanton transformimin e Tiranës

projektit të rindërtimit, do të lindë edhe qyteti i 100 viteve të ardhshme. “Sigurisht, shumë prej projekteve kërkojnë guxim, kërkojnë shumë debat, por në finale duhet të marrim vendimin që Tirana të ecë përpara. Disa nga vendimet e rëndësishme lidhen me vendimet e qeverisë dhe kryeministrit për ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë; disa nga kompanitë, skuadrat e arkitektëve edhe universitetet e ndryshme që

VENDOSEN RAMPA NË TROTUARË

B

9

rampat. Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punon për vendosjen e rampave është shtrirë edhe në rrugët e tjera të kryeqytetit. Ndërkaq, ndërhyrja do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës, për ta bërë sa me komode lëvizjen e këmbësorëve.

janë përfshirë në projektet e rindërtimit ishin këtu për të treguar sesi kriza mund të jetë edhe një mundësi. Pra, nga rrënojat mund të lindë edhe diçka e re, një qytet i 100 viteve të ardhshme”, tha Veliaj. Ai deklaroi se Bashkia e Tiranës do të nisë edhe një bashkëpunim të veçantë me Universitetin e Kembrixhit. “Ishte një kënaqësi e veçantë për të bashkëbiseduar me studentët e Kembrixhit, një nga universitetet më të mira në botë, ndaj jam shumë i lumtur që u diskutua për transformimin e Tiranës, duke filluar nga ditët e para të revolucionit urban në kohën e Edi Ramës, dhe gjithë zhvillimit që kemi kaluar me shumë guxim këto vite. Mezi pres që me Universitetin e Kembrixhit të fillojmë një raport, njësoj siç kemi me Universitetin e Harvardit dhe universitete të tjera, ku studentët më të mirë vijnë për praktikën e tyre në Tiranë. Mezi pres që produktet e para të kësaj marrëdhënieje të re, t’i shohim shumë shpejt në Tiranë”, përfundoi Veliaj.

Tirana në shërbim edhe të PAK dhe nënave me karroca


AKTUALITET

10

E shtunë, 1 SHKURT 2020

Me shpalljen e emergjencës globale, shtetet detyrohen të bashkëveprojnë për planet e masave në bazë të rregulloreve të shëndetit, për parandalimin e përhapjes së sëmundjes

S

hpallja e emergjencës globale sa i takon koronavirusit, ka çuar në rritjen e masave të survejancës dhe përforcimin e kapaciteteve në institucionet shëndetësore shqiptare. Ministria e Shëndetësisë, mblodhi të premten për herët ë dytë “Task-Forcën” për të kërkuar rritjen e vigjilencës dhe kapjen e hershme të rasteve. Shqipëria nuk ka asnjë të prekur nga virusi kinez edhe pse pati dyshime për një grua, analizat e së cilës faktuan se bëhej fjalë për grip. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se Shqipëria nuk është e prekur dhe se vendi ynë do të përforcojë masat të cilat aktualisht janë duke u zbatuar në të gjitha pikat kufitare qofshin këto detare, ajrore apo tokësore. “Do të doja të informoja se pas vendimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpalljen e gjendjes së emergjencës globale, ne do të rrisim brenda nivelit të planit të veprimit, përforcimin aktiv të survejancës, do të përforcojmë masat për gjurmimet e rastit dhe izolimin e tij. Vijojmë të kemi një zhvillim të koordinuar të masave, të ISHP, të ISSHSH, spitalin infektiv në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”, spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, në koordinim dhe bazuar në planet dhe udhëzimet e OBSH dhe gjithashtu edhe në zbatim të rregullores ndërkombëtare të shëndetit. Aktualisht dua të theksoj edhe njëherë që Shqipëria ka një survejancë shumë të mirë të infeksioneve respiratore të rënda dhe atyre akute në të gjithë vendin. Kemi një sistem të kapjes së hershme të mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri. Kemi një laborator të standardizuar në Institutin e Shëndetit Publik në lidhje me vendosjen e diagnozës së infeksioneve virale dhe stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike”. Ministrja iu referua Organizatës Botërore të Shëndetësisë kur tha se nuk do të kufizohet lëvizja e udhëtarëve apo tregtia e mallrave. “OBSH dhe të dhënat që ajo paraqet kanë treguar se kufizimi i lëvizjeve të njerëzve dhe mallrave mund të jetë jo efektiv dhe mund të bëjmë që burimet financiare të kuptohen si investim jo i nevojshëm”. Në fund, ajo theksoi se “E theksoj edhe njëherë, momentalisht ne jemi një vend me një risk të ulët ndaj këtij virusi, por kjo nuk do të thotë që të mos aktivizojmë të gjitha shkallët e rrezikshmërisë, në

Virusi kinez, Manastirliu: Asnjë rast në Shqipëri, rrisim kontrollet në dogana

TERREN “Drejtoritë e Shëndetiti Publik, kanë vendosur në teren grupe mjekësh e specialistë të cilët do të verifikojnë çdo person që vjen nga vendet aziatike, sidomos atyre të zonave të prekura nga koronavirusi që hyjnë në territorin shqiptar. Me shpalljen e emergjencës globale, shtetet detyrohen të bashkëveprojnë për planet e masave në bazë të rregulloreve të shëndetit, për parandalimin e përhapjes së sëmundjes”.

VENDIMI

momentin që do të lindë nevoja. E kemi planin e masave dhe jemi duke e zbatuar atë në të gjitha pikat kufitare, ajror dhe detar. Do të forcohen në mbështetje të vendimit të fundit të Organizatës Botërore të Shën-

detësisë”. Me shpalljen e emergjencës globale, shtetet detyrohen të bashkëveprojnë për planet e masave në bazë të rregulloreve të shëndetit, për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Po ashtu, ata duhet të risin transpar-

SITUATA

encën në raportimin e rasteve, ndërsa OBSH do të ndihmojë financiarisht vendet që kanë sistem të dobët shëndetësor, si dhe është përshpejtuar kërkimi i vaksinave dhe medikamenteve që trajtojnë koronavirusin.

“Ne do të rrisim brenda nivelit të planit të veprimit, përforcimin aktiv të survejancës, do të përforcojmë masat për gjurmimet e rastit dhe izolimin e tij. Kemi një zhvillim të koordinuar të masave, të ISHP, të ISSHSH, spitalin infektiv në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”, spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, në koordinim dhe bazuar në planet dhe udhëzimet e OBSH dhe gjithashtu edhe në zbatim të rregullores ndërkombëtare të shëndetit”.

TASK-FORCA

Emergjenca shëndetësore globale, ja çfarë duhet të dimë

Koronavirusi, ISHP: Shqipëria në risk të ulët

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall gjendjen e emergjencës globale, nëse vlerëson se një event apo sëmundje e caktuar përbën rrezik për shëndetit publik, përmes përhapjes. Një vendim i tillë, nxit shtetet të shtojnë përgatitjet apo masat parandaluese kundër përhapjes së virusit. OBSH ka një fond të caktuar për situata të tilla, i njohur si fondi i emergjencës. Organizata ka akorduar 1.8 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin në rajone të caktuara rreth botës. Për paratë kontribuojnë një sërë shtetesh, me Britaninë e madhe që ofroi 11 milionë dollarë vitin e kaluar. Fonde shtesë mund të sigurohen për të trajtuar dhe parandaluar përhapjen e virusit. Mbi bazën e një marrëveshje ndërkombëtare ligjerisht të detyrueshme, 196 shtetet anëtare të OBSH duhet të implementojnë vendimet e organizatës, çka nënkupton një kundërpërgjigjie më të koordinuar ndaj epidemisë. Mes tyre mund të përfshihen rekomandime si skanime në pikat kufitare apo aeroporte. OBSH nuk këshillon kufizim të lëvizjeve dhe bën thirrje për normalizim të udhëtimeve dhe tregtisë ndërkombëtare. Në fuqi janë edhe dy emergjenca të tjera ndërkombëtare, ajo për ebolan dhe poliomelitin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, qetësojnë opinionin publik, duke deklaruar se vendi ynë është ende në shkallën rreziku të ulët për prezencën e këtij virusi. Doktoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino në mbledhjen e “TaskForcës”,tha se janë rritur masat për kontrollin dhe gjurmimin e më pas izolimin e rasteve që vijnë në Shqipëri. “Pavarësisht se është rritur rreziku në shkallë global, ne aktualisht nuk kemi asnjë rast. Nuk jemi vend pritës akoma nga Kina, por situate do të vlerësohet rast pas rasti të rasteve që do të shfaqen nga vendet me të cilat ne kemi fluturime të përbashkëta. Ajo që dua të them është se ne po rrisim kapacitetet laboratorike në lidhje me diagnozën e shpejt të rastit. Ne natyrisht kemi një mbështetje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA dhe natyrisht po bashpëunojmë për të rritur masat e kontrollit të infeksionit. Dhe këto masa nuk janë vetëm në aeroporte dhe porte, por janë kryesisht për transportin e personave që do të dyshohen”.


POLITIKE

11

E shtunë, 1 SHKURT 2020

Mbyllen zgjedhjet në PS, gati për Kongresin e 29 shkurtit, Balla: Në mars BE do të korrigjojë gabimin e Tetorit. Zgjedhjet janë 16 muaj larg

Balla: Organizim i strukturave për të fituar bindshëm mandatin e tretë

P

ërmbyllen zgjedhjet në Partinë Socialiste dhe forca politike qeverisëse bëhet gati për Kongresin e 29 shkurtit. Ka qenë pikërisht asambleja socialiste e Gramshit, ku u zgjodh kryetar i ri Enis Zani ajo që ka mbyllur dhe procesin zgjedhor brenda PSsë. Në këtë asamble, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla foli për objektivat e PS si forcë qeverisëse duke kërkuar organizimin e strukturave vendore të partisë për të fituar siç tha ai bindshëm mandatin e tretë qeverisës me Edi Ramën Kryeministër. “Viti 2020 është historik për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ashtu si edhe në Këshillin Europian në Tetor të vitit të kaluar, shumica e vendeve anëtare mbështesin fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian, i cili ka monitoruar nga afër detyrat e shtëpisë për secilin prej vendeve, ka raportuar në Këshill dhe në Parlamentin Europian se dy vendet kanë bërë hapa kurajozë dhe se e meritojnë të kalojnë në fazën finale drejt anëtarësimit. Por pozicioni i vendeve anëtare divergjon mbi shpejtësinë dhe agjendën e procesit. Miratimi dhe shpallja më 5 Shkurt i Metodologjisë së re për Zgjerimin, është një mundësi e mirë për të

shuar divergjencat mes vendeve anëtare. Unë besoj se në Këshillin Europian të fund-Marsit, BE do të korrigjojë gabimin e Tetorit. Zgjedhjet e Qershorit 2021 janë vetëm 16 muaj larg. Falë marrëveshjes së arritur tashmë edhe opozita jashtë Parlamentit po sjell propozimet e saj për Kodin Zgjedhor. Brenda muajit mars ne duhet të kemi futur në agjendën e Kuvendit votimin e tij. Edhe pse zgjedhjet vitin e ardhshëm duken ende larg, gjatë vitit 2020 duhet vijojë

organizimi i strukturave tona vendore të partisë për të fituar bindshëm mandatin tonë të tretë qeverisës me Edi Ramën Kryeministër”, deklaroi Balla. Ai theksoi se prej disa muajsh jemi në proces riorganizimi ripërtëritjeje dhe përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare te qershorit 2021 dhe pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave, delegatët e Kongresit, tani Asambletë e zgjeruara zgjedhin edhe kryetarin e Partisë Socialiste për çdo

bashki. “Ne jemi e vetmja parti që kemi përfshirë në procesin e përzgjedhjes së kryetarëve parimin e barazisë gjinore, duke vendosur të fillojmë të zbatojmë një normë të re të organizimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri, ose djali dhe një gruaje, ose vajze, kemi bërë dhe zgjedhjen me “një anëtar një votë” të të gjithë delegatëve të Kongresit, tani brenda mes janarit po përmbyllim procesin me zgjedhjen e kryetarëve të partisë. Ky proces riorganizimi vijon më pas me Kongresin zgjedhor që do të zhvillohet më 29 shkurt 2020”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS. Ai theksoi më tek se viti 2020 ka nisur me revolucionin digjital në të gjitha shërbimet publike. “Vetëm pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudo qoftë (brenda ose jashtë vendit) ose me një ndihmë të parë në sportelet zyrave të postës të njësive administrative mund të kryen procedurat e nevojshme që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë. Sa shumë kanë vuajtur qytetarët për t’u endur zyrave dhe radhëve pafund për të marrë një dëshmi penaliteti, madje duke fut mik apo duke paguar ryshfet për ta marrë shpejt. Ky proces rrënjësisht transformues do të lehtësojë ndjeshëm edhe për biznesin duke eliminuar endjen, pritjen, arrogancën në raste të caktuara të zyrtarëve”, deklaroi dje socialisti, Taulant Balla.

GAZETARI: KREU I QEVERISË KA NË DORË GJYQËSORIN DHE IU USHTRON PRESION GJYQTARËVE ME VETINGUN

G

azetari Ylli Rakipi ka qenë këtë të premte në Gjykatën e Tiranës, ku po përballet me dy padi të ngritura nga kryeministri Edi Rama, për fyerje dhe shpifje në dëm të tij. Nga ana tjetër, Rakipi ka dorëzuar një kundërpadi ndaj kryeministrit. Gazetari u shpreh se kryeministri Rama ka intimiduar trupin gjykues, duke u shprehur nga foltorja e Kuvendit, se do t’i fitojë të gjithë gjyqet, një deklaratë kjo e paprecedent. Rakipi tha se kjo nuk është gjë tjetër, veçse konfirmimi se kreu i qeverisë ka në dorë dhe sistemin gjyqësor dhe iu ushtron presion gjyqtarëve me Vetingun, një pjesë e të cilëve nuk e kanë kaluar ende. “Bashkë me avokatin jam në një nga seancat e radhës me kryeministrin Edi Rama. Ka një të re të rëndësishme në këto procese gjyqësore të Ramës. Ai ka thënë nga foltorja e Kuvendit, se do t’i fitojë të gjitha gjyqet, sikur të jetë ai vetë gjyqtari. Ai ka në dorë

Ylli Rakipi: Rama të vijë në gjyq të përballet, të mos sjellë vetëm avokatët!

gjyaktat dhe vettingun, por gjykatat shqiptare nuk janë të vetmet që gjykojnë, ne do të shkojmënë deri në Strazburg. I them kryeministrit, të vijë në seancë gjyqësore dhe të dalë përballë nesh, jo të dërgojë vetëm avokatët. Unë kam dy procese me kryeministrin, më akuzon se e kam fyer, pasi u thotë të gjithë gazetarëve kadri, kazan, etj”, u shpreh Rakipi. Nga ana tjetër, avokati i Rakipit, Dorian Matlija, tha se deklaratat e kryeministrit e vendosin gjykatën nën presion dhe se çështja do të shkojë deri në Gjykatën e Strazburgut, nëse do të jetë e nevojshme. “Procesi gjyqësor është në fazën përgatitore. Janë dy padi, të cilat janë bërë nga kryeministri, dy prej shumë padive që ka hapur kryeministri për shumë

personalitete. Deklarata që ka bërë kryeministri nga Kuvendi, është e pavend, e ka theksuar edhe Gjykata Eruopiane e të Drejtave të Njeriut në çështje të mëparshme. Këto deklarata e vendosin gjykatën nën presion. Kjo mazhorancë e ka bërë vazhdimisht, presion ndaj gjy-

qësorit. Këtë rradhë kemi të bëjmë me nje agjendë personale të kryeministrit Edi Rama. Jemi në kushtet e një presion, nuk kemi të bëjmë me situatë normale, gjyqtarët janë nën presionin e vettingut. Synimi ynë është ta zgjidhim çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut. Sido të sillet kryeministri, ne do të bëjmë veprimet e duhura. Ky njeri ka dalë hapur të sfidojë gjyqësorin”, u shpreh avokati Matlija. Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar rreth 60 padi në gjykata, për gazetarë, politikanë dhe së fundmi edhe për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se do t’i fitojë të gjtha këto gjyqe, duke dërguar sinjale drejt gjykatave dhe duke intimiduar kështu trupin gjykues.

ZËVENDËSMINISTRI I JASHTËM

Dedja: Ndryshimi i metodologjisë ka frenuar negociatat me BE

Për Sokol Dedjen, zëvendësministër i Jashtëm i Shqipërisë, anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk lidhen me mos plotësimin e kushteve, por me problemet e brendshme të vetë BE-së. Dedja nga studioja e lajmeve në RTV Ora tha se Franca ka kërkuar ndryshimin e metodologjisë së negociatave dhe kur të miratohen këto ndryshime do të rriten shanset e Shqipërisë. Sipas tij, procesi i anëtarësimit është i vështirë dhe i gjatë, por perspektiva është pozitive. “Bllokimi i vendimit në tetor ishte kryesisht nga Franca, nuk lidhet me plotësimin ose mos plotësimit e kushteve nga Shqipëria dhe Maqedoninë e Veriut. Franca kërkoi ndryshimin e metodologjinë se si bëhen nga negociatave. Ndryshimi i metodologjisë është një çështje e brendshme e BE. Më 5 shkurt komisioni i do të paraqesë një metodologji të caktuar. Nëse kjo miratohet, do të rriten më shumë shanse e hapjeve të negociatave. Në këtë drejtim ka sinjale pozitive. Procesi i negociatave synon që deri në fund që Shqipëria të ketë arritur të gjitha standardet e BE. Funksionimi i shtetit, i administratës, dhe të dëshmojë me rezultate që e zbaton legjislacioni ashtu sikurse edhe BE. Thelbi i procesit është evropianizimi i vendit. Ky është fokusi i ndryshimeve që kërkohet në metodologji, kjo do të thotë monitorim më i rreptë, por kjo është ajo që duam. Procesi është i vështirë dhe mund të jetë një proces i gjatë. Perspektiva e anëtarësimit është vërtetë e besueshme dhe e prekshme. Ajo që ne mund të bëjmë është akumulimi sa më shumë rezultateve, Shqipëria është vlerësuar objektivisht nga ke si një vend që ka bërë një progres të dukshëm për tu rekomanduar për të hapur negociatat për anëtarësim”, u shpreh zëvendësministri Sokol Dedja.


AKTUALITET

12

E shtunë, 1 SHKURT 2020

Kjo listë me 40 kandidime mes tyre edhe nga jashtë vendit pritet të reduktohet ditën e hënë më 3 shkurt 2020, pasi do të bëhet filtri i pari kush plotëson apo jo kushtet ligjore

40 kandidatë në garë për FBInë shqiptare, mes tyre 7 gra

40

kandidatë janë në garë për një post të fuqishëm. Nga drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, tek drejtori i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa dhe kreu i Kufirit, Eduart Merkaj, janë emrat e listës së gjatë me 40 kandidatë që kanë aplikuar për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit ose siç njihet edhe si FBI-ja shqiptare. Në garë janë vetëm 7 gra, ndërsa ka edhe ish-drejtues policie si dhe hetues, mes tyre Ylli Pjetrnikaj drejtues i komanduar i Prokurorisë Shkodër. Në këtë listë është edhe kreu i Task-Forcës “Forca e Ligjit” në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi, si dhe ish-kryepolici i Rrugores gjatë qeverisjes së djathtë Krenar Ahmeti si dhe numri dy i Policisë së Shtetit Aida Veizaj (Hanaj). Aplikimet për pozicionin e Drejtorit të BKH-së janë mbyllur, bën me dije kreu i SPAK, Arben Kraja ndërsa shton në njoftimin e tij se “Kam kënaqësinë t’ju informoj që në total kanë aplikuar 40 persona, nga të cilët 7 janë femra. Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të identifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore sipas Ligjit për SPAK-un (Ligji Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funk-

sionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”). Kjo listë me 40 kandidime mes tyre edhe nga jashtë vendit pritet të reduktohet ditën e hënë më 3 shkurt 2020 pasi do të bëhet filtri i pari kush plotëson apo jo kushtet ligjore. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ngritur edhe Komisionin e Vlerësimit, që do të vlerësojë aplikantët që do të jenë pjesë e garës për Kryetarin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Komisioni i ngritur përbëhet nga tre anëtarë, Kryetari i Prokuror-

isë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, që pritet të mbajë dhe rolin e kryetarit të komisionit, si edhe dy prokurorë të tjerë të SPAK, Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra. Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mbikëqyret nga një komision i përbërë prej tre prokurorësh të Prokurorisë së Posaçme, njëri prej të cilëve është drejtuesi i saj dhe dy të tjerët zgjidhen çdo vit me short. Personi që do të përzgjidhet nga ky proces, do

SEANCA

Vrau me sopatë, autori i heshtur para gjykatësit

“Arrest në burg” ishte masa e sigurisë që gjykata e Korçës vendosi ndaj vrasësit gjakfrohtë Zamir Topi nga Pocesta e Korçës. 42-vjeçari vrau në mënyrë makabre bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmani 50-vjeç katër ditë më parë në një zonë mjaft të populluar pranë pazarit të qytetit. I gjithë konflikti mes dy personave lidhej me një vend varri në fshat, për të cilin autori i krimit i kishte kërkuar viktimës ta zhvendoste. Në ambjetet e gjykatës, Topi është shfaqur i heshtur pa folur fare edhe në momentin që gjykatësi Arben Lera i ka kërkuar të flasë rreth krimit dhe akuzave të ngritura ndaj tij, Topi ka heshtur. I vetmi veprim që ai ka bërë në sallën e gjyqit është zgjidhja e flokëve dhe asgjë tjetër. Ndërkohë që avokati i tij ka kërkuar ekzaminim mjekësor të tij edhe pse vrasësi është i kartelizuar me probleme mendore dhe trajtohej me pagesë invaliditeti.

GJERMANI

N

ë fund të konferencës që u mbajt në Berlin, për kontrollin e armëve të vogla e të lehta në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli për rëndësinë e miratimit të paketës së masave për luftën kundër krimit të organizuar nga qeveria. “Takimi i kushtohet kontrollit të armëve të vogla e të lehta, në Ballkanin Perëndimor. Është një koincidencë e bukur pjesëmarrja në këtë takim, për arsye të miratimit po nga qeveria, të paketës së gjerë të masave kundër krimit të organizuar. Kontrolli i armëve në thelb është luftë kundër krimit të organizuar dhe qeveria është e mobilizuar për të filluar një periudhë të re të luftës kundër krimit të organizuar. Miratimi i paketës është një hap i madh përpara. Sigurisht në Berlin diskutuam specifikisht vetëm për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor. Kemi marrë masa të rëndësishme si qeveri për ta thelluar luftën e

të jetë pjesë e një grupi elitë që mbështet Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorët e Posaçëm, të cilët do të hetojnë veprat penale nën juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, thuhet në njoftimin zyrtar të hapjes së garës. Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër mbështetësit kryesor të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Po kështu grupi i 60 hetuesve të BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara.

LISTA E APLIKANTËVE

Adriatik Ago Agim Ismaili Aida Veizaj Ajas Gjeta Arben Karkini Ardian Çipa Artan Pjetërnikaj Artan Shkëmbi Artur Beu Atnan Shehu Bardhi Koçi Blerina Bajollari Blerta Dervishi Bujar Madani Dritan Osmani Edmond Kasmi Eduart Merkaj Endri Hoxha Enver Levani Ervin Hodaj Ervin Hoxha Gentian Hilla Gentjan Shehaj Gjovalin Ulndreaj Haris Ngjeqari Ibrahim Disha Idajet Faskaj Krenar Ahmeti Kristaq Dashi Lindita Nushi Mimoza Haxhihyseni Pal Shkambi Pëllumb Seferi Petrit Imeraj Rekela Ismaili Sabri Hoxha Saimir Shehri Xhabir Zejnuni Ylli Pjetërnikaj Zef Preçi

Lleshaj flet për masat kundër krimit dhe armëve

për ta fuqizuar kontrollin në fushën e armëve, e kryesisht të armëmbajtjes pa leje. Vitin që mbyllëm, ashpërsuam masat e Kodit Penal për të goditur çdo

rast të armëmbajtjes pa leje, duke ashpërsuar dënimin penal, i cili tani fillon me 3 vjet e shkon deri në 7 vjet e më tej, për ata që kapen me armë pa leje”.


KULTURE

13

E shtunë, 1 SHKURT 2020

“Shqipëria e bukur” në fokusin e fotografit australian Matthew Storer S hqipëria është një vend për t’u dashur. Në këtë vend të vogël mesdhetar, natyra e virgjër dhe misteret kulturore kombinohen për të krijuar një ndjenjë të veçantë tek çdo vizitor. E gjithë kjo panoramë mbresëlënëse po tërheq vëmendjen e turistëve dhe fotografëve të huaj. Qytetet e bukura të Shqipërisë këtë herë vijnë

në fokusin e fotografit australian Mathju Storer i cili ka sjell përmes një video vende, peizazhe e disa prej atraksioneve turistike që vendi ynë ofron. Fotografi australian e nis videon me pamje nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, duke vijuar, me Beratin i quajtur ndryshe dhe si qyteti i një mbi një dritareve e për ta

mbyllur me Himarën e Vunoin, qytetet të cilat tregojnë bukurinë bregdetare, në jug të vendit. Shqipëria tashmë është shndërruar në një vend turistik evropian ku ofron turizëm gjithëvjetor për shkak të klimës dhe atraksioneve të shumta turistike duke nisur që nga alpet e deri tek bukuritë e vijës bregdetare.

“Gjirokastra”, filmi shqiptaro-rus për dashnorët fatkëqij të komunizmit B renda mureve të gurta të kështjellës së shekullit të 13-të, aktorë shqiptarë e rusë po përpiqen të rigjallërojnë për ekranin e madh një kapitull pak të njohur, por fort trazues të historisë së tyre të përbashkët. E bashkëshkruar nga shkrimtari i vlerësuar i Shqipërisë Ismail Kadare, kjo dramë historike është prodhimi i parë i përbashkët mes dy vendeve në thuajse 70 vjet. Titulli i vënë për këtë rrëfim dashurie është “Gjirokastra”, qyteti jugor shqiptar ku edhe shpaloset rrëfimi. Do të jetë filmi i parë që qëmton fatin tragjik të çifteve të përziera të persekutuara nga regjimi komunist në Tiranë. Telashet filluan pasi Tirana ndërpreu lidhjet me Moskën më 1961, një shkëputje diplomatike që, brenda natës, i ktheu të rinjtë shqiptarë me femra sovjetike në tradhtarë. “Personazhet për të cilat jam i interesuar janë viktima të harruara ose fare pak të njohura të komunizmit: të huaj të mbajtur në Shqipëri dhe të persekutuar egërsisht nga regjimi”, ka thënë Kadare për AFP-në. Derisa ky është debutimi i tij

si skenarist, shkrimtari dhe poeti ka fituar një varg çmimesh letrare dhe rregullisht shqyrtohet si kandidat për nderet e “Nobelit”. “Kaq shumë fate individuale janë shkërmoqur nga historia”, ka thënë Kadare, i cili ka bashkëshkruar skenarin me regjisorin dhe skenaristin rus Yuri Arabov. Në vitet ’50 shumë meshkuj shqiptarë studionin në Bashkimin Sovjetik, disa prej të cilëve u kthyen në

vendlindje me partnere ruse, polake, hungareze apo bullgare. Filmi përvijon rrëfimin e një çifti të tillë. Filmi, të cilin Kadare nisi ta shkruante më 2010, përvijon rrëfimin e studentes ruse Katia, që takon burrin e saj të ardhshëm shqiptar, Arjanin, në Moskë. Disa vjet pasi kishin kaluar një jetë bashkërisht në Shqipëri, burri arrestohet për “spiunazh” dhe ekzekutohet. Katia, e akuzuar

gjithashtu për spiunazh, përfundon e burgosur në Kështjellën e Gjirokastrës, që asokohe përdorej si burg. Derisa pjesa më e madhe e xhirimeve është bërë në Gjirokastër, vendlindja e Hoxhës dhe Kadaresë, disa skena janë xhiruar edhe në vilën e diktatorit të ndjerë në qendër të Tiranës. Dy aktorë shqiptarë e interpretojnë Hoxhën, i cili vdiq më 1985, dhe të shoqen e tij, Nexhmijen, ende gjallë në moshën 99-vjeçare.

PREMIERA

Festivali për Mbrojtjen e Teatrit, jepet shfaqja “Nuk do të paguajmë”

Këtë të premte në Teatrin Kombëtar, u dha premiera e komedisë “Nuk do të paguajmë”, e autorit Dario Foo, shfaqje kjo e realizuar nga Teatri i Qytetit të Vushtrrisë. ”Teatri i Qytetit Vushtrri, erdhi në Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit me shfaqjen “Nuk do të paguajmë” u mbajt më 31 janar, ora 19:00 në Teatrin Kombëtar”,-thuhet në njoftimin në facebook. Regjinë e komedisë “Nuk do të paguajmë” e ka realizuar regjisori Besar Zahiti, ndërsa do luajtën aktorët e Teatrit të Qytetit të Vushtrrisë, Donika Zeqiri, Butrint Lumi, Ekrem Smajli, Blerina Veseli dhe Besart Bunjaku.

Drama e Roman Polanskit Mbi 74 mijë turistë të huaj vizituan këto udhëheq me kandidimet Cesar atraksione në 3-mujorin e fundit të 2019

N

Filmi i ri i regjisorit të arratisur Roman Polanski, “An Officer And A Spy”, i udhëheqin të gjitha nominimet për ndarjen e “Oscarëve” të Francës. Drama i mori 12 kandidime kur të mërkurën u shpallën ato për çmimet Cesar (29 janar 20) – një më shumë se sa “Les Miserables” nga Ladj Ly. Arritja e Polanskit i përfshinë nominimet për Filmin më të mirë, Regjisorin më të mirë dhe Aktorin më të Mirë (për Jean Dujardin). Regjisori ka jetuar në ekzil në Evropë që nga viti 1977 pas një akuze për abuzim seksual të fëmijës në Amerikë. An “Officer And A Spy” e pati premierën në Festivalin e Filmit në Venecia 2019, duke e fituar çmimin Grand Jury.

umri i vizitorëve gjithsej në muze, kala dhe parqe arkeologjike, në tremujorin e katërt të 2019-ës është 150 mijë e 634 vizitorë, duke shënuar rritje me 12,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar. INSTAT publikoi të dhënat zyrtare, sipas së cilës, nga totali i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, 59.020 janë vizitorë në muze, 44.002 vizitorë në kala e monumente të tjera dhe 47.612 janë vizitorë në parqe arkeologjike. Numri i vizitorëve në muze, kala e monumente të tjera, si dhe në parqe arkeologjike, për vitin 2019 është 1.065.081, duke shënuar rritje me 6,7 %, krahasuar me vitin 2018. Vizitorët e huaj u rritën me 18.9% Në tremujorin e katërt të 2019-ës, numri gjithsej

i vizitorëve të huaj në muze, kala dhe parqe arkeologjike është 74.109, duke shënuar një rritje me 18,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018. Në vitin 2019, numri i gjithsej i vizitorëve të huaj në institucionet e trashëgimisë kulturore është 585.350 vizitorë, 13,2 %

më shumë, krahasuar me vitin 2018. Gjatë tremujorëve të vitit 2019, në të gjithë institucionet e trashëgimisë kulturore vihet re një përqindje më e lartë e vizitorëve të huaj, krahasuar me tremujorët e vitit 2018, me përjashtim të tremujorit të tretë, njoftoi INSTAT.


SPORT

14

E shtunë, 1 SHKURT 2020

Pereira rikthehet te Vllaznia: Ndihem si në shtëpinë time! S

BRAZILIANI

ilvio Rodrigues Pereira Junior është rikthyer te Vllaznia, ku arriti të shënojë 11 gola një vit më parë në Kategorinë e Parë me shkodranët. “Jam i lumtur që rikthehem dhe ndjehem si në shtëpinë time. Gjatë kësaj periudhe që nuk kam qenë në Shqipëri, i kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Vllaznisë dhe po ashtu edhe të gjithë lajmet rreth saj. Jam në formën e duhur dhe i gatshëm për të luajtur. Tani është në dorën e trajnerit nëse do të jem

në fushë që në ndeshjen e parë apo jo. Tek Vllaznia tashmë është një trajner i ri dhe është ai që vendos për çështjen e aktivizimit. Do të filloj që sot stërvitjen me ekipin dhe në ditët në vijim do të shohim për këtë gjë. E thashë edhe më lart se e kam ndjekur Vllazninë, kam parë lojtarët që kanë qëndruar në ekip që prej sezonit të kaluar kur isha edhe unë pjesë e saj, e po ashtu kam ndjekur edhe lojtarët e rinj që kanë ardhur, disa prej të cilëve i

njoh”, është shprehur sulmuesi brazilian.I pyetur nëse do të vazhdojë të shënojë sërish si sezonin e kaluar kur skuadra në fakt ishte në Kategorinë e Parë dhe tashmë që ajo luan në Superligë, lojtari i sapoardhur te Vllaznia, është përgjigjur: “Vërtetë që është hera e parë që unë do të luaj në këtë kampionat, por ajo që premtoj unë është se do të bëjë maksimumin për ta ndihmuar skuadrën me lojën dhe golat e mi”.

Tri talentet e kombëtares sonë janë pjesë e klubeve të mëdha europiane edhe pse në ekipet e dyta

ROZALB LIKA

S

hqipëria e ka sulmin e garantuar në të ardhmen. 3 talente të kombëtares sonë janë bërë pjesë e 3 ekipeve të mëdha europiane, edhe pse jo në skuadrat e para. Po flasim për Armando Brojën, Rey Manaj dhe Giacomo Vrionin. Broja është pjesë e të rinjve të skuadrës së Chelsea-t. 18-vjeçari i talentuar po kalon një formë të jashtëzakonshme, teksa ka shënuar 9 gola në 9 ndeshje në kampionatin e 18-vjeçarëve. Ai ka një mesatare të frikshme në të gjitha kompeticionet, pasi ka realizuar 16 gola në 26 sfida. Nuk përjashtohet mundësia që Lampard në muajt në vijim t’i japë shansin për të debutuar në ekipin e parë. Rey Manaj këtë muaj kompletoi transferimin te skuadra e Barcelonës. Sulmuesi lushnjar do të jetë pjesë e ekipit të dytë të blaugranëve. Këtë mesjavë ai zhvilloi një seancë stërvitore me

Broja-Manaj-Vrioni, Shqipëria “blindon” sulmin për të ardhmen

yje si Messi, Griezmann apo Vidal, por nuk mundi të merrte ftesë për duelin e Kupës ndaj Leganes. Fakti që katalanasit kanë shumë mungesa në sulm në këtë fazë të sezonit, mund të bëjë që trajneri Setien ta grumbullojë në ndonjë ndeshje. Giaccomo Vrioni

ndërkohë ditën e enjte firmosi për skuadrën e Juventusit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është transferuar me një formulë shkëmbimesh me Sampdorian, ku përfshihen edhe tre lojtarë të tjerë, teksa ky operacion vlerësohet rreth 4 milion euro. Ashtu si Manaj, edhe ai

do të jetë pjesë e skuadrës së dytë të bardhezinjve që luan në Seria C. Sulmuesi 21-vjeçar ka luajtur në sezonet e fundit në Seria B, në fillim me Venezia dhe më pas me Citadellan. Vrioni është pjesë e përfaqësueseve zinxhir të Shqipërisë, teksa konsiderohet si një nga

futbollistët e talentuar për të ardhmen e skuadrës kuqezi. Gjithsesi fakti që do të stërviten me yje të futbollit botëror, krijon shumë premisa për një të ardhme të ndritur. Në këtë mënyrë duket se kombëtarja jonë është në duar të sigurta të paktën në repartin e avancuar.

MERKATO

TRAJNERI I HAJDUK-UT

SHKODRANI

Napoli i “dashuruar” me shqiptarët, zyrtarizon talentin Bozhanaj

Tudor: Në Itali ka mbrojtës që nuk vlejnë as sa gjysma e Ismajlit

Balaj shënon dopietë në miqësore me ekipin e tij Sturm Graz

Pasi siguroi shërbimet e Amir Rrahmanit për në qershor dhe kanë ofruar 20 milionë euro plus bonuse për Marash Kumbullën, Napoli arrin të transferojë një tjetër shqiptar. Drejtori Sportiv, Guintoli ka arritur që të marrë përfundimisht kartonin e Kleis Bozhanaj, sulmues i ditëlindjes 2001, që luante me skuadrën e të rinjve të Empolit. Mediat italiane raportojnë se kontrata e tij është depozituar në Federatën Italiane të Futbollit. Bozhanaj luan si sulmues i dytë, i cili përshtatet më së miri edhe në rolin e trekuartistit. Ai ka luajtur 10 ndeshje këtë sezon me të rinjtë e skuadrës së Empolit. Bozhanaj ka lindur në Shqipëri, ndërkohë që synon që të ketë të njëjtën karrierë si Hysaj. Për momentin do të jetë një përforcim i mirë për ekipin e të rinjve të Napolit që gjendjen në vendin e parafundit në renditjen e grupmoshave.

Ardian Ismajli ishte një nga futbollistët më të spikatur të kombëtares sonë në eliminatoret për “Euro 2020”. E ardhmja e qendërmbrojtësit u duke se do të ishte kampionati italian, por një gjë e tillë nuk ndodhi as në verën e kaluar dhe as në janar. Klubi i Hajdukut të Splitit vendosi që ta mbante duke refuzuar ofertat e fundit nga klubet italiane. Trajneri i ekipit kroat, Igor Tudor, së fundmi ka komentuar këtë çështje, duke lënë të kuptohet se propozimet kanë qenë shumë të ulëta. “Ai nuk do të largohet, është pjesë e skuadrës. Kam lexuar në gazeta dhe më kanë thënë që ka interesime. Nuk do ta lejoj largimin e tij, ka një vlerë të madhe. Nëse do ta shesim, do të jetë për një ofertë serioze. Në Itali kamë parë mbrojtës që janë shitur për miliona euro dhe nuk vlenin as sa gjysma e Ismajlit”, tha Tudor në konferencën për shtyp.

Bekim Balaj po bën paraqitjet të shkëlqyera me Sturm Graz në fazën përgatitore. Bomberi shkodran e ka treguar edhe ditën e sotme, në miqësoren që ekipi i tij po zhvillon me sllovenët e Domzales. Balaj shënoi dy gola në pjesën e parë, duke treguar formën e shkëlqyer që po kalon. Fillimisht sulmuesi shkodran shënoi në minutën e dytë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që do të realizonte edhe në minutën e 29-të. Skuadra e tij fitoi me lehtësi miqësoren në shifrat 4-1, duke treguar se përgatitjet po shkojnë në drejtimin e duhur.


SPORT

15

E shtunë, 1 SHKURT 2020

Mesfushori i njohur me origjinë shqiptare do t’i bashkohet skuadrës së Donadonit

Dzemaili nuk i trembet coronavirusit, transferohet në kampionatin kinez B

lerim Dzemaili nuk i trembet aspak coronovirusit që ka prekur Kinën dhe udhëton pikërisht drejt Lindjes së Largët për të vijuar karrierën. Pas shumë eksperiencave në Europë, mesfushori me origjinë shqiptare ka lënë përfundimisht Bolognan dhe është transferuar te skuadra e Shenzhen në Kinë aty ku do të gjejë ish-trajnerin e tij te kuqeblutë, italianin Roberto Donadoni i cili aktualisht është në krye të skuadrës kineze. Nuk dihet shifra që ka përfituar Bologna nga shitja e Dzemailit ndërkohë që lojtari ka firmosur për 1 vit e gjysmë me skuadrën nga provinca e Guangdong që në sezonin e ri atë të vitit 2020 të futbollit kinez do të militojë në Kategorinë e dytë pasi u rrëzua nga Superliga për shkak se në vitin 2019 u pozicionua në vendin e 15-të duke mos arritur dot të sigurojë qëndrimin në elitë. Me Donadonin në stol dhe eksperiencën e Dzemailit në fushën e lojës Shenzhen do të synojë të rikthehet menjëherë në Superligën kineze. Për ish-mesfushorin e përfaqësueses zvicerane kjo nuk do të jetë aventura e parë jashtë Europës pasi në vitin 2017-të ai ishte pjesë e kanadezëve të Montreal Impact në Major League Soccer ku arriti të realizonte 7 gola në 22 takime. 33-vjeçari në karrierën e tij të

MESFUSHORI

B

runo Fernandes kërkon të ndjekë gjurmët e Cristiano Ronaldos. Me transferimin te Manchester United 25-vjeçari portugez u bë blerja më e shtrenjtë në këtë merkato të dimrit në Europë pasi i kushtoi arkave të Manchester United plot 55 milionë euro ndërsa me bonuse kjo shifër do të rritet deri në 68 milionë euro. Ish-lojtari i Sportingut foli për faqen e klubit duke u shprehur me fjalët më të mira për këtë kalim te “Djajtë e Kuq”. Fernandes theksoi se ka biseduar me Cristiano Ronaldon shokun e tij në kombëtaren portugeze përpara se të merrte vendimin për t’u bashkuar me Manchester United. “Unë bisedova rreth Manchester United me Cristiano Ronaldon dhe ai më tha vetëm fjalë të mira për klubin. Ai më tha se këtu nisi ëndrra

SULMUESI

Coronavirusi pengon rikthimin e Arnautovic në Premier League Marko Arnautovic ka qenë shumë pranë një kalimi nga Shanghai SIPG te West Ham United në periudhën aktuale të transferimeve. Klubi ku ai ka qenë nga viti 2017-19 shfaqi interes të madh për të rikthyer sërish në skuadër. Gazeta “The Mirror” ndërkohë raporton se marrëveshje është prishur për shkak të coronavirusit, teksa të gjitha fluturimet nga Kina në Angli u anuluan. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi të enjten urgjencën ndërkombëtare shëndetësore. Sulmuesi i njohur prej kohësh nuk ka shkuar në shtëpinë e tij në Shanghai pas përhapjes së virusit, teksa dëshira ishte e madhe për një rikthim në Angli. West Ham gjendet në vendin e 17-të në kampionat dhe po kërkon një sulmues për Haller. Arnautovic ka shënuar 22 gola në 60 ndeshje ku ka luajtur me “Hammers”.

PORTUGEZI

Mourinho unikal, pyet dhe përgjigjet vetë në konferencën për shtyp Jose Mourinho është një nga trajnerët më karizmatik në botën e futbollit dhe këtë gjë e ka demonstruar në shumë raste. Trajneri portugez shpesh herë është bërë personazh në mediat angleze me bëmat e tij në konferencat për shtyp. Strategu i njohur në daljen e radhës para ndeshjes ndaj Manchester City-it ka ironizuar gazetarët, duke pyetur dhe u përgjigjur vetë pyetjeve. “Pyetja e parë: A prisnit ndonjë blerje deri në fund të merkatos? Përgjigja e parë, jo. Kalojmë te pyetja e dytë. A je i lumtur me merkaton? Po jam. Pyetja e tretë, a nuk e doni një sulmues?”, në këtë mënyrë trajneri portugez ka bërë humor në konferencën për shtyp, duke ironizuar gazetarët që kanë raportuar për lëvizje të ndryshme në merkaton e “Spursave”. gjatë ka mbajtur veshur fanellat e Zurich në Zvicër, Bolton Wandrers në Angli, Torinos, Parmës, Genoas, Napolit dhe Bolognas në Itali dhe Galatasaray-t në Turqi. Kjo te Shenzhen do të jetë aven-

tura e tij e parë në kontinentin aziatik. Edhe pse ka një eksperiencë të madhe në futbollin evropian, ai ka vendosur që të provojë një eksperiencë të re në një tjetër kontinent.

Bruno Fernandes prezantohet te United: Dua të ndjek hapat e Ronaldos!

e tij për t’u bërë një lojtar i madh dhe falë edhe Djajve të Kuq ia arriti, Ronaldo më bëri me dije se është shumë i lumtur për transferimin tim në Old Trafford. Unë kam folur gjithashtu me trajnerin Solskjaer madje Ole kishte biseduar

me CR7-ën i cili i kishte thënë vetëm fjalë të mira për mua. Kjo është diçka shumë pozitive pasi Ronaldo ka luajtur me mua në ekipin kombëtar, ai më njeh mirë dhe unë dua të ndjek hapat e tij te Manchester United”, deklaroi Fernandes.

TALENTI

Barcelona transferon “Ronaldon e ri” nga skuadra e Bragës Barcelona bën goditjen e orës së fundit, ashtu sikurse u përfol dy ditë më parë. Blaugranët kanë siguruar shërbimet e talentit portugez të Bragës, Francisco Trincao, i cili nuk do të vihet që në janar nën urdhrat e Quique Sitien, por në verë, pasi marrëveshja hyn në fuqi më 1 korrik 2020. Kampionët në fuqi të Spanjës kanë pranuar të paguajnë 31 milionë euro për sulmuesin anësor, me të cilin do të firmosin për 5 sezone, pranë deri në përfundimit të 2024-2025, me klauzolë largimi 500 milionë euro. Trincao konsiderohet një nga talentet më të mëdha të futbollit Portugez dhe krahasohet në vendin e tij me Luis Figon apo Cristiano Ronaldon. Ka një përdorim të shkëlqyer të topit me këmbën e tij të majtë me shumë shpejtësi. Një nga karakteristikat e lojës së tij depërtimi nga e majta në qendër për të kërkuar goditjen e portës. Fizikisht, ai është një lojtar i gjatë (1.86 metra), por disi i lehtë (69 kilogram). Ka lindur në Viana do Castelo, është pjesë e U-21 të Portugalisë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE KORONAVIRUSI

P

residenti i Republikës Ilir Meta deklaron dje se Shqipëria është seriozisht e ekspozuar ndaj virusit vdekjeprurës që vjen nga Kina, pas konfirmimit të dy rasteve në Itali. Në një deklaratë për mediat, Kreu i Shtetit kërkoi marrjen e masave të forta në mënyrë që të parandalohet depërtimi i koronavirusit në Shqipëri duke sjellë si shembull rastin e virusit SARS. “Pas shpalljes së gjendjes së emergjencës në nivel global nga OBSH duhen marrë masat më të forta të mundshme sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar këtë virus për të penetruar në vendin tonë. Aq më tepër kur janë konstatuar dy raste në Italinë fqinje por ndoshta dhe në vende të tjera pranë nesh. Mendoj se është koha për të marrë masat më të forta. Shqipëria ka një eksperiencë me raste të tilla, sikurse ka qenë parandalimi i suksesshëm i SARS-it dikur por është e rëndësishme të theksohet që çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike dhe unë shpresoj dhe inkurajoj marrjen e masave më të forta parandaluese. Pyetje: Përsa i përket situatës së përhapjes së Coronavirusit dhe rrezikut të përhapjes në Shqipëri, çfarë masash ka marrë Shqipëria për të për-

16

E shtunë, 1 SHKURT 2020

Presidenti Meta: Jemi seriozisht të ekspozuar, koha për të marrë masa më të rrepta për virusin

balluar çdo lloj rasti rreziku? Presidenti Meta: Me shpalljen e gjendjes së emergjencës së nivel global nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duhen marrë

ANËTARJA E SPAK

Doloreza Musabelliu betohet para Presidentit

masat më të forta të mundshme sanitare dhe epidemologjike për të parandaluar këtë virus që të penetrojë në vendin tonë. Aq më tepër kur tashmë janë konstan-

tuar dy raste në Italinë fqinje, por ndoshta edhe në vende të tjera pranë nesh. Shqipëria ka një përvojë në raste të tilla sikurse ka qenë parandalimi i suk-

sesshëm i SARS-it dikur, ndaj është e rëndësishme të theksohet se çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike. Shpresoj dhe inkurajoj për marrjen e masave më të forta parandaluese. Pyetje: A keni marrë informacione nga institucionet përkatëse zoti Meta? Presidenti Meta: Jemi në një proces komunikimi. Mendoj se rastet e konstatuara në Itali dhe ndoshta një rast në një vend tjetër fqinj, tregojnë shumë qartë se ne jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me çdo kusht dhe me çdo mjet depërtimin e këtij virusi në vendin tonë. Ashtu sikurse e theksova edhe më parë, Shqipëria ka qenë mjaft e suksesshme për të parandaluar SARS-in përpara 16-17 vitesh dhe i kemi të gjitha mundësitë në rast se të gjithë bëjnë detyrën me përgjegjshmëri maksimale.

AMBASADORJA E SHBA

Ambasada amerikane zbardh takimin e Yuri Kim me Ramën

A

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua dje ceremonia e betimit të prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Doloreza Musabelliu. Presidenti i Republikës Ilir Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Musabelliu. Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

mbasada e SHBA në Tiranë ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar dje mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim në Kryeministri. Ambasada njofton se diplomatja Yuri Kim i ka siguruar kreun e qeverisë për mbështetjen e SHBA për reformat në Shqipëri. “Në vizitën e sotme prezantuese me Kryeministrin Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit. Ajo

falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA. Për të njëjtin takim kryeministri Edi Rama publikoi disa foto pak më herët

në Facebook. Kryeministri tha se me ambasadoren ka diskutuar dhe për paketën ligjore “Anti KÇK”. Ndërkohë, një fakt i tillë nuk është pasqyruar në qëndrimin e ambasadës së SHBA për takimin me kryeministrin Edi Rama.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.