www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 317(8758) E premte, 10 Janar 2020 Çmimi 30 Lekë
Ndërkohë që shteti holandez flet hapur për kapje të shtetit shqiptar nga oligarkia e krimi, PD-ja akoma s’po vendos nëse do fillojë protestat kundër kryeministrit. Loja e Ramës me gjoja “reformën zgjedhore” është që ta shtyjë sa më shumë reformën si pretekst që të mos zhvillohen zgjedhje të parakohshme
Hollanda: Nuk ka hapje negociatash me Shqipërinë
Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok paralajmëron bllokimin e qeverisë “Rama” në Samitin e muajit maj në Kroaci: “Duam rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Edhe Reforma në drejtësi nuk mjafton për t’i bindur europianët, ndaj mazhorancës së sotme i duhet të plotësojë 9 kushtet e parlamentit gjerman FAQE 3
Presidenti Meta: Kriza politike po dëmton ekonominë, duhet urgjentisht dialog
Rama në OSBE: Çdo sulm nga Irani mbi Shqipërinë për muxhahedinët është sulm ndaj NATO-s
KREU I PD
Lulzim Basha: Shqipëria po cilësohet vend i rrezikshëm për investitorët e huaj
FAQE 5
SKANDAL
Harun Çelik u dëbua me forcë pas një ndalese në Ambasadën turke
FAQE 8
ISH-DEPUTETI I PD
Aleksandër Biberaj, Ramës: Mos e vendos Presidencën e OSBE në shërbim të Vuçiçit
FAQE 6
TAKIMI NË TIRANË
Në foto: Presidenti Ilir Meta
FAQE 16
Në foto: Kryeministri Edi Rama
ISH-DEPUTETJA E PD
OPINION
Grida Duma: Nëse zgjedhjet zhvillohen nesër, Rama ikën
Kaosi me fluturimet dhe kaosi i “organizuar” nga Autoriteti Aviacionit Civil Shqiptar
FAQE 6
Nga Petrit Sulaj
FAQE 2
CEREMONIA
FAQE 7
Yuri Kim bën betimin si ambasadore e SHBA në Shqipëri FAQE 16
Gjenerali amerikan: Muxhahedinët nuk përbëjnë kërcënim, por duhet të jeni vigjilentë
FAQE 4
POLITIKE
2
E premte, 10 JANAR 2020
Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së, Rama nga Vjena: Miratojmë “zgjedhoren” me opozitën. Paketa anti-shpifje ka 100% mbështetjen e OSBE-së
S
hqipëria ka marrë zyrtarisht Presidencën e OSBE-së që do ta drejtojë përgjatë vitit 2020. Mëngjesin e së enjtes Edi Rama mbërriti në zyrën e kryetarit të OSBE-së në Vjenë, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger. Edi Rama e konsideroi këtë një moment historik për Shqipërinë. “Është një ditë shumë e rëndësishme. Jam shumë krenar dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë. Këtu kemi një ekip shumë të mirë me njerëz të nacionaliteteve të ndryshme”, tha Rama. Më pas kryeministri shqiptar mori fjalën dhe prezantoi programin dhe përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Dialogu, ishte kryefjala e përparësive në fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare, por edhe lufta kundër krimit, ekstremizmit, anti-semitizmit, dhunës ndaj grave, toleranca, etj. Një tjetër përparësi sipas tij është edhe nxitja e lirisë së shprehjes dhe medias. Rama tha se misionin do ta nisë nga Ukraina. 18 nga punonjësit në zyrën e OSBE-së janë shqiptarë ose 60% dhe 12 janë të huaj ose 40% e stafit prej të cilëve 2 italianë, 2 gjermanë, 2 norvegjezë, një austriak, një zviceran, etj. Kryeministri, njëkohësisht dhe Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama, bëri edhe fotografitë tradicionale familjare të nisjes së misionit të drejtimit të OSBE; me ambasadorët e misioneve të vendeve anëtare në Vjenë; me shefat e misioneve në terren; me ekipin shqiptaro-ndërkombëtar të misionit tonë. Shqipëria e rrezikuar nga Irani? Kryeministri Edi Rama deklaroi dje nga Vjena se Shqipëria mori një risk me pranimin e anëtarëve të MEK-ut, por ky ishte qëndrimi i unifikuar i politikës shqiptare. I pyetur nëse Shqipëria është gati për t’u përballur nga një sulm i mundshëm kibernetik pas deklaratave të Ali Khameneit dje, Rama u përgjigj duke thënë se çdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n. “Ne nuk jemi posaçërisht të rrezikuar pas ngjarjes. Ne e dimë shumë mirë që duke ndërmarrë hapin e përfshirjes në operacionin e mbrojtjes së jetëve të kërcënuar me vdekje nga regjimi i Teheranit, kemi marrë përsipër një risk. Jam shumë krenar që është marrë përsipër në mënyrë bipartizane. Në këtë drejtim politika shqiptare ka një qëndrim dhe e ka bërë këtë hap me një bindje të unifikuar në funksion të detyrimeve të një aleance të padiskutueshme me SHBA-në. Dua ta nënvizoj se jemi anëtarë të NATO-s dhe çdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n. Të jemi të qartë. Për kë mund ta ketë imagjinuar përfshirjen tonë në NATO si celebrim të një statusi të ri dhe jo moment angazhimi për përballjen me risqet duhet ta rikonceptojë. Jemi në një botë që përballemi me armiq të lirisë dhe demokracisë. Jemi krenarë që jemi të dobishëm në mbështetje të aleancës që lufton për një botë
Kërcënimet e Iranit, Rama: Çdo sulm mbi ne, është sulm mbi NATO-n më të mirë”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama. Dialogu Dialogu mes vendeve është kryefjala dhe përparësia e Presidencës shqiptare të OSBE-së për vitin 2020. Kryeministri Edi Rama shpalosi objektivat gjatë fjalës së tij nga lufta kundër krimit, ekstremizmit, anti-semitizmit dhe toleranca. Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për deklaratat e Teheranit dje, që e përcaktoi Shqipërinë si vend djallëzor. “Përparësitë, nga lufta kundër krimit të organizuar dhe përhapjes së armëve të lehta. Organizata jonë shkëlqen në luftën kundër ekstremizmit dhe kibernetike. Dialogu është pika e tretë e përparësive. Ka ardhur koha të sinjalizojmë një përgjigje ndaj një rritje të pamohueshme të krimeve të gjuhës së urrejtjes. Nxitja e tolerancës do të jetë një tjetër përparësi. Një takim madhor do të jetë konferenca kundër anti-semitizmit në Tiranë. Ne ishim vendi që kishim më shumë hebrenj pas luftës se më parë. Si shoqëri që jeton në vëllazëri fetare, ne e njohim vlerën e saj dhe do të ndihmojmë të ndajmë përvojën tonë të kësaj harmonie. Dialogu do të jetë për çështje politike për mbrojtjen e mjedisit, por edhe organizatat simotra BEsë, apo shoqërinë civile. Pres me padurim të bashkëpunoj me asamblenë parlamentare të OSBE-së. Situata në brigjet jugore tregon sa ngushtë është siguria e përbashkët. Po flas në emër të një vendi që dje u përcaktua si vend djallëzor në mes të Europës nga Teherani. Programet tona do të mbeteshin vetëm në letër pa ekipin kryesor të Shqipërisë në Tiranë dhe në Vjenë. Kemi angazhuar diplomatë dhe profesionistë, një ekip të talentuar. Kryesuar nga ambasadori Igli Hasani detyra e tyre do të jenë për të arritur sa më shumë konsensus. Negociata e parë është miratimi i një buxheti të unifikuar, e di që kjo është diçka që shkakton dhimbje koke. Nuk e shoh miratimin e buxhetit si një fitore të kryesisë shqiptare, do të thoja, që duhet të jetë dhe është detyra jonë kolektive drejt mbi 2800 pjesëtarëve të OSBE-së që u shërbejnë mbi 1 mld qytetarëve. Negociata e dytë është sigurimi i udhëheqjes së strukturës së OSBE-së përtej 2020. Synimi është të mbajmë dialogun të hapur mes të gjitha shteteve. Jam këtu duke marrë këtë përgjegjësi me shumë përulësi. Presim me padurim që të bëjmë më të mirë, duke mos pretenduar se të bëjmë më shumë
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI Kryeredaktor: Zv/kryeredaktor:
Qamil XHANI Herion Mesi
se më të mirën. Tani presin që të nis dialog që do të zgjasë për një vit dhe me shpresë do të na sjellë në një vend më të mirë se ky jemi sot, nuk po flas për Vjenën, por ato që përmenda deri tani”, deklaroi Rama. Ligji i censurës Një nga përparësitë e Presidencës shqiptare të OSBE-së sipas kryeministrit Edi Rama është edhe nxitja e lirisë së shprehjes dhe medias. Por i pyetur nga gazetarët lidhur me paketën anti-shpifje, të shumëdebatuar që kaloi në fund të dhjetorit të kaluar në Kuvend, Rama tha se ka 100% mbështetjen e OSBE-së. “Ligji që shkoi në parlament kishte dhe ka 100% mbështetjen e OSBE-së, që do të thotë se është një pjesë legjislacioni që është në përputhje me standardet e OSBE-së për të gjetur zgjidhje për ato që po përjetojmë për mediat online jo vetëm në Shqipëri po gjithë botën. Do të trajtojmë urrejtjen në përgjithësi që shpërndahet në mediat online si lëndë djegëse që nxit mediat. OSBE-ja është në harmoni të plotë me ne për këtë ligj”, deklaroi dje Edi Rama. Drejtimi i Presidencës së OSBE-së Në konferencën për mediat pas fjalës në Këshillin e OSBE-së, kryeministri Rama u shpreh se në drejtimin e Presidencës së kësaj organizate do të punojnë për të bindur skeptikët. “Sapo dola nga një seancë me ndenja shumë të mira të inkurajimit nga fjalët që u thanë nga programi. Unë dhe ajo që është më e rëndësishme për mua dhe ne të gjithë në lidhje me ekipin tonë të mrekullueshëm dhe përgatitjet. Kuptimi i intervenimeve ishte që përgatitjet janë të shkëlqyera dhe kjo është mjaft inkurajuese sepse kjo është legjitime që disa
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
anëtarë edhe mund të kenë qenë pak skeptikë dhe më shumë se disa anëtarë në Shqipëri kanë shprehur skepticizëm, sesa të gatshëm jemi ne për të përballuar këto detyra. Kjo është një detyrë historike, pasi është hera e parë që Shqipëria ka një rol në skenën ndërkombëtare. Ne sot filluam mirë dhe përcaktuam prioritetet tona. Ne nuk do të rishpikim botën apo ndonjë gjë tjetër, por të sigurohemi se baza do të mbetet sikur janë dhe nuk do të prishen nga disa era rrezikuese. Duam të bëjmë një ndryshim në terren. Të zbatojmë angazhimet tona bashkë”, tha ai. Në fjalën përmbyllëse në Këshillin e OSBE-së, Rama theksoi se në drejtimin e Presidencës, Shqipëria do të bëjë diferencë. “Ne dëshirojmë që të sigurojmë që do të ketë gjëra bazike, që të vijojnë që të jenë qëllimi ynë dhe baza e kësaj organizate. Është inkurajuese që të kuptosh që bashkëpunimi dhe iniciativat tona janë në drejtimin e duhur, do të bëjmë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve tuaja. Të japim prioritet dialogjeve politike mes liderëve. Do të kemi kuptueshmëri mes kësaj organizate. Do ta bëjmë këtë gjë me respekt, pasi kështu do të vijojmë që të bëjmë diferencën dhe të marrim vëmendje, dhe të bindim të tjerët, që nuk na shohim ashtu sikurse duhet. Dua t’u falënderoj të gjithëve, ishte një eksperiencë shumë e mirë që ndodhem këtu, që u dëgjova të gjithëve. Do të kem parasysh gjithçka që ju do të thoni dhe të diskutoni”, tha Rama. Rruga për paqen Kryesimin e Presidencës shqiptare të OSBE-së, kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Vjena se do ta nisë nga Ukraina. Ai foli për rrugëtimin e Shqipërisë nga
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
komunizmi dhe deri ditën e sotme kur mori zyrtarisht Presidencën e OSBE-së. “Viti ishte sfidues. Mblidhemi për të nisur punën për 2020, jam besimplotë se rruga e shtruar nga kryesia sllovake do të na shërbejë si referencë. Më lini t’u sjell në këtë moment të jashtëzakonshëm për vendin tim, që 45 vite më parë kur u themelua OSBE-ja, Shqipëria ishte një Kore e Veriut e Europës, e nxitur nga urrejtja ndaj botës së lirë. Ishte i vetmi shtet europian që refuzoi që të bëhej pjesë e OSBE-së dhe të denonconte krijimin e saj. Unë kam qenë pionier me shall të kuq, ndërsa tani u drejtohem si kryetar i kësaj organizate të 57 vendeve dhe 1 miliard banorësh. Çfarë jete për brezin tim në një periudhë të pabesueshme. Falënderoj ata që kanë punuar dhe kontribuar në rrugëtimin e vështirë të tranzicionit demokratik, mes tyre OSBE-ja ka qenë një prej pranive kyçe. Më lini të rrëfej se nuk më pëlqente shumë OSBE-ja ndërsa partia ime në qeveri më dukej shumë e ashpër, ndërsa kur isha në krye të opozitës shumë e butë. Pa OSBE-në gjithçka që ne dëgjojmë do të ishin më shumë probleme për t’u zgjidhur. Ndjej mundësinë e madhe për të dhënë diçka mbrapsht për organizatën tonë, pasi OSBE-ja i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë në kaq shumë vjet. Ndërkohë që Europa shënjohet nga konfliktet dhe bota nuk është në formën më të mirë. Për të qenë kuptimplotë, paqja dhe demokracia nuk duhet të jenë thjeshtë fjalët kyçe, por objektivat tona të përbashkëta. Unë besoj se parimet bazë të Helsinkit, parimi i të drejtave territoriale dhe të drejtat e njeriut mbeten recetë e thjeshtë dhe objektive. Tre elementë; rëndësinë për të nderuar angazhimet e përbashkëta, të përqendrohemi, e përgjegjësia të ndahet mes 57 vendeve për të çuar para agjendën. Përparësia e Shqipërisë mbështet për ta nisur nga bazat. Të bëjmë dallimin në terren. OSBE-ja mund të dislokohet në mjedise konflikti dhe pas konflikti. Duhet të promovojmë punën pranë njerëzve. Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Ka pasur sinjale inkurajuese, i përgëzojmë. Rruga për paqen e qëndrueshme mbetet e gjatë. Do të mbështesim përpjekjet e grupit tre palësh. Ukraina do të jetë destinacioni im i parë si kryesues i OSBE-së. Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të agjendës sonë”, tha Rama.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3
E premte, 10 JANAR 2020
Ndërkohë që shteti holandez flet hapur për kapje të shtetit shqiptar nga oligarkia e krimi, PD-ja akoma s’po vendos nëse do fillojë protestat kundër kryeministrit. Loja e Ramës me gjoja “reformën zgjedhore” është që ta shtyjë sa më shumë reformën si pretekst që të mos zhvillohen zgjedhje të parakohshme
Hollanda: Nuk ka hapje negociatash me Shqipërinë
Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok paralajmëron bllokimin e qeverisë “Rama” në Samitin e muajit maj në Kroaci: “Duam rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Edhe Reforma në drejtësi nuk mjafton për t’i bindur europianët, ndaj mazhorancës së sotme i duhet të plotësojë 9 kushtet e parlamentit gjerman
S
injalet e vendeve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatat me Shqipërinë vazhdojnë të jenë negative. Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok ka deklaruar dje se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do të bëhet vetëm duke parë rezultatet konkrete në reforma në të dyja vendet. Rezervat më të mëdha dhe në mënyrë më konkrete, kreu i diplomacisë holandeze i ka për Shqipërinë. Në mënyrë të qartë, në një intervistë për median kroate, ai ka deklaruar se nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë pa parë rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. “Përpara se të hapë negociatat Shqipëria duhet të demonstrojë një angazhim të vërtetë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka deklaruar Stef Blok. Ai ka shtuar se Holanda është gati të ndihmojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me reformat duke dhënë asistencën përkatëse. “Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një mundësi të vërtetë për t’u bashkuar me BE-në. Është e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të procedojnë me reformat e sundimit të ligjit për të cilat Hollanda është e gatshme të ndihmojë në të dyja vendet për këtë proces”,- deklaroi ministri holandez. Jo rastësisht deklarata është dhënë për mediat në Kroaci dhe është një paralajmërim për zhvillimet në BE lidhur me integrimin e Ballkanit Perendimor. Kroacia mban presidencën e radhës së Bashkimit
Europian dhe një nga çështjet kryesore që ka në axhendën e saj është hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas dështimit me negociatat në tetor vitin 2019, për shkak të qëndrimit të Francës, Holandës dhe Danimarkës, BE shpreson se me presidencën kroate vendet e Ballkanit do të kenë një mundësi tjetër për marrjen e një “po”-je unanime. Për këtë qëllim, në muajin maj të këtij viti Kroacia do të mbajë Samitin e BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku çështja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të jenë temë krye-
sore. Vendi që kundërshtoi më fort hapjen e negociatave ishte Franca, e cila paraqiti në Bruksel një skemë të re vlerësimi të reformave dhe kërkoj që procesi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të shtyhej. Samiti i Kroacisë shihet si një mundësi që Franca të ndryshojë qëndrim dhe të pranojë hapjen e negociatave për dy vendet. Ndërkohë, Shqipëria duket se nuk i ka problemet vetëm me Francën, por edhe me vendet e tjera të Bashkimit Europian. Konkretisht, deklarata e ministrit të jashtëm Holandez që veçon Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut është sinjali se
në samitin e majit qëndrimi kundër Tiranës zyrtare do të jetë njëlloj bllokues. Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, ndaj së cilës nuk ka rezerva për reformat në mënyrë konkrete, për Shqipërinë kritikat thuhen hapur. Kërkesa e ministrit holandez për të pasur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është paralajmërim për atë që mund të ndodhë në muajin maj në Kroaci. Qeveria “Rama” ka më pak se gjashtë muaj kohë për të bindur Holandën e cila ka vetëm dy kërkesa themelore; luftën kundër korrupsionit dhe
krimit. Qëndrimi i Holandës rrëzon dhe propagandën me të cilën qeveria kaloi refuzimin e negociatave gjatë vitit që lamë pas. Argumenti kryesor i kabinetit “Rama” ishte se qeveria i ka kryer reformat, por ishte Franca ajo që për probleme të brendshme të BE-së bllokoi gjithë procesin e zgjerimit. Në fakt, Holanda thotë të kundërtën duke renditur dhe arsyet konkrete. Nuk ishte faji i Francës për negociatat, por mungesa e reformave konkrete nga ana e Shqipërisë. Në qëndrimin e Holandës ka dhe një element shqetësues për atë që qeveria e cilëson suksesin më të madh të saj, reformën në drejtësi. Qeveria “Rama” thotë se reforma në drejtësi është investimi më i madh ndërkombëtar në vend dhe pas miratimit të saj zgjidhen të gjitha problemet që ka sot Shqipëria. Duket se jo të gjithë ndërkombëtarët ndajnë të njëjtin qëndrim, pasi Holanda thotë se Shqipëria ka ende shumë për të bërë. Konkretisht reforma në drejtësi nuk mjafton dhe mazhorancës së sotme i duhet të plotësojë një sërë detyrash të tjera për të bindur vendet e Bashkimit Europian, nëse nuk do të humbasë dhe majin 2020 për negociatat. Ndërkohë që shteti holandez flet hapur për kapje të shtetit shqiptar nga oligarkia e krimi, PD-ja akoma nuk po vendos nëse do të fillojë protestat kundër kryeministrit. Loja e Ramës me gjoja “reformën zgjedhore” është që ta shtyjë sa me shumë reformën si pretekst që të mos zhvillohen zgjedhje të parakohshme.
POLITIKE NËNKRYETARI I LSI-së
N
dërsa kryeministri Edi Rama mbante fjalën në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, ku Shqipëria mori këtë të enjten kryesinë e radhës, është Lëvizja Socialiste për Integrim e para që komenton këto zhvillime. Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili do të reagonte përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” lidhur me përfaqësimin e qeverisë shqiptare në ceremoninë e marrjes së kësaj përgjegjësie të madhe diplomatike. Duke iu referuar prezantimit të Edi Ramës, jo vetëm
4
E premte, 10 JANAR 2020
Vasili: Rama këtu bërtet se është Cakaj, në OSBE ul kokën si kryeministër, por edhe si ministër i Punëve të Jashtme, Vasili theksoi dje në reagimin e tij se pavarësisht se kur është në Shqipëri, Rama bërtet se ministër i Jashtëm do të jetë zëvendësi i tij Gent Cakaj, në OSBE e ha turpin me bukë, duke pohuar të kundërtën. “U kujtua ky Edi Rama që është edhe Ministër i Jashtëm?! Tërë jetën me frikë mbeti ky. Pse nuk e çon ky bedelin Cakaj te OSBE?
Apo e di që nuk ja qasin këto budallallëqe në OSBE, ndaj poshtërohet, ul kokën dhe shkon vetë. Gjynah për Shqipërinë se ç’kryeministër të depersonalizuar që ka. Këtu në Shqipëri ky Edi Rama bërtet,çirret dhe thotë që Ministër i Jashtëm do të jetë Cakaj, ndërsa në OSBE e ul kokën, e ha turpin me bukë dhe shkon si dele”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Kërcënimet e Iranit ndaj Shqipërisë, ish-ministri i Mbrojtjes: Të mblidhet Këshilli për Sigurinë Kombëtare
“Rama në Rusi”, Mediu: Nuk do të mund të ndalë shtrirjen e influencës së saj në Ballkan K
ryetari i Partisë Republikane dhe ish-ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu, është shprehur lidhur me takimin që mund të zhvillohet mes Edi Ramë dhe presidentit rus Vladimir Putin, gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar në Rusi, në kuadër të Presidencës së OSBE-së. Mediu e sheh pozitive këtë vizitë, duke u shprehur se diplomacia e ka për detyrë të punojë si me partnerët ashtu dhe kundërshtarët, por ai shton se kjo vizitë nuk do mund të ndalojë influencën e Rusisë në Ballkan. “Diplomacia punon si me partnerët, por edhe me kundërshtarët dhe ne duhet ta shohim në këtë këndvështrim, sepse tashmë dihen disa veprime të Rusisë që nuk do të ndal asnjëherë të shtrij influencën e saj strategjike,në pikëpamjen ushtarake, ekonomike si dhe nga pikëpamja politike, në Ballkan”, u shpreh ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në një intervistë për “Ora News”. Kërcënimi i Iranit Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, lidhur me përplasjen midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpreh se në këtë pozicion kërcënimet që kanë ardhur nga lideri suprem i iranian, nuk janë vetëm për audiencën e jashtme, por edhe të brendshme. “Nuk mendoj se
jetojmë në një botë që duhet t’i shohim gjërat si shaka, por ti marrim gjërat me seriozitetin e duhur. Po ashtu mendoj se lidhur me sigurinë duhet ta analizojmë në detaje, duke qenë se opozita e organizuar iraniane tashmë jetojnë në Shqipëri dhe kryen aktivitete ndërkombëtare. Kemi një ndarje në lidhje me raportin me Iranin duke qenë se kemi larguar edhe ambasadorin iranian nga vendi ynë. Këto janë disa faktor të cilët nuk duhet t’i injorojmë, asgjë në çështjet e sigurisë nuk mund të injorohet”, u shpreh Mediu.
Ndërkaq, ai shton se duhet të mblidhet Këshilli për Sigurinë Kombëtare. “Duhet të jemi të përgatitur, ndaj them se duhet të mblidhet Këshilli për Sigurinë Kombëtare, urgjent. Faktorët që lidhen me çështjen e sigurisë kombëtare duhet të jenë pjesë e një analize të detajuar në mënyrë që të dimë se cilat janë kushtet e favorshme dhe të disfavorshme, të dimë të ndërtojmë marrëdhëniet me aleatët, në mënyrë që të ndërtojmë sigurinë jo vetëm për ata që jetojnë në vendin tonë, por për vendin tonë”, shtoi Mediu. Po ashtu ai
shton se qeveria duhet të ketë një shërbim kombëtarë të thelluar. Sipas tij duhet një strukur e shërbimeve të Inteligjencës, lidhur me sigurinë kombëtare dhe po ashtu lidhur me rrjetin 5G, ai thotë se vendi ynë në një botë bipolare duhet të vendosi se cilin anë do të mbajë. “Shërbimet e Informacionit, Shërbimet Inteligjente duhet të jenë shumë të thelluara në mënyrë që edhe kryeministri të di ç’të thotë. Po ashtu edhe presidenti të di si të koordinoj punën institucionale. Ne s’kemi të njëjtin situatë si SHBA, por ne nuk duhet të mjaftohemi e të themi “na mbron SHBA”! Ne s’kemi akoma një strukturë. Ajo që duhet të bëjmë është se ne duhet të fillojmë të gjykojë se në nuk jemi më të izoluar, kemi aleanca sikur kemi dhe armiq. Rrjeti 5G është një hap i duhur, por me sektorët strategjik duhet patjetër një lloj strategjik që ne të mbrojmë veten. Bota do të kthehet në një botë bipolare, Kina nga njëra anë e SHBA nga ana tjetër e ne duhet të vendosim se në cilën anë duhet të qëndrojmë”, tha Mediu. Krahas angazhimeve ushtarake si pjesë e NATO-s, Mediu thotë se Shqipëria duhet të investojë në çështje të sigurisë kombëtare, pavarësisht se kryeministri Rama, në politikën e jashtme ka si moto “zero probleme me fqinjët.”
Gjenerali amerikan Michael Barbero: MEK nuk përbën kërcënim, e admiroj Shqipërinë
Shqipëria shënjestër e Iranit? Gjenerali amerikan: Fatkeqësisht po, duhet të jeni vigjilent
S
hqipëria nuk përjashtohet nga hakmarrja e Iranit për vdekjen e gjeneralit Qasem Soleimani. Gjenerali amerikan, Michael Barbero gjatë një takimi në Tiranë tha se vendi ynë duhet të jetë vigjilent ndaj çdo sulmi të mundshëm. I pyetur se a janë kërcënim muxhahedinët e strehuar në Shqipëri, gjenerali amerikan Michael Barbero e mohon. “Nuk mendoj se MEK përbën kërcënim por Irani po. Muxhahedinët kanë luftuar për demokraci në vend çka përbën një kërcëim për regjimin. Qëllimi kryesor i udhëheqësve në Teheran është mbijetesa e regjimit dhe MEK janë kërcënim për të. Unë e admiroj atë që Shqipëria ka bërë për muxhahedinët duke i sjellë këtu dhe duke
vazhduar tu ofrojë mbrojtje”, theksoi Barbero. Arkitekt të destabilitetit në Lindjen e Mesme e cilësoi Barbero gjeneralin iranian Qasem Soleiman. Vendimi për vrasjen e Soleimanit sipas tij ishte edhe më i rëndësishëm se ai për ekzekutimin e Osama bin Laden. Shqipëria nuk përjashtohet nga hakmarrja e Iranit
për vdekjen e gjeneralit Qasem Soleimani. Çdo mik i SHBA, për fat të keq konsiderohet si një shënjestër e Iranit. Gjenerali amerikan Michael Barbero, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se Shqipëria duhet të jetë vigjilente. I pranishëm në një takim në Tiranë për sfidat e sigurisë , Barbero deklaroi se vigjilenca duhet të jetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike. Qëndrimet janë dhënë në takimin e zhvilluar në Tiranë me temë samiti i fundit i NATO-s të iniciuar nga Fatmir
Mediu dhe Qendra për Sigurinë në Evropën Juglindore. Pyetje: Mund të jetë Shqipëria shënjestër për Iranin në të ardhmen? Michael Barbero: Fatkeqësisht çdo mik i SHBA apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjilente në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër
sulmeve kibernetike. Ka ardhur momenti që partnerët aleatë të qëndrojnë të fortë dhe nuk duhet të vazhdojnë të kërkojnë falje për vrasjen e Soleimanit por është momenti të thonë nëse janë kundër terrorizmit apo jo. Nuk mendoj se ka një konflikt global në horizont. NATO duhet të intensifikojë mbështetjen e operacioneve në Irak. NATO është një aleancë që vazhdon të jetë e rëndësishme dhe vepron në mënyrë të përshtatshme. Mendoj që NATO do të reagojë ndaj çfarëdo lloj sulmi do ti bëhet ndonjë prej shteteve anëtarë të saj.
POLITIKE
5
E premte, 10 JANAR 2020
Konflikti SHBA-Iran, ish-deputetja e PD: Regjimi iranian nuk ka fuqi aktesh terroriste, shqiptarët nuk duhet të kenë frikë
I
sh-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaron se reforma zgjedhore nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral. Duma ngriti shqetësimin se në politikë dhe jo vetëm, mungon konkurrenca, e cila sipas saj po varfëron njerëzit. Sipas saj nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme në vend, padyshim që qytetarët do të votonin kundër kryeministrit Edi Rama. “Reforma nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral. Propozimet për kodin zgjedhor janë të domosdoshme. Bërja me dije strukturave, apo qytetarëve, është një proces i domosdoshëm. Kam menduar dhe mendoj se reforma zgjedhore nuk mund të jetë riparim burokratik i kodit elektoral. Liria e votës së lirë nuk është vetëm potencë në letër. Unë vijoj të besoj se në politikën shqiptare duhet të rritet konkurrenca. Duhet t’i jepet mundësi sistemit të frymëzojë. Sado të diskutohet, një gjë është e sigurt se sot mungon; konkurrenca. A është e nevojshme të themi se çfarë ndodh brenda partive? Jo! E dinë të gjithë shqiptarët. Problemi në Shqipëri është se politika duket sikur punon për politikën, por ajo punon për ekonominë. Nëse nuk e çojmë ujin tek konkurrenca, te përfshirja në politikë, kjo e bën shoqërinë që të motivohet dhe të prodhojë. Të prodhojnë në politikë dhe në ekonomi më pas. Zhdukja e konkurrencën në çdo qelizë, është duke varfëruar Shqipërinë. Njerëzit që do të votojnë padyshim që e rrëzojnë Edi Ramën. Sot politika është e mbyllur, këtu po bëhen interesa dhe afera të mbyllura. Ne themi PPP, por këto janë hajdutëri, janë tendera të negociuara. Ato janë vjedhje, s’kanë as emrin e vet. Nëse shqiptarët sot votojnë, do të votonin kundër kësaj
Duma: Nëse votohet nesër, Rama ikën! Reforma jo thjesht riparim i kodit elektoral
qeveri. Ajo që i duhet politikës shqiptare është që njerëzit të vet prodhojnë. Reforma elektorale duhet të jetë frymëzuese. Ne duhet të hyjmë në këto zgjedhje për t’i fituar ato”, u shpreh Grida Duma në një intervistë dhënë dje për “News 24”. Konflikti SHBA-Iran Ish-deputetja e PD-së foli për konfliktin mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duma deklaroi se regjimi iranian nuk ka fuqi aktesh terroriste, ndërsa shtoi se shqiptarët nuk duhet të përfshihen nga ndonjë panik apo të kenë ndonjë frikë nga sulme të mundshme. “Irani ose bazat
që u goditën pas vrasjes së gjeneralit ishte tërësisht një lëvizje e Iranit për të mos humbur fytyrën. Irani donte të thoshte se shiko se edhe ne mund të reagojmë. Është shumë me vend ajo që thotë Trump, se Irani nuk ka fituar asnjë luftë, por ka fituar marrëveshje. Irani nuk ka fuqi aktesh terroriste. Nuk duhet pasur panik për ndonjë sulm nga Irani për veprim të logjikës terroriste. Të gjithë ata që merren me diplomaci, e dinë se me Iranin mund të veprohet me shkop të një ushtrie. Akti i marrjes së muxhahedinëve në Shqipëri
është një akt humanitar dhe politik i qartë, si dhe strategjik, pasi ne jemi përkrah SHBA. Nëse ka një gjë që Shqipëria e ka bërë mirë është strehimi i muxhahedinëve. Deklaratat se Shqipëria na qenka një vend ‘djallëzor’ është vetëm politik, pasi në Iran ka sistem autokratik”, tha Duma. Ish-ligjvënësja demokrate vlerëson se presidenti i Amerikës Donald Trump ka vepruar në mënyrë “par execellce” në raport me Iranin, duke treguar forcën e vërtetë përballë një shteti që kërcënon me terrorizëm. “Trump-i e ka identifikuar veten si president
konservator republikan, që tregon dorën e fortë. Kur kishim Karterin, kishim qasje të miut. Në kohën e Obamës, kishte një politikë paqësore dhe jo aq të një perandorie të fuqishme. Mendoj se qasja republikane është më e mira, sepse kur kemi të bëjmë me akte terroriste, këtu nuk ka situata për dialog, por këtu duhet treguar se kush është mbajtësi i forcës dhe presidenti amerikan këtë tregoi. Unë mbetem personalisht në anën e atyre që reagojnë me forcë ndaj akteve terroriste. Irani është një vend ku individi është person që ka kapur shtetin, është shteti vetë. Është njësoj sikur të bësh konferenca me kriminelët për të arritur një marrëveshje, gjë nuk mund të bëhet. Për mua Trump është treguar par execellce”, tha Duma. Më tej, Grida Duma theksoi se regjimi iranian ka vrarë vetëm në dy muajt e fundit mbi 2700 njerëz, gjë që tregon se kemi një shtet tepër të kriminalizuar. “Ky është një regjim, që e mbyt fjalën e lirë, vret. Në Iran, në dy muajt e fundit janë vrarë mbi 2700 njerëz, pra kemi të bëjmë me regjim kriminal. Është kërcënimi i një regjimi, që frikëson botën. Marrëveshja nukleare me Iranin është konsideruar e keqe”, u shpreh dje ish-deputetja demokrate, Grida Duma.
Ish-zëvendës Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës: Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme
Aleksandër Biberaj: Rama të mos e vendosë Presidencën e OSBE-së në shërbim të Vuçiçit
P
ak orë pasi kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe Ministër i Jashtëm i vendit, shpalosi nga Vjena objektivat e Shqipërisë në drejtimin e presidencës së OSBE-së, ish-deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj thotë se Rama duhet ta shfrytëzojë këtë moment në funksion të Kosovës. I ftuar në intervistën në Ora News, ish-zëvendës Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, porosit kryeministrin të mos e vendos presidencën e OSBE-së në shërbim të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. “Duke pasur presidencën e OSBE-së je një faktor i rëndësishëm vendimmarrës. Dhe mund të bëjmë shumë gjëra të mira për Kosovën, por
jo ta vendosim presidencën e OSBE-së në shërbim të Vuçiçit. Do të ishte ekstremi i antishqiptarizmit”, deklaroi Biberaj. Shqipëria, thotë Biberaj, duhet të jetë shumë e kujdesshme në raport me politikën e Kosovës, me interesat tona atje, sepse nuk kemi as kapacitetin e as politikanë që t’i shërbejnë kësaj çështje. “Mbroje me dinjitet. Nuk mundet kurrsesi kryeministri i Shqipërisë që të përpiqet që të bëjë faktor politik Vuçiçin, i cili është pasardhës i Milloshevicit, jo se nuk ka kërkuar falje për krimet në Kosovë, por ka mbrojtur masakrën e Raçakut. Dhe nuk ke pse i shërben, pse e nxjerr nga një izolim. Ne nuk mund të bëhemi përkrah tyre, përkrah
Vuçiçit kundër Kosovës për interesat e tua politike”, tha ai. Duke komentuar zhvillimet politike në Kosovë, Biberaj thotë se mosarritja e një marrëveshjeje mes dy forcave politike fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, do të ishte një turp i madh. “Besoj që do të arrihet një marrëveshje në Kosovë, përndryshe do të ishte turp. Nuk ka rëndësi kush e merr një pozicion plus ose minus por mendoj që të ketë një qeverisje të përbashkët, të mandatohet në parlament dhe të fillohet puna menjëherë. Për sa kohë Kosova është pa qeverisje atëherë dalin shqiptarë që mbrojnë interesat e Serbisë dhe Rusisë që përpiqen të përfaqësojnë interesat e Kosovës”, tha ish-deputeti Biberaj.
POLITIKE
6
E premte, 10 JANAR 2020
Reforma, reagojnë aleatët e Bashës: Ndryshimi i sistemit në një moment të dytë. Rama edhe pse pa kundërshtarë zgjodhi të bashkëpunojë me krimin
Agron Duka: Nuk na tremb marrëveshja Rama-Basha, të zgjidhim problemin e votës O
pozita e Bashkuar është duke zhvilluar diskutime rreth versionit final të draftit për reformën zgjedhore, që pritet të bëhet publik javën e ardhshme. Sipas aleatëve të Lulzim Bashës, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Agron Duka i PAA-së, nëse kemi zgjedhje të parakohshme, atëherë ato do të zhvillohen me sistemin aktual zgjedhor. Por nëse zhvillohen në vitin 2021, atëherë duhet diskutuar edhe sistemi, që aleatët e kërkojnë me elemente të sistemit maxhoritar. Por një pike që ndan palët është ajo e financimit të partive politike, ku PD kërkon financim të partive 100% nga shteti, por nuk mbështetet nga të gjithë aleatët. Kreu i LZHK-së, kërkon që në draftin për reformën zgjedhore, të përfshihet edhe një pikë, që do të kërkojë pastrimin e listave zgjedhore, në mënyrë që të mos ketë vend për abuzime. Në lidhje me denoncimin më të fundit të PD ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës, Shehi thotë se Rama, përballë asnjë kundërshtari, zgjodhi të bashkëpunojë me krimin. Deklaratat Aleatët e Partisë Demokratike kanë dakordësuar me kreun e opozitës, Basha që çështja e ndryshimeve në sistemin zgjedhor të jetë objekt i diskutimeve më të gjera se ato që pritet të bëhen
tani në Kodin Zgjedhor. Në një intervistë për “Abc News”, aleatët e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu dhe Agron Duka theksojnë se parësore janë fillimisht çështja e shit-blerja së votës. “Primare duhet të jetë eliminimi i shitblerjes së votës, interferimi i procesit të zgjedhjeve dhe dekriminalizimi i politikës. Në bazë të këtij vullneti mendoj që ndërtohet çdo vullnet tjetër pozitiv për sa i përket sistemit”, thotë Mediu. “Partitë e vogla, aleate të opozitës por edhe ato të mazhorancës nuk kanë interes në këtë lloj sistemi”, thotë Duka. Dy aleatët e Partisë Demokratike nuk e thonë me bindje nëse vendimi për të shtyrë diskutimet për sistemin zgjedhor është një taktikë politike e kreut të opozitës, por mundësisë për një marrëveshje Rama-Basha sqaro-
jnë se nuk i tremben. “Ne kemi arritur ti marrim fjalën Bashës, dhe ai e ka thënë publikisht se në një moment të dytë, pasi të shohim problemet në Kodin Zgjedhor do të shohim patjetër edhe sistemin zgjedhor”, tha Duka. “Nuk kam asnjë lloj ndroje. Po të ketë një marrëveshje jo-transparente, dëmin padyshim do ta ketë opozita, shoqëria shqiptare, dhe padyshim Z. Basha”, tha Mediu. Në nisje të sezonit të ri politikë, Duka e Mediu i sugjerojnë opozitës të përdor armën e saj më të fortë përballë qeverisë, protestën. “Pjesë e aksionit opozitar natyrisht do jenë ato që ne kemi bërë edhe më parë, demaskimi i qeverisjes, problematikat që ka sot vendi jo vetëm politik por edhe ekonomik”, tha Duka. “Çështja është
që opozita duhet të bëhet e madhe me qytetarët shqiptarë, kjo është shumë e rëndësishme. Opozita duhet të ndërtojë nuklin moral të shoqërisë, i cili nuk ka të bëjë vetëm me idetë por ka të bëjë edhe me gjithë asamblin e njerëzve të cilët duhet ta përfaqësojnë atë në qeverisje dhe në parlament. Veprimi i aksionit opozitar nuk është vetëm reforma zgjedhore, aksioni opozitar është padyshim bashkëbisedimi, bashkëpunimi me qytetarët, alternativa dhe njëkohësisht protesta”, tha Mediu. Në 15 janar, Lulzim Basha do të mbledhë në selinë blu aleatët e tij dhe ekspertët zgjedhorë që kanë hartuar draftin e opozitës, për të dakordësuar çdo çështje dhe për t’ia dërguar më pas atë partnerëve ndërkombëtarë.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM
Bardhi me strukturat e PD në Kukës: Do zhbëjmë modelin e Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një tur dyditor në verilindje të Shqipërisë ka kryer disa takime me kryesitë e degëve të PD në Kukës, Has e Tropojë. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Baardhi tha dje se Rama po diskriminon qytetarët që nuk e votojnë si dhe premton se partia e tij do e zhbëjë modelin e kryeministrit që vjedh dhe varfëron qytetarët. “Dy ditët e fundit jam takuar me qindra demokratë gjatë mbledhjeve të kryesive në degët e PD në Kukës, Has dhe Tropojë. Nuk kam parë askund një diskriminim kaq të egër nga një qeveri kundër qytetarëve të vet. “Faji” i tyre i vetëm është se nuk votojnë Edi Ramën. Me mirënjohjen më të madhe për sakrificën e banorëve të qarkut të Kukësit, shpreha në çdo takim vendosmërinë e PD për të zhbërë modelin e Edi Ramës që varfëron qytetarët përmes vjedhjes, korrupsionit dhe zhvatjes së pasurive e parave të tyre”, theksoi Gazment Bardhi.
“KRIZA POLITIKE DHE MOS HAPJA E NEGOCIATAVE DO TË PËRKEQËSOJNË SITUATËN EKONOMIKE NË 2020-ën”, KREU I PD: NDËRKOMBËTARËT TË LODHUR NGA DËSHTIMET E QEVERISË
A
gjencia prestigjioze ndërkombëtare “Fitch”, ka publikuar një raport për investimet e huaja në të gjithë vendet e botës, ku Shqipëria ndodhet në të njëjtin pozicion me vende të Afrikës si Algjeria, Zimbabve, Nigeria. Këtë lajm e ka bërë të ditur kreu i Partisë Demokratike, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, i cili e ka publikuar të plotë raportin e agjencisë ndërkombëtare “Fitch” për investimet e huaja në gjithë vendet e botës. Sipas krye-opozitarit, Shqipëria është një vend i rrezikshëm për të investuar dhe se komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e qeverisë aktuale. Por ai thotë se për të zgjidhur këtë krizë duhet një politikë serioze dhe e mirë-studiuar, pasi Shqipëria i ka njerëzit e duhur. “Sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare
Basha publikon raportin e “Fitch”: Shqipëria vend i rrezikshëm për të investuar
Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga
dështimet e kësaj qeverie. Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirë studiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet
për të pasur sukses”, tha Basha. Raporti i “Fitch” Tensionet politike kanë përkeqësuar risqet për ekonominë shqiptare. Raporti “Fitch Ratings”, i cili analizon faktorët që ndikojnë në zhvillimet ekonomike kanë konstatuar se kriza politike dhe mos hapja e negociatave me BEnë do të përkeqësojnë situatën ekonomike në 2020-ën, çka do të ndikojë direkt në jetesën e qytetarëve. Kriza politike në vend ka përkeqësuar situatën ekonomike dhe pritshmëritë për të ardhmen. Agjencia prestigjioze e vlerësimeve “Fitch” ka konstatuar se në 2019-ën në Shqipëri rritja e tensioneve politike, bojkoti i opozitës në zgjedhjet vendore
dhe mos hapja e negociatave me BE-në kanë ndikuar negativisht në ekonomi. Shqetësues është fakti se impakti i krizës politike do të sjellë më shumë risqe negative edhe për vitin 2020, faktorë këto që do të reflektohen edhe në jetesën e qytetarëve. Raporti “Fitch” vlerëson riskun politik dhe tregon paqëndrueshmëri për vitin 2020, që lidhen me rrezikun e protestave të papritura masive, që kanë si qëllim të largojnë drejtuesit ndërsa pakënaqësia e publikut me jetesën e tyre të përditshme. Në raport perceptohet mungesa e legjitimiteti të qeverise e lidhur kjo direkt me mungesën e opozitës në zgjedhjet lokale ku qeveria fitoi të gjitha bashkitë. Kjo ka bërë që Shqipëria të pësojë një rënie të ndjeshme të treguesve për sa i përket legjitimitetit, ndërsa pas saj renditet Algjeria e Bolivia.
SOCIALE
7
E premte, 10 JANAR 2020
Vodafone Albania, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Bashkia Tiranë, firmosin paktin
Marrëveshje për transformimin e Piramidës V
odafone Albania, Fondacioni Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Bashkia Tiranë, nënshkruan dje një Marrëveshje Mirëkuptimi, si hap të parë të bashkëpunimit, për rijetësimin dhe transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe rajonale të inovacionit dhe arsimit dixhital, për të rinjtë e moshës nga 12 deri në 24 vjeç. AADF dhe Bashkia Tiranë kanë marrë përsipër realizimin e transformimit të Piramidës, në një qendër shumëfunksionale, për të mbështetur zhvillimin e aktiviteteve, për promovimin e sipërmarrjes, teknologjisë, artit dhe kulturës në Tiranë. Vodafone u bashkohet kontribuesëve kryesorë të këtij projekti, duke ofruar të gjitha mjetet dhe ekspertizën e nevojshme, për të mundësuar një ekosistem dixhital, ku të rinjtë mund të mësojnë dhe të provojnë teknologjitë e fundit, si dhe të jenë të përgatitur për të qenë pjesë e revolucionit të 4-ët industrial. Përfaqësues të lartë nga Vodafone, Fondacioni Shqiptaro - Amerikan për Zhvillim dhe Bashkia Tiranë zhvilluan një konferencë për shtyp për të njoftuar bashkëpunimin për këtë projekt të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë por dhe gjithë rajonin. Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, Serpil Timuray, e cila vizitoi Piramidën dhe ishte e pranishme në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes, u
shpreh: “Jam shumë e lumtur që Vodafone do të jetë pjesë e transformimit dixhital të Piramidës, projekt i cili është një dëshmi e ritmit të shpejtë me të cilin Shqipëria po rend drejt së ardhmes emocionuese.
OPINION
Shoqëria dixhitale do të kërkojë aftësi dhe profesione që nuk i kemi njohur më parë. Vodafone nuk ofron vetëm teknologjinë që mundëson realizimin e shoqërisë dixhitale, por po kontribuon edhe në rritjen dhe
qendrueshmërinë e saj duke mbështetur gjeneratën e re të inovatorëve”. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone, Achilleas Kanaris, deklaroi: “Jam shumë entuziast për këtë projekt dhe këtë partneritet. Angazhimi i Vodafone në transformimin dixhital të Piramidës është jo vetëm për të treguar se çfarë mundësojmë ne përmes teknologjisë, por edhe sesi ta shfrytëzojmë atë për të sjellë inovacion në vend. Nëpërmjet kësaj qendre do t’i ofrojmë të rinjve të këtij vendi mundësinë që të shpalosin dhe zhvillojnë talentin e tyre në teknologji”. Drejtorët e Përgjithshëm të AADF, Martin Mata dhe z. Aleksandër Sarapuli, si dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, treguan më shumë detaje mbi zhvillimin e këtij projekti. Mata u shpreh se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka si mision të saj krijimin e modeleve të zhvillimit të qëndrueshëm. AADF i ka dorëzuar Bashkisë së Tiranës projektin arkitektonik dhe inxhinierik të Piramidës dhe modelin e biznesit, me qëllim që funksionimi i saj të jetë i qëndrueshëm financiarisht. Risia që AADF sjell është qendra TUMO Tirana, e cila do të pajisë fëmijët me dijet dhe aftësitë e shek. 21 në fushën e edukimit dixhital duke përfshirë programim, robotikë, produksion filmi, krijim website-i, muzikë, shkrim, mod-
Kaosi me fluturimet dhe kaosi i “organizuar” nga Autoriteti Aviacionit Civil Shqiptar
Nga Petrit Sulaj
K
emi shkruar disa herë mbi kaosin e krijuar këto ditë me fluturimet e kompanisë “Fly Ernest”. Duam të sjellim në vëmendje të publikut se kjo është një situatë e përsëritur dhe Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, në vend t’i vijë në ndihmë pasagjerëve që mbeten rrugëve, mashtron përmes drejtuesve të këtij institucioni duke u kërkuar qytetarëve të dëmtuar që të aplikojnë për rimbursim. Këto deklarata të drejtuesve na kujtojnë “kompetentin” e Sudes që premtonte se do u sillte paratë. Pasagjerët jo vetëm do humbasin mjaft kohë deri sa të arrijnë të kompensohen nga kjo kompani gati e falimentuar, por nuk po u afrohet as një rrugëzgjidhje për këtë situatë. Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Krislen Keri, me qëndrimet që po mban
elim 3D, programim, etj., duke orientuar fëmijët si të mësojnë dhe të përdorin teknologjinë në nivele bashkëkohore. Në fjalën e tij, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Mazniku theksoi: “Asnjë projekt i madh nuk merr jetë pa kiminë e duhur dhe besoj se hap pas hapi ne po krijojmë ekipin tonë, që ta shndërrojmë Piramidën e Tiranës në qendrën kryesore të teknologjisë informatike dhe dixhitale në rajon, që do të ketë dhe një pamje spektakolare, nën përkujdesjen e MVRDV. Brenda këtij viti do të kemi një garë për të filluar punimet. Dhe sërish tani mezi pres që Bashkia e Tiranës, me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe me Vodafone t’i japin formë dhe jetë, një hapësire të lënë deri tani pa funksion”.
duket se e ka mision krijimin e kaosit në Aviacionin Civil Shqiptar. Nuk është e rastësishme që në një periudhë dy vjeçare delegimin i funksioneve të funksioneve të Autoritetit të Aviacionin Civil Shqiptar është deleguar në të ashtuquajtura organizata teknike private, në mënyrë që të vilen fondet në miliona euro të institucionit sipas skemës së famshme PPP. Sipas kësaj skeme, bëhen “studime” me vlerë qindramijëra euro për gjëra për të cilat kërkush nuk ka interes. Ky shpër-
dorim fondesh është kapur me shkelje dhe përbën vepër të rëndë penale, prandaj është e kuptueshme se ky drejtuesit aktualë nuk kanë kohë të menaxhojë situatën kaotike të ripërsëritur e fluturimet e “Fly Ernest”, por dezinformojnë pasagjerët për aplikimet për rimbursim. Autoriteti Aviacionit Civil Shqiptar duhet të ofronte ndihmë në kohë reale në sintoni të plotë me ato Italiane. Nga ana tjetër, me operatorët Shqiptarë të shikonte mundësinë e bashkëpunimit
për fluturime shtesë në ndihmë të pasagjerëve. Po kështu megjithë këto ngjarje të përsëritura, asnjë masë e marrë ndaj këtij operatori. Gënjeshtra se e “kanë gjobitur”, por gjoba nuk është paguar ende është e turpshme dhe synon të shmangë vëmendjen nga përgjegjësia e tij. Deri kur ky drejtues të tillë, që me vetëdije kriminale po shkatërrojnë rolin e Autoritetit të Aviacionit do vazhdojnë të menaxhojnë këtë institucion. Me ngritjen e strukturave të reja antikorropsion, shumë shpejt do të vijë dita që Krislen Keri dhe “Kerat” e tjerë që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve do të japin llogari dhe do marrin dënimin e merituar nga drejtësia. E kemi përsëritur se shumë ngjarje të rënda në Aviacionin Shqiptar kanë ndodhur gjatë dy viteve të drejtimit nga Zoti Krislen Keri. Dhëntë zoti ato mos përsëriten, apo më keq të kemi ndo një katastrofë ajrore, sepse do të jetë shumë vonë. *Ish-Drejtor Ekzekutiv i Aviacionit
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
AKTUALITET Nga Vladimir Karaj
M
ë 1 janar, pas gati pesë orësh pritje në të ftohtë për lirimin e mësuesit Harun Çelik nga burgu 302 në Tiranë, një duzinë personash- shumica turq që jetojnë në Shqipëri, u bënë dëshmitarë të një operacioni të errët të Policisë së Shtetit, pa mundur të pengojnë dëbimin e tij si “pako postare” drejt Turqisë. Në vend të lirimit, 42 vjeçari Çelik u ngjit në një fuoristradë policie në burgun 302 për t’u dërguar fillimisht në Ambasadën turke në Tiranë, më pas në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit dhe në fund në aeroportin “Nënë Tereza” si pasagjer i detyruar i fluturimit të orës 20:55 të “Air Albania”; një prej kompanive simbol të bashkëpunimit mes qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe asaj të Presidentit Rexhep Taip Erdogan. E gjithë skena zgjati më pak se katër orë në një ditë feste dhe pushimi në Tiranë, duke lënë pas një mori pikëpyetjesh mbi ligjshmërinë e dëbimit, motivet dhe shkeljen e konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nga Shqipëria. “Është rrëmbim personi,” i tha BIRN një dëshmitar turk i dëbimit të Çelik në një nga kafenetë e Tiranës, ku u takuam në praninë e një përkthyesi. Ndjekës i të gjitha lëvizjeve të Çelik nga burgu deri në aeroport, ai e përshkruan skenën përballë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Laprakë si momentin e parë kur e kuptuan se çfarë po ndodhte, duke i bërë thirrje Harun Çelik që të kërkonte azil dhe avokat. “Ai filloi të bërtiste azil-azil dhe nuk pranoi të hipte në makinë. Dy policë e kapën nga krahët dhe e kthyen sërish brenda në polici. Kur e morën kështu, i ranë këpucët në tokë,” shtoi dëshmitari me duart që i dridheshin. Ende i frikësuar, ai kërkoi që të mos përdorej asnjë detaj që mund ta identifikonte. Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes intervistave me dëshmitarë okularë dhe avokatët mbrojtës tregojnë se Policia shqiptare e dëboi forcërisht Harun Çelik dhe bëri një vesh shurdh ndaj thirrjeve të tij të dëshpëruara për azil, pasi e kishte shoqëruar më parë brenda ambasadës turke në Tiranë. BIRN mësoi gjithashtu se në orët e tij të fundit në Shqipëri, Çelik iu mohua e drejta e avokatit dhe përkthyesit dhe firmosi dokumente në mungesë të tyre. Mbrojtësit e Çelik, Elton Hyseni dhe Alban Bengasi si dhe simpatizantë të lëvizjes Gylen në Tiranë akuzojnë policinë se ka kryer deportim të paligjshëm dhe në shkelje të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Por drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i hodhi poshtë akuzat në një bisedë telefonike me BIRN, duke e cilësuar deportimin një procedurë rutinë për ata që kapeshin me dokumente false. “Nuk ka pasur asnjë kërkesë formale për azil dhe ai i firmosi vetë formularët për t’u kthyer në Turqi,” tha Veliu, pa i dhënë përgjigje pyetjes nëse Çelik ishte asistuar me përkthyes dhe avokat gjatë firmosjes së formularëve. Veliu pranoi gjithashtu se para deportimit, policia e shoqëroi Çelik në ambasadën turke në Tiranë për ta pajisur me leje kalimi, ndërsa shtoi se nuk ishte punë e tij që të verifikonte nëse personit i cënohej jeta apo kishte rrezik në vendin ku po dërgohej. I pyetur nga BIRN nëse ishte konsideruar kërkesa verbale për azil në momentet e fundit, Veliu u përgjigj “kjo nuk është një lojë ngriva-shkriva”. “Në rajon për një firmë” Harun Çelik, baba i katër fëmijëve me profesion mësues u ndalua më 8 korrik 2019 në aeroportin e Rinasit
8
E premte, 10 JANAR 2020
Harun Çelik u dëbua me forcë pas një ndalese në Ambasadën turke
bashkë me shtetasin tjetër turk, Selami Simsek, në përpjekje për të udhëtuar në Kanada përmes një vize false. 42-vjeçari, i cili besohet se është pjesë e lëvizjes së frymëzuar nga kleriku Fetullah Gylen, ishte larguar nga Turqia përpara grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 dhe kishte qëndruar në Kazakistan bashkë me familjen. Çelik u dënua me 13 muaj burg për “përdorim të dokumenteve të falsifikuara” dhe në përfitim të gjykimit të shkurtuar, qëndroi 5 muaj e gjysmë në burgun 302 në Tiranë. Sipas një urdhri të firmosur nga prokurori, Çelik duhej të lirohej më 1 janar 2020, në orën 11:30. Si i ikur nga Kazakistani, pa asnjë lidhje të mëparshme në Shqipëri, Çelik mendohej se nuk do të kishte askënd që ta priste jashtë qelive të burgut në ditën e parë të vitit. Megjithatë, tre simpatizantë të lëvizjes “Hizmet”, që ishin vënë në lëvizje nga e motra e mësuesit u ngulën para dyerve të burgut 302 paraditen e 1 janarit. Dëshmitari, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit tha se e kishte ndjekur çështjen e tij përmes avokatëve gjatë gjithë kohës. “Nuk e kam njohur më përpara. Pasi u arrestua në Shqipëri, motra e z.Çelik më gjeti përmes të njohurve të përbashkët,” tha ai. Në mesin e dhjetorit ai kishte mësuar nga avokatët se Çelik do të lirohej më 31 dhjetor, por ishte shtyrë për në datën 1. Mëngjesin e asaj dite, prokuroria kreu procedurat përfundimtare dhe lëshoi një urdhër për lirimin e tij në orën 11.30. Dëshmitari thotë se ndërsa prisnin para derës së burgut dhe Çelik nuk po dilte prej saj, u interesuan te roja të mësonin çfarë po ndodhte. “Pasi pritëm 1 orë, 2 orë, folëm me rojen, por nuk na tha gjë. Më pas doli një zotëri 50-55 vjeç, drejtues i burgut. Na tha që do të dalë, por personi që ka në dorëzim sendet personale ishte në Shkodër, pasi ishte ditë pushimi dhe do prisnin sa të vinte që të merrte në dorëzim sendet personale,” tregoi ai. Dy orë të tjera kaluan pa asnjë lajm, derisa një drejtues i burgut doli sërish për t’u konfirmuar se Çelik do të lirohej, por më parë duhej të shkonte në Drejtorinë e Policisë së Kufirit dhe Migracionit për të nënshkruar “disa letra”. “Pak më vonë doli një xhip i policisë. Shkojmë të shohim dhe Harun ishte brenda bashkë me drejtorin e policisë kufitare,” thotë dëshmitari, edhe pse nuk është e qartë se cili ishte drejtuesi i Policisë që e shoqëroi Çelik. Dëshmitari thotë se ai që ata e identifikuan si “drejtor të policisë” u kishte thënë nga brenda xhamit të makinës se “do e çonin në rajon për të hedhur një firmë”. Kontakti me drejtuesin e policisë së kufirit dhe pretendimi i tij
për firmën i kishte bërë të dyshonin. Megjithatë, këmbanat e alarmit u ndezën plotësisht kur roja i burgut u tha se në të vërtetë, Çelik po shoqërohej në ambasadën e Turqisë në Tiranë. Nga biseda me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u kuptua se “firma” ishte pranimi për t’u kthyer në Turqi. “Ka firmosur vetë,” tha Veliu në një bisedë telefonike me BIRN, duke e konsideruar këtë miratim të deportimit nga Çelik. Por avokati i Çelik, Elton Hyseni i konsideron të dyshimta veprimet e policisë dhe denoncon faktin se një përfaqësues i zyrës së tij avokatore nuk ishte lejuar të takohej me klientin në kohën që po kryheshin procedurat. Hyseni i tha BIRN se ata kishin kërkuar dokumentet mbi të cilat ishte bërë deportimi, por tha se deri së fundmi “ishin në errësirë”. Hyseni po ashtu tha se kishin kërkuar edhe hyrje-daljet nga burgu për të parë kush kishte bërë shoqërimin dhe po ashtu edhe pamjet e sigurisë, por ende nuk kishin marrë asnjë përgjigje. Roli i Ambasadës turke Megjithatë, dyert e ambasadës turke janë hapur enkas pas orës 17:00 të pasdites, për të mikpritur furoristradën e Policisë shqiptare brenda së cilës ndodhej Harun Çelik. Ky fakt tradhton pretendimet për padijeni të drejtuesve më të lartë të policisë për fatin që priste Harun Çelik në Turqi. Drejtori i Policisë, Ardi Veliu i tha BIRN se Çelik ishte dërguar në ambasadë për të marrë “leje kalimin”, një dokument që i duhej për ta hipur në avion. “Ai u pajis me leje kalimi nga amabasada turke në Tiranë. Pa leje kalimi, nuk e pranonte personeli i avionit,” tha Veliu. Ndryshe nga itinerari i makinës së policisë që shoqëronte Çelik, shtetasit turq u nisën nga burgu 302 në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë. Dëshmitari i tha BIRN se kishin njoftuar të tjerë persona dhe para zyrave të policisë u bënë rreth 15 veta, përfshi një përfaqësues të zyrës ligjore që kishte mbrojtur Çelik. Kur mbërritën në Laprakë mësuan se Çelik nuk ndodhej aty. “Atje kishte shumë qetësi”, tregoi dëshmitari. “Filluam të shqetësoheshim. U ulëm në një kafe përballë policisë, pastaj erdhi e njëjta makinë që e kishte marrë te burgu. Çelik ishte brenda. Ishte shoferi, drejtori, ndërsa mbrapa nuk e pamë nëse kishte njeri tjetër, sepse makina kishte xhama të zinj,” thotë ai. Nga kronologjia e ngjarjeve rezulton se vizita në Ambasadë ishte bërë para firmosjes së formularëve në Drejtorinë e Policisë së Kufirit dhe Migracionit, duke dhënë përshtypjen
se Çelik do të deportohej, pavarësisht nëse firmoste apo jo formularët që iu vunë përpara nga policia. Dëshmitari thotë se pasi kishin parë makinën, ata nuk kishin pasur mundësi të flisnin me Çelik. Ai ishte shoqëruar në brendësi të zyrave të policisë. “Hynë brenda dhe nuk e dimë çfarë po ndodhte”, tha ai. Avokati Hyseni i tha BIRN se përfaqësuesi ligjor i dërguar prej tij në vend kishte kërkuar të merrte kontakt me Çelik, por kërkesa e tij ishte refuzuar. Pak kohë pasi ishte futur në zyrat e policisë, Çelik u shoqërua jashtë dhe oficerët e drejtuan atë për ta hipur sërish në makinë, por kjo përpjekje dështoi pas thirrjeve për azil. Avokati Hyseni konfirmoi momentin e kundërshtimit të Harun Çelik për t’u futur në makinën e policisë dhe thirrjet e tij për azil në oborrin e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, të treguara nga kolegu i tij avokat dhe përkthyesi, që ishin gjithashtu dëshmitarë. Hyseni tha se përkthyesi kishte qenë personi që kishte bërtitur për të kërkuar azil. Drejtori i Policisë, Ardi Veliu i tha BIRN se nuk kishte dijeni nëse në këtë proces ishte përdorur forcë. Pas protestës së shkurtër te zyrat e Drejtoris së Policisë së Kufirit dhe Migracionit, filluan të mbërrinin forca të tjera policie me makina dhe me motorë. “Disa policë na kërkuan me mirësjellje të largoheshim. Na thanë: “Ikni tani, nuk ka më asgjë, hajdeni nesër në 8.30 të mëngjesit,” kujton dëshmitari, ndërsa shton se ishin detyruar të largoheshin. Dyshimet ishin bërë të forta dhe parandjenja u thoshte se të nesërmen Harun Çelik nuk do ishte më aty dhe se tashmë bileta e udhëtimit ishte prerë. “Kishim dëgjuar për raste të tilla të ngjashme në vende të tjera dhe vendosëm të shkonim në aeroport”, thotë dëshmitari. Gjatë rrugës me makinë për në Rinas, makina e policisë – e njëjta që kishte shoqëruar Çelik nga burgu në zyrat e policisë i parakaloi. “Ishte me eskortë dhe me shpejtësi, 120 kilometra në orë ndoshta,” shton dëshmitari. Edhe ata nxituan për të mbërritur në Rinas. Pamje filmike të një trasmetimi live në Twitter i ka filmuar ata teksa vrapojnë pas makinës së policisë dhe i kërkojnë Çelik të bëjë sikur “i bie të fikët”, me shpresën se kjo do të ndalonte deportimin. Megjithatë, të gjitha përpjekjet rezultuan të dështuara. Dëshmitari i tha BIRN se Harun Çelik, i shoqëruar nga policë u fut fillimisht nga hyrja normale e pasagjerëve. Por e kthyen mbrapsht dhe e futën në një portë tjetër ngjitur me hyrjen VIP. “Kur arritëm e dëgjuam të bërtiste “Azil”, tregon ai. Ata qëndruan aty derisa avioni i linjës së Stambollit u ngrit në ajër. Debati për azilin Mediat turke raportuan se Harun Çelik u arrestua menjëherë sapo zbriti në aeroportin e Stambollit si një anëtar i FETO-s, inicialet me të cilat njihet në Turqi lëvizja Gylen. Mbi të rëndojnë tashmë akuzat e të qenit anëtar i një organizate terroriste, i financimit të terrorizmit dhe spiunazhit ndërkombëtar kundër shtetit turk –akuza të zakonshme këto për qindra mijëra persona në Turqi, të cilët konsiderohen nga qeveria e Erdogan si mbështetës të lëvizjes Gylen. Shqipëria ka qenë vazhdimisht nën presion nga Turqia për të dëbuar simpatizantët e Gylen, një lëvizje e
shtrirë në të gjithë botën e ndjekësve të predikuesit islamik Fetullah Gylen, i cili aktualisht jeton në SHBA. Qeveria shqiptare ka refuzuar më parë kërkesën për mbylljen e shkollave të themeluara nga lëvizja Gylen, por pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, kryeministri Rama ndryshoi retorikë dhe e cilësoi organizatën Gylen të “rrezikshme”. Në tetor 2018, presioni i qeverisë turke, e cila më herët ia kishte dalë të merrte 6 mësues nga Kosova fqinje, u rrit. Megjithatë deri në dëbimin e Çelik, nuk kishte ndonjë shenjë se Shqipëria do të pranonte kërkesat e Turqisë. Dëbimi i Harun Çelik kompromenton kredencialet perëndimore të Shqipërisë dhe e vendos vendin përballë pikëpyetjeve të sikletshme mbi rolin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe zbatimin e konventave ndërkombëtare. Megjithatë, Policia e Shtetit mbrohet me faktin se nuk ka marrë asnjë kërkesë për azil, as nga Harun Çelik dhe as nga avokatët e tij. “Kishte të drejtë për 6 muaj të kërkonte azilin. Nuk e ka kërkuar në asnjë formë, nuk ka asnjë shkresë, as nga ai, as nga avokatët,” tha Ardi Veliu për BIRN. Avokatët e Çelik, Alban Begasi dhe Elton Hyseni pranuan mungesën e një kërkese formale, por u ankuan se autoritetet nuk u kishin dhënë atyre asnjë mundësi. Megjithatë, ata i konsiderojnë kërkesat verbale të Harun Çelik para policisë si të mjaftueshme për t’u marrë parasysh. “Procedura për azilin është konfidenciale dhe ne na është thënë nga autoritetet se aplikimi mund të bëhej vetëm personalisht nga Çelik, pasi ai të lirohej nga burgu,” tha avokati Hyseni. Veliu e kundërshtoi pretendimin e avokatëve dhe tha se procedurat e përcaktuara nga ligji e detyronin të huajin që hynte në Shqipëri me dokumente të falsifikuara të aplikonte për azil menjëherë pasi kishte hyrë në Shqipëri dhe të deklaronte se po përdorte dokumente false. Por në përkufizimet e tij, ligji 121/2014 “Për azilin” shpjegon se kërkesa mund të bëhet në çdo moment dhe në çdo lloj forme. “Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe përpara autoriteteve kompetente në pikat e kalimit kufitar apo brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili kërkon mbrojtje ndërkombëtare, sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar,” thuhet në pjesën e parë të ligjit. Qëndrime kontradiktore ka edhe për faktin nëse Harun Çelik mundej ose jo të përfitonte azil politik në Shqipëri pas dënimit të tij për “përdorimin e dokumenteve false”. Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila mbulon çështjet e azilit në Ministri mbrojti procedurat e Policisë së Shtetit si në përputhje me konventat për të drejtat e njeriut. Në një bisedë telefonike me BIRN, Voda pretendoi që ndonëse nuk e njeh rastin, ligji për azilin i akualifikonte personat e dënuar për vepra penale për të cilat parashikohej dënim deri në 5 vjet që ta përfitojnë atë. Në të kundërt, ligji “për Azilin në Republikën e Shqipërisë” nuk i mbështet pretendimet e Vodës. Ndërsa falsifikimi nuk përfshihet në krimet ndaluese, neni 6 i ligjit përcakton se përjashtohen vetëm ata që dënoheshin për krime për të cilat parashikohej dënim mbi 7 vjet. BIRN Albania
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
AKTUALITET
9
E premte, 10 JANAR 2020
Ministrja e Shëndetësisë: Në fund të vitit 2021 synojmë ngritjen e shërbimeve sociale multifunksionale në 26 bashki që nuk kanë shërbime sociale në territor
Qendër sociale në Urën Vajgurore, Manastirliu: Mbështesim 14 bashki me fondin social
Ç
elet qendra e parë komunitare me shërbime sociale për fëmijët me aftësi ndryshe dhe gratë në nevojë në bashkinë e Urës Vajgurore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e pranishme në hapjen e qendrës së re tha se është koha për ngritjen e shërbimeve sociale në çdo komunitet. “Jam shumë e kënaqur që në Bashkinë e Urës Vajgurore çelim këtë qendër sociale në zemër të komunitetit, për ti dhënë një mundësi më të pamundurve, fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta, grave në vështirësi, të marrin trajtimet për të cilat kanë nevojë’’. Ministrja theksoi se qeveria shqiptare
po investon për ngritjen dhe fuqizimin e shërbimeve sociale në të gjitha bashkitë e vendit nëpërmjet Fondit Social. ‘’Janë 14 bashki, nga Dibra, Durrësi, Elbasani, Librazhd, Prrenjas, Lushnje, Roskovec, Gjirokastër, Maliq, Kurbin, Lezhë, Tirana me dy projekte dhe Saranda, që nëpërmjet Fondit Social po ngrenë shërbimet e reja për fëmijët me nevoja të veçanta, për gratë në nevojë, të moshuarit e vetmuar dhe grupet më vulnerabël’’. Sipas ministres, të gjithë së bashku mundemi të krijojmë një mjedis favorizues që në fund të vitit 2021 të synojmë ngritjen e shërbimeve sociale multifunksionale në 26 bashki që nuk kanë shërbime sociale në territor.
MOTI NË VEND
MINISTRIA
Efektivët e kursit XV komando, stërvitje në Alpe
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se efektivët komando po stërviten në terrene alpine para se të bëhen pjesë e e elitës së Forcave të Armatosura. Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka ka përzgjedhur si foto të ditës një nga komandot elitë të FA. “Foto e ditës. Efektivët e Kursit XV Komando po stërviten për terrene alpine përpara se të bëhen pjesë e njësisë elitë të FA”. Ndryshe nga vitet e tjera, në forcat për komandot vijnë nga të gjitha forcat e FA dhe jo vetëm nga ajo Tokësore, duke rritur cilësinë dhe sfidën për të qenë pjesë e njësisë elitë. “Ajka e FA po i nënshtrohen qindra orëve sfilitëse fizike dhe psikologjike, për të qenë të përgatitur për çdo operacion apo mision”.
Ngritja e Qendrës Komunitare në Bashkinë e Urës Vajgurore është një ndërhyrje e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush Të Mos Mbetet Pas’, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Shqipëri, dhe zbatohet nga UNDP-ja në partneritet me Qeverinë Shqiptare dhe Agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Kurba e qarkullimit të virusit të gripit është në rritje, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu siguroi se shërbimi do të jetë 24 orë në tre qendra shëndetësore në Tiranë, pa pasur nevojë që të shkohet në spital për urgjencat pediatrike
T
emperaturat e ulëta disa gradë nën zero kanë “pushtuar” vendin gjatë javës së fundit por Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. ARRSH bën të ditur se po vijon shpërndarja e kripës në aksin Qafë Mali-Fierzë për të mbajtur të hapur rrugën për shkak të prezencave të akullit si pasojë e temperaturave të ulëta. “Çdo ditë në punë për marrjen e masave dimërore që akset të jenë në kushte normale për qarkullimin, pavarësisht temperaturave të ulëta”. Me qëllim përballimin e situatës dimërore, që përfshin periudhën 15 nëntor-31 mars, është ngritur shtabi i emergjencës dimërore, për përgatitjen dhe marrjen e masave për sigurimin e mjeteve materialeve dhe stafit. Sipas ARRSH-së grupi i punës është në terren për përballimin e situatës emergjente dimërore 24 orë në 24, në të gjitha segmentet, duke bërë të mundur që qarkullimi të vazhdojë normalisht në të gjitha akset kryesore të vendit, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta. Rajoni Verior-Gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë. Në segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni. Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior. Rajoni Qendror-Në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht. Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në ven-
që mund të trajtohen në qendrat shëndetësore, në kushte të mira dhe me profesionistë pediatër të kualifikuar. ‘’Virusi i gripit, sipas sistemit të survejancës ka një intensitet mesatar, me tendencë rritje, ndaj ne i jemi përgjigjur kësaj situate me garantimin e shërbimit shëndetësor 24 orësh në 7 ditë të javës në qendrat shëndetësore të Tiranës, ku edhe fluksi është më i lartë. Janë 3 qendra shëndetësore, ajo nr. 10 që do të mbulojë zonën e ish-Oxhakut, qendra shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut, qendra
nr. 7 në Laprakë, të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor për fëmijët në moshën pediatrike edhe gjatë natës’’. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bëri një apel prindërve të përdorin qendrat shëndetësore për fëmijët e tyre, pa patur nevojë të drejtohen në QSUT. ‘’Të gjitha shërbimet përkatëse që sot merren në QSUT apo deri dje janë marrë në QSUT do të vijojnë të merren në këto qendra shëndetësore. Mjekët janë të kualifikuar, kemi marrë masa për furnizimin me barna dhe material mjekësore’’.
ARRSH: Vijon shpërndarja e kripës, akset rrugore të lira
det ku ka akull e ngrica. Rajoni Jugor-Në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht. Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 gradë në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë. Është punuar
me kriposjen e akseve. ARRSH njofton se të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate dhe se po vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.
AKTUALITET
Z
10
E premte, 10 JANAR 2020
Prova të forta për grupin hetimor është arma e krimit si dhe parukja që ka përdorur autori që u gjetën në afërsi të tregut të qytetit të Rrëshenit
bardhja e ekzekutimit në qendër të Rrëshenit, do të jetë e vështirë. Qitësi profesionist që vrau me vetëm një plumbnë zemër Kastriot Reçin tre ditë më pare, nuk ka patur asnjë shqetësim se dikush mund ta zbulonte. Personi që vrau me snajper Reçin, sipas hetimeve rezulton që të jetë qitës profesionist, kjo duke ju referuar mënyrës së ekzekutimit. Autori ka qëlluar me snajper nga një distance afro 200 metra dhe ka qenë i saktë në shënjestrën e tij, duke lënë të vdekur në vend Reçin duke mos dëmtuar asnjë person tjetër përreth zonës. Prova të forta për grupin hetimor është arma e krimit si dhe parukja që ka përdorur autori që u gjetën në afërsi të tregut të qytetit të Rrëshenit, të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar për tu analizuar në laboratorin e Policisë së Shtetit. Po verifikohen me imtësi dhe kamerat e sigurisë, dy prej të cilave kanë filmuar autorin e ngjarjes por edhe automjetin me të cilin ka ardhur. Duke qenë se autori ka qenë i veshur si grua identifikimi i tij nga pamjet filmike është mjaft i vështirë. Nga ana tjetër, po verifikohet edhe telefoni i viktimës për të parë bisedat telefonike apo dhe mesazhet e kohëve të fundit me ndonjë person të dyshimtë. Kastriot Reçi u ekzekutua me snajper rreth orës 11:00 të paradites së të martës, teksa po hynte në lokalin e tij në qendër të qytetit të Rrëshenit. Mësohet se qitësi ka qëndruar
Qiramarrësi ktheu një çelës. Skema si u përgatit ekzekutimi në katin e nëntë
në apartamentin nr.28 të pallatit 9-katësh, prej të cilës qëlloi. Apartamenti është në pronësi të Gjergj Tomës, sipas dosjes
së prokurorisë, ai ka deklaruar para tyre se banesën ia ka lënë me qira gjatë muajve të verës një personi të quajtur P.F nga Klosi
SITUATA
POLICIA
Vetting-u në Polici, kalon në “skaner” Eduart Merkaj
Në sitën e Vetting-ut në Policinë e Shtetit, rradhën për t’u skanuar e ka Eduart Merkaj. Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, doli përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u njoh me rezultatet e hetimit të bërë për të që prej muajit qershor 2019 bazuar në 3 komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Trupa e vlerësimit e përbërë nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta konstatuan dhe deklaruan se nga hetimi administrativ i drejtorit të departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj rezulton pa problem në të tre komponentët e vlerësimit. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të mblidhet sërish të hënën më 13 janar, për të vendosur për rikonfirmimin ose jo në detyrë për drejtorin e Kufirit dhe Migracionit. Merkaj është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit që prej vitit 2007, teksa ka mbajtur disa poste të rëndësishme, ndërsa prej janarit të vitit 2019 drejton Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.
i Mirditës. Toma ka deklaruar se për apartamentin ka marrë dy herë qira nga 15,000 lekë për muajt korrik dhe gusht dhe se
i kishte dhënë qiramarrësit dy çelsa. Më pas, F ia ka dorëzuar atij vetëm një çelës duke thënë se tjetrin e kishte vëllai i tij që kishte ikur në Gjermani. Nga ajo periudhë, sipas Tomës apartamenti ka qenë i papërdorur. Siç shkruhet në dosjen hetimore, personi i dyshuar si qitësi që vrau Kastriot Reçin ka hyrë në pallatin 9 katësh në orën 06:35 minuta. Kamerat kanë fiksuar momentin kur personi në fjalë ka zbritur nga një makinë tip “Mercedes Benz” ngjyrë gri. Pasi ndalon, ai ka hapur derën e djathtë të pasme të makinës dhe ka nxjerrë dy çanta. Kamerat e kanë fiksuar personin mashkull të veshur me një xhup të hapur me tegela horizontale. Pasi ka lënë personin në fjalë pranë hyrjes së pallatit, makina është larguar në drejtim të rrugës së tregut. Pak minuta më pas ai futet në banesën nga ku edhe qëlloi duke bërë gati armën, në pritje të objektivit. Nga ky moment deri pak minuta pas orës 12:00 të mesditës, qitësi ka pritur në banesë duke vëzhguar lëvizjet para lokalit të Kastriot Reçit. Gjatë kësaj periudhe ka pirë ujë dhe ka ngrënë disa kikirikë, të cilat më pas i ka lënë aty dhe janë sekuestruar nga prokuroria. Kur Reçi mbërriti në rrezën e armës, qitësi ka marrë shenjë dhe me një të shtënë ka kryer porosinë duke e lënë objektivin të vdekur.
N
ë tetë ditët e para të 2020, u regjistruan 6 viktima në 37 aksidente rrugore. Paçka se ka një ulje të numrit të viktimave krahasuar me një vit më parë, ku në 8 ditët e para u regjistruan 8 viktima nga 40 aksidente, ky bilanc vijon të mbetet shqetësues. Nga ana tjetër janë regjistruar 34 të plagosur lehtë edhe 3 të plagosur rëndë. Në 20% të rasteve faktor i regjistrimit të aksidenteve është bërë sjellja e këmbësorëve ndërsa 80% ka ardhur nga shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana drejtuesve të automjeteve që konsiston në shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim i alkoolit, manovrat e gabuara si dhe shpërqendrimi i shoferëve nga përdorimi i celularit. Policia Rrugore ka shtuar masat me grupe të shumta kontrolli në akset kyçe të vendit në vetëm 8 ditët e para të vitit janë ndërmarrë 19.200 gjoba, prej të cilave janë ndëshkuar 899 raste për tejkalim
37 aksidente rrugore, 6 viktima. Mbi 19 mijë gjoba
të normave të shpejtësisë 88 raste të përdorimit të alkoolit teksa janë pezulluar 245 leje drejtimi. Gjithashtu nuk kanë munguar as arrestimet ku 63 shoferë kanë rënë në prangat e policisë për shkelje të kodit rrugor.
Pjesë e planit të masave të shtuara nga Policia Rrugore është edhe Radari “TruCam”, një radar shumë më i sofistikuar që nuk mund të manipulohet pasi nëpërmjet tij ofrohet rikthimi i videos në momentin e shkeljes.
AKTUALITET
11
E premte, 10 JANAR 2020
Ahir Saliaj, bashkëshorti i së ndjerës kërkon drejtësi në mënyrë që autorët e vrasjes të marrin ndëshkimin e merituar, edhe pse njëri prej tyre është djali i vëllait
D
rita Saliaj, gruaja që u vra nga nipi i burrit me dy shokët e tij në Mallakastër, vijon të trondisë opionin public me detajet e rënda. E ndjera u grabit, u dhunua dhe më pas u mbyt në rezervuar. Kunati i të ndjerës Diana Saliaj, Ilir Saliaj, ka folur për mediat mbi këtë ngjarje tragjike. Xhaxhai thotë se nuk do ja falë kurrë të riut dhe se nuk e ka më nip. “Më mori polici, isha me nipin në makinë. I kam thënë policit merre, se iu tregon vetë. Kur e kanë marrë, i ka treguar të gjitha. Ka treguar që ka vajtur me një shok tjetër, kanë pirë dhe kafe, e kanë vrarë por nipi thotë që unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. “E kemi mbytur me dëshirë”, thotë dhe më pas, e ka marrë dikush tjetër nga fshati dhe e ka hedhur në rezervuar. Është djalë i keq, djalë i hedhur, edhe përdorues hashashi, duket se është prototip, nuk ka shkollë, është djalë pa llogari dhe është tip mashtruesi, që asgjë nuk i merret për bazë”. Ilir Saliaj, thotë se nipi i tij duhet të marrë dënim kapital. Nga ana tjetër, ai tregon se mamaja e Luisit është në gjendje të rëndë. I pyetur për deklaratat e banorëve të zonës të cilët kanë thënë se mamaja e Luisit ka shkuar pranë familjes së Dritës, ai thotë se kjo nuk është e vërtetë. “Ajo është larguar në datën 27 dhjetor nga fshati Gjerbës dhe është vendosur te i ati. Luisi gjatë këtyre ditëve pothuajse ka qenë i larguar nga shtëpia, vinte në darke”. Ilir Saliaj, pohon se për këtë që
Vrasja makabër, xhaxhai i 16-vjeçarit: Të marrë dënim kapital, ai përdor hashash
Luisi ka bërë dua drejtësi edhe të varet. “Familjes së viktimës u kam borxh kokën pavarësisht se këtë e ka bërë nipi, ata janë në të drejtën e tyre”. Gjithashtu ai bën një thirrje që të mos deformohen gjërat, e vërteta është
POLICIA
Erdhi me biçikletë dhe grabiti, kapet autori
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar që tre ditë më parë grabiti me dhunë zyrat e një institucioni financiar kredidhënieje në Tiranë. Devis Kuqo përdori një levë hekuri për të kërcënuar punonjësit dhe mori prej tyre 60 mijë lekë të vjetra dhe 2 celularë. I riu është afruar me një biçikletë rreth orës 18:30 në zyrat e institucionit financiar në rrugën “Merdar Shtylla” dhe pas grabitjes është larguar qetësisht. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi 45 mijë lekë dhe mjetet që Kuqo përdori në grabitje. Ai disa herë shihet që vjen edhe gjatë ditës me biçikletën e tij të kuqe para derës së filialit të kësaj pike kredish, ndërkohë që grabitjen e finalizon në darkë. Kuqo është dizenjator në profesion dhe pikërisht për këtë policia ka koduar operacionin “Designer”. Ka qenë pikërisht njëri nga celularët e vjedhur që i riu të lokalizohet dhe më pas të kapet nga policia.
kjo që po them unë. Xhaxhai i tij thotë më tej se nuk do ta takojë nipin e tij sa të jetë gjallë, ndërsa thotë se babai i Luisit ka rënë në gjendje shoku. “Të dy prindërit janë në gjendje të rëndë”. Luis Saliaj 16-vjeç,
FORCOHET KUFIRI
T
ë udhëtuarit drejt vendeve të BE-së dhe zonës Shengen, tashmë do të kalojë përmes një site. Policia kufitare ka marrë urdhër për të shtuar listën e dokumenteve që kërkohen në kufi. Një udhëzim i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, kërkon që punonjësit e kufirit të kryejnë verifikime dhe intervistime të detajuara lidhur me adresën e akomodimit në vendin ku do të udhëtojë qytetari, ftesën e pritësit, biletën apo rezervimin për kthimin, si dhe mjetet financiare për shpenzime në kohën e qëndrimit. Sipas urdhrit të ri të Ministrisë së Brendshme, qytetarët që e kanë të ndaluar të hyjnë në zonën Shengen që kanë refuzim azili apo që janë deportiv nuk lejohen të kalojnë kufirin deri në paraqitjen e një dokumenti shkresor, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të noterizuar, që provon se nuk kanë ndalim hyrje, urdhër largimi ose dëbimi në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonën Shengen. Udhëzimi i kërkon policisë kufitare të verifikojë operatorët turistikë dhe grupet e familjarëve me qëllim parandalimin e rasteve të trafikimit me vëmendje
Sindi Shehaj po 16-vjeç dhe Ervis Zotaj 26-vjeç, pasi kanë hasur në rezistencën e zonjës së shtëpisë e kanë goditur atë dhe më pas trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit. Ahir Saliaj, bashkëshorti i
së ndjerës kërkon drejtësi në mënyrë që autorët e vrasjes të marrin ndëshkimin e merituar, edhe pse njëri prej tyre është djali i vëllait. “Patjetër, edhe fëmija po të ishte ai është krim”. Në polici tre të rinjtë kanë pranuar krimin dhe sipas burimeve kanë shfaqur pendesë. Nipi 16-vjeçar ka qenë mes personave të familjes që kishin shkuar në polici për të denoncuar zhdukjen e 51-vjeçares. Familjarët e Drita Saliajt kërcënojnë me vetëgjyqësi, nëse drejtësia nuk do të veprojë me rreptësi ndaj dy autorëve të krimit makabër që ndodhi në Mallakastër. Vetë Luisi është shprehur i penduar, a keni marrë ju avokat? As kam marrë, as do marrë e as do shkoj ta takoj sa të jem gjallë. Ky është abandonim që i bëni ju.. Le të jetë, kështu e mendoj kështu e them. Unë nuk e dua më për nip! Me babain e Luisit keni arritur të flisni pas ngjarjes? Babai i Luisit ka rënë në gjendje shoku, është shumë i sëmurë Të dy prindërit janë në gjendje shoku… Po, sidomos i ati i Luisit. A ka pas konflikt mes familjeve? Ka pasur fërkime të vogla mes familjeve por jo konflikt të madh.
“Në sitë” shqiptarët që udhëtojnë drejt vendeve të BE-së
të veçantë tek shtetasit e mitur. Në rastet kur fëmijët do të kalojë kufirin me një prej prindërve, në grupe nxënësisht apo të afërm, duhet të kërkohet deklarata noteriale nga të dy prindërit në emër të personit që e shoqëron. Në mungesë të prindërve, i mituri nën moshën 16 vjeç lejohet të udhëtojë i shoqëruar nga vëllai ose motra në moshë mad-
hore, gjyshi, daja, xhaxhai, halla, tezja, vetëm në rast se paraqet një deklaratë noteriale të vlefshme, të lëshuar nga të dy prindërit. Në rastet kur nuk plotësohet dokumentacioni i nevojshëm, punonjësi i pikës kufitare urdhërohet të mos lejojë daljen e të miturit nga kufiri shtetëror deri në paraqitjen e dokumentacionit të nevojshëm.
VIP
12
E premte, 10 JANAR 2020
Personazhi i vërtetë i filmit “Hustlers”, hedh në gjyq Jennifer Lopez
G
ruaja që frymëzoi personazhin e Jennifer Lopez në filmin “Hustlers” ka paditur producentët duke kërkuar që ta dëmshpërblejnë me 40 milion dollarë. Samantha Barbash, akuzon kompaninë e filmit, përfshi këtu STX Films dhe Lopez’s Nuyorican Productions (ku producente është vetë Jennifer Lopez) se kanë përdorur imazhin dhe e kanë shpërfytyruar figurën e saj. Si përgjigje kompanitë e produksionit i kanë dalë në mbrojtje të drejtës për të treguar histori të bazuara në fakte, që njihen edhe
nga publiku i gjerë. “Hustlers” është historia fiktive e Barbash dhe disa grave të tjera që drogonin dhe mashtronin klientë të pasur në klube striptizmi për t’ja dalë mbanë nevojave të jetës. Jennifer, luan rolin e personazhit kryesor, Ramonës, karakteri i të cilës është frymëzuar nga Samantha. Kjo e fundit u dënua nga autoritetet me 5 vite burg për drejtim komploti dhe mashtrimesh kur historia doli në dritë. Në fakt, filmi “Hustlers” është bazuar nga një artikull i publikuar në 2015-ën në New York Magazine, autorja
e të cilit është konsulente në film. Nga ana tjetër, Samantha thotë se nuk ka pranuar t’i shiste të drejtat e saj producentëve të filmit, kundrejt asaj që ata i ofruan. Kujtojmë se Jennifer pak kohë më parë pohoi se nga ky film nuk fitoi asnjë qindarkë, por mori shumë. “Gjërat që bëj, i bëj sepse dua. Nuk fitova gjë nga ‘Hustlers,’”- tha ajo për GQ. “E bëra falas dhe shërbeva si producente. Unë mbështetem te vetja. Ja kush është Jenny From the Block. Bëj çfarë të dua, bëj gjërat që dua. Ishte diçka shumë e veçantë të luaje Ramonën.”
Justin Bieber tregon publikisht sëmundjen nga e cila vuan
Këto kanë qenë vite të vështira për Justin Bieber dhe këtë këngëtari e pranoi vetë. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Justin ka treguar se askush nuk e ka kuptuar faktin që luhatjet e tij të mëdha kanë ardhur si pasojë e sëmundjes nga e cila vuan. Sëmundja e tij quhet “Lyme” dhe është një infeksion i cili shkaktohet nga bakteri Borrelia. Kjo sëmundje shkakton njolla të kuqe në lëkurë dhe kruarje. Në një stad më të avancuar, sëmundja mund të shkaktojë humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë të lartë dhe probleme me zemrën. Për këtë sëmundje, Justin do të flasë më shumë në dokumentarin e tij të cilin do ta publikojë në Youtube. Justin u infektua nga bakteri në fund të verës së vitit 2019 dhe herë pas here është fotografuar me serum në krah pas trajtimit të sëmundjes. Megjithatë, këngëtari tregon se gjendja e tij shëndetësore tashmë është mirë dhe ai “ia ka hedhur paq”, ndërkohë që po përgatitet për albumin e tij të ri që do të lançohet shumë shpejt.
Harry dhe Meghan lënë pallatin mbretëror
Oscars 2020, sërish pa prezantues Një portret i Familjes Mbretërore mund të ketë qenë nxitja për Princ Harry dhe Meghan Markle. Fotografia e Mbretëreshës, së bashku me Princin e Uellsit, Duka i Kembrixhit dhe Princi gjashtë vjeçar Prince George e bërë në dhomën e fronit të Buckingham Palace më 18 dhjetor,
A
shtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars do të zhvillohet pa një prezantues/e. Karey Burke, presidente e rrjetit televiziv ABC, që transmeton Oscars, sipas CNN, u shpreh në një deklaratë se është marrë vendimi për të përsëritur “atë që funksionoi vitin e kaluar”. Ceremonia e 2019-s ishte e para që zhvillohej pa një prezantues, që prej vitit 1989. Pavarësisht polemikave dhe dyshimit se eventi prestigjioz mund të dështonte si pasojë e mungesës së prezantuesit/es, ceremonia u vlerësua si një eksperiment i suksesshëm. Sipas të dhënave, audienca u rrit me 12% nga
ajo e vitit 2018, që shënoi audiencën më të ulët në historinë e çmimeve Oscars. Kevin Hart ishte i përzgjedhuri i Akademisë vitin e kaluar, por aktori hoqi dorë nga prezantimi pasi u pretendua se iu kërkua që të kërkonte falje publikisht në lidhje me deklaratat fyese ndaj komunitetit LGBT+, aty rreth viteve 2009-2010. I ftuar tek Ellen DeGeneres, Hart theksoi se arsyeja e vetme pse nuk kërkoi falje ishte sepse nuk donte t’i hidhte më benzinë zjarrit. Sipas tij, media abuzoi duke shkruar se “Kevin Hart refuzon t’i kërkojë falje komunitetit LGBTQ+” duke lënë pa përmendur fjalën “sërish”. Edhe pse
Ellen u shpreh se kishte folur personalisht me organizatorët dhe ata ishin pro rikthimit të aktorit në rolin e prezantuesit, Kevin Hart nuk u rikthye. Siç e thamë më sipër, ceremonia e vitit të shkuar ishte e para që organizohej pa prezantues, që prej asaj të vitit 1989. Në vitin 1989, producenti Allan Car dhe regjisori Jeff Margolis zëvendësuan monologun hapës me një numër muzikor 11 minutësh që përfshiu një duet midis aktorit Rob Lowe dhe Eileen Bowman, i veshur si Borëbardha. Shfaqja u prit tmerrësisht keq nga kritikët. Megjithatë mungesa e prezantuesit rezultoi e suksesshme për ceremoninë e 2019-s.
ndërsa Duka dhe Dukesha e Sussex ishin larg në Kanada, mund të jetë një nga arsyet. Duket se portreti mund të jetë marrë keq nga Sussexes, pas një viti në të cilin vëllezërit dikur të pandashëm vazhduan të shkëputen dhe Meghan pranoi se po luftonte me jetën si një anëtare mbretërore.
Nicole Scherzinger “zyrtarizon” lidhjen e re të dashurisë Këngëtarja Nicole Scherzinger ka nisur një lidhje të re dashurie me modelin dhe lojtarin e hokei Thom Evans. Ndonëse prej kohësh flitet për një lidhje mes tyre ata u shfaqën së bashku në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globe”. Këngëtarja 41-vjeçare dhe Evans 34-vjeçar kanë pozuar së bashku në tapetin e kuq. Gjithashtu ata u fotografuan nga paparacët duke darkuar së bashku.
KULTURA
L
etërsia botërore ka shumë autorë të cilët me veprat e tyre ndryshuan historinë dhe jo vetëm, letërsia ka vepra që ndryshuan historinë e mendimit kritik, vetë letërsinë e artin në përgjithësi. Martin Puchner, autor i librit “Fjala e shkruar: Si i dha letërsia formën historisë së botës”, përzgjedh dhjetë librat, që ai beson se kanë patur një ndikim të fortë në kursin e historisë botërore. Epi i Gilgameshit “Epi i Gilgameshit” është teksti i parë i rëndësishëm në letërsinë botërore, dhe një shembull i përsosur i fuqisë së tregimeve të shkruara, për të formësuar historinë. Duke forcuar kohezionin kulturor në të gjithë rajonin, Epi ndihmoi në ruajtjen e perandorisë më të hershme territoriale. Shkruar në kuneiform, ai u zhduk pa lënë gjurmë, sepse nuk u përkthye kurrë në ndonjë sistem tjetër të shkrimit, derisa u rizbulua aksidentalisht dy mijë vjet më vonë. Saddam Husseini, një student i etur i historisë, shkroi një përshtatje në formë romani të Epit. Për habinë e tij të madhe, Epi nuk arriti të siguronte mbijetesën e regjimit të tij. Bibla e Ezrës Tekstet e shkruara u bënë gjithnjë e më të rëndësishme për jetën e hebrejve, gjatë mërgimit në Babiloni, vendi më i shkolluar mbi tokë në atë kohë. Kur shkruesi i quajtur Ezra i udhëhoqi pasuesit e tij përsëri në Jeruzalem, ai i mbante lart fletushkat e Torahut dhe u kërkonte mërgimtarëve të kthyer që të përkuleshin para tyre, ashtu siç do të bënin para një perëndie. Ishte fillimi i shkrimit të shenjtë, që i dha jetë Judaizmit, Krishtërimit dhe Islamit. Që nga ajo kohë, ne kemi jetuar në një
13
E premte, 10 JANAR 2020
Dhjetë veprat që ndryshuan botën
botë të formësuar prej teksteve të shenjta. Diamond Sutra Diamond Sutra përkujton jetën e Budës duke portretizuar ndërveprimet e tij me nxënësit dhe zakonet e tij të përditshme, me hollësi të pazakonta. Kur sutra u hodh në libër shumë kohë pas vdekjes së këtij mësuesi të madh, u bë aq e rëndësishme, sa që murgjit e devotshëm e bartën atë deri në Kinë. Ishte pikërisht këtu, vendi ku Diamond Sutra gjeti letrën dhe u shkrua. Me ndihmën e këtyre teknologjive, ajo u përhap në Kore, Japoni dhe më gjerë, duke e bërë budizmin një fe botërore. Përralla e Genjit Kjo përrallë shumë-breznore, e shkruar nga një vahzë që
pritej të bëhej grua, në oborrin e Japonisë, është romani i parë i madh në letërsinë botërore, dhe ai zgjeroi tej mase aftësinë e letërsisë për të kapur emocione komplekse dhe ndërveprime delikate. Duke i dhënë lexuesve të saj qasje të paparë në jetën e veçuar të grave në oborrin Heian, romani formoi kulturën japoneze për qindra vjet, ndonëse lexuesit perëndimorë nuk kishin qasje në përkthimet e tij, deri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. “Një mijë e një net” Koleksione tregimesh dhe përrallash ka patur nëpër botë që nga India në Greqi, por asnjë koleksion nuk u bë kaq popullor sa Një mijë e një netët, me Sheherezaden e famshme,
STATUSI
Kisha e Manastirit “Lindja e Shën Mërisë” në Vodicë propozohet për monument kulture
Kisha e Manastirit Lindja e Shën Mërisë në fshatin Vodicë, Berat është propozuar nga DRTK-Berat për marrjen e statusit juridik monument kulture si rrjedhojë e punës gjurmuese, dokumentuese dhe studimore. Kisha e Manastirit Lindja e Shën Mërisë është kishë njënefëshe, ku naosi me përmasa të brendshme 9,3 x 5,6 m, është i mbuluar me çati druri dhe tavan të sheshtë. Ndërtuar në vitin 1777 dhe pikturuar në vitin 1805 sipas mbishkrimeve. Sipërfaqja e kishës njënefëshe është 76 m², ndërsa po të përfshijmë narteksin dhe paraklisin e Shën Harallambit, duke e parë si një ndërtim të vetëm, ky objekt shkon në një sipërfaqe prej 177 m². Faza e I-rë – Shek. XIII, gjurmët e absidës me teknikën e kluasonazhit; Faza e II-të – Rindërtim i kishës në vitin 1777; Faza e III-të – Ndërtim i paraklisit (kishëzës) së Shën Harallambit në fillim të shek. XIX; Faza e IV-t – Ndërtim i narteksit në vitin 1926; dhe Faza e V-të – Vitet ’90 të shek. XX.
motrën e saj dhe mbretin vrasës. I ndihmuar edhe nga ardhja e prodhimit të letrës nga Kina, ky koleksion mbërtheu imagjinatën e botës arabe dhe, shekuj më vonë, Evropës. Duke shtuar vazhdimisht histori të reja, ai në fund u bë magazina më e madhe botërore e tregimeve, duke u përshtatur shumë herë prej asaj kohe. “Popol Vuh” Popol Vuh është kulmi i letërsisë Maya, tradita e vetme letrare që u zhvillua pa kontakt me kontinentin e Euroazisë. Kur pushtuesit spanjollë ndeshën libra Maya, ata u përpoqën t’i digjnin të gjithë. Por shkrimtarët e Mayave përkthyen fshehurazi epikën më të çmuar në alfabetin latin dhe e fshehën atë, duke shpresuar ta ruajnë atë për të ardhmen. Epika u rishfaq në shekullin e njëzetë dhe shërbeu si një frymëzim për Nënkomandantin Marcos dhe revoltën Zapatista në jug të Meksikës. Deklarata e Pavarësisë Shkruar nga Thomas Jefferson dhe përmirësuar nga komiteti, Deklarata e Pavarësisë kombinon idetë e Iluminizmit me një histori ankesash dhe dobësish. Benjamin Franklin, i cili kontribuoi me termin “të vetëkuptueshme” në fjalinë e famshme, siguroi që teksti të mbërrinte me shpejtësi tek lexuesit me ndihmën e perandorisë së tij të medias, ku përfshiheshin shtypshkronja, gazeta dhe një rrjet rrugësh postare. Deklarata e Pavarësisë u bë modeli për shumë deklarata të ngjashme në të gjithë botën, nga Haiti në Vietnam. Manifesti komunist Kur Marksi dhe Engelsi shkruajtën “Manifestin Komunist”
me porosi të një grupi të vogël revolucionarësh mërgimtarë me banim në Londër, ata e dinin se donin të ndryshonin botën. Ata thjesht nuk dinin nëse do të kishin sukses. Duke kombinuar një histori madhështore të njerëzimit me një thirrje nxitëse për veprim, Manifesti Komunist u injorua për dekada të tëra, derisa i gjeti të gatshëm lexuesit, për të vënë në zbatim programin e tij revolucionar, në fillim të shekullit të njëzetë. Përkundër kësaj vonese fillestare, asnjë tekst tjetër në letërsinë botërore nuk ka pasur aq shumë ndikim, në një kohë kaq të shkurtër. Epi i Sunjatës Legjendari Sunjata themeloi Perandorinë Mali gjatë Mesjetës së vonë, por epika që përkujtonte veprat e tij u transmetua gojarisht për qindra vjet, përpara se të shkruhej në shekullin e njëzetë. Si një histori e përcjellë me gojë, Epi i Sunjatës lidhte jetën e dëgjuesve me një të kaluar të lavdishme, dhe si një tekst i shkruar, nxiti luftën kundër kolonializmit francez, që përfundimisht çoi në pavarësi. “Rekuiemi” i Akhmatovës Akhmatova e dinte që nuk do të lejohej të shkruante për jetën nën Stalinin, dhe se do të arrestohej, nëse një tekst i tillë do të gjendej në apartamentin e saj. Por këto rrethana nuk e penguan që të shkruante Rekuiemin, poemën e gjatë për gulagët. Ajo e mësoi përmendësh dhe dogji letrën ku e kishte shkruar. Më pas ia mësoi mikeve të saj femra, me qëllim që të mbijetonte edhe pas vdekjes së saj. Poema u qarkullua në kopje të fshehta dhe ndihmoi jo pak për të sjellë rënien e Bashkimit Sovjetik. /bota.al/
IN MEMORIAM
Njeriu që hodhi themelet e arsimit në Kukës Në ditët e fundit që dhjetorin kemi lënë pas u nda nga jeta Veli Gjici, njeriu i rrallë me shpirt njeriu. I lindur në Bushtrticë të Kukësit ku punoi gjithë jetën, dhe pas daljes në pension, erdhi përgjithmonë në Dritas të Tiranës, ku ju dha edhe lamtumira e fundit me ceremoni e një pjesëmarrjeje të gjerë. Kur ndahesh nga jeta të mirënjohurit me ty e respektojnë vërtetësinë, ashtu si Veli Gjici si njeriu i dashur e i respektuar, i lidhur fortë me njerëzit, familjen dhe bashkfshatarët, e tij. Shtohen të diturat e këtij njeriu pozitiv, që me humor të këndshëm ishte në kujtesë, ky bartës i vlerave morale të një malësori të vërtet. Vërtetësia qëndron dhe nuk shuhet ,që ai ishte njeriu me kulturë e me tiparet më të mira. E paharruara qëndron se Veliu rrjedh nga një familje me tradita të shquara atdhetare dhe zakonore, ndaj mbetej me një kulturë të gjerë, që kurdoherë i hapte rrugë gjykimit. I ndari nga kjo jetë do vazhdojë të mbetet në kujtesë ai mësuesi atyre
viteve, që hodhi gur themelet e arsimit në zonat më të vështira të rrethit Kukës. Veli Gjici ka dhënë vlerat si mësues i shkollave 8-vjeҫare, në zonën e Bushtricës, Gryk-Caj, Palush etj. etj, ajo që punoi dhe kontriboi për rritjen dhe zgjerimin e arsimit në këto zona. Kur Veliu tregonte për fshatrat ku kishte punuar ,nuk i mungonte dhe ajo kujtesë me vargjet e Çajupit:
“Ato gryka, ato male/Ku dhe zogu shkon ngadalë/Shkëmbinj e shpella si thike/Që ti shohësh të vjen frikë/ Fjala dhe kuvendi/Njeriun e mirë e bënë vendi”. Veliu e deshi shkollën dhe dijen ku punoi e shërbeu për dekada me radhë. Ai shokun më të ngushtë kishte librin, ndaj në çdo kohë e gjeje në panaire të librit, si dhe në biblioteka me libër në dorë. Mësues Veliu dallonte kurdoherë për cilësi të veçanta dhe veti të larta që i duhen një njeriu në edukimin e brezave. I veçantë ishte për mënyrën e komunikimit, shprehej lirshëm dhe këndshëm me të gjitha moshat dhe i gatshëm që jepte ndihmesën kudo ku mundej. Virtytet dhe cilësitë e tij ua la trashëgim edhe fëmijëve Ilirit, Manushaqes e Meritës si dhe nipërve e mbesave. Për ta së bashku në udhëtimin e viteve nuk i harrohet dhe mbështetja e bashkëshortes së tij, Çiçes si një nënë shebullore e cila vazhdon ta jetoj mirësinë familjare. Xhelal Martini
SPORT
14
E premte, 10 JANAR 2020
Partizani dominon me 5 futbollistë në 11-shen më të shtrenjtë, ndjekur nga Kukësi
Nga Hoxha te Shkurtaj, ja formacioni më i shtrenjtë i Kategorisë Superiore Rozalb Lika
S
kuadrat e Kategorisë Superiore janë duke zhvilluar përgatitjet për fillimin e pjesës së dytë të sezonit, teksa deri më tani diferencat në kampionat kanë qenë shumë të vogla. Kukësi arriti që ta mbyllte në vendin e parë me 31 pikë, vetëm një më shumë se Bylis që është surpriza e këtij edicioni. Por cili është formacioni më i mirë i Superiores? Për të marrë këtë përgjigje na vjen në ndihmë sajti më i madh i transferimeve, “Transfermarkt” që ka përditësuar vlerat e lojtarëve në vitin e ri 2020. Dominues në 11-shen më të shtrenjtë në kampionatit është skuadra kampione e Partizanit, e ndjekur nga Kukësi, ndërkohë që Teuta dhe Laçi përfaqësohen në këtë formacion special. Porta- i gjithmonë në këtë repart nuk ka asnjë risi, pasi portieri
më i shtrenjtë është si gjithmonë “gardiani” i Partizanit, Alban Hoxha, i cili vlerësohet me 300 mijë euro. Mbrojtja- Trashi është futbollisti më i shtrenjtë në këtë repart, teksa kartoni i të cilit shkon në 550 mijë euro. Në krahun e djathtë ndërkohë Maliqi ka një rritje të konsiderueshme duke arritur vlerën 325 mijë euro. Në qendër më të shtrenjtit janë Belica dhe Gjoni nga Laçi menjë vlerë pak a shumë të ngjashme, teksa kanë arritur që të bëjnë paraqitje shumë të mira deri më tani. Mesfusha- Përpara mbrojtjes qëndron Mala i Partizanit, i cili edhe pse nuk e ka nisur mirë sezonin, sërish është një nga futbollistët më të vlerësuar. Në krah të tij qëndron Kallaku që vlerësohet 550 mijë euro edhe pse është vetëm 21 vjeç. Lushkja zë vend në këtë 11-she me vlerën 300 mijë euro. Sulmi- Reparti i “peshave” të rënda, pasi futbollistët vlerëso-
DREJTORI SPORTIV
Tare: Kemi fituar shumë beteja, objektivi i Lazios është Championsi
Igli Tare po kalon momentet e tij më të mira në karrierë, teksa po korren frytet e një pune fantastike të bërë prej tij në vitet e fundit në merkato. Pas fitores së Superkupës së Italisë, optimizmi në skuadrën bardhekaltër është i madh. “Jemi në mesin e rrugës, kemi fituar shumë beteja por duhet të fitojmë luftën. Titulli? Janë diskutime për të cilat nuk i shohim, objektivi jonë gjithmonë ka qenë Champions League. Duhet të qëndrojmë të përulur, konkret të përgjegjshëm se kemi një skuadër të madhe. Më pas nëse do të arrijmë që të luftojmë për diçka deri në javën e fundit, nuk do të bëjmë pas. Sfida me Napolin? Fitorja do të thotë që të mundim një tjetër skuadër të madhe dhe do na japë vazhdimësi për këtë rekord të fitoreve radhazi”, deklaroi Tare për mediat italiane.
hen në vlera më të larta. Në majën e këtij reparti qëndron Vasil Shkurtaj, i cili është njëkohësisht edhe lojtari më i shtrenjtë i Kategorisë Superiore (575
mijë euro). Golat e shënuar dhe loja e mirë deri më tani e kanë shndërruar në lojtarin kryesor të verilindorëve së bashku me Abzajn, i cili i afrohet me 550
REAGIMI
“Ndeshja e Solidaritetit”, shpërthen Kushta: Sindikata zar i FSHF-së!
“Ndeshja e solidaritetit”, që do të luhet sot në “Air Stadium” në orën 18:00, ka krijuar debate të mëdha mes ish-lojtarëve të kombëtares. Pas Rudit Vatës ka ardhur edhe shpërthimi i Sokol Kushtës, ish-sulmuesit të njohur kuqezi. Përmes faqes së vet në Facebook, legjenda e futbollit vlonjat, por jo vetëm, ka shkruar: “Mua më shqetëson ndarja dhe etiketimi, justifikimi i disa gabimeve. Të gjithë jemi rritur duke parë legjenda. Ato nuk lindën më 2004, por ndër vite. Mungesa e respektit është virtyt në Shqipëri dhe nuk shqetësohem fare, as nga FSHF, as nga sindikata, gjoja e pavarur. Unë besoj se S.Bizi, Targaj, Musta, Muça, J.Kaçi, Zmijani, Jera, Josa, Kola, Demollari, Bellaj, Xhumba, Rud Vata, F.Vata, Lala e shumë të vjetër nuk kishin ndonjë dëshirë të madhe për të lozur. Thjesht donin respekt, mirënjohje, që brezi i ri ta njohë shumicën e brezit që erdhi, kur ishte kapiten Demollari dhe unë. U pritën
nga ne, u ndihmuan dhe u përkrahën nga ekipi kombëtar në kohën më të vështirë nga këto emra që sot nuk figurojnë as për bileta. Shulku dhe shumë të tjerë, që luanin me Shpresat, e dinë vetë se çfarë ngrohtësie gjetën kur erdhën në kombëtare. Rudi Vata është dikushi dhe ka të drejtë kur flet për futbollin, për atë gjë duhet ta respektojnë. Të tjerat i zgjidh vetë ai. Tani dy fjalë për sindikatën e varur, që bën të pavarurën. Sindikata është në oponencë me FSHF, me shtetin, me presidentët; jo zar i tyre. Unë s’kam parë një mbledhje, një organizim, një greve 24-orëshe minimum për qindra lojtarë të papaguar, për ligjin e sporteve që po vonohet, jo të mbajë krahun e presidentëve dhe FSHF. Dhe më e rëndësishme është si janë mbuluar shpenzimet e 80 lojtarëve që kanë ardhur. Nuk besoj se sindikata e pavarur të ketë forcë ekonomike ta mbulojë këtë eveniment pa ndihmën e FSHF”, ka shkruar Sokol Kushta.
mijë euro, edhe pse në fakt është në formë huazimi. Në këtë 11-she ka hapësirë edhe për Cordeiron (475 mijë euro), pasi ka qenë vendimtar në disa ndeshje
MBROJTËSI
Manchester United tremb Interin, ofron 15 milionë euro për Kumbullën
Interi në orët e fundit u përfol për arritjen e një marrëveshje për transferimin e Mara Kumbullës për në merkaton e verës, por operacioni nuk do të jetë aspak i thjeshtë. Kjo për shkak se në orët e fundit në garë është shtuar edhe Manchester United, madje me një propozim konkret. Klubi i Premier Ligës ka lëvizur për të mposhtur konkurrentët për mbrojtësin shqiptar, duke paraqitur ofertë në vlerën e 15 milionë eurove, plus bonuse. Dëmtimi i Maguire së fundmi ka bërë që klubi anglez të kërkojë një mbrojtës, i cili të ofrojë garanci në prapavijë teksa shkodrani shihet si një zgjidhje ideale. Oferta e “Djajve të Kuq” është e vetmja që i afrohet pretendimeve të klubit italian, me Hellas Veronën që kërkon 20 milionë euro për kartonin e mbrojtësit. Për Marash Kumbullën interes kanë shfaqur edhe klubet e tjera të mëdha të Serie A si Juventus, Napoli, Lacio dhe Atalanta, ndërkohë që nga Premier League spikat Leipzig.
SPORT
15
E premte, 10 JANAR 2020
Pak nxënës dhe pak profesor, Cristiano stërvitet me atletë që shkëlqejnë në disiplina të tjera
Ronaldo u vjedh “sekretet” kampionëve si Obikëelu, Djokovic dhe Golovkin
EMRAT
Lista e Guardiolës, City do të shpenzojë 300 milionë euro merkaton e verës
V
rapon më shpejt se të tjerët, kërcen më lart se të gjithë, reziston më shumë se kundërshtarët. Cristiano Ronaldo ka nevojë për të gjithë për të qenë … Cristiano Roonaldo. Edhe – dhe mbi të gjitha – në moshën 34 vjeç, kur shumë lojtarë të tjerë fillojnë të mendojnë për kondicionin e tyre fizik të dikurshëm, ai bën të kundërtën, kujdeset edhe më shumë për ta përmirësuar. Mes kualiteteve që ka sulmuesi portugez dhe që e bëjnë një nga më të mirët e shekullit, lidhet me të dhënat e tij atletike, që luajnë një rol thelbësor. Stërvitet në vazhdimësi, është “maniak” në këtë aspekt, ndërkohë që nuk ngurron që të bashkëpunojë me specialistë të disiplinave të tjera. Një mënyrë për të shkëmbyer sa më shumë “sekrete” që të jetë e mundur. Kështu ka ndodhur me tenistin Novak Djockovic, ka dëgjuar këshilla nga një ish-sprintier si Francis Obikëelu. Në fund duke kaluar edhe te dorezat e boksit, atje ku një kampion i peshave të mesme IBF, Golovkin nuk ngurron që ta ndihmojë. Sprintieri- Sulmuesi i Juventusit fluturoi në Lisbonë me
lejen e klubit për të takuar Francis Obikëelu, për t’i marrë disa këshilla mbretit të shpejtësisë dhe për të bërë disa xhirime. Atletika është një nga sportet e tij të preferuara që e mban gjithmonë në formë, duke u dëmtuar shumë pak në karrierë. Tenisti- Novak Djokovic është një personazh që nuk do shumë prezantim, pasi është një rekordmen në vitet e fundit në
tenisin botëror. Ata u takuan së bashku në një palestër në Dubai. Në këtë rast portugezi bëri më shumë profesorin se sa studentin duke i dhënë disa këshilla për kërcimet në ajër, pasi kishte realizuar më parë një super gol me kokë ndaj Sampdorias. Boksieri- Takimi me Golovkin ndodhi kryesisht për qëllime promocioni (me DAZN). Ron-
aldo mbetet një nga futbollistët më të vështirë për t’u markuar për shkak të fizikut të tij për t’u pasur zili. Me të ai ka punuar më shumë te reflekset, pasi një goditje nga kazaku, është më mirë që të evitohet në raste të tilla. Cristiano është shembulli i një futbollisti që punon shumë për të arritur ëndrrat e tij, edhe pse mosha kalon, ai duket gjithmonë e më në formë.
MERKATO
PRAPASKENA
Inter dhe Juventus në “luftë” për super talentin Tonali
Icardi është rinuar te PSG, por në qershor mund të përfundojë te Juvja
Inter është duke punuar për përforcime në mesfushë, teksa nuk po punon vetëm për afrimin e Vidal ose Eriksen këtë muaj, por edhe në verë. Pas dështimit për Kulusevskin, drejtuesit zikaltër janë gati që të konkurrojnë Juventusin për të siguruar shërbimet e Sandro Tonalit. Mesfushori i talentuar vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove nga skuadra e Brescias, teksa ofron garanci për të ardhmen në saj të moshës së re dhe teknikës fantastike që ka treguar që në sezonin e parë në elitën e futbollit italian. Me Barella-n dhe Sesin, Interi do të formonte një mesfushë me futbollistë të rinj he të talentuar. Për këtë motiv Marotta ka hedhur hapat e para duke takuar agjentin e Tonalit, Beppe Bozzo-s. Në këtë mënyrë parashikohet një tjetër duel mes Interit dhe Juventusit në merkato, teksa bardhezinjtë kanë avantazhin e ofrimit të një shifre më të mirë financiare, ndërkohë zikaltërit ofrojnë më shumë hapësira në formacion.
“Për të ardhmen do të flasim në fund të sezonit, por do të jemi të lumtur edhe nëse qëndrojmë te PSG”. Në këtë mënyrë Mauro Icardi ka lënë të hapur të ardhmen e tij pas tripletës së shënuar ndaj Saint Etienne në Kupën e Francës. Gazeta “Repubblica” ndërkohë ka zbuluar një tjetër skenar: Ish-kapiteni i Interit dëshiron që të luajë në Itali për të veshur fanellën e Juventusit, edhe pse ishte shumë pranë gjatë verës. Maurito dhe bashkëshortja-agjentja Ëanda Nara po përgatisin terrenin për t’u transferuar në qershor te skuadra torineze. Sulmuesi argjentinas për momentin është në forma huazimi te PSG, që ka të drejtën për të blerë kartonin e tij për 70 milionë euro. Edhe pse skuadra torineze ka në sulm emra si Cristiano Ronaldo, Dybala dhe Higuain, afrimi i Icardit nuk do të ishte jashtë mode. Mosha e CR7 dhe Pipitës është një justifikim i mirë për të rinovuar disi repartin e avancuar. Gjithsesi nuk do të jetë aspak e thjeshtë, pasi fillimisht duhet të ulet në tavolinë me Interin.
Edhe pse është përfolur kohët e fundit për një largim të Pep Guardiolës nga Manchester City sezonin e ardhshëm, vetë trajneri duket se nuk ka ndërmend që të fillojë një aventurë të re. Ideja e tij është që të respektojë kontratën që ka me klubin anglez. Mediat në Angli raportojnë se ai ka gati një listë me përforcime për sezonin e ardhshëm që arrin shifrën e 300 milionë eurove. Po cilët janë emrat që kërkon strategu spanjoll? Pau Torres nga Villareal dhe Ruben Dias nga Benfica janë dy dëshirat e para. Për spanjollin do të duhen 50 milionë euro sa është edhe klauzola e tij, ndërkohë që portugezi kushton disi më shumë, 66 milionë euro. Në krahun e majtë synohet Ben Chilëell, teksa 23 vjeçari britanik vlerësohet nga Leicester me 50 milionë euro. Tërheqja e David Silvës ndërkohë do të jetë një problem i madh për “qytetarët” që kanë piketuar edhe zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Isco-n nga Reali, teksa Perez nuk ka ndërmend të heqë dorë prej tij pa 60 milionë euro. Leroy Sane është lojtari tjetër që pritet të largohet nga City, por zëvendësuesi i tij është projektuar Adama Traore. “Bisha” e Wolves vlerësohet me një çmim shumë të kripur: 82 milionë euro. Edhe në sulm mund të duhet një ndërhyrje duke marrë në konsideratë moshën e Agueros, duke dashur një tjetër investim që shkon në 60-70 milionë euro. Në total, Manchester City duhet të bëjë gati 300 milionë euro për Guardiolën në merkato.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
16
E premte, 10 JANAR 2020
Presidenti Meta pret ambasadorin e ri: Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik
APELI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
“Kriza politike po dëmton ekonominë, duhet urgjentisht dialog politik”
P
residenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Duke e uruar për përmbushjen me sukses të detyrës së tij shumë të rëndësishme në Tiranë, Presidenti Meta vlerësoi se Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik, si dhe partner kryesor tregtar i Shqipërisë. Gjithashtu, Kreu i Shtetit u shpreh se “mirëpresim një prani më të madhe në sektorë strategjikë të investitorëve italianë në Shqipëri”. Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendin tonë ndër vite në proceset e integrimit euro-at-
lantik. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia mike në operacionet e kërkim shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë, si dhe besimin për vijimin e asistencës italiane edhe për rehabilitimin e zonave të prekura nga tërme-
ti. “Urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, - tha Presidenti Meta, “janë edhe komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali”. Kreu i Shtetit inkurajoi që të rrisim bashkarisht përpjekjet për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj.
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga palët politike nisjen urgjentisht të dialogut dhe bashkëpunimit për të shmangur krizën ekonomike dhe largimin e investitorëve nga vendi. Në një mesazh në Facebook, Presidenti u është referuar të dhënave të agjencisë ndërkombëtare ekonomike, Fitch, sipas së cilës investitorët e huaj kanë ulur vlerësimin për Shqipërinë. Kreu i shtetit shprehet se veç faktorëve të tjerë, kriza politike në vend ka ndikuar në përkeqësimin e imazhit të Shqipërisë për biznesin e huaj që do të investojë këtu. “Dua të shpreh shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5. Pa u ndalur sot
CEREMONIA NË DEPARTAMENTIN AMERIKAN TË SHTETIT
Yuri Kim bën betimin si ambasadore e SHBA në Shqipëri Y
uri Kim bëri të enjten betimin si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Kim, u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti. Ajo ka thënë se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Kim ka thënë gjithashtu se do të inkurajojë Shqipërinë të zbatojë plotësisht reformat në drejtësi. Ajo është shprehur se sheh si përparësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e
korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërnacional. Kim pritet gjithashtu të inkurajojë Shqipërinë për të arritur nivelin 2 përqind në shpenzimet e mbrojtjes deri
në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend”,- shprehet Presidenti. Duke bërë apel për nisjen e dialogut politik, sipas kushteve të Bundestagut gjerman, Presidenti shprehet se Shqipëria rrezikon të humbasë besueshmërinë e investitorëve huaj nëse klasa politike nuk reagon. “Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut. Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë”,- shprehet kreu i shtetit.
në vitin 2024. Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor. Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.