www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 188 (8319)
E premte, 10 Gusht 2018
Çmimi 30 Lekë
Publikohet dokumenti i organizatës serbe që parashikon ndarjen e Kosovës. Serbia merr pesë komunat e veriut, Trepçën dhe liqenin e Ujmanit. Mban edhe 2/3 e Luginës së Preshevës
Pazari/Edhe vendlindjen e Isa Boletinit marrin serbët! Ish-kryeministri Berisha: "Korrigjimi i kufijve" është termi që përdorin serbët dhe argatët e tyre në Prishtinë. Ky është copëtimi i Kosovës
FAQE 3
Kryebashkiaku Erion Veliaj: Presidenti Meta në Bjeshkët Investime kapilare në çdo e Kosovës: Optimist për të lagje të kryeqytetit arritur majat më të larta
Në foto: Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në inaugurimin e punimeve për FAQE 13 rrugën e re në Njësinë 5 OPINION
Hashim Thaçi dhe pasioni i një injoranti
SHQIPTARËT NË SERBI
Kreu i komunës së Bujanovcit: Çdo zgjidhje e pjesshme do të sjellë tragjedi
FAQE 2
Në foto: Presidenti Meta dje në Majën e Oshlakut, 2217 metra mbi nivelin e detit, në FAQE 24 Kosovë
NDËRKOMBËTARËT
DEPUTETJA E LSI
KRYEMINISTRI
Gjermanët dhe britanikët kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës
Klajda Gjosha: Jemi në emergjencë kombëtare, 70 % e të rinjve duan të ikin
Edi Rama: Këtë vit sezoni turistik është fantastik
FAQE 4
FAQE 8
Nga Veton Surroi
Aventura e re, për korrigjimin e kufijve, tejkalon me potencialin e vet shkatërrues aventurat e mëparshme "korrigjuese" të Thaçit. Hashim Thaçi ka krijuar një pasion për korrigjime...
FAQE 6
FAQE 24
POLITIKE
2 E premte, 10 GUSHT 2018
Ish-kryeministri publikon dokumentin e hartuar nga një organizatë në Serbi për ndarjen e Kosovës
Berisha: Ideja për “korrigjimin” e kufijve erdhi nga Beogradi
I
sh-kryeministri Sali Ber isha publikoi dje dokumen tin e një organizate jo qeveritare serbe që ka propozuar e para ndarjen e Kosovës. Në dokument është pikërisht propozimi për 'korrigjimin e kufijve'. "Termi 'korrigjim kufijsh' midis Kosovës dhe Serbisë, është thjesht produkt i kuzhinës së Beogradit! Të dashur miq, këtu më poshtë keni një dokument të kuzhinës së Beogradit, në të cilën flitet jo për ndarje apo copëtim të territorit të Kosovës, por për korrigjim të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës si dhe për marrëveshje 'win-win' midis
këtyre dy vendeve. Sipas ishkryeministrit, ky propozim është gatuar në kuzhinat e Beogradit dhe po zbatohet nga argatët e tyre në Prishtinë",- shkruan Berisha. Ai thotë se pjesë e kësaj marrëveshje është dhe Edi Rama. "1"korrigjimi" i kufijve, term që përdor sot Beogradi dhe argatët e tij në Prishtine, nënkupton as më shumë dhe as me pak se si ti kalojnë Republikës së Serbisë katër komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.2Kjo, sipas kuzhinës së Beogradit do te ishte një marrëveshje 'win-
win', pra që do të fitonin te dy palët. 3- Në firmosjen e kësaj marrëveshje duhet të jetë Edi Rama!",- shkruan Berisha. Ish-kryeministri shton se ky dokument nxjerrë të vërtetën për atë që po luhet me ndarjen e Kosovës. "Mendoj se ky dokument nxjerr lakuriq argatët e Beogradit që përpiqen të mashtrojnë shqiptarët me spekullime semantike të përgatitura në kuzhinën e kryeqendrës së Serbisë dhe të servirura në takime obskure të argatëve të saj shqipfolës albanofob",- shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në reagimin e tij.
Përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kryetari i komunës së Bujanovcit: Çdo zgjidhje e pjesshme do të sjellë tragjedi humanitare
“Propozimi për kufijtë erdhi nga Beogradi, por e tha Hashim Thaçi”
"Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës ka ardhur pas një raporti të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, në të cilin jepet oferta për shkëmbimin e Preshevës me katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës". Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën "Zëri", kryetari i Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, i cili beson se një raport i tillë është sponsorizuar nga vetë kreu shtetëror në Beograd. Kamberi, i cili më herët ka qenë deputet në Parlamentin e Serbisë dhe ku kishte pasur përplasje të ashpra në legjislativ në atë kohë me ish-kryeministrin Aleksandër Vuçiç, tashmë President i Serbisë, thotë se Lugina e Preshevës nuk është vetëm Presheva e aq më pak disa vendbanime kufitare në ish-Zonën Tokësore të Sigurisë,
por përfshin tri komunat: Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin me 1264 kilometra katrorë. I pari i Bujanovcit insiston se çdo zgjidhje parciale për Luginën e Preshevës do të sjellë tragjedi humanitare. Gjatë intervistës për "Zërin", Kamberi ka shtuar se Lugina e Preshevës nuk kërkon kurrfarë zgjidhje, e cila cenon integritetin territorial të Kosovës e as Kosova për hatër të Luginës të heqë dorë nga ndonjë prej kërkesave të saj karshi Serbisë. "Ne po flasim për deklarimin e shqiptarëve të këtij rajoni në Referendumin e vitit 1992, në të cilin jemi deklaruar për të drejtën e bashkëngjitjes me Kosovën. Pra, një kërkesë e shtruar në mënyrë plebishitare para se të krijohet situata aktuale në veri të Kosovës", ka thënë ai. Sipas Kamberit, Serbia ka angazhuar edhe ekspertë të jashtëm për t'i bërë "llogaritë" e skenarëve të zgjidhjeve të mundshme të çështjes së Kosovës. "Siç e thashë edhe më lart, ne nuk kërkojmë kurrfarë flijimi që Kosova duhet të bëjë për dëshirat tona, ne kërkojmë që e drejta e shprehur nga popullata shqiptare të gjendet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel", ka pohuar mes tjerash Kamberi. Ndërkohë Kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Pre-
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
shevë, Belgzim Kamberi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se për fatin e Luginës së Preshevës duhet të vendosin vetë qytetarët e asaj ane. "Është e vështirë të themi se sa mund të ketë sukses kjo çështje, po atë që e mendojmë është se për çështjen e Luginës së Preshevës, duhet që të vendosin qytetarët e Luginës së Preshevës, natyrisht në konsultim me Prishtinën zyrtare", shprehet ai. Megjithatë, Kamberi thotë se para se të flitet për çështjen e kufijve dhe territoreve, duhet të flitet për respektim
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
e të drejtave të njeriut në Luginë. "Duhet një herë të flitet për çështjen e të drejtave edhe të pakicave kombëtare në përgjithësi, por edhe të qytetarëve dhe në këtë fazë është shumë me rëndësi që të zgjidhen këto probleme brenda dy republikave, qoftë edhe në kuadër të dialogut të Brukselit, edhe të sovranizohen dhe të avancohet drejt sovranizimit të Republikës së Kosovës dhe njohjes dhe tek pastaj të shihet se a duhet të flitet për këto tema a po jo", thotë Belgëzim Kamberi. Për-
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
faqësuesit e komunave në Luginën e Preshevës, thonë se vullneti i tyre politik është që t'i bashkohen Kosovës dhe rikujtojnë se këtë vullnet e kishin shprehur edhe përmes referendumit të mbajtur në vitin 1992. Në atë referendum, të cilin autoritetet serbe nuk e njohin, rreth 97 për qind e votuesve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të shpërndarë në 71 vendbanime, ishin deklaruar për "autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën".
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 10 GUSHT 2018
Publikohet dokumenti i organizatës serbe që parashikon ndarjen e Kosovës. Serbia merr pesë komunat e veriut, Trepçën dhe liqenin e Ujmanit. Mban edhe 2/3 e Luginës së Preshevës
Pazari/Edhe vendlindjen e Isa Boletinit marrin serbët! Ish-kryeministri Berisha: "Korrigjimi i kufijve" është termi që përdorin serbët dhe argatët e tyre në Prishtinë. Ky është copëtimi i Kosovës
Në Prishtinë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi hodhi për diskutim idenë e "korrigjimit të kufijve" me Serbinë duke marrë Luginën e Preshevës. Propozimi u servir nga Thaçi si risi në fushën e negociatave dhe ka shkaktuar polemika të ashpra në gjithë hapësirë shqiptare si një lëvizje e pamenduar mirë, bile akuzat shkojnë edhe më tej; që kjo gjë është projektuar në Beograd, por e shpalli Hashim Thaçi në Prishtinë. Megjithë rrëmujën që ka shkaktuar Presidenti Thaçi këto ditë në Tiranë dhe Prishtinë, ideja e tij, çuditërisht është pritur mirë nga Serbia. Dje, presidentit Aleksandër Vuçiç tha se mbështeste propozimin për rishikimin e kufijve. Këto zhvillime duket sikur janë rastësore, por në fakt tregojnë të kundërtën. Propozimi që mbështet Hashim Thaçi nuk është as i ri dhe as një prodhim i diplomacisë së Kosovës dhe aq më pak shqiptare. Një dokument i publikuar dje nga ish-kryeministri Sali Berisha sjellë një panoramë krejt tjetër të asaj që po luhet me Kosovën. Berisha prezantoi një ekspertizë të Qendrës për Studime Euro-Atlantike e cila është një organizatë e shoqërisë civile me qendër në Beograd. Misioni i saj është hartimi i studimeve rajonale me synimin ndihmën ndaj qeverisë dhe shoqërisë serbe për integrimin në BE dhe në NATO. Një studim i fundit i kësaj qëndre, në muajin qershor 2018, sugjeron që zgjidhja e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës të bëhet pikërisht siç thotë sot Hashim Thaçi dhe siç po e mbështet Vuçiç. Që në hyrje të studimit jepet përmbledhja e gjithë debatit që po zhvillohet këto ditë. Sipas ekspertëve serbë, negociatat 10 vjeçare Kosovë-Serbi në Bruksel
kanë dështuar, pasi Beogradi nuk pranon njohjen e pavarësisë. Receta që jep shoqata është kjo: "Një pjesë e NATO dhe BE nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për këtë arsye, po sugjerojmë që nën kujdesin e Perëndimit negociatat duhet të organizohen me korrigjimi i vijës administrative midis Serbisë dhe Kosovës, që pak a shumë do të përfshinte komunat në veri të Kosovës (Mitrovica veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi) të banuara kryesisht nga popullsisë serbe". Studimi përdor të njëjtën gjuhë që përdori si risi Hashim Thaçi, "korrigjim kufijsh", vetëm se flet me detaje për pjesën që do të marrin serbët dhe jo për zgjerimin e hartës së Kosovës, siç pretendon presidenti Thaçi. Dhe çudia me e madhe, ose tradhtia, mbetet se tek ajo që kërkojnë serbët të marrin si shkëmbim nga Kosova është Kulla e Boletinëve, ku ka lindur me 15 janar 1864 Isa Boletini, një prej themeluesve të Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo është kriminale, nëse ndodh. Heroi i Kosovës Isa Boletini ishte luftëtari që dha jetën për Shqipërinë dhe në veçanti për Kosovën. Ai u vra bashkë me shtatë nga njerëzit e tij në Podgoricë, mbi Urën e Moraçës, më 23 janar 1916. Pra Kosova merr një pjesë të Luginës së Preshevës, por humbet 2/3 e Luginës në fjalë, si heq dorë nga katër komunat në veri të Mitrovicës, ndër to edhe vendlindjen e Isa Boletinit. Po kështu humbet minierën e Trepçës dhe liqenin jetik për energjinë elektrike të krejt Kosovës, liqenin e Ujmanit. Një tjetër element i studimit nga instituti i Beogradit është hedhja e idesë që marrëveshja të realizohet
në një format të gjerë, kur dëshmitar të paktit duke shprehur dakordësinë të jenë dhe Shqipëria, Maqedoni, Kroacia, Bosnja dhe Mali i Zi. Ekspertët serbë thonë se ky korrigjim (ku Serbia pa dyshim që fiton) nuk sjellë asnjë tension në rajon. Këtë e bazojnë në faktin se Shqipëria është pjesë e NATO, Maqedonia është duke u anëtarësuar dhe të dy vendeve nuk u intereson që të rihapin probleme. Kjo sipas serbëve, por mundet edhe miqësia Rama-Vuçiç të jetë ndikuar në këto pazare të fshehura për ndarjen e Kosovës. Megjithatë kryeministri dhe qeveria shqiptare akoma nuk kanë folur. Pavarësisht asaj që thonë disa ekspertë serbë, në dokument bie në sy se shumë nga pikat përputhen me ato që thotë Hashim Thaçi. Janë të njëjtat teza, me disa retushime të vogla. Reagimi i Beogradit ka qenë sigurisht në të njëjtën linjë. I vetmi ndryshim është se serbët flasin për marrjen e Kosovës së Veriut, pikërisht 4 komuna dhe japin detaje për popullsinë, pasuritë dhe kilometrat, ndërsa Thaçi flet për Luginën e Preshevës, një herë për gjysmën dhe më pas për çerekun e saj. Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi këtë projekt si "gatim të kuzhinës serbe", në të cilën janë bërë pjesë dhe një pjesë e politikanëve shqiptare duke nënkuptuar Hashim Thaçin. Dokumenti zbulon se pjesë e projektit është dhe qeveria e Shqipërisë, e cila deri më sot nuk di (!) çfarë po ndodhë me Kosovën. Mbase ka ardhur koha që të flasë, pasi i ka dalë emri si dëshmitarë në një pakt-pazar të paqartë dhe me shumë rreziqe
për vet shqiptarët. Ndërkohë nga deklaratat e Thaçit dhe "shkeljet e syrit" të Vuçiçit në lojë kanë hyrë dhe ndërkombëtarët. Idetë e hedhura kanë trazuar Ballkanin dhe në qëndrimet e ndërkombëtarëve shihet pasiguria që sjellë loja me kufijtë. Ambasadori i SHBA në Beograd, Kyle Scott tha dje se SHBA mbështet fuqishëm dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe kërkoi nga palët që të jenë "krijuese dhe fleksibile" në gjetjen e zgjidhjeve. Ndërkohë ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ishte e prerë në qëndrimin e saj teksa thotë se idetë për ndarjen e kufijve janë destabilizuese për gjithë rajonin. Politika gjermane nuk ka ndryshim kur vjen fjala për lëvizjen e kufijve. Ambasada Gjermane në Prishtinë ka risjellë dje për mediat qëndrimin e ministrit të shtetit gjerman, Michale Roth, i cili më herët ka thënë se "ndarjet e kufijve janë të rrezikshme për rajonin". Qëndrimi final i ndërkombëtarë do të mësohet vetëm kur propozimi i Hashim Thaçit të prezantohet në tavolinën e bisedimeve me Aleksandër Vuçiç, në shtator në Bruksel. Por ajo që shkakton habi në gjithë këtë proces është sesi presidenti i Kosovës, prezantohet thuajse me të njëjtën ide që ka hedhur për diskutim në opinionin publik një organizatë "e pavarur" në Beograd. Presidenti Thaçi e bëri punën e tij, kryeministri Haradinaj është hapur kundër ndryshimit të kufijve, ndërsa qeveria shqiptare nuk thotë asnjë fjalë deri dje. Pse? Apo është pjesë e tryezës së fshehtë Vuçiç-Thaçi? A.Marku
KOSOVE
4 E premte, 10 GUSHT 2018
Ambasadorët në Prishtinë japin sinjalet e para kundër propozimit të Hashim Thaçit
A
mbasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e Gjer manisë në Kosovë, kanë thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim. "Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese," ka thënë ambasada britanike në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë. "Ashtu siç kemi qenë gjithmonë të qartë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi". "Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tashëm. Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje
gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilët përfitojnë të dy vendet." Ambasada e Gjermanisë ka thënë se shteti më i fuqishëm brenda BE-së, është kundër ndryshimit të kufijve. "Ministri i shtetit, Michael Roth, sikurse edhe Ambasadori Heldt në intervista të ndryshme e kanë bërë të qartë pozicionin zyrtar lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Me këtë, qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë është i njohur," thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë. Roth dhe Heldt kanë thënë më herët për mediat e Kosovës, se ndarja e kësaj të fundit dhe lëvizjet e kufijve janë shumë të rrezikshme dhe mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit. Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaru-
Gjermanët dhe Britanikët kundër ndryshimit të kufijve ar se është i hapur për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, por jo dhe për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë, se në dialogun politik në Bruksel, do të flasë edhe për mundësinë e bashkimit me Kosovën, të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Duke folur për mundësinë e ndryshimit të kufijve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se ai pajtohet që të ketë ridefinim të kufijve me shqiptarët. "Unë angazhohem dhe kjo është politika ime, për përkufizimin e kufijve me shqiptarët, në mënyrë që ta kemi territorin për të cilin nuk dihet se kush si e trajton dhe kujt i përket. Ky territor është gjithmonë burim për konflikte të mundshme", është shprehur Vuçiq.
PRESIDENTI I SERBISË
Vuçiç pro ndarjes në vija etnike D
ebatet në Kosovë janë nxehur bashkë me temperaturat këto ditë dhe javë të fundit, ndërkohë që frazat më të përsëritura janë ndarje, shkëmbim territoresh apo korrigjim kufijsh. Presidenti Hashim Thaçi, flet për korrigjim kufijsh dhe bashkim të Preshevës me Kosovën, e gjithë kjo në mënyrë paqësore, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj thotë se kufijtë janë përcaktuar me luftë dhe vetëm me luftë mund të ndryshojnë. Opozita ndërkohë ka qëndrimet e veta me LDK që thotë se do të kërkojë një interpretim nga gjykata kushtetuese për deklaratat e pamatura, siç i quan ajo, të presidentit. Ndërsa në anën tjetër të kufirit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë hapur se preferon ndarjen e Kosovës përgjatë linjave etnike. "Unë mbështes ndarjen e Kosovës, kjo është politika ime", ka thënë Vuçiç për televizionin lokal N1 të enjten. "Të kesh një territor që askush nuk di si ta trajtojë, ose që
AMBASADORI I SHBA
"Serbia dhe Kosova të gjejnë një zgjidhje"
A
mbasada amerikane po kërkon nga Kosova dhe Serbia të propozojnë vetë zgjidhje për marrëveshjen përfundimtare mes tyre. Një gjë të tillë e ka thënë ambasadori i SHBAsë në Beograd, Kyle Scott. Në një intervistë për gazetën serbe, "Blic" ambasadori i SHBA në Beograd, Kyle Scott theksoi se Amerika është e gatshme që të dëgjojë dhe ndihmojë negociatat për të arritur një marrëveshje. Sipas Scott normalizimi i raporteve sa më shpejtë që të ndodhë, do t'ua hapte rrugën të dyja vendeve për anëtarësim në BE. "Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për stabilitetin e rajonit. Normalizimi do të hapte rrugë për të dyja vendet dhe anëtarësim në BE. SHBA mbështetë fuqishëm bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit", tha Scott. Ai kërkoi nga të dy shtetet që të propozojnë opsione për zgjidhjen përfundimtare. "Është koha që shtetet të jenë krijuese dhe fleksibil. Ata duhet të propozojnë një zgjidhje. SHBA-ja është e përgatitur të dëgjojë dhe të ndihmojë këto negociata",- deklaroi Kyle Scott. MEDIAT NË BEOGRAD
Analisti serb: Vuçiç e Thaçi kanë axhendë të përbashkët
M
shërben gjithnjë si burim konflikti të mundshëm, nuk është diçka e mirë. Qartazi, Beogradi do të donte të kishte të tijën Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe, ndërsa Thaçi flet për bashkim me Kosovën të Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare. Kanë qenë vetë drejtuesit lokalë të Preshevës ata që e kanë artikuluar qartë dëshirën e tyre por, ndërsa flasin për bashkim, edhe këtu ka një kleçkë. Lugina e Preshevës përbëhet nga komunat Bujanoc, Preshevë
dhe Medvegjë, me këtë të fundit që drejtohet nga serbët, dhe në rast të një korrigjimi kufijsh, mund të mbetej jashtë. Sipas kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, serbët kanë kryer spastrim etnik në Medvegjë, e si rezultat kanë marrë drejtimin e komunës. Por, një zgjidhje e pjesshme për luginën, thotë ai do të sillte një tragjedi humanitare. Sipas Kamberit, Medvegja është pjesë e trungut etnik shqiptar dhe pjesë e pandashme e Luginës së Preshevës.
ediat serbe raportojnë se ndarja e Kosovës është në tryezën e bisedimeve mes presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit Aleksandar Vuçiç. Analisti serb, Dusha Janjiç, në një intervistë për median në Beograd thotë se opsioni i ndarjes ka dy vite që diskutohet mes dy presidentëve. "Që ajo (ndarja) nuk është e përjashtuar, flet fakti se ndarja përsëritet gjithnjë nga Ivica Daçiç (ministër i Punëve të Jashtme) si dhe prania në rendin e parë me gazetarë e Aleksandar Vulinit (ministër i Mbrojtjes), i cili po ashtu është për ndryshimin e kufijve në Ballkan", i ka thënë agjencisë Beta Janjiç. Ai ka shtuar se edhe paralajmërimi i Hashim Thaçit për mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, nuk është gjë tjetër veçse një version i planit për kufizim e ndarje për të cilin kanë biseduar gjatë vitit të shkuar dhe sivjet Vuçiç e Thaçi. "Është e qartë se ekziston një axhendë e përbashkët sipas të cilës veprojnë Vuçiçi e Thaçi dhe se ata dëshirojnë që procesin ta përfundojnë përmes një presioni të tmerrshëm ndaj opinionit duke paralajmëruar referendume të ndryshme", ka thënë Janjiç.
FORUM
5 E premte, 10 GUSHT 2018
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Faza e fundit e dialogut është historike për Kosovën
Thaçi: Procesi i dialogut do jetë transparent P
r esidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ko mentuar dje sërish çështjen e dialogut me Serbinë. Ai tha se procesi do të jetë i hapur dhe transparent me mediat. " Faza e fundit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një proces i ndejshëm dhe historik për Kosovën. Për të gjithë gazetarët, mediumet dhe përmes tyre qytetarët e Kosovës, ky do të jetë një proces i hapur. Për të rritur transparencën dhe mënjanuar keqkuptimet dhe keqinterpretimet, këtë muaj kam mbajtur konferenca të shpeshta për media, për të dhënë sqarimet e nevojshme",- tha Presidenti i Kosovës. Kreu i shtetit të Kosovës sqaroi dhe një incident të ndodhur me median në Prishtinë, ku një deklaratë e tij, mori nota akuzuese ndaj një pjesë të gazetarëve. "Dua t'i falënderoj të gjitha mediat dhe gazetarët në Kosovë, që në javën e fundit janë duke përcjellë me profesionalizim procesin e dialogut. Në këtë bashkëbisedim me gazetarët,
gjithmonë mundohem të jem i hapur dhe natyrisht përgjigjem në çdo pyetje dhe dilemë të tyre - që janë të lidhura me dilemat e qytetarëve të Kosovës. Në konferencën e djeshme u krijua një keqkuptim gjatë bashkëbisedimit që kisha me gazetarin e "Kohes Ditore", Fitim Gashi. Unë i kërkoj falje Fitimit dhe të gjithë atyre që kanë mundur të ndihen të fyer gjatë kësaj konference për shtyp, por ky nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë qëllimi im. Në rrugëtimin tim prej dy dekadave në politikë gjithmonë kam ruajtur respektin për punën e gazetarëve, si një nga shtyllat më të rëndësishme të demokracisë. Unë inkurajoj të gjithë gazetarët që mos të ndalen të zhurmojnë, të pyesin, të ngritin dilema për të gjitha temat që janë të interesit nacional",- tha Thaçi. Ndërkohë mediat në Tiranë dhe Prishtinë kanë sjellë dje në vëmendje një pjesë të deklaratës së Thaçit, kur tha se mes Serbisë dhe Kosovës do të ndiqet modeli i ndarjes së kufijve mes Holandës
dhe Belgjikës. Por, cili është modeli të cilit i referohet ai. Sigurisht që nuk flitet për ndarje etnike dhe as për shkëmbim popullsisë siç pretendohet mes Kosovës dhe Serbisë. Holanda dhe Belgjika, kanë rregulluar paqësisht kufijtë e tyre kombëtarë, duke shkëmbyer një pjesë toke, në përpjekje për të zgjidhur një makth juridiksioni policor në kufi. Zona e diskutuar kishte përmasat e 27 fushave futbolli dhe gjendej në lindje të qytetit belg, Vise dhe në perëndim të fshatit holandez Eijsden dhe përgjatë lumit Meuse. Nga 2018, kufiri i vendeve kalon tani mespërmes lumit me Holandën që ka marrë kontrollin e rreth 16 hektarë tokë të re ndërkohë që Belgjika ka fituar rreth 3.5 hektarë tokë. Ndryshimi u bë pasi një gadishull i vogël mbi lumë, fitoi reputacion për mungesë ligji atje për shkak të vështirësive gjeopolitike të policimit atje nga ana belge, që në letra e kontrollonte atë. Katër vite më parë, një trup pa kokë u gjet në gadishull,
dhe autoritetet holandeze nuk mund të hetonin krimin pasi ai kish ndodhur në belgjikë. policia belge në anën tjetër kishte vështirësi të arrinte në zonë dhe mund të shkonte atje vetëm me varka. "Marrëveshja tregon se kufijtë mund të shkëmbehen edhe paqësisht", tha ministri i jashtëm belg, Didier Reynders pas nënshkrimit të saj. Sidoqoftë, kufiri holandezo-belg
është më pak racional në zona të tjera, me fshatin Baarle Hertog, në veri lindje të Antverpit që është i ndarë mes për mes me disa biznese e ndërtesa që një pjesë e kanë në anën belge e tjetrën në atë holandeze. Të dyja vendet janë anëtare të zonës "Shengen", çka do të thotë se nuk ka kontrolle në kufi, dhe në praktikë, situata është kryesisht një kuriozitet turistik.
FORUM
Kryefjala në Kosovë duhet të jetë liberalizimi i vizave Nga Petrit Vasili
P
a asnjë dyshim momenti që po kalon Kosova është shumë i veçantë, pikërisht nga ato momente, që nuk vijnë dy herë në jetën e një vendi. Rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën i 18 korrikut të këtij viti ishte historik dhe jetik për të. Ky rekomandim është konfirmimi i prioritetit madhor dhe të patjetërsueshëm të Kosovës drejt
integrimit europian si shtet dhe i konfirmimit të gjithçkaje të arritur që nga shpallja e pavarësisë dhe jetësimi i pakos se Ahtisaarit. Çdo shpërqendrim nga ky prioritet i integrimit europian, çdo debat tjetër i çdo natyre dhe aq më keq ai për shkëmbim territoresh, janë praktikisht një rrugë e gabuar, pasi certifikimin e Kosovës në të gjithë elementët e saj kushtetuese, territoriale, të kontrollit të kufijve, të funksionimit të shtetit ligjor dhe të respektimit të lirive dhe drejtave të njeriut tashmë e bëri Brukseli nëpërmjet Rekomandimit për liberalizimin e vizave për Shtetin e Kosovës. Tani Kryefjala e politikës në Kosove duhet të
jetë Europa, kryefjala e Kuvendit të Kosovës duhet të jetë integrimi europian, kryefjala e qeverisë së Kosovës duhet të jetë liberalizimi i vizave, kryefjala e çdo qytetari të Kosovës që ndihet i izoluar është lëvizja e lirë. Kjo kërkon punë të jashtëzakonshme dhe përqendrim shumë të madh nga të gjithë në Kosovë. Shqipëria e ka kaluar këtë proces, i cili ishte i gjatë dhe shumë i komplikuar, por suksesi ishte unikal dhe historik sepse me në fund u çliruam nga izolimi. Këtë presin me padurim të gjithë që të ndodhë në Kosovë, por edhe këtë presim edhe ne të gjithë në Shqipëri. Çdo devijim nga ky prioritet madhor është i dëmshëm.
INVITATION TO TENDERERS 1. The Government of Albania represented by the Project Executing Agency has received funds from the Government of the Federal Republic of Germany through KFW Development Bank (KFW) a loan (BMZ ID 2011 66 370; 2020 61 133) toward the cost of the “Rural Water Supply Programme III”, project and intends to apply part of the proceeds toward payments under the works contracts for the water infrastructure. 2. “Albanian Development Fund” (hereinafter called ADF, hereby invites independent Contractors to submit a tender proposal for the Construction/Reconstruction of Water Supply Systems in Rural Areas in Albania - Lot 2 in the Municipalities of Diber, Klos, Tropoje, Lezhe and Mat. 3. ADF is the Contracting Authority (The Employer) 4. The implementation period shall be 12 months followed by a 12 months Defects Notification Period. 6. The tendering procedure is International Competitive Bidding to all eligible Tenderers as defined in the KfW Procurement Guidelines; http://www.albaniandf.org/Resources/ Prokurime/Guidelines_Procurement_KFW.pdf and it will follow the Post-qualification procedure. Criteria to be used in evaluation are: (i) Eligibility, (ii) Financial Situation, (iii) Construction Experience, (iv) Human and Equipment Resources, (v) Construction Methodology (vi) Environmental, Health and Safety Plan, (vii) Litigation History and Others. 7. The contract will be awarded to the lowest responsive offer by evaluation of the above criteria and subsequently compering the entire bid submitted. The Evaluation Report must receive the approval and No-objection of the KFW. The awarded Tenderer must be registered in Albania in case he is not already registered 8. Interested Tenderers may obtain further information from the Albanian Development Fund at the address below during office hours (Monday to Friday, 08:00 am to 17:00 pm). A complete set of tender documents in English language may be purchased by interested Tenderers on the submission of a written application to the address below and upon payment of a non-refundable fee of 150 Euro (one hundred and fifty) in bank transfer with appropriate evidence to: Union Bank, Account name: “Llogari Projekti ADF”, Account number: 285464, IBAN CODE: AL47 2141 1106 0117 2854 6403 0120 The Tender Document can be collected directly at PEA address (see below). The document may also be sent by courier for an additional charge of 100 Euro (one hundred). 9. Tenders must be submitted in clearly marked envelopes and delivered to the address below by 10:00 am local time on 24/09/2018. Late tenders will be rejected Albanian Development Fund Att: Artur Zaja, Tel: +355 4 22 35 597/8 Email: azaja@albaniandf.org Rruga “Sami Frasheri” no 10, Tirana Albania
FORUM OPINION Nga Veton Surroi
Aventura e re, për korrigjimin e kufijve, tejkalon me potencialin e vet shkatërrues aventurat e mëparshme "korrigjuese" të Thaçit 1. Hashim Thaçi ka krijuar një pasion për korrigjime; ka një vit e ca që merret me to intensivisht. Para një viti filloi me korrigjimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, Doli një ditë para kamerave, tha se kishte në duar ligjin me të cilin e shndërronte FSK-në në ushtri, që ai e quajti FAK (Forcat e Armatosura të Kosovës) dhe premtoi se nuk kishte bir nane që do ta ndalte këtë transformim. Po, ç'është e vërteta, shtoi se këtë veprim, s'do mend e s'do dyshuar, po e bënte në koordinim të plotë me SHBA-në. Doli të ishte një aventurë. Nuk u pritën as disa ditë për t'i thënë nga SHBA-ja dhe NATOja, Thaçit e Kosovës, se ky "korrigjim" nuk kishte gjasa të kalonte; duheshin ndryshime kushtetuese dhe një ecje e mëtejme reformuese. Për më tepër, ligji të cilin e prezantoi Thaçi ka gjasa të shndërrohet në objekt leximi komik në akademitë e mbrojtjes në botë: është i vetmi ligj për ushtri, prej se ka ligj për ushtri, ku përcaktohet se roja e një objekti ushtarak obligohet të bërtasë "Ndal!" dhe nëse urdhri i tij nuk përfillet ka të drejtë për të shtënë në ajër. Ky ligj ka seriozitetin e njëjtë sikur Kushtetuta e Amerikës të përcaktojë se hamburgeri me kaçkavall do të quhet cheeseburger. Pas përpjekjes pranverore për korrigjim të ushtrisë erdhi ajo dimërore për korrigjim të Dhomave të Veçanta (apo Gjykatës Speciale, Gjykatës Marty, sido që të quhet). Me të shpejtë, ndërsa diplomatët perëndimorë niseshin të zinin aeroplanët për në pushimet e Kërshëndellave, Thaçi u përpoq të kalojë me një "korrigjim" të Ligjit të Gjykatës Speciale, në mënyrë që ajo të mos bëhej Gjykatë Speciale, por një më shumë në listën e gjykatave të Kosovës në të cilat Thaçi mund të ushtrojë njëkohësisht rolin e prokurorit dhe të trupit gjykues. Edhe kjo doli të jetë aventurë. Tha ai dhe thanë të tjerët me të, se ky korrigjim nuk ishte kundër "miqve ndërkombëtarë"përkundrazi, ishte dakorduar me ta - dhe se nuk kishte bir nane që të pengonte deputetët e Kuvendit të Kosovës që me vullnet të vetin të bëjnë çfarëdo korrigjimi që të duan. Në fund, pas
shumë vizitave të diplomatëve perëndimorë që harruan Kërshëndellat e Vitin e Ri, besa edhe Kërshëndellat ortodokse serbe, doli se Kosova nuk ka nevojë ta korrigjojë ligjin. Diplomatët perëndimorë morën një leksion të shpejtë të domethënies së nofkës Gjarpër. 2. Tash, në të filluar pushimet verore, Hashim Thaçi i ka hyrë korrigjimit të kufijve të Kosovës. Çdo ditë del në ekrane televizive për ta shpjeguar bindjen e tij se është lider, se si lider ka qenë gjithnjë në konsultim me SHBAnë, dhe se si lider që është në konsultim të përhershëm me Amerikën dhe me evropianët është aty për të marrë vendime të dhimbshme kompromisi, por ato nuk kanë nevojë të jenë të dhimbshme, sepse në fakt janë të padhimbshme, meqë nuk bëhet fjalë për ndarjen e territorit të Kosovës, por për korrigjime që do ta zgjerojnë territorin e Kosovës me Luginën e Preshevës në të. Kështu, Hashim Thaçi është nisur në rrugën e lavdishme të korrigjimeve të mëtejme. Pasi korrigjoi Ushtrinë dhe pastaj Gjykatën Speciale, tash i ka hyrë një sfide të dyfishtë: si ta korrigjojë hartën e Kosovës ashtu që të jetë më e madhe sesa që ishte, dhe si ta shndërrojë dhimbjen në gëzimdiçka që dinë lehonat, por që tash do ta mësojë edhe historia politike, krahas leksionit për përfshirjen e cheeseburgerit në Kushtetutën amerikane. 3. Hashim Thaçi, i njohur si Gjarpri, korrigjimeve të reja - të hartës së Kosovës në më të madhe dhe të dhimbjes në gëzim - i ka hyrë me besim të thellë në dy faktorë që e kanë përkrahur deri tani. Njëri është memoria e shkurtër e një shoqërie që nuk njeh llogaridhënien. Brenda një viti Hashim Thaçi ka ndërhyrë thellë në funksionimin institucional të vendit me "korrigjimet" e Ushtrisë dhe të Gjykatës Speciale e pastaj me përfshirjen personale në rrëmbimin e gjashtë qytetarëve turq dhe dorëzimin e tyre Shërbimit sekret turk, veprime këto kundërkushtetuese. Nëse i ka kaluar të gjitha ato pa ferrë në këmbë, kush do ta pengojë në aventurën e re, atë të korrigjimit të kufijve, të cilën,
6 E premte, 10 GUSHT 2018
Hashim Thaçi dhe pasioni i një injoranti siç po shihet po e zhvillon pa përkrahje të shumicës shqiptare? Tjetri është besimi se ndonëse Hashim Thaçi tregon mosdije (eufemizëm për atë që në Shqipëri quhet një copë injoranti), dikush, diku, do të bëjë që të mos gabohet. Besimi mbështetet tanimë në instinktin e adoleshentit kosovar të krijuar në protektorat, se dikush më i rritur, më i pjekur, do të jetë gjithnjë aty për të korrigjuar çapkënëritë dhe budallallëqet e drejtuesve të shtetit, me arsyetimin se bëhet fjalë për shtetin e ri. Që të dy faktorët vazhdojnë ta përkrahin, deri më sot në aventurën e radhës. Hashim Thaçi i ka hyrë korrigjimit të kufijve me të njëjtën aftësi, njohuri dhe përkrahje siç kishte bërë edhe me korrigjimin e Ushtrisë dhe të Gjykatës Speciale. Por, për dallim prej aventurave paraprake, kjo ka më shumë ambicie dhe kapacitet shkatërrues se cilado prej aventurave të deritanishme të Hashim Thaçit- barazi apo edhe më shumë se me mbajtjen e titullit "kryeministër i Qeverisë së Përkohshme", më
Hashim Thaçi i ka hyrë korrigjimit të kufijve me të njëjtën aftësi, njohuri dhe përkrahje siç kishte bërë edhe me korrigjimin e Ushtrisë dhe të Gjykatës Speciale. Por Por,, për dallim prej aventurave paraprake, kjo ka më shumë ambicie dhe kapacitet shkatërrues se cilado prej aventurave të deritanishme të Hashim Thaçit- barazi apo edhe më shumë se me mbajtjen e titullit "kryeministër i Qeverisë së Përkohshme", më 1999, në kohën kur vriteshin mesatarisht çdo ditë tre serbë pse ishin serbë, dy shqiptarë, sepse nuk mendonin njëjtë, dhe një rom pse qëlloi të kishte ngjyrën më të zezë të lëkurës. 1999, në kohën kur vriteshin mesatarisht çdo ditë tre serbë pse ishin serbë, dy shqiptarë, sepse nuk mendonin njëjtë, dhe një rom pse qëlloi të kishte ngjyrën më të zezë të lëkurës. 4. Aventura e re korrigjuese filloi me një karrem të thjeshtë dhe një kurth. Karremi ishte oferta, që pas gjashtë vjetësh negociatash të kota për normalizim, Hashim Thaçit t'i ofrohet një karrem më i madh se deri atëherë. Thaçi pranoi së pari karremin për të hyrë në negoci-
ata të ndërmjetësuara nga Ashton në këmbim për asgjë, pastaj hëngri të dytin, me të cilin nënshkroi krijimin e Bashkësisë së komunave serbe në këmbim për asgjë, dhe tash iu ofrua karremi i tretë: të bisedohet për këmbim territoresh. Sikur edhe dy herët e mëparshme, oferta lidhet me një premtim "normalizimi", që në efektin juridik quhet asgjë. Juridikisht, fakti që presidenti i Serbisë është ulur me Hashim Thaçin mbi harta, për të parë se çka mund të këmbehet me çka tjetër, nuk e ka ndryshuar realitetin, që për Vuçiqin Thaçi është kryetar i "institucioneve të përkohshme të Kosova e Metohisë", rrjedhimisht që çfarëdo që ata të merren vesh nuk e ndryshon natyrën juridike të marrëdhënies mes Kosovës e Serbisë. Juridikisht, "korrigjimi" territorial mund të ndodhte mes dy shteteve që njohin njëritjetrin, siç është rasti sot mes Kosovës e Malit të Zi. Por, juridikisht, atë që po bën Thaçi me Vuçiqin është përpjekje për krijim të realiteteve të reja në terren pa krijim paraprak të marrëdhënieve të rregullta ndërshtetërore. Ky proces u përngjet më shumë takimeve mes presidentit serb Milosheviq dhe atij kroat Tugjman,gjatë zhbërjes së Jugosllavisë, të cilët të ulur mbi harta përpiqeshin të krijonin realitetin e ri që duhej t'i paraprinte një ardhmërie, të relacioneve mes dy shteteve të pavarura. Tmerri që pasoi këto biseda "korrigjuese" ende ndihet. Në momentin kur e gëlltiti edhe karremin e tretë, Hashim Thaçi hyri në kurthin që për territore e për harta të bisedojë me parimin e luftës së papërfunduar. Koha.net
POLITIKE
7
E premte, 10 GUSHT 2018
Ndërkombëtarët rekomandojnë apelimet e vendimit për gjyqtarin dhe prokurorin që po heton Saimir Tahiri
O
peracioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) nuk është bindur nga vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe ka rekomanduar apelim të tij për dy raste të tjera. Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës Administrative në Tiranë, Gentian Medja, i cili është kandidat për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, dhe u konfirmua në detyrë më datën 1 Gusht nga ana e KPK-së. ONM-ja u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të apeluar vendimin për Medjan, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisionerët Publikë kanë njoftuar se janë në pritje të marrin në dorëzim vendimin e KPK-së, për ta shqyrtuar dhe për të vendosur nëse do ta kalojnë për apelim, apo do ta lënë në fuqi. Po ashtu, ONM rekomandon ankimimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative, Shkalla e Parë, Tiranë, edhe për Gentian Osmanin magjistrat/prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prokurori Gentian Osmani është i njohur së fundmi për publikun për shkak se ai po heton dosjen “Saimir Tahiri”. Rekomandimi është i është paraqitur Komisionerëve Publikë ditën e djeshme, më 9 gusht 2018. “Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të
ONM nuk bindet nga vendimet e KPK-së për Gentian Medjen dhe Gentian Osmanin JURISTI
Gjata: ONM nuk e njeh realitetin shqiptar, KPK të rrisë cilësinë
Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë”- thuhet në njoftimin për shtyp. Në datë 1 gusht 2018 KPK në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi
konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Medja. Ndërsa një ditë më pas, 2 gusht, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Osmani. Ky është rasti i dytë kur Ndërkombëtarët kërkojnë apelimin e vendimit të KPK-së, pas atij të pak ditëve më parë, për kryetarin e Gjykatës së lartë, Xhezair Zaganjori. Ky i fundit kaloi me sukses Vetting-un, por duket se ndërkombëtarët nuk u bindën me vendimin dhe u rekomanduan Komisionerëve Publikë të apelojnë këtë vendim. Komisionerët Publikë, brenda
15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe përfaqëson interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë
GJYKATA E APELIT PËR KRIME TË RËNDA RRËZON KËRKESËN E ISH-KRYEPROKURORIT PËR HEQJEN E SEKUESTRON PREVENTIVE TË PRONAVE TË TIJ
Apeli nuk heq sekuestron e 1 miliard lekë prona Adriatik Llallës Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla për heqjen e sekuestron preventive të pronave të tij. Më herët, avokati i zotit Llalla, Sokol Hazizaj, ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurive të ish-kryeprokurorit. Pronat e tij u përllogaritin në vlerën afro 1 miliard lekë. Ish-kryeprokurori nuk iu nënshtrua vetingut. Ndërsa gjatë procesit në KPA ai nuk u paraqit duke paraqitur një prokurë te lëshuar nga Turqia ku autorizonte avokatin si përfaqësues të tij gjatë procesit. Më 11 qershor 2018 ky komision la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vettingut për ish-kryeprokurorin por saktësoi në vendim edhe pjesën e përjashtimit të ish-kryeprokurorit nga e drejta për të qenë për 15 vite pjesë e organeve te sistemit të drejtësisë. Ndërsa me 10 shkurt 2018 dorëzoi tek presidenti Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për
tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit. Në fillim të këtij viti Adriatik Llalla u ndalua të udhëtojë drejt SHBA-së pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion. Llalla hetohet për “shpërdorim detyre”, “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Pasuria e paluajtshme e ish prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, sipas njoftimit të prokurorisë, arrin në shumën 98.772.000 lekë (918,000$ ose 783,000 euro). Bëhet fjalë për një
apartament në Durrës dhe mbi 22 mijë metër katror tokë arë në Tiranë. Më 20 korrik 2018 Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me vendimin nr 179 vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë për vendosjen e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme si apartamente, toke are. Ndërkohë më 23 korrik 2018, Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë ekzekutoi vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme. Pasuritë në sekuestro preventive të ish-Kryeprokurorit -Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës; -Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë; -Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; -Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë; -Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;
Juristi Çlirim Gjata i ftuar dje në “Fax News” ka folur rreth vendimeve të fundit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për prokurorët dhe gjyqtarët të cilët janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ONM-ja ka ankimuar vendimin e KPK-së në Komisionin e Posaçëm të Apelimit. Gjata deklaroi se ankimimet e ONM-së për vendimet e KPKsë ka të bëjë edhe me atë që KPA është më cilësore në vendimet që jep. Duke mos besuar që ONM-ja mund të ketë hyrë në konjukturat e politikës shqiptare për të goditur prokurorin Gentian Osmani për shkak se ai heton dosjen “Tahiri”, theksoi se problem tjetër është standardi i dyfishtë dhe mosnjohja e realitetit shqiptar. “Nuk do ta besoj që ONM ka hyrë në këto konjukturat shqiptare qe meqë është prokuror i Tahirit ta godasë, problemi është dystandardizimi. KPK duhet të rrisë cilësinë e vet, jo standardit të dyfishtë. Një problem tjetër që shoh tek ONM është mungesa e njohjes së realiteti shqiptar, rastin e Osmanit nuk e di. Por për shembull shkelja e afateve, unë i them mos hyr në këto se nuk ia del dot se për këto raste i gjyqtarët i kanë të qepura shkeljet e afateve. Por edhe është e pamundur, një gjyqtar një çështje e ka për ta gjykuar për 40 ditë ai nuk do që ta gjykojë pas dy vitesh. Një tjetër problem është edhe faktori ndërkombëtar në Tiranë. Problemi është që ata ndodhen në një situatë të tillë, kjo reformë që u drejtua egërsisht nga ata tani është në udhëkryq, tani kemi ngel pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë. Drita është shumë larg. E kam fjalën për Hahn, Vlahutin që i thonë opozitës që të votojë, e shohin që kanë gabuar, nuk i kanë parashikuar pasojat, një vend që ata e kanë propozuar për të hyrë në BE ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese”, u shpreh dje juristi Çlirim Gjata.
POLITIKE
8
E premte, 10 GUSHT 2018
Deputetja e LSI-së: Nëse kjo nuk quhet emergjencë kombëtare realisht nuk di se çfarë do të ishte më alarmante se kaq
K
ëtë të mërkurë u bënë publike të dhënat e një anketimi të kryer nga Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri dhe shoqata e huaj CRCA, ku një prej të dhënave më dramatike ishte se shumica e të rinjve duan të ikin nga vendi. Pas këtij sondazhi ka ardhur edhe reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila përmes deputetes së saj, Klajda Gjosha e cilëson situatën alarmante dhe thotë se të rinjtë shqiptarë e kanë humbur shpresën nën këtë qeverisje. Sipas saj të rinjtë shqiptarë përballen me mungesa të mundësive, politikave sociale dhe ekonomike dhe mospërfillje të tyre nga institucionet vendimmarrëse për çështjet e punësimit dhe zhvillimit, që ndikojnë në jetën e tyre. Përballë këtij realiteti, Gjosha thotë se qeveria refuzon të zbatojë Planin Kombëtar të rinisë edhe pse është në dijeni për këtë situatë, duke shtuar se deri në fund të vitit 2017, Qeveria nuk shpenzoi asnjë lek për zbatimin e Planit. Duke e cilësuar si alarm këtë raport, ish-ministrja e Integrimit shton se nëse 70% e të rinjve kërkon
Sondazhi, Gjosha: 70 % e të rinjve duan të ikin, përballen me mungesa të mundësive
të largohet, nëse profesionistët dhe shtresa e mesme kërkon të largohet, imagjinoni se si do të ishte Shqipëria e së ardhmes. E nëse kjo, shprehet deputetja e LSI-së në vijim të reagimit të saj, nuk quhet emergjencë kombëtare realisht nuk di se çfarë
do të ishte më alarmante se kaq. “Sondazhi i fundit i CRCA në Shqipëri dhe Rrjetit Kombëtar për të rinjtë në Shqipëri, tregon për një situatë alarmante, ku 70% e të rinjve kërkojnë të largohen nga Shqipëria për të jetuar në një nga vendet e BE-së.
Të dhënat e zbuluara nga sondazhi tregojnë se të rinjtë kanë humbur shpresën. Ata përballen me mungesa të mundësive, politikave sociale dhe ekonomike dhe mospërfillje të tyre nga institucionet vendimmarrëse për çështjet e punësimit dhe zhvillimit, që ndikojnë në jetën e tyre. Dhe ajo çka të trondit më shumë është fakti se edhe pse qeveria është në dijeni të këtij fakti ajo refuzon paturpësisht të zbatoj Planin Kombëtar të rinisë që e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet çdo pike të saj me përpikmëri. Deri në fund të vitit 2017, Qeveria nuk shpenzoi asnjë lek për zbatimin e Planit të Veprimit për Rininë. Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri konstaton gjithashtu se qeveria ka dedikuar vetëm 0.01% të buxhetit
të shtetit për të rinjtë, për rreth 35% të popullsisë në Shqipëri. Nëse 70% e të rinjve kërkon të largohet, nëse profesionistët dhe shtresa e mesme kërkon të largohet, imagjinoni se si do të ishte Shqipëria e së ardhmes. E nëse kjo nuk quhet emergjencë kombëtare realisht nuk di se çfarë do të ishte më alarmante se kaq! Asgjë nuk ka vlerë më shumë se shpresa dhe ëndrra e rinisë. Fundja e ardhmja varet nga energjia, puna dhe kontributi i tyre. Me këtë qeveri dhe me këto ritme duket se edhe mosha e tretë do të kërkoj largimin nga Shqipëria! Nevoja për politika punësimi dhe arsim cilësor është domosdoshmëri, por mbi të gjitha është detyrim dhe përgjegjësi e çdo qeverie!”- tha deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.
“QYTETARËT NUK PËRBALLOJNË DOT DENTISTIN”, KREU I GRUPIT TË LSI-SË: SHQIPËRIA MË KEQ SE TË GJITHË
K
reu i grupit parlamentar të LSIsë ka komentuar sondazhin e Komisionit Europian, ku përveç arsimit, shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk përballojnë dot shpenzimet e dentistit. Sipas Vasilit, Shqipëria është në vendin e fundit në Ballkan. Vasili e nis me ironi reagimin e tij në rrjetet sociale, duke u sqaruar se raporti nuk është i opozitës, por i Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian. Duke e cilësuar si shifra më negative në Europë, Vasili shton se të gjitha vendet e Ballkanit e kanë më të ulët se sa Shqipëria, pra Shqipëria është më keq se të gjithë. Në vijim të reagimit të tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së, jep alarmin se shëndeti i shqiptarëve është në rrezik. “77% e shqiptarëve nuk e përballojnë dot dentistin, por kryeministri po, dhe kjo ka rëndësi. Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77%
Raporti i KE-së, Vasili: Shëndeti i shqiptarëve është në rrezik
e të anketuarve shqiptarë u përgjigjen se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar. Kjo është shifra absolutisht më negative në Europë. Të gjitha vendet e Ballkanit e kanë më të ulët se sa Shqipëria, pra Shqipëria është më keq se të gjithë. Këtë studim nuk e ka bërë opozita shqiptare, por Komisioni Europian. Shëndeti i shqiptarëve është i rrezikuar, pasi qindra komplikacione shëndetësore shkaktarë të sëmundjeve të rënda lidhen drejtpërsëdrejti me stomatologjinë. Kuptohet që shkollëpakti nuk merr vesh nga këto gjëra. Por rëndësi ka që kryeministri i ka fort në
rregull dhëmbët e tij dhe ka boll para’ për t’i mirëmbajtur ato brenda dhe sidomos jashtë vendit. Edhe në shpenzimet për Arsimin siç referon Forumi i Ballkanit, Shqipëria është absolutisht e fundit në Ballkan me 3.1 %,kur Kosova e ka 4.6 % dhe Mali i Zi 4.5 %. Një pyetje për ta mbyllur: A do të arrijë ndonjë tregues për të qenë ky kryeministër, se për të gjithë treguesit jemi në fund të Ballkanit se më gjerë nuk po kërkojmë? Sepse kështu si e ka zënë ky kryeministër do ta përfundojë qeverisjen siç thotë populli: “ashtu hyri ashtu doli kastravec””- u shpreh kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.
DEPUTETI I LSI-SË
Spahiu: Arsimi më keq se në diktaturë, të fundit në Europë Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, vlerëson se arsimi në Shqipëri është më keq se në diktaturë. Duke ju referuar raportit se 134 mijë fëmijë nuk kanë shkuar në shkollë përgjatë 4 viteve të fundit, Spahiu u shpreh dje se e gjithë kjo situatë e rëndë, ka vetëm një arsye, shpenzimi minimal i qeverisë, me vetëm 3.12% në sektorin e arsimit. Përmes qëndrimit të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ligjvënësi i LSI-së deklaroi se Shqipëria është e fundit në
Europë. “Arsimi është themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen tonë”, e ka thënë Christine Gregoire, politikane e Amerikës por besoj të gjithë e kemi menduar dhe themi përditë. Por kush janë lajmet që na vinë nga Shqipëria? 134 mijë fëmijë më pak në shkolla katër vitet e fundit; Infrastrukura e sektorit të arsimit shumë e dobët; Paga të ulëta, mungesë të autonomisë dhe aftësi të mangëta; Braktisja e shkollave e vazhdueshme për shkak të varfërisë. E gjithë kjo situatë e rëndë, ka vetëm një arsye,
grafikun e mëposhtëm ku Shqipërinë e rëndit vendin me shpenzimet publike për edukim në % të PBB, më të vogla në rajon, me vetëm 3.12%. Shumë nga ne kujtojmë dhe u arsimuam në diktaturë dhe shohim që kemi përfunduar shumë më keq se atëherë, edhe pse kushtet e asaj kohe, ekonomia, ishin shumë më të rënda! Përfundimi: Na mjafton KM-ja, i di dhe i bën të gjitha Ai s’ka nevojë për shkollim dhe arsimim!”- u shpreh deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.
9
POLITIKE
E premte, 10 GUSHT 2018
Ministri i Ekonomisë dhe Financave u përgjigjet me shifra kritikëve për punësimin dhe ekonominë
V
ijojnë replikat në distancë mes opozitës dhe qeverisë lidhur me situatën ekonomike dhe atë të punësimit që po kalon vendi. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i është përgjigjur paraditen e djeshme deklaratave të ditëve të fundit nga deputetët e opozitës lidhur me ecurinë e ekonomisë së vendin. Përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, ministri Ahmetaj ka publikuar shifrat që tregojnë ecurinë e punësimit dhe bizneseve të reja të regjistruara në vend. Për deklaratat e bëra ditët e fundit nga opozita sa i përket ecurisë ekonomike të vendit, ministri Ahmetaj shkruan se në periudhën qershor 2017 – qershor 2018 rezultojnë 38 mijë vende të reja punë në ekonomi. Sipas ministrit të ekonomisë dhe financave në 7-mujorin e parë të 2018 janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja. Kjo shifër si diferencë mes bizneseve të regjistruara rishtazi dhe atyre të çregjistruar. Më tej Ministri Ahmetaj i ka kujtuar opozitës së rritja ekonomike në vend është 4.5 herë më e lartë se ajo e vitit 2013. “Ja e vërteta e shifrave mbi punësimin, bizneset e reja dhe ekonominë! Qershor 2017-Qershor 2018, rezultojnë 38 mijë vende të reja pune në ekonomi. Në shtatëmujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja (efekti neto nga diferenca mes bizneseve të regjistruara rishtazi dhe atyre të çregjis-
Replika në distancë, Ahmetaj: Kemi rritur punësimet dhe numrin e bizneseve të reja
truara) Dhe sa per t’ju kujtuar korbave të dëshpëruar… rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013!””, u shpreh dje ministri Ahmetaj në reagimin e tij. Partia Demokratike me daljet e saj të shpeshta ditët e fundit ka denoncuar tre problematika madhore që po kalon vendi që lidhen me ekonominë, papunësinë dhe korrupsionin. Ndërkohë që sipas opozitës numri i bizneseve të mbyllura çdo ditë shkon në 45 të tillë. Disa
ditë më parë, deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se kriza po ndjek bizneset në Shqipëri, ndërsa theksoi se shumë prej tyre po detyrohen që të mbyllen. Në reagimin e saj, nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonimisë dhe Financave shprehej se 45 biznese në ditë janë mbyllur këtë vit. Po ashtu Tabaku tha se vetëm gjatë këtij 6-mujori janë mbyllur 66% më shumë biznese se në 2017. “45 biznese në ditë janë mbyllur këtë vit! Ka një krizë që po përndjek
nga pas bizneset në Shqipëri, një krizë që nuk po lë të ngrenë kokë bizneset që vazhdojnë të mbyllen përditë e më shumë. Të dhënat janë kokëforta dhe në katër vjet janë mbyllur 68,731 biznese ndërsa qeveria përkujdeset që të shmanget nga ky debat esencial. Vetëm gjatë këtij 6 mujori janë mbyllur 66% më shumë biznese se në 2017. Janë 45 biznese në ditë që mbyllen si pasojë e taksave të larta që u marrin bizneseve gjithnjë e më shumë para nga arka, për të mos u kthyer asgjë në këmbim. Sipërmarrësit rrëfejnë presionet e qeverisë ndërsa bizneset e tyre janë në krizë nga rënia e konsumit, nga rënia e fuqisë blerëse që çdo ditë e më shumë po tregon se ekonomia lëngon. Qeveria është kundër sipërmarrjes së lirë dhe të ndershme, e angazhuar që në fillim për t’ua marrë shpirtin dhe për t’i dënuar me taksim të lartë. Sot jemi më të varfër dhe më të taksuar se sa katër vjet më parë. Ky ishte plani i rilindjes dhe fatkeqësisht sot ky është realiteti”- tha ajo.
“KJO QEVERI DO TË MBAHET MEND PËR DROGËN, MAFIE-SHTETIN, PPP-TË, FASADAT DHE SHPENZIMET E LUKSIT”
I
nstitucionet shtetërore zgjidhin qesen për të blerë automjete, diku limuzina apo fuoristrada. Departamenti i Antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparencës në Partinë Demokratike ka publikuar dokumentet ku tregohet llojet e automjeteve që kërkohen për t’u blerë. Fondi në total është 169 milionë lekë pa TVSH, ndërsa fondi prej 84 milionë lekë është për blerje gomash, bateri automjeti. Nga dokumentet duket që AKU kërkon 37 automjete vetura me vlerë total 500 milion lekë, automjet sedan limuzinë me vlerë 88 milion lekë dhe 14 fuoristrada me vlerë total 361 milion lekë ose 1 copë 26 milion lekë. “Nuk ndalen institucionet shtetërore, 2,5 miliard lekë për automjete, diku limuzinë e diku fuoristrada superluksoze! Kjo qeveri, do të mbahet mend për drogën, mafie-shtetin, PPPtë, rilindjen urbane-fasadë, shpenzimet e luksit me vlera olimpike e, nga ana tjetër, mjer-
PD: Institucionet shtetërore, 2.5 miliardë lekë për automjete, limuzina e fuoristrada
imi e thika n’asht për popullin, depresioni shoqëror, largimi masiv nga vendi, bankat e shkollës” shkruhet nga ky Departament i cili ka publikuar dokumentet. Emrat e institucioneve dhe makinave që kërkojnë të blejnë • 1 automjet sedan limuzinë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 88 milion lekë
• 1 automjet për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, me vlerë 100 milion lekë • 37 automjete vetura për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 500 milion lekë ose 1 copë 13.5 milion lekë • 1 fuoristradë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 44.4 milion lekë • 14 fuoristarda për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 361 milion lekë ose 1 copë 26 milion lekë • 1 autoveturë për Komisioneret Publikë, me vlerë 21 milion lekë • 1 autoveturë për Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, me vlerë 30 milion lekë • 1 automjet për Qëndrën Kombëtare të Biznesit, me vlerë 25 milion lekë • 1 fuoristradë për Inspek-
toratin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, me vlerë 25 milion lekë • 1 automjet 8 + 1 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 27 milion lekë • 1 automjeti për transport materialesh + personash (i vogel) 4+1 vende për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 20 milion lekë • 1 fuoristradë për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, me vlere 27 milion lek • 1 automjet për SHÇBA, me vlerë 20 milion leke • Blerje 1 automjet për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, me vlerë 39 milion leke • Blerje 12 automjete frigoriferike për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlere 375 lekë ose 1 copë 31.3 milion lekë
PËRFITOJNË EMIGRANTËT SHQIPTARË
Njohja e patentave – Hyn në fuqi marrëveshja me Greqinë
Shteti grek do të njohë patentat shqiptare. Këshilli i ministrave ka miratuar vendimin për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve gjë e cila pritet të lehtësojë ndjeshëm jetën e shtetasve shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj. Sipas marrëveshjes, tashmë të botuar në fletoren zyrtare parashikohet që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës për marrjen e asaj greke e cila ka dhe një kosto financiare që shkon nga 700 deri në 1000 euro. Shqiptarët që jetojnë në Greqi tashmë për të marrë një leje drejtimi nga ky shtet mjafton vetëm që të dorëzojnë atë shqiptare. Marrëveshja, tashmë në fuqi, u nënshkrua në maj të këtij viti mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe atij grek Nikolaos Kotzias. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm pas zgjidhjes së çështjes së regjistrimit të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi dhe tërheqjes së rezervës nga Greqia për përdorimin e Vulës Apostile. Sipas statistikave të bëra publike nga Ministria e Brendshme, në shtetin fqinj rezultojnë 557.476 shqiptarë të cilët janë emigrantë të ligjshëm.
POLITIKE
10
E premte, 10 GUSHT 2018
Investime minimale në menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, ulje e shpenzimeve në turizëm
B
uxheti afatmesëm duket se do të ketë disa luhatje sa i përket rritjes dhe uljes së investimeve në sektorë të ndryshëm. Në tre vitet e ardhshëm duket se investimet më të shumta do të bëhen në transportin rrugor sipas buxhetit afatmesëm. Aktualisht, investimet në këtë sektor janë në 24.4 miliardë lekë, shumë kjo që do të shkojnë në 26.4 miliard lekë në 2019. Ndërkohë që investimet në transportin rrugor në 2021 do të shkojnë në vlerën e 28.4 miliardë lekë. Referuar të dhënave të buxhetit dy zyra të tjera që do të pësojnë rritje të buxhetit në vitet në vijim e që kanë impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët është furnizimi me ujë të pijshëm si dhe menaxhimi i mbetjeve urbane. Në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm për 2018 janë përdorur 10.6 miliardë lekë, ndërkohë që investimet do të rriten deri në 2021 duke shkuar në 11.9 miliardë lekë. Referuar menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane, i cili është një nga problemet më akute të mjedisit do të kemi një rritje të investimeve, por përsëri në nivele të ulëta. Kështu, nga 2.5 miliardë lekë që janë përdorur në 2018 për menaxhimin e mbetjeve urbane do të përdoren 3.2 miliardë lekë në 2019. Referuar përkujdesjes sociale për të gjitha shtresat në nevojë do të kemi një rritje të vogël në tre vite e ardhshëm. Nga 21.5 miliardë që shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë në 2019 do të jenë 22 miliardë lekë që shkojnë për njerëzit në nevojë. Kujdesi parësor Ndryshime në Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale do të ketë edhe sa i përket buxhetit për kujdesin parësor dhe dytësor. Në kujdesin parësor do të kemi një ulje të buxhetit në 9.1 miliardë lekë në 2019 nga 9.4 miliardë lekë që është aktualisht. Ndërsa buxheti i kujdesit dytësor do të rritet në 25 miliardë lekë në vitin që vjen nga 22 miliardë që është aktualisht. Në një kohë kur fokusi i zhvillimit të vendit është tek turizmi ajo që bie në sy sipas buxhetit afatmesëm është një ulje e shpenzimeve për zhvillimin e turizmit. Në vitin 2018 shpenzimet për këtë zë janë 315 milionë lekë ndërkohë që në 2019 do të ulen në 285 milionë lekë për të pësuar përsëri një rritje në 2020 dhe 2021 duke shkuar në 328.5 milionë lekë.
Luhatjet e buxhetit– Rriten investimet në infrastrukturë, ulen shpenzimet për kujdesin parësor
BILANCI I SEZONIT
Turizmi, Tatimet: Subjektet rritën me 12 % xhiron D
rejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se referuar të dhënave që disponon subjektet në zonat turistike kanë rezultuar me rritje të xhiros me 12% dhe numrit të kuponëve të lëshuar me 28%, kjo për periudhën 1 Qershor – 7 Gusht 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Të dhënat, i referohen vetëm Drejtorive Rajonale Tatimore Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Sarandë, ku
është përqendruar më shumë aktiviteti turistik” njoftojnë Tatimet. Në njoftimin e shpërndarë paraditen e djeshme për mediat, Tatimet evidentojnë se “qëllimi kryesor i Administratës Tatimore, në kuadër të planit të masave të sezonit turistik, është nxitja e respektimit vullnetar të legjislacionit, si dhe vetë-deklarimit nga ana e tatimpaguesve, nëpërmjet informimit dhe edukimit të vazhdueshëm”.
PANAIRI I ARTIZANATIT NË VELIPOJË, BUSHATI: TË KTHEHET NË TRADITË QË TË PROMOVOHEN VLERAT
Artizanati, Klosi - përpunuesve: Shfrytëzoni lehtësitë fiskale për të rritur ekonominë Përpunuesit e produkteve shqiptare duhet të shfrytëzojnë lehtësitë fiskale të ligjit të zejtarisë dhe atij për agroturizmin, për të rritur ekonominë e tyre familjare. Ky ishte apeli i Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili së bashku me Ministrin Ditmir Bushati vizituan Panairin e Artizanatit, të zhvilluar në Velipojë. Klosi theksoi se artizanati, prodhimet e kulinarisë dhe prodhimet e traditës, janë mundësi e gjerë e punësimit dhe rritjes së të ardhurave brenda industrisë së turizmit. “Zona e Velipojës, zona e Shëngjinit, gjithë zona në të cilën ne po zhvillojmë këto aktivitete ka shumë për të promovuar, nuk ka
vetëm turizmin e detit dhe të rërës, por ka disa pika të cilat në kuadër të projektit të qeverisë shqiptare afrohen si agroturizëm dhe sot këtu janë afruar disa nga këta prodhues. Shikoj me kënaqësi që për turistët e huaj kjo është një surprizë dhe mendoj që do të vazhdojmë me këto aktivitete gjatë gjithë zonës turistike të Shkodrës”, tha Klosi. Ndërsa, ministri Bushati vlerësoi organizimin për herë të parë të këtij panairi duke u shprehur se është detyra e të gjithë aktorëve që ta shndërrojnë këtë aktivitet në një traditë për të promovuar zonën dhe vlerat e saj. “Është detyra jonë për ta kthyer këtë në një traditë të madhe dhe është detyra jonë
për ta pozicionuar Velipojën por edhe pjesën rreth e përqark, grykëderdhjen e Bunës, pjesën e Shëngjinit dhe të gjitha perlat ndërmjet këtyre dy plazheve masive në pika që frekuentohen nga pushuesit. Thirrje e veçantë është për vëllezërit dhe motrat që vijnë nga Kosova. Për ta, mikpritja, në Velipojë, është gjithnjë speciale, ndaj i bëj thirrje që të vijnë sa më shumë këtu e të kalojnë pushimet me ne.”- tha ministri Ditmir Bushati. Dy ministrat vizituan stendat e paraqitjes dhe tregtimit të produkteve të zonës ku gjendeshin punime me motive popullore, verërat më të njohura të zonës si edhe gatime të ndryshme.
AKTUALITET
11
E premte, 10 GUSHT 2018
Burime nga Spitali i Traumës, bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e vajzës dhe e nënës është stabël. Mjekët thonë se të dyja e kanë kaluar rrezikun
R
ozina Koleci, është shoferja që shkaktoi aksidentin fatal në Kodër-Kamëz, aty ku humbi jetën një e mitur dhe 29-vjeçari Ramazan Isha. Shkak i këtij aksidenti tragjik, mësohet të ketë qenë ngatërresa. Koleci, sipas edhe dëshmisë që ka dhënë para grupit hetimor, ka ngatërruar frenat me gazin e makinës. Ky shkak mësohet të ketë qënë arsyeja që e mitura dhe 29-vjeçari ndërruan jetë në vend, për shkak të gazit në vend të frenimit që Rozina i dha makinës gjatë përplasjes. Fillimisht shoferja ka përplasur 29-vjeçarin Ramazan Isha, i cili po lëvizte me biçikletë dhe më pas ka kaluar bordurën ndarëse mes korsive duke përplasur nënën me dy fëmijët e mitur. I riu humbi jetën në çast dhe pak minuta pas tij edhe vajza 7-vjeçare. Fatmirësisht në këtë aksident tragjik, nëna dhe motra e vogël e 7-vjeçares, janë jashtë rrezikut por 6-vjeçarja ende nuk i është nënshtruar operacionit. Burime nga Spitali i Traumës, bëjnë me dije se gjëndja shëndetësore e nënës është stabël. Mjekët thonë se të dyja e kanë kaluar rrezikun për jetën megjithatë sërish mbeten të rezervuar sa i takon gjendjes shëndetësore të vajzës, pasi ede nuk i është bërë ndërhyrja pasi ka goditje në kokë. Për ndërhyrjen kirurgjikale priten parametra te qëndrushëm jetësore. Ngjarja Aksidenti u shënua rreth orës 08:40, makina e cila drejtohej nga Rozina Koleci, fillimisht përplasi një biçikletë dhe më pas nënën me dy vajzat. Përplasja e fundit ka qenë me një
Aksidenti me dy viktima, Rozina ngatërroi frenat me gazin SHKAKU “Koleci, sipas edhe dëshmisë që ka dhënë para grupit hetimor, ka ngatërruar frenat me gazin e makinës. Ky shkak mësohet të ketë qenë arsyeja që e mitura dhe 29-vjeçari ndërruan jetë në vend, për shkak të shpejtësisë që Rozina i dha makinës gjatë përplasjes”.
furgon. Për pasojë humbi jetën vajza 7-vjeçe, ndërkohë që të dëmtuara rëndë mbetën e ëma dhe motra e saj 6-vjeçare. Si pasojë e dëmtimeve në spital ndërroi jetë edhe Ramazan Isha, 29-vjeçari që lëvizte me biçikletë. Sipas Policisë Rrugore, ky është një kryqëzim problematik për të cilin i janë
dërguar shkresa të një pas njëshme bashkisë Kamëz, e cila mesa duket nuk ka marrë masa për vendosjen e sinjalistikës vertikale apo vendosjen e vijave të bardha për vendkalimin e këmbësorëve. Nëna 29-vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 6-vjeç, ndodhen në trajtim intensiv në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mjeku i Urgjencës në Spitalin e Traumës, Rasim Madani përditësoi informacionin mbi gjëndjen shëndetësore të nënës dhe vajzës 6-vjeçare. “Nëna dhe vajza e mitur janë jashtë rrezikut për jetën”,-tha mjeku. Dëshmia Në Kodër Kamëz, një makinë e drejtuar nga Rozina Koleci,
humbi kontrollin dhe përplasi një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj. Si pasojë e goditjes, çiklisti dhe njëra prej vajzave të mitura humbën jetën. Një dëshmitar i ngjarjes, i përfshirë në aksident është shprehur se ndjehet i tmerruar nga ato që ka parë. “Ne po vinim nga ura dhe pamë momentin kur makina i ra gruas me dy fëmijë. Biçikletën nuk e pashë. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi. U tmerruam me thënë të drejtën. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë. Ishin pamje të tmerrshme”.
AKSIDENTI
KERKESA
Bashkia Kamëz akuza Policisë
Nëna kërkoi të merrte pjesë në varrimin e së bijës
P
as aksidentit tragjik të ndodhur, bashkia Kamëz u ka shprehur ngushëllime familjarëve, ndërsa ngre akuza ndaj Policisë së Shtetit. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Bashkia Kamëz shprehet se është bërë gabim njoftimi pasi aksidenti nuk ka ndodhur në territorin e saj dhe se shkresa për sinjalistikën e rrugëve duhet ti shkojë Bashkisë së Tiranës. “Përgënjeshtrojmë median se Bashkisë Kamëz, Policia e Tiranës t’i ketë dërguar shkresa të vazhdueshme për sinjalistikën e rrugëve, të cilat realisht ndodhen në territorin e Bashkisë Tiranë. Është absurde që Bashkisë Kamëz t’i jenë dërguar shkresa për sinjalistikën e rrugëve, të cilat nuk i ka në juridiksionin e saj, atë segment rrugor (kryqëzim) siç raportohet nga policia dhe informohet nga media”,-thuhet në reagimin e Bashkisë. Më tej
A në reagimin e bashkisë Kamëz, thuhet se nuk është hera e parë që aksidentet tragjike që ndodhin e territorin e Bashkisë së Tiranës, raportohen si ngjarje në Kamëz. “Dashakeqësia e qëllimshme e mediave apo e Policisë së Shtetit, e cila i informon jo saktë, për të disatën
herë, kur ndodhin ngjarje tragjike, në territorin e Bashkisë së Tiranës, në një segment rrugor që është të paktën 2 km në brendësi të Tiranës?! Një segment rrugor i cili jo vetëm që është kthyer në një burim aksidentesh por edhe është shkas për bllokimin e trafikut”.
ksidenti tragjik ka lënë pasoja të dhimbshme. Shoferja Rozina Koleci humbi kontrollin e drejtimit të automjetit, duke përplasur një djalë të ri me biçikletë si dhe tre këmbësorë. Nga ngjarja e rëndë humbën jetën 29-vjeçari Ramazan Isha, drejtues i biçikletës dhe një vajzë 7-vjeçare. Ndërkohë nëna dhe motra e kësaj të fundit u plagosën rëndë. Burime nga spitali, bëjnë me dije se nëna e 7-vjeçares që humbi jetën në aks-
identin tragjik është në gjendje të qendrueshme dhe kërkoi që të merrte pjesë në varrimin e së bijës por nuk u lejua për shkak të gjendjes shëndetësore. Vajza tjetër e Valbona Ndreut, ende nuk i është bërë ndërhyrja pasi ka goditje në kokë. Për ndërhyrjen kirurgjikale priten parametra të qëndrushëm jetësore. Nga hetimet e deri tanishme, mësohet se Koleci ka shtypur gabimisht gazin në vend të frenave duke shkaktuar më pas tragjedinë.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E premte, 10 GUSHT 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E premte, 10 GUSHT 2018
Nis ndërtimi i rrugës së re që lidh Rr. "Tish Daija" me Rr. "Robert Zhvarc" në Njësinë 5
Veliaj: Gjatë verës, investime kapilare në çdo lagje
P
as rehabilitimit të hyrjes dhe ndërtimit të rrethrrotullimit në Rr. "Medar Shtylla", çka lehtësoi trafikun në gjithë Komunën e Parisit, Bashkia e Tiranës ka nisur një rruge të re që i jep më shumë frymëmarrje një prej zonave më të mëdha të qytetit. Rruga e re do të lidhë rrethrrotullimin e ri me Rr. "Robert Zhvarc" dhe mundëson kalimin më lehtë të automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve në drejtim të zonës së njohur si ish stacioni i fundit i "Tiranës së Re". Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në këtë segment të ri, ndërsa theksoi se Komuna e Parisit po pajiset me të gjithë infrastrukturën e duhur urbane për të qenë një lagje model. "Filluam me Unazën e Re, pra një aks nga Shkolla Teknologjike, Fabrika e Miellit dhe deri në Farkë, që sistemon të gjithë ata që janë tranzit nëpër këtë zonë. Më parë i gjithë ai trafik shkonte mes përmes Komunës së Parisit. Vazhduam pastaj me hapin e dytë, sistemimet nëpër lagje. Siç e dini, rrethrrotullimi i madh i Komunës së Parisit dhe rrugët me sens unik e kanë bërë një mini-unazë të gjithë këtë lagje, duke qetësuar
trafikun midis autostradës dhe stadiumit "Dinamo". Ndërkohë, tani po hyjmë në nivel kapilar, në çdo lagje", u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku theksoi se si në çdo investim tjetër, edhe ky segment do të pajiset me korsi të dedikuara për biçikletat. "Ka qenë angazhimi ynë që investimet e reja, nga tani e tutje të jenë të pajisura me korsi të dedikuara për biçikletat. Kemi parë një rritje të jashtëzakonshme, shumë inkurajuese, të biçikletave në Tiranë, ndaj do të vazhdojmë me këtë frymë. Nëse trafiku përshtatet për biçikletat, do të kemi më shumë biçikleta. Nëse trafiku është vetëm për makinat, do të kemi më shumë makina. Pra, secili prej nesh merr trafikun për të cilin planifikon dhe për të cilin ndërton", tha Veliaj. Më tej, ai shtoi se Bashkia e Tiranës po shfrytëzon periudhën e verës, kur edhe qytetarët janë larguar me pushime, për të vijuar me një intensitet më të lartë punimet në një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore. "Po kalojmë gjithë verës me forca të shtuara në terren, qofshin ato të bashkisë apo të kontraktorëve, që kur qytetarët të kthehen nga pushimet e tyre në shtator, para se të fillojë viti i ri shkollor, punët publike të kenë mbaruar", tha Veliaj. Ai theksoi se në këtë vit të fundit të mandatit të parë do të ketë një vëmendje të shtuar që investimet të shtrihen në çdo lagje të Tiranës dhe në zonat
rurale. "Do të kemi një sprint në këtë vit të fundit të mandatit tonë të parë, por unë besoj se diferenca, qoftë edhe në këtë lagje, është si dita me natën me atë që trashëguam. Sigurisht, e mira nuk ka fund, ndaj edhe do të fokusohemi që tani që kanë mbaruar akset kryesore, vëmendja më e madhe të jetë në zonat informale, në zonat periurbane dhe sidomos në zonat rurale", deklaroi Veliaj. Rruga e re që do të lidh Rr. "Tish Daia" me "Robert Zhvarc" shtrihet në pjesën jugore të qytetit të Tiranës, në zonën e njohur si "Komuna e Parisit", në Njësinë 5. Rruga fillon nga rrethrrotullimi në Rr. "Medar Shtylla" dhe përfundon në kryqëzim me rrugën "Robert Zhvarc". Rruga ka një gjerësi prej 23.5 m, ndërsa do jetë e pajisur në të dy krahët me korsi të dedikuara për biçikletat.
AKTUALITET
14
E premte, 10 GUSHT 2018
Policia e Durrësit në një reagim mbi këtë situatë, thotë se këta persona e ofronin shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjensie ligjore
S
ezoni turistik na përball me situata të paimagjinueshme por kjo që ka ndodhur në Durrës, është përtej imagjinatës. Në portin e Durrësit, janë kapur një grup personash që presantoheshin tek udhëtarët si policia sigurimi. Policia Kufitare ka bllokuar 30 polica sigurimi të parregullta në Portin e Durrësit, teksa i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Policia e Durrësit thotë se këta persona e ofronin shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjensie ligjore. Prej një muaji, ky grup ka mashtuar udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë dhe sipas njoftimin rastet kanë qenë të shumta. “Një grup personash mashtrojnë udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi. Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, nisur nga rastet e shumta të konstatuara ditët e fundit nga ana e Kontrollorëve gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Portin e Durrësit, këshillon të gjithë udhëtarët që të kenë kujdes. Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa liçensuar duke of-
Mashtrimi në port, kapen 30 polica sigurimi THIRRJA “Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa liçensuar duke ofruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjensie ligjore për këtë shërbim”.
ruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjensie ligjore për këtë shërbim”, thotë Policia e Durrësit. Nga ana tjetër, Policia e Durrësit jep edhe datat kur kanë ndodhur ngjarjet. “Nga data 01.07.2018-08.08.2018, në kuadër të rritjes së ma-
save të kontrollit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare Durrës është bërë e mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme polica sigurimi të parregullta, 30 raste janë proceduar. Madje policia për çdo rast ka në dispozicion numrin 112”. Nga
ana tjetër, porti i Durrësit ka pasur një fluks të turistëve dhe ka pritur emigrantët shqiptarë. Kapiteneria e Portit detar të Durrësit bëri me dije se ka marrë të gjitha masat për një përpunim të shpejtë e të sigurt në terminalin e udhëtarëve. Gjatë
SITUATA
GJAKOVË
Mesazhi i babait vrasës për ish-gruan V
albona Marku Nrecaj, 40-vjeçe dhe vajza 9-vjeçe, u vranë me breshëri plumbash nga Pjetër Ndrecaj. Ky i fundit e vrau ish-gruan dhe vajzën e tij me kallashnikov pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre. Familja ka hapur dyert e mortit. “Ish-dhëndri na e vrau vajzën dhe mbesën në pragun e shtëpisë”, tregojnë mes lotësh familjarët. Një konflikt i mëhershëm mes çiftit dyshohet të ketë qenë shkaku i vrasjes së dyfishtë që tronditi Gjakovën të martën mbrëma. Çifti kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti
janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valbonën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetrin. Para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një
mesazh me përmbajtje kërcënuese. “Tani të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhemb zemra”, i kishte shkruar ish-gruas para se ta vriste. Prokuroria në Gjakovë bën të ditur se ndaj Nrecajt është dhënë masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
muajit korrik hynë në vend nga kjo pikë kufitare mbi 85 mijë persona, ndërsa dolën prej saj 32 mijë të tjerë. Një fluks të shtuar ka edhe në jug të vendit. Tashme radhët në doganën e Kakavijës janë në tokën greke. Sipas policisë, udhëtarët nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete nga persona të paautorizuar dhe të pa liçensuar, pasi janë identifikuar një grup që mashtronte udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi.
930 tërmete në muaj S
hqipëria po bëhet vend i tërmeteve. Nga data 4 korrik, ku u shënua tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë deri më 9 gusht, në Shqipëri ka vijuar aktiviteti sizmik. Lëkundja sizmike e 930 u regjistrua mëngjesin e djeshëm në orën 2:38, me epiqendër te Kepi i Rodonit. Tërmeti ka qenë me magnitudë të ulët, 3.6 ballë të shkallës rihter. Sipas sizmiologëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, shpeshtësia e këtyre tërmeteve është më e madhe në raport me ato që kanë magnitudë më të madhe. Vazhdimësia e lëkundjeve sizmike
është normale, pasi sa më e vogël të jetë magnituda, aq më shpesh priten të ndodhin. Tërmeti me epiqendër në Kepin e Rodonit, konsiderohet me intesitet të ulët dhe në frekuencë e në magnitudë. Ai nuk ka pasur lëkundje të tjera pasuese, ndryshe
nga tërmeti në Gjirin e Lalzit, një muaj më parë. Tërmetet janë të paparashikueshme dhe nuk mund të themi a do të vijojnë por duke qenë se Shqipëria është vend aktiv në aspektin tektonik, sipas sizmiologëve, mund të aktivizohen zona të tjera në vend.
AKTUALITET
15
E premte, 10 GUSHT 2018
Dy ministritë, ajo e Drejtësisë dhe e Brendshme, denoncuan skandalin në Gjykatën e Vlorës dhe kërkuan hetim dhe shkarkim për gjyqtaren Herila Çela
P
asi qeveria kërkoi që gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela të shkarkohet, ka reaguar edhe organi i akuzës në Vlorë. Prokuroria e Vlorës ka vendosur që ta apelojë vendimin e lirimit nga burgu të Tauland Manaj. Sipas dokumentit, prokuroria vetëm dy ditë pas dhënies së vendimit nga gjyqtaraj Herila Çelaj për lirimin e Tauland Manaj (Beqiraj) ka dorëzuar rekursin e saj në Gjykatën e Vlorës. Më 8 gusht prokuroria e Vlorës ka dërguar kërkesën e saj për ankimimin kundër vendimit për heqjen e masës arrest me burg ndaj Tauland Manaj. Në kërkesën e firmosur nga prokurori Saimir Smaka renditen edhe tre akuzat e rënda ndaj Tauland Manajt. Ministria e Drejtësisë i kërkoi Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë masa deri në shkarkimin e Çelës. Shkarkimi kërkohet, pasi për ministrinë ajo ka nxjerrë nga burgu një person me precedentë kriminal. “Herila Çela nuk e ka për herë të parë, ajo ka qenë subjekt inspektimi i KLD. MD i ka kërkuar inspektoriatit të KLD të nisë hetimin për veprimin e gjyqtares në lidhje me rastin. Do e ndjekim deri në fund çështjen dhe do të propozojmë para KLD masat deri në shkarkimin e gjyqtares”,-tha Gogu. Denoncimi i MD, u mbështet edhe nga Ministria e Brendshme. Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tha në një deklaratë për shtyp se dënon vendimin e marrë nga gjyqtarja Çela, ku sqaron me detaje se personi i liruar pak ditë më parë ishte arrestuar dy herë nga policia. Sipas tij, bëhet fjalë për një njeri me precedent dhe rrezikshmëri në qytetin e Vlorës. Taulant Manaj, i njohur dhe si Taulant Beqiraj, 28-vjeçari nga Vlora në Qershor të këtij viti u kap nga policia në flagrancë me armë gjatë kohës që ishte dënuar me “arrest shtëpie” për vrasje me dashje e mbetur në tentativë por Gjykata e Vlorës e la sërish në shtëpi me të njëjtën masë. Pikërisht ky rast ka sjellë reagimin e dy Ministrive, asaj të Brendshme që denoncon këtë rast abuziv të Gjykatës së Vlorës por edhe Ministrisë së Drejtësisë që i është drejtuar Inspektoriatit të KLD për të hetuar me urgjencë mbi këtë vendim. Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në daljen e tij për mediat sqaroi me detaje edhe dy rastet kur ishte arrestuar Taulant Manaj. “Më datë 27.02.2017, shërbimet policore të DVP Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Tauland Manaj (Taulant Beqiraj), 28-vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vras-
Lirimi i Manajt, Prokuroria: Apelojmë vendimin ZBULIMI
16 predha luftarake në Elbasan
je me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, tha Lamallari. Ai u përfshi në një përplasje me armë mes dy bandave rivale në qytetin e Vlorës. E ndërsa ishte në arrest shtëpie, Manaj e ka thyer atë. Më datë 23.06.2018, arrestohet sërish i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikeve “. Me vendim nr.1416 datë 06.08.2018, Gjyka-
KËRKESA “Më 8 gusht Prokuroria e Vlorës ka dërguar kërkesën e saj për ankimimin kundër vendimit për heqjen e masës arrest me burg ndaj Tauland Manaj. Në kërkesën e firmosur nga prokurori Saimir Smaka renditen edhe tre akuzat e rënda ndaj Tauland Manajt”. ta e Shkallës së Parë Vlorë, ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me masën
QEVERIA “Dy ministritë, ajo e Drejtësisë dhe e Brendshme, denoncuan skandalin në Gjykatën e Vlorës dhe kërkuan hetim dhe shkarkim për gjyqtaren Herila Çela, që sipas tyre ka vepruar në kundërshtim me ligjin”. e sigurisë “arrest në shtëpi” për një person përsëritës dhe të njohur për rrezikshmërinë kriminale në qytetin e Vlorës”.
POLICIA
Arsela, një nga “Shqiponjat” e Tiranës
K
ëto janë vajzat që kanë thyer paragjykimet se profesioni i polices është vetëm për burrat. Pas Silvës, Eljandës dhe Reit, Policia e Shtetit na ka prezantuar
me Arselës, pjesë e forcave speciale “Shqiponjat”, e cila në përshkrimin e fotos ka bërë bilancin e vitit. Sipas saj, këtë vit ajo dhe skuadra e saj kanë kapur në flagrancë 8
persona që po qarkullonin në kryeqytet armë zjarri pa leje si dhe kanë ndaluar 35 persona të kërkuar nga drejtësia. “Jam Arsela, një nga “Shqiponjat” e Tiranës. Në pamje të parë, të jesh pjesë e forcave speciale nuk është një punë për femra, por po ja dalim më së miri. Këtë vit kapëm në flagrancë 8 persona që qarkullonin në kryeqytet me armë zjarri pa leje si dhe ndaluam 35 persona të kërkuar nga drejtësia. Telefono falas 112, Policia e Shtetit 24/24 në shërbimin tuaj”,-thuhet në postimin e Policisë së Shtetit në facebook.
Rastësisht, në Elbasan janë gjetur16 predha luftarake që dyshohet se janë të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Predhat u zbuluan rastësisht nga kompania që po punon për rikonstruksionin e një segmenti rrugor pranë Gjykatës së re të qytetit të Elbasanit. Fadromisti i kompanisë që po zbaton projektin, gjatë gërmimeve ka konstatuar ekzistencën e predhave luftarake në thellësi të bazamentit të rrugës në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, para hyrjes së godinës së një prej rroba esivë më të njohura të këtij qyteti. Gjatësia e predhave luftarake sipas dëshmitarëve shkon rreth 50 cm, dhe aktualisht 9 prej tyre janë të ekspozuara në diell. Por temperaturat e larta që mbizotërojnë gjatë këtyre ditëve, janë rrezik potencial për shpërthimin e tyre dhe shkaktimin e një tragjedie të mundshme. Autoritetet kompetente kanë neglizhuar evadimin e tyre prej të paktën 48 orësh dhe deri tani kanë larguar vetëm 6-7 predha. Banorët theksojnë se paniku është i madh sepse një pakujdesi mund të shkaktojë shpërthimin e tyre.
KULTURE
16 E premte, 10 GUSHT 2018
Martha Ellis Gellhorn, e vetmja grua që zbarkoi në Normandi N
doshta shumë lexues e dinë se, cila ishte Martha Ellis Gellhorn, por për ata që ende nuk e dinë mund të thuhet se nuk është nga ato personazhe filmash lufte, në fakt ishte e vetmja grua, nga sa dihet që zbarkoi në Normandi në D-Day duke luajtur rolin e një reportereje të Luftës së Dytë Botërore, para së cilës kishte qenë reportere e Luftës Civile spanjolle dhe shumë reportazhe që do të vinin më vonë. Sigurisht që kjo jetë e guximshme mbetet në sfond kur prezantohet si bashkëshortja e Ernest Heminguejit. Në fakt ishte gruaja e tretë e shkrimtarit, të cilin e njohu në krishtlindjen e 1936 në Cayo Hueso. Ishte e para që ishte më e re se ai, kishte lindur në 1908, i ati ishte gjinekolog me origjinë gjermane, e ëma Edna dhe kishte 2 vëllezër Valter dhe
tek libri i saj i parë "What mad pursuit". U kthye në Amerikë nga një ofertë e Harry Hopkins, këshilltar i Ruzveltit. Martha ishte inspektore për Fera-n duke mbledhur të dhëna mbi situatën e nevojës për njerëz në Karolinën e Veriut, më pas bashkëpunoi me fotografen Dorothea Lange. Nga ky bashkëpunim doli një seri informacioni i shkruar
Alfred, të dy profesorë të njohur universitarë për drejtësi dhe mjeksi. Edna, që jo më pak ishte Edna Fischel Gellhorn, një sufragjiste ( e lëvizjes sufragjiste) që mori pjesë në themelimin e Ligës Kombëtare të Grave për Votim dhe që mbronte votën femërore. Ishte ajo që shënoi karakterin e së bijës sepse e përfshiu qysh të vogël në luftën për të drejtat e grave. Në vitin 1927 filloi të punojë si gazetare për "The New Republic", artikujt e saj duhet të jenë pëlqyer, derisa vendosi të shkonte në Europë për të qenë korrespondente. U vendos në Paris në 1932 në shërbim të agjencisë "United Press" dhe për "Vogue" duke e alteruar këtë punë me pjesëmarrjet pacifiste që do t'i përshkruante dy vite më vonë
dhe grafik që sot janë shumë të nevojshëm për të studiuar atë periudhë, e cila nga ana tjetër i shërbeu asaj për të krijuar një libër tjetër "The trouble I'seen" i publikuar në 1936. Ky ishte viti që koincidoi me Heminguejin në Florida. Lidhën miqësi dhe më pas shkrimtari u nda nga Pauline, gruaja e dytë, për të bashkëjetuar me Marthën në shtëpinë Vigia, rreth 61 metra katrorë rreth 20 km nga Havana. Ranë dakord të shkonin në Spanjë, ku një grusht shteti ushtarak vendosi Luftën Civile. Ai udhëtoi si korrespondent për Nana-n (north american newspaper alliance) dhe i shoqëronte kineasti hollandez, Joris Ivens që po filmonte filmin "Tokë spanjolle". Martha u kontaktua nga
revista Collier's Weekly, pionere në gazetarinë investigative dhe me një linjë editoriale mbrojtëse të reformave sociale. Në Spanjë konsoliduan marrëdhënien e tyre. Pasi kishin festuar Krishtlindjen në 1937, ajo u nis drejt Çekosllovakisë për të raportuar lulëzimin e regjimit nazist. Si dëshmi të kësaj periudhe do të publikonte në 1940 romanin e saj të parë "A stricken field". Pas mbarimit të Luftës Civile ajo nuk u kthye në vendin e saj, por lëvizi në vende ku lufta ishte më e nxehtë që nga Finlanda deri në Singapor, duke kaluar nga Hong Kongu, Birmania dhe Britania. Në 20 nëntor 1940 ajo dhe Hemingueji u martuan dhe u vendosën në vilën në Sun Valley, Idaho, edhe pse gjatë dimrit shkonin në shtëpinë e tyre në Kubë. Në atë vjeshtë Hemingueji publikoi "Për kë bien këmbanat?", një roman i vendosur mbi luftën spanjolle që e shkroi për dëshirën e Marthës me të cilin fitoi çmimin "Pulitzer". Suksesi profesional nuk reflektoi në atë personal. Martesa ishte një dështim që nga fillimi, sepse shkrimtarit nuk i pëlqenin mungesat e gjata të së shoqes. Në janar të 1941 Collier's Weekly e dërgoi në Kinë dhe ai e shoqëroi kudo, por buzëvarur sepse nuk i pëlqente vendi. Kthim i nxituar në Amerikë për shkak të Lufës Botërore, por kur Martha u vendos në Itali në 1943 për të mbuluar avancimet aleate, ai e qortoi përmes një korrespondence duke e pyetur, nëse ajo ishte korrespondente apo gruaja e tij. Megjithatë më e keqja do të mbërrine më vonë. Duke ditur se aleatët po përgatisnin operacionin Overlord, një zbarkim i madh në brigjet franceze që do të hapte një front të ri, ajo vendosi të ikte në Angli me idenë që të informonte që nga linja e parë. I shoqi, jo vetëm që nuk e ndihmonte, por kur i jepej mundësia e pengonte. Ai në kryeqytetin britanik kishte njohur një gazetare tjetër, Mary Welsh nga revista "Time" me të cilën mbante një romancë. Në këtë kuptim tradhtia ishte reciproke sepse Martha pati një histori dashurie me një ushtarak, James Gavin, komandant i përgjithshëm i divizionit ajror 82.
Martha nuk u smbarps, ishte e vendosur për të shkuar aty ku ishte lufta. Kur zbriti në Londër shkoi të shihte Heminguejin në spital që ishte shtruar për shkak të një aksidenti me makinë nga ku u ndanë dhe shkuan secili në rrugë të vet për të mos u parë deri në momentet e fundit të luftës, 6 muaj pasi ishte firmosur paqja dhe shkrimtari u martua me Mary-n. Ajo u fsheh në shërbimet e një anijeje - spital dhe kur vala e parë e zbarkimeve siguroi brigjet e Normandisë, ajo zbriti në tokë me ekipin shëndetsor e veshur me një uniformë barrelë-mbajtëse. Ishte e vetmja grua mes qindra-mijëra burrash që shkelën tokën franceze në 6 qershor 1944. I shoqi ishte edhe aty, por nuk u lejua të largohej nga mjetet e tyre për shkak të ndonjë sulmi të një figure të tillë letrare amerikane. Guximi i Marthës në atë ditë nuk ishte një episod i izoluar. I ndoqi trupat në avancimet përmes Europës dhe ishte ndër të parat që informoi botën për tmerrin e kampit të përqendrimit në Daçu, në të cilin shkeli vetë. Më vonë u kthye në Londër për t'u divorcuar, kishte jetuar 4 vite me Heminguejin dhe kishte një listë të gjatë meshkujsh: sipërmarrësin Laurence Rockefeller,
gazetarin William Walton, mjekun David Gurewitsch dhe botuesin e "Time", Mathews me të cilin do të martohej në 1954 dhe do të divorcohej në 1963. Pas divorcit vazhdoi të ushtronte profesionin e saj. Ishte në luftën e Vietnamit si dhe në konfliktet arabo-izraelite, misione që e ndanë nga Sandi, jetimi italian që kishte adoptuar në 1949, por që nuk e ndalën në publikime si në ese, ashtu edhe në letërsi. 70-vjeçare shkoi në Amerikën Qendrore për të informuar mbi luftrat civile që pushtuan vendin në atë rajon në 1979 (Guatemalë, Salvador, Nikaragua..). Në 1989 bëri të njëjtën gjë me pushtimin amerikan të Panamasë. Sigurisht që vitet bënin punën e tyre dhe filluan të shiheshin shenjat, vuante nga katarakti që i operoi, por që e lanë gjysëm të verbër, por që nuk ia shuajtën dëshirën për të punuar. Në 1998 u prek nga kanceri dhe vendosi t'i japë fund jetës me një kapsulë cianuri. Ishte fundi i një jete të guximshme dhe frenetike të një gruaje të vendosur për t'u njohur dhe vlerësuar nga vetë ajo, aq sa kur u intervistua kërkoi të mos përmendej Hemingueji sepse e mohonte faktin të ishte një shënim në fund të faqes së jetës së shkrimtarit. labrujulaverde - bota.al
VIP
17 E premte, 10 GUSHT 2018
Bebe Rexha: Publikimin e albumit tim të parë e përjetova si lindjen e një foshnje Bebe Rexha thotë se nxjerrja në shtije e albumit të parë ishte krejtësisht si ardhja në jetë e një foshnjeje. Këngëtarja 28-vjeçare publikoi albumin debutues "Expectations" në muajin qershor, ku ka pranuar se ka qenë një punë e lodhshme dhe se shpeshherë eshte bërë nervoze. "Isha me të vërtetë nervoze, por njëkohësisht edhe e lumtur. Unë shkova në një dyqan me nënën time dhe bleva të gjitha kopjet. Ky ishte një lloj emocioni për mua", tha ajo. "Duket sikur je lindur, e di se çfarë dua të them, dua të them, nuk kam lindur kurrë më parë, versioni im i lindjes, por një ditë para nxjerrjes në shitje më kaploi paniku", pohoi më tutje shqiptarja për "Lincoln Journal Star". Megjithëse punon në biznesin e muzikës për shumë vites, Bebe gjeti guximin për të publikuar një solo album sapo pushoi të kujdesej për artistë të tjerë. Këngëtarja ka shkruar tekstet e një numri të
Operacione plastike? Nuk pranohesh në konkursin "Miss Boom Boom" Konkursi i "Miss Boom Boom" në Brazil refuzon që të pranojë çdo modele me forma bombastike false, për shkak të numrit të vdekjeve që rritet nga kirurgjia e të pasmeve. Rreth 27 garuese janë testuar me rrezet x për të provuar se janë natyrale. "Miss BoomBoom" është një konkus bukurie që mbahet në Brazil ku triumfon ajo që ka të pasmet më të mëdha. Një prej rregullave më të rrepta thotë se vajzat nuk duhet të bëjnë asgjë për t'i zmadhuar ato. Ata e kanë bërë këtë gjë për shkak se operacionet plastike mund të çojnë në një fund tragjik për jetën. Kështu, 27 konkurentet pranuan se kanë bërë procedura të tjera për gjoksin, buzët apo hundën, por janë bashkuar me nismën e organizatës që këto të marrin fund, pasi janë kërcënuese për jetën. Brazili u trondit në korrik të këtij viti pasi kirurgu i famshëm i plastikës Dr. BoomBoom - i njohur edhe sui Denis Furtado u arratis, pasi një grua vdiq disa orë pas operacionit. Ajo kishte marrë injeksione për të rritur të pasmet. Mendohet se kirurgu i famshëm, i cili ka më shumë se 650,000 ndjekës në Instagram, injektoi aksidentalisht mbushës në një arterie.
madh artistësh, përfshirë Rihanna dhe Eminem. Rexha është duke vazhduar me
sukses të mbajë koncerte anembanë globit dhe po kujdeset për projektet e reja.
Futbollisti zbulon marrëdhënien seksuale treshe me shokun e ngushtë Dy futbollistë të Arsenalit ishin në prag të shkatërrimit të shoqërisë për shkak të një historie dashurie. Jermaine Pennant ishte mik aq i ngushtë me Ashley Cole sa ndanin edhe të dashurat.
Marrëdhënia seksuale mes tyre dhe një modeleje u bë publike në media, pasi Pennant nxori në treg librin autobiografi. "Numri i rasteve që Ashley Cole dhe unë kemi kryer marrëdhënie treshe. Ai jetonte
në Canary Wharf, tani nuk e kujtoj emrin e vajzës, por ne e bëmë pas shpinës së saj, kur ajo pranoi të ishte aty. Bëmë vetëm pak pushim për të pirë çaj dhe vazhduam sërish", shkruhej në libër. Në intervistën e tij në "GMB", futbollisti zbuloi se fakti që tregoi sekretet mes miqve ishte gati për t'i shkatërruar shoqërinë që e kishte ndërtuar prej vitesh. Ndër të tjera, Pennant tregoi se Ashley kishte një të dashur kur filloi të takohej me Cheryl Cole, me të cilën u martua dhe u nda pas disa vitesh për tradhti. "Ne kemi qenë dhe jemi shokë të ngushtë. Tani po tregohem i sinqertë që po zbuloj një të kaluar. Gati humba shoqërinë për shkak të këtyre eksperiencave", tha ai për GMB.
Kur puthesh me pasqyrën Ajo njihet për shfaqjen e formave të saj trupore nëpër rrjetet sociale dhe pasarelat e mbarë botës. Emily Ratajkowski duket vërtetë në formë, sidomos në foton që postoi këtë të mërkurë duke pozuar ngjitur me pasqyrën e tualetit. Imazhi që postoi në Instagram i shfaqte format e saj më të zmadhuara se zakonisht. Veshur me një fustan të gjelbër që ishte aq i thjeshtë sa edhe joshës, modelja shkëlqeu nën dritën e vetme të tualetit. Flokët e saj të gjata ngjyrë kafe ranë poshtë prapa dhe një palë vathë me varëse të argjendta kapnin një prekje të ndriçimit. Emily aktualisht po shijon disa kohë në "Qytetin e Dritës" edhe mbetet e paqartë nëse është punë apo për kënaqësi. Javën e kaluar, Emily kaloi pak kohë duke treguar linjën e vet të veshjeve. Dizenjuesja ndau një video në Instagram, ku dukeshin një palë rrobabanjo të kompanisë së saj "Inamorata", të cilat kushtojnë 160 dollarë. Modelja 27-vjeçare pozoi duke shfaqur një imazh të zjarrtë, në një tualet në Paris.
Kendall Jenner "ndez" rrjetin me pozën topless Ajo është një prej modeleve më të famshme në të gjithë botën dhe shpeshherë sfilon për markat lukzove. Kendall Jenner ka pozuar topless këtë herë për 10-vjetorin e revistës "LOVE". 22-vjeçarja dukej shumë seksi me mbathje të kuqe, e shtrirë në pishinë. Edhe linjat e saj trupore dukeshin qartë në fotografinë e publikuar nga editorja e revistës, Katie Grand. Është normale që revistat e famshme zgjedhin yllin e "KUWTK", sepse ajo merr gjithnjë vëmendje.
VIP
18 E premte, 10 GUSHT 2018
Mirëseerdhe në Serbi! I dashuri i Dua Lipës i mbyll gojën komentueses Dua Lipa udhëtoi për në Prishtinë me familjen dhe të dashurin e saj Isaac Carew. Ai publikoi një fotografi nga avioni privat dhe nuk munguan komentet nga ndjekësit e tij. Një komentuese serbe i shkruajti "Mirëseerdhe në Serbi", ndërkohë që ai kishte shkruajtur se gjendet në Prishtinë. Duket se Dua e ka informuar për të kaluarën e Kosovës dhe Serbisë, prandaj përgjigjia e tij u konsiderua epike. "Gjeografia nuk është atributi juaj, apo jo?", shkruajti Isaac. Ndërkohë këngëtarja me famë botërore po përgatitet për festivalin madhështor që ka mbledhur emra të njohur të muzikës shqiptare e të huaj.
Një çmim i ri Oskar që vlerëson filmat popullor Ndryshime po vijnë për ceremoninë e Çmimeve Oskar duke sjellë një kategori të re dhe një spektakël më të shkurtër, njoftoi dje Akademia. "Kategoria e re do të vlerësojë filmat më popullorë", shkruan në "Twitter" Akademia e Shkencës dhe Artit të Filmit. Akademia njoftoi gjithashtu se data e ceremonisë së dhënies së çmimeve do të zhvillohet më herët këtë vit dhe do të jetë globalisht më i aksesueshëm, që do të zgjasë vetëm tre orë. "Ndryshimet do të hyjnë në fuqi në vitin 2020", thuhet në këtë mesazh në "Twitter" duke shtuar se njerëzit që duan të ndjekin ceremoninë duhet të shënojnë në kalendarin e tyre datën 9 shkurt. "Bordi drejtues i Akademisë i miratoi ndryshimet dje në mbrëmje", sipas "Hollywood Reporter". Shfaqja do të jetë më e shkurtër sepse disa çmime do të prezantohen gjatë reklamave, sipas një letre
Ish-i dashuri harron Era Istrefin, ja me kë e zëvendëson Menaxheri i njohur kosovar, Faton Shoshi u përfol gjatë për romancën e tij me Era Istrefin, por duket se cdo gjë mes tyre ka përfunduar. Ai ka nisur një lidhje dashurie me modelen kosovare, Gresa Hoti dhe këtë e ka konfirmuar me anë të një postimi në Instagram. Të dy janë të përqafuar dhe fotografia është shoqëruar me zemër. Nuk kanë munguar komplimentet për çiftin më të ri në shoëbizin shqiptar. Gresa ka kohë që aktivitetin e saj e ka zhvilluar në Milano dhe njihet për bukurinë e saj natyrale. Ndërkohë këngëtarja Era Istrefi thuhet se ka nisur lidhje me Diplon, por ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë.
Richard Gere, baba për herë të dytë në moshën 69-vjeçare Martesa e tretë për yllin e Hollivudit ndodhi prillin e shkuar dhe tani, Richard Gere pret të bëhet baba në moshën 69-vjeçare për herë të dytë. Bashkëshortja, Alejandra Silva, 35-vjeçare është shtatzënë, sipas shtypit spanjoll. Aktori ka një djalë 18 vjeç me gruan e dytë, aktoren Carey Lowell. Lajmi nuk është konfirmuar nga çifti, por as është mohuar. Alejandra Silva është një sipërmarrëse e re shumë e famshme, prej kohësh e impenjuar me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fushë në të cilën punon krah Richard Gere. Ka qenë pikërisht kjo ajo që ka forcuar lidhjen e tyre. Pas martesës, në Madrid, aktori kishte deklaruar për revistën ' ¡Hola!': "Jam martuar me një grua inteligjente, të ndjeshme, të impenjuar me shoqërinë civile, zbavitëse, e durueshme, e aftë të falë…"! Alejandra ka një dajlë 6 vjeçar nga martesa pararendëse.
Gere ka qenë i martuar me top modelen Cindy Craëford nga viti 1991 deri në 1995 dhe me aktoren Carey Lowell nga 2002-i në 2016ën. Me gruan e tij të tretë jeton mes SHBA dhe Madridit.
Vazhdon sherri, Angelina nuk lejon Brad të takohet me fëmijët që drejtori ekzekutiv i Akademisë, Dawn Hudson ia dërgon anëtarëve të organizatës. "Ndërsa çastet që shpallet fituesi do të shfaqen", thotë Hudson në këtë letër, të cituar nga "Hollywood Reporter". Shikueshmëria e ceremonisë ka rënë në vitet e fundit. Spektakli i këtij viti, që u mbajt më 4 mars, u ndoq nga 26,5 milionë shikues dhe ishte gati
katër orë i gjatë. Numri i shikuesve ishte nën 32,9 milionë në vitin 2017 dhe shumë më poshtë se sa rekordi i 55,2 milionë që kapi në vitin 1998, viti i që u prezantua filmi "Titanik". Spektakli për vitin e ardhshëm, edicioni i 91-të i dhënies së Çmimeve të Akademisë, do të zhvillohet më 24 shkurt, ndërsa nominimet do të njoftohen më 22 janar.
Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë ende në debate për divorcin e tyre ku situata e kujdestarisë është tensionuar shumë. Thuhet se Brad ka kaluar një pjesë të madhe të verës në Angli, ku jetojnë Angelina me 6 fëmijët. Gjykatësi në rastin e divorcit përcaktoi një orar që Brad të takonte fëmijët e tij në Londër për 10 orë në ditë. Më pas u rralluar në 4 ditë, një herë në disa kohë. Burime për TMZ thonë se Brad dhe Angelina kurrë nuk flasin me njëri-tjetrin, dhe komunikojnë gjithmonë përmes dadove apo asistentëve. Është e qartë se ka pasur diskutime mbi takimet e Brad me fëmijët. Gjyqtari në çështjen e divorcit ka lëshuar një urdhër duke thënë se Angelina u përpoq të kufizonte takimet duke shtuar se ishte e dëmshme për ta. Gjykatësi madje tha se Brad kishte të drejtë të telefononte dhe të shkruante fëmijët sa herë që donte, dhe Angelina nuk mund të monitoronte kontaktet. Debatet e fundit kanë qenë për cështjet e pagesave ku Brad zbuloi se i ka dhënë 9 milionë dollarë që prej ndarjes për të blerë shtëpinë dhe mbështetje për fëmijët. Duket se gjërat mes tyre nuk do përmirësohen edhe për një kohë të gjatë…
KURESHTI
M
ë 12 shkurt 1809, lindi Çarls Darvin, babai i teorisë së evolucionit me anë të përzgjedhjes natyrore. E gjithë bota e kremton këtë ngjarje me Ditën e Darvinit. Më poshtë Bota.al citon artikullin e "Fokus", që tregon se cila është teoria e evolucionit dhe cilat janë besimet e zakonshme (dhe të pasakta) në lidhje me të. Speciet e gjalla ndryshojnë me kalimin e kohës, kur përzgjedhja natyrore vepron mbi popullatat, të përbërë nga individë të ndryshëm. Pasojat e kësaj dhe teorive të tjera, duhet ende të kuptohen nga shoqëria. Kjo është arsyeja pse ne jemi përballur me evolucionin e të kundërtës, duke filluar nga ajo që nuk është (por që gjithkush mendon se është). 1. Evolucioni është vetëm një teori Po dhe jo. Evolucioni është një fakt, por është gjithashtu edhe një teori shkencore:megjithatë, kuptimi i termit është i ndryshëm nga ajo që në përgjithësi nënkuptojmë ne. Një teori, në kuptimin e zakonshëm, është një spekulim pa shumë baza. Nga pikëpamja e shkencës, një teori është një shpjegim i plotë dhe i konfirmuar i disa aspekteve të botës natyrore, i arritur me zbatimin e metodës shkencore. Një teori, na lejon gjithashtu të shpjegojmë aspektet e panjohura të natyrës, dhe madje të parashikojmë të ardhmen. Teoria e evolucionit, përveç përzgjedhjes natyrore, përfshin gjithashtu aspekte të tjera, të tilla si përzgjedhja seksuale dhe prejardhja gjenetike, të cilat e kompletojnë atë. 2. Është ligji i më të fortit! Jo. Shpesh dëgjojmë, se evolucioni justifikon agresionin dhe shtypjen, pasi është "ligji i më të fortit". Koncepti është absolutisht i huaj për shkencën:më "të përshtatshmit" në një popullsi, nuk janë
19 E premte, 10 GUSHT 2018
Dhjetë gjëra që mendoni se i dini mbi evolucionin
7. Ai mbështet vetëm tek rastësia Jo. I gjithë procesi i evolucionit përmes përzgjedhjes natyrore, përfshin të paktën 2 faza bazë:E para është gjenerimi i ndryshueshmërisë nëpërmjet mutacioneve, ose ndryshimeve të tjera në gjenomën(ADN-në e një individi). E dyta është zgjedhja e vërtetë natyrore, e cila eliminon individët që nuk arrijnë të riprodhohen në atë mjedis të veçantë. Mutacionet, së bashku me rikombinimin dhe emigrimin në vende të tjera, mund të konsiderohen të krijuara rastësisht. Por përzgjedhja natyrore është një proçes i përkryer deterministik, shumë larg nga zgjedhja e rastësishme.
individët fizikisht më të fortë apo më agresivë, por individët që riprodhohen gjithnjë e më mirë. Për shembull, brejtësit, si lepujt nuk mund të thuhet se janë agresive apo më të forte, se një grabitqar. Megjithatë, ata janë ndër llojet më të përhapura të gjitarëve në Tokë. 3. Është një dukuri e së kaluarës Jo. Biologët kanë qenë në gjendje të studiojnë dhe të përshkruajnë shumë shembuj të ndryshimit evolutiv në kohën që ai ndodh. Për shembull, bashkëshortët Grant, biologët evolucionistë britanikë, kanë studiuar një popullsi të vogël të një zogu të vogël që banon në një ishull të Galapagos, dhe ata e kuptuan se gjatë dekadave, kjo popullatë kishte ndryshuar. Një tjetër shembull i njohur, është zhvillimi i rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve, që ndodh vazh-
dimisht dhe në mbarë botën. Edhe njeriu, pavarësisht pretendimeve të disa biologëve, nuk ka ndalur kurrë së evoluari. Prandaj, evolucioni nuk kufizohet vetëm tek qeniet e së kaluarës siç janë dinosaurët.
sjelljeve ose përshtatjet e tjera që lejojnë mbijetesën në një mjedis të veçantë dhe vetëm në momente të veçanta historike. Prandaj nuk ka lloje më të evoluara sesa të tjerët, ose veçanërisht "të preferuara" nga përzgjedhja natyrore.
4. Është një proçes që ka një synim Jo. Shumë njerëz e shohin evolucionin si një rrugë të gjatë që fillon në të kaluarën e largët, dhe ka një objektiv të saktë:lindjen e specieve tona, apo llojeve të tjera më të evoluara. Por vetë proçesi, siç shpjegohet nga Çarls Darvini, bazohet vetëm në suksesin e
5. Ekzistojnë specie të ndërmjetme Jo. Koncepti i një specieje të ndërmjetme, ose një hallke të zinxhirit është i gabuar, pasi këto specie do të ishin në gjysmë të rrugës, mes një të shkuare të papërsosur, dhe një të tashme në të cilën evolucioni e ka arritur përsosmërinë. Për më tepër, ideja e hallkave lidhëse, si Homo Naledi, do të sugjeronte praninë e një zinxhiri të gjatë ose një shkalle të formave të jetesës, që fillojnë nga ato më pak të përsosurat, dhe deri tek më të përsosurat. Tanimë e dime, se speciet formojnë një lloj "shkurreje" komplekse dhe të ndërlikuar, pa një vijë të saktë që varion nga e kaluara deri në të tashmen. 6. Ka "fosile të gjalla" Jo. Kjo është vetëm një metaforë:Edhe pse shumë forma të jetës, si kafshë ashtu edhe bimë, janë të ngjashme me ato të së kaluarës, kjo s'do të thotë që ato nuk kanë ndryshuar për miliona vjet, a thua se evolucioni i tyre të mos kishte filluar asnjëherë. Një shembull i njohur është çelakantoja, një peshk, forma më e ngjashme e të cilit daton rreth 400 milionë vjet më parë, por ngjashmëria me të kaluarën është vetëm sipërfaqësore, dhe këto specie kanë qenë shumë të ndryshme nga ato të sotmet.
8. Është gjithmonë përparim Jo. Mendohet se speciet e së kaluarës, ishin më pak evolucionare se ato të sotmet, më pak të përsosura dhe të përshtatura për mjedisin. Në fakt, meqenëse evolucioni zgjedh vetëm individët që arrijnë të mbijetojnë në një kohë dhe vend të caktuar, në të kaluarën kanë jetuar specie që nuk ishin as më të mira dhe as më të keqija sesa sot, por vetëm të ndryshme. 9. Është një teori për origjinën e universit dhe të jetës Jo. Evolucioni përshkruan dhe shpjegon, vetëm atë që ka ndodhur, ndodh dhe do të ndodhë me speciet e gjalla. Proçesetkimike dhe fizike, që kanë çuar në format e para të jetës, si dhe Big Bengu, dhe shumë dukuri të tjera fizike nuk kanë të bëjnë me evolucionin përmes përzgjedhjes natyrore. Evolucioni "hyri në veprim" vetëm kur ka pasur qeliza, madje edhe ato shumë të thjeshta, që u riprodhuan. 10. Është një udhëzues për sjelljen Jo. Evolucioni nuk dikton udhëzime për sjelljen njerëzore. Këto të fundit, bazohen në themele të tjera:socialiteti, simbolet, morali, kultura …që ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe nga populli në popull. Nuk ka të bëjë aspak me skllavërinë apo racizmin, të cilat janë sjellje njerëzore, dhe as me pseudo-shkenca të tilla si fizionomia, që në fund të viteve 1800, pretendonte se kishte një lidhje direkte mes sjelljes së njeriut dhe tipareve të tij fizike.
SPORT
20
E premte, 10 GUSHT 2018
Skuadra verilindore pësoi një humbje 2-5 në sfidën e parë të turit të tretë në Europa League
Kukësi merr një “shuplakë” në Gjeorgji, por ka ende shpresa për kualifikim
K
ukësi pësoi një humbje të hidhur në sfidën e luajtur në stadiumin “Mikheil Meski” kundër gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisit me rezultatin 5-2 në takimin e parë të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës. Mungesa e Maliqit në krahun e djathtë nuk mund të shërbejë kurrsesi si një justifikim për Kukësin, që pësoi plot katër gola në 31 minutat e para të lojës, nga një skuadër e një niveli dukshëm më të ulët se verilindorët. Nisja ka qenë ajo më e keqja për Kukësin, që e gjeti veten në disavantazh, pasi Kukianidze realizoi për vendasit. Verilindorët tentuan të barazonin, por mbrojtja e ekipit gjeorgjian ishte e pozicionuar. Madje minutën e 12-të, Kukianidze iu afrua golit të dytë, por mesfushori gjeorgjian nuk gaboi 3 minuta më pas dhe e çoi rezultatin në 2-0. Pas golit të dytë, Kukësi sikur u ngjall dhe ia doli të shkurtonte rezultatin në të 22-n, pasi Harba realizoi me një gjuajtje fantastike nga jashtë zone. Goli acaroi vendasit e pati përplasje. Arbitri dha karton të verdhë për Kimadze nga Torpedo, dhe Musollin për Kukësin. Gjeorgjianët e shtuan ritmin dhe gjetën golin e tretë me anë të Lazar Marin në minutën e 38të. Por reparti mbrojtës shfaqi probleme në këto minuta të luajtura, e kjo u shfrytëzua nga Torpedo Kutaisi që gjeti golin e katërt me anë të Kimadze-s, me një goditje nga jashtë zone. Rex-
PORTIERI
Courtois prezantohet te Reali: Përmbusha ëndrrën që kisha që kur isha i vogël
hinaldo për verilindorët kishte mundësinë të realizonte golin e dytë në të 39’, por gaboi para porte. Pjesa e dytë nisi e vrullshme për miqtë, që rrezikuan me Rexhinaldon 2 herë. Por Laçni shkaktoi panik te shqiptarët, pasi gjuajtja e tij goditi traversën. Në të 75-n, sërish Rexhinaldo shpërdoroi një pasim të
Donjet Shkodrës për të ngushtuar rezultatin. Pavarësisht përpjekjeve kur duheshin edhe 4 minuta nga fundi i takimit, vendasit realizuan golin e pestë me anë të Kapanadze shënon për Torpedon. Por 2 minuta më pas, Plaku realizoi golin e dytë për verilindorët, nga pika e bardhë e 11 metërshit. Rustem Hoxha u
pengua brenda zonës dhe arbitri akordoi penallti. Deri në fund të takimit, rezultati nuk ndryshoi. Javën e ardhshme do të luhet ndeshja e kthimit në “Elbasan Arena” dhe duke parë nivelin e skuadrave, Kukësi i ka të gjitha mundësitë për të tentuar mrekullinë dhe për të vijuar ende aventurën europiane.
Thibaut Courtois është prezantuar ditën e djeshme në Madrid nga presidenti Fiorentinio Perez, i shoqëruar edhe nga familja e tij. Ai është shprehur mjaft i lumtur për aventurën e tij të re. Ai do të jetë për 6 sezone me fanellën e kryeqytetasve spanjoll. “Sot përmbush një ëndërr. Nuk e imagjinoni sa i lumtur jam. Ata që më njohin e dinë sa kam punuar që të mbërrij këtu. Kam ardhur në klubin më të mirë në botë dhe kjo është një përgjegjësi. Falënderoj Realin që ka bërë të mundur që të mbërrij këtu. E kam ëndërruar këtë moment që fëmijë. Kam luajtur kundër Realit si kundërshtar dhe e di çdo të thotë. Sot jam njeri nga ju”, përfundoi Courtois. Belgu ka qenë pjesë e Atletico Madrid, që është rivali i qytetit të klubit merengues.
MERKATO
LISTA
REAGIMI
Kukësi transferon në formë huazimi futbollistin e Juventusit
Më të mirët në Champions League, UEFA zyrtarizon kandidatët
Klubet shqiptare gjatë sezoneve të fundit kanë nisur bashkëpunimin e mirë me skuadrat italiane. Së fundmi është Kukësi që ka arritur të mbyllë transferimin e një futbollisti të Juventusit, në formë huazimi. Bëhet fjalë për Omar Toure, i cili është pjesë e Juventus U-23 dhe luan në qendër të mesfushës. Palët kanë arritur akordin që djaloshi i lindur më 18 shtatorin e vitit 1998 të vihet nën dispozicionin e teknikut Armando Cungu. Më parë Toure ka luajtur për ekipet e moshave të Inter-it në Itali, më pas një viti u bë pjesë e bardhezinjve. Për shkak se nuk ka gjetur hapësira aktivizimi në Serie C me Juventus U-23, është gjetur akordi që Toure të huazohej diku. Te kuksianët po bëhen gati edhe për të larguar lojtarë. Emrat e tyre tashmë janë bërë të ditur në media, ku i pari është Sabino Plaku. Sulmuesi ka kontratë afatshkurtër me verilindorët dhe nuk dihet nëse do të aktivizohet në Superiore me ta. Kamza është skuadra kandidate për të marrë shërbimet e tij. Edhe vet lojtari e ka pranuar se mund të transferohet atje ku luajti dhe një vit më parë.
UEFA ka publikuar listën e shkurtuar të futbollistëve më të mirë, rol për rol, të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve. Prezantimi zyrtar i formacionit më të mirë do të bëhet më 30 gusht, me rastin e hedhjes së shortit të edicionit të ri në Montecarlo. Juria, e cila ka dekretuar finalistët për secilin rol, përbëhej nga 32 trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse në grupe sezonin e kaluar. Këtyre iu shtuan 55 gazetarë nga të gjitha federatat e UEFA-s, përfshi dhe Shqipërinë. Në të njëjtën mënyrë, UEFA bëri publike edhe 3 finalistët për lojtarin më të mirë të Europa League, që u votuan nga trajnerët e fazës së grupeve dhe gazetarët. Bie në sy se, në listën e më të mirëve, dy janë nga Atletico Madrid, Godin dhe Griezmann, e tjetri Dimitri Payet i Marsejës, edhe kjo skuadër finaliste. Portierë: Alisson Becker (Roma, tani Liverpool), Gianluigi Buffon (Juventus, tani Paris), Keylor Navas (Real Madrid) Mbrojtësit: Marcelo (Real Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid), Raphael Varane (Real Madrid) Mesfushorët: Kevin De Bruyne (Manchester City), Toni Kroos (Real Madrid), Luka Modric (Real Madrid) Sulmuesit: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid, tani Juventus), Mohamed Salah (Liverpool).
Federata e Atletikës mbështet Smajlajn: E penalizuan në mënyrë të turpshme Delegacioni shqiptar i atletikës mbeti shumë i pakënaqur nga organizimi i Europianit të Atletikës pas garës së Izmir Smajlajt në kërcimin së gjati. Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli në një prononcim për Top Channel shprehu indinjatën e tij për manipulimin që iu bë rezultatit të 25-vjecarit, rezultat që e la jashtë luftës për medalje. “Do t’ua dokumentoj të gjithë mediave shqiptare se çfarë ka ndodhur me të vërtetë me rezultatin e Izmirit. Në kërcimin e tretë, ka kërcyer në kufirin e 8 metrave dhe duhet të ishte në mënyrë absolute finalist. Fillimisht u dha një rezultat më i dobët dhe më pas e korrigjuan, por sërish nuk na dhanë hakun”, tregoi Ruli. Ruli deklaroi gjithashtu se e gjithë kjo ishte një turp i madh dhe se gjyqtarët e garës u munduan ta mbulonin, duke deklaruar se ka pasur ankesa edhe nga Federata të tjera. “Për të mos marrë përsipër gjyqtaria turpin apo gabimin, tha se ka ankesë nga Suedia, Polonia, Ukraina dhe Shqipëria. Unë do ta quaja një turp, që atletit tonë iu hoqën pretendimet për medalje”, deklaroi Ruli.
SPORT
21
E premte, 10 GUSHT 2018
1.3 miliard euro shpenzime në transferime, Liverpooli dhe Chelsea ekipet më aktive
Premier League mbyll merkaton pa çmenduri, ja lëvizjet e “bigëve”
P
remier League mbylli dje merkato e transferime, duke e mbyllur në shifrën e 1.3 miliardë euro shpenzime, rreth 0.3 miliardë euro më pak se vitin e kaluar, shenjë e rëndësishme që tregon se skuadrat angleze kanë bërë më pak investime të çmendura. Ajo që do të mbahet mend nga kjo merkato, është fakti që për herë të parë u shpenzuan kaq shumë para, për të përforcuar portën, kjo e ndikuar edhe nga ajo çfarë i ndodhi Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën e humbi vetëm prej gabimeve të gjermanit Karius. Pikërisht “The Reds” vendosën rekord me transferimin e Alisson Becker, duke paguar plot 73 milionë euro për kartonin e tij, por vetëm pak ditë më vonë, Chelsea pagoi 80 milionë euro për të marrë të riun Kepa nga Athletic Bilbao dhe për të thyer rekordin e paguar ndonjëherë për ndonjë portier, me spanjollin që bëhet automatikisht më i shtrenjtë. Jose Mourinho munde të ndihet i mërzitur, pasi drejtuesit e klubit nuk i sollën asnjë nga lojtarët e preferuar, por mund të ngushëllohet me faktin se kolegu i tij, Maurizio Pochettino nuk do të shikojë asnjë fytyrë të re në përbërje të skuadrës së tij, pasi Tottenhami vendosi të bënte spektatorin në këtë merkato. Manchester City- Shpenzoi 70 milionë euro për transferimin e Rijad Mahrez nga Leicesteri dhe u mjaftua me kaq, duke hequr dorë edhe nga Jorginho. Strategu spanjoll duke se ka nevojë për pak ndërhyrje në sezonin e ri, pasi ka një skuadër të kompletuar. Manchester United- Shpenzoi 82 milionë euro për të marrë mesfushorin Fred nga Shakhtar Donetsk dhe anësorin Dalot nga Porto, por natyrisht që Mourinho nuk është i kënaqur, pasi kishte kërkuar plot 5 përforcime. T o t t e n h a m : “S pu rsa t” e mbyllën sezonin e kaluar në vendin e tretë dhe këtë verë u mjaftuan me mbajtjen në ekip të trajnerit Pochettino dhe yjeve si Harry Kane, Dele Alli, Erikssen. Një merkato tërësisht si spektator për Tottenhamin, që as nuk largoi dhe as nuk afroi asnjë futbollist. Liverpool- Skuadra e Jurgen Klopp ka shpenzuar plot 182 milionë euro, duke afruar në skuadër lojtarë si portieri Alisson, mesfushorët Fabinho dhe Keita (u prenotua që verën e kaluar te Leipzigu), por edhe fantazistin nga Gjilani, Xherdan Shaqiri. Chelsea- Blutë e Londrës e nisën gjithçka me vonesë, pasi fillimisht bënë rokadën e pankinës, me largimin e Contes dhe
emërimin e italianit tjetër, Maurizio Sarri. Më pas Abramovich shpenzoi 57 milionë euro për të marrë Jorginhon nga Napoli, futbollist i preferuar nga Sarri dhe vetëm dje pagoi 80 milionë euro të tjera, për të sjellë në Londër portierin spanjoll Kepa,
i cili do të zëvendësojë belgun Courtois, që iu bashkua Realit të Madridit. Pikërisht nga kampionët në fuqi të Europës erdhën 35 milionë euro dhe mesfushori kroat, Mateo Kovaçiç, që të paktën për një sezon do të punojë nën urdhrat e Maurizio Sarrit.
Arsenal- Te “topçinjtë” përfundoi epoka e Arsene wenger, ndërsa në fund të majit pankina iu besua ish teknikut të PSG-së, spanjollit Unay Emery. Menjëherë në skuadër u afrua portieri gjerman Leno për 25 milionë euro dhe më pas organizatori uruguaian Torreira, që erdhi nga Sampdoria për 30 milionë euro. Pjesa tjetër u shpenzuan për afrimin e mbrojtësit Sokratis dhe mesfushorit të talentuar francez, Guendouzi. Vlen të përmendet se deri në minutat e fundit, drejtuesit e Arsenalit bënë përpjekje për të sjellë në Londër sulmuesin anësor të Barcelonës, Dembele. Skuadrat e tjera- Shumë aktiv është treguar Leicester, që ka shpenzuar rreth 100 milionë euro, duke afruar emra si ish mbrojtësi i Interit, Ricardo Pereira dhe fantazisti i ardhur nga Norwich, Maddison. Nuk
ka mbetur pas as Ëest Hami, që ka sjellë në Premier League fantazistin brazilian Felippe Anderson nga Lazio sulmuesin ukrainas, Yarmolenko, duke shpenzuar në total rreth 99 milionë euro, ndërsa mori pa para mesfushorin anglez Ëilshere . Në orët e fundit u zgjua edhe Evertoni, që mori dy futbollistë nga Barcelona, mbrojtësin kolumbian Jerry Mina për 32 milionë euro dhe mesfushorin Andre Gomez të huazuar për 2.5 milionë euro, pa harruar brazilianin Bernard, që erdhi si lojtar i lirë nga kampionati ukrainas. Goditje të bujshme bën edhe Fulham, që rikthehet në Premier League duke shpenzuar 30 milionë euro për të marrë fantazistin Seri nga Nice, një futbollist që zgjoi interesin e shumë klubeve të mëdha europiane, por edhe portierin Sergoi Rico nga Sevilla.
PRESIDENTI
IRONIA
Starton sot Premier League, Mourinho: Vendi i dytë arritja më e madhe për mua!
Trajneri i Leicester tallet me keq: Maguire te United vetëm për dy orë!
P
remier League pas mbylljes së merkatos, sot do të hapë sezonin e ri 2018/19, i cili pritet të dhurojë spektakël. Në fushën e lojës nuk do të zbresin të parët, kampionët e Manchester City-it, por rivalët e qytetit, United, që do të provojnë që të marrin tre pikët e para ndaj Leicester. Pas një vere të vështirë në “Old Trafford”, ku risitë janë vetëm mesfushori i Brazilit Fred dhe portugezi Diego Dalot, skuadra e Mourinho e nisi garën jo si favorite për të fituar titullin. Skuadra e “qytetarëve” shihet si favorite sipas “bookmakers”-ve për të mbrojtur kurorën e tyre, ndërkohë që menjëherë pas tyre vjen Liverooli, që ka bërë disa përforcime të rëndësishme, duke e krahasuar nga një sezon më parë. Jose Mourinho ka deklaruar se Liverpool dhe Tottenham nuk kanë fituar asgjë prej vitesh të tëra, por është krijuar përshtypja se janë “fitues serial”, ndryshe nga çfarë ndodh me Manchester United. “Në këndvështrimin
tim është e pabesueshme që kemi dalë në vendin e dytë. Ne e dimë mirë sa e vështirë është të arrish në vendin e dytë, por me kritikat, me shkrimet që kemi lexuar dhe me atë që kemi dëgjuar na është krijuar përshtypja sikur kemi rënë nga kategoria, ndërsa Liverpool e Tottenham kanë fituar gjithçka të mundshme. Shtypi është një gjendje që të bëj të shihen si fitues serial, si ekipe të suksesshme, edhe ato skuadra që nuk kanë fituar asgjë prej dekadash dhe e mbyllën kampionatin poshtë nesh. Sinqerisht e shoh të pamundur pse ndodh
që me tetë tituj kampion në karrierën time, tre prej të cilëve në Angli, ta konsideroj vendin e dytë të sezonit të kaluar si një nga arritjet e mia më të mëdha në karrierë”, ka thënë strategu portugez. Paul Pogba, Jesse Lingard, Romelu Lukaku, Ashley Young dhe Marouane Fellaini kanë filluar përgatitjet vetëm që nga dita e hënë dhe më shumë mundësi nuk do të zbresin në fushë në ndeshjen e parë. Formacioni i United- Strategu portugez do ta nisë me De Gean në portë, në mbrojtje, Smalling dhe Bailly do të formojnë dyshen e mbrojtjes, ndërkohë që Shaë së bashku me Darmian do të luajnë nga krahët. Risi do të ketë në mesfushë, atje ku portugezi do t’i besojë dy blerjeve të reja Pereira dhe Fred, ndërkohë që McTominay do të vijojë të jetë në fushë, si në pjesën më të madhe të ndeshjeve nga sezoni i kaluar. Në sulm Rashford do të luajë pak më i avancuar i mbështetur nga Sanchez dhe Mata.
Merkato e Manchester United është kthyer në mjet tallje në Angli. Jose Mourinho, trajneri i “Djajve të Kuq”, ka më shumë se një muaj që ankohet për mungesën e blerjeve, por drejtuesit e klubit duket se do ta mbyllin këtë sesion veror pa asnjë përforcim. Një nga objektivat e portugezit ka qenë edhe qendërmbrojtësi i Anglisë dhe Leicester, Harry Maguire, për të cilin “Djajtë e Kuq” kanë bërë disa oferta të rëndësishme, por që janë refuzuar nga “Dhelprat”. Sezoni i ri i Premier League do të hapet të premten në mbrëmje pikërisht me ndeshjen Manchester United-Leicester dhe trajneri i “Dhelprave”, Puel, është tallur me rivalët një ditë para ndeshjes. “Është e vërtetë që Harry Maguire do të shkojë në Manchester… por vetëm për dy orë, kur ne të luajmë atje të premten”, tha strategu.
IN MEMORIAM
22 E premte, 10 GUSHT 2018
SOT NE 30-VJETORIN E VDEKJES SE POETIT
KUMTIM Nga Albert Vataj
N
ga pak na shtrëngon të gjithëve në fyt ai litar që të shteri frymën e fundit, Havzi Nela asaj pasmesnate të 10 gushtit 1988. Sot pas 30 vitesh qysh prej atij akti mizorie, sekush ndër ne e ndjen peshën e rëndë të atij krimi. Ata që kanë moshën e këtij ekzekutimi do ta kenë të vështirë të besojnë mbi absurdin që çoi në litar një poet të andshëm, një mësues të përkushtuar, një malësor atdhetar. Me vitet nuk shuhet kobi i asaj nate. Në mish na ngulet thellë e më thellë kafshimi i asaj vdekjeje, fikja e atij shpirti të dlirë. Vijmë në këtë përshpirtje dhe përulemi me nderim para përmendores së këtij poeti si në një urdhnesë të shenjtë shugurimi. Behim në ndërmendjen e përvjetorit të shuemjes së gjalli të poetit, tuj kumtu mirënjohje për krejtçfarë ai e shkroi me gjak mbrojti me kalvar. Ngucemi tash me rijetu copëza të atij mundimi të pashoq hekash dhe lëngimesh që gjaset me i gatu vetëm havani i terrtë i kobit të kuq. I vetmi krim që ky za kushtrues kishte konsumu, dhe për të cilën ai shkoi në litar 30 vjet më parë, ishte vullnesa për me ia kushtu veten mish e shpirt shërbesës së fjalës së lirë. I pamposhturi i kushtrimit të lirisë, i kumtit ngadhënjyes të poetit, ishte Havzi Nela. Varra e mbrame e bishës në agoni. Zemra e thyeme e një shtati të drobitun. Zani gjëmues i një shpirti ngjadhnjimtar. Nata kobzezë e 10 gushtit të motit 1988 e thuri me mraz mantelin e trishtimit, që do të lëshohej mbi qytetin verior, si një qefin morti, bashkë më me terrin e qorruem. Në yje i’u shndërrue grahmat e fundit atij shpirti ngadhnjyes. Me dritën që lindtte s’kish mbetun kurrçka gjallnuese në të, veç kurmit hekakeq të martirit, që derdhej në plisin e përpushun lëngimesh në trekëndësh. Në kup të qiellit kuja i’a lëshoi në atë zgjim tragjik të atij qyteti që strukej nën peshën e heshtjes. Sy e zemra u qorrën në këtë manifestim frike dhe paniku që mbillte kjo varrë mesjetare që rrëmihte të shkumen, të tashmen e të gjithmonshmen e vetëdijes së njerëzisë, kësoane e gjithsekënd. Në atë prehje trishtane që kalli tmerr shtati i shterrun hekash i poetit që tuj ken “armik i popullit dhe partisë” ishte bzamja ma kushtrues që ajo ndërkohje
kishte mujt me e lëshu potershëm. Klithmë, e cili theri si dhimbë shgjetare atëditë e sot. Kësohere dritëlëshuesi i dijes e kumtuesi i kremtes së lirisë, kish da mendjen me ik, jo si më heret “zemërplasun” por zëkallun e oshëtues në ndërkohje. As tokë nuk i dhan në pushimin e pasosun, Havzi Nelës. Deri në njat cak kishte mujt me mbërri makabriteti i lëshuem në duar të zellshme gjakatarësh, mbi të cilët nderej i friguem ajo bishë e plagosun. E derdhën mish e kocka, poetin në vrimën e një shtylle, mes ferrave. Me gurë dhe mrryl e mbuluen atë grumbull të mbetun prej së gjalli. Pa varr e lanë, pa kuja, pa lot e degdisën në tjetër botë. Kaq mundi me gadit zelli i përbinshëm i një regjimi. Vetëm kaq, me diftu, i’a behu mendja djallëzore e dora e gjakut të prishun. Lirinë kishte krejtçka Havzi Nela në të gjallë e në amshim pati si armë, të cilën nuk e lëshoj prej dore kurrnji dekik. Poezinë kishte pishtar e nuk ndali së lëshumi tmerr dhe dritë gjithkah kamba e tij shkeli e zemra e tij kalli. Përkundër asnjë godi nuk mësoi të hesht ai zë gjëmimtar. Qeli, pranga, tortura, e farkëtuan atë shpirt lirie, atë shkrepëtim që ndrit udhën shtegtarit atëditë e sot. Havzi Nela, do të mbamendet si shembulli më vetanak i mizorisë së kuqe në agoni, është dëshmia më ngjethëse që ka lënë diktatura atëhershme. Si djalli nga temjani u përndoq ky korife i mendimit të lirë, kjo pëshpërimë gjëmimtare e ngulmit për të dëshmuar në një kohë të mraztë vitalitetin e një vullnese të dlirë. Golgota e mundimeve të këtij Prometeu të dijes u dogj më flakën e dritës që kalli vargjet e tij të zëshme liberatore. Fatkobi i poetit tek ai nuk preku ndonjëherë ngjashmëri të tjetera, të njimendta në atëhohje. Tehu i gjakimit të së keqes duke e shpuar tejpërtej ndër rrufe përgjimesh kobzeza, ishte derdhur mbi të pamëshirshëm dhe nuk iu shkoq deri në të mbramë të frymës në konop. Përdnjekja e kalli këtë zë liri e në flakët e ferrit të kuq me të cilat u ndesh dhëmb për dhëmb. Si Ante qëndroi ai mbi zemëratën e shtërzishme të motmotit. Nëpër shkulmet e këtij marazi ai mrujti apogjeun e shpirtit. Krejtçfarë është thënë për këtë shpirt rebel, dhe
Havzi Nela, martiri i fjalës së lirë, poeti i kushtrimeve gjëmuese
ka bërë me pasion të shenjtë ky ngulm lirie është një vullnesë e dlirë, një shëmbëllim që ngucat. Përkundër tançka ka ndërzy atë bishë të përbindshme komuniste, nuk e ka tut, nuk e ka ndal, nuk e ka step atë yrysh tokësor, më u ndesh me forcat më të errta të Hadit komunist. Ai qëndroi në kambë, në të gjallë e në të vdekun. Mundimet e këtij shpirti sakrificash, e këtij kushtrimi të zëshëm të lirisë, nuk kanë shoq. Kush ishte ky gjëmim Havzi Nela u lind më 20 shkurt 1934 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. Ndoshta fëmijëria e tij e asaj ndërkohje s’do të kishte shumë më tepër gjana për të kumtu, ngase ai i tha me za e me vepëri në të gjallët e tij. Të themeltë e kish në vete shpirtin e kryengritjes, vullnesën e jetësimit deri në të mbrame të frymës që kishte. Tuj met jetim qysh në moshën 9-vjeçare, atij i’u lëshu në shpinën e njomë torba e randë e shtegtarit. U kalit në mundime dhe heka ky kurm që gjaku e shndërroi në pishtar. Individi i kolektivizuar më shumë se një absurd që shakadahej në batakun e reales surreale, ishte për Havzi Nelën një ngadhënjim kryerendës, një domosdo për të reaguar që në krye të herës. Rebelimi kundër së keqes ishte gjaku dhe mishi që veshi, jetësoi ky bir nane. Golgota e dijenxënies dhe e mësuesit Edhe vetë kalvari i dijenxënies
është jo më pak rrëfimtar i kacafytjes që kalli mbi këtë kurm drite paradoksi i asokohshëm. Ai mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa jetojnë në varfëri ekstreme. Krejt rrëfimtaria e tij jetësore është një rrugëtim nëpër natë nën qiellin e gërmushin vetëtimash. Zgjaton lëngueshëm ai kortezh i të gjallëve të mësuesit dhe poetit, individit që ngiste nëpër teh të rrezikut me kap fillin e dritimit të perëndishëm, të njeriut me ëndrra qiejsh të kjart. Duke kqyr turraz nëpër faqet e të shkumes mundena me kumtu se Havzi Nela gurëthemelin e dijes e hodhi në qytetin e Shkodrës, prejku u dëbua si element destruktiv. Pas do vitesh i jepet mësuesisë në shkollën fillore të Planit të Bardhë, një fshat në rrethin e Matit. As këtu nuk i zan kambët dhe këti ngulmi zjarmtar. Te e vona ai i kthehet sërish Shkodrës me i përmbyll studimet, kësohere me korrespondencë. Kruma, Lojmja, Shishtaveci, Topojan janë këto toponimet e dijedhënies së poetit. Përgjatë gjithë këtij rrugëtimi dritëlëshues, një pal sy ferri do të qepeshin përmbas, ngado. Golgota e mundimeve do të lëshonte britmën. Ai nis të marrjet hera-herash në paraburgim. Kalvari i martirit Dhe vjen dekiku i përballjes dhëmb për dhëmb. “Shko dallëndyshe” të Filip Shiroka, bahet “Lamtumira zemërplasun” e Havzi Nelës dhe bash-
këshortes së tij, Lavdie. Ai arratiset për me sos në Kosovë, më 26 prill 1967. Një gërmushje ndjellakeqe e pret me “pushkë për faqe”. Ndalohet dhe merret në pyetje në një hotel në Prizren. Më 6 maj të po atij viti burrë e grua këmbehen në Morinë me shqiptarë të Kosovës, të cilët i dorëzohen UDBsë famëkeqe nga pala shqiptare. Kalvari i trishtë nëpër të cilën rendi ky liberator, zgjaton që nga Elbasani, Vlora, Spaçi, Burreli, Ballshi, Qafë Bari. Nëpër zgafellet më makabre të diktaturës i kaploi 20 vitet e jetës së tij. Nëpër tmerrin më të mraztë e gërmëzoi gjithkohjen e kushtrimit të tij, poeti martir. Tinëz e thuri qiellin shkrepimtar të poetit, Havzi Nela në qeli. Në fletushka nëpër terrin e frikës dhe përgjimit e ngriti varg pas vargu e metaforë pas metaforë zjarmin e lirikës. Të trishtë do ta ndjente të tashmën e zorshme të vlerave të përmbysta, kurmi i lënguem i atij shtati që sfidoi me qëndresën në kalvarët e terratisë. Rrno ndër ne Havzi Nela, në trajtën e një kujtese ngjethëse, një dlirësie shuguruese, një gjithëkohje kushtruese, rrno me dëshmu me mbamendjen tande të ngjyme në gjak lirie. Rrno ti trishtim i atij kobi që këputi frymën e poetit. Ngushtohu t’i litar që martirizove një shenjtor të fjalës së lirë dhe po na gremis çdo ditë e më thellë në honin e lirisë pa fjalë, në boshin e fjalës pa zë.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. Kontrolloj si është gjendja, si vete puna, si zbatohen rregullat në një sipërmarrje 7. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 9. Gur shumë i çmuar dhe shumë i fortë, karbon kristalor i pastër 11. I drejtohem një organi më të lartë për të rishikuar vendimin e dhënë nga një organ më i ulët 13. Organizata Botërore e Tregtisë 14. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 15. Xham i pastër; kristal i bardhë 16. Vijë kufiri midis dy vendeve (shteteve) fqinje a midis dy zonave; vijë ndarëse 18. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 19. Dorështrënguar; i shtrënguar në punë e në marrëdhënie me të tjerët 21. Tregim i shkurtër, në vargje a në prozë, që ka si personazhe kafshë, bimë ose sende 25. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Zhyl ... (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) autor i 54 romaneve 27. Stefan... shkrimtari i madh vjenez qe u gjend i vetëvrarë me bashkëshorten 29. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 30. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 32. ndërtesë e posaçme ku ruhen armatimet a pajimet e tjera ushtarake 33. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 35. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 36. Rritet nëpër ledhe në vende të thata, përdoret si erëz në gatime dhe në mjekësinë popullore 37. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 38. "... i Dritës" ka qenë e para revistë e botuar në Shqipëri, me një program të qartë atdhetar, politik e kulturor, dhe që u bë shprehja e pastër e intelektualëve katolikë 39. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 40. Partia Konservatore 42. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 43. Mbamëndja, kujdesi, maturia në veprime është edhe ashtu 46. ..ho, sa e mirë është. 47. Partia Demokracia Sociale 48. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 50. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 51. Romani i Anton Pashkut 52. Gardh me hunj ose me dërrasa të holla e të gjata që mbërthehen si parmakë 54. Tish ... (1926-2004), shkodrani i mirënjohur i muzikës, autor i shumë veprave të mëdha 56. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 58. Varg lëvizjesh të caktuara të trupit e të gjymtyrëve nën ritmin e muzikës 60. Bamir Myrteza ..., Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit (1996 1997), President i Shqipërisë (2007- 2012)
E premte, 10 GUSHT 2018
Nga Albert VATAJ
61. Tel elektriku me dy fije të veshura, që janë përdredhur ose janë ngjitur bashkë 63. Qeli shumë e vogël në burg, zakonisht për një njeri që mbahet i veçuar nga të tjerët; burg 64. Vija tokësore a detare që ndan dy shtete fqinje 65. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 67. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 69. Afshi i tokës së lëruar, që shoqërohet me një kundërmim të veçantë 71. Kur një zënkë me fjalë përfundon në grushta, në përplasje fizike, në ... 72. Dallgë të mëdha, tallaze; kreshtat me shkumë të dallgëve të detit. 73. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 75. Tërësia e vendeve të punës të një institucioni quhet ashtu 77. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 80. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 81. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 82. Fletë ku shkruhet njoftimi për një shfaqje, për një film, për një ndeshje sportive etj., e cila ngjitet në një vend të dukshëm 84. Kohë e caktuar ose pjesë e ditës, afat, kohë e duhur, ose ashtu 87. Ashtu është përftesa e një pasardhësi, fëmije, me prindër zezak dhe të bardhë 89. Bretkosa bën ashtu, por ua huazon atë edhe njerëzve që nxjerrin një zë të çjerrë dhe të fortë 90. Partia Bashkimi per te Drejtate Njeriut 91. Përgjegjësia që ka dikush kur prish një rregull, kur shkel një
normë 92. Gjendje e tillë e dikujt, kur ai është i gatshëm ose i detyruar t'i shërbejë një tjetri sa herë që ky të ketë nevojë 93. Një e mijta pjesë e milimetrit 96. Pjesë a rrip toke, që kufizon në anë një rrjedhë uji, një det 97. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 98. Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç 100. Shtresë e hollë brumi në trajtë të rrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës 101. Shteti, institucioni, ndërmarrja ose ai që i ka borxh dikujt, ai që i detyrohet diçka 104. Dita ka mëngjes, darkë, mbrëmje, mesnatë, ka edhe mes... 106. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 108. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. 109. Mevlan ..., "Mjeshter i madh", "Artist i merituar" dhe shumë role, regji dhe dokumentare në CV-në e tij 112. Ndodhja e një personi në një vend tjetër në çastin kur është kryer një krim 115. Gosti, që shtrohet për nder të dikujt ose me rastin e një ngjarjeje të shënuar VERTIKALISHT 1. Parashikim i pretenduar i së ardhmes së dikujt, me letra, filxhan kafeje, vijat e pëllëmbës etj 2. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 3. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 4. Shkrimtari, skenaristi dhe politikani ... Laço, lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin
Dardhë të Korçës 5. Thikë e vogël, me presë që hapet e mbyllet në një dorezë druri 6. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 8. Pjesë muzikore me ritëm të theksuar, që luhet nga një bandë zakonisht për të shoqëruar ecjen 10. Përdoret për të shprehur një lutje ose për të kërkuar falje a mëshirë 12. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 14. Tërësia e emrave të përveçëm të njerëzve në një gjuhë a te një popull 15. Thaj një kënetë a një tokë moçalore për ta bërë të punueshme 16. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 17. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 20. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 22. Që i ngjan njeriut nga pamja e jashtme dhe nga ndërtimi i trupit (për majmunët) 23. Cipë e hollë që vesh syrin dhe që pengon shikimin 24. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 26. Që nuk i duken kufijtë, i pakufishëm, i pafund, i pam... 28. Urë e gjatë dhe e lartë, që ndërtohet mbi vende të lugëta ose mbi një rrugë për të kaluar trenat ose automjetet 31. Repart a nënrepart i përforcuar, që është ngarkuar me një detyrë të veçantë 34. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 35. Ka i egër i Amerikës Veriore, me trup të madh, me një gungë mbi shpatulla
dënueshme sipas ligjit 62. Pëlhurë e trashë prej liri, që përdoret për thasë etj., burdhë 63. Ashtu quhet filmi i regjisorit Kristaq Dhamo, prodhuar më 1973, skenari, Dhimitër Xhuvani, dhe muzika, Shpëtim Kushta 66. Zhurmë e madhe, që vjen dallgë-dallgë; uturimë 68. Vlerësimi i lartë e mirëdashës i punës e i veprave të dikujt 69. Që është bërë nga dikush bir a bijë në shpirt me ligj, që është marrë zyrtarisht si fëmijë në një familje 70. Unioni Postar Universal 74. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 76. Elektrodë e polit negativ në një burim rryme ose elektrodë e lidhur me polin negativ të një burimi të rrymës elektrike, elektrodë negative; kund. anodë 78. Shkrimtar anglez Çarls ... (7 shkurt 1812-9 qershor 1870), autori i "Oliver Tuist", "David Koperfild", "Dombi e Biri" 79. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 81. Vaj, që përdorej në ritet fetare katolike për të lyer ata që pagëzoheshin 83. Masë që merr qeveria e një vendi për të ndaluar që të nxirren jashtë ose të sillen nga jashtë mallra 85. Në gjuhët ndërkombëtare, Shqipëria njihet ashtu 86. Dhuratë që i bëhet dikujt, quhet edhe ashtu 87. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 88. Shpend i madh uji, me qafë të gjatë e të lakueshme, me krahë të gjerë, me pendëtë bardha e të shkëlqyeshme si bora 94. Ka edhe kuptim fyes, por mbetet emërtesë që u ngjitet fëmijëve jashtë martese 95. Dakord në gjuhë universale 99. Neritan... i arkeologjisë dhe i politikës 102. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 103. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 105. Të lag e të bën qull 107. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 110. Partia Aleanca Popullore 111.Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 113. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 114. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë
41. Ha shumë, është i pangopshëm 43. Garë, sprovë dijesh dhe aftësishë, sfidë dhe përballje 44. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 45. Shtet në Afrikë, në jug-perëndim kufizohet me Kenian, në perëndim me Etiopinë dhe veriperëndim me Xhibutin. Mogadishu kryeqyteti i tij 49. Eshtë pajtimi mes dy personave ose dy gruppersonash 53. E drejtë zakonore e pashkruar, që vepronte në një krahinë a në disa krahina dhe ruhej e zbatohej nga të gjithë 55. Shkurtim për: Artileria bregdetare 57. Në vitin 1986 Matilda ... nderohet me çmimin "Aleksandër Moisiu" për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin "Hije që mbeten pas" 59. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 61. Shkelje serioze e 1
2
3
B O G D A N I
4
R
5
6
K
D
11
I
7
L
12
T E
8
P
9
L E
Q E
10
N D I
P
13
A
T O R
K A B A
R
I
14
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
A
15
P D S
G
16
17
V A
I
I
N
R
A
N
B A J
18
N J
O R A N T
H
I
P
V
K R 22
V
P
S
E
K
P
A E
A
R
Z
24
K
25
L U T J
E
L 20
21
Q
U
O
19
V E
23
K A P A R
E
O
26
D U K A T ¸
R
S
N
27
M A V I
C 28
N 33
O M E G A
O
U J
R
R
K
I
M I
T O J
P 38
39
R
T P
42
40
O
C I
L I
D L
L
Y
O
S
G
41
N D E R
43
G R
M
44
P
M ¸
35 37
R
S ¸
31
34
36
S
T
30
P A B E
˙
32
O
29
B
R
M
45
A
O
46
B A N E S
B R A Z
E
O
R
47
48
D A T
A M S
Z
H O J
49
N
T
S
D
50
51
B
E
55
Z
52
A
S
J
L
R E
S O J
M
S
A
N
O
O
M
72
N
A 69
B I
L A B
K
M
B U J
B
L
E R
F
F
J
K O R I
T
¸
79
L
R
D I
N
84
E
A
S
E N J
J
M
Z
A T
O M
T
N
A
90
C I
U
B
N
B
98
H A V Z
˙
I
92
U
S
M
H
A
I
L A K I V
O
E
V A R R
P
C
A E K S I
N
K
O N
J
I
E P
Z
U S T
I
G R A F O
L Y M
V A L
112
I
X H E
P
116
¸
B
S
J
¸
111
115
T
108
M
K 110
D E N T I
K
102
107
R 109
I
P U
105
106
E
T
96 100
104
N F
M ¸
95
99
B R
O 103
S
O A Z ¸
V
101
P
T
M
F A O
F 94
97
S
H E
91
M E R A K L I
93
R
N
86
89
A
R 83
A T O R
85
88
A P
D E
80
82
N I
E 75
P 78
81
M 71
S T
77
K O
67
K R O B
74
F
U R
66
73
76
L
D
70
K A N I
N
59
62
I 65
K
87
D
I
M A K O ˙
M
64 68
Z
54 58
61
B I
I
N S
R R E M
57
60
Y
C E
53
H
A K O N
56
M A J 63
E
113
F
U R I
114
M
A
117
H
D E M A R K A C I
O N
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 10 GUSHT 2018
Kreu i shtetit përshëndet shqiptarët nga 2217 metra lartësi, nga maja e Oshlakut në Kosovë
P
residenti Ilir Meta ndodhet në Bjeshkët e Prevallës, në afërsi i Prizrenit në Kosovë. Dje ai është ngjitur në majën Oshlakut, që ndodhet në këto bjeshkë. Maja e Oshlakut është 2217 metra e lartë dhe në këtë zonë ndodhet një nga parqet natyrorë më të bukura të Ballkanit. Në një video mesazh nga maja mbi 2200 meta e larta, Presidenti fton të gjithë shqiptarët që të vizitojnë këto pasuri të rralla natyrore. "Të dashur miq ju përshëndes këtu nga maja e Oshlakut, 2217 metra mbi nivelin e detit, në bjeshkët përrallore të Përvallës. Do t'ju ftoja të gjithë që t'i vizitoni këto bjeshkë të jashtëzakonshme, mjaft oksigjenuese, mjaft frymëzuese, mjaft të shëndetshme dhe njëkohësisht që të bëjnë optimist për të arritur majat më të
larta",- shprehet Presidentit Meta në një video me-
sazh nga maja e bjeshkëve të Prevallës.
Kryeministri i rikthehet pikturës gjatë pushimeve
Rama: Sezon turistik fantastik Kryeministri Edi Rama po kalon pushimet në bregdetin e Jugut të vendit. Por edhe pse larg angazhimeve politike dhe administrative, kryeministri është i pranishëm çdo ditë në rrjete sociale duke postuar që lidhen me turizmin. Dje,
kryeministri ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale shkrimin e gazetës prestigjioze "Financial Times", e cila vlerëson turizmin në Shqipëri. "Mirëmëngjes dhe me këtë foto të veçantë të Bizës, përzgjedhur nga Financial Times si foto dite, përmes së cilës vlerësohet sezoni fantastik turistik i Shqipërisë këtë vit si në bregdet ashtu dhe në zonat e mrekullueshme malore, ju uroj një ditë të mbarë",- shkruan Edi Rama në Facebook. Nga Dhërmiu ku ndodhet me
familjen, kryeministri ka postuar në instagram dhe pamje nga studio e tij e pikturës. Në video shfaqen për disa sekonda pamje nga piktura të ndryshme mbi të cilat kreu i qeverisë është duke punuar. Gjithashtu, në mbrëmje kryeministri ka postuar dhe një tjetër video nga bregdeti i Dhërmiut në muz.