CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E enjte, 10 JANAR 2019
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 5 (8446)
E enjte, 10 Janar 2019
Çmimi 30 Lekë
Investigimi i medias shtetërore amerikane publikon emrat e zyrtarëve të lartë të përfshirë në skandalin e kompanisë që mori me letra false 30 milionë euro
“Zëri Amerikës” hap letrat e tenderit të Unazës
Akuza e fortë për qeverinë: “Institucionet shqiptare duket se janë vënë në shërbim të plotë të kompanisë që fitoi tenderin 30 milionë euro, madje edhe në shkelje të rregullave dhe kërkesave ligjore” Arrestohet gjyqtari që i kërkoi seks një gruaje në këmbim të vendimit të gjyqit
FAQE 17
Në foto: Gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Roland Hysi KREU I QEVERISË
Kryeministri Rama bërtet: Taksa, taksa, taksa?! Ku janë këto taksa?!
FAQE 5
“UNAZA E RE”
Balliu apel Ramës: Anulo projektin, ose banorët do t’i kesh në Surrel
FAQE 4
FAQE 3
Presidenti dekreton 4 ministret e reja; Anila Denaj, Belinda Balluku, Besa Shahini dhe Elva Margariti. Nuk ka vendim për Ministrin e Jashtëm
FAQE 2
Në foto: Presidenti Ilir Meta
RESHJET
Shqipëria bllokohet nga dëbora. Pezullohet mësimi në 280 shkolla
FAQE 14-15
DEPUETI I LSI
AKUZAT
Braimllari: Rama Albin Kurti shpartallon bashkëqeveris me Hashim Thaçin: Shko në oligarkinë në kurriz të Hagë, mos rri president qytetarëve me Baton Haxhiun FAQE 4
FAQE 7
POLITIKE
2 E enjte, 10 JANAR 2019
Dekretohen nga kreu i shtetit; Anila Denaj, Belinda Balluku, Besa Shahini dhe Elva Margariti
Presidenti dekreton 4 ministret e reja. Nuk ka vendim për Ministrin e Jashtëm
ANILA DENAJ
BELINDA BALLUKU
BESA SHAHINI
ELVA MARGARITI
residenti Meta dekretoi mbrëmë emërimin e katër ministrave të reja të propozuara nga Kryeministri Edi Rama. Zyra e shtypit e kreut të shtetit publikoi dje dekretet e firmosura për emërimin e Anila Denaj, Belinda Balluku, Besa Shahini dhe Elva Margariti. Pas dekretimit nga
Presidentit ministret e reja do të votohen në Kuvend për të marrë detyrën. Anila Denaj u dekretua si Ministre e Financave dhe Ekonomisë. Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë Arben Ahmetaj. Ndërsa Besa Shahini u dekretua si ministre të Arsimit dhe Sportit. Shahini
zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën. Kreu i shtetit ka dekretuar emërimin e Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Balluku zëvendëson në këtë detyrë Damian Gjiknurin. Në faqen zyrtare të Presidencës është publikuar edhe dekreti i Elva Margariti, si ministre e Kulturës, e cila
zëvendëson Mirela Kumbaron. Ndërkohë, Presidenti nuk është shprehur ende sa i takon ndryshimeve në ministrinë e Jashtme. Presidenti nuk ka firmosur shkarkimin e Ditmir Bushatit për t’i hapur rrugë më pas qëndrimit që do të mbaj në lidhje me propozimin e Gent Cakajt.
P
Kreu i shtetit: Do të përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka Presidenti i Republikës
Presidenti Ilir Meta deklaroi paraditen e djeshme për mediat nga qyteti i Kavajës se emrat e ministrave që ende nuk janë dekretuar, po verifikohen sipas ligjit. I pyetur nga gazetarët Meta u përgjigj se “për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues.” I pyetur konkretisht për dekretimin e emrit të kandidatit për Ministër të Jashtëm, Gent Cakaj, Presidenti vendimi i Presidencës do të varet nga koha kur institucionet zyrtare që janë pyetur për informacion do të kthejnë përgjigjet. “Brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por kjo do të varet nga përgjigja e institucioneve që ne u jemi drejtuar. Do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare dhe publike, me transparencë maksimale”,deklaroi Presidenti Meta. Deklaratat e kreut të shtetit u bënë dje në Kavajë, pas aktivitetit për “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”. Deklaratat e kreut të shtetit u bënë para se të dekretoheshin katër ministret, Anila Denaj, Belinda Balluku, Besa Shahini dhe
Presidenti Ilir Meta flet për dekretimin e ministrave të rinj
Elva Margariti. Prononcimi i plotë i kreut të shtetit për gazetarët në Kavajë: Pyetje: Zoti President, Kushtetuta ju jep një rol një rol të rëndësishëm si pikë
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
reference për politikën e jashtme. Ngurrimi juaj për të mos dekretuar shkarkimin e Bushatit dhe për të mos dekretuar zëvendësimin e tij, a është kjo pjesë e një ridimensionimi
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
të rolit të Presidentit të Republikës në politikën e jashtme të vendit? Presidenti Meta: “Unë po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka Presidenti i Republikës në këtë rast.
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Sikurse e keni vënë re, të gjitha propozimet janë konfirmuar menjëherë, që vijnë nga politika, nga Kuvendi, pasi janë përfaqësues, të cilët kanë kaluar disa filtra në të kaluarën përsa i takon integritetit të tyre publik. Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues.” Pyetje: “Kushtetuta thotë: Ministri mishëron cilësitë e deputetit. Kandidati i propozuar për ministër të Jashtëm, si ju rezulton deri tani?” Presidenti Meta: “Brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por kjo do të varet nga përgjigja e institucioneve që ne u jemi drejtuar. Do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare dhe publike, me transparencë maksimale.”
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 10 JANAR 2019
Investigimi i medias shtetërore amerikane publikon emrat e zyrtarëve të lartë të përfshirë në skandalin e kompanisë që mori me letra false 30 milionë euro
“Zëri Amerikës” hap letrat e tenderit të Unazës
Akuza e fortë për qeverinë: “Institucionet shqiptare duket se janë vënë në shërbim të plotë të kompanisë që fitoi tenderin 30 milionë euro, madje edhe në shkelje të rregullave dhe kërkesave ligjore” Skandali i kompanisë që me letra të falsifikuara mori 30 milionë euro për ndërtimin e një segmenti te Unaza e Re (përfshirë dhe tenderin e OST) duket se përfshin dhjetëra zyrtarë të lartë dhe drejtorë të rëndësishëm të institucioneve qeveritare. Ndërsa Prokuroria ende nuk ka marrë në pyetje pronarin 26-vjeçar të kompanisë që mori paratë, nga ana e saj media shtetërore amerikane në gjuhën shqipe “Zëri i Amerikës” ka publikuar dje një investigim bombë ku zbulon me emra zyrtarët që lejuan të ndodhte ky skandal. Investigimi i gazetarëve të “Zërit të Amerikës” thotë në mënyrë të qartë se “janë siguruar dokumente që tregojnë se “administrata shqiptare ka ndihmuar kompaninë DH Albania për marrjen e licencës së ndërtimit”. Ndihma që i është dhënë kompanisë nënkupton lehtësira në procedura, madje edhe futjen në garën fiktive kur kompania ende nuk ishte e regjistruar në institucionet zyrtare. Pra institucionet e Ministrisë së Infrastrukturës, kanë nisur procedurat për dhënien e parave një firme për të cilën nuk kishte asnjë dokument që të provonte se ekzistonte. Fakti që “Zëri Amerikës” përfshihet në investigime për këtë dosje të bujshme ndërkohë që drejtësia shqiptare nuk po heton seriozisht, tregon se pala amerikane nuk do ti ndahet deri në fund kësaj dosje korruptive, aq me tepër se ka edhe falsifikime të firmës së një zyrtari të lartë amerikan. Më poshtë shkrimi i plotë i “Zërit të Amerikës”: “Në Shqipëri zbulohen detaje të tjera lidhur me kompaninë DH Albania e cila fitoi garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re në Tiranë, duke përdorur dokumente të falsifikuar të një kompanie amerikane Dunëel Haberman. Zëri i Amerikës ka siguruar informacione që dëshmojnë se administrata shqiptare ka ndihmuar kompaninë DH Albania për marrjen e licencës së ndërtimit në zbatim, duke nisur procedurat, përpara se vetë kompa-
nia të regjistrohej zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në fund të dhjetorit, duke folur për rastin e kompanisë DH Albania, kryeministri Rama deklaroi se “kompani që hyjnë me letra të falsifikuara nëpër tendera ka në të gjithë botën. Një qeveri, një ministri, një ministër nuk gjykohen nga fakti nëse hyn apo nuk hyn një kompani me letra të falsifikuara. Gjykohen nga mënyra sesi reagojnë në momentin kur fakti konstatohet… Përsa i përket rastit në fjalë, ku është korrupsioni që ka ndodhur, që të jem unë i qartë? Si?” u shpreh ai. Që prej momentit, kur emisioni “Të Paekspozuarit” në Neës 24, zbuloi në fillim të dhjetorit, se kompania DH Albania kishte fituar 30 milionë Euro në dy tendera përmes një serie dokumentesh të falsifikuara, në disa dalje publike kryeministri i mëshoi faktit se bëhej fjalë, sipas tij, thjesht për një mashtrim nga ana e kompanisë. Tenderat e fituar u anuluan dhe për këtë çështje ka nisur një hetim i prokurorisë. Por informacionet e siguruara nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë se institucionet shqiptare duket se janë vënë në shërbim të plotë të kompanisë, madje edhe në shkelje të rregullave dhe kërkesave ligjore. Sipas një përgjigjeje zyrtare, që Ministria e Infrastrukturës i ktheu kërkesës për informacion nga Zëri i Amerikës, rezulton se “Shoqëria DH-ALBANIA, degë e shoqërisë së huaj, me kërkesën e saj të datës 13.07.2018, shoqëruar me dokumentacion përkatës, ka aplikuar për njehsimin e licencës së huaj, në fushën e zbatimit në ndërtim”, thuhet në shpjegimin dhënë për Zërin e Amerikës. Referuar faqes zyrtare të ministrisë së Infrastrukturës, në seksionin për formularët e aplikimit për ekuivalentimin e licencës së shoqërive të huaja, (http://infrastruktura.gov.al/ formular%20aplikimi-3/) në kërkesat e renditura për aplikim, pika b)
parashikon dhe paraqitjen e “esktraktit historik, apo ekstraktit për të dhënat e subjektit të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me të cilën dëshmohet ndër të tjera, lidhja e shoqërisë së krijuar, që kërkon të licensohet, me atë të vendit të origjinës që disponon licencë profesionale, veprimtaria dhe statuti aktiv i shoqërisë”. Por më datë 13 korrik, kur është bërë aplikimi, shoqëria DH Albania ishte ende inekzistente. Referuar Qendrës Kombëtare të Biznesit, data e saj e regjistrimit figuron 18 korriku 2018, me përfaqësues një 26 vjeçar të panjohur Avdjol Dobin. Është e pakuptueshme se si Sekretariati i Komisionit të Licencave, ka nisur procedurat mbi një entitet, që deri në atë moment nuk ekzistonte. Sikundër është e paqartë, se çfarë dokumetacioni, kompania ka paraqitur për t’u identifikuar si DH Albania, duke qenë se e ka patur të pamundur të dorëzojë një ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Komisioni i Licencave, i cili drejtohet nga Gerta Lubonja, e emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave, ka në përbërjen e tij dhe tre drejtorë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Bazuar në afatet kohore të ushtrimit të aktivitetit të tij, të publikuara deri pak ditë më parë në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës (http:// infrastruktura.gov.al/ëp-content/ uploads/2018/10/aAFATE.pdf ) “dokumentacioni i shoqëruar me material përmbledhës të hartuar nga sekretariati teknik, i vihet në dispozicion anëtarëve të Komisionit 3 ditë pune përpara datës së përcaktuar për zhvillimin e mbledhjes”. Licenca për DH Albania është dhënë në mbledhjen e datës 30 Korrik, e cila ka qenë ditë e hënë. Për pasojë, dokumentacioni për të, do të duhej t’i dorëzohej Komisionit, të paktën më 25 korrik. Por sipas përgjigjes zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës, DH Albania, i ka plotësuar dokumentet vetëm më 27
Korrik. Shkeljet në favor të DH Albania, bëjnë të mendosh se Komisioni e ka patur të qartë se nuk po ndihmonte thjesht të riun Avdjol Dobi, por njerëzit real që qëndrojnë pas kësaj kompanie. Një seri të dhënash ngrenë dyshime të forta që të çojnë tek biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj. Që nga lidhjet familjare mes të dyve, të fakti se punonjës së kompanisë Gener 2, të zotit Ulaj janë angazhuar në plotësimin e dokumentacionit të DH Albania-s e deri te pagesa që GENER 2, siç dëshmoi një investigim i BIRN-it, ka bërë për llogari të kësaj kompanie. Prokuroria e cila po heton si për veprat penale të falsifikimit ashtu dhe për atë të shpërdorimit të detyrës, nga ana e institucioneve të përfshira, nuk ka mundur ende të thërrasë Avdjol Dobin i cili, të paktën zyrtarisht, nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria”. Investimi i “Zërit të Amerikës” thotë në mënyrë të qartë atë që Qeveria dhe institucionet e tjera janë munduar ta fshehin që pas daljes së skandalit në emisionin e Ylli Rakipit “Të Paekzpozuarit”. Pra, qeverisë nuk është se ia ka “hedhur” një kompani me letra të falsifikuara në SHBA dhe i mori 30 milionë euro me ca defter bakalli. Edhe pse mos kapja e falsifikimit nga institucionet është super shkelje, skandali shkon më tej. Sipas asaj që thotë “Zëri i Amerikës”, zyrtarë të lartë të qeverisë janë përfshirë në shkeljen e procedurave në Tiranë dhe më pas në falsifikimin e letrave në SHBA. Në këtë histori me vjedhje dhe me falsifikime ka aq shumë shkelje sa Prokuroria duhet kishte prerë disa fletë-arreste. Por jemi në situatën kur edhe pse dihen faktet, dihen dhe emrat e shkelësve të ligjit, Prokuroria ka dy muaj që nuk gjen dot adresën e 26-vjeçarit që i mori shtetit me letra false 30 milionë euro. Por harrojnë zyrtarët e lartë shqiptarë se kanë Amerikanët të cilët nuk ndahen deri në fund kësaj dosje korruptive. Me SPAK-un mund të kemi arrestime të bujshme edhe në këtë dosje. Q. Xhani
POLITIKE
4
E enjte, 10 JANAR 2019
Shehaj: Po faktohet që Rama është përfituesi i aferës së Unazës së Re
DEPUTETI I PD-së
D
eputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar pas lajmit nga “Zëri i Amerikës” se kompania “DH Albania” që përdori dokumenta të falsifikuara, është ndihmuar nga administrata shqiptare. Në një reagim përmes rrjetit social “Facebook”, deputeti demokrat u shpreh dje se tashmë po faktohet se afera korrup-
tive “DH Albania” ka pasur urdhërues dhe përfitues kryeministrin Edi Rama. Vetëm Rama, thotë ai, mund të garantonte që dhjetëra drejtues dhe punonjës të disa ministrive dhe disa institucioneve të ndryshme qeveritare “të gënjeheshin” si me magji. “Tashmë po faktohet ajo që të gjithë e dinë, por bëjnë sikur nuk e dinë: Afera korruptive e “DH Albania” ka pasur
urdhërues dhe përfitues direkt Kryeministrin Rama. Vetëm Rama mund të garantonte që dhjetëra drejtues dhe punonjës të disa ministrive dhe disa institucioneve të ndryshme qeveritare “të gënjeheshin” si me magji në të njëjtën kohë nga një 26 vjeçar që nuk ka asnjë lidhje me biznesin apo investimet”- u shpreh dje deputeti i PD-së, Agron Shehaj.
Në protestë prej 67 ditësh - AP shuplakë Kryeministrit: Gjykata e Strasburgut në ndihmë banorëve të “Astirit”
“Unaza e Re”, Balliu apel Ramës: Anulo projektin, ose banorët do t’i kesh në Surrel B
anorët e zonës së “Astirit” vijojnë protestën e tyre, tashmë në ditën e 67-të, duke kundërshtuar prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, që preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe” të Tiranës. Por kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga “rezistenca” e tyre dhe pas zbulimit të skandalit të falsifikimit të dokumenteve nga ana e kompanisë fituese për realizimin e projektit të Bashkisë së Tiranës, banorët tani kanë shkuar më tej, ku nuk kërkojnë më vetëm dëmshpërblim në 100% të vlerës së pronës së tyre, por anulim të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv. Në përkrahje të tyre ashtu si netët e tjera, kanë shkuar edhe deputetë të opozitës, mes të cilëve edhe ai demokrat Klevis Balliu dhe deputeti i LSIsë Endrit Braimllari, të cilët u shprehën se nuk do të lejohet prishja e banesave dhe se nuk do të largohen nga protestat pa anulimin e projektit korruptiv. Deputeti, Klevis Balliu i bëri thirrje kryeministrit Rama që të anulojë projektin, ose banorët do t’i shkojnë në shtëpinë e tij në Surrel. “Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Po të japim afat Edi Rama të bësh kthesë, anulosh projektin në të kundër këta qytetarë dhe e gjithë Shqipëria do t’i kesh në Surrel për të të anuluar dy njëherë e mirë. Për ti bërë nder këtij vendi dhe çdo qytetari duke e shpëtuar Shqipërinë nga fara e keqe komuniste që
mbolle, me rilindjen tate të korruptuar dhe inkriminuar”- u shpreh deputeti demokrat, Klevis Balliu. Ndërsa deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkon të përfitojë në kurriz të banorëve të Unazës së Re. Avokati i Popullit Avokati i Popullit Erinda Ballanca nuk ka dyshime për mënyrën sesi të etiketojë qasjen e Qeverisë ndaj dëmshpërblimeve të qytetarëve të prekur nga projektet in-
frastrukturore në vend. Për Avokatin e Popullit, situata është e “patolerueshme”, dhe e shpjegon për A2 gjykimin e saj të prerë me një shembull konkret. “Në Shkozë, ndërkohë që rruga është pothuajse e përfunduar, personave u janë prishur shtëpitë, dhe ata nuk kanë marrë ende paratë. Kushtetuta thotë që askujt nuk mund ti merret prona pa një dëmshpërblim të drejtë”-tha ajo. Sipas saj, qasja që dëmshpërblimi merret vetëm po të hedhësh në gjyq Shtetin duhet të përfun-
doi. Dhe për këtë citon edhe një parim të vyer të Gjykatës së Strasburgut, e cila mund t’i vijë jo pak në ndihmë banorëve të prekur në “Astir” dhe jo vetëm. “Nëse shteti të ka lejuar një ndërtim, ke jetuar një numër vitesh duke besuar se je pronar, në rast se ndërtesa prishet atëherë ke të drejtë për dëmshpërblim”, që edhe pse për t’u saktësuar, nuk mund të jetë sipas saj “bonusi i qirave” që Qeveria duhet të japë për çdo person në vështirësi. Edhe pse me modalitete dhe mundësi të ndryshme, Avokati i Shtetit e ka përjetuar personalisht kalvarin e dhënies së dëmshpërblimeve, ose në rastin e saj, të mosdhënies. “Pallati te Uji i Ftohtë? Deri më tani nuk kemi marrë asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi që duhej paguar në shtator”, rrëfen Ballanca e cila gjithsesi nuk mohon ndryshimet substanciale të çështjes së diskutuar të pallatit “vip” në Vlorë me atë të periferive të Tiranës. “Edhe ai ka qenë vendim i paligjshëm, por të paktën kishte një VKM që përcaktonte vlerën, edhe pse e vogël. Gjykata e të drejtave të njeriut përcaktoi që ajo vlerë nuk ishte e denjë për dëmin e shkaktuar dhe na njohu një vlerë më të ulët sesa pretendimet tona, por gjithsesi të përafërt me vlerën e përdorur për të blerë pronën. Asnjë nga ne nuk është pasqaruar”, shprehet Avokatja e Popullit.
Deputeti i LSI-së nga protesta: Korrupsioni tek Unaza e Re tregoi se Edi Rama qeverisë më hajdutët
Braimllari: Rama bashkëqeveris me oligarkinë në kurriz të qytetarëve
D
eputeti i LSI, Endrit Braimllari deklaroi se rezistenca e banorëve të “Astirit” nuk do të ndalet derisa Qeveria “Rama” të heqë dorë nga projekti që shkatërron pronat e tyre. I pranishëm në protestën e banorëve pasditen e djeshme në Unazën e Re, Braimllari tha se faktet që dolën për korrupsionin në këtë rrugë tregoi se Edi Rama qeverisë më hajdutët. “Sot është e qartë që Edi Rama kërkon të përfitojë në kurriz të banorëve të Unazës së Re, prej ditësh është denoncuar projekti korruptiv i Unazës së Re, të gjithë banorët e Unazës së Re, por edhe gjithë Shqipëria është sensibilizuar. Sot Edi Rama është një hajdut dhe drejton një qeveri hajdute, sot Edi Rama drejton një qeveri që rëndon drejtpërdrejtë mbi të
drejtat e qytetarëve. Edi Rama bashkëqeris me hajdutërinë. po të kishte bashkëqeverisje me qytetarët, do të vinte këtu të bisedonte me banorët e Unazës së Re, por nuk ka fytyrë të vijë tek banorët e Unazës së Re sepse i doli hapur vjedhja e tij, i dolën hapur 40 milionë euro në kompani Offshore, i dolën hapur që donte
të përfitonte nga ky projekt, i dolën hapur që paratë e dëmshpërblimit të banorëve të Unazës së Re nuk do ti çonte për shkolla, çerdhe dhe kopshte, por do ti çonte në xhepin e tij, ndaj sot duhet të ishte në burg Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro sepse kanë rënduar drejtpërdrejtë mbi këto banorë. Sot Unaza e Re është një skenë krimi dhe krimineli i kësaj skene është Edi Rama dhe qeveria e tij hajdute, të gjithë ne duhet të punojmë që të ndërtojmë në Shqipëri shtëpinë tonë dhe jo të na prishet shtëpia jonë nga Edi Rama, por Edi Rama nuk e
kupton çfarë do të thotë ta ndërtojmë Shqipërinë shtëpinë tonë, sepse Edi Rama i ka larguar të rinjtë nga ky vend, Edi Rama sot e ka varfëruar më shumë se kurrë Shqipërinë, Edi Rama mbolli sot në këtë vend krim dhe urrejtje, ndaj të jeni të bindur se siç keni qëndruar 67 ditë të bashkuar, do t’iu bashkohen banorë dhe qytetarë të tjerë sepse fundi i Edi Ramës është i shpejtë, sepse fundin e tij do ta vendosin banorët e Shqipërisë, sepse fundin e tij do ta vendosë drejtësia. Sot qytetarët e Tiranës, qytetarët e Shqipërisë janë në krah të
banorëve të Unazës së Re sepse janë në krah të drejtësisë, sepse janë në krah të atyre që duan të mbrojnë pronën, shtëpinë e tyre, gjënë më të shtrenjtë. Këto banorë këtu e kanë ndërtuar pronën me djersë dhe gjak dhe jo si Edi Rama duke vjedhur dhe me paratë e drogës, ndaj sot shqiptarët janë me të drejtën, janë me banorët e Unazës së Re. Të jeni të bindur që jo shi, as breshër, as borë nuk ka për t’iu ndalur sepse ju jeni me të drejtën tuaj legjitime”- deklaroi dje deputeti i LSIsë, Endrit Braimllari nga protesta e banorëve të Unazës së Re.
POLITIKE
5
E enjte, 10 JANAR 2019
Kreu i Qeverisë kërcënon hapur: Kanë llogari për të dhënë, që nga Rektori i Universitetit të Tiranës, që bëjnë lojën e nëndajës
K
ryeministri, Edi Rama, lëshoi akuza ndaj pedagogëve dhe drejtuesve të Universiteteve se po nxisin bojkotin e procesit mësimor të studentëve. Shefi i qeverisë e cilësoi të qëllimshme edhe mospasqyrimin e VKM në disa prej sekretarive të Fakulteteve. Kryeministri nënvizoi se për ciklin e parë të studimeve, të gjithë studentët do të paguajnë vetëm 50% të tarifës për këtë vit. “Qeveria do të paguajë 50% të tarifës së studimit për studentët pa përjashtim përfshirë dhe ata me 4 dhe 5 për këtë vit akademik duke u dhënë mundësinë të përmirësohen për vitin e ardhshëm. Do të paguajë 100% tarifën e studimit për ata me 9-10 mesataren, për ata me familje me ndihmë ekonomike, për ata me aftësi të kufizuar dhe kategoritë e specifikuara të cilat do të marrin dhe një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja në muaj. Këtë që edhe bufat e parkut të Liqenit Artificial e kanë marrë vesh nuk e kanë marrë vesh disa Sekretari Universitetesh. Për mendimin tim kjo është e qëllimshme për të dezinformuar. Ashtu sikundër nga shumë komunikime mbrëmë kam dëgjuar, kam lexuar drejtpërdrejtë nga studentë sesi ka pedagogë që nuk duan të bëjnë mësim, ka pedagogë që refuzojnë të vazhdojnë mësimin qoftë edhe me një student që të bëjë mësim dhe në fakt nuk është një, por kanë qenë shumicë ata që kanë dashur të bëjnë mësim, por preferojnë ti lënë studentët rrugëve, sepse duan vetë të rrinë nëpër kafe. Siç ka drejtues Universitetesh që për arsye të frikës se ky proces hap pas hapi do të shkojë drejt tyre ,sepse kanë edhe ata llogari për të dhënë, që nga Rektori i Universitetit të Tiranës, bëjnë lojën e nënda-
Rama akuza pedagogëve dhe drejtuesve të Universiteteve: Po nxisin bojkotin e mësimit
jës”- deklaroi dje Edi Rama. Lidhur me kërkesën për uljen e tarifave të Masterit, Rama tha se përgjysmim do të përfitojnë të gjithë studentët ekselentë dhe ata që vinë nga familje me ndihmë ekonomike. “Deri në orën 3 të mëngjesit e kam dëgjuar fjalën master shumë më tepër sesa të gjithë gjelat e Surrelit. Pak më vonë do të përgjysmojnë tarifën e masterit për ata që kanë 9 dhe 10 dhe për ata që vinë nga familje
me ndihmë ekonomike. Të tjerët do ta paguajnë tarifën të plotë”- u shpreh kreu i Qeverisë. Gjithashtu, Rama garantoi se kërkesat e studentëve do të plotësohen dhe se brenda muajit janar do të publikohet dhe Pakti për Universitetin që shkon përtej 8 pikave të tyre. Deklaratat e Kryeministrit u bënë në takimin e parë për këtë vit të platformës së bashkëqeverisjes. Në takimin e zhvilluar me koordinatorët e
bashkëqeverisjes, Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen platformës. Rama paralajmëroi se në rast se do të shihet se ka vonesa të qëllimshme për zgjidhjen e ankesave atëherë do të merren masat. “ Drejtojuni platformës, brenda 10 ditësh do keni përgjigje. Nëse ka do shihet se ka vonesa të qëllimshme atëherë do të ketë ndëshkime”deklaroi në takimin e djeshëm kryeministri Rama.
ZV. KRYEMINISTRI
Erjon Braçe apel Universiteteve: Njoftoni që ka nisur mësimi!
Zëvendëskryeministri i ri i dekretuar, Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të studentëve për të bojkotuar mësimin. Përmes një postimi në faqen e tij të “Instagram”, Braçe kërkon që universitetet të njoftojnë që mësimi ka filluar zyrtarisht, ndërsa shton se prindërit janë të shqetësuar për vitin shkollor që po humbin fëmijët e tyre. Zv.kryeministri teksa vë në dukje që 8 kërkesat janë plotësuar, shprehet se studentët janë në shtëpi se mendojnë që shkollat janë të mbyllura. “Boll me dhunë e rrena! 8 kërkesa janë plotësuar e po plotësohen sipas afateve të vendosura! Prindërit duan të dërgojnë fëmijët në shkolla të shqetësuar për vitin që po humbin dhe shpenzimet e kryera! I kanë fëmijët në shtëpi, sepse i dinë shkollat mbyllur e pa mësim! Universitetet të njoftojnë publikisht që ka nisur mësimi! Nuk ka dëgjuar asnjë rektor ta bëjë këtë! Prindërit nuk kanë dëgjuar asnjë rektor ta thotë këtë!”- u shpreh dje në reagimin e tij, zëvendëskryeministri i dekretuar, Erjon Braçe.
KRYEMINISTRI BËRTET: TAKSA, TAKSA, TAKSA?! Kryeministri bërtet: KU JANË KËTO TAKSA?!
Taksa, taksa, taksa?! Ku janë këto taksa?!
ZGJEDHJET VENDORE
Bushati: PS synon të triumfojë në 61 bashki
D
eputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një intervistë për “Neës 24” foli dje për ndryshimet e bëra në qeveri, si dhe për reagimin e kësaj të fundit në raport me kërkesat e studentëve, të cilët prej ditësh vijojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Ai u shpreh se ndryshimet në qeveri janë bërë në konsultim me të gjithë grupin parlamentar, ndërsa shtoi se grupi i Partisë Socialiste ka mbështetur dhe mbështet ndryshime pozitive brenda familjes, që ne themel kanë impulset dhe energjitë e reja. Deputeti Bushati theksoi se synimi i PS-së është që të fitojë në të gjitha bashkitë e vendit në zgjedhjet vendore, të cilat janë dekretuar nga presidenti
me 30 qershor të 2019. Gjithashtu mes tjerash, Bushati nuk kurseu as opozitën, ndërsa bojkotin e parlamentit prej saj e quajti si të “pakuptimtë”. “Kemi një
synim për të marrë 61 bashki të vendit. Ne kishim kohë që diskutonin, që kishte nevojë për energji dhe impulse të reja. Ndryshimet në qeveri ishin të pritura.
Mënyra dhe niveli deri sa vajtëm aty u përshpejtuan nga ngjarjet që rrodhën. Kryeministri dhe kryetari i maxhorancës ka të gjithë mbështetjen e grupit të PS. Detyra jonë është që të mbështesim qeverinë. Të gjitha ndryshimet për mirë kanë mbështetjen e grupit të PS. Protestat janë të mirëpritshme kur nuk kanë dhunë. Protestat e përshpejtuan reflektimin. Ato janë të dobishme dhe të shëndetshme. Opozita nuk është aty për të zbukuruar parlamentin, por duhet të korrigjojë edhe qeverinë. Jemi në një realitet të ri politik kjo nuk është vetëm në Shqipëri, por sfidë në shumë vende të botës. Realiteti politik, është një sfidë edhe për Shqipërinë”, u shpreh dje deputeti socialist, Ervin Bushati.
Nga Edi Rama Taksa, taksa, taksa?! Ku janë taksat e rritura, në këtë vend ku me uljen trefish të taksës për biznesin deri në 140 mijë USD në vit, praktikisht 91% e biznesit në Shqipëri paguan sot, nga 0 deri në 5%?! Askund në rajon s’është kaq ulët dhe deri pesë vjet më parë paguanin të gjithë 10%! Apo janë rritur taksat e punës, në këtë vend ku taksa mbi të ardhurat personale nga puna është vetëm 5.5% mesatare?! Askund në rajon s’është kaq ulët, ndërkohë që deri para 5 vjetësh ishte për të gjithë 10%!
POLITIKE DEPUTETJA E LSI-së
6
E enjte, 10 JANAR 2019
Moti i keq, Nora Malaj: Kush do marri përsipër të punojë për këtë vend?
D
eputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka reaguar për situatën që ka krijuar moti i keq duke paralizuar vendin. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” , shkruan se situata kërkon masa dhe të mos merret kaq lehtë. “Situata e ftohtë dhe shkolla me batanije! Dimri është muaji më i ftohtë i vitit, që vazhdon për rreth 3-muaj. Sa herë që stina e ftohtë e dimrit dhe dëbora mbulon qytetet tona, kemi bllokim rrugësh, paralizim qytetesh dhe pezullim mësimesh! Situata që po përballemi sot, tregon që një pjesë e mirë e nxënësve e
INTERVISTA
D
eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj i cili vjen nga bota akademike në një intervistë për “Channel One”, është shprehur se mesazhi i vetëm që duhet të kuptojmë prej studentëve të sotëm është pse ne nuk po veprojmë, si gjithë vendet e tjera, për ti dhënë arsimit atë që të gjitha vendet, proporcionalisht me investimet kombëtare japin. Sipas tij, përgjysmimi i tarifave duhet bërë jo vetëm për Bachelorin por edhe për Masterin, sepse tarifat e Masterit janë shumë të larta dhe të papërballueshme për familjet shqiptare. Dhe teksa analizon një për një kërkesat e studentëve të parashtruara në protestën e tyre, Rrokaj shprehet se kërkesat e studentëve janë të drejta dhe të panegociueshme, që do të thotë që janë kërkesa bazë. “Qeveria duhet të jetë e qartë e prerë dhe ti plotësojë kërkesat ashtu siç studentët i kanë kërkuar dhe ashtu siç u përpoqa ti shpjegoj një pjesë të tyre që janë më të rëndësishme”, u shpreh Shezai Rrokaj. Në gjykimin e tij, ligjvënësi i LSI-së u shpreh ndër të tjera se opozita ka nevojë sot për një aksion opozitar në vijim në mbështetje të të gjitha kategorive sociale, jo me atë mendësinë e deritanishme të opozitës që mbledh militantët. “Mbi të gjitha është shumë e nevojshme që qytetarët të shikojnë se me cilin ekip duhet të jenë që të marrë në dorë qeverisjen e re dhe kjo është shumë e rëndësishme për ta për të mos përsëritur edhe njëherë të njëjtën histori që i bëjnë shqiptarët të lëngojnë dhe të pashpresë në vendin e tyre. Opozita po bën një hap cilësor në të bërit opozitë, duke kaluar nga opozita me militantizëm në opozitarizmin që mbështet të gjitha kategoritë sociale që ndëshkohen nga keqqeverisja”- u shpreh deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj. Protesta e Studentëve ka rinisur pas festave të fundvitit. Si e shihni aktualisht këtë protestë? Mesazhi u dha. Shpeshherë njerëzit komentojnë, jo janë më shumë, janë më pak, po e shikojnë në pikëpamje numerike. Mesazhi u dha nga studentët. Këta janë studentë të Republikës së Shqipërisë, janë studentë të familjeve shqiptare. Mesazhi i vetëm që duhet të kuptojmë prej tyre është pse ne nuk po veprojmë, si gjithë vendet e tjera, për ti dhënë arsimit atë që të gjitha vendet, proporcionalisht me investimet kombëtare japin. Dhe ky mesazh do të thotë që qeveria aktuale në vend që të subvencionojë për arsimin 3.2, sa mund ti bjerë këtë vit dhe po gati e njëjta gjë është parashikuar dhe për 2020, të ndryshojë menjëherë duke e kaluar buxhetin në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 0.5 që ka Arsimi i Lartë në këtë
kanë zhvilluar mësimin me batanije për mungesë ngrohjeje dhe menaxhimi. Nuk e di si mundet që në këtë situatë askush të mos reagojë! Dimri është një stinë që të gjithë e presim, si cikël i stinëve dhe askush nuk mund të thotë që nuk e presim kaq të ftohtë... A duhet ndonjëherë të mendojmë seriozisht për këto nevoja bazike të vendit tonë, si pushteti qendror dhe ai lokal dhe të menaxhojmë situatat, që mos të kalojmë në gjendje emergjencash? Kur do të ndodhi kjo dhe kush do marri përsipër që të punojë për këtë vend? Nga njëra anë shkolla pa
ngrohje, fëmijë me batanije në krahë, nga ana tjetër bagëti të bllokuara nga bora dhe pamundësi për të lëvizur, e së fundmi, gruaja që fatmirësisht lind në qendrën shëndetësore fëmijën për arsye se bora bllokon rrugët, është një thirrje për të mobilizuar shoqërinë dhe institucionet që të ndihmojmë njëri-tjetrin në këto situata të vështira për fëmijët, gratë shtatzëna, të braktisurit e të moshuarit. Sot çdo jetë njeriu është shumë e vlefshme për cilindo prej nesh”- tha dje deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj.
Deputeti i LSI-së: Opozita po bën një hap cilësor, duke kaluar nga opozita me militantizëm në opozitarizmin që mbështet të gjitha kategoritë sociale
Rrokaj: Qeveria t’i plotësojë kërkesat e studentëve. Të ndalet baltosja e profesoratit
3 % të përgjithshëm në 1% shpresoj për këtë vit dhe në 1.5% të GDP për 2020. Përgjysmimi i tarifave duhet bërë jo vetëm për Bachelorin por edhe për Masterin. Sepse tarifat e Masterit janë shumë të larta dhe të papërballueshme për familjet shqiptare. Ne i kemi thënë këto gjëra. Kryeministri nuk ka dhënë përgjigje për atë që duan studentët. Kryeministri thotë që nuk subvencionohet masteri nga shteti. Dhe thotë që nuk ka model në Europë. Nuk është e vërtetë që nuk ka model. Kush të merr në punë pa master sot. Është pjesë integrale e shkollimit. Janë vërtetë 3+2 , por në thelb pa bërë 5 vite shkollimi, nuk të merr njeri në punë. Ku do të shkojë kjo pjesë e Bachelorit në qoftë se nuk do të vazhdonin masterin. Por qeveria
thotë që unë nuk marr përsipër subvencionimin e masterit. Studentët kërkojnë përgjysmimin e kësaj tarife. Nga 1 milionë e gjysmë të jetë 750 mijë. Kështu që përgjigje studentëve nuk po u jep. Sepse studentët që janë nga nota 5 deri në notën 6, u subvencionohet për këtë vit por nuk u subvencionohet tarifa e shkollimit për vitin që vjen. Këtu nuk është problemi për të subvencionuar apo për të mbështetur thjesht dhe vetëm ekselencën. Le ta bëjë politikën për ekselentët, jam plotësisht dakord dhe duhet madje Universiteti duhet të bëjë, janë hedhur disa ide dhe në kohën që isha unë por ajo që ka rëndësi është tu përgjigjemi studentëve me atë që është thelbësore. Përgjysmim i tarifës për të gjitha kategoritë. Çfarë do të bëhet me
Kartën e Studentit. Nuk kuptohet. Jemi vënë në lëvizje me një kompani franceze por ça do të thotë kjo. Asgjë. Sepse ajo që duan studentët është çfarë përfitojnë ata nëpërmjet kartës së studentit në Republikën e Shqipërisë. Në pikëpamjen e shëndetit, në pikëpamje të shkollimit, të ,muzeve, kinemave, biletave të autobusit e kështu me radhë. Dhe për këtë qeveria duhet të jetë shumë e qartë dhe të shprehet me ligj. Kërkesat e studentëve janë të drejta të panegociueshme, që do të thotë që janë kërkesa bazë. Qeveria duhet të jetë e qartë e prerë dhe ti plotësojë kërkesat ashtu siç studentët i kanë kërkuar dhe ashtu siç u përpoqa ti shpjegoj një pjesë të tyre që janë më të rëndësishme. Me përfundimin e protestës së studentëve, do të nisë një aksion opozitar? Opozita që në momentin që humbet pushtetin, detyra e saj është që të ndëshkojë keqqeverisjen. Opozita ka nevojë sot për një aksion opozitar në vijim në mbështetje të të gjitha kategorive sociale, jo me atë mendësinë e deritanishme të opozitës që mbledh militantët, i paguan me lekë, i sjell me lekë të protestojnë. Ka përfunduar ky lloj opozitarizmi dhe të paktën opozita këtë radhë po kupton që detyra e saj në radhë të parë është të dënojë keqqeverisjen, të mbështesë të gjitha kategoritë sociale që ndëshkohen nga keqqeverisja dhe të tregojë cila është rruga që duhet të ndjekë një qeverisje në të mirë të qytetarëve. Mbi të gjitha është shumë e nevojshme që qytetarët të shikojnë se me cilin ekip duhet të jenë që të marrë në dorë qeverisjen e re dhe kjo është shumë e rëndësishme për ta për të mos përsëritur edhe njëherë të njëjtën histori që i bëjnë shqiptarët të lëngojnë dhe të pashpresë në vendin e tyre. Opozita po bën një hap cilësor në të bërit opozitë, duke kaluar nga opozita me militantizëm në opozitarizmin që mbështet të gjitha kategoritë sociale që ndëshkohen nga keqqeverisja.
POLITIKE
7
E enjte, 10 JANAR 2019
Çfarë ministri i Jashtëm mund të jetë një zyrtar që do të shkojë nesër në Bruksel jo për të kërkuar hapjen e negociatave, por si sharës profesionist i opozitës?
K
andidati i Edi Ramës për ministër i Jashtëm, Gent Cakaj, veç problemeve që ka me mungesën e përvojës, më shumë se diplomat duket si militant partiak kur vjen fjala në çështjet e politikës së brendshme në Shqipëri. Në ato pak deklarata që Cakaj ka dhënë për mediat lidhur me zhvillimet politike në vend, edhe pse nuk është njohës i mirë i zhvillimeve të tyre, ai nuk ka hezituar të sulmojë opozitën me një gjuhë përçarëse dhe denigruese. Në intervistën që ka dhënë për gazetarin Baton Haxhiu në muaj nëntor 2018, një intervistë ku mesa duket qëllimi ka qenë promovimi tij si ministër i ri i ardhshëm në Shqipëri, Cakaj ka bërë jo pak gafa diplomatike. E para ishte dakordësia dhe mbështesja që Cakaj i jep idesë për këmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë. Kandidati për ministër doli hapur pro idesë së ndryshimit të kufijve në Kosovë, pra praktikisht për falje të territorit shqiptar Serbisë. Por ai shkoi edhe më tej duke folur edhe për ndryshim kufijsh mes Shqipërisë dhe Greqisë. Madje, njeriu që mëton poston e kreut të diplomacisë shqiptare e barazoi çështjen e kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë
K
ryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka goditur fort presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Nëpërmjet një shkrimi të gjatë në Facebook, Kurti thotë se Thaçi duhet të shkojë në Hagë për t’u përballur me Gjykatën Speciale. “Kosova nuk është dashur të ketë gjykatë speciale me paracaktim etnik, por gjykata normale dhe zbatim të ligjit. Tash, edhe nuk kemi gjykata normale e zbatim të ligjit, si në shtetet demokratike, por edhe na është sipërvendosur gjykata speciale si asnjë shteti tjetër. Për të dyja këto je ti që mban përgjegjësi. Për ato normalet që s’i kemi dhe për këtë anormalen që na e solle. Prandaj, shko Hashim”, shkruan Kurti. POSTIMI I PLOTË I KURTIT NË FACEBOOK: Shko Hashim! Arritjet dhe sukseset që Kosova i ka pasur falë sakrificave të popullit tonë e të UÇK-së, por edhe falë ndihmës së miqve ndërkombëtarë, u përpoqe t’ia përshkruash vetvetes. Por, kur erdhi puna për të mbajtur përgjegjësi, e mohove UÇK-në, e le në baltë popullin, dhe i tradhtove ata që e mbështetën tradicionalisht Kosovën në arenën ndërkombëtare. Prandaj, ka ardhur momenti që ti të shkosh, atje ku po të thërrasin, në kurthin që vetë ia ngrite ushtrisë çlirimtare, duke ua përdredhur duart deputetëve të partisë tënde e duke na
Kandidati për ministër i Jashtëm: Opozita dëmton interesat e Shqipërisë
me atë të mes Kosovës dhe Serbisë. Heqja e një parelele mes situatës Kosovë-Serbi dhe asaj Shqipëri-Greqi është jo vetëm amatorizëm diplomatike, por gafë me pasoja të rënda.
Ndërsa gafa e dytë për petkun e kryediplomatit që pretendon të jetë, është sulmi ndaj opozitës në Tiranë. Cakaj e cilëson bojkotin e opozitës në Kuvend si një dëm që u bëhet interesave kombëtare
të Shqipërisë, duke e lidhur këtë me procesin e integrimit. Ai shprehet konkretisht: “Bojkoti parlamentar nga opozita në Shqipëri rrezikon të shëndrrohet në mosrealizim të një nga kritereve kryesore për hapjen e negociatave që është përmbushja e reformës elektorale. Kjo është një shembull par excellence sesi divergjenca opozitare manifestohet në problem të theksuar të shtetit si të tillë me institucionet, axhendën dhe interesat nacionale në raport me BE“. Një deklaratë e tillë politike mund të jetë e kuptueshme nëse e bën një deputet i Partisë Socialiste, apo një “delfin” i Ramës në grupin parlamentar të PS. Por kur një qëndrim i tillë kundër opozitës bëhet nga një njeri që thotë se është diplomat karriere dhe synon të bëhet ministër i Jashtëm ky është një problem jo i vogël. Një diplomat zakonisht nuk
ngatërron politikën e ditës me axhendën e diplomacisë. Një diplomat prezanton interesat e vendit dhe Shqipërisë jo vetëm në Bruksel, por kudo ku ai flet dhe mundohet që të jetë përfaqësues i të gjitha palëve. Ndërkohë Cakaj ende pa hyrë mirë në politikën e Tiranës dhe ende pa marrë as detyrën si ministër shfaqet si sulmues profesionist i opozitës, madje duke e akuzuar dhe për “tradhti kombëtare”. Çfarë ministri i Jashtëm mund të jetë një zyrtar i tillë që do të shkojë nesër në Bruksel jo për të kërkuar hapjen e negociatave, por si sharës profesionist i opozitës? Në situatën aktuale kur vendit dhe shqiptarëve në rajon u duhen “koka të ftohta” dhe profesionist të dialogut, njerëz që e shohin politikën e jashtme dhe politikën e brendshme si muhabete kafenesh thjeshtë jo vetëm janë të papërshtatshëm, por edhe të rrezikshëm.
Albin Kurti shpartallon Hashim Thaçin: Shko në Hagë, mos rri president me Baton Haxhiun
shkelur të gjithëve më 3 gusht 2015. Shko Hashim. Kosova nuk është dashur të ketë gjykatë speciale me paracaktim etnik, por gjykata normale dhe zbatim të ligjit. Tash, edhe nuk kemi gjykata normale e zbatim të ligjit, si në shtetet demokratike, por edhe na është sipërvendosur gjykata speciale si asnjë shteti tjetër. Për të dyja këto je ti që mban përgjegjësi. Për ato normalet që s’i kemi dhe për këtë anormalen që na e solle. Prandaj, shko Hashim. Burgu nuk është tragjedi dhe fatal. Sidomos ky i Hagës. Besoj që Ramushi, Fatmiri e Batoni të kanë treguar: aty ka televizor, ushqim të mirë tre herë në ditë, salla për rekreacion dhe libra të panumërt në bibliotekë të pasur. Nuk të ndodh asgjë e keqe atje,
përveç faktit që do të kesh kohë të përballesh me ndërgjegjen tënde, të cilën kushedi sa vite ka që nuk e takon më. Shko Hashim. Prokuroria e gjykatës speciale i është sulur komandantëve të zonave, brigadave, batalioneve dhe të njësive tjera. Mos e lejo këtë. Dilju zot atyre. Mbroji ata. Mbroje UÇK-në. Sepse nuk është korrekte të marrësh meritat 20 vjet e përgjegjësinë asnjë ditë. Sa herë të është dashur të mburresh para shqiptarëve në mediat e Prishtinës dhe Tiranës, je shfaqur si luftëtar i shquar i UÇK-së. E kur të është dashur të flasësh për media ndërkombëtare, ke thënë se ke qenë larg linjave të frontit e fushëbetejave të luftës. Si mund të të durojmë tash kur luftëtarët e vërtetë po i thërret prokuroria që e solle ti? Prandaj shko vetë. Shko Hashim. Mos e fut Kosovën në gjeostrategjitë e Rusisë e taktikat e Serbisë. As mos e mendo ta japësh veriun si kapar apo të na bosnjëzosh me ‘Zajednicë’ për ta shpëtuar veten. Kosova, shtetësia dhe territori i saj, duhen mbrojtur nga pazaret e jo të shtyhen drejt tyre. Mos ia rëndo punën vetes duke e hedhur Kosovën në pazar e duke joshur Serbinë dhe Rusinë. Mos ia rëndo punën Kosovës duke u vendosur
kundër Gjermanisë e Britanisë, por edhe kundër qëndrimeve afatgjata të administratës amerikane e të NATO-s. Nuk është gjeopolitika bastore. Shko Hashim. Kosova nuk mbrohet po i hoqe sadopak veriun. Ushtarakët e dinë më së miri se si rrezikohet Kosova po u ngjit ushtria e Serbisë në majën e Pançiqit në Leposaviq. Mos u bëj si Neville Chamberlaine në Marrëveshjen e Mynihut para tetë dekadash, kur për paqe e pajtim ia dha Hitlerit një pjesë të madhe të Çekosllovakisë, që nazistët e quajtën “Sudettenland”. Historia na mëson se kush bën pazar me fashistët e shovinistët, fatin e ka të përbashkët me ta. Gjithnjë fashistët e shovinistët mbërrijnë të duken të fortë e të patejkalueshëm, por vetëm për një periudhë të shkurtër, sepse njerëzimi nuk mund t’i durojë gjatë. Prandaj, mos na fut në pazar me ta. Më mirë shko Hashim. Shko në Hagë. Ne besojmë që ti nuk je fajtor për luftë, ashtu si çdo person i angazhuar për çlirim, qoftë në front, e qoftë larg frontit si puna jote. Por ne besojmë se ti je fajtor për shumëçka të keqe që na erdhi në paqe, në dy dekadat e fundit. Mos e lër popullin të vuajë, mos e
lër Kosovën të paguajë për mëkatet e tua. Shko Hashim. Mos e mbyt shoqërinë civile dhe mediet duke privilegjuar atë që na e la Stanishiqi trashëgim te dera, e i cili po rekruton e po promovon brezin e ardhshëm të bashkëpunëtorëve të rinj. Mjaft me mbështetjen dhe avancimin e servilëve dhe mediokërve, të argatëve e shërbëtorëve të një mijë zotërinjve. Mjaft me përkrahjen e tregtarëve të flamujve. Shko Hashim. Po pra, shko Hashim. Në Hagë thuaje fjalën tënde me argumente e fakte, në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë. Të takon. Je historiani që ishe në luftë. Bëhu presidenti që hyn në histori. Shko Hashim. Sepse, si po e mendon këtë punë Hashim? Dhjetëra luftëtarë e pjesëtarë të UÇK-së, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa e deri te Sokol Dobruna, Kadri Veseli e Xhavit Haliti të shkojnë në Hagë, kurse ti në Prishtinë të jesh president me Baton Haxhiun?! Shko ti në vend të të gjithë atyre Hashim. Shko në Hagë. Për ata. Për vete. Shko. Mos e malltreto popullin dhe shtetin, shokët dhe vetveten. Shko ti.
POLITIKE
8
E enjte, 10 JANAR 2019
Studentët nuk heqin dorë - Tymuese te Ministria e Arsimit dhe para Kryeministrisë
S
tudentët kanë ndryshuar formën e protestës. Kur ka shi dhe mot të keq nuk do t’i shohim më në rrugë, para kryeministrisë, ministrisë së Arsimit, apo edhe Ambasadës Amerikane siç ndodhi të martën. Ata do të jenë brenda ambienteve të fakulteteve, ku në formë proteste nuk do të kryejnë mësim. Ata kanë vendosur të kenë diskutime me njëri-tjetrin duke parë dokumentarë dhe filma, duke biseduar mbi libra të ndryshëm e forma të tjera organizimi derisa kërkesat e tyre të plotësohen nga kryeministri Edi Rama. Studentët shprehen se vendimi i tyre erdhi pasi shumica votoi për këtë formë bojkoti, por nuk dihet se sa do të vazhdojë. Sipas tyre kjo është një formë më e madhe presioni për qeverinë. Ndërkaq, një grup studentësh u vendosën para Kryeministrisë duke protestuar. Ata kënduan në kor vargjet: “Ejani mblidhuni këtu, këtu”, si dhe ndezën tymuese. Protesta e studentëve dje paradite ishte përqendruar kryesisht brenda Fakulteteve, ku bojkoti i mësimit vijoi duke nxjerrë në korridore bankat dhe karriget. Rreth orës 11:00 një grup studentësh u mblodhën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ku ndezën edhe tymuese. Ata përsëritën thirrjen për rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë. Më pas studentët vazhduan marshimin drejt Kryeministrisë, Kuvendit, Presidencës dhe Ambasadave të SHBA dhe BE-së. Protesta e djeshme Një pjesë e studentëve vijuan bojkotin e mësimit por këtë herë zhvendosën protestën brenda fakulteteve, nëpër korridore e jo në auditore. Nëpër korridoret e godinës së fakultetit nxorrën
Protestë dhe bojkot të auditoreve, studentët asnjë lëshim
karriget dhe tavolinat. “Një nga problemet nuk kemi karrige për auditoret dhe detyrohemi të marrim nga sallat e tjera. Është dicka minimale që ne nuk e kemi në universitetin tonë”- tha dje thotë një studente në një intervistë për
ISH-KRYEMINISTRI
Berisha: Auditorët bosh, greva e studentëve një sukses i plotë, dështon Rama
mediat. Ata tregojnë se protestën do e zhvendosin në universitete. “Do zhvendosim protestën me aksione të ndryshme në universitetin tonë. Do lexojmë libra, do shohim filma por do të vijojmë të bojkotojmë mësimin deri në
plotësimin e kërkesave”- u shprehën studentët. Studentja thotë qeveria në radhë të parë duhet të rrisë buxhetin. “Ku do gjendet fondet nëse nuk rritet buxheti i arsimit për të mbuluar shpenzimet e tjera”- tha ajo. Po ashtu
QËNDRESA
Studentët e Korçës bojkotojnë mësimin
Vijon bojkotimi i mësimit në Universitetin e Korçës. Studentët kanë bojkotuar mësimin edhe ditën e djeshme, për të tretën ditë me radhë për vitin 2019. Ata thonë se do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave. Ndërkohë një numër shumë i vogël i studentëve kanë shkuar në mësim. me megafon dhe të ulur nëpër korridore, ata kanë përsëritur kërkesat e tyre. Ndërkohë disa studentë zgjodhën të shkojnë në mësim me frikën se u digjet viti akademik. Të tjerë sfiduan shiun dhe marshuan drejt MAS ku apeluan për zgjidhjen e kërkesave dhe ndezën tymuese. Aty dorëzuan dhe platformën që në thelb parashikon zgjidhjen e kërkesave brenda afateve më të shpejta. Synimet kryesore janë shfuqizimi i ligjit të arsimit të lartë dhe rritja e menjëhershme e investimeve në universitete. Nga ana e saj MAS u ka tërhequr vëmendjen sekretarive pranë universiteteve të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët që përfitojnë nga përgjysmimi i tarifave dhe bursat. Më pas marshimi vijoi drejt Kryeministrisë, ku studentët kërkuan dhe mos djegien e vitit akademik. Protesta parashikohet të vijojë sërish ditën e sotme.
PROTESTA
Bora nuk ndal studentët e Shkodrës, kyçën dyert e Fakulteteve R
Auditorët e universiteteve u boshatisën nga studentët, jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe. Duke marrë shkas nga këto zhvillime, ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ditën e djeshme foto dhe video të auditorëve të boshatisur në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Filologjik, Shkencat e Natyrës, Gjuhëve të Huaja si dhe Universitetin e Shkodrës. Në foton e fakultetit të Gjuhëve të Huaja, duken korridoret e mbushura me policë dhe Berisha dhe diçitura plot ironi: “Të gjithë në mësim, me përjashtim të Lleshit”- thuhet në pamjet e publikuara dje nga deputeti demokrat, Sali Berisha.
eshjet e borës nuk i kanë penguar aspak studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” që mëngjesin e së mërkurës ta nisin me kyçjen e dyerve të fakulteteve me zinxhir, me qëllim që të mos lejohet hyrja e asnjë studenti apo pedagogu brenda auditoreve. Kjo formë proteste në ditën e tretë të këtij viti të ri, ka ardhur për shkak se në dy ditët e para u aludua se ka pasur fakultete të caktuara në të cilat është zhvilluar mësim. Të rinjtë janë të vendosur të mos tërhiqen deri në plotësimin e 9 kërkesave që i kanë drejtuar qeverisë shqiptare. Ndërkohë pas kërkesës së dorëzuar ne rektoratin e Shkodrës për shtyrjen e datave të riprovimeve, Senati
i Universitetit në një mbledhje të veçantë ka rënë dakort me propozimin e të rinjve. Fakultetet janë ngarkuar për zbatimin e vendimit që shfuqizon datat e riprovimeve të përcaktuara për në muajin janar-shkurt 2019 dhe
ato do të zhvillohen 2 javë pasi të mbyllen protestat e studentëve dhe ato të rikthehen në auditore. Edhe kjo e mërkurë ishte ditë proteste dhe nuk u zhvillua mësim në asnjë fakultet të Universitetit të Shkodrës.
POLITIKE
9
E enjte, 10 JANAR 2019
REAGIMI I KRYEMINISTRIT: PENGMARRËSIT NUK LËNË SHUMICËN TË BËJË MËSIM
“Studentët më mësynë whatsapin”, Rama: Ja ku i gjeni përgjigjet
N
ë një kohë kur studentët protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter” u shpreh dje se deri në 3 të mëngjesit ka marrë qindra mesazhe nga studentë në lidhje me pretendimet për Vendimet e Këshillit të Ministrave për kërkesave të tyre. Rama u sugjeron studentëve që të kontrollojnë në adresën e Qendrës së
Botimeve Zyrtare për të parë VKM-të në fjalë. “Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë whatsapin! Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë. Shumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare. Por mjafton një klik http://qbz.gov.al dy sy për të parë. E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga non-daja, ishte fjalia kur do plotësosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave. Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të paza-
konshëm me lloj-lloj profilesh e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua, ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësim. Kjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e qeverisë në prag të fundvitit ekzekutivi miratoi 12 vendime që nga heqja e tarifës së studimeve për studentët në nevojë dhe ekselentët, përgjysmimin për të gjithë studentët e tjerë, bursë shtetërore deri në 100 mijë lekë të vjetra çdo muaj, investimin e 27 mln euro në konvikte si dhe nisjen e punës për kartën e studentit sipas një modeli konkret nga një vend i Bashkimit Europian
Studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës kërkojnë garanci për 4 kërkesa
Incidenti - Përplasje mes policisë dhe studentëve te Politekniku, akuza ndaj dekanit N
ë ditën e tretë të protestës për këtë vit, studentët u përplasen me rojet e Universitetit Politeknik të Tiranës, e cila u shua me ndërhyrjen e policisë. Studentët kanë tentuar të nxjerrin jashtë universiteteve bankat dhe karriget, por kanë hasur me rezistencën e rojeve private, të cilët menjëherë më pas kanë njoftuar policinë. “Studentët na thanë se kishin hyrë në universitetet për të nxjerrë bankat dhe karriget, por kanë hasur me rezistencën e rojeve private. Rojet kanë lajmëruar policinë me pretendimin se studentët i kanë dhunuar. Në universitetin Politeknik të Tiranës ka pasur përplasje verbale mes studentëve dhe rojeve të sigurisë. Ata akuzojnë dekanin e universitetit që frymëzoi përplasjen e tyre me rojet”, ishin raportimet e djeshme të studentëve për ngjarjen në fjalë. Ashtu siç kishin paralajmëruar, studentët do të protestojnë edhe përgjatë ditës së sotme, duke mos hequr dorë nga kauza e tyre për plotësimin e 9 kërkesave. Mësohet se mbledhja e tyre është bërë si fillim nëpër fakultete dhe më pas ata do të marshojnë drejt disa pikave lidhëse të kryeqytetit, për t’u bashkuar me kolegët e tyre. Edhe ditën e sotme të rinjtë do të stacionohen para Kryeministrisë, atje ku protestojnë prej disa ditësh, ndërsa janë në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre. Pavarësisht temperaturave të ulëta deri nën zero, studentët duken të vendosur në kauzën e tyre, për plotësimin e kërkesave, që nga ulja e tarifave, deri tek pezullimi i ligjit të Arsimit të Lartë. Kërkesa për Dekanatin Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës i janë drejtuar me një kërkesë Universitetit Politeknik të Ti-
DEKLARATA
Ministria e Arsimit apel Universiteteve: Do mbani përgjegjësi për çdo keqinformim
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkon nga sekretariatet mësimore pranë Universiteteve që të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët në lidhje me numrin total që përfitojnë ulje tarifash dhe përfitim bursash. Përmes një deklarate për shtyp, MASR shkruan se ka kërkuar pranë çdo institucioni, informacione lidhur me numrin total të studentëve që plotësojnë kriteret. Në deklaratë, MASR ka edhe një paralajmërim për këdo që keq informon në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave. “Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë në rast të plotësimit të kritereve të përmendura, në Vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 778, 779, 780, 781, 782 dhe 784, datë 26.12.2018, për të vijuar me financimin. Tërheqim vëmendjen e sekretarive mësimore pranë universiteteve që të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët dhe të garantojnë informacionin sipas vendimeve të sipërcituara. Veprimtaria e tyre do të monitorohet dhe do të mbahet qëndrim, bazuar në ligj, për këdo që keqinformon apo vepron në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave”- thuhet në deklaratën e djeshme të Ministrisë së Arsimit.
DEPUTETJA E PD-së
Griuda Duma: Studentët sot po i japin leksione “parisë”
ranës ku i kërkojnë miratimin e katër pikave të rëna dakord me Dekanatin në mbledhjen e 12 dhjetorit 2018. Konkretisht, kërkohet mospagimi i tarifave të shkollim-
it deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat e tyre, shtyrjen e sezonit dhe procesit mësimor si dhe afatit të procedurave për bursa, nisja e një planveprimi për plotësimin e kërkesave të studentëve që varen nga Dekanati dhe mospenalizimin e studentëve deri në përfundimin e bojkotit. Një nga studentet tha se edhe sot këto dy Fakultete kanë bojkotuar procesin e mësimit. “Protesta nuk është vetëm dalja në shesh, por edhe bojkotimi i mësimit. Arkitektura dhe Urbanistika nuk kanë zhvilluar mësim sot. Studentët nuk do pengohen të futen në mësim. Kërkesat që i kemi drejtuar Dekanatit si garanci për studentët që nuk do të penalizohen për situatën që është krijuar”- u shpreh dje studentja.
Deputetja demokrate, Grida Duma e cila është edhe pedagoge pranë univeristetit të Shkencave Sociale ka publikuar një video nga auditorët bosh. Duma shprehet se studentët i dhanë një leksion të mirë ‘parisë’ prepotente të vendit. Ajo shton se bojkotimi i mësimit nga studentët ngrohu shpresën e shqiptarëve. “Në mbi 15 vite leksione nga sallat e universitetit, sot sallat janë bosh dhe studentët nuk marin por po japin leksione. Ata i dhanë nje leksion të madh “parisë” prepotente të vendit dhe nën acarin e stinës ngrohën shpresën më të madhe të shqiptarëve për ndryshim”, u shpreh dje në reagimin e saj, deputetja demokrate Grida Duma. Greva e studentëve arriti sukses të plotë.
POLITIKE
10
E enjte, 10 JANAR 2019
Një shkëmbim territori midis Serbisë dhe Kosovës tani është “jashtë çdo diskutimi”, por të gjitha palët duhet të kapin çastin e krijuar Nga Serbeze Haxhiaj (BIRN)
B
ashkimi Europian “duhet të jetë i hapur” për një nismë të re nga qeveria e Kosovës që riorganizon delegacionin e Prishtinës në bisedimet me Beogradin dhe përjashton në mënyrë eksplicite çdo shkëmbim territori si bazë për një marrëveshje për të zgjidhur marrëdhëniet, thotë një eksperte gjermane mbi rajonin. Në një intervistë me BIRN, Johanna Deimel, zv/drejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore me qendër në Mynih, tha se opozita gjermane kishte ndihmuar në hedhjen poshtë të propozimeve për shkëmbim territori midis Serbisë dhe Kosovës, por që të gjitha palët duhet të kapnin “momentin e ri” që ishte krijuar. Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë në mes të dhjetorit duke krijuar një ekip të ri negociator që përfshin qeverinë, opozitën dhe shoqërinë civile dhe krijimin e një platforme që përjashton çdo ndryshim në kufijtë e Kosovës. Mbetet e paqartë se ku e lë presidentin Hashim Thaçi rezoluta, i cili aktualisht përfaqëson Kosovën në negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç. “Unë mendoj se Brukseli duhet të jetë i hapur ndaj formatit dhe nismës së re,” tha Deimel, duke e përshkruar platformën e Kosovës si “konstruktive”, si edhe mbështetëse të të drejtave multietnike dhe të pakicave.
“Bisedime të reja Kosovë-Serbi ku të mos diskutohet ndryshim kufijsh”
“Jam e sigurt se kjo mund të shërbejë si bazë e mirë për negociata serioze për normalizimin e marrëdhënieve, të cilat shpresoj që Gjermania do t’i mbështesë në kapacitetet e saj si një shtet anëtar i BE-së.” Vitin e kaluar, Thaçi dhe Vuçiçi bënë deklarata publike që nxitën spekulime se ishin afër një marrëveshje mbi ndryshimin e kufirit midis Serbisë dhe Kosovës, duke shkëmbyer veriun e Kosovës me shumicë
SEKRETARJA E PËRGJITHSHME E KËSHILLIT TË BASHKËPUNIMIT RAJONAL (KBR)
Majlinda Bregu, vizita e parë zyrtare në Presidencën e Bosnjës Sarajevë - Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR), u takua dje e Sefik Xhaferroviçin, një nga tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Herzegovinës, në Sarajevë. Ky është takimi i parë i Bregut me udhëheqës të rajonit. Bregu falënderoi anëtarin e Presidencës Xhaferrovicin për mikpritjen e Bosnje dhe Herzegovinës për Sekretariatin e Këshillit dhe shprehu dëshirën për bashkëpunim të vazhdueshëm të mirë, duke theksuar rëndësinë e rolit të Bosnje dhe Herzegovinës që kryeson Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. “Kërkohen rezultate të prekshme për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal, integrimi ekonomik i SEE dhe angazhimi ynë ndaj vlerave evropiane është me rëndësi të madhe për të ardhmen. Lidhshmëria e rajonit është një garanci për këtë. Integrimi i ekonomive tona në një treg; lidhjen e njerëzve dhe ndarjen e vlerave; duke investuar në kapitalin njerëzor dhe intelektual, ka të bëjë me interesin tonë të përbashkët politik, të sigurisë dhe ekonomike”. Xhaferoviç përgëzoi Bregun për mandatin e saj të Sekretarit të Përgjithshëm të KBR, duke i uruar fat në përpjekjet e saj për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe shprehur gatishmërinë për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt Bashkimit Evropian.
serbe me Luginën e Preshevës me shumicë shqiptare në Serbi. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja bënë shumë pak për të zhdukur spekulimet, derisa kancelarja gjermane Angela Merkel tha në një konferencë për shtyp në gusht se kufijtë e Ballkanit Perëndimor ishin “të paprekshëm”. Deimel, e cila më parë ka punuar për Zyrën Civile Ndërkombëtare, e cila mbikëqyri Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, tha se kundërsh-
timi nga Berlini, Londra dhe kryeqytetet e tjera të BE-së nënkuptonte se “idetë e korrigjimeve të kufijve dhe të shkëmbimit të territoreve janë jashtë çdo diskutimi”. Deimel theksoi gjithashtu vërejtjet e fundit nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, në të cilat ajo përjashtoi “ndarjet etnike midis vendeve”. “Ky është një mesazh shumë i qartë,” tha Deimel, “duke treguar se edhe Mogherini po tërhiqet pas dhe po
mbështet qëndrimin e Gjermanisë se çfarëdolloj “marrëveshje nuk duhet të çojë në shtete mono-etnike’”. Ajo tha se ndarja etnike do të ishte një rikthim në shekullin e 19-të, një shkas i mundshëm për ndryshimet kufitare në vende të tjera në Ballkan dhe një kontradiktë e vlerave europiane. Më e rëndësishmja, nuk është ajo që njerëzit duan, tha Deimel, duke cituar një studim të fundit nga Instituti Demokratik i Kosovës, në të cilin më shumë se tre të katërtat e të anketuarve shqiptarë të Kosovës thanë se ishin kundër çdo shkëmbimi territori me Serbinë. Deimel tha se BE-ja aktualisht kishte mungesë “lidershipi dhe kapaciteti”, por se ishte krijuar një çast i ri. “Për shumë kohë askush nuk e dinte se çfarë ishte në tavolinë,” tha ajo. “Nuk kishte informacione për asnjë debat të mundshëm,” tha Deimel për BIRN. Ekspertja e Ballkanit tha se Thaçit i mungonte legjitimiteti dhe mbështetja e brendshme e nevojshme për të nënshkruar një marrëveshje. “Qeveria e Kosovës është kundër negociatave Vuçiç-Thaçi, ashtu siç është opozita e Kosovës dhe shumica e njerëzve atje.” BIRN
KREU I LDK-së
Isa Mustafa kritikon Ekipin negociator K
ryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kritikuar Ekipin negociator të Kosovës, i cili ka zhvilluar të martën një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në kuadër të përgatitjes së fazës së ardhshme të dialogut me Serbinë. Sipas Mustafës, gjatë takimeve me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, të martën në Bruksel, “Kosova u përfaqësua nga një delegacion pa relevancë”. Sipas Mustafës, Ekipit negociator i është dhënë një porosi e qartë se “duhet të kthehen në Kosovë ta heqin taksën” prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj produkteve që importohen nga Serbia. “Bashkëkryesuesit në deklaratat e tyre nga Brukseli u munduan t’i tregojnë Kosovës se kush janë. Ata u morën me vetveten, jo me esencën e dialogut; u morën me taksën, pa dhënë përgjigje,
dhe u morën me LDK-në”, ka deklaruar Mustafa. Kryetari i LDK-së ka thënë po ashtu se Kosova në Bruksel duhet të përfaqësohet nga një “Qeveri me përkrahje të gjerë, e cila për çështje të dialogut arrin të sigurojë unitet. Ndryshe, të tjerët do na i bëjnë letrat e ne do të vazhdojmë të përplasemi ndërmjet veti”. Ekipi negociator i Kosovës ka realizuar të martën një takim konsultues me zyrtarët e Bashkimit Evropian. Pas takimit, shefja për Politikë të Jashtme
dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ka kërkuar që Kosova të heqë taksën prej 100 për qind të vënë në muajin nëntor. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i këtij procesi, ka kërkuar që të dy palët, në fund të këtij procesi të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e cila pos tjerash, do t’u hapë perspektivën evropiane të dyja shteteve.
SOCIALE
11 E enjte, 10 JANAR 2019
“Fondi për Komunitetin”, rikonstruktohet pallati në rrugën “A. Z. Çajupi” në kryeqytet. Pjesa më e madhe e investimeve këtë vit në ‘Qytetin Studenti’
E
dhe pse në një prej zonave më të preferuara të kryeqytetit, 22 familje në rrugën “A. Z. Çajupi” në Njësinë 5 jetonin prej vitesh në një pallat të amortizuar. Por, falë “Fondit të komuniteteve”, një projekt i nismuar nga Bashkia e Tiranës, dhe bashkëpunimit mes komunitetit e administratorit të pallatit, realiteti për këta banorë ka ndryshuar tërësisht. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u njoh nga afër me transformimin e pallatit, pas aplikimit në Fondin e Komuniteteve, çka ka përmirësuar ndjeshëm edhe jetën e banorëve. “Jam shumë krenar për banorët e këtij pallati. Dikush mund të thotë: ç’punë ka kryetari i bashkisë me një pallat, Tirana ka 5 mijë pallate. Çështja është se po nuk dhamë një model, nuk kemi se si ta kopjojmë këtë që ka ndodhur me këtë pallat, në 5 mijë pallatet e tjerët të qytetit. Do të thotë, se me pak mukajet dhe bashkëpunim nga 22 familje, duke dhënë gjysmën ata dhe gjysmën bashkia, me Fondin e Komuniteteve, mund ta kthejmë një ndërtesë të degraduar 20vjeçare me standarde të ndërtimit të rrumpallës të viteve ’90, në një shtëpi në mes të Bllokut, vlera e së cilës shkon në 2 mijë euro metri katror”, tha
Veliaj: Zgjidhni administratorin dhe aplikoni për ‘Fondin e Komunitetit’
Veliaj. Ai ftoi të gjithë qytetarët që të caktojnë sa më parë administratorët e pallateve të tyre dhe përmes tij të aplikojnë për të përfituar nga “Fondi i Komuniteteve”. “Ftesa ime për banorët dhe duarartët e tjerë që duan të imitojnë atë që ndodhi me banorët në rrugën “Çajupi”, është të aplikojnë pranë bash-
kisë. Gjysmën e fondit Bashkia, gjysmën e fondit banorët, arrijmë t’i shtojmë deri në 30% vlerën pallatit. Siç e thanë edhe banorët, për 2-3 vjet, edhe investimi i tyre, vetëm prej veshjes me kapotë, kursen shpenzimet për energji”, tha Veliaj. Ndërkaq, kryebashkiaku theksoi se krahas vëmendjes për rehabilitimin e godinave të cilat shërbejnë si objekte banimi për qytetarët e Tiranës, pjesa më e madhe e investimeve këtë vit do të shkojë për investime në “Qytetin Studenti” dhe përmirësimin e kushteve të studentëve. “Do të vazhdojmë jo vetëm me investime të tilla për qytetarët e Tiranës, ata që janë aktualë, por edhe për qytetarët e ardhshëm të Tiranës. Kështu që, pjesa më e madhe e investimeve këtë vit do të jenë në “Qytetin Studenti”. Është e vërtetë që fundvitin e kaluar i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës, dhe si në çdo punë tjetër ku vë dorë Bashkia e Ti-
ranës, do të vëmë dorë edhe në ata që do të jenë qytetarët e ardhshëm të qytetit tonë, sepse sipas statistikave, 9 nga 10 studentë do rrinë në Tiranë”, tha Veliaj. Administratori i pallatit, Gojart Salja, vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës, e cila jo vetëm ka përmirësuar kushtet e jetës për banorët e këtij pallati, por edhe ka ulur shpenzimet për ngrohje. “Në 20 vjet ky pallat s’ka pasur asnjë lloj ndërhyrje nga ana e fasadës, plus kushtet e ndërtimit të asaj kohe kanë qenë shumë të dobëta. Kemi arritur në bashkëpunim me gjithë komunitetin që të realizonim këtë projekt. Ideja ka qenë e juaja, të cilën unë e mora e përshtata dhe ua bëra të qartë komunitetit që do t’ia ndryshojmë faqen pallatit, gjithashtu do të përfitojmë edhe nga ngrohtësia që do të na japë sistemi kapot”, tha ai. Ndryshimi është i prekshëm për
të gjithë banorët në këto ditë dimri ku temperaturat janë nën zero. “Unë kam ardhur këtu në vitin 1998, në 1 Nëntor ekzaktësisht, kanë kaluar plot 20 vjet dhe e ndjej diferencën, punimet janë cilësore. E ndjej edhe diferencën që është 4-5 gradë sidomos këto ditët e ftohta të dimrit, falenderoj edhe njëherë Bashkinë, kryetarin, administratorin tonë. Të gjithë banorët ishin shumë dakord që në fillim për të bërë këtë ndërhyrje, e cila siç e shikoni duket si një ndërtesë e re dhe jo 20 vjet përpara”, tha një prej banorëve.
argëtuese për fëmijë të ndërtuara gjatë 3 viteve e gjysmë në gjithë Tiranën. Gjithashtu rikualifikimi i kësaj sipërfaqeje i shton Tiranës një tjetër lulishte, e cila do të bëjë të mundur që kjo hapësirë e gjelbër të vizitohet nga çdo moshë. Projekti
parashikon sistemimin e ambienteve çlodhëse për moshën e tretë, ndërtimin e një shatërvani, shtrimin e rrugicave me pllaka dekorative, vendosja e ndriçimit, spote ndriçues, bordurat konturuese, stolat, koshat, pemë, lule etj.
VITI 2019 NIS MBARË PËR TIRANËN
Kryeqytetit i shtohet një tjetër kënd lojërash për fëmijë Hapësira pas stadiumit “Arena Kombëtare” do të shërbejë jo vetëm si një ambient çlodhës për të rriturit, por edhe si një hapësirë argëtimi për më të vegjlit e zonës përreth. Ndërmarrjet e Bashkisë Tiranës pas punës rehabilituese të gjithë kësaj sipërfaqe, kanë nisur
punën për montimin e këndit më të ri të lojërave për fëmijë në kryeqytet. Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që ka publikuar disa foto nga puna për montimin e moduleve të reja të lodrave për fëmijët e kësaj lagje.
“Edhe pse temperatura të ulëta, kolegët nisën punën herët te këndi më i ri i lojërave, pas stadiumit “Arena Kombëtare”. Shumë shpejt hapësira do të jetë gati për të vegjlit e zonës”, shkroi Veliaj. Me këtë kënd lojërash shkon në afro 40 numri i hapësirave
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAME
12 E enjte, 10 JANAR 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E enjte, 10 JANAR 2019
Shqipëria bllokohet nga dëbora Dëbora e rënë gjatë 48 orëve të fundit ka bllokuar pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë edhe zonat e ulëta. Dëbora ka mbuluar Gjirokastrën, Korçën, Elbasanin, Dibren, Shkodren si dhe qytete të tjera të vendit. Në Gjirokastër, Pukë dhe Fushë Arrëz është pezulluar mësimi. Edhe në Shkoder dhe Lezhë është pezulluar mësimi në disa shkolla si pasojë e reshjeve të borës dhe vështirësimit në qarkullim. Në Gjirokastër dhe rrethinat reshjet e borës që nisën mesnatën e mbrëmshme kanë qenë intensive duke vështirësuar qarkullimin në qytet dhe në akset nacionale.
Rreth orës 3 të mëngjesit aksi drejt Kakavijës përshkohej me vështirësi dhe pati shumë bllokime dhe rrëshqitje të mjeteve në rrugë. Bllokime ka patur gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit edhe në aksin Tepelenë-Gjirokastër. Akset si Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë, Korçë-Pustec
dhe Qafë e Qarrit janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Ndërkohë rruga nacionale është e kalueshme por në disa segmente lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë. Fshatrat në zonën e Mokrës, Kolonjë, në Maliq reshjet e borës janë më të dendura dhe më të rrezikuara për t’u izoluar.
AKTUALITET
14
E enjte, 10 JANAR 2019
Ministrja e Mbrojtjes i bën thirrje firmave kontraktore në të gjitha bashkitë, që të respektojnë kontratat për mirëmbajtje e zhbllokimin e akseve rrugore në rast të bllokimit të tyre
S
hqipëria është nën sundimin e borës dhe në gjendjen e shpalljes së emergjencës kombëtare. Ndaj dhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u bën thirrje qytetarëve që të evitojnë daljet e panevojshme nga shtëpitë. “Siguria e qytetarëve është misioni ynë, ndaj evitoni daljet e panevojshme nga banesat gjatë këtyre 48 orëve”. Në një deklaratë për mediat, Ministrja theksoi se situata pritet që të jetë e njëjtë edhe për orët e ardhshme. “Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të qarkullueshme, me përjashtim të aksit rrugor Tepelenë-Gjirokastër, i cili është përkohësisht i bllokuar në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, si dhe një pjese në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Sa i takon akseve rurale, të bllokuara janë akset në zonat e thella malore, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Korçë, Gjirokastër, Dibër dhe Elbasan”,-tha ajo. Ministrja kishte një paralajmërim për të gjitha firmat kontraktore në të gjitha bashkitë, që të respektojnë kontratat për mirëmbajtje e zhbllokimin e akseve rrugore në rast të bllokimit të tyre, pasi në të kundërt do të penalizohen sipas ligjit. Më tej Xhaçka bëri me dije se në të gjitha qarqet e prekura nga bora, janë aktivizuar mbi njëqind mjete, që po punojnë për hapjen e akseve me probleme. Për ti paraprirë rreziqeve, ministrja nënvizoi se janë mbi 2 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, punonjës të OSSHE dhe të shëndetësisë janë në gatishmëri të plotë për t’iu gjendur pranë banorëve, për
Olta Xhaçka apel qytetarëve: Evitoni daljet gjatë 48 orëve THIRRJA “Të dashur qytetarë të zonave të prekura nga reshjet e borës, Siguria juaj është misioni ynë parësor. Ndaj do të kërkonim të evitonit daljet e panevojshme nga shtëpitë. Për të gjithë ju që keni nevojë për asistencë, të telefononi në numrat e emergjencave 126, 127, 128 dhe 129 ose tu drejtoheni shtabeve të emergjencave në qytetet tuaja”.
BASHKITË
çdo problem të vërejtur. “Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ekuipazhet e tyre janë të gatshëm të ndërhyjnë nga ajri për t’iu përgjigjur të gjitha problemeve shëndetësore apo kërkesave për bazë ushqimorë, në ato fshatra, që bllokohen nga moti i keq. Që të minimizojmë pasojat e motit të keq, i bëj thirrje firmave kontraktore, në të gjitha bashkitë, që të respektojnë kontratat për mirëmbajtje e zhbllokimin e akseve rrugore në rast të bllokimit të tyre. Sa më korrektë të tregoheni në
punën tuaj, aq më pak problem do kenë në përditshmërinë e tyre qytetarët e Shqipërisë. U bëj me dije të gjitha atyre kompanive, që nuk respektojnë kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve se për çdo rast po monitorohen e do të penalizohen sipas ligjit”,-tha Xhaçka. Me rëndësi tha ministrja është dhe disiplinimi i qarkullimit rrugor, sidomos në zonat me rrezik të shtuar që duhet të shoqërohet edhe me kufizimin dhe mbajtjen nën kontroll të qarkullimit të automjeteve me
SITUATA
Bora “mbush” spitalin e Gjirokastrës
Pasojat e para të reshjeve të dëborës janë shfaqur edhe me shtrimet në spitalin rajonal. Sipas mjekut ortoped, Murat Kaçi, janë paraqitur rastet e para të frakturave prej rrëshqitjeve në borë. Kaçi pranon se situata e rënduar e qarkullimit po vështirëson mbërritjen në spital të pacientëve, sidomos nga zonat e thella. “Kemi dy-tri raste që kanë marrë shërbimin tonë, dy i kemi të shtruar në spital, ndërsa tjetri me frakturë, me këtë të fundit që ka qenë edhe vet punonjës i shërbimit të Urgjencës. Kur themi që ka rrugë të bllokuara, vështirësia e komunikimit është e pranishme. Urojmë që të mos ketë raste të tilla më, por nëse ka do të vijnë me vonesë”, tha ortopedi Murat Kaçi. Një pjesë e personelit të spitalit e ka pasur të pamundur të paraqitet në punë për shkak të vështirësive në qarkullim.
tonazh të lartë. “Respektimi i sinjalistikës së nevojshme është shumë i rëndësishëm, për parandalimin e bllokimeve dhe aksidenteve të mundshme, në situata të pritshme dimërore. Ju drejtues të automjeteve, të përdorni zinxhirë dhe të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të zbatoni udhëzimet për qarkullimin rrugor. Kujdesi dhe bashkëpunimi nga ana juaj dhe përgjegjshmëria e lartë nga ana e të gjitha strukturave që ligji i ngarkon, për përballimin
“Ministrja kishte një paralajmërim për të gjitha firmat kontraktore, në të gjitha bashkitë që të respektojnë kontratat për mirëmbajtje e zhbllokimin e akseve rrugore në rast të bllokimit të tyre, pasi në të kundërt do të penalizohen sipas ligjit”. e situatave të shkaktuara nga moti i keq, do të na ndihmojnë që bashkarisht të përballojmë këto ditë të ftohta”. Në fund, ministrja e Mbrojtjes, pati një thirrje për qytetarët që të telefonojnë në numrat e emergjencave 126, 127, 128 dhe 129.
SHKODËR
M
oti i acartë që ka mbuluar vendin, ka paralizuar qarkullimin në një pjesë të mirë të rrugëve në vendin tonë, duke krijuar avari edhe për emergjenca të ndryshme shëndetësore, deri te pamundësia e grave shtazëna për të lindur në spital. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarlliu ka ndarë dy raste. I pari ka të bëjë me një nëne të re të izoluar nga bora por që ka arritur të sjellë në jetë djalin e saj shëndoshë e mirë falë ndihmës së mjekëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës. “Një nënë e re është transpotuar me urgjencë nga Malësia e Madhe, një zonë e izoluar nga dëbora drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ka sjellë në jetë shëndosh e mirë, falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve Senad Halluni dhe Dritan Barbullushi. Aleksandro është fëmija i tretë i familjes dhe nga bonusi i bebes do të përfitojë çekun 120 mijë lekë. Spitali Rajonal i Shkodrës, si të gjithë spitalet
Gratë shtatzëna, ministrja jep lajme të mirë
në vend, këto ditë të ftohta janë në gadishmëri për të pritur çdo emergjencë të mundshme në zonat të izoluara nga dëbora”, shkruan Manastarlliu në facebook. Rasti i dytë u regjistrua në një fshat të Elbasanit, aty ku një 25-vjeçare solli në kushte shtëpi fëmijën e dytë por e ndihmuar nga një infermiere e që më pas u bë i mundur transportimi për në maternitetin e Elbasanit. “Infer-
mierja Nazmie Demiri e Qendrës Shëndetësore Labinot-Katund në Elbasan ja ka dalë të shpëtojë në kohë, një nënë të re të bllokuar nga dëbora, e të ndihmojë të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë në ambientet e shtëpisë. 25-vjeçarja ka lindur pa ndërlikime dhe është transportuar me autoambulancë në maternitetin e Elbasanit, ku aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm”.
AKTUALITET
15
E enjte, 10 JANAR 2019
Shoferët të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë, të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dhe të ndjekin udhëzimet e Patrullës Rrugore
P
as reshjeve të borës dhe bllokimit të rrugëve, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), jep informacion për gjendjen e akseve nga veri në jug, ndërsa ripërsërit apelin ndaj drejtueseve të mjeteve të respektojnë udhëzimet përkatëse. Pas hedhjes së kripës dhe pastrimit në rrugë si dhe rikthimit të reshjeve të shiut në disa zona të vendit, qarkullim i mjeteve është normalizuar por krahas kësaj, ka ende segmente që vijojnë të jenë nën pushtetin e ngricave. “Qafë Thanë-Kapshticë dhe Qafë Qarri-Ersekë qarkullimi behët me zinxhir. Tepelenë-Kakavijë kanë filluar reshjet e shiut, qarkullimi është i mundur pa zinxhir por duhet të bëhet me kujdes. Në Pukë Fushë Arëz Qafë Mali, Hani i Hotit Tamarë, Dedaj-Razëm, Qafë Laç-Koman, Qafë Mali- Fierzë, Kuben-Vasije qarkullimi bëhet me zinxhir. Segmenti Fierzë-Ura e Bujanit-Qafë Morinë, i qarkullueshëm me zinxhir. Aksi KukësUra e Zapodit, Kukës-Bushtricë, i qarkullueshëm me zinxhir. Segmenti Kukës Krumë, Krumë Qafë Prushi, Plepa-Kam të qarkullueshëm me zinxhir. Rekomandojmë drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në segmentet rrugore, për të cilat ju kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë, të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dhe të ndjekin udhëzimet e Patrullës Rrugore”, njofton ARRSH. Gjirokastër Dropull, Tepelenë, Memaliaj dhe Përmet trashësia e borës në qytete shkon nga 25 në 30 centimetra, ndërsa në zonat rurale më shumë se 40 cm. Për pasojë në qytete është e vështirë lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve. Të bllokuara janë zonat e Zagorisë, Pogonit e disa fshatra në Cepo dhe komuna Kurvelesh në Tepelenë. Qytetet kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të ngricave, ndërsa zonat malore përballen me ndërprerje të energjisë elektrike. Korçë Disa fshatra të zonave malorë të Korcës e Pogradecit janë bllokuar për shkak të reshjeve të dëndura të dëborës që ka arritur deri në 50 centimetra. Të bllokuara janë zona e Lekasit, Shtyllë, Velcan dhe Dardhas. Në fshatrat e thella mësimi është ndërprerë, ndërsa në pjesën tjetër orët u zhvilluan të reduktuara. Në qytetin e Korçës trashësia e dëborës arrin 10 cm, ndërsa problem mbeten ngricat për shkak të temperaturave të ulta. Dibër Reshje të dendura dëbore kanë
Moti i keq, ARRSH tregon akset më problematike
përfshirë të gjitë qarkun e Dibrës, ku thuajse gjysma e fshatrave raportohen të bllokuar ose kanë probleme në qarkullim. Në zonat malore si Selishte, Lura, Sllova, Kala e Dodës dhe disa fshatra të Melanit, trashësia e dëborës arrin deri në 45 cm trashësi. Në shkolla mësohet se nuk është zhvilluar procesi mësimor për shkak të bllokimit të rrugëve dhe motit të ftohtë. Kukës Ndërkohë i gjithë qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje intesive dëborë dhe tem-
peratura të ulta. Trashësia e borës në qytetet Kukës 8 cm, Krumë 7 cm e në Bajram Curri 15 cm. Në të gjithë qarkun rezultojnë të bllokuara disa fshatra në të tre bashkitë, ndërsa në të tjera zona kërkohet lëvizja me zinxhirë. Në zonat malore mësimi u zhvillua me orë të reduktuara. Probleme me energjinë ka në njësinë administrative Malzi e Vlahën në Kukës. Shkodër Në rrugë trashësia e dëborës kishte arritur rreth 15 centimetra trashësi duke krijuar vështirësi
për qarkullimin e këmbësoreve dhe automjeteve. Për të pastruar rrugët bashkia nxorri në qytet 5 fadroma. Problemet më të mëdha i dha në arsim, ku 23 shkolla 9-vjeçare ndërprenë proçesin mësimor në të dy bashkitë, Shkoder dhe Vau Dejës. Pukë Në Pukë vetëm dy shkolla bënë mësim, të tjerat nuk u hapën. Ndërsa në Malësi të Madhe orët e u bënë të redukturara. Disa fshatra si pasojë e rrjetit të amortizuar kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.
SITUATA
Dardha izolohet, bien tre ortekë bore
Sasia e jashtëzakonshme e reshjeve të borës që po bie në Qarkun juglindor të Korçës ka bërë që pas mesditës së djeshme të bllokohet rruga që të çon drejt fshatit turistik të Dardhës. Në Dardhë ka mbi 60 cm borë, ndërkohë që aksi rrugor është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së masiveve të borës në dy-tri vende përgjatë rrugës. Sasia më e madhe e “ortekut” thuhet të jetë ajo në vendin e quajtur “Muri i Musait” por edhe te vendi i quajtur “Gryka’’. Autoritetet lokale janë gjithsesi në gatishmëri dhe po punojnë për hapjen e rrugës që të çon në fshatin aq shumë të frekuentuar turistik, jo vetëm në verë por edhe në dimër për shkak të dëborës.
POLICIA RRUGORE
D
rejtori i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes në zonat ku kanë ngrica, të përdorin zinxhirë dhe të reduktojnë shpejtësinë me të cilin lëvizin. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se punonjësit e policisë rrugore janë në gatishmëri të plotë për të dhënë ndihmën e tyre qytetarëve në çdo zonë të vendit. “Të reduktohet shpejtësia. Të vendosen zinxhirët. Të evitohen parakalimet. Të ecin me marshin e dytë, të evitojnë frenimet. Të jenë shumë të përqendruar deri sa të dalin nga zona e vështirë. Ne kemi kulturë të vogël në drejtimin e mjeteve në Shqipëri. Kemi edhe drejtues mjeti asocialë. Duhet të kemi lirinë tonë dhe të mos cenojmë atë të tjetrit”, tha Tola gjatë një interviste
Tola: Reduktoni shpejtësinë, nuk ka qarkullim pa zinxhirë
televizive. Tola u shpreh se punonjësit e policisë rrugore janë në gatishmëri që të ofrojnë ndihmën e tyre, qoftë dhe për
vënien e zinxhirëve. “Patrullat që operojnë në zonat ku dëbora nuk është fenomen i rrallë dinë të ndihmojnë shumë më mirë,
të tjerët hasin në vështirësi. Por njohura për fenomene të tilla fillon që në momentin që blen mjetin. Por edhe nëse ka pasur nevojë për ndihmë, policia rrugore është solidarizuar me ta për t’i ndihmuar. Para se të nisen, qytetarët duhet të informohen. Megjithatë policia është në terren për t’i ndihmuar gjithmonë”,-u shpreh Tola. Sa i përket kulturës së ndërrimit të gomave dhe vendosjes së zinxhirëve, Tola është shprehur se kjo gjë është më e thjeshtë tek shoferët që vijnë nga rrethe ku dëbora nuk është fenomen i rrallë.
AKTUALITET
16
E enjte, 10 JANAR 2019
Institucionet arsimore, për pjesën infrastrukturore kanë përgjegjës bashkitë dhe të gjithë kryetarët e bashkive kanë pasur që në shtator, para tryezës së tyre problematikat
Bora “bllokon” mësimin në 280 shkolla FAJI
M
ungesa e ngrohjes në shkolla, kopshte dhe çerdhe, ka detyruar disa Drejtori Arsimore Rajonale të marrin vendimin për pezullimin e mësimit në disa shkolla. Në total janë rreth 280 shkolla kryesore dhe vartëse që nuk kanë nisur procesin mësimor për shkak të kushteve të motit. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Arsimit, mësimi u pezullua në zyrat arsimore të Gjirokastrës, Librazhdit, Pukës, Tepelenës dhe në Përmet. “Sipas raportimeve në Ministrinë e Arsimit, për funksionimin e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar, u pezullua mësimi në 5 drejtori dhe zyra arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë dhe Përmet. Ndërkohë që edhe në disa zyra të tjera arsimore ku disa shkolla ndodhen në zona malore, mësimi nuk është zhvilluar”. Në zonat e tjera të vendit mësimi vijon normalisht. Për ato shkolla ku mësimi u pezullua, zëvendësimi i orëve do të bëhet në ditët në vijim. Temperaturat shënuan nivele nën zero por në të gjitha shkollat e Bashkisë së Durrësit, sistemet e ngrohjes nuk ekzistojnë. Mijëra nxënës detyrohen të qëndrojnë të veshur me xhupa, kapuçë e doreza në klasa, duke cënuar zhvillimin e një procesi normal mësimor. Shumë drejtori shkollash kanë vendosur të shkurtojnë orët e mësimit. “Ne vetë kemi siguruar para,
“Institucionet arsimore për pjesën infrastrukturore kanë përgjegjës bashkitë dhe të gjithë kryetarët e bashkive kanë pasur që në shtator, para tryezës së tyre problematikat nëpër shkolla, çerdhe e kopshte, në një raport të dalë nga inspektimet e kryera nga Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, i cili i kontrollon të gjithë objektet në fund të procesit mësimor dhe në fillim të tij, në muajin shtator”.
që të blejmë nga një rezistencë për ngrohje në çdo klasë por nuk është e mjaftueshme në këto ditë të ftohta. Jemi veshur trashë, sepse edhe ajo rezistenca që vihet në mes të klasës nuk del për të gjithë”. Investimet për mirëmbajtjen e godinave mungojnë, drejtuesit e shkollave përpiqen të menaxhojnë kontributin modest të komunitetit të prindërve, për
të kryer riparime të vogla dhe për të vendosur të paktën nga një ngrohëse nëpër klasa, për të zbutur sadopak temperaturat e ulëta të dimrit. Në rrethin e Lushnjes janë 53 shkolla dhe 31 kopshte. Nga këto, 6 shkolla janë të pajisura me sisteme ngrohjeje me naftë dhe 5 shkolla janë të pajisura me soba me dru, që furnizohen nga Bashkia, ndërsa pjesa tjetër ka si zgjidhje
PARASHIKIMET
Moti në dy ditët e ardhshme
Teksa i gjithë vendi është pushtuar nga reshjet e borës, në dy ditët në vijim Instituti i Gjeoshkencave parashikon një rritje të temperaturave me 2 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare nuk do të ketë temperatura nën zero. Sipas Institutit, mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në bregdet nga 3 deri në 9 °C, në vendet e ulëta nga 2 në 6 °C dhe në zonat malore nga -5 deri në 1 °C. Reshjet do të jenë lokale në formë shiu, në Tiranë, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër. Ndërsa në lindje dhe veri të vendit, kryesisht në terrenet malore do të ketë reshje të dobëta bore.
SITUATA
S
a herë binte borë apo kishte akull në Rrugën e Kombit, bllokohej. Këtë vit duket gjithçka përfekte. Kompania AHC si kompani korrekte, po punon dhe pastron në mënyrë shembullore Rrugën e Kombit. Reshjet e borës në vend vazhdojnë me instesitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme. Situata në rrugën e Kombit është nën kontroll dhe është normalizuar për qarkullimin. Bëhet me dije se janë rreth 30 borëpastruese në të dyja anët e rrugës që po punojnë pa pushim. Borëpastrueset janë duke punuar 24 orë për të pasur rrugë me parametra të plota duke shmangur problemet në qarkullim apo akisidente të mundshme nga rreshjet e borës. Si asnjëherë më parë, rruga është në parametra dhe situata po mbahet nën kontroll. Gjatë ditëve të fundit shumica e vendeve të territorit tonë janë përfshirë nga rreshjet e
ngrohëset elektrike. Zyrtarët pranojnë se në disa shkolla ka probleme të furnizimit me energji elektrike, për shkak se linjat nuk mbajnë ngarkesë. Institucionet arsimore për pjesën infrastrukturore kanë përgjegjës bashkitë dhe të gjithë kryetarët e bashkive kanë pasur që në shtator, para tryezës së tyre problematikat nëpër shkolla, çerdhe e kopshte, në
një raport të dalë nga inspektimet e kryera nga Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, i cili i kontrollon të gjithë objektet në fund të procesit mësimor dhe në fillim të tij, në muajin shtator. Ky inspektoriat ka në tagrin e tij vetëm kontrollin e ekzistencës së kaldajës dhe jo funksionimin e saj. Për këtë është Inspektoriati Shtetëror Arsimor, i cili duhet të kontrollojë çdo ditë dhe çdo muaj gjendjen e shkollave, kopshteve e çerdheve dhe të marrë masa ndaj tyre deri në gjobitje të drejtuesve të tyre, të cilët ka raste që nuk zhvillojnë tendera për lëndën djegëse të kaldajës, në rastet kur janë. Ky inspektoriat duhet të kontrollojë edhe objektet arsimore jopublike, të cilat i janë lënë në dorë ndërgjegjes së biznesit që e ofron arsimin jopublik, pasi nuk i kontrollon askush.
Rruga e Kombit, situata nën kontroll nga AHC
dendura të borës duke sjellë edhe probleme në qarkullim. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar herë pas herë mbi
gjendjen e rrugëve duke i bërë apel drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhira.
AKTUALITET
17
E enjte, 10 JANAR 2019
Kryetari Jac Klijs, thuhet se është në bisedime me përfaqësues të komunës Roterdam, për të trajtuar problemet e krijuara nga lëvizja kontrabandë e shqiptarëve
F
akti që mijëra qytetarë nga Shqipëria, kërkuan azil për motive ekonomike në vendet e BE, kryesisht në Francë dhe Holandë, ishte një nga argumentet kokëforta për bindjen e këtyre dy vendeve se Shqipëria nuk ishte gati të hapte negociatat e anëtarësimit në qershor 2018. Shumë të rinj shqiptarë po braktisin vendin dhe një ndër vendet që ka shprehur shqetësim për praninë e lartë të numrit të shqiptarëve është Holanda. Së fundmi kryetari i komunës Moerdijk në Holandë, ka kërkuar bashkëpunim me autoritet e komunës Roterdam, për të përballuar situatën e krijuar nga lëvizja e jashtëligjshme e shqiptarëve. Kryetari Jac Klijs, dëshiron që qyteti port të paguajë faturën e kamerave të survejimit në parkun Streepland në Zevenbergschen Hoek. Ndërsa inspektime shtesë duhet të kryhen edhe në portin e Roterdamit. Klijs i bëri këto deklaratë dje gjatë një takimi që pati me sekretarin e shtetit për Drejtësi dhe Siguri Mark Harbers në komunën Moerdijk. Sipas Klijs, kamionët që kalojnë natën në park duhet të kontrollohen. Ai shtoi se duket të ketë kontrolle shtesë edhe për shoferët e kamionëve, të cilët dyshohet se ndihmojnë emigrantët shqiptarë për të hyrë ilegalish në Angli. “Shoferët nuk mund të shikojnë vetëm drejtimin e kamionit por ne duhet t’i parandalojmë ata që të marrin shqiptarë dhe i dërgojnë në Angli”,-tha kryebashkiaku. Sekretari i shtetit Mark Harbers shkoi në Moerdijk për të parë nga afër situatëtn e krijuar në Zevenbergschen Hoek, raportojnë mediat holandeze. “Situata padushim është e mjerueshme, emigrimi funksionon vetëm nëse bëhet në mënyrë ligjore”, tha ai. Më tej ai u njoh edhe me ankesat e banorëve. Ai prem-
Shqiptarët azil në Holandë, Harbers: S’do hyni kurrë në BE, shtohen masat e sigurisë MESAZHI “Harberr paralajmëroi shqiptarët se nuk do kenë asnjë mundësi për të kaluar nga Moerdijk për në Angli. “Mundësia për t’u kapur po bëhet gjithnjë e më e madhe dhe në momentin që një shqiptar kapet ai dëbohet për në Shqipëri dhe do t’i ndalohet e drejta për të hyrë në BE”.
TË RINJTË
toi se do të ketë bashkëpunim me strukturat ndërkombëtare dhe paralajmëroi shqiptarët se nuk do kenë asnjë mundësi për të kaluar nga Moerdijk për në Angli. “Mundësia për t’u kapur po bëhet gjithnjë e më e madhe dhe në momentin që një shqiptar kapet ai dëbohet për në Shqipëri dhe do t’i ndalohet e drejta për të hyrë në BE”, tha
Harbers. Ajo që është edhe më shqetësuese sipas statistikave holandeze është edhe fakti se rreth gjysma e azilkërkuesve janë nën 18-vjeç, çka do të thotë se shumica e personave që mbërrijnë në Holandë janë familjarë dhe çifte të reja. Përgjatë gjithë 2018-s, numri i azilkërkuesve arrin në 560, nga ku shqiptarët vijojnë të jenë grupimi i 5 më i madh
i azilkërkuesve në vend. Sipas mediave holandeze shqiptarët po e shfrytëzojnë azilin në Holandë edhe për t`u larguar drejt një prej vendeve më të lakmuara prej tyre siç është Britania e Madhe, ku shpesh policia holandeze i identifikon dhe i ndalon kryesisht në portin e Roterdamit. Shpesh është raportuar sesi shqiptarët që duan të shkojnë në Britaninë
“Ajo që është edhe më shqetësuese sipas statistikave holandeze është edhe fakti se rreth gjysma e azilkërkuesve janë nën 18-vjeç, çka do të thotë se shumica e personave që mbërrijnë në Holandë janë familjarë dhe çifte të reja”. e Madhe kanë gjetur ‘’shtegun” e ri në Moerdijk. Gati çdo ditë, ata përpiqen që të ngjiten në kamionë në autostradë. Ky është një vend i përshtatshëm pasi mund të fshihen lehtësisht në kamion dhe më pas të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.
“SHTRËNGOJE FORT KËTU”/ PROCEDIM PENAL PËR GJYQTARIN E FIERIT DHE PËR PSIKOLOGEN ELONA MEÇANI
Favore seksuale dhe 500 euro ryshfet, arrestohet gjyqtari Roland Hysi P
olicia ka arrestuar gjyqtarin e Shkallës së Parë në Fieri Roland Hysi, i cili u denoncua mbrëmjen e së martës nga emisioni investigativ “Stop”, pasi kërkonte favore seksuale dhe ryshfete. Ai akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike”. Po ashtu mbi gjyqtarin rëndon akuza “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë”. Po ashtu masa arrest me burg është caktuar edhe për psikologen Elona Meçani, e cila mori 500 euro të tjera për një gjyqtar tjetër, i cili në video thuhet se është Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit. “Drejtoria Hetimore Qendrore
në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë kryen ekzekutimet e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë Nr.5, datë 09.01.2019 e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit: R.H., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier; E.M., 28 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ata ndodhen të
ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë”- thuhet në njoftimin e djeshëm të Policisë. Po ashtu, paraditen e djeshme Prokuroria regjistroi procedim penal pas publikimit të videos në një emision investigativ ku gjyqtari Roland Hysi merr 500 euro ryshfet dhe i kërkon favore
seksuale një gruaje të divorcuar për ti dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes Elona Meçani 500 euro të tjera për gjyqtarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit. “Prokuroria pranë Gjykatës
së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, duke u nisur nga pamjet filmike të transmetuara në datën 08.01.2019 në emisionin “Stop” të televizionit “Klan”, kryesisht, ka regjistruar proçedim penal për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përgjegjësisë penale të personave të përfshirë”- njoftoi Prokuroria.
KULTURE
18 E enjte, 10 JANAR 2019
Një Skënderbe “me ngjyra” ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës Një Skënderbe me ngjyra siç nuk e keni parë ndonjëherë është nxjerrë nga një ribotim italisht i vitit 1646 që ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës. Libri titullohet “Portrete të 100 kapedanëve të shquar dhe bëmat e tyre në luftë të përshkruara shkurtimisht dhe të gdhendura nga Aliprando Capriolo.” Libri i Capriolos është botuar fillimisht në Romë, në vitin 1596 dhe nuk është i panjohur për studiuesit e Gjergj Kastriotit. Gravurat e librit origjinal janë bardhë e zi. Por 50 vjet pas daljes së botimit të parë, duket se dikush vendosi ta ribotojë librin dhe t’i stilizojë portretet, duke u shtuar ngjyra sipas fantazisë së tij. Në këtë Skënderbe me ngjyra, - sipas atsh - bereta “alla carmagnola” është e gjelbër, ndryshe nga e kuqja e ndezur
në portretin e Gentile Bellinit ose në atë të Cristofano dell’Altissimos që ruhet në Firence. Në gravurën e Capriolos, Skënderbeu paraqitet si burrë shteti dinjitoz e fisnik, me pamje të urtë e të qetë, me tipare thjesht njerëzore dhe aspak të ekzagjeruara. Ngjyra i shton një dimension të ri përfytyrimeve tona, prandaj ky stilizim i gravurës origjinale të Skënderbeut mund të na ndihmojë t’ia përafrojmë më shumë realitetit pamjen e tij, për të cilën ka një kërshëri të madhe. Në të vërtetë, piktori ka punuar me mjaft durim, po të gjykosh nga detaji i pasur, dritëhijet e lëkurës, thellësia e figurës dhe kombinimi interesant i ngjyrave. Për këtë foto të stilizuar të Skënderbeut falenderoj mikun tim Bejtullah Destani, i cili e nxori nga koleksioni i Bibliotekës Ko-
Qendra Kombëtare e Kinematografisë, 12 premiera gjatë vitit 2018 Qendra Kombëtare e Kinematografisë konsideron arritje speciale të vitit 2018 vlerësimin e filmave shqiptarë në festivalet e huaja. “Arritjet speciale të vitit 2018, për herë të parë një film shqiptar arrin të marrë vlerësimin maksimal në një festival ndërkombëtar filmi të Kategorisë A. Filmi artistik “Delegacioni”, skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani, u vlerësua me çmimin “Grand Prix”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë. Përzgjedhje dhe pjesëmarrje e 2 filmave të metrazhit të gjatë në festivale ndërkombëtare filmi të Kategorisë A: “Delegacioni”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë; “Streha mes reve” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Tallinn Black Nights Film Festival. U xhiruan 16 projekte filmike, duke shënuar kështu numër rekord xhirime të filmave brenda një viti”, shprehet QKK. Gjatë vitit 2018 QKK hapi 3 sezone konkurrimi. Në vitin 2018 pas procesit të vlerësimit fitojnë të drejtën për financim 36 projekte. 6 projekte filmike me metrazh të gjatë (bashkëprodhim minoritar), 8 projekte filmike me metrazh të shkurtër, 5 projekte filmike dokumentarë, 4projekte filmike të animuar, 6 festivale filmi, 7 projekte të ndryshme kinematografike”, bën me dije QKK, ndërsa shton se është hapur sezoni i konkurrimit për projektet për filma me metrazh të gjatë (karriere), filma me metrazh të gjatë – vepër e parë, projekte për zhvillim, si dhe projekte promocioni dhe distribucioni i filmit shqiptar. Gjatë vitit që lamë pas QKK bën me dije se janë përfunduar dhe kanë realizuar premierat për publikun 12 projekte filmike. Në filmat artistikë metrazh të gjatë përmendim “Ndërkombëtarët”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Pluton Vasi, “Delegacioni”, skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani; “Streha mes reve”, skenari dhe regjia Robert Budina; “Procedurat” skenari Suela Bako Ergys Meta, regjia Suela Bako, Ergys Meta; “Martesa”, skenari Blerta Zeqiri, Kreshnik Berisha, regjia Blerta Zeqiri; “Nëntori i ftohtë”, skenari dhe regjia Ismet Sijarina”; “Loja e parave”, skenari dhe regjia Antonio Morabito dhe “Holy Boom”, skenari dhe regjia Maria Lafi. Në filmat artistikë me metrazh të shkurtër përmenden “Atila”, skenari dhe regjia Benart Laze; “Ne kemi diellin”, skenari dhe regjia Petrit Ruka; “Poeti”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Atina Laço dhe “Girls”, skenari dhe regjia Elkjana Gjipali.
mbëtare të Spanjës. Në shënimin e Capriolos për Gjergj Kastriotin thuhet: “Ky kapiten jashtëzakonisht trim ishte njeri trupmadh dhe me një forcë thuajse të pabesueshme; kishte fytyrë të ndezur ndërsa sytë, mjekrën dhe flokët i kishte ngjyrë gështenjë.” (Era questo valorosissimo Capitano di persona grande, & di forza quasi incredibile; la carnagion hauea rubiconda; occhi, barba, & capelli castagnicci.) Në një pasazh tjetër të librit Skënderbeu përshkruhet kështu:” I sfiduar nga luftëtarë të famshëm të kampit armik, luftoi trup me trup dhe i shtriu të gjithë përtokë. Në një betejë, kur ishte duke vrarë kundërshtarin, u sulmua papritur nga një tjetër dhe ua mori jetën të dyve. Në beteja të ndryshme vrau me dorën e tij më shumë se dymijë armiq”.
Arsyet përse vizitat në muze të bëjnë të ndjehesh mirë N
jë nga justifikimet më të shumta që përdoret për të mos vizituar institucionet e trashëgimisë kulturore ështe shpeshherë tarifa e hyrjes në këto institucione. Megjithatë, një studim i kryer nga Harris Interactive gjen se njerëzit janë më të lumtur kur shpenzojnë para për përvoja në vend të blerjeve materiale. Sipas Leaf Van Boven, Asistent Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Kolorados, përvojat duket të krijojnë më shumë lumturi sesa objektet materiale, sepse ato sigurojnë riinterpretime pozitive personale me kalimin e kohës. Domethënë, ndërsa rikujtojmë vizitën tonë në muze, ne kemi një tendencë për të pastruar psikologjikisht çdo kujtim negativ. Përvojat, të tilla si vizitimi i një muzeu, gjithashtu mund të bëhen pjesë kuptimplote e identitetit shoqëror dhe të kontribuojnë në marrëdhëniet e suksesshme shoqërore në një mënyrë që sendet materiale nuk munden. Pra, vizita në muze do t’ju bëjë më të lumtur në afat të gjatë. Këshillë: Vizitoni faqet online të muzeve dhe ndiqni njoftimet mbi ditët se kur muzeu mund të vizitohet falas. Zakonisht muzeu mund të vizitohet falas gjatë së dielës së fundit të muajit, 18 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Monumenteve, 18 Maji- Dita Ndërkombëtare e Muzeve, 29 Shtatori – Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, Ditët e Festave Kombëtare etj.. Siç citon atsh, vizita në muze ju bën të ndiheni mirë për disa arsye si: 1.Muzetë të bëjnë më të zgjuar Roli kryesor i muzeve është padyshim edukimi i komunitetit. Muzetë mund të bëhen frymëzues për studime në disa dhjetëra fusha akademike dhe mund të ndihmojnë gjatë studimeve. Në disa raste dhe vetë shkollat mbështeten te muzetë për hartimin e kurrikulave të tyre. Galeritë e artit gjithashtu po marrin dita-ditës formën e “sallave të studimit”. Është e pamundur të vizitosh një muze e të mos dalësh me një informacion të shtuar në fund të vizitës. 2. Muzetë janë hapësira të dijes Muzetë sot na paraqiten si hapësira informale edukimi, të cilat ndihmojnë
procesin e marrjes së dijes dhe edukimin e brezave, një proces i gjatë ku individët fitojnë qëndrime, vlera, shkathtësi dhe njohuri nga përvoja e përditshme. Edhe jashtë muzeve, të mësuarit informal luan një rol kryesor në procesin e formimit të qëndrimeve e besimeve te individët e shoqërisë. Një vizitë e vetme në një muze mund t’i prezantojë vizitorët me informata më të hollësishme mbi një temë të caktuar. Mjedisi i muzeve ju lejon të krijoni përvojat tuaja unike dhe të përzgjidhni informacionin që ju intereson. 3. Muzetë janë qendra komunitare Muzetë janë shumë më shumë sesa thjesht ruajtës të objekteve të trashëgimisë kulturore. Muzetë janë qendra të mirëfillta komunitare ku të jepet mundësia të takosh “fqinjët” e tu, të diskutosh mendime e ideologji dhe të bëhesh pjesë aktive e komunitetit ku jeton. Ka gjithmonë një aktivitet në muzetë e qytetit tënd, hap faqen e muzeut në Facebook dhe bëhu pjesë e komunitetit! 4. Muzetë frymëzojnë Muzetë frymëzojnë përmes eksperiencave që ata i dhurojnë vizitorëve, shpesh here dhe ndjekësve të tyre në rrjete sociale. Këto eksperianca e kujtime të krijuara në muze nuk fshihen asnjëherë. A keni dhe ju një muze që ju ka lënë mbresa e që ende e kujtoni në të? Nëse jo, jeni gjithmonë në kohë të vizitoni muzetë që ndodhen afër jush. 5. Muzetë sjellin ndryshim në komunitet Studimet kanë gjetur se përfshirja e komunitetit në muze ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e këtij komuniteti. Duke qenë se muzetë po konsiderohen gjithnjë e më shumë si qendra komunitare që ofrojnë qasje në ide dhe përjetime të reja, sot ato janë kthyer njëkohësisht dhe në “pika të nxehta” të ndryshimit dhe angazhimit qytetar. Edukimi i brezave përmes muzeve ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e komuniteteve dhe në krijimin e një shoqërie më të angazhuar e më të vetëdijshme për detyrat e saj qytetare. 6. Muzetë janë vendet ideale për kalimin e kohës së lirë Muzetë janë padyshim vendi ideal për të
kaluar disa moment të bukura me miq e familjarë. Lidhjet personale mes individëve të shoqërisë mund të përforcohen përmes vizitave në muze dhe diskutimit mbi artin, kulturën dhe trashëgiminë. Prindërit apo miqtë tuaj mund të kthehen në udhërrëfyes turistikë dhe koha fluturon duke vizituar pavionet e muzeve që mbartin mijëra vite histori. 7. Muzetë mund të jenë dhe partner i mundshëm në biznes Për të mbajtur hapur një muze duhen patjetër shumë mjete dhe produkte. Muzetë mund të jenë mundësia perfekte për zgjerimin e biznesit tuaj apo ofrimin e shërbimeve. Produkti apo shërbimi juaj do të reklamohet indirekt te qindra vizitorë dhe ky partneritet me muzeun mund të ishte perfekt për një imazh pozitiv të kompanisë suaj. Nëse e shihni të arsyeshme, muzeun mund ta ktheni dhe në një biznes tuajin. Janë të shumta muzetë privatë e në disa vende të botës ato konkurojnë dhe muzetë me famë ndërkombëtare. 8. Muzetë kanë nevojë për mbështetjen tuaj Janë të shumtë muzetë me qëllime jofitimprurëse që mision kryesor kanë edukimin dhe frymëzimin e vizitorëve dhe për të përmbushur këtë mision ato kanë gjithmonë nevojë për mbështetjen tuaj. Për fat të keq shumë qytetarë ende nuk e dinë që muzetë publikë nuk kanë qëllime fitimprurëse. Bëni një dhurim ose antarësohuni në muze. Në shumë mënyra, mbështetja e një muzeu nëpërmjet vizitës ose – edhe më mirë – përmes anëtarësimit ose mbështetjes filantropike – është një mënyrë për të forcuar komunitetet dhe për t’u ndihmuar muzeun të krijojë programe të efektshme që përmbushin misionin e tij. 9. Ka gjithmonë një muze pranë teje Sipas Aleancës Amerikane të Muzeve, në Shtetet e Bashkuara muzetë presin përvit rreth 865 milionë vizitorë ose mesatarisht 2.5 milionë vizitorë në ditë. Muze ka në çdo shtet e në rastin e vendit tonë në çdo qark e thuajse çdo bashki. Së shpejti Rijetëzimi i Muzeve Lokalë do të publikojë dhe një listë të plotë me muzetë e vendit tonë.
SHOWBIZ
19 E enjte, 10 JANAR 2019
Pasuria fut në sherr motrat Kendall dhe Kylie Jenner Motrat e famshme Kendall dhe Kylie Jenner janë xheloze për njëra tjetrën. Mediat raportojnë se supermodelja Kendall xhelozon pasurinë manjates së kozmetikës. Kylie, e cila është më e vogël, vetëm 21 vjeç, ka një pasuri me vlerë 900 milionë dollar ndërsa 23-vjeçarja ka një pasuri prej 50 milionë dollarë. Dhe mediat raportojnë se pabarazia e madhe pasurore mes tyre po 'copton' marrëdhënien e yjeve të televizioneve amerikane. "Kendall po çmendet nga pasuria e Kylie, pasi vetë ka një vlerë shumë të vogël në krahasim me të motrën,"-tha një burim. "Ka shumë zili mes tyre. Nuk janë të lumtura kur shohin njëra-tjetrën mirë. Kylie po xhelozohet sepse Kendall po rritet shumë në botën e modelimit".
Rihanna promovon koleksionin e saj të të brendshmeve E kush më mirë se Rihanna mund të reklamojë koleksionin e saj të të brendshmeve Savage x Fenty. Këngëtarja dhe biznesmenja ka pozuar për koleksionin e ri për Ditën e Shën Valentinit 2019. Ajo dukej shumë e nxehtë me të brendshmet e femrave ngjyrë rozë që i vinin në pah format e saj trupore. Rihanna 'la me gojë hapur' fansat ndërsa postoi një foto ku theksi vihet tek fundshpina e saj. Me një vështrim tepër joshës, ylli i muzikës u shfaq shumë seksi.
Rita Ora nuk e ndjen të ftohtin Rita Ora ka ngritur temperaturat me foto nudo në Instagram. Ylli i muzikës pozoi tërësisht nudo dhe publikoi foto në rrjetet sociale duke provokuar fansat. E fotografuar nga Blair Brown, këngëtarja dukej shumë seksi ndërsa në pah vendosi fizikun e saj të përsosur. 28-vjeçarja la pak vend për imagjinatën teksa u sigurua të mbulojë 'pasuritë' e saj.
John Travolta rruan flokët, trondit fansat me pamjen e re John Travolta e nisi vitin e ri me një look të ri. Aktori i famshëm ka rruajtur kokën dhe shokoi fansat me pamjen e re. Ai publikoi një foto në Instagram me vajzën e tij Ella, duke befasuar ndjekësit e tij. Shumë prej fansave e aprovuan look-un e ri të Travoltës. "John Travolta është tulla dhe definitivisht tërheqës,"-komentoi një ndjekës. Ndërsa një tjetër shkruajti: "Je kaq i bukur".
Bruce Willis del i dehur nga një klub, mezi e mbajnë këmbët Ai është një legjendë e Hollywood, i njohur për rolet e tij të vështira. Por Bruce Willis dukej shumë keq ndërsa doli nga një kub në Londër i shoqëruar nga dy bodygardët e tij. 63-vjeçari ishte i dehur dhe mezi e mbanin këmbët ndërsa shkonte drejt taksisë.Aktori ishte në një festë ku mbahej eventi i London Fashion Week Men's. Ai u shfaq tepër elegant i veshur me pantallona dhe këmshë blu. Por mesa duket e ekzagjëroi më shumë se çduhet me alkoolin.
SPORT
20
E enjte, 10 JANAR 2019
Agjentja e sulmuesit argjentinas ka konfirmuar faktin se negociatat me zikaltërit kanë ngecur
Wanda Nara: Rinovimi me Interin shumë larg, ja 4 ekipet që e duan
MESFUSHORI
Tottenham i vendos një çmim të çmendur mesfushorit Eriksen
Rozalb Lika
R
inovimi i Mauro Icardit me Interin është shndërruar në një çështje muajt e fundit dhe drejtuesit zikaltër e kanë në agjendën e tyre të janarit, takimin me Wanda Narën, bashkëshorten dhe menaxheren e sulmuesit. Duke folur për versionin argjentinas të gazetës “AS”, ajo ka konfirmuar se 4 klube janë të gatshme për të blerë Icardin. Wanda u ka komunikuar vendimin drejtuesve zikaltër në takimin e fundit që ata kanë pasur, duke ua bërë të qarta kushtet e Mauros për të rinovuar. “Jemi shumë larg arritjes së një marrëveshje për rinovimin e kontratës. Ka klube shumë të rëndësishëm që duan ta blejnë Mauron, dy gjigantët e Spanjës, me të cilët kemi marrëdhënie shumë të mira, një angleze dhe një franceze. Shifrat për të cilat flitet në Itali, për sa i takon rinovimit, nuk janë të vërteta. Nuk na ka ardhur akoma një ofertë e kënaqshme nga ana e Inter-it. Nuk e mohojmë se mund të arrijmë një marrëveshje në çdo moment, por tani jemi shumë larg. Nuk është logjike t’i rinovohet kontrata Icardi-t me këto shifra. Ne mendojmë se Mauro është në një nivel më të lartë”, ka përfunduar bashkëshortja-menaxhere e ka-
Tottenham është një nga klubet më të vështira për të negociuar në merkato. Klubi londinez ka vendosur një çmim marramendës prej 250 milionë eurosh për mesfushorin Christian Eriksen, për të cilin interesohet Real Madrid. Sipas gazetës spanjolle “AS”, klubi spanjoll po shpresonte të mbyllte marrëveshjen për një shifër rreth 111 milionë euro, duke konsideruar se danezit i kanë mbetur 18 muaj në kontratë me Tottenham, ndërsa ka qenë vetë trajneri Mauricio Pochettino, i cili ka thënë se lojtari mund të largohet nëse e dëshiron këtë. Por kjo nuk e ka penguar shefin e Spurs, Daniel Levy, që të vendosë çmimin stratosferik, të cilin Reali nuk është kurrsesi i gatshëm të paguajë.
pitenit të Inter. Sipas medieve italiane, kërkesa e Icardit për rrogën është 9 milionë euro, pra dyfishi i asaj që fiton tani (4,5 milionë euro). Interi nuk dëshiron të shtyhet mbi 7 milionë euro. Wanda kërkon që me kontratën e re të rritet klauzola prej 110 milionë eurosh, ndërsa
13
Interi kërkon të hiqet. Icardi ka një kontratë me Interin që e mban të lidhur me klubin zikaltër deri më 30 qershor 2021, por ofertat e shumta dhe fakti se skuadra italiane nuk mund t’i garantojnë suksese në Europë dhe që të jetë pjesë e Champions League deri në fund mund të
Gola ka shënuar gjatë këtij sezoni Mauro Icardi me fanellën e Interit, 9 në kampionat dhe 4 në Champions League
jetë një shtysë më shumë për të kërkuar një largim të mundshëm gjatë merkato së verës. Drejtuesit zikaltër duhet të nxitojnë për të bindur kapitenin të qëndrojnë, pasi nëse rinovimi nuk vjen brenda muajit mars, atëherë është thuajse e sigurt që Mauro Icardi do të shfrytëzojë periudhën e klauzolës, për t’u larguar nga Milano. Mundësia më e madhe është që në sezonin e ardhshëm të veshë fanellën e Real Madrid, pasi “Los Blancos” prej kohësh kanë shprehur dëshirën për të pasur argjentinasin që garanton shumë gola.
TRAJNERI
P
rogrami televiziv “El Chiringuito”, me tematikë dedikuar çështjeve të Real Madridit, Massimiliano Allegri është i përzgjedhuri i presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez, për stolin e klubit madrilen në sezonin e ardhshëm. Pas refuzimit të verës së shkuar nga ana e trajnerit italian, numri 1 i kampionëve të Europës është gati për një sulm të dytë në drejtim të 51-vjeçarit. Me pak fjalë, Reali nuk dorëzohet për Allegrin, duke synuar me ngulm shërbimet e tij. Në këtë mënyrë, në Spanjë tanimë janë të bindur se operacioni këtë herë mund të mbyllë me sukses, një spekulim që mund të pritet me skepticizëm në Itali, por që në thelb është i bazuar, pasi është fakt që “Max” mbetet preferenca e parë për presidentit e klubit mbretëror. Deklaratat e bëra nga programi spanjoll duket se ecin në të njëjtën linjë me atë
Reali kërkon të rrëmbejë Allegrin në verë, Juve e zëvendëson me Zidane
që publikojnë mediat e shkruara në Spanjë, që e japin të sigurt faktin se tashmë drejtuesit e Realit kanë hequr dorë nga ideja Pochettino, për të hedhur të gjithë
bastin vetëm në një emër, në atë të trajnerit toskan. Në të vërtetë, Allegri mund të jetë realisht në një udhëkryq të karrierës pas kaq shumë fitoresh të arritura në
stolin e klubit torinez. Kontrata e trajnerit juventin skadon në 2020-ën, por edhe këtë vit ai do të tentojë Championsin me forcën e shtuar në organikë, atë të fenomenit CR7. Në rast se Juvja do t’ia dalë mban për të arritur objektivin e madh, Allegri mund të vendosë ta mbyllë në majën e Olimpit eksperiencën e tij me Juven, për t’i dhënë jetë më pas një tjetër etape, duke pranuar vlerësimin e Perezit. Hipoteza e fundit në Spanjë mendohet e vlefshme edhe në rast se Allegri nuk ia del të arrijë trofeun tabu të Championsit. Meqë në Spanjë kalimi e tij në Madrid shihet shumë konkret, kanë nisur të mendojnë edhe për zëvendësuesin e tij në stolin e bardhezinjve, ku sipas tyre do të ulet pikërisht francezi Zinedine Zidane.
BUNDESLIGË
Bayerni transferon kampion e Botës, Benjamin Pavard
Bayerni ka siguruar tashmë edhe zyrtarisht shërbimet e Benjamin Pavard, ylli i Francës i cili shkëlqeu në Botërorin e Rusisë. Mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur për 5 vite dhe do të bëhet pjesë e kampionëve gjermanë në datën 1 korrik atëherë kur nis edhe merkato verore. Pavard është titullar i padiskutueshëm tek gjermanët e Stutgart sikurse edhe në kombëtaren franceze. Edhe italianët e Napolit kërkuan shërbimet e francezit gjatë merkatos së dimrit por nuk arritën dot të mundin konkurrencën e Bayern. “Jemi të lumtur që mundëm të marrim një lojtar kaq të ri dhe të talentuar, për më tepër një kampion bote”, ishin fjalët e drejtuesve bavarezë pas zyrtarizimit. Salihamidzic konfirmoi gjithashtu interesimin për adoleshentin e Chelsea-t, Callum Hudson-Odoi, për të cilin oferta gjermane po shkon drejt 40 milionë euro: “Është një lojtar shumë interesant, të cilin duam ta afrojmë patjetër”. Ai ka cilësi që përshtaten me lojën tonë, driblon mirë dhe ka aftësi mjaft të mira në fazën sulmuese. Është futbollist me potencial të madh”, tha Salihamidzic për 18-vjeçarin anglez.
SPORT
21
E enjte, 10 JANAR 2019
MBROJTËSI Dy ekipet shqiptare luajtën testet e para në Turqi, Sarri ngulmon për Hysajn, por Napoli Skënderbeu mundi Tiranën në një miqësore nuk heq dorë pa 50 mln euro
Kukësi humbje e “ëmbël” ndaj Basaksehir, Partizani “paqe” me Sivassporin
Trajneri i Chelsea-t, Maurizio Sarri kërkon të nënshkruajë me mbrojtësin e kombëtare sonë, Elseid Hysaj. Mediat angleze (Metro dhe Evening Standard) shkruajnë se ish-trajneri i Napolit është duke kërkuar një zëvendësuar për mbrojtësin Davide Zappacosta, i cili do të transferohet në Itali te Lazio. Transferimi i këtij të fundit mund të mbyllet për 15 milionë euro, një shumë që do të përdorej për ta investuar në blerjen e Hysajt. Pasi u rrëmbeu në verë Jorginhon, Sarri është gati që t’i marrë Napolit një tjetër “xhevahir”. Hysaj ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh dhe ky është edhe problemi kryesor në lidhje me këtë transferim. Blutë e Londrës duan që të ulin sa më shumë qe të jetë e mundur këtë shumë, por diçka e tillë do të jetë e vështirë duke njohur drejtuesit e Napolit, që vështirë se negociojnë. Një transferim i mundshëm që në janar do të ishte fantastike për Hysajn, i cili po kalon një moment shumë të vështirë me Ancelotti-n, i cili nuk e ka një zgjedhje të parë.
TRANSFERIMI
S
kuadrat shqiptare kanë filluar testet e para në prag të fillimit të pjesës së dytë të sezonit. Kukësi dhe Partizani kanë zhvilluar sfidat e para në Turqi, ndërkohë që Skënderbeu dhe Tirana kanë matur forcat me njëra-tjetrën dje në Durrës. Kukësi pësoi një humbje të “ëmbël” në miqësoren e parë të fazës përgatitore ndaj Istanbul Basaksehir. Skuadra verilindore u mposht me rezultatin 2-1, por duhet theksuar fakti se kishin përballë kryesuesen e Superligës së Turqisë, ku luajnë emra të tillë të mëdhenj të futbollit botëror si Inler, Arda Turan e Robinho (dy të fundit ishin në stolin e rezervave). Cungu aktivizoi që nga minuta e parë në këtë miqësore afrimin e rëndësishëm të merkatos së janarit, Eduart Rrocën, ndërsa Vasil Shkurtaj qëndroi në stolin e rezervave. Basaksehiri ishte më dominues në lojë, duke shënuar dy gola me Bajic në
PREMIER LEAGUE
pjesën e parë dhe Epureanu në të dytën. Gjithsesi, Arbër Çyrbja, i aktivizuar si zëvendësues, arriti të shkurtonte diferencën në 2-0 në fraksionin e dytë. Miqësorja e radhës e Kukësit është ndaj skuadrës së Rostovit, që luan në kampionatin rus. Partizani ka bërë një paraqitje të mirë në testin e parë të fazës përgatitore në Antalya të Turqisë. Të kuqtë, të drejtuar nga Skënder Gega, kanë barazuar 1-1 me Sivassporin në miqësore, duke treguar vazhdimësi në lojë dhe në rezultate. 15-herë kampionët e Shqipërisë kaluan të parët në epërsi me Asir Asanin, një ndër më të mirët në fushë, por skuadra turke barazoi me anë të Torjes me 11-metërsh në minutën e 67-të. Gega e nisi takimin me këtë formacion: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah, Mala e Bardhi. Gjatë ndeshjes u aktivizuan Xhika, Cardoso, Kote,
Çinari, Bitri, Kalari dhe Hyseni në vend të Hoxhës, Mensah, Hilës, Asanit, Ibrahimit, Trashit dhe Malës. Partizani nesër do të luajë sërish miqësore, këtë herë ndaj Antaliasporit. Ndërsa më 14 janar do të sfidojë Dinamon e Zagrebit. Skënderbeu fitoi testin miqësor ndaj Tiranës të luajtur në qytetin e Durrësit. Orges Shehi hodhi nga minuta e parë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, Ardian Mema kishte bërë shumë ndryshime, duke u besuar disa elementëve të rinj. Sulmuesi Muçi, zhbllokoi takimin që në fillim të pjesës së parë. Gjithsesi, kampionët në fuqi të Superiores arritën të përmbysnin shifrat në fraksionin e dytë me Ardit Hoxhajn dhe Oto John. Në përfundim të pjesës së parë, Dejvi Bregu ka alarmuar stafin e Skënderbeut pas një dëmtimi të rëndë në shpatull dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë.
Kamza zyrtarizon sulmuesin meksikan David Izazola
Kamza gjen më në fund sulmuesin e shumëpritur për të zgjidhur “hallet” në fazën e avancuar. Të paktën kështu pretendojnë drejtuesit e skuadrës nga periferia e kryeqytetit. Pasditen e kësaj të mërkurë drejtuesit e ekipit që renditet i parafundit në Superiore kanë firmosur me sulmuesin meksikan, David Izazola. Më njoftimin e shkurtër të klubit në rrjetet sociale shkruhet se 27-vjeçari ka luajtur në ligën e tretë të Spanjës me Salamancan. Kontrata me futbollistin do të jetë e vlefshme për një vit e gjysmë. Izazola ka qenë pjesë e Meksikës U-20, teksa në 3 paraqitje ka shënuar 1 gol.
Chelsea shet Moratën te Atletico, e zëvendësojnë Higuain ose Wilson C helsea po bëhet gati për disa lëvizje të bujshme në merkaton e këtij janari. Alvaro Morata duket shumë pranë një transferimi te skuadra e Atletico Madrid dhe jo te Sevilla, siç ishte përfolur në ditët e fundit. Trajneri Diego Simeone ka ndërhyrë personalisht për të kryer sa më shpejt këtë transferim, aq sa agjenti i sulmuesit është nisur që sot për në Londër për të takuar drejtuesit e Chelsea. Atletico kërkon me ngulm një sulmues që të zëvendëso-
jë Diego Costa, që këtë sezon ka qenë shpesh i dëmtuar dhe jo në formën që pritej. Morata mund të jetë i gatshëm që në ndeshjet ndaj Juventusit në Champions League. Skuadra e Sarrit është gati që të paguajë 50 milionë paundë për të rrëmbyer sulmuesin e Bournemouth, Callum Wilson, nëse nuk do të arrijnë që të transferojnë Gonzalo Higuain gjatë janarit. “Sky Sports” shkruan se Sarri është i vendosur që të marrë sulmuesin argjentinas, të
cilin e ka stërvitur te Napoli. Gjithsesi Drejtoria Sportive e Bluve të Londrës, Marina Granovskaia beson se Higuain nuk është sulmuesi i duhur për ekipin e tyre. Marrëveshja me bomberin argjentinas është më e komplikuar pasi akordi duhet të arrihet me Milanin por dhe me Juven që ka në zotërim kartonin e tij. Wilson ndërkoha ka shënuar 10 gola në 23 ndeshje gjatë këtij sezoni dhe shihet si një sulmues i duhur për të mbuluar repartin e avancuar.
KURESHTI
22 E enjte, 10 JANAR 2019
Misteri i çiftit të varrosur në të njëjtin varr Rreth 4.500 vjet më parë, një burrë dhe një grua u varrosën në një varrezë të përbashkët, në periferi të një prej qytetërimeve më të hershme urbane në botë. Në vitin 2016, arkeologët dhe shkencëtarët nga India dhe Koreja e Jugut gjetën dy skeletët shumë të rrallë në qytetin e Harappan (ose Luginën e Indusit), që tani njihet si fshati Rakhigarhi. Për 2 vite, ata hulumtuan kronologjinë dhe arsyet e mundshme të vdekjes së tyre. Ndërsa gjetjet e hulumtuesve janë publikuar në një revistë ndërkombëtare. “Burri dhe gruaja u gjetën duke qëndruar përballë njëritjetrit, në një mënyrë shumë intime. Ne besojmë se ishin një çift dhe duket se kanë vdekur në të njëjtën kohë. Por mënyra sesi vdiqën, mbetet mister,”tha arkeologu Vasant Shinde. Ata u varrosën në një gropë me rërë gjysmë metër. Burri ishte rreth 38 vjeç në kohën e vdekjes ndërsa gruaja rreth 35 vjeç. Të dy ishin të gjatë, ai 1.8 metra ndërsa ajo 1.7 metra. Burri dhe gruaja ishin të shëndetshëm kur vdiqën. Në
Lopa hidhet nga kamioni i thertores, lind të voglin një ditë më vonë Një lopë shtatzënë ka lindur një ditë pas ikjes nga një kamion që ishte drejtuar për në një thertore. Lopa, e quajtur Brianna, u hodh nga 2.4 metra mbi tokë në një rrugë, përpara se të dërgohej në një qendër shpëtimi në Nju Xhersi. Duke u hedhur nga kamioni, shpëtuesit e kafshëve zbuluan se lopa ishte shtatzënë dhe nuk kishte shpëtuar vetëm veten, por edhe të voglin e saj të pa lindur. Mike Stura, themeluesi i Skylands Animal Sanctuary në New Jersey në SHBA, tha: “Kam marrë një telefonatë nga një mik, oficer policie. Ai më tregoi për një lopë që vraponte në autostradë. Kam marrë kamionin e shpëtimit dhe kam dalë jashtë. Kur arrita atje, policia e kishte bllokuar jashtë autostradës”, citon Mail.
eshtrat e tyre nuk u gjet asnjë plagë ose ndonjë “trashësi anormale” të eshtrave të kafkës që mund të përcaktonin shkakun e vdekjes si lëndimet apo sëmundje të tilla si ethet e trurit. Arkeologët raportojnë se “varri i përbashkët” unik nuk ishte rezultat i ndonjë zakoni specifik që kryhej gjatë në funerale në atë kohë. Ata
besojnë se burri dhe gruaja vdiqën pothuajse në të njëjtën kohë dhe për këtë arsye u varrosën së bashku në të njëjtën varr. Varrimet e lashta të përbashkëta kanë tërhequr gjithmonë interes. Në një vendvarrim neolitik në një fshat italian, arkeologët gjetën një burrë dhe një grua duke u përqafuar.
Një punë ëndrrash? Paguheni 130 mijë $ për të jetuar në këtë ishull A jeni gati të ikni në një ishull me një pagë marramendëse? Puna juaj e ëndrra është e hapur në Gjirin e San Pablo. Ishulli i vogël tani funksionon
si një han dhe pas muajit prill, nuk do të ketë askënd për ta drejtuar atë. Operatorët aktualë, Che Rodgers dhe Jillian Meeker, do t’i dorë-
zojnë çelësat e fanarit të vitit 1874. Aplikantët duhet të jenë të përgatitur për të bërë gjithçka që duhet për të mbajtur vendin duke përfshirë, edhe transportimin e të ftuarve nëpërmjet ujit. “Kandidatët e suksesshëm do të jenë një çift, një prej të cilëve duhet të posedojë një licensë të barkave bregdetare”, thuhet në njoftim. “Ata do të duhet të veprojnë në një shtëpi me pesë dhoma, duke shërbyer darkë dhe mëngjes për të ardhurit, si dhe ofrimin e shërbimit të tragetit për vizitorët. “Pronarët” e rinj do të duhet të nisin punën në muajin prill pas dy javëve trajnim. Hani është i hapur katër ditë në javë dhe pret një numër festash të veçanta. Çifti do të paguhet rreth 130,000 dollarë në vit dhe siguron strehim në ishull, sipas East Brother Lighthouse Inc., e cila menaxhon ishullin në pronësi të Gardës Bregdetare.
I riu me paralizë cerebrale ngre tulla me dhëmbë për të ndihmuar familjen Një i ri me paralizë cerebrale ka dashur ti vijë në ndihmë familjes së tij duke ngritur tulla me dhëmbë çdo ditë. Shi Junke fiton të ardhura nga 250 mijë ndjekësit e tij në internet me ‘shfaqjen’ që bën. Babai i 25-vjeçarit vdiq katër vite më parë dhe ai po i përdor fitimet, rreth 160 paund në muaj, për të blerë ushqim për familjen e tij dhe për të paguar shpenzimet e shkollës së motrës së tij të vogël. Shi jeton në Yiyang, Provincën Henan të Kinës me nënën dhe motrën 12 vjeçare. Ai ka një tjetër motër më të vogël, 18 vjeçe, që punon në një qytet tjetër. Shi donte tu tregonte të tjerëve se ishte i aftë për të mbajtur familje pavarësisht nga gjendja e tij. Gjithashtu tha se donte t’i jepte nënës dhe motrës një jetë më të mirë.
Egjipti rimerr në ankand artefaktin e kontrabanduar në Britani Një artefakt i lashtë egjiptian, që ishte kontrabanduar ilegalisht jashtë vendit është gjetur pasi u shfaq në një ankand në Londër. Ministria e Antikiteti në Egjipt tha se artefakti u zbuluan pas kërkimeve në faqet ndërkombëtare të ankandeve. Më pas u ndërmorën hapa për të ndaluar shitjen dhe për ta tërhequr nga lista, shtoi Ministria në një post në Facebook. Nuk është e qartë se si apo kur relikti, i Mbretit Amenhotep I, u kontrabandua nga Egjipti. Më parë ishte ekspozuar në muzeun e tempullit të lashtë të Karnakit në qytetin e Luxor. Egjipti bëri të mundur që të merrte mbrapsht artefaktin. Vendi ka shtuar përpjekjet për të ndaluar trafikimin e gjërave të tij antike në vitet e fundit.
VIP
23 E enjte, 10 JANAR 2019
Përse je kaq e suksesshme? Jennifer Lopez ka një sqarim për ziliqarët Jennifer Lopez është një ndër femrat më të suksesshme në botë, e cila përvec talentit si këngëtare e aktore shquhet edhe për format e mira trupore. Në një intervistë për revistën “Harper’s Bazaar”, ajo tregoi se është tepër e lodhur nga ziliqarët që e pyesin vazhdimisht përse ka sukses dhe është 49-vjecare. Më pas shtoi se meshkujt përballen shumë rrallë me pyetje të tilla. “Ndihem shumë krenare që kam mbijetuar kaq gjatë në biznes. Në këtë pikë të jetës sime, unë po përpiqem që të kem më shumë sukses. Është e vështirë kur njerëzit të thonë gjithmonë se nuk je e mirë në dicka ose pyesin përse jam e suksesshme. Ti merr shumë gjëra kur je grua e suk-
sesshme, por jo aq sa një mashkull. Një gjë rreth njerëzve, kryesisht femrave është se mund të kesh 12 njerëz që të tregojnë se je fantastike, por vjen një person që të ul poshtë dhe ai zë të mbetet në mendje. Më pas
thua me veten, “Prit, unë kam kohë që po e bëj këtë. Nuk është një gabim. Kam punuar shumë për të arritur këtu. Dhe e di cfarë? Urime për mua. Jo në mënyrë arrogante, por si ti thuash vetes që po ia del mirë”, tha diva e popit.
Pas 25 vitesh martesë, njeriu më i pasur në botë divorcohet nga gruaja Miliarderi Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij MacKenzie janë divorcuar pas 25 vitesh martesë. Ata njoftuan ndarjen me anë të një deklaratë të përbashkët në Twitter. “Ne duam që njerëzit të dinë për një zhvillim në jetën tonë. Pas një periudhe të gjatë bashkë, ne kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë jetën si miq. Ne ndihemi jashtëzakonisht me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe jemi thellësisht mirënjohës për secilin vit që ishim të martuar.
Nëse do të ishim në dijeni se do të ndahemi pas 25 vjetësh, do ta bënim prapë. Ne kemi pasur jetë të shkëlqyer së bashku dhe ne gjithashtu shohim një të ardhme të përbashkët si prindër, miq dhe partnerë në sipërmarrje dhe projekte. Ndonëse statusi mund të jetë i ndryshëm, ne mbetemi familje dhe miq të dashur”, tha Jeff. Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë dhe themeluesi i kompanisë më të madhe për shitje online, Amazon.
Moderatorja e njohur drejt rrënimit, nuk mund të paguajë gjobën e makinës Moderatorja e njohur britanike, Katie Price tha sot se nuk mund është në gjendje për të paguar gjobën prej 1.300 paund duke treguar se ka vështirësi financiare. 40-vjeçarja pranoi se ka mbajtur makinën pa sigurime dhe e ka përdorur disa herë, derisa u ndalua për kalimin e kufirit të shpejtësisë. Ajo është gjobitur me 1.300 paund dhe nuk mund të drejtojë makinën për 3 muaj. Ndërkohë muajin e ardhshëm do ketë një seancë gjyqësore për akuzën e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur. Vështirësitë ekonomike i nisën divorcit të tretë, gjë që i shkaktoi rënie të bizneseve. Mediat britanike kanë zbuluar se Katie po mundohet të bëjë gjithcka që të mos përfundojë në varfëri. Madje ajo ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj 2 milionë dollarëshe për të shlyer disa borxhe.
Ish e dashura e Cristiano Ronaldo: Ai është një psikopat dhe gënjeshtar Ish e dashura e Cristiano Ronaldo ka sulmuar ashpër yllin e futbollit, Jasmine Lennard e ka quajtur sulmuesin e Juventus një psikopat dhe gënjeshtar. Lennard u bë e famshme në Britaninë e Madhe pasi u shfaq në Big Brother. Në një postim në Twitter, ajo u zotua se do ndihmonte Kathryn Mayorga në akuzat për përdhunim ndaj yllit portugez. Ajo ishte në një lidhje me futbollistin dhjetë vjet më parë
Angelina përjashton Brad Pitt nga ditëlindja e vajzës Dje, Zahara Jolie-Pitt festoi 14-vjetorin e lindjes dhe nëna e saj Angelina organizoi një festë të madhe. Ajo refuzoi që babai, Brad Pitt të marrë pjesë në festimet e vajzës së tyre më të madhe. “Ende ka pakënaqësi nga ana e Angelinës kur bëhet fjalë për Brad. Kjo gjë e bën që të mos e konsiderojë pjesëmarrjen e tij në një festë për fëmijën”, tha një burim pranë aktores 43-vjeçare. Çifti komunikon vetëm në seancat gjyqësore për kujdestarinë dhe divorcin, cështje e cila ka filluar që prej vitit 2017.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E enjte, 10 JANAR 2019
Presidenti Meta: Falenderoj qytetarët që bëhen pjesë e një nisme humanitare
“Aleanca për Dhurimin e Gjakut” në Kavajë
P
residenti i Repub likës, Ilir Meta vizi toi dje Kavajën në kuadër të nismës së ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”. Duke shprehur kënaqësinë lidhur me seancën e parë të dhurimit të gjakut për vitin 2019, Presidenti Meta falënderoi veçanërisht qytetarët e Kavajës dhe Kryetarin e Bashkisë, zotin Isa Sakja, të cilët iu përgjigjën menjëherë thirrjes së Aleancës për dhurim gjaku, pasi ky akt solidariteti sipas Kreut të Shtetit tregon një zemër e ndjenjë qytetarie të lartë.
“Është kënaqësi e veçantë që këtë proces të dhurimit të gjakut për këtë vit ta nisim nga Kavaja. Dua të falënderoj kryetarin e Bashkisë që iu përgjigj me shumë gatishmëri thirrjes sonë dhe po kështu të gjithë qytetarët që sot ndodhen këtu në një proces shembullor të dhurimit të gjakut.” – u shpreh Presidenti i Republikës. Presidenti Meta vuri në dukje se kjo seancë ka rëndësi akoma më të madhe dhe bëhet më kuptimplotë sepse janari dhe shkurti janë muaj të vështirë, prandaj është shumë e rëndësishme të rrisim sensibilizimin tonë e
të organizojmë sa më shumë seanca, që të mos ketë mungesë gjaku për të gjithë ata qytetarë, të cilët kanë nevojë të vazhdueshme, por edhe për shkak të domosdoshmërisë për t’iu përgjigjur këtij detyrimi mjaft njerëzor. “Besoj se Kavaja do ta ketë këmbën e mbarë dhe ne shumë shpejt do të organizojmë disa seanca të tjera në shumë qytete të vendit në mënyrë që të mos kemi një krizë apo mungesë të gjakut për të gjithë qytetarët që kanë nevojë”, - theksoi Presidenti Meta.
KREU I RI I KLSH
Presidenti Meta i drejtohet Bujar Leskajt: Vazhdo detyrën si kryetar!
B
ujar Leskaj njoftoi dje se ka deleguar kompeten cat si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit te nënkryetarja e këtij institucioni. Në dokumentin zyrtar, Leskaj argumentonte se i ka mbaruar mandati kushtetues dhe për pasojë institucionet duhet të vijojnë me procedurat për zgjedhjen e pasuesit të tij. Për këtë procedurë, Leskaj ka njoftuar Presidentin dhe Kryeministrin. Por Presidenti Meta nuk është dakord me
vendimin e tij. Në një përgjigje zyrtare, Kreu i shtetit argumenton se Kuvendi në bazë të ligjit kreu i KLSH duhet të qëndrojë në detyrë derisa Parlamenti të zgjedhë, sipas
procedurës, kreun e ri të institucionit. Presidenti Meta shkruan se Kuvendi e ka rrëzuar kandidaturën e Vitore Tushës, ndërsa ende nuk është zgjedhur një kandidat tjetër.