Koha Jone_10 korrik 2018.

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Udha e Edi Ramës: Monark ose Sulltan! E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 161 (8292)

E martë, 10 Korrik 2018

Çmimi 30 Lekë

FAQE 3

Petrit Vasili: Nuk ka Lubonja: Edi Rama të asnjë negociatë me PS shpallet monark se sa për ligjet e drejtësisë me pseudo-demokraci!

FAQE 7

Në foto: Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili EDITORIAL

ANALIZA E DEUTSCHE WELLE

Erdogan, Sulltani i parë i Ministri Majko Turqisë moderne tërheq dorëheqjen dhe kthehet në karrigen e ministrit

FAQE 16

Fotomontazh

FAQE 2

KËRKESA

ISH-MINISTRI

KRYEBASHKIAKU

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, letër Presidentit: Mos e dekretoni ligjin!

Veliaj: E gjithë Tirana është kthyer në një kantier pune

FAQE 2

Nasip Naço: PS po risjell emërimet politike në drejtësi

FAQE 24

FAQE 6

RUSI 2018

a

Pandeli Majko bëri zhurmë me ikjen nga salla e Kuvendit, javën e shkuar, kur nuk votoi projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. U pa live nga të gjithë sherri me kryeministrin Rama... FAQE 2

a

FRANCË-BELGJIKË 20:00

Luhet sot gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës, "djajtë e kuq" sfidojnë "gjelat"

FAQE 20-21


EDITORIAL

POLITIKE

2

E martë, 10 KORRIK 2018

Ministri Majko tërheq dorëheqjen dhe kthehet në karrigen e ministrit

P

andeli Majko bëri zhurmë me ikjen nga salla e Kuvendit, javën e shkuar, kur nuk votoi projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. U pa live nga të gjithë sherri me kryeministrin Rama dhe kërcënimi që i bënte Edi Rama në sallën e Kuvendit. Majko iku në mesnatë dhe të nesërmen paraqiti dorëheqjen nga kabineti qeveritar si Ministër për Diasporën. Kryeministri nuk ia pranoi. Më pas Pandeli Majko nuk u paraqit në zyrë dhe u mbyll brenda në shtëpi. Trokitën dhe telefonuan deputetë dhe miq të tij që ti kthenin mendjen, por ai ishte i vendosur.

Burime mediatike tregojnë se edhe disa biznesmenë insistuan ti ndryshonin mendjen. Në qeveri e në PS thonin nën zë se “na nxori telashe ky…”. Në momentin që në rrjete sociale po e lavdëronin për veprimin dinjitoz e burrnor, këtë të hënë, Pandeli Majko hyri në sallën e Kuvendit. Eci ngadalë si ecën ai, plot me barrë mendimesh për Shqipërinë dhe Rajonin e Ballkanit, dhe u ul te karrigia e tij ministrore në Kuvend. Kaq e kishte Majko! Ndezi flakën e kundërshtimit ndaj Rilindjes dhe arrogancës së Kryeministrit, por sot i bëri shurrën vetë zjarrit që ndezi. Majko është prapë ministër!

ANALIZA

Lubonja: Edi Rama të shpallet Monark se sa me pseudo-demokraci!

A

nalisti i njohur Fatos Lubonja tha se nëse ligjin që kaloi në Parlament për shembjen e Teatrit Kombëtar zbatohet, atëherë më mirë opozita të largohet nga Kuvendi dhe të shpallet vendi si Monarki me një kapobandë në krye, Edi Ramën. “Është një projekt-ligj që përbën një moment kyç në historinë e kësaj pseudo-demokracie që kemi ne, qoftë për faktin si është bërë një prolekt-ligj për një kompani private për të grabitur një tokë publike…. Është antikushtetues dhe këtë e kanë shpjeguar juristët, pasi shkel barazinë e konkurencën, e nëse kalon edhe ky ligj më mirë të iki opozita nga parlamenti të shpallet një lloj monarkie ose një kapobandë në krye të vendit se edhe monarkia absolute nuk vepron kështu, pra opozita të ikin nga parlamenti”-tha Lubonja. Edhe Monika Kryemadhi, shefja e LSI, ka deklaruar se Edi Rama mund ta zbatojë këtë ligj mafioz dhe kundër artit, vetëm kur të kalojnë fadromat mbi trupat e opozitës. Ajo ka bërë thirrje për bashkim kombëtar opozitar, të çdo njeriu që do Atdheun dhe familjen, për të mbrojtur jo vetëm Godinën e Teatrit Kombëtar si ikonë arti, por edhe demokracinë. Po këtë linjë mbajti edhe nënkryetari i grupit parlamentar të PD-, Edi Paloka. Ai pohoi për median se “duke parë seancën e fundit në votimin për ligjin që shkatërron Teatrin Kombëtar, që i fal pronën publike Edi Ramës, nuk i mjaftoi ky akt që shkelet Kushtetuta, por u manipuluan votat para parlamentit. Rama është bërë ekspert kriminalist dhe përgjimesh. Këto janë hetime që i bën Taulant Balla? Aty ka qenë dhe Taulant Balla, që ka votuar me kartat e opozitës. Ai ka manipuluar votat. Hetimet si ato që bën Rama nga Surreli. Tavo ka votuar sipas procedurës, pavarësisht se ai nuk ka qenë aty. Atë se kush votoi, ta hetojë prokuroria. Çdo deputet ka kartën e tij, dhe kur e fut më del emri Edi Paloka, dhe jo Gramoz Ruçi. Është njësoj siç tha Rama; e verifikova unë përgjimin. Është një fakt; votimi është manipuluar. Pamjet tregojnë se u përdor karta e Tavos. Aty del që ka një votim parlamentar dhe i takon prokurorisë që të hetojë. Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

KËRKESA E AKTIVISTËVE QË KUNDËRSHTOJNË SHKATËRRIMIN E TEATRIT KOMBËTAR NGA QEVERIA “RAMA”

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, letër Presidentit: Mos e dekretoni ligjin!

A

Kemi 5 vjet me Ramën kryeministër që merret me këto përralla. Përgjimin s’ja mori përsipër t’ja bëjë Italia. Vetëm për këtë duhet të shkojë kryeministri para gjyqit”,- tha Edi Paloka. Paloka ka folur dhe për kërcënime që po u bëhen pronarëve që kanë prona afër zonës ku është Teatri Kombëtar. “Ne kemi kontakte me disa prej pronarëve afër teatrit, dhe ata kanë thënë se nuk janë dakord t’ja japim kompanisë dhe kanë marrë kërcënime. Kompani Fusha ka ndërtuar edhe vilën e Ramës. Po merret prona publike në kundërshtim me ligjin. Largimi i Majkos nga Kuvendi ishte për t’u përgëzuar. Unë e përgëzoj, pasi ai ishte i vetmi që se votoi ligjin për teatrin. Firma Fusha ka lidhje mafioze dhe korruptive”, deklaroi Edi Paloka.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

leanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me anë të një kërkese zyrtare Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të cilit i kërkon që të rikthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin e miratuar nga mazhoranca dhe që parashikon shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar. Aleanca kërkon gjithashtu një takim me Metën në selinë e Presidencës për të folur për këtë çështje. Sipas tyre, janë gjashtë shkelje që janë identifikuar te ky ligj. Sipas tyre, ky ligj bie ndesh me Nenin 3 të Kushtetutës, i cili përcakton trashëgiminë kombëtare si baza mbi të cilën ngrihet shteti shqiptar dhe ngarkon këtë të fundit si përgjegjës për ruajtjen dhe respektimin e saj.”Ky ligj shkel parimin kushtetues të “Barazisë përpara ligjit” përcaktuar në Nenin 18 të Kushtetutës. Me këtë ligj shkelet parimi i sanksionuar në nenin 4 pika 1 të Kushtetutës: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”. Që do të thotë se asnjë institucion shtetëror nuk mund të veprojë jashtë kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese, sepse ato përbëjnë bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së atij institucioni. Shkelet parimi kushtetues i decentralizimit. Kushtetuta në nenin 13 sanksionon qartë se: “Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore.” anashkalon dhe vjen në kundërshtim me ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar”,- thuhet në kërkesën e Aleancës. Aleanca gjithashtu shprehet se “kjo formë veprimtarie ekonomike e parashikuar kështu në këtë ligj, vjen në kundërshtim me standardet e Bashkimit Europian, ku ne aspirojmë të integrohemi dhe konkretisht me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit te nënshkruar dhe ratifikuar nga Shqipëria, ku sanksionohet detyrimi i shtetit shqiptar që kontratat publike ti nënshtrohen konkurrencës së lirë dhe transparencës. Me këtë ligj ky standard europian i detyrueshëm për ne, është shkelur”.

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

Udha e Edi Ramës: Monark ose Sulltan!

Projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar është një nga ngjarjet që e ka nxjerrë zbuluar gjithë mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama. Mënyra sesi po sillet qeveria dhe PS me shkatërrimin e kësaj vlere historike nuk ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve të artistëve për kushte më të mira, por interesat e një grupi qeveritarësh dhe biznesmenësh për të shtuar qindra milionë euro. Nëse ndjek gjithë rrugën ku po ecën qeveria "Rama" me ligjin e Teatrit, mund të thuhet se vetëm brenda një jave kemi parë të ndodhin dy vjedhje dhe një manipulim në sy të gjithë shqiptarëve. Vjedhja e parë është ajo që i bëhet tokës publike të Teatrit. Gjithë ligji është një vendim i pashembullt në një shtet normal, pasi po merret prona publike dhe po i falet privatit me çmim disa herë më të ulët se sa tregu. Por sikur të mos mjaftonte kjo edhe miratimi i ligjit u bë me vjedhje votash. Procesverbali i votimit të Kuvendit tregoi se për të arritur qëllimin final, mazhoranca nuk e ka problem që të vjedh para dhjetëra kamerave të mediave votën e një deputeti që nuk ishte në sallë në momentin e votimit. Pas vjedhjeve të dokumentuara, vjen manipulimi i madh i opinionit dhe propaganda. Dje, për të mbrojtur nderin pasi u kapën në flagrancë, deputetët e PS thanë se votën nuk e manipuluan ata, por LSI! Logjika në këtë pikë duket se është errësuar, pasi si mundet që një forcë opozitare të vihet në lëvizje për të votuar një deputet që as nuk është i pranishëm në sallë. Ironia e qëndrimeve të qeverisë "Rama" me këtë ligj vijon edhe më tej, kur pasi e kanë miratuar thonë se do të nisin një seri konsultash për mënyrën sesi do bëhet projekti i Teatrit. Në fakt, kjo është tallja e radhës. Ligji që miratuan zyrtarizon shembjen e godinës historike dhe miratimin direkt të projektit që ishte prej kohësh në sirtarët e qeverisë. Nëse ka diçka që mund të negociojë tani qeveria me artistët është mënyra sesi duhet prishur teatri; me tritol siç ja ka marrë dorën Rilindja apo me fadroma. Me këto qëndrime, nga një parti serioze, PS po kthehet në një karikaturë politike

E martë, 10 KORRIK 2018

që thotë çdo budallallëk të mundshëm vetëm për të arritur qëllimin. Dhe qëllimi është që ligji për shembjen e Teatrit zbatohet me çdo kusht. Që kullat të ngrihen dhe biznesmenët e politikanët që kanë bërë pazarin ta çojnë deri në fund planin e tyre për 6 kullat e mëdha të ndërtimit. Që Edi Rama më në fund të fitojë betejën e tij 20-vjeçare me artistët që duket se është kthyer në një obsesion të tij prej nga koha që ishte kryebashkiak. Është një sfidë që kryeministri nuk e ka fshehur dhe kur ka pasur mundësi i ka tallur artistët, ka përqeshur kritikët e projektit si dhe ka përbuzur opozitën që është kundër. Pas gjithë këtyre përplasjeve dhe shkeljeve kaq të hapura ligjore, çështja e Teatrit Kombëtar nuk është

më vetëm e artistëve apo një grupimi njerëzish. Edi Rama, me dashje e ka vendosur këtë ndërtesë si kufirin ku do të përcaktohet se në çfarë sistemi ndodhet sot Shqipëria dhe cila është rruga që ai ka zgjedhur për t'u mbajtur mend në histori. Nëse qeveria tërhiqet nga ky projekt, mund të thuhet se logjika dhe përgjegjshmëria e kryeministrit triumfoi përballë ambicieve personale dhe interesave të sekserëve që i vijnë vërdallë. Nëse ndodh e kundërta, që kryeministri t'i vendos kazmën godinës së Teatrit Kombëtar, bashkë me të bie dhe një epokë qeverisje dhe hyjmë në të panjohurat e një pushteti që s'ka më lidhje me demokracinë. Është një periudhë e re, që analisti dhe ish-miku i afërt i Edi Ramës, Fatos Lubonja e kraha-

soi dje me një monarki të ngjashme me bandat mafioze, që po drejtojnë në Shqipëri. "Është një projekt-ligj që përbën një moment kyç në historinë e kësaj pseudo-demokracie që kemi ne, qoftë për faktin si është bërë një prolekt-ligj për një kompani private për të grabitur një tokë publike…. Është antikushtetues dhe këtë e kanë shpjeguar juristët, pasi shkel barazinë e konkurrencën, e nëse kalon edhe ky ligj më mirë të iki opozita nga parlamenti të shpallet një lloj monarkie ose një kapobandë në krye të vendit se edhe monarkia absolute nuk vepron kështu, pra opozita të ikin nga parlamenti",- tha dje Lubonja në një intervistë në "Neës 24". Por më shumë se mbretëritë e dala mode prej kohësh në Europë, Edi Rama po tregon se joshet edhe nga një pushtet më i madh se thjesht një Monarki. Dje, Edi Rama ishte i vetmi kryeministër nga Ballkani dhe mes vetëm 20 politikanëve të huaj që morën pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit turk, Rexhep Tayyp Erdogan. Shumë presidentë dhe kryeministra të vendeve perëndimore e shmangën pjesëmarrjen në këtë ceremoni. Arsyeja lidhet me faktin se gjithë kancelaritë dhe mediat e quajnë mandatin e ri të Erdogan, si mandatin e një Sulltani. Me ndryshimet kushtetuese, eliminimin fizik të kundërshtarëve dhe asgjësimin e opozitës, Erdogan tashmë cilësohet vetëm formalisht si president. Pushteti që do të mbaj është i ngjashëm me atë të një Sulltani të ish-perandorisë, Osmane. Edi Rama ishte i ftuari special i Erdogan në këtë ceremoni, pasi njihet miqësia e tyre tashmë e vjetër. Më shumë se miqësi, Edi Rama në disa intervista për median turke e ka cilësuar dhe si model frymëzimi Erdogan. Dhe nëse ndjek rrugëtimin politik të Edi Ramës, në disa pika si grumbullimi i pushtetit dhe sjellja me kundërshtarët, dallohet ndikimi i filozofisë së politikanit turk. Me vendimet e reja që Edi Rama ka marrë dhe projektet nga të cilat nuk po heq dorë, shumë shpejt i duhet vetëm të zgjedh, nëse duhet të jetë monark apo sulltan. Qamil Xhani


POLITIKE REAGON DEPUTETI I LSI-së

S

ekretariati për Procedurat dhe Votimet në Kuvend shqyrtoi dhe më pas rrëzoi kërkesën e PD-LSI për të anuluar votimin për Teatrin gjatë seancës së kaluar. Sipas Sekretariatit duke iu referuar pamjeve, karta e votimit e deputetit Robert Bitri është zëvendësuar me kartën e Vangjel Tavos nga dy deputetët e LSI-së Endrit Braimllari dhe Edmond Panariti kur ai nuk ishte i pranishëm në seancë, por votimi

4

E martë, 10 KORRIK 2018

“Ndryshoi kartën e votimit të Robert Bitrit”, Braimllari: Intrigë e Rilindjes është i vlefshëm. Në një reagim për mediat gjatë pasdites së djeshme, deputeti i LSI-së Endrit Braimallari thotë se procedurat e votimit janë përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit. Sipas deputetit të LSI, Robert Bitri e mban kartën e votimit në portofol dhe veprimet janë intriga të Rilindjes. “Procedurat e votimit janë përgjegjësi totale e kryetarit te Kuvendit, i cili mban përgjeg-

jësi për mbarëvajtjen e votimit, urdhëron stafin ne çdo procedure votimi te verifikoj kartat, është ai përgjegjësi. Kurse presa i përket Bitrit ai e mban kartën ne portofol dhe çdo veprim është intrigë e rilindjes. Nuk është përgjegjësia jone për kartat, por është përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit të bej verifikimet”- u shpreh dje Endrit Braimllari.

Teatri, PD sulmon Ramën: Po pastron paratë e drogës, pronarët po kërcënohen nga kompania Fusha

P

artia Demokratike ka reaguar menjëherë pas vendimit të Sekretariatit të Kuvendit që rrëzoi kërkesën e opozitës për rivotimin e ligjit për Teatrin Kombëtar. Në një dalje publike nga selia blu, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj sulmoi qeverinë ndërsa tha se ligji për shembjen e teatrit është mafioz. Sipas tij Gjykata Kushtetuese është nxjerrë jashtë funksionit. Mes të tjerash ai tha se po grabiten 8500 metra katrore pronë publike, ndërsa i bëri thirrje pronarëve të tokës afër teatrit mos të bejnë pre e kërcënimeve. “Nëse ka një tregues që provon sesa mafioz është ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin atje të 6 kullave nga Edi Rama, ky tregues është mungesa e Gjykatës Kushtetuese! Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe që pretendon nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, është një vend ku Gjykata Kushtetuese është nxjerrë jashtë funksionit sipas një skeme të qartë mafioze, të drejtuar nga kryeministri i vendit. Skema mafioze, nëpërmjet të cilës Edi Rama asgjesoi Gjykatën Kushtetuese dhe, më pas, miratoi me urgjencë ligjin antikushtetues të Teatrit ka vetëm një qëllim: pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit të Edi Ramës nëpërmjet: Shembjes së Teatrit Kombëtar; Grabitjes së rreth 8500 metra katrorë pronë publike; dhe Kërcënimit të pronarëve privatë për ta shitur tokën me çmimin qesharak të përcaktuar, sërish në mënyrë antikushtetuese, nga kryemafiozi i qeverisë. Partia Demokratike u bën thirrje pronarëve të rezistojnë ndaj çdo kërcënimi që po u bëhet nga kompania Fusha, e cila po përdor pushtetin mafioz të Edi Ramës për t’u grabitur pronën. Nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte sot në funksion dhe nuk do të mbahej peng nga Edi Rama, i cili ka bllokuar prej më shumë se 1 viti emërimet e reja, opozita, artistët, pronarët, qytetarët

Alibeaj: Asgjesimi i Gjykatës Kushtetuese, pjesë e skemës mafioze të Edi Ramës

që kundërshtojnë grabitjen, do të kishin mundësi ta ankimonin ligjin në Kushtetuese dhe Gjykata të pezullonte çdo veprim të qeverisë”, tha Alibeaj.

Në vijim deputeti i PD-së shtoi se Gjykata Kushtetuese do ta bënte këtë, sepse ligji për Teatrin bie ndesh me të paktën 4 nene të Kushtetutës dhe me dy ligje të

tjera, atë “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, si dhe me ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”. “Në kushtet e asgjesimit të Gjykatës Kushtetuese

nga mafia që na qeveris, ne po presim verdiktin e Presidentit të Republikës. Ne po presim që kreu i shtetit të vendosë veton e tij mbi ligjin mafioz Rama – Fusha dhe të mos bëhet pjesë e grabitjes e së paku 200 milionë eurove. Përfitoj nga rasti, t’i bëj thirrje faktorit ndërkombëtar në Tiranë, që ka, gjithashtu, përgjegjësi pse vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, të mos heshtë! Të mos heshtë, njësoj si për drogën! Të mos heshtë njësoj si për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, por të reagojë për të ndaluar grabitjen e pasurisë publike dhe private nga kryeministri barbar dhe i korruptuar që drejton sot Shqipërinë. Partia Demokratike, opozita, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes!”- theksoi dje deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

VOTIMI PËR TEATRIN

D

eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti është një prej deputetëve që sipas Kuvendit i ka ndërruar kartën e votimit kolegut të tij Robert Bitri para votimit të projektligjit për Teatrin Kombëtar, çka më pas solli që ai të votonte me kartën e Vangjel Tavos. Por në një reagim publik pasditen e djeshme, Panariti e quan këtë deklaratë të Sekretariatit të Kuvendit, mashtrim mjeran dhe e fton kolegun e tij Bitri të dëshmojë se ka përdorur kartën e tij në momentin e uljes në vendin e tij. “Nuk arrij ta besoj!! Një spekulim dhe mashtrim mjeran

“I mori kartën deputetit”, Panariti: Mashtrim mjeran. Ja ç’duhet të bëjë Bitri përmendja e emrit tim si deformues i procesit te votimit. Ftoj kolegun deputet Robert Bitri, në emër të integritetit të tij të dëshmojë se ai e ka përdorur kartën e tij të deputetit në momentin e uljes në vendin e tij dhe kjo është lehtësisht e provueshme… Kaq”, shkruan Panariti. Gjithë çështja nisi pasi në emrat e atyre që votuan projektligjin për teatrin, u shfaq edhe emri i Vangjel Tavos, por deputeti i

LSI-së nuk ishte i pranishëm në seancë. Për këtë arsye LSI dhe PD kërkuan anulimin e votimit duke e quajtur të pavlefshëm. Por dje sekretariati i Kuvendit pasi shqyrtimit të kërkesës vendosi të mos e pranojë kërkesën e LSI dhe PD, pasi sipas tyre dy deputetët Endrit Brahimllari dhe Edmond Panariti i kishin ndërruar kartën kolegut të tyre të LSI-së Robert Bitri me kartën e deputetit Vangjel Tavo.


POLITIKE

5

E martë, 10 KORRIK 2018

Votimi i së enjtes për shembjen e Teatrit shkakton debate në Kuvend, Vasili: Ka rënë çdo standard

O

pozita bojkotoi seancën plenare të kësaj të hëne në shenjë proteste kundër votimit të ligjit për Teatrin Kombëtar të enjten që shkoi, me pretendimin se është manipuluar. Në nisje të seancës ishin të pranishëm vetëm dy kryetarët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili. Gjatë qëndrimit të tyre për pak minuta në sallë, ata kërkuan përgjigje nga kreu i Kuvendit lidhur me kërkesën e tyre drejtuar më herët për anulimin e votimit të ligjit për Teatrin Kombëtar. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se vetëm dje është njohur me kërkesën dhe pas hetimit nga Sekretariati i Votimit do të dalë me një vendim. Por Vasili dhe Spaho pretenduan se kryeparlamentari ka pasur kohën e mjaftueshme për një hetim të tillë, dhe lanë sallën e Kuvendit. Gjatë fjalës së tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili tha se vota e deputetit të LSI-së Vangjel Tavo është manipuluar, të njëjtin qëndrim që mbajti edhe Spaho. “Çdo standard i funksionimit ka rënë. Është vijimësi i të njëjtit standard, i cili i hoqi mundësinë dy javë më parë opozitës që të vazhdonte të fliste. Në përputhje me Rregulloren, kërkesa jonë për shkak të kësaj séance që është kërkuar pikërisht nga ju që të zhvillohet ditën e hënë, është depozituar dy ditë më parë, sikurse Rregullorja e kërkon. Pra ka qenë gjithë koha e nevojshme për të bërë gjithë investigimin e duhur për këtë çështje, pasi është fare e qartë që nuk mundet që Parlamenti të funksionojë si ditët e tjera, përderisa ka zgjedhur të funksionojë për ditën e hënë, sigurisht duhet ta bënte. Është standard shumë i ulët, që u verifikua më në fund në sallën e parlamentit, ku vota u tjetërsua në mënyrën më të turpshme që mundet. Për ne është e papranueshme dhe e patolerueshme që në këtë situatë ne të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dhe të jemi këtu dhe të ligjërojmë pikërisht për këtë gjë e cila ishte një emergjencë që duhet të verifikohej dhe nuk mund të hapej seanca. Pikërisht për këto arsye dhe kjo situatë e papranueshme bën që mos të vazhdojmë dot së bashku derisa kjo situatë të sqarohet dhe ky rivotim të kryhet”, tha Vasili. Ndërkohë, Spaho tha se opozita përveçse po privohet nga fjala e saj në Kuvend, po i merren edhe votat. “Zoti Kryetar! Ditën e enjte është kryer votimi për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, një akt i paprecedentë. Por më shumë se përmbajtja e ligjit edhe vetë procesi i votimi ka pasur defekte, rezultati është manipuluar. Një prej deputetëve të opozitës nuk ka qenë prezentë

Ligji për Teatrin, opozita bojkoton seancën: Të anulohet votimi

në sallë, rezulton të ketë votuar pro ligjit për shembjen e teatrit. Sikurse e tha edhe kolegu Vasili nuk është hera e parë në këtë Kuvend që të ndodhin çudira të tilla. Edhe në të shkuarën ne jemi privuar nga e drejta për të folur nëpërmjet vullnetit të shumicës. Kërkesa jonë për të anuluar votimin për ta rivotuar ligjin është bërë para dy ditësh. Duke qenë se çështja është urgjente dhe mjaft e rëndësishme, shumë e rëndësishme. Nuk e besoj se ka ndonjë gjë më të rëndësishme se pretendimi që ka opozita për manipulimin e rezultatit të votimit për një ligj special, të veçantë. Kështu që e para gjë që duhej të

bënte Kuvendi mendoj që gjatë këtyre dy ditëve deri në seancën e sotme do të ishte verifikimi i pretendimeve të opozitës dhe sot të kishim një përgjigje të qartë se çfarë ka ndodhur. Të ndodhur në këtë situatë, në këto kushte ne si opozitë nuk do të marrim pjesë në seancën e sotme për shkak se gjendje të tilla në Kuvendin e Shqipërisë po bëhen të zakonshme. Opozita jo vetëm po privohet për të drejtën e fjalës por për më keq, vullneti i saj po denatyrohet nëpërmjet mekanizmave të tilla të cilat falsifikojnë votimin e një ligji kaq të rëndësishëm dhe të kontestuar nga një pjesë e madhe e opinionit publik”, pohoi kreu i

deputetëve demokratë, Edmond Spaho. Sakaq, në kundërsulm u hodh kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Ky i fundit tha se nuk bëhet fjalë për asnjë manipulim me votat. Ai tha se deputeti i pavarur Robert Bitri ishte pajisur me një karton, që ka rezultuar të jetë i Tavos. “Dua të sqaroj opinionin publik se nga ana e Grupit Parlamentar Socialist nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër. Deputetit të pavarur Robert Bitri në vendin që ai voton i është vënë kartë e një deputeti tjetër dhe sigurisht që kamerat, apo shërbimet e Kuvendit le ta hetojnë dhe ti shkojnë deri në

fund kësaj çështjeje. LSI dhe PD kanë detyrimin ti thonë opinionit publik arsyen e vërtetë të bojkotit të kësaj seance. Nuk ka fare të bëjë bojkotimi i kësaj seance me kërkesën, sepse në mos 75, 74 vota, nëse e drejta z. Bitri do ti hiqet me pa të drejtë në fakt, sepse në fund të fundit ka marrë pjesë në atë pjesë të sallës, ku nuk ka asnjë deputet socialist. Kush fshihet pas këtij skenari, gjoja për të prishur votimin e ditës së enjte, të gjithë e kuptojmë. Le ti hedhim një sy të gjithë agjendës parlamentare të ditës së sotme, e pavarësisht kësaj unë përsëri i bëj thirrje, në radhë të parë LSIsë, nuk kam asnjë dyshim që PDja është kundra, që sot ne duhet ta votojmë Ligjin për Shkollën e Magjistraturës. Sot Shqipëria duhet të japi një mesazh tjetër në rrugën e vet drejt anëtarësimit në BE, që detyrimet tona përkundrejt implementimit të mëtejshëm të Reformës në Drejtësi duhet të vijojnë. Kjo është arsyeja e këtij bojkoti. Sa i përket procedurës, dy anëtarët tanë të sekretariatit të votimit janë të gatshëm që ta marrin ta shqyrtojnë kërkesën, por PD-ja të paktën të ushtrojë të drejtën që kërkesën e vet, të sjelli anëtarin e vet që ka në sekretariatin e votimit, që sekretariati të mblidhet. Kjo vetëm që bojkotojnë seancën, por bojkotojnë dhe sekretariatin për të shqyrtuar kërkesën që kanë bërë po vetë”, tha dje Taulant Balla.

PARTIA SOCIALISTE RRËZON OPOZITËN EDHE PSE DEPUTETËT S’ISHIN NË SALLË, BALLA: KA NJË SKENAR

S

ekretariati i Kuvendit për Procedurat dhe Votimet ka rrëzuar kërkesën e opozitës për anulimin e votimit të ligjit për Teatrin Kombëtar që kaloi ditën e enjte me 75 vota pro. Opozita ditën e premte i dërgoi një kërkesë Kuvendit që ligji të anulohej, pasi procesin e cilëson të manipuluar. Kërkesa e opozitës bazohej në faktin që deputeti Vangjel Tavo nuk ishte në Kuvend, ndërkohë që rezultonte se kishte votuar, pasi me kartën e tij votoi Robert Bitri, ish-deputet i LSI, tashmë i pavarur. Për këtë arsye opozita vendosi dje që të bojkotonte Kuvendin. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mblodhi dje Sekretariatin për Procedurat dhe Votimet. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se vetëm ditën e djeshme ishte njohur me kërkesën e opozitës për rivotim të ligjit, me pretendimin se është vjedhur vota e tyre. “Sot (dje) jam njohur me kërkesë, kam autorizuar që të mblidhet sekretariati për procedurat e votimit dhe të investigojë dhe mbi bazën e mendimit të tyre do të kem një qëndrim. Unë kërkesën sot (dje) e kam marrë, e keni depozituar, të shtunë dhe të diel nuk ka funksionuar administrata. I kam dhënë porosi administratës të shqyrtojë çështjen dhe të pastaj do të marr vendimin”- u shpreh kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Sekretariati përbëhet nga anëtarët Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Enkelejd Alibeaj nga radhët e PD. Në fund të diskutimeve, Sekretariati

Sekretariati i Kuvendit: Votimi për Teatrin Kombëtar i rregullt, nuk përsëritet

vendosi që ta cilësonte votimin si të rregullt duke rrëzuar pretendimet e opozitës. Mësohet se në mbledhje është parë videoja e ndërrimit të kartës së deputetit të pavarur Robert Bitri, i cili votoi pro ligjit me kartën e deputetit të LSI, Vangjel Tavo. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se karta e Bitrit është zëvendësuar nga dy deputetë të LSI, në kohën kur ai nuk ka qenë në karrigen e tij. Bazuar në këtë video, PS e cilëson si taktikë nga opozita për ta shpallur të pavlefshëm, ndërsa në fund e cilësuan si të vlefshëm procesin. Pra, Bitri ishte pre e një kurthi nga deputetët e tjerë të

LSI. Karta nuk dallon, pasi është me çip dhe Bitri ka votuar, ndërsa në zbardhje te procesverbalit është zbuluar. “Sekretariati i Procedurave të Votimit të Kuvendit të Shqipërisë, pasi zhvilloi mbledhjen për të shqyrtimin e kërkesës, në seancë dëgjimore thirri edhe deputetin Robert Bitri dhe Administratën e Kuvendit, dhe pas diskutimeve, me shumicë votash vendosi të rrëzojë kërkesën e paraqitur nga kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Së dyti, konstatoi të vlefshme procedurën e votimit të projektligjit në fjalë. Argumentet e Sekretariatit janë si vijon: Procedura e votimit është e saktë dhe e vlefshme, ky votim është i bazuar në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit për Kuorumin dhe për Shumicën e Votimit. Votimi ka qenë i hapur, ka qenë me elektronikë dhe me ngritje dore sipas nenit 58 të Rregullores “Për votimin në parim nen për nen dhe në tërësi”. Asnjë deputeti të Kuvendit nuk i është mohuar ushtrimi i së drejtës së votimit dhe shprehjes së vullnetit dhe rezultati i votimit nuk ka ndikuar dhe nuk ndikon në vendimmarrjen përfundimtare të Kuvendit”- njoftoi në përfundim kryeparlamentari Gramoz Ruçi.


POLITIKE

6

E martë, 10 KORRIK 2018

KREU I GRUPIT, BALLA: JEMI NË NEGOCIATA ME LSI-SË PËR MIRATIMIN E LIGJIT ME SHUMICË TË CILËSUAR

PS-ja nuk i ka 84 vota në Kuvend, shtyhet për të enjten ligji i magjistraturës K

uvendi shtyu për të enjten projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi nuk kishte votat e nevojshme për miratimin e tij, i cili kërkon shumicë të cilësuar në Kuvend. Konkretisht, miratimi i këtij projektligji kërkon minimalisht 84 vota, çka përbënte edhe një sfidë për mazhorancën qeverisëse. Opozita, votat e së cilës janë te nevojshme për ligjin e magjistraturës, dje nuk ishte e pranishme ne seancë plenare, pas bojkotit të seancës në shenjë kundërshtimi të vendimit të socialistëve për ta quajtur të vlefshëm votimin e së enjtes së kaluar të ligjit që parashikon shembjen e godinës

së Teatrit Kombëtar. Kërkesa për shtyrjen e votimit të këtij projektligji u dorëzua në Kryesinë e Kuvendit nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, me argumentin se në sallë mungonte

opozita, ndërsa i bëri thirrje LSIsë që të marrë pjesë në votim. “Kërkoj shtyrjen e ligjit për magjistratët. i bëj thirrje LSI që e ka votuar këtë ligj një herë. Thirrje kolegëve që votuan reformën në

drejtësi; mos t’i shmangemi përgjegjësisë që kemi bashkë”, tha Balla. Lidhur me këtë çështje, kreu i ligjvënësve socialistë do të jepte dhe një tjetër prononcim për mediat në përfundim të seancës së djeshme plenare. Teksa u pyet për rrugën që do të ndjekë mazhoranca për të zhbllokuar ligjet që kanë të bëjnë direkt me reformën në drejtësi, Taulant Balla u shpreh se kjo do të arrihet përmes kontributit të partive të opozitës. Sa i përket pr.ligjit për magjistraturën i shtyrë për në seancën tjetër, pasi opozita mungoi në Kuvend dhe për miratim nevojiten 84 vota, Balla tha se po zhvillohen nego-

ciata zyrtare me LSI-në për të miratuar ndryshimet ligjore për Shkollën e Magjistraturës. “Po ju them dhe dua të jem shumë transparent që kemi një komunikim zyrtar me LSI për këtë çështje, por dua të theksoj që të ruajmë konsekuencën e qëndrimeve tona për një çështje të caktuar. Për çështjen e Shkollës së Magjistraturës, edhe LSI edhe PD duhet të qëndrojnë konsekuent asaj që kanë pasur edhe dy vite më parë, dakordësinë për të vijuar procesi i pranimeve. Pse jemi sot në kohë vonese dhe na duhet të ndryshojmë një aspekt që ka të bëjë me afatin”- u shpreh socialisti Taulant Balla.

“Llumi i drejtësisë”, deputeti i LSI-së i përgjigjet Ballës: S’keni votë për t’i rikthyer KLD-së emërimet

Naço: Mazhoranca kërkon ti hapë rrugë emërimeve nepotike në sistemin e drejtësisë I

sh ministri i Drejtësisë, Nasip Naço doli në një konferencë për shtyp ku shprehu qëndrimin se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të votonte projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që sipas tij i hap udhë emërimeve nepotike në sistemin e drejtësisë. Por edhe pse, kreu i grupit socialist Taulant Balla e ftoi LSI-në të votojë këtë ligj, si pjesë e paketës së ligjeve të Reformës në Drejtësi, Naço sqaroi arsyet se përse forca e tij politike është kundër. “Mungesa jonë kishte të bënte me falsifikimin e votës për ligjin për Teatrin dhe sigurisht sot ishte një nga seancat për të diskutuar dhe ligji për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Një propozim ky i ardhur nga dy deputetë të mazhorancës për të bërë ndryshimet e këtij ligji, i cili nuk ka më shumë se dy vjet që është miratuar. Në thelb ndryshimet në dy nenet që kërkohen nga dy deputetët e mazhorancës është fakti që në mungesë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkon që ne të kthehemi 180 gradë mbrapa, që ti japim edhe njëherë mundësi Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të bërë emërimet e studentëve magjistratë, studentë këta që duhet të ishin emëruar që në vitin 2016, sipas parashikimit të ligjit. Unë personalisht në Komisionin e Ligjeve dhe në emër të Grupit Parlamentar të LSI nuk kam pranuar që të votojë nenin 1, që ka të bëjë me nenin 160 të ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve, që i jep edhe

njëherë mundësinë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, këtij Këshilli të anatemuar nga ana jonë, të anatemuar nga ana e ndërkombëtarëve, nga vetë mazhoranca, dhe për shkak të këtij Këshilli, i cili ishte bërë barrierë për gjithë sistemin e Drejtësisë, që nga emërimet nepotike, që nga çdo propozim të bërë nga Ministrat e Drejtësisë dhe nga unë si ishministër i Drejtësisë kur i kam propozuar këtij Këshilli rreth 44 gjyqtarë për të proceduar dhe nga këta 24 për shkarkim, dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë më ka mbështetur vetëm në 4 apo 5 raste. E njëjta gjë ndodh dhe me Ministren e Drejtësisë të kësaj mazhorance, pra nuk është mbështetur për të bërë emërimet apo shkarkimet e gjyqytarëve. Si mundet që Grupi Parlamentar i LSI-së apo dhe unë si ish-ministër i Drejtësisë që tu japim edhe njëherë mundësinë një pjesë e këtyre anëtarëve të KLD-së, të

cilët do ti quaja llumin e sistemit të drejtësisë?! Që tu japim edhe njëherë mundësinë që këtyre studentëve magjistratë, të cilët sa dalin nga bangat e shkollës tu kërkohen ndere personale, ndere që do të vinë ditë më pas në Konferencën e Përgjithshme Gjyqësore, ku të kërkojnë votën për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor?! Gjë që nuk ka për të ndodhur dhe nuk mund të ndodhë. Unë personalisht apo dhe Grupi Parlamentar i LSIsë nuk mund të votojmë nenin 1. Që do të thotë nenin 160, që ka të bëjë dhe me emërimin e studentëve prokurorë magjistratë. Si mundet që ne ti japim mundësinë Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme në detyrë që ajo të bëjë emërimin e këtyre studentëve magjistratë?! Ligji i vjetër që ne me të drejt e mbështetëm dhe e reformuam parashikonte që emërimet apo shkarkimet e prokurorëve ti

bënte Prokurori i Përgjithshëm nëpërmjet Presidentit. Sot, ka një arsye më shumë që të mos ta votojmë pasi kjo Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme do ti emërojë këta studentë magjistratë dhe do tu kërkojë votën nesër në mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve, që ka të bëjë me zgjedhjen e anëtarëve të KLP-së. Në nenin 170, apo në nenin 2 të këtij projektligji që ka të bëjë me vazhdimin akademik të studentëve që do pranohen në shkollën e Magjistraturës, sigurisht që kemi patur debate dhe unë personalisht e kam mbështetur në Komisionin e Ligjeve, sepse në thelb Reforma në Drejtësi mbështetet te Shkolla e Magjistraturës, një shkollë e cila nga viti 2000 i ka dhënë sistemit të drejtësisë rreth 180 gjyqtarë magjistratë, por edhe rreth 170 gjyqtarë prokurorë. Dhe kjo është baza e Reformës, atë që kemi dashur për të bërë

për të ardhmen e sistemit gjyqësor në Shqipëri. Në Komisionin e Ligjeve siç ndodh gjithmonë nga kjo mazhorancë kërkuan që numri 25 të shtohej 50 për efekt të shkollës së Magjistraturës dhe sigurisht që ne e pranuam që ky numër të ishte më i madh për shkak të Reformës në Drejtësi, për shkak të Vettingut që një pjesë e gjyqtarëve do largohen nga sistemi për shkak të Vettingut apo dhe duke dalë në pension për shkak të moshës. Por menjëherë nga deputetë të mazhorancës u amendua që të hiqej viti akademik 2019-2020 dhe 2018-2019 për marrjen e këtyre studentëve magjistratë deri në muajin tetor, sepse ata janë të bindur dhe nuk duan që Reforma në Drejtësi të eci para, nuk duan që të krijohet Këshilli i Lartë Gjyqëso dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Vetë fakti që amenduan dhe hoqën vitin akademik tregon qartë që nuk janë të interesuar për Reformën në Drejtësi, nuk duan që krijohet KLGJ me institucionet që ai do të ngrejë. Nuk duan të krijohet KLP për të bërë emërimin e magjistratëve të rinj, për të krijuar SPAK-un dhe institucionet e tjera. Pasi frika nuk është e opozitës, frika në çdo rast është e mazhorancës dhe ju keni parë që janë ministrat e mazhorancës, të cilët janë vënë përballë sistemit të Drejtësisë. Ata kanë frikë nga reforma dhe të gjitha amendimet që bëjnë, i bëjnë për të marrë flamurin e reformës, por me ministrin Tahiri apo rastet e ndryshme të tjera treguan qartë që nuk janë të interesuar dhe duan që Reforma në Drejtësi të bëhet në kalendat greke”- tha Naço.


INTERVISTA

7

E martë, 10 KORRIK 2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Lufta jonë është e pa kompromis dhe pa kthim - Ai Teatër nuk do shembet

K

ryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili hodhi poshtë deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se ka një komunikim zyrtar me LSI-në për ligjin e magjistraturës, draft ky që kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Vasili tha se nuk ka asnjë komunikim me mazhorancën, e cila një ditë më parë vendosi ta shtyjë miratimitn e draftit, pikërisht për mungesë votash. “Nuk ka asnjë komunikim dhe ka zero komunikim zyrtar me PS për nisma ligjore për të cilat bëhet fjalë siç është statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pra ka zero komunikim zyrtar me PS”- tha Petrit Vasili. Ndër të tjera, kreu i deputetëve të LSI-së, shpjegoi edhe mënyrën e emërimeve në drejtësi. PJESË NGA INTERVISTA Si mund të gjendet zgjidhja përballë një situate të tillë? Zgjidhja përpara kësaj situate është që Reforma në Drejtësi të mos zbatohet më sikur është zbatuar deri më tash, me një qëllim dhe me një objektiv dhe me një strategji të vetme që ka qenë dhe mbetet kapja e drejtësisë nga maxhoranca por zbatimi i asaj kushtetute dhe asaj fryme imponuar nga Komisioni i Venecias që u miratua në natën 21-22 korrikut të vitit 2016. Gjithçka që ka ndodhur, devijimi shumë i rrezikshëm dhe dalja nga shinat e tërë procesit të reformës në drejtësi, ka ardhur pikërisht sepse vendin e një reforme në drejtësi të re e ka zëvendësuar kapja. E përjashtoni kategorikisht mundësinë e votimit të kësaj nisme? Këshilli i Lartë i Drejtësisë i vlerësuar, unë kam një konsideratë të veçantë për Ministren e Drejtësisë të Partisë Socialiste, por i ka quajtur mbledhjet dhe gjithçka bën KLD-ja faqe të zeza që duhet të mbyllen në historinë e drejtësisë shqiptare. Tani më thoni ju mua, si qytetar si gazetar dhe unë si bashkëbisedues i juaj, kësaj faqes së zezë do t’ia japim kompetencën ne tani me ligj që të bëjë drejtësinë e re? Pra duart e konsideruara të pista dhe të qelbura do marrin këtë produktin e pastër të drejtësisë së re, së pari. Së dyti, ju e dini shumë mirë që ka pasur një vëmendje, një vigjilencë të tmerrshme të Partisë Socialiste që ish Prokurori i Përgjithshëm të mos bënte qoftë edhe një lëvizje të vetme. Dhe ju mbani mend akuzat e tmerrshme për çdo lëvizje që mund të ndodhte në atë kohë. Po tani që erdhi prokurori me 69 vota i Partisë Socialiste, ky të vazhdojë të bëjë emërimet pa asnjë problem? Pra KLD-ja e vjetër dhe Prokurori i Përgjithshëm i bëjnë sërish këto gjëra ndërkohë që u mallkuan, u konsideruan shkaku kryesor pse drejtësia po shkatërrohej, pse po kthehej në korporatë etj. Së treti ndryshimi tjetër, që ka të bëjë me prurjen e një ndryshimi për t’i dhënë fuqi përsëri që Shkollën e Lartë të Magjistraturës të zgjidhje ngërçin

LSI rrëzon skemën e Ballës, Vasili: Zero komunikim me PS i cili kishte mbetur një ngërç që i jepte asaj mundësi që të vazhdonte dhe të bënte punët e saja dhe për dy vjet të tjera. Ligji i parashikuar nga këta ishte që këto çështje do të zgjidheshin shumë mirë me dispozita tranzitore dhe këto punë do t’i bënte Këshilli i Lartë Gjyqësor, pra qeverisja e re e drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ç’bëjnë këta tani? Këta i bien dhe e propozojnë. U heqin dhe limitin fare kohor. Pra jo një masë emergjente që kërkon ndihmë për një vit apo një vit e gjysmë por pa limit do të thotë që s’kanë asnjë interes të ngrenë as KLGJ dhe as KLP. Pse? Sepse tashmë e kanë kapur prokurorin e përgjithshëm, e kanë në duart e tyre. Kanë filluar dhe atë Vetting të ashtuquajtur militantesk që po bëjnë tani dhe kanë plotësisht pa ndëshkueshmëri të garantuar, sepse edhe Gjykatën Kushtetuese e kanë asgjësuar. Ju e dini tashmë ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese si asnjë vend në Europë e në Afrikë e kudo. Njëherazi nuk kemi as Gjykatë të Lartë. Pra mazhoranca ka dekapituar drejtësinë shqiptare, i ka këputur kokën. Fajtore e vetme është ajo, autoritetin e mori ajo. Edhe çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm që duhet të zgjidhë me 84 vota, unë se kuptoj pse kanë merakun e 84 votave këta. Këta mund ta zgjidhin me 36 vota siç do zgjidhnin Prokurorin e Përgjithshëm. I bëjnë një tralalala me Euralius-in edhe mund të vijnë ta mbarojnë me 36. Këta ligjet kushtetues i kanë kthyer në anti kushtetues. Gjykatë Kushtetuese nuk ka dhe praktikisht shteti shqiptar dhe korpusi gjyqësor i tij ka rënë. Kjo është e gjithë situata dhe fajtor i vetëm për këtë nuk është opozita. Opozita nuk ka pasur asnjë mundësi dhe asnjë rol për të luajtur. Dhe kur ishte për të dhënë një shembull konsensual dhe një zgjidhje të qëndrueshme sikurse qe Prokurori i Përkohshëm ju pate që e zgjodhën me 69 vota megjithëse Kushtetuta fliste qartë, duheshin 84 vota. Pra i këputën kokën drejtësisë. Janë fajtorë le të mbajnë dhe përgjegjësinë shumë të madhe që i lanë shqiptarët pa drejtësi. Ju keni gjithashtu edhe rezerva për mënyrën e zgjedhjes së Kryeprokurores së Përkohshme, Zonjës Marku. A duhet të përfshihet edhe diskutimi për një rikthim të mundshëm të kësaj procedure? Prokurorja e Përgjithshme përcaktohet në Kushtetutë qartë dhe në frymën e Venecias. Thoshte qartë, madje na ka këshilluar të evitojmë përdorimin e mazhorancës dhe kishim një mazhorancë të madhe me tre të pestat në atë kohë. Dhe Komisioni i Venecias këshillonte të mos ta përdornim mazhorancën me tre të pestat në ato raste që

zotëronim. Dhe përcaktonte që mund të përdorej vetëm njëherë në kohë të ndërmjetme të përcaktonte që prokurori donte 84 vota. Ju e patë prokurorin e zgjodhën me 69 vota, madje qe gati me një interpretim të çmendur të Euralius ta zgjidhnin me 36 vota. Cili ishte qëllimi? Për të pasur një prokuror të kapur. Pse e kanë prokurorin e kapur. Po ua them unë thjesht. Ju patë rastin e vëllait të ministrit të brendshëm. Kryeministri doli tha që unë e kam bërë ekspertizën, ka ardhur dhe përgjigja një natë më para tha dhe jam i qetë se çdo gjë është fallco. Ky njeri nuk merret në ndjekje penale nga Prokuroria e Përgjithshme. Duhet të merret në ndjekje penale çdo kryeministër që bën hetime. Sot e kësaj ditë Prokuroria nuk e ka mbaruar atë hetim, nuk e ka bërë atë ekspertizë. Ju e dini shumë mirë që nga Italia ka vajtur në Angli se nuk e bëjnë dot. Kryeministri thotë e kam bërë unë. Ç’ka ky që fut hundët në punët e drejtësisë? Pse imponon drejtësinë? Pra ishte një rast i mrekullueshëm për të dhënë shembullin e paanësisë për të ndjekur penalisht një kryeministër që i bën veprat penale në mes të sheshit. Po kështu nuk e ndoqi kur i tha policisë që hiqni kapelet dhe uniformat dhe bëni vota PS. Po kjo prokurori dhe po kjo prokurore dhe kur bëmë rekurs në Gjykatën e Lartë për ta rihapur çështjen, pruri njerëzit për të mbrojtur çështjen që nuk duhet hapur. Sepse ky ka kërkuar falje në Facebook. Jemi në nivelet e një

banaliteti që ka vetëm një qëllim, të ruaj nga pandëshkueshmëria qeveritarët e korruptuar dhe ministrat e kësaj qeverie. Mazhoranca është shprehur gjithashtu edhe në gadishmëri për të hapur modifikimin e nenit mbi hapjen e shkollës së magjistraturë, ta shkruajë LSI… Nuk ka punë LSI, të shkruajë nenet e askujt. LSI ka në tavolinë gjithë nismat ligjore të cilat vijnë në Kuvendin e Shqipërisë. Nismat nuk mund të vijnë as nga trotuaret as nga gjirizet e Rilindjes. Nismat janë institucionale, LSI është parti e institucioneve. Nuk ka qenë parti e kulisave dhe këtyre maskarallëqeve. Në komisionin e ligjeve po këta sollën një draft të cilin ua demonstruan dhe partnerëve ndërkombëtarë, amerikanëve në mënyrë të veçantë. Tinëz dhe atyre e ndryshuan natën e fundit dhe e bënë edhe për shkollën e magjistraturës nga përcaktuar në dy vjet 2018-2020, ja hoqën dhe limitin e viteve duke dhënë të qartë mesazhin se këto gjëra duhet ti bëjë KLGJ Dhe KLP, që ne nuk na duhet as Këshilli i Lartë Gjyqësor as Këshilli i Lartë i Prokurorisë se atje kemi kemi Arta Markun, këtu po ja japim KLP dhe nuk ka më nevojë për drejtësi të re, për reformë të re. Kështu që ato që PS ka propozuar janë antireformë dhe duan ortakë në antireformën në drejtësi që po ndërmarrin. Ne kemi votuar në 2016 një reformë me 140 vota, ne i kemi votuar dhe

ato 7 ligje, një nga këto 7 ligje është ky që pa u futur në veprim akoma sot kërkohet të ndryshohet. T’u thonë shqiptarëve, pse u penguan që të vepronin këto, pse nuk u zbatuan. Ky ligj që po ndryshon duhet ta dini, ndërgjegjësohuni dhe ju njëherë të vetme gazetarë, është fakt shumë i rëndë pa e vënë akoma në funksionim ligji po vihet të ndryshohet. Reforma në drejtësi që sapo e bëmë që ishte një mrekulli që e duartrokitën ambasadorë, këta të ikur e të mos ikur të gjithë ça janë për këtë. Ligji pa u futur në funksionim duan ta rrënojnë prapë. Ça reforme është kjo, reformë mballomë. Vijojnë edhe debatet për çështjen e Teatrit, ligjit të shumë debatuar për çështjen e Teatrit. Ju kundërshtoni procedurën megjithatë nga ana tjetër mazhoranca pretendon se thjesht ka pasur një ngatërresë që nuk është se ndryshon në thelb…. Cilën ngatërresë? Që vjedhin kartat e njëri-tjetrit? Po ju kujtoj një gjë se ju keni rekordet tuaja shumë të mira televizive, ju mbani mend të njëjtën gjë bëri Taulant Balla dhe kur zgjidhej prokurori i përgjithshëm që vente merrte karta lart e poshtë me të cilat u votua. Sërish bëjnë të njëjtën gjë. Pra manipulimi në sallën e parlamentit, 140 vetë janë në atë sallë , nuk janë 2400. Pra duan të legjitimojnë atë që bënë në 25 qershor që vodhën vota, duan ta legjitimojnë në sallën e parlamentit. Ai votim është nul, çdo qytetar duhet ta kuptojë që është votuar në emër të një deputeti që ishte jashtë kufijve të Shqipërisë. Kjo është faqja më e zezë e atij parlamenti, është votuar në emër të dikujt tjetër. Rregulli ça thotë që ta dinë dhe shqiptarët dhe të jenë të qartë: Për deputetë të cilët nuk ndodhen në sallë, kartat e tyre mblidhen nga sekretaria e Kuvendit, e cila urdhërohet nga Kryetari i Kuvendit. pra nuk mund të jenë në përdorim të askujt dhe vazhdohet votimi me gjithë deputetët e tjerë. Gramoz Ruci nuk e bën që të legjitimojë vjedhjen. Mbështetja për protestën, deri ku do të shkojë? E padiskutueshme pa ekuivok, masive, sepse është jo thjesht një protestë. Ai ligj synon të shkulë zemrën historike, zemrën e memories së qytetit, por jo vetëm të qytetit të Tiranës, është zemra e Shqipërisë, zemra e Tiranës është zemra e Shqipërisë dhe praktikisht do të thotë zhdukja e gjithçkaje që Shqipëria ka bërë deri tani dhe vendosja e kultit të çmendurisë së Rilindjes e cila është e çmendur në fantazi, është e çartur në formë dhe është e pisët në përmbajtje. Për këto tre element lufta jonë është e pa kompromis dhe pa kthim në këtë çështje. Ai Teatër nuk do shembet. Marrë me shkurtime nga ORANEWS


POLITIKE

8

E martë, 10 KORRIK 2018

Ministri i Financave: Shpëtuam Shqipërinë nga humnera, punësuam 240 mijë njerëz

M

inistri i Financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të opozitës për rritje të taksave dhe çmimeve. Pavarësisht mungesës së saj, ai tha se ka pasur ulje çmimesh për shumë produkte ndërsa thekson se qeveria “Rama” po kursen dhe po trajton borxhin publik. “Ku konsistojnë masat që propozohen. Për të gjitha njësitë që preken nga ulja e pragut të TVSH është bërë një sondazh i drejtpërdrejtë nga INSTAT. Rezultantja është; inflacioni për prillin dhe majin rezulton të jetë në 2 %. Ka ulje çmimesh për shumë produkte. Ajo që pretendoi opozita nuk është e vërtetë. Ajo që po bëjmë është një planimetri fiskale, që shkon në përputhje me rritjen e sektorëve prioritare. Frytet e diskutimi është lehtësimi fiskal. Me këto lehtësime fiskale sot 91% e sipërmarrjes e ka tatimin-fitimin ose 0 ose 5 %. “U rriten taksat, u rritën” u lën taksat. U fermentua e njëjta bolori. Biznesi i vogël deri në 5 milionë 0 tatim fitim. Ju e rritët borxhin (i drejtohet opozitës). Ne jo vetëm që ulën taksat, por po ulim dhe borxhin. Qeveria kursen dhe trajton borxhin e trajtuar nga ju o të munguar”, tha Ahmetaj. Mes të tjerash ai tha se opozita nuk ka kontribuar në konsolidimin fiskal. Ahmetaj deklaroi se paketa fiskale që i kemi propozuar për miratim Kuvendit është vazhdimësi e filozofisë dhe e programit të kësaj mazhorance për të ulur barrën fiskale për biznesin. “Ne e çliruam sipërmarrjen nga duart në fyt që i kishte vënë qeveria e djathtë dhe po synojmë t’i japim Shqipërisë rritje ekonomike mbi 5% në mënyrë që të përfitojë çdo qytetar”, u shpreh Ahmetaj. Sipas tij, kjo paketë lehtësish që mund të quhet edhe paketë solidariteti e ndihmon sipërmarrjen e vogël të zhvillohet në favor të ekonomisë së familjare. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, ka deklaruar se do të ulet tatim fitimi për fermerët, në mënyrë që të zbatohen politikat e bujqësisë. Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj theksoi se qeveria po ofron mbështetje për bujqësinë, që ky sektor të mos jetë i copëtuar dhe fermerët të bashkohen. “Ata e rritën borxhin, ne jo vetëm kemi ulur taksat, por po ulim dhe borxhin prej tre vitesh.

Akuzat për rritje taksash, Ahmetaj: I kemi ulur, qeveria po kursen

Qeveria nuk krijon borxh të ri, por trajton borxhin e trashëguar. Qeveria ka sjellë uljen e normës së tatim fitimit për fermerët e inkorporuar në shoqatat e bashkëpunimit bujqësor. Ne jemi duke kuruar problemin që ka bujqësia, që gjithë prodhimi është bazuar

në ngastra të vogla toke, të copëtuara, ku teknologjia-puna-kapitali nuk bëhen dot bashkë për shkak të këtij copëtimi. Ne po ulim tatim fitimin, për të promovuar bashkimin e fermerëve, në mënyrë që të ketë mundësi që politika bujqësore të zbatohet.

Lehtësira për agroturizmin, edhe këtu jemi një hap pas. Rama ka thënë se shumë shpejt do të avancohet një mbështetje financiare për agroturizmin. Kemi punësuar 240 mijë njerëz më shumë se në vitin 2013. Nuk kemi arritur Gjermaninë, por shpëtuam

Shqipërinë nga humnera dhe e kemi futur në rritje ekonomike. Paketa fiskale është paketë solidariteti, pasi kemi shkuar te qeliza e gjësë”- u shpreh Ahmetaj. Ministri i Financave duke prezantuar ndryshimet që prekin ligjin për TVSH-në, sipas të cilave ulet TVSH për akomodimin dhe ushqimin në të gjitha subjektet e çertifikuara si agro turizëm nga 20% në 6%, theksoi se qeveria po synon të bëjë Shqipërinë një vend konkurrues në rajon. “Ndryshimet synojnë që oferta jonë turistike të jetë konkurruese”, tha ai. Ahmetaj iu dha përgjigje edhe akuzave të ngritura nga opozita duke risjellë në vëmendje premtimin e dhënë nga kjo mazhorancë për të avancuar mbështetjen fiskale për agro-turizmin. “Në vjeshtë të vitit të kaluar aprovuam paketën lehtësuese për investimet në strukturat e akomodimit me 4 dhe 5 yje. Paketa u godit nga opozita me pretendimin se ndihmon oligarkët, sepse opozita i quan investitorët oligarkë. Ne premtuam që shumë shpejt do të avancojmë mbështetjen fiskale edhe për agro-turizmin”, tha Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

DEPUTETJA E PD-SË PUBLIKON SHIFRAT: VETËM ME PAKETËN FISKALE 2018, RRITËN TAKSËN E PRONËS 2 DERI MË 4 HERË

D

eputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjgijur përmes shifrave deklaratave të ministrit të Ekonimisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në seancën e djeshme plenare. Tabaku theksoi dje se nën drejtimin e kësaj qeverie janë rritur taksat. Përmes një analize të publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, duke e shoqëruar edhe me një tabelë me shifra, Tabaku thotë se qeveria flet për rritje të sektorëve ekonomikë ndërkohë që i vetmi sektor sipas saj është rritur është ai i oligarkëve pranë tyre. Sipas Tabakut, vetëm me paketën fiskale 2018, rritën taksën e pronës 2 deri më 4 herë. “Nuk kam hasur në kopjacë më të këqij në jetën time si pedagoge apo studente se sa kjo qeveri e cila nga shpejtësia përzier me padije ka kopjuar sa këtu aty programin elektoral të PD. Kur PD fliste me program për uljen e taksave dhe tatimeve përpara një viti, qeveria bënte ndarjen e tepsisë, sot pretendon se po ul taksat për biznesin dhe qytetarët. Kur PD flet për pro-

Tabaku: Shqiptarët taksohen më shumë, oligarkët përfitojnë

grame të qarta se si do të krijohen kushtet për rritjen ekonomike të vendit, qeveria kopjace krenohet me rritjen ekonomike që vjen nga projekti i qeverisë Berisha 2 (TAP dhe hidrocentrali Devollit). Kopjacët flasin për rritje të sektorëve ekonomikë ndërkohë që i vetmi sektor që është rritur është ai i oligarkëve pranë tyre. Kosto e jetesës për çdo qytetar është rritur, sipas INSTAT (raporti i

fundit) çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur me 1.25 pikë përqindje. Ndërkohë që ka gjashtë vjet që çmimet e energjisë, karburantit dhe tarifat e arsimit të lartë rriten ndërsa të ardhurat e qytetarëve pakësohen si pasojë e taksave, te cilat sot janë me te lartat ne rajon. Mbas gjashte vitesh një gjë ka qenë e sigurte për biznesin, rritja e taksave. Vetëm me paketën fiskale

2018, rritën taksën e pronës 2 deri më 4 herë. Pa folur për tatim fitimin, të ardhurat personale etj. Bizneset vazhdojnë të kenë besueshmëri të ulët për rritjen e ekonomisë ndërsa konsumatorët kanë besim të ulët në ekonomi. Borxhi publik është rritur në 71% prej PPP-ve ndonëse ministri vazhdon të këmbëngulë që PPP nuk paguhen nga paratë e shqiptarëve! Por kopjacët vazhdojnë të marshojnë në rrugën e tyre të verbër dhe abuzive, duke vjedhur gjithçka munden. Kryeministri Rama dhe kopjacët e tij nuk mund të mohojnë se sot shqiptarët taksohen më shumë, paguajnë më shtrenjtë dhe të vetmit që përfitojnë janë oligarkët e oborrit. Ata që jo rrallë herë pastrojnë paratë që pjesa tjetër e kësaj qeverie përfiton nga biznesi i vetëm që ka njohur rritje nga shtatori 2013, droga!”- u shpreh deputetja e PDsë, Jorida Tabaku.


POLITIKE

9

E martë, 10 KORRIK 2018

LONDËR/Ministri i Brendshëm merr pjesë në takimin e Ministrave të Brendshëm në Samitin e Ballkanit Perëndimor

N

ë Londër të Mbretërisë së Bashkuar u mbajt një takim i parë i Ministrave të Brendshëm, të vendeve pjesëmarrëse të ‘Procesit të Berlinit’ dhe Bullgarisë (si vendi pritës i Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të 17 majit). Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj vlerësoi organizimin e Samitit, si një mundësi për të diskutuar dhe dakordësuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal. “Shqipëria, e konsideron luftën kundër krimit të organizuar si prioritet thelbësor dhe për këtë është duke ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse dhe ndër-institucionale, e mishëruar në një Task Force Speciale, (e ngjashme me modelin Table Mate në Mbretërinë e Bashkuar), e cila bën bashkë të gjitha agjencitë relevante brenda vendit, të ngarkuara me përgjegjësi ligjore në këtë drejtim. E parë në kontekstin e mësipërm, jemi duke thelluar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, britanikë, gjermanë, italianë, austriakë dhe agjencitë ligj zbatuese të këtyre vendeve. Jo për shkak se ndodhem këtu në Londër, por bashkëpunimi me autoritetet britanike dhe me NCA është një ndër modelet qe ne duam të ndjekim në organizimin e strukturave tona në këtë fushë”, u shpreh Xhafaj. Ministri i Brendshëm evidentoi gjatë fjalës në Samit, rezultatet e Task Forcës Speciale për identifikimin dhe arrestimin e një sërë grupesh kriminale me rrezikshmëri të lartë, përfshi edhe hetimin e aseteve të tyre. Një tjetër prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme është lufta kundër terrorizmit, e këtu

Xhafaj: Lufta kundër krimit të organizuar, prioritet thelbësor

sipas z.Xhafaj, Shqipëria është kontributore e palodhshme në përpjekjet globale për parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit. Ministri i Brendshëm ri-solli në vëmendjen e Ministrave të Brendshëm propozimin për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor, bërë më herët në takimin e Triestes vitin e kaluar. Ai shtoi se forcimi i sigurisë në Ballkan kërkon padyshim vijimin pa hezitim të procesit të integrimit Evropian. “Unë besoj se kjo është në interes të rajonit dhe i shërben më së miri interesave që lidhen me sigurinë e kontinentit evropian. Nuk mund të ketë Evropë të fortë në përballimin e sfidave të sigurisë,

krimit të organizuar dhe terrorizmit, pa Ballkanin e përfshirë në proceset integruese”, tha Ministri Fatmir Xhafaj. Deklarata e përbashkët Në fund të punimeve të Samitit të Londrës, palët pjesëmarrëse miratuan një deklaratë, në krye të së cilës ishte angazhimi për përballjen e përbashkët me kërcënime të sigurisë, përfshirë krimin e organizuar, ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin dhe financimin e terrorizmit, korrupsionin, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandimin e migrantëve, trafikimin e armëve dhe drogave si dhe kërcënimet ndaj sigurisë

kibernetike. Ministrat e Brendshëm pranuan se këto kërcënime janë transnacionale dhe kërkohet thellimi i bashkëpunimit rajonal dhe ngritjen e nivelit të reagimit kolektiv. Në deklaratë pranohet progresi i bërë në forcimin e kësaj përgjigjeje të përbashkët dhe u sigurua përkrahje e iniciativave për sigurinë dhe migracionin. Palët dakordësuan bashkëpunimin midis institucioneve të zbatimit të ligjit në fushën e shkëmbimit të informacionit. Ministri Xhafaj pati takime me homologë të vendeve të rajonit gjatë punimeve të Samitit. Samiti i ardhshëm do të mbahet në vitin 2019, në Varshavë të Polonisë.

MINISTRI I JASHTËM

M

inistri Për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati deklaroi se Shqipëria nuk është gati të bashkohet me BE-në duke nisur nga nesër. Gjatë një takimi me ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit Berlinit. Ministri Bushati vuri në dukje se, forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe BE-së për çështjet e sigurisë, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë operacional, është kusht thelbësor për forcimin e sigurisë rajonale dhe adresimin me sukses të sfidave të përbashkëta në këtë drejtim. Vendet tona, vuri në dukje ai, përgjatë viteve të fundit kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm drejt vendosjes së paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit të ngushtë rajonal, arritje këto që janë bërë të mundura edhe falë perspektivës së përbashkët europiane. “Vendet tona përgjatë viteve të fundit kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm drejt vendosjes së paqes, stabilitetit

Ditmir Bushati: Shqipëria nuk është gati të bashkohet me BE-në nesër

dhe bashkëpunimit të ngushtë rajonal, arritje këto që janë bërë të mundura edhe falë perspektivës së përbashkët evropiane. Procesi i Berlinit patur një rol shumë të rëndësishëm në këto arritje, duke bërë të mundur nga ana tjetër edhe rritjen e një ndjesie “pronësie” ndaj morisë së proceseve bashkëpunuese dhe integruese rajonale”- tha Bushati. Ndërkohë, Ministrat

e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe Britanisë së Madhe si organizatorja e Samitit, rikonfirmuan jo vetëm mbështetjen pa ekuivoke ndaj avancimit të perspektivës evropiane të rajonit, por edhe angazhimin e tyre për të forcuar parimin e gjithëpërfshirës, për zhvillimin dhe shndërrimin e Ballkanit Perëndimor në një

rajon të qëndrueshëm dhe të sigurt, me mundësi të shtuara për zhvillim dhe prosperitet ekonomik, si edhe për një mirëkuptim dhe gatishmëri të shtuar për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe dhe tejkalimin e problemeve dhe trashëgimisë së të kaluarës. Çështjet kyçe që u trajtuan gjatë takimit kishin të bënin me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit si vlerë e shtuar ndaj sigurisë evropiane, adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, rritjen e përkushtimit dhe hapjen e perspektivave ndaj gjeneratës së të rinjve si aseti më i madh i shoqërive të vendeve të rajonit, si dhe forcimin e angazhimeve të vendeve të rajonit ndaj demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

NË CEREMONI RAMA DHE THAÇI

Betohet Erdogan, Turqia zyrtarisht me sistem presidencial

Pasi arriti të siguronte fitoren më 24 qershor, ditën e djeshme u mbajt ceremonia e përurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Mësohet se në këtë ceremoni shtetërore morën pjesë 20 presidentë dhe 30 kryeministra nga disa shtete. Në mesin e pjesëmarrësve të ceremonisë ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kujtojmë se Erdogan, fitoi zgjedhjet presidenciale me 26 milionë e 33 mijë e 823 vota. Pas betimit në Parlamentin e Turqisë, ai do të vizitonte mauzoleun e Kemal Ataturk-ut (Anıtkabir), ndërsa më pas do të pritej në rezidencën presidenciale nën shoqërimin e njësive të kalorësve dhe himneve “mehter”. Mediat turke raportojnë se gjatë hyrjes së Erdogan në rezidencë do të ketë 101 të shtëna me top, si dhe 101 të shtëna në bazat ushtarake të komandave ajrore, tokësore dhe detare. Në “Ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit” do të merrnin pjesë 22 presidentë nga mbarë bota, në mesin e të cilëve nga rajoni do të jenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i Bullgarisë, Rumen Radev, Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Gjithashtu pjesë e ceremonisë do të ishin edhe 28 emra të nivelit të lartë si krerë qeveritarë dhe parlamentarë, në mesin e të cilëve do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndërsa pjesë e ceremonisë do të jenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Gremonger, Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Evropian, Dimitris Avramopoulos dhe shumë të tjerë. Njihet afërsia e kryeministrit Rama me Presidentin turk Erdogan, pasi mundohet ta kopjojë me të gjitha mënyrat. Dihet tashmë se, ndonëse fitoi, presidenti turk njihet për arrestimet, pushimet nga puna dhe persekutimet e kundërshtarëve të tij politikë. Edhe BE dhe Parlamenti Europian e kanë kritikuar mënyrën e tij të drejtimit të shtetit që nuk ka lidhje me Demokracinë. Ndaj Edi Rama e imiton, fle me ëndrrën sulltanore dhe zgjohet me mendje të oborri i tij perandorak.


POLITIKE

10

E martë, 10 KORRIK 2018

Siguria në plazhe, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit: Edhe një jetë e humbur rrëzon gjithçka që themi

Klosi: Jemi kokëulur për jetët e humbura në plazhe, por s’mund të vëmë njerëz të shtetit për t’i ruajtur M

inistri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka folur për mbytjet e disa pushuesve në bregdetin shqiptar. Klosi tha në Kuvend se janë kokulur për humbjet e të gjitha jetëve në plazhet tona, duke shtuar se gjithashtu janë shpëtuar edhe shumë jetë falë punës dhe sistemeve të vendosura. Edhe pse tha se krahasuar me një vit më parë ka më pak viktima, Klosi tha se çdo humbje njerëzore i bën kokëulur. “Jemi kokulur për humbjen e jetëve në plazhet tona, por ama kemi disa jetë të shpëtuara falë sistemeve tona. Nuk mund të vëmë njerëz të shtetit për të ruajtur plazhet, përpjekja duhet të nisë nga poshtë-lart”- u shpreh Blendi Klosi. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, nga foltorja e Kuvendit duke mbetur tek mbytjet në plazhet tona, kërkoi një angazhim të të gjitha strukturave qendrore dhe lokale, pasi siç tha ai sistemi duhet të funksionojë nga poshtë lart. Ai apeloi edhe njëherë bizneset të vendosin

rojet bregdetare siç e parashikon vendimi i Këshillit të Ministrave. “Nuk kemi asnjë incident në plazhet tona sa i takon mjeteve lundruese. Kemi përsëri ngjarje, për këtë jemi kokëulur, me humbje jetësh në plazhet tona. Por

INVESTIMI NË VLORË

Vlahutin emocionohet në Lungomare: Projekti më i bukur i mbështetur nga BE Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, mori pjesë në inaugurimin e veprës së Artit “The Doors” të vendosur në Lungo Mare si simbolikë e lidhjeve mes Shqipërisë e Unionit. Vlahutin nuk i fshehu emocionet ndërsa e vlerësoi Lungomaren projektin më të bukur që BE ka mbështetur në Shqipëri. Në fund të mandatit në Shqipëri, Ambasadorja e Bashkimit Europian nuk i përmbajti emocionet ndërsa u rikthye në Lungo Maren e Vlorës të cilin e cilësoi projektin më të bukur që BE ka mbështetur në vendin tonë. “Jam shumë e lumtur, që jam rikthyer në një qytet që është transformuar nga ai i një viti më parë. Mbaj mend që komisioneri Hahn ishte këtu për inaugurimin dhe e vlerësoi projektin më të mirë që BE ka mbështetur në rajon dhe kjo më bëri shumë krenare”- tha Vlahutin. “Lungomares” tashmë i është shtuar edhe vepra e Artit e Gentian Tabakut e titulluar The Doors ose Portat, një projekt po ashtu i mbështetur nga Bashkimi Europian që transmeton të gjithë simbolikën e lidhjes së Shqipërisë dhe Unionit. “Kjo quhet portat. Por nuk janë portat e Shqipërisë për në BE, por dyert e Europës për në Shqipëri! Faleminderit që e përdorni këtë hapësirë, që mbani pastër dhe kujdeseni për këtë për atë që u është dhënë. U uroj gëzim në Lungomare”- u shpreh Vlahutin. Më tej ambasadorja Vlahutin, kryeministri Edi Rama dhe të zgjedhur e drejtues vendorë iu bashkuan vlonjatëve dhe pushuesve të shumtë në Vlorë në koncertin e e trupës së Operas dhe Baletit “Opera në Jeans”. Koncerti vjen si risi e kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese që po zhvillohen përgjatë gjithë vijës bregdetare.

ama sistemi i ruajtjes së plazhit pothuajse është ngritur në gjithë Shqipërinë, jo në kushtet që duhet por ama që po funksionon dhe kemi disa jetë të shpëtuara vetëm nga sistemi i ruajtjes së plazhit në gjithë plazhet tona.

Kemi një numër shumë të reduktuar në krahasim me vjet jetë të humbura në plazhe por përsëri një jetë e humbur na e rrëzon gjithë çfarë themi. Duhet të jemi së bashku me pushtetin qëndror, së bashku me pushtetin lokal dhe vetë poseduesit e operatorëve turistikë që duhet të kuptojnë se kjo është një përpjekje që vjen nga poshtë lart. Nuk mund që të vëmë njerëz të shtetit për të ruajtur plazhet, duhet të jetë vetë biznesi siç e përcakton VKM që duhet ta promovojë dhe realizojë këtë siguri”- tha dje në Kuvend ministri Blendi Klosi. Për paketën fiskale pas diskutimeve, në emër të grupi parlamentar të Partisë Socialiste foli deputetja Blerina Gjylameti. “Ndryshimet që sjellë kjo paketë fiskale janë ndryshime që prekin shumë qytetarë, prekin ata që e kanë më pak afër zhvillimin, siç janë qendrat urbane të zhvilluara, duke e çuar zhvillim pikërisht në zona të thella, që mbështet zhvillimin e agroturizmit”- u shpreh deputetja socialiste.

INVESTIMI NË MAMINAS

Manastirliu: Qendra e re shëndetësore, pasojë e bashkëpunimit me bashkitë dhe biznesin Në Maminas është ndërtuar një qendër e re shëndetësore, si një model i qendrave të kujdesit parësor, nga infrastruktura dhe shërbimi që ofron. Kështu e ka cilësuar këtë të fundit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke sjellë në vëmendje se rezultate të tilla pozitive vijnë si pasojë e bashkëpunimit me bashkitë dhe biznesin. “Është ndër qendrat më të mira të Shërbimit Parësor dhe është një shembull i mirë se si bashkëpunimi i Ministrisë së Shëndetësisë me pushtetin vendor dhe biznesin, mund të sjellin rezultate të tilla në shërbim të komunitetit”, u shpreh Ministrja, gjatë vizitës në qendrën e re të Maminasit në Durrës. Duke shprehur angazhimin e Qeverisë për përmirësimin rrënjësor të infrastrukturës në shërbimin shëndetësor parësor, ajo tha se ka nisur puna për rindërtimin e 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. “Vetëm në qarkun e Durrësit rehabilitohen 6 qendra shëndetësore këtë vit, në kuadër të programit kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në 4 vite, 80 prej të cilave rindërtohen këtë vit”, tha Manastirliu. Në qarkun e Durrësit këtë vit rikonstruktohen Qendra Shëndetësore nr. 5, Qendra Shëndetësore nr. 6 në plazh, pika e ambulancës në Porto-Romano, pika e ambulancës në Shetaj (Ishëm), Qendra Shëndetësore Shënavlash (Rrashbull) dhe Qendra Shëndetësore Derede në Krujë. Brenda vitit përfundon rindërtimi i 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.

PROJEKTI, KRYEMINISTRI: JEMI NË PROCES PËR TË FILLUAR INVESTIMIN PËR FAZËN E DYTË TË LUNGOMARES

Edi Rama përuron impiantin e përpunimit të ujërave të zeza në Vlorë N

ë përurimin e Impiantit të Përpunimit të Ujërave në qytetin e Vlorës, kryeministri Edi Rama, ka renditur edhe njëherë investimet që janë bërë në këtë qytet. Kryeministri nuk ka harruar pa përmendur edhe investimin më të madh që pritet të kryhet në këtë qytet, atë të aeroportit të Vlorës si edhe zhdukja e fushës së plehrave. Sipas shefit të qeverisë kjo vepër infrastrukturore është shumë e rëndësishme për mjedisdin dhe turizmin sidomos në sezonin turistik. “Ky është një investim i madh dhe shumë i rëndësishëm, por nuk është i fundit edhe për sa i përket përpunimit të ujërave të zeza, sistemit të kanalizimeve, sepse ne e dimë shumë mirë, që çka e pengon të gjithë vijën bregdetare të qytetit, Lungomaren, që të kthehet edhe në një vijë ranore të frekuentuar ashtu siç duhet, është fakti se prej dekadash e

dekadash të tëra, ujërat e zeza të Vlorës derdhen pikërisht aty, drejtpërdrejtë në det”- tha kreu i Qeverisë. Rama e ka quajtuar diçka spektakolare vijimin e fazes së dytë për projektin e Lungomares. “Jemi në proces për të filluar investimin për fazën e dytë të Lungomares, që aty ku ndalet sot dhe deri poshtë tek tuneli. Është një tjetër pjesë spektakolare për nga pikëpamja urbane,

që do t’i zërë vendin të gjithë asaj rrëmuje që mbizotëron sot e gjithë ditën në atë zonë dhe kemi filluar po ashtu, procedurën për rrugën shumë të rëndësishme të Orikumit deri në Llogara, nga porti i jahteve deri te pika ku do të jetë edhe tuneli i Llogarasë”- u shpreh kryeministri Rama. Edhe aeroporti i Vlorës do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të jugut të vendit, pohoi kryeministri. “Ai do të jetë aeroporti jugut të vendit, që do të garantojë një fluks të madh udhëtarësh, do të garantojë lëvizjeje drejt Greqisë dhe drejt Italisë nga Vlora, me çmime shumë më të arsyeshme dhe në një kohë shumë më të shpejtë sesa çfarë ndodh sot”- deklaroi kryeministri. Në fund Rama theksoi se investimet në Vlorë dhe në zonat bregdetare do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme, duke ndikuar drejtpërdrejtë në ekonominë vendit.


AKTUALITET

11

E martë, 10 KORRIK 2018

Para 7 muajsh, Fatmir Xhafaj, paralajmëroi goditjen e të gjithë grupeve të cilësuara kriminale në qytetin e Elbasanit, që prej kohësh ka qenë një shqetësim për uniformat blu

P

ara 7 muajsh, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, paralajmëroi goditjen e të gjithë grupeve të cilësuara kriminale në qytetin e Elbasanit, që prej kohësh ka qenë një shqetësim për uniformat blu. Duke përmendur me emër Çapajt e Çelajt, dy fiset e ashtuquajtura të fortët e Elbasanit, Xhafaj tha se ata nuk mund të përfaqësojnë një komunitet të tërë, ndaj paralajmëroi përgjigje para drejtësisë nësë rezultojnë të përfshirë në veprimtari kriminale. ‘’Unë di që ata që i quani ju jo Çapja, Çelajt nuk mund të simbolizojnë këtë komunitet njerëzish me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë që janë përfshirë në vepra kriminale të jeni të sigurtë që në momentin më të përshtatshëm do të marrin ndëshkimin e merituar’’,-tha Xhafaj më 26 dhjetor 2017. Duket se paralajmërimi nuk ka qenë i kotë, pasi ‘’Forca e Ligjit’’ po verifikimet e pasurisë për shumë grupe kriminale në vend. Kjo “Task-Forcë”, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda prej muajsh kanë zbritur në Elbasan. Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda po kalon në “sitë” pasuritë e Çapjave dhe disa personave të tjerë. Bëhet fjalë për hotele, vila dhe toka, të cilat po verifikohet nëse e justifikojnë burimin e të ardhurave. Dokumenti i cili mban datën 30 maj 2018, tregon se hetimi pasuror ka filluar prej muajsh dhe se tashmë po mblidhen të dhënat për çdo pasuri që kanë këta persona në Elbasan, por edhe në qytetet e tjerë. Hetimi pasuror për familjet në Elbasan, vjen në një kohë kur Ministri I Brendshëm Fatmir Xhafa është shprehur se do të goditen të gjitha grupet kriminale jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë Shqipërinë. Verifikimi

Pas mesazheve të ministrit Xhafaj, Krimet e Rënda hetojnë fisin Çapja për trafik droge 11 EMRAT Arian Çapja Florenc Çapja Bledar Muça Enver Çapja Fejzullah Çapja Erion Çapja Vladimir Çapja Ermira Kushi Ymer Koseni Sajmir Serjani Fatmir Koseni pasuror ka nisur me indicie të “Task-Forcës”, por edhe për faktin se nga të dhënat paraprake ka rezultuar se familja Çapja

në disa prej bizneseve të saj ka dalë me humbje, ndërkohë që mendohet se fitimet kanë qenë shumë të mëdha. Strukturat

e “Task Forcës” së ngritur në zbatim të planit operacional “Forca e Ligjit”, kanë zbuluar 40 grupet kryesore kriminale, që veprojnë aktualisht në Shqipëri. Por çfarë është “Forca e Ligjit”? Kjo njësi për luftën kundër krimit të organizuar, përbëhet nga përfaqësues të disa institucioneve përkatësisht nga: Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria, Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa. Misioni i kësaj “Task Force” është drejtimi, koordinimi, lehtësimi dhe monitorimi i zbatimit të ob-

jektivave të këtij Plani Veprimi. “Task Forca” mbështetet nga disa ekspertë të huaj, nga FBI, Zyra Federale e Policisë Kriminale të Gjermanisë, Koordinatorja e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor, në Ministrinë e Brendshme Britanike, Znj Sarah McAveety, dy ekspertë të posaçëm të Guardia di Finanza dhe Interforzës. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, 53 % e grupeve kriminale merren me kultivim dhe trafikim narkotikësh, 11 % me trafiqe të paligjshme, 18 % me krime të rënda si vrasje dhe pengmarrje dhe 18 % me krim ekonomik.

AKSIONI

SITUATA

Italia mbushet me kanabis nga Shqipëria

Ping-Pong seanca për ishgjyqtarin Miri, ndahen dosjet

Italia ka magazinën më të madhe në Europë, të mbushur me kanabis të prodhuar në Shqipëri. Pas kapjes së 1.5 ton drogë, këtë herë sasia ka qenë më e vogël. Mbi 50 kg marijuanë e braktisur në det, u gjet nga notarët italianë orët e fundit në Brindisi. Pjesa veriore e bregdetit të Brindisit është ndër më të frekuentuarat nga trafikantët e drogës që përdorin rrugët e Adriatikut. Në bregun e Carovigno, në Specchiolla, ishte një kujdestar plazhi që vërejti një pako të dyshimtë, duke kërkuar ndërhyrjen e policisë. Pakoja lundruese u vërejt rreth 200 metra larg bregut. Pas hapjes, brenda saj u gjetën tre pako më të vogla të mbështjella me shirit izolues dhe në brendësi përmbanin marihuanë të thatë. Aty u sekuestruan rreth 19 kg substancë narkotike.

S

eanca për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Tiranë, Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion, është shtyrë edhe këtë të hënë. Këtë herë shkak është bërë kërkesa e prokurorit, i cili ka kërkuar të njihet me dosjen. Në seancën e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda bëri ndarjen e dosjes për Shkëlqim Mirin dhe Kujtim Mirin. Ndarja e dosjes u bë pasi për ta nuk mund të zhvillohet gjykimi normal, pasi nuk kanë marrë njoftim dhe janë në mungesë. Shkëlqim Miri u arrestua vit më parë, pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit pasi

dyshohet se ka përfituar shumën prej 20 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale, të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel në vitin 1997. Në fillim të nëntorit gjatë

kontrollit të banesës iu gjetën 300 milionë lekë në shtëpi. Ai ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe deri në vitin 2012-të ka qënë anëtar i KLD-së.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12

E martë, 10 KORRIK 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KURESHTI

13

E martë, 10 KORRIK 2018

Björn Kuipers, milioneri që arbitroi Angli-Suedi Ndeshja mes Anglisë dhe Suedisë për një të katërtat e Botërorit në Rusi 2018 pati një protagonist shumë të veçantë në fushë. Pavarësisht lojës së Jordan Pickford ose Raheem Sterling, Björn Kuipers tërhoqi vëmendjen për historinë e tij paralelisht me arbitrazhin. Hollandezi 45 vjeçar mund të jetë arbitri më i pasur në botë, produkt i aktivitetit të tij jashtë futbollit. I lindur në Oldenzaal, zotëron një rrjet supermarketesh, nga të cilat fiton milina dollarë. Ai është arbitër ndërkombëtar qysh prej 2006, Kuipers u kthye në elitën e futbollit duke arbitruar ndeshje veçanërisht të rëndësishme. Kohët e fundit arbitroi finalen e Europa League mes Olympique të Marsejës dhe Atletico i Madridit në 16 maj. 10 vite nga debutimi i tij si arbitër ndërkombëtar, hollandezi ka një pasuri që rrotullohet tek 14.6 milionë dollarë. Rrjeti i tij i supermarketeve është një sukses në Hollandë, me paratë

Trupi i një "magjistareje" të re, e varrosur rreth 1.600 vjet më parë është zbuluar nga arkeologët. Gruaja u gjet me fytyrë poshtë me dorën e majtë të fiksuar prapa saj - një formë qëndrimi e cila me sa duket u përdor në varrimet për magjistaret, për t'u siguruar që ato të mos ktheheshin nga të vdekurit dhe të ndiqnin fshatarët. Mendohet se ajo ishte dashnorja e një njeriu të pasur, i cili e kishte fajësuar për "fuqitë magjike" të saj si arsye për tradhtinë e tij. Kjo akuzë do të ishte shkaku i torturës nga ana e fshatarëve. Kockat e gruas, e cila ishte 25 vjeç u zbuluan në fshatin Lehedzyne në Ukrainën qendrore. Shumica e grave të akuzuara për magji priren të jenë më të vjetra, por herë pas here nën akuzë viheshin edhe gra më të reja, zakonisht nëse ato përfunduan në marrëdhënie me njeriun e gabuar ose ishin abuzuar seksualisht nga një njeri me influencë.

Gruaja i kërkoi divorcin, veterani i Forcave Ajrore kryen vrasje të trefishtë në familje e mbledhura është një ndër mbështetësit e pilotit të famshëm të Formula 1 të Max Verstappen. Arbitri hollandez është diplomuar në universitetin e Radboug të Nimegës për administrim biznesi në 2001 si dhe zotëron një parukeri në qytetin e tij të lindjes. Ka

shpikur një makinë për të mbledhur shishe bosh në supermarketet e tij. Ka arbitruar finalen e Champions League në 2014 dhe në Eurokupën 2016, Kuipers ka 4 ndeshje të arbitruar në këtë Kupë Bote: Egjipt Uruguaji, Brazil - Kosta Rika, Spanjë - Rusi dhe Angli - Suedi.

Policia i gjen drogën aty ku nuk mund ta besonte askush Kur policia kontrolloi një makinë të drejtuar nga Jaral McCollum dhe e dashura e tij Desiree Webster në Shawano në veri të shtetit të Wisconsin më 25 qershor, ata ngjallën

Skeleti i 25 vjeçares ka një sekret prej 1600 vjetësh

dyshimet të shumta tek policia. Pas kontrollit paraprak, aty nuk ju gjet asgjë. Policia i mori në paraburgim. Një oficer i korrigjimeve u tha oficerëve se besonte që 20-vjeçarja

fshihte diçka në zgavrën e saj vaginale. Ajo u dërgua më vonë në një qendër mjekësore aty pranë, ku policia tha se u zbuloi një qese në zonën e saj të legenit. Pasi u hoq, paketa prej 81 gramësh thuhet se përmbante 36 g kokainë, 14 g metamfetamine dhe 28 g marihuanë sintetike, marihuanën dhe MDMA, sipas gazetës së Shawano Leader. "Nëse ajo do ta mbante për një kohë akoma më të gjatë, mund të vdiste", tha doktor Ryan Murphy, mjek i emergjencës mjekësore. McCollum dhe Webster tani janë vënën në akuza për posedimin e drogës. Policia pohon se Webster dhe McCollum bënin deri në tre udhëtime në një javë nga Shawano në Milwaukee për të blerë dhe shitur drogën.

Një veteran i Forcës Ajrore në Shtetet e Bashkuara ka vrarë gruan dhe një prej katër vajzave të tij para se t'i vinte zjarrin shtëpisë dhe të vetëvritej. Bob Orsi, 51 vjeç vrau gruan e tij Charlene dhe vajzën 12 vjeç, një prej trinjakeve në shtëpinë e tyre në Alabama ditën e shtunë pasdite (7 korrik). Dy vajzat e tjera, së bashku me motrën 13 vjeç morën plagë, por arritën të mbijetojnë pas mjekimeve që morën në spital. Sipas gjykatës, thuhet se Charlene i kërkoi divorcin para 9 ditësh dhe kujdestarinë e vajzave. Nuk është e qartë nëse çifti jetonin të ndarë, por nëna që punonte si mësuese në shkollë fillore përmendi mosmar-

rëveshje kur përmendi divorcin me 28 qershor. Ata të dy ishin njohur kur punonin në Forcat Ajrore dhe ishin martuar në vitin 1994.

Ky shtet ndalon me ligj përdorimin e Instagramit Zëvendëskryeprokurori i Iranit, Muhammed Musaddik tha se, në Iran do të ndalohet përdorimi i Instagramit. Musaddik në konferencën për media, tha se do të ndalohet përdorimi i Instagramit, një ndër rrjetet sociale më të përdorura në vend. Ai nuk informoi në lidhje me atë se kur do të zbatohet ndalesa, ndërsa si arsye për këtë vendim tha se, "disa artistë në vend bëjnë keqpërdorime me mbledhjen e ndihmave për nevojtarët përmes Instagramit". Përdorimi i rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter në Iran është i ndaluar.


AKTUALITET

14

E martë, 10 KORRIK 2018

Drejtoresha e Kufirit thotë se ata u informuan në kohën kur anija ishte 20 milje larg bregdetit, por kapiteneria thotë se faji është i qëndrës ndërinstitucionale operacionale detare

N

jë rast i paprecedentë ka ndodhur në portin e Durrësit, aty ku në orën 3:30 e mëngjesit të së shtunës një anije siriane “Seascaner” me flamur regjistrimi të Sierra Leones, u largua pa përfunduar procedurat ligjore. Dyshohet se anija kishte ngarkesë të ndaluar brenda saj, edhe pse nga kapteneria e Durrësit, thonë se kishte të ngarkuar kripë. Anija shkarkoi 5 mijë ton të ngarkesës, dhe më pas pati një problem me porositësit e kripës, pasi një pjesë e mirë e kripës ishte e përzier me qymyr nga ngarkesa e mëparshme e anijes. Nuk dihen rrethanat përse në orët e para të mëngjesit, kapiteni dha urdhër të largohet nga Porti i Durrësit në det të hapur. Autoritetet nuk japin të dhëna të tjera për të mësuar portin nga është nisur kjo anije. Ajo u largua në orën 03:30 nga rada e portit pa njoftuar kapitenerinë. Ky largim pa njoftuar ngre një sërë ndryshimesh se çfarë ka pasur tjetër në bordin e kësaj anije përveç ngarkesës së deklaruar. Në të shkuarën trafikanët e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të përdorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve. Drejtorja e Kufirit thotë se ata u informuan në kohën kur anija ishte 20 milje larg bregdetit, por kapiteneria thotë se faji është i qëndrës ndërinstitucionale operacionale detare, e cila monitoron hapësirat detare. Anija ndërkohë ndodhet

Arratisja e anijes, institucionet “sherr” për përgjegjësinë. Dyshime për trafik të refugjatëve AKUZAT “Policia kufitare e Durrësit, që ka përgjegjësinë për ruatjen e territorit, i ka dërguar një ankesë kapitenerisë, të cilën e akuzon se nuk e ka lajmëruar në kohë për largimin e palajmëruar të anijes tregtare”.

5 milje larg portit të Rijekës. Largimi pa leje i anijes “Sea Scanner” nga porti i Durrësit, ka sjellë një përplasje të institucioneve të linjës. Policia kufitare e Durrësit, që ka përgjegjësinë për ruatjen e territorit, i ka dërguar një ankesë kapitenerisë, të cilën e akuzon

se nuk e ka lajmëruar në kohë për largimin e palajmëruar të anijes tregtare. Shefja e Policisë Kufitare, Lindita Nushi, thotë se ata janë informuar për ngjarjen në një kohë kur anija ishte 20 milje nga bregu i Durrësit dhe në këto kushte ata e kanë pasur të pamundur

të ndërhyjnë. Kapiteneria e Durrësit ka njoftuar Kapitenerinë e portit kroat për largimin e paautorizuar të anijes, që ka ende në hambarë një sasi prej 500 tonësh kripë të destinuar për tregun shqiptar, por që rezultoi e dëmtuar. Kjo sasi u kthye në objekt të një

mosmarrëveshjeje tregtare mes subjektit pritës të mallit, subjektit dërgues dhe transportuesit, që është kompania egjiptiane “Sea Scanner Logistics”. Pa u zgjidhur ky konflikt tregtar dhe me ngarkesën e zhdoganuar në Durrës, anija me kapiten sirian u largua në orët e para të së shtunës, pa lajmëruar autoritetet shqiptare nga rada portuale e Durrësit. Pronari i subjektit shqiptar, për llogari të të cilit ishte ngarkesa me kripë, ka denoncuar në polici vjedhjen flagrante të ngarkesës së mbetur në anije dhe mungesën e reagimit të strukturave shtetërore, që mbrojnë sigurinë portuale dhe kufitare në Durrës. Kapiteneria e Durrësit ka nisur hetimet për një anijen e cila u largua nga porti pa lejen e autoriteteve shqiptare.

DOSJA

SEANCA

“Toyotat” me euro, Krimet letërporosi në tre shtete

Burg për mashtruesin që sillej si djali i kryeministrit

P

ër çështjen e gjetjes së 3.4 milionë eurove në dy mjete “Toyota Yaris”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letërporosi në 3 shtete, në lidhje me të arrestuarit. Letërporosia është dërguar në Gjermani, Belgjikë dhe Angli, nga ku pritet të merret informacion i detajuar, në lidhje me aktivitetin e katër shtetasve që mbahen të arrestuar për këtë çështje. Burimet raportojnë se letërporosia në Angli është dërguar për Edi Likën, pasi dyshohet se ka të dhëna se është marrë me trafik

K

kokaine. Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim

edhe dy shtetas të tjerë, që mund të jenë pronarët e vërtetë të parave. Sipas sistemit TIMS, rezulton që të dy personat e shpallur në kërkim të jenë në Shqipëri.

lodian Ciruna akuzohet për mashtrime me pasoja të rënda. Të paktën vetëm nga kallëzimet e depozituara deri më tani, Ciruna dyshohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit, mbi 800 mijë euro. Ndaj dhe Gjykata e Tiranës la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin. Mësohet se Ciruna përmes një kompani “call center” që kishte hapur, u çonte mesazhe telefonike sikur ishin shkruar nga drejtues të lartë të bashkisë, personave që u kishte marrë eurot dhe u kishte premtu-

ar lejet e ndërtimit. Por ai mendonte si të bëhej edhe më i besueshëm, kur i dërgon një ndërtuesi një mesazh, sikur e kishte shkruar djali i kryeministrit dhe ku ndërtuesit i premtohej

se do t’i jepej rikonstruskioni i piramidës dhe disa rrugëve në kryeqytet. Deri më tani ai nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim për këtë skemë të madhe mashtrimi.


AKTUALITET

15

E martë, 10 KORRIK 2018

Gjiri i Lalzit njihet si zonë sizmike, por impakti duket të jetë më i madh për shkak se në këtë periudhë është ndër zonat më të frekuentuara nga pushuesit

P

rej 4 korrikut, Shqipëria është “nën pushtimin” e lëkundjeve nga tërmetet. Të hënën toka është lëkundur dy herë. Sipas informacioneve më të fundit të IGJEUM, toka ka pësuar dy dridhje të njëpasnjëshme, por lëkundjet kanë qenë të lehta. Tërmeti i parë ka qenë më i fortë 2.5 ballë i shkallës Rihter, ndërsa është shoqëruar nga një tjetër lëkundje më e lehtë. Shqipëria u godit pak ditë më parë nga një tërmet i fortë 5.1 ballë i shkallës Rihter, me qendër në Hamallaj të Durrësit, i cili la pas mjaft pasoja. Sizmologët thonë se nuk ka vend për panik, sepse kjo është situatë normale, pasi çdo tërmet pasohet me lëkundje të tjera të vogla sizmike. Gjiri i Lalzit njihet si zonë sizmike, por impakti duket të jetë më i madh për shkak se në këtë periudhë është ndër zonat më të frekuentuara nga pushuesit. Rrjetet sociale, por edhe portalet me titujt e tyre bombastikë shtojnë panikun në popullatë. Epiqendra e tërmeteve mbetet e njëjta zonë, Gjiri i Lalzit. A është vijueshmëria e tërmeteve aktivitet normal, apo anomali? “Është një tipologji e njëjtë e tërmeteve, që pas një goditjeje të fortë shoqërohen me pasgoditje. Tërmeti i Leskovikut në vitin 2004, ngjarje me të njëjtën magnitudë; tërmeti i 2009-s që ka vazhduar për një muaj; tërmeti i Durrësit; në vitin 2014 ai i Cërrikut; për të ardhur te tërmeti i ditës së mërkurë”, thotë Edmond Dushi. Megjithëse është fakt që tërmetet nuk parashikohen, nga dita e mërkurë pyetja që gjithsesi na mundon të gjithëve është: A do të bjerë më tërmet? “Nisur nga ecuria e aktivitetit, ne mendojmë që është duke u

1 javë tërmete, flet sizmologu Ormeni: 590 goditje, por nuk ka më rrezik RREZIKU “Në total janë regjistruar 590 tërmete, ndërsa tani ka ardhur duke u ulur në masë të konsiderueshme, deri sa të shuhen fare. Do të ketë goditje të tjerë, që vijnë duke u shuar. Nuk ka problem, s’ka rrezik”.

relaksuar, pra duke arritur në ekuilibër. Kjo do të kërkojë edhe pak kohë, por një situatë e tillë ka treguar se të radhës do të jenë me magnitudë më të vogël, pra të mos përbëjë më rrezik”, thotë Edmond Dushi. Ndërsa sizmologu Rrapo Ormeni, ka folur për lëkundjet e fundit, ku thotë se dy

goditjet kanë qenë të lehta dhe nuk përbëjnë rrezik. Sipas tij, që prej 4 korrikut që kur vendi u godit nga një tërmet i fortë 5.1 ballë i shkallës Rihter, janë regjistruar plot 590 lëkundje, intensiteti i të cilave ka ardhur duke rënë. Ormeni nga ana tjetër pohon se vatra e këtyre tërmeteve është Gjiri

BURREL

i Lalzit, pasi janë vijueshmëri e goditjes së parë, por që tashmë janë të lehtë dhe ndihem shumë pak vetëm në epiqendër. Ku ka qenë epiqendra e lëkundjeve? Në Gjirin e Lalzit, këto lëkundje kanë lidhje me tërmetin që ra në orën 11:01, por shkalla e tyre

është më e vogël, edhe numri i tyre po ashtu. Janë tërmete që janë në vijueshmëri, tërmete që regjistrohen, por që nuk e kanë efektin dhe nuk ndjehen, ose shumë pak. Këto lëkundje janë regjistruar vetëm në epiqendër. Pse kaq shumë lëkundje atje? Në total janë regjistruar 590 tërmete, numri i tyre në ditët e parë ishte i lartë, ndërsa tani ka ardhur duke u ulur në masë të konsiderueshme, deri sa të shuhen fare. Çfarë parashikohet, a ka rrezik? Kjo ishte një goditje mesatare, që shoqërohet me goditje të tjerë, që vijnë duke u shuar. Nuk ka problem, s’ka rrezik.

AKSIONI

Bilanci i fundjavës, Policia: 16 të arrestuar, 645 gjoba

U merrte para të dënuarve, ndalohet oficeri R

N

jë oficer i burgut të Burrelit është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për korrupsion pasiv dhe shpërdorim të detyrës. Alberd Patushi 45-vjeç, me detyrë specialist i Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel, u merrte shuma të konsiderueshme parash të dënuarve. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, oficeri Alberd Patushi u premtonte atyre se do të ndikonte tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për t’u dhënë lirinë në mënyrë të paligjshme. Hetimi për zbulimin e aktivitetit kriminal ka zgjatur 3 muaj nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Materialet hetimore do t’i kanë kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprime të mëtejshme.

rugët e vendit popullarizohen gjithnjë e më tepër nga shoferë të papërgjegjshëm që bëhen burim aksidenti për vete, dhe për përdoruesit e tjerë të akseve. Së fundmi policia ka prangosur 16 drejtues mjetesh dhe ka pezulluar 86 patenta. 9 prej shtetasve të arrestuar, janë shoqëruar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 prej tyre për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi. “Nga kontrollet policore të ushtruara në fundjavë, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 16 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët: 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 7 shtetas për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi. 68 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat: 27 për shpejtësi tej normave të lejuara, 30 për pije alkoolike, 7për mos-

bindje ndaj shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë, 4 për qarkullim në sens të kundërt me atë të lejuar, 12 drejtues mjetesh janë proceduar për mosrregullim shpejtësisë në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi, nga të cilët 3 raste kanë rezultuar nën efektin e alkoolit. 75 mjete të ndaluara administrativisht, nga të cilët

27 prej tyre edhe me mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim. 645 masa administrative janë vendosur për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor jo vetëm nga drejtuesit e mjeteve, por edhe nga këmbësorët”, nënvizon policia.


FORUM

16

E martë, 10 KORRIK 2018

Erdogan ka tanimë më shumë kompetenca se asnjë lider tjetër turk në Turqi para tij. Nga Duran Aram Ekin*

P

asi presidenti Erdogan të bëjë betimin në Ankara të hënën (09.07) Turqia kalon nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial. Të dielën me dekret ai liroi nga detyra më shumë se 18.600 nëpunës të shtetit, mes tyre 9000 policë, rreth 6000 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 199 akademikë. Ky është ndoshta dekreti i fundit para heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme që pritet pas ngjitjes së tij në post. Kanë kaluar 13 vjet që kur AKP dhe themeluesi i saj, Erdogan erdhën në pushtet. Fillimisht dukej sikur ishin vitet e demokracisë, lirisë së mendimit dhe paqes shoqërore. Por tani Turqia po i jep kompetenca të jashtëzakonshme një presidenti autoritar, me tendenca gjithnjë e më shumë islamiste dhe nacionaliste. Me shfuqizimin e funksionit kontrollues të parlamentit ai merr pushtetin e vetëm për të vendosur mbi ekzekutivin. E përmes kompetencës së përcaktimit të anëtarëve më të lartë të aparatit të drejtësisë, ai do mund të kontrollojë kështu edhe drejtësinë. Pa krahasim me SHBA dhe Francën Ersin Kalaycioglu nga Qendra Politike e Universitetit Sabançi të Stambollit thotë se nuk është ende e qartë, si do të ndryshohet sistemi.

Sulltani i parë i Turqisë moderne

"Deri më tani sistemi i ri është diskutuar me ne vetëm në vija të trasha. As opinioni publik dhe as studiuesit nuk i njohin detajet." Erdogan ka përsëritur shpesh se edhe demokraci të tjera kanë sistem presidencial. Por sistemi presidencial i Turqisë ndryshon nga ai francez apo amerikan. Kështu për shembull në SHBA presidenti nuk e ka kompetencën të shpërbëjë kongresin. Erdogan mund ta bëjë këtë dhe të shpallë zgjedhje të reja. Në Francë i përcakton parlamenti anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, në

Turqi përkundrazi i merr presidenti vendimet që prekin këtë gjykatë të rëndësishme. Studiuesja Ersin Kalaycioglu kujton tiparet autokrate të sistemit presidencial në Turqi. "Si në sistemin amerikan ashtu edhe atë francez kemi një shoqëri të mirëformuar civile. Këtë ne nuk e kemi." Po ashtu Erdogani në të ardhmen mund të operojë edhe me dekrete presidenciale. Deri më tani ai lejohej ta bënte këtë vetëm në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme. Por tani Erdogani mund ta

minojë në çdo kohë judikativen. Duket e pamundur që të funksionojë një sistem i pavarur dhe jo partiak i drejtësisë. Sipas politologut turk, Dogu Ergil ndarja e pushteteve dhe pavarësia e drejtësisë, kaq të rëndësishme për demokracinë janë faktikisht të shfuqizuara me sistemin e ri. Rreziku ultranacionalist Ende nuk dihet, nëse aleanca që Erdogani mbylli me partinë nacionaliste, MHP do t'i shtojë tensionet në vend. Shumë vetë mendojnë, se qëndrimi i ashpër i MHP sidomos në çështjen kurde dhe refuzimi i disa vlerave demokratike, do të krijojë një atmosferë edhe më nacionaliste në Turqi. Erdogan ka nevojë për MHP për të siguruar shumicën në parlament. Kjo mund të kthehet në pengesën kryesore për zgjidhjen e problemit kurd dhe afrimin e Turqisë më Bashkimin Europian. Interes të madh paraqet edhe e ardhmja e zhvillimit të marrëdhënieve me Perëndimin. Në vitin 1999 Turqia ka shtruar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në BE, në 3 tetor 2005 filluan negociatat. Por në 13 vitet e fundit nuk është arritur ndonjë progres për t'u shënuar. Dhe

me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme para dy vjetësh, ato faktikisht janë ndalur. Kriza e re Turqi-SHBA Kati Piri, raportuese e Parlamentit Europian për Turqinë është shprehur për një ndalimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit. Në një kohë që marrëdhëniet BE-Turqi rrezikojnë të ngrijnë, një krizë tjetër është shfaqur edhe në marrëdhëniet me SHBA. Ka disa pika që i rëndojnë ato: Fetullah Gülen, që bëhet përgjegjës për puçin ushtarak nga Erdogan jeton në SHBA. Uashingtoni punon me krahun e armatosur kurd të Sirisë, YPG, por që nga Turqia shihet si organizatë terroriste. Turqia po ashtu kërkon të blejë raketa S-400 nga Rusia, megjithë anëtarësinë në NATO. Të gjitha këto çështje i kanë futur në qorrsokak marrëdhëniet SHBATurqi. Politologu Dogu Ersil i referohet edhe një sondazhi të fundit në Turqi: Sipas tij, SHBA është në Turqi më e papëlqyer se në Iran. Në shoqëri po përhapet një qëndrim gjithnjë e më armiqësor ndaj SHBA dhe BE, thotë Ergil, pavarësisht politikës së Erdoganit. *Marrë nga radio gjermane "Deutsche W elle" Welle"

Pse po largohen serbët nga FSK? Nga Bekim Shehu

M

bi 20 pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mënyrë kolektive kërkuan që të largohen nga FSK. Këshilli i Sigurisë së Kosovës fajëson Beogradin. Reagon edhe ambasadori amerikan. Qeveria e Kosovës dhe prania ndërkombëtare në Kosovë pjesë e QUINT-it janë të shqetësuar me "frikësimet", që po u bëhen pjesëtarëve të komunitetit serb, pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, presioni dhe frikësimi që po u bëhet atyre nga Serbia, po bën që këta pjesëtarë serbë të FSK-së të largohen nga kjo organizatë. Mbi 20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit, në mënyrë kolektive kanë parashtruar kërkesat për t'u tërhequr nga kjo forcë, për shkak të siç thuhet presioneve nga Beogradi, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Sipas tij, "sulmet dhe shantazhet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë që këta të fundit, të kërkojnë lirim nga shërbimi në FSK". Motivi i largimit: presioni nga Beogradi "Raportohet edhe në media, për sulme me armë dhe mjete shpërthyese që e rrezikojnë jetën e pjesëtarëve serbë të FSK-së. Këto në të kaluarën kanë ndodhur në veri, pastaj është raportuar edhe për kërcënime të tjera, por së fundi ka rezultuar me kërkesën për lirim të FSK-së nga një numër i pjesëtarëve serbë, nga një rajon i Kosovës, që nuk është veriu në këtë rast", tha kryeministri Haradinaj. Kryeministri tha se "shumica e tyre në deklarimet e motiveve për lirim paraqesin presionin direkt të ushtruar nga autoritetet e Beogradit zyrtar". "Presionet janë të natyrave të ndryshme, qoftë gjatë udhëtimeve në Serbi, ndalimi dhe marrja në pyetje, kërcënimet për jetën dhe për familjet e tyre e deri të instrumentet e tjera që janë përdorur, përfshirë edhe mekanizmat e tjerë të institucioneve paralele që operojnë

në Kosovë", thotë kryeministri Haradinaj. Lidhur me këtë situatë të krijuar dhe pas kërkesës së një grupi të pjesëtarëve serbë të FSK-së që të lirohen nga kjo forcë, reagoi në Twitter edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Frikësimi i serbëve -i papranueshëm "Frikësimi nga jashtë i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i papranueshëm. Diversiteti i FSK-së është një model për vendin. Ai duhet të kremtohet, e jo të shkatërrohet", shkroi në Twitter ambasadori amerikan. Një muaj më parë disa sulme mbi pronat e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së, ndodhën në veri të Kosovës, autorët e të cilave nuk janë zbuluar akoma nga policia, megjithë hetimet që thuhet intensive. Të shqetësuar me këto sulme "që u duken si të koordinuara", mbi pronat e disa serbëve pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), qenë shprehur edhe përfaqësuesit e listës "Srpska", e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, mirëpo, që tash e një kohë nuk po marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë.

Goran Rakiq, kryetari i këtij subjekti politik, pati thënë se "institucionet e Kosovës po tregohen pasive karshi këtyre sulmeve ndaj serbëve në të gjithë territorin e Kosovës". "Sulmet e fundit ndaj serbëve dhe pronave të tyre në territorin e Kosovës, edhe ndaj fëmijëve dhe grave, pasiviteti i institucioneve të Kosovës, mosndëshkimi i krimit dhe sjellja injoruese ndaj tyre, na kanë shtyrë që të fillojmë konsultimet me shtetin tonë dhe me presidentin Vuçiq", citojnë mediet lokale serbe Goran Rakicin. Lista Srpska që në kuvendin e Kosovës ka 10 deputetë, qe deklaruar se largohet nga qeveria pas arrestimit nga policia për hyrje ilegale në Kosovë, të shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ky i fundit sipas medieve në Serbi, pati kërcënuar të gjithë serbët që duan të bëhen pjesë e ushtrisë së Kosovës. "Serbët të mos marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, por të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe të merren me sigurinë e serbëve në Kosovë", pati thënë Marko Gjuriq, duke e cilësuar formimin e ushtrisë së Kosovës si një "formacion ilegal",

në të cilin sipas tij, qytetarët serbë nuk do të duhej të merrnin pjesë. Ndryshimi i kushtetutës Tash për tash, 10 % e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përbëhet nga pjesëtarët e komuniteteve pakicë, ndërsa, 2 për qind e kësaj force, përbëhet nga pjesëtarët e komunitetit serb të Kosovës. Autoritetet e Prishtinës vazhdimisht kanë deklaruar hapur synimin e tyre që FSK-në ta shndërrojnë në ushtri të Kosovës. Për ta bërë këtë duhet ndryshimi kushtetutës së Kosovës, për të cilën kërkohet edhe miratimi i deputetëve serbë në kuvendin e Kosovës, të cilat janë deklaruar disa herë që nuk do ta mbështesin me asnjë çmim formimin e ushtrisë së Kosovës. Të ndodhur në këtë situatë, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës thanë se shndërrimin e FSK-së në ushtri do ta bëjnë me një ligj të veçantë, që thuhet se do të ndodhë deri në fund të këtij viti. Mirëpo, që FSK-ja të shndërrohet në ushtri përmes një ligji dhe jo me ndryshime kushtetuese, nuk është e pranueshme për shtetet e QUINT-it. Ata thonë se Kosova ka të drejtë që ta ketë ushtrinë e saj, por kjo duhet të bëhet vetëm me ndryshimet e DW nevojshme kushtetuese.


SPECIALE

17

E martë, 10 KORRIK 2018

Fotot e Gjon Milit për Pablo Casals Nga Kristaq BALLI 45 vjet më parë, më 1973, pas një jete e krijimtarie të gjatë do të ndahej përgjithmonë muzikanti gjenial Pablo Casals (1876-1973) – violinçelist, dirigjent dhe kompozitor nga Katalonia e Spanjës. Shpesh atij i atribuohet epiteti i violinçelistit të shquar të gjysmës së parë të shek. XX dhe një nga violinçelistët më të mëdhenj të të gjitha kohrave. Mësimet e para për muzikë i mori nga i ati (një organist dhe kormaestro) që në moshë shumë të vogël, duke luajtur në disa vegla muzikore, por në moshën 11 vjeç, ai vendosi t’I përkushtohej violinçelit. Kështu, ai iu fut një studimi të specializuar dhe i kompletoi ato në disa shkolla muzikore në Spanjë, veçmas në Barcelonë e Madrid. Në moshën 14 vjeçare dha koncertin e parë recital në Barcelonë me 6 suitat e Bahut për violinçelë. Më 1897 ai zë vendin e solostit në Orkestrën Simfonike të Madridit dhe mori çmimin Order of Carlos III (Urdhërin e Karlos III) nga mbretëresha. Aktiviteti instrumental dhe dirigjues kombëtar dhe ndërkombëtar i Casals është shumë i gjatë, por së pari shumë i suksesshëm, sidomos pas vitit 1899, kur ai luajti në Crystal Palace, Londër, pastaj për Mbretëreshën Victoria, i shoqëruar nga Ernest Walker, në koncertet Lamoureux, Paris, në turnetë në Spanjë dhe Holandë me pianistin Harold Bauer, 1900-01, në turneun e parë në ShBA, 1901-02 dhe në turneun e Amerikës së Jugut,1903. Më15 Janar 1904 u ftua të luajë në Shtëpinë e Bardhë për presidentin Rusvelt, më pas debutoi në Carnegie Hall, Nju Jork me Don Kishotin e Riçard Shtraus, në Festivalin Muzikor të Londrës në Hollin e Mbretëreshës, 1911. Ai është organizator dhe drejtor i disa formacioneve të vogla instrumentale, si Pau Casals Orchestra, me artistë të njohur. Pablo Casals ishte mbështetës i qeverisë republikane spanjolle dhe kundërshtar i vendosur i regjimit të Frankos, për shkak të të cilit ai u zhvendos nga Spanja në ekzil, për të mos u kthyer deri sa të rrëzohej diktatura. Me këtë rast ai zgjodhi të banojë në fshatin franko-katalan Prade de Conflent në Francë, pranë kufirit me Spanjën. Madje, vendosi që të refuzojë çdo ftesë koncerti edhe nga të gjitha vendet që e njihnin shtetin totalitar spanjoll të Fransisko Frankos. Përjashtim bëri vetëm koncerti në Shtëpinë Bardhë me koncertin e muzikës së dhomës,1961 me ftesën e presidentit Xhon Kenedi të cilin e admironte, madje Kenedi i akordoi edhe

Medaljen Presidenciale të Lirisë të SHBA. Në Prade, nga viti 1950 ai rifilloi karierën si dirigjent dhe instrumentist në Festivalin e Prades, organizuar për kujtim të dyqindvjetorit të vdekjes së Johan Sebastian Bah-ut. Në vitin 1955 ai udhëton në Porto Riko për të inauguruar festivalin vjetor “Casals”. Gjithashtu, pasi vendos së bashku me gruan e tij, 60 vjet më të re, Marta Montanez Martinez, të jetonin aty, ai dha një kontribut të veçantë në skenën e muzikës portorikane duke themeluar Orkestrën Simfonike të Porto Rikos më1958 dhe të Konservatorit të Muzikës të Portorikos, 1959. Si kompozitor ai krijon disa vepra për ansamble violash, një oratorio, etj. të cilat u interpretuan në skena të ndryshme të botës. Një nga kompozimet e tij të fundit ishte “Hymn of the United Nations” (Himni i Kombeve të Bashkuara), të cilin e dirigjoi në Kombet e Bashkuara në vitin 1971, kur ai ishte 95 vjeç, me çrast sekretari I OKB-së, U Thant i akordoi Medaljen e Paqes të OKB dhe ku ai mbajti fjalimin e tij të famshëm “I Am a Catalan” (Unë Jam një Katalanas). I fundit concert që ai dirigjoi ishte ai me Orkestrën Simfoniket të Jeruzalemit, në vitin 1973. Vepra më e madhe kompozicionale e Casals ishte “El Pessebre” (Grazhdi), një oratorio 2 orëshe që ai e kishte filluar në vitin1943, si kundërshim ndaj izolimit të okupimit nazist. Kujtimet e Casals u botuan nga Albert E. Kahn nën titullin “Joys

and Sorrows: Casals, His Own Story” (Gëzimet dhe Brengat: Casals, Historia e Tij), 1970. Në Porto Rico, çdo vit mbahet festivali Casals, ndërkaq në Gjermani, çdo katër vjet Konkursi Ndërkombëtar i Violinçelës “Pablo Casals” nën patronazhin e Marta Casals Istomin, për të promovuar violinçelistët e karierës. Disa holle, shkolla e institucione përqark botës mbajnë emrin e këtij instrumentisti e dirigjenti të famshëm. Regjistrime të pafundme diskografike e digjitale janë publikuar me krijimtarinë e tij interpretuese e dirigjuese. Casals konsiderhet si muzikanti që rilindi violinçelin dhe kompozitorin e madh Johan Sebastian Bah. Ai ndërroi jetë në vitin 1973, në Porto Rico, në moshën 96 vjeçare dhe u varros po aty. Më 1979, eshtrat e tij u rivarrosën në qytetin e tij El Vendrell të Katalonias dhe më 1989 ai u nderua (pas vdekjes) me “Grammy Lifetime Achievement Award” (Çmimin Grammy për Arritje në Jetë). Midis citimeve të pafundme, Casals ka thënë: “Unë jam,ndoshta, muzikanti më i vjetër në botë. Jam i moshuar, por në shumë kuptime edhe një njeri shumë i ri. Dhe kjo është ajo që unë dua për ju, të jeni të rinj, të rinj gjithë jetën tuaj dhe të thoni gjëra që janë të vërteta.” Miqësia e Gjon Milit me Pablo Casals ishte e gjatë, thuajse 20 vjeçare. Ai ka patur shansin për t’iu gjendur muzikantit në shumë ngjarje të jetës dhe karierës së tij muzikore dhe ka realizuar për të qindra foto nga më të ndryshmet

me një inspirim të veçantë shpirtëror e artistik, ashtu si ishte edhe kontributi madhor i instrumentistit dhe dirigjentit legjendar Casals. Gjon Mili ka përshkruar me shumë sinqeritet e ngrohtësi nëpërmjet shkrimit dhe pamjeve fotografike disa prej momenteve që ka përjetuar nga takimet me të: “Gjatë verës së vitit 1949 takova Aleksandër (Sasha) Schneider për të bërë një vizitë në shtëpinë e Pablo Casals, në mërgim në Prade të Francës jugore… Casals ishte në gjendje të shkëlqyer fizike dhe fuqitë e tij interpretuese ishin të pashterëshme, pavarësisht 72 viteve të tij dhe një dekade të vetëizolimit si protestë kundër regjimit të Francisko Franko-s në Spanjën e atdheut të tij nativ. Duke u ushtruar vetë, duke luajur muzikë dhome (vizitorët ishin të rrallë), duke mësuar ndonjë student - këto ishin aktivitetet e pakta të ekzistencës muzikore. Ngjarjet politike që pasuan Luftën II Botërore as nuk e zbehën botkuptimin moral as nuk e dobësuan zotimin e tij të mospjesëmarrjes. Ai i trembej mungesës së mbështetjes për bindjet e tij politike dhe, për më tepër, ndjehej i demoralizuar mbi parashikimin e kohës së ekzilit. Në gjendjen e tij të vështirë ai mund t’i besonte René Puig, mjekut dhe mikut të tij personal: ’Unë dëshiroj të luaj violinçelë,’ dhe shpesh shtonte: ‘J’ai joué la carte que m’annulle.’ (Druaj se mos humbas duart). Alexander Schneider kishte shkuar tek Casals si një student më1947 dhe ishte kthyer për t’u bërë një dishepull, një mik i devotshëm dhe, përfundimisht, në mënyrë të papritur, një mirëbërës, një shpëtimtar…” (Gjon Mili, Photographs & Recollection”, f. 124 ) Dëshira, por edhe dilema e Casals ishte të celebronte botërisht Dyqindvjetorin e Vdekjes së kompozitorit Johan Sebastian Bah. Dhe do të ishte Schneider, një entusiast i palodhur, i cili e zgjidhi situatën. Nqs Casals nuk mund të shkonte

në botë, bota do të vinte tek Casals. Schneider ia mbushi mendjen atij, se përderisa ai kishte arësye dhe një kauzë të lartë humane e artistike për t’i bërë homazh Bahut, miqtë dhe kolegët e Casals mund të mblidheshin dhe të luanin muzikë në kishën e qytetit. Dhe kështu u bë realitet një ëndërr që pas një viti do të bëhej e njohur si “Mrekullia e Prades” dhe “Festivali i Shekullit.” Qyteti priti muzikantët, pastaj pelegrinët, artdashësit dhe atmosfera e qytetit të zymtë u shndrrua në një ndriçim të gjallë që thuajse e transformoi mjedisin e tij shoqëror e shpirtëror si kurrë ndonjëherë tjetër. Muzika u bë shoqëruesja kryesore e ditëve e netëve, por sidomos brenda kishës, ku zhvillohej festivali e ku përkundër dëshirës për duartrokitje të gjata e të përsëritura, në kishë ishte i ndaluar ky regull Shumë vite më vonë, më 1966, gjatë një vere të mrekullueshme, kur Gjon Mili e kishte ndjekur Casals në turnetë e festivaleve të tij, fillimisht në Marlboro, Vermont, pastaj në Prade të Francës, në Athinë me performancën e oratorios të kompozuar nga vetë ai, “El Pesebre” dhe së fundi në San Juan të Porto Rico-s, ku ai ngriti shtëpinë e vet, ai e takoi përsëri atë për revistën “LIFE” me rastin e 90 Vjetorit të tij… “Ishte mesi i Tetorit dhe u ktheva në Nju Jork nga vizita me Casals në San Juan. Pasi lashë takëmet e mia në studio nxitova në laboratorin e LIFE me tundim e etje për një natë të gjatë pune laboratorike. Kisha harxhuar plot 20 kaseta filmash për të pasqyruar një ditë me Casalsn në privatësinë e shtëpisë së tij pranë detit. Të nesërmen, herët në mëngjes, u ktheva në laborator për të gjetur një vandak me foto-provash për t’i parë. Ishte një bollëk zgjedhjesh. Menjëherë fillova të printoj pa pushim, gjithë ditën, edhe në mbrëmje. Pastaj, drejt e në shtëpi, duke kënduar edhe pse shumë i lodhur…” (Gjon Mili Photographs & Recollection, p.136)


SHOWBIZ

18

E martë, 10 KORRIK 2018

U fejuan shpejt, Ariana Grande mbron veten dhe Justin Bieber

Fejohet Justin Bieber, Hailey Baldwin tregon unazën Justin Bieber i ka dhënë fund beqarisë dhe i ka propozuar për martesë të dashurës së tij Hailey Baldwin. Dhe vajza e aktorit të famshëm, Stephen Baldwin ka treguar unazën e fejesës në gishtin e saj. Fotoja e modeles nën shoqërinë e këngëtarit është postuar nga një fans në rrjetet sociale. 21-vjeçarja dhe Justin po shijojnë pushimet në Bahamas.

Ariana Grande i ka dalë në mbrojtje vetes dhe shokut të saj Justin Bieber pasi u fejuan shumë shpejt. Grande u fejua me komedianin dhe aktorin Pete Davidson pas vetëm një jave lidhje ndërsa Bieber raportohet se i propozoi partneres Hailey Baldwin gjatë fundjavës. Fansat e dy yjeve të popit kanë akuzuar menaxherin e tyre të përbashkët, Scooter Braun për fejesën e tyre të shpejtë. Ata kanë fajësuar Braun duke thënë se qëndron ai para këtyre fejesave të parakohshme: "Djalli punon shumë, por Scooter

Braun punon akoma më shumë". Këngëtarja me anë të një postimi në Twitter u shpreh: "Jini të mirë me atë njeri. Ai është i mrekullueshëm dhe shumë human. Gjithmonë vendos artistët e tij, shëndetin dhe lumturinë në rradhë të parë". Në një tjetër postim në Twitter që u fshi më vonë ajo shkruan: "Ju e kuptoni që ne jemi qenie njerëzore që e duan dhe kemi jetë…apo jo? Dhe Scooter është një qenie e mrekullueshme njerëzore gjithashtu, që kujdeset më së pari për shëndetin dhe lumturinë tonë".

Ronaldo, imazh i fushatës për dhurimin e gjakut në Itali Ndërsa italianët e në veçanti tifozët juventinë presin firmosjen e kontratës së Cristiano Ronaldos me klubin e Juventusit dhe mbërritjen e tij sa më shpejt në Itali, CR7 ka firmosur një tjetër kontratë të rëndësishme me publikun italian. Lojtari portugez

është bërë imazhi i Avis, shoqatës kombëtare italiane të dhuruesve të gjakut. Cristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë të rëndësishme me këtë shoqatë, duke u bërë kështu imazhi i një fushate të madhe për të promovuar dhurimin e

gjakut në nivel kombëtar, e që pritet të nisë shumë shpejt. Me imazhin e tij, CR7 do të ftojë të gjithë italianët të jenë protagonistë të një gjesti shpesëdhënës për jetën, gjë që ai vetë e bën prej vitesh. Fushata promovuese parashikon një autobus me imazhin e Cristiano Ronaldos që do të udhëtojë në të gjithë territorin italian, një dokumentar të shkurtër si dhe reklama të shoqatës Avis me imazhin e CR7 për dhuruesit e të gjithë grupeve të gjakut. Të drejtat për këtë fushatë promovuese i ka shoqëria multinacionale farmaceutike Abbott e impenjuar në fushata të tilla në nivel global, e cila mundësoi dhe vendosjen e kontakteve të para mes Avis italiane dhe kuruesve të imazhit të futbollistit Cristiano Ronaldo.

Mbretëresha dhe Princi Philip nuk morën pjesë në pagëzimin e Princit Louis Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut nuk morën pjesë dje në pagëzimin e Princit Luiz, ka zbuluar Pallati Buckingham. Çifti mbretëror, stërgjyshërit e princit 11-javësh, humbën shërbimin në Chapel Royal në Pallatin Saint James, Londër edhe pse kjo nuk ishte për arsye shëndetësore. Mbretëresha Elisabeta ka një javë shumë të ngjeshur përpara. Ajo do të udhëtojë nga Norfolk, ndërsa të martën (sot) do të shënohet 100 vjetori i RAF dhe më pas do zhvillojë një vizitë tek presidenti amerikan Donald Trump në Windsor të premten. Princi Philip ka mbajtur një profil të ulët që kur u tërhoq nga detyrat mbretërore vitin e kaluar. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Princi George dhe Princesha Charlotte ishin mes anëtarëve të familjes mbretërore që morën pjesë në pagëzimin e Princ Louis këtë pasdite, që u krye nga Kryepeshkopi i Canterbury.

Heroinë në jetën reale, Wonder Woman surprizon fëmijët në spital Ajo ka mahnitur shikuesit në të gjithë botën si udhëheqëse në "Wonder Woman" vitin e kaluar. Por Gal Gadot u shfaq si heroinë dhe në jetën reale. Aktorja e veshur me kostumin e superheroinës, ka vizituar fëmijët e sëmurë në Spitalin e Fëmijëve të Inova në Falls Church të Virxhinias këtë fundjavë. Doktori Lucas Collazo, i cili punon në qendrën mjekësore pediatrike, publikoi një foto të aktores në spital. "Faleminderit Gal Gadot që vizitove spitalin e fëmijëve. Ti je me të vërtetë një Wonder Woman. Fëmijët e duan atë dhe stafi gjithashtu", shkroi ai.


VIP

19

E martë, 10 KORRIK 2018

Rita Ora i vë "zjarrin" Kroacisë, uron fitoren me flamurin e tyre Rita Ora ka nisur turin e saj të koncerteve. Ajo gjendet në Kroaci, ku pas disa ditësh pushime që ka kaluar në këtë shtet ka nisur edhe spektaklin. Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka uruar Kroacinë për fitoren që pati me Rusinë. Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka vendosur në krahë flamurin e Kroacisë bashkë me atë të Kosovës.

Arnold Schearzenegger dhe Maria ende të martuar, 7 vite pas kërkesës për divorc Ata u ndanë pas 25 vitesh martesë më 2011 dhe shtatë vjet më vonë, Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver janë ende të martuar ligjërisht, raporton TMZ. Gazetarja paraqiti kërkesë për divorc ndaj aktorit më 1 korrik 2011 por asnjëra palë nuk ka arritur në një marrëveshje për divorcin. Maria u ndaj nga Arnold, pasi mësoi se ky i fundit kishte një fëmijë, Joseph Baena, me shërbëtoren e tyre Mildred Patricia "Patty" Baena. Fëmija lindi më 2 tetor 1997, vetëm pak ditë pasi Maria solli në jetë fëmijën e katërt të tyre, Christopher. Por deri në maj të vitit 2011 nuk u zbulua se fëmija i shërbëtores në fakt ishte edhe i aktorit.

Xhaxhi Harry i dhuron libër 8 mijë paundësh Princit Louis për pagëzimin

Hilary Duff tregon barkun e rrumbullakosur me bikini Aktroja e famshme Hilary Duff është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ylli i Hollywood do të sjellë në jetë një vajzë me të dashurin Matthew Koma. Këto ditë aktorja 30-vjeçare ka treguar barkun e saj të rrumbullakosur e veshur me bikini të zeza. Ajo ka publikuar një foto duke u puthur me Koma në Instagram dhe së sy bie barku i saj. Duff dhe Koma lajmëruan se ishin në pritje të një fëmije në fillim të muajit të kaluar. Aktorja ka edhe një djalë 6-vjeçar, Luca Cruz Comrie, me ish-bashkëshortin Mike Comrie.

Princi Harry nuk kursen fare kur bëhet fjalë për të blerë dhuratë për nipin e tij, Princ Louis. Duka e Sussex i ka blerë një libër 8 mijë paund në ditën e pagëzimit. Ai i ka dhuruar një kopje të edicionit të parë të Winnie Pooh si dhuratë pagëzimi. Princ Louis, 11 javësh u pagëzua dje në Katedralen Mbretërore në Pallatin e Shën Jakobit. Ai ka zëvendësuar Princ Harryn në vendin e pestë në fron. Libri ka vetëm 30.000 kopje dhe Princ Harry ia bleu një shitësi të rrallë të librave, Peter Harrington në Kensington, Londër.

Kylie Jenner natyrale, heq mbushësin e buzëve Kylie Jenner shokoi fansat duke zbuluar se ka hequr të gjithë mbushësin e buzëve të saj. 20-vjeçarja bëri zbulimin pasi publikoi një foto ku dukej si "Kylie e mëparshme". Ylli i televizoneve mbushi për herë të parë buzët në moshën 16-vjeçare. "Ajo duket si Kylie e mëparshme në foto, nuk e di pse", shkruan një komentues në Twitter. Ndërsa ajo iu përgjigj: "Hoqa të gjithë mbushësit."


20

KUPA E BOTËS

E martë, 10 KORRIK 2018

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung” ka zbuluar sekretin e ekipit të Cherchesov Rozalb Lika

R

usia ka bërë një prezantim shumë të mirë në Botërorin që po zhvillohet në shtëpinë e tyre duke eliminuar vetëm nga ruleta e penalltive nga Kroacia në çerekfinale. Gjatë turneut është përfolur shumë për gjendjen fizike të futbollistëve rus, të cilët kanë vrapuar më shumë se të gjithë, madje është kërkuar që të kryen edhe kontrolle kolektive anti-doping. Dyshimet janë shtuar së fundmi, pasi akuzat vijnë nga Gjermania dhe i drejtohen vendit organizator. Lojtarët rusë kanë nuhatur amoniak, një substancë që nuk ndalohet, për të përmirësuar performancën e tyre gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës së kësaj vere. Pista u hap këtë fundjavë nga gazeta e Mynihut, “Suddeutsche Zeitung”. Në një raport mbi metodat e përmirësimit të performancës sportive, Federata Ruse e Futbollit pranoi për gazetën bavareze se, para hyrjes në fushën e lojës për të luajtur kundër Spanjës, një nga zëvendësit e trajnerit Cherchesov i ka dhënë lojtarëve amoniak, përmes nuhatjes së një topi pambuku. “Amoniaku nuk është klasifikuar si një substancë e ndaluar në rregullat ndërkombëtare anti-doping, por siguron përfitime fizike: stimulon frymëmarrjen dhe përmirëson rrjedhën e oksigjenit në gjak. “Federata Ruse veproi sikur të ishte diçka e zakonshme, si përdorimi i shampos në dush”, shkruan “Suddeutsche Zeitung”. “Bild” shton se ishte shumë i vetëdijshëm për

Rrit performancën fizike, zbulohet dopingu që përdori Rusia në Kupën e Botës

sjelljen e lojtarëve rusë edhe në ndeshjen çerekfinale kundër Kroacisë. Në fund të pushimit mes dy pjesëve të lojës, sinjali televiziv ndërkombëtar transmetoi disa lojtarë rusë, duke mbajtur hundën me dorë. Në fakt, ata po nuhasnin amoniak në topat prej pambuku. Imazhet që “Bild” paraqet janë një tregues i përdorimit të përhershëm të amoniakut në kombëtaren e Ru-

sisë. Rusia shkoi në çerekfinale, eliminoi Spanjën duke vrapuar 146 kilometra, 9 më shumë se Spanja. Golovin ishte për rekord, vrapoi rreth 16 kilometra, pa ndjerë asnjë shqetësim dhe duke përballuar edhe 120 minuta të tjera ndaj Kroacisë, ashtu si gjithë shokët e tij. Kujtoni që Kroacia në shtesa kishte 2-3 lojtarë që nuk vraponin dot më nga lodhja fizike, ndërsa Rusia

PORTIERI

vrapoi pa fund derisa barazoi. Disa lojtarë rusë ishin mbi të 30-at, Ignasheviç mbush 39 vjeç pas pak ditësh dhe sapo la futbollin, në një kohë që dukej si një djalosh 25-vjeçar. Veprimet e dyshimta të futbollistëve rus, më në fund gjetën përgjigje, por ndaj tyre nuk do të ketë asnjë masë. Ata kanë rrezikuar jetën me amoniakun, pasi efektet e saj anësore mund të jenë fatale.

IBERIKËT

Spanja me trajner të ri, zyrtarizon afrimin e Luis Enriques deri në vitin 2020

Luis Enrique, ish-trajneri i Barcelonës dhe ish-lojtari i Real Madridit, është trajneri i ri i Spanjës. Ai do të zëvendësojë në këtë post Fernando Hierron. Federata Spanjolle ka rënë në unanimitet për një kontratë deri në “Euro 2020”, me propozimin e presidentit Luis Rubiales. Ai ka nënshkruar për dy vjet, nuk do të ketë klauzolë largimi dhe do të vijë me stafin e tij teknik: do të propozojë Juan Carlos Unzue (trajner i dytë) dhe Rafel Pol (trajner fizik). Të dy e shoqëruan atë në Barcelonë, por FEF duhet të negociojë me ta. Gjithashtu përfshinë një psikolog, Joaquin Valdes. Trajneri i ri do të publikojë listën e tij të parë më 31 gusht. Ai do të zgjedhë 23 lojtarë për të luajtur kundër Anglisë në “Wembley” më 8 shtator dhe kundër Kroacisë më 11 shtator në stadiumin “Martinez Valero” në Elche, në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. Trajneri 48-vjeçar do të paraqitet zyrtarisht në ditët në vijim dhe ka patur më shumë mbështetje se dy kandidatët e tjerë, Quique Sanchez Flores dhe Michel.

MERKATO

Buffon prezantohet te PSG: Dua të Juve pranë akordit me Realin për tregoj se jam ende një portier i madh Zidane, zyrtarizimi çështje orësh G Z anluigi Buffon është shfaqur i entuziazmuar në aventurën e re me PSG. Pas 17 vitesh te Juventusi, një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit është gati për një etapë të re në karrierën e tij. “Jam i entuziazmuar për këtë sipërmarrje të re, e cila më jep një energji të veçantë. Jam këtu për entuziazmin e tifozëve, për mjedisin dhe magjinë e Parisit. Presidenti më kërkoi me forcë, kur po planifikoja të ardhmen time. Ftesa për të luajtur këtu ishte një surprizë për mua në fillim të majit. Ndjeva se kisha diçka të rëndësishme për të dhënë, ndoshta edhe nga fakti se gjithmonë dëshiroj të mësoj diçka të re. Dua të provoj se jam ende një portier i madh dhe jam i sigurt se do ta dëshmoj këtë. Deri në këtë vit kam luajtur edhe në ekipin kombëtar, kështu që kam qenë konkurrues në nivelin më të lartë. Unë dua të luaj deri sa të jem në gjendje të bëj mirë. Pse të ndaloj, për sa kohë që mund të provoj të jem ndër portierët më të mirë. Champions League? Është një objektiv madhor, që na bashkon mua dhe PSG, por jo një obsesion. Këtu mendoj se mund të rritem, ndërsa klubi ende mund të përmirësohet, ndaj le të aspirojnë për ta fituar këtë trofe”, deklaroi Buffon.

hvillime të reja për transferimin e Cristiano Ronados te Juventusi. “Cadena Cope” ka siguruar që në fakt Real Madrid nuk ka marrë ende një ofertë zyrtare nga Juventusi për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez ka pasur tashmë një bisedë telefonike me trajnerin Massimiliano Allegri. Kjo media spanjolle sinjalizon se si negocimi për transferimin e tij në Torino është me të vërtetë në fund. Orët, ditët apo edhe një javë ndryshojnë pak. Bardhezinjtë shpresojnë që të mbyllin gjithçka brenda kësaj jave, dhe të bëjnë edhe prezantimin e portugezit. Kushti i parë që kjo te realizohet është që Ronado të dalë me një deklaratë publike, ku të kërkojë largimin nga Reali. Ndërkohë sipas gazetarit italian të ESPN, Gabriele Marcotti, ka bërë të ditur se dy klubet kanë arritur marrëveshjen. Bardhezinjtë pritet të shpenzojnë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e portugezit, që do të bëhej blerja më e shtrenjtë e historisë së kampionëve të Italisë. Marcotti ka thënë se: “Kisha dyshime

në fillim, por kam mësuar se është arritur një marrëveshje mes të gjitha palëve. Ata kanë rënë dakord edhe me mënyrën se si do të jepet lajmi. Zhvillime të reja pritet të vijnë në 24-48 orët e ardhshme. Duket se Ronaldo është drejt rrugës për në Torino”.


21

KUPA E BOTËS

E martë, 10 KORRIK 2018

Deschamps dhe Martinez kanë folur para ndeshjes: Tani synojmë që të shkojmë deri në fund!

N

ë fillimin e Kupës së Botës, pakkush mund ta ketë menduar se në gjysmëfinale do të shihnim çiftin Francë-Belgjikë, por të dyja këta kombëtare kanë treguar se e meritojnë arritjen deri në këtë fazë, pasi kanë shfaqur futbollin më të bukur. Në njërën anë janë “gjelat” që janë në kërkim të një tjetër finaleje pas humbjes së Europianit ndaj Portugalisë, por tashmë me më shumë besim, dhe me një ekip më të balancuar. Deschamps ka arritur që të gjejë ilaçin për të lidhur yjet e tij dhe për të ndërtuar një grup fitues. Ai nuk ka frikë nga “djajtë e Kuq”, të cilët eliminuan Brazilin. Strategu i njohur beson se skuadra e tij do të arrijë që të frenojë yjet e ekipit të Martinez, ashtu siç bëri në fazën e 1/8-ve ndaj Messit. “Jemi përgatitur për çdo të papritur, pavarësisht se si rivalët tanë do të luajnë në këtë sfidë. Përgatitja është e njëjtë si për ndeshjet e tjera. Njësoj si kur mundëm Argjentinën dhe ndalëm Messin një javë më parë. Kante e bllokoi mjaft mirë argjentinasin, kjo është e vërteta dhe kur Leo luajti ndaj nesh, thuajse ishte inekzistent në fushë”, tha Deschamps për mediat. Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet në Shën Petërburg. “Belgjika nuk ka ardhur rastësisht deri këtu, është një skuadër e fortë dhe me shumë talente. Personalisht e respektoj shumë këtë ekip. Ndaj Brazilit bënë një ndeshje të madhe, me një plan loje specifik, duke përforcuar mesfushën dhe mbyllur hapësirat dhe brazilianët nuk arritën të depërtonin. Ka shumë

Francë-Belgjikë, dy kombëtaret më spektakolare të Botërorit synojnë finalen

GJYSMËFINALE SOT

ora 20:00

Francë - Belgjikë NESËR

1

ora 20:00

Kroaci - Angli

2

FINALE 15 korrik

ora 17:00

Gjysmë 1- Gjysmë 2 TALENTI

De Bruyne: Do të isha arrogant nëse do të thoja se nuk synojmë fitimin e Botërorit

gjasa që këtë gjë të bëjnë edhe ndaj nesh, por jam i bindur se do të jemi gati”, deklaroi trajneri i transalpinëve. Në krahun tjetër është Belgjika, një skuadër fantastike për t’u ndjekur, që luan futbollin më tërheqës, dhe shumë solid në fazën defensive. Fakti që ka eliminuar një nga favoritet kryesore të Botërorit Brazilin, e ka afruar ndjeshëm me Francën në nivelin e pritshmërive. “Gjiganti” Lukaku, i mbështetur nga De Bruyne

BELGU

Hazard befason: Kam qenë gjithmonë mbështetës i Francës!

Kapiteni i Belgjikës, Eden Hazard ka qenë një fans i Francës kur ka qenë fëmijë. 27-vjeçari ndiqte me shumë interes “Les Bleus” gjatë turneut të vitit 1998, e cila u fitua prej tyre. Nesër ai do të luajë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, por pikërisht nga tyre. “Së bashku me vëllezërit, ne kemi qenë gjithmonë mbështetës të Francës dhe më pas të Belgjikës. Në atë kohë nuk kishim fanellë të Belgjikës, ndaj veshëm atë të Francës. Nuk dua të injoroj Belgjikës e asaj kohe, që kishte futbollistë të mirë, por Franca ishte shumë e fortë. Kante është futbollisti më i mirë në botë në rolin e tij. Nëse ai është në formën më të mirë, ke 95 për qind të shanseve për të fituar. Ai është kudo ku shkon topi”, ka thënë Hazard.

dhe Hazard, kanë formuar një treshe të frikshme në sulm, Fellaini i jep qetësi ekipit në mesfushë, por problemi i madh është mungesa e Meuneir, një nga pikat më të forta në mbrojtje. Duke folur para ndeshjes trajneri Roberto Martinez nuk i ka kursyer elozhet për disa nga futbollistët e tij. “Fellaini është një lojtar i rëndësishëm, sepse është fitues dhe shumë luftëtar. De Bruyne luan me një shpejtësi të jashtëzakonshme sepse ai bën

veprime shumë të shpejta, dhe mund të luajë në disa pozicione. Sa i përket aspektit taktit, të luash me tre mbrojtës është shumë e vështirë, dhe këtë gjë e pamë edhe ndaj Brazilit, të cilën e ndryshuam në disa raste, por gjithsesi lojtarët u treguan të zgjuar, duke e interpretuar në mënyrën më të mirë lojën. Ky është një shans i artë për ne për të shkuar më tej, pasi nuk mund të kënaqemi vetëm me gjysmëfinalen”, ka thënë Martinez.

PORTIERI

Lloris: Kemi një shans të madh për të hyrë në histori, Belgjika e fortë Kapiteni i Francës, Hugo Lloris ka folur në konferencën para gjysmëfinales ndaj Belgjikës, duke e cilësuar si një moment ku ai dhe shokët e tij mund të bëjnë historinë. “Kjo ndeshje është një mundësi e madhe për ne për të bërë historinë. Kemi një skuadër të madhe, me një kombinim perfekt të të rinjve dhe futbollistëve me përvojë”, tha portieri Tottenhamit. Lloris, i cili ka pësuar katër gola deri më tani gjatë turneut, rikujtoi se Franca do të duhet të japë më të mirën e saj për të siguruar një vend në finale. “Duhet të japim më të mirën e Francës. Ndaj Belgjikës do të përpiqemi shumë për shkak se janë shumë të rrezikshëm në sulm, dhe mbrohen shumë mirë. Futbollistët e tyre janë të shpejtë dhe cinik. Duhet të jemi të përqendrohemi, “tha portieri francez, i cili është shfaqur optimist për ndeshjen që do të luhet në Shën Petersburg. “Ekipi ynë është i fortë, pasi jemi përgjigjur mjaft mirë çdo situate. Ne nuk i njohim kufijtë tanë dhe kjo na bën të fuqishëm”, shtoi kapiteni francez, i cili pranoi se dueli kundër Belgjikës do të jetë i veçantë për disa arsye. “Do të jetë një duel mes dy vendeve fqinjëve. Do të përballem me futbollistë të cilët i njoh shumë

mirë, pasi disa prej tyre i kam te Totenham … Vertonghen, Dembele, Alderëeireld”. Kapiteni i Francës gjithashtu theksoi “besimin” që shoqëron “djajtë e kuq” sidomos pas përmbysjes kundër Japonisë, kur ishin pranë eliminimit. “Ata fituan besim, në një ndeshje të çmendur, dhe më pas mundën edhe favoritin më të madh, Brazilin. Do të vijnë në këtë ndeshje me shumë besim, or do të kenë përballë një rival të madh si Franca”, ka thënë Lloris.

Një nga futbollistët më të spikatur të Belgjikës në Kupën e Botës është padyshim Kevin de Bryne, i cili shënoi një super gol në fazën e 1/8-ve ndaj Brazilit, që vendosi shumë për kualifikimin e tyre. Në konferencën për mediat para ndeshjes, ylli i “djajve të kuq” nuk e ka fshehur se synimi i tyre tashmë është të fitojnë Kupën e Botës. “Kur e thoja më parë se do të shkojë në Rusi për të fituar, ndoshta dukesha arrogant. Ideja është që të mendojmë vetëm për të fituar dhe për të marrë maksimumin nga fusha e lojës. Është e vështirë për ta thënë nëse do të jetë një ndeshje e luftuar, por duhet të jemi të fokusuar në mbrojtje. Të dyja skuadrat i kanë mundësinë për të luajtur një futboll spektakolare në sulm, por gjëja më e rëndësishme do të jetë që të shënojmë për të fituar. Martinez ka sjellë besim në këtë skuadër, teksa jemi një grup që kemi punuar së bashku prej 7 vitesh. Mbappe? Është një lojtar i madh, i cili do të jetë padyshim më i miri në 15 vitet e ardhshme në Spanjë, por shpresoj që të mos bëjë një paraqitje të mirë nesër (sot)”, deklaroi De Bruyne.


SHENDETESI

22

E martë, 10 KORRIK 2018

Dhimbja e fytit, disa mënyra për ta kuruar Dhimbja në fyt janë një ndër dhimbjet më të shpeshta gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit. Ajo shkaktohen shpesh edhe nga ndryshimet e temperaturave në mënyrë të njëpasnjëshme. Rroba të nxehta rreth qafës- Një rrobë të butë lageni në ujë të përzier me uthull, raki po alkool të butë, vendoseni përreth qafës dhe mbi të vendosni një ma-

ramë apo shall më të trashë. Këtë shtresë mbajeni së paku dy orë. Limoni i fuqishëm -Në fazën e hershme të angjinës janë efikase preparatet me bazë limoni. Mjakët popullorë këshillojnë që në gojë, sa më afër bajameve, të mbahen nga dy copë limonë, të pastruar nga lëvozhga dhe të thithen ngadalë. Kur limoni të zbutet, mund ta gëlltisni, ndërsa të njëjtën

Kafja ul rrezikun e infarkteve në zemër Çdokush mund të reduktojë rrezikun e sulmeve në zemër apo infarktit thjesht duke pirë dhe një filxhan kafe më shumë në ditë, sipas një studimi të ri. Studimi thotë se me çdo filxhan kafe, pija ul rrezikun e sulmeve në zemër me 8 për qind, dhe infarktin me 7 për qind. Thjesht duke pirë dhe një kafe më shumë në ditë mjafton të reduktojë rrezikun dhe studimi i publikuar nga American Heart Association thotë se nuk ka një kufi sa duhet të konsumoni. Ky studim i bashkohet provave të tjera se pija ka përfitime të mira shëndetësore, dhe lufton disa lloje kancerësh, lehtëson dhimbjet e kokës, ndihmon në rënien në peshë dhe jetoni më gjatë.

Ushqimet që nuk duhet t’i hani në punë Kur jeni të ulur në tavolinën e punës çdo ditë lehtësisht mund ta gjeni veten duke konsumuar mesvaktet, por ka disa prej tyre që më shumë ju bëjnë keq se mirë. Femrat që hanë mesvakte në punë konsumojnë 100 mijë kalori më shumë çdo vit. Por si duhet ta shmangim? Jo fruta të thata dhe arra- Susie thotë se bëjnë të kundërtën nëse konsumoni gjithë pakon në punë dhe bëhet fjalë për shtimin në peshë. Ajo rekomandon fokusin tek frutat e freskëta, dhe vetëm një racion të vogël në ditë me fruta të thata apo arra. Biskotat- Krijoni një rregull për të mos i ngrënë në punë. “Biskotat, fatkeqësisht, mund të shtojnë 300-400 kalori në ditë”. Kafe me qumësht-Të gjithë ne konsumojmë disa kafe me qumësht, apo kapuçino në ditë, dhe këto nuk mungojnë as gjatë orarit të punës.

Frutat duhen komsumuar në mëngjes Frutat janë baza për një ushqyerje të shëndetshme dhe nuk mund të mos i konsumojmë nëse duam të kemi të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Tre racione në ditë me frutat e stinës, të pjekura dhe të lara mirë, janë një burim kripërash mineralke dhe fibrash. Por dilema është se kur është më mirë ti konsmuojmë gjatë ditës. Dilema është se kur duhen konsumuar, në fund të një vakti, apo në vend të një ëmbëlsire apo si mesvakt? Nëse të gjithë bien dakord për vlerat që kanë frutat, jo vetëm në fibra, por dhe ujë, antioksidantë etj, ndajnë mendime të ndryshme se kur duhen konsumuar. Përfundimi është se momenti ideal për të ngrënë fruta është mëngjesi, apo dhe mesvakti. Momenti më pak i rekomanduar është në fakt darka. Zgjatja në kohë e tretjes mund ta bëjë më të rëndë vaktin pikërisht kur trupi përgatitet të pushojë gjatë natës.

procedurë përsëriteni gjatë gjysmë ore. Preparate për shparitje të fytit -Në një gotë me panxhar të shtrydhur, hidhni një lugë kafeje qepë të llomitur dhe pastaj i hidhni një gotë të ujit paraprakisht të vluar, por më pas të ftohur. Lëreni të qëndroj 5-6 orë, por përziejeni çdo gjysmë ore, pastaj kullojeni dhe shpërlajeni fytin disa herë gjatë ditës.

A po ju shëndosh sallata? Ekspertëtshpjegojnë fiksimet e gabuara S

humë prej nesh fikso hen me sallatat me idenë të mos konsumojnë shumë kalori dhe të kontrollojnë peshën, por duhet të mendoni dy herë këtë. Nëse besoni ekspertët, sallata jeshile dhe salca e domates ju shëndoshin. Nutricionistjua Susie Burrell shpjegon pse një sallatë e thjeshtë ju zgjeron belin. Dhe disa pre tyre mund tju habisin. Sallata teknikisht i referohet ushqimit të ndarë në copa të vogla të shoqëruar me salcë. “Por në të vërtetë kjo do të thotë se sallata mund të përfshijë çdo gjë që nga perimet e përziera, gjethet, dhe vaji i ullirit tek makaronat disa perime të prera që shërbehen me pesto. Ajo paralajmëron për sallatat me ushqime të cilat janë mjaft kalorike. Sallata e perimeve Kur mendoni për sallatën tradicionale të perimeve si sallata jeshile, domatja,

kastraveci dhe karrota, mendoni për një ushqyerje të pastër. Por në të vërtetë ironia është se ato janë shumë pak kalorike, dhe përmbajnë disa nga ushqyesit kyç si vitamina C, folatin dhe fibrat, por ndërkohë perimet janë pjesa më e madhe ujë, dhe sasia e këtyre ushqyesve është relativisht shumë e vogël. “Përdorni perime të gatuara, si kunguj, karrota, kunguj të vegjël dhe kërpudha, të cilat ndihmojnë në rritjen e vlerave ushqyese të çdo sallate, si dhe të përfshini vaj ulliri apo avokado, të cilat ndihmojnë në përthithjen e një numri kyç përbërësish nga vetë periemt”, vijon Susie. Veshja e sallatave Sipas Susie, teksa sallatave i shtojmë arra, fara, apo djathë, ato mund të jenë një shtesë shumë e shijshme, por gjithashtu janë “një zgjedhje me yndyrna të

larta, dhe do të kthejë shumë shpejt sallatën tuaj të shëndetshme në një bombë kalorike nëse nuk jeni të kujdesshëm”, thotë nutricionistja. Këshilla është të mos i përdorni këto shtesa të gjitha bashkë. Për shembull, mund të shtoni vaj ulli dhe avokado, ose arra dhe djathë, por jo të gjitha bashkë. Ruaj balancën E fundit, por jo për nga rëndësia, Susie këshillon që “sallatat standarde që porosisim nuk përmbajnë as shumë e as pak kalori”. “Sallata e makaronave, e orizit kaf, quinoa, apo peshk ton, sallata Çezar etj. Në secilin nga këto ka ose nuk ka kalori. Shumë karbohidrate nuk do të mbështesin peshën apo të kontrollojnë oreksin gjatë ditës, ndërsa të tjerë mund ti marrë uria vetëm një orë më vonë. Çelësi i suksesit është ekuilibri i drejtë”, vijon Susie.


KOHA E LIRE

23

E martë, 10 KORRIK 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

anën e djathtë të pjesës së sipërme të hapësirës së barkut, nën diafragmë, i cili kryen funksionin e formimit të gjakut 75. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 76. Oficer i ushtrisë osmane, i cili mbante rregullin publik. 81. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 82. Merr atë emërtesë bashkimi harmonik i ngjyrave, që përdoren për të bërë një tablo 85. Njësi ushtarake në Perandorinë Osmane, që përbëhej nga njëqind deri dyqind e pesëdhjetë ushtarë me pagesë 86. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 87. Sende, orendi e plaçka të tjera të një shtëpie, zakonisht të përdorura a të vjetruara e pa ndonjë vlerë të madhe 89. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 90. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 93. Enciklopedia e lirë në internet 97. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 99. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 100. Gjendje e rëndë e me mundime, e keqe; diçka e keqe që të mundon, vuajtje, fatkeqësi; rrezik 101. Vend me ujë dhe i gjelbëruar në mes të shkretëtirës. 102. Vegël frymore prej druri, me një gyp të gjatë 103. Dakord në gjuhë universale 104. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 105. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut, lyth

dhe ashtu 106. Para floriri; monedhë e vjetër prej ari 108. Ai që mohon qenien e çfarëdo perëndie 109. ... Polic Kamov, dramaturg dhe shkrimtar i shquar kroat, lindi më 1910 110. Kryeqyteti i Estonisë, Ta... 113. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 114. Kryeqyteti i shtetit të dyte te shqiptareve në Ballkan, ashtu i thonë 115. Këmba që i vëmë dikujt përpara për ta penguar e për ta rrëzuar, dhëmbëz, stërkëmbës 116. Plagë, ... dhimbje trupore ose shpirtërore që kemi marrë VERTIKALISHT 1. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 2. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. 3. Njeri, që për shkak të paragjykimeve fetare, bën një jetë të vetmuar 4. Bamir Myrteza ..., Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit (1996 1997), President i Shqipërisë (2007- 2012) 5. Shtresë e hollë brumi në trajtë të rrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës 6. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit 8. Marr një mall në një dyqan ose marr diçka nga një tjetër, kundrejt një pagese 10. Acid si pluhur i bardhë, me shije të thartë 12. Shpejtimi ose ngadalësimi i rrahjeve të zemrës, çrregullim i rrahjeve të zemrës 13. Budizmi mbështetet në mësimet e Gautama ..., i cili jetoi në shek. V p.K. mes Nepalit

e Indisë Veriore 14. Dëshirë e madhe për të plotësuar kënaqësitë trupore, zjarr i madh i mishit e i gjakut 15. Kafshë parahistorike, ka jetuar shumë kohë përpara shfaqjes së njeriut në tokë 16. Masë gjatësie që përdoret në disa vende, e barabartë me 91, 44 cm 18. GRamshi e kishte ashtu targën 19. ... PORADECI (Llazar Gusho), 1900-1989. Poet lirik më përfaqësuesi i letrave shqipe. Lindi ne Pogradec në një familje zanatçinjsh 24. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 25. Organizata Botërore e Tregtisë 26. Drejtuesi i lartë i prefekturës, kryetari i këtij institucioni, quhet ashtu 27. Gjitar brejtës me trup të vogël, kërcen dhe lëviz shumë shpejt nëpër pemë 30. Bar i keq që rritet zakonisht në arat e mbjella me grurë dhe që bën kokrra të vogla në ngjyrë të zezë 34. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 35. Astrid ... (14 nëntor 1907-28 janar 2002), shkrimtare suedeze, në shqip e njohim me "Pipi Çorapegjata" 38. Doktrinë filozofike që e quan zotin krijuesin e parë të botës, por që pranon se, pas krijimit, bota zhvillohet sipas ligjeve të veta 39. Periudhë e gjatë dhe e rëndësishme historike 41. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 42. Shkurtim për: Artileria bregdetare

62. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 63. Ajo është edhe kryedëndra e rrethit së Hasit 64. Aparat që shërben për të matur kohën, kronometër, ose ashtu 68. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 69. I lodhur shumë, i dërrmuar, i këputur, i kapitur 70. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 75. Hektor ..., kompozitor i shquar francez 76. Rajmonda ..., aktore dhe politikane 77. Tërësia e ndryshimeve që pëson trajta e emrit, mbiemrit, përemrit, numërorit, nyjës dhe e çdo pjese të ligjëratës që përdoret si emër, kur i lakojmë sipas rasave, numrit e gjinisë 78. Komunë në rrethin e Lezhës, edhe varietet rrushi për verë 79. Listë që përmban emrat e punonjësve të një ndërmarrjeje a të një institucioni 80. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 83. Partia Republikane, inicialet 84. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 85. Minjtë janë të tillë, dhe jo vetëm ata 88. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 91. Gjykim a mendim që për të njëjtën gjë përmban dy teza 92. Njësi e vogël, administrative e tokësore në Francë e në Belgjikë; krahinë autonome në Zvicër 94. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 95. Fushë e madhe që ka vazhdimisht ujë të ndenjur, llucë e një bimësi të veçantë 96. Shkenca që studion ligjet e mendimit dhe format e tij 98. Ajo bën pjesë në frutat e thata, me zhguall të fortë, shumë më e vogël se arra 107. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 109. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI 111.Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 112. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu

44. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 46. Pika e horizontit që është përkundrejt jugut 47. Veprim i shquar që mbetet i përmendur 49. Eshtë një shtet në Evropën qendrore, flamuri i saj është një plus i bardhë në një fushë të kuqe 50. Ai që nxiton vuan nga ... 52. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 55. Bar që përdoret nga mjekësia popullore që përdoret për të lehtësuar të dalët jashtë 57. Të qenët i varfër, gjendja e atij që i mungojnë gjërat elementare të jetës, fukara, fakir 58. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin 61. Të holla ose sende, që janë marrë ose janë dhënë për një kohë të caktuar dhe që duhet të kthehen përsëri 1

2

P

A J

3

T E

S ¸

4

M

5

7

A K U R

11

A

14

J

A N I

S

N

H

N

B K U L

22

J

M

T

A

G I

B S

N

O N

A N

25

L U G ¸

K

J

23

M

24

18

A L I

D

21

P E

H

17

20

M I

O

T

H

16 19

9

M U ˙

K U F I

A

15

A R G A T

G A M I

8

D 12

P

P A N

13

B I

6

M P L

A L 10

R

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 7. Veshje e sipërme si pallto prej stofi të hollë 9. Romani i Anton Pashkut 11. Aftësia e njeriut për të menduar dhe për të njohur botën 13. E ha pak e nga pak, e gërryen; e dëmton duke e kruar e duke i hequr grimca pak nga pak 17. Merrem me diçka a me dikë për të kaluar kohën ose për t'u çlodhur, zbavitem 19. Që e përdorin zakonisht fëmijët për të luajtur e për t'u argëtuar 20. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 21. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 22. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 23. Hoffman, duhet emri i aktorit amerikan 26. Quhet ashtu çifligari i madh në Poloni dhe në disa vende të tjera sllave 28. E vendos dikë a diçka në një vend 29. Njëra nga koordinatat, që shërbejnë për të përcaktuar vendin e një pike në rrafsh (tjetra quhet abshisë) 31. Metal i butë e i lehtë, me ngjyrë të bardhë në të argjendtë dhe që digjet në ajër me një flakë verbuese (simboli Mg) 32. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 33. Atë Shtjefën ... (Mëhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu 1873 1929) veprimtar i shquar i lëvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar 36. Po Gjirokastra si e kishte targën 37. Ana e horizontit ose drejtimi midis jugut dhe lindjes 40. Ishte viti 1979, 17 shkurt, kur ra borë për herë të parë dhe të vetme në histori në ... 43. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 45. E ka ujin me pakicë. Del rakia me ... 48. Burrë trim e bujar 51. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj 53. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 54. Zog me trup të madh, me pendë të zeza ose si të përhime. Ai ushqehet me kërma 56. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 59. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 60. Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të bardhë të shkëlqyer 61. Tërësia e librave, që ka mbledhur dikush për t'i lexuar 65. Arti i valles dhe i baletit; mjeshtëria për të vënë në skenë një balet 66. Tirana, e kishte targën e makinave ... 67. Shtyp nga lart, i rëndoj që të ngjeshet a që të nxërë më shumë; ngjesh; kund. çrras 70. Vaji i shenjtë, me të cilin prifti miros besimtarët e krishterë, vaj i bekuar 71. Ai që ka marrëdhënie dashurie me një grua a me një vajzë 72. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 73. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 74. Organ i trupit, gjendet në

26

A K

G

D

27

G J

28

B I

D O N

E

N

A

B

M E

K A M

A

L

E

29

30

31

K

H S

A

32

J

M

33

34

M O N O T

E I

L I

S T

Q

35

¸

H 36

40

K

37

A

R

S T

O K R A T

K

A

K

39

M R E K U L

L I

I

L

A F E

¸

41

R

R

E

48

K

A

49

50

D A J

A

D

L

P

E

D A J

A K U

S

O

45

A

A

51

46

K U

S T

56

H

K

U

57

P

P

I

S

A N

T

I

S H

O G J

E

D

N I

R

61

L

62

M I

Z

63

O R

A 66

Y 71

T

O 72

E

I

C

K V E

I

A

89

K

D

M M

I

R

T 86

V I

Z S

H ¸

A

87

D A M A S

M

K

91

B

E

I

¸

94

Z

R 98

D O

V A N

A R A Q E

P E A

85

A R E 97

J

O 75

M 79

83

E

93

O P A R A K

A

J

90

92

L

I

J

R

82

S

P A L ¸

I

M P H 78

84 88

O M

74

77

81

P R A N O J

73

M O R T

J 76

80

B

¸ 68

D O K E

70

K U L

H

I

I

S

R 67

69

S

58

E

P

60

D I

55

65

P

L

S O

M T

59

A H U

E

53

O R I

54

¸

S

47

S

D

52

P A R A H I

R

K O B

44

64

T A R

42

A R I 43

M

N

R

38

L I

96

B ¸

R

L

G

E

A

L

99

M

N

L A

95

¸

N D ¸

100

M

M

¸

V L

101

J 102

O

D

E

D A J

R E

103

D J

E

R R I

N E

N

R

L

D

E

V E G

C D U

O

¸

E

˙

F

115

R

M

A R A L L

Z E

107

R

M 110

112

114

T I

106

109

111

S

105

K R I

R 108

O

G

104

¸

I

U

L E

113

R E

N

T

P

I

116

E K

R

P

A R A Z

I

T

U


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

24

E martë, 10 KORRIK 2018

Rikonstruktohen terrenet sportive dhe laboratorët e shkollës "Sami Frashëri"

K

rahas projektit për ndërtimin e 20 shkol lave të reja, Bashkia e Tiranës po kujdeset që shkollat ekzistuese të përmirësojnë kushtet për të mirëpritur nxënësit e tyre. Një prej shkollave që iu nënshtrua rikonstruksionit është edhe gjimnazi "Sami Frashëri", nxënësit e të cilit mund të studiojnë në mjedise moderne. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e kompanisë "Philip Morris" dhe organizatës "Milieukontakt Shqipëri", rikonstruktuan fushat sportive brenda dhe jashtë shkollës, sallat e zhveshjes, dyert e klasave, si dhe laboratorët shkencorë (biologji, kimi dhe informatikë). Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se është vetëm çështje kohe që investime të tilla të prekin të gjitha zonat në kryeqytet. "Shumica e shkollave të Tiranës tashmë janë rregulluar, duke filluar nga "Qemal Stafa", që u ribë nga e para, duke shtuar disa klasa e 4-5 fusha të tilla. Ishte vetëm çështje kohe që edhe te Samiu të vihej dorë", tha Veliaj. Ai dekaroi se Tirana është kthyer tashmë në një kantier ndërtimi, ku po punohet nga qendra deri në zonat rurale. Veliaj shprehu mirënjohjen për individët dhe kompanitë që tregojnë

Veliaj: E gjithë Tirana është kthyer në një kantier pune përgjegjshmëri të lartë sociale, duke kontribuar në realizimin e një sërë investimesh në dobi të komunitetit. "Jemi në një situatë ku Tirana është kthyer në një kantier pune, nga Sheshi "Skënderbej" deri në fshatin më të largët. Në Tiranë kemi mbi 240 insitucione arsimore, shkolla, kopshte, çerdhe, çka do të thotë se na duhet shumë mund dhe staf në terren, por ama kur kemi miq të përbashkët, kur i ndajmë disa përgjegjësi, na jep një kënaqësi shumë të veçantë. Ndaj, dua t'i falenderoj me gjithë zemër për ndihmën dhe bujarinë", deklaroi ai. Një vlerësim të veçantë, kreu i Bashkisë shprehu për stafin pedagogjik, të cilët japin një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e të rinjve të kryeqytetit. "Nuk ka një

njeri që ta shënon jetën, siç ta shënon një mësues ose një mësuese e mirë, i cili mund të të lërë gjurmë, një kujtim, që të frymëzon, që mund edhe të të kritikojë, por të jep aq shumë dobi në një moment kur t'i mendon se je i pakritikueshëm. Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë mësuesit dhe mësueset", theksoi Veliaj. Ndërsa, Radmilo Vlacic, Menaxher i Përgjithshëm i "Philip Morris Albania", falenderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin në këtë nismë të përbashkët dhe shprehu angazhimin që në të ardhmen të shkohet më tej për të mbështetur shkencën dhe të rinjtë në vendin tonë. "Mbështetja ndaj arsimit dhe shkencës është thelbësore për Philip Morris. Ndaj, dhe jemi shumë të gëzuar që

mbështetëm rinovimin e kësaj shkolle, duke ditur që kushte më të mira dhe më bashkëkohore, motivojnë për rezultate më të mira në edukim dhe në shërbim të komunitetit. Në të ardhmen e afërt, ne synojmë të shkojmë një

hap më tej dhe të intensifikojmë mbështetjen tonë direkte për shkencën në Shqipëri. Kjo është një fushë ku ne besojmë që kontributi ynë mund të ketë impakt real për brezat që do të vijnë", tha Vlacic.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.