Koha Jone_10 korrik 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 163 (8604)

E mërkurë, 10 Korrik 2019

Çmimi 30 Lekë

Zbulohet publikisht loja për destabilizimin e Ballkanit nga treshja e cituar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Zaev: Rusët pas ndarjes së Kosovës Përgjimi i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut tregoi se pas idesë së ndarjes apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë janë rusët, të cilët kanë vënë në përdorim presidentin Thaçi dhe kryeministrin Rama, pasi presidentin serb Vuçiç e kanë të tyre. Është skandaloze se si del e vërteta e pazarit Vuçiç-Thaçi-Rama për copëtimin e territoreve shqiptare FAQE 3

Meta takon Erdogan: Marrëdhëniet Presidenti: Majlinda Bregu po bën e shkëlqyera mes dy vendeve kanë një punë të shkëlqyer për forcimin të ardhme premtuese e bashkëpunimit rajonal

Në foto: Presidenti Ilir Meta me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Sarajevë

ANALIZË

Siguria e plazheve Nga Brunela Beshaj

FAQE 13

Në foto: Presidenti Ilir Meta me Majlinda Bregun, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, me qendër në Sarajevë

MANIPULIMET

KREU I PD

NËNKRYETARI I LSI

FORUM

Opozita i kërkon KQZ zyrtarisht materialet zgjedhore të votimeve monopartiake

Basha: Zgjedhjet e lira i hapin rrugën ndryshimit, të largojmë Ramën sa më parë

Petrit Vasili: Zaev na qartësoi se për kë punon Rama ose Babloku rus!

Faleminderit Zoran Zaev

FAQE 4

FAQE 8

FAQE 2

FAQE 24

Nga Andi Bejtja

Biseda e Kryeministrit Zaev me dy humoriste rusë që imitonin Presidentin e Ukrainës duke folur me të, mund të ketë shkaktuar... FAQE 2

NDËSHKIMI

Me fillimin e pushimeve verore, secili prej nesh përpiqet që t’i kalojë sa më bukur e pa incidente... FAQE 10

Dhuna para 30 qershorit, PS nisë largimet nga puna

FAQE 8


POLITIKE

2 E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Faleminderit Zoran Zaev Nga Andi Bejtja

B

iseda e Kryeminis trit Zaev me dy humoriste rusë që imitonin Presidentin e Ukrainës duke folur me të, mund të ketë shkaktuar të qeshura në Rusi apo Ukrainë, po jo në Tiranë apo Prishtine. Berlin apo Bruksel…

Kisha kaq kohe që dëgjoja Baton Haxhiun nëpër tavolina të thoshte se amerikanët na e paskërkan mendjen top për shkëmbimin e territoreve Kosove-Serbi: e kisha pyetur dhe publikisht në Opinion “e kujt ishte kjo ide” po kishte llocur… Dhe na e tha Zaev sot, dhe Vuçiç muaj më parë: që është ide ruse, serboruse, sot mësuam ka dhe pak gisht vëllai ynë Erdogan...

Synojne destabilitetin e rajonit thotë me gojën plot Zaev që ndryshe nga shume lider ballkanik njihet për sinqeritetin dhe modestine. Ç’të thotë më, i ka thënë të gjitha…na i ndau para syve si në Shqipëri ashtu edhe Kosovë grurin nga krundet…qënkeni budallenj nëqoftëse nuk e keni të qartë... Ndaj kush e do këtë vend me vrap ne zgjedhje më 13 tetor!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut thotë se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord

Zaev tregon si po përgatitet ndarja e Kosovës K

ryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka zbardhur planin sekret për ndryshimin e kufijve të Kosovës, duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe Turqisë. Zaev ka rënë pre e dyshes së aktorëve komikë, Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, të cilët duke përdorur identitete të rreme liderësh shtetesh telefonojnë personalitete të ndryshme dhe zhvillojnë me ta biseda të gjata. Në një telefonatë që është publikuar një ditë më parë në faqen e tyre në You Tube, duke u shtirur si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, ata i kanë telefonuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Në bisedë e sipër Zaev duke menduar se po fliste me Poroshenkon, ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.

ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkles është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që tju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi patu gjysëm orë bisede telefonike për këtë cështje sepse unë e shikoj që dikush

Më poshtë biseda e zbardhur në shqip: Zaev: Alo Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni? Poroshenko: Po unë jam, shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni… Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë? Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën. Unë jam shumë i shqetësuar se këtoj lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informur edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do ti shkaktojë një dëm të madh Ballkanit. Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim? Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës ti jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë ti jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë. NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

NËNKRYETARI I LSI

Vasili: Zaev na qartësoi se për kë punon Rama ose Babloku rus!

N

ënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për përgjimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Vasili shprehet se deklaratat e Zaev për projekt rus të ndarjes së Kosovës tregojnë qartë se në favor të kujt po punon Edi Rama. “Karl Bild ishkryeministri i Suedisë, Sonia Biserko kryetare e Komisionit te Helsinkit të Serbisë, Vuk Jeremiç ish-ministri i Jashtëm i Serbisë etj etj kanë demaskuar qartë rolin e shëmtuar aktiv dhe antishqiptar të Edi Ramës në Projektin Famëkeq të shkëmbimit te territoreve Kosove-Serbi. Babloku as nuk ka guxuar ti komentojë, e jo me ti përgënjeshtrojë të gjithë këta”,- shprehet Vasili në Facebook. Nënkryetari i LSI shprehet se deklaratat e Zaev shpjegojnë shumë nga qëndrimet e kryeministrit Edi Rama. “Pas asaj që dëgjuam nga kryeministri i Maqedonisë Zaev tanimë të gjithë shqiptarët e kuptuan për kë punon Babloku ose me thjesht akoma, Babloku rus. E gjithë bujurdia idiote e Bablokut për rrezikun rus, që gjoja po përhapej anë e mbanë vendit dhe që ishte Babloku që po na mbronte prej tij ishin vetëm alibia e pështirë e asaj që projektonte dhe bënte vetë. Jua kam thënë shpesh dhe publikisht që Babloku po e bllokon qëllimisht Integrimin Europian në funksion të axhendave, që shohin nga lindja. Tashmë e keni provën e këtij antishqiptari që qëndron si guak në karrigen e kryeministrit dhe i lidhur kokë e këmbë nga interesa nga më të errëtat”.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Zbulohet publikisht loja për destabilizimin e Ballkanit nga treshja e cituar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Zaev: Rusët pas ndarjes së Kosovës Përgjimi i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut tregoi se pas idesë së ndarjes apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë janë rusët, të cilët kanë vënë në përdorim presidentin Thaçi dhe kryeministrin Rama, pasi presidentin serb Vuçiç e kanë të tyre. Është skandaloze se si del e vërteta e pazarit Vuçiç-Thaçi-Rama për copëtimin e territoreve shqiptare Thonë se humori është gjysma e të vërtetës, por në rastin e rrengut që iu punua kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, humori ka treguar të gjithë të vërtetën e hidhur për Kosovën dhe Shqipërinë. Dy aktorë rusë, Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, në gusht të vitit 2018 janë prezantuar në sekretarinë telefonike të kryeministrit maqedonas si presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Qëllimi i bisedave nga komedianët rusë ka qenë humori dhe tallja, një gjë që ata më herët e kanë bërë edhe me ish-ministrin e Jashtëm britanik, Boris Johnson dhe sekretarin e NATO-s, Stoltenberg. Por në rastin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, biseda e sajuar nga humoristët ka marrë rrjedha shumë serioze pasi janë diskutuar çështje që prekin jo vetëm shtetin e tij, por edhe Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe gjithë rajonin. Pjesa më e rëndësishme e këtyre bisedave të përgjuara është ajo që lidhet me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Zoran Zaev, duke kujtuar se po fliste në telefon me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, thotë disa gjëra që përbëjnë thelbin e gjithë debatit për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Duke kujtuar se po fliste me Poroshenkon, kryeministri Zaev tregon se Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord për ndryshimin e kufijve, duke hapur një kapitull që do të sjellë luftë në rajon. “Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për

diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancelarja Merkles është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që t’ju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë

ne kemi patur gjysëm orë bisede telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën”,thotë Zaev në bisedë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut shton më pas se pas kësaj ideje qëndron Rusia dhe se ai personalisht ka vënë në dijeni Zv/ Presidentin amerikan Mike Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan, Mike Pompeo. Ai paralajmëron se praktika që do të ndiqet me Kosovën do të përdoret me pas nga Rusia edhe për në vende të tjera. Në dëshminë e Zoran Zaev ka disa elementë që duhen theksuar. Biseda është realizuar në gusht 2018, fiks pak muaj pasi Hashim Thaçi doli i pari me idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, si një projekt të tijin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Këtë projekt, indirekt dhe më pas direkt publikisht e ka mbështetur edhe Edi Rama, si dhe gjithë njerëzit e tij të afërt. Pas këtyre qëndrimeve të Thaçit dhe Ramës, kushdo që në Tiranë dhe Prishtinë që ka dalë kundër projektit është cilësuar si “armik i kombit shqiptar”, pasi sipas Thaçit dhe njerëzve të Edi Ramës, ndarja e kufijve është projekt i SHBA për Kosovën! Po sipas Thaçit dhe Edi Ramës, kushdo që po sulmonte idenë e shkëmbimit të territoreve ishte antiamerikan dhe antipolitikës së SHBA për rajonin. Me këtë mënyrë u kërcënua Ramush

Haradinaj dhe politikanë të tjerë në Tiranë dhe Prishtinë që edhe sot janë kundër projekteve me shkëmbime territoresh. Në këtë pikë, përgjimi humoristik i kryeministrit Zavev kthehet në dramë dhe tragjedi për shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë. Përgjimi tregoi hapur se ideja që mbështet Hashim Thaçi dhe Edi Rama nuk është e SHBA, por është një projekt i Rusisë. Pra, qeveria e Tiranës dhe Presidenti i Kosovës kanë mbrojtur dhe lobuar për një projekt antikombëtar që rezulton se është sponsorizuar nga Rusia. Fatkeqësisht, diplomacia ruse nuk ka përdorur Serbinë për ta bërë të besueshme këtë ide, por ka arritur deri në pikën që e ka futur në axhendën zyrtare të Presidentit të Kosovës dhe Kryeministrit të Shqipërisë. Nëse në Shkup po qeshin me kryeministrin e tyre që ra në grepin e humoristëve rusë, në Tiranë kemi një problem shumë serioz. Zaev na tregoi se qeveria “Rama” është vënë në shërbim të një axhende ruse. E thënë thjeshtë, shqiptarët po paguajnë me paratë e tyre një projekt anti-kombëtar dhe të rrezikshëm për shqiptarët. Çuditërisht është e njëjta qeveri dhe i njëjti kryeministër që prej një viti akuzon opozitën e vendit se po u shërben axhendave të Kremlinit, meqë po protestojnë për largimin e tij, pasi u kap në përgjime duke vjedhur vota. Sot, Zoran Zaev, mik personal i Edi Ramës, akuzon këtë të fundit dhe Hashim Thaçin se po zbaton një plan rus në Ballkan. A duhet provë më e qartë për lidhjet ruse sesa kaq?! Mili Xhani


POLITIKE

4

E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Transparencë për manipulimin e 30 Qershorit: Materialet zgjedhore nuk klasifikohen si sekret dhe, sipas ligjit, ato duhet të vihen në dispozicion brenda 10 ditësh

P

artitë e koalicionit opozitar i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’u vërë në dispozicion materialet zgjedhore të 30 Qershorit. Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit e Partisë Demokratike theksoi se Opozita e bashkuar synon që, përmes këtyre materialeve, me të drejtën që i garanton ligji, të dëshmojë para opinionit publik manipulimet e mëdha të kryera më 30 Qershor. Partitë e opozitës kanë kërkuar vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore duke iu referuar Kodit të Procedurës Administrative dhe Ligjit për të Drejtën e Informimit. Po ashtu mësohet se kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në emër të partive të koalicionit opozitar, përfshin 8 elementë ku citohen edhe disa gjetje të Misionit të ODIHR, është vënë në dijeni dhe shefja e këtij Misioni, Audrey Glover. “Opozita e bashkuar synon që, përmes këtyre materialeve, me të drejtën që i garanton ligji, të dëshmojë para opinionit publik manipulimet e mëdha të kryera më 30 Qershor. Partitë e opozitës kanë kërkuar vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore duke iu referuar Kodit të Procedurës Administrative dhe Ligjit për të Drejtën e Informimit. Materialet zgjedhore nuk klasifikohen si sekret dhe, sipas ligjit, ato duhet të vihen në dispozicion brenda 10 ditësh. Në letër thuhet se kërkesa për vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore bëhet “në kushtet, kur

Opozita i kërkon KQZ-së zyrtarisht materialet zgjedhore të votimeve monopartiake

opozitës iu mohua përfaqësimi me anëtarë në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore në votimet moniste të 30 Qershorit. Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në emër të partive të koalicionit opozitar, përfshin 8 elementë: 1. Kopje të printuara të listave zgjedhore për çdo qendër votimi. 2. Kopje e vërtetuar e Tabelës Përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore nga KQZ-ja. 3. Kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve

zgjedhore për çdo njësi të qeverisjes vendore nga KZAZ-ja. 4. Kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit. 5. Kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për qendër votimi. 6. Kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe KZAZ përkatëse, duke specifikuar për secilin administratën zgjedhore në të cilën ai bën pjesë, sipas regjistrit të administrimit zgjedhor që

mban KQZ-ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi. 7. Kopje të regjistrimit të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave. 8. Kopje të regjistrimit të kamerave të ambienteve të brendshme të KZAZ-ve. Për kërkesën e partive të opozitës, ku citohen edhe disa gjetje të Misionit të ODIHR, është vënë në dijeni dhe shefja e këtij Misioni, Audrey Glover”, thuhet në njoftimin e djeshëm të PD-së.

NJË DITË PAS PROTESTËS SË OPOZITËS SHEFJA E MISIONIT TË OSBE/ODIHR KA DISKUTUAR ME KREUN E OPOZITËS

N

jë ditë pas protestës së opozitës shefja e misionit të OSBE/ODIHR ka diskutuar me kreun e opozitës Lulzim Basha në selinë blu për procesin e votimeve të 30 Qershorit. Partia Demokratike nga ana e saj i ka parashtruar zonjës Glover të gjitha gjetjet e saj për manipulimin e votimeve për 61 kryebashkiakët që dolën nga votimet monopartiake të 30 qershorit. Takimi Për rreth 50 minuta në selinë blu Kryetari i Partisë Demokratike në një takim me shefen e misionit të OSBE/ODIHR Audrey Glover i ka rënditur pretendimet e opozites për manipulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj kanë denoncuar publikisht se votimet për zgjedhjen e kryebashkiakët u administruan nga Partia Socialiste, pasi anëtarët e komisioneve ishin emëruar

Glover 50 minuta në zyrën e Bashës, opozita i rendit denoncimet për 30 qershorin

nga socialistët. Gjithashtu, një tjetër fenomen që opozita ja ka parashtruar shefes së misionit të OSBE/ODIHR është edhe ndryshimi i numrit të votave të gjetura në kuti, me numrin e zgjedhësve pjesëmarrës në

proces. Ndërsa nga ana saj Glover i ka paraqitur liderit demokrat raportin paraprak ku theksohet se 30 Qershori është zhvilluar në një klimë të polarizuar politike, ndërsa vendimet e KQZ sipas OSBE/

ODIHR pas tërheqjes së opozitës, vendimet e saj kanë qenë të orientuara politikisht. Raporti përfundimtar i vëzhguesve të ODIHR pritet të bëhet publike brenda dy muajve. Kreu i PD-së me anë të një statusi në facebook ka falënderuar mbështetësit e opozitës për protestën e 8 korrikut. Sipas Lulzim Bashës të bashkuar qytetarët do të bëjnë të mundur largimin e e qeverisje antikombëtare të Edi Ramës, pasi prioritet i opozitës sipas tij është ndryshimi i nevojshëm për t’i dhënë fund tranzicionitt. Gjatë javës lideri i demokrat Lulzim Basha do të këtë takime me partitë aleate dhe me strukturat drejtuese të PD-së për të përcaktuar aksionin opozitar pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.

KRYETARJA E LSI

Kryemadhi: Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karrige kanë marrë fund

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi me një video të protestës së opozitës që organizoi këtë të hënë në Tiranë, falënderoi të gjithë shqiptarët që janë bërë pjesë e ndryshimit. Kryemadhi thekson se ky është momenti kur Shqipërisë i duhet dhënë një shtet me institucione të forta dhe që garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin. “Falënderoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij ndryshimi! Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që vjen nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Shqipëri ku të gjithë janë të barabartë para drejtësisë, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet. Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin”, shprehet Kryemadhi. Sipas saj “Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karriket e politikës kanë marrë fund. Ne jemi së bashku në këtë betejë si qytetarë të barabartë që duan më shumë Shqipërinë se sa partinë. Rruga jonë është e mbushur me sfida dhe ne jemi të gatshëm t’i përballojmë. Sepse për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”, theksoi dje në mesazhin e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.


POLITIKE

5

E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Ish-deputetja demokrate: Kryebashkiakët tanë nuk do t’i lirojnë zyrat te ca kryebashkiakë qesharakë të zgjedhur pa garë

Zbardhet skenari i PD, Pampuri: Protesta e takime me qytetarët gjatë gjithë verës O

pozita do të vijojë gjatë gjithë verës aksionin kundër qeverisë së Edi Ramës. Skenari i aksionit politik të opozitës së bashkuar zbardhet nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, e cila në një intervistë për “News 24” bëri me dije se do të ketë protesta lokale dhe kombëtare, si dhe takime me qytetarët, duke shtuar se Edi Ramën tashmë nuk e pranojnë as ndërkombëtarët. “Do të ketë zhvillime të tjera. Partia Demokratike do jetë gjithë verës në aksion, do ketë dhe protesta, takime me qytetarët, protesta lokale. Besimi i ndërkombëtarëve te Rama ka rënë. Asnjë nuk mund ta pranojë një kryeministër që po ecën në kahun e kundër të standardeve evropiane. Ne duam që Shqipëria të ketë demokracinë që ka fituar 30 vite më parë, ne nuk mund të bëjmë hapa prapa, siç kemi bërë këto 6 vitet e fundit”, u shpreh dje ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri. Dekreti i Presidentit E pyetur se çfarë do të bëjë opozita me zgjedhjet e 30 qershorit pasi të ngrihet Gjykata Kushtetuese, ishdeputetja e PD-së ka deklaruar se nuk mund të bëhet asnjë hap kundër dekretit të Presidentit Ilir Meta për të zhvilluar zgjedhjet më 13 tetor. “Ka një dekret të Presidentit, që zgjedhjet të mbahen më 13 tetor. Nuk mund

ISH-KRYEMINISTRI

Berisha: Ramës nuk iu rezervua asnjë takim në Samitin e Poznanit

ta hedhësh poshtë dhe as të bësh asnjë hap kundër këtij dekreti. Vetëm Gjykata Kushtetuese do ta gjykojë, çdo hap i gabuar do të gjykohet nga kjo gjykatë. Sot jemi pa drejtësi dhe pa gjykata. Ramën e tradhtoi padituria”, tha Oriola Pampuri. Kryebashkiakët e djathtë Sa i takon vendimit të kryebashkiakëve të djathtë për të liruar ose jo zyrat, pasi ju mbaron mandati dhe duhet të dorëzojnë çelësat te pasardhësit socialistë, ishdeputetja Pampuri ka deklaruar

se do të vendosin qytetarët. Sipas saj, kryebashkiakët e PDsë nuk do t’i lirojnë zyrat te ca kryebashkiakë qesharakë të zgjedhur pa garë, duke shtuar se ata kanë mbështetje qytetare. “Kryebashkiakët e majtë janë qesharakë, se nuk mund të jenë të tillë pa garë. Të djathtët kanë vendosur të mos lirojnë vendet e tyre në bashki me mbështetjen e qytetarëve”, theksoi Pampuri. S’ka dialog Për një tryezë të mundshme diskutimi me mazhorancën e Edi Ramës, Pampuri ka thënë

prerë se nuk do të ketë dialog me Ramën kryeministër. “Rama nuk e mbajti premtimin më 2017, nuk mund të ndodhë e njëjta gjë sërish. Rama nuk e mban fjalën, nuk bën pakte. Me Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë më asnjë lloj dialogu. Dialog do të ketë pasi të largohet Rama, të vihet para drejtësisë. Në të gjitha aferat që janë faktuar nga përgjimet e të tjera që janë, Rama është i pari, ndaj duhet të dalë i pari para drejtësisë, e më pas shokët e tij”, deklaroi ish-deputetja demokrate.

DEBATE TË FORTA MES SOCIALISTËVE NË KOMISIONIN E LIGJEVE: TI DUHET TË MBASH QËNDRIM SI KRYETAR I KOMISIONIT

M

bledhja e Komisionit të ligjeve është kthyer në arenë sherri mes deputetëve socialistë. Deputeti i PS-së, Bashkim Fino i ka kërkuar të dhëna Avokatit të Shtetit, Artur Metani mbi vendimin e Gjykatës së Strasburgut për pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë. Teksa Metani e ka quajtur ‘zoti deputet’, Fino është indinjuar dhe ka kërkuar më shumë respekt. “Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vite në Parlament dhe shpresoj që siç di emrin e disa deputetëve që riashtazi kanë ardhur të rinj, dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë”, tha socialisti Bashkim Fino. Mbledhja Paraditen e djeshme është mbledhur Komisioni Parlamentar i Ligjeve, mbledhje e cila është shoqëruar me debate të forta midis deputetëve të mazhorancës. Në këtë mbledhje deputeti, Bashkim Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani me një pyetje për sa i përket vendimit të

Nisin tensionet në PS, Manja përplaset me Finon: Nuk jam shoku jot unë

Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë. Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg ndërkohë që Metani iu drejtua Finos duke e quajtur “zoti deputet”. Pas kësaj, Fino i është

drejtuar kryetarit të këtij Komisioni, Ulsi Manjës të cilit i ka kërkuar qëndrim për këtë gjë, por nuk ka munguar përgjigjja e papritur nga ky i fundit. “Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku yt unë”, iu drejtua Ulsi Manja deputetit Bashkim Fino. Debatet në Komision

Bashkim Fino: Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vjet në këtë Kuvend dhe shpresoj që siç di emrin e disa deputetëve që rishtaz kanë ardhur të rinj, dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë. Artur Metani: Më mirë. Nuk është dhe objekt i raportimit tek e fundi Bashkim Fino-Ulsi Manjës: Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë! Ulsi Manja – Bashkim Finos: Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë. Artur Metani: Nuk ka të bëjë ekzekutimi me vendimin e Strasburgut. KLSH e ka gjetur pa probleme. Meqë u bë ndryshim ligjor ne nuk kemi pas vendimmarrje lidhur me këtë çështje.

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka sulmuar edhe njëherë kryeministrin Rama duke e cilësuar si dështakun më të madh kryeministër që ka parë Shqipëria në këto 30 vite, Duke publikuar edhe njëherë intervistën e dhënë mbrëmjen e së hënës pas protestës së opozitës në emisionin “Open” në Top Channel, Berisha u shpreh se Rama u damkos si askush tjetër në Samitin e Poznanit që u mbajt në Poloni fundjavën e kaluar, duke mos marrë asnjë fond. “Edvin Kristaq Mafia refuzoi kërkesën e përsëritur nga nivelet më të larta të Europës për shtyrjen e farsës moniste të 30 qershorit. Ai u damkos si askush tjetër në Poznan. Atij nuk iu dha asnjë qindarkë. Nuk iu rezervua asnjë takim. Nuk u pranua në panelin e konferencës së shtypit në fund të Samitit, siç u ftua kryeministri Zaev. Ai u kthye me atlete të kuqe dhe bukvalet taze të çirakut të Baton Stanishiqit se Shqipëria përfitoi shuma të mëdha në Samitin e Poznanit”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha. “Kryengritja do vazhdojë , deri në çlirim nga fshirja e narkoshtetit nga faqja e dheut”, kështu tha ish-kryeministri Sali Berisha në në lidhje live në emisionin Open në Top Channel. “Ai arriti të rivendos monizmin, do zhbëjë 30 vitet e këtij vendi, në një kohë kur në specializimet e ndërkombëtarëve u tha se dekretet e Presidentit mund të vlerësohen nga Gjykata Kushtetuese dhe jo nga narko KQZ, narko kolegji i partisë, narko parlamenti”, tha Berisha. I pyetur se cili është qëllimi i protestës, Berisha tha: “Duam të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti i ndërtuar nga Rama”. Ndërsa protestat i cilësoi si kryengritje popullore.


INTERVISTA

6 E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Intervistë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për gazetën greke “Kathimerini”

P

residenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ku flet për situatën politike në vend. “Në këtë moment Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese. Është përgjegjësia ime të mos qëndroj në heshtje, por të kontribuoj në zgjidhjen e kësaj krize sa më parë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos humbasim mundësinë e vendimit që do të merret nga Këshilli Europian në tetor për të hapur negociatat e pranimit me vendin tonë”,thotë Kreu i Shtetit. I pyetur se nëse do pranojë një vendim të parlamentit për shkarkimin e tij ai tha: “Kam bërë një betim sublim si President i Republikës për të respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën e vendit tim dhe unë do t’i mbetem besnik atij premtimi deri në ditën e fundit në këtë zyrë”. Stavros Tzimas (Gazetari): Duke lexuar deklaratat dhe intervistat Tuaja së fundi, dikush mund të kujtojë se Shqipëria ndodhet në buzë të greminës. E tillë është gjendja? Presidenti Meta: Shqipëria është një vend modest, me një popullsi shumë të re europiane, me burime natyrore të pasura dhe e bekuar me bukuri natyrore mahnitëse. Shqipëria është një anëtare e NATO-s, e pozicionuar në mënyrë të vendosur në procesin e integrimit europian, duke pritur që të hapë negociatat e pranimit të saj. Fatkeqësisht, prej disa kohësh Shqipëria ka qenë në qendër të lajmeve ndërkombëtare për një sërë çështjesh që lidhen me mosfunksionimin e sundimit të ligjit. Si kreu i shtetit të këtij vendi të mrekullueshëm, nuk mund të mos jem i shqetësuar për këto hapa prapa që duken sikur po përshkallëzohen në përmasa shqetësuese. Në cilësinë e Presidentit të Republikës, unë mbart përgjegjësinë shtetërore për të adresuar në mënyrë të përgjegjshme çdo aspekt që na largon nga reformat dhe trajektoret tona europiane, duke pasur parasysh se ky është objektivi më unifikues dhe strategjik i popullit shqiptar. Deklaratat e mia realiste nuk bëjnë gjë tjetër veçse e pranojnë këtë të vërtetë të trishtë, ndërsa unë vazhdoj palodhur e me vendosmëri të bëj çdo përpjekje për ta parë vendin tim që të funksionojë brenda kufijve të tij kushtetues si dhe ato të sundimit të ligjit. Në këtë moment Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese. Është përgjegjësia ime të mos qëndroj në heshtje,

Presidenti Meta tregon “nënën” e gjithë konflikteve në vend

por të kontribuoj në zgjidhjen e kësaj krize sa më parë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos humbasim mundësinë e vendimit që do të merret nga Këshilli Europian në tetor për të hapur negociatat e pranimit me vendin tonë. Gazetari: Përplasja Juaj me Kryeministrin z. Rama ka marrë karakteristikat e hakmarrjes. Njëri lëshon akuza shumë të rënda kundër tjetrit dhe tani Kryeministri ka vënë në lëvizje procedurën e shkarkimit Tuaj. Keni ndërmend të pranoni një vendim të Parlamentit për shkarkimin Tuaj? Nëse jo, çfarë do të bëni? Presidenti Meta: Në Shqipëri sot ka vetëm një konflikt madhor. Është konflikti mes kryeministrit dhe shtetit të së drejtës, demokracisë dhe pluralizmit politik. Ky është “nëna” e të gjitha konflikteve të tjera. Unë kam qenë gjithmonë shumë i hapur dhe bashkëpunues me kryeministrin, me të gjitha institucionet shtetërore dhe aktorët politikë për të nxitur një qasje pozitive dhe konstruktive politike për t’u përqendruar në reformat e integrimit, si përparësi kryesore për vendin tonë. Përgjegjësia ndaj shtetit dhe interesi më i mirë kombëtar kanë qenë dy parimet e vetme udhëheqëse në ushtrimin e detyrës time dhe unë kurrë nuk do t’i komprometoj ato për hir të marrëdhënieve personale. Kam bërë një betim sublim si President i Republikës për të respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën e vendit tim dhe unë do t’i mbetem besnik atij premtimi

deri në ditën e fundit në këtë zyrë. Çdo çështje që lidhet me aktet ose vendimet kushtetuese mund të gjykohet vetëm dhe veçanërisht nga Gjykata Kushtetuese, duke përfshirë këtu edhe dekretin e Presidentit të Republikës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ose përpjekjet politike të shumicës qeverisëse për të shkarkuar Presidentin e Republikës. Kushtetuta jonë është jashtëzakonisht e qartë në përcaktimin e Presidentit të Republikës si autoriteti i vetëm shtetëror që gëzon të drejtën për të dekretuar datën e zgjedhjeve dhe Gjykatën Kushtetuese si autoriteti i vetëm me kompetencë për të gjykuar kushtetueshmërinë e një akti kushtetues. Është në të drejtën e kryeministrit, apo të dikujt tjetër që të kërkojë e të përpiqet të kapë me çdo kusht të gjitha institucionet e pavarura, por Shqipëria i ka thënë autoritarizmit njëherë e përgjithmonë “kurrë më”. Gazetari: Folët për një plan instalimi të një junte që ka si qëllim krijimin e shtetit paralel në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe përcaktuat si “njeri të përshtatshëm” për të, Edi Ramën, dhe frymëzues, Xhorxh Sorosin. Çfarë dini konkretisht për këtë plan? Presidenti Meta: Unë thjesht e kam gërmëzuar qartë dhe saktë se si një grup i strukturuar, që praktikon taktika të një shteti paralel është duke synuar dhe kërkuar kapjen totale të shtetit në Shqipëri, gjë që u shërben agjendave të fshehta. Është e qartë se këto agjenda

nuk janë gjë tjetër, veçse në mospërputhje me anëtarësimin tonë në NATO, me procesin tonë të integrimit në BE, ose edhe me partneritetin tonë strategjik me SHBA-në. Demokracia dhe sundimi i ligjit gjenden në zemër të këtyre marrëdhënieve dhe si të tilla, ato kurrë nuk do të jenë subjekt për negociata. Shqiptarët e sinqertë dhe punëtorë nuk do të pranojnë kurrë të jenë koloni në shërbim të pastrimit të parave dhe të krimit të organizuar ndërkombëtar. Ata kurrë nuk do të pranojnë të keqpërdoren si shkak për turbullira në një rajon ku ata kanë qenë historikisht më të paqtët, megjithëse kanë kaluar vuajtje të tmerrshme. Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Askush nuk mund t’ia ndërrojë rrugëtimin këtij projekti strategjik. Kjo duhet të jetë e qartë! Gazetari: Cila është përgjigja për ata që mendojnë se Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës për shkak të narkotikëve? Shënoj këtu se ky imazh në botë është krijuar prej akuzave që bëhen brënda Shqipërisë për përfshirje të pushtetit politik me narkotikët, akuza që arrijnë të shigjetojnë edhe vetë Kryeministrin. Presidenti Meta: Agjencitë e specializuara ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin e tyre në lidhje me këto dukuri negative, të cilat, dhe unë duhet ta theksoj këtë, nuk kanë të bëjnë fare me shumicën e madhe të njerëzve tanë të jashtëzakonshëm.

Ne nuk mund të lejojmë që të besojmë në mënyrë naive se këto raporte bazohen në debatet e brendshme. Këto janë çështje serioze, që konsiderohen më profesionalisht nga ato agjenci, të cilat ndihmojnë me zemërgjerësi institucionet tona për të përmirësuar dhe rritur kapacitetet e Shqipërisë në luftën botërore kundër kultivimit të narkotikëve dhe trafikimit të tyre. Janë pikërisht këto raporte dhe skandale të tjera të ekspozuara në mediat vendase dhe ato ndërkombëtare, që kanë krijuar dyshime lidhur me vullnetin e vërtetë politik të investuar nga aktorët shtetërorë në këtë luftë. Në këtë drejtim, dua të theksoj nevojën për të shumëfishuar përpjekjet e agjencive të zbatimit të ligjit në këtë fushë, duke mbështetur plotësisht të gjitha ato gra dhe burra të guximshëm, të cilët përballen çdo ditë me këta fajtorë kriminelë. E urrej shprehjen “Shqipëria është Kolumbia e Europës”, që përdoret nga shumë media tani për tani, sepse vendi im ka potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë Zvicra e Ballkanit. Gazetari: Me një atmosferë të tillë politike, mendoni se vendi juaj duhet të marrë datë hapjeje të negociatave të anëtarësimit në vjeshtë? Nëse Ju do të ishit në vend të një udhëheqësi të një vendi europian, do të votonit pro hapjes? Presidenti Meta: Kur ka vullnet, gjithmonë ekziston një mënyrë zgjidhjeje. Tetori nuk është larg, por ne jemi ende në kohë për ta transformuar këtë krizë të thellë në një mundësi reale europiane për hir të popullit shqiptar. Kryeneçësia për të qëndruar indiferentë ndaj rrethanave të përkeqësuara aktuale apo edhe më keq, për të ecur verbërisht drejt një regjimi njëpartiak do të ketë pasoja shkatërruese për vendin dhe të ardhmen e tij europiane. Demokracia dhe sundimi i ligjit janë përgjigja më e mirë dhe i vetmi shërim për çdo lloj krize të brendshme në një vend të NATOs. Bazuar në këtë besim, unë kam paraqitur përsëri një propozim të ri për të mbajtur zgjedhje trillojëshe më 13 tetor: zgjedhjet vendore, parlamentare dhe presidenciale. Megjithatë, nuk kam dëgjuar ende asnjë propozim kundërshtuese, ose reagim ndaj propozimit tim. Jam ende duke pritur, me durim. Mbetem me shpresë se do të mbizotërojnë pjekuria, përgjegjësia dhe interesi më i mirë kombëtar.


SPECIALE

7 E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Ballkani Perëndimor ka përshkuar një rrugë shumë të gjatë në ngritjen e institucioneve demokratike dhe shoqërive multietnike, të bazuara në parimet e sundimit të ligjit dhe të respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Falë zgjerimit të NATO-s dhe integrimit në BE-së, rajoni mbetet i bashkëngjitur fort në arkitekturën më të suksesshme të sigurisë që ka njohur ndonjëherë Europa. Presidenti Ilir Meta merre pjesë në Samitin e SEECP, që u mbajt në Bosnje dhe Hercegovinë

“Kosova është shtet i pavarur e sovran” Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të vendeve të Europës Juglindore. Në fjalën e Tij, drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta, duke shprehur keqardhjen që kryesuesja e radhës së këtij procesi, Republika e Kosovës, nuk është e pranishme në këtë Samit vuri në dukje se: “Tashmë është koha e duhur që Bosnja dhe Hercegovina, e jo vetëm, të bëjnë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të realitetit. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj.” Në vijim fjala e plotë e Presidentit të Republikës. *** Dëshiroj ta nis fjalën time duke falënderuar Bosnjen dhe Hercegovinën për organizimin dhe mikpritjen e këtij samiti si dhe për kontributin e saj në Procesin e Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), si Kryesuese e tij përgjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Me këtë rast, më lejoni të përgëzoj Kosovën për marrjen e Kryesisë së saj dhe t’i suksese gjatë mandatit në këtë detyrë. Kam besim se Kosova, në bashkëpunim të ngushtë me Trojkën e SEECP-së, do të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, forcimit të dialogut politik si dhe përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë në rajon. Ballkani Perëndimor ka përshkuar një rrugë shumë të gjatë në ngritjen e institucioneve demokratike dhe shoqërive multietnike, të bazuara në parimet e sundimit të ligjit dhe të respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Falë zgjerimit të NATO-s dhe integrimit në BE-së, rajoni mbetet i bashkëngjitur fort në arkitekturën më të suksesshme të sigurisë që ka njohur ndonjëherë Europa. Mund të thuhet pa frikë se kurrë më parë rajoni nuk ishte ka qenë më i qëndrueshëm dhe më

i sigurt. Të marrin për shembull hyrjen në fuqi së fundmi të marrëveshjes midis Shkupit dhe Athinës. Duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë e të vështirë dypalëshe, kjo marrëveshje shënon një hap të madh përpara në përparimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit rajonal. Ky është me të vërtetë një lajm i mirë. Megjithatë, një numër sfidash dypalëshe dhe rajonale ende mbeten në rrugën drejt integrimit të vazhdueshëm rajonal dhe atij për në Bashkimin Europian. Në këtë këndvështrim dua të shpreh keqardhjen për faktin se Republika e Kosovës, Kryesuesja jonë e ardhshëm, u detyrua të mos marrë pjesë në këtë Samit. Si mund të pretendojmë që të kemi një bashkëpunim të efektshëm ku disa nga pjesëmarrësit e këtij forumi bëjnë të pamundurën për të përjashtuar një popull dhe një një shtet të tërë fqinj nga përfitimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projektet rajonale në fusha kaq të rëndësishme si siguria, arsimi, kultura, etj. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për të pasur një bashkëpunim të efektshëm rajonal, për sigurinë dhe begatinë ekonomike për të gjithë ne. Kështu që tani është koha e duhur që jo vetëm Bosnja dhe Her-

cegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këëtij realiteti. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj. Thelbësor është përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Europian. Ndonëse është e vërtetë që procesi i zgjerimit të BE-së është bërë shumë më sfidues për shkak të një numri arsyesh politike të njëkohshme, na duhet të pranojmë se qasja aktuale, e bazuar në kushtëzimin strikt, mbetet një qasje e drejtë. Ne duhet ta mirëpresim këtë qasje si një mundësi për të transformuar vendet tona edhe më tej si dhe për t’iu afruar akoma edhe më pranë Bashkimit Europian. Shqipëria është e vetëdijshme se ka ende një punë të vështirë për të bërë që të përmbushë kriteret dhe standardet e nevojshme. Ne duhet të japim rezultate të prekshme, duke u përqendruar në reformat që forcojnë institucionet shtetërore, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit si dhe krimit të organizuar.

Mbetemi të përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë fqinje. I jemi mirënjohës vizionit të Kancelares Merkel, që u përsërit edhe në Samitin e fundit të Poznanit, që dhënia e mundësisë vendeve të Ballkanit për t’i bashkëngjitur BE-së është në interesin strategjik të të bllokut komunitar europian. Zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis pjesëmarrësve të SEECP, si dhe ndërmjet ekonomive të SEECP dhe BE-së është me rëndësi të madhe për rritjen ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe begatinë e qytetarëve të Europës Juglindore. Procesi i Berlinit ka arritur të prodhojë një dinamikë pulsuese në procesin e integrimit evropian të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u përqendruar në axhendën e ndërlidhjes, bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve njerëzore. Jemi të bindur se këta përbërës, që u përforcuan edhe nga udhëheqësit e Bashkimit Europian në Poznan, qëndrojnë në thelbin e rrugës së pranimit në BE dhe do të shërbejnë gjithashtu si shtysë për një paqe dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe vendet e tjera të

Ballkanit Perëndimor miratuan në Samitin e Sofje Deklaratën për Axhendën Dixhitale të Ballkanit Perëndimor, i cili i dha formë axhendës rajonale në shumë fusha, veçanërisht në ato që lidhen me roaming-un, transformimin dixhital të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe Qeverisjes-elektronike. Shqipëria e mirëpriti nënshkrimin prillin e shkuar në Beograd të marrëveshjes rajonale të Roaming-ut në Samitin Dixhital si dhe hyrjen në fuqi të asaj marrëveshjeve gjatë këtij muaji, në korrik. Eksodi i një numri të madh të rinjsh të arsimuar e të kualifikuar përbën një kërcënim të mundshëm për stabilitetin e vendeve tona. Kjo dukuri nuk perceptohet si diçka e përkohshme dhe duhet të adresohet nga çdo qeveri më vete, por edhe bashkarisht nga të gjithë aktorët relevantë në rajon. Zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe vënia e theksit te perspektiva europiane u siguron të rinjve një shtysë pozitive për të çliruar potencialin e tyre në nxitjen e pajtimit në rajon si dhe në ndërtimin e shoqërive të begata. Shqipëria, duke qenë vendi pritës i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor dhe Fondit të Ballkanit Perëndimor, po i inkurajon këto nisma të reja që të shnëdërrohen në shembujt më të mirë të promovimit e bashkëpunimit midis të rinjve në rajon përmes shkëmbimit të programeve dhe veprimtarive. SEECP-i ka qenë e përfshirë me sukses dhe në mënyrë aktive në këto procese përmes instrumentit të saj operacional, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Ne duhet të njohim kontributin e rëndësishëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për ta mbështetur zhvillimin në hapësirën tonë, përpjekjet e tij për të sjellë ide si dhe për të zbatuar projekte në interes të një bashkëpunimi të zgjeruar rajonal. Ne jemi të gëzuar and ndihemi krenarë për faktin që një shqiptare po kryeson me sukses Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, e frymëzuar nga qyteti i bukur i Sarajevës.”


POLITIKE NDËSHKIMI

T

olerancë zero tha zëvendës kryeministri ErionBraçe për ata punonjës të administratës publike të përfshirë në akte dhune gjatë fushatës elektorale.“Ajo që ishte fenomen masiv gjatë fushatës elektorale ishte përdorimi punonjësve publik jo vetëm për veprimtari publike por edhe për veprimtari haptazi në kundërshtim me ligjin. Të dhunshme në shumicën dërrmuese te rasteve dhe natyrisht kriminale në raport me kodin penal të republikës së Shqipërisë. Për secilin prej tyre ne po bëjmë analizën emër për emër duke filluar nga ata që ka

8

E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Dhuna para 30 qershorit, socialistët nisin largimet nga puna ndaluar policia dhe me radhë çdo personi tjetër të identifikuar apo denoncuar pranë task forcës si i përfshirë në veprime të dhushme dhe aktivitet kriminal. Pa më të voglin dyshim nuk do të tolerohet asnjë rast pavarsisht në çfarë nineveli është qendror apo nivel vendor”, tha Braçe. Nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit edhe ata zyrtarë që me leje u përfshinë në procesin zgjedhor më 30 Qershor, por abuzuan.“Pa më të voglin disktutim që ne do të presim dhe mirpresim edhe gjetjet

e komisionit qëndror të zgjedhjeve por edhe to të Kolegjit Zgjedhor që në rastet kur këta nëpunës të administratës civile janë përfshirë në akte gjatë adminsitrimit të procesit zgjedhor të cilat kanë qenë të ndaluar nga ligji pariskutim do të jetë detyrë e DAP , Komisionerit për mbrojtjen e shërbimit civil dhe institucioneve të tjera për ti larguar nga shërbimi civil”, tha ai.ZëvendëskryeminisriErionBraçe dha një përkufizim shokues për gjendjen ku vijon të jetë administrata publike.“Ende

një pjesë e mirë e tyre nuk e dinë ç’a pune konkrete kryen në atë institucion qoftë qëndror qoftë edhe të varësisë dhe akoma më tutje pastaj në nivele vendore ku ky proces lë shumë për të dëshiruar”, tha Braçe.

Protesta e 8 korrikut, kreu i PD-së publikon pamjet madhështore: Shqiptarët të etur për ndryshim, jo fasada

Lulzim Basha: Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje an tipopullore dhe antikombëtare K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përzgjedhur 52 fotografi nga protesta e mbrëmjes së të hënës për të përcjellë mesazhin se detyra më e madhe dhe prioriteti numër një i opozitës së bashkuar, është që t’ju japë shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit. Përmes postimit në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha falënderon të gjithë shqiptarët që i janë bashkuar betejës për një Shqipëri si gjithë Europa. “Mirënjohje të thellë dhe falënderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq

më mirë për Shqipërinë! Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë. Shqipëria si Europa”, shprehet kryedemokrati Lulzim Basha. Ndryshimi Pak orë më vonë, kryedemokrati do të përcillte një tjetër mesazh po përmes rrjeteve sociale lidhur me protestën e 10-të kombëtare që opozita zhvillon në Tiranë që prej 16 shkurtit, kur ajo vendosi të djegë mandatet e deputetëve të saj si shenjë kundërshtimi të Qeverisë “Rama”, duke refuzuar të jetë pjesë e parlamentit të krimit, siç e cilëson ajo. Në reagimin e radhës, Basha vendosi të postonte videon e protestës madhështore të opozitës dhe në

mesazhin bashkëngjitur saj, flet për ndryshim, duke theksuar se shqiptarët tashmë nuk duan fasada, por ndryshim që i jep fund krizave dhe traumave të tranzicionit. “Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim. Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore. Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë. Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari”, deklaroi dje përmes rrjeteve sociale kreu i

PD-së, Lulzim Basha. Protestë për fëmijët Qytetarë të Tiranës, por jo vetëm, u mblodhën mbrëmjen e të hënës në protestën e 10 kombëtare të opozitës së bashkuar në sheshin para Kryeministrisë, duke iu përgjigjur pasivisht thirrjes së

kryedemokratit Lulzim Basha, për të dalë në protestë së bashku me fëmijët. Me flamujt kuqezi, të SHBA apo BE, qytetarë të shumtë iu bashkuan dy ditë më parë opozitës së bashku me familjet e fëmijët e tyre, në një protestë paqësore në të cilën nuk u shënuan incidente.

Ish-deputetja e PD-së: Protesta paqësore i tregoi kryeministrit dhe enturazhit të tij minorancën reale që ai përfaqëson

I

sh-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me protestën së hënës së opozitës së bashkuar. Përmes rrjeteve sociale Tabaku thekson se një protestë e tillë paqësore i tregoi kryeministrit dhe enturazhit të tij minorancën reale që ai përfaqëson. Ndër të tjera, Tabaku ndalet edhe në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të cilin Shqipëria nënvizohet si një vend me një strukturë ekonomike të dobët dhe të pafuqishme për të përballuar rreziqet. Sipas Tabakut, raporti i FMN-së është diagnostikimi i një realiteti për të cilin ka folur pa reshtur opozita, duke shtuar se sa më shumë kjo qeveri vazhdon, aq më e pariparueshme bëhet kriza. Sipas ish-nënkryetares së Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, vendi po kalon një gjendje të thellë depresioni ekonomik që do të shoqërohet me bjerrjen e vazhdueshme të të rinjve shqiptarë. “Shqiptarët dje mbushën Bulevardin Dëshmorët e Kombit njësoj si 9 protestat e tjera. Një

Raporti i FMN-së, Tabaku: Rreziku i Shqipërisë janë PPP-të

protestë e tillë paqësore i tregoi kryeministrit dhe enturazhit të tij minorancën reale që ai përfaqëson. Ato qenë qytetarët që shprehën pakënaqësinë e tyre në kulmin e një krize ekonomike dhe sociale të prodhuar nga papërgjegjshmëria politike e Ramës. Vizioni politikoekonomik i qeverisë mund të jetësohet në “PPP”. Gjithçka e prodhuar

nga kjo mazhorancë rrotullohet rreth këtyre tre germave të shenjta, këtë e konfirmon FMN, Banka Botërore dhe raportet e Bashkimit Europian. Në raportin e fundit të FMN, Shqipëria nënvizohet si një vend me një strukturë ekonomike të dobët dhe të pafuqishme për të përballuar rreziqet. Gjendja aktuale e buxhetit dhe PBB-së është në varësi të plotë nga situata klimaterike e vendit, nëse bie shi atëherë ekonomia ecën mirë dhe nëse ka thatësirë shqiptarët do vuajnë një ekonomi të dobët. E pa imagjinueshme por e vërtetë, Shqipëria e shekullit të 21 ngjason me atë të shekullit të 18. Ndërsa ekonomia, sipas FMN, është në epokën paramoderne investitorët edhe oligarkët përfitojnë ligje speciale apo super struktura speciale të qeverisë në favor të tyre. Korporata e Investimeve Shqiptare

apo Ligji i Investimeve janë kritikuar ashpër pasi zhdukin tregun e lirë dhe keqpërdorin buxhetin e shtetit, siç raporton edhe Bashkimi Europian në raportin e fundit, ne kurrizin shqiptareve rëndojnë jo vetëm ligje speciale për investitorë të veçantë por edhe rritja e borxhit publik pasi PPP nuk po përllogaritet si borxh. Edhe pse FMN këmbëngul që kjo e fundit të përllogaritet si e tillë. Kjo situatë e nderë ka prodhuar një nga problemet më të mëdha në vendin tonë. Largimin e popullsisë dhe plakjen e Shqipërisë. Sipas FMN rreziku i emigrimit dhe uljes së të rinjve në Shqipëri, do të prodhojë një krizë të thellë demografike dhe ekonomike në afatgjatë. Sipas tyre në intervalin 2015-2019 numri i të rinjve është ulur me 0,6% ndërsa numri i të atyre që dalin në pension është rritur me 12%, pra Shqipëria

po plaket me shpejtësi. Kjo do të thotë që më pak shqiptarë janë të gatshëm të punojnë, gjithnjë e më pak biznese do të jenë të gatshëm të investojnë por edhe që skema e pensioneve do të dështojë shumë më shpejt pasi gjithnjë e më pak kontribues do të ketë në të. Raporti i FMN është diagnostikimi i një realiteti për të cilin ka folur pa reshtur opozita. Sa më shumë kjo qeveri vazhdon aq më e pariparueshme bëhet kriza. Vendi po kalon një gjendje të thellë depresioni ekonomik që do të shoqërohet me bjerrjen e vazhdueshme të rinjve shqiptarë nga atdheu jonë. Shqipëria do të bëhet. Do të bëhet nga të rejat dhe të rinjtë me energji, me ide të qarta, me një sistem ekonomik e politik që krijon mundësi për të gjithë, që vlerëson punën e meritën!”, u shpreh ishdeputetja Jorida Tabaku.


POLITIKE

9

E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Nënkryetari i LSI-së thumbon Sattler: Shqipëria me kryeministër të 1913-s, ambasadorët me pushime

N

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i kujton kryeministrit Edi Rama deklaratat e bëra për Presidentin amerikan Donald Trump. Ndërsa Trump kërkon një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë, Vasili pyet Ramën se përse nuk paralajmëron për rrezikun që paraqet. “Shkollëpaku ku është, pse nuk na paralajmëron për rrezikun Trump, që rikandidon? Presidenti Trump rritet dukshëm në sondazhe veçanërisht për transformimin ekonomik. Presidenti Trump rikandidon sërish. Shkollëpaku se ku është futur dhe akoma s’po bëhet i gjallë, që të lajmërojë amerikanët, shqiptarët dhe botën për rrezikun e rizgjedhjes së Trump. Dikur e bënte edhe me krenari edhe me siguri, edhe me trimëri, edhe më zgjuarsi, edhe me karshillëk edhe me pak trapllëk… Deri atëherë mbeten në fuqi paralajmërimet e vjetra të shkollëpakut, që për fat të keq amerikanët nuk i fishkëllejnë hiç”, u shpreh dje Petrit Vasili. Përgjigje ambasadorit Ditën e djeshme ambasadori austriak në Shqipëri, Johann Sattler i ktheu përgjigje letrës së të hënës të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi për ngritjen e një komisioni administrativ ndërkombëtar për të qeverisur bashkitë shqiptare. Ai tha se Shqipëria duhet ti zgjidhë vetë problemet politike pasi është një vend që aspiron të hapë negociatat për në BE. Lidhur me këtë deklaratë të Sattler, në mënyrë ironike ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Sipas tij Shqipëria po jeton me një

Vasili i kthehet Ramës: Pse nuk paralajmëron për rrezikun Trump

kryeministër si në 1913-n, kjo sepse edhe disa ambasadorë që sot flasim për integrimin europian kanë bërë vetem pushime në Shqipëri, duke aluduar madje se mund të jenë sponsorizuar nga kryeministri.

“Shqipëria jeton akoma (edhe për shumë pak kohë) nën një kryeministër të 1913 edhe sepse disa ambasadorë kanë bërë vetëm e vetëm pushime në Shqipëri, mos e dhënte Zoti të sponsorizuar nga vetë

kryeministri që bën votime moniste që s’gjenden më as në Afrikën e zeze. Këto votime për faqe të zeze ku kryeministri vjedh edhe veten e bëhet gazi i botës disa… nuk i shohin. Dhe pastaj na thonë didaskalirat e

REAGIMI

Kushti për dorëzimin e bashkisë, ambasadori austriak-Ademit: Jemi në 2019!

Ambasadori i Austrisë në Shqipërisë, Johann Sattler, i është përgjigjur letrës së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila kërkoi komision ndërkombëtar për të dorëzuar detyrën te pasardhësi i saj socialist, Valdrin Pjetri. Në reagimin e tij, kryediplomati austriak i kujton Voltana Ademit se jemi në vitin 2019 dhe jo më 1913, që sipas tij, do të thotë se duhet të ketë mundësi për zgjidhjen e problemeve. “Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë”, shkruan ambasadori austriak, Johann Sattler në përgjigjen e tij ndaj shqetësimit të kryebashkiakes së Shkodrës. integrimit europian…Integrim europian me monizëm ua ua ua”, deklaroi dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

PARALAJMËRIMI I FRIKSHËM I ISH-MINISTRIT: DEPOLITIZIMI I KOMISIONEVE, VRASJA E ÇDO SHPRESE PËR DEMOKRACINË

I

sh-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se ideja e depolitizimit të komisioneve si pjesë e reformës zgjedhore është një atentat shumë i rëndë për demokracinë. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Manjani shkruan se komisione zgjedhore të depolitizuara, në Shqipëri do të thotë komisione të partisë në pushtet. Ai e sheh këtë si një hile të zezë të maxhorancës. “Një hile e zezë që po vërtitet të na prezantohet si reformë zgjedhore është, depolitizimi i komisioneve. Dëgjova që edhe Kryeministri i pa punë këtë gjë ka thënë. Kjo do jetë padyshim vrasja e çdo lloj shprese për të mbajtur zgjedhje në vend. Nuk po them të lira e të ndershme, se as që bëhet fjalë. Por s’do ketë më zgjedhje fare! Pra, nëse heqim balancën politike ku palët ruajnë njëra-tjetrën në komisione dhe ti zëvendësojmë këto të fundit me medemek jo

Manjani: Një hije e zezë po na afrohet dhe po na prezantohet si reformë zgjedhore politikë është utopi. Ku janë këto jopolitikë?! Në administratën monopartiake, apo në shoqërinë civile që këndon sipas donatorit?! A i patë votimet e 30 qershorit, ku skishte askush që ti ndalonte në masakrën e mbushjes së kutive?! Ky është standardi i reformës së depolitizimit?! Që ta mbledhim mendjen, ne këtu dhe ata që shkruajnë raporte teorie: komisione zgjedhore të depolitizuara, në shqipëri do të thotë komisione të partisë në pushtet. Ky do të ishte një atentat shumë i rëndë dhe përfundimtar i demokracisë”, u shpreh dje në reagimin e tij, Ylli Manjani. Protesta e opozitës Duke iu referuar protestës së të hënës të opozitës, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha

dje se nëse kryeministri Edi Rama do të kishte aq njerëz sa ishin mbrëmjen e së hënës në protestën e 10-të kombëtare të opozitës, do ti kishte shpallur

luftë Ballkanit dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Përmes rrjeteve sociale, Manjani shprehet se protesta e 10-të ishte edhe me e madhe se

të tjerët, ndërsa ironizoi duke thënë se udhëheqësi (Rama) gjen ngushëllim te thëniet luftarake kineze. “Protesta e 10të edhe me e madhe se të tjerët. Udhëheqësi gjen ngushëllim te thëniet luftarake kineze. Fiks si zysha e ushtarakes ose instruktori i zborit, të cilët jetonin me një luftë virtuale dhe tregonin histori me fitore e humbje, por pa asnjë betejë reale. E imagjinoj se si nuk do përmbahej nëse aq njerëz sa ç’ishin mbrëmë në shesh, të dilnin për të. Do i kishte shpallur luftë Ballkanit dhe do kishte rrethuar ambasadën amerikane me ultimatumin shkarkoni Trump. Shih kur të fillojë antim-mitingjet e tij tani. S’do i bëjë me karrige, por me zhezllongje që të ketë efekt viziv madhështie… Ndërkohë, ky është Kryeministër. Asnjë fjalë të vetme nuk flet më për qeverinë dhe për punën ku merr rrogën”, tha dje ish-ministri Ylli Manjani.


FORUM Nga Brunela Beshaj

M

E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Siguria e plazheve

ANALIZË e fillimin e pushi meve verore, secili prej nesh përpiqet që t’i kalojë sa më bukur e pa incidente apo ngjarje të rënda. Në mënyrë që asnjërit prej nesh apo familjarëve tanë mos t’i ndodh asnjë e keqe, që do të mund të na rrezikonte jetën, ne sigurohemi të marrim masat e duhura. Por a e kemi ne çdo gjë në dorë, a mund të shmangim rreziqet nëpërmjet masave të marra paraprakisht? Jo çdo gjë varet nga ne.... Nëse flasim rreth pushimeve në bregdet, parashtrohen shumë pikëpyetje rreth sigurisë që ato ofrojnë. Po të shohim kushtet në të cilat gjenden plazhet tona, duhet thënë se një pjesë e konsiderueshme e tyre vuajnë nga mungesa e kujdesit nga ana e institucioneve përkatëse. Një situatë e tillë,

10

ndoshta deri diku në tone më të lehta, paraqitet edhe në plazhet private. Mangësia e parë, ndoshta dhe më e dukshmja është pikërisht mungesa e rojeve të plazhit, ku duhet theksuar se një pjesë shumë e vogël e plazheve publike apo private kanë të punësuar këta persona, mungesa e të cilëve jo rrallë herë është shoqëruar me humbjen e jetës së pushuesve, që në ditët e para të hapjes së sezonit turistik. Duke marr nismë nga këto ngjarje tragjike, KLSH ka kërkuar që të merren masa nga bashkitë përkatëse të qyteteve bregdetare. Në dukje të këtij raporti gjithashtu është theksuar që përgjegjësia e vrojtuesve të plazheve të jetë kompetencë e bashkive dhe jo e subjekteve private. KLSH ka theksuar që të

bëhet e mundur përcaktimi i një institucioni përgjegjës për trajnimin dhe liçensimin e vrojtuesve të plazhit, profesion ky që në vendin tonë nuk përcaktohet nëpërmjet një ligji të veçantë. Në raportin e KLSH, kjo pikë është parashtruar që vitin e kaluar por që mesa duket nuk është marr në konsideratë nga bashkitë përkatëse. Gjithashtu, në terren është konstatuar që në mënyrë improvizore disa stacione plazhi të ngrenë kulla vrojtimi të cilat janë bosh, për të përmbushur në dukje një detyrim ligjor. Mangësia tjetër, lidhet me faktin që në rast fatkeqësie, nuk ekzistojnë ligje ku të parashikohet një ndikim ligjor mbi vrojtuesin në rastet e mbytjeve në plazh, ligj i cili është i pranishëm në shtet e tjera. Sipas raportit të KLSH, në mënyrë që të sigurohet kontroll dhe

siguri maksimale, duhet që përgjatë vijës sonë bregdetare të vendosen 5 mijë vrojtues, gjë që do të sillte dhe punësimin e shumë të rinjve gjatë sezonit veror. Një e metë tjetër është mungesa e qendrave shëndetësore, të cilat do të mund të ofronin ndihmën e parë në raste incidentesh apo ngjarjesh të rënda në plazh. Jo rrallë herë është vënë re fakti që pushuesit, të cilët mund të jene pickuar nga insekte, goditje tensioni apo kanë pësuar reaksione të llojeve të ndryshme, nuk kanë pasur se ku të drejtohen, gjë e cila ka sjellë rëndimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Ajo çka është edhe më e rëndësishmja për t’u theksuar qëndron në faktin se këtyre qytetarë ve iu është dashur të transportohen drejt qendrave spitalore të qytetit me makina personale apo të rastit, pasi ambulanca ose nuk vjen ose

vjen me shumë vonesë. Në ato pak raste ku u mendua se u bë e mundur prania e qendrave shëndetësore në plazh, duhet përmendur se shumë prej tyre janë të mbyllura dhe ka mbetur vetëm prania e tyre thjeshtë si ndërtesa ose në rastet kur janë prezentë nuk kanë mjetet dhe medikamentet e duhura. Këto arsye s’janë shumë por nuk janë as pak për të thënë se duhet të merren masa të menjëhershme nga ana e institucioneve përkatëse, e jo të neglizhohet siç ndodh zakonisht, derisa të shënohet viktima e radhës. Le të themi se këto ngjarje të rënda, ku disa pushues kanë humbur jetën, ka tronditur opinion publik e ata që duhet të vendosin rregullin, por kjo vetëm për pak ditë sepse ne heshtim dhe “ata” heshtin, jo rrallë në vendin tonë “çudia më e madhe, 3 ditë zgjat...”

DEUTSCHE WELLE

“Opozita pro BE kërkon largimin e Edi Ramës për hapjen e negociatave” Radio shtetërore gjermane Deutsche Welle ka raportuar në versionin e saj anglisht protestën e mbajtur dje nga opozita në Tiranë. Në lajmin e DW vihet theksi se protesta ka si qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama që Shqipëria të mund të hapë negociatat me BE. “Presioni për largimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili akuzohet për blerje të votave dhe lidhje me organizatat kriminale, sa vjen e rritet dita-ditës. Mijëra protestues dolën në rrugë të hënën dhe kërkuan largimin e Edi Rama, ndërsa turmat thërrisnin “Shqipëria si gjithë Europa” për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, raporton DW. Raportimi i plotë i Deutsche Welle: “Demonstruesit pro Bashkimit Evropian duan të largojnë kryeministrin e Shqipërisë. Udhëheqësit e

opozitës deklarojnë se vendi mund të dështojë sërish në hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE nëse ai qëndron në detyrë. Presioni për largimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili akuzohet për blerje të votave dhe lidhje me organizatat kriminale, sa vjen e rritet dita-ditës. Mijëra protestues dolën në rrugë të

hënën dhe kërkuan largimin e Edi Rama, ndërsa turmat thërrisnin “Shqipëria si gjithë Europa” për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Partitë e opozitës kanë vijuar me protesta të vazhdueshme në muajt e fundit, duke akuzuar qeverinë socialiste për lidhje me krimin e organizuar dhe duke kërkuar zgjedhje të

parakohshme.. Ata thonë se pranimi i vendit në BE do të bllokohet nëse Edi Rama nuk largohet. Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, u tha protestuesve se opozita “do të ndjekë çdo rrugë” me qëllim që të rrëzojë kryeministrin Edi Rama. “Shqiptarët duan ndryshime të vërteta tani, ndryshimin përfundimtar, e

ne do të ndjekim çdo rrugë dhe do të përdorim çdo mjet për të rrëzuar Ramën nga pushteti”, tha udhëheqësi i Partisë Demokratike Lulzim Basha për protestuesit në shesh. “Nëse ai nuk largohet, nuk do të ketë integrim në BE, sundim të ligjit apo drejtësi”. Protesta e së hënës ishte paqësore. Në tubimet e mëparshme ka pasur edhe përleshje e dhunshme të protestuesve me policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba molotov. Rama, i cili fitoi një mandat të dytë në 2017, ka hedhur poshtë pretendimet e demokratëve për rezultatit të zgjedhjeve. Vendet anëtare të BE do të vendosin në tetor të këtij viti nëse do të nisin bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi Komisioni Europian dha rekomandimin për hyrjen e tyre në BE. Përktheu: Lindita Kokoli


AKTUALITET

11

E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Reforma e deritanishme ka hequr kriteret përjashtuese për përfitimin e ndihmës ekonomike, ngriti sistem të digjitalizuar pikëzimi për të targetuar familjet më të varfra duke shmangur abuzimet

F

oshnjat që do të vijnë në jetë në qytetin e Sarandës, të Korçës dhe jo vetëm, si dhe nënat e reja po marrin shërbim në kushte më të mira. Kjo është bërë e mundur në sajë të materniteteve të reja në këto qytete, me investime të buxhetit të shtetit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi një video ku shikohet transformimi që kanë pësuar këto maternitete. “Fëmijët janë të parët në investimet dhe politikat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vijojmë pa u ndalur me planin e rijetësimit të materniteteve në të gjithë vendin. Puna për shëndetësinë që duam”, shprehet Manastirliu. Materniteti i ri i Sarandës, me vlerë 336 milionë lekë u shërben 140 mijë qytetarëve të katër bashkive Sarandë, Konispol, Delvinë dhe Finiq. Ky maternitet ka kapacitet për të pritur 700 lindje në vit, dy salla lindjeje dhe 2 salla operacioni. Materniteti i Korçës, një investim prej 200 milionë lekë nga buxheti i shtetit, ka kapacitetet me 45 shtretër, repartin e Neonatologjisë, Reanimacionit, etj dhe i shërben një popullate prej 270 mijë banorë. Po ashtu ai ofron standard të lartë shërbimi për nënën dhe fëmijën. Pas përfundimit të materniteteve të Sarandës dhe Korçës, po vijon puna për ndërtimin e maternitetit të ri në Berat, Lezhë dhe Kukës. Bonusi i bebes, shpërblimi financiar që mbështet familjet e reja, do të jetë pjesë e ligjit të ri të asistencës sociale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta

Rijetësim materniteteve, standarde të larta shërbimi për nënën dhe fëmijën FOSHNJAT “Foshnjat që do të vijnë në jetë në qytetin e Sarandës, të Korçës dhe jo vetëm, si dhe nënat e reja po marrin shërbim në kushte më të mira. “Fëmijët janë të parët në investimet dhe politikat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vijojmë pa u ndalur me planin e rijetësimit të materniteteve në të gjithë vendin. Puna për shëndetësinë që duam”.

BONUSI I BEBES

“Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë lekë; për fëmijën e dytë 80 mijë lekë; për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë lekë për çdo fëmijë; për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë; për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë”.

Manastrliu, solli në vëmendje sërish bonusin e bebes. Sipas saj, politika e re sociale e Qeverisë që mbështet familjet e reja, me pagesën universal të Bonusit të Bebes, jepet për çdo familje,

DURRËS

pavarësisht statusit socialekonomik. “Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë lekë; për fëmijën e dytë 80 mijë lekë; për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është

Mbi 12 mijë udhëtarë me tragete B

Mbi 12 mijë udhëtarë kanë mbërritur në Durrës me tragete gjatë javës së parë të muajit korrik, ndërsa rreth 6.500 të tjerë i kanë shfrytëzuar ato për të lundruar drejt porteve të Italisë. Vetëm ditën e dielë tragetet që mbërritën nga Bari dhe Ankona (Itali) janë shfrytëzuar nga 3,376 pasagjerë vendas dhe të huaj me 717 autovetura gjithsej. Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual Durrës, mësohet se gjatë fundjavës që kaloi tragetet kanë kryer edhe dy lundrime jashtë grafikut për të përballuar numrin në rritje të bashkëatdhëtarëve, që vijnë për të kaluar pushimet nga vendet e Europës perëndimore ku jetojnë dhe punojnë drejt familjarëve të tyre në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni. Tragetet kanë transportuar gjithashtu rreth 3,600 autovetura dhe 1,900 kamionë dhe trajlerë me mallra eksportimporti gjithsej. Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se javën e ardhshme disa tragetet do të fillojnë të lundrojnë dy herë në 24 orë, çka pritet të lehtësojë fluksin e madh të udhëtarëve në stinën e verës.

RAPORTI

esimi i biznesit dhe konsumatorëve në ekonominë e vendit ka rënë, duke i bërë ata më pesimistë dhe të pasigurt për të shpenzuar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë ekonomike ra me 0,7 pikë gjatë tremujorit të dytë të vitit, duke reflektuar situatën e tensionuar politike dhe ecurinë e përgjithshme të dobët të ekonomisë. Besimi tek tregtarët duket se është i lidhur me atë të konsumatorëve. Të dy paraqiten në rënie, edhe pse më e theksuar tek individët. Tregtia është aktualisht i vetmi sektor i sipërmarrjes që këtë tregues e ka nën mesataren historike, për shkak të ecurisë së dobët të biznesit. Konsumatorët e lidhin rënien e besimit me gjendjen financiare, që e vlerësojnë të përkeqësuar, së bashku me pritshmëritë për të ardhmen. Sektori i industrisë, ku bazohet pjesa më e madhe e eksporteve

120 mijë lekë për çdo fëmijë; për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë; për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë”, tha Manastirliu. Duke theksuar se reforma e deritanishme ka hequr kriteret përjashtuese për përfitimin e ndihmës ekonomike, ngriti sistem të digjitalizuar pikëzimi për të targetuar familjet më të varfra duke shmangur abuzimet, Manastirliu tha se ligji i ri lehtëson akoma më

shumë qytetarët për të marrë pagesat në kohë. “Projektiligji i ri për asistencën sociale shmang burokracitë, siç është miratimi i listës së përfituesve nga Këshillat Bashkiakë, duke hequr një hallkë të panevojshme tanimë që sistemi është i digjitalizuar, aq më tepër që mos mbledhja në kohë e këshillave bashkiakë, shpesh sillte vonesa në marrjen në kohë të pagesave të ndihmës ekonomike”, tha Manastirliu. Ndërsa Këshillat Bashkakë do të vendosin për kriteret dhe listën e përfituesve nga fondi 6% që kanë në dispozicion për familjet që nuk përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike.

Bie besimi në ekonomi, bizneset dhe qytetarët pesimistë

shqiptare, ka humbjen më të madhe të besimit, për shkak të rënies së prodhimit dhe të kontratave porositëse. Sektori

i ndërtimit është më pesimist, pasojë e gjendjes financiare, uljes së punësimit dhe kontratave porositëse.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

12 E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Erion Veliaj takon kryebashkiakun e Lundit në Suedi, Philip Sandberg

“Jam i impresionuar nga puna në Tiranë, ka ndryshuar shumë” T

irana dhe Bashkia e Lun dit në Suedi do të nisin një marrëdhënie të re bashkëpunimi në fushën e teknologjisë së inovacionit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim homologun suedez, Philip Sandberg, të cilit në shenjë mikpritjeje i dhuroi Kullën e Sahatit. Kryebashkiaku Philip Sandberg u shpreh i impresinuar nga transformimi i thellë që ka pësuar Tirana që nga vizita e tij e parë.

“Jam shumë i lumtur që takoj kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe të shoh ndryshimet e bëra këtu. Kur isha në Tiranë për herë të fundit kishte shumë trafik, sheshi ishte një rreth rrotullim i madh. Tani shoh që plani për qytetin është i bazuar më së shumti te njerëzit, te pemët, te rrugët periferike, ashtu si në Suedi. Edhe ne atje kemi punuar shumë fort për të bërë një planifikim për qytetin që fokusohet te njerëzit, jo te

makinat. Jam shumë i impresionuar nga kjo punë, shpresoj që të vazhdojë dhe ta bëjë një qytet miqësor për vizitorët dhe të huajt që vizitojnë Tiranën. Është kënaqësi të shoh që ka pasur kaq shumë ndryshime”, tha ai. Kryebashkiaku Veliaj tha se një ide konkrete e bashkëpunimit mes dy qyteteve do të jetë projekti i Piramidës, e cila do të kthehet në qendrën më të madhe të inovacionit në rajon. “Qyteti i

INVESTIMET

Lundit është shembull në Europë për mënyrën se si funksionon nga ana e urbanistikës, por edhe për gjithë inovacionin e inkurajuar vitet e fundit. Është një nga qytetet më progresive sot në Europë. Për ata që s’e dinë, Lundi është qyteti ku është shpikur bluetooth-i, qyteti që ka shpikur ‘face recognition’, pra shumë prej kërkimeve shkencore të teknologjisë janë bërë në Lund. Ndaj besoj se një ide konkrete ku mund të punojmë me kryetarin e bashkisë është projekti ynë i Piramidës”, tha ai. Veliaj nënvizoi se ashtu si Suedia është një nga vendet më të përparuara këtë fushë, edhe fëmijët e Tiranës do të kenë mundësi që të mësojnë programim dhe

robotikë. “Ne mund të mësojmë se si Suedia është një nga vendet më të përparuara në fushën e teknologjisë, se fëmijëve u mësohet gjuha e kompjuterit që në moshën 5-6 vjeç, njësoj siç iu mësohet gjuha suedeze. Besoj se për fëmijët shqiptarë ky është një shembull fantastik. Siç mësojmë gjuhën shqipe, duhet të mësojmë edhe gjuhën e dizajnit, programimit, mekatronikës, robotikës, apo të inteligjencës artificiale”, shtoi ai. Në shenjë të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy qyteteve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Lundit, Philip Sandberg, mbollën edhe një pemë në Parkun Europa.

Asfaltohen rrugët e prekura nga ndërtimi i linjës së transmetimit Bovillë – Yzberisht B

anorët e qytetit të Tiranës kanë jo vetëm një linjë të re të transmetimit të ujit të pijshëm, por nga sot edhe një rrugë me standarde. Pas ndërtimit të linjës së transmetimit Bovillë – Yzberisht në zonën e Institutit, Bashkia e Tiranës është kujdesur që çdo centimetër i rrugëve të prekura nga ky investim t’i rikthehet normalitetit në kohë reale. Mjetet e rënda të Bashkisë kanë asfaltuar edhe këtë pjesë të rrugës, ndërkohë që falë investimit në rrjetin ujësjellës, banorët e zonës së Kasharit, Yzberishtit, Astirit, Kombinatit dhe Kodër Kamzës do të kenë më shumë ujë të pijshëm, por edhe më cilësor.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E mërkurë, 10 KORRIK 2019

“Fotoja e jetës”, Presidenti Meta: Shqipëria e para

M

ëngjesin e kësaj të marte, Presidenti i Sh qipërisë, Ilir Meta është përgjigjur me një foto miratimit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij. Kreu i Shtetit ka publikuar foton e betimit mbi kushtetutë, kur ka marrë postin e lartë të Presidentit, foto të cilën e cilëson si fotografinë e jetës së tij. "Photo of my life! Shqipëria e para", shkruan Presidenti Ilir Meta. Edhe më herët, Presidenti është shprehur se në këtë post qëndron për të respektuar dhe për të garantuar kushtetutën e vendit.

KREU I SHTETIT NË SAMITIN E BOSNJËS

“Shpresoj të hapen negociatat në tetor”

P

residenti Ilir Meta ka postuar foto nga Samiti Rajonal që po mbahet në Bosnjë. Kreu i shtetit vlerëson se integrimi i Ballkanit Perëndimor është parësore për BE. "Përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Europian është thelbësor. Mbetemi të përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të

vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë???? dhe me Maqedoninë e Veriut???? fqinje. I jemi mirënjohës vizionit të Kancelares Ange-

la Merkel????, që u përsërit edhe në Samitin e fundit të Poznanit, se dhënia e mundësisë vendeve të Ballkanit për t'i bashkëngjitur BE-së është në interesin strategjik të bllokut komunitar europian",- shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook.

KREU I SHTETIT TAKON PRESIDENTIN E TURQISË, RECEP TAYYIP ERDOGAN

“Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve kan ë të ardhme premtuese”

P

residenti Ilir Meta është takuar dje me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Sarajevë. Në një postim në Facebook, pas takimit, kreu i shtetit shqiptar shprehet se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë të ardhme premtuese. "Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presi-

dentin e Turqisë, z.Recep Tayyip Erdogan. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese. Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm",shkruan Presidenti Meta.


AKTUALITET

14

E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Shqipëria është vulnerabël ndaj sulmeve të mundshme të kësaj natyre, që mund të shkojnë deri aty sa të cënojnë edhe sigurinë kombëtare. Ndaj informimi mbi këtë fushë ka rëndësi

Shqipëria probleme me specialistët e sigurisë kibernetike

N

ë një kohë kur përdorimi i teknologjisë dhe internetit është bërë i pashmangshëm, krimi kibernetik është një nga fenomenet më shqetësuese anembanë botës, mes të cilëve edhe Shqipëria. Në Shqipëri ndihet mungesa e specialistëve të sigurisë kibernetike sipas një studimi të kryer nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike. “Ekspertë të mirëfilltë sigurie nuk ka por ka ekspertë IT të cilët me një trajnim kanë kaluar në ekspertë sigurie. Pra e ndjejmë si domosdoshmëri ngritjen e kapaciteteve të këtij grupi ekspertësh”, thotë Vilma Tomçe. Thellimi i njohurive të pakta që njerëzit kanë në këtë fushë, që me zhvillimin e teknologjisë kthehet në domosdoshmëri, kanë qenë fokusi i sesionit të tretë të Albania CYBER ACADAMY. “Teknologjia është bërë pjesë shumë e rëndësishme në jetët tona dhe sigurisht kjo vjen dhe me risqe të mëdha nga mbrapa. Thjesht salla që është plot tregon sa të interesuar janë njerëzit në këtë fushë”, thotë Lorin Baxhaku. Trajnimet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë po orientojnë mbi tregun e punës dhe studentët. Samela ka përfunduar studimet Bachelor për Inxhinieri Informatike dhe tashmë ndjek masterin mbi Sigurinë e Informacionit si një nga degët më të kërkuara për momentin. “Siguria kibernetike është si fushë dhe degë studimi relativisht e re në Shqipëri. Ky është dhe fokusi im që të jem një punonjëse e sigurisë kibernetike dhe të kontriboj

në një kompani për mbrojtjen e të gjitha të dhënave dhe përmirësimin e sistemeve në aspektin e sigurisë. Siç ka evoluar teknologjia kanë evoluar dhe hakerat, vjedhësit e informacionit atëherë ka lindur dhe nevoja e sigurisë kibernetike”, thotë studentja Samela Bajraktari. Sulmet kibernetike në Shqipëri nuk janë

RINAS

Dy turq arrestohen në aeroport

ende të shpeshta, megjithatë ato nuk mungojnë. Ndaj informimi mbi këtë fushë ka rëndësi. Shqipëria është vulnerabël ndaj sulmeve të mundshme të kësaj natyre, që mund të shkojnë deri aty sa të cënojnë edhe sigurinë kombëtare. Një ndër këto sulme, mund të vijë edhe nga akte terroriste. Ka pasur pasoja mjaft të rënda, duke çuar në shantazhe,

bullizëm, pedofili dhe madje edhe dëme të mëdha ekonomike të bizneseve. Sipas të dhënave të publikuara nga kompania e antivirusit Kaspersky Security Network (KSN), për 2018, Shqipëria renditet e dyta me një numër tepër të lartë të pajisjeve kompjuterike të sulmuara nga viruse dhe programe të dëmshme të softwerit. 30,27% e pajisjeve

SITUATA “Në Shqipëri ndihet mungesa e specialistëve të sigurisë kibernetike sipas një studimi të kryer nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike. “Ekspertë të mirëfilltë sigurie nuk ka por ka ekspertë IT të cilët me një trajnim kanë kaluar në ekspertë sigurie. Pra e ndjejmë si domosdoshmëri ngritjen e kapaciteteve të këtij grupi ekspertësh”. Thellimi i njohurive të pakta që njerëzit kanë në këtë fushë kthehet në domosdoshmëri”. kompjuterike në Shqipëri janë prekur të paktën një herë gjatë kësaj periudhe nga materialet e internetit me përmbajtje të dëmshme. Kjo shifër e lartë lidhet edhe me masat e vogla që përdoruesit shqiptarë marrin për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike, si përdorimi i antiviruësve por edhe njohuritë e dobëta për identifikimin e materialeve të dëmshme. Në vend të parë renditet Bjellorusia, e dyta Shqipëria e ndjekur nga Ukraina dhe Armenia në vend të tretë dhe të katërt respektivisht.

SHQETËSIMI

Tarifë për invalidët në Rrugën e Kombit I

Policia kufitare e Rinasit, ka arrestuar dy turq të cilët do të udhëtonin nga Shqipëria drejt Kanadasë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, punonjësit e policisë dyshuan se vizat e turqve S.S, 39-vjeç dhe H.C, 41-vjeç ishte false. Nga ekzaminimi në laborator, rezultoi se vizat ishin të falsifikuara. Dy udhëtarët turq u arrestuan në flagrancë me akuzën e falsifikimit të vizave dhe falsifikimit të dokumenteve. Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2019, Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar dhe arrestuar 457 persona për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu u është refuzuar dalja nga Shqipëria 1157 qytetarëve pasi nuk plotësonin kushtet për udhëtim në zonën Schengen. Ndërsa 60 shtetas të huaj nuk janë lejuar të hyjnë në Shqipëri. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka pasur rritje të numrit të pasagjerëve në aeroportin “Nënë Tereza”, konkretisht 141.559 udhëtarë më shumë.

nvalidët e punës në Qarkun e Kukësit, thonë se prej 5 qershorit, kompania koncensionare po aplikon ndaj tyre tarifë e plotë prej 100 lekësh për lëvizjen në Rrugën e Kombit. Kryetari i Shoqatës, Mustafe Luzha, thotë se përmes një urdhri, për të cilët ata nuk janë njoftuar koncensionari u kërkon pagesë të plotë në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që nga vendosja e tarifës ata kanë lëvizur pa probleme. “Po paguajmë si gjithë qytetarëve të tjerë 100 lekë. Dy invalidë i kanë dërguar në komisariat për arsye se kanë kundërshtuar pagesën”. Duke kërkuar ndërhyrjen direkte të kryeministrit dhe ministrave të linjës të lidhura me këtë çështje, Invalidët e Kukësit kërkojnë tërheqjen e tarifës për të lëvizur në rrugën e Kombit, ndërsa paralajmërojnë edhe greva urie.

“I kërkojmë kryeministrit dhe ministrave të marrin masa sa më shpejt që të mos kalojmë në grevë. Do bëjmë grevë dhe do jetë poshtërsi ta shikojë bota sesi veprohet në Shqipëri”. Në

qarkun e Kukësit, janë rreth 300 invalidë të punës që sipas shoqatës përdorin mjete të vogla me të cilat lëvizin drejt Tiranës për nevoja shëndetësore përmes Rrugës së Kombit.


AKTUALITET

15

E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Super operacioni u shtri në të gjithë kontinentin evropian me autoritetet që arrestuan 234 persona ndërkohë që u sekuestruan edhe 3.8 milionë substanca doping duke shkatërruar 17 grupe kriminale të trafikut ndërkombëtar

Superaksion antidoping, sekuestrohen 3.8 milionë substanca të ndaluara N

ë Europë goditet një rrjet i madh i trafikimit të substancave doping në sport. Superaksioni i koduar “Viribus” që është më i madhi i kryer ndonjëherë, u koordinua nga Komanda e Karabinierëve të Njësisë për Shëndetin në Itali në bashkëpunim me Europolin. Në këtë operacion që nisi në tetor të vitit 2018 me arrestimin e 13 anëtarëve të një organizate të vepronte në Itali e Rumani, bashkëpunoi edhe Shqipëria që u rendit përkrah të gjitha vendeve të Bashkimit Europian, Interpolit, SHBA, Zvicrës, e shumë shteteve të tjera. Super operacioni u shtri në të gjithë kontinentin evropian me autoritetet që arrestuan 234 persona ndërkohë që u sekuestruan edhe 3.8 milionë substanca doping duke shkatërruar 17 grupe kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve të tilla. Policia e Shtetit ka marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të koduar “Viribus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të drejtuar dhe koordinuar nga Europol. Policia sqaron se gjatë operacionit u goditën 17 grupe të krimit të organizuar të përfshirë në trafikimin e ilaçeve të falsifikuara dhe materialit të dopingut. Në operacionin e koordinuar Europol-Viribus për një goditje masive në trafikimin e materialeve doping dhe ilaçeve të falsifikuara, morën pjesë 33 vende, Interpol, Qendra e Përbashkët e Hulumtimeve (JRC), Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA). Mbyllja e laboratorëve nëntokësorë ishte një nga objektivat kryesore të operacionit: 9 u zbuluan dhe u mbyllën në vendet evropiane dhe pothuajse 24 ton pluhur steroid i papërpunuar u konfiskua. Operacioni Viribus u përqendrua gjithashtu në kontrolle dopingu gjatë ngjarjeve sportive, ku në disa prej vendeve pjesëmarrëse janë kryer 1.357 kontrolle (teste të gjakut dhe urinës). Gjatë operacionit u goditën 17 grupe të organizuara, u arrestuan 234 të dyshuar, si dhe u sekuestruan 3,8 milionë ilaçe dopingu të ndaluar dhe ilaçe të falsifikuara (konfiskimet përfshinin

MEGA AKSIONI “Super operacioni u shtri në të gjithë kontinentin evropian me autoritetet që arrestuan 234 persona ndërkohë që u sekuestruan edhe 3.8 milionë substanca doping duke shkatërruar 17 grupe kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve të tilla. Në këtë operacion që nisi në tetor të vitit 2018 me arrestimin e 13 anëtarëve të një organizate të vepronte në Itali e Rumani, bashkëpunoi edhe Shqipëria që u rendit përkrah të gjitha vendeve të Bashkimit Europian, Interpolit, SHBA, Zvicrës, e shumë shteteve të tjera”.

EUROPOL

substanca dopingu, shtesa ushqimore, ilaçe dhe sporte dhe shtesa ushqimore), 9 laboratorë nëntokësorë të ndërprerë, pothuajse 1 000 individë raportuan për prodhimin, tregtimin ose përdorimin e substancave doping. Në Shqipëri nga specialistët e antigrogës u sekuestruan 175 kg mrofinë, ketaminë, ekstazi, metadon etj.

Europol dislokoi pesë ekspertë dhe hapi zyra mobile në Hungari dhe Spanjë për të kontrolluar në kohë reale të dhënat e mbledhura gjatë rrjedhës së operacionit dhe për të siguruar mbështetje ligjore. Ekspertët nga Koalicioni i Koordinuar i Krimit të Pronësisë intelektuale të Europol (IPC3), financuar nga Zyra e Pronësisë Intelektuale e

Bashkimit Evropian (EUIPO), gjithashtu mbështetën aktivitetet përmes raporteve të inteligjencës me burim të hapur në faqet e internetit dhe llogarive të trafikimit të materialeve doping. Industria farmaceutike bashkëpunoi duke siguruar inteligjencë nëpërmjet Institutit të Sigurisë Farmaceutike (PSI).

“Ekspertët nga Koalicioni i Koordinuar i Krimit të Pronësisë intelektuale të Europol (IPC3), financuar nga Zyra e Pronësisë Intelektuale e Bashkimit Evropian (EUIPO), gjithashtu mbështetën aktivitetet përmes raporteve të inteligjencës me burim të hapur në faqet e internetit dhe llogarive të trafikimit të materialeve doping. Industria farmaceutike bashkëpunoi duke siguruar inteligjencë nëpërmjet Institutit të Sigurisë Farmaceutike (PSI)”.

SEZONI

SITUATA

9 të vdekur në plazhet shqiptare

“Gripi i syve”, situatë epidemike nga plazhi e pishinat

Një tjetër i moshuar humbi jetën në plazh këtë sezon turistik. Viktima është një 76-vjeçar, ndërsa ngarja u shënua në plazhin e Tales. I moshuari ka gjetur vdekjen sapo është futur në ujë dhe dyshimet e para janë se vdekja e tij ka ardhur nga arresti kardiak. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të përsonelit mjekësor që është vendosur në këtë zonë turistike, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë. Trupi i pajetë i 76-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore, e cila do të përcaktoje edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së tij. Ai është viktima e dytë brenda një muaji në plazhet e Lezhës, pasi 2 javë më parë një 18-vjeçar nga Kruja u mbyt në det në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Të hënën, një turist boshnjak, 70-vjeçar humbi jetën për pasojë të një infarkti në plazhin e Durrësit. Ai ishte pushuesi i katërt që humbi jetën në plazhin e Durrësit këtë sezon për shkak të sëmundjeve kronike të zemrës. Katër pushues ndërkohë kanë humbur jetën në plazhet e Vlorës për të njëjtat arsye.

Nëse virozat zakonisht i kalojmë në dimër, këtë verë një virus i veçantë është në qarkullim. Njihet si gripi i syrit dhe në Tiranë po merr përmasat e një epidemie. Të rritur e fëmijë paraqiten çdo ditë në qendrat shëndetësore të sëmurë nga virusi i syve. Mjekët tregojnë se gripi është i formës agresive dhe shenjat fillojnë dy javë pas prekjes nga virusi. “Konjunktiviti adenoviral, i cili shkaktohet nga një virus që prek sytë, këtë vit ka një agresivitet shumë të shprehur”, thotë mjekja okuliste Nora Burda. Gripi i syrit është ngjitës përmes kontakteve me duart dhe nga sendet e ndryshme. Ai që e ka shkaktuar epideminë këtë periudhë është plazhi. Mjekët bëjnë apel që të sëmurët mos të shkojnë në pishina dhe as në det, pasi infeksioni kalon përmes ujit. “Personat e infektuar mund të futen në det dhe të tjerët mund ta marrin inflamacionin përmes ujit. Ata duhet të lajnë duart sa herë që prekin sytë, se pastaj edhe trajtimi është i vështirë”, thotë mjekja.


FORUM

16 E mërkurë, 10 KORRIK 2019

FORUM

FORUM

Rama je në kurth, dështove! Nga Elmaz Sherifi*

K

ur more PS, deklarove se nuk ishe politikan por do promovoje “Politiken e Re”! Koha të dha të drejtë për gjysëm fjalinë. Nuk u bëre politikan modern dhe po ikën nga politika si anarkist. Deklarove para një muaji se je tre lëvizje para. Po tregon se asgjë nuk ke kuptuar, duke mbetur katër lëvizje prapa. Gabimi i parë ishte kur deklarove se në Shqipëri janë dy opozita. Opozita parlamentare e krijuar si sfidë e opozitës politike. Tani e ke harruar opozitën parlamentare dhe zgjidhjen e krizës politike e kërkon nga opozita politike. Gabimi i dytë madhor. Krijove opozitën për zgjedhjet vendore me Bindjen Demokratike. U lumturove që do fitoje 61 bashki, duke mos patur një ditë zgjedhje, pasi presidenti i kishte anulluar zgjedhjet dhe Ti e botove dekretin në fletoren zyrtare. Bindja nuk mori vota dhe ju akuzon se i vodhët votat me komisionerët partiake. Gabimi i tretë ishte kur besuat se me presion e tallje, Presidenti Meta do të jepte dorëheqje. Të shokuar nga mosnenësht-

rimi i tij, fillove procedurat e shkarkimit duke u kthyer në qesharake me “opozitën parlamentare”! Tani i luteni presidentit të mos ju shajë! Krye gabimi i katërt ishte deklarimi se opozita u vetëasgjësua dhe “artisti” më 1 korrik, një ditë pas zgjedhjeve vendore, do të kishte përballë demokatët e rebeluar me parrulla mbi supe-Basha IK. Sa ndihmë i dhe forcimit të PD dhe “artisti” po bëhet lideri i tyre. Dje edhe gomarët mbanin mbi kurriz parullën Rama Ik! Mos e vono zgjidhjen politike! Mos prit të ta kërkojnë “partia e rreshtit”. Do humbasësh edhe më shumë se sa më 30 qershor, prandaj pas zgjedhjeve vendore “vajton fitoren” dhe ke filluar organizimin e partisë. Mos prit të ta kërkojnë dorëheqjen ndërkombëtarët! *Ish-ministër dhe ish-deputet i PS

Komisioni i shpifjes për presidentin Nga Klevis Balliu

A

jo çka bëri dje Parlamenti fals, është ngritja e një komisioni fals hetimor. Në fakt ai është komisioni i shpifjes ndaj Presidentit. Çdo ditë do shihni deputetë që kanë dalë në përgjimet e BILD dhe deputetët e emëruar nga qeveria e dalë nga vjedhja e votës që u faktua tek përgjimet e BILD që hedhin baltë mbi figurën e kreut të shtetit. Në komision në fakt do të shikoni se si do të shpifet kundër Kreut të Shtetit. Pse e them këtë? Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shkarkojë Presidentin dhe këtë e konfirmuan dhe vetë deputetët e mafies publikisht, atëherë pse duhet ky komision kur ska gjykatë? Komisioni duhet për dy arsye. E para që të shpifin dhe të nxjerrin vrer ndaj institucionit të vetëm që ska kapur qeveria e përgjimeve të BILD. Dhe e dyta: Të zhvendosim vëmendjen duke folur kundër Presidentit në mënyrë që mediat që paguhen nga paratë e drogës, të atyre që ndihmuan qeverinë e përgjimeve të BILD të fshehin drogën, korrupsionin dhe lidhjet me krimin dhe vjedhjen e votës.

Qartazi është një akt i turpshëm të ngresh komision për të sharë e për të shpifur, si një herë e një kohë partia e babait të Kryeministrit. Tek komisioni do shpallin armiqtë e popullit, se janë që janë duke shpifur për Presidentin do të shpifin dhe për të tjerë, të kërkojnë arrestime e pushkatime për ata që si bindën partisë së përgjimeve të BILD. Por ky akt është një akt i një qeverie që tanimë është drejt fundit dhe në fakt nuk ka më as rëndësi se çfarë bëjnë, se fundja kush po i pyet? Por, këto akte janë pjesë e një grushti shtetit dhe ne nuk duhet ti harrojmë anëtarët e këtij komisioni, pasi ata qartazi janë edhe pjestarë të grushtit të shtetit dhe është e domosdoshme që ata të marrin atë çka meritojnë, siç e parashikon ligji. Kuptohet përpara se të arrijmë atje duhet të shkatërrojmë sistemin që ka ngritur qeveria e përgjimeve të BILD. Dhe kjo do të ndodhë në një mënyrë apo në një tjetër, pasi largimi i Kryeministrit të përgjimeve të BILD është tanimë interes kombëtar për të mbrojtur sigurinë kombëtare, interesin publik si dhe të ardhmen e vendit tonë. *Ish-deputet i Partisë Demokratike

ANALIZË Nga Agim Jazaj

K

emi jetuar, punuar po dhe pasqyruar e pub likuar në shtypin shqiptar, dhe në shtypin e emigracionit, për gati 1 dekadë në Greqi, kryeqytetin e sajAthinë. Në Greqi janë dhe emigrantët shqiptarë, me numrin më të madh, me rreth 600- 700 mijë. Aty kanë mësuar e përfituar, madje modele qytetrimi, pse jo dhe element të demokracisë. Në memorjen e kujdëdo është skalitur thirrja e hapur e Kostandino Micotaqis, në prill të vitit 1991, i cili së bashku me ish ministrin e jashtëm aso kohe: Antonis Samaras ishte për vizitë në Shqipëri! At’herë ish kryeministri Micotaqis nga Kakavija bëri thirrjen për shqiptarët, e cila nuk do të shqitet kurrë nga kujtesa! “Unë përpara Ju pas meje”- Duke e shoqëruar edhe me dorë... Dhe thirja e shoqëruar me dorën e ngrohtë e kryministrit të huaj, u shoqërua me vërshimin e shqiptarve, me shqyerjen e kufirit me Greqinë, ku vërshuan drejtë saj bijë bija të shqiptarëve, me bukë e pa bukë, të zbathur e me fëmijët në krah, ku u pritën edhe në stanet greke, duke u dhën bukë për të ngrënë e zjarr për tu ngrohur...por edhe me raste, e sjellje të pa hijshishme, bukëshkal të shqiptarëve ndaj dhëmsurisë njerëzore, por

Greqia e dha modelin edhe për të verbërit! edhe anasjelltas në pakicë. Në viteve 2000, ishte kryeministër i vendit: Kostas Simitis, dhe në vitin 2001-2004, u ndërtëtu Stadiumi i Lojrave Olimpike Botërore, ku ishin të punësuar dhe shumë emigrant shqiptar. Edhe Simitis, si një ish Kryemistër fitues i tri legjislaturave, madje duke bërë edhe zgjedhje (për zgjidhje) të parakohshme...Ata dhe atje nuk presin 4 vjeçarin, po edhe pas 4 muajësh votbesohet qeveria! Emigarntët shqiptarë kanë shënuar fortë se: “Dorëheqja nuk është Kokë Heqje”- si në Shqipëri. Numërimi i votave, e jo ngatërrimi i votave bëhej brenda ditës dhe rezultatit del po brenda Ditës, i pa kontestuar nga asnjë palë. Qeversisjet kanë vijuar, po dhe kanë nohur humbjet, kanë uruar fituesit. Madje në Greqi kemi transmetuar në shtypin Shqiptar edhe Zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ka një formulë shumë intresante. Presidentin e Republikës e propozon partia qeverisëse, nga radhët e Opozitës. Në orët e mbarimit të mandati të

presidentit, ish kryeministri i vendit: Kostandino Karamanlis, propozoi për president të vendit; Kariolos Papulias, një figurë shumëdimënsionale dhe pa kontestuar nga palët, por dhe një mik i njohur i shqiptarëve... Në sancën Parlamantare të asaj nate, asnjë deputet nuk u e kundërshtoi kanditaturën e bafasishmme, të z. Papuliasit. Vitet kanë vijuar dhe emigrantë gjithashtu kanë mësuar dhe shënuar edhe këto element të demokracisë në një vend ku ka lindur Demikracia, ndihen keq sa dhe të fyer nga mungesa e këtyre standarteve në vendin e tyre. Ndoshta Përvoja është shumë afër dhe po mbahet shumë larg nga politikanët tanë: Grabitqar, Hileqar dhe Haleqar, të lidhur më krimin dhe bandat. Qeverisjet vijuan dhe në Qeveri, vota e transformimit dhe e transferimit sollën në pushtet ; PASOK, me kryministër Jorgos Papandreus. Por ekononomia greke pësoi humbje të thella...Zgjedhjet e parakohëshme sollën në pushtet: Aleksis Tsiprac, lider i një

partie të vogël SIRIZA... Kryeministri i partisë së vogël, u ndesh me kriza dhe beteja të madha. Tsipras mbahet mënd, shënohet fortë edhe nga emigracioni për disa herë të votbesimit, i vet kërkuar dhe i vet vënë në PESHORE, por edhe të zgjedhjeve të parakohëshme, të cilat i ka verfikuar, peshur dhe miratur sovrani grek, duke i dhënë atij disa herë votbesimin, përgjatë qeverisjes... Aristotel i madh grek ka thënë: “E kam mik Platonin, por më shumë dua të Vërtetën”! Edhe zgjedhjet e parakohëshme, pa mbaruar afati kohor, të zhvilluara më 7 korrik 2019, Rezultoi: Vota e qytetarëve grek zgjodhi për t’i qeverisur: Partinë Demokracia e Re, e trashgimtarve Micotaqis, e cila ka nxjerr figura si Konstadino Micotaqis, me bashkshoreten e tij Marika, e njohur si një Arvanitase me vlera njerëzore, bija e tij: Dhora Bakojanis, ish kryebashkiakja e Athinës, një mikesh e njohur e Shqiptarëve, si dhe kryeministri i sotëm Kyriakos Mitsotakis.

Greqia me mbi 11 milion banorë, përveç emigracionit, madje duke përfshirë në garë për të zgjedhur e për tu zgjedhur edhe emigrantë shqiptar, shpalli rezultatin e zgjedhjeve brënda 40 orësh. Ndërsa në Shqipëri, sa një lagje e Athinës; me rreth 700 mijë votues: Komisioni Qëndror i Vjedhjeve, me Komosionerët e Ngatërrimit të votave, me rezultatet e deformuar dhe mendje të Deformuara, kanë abuzur me më të shënjtën e njeriu, Votën, nuk nuk po shpallen shifrat abuzuese, as në të 40-tat e Qeverisë Rilindiste! Humbësi i Ndershëm, me kontribute të Çmuara, për ngritjen ekonomike, mos thellimin e krizës nga paradhësit dhe me disa herë i votbesuar dhe zgjedhje të parakohëshme: Aleksis Tsipras Uroi në kohë qysh dje Fituesin e Qeverisjes të 7 Korrikut; kryeministrin: Kyriakos Mitsotakis. Aleksiss Tsipras është: Një “Humbës”- Fitues për Kontributet, Sakrificat, Atdhetarizimin dhe Vlera Qyetare Europiane. Një model i afërt dhe shumë i largët edhe për Ç’qeverisësitVithisësit e vendit tonë, Humbjen e quajnë Fitore, Hunda në qiell e B...në diell: Dorëheqjen Kokëheqje, dhe veten: Të përjetshëm në pushtet, Ndonëse kalimtar në jetë!...


SPECIALE

17 E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Eugène Ionesco, një takimi i paharruar pune me fotografin e shquar shqiptar, Gjon Mili Nga Kristaq BALLI

N

jë prej damaturgëve më të shquar botërorë të Teatrit Absurd, rumuno-francezi Eugéne Ionesco lindi 110 vjet tëhu në Slatina të Rumanisë më 1909, por do zhvendosej e do të jetonte përfundimisht në Francë në vitin 1945, ku edhe do të shuhej përfundimisht 25 vjet më parë, më 1994 pas një pune të gjatë e të suksesshme krijuese veçanërisht në letërsinë dramaturgjke. Të dy përvjetorët e tij të këtij viti i përhijnë botës e historisë së artit dramatik, sidomos atij skenik, por edhe lexuesit, audiencës e kritikës artistike gjeninë e kontributin e tij artistik në një prej zhanreve më kontraverse e prolikse të dramaturgjisë, “Teatrit të Absurdit”, të cilat ai i shkroi kryesisht në frëngjsht dhe ku ai mbetet një prej shembujve më të shquar të teatrit avanguard botëror. Fëmijërinë dhe adoleshencën e kaloi në Francë. U kthye në Rumani më 1925 pas divorcit të prindërve të tij, ku studioi Letërsi franceze në Universitetin e Bukureshtit(1928-1933). Martohet me Rodica Burileanu më 1936, lindin një vajzë, për të cilën Jonesko shkruan disa tregime jokonvencionale për fëmjë. Më1938 e më pas më1945 shkojnë në Francë fillimisht në Marsejë dhe më pas në Paris pas mbarimit të Luftës II Botërore. Fillimet e para krijuese në letërsi ishin poezitë dhe kritika në disa gazeta në Rumani. Veprat e para të tij të plota ishin “Nu” (Jo), një libër kritik për poezinë rumune dhe “Hugoliade”, një biografi satirike për Viktor Hygo, e cila përfshin

episode skandaloze të jetës së Hygoit. Dramën e parë e ka shkruar në vitin 1948, “La Cantatrice chauve” e performuar së pari në gjuhën angleze si “The Bald Soprano” (Sopranoja Tullace),1950. Kjo dramë, e cila konsiderohet si një shembull e “anti-teatrit”, inspironte një revolucion në teknikat dramatike dhe ndihmoi lançimin e Teatrit të Absurdit. Më pas ai shkroi një seri dramash të shkurtra me një akt, apo skeçe të gjatë në rumamisht, por të përkthyera në anglisht, si “Jack, or the Submission” (Xhek, ose Nënështrimi), 1950, “La Leçon” (Mësimi), 1950, “Salutations” (Përshëndetjet), 1950, “Les Chaises” (Karriget), 1952, “The Future is in Egs” (E Ardhmja është tek vezët), 1951, “Victims of Duty” (Vikimat e detyrës), 1952, “Le Nouveau Locataire” (Qiraxhiu i Ri),1955. Këto pjesë të shkurtra absurde, që konsiderohen si “antidrama” shprehin idetë “antilogjike”, ndjenja moderne të izolimit, pamundësisë dhe kotësisë së komunikimit, me forcë komike surrealiste duke parodizuar

konformizmin e borgjezisë dhe formave konvencionale teatrale. Ai shpërfill psikologjinë dhe dialogun koherent, duke përshkruar në këtë mënyrë një botë të dehumanizuar me karaktere mekanike e marioneta të cilët flasin jo logjikisht. “Rhinoceros” (Rinoceronti), 1960, drama dhe shfaqja e tij më e famshme reflekton përvojën personale të Ionescos me fashizmin: Rinoceronti përshkruan betejën e një njeriu për të ruajtur identitetin e integritetin e tij i vetëm në një botë ku gjithë të tjerët i janë dorëzuar “bukurisë” së forcës kafshërore. Me dramën e gjatë “The Killer” (Vrasësi),1959, Ionesko filloi të eksplorojë situata më të gjera dramatike që tipizojnë karaktere më të humanizuar. Sidomos këtu përfshihet Berenger, një karakter qëndror në një numur dramash të Ioneskos, e fundit nga të cilat ishte “A Stroll in the Air” (Xhiro në ajër). Berenger është një figurë gjysëm autobiografike që shpreh habinë e Ioneskos dhe ankthin për kotësinë e realitetit. Në “The Killer” (Vrasësi) ai ndesh vdekjen në figurën e një vraësi serial. Kjo është një nga arsyet që në këtë dramë Ionesko shpreh me forcën më të madhe tmerrin e tij të konformizmit ideologjik, të inspiruar nga ngritja e ushtrisë të hekurt fashiste në Rumani gjatë viteve ’30. “Exit the King” (Zhdukni Mbretin), 1962 e shfaq atë si Mbreti Berenger I, figurë e një njeriu të zakonshëm, i cili lufton për qëllimin e tij me vdekjen e vet. Dramat e tij të fundit, si “Hunger and Thirst” (Uri dhe Etje), 1966, “Macbett” (Makbeth), 1972 dhe “Ce Formidable Bordel”, 1973 tërhoqën më pak vëmendje.

Ionesko ka shkruar një libret për opera “Maximilien Kolbe” (me muzikë të Dominique Probst) që është performuar nga 5 vende, është filmuar dhe rregjistruar në CD. Ai ka shkruar edhe një roman “The Hermit” (Heremiti), botuar së pari më 1975. Një vend të veçantë në krijimtarinë e Ioneskos zenë shkrimet teorike mbi teatrin. Ai i shkroi ato në përpjekje të korrigjojë kritikat që kishin keqkuptuar veprën e tij dhe kishin influencuar gabimisht tek spektatori. Duke vepruar kështu, Ionesko artikuloi mënyrat që ai mendonte se si duhej të reformohej teatri. Ionesko konsiderohet si shkrimtar Teatrit të Absurdit. Studiuesi më eminent I këtij zhanri teatror, Martin Esslin, në librin e tij me të njëjtin titull e radhit Ionescon në shkrimtarët kontemporanë si Sammuel Beckett, Jean Genet, Arthur Adamov, Harold Pinter, Luigi Pirandello, Friedrich Dürrenmatt, Václav Havel, etj. Esslin e klasifikon “absurd” bazuar në konceptin e Albert Camy mbi absurdin, duke nënvizuar se Beckett dhe Ionesko paraqitën më mirë në veprat e tyre kotësinë e ekzistencës se sa Camys dhe Sartri. Ionesko është etiketuar ndonjëherë si ekzistencialist, por ai e kundërshton atë. Në bibliotekën dramatike të Ioneskos janë rreth 34 drama të shkurtra apo të gjata, disa libra teorikë e kritikë për artin dramatik e teatrin, një roman dhe disa vepra të papërfunduara. Për kontributin e tij të shquar në fushën dramaturgjike moderne dhe kriticizmin teorik e teatral ai u pranua më 1970 anëtar i Akademisë Franceze. Ka marrë një seri çmimesh si atë të Turneut të Festivalit për Filma, 1959; Çmimin e Italisë,1963; Çmimin e Shoqërisë së Autorëve të Teatrit,1966; Çmimin e Madh Kombëtar për Teatrin, 1969, Çmimin e Madh të Monakos, 1969, Çmimin Shtetëror Austriak për Letërsinë Europiane,1970; Çmimin e Jerusalemit,1973, anëtarësimin në Akademinë Rumune dhe disa grada doktorale nga universitete të ndryshme në Europë, etj. “Një vepër arti është mbi të

gjitha një aventurë e mendjes sime”- thotë Ionesko. Sipas Gjon Milit, fotografitë e tij për dramaturgun Ionesko, që janë bërë gjatë një sesioni 15 minutësh në vitin 1971 për revistën e madhe amerikane “LIFE”, ilustrojnë dy mënyra klasike të qasjes fotografike për një subjekt. “Ionesco arriti tamam në mbrëmje, i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij. Unë e rehatova atë në një kolltuk të madh dhe fillova të shkrep në mënyrë rastësore, duke biseduar me të dhe të ndërhyj në orvajtjet e Madam Ioneskos për të ulur një xhufkë të padisiplinuar flokësh prapa kokës së tij (Unë i shpjegoja se ajo shprehte karakterin). Rezultati tregon se Ionesko e kishte krijuar vetë pozën e tij të qetë por të rregullt. Duke synuar tani për një portret më ekspresiv, fillova tí bëj atij disa pyetje. ‘Çfarë mendoni për të rinjtë e sotëm?’ e ngacmova duke e bërë të flasë. Duke mbajtur në njerën dorë aparatin e duke vështruar me vështirësi nëpërmjet shikuesit, qëndroja me vëmendje që ai të mos dilte nga situata, unë shkrepja sa më shpesh mundja deri sa mbaroi kaseta e filmit. Ionesko, i pavëmendshëm ndaj vetes, u pajtua tërësisht e më tregoi mua aq shumë gjera që mua më duhej për ta njohur atë.” (Gjon Mili: Photographs & Recollection, f. 142). Ashtu si edhe me artistë e personalitete të mëdhenj të thuajse nga të gjitha sferat e jetës historike, politike, shoqërore, kulturore, artistike, sportive, edhe bashkëpunimi me Ioneskon tregon se çfarë atributi, autoriteti dhe korelacioni profesional kishte fituar Gjon Mili me ajkën e ngjarjeve dhe personazheve të shquar të kohës kur ai jetoi e krijoi dhe se qindra e mijra foto të tij kanë qenë, janë e do të mbeten një trashëgimi e vyer, autentike dhe e pashlyeshme në historinë universale të fotografisë.


KULTURE

18 E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Neglizhenca ndaj veprave të artit, në Shqipërinë komuniste N

ë verën e vitit 1986, 3,310 piktura, skulptura, grafikë, vizatime etj. – pronë e Galerisë Kombëtare të Arteve – ishin vënë në rrezik shkatërrimi kur kjo pasuri artistike ishte strehuar në një ambient të papërshtatshëm. Një dokument i nënshkruar nga Alfred Uçi si kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve dërguar Këshillit të Ministrave, zbulon se ambientet e fondit të Galerisë së Arteve i ishin dhënë Komitetit Ekzekutiv të Tiranës për t’i përdorur për destinacion tjetër dhe veprat e artit ishin degdisur në katin e pestë, poshtë një tarrace përvëluese në “Ndërmarrjen e Përhapjes së Librit”. E gjithë pasuria e fondit të Galerisë së Arteve, afro 10 herë më shumë se veprat e ekspozuara ndodheshin në mëshirën e fatit në kushte ekstreme të temperaturave në ambiente të papërshtatshme, dhe nën efektin e agjentëve të tjerë të rrezikshëm natyrorë. Teksa ngre shqetësimin e tij për këtë rrezik të paprecedentë të kësaj pasurie, Alfred Uçi shkruan në relacionin e tij: “Kushtet në të cilat ndodhet fondi i Galerisë, janë krejt të

Ka edhe festivale me 35 000… këngëtarë?!

F papërshtatshme. Qysh tani vihen re dëmtime të rënda e të shpejta të veprave. Mjedisi ku ruhen është i ndarë në dhoma të vogla (zyra) pa ngrohje, pa ventilim e me tarracë që lëshon nxehtësi të jashtëzakonshme. Në këtë mjedis nuk mund të përmirësohet gjendja ndaj agjentëve atmosferikë, lagështirës, mykut, ndryshimeve të temperaturës, rrezeve ultraviolet etj. parametrat e të cilave edhe brenda një cikli 24 orësh i kapërcejnë kufijtë minimalë e maksimalë. Nga stina në stinë këto ndryshime bëhen edhe më të mëdha”. Sipas Uçit, dëmet viheshin re në pikturën e vajit, e

cila përbënte pjesën dërrmuese të fondit. “Ka shumë deformime të telajove nga tensionet në tërheqje, plasaritjet e ngjyrave, dëmtime të kanavacës, grundit, pelohulit, rritjes së aktivitetit të mykut, reagimit gazor, etj”, vëren ai. “Meqenëse zgjidhja përfundimtare e këtij problemi kërkon ndërtimin e një godinë shtojcë pranë Galerisë së Arteve gjë që do të vonohet dhe meqenëse ruajtja e vlerave të fondeve është detyrë e ngutshme, ne mendojmë që qysh tani të merren masa urgjente për t’i shpëtuar fondet e Galerisë së Arteve”, shkruan Alfred Uçi.

estivali muzikor i ashtuquajtur “Kremtimi estonez i këngës dhe valles” ka mbledhur 90 000 vizitorë në Talin. Bëhet fjalë për festivalin që mbahet çdo pesë vjet që nga viti 1869, ndërsa është i njohur si një nga festivalet më të mëdha të muzikantëve në botë. Sivjet në teatrot e Talinit morën pjesë 35 000 këngëtarë, mbi 1 000 kore dhe 700 grupe vallëzimi. Së bashku me festivalet në Lituani dhe Letoninë fqinjë, festimet balltike të valleve dhe lojërave janë përfshirë si një festival në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore në Europë. Festivali paraqet një segment të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe historike të Estonisë dhe luajti një rol të rëndësishëm në rezistencën e estonezëve gjatë pushtimit sovjetik kur shumë këngë patriotike u ndaluan. Shpalljes së pavarësisë së Estonisë, në vitin 1991, i paraprinë disa vite protesta, në të cilat protestuesit estonezë këndonin këngë patriotike dhe këto protesta shpesh quheshin “Revolucioni i këndimit”.

Frano Kulli: Biblioteka, derë e hapur dhe burim dijesh për lexuesit e shumtë “Biblioteka është institucioni i vetëm publik, që shërben libra dhe ka të gjithë potencialin të ndërtojë ura lidhëse dhe të përbashkëta komunikimi, mes atyre që konsumojnë mendime, artin e fjalës dhe ndajnë bindjen e përbashkët se një shoqëri mund të bëjë përpara nëse individët kanë formim të mirë të gjithanshëm”. Kështu prononcohet për “Koha Jonë”, drejtori i palodhur i Bibliotekës Publike “Gjergj Fishta”, në qytetin e Lezhës, gazetari dhe botuesi i njohur, Frano Kulli. “Ne përpiqemi që me punën profesionale dhe shërbimin korrekt të specialistëve këtu, të sjellim në bibliotekë njerëzit e moshave dhe profesioneve të ndryshme dhe të ushqejmë interesin e fëmijëve e të rinjve për librin. Duke përdorur forma të reja, ku bashkëkohësit takohen me njëritjetrin e me ata që kanë lënë gjurmë të çmuara me veprën e tyre, në një mjedis të kulturuar e bashkëkohor si Biblioteka e Lezhës, ku arti dhe lexi-

mi nuk është luks personal, por mund ndahet me të tjerë, si dashamirës dhe promovues të librit”, thotë drejtori Frano Kulli. “Puna profesionale e bibliotekës, përmes specialisteve të saj, është përgjegjësia jonë, korrektësia dhe përkushtimi, për t`ju përgjigjur në çdo kohë me shërbim të denjë dhe profesional publikut të çdo moshe e profesioni, për t`i ofruar ata me librin. Brenda një vizioni dhe ideve për të investuar ndërtimin dhe përçimin e vlerave që përcjell libri, veçanërisht tek fëmijët e të rinjtë, me mbështetjen e Bashkisë Lezhë e të kryetarit të saj, si deri më tani, në investimin për shtimin e fondeve me tituj të rinj librash në këtë bibliotekë”, thekson drejtori Kulli. Pasi kultura e leximit dhe ndërkëmbimit qytetar, përmes aktiviteteve kulturore e letrare, bisedave letrare me autorë librash, poetë, shkrimtarë etj. Promovime librash dhe autorëve të tyre edhe nga trevat shqiptare e më gjorë, të organizuara nga biblioteka edhe

me takime e biseda letrare, recitime etj. Me fëmijë e nxënës shkollash, me autorë të ndryshëm, nga sektori i librit për fëmijë. Punë që mund të funksionojë normalisht edhe në rrugë institucionale, pasi biblioteka është institucioni i vetëm publik, që shërben libra dhe të ofron kulturën e leximit dhe formimin qytetarë, falë dashurisë për librin dhe përkushtimit në shërbim të lexuesve nga punonjësit e kësaj biblioteke. Për të vazhduar me nismën “Takohemi për një libër”, që ka patur sukses me ofrimin e lexuesve me librin e me njohjen me librat dhe autorë të ndryshëm brenda e jashtë vendit. Edhe me funksionimin permanent të bibliotekës lëvizëse, duke çuar në çdo shkollë qyteti e fshati librin, me protagonistë, fëmijët e nxënësit e shkollave, për t`i bërë ata miq të librit. Me punën e pasionin e drejtorit të kësaj biblioteke, Frano Kulli e të specialisteve të palodhura të saj, kurdoherë në shërbim të lexuesve të shumtë. Jak Rrozhani

Robotët “shokët” e rinj të njeriut

R

obotët po përgatiten të bëhen “shokë” të njeriut dhe të ndikojnë në jetën e tij, me revolucionin e katërt industrial që po vjen. Kjo epokë e re është në qendër të librit “Roboti e noi” (“Robotët dhe ne”) i Maria Chiara Carrozzas, ish-ministrja italiane e Arsimit, e cila jep leksione në biorobotikë në universitetin “Sant’Anna” të Pizës. Libri është gjithashtu “një lloj fletoreje udhëtimi në botën e robotikës, nga revolucioni industrial deri në të tashmen”, thotë Carrozza. “Askush nuk mund të blejë ende një kompani që përgatit robotë, pasi për të arritur këtë duhet të kalohen shumë sfida. Që nga siguria deri te marrja e të dhënave të njerëzve. Ne duhet t’i stërvitim robotët për të bashkëvepruar me njeriun”, shtoi ajo. “Nuk ka më fantashkencë, por ka shumë aplikime në mjekësi. Nga karrigia robotike që lejon paraplegjikët të ngrihen deri te dora e njeriut”, thekson Carrozza. Këto aplikacione janë vetëm një anë e shijes se si do të ndryshojë jeta e njeriut me revolucionin e katërt industrial që, sipas ekspertes, është duke u përgatitur për të transformuar njerëzimin.


SHOWBIZ

19 E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Adriana Lima rigjen dashurinë, kapet mat me biznesmenin e njohur Ish-modelja e Victoria Secret, Adriana Lima u fotografua e kapur për dore me biznesmenin turk Emir Uyar teksa eksploronin ishullin e famshëm Mykonos, në Greqi. Modelja 38vjeçare kishte veshur një fustan të gjatë rozë të kombinuar me sandale të zeza dhe një çantë të vogël. I dashuri i ri i Limës, Emirit Uyar ka në pronësi një numër të madh hotelesh dhe është anëtar i Turkey’s Permak Group. Ai është i njohur për miqësitë me persona të famshëm, dhe për organizimin e festave luksoze, të cilat frekuentohen nga Lindsay Lohan dhe Paris Hilton. Kjo është lidhja e parë zyrtare e Adrianas, pas ndarjes nga i dashuri turk, shkrimtari Metin Hara në fillim të këtij viti.

Përfundon autopsia e yllit të Disney, ende nuk dihet shkaku i vdekjes Shkaku i vdekjes së yllit të Dinesy, Cameron Boyce gjatë fundjavës nuk është zbuluar ende edhe pas autopsisë së bërë të hënën. “Autopsia është bërë dhe shkaku i vdekjes do përcaktohet pas hetimeve të mëtejshme,”-tha në një njoftim për shtyp, Los Angeles County Department of Medical Examiner-Coroner. Në deklaratë u tha se aktori u gjet pa shenje jetë në shtëpi pasditen e së shtunës dhe u shpall i vdekur në vendngjarje. Të hënën, babai i Boyce theu heshtjen për vdekjen tragjike të djalit të tij. “Jam i befasuar nga dashuria dhe mbështetja që familja jonë ka marrë,”-tha Victor në një postim në Twitter, duke shtuar se kjo i ka ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes së po kalojnë. Një zëdhënës i familjes tha në një deklaratë se Cameron vdiq pas një konfiskimi në gjumë.

Michelle Obama ndryshon look, ish-Zonja e Parë bëhet bionde Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama herë pas here surprizon fansat e saj, duke guxuar gjithmonë me veshjet dhe stil. Së fundmi në një prej intervistave të dhëna për autobiografinë e saj “Becoming”, 55vjearja është shfaqur me flokë me ngjyrë më të çelët se zakonisht. Ajo kishte veshur një fustan me shkëlqim, megjithatë ndryshimi i dukshëm tek flokët e saj ka bërë që fansat të komentojnë në rrjetet sociale. “Më pëlqeu të dëgjoja, por flokët e tu më mahnitën”,- komentoi një prej ndjekësve të saj, duke i vënë në dukje se Obama dukej në formë të shkëlqyer.

Irina Shayk dhe Gigi Hadid “kapen për flokësh” Koleksioni i ri ka futur “në sherr” dy supermodele. Irina Shayk, Gigi Hadid dhe Joan Smalls shkëlqyen në reklamën e re të Moschino, ku shihen duke u ‘zënë’ me njëra-tjetrën për koleksionin e shtëpisë së famshme të modës. Kjo është ideja që ka sjellë regjisori Jeremy Scott dhe fotografi Steven Meisel, që u bashkuan për të prodhuar një shfaqje teatrale për House of Moschino. Treshja ishin pjesë fushtën Moschino vjeshtë / dimër 2019 që ka nxjerr në pah dramën e viteve ’80.

Angelina Jolie tani edhe modele Angelina Jolie është një nga aktoret më të bukura në Hollywood. Ajo dukej e mrekullueshme ndërsa modeloi për markën e parfumit Guerlain. Aktorja pozoi në një ballkon në Paris të Francës të hënës. Ylli i Maleficent mbante veshur një këmishë të fildishtë. Ndërsa mbështetej në ballkon, Angelina admironte pamjen nga Kulla Eiffel.


SPORT

20

E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Të cilësuar si jashtë planeve të trajnerëve dhe skuadrave, ata kanë përfunduar në merkato

D

isa ditë më parë Beppe Marotta njoftoi se Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan nuk do të jenë pjesë e projektit Interit të Antonio Contes. Ata pritet që të largohen pa ndonjë ofertë faraonike, për të mirën e grupit. Situata te zikaltërit në fakt nuk është një rast i izoluar, pasi në të gjithë Europën, ka skuadra dhe trajnerë që nuk kanë shumë futbollistë në planet e tyre. Më poshtë po ju sjellim 11 prej tyre që janë në kërkim të një ekipi të ri dhe janë një shans i madh në merkato. Keylor Navas (Real Madrid): Portieri i tri triumfeve në Ligën e Kampionëve, pas ardhjes së Courtois ka humbur rolin e titullarit. Këtë verë ai është në kërkim të një skuadre të re, por ofertat për të nuk është se janë të shumta. Marcos Rojo (Manchester United): Djajtë e Kuq pasi dështuan për të zënë një vend në Champions League, do të bëjnë shumë ndryshime në ekip. Njëri prej tyre që është në listën e largimeve është mbrojtësi Marcos Rojo. Jerome Boateng (Bayern Munich): Dihet prej kohësh që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Niko Kovac, por problemi i madh për të është fakti që nuk ka gjetur një ekip të ri. Ofertat për të nuk janë të shumta duke marrë në konsideratë vlerën e kartonit apo pagën e tij. Danilo (Manchester City): Në sezonin e fundit kishte shumë pak hapësira tek City. Ai ka mbetur jashtë planeve të Guardiolës ndaj është në kërkim të një ekipi të ri. Radja Nainggolan (Inter): “Ninja”, pas vetëm një sezoni në Milano, mund të ketë përfunduar aventurën e tij te zikaltrit. Megjithëse nga pikëpamja teknike mund të jetë i

11 të përjashtuarit e ekipeve të mëdha gjatë kësaj vere

përshtatshëm për lojën e Contes, trajneri i ri i Interit nuk e pëlqen sjelljen e tij jashtë fushave. Sami Khedira (Juventus): Me ardhjen e Rabiot dhe Ramsey, Sami Khedira rrezikon të përfundojë jashtë planeve të Sarrit. Duke marrë në konsideratë moshën dhe historikun e dëmtimeve, gjermani është një nga kandidatët për largimin nga Juventusi, por nuk është i vetëm pasi edhe Matuidi rrezikon shumë. Alexis Sanchez (Manchester United): Një tjetër prezantim

shumë i mirë në Kupën e Amerikës, që të lë të kuptosh se problemi qëndron te përshtatja me klubin e United. Djajtë e Kuq me Solskjaer në krye janë të zhgënjyer prej lojtarit më të paguar në Premier League ndaj duan që ta heqin sa më parë nga ekipi. Kjo verë mund të jetë e duhura. Philippe Coutinho (Barcelona): Blaugranët nuk e fshehin dëshirën për të rikthyer Neymar, duke marrë parasysh faktin që duhet të sakrifikojnë edhe Coutinhon. Pas një sezoni

e gjysmë zhgënjyer, braziliani duhet të mendojë për një aventurë të re. James Rodriguez (Real Madrid): Këtë verë Reali do të bëjë një revolucion, ku pjesë e saj është edhe James Rodriguez. Ai me siguri do të largohet madrilenët, por mbetet të shohim nëse do të mbetet në La Liga te ekipi rival i qytetit, apo do të shkojë te Napoli. Gareth Bale (Real Madrid): Mes uellsianit dhe Realit duket se ka nisur një luftë e vërtetë, siç tregohet edhe nga ultimatumi

MESFUSHORI

Lazaro: Conte të “merr shpirtin”, Perisic po më ndihmon si përkthyes

“Conte na bën që të punojmë në maksimum. Është vetëm dita e dytë, por po shohim metodat e tij të punës dhe i ndiejmë në këmbët tona”. I sapo ardhuri Valentino Lazaro, ka treguar impresionet e para nga grumbullimi i Interit në Lugano. “Ndjehem shumë mirë, pak i lodhur sepse po punojmë shumë, pritja ishte e jashtëzakonshme, të gjithë po më ndihmojnë, tashmë po mësoj pak italisht, Perisic po më ndihmon si përkthyes. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe kam filluar këtë aventurë të re. Të gjithë shokët janë fantastikë, ka një atmosferë të mrekullueshme dhe po punojmë shumë. Ndeshja e parë? Do të jetë e veçantë të veshësh fanellën e Interit për herë të parë, mezi po pres që të zbres në fushë”, ka thënë Lazaro për televizionin e zikaltërve. i disa ditëve më parë nga Los Blancos. Problemi është se Bale nuk po nxiton të largohet, duke bërë që kjo histori të zgjasë edhe me disa muaj. Mauro Icardi (Inter): Një tjetër rast i njohur. Ish-kapiteni i Interi tani nuk bën pjesë më në planet e zikaltërve. Me shumë mundësi e ardhmja e tij do të jetë në Itali, por mbetet të zbulohet se te Napoli apo Juventusi.

TAKIMI

SULMUESI

ë d a r k ë p ë r t ë De Jong dhe De Ligt darkojnë Barcelona mbyll këtë javë transferimin Njpërshëndetur njëritjetrin dhe për t’u takuar si së bashku në Amsterdam e Griezmann nga Atletico kundërshtarë në edicionin

B

arcelona është duke studiuar të gjitha rrugët për të rrëmbyer Antoine Griezmann nga Atletico Madrid, me vlerë 120 milionë euro. Klubi blaugrana sipas gazetës “Sport” po mendon për finalizimin e këtij operacioni të enjten ose të premten. Bëhet fjalë për një lëvizje të komplikuar dhe një operacion me kosto të lart ekonomike, ndaj dhe Barcelona po mat çdo hap që hedh. Spikasin dy detaje vendimtare në këtë lëvizje të katalanasve. Nga njëra anë, Ernesto Valverde i ka thirrur lojtarët e tij më datën 14 korrik, pasi këtë të diel do të nisë faza përgatitore për sezonin e ri. Nga ana tjetër, të premten më 12 korrik është fundi i periudhës së pushimeve të Antoine Griezmman, siç interpretohet nga lojtari francez i cili ende ishte duke qëndruar në Ibiza. Vonesa e francezi ka shkaktuar shumë polemika te Atletico Madrid që ka nisur stërvitjen, por futbollisti francez e justifikoi me faktin që ka katër ditë më shumë pushime.

e ardhshëm të Champions League. Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt, ishshok skuadre te Ajax në sezonin e kaluar, janë takuar në restorantin “Buenos Aires” në Amsterdam, mbrëmja e fundit së bashku para se të nisin dy rrugë të ndryshme. Mesfushori është prezantuar te Barcelona, ndërkohë që mbrojtësi është në pritje të zgjidhjes së detajeve të fundit për t’u transferuar te Juventusit. Ajax kërkon 75 milionë euro, duke refuzuar ofertën e parë 55 milionë euro,

plus 1- bonus. Gjithçka është e kryer ndërkohë me futbollistin, i cili do të firmosë një kontratë prej 12 milionë eurosh në sezon deri në vitin 2024. De Jong shprehu dëshirën pak ditë

më parë që ai të zgjidhte Barcelonën, por dëshira e kapitenit të Ajaxit është që të luajë me Cristiano Ronaldon, i cili e ftoi gjatë kësaj vere që t’i bashkohej në Torino.


SPORT

21

E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Trajneri i Partizanit është shfaqur optimist për duelin e sotëm në Champions ndaj ekipit azerbajxhanas

Rozalb Lika

T

rajneri i Partizanit, Franco Lerda, në prag të ndeshjes ndaj Qarabag, deklaroi se se afrimet e reja nuk janë ende në kondicionin e duhur fizik për të dhënë maksimumin. Kampionët e Shqipërisë janë përforcuar në sulm me Jozef Ekuban nga Hellas Verona, xhamajkanin Brajan Braun dhe Teofilus Solomon, i cili erdhi nga hungarezët e Ujpeshtit. Strategu italian i ka idetë e qarta për formacionin që do të hedhë në fushë ditën e sotme. “Formacionin e kam në mëndje ndonjë dyshim do ta ruaj deri në fund por në përgjithësi e kam idenë. A do luajë Trashi? Do te luajë Partizani, Trashi është pjesë e skuadrës së Partizanit. Sulmuesit i kemi jo praktikisht pasi ata që kanë ardhur nuk janë në formë optimale. Të rinjtë ndoshta, nëse jo nga fillimi, gjatë ndeshjes do të jetë ndonjë që mund të luajë. Bitri? Nesër do të ketë mundësinë që të luajë. Pikat e dobëta? Pikat e dobëta do të jetë Qarabagu që duhet t’i gjejë. Ne jemi një grup që vijmë nga kampionati i fituar dhe për ne është arsye krenarie. Pastaj skuadra ka lojtarë që njihen, kemi punuar intensivisht tre jave dhe jemi mjaftueshëm gati. Kundërshtari? E kam parë më shumë se njëherë, e njohim.

PORTIERI

S

ë bashku me trajnerin Lerda, në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Qarabagut ishte i pranishëm edhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha i cili foli për përgatitjet e deritanishme, vështirësinë që paraqet sfida ndaj skuadrës azere, orarin jo të përshtatshëm dhe penalltitë. “U bënë gati tre javë që stërvitemi dhe kanë ardhur lojtarë që mundohen të ambientohen me grupin. Mendojmë të bëjmë mirë në përballjen me Qarabagun. A mund të gjuaj penallti? Mendoj se ka lojtarë që gjuajnë më mirë se unë, po patjetër do e merrja ta gjuaja një nëse më kërkohet, nuk jam tip emocional. Shanset tona? Mbas ndeshjes me Ferencvaros, atë të parën, njerëzit nuk e besonin kualifikimin se nuk ishim favoritë. Por futbolli është i çuditshëm e ka të papritura. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Të gjitha ekipet kanë qenë të forta, por Qarabagu është superior ndaj atyre që kemi ndeshur më përpara me sa e njohim. Mariborin na thanë se ishte ekip i fortë, por kur u përballëm ishim thuajse të barabartë në lojë edhe pse u mundëm. Ne do luajmë lojën tonë

Lerda: E respektojmë Qarabakun, sulmuesit e rinj nuk janë në formë

E dimë që është shumë e fortë vjen nga 6 tituj kombëtarë. Kanë lojtarë me talent nga mesfusha e para, spanjollë, brazilianë, janë të fortë. E respektojmë Qarabakun por kemi besim në vetvete. Pres paraqitje të rëndësishme nga

djemtë pastaj rezultati vjen nga situata të ndryshme. Surpriza? Të shohim këtë ndeshje të parë pastaj do bëjmë bilancin. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje.

Hoxha: Të përsërisim Ferencvarosin, gati të gjuaj edhe penallti

dhe me pak fat shpresojmë te rezultati në ndeshjen tonë. Orari? Do ishte orar më i përshtatshëm në darkë. Ky është orari nuk kemi çfarë të bëjmë. Orar i vështirë por do japim 100%. Golat e pësuar në miqësore? Golat nuk kanë qenë

pjesë e lojës që kemi shfaqur, por kemi zhvilluar lojë të mira në miqësore. Mendoj se thjesht nuk ka pasur shumë vëmendjen ato ndeshje se kanë qenë miqësore. Trajneri po e punon edhe më shumë skemën”, deklaroi Hoxha.

E rëndësishme është nesër. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë”, përfundoi Lerda.

QARABAG

Gurbanov: Partizani i fortë, i kënaqur edhe me një barazim

Trajneri i Qarabag, Gurban Gurbanov, ka deklaruar në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Partizanit, se skuadra e tij ka ardhur për fitore në Shqipëri, por edhe barazimi “do të ishte shumë i mirë” për ta. Kampionët në fuqi të vendit tonë do të përballen me ekipin nga Azerbajxhani nesër në orën 17:30, në ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikueset e Champions League. “E dimë që do luajmë ndaj një ekipi të vështirë si Partizani, duke parë që edhe vjet patëm një ndeshje të vështirë ndaj një ekipi shqiptar si Kukësi. Do jetë ndeshje e fortë, edhe tifozët janë plot me energji, si vjet me Kukësin. Nuk e ndjejmë veten favoritë ndaj Partizanit, jemi në nivele të larta siç është Champions League. Këtu janë ekipe të barabarta”, theksoi trajneri i Qarabag. “Natyrisht që luajmë për fitore në këtë ndeshje të parë, por edhe barazimi do të ishte shumë i mirë. Synojmë të mbajmë portën të paprekur ose nëse do të barazonim, të paktën të shënonim një gol”, shtoi ai.

DEKLARATA

Pjetri “mesazh” administratorit të Vllaznisë: Bëj kujdes me blerjet!

Edhe pse nuk ka nisur punën si kryetari i ri i Bashkisë Shkodër, por tashmë Valdrin Pjetri ka treguar se çdo të ndodhë me Vllazninë. Në një prononcim për mediat lokale në Shkodër, ai ka qenë i qartë me mesazhin e tij për Suad Licin, për të cilin ka deklaruar se do të rishikohet pozicioni i tij. Gjithashtu tregon se objektivi madhor është privatizimi i klubit dhe në fund i tërheq veshin Licit për afrimet në këtë merkato vere. “Administratori të jetë i kujdesshëm me blerjet që është duke bërë. Nuk është momenti për të bërë qokat në blerjet e lojtarëve që janë në rezervat e ekipeve. Ky është i vetmi mesazh që kam për administratorin. Vllaznia nuk është e atij, as e imja, por është e gjithë shkodranëve. Nuk është pronë dhe s’mund të bëhen qoka individuale me blerje skarco. Vllaznia është aset i shkodranëve. Orientimi do të jetë privatizimi i klubit. Duhet parë ligjërisht procedura. Nuk ndodh në ditën 0. Ka rreth 1 miliard borxhe. Për sa i përket pjesës së borxheve do të merret dikush tjetër. Do ta shohim në vazhdim. Për sa i përket lëvizjes së administratorit dhe drejtorit teknik, do ta shohim në vazhdim”, ka deklaruar Pjetri.


SHENDETESI

P

jesa më e madhe e femrave nënvlerësojnë shenjat e sëmundjeve serioze, nuk i marrin seriozisht dhe nuk shkojnë tek mjeku që në fazat e para të sëmundjes. Por, në rast të shfaqjes së ndonjë lloj kanceri mbesin shumë vonë në kurimin e tij. Më poshtë do japim 20 shenjat e sëmundjeve kanceroze të nënvlerësuara nga femrat sipas revistës "Reader's Digest": 1. Bllokim dhe probleme në frymëmarrje: një nga shenjat e para që mbajnë mend të sëmurët me kancer në mushkëri, është bllokimi dhe problemet në frymëmarrje. 2. E kollitur kronike dhe dhimbje në kraharor: shumë lloje të kancerit përfshirë këtu leoçeminë dhe tumorin e mushkërive mund të fillojnë me një kollë të keq, bronshit apo të ngjashme. Faktikisht në rastet e sëmundjeve të kancerit problemet shfaqin pak kokëfortësi dhe nëse zhduken për një periudhë kohore, ato mund të shfaqen përsëri më vonë. Disa të sëmurë të prekur nga kanceri i mushkërive pohojnë se përjetojnë dhimbje të forta gjoksi të cilat përhapen më pas deri poshtë krahut. 3. Temperaturë e shpeshtë ose infeksion: këta mund të jenë shenja të leoçemisë, kancerit të gjakut i cili fillon me qelizat e gjakut në palcën e kockave. Leoçemia shkakton një prodhim anormal të rruazave të bardha të gjakut nga ana e palcit. Këta qeliza zhdukin dhe aftësinë e trupit në luftimin e infeksionit. Në shumicën e rasteve mjekët e kuptojnë që është kancer gjaku pasi i rrituri apo fëmija kalon disa here temperaturë, lodhje ose ankesa si grip apo ftohje. 4. Vështirësi në gëlltitje: një nga shenjat më të përhapura të kancerit të ezofagut apo fytit është vështirësia në gëlltitje. Kjo ankesë mund të jetë dhe shenjë e kancerit të mushkërive. 5. Gjëndra limfatike të fryra ose fryrje në qafë, nën sqetulla etj: gjëndrat e rritura limfatike e pasqyrojnë ndryshimin në sistemin limfatik. Edhe kjo mund të jetë një shenjë e kancerit. P.sh fryrjet nën krahë apo fryrjet e gjëndrave limfatike ndonjëherë mund të jenë dhe shenja të kancerit të gjirit. Një fryrje pa dhimbje në sqetull apo në ije radhitet në shenjat e para të leoçemisë. 6. Hemorragji e pandërprerë: është një gjendje anormale në lidhje me rruazat e kuqe të gjakut dhe trombocitet e shfaqur në leoçemi. Krahas pikave të kuqe në fytyrë, qafë dhe gjoks një grua me leoçemi raportohet se ka pasur dhe nxirje, skuqje në vende të tjera të ndryshme të trupit. 7. Lodhje dhe mungesa e fuqive: një lodhje e përgjithshme apo mungesa e forcave për t'u ngritur është një nga shenjat e shumë llojeve të ndryshme të kancerit. Ju duhet të analizoni dhe shenjat tjera për

22 E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Kush janë shenjat e tumorit tek femrat të kuptuar më mirë llojin e kancerit. Nëse vazhdoni të jeni të lodhur dhe kjo lodhje nuk ju kalon edhe pasi keni fjetur atëherë vizitohuni tek mjeku. 8. Fryrje ose rritje e barkut: tek shumica e femrave me kancer të vezoreve është pare një fryrje e pashpjegueshme e cila shfaqet papritur dhe vazhdon për një kohë të gjatë. 9. Të ndihesh e ngopur dhe të mos konsumosh ushqim: një shenjë tjetër e kancerit të vezoreve është dhe mungesa e oreksit dhe moskonsumimi i ushqimit megjithëse mund të mos keni ngrënë për një kohë të gjatë. 10. Dhimbje barku: dhimbja e barkut mund të jetë shenjë e një kisti të vezoreve apo ndonjë sëmundjeje tjetër e lidhur me sistemin riprodhues. Krahas kësaj dhimbjet e forta të barkut janë dhe shenjë e kancerit të vezoreve. Me rritjen e shpretkës edhe leoçemia mund të shkaktojë dhimbje barku.

11. Hemorragji rektale ose jashtëqitje me gjak: megjithëse njerëzit mendojnë se shfaqja e hemorragjisë rektale lidhet me hemorroidet, hemoragjia rektale mund të jetë dhe shenjë e kancerit kolorektal. Nëse përballeni me një gjendje të tillë shkoni menjëherë tek mjeku. 12. Dobësim i pashpjeguar: nëse nuk bëni dietë dhe keni vënë një rënie në peshë megjithëse nuk keni ndryshuar mënyrën e ushqyerjes atëherë duhet të kërkoni shkakun e dobësimit. Rënia në peshë mund të jetë shenjë e hershme e kancerit të kolonës apo sistemit nervor. 13. Çrregullimet e stomakut ose dhimbje stomaku: megjithëse mund të duken shenja shumë të thjeshta dhe mjekët mund ta diagnostikojnë si ulçer ato mund të paralajmërojnë dhe tumorin e mëlçisë ose kancerin kolorektal. 14. Gjoks i fryre dhe i skuqur: të gjithë mund të kontrollojnë vetë gjoksin nëse ka apo jo fryrje ose

pjesë të skuqura. Këto shenja janë shumë të rëndësishme sepse mund të paralajmërojnë një kancer të gjirit. Shumë gra mund të shohin mbi gjoks të fryra të ngjashme me celulitin. Ndërsa të tjera mund të kenë fryrje, të ndjejnë djegie apo shqetësime tjera. Vizitohuni menjëherë tek mjeku nëse përballeni me një situate të tillë. 15. Ndryshime në majën e gjirit: një nga ndryshimet më të përhapura që vihen re tek gjoksi i femrave para se të diagnostikohet kanceri i gjirit është shtypja e majës së gjirit, kthimi në anë të kundërt ose në anë. Krahas kësaj kruajtjet në majën e gjirit dhe krijimi i shtresëzave janë shenja që nuk duhen nënvlerësuar. 16. Cikël menstrual i gjatë dhe me dhimbje: shumë femra pohuan se këta shenja janë shenja të kancerit të mitrës ose atij endometrial. Fatkeqësisht shumica e femrave i nënvlerësojnë këto shenja. Nëse keni një cikël të ndryshëm nga ai

rutinë dhe ndjeni dhimbje të forta shkoni tek mjeku. 17. Fryrja e organeve të fytyrës: është raportuar se tek shumë të sëmurë me kancerin e mushkërive shfaqen fryrje, skuqje të fytyrës. Disa qeliza të kancerit të mushkërive bllokojnë enët e gjakut në gjoks dhe ndalojnë qarkullimin e gjakut nga koka në fytyrë. 18. Plagë e pashërueshme, e shoqëruar me hemorragji: shumica prej nesh e dimë shumë mirë që duhet të kontrollojmë shenjat ose nishanet në trup për të kontrolluar kancerin e lëkurës. Por, përcaktimi i njollave të vogla të thata është më i lehtë. Informohuni rreth llojeve tjera të kancerit të lëkurës dhe kontrolloni gjithë trupin. 19. Ndryshimet tek thonjtë: ndryshimet e pashpjeguara të thonjve tuaj mund të jenë një nga shenjat e llojeve të kancerit. Vizat e zeza ose ngjyrë kafe nën thua mund të paralajmërojnë kancerin e lëkurës. Deformimi i kockave të gishtërinjve të këmbës mund të paralajmërojë kancerin e mushkërive. Ndërsa thonjtë e bardhë dhe të zverdhur mund të jenë shenjë e kancerit të mëlçisë. 20. Dhimbjet e shpinës ose në pjesën e poshtme djathtas të shpinë: është shenjë e kancerit të mushkërive ose vezoreve. Shpeshherë dhe kanceri i gjirit diagnostikohet me dhimbje shpine, sepse tumori në gjoks shtyp shpinën ose kur kanceri përhapet në shtyllën kurrizore fillon dhimbja e shpinës.

STUDIMI

Pse duhet të dëgjoni muzike gjatë ushtrimeve fizike Q

oftë nëse jeni duke shkuar në një festival muzikor apo jeni në pritje të një albumi të ri të këngëtarit tuaj të preferuar, ju mund të befasoheni kur të mësoni se dashuria juaj për muzikën mund të përmirësojë punën tuaj në palestër. Këtu janë gjashtë arsye që tregojnë pse muzika mund të ju ndihmojë të i bëni ushtrimet më mirë: Do të vendosni një ritëm më të mirë Një studim në revistën e Mjekësisë dhe Shkencës në Ushtrime dhe Sporte, ka gjetur se çiklistët që veprojnë me pedalet e biçikletës në të njëjtën shpejtësi si të ritmit të muzikës kanë raportuar më pak siklet gjatë ushtrimeve. Ekspertët thonë se e njëjta vlen edhe kur vraponi: kur ju jeni në një ritëm me muzikën

tuaj, ju do të përformoni më mirë. Shkarko një aplikacion të tillë si SpringMove i cili anarzhon listën e këngëve në bazë të shpejtësisë tuaj. Ju do të punoni më shumë Kur duhet ta bëni, bëjeni me muzikë. Një studim i fundit gjeti se kur muzika ishte në vëllim më të lartë, gratë mund të bënin shtatë shtyerje këmbësh më shumë se kur muzika ishte në vëllim më të ulët. Ju do të punoni më gjatë Një studim në Universitetin Brunel gjeti se duke dëgjuar muzikë ju e rrisni durimin në stërvitjet tuaja për 15%, sidomos gjatë ushtrimeve kardio. Pra, qoftë nëse është kilometri i fundit i vrapimit apo kodra e fundit e ngjitjes, studiuesit gjetën se muzika kishte ndihmuar ushtruesit të mbajnë një qëndrim pozi-

tiv në lidhje me stërvitjet e intensitetit të lartë. Ju do të ndjeheni më pak të lodhur A e dini se një listë e mirë e këngëve mund të bëjë një stërvitje të vështirë të duket e lehtë? Hulumtuesit në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave gjeti se duke dëgjuar muzikë jo vetëm që bën që ushtrimet e vështira të duken më të lehta, por gjithashtu e bën edhe tendosjen fizike më pak rraskapitëse. Ju do të shihni rezultate më të mira Një tjetër studim ka gjetur se njerëzit që dëgjonin muzikë të zgjedhur sipas motivimit të tyre gjatë ushtrimeve kishin një përmirësim më të madh në ushtrime për katër javë, në raport me ata që nuk kishin dëgjuar muzikë.

Planifikojeni listën tuaj të muzikave para se të shkoni në palestër do të kurseni kohë nga përdorimi i padobishëm i iPod-it tuaj dhe do të siguroheni që e dashuroni çdo muzikë që vjen nga ajo listë. Do të vazhdosh të lëvizësh edhe më pas Ruani disa melodi për ti lëshuar pas një stërvitje të gjatë. Një studim në revistën Strength and Conditioning Research gjeti që atletët të cilët dëgjuan muzikë motivuese gjatë shërimit ishin më të prirur për të lëvizur më pas, kishin pastruar më shpejt acidin laktik në sistemet e tyre, dhe kishin nivele më të ulëta të tendosjes se sa ata që nuk dëgjonin muzikë.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 4. Carl Maria von ..., kompozitor, dirigjent dhe pianist gjerman 9. Kadare, një nga penat shqiphkruese, nga më të njohurat ndërkombëtarisht 10. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 12. Eshtë i dobët, i pafuqishëm, i pa... 14. Shtëpi banimi, banesë; familje, shprehje e vjetër 15. Punoj tokën për ta mbjellë, e ... 16. Mënyra se si e mendon dhe e kupton dikush botën që e rrethon 19. Emërtim i përgjithshëm për disa pemë të vendeve të nxehta 20. Tingëllimë e zgjatur, që duket sikur vjen nga larg; tingëllimë me jehonë 21. Tirana, e kishte targën e makinave ... 22. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 23. Pluhur i bardhë prej gjipsi të pjekur, që ngurtësohet pasi njomet në ujë 24. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 25. Të kundërt ka përpara 27. Sporti i ndeshjes me grushte, sipas disa rregullave të caktuar 29. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 30. Metal i fortë me ngjyrë hiri në të bardhë e me shkëlqim si argjend 34. Monedhë me vlerë njëzet para ose një gjysmë groshi 36. Element kimik, gaz i plogët, i rrallë, pa ngjyrë e pa erë 37. Erë e ngrohtë, që fryn nga jugperëndimi, sjell shi dëmtues 39. Aleanca Kuq e Zi 40. Që nuk ka trajtë të përcaktuar e të qartë; që nuk ka organizim ose ndërtim të rregullt 42. Që ka erë të mirë, që është me aromë 44. Pjesë artificiale e trupit 46. Marshim i madh nëpër rrugë për të shprehur përkrahjen politike ose sociale 48. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 49. Ted ..., vrasës serial, 12 prej viktimave te tij ishin gjetur me koka të prera në apartamentet e tyra 51. I dobët dhe i ligët nga shëndeti 54. Organizata Botërore e Shëndetësisë 55. Vija që kufizon diçka, kufiri; buza në skajet e një sendi. 57. Ka atë emër përfaqësia e atyre që kryejnë shërbime dhe kanë detyrime fetare 59. Qytet bregdetar që ndodhet afër kryeqytetit 60. Vend që përmbytet nga ujërat e lumenjve ose të përrenjve. Kisha e Shën Ndout është në atë qytet 61. Aparat i posaçëm që shërben për të matur fuqinë e rrymës elektrike 64. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve

E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Nga Albert VATAJ

65. Paraqit në letër planin e një ndërtese, të një ure a të një vepre tjetër, bëj projektin e diçkaje 66. Shërben për të mbajtur fishekët 68. Bëj një film kinematografik në bazë të një vepre letrare 72. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 74. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 80. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 81. Që ka trajtën e vezës 83. Plotësoj nevojat e një ndërmarrjeje, të një institucioni 84. Ashtu është ai që përdor më shumë ose gjithmonë, dorën ose këmbën e majtë 86. Engjëll kryengritës, që u dëbua nga parajsa e u dërgua në ferr; shpirti i keq 87. Tërësia e trajtave gramatikore që merr një pjesë e ligjëratës gjatë lakimit ose gjatë zgjedhimit quhet ashtu 91. Edgar Allan ..., themeloi litertaurën e krimit, zhanrin science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fundamenti të simbolizmit dhe keshtu të poezisë moderne 93. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 95. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 96. Qëlloj dikë me dorë, me shkop a me diçka tjetër disa herë, duke i shkaktuar dhembje 97. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 99. Livadh pranë pyllit a në mes

të korijeve, ku kullot bagëtia. 101. Parahistorik, ose ashtu, i përket së shkuarës së largët 102. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. 104. Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, shkurtima 105. I madhi Trebicka i "Pallati 176", Jovani i tmerrshëm i komedisë së pavdekshme 108. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 109. "Vajzat e Avinjonit" e Pablo Pikaso ishte sipari i kësaj rryme në pikturë 113. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 114. Valë deti të zemëruara që përplasen me anije dhe me bregun, quhen 115. Copë e gjatë druri a guri, e gërryer si govatë për t'u dhënë ujë a ushqim kafshëve; koritë VERTIKALISHT 2. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 3. Tel i trashë me shumë fije dhe i veshur me një shtresë të trashë mbrojtëse 4. Organizata Botërore e Tregtisë 5. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 6. Bën diçka me ..., kundër dëshirës, vullnetit a mundësive me detyrim 7. I bie me sqep diçkaje, quk me sqep; ha me sqep (për shpendët) 8. Përdoret për të shënuar zërin e zogjve të vegjël ose zëra të tjerë të hollë

11. Ushtar këmbësor i trupave të zgjedhura osmane 13. Mustafa ... dirigjent shqiptar. Është lauruar me çmime të Republikës, Urdhërin "Naim Frashëri", dhe dekoruar me medaljen "Dvurzhak" nga presidenti çek 14. Secila nga dy copat prej doku ose prej lëkure, që mbërthehen mbi këpucë janë ... 15. Ka disa fruta që janë të thatë, por të tjerë me ... 17. Hyn te mjetet mësimore, shërben për të shkruar a për të vizatuar 18. Dru i lartë me trung të trashë, me degë të gjera, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe. Pemë e madhe 19. Titull që u jepet punonjësve të institucioneve të larta arsimore e kërkimore-shkencore 26. Që shfaqet dhe zhvillohet në mënyrë të menjëhershme e të rëndë 28. Ajo përdoret zakonisht nga gratë për të ngjyrosur flokët 30. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 31. Mik që vjen në shtëpi dhe rri për drekë, për darkë a për të fjetur 32. Shprehje dialektore, shaka, shpoti, qesëndi 33. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 35. Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire, që jetonte në pjesën verilindore të trojeve të banuara sot nga shqiptarët 38. Gjethet e kësaj bime përdoren në mjekësi, por dhe si

e kishin targën 67. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 69. Nuk marr pjesë në votim, nuk shprehem as "po" as "jo" për një vendim që merret me votim; nuk marr pjesë në një punë, shmangem 70. Evgjit. Ashtu quhen pakica rome, ciganët 71. Enë e madhe prej metali, shërbente për të zier ujë, ndërresa, gjellë (e shquar) 73. Gradë oficeri madhor e shkallës së parë, më e lartë se e kapitenit dhe më e ulët se e nënkolonelit 75. Zyrtar në kohën e sundimit osman, që kryente detyrën e gjykatësit 76. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 77. Humbas. Nuk dal me qari në një sipërmarrje fitimi 78. Në të ne shtrihemi, paqtohemi dhe kridhemi në ëndrra 79. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 82. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose... 84. E drejtë ekskluzive e një sipërmarrësi për të prodhuar apo tregtuar një mall 85. E kthej diçka nga ana tjetër, e kthej nga e kundërta 88. Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e me forma të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë dhe që rritet në vende me ujë 89. Aktori i disa filmave, Mario ... lindi më 27 korrik të vitit 1939 në Shkodër 90. Po Gjirokastra si e kishte targën 92. Edhe zemra është një e tillë e triput të njeriut. 94. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 98. Grup njerëzish të një moshe, quhen edhe ashtu 100. Grup i vogël njerëzish të armatosur me një kryetar a komandant në krye, që kryejnë veprime të përbashkëta 101. ... Mall, një lloj cigareje 103. Dialektore i thonë ashtu kokës, sepse vetëm ashtu kryetarit nuk i thonë kokëtar 106. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 107. Si kishtin makinat e Durrësit targën 110. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 111. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 112. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut

erëza. 41. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 43. Sheqerkë, përdoret kryesisht për qerasje 44. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet 45. Akrobatët gjatë performancës së tyre, të qëndruarin ashtu e kanë parësore 47. Qendër e vogël banimi, ku njerëzit merren kryesisht me bujqësi dhe me blegtori, katund 50. Që mund të përdoret lehtë, i volitshëm a i lehtë në përdorim 52. Vendi ku falen besimtarët e një kulti fetar; tempull 53. Mal i lartë me kullota verore 56. Vendi i palestinezëve quhet ashtu 58. Pastaj e ka brenda 59. Departamenti i Administratës Publike, duhen inicialet 62. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 63. Makinat e Elbasanit ashtu 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

B

3

A L

4

F

R

E

5

R E

R

O

11

A

A

B

T

H

Z

K

M A Z

O J

¸

Y S

B L

A R

E

A N

P

O

E

O

15

S

M A K

N

26

A

18

E

D

22

K

A

L

N

M O

N T

B

A 23

B

24

K

27

M E

T

¸

A

E

A Z

H

M

P

A N

J

T

I

N G

P

D

J

O

34

E

N

T

32

O H

R

33

N

R I P

31

37

O

28

30

M I

I 14

17

H

D

S

L

T

L

R

N

P

P

L

V

35

D

36

A S

H K

¸

I

S

A

C

38

O K

S

R 39

U

B

R

S

I

K

U

A

U

40

I

S

41

H T

M

Z

44

C

I

O

21

P

25

K

7

F

13

A C

20

29

I

R

12

16

A 19

O D

9

F V

6

K

D

8 10

M

43

V

M I

R

A

O

¸

K

R

O

O

O

P

P

J

45

U B

N

G

42 46

A D

I

T

U R

I

L

I

S

A

47

A

B C

M

48

N

N

49

A

K T

P

N

O

P

50

51

˙

M

K

¸

R

53

A T

E

55 57

T

R

L

S

U

H

63

S

K

C E

A

M

H

I

R

R

M

V

A

N A

L

I

Z

O

I

G

Y J

B

60

U J

E

A

N

¸

I

T

P

A

M O

R

N I

L

M

U S

A

M T

R

69

R R

70

E

I 66

D

68

H E

E O

E

65

A R R

U T

62

I

67

E

J

59

64

A H

54

56

O

58

M

T

61

I

L

L

52

Z

71

V E

L

L

O

72

P

G

M

K

T

R

H

R

73

T

I

74

M E

M E

C

A

O

75

M E

78

I

D

81

K

M

Z

82

83

A L

D A

E

N

J

E

F

N

76

B 79

E

77

P

B

A N

C E

80

L

E

G

84

C

H U

R C

H I

L

L

S

Y

E

K 85

86

A

C

88

N I

V

G

P

94

A

N T

O F

¸

L 96

N O

L

G

L

E

A 99

O

S

M K

T 90

M ¸

91

H

C

M

T

U

J

K

V

I

B

98

L

100

A N

E

¸

E

N

101

A L

J

T

N G

T

T

I

I

106

R

R

˙

M 107

A

N I

G

D

I 108

U V

A K

Q

K

110

¸

L

U

102

R R

E

G

U L

L

I 104

U

105

L

L

97

103

H

U

93

95

R U

S

89

A

A

92

B

H

R

87

R

P 109

U K

S

H


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E mërkurë, 10 KORRIK 2019

Sarajevë, kreu i shtetit takon Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Meta takon Bregun, vlerëson arritjet e saj në detyrën rajonale G

jatë qëndrimit në Bosnje Herce govinë, Presidenti Ilir Meta ka takuar Majlinda Bregun, e cila aktualisht drejton organizatën e Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal. Kreu i shtetit vlerësoi punën e politikanes shqiptare, ndërsa tha se Bregu po përshpejton integrimin e vendeve drejt familjes së madhe të Bashkimit Evropian. “Kënaqësi të jem

Presidenti i parë shqiptar që vizitoj selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, e njëkohësisht të bisedoj me shqiptaren e parë në krye të kësaj organizate të rëndësishme znj. Majlinda Bregu, e cila po bën një punë të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor”- shkruan Meta.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.