www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVII i botimit
Nr: 109 (8240)
E enjte, 10 Maj 2018
Çmimi 30 Lekë
Ambasada e SHBA: “Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike"
Ikën Hajdarmataj. A shpëtoi Tahiri?
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kundërshtojnë shkarkimin e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi mendojnë se është bërë me urdhër të kryeministrit Rama për të mos dënuar ish-ministrin, Saimir Tahiri
Ministri Xhafaj: Akuzat e PD ndaj meje, histori e vjetër 15 vjeçare
Në foto: Ministri i Brendshën, Fatmir Xhafa
Presidenti Ilir Meta çel sezonin turistik në Skrapar
FAQE 8
KRYEMINISTRI
Aleksandër Karpushin: Ambasada SHBA Rusia nuk ndërhyn mbështet shkarkimin e në punët e brendshme Hajdarmataj. Priten të Shqipërisë arrestime VIP FAQE 10
FAQE 24
Në foto: Presidenti Ilir Meta, dje në kanionet e lumit Osum në Skrapar
AKUZAT E POLITIKES
FAQE 2
Edi Rama: Në SHBA do kishim hyrë me lehtë se në BE
FAQE 6
FAQE 3
KRYETARJA E LSI
Kryemadhi: Saimir Tahiri mban peng jo vetëm Ramën, por gjithë qeverinë
FAQE 4
NJOFTIM Kërkohet një ambient banimi me qera, apartament 1+1 ose garsoniere, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin: 0697044477
POLITIKE
2
E enjte, 10 Maj 2018
Donald Lu: Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit
Ambasada SHBA mbështet shkarkimin e Hajdarmataj. Priten arrestime VIP
S
hkarkimi i drejtuesit të prokurorisë së krimeve të rënda Besim Hajdarmataj nga kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku duket se nuk ka qenë vendim vetëm i saj. Me sa duket ka patur linja interferuese edhe me Ambasadën Amerikane në Tiranë. Nuk flitet për Hajdarmataj që heton ish-ministrin Tahiri, pasi do t’ja lënë prapë këtë dosje, por me drejtimin e kësaj prokurorie dhe dosjet që priten të mbërrijnë në prokurori gjatë ditëve në vijim, sikurse e paralajmëroi kryeministri Edi Rama kur tha se në javët në zhvillim do ketë arres-
time. Natyrisht kryeministri nuk mund të kënaqet me dosjet që pritet të shkojnë te drejtuesja e re e Prokurorisë së Krimeve të Rënda zj.Prela, nëse do të ishin për ish-ministra apo ministra të PS-së. Me sa shikohet do jenë dosje
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
oni deklaratën dhe kuptohet hapur se mbështesin shkarkimin e Besim Hajdarmataj dhe emërimin e zonjës Donika Prela. “Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme. Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe përvëluese ndaj emrave ditë do kemi arrestime pa vonesa”- thuhet në nga opozita. Dhe jo vetëm. VIP. një reagim të Ambasadës Por të mos ngutemi, sepse Kjo gjë kuptohet mes Amerikane për mediat. në ditët në vijim, deri para rreshtave të shkruara të Kush do të kuptojë e merr takimit të fundqershorit ambasadës amerikane në vesh se menjëherë do të të kryetarëve të shteteve Tiranë, fill pas shkarkim- kemi dosje VIP, të cilat të Bashkimi Europian ku it të Besim Hajdarmataj. nuk ia kanë besuar Besim do vendoset për statusin Duket se do ketë arres- Hajdarmataj, ndaj e she Shqipërisë, pra deri atë time VIP. Mjafton të lex- karkuan. Donika Prela tregojnë në prokurorinë e Durrësit ishte e rreptë dhe korrekte me detyrën. Me sa duket rreptësia e saj do jetë e ftohtë akull kur të firmos arrestime politikanësh VIP në ditët në vijim. Dosjet e para shkuan që sonte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Njëra është shumë “djegëse” për një politikan të nivelit të lartë.
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3
E enjte, 10 MAJ 2018
Ambasada e SHBA: “Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike"
Ikën Hajdarmataj. A shpëtoi Tahiri?
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kundërshtojnë shkarkimin e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi mendojnë se është bërë me urdhër të kryeministrit Rama për të mos dënuar ish-ministrin, Saimir Tahiri Një lëvizje e beftë e kryeprokurores Arta Marku në radhët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shkaktuar reagime të ashpra të opozitës. Besim Hajdarmataj, drejtori i Prokurorisë së Krimeve të rënda dhe prokurori që ka në hetim dosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, u shkarkua dje nga detyra në mënyrë papritur. Prokuroria e Përgjithshme nuk dha argumente se përse firmosi lëvizjen e Hajdarmataj, por njoftoi se në vend të tij u emërua prokurorja Donika Prela. Arta Marku deklaroi dje se "kam besim se ky ndryshim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë". Momenti kur u bë shkarkimi i Hajdarmataj si dhe motivi i munguar për këtë lëvizje kanë bërë që të lindin mjaft dyshime për ndryshimet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kryeprokurorja deklaroi se largimi i Hajdarmataj do të sjellë rezultate më të shpejta. Në fakt, prokurori që u shkarkua dje nga drejtimi i Krimeve të Rënda është i njëjti që kërkoi gjashtë muaj më parë arrestimin e Saimir Tahirit. Kjo kërkesë u rrëzua nga Partia Socialiste në Kuvend, ndërsa vet prokurori dhe kolegët e tij u sulmuan nga mazhoranca. Një javë më parë Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit duke i hapur rrugën kështu drejtësisë që ta hetojë pa pengesa ligjore. Të martën, Besim Hajdarmataj mori për më shumë se dy orë në pyetje shoferin e ishministrit të Brendshëm lidhur me aktivitetin e eprorit të tij. Tre ditë më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u thirr edhe Orest Sota, biznesmeni i dyshuar për lidhje me Saimir Tahirin. Ndërkohë, mësohet se prokuroria kishte kërkuar informacione shtesë nga Italia për lidhjet e bandës "Habilaj" me ish-ministrin. Të gjitha lëvizjet e fundit në
Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që deri dje, drejtohej nga Besim Hajdarmajt flisnin se shumë shpejt mund të kërkohej arrestimi i ish-ministrit Saimir Tahiri. Pas zyrtarizimit të lënies së mandatit nga ish-ministrit, ky hap i prokurorisë cilësohej si çështje orësh. Bile kishin dhe një njësi operacionale që e vëzhgonte ish-ministrin, pa e ditur ai. Por vendimi i djeshëm i kryeprokurores Arta Marku duket se ka ndryshuar gjithçka në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Besim Hajdarmataj ishte prokurori që kishte në administrim dosjen dhe njëherësh drejtuesi i Krimeve të Rënda. Pas largimit nga pozicioni drejtues ai sërish ka në hetim Saimir Tahirin, por me emërimin si prokuror i thjeshtë që merr urdhra nga një shefe e re duket procedimi me dosjen ndaj ish-ministrit nuk do të jetë më aq i lehtë, ndonëse për Prokuroren Donika Prela flasin
mirë ndër radhët e prokurorisë. Tregojnë se është një prokurore korrekte dhe e pa komprementuar. Vendimin i djeshëm i Arta Markut u pasua një nga seri reagimesh të forta të opozitës. Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se lëvizjet e fundit në organin e akuzës janë bërë me urdhër të Edi Ramës. Duke e cilësuar Arta Markun dhe prokuroren Donika Prela si "kamikaze të Edi Ramës" Basha paralajmëroi shumë shpejt shpalljen të pafajshëm të Saimir Tahirit. Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat u shpreh se me ligjin e ri të Prokurorisë, kryeprokurorja Arta Marku nuk ka të drejtë të bëjë emërime të prokurorëve pa Vetting. Duke e cilësuar si shkelje flagrante shkarkimin e Besim Hajdarmataj, Kryemadhi deklaroi se këto ndryshime janë "lojë e Edi Ramës për të shpëtuar Saimir Tahirin". Opozita i sheh ndryshimet e fundit si skenar të
Edi Ramës për të shpëtuar Saimir Tahirin. Nga ana e tij Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu u shpreh optimist për hetimet në nivelet e larta të politikës. Në një reagim për mediat gjatë mbrëmjes së djeshme, ambasadori Lu deklaroi se Ambasada do të mbështeste prokuroren që ka aftësi të punojë pa vonesa në hetimin e korrupsionit dhe krimit. Pra në një farë mënyrë duket se ambasada është dakord me shkarkimin e Hajdarmataj. A shpëtoi ish-ministri Tahiri nga kjo lëvizje e papritur apo do jetë prapë nën "hanxharin" e Hajdarmataj? A priten dosje të tjera urgjente për politikanë VIP, me emërimin e Donika Prelës? Ambasadori Lu e paralajmëroi mes rreshtave, mbrëmë, se priten zhvillime interesante në hetimin e korrupsionit në nivele të larta me emërimin e Donika Prelës.
POLITIKE
4
E enjte, 10 Maj 2018
KRYEPROKURORJA: NDRYSHIMET PËR HETIME ME TË SHPEJTA
Arta Marku largon prokurorin e dosjes “Tahiri” Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka larguar nga detyra e kreut të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmatajn. Vendimi i beftë është marrë këtë të mërkurë dhe në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela. Vetë prokurorja Prela, që prej muajit janar mbante detyrën e kryeprokurores në Prokurorinë e Durrësit. Transferimi i saj nga kryeprokurore e Durrësit si e komanduar tek Krimet e Rënda mbërrin pak kohë pasi Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën për çështjen e ish-kryerprokurorit, Adriatik Llalla dhe e kaloi dosjen e tij tek Krimet e Rënda. Ndërkohë, Besim Hajdarmataj do të vazhdojë të qëndrojë tek Krimet e Rënda, por si prokuror i thjeshtë i tyre. Ai është njëri prej prokurorëve
që po heton dosjen “Habilaj-Tahiri”. Largimi i tij si drejtues i Prokurorisë për Krimet e Rënda mbërrin një ditë pasi thërriti për të marrë në pyetje Gentian Cekan, shofer i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar edhe zyrtarisht ndryshimet në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Përmes një njoftimit të shkurtër thuhet se ndryshimet janë bërë me arsyetimin “për të sjellë ndjekje penale më të shpejta dhe të efektshme të çështjeve me përparësi”. “Kam besim se ky ndryshim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe e korrupsionit mbetet prioritet për kryeprokuroren Marku”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, reagon për ndryshimet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Kryemadhi: Lojë për mos arrestimin e Tahirit
K
ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sot për shkarkimin nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Besim Hajdarmataj. Në një postim në Facebook, Kryemadhi thotë se vendimi i kryeprokurores Arta Markut është i jashtëligjshëm, pasi kryeprokurorja nuk mund të shkarkojë drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Shkarkimi i paligjshëm i Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda është rasti me flagrant i Edi Ramës dhe veglës së tij në Prokurorinë e Përgjithshme! Besim Hajdarmataj ishte prokurori që nisi të hetojë për çështjen Tahiri, kërkoi dhe argumentoi ndalimin e tij me akuza të qarta dhe të bazuara, por që u hodhën poshtë nga deputetët e PS. Largimi i tij nga detyra është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen Tahiri që mban peng jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë qeverinë. Emërimi dhe shkarkimi i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk është kompetencë e Arta Markut!”,- tha dje Monika Kryemadhi. Kryemadhi thotë se pas këtij vendimi të Arta Markut është kryeministri Edi Rama, i cili po shpëton nga hetimet, Saimir Tahirin. Besim Hajdarmataj është prokurori që ka nën hetim dosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri. “Por kjo nuk e ka penguar atë dhe shefat e saj në qeveri të ndërmarrin këtë veprim të paligjshëm në kohën kur të gjithë prisnin që çështja Tahiri të shkonte deri në fund. Edi Rama, i frikësuari i madh i drejtësisë bërtet lart e poshtë për Vettingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por ndërkohë largon nga detyra Kryeprokurorin e Krimeve të Rënda pa pritur që ai të vetohet. Ky akt i paprecedent rëndon mbi Prokuroren e Përgjithshme, e cila vetë nuk ka kaluar në procesin e Vettingut, rëndon mbi
të gjithë ata që paturpësisht vijojnë të shkërmoqin dosjet e krimit dhe korrupsionit”,- tha në deklaratën e saj, Monika Kryemadhi. Në deklaratën e saj, Monika Kryemadhi i bëri thirrje kryeprokurores Arta Marku të mos guxojnë të fshehin gjurmët e veprave penale të Saimir Tahirit. “Edi Rama duhet ta ketë të qartë që asnjë presion apo largim i paligjshëm nuk e shpëton atë dhe bashkëpunëtorë e tij nga dosjet e krimit dhe korrupsionit.
Për ato dosje ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të përgjigjen para drejtësisë një më një. LSI paralajmeron qartas prokuroren e përgjithshme dhe të gjithë strukturat përgjegjëse të mos guxojnë të hedhin hapa për të fshehur gjurmët e krimit. Çdo akt i tille i paligjshëm, që nga ekstradimi i Naser Seitajt dhe deri te ky i sotmi është përgjegjësi e pastër penale e atyre që kanë firmosur urdhrat e kryeministrit”,- deklaroi dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
PROKURORI HAJDARMATAJ
Hajdarmataj: Nuk më thanë arsyen e shkarkimit. Po hetoja dosjen e Tahirit
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku shkarkoi të mërkurën nga detyra kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda Besim Hajdarmataj. I pyetur nga BIRN, Hajdarmataj tha se nuk kishte ndonjë informacion më konkret mbi shkaqet e shkarkimit, por theksoi se çështja më e rëndësishme që kishte deri para shkarkimit në duar ishte ajo e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Hajdarmatajt, shkarkimi nga posti i kreut të prokurorisë nuk sjell automatikisht heqjen e dosjes së Tahirit nga përgjegjësia e tij. “Motivacioni nuk ishte shumë i qartë por besoj se kishte të bënte me dhënien e një hovi të ri apo impulsi më të madh të punës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ishte një urdhër që më shkarkonte mua nga ana e drejtimit të prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe në zbatim të tij, tani i bie që unë jam një prokuror i thjeshtë në këtë prokurori,” tha Hajdarmataj. Pyetur se me çfarë mund të lidhet shkarkimi i tij në këtë kohë, Hajdarmataj tha: “Unë nuk di të them se me çfarë ka lidhje ky shkarkim por mund t’ju them se unë e vetmja dosje që unë jam përfshirë drejtë për së drejti, nga një sërë hetimesh që tashmë janë të hapura nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është ajo e dosjes ish-ministrit të Brendshëm, Sajmiri Tahiri. Unë tani jam prokurori i thjeshtë dhe normalisht do të vazhdoj punën time me dosjet për të cilat jam i ngarkuar të hetoj, deri në momentin që mund të ketë ndonjë urdhër tjetër për transferimin apo komandimin tim në ndonjë institucion tjetër,” shtoi ai. Hajdarmataj dhe dy prokurorë të tjerë dorëzuan tetorin e kaluar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për autorizimin e arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahiri, i akuzuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Tahiri mohon akuzat. Kjo ishte kërkesa e parë e këtij lloji nga prokuroria për arrestimin e një deputeti jashtë kushteve të flagrancës. Hajdarmataj ka mbajtur postin e kreut të prokurorisë për krimet e rënda që nga viti 2016 ndërsa më parë ka punuar si prokuror në Tropojë dhe në Durrës.
POLITIKE
5
E enjte, 10 Maj 2018
Kreu i PD-së paralajmëron kryeprokuroren: Arta Marku do mbajë përgjegjësi për këtë çështje
P
artia Demokratike ka reaguar ashpër lidhur me shkarkimin nga detyra të kreut të Prokurorisë për Krimet e Rënda Besim Hajdarmataj nga kryeprokurorja Arta Marku. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, nga foltorja e selisë blu, kryetari i PD-së Lulzim Basha e cilësoi kryeprokuroren si kamikaze të Edi Ramës, e cila siç tha ai shkarkoi kryeprokurorin, pasi kishte bërë marrëveshje me kryeminsitrin. Basha tha se Arta Marku do mbajë përgjegjësi personale dhe ligjore për këtë vendim dhe se Rama do të mbrojë Saimir Tahirin. Të njëjtën konsideratë ndau edhe për pasuesen e Hajdarmataj në krye të Krimeve të Rënda. “6 ditë më parë kur Saimir Tahiri lajmëroi lënien e mandatit paralajmëruar se kjo ishte bërë nnë marrëveshje me Edi Ramën sipas një pakti mafioz. Saimir Tahiri do të heshtë për gjërat që di mbi rolin dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë në trafikun e drogës të Edi Ramës dhe Olsi Ramës ndërkohë që Rama do ti siguronte Tahirit paprekshmërinë nga drejtësia. Mbrëmë (të martën) Edi Rama shpalli në media urdhrin e tij nga prokurorisë kur deklaroi publikisht se nuk ka prova për të dënuar Saimir Tahirin dhe se ai kishte punuar mirë. Nuk u ndal me kaq, sot (dje) kamikazja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme njoftoi shkarkimin e kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, drejtuesin e prokurorëve që hetojnë Saimir Tahirin. Ai është zëvendësuar nga një tjetër kamikaze e Edi Ramës. Shkarkimi
Shkarkimi i Hajdarmatajt, Basha: Rama do të mbrojë me çdo kusht Saimir Tahirin
i kryeprokurorit të Krimeve të Rënda i kryer me urdhër direkt të Edi Ramës vjen vetëm pak ditë pas mbërritjes së materialeve hetimore nga Greqia dhe Italia, pak ditë pasi prokuroria mori në pyetje shoferin e Saimir Tahirit dhe vendosi ta thërrasë edhe këtë të fundit. Shkarkimi vjen ditën kur prokuroria nuk
DEPUTETI I PD-së
kishte më nevojë për autorizimin e Edi Ramës dhe mazhorancës së tij socialiste për të autorizuar arrestimin e Saimir Tahirit pasi KQZ konfirmoi heqjen e mandatit të tij si deputet. Ky shkarkim vjen ditën kur PD denoncoi mbështetjen që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka dhënë dhe i jep vëllait të tij
Agron Xhafaj duke mos e arrestuar edhe pse është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në Itali si kreu i një bande ndërkombëtare të trafikut të kokainës. E shkarkuan Hajdarmataj sepse në dosjen hetimore po mblidheshin të tjera prova të mjaftueshme për Tahirin dhe lidhjen e tij me Ramën.
A është emëruar prokurorja e re për të shkatërruar këto prova për Tahirin qoftë edhe duke e dorëzuar Saimir Tahirin në mënyrë të kontrolluar tek drejtësia. Që do të thotë: E arrestojnë për sy e faqe dhe pastaj e shpallin të pafajshëm duke shkatërruar çdo provë. Një gjë është e sigurt, Edi Rama po bën gjithçka për të shpëtuar Saimir Tahirin. Kjo është arsyeja pse shkarkimi i drejtuesit të prokurorisë së krimeve të rënda dhe emërimi i kamikazes së re të Ramës janë bërë në shkelje flagrante të ligjit. Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm nuk ka të drejtë të emërojë dhe as të shkarkojë drejtues prokurorie. Prokuroria sot është e kapur dhe në shërbim të interesave kriminale. Liria, drejtësia, demokracia sot në Shqipëri janë në mëshirën e krimit dhe eksponentit të tij në qeveri, Edi Ramës. Ky është lajmi më i zi që mund tu jepet shqiptarëve në Ditën e Europës. Reforma në drejtësi ka rënë, krimi i organizuar ka triumfuar mbi shtetin e së drejtës dhe shqiptarët e zakonshëm”- deklaroi dje kreu i PD-së, Lulzim Basha.
NËNKRYETARI I PD-së
“Hajdarmatajt”, Klevis Balliu: Shkarkimi i Hajdarmatajt, Paloka: Vettingu Drejtësia ra, Arta Marku po përdoret si mjet presioni, ky është fundi faktoi se është vegël e Ramës P
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar pas shkarkimit të Besim Hajdarmatajt nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u shpreh dje përmes rrjeteve sociale se drejtësia ka rënë dhe se Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku faktoi se është vegël e Edi Ramës. “Drejtësia ra. Arta Marku faktoi sot se është thjeshtë një vegël e Edi Ramës. Pasi Saimir Tahiri la mandatin e deputetit, ai do të mbrohet nga prokurorët e Edvinoviçit, ndaj dhe ata sot u ndryshuan. Tashmë Kryeprokurori Edvinoviç po fakton se s’ka Vetting, s’ka drejtësi, s’ka barazi. Kryeprokurori Rama s’ka kohë të sigurojë mirëqenien e qytetarëve sepse duhet të merret me sigurinë e kryetrafikantit Saimir Tahiri dhe të vetes së tij. Skandal”- tha deputeti demokrat.
ak minuta pas mësimit të lajmit për shkarkimin nga detyra të kryeprokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj nga kryeprokurorja Arta Marku do të vinte reagimi i parë nga selia blu. Hajdarmataj kishte në dorë dosjen e Tahirit dhe Habilajve, e pikërisht për këtë çështje nënkryetari i PD-së, Edi Paloka përmes reagimit të tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, thotë se kjo që po ndodh është ajo që ka paralajmëruar Partia Demokratike, ku sipas tij, vettingu nuk po përdoret për të pastruar drejtësinë, por si mjet presioni ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, thotë ndër të tjera Paloka. “Çështja “u zgjidh”; prokurori i Krimeve të Rënda që gjashtë muaj më parë kërkoi arrestimin e Tahirit sot, sipas mediave, është shkarkuar. Gjashtë muaj më
parë u sulmuan e kërcenuan nga kazani dhe deputetët e Ramës. I sulmuan si “tropojanë” dhe i kërcënuan publikisht me vettingun. Sot ka ardhur akti i fundit. Gjithçka e paralajmeruar nga PD po vërtetohet pikë për pikë. Rama
kapi prokurorinë pikërisht për të shpëtuar Tahirin dhe kokën e tij. Vettingu nuk po përdoret për të pastruar drejtësinë, por si mjet presioni ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ky është fundi…”theksoi dje Edi Paloka.
POLITIKE
6
E enjte, 10 Maj 2018
KREU I PR-SË I KTHEHET ASHPËR KRYEMINISTRIT PËR DEKLARATAT PËR VËSHTIRËSITË E INTEGRIMIT
Mediu: Rama shan Evropën, por vlerat evropiane janë vlerat e shqiptarëve Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar përmes rrjeteve sociale me rastin e ditës së Evropës, 9 Majit. Në komentin e tij, Mediu shprehet se kryeministri Edi Rama është i papërgjegjshëm dhe përbuz deputetët e vendeve të BE-së si dhe shan e fyen Evropën. Sipas Mediut, vlerat europiane janë vlerat e shqiptarëve që e kanë treguar që në luftën me perandorinë Otomane dhe përmbysjen e diktaturës komuniste. “Marrëzia e Ramës nuk ndalet vetëm në talljet me qytetarët shqiptarë në takimet që zhvillon nëpër rrethe, por sot në datë 9 Maj, Ditën e Europës sillet si i papërgjegjshëm. Përbuz deputetët e parlamenteve, siç ishte rasti i deputetëve holandezë, sulmon depu-
tetin gjerman, fyen e shan Europën, sepse “kokat e vogla” të shteteve europiane nuk kuptojnë “kokën e madhe”, vet madhërinë e tij, Edi Ramën. Ata, sipas Ramës, i detyrohen atij, kjo sjellje është absurde dhe ky absurditet shkon më tej kur thotë se do ta kishim më të lehtë të bëheshim pjesë e Amerikës se pjesë e BE. Amerika e ka thënë fjalën e vet për Edi Ramën dhe jo për shqiptarët, e theksoj për Edi Ramën në raportin e DASH, apo Freedom House, për krimin, korrupsionin, varfërinë, mungesën e lirisë, autokracinë qeverisëse. S’ishte e lehtë por me punë, reforma, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, bashkëpunimit dhe përfshirjen në
proces të opozitës, ne bindëm 26 vende anëtare të NATO-s, SHBA dhe 24 vende anëtare të BE. Ka veshë që duan të dëgjojnë, por dhe fakte që analizohen dhe shihen. Nëse Presidenti Macron thotë që nuk duam që Ballkani të rrëshqasë drejt Rusisë dhe Turqisë, Rama duhet të shohë se ku është Shqipëria në këtë shqetësim. Shqipëria nuk rrëshket drejt Islamizmit, se BE nuk përtyp gënjeshtrat dhe sharlatanizmin antikombëtar të qeverisë sonë, por sepse vlerat europiane janë vlerat e shqiptarëve që e kanë treguar që në luftën me Perandorinë Otomane dhe përmbysjen e diktaturës komuniste”- u shpreh në reagimin e tij, kryerepublikani, Fatmir Mediu.
Dita e Europës, kreu i Qeverisë -holandezëve: Më vjen për të qeshur me faktet tuaja, Basha është miku im i shtrenjtë
K
ur Shqipërisë i kanë mbetur vetëm disa javë për të mësuar vendimin e Këshillit Europian nëse do të çelen negociatat e anëtarësimit, kryeministri Edi Rama flet pa dorashka. Në aktivitetin e organizuar dje me temë trashëgimia kulturore, ku ishte i pranishëm dhe Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE Christian Danielson dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, kryeministri bëri një batutë për të treguar vështirësinë e procesit për çeljen e negociatave. “Po të kishte negociata për t’u bërë pjesë e SHBA nuk do të kishte qenë më e lehtë sepse nuk do të duhej të bindim 27 koka”-tha ai. Kryeministri Edi Rama në kuadër të “Ditës së Europës” dha mesazhin e qartë se qytetarët shqiptarë kanë ëndërruar dhe duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Teksa foli për rrugën e vështirë që ndoqi Shqipëria për të hapur negociatat me BE-në, Rama përsëriti disa herë dhe foli për “hijen e humnerës”, që sipas tij do të mbyllet sapo vendi ynë të bëhet pjesë e kësaj familje të madhe. Mes të tjerash ai tha se po të ishte mundësia që Shqipëria të ishte pjesë e SHBA-va do të ishte më e lehtë, ndërsa shtoi se nuk do t’i duhej Shqipërisë të bindte 27 shtete. “Shprehja që shqiptarët përdornin sa herë e linin shtëpinë ishte; Po marr rrugën për në Europë. Në këtë shprehje përmbledhjen ëndrra, shpresa dhe ambicia e çdo burri, e çdo babai e çdo djali që linte
Rama: Në SHBA do kishim hyrë më lehtë se në BE. Tmerr, të bindësh 27 koka! shtëpinë për të marrë rrugën në Europë, për të sjellë prej andej atë çka shtëpia nuk mund ta kishte. Kështu kanë jetuar shqiptarët prej shumë shekujsh, e deri më sot, në 9 maj të 2018-ës që flasim. Me këtë ëndërr, me këtë shpresë e ambicie. Ndërsa humnera e thellë shpirtërore mes tyre dhe Europës ka ardhur, duke u ngushtuar. Por përsëri sot, duke qenë kryeministër, është detyrë ta shohësh fundin e humnerës, përmes parimeve që e ndërtuan Europën e Bashkuar. Është aty hija e humnerës kur flet me deputetë të BE. Është fatmirësisht një hije e asaj humnere. Pasi humnera është shumë më psikologjike sesa faktike, pasi Shqipëria ka marrë mbështetje historike nga BE për të çelur negociatat për ta mbyllur përfundimisht humnerën. Natyrisht si në të gjitha kohërat dhe rastet që na ka dhënë historia, nuk kemi pasur fatin që të jemi në sinkron, pasi sot ne jemi te dera dhe ata që janë pas dere, nuk janë aq entuziast aq sa ishin për të ardhmen e asaj shtëpie. Po të ishin negociata për tu futur në SHBA mbase do të ishte më
e lehtë. Pasi nuk do bindim 27 koka”, tha Rama. Megjithatë, kryeministri është i bindur se kjo është e duhura. “Nuk ka diskutim ky është projekti
më pozitiv i imagjinueshëm për të cilin ia vlen çdo sakrificë çdo përpjekje dhe i gjithë durimi për të dëgjuar edhe më të fundit fare që bëhet
personazh e zë i ekranit e lajmeve të para në Shqipëri ndërkohë që në vendin event nuk i bie hera kurrë të dalë në lajme. Nuk ka Komision më monstruoz sesa KE. Një grup faktmbledhës vijnë në mëngjes e ikin pasdite. Më takojnë mua, ca deputetë, dhe mikun tim të shtrenjtë me të cilin na bashkon në rrugë të ndryshme dashuria për Holandën dhe largohen dhe mbledhin fakte. Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen brenda gjysmë dite, ndërkohë KE është një ushtri ekspertësh dhe burokratësh të panumërt që hanë e pinë fakte, dëgjojnë e flasin vetëm fakte”– u shpreh Rama. Kryeministri iu është përgjigjur dhe deklaratave të forta të tetë deputetëve të delegacionit të Holandës, të cilët u treguan skeptikë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Ai tha se i vjen për të qeshur kur vijnë delegacione për të mbledhur fakte për një gjysmë dite, ndërsa e quajti mik të shtrenjtë Lulzim Bashën, duke shtuar me të e bashkon dashuria për Holandën. “Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione për të mbledhur fakte, më takojnë mua, ca deputetë dhe mikun tim të shtrenjtë, me të cilin na bashkon në rrugë të ndryshme dashuria për Holandën, Lulzim Bashën, dhe largohen, mbledhin fakte. Po çfarë lloj faktesh mund të mblidhen në gjysmë dite, ndërkohë që KE është një ushtri ekspertësh dhe burokratësh të panumërt të hanë fakte, pinë fakte dhe dëgjojnë vetëm fakte”- u shpreh kryeministri Edi Rama.
KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TAULANT BALLA FTON OPOZITËN: TA VOTOJMË SA MË PARË KËTË REZOLUTË
PS-ja dorëzon projekt-Rezolutën e Kuvendit për hapjen e negociatave
P
artia Socialiste ka depozituar projekt-Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë mbi rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Kjo projekt rezolutë u dorëzua zyrtarisht nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili fton opozitën që kjo rezolutë të miratohet sa më parë. “Duke shpresuar se edhe opozita do ta mbështesë Shqipërinë në këtë moment historik të rrugës sonë europeiste, duke hequr dorë nga balta kundër imazhit të Shqipërisë, ftesa jonë është që kjo Rezolutë të miratohet sa më parë nga të gjithë anëtarët e Kuvendit”, tha Balla. Sa i përket dokumentit, ai i bën thirrje njëzëri vendeve anëtare të BE-së që të marrin vendimin për fillimin e negociatave
të anëtarësimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, si fillimi i një rruge për shndërrimin e mëtejshëm europianizues të vendit, me vetëdije se kjo do të jetë një rrugë e vështirë dhe e gjatë, por se hapja e
negociatave do t’i japë shpresë dhe orientim këtij rrugëtimi. “Kuvendi i Shqipërisë: Shpreh vullnet të plotë për të ecur në rrugën e reformave në frymën e mirëkuptimit ndërpartiak dhe në bashkëpunim të plotë me shoqërinë civile; Thekson se angazhimi i qëndrueshëm për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Europian dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare përbën përparësinë kryesore të punës së Kuvendit të Shqipërisë, të qeverisë dhe të institucioneve të tjera; Angazhohet të shqyrtojë me prioritet projektligjet që synojnë përafrimin e legjislacionit
shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Europian apo kanë rëndësi për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian; I kërkon Qeverisë të thellojë dhe përshpejtojë ritmin e reformave të ndërmarra, veçanërisht të reformave që lidhen me sundimin e ligjit; I bën thirrje Qeverisë që rekomandimet e Paketës së Zgjerimit 2018 të shërbejnë si udhëzues në përpjekjet për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian; Angazhohet që të përdorë çdo instrument të diplomacisë parlamentare në funksion të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në
Bashkimin Europian; Angazhohet që të zhvillojë dhe forcojë më tej aktivitetin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, për rritjen e transparencës në procesin e integrimit europian nëpërmjet gjithëpërfshirjes së aktorëve pjesëmarrës; I kërkon Qeverisë shqiptare që të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të zgjerojë pjesëmarrjen në nismat rajonale; I kërkon Qeverisë që të zgjerojë pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit duke përmirësuar hartimin dhe zbatimin e projekteve të ndërlidhshmërisë”- thuhet në projekt-rezolutën e Kuvendit.
POLITIKE DITA E EUROPËS
N
ë kuadër të “Ditës së Europës”, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se sfidat pas çeljes së negociatave do të jenë të mëdha për vendin tonë. Ruçi dha mesazhin e qartë se Kuvendi duhet të rrezatojë përkushtim dhe vlera europiane, ndërsa shtoi se kanë nisur përgatitjet për çeljen e negociatave. “Sfidat pas çeljes së negociatave do të jenë të mëdha. Kuvendi të rrezatojë përkushtim dhe vlera europiane. Kuvendi ka nisur përgatitjet për çeljen e negociatave. Jemi duke punuar për hartimin e planit të veprimit. Objektivi i integrimit arrihet kur ka konsensus afatgjatë”, tha Ruçi. Kryeparlamentari Ruçi thotë se asnjë forcë politike për asnjë arsye nuk duhet të pengojë për të arritur këtë objektiv. “Përvoja e suksesshme e zgjerimit të BE drejt vendeve të Europës Lindore dhe qendrore na mëson se objektivi i aderimit në BE mund të arrihet vetëm kur ka konsensus afatgjatë dhe të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës. Integrimi në BE është një interes strategjik dhe kombëtar që gëzon mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë, prandaj asnjë forcë politike dhe për asnjë arsye nuk mund dhe nuk duhet të pengojë arritjen e këtij objektivi strategjik. Anëtarësimi në BE duhet ta vlerësojmë si një përpjekje të përbashkët për të ecur përpara dhe dobiprurës për të qytetarët. Integrimi Europian është shtysa më inkurajuese për ndërtimin e Shqipërisë Perëndimore dhe demokratike me një ekonomi të qëndrueshme dhe mirëqenie. Ne duhet të punojmë për këtë mirëqenie për të gjithë shqiptarët”- tha ai. Kryetari i Kuvendit u shpreh se nuk ka të dhëna që opozita të punojë kundër integrimit, por e ftoi atë të punojë sëbashku me qeverinë për këtë qëllim. “A kam unë të dhëna? Nuk kam të dhëna në këtë drejtim, por absolutisht do të kërkoja deri në qershor sa i përket këtij objektivi strategjik mos ketë qëndrim të pozitës dhe opozitës, të ketë qëndrim të Shqipërisë”- tha Ruçi. I pyetur nëse Greqia ka vendosur kusht detin për negociatat, Ruçi mohoi një fakt të tillë. “Deklaratat e ministrit të Jashtëm grek dhe atij shqiptar janë në drejtimin e duhur të arritjes së një marrëveshje e cila as për kohën dhe as kushtëzon PO-në e fqinjit tonë jugor”- tha kreu i Kuvendit. Përgjigjja ndaj deputetëve holandezë Me kartën e rekomandimit të Komisionit Europian në dorë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi nënvizoi mosdakordësinë e tij me lidhjen që i bëjnë disa deputetë veçanërisht holandezë shqiptarëve me krimin, duke u fokusuar tek përshtypja pozitive që kanë lënë shqiptarët me art
7
E enjte, 10 Maj 2018
Dorëheqja e Tahirit, Kreu i Kuvendit: Moral brenda imoralitetit në politikë. I pari në 27 vjet
Ruçi: Konsensus afatgjatë për negociatat. Droga erdhi nga Europa, s’e kishim këtu
dhe kulturë. Kryetari i Parlamentit, do ti kthehej me tona të forta deklaratave të grupit të deputetëve holandezë të cilët dy diotë më parë deklaruan se Shqipëria nuk ështrë gati për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Në këtë linjë, Ruçi tha para gazetarëve se në sistemin komunist në Shqipëri nuk kishte as drogë dhe as krim. Kur Shqipëria zgjodhi të rrëzojë sistemin, vijoi Ruçi, shqiptarët i gjetën këto fenomene mes europianëve. Në përgjigje ndaj deputetëve holandezë, kryeparlamentari tha se nuk është e drejtë që Shqipëria të identifikohet si një vend ku mbillet kanabisi, ndërkohë që fara dhe tregu vijnë nga Holanda. “Ndonjëri mund të më quajë nostalgjik mua, meqë vij nga sistemi i kaluar. Në atë sistem nuk kishte as drogë, as korrupsion, as prostitucion dhe as kriminalitet. Ne bëmë zgjedhjen tonë, ose të rrëzonim diktaturën dhe Shqipërinë ta hapnim, siç u hap ose duhet të mbanim diktaturën dhe të qëndronim mbyllur pa këto fenomene. Dhe të gjitha këto fenomene nuk i çuan shqiptarët në Europë, por i gjetën mes europianëve. Dhe gjithë kjo betejë ose kjo luftë duhet fituar bashkërisht. Se do të vazhdoja t’i thoja kolegut holandez që nëse është njollë e zezë mbjellja e hashashit, e vetmja në Shqipëri, fara vjen nga Holanda, teknologjia është në Holandë,
tregu është në Holandë se është e ligjëruar dhe unë nuk akuzoj Holandën që është vendi i BE, por kam të drejtën të mos më identifikojnë mua si vend me këto, por të më vlerësojë për përpjekjet që unë bëj dhe rezultatet e arritura si rezultat i zbatimit të ligjit deri tek vetingu për ta përvëluar këtë fenomen negativ për vendin tonë”- tha Ruçi. Për të vijuar më tej argumentin, kryeparlamentari do ti kujtonte ligjvënësve holandezë se në Eurovizion nuk ka tre holandezë, por tre shqiptarë. “Nëse një deputet përmend një qytetar shqiptar që ka kryer një akt kriminal në Holandë unë do t’i thosha që ka me dhjetëra qytetarë që në fusha janë simbol edhe për BE edhe për holandezët. Besoj nuk ka tre holandezë që konkurrojnë ne Eurovizion, por tre shqiptarë ka. Kjo është një kartë pozitive dhe tre shqiptarë përfaqësojnë Shqipërinë, Italinë
dhe Qipron”- u shpreh kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Dorëheqja e Saimir Tahirit Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përshëndeti vendimin e ish-deputetit Saimir Tahiri për dorëzimin e mandatit. Në ditën e Evropës gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Ruçi tha se ky është rasti i parë në 27 vjet që një deputet dorëzon mandatin pas akuzave. Ai tha gjithashtu se akuzat duhen vërtetuar nga organet e hetimit. “Në 27 vjet që unë kam në parlament ka pasur shumë akuza për shumë deputetë majtas dhe djathtas, nga 1991 deri sot duke filluar nga mua. Asnjë nuk e ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet të jetë i mirëpritur dhe i vlerësuar në rastin konkret. Këtu do të përmendja Çurçill, i cili thoshte se politika nuk ka moral, por brenda imoralitetit ka një moral dhe në rastin konkret dorëheqja e Tahirit tregon
që vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit në politikë. Rasti në fjalë është për tu përshëndetur, është i mirëpritur, të tjerat pastaj, sa i përket akuzës ajo ngelet ta vërtetojnë organet e hetimit për ish-deputetin Tahiri apo ish-deputeti Tahiri për pafajësinë e tij para organeve të drejtësisë”- deklaroi Ruçi. Kreu i Kuvendit iu bashkua qëndrimit të Ministres së Drejtësisë dhe Presidentit Ilir Meta për vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të mos shkarkuar gjyqtarët. “Nuk mund të shtoja asnjë fjalë deklaratës së ministres së drejtësisë dhe mbështetjes së Presidentit për cështjen. Është e turpshme, e neveritshme dhe alarmante”- u shpreh kryeparlamentari. Gramoz Ruçi qëndroi në një linjë me kryeministrin kur ky i fundit nga alarmin e influencës Rusë dhe islamike nëse Europa i mbyll derën Shqipërisë ndërsa i bëri apel trupës së vettingut që të përshpejtojë punën për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese. Incidenti te Varrezat e Dëshmorëve Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka reaguar edhe në lidhje me incidentin që ndodhi ditën e “5 majit” në varrezat e dëshmorëve, ku një grup veteranësh nderuan me portretin e Enver Hoxhës. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Ruçi e quajti akt të shëmtuar, duke theksuar se ajo ditë që nderon të rënët tanë nuk duhet njollosur. “Unë do të përshëndesja të gjitha forcat politike shqiptare që në datën 5 maj nderuan të rënët. Absolutisht po! Ata që luftuan dhe na dhanë lirinë e krenarinë dhe duhet të krenohemi që na radhitën krah fitimtarëve dhe ne kemi detyrimin ti nderojmë e respektojmë. Por në asnjë mënyrë në këtë ditë përkujtimore të të rënëve ne njollosim dhe ngjyrosim qoftë me atë akt të shëmtuar për mua që ndodhi atë ditë. Nuk po marr krah në këtë drejtim. Nëse ka probleme ligjore që duhen ndarë, opozita e sotme aty ka qenë dje në mazhorancë, këtu është sot si opozitë dhe në rrugë institucionale mund të marrë çdo nismë dhe në kohën e duhur, në përgjigje të interesimit tuaj nëse ka boshllëk ligjor duhet sanksionuar”- u shpreh Gramoz Ruçi.
POLITIKE
M
inistri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me një dënim të vëllait të tij në vitet 2000 në Itali. Në një konferencë për mediat, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se historia vëllait të tij është risjellë nga PD në qendër të vëmendjes për të disatën herë. Ai u shpreh se të njëjtat akuza PD i ka bërë në adresë të tij prej disa vitesh rresht dhe në to nuk ka asnjë fakt të ri. "PD paketoi si zbulim të ri një çështje të risjellë dhe kjo ndodh sa herë që kundërshtarëve politikë ju duhet të luftojnë me baltë çka nuk luftojnë dot me atgumente si dje për reformën në drejtësi si sot si ministër i Brendshëm.Vendimi i gjykatës italiane i gjendur lehtësisht sot ka ridalë sot. Me sa duket, unë nuk duhet të bëjë gjë tjetër vetëm se të ripërsërisë veten. Kjo është një çështje e zhvilluar në Itali në kohën kur këta ishin në pushtet. Në asnjë rast, as kjo qeveria dhe as qeveria e tyre nuk janë kontaktuar zyrtarisht",- tha Xhafaj. Ministri u shpreh se ishte i detyruar të jepte të njëjtën përgjigje që ka dhënë dhe herët
8
E enjte, 10 MAJ 2018
Ministri i Brendshëm: Duket e thjeshtë, por akoma unë nuk kam mundur të kuptoj se cili është problemi i personalitetit tim si njeri dhe si zyrtar në lidhje me çfarë bën, apo akoma më shumë se çfarë ka bërë para 15 vitesh im vëlla
Xhafaj: Akuzat e PD ndaj meje, histori e vjetër 15 vjeçare e tjera, duke u shprehur se: "Cili është përgjegjësia ime si zyrtar në lidhje me çfarë ka bërë apo çfarë ka bërë im vëlla?". Xhafaj u shpreh se vepra për cilën akuzohet vëllai i tij është hetuar dhe gjykuar në Itali dhe autoritet shqiptare kanë pasur asnjë ndikim. Gjithashtu, Xhafaj shtoi se "në raport me këtë çështje as kam pasur dhe as kam pasur asnjë lloj pushteti për të ndikuar në këtë çështje. Kjo është një çështje e ndodhur në Itali". Ministri Xhafaj deklaroi se gjatë historia e vëllait të tij nuk implikon qeverinë e PS në asnjë rrethanë. "Gjithkush gjen në këto deklarime atë që kam thënë edhe më parë. Historia e tim vëllai nuk e implikon as dje as sot qeverinë ku unë bëj pjesë. Cilido në këtë vend, përfshirë dhe
familjarët e mi, nuk është mbi ligjin",- u shpreh Fatmir Xhafaj. DEKLARATA E PLOTË E MINISTRIT FATMIR XHAFAJ: "Sot Partia Demokratike paketoi mediatikisht si zbulim të ri një çështje të ndodhur në vitin 2002, e cila ka më shumë se 15 vjet që e sjell dhe e risjellë në vëmendje të publikut këtë çështje!! Dhe kjo ndodh sa herë që kundërshtarëve politike u duhet të luftojnë me baltë, çka nuk luftojnë dot me argumenta në punën time, si dje gjatë reformës në drejtësi ashtu edhe sot si Ministër i Brendshëm. Vendimi i gjykatës italiane, lehtësisht i gjendshëm edhe online, i ditur dhe i njohur prej vitesh prej tyre dhe prej kujtdo tjetër të interesuar, shqiptar apo partner ndërkombëtar, i publikuar dhe i stërpublikuar në mediat prane tyre, ka ridalë sot si e vetmja armë kundërshtie mesa duket ndaj meje, sot si Ministër i Brendshëm. Dhe mesa duket unë nuk duhet të bëjë gjë tjetër veçse të ripërsëris veten në lidhje me riprezantimin e kësaj akuze. Duket e thjeshtë, por akoma unë nuk kam mundur të kuptoj se cili është problemi i personalitetit tim si njeri dhe si zyrtar në lidhje me çfarë bën, apo akoma më shumë se çfarë ka bërë para 15 vitesh im vëlla. Ndërkohë që nuk kam se si të kuptoj çfarë kërkohet sot tjetër përveç baltosjes sime, nëse në raport me këtë çështje as kam pasur e as kam asnjë lloj pushteti për të ndikuar në çfarëdolloj forme mbi
të. Kjo është një çështje e zhvilluar në Itali, në kohën kur këta që sot e rizbuluan ishin në pushtet, dhe asnjëherë në asnjë rast, as qeveria e tyre, as Qeveria tjetër më pas dhe as kjo Qeveri nuk janë kontaktuar as shkresërisht, as informalisht nga autoritetet e një vendi tjetër për të kërkuar çfarëdoqoftë për këtë çështje. Nuk kam se çfarë t'i shtoj më shumë atyre çfarë unë kam thënë publikisht në lidhje me këto akuza se sa unë kam thënë në 2002, 2005, 2010, 2016 dhe 2017. Gjithkush i interesuar gjen në këto deklarime qëndrimin tim koherent në lidhje me këtë çështje. Historia e tim vëllai, e lidhur me një ngjarje të vitit 2002, kur ai ishte një 25-vjeçar i
gjendur në vendin e gabuar dhe nën shoqërinë e njerëzve të gabuar, nuk e implikon as dje dhe as sot qeverinë ku unë bëj pjesë. Ajo ka qenë e mbetet një histori e tij personale dhe vetëm e tij. Cilido në këtë vend, përfshi dhe mua apo familjarët e mi nuk është mbi ligjin. Por ajo çfarë është më e rëndësishme është fakti se kjo qeveri nuk i siguron dhe nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askujt. As mua! Këtu jam dhe do jem, një qytetar i vendit tim që kurrë nuk ka shkelur e nuk do të shkelë ligjin, as për llogarinë time dhe as për llogarinë e të afërmve apo të njohurve të mi. Të tjerat janë politikë e llojit më të ulët dhe nuk janë puna ime".
A është familja "Xhafaj" një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë? A ka operacioni "Forca e Ligjit" ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm
Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?",thanë dje përfaqësuesit e PD.
AKUZAT
PD sulmon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj Partia Demokratike ka publikuar dokumentet e ardhura nga Italia , ku rezulton se vëllai i ministrit të Brendshëm,Fatmir Xhafaj është i dënuar me 7 vjet e dy muaj burg në shtetin fqinj. Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi thanë dje në një deklaratë për mediat se Ministri i Brendshëm ka fshehur të dhënat për vëllanë e tij. "Xhafaj gënjen dhe është plotësisht në dijeni se vëllai i tij Agron Xhafaj, allias Goni është dënuar me vendim gjyqësor në Itali dhe se nuk ka vuajtur asnjë ditë nga
dënimi i dhënë, duke jetuar nga 2013 e këtej në Shqipëri. Xhafaj ka jo vetëm përgjegjësi politike e morale, por dhe ligjore. Sipas legjislacionit në fuqi një nga detyrat kryesore të policisë së Shtetit është identifikimi i personave të dënuar me vendim gjyqësor në mungesë. Është detyrë e ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në policinë e Shtetit të identifikonin Agron Xhafaj dhe të arrestohej për të vuajtur dënimin. Opozita ia ka bërë me dije ministrit të Brendshëm që vëllai i tij është i dënuar po ky i fundit nuk ka
ndërmarrë asnjë veprim", tha deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj. Përfaqësuesit e PD paraqitën dhe një sërë pyetjesh publike për Ministrin Xhafaj. "A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale? Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij? A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?
POLITIKE
9
E enjte, 10 Maj 2018
Sigurim i detyrueshëm, AMF: Problem dëmet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruara
PROJEKTLIGJI I RI MBËRRIN NË KUVEND
A
utoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka përgatitur projektligjin e ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv, Ervin Koçi, bëri të ditur sot se ky projektligj i është paraqitur Ministrisë së Financave, madje një kopje edhe deputetëve të Komisionit të Ekonomisë. Ligji i ri pritet të mundësojë aplikimin e sistemit bonus-malus në sigurimin
P
olicia gjyqësore do t’i nënshtrohet një reforme të thellë për t’u kthyer në një prej strukturave bazë që do të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë e krimin e organizuar. Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ka nisur shqyrtimi i një drafti të ri që rregullon aktivitetin e policisë gjyqësore dhe lidhjen e saj me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim ndryshimet në legjislacionin për Policinë Gjyqësore, i cili vjen në kuadrin e Reformës në Drejtësi. Funksionimi i punës së Oficerëve të Policisë Gjyqësore do të përshtatet me paketën e reformës në drejtësi. Komisioni i Ligjeve miratoi dje në parim projektligjin që rregullon punën e këtyre oficerëve, të cilët kanë rol të rëndësishëm në hetim, ndërsa pritet edhe rritja e pagave të tyre. Diskutimet në komision Nismëtarja e projektligjit, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, u shpreh në fillim të fjalës së saj që nisma ligjore vjen në kuadër të paketës së projektligjeve të hartuara nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë për reformimin e sistemit të drejtësisë. Hysi saktësoi në fjalën e saj arsyet e depozitimit të një projektligji të ri, duke reflektuar edhe sugjerimet e ekspertëve të nivelit të lartë. Sipas saj, ndërhyrja vinte në përputhje me dobësitë e vërejtura nga analiza e sistemit të drejtësisë lidhur me organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore. Në këtë dokument, sipas deputetes socialiste, janë vërejtur: hapat pas të bëra në vitin 2010 pas heqjes së procedurës së konkurimit të oficerëve; transferime të shpeshta; mosnjohje nga prokurorët e organikave; mbingarkim të oficerëve të policisë gjyqësore me detyra të tjera administrative. Hysi theksoi nevojën për harmonizimin e paketës së ligjeve të miratuara nga Kuvendi në kuadër të reformës në drejtësi me organizimin dhe funksionimin e ri të Policisë Gjyqësore. “Ky ligj është treguar i kujdesshëm për të saktësuar mirë parimet e organizimit dhe të funksionimit, për të shmangur
e detyrueshëm motorik, si edhe të rregullojë funksionimin e Fondit të Kompensimit për dëmet nga mjetet e pasiguruara. Kreu i Autoriteti theksoi edhe njëherë se tregu i sigurimeve është më problematiku nën mbikëqyrjen e këtij institucioni. Ai ngelet i pazhvilluar dhe i varur nga produktet e detyrueshme. Një nga problemet më të mëdha të tregut është funksionimi i Fondit
të Kompensimit për dëmet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruara. AMF-ja bën të ditur se vlera totale e dëmeve të bartura që nga vitit 2002 kishte arritur në rreth 3 miliardë lekë. Gjatë raportimit në Kuvend, drejtuesit e AMF-së thanë se shlyerja e tyre pritet të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa nuk do të lejohet akumulimi i dëmeve të reja që nuk paguhen me vite.
Nis shqyrtimi i projektligjit të PS-së në Kuvend – Hetimi i zyrtarëve të korruptuar, reformohet Policia Gjyqësore
Ndryshime për punonjësit e hetimit, Ulsi Manja: Të rriten pagat e oficerëve gjyqësorë
atë përplasje ose paqartësi që kemi pasur deri më sot me shërbimet e Policisë Gjyqësore. Gjithashtu, qartësohet mirë marrëdhënia e Policisë Gjyqësore me Byronë Kombëtare të Hetimit. Njëkohësisht, ligji i jep një rol të rëndësishëm Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me emërimet, promovimet, transferimet e oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe ka një qartësim lidhur me rolin dhe funksionin që kanë shërbimet dhe strukturat e Policisë Gjyqësore. I është kushtuar rol të veçantë trajnimit fillestar, për të hyrë në këtë lloj shërbimi, por edhe formimit vazhdues”, u shpreh Vasilika Hysi lidhur me projektligjin. Ndërsa, relatori
i projektligjit, Alket Hyseni, e vuri theksin në fjalën e tij në nevojën për pasjen e një ligji që organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore e ndërton në mënyrë të atillë, që të shmanget nevoja për ndryshime të tjera e ligjit për një afat kohor sa më të gjatë. Hyseni vuri në dukje problematikat e hasura nga raportet ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, çka vinin theksin te çalimi i procesit të hetimit. Deputeti i Partisë Socialiste shtroi nevojën e rregullimit të sa më shumë elementeve përmes këtij ligji, që korrektojnë në mënyrë sa më të plotë praktikat e mëparshme problematike. Ndërkaq, relatorja tjetër e projektligjit, Elena
Xhina, përshëndeti nismën ligjore të koleges së saj në PS, dhe ritheksoi faktin që kjo nismë vjen në përputhje me paketën e reformës në drejtësi, e që shumë rregullime të nevojshme nga komisioni, duhet të orientohen drejt korrektimit të praktikave të bëra me dije nga vetë analiza e sistemit të drejtësisë. Në dakordësi parimore me projektligjin u shprehën njëra pas tjetrës edhe institucionet e pranishme në komision: Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme dhe misionet OPDAT dhe EURALIUS. Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, theksoi se ligji duhet të rregullojë çështjen e trajtimit financiar të kësaj
strukture, pasi reforma në drejtësi parashikon që prokurorët dhe gjykatësit të dalin vetëm nga Shkolla e Magjistraturës duke u ndërprerë kështu OPGJ-ve mundësinë për karrierë. “Të merren në konsideratë në projektligj, një trajtim i duhur financiar lidhur me policinë gjyqësore edhe për shkak të mbylljes së sistemit të karrierës për tu bërë prokurorë”- nënvizoi socialisti Ulsi Manja. Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme ishin dakord në parim, ndonëse dy institucionet e fundit duket se kishin disa sugjerime. “Të përshtasim nenet me ligjet e miratuara paraprakisht që të mos ketë kontradita mes tyre pastaj, sepse konstatojmë në 2-3 raste”- theksoi Kosta. Zëvendësministri i Brendshëm theksoi se të gjitha sugjerimet e bëra mbi draftin në fjalë janë të zgjidhshme dhe do të rishikohen kuir projektligji të nisë të diskutohet nen për nen. “Të gjitha sugjerimet që ne kemi për shtesa në ndryshime janë të zgjidhshme gjatë shqyrtimit nen për nen”- theksoi Hodo. Në fund, Komisioni i Ligjeve e miratoi në parim projektligjin “Për funksionimin dhe organizimin e Policisë Gjyqësore”. Deputetët pjesëmarrës në Komision u shprehën se nuk do të lejohen Oficerë të Policisë Gjyqësore, të cilët nuk kanë njohuri juridike. Nga ana tjetër, deputetët e opozitës parlamentare nuk morën pjesë në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve.
FORUM
10
E enjte, 10 MAJ 2018
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar procedim penal me akuzat e falsifikimit të dokumentave dhe korrupsionit për deputetin socialist
Nga Lindita Çela
P
rokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar një procedim penal ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni, thuajse pesë muaj pas dorëzimit të një kallëzimi kundër tij për përvetësimin e 11 mijë metra katrorëve tokë në Dhërmi. Procedimi penal nisi mbi bazën e kallëzimit të dorëzuar në dhjetor 2017 në Prokurori nga shtetasja Irini Bua, e cila e akuzon deputetin Hyseni për përvetësimin e pronës së saj. Një zyrtar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda i tha BIRN se procedimi penal kundër Hysenit është regjistruar për tre vepra penale: falsifikimi i dokumenteve, korrupsioni i zyrtarëve të lartë dhe shpërdorimi i detyrës. I pyetur nga BIRN, deputeti Alket Hyseni tha se nuk ishte në dijeni të regjistrimit të procedimit penal nga Prokuroria, ndërsa u shpreh i hapur për t'u hetuar ndaj çdo akuze që ngrihet në emër të tij. "Natyrisht kur ka kallëzim, organi ku ushtrohet kallëzimi kryen veprime hetimore për të vërtetuar nëse qëndron apo jo kallëzimi. Nuk kam asnjë dijeni për procedim ndaj emrit tim," tha Alket Hyseni për BIRN. "Unë kam qenë dhe jam i gatshëm të jap çdo sqarim dhe kam ftuar Prokurorinë të hetojë plotësisht çdo akuzë ndaj meje, edhe kur janë të pavërteta apo me ngarkesë politike. Ligji është i barabartë për të gjithë, edhe kur disa
Thellohet hetimi për deputetin Alket Hyseni individë abuzojnë me të drejtën duke shpifur apo duke u instrumentalizuar politikisht," shtoi deputeti, duke iu referuar kallëzimit të zonjës Bua.
Pronësia e deputetit Hyseni mbi 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi u vendos në pikëpyetje pas akuzave publike të shtetases Irini Bua se kjo tokë
ishte përfituar përmes shpërdorimit të detyrës. Në vitet 2014-2016, Hyseni udhëhoqi task-forcën e ngritur nga kryeministri Edi Rama për të verifikuar tjetërsimit e paligjshëm të pronave shtetërore. BIRN zbuloi në një investigim të mëparshëm se mbi dy parcelat me sipërfaqe 11 mijë metra katrorë po ndërtohet aktualisht resorti turistik "Ionian Olea". Kjo pronë është pjesë e një sipërfaqeje më të madhe të fituar nëpërmjet ligjit 7501 nga familja Bua, e cila është transferuar përmes një serie transaksionesh financiare fillimisht te shtetasit Ilia Taka dhe Arjan Hasani dhe më vonë është shkëmbyer me deputetin Alket Hyseni për 2 apartamente dhe 3 garazhe. Pasi është bërë pronar i tokës, Hyseni ia ka shitur atë firmës ligjore të regjistruar në pronësi të të atit me një çmim prej 30 milionë lekësh. Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se origjina e tokës me sipërfaqe totale 11 mijë metra katrorë, për të cilën 'Hyseni & Associates' ka lidhur një kontratë sipërmarrje me zhvilluesit e resortit 'Ionian Olea' dhe pritet të përfitojë sipërfaqe ndërtimi me vlerë
miliona euro është e dyshimtë, ndërkohë që verifikimi i mënyrës së tjetërsimit të saj ka qenë detyrë e task-forcës së drejtuar nga Hyseni. Nga kontrata e sipërmarrjes me zhvilluesit e resortit 'Ionian Olea', firma ligjore "Hyseni & Associates" pritet të përfitojë minimalisht 1100 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi në resortin turistik, e cila ka një vlerë tregu prej 1.1 milionë euro. Në varësi të koeficentit të ndërtimit dhe vlerës së shitjes së pronave, përfitimet mund të shkojnë në disa milionë euro. Në një intervistë të mëparshme për BIRN, deputeti Hyseni i hodhi poshtë akuzat, duke nënvizuar se prona që ai ka blerë nuk është ajo që i referohet Znj.Bua, e cila sipas tij është nën sekuestro. Deputeti socialist pretendon se nuk kishte qenë në dijeni të problemeve që toka kishte, pasi nuk e kishte blerë atë direkt nga familja Bua. Tjetërsime të tilla me tokën bujqësore kanë qenë dhe arsyeja pse në korrik të vitit 2014, qeveria e kryeministrit Edi Rama krijoi një task-forcë për verifikimin e titujve të pronësisë, e cila udhëhoq për dy vite nga deputeti Alket Hyseni. BIRN
ardhjen e Patriarkut rus dhe e mirëpritimë në fund sipas traditave më të mira të mikpritjes së famshme shqiptare. Si rrjedhojë, qëndrimi treditor
i Patriarkut në tokën shqiptare u kthye në një festë të vërtetë të mbushur me emocione të ndritshme të Pashkëve",- tha Karpushin.
AMBASADORI I RUSISË NË TIRANË
Aleksandër Karpushin: Rusia nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë
A
leksandër Karpushin ambasadori i Rusisë në Tiranë ka komentuar akuzuat për ndërhyrjen e Kremlinit në politikën e shqiptare. Në një intervistë për "Albanian Daily News", Karpushin është shprehur se politikanët shqiptarë po luajnë me kartën ruse për qëllime të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. "Ne sërish kemi të bëjmë me përdorimin e konkluzioneve të rreme për gjoja ndërhyrjen e Rusisë në punët brendshme të vendeve ballkanike, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Ekspertë të arsyeshëm shqiptarë i kanë analizuar tashmë dhe i kanë dhënë vlerësimin e merituar këtyre "bombave" mediatike.
Ndërkohë që ne ndihemi të keqardhur lidhur me këto përpjekje për të luajtur kartën ruse për qëllimet e politikës së brendshme dhe të jashtme. Do të doja të siguroja lexuesit e gazetës suaj dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë se në këtë kontekst fjala nuk bëhet aspak për ndonjë ndikim negativ rus, të mos flasim për ndonjë plan agresiv",- tha Ambasadori i Rusisë në Tiranë Aleksandër Karpushin për gazetën "Albanian Daily News". Ambasadori rus ka komentuar dhe vizitën e Primatit të Kishës Orthodhokse Ruse, pak ditë më parë në tiranë. "Vizita e Primatit të Kishës Orthodhokse Ruse në Shqipëri e realizuar me ftesë të
Kryepiskopit Anastas është një ngjarje me të vërtetë historike, e cila tregoi unitetin e botës orthodhokse dhe angazhimin e përbashkët të Kishave Orthodhokse lokale në përmbushjen e misionit të tyre të çmuar: t'i bëjmë shoqëritë tona më të suksesshme dhe më të begata, të zhveshura nga armiqësia, agresioni dhe shfaqjet radikale, si edhe t'i ruajmë dhe t'i forcojmë vlerat e familjes tradicionale. Vizita e Patriarkut Kiril vajti me shumë sukses të madh, në radhë të parë falë pritjes vëllazërore që iu ofrua kreut të Kishës Ruse nga komuniteti orthodhoks i Shqipërisë, i cili e priste me padurim këtë event, përgatitej me gëzim të sinqertë për
POLITIKE
11
E enjte, 10 Maj 2018
Kreu i diplomacisë: Jemi në një prag historik, fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE
N
ë ditën e Europës ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se sot, në pragun historik që është Shqipëria të çeljes së negociatave, sfidë mbeten rezultatet konkrete, pasi siç u shpreh ai Bashkimi Europian nuk është një klub ekskluziv ku hyn kush paguan. “E sot në Ditën e Europës, çdokush prej nesh mund të pyesë: A quhet i përfunduar projekti Europian teksa një pjesë organike e tij, Ballkani Perëndimor, mbetet ende jashtë? Përgjigja është natyrisht jo! Kemi pandehur se jemi me fat që gjendemi në zemër të qytetërimit Europian. Mbase te e pandehura qëndron edhe gabimi ynë sepse ka një vijë të hollë ku ndahet realiteti nga imagjinata. E pikërisht kjo nuk duhet të na bëjë të mendojmë se e meritojmë automatikisht anëtarësimin në BE. Bashkimi Europian nuk është klub ekskluziv ku hyn ai që paguan. Është para së gjithash një bashkësi vlerash. Dhe vlerat nuk arrihen me plan as 5-vjeçar e as 10-vjeçar. Ato mbruhen dhe mëkohen. Nuk thuhen me fjalë, por tregohen me vepra. E them këtë, sepse jemi në një prag historik, fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Që sikundër çdo sfidë e vështirë do të vijë si rezultat i punës konkrete, jo i të kaluarës tonë”, tha shefi i diplomacisë shqiptare. Ne shqiptarët, vijoi ai, jemi një nga popujt më euro-entuziastë. “Dhe teksa lëmë pas historinë dhe hidhemi në ditët e sotme, ne shqiptarët mbetemi një nga popujt më euro-entuziastë. Fillimi i ndryshimeve politike dhe shoqërore në fillim të viteve 90’-të nën thirrjen “E duam
Bushati: BE jo klub ekskluziv. Sfida jonë, rezultatet konkrete
Shqipërinë si gjithë Europa” nuk ishte gjetje e ndonjë kompanie marketingu, por shprehje e aspiratës së gjeneratave të tëra për t’u kthyer politikisht aty ku kemi bërë pjesë me kohë shpirtërisht. Në kohën e lajmeve të rreme, të shpërthimit të mediave sociale dhe të të gjitha fenomeneve që lidhen me to, Shqipëria ka nevojë si kurrë ndonjëherë për t’u njohur nëpërmjet kulturës së saj”, tha ministri i Punëve të Jashtme,
Ditmir Bushati. Duke iu referuar Ismail Qemalit, se kombi është një nyje, lëmsh që të mblidhet në gjoks, Bushati thekson se në familjen europiane shqiptarët do të shkojnë si komb, për të mbajtur me vete amanetin e paraardhësve. “Ismal Qemali në rrugëtimin e tij historik për mëvetësinë e Shqipërisë e shpjegonte në mënyrë elokuente fjalën “komb”, që në shqip do të thotë “nyje”. Një nyjë që të
bëhet në fyt. Për shqiptarët e mi thoshtë plaku i urtë, përpara se të jetë një ide, një thelb historik, kombi është një nyje, një lëmsh që mblidhet në gjoks. Që të shtrëngon. Gati një dhimbje. E pra, në familjen Europiane ne do të shkojmë si komb, si nyje, duke mbajtur me vete amanetin e paraardhësve dhe premtimin për pasardhësit”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
DREJTORI PËR ZGJERIM I KE TAKOHET ME RAMËN, BASHËN DHE BUSHATIN
M
bajtja e momentit të tanishëm pozitiv të reformave – veçanërisht në sektorin e sundimit të ligjit është çelësi për të përparuar në rrugën drejt BE. Kështu u shpreh, Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm i Zgjerimit në BE pas një takimi me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë. “Shkëmbim i mirë me kryeministrin shqiptar Edi Rama përpara Samitit të ardhshëm të Sofjes, për reformën në drejtësi dhe vettingun. Mbajtja e momentit të tanishëm pozitiv të reformave veçanërisht në sektorin e sundimit të ligjit është çelësi për të përparuar në rrugën e BE”, tha Danielsson nëpërmjet rrjeteve sociale. Më herët Danielsson zhvilloi dhe një takim me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, duke theksuar se 2018-a është një vit vital për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE. “Gëzuar Ditë e Europës nga Tirana. Pata një diskutim
Danielsson: Vazhdimi i reformave, çelësi për të përparuar drejt BE-së
shumë produktiv me Ditmir Bushatin. 2018-a është një vit vital për marrëdhëniet. Përdorimi i hapësirës aktuale të mundësive duke ndjekur reformat ambicioze, që do të sjellin përfitime
të qëndrueshme për qytetarët, është thelbësore për rrugën drejt BE-së”, shkruan Danielsson. Pas takimit në Kryeministri, Drejtori për Zgjerimin në KE u prit në një takim edhe nga kreu
i PD-së Lulzim Basha. Zyrtari i lartë i BE ka vlerësuar dialogun politik si shumë të rëndësishëm. Ai ka shtuar gjatë takimit se reformat janë një përgjegjësi e përbashkët e klasës politike ka deklaruar drejtori për zgjerimin në KE, Christian Danielsson në takimin me kreun e PD-së, Lulzim Basha. “Mirënjohës për takimin me Lulzim Bashën. Theksova rëndësinë e mbajtjes së një dialogu konstruktiv në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ndjekja e reformave pozitive është një përgjegjësi e përbashkët”, tha Danielsson në njoftimin e tij të përcjellë përmes rrjeteve sociale. Në takim, Basha shoqërohej nga Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Klajda Gjosha dhe Luan Rama.
ISH-MINISTRJA:
LSI, Gjosha: Jam skeptike për hapjen e negociatave në qershor
Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha se është skeptike për hapjen e negociatave në qershor, muaj kur pritet përgjigjja nga BE. E ftuar dje në studion e News24, në rubrikën “Opionion”, Gjosha foli për kushtet për hapjen e negociatave dhe qëndrimin e vendeve anëtare. E pyetur nëse rrezikon Shqipëria mos hapjen e negociatave, Gjosha shprehu mosbesim, pasi siç tha ajo, disa prej vendeve kanë folur. “Jam pak skeptike për qershorin, duke parë se vendet anëtare kanë filluar të shprehen. Gjermania ka folur, nëpërmjet Krischbaum, Holanda ka folur. Mua më ka ardhur keq të dëgjoja që Shqipëria nuk është ende gati. Gjithmonë kam besuar se procesi do na bëjë ne gati. Procesi i integrimit është jetik për Shqipërinë. Ky është i vetmi rrugëtim që ne na fut në binarët e mënyrës se si duhet të funksionojë një shtet demokratik”, tha Gjosha. Lidhur me deklaratat se nëse çështja “Tahiri” është kusht për negociatat, deputetja e LSI-së tha se duhet të flasë drejtësia. Gjithsesi ajo nuk mohoi se në momentin që parlamenti nuk pranoi heqjen e mandatit të tij, u krijua panik tek vendet anëtare të BE-së. “Nuk e di se çfarë kanë diskutuar vendet anëtare. Për çështjen Tahiri duhet të flasë drejtësia. Nuk na takon ne. Drejtësia duhet të japë verdiktin. Ka një moment që ka shkaktuar panik tek vendet anëtare, momenti kur politika nuk e la Tahirin tek drejtësia duke mos i hequr imunitetin”, u shpreh Gjosha. Për sa i përket marrëdhënies me parlamentin, deputetja e LSI-së tha se do jenë aty për të luftuar nëpërmjet institucioneve. “Ne kemi qenë pjesë e seancave parlamentare. Do jemi aty sepse besojmë që lufta politike bëhet nëpërmjet institucioneve”, u shpreh dje ish-ministrja Klajda Gjosha.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
12
E enjte, 10 MAJ 2018
Kryebashkiaku Veliaj dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian përurojnë Parkun e Europës
Veliaj: Transformimi i Tiranës, përmbushja e ambicies tonë evropiane gjegjen, në psikozën por edhe në mentalitetin e këtij qyteti që të jetë avangardë e integrimit evropian të Shqipërisë. Për ne Europa është një udhëtim brenda vetes, do të thotë për ne si qytetarë të Tiranës transformimi i Tiranës në një qytet evropian është në fakt përmbushja e ambicies tonë evropiane. Teksa po flisnim me disa nga ambasadorët për transportin elektrik, për korsitë e biçikletave dhe më shumë hapësira pedonale, është pjesë e ambicies tonë që ne ta transformojmë këtë qytet në një kartolinë evropiane të Shqipërisë", u shpreh
D
i ta e Europës në Tiranë u festua me përurimin e "Parkut të Europës". Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Chrisitan Danielsson, Ambasadorja e BE Romana Vlahutin si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian në vendin tonë mbollën pemë në lulishten e re pas monumentit të Heroit Kombëtar në sheshin "Skënderbej" duke sjellë një copëz Europe në zemër të Tiranës. Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se ky park i ri përfaqëson ambicien europiane të qytetarëve të vendit tonë. "Arsyeja pse e ka Parku Europa është se është ngjitur me Sheshin Skëndërbej, sepse unë besoj që ambicia jonë europiane daton që në kohën e Skënderbeut ose ndoshta edhe më tej. Edhe nga ana e urbanistikës, pjesën e zhurmës, të qejfit dhe rrëmujës e kemi në shesh, pjesën e paqes dhe qetësisë dhe të rregullit e kemi te Parku i Europës. Besoj se është një metaforë e bukur e asaj që përfaqësojnë të dy shoqëritë tona komplementare. Mezi pres që teksa shkëmbejmë shumë me njërit-tjetrin dhe të gjitha projektet që kemi me këtë qytet dhe vendet tuaja, të fillojmë dhe t'ju ngjajmë më shumë për mënyrën sesi menaxhojmë këtë copë të Shqipërisë Europiane që ne administrojmë në Tiranë", tha Veliaj, teksa shtoi se kthimi i këtij sheshi dhe i kësaj hapësire që kanë qenë para deri një viti hapësira më e madhe për makinat, është tashmë një hapësirë
e dedikuar totalisht për njerëzit. Kreu i Bashkisë deklaroi se Tirana është në avangardë të integrimit evropian të Shqipërisë dhe se transformimi i saj në një qytet evropian është përmbushja e ambicies tonë evropiane. "Unë besoj se është në ndër-
apo emigrantë në Europë. "Besoj që secili do të ketë mundësi të bëjë një shëtitje të vogël dhe të shikojë ku është flamuri i secilës prej vendeve anëtarëve. E gjithë fasada jonë siç e shikoni është dekoruar me të gjithë flamujt e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në fakt fasada nuk u përfaqëson ju më shumë sesa na përfaqëson ne. Një pjesë e konsiderueshme e stafit tonë ka ardhur fillimisht si emigrant apo si student në vendet tuaja dhe sot është kthyer për të shërbyer në Bashkinë e Tiranës. Tregon eksperiencat që përmblidhen në atë godinë dhe në punën e Bashkisë së Tiranës falë gjithë atyre që kanë jetuar në Europë dhe e kanë sjellë një copë të Europës për ta implementuar në Tiranë", u shpreh ai. Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evro-
pian, Christian Danielsson vlerësoi faktin që një hapësirë që më parë ishte dedikuar për makinat sot është kthyer në një hapësirë që me pemët e ndryshme e mbjella rishtazi do të përfaqësojë familjen e madhe europiane në Tiranë. "Po qëndroj këtu në këtë pjesë të sheshit e cila më përpara ishte dedikuar vetëm për makina, tashmë është shndërruar në një zonë për këmbësorët, pra dhe në një mënyrë shumë simbolike duke përcjellë mesazhin 'Europa e bashkuar në diversitet' sepse nëse i shihni pemët kuptoni se nuk janë të lidhura me njëra tjetrën. Është një kombinim perfekt i pemëve që vijnë nga vendet anëtare", tha Christian Danielsson. Ai shtoi se pas disa vitesh ku park do jetë kthyer në një pyll të Europës në Tiranë. Bashkë me sheshin "Skënderbej", Tirana bëhet një nga
Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj nënvizoi se edhe vetë Bashkia e Tiranës përfaqëson në një farë mënyre Bashkimin Europian, pasi shumë prej atyre që sot punojnë për të implementuar projekte të ndryshme në qytet kanë sjellë sëbashku eksperiencat e tyre si studentë kryeqytetet më unik në Ballkan me një sipërfaqe tepër të konsiderueshme në qendër të tij e dedikuar tërësisht për qytetarët. Më herët, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në një takim të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Chrisitan Danielsson me të cilin bisedoi rreth projekteve transformuese të qytetit të Tiranës si dhe mundësisë së bashkëpunimit në fusha të ndryshme ku Tirana mund të përfitojë. Në shenjë miqësie dhe bashkëpunimit mes dy qyteteve, Veliaj i dorëzoi z. Chrisitan Danielsson "Çelësin e Qytetit". Në kuadër të Ditës së Evropës, rrugë të ndryshëm të kryeqytetit si dhe vetë godina e Bashkisë së Tiranës u dekoruan me flamujt e vendeve të Bashkimit Europian.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
S
hqipëria përveçse një vend i bekuar me pasuri e bukuri natyrore si pjesë e Europës, mbart një histori shekullore me shenjë qytetërimi që duhen njohur", theksoi dje ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Në fjalën e saj në aktivitetin, "Trashëgimia kulturore shqiptare një vlerë e shtuar për Europën", të zhvilluar në ambientet e Akademisë së Shkencave në Tiranë tha se, "një trashëgimi kulturore nuk mund të jetë një gjerdan guri i çmuar që nevojitet vetëm për raste të veçanta, ajo duhet të jetë pjesë e qenësishme e jona me të cilën përfaqësohemi kudo dhe kurdo". Ministrja u shpreh se, "me trashëgiminë tonë kulturore ne vendosim në dukje të veçantën tonë si shqiptar, por edhe si vlerë e shtuar për Europën e bashkuar. Por të gjitha këto do ishin të pamundura nëse programi i qeverisë nuk kombinohet me punën individuale të secilit qytetarë të këtij vendi. Pra ne duhet të jemi promotor për vlerat dhe trashëgiminë tonë". "Mënyra më e mirë për t'u integruar në Europën që duam është t'i shtojmë mozaikut të larm-
13
E enjte, 10 MAJ 2018
Shqipëria me flamurin kulturor në Ditën e Europës
ishëm të saj trashëgiminë tonë kulturore, si një stacion i papërsëritshëm europian", - nënvizoi Kumbaro, duke shtuar se Ministria e Kulturës ka vlerësuar dy itinerare kulturore shqiptare, të cilat janë "Rrugët e besimit" dhe "Rrugët e kujtesës". "Rrugët e besimit" po përçojnë
një mesazh të rëndësishëm të tolerancës fetare, aq e nevojshme në kohët e sotme për qytetërimin europian, jo thjesht për turizëm, por për paqe dhe stabilitet", tha Kumbaro. Sipas saj, ky është një shembull i bashkëjetesës sonë të paqtë për besimet në trojet tona.
"The Sun",superlativa për Eugent Bushpepën: Rokeri nga Rrësheni, që mahniti Evropën Këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa ka tërhequr jo pak vëmendje në "Eurovision 2018" me këngën e tij "Mall", të cilën e ka kënduar në gjuhën amtare. Bushpepa u ngjit mbrëmjen e kaluar i treti në skenën e festivalit më të rëndësishëm të këngës në Europë, duke u kualifikuar për në finale. Prestigjiozja angleze "The Sun" i ka kushtuar një shkrim këngëtarit shqiptar, teksa tregon si e nisi karrierën Bushpepa dhe si arriti të ngjitej në skenën e Eurovision, në Lisbonë të Portugalisë. Kush është Eugent Bushpepa? Eugent Bushpepa, i cili shpeshherë njihet dhe si Genti, ka lindur në Rrëshen, Shqipëri, më 2 korrik 1984. Ai ka nisur të këndojë që në moshë të re për të realizuar ëndrrën e tij, në 2006-ën ai u bashkua në një talk-show në "Top Channel" si këngëtar. Që nga ajo
kohë, Eugenti ka bërë pjesë në skenat e muzikës shqiptare. Eugenti dalëngadalë u bë një nga këngëtarët më të njohur të vendit dhe ka mbështetur bende si "Deep Purple" dhe madje ka luajtur edhe me legjendën e "Guns N 'Roses", Ron Thal. Pavarësisht se ka hyrë në tregun e muzikës
që në vitin 2006, ai nuk ka realizuar ende një album të plotë. Por ai ka disa këngë të tijat. Si u zgjodh Eugent Bushpepa për të përfaqësuar Shqipërinë? Eugent Bushpepa garoi në edicionin e 56-të Festivalit të Këngës, një konkurs televiziv që zhvillohet për 3 netë rresht. Këngëtari u zgjodh nga një juri profesioniste, duke mposhtur kështu konkurrentë të tjerë të suksesshëm. Çfarë kënge do të performojë Eugent Bushpepa në "Eurovizion 2018"? Eugent Bushpepa do të këndojë këngën e shkruar specifikisht për "Eurovizion", të cilën e këndoi edhe te "Festivali i Këngës". Kënga titullohet "Mall" dhe është shkruar nga vetë Eugenti dhe do të këndohet në gjuhën amtare.
"Rrugët e kujtesës" është një itinerar i kujtesës me synimin e përçimit të mesazheve të rëndësishme tek brezi i ri për të mos harruar kurrë çmendurinë kolektive të të drejtave të njeriut. Kjo në fakt është një këmbanë kujtese në respekt të vlerave humane që përbëjnë në fakt dhe themelin e qytetërimit europian". Ajo shtoi se, "rruga e Europës kalon përmes kulturës, përmes rizgjimit dhe rivlerësimit të trashëgimisë kulturore tonën, e cila është një vlerë e shtuar për Europën". Gjithashtu, ajo solli në vëmendjen vizitën e zhvilluar fundjavën që kaloi në qarkun e Gjirokastrës, ku në Përmet vizitoi një fermë agroturizmi, e ndërtuar në një fshat në afërsi të Këlcyrës,në Karat. "E ndërtuar nga duart e Elonës, një vajzë e re e asaj zone e kombinuar me përvojën franceze falë bashkëjetesës së saj me një duarartë
francez nga Marseja , në atë fermë pasqyrohej tradita shqiptare në kulinari, arkitekturë, histori dhe mikëpritje", u shpreh ajo. "Aty gjendeshin objekte me vlerë të trashëgimisë sonë ku kishte foto të Marubit, kishte gliko, velenca dhe mbulesa të qëndisura nga vendasit ku nuk mungonin dhe guida për të njohur natyrën magjepsëse të atyre maleve. Pra ishte ky francez që kishte zgjedhur kodrat shqiptare për të zhvilluar perma kulturën, si një tendencë e përhapur në Europë për zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor", shtoi ministria Kumbaro Por, ministrja nuk harroi të përmendë edhe suksesin e këngëtarit shqiptar Eugent Bushpepa, i cili falë talentit të tij, vendosi një tjetër flamur shqiptar kulturor në një skenë europiane, në Ditën e Europës. "Këta janë shqiptarët e gjeneratës tjetër", përfundoi ajo.
"Presidentet" vijnë në tre mbrëmjet e fundit në teatrin Eksperimental Komedia e zezë "Presidentet" vjen për tre netët e fundit në datat 11-1213 maj në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivgoli", njpfton ATSH. Goditjet e jetës të sjella në mënyrën më komike nga teksti i Werner Schawab regjia e Sabine Mitterecker dhe loja e aktorëve Adriana Tolka, Ermira Gjata, dhe Eni Jani. "Presidentet" e Werner Schawab (1958-1994) nuk i bien në qafë askujt, nuk shërbejnë më për të ardhura ekonomike dhe janë të paafta për të lindur trashëgimtarë. Ato veçse frymojnë dhe kënaqësia e tyre vjen duke u shtuar nga të folurit, të dërdëlliturit në çdo frymëmarrje, që ndërpret agoninë e dhimbjes së heshtur. Bota e tyre endet rreth tavolinës së një kuzhine dhe vetëm një racion mishi u jep atyre shijen e jetës së mirë. Erna, Grete dhe Marile janë të venitura dhe as nuk duan t'ia dinë që ne i mëshirojmë. Triumfi i tyre qëndron vetëm tek të ekzistuarit. Ajo ekzistencë nuk frymëzon mençurinë e të nënshtruarve,të cilët mund ta paramendojnë botën e ardhshme, çka ato thonë është po aq e gabuar, sa dhe kushtet e ekzistencës së tyre. Çdo fjali, me fjalë të rrumbullakosura në gjuhën e tyre, u jep atyre pushtet dhe për këtë duhet luftuar me bindje, truk e dredhi deri edhe me vrasje dhe goditje vdekjeprurëse. Ashtu siç bëjnë edhe presidentët dhe presidentet në botën e madhe. Por ekziston edhe nostalgjia për diçka krejt tjetër. Jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t´u bërë i dallueshëm në veçantinë e vet, pangatrrueshmërinë e vet. Mënyra e të shkruarit e Schwab-it, që në kohërat kur ai jetoi jo gjatë, ishte një sensacion. Me forcën dhe poezinë e teksteve të tij, ai ndryshoi teatrin, si asnjë autor gjermanishtfolës, asnjë autore tjetër pas tij.
AKTUALITET
14
E enjte, 10 Maj 2018
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu firmosi ndryshime në strukturën e 12 Drejtorive të Policive Vendore
G
jatë turit të “Forumit qytetar për sigurinë publike”, ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj i kërkoi drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut se duhen bërë ndryshime në strukturat e policive vendore. Nuk vonoi shumë dhe dje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu firmosi ndryshime në strukturën e 12 drejtorive të Policive vendore. Sipas shkresës, shihet zgjerimi i kompetencave të komisariateve të rretheve të cilat do hetojë edhe ngjarjet e rënda kriminale si vrasjet, grabitjet apo dhe pengmarrjet. Më herët, Krimet e Rënda ishin nën drejtim të Drejtorive vendore të qarqeve. Reforma ka prekur edhe sektorët për drogën, krimin ekonomik dhe trafiqet, të cilat mblidhen në një sektor të vetëm. Strukturat e reja të Drejtorive Vendore parashikon rritjen e rolit të inspektorit të zonës, i cili deri dje operonte i vetëm, ndërsa me ndryshimet e reja do të ketë edhe dy kolegë të tjerë. Ndryshimet Çdo komisariat do ndahet në zona policore. Ky territor ka të përcaktuar efektivët për hetimin e krimeve, trafiqet dhe rendin, duke e çuar në tre numrin e SPZ, ose siç njihen ndryshe inspektorët e zonal. Ndërkohë, ndryshime ka edhe sa i takon pozicioneve të nëndrejtorëve të Policisë në qarqe. Çdo drejtori do ketë një Drejtor të Përgjithshëm dhe dy nëndrejtorë. Skema pilot do eksperimentohet fillimisht në Qarkun e Elbasanit, dhe më pas do të praktikohet në të gjithë Drejtoritë e tjera Vendore. Ndryshim tjetër është edhe ai për Komisariatet e Poli-
Veliu firmos ndryshimet, komisariatet hetojnë vrasjet. Merr pavarësi “Rrugorja” ZONA POLICORE “Një zonë policore është një territor i caktuar në të cilin bashkohen së bashku 3 shërbime: policia kriminale, oficerët e policisë kriminale së bashku me agjentët e policisë kriminale”.
VRASJET “Ndryshimi më i rëndësishëm shihet ai i zgjerimit të kompetencave të komisariateve të rretheve të cilat do hetojë edhe ngjarjet e rënda kriminale si vrasjet, të cilat deri tani bëheshin nga Drejtoritë e Qarqeve”. cisë Rrugore. Kjo drejtori merr paravësi nga Policia e Qarkut, por do të komandohen direkt nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Sektori i rendit do ketë në varësi sallën operative, seksionet e rendit dhe rrugoren. Ndryshim i rëndësishëm është edhe ai për Komisariatet Rrugore, të cilët sipas strukturës së re nga
KORÇË
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, marrin pavarësi. Policia Rrugore do jetë e pavarur nga drejtoritë vendore të policisë, por do të komandohen direkt nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Çfarë është zona policore? Një zonë policore është një territor i caktuar në të cilin bas-
Dhunuan qytetarin, procedohen penalisht dy policë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur procedimet penale ndaj dy efektivëve të Policisë së Korçës, të akuzuar si pjesëmarrës në dhunimin e një 34-vjeçari në ambientet e komisariatit. 34-vjeçari, Mariglen Muka denoncoi se është dhunuar nga inspektori i rendit në Korçë, Julian Dervishaj në prani të inspektorit të zonës, Kosta Stojan. Ai ishte thërritur në Komisariat me dyshimin si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhur në fshatin Kamenicë. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar akuzat, por është dhunuar nga inspektori i rendit, Julian Dervishaj, ndërsa Kosta Stojani, i cili ka qenë prezent nuk e ka goditur, por as ka ndërhyrë që të prandalonte dhunën e Dervishajt. 34-vjeçari Mariglen Muka, prej të martës po trajtohet në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Korçës për shkak të dëmtimeve në kokë dhe pjesën e barkut.
hkohen së bashku 3 shërbime: policia kriminale, oficerët e policisë kriminale së bashku me agjentët e policisë kriminale, të cilët janë të fokusuar në atë territor për paligjshmërinë dhe veprimtarinë kriminale që ndodh në atë territor të caktuar. Janë patrullat e përgjithshme, që do të thotë se do të ketë më shumë prezencë të kontrollit
POLICIA
të territorit. Nëse patrullat sot ishin të organizuara në të gjithë territorin dhe kryesisht paradite dhe pasdite, tani do të jenë 24 orë në lëvizje. Pra do të ketënjë prezencë më të madhe të kontrollit të territorit nga patrullat e përgjithshme. Dhe pjesa e tretë ose elementi i tretë që është në këtë zonë policore janë oficerët e policimit në komunitet.
“Pse sheh gruan time”, kanos fqinjin me armë
Bashkëshortja e Emiljan Pjetrës në Babrru të Tiranës, kishte dalë për të blerë bukë në dyqan, ndërsa vetë 37-vjeçari ndodhej në dritaren e shtëpisë. Fqinji i tij, 33-vjeç, teksa ka qenë duke kaluar ka parë të shoqen e Emiljanit, gjë të cilën e ka acaruar të riun. Ai ka dalë nga shtëpia me armë gjahu duke e kanosur A.R, 37-vjeç. Uniformat blu u lajmëruan menjëherë duke e arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin, dhe duke sekuestruar armën e gjahut, shtatë copë fishekë dhe dy thika me dorezë. “Ky shtetas në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë gjuetie shtetasin A.R, 33-vjeç, banues në Babrru, Tiranë”, njofton burimi zyrtar i policisë. Ndaj tij tashmë rëndon akuza për kanosje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
AKTUALITET
15
E enjte, 10 Maj 2018
Dekani, dy pedagogë dhe katër sekserë janë arrestuar për korrupsion. Tetë muaj përgjim u deshën për t’u vënë në pranga grupin mëngjesin e së mërkurës
N
donëse në politikë kërkohen “peshqit e mëdhenj”, në Universitete ata bëjnë kërdinë. Skandali në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, nuk ka të sosur. Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, dhe dy pedagogët e Universitetit, të arrestuar nga policia të mërkurën, janë pezulluar nga detyra, pasi janë pjesë e një grupi që merrte para nga studentët për nota kaluese në provime. Tetë muaj në përgjim për t’u vënë në pranga nga “Dekani” mëngjesin e së mërkurës. Kështu u zbulua rrjeti i korrupsionit që vepronte në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, reagoi pak pas njoftimit të shpërndarë nga policia, që njoftonte arrestimin e Dekanit, Albert Rista dhe pedagogëve Elvira Lumi dhe Erjola Çalja nën akuzën e korrupsionit. “Marrë shkas nga njoftimi për shtyp i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, Rektori i Universitetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve të mësipërm”, thuhet në njoftimin e Universitetit. Sipas Rektorit, ky urdhër do të qëndrojë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që vetë Universiteti shprehet i hapur si institucion për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Të arrestuarit janë Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Albert Riska, 55-vjeç, shefja e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane, Elvira
Kërdia në Elbasan, 200 € provimi. Arrestohet Dekani, pedagogë dhe sekserë
Lumi, 54-vjeçe dhe Erjola Calja, 29-vjeçe, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik. Në pranga u vunë edhe Petrit Kodra, 53-vjeç, Admirim Kala, 31-vjeç dhe Adem
Ngjela, 51-vjeç, që të tre të dyshuar se kryenin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve për marrjen kundrejt pagesës së notave kaluese në provime. I ar-
DURRËS
VLORË
18-vjeçarja humb ndjenjat në klasë, vdes në spital N
Gjatë orës së mësimit, nxënësja Gerta Kasa nuk është ndierë mirë ku humbi ndjenjat, por gjatë transportimit për në spital, 18-vjeçarja humbi jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkollën ‘’Jani Minga” në Vlorë. Në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e saj është tentuar që t’i bëhej frymëmarrje artificiale, ndërkohë që kur e kanë nisur për në spital nxënësja ka qenë thuajse pa puls. Ajo jetonte me gjyshen e saj, pasi prindërit nuk jetojnë. Nga të dhënat e para, mësohet se maturantja vuante nga epilepsija. Policia menjëherë pas ngjarjes, shoqëroi në ambientet e komisariatit Vlorë mësuesen kujdestare dhe shoqet e klasës. Ndërkohë trupi i pajetë i 18-vjeçares, do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes së saj.
restuar është edhe studenti Marius Calja. Ata u vunë në pranga në kuadër të operacionit “Dekani”, finalizim i një hetimi disa mujor nga Policia dhe Prokuroria e El-
basanit, mbi bazën e një procedimi të nisur më 20 shtator të vitit kaluar. Ky procedim u bashkua me një tjetër hetim ndaj Petrit Kodrës, i regjistruar më herët me të njëjtin dyshim. Sipas dosjes hetimore, personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kohë të ndryshme, kanë shpërdoruar funksionin publik duke kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve. Shuma që paguanin studentët ishte deri në 200 euro. Më 8 maj, Gjykata e Elbasanit kishte pranuar provat e prokurorisë dhe kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg ndaj 7 të dyshuarve për “Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.
Dokumentet që ju grabitën prokurorisë. Flet korrieri
donëse Prokuroria e Durrësit, theksoi se dokumentet e grabitura nuk janë pjesë e sektretit shtetëror, zbulohet se bëhet fjalë për akte ekspertimi për drogë dhe raporte mjekoligjore. Prokuroria doli në një prononcim për median për të nënvizuar se përmbajtja e akteve të marra nuk cënonin hetimin për ndonjë nga çështjet, dhe nuk ka patur materiale të cilat klasifikohen si sekret shtetëror. Ngjarja iu regjistrua rreth orës 10:30 të 8 majit, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, ku dy persona i kanë marrë korrierit të postës së Prokurorisë çantën ku ndodheshin disa materiale që ai sapo i kishte tërhequr nga posta. “Dy djem të rinj, më kapën me forcë dhe me kapele në kokë më rrëmbyen çantën nga krahu”. Kështu deklaroi korrieri, Ilir Kapxhiu në polici. Ai ka rrëfyer
se pavarësisht tentativës së tij për mos ta lëshuar çantën, ata ia morën me forcë, madje edhe e dëmtuan. “Sapo kisha marrë postën dhe po ecja në këmbë, kur papritur dy djem më prenë rrugën. Ata ishin me kapele në kokë. Me kapen me forcë, unë nuk e lëshoja çantën. Njëri nga ata më kapi nga duart, dhe tjetri
më mori çantën. Më bënë shenja në krah nga dhuna kur më tërhoqën çantën. Ata menduan se çanta ndoshta ka pasur lekë”, tha Kapxhiu. Policia ka shoqëruar pronarët e dyqaneve në rrugicën ku ndodhi ngjarja për të dhënë dëshminë e tyre në komisariat, ndërsa do të shihen edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.
AKTUALITET
16
E enjte, 10 Maj 2018
TEPELENË
34-vjeçari kapet me 2.6 kg kanabis në çantë Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i 34-vjeçarit Ermal Sadiku, banues në Rabie, Memaliaj. Arrestimi u bë pasi rreth orës 15:00 të së mërkurës, gjatë kontrollit
P
as ekstradimit nga Turqia, avokati ligjor i Izet Haxhisë, në një deklaratë për mediat është shprehur se ish-trupëroja është i lumtur për kthimin në vend dhe konfirmoi se brenda pak ditësh do të depozitojë kërkesën ligjore për rihapjen e dosjes “Hajdari”. Haxhia ndodhet në burgun 302 në kryeqytet dhe pyetjes së gazetarëve nëse ndihet i rrezikuar për jetën, Fran Dashi u shpreh se kjo është një gjë që nuk ka pse të ndodhë. “Izeti është shumë i lumtur që pas 20 vitesh kthehet në atdhe. Në gjendje të mirë, me memorie të pastër. Ne jemi duke studiuar aktet e para dhe pikësynimi dhe pretendimi jonë është për rihapur dosjen e nga para e pasi gjykimi dhe hetimi ndaj tij për 12 shtatorin, është bërë në mungesë. Gjykata e Shkallës së Parë në vitin 2001 ka deklaruar ikjen e të pandekurit duke caktuar avokat kryesisht. Ne kemi besim të plotë se çështja do shkojë drejt rihapjes”,-është shprehur avokati, Fran Dashi. Izet Haxhia nuk ka pasur asnjë kontakt nga familjarët apo të afërmit e tij që prej mbërritjes në atdhe. Mbetet për t’u parë se kur do jetë përballja e parë e Izet Haxhisë me Gjykatën ku do ballafaqohet me dënimin ndaj tij me 25 vite burg. Më tej ai shtoi se në kohën dhe momentin e duhur, klienti i tij do të flasë. Nga ana tjetër, avokati i kushtoi rëndësi faktin se ai nuk është përfaqësues politik i Haxhisë, pasi nuk përzihet në linjë politike. Avokati do t’i drejtohet përmes një kërkese Gjykatës së Tiranës për rihapjen e procesit ndaj Izet Haxhisë, dhe nëse gjykata e pranon, shkresa i shkon prokurorisë
të ushtruar nga specialistët për hetimin e narkotikëve, në vendin e quajtur ish oficina e Fermës Tepelenë, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, u kap me kanabis. Lënda narkotike u gjet në një çantë, ku pas peshimit u mësua se u kap 2 kilogram e 650
gramë kanabis. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Drejtësisë i mbetet një muaj kohë për të vendosur nëse do të rihapet procesi gjyqësor ose do të lihet në fuqi dënimi prej 25 vitesh
I kërcënuar te burgu 302? Avokati i Haxhisë: Rihapim dosjen “Hajdari” MEMORIE TË PASTËR “Izeti është shumë i lumtur që pas 20 vitesh kthehet në atdhe. Në gjendje të mirë, me memorie të pastër. Ju siguroj që shëndeti i tij është i plotë”,-tha avokati.
DOSJA “Ndaj Haxhisë ka një dënim të formës së prerë me 25 vite burg, por i dhënë në mungesë. Ky dënim sipas avokatit Fran Dashi bën që të kërkohet rihapja e dosjes “Hajdari””.
dhe hetimi nis nga e para. Por nëse kërkesa nga Gjykata rrëzohet, atëherë avokati mbrojtës ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin në shkallët e tjera të drejtësisë. Ndaj Izet Haxhisë ka një dënim të formës së prerë me 25 vite burg, por i dhënë në mung-
GREQI
esë. Ky dënim i dhënë në mungesë sipas avokatit Fran Dashi, bën që të kërkohet rihapja e dosjes “Hajdari”. Izet Haxhia u ekstradua në Shqipëri pas 20 vitesh, ai është dënuar me 25 vite burg për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit. Hax-
hia ka kërkuar garanci nga autoritetet shqiptare për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe të rregullt gjyqësor. Në shkurt të këtij viti u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi. Në Kodin e Procedurës Penale
parashikohet që vendimi rishikohet kur ekstradimi i të dënuarit të gjykuar në mungesë jepet me kushtin e shprehur të rigjykimit të çështjes. Në këtë rast, kërkesa për rishikim mund të paraqitet brenda 30 ditëve nga data kur personi është ekstraduar. Pra, referuar legjistacionit shqiptar, tashmë drejtësisë i mbetet një muaj kohë për të vendosur nëse do të rihapet procesi gjyqësor ose do të lihet në fuqi dënimi prej 25 vitesh.
Aksidenti tragjik, dy shqiptarë humbin jetën
Dy shtetas shqiptarë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në një spital të kryeqytetit grek, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në rrugën “Kifisos” në orën 5:40 të mëngjesit të së mërkurës. Sipas policisë, një kamion që drejtohej nga një 64-vjeçar në gjendje të dehur kaloi barrierën ndarëse dhe goditi dy autovetura, që kalonin në krahun përballë të autostradës që lidh Pireun me Selanikun. Prej
përplasjes rezultoi se dy shtetas shqiptarë, Spiro Guri i datëlindjes 1958 dhe Dhimitër Pabuko i datëlindjes 1953, gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër shtetase shqiptare, 34-vjeçarja Balerina Guri ndodhet në spital në rrezik për jetën. Autoritetet thanë se kanë arrestuar kamionistin dhe po hetojnë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Trupat e viktimave u dërguan në morgun e Athinës për ekspertizë mjekoligjore.
FORUM ANALIZË
G
jithçka që një diplomat du het të dijë, për ekstrava gancën e "fuqisë së butë" të Europës. Ne jetojmë në epokën e fuqisë së butë. Mbjellja e një peme me një lopatë të artë, organizimi i një turneu, ku 22 burra godasin një top rreth e rrotull, veshja e një kapele me pupla në një pritje mbretërore - këto ngjarje janë të dekonstruktuara, analizuara dhe të mbushura me domethënie. Evropa feston këtë javë më spektakolaren nga të gjitha aktivitetet e fuqisë së butë: Festivali i Këngës në Eurovizion. Finalja do të zhvillohet në 12 maj në Lisbonë, pas dy gjysmëfinaleve, më 8 dhe 10 maj. Pas performancave të mbushura me ngarkesë politike të vitit të kaluar në Ukrainë, fokusi pritet të jetë më shumë tek muzikë. Por ka ende shumë material për debatet e Brukselit - që nga këngët, të cilat prekin tema të mëdha si kriza e refugjatëve, lëvizjen #MeToo dhe terrorizmin, deri tek një debat mbi një "veshje elektronike" estoniane dhe tërheqjen spektakolare të gjuhës angleze. Shumica e edicioneve janë më pak politikë se sa ai i vjetshmi, kur Rusia u tërhoq sepse këngëtarja e tyre, Julia Samoylova kishte vizituar më herët Krimenë e pushtuar. Ajo do të konkurojë këtë vit. Ukraina organizonte festivalin, pasi kishte fituar me këngën "1944", një këngë që fliste për dëbimin me forcë të Tatarëve nga Stalini, drejt Azisë djerrë. Këtë herë, gara është zhvendosur në Lisbonë, falë këngës së Salvador Sobral "Amar Pelos Dios", një vals melankolik jazz, për kalimin e një zemërthyerjeje, që do të thotë se lavjerrësi po rikthehet drejt një gare e përqëndruar e gjitha në muzikën.
17
E enjte, 10 MAJ 2018
Manuali i "hileve" politike të Eurovizionit
"Këngët portugeze kanë qenë më politiket në historinë e Eurovizionit, që nga disa këngë të cilat kritikonin diktaturën e viteve 60 dhe 70, deri tek kënga që ishte sinjal për Revolucionin e Karafilëve", shpjegon Dean Vuletiç i Universitetit të Vienës, autor i "Evropa e pasluftës dhe Festivali i Eurovizionit". "Por gjithmonë kanë qenë dominuese çështjet e brendshme portugeze - më duket ironike që edicioni portugez i Eurovizionit, të jetë kaq jopolitik". Gjithsesi, nuk është se gara ekziston në vakuum: shumë këngë kanë temë politike. Kënga e Izraelit, "Toy", e kënduar nga Netta Barzilai, është aktualisht një prej favoriteve. Ajo përfshin
fjalë si: "Grua e mrekullive, mos e harro kurrë / Ti je hyjnore, dhe ai do të pendohet" dhe "Unë nuk jam kukulla jote / ti djalë budalla", me zërin që ngrihet në maksimum, në diçka që ngjan shumë me një kakarisje pule. "Është një këngë që shpreh forcën e gruas, dhe jam shumë krenare që e këndoj, sepse e di që shumë gra ndiejnë trysninë për të qenë, ajo që u kërkon shoqërua", tha Barzilai për Tagesspiel. Sipas blogut të Eurovision, autori i tekstit të këngës Doron Medalie ka thënë në një intervistë të kohëve të fundit, për një radio izraelite, se kënga ka një lidhje të fortë me lëvizjen #MeToo. Më konkrete është zgjedhja e
transmetuesit portugez për të patur prezantuese të gjitha femra këtë vit. Kënga e Francës, "Mercy" nga dueti elektro, Madame Monsieur, merret me krizën e refugjatëve. Ajo rrëfen historinë e Mercy, një bebe e lindur në mars 2017 në bordin e Aquarius, një anije humanitare e shoqatës SOS Méditerranée. Në video shfaqen njerëz me xhaketa shpëtimi në ujë dhe batanije emergjencash. Malta merret me diçka të ngjashme dhe shumë shtete të tjera kanë mesazhe për të përcjellë. "Kënga italiane flet për terrorizmin, por këto tema mund t'i shohësh edhe në këngën daneze, atë islandeze, zvicerane, që kanë të gjitha qëndrim antiluftë", thotë Vuletiç. "Kënga daneze flet edhe për zgjidhjen paqësore të konflikteve, ajo është frymëzuar nga një legjendë vikinge, ajo e Magnus Erlendsson". Nuk mund të mësosh për Mbretin e shekullit të 12 të Orkneyt, duke parë "X Factor". Pakëz debat ka edhe në Irlandë. Dhe nuk është - si mund të ketë qenë 30 vjet më parë - për çiftin homoseksual që kërcen në video. Ka të bëjë me përdorimin e një fabrike shkrimi këngësh për të krijuar "Together", që këndohet nga Ryan O'Shaughnessy. Ishulli i Smeraldtë ka një rekord fitoresh të Eurosong, por këtë vit shanset i kanë 200 me 1. Janë 43 shtete që konkurrojnë, duke kapur kështu rekordet e 2008 dhe 2011. Nga këta, në finale kalojnë 26. Ata që merren me parashikimet sho-
hin si favoritë Izraelin, Bullgarinë dhe Republikën Çeke. Edhe Belgjika ka shanse: në një stil tipik belg, vendi ndërron përvit mes transmetuesve në gjuhën frënge dhe flaminge, duke dërguar nga një çdo vit. Këtë vit, VRT, televizioni në gjuhën flaminge dërgon Sennek me "A matter of time". Ka edhe të tjerë argumenta, që ndoshta do të donit t'i ngrinit, nëse rastësisht do të ndodheni në një festë të mbushur me diplomatë: PIkërisht teksa Kryeministri hungarez, Viktor Orban, u ngre qimet përpjetë zyrtarëve në Bruksel me politikat e tij, Hungaria shkon kundër rymës këtë vit, duke dërguar të vetmen këngë Metal. AWS, që e përshkruajnë veten si "grup modern metali me sjelljen e duhur", do të këndojnë "Viszlát nyár,", frymëzuar nga vdekja e babait të këngëtarit, me fjalë që përshkruajnë luftën dhe mendimet e një burri që po vdes. Edhe një tjetër gjë me interes: Teksa vazhdon debati për rolin e anglishtes si gjuhë në institucione evropiane pas daljes së Britanisë, këtë vit ka shumë këngë që këndohen jo në lingua franca-n globale, (mes tyre dhe ajo e Shqipërisë). Fituesja e vitit që kaloi u këndua në gjuhën portugeze, duke treguar se mund të bëhet. Këtë vit janë 13 këngë jo në anglisht, krahasuar me vetëm 4 vitin që kaloi. A mund të jetë shenjë e një kontinenti të dominuar nga gjuha frënge, siç dëshiron ta shohë ndokush? Politico.eu. Përktheu: Bota.al
të konfliktit dhe refuzimit, në vend të bashkëpunimit dhe frymës së vlerave të përbashkëta evropiane", thuhet në reagimin e kryeministrit Haradinaj. Pas njoftimit për ndalimin e hyrjes së karateistëve të Kosovës në Serbi, misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë bëri thirrje për "depolitizim të sportit" dhe që të bëhen të gjitha përpjekjet që ngjarjet sportive të mbahen pa ngarkesa politike. "Ngjarjet sportive janë një mundësi për ndërtimin e besimit dhe për nxitjen e bashkëpunimit, andaj edhe duhet të
mbahen në secilin rast. Dialogu konstruktiv është bazë për arritjen e këtij qëllimi", thuhet në reagimin e misionit të OSBE-së në Kosovë. Nuk është hera e parë që tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndikojnë në veprimtaritë sportive. Në muajin mars Beogradi anuloi një ndeshje ndërmjet ekipeve të Kosovës dhe Serbisë në hendboll për vajza deri në 20 vjeç, që pritej të luhej afër Beogradit. Autoritetet serbe thanë se anulimi kishte për qëllim shmangien e përplasjeve ndërmjet policisë dhe grupeve që kundërshtonin atë ndeshje.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet një komunikate, vendimin e autoriteteve serbe e quajti akt të papranueshëm
Ndalohet hyrja e sportistëve të Kosovës në Serbi A utoritetet serbe nuk lejuan hyrjen në territorin e Serbisë të përfaqësueses së Kosovës në Karate, për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë, që mbahet në Novi Sad. Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë në një njoftim tha se "sportistë nga Kosova nuk do të jenë pjesë e kampionatit, pasi që sporti edhe kësaj radhe ishte në rend të dytë". "Pavarësisht paralajmërimeve të sakta të organizatorëve për mënyrën e pjesëmarrjes me status të paanshëm për përfaqësimin e sportistëve nga Kosova, një pjesë e vogël e delegacionit mbrëmë rreth orës 23 u shfaq në pikën kufitare Merdare me simbole të një shteti të rremë "të Kosovës", me qëllim të padyshimtë të shkaktojë provokime në kampionat", thuhet në
komunikatën e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë. Vendimi i autoriteteve serbe nxiti reagime të ashpra në Kosovë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook tha se "ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë. Me sjellje të tilla, Serbia po tenton ta politizojë edhe sportin, i cili duhet t'i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre", thuhet në reagimin e presidentit Thaçi. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet një komunikate, vendimin e autoriteteve serbe e quajti akt të papranueshëm, të pashembullt dhe të
tmerrshëm në kontekstit të integrimeve evropiane dhe nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. "Kthimi nga Merdarja në shtëpi i karateistëve tanë duke mos i lejuar që të garojnë në një event sportiv është shkelje flagrante e të gjitha Konventave Ndërkombëtare për lëvizje të lirë dhe diskriminim në baza entike", thuhet në reagimin e kryeministrit Haradinaj. Në komunikatë thuhet se "autoritetet serbe janë njoftuar më tre maj për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar më kohë është i paqëndrueshëm. Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë, brenda një kohe të shkurtë, e konsiderojmë të papresedan dhe veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste
VIP
18
E enjte, 10 MAJ 2018
Pas një armiqësie 6 vjeçare, Katy Perry i kërkon falje Taylor Swift
Taylor Swift ka postuar një shënim privat në mediat sociale të martën.
Këngëtarja ka postuar një letër me zarf që i ka dërguar armikja e saj prej 6
vitesh Katy Perry. Mesa duket kjo është një letër, ku Katy i kërkon falje Swift. Ylli i "Look What You Made Me Do" shkruan mbi zarf: "Faleminderit Katy" dhe e shoqëroi mesazhin me dy zemra emoji. Është e vështrirë të lexohet se çfarë është shkruar në letër. Por Daily Mail ka arritur të deshifrojë disa nga fjalët: "Kam reflektuar mbi grindjen tonë dhe ndjenjat midis nesh… me vjen shumë keq". Kjo letër vjen një vit pasi Katy tha se dëshironte ti jepte fund grindjes së tyre. Këngëtaret janë përfshirë në një zënkë kur Taylor pretendoi se këngëtarja e 'Bon Appetit' i vodhi tre nga balerinët e saj gjatë turneut 'Red' në vitin 2012.
Eleni Foureira ndihet keq për kolegen greke Shqipëria është përfaqësuar nga këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa, i cili me interpretimin e tij perfekt, ka arritur të sigurojë votat e duhura shtetit shqiptar për në finalen e madhe të "Eurovision 2018". Veç Gentit në finalen e "Eurovision 2018" ka arritur të kualifikohet edhe shqiptarja Eleni Foureira. Por kur ajo ka mësuar se kolegia e saj nga Greqia nuk është kualifikuar është ndjerë keq. "Në fakt nuk e dëgjova që unë kisha kaluar në finale. Po mendoja ku është kamera, pastaj pashë kamerën dhe u emocionova që kalova në finale. Po vrapoja si e çmendur, me taka të larta dhe kur u ktheva po pyesja Greqia, Greqia? Dhe pashë që Greqia nuk kishte kaluar në finale, isha gati të qaja. Më vjen shumë keq edhe për shtetet e tjera, por Greqia është atdheu im. Do doja gjërat të ishin ndryshe", përfundon këngëtarja.
Rita Ora e ngazëllyer për koncertin në Tiranë: Mezi pres të festoj me shqiptarët Rita Ora do të japë një koncert në Tiranë më date 3 maj. Këngëtarja me famë botërore në një postim në Facebook është shprehur shumë e lumtur që do të performojë në Sheshin Skëndërbej para shqiptarëve. "Jam kaq shumë e ngazëllyer që do të shkoj në Tiranë, kryeqyteti gjithnjë në ndryshim i Shqipërisë, për një shfaqje të madhe në 3 qershor në sheshin e mrekullueshëm "Skënderbej". Mezi po pres të festoj me të gjithë ju", shkruan ylli i muzikës pop. Kjo është hera e dytë që Rita performon në Shqipëri. Ajo mbajti një koncert edhe para 6 viteve.
Aksidentohet Calvin Harris dhe partnerja e tij Dj i famshëm, i cili po korr mjaft sukses me hitin e tij në bashkëpunim me Dua Lipan, "One Kiss", është përfshirë në një aksident automobilistik. Calvin Harris dhe e dashura e tij, Aarika Wolf ndodhen në Beverly Hills për disa ditë pushimi dhe teksa kanë qenë duke lëvizur me makinën e tyre janë përplasur me një tjetër automjet. Makina e tyre Range Rover është përplasur me një Honda, e cila po drejtohej nga dy vajza ndërkohë që në timonin e makinës së artistit ishte e dashura e tij. Automjetet e tyre kanë pësuar dëmtime të rënda po ashtu edhe vajzat, të cilat ishin brenda në Honda. Sa i përket Calvin Harris dhe partneres së tij ata nuk pësuan dëmtime serioze, por momentalisht janë duke u kujdesur për vajzat e tjera.
Miley Cyrus pa të brendshme në Met Gala Me një temë mbi katolicizmin në Met Gala këtë vit, pjesa më e madhe e yjeve preferuan të zgjidhnin nje pajme hyjnore. Por Miley Cyrus zgjodhi anën tjetër të spektrit. Këngëtarja dhe aktorja e famshme u shaq me një fustan të zi 'mëkatar' në tapetin e kuq të eventit bamirës që zgjodhi temën: Trupa Qiellorë: Moda dhe Imagjinata Katolike. Dhe jo vetëm, 25-vjeçarja nuk i ka lënë vend imagjinatës. Ajo mbante veshur fustanin e dizenjuar nga Stella McCartney pa të brendshme.
SHOWBIZ
19
E enjte, 10 MAJ 2018
Ja pse industria e modës "e do" Meghan Markle Në mëngjesin e 1 dhjetorit të vitit të shkuar, stafi i shtëpisë së modës kanadeze Mackage erdhën në punë të gjenin artikullin e shitur gjatë natës, shkruan BBC. Çdo pallto e gjatë, dopio pet, stil ushtarak, që kushtonte 1.013 dollarë, dalë nga dollapet e tyre, ishte shitur në mbi njëzet vende në tre
kontinente. Arsyeja? Meghan Markle. E fejuara e princit Harry kishte porositur pallton pesë orë më parë, pesë mijë milje larg, për paradën e saj të parë në publik që do të zhvillonte në Nottingham, Angli. Brenda pak minutave, e gjithë bota donte pallton e gjatë Mackage. Por, Mackage nuk ishte
e vetmja "fituese". Meghan gjithashtu mbante një çantë të vogël që kushtonte 675 dollarë, e firmës Strathberry, firmë kjo që kishte vetëm 4 vite në treg, me bazë në Edinburgh. Çanta u shit më pas për 11 minuta, pavarësisht faktit se ishte e disponueshme vetën në Saks, New York. Drejtoresha e
marketingut në Strathberry, Vanessa Piras thotë: "U rrit në mënyrë të befasishme edhe numri i klikimeve në faqen tonë të internetit". Meghan veshi një pallto të bardhë nga firma kanadeze Label në fejesën e saj me princin Harry, pallto e cila më pas, u shit brenda minutave, siç raportoi vetë firma në
faqen e saj online. Linja më pas "vodhi markën", duke parë maninë për të patur sa më shumë veshje si Markle, duke e quajtur kështu pallton "The Meghan". Me një imazh si Meghan, aq shumë e përfolur në faqet e shtypit rozë, për mirë apo për keq, një gjë është e sigurt: Marketingu është në shkallën sipërore të tij.
Çfarë po ndodh me "Spice Girls"? Këngëtarja publikon këngën e parë që pas aksidentit Këngëtarja Carrie Underwood ka publikuar këngën e parë të saj që pas aksidentit që pësoi në nëntor. "Cry Pretty" është kënga e parë e albumit të saj të ardhshëm. Ajo është parë disa herë në publik që kur u rrëzua në shtëpinë e saj në Nashville. Këngëtarja pësoi 40 deri në 50 qepje në fytyrë dhe theu kyçin e dorës. Në prill Underwood performoi "Cry Pretty" në Academy of Country Music Awards. Albumi i saj "Cry Pretty" pritet që të publikohet në shtator.
Të pesë këngëtaret e "Spice Girls" kanë nënshkruar një kontratë me ish-menaxherin e tyre për t'u ribashkuar dhe "shpresojnë" që të shkojnë në turne së shpejti. Lajmi është konfirmuar nga një prej anëtarëve të grupit të famshëm Mel B. Grupi konfirmoi kohët e fundit panet e tyre për të punuar së bashku në projekte të reja dhe u takuan në Londër për të diskutuar rreth rikthimit të tyre në skenë. Ndërkohë që Victoria Beckham më vonë e mohoi se Spice Girls do të realizonin një turne. Por Mel B tha për Loose Women: "Të pesta kemi nënshkruar me Simon Fuller… Është shumë emocionuese". "Bëhet fjalë për muzikë?", e pyeti prezantuesja Ruth Langsford. "Do të jetë pak
nga gjithçka", u përgjigj Mel. "Nëse do bëhej fjalë për mua do
të shkonim menjëherë në turne. Ndoshta së shpejti".
Kirsten Dunst dhe Jesse Plemons bëhen prindër për herë të parë Fonda flet hapur: "Dyqanin" poshtë e kam mbyllur Jane Fonda, aktorja e famshme fituese e çmimit Oscar, ka deklaruar se nuk do të frekuentojë më meshkuj. Ajo tha me shaka se në moshën 80-vjeçare e ka mbyllur "dyqanin" poshtë. "Tani nuk po dal me asnjë burrë. Jam 80 vjeç. E kam mbyllur "dyqanin" poshtë. Këto deklarata, aktorja veterane i bëri në promovimin e filmit "Book Club". Jane Fonda u nda nga Richard Pery vitin e kaluar. Ajo u njoh me producentin muzikor në vitin 2008 dhe mendohej se do të martohej me të së shpejti.
Çifti i famshëm i aktorëve Kirsten Dunst dhe Jesse Plemons kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre te parë. 35-vjeçarja solli në jetë një djalë në fundjavë. Sipas burimeve për People, Kirsten dhe Jesse janë tashmë prindër të një djali të shëndetshëm. Ardhja në jetën e foshnjes erdhi pasi Dunst konfirmoi shtatzaninë në janar në një set fotgrafik për koleksionin e veshjeve dhe aksesorëve Vjeshtë/ Dimër për Rodarte, që është themeluar nga dy miket e saj më të mirë, motrat Laura and Kate Mulleavy. Kirsten dhe Jesse janë lidhur në vitin 2016 kur u takuan në grupin e Fargos dhe u fejuan në janar të 2017.
KURESHTI
20
E enjte, 10 MAJ 2018
Propozim për martesë në SHBA me veshje luftarake sovjetike Mijëra vetë morën pjesë në marshimin e Regjimentit të Pavdekshëm në Nju Jork për të nderuar heronjtë e luftës sovjetikë që mundën nazistët. Një burrë shfrytëzoi rastin për t'i propozuar të dashurës së tij. "A do të doje që ti të bëheshe gruaja ime", tha Rob Bell ndërsa zbriste në një gju në rrugë, dhe e dashura e tij, Trisha DeArmond, tha "po". Njerëzit rreth tyre përshëndetën çiftin të veshur me uniformën ushtarake sovjetike të epokës së Luftës së Dytë Botërore dhe këndonin "Gorokun", një thirrje për puthje që zakonisht dëgjohej në dasmat ruse. "Doja që ajo të jetë me të vërtetë diçka e paharrueshme", tha Bell për RT, duke thënë se një ngjarje e tillë e frymëzuar si Regjimenti i Pavdekshëm siguroi" kushte të përsosura "për propozimin e tij. Regjimenti i pavdekshëm nisi në Rusi një dekadë më parë dhe prej atëherë është përkrahur nga miliona njerëz në të gjithë globin, që mar-
Kryeministri japonez Shinzo Abe u habit nga ëmbëlsira që ju servir në vizitën që bëri në shtëpinë e homologut të tij izraelit Benjamin Netanjahu. Pasi përfunduan darkën, kuzhinieri i famshëm Segev Moshe i solli ëmbëlsirën, e cila ishte brenda një këpuce metalike. Mediat e huaja kanë thënë se kryeministri e ka konsideruar si ofendim, duke shtuar se kuzhinieri u pushua, por asgjë nuk është konfirmuar. Një diplomat japonez ka folur për gazetën Yodioth Ahronoth duke thënë: "Nuk ka kulturë në botë që vendos këpucë në një tryezë. Nuk mund ta kuptojmë atë që ai po përpiqej të thoshte me këtë veprim. Nëse është humor atëherë nuk mendojmë se është për të qeshur. Mund t'ju themi se jemi ofenduar, kjo në emër të kryeministrit tonë". Sipas mediave izraelite, burime të afërta me Segev shpjeguan se ëmbëlsira nuk ishte shërbyer në një këpucë të vërtetë, por në një skulpturë metalike nga dizajni industrial Tom Dixon. Nuk dihet nëse kuzhinieri është pushuar nga puna pas këtij rasti.
Rakunët pushtojnë shtëpinë, policia thirret me urgjencë shojnë në Ditën e Fitores, duke mbajtur portrete të të afërmve që luftuan në Luftën e Dytë Botërore. Çifti amerikan janë pjesë e grupit 193 të Divizionit të Rifonimit të Rifleve, i cili i dedikohet një njësie sovjetike që mori nazistët në Stalingrad dhe në
betejat e tjera. DeArmond tha se ajo ishte pa përgatitur nga propozimi, por ishte "e mrekullueshme" që kjo ndodhi gjatë marshimit, të cilën ata të dy "ndiheshin shumë mirë". Propozimi është "patjetër diçka që do të jetojë përgjithmonë", shtoi ajo.
Pse bebet nuk i pëlqejnë të gjithë të rriturit? Ja arsyeja e vërtetë Fëmijët e vegjël bëjnë mimika të ndryshme kur nuk pëlqejnë një person, por askush nuk kupton arsyen. Një studim i botuar në "Frontiers of Psychology" ka
Kryeministrit japonez Shinzo Abe i shërbejnë ëmbëlsirë në këpucë
zbuluar përse fëmijët pëlqejnë vetëm disa të rritur dhe gjithçka lidhet me bukurinë. Fëmijëve në studim ju paraqitën 200 imazhe të fytyrave të meshkujve
që u krijuan me anë të një programi të ndryshimit të fytyrës dhe të gjithë kishin shikim të drejtpërdrejtë. Të gjithë fëmijët pjesëmarrës (8 deri në 10 vjeç) duhet të vlerësonin besueshmërinë e personit në bazë të paraqitjes së tyre. Një muaj më vonë, ata u kthyen në qendrën e studimit për të bërë vlerësimin e atraktivitetit të atyre fytyrave të njëjta. Studimi arriti në përfundimin se fytyrat që konsideroheshin më të besueshme ishin gjithashtu ato që ishin renditur më tërheqëse. Kështu, sa më pak tërheqës apo i bukur ti dukeni një fëmije, aq më të ulëta janë mundësitë që t'ju besojnë. Nga ana tjetër, nëse merrni një buzëqeshje nga foshnjet, ata duan t'ju bëjnë një kompliment për bukurinë. Studimi zbuloi se aftësia e një fëmije për të gjykuar besueshmërinë e një personi rritet me moshën.
Një familje rakunësh krijoi një skenë kaotike kur ata ranë nëpër një tavan dhe në dhomën e ndjenjës në një shtëpi në Michigan. Pronari i shtëpisë në Sheridan Township kërkoi ndihmë të premten pasi rakunët ranë nga një papafingo. Policia dhe zjarrfikësit kapnin me lehtësi katër rakunë fëmijë, por nëna u arratis për t'u kapur pak më vonë. Skena komike dhe disi kaotike u kap në video dhe u postua gjatë fundjavës në faqen e Facebook të policisë në Albion. Policia tha në një deklaratë se një shtizë tërheqëse qeni u përdor për të kapur rakunin. Asnjë person, ose kafshë nuk u lëndua në incident. Më pas, familja u lirua në jetën e egër.
Ushtari bllokohet në aeroport, përlotet duke parë lindjen e vajzës nga celulari Një ushtar nga Amerika është detyruar të shohë lindjen e vajzës së tij me lidhje direkte nga celulari, pasi pati probleme me udhëtimin e tij. Nëpërmjet programit Facetime, Brooks Lindsey vëzhgoi i përlotur të gjithë skenën e gruas në sallën e operacionit që po sillte në jetë vogëlushen. Fluturimi i tij u vonua dhe u bllokua në aeroport, prandaj nuk arriti të shkonte në shtëpi në kohën e duhur. Një grua që do udhëtonte në të njëjtin avion me të arriti të fotografonte ushtarin e ulur në një cep që po shihte cdo gjë. Ata vendosën ta quajnë Millie vajzën e tyre, që lindi e shëndetshme. Fotografia është bërë virale duke u shpërndarë më shumë se 187 mijë herë.
KOHA E LIRE
21
E enjte, 10 MAJ 2018
SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ
e me qafë të trashë, me këmbë të shkurtra e me turi të zgjatur, që rritet për t'i marrë mishin 69. Larva e disa kandrrave, që ka trajtën e një krimbi me disa unaza 71. Gjuha e nënës 73. Kryej një punë, bëj një veprim të caktuar 76. Romani i Anton Pashkut 77. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut, lyth dhe ashtu 78. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 80. Rëndoj mbi diçka a mbi dikë me tërë peshën 81. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 83. Që nxirret nga toka dhe që përdoret për të shtruar rrugët 84. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 85. Kur zbardh dita dhe mëngjezi merr edhe atë emër 86. Të lag e të bën qull 87. Në auditor një profesor që mban leksione, është ... 88. Makinë bujqësore e pajisur, me plorë të vegjël, që përdoret kryesisht për prashitje 92. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 95. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 97. Brezi i veprimeve luftarake të trupave dhe të mjeteve, që qëndrojnë ballë për ballë me armikun 99. Ai që është i dhënë pas diçkaje me ëndje e me dashuri 100. Tërësia e tipareve të fytyrës, shprehja e saj; pamje, fytyrë 102. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka
këtë vlerë 103. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 104. Pyll i dendur me drurë të mirë për lëndë ndërtimi 106. Andrey ...,antropolog rus, historian ekonomik dhe sociolog 110. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 111. Zog i vogël shtegtar nga rendi i harabelave, me pupla të zeza e të ndritshme VERTIKALISHT 1. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 2. Hurma me bërthamë, ose hurma farëzezë, quhet ashtu 3. Partia Bashkimi per te Drejtate Njeriut 4. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 5. Vend i posaçëm, i ndërtuar nën tokë për t'u mbrojtur nga bombardimet në rast lufte 6. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 7. Pllakë guri; petë e trashë guri 8. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 9. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 13. Tund diçka sa nga një anë në tjetrën, lëviz sa përpara prapa a sa poshtë lart 15. Hoxhë ose një tjetër i ngarkuar prej tij, që hipën në minare dhe thërret besnikët në xhami 16. Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit
Civil 18. Vegël; mjet i thjeshtë pune 23. Mjet për të kapur minj, zogj ose kafshë të egra 25. Që të lodh shumë, që të këput; që të dërrmon 27. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 29. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 30. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 32. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve 33. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 35. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 36. Propozim për çmim të madhit që shitet, ose punës që ofrohet. 37. Sëmundje e një njeriu të shëndetshëm që mendon vetëm për vete 38. Mineral i përbërë prej fijesh të holla, që nuk digjet e nuk e përcjell rrymën elektrike 40. ... Zwingl, ishte themelues zviceran i Kishës së Reformuar, ai lindi më 1 janar të vitit 1484 41. Ai që i ther, i rrjep dhe shet mishin e bagëtive 43. Besim në shumë hyjni a perëndi, formë e lashtë e feve para kalimit në njërën nga fetë monoteiste, quhet ashtu 44. Institucion i veçantë ku vizitohen e mjekohen të sëmurët dhe ku zhvillohet edhe punë shkencore 46. Rërë e trashë e përzier me gurë të vegjël, që gjendet
66. Pjesë e fizikës, që studion ligjet e lëvizjes së ajrit e të gazeve të tjera, si edhe veprimin e tyre mbi trupat e ngurtë që lëvizin nëpër to 68. Zhvillim shkallë-shkallë dhe i ngadaltë i botës bimore dha asaj shtazore 69. Gjalmë i hollë, i dredhur me dy-tri fije të kuqe e të bardha prej leshi a mëndafshi që ua lidhnin fëmijëve në duar a në qafë ditën e verës 70. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 72. Tërësia e qimeve të gjata që mbulojnë lëkurën, janë... 74. Që nuk është lëruar (për tokën); i papunuar 75. Ajo çfarë bëjnë mësuesnxënës në klasë 79. Paftë e metaltë, me dy fletë të bashkuara në një bosht 82. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 86. Shtet në Afrikë, në jugperëndim kufizohet me Kenian, në perëndim me Etiopinë dhe veri-perëndim me Xhibutin. Mogadishu kryeqyteti i tij 89. Dafinë ka edhe atë emër 90. Quhet ashtu çifligari i madh në Poloni dhe në disa vende të tjera sllave 91. Njësia monetare bazë e Gjermanisë, para se të pranonte euron 92. Lëndë kimike ose me prejardhje bimore etj., që përdoret për përgatitjen e barnave qetësues, narkotik 93. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 94. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 96. Kokërr fildishi ose prej lënde sintetike, e rrumbullakët dhe e madhe sa një portokall, që përdoret në lojën e bilardos 97. Njëra prej figurave me vlerë në lojën me letra 98. Quhet ashtu dashi i madh me këmborë, që i prin tufës së dhenve. 101. Gaz pa ngjyrë, me erë të fortë e të pakëndshme, i cili ka veti oksiduese 105. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 107. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 108. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 109. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave
zakonisht në brigjet e në shtratin e lumenjve 48. Fletë ku shkruhet njoftimi për një shfaqje, për një film, për një ndeshje sportive etj., e cila ngjitet në një vend të dukshëm 49. Aftësia e njeriut për të menduar dhe për të njohur botën 53. Ashtu quhet dollapi me disa sirtarë, ku zakonisht mbahen ndërresa, çarçafë etj 54. Leckë e trashë për të pastruar dyshemenë, për të fshirë pluhurin etj 57. Tirana, e kishte targën e makinave ... 59. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 61. Ajri i pastër mbi retë; hapësira qiellore 64. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 65. Secila nga dy llapat anësore të kokores a të një kapele, janë ... 1
2
˙
3
4
V
U R G
8 11
12
L E
D H
F A S
13
K R
I
6
¸
L
R 20
A
U
R
E
15
U N I
D O
I
S
O K R A T I
G
E
N
J
L
29
C
T
A K O S T
I
E
F
A 33
N E
U M
E N J
B
A
J
A T O R
S
A Z
S
40
D
N
R
C
46
Q
V
49
P
K O L I
T N O Z
48
S
P
E
51
D
L
45
Z
47
M
50
Z
44
K U A R C
I
U K 41
M
43
I
K
E K
H
39
R
B
I
35
I
38
S
42
L
R R
D 34
K O L L
37
D I
24
A D K 28
P A R T
D
32
M I
N 23
D
31
O D E
L
36
D A
R A S H
27
30
A E
R ˙
26
L
I
V
22
N
L A N I
25
N I
16
18
21
G J
F R
14
K
M
L
17 19
7
K L O N I
10
B E
U
5
D V
9
C
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
HORIZONTALISHT 1. Modeli i një vepre arti, i në ndërtese a grupi ndërtesash, i një makine, i një vegle etj. 7. Vë në rregull, sjell përsëri në rregull; kund. çrregulloj 10. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 11. I tillë është një vend ku nuk banon kush 12. Lloj xunkthi që rritet në vende moçalore e që përdoret për të bërë shporta 14. Aktori, Shpëtim ... me një galeri të larmishme rolesh dhe karakteresh në kinema dhe teatër 17. Të qenët i varur nga dikush a nga diçka 19. Gjallesë parahistorike, që është mbuluar në tokë dhe është ruajtur në trajtë të ngurtësuar 20. Që përbëhet prej indesh, që ka aftësinë të tkurret e të lëshohet 21. Vjershë lirike a këngë solemne. 22. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 24. Vendoset pas njëshit për ta bërë dhjetë. 26. "Lëkura e ..." romani i shkrimtarit të famshëm francez, Honore de Balzak 28. Përdoret për të bërë qirinj, që nxirret nga përpunimi i naftës, i torfës, i qymyrit etj 31. Grumbull sendesh të lidhura së bashku si deng 34. Që shprehet me pak fjalë e në mënyrë të prerë, i tillë 39. Selam ... lindi më 1860 në fshatin Salarì të Tepelenës. Udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë 40. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 41. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 42. Njeri i keq, shpirtvogël e ngatërrestar, që fut spica e nuk lë dy gurë bashkë, njeri grindavec 43. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 44. Ashtu quhej dikur një zonë urbane. Qytet edhe ashtu 45. Kryeqyteti i Shqipërisë, u themelua më 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini 47. Lëndë plasëse. Atë e shpiku kimisti suedez Alfred Nobel 50. Përdoret për të shënuar zërin e zogjve të vegjël ose zëra të tjerë të hollë 51. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 52. Tregon mbi diçka që pritet të ndodhë, bën para... 55. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 56. Vladimir Viktoroviç ..., filozof rus (1878-1945), Komunizmi shkencor i Karl Marksit, një nga veprat e tij 58. Para se të thuhet dhe të copëzohet 60. Muaji shkurt quhet edhe ashtu 62. E vendos dikë a diçka në një vend 63. Quhet ashtu një grup njerëzish me interesa dhe ndërmarrje të përbashkët 66. Aleanca Kuq e Zi 67. Kafshë shtëpiake me trup
O H U
N
M
V
O
A
H A L
N
J
52
A R
A K R A H
L
I 53
U
A
I
K
R
54
L L
M I
55
P A L L
O J
56
V
C
57
M U
R
O
58
I
Z
A
T
R
O
E G J 61
A
59
P T
66
Z A N
R
O G I
J
I
A
¸
I Z E
N
E 82
E
74
G 78
A
O 73
M E
P
H
K ¸
R
D
H
E
O
A K
B
U A J
U H I
81
D L
S
O N
T
77
K R
80
L
A
84
R I
A P
R
L
71
˙
A P
85
E P
I
A
86
G R A F
P
A M ¸
S
E
89
K O S
C
N
H S
A 90
K
J
94
95
¸
W I
L E
N 92
M 98
D R E
S
M I
T
A
101
¸
T
102
V A
E
93
P A N D E H
N
97
100
T A J
E 91
E
96
P
99
M U R
B
76
K S
83
M B
T
V
P
E S
O
103
S
U K ¸
N
E
105
H
106
N G ¸
T
107
U
A
104
P
S E
R B
B
M
B
109
K I
N E M A
E
T I
K E
111
N A
T
B
112
J
I 108
V
A R
110
O J
K
R
C E 70
75
79
88
B
67
A H U
¸
R
72
A
˙
L E
69
˙
A
60
G
64
C A K
68
87
I 63
D
Z U L
65
R
I
62
P E
H
E S
A
L
I
L
B
D
113
K U D O
114
U
E
115
S E
L L
K E
Q
SPORT
22
E enjte, 10 Maj 2018
PARTIZANI
Dalipi: Kanë ndikuar oshilacionet, nuk jemi dorëzuar për Europën Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, mendon se në barazimin ndaj Luftëtarit ka ndikuar luhatjet e vazhdueshme që ka patur skuadra e tij në këtë sezon. Strategu i të kuqve nuk e ka bërë dramë rezultatin, teksa ka theksuar se ekipi i tij do të luftojë deri në fund për një vend në Europa League. “Kishim një javë shumë të shkurtër për të punuar, vinim pas një humbje të rëndë. Djemtë punuan, por kaq kohë kishim. Pas pjesës së parë folëm me lojtarët, biseduam se duhet të ishim të
kujdesshëm se nuk ka mbaruar asgjë. Nuk dua të bëj fajtorë lojtarët, por oshilacionet e vitit si duket futen ekipin në trysni dhe ndjeu ngarkesën e sezonit. Morëm rezultat pozitiv, e vërtetë që na largon nga lufta e vendit të tretë. Nuk që e thënë, por kemi tre ndeshje të tjera, kemi një javë shumë të vështirë me Vllazninë që luan për mbijetesë. Duhet të kemi moralin në rregull. Komplimentoj lojtarët, ky është futbolli dhe të vjen keq që nuk morëm më shumë se një barazim.
Lojtarët duhet të ndjejnë ndeshje të kësaj rëndësie për të dhënë gjithçka, duhet punuar që 3 pikët janë të njëjta si me Luftëtarin, ashtu edhe me skuadrat e tjera. Do të luftojmë deri në fund për Europën, se është i vetmi objektiv që shpëton sezonin me shumë probleme. Dihet që Vllaznia e vështirë, por kemi objektiv madhor. Shpresojmë të bëjmë diçka për tifozët për ndeshjen e kthimit. Kemi nevojë për ta në ndeshjen me Vllazninë”, ka thënë strategu i të kuqve.
Korçarët janë matematikisht kampion pas humbjes së Kukësit 3-2 ndaj Teutës Rozalb Lika
S
kënderbeu është zyrtarisht kampion i Shqipërisë për sezonin 2017/18, 3 javë para përfundimit të kampionatit. Ka qenë pikërisht Kukësi, skuadra që i rrëmbeu korçarëve titullin vitin e kaluar dhe që me humbjen e djeshme në Durrës, i ka hapur shampanjën e festës Skënderbeut. Skuadra e Ilir Dajës iu përgjigj thirrjes së presidentit Takaj dy ditë më parë në mbledhje, për të fituar titullin që këtë javë, duke fituar fillimisht 2-4 në Lushnjë dhe më pas duke nisur festën pas fitores së Teutës ndaj Kukësit në ‘Niko Dovana’. Skënderbeu për momentin është 11 pikë para Kukësit të vendit të dytë, ndërsa në lojë kanë mbetur vetëm 3 javë dhe rrjedhimisht 9 pikë për t’u diskutuar. Ky është titulli i 8 kampion për Skënderbeun, ndërkohë, më 27 Maj korçarët do të diskutojnë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit, duke pasur mundësinë që të fitojnë për herë të parë edhe këtë trofe. Ekipi i Ilir Dajës në fakt dje vuajti shumë në “Roza Haxhiu” kundër Lushnjës duke arritur një fitore me shumë vuajtje në shifrat 2-4. Korçarët e panë veten në disavantazh të dy golave, por përmbysën gjithçka
Skënderbeu zyrtarisht kampion, fiton me përmbysje ndaj Lushnjës me anë të sulmuesit Ali Soue, që bëri një performancë fantastike. Në aksionin e parë të rrezikshëm Lushnja shokon Skënderbeun duke kaluar në avantazh me anë të Përgjinit, i cili nuk e pati të vështirë të mposhtte portierin Shehi në minutën e 39-të. Fraksioni i dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për lushnjarët. Përgjini fitoi një penallti, të cilën e ktheu në gol Enriko Papa. Gjithsesi Skënderbeu nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi do të shënonte më pas 3 gola me Ali Soue, i cili u ngjit në kuotën e 19 golave. Në fundin e ndeshjes rezultatin e vulosi Xhejms, i cili mposhti lehtësisht portierin duke “blinduar” fitoren. Luftëtari barazon me Partizanin- Partizani nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në Gjirokastër, duke i dhënë thuajse lamtumirë objektivit për të arritur në zonën europiane. Ndeshja ishte me dy “fytyra”. Partizani ishte
dominues në 45 minutat e para. Skuadra e Klevis Dalipit kaloi në avantazh që në minutën e 25të me Jasir Asanin. Mesfushori me tipare sulmues ndërmori një aksion personal, u shmang mjaft bukur dhe shënoi me të majtën. Sulmet e miqve nuk u
TRAJNERI
Daja: Kemi luajtur edhe për Soue, shpresoj ta mbajmë Skënderbeu ka fituar në Lushnjë me rezultatin 2-4, por rrezikoi që të pësonte një tjetër humbje. Trajneri Ilir Daja duke folur pas ndeshje u shpreh se ekipi i tij e kishte marrë lehtë ndeshjen, ndërkohë që ai shprehu dëshirën që Soue të qëndrojë sa më gjatë me korçarët. “Shpërdoruam raste, jo sepse ishim nervozë, por ngaqë e kishim marrë lehtë. Folëm në pushimin mes pjesëve. Goli do grintë, jo akademizëm. Lushnja na ka barazuar edhe në fazën e dytë. Duhet të kishim luajtur edhe në pjesën e parë si në të dytën. Nuk jemi mirë nga ana psikologjike për shkak të vendimeve të UEFA-s. Nuk është e lehtë të performosh në vazhdimësi në maksimum. Shpresojmë në një tjetër vendim në CAS.
Ka bërë shumë mirë, është pretendent për Këpucën e Artë. Siç na ka ndihmuar Soue edhe skuadra e ka ndihmuar shumë sulmuesin, që me pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Duhet të kemi vazhdimësi, sepse është qendërsulmuesi ynë kryesor. E ka ai në dorë, e kam përballë dhe s’dua të më dëgjojë. Sa më shumë të qëndrojë në Superiore, aq më mirë do ta mësojë shqipen”, tha Daja pas fitores në Lushnjë.
SULMUESI
A
li Soue e ka marrë shumë seriozisht garën për Këpucën e Artë, teksa ka shënuar plot 5 gola në dy takimet e fundit, dhe duke u ngjitur në kuotën e 19 golave për këtë sezon. Sulmuesi nga Gambia edhedje ishte më i miri në fushë për Skënderbeun, teksa mori për dore skuadrën dhe e udhëhoqi drejt fitores. Soue shënoi 3 gola duke merituar të marrë topin në shtëpi pas ndeshjes, sipas rregullave, por drejtuesit e Lushnjës e kundërshtuan, pasi nuk kishin mjaftueshëm topa. Gjithsesi gjithçka u zgjidh me ndërhyrjen e korçarëve, që u dhanë një tjetër top homologëve të tyre të Lushnjës. “Ndihem shumë i lumtur që shënova tre gola. Ishin shumë të rëndësishëm për mua personalisht, por edhe për skuadrën që mori 3 pikët. Më shqetëson nëse rastet mungojnë, jo nëse i hum-
ndalën dhe arritën të shënojnë golin e dytë me anë të Gojkoviçit. Krosim në zonë nga një goditje dënimi. Kroson Trashi në minutën e 30-të, Batha godet fillimisht me kokë duke e dërguar topin në shtyllën e dytë dhe aty Gojkovic gjuan me kokë
duke e dërguar në rrjetë për 0-2. Fraksioni i dytë ishte e kundërta e së parës, pasi dominues ishin djemtë e Hasan Likës. Abazaj shkurtoi diferencat në minutën e 52-të, me një goditje në një pozicion të prirët që u ndihmua nga devijimi i Belicës dhe një gabim në vendosje i portierit Hoxha. Në minutën e 71-të, vendasit organizojnë një tjetër aksion spektakolar që finalizohet në zonë nga Rapo. Sfida tjetër mes Flamurtarit dhe Laçit, e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore, u mbyll pa gola. Edhe pse ishte një ndeshje “në shtëpi” për vlonjatët, sfida nuk është se prodhoi shumë emocione. Flamurtari edhe në këtë ndeshje pretendoi në dy raste për penallti, por për arbitrin Koçi ishte gjithçka e rregullt. Skuadrat ruajnë vendet që kishin në renditje edhe para takimit, Laçi në vend të pestë me 47 pikë dhe Flamurtari në vend të gjashtë me 45 pikë.a
Mungesë topash, Soue përplaset me drejtuesit lushnjarë pas ndeshjes
bas, pasi në rastin e dytë, punoj shumë për t’u përmirësuar. Mundohem të punoj dhe të jap më të mirë. Jam shumë i kënaqur dhe punoj gjithmonë të jap më të mirë për skuadrën, ndërsa më pas puna shpërblehet edhe me golat
dhe lojën e mirë. E ardhmja? Nuk di asgjë për kontratën, e di që jam këtu i huazuar dhe në fund do të kuptoj se çfarë do të ndodhë. Jam i përqendruar të bëj më të mirën deri në fund të sezonit”, ka thënë Soue pas ndeshjes.
SPORT
23
E enjte, 10 Maj 2018
Verilindorët janë befasuar nga durrsakët 3-2, shkodranët nuk arrijnë të shënojnë
MERKATO
Teuta përmbysje spektakolare ndaj Kukësit, Vllaznia ndalet nga Kamza
Salah drejt largimit, Liverpuli gjen pasuesin e tij në Francë
T
euta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Kukësit në shifrat 3-2, rezultat që i ka mundësuar titullin e 8-të në histori Skënderbeut. Para syve të Kristian Panuçit, Sidrit Guri tregoi edhe njëherë se meriton një vend në Kombëtaren shqiptare, pasi arriti të shënojë një dopietë në sfidën ndaj Teutës në “Niko Dovana”. Kukësi e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen, duke kaluar në avantazh pas 16’ minutash lojë me anë të sulmuesit Guri, që shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit Shpëtim Moçka, duke e dërguar sferën në rrjetë. Gjithsesi gëzimi nuk zgjat shumë për miqtë, pasi Teuta barazoi ndeshjen me anë të mesfushorit Ardit Hila. Pas një kundërsulmi sulmuesi Amadu Latif, fitoi një penallti, të cilën e ktheu në gol Hila në minutën e 21të. Në barazim loja bëhet interesante me sulme dhe kundërsulme nga të dyja skuadrat. Vendasit janë ata që luajnë më mirë duke iu afruar golit me Latif dhe Çyrben, por si afrikani ashtu edhe kapiteni nuk janë efikas përpara portës. 3 minuta përpara fundit kapiteni Arbër Çyrbja realizoi gol shumë të bukur pas një aksioni personal në zonë, duke mposhtur portierin Frashëri. Durrsakët e nisin mirë edhe fraksionin e dytë duke shënuar golin
e qetësisë me anë të mesfushorit Ante Hrkaç. Kroati e dërgoi në rrjetë krosin e Arsid Krujës nga goditja e dënimit në minutën e 49-të. Kukësi ka një mundësi të shkëlqyer për të shënuar golin e dytë në këtë takim, por Shkalla largon topin duke e shpëtuar skuadrën nga një gol i sigurt 62të. Sulmuesi shkodran provon sërish në aksionin e radhës të rrezikshëm të verilindorëve, por Moçka pret pa vështirësi. Gjithsesi pas katër minutash Guri nuk zhgënjeu duke e dërguar sferën në rrjetë pas një krosi nga Etemi. Mesfushori pasi fitoi duelin me Gjeorgjievskin, kro-
TALENTIA
Shabani nënshkruan kontratën e parë si profesionist me Bajernin
son drejt zonës dhe shkodrani nuk fal duke mposhtur për herë të dytë Moçkën. Teuta ia doli të ruajë me fanatizëm avantazhin dhe të marrë 3 pikë shumë të vlefshme për mbijetesën, duke parakaluar tashmë në renditje si Vllazninë, ashtu edhe Kamzën. Një ndër ndeshjet më të rëndësishme të javës së 33-të mes Vllaznisë dhe Kamzës është mbyllur pa gola. Sfida mbaroi me rezultatin 0-0 dhe ky rezultat i shkon më shumë për shtat skuadrës mike. 45 minutat e para të takimit nuk ishin aspak të bukura. Loja ishte nën nivelin mesatar, ndërsa skuadra
kuqeblu u mundua të shihte më shumë në fazën sulmuese, ndërkohë që Kamza u kujdes më shumë të administronte rezultatin. Emocione ishin të shumta edhe në pjesën e dytë me lojtarët e Vllaznisë që u munduan të gjejnë golin e avantazhit, por pa rezultat. Miqtë u mbrojtën mirë dhe luajtën me nervat e vendasve. Tentativat e Sukajt nuk ishin të sakta me shkodranët që mbeten në vendin e parafundit me 38 pikë, dy më pak se Teuta dhe Kamza, duke qenë më e rrezikuar nga rënia se kurrë më parë, kur kanë mbetur vetëm 3 javë nga fundi i kampionatit.
Mohamed Salah është futbollisti i momentit në Evropë dhe jo vetëm. Sulmuesi egjiptian ka qenë protagonist këtë sezon si në Premier Ligë ashtu edhe në Champions League. Për këtë arsye gjatë verës parashikohet që të ketë një dyndje ofertash nga klubet e mëdha. Një nga të dhënat për largimin e tij të mundshëm është se Liverpuli e ka gjetur pasuesin e tij: Nabil Fekir. Mediat franceze shkruajnë se akordi për transferimin e tij është mbyllur për shifrën e 70 milionë euro. 24-vjeçari ka nënshkruar një sezon të suksesshëm te Lioni, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha si Çelsi dhe Atletiko, por Liverpuli është treguar më i shkathët. Fekir ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 6 asiste në 28 ndeshje në kampionatin francez.
TRAJNERI I KOMBËTARES
Panuçi: Guri i ka bërë vend vetes, Kaseti na ndihmon në mbrojtje
P
Ai është vetëm 19 vjeç, i datëlindjes 1999, gjerman me origjinë kosovare, dhe sapo ka nënshkruar kontratën më të bujshme të hapave të parë të karrierës së tij. Po flasim për Meritan Shabanin, mesfushorin me tipare sulmuese të akademisë së Bajern Mynih, i cili vetëm pak momente më parë, siç është publikuar nga llogaria zyrtare e gjigantëve të Bundesligës në rrjetin social “Tuiter”, ka nënshkruar kontratën për kalimin nga 19-vjeçarët tek ekipi i parë i bavarezëve, deri në vitin 2020. “Bajerni është klubi im dhe, fakti që më jepet kjo mundësi më bën pafundësisht të lumtur”, citohet të ketë thënë ai pas nënshkrimit të kontratës. I lindur më 15 mars në Mynih, nga prindër kosovarë nga qyteti i Shtimes, Shabani iu bashkua akademisë së Bajernit në sezonin 2017-2018, ndërkohë që më 28 prill të këtij viti debutoi në Bundesligë në fitoren 4-1 të bavarezëve përballë Eintrahtit Frankfurtit.
ërfaqësuesja shqiptare ka nisur një rrugëtim të ri nën drejtimin e trajnerit Kristian Panuçi. Synimi është ndryshimi i mënyrës së lojës me qëllim që kuqezinjtë të mos fokusohen vetëm në aspektin difensiv. Kombëtarja do të grumbullohet për një periudhe stërvitore 10-ditore në Zvicër në fund të këtij muaji, aty ku do të zhvillohet edhe miqësorja me Ukrainën. “Fizikisht lojtarët nuk do të vijnë në maksimumin e mundshëm, megjithatë kombëtarja është kombëtare dhe nuk ka shumë takime miqësore, kështu që në 10 ditët e grumbullimit duhet të punojmë me seriozitet për të vijuar me përgatitjet në kuadër të Ligës së Kombeve dhe eliminatoreve të Europianit. Pas humbjes me Norvegjinë e kuptova që diçka duhet të ndryshojmë, por me fokusin kryesor tek mënyra e lojës. Në Zvicër do të provojmë në disa aspekte
të rëndësishme. Guri ia ka bërë vetë vendin vetes në kombëtare nëpërmjet paraqitjeve dhe golave që po shënon. Duhet të vazhdojë të punojë dhe shpresojmë që te jetë pjesë e grupit, por gjithçka varet nga ai. Unë ftoj gjithnjë më të mirët. Jam i kënaqur me kalimin e Abazaj te Anderlehti pasi do të thotë se ka bërë një punë të mirë
dhe eksperienca e tij europiane do të jetë diçka e mirë për Kombëtaren. Kam zgjedhur Marko Kasetin si zëvendës trajner sepse ka luajtur me mua e ka 250 ndeshje në Seria A dhe do ta ndihmojë skuadrën tonë me eksperiencën e tij, puna e tij do të ketë shumë vlera në përmirësimin e repartit difensiv”, u shpreh Panuçi.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24
E enjte, 10 MAJ 2018
Kreu i Shtetit në Çorovodë: Skrapari shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin
Presidenti Ilir Meta çel sezonin turistik në Skrapar mikpritja dhe mezi presin të rikthehen përsëri këtu. Sigurisht që e ardhmja e Skraparit mbështetet fort te turizmi, te bujqësia, te
P
residenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pran ishëm në ceremonitë festive të organizuara nga Bashkia Skrapar me rastin e çeljes së sezonit turistik, duke zhvilluar një vizitë pune për të promovuar bukuritë natyrore dhe turizmin, etapa e parë e të cilave ishte në kanionet e thepisura të lumit Osum duke bërë "rafting". Presidenti Meta mori pjesë dhe përshëndeti hapjen e sezonit turistik, duke përuruar Panairin e përvitshëm të Produkteve Bio të Skraparit, ku ishin ekspozuar prodhimet e zonës, i shoqëruar nga Kryebashkiaku, Nesim Spahiu dhe autoritet vendore, deputetë të zonës, etj. Në fjalën e Tij Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që: "Marr pjesë në këtë ceremoni për të çelur sezonin turistik, por njëkohësisht edhe për të festuar 9 Majin, Ditën e Evropës dhe Ditën e Fitores ndaj Fashizimit! Dhe këtë të fundit më mirë se në Skrapar, që është krahina e parë e çliruar gjatë Luftës së Dytë Botërore, vështirë ta festosh dikur tjetër."
Kreu i shtetit vlerësoi se shumë shpejt kjo zonë do të jetë një pikë reference për turizmin jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. "Kushdo që viziton Skraparin ndihet i impresionuar nga bukuria e zonës, nga traditat e nga
Pasditen e djeshme Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Bashkinë e Përmetit, ku mori pjesë në ceremon-
inë e çeljes së sezonit turistik në këtë qytet. "Kënaqësi të jem në qytetin e trëndafilave. Përmeti na ka dhuruar
ruajtja e traditave të kësaj zone në të gjitha sferat. Dua të theksoj besimin se Skrapari shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin, sepse vende të tjera investojnë për të krijuar mjedise artificiale për 'rafting', kurse ne i kemi unikale dhe të papërsëritshme edhe në krahasim me vendet më të njo-
hura e më të mëdha. Por nuk është vetëm kaq: turizmi është i gjithanshëm, është edhe kultura, historia, gjithçka që ka të bëjë me traditat dhe veçantitë e një zone të tillë. Mendoj se duhet t'i kushtojmë vëmendje ruajtjes së këtyre karakteristikave të veçanta që e dallojnë Skraparin nga krahinat e tjera të vendit",tha Presidenti Meta.
Presidenti, vizitë në Bashkinë e Përmetit
përherë mikpritje, qytetari, kulturê, bujari, tolerancë e harmoni njerëzore',- tha kreu i shtetit. Gjatë vizitës në këtë qytet, Presidenti Meta i akordon titullin "Mjeshtër i madh" sportistit të mirënjohur përmetar Ethem Kaso.