www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 109 (8550)
E premte, 10 Maj 2019
Çmimi 30 Lekë
Presidenti shqiptar tha: “Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit”
Liderët e Ballkanit priten nga Ilir Meta në Tiranë Mesazhet e presidentes kroate dhe presidentit slloven për çështjen e integrimit ishin dhe një apel ndaj institucioneve të Bashkimit Europian për të pasur më shumë vëmendje në Ballkan. “Kur flas me kolegë në Europë, atje ka mungesë interesi për këtë rajon, krahas moskuptimit. Kjo pjesë e Europës duhet të bëhet pjesë e interesit europian. BE është e paplotë, dhe këto vende duhet përfshirë në të” - tha presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç
Integrimi i Ballkanit në BE dhe dialogu Kosovë -Serbi diskutohen në Samitin e Brdo-Brijunit
FAQE 3
KREU I PD
Basha: Më 11 Maj hajdeni të largojmë me çdo kusht kryeministrin Rama
FAQE 6
“NOKTURN” (KUR ARSYEJA ERRËSOHET NGA PUSHTETI)
Sot promovimi i librit të ish-Presidentit, Bamir Topi Në foto: Liderët e vendeve të Ballkanit në samitin e Brdo-Brijunit, në Tiranë
FAQE 4,5,24
TAKIMI
Meta me presidenten kroate: Miqësi tradicionale e shkëlqyer
HOMAZHET
FAQE 5
Ceremonia për nëntetaren Hasanaj, sot Shqipëria në zi kombëtare
FAQE 14
FAQE 10
POLITIKE
2
E premte, 10 MAJ 2019
Ambasadori Duncan Norman: Situata në Shqipëri është tejet delikate. Zgjidhja e krizës vetëm me dialog mes palëve
A
mbasadori britanik Duncan Norman i pranishëm në Shkodër, në një prononcim për “News 24” është ndalur gjerë e gjatë te situata politike në vend dhe te zgjedhjet lokale të parashikuar në datën 30 qershor. Në fjalën e tij, Dunkan tha që zgjedhjet mund të realizohen në datën 30 qershor, por që mbetet e rëndësishme që palët të marrin pjesë dhe zgjedhjet të jenë demokratike. Keni zhvilluar disa takime në Shkodër, cila është arsyeja? Gjithmonë më pëlqen të kthehem në Shkodër, është një nga qytetet e para që kam vizituar që në 2016-ën, kam jetuar në Shkodër për një muaj ku kam mësuar gjuhën shqipe. Veriu i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar për shkak të lidhjeve mes dy vendeve. Seria e takimeve në Shkodër kishte të bënte me situatën si atë politike por edhe luftën ndaj krimit të organizuar. Çfarë ju shqetëson? Një nga shqetësimet e mia sa i përket situatës politike, është i njëjti me atë që kanë shumë qytetarë që jetojnë në Shqipëri. Jemi duke parë një situatë delikate politike dhe që kërkon që të gjitha palët si opozita edhe qeveria të ulen në një tryezë dialogu. Lufta ndaj krimit të organizuar është një çështje që na shqetëson të gjithëve ne. Isha këtu në Shkodër për të dëgjuar disa nga sukseset e fundit të policisë, por edhe çfarë mbetet për t’u bërë. Disa nga sukseset që ka pasur në këtë fushë është edhe vendimi për burgimin e
Ambasadori britanik: Zgjedhjet pa opozitën, vetëm demokratike nuk janë
Klemend Balilit. Cila mund të jetë zgjidhja për krizën politike dhe a mund të ketë zgjedhje me 30 qershor? Zgjidhja për krizën politikë është në fakt që të dyja palët të bisedojnë me njëra-tjetrën dhe çdo zgjidhje patjetër që mund të vijë vetëm përmes dialogut. Sa i përket zgjedhjeve me 30 qershor
mendoj që teknikisht mund të realizohen në datën e caktuar, por është e rëndësishme që të jenë demokratike dhe kjo do të thotë se të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhje. Mund të bëhen pa opozitën nëse opozita nuk futet në zgjedhjet e 30 qershorit? Teknikisht them se po mund të
bëhen por në fakt zgjedhjet në çdo vend duhet që të jenë një proces demokratik dhe duhet t’i japin mundësi qytetarëve të zgjedhin mes alternativave, ndërsa teknikisht natyrisht që mund të bëhen zgjedhje pa opozitën por nëse kjo do ishte një gjë e mirë apo jo mbetet për t’u parë.
Folët për suksese sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar, ju shqetëson fakti i bandave kriminale apo politikës në disa segment të saj të kapur nga krimi ose institucioneve të ndryshme? Policia ka patur një numër operacionesh të suksesshme në të gjithë Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kjo ka çuar në një numër arrestimesh të rëndësishme dhe siç pamë edhe ditët e fundit edhe në dënime të rëndësishme si ai i Balilit. Por sigurisht mbetet akoma shumë për t’u bërë dhe kjo është arsyeja pse qeveria britanike punon me atë shqiptare për ta luftuar krimin e organizuar të dyja bashkë. Ka një problem lidhur me veriun e Shqipërisë për shkak të emigrimit që vijon drejt Mbretërisë së Bashkuar? Ka një histori të gjatë emigrimi të qytetarëve nga veriu në Britani dhe disa nga këto raste janë shumë pozitive për Mbretërinë e Bashkuar dhe disa raste kanë qenë më pak pozitive se të tjerat por ajo që është e rëndësishme të shohim është që qytetarët e Shqipërisë të kenë një të ardhme të lumtur dhe të kënaqshme këtu në vendin e tyre.
POLICIA NË GATISHMËRI PËR ZGJEDHJET, LLESHAJ I BINDUR SE DO TË MBAHEN MË 30 QERSHOR
P
aralajmërimeve të opozitës se nuk do të lejojë të zhvillohen votime në 30 qershor, Ministri i Brendshëm i është përgjigjur më vënien në gatishmëri të policisë. Sandër Lleshaj në takimin me prefektët dhe drejtuesit e policisë ka paralajmëruar se cilindo që do të tentojë të cënojë procesin zgjdhor do të përballet me ligjin. Ministri i Brendshëm është ndalur edhe te lufta antikanabis, kur tha se pas 15 qershorit do të mbajnë përgjegjësi për çdo rrënjë kanabisi. Kur dhe pak javë na ndajnë nga nisja zyrtare e fushatës për zgjedhjet lokale, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë porositë për prefektet dhe efektivët e policisë në çdo qark, që të marrin masa për mbarëvajtjen e procesit. Duke iu referuar paralajmërimit të opozitës për bllokim të votimeve në datën 30 qershor, Ministri i Brendshëm tha se kjo nuk ka shans të ndodhë. Lleshaj tha se askush nuk
Lleshaj paralajmëron opozitën: Nuk ka shans të bllokohet procesi i votimeve
mund të cënojë procesin dhe nuk ka shans që të prekë integritetin e një procesi që është thelbi i demokracisë së vendit. “Vendi është pothuajse i futur në fushatë, të gjitha agjencitë ligjzbatuese kanë detyra për një proces zgjedhor sikur e kërkon
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
ligji. Zhvillimi i zgjedhjeve në prag të vendimmarrjeve së rëndësishme për vendin. Ka përpjekje për të krijuar vështirësi për zhvillimin e procesit. Të gjitha strukturat, prefektët të koordinojnë institucionet me qëllim që të ofrohen të gjitha mundësitë
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
që qytetarët të kenë mundësi të shprehin të drejtën për të votuar. Lista e plotë e përgjegjësive që ligji u jep prefektëve me hartimin, publikimin e listave, njoftimin e qytetarëve që procesi të zhvillohet sikur e kërkon ligji, i drejtë i barabartë dhe pa asnjë problem dhe asnjë incident. Përgjegjësi ka edhe policia, që duhet të krijojë mjedis të sigurt, që të realizohet kjo cdo drejtues i policisë duhet të jetë i angazhuar dhe i motivuar që procesi të zhvillohet si duhet. Policia është jashtë palëve. Janë disa detyra, policia është aty për të bërë detyrën e pa përfshirë me partitë dhe diskutimin politik. Askush nuk mund të cënojë procesin, janë e drejtë e qytetarëve. Dita e zgjedhjeve, askush nuk duhet të ketë të drejtë,
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
mundësi apo shans që të prekë integritetin e një procesi që është thelbi i demokracisë së vendit”, deklaroi ministri Sandër Lleshaj. Duke u ndalur te kutivimi i kanabisit, Ministri i Brendshëm u tha drejtuesve të policisë se do të jenë përgjegjës për çdo fidan që do të zbulohet në zonën e tyre. “Çdo fidan, çdo farë që kapet në Shqipëri deri në 15 qershor është meritë e juaja, drejtuesve të policisë. Çfarë kapet pas 15 qershorit, është përgjegjësi e secilit prej jush e drejtëpërdrejtë. Kjo datë ndan përgjegjësinë dhe në funksion të kësaj detyre duhet të organizohet puna në nivel vendor dhe qendror”, tha Lleshaj. Ministri i Brendshëm u ndal edhe te lufta kundër krimit të organizuar ku prioritet sipas tij është kapja e personave në kërkim, të cila janë me qindra që i janë shmangur drejtësisë dhe kërkoi nga drejtuesit e policisë së shtetit uljen e kësaj liste.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 10 MAJ 2019
Presidenti shqiptar tha: “Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit”
Liderët e Ballkanit priten nga Ilir Meta në Tiranë Mesazhet e presidentes kroate dhe presidentit slloven për çështjen e integrimit ishin dhe një apel ndaj institucioneve të Bashkimit Europian për të pasur më shumë vëmendje në Ballkan. “Kur flas me kolegë në Europë, atje ka mungesë interesi për këtë rajon, krahas moskuptimit. Kjo pjesë e Europës duhet të bëhet pjesë e interesit europian. BE është e paplotë, dhe këto vende duhet përfshirë në të” - tha presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç
Tirana ishte këto ditë qendra e zhvillimeve politike në rajon. Krerët e shteteve të Ballkanit morën pjesë në Samitin e Brdo-Brijunit, organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010. Qëllimi i këtij samiti, që këtë herë u zhvillua në Tiranë, është nxitja e dialogut dhe bashkëpunimit me qëllim stabilitetin dhe vijimin e procesit të integrimit në BE të vendeve të rajonit. Presidenti Ilir Meta mikpriti në këtë takim, presidentët e dy vendeve themeluese të samitit, atë të Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçit, tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Sefik Dzaferoviç e Zeljko Komsiç dhe të ftuarit e nderi presidentin polak Andrzej Duda dhe përfaqësuesen e Lartë të BE, Federica Mogherini. Si në çdo takim të përfaqësuesve të shteteve të rajonit, mosmarrëveshjet mes shteteve dhe karakteret ballkanase të liderëve tërheqin më shumë vëmendje për mediat sesa thelbi i vendimeve që shtrohen për tu diskutuar në tryezë. Refuzimi i Aleksandër Vuçiç për të bërë foton zyrtare me presidenten kroate, presidentin shqiptar dhe atë të slloven (organizatorët e takimit) ishte nga ato gjeste që pothuajse nuk ndodhin kurrë në një takim të nivelit të tillë. Po ashtu dhe mospjesëmarrja e Hashim Thaçit në drekën zyrtare pas samitit, pavarësisht axhendës së ngjeshur të tij, la shijen e një refuzimi jo elegant. Pjesë e zhurmës mediatike ishte dhe kundërshtia e paargumentuar për vizitën në Tiranë të Milorad Dodik, Kryetari i Presidencës së BosnjeHercegovinës. Dodik është një politikan kontrovers të cilin Ramush Haradinaj
e quajti dje “spiun të Putinit në Ballkan”. Hashim Thaçi deklaroi se “nuk duhej të ishte ftuar në Tiranë”, ndërsa Vetëvendosje inauguroi protestat e saj në Shqipëri me një tubim kundër vizitës së tij dhe Aleksandër Vuçiç. Duke mirëkuptuar çdo qëndrim që vjen nga Kosova kundër Dodik dhe asaj që ai përfaqëson, mospritja e tij në Tiranë do të ishte një gafë diplomatike, por edhe e thyerje e kodit etik shqiptar. Miku, kushdo që është ai, kur të vjen në shtëpi nuk mund të mos respektohet. Për më tepër që Samiti i BrdoBrijunit është nismë kroato-sllovene dhe Tirana ishte mikpritësja e radhës e të ftuarve. Dodik është president i radhës në Bosnjë-Hercegovinë dhe drejtuesit e shtetëve nuk i përcakton Tirana! Ndaj ai ishte në rolin e kryetarit të shtetit të tij. Por jashtë detajeve pikante që nuk mungojnë asnjëherë në tryezat ballkanase, samiti ka një
produkt që është deklarata e përbashkët e pjesëmarrësve, si dhe mesazhet që dhanë liderët gjatë fjalimeve. Dy janë çështjet më kryesore tek të cilat u ndal samiti i zhvilluar në Tiranë. E para lidhet me integrimin e rajonit në Bashkimin Europian. Mesazhet e presidentes kroate dhe atij slloven për çështjen e integrimit ishin dhe një apel ndaj institucioneve të Bashkimit Europian për të pasur më shumë vëmendje në Ballkan. “Kur flas me kolegë në Europë, atje ka mungesë interesi për këtë rajon, krahas moskuptimit. Kjo pjesë e Europës duhet të bëhet pjesë e interesit europian. BE është e paplotë, dhe këto vende duhet përfshirë në të” - tha presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç. Ndërsa presidenti slloven, Borut Pahor deklaroi se pas zgjedhjeve në PE, Brukseli duhet të angazhohet shumë më tepër në këtë rajon. “Pas zgjedhjeve europiane
procesi zgjerimit nuk do të jetë më në krye të agjendës së punëve të Komisionit Europian. Varet nga ne t’i marrim këto çështje të hapura dhe ti bëjmë tërheqëse për BE. Pas zgjedhjes së Komisionit të ri është koha për Brukselit të shikojë procesin e zgjerimit ndaj Ballkanit në një mënyrë të re”,- tha Borut Pahor. Çështja e dytë më kryesore lidhet me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe garantimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Dhe kur flitet për arritjen e marrëveshjeve, Kosova dhe Serbia janë të parat në listën e vendeve që duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare. Pas paktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, tashmë në rajon ka një model se çfarë palët duhet të bëjnë që të arrijnë drejt zgjidhjes së problemeve. Pavarësisht qëndrimeve të kundërta, ideve të reja dhe të vjetra për çështjen Kosovë-Serbi, Presidenti Ilir Meta deklaroi se Shqipëria do të mbështesë arritjen e një marrëveshje të koordinuar ndërmjet SHBA dhe BE-së. “Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit. Ngjashëm me shembullin e Marrëveshjes së Prespës, mbeten jetike dhe të domosdoshme si bashkëpunimi i përgjegjshëm dhe serioz ndërmjet dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, ashtu edhe një koordinim më i mirë ndërmjet BE dhe SHBA, mbi perspektivën e dialogut dhe të rajonit”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta. Samiti ishte një sukses jo vetëm për vendet e rajonit, por kryesisht për organizatorët shqiptarë. Q. Xhani
SPECIALE
4 E premte, 10 MAJ 2019
Presidenti Hashim Thaçi: Mosliberalizimi i vizave do të ishte “i padrejtë dhe ndëshkim për popullin e Kosovës
Integrimi i Ballkanit dhe dialogu Kosovë - Serbi në Samitin “Brdo - Brijun” Liderët e vendeve të Ballkanit janë mbledhur në Samitin e Brdo – Brijunit në Tiranë, të cilët diskutuan aspiratat e rajonit për të vazhduar proceset integruese në Bashkimin Evropian. Pas diskutimeve në samit, në konferencën e përbashkët për media, presidentët pjesëmarrës, pa praninë e presidentëve të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës, thanë se diskutimet në samit ishin konstruktive dhe se u fokusuan në të ardhmen e rajonit në BE, si dhe fokus i veçantë iu dha dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se në samit u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit dhe e vëmendjes së rajonit drejt integrimit në BE, por edhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve në vendet e Ballkanit Perëndimor, si rrugë e vetme për t’u afruar me
familjen evropiane. “U nënvizua angazhimi i përbashkët për të forcuar më tej dialogun dhe procesin e pajtimit në rajon, bazuar në të vërtetën, besimin dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve deri tani nga palët”, tha Meta, i cili shtoi si të gjithë do të dëshironin që “dialogu Kosovë –Serbi të kishte përfunduar dje, jo sot dhe as nesër”. Të ftuar nderi në këtë samit ishin presidenti i Polonisë, Andrej Duda, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Kjo e fundit u largua për të vazhduar agjendën e saj në Bruksel, dhe nuk ishte e pranishme deri në fund të samitit. Presidenti i Polonisë Andzej Duda, tha se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë dyert e hapura për anëtarësimin e Ballkanit. Ai po ashtu, duke iu referuar
Kosovës dhe Serbisë theksoi se mes vendeve fqinje duhet të ketë dialog. “Historia e këtyre tokave është mjaft e vështirë”, tha Duda duke shtuar se “këto çështje duhet të diskutohen dhe zgjidhen përmes dialogut mes liderëve dhe drejt rrugës së tyre në BE. Kjo është një detyrë e madhe e Brukselit dhe vendeve anëtare të BE-së që ta kuptojë këtë proces dhe ta mbështesin. Ky është një rol i madh që luhet nga dy vendet. Europa Juglindore ka nevojë për Evropën dhe anasjelltas”. Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq, tha se reformat që kanë mbetur pezull duhet të realizohen dhe se është e shqetësuar me stagnimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian sa i përket vendeve të Ballkanit. Ajo tha se ky stagnim i procesit po krijon vakum të rrezikshëm për Evropen Juglindore. “Ne po humbim zemrat dhe mendjet e njerëzve. Pra, njerëzit po humbin besimin dhe kanë
dyshimet e tyre se çfarë do të ndodh dhe a po bëhet progres. Ky vakum duhet të plotësohet dhe duhet të mbushet me influencë”, tha ajo. Presidenti slloven Borut Pahor, i cili do të jetë nikoçir i samitit në vitin e ardhshëm, tha se “të gjithë e dinë së pas zgjedhjeve evropiane procesi i zgjerimit nuk do të jetë pjesë kryesore e agjendës dhe na takon ne që të shtyjmë përpara këtë proces”. Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në dalje të samitit me dyer të mbyllura të Brdo-Brijunit tha se u diskutua edhe çështja e Kosovës, ku ai theksoi faktin që mosliberalizimi i vizave do të ishte “i padrejtë dhe ndëshkim për popullin e Kosovës”. Presidenti Thaçi theksoi edhe që vendosja e taksës 100% ndaj mallrave të Serbisë është legjitim dhe do “të mbetet në fuqi”, edhe pse dialogu mes palëve duhet të vazhdojë i pakushtëzuar. Ai po ashtu përmendi se me kryeministrin
e Shqipërisë, Edi Rama, një ditë më herët kanë diskutuar për mundësinë e bashkimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe krijim të kufijve etnik shqiptarë si një njësi e vetme. “Unë kam diskutuar dje me kryeministrin e Shqipërisë zotin Rama në një bisedë shumë të hapur, kemi diskutuar për mundësinë e heqjes së tërësishme të kufirit Kosovë Shqipëri, të një modeli evropian nën ombrellën e vlerave euro-atlantike. Askush nuk duhet t’i frikësohet komunikimit dhe integrimit kombëtar dhe të një lëvizjeje e një hapësire ku jetojnë shqiptarët - pa kufij. Pra, në një lëvizje të lirë, gjithmonë duke përfshirë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, tha Thaçi. Samiti i Brdo – Brijunit organizohet që nga viti 2013, me iniciativën e Sllovenisë dhe Kroacisë. Ky samit ka për qëllim bashkëpunimin rajonal, duke përçuar mesazhin politik lidhur me aspiratën e përbashkët e Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe mbahet periodikisht në një nga vendet pjesëtare.
DITA E EUROPËS
“Integrimi europian, mundësi e jashtëzakonshme për të realizuar përfundimisht ëndrrën e studentëve të Dhjetorit ‘90” Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm mbrëmë në pritjen e dhënë nga Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca në Pallatin e Brigadave me rastin
e “Ditës së Europës”. Në fjalën e Tij drejtuar të ftuarve e të pranishmëve të shumtë, Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria është në një moment të rëndësishëm për rrugëtimin e saj drejt
BE-së. “Tani jemi në një moment të jashtëzakonshëm. Shqipëria është një faktor shumë i rëndësishëm i stabilitetit të rajonit dhe është një vend që e ka përqafuar fuqimisht mesazhin e 9 majit, për bashkimin në emër të paqes, për të lënë pas konfliktet, luftërat, për të lënë pas shtypjen dhe persekutimin, dhe për t’ju përkushtuar këtij projekti kaq përfshirës, kaq njerëzor, kaq universal për të cilin Ballkani ka nevojë si asnjë rajon tjetër. Shpresojmë që edhe mesazhet që do të vijnë nga Samiti i Sibiut, nga Këshilli Europian, por edhe nga Samiti i Poznanit në vijim të procesit të Berlinit, të jenë në këtë drejtim. Dua të falënderoj Ambasadorin Soreca për
vëmendjen që u kushton të rinjve. “Fuqia e rinisë” mendoj se është mesazhi i duhur, ashtu sikurse edhe në Samitin e Poznanit përsëri tema kryesore do të
jenë rinia dhe edukimi në rajonin tonë, ku do të përqendrohet vet BE-ja dhe ku duhet të përqendrohemi të gjithë edhe më shumë”,deklaroi Presidenti Meta.
SPECIALE
5 E premte, 10 MAJ 2019
QËNDRIMET E PJESËMARRËSVE NË SAMIT
Përfundimet e Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit Ne, udhëheqësit e Procesit të Brdo-Brijuni, u takuam në Tiranë më 9 maj 2019 në prani të miqve tanë, Presidentit të Republikës së Polonisë Andrzej Duda dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë si dhe dhe Nënkryetaren e Komisionit Europian, Federica Mogherini. Kemi njohur dhe pranuar se përparimi i shënuar deri më tani, ka kontribuar në konsolidimin e demokracisë, të paqes, sigurisë, stabilitetit, si dhe në rritjen e bashkëpunimit rajonal. Ne e mirëpritëm Marrëveshjen e fundit të Prespës dhe arritëm në përfundimin se një shembull i tillë i hap rrugën forcimit të lidhjeve europiane dhe euroatlantike me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pranuam se ky moment pozitiv ka ngjallur optimizëm të ri sinergjik në rajon, duke mbajtur parasysh perspektivat e tij europiane dhe euroatlantike, si objektiva kyçe strategjike. Të vetëdijshëm për debatet e brendshme intensive që po zhvillohen në gjirin e Bashkimit Europian, në kontekstin e BREX-it dhe të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare europiane, ne mirëpresim përkushtimin e BE-së përkundrejt rajonit të Ballkanit Perëndimor,
përfshirë këtu edhe përmes proceseve të Berlinit dhe Brdo-Brijunit, si dhe përmes takimit të fundit të mbajtur në Berlin me nismën e Kancelares gjermane, Angela Merkel si dhe të Presidentit francez, Emmanuel Macron me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Kroacisë dhe të Sllovenisë. E përgëzuam Poloninë që do të mikpresë Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, duke konfirmuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet përparësor në krye të axhendës së Bashkimit Europian. Gjithashtu ne përgëzuam mbështetjen aktive të Kroacisë dhe Sllovenisë dhënë ndaj perspektivës europiane të pjesëmarrësve të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin e tyre për t’i dhënë përparësi rajonit gjatë Presidencave të tyre të ardhshme të radhës në krye të Këshillit të Bashkimit Europian, gjatë gjysmës së parë të vitit 2020 dhe në gjysmën e dytë të vitit 2021. Përsëritëm rëndësinë e rritjes së përpjekjeve për të zbatuar reformat kyçe, të lidhura edhe me përparimin e mëtejshëm të pjesëmarrësve nga rajoni, në proceset e tyre përkatëse të integrimit, me një qasje të bazuar në meritat e vendeve përkatëse. Ne mbështesim qëndrimin e Bashkimit Europian se një nga
kushtet për anëtarësimin e një vendi aspirues është zgjidhja e çështjeve ende të hapura dypalëshe me fqinjët e vet. Do të përpiqemi në mënyrë aktive që të vazhdojmë dialogun dhe rritjen e besimit brenda rajonit që ne përfaqësojmë. Të gjitha çështjet e hapura do të zgjidhen në mënyrë paqësore, nën frymën e respektit dhe të bashkëpunimit reciprok. Ne theksojmë rëndësinë pozitive të zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor për forcimin e demokracisë, të sundimit të ligjit dhe respektimin, mbrojtjen dhe përmbushjen e të drejtave të njeriut në rajon si dhe zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. I bëjmë thirrje Bashkimit Europian të konsiderojë zgjerimin e tij në Ballkanin Perëndimor si një çështje me rëndësi gjeopolitike, duke pasur parasysh se integrimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në sistemin europian të vlerave është një faktor i rëndësishëm edhe për vetë stabilitetin e përgjithshëm europian. Kjo nuk përjashton detyrimin e vendeve kandidate për të zbatuar standardet e vendosura nga Bashkimi Europian ndaj vendeve që kërkojnë anëtarësim të plotë në të. Ne besojmë se është reciprokisht e rëndësishme për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe të Shteteve
Anëtare të Bashkimit Europian, që standardet të respektohen dhe procesi i negociatave të bëhet më fleksibël si dhe më i shpejtë. Ne rikthesuam se shkëmbimi i ndërlidhjes brenda Ballkanit Perëndimor, si dhe midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me instrumete në rritje në transport, energji dhe në infrastrukturën dixhitale, paraqet një interes strategjik për të gjithë si dhe një parakusht për rritjen ekonomike, konkurrencën dhe integrimin e plotë ekonomik brenda rajonit dhe
me Bashkimin Europian gjithashtu. Ramë dakord mbi nevojën për të forcuar edhe më tej proceset e dialogut dhe pajtimit në rajon, bazuar në të vërtetën, besimin si dhe aderimin në të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani, si dhe duke mbajtur parasysh ruajtjen e paqes, sigurisë dhe begatisë së brezave të tanishëm e të ardhshëm. Ne biem dakord që Sllovenia do të jetë mikpritësja e ardhshme e Takimit të Jashtëzakonshëm të Udhëheqësve të Procesit BrdoBrijuni, në fund të këtij viti.
TAKIMI
Presidenti Meta pret në takim Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda
“Shqipëri-Poloni, partneritet i shkëlqyer dhe në rritje” P
residenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, i cili ishte njëkohësisht dhe i Ftuar Nderi i Samitit të Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, që u zhvillua në Tiranë, më 8-9 maj 2019. Pas ceremonisë shtetërore të mirëseardhjes, dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas një takim të zgjeruar mes dy delegacioneve. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira e miqësore midis dy vendeve e popujve, që siç theksoi, janë shumë më të thella në histori se marrëdhëniet diplomatike. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për vizitën e Presidentit Duda në Tiranë, si dhe pjesëmarrjen e tij në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-
Brijunit, duke e konsideruar këtë vizitë një mesazh të qartë mbështetës për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të agjendës evropiane. Duke u ndalur tek marrëdhëniet dypalëshe, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Polonia në fushat e arsimit, sportit, kulturës, inovacionit, mbrojtjes dhe administratës pub-
like. Të dy krerët e shteteve ndanë mendimin se më shumë duhet bërë në drejtim të nxitjes së bashkëpunimit ekonomik, e veçanërisht në fushën e turizmit, që vlerësohet me potenciale të mëdha në rritje. Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhduar dhe të qartë të Polonisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, e në mënyrë të veçantë për çeljen sa më shpejt të negociatave të anëtarësimit, si dhe në kuadër të Grupit të Vishegradit. Presidenti Meta i uroi Presidentit Duda shumë suksese për organizimin e Samitit të ardhshëm për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit dhe shprehu besimin se ky Samit do t’i çojë më tej projektet e nisura zhvillimore për rajonin tonë.
Meta me presidenten kroate: Miqësi tradicionale e shkëlqyer
P
residenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një foto me presidenten kroate, Kolinda Grobar Kitaroviç. “Miqësi tradicionale e shkëlqyer dhe një e ardhme edhe më e ndritur! Shqipëri, Kroaci”,- shkruan Presidenti Meta. Presidentja kroate mori pjesë në takimit e udhëheqësve shtetërorë të Samiti të Brdo-Brijunit.
POLITIKE
6
E premte, 10 MAJ 2019
Fitojnë lirinë edhe 3 banorët e “Astirit”, Balliu shpërthen në seancë: Duan të na burgosin që të mos jemi në 11 maj
G
jykata e Tiranës vendosi që të lirojë ish-deputetin Klevis Balliu, pasi u ndalua nga policia 3 ditë më parë. Vendimi i dhënë mesditën e djeshme nga gjykata, parashikon që Balliu të ketë masën e sigurisë detyrim paraqitje. Dhe bashkë me ishdeputetin Balliu janë lënë të lirë edhe 3 personat e tjerë të ndaluar nga policia. Gjykata e Tiranës caktoi masën detyrim paraqitje për ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe tre qytetarëve të tjerë të cilët prej 7 muajsh kanë protestuar kundër prishjes së banesave të tyre në zonën e unazës së madhe. Prokurori Gjergji Tako kërkoi arrest shtëpie për Balliun me argumentin se ka marrë pjesë në një protestë të paligjshme dhe ka lënduar në shpatull një punonjës policie në tentativë për të dalë nga furgoni i policisë në momentin që po shoqërohej në komisariat. Ndërkohë për tre banorët e tjerë u kërkua masa e arrestit me burg, sepse sipas Prokurorisë kanë kryer veprime të dhunshme ndaj forcave të policisë, konkretisht nga pamjet filmike të realizuara nga policët me celularë shfaqen tre të dyshuarit Lulzim Marqinaj duke goditur policinë me tabela te sinjalistikës, Seit Hajdarasi duke goditur policinë me gurë dhe Elton Skënderi duke goditur me grusht një punonjës policie. Prokuroria
Klevis Balliu me dy gishta në Gjykatë, ish-deputeti fiton lirinë
në pretencën e saj ka kërkuar “detyrim paraqitje” për ishdeputetin Balliu dhe ‘arrest me burg’ për 3 të ndaluarit e tjerë. Klevis Balliu akuzohet për ‘Kundërshtim të forcave të policisë’ dhe për ‘Prishje të qetësisë publike’. Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka mohuar akuzat ndaj tij. Klevis Balliu akuzoi efektivet për dhunë fizike gjatë shoqërimit të tij. Klevis Balliu u arrestua
tre ditë më parë nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama që do të vizitonte një biznes në zone. Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës me efektivët blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën.
Fjalimi në seancë Klevis Balliu ka folur gjatë seancës gjyqësore ndaj tij, në Gjykatën e Tiranës, pas ndalimit nga policia. Duke folur në sallë, Balliu është shprehur se kërkojnë që të burgosin atë dhe të tjerët që të mos jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare të së shtunës 11 maj. Ndërsa e konsideroi politik, arrestimin e tij dhe të banorëve të “Astirit”, Balliu deklaroi se në komisariat
nuk mund të shihte për shkak të gazit të përdorur nga forcat e rendit në protestën te Unaza e Re, e jo më të dhunonte punonjësit e policisë. “Dhe policia pasi pranoi dhe më nxorën deri te dera, çuditërisht pas një urdhri të dytë të ardhur përsëri nga larg më rikthyen brenda dhe nuk lanë doktorët që unë të shkoja te spitali. Dhe kontrolloni kamerat, kur dy oficerë të policisë ka rrezik edhe ky që paska qenë me krahë të thyer, qenka kaq i mirë sa dhe me krahë të thyer më ndihmonte mua të ecja se nk shihja për shkak të gazit, më thoni ju si mund t’i thyej krahun unë një personi kur unë nuk shoh nga sytë. Të jeni të sigurtë se këto janë hapat e para të arrestimeve politike të babait shpirtëror të këtij që kemi sot në qeveri, por pa merak se shumë shpejt do vijë Lulzim Basha e do i heqë qafe një e nga një”, është shprehur dje ish-deputeti Klevis Balliu para trupit gjykues. Vendimet e gjykatës: Klevis Balliu-Detyrim paraqitje Lulzim Maqinaj-Detyrim paraqitje Seit Hajderasi-Detyrim paraqitje Elton Skënderi-Detyrim paraqitje
MBËSHTETËSIT E OPOZITËS MBLIDHEN PARA GJYKATËS, NËNKRYETARI I PD-SË: S’DO KETË ZGJEDHJE NË 30 QERSHOR
Lirimi Balliut, Spaho: Rama arrestime politike, frikë nga opozita
G
jykata e Tiranës liroi mes-ditën e djeshme nga qelia ish-deputetin demokrat Klevis Balliu dhe tre protestuesit e tjerë që u arrestuan tre ditë më parë gjatë përplasjes mes policisë dhe banorëve tek Unaza e Madhe në Tiranë. Kështu, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” për Klevis Balliun, Elton Skenderi, Seit Hajderasi, Lulzim Maçinaj. Teksa pritej vendimi i togave të zeza ndaj protestueve të “Astirit”, mbështetës të të arrestuarve e pritën me brohoritje dhe me thirrjet “Rama ik” vendimin e lirimit të tyre, ndërkohë nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho tha se Rama ka frikë nga lëvizja e opozitës, prandaj
dhe bën arrestime politike. Spaho në një prononcim për mediat tha se arrestimi i deputetit demokrat Klevis Balliu ishte një akt i pastër politik i Edi Ramës. Spaho u shpreh se Rama po kryen arrestime politike të përfaqësuesve opozitarë, se
ka frikë nga kjo opozitë dhe nga populli. “Edi Rama po sillet si diktator. Kërkon të burgosë protestues, ndërsa nuk arreston ata që janë hajdutët më të mëdhenj të këtij shteti e kombi, që vjedhin me koncesione. Nuk janë dënuar policët,
që kanë gjymtuar qytetarët protestues, as ata që kanë bërë shoqërime më dhunë dhe kanë rrahur deputetin Balliu në komisariat. Rama arreston deputetët opozitarë se ka frikë nga fuqia e opozitës”, deklaroi Spaho. Edmond Spaho theksoi se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë dhe se rezistenca e opozitës ndaj këtij regjimi do të vazhdojë. “Këta njerëz i kursyen shtetit 40 milionë euro që u kërkuan të vidheshin. Këta njerëz futen në burg ndërsa ata që donin të kryenin vjedhjen nuk dihet se ku janë. U dënua njeri që i thyen këmbën protestueses sepse po mbronte shtëpinë e vet? Do të fusë në burg deputetë të opozitës sepse ka frikë nga lëvizja e opozitës. Në ditën e Europës bëhen
gjyqe politike. Edi Rama po sillet si diktator. Kërkon të burgosë protestues, ndërsa nuk arreston ata që janë hajdutët më të mëdhenj të këtij shteti e kombi, që vjedhin me koncesione. Nuk janë dënuar policët, që kanë gjymtuar qytetarët protestues, as ata që kanë bërë shoqërime më dhunë dhe kanë rrahur deputetin Balliu në komisariat. Rama arreston deputetët opozitarë se ka frikë nga fuqia e opozitës. Shteti i Edi Ramës kërkon të fus në burg deputetet dhe përfaqësuesit politikë të qytetarëve sepse tentojnë të ngrejë zërin kundër qeverisë që drejton Rama. Me këtë formë t’i harrojnë zgjedhjet në 30 qershor”, u shpreh Edmond Spaho.
POLITIKE
7
E premte, 10 MAJ 2019
Kreu i PD-së takime në Pogradec dhe Gjirokastër: Pa liri vote s’ka Europë, në 11 maj qytetarët do vërshojnë në Tiranë
K
reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me ovacione e duartrokitje, si dhe nën thirrjet “Rama ik” në takimin e pasdites së kësaj të enjteje në qytetin e Gjirokastrës, ku ishin mbledhur kryetarë dhe anëtarë të degëve të kësaj partie në qarkun jugor. “Ju falënderoj për këtë pritje kaq madhështore, nga shumë të rinj e të reja me në duar simbolet e Partisë Demokratike, flamujt e Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe NATO-s. Sot është 9 maji, dita e Europës, e nga Gjirokastra, kjo energji frymëzuese për kauzën tonë të drejtë e të madhe i thotë çdo shqiptari e shqiptareje, pavarësisht bindjeve, moshës, krahinës, se ky komb është i bashkuar dhe i vendosur për Shqipërinë, si gjithë Europa”, tha Basha. Sipas kreut të opozitës, me këtë thirrje nisi lëvizja studentore e Dhjetorit të ’90-s, me këtë u themelua e Partisë Demokratike dhe me këtë vijohet ende të luftohet sot për të shijuar pakëz Europë, në një rrugëtim plot sakrifica. Pikërisht për shkak të masivitetit të mbledhjes së Gjirokastrës, Basha iu bëri thirrje të pranishmëve, por edhe të gjithë shqiptarëve, që të bashkohen të gjithë në protestën e 11 majit në Tiranë. “Nuk është thjesht beteja për rotacionin politik, sepse ai është i pashmangshëm, por është beteja për të drejtat dhe vlerat europiane, duke nisur me votën e lirë. Nuk ka Europë për vendet që s’kanë votën e lirë dhe që qeverisen nga krimi. Nuk ka Europë në një vend që nuk respekton kriteret minimale të shtetit të së drejtës. S’ka Europë në një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin dhe u
Basha: Me 11 Maj hajdeni të largojmë me çdo kusht kryeministrin Rama
ka dhënë oligarkëve të gjithë buxhetin e shtetit, tenderat dhe gjithçka”, tha Basha. Sipas kreut të opozitës, pa u ndëshkuar vjedhësit e votave, nuk mund të kemi zgjedhje të reja, të lira e të ndershme. “Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve europiane. Ne demokratët jemi të qartë e të vendosur. Në Europë shkohet me zgjedhje të lira dhe me balancim pushteti e drejtësi të pavarur”, tha më tej kreu i PDsë. Në vazhdim, Lulzim Basha shpalosi edhe programin e forcës politike që ai drejton, nëse do të vijë në pushtet. “Brenda 4 viteve të para, pensioni minimal do të jetë 25 mijë lekë në muaj. Do ta ndalim eksodin e mjekëve dhe infermierëve përmes rritjes së pagave në 1.200 euro për mjekët
dhe 700 euro për infermierët. Kjo rritje do të jetë edhe një tregues indeksimi për të gjitha shërbimet e tjera në Shqipëri. Do të ndalim krizën e arsimit të lartë me dyfishimin e buxhetit. Buxheti do të subvencionojë në masën 100% tarifat e studimeve ‘Bachelor’ dhe ‘Master’ për të gjithë ata studentë që vijnë nga familje me të ardhura nën 64 mijë lekë, dhe 50% për pjesën tjetër. Do t’i japim fund emigracionit të të rinjve”, tha Basha. Kreu i opozitës tha gjithashtu se inxhinierët e teknologjisë dhe elektronikës nuk do të shkojnë në punë të zeza në rrugët e Europës, por do të punojnë këtu në Shqipëri, sepse me sistemin e taksës së sheshtë 9%, vendi ynë do të thithë investime të huaja direkte, duke nisur me
ekonominë gjermane. Lulzim Basha nuk e kurseu gjuhën e ashpër për përfaqësuesen e lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila krah Edi Ramës në Tiranë u shpreh optimiste për hapjen e negociatave. “Miqtë e tij që vijnë për qokat e fundit para se t’iu mbarojë mandati s’e shpëtojnë dot nga ky realitet. Është Edi Rama pengesa kryesore për hapjen e negociatave, sepse është i lidhur me krimin. Kushdo që thotë të kundërtën, gënjen. Pak rëndësi ka në çfarë gjuhe e thotë, gënjen”, tha Basha. Në fund Lulzim Basha u rikujtoi se duhet të vijnë të gjithë me datë 11 maj në Tiranë për ta përmbysur përfundimisht kryeministrin Rama ose kryeministrin e krimit, siç ai e quajti.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI-së
Braimllari: Arrestimi i Klevis Balliut, politik dhe hakmarrje e Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari nga Gjykata Penale në Tiranë deklaroi se ish-deputeti i PDsë, Klevis Balliu u mbajt në qeli, sepse protestoi për drejtën e banorëve, dhe Rama që do gllabëronte 40 milion euro në kurriz të banorëve të “Unazës së Re” është i lirë. “Edi Rama kërkon përplasje civile duke provokuar qytetarët. Nuk ka kthim pas deri në largimin dhe shkatërrimin e këtij kryeministri antikombëtar dhe të korruptuar”, tha mes të tjerash Braimllari. “Klevis Balliu u mbajt në qeli, sepse protestoi për drejtën e banorëve, dhe Rama që do gllabëronte 40 milion euro në kurriz të banorëve të “Unazës së Re” është i lirë. Arrestimi i banorëve të Unazes së Re,akt politik dhe tregon frikën e Edi Ramës. Edi Rama me këtë urdhër politik kërkon të tremb banorët e unazës së re që të vazhdojë projektin e tij korruptiv. Në qeli duhet të ishte Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro dhe të gjithë ata që kanë firmosur atë projekt korruptiv. Edi Rama kërkon përplasje civile duke provokuar qytetarët. Nuk ka kthim pas deri në largimin dhe shkatërrimin e këtij kryeministri antikombëtar dhe të korruptuar”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSIsë, Endrit Braimllari.
ISH-DEPUTETJA E PD-SË: DHUNA SHTETËRORE E USHTRUAR NDAJ BANORËVE DHE JO VETËM, DO TË KTHEHET NË FORCË
Lirimi i Balliut, Pampuri : Sot, më të fortë se 6 muaj më parë G
jykata e Tiranës liroi ish deputetin e PD-së Klevis Balliu dhe disa prej banorëve të Unazës së Re, të cilët u arrestuan nga policia ditë më parë. Para gjykatës, ku ishin grumbulluar ish-deputetë të opozitës dhe banorë që preken nga projekti i Unazës së Madhe, ish-deputetja Oriola Pampuri në një prononcim për mediat u shpreh se arrestimi i Balliut ishte politik, por dhuna shtetërore e ushtruar ndaj banorëve dhe jo vetëm, do të kthehet në forcë. “Arrestimi i Klevis Balliut sigurisht që
është arrestim politik. Ne dhe banorët e Unazës kishim gëzim të jashtëzakonshëm që ata nuk u dënuan por kjo nuk ka vend për ta thënë sot sepse ata nuk duhet të ishin fare aty. Ata janë banorë që dalin për të mbrojtur strehën e tyre, shtëpinë e tyre prej 6 muajsh dhe e kanë mbrojtur në shi, në të ftohtë, me fëmijë, me të moshuar, gra, burra, kanë ndejtur aty prej 6 muajsh. Dhe krah tyre ka qëndruar edhe ish deputeti Klevis Balliu, që nuk ka munguar një ditë të vetme, së bashku me mua, që i kemi mbështetur
këta banorë dhe të gjithë ishdeputetët. Me këtë qeveri dhe me këtë kryeministër asgjë nuk parashikohet. Dhe të themi që vendi i tyre ishte sot në bankën e të akuzuarve, edhe këtë nuk mund ta shikoja dot. Të gjithë bashkë do të vijojmë aksionin, madje më fortë se 6 muaj më parë, dhe nuk i frikësohemi asgjëje”, u shpreh ish-deputetja Pampuri. Ndërsa e pyetur më tej se çfarë nënkuptonte me termin “më fortë se 6 muaj më parë”, Pampuri sqaroi se pas këtyre ngjarjeve opozita dhe qytetarët
tashmë janë më të bashkuar se më parë. “Do të jemi më të bashkuar. Nuk do të ketë asnjë që do të synojë përçarjen, dhe as nuk do të tentojë të prekë shtëpitë e këtyre banorëve. Këta banorë do të kenë në krah të tyre ish
deputetët e opozitës dhe janë të bashkuar. Gjithë kjo dhimbje dhe ky trishtim i 3-4 ditëve të fundit do t’u kthehet banorëve në forcë për të kundërshtuar këtë qeveri që nuk e njeh ligjin”, tha dje Oriola Pampuri.
POLITIKE
8
E premte, 10 MAJ 2019
Intervistë për “Koha Jonë”, ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi: Ky “nxitim” burgosës, është epilogu e një drejtimi banditesk të shtetit
Intervistoi: Redjon Shtylla “Guximi për të burgosur ish-deputetin Klevis Balliu, Ramës i buron si nga zhbalancimi mental i tij, ashtu dhe nga pushtimi prej sindromës së rënies e shprehur si “reagim kur prek fundin””. Kështu shprehet ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në një intervistë për “Koha Jonë”. Boçi thotë se Rama po provokon që opozita të ketë reagim ekstrem, pasi kështu nënvizon ish-deputeti, Rama do ta përdorë ndërkombëtarisht. Nga ana tjetër, ai pohon se “opozita është alternativë, është shpresë, frymë dhe aksion i gjerë e shumëdimensional politik”. A do të ketë tryezë për zgjidhjen e krizës? Ish-deputeti thotë se në një tavolinë nuk mund të negociohet me keqbërësin. “Ai mundet të pranojë me “avokat” fajin për të përfituar gjykim të shkurtuar dhe zbutje dënimi. Këtë duhet të bëjë minimalisht dhe Rama. Të mos insistojë duke penguar sot zgjidhjen politike të cilën e kërkojnë të gjithë”,-thotë Boçi.
Arrestimi i ish-deputetit Klevis Balliu, po cilësohet si tentativë që Rama kërkon të sjellë destabilizimit dhe po nxit konflikt. Pse mendoni që Rama guxoi të burgosë ishdeputetin, duke prekur një cak të pazakontë, atë të një politikani deri dje anëtar i Kuvendit? Regjimet e çfarëdollojti qofshin, gjithnjë kur u vjen fundi rrisin dozat e agresivitetit dhe kërkojnë të mbjellin terror psikologjik me shumë mënyra e mjete. Kjo konsiderohet si faza e panikut, pas së cilës vjen domosdo rrëzimi. Pasojë e kësaj faze është dhe goditja e drejtuesve politikë. Tentativë kjo e provuar disa herë por që në rastin e Klevisit u avancua akoma më shumë. Regjimet siç krijojnë favore politike për elitën e tyre të privilegjuar ashtu dhe realizojnë burgosje politike. Zgjedhja nuk është aspak rastësore sepse lidhet me qëndresën epike të banorëve të Unazës për të protestuar për të drejtat e tyre, përgjatë të cilave Balliu nuk ka munguar për asnjë çast. Edhe momenti nuk është aspak rastësor, sepse duket si një prelud i paketës ligjore për ndryshimet në kodin penal të cilat kërkojnë të arrestojnë qytetarin dhe opozitën. Rama po provokon dhe po kërkon me të gjitha mënyrat reagimin ekstrem të opozitës për ta futur atë në një qerthull dhune, të cilën ai të mund ta përdorë më pas ndërkombëtarisht por dhe për ta çuar vendin drejt një destabiliteti që ai e koncepton si shpëtues për karriken e tij. Sikurse qartazi, ky “nxitim” burgosës, është epilogu e një drejtimi banditesk të shtetit. Guximi për të burgosur ish-deputetin, Ramës buron si nga zhbalancimi mental i tij ashtu dhe nga pushtimi prej sindromës së rënies e shprehur si “reagim kur prek fundin”. “61 bashkitë do të fitohen nga PS-ja”. Kryeministri thotë se nuk do të pranojë qeveri tranzitore dhe se do shkojë vetëm në zgjedhje. Në këtë situatë aspak të qetë, ku
presioni është rritur, si duhet ta izolojë opozita qeverinë “Rama 2” për të shkuar në zgjedhje të lira? Me qeverinë që ka Rama, me mënyrën e instaluar të blerjes së votës e rrëmbimit të saj e pa opozitën, Rama mund dhe ta tejkalojë dhe planin. Ai mund të synojë me mendjen e vet të marrë dhe ndonjë bashki jashtë territorit të Shqipërisë. E gjitha kjo falë budallallepsjes që e ka kapluar dhe shkëputjes totale nga konteksti real politik. Minimalisht një politikan qoftë dhe profan e di shumë mirë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. E opozitë nuk është as një parti që del nga mënga e Ramës, as dhe tufa e rrogëtarëve që presin me padurimin buzëqeshjen e Ramës dhe butaforinë e Gramozit në sallën e estradës së parlamentit. Opozita para se të jetë kundërshti është alternativë, është shpresë, frymë dhe sigurisht aksion i gjerë e shumëdimensional politik. Ndërsa qeveria tranzitore është mjeti për të transferuar besimin qytetar tek vota dhe tek drejtësia e saj, për të penguar kështu të gjithë arsenalin e vjedhjes grabitjes e dhunimit të saj, me të cilat Rama e qeveria e tij është kapur. Pengimi i kësaj bande me okelio qeverie, në qëllimin e saj për të instaluar regjimin e votës së vjedhur, mbetet detyrë jo vetëm opozitare por dhe qytetare. Izolimi po ndodh. 11 maji po vjen. Thirrjet për destabilizim nuk mungojnë prej kohësh. Për ju, çfarë pritet të ndodh më 11 maj? Si do të organizohet PD-ja me aleatët, protestë disa orëshe dhe pastaj do të tërhiqeni? Nga ana tjetër, PD-ja është shprehur se Ramës do t’i pamundësohet dalja nga shtëpia. Ne synojmë një protestë madhështore por pa hyrë në konkurrencë me vetveten. Objektivi i protestës është revolta ndaj Ramës dhe enturazhit të tij politik që pengojnë sot mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme të parakohshme. Tashmë qytetari
Boçi: Qytetarët do të burgosin Ramën në Surrel
e ka shprehur qëndrimin e tij dhe zemërimi është në rritje progresive. Protestat nuk kanë domosdo skenarë apo gjëra të parashkruara për të ndodhur. Gjithçka do të përcaktohet nga dinamikat e brendshme të saj dhe nga mënyra e reagimit të policisë, e cila deri më tani ka qenë provokuese dhe arbitrare. Ndërkohë pamundësimi i daljes së Ramës mbetet një opsion i shpejtë. Përderisa Rama po përdor të gjithë aparatin e dhunës për të burgosur drejtuesit politikë e qytetarët nuk është çudi kur të vijë dita që qytetarët të burgosin Ramën, fillimisht në shtëpinë e tij e më pas atje ku ai, si thyrës i kushtetutës e i ligjit, si dhunues i njerëzve, si hajdut votash e pushteti, e ka vendin. Dita po vjen. A do të prodhojë këtë herë politika një konsensus në kuadër të zgjidhjes së krizës? Në dijeninë tuaj, do ketë rrugë ligjore për një marrëveshje e cila do të shmangë një përplasje civile? Edhe aleatët e PD-së, kanë kërkuar tryezë me Ramën si kreu i PS-së. Konsensusi midis forcave politike i cili merr në konsideratë të gjitha kushtet e vëna nga opozita, me një mediator qoftë dhe Presidentin, është i mirëpritur. PD nuk e ka dashur dhe as e ka stimuluar konfliktin civil, sepse ai është lluca ku derri i qeverisë ka ambientin e vet. Përkundrazi. Në të gjitha reagimet tona ka sunduar qytetaria megjithëse zemërimi ka qenë ekstrem. Ky konsensus mund të realizohet midis vetë forcave politike dhe jo midis
Ramës dhe forcave politike. Në një tavolinë nuk mund të negociohet me keqbërësin. Ai mundet të pranojë me “avokat” fajin për të përfituar gjykim të shkurtuar dhe zbutje dënimi. Këtë duhet të bëjë minimalisht dhe Rama. Të mos insistojë duke penguar sot zgjidhjen politike të cilën e kërkojnë të gjithë. Si e komentoni “përplasjen” Presidencë-Ministri e Arsimit, pas vendimit të Kreut të Shtetit, për të mos e shkarkuar rektorin Koni? Ministrja thotë se cënon autonominë universitare nuk qëndron për sa kohë ligji e lejon diçka të tillë. Ju si e vlerësoni vendimin? Nuk rasti i parë kur Presidenti Meta ka dëshmuar integritet dhe përgjegjshmëri në ushtrimin e funksionit të tij si garant i Kushtetutës. Janë disa vendime ligjore rresht të qeverisë të kontestuara dhe të kthyera mbrapsht nga institucioni i presidencës për arsye të gjetjeve të shkeljeve të rënda kushtetuese. E në rastin e fundit ndodhi e njëjta gjë. Madje do thoja kjo ishte një shkelje e trashë e Kushtetutës e bërë për arsye që vetëm Shahini e Rama mund t’i justifikojnë. Ministrja e Arsimit nuk kishte asnjë tagër ligjor të bënte një komandim të Rektorit të ri pa pritur shprehjen e Presidentit për propozimin e shkarkimit, ose të konsumimit të afatit që atij ia njihte ligji. Për më tepër argumentet e paraqitura nuk ishin të mbështetura dhe vlerësimi ligjor i veprimtarisë së Rektorit nuk janë kompetencë e Ministres. Ministrja jo vetëm
që veproi nën urdhër politik por në vendimet e saj ajo sfidoi rëndë ligjin dhe Universitetin duke shkelur me të dyja këmbët autonominë e tij. Çështja duket që është më e thellë dhe lidhet me arsye sa politike të kontrollit të botës universitare ashtu dhe me arsye të copëtimit të trojeve që janë pronësi e Universitetit. Me heqjen e Konin, eliminohej një nga pengesat për realizimin e disa qëllimeve të Ramës që lidhen si me mënyrën e menaxhimit të interesave në universitet ashtu dhe me përdorimin e tij në situata zgjedhore afatshkurtra e afatgjata. Qëndrimi i Presidentit ishte i duhuri dhe i domosdoshmi njëkohësisht. Gjatë një takimi me pedagogët, kreu Basha prezantoi programin e PD-së për Arsimin e Lartë. A mund të dimë më shumë se çfarë risie sjell ky program i PD-së? Arsimi i Lartë ndodhet në krizën më të rëndë. Paketa e masave që do të ndërmarrë PD, të prezantuara nga Basha, do të fokusohet jo vetëm në dhënien e një ligji të ri por dhe në një rikonceptualizim për sa i përket standardeve, parimeve, të funksionimit dhe menaxhimit të arsimit të lartë, ashtu edhe sa i përket një qasje evropiane, bashkëkohore, që do të bëjë të mundur që arsimi i lartë të mos funksionojë i izoluar nga realiteti ekonomik i vendit, por të jetë pjesë përbërëse e një trekëndëshi vendimmarrje, qeveri-ekonomibotë universitare, me qëllim që ti përshtatet nevojave të tregut dhe të udhëheqë nevojat e këtij tregu, drejt një ekonomie të re. Rruga e realizimit është financimi i arsimit të lartë dhe i kërkimit shkencor duke e shndërruar arsimin në një prioritetin absolut dhe real të qeverisjes. Ne i qëndrojmë fuqimisht propozimit për dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë, për një shtesë prej 74 milionë usd në vit. 38 milion usd do të përdoren për të financuar plotësisht tarifat për studentë që vijnë nga familje me të ardhura mujore nën 640 mijë lek. Për studentët nga familjet me mbi 640 mijë lekë të ardhura mujore, do të ketë subvencionim 50 % të tarifës Bachelor dhe Master. 5 milion usd do të dedikohen për bursë prej 2200 usd në vit për 5-6 mijë studentë që e kanë të pamundur ekonomikisht të mbijetojnë. 32 milion usd në vit janë planifikuar të investohen për 4 vjet në drejtim të investimit në infrastrukturën konviktore dhe akademike. Rritja e pagave për pedagogët dhe rritja e fondit të kërkimit shkencor do të jenë masa konkrete që do japin impakt.
POLITIKE
9
E premte, 10 MAJ 2019
Dita e Europës, ish-ministrja e Integrimit: Shqipëria është pjesë e vlerave. Çdo përpjekje për ta larguar atë nga fati i saj europian është një akt i pafalshëm
I
sh-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ishte dje e pranishme në ditën e dytë të konferencës mbi Fuqizimin e Rolit të Parlamentit në Proceset Reformuese të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Ishdeputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka treguar se në këtë takim ndër të tjera është diskutuar për transparencën e partive, teksa ka shtuar se LSI-ja ka qenë e para që e ka implementuar diçka të tillë. “Në ditën e dytë të konferencës mbi Fuqizimin e Rolit të Parlamentit në Proceset Reformuese të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Sot diskutohet një nga çështjet kryesore që ka të bëjë me Ligjin Elektoral dhe Financimin e Partive Politike. Debat ky me të cilin ndeshet edhe Shqipëria për krijimin e standarteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është e rëndësishme të kuptojmë nevojën për mënyrën sesi funksionojnë vetë partitë politike, mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve, konkurrencën e lirë brenda partisë, njohjen me komunitetin, arsimimin e kandidatëve dhe integritetin e tyre. Ndaj analiza e kandidatëve është e rëndësishme për besueshmërinë që politikanët kanë te qytetarët. E dyta, ligji për financimin e partive politike duhet të jetë një kusht dhe jo një zgjedhje individuale. Partitë duhet të jenë transparente kur bëhet fjalë për taksat e qytetarëve shqiptarë dhe më vjen mirë që LSI ka qenë e para parti në Shqipëri që ka implementuar një iniciativë të tillë. E treta, Shqipëria tashmë ndeshet me një fenomen të rrezikshëm siç
Gjosha: LSI ka qenë e para parti në Shqipëri që ka implementuar transparencën
është kriminalizimi i politikës dhe përdorimi i tij për blerjen e votës. Të gjithë flasim për gjetjen e një mekanizmi por harrojmë që mekanizmi më i mirë është funksionimi I drejtësisë dhe ndëshkimi i shkaktarëve! Ne mund të diskutojmë për ligje pafundësisht, por nëse nuk implementojmë ato, asgjë s’ka vlerë!”, u shpreh dje ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha. Dita e Europës Në ditën e Europës, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha do t’i dedikonte një postim datës 9 maj. Ish-ministrja Gjosha u shpreh dje
se kjo ditë është ditë e njerëzve të mëdhenj me vizion dhe projekt të fuqishëm europian të paqes, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Gjosha, shprehet ndër të tjera se Shqipëria është pjesë e vlerave europiane dhe jo thjesht nga pozicioni gjeografik. “9 Maji është dita e Europës së Bashkuar, dita e njerëzve të mëdhenj që iniciuan me vizionin e tyre projektin më të fuqishëm europian të paqes, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Europa duhet t’i rikthehet historisë për ta përcjellë atë brez pas brezi dhe për të mos lejuar në asnjë moment marrjen si të mirëqenë
të ekzistencës dhe bashkëjetesës së saj! Shqipëria është pjesë e vlerave europiane, dhe jo thjesht gjeografikisht e pozicionuar në Europë. Çdo përpjekje për ta larguar atë nga fati i saj europian është një akt i pafalshëm që do të gjykohet nga historia dhe e ardhmja. Dita e Europës është dita e ndërthurjes së sakrificës tonë për t’u përballuar me sfidat, është dita e shpresës se edhe brezat që do të vijnë do të ruajnë fort identitetin Europian të Shqipërisë!”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.
KRYETARJA E LSI-SË: SOT MË SHUMË SE KURRË SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR MENTALITETIN EUROPIAN NË QEVERISJE DHE NË CDO QELIZË TË SAJ
Dita e Europës, Kryemadhi: Vazhdojnë betejën për një Shqipëri me pluralizëm politik
K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e konsideron 9 Majin, Ditën e Europës, si ditë simbol të bashkimit dhe bashkëpunimit. Përmes një komenti në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “facebook”, Kryemadhi u shpreh se ky 9 maj është një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij, kur edhe shqiptarët të ndjehen pjesë e vlerave europiane. Sipas Kryemadhit, paqja dhe solidariteti europian janë po aq të rëndësishme sot sa ishin edhe në hapat e parë të Bashkimit Europian, dhe po aq të rëndësishme për Shqipërinë sa dhe vetë ekzistenca e saj. Sot, thotë më tej kryetarja e LSI-së, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për mentalitetin europian në qeverisje dhe në çdo qelizë të saj. Ndërsa shton se 9 Maji na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik. Në mesazhin e saj për Ditën e Europës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se 9 Maji është dita e simbolit të bashkimit dhe bashkëpunimit. Në reagimin
e saj, Kryemadhi nga ana tjetër, vë theksin tek beteja për një Shqipëri me pluralizëm politik, ku siç thotë ajo, alternativa dhe idetë nuk fshihen nga autokracia. “Një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij, kur edhe shqiptarët të ndjehen pjesë e vlerave europiane! Paqja dhe solidariteti europian janë po aq të rëndësishme sot sa ishin edhe në hapat e parë të Bashkimit Europian, po aq të rëndësishme për Shqipërinë sa dhe vetë ekzistenca e saj! Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për mentalitetin europian në qeverisje dhe në cdo qelizë të saj. 9 Maji na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik, ku alternativa dhe idetë nuk fshihen nga autokracia, ku e drejta e qytetarëve për të zgjedhur të lirë është legjitime dhe jo tabu. 9 Maji është dita e forcës tonë për një Shqipëri Europiane”, u shpreh dje në reagimin e saj kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi
DITA E EUROPËS
Petrit Vasili: Falë Ramës, Shqipëria mbetet jashtë Europës
Ish-kreu i ish-grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka theksuar dje se në këtë 9 Maj, që është Dita e Europës, Shqipëria është jashtë saj. Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur as në vitin 1945, aty ku Shqipëria ishte shumë e varfër dhe e prapambetur, ishte në krah të të mëdhenjve të botës. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili u shpreh dje se ata që kanë grabitur zgjedhjet e lira dhe bashkë me to qeverisjen në Shqipëri, që instaluan zhbërjen e shtetit, krimin, trafiqet, paratë e pista dhe korrupsionin, e lanë Shqipërinë jashtë Europës në 9 Maj 2019. “9 Maj 1945 me Europën - 9 Maj 2019 jashtë saj? Në 9 Maj të 1945 ishim denjësisht me Europën dhe në një radhë me fituesit mbi nazizmin e fashizmin. Me sakrifica, gjak, shkatërrime mbi shpinë, një Shqipëri shumë më e vogël, shumë më e varfër, shumë më e prapambetur, në 9 Maj të 1945 ishte në një radhe me të mëdhenjtë e botës, si bashkë-kontribuese e bashkë-fitimtare. 9 Maj 2019 jemi jashtë Europës, sepse jemi vendosur kundër parimeve të etërve themelues të saj. Ata që kanë grabitur zgjedhjet e lira dhe bashkë me to qeverisjen në Shqipëri, që instaluan zhbërjen e shtetit, krimin, trafiqet, paratë e pista dhe korrupsionin, e lanë Shqipërinë jashtë Europës në 9 Maj 2019. Kemi depozituar në këto 5 vite rekomandime palë-palë, deklarata idiote për suksese imagjinare, shëtitje turistike europianësh në zyrën e kryeministrit, konferenca shtypi si një mizerabilitet propagandistik dhe përfundimi është një dhe vetëm një: Shqipëria mbetet jashtë Europës. Edhe shëtitja e fundit turistike e lamtumirës politike të Mogherinit ishte një tjetër mall skarco në thesin e mbeturinave propagandistike të Edi Ramës, që e lanë sërish në 2019 Shqipërinë jashtë Europës, në këtë 9 Maj të trishtë për shqiptarët”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
FORUM
10 E premte, 10 MAJ 2019
Ish-kreu i shtetit vjen me një rrëfim personal dhe politik në librin “NOKTURN” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti)
Sot promovimi i librit të ish-Presidentit, Bamir Topi
I
sh-presidenti dhe politi kani i njohur, Bamir Topi promovon sot librin e tij, “NOKTURN” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti). Ceremonia e prezantimit të librit do të zhvillohet në orën 19:00, pranë rezidencës “Topi” në Tiranë. Gati shtatë vite pas largimit nga detyra e kreut të shtetit, Bamir Topi ka vendosur të vijë ndryshe para publikut me një botim sa autobiografik aq edhe politik. Libri, i botuar nga “UET Press” është një vepër e veçantë në formë edhe në përmbajtje. Rrëfimi i personalitetit dhe politikanit Bamir Topi është gërshetuar me kujtimet personale të autorit si dhe me përgjigjet e pyetjeve që shkrimtari dhe gazetari Bashkim Hoxha shtron në formë lankonike në hyrje të çdo kapitulli. Përmbajtja e librit është një hapësirë për të njohur më mirë jo vetëm njeriun dhe politikanin Bamir Topi, por dhe një mundësi për të eksploruar zhvillimet politike dhe ngjarjet e forta në të cilat Bamir Topi ka qenë protagonist i dorës së parë, falë karrierës së gjatë në strukturat drejtuese të PD dhe më pas si kryetar shtetit. Në këtë këndvështrim, libri sjellë dhe dëshmi të rëndësishme për ngjarje të cilat publiku i njeh në mënyrë zyrtare, por jo prapaskenat. Në botimin e Bamir Topit gjenden fakte me rëndësi, por edhe detaje që plotësojnë panoramën e plotë të këtyre prapaskenave. Në libër gjenden dhe qëndrimet vlerësimet personale të Bamir Topit, për një sërë personalitetesh të njohura të politikës dhe shtetit shqiptar, duke nisur nga Rami Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bujar Nishani, Ilir Meta, Aleksandër Meksi,
Fatos Nano, Edi Rama, Pjetër Arbnori, Sabri Godo, etj. Raportet e Bamir Topi me Sali Berishën janë trajtuar në shumë pjesë të librit, por në përshtypjet e tij, ishPresidentit Topi shprehet: “...mendimi im për figurën e tij ndjek një trajektore gjykimi që të ofron jeta në një marrëdhënie thellësisht politike, pa ndarë as dhe një herë me të marrëdhënie miqësie familjare. E kam vlerësuar shumë në periudhën kur bashkëpunimi ishte në sipërfaqe. Sa më shumë më lidhi puna me të, më shumë forcoja mendimin që ai ishte lidhur në një mënyrë patologjike me pushtetin, i cili e sprovoi në shumë situata si politikan egoist, të ashpër, makiavelist dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie në eliminimin politik të shumë bash-
këpunëtorëve, qysh nga viti 1990 e deri në situatën politike të partisë, që edhe pse jo “de jure” e komandon “de facto” në një trajektore ku ndershmëria i lëshoi vend etjes për fitime, ku korrupsioni qeveritar e tjetërsoi si njëri, për më tepër kur ai korrupsion prodhoi ngjarje tragjike, si shpërthimi i Gërdecit apo ngjarje të tjera që shoqëria shqiptare i njeh mire. Pa dyshim është politikani më influent i periudhës së tranzicionit, me të mirat e të këqija e tij”. Ndërsa në vlerësimin për kryeministrin aktual, Edi Rama, ish-Presidentit Topi shprehet: “Edhe pse luftoi fort kundër meje në 2007-n në garën time për president, krijova një marrëdhënie politike dhe institucionale me të si lider i opozitës, fatmirësisht pa e bërë asn-
jëherë mik! E them këtë, pasi po të kisha ndërtuar marrëdhënie miqësore, zhgënjimi sot do të ishte i fortë, sikurse e kanë miqtë e tij që zgjodhën ta kishin mik. Edi Ramës i kam ofruar bashkëpunim për të mirën e klimës politike, edhe kur ai punonte pas shpine me Sali Berishën për minimin e themeleve të demokracisë dhe kufizimin e kompetencave të Presidentit të Republikës, sikurse e kam përmendur 21 prillin 2008. Në sytë e mi, sjellja me dy standarde e tij, i përulur në nevojë dhe arrogant në ushtrimin e pushtetit, nuk më bëjnë të ruaj respekt për të. Në një vështrim jashtë kontekstit të marrëdhënieve të mia, e konsideroj atë eksperimentin më të dështuar të drejtimit të qeverisë, qysh kur në Shqipëri hyri
SKEDA E LIBRIT TITULLI: “NOKTURN” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti) AUTOR: Bamir Topi REDAKTOR: Alfred Cako KORREKTORE LETRARE: Albana Bogdani KOPERTINA: Indit Domi ART GRAFIK: Besnik Frashni SHTËPIA BOTUESE Universitare “UET Press” ÇMIMI: 1200 Lekë
demokracia. Nëse akoma qëndron politikisht në këmbë, këtë e bën falë opozitës së paaftë”. Politika është vetëm një pjesë e librit. Në rrëfimin e Bamir Topit gjenden të përmbledhura momentet më të rëndësishme të jetës së tij, që nga kujtimet e fëmijërisë, rinisë, por edhe pasionin e tij për sportin.
POLITIKE
11
E premte, 10 MAJ 2019
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi: Mogerini nuk tha asnjë fjalë për kanabisin
K
ryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 deklaroi se qytetarët shqiptarë mezi po presin largimin e kryeministrit Rama, të cilin e quajti të rrezikshëm për jetën e shqiptarëve. Kryemadhi tha se opozita ka arritur shumë me protestat e saj, në një axhendë e cila ka nisur që me protestën e madhe të 27 Janarit të vitit të kaluar. “Në fakt si puna juaj të gjithë qytetarët mezi po presin, që njeriu qesharak, kryeministri Rama, që ju dhatë pak më përpara, mezi po presin që të iki. Në fakt, ne e trajtojmë si qesharak, por ai nuk është qesharak. Ai është i rrezikshëm për jetën e shqiptarëve. Dhe për hir të së vërtetës gjithmon është munduar që rrezikshmërinë e tij dhe kriminalitetin e tij ta mbulojë me batuta qesharake. Edhe në 2017-ën po të njëjtën gjë bëri. Në 2017 foli për tepsinë, kazanin, tenxheren, atletet, tutat e sportit, dy gishtat etj me rradhë. Ajo që të bën përshtypje është se njerëzit, analistët, gazetarët, të gjithë qytetarët ndihen të nervozuar dhe të revoltuar dhe mezi po presin që ky njeri të iki. Nuk ka teatër nga opozita, z.Rakipi, sepse opozita ka djegur mandatet. Do të ishte teatër nëse ne do të rrinim në Parlament. Tani vijmë të protestat që kanë dy muaj. Në 16 shkurt unë kam thnënë, ose ai, ose ne. Duhet të kemi një gjë parasysh, axhenda e opozitës nuk është as axhendë dy mujore, dhe as një axhendë dy javore. Ka një axhendë që ka filluar që në 27 Janar të 2018ës, të mos harrojmë që kishe një opozitë të shpërndarë”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 se ambasadorë të Republikës së Shqipërisë janë vënë në shërbim të kryeminstritRama për të kërcënuar dhe shantazhuar mediat e huaja të cilat shkruajnë artikuj kundër qeverisë së tij. Kryemadhi tha se përballë kemi një kriminel në strukturuar në mënyrë perfekte. “Edi Rama i rrëzuar është, por mos harroni se kë kemi përballë. Nuk ke përballë as Sali Berishën, as Fatos Nanon, as Ilir Metën, as PandeliMajkon, as Aleksandër Meksin, as Bashkim Finon. Kemi një kriminel të strukturuar në mënyrë perfekte me Ambasadorë të Republikës së Shqipërisë që janë ambasadorë të Edi Ramës, të cilët nuk i shërbejnë shtetit shqiptar. Këta i shërbejnë si ambasadorë me vulën e ambasadës, me akredimentin e Ambasadës të Shqipërisë, nëpër institucionet mediatike, gazetat,
Kryemadhi: Qytetarët të revoltuar me Edi Ramën
televizionet, që kontrollojnë gazetarët të cilët bëjnë shkrime dhe artikuj kundër qeverisë të Edi Ramës. Ambasadat shqiptare në Europë, ku ka artikuj në media të ndryshme që shkruhen artikuj kundër qeverisë së Edi Ramës, shkojnë deri aty sa me akredimentin, firmën e ambasadorit apo ambasadores, me vulën e Ambasadës së Shqipërisë, e përdorin për të shantazhuar apo kërcënuar gazetarë nëpër media të ndryshme. Qofshin këto latine apo anglo-saksone. Kam prova dhe të dali të thotë Edi Rama që nuk është e vërtetë dhe unë do ti them ja ku e ke”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. E pyetur në lidhje me deklaratat proqeveritare të KomisioneresMogherini, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se nuk pret nga Komisionerja që ti dhimbsen shqiptarët, përsa kohë që ajo nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e Shqipërisë, për kapjen e Reformës në Drejtësi dhe për eksodin masiv të 500 mijë shqiptarëve. Kryemadhi theksoi se Mogherinit i doli kundër edhe MateoRenzi, i cili tha se Komisonerja ishte një dështim për politikat e jashtme të Komisionit Europian. Kryemadhi tha se Mogherini ka të përbashkët me kryeministrin Rama dashurinë për Rusinë dhe dashurinë antishqiptare. “Nga data 23 deri më datë 26 Mogherini nuk është më sepse bëhet zgjedhjet në gjithë Evropën dhe janë në skenë personazhe të
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se nuk pret nga Komisionerja që ti dhimbsen shqiptarët, përsa kohë që ajo nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e Shqipërisë, për kapjen e Reformës në Drejtësi dhe për eksodin masiv të 500 mijë shqiptarëve. Kryemadhi theksoi se Mogherinit i doli kundër edhe MateoRenzi, i cili tha se Komisonerja ishte një dështim për politikat e jashtme të Komisionit Europian. Kryemadhi tha se Mogherini ka të përbashkët me kryeministrin Rama dashurinë për Rusinë dhe dashurinë antishqiptare. “Nga data 23 deri më datë 26 Mogherini nuk është më sepse bëhet zgjedhjet në gjithë Evropën dhe janë në skenë personazhe të tjera. tjera. Kur asaj i doli kundër edhe Renzi që tha dështoi politika e jashtme e Komisionit Evropian, unë nuk pres që Mogherini që ishte partizane e korrigjimit të kufijve të Kosovës dhe Serbisë, nuk foli një fjalë për kanabizimin e Shqipërisë, që s’foli një fjalë për një reformë drejtësie e cila po kapet çdo ditë e më shumë nga krimi i organizuar dhe nga ishbashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit apo që të flasë qoftë edhe një fjalë për 500 mijë shqiptarët që kanë ikur emigrantë. Unë pres që Mogherini të puthet në buzë me Edi Ramën siç ka bërë se kanë shumë gjëra të
përbashkëta me njëri- tjetrin, dashurinë për Rusinë dhe dashurinë anti-shqiptare që kjo është shumë e qartë dhe nuk pres as që Mogherinit t’i dhimbsen shqiptarët”, tha Kryetarja e LSIsë Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se Edi Rama është i destinuar të shkojë drejt fundit të tij politik, ndërsa shtoi se ’97 nuk do të jetë asgjë në krahasim me atë që do të bëjnë shqiptarët tani.Ajo tha se viti i largët, i cili u karakterizua me trazira kishte në mes çështjet e parasë, por sot shtoi ajo, shqiptarët po luftojnë për zgjedhje të lira dhe
të ndershme.“Çfarë të duan qytetarët do të bëjmë pasnesër. Do të ketë më shumë njerëz. Po të jetë aq trim dhe po të jetë aq trim, të shkojë nesër në zgjedhje. Ai ka vetëm një zgjidhje dhe ai është i destinuar drejt fundit. T’u garantojë shqiptarëve zgjedhjet, ‘97 s’do të jetë asgjë, sepse atëherë u ngritën për lekët, por sot nuk është çështje parash por as çështje tullash”,deklaroi Kryetarja e SLI. Ajo akuzoi qeverinë “Rama” për korrupsion dhe për shkatërrim të ekonomisë së vendit. “Ka një inflacion shumë të madh lajmesh. Ne na ka zënë brenda, puna është kush ka mbetur gjallë. Njëri i ka vënë dinamitin, tjetër i ka shkelur sustën. Asnjëri nga nuk është i pafajshëm. E para njëherë: Rimëkëmbja ekonomike nuk vjen në këto kushte. Katër milionë euro merr Vilma Nushi, që nuk ka bërë asnjë analizë. Nuk më ka ardhë të më bëjë Checkup Vilma Nushi.Edhe rrogat e mësuesve duhet të ngrihet dhe të mos jenë nën presionet të hoqa sot dhe të hoqa nesër. Këtë që kanë marrë PPP jo vetëm që duhet të shkojnë në burg, por duhet të kthejnë paratë një më një. E kemi programin e ekonomik dhe e keni shumë të qartë”,- tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë ku deklaroi se kryeministri Rama ka dhënë dorëheqjen përpara dy javësh.“Rama ka dhënë dorëheqjen përpara 2 javësh, mirëpo është mbajtur nga dikush. Nuk e di për çfarë ka dhënë dorëheqjen, për shkak të akuzave për korrupsion, koncesionet apo këto akuza kriminale. Rama është i vetëdijshëm që është kriminel i një populli”, tha Kryemadhi.Monika Kryemadhi shtoi se Edi Rama, sipas saj, është një kriminel që ka vrarë shpresën e shqiptarëve, me dështime thuajse në çdo fushë. Ajo tha se rrogat në Shqipëri janë të ulëta dhe prandaj rinia, shqiptarët largohen.“Shqiptarët largohen sepse nuk kanë shpresë në këtë vend. Një kryekriminel si Edi Rama ka vrarë shpresën e shqiptarëve. Ai ka dështuar thuajse në çdo fushë. Rrogat janë skandal dhe prandaj ikin infermierët, mjekët. Koncesionet janë ata që grabisin paratë e shqiptarëve”, tha Kryemadhi ndër të tjera.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E premte, 10 MAJ 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E premte, 10 MAJ 2019
Kryetari i Bashkisë së Tiranës merr pjesë në Forumin e Biznesit të BERZH-it në Sarajevë
N
ë katër vitet e ardhshme, Tirana do të transfor mojë tërësisht transportin e saj publik, nga mjete që punojnë me lëndë djegëse dhe që ndotin mjedisin, në një flotë tërësisht elektrike e miqësore me natyrën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në takimin me temë “Green Cities = Improved Lives”, pjesë e Forumit të Biznesit të BERZH-it për vitin 2019 që mbajti punimet në Sarajevë, në të cilin theksoi se Tirana gjithnjë e më shumë po i kushton rëndësi politikave mjedisore. Ai renditi disa nga nismat që kanë sjellë një përmirësim të dukshëm të cilësisë së ajrit, që nga mbjellja e pemëve, shtimi i hapësirave pedonale, këndeve shlodhëse, kor-
sitë e biçikletave apo ditët pa makina. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë bashkëpunimin me BERZH-in me një sërë projektesh të tjera që nxisin përdorimin e mjeteve ekologjike të transportit dhe një qytet të gjelbër. “Ambicia jonë është që në mandatin e dytë, pjesën më të madhe të financimeve të BERZH, t’i fokusojmë në atë që quhet “Programi i Qyteteve të gjelbra”, ku duam t’i japim fokus shumë të madh transportit elektrik. Kemi ecur shumë mirë me biçikletat, me taksitë elektrike; tani është radha e autobusëve dhe duam të financohet ky program”, tha Veliaj. Ai veçoi gjithashtu projektin e
Veliaj: Në mandatin e dytë transformojmë transportin publik në elektrik Pyllit Orbital që do t’i japë Tiranës një pajë të gjelbër me 2 milion pemë. “Projekti tjetër që ndoshta është një ndër projektet më afër zemrës sonë, si Bashki e Tiranës, është ai i Pyllit Orbital. Pra, në dy vite kemi thyer rekordin e mbi 100 mijë pemëve, por që të kapim atë që është ambicia jonë e 2 milionë pemëve, sigurisht na duhet pak ndihmë financiare. Po përgatitemi që në mandatin e dytë, të aksesojmë financat ndërkombëtare, kryesisht për këto dy projekte, çështjet e gjelbërimit dhe të transportit elektrik dhe të transportit të pastër”, bëri të ditur Veliaj. Ai theksoi se falë përmirësimit të performancës financiare të
Bashkisë së Tiranës dhe ndërmarrjes së UKT-së, Tirana është një nga qytetet e pakta që sot siguron një mbështetje financiare nga BERZH, pa pasur garancinë e qeverisjes qendrore. “Jam sot krenar jo vetëm për çka kemi arritur si Bashki, por çka kemi arritur si qytet. Fakti që BERZH sot na cilëson si një ndër qytetet më të suksesshme, që jo vetëm kemi rikuperuar financat publike që i gjetëm të falimentuara katër vite më parë, por jemi ndoshta e vetmja bashki në rajon, që financohemi direkt, pa garanci sovrane, nga institucionet bankare të huaja; është vërtet një moment që na bën të jemi shumë mirë, por e mira
s’ka fund”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj shtoi se me mbështetjen financiare të BERZH-it, Tirana ka nisur një nga investimet më të rëndësishme të dekadave të fundit, që ka të bëjë me shtrirjen e një linje të dedikuar ujësjellësi për të gjitha lagjet periferike të zonës së Unazës së Re dhe Kasharit, si dhe zgjerimin e kapacitetit filtrues të Bovillës. “Kemi filluar me BERZH-in financimin e dy projekteve kryesore për zgjerimin e impiantit filtrues të Bovillës dhe një linjë e dedikuar nga Bovilla direkt për zonën e Astirit, Kasharit, Mzezit, Misto Mames dhe Kombinatit”, përfundoi Veliaj.
tyre vijnë nga ndryshimet e shkaktuara për shkak të integrimit Europian. BE po transformon realitetin tonë, falë investimeve në lidhjen, infrastrukturën, në programin njerëzit për njerëzit, etj. BE - e mban fjalën. Ka ende mosmarrëveshje në rajon por BE-ja siguron një destinacion të qartë dhe ne duhet të ecim për-
para. “ Ndërsa duke folur për gjendjen ekonomike dhe klimën aktuale të investimeve në rajon Bregu, nënvizoi se eksportet janë rritur 142% në 10 vitet e fundit, dhe BE kryeson këtë listë. Ajo shtoi se situata ishte e ngjashme me investimet e huaja (FDI), të cilat kanë qenë në rritje, shumica e tyre që vijnë nga BE.
TAKIMIN VJETOR DHE FORUMIN E BIZNESIT TË EBRD
Bregu: Vetëm të bashkuar shtojmë shanset tona! “Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë të bashkuar nga nevoja, nga ndjenja rrezikut dhe ndërgjegjësimi se ka një arsye të qartë pse rajonet bëhen bashkë. Të ndarë ne nuk mund të qëndrojmë, sepse ne jemi ekonomi të vogla, secili me problemet e veta. Por të gjithë së bashku mund të jemi një treg interesant. Kjo është arsyeja pse ne duhet të përqendrohemi më shumë në bashkëpunimin rajonal, pasi ai është një model për ruajtjen e
stabilitetit, bashkëpunimit dhe paqes në rajon “, tha sot në Sarajevë Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Takimin Vjetor dhe Forumin e Biznesit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). “Duke mbështetur këtë, dy shifra dalin në edicionin e këtij viti të studimit të opinionit të Ballkanit të RCC: për herë të parë në 4 vjet 56% e qytetarëve në rajon
besojnë se integrimi evropian do të përmirësonte jetën e tyre herën e parë kjo shifër është më shumë se gjysma. Por po aq e rëndësishme është shifra 70% e atyre që mendojnë se bashkëpunimi rajonal do ta bënte më të shpejtë integrimin. Kjo flet shumë për pronësinë dhe nevojën për të mbajtur gjallë udhëtimin evropian në rajon. Ne kurrë nuk mund të theksojmë mjaftueshëm për qytetarët tanë se ndryshimet reale në jetën e
AKTUALITET
14
E premte, 10 MAJ 2019
FOTOLAJM
Një incident tragjik gjatë çmontimit të një mine, i mori jetën ushtarakes shqiptare, Zerife Hasanajt, pjesë e misionit të NATO-s në Letoni, ndërsa dy ushtarakë mbetën të plagosur
Sot i jepet lamtumira ‘’Dëshmorit të Atdheut”, Zarife Hasanaj
S
hpallet “Dëshmor i Atdheut” nëntetarja Zarife Hasanaj. Trupi i pajetë i dëshmores së atdheut, nëntetares e cila ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, mbërriti mesditën e së enjtes në atdhe. Arkivoli me trupin e nëntetare Hasanajt, i mbuluar me flamurin kombëtar, u transportua me avion ushtarak nga Letonia dhe shoqërohej nga kolegët e saj shqiptarë, kanadezë dhe letonezë
LETONI
të grup-batalionit të NATO-s. Familjarët ishin në aeroport, teksa bija e tyre fatkeqësisht erdhi thuajse në përmbyllje të misionit të saj në Letoni, e pajetë. Me imazhin e saj stampuar në bluzë, familjarët e saj ishin krah ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka. Për të pritur trupin e nëntetares Hasanaj, në Aeroportin “Nënë Tereza” dolën ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, zëvendësministri Petro Koçi, shefi
i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, deputetë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, atashetë e huaj ushtarakë në vendin tonë, kolegë ushtarakë nga të gjitha forcat, si dhe familjarët e dëshmores së atdheut. Pas pritjes me nderim ushtarake në aeroport, trupi i pajetë i nëntetare Hasanajt u dërgua për në banesën e saj, për të vijuar me ritet tradicionale familjare.
Gjesti prekës që bënë kolegët Zarife Hasanaj do të ishte shumë e kënaqur të shihte teksa kolegët e saj të shkruanin mbi rërë mbiemrin e saj si një nëntetarja e cila përfundoi me sukses misionin e saj në Letoni...Por fatkeqësisht Hasanaj nuk mundet ta shohë këtë gjest të kolegëve të saj, pasi një minë i mori jetën para kohe. Kolegët e saj kanë formuar me trupin e tyre, mbiemrin “Hasanaj” të rënë në krye të detyrës në shenjë nderimi për punën e saj të përkushtuar.
LETONI
Major Tanushi, në gjendje të rëndë Gjendja shëndetësore e Major Klodian Tanushit, i cili mbeti i plagosur në Letoni, vazhdon të jetë e rëndë për shkak të plagëve të marra pas shpërthimit. Ai ndodhet prej ditësh nën kujdesin e mjekëve atje dhe ende nuk ka dalë nga rreziku për jetën. Ndërsa gjendja e Rreshterit Julian Kapaj, është e mirë dhe nuk paraqet asnjë rrezikshmëri. Autoritetet letoneze vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa grupit hetimor i është bashkuar edhe një skuadër nga Ushtria Shqiptare, e cila do të ndjekë nga afër veprimet hetimore. Homazhet për dëshmoren e atdheut dhe më pas ceremonia shtetërore, do të zhvillohen ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:00-12:30. Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, nëntetare Hasanajt do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht. Në bazën Camp Adazi në Letoni, u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”. Prej vitesh familja Hasanaj ishte zhvendosur në Tiranë, ku dhe jetonte në zonën e Babrrusë. Zarifeja lindi në Bajram Curri dhe ishte fëmija i katër i familjes Hasanaj. Pranë shtëpisë së saj në Babrru, tashmë ka mbetur vetëm prindërit e saj dhe vëllai i martuar. Pas kthimit nga Riga, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bëri një vizitë ngushëllimi në familjen e nëntetares Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë misionit
të NATO në Letoni. “Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes humbje e madhe për të gjithë ne”,- u shpreh ministrja Xhaçka. Gjithashtu, ministrja Xhaçka, njoftoi familjarët e nëntetares Zarife Hasanaj, se e dashura e tyre u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Homazhet për dëshmoren e atdheut, do të zhvillohen ditën e premte në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:00 -11:30. Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, nëntetare Hasanajt do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht. Familjarët e Zarife Hasanajt ishin në aeroportin e Rinasit, teksa bija e tyre fatkeqësisht erdhi thuajse në përmbyllje të misionit të saj në Letoni, e pajetë. Me imazhin e saj stampuar në bluzë, familjarët e saj ishin krah ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
NATO ceremoni në bazën “Camp Adazi” Para se trupi i pajetë të udhëtonte drejt atdheut, në bazën Camp Adazi në Letoni, u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”. Në ceremoni mori pjesë gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO. Kolegë dhe kolege të cilët nuk i ndalin dot lotët,
teksa nderonin nëntetaren e rënë në krye të detyrës. Hasanaj ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” në Babrru. Më pas ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017. Më pas nëntetarja ka kryer kursin EOD, niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”. Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si
ushtare profesionist i parë dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar. Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mision në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD. Hasanaj do të përfundonte misionin e saj të parë muajin e ardhshëm.
AKTUALITET
15
E premte, 10 MAJ 2019
Me këto ndryshime është hequr si vepër penale gabimi mjekësor por neglizhenca në mjekim dënohet në mënyrë të përshkallëzuar, në varësi të shkallës së dëmtimit të pacientit
P
as konsultimeve të vazhdueshme prej më shumë se 2 muajsh me ekspertë, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi në një takim të gjerë me mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë, ndryshimet në kodin penal, që ashpërsojnë masat në rastet e dhunës ndaj profesionistëve të shëndetit si dhe vendosin linjën e qartë ndarëse, mes atij që është gabim mjekësor dhe neglizhencë në mjekim. “Në Kod, do të parashikohet për herë të parë që dhuna ndaj profesionistëve të shëndetit është e dënueshme nga 1 deri në 5 vite lirie. Parashikohet një rëndim i dënimit për kanosjen e mjekut, duke shtuar një paragraf të ri në ligj që dyfishon dënimin për kanosjen e tyre. Shtohet gjithashtu një nen i ri, kundravajtje penale për “pengimin e ushtrimit të detyrës së profesionistit shëndetësor”, çka do të ofrojë një mbrojtje shtesë për të gjithë personelin mjekësor”, tha Manastirliu. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që propozohet dhe do të ndërmerren, lidhet me ndarjen e gabimit mjekësor nga neglizhenca në mjekim. “Ka qenë një kërkesë e kahershme e komunitetit të mjekëve për dekriminalizimin e gabimit mjekësor. Me këto ndryshime është hequr si vepër penale gabimi mjekësor por neglizhenca në mjekim dënohet në mënyrë të përshkallëzuar, në varësi të shkallës së dëmtimit të pacientit”, tha Manastirliu. Dispozita aktuale “mjekim i pakujdesshëm” penalizonte
Dhuna ndaj mjekëve, Manastirliu: 1-5 vite burg për dhunuesit
mjekun ose personelin tjetër mjekësor edhe për gabimin mjekësor. Mjekimi i pakujdesshëm e dënonte mjekun ose personelin tjetër mjekësor deri në 5 vjet. Në ndryshimet e propozuara mjekimi i pakujdesshëm është hequr si vepër penale, ndërsa neglizhenca në mjekim do të jetë e dënueshme por ndryshe nga
më parë, do të ketë përshkallëzim të ndëshkueshmërisë për rastet e neglizhencës mjekësore. Më parë, neni 96 i kodit penal, ishte përgjithësues dhe ndëshkonte më të njëjtën ashpërsi si veprime të cilat sjellin pasoja minimale për shëndetin e pacientit, ashtu edhe veprime të cilat çonin në gjymtime apo pasoja fatale në shëndetin e pacientit. Gjatë fjalës
SITUATA
Durrës, studentët nuk kanë kartat
Gjatë muajit prill Ministria e Arsimit në bashkëpunim me atë të Kulturës dhe bashkinë e Tiranës, prezantuan për studentët e kryeqytetit kartën e studentit. Por çfarë ndodh me studentët në rrethe? Prej kartës, studentët përfitojnë me çmim të reduktuar shumë shërbime nga qeverisja qendrore dhe ajo vendore. A i njohin studentet këto benifite? Në Universitetin e Durrësit, për realizimin e kartës së studentit, pritet lidhja e marrëveshjes mes Ministrisë së Arsimit dhe qeverisjes lokale. Karta e studentit në Tiranë është një iniciative e bashkisë por ligji për Arsimin e Lartë, përgjegjës për realizimin e kartës bën ministrinë e linjës, në këtë rast atë të Arsimit.
FIER
A
utoriteti Kombëtar i Ushqimit në Fier, ka zhvilluar një aksion ku si pasojë janë mbyllur 5 “Fast Food-e”. Në subjektet në fjalë janë gjetur shkelje dhe përveç gjobitjes AKU ka bërë edhe mbylljen e tyre. Drejtori i AKUsë Fier, Gëzim Aliaj ka bërë me dije se “Fast Food-et” në fjalë janë gjetur me shkelje dokumentacioni dhe mungesë të kushteve higjeno-sanitare. Këto “Fast Food-e” janë më me emër në qytetin e Fierit dhe ndaj tyre janë vendosur gjoba 50 mijë lek të reja dhe më pas u bë edhe mbyllja e tyre për shkak të shkeljeve të gjetura. Për rastet në fjalë Drejtori i AKU, Fier ka thënë se në këto kushte kur disa subjekte thyejnë ligjin dhe kryejnë aktivitetin pa përmbushur
së saj në bashkëbisedimin me mjekët, Ministrja e Shëndetësisë mbajti një qëndrim të prerë lidhur me korrupsionin e bluzave të bardha. Duke e konsideruar një fenomen që turpëron të gjithë armatën e bluzave të bardha, Manastirliu deklaroi zero tolerancë për korrupsionin në shëndetësi. “Ngjarja që ka ndodhur dy ditë
GABIMI MJEKËSOR “Ka qenë një kërkesë e kahershme e komunitetit të mjekëve për dekriminalizimin e gabimit mjekësor. Me këto ndryshime është hequr si vepër penale gabimi mjekësor por neglizhenca në mjekim dënohet në mënyrë të përshkallëzuar, në varësi të shkallës së dëmtimit të pacientit. Mjekimi i pakujdesshëm është hequr si vepër penale, ndërsa neglizhenca në mjekim do të jetë e dënueshme por do të ketë përshkallëzim të ndëshkueshmërisë për rastet e neglizhencës mjekësore”. më parë në një nga shërbimet ku është investuar më shumë në fakt, në Radioterapinë e shërbimit Onkologjik, është e turpshme dhe e dënueshme. Sikundër reaguam menjëherë me shkarkimin nga puna, nuk do të hezitojmë në asgjë moment për të ndëshkuar këdo që kushtëzon shërbimin falas në institucionet publike me pagesa të paligjshme. Nuk do të ketë tolerancë”, tha Manastirliu. Duke referuar reagimin e një mjeke të re, e cila e indinjuar për ngjarjen e përfshirjes së personelit mjekësor në korrupsion, Manastirliu tha se duhet të ndërmarrim një operacion për të hequr infeksionin në shëndetësi. “Unë jam në krah të çdo qytetari që denoncon, por edhe ju duhet të jeni në krah të çdo qytetari që denoncon dhe askush nuk mund të falet sepse përpos faktit që kryen një vepër të paligjshme, thellon hendekun mes jush dhe pacientëve”, tha Manastirliu.
Shkelje, AKU mbyll 5 “Fast Food-e”
detyrimet është i domosdoshëm ligji për penalizimin me burg të subjekteve që cënojnë sigurinë e shëndetit të konsumatorit. Ndryshimet në Kodin Penal
për sigurinë ushqimore që janë diskutuar së fundmi nga qeveria parashikojnë deri në 15 vite burg për ata subjekte që gjenden me shkelje.
AKTUALITET
16
E premte, 10 MAJ 2019
16-vjeçari me të cilin kishte pasur lidhje, e kishte kërcënuar vajzën se do t’i publikonte v ideo-t private. Ai i kërkonte 1 mijë lekë të rinj, pasi në të kundërt do të publikonte mesazhet
“Arrest me burg” është masa e sigurisë që dha të enjten Gjykata e Vlorës, për 16-vjeçarin me iniciale D.K, pasi shantazhoi bashkëmoshataren, duke e çuar atë drejt vetëvrasjes. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua në Vlorë me dyer të mbyllura, pasi në këtë qytet është njëra nga pesë qendrat e paraburgimit për të miturit. Ngjarja ka ndodhur në Berat, aty ku Adela Caci ndërmori veprim ekstrem për jetën e saj, pasi ka rënë pre e kërcënimeve. Ajo u kërcënote se do ti publikonin një video, ndërsa e mitura ka zgjedhur vetëflijimin. Sipas nënës së 16-vjeçarit, të rinjtë ishin në një lidhje me njëri-tjetrin prej gati dy vitesh. Babai i Adelës e mësoi lidhjen e tyre vetëm të premten, një ditë para se vajza e tij të ndërmerrte aktin ekstrem të vetëhelmimit. Babai i Adelës ka kërkuar që djali të fshijë nga telefoni i tij mesazhet dhe fotot me të cilat kërcënonte 16-vjeçaren. Nëna e të akuzuarit, tregon se kur vajza u vetëhelmua dhe shkoi në gjendje të rëndë në spital, babai i Adelës ka marrë në telefon djalin e saj duke i thënë: “Nëse i ndodh ndonjë gjë vajzës time, ti bëj gati arkivolin”. Ngjarja Mentaliteti dhe presioni psikologjik i mori jetën 16-vjeçares, Adela Cacit. Sipas njoftimit të policisë në Berat, adoleshentja u vetëhelmua me pesticide, pas përndjekes prej disa ditësh me mesazhe telefonike nga një bashkëmoshatar, nxënës në të njëjtën shkollë me të, në shkollën e mesme profesionale
Shantazhi çoi vajzën në vetëflijim, burg për 16-vjeçarin SEANCA “”Arrest me burg” është masa e sigurisë që dha të enjten Gjykata e Vlorës për 16-vjeçarin me iniciale D.K, pasi shantazhoi bashkëmoshataren, duke e çuar atë drejt vetëvrasjes. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua në Vlorë me dyer të mbyllura, pasi në këtë qytet është njëra nga pesë qendrat e paraburgimit për të miturit”.
NGJARJA
“Kristo Isak” në Berat. Adela jetonte në fshatin Duhanas, disa kilometra larg qendrës së qytetit të Beratit. Ajo shkonte çdo mëngjes në gjimnaz me furgon. “Folëm me vëllanë, ai ka furgonin, i çon poshtë e lart fëmijët në gjimnaz dhe tha nuk e kuptoj, vajzë më e rregullt. Vinte në orar, mbaronte mësim dhe vinte direkt aty. Çupë punëtore, punonte në bujqësi. Vinte nga shkolla ndihmonte të atin, gjyshen, mamanë”, tregon
një banor. Ajo humbi jetën në QSUT të martën, i akuzuari po hetohet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale përndjekja. E ëma e djalit, Mimoza tregon se prindërit e Adelës, e dinin mbi raportin që të rinjtë kishin me njëri-tjetrin. “Ditën e premte vjen i ati i vajzës dhe takon burrin dhe çunin, e thotë që sot e tutje dua që kjo lidhje të ndërpritet. Çuni ato që ka në telefon, foto dhe mesazhe ti fshiji.
I tha çunit fshiji, ndërsa ai vetë si fshiu se vajza nuk kishte telefon”. Kërcënimet 16-vjeçari akuzohet se kërcënoi me mesazhe dhe telefonata të vazhdueshme Adelën. Ajo i dha fund jetës duke u vetëhelmuar me pesticide. 16-vjeçari me të cilin kishte pasur lidhje prej 2 vitesh, e kishte kërcënuar vajzën se do t’i publikonte video të sajat private. Ai i kërkonte 1 mijë lekë të rinj, pasi në të kundërt do të publikonte mesazhet.
“16-vjeçari akuzohet se kërcënoi me mesazhe dhe telefonata të vazhdueshme Adelën. Ajo i dha fund jetës duke u vetëhelmuar me pesticide. 16-vjeçari me të cilin kishte pasur lidhje prej 2 vitesh, e kishte kërcënuar vajzën se do t’i publikonte video të sajat private. Ai i kërkonte 1 mijë lekë të rinj, pasi në të kundërt do të publikonte mesazhet”.
PEQIN
GJYKATA
Grabitësit lidhin me litar të moshuarin
Zbardhet vendimi, ja pse u lirua Ervis Martinaj V
Një 75-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është torturuar nga grabitësit . Ngjarja ka ndodhur në Peqin gjatë natës dhe i moshuari ndodhet në spital me trauma të shumta në trup. Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se autorët kanë hyrë brenda në shtëpinë e Skënder Beqirit dhe e kanë lidhur atë me litar. Më pas e kanë rrahur dhe torturuar që ai të tregonte se ku kishte fshehur paratë. Nuk dihet ende sa është shuma e grabitur por grabitësit kanë marrë edhe sende me vlerë. Policia ende nuk ka bërë publike ngjarjen dhe për këtë familjarët janë irrituar.
rasja në ish-Bllok, nuk ka asnjë në burg. I akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, Ervis Martinaj qëndroi në paraburgim deri në 3 maj 2019, kur gjykata e ktheu në liri kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh. Çfarë ndryshoi në pozitën penale të Martinajt? Në vendimin e arsyetuar, gjyqtari Artan Gjermeni argumenton se masa “arrest në burg” nuk i përgjigjet më dyshimeve të prokurorisë drejt tij. Tetë muaj pas ngjarjes, gjykata shprehet se prokuroria ka vetëm një provë kundër Martinajt, sms-në e shkëmbyer mes tij dhe një personi me emrin “Aldo”, ku i shkruan: “Lidhu me çun… Afrohu… Me armë”. Sipas gjykatës, me kalimin e një kohe të arsyeshme, një provë e vetme e pa lidhur dhe shoqëruar
më prova të tjera nuk mund të përbëjnë “arsye të mjaftueshme” për vazhdimin e paraburgimit. Gjykata citon në vendim deklarimet e të dyshuarit, ku
ai pretendon se në ngjarje ka tentuar të shuajë konfliktin e nisur mes Fabian Gaxhës dhe Meviol Bilos, pak para se i dyti të qëllonte me armë zjarri të parin.
AKTUALITET
17
E premte, 10 MAJ 2019
Arsenali i armëve që nga policia dyshoheshin se janë lënë nga Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim si autor kryesor për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali
A
rsenali i armëve i gjetur më 27 prill të këtij viti, ka qenë i fshehur në një banesë të pabanuar në fshatin Luarëz të Shkodër. Ky arsenal armësh është marrë përsipër nga vjehrri i Fatbardh Licit, Gëzim Kulla. Ai është vetëdorëzuar në polici para disa ditësh, e ndërsa të enjten ju komunikua masa e sigurisë “arrest me burg”. Kulla ka rrëfyer se e dërgoi arsenalin e armëve, bashkë me dhëndrin e tij Fatbardh Lici, para se ta vrisnin në një atentat mafioz më 10 gusht të vitit 2018. Gjashtë ditë më parë gjykata e shkallës së parë vendosi “arrest me burg” për të. Arsenali i armëve që nga policia dyshoheshin se janë lënë nga Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim si autor kryesor për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali, u morën përsipër nga Remzi Kulli. Personi që ka marrë përsipër arsenalin e armëve të gjetura nga policia në Luarës të Velipojës ka deklaruar në gjykatë se 10 ditë para se të vritej dhëndri i tij, Fatbardh Lici i ka dërguar armët në atë vend bashkë me të. Mbrojtja kërkoi një masë më lehtësuese për Remzi Kullin duke qenë se ka pranuar se armët janë të tijat por Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi “arrest me burg”. Si u ra në gjurmët e këtyre armëve? Më 27 prill në fshatin Luarëz u raportuan të shtëna me armë, nga persona të paidentifikuar. Pas njoftimit të marrë, policia ka kryer kontroll në disa banesa, ku në njërn prej tyre u gjet
Arsenali i armëve, vjehrri i Licit: I fshehëm para se ta ekzekutonin RRËFIMI “Armët dhe municionet e gjetura në Velipojë policia dyshon se mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale por autori i vetëdorëzuar Remzi Kulli ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se armët janë aty që në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar”.
një arsenal armësh, përfshirë një armë ushtarake të rëndë granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krehra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete. Policia nuk arriti që të identifikojë se kush ka qëlluar nga mjeti tip “Golf”, pasi personat janë larguar
me shpejtësi pa lënë gjurmë. Pas kontrolleve në çdo shtëpi për të kapur autorët, rastësisht policia gjeti në banesën e braktisur të shtetasit Gëzim Sela i cili jeton prej disa vitesh jashtë Shqipërisë një arsenal armësh dhe municionesh. Gëzim Sela është vjehrri i vëllait të Ibrahim Licit dhe banesa e tij ka të paktën
5 vite e braktisur. Pas kësaj “bingoje” rastësore të efektivëve u ngritën dyshime se Ibrahim Lici mund ta ketë përdorur atë banesë të braktisur si bazë për të lënë armët dhe municionet si dhe për t’ju fshehur policisë por para 4 ditësh shtetasi Remzi Kulli ka marrë përsipër autorësinë, i cili është vjehrri i Fatbardh
Licit, xhaxhai i Ibrahimit. Në atë banesë policia gjeti një arsenal armësh si një armë ushtarake të rëndë granat hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, 700 fishekë luftarakë, krehra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete. Armët dhe municionet e gjetura në Velipojë policia dyshon se mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale por autori i vetëdorëzuar Remzi Kulli ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se armët janë aty që në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar.
SEANCA
SEANCA
PATOK
1 ton kanabis, burg për 20 të arrestuarit
“Kashari”, caktohet masa për ish-zyrtarët
Mbikalimi, këmbësorët u dalin makinave para
Gjykata për Krimet e Rënda, caktoi të enjten masat e sigurisë për 5 personat e arrestuar në lidhje me abuzimin e dyshuar me trojet në ish-komunën e Kasharit. Gjyqtarja Rexhina Merlika ka lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 3 ish-zyrtarët e komunës, përfshirë dhe ish-kreun e kësaj njësie vendore Besnik Fuçia, ndërsa “arrest me burg” është lënë vetëm investitori i kompanisë “Ina 2004”, Stefan Çaushi. Me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” u lanë: Teuta Shehaj, mbesa e ndërtuesit Çaushi, Jurgen Memishaj, ish-shef i zyrës së Urbanistikës në ish-komunën Kashar, Miranda Dyrmishaj, kolaudatore. Kallëzimi u bë nga investitori Arben Petriti. Hetimet zbuluan se Petritit i është shkaktuar dëm financiar prej 1.5 milion euro për një truall që i ishte dhënë në pronësi nga komuna ndërtuesit Stefan Çaushi.
Në rrugën Milot-Thumanë këmbësorët preferojnë më mirë të shkatërrojnë barrierat e rrugës e të kalojnë përmes makinave sesa te Mbikalimi i Patokut. Gjithashtu në këtë segment një pjesë e sinjalistikës është e dëmtuar dhe nuk është zëvendësuar. Këtu vetëm pak ditë më parë pesë njerëz u gjymtuan nga përplasja e dy makinave. Lulet dhe lapidarët tregojnë për viktimat e aksidenteve. Është segmenti i superstradës Milot-Thumanë, një rrugë që ka marrë shumë jetë. Këtu ndodhet edhe një mbikalim që njihet si mbikalimi i Patokut. Duket se situata nuk ndryshon. Këmbësorët e kanë më të thjeshtë të rrezikojnë duke kapërcuer nëpër barrierat e rrugës. Në shumë vende ato janë dëmtuar dhe kthyer në shtigje kalimi. Një pjesë e mirë e sinjalistikës ekziston. Por ka nga ato që janë dëmtuar dhe nuk janë rivendosur. Natën këtu nuk ka ndriçim, sinjalistika horizontale nuk funksionon. Për policinë rrugore aksidentet në rrugën Milot-Thumanë ndodhin kryesisht nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtues mjetesh e këmbësorë i shkelin ato.
Gjykata e Krimeve të Rënda, la të pandryshueshëm masën e “arrestit me burg” për 20 personat e arrestuar nga policia, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Seanca për verifikimin e masës së sigurisë u zhvillua paraditen e sotme, pa praninë e mediave, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. Operacioni i koduar “Brezi i Gjelbër” u ekzekutua pas një hetimi që nisi në tetor të 2018, ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë edhe 6 persona të tjerë. Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese kanë zbuluar se grupi kriminal, ka trafikuar drejt Greqisë 1 ton kanabis si dhe disa kilogramë heroinë e kokainë. Nga përgjimet ka rezultuar se anëtarët e grupit kanë komunikuar me kode, duke nënkuptuar se droga është kaluar me çanta nëpërmjet kufirit të gjelbër. Në total në vendin tonë dhe në Greqi në kundër të këtij hetimi dypalësh janë arrestuar mbi 60 persona.
KULTURE
18 E premte, 10 MAJ 2019
Skulptori Vangjel Papa “Qytetar Nderi” i Beratit Skulptori Vangjel Papa u shpall dje “Qytetar Nderi” i qytetit të Beratit, për kontributin e tij të shquar në fushën e artit, veçanërisht në skulpturë dhe si skicograf – restaurator. Në sallën e konferencave të bashkisë së Beratit u organizua dje ceremonia zyrtare për dhënien e titullit Vangjel Papës, ku merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, të forcave politike, të komuniteteve fetare, studiues të artit, artistë, intelektualë, qytetarë etj. Këshilli Bashkiak vendosi t’i akordojë Vangjel Papës titullin për kontributin për punimet e tij cilësore në artin e skulpturës, të vendosura në qytetin e Beratit, për përfaqësimin dinjitoz në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare, duke qenë disa herë fitues i çmimeve të para. Në përshkrimin e biografisë së tij, drejtuesi i kësaj ceremonie, Kadri Kuka, u ndal kryesisht në edukimin dhe formimin e tij, në kontributin e tij si skulptor, pedagog, restaurator, duke prezantuar
përpara të ftuarve të kësaj ceremonie vlerat e larta intelektuale të një artisti dhe të një qytetari model për të gjithë. Titulli i lartë iu dorëzua Papës nga kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj, i cili në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi kontributin e artistit Vangjel Papa në artet figurative, duke theksuar se njerëz të tillë mbeten në memorien e familjes, shoqërisë dhe qytetit përmes
veprave që ata lënë pas. Ndërsa Vangjel Papa, përmes emocioneve, shprehu mirënjohjen e tij për vlerësimin që i bëhej nga bashkia e Beratit, duke thënë se është nder të jesh qytetar i Beratit, por është një privilegj i madh të jesh “Qytetar nderi” i këtij qyteti. Shprehën konsideratat e tyre për artistin Anna Cinquini, Çlirim Mukli, Llambrini Dëna dhe Petrika Stasa.
Dhjetë fakte për jetën e Nexhmije Pagarushës Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka festuar ditëlindjen e 86të. Përgjatë këtyre viteve bilbili i Kosovës gëzon një karrierë të bujshme. Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Ajo është e njohur për interpretimet e shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera. Dhjetë fakte për jetën e ikonës së muzikës shqipe: 1. Nexhmje Pagarusha në rini ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoven, Verdit e shumë emra të tjerë të mëdhenj. 2. Ajo njihet për përpikëri. Gjatë kohës sa ishte në turne muzikor nuk ishte vonuar asnjëherë. 3. Gjatë gjithë karrierës ka kënduar mbi 150 këngë. 4. Nexhmije Pagarusha është krahasuar me yjet e mëdha botërore, njëra ndër ta është edhe zëri i rrallë francez, Zhyliet Greko. 5. Përveç muzikës, ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe nga regjisorët është cilësuar si një aktore e përkryer.6. Ka
mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës si: Izrael. Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë. 7. Frika më e madhe e saj është aeroplani. 8. Idhulli i saj ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion. 9. Nexhmije Pagarusha ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi që publiku ka filluar të bërtas dhe nuk e ka lejuar të këndojë shqip. Ata i kanë kërkuar të këndojë në gjuhën serbe, por Nexhmija nuk ka pranuar. 10. Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi.
Kompozitori shqiptar Thomas Simaku në Ditët e Muzikës Botërore 2019 Interpretuar nga një ansambël, fituesi i çmimit Grammy, dhe i transmetuar direkt, ky koncert u përcoll nga European Broadcasting Union. “Por moment i mbrëmjes që qëndroi më shumë në mendje erdhi në kulminacionin e veprës La Leggiadra Luna (Hëna e Magjishme) të Thomas Simakut, në të cilin një akord i stuhishëm prej tetë notash riverberoi përreth trarëve të katedrales së Shën Kollit në Tallin dhe u ndje sikur zgjati përjetësisht”. La Leggiadra Luna- Vepra e kompozitorit
shqiptar Thomas Simaku u interpretua në Festivalin e Shoqatës Ndërkombëtare të Muzikës Bashkëkohore (ISCM) – Ditët e Muzikës Botërore në Estonimë 4 maj 2019. E kompozuar përkor a cappella, kjo vepër është bazuar në poemën e Sapphos, e përkthyer nga greqishtja e vjetër në italishten modern nga poeti siçilian, fitues i Çmimit Nobel, Salvatore Quasimodo. Ditët e Muzikës Botërore është festivali më I vjetëri I muzikëssë re. I themeluar në vitin 1922 në Salzburg
të Austrisë, ky festival është konsideruar si ‘Olimpiada Botërore e Muzikës’, ku marrin pjesë rreth 50 vende nga e gjithë bota. Që nga viti 1995, kur për herë të pare një vepër e një kompozitori shqiptar zgjidhej në këtë festival, veprat e kompozitorit Simaku janë zgjedhur nga juritë ndërkombëtare në 10 edicione të këtij festivali. Në edicionin e këtij viti, vepra e Simakut u interpretua nga Estonian Philharmonic Chamber Choir, një nga ansamblet më të njohur në Evropë,fitues të Çmimit Grammy Award. Koncerti u transmetua direkt nga radio kombëtare e Estonisë, dhe iu dha për transmetim vendeve të Bashkimit European (European Broadcasting Union). Në recensionin e tij kritiku anglez Timmy Fisher, shkroi: “Por moment I mbrëmjes që qëndroi më shumë në mendje erdhi në kulminacionin e veprës La Leggiadra Luna (Hëna e Magjishme) të Thomas Simakut, në të cilin një akord i stuhishëm prej tetë notash riverbëroi përreth trarëve të katedrales së Shën Kollit në Tallin dhe u ndje sikur zgjati përjetësisht”.
Artistë shqiptarë dhe të huaj në një koncert në Fier “Triptik për paqen” titullohet koncerti simfonik që artdashësit fierak ndoqën mbrëmjen e së mërkurës, në kuadër të 9 majit, Ditës së Europës. Koncerti përbëhej nga një orkestër me 65 instrumentistë dhe kori me 100 këngëtarë nga Prishtina, Selaniku dhe liceu i Fierit, me dirigjentë orkestre italianin Ettore Papadia. Aktiviteti është një manifestim multimediatik i artit europian për paqen dhe Evropën e Bashkuar. Sipas regjisorit te aktivitetit, vendi ynë jep kontributin e tij në Kulturën Europiane. Bashkëpunimi me artiste nga shtete të ndryshme të Europës i jep më shumë rëndësi këtij aktiviteti. “Requiem” i Verdit dhe koha e IV e “Simfonisë 9” të Bet’hoven ishin dy shtyllat e këtij koncerti madhështor.
Saviano sjell librin e ri: Në det nuk ka taksi Gazetari italian Roberto Saviano ka botuar një tjetër libër mbi çështjet e emigrantëve dhe lajmin me një prezantim të shkurtër e ka dhënë në Instagramin e tij. Duket se ky nuk është një libër vetëm me fakte, por edhe me fotografi. “Ky nuk është një libër vetëm me fjalë, por edhe me foto që tregojnë atë që po përpiqemi të zbulojmë prej kohësh: në det nuk ekzistojnë taksi,
por ambulancë”, shkruan Saviano. “Nuk është e vërtetë që s’po vdesin më emigrantë në Mesdhe, por thjesht kanë eliminuar dëshmitë që dëshmojnë për këtë tragjedi”, shton duke sqaruar se ky është libër për të gjithë ata që duan të mos bien pre e gënjeshtrave me të cilat përballen çdo ditë në metro, në autobus…
NDERMENDJE
19 E premte, 10 MAJ 2019
DITEVDEKJA E FILOZOFIT DHE POETIT
KUMTIM Nga Albert Vataj
G
jithçfarë mban emrin e këtij iluministi të madh, këtij klasiku ngadhënjimesh të epërme është jeta dhe shkulmi i shpirtit të tij të trazuar. Një jetë që nis që në vogëli me përplasje atërore rreth përzgjedhjes së rrugës së jetës, që vazhdon me një shkreptimë dashurie, flaka e të cilës do ta torturojë për gjithë jetën, dhe si për ironi të fatit, është sëmundja e cila rreket ta shuaj dalë ngadalë dritëzën e tij të qiririt. Gjithqysh ai 45 vitet e jetës do t’i mbushte përplot, gjithnjë sfidues në botën që atij iu qas si një arenë gladiatorësh. Sa ndriti ky yll diti të ishte Promete dhe të mbushte me dritë rendjen prej Marathonomaku. Friedrich von Schiller u lind më 10 nëntor 1759 në Marbach am Neckar dhe vdiq më 9 maj të vitit 1805 në Weimar. Njihet dhe pranohet nga Goethe si autori më i shquar i klasikes gjermane. Shumë pjesë teatrale të tijat i përkasin repertorit standard të teatrit të gjuhës gjermane. Baladat e tij radhiten tek më të dashurat e poemave gjermane. Në historinë e mendimit iluminist gjerman ai do të zërë një vend të rëndësishëm. Filozofi, poeti, dramaturgu, historiani mishërojnë te Friedrich von Schiller një emblem. Kontributi më i çmuar që Schiller-i i ka dhënë kulturës dhe filozofisë gjermane, janë shkrimet e tij mbi estetikën. Ai arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpiritit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi. “Arsyeja e ka arritur atë çka mund të arrinte, për të gjetur një ligj të përshtatshëm e për ta popullarizuar atë, por i takon energjisë së vullnetit dhe zjarrit të ndjenjave të zbatojë këtë ligj. Nëse e vërteta duhet të ruaj fitoren në konflikt me forcën, atëherë ajo fillimisht duhet të bëhet vetë forcë, dhe të kthejë njërin nga instinktet e njeriut në kampionin e saj, në perandorinë e fenomeneve; sepse instinktet janë të vetmet forca lëvizëse në botën materiale. E nëse deri më sot e vërteta e ka treguar aq pak forcën e vet ngadhënjyese, kjo nuk është faji i gjykimit, që nuk e ka zhvilluar atë, por i zemrës që ka qëndruar e mbyllur ndaj
saj dhe instinktit që nuk ka mundur të veprojë bashkë me të. “Artisti është bir i kohës së vet, por është keq për të nëse ai njëkohësisht është dishepull apo i përkëdheluri i saj”. Ky “predikim” i përket atij, atij që do të ishte dhe do të mbetej një prej klasikëve më të shquar në historinë e mendimit dhe botkuptimit estetik gjerman. Gjithçfarë e filozofisë, poezisë, dramaturgjisë, historisë dhe iluminizmit të një shekulli rreket të gjej tek ai ngulmin më të qenësishëm. Arti, krijimi, kumtimi i energjive dhe shpirtërores së këtij klasiku vijnë prej ngadhënjimesh të epërme sepse jeta dhe shkulmi i brendisë së tij beh prej trazimesh. Një jetë që nis që në vogëli me përplasje atërore rreth përzgjedhjes e karrierës, që vazhdon me një shkreptimë dashurie, flaka e të cilës do ta torturojë për gjithë jetën dhe si për ironi të fatit, është sëmundja, e cila rreketa ta shuajë dalëngadalë dritëzën e tij të qiririt. Gjithqysh ai 45 vitet e jetës do t’i mbushte përplot angazhim dhe , gjithnjë sfidues në botën që atij iu qas si një arenë gladiatorësh. Sa ndriti ky yll diti të ishte Promete dhe të mbushte me dritë rendjen prej Marathonomaku. Friedrich von Schiller u lind më 10 nëntor 1759 në Marbach am Neckar dhe vdiq më 9 maj të vitit 1805 në Weimar. Njihet dhe pranohet nga Goethe si autori më i shquar i klasikes gjermane. Shumë pjesë teatrale të tijat i përkasin repertorit standard të teatrit të gjuhës gjermane. Baladat e tij radhiten tek më të dashurat e poemave gjermane. Në historinë e mendimit iluminist gjerman ai do të zërë një vend të rëndësishëm. Filozofi, poeti, dramaturgu, historiani mishërojnë te Friedrich von Schiller një emblemë. Shumë pjesë teatrale të tija i përkasin galerisë gjermane të pasurive që trashëgohen si testament i vetëdijes dhe të vetvetishmes. Baladat e skalituar pre tij radhiten në visare e memories së poemave gjermane. I biri i një oficeri dhe vajzës së një bukëpjekësi do të kaplonte me veprën dhe ndikimin e tij, jo vetëm kureshtinë dhe ëndjen gjermane por krejt botëkuptimit klasik të kohës. Vepra dhe fama rendën në rrugëtimin që hoqi kjo figurë emblematike.
Friedrich von Schiller, më i shquari klasik gjerman i poezisë, filozofisë dhe dramaturgjisë
Kontributi më i çmuar që Schiller-i i ka dhënë kulturës dhe filozofisë gjermane, janë shkrimet e tij mbi estetikën. Ai arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpirtit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por
edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi. Në shkulmin e mendimit të tij estetik dhe filozofik, ai shpërtheu kësisoj: Arsyeja e ka arritur atë çka mund të arrinte, për të gjetur një ligj të përshtatshëm e për ta popullar-
izuar atë, por i takon energjisë së vullnetit dhe zjarrit të ndjenjave të zbatojë këtë ligj. Nëse e vërteta duhet të ruaj fitoren në konflikt me forcën, atëherë ajo fillimisht duhet të bëhet vetë forcë dhe të kthejë njërin nga instinktet e njeriut në kampionin e saj, në perandorinë e fenomeneve; sepse instinktet janë të vetmet forca lëvizëse në botën materiale. E nëse deri më sot e vërteta e ka treguar aq pak forcën e vet ngadhënjyese, kjo nuk është faji i gjykimit, që nuk e ka zhvilluar atë, por i zemrës që ka qëndruar e mbyllur ndaj saj dhe instinktit që nuk ka mundur të veprojë bashkë me të. Duke vijuar në qëmtimin e brilanteve të tij kumtuese ndalemi edhe tek kjo sentencë: “Kur drejtësia e blerë me flori, mbyll sytë dhe i shërben me heshtjen e saj vesit, kur paudhësitë e të fuqishmëve të kësaj bote ngrihen si tallje mbi pafuqinë e saj dhe frika ia paralizon të djathtën pushtetit, teatri merr në duart e veta shpatën dhe peshoren dhe ia nënshtron vesit një gjyq të rreptë… Kur pikëllimi na gërryen zemrën, kur melankolia e zymtë helmon orët tona të vetmisë, kur bota na ka kthyer shpinën dhe punët ecin së prapthi, kur me mijëra halle na brengosin shpirtin dhe zgjuarsia jonë ka rrezik të shuhet nën peshën e punës, teatri del e na rrok në gjirin e tij.”
NGA JETA E FRIEDRICH VON SCHILLER
Ndodhia me komshinj jo muzikëdashës * Në vitet e rinisë Shileri kompozonte pjesë muzike të ndryshme që i luante në harpë. Fqinji i tij, i cili nuk e donte muzikën, i tha për t’u tallur: – Zoti Shiler, ju interpretoni si Davidi, por jo dhe aq mirë. – Dhe ju flisni si Solemoni, – iu përgjigj Shileri, – po jo edhe aq me mençuri. Dhurata e dukës Kur duka Karl August i Vajmarit e bëri fisnik, Shileri nuk e çmoi aq shumë këtë nderim. Ai ishte më mirënjohës ndaj dukeshës e cila i kishte dhuruar një servis kafeje prej argjendi. – Ja, i tha ai, poeti nuk duhet të shpërblehen veçse me dhurata të tilla. Në shtratin e vdekjes Kur Shileri ishte rëndë në shtrat, erdhi ta takonte një mik. Ai e pyeti se si ishte: – Gjithnjë e më i qetë, – u përgjigj Shileri, para se të vdiste. Tani po i kuptoj më së fundi shumë gjëra që më parë më dukeshin të errëta.
SPORT
20
E premte, 10 MAJ 2019
Skuadra katalanase po përgatitet për një revolucion në merkato, zbulohen emrat
10 yjet e Barcelonës që janë me valixhe gati këtë verë
BLAUGRANËT
Barcelona zgjedh Koeman si pasues të Valverdes
Ernesto Valverde i ka orët e numëruara te skuadra e Barcelonës. Eliminimi nga Champions League, pas humbjes 4-0 ndaj Liverpoolit në duelin e kthimit, ka vulosur largimin e strategut të njohur. Programi i njohur në Spanjë “El Chiringuito”, i njohur për lajmet sensacionale, ka konfirmuar se emri i trajnerit të ri me shumë mundësi do të jetë Ronald Koeman. Heroi mitik në “Wembley” 1992 është kandidati kryesor, ndërkohë emri i tretë është Xavi Hernandez, por emri i tij është hedhur poshtë në orët e fundit. Që nga viti 2018, Koeman është përzgjedhur si trajner i tretë i Holandës, teksa do të shërbente për të transferuar edhe De Ligt, i cili është objektivi kryesor pas De Jong, në të cilën strategu holandez pati një ndikim të rëndësishëm.
TË KUQTË
Rozalb Lika
B
arcelona po përgatitet për një revolucion të vërtetë gjatë merakos së kësaj vere. Dy turpërime brenda dy sezonesh nga Roma dhe Tottenham në Champions League, kanë bërë që drejtuesit blaugrana të mendojnë për ndryshime të mëdha në skuadër. E vetmja gjë e sigurt dhe zyrtare për momentin sipas gazetës “AS”, është nënshkrimi me mesfushorin e Ajaxit, Frankie de Jong. Për disa emra largimi është mëse i sigurt. Boateng dhe Jeison Murillo, do të rikthehen respektivisht te Sassuolo dhe Valencia, pasi kaluan një gjysmësezoni si spektatorë. Për Thomas Vermaelen situata është disi më ndryshe, pasi ai ka në tavolinë rinovimin edhe për një tjetër sezon, edhe pse ka vuajtur shumë dëmtime gjatë këtij sezoni. Një tjetër futbollist që është me valixhe gati, është portieri holandez
FJALIMI
Jasper Cillessen, i cili duket se nuk ka ndërmend që të kalojë një tjetër sezon si spektatorë në stol, pasi është aktivizuar vetëm në Kupën e Mbretit Klubi blaugrana shpreson që të arkëtojë 30 milionë euro nga shitja e tij, por do të jetë e vështirë. Prioriteti i klubit në merkato është të përfitojë sa më shumë nga largimi i Philippe Coutinhos. Paraqitjet e tij mediokre në disa ndeshje e kanë kthyer në emrin më të urryer nga tifozët, që e kanë vërshëllyer jo në pak ndeshje. Një tjetër që mund të largohet është mbrojtësi Samuel Umtiti. Dëmtimi në mesin e sezonit, ndikoi në formën e tij të dobët, ndërkohë që afrimi i mundshëm i De Ligt, shton edhe më shumë arsyet për ta nxjerrë nëë merkato. Afrimi gjatë janarit edhe i qendërmbrojtësit tjetër Todibo, kanë bërë që mbrojtja të jetë e mbingarkuar për momentin, dhe shitja e Umtiti do të jetë mëse e nevojshme. Braziliani Malcom është me valixhe gati, pasi këtë sezon është aktivizuar shumë pak
nga blaugranët. Edhe ose u ble në momentet e fundit nga spanjollët, duke ja vjedhur Romës, 41 milionë eurot e shpenzuar për të duket se ishin shumë, ndërkohë që tani janë të gatshëm për ta lënë të lirë edhe për më pak se 35. Një tjetër çështje delikate ka të bëjë me të ardhmen e Ivan Rakitic. Paraqitja shumë e dobët në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Liverpoolit, mund të shërbejë vetëm si një arsye më shumë për ta nxjerrë në merkato gjatë kësaj vere. E ardhmja e tij do të varet shumë edhe nga emri i trajnerit të ri. Rafinha është në listën e largimeve, teksa ka një kontratë që i skadon në vitin 2020. Sezonin e kaluar refuzuan oferta edhe 30 milionë euro për të, ndërkohë që tashmë mund ta lënë të lirë për një shifër shumë më inferiore. Së fundmi duhet të mendohet edhe për një klub për Denis Suarez, i cili dështoi në huazimin te Arsenali dhe tashmë do ta ketë të vështirë për të gjetur skuadër pas dëmtimit të rëndë.
Liverpooli shpërblen kapësin e topave me një biletë për në finale
Mbrëmja e “Anfield” kishte shumë heronj, por jo të gjithë janë aq të njohur sa Klopp, Origi, Wijnaldum, Alisson dhe shokët e tyre. Goli që i dha mundësinë Liverpoolit për të përmbysur gjithçka, pa pasur nevojë për kohën shtesë, erdhi pas një goditje nga këndi, duke shfrytëzuar përgjumjen e blaugranëve. Një nga analizuesit e Liverpoolit, pati evidentuar faktin që Barcelona shthuret shumë shpesh nga goditjet e këndit, duke përjetuar momente pauze. Kështu “The Reds” e studiuan situatën, duke vendosur një skemë që do të realizohej nga Alexander-Arnold dhe Origi. Në skenë në atë moment u fut në lojë edhe një personazh aspak i njohur: 14-vjeçari Oakley Cannonier, kapësi i topave që ishte vendosur afër goditjeve nga këndi, duke qenë shumë i shpejt në aksionin vendimtar. I riu ishte këshilluar para ndeshjes në mënyrë precize për veprimet që duhet të bënte. Për këtë motiv, “The Reds” po mendojnë për një premio speciale për të, teksa do t’i ofrojnë një biletë për në finalen e madhe të Champions League ndaj Tottenhamit.
“Sekreti” i përmbysjes së Tottenhamit ishte Harry Kane T re gola të Lucas Moura që i kanë dhuruar “Spurs-ave” finalen e Champions League, që do të zhvillohet në Madrid kundër Liverpool. Një ndryshim drejtimi në krahasim me pjesën e parë të ndeshjes, që shfaqi djemtë e Mauricio Pochettinos nën ritëm dhe thuajse tërësisht jashtë sfide. Pas suksesit final të Tottenham fshihet një sekret i madh, i zbuluar nga Trippier në
përfundim të ndeshjes. Bëhet fjalë për kapitenin e “Spurs-ave”, Harry Kane. Në një intervistë për “The Sun”, Trippier ka rrëfyer atë që ndodhi në dhomat e zhveshjes së Tottenham gjatë pushimit mes dy pjesëve. “Nuk e di se kur do të jetë mirë aq sa për të luajtur, por sigurisht ne të gjithë shpresojmë që ai të mund të luajë finalen. Në pushim të ndeshjes Kane u fut në dhomat e zhveshjes dhe
shpërtheu tmerrësisht i acaruar ndaj nesh. Ishte i tërbuar dhe e kapi me të gjithë ne sepse po luanim keq. Ne e dinim atë gjë dhe ajo mënyrë e tij e të sjellurit na ndezi. Kishim nevojë për lidershipin e tij në atë moment. Nuk ishte i kënaqur me ne dhe as ne me veten. Thjesht na dha atë shkëndijën për të përmbysur rezultatin. Prezenca e tij në atë moment na ndihmoi”, tregoi Trippier.
SPORT
21
E premte, 10 MAJ 2019
Numri një i bardhezinjve ka hedhur poshtë një akord me ish-trajnerin e Italisë
Z
hvillime të reja në shtëpinë e Juventusit sa i përket të ardhmes së pankinës. Juventusi vazhdon të qëndrojë në heshtje totale, duke mos përgënjeshtruar lajmet për largimin e trajnerit Massimiliano Allegri në ditët e ardhshme, duke konfirmuar se diçka mund të ndryshojë në fund të këtij sezoni. Lajmi tjetër se Antonio Conte është pranë rikthimit në krye të bardhezinjve, është hedhur poshtë ditën e djeshme nga drejtuesit bardhezi. “Sky Sport” raporton se Conte po bisedon me Interin, ku ka një lidhje të fortë me administratorin e deleguar Beppe Marotta, si dhe ka marrë një ofertë financiare të shkëlqyer, përveçse e stimulon së tepërmi projekti ambicioz që ka grupi Suning për ta kthyer Interin në majën e Italisë. Ndërkaq, Juve nuk e ka kontaktuar ende ish-trajnerin e vet, edhe pse Pavel Nedved duket sponsori i tij i madh. Një arsye pse Andrea Agnelli nuk e dëshiron Conten është edhe mënyra si u ndanë
Angelli stopon Conten, e ardhmja e stolit në dorën e Allegrit
në vitin 2014, kur Conte shpërtheu ndaj klubit pas eliminimit nga Champions League: “Nuk mund të hash
ARGJENTINASI
Pochettino frikëson Tottenhamin: Ndoshta largohem edhe pa fituar Championsin
Krenaria dhe lotët në fundin e ndeshjes ndaj Ajaxit pas kualifikimit, mund të mos jenë të vetmet për Mauricio Pochettinon gjatë këtij sezoni. Strategu i Tottenhamit, u ka prishur disi festën tifozëve të tij, duke lënë gjithçka të hapur për të ardhmen. Argjentinas u pyet mbi një largim të mundshëm në fund të sezonit, nëse ia del të fitojë Championsin me Tottenhamin, por përgjigja e tij ishte e qartë: “Mund të largohem edhe nëse nuk e fitoj Championsin”. Kështu pas 5 vitesh në stolin e Tottenhamit, duket se Pochettino ka dhënë sinjalet e një lamtumire të mundshme në fund të sezonit, ndërsa deklarata e tij ka vënë në lëvizje adhuruesit e shumtë nëpër Europë. Juventus, Milan, Paris Saint Germain, Bayern Munchen dhe Barcelona janë disa nga skuadrat që ndjekin me vëmendje zhvillimet mbi teknikun argjentinas dhe janë gati të bëjnë ofertën zyrtare
me 10 euro në një restorant ku duhen 100 euro!”. Ndërkohë që një emër që ka fituar terren shumë në
orët e fundit është francezi Didier Deschamps, i cili drejtoi bardhezinjtë në Seria B, duke siguruar ngjitjen në
VENDIMI
L
iverpool dhe Tottenham do të kenë në dispozicion vetëm 16 mijë e 613 bileta secila prej tyre në finalen e madhe të këtij edicioni që do të zhvillohet në Madrid. Skuadra e “The Reds” ka njoftuar detajet e çmimeve për tifozët e tyre me bileta më të lira që kushtojnë 60 paundë, por ata përbëjnë vetëm 20 për qind të totalit të biletave. Më pas 54% e biletave kanë çmim prej 154 paundë, 21% 385 £ dhe 5% 513 £. Tottenham, i cili mundi Ajax për të arritur në finale, nuk ka njoftuar detajet e çmimeve për biletat e tyre. Uefa ka shitur 4,000 bileta për “tifozët në mbarë botën” për vendet në stadiumin “Wanda Metropolitano” me kapacitet 68 mijë spektatorë. Pjesa tjetër do të shkojë në komitetin organizues lokal, Uefa dhe shoqatat kombëtare, partnerët
UEFA zbulon si do të shpërndahen biletat e finales së Championsit
tregtarë, transmetuesit e ndeshjes. Ky është sezoni i dytë radhazi që Liverpooli luan në finalen e Championsit, pasi edicioni e kaluar u mundën 3-1 nga Real Madridi në Kiev.
NGJARJA
Futbollisti ndërron jetë pasi piu një gotë me ujë të ftohtë Një futbollist amator ka humbur jetën pas një ataku kardiak, teksa pas ndeshjes ka konsumuar një gotë me ujë të ftohtë, që i ka shkaktuar një anomali të rrallë në zemër. Ludwin Florez Nole, 27 vjeç, sapo kishte përfunduar një ndeshje në jug të Perusë, teksa fitoi të ndihej keq dhe shkoi në shtëpi. Bashkëshortja e tij është shprehur se ai piu një gotë me ujë të ftohtë. “Pak kohë më pas ai filloi të kishte dhimbje gjoksi, kështu që e çova në një klinikë aty pranë, por ai vdiq gjatë rrugës. Mjeku më tha se ai pësoi një sulm në zemër sepse pinte shumë ujë të ftohtë ndërsa trupi i tij ishte ende i nxehtë”, deklaroi ajo. Mjekët besonin se uji i ftohtë shkaktoi një ndryshim në rrahjet e zemrës së sportistit, duke çuar në një komplikacion kardiovaskular. Kjo gjendje
cilësohet e rrallë, edhe pse ndotësit mikrobikë mund të sjellin dhimbje stomaku dhe kushte të tjera të ngjashme. Arseniku në ujë, për shembull, mund të çojë në dhimbje koke, dhimbje stomaku, diarre, të vjella dhe madje edhe vdekje.
elitën e futbollit italian. Allegri paralajmëron largimin- Në qendrën stërvitore të bardhezinjve pritet të zhvillohet një takim mes klubit dhe trajnerit, që mund të çojë te një divorc. “Koha ime këtu ka mbaruar”, mësohet t’i ketë thënë Allegri disa miqve të tij të mërkurën në mbrëmje. Sipas “Corriere della Sera”, trajneri livronez është shumë afër largimit nga Juventus. Gjithmonë sipas shtypit italian, Allegri mësohet t’i ketë vendosur disa kushte klubit për të qëndruar: të vazhdojë përpara pa rinovim, duke e ditur se kontrata do të skadojë në 2020-ën, të bëhen blerje të rëndësishme për Champions-in dhe sigurisht të ketë edhe rritje të pagës.
INTERESIMI
Avullojnë biletat për derbin mes Partizanit dhe Tiranës
Superliga këtë fundjavë premton spektakël me derbin Partizani-Tirana. Dueli është i veçantë, pasi Të Kuqtë mund të sigurojnë zyrtarisht titullin kampion pas 26 vitesh, ndërkohë që bardheblutë mund të hedhin hap galopant për qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Klubi i kuq në faqen zyrtare ka njoftuar se biletat kanë “avulluar” menjëherë ndërkohë shitja e tyre po vijon me ritme të shpejta. E sigurt është që të dielën në orën 16:30 në “Selman Stërmasi” pritet të krijohet një atmosferë elektrizuese në një stadium të tejmbushur. “Klubi njofton se vijon të ketë një interesim mjaft të madh për takimin Partizani-Tirana në program ditën e diel ora 16:30, i vlefshëm për javën e 33 të Kategorisë Superiore. Në sektorët e Tribunave B1, B2 dhe E biletat kanë mbaruar, ndërkohë që drejt fundit janë edhe sektorët D1 dhe F. Shitja e biletave po vijon me ritme jashtë parashikimeve duke treguar interesimin e madh nga tifozeria e kuqe për këtë përballje. Kujtojmë se biletat mund ti siguroni në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stermasi” çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 19:00”, shkruhet në një deklaratë Partizani.
SHOWBIZ
22 E premte, 10 MAJ 2019
Rita Ora tregon prapaskenat e “Met Gala”: Flirtova me kamarierët! Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka qenë e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon, ku ndër të tjera u pyet lidhur me prapaskenat e saj në
eventin “Met Gala”. E veshur me një fustan në ngjyrë ari, Rita dukej më në formë se kurrë. Sa i përket sesi kishte kaluar mbrëmja për të ajo u
shpreh se kishte qëndruar pjesën më të madhe të kohës me modelen Kate Moss, këngëtaren Lizzo etj. “Lizzo dhe unë po pinim dhe ajo shikonte gjithë kohën diku. Unë po mendoja çfarë po shikon dhe më pas pashë se po flirtonte me kamarierët. Unë mendova në rregull, po flirtoj dhe unë, sepse janë shumë të pashëm!. Më pas erdhi Cher dhe u frikësova shumë”, -ka treguar Rita me shaka. Ky ishte i shtati vit që Ora ka marrë pjesë në “Met Gala” duke shtuar se këtë vit është ndjerë e veshur thjeshtë krahasuar me yjet e tjerë të shoëbizit. “Ishte mirë, sepse të gjithë ishin veshur ashtu siç duhej, ndërsa unë për herë të parë ndjehesha tepër normale. Pashë rreth e rrotull dhe mendova duhet t’i vë flakën flokëve të mi”, -ka thënë Rita duke qeshur. Ndërkohë në mediat e huaja u komentua edhe shmangia që ajo dhe Dua Lipa i bënë njëra-tjetrës në këtë event.
Madonna thyen heshtjen, i del në mbrojte Michael Jackson Madonna thyen heshtjen mbi akuzat për abuzim seksual kundër Michael Jackson dhe në një intervistë të gjatë për “British Vogue” mbron këngëtarin e ndjerë duke thënë: “Është i pafajshëm, deri sa të ketë një provë që vërteton të kundërtën”. Ish”material girl”, e cila në revistën angleze foli për albumin e saj të ri që pritet të dalë, me titull ‘Madame X’, rrëfeu gjithashtu se ende nuk e ka parë dokumentarin “Leaving Neverland”, ndërtuar mbi akuzat e Wade Robson e James Safechuck, të cilët pretendojnë se janë abuzuar nga popstari kur ishin të vegjël. “Nuk kam mentalitet linçimi, ndaj në mendjen time, njerëzit do mbeten të pafajshëm derisa të ketë një provë “, tha këngëtarja.”Kam patur me mijëra akuza kundër meje, të cilat nuk janë të vërteta. Ndaj, reagimi im, kur të tjerët më thonë diçka për të tjerë, është: A mund ta provosh një gjë të tillë?” Pyetjes se cila do
Bebe Rexha: Jam e sinqertë, prandaj më kanë frikë djemtë Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Bukuroshja jonë është e famshme, por ka treguar edhe njëherë se është beqare dhe nuk ka të dashur. Ajo gjatë një interviste për revistën “Health” ka pohuar se është e vështirë të gjej një partner të jetës. “Është e vështirë. Unë mendoj se duke qenë kaq e sinqertë, po i frikësoj shumë djemtë. Shumë herë, djemtë duan një vajzë të butë dhe të rezervuar – dhe nuk jam unë. Nuk kam rezerva. Unë e them atë që dua. Unë nuk kam kohë për dema”, tha fillimisht biondina. “Tani për tani, nuk dua të jem në një marrëdhënie dhe ndjehem sikur nuk mundem sepse kam punuar kaq fort – nuk dua që vëmendja ime të shkoj në ndonjë gjë tjetër përveç karrierës sime”, shtoi ajo. Këngëtarja ndër të tjera ka treguar se ka marrë mesazhe dashurie edhe prej një mashkulli të martuar, por të cilat ka zgjedhur t’i injoroj dhe të mos merret me ato. 28-vjeçarja është pjesë e një turneu të madh muzikor të grupit muzikor, Jonas Brothers.
Ed Sheeran në listën e të pasurve me 160 milionë paund Ed Sheeran ka dyfishuar pasurinë e tij në vitin e fundit me një vlerë totale prej 160 milionë paund, sipas Sunday Times Rich List. Ai mban vendin e 17-të si muzikanti më i pasur në Britani duke lënë pas Adele në vendin e 22-të me 150 milionë paund pasuri. Këngëtarja nuk ka bërë asnjë turne që nga viti 2017. Lista kryesore nga pasuria e Andrew Lloyd-Webber me një vlerë prej 820 milionë paund. Ndërsa për herë të parë në listë është përfshirë Stormzy me 16 milionë paund. 71-vjeçari Lloyd Webber ndiqet nga Sir Paul McCartney në vendin e dytë, me 750 milion paund. Ish ylli i Beatle, 76-vjeç, është i vetmi që ka pësuar humbje në pasurinë e tij që nga sondazhi vitit të kaluar. Grupi irlandez i grupit U2 është i treti. Anëtarët e grupit vlerësohet se kanë së bashku një pasuri prej 583 milionë paund.
Sot publikohet kënga e re e Ed Sheeran dhe Justin Bieber ishte prova që vërteton fajësinë e Jackson, Madonna i përgjigjet: “Nuk e di, nuk e kam parë filmin. Por, e imagjinoj se janë njerëzit që tregojnë ngjarjet dhe sigurisht, njerëzit ndonjëherë gënjejnë. Unë do pyesja, se çfarë ka pas këtyre dëshmive? Mos janë paratë? Zh-
vatje? Duhet t’i marrim në konsideratë të gjitha këto…”.Albumi i ri i këngëtares do dalë në 14 qershor, ndërkohë që më 18 maj Madonna do jetë e ftuar në mbrëmjen finale të Eurovizion, që këtë vit do të mbahet në Tel Aviv.
Thashethemet janë të vërteta – Ed Sheeran dhe Justin Bieber po bashkohen përsëri për një këngë të re. Kanë kaluar pothuajse katër vite që nga bashkëpunimi i tyre në projektin “Love Yourself”, ndërsa sot publikojnë këngën e re. “Kënga ime me Justin Bieber do të dalë të premten”, ka shkruar Sheeran në postimin e tij në Instagram. Fansat kanë spekuluar për një projekt mes 28 vjeçarit dhe 25 vjeçarit që nga muaji i kaluar dhe që kjo doli të jetë e vërtetë. Bashkëshortja e Bieber, Hailey ka postuar një fotografi të bashkëshortit të saj me përshkrimin: “Ju më keni bërë njeri më të mirë dhe më ke bërë më të lumtur siç kam qenë, të dua më shumë se gjithçka”. Kujtojmë që Justin Bieber bëri një rikthim befasues në skenë gjatë setit të Ariana Grandes në Coachella të dielën.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Lëvdatë e gënjeshtërt dhe e tepruar që i bëhet dikujt për ta joshur, manipuluar 3. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 5. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 8. Çdo shtëpi e ka një të tillë. 10. Dafinë ka edhe atë emër 12. Besimtar e ithtar i protestantizmit 13. Partia Aleanca Popullore 14. Brengë, shqetësim, hall; gajle, merak 15. Francesko Petrarka i ka kushtuar asaj një libër me lirika 16. Vëllai i nënës. 19. Quhet monedha që përdor Afganistani 20. Perime ngjyrë jeshile, e cila hyn në familjen e lakrës dhe është si lulelakra 23. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 24. Që është shumë kërkues, që nuk lejon të shkelen urdhrat, udhëzimet a kërkesat e tij 25. Lëndë plasëse. Atë e shpiku kimisti suedez Alfred Nobel 26. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 27. Aktori amerikan i mbi 100 filmave ... Cooper, lindur më 7 maj 1901 në Helena, Montana, SHBA; vdiq më 13 maj 1961 në Beverly Hills, Kaliforni 31. Titull nderimi, që përdoret për t'iu drejtuar monarkëve 34. Që shërben për të goditur a për të rrahur. 35. Automjet i mbuluar e me shumë vende për udhëtarë 36. Emanuel ..., (22 prill 1724 12 shkurt 1804) filozof i madh gjerman, autori i: "Kritikë e arsyes së kulluar" 37. Më hiqet a më bie lëkura petë-petë, më rripet lëkura 41. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 42. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 43. Shkenca që studion përbërjen e ndërtimin e lëndëve, vetitë dhe shndërrimin e tyre 47. Të fikët, ose ... 49. Lëng i ëmbël pemësh, zakonisht prej rrushit 50. Vendi ku banojnë njerëzit për një kohë të gjatë është... 52. Gjethete kësaj bime, thahen e thërmohen për t'u përdorur si erëz në gatime 56. Tirana, e kishte targën e makinave ... 57. Ajo çfarë bën bujku kur hedh farën e një bime në tokë të punuar 58. Më 661përdundoi epoka e kalifatit ... me vdekjen e Ali Ibn Ebi Talibt 60. Grua që e merrnin me pagesë familjet e pasura për t'u rritur fëmijët dhe për t'u përkujdesur për ta 62. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 63. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 64. Marrëdhënie të tilla, kur dy palë urrejnë dhe luftojnë njëratjetrën 67. Cipë e hollë që vesh syrin dhe që pengon shikimin 69. Sistem i shlyerjes së detyr-
E premte, 10 MAJ 2019
Nga Albert VATAJ
imeve reciproke me anë të mallrave dhe shërbimeve 72. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 73. Krijues, studiues dhe njohës i muzikës, kompozitor, orkestrues, etj. 75. Derë e vogël, zakonisht në murin e kopshtit prapa shtëpisë 77. Plëndës, bark ose ashtu 79. Pastaj e ka brenda 82. Grup njerëzish të një moshe, quhen edhe ashtu 84. Deti me atë emër, në lindje kufizohet me Shqipërinë jugore dhe Greqia perendimore 87. Lënda e këtij druri që përdoret për ndërtim, për të bërë orendi etj 89. Gatesë që bëhet me plëndës ose mish koke 91. 1. Më mbushet mendja se diçka është e vërtete a e drejtë, besoj plotësisht për ketë 93. Përdorej në mbarim të lutjeve ose të shërbesave fetare me kuptimin: "ashtu qoftë!" 94. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 95. Një nga familja e frutave, e ngjashme me pjeshkën 96. Lëkura e pemëve, e frutave dhe e perimeve, e farave dhe tjetërçkaje është... 98. ...quhen banorët e Zadrimës 99. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 101. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 102. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 104. Ka edhe kuptim fyes, por mbetet emërtesë që u ngjitet fëmijëve jashtë martese
106. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 107. Sëmundje e syrit që shfaqet me një perde, ose ujvarë 108. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 109. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 110. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën VERTIKALISHT 1. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 2. Njësi administrative ku shtrihej pushteti i kajmekamit në kohën e sundimit osman; qendra e kësaj njësie 3. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj. të diçkaje 4. Banka Botërore 5. Kërpudhë që hahet, me kësulë të verdhë e me vija të bardha rrathë-rrathë 6. Fryma e Re Demokratike 7. Bën diçka ashtu, padashje, me pahir 9. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë. 11. Pezmatim i kyçeve, cermë 12. ALI ... TEPELENA , sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë e Jugut. Themelues i Pashallekut autonom të Janinës 17. Zgjidhje e çështjeve pa përfillur ligjet e rregullat 18. Ai që beson në fenë katolike, përkrahës e pasues i katolicizmit. 19. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj
21. Ashtu e përcaktojmë një distancë ose destinacion jo afër, i ... 22. Aktore në teatër dhe kinemanë shqiptare, ... Makoçi Emigroi në Greqi ku gjatë qëndrimit në Athinë u aktivizua në filmin serial grek, Mikeshat (I Filenadhes) ne 1993 25. Kryesisht një gjëndje e tillë e pësojnë pijetarët, por edhe të dashuruarit 27. Një fshat në komunën Shtiqën në rrethin e Kukësit 28. Kufizohet nga Gjermania, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Italia, Zvicra dhe Lihtenshtajni, kryeqytet i saj Vjena 29. Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes 30. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 31. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 32. Masë ajri që mbështjell Tokën dhe disa trupa të tjerë qiellorë 33. Eshtë ashtu një marrdhënie e afërt, shumë ngrohtë dhe rreptësisht private 38. Pëllumb mashkull 39. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 40. Krahinë gjeografike kulturore dhe etnografike që shtrihet në Shqipërinë Jugperëndimore 44. Ind i fortë dhe i përkulshëm, në ngjyrë të bardhë, që gjendet zakonisht në llapën e veshit 45. Giuseppe ... (1813-1901) është kompozitori me njohur i operës italiane
65. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 66. Nuk shkoj por v... 67. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 68. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 70. Pacifisti emblemë i politikbërjes, Indira ... u zgjodh kryeministre e Indisë më 19 janar 1966 71. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 74. Një letër të tillë përdoret në procesin para shtypshkrimit te nje gazete, libri, etj 76. unë a fjalë e papeshuar, gabim trashanik, budallallëk; puna e kotë, pa asnjë vlerë 78. ... Hajdaraga, eksponent i rëndësishëm i politikës, ishministër dhe profesor 80. Gradë e lartë në flotën detare ushtarake të një shteti, e cila i përgjigjet gradës së gjeneralit të armatës në forcat tokësore; ushtaraku që mban këtë grade 81. Monedhë e argjendtë me vlerë të vogël, që përdorej në Shqipëri para Shpalljes së Pavarësisë 82. Ka dy lloj plehrash, pleh ... dhe pleh kimik 83. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 85. Mënyrë e shtypit të sheshtë. 86. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim 88. Eshtë ai që shalon, për të cilin nuk duhet ankuar se i varen këmbët 90. GJON ... shek.XVI. Autori i parë i njohur deri tani i letërsisë shqipe, shqipëruesi i një libri kishtar që është quajtur "Meshari" (1555), më e vjetra vepër që ka arritur 92. Pellg shumë i madh natyror ose artificial, zakonisht me ujë të ëmbël 96. Tërësi e dokumentuar ku rënditen emra, mjete, shpenzime, etj 97. Vend i ulët që nuk e zë era, vend i ngrohtë 100. Litari ose filli me këtë lidhje, që përdoret për të zënë kafshë të egra a zogj 101. Më i vogli ndër vëllezërit, thuhet edhe ashtu 103. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 105. Partia Republikane, inicialet
46. Adolfi i tmerrshëm, fyhreri gjerman, strategu i mizërisë njerëzore të Holokaustit 48. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 50. I qepem dikujt për të bërë diçka, nuk i ndahem, i ... 51. Engjëll kryengritës, që u dëbua nga parajsa e u dërgua në ferr; shpirti i keq 53. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 54. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 55. Lloj molle e kuqe, e ëmbël dhe me lëng, që piqet vonë dhe rron shumë 59. Që e ka trupin të pafuqishëm ose të hollë, të thatë e të brishtë 61. Eshtë qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Karakteristikë e saj është ÇarshiaXhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës 62. ... Zhusti, aktor i njohur shqiptar 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
V
3
F
R
4
A N
˙
E
S
5
K
B
7
˙
8
W H
12
E L
D 15
U
S
19
K
6
P
A N
11
U
D A
O N
I
K
10
L
E
14
R U
T I
G
E
N ¸
K
18
I
N I
F
A
21
¸
9
O 13
R
17
20
U P
I
R 16
V
22
A
M I
K
B
N
U S
T
A
23
L A
J
I
I
K R
R
I
P
¸
24
E
A
U
25
B
26
O A
H
S
E
27
K
28
T
D
W
31
L 35
P
O
36
P
29
K
32
R
O D
H I
M
D I
R
U F
O N
34
A
M A
P
T
N
R
B
M E
X
O
A
40
M U
B
H
N
41
L E
G E
R I
E
42
J
D
43
V
L
44
B
45
A N
K E
D
R 46
L A
R
47
T I
F
O
A
L
I
N
48
N D
49
E E
¸
U
N
K 50
L
C
S
R
V A
H
A
B
52
53
U
O
54
K O
S
38
N
T R 39
I
O
G J 33
A
37
R O
I 30
S
O
55
R
S
F
S
51
A K
T
B
I
S
M
T H
E
56
O
K O
M I
N O
S
H
E
57
N
R
S
D
T
K
M
B
E
U
V
F
U
58
I
P
61
D
J
E
I
R Y
N
60
D
E
I
62
H E
L
A 63
O
T
V
F
E
64
E N
¸
S
J
B L
65
U
T
T
¸
E
K O
S
U
E D
A K
K
68
A
V
B
66
B
E K
O
74
I
A
78
B
K
79
75
B U
80
O L
E K
B
A
R
Z
R
T O
81
T I
A N
V P
T
Z
89
A
N
R
C
C
84
B
B
E P
M E K
A N
I
I
L
T
K
¸
D E
¸
R L
E
97
J
73
A K
U A
O
V A
M
O L
E
¸
L
N
K
K
O N
100
A
104
M
L
L 88
A L
L A
T
I
94
C
K
H
˙ A
95
A K
O F
O N
I
B L
U
O
Z
101
K
G
B
102
E S
I
M
D
A
E
T A
R
103
K R
E M A S
R
M
105
A
106
N 107
E
T
R 108
R A
Z I
A P
E
I
F
109
R O
V O
111
L
E
P
R
E R
I
110
J
P 112
G
D
S R E
98
K
D O
L O
93
R
99
E
G
87
92 96
R
91
L E E
O
85
90
N A
N I 72
E
82
86
P
R O
D
76
83
I
F
A J
D 71
A N 77
67
69
70
A
I
59
O E
L
S
I
B
A
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 10 MAJ 2019
Samiti i Brdo-Brijunit në Tiranë
T
i rana ishte dje mik pritëse e Takimit të Udhëheqësve shtetërorë të Procesit të Brdo-Brijunit. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviæ dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ftuan në në Samitin e Tiranës tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Sefik Dzaferoviç dhe Zeljko Komsiç, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Presidentin e Malit të Zi, Milo Ðukanoviæ, si dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuèiæ. Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Presidenti Meta tha pas takimit se diskutuan për krijimin e një hapësire tërheqëse për investime në rajon. Pjesëmarrësit vlerësuan marrëveshjen e Prespës si dhe theksuan zbatimin e gjithë marrëveshjeve të arritura nga palët,
ndërsa u angazhuan për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon. Presidenti polak Andrzej Duda tha se diskutimet u përqendruan për qëndrueshmërinë në këtë pjesë të Europës, e cila po përpiqet të anëtarësohet në BE. Sipas tij, stabiliteti do të sjellë zhdukjen e problemeve. “Të gjitha këto çështje duhet të zgjidhen në rrugën drejt BE këtu në Ballkanin Perëndimor. Është një
detyrë e rëndësishme e BE-së që të mbështesin dialogun këtu” - tha zoti Duda. Presidentja kroate Kitaroviç tha se kjo pjesë e Europës duhet të tërheqë vëmendjen e BE-së. “Kur flas me kolegë në Europë, atje ka mungesë interesi për këtë rajon, krahas moskuptimit. Kjo pjesë e Europës duhet të bëhet pjesë e interesit europian. BE është e paplotë, dhe këto
vende duhet përfshirë në të” tha ajo. Sipas saj, vendet e Europës juglindore duhet të përfshihen. “Jam e shqetësuar me një progres të paarritur. Nuk mund të largohen problemet me një buton. Negociatat do të nisin me Maqedoninë dhe me Shqipërinë. Ne do të vazhdojmë të argumentojmë hapat që ato duhet të bëjnë në këtë rrugë” - tha zonja Kitaroviç. “Jam e frikësuar nga situata që kemi tani, situata nëpër botë, diskutimi që kemi në BE. Ne po humbim interes, po krijohet një vakum. Reformat nuk i kërkon BE për ju, por ju vet keni nevojë për to.
Duhen dy veta për të vallzuar tango. Muzika ka një kohë të gjatë që po luhet” - tha ajo. Organizatorët pohuan se ky Samit i Liderëve në Tiranë, që përkon me “Ditën e Evropës”, pasqyron aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian. Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010 për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin, forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të vendeve në rajon.