Koha Jone_10 nëntor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E shtunë, 10 NENTOR 2018

Kur do ta rrëzoni Kryeministrin, Opozitë? E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 267 (8398)

E shtunë, 10 Nëntor 2018

Çmimi 30 Lekë

Nëse opozita thotë se nuk futemi në zgjedhje me këtë kryeministër, nëse opozita deklaron se duhet të bëjmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ato vendore në një ditë, pra me 30 qershor 2019, nëse kryeministri lajmëroi shpalljen të pafajshëm të ish-ministrit Tahiri, nëse PD-LSI bërtasin se bandat e drogës bashkëdrejtojnë me Edi Ramën, nëse ulërijnë se po jep koncensione dhe tenderime një grupi oligarkësh; atëherë opozita duhet të organizojë protestën finale. Në të kundërt të rrijë të presë vitin 2021, me sytë nga viti 2025! FAQE 3

Presidenti Meta: Vetëm Sondazhi online, Fatmir Xhafaj votohet nga publiku reformat e vërteta ligjore do të sjellin çeljen e negociatave më shumë se Edi Rama

FAQE 2

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj

“Një gjeneral që nuk paraqitet te Komandanti i Përgjithshëm meriton shkarkim”

FAQE 2

FAQE 24

Kur Edi Rama thoshte: Pa Sandër Lleshi: Parlamenti grek Provokim i rrezikshëm mban 1 minutë heshtje gazetën “Koha Jonë”, ne nuk do na njihte njeri as në lagje… në Bularat, 52 grekë për terroristin shpallen “non grata” Kostandinos Kacifas ZV.MINISTRI

REAGIMET

FAQE 5

FAQE 6

FAQE 24

BERISHA PËR LLESHIN:

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe eurodeputeti, Knut Fleckenstein


POLITIKE

2

E shtunë, 10 NËNTOR 2018

SONDAZHI ONLINE

Fatmir Xhafaj votohet nga publiku më shumë se Edi Rama

P

rej pesë ditësh redaksia online e www.kohajone.com organizoi një sondazh me pyetjen: Cilin do të votonit brenda PS-së si njeri korrekt, me integritet dhe i zoti për punët e shtetit? Sondazhi u bë për të krijuar një ide më të saktë pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga detyra e ministrit të Brendshëm, se cili ka me shumë peshë në bazën socialiste, Edi Rama (Rilindas), Erion Veliaj apo Fatmir Xhafaj (PS). Brenda pyetjes së sondazhit ishte dhe fjala “integritet”, për të parë se cili ka perceptim me pozitiv në publik. Dihet se Fatmir Xhafaj ka një histori të vjetër në PS dhe quhet nga ikonat socialiste të mbetur në Rilindje, krahas Gramoz

Ruçit dhe Pandeli Majkos. Burimet nga PS-ja tregojnë se Fatmir Xhafaj shikohet nga brenda PS-së si njeriu që do të zëvendësonte Edi Ramën në postin e kryetarit të PS apo edhe të kryeministrit. Ndaj nga brenda PS-së, në bashkëpunim të vazhdueshëm me segmente të PD, u sulmua fort ish-ministri Xhafaj, derisa e detyruan të ikë në mesnatë, në mënyrë të papritur. Nga sondazhi rezulton se Fatmir Xhafaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë konkretisht këto përqindje. I pari del në sondazh me 40 %, i dyti me 37 % dhe Veliaj me 23 %. Në votim online kanë marrë pjesë 12567 persona (Votim i orës 11.30, datë 09/11/2018).

Ish-kryeministri flet për dekretin e ministrit të Brendshëm: Presidenti Meta ka të drejtë

Berisha: Një gjeneral që nuk paraqitet te Komandanti i Përgjithshëm meriton shkarkim

I

sh-kryeministri Sali Berisha e cilëson skandaloze sjelljen e kandidatit për ministër të Brendshëm, Gjeneral Sandër Lleshi. Në një intervistë për “ABC News”, Berisha shprehet se një Gjeneral që nuk i shkon në takim Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, meriton të zhvishet nga gradat dhe gjithë funksionet. “Me ftesën që i ka bërë kandidatit ka ezauruar çdo detyrim për shpjegim të mëtejshëm. Dua t’i them këtij Gjenerali që kur një gjeneral nuk i paraqitet komandantit të përgjithshëm, ai meriton vetëm një gjë, një dekret që ta zhveshë”, deklaroi ish-kryeministri.

Berisha ka dhënë dhe argumentet që i japin të drejtë Presidentit në vendimmarrjen lidhur me dekretin. “Neni 186 i Kushtetutës së Shqipërisë ndalon ushtarakun aktiv të marrë çdo funksion tjetër. E dyta, ka një vendim të kolegjeve të bashkuara të vitit 2002 i cili thotë; dekretet e nxjerra nga Presidenti i Republikës në bazë të kompetencave të tij kushtetuese nuk i shqyrtohen nënshtrimit gjyqësor, sepse vet Kushtetuta e ka përjashtuar një mundësi të tillë”,- deklaroi Sali Berisha. Ish-kryeministri shprehet se ajo që po bën kryeministri Edi Rama me zëvendësimin e minis-

trit me zv.ministrin është shkelje kushtetuese. Berisha thotë se ministria e Brendshme duhet të vijonte të drejtohej nga ministri i dorëhequr Fatmir Xhafaj deri në dekretimin e pasardhësit të tij. Ish-kryeministri e quan dhënien e kompetencave të ministrit për një zëvendësministër, si një grusht shteti. Gjatë ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama pretendon se është Presidenti ai që ka shkelur Kushtetutën. Ndërkohë argumentet që ka dhënë sot ish-Presidenti Berisha shpjegojnë procedurën ligjore, se përse Presidenti Ilir Meta ka qenë korrekt në zbatimin e kompetencave të tij lidhur me mos dekretimin.

KREU I DEPUTETËVE TË LSI

Vasili: Kryeministri, tutori politik i asgjësimit të Reformës në Drejtësi

K

reu i deputetëve të LSI, shprehet se me qëndrimet e Edi Ramës në mbrojtje të personave të inkriminuar, reforma në drejtësi nuk do të ketë sukses. “Sot Reforma në Drejtësi është në pikë të vdekur. Moralisht të gjithë shqiptarët përjetojnë shembjen përdhe të një dogme, të një mashtrimi demagogjik dhe lindjen e rrëmbimit e të kapjes së drejtësisë nga kryeministri. Sot kryeministri jep vete vendimin për ish-ministrin e proceduar për trafik droge dhe e shpall të pafajshëm pa folur gjykatat dhe i shpall se të gjithë

duhet ti kërkojnë falje atij”,shkruan Vasili në një reagim në Facebook. Vasili shprehet se kreu i qeverisë e ka vendo-

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

sur veten mbi prokurorinë dhe gjithë institucionet e shtetit. “Sot vetë kryeministri bën gjoja ekspertizën e audiopërg-

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

jimit të Agron Xhafës dhe i jep urdhrin drejtësisë se ku do ecë. Sot prokuroria e kryeministrit mbyll pa i hapur padite për fajet penale të tij, si thirrja policisë, që të punonte për votat e Rilindjes. Sot ndërkombëtarët vetëm për force zakoni thonë ndonjë fjale parafabrikat burokratik për Reformën në Drejtësi, pasi e kuptojnë që qorrsokaku i saj është pa kthim. Tutorizmi politik i kryeministrit ka prodhuar asgjësimin e drejtësisë, që Shqipëria nuk e ka provuar kaq tragjikisht asnjëherë, as në kohë pushtimesh apo kthesash

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

të forta politiko-shoqërore. Shqipëria kishte dje një drejtësi me probleme, ndërsa sot nuk ka fare drejtësi, as si institucione, as si frymë dhe as si ndihmë e zgjidhje për qytetarët”,- shprehet ai. Kreu i deputetëve të LSI shton se “Është një faj shumë i rëndë i paramenduar dhe i pafalshëm i kryeministrit si tutori i zhbërjes sistematike të drejtësisë. Fillimi i gjykimit të kryeministrit duhet nga zhbërja e drejtësisë dhe këtu 92% e shqiptarëve që besuan te reforma dhe u mashtruan prej tij paturpësisht, janë të gjithë të një mendjeje”.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 10 NENTOR 2018

Kur do ta rrëzoni Kryeministrin, Opozitë?

Nëse opozita thotë se nuk futemi në zgjedhje me këtë kryeministër, nëse opozita deklaron se duhet të bëjmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ato vendore në një ditë, pra me 30 qershor 2019, nëse kryeministri lajmëroi shpalljen të pafajshëm të ish-ministrit Tahiri, nëse PD-LSI bërtasin se bandat e drogës bashkëdrejtojnë me Edi Ramën, nëse ulërijnë se po jep koncensione dhe tenderime një grupi oligarkësh; atëherë opozita duhet të organizojë protestën finale. Në të kundërt të rrijë të presë vitin 2021, me sytë nga viti 2025! Pas disa ditësh heshtje, Lulzim Basha është rikthyer dje në skenën politike me akuza të rënda ndaj qeverisë për lidhje me krimin dhe me qëndrime të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama. I pranishëm në protestën disa ditore të banorëve në zonën e Unazës së Re, që rrezikojnë banesat nga projekti i qeverisë, Lulzim Basha deklaroi se është koha që të nisin tubimet masive kundër këtij kryeministri të lidhur me bandat kriminale. Duke e cilësuar si të paligjshme çdo vendimmarrje të qeverisë, Lulzim Basha deklaroi se e vetmja gjë e ligjshme në ditët e sotme janë protestat që zhvillojnë banorët. "Shteti ka shkelur ligjin, ministritë kanë shkelur ligjin, kryeministri ka shkelur ligjin, policia ka shkelur ligjin. E vetmja gjë e ligjshme këtu është protesta e këtyre njerëzve për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Është një e drejtë kushtetuese, e pamohueshme dhe e patjetërsueshme. E vetmja gjë e ligjshme këtu, është rezistenca e tyre."- u shpreh Basha. Kreu i PD-së bëri thirrje që qytetarët të mos lënë banorët e Unazës së Re, të vetëm. Ai deklaroi se shumë shpejt ajo që po ndodh me rreth 200 banesa në Tiranë mund të ndodhë në oborrin e qytetarëve të tjerë. "Thirrja për shqiptarët është: Mos prisni t'ju vijë e keqja në pragun e shtëpisë tuaj! Mbroni veten tuaj duke u bërë barrikadë kundër kësaj të keqeje që po

ndodh këtu. PD do të vazhdojë të mbështesë të drejtat e qytetarëve dhe është e vendosur që bashkë me qytetarët të shporrë bandën që ka zaptuar qeverisjen dhe të rivendosë shtetin ligjor",- deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha. Ajo që bie në sy në reagimet e kreut të PD-së është se me gjithë skandalet e mëdha të muajve të fundit, vetëm dje u kujtua të përmend fjalën "protesta". Pardje Edi Rama shpalli të "pafajshëm Saimir Tahirin", madje i sugjeroi opozitës dhe medias që t'i kërkojnë falje. Gjykata ende

nuk ka folur, por derisa kryeministri e dha verdiktin nuk pritet që gjyqtarët të rrezikojnë karrierën dhe ti dalin kundër kreut të qeverisë. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, u "shkarkua" me dorëheqje në mes të aksionit më të rëndësishëm kundër krimit dhe PD në vend t'i kërkonte llogari kryeministrit se përse ndaloi operacionin e policisë, mburrej se Xhafaj iku nga presioni i PD. Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u kap në përgjime me të arrestuarit e bandës së Shijakut.

Sot jo vetëm nuk ka ndonjë hetim nga prokuroria, por gjysma e PD është paditur për shpifje, po nga Dako, i cili i edhe i kërcënon që të "mos shkelin më në Durrës". Këto ditë, Qeveria dhe PS po sillen sikur të kenë në mendje një skenar që ngjan me grusht shteti duke kërcënuar Presidentin për dekretin e një ministri dhe ende nga PD nuk ka një zë serioz që të thotë një qëndrim të qartë. Foli ish-kryeministri Berisha, por nuk është zë zyrtar, ndonëse ka peshë në selinë blu.

Nëse opozita thotë se nuk futemi në zgjedhje me këtë kryeministër, nëse opozita deklaron se duhet të bëjmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ato vendore në një ditë, pra me 30 qershor 2019, nëse kryeministri lajmëroi shpalljen të pafajshëm të ish-ministrit Tahiri, nëse PD-LSI bërtasin se bandat e drogës bashkëdrejtojnë me Edi Ramën, nëse ulërijnë se po jep koncensione dhe tenderime një grupi oligarkësh; atëhere opozita duhet të organizojë protestën finale. Në të kundërt të rrijë të pres vitin 2021, me sytë nga viti 2025! Opozita është mision, është forcë, është program për një qeverisje me të mirë. Ndaj Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk duhet të mendohen se kur e si do të bëjnë Demonstratën, e cila do të sjellë krizë politike duke e detyruar kryeministrin të largohet e duke shkuar në zgjedhje me një qeveri teknike. Të detyrosh Edi Ramën duhet forcë, pjesëmarrje dhe vendosmëri për të mos thënë në fund të protestës finale se "tani ju falendrojmë për pjesëmarrjen, ndaj shpërndahuni në shtëpi", por duhet rezistencë, përballje dhe në emër të luftës kundër krimit qeveritar, edhe përplasje. Kështu rrëzohet Edi Rama, ndryshe ai darkon i qetë dhe tallet live me këdo që e kritikon, ndonëse i pirë, prapë e gjen udhën për në qeveri e për të drejtuar me arrogancë. A.Mati


POLITIKE

4

E shtunë, 10 NËNTOR 2018

“I hodhi benzinë zjarrit”, kreu i Qeverisë shqiptare reagon sërish për ngjarjet gjatë varrimit të Konstadin Kaçifasit

K

ryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për deklaratat që pasuan ngjarjet e djeshme në Bularat si nga Greqia ashtu dhe nga Shqipëria. Duke komentuar këto reagime nga politika greke dhe shqiptare për thirrjet nacionaliste dhe anti shqiptare në Bularat, Rama tha se është sulmuar nga të dyja palët “qirie Kadrinj”, duke përdorur fjalën greke për “zotërinj”, por që sipas tij nuk i duhen as dreqit. Në këtë mënyrë Rama u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që e kritikuan dhe akuzuan se dy ditë më parë me deklaratën e tij për gjithë sa ndodhi në varrimin e Konstadin Kaçifasit në Bularat i hodhi benzinë zjarrit. Njëherësh ai i ktheu përgjigje edhe atyre që e shigjetuan se në heshtje pranoi përdhosjen e vendit nga ekstremistët grekë. “Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit”, shkruan Rama. Mbrëmjen e së enjtes, kryeministri Edi Rama do të komentonte protestat në Bularat gjatë varrimit të Kostandin Kacifas, minoritarit grek të vrarë nga RENA gjatë një dyluftimi me armë. I ftuar në “Real Story”, Rama tha se populli grek është popull mik dhe se minoriteti grek është tepër i respektuar, por sipas tij “si çdo popull ka gomerët e derrat e vet”. “Mendoj

Greqia dhe Bularati, Rama: I sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj

që ajo që shihet nga disa si dobësi, është forca e vlera e këtij vendi. Ne nuk jemi një vend ku luftohet me arkëmortet dhe provokatorët e varrimeve, jemi një vend ku ndodhi sot diçka që në vendin fqinj nuk mund të imagjinohet. Unë refuzoj dhe i bëj thirrje të gjithëve të refuzojnë shprehjen “na erdhi greku”. Nuk është ky populli grek, populli grek nuk është armiku ynë, është vend ku

shqiptarët kanë gjetur strehë. Por ky popull ka dhe gomerët e derrat e vet. S’ka nevojë për komente të tepërta, është një ngjarje në një fshat që u mor peng nga disa njerëz qesharakë. Lanë shijen e një shfaqje groteske duke përdhosur dhe vetë të vdekurin që medemek respektuan,” tha Rama. Ndërkaq, edhe kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras tha dy ditë më parë se ato që

ndodhën në Bularat nga ekstremistët grekë ishin të justifikueshme. “Sot është një ditë zie për homogjenët dhe për familjen, nuk do doja të bëja një koment të veçantë, sepse kuptoj ditët e zisë, kuptoj nënën e shkretë, prandaj dhe këto orë janë tepër të kuptueshme dhe zemërimi, hidhërimi, nervozizmi, nuk e kundërshtoj këtë. E vetmja gjë për të cilën ju siguroj është

se Greqia veproi siç duhet, siç parashikohet në raste të tilla”, u shpreh në reagimin e së enjtes kryeministri Tsipras. Nga ana tjetër në Shqipëri reagoi PDIU, e cila tha se ngjarjet e djeshme treguan se shteti shqiptar ka rënë. Po ashtu dhe ish-kryeministri Sali Berisha tha se u përdhos territori shqiptar nga ekstremistë të tërbuar grek dhe dënoi heshtjen e Tiranës dhe Athinës. “Ekstremistë të tërbuar grek përdhosin territorin shqiptar! Grupe ekstremistësh grek, racistë primitiv antishqiptarë përdhosën territorin e Republikës së Shqipërisë. Ata varrosën me parulla luftënxitëse, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra në një përpjekje të armatosur me policinë shqiptare. Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin primitiv të shfrytëzimit të një procesioni mortor nga ekstremistë, fanatikë për qëllime raciste dhe antishqiptare. Dënoj heshtjen para këtij akti përdhosës të territorit shqiptar të autoriteteve zyrtare të Athinës dhe Tiranës, të cilat me qëndrimet e tyre të papërgjegjshme dhe histerike nxitën këtë akt të shëmtuar, ndërkombëtarisht të dënueshëm dhe që sot heshtin për turpin e tyre”- tha ish-Kryeministri.

MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME SQARON NGJARJEN E SË ENJTES NË BULARAT ME NJË SHPREHJE TË ISH-KRYEMINISTRIT BRITANIK

T

hirrjet antishqiptare në Bularat gjatë ceremonisë së varrimit të ekstremistit Kostandinos Kacifas në thelb dëmtojnë miqësinë mes dy vendeve. Kështu u shpreh dje ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kur u pyet nga banorët e Gjegjanit gjatë një dëgjese në kuadër të turit elektoral në Bashkinë e Pukës. Bushati tha se për ata që kanë konsumuar akte të kundërligjshme të ndiqet rruga ligjore. “Nëse i referohemi ngjarjes së djeshme ku pamë një shpërfaqje të një ekstremizmi dhe parullave të cilat në thelb dëmtojnë miqësinë mes vendeve tona, mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe në këtë pikë mund të them që shpresoj që policia, forcat e rendit të bëjnë punën e tyre me seriozitetin maksimal dhe të gjithë ata njerëz të cilët kanë konsumuar akte të kundraligjshme të ndiqet rruga ligjore. Detyra jonë është që të mos biem në kurthin që identifikojmë një grup ekstremistësh me popullin grek, i cili në ditë të vështira dhe

Thirrjet antishqiptare në Bularat, Bushati: Në thelb dëmtojnë miqësinë Shqipëri-Greqi në ditë të lumtura ka qenë aty krah për krah me ne”- u shpreh Bushati. Sa i përket asaj që ndodhi në 28 tetor në Bularat ku Kacifas u vra gjatë një përplasje me policinë, kreu i diplomacisë shqiptare u shpreh se Shqipëria ka bërë detyrat shtetërore “nji më nji”. Deputeti i Shkodrës tha se duhet pritur që organet e hetimit të thonë fjalën e fundit me profesionalizëm. “Besoj se nga pikëpamja e detyrave shtetërore ne i kemi kryer ato detyra nji më nji dhe për incidentin fatkeq në Bularat. Shpresoj shumë që prokuroria, policia, organet hetimore ta thonë fjalën e tyre me profesionalizëm dhe ne t’i krijojmë mundësi që ata të shprehen me profesionalizëm për çka ka ndodhur në Bularat, për rrethanat e humbjes së jetës. Një gjë e dimë të gjithë që po vure

dorën mbi polici,kudo qofsh nga demokracitë më të zhvilluara, vendet më problematike, dihet se cili duhet të jetë reagimi dhe përgjigja e forcave të rendit”- u shpreh ministri Ditmir Bushati në takimin e djeshëm në Pukë.

“Benjamin Disraeli” Duke cituar një shprehje të famshme të ish-kryeministrit britanik Benjamin Disraeli, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati shpjegoi qëndrimin e autoriteteve shqiptare

ndaj zhvillimeve të ditës së enjte në Bularat, ku u zhvillua ceremonia e varrimit të ekstremistit Konstandin Kacifasit. Dhe për të sqaruar këtë ngjarje ku morën pjesë edhe përfaqësues të partisë neonaziste “Agimi i Artë”, kreu i diplomacisë shqiptare përmes rrjeteve sociale risolli një shprehje të Benjamin Disreaelit. “Benjamin Disraeli na la një këshillë për të gjitha kohët: “Rrethanat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja është pjesë e fuqisë tonë. Ne politikanët gjykohemi vetëm nga veprimet tona për të nxitur ose urtësuar situatat””, tha Bushati. Dy ditë më parë për ngjarjen reaguan edhe kryeministrat e të dy vendeve, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras. Ata theksuan se kjo situatë nuk prek marrëdhëniet e mira mes dy shteteve dhe se dialogu do të vazhdojë.


AKTUALITET

5

E shtunë, 10 NËNTOR 2018

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për ngjarjen në Bularat, ku ekstremistë grekë bënin thirrje antishqiptare gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kacifas

52

grekë u shpallën “të padëshiruar” për vendin tonë, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike. Në daljen e tij të parë si zv.ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj i quajti provokime të rrezikshme, thirrjet antishqiptare gjatë ceremonisë mortore të ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas. “Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj”, tha Sandër Lleshaj, zv.ministër i Brendshëm. Lleshaj e konsideroi të papranueshëm, provokim sa vulgar aq edhe të rrezikshëm, atë që iu bë shtetit shqiptar e qytetarëve, nga individë e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia. “Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi”, tha më tej Lleshaj. Nga ana tjetër, 11 shtetas që bënë thirrje raciste dhe bllokuan rrugën nacionale do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale të “Nxitjes së urrejtjes dhe grindjeve”, “Shpërndarja apo futja e materialeve, shkrimeve apo simboleve nga jashtë në Republikën e Shqipërisë, të cilat synojnë përmbysjen e rendit kushtetues a cënimin e tërësisë tokësore të vendit”, si dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Gjatë kontrolleve të këtyre shtetasve nga forcat e Antiterrorit u janë gjetur dhe sekuestruar flakadanë, flamuj dhe bluza me mbishkrimin

“Bularat”, Lleshaj: 52 grekë “non grata”, urtësia nuk është dobësi PASOJAT “Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi”, tha më tej Lleshaj.

52 GREKË “Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj”. “Vorio Epiri”, “Ethniko Metepo” dhe “Misos”. Prej vitesh mes Shqipërisë edhe Greqisë nuk ishte folur për persona të padëshiruar. Ndërkohë që më herët, shteti shqiptar kishte shpallur “të padëshiruar” disa shtetas grekë, mes të cilëve edhe Nikolas Gejxh, përfaqësues i Federatës Panepirote me qendër në Shtetet e Bashkuara. Pas vitit 1997, masa ndaluese

ndaj tij u hoq. Listat “non grata” ndërkohë i shpërndahen pikave të kalimit kufitar, të cilat kanë për detyrë të pengojnë hyrjen e të padëshiruarve në Shqipëri. Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për ngjarjen e djeshme në Bularat, ku ekstremistë grekë bënin thirrje antishqiptare gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifas. “”Qentë shqiptarë!” “Gjaku na

GJIROKASTËR

Prokuroria nis hetimet

Nga ana tjetër është prokuroria e Gjirokastrës e cila tashmë ka nisur hetimet për çfarë ka ndodhur më parë në Bularat, jo vetëm për banderolat me mbishkrime raciste e urrejtje por edhe bllokimin e rrugës në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë. Ndër më kryesorët janë Babis Karathano dhe Anestis Kacis. Prokuroria e Gjirokastrës po heton për nxitje të urrejtjes për shtetasit e shoqëruar në polici edhe Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti.

thërret të djegim shqiptarët!” “Duhet të dini se këto janë tokat tona!” “Jemi në Vorio Epir këtu!” “Greqi, Greqi ti na drejton ne!”, “Vorio Epiri është Greqi!”,-ishin disa nga thirrjet më të rënda kundër shqiptarëve. Nuk munguan as ofendimet në adresë të gazetarëve shqiptarë, teksa ata raportonin duke u shprehur “Gazetarë të poshtër”. Ekstremistët shpalosën nëj fla-

mur të madh grek mbi të cilin ishte shkruar “Vorio Epiri është Greqi, dhe Maqedonia është Greqi!”. Pjesëmarrësit kishin në duar flamuj grek dhe banderola me fotografinë e 35-vjeçarit Kacifas i cili u varros me rroba ushtarake. Thirrjet “Kacifas jeton!” Ti na drejton!” shoqëruan të gjithë ceremoninë. Ekstremistët bllokuan dhe rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

POLICIA

P

olicia e Gjirokastrës i ka referuar prokurorisë së këtij qyteti, emrat e 11 shtetasve grekë të cilët gjatë ceremonisë mortore në Bularat, kanë bërë thirrje për urrejtje dhe përdorim të dhunës ndaj popullsisë shqiptare. Ata kanë bërë thirrje të tjera raciste duke nxitur urrejtje dhe grindje midis popullsisë. Gjithashtu bllokuan edhe aksin nacional. Shtetasit grekë u shoqëruan mbrëmjen e së enjtes në polici, ndërsa mësohet se do të ndiqen në gjendje të lirë. Në vijim të informacionit lidhur me shoqërimin e disa shtetasve që gjatë ceremonisë mortore të të ndjerit K.K, në Bularat bënë thirrje raciste dhe bllokuan rrugën nacionale, në përfundim të veprimeve të kryera nga Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe

Thirrjet antishqiptare, 11 grekë ndiqen penalisht

EMRAT Thoma Filip Stefo Thanas Vangjel Papas Kostantandinos Grigoris Gizolis Athanasis Jorgos Papas Theodhor Nikolla Petropulos Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, u referuan materialet në Prokurorinë pranë

Dhimitër Nasipa Kostandinos Pirro Kosta Panajoti Nina Dhionis Dinos Kristo Anastas Duci Anestis Kostaqis Panajotis Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit:


POLITIKE

6

E shtunë, 10 NËNTOR 2018

Kreu i PDIU-së: Të enjten në territorin e Shqipërisë shteti shqiptar pushoi së ekzistuari

“Bularati”, Idrizi: Të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë

VRASJA E KONSTANDIN KACIFAS

Parlamenti grek nderon me një minutë heshtje ekstremistin që u vra në Gjirokastër

P

artia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, përmes kryetarit të saj Shpëtim Idrizi ka reaguar pas thirrjeve nacionaliste dhe antishqiptare të së enjtes në Bularat të Gjirokastrës gjatë varrimit të ekstremistit grek Kostandino Kacifas. Duke marrë shkas nga këto zhvillime, Idrizi kërkoi dje nga Presidenti që të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare, pasi sipas tij, dy ditë më parë në jug të vendit ra së funksionuari shteti. Kreu i PDIU-së i ka konsideruar si të turpshme veprimet e nacionalistëve grekë me thirrjet për Vorio-Epirin, ndërsa sipas tij politika shqiptare hesht dhe nuk vepron. “Kemi heshtur deri tani duke u munduar shumë të respektojmë kodin e të vdekurit. Kemi heshtur gjithë këto ditë për keqpërdorimin që I është bërë një akti terrorist, që do ndëshkohej nga policia e çdo vendi të botës, të një njeriu që e përdorën në jetë dhe e përdorën edhe në vdekje. Kemi heshtur këto ditë dhe nuk jua rikujtuam atë që e kemi thënë me vite me zë të fortë: Varrezat e ushtarëve grekë të rënë si pushtues në Shqipëri dhe bërja e tyre Varrezë Historike me ceremonial shtetëror, do të bëhej vend pelegrinazhi dhe pikënisje incidentesh, për të avancuar pretendimet territoriale të Vorio-Epirit. Kemi parë me shqetësim dhe indinjatë stinën e marrëveshjeve nën tavolinë, politikën pa dinjitet e resiprocitet të politikës shqiptare, me servilizëm e vasalitet, përballë shtetit grek. Shteti Grek që mban prej 78 vitesh ligjin e turpshëm të Luftës me Shqipërinë, nuk njeh genocidin e shqiptarëve të Çamërisë dhe ende nuk njeh as shtetin e Kosovës. Fatkeqësisht koha na dha të drejtë e sot ne nuk mund të heshtim më. Dje, u gjendëm përballë shfaqjes së turpshme për shtetin shqiptar e për cilindo shqiptar, atë të cënimit të integritetit territorial të vendit. Dje në territorin e Shqipërisë shteti shqiptar pushoi së ekzistuari dhe ne u detyruam të shihnim shfaqjen e thirrjet nacionaliste të ithtarëve të Vorio-Epirit: “Sëpatë dhe zjarr ndaj qenëve Shqiptarë”, “Gjaku na thërret të djegim Shqiptarin”, “Vorio– Epiri është Greqi”. Thirrje raciste u shoqëruan me veprime të dhunshme ndaj gazetarëve

shqiptarë si dhe me bllokimin e rrugëve nacionale. Turp për ata deputetë shqiptarë e grekë, që u bashkuan në nderimin e një terroristi të keqpërdorur. Thirrjet e atyre që guxuan të revokonin dje Vorio-Epirin, sot po i përgjigjemi ne: Ka vetëm një Epir dhe është ai i Pirros së Epirit, krahina shekullore e Çamërisë. PDIU dhe Shoqata Patriotike Çamëria kërkojnë sot me forcë të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, për të

vënë urgjentisht në alarm institucionet e Sigurisë Kombëtare, SHISH, SHIU, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, por dhe për financimet sekrete greke për një pjesë të mediave, OJF-ve dhe bizneseve. Ju kujtojmë shqiptarëve që Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur herën e fundit për çështjen e Balilit. Është e papranueshme dhe indinjuese për çdo shqiptar që të shohim rënien e shtetit

në jugun e Shqipërisë. Ngjarje të tilla Shqiptarët I kanë parë në vitin 1914, në vitin 1940, në vitin 1997, por kurrë nuk mund të pranojnë ti shohin të përsëritura në vitin 2018. I drejtohem sot shtetit shqiptar që: Nëse nuk e vendosni dot autoritetin e Shtetit për garantimin e integritetit territorial të Shqipërisë, detyrë që rrjedh nga Kushtetuta e vendit, na thoni se do ta mbrojmë vetë ne shqiptarët”- tha dje, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Parlamenti grek mbajti paraditen e djeshme një minutë heshtje për Konstandino Kaçifas. Kjo ka ndodhur pas propozimit të nënkryetarit të Parlamentit grek, që ishte drejtues i seancës Nikita Kaklamanis. Duhet theksuar se Kaklamanis i përket partisë së djathtë Demokracia e Re. Para pak ditësh drejtuesi i seancës që ishte një nga nënkryetarët e SYRIZA kishte refuzuar që parlamenti grek të nderonte Kaçifasin. Por ajo që është më e rëndë është fakti se nënkryetari i parlamentit grek përdor termin “voriepiriot” të utra-nacionalistëve grek që rivendikojnë territoret e Shqipërisë së Jugut me të ashtëquajturin Vorio Epir. “Shprehim mbështetjen tonë të pakufijtë për familjen e vorio-epiriotit Konstandinos Kaçifa dhe dënimin pa asnjë alibi të vrasjes së tij nga policia shqiptare në Bularat”, ka deklaruar fillimisht Kaklamanis duke kërkuar më pas që të mbahet një minutë heshtje, para fillimit të seancës së Parlamentit grek, çka edhe ndodhi.

DEPUTETI I PD- së: FAJIN KRYEMINISTRI DUHET TA KËRKOJË TË VETJA, E JO TEK “QIRIET KADRINJ”

R

eagimi i kryeministrit Edi Rama për ngjarjet në Bularat, si dhe marrëdhëniet greko-shqiptare të krijuara së fundmi kanë nxitur dje përfaqësuesit e Partisë Demokratike që t’i tërhiqnin vëmendjen kreut të Qeverisë shqiptare. Nënkryetari demokrat i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, Tritan Shehu përmes një reagimi në faqen e tij zyrare në rrjetin social “Facebook”, i konsideron si të papërshtatshme dhe jo etike deklaratat e djeshme të Edi Ramës, pasi sipas tij, tentoi të marrë rolin e të “fortit”, ndërsa mbas 48 orësh u detyrua të veshi petkun e “kapitulluesit”. “Ankohet Kryeministri se po sulmohet nga Shqipëria e nga Greqia…!! Në fakt kështu mund të jete, por jo pa arsye. Arsyeja qëndron jo vetëm tek ngjarjet e Bularatit, por në një vazhdë 6 vjeçare të tij

“Bularati”, Shehu: Deklaratat e Ramës, aspak të përshtatshme

e të Qeverisë së tij në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Ndodh kështu kur artificialisht, mbasi ke trumbetuar për “zero probleme me fqinjët”, i shkatër-

ron qëllimshëm e në mënyrë aventureske ato marrëdhënie, e më tej, kur je i detyruar të “miqësohesh”, shkon (apo të çojnë) në tryezë i “kapitulluar”.

E njëjta skemë edhe për atë ngjarje, që kishte në zanafillë indoktrinimin ekstremist të të ndjerit, por që Kryeministri e shoqëroi me disa deklarata aspak të përshtatshme dhe jo etike, qoftë si reagim të tij edhe ndaj atyre prononcimeve të matura e vizionare, që në atë mori ekstremizmash kërkuan të vendosnin arsyen. Ai vërtet ato ditë tentoi të marrë rolin e të “fortit”, por përsëri jo më shumë se mbas 48 orësh u detyrua të veshi petkun e “kapitulluesit”!! Pra fajin Kryeministri duhet ta kërkojë në radhë të parë të vetja e politikat e tij, e jo tek “qiriet Kadrinj”…”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti i PD-së Tritan Shehu.


FORUM ANALIZË Nga Alban Dudushi Shqiptarëve u bëri nder mosreagimi i ashpër ndaj funeralit të ditës së djeshme. U bëri nder jo vetëm sepse ishin të vetmit që nderuan Kacifasin, si një të ndjerë që ikën nga kjo botë, pra respektuan heshtjen dhe dinjitetin të cilat i meriton një i vdekur, kushdo qoftë ai, pavarësisht asaj që ka bërë në të gjallë, por edhe sepse treguan që nuk bien në nivelin e një llumi ksenofob dhe me tipare naziste, si ata që u panë në funeral dhe të tjerët që i shtyjnë drutë e zjarrit nga Athina politike. Në ditët në vazhdim, ashtu si dikur, asnjë grek nuk ka për të ndjerë trusninë më të vogël në këtë vend, për shkak të Bularatit. Kjo përsëri është në nderin e shqiptarëve. Por po ashtu qeveria shqiptare dhe shtetasit e këtij vendi, i bënë një nder shumë të madh edhe

Athinës zyrtare. Ata iu gjendën në krah Greqisë në një ditë të vështirë, ku trupi i një të ndjeri rrezikonte të kthehej në një urë zjarri për të djegur Pallatin e Qeverisë së dobët greke. Në këtë situatë të shpërthimit të populizmit, "Agimi", i cili ka konsoliduar pozitat e tij në Greqi, shikon një mundësi të "Artë". Heronjtë e shpikur, martirët janë ata që shërbejnë për të shtrënguar radhët. Kjo është një metodë e vjetër dhe gjithmonë efikase. Kacifas është martiri i radhës që Agimi i Artë kërkonte dhe i erdhi si me porosi. Por funerali i tij mund të bëhej dhe një kasaphanë që t'i vinte flakën Greqisë dhe pikërisht këtë shmangu Tirana zyrtare. Cipras dhe të gjithë Athinjotët e Politikës, që për hir të së vërtetës, në përgjithësi nuk janë

OPINION Nga Gazmend Kapllani

T

alebanët që mbajnë në njërën dorë kryqin dhe në tjetrën kallashin si edhe nazistet e Agimit të Artë shkuan dje në Shqipëri për një qellim të vetëm: të fyenin Shqiptaret dhe të krijonin gjendje lufte mes Greqisë dhe Shqipërisë. Me vete, fatmirësisht, nuk kanë qeverinë greke - e cila deri tani me shume murmurit se sa flet sepse u friket presionit te tyre, fatkeqësisht. Por kanë një pjesë të mirë të medieve që kane krijuar një situatë dizinformacioni total dhe çoroditjen e një shoqërie që ka humbur pusullën; kanë opozitën e djathtë dhe kanë parashtetin. Kanë një pjesë të mirë të kishës, e cila në Greqi është shtet brenda shtetit. Vete Partia naziste e Agimit të Artë është e treta në parlamentin grek dhe që prej vitit 2012 ka konsoliduar bazat e saj në shoqërinë greke, mban marrëdhënie te ngushta me forcat e ushtrisë dhe ato policore si edhe me segmentet me të errëta të kishës dhe parashtetit. Me pak fjalë talebanët ethnofetare dhe nazistet erdhën të enjten në Shqipëri që të kryenin një mini-grusht shteti në Greqi, por prej territorit shqiptar. Që të destabilizonin

qeverinë e dobët të Cipras (një politikani po aq mediokër sa edhe populist), duke e tërhequr atë në vorbullën e një konflikti greko-shqiptar. Edhe incidenti më i vogël dje mes policisë dhe nazisteve do ishte amplifikuar dhe dramatizuar nga media, kisha, opozita, parashteti. Gjithçka ishte gati. Ballkani është i famshëm për historinë e tij, kur një shkëndijë mund të ndez një lufte. Mjafton të mendosh se si filloi Lufta e Parë Botërore me një të krisur kobureje në Sarajevë. Nga kjo pikëpamje qeveria Shqiptare veproi ashtu siç duhet të veproje një shtet i përgjegjshëm, që përkujdeset jo vetëm për të sotmen, por edhe për të nesërmen. Një shtet që nuk do të bjerë në grackën e ekstremisteve dhe t'u jap atyre mundësinë të bëhen protagonistë të historisë dhe të rroposin popuj. Unë e kuptoj shume mirë indinjimin e shumë Shqiptarëve. Nuk ka ndodhur kurrë as në Ballkanin që shpesh ka namin e keq të primitivizmit, që të vij tjetri në shtëpi dhe të quaj "qen" dhe të betohet se do të "ther" dhe do të" pijë gjakun". Sipas ligjeve homerike të mikpritjes ky është mëkati më i madh që

7 E shtunë, 10 NENTOR 2018

"Nderimi" i shqiptarëve për Kacifan shquar për mirënjohje, duhet ta mbajnë shënim këtë nder që i bëri Shqipëria. Gjatë gjithë këtyre ditëve, Tirana ka treguar se ka më shumë koka të ftohta se sa Athina. Ose në Athinë, kokat e ftohta nuk dëgjohen aq shumë për shkak të korit ulëritës të Ekstremistëve me kryq e me flamur. Sido që të jetë edhe kjo është në dinjitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Tani në nëntor, e gjithë Europa përkujton 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore. Një luftë e cila nisi nga një vrasje në Sarajevë. Ishte lufta që, kur përfundoi, të gjithë mendonin se do u jepte fund të gjitha luftërave.

Por në pauzën e viteve 20-30, shpërthimi i populizmit, nacionalizmit, fashizmit dhe nazizmit, përgatiti një kasaphanë edhe më të madhe. Luftën e dytë Botërore. Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa përjetoi paqen më të gjatë në historinë e saj dhe zhvillimin më të madh ekonomik dhe nivelin më të lartë të jetesës që kanë patur ndonjëherë popujt e saj. Rënia e Murit të Berlinit, pa të vraponin në këtë festë të madhe të mirëqenies dhe zhvillimit, të jetës së dinjitetshme dhe të begatisë edhe popujt që dilnin nga errësira komuniste. Por ja ku jemi përsëri me frikërat e

populizmit që po merr revansh, me një Europë që ka humbur busullën dhe me zjarre konfliktesh që bëjnë të dynden me miliona fatkëqij në këtë kontinent. Dhe shprehja e hershme që "njerëzimi e lexon historinë, por nuk mëson kurrë prej saj" vërtetohet edhe njëherë. Dhe më të pamësuarit e historisë duket se ishin ata pjesëmarrës në funeralin e të ndjerit Kacifas, si dhe të gjithë ekstremistët që duan të skuqin edhe njëherë diellin me gjak shqiptarësh, por që pashmangshmërisht merr në lumë gjithë Europën dhe Botën. Top Channel

Talebanët që mbajnë në njërën dorë kryqin dhe në tjetrën kallashin mund të kryej dikush në shtëpi dhe tokë të huaj. Sipas ligjeve të kohës moderne këto janë gjera që duhen dënuar me ligj, sepse i përkasin kategorisë së urrejtjes raciale dhe racizmit ekstrem. Por të gjitha ato parulla ishin te përllogaritura. Ashtu siç ishte i përllogaritur edhe akti i "çmendur" i Kacifes. Nuk ka asgjë spontane. Dje parullat dhe sjelljet vandale ishin thjesht pjesë e një taktike terrorizmi verbal (terrorizmi nuk bëhet vetëm me kallash). Dje në mësuam një të vërtetë tronditëse: që ekstremistet në Greqi po ndjehen aq të fortë tashmë saqë vendi po kthehet pak nga pak në një vendeksportues ekstremizmi ne Ballkan, që po i ngjan pak nga pak Serbisë së Milloshevicit. Kam miq minoritare që me shkruajnë ne inbox, sepse nuk guxojnë të shkruajnë publik-

isht (dhe kjo është akoma me e trishtë), që ndjehen të indinjuar dhe të turpëruar që një ekstremist me kallash trajtohet si hero dhe qe nazistet e Agimit te Arte po paraqiten si "kujdestare" të minoritetit. (Për këtë duhet vetë minoritaret te pyesin veten se si gjerat arritën deri ne këtë pike). Sidoqoftë, në këto rrethana Shqiptarët (si shtet por edhe si individë, kudo qe janë ne Shqipëri apo Greqi) duhet të bashkëpunojnë me të gjitha forcat jo-nacionaliste, joraciste, logjike dhe paqedashëse në Greqi. Mbizotërimi i ekstremisteve në Greqi nuk do sjellëë vetëm katastrofe të paparë për Greqinë, por do u krijojë probleme të mëdha edhe vendeve të rajonit, sidomos Shqipërisë dhe Shqiptareëve. Ajo që disa marrin si dobësi dhe humbje dje në Bularat,

ishte një fitore strategjike dhe morale e shtetit shqiptar (një shteti që akoma i dridhen këmbët nga dobësia dhe një milion problemet tejet serioze që ka). Ishte në një fare mënyre, një dalje huq dhe një humbje e turpshme e talebanëve ethno-fetare dhe nazisteve. Pas ata lanë këlthitjet e tyre, si fantazma që janë arratisur nga varri dhe duan të pinë gjakun e të gjallëve. Por mos te kemi iluzione: ky është fillimi i një epoke të vështirë. Duhen nerva të forta dhe maturi. Le të shpresojmë që Greqia do ja dalë mbanë dhe nuk do zhytet në llumin e ekstremisteve: për të mirën e vet në radhë të parë por edhe të rajonit. Le të shpresojmë që e gjithë kjo është kalimtare, që është diçka si ulërima e bishës para se të japë shpirt. Ndryshe, na presin ditë shumë të vështira...


POLITIKE

8

E shtunë, 10 NËNTOR 2018

PD program ekonomik me gjermanët e CDU-së, kryedemokrati: Për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin

Basha: T’i japim fund izolimit të Shqipërisë nga investimet e mëdha perëndimore M

e besimin se Gjermania duhet të jetë partneri strategjik ekonomik i Shqipërisë, Partia Demokratike ka nisur hartimin e programit të saj ekonomik, në bashkëpunim me ekspertët gjermanë të partisë qeverisëse CDU në Gjermani. I pari që ka mbërritur në Tiranë nga Berlini është dr. Martin Henze, Kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së. Në tryezën për programin ekonomik që u mbajt pasditen e djeshme, me fokus tek çështjet e infrastrukturës, energjisë dhe dixhitalizimit, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se CDU-ja ka tek PD-ja një partner të besueshëm dhe të vendosur, që i qëndron parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe konkurencës së lirë. “Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa më parë transformimin e vendit, për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën”- u shpreh Basha.c Kreu i opozitës tha gjatë tryezës ekonomike të realizuar

nga PD, në bashkëpunim me CDU se PD është e gatshme që, në një moment të tillë krize kaq të madhe, t’u japë shqiptarëve shpresën, besimin, rrugën e daljes nga kjo gjendje. Basha vuri në dukje se Shqipërisë i duhet një përmbysje totale e gjendjes në vend, në mënyrë që Gjermania të investojë

NISMA E QEVERISË

Presidenti dekreton ndryshimet në ligjin për “Lojërat e Fatit” Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka dekretuar ditën e djeshme ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit. Presidenti i Republikës dekretoi ndryshimin e ligjit pas vendimit të marrë nga qeveria Rama. Ndryshimet në ligj parashikojnë mbylljen e të gjitha lojërave të fatit pas datës 1 janar.

KREU I DEPUTETËVE TË LSI-së

Vasili: Rama, Kryeministër llaxore, flet me adhurim erotiko politik

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili dërgoi përsëri kërkesën për dekretim të Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Vasili e quan Ramën llaxore që flet me adhurim erotiko politik. “Kryeministër llaxore. Një kryeministër që lëshon një përrua psiqik idiotësirash në një video pijaneci. Nje kryeministër, që flet me adhurim erotiko-politik të sëmurë për një gjeneral të degraduar në zv.ministër. Ky është thjesht një kryeministër llaxore, por me një ndryshim të vogël nga llaxoret e rrugës, sepse ky është llaxore që e kapur veten”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.

këtu dhe të hapë vende punë. “Së pari duhet të garantojmë shtetin e së drejtës. Asnjë investitor serioz nuk mund të japë paratë e veta në një vend ku nuk ka zbatim të ligjit, ku ligji është një copë letër pa vlerë për qeverinë, ku rregullat nuk zbatohen njësoj dhe lidhja me krimin ka shkatër-

ruar dhe kapur institucionet kryesore të vendit. Rikthimi i vendit nën sudmit e ligjit do të thotë bërja sa më shptej funksionale e Gjykatës Kushteteuse, do të thotë një drejtësi penale dhe civile funksionale, që ndëshkon dhe nuk mbron politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, garanton të drejtat e liritë e qytetarëve, duke përfshirë të drejtat e pronës së tyre dhe të bizneseve”, u shpreh kryedemokrati Basha. Tre shtyllat e programit Në takimin e punës me dr. Martin Henze, një nga zërat më të rëndësishëm të politikave ekonomike të Gjermanisë, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se për Partinë Demokratike është shumë i rëndësishëm vazhdimi i bashkëpunimit me CDU për të konkretizuar planin ekonomik, i cili është i qartë dhe i thjeshtë për t’u zbatuar. Basha prezantoi edhe 3 pikat kryesore të programit ekonomik të PD-së. “Përmirësimi i klimës së biznesit do të nisë me thjeshtimin fiskal, taksën e sheshtë 9 %; Çlirimin total të biznesit të vogël e të mesëm nga tmerri i arrogancës dhe arbitraritetit tatimor; Sigurimi i konkurrencës së lirë e

të barabartë në Shqipëri, duke i dhënë fund politikave klientelsite dhe korruptive, të cilat kanë përthithur deri më sot qindra milionë euro të parave publike, që nëse e lejojmë, por nuk do ta lejojmë do ta çojnë borxhin e shqiptarëve në 82 për qind”- tha dje kryedemokrati. Basha tha se PD do t’ua heqë këtë peshë shqiptarëve, do të çlirojë energjinë e kyçur të rinisë nëpërmjet takave të ulëta, displinës buxhetore, prioriteteve të qarta të investimeve publike, investimeve të kapitalit gjerman. Po ashtu, kreu i PD-së kishte një mesazh të veçantë për shqiptarët, të cilët ndjekin çdo ditë nga selia e PD-së betejën e opozitës kundër krimit të lidhur me pushtetin. “Dua t’u rikonfirmoj sot qytetarëve që, ndonëse beteja e përditshme me të keqen na e pamundëson ta themi këtë përditë, ne punojmë ditë për ditë për vizionin tonë të së nesërmes, të një Shqipërie të zhvilluar, me mundësi për një jetë më të mirë për rininë dhe për të gjithë shqiptarët dhe se këtu mbështetemi fuqimisht në ekspertizën e miqve tanë të çmuar kristian-demokratë”- u shpreh dje kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Presidenti ka shpallur aplikimet për plotësimin e vendit të krijuar, pas përfundimit para kohe të mandatit të ish-gjyqtares

P

residenti Ilir Meta ka shpallur aplikimet për plotësimin e një vendi të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit para kohe të mandatit të ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj, e shkarkuar si rezultat i vetingut në sistemin e drejtësisë. Dekreti i publikuar dje hyn në fuqi menjëherë. “Presidenti i Republikës fton: Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit dhe nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën e mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës; – Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur; - Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/email); – Fotokopje të kartës së identitetit; – Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; – Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të institucionit të Presidentit të Republikës. – Formularin e aplikimit të plotësuar “Për

Meta shpall një vakancë në Gjykatën Kushtetuese pas largimit të Altina Xhoxhajt

informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular ky i cili është i publikuar në faqen kryesore të institucionit të Presidentit të Republikës. – Listë të dokumentacionit të dorëzuar, të firmosur nga aplikanti. Për lehtësinë e të gjithë aplikantëve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërim-

in e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”- thuhet në njoftimin e djeshëm të Presidencës. Po ashtu bëhet me dije se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës. Si dhe “Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj”- theksoi dje Presidenca.


POLITIKE

9

E shtunë, 10 NËNTOR 2018

Deputeti i Durrësit, Oerd Bylykbashi: Faktet e krimit elektoral janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg

P

artia Demokratike kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos. Deklarata u bë nga deputeti Oerd Bylykbashi. Bylykbashi tha se krimet e kryebashkiakut të Durrësit janë të qarta, dhe për këto arsye tha ai, Partia Demokratike kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos, sipas tij, janë të qarta dhe për këtë krim, Dako duhet të jetë në burg. “Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Janë pikërisht ato banda që sot po marrin tendera, licenca dhe leje ndërtimi në Durrës. Dosja 339 provon modelin e marrjes se pushtetit nga Edi Rama nëpërmjet shkëmbimit te pasurive publike tek bandat, për votat e blera apo grabitura nga këto banda për llogari të tepsisë së Edi Ramës. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama. Krimi elektoral ka bllokuar rotacionin demokratik dhe qeverisjen e shtetit të së drejtës. Në Shqipëri nuk ka për të pasur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!”- u shpreh dje deputeti i PD-së në Durrës, Oerd Bylykbashi.

PD: Të arrestohet Vangjush Dako, po u jep bandave tendera dhe leje ndërtimi në Durrës

Për Partinë Demokratike, mos veprimi i drejtësisë ndaj Vangjush Dakos tregon mbështetjen që ai ka nga kryeministri Edi Rama, por edhe dështimin e reformës në drejtësi. “Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama. Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së

krimeve të Rënda. Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi. Në Shqipëri nuk ka për të pasur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës”- theksojnë demokratët. Dosja e Vangjush Dakos u publikua në media pas nisjes së operacionit në Shijak nga Ministria

e Brendshme, ku u arrestuan për trafik droge rreth 30 persona. Operacioni që u drejtua nga ish-ministri Fatmir Xhafaj shkaktoi një tërmet në politikë, pasi në pranga ranë dy ish-deputetë të Partisë Socialiste. Ndërkohë për Vangjush Dakon prokuroria nuk ka nisur as hetim dhe as verifikime edhe pse nga përgjigjet rezulton se kishte komunikim të vazhdueshëm me disa prej personave të arrestuar.

KRYEBASHKIAKU I DURRËSIT VIJON TË KUNDËRPËRGJIGJET ME BURG PËR ÇDO AKUZË NDAJ TIJ

K

ryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i është përgjigjur deputetit demokrat të Durrësit, Oerd Bylykbashi, i cili nga foltorja e selisë blu tha dje se Dako duhet të arrestohet për krim elektoral. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Dako i ka kujtuar Bylykbashit se në Durrës ai nuk merr dot as votat e familjes së tij, sepse siç thotë ai, edhe ata votojnë majtas. Duke i kujtuar që ta harrojë Durrësin, Dako thotë se do ta padisë në Gjykatë për shpifje edhe deputetin demokrat të Qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashin, ashtu siç dhe ka paralajmëruar për kolegët e tij në PD që e kanë akuzar atë publikisht. “Oerd Bylykbashi bën kompetentin në Tiranë ku s’e njeh askush. Në Durrës është personazhi më i pavotuar i PD-së! Oerdi e di

Vangjush Dako i përgjigjet Bylykbashit: Je i mbaruar, as familja jote nuk t’i jep votat shumë mirë që koha kur PD-ja i merrte votat në Durrës me figura serioze qytetare dhe me burgaxhinj me leje 10 ditore në fshat, ka vdekur. Figurat qytetare të PD ka kohë që votojnë Vangjush Dakon dhe Oerdi e di mirë! Sepse nuk kanë si i shkojnë mbrapa Oerdit që s’merr as votat e shtëpisë së vet dhe e mbante Sokol Olldashi i shkretë si sekretar nga mbrapa. Ndërsa koha e burgaxhinjve, koha e Lentit tënd që nxirreshin për të rrahur njerëzit e PS në Ishëm e nëpër fshatra, ka vdekur, vdiq bashkë me Saliun. Sot votat merren me punë e me fushata ku PS-së s’i del dot para jo Oerdi po askush. Sa takime bëj unë në 24 orë, Oerdi që fle gjumë në drekë

ISH-KRYEMINISTRI

Denoncimi te Berisha: Drejtori merr para, fshehu vjedhjen, mbrohet nga ministri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dje mesazhin e një qytetareje dixhitale që denoncon drejtorin e Postës në Vlorë me emër si person të korruptuar. Ndërsa vetë deputeti demokrat, e quan atë një hajdut të veshur me pushtet. Në mesazhin e saj të publikuar nga Berisha, punonjësja anonime thotë se drejtori iu merr para që t’i mbajë në punë dhe se ka fshehur vjedhjen prej 40 milionë lekësh e sipas denoncueses e mbron ministri Damian Gjiknuri. “Denoncohet një hajdut me pushtet! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Doktor ju uroj gjithë të mirat. Jam punonjëse e postës të Vlorës. Dua të denoncoj drejtorin e këtij filiali Vullnet Bilbilaj si hajdut e njeri të korruptuar që e ka kthyer postën në çerdhe të vjedhjes. Na merr para të na mbajë në punë. Na bën presion. U vodhën 40 milionë lekë nga punonjësja e nuk e çoi në prokurori. Jemi ankuar te të gjithë po atë e mbron Gjiknuri se ka gurore me kunatin e tij në Gjorm dhe Anduel Tahiraj se i ndajnë lekët bashkë. Respekte doktor, anonim se nga këta ça nuk pret”thuhet në denoncimin e bërë publik ditën e djeshme nga ish-Kryeministri, Sali Berisha. s’ka për t’i bërë dot as në 24 vjet politikë! Më vjen keq se e kam banor timin, po s’kam çfarë i bëj, do e fus në listën e gjyqeve me vemjet e tjera të Lul Peshkut dhe po ja përsëris: Harroje Durrësin si politikan Oerd! Shijo si qytetar ndryshimet që kam bërë dhe do të bëj unë bashkë me qeverinë time, po si politikan je i mbaruar. Shyqyr që të fut Lul Peshku të parin në akuariumin e PD-së së Durrësit dhe të çon në parlament brenda në akuarium, se ty edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi se për bindje është edhe më e majtë se unë!”u shpreh dje në reagimin e tij, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.


POLITIKE

10

E shtunë, 10 NËNTOR 2018

SHEFI I NATO-s

S

Stoltenberg vlerëson rolin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse

hefi i NATO-s Jens Stoltenberg përgëzoi trupat shqiptare në Heart, për rolin e tyre kryesor në misionin kundër terrorizmit në Afganistan. Lajmi u bë e ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. “Trupat shqiptare në Heart, bashkë me kolegët e tyre nga Italia, SHBA, Sllovenia, Lituania dhe Ukraina, u vizituan dhe përgëzuan nga Stoltenberg për rolin e tyre kyç që Afganistani të mos bëhet “parajsë” për terrorizmin ndërkombëtar”, tha ministrja Olta Xhaçka. Forcat Tokësore të Poshnjës vijojnë përgatitjet për t’ju bashkangjitur misionit të NATO-s në Afganistan,

në kuadër të misionit të mbështetjes së përhershme. Aleanca e NATO-s këshillon dhe asiston misionin që përbëhet nga mbi 13.000 trupa në Republikën Islamike të Afganistanit. Ky mision filloi më 1 janar 2015. Ky është një mision i vazhdueshëm në Asistencën Ndërkombëtare të Sigurisë Forca (ISAF). Qëllimi i misionit është të ofrojë trajnim, këshillim dhe ndihmë për forcat afgane të sigurisë dhe institucionet në konfliktin e tyre me grupe ekstremiste si talebanët, rrjeti i Haqqanit dhe ISIS-K. Deri më tani Shqipëria merr pjesë me 136 trupa në këtë mision.

Raportuesi për Shqipërinë në PE: Nuk është situatë e mirë që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese

R

aportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckestein në një konferencë të posaçme për shtyp dhe i shoqëruar nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca inkurajoi drejtësinë duke vlerësuar se procesi i vettingut duhet të vazhdojë. I pyetur nga gazetarët lidhur me përplasjen institucionale mes Presidentit dhe Kryeministrit që shkaktoi rrotacioni në drejtimin e Ministrisë së Brendshme pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, i cili u propozua të zëvendësohej nga Sandër Lleshaj, eurodeputeti vëren se institucioni i Presidentit nuk ishte i bindur plotësisht për kandidaturën e Kryeministrit Edi Rama. Raportuesi i Parlamentit Europian Knut Fleckenstein u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhjeje të konfliktit mes Qeverisë dhe Presidencës. Ai theksoi se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale, ndërsa ai tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin. “Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ia japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha ai. Deklarata e Fleckenstein është në sinkron me deklaratat e mëparshme të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe Ambasadës Amerikane. Të enjten, me anë të një statusi në rrjetet sociale, Ambasada e

“Lleshi”, Fleckestein: Shpresoj që ky ngërç të zgjidhet sa më shpejt

SHBA theksoi se një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e luftës kundër krimit dhe drogës, ndërsa ambasadori Soreca vlerësoi punën e policisë së shtetit duke shtuar se: “Vetëm një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit”- theksoi Soreca. Sa i takon faktit që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, eurodeputeti Fleckenstein kishte këtë koment: “Nuk është situatë e mirë pa Gjykatë Kushtetuese. Ne të gjithë e dimë por në këtë

proces ka një lloj efekti domino, por unë nuk shoh një problem”– tha dje Knut Fleckestein. Reforma zgjedhore Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Flecknestein ka komentuar nga konferenca për shtyp në Tiranë edhe bojkotin parlamentar të opozitës. Eurodeputeti gjerman tha se beteja politike bëhet në Kuvend, ndërsa apeloi për dakordësi maxhorancë-opozitë sa i takon Reformës Zgjedhore, kur zgjedhjet vendore po afrojnë. “Unë personalisht mendoj që beteja kryesore duhet të bëhet brenda parlamentit. Kjo është

çështje parimi dhe jo për të thënë se cila ka të drejtë dhe cila jo. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme. Kam përshtypjen ende që dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar po bëjnë më të mirën për të shpëtuar atë reformë për të cilën po punojnë. Iu bëj thirrje partive që të mbështesin punën e bashkëkryetarëve të komisionit ad hoc sepse do ishte një shenjë për BE-në, që në një çështje kaq shumë të rëndësishme, themelore, palët të gjejnë një dakordësi. Jam i lumtur për bashkëkryetarët dhe përpjekjet që po bëjnë për të

arritur marrëveshjen”- theksoi raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein. Akuzat ndaj Vangjush Dakos Raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein, i pyetur lidhur me akuzat e bëra nga opozita për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, u shpreh se nuk mund të mbajë asnjë qëndrim, dhe se nuk mund të thotë se çfarë është e drejtë e çfarë jo, duke bërë thirrje që kjo çështje t’i lihet prokurorisë për t’u sqaruar. “Ju i dini më mirë se unë gjërat, por kam dëgjuar për këto akuza që bëhen për Vangjush Dakon, njëri thotë se është djalë i mirë e njëri se është i keq… Unë besoj që nesër do të shkoj në shtëpinë time dhe nuk jam gjyqtar për të gjykuar dhe duhet lejuar prokuroria të bëjë punën e vet. Nuk kam asnjë mendim për këtë, sepse nuk mund të them unë se çfarë është e drejtë apo jo”, u shpreh dje eurodeputeti Knut Fleckenstein. Bularati Po ashtu eurodeputeti Knut Fleckenstein ceku edhe ngjarjen e ndodhur në Bularat ku tha se nuk kemi nevojë për nacionalistë grekë që ta keqpërdorin këtë situatë. “Sa i takon incidentit në Bularta, nëse mund ta quaj me këtë etiketim, nuk e di saktësisht së çfarë ka bërë ai djalë, por e di që ai ka bërë diçka… por nëse ishte e nevojshme për ta qëlluar apo jo, këtë unë nuk mund ta them, por mendoj se nuk kemi nevojë për nacionalistë grekë që ta keqpërdorin këtë situatë. Nëse unë do të kisha fuqi dhe pozicion politik, nuk do ta shihja fare të nevojshme që të lejohej pala greke, ambasadori grek, që të shikonte se çfarë ndodhte me situatën këtu e me procesin”, u shpreh Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, në konferencën për shtyp.


EKONOMI

11 E shtunë, 10 NENTOR 2018

Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve aktive në vend ra me 0.8% nga të cilat, ndërmarrjet e vogla që kanë deri në 4 punonjës ranë me 1.8%

Nga Gjergj Erebara

X

hiroja dhe punësimi në bizneset e vogla ra ndjeshëm në Shqipëri

gjatë vitit 2017 në krahasim me vitin paraardhës ndërsa bizneset e mëdha rritën më tej peshën e tyre në ekonominë shqiptare, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave në Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve. Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve aktive në vend ra me 0.8% nga të cilat, ndërmarrjet e vogla që kanë deri në 4 punonjës ranë me 1.8%. Xhiroja e ndërmarrjeve të vogla me deri 4 punëtorë ra me 15% gjatë vitit të kaluar ndërsa ajo e ndërmarrjeve me 5-9 punëtorë ra me rreth 10%. Përkundër rënies së xhiros së biznesit të vogël, biznesi i madh shënoi rritje dyfishrore. Bizneset me 10 deri në 50 të punësuar e rritën xhiron me 18% ndërsa bizneset me mbi 50 të punësuar e rritën me rreth 13%. Pesha e bizneseve të mëdha në skenën ekonomike shqiptare duket se u rrit edhe më tej gjatë vitit të kaluar, nga një nivel sakaq i lartë më 2016. Kështu, afro 5 mijë subjekte me mbi 10 punëtorë në Shqipëri përbëjnë vetëm 5.6% të ndërmarrjeve aktive, por në vitin 2017 ato realizuan 79% të të gjitha shitjeve. Në krah të kundërt, 94.4% e ndërmarrjeve me më pak se 10 punëtorë, ishin përgjegjëse për vetëm 21% të të gjitha shitjeve. Ndërmarrjet e vogla të kartakterit individual, të cilat në statistika raportohen si ndërmarrje me 1

Biznesi i vogël, falimentime masive

deri në 4 punonjës janë përgjegjëse për një të tretën e të gjithë të punësuarve të cilët jetojnë me vetëm 12% të shitjeve. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri kishte afro 95 mijë ndërmarrje të tilla. Ndonëse për llogari statistikore këto ndërmarrje klasifikohen në grupimin 1 deri në 4 punonjës, në fakt, shifrat e Instat sugjerojnë se shumica e tyre ka vetëm një të vetëpunësuar. Më konkretisht, të 95 mijë ndërmarrjet e vogla kanë bashkërisht 150 mijë të punësuar me një mesatare prej 1.5 të punësuarish për ndërmarrje. Vitin e kaluar në Shqipëri kishte edhe 6,700 ndërmarrje me 5-9 punëtorë, xhiroja e të cilëve ra gjithashtu me 10%. Shitjet mesatare për çdo të punësuar gjatë vitit 2017 ishin rreth 4 milionë lekë për të gjithë ekonominë, me një rritje në masën 2.7% në krahasim me vitin paraardhës. Kjo rritje e ngadaltë e volumit të shitjeve ka qenë e pabarabartë. Ndërmarrjet me vetëpunësim pësuan rënie me 14% ndërsa ndërmarrjet e mëdha pësuan rritje. Kështu, 95 mijë bizneset e vogla me 150 mijë të punësuarit patën shitje mesatare për të punësuar në masën 1.6 milionë lekë, me rënie 14% në krahasim me vitin 2016.Rreth 6,700 biznese që kanë 5 deri në 9 të punësuar për një total prej 43 mijë të punësuarish patën

shitje mesatare për të punësuar prej 4.1 milionë lekësh me rënie 17%. Ndërmarrjet me mbi 10 të

punësuar patën rritje. Rreth 4,800 ndërmarrje të klasifikuara në grupin 10-49 të punësuar patën njëvolum total shitjesh prej 665 miliardë lekësh, shifër që nëse pjesëtohet me 95 mijë të punësuarit e këtij segmenti flet për volum mesatar shitjeje për të punësuar prej afto 7 milionë lekësh. Me rritje por në masë më të vogël ishin shitjet për të punësuar për ndërmarrjet e mëdha me mbi 50 punëtorë. Në këtë segment vitin e kaluar operuan gjithsej 1,242 ndërmarrje me 204 mijë të punësuar në total. Volumi mesatar i shitjeve për të punësuar këtu ishte 4.6 milionë lekë me një rritje prej 3.4% në krahasim me vitin paraardhës. /BIRN/

REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E DREJTËSISË DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESBE GJYQËSORE PRIVAT PERMBARUES BESART SHEHU SHP ALLJE SHPALLJE PËR SHITJEN E SENDIT TË P ALU AJTSHËM NË ANKAND PALU ALUAJTSHËM

(Ankandi 3) Pranë meje përmbaruesit Besart Shehu, është depozituar për ekzekutim kërkesa e kreditorit Jorgo Mano Mano, së bashku me titullin ekzekutiv, deklaratë noteriale nr.1013 rep dhe nr 257 Kol, date 21.02.2012, për të cilin është lëshuar urdhëri i ekzekutimit nr.7456 Akti, date 20.06.2012 të Gjyktës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, korigjuar me vendimin nr.771 Regjistri. Them, date 27.11.2012, të të njëjtës Gjykatë. me palë objekt: -Kreditorë: Jorgo Mano -Debitorë: Adrian Bogdani, Muhamet Shkodra dhe irena gjini (Shkodra). -Objekti: Pagim shume Me përmbushjen conform ligjit të të gjithë hapave të parashikuara dhe të kërkuara proceduriale, si edhe me përfundimin e afatit të fundit të proçesit të ekzekutimit të detyrueshëm, parashikuar në nenin 567 të Kodit të Procedurës Civile, më date 21.09.2018, kreva shpalljen për shitjen e sendit të paluajtshëm të sekuestruar debitorëve Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra), me të dhënat si më poshtë: 00 m². Vendndodhja: Lloji i punës: Ndërtesë me sip. 2 200 Lagjia nr.2 Kavajë, ‘’Bar Restorant Palma; Rruga Nacionale Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, Zona Kaol 14, FFaqe aqe 184. Vol dastrale: 8551, Numri i Pasurisë: 5/385, V Proçedura e zhvillimit të ankandit vazhdoi 30 ditë dhe përfundoi me mbarimin e orarit zyrtar të datës 21.10.2108, ora 16:00. Nga procedura e zhvillmit të ankandit, si edhe 0.2 018 të zhvillimit të tij. nga procesverbali i datës 21.1 1.10.2 0.20 KONST ATOVA ONSTA Se në të gjithë afatin 3-ditor të mbajtjes së afishimit të shitjes së sendit të paluajtshëm të sipërcituar, ashtu si edhe në ditën përfundimtare të zhvillimit të tij, nuk u paraqit asnjë ofertë apo ofertues, i cili do të paraqitej si blerës i mundshëm I këtij objekti të përcaktuar me një çmim fillestar në vlerën e 10.976.000 (dhjetë million e nëntëqind e shtatëdhjet e gjashtë mijë) LEKË LEKË. Lidhur sa më sipër, refeuar neneve 568 dhe 570 dhe 577 të Kodit të Procedurës Civile, si edhe nenit 32 (pikat b.c) të Ligjit Nr.10031, Datë 11.12.2008 ‘’Për shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat’’, bëj këtë SHPALLJE 1. Për shitjen në ankand të këtij sendi të paluajtshëm, si

më poshtë treguar: · Lloji i pronës: Ndërtesë me sip. 200 m² · Vendndodhja: Ladhja nr2, Kavajë, ‘’Bar Restorant Palma, Rruga Nacionale Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë. · Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, Zona Kadastrale: 8851, Numri i Pasurisë: 5/385, Vol. 14 faqe 184. 2. I cili është në pronësi të debitorëve: Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra) Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit, duke i INFORMUAR SE a) Çmimi i ri i sendit të paluajtshëm që shitet ka vlerën e 8.800.000 (tetëmilion e tetëqind mijë). b) Ankandi III për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më date 30.1 1.2 018. 0.11.2 1.20 c) Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është pranë Zyrës së Përmbaruesit Gjyqësor Privat Besart Shehu, në adresën Rr. ‘’Abdyl Frashëri’’ Pll. 3/3 Tiranë. d) Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohen në të gjithë afatin 30-ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 30.11.2018 e) Dukeembyllurnëorën16:00 16:00,membarimineoraritzyrtar. f) Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogaritë bankare të përmbaruesit Gjyqësore Besart Shehu pranë- SOCIETE GENERALE ALBANIA, në numrin e llogarisë 1272077 dhe me numër IBAN AL 02212110130000000001272077, në monedhën lekë ose, RAIDDAISEN bank sh.a në numrin e llogarisë 11119758 dhe me nr. IBAN AL 722021112300000000011119758, në monedhën lekë. KJO SHPALLJE AFISHOHET NË  Bashkia Kavajë  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë  Adresën e sendit të paluajtshëm që shitet: Lagjia nr.2, Kavajë, rruga Nacionale Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, pasuria me nr. 5/385 zk. 8551 vol. 15 faqe 184.  Zyrat e Përmbaruesit Gjyqësor në adresën Rr.Abdyl Frashëri, pll. 3/3 Tiranë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E shtunë, 10 NENTOR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E shtunë, 10 NENTOR 2018

Kryebashkiaku Veliaj prezantoi investimet dhe projektet transformuese në Njësinë 9

Veliaj: Rikthehet linja e trenit në Tiranë, me tren hibrid

T

re vitet e fundit Njësia 9 ka përjetuar disa nga investimet dhe projektet më të mëdha transformuese për Tiranën, duke nisur nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar me Bulevardin e Ri e deri te Bregu i Lumit. Në bashkëbisedimin e djeshëm me banorët e Njësisë 9 për Buxhetin 2019, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Ogerta Manastirliu u shprehën të entuziazmuar për të gjitha ndryshimet e ndodhura, sidomos ato infrastrukturore, të cilat do të vijojnë me të njëjtin ritëm edhe vitin tjetër. Veliaj tha se investimet në këtë njësi kanë nisur nga qendra e deri në periferi, aty ku Bregu i Lumit ka ndryshuar plotësisht pamjen e sot është një realitet krej tjetër. “Fakti që kemi kaluar tre stinë vjeshte dhe dimri pa përmbytje, do të thotë se problematika me lumin e Tiranës është si ‘përrallë nga e kaluara’”, tha ai. Sipas tij, është drejt përfundimit edhe një nga investimet më të rëndësishme për qytetin, projekti i Bulevardit të Ri. “Bulevardi i Ri ka pësuar ndoshta transformimin më të madh në këto 3 vite; jemi thuajse afër fundit, na ka ngelur vetëm sheshi fundor, ku jemi duke punuar aktualisht”, tha Veliaj. Edhe pse nuk ka përfunduar ende, shumë prej institucioneve dhe kompanive ndërkombëtare kanë shprehur interes që të zhvendosen aty, për t’i dhënë një zhvillim të ri kryeqytetit. Lajmi i mirë jo vetëm për Njësinë 9, por për gjithë kryeqytetin, është edhe vendimi i qeverisë shqiptare

për rivendosjen e linjës së trenit, pikërisht në ish stacionin e vjetër. “Lajmi i mirë që na erdhi nga Edi dhe Damiani është se do t’i rikthehemi trenit të Tiranës, aty ku ka qenë stacioni i trenit. Risia është se do të kemi një tren elektrik në Tiranë. Kemi zgjedhur një tren hibrid, i cili do të punojë me karburant pasi lë Tiranën, por sa hyn në Tiranë, do të punojë me energji elektrike”, shpjegoi Veliaj. Një tjetër lajm fantastik për njësinë është projekti për transformimin e Bulevardit “Zogu I”, në një zonë të dedikuar për turistët. “Ambicia jonë është që Bulevardi “Zogu I”, nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi “Skënderbej” të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri; për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar

shumë nga Bulevardi i Ri”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës. Njësia 9 është një nga zonat që do të përfitojë edhe nga projekti për ndërtimin e rrethrrotullimit “Shqiponja”, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e makinave. Puna pritet që të fillojë edhe për rehabilitimin e një prej blloqeve më të njohur në kryeqytet, që kufizohet nga rrugët “Mine Peza”, “Fortuzi”, “Zogu I”, “Haxhi Hysendalliu”, “Asim Vokshi”. Veliaj shtoi se këto investime dhe projekte transformuese nuk do të ishin bërë nëse qytetarët nuk do t’i jepnin besimin Partisë Socialiste. Ndaj, ai kërkoi që kjo mbështetje të vijojë, si e vetmja mënyrë që investimet të mos ndalen.

“Kur të vijë koha e zgjedhjeve, duhet me e pyet opozitën: - Ore ku ishit ju? Kemi bërë shumë, imagjinoni sa shumë mund të bëjmë nëse PS do të ketë shumicën dërrmuese në Këshillin Bashkiak. Që punët të ecin pak më shpejt na duhet të na jepni votat për PS, siç keni bërë për

kandidatin. Nëse doni një provë, shikoni rezultatet e zgjedhjeve: Këtë vit na duhet ta mendojmë thellë. Nuk na duhet një votë për kryetarin, kur nuk kemi votën për këshillin. Ndaj, nëse duhet ta bëjmë tamam këtë punë, duhet votë për kryetarin dhe votë për PS në Këshillin Bashkiak, si një e vetme”, tha Veliaj. Krahas përmirësimit të infrastrukturës, një vëmendje të shtuar Bashkia e Tiranës i ka kushtuar edhe mbështetjes për ata që kanë më shumë nevojë për përkujdesje dhe përkrahje. Teksa solli shembullin e vizitave mjekësore okulistike falas edhe nga mjekë ameri-

kanë, në disa prej qendrave sociale të Bashkisë së Tiranës, Veliaj theksoi e pavarësisht se ka ende punë për të bërë, shërbimi i mbështetjes sociale dhe ai shëndetësor janë transformuar tërësisht. “Në qendrat tona sociale kemi nisur një shërbim të ri, kontrollin e syve dhe syzet falas për të moshuarit. Më vjen mirë që sot kemi 7 qendra sociale dhe do të vazhdojmë t’i shtojmë ato. Pashë disa qindra qytetarë të cilët, ose janë me ndihmë ekonomike ose pensionistë, që marrin shërbime falas me aparatura dighitale, për kontrollin e syve. Për këta qindra qytetarë, kryesisht në moshën e tretë, është një bekim i jashtëzakonshëm”, nënvizoi ai, teksa siguroi se kjo nismë do të vijojë në të gjitha qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës. Duke folur për shëndetin, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve

që të minimizojnë përdorimin e automjeteve dhe përdorimin e mjeteve alternative, të cilat shkaktojnë më pak ndotje e për pasojë përmirësojnë cilësinë e jetës në qytet. “Pjesa më e madhe e problematikës po na vjen nga makinat. Sipas OBSHsë, fëmijët janë më të predispozuar të thithin të gjitha grimcat që dalin nga marmita e makinës. Ndaj, i jam shumë mirënjohës Edi Ramës, Ogertës, qeverisë sonë, shumicës socialiste, që votoi për herë të parë ligjin që ndalon vjetërsirat që vijnë nga Europa, me mbi 10 vjet përdorim. Për të marrë një makinë jemi gati që t’i fusim fëmijëve helm në mushkëri, por kjo nuk shkon”, deklaroi Veliaj, ndërsa bëri të ditur se Bashkia e Tiranës do të japë shembullin e para, duke futur autobusët elektrikë në transportin publik. Në fjalën e tij, Veliaj u ndal edhe në përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve të edukimit dhe arsimimit, ku Njësia 9 do të jetë përfituese e projektit për ndërtimin e shkollave të reja. Në këto tre vite ka pasur edhe një pasurim të jetës artistike dhe kulturore në kryeqytet, ç’ka ka bërë që Tirana të jetë një kandidate serioze që në vitin 2024 të jetë Kryeqyteti Europian i Kulturës. Pjesë e planit për ruajtjen e kulturës është dhe projekti për kthimin në shtëpi muze të banesave të dy prej korifejve të letërsisë shqiptare, Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit. “Shtëpinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare tashmë e kemi shpronësuar, pra e ka marrë bashkia për ta kthyer në një muze. Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë edhe me familjen e Dritëroit, për t’u siguruar që ajo pjesë e Njësisë 9 përfiton edhe nga një zonë muzeale. Ne duam që ta rikonstruktojmë atë pallat dhe ta kthejmë në një vend të aksesueshëm sepse besoj që edhe njësisë i ka hije që një ndërtesë ikonë, ndërtesa e famshme e Maks Velos për të cilën ai u fut edhe në burg, sot ritransformohet nga bashkia dhe kthehet në një zonë muzeale”, përfundoi Veliaj.


AKTUALITET

P

as masakrës së gushtit, Selenica e Vlorës u trondit sërish nga një tjetër vrasje. Kreu i Njësisë Administrative në Kotë të Selenicës, Fatmir Hodo u vra të premten me një armë gjahu, nga një bashkëfshatar i tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në hyrjen e lokalit të fshatit, kur Admir Delaj, i cili pak minuta para ngjarjes kishte qenë në një tavolinë me 64-vjeçarin, kishte pasur një debat me të ndërsa kishin konsumuar së bashku pije alkoolike. 44-vjeçari e qëlloi me armë gjahu mikun e tij dhe u largua me një automjet nga vendi i ngjarjes. Policia pas një ore mundi ta kapë pranë banesës së tij në fshatin Gumenicë, autorin e krimit të rëndë. Policia i gjeti edhe armën me të cilën kreu vrasjen. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit midis viktimës dhe autorit të ngjarjes. “Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja”, sqaron policia lokale. Në deklaratë thuhet se Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit menjëherë pas vrasjes dhe pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, “në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej”. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML). Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte” e cila nuk ka lidhje me ngjarjen por rezulton

14

E shtunë, 10 NËNTOR 2018

Kreu i Njësisë Administrative në Kotë të Selenicës, Fatmir Hodo është vrarë të premten me një armë gjahu, nga një bashkëfshatar i tij, Admir Delaj

Krimi në Selenicë, autori e viktima po pinin kafe bashkë SHKAKU “Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja”.

NGJARJA

pa lejen përkatëse. Grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet në ngarkim të shtetasit Admir Delaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje”. “Policia e Vlorës dhe e Selenicës, me të

marrë njoftim për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë identifikuar autorin e ngjarjes Admir Delaj i cili pas vrasjes ishte larguar menjëherë me automjetin e tij. Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit ku pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej. Nga hetimet

paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML). Gjithash-

P

resioni ndaj prokurorisë, për të intensifikuar punën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, sa vjen dhe rritet, si nga publiku dhe institucionet e vendit, ashtu dhe nga ndërkombëtarët, Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur duke kërkuar shtim të numrit të personelit. Sipas kërkesës së bërë në Komisionin e Ligjeve për buxhetin e vitit të ardhshëm, organit të akuzës i nevojiten të paktën 200 vetë personel shtesë për të përballuar punën. Natyrisht që kjo shifër nuk u pranua nga Komisoni, i cili i dha buxhet Prokurorisë së Përgjithshme për vetëm 60 persona shtesë në personel. Prokuroria më e madhe në vend që përballon më shumë se gjysmën e procedimeve, ka shifra të frikshme të ngarkesës në punë. Shifra dhe ngarkesa për çdo prokuror që i kalojnë 210 çështjet deri më tani, në ditët e para të muajit nëntor. Këtyre shifrave, po t’iu shtosh edhe faktin që tanimë, me ndryshimet e reja të Kodit të Procedurës Penale, prokurorët duhet të shkojnë tri herë më

tu nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte” e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse. Grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-thuhet në njoftimin e plotë të Policisë.

URDHRI

SITUATA

Prokurorët të mbingarkuar

‘’Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në hyrjen e lokalit të fshatit, kur Admir Delaj, i cili pak minuta para ngjarjes kishte qenë në një tavolinë me 64-vjeçarin, kishte pasur një debat me të ndërsa kishin konsumuar së bashku pije alkoolike. 44-vjeçari e qëlloi me armë gjahu mikun e tij dhe u largua me një automjet nga vendi i ngjarjes”.

Policët “barkdërra”, ja ku do shërbejnë K

shumë në gjykatë për seancat paraprake, rezulton se çdo prokuror duhet të zgjidhë minimalisht dy çështje në ditë.

ëtë herë, urdhri i zv/ ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, prek policët “barkdërra”. “Policët mbipeshë dhe me bark nuk do kryejnë shërbim në vende të dukshme”. Numri dy i komanduar në Ministrinë e Brendshme ka miratuar një urdhëresë me 19 pika për etikën e punonjësve të Policisë së Shtetit, e cila mban firmën e zv/drejtorit për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu. Ajo që bie në sy është pika 8 e urdhëresës ku thuhet se punonjësit e policisë mbipeshë të cilët në dokument quhen “barkdërra” do bëjnë shërbim vetëm në vende të padukshme, kjo për të mbajtur larg syrit të opinionit publik paraqitjen

jo estetike të tyre. Pjesë e urdhërit të Policisë është edhe evidentimi i punonjësve ushtarak, oficerët e RENEA-s, policët e FNSH dhe rendit, të cilët qëndrojnë në lokalet e natës

si bodygard. Do të kalojnë në sitë edhe bodygardët civil që qëndrojnë jashtë lokaleve të natës. Policisë së Tiranës i është dhënë urdhër të që ndalojë dhe bllokojë mjetet e blinduara.


AKTUALITET

15

E shtunë, 10 NËNTOR 2018

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë nëntëmujorit të 2018 numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 152 nga 166 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë

S

ipas statistikave të Policisë Rrugore, gati 50 për qind e aksidenteve me pasoja të rënda në zonat urbane kanë si shkaktarë këmbësorët e papërgjegjshëm por për ta nuk ka gjoba. Edhe këtë herë janë shoferët ata që janë gjobitur. Plot 110 drejtues mjetesh janë gjobitur nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi nuk i është dhënë përparësi këmbësorëve. Policia Rrugore e Tiranës, thotë se aksioni erdhi pas ankesave të vetë qytetarëve dhe për këtë ngriti disa pika kontrolli me qëllim monitorimin, sensibilizimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit. “Referuar ankesave organizoi disa pika kontrolli të ndryshme në rrugët e kryeqytetit, me qëllim monitorimin, sensibilizimin por edhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë një shqetësim dhe rrezik permanent në rrugët e kryeqytetit, ku mjafton të analizosh aksidentet rrugore me pasoja fatale, për të kuptuar rrezikun që u kanoset këmbësorëve por edhe drejtuesve të mjeteve njëkohësisht”,-thuhet në deklaratën e Policisë Rrugore. Më tej, policia jep edhe rastet e shkeljeve. “Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe gjobitur: ndëshkuar 65 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve. Ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve. Ndëshkuar 42 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Ndëshkuar 27 drejtues mjetesh për shkelje semafori, si edhe janë

Nuk respektojnë këmbësorët, gjobiten 110 drejtues automjetesh AKSIONI “Plot 65 drejtues mjetesh janë gjobitur nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi nuk i është dhënë përparësi këmbësorëve. Policia Rrugore e Tiranës, thotë se aksioni erdhi pas ankesave të vetë qytetarëve”.

këshilluar shumë këmbësore në lidhje me detyrimet dhe normat e sjelljes gjatë përdorimit të rrugës”. Aksioni ka gjetur edhe shoferë të dehur. “Ndërkohë gjatë kontrolleve policore për shkeljet e lartpërmendura, është verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës një drejtues mjeti i cili rezultoi

në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l si dhe janë vendosur 478 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë nëntëmujorit të 2018 numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 152 nga 166 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më

BERAT

Makinat bëhen “përshesh”, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë, ndodhur mëngjesin e së premtes. Policia thotë se në aksident u përfshinë tre automjete. “Konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Xh.B, 67-vjeç, banues në Kuçovë është përplasuar me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin A.A, 44-vjeç, banues në Moravë dhe me një mjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin I.Z, 60-vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë. Për pasojë u dëmtuan shtetasit Xh.B, A.A, dhe nëna e tij shtetasja F.A, 70 vjeçe e cila ishte pasagjere. Tre të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

parë. Në nëntëmujorin e 2018, aksidentet rrugore, në 20,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Në shtator 2018, aksidentet rrugore në 82,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha

25-35 vjeç duke zëne 28,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 16,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin shtator 2018 ndodhën 156 aksidente rrugore nga 172 aksidente të ndodhur në shtator 2017, duke u ulur me 9,3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti. Në shtator 2018, numri i të aksidentuarve është 218 persona nga 214 që ishte një vit më parë, duke u rritur 1,9 %. Numri i të aksidentuarve në nëntëmujorin 2018, është 1.762 duke ulur 11,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Shtator 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 9 persona nga 17 që ishte një vit me parë. Në 82,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

KORÇË

M

brëmjen e së enjtes, babë e bijë u përplasën për vdekje, teksa ishin duke ecur në trotuar në qendër të Korçës. Polica ka bërë të mundur ditën e djeshme arrestimin e dy drejtuesve të automjeteve që shkaktuan ngjarjen tragjike. Petrit Kupe, 61-vjeç, banues në fshatin Drithas dhe Laurenc Pallashi, 29-vjeç, banues në fshatin Zerec. Dy makinat u përplasën me njëra-tjetrën, dhe për pasojë drejtuesi i automjetit “Volswagen” devijoi duke hipur në trotuar dhe përplasi për vdekje dy këmbësorët, Sokol Hoxhallari 33-vjeç dhe vajzën e tij, 6-vjeç. “Në vijim të informacionit paraprak datë 08.11.2018, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të: Petrit Kupe, 61-vjeç, banues në fshatin Drithas, si edhe Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec. Arrestimi i tyre u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip “Volkswagen” dhe

Atë e bijë u përplasën për vdekje, kapen shoferët

mjetin tip “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit S.H, 32-vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.H, 6-vjeç, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal”,-thuhet në reagimin e plotë të Policisë.


DOSSIER

16 E shtunë, 10 NENTOR 2018

“SHQIPTARËT DHE BARBARËT”

Nga Gjet Ndoj

S

hqiptarët pa mbaruar mirë luf ta e Dytë Botërore, u ballaf aquan me vrasje e shpërngulje massive nga trojet e tyre etnike. Ky ballafaqim dhe kjo cfarosje u bë nga Serbo- Malazezët në Veri e Grekët në Jug. Akuza pë ta ishte : “Shqiptarët qenë bashkëpunëtorë dhe vegla të nazifashizmit (Kolaboracionistë), të cilët do të luftohen njëllojë si pushtuesit”. Në fakt kjo përbënte dhe justifikimin më të mirë për të ushtruar një dhunë barbare pa asnjë ndrojtje, duke realizuar planet e tyre të vjetra në vijimësinë qinda vjecare të spastrimit dhe asimilimit të shqiptarëv nga sllavo-grekët. Jo vetëm kaq, por sllavo-grekët sikuruan paradoksalisht edhe mbështetjen e Qeverisë Komuniste të E. Hoxhës për të ushtruar gjenocidin kundër shqiptarëve. 1-V rasjet dhe spastrimi etnik në 1-Vrasjet Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Masakra e Tivarit Tivarit. Sapo trupat ushtarake naziste gjermane u larguan nga Kosova nga fundi i vitit 1944, menjëherë vendin e tyre e zuri Ushtria dhe pushteti komunist Jugosllav. Për të kapërcyer rezistencën e pritshme nacionaliste shqiptare, në mars dhe përsëri në 26 gusht të vitit 1944, Tito ju drejtua “Clirimit Nacional” të mbizotëruar nga komunistët dhe Ushtria e Shqipërisë për të hyrë në Kosovë dhe për të luftuar armikun dhe veglat e tyre (shqiptarët e kosovës). Nga ana tjetër, një krengritje e mundëshme e shqiptarëve kundër vendosjes së pushtetit serbo- sllav në Kosovë dhe krijimi i një situate ku do të ishte e nevojshme ndihma e aleatëve për ta shtypur kryengritjen, do të ishte deskretituese për Titon dhe pushtetin komunist të udhëhequr prej tij. Në këto rrethana historike e gjeopolitike, bashkëpunimi pushtetit jugosllav me atë komunist të Shqipërisë u duk qartë në inkursionin ushtarak të tyre kundër forcave naziste gjermane, por edhe në fushatat ushtarake në Kosovë, Mal të Zi dhe më pak në Maqedoninë Perendimore. Kështu në dhjetor të vitit 1944 Divizioni V–s partizan shqiptar kaloi Kukësin dhe hyri në Kosovë për të ardhur në ndihmë të vendosjes së pushtetit ushtarak e administrative jugosllave në këtë hapsirë të banuar nga shqiptarë etnikë. Pak më vonë, në fund të shkurtit 1945 mbërritën në Kosovën veriore (Vucitern, Mitrovicë e Podujevë) edhe forcat partizane të Divizionit të VI –s, forca të cilët ktheheshin pas një inkursioni luftarak të suksesëshëm në ndjekje dhe në beteja të pandërprera me forcat ushtarake gjermanë e duke cliruar territorin e

Gjenocidi ndaj shqiptarëve nën pushtimin sllav e grek, në vitet 1945-1999

Malit të Zi e deri në Bosnjën Jugore Vishegradin. Këto beteja fitimtare të forcave partizane shqiptare të Divizionit të VI-s me Komandant Gjin Markun(rreth 6 mijë), të koordinuara edhe nga Flota Ajrore Britanike, qenë përcaktuese për clirimin e një pjese të mirë të territoreve jugosllave . Megjithatë u la në harresë dhe nuk përmendej as nga pala shqiptare me idenë servile për të mos zbehur lavdinë dhe autoritetin e Titos e PKJ. Qëndrimi në Kosovë i Divizionit të V dhe të VI të forcave partizane shqiptare , më vonë u përdorën për të mos lejuar ngritjen krye të nacionalistëve dhe popullit të këtë hapsirë, që djallëzisht ra në dorën e pushtetit sllavo- komunist. Masat kryesore të fillimit, për ta pushtuar paqësisht Kosovën ishin: -Së pari shumë burra e djem të Kosovës mobilizoheshin me forcë në formacionet partizane shqiptare e jugosllave për të luftuar në territore jugosllave jashtë Kosovës. Rreth 30 mijë deri në 50 mijë burra u vendosën në front për “nevojat e Forcave të armatosura Jugosllave në Serbi, Vojvodinë, Bosnje, Kroaci dhe Slloveni”. Kjo u bë për ti përdotur shqiptarët në shërbim të ushtrisë, por e vërteta e madhe është se në këtë process realizohej largimi i burrave nga Kosova për ti hequr si potenciale të mundëshme rreziku për kryengritje

kundër pushtuesve serbo- sllavë. Kjo vërtetohet dhe me faktin se shqiptarët në pranverë të vitit 1945 u vecuan nga formacionet e Ushtrisë ku ishin dislokuar në vende të ndryeshme në Jugosllavi, duke u trajtuar jo si ushtarët e tjerë , por si të burgosur dhe robër lufte. -Së dyti pjesa më e madhe e burrave dhe e djemëve të Kosovës që kishin qenë të mobilizuar nga strukturat nazifashiste, por dhe të xhandarmërisë shqiptare pranë Qeverive që nga viti 1939 e deri më 1944, u vranë ose u zunë rob nga forcat partizane jugosllave duke bashkëpunuar edhe më partizanët shqiptarë. Bashkë me to u burgosën edhe qindar e mijëra të tjerë nacionalistë, shumë prej të cilëve u masakruan në Kosovë, por një pjesë tjetër u depërtuan për në Serbi dhe Mal të Zi. Kështu Kosova “ra në gjunjë”, duke mbetur në fëmijë e në gra, nga dhuna e genocidi, ku një kontribut dhanë , për faqen e zezë tonën edhe partizanët dhe pushteti Komunist shqiptar i drejtuar nga Enver Hoxha. Nga ana tjetër ardhja e kolonëve të rinj serbo- sllavë vazhduan të vendoseshin në trojet etnike të shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni. -Masakra e Tivarit Tivarit. Është ilustrimi më domethënës i gjenocidit të ushtruar nga sllavo-serbët dhe veglat e tyre shqiptare, mbi

shqiptarët pasi Luftës së Dytë. Nga fundi i marsit e fillimi i prillit të vitit 1045, u krye një masakër mbi shqiptarët e rekrutuar në Kosovë dhe që u shoqëruan në këmbë nga Prizreniu Kukës e Pukë – Vau i Dejës- Shkodër, Ulqin- deri në Tivar. Shumë shqiptarë të uritur e të raskapitur mbetnin rrugës( pamundësia i bënte të mos e ndicnin karvanet e pafundme të refugjatëve-robër, në këto raste vriteshin). Shoqërimi bëhej nga ushtria jugosllave e ndihmuar edhe nga forcat e ndjekjes shqiptare. Vetëm në një natë thotë historian kroat Ljubica Stefan “ janë vrarë 1600 shqiptarë me 1 prill 1945”. Një burim tjetër thotë se vetëm me 1 dhe 2 prill janë vrarë nga partizanët Jugosllave 16002000 shqiptarë në një tunel në Bari. Vendi i masakrës quhet Tuxhemil (rreth 5 km larg Tivarit të vjetër) dhe është zbuluar vetëm pas 50 vitesh. Zbulimi u bë nga historian Zekria Cana në fillim të viteve 1990. Ndërsa sipas gazetës “Bujku” të Prishtinës të 18 shtatorit “Viktimat e masakrës së Tivarit, janë vetëm një piesë e 4200 shqiptarëve të vrarë gjatë kalimit nga Prizreni, nëpërmjet Shqipërisë në Tivar e territore të tjera të Malit të Zi deri në Trogir të bregdetit Kroat…. Përvec Masakrës së Tivarit, kujdimi masiv i rreth 50 mijë shqiptarëve të Kosovës gjatë pranverë të vitit 1945 i shërbentë pushtimit pa vështirësi,të

Kosovës, duke e varrosur mire dhe vendimin e Mbledhjes së Bujanit për vetëvendosjen me referendum të popullit të Kosovës, për tu bashkuar me atëdheun nënë, Shqipërinë. 2-Masakrat mbi popullsinë came dhe spastrimi etnik i kësaj popullsie autoktone shqiptare nga trojet e saj. Ngjashëm me masakrat serbosllave të shqiptarëve në veri, ndodhën edhe masakrat greke ndaj tyere edhe në territoret e tyre në Jug të Shqipërisë, në Camëri.dihet se që në Luftrat Ballkanike pas vitit 1912, një pjesë e mirë e trojeve etnike të shqiptarëve (sipas vijës Artë, Prevezë-Jug të Janinës- Konicë e deri në Prespë u pushtuan nga Greqia. Pjesa më e madhe e këtyre teritoreve janë krahina e Camërisë. Gjatë Luftës së I Ballkanike armiqësia mes shqiptarëve të Camërisë e grekëve u rrit, kur camët duke bashkëpunuar më Turqinë duke kryer dhe ata akte kundër fshatrave ortodokse. Ndërsa pas iuftës i Botërore camët nuk patën asnjë mundësi për tu integruar në shtetin grek. Përvec kësaj sikurse e kemi thënë qështjen e mëparëshme, nga viti 1923, në zbatim të marrveshjes së Lozanës u krye për disa vite me radhë dhe procesi i shkëmbimit të popullsisë came me popullsinë greko-ortodokse që ndodhej në Anadoll. Kjo popullsi shqiptare myslimane- came e gjendur në kufijtë e zhdukjes nga genocide grek deri në vitin 1940, me kërkesën dhe interesimin e Mbretërisë Italiane u vunë në krahun e saj. Kështu ndodhi me të gjithë krahinat e viset shqiptare që kishin mbetur që në kohën e luftrave ballkanike jashtë Shqipërisë Shtetërore, si: në Kosovë, Maqedoni Perndimore e Mal të Zi. Represioni brutal ndaj shqiptarëve autoktonë ndodhi më së shumti në kohën e Regjimit të Metaksas gjatë viteve 1920-1930. Në këtë gjendje armiqësie për jetë a vdekje mes shqiptarëve e shtetit grek, në këtë situatë tencioni etnik, kur dhe propaganda pro shqiptare e italisë Fashiste pas vitit 1939 (Për krijimin e një shteti të madh shqiptar), zuri vend dhe i bëri për vete qarqet nacionaliste shqiptare në përgjithësi dhe ato të shqiptarëve të Camërisë e të Kosovës në vecanti. E njëjta sjellje u demonstrua edhe nga gjermanët pak më vonë. Në këtë kontekst tek shqiptarët pushtuesit nazifashistë u panë më shumë si clirimtarë sesa si pushtues. Në këtë shtrat historik edhe shqiptarët e Camërisë , pjesa më e madhe e tyre (Vijon në faqen 17)


DOSSIER

17 E shtunë, 10 NENTOR 2018

(Vijon nga faqja 16)

bashkëpunuan indirect nëpërmjet Ballit, ose një pjesë tjetër direct duke u bërë pjesë e regjimenteve e divizioneve luftarake pjesë e Boshtit Fashist. Kam patur dhe kam bindjen që dhe lufta Italo- Greke përvec plani të pushtimit të Ballkanit nga Italia, bashkë me të realizohej dhe clirimi i tokave shqiptare në Greqi për tju bashkuar “Shqipërisë Madhe”, pjesë e Mbretërisë Italiane. -Dihet se pas pushtimit Italian më 7 prill 1939, Shqipëria bëhet Protektorat Italian, ndërsa mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanueli III Francesko Jakomoni, e përdorën Cështjen Came si një mjet për të mobilizuar shumë shqiptarë në radhët e strukturave ushtarake pushtuese në sulmin Italian mbi Greqinë. Madje dhe në krye të Partisë Fashiste në Shqipëri u emërua nga Musolini nje nacionalist i spikaoci si President tur Arbëresh Terenc T Toci i Këshillit Koorperativ Fashist. Terenc T Toci oci kishte marrë pjesë që në Shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë 1912, në pranverë të v. 1911 bashkë me parinë e Veriut Shqiptar drejtoi Kuvendin e Fanit që u kurorëzua me ngritjen e Flamurit në Kimzë të Mirditës, nga ku u zgjodh dhe “Qeveria e Kimzës”, kryetari i së cilës u zgjodh vetë. Ai edhe më vonë nuk e kishte pushuar veprimtarinë e tij në dobi të Nacionalitetit tonë shqiptar. Në këtë situatë shumë shqiptarë kaluan kufirin dhe hynë në Greqi që para se të fillonte sulmbi mbi të. Numri i tyre shkon nga 2000 deri në 3000 veta. Këta por dhe të tjerë që ishin andej krijuan struktura që propgandoheshin nga Partia Fashiste si clirimtarë të Camërisë. Këto trupa ishin sa gjysma e formacioneve luftarake italiane që do të sulmonin nga teritori shqiptar Greqinë. Disa prej formacioneve të Ushtrisë Italiane që ndërmorën sulmin mbi Greqinë ishin edhe këto me pjestarë ialianë dhe shqiptarë. Ishin 9 batalione që ndërmorën sulmin: “4 batalionet e zeza” nga Tirana, Korca, Vlora e shkodra; 2 batalione këmbësorie “Gramozi” e “Dajti”; 2 batalione vullnetare “Gramozi” e “Taraboshi”; 1 bateri trupash “Drini”. Të gjithë këto batalioni të mobilizuara, si pjesë e trupave italiane të inkorporuara në Korpusin XXV dhe të komanduara nga Gjenerali C. Rossi. Sulmi mbi Greqinë dështoi plotësisht dhe shkaku kryesorë sipas Jakomonit lidhej me dezertimin e trupave shqiptare. Edhe më vonë pas pushtimit gjeraman të Greqisë shqiptarët anonin direkt ose indirekt nga pushteti gjerman i vendosur dhunshëm në Greqi. Gjatë periudhës korrikshtator 1943 deri në janar 1944 shqiptarët përpjekjet për të rivendosur dinjitetin e tyre në vend, ishin në krah të operacioneve naziste për të goditur kolonët ortodoksë- grekë të vendosur në të kaluarën e afërt në trojet etnike të shqiptarëve të Camërisë, nga Preveza e deri në zonat e Sarandës. Një pjesë tjetër e camëve duhet thënë se u rreshtuan përkrah forvave antifashiste në të Shqipërisë dhe të Grecisë. Fillimi i Luftës Civile në Greqi që e ka zanafillën e saj që në verën e Vitit 1913 kur në luftën për pushtet ishin të përfshirë: Lidhja Republikane

Greke (EDES) dhe Ushtria Clirimtare Popullore Greke (EAM). Në fillim shqiptarët e Camërisë ishin kundër të dy partive dhe formacioneve të tyre luftarake. Pati përpjekje në verën e vitit 1943 për bashkëpunim. Pati përpjekje dhe nga aleatët, vecanërisht anglezët për ti afruar camët me Frontin Nacional Clirimtar. Nga ana tjetër presioni dhe propaganda naziste gjeramane, se pas fitores do të clirohej Camaria dhe do të bashkohej me Shqipërinë ishte me shumë efekt. Për pos propagandës, gjermanët ju ofruan furnizime, armë, veshmbathje e ushqime, para etj. Gjatë fillimit të vitit 1044 deri në fundin e qershorit forcat e EDES, me mbështetjen edhe të aleatëve sulmuan disa qytete dhe krahina në Greqinë e Veriut duke i cliruar me radhë ato dhe njëherësh dhe goditjen e rëndë të ushtrisë gjermane dhe e shqiptarëve që ndodheshin mes shumë zjarresh. Shumë prej tyre bashkë me gjermanët kaluan Greqinë për në Shqipëri, duke lënë mbrapa kryesisht të moshuar, gra e fëmijë. Më e rënda do të ishte vrasjet në masë e njerëzve, djegijet e fshatërave të tëra të camërisë dhe shpërngulja massive e shqiptarëve të Camërisë pas largimit të Ushtrisë Gjermane nga Greqia. Numri i saktë i shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e tyre etnike të tyre të pushtuara nga grekët , të cilët u shpërngulën për në Shqipëri e Turqi etj janë të deklaruara në burime të ndryeshme. Mark Mazouer (historian anglez) dhe Viktor Roudometof (Sociolog dhe drejtor Arkivit të Cavales) deklarojnë se ata numëronin 18 mijë në vitin 1944 dhe 4mijë- 5 mijë në vitin 1945. Ndërsa Miranda Vickers (historian dhe e analiste angleze) thotë se ata ishin 25 mijë refugjatë të ikur në Shqipëri. Të dhënat që janë marrë nga Shoqata e Camërisë, thonë që ishin mbi 35 mijë refugjatë, nga të cilët 28 mijë u lanë në Shqipëri dhe pjesa tjetër derertoi në Turqi. Në total që nga Lufta e I-rë Botërore camët e ardhur në Turqi, përbëjnë shumicën në total të tyre, ndërsa rreth 150 mijë jetojnë në Shqipëri. - Qeveria Komuniste e Shqipërisë nuk i përkrahu camët dhe cështjen e tyre, madje në shumë raste mbështeti masakrat greke dhe ndjekjen e camëve si një veprim parimorë. Kësh-

tu për faktin se camët nuk luftuan përkrah komunistëve grekë u konsideruan reaksionarë , bashkëpunëtorë me forcat pushtuese, vrases të grekëve etj. Fatkeqësisht edhe pas viteve 1990 edhe qeveritë postkomuniste, nuk kanë guxuar akoma të ballafaqohen me ketë të drejtë të shqiptarëve të Camërisë dhe trojeve të tjera të pushtuara të shqiptarëve në Greqi. 3- Spastrimi etnik dhe zbrazja e Kosovës prej popullsisë së saj autoktone nga ushtria dhe cetnikët serbo-sllavë në vitet 1989-1999. SHBA dhe UCK clirojnë Kosovën. Sikurse e kemi trajtuar në në disa tema të këtij cikli shkrimesh në rubrikën “Shqiptarët dhe Barbarët”, zhdukjet massive të popullsisë ,shpërnguljet e shqiptarëve dhe vendosjen e pandërprerë të kolonëve sllavë në Kosovë, përfshi dhe Kosovën Lindore nga Nishi e deri në Komanovë e Maqedoni, kanë filluar të paktën nga shek. IX e deri në ditët tona. Një ballafaqim ky dhe një qëndresë epike dhe e pashembullt e shqiptarëve me barbarët serbo-sllavë. Ndërsa përplasja e fundit mes tyre ndodhi në vitet 1990, në kushtet kur krahina e Kosovës ishte në kushtet e një kolonie të mirëfilltë e në mes të Europës. Në kushtet kur Jugosllavia po dizintegrohej dhe popujt e Republikave të tyre po fitonin lirinë duke themeluar shtetet e tyre kombëtare, Kosova dhe populli shqiptar humbi dhe ato pak liri që kishte fituar në kushtet e Shtetit Federativ Jugosllav. Kjo situatë rëndohet shume në vitin 1989 e vazhdim kur në Krye të Serbisë e Jugosllav-

isë së Mbetur (Serbi dhe Mali I Zi) sundonte Sllobodan Millosheviq. Nga ana tjetër sa më shumë rritej represioni dhe likujdoheshin liritë qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve në Kosovë, aq rritej dhe reagimi i atij populli autokton në trojet e veta etnike. Në fillim reagimi ishte paqësor nëpërmjet sindikatave dhe lëvizjes së punëtorëve dhe pak më vonë shprehej në reagimin politik pacësor të shqiptarëve. Kjo u shpreh në krijimin dhe aktivitetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës *LDK) të udhëhequr nga Lideri historic i Kosovës Ibrahim Rugova. Me gjithë arritjet në kushte paqësore, aq sa e lejonte sistemi dictatorial nacionalist i Serbisë, si në jetën e brendëshme të Krahinës- “Republikës së Kosovës” dhe sidomos në veprimtarinë diplomatike ndërkombëtare, prapseprapë, dhuna e e dominoi dhe nuk e lejoi rezultatin final, atë të clirimit të Kosovës. Reagimi duke ju përgjigjur me forcë e me luftë pushtuesve serbë, ishte rrugë tjetër që e ndërkombëtarizoi akoma më shumë , duke e ekspozuar akoma më shumë shpirtin barbar të Serbo-sllavëve ndaj shqiptarëve. UCK dhe formacione të tjera luftarake që u aktivizuan fort në vitet 19981999, e kombinuar me veprimtarinë e mëparshme diplomatike që kishte të bënte me njohjen e Kosovës dhe Cështjes Kombëtare të Shqiptarëve , zgjuan dhe e mobilizuan Botën Perendimore për të ndërhyrë për të ndërprerë gjenocidin dhe spsatrimin etnik të një populli autokton që jetonte në mes të Europës. Goditja me aviacion e NATO-s kundë objektivave

ushtarake serbo- jugosllave filloi nga marsi dhe vazhdoi deri në fund të qershorit të vitit 1999. Ndërkohë vrasjet massive të antarëve dhe simpatizantëve të UCK, pa kursyer dhe civilët e paimplikuar në këto luftime, si dhe djegijet massive të fshatrave në të gjithë Kosovën ishin në përmasa të jashtëzakonshme. Dyndjet dhe shpërngulja e popullsisë nga trojet e saj autoktone morën përmasa biblike. Kështu ka të dhëna se u vranë gjatë viteve 1998-1999, 13 517 njerëz, u dhunuan dhjetramijëra gra e fëmijë. Ndërkohë që kjo masakër solli për pasojë shpërngulje massive të 1,3 milion deri në 1,5 mil shqiptarëve duke zbrazur Kosovën nga popullsia e saj etnike autoktone. Të shtrënguar nga sulmet e furishme të SHBA dhe NATO-s, përfaqësuesit serbo- jugosllavë nënshkruan marrveshjen e Kumanovës (qershor 1999) e cila presupozonte largimin e ushtrisë serbe nga Kosova dhe hyrjen e forcave toksore të NATO-s dhe pas tyre rikthimi i pjesës më të madhe të popullsisë së shpërngulur. Duhet thënë se një pjesë e konsiderueshme më shumë se 300 mijë shqiptarë ngelën në vendet ku ishin vendosur pas shpërnguljes si :Në Europë, Turqi dhe në Amerikë. Si konkluzion mund të themi se: Shqiptarët në rrugën e tyre për lirinë kombëtare kanë qenë pa fat, pasi Perandoritë që e përkrahin Pavarsinë tonë në tre momentet kyqe të historisë tonë pësojnë disfatë në 2 luftrat Botërore. Së pari pari; Perandoria Austro-Hungareze e cila mbështeti dhe falë saj ne fituam Pavarësinë në 28 Nëntor 1912, gjatë Luftës së Parë kjop perandori u shkatërrua dhe ne mbetëm pa një mbështetje të posacme nga ndonjë fuqi e madhe nga jashtë. Vështirësitë e përballjeve me grekët dhe sllavoserbët, në trojet shqiptare të pushtuara prej tyre, në fundin dhe pas kësaj Lufte qenë të mëdha. Së dyti dyti, gjatë Luftës së Dytë, Italia dhe Gjermania “Boshti i së keqes”, pas pushtimit, bënë një politikë proshqiptare në raport me vendet e tjera të Rajonit , duke mbështetur zgjerimin e territoreve etnike shqiptare dhe formimin e “Shqipërisë së Madhe”. Kështu shqiptarët në përgjithësi dhe ata të Kosovës , të Malit të Zi dhe të Maqedonisë Perendimore e shikonin vendosjen e trupave italiane dhe me vonë gjermane më tepër si clirim prej serbosllavëve sesa si pushtim. Natyrisht për fatet e Botës edhe kjo Perandori e “Boshtit” humbi në Luftën e Dytë, ndërsa shqiptarët u ballafaquan me dhunën e gjenocidin sllavo- grek. Së treti treti; Në fund të shekullit XX dhe në fillimin e shekullit XXI, ishte Perandoria Amerikane (SHBA) dhe Europa, ajo që ndërhyri energjikisht për clirimin e tokave shqiptare të Kosovës, sigurimin e lireisë së shqiptareve të Maqedonisë e të Malit të Zi, duke na cliruar nga kthetrat e Botës Pansllave. Koha po punon për shqiptarët, thjeshtë ata duhet të kenë aftësinë për ta shfrytëzuar për të ardhmen e tyre euro-atlantike. Dhëntë Zoti që kjo “Perandori” (USA dhe EU) të mos humbë dominimin si një superfuqi botërore, pasi shqiptarët do të ndodheshin pëballë “ciklonit sllav” të radhës. (Vijon në numrin e radhës)


AKTUALITET

18

E shtunë, 10 NËNTOR 2018

Ekzekutorët që mendohet se janë më shumë se pesë persona, kanë vënë në jetë një skenar thuajse të pamundur për ta realizuar. Plani i ekzekutorëve ka qenë i hartuar shumë mirë

D

eri më tani nuk ka autor të identifikuar apo të dyshuar për ekzekutimin mafioz të Edison Harizajt mbrëmjen e së martës, në zonën e unazës së plazhit në Durrës. Në atentat mbeti i plagosur rëndë shoku i tij i ngushtë, Genci Caci, 33-vjeç por që ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë që hetimet për atentatin e dyfishtë në Durrës ku mbetën të vrarë Edison Harizaj dhe Genci Çaçi po vijojnë, ekspertët e krimeve thonë se atentati ndaj Harizajt është kryer në mënyrë të organizuar. Ekzekutorët që mendohet se janë më shumë se pesë persona, kanë vënë në jetë një skenar thuajse të pamundur për ta realizuar. Sipas ekspertëve, plani i ekzekutorëve ka qenë i hartuar shumë mirë dhe ka funksionuar në precizion. Ata kanë marrë informacion të hollësishëm se ku ndodhej Harizaj në Tiranë dhe kanë mbajtur në vëzhgim lëvizjet e 39-vjeçarit. Më pas e kanë ndjekur makinën e tij, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tyre kanë zënë pritën në zonën e Unazës së Durrësit (në afërsi të mbikalimit të Plepave). Gjithçka rezulton se ishte organizuar me përpikëri nga ana e autorëve. Personat që i ishin vënë nga pas makinës me të cilën udhëtonte Edison Harizaj dhe Genci Çaçi informonin për vendndodhjen herë pas here bashkëpunëtorët e tyre, që ndodheshin në afërsi të Plepave në pritje. Sapo Harizaj dhe Çaçi janë afruar në zonën e Plepave, një automjet ku ndodhej pjesa tjetër e grupit ka hyrë në kundërvajtje në korsinë ku Harizaj po udhëtonte nga Tirana në Vlorë.

Pa autor vrasja e Edisonit, hetimet: Pesë persona ideuan krimin 5 PERSONA “Ekzekutorët që mendohet se janë më shumë se pesë persona, kanë vënë në jetë një skenar thuajse të pamundur për ta realizuar. Sipas ekspertëve, plani i ekzekutorëve ka qenë i hartuar shumë mirë dhe ka funksionuar në precizion”.

Ai ka ulur shpejtësinë për të shmangur automjetin që po vinte drejt tyre kundërvajtje dhe në një moment devijon në rrugë dytësore për të evituar përplasjen. Por pikërisht në rrugën dytësore ishin vendosur ekzekutorët, të cilët kanë qëlluar menjëherë në drejtim të makinës së tyre, duke derdhur të paktën dy karikatorë kallashnikovi (60

BERAT

Drogë në shkolla, kapen shpërndarësit

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave. Të arrestuarit janë 19-vjeçari Klei Çobo dhe 30-vjeçari Arges Pirja. “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit. Shtetasit K.Çobo gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva”, sqaron policia. Gjithashtu në vijim të këtij hetimi u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Dibra, 42-vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat. “Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb”, thotë policia.

plumba). Në vendin ku autorët kanë zgjedhur të kryejnë krimin nuk ka asnjë pamje filmike dhe as ndriçim. Por pse u vra Edisoni? Hakmarrja për shkak të veprimtarisë së kriminale dhe konflikteve në të kaluarën është pista kryesore mbi të cilën po zhvillohen hetimet. Policia ka rihapur dosjet e vjetra për një seri ngjarjesh që fillojnë prej

vitit 1999, në të cilat 39-vjeçari rezulton i përfshirë brenda apo jashtë Shqipërisë. Hasmëria e parë që familja e Edison Harizit ka pasur në Vlorë daton në vitin 1999 ku një prej tre vëllezërve familjes Veseli, i vrau njërin dajo dhe i plagosi dajon tjetër, pas një konflikti të nisur për një gërvishtje makine. Kjo ngjarje pasoi me një seri ekzekutimesh

nga të dyja familjet ndërsa nga tre vëllezërit Veseli, aktualisht jeton vetëm njëri, i cili aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë. Në një vendim të Gjykatës së Apelit të Vlorës, Harizaj përmendet nga një dëshmitar dhe si “personi që kishte urdhëruar” rrëmbimin në verë të Albano Xhaferrit. Sipas dëshmisë, Harizaj ishte urdhërues për zhdukjen e Xhaferrit në qershor të këtij viti, vetëm një muaj pasi ishte kthyer nga Belgjika. Rrëmbimi ishte bërë pasi Xhaferri, dyshohej si një prej personave të përfshirë në atentatin e ndodhur më 1 Tetor 2017 ku mbeti i plagosur Ferdinad Llanaj. Pista e tretë mbetet ajo e ekzekutimit për influencë në botën e interesave të grupeve kriminale në lidhje me ndarjen e zonave dhe përfitimeve të aktivitetit të paligjshëm.

APELI

Çifti i prokurorëve fitojnë ndaj Markut G

jykata Administrative e Apelit, ka rrëzuar vendimin e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku për pezullimin nga detyra të çiftit të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina. Gjykata rrëzoi urdhrin e pezullimit nga detyra, duke argumentuar se urdhri ishte në kundërshtim me ligjin. Pasi këtij vendimi, në detyrë duhet të kthehet vetëm Dritan Gina, pasi bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u shkarkua nga Vetting-u. Pezullimi ndaj çiftit të prokurorëve u bë më 14 maj të këtij viti, për shkak se Prokuroria e Durrësit ka ngritur akuzë dhe ka marrë në cilësinë e të pandehurit si Rovena Gashin ashtu dhe Dritan Ginën për refuzim dhe deklarim të rremë të të ardhurave. “Pezullimi i z.Gina u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marr-

jen në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Dritan Gina për veprën penale: Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklar-

im, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal. Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës”, njofton prokuroria.


SPECIALE

19 E shtunë, 10 NENTOR 2018

Koncerti "Në vend të Adelës", në duart e Arbanës Arbana Osmani është një nga prezantueset më të dashura për publikun shqiptarë dhe tashmë ka krijuar një profil tjetër në ekran, nisur dhe nga emisioni që drejton. Prej dy vitesh, bashkëpuntori i ngushtë prapa skenës është Eraldo Rexha. Eraldo ishte dhe miku i ngushtë i Adelajda Xhamanit, gazetares që humbi jetën një vit më parë. Po ashtu edhe Arbana gëzonte një simpati e vlerësim të veçantë për Adelën dhe e konsideronte si një nga banoret më të veçanta të të gjitha edicioneve të Big Brother Albania. Prandaj ata të dy bashkë do vijnë në projektin e veçantë kushtuar Adelës. Eraldo Rexho ishte i ftuar në emisionin "Rudina" në "Tv Klan", ku foli më shumë lidhur me këtë projekt. ""Në vend të Adelës", është një iniciativë që synon të kthehet në traditë për të sjellë një model frymëzimi, atë që Adela synonte

të arrinte një ditë. Është një projekt që unë dhe Adela kishim planifikuar ta nisnim bashkë. Ajo donte shumë që përmes modelit të saj t'i jepte frymëzim çdo vajze që si ajo donin të kishin sukses. Ky projekt po shkon përpara nga unë dhe miq të tjerë që më janë bashkuar rrugës. Është një koncert humanitar që ka për qëllim sigurimin e një burse për një vazë province që ëndërron lirinë, të ketë jetën e saj dhe të jetë e suksesshme. Në këtë vit të parë ne kemi vendosur t'ia japim një vajze nga Kavaja", tha Rexho. Koncerti "Në vend të Adelës" që do të organizohet në datë 12 nëntor në "Art Turbina" në kryeqytet, do të prezantohet nga vetë Arbana Osmani. Këtij projekti humanitar i janë bashkuar shumë emra artistësh të famshëm shqiptarë që do të performojnë në skenë, e ndërsa biletat e koncertit tashmë kanë dalë në shitje.

Shqiptarja në "Miss World 2018" Më 8 dhjetor në Sanya të Kinës, do të mbahet konkursi i bukurisë ndërkombëtare "Miss World 2018". Në të do të marrin pjesë vajza nga e gjithë bota, ndër të cilat do të jetë edhe një përfaqësuese e bukurisë shqiptare, Nikita Preka. Ajo është një vajzë nga Lezha e cila është përzgjedhur të përfaqësojë "Miss World Albanian" në një nga garat më prestigjozetë bukurisë në botë. Nikita Preka është përzgjedhur si kandidate nga Shqipëria në korrik të këtij viti nga një casting me në krye Vera Grabockën. Kjo nuk është hera e parë që bukuroshja bionde merr pjesë në konkurse bukurie pasi ajo është përzgjedhur si Miss Lezha në vitin 2007.

Pas 8 aborteve, Union dhe Wade bëhen prindër Gabrielle Union dhe Dwayne Wade kanë një arsye më tepër për të qenë të lumtur. Dyshja

janë bërë prindër të një fëmije që në jetë e solli një nënë surrogate në pamundësi që ta

lindje aktorja hollivudiane. Në fakt, ylli i filmit "Bring It On" gjatë katër vjet martese me yllin e basketbollit amerikane kishte abortuar tetë herë. Në fillim ajo nuk donte fëmijë, në librin e saj "We're going to need more wine", 44-vjeçarja u hap me lexuesit dhe fansat për shqetësimet lidhur me abortet dhe se sa e vështirë ka qenë për të. Dyshja ka publikuar një fotografi pranë fëmijës së sapolindur teksa shihet tejet të lumtur në krah të vogëlushit. "Jemi pa gjumë por shumë të emocionuar ta ndajmë këtë me ju, mrekullia jonë, vajza jonë, mbërriti më në fund dhe përgjithmonë do të ngulitet në zemrat tona si gjëja më e bukur në botë që na ka ndodhur", ka shkruar ajo.

Era këngë me Dj nga Japonia "Anything More", titullohet kënga më e re e Era Istrefit, që i shton koleksionit të shumtë të këngëve në gjuhën angleze. Ajo kësaj radhe ka zgjedhur të bashkëpunojë me artistin amerikan me prejardhje japoneze, Steven Hiroyuki Aoki, i cili njihet edhe si DJ dhe producent. Kënga është mjaft ritmike dhe pritet të bëhet një hit gjersa biondina shkëlqen me zërin e fuqishëm. Ajo tashmë emër i njohur në rrafshin ndërkombëtar të industrisë muzikore. Por kjo nuk është kënga e fundit e Erës, pasi ka paralajmëruar edhe disa projekte të reja.


SPORT

20

E shtunë, 10 NËNTOR 2018

Sulmuesi i kombëtares ka folur dje në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Gerrard

Rozalb Lika

I

duruari, i fituar. Kështu thuhet në një shprehje të urtë shqiptare, teksa duket se vlen më së miri për Eros Grezdën. Trajneri Stiven Gerrard është i paduruar për të parë se çfarë do të bëjë sulmuesi shqiptar në takimin e sotëm ndaj Motherëell-it, të vlefshëm për kampionatin skocez. Sulmuesi i kuqezinjve është në qendër të vëmendjes pas kalimit të tij në Skoci dhe për shkak se nuk ka përmbushur pritshmëritë po vihet gjithnjë e më shumë në presion. Por tekniku anglez beson se shqiptari tani ka një mundësi të mirë të sigurojë vendin e tij si titullar. “Kemi pasur shumë dëmtime, sidomos në repartin ofensiv, por jam shumë i emocionuar dhe po pres me padurim të shikoj se çdo të bëjë Grezda. Ky është shansi i tij për të impresionuar dhe ta fitojë fanellën e Rangers-it”, tha Gerrard në koherencën për shtyp para takimit. Kurse Grezda u shpreh se do të bëjë të pamundurën në fushë. “Është e vërtetë, shokët kanë qetë të pafat me dëmtimet. Unë e shoh këtë si një mundësi shumë të mirë për veten. Është një ndeshje e rëndësishme për skuadrën dhe për mua, prandaj shpresojmë te fitorja. Kam pritur për mundësinë time dhe tani dua ta shfrytëzoj”,- tha Grezda. Sulmue-

Grezda: Gati të shfrytëzoj shansin te Rangers, i shënoj Skocisë MBROJTËSI

Dani Alves befason të gjithë: Guardiola më i mirë se seksi!

si foli edhe për sfidën e radhës së Shqipërisë ndaj Skocisë. “Para se të vija te Rangers, nuk dija shumë gjëra për kampionatin skocez dhe as për kombëtaren. Do të luajmë kundër Skocisë me 17 nëntor në Shqipëri, një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Do të kërkojmë me doemos fitoren, për të qëndruar në Ligën

KOMBËTARJA

e Kombeve. Por kemi një ndeshje të rëndësishme të shtunën këtu në kampionat, prandaj të fokusohemi te takimi i ardhshëm. A do i shënoj Alan MekGregor-it? I kam thënë që do t’i shënoj, shpresoj t’ia dal”, deklaroi sulmuesi i kombëtares sonë, i cili ishte përmirësuar ndjeshëm në nivelin e anglishtes duke e kra-

hasuar me daljen e disa javëve më parë. Deri në këtë fazë të sezonit Grezda është aktivizuar vetëm 146 minuta në total, 76 në kampionat, 30 në Europa League dhe një në ndeshjen e Kupës në Skoci. Panucci shpreson që ai të shfaqë një formë sa më të mirë për ta pasur sa më në formë për dy ndeshjet e radhës.

BRAZILIANI

Loret Sadiku refuzon Shqipërinë, Neymar merr premio për të Panucci thërret Ergys Kacen duartrokitur tifozët pas ndeshjes

Shqipëria po bëhet gati për dy ndeshjet e muajit nëntor, ku e para do të luhet kundër Skocisë më 17 nëntor në “Loro Boriçi” e vlefshme për UEFA Nations League. Ndërkohë që takimi i dytë do të jetë ai kundër Uellsit në “Elbasan Arena” më 20 nëntor, sfidë miqësore. E bujshme. Loret Sadiku ka refuzuar sërish Shqipërinë, pasi vetëm pak ditë pasi trajneri i kombëtares kuqezi Christian Panucci shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës, FSHF ka njoftuar se mesfushori i Kasimpasa në kampionatin turk nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi, me Panuccin që ka zgjedhur Ergys Kaçen për ta zëvendësuar. Mesa duket Sadiku nuk heq dorë nga ideja për të luajtur me Kosovën edhe pse FIFA nuk lejon duke lënë sërish thatë kuqezinjtë. Kaçe është një nga lojtarët që aktivizohet në kampionatin helen, por në ndeshjet e fundit nuk ka marrë mjaftueshëm minuta në fushë. Megjithatë, rikthimi në kombëtare është mjaft i vlefshëm për shtatshkurtrin nga Korça, i cili meriton përkrahjen.

Të shkosh për të duartrokitur tifozët e tu pas ndeshjes është një gjest që e bëjnë thuajse të gjitha ekipet, por te PSG funksionin ndryshe. Nuk është një veprim që bëhet vetë nga futbollistët, por ka përfitime ekonomike për ta. “France 2” ka publikuar një dokumentar në lidhje me këtë fakt, duke hedhur më shumë dritë mbi premiot që marrin disa lojtarë kryesorë për sjelljen karshi tifozëve. Kështu, për duartrokitjen e tifozëve, pas ndeshjeve, premio për Thiago Silva është 33.000 euro, por me sa duket Neymar merr një shifër shumë më të lartë: 375.000 euro. Klubi ka shpjeguar se kjo premio ka të bëjë me respektimin e kodit etik, në të cilin përfshihen edhe mënyra pikëzimi të tjera. Në rast të shkeljes së këtyre rregullave, bonusi mund të tërhiqet, siç ishte rasti shumë i freskët, pas testit pozitiv të alkoolit të Marco Verratti në timon, duke ngarë makinën. Paratë në kësi rastesh shkojnë te “Fondacioni PSG”.

“Trajneri më i mirë me të cilin kam punuar është edhe më i mirë se seksi. Kujtoj bisedën tonë të parë, që në fillim na e bëri të qartë se çfarë kërkonte dhe pse e kishte pranuar emërimin trajner i parë i Barcelonës. Kishte një dëshirë të madhe për të bërë diçka ndryshe. Ishte një sfidë për të. Më kujtohet kur na tha: Mund t’ia dal vetëm nëse do të më ndiqni. Nuk i doli keq.” Këto janë fjalët plot admirim të Dani Alvesit, futbollistit aktual të PSGsë, për Pep Guardiolën, trajnerin spanjoll me të cilin ka bashkëpunuar kur të dy ishin pjesë e “blaugranave”. Mbrojtësi brazilian i është mirënjohës trajnerit aktual të Manchester City-t edhe në aspektin profesional. “Më ka përmirësuar shumë si futbollist, më ka mësuar kaq shumë gjëra. Është një gjeni në momentet kyç, e di sesi si t’i bëjë futbollistët që të kuptojnë atë që duhet të bëjnë. Në shumë raste, ndeshjet i fitonte ai, ne thjesht duhet të zbatonim udhëzimet e tij. Pranë Chelsea-t në vitin 2007? Transferimi nuk ndodhi për fajin e klubit, jo timin. Mendoja se gjithçka ishte mbyllur dhe se do të punojë me Mourinhon. Nuk e di nëse ai kishte marrë informacioni sikur unë nuk doja apo diçka tjetër. Është fakt që marrëdhënia jonë në atë kohë nuk ishte e mirë, por jo për fajin tim”, deklaroi Dani Alves. Trajneri spanjoll i është përgjigjur pas disa orësh në daljen për mediat para ndeshjes me United, duke u shprehur se ai preferon më shumë seksin.


SPORT TRAJNERI

21

E shtunë, 10 NËNTOR 2018

Zbulohen 3 kandidatët që mund të marrin drejtimin e Kamzës

K

amza ka shkarkuar Klodian Duron dhe vendi i trajnerit në klubin e periferisë së kryeqytetit ka mbetur bosh. U përfol se do të rikthehej Julian Ahmataj, por në mënyrë kategorike, sipas klubit, elbasanasi nuk mund të ulet sërish në këtë pankinë sepse sezonin e shkuar festoi titullin me Skënderbeun dhe jo mbijetesën me skuadrën e tij. Për më tepër, Kamza tashmë kërkon një alternativë bindëse, që e njeh mirë kampionatin elitar dhe që di të bëjë vërtetë ndryshime. E për këtë arsye presidenti Naim Qarri ka pohuar se ka tre alternativa konkrete, të cilat janë: Agim Canaj, Gugash Magani dhe Artan Mërgjyshi. Canaj ka një periudhë të gjatë që nuk është

më në stolin e një skuadre, që kur u largua nga Bylisi në nëntorin e vitit 2015, ndërkohë që Magani prej pak javësh është i lirë, pasi u shkarkua nga drejtimi i Trepça ’89 në Kosovë. Sa i përket Mërgjyshit, ky i fundit në 10 javë në krye të Laçit mori 16 pikë dhe më pas u largua për arsye që ende nuk dihen. Natyrisht, i takon presidencës për të përcaktuar se kë do të kontaktojë në orët në vijim. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme në këtë moment është se Kamza këtë fundjavë do të jetë pa trajner në sfidën e radhës. Pas ndeshjes me Kastriotin pritet që të vendoset përfundimisht për emrin e ri që do të marrë drejtimin e skuadrës.

Bardheblutë janë dënuar për episodet e dhunës në përfundim të ndeshjes ndaj Kukësit

K

omisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka shqyrtuar problematikën e ndeshur në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar, në ndeshjet e kaluara. Mes ngjarjeve për diskutim ishte pushtimi i fushës nga tifozët e Tiranës, që tentuan edhe t’u hiqnin fanellat futbollistëve të tyre. Bardheblutë do të luajnë vetëm dy ndeshje pa spektatorë në fushën e tyre për shkak të dënimit nga Disiplina, e cila nga ekipet e elitës ka dënuar vetëm këtë skuadër. Megjithatë, mbetet një rast që duhet marrë shembull nga klube të tjerë për të marrë masat e sigurisë në stadiume. Tirana dënohet për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve, në bazë të nenit 66/3/a të KDS dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës. Problemi është se Komisioni i Disiplinës ka një kontradiktë thelbësore në referencën ku bazohet për dhënien e dënimit dhe vetë arsyetimit të tij në faqen zyrtare, pasi neni 66/3/a i Kodit të Disiplinës Sportive përcakton shprehimisht se i referohet rasteve kur ka hedhje të mjeteve ndezëse, fishekzjarrëve, gurëve apo sendeve të tjera, pa shkaktuar akte të dhunës, duke parashikuar

SERIA A

L

ajme të mira për Milanin. Gonzalo Higuain është rikthyer të stërvitet me grupin ditën e sotme dhe me shumë mundësi do të jetë i gatshëm në duelin ndaj ish-skuadrës, Juventusit. Sulmuesi argjentinas doli në pjesën e parë nga fusha në duelin ndaj Udnezes pas problemeve që kishte në shpinë, ndërkohë që nuk luajti në ndeshjen e Europa League ndaj Betisit. Higuain, mbërriti te Milani në merkaton e kësaj vere në formë huazimi nga Juventusi, teksa me bardhezinjtë ka shënuar 55 gola në 105 ndeshje. Barazimi 1-1 ndaj Be-

Disiplina dënon dy ndeshje pa tifozë Tiranën, por ka një gabim juridik në vendim

dënimin e fushës për të paktën një ndeshje pa spektatorë. Por problemi është se në vendimin e zbardhur Komisioni i Disiplinës përcakton: “duke shkaktuar akte të dhunës” dhe në këtë rast duhej t’i referohej nenit 66//3/b, ku dënimi është jo më pak se katër ndeshje pa spektatorë.

Lapsus ortografik në zbardhjen e vendimit apo juridik, tanimë Tirana është ndëshkuar me dy ndeshje pa tifozë, ndërkohë që episodi në fjalë është duke u ndjekur dhe nga drejtësia penale. Sa i përket kalendarit, Tirana nuk do të mund të mbështetet te tifozeria bardheblu për një

takim të rëndësishëm, siç është ai me Skënderbeun, në 25 nëntor, pas pauzës së kombëtareve, ndërkohë që mund të konvertojë pjesën e mbetur të dënimit për ndeshjen me Kastriotin, që do të luhet pas derbit me Partizanin, ku Tirana shkon si skuadër mike në “Selman Stërmasi”.

SULMUESI

Dybala rrëfen përplasjen me Mourinhon dhe sjelljen e Ronaldos

Paulo Dybala ka harruar fillimin e vështirë të sezonit, teksa tashmë është rikthyer në formën më të mirë, duke formuar një dyshe të frikshme me Cristiano Ronaldon. Sulmuesi argjentinas ka dhënë së fundmi një intervistë për “Sky” para duelit të fundjavës ndaj Milanit. “Ky sezon nisi me praninë time në stol, por jam përpjekur të jap maksimumin në stërvitje, të arrijë formën. Në sulm jemi shumë dhe Allegri shpesh gjendet në vështirësi sepse po bëjmë mirë. Nuk e ka të lehtë të zgjedhë. Sfida me Milanin? Mbërrijmë mirë. Do të jetë një ndeshje spektakolare. Eshtë gjithmonë Milan-Juve, shpresojmë te 3 pikët. Përplasja me Mourinhon? I thashë që nuk ishte e nevojshme të bënte atë gjest për të krijuar tensione të kota. Edhe ne lojtarët shpesh ofendohemi nga tifozët, por ato tensione duhen shmangur. Ronaldo? Isha kurioz të shihja sjelljen e tij në dhomat e zhveshjes, sepse në fushë e njohim të gjithë. Tregon shumë personalitet dhe shumë qetësi, si për atë që është dhe për atë që përfaqëson. Kam një raport të shkëlqyer dhe është person i mrekullueshëm”, deklaroi Dybala.

Milani i përgjysmuar ndaj Juves, por rikuperon Gonzalo Higuain tisit në Europa League, mund t’i ketë kushtuar shumë Milanit për ndeshjen e fundjavës që do të luajnë ndaj Juventusit. Dëmtimit të Caldaras, mungesës së gjatë të Biglias por edhe problemeve të Higuain, Bonaventuras e Calabrias, infermieria e Milanit ka shtuar radhët edhe me 2 lojtarë të tjerë. Qendërmbrojtësi Musacchio është dëmtuar më rëndë se sa mendohej pas përplasjes me Kessie do të mungojë nga 6-8 javë jashtë fushave të lojës. Pak minuta para fundit të ndeshjes ndaj Betisit u largua i dëmtuar nga Benito Villamarin edhe

turku Hakan Calhanoglu për shkak të një goditjeje që mori në këmbë. Mbetet për t’u parë sesi do të jetë gjendja e tij gjatë këtyre dy ditëve, por Calhanoglu mund të mungojë ndaj bardhezinjve. Edhe mesfushori Franck Kessie shfaqi probleme në fund të sfidës, por për të nuk ka asgjë serioze. Për sa i përket të dëmtuarve të tjerë, përjashto Biglian dhe Caldaran mungesa të cilëve janë të sigurta, Calabria mund të rikuperohet në kohë nga problemi që ka në kavilie, ndërkohë që nuk ka asnjë shans për të luajtur ndaj Juves, Jack Bonaventura.


SHOWBIZ

22 E shtunë, 10 NENTOR 2018

Rita dhe Bebe, shqipet e zjarrta të "Victoria's Secret"

Para një jave paralajmëroi se do të performojë në ngjarjen vjetore të modës në qytetin e New Yorkut. Një numër i madhe i modeleve sfiluan në pistën e modës të organizuar nga "Victoria's Secret". Bebe Rexha ka shkëlqyer me këndimin e disa prej hiteve më të njohura që i ka sjell viteve të fundit. Këngëtarja kishte përzgjedhur të vishet më ndryshe si zakonisht dhe kjo i ka sjell komente pozitive prej kreatorëve të modës. Ajo kishte të veshur një "badi" me një pallto të gjatë ngjyrë roze, të cilat i kishte të kombinuara me çizme të gjata, që e bënin të dukej si një flamendo në skenë teksa performonte "I'm a mess". Gjithashtu 28vjeçares iu bashkua në skenë edhe muzikantët e tjerë si Chainsmokers, Halsey, Kelsea Ballerini, The Struts dhe Shawn Mendes. Para Bebes, edhe Rita Ora u shfaq në pistën e modës në një nga shfaqjet më të mëdha të modës në botë të New Yorkut. Këngëtarja i rivalizoi engjëjt me kordë të zeza të dantella

së bashku me çizmet që i ekspozonin kofshët gjersa këndoi disa prej hiteve të saja. Pos veshjes, kombinim të mirë raportohet se i ka bërë edhe me aksesorët dhe zinxhirët që i kishte në qafë dhe trup. Rita është duke

"Më mësove të fluturoj", Lima përlotet në skenë Pas 19 vitesh pjesë e saj, modelja Adriana Lima u përlot në sfilatën e "Victoria's Secret". Supermodelja sfidoi për herë të fundit për markën që i dha emër mbarë botën. Në sfilatën e lamtumirës, organizatorët kishin rezervuar një surprizë me një video të momenteve të saj të përvitshme në këtë fashion-show. Më pas skena u errësua dhe 37-vjeçarja u shfaq në skenë ku mes lotësh shprehu mirënjohje dhe të ftuarit u

ngritën në këmbë në shenjë respekti. "E dashur Victoria, Faleminderit që më tregove botën, duke ndarë sekretet, dhe më e rëndësishmja jo vetëm duke më dhënë krahë por duke më mësuar të fluturoj", shkruan Lima në Instagram.

punuar në projekte të reja muzikore që do t'i dëgjojmë në albumin e ri. Theksojmë se një prej bukurosheve të modës, Ginsele Bundchen ka refuzuar të shfaqet në të brendshme pasi që tashmë ndihet e turpëruar.

"Sherr" për kurorën dhe vellon e Meghan-it E dini besojmë se princ Harry dhe Meghan thuhet se do të largohen nga Kensington Palace? Nëse jo, klikoni këtu. Por thashethemet për familjen mbretërore duket se nuk po mbarojnë. Meghan dëshironte që të mbante ditën e dasmës një diademë me gurë smeraldi por një burim anonim u shpreh për tabloidin e preferuar të Thomas Markle, The Sun, se Harry bëri namin kur i thanë që Meghan s'mund ta vendoste. Diademë-kurorë e zbukuruar me gurë të çmuar, të cilën e mbanin perandorët, mbretërit etj, si shenjë e pushtetit të lartë. Burimi thotë se mbretëresha ndërhyri duke thënë se "Meghan s'mund të marrë gjithmonë se çfarë dëshiron ajo." Madje ishte kundër vendosjes së vellos, duke qenë se po martohej për herë të dytë.

Loriku bën urimin që "urrejnë" femrat Monika, bashkëshortja e Lorik Canës, është kthyer në një personazh dhe fansat e ish-kapitenit e duan shumë, madje ajo ka krijuar dhe fansat e saj. Monika festoi dje datëlindjen dhe Loriku bëri një postim të veçantë për mamanë e djalit të tij. Urimi i Canës nuk është ai që do donim të gjithë por tregon se raporti mes bashkëshortëve është shumë i mirë dhe ka kuptueshmëri mes tyre. "Po plaket"- shkruan Loriku në Instagram në foton e postuar bashkë me Monikën në Instagram. Dhe Monika duket që është shumë rehat me veten e saj.

Bella Hadid, transparente në tapetin e kuq Motrat Gigi e Bella Hadid, u shfaqën mahnitëse në tapetin e kuq në New York, ku u zhvillua shfaqja e madhe e "Victoria's Secret" mbrëmjen e së enjtes. Bella dukej shumë seksi e veshur me një fustan të ndrishtëm argjendi. Me fustanin transparent të çarë deri tek kofshët dhe pa reçipeta, 22-vjeçarja vuri në pah format e saj elegante trupore ndërsa ekspozoi hiret e saj. Ndërsa Gigi, që është një nga supermodelet më të lakmuara në botë, dukej mahnitëse e veshur me paliçeta të bardha që shndërisnin dhe këpucë të argjendta.

Në tapetin e kuq, motrat e famshme u shoqërua nga mami i tyre, modelja Jolanda Hadid.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. Njësi e vjetër peshe, e barabartë me një të katërqindtën e okës 5. Që ka të bëjë me zemrën, i zemrës 9. Sipas zanafillës, ai ishte kopështi i perëndisë ku krijuesi përcaktoi si vendbanim i Evës dhe Adamit 12. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 15. Koordinatat përgjatë boshtit të x-it 17. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 18. Njeri gjysmak nga mendja, torollak. 20. ...u, kjo nuk është gjë fare! 21. Sipas besimit mysliman ai është Ademi dhe i përket mëkatit të zanafillës 22. Të lag e të bën qull 25. Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç 26. Përmasat (gjatësia e gjerësia) e një botimi (e një libri, e një reviste, e një gazete etj 28. Pingul; i pingultë; kund. horizontal 29. Vegël e thjeshtë bujqësore, me një presë të gjatë prej metali pak të harkuar dhe me një bisht prej druri 30. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 31. Kundërshtar i papajtueshëm i dikujt 33. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 36. Ai që do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri 39. Kodër e vogël ose bregore pa bimësi e plot gurë 40. Ëmbëlsirë si qull i trashë, që përgatitet me niseshte e sheqer 43. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur 44. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 45. Tërësia e normave të së drejtës zakonore... ai i Lekë Dukagjinit 48. Tërësia e mjeteve monetare e materiale të caktuara për një qëllim 50. Djalë i përkëdhelur, djalë të cilit nuk i pëlqen shumë të punojë 51. Banka Botërore 53. Anije e vogël me motor, me avull ose me vela. Bosët e kanë edhe si rezidencë lundruese 55. Copë e gjatë druri a guri, e gërryer si govatë për t'u dhënë ujë a ushqim kafshëve; koritë 56. Provimet përfundimtare që jep nxënësi, kur mbaron një shkollë të mesme 58. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 59. Salcë si krem që bëhet me të verdhën e vezës, vaj ulliri e me lëng limoni 60. Pjesë e vegjës, që përbëhet nga dy shkopinj paralelë e një rrjetë fijesh të forta 62. Mbaroi, mori fund; u vendos, u zgjidh (puna) 63. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 65. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 67. Dormeo, është më popullori i të mirëve, për një gjumë si mbi

E shtunë, 10 NENTOR 2018

Nga Albert VATAJ

re 69. Miami International Airport, shkurtima e saj 70. Kapelë burrash me strehë, e thjeshtë dhe e lehtë 72. Titull aristokratësh më i lartë se ai i baronit dhe më i ulët se i markezit; ai që mbante këtë titull është... 73. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 75. Vend i freskët e me hije ku kalojnë vapën bagëtia 77. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 78. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 79. Britma e dhisë ose e cjapit kur vërret 81. Zakonisht është një lloj thirrje që i drejtohet dikujt për ndihmë, dhe një mënyrë shprehie zemërate 82. Ka disa fruta që janë të thatë, por të tjerë me ... 84. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 87. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 90. Një e tillë, realizuar nga një Canon apo Polaroid, është një imazh 91. Hyj diku me pahir e forcë 93. Përfundim që del nga krahasimi i të ardhurave me shpenzimet, kur mbyllim një llogari 95. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 96. Përdor Kepi i Verdit si monedhë të saj 98. Dë shërben për të ndenjur ose për t'u shtrirë 100. Pjesë a rrip toke, që kufizon në anë një rrjedhë uji, një det 101. Partia Republikane, inicialet

102. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 103. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 104. Shpejtimi ose ngadalësimi i rrahjeve të zemrës, çrregullim i rrahjeve të zemrës 105. Partia Aleanca Popullore 107. Ndryshe quhet ashtu doreza e telefonit 109. Rezervat ushqimore të dimrit quhen edhe ashtu. 110. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 112. Hiri që lë duhani kur digjet 114. Zakonisht përdoret për dëftesën e mbiemrit të një njeriu 117. Sëmundje e lëkurës që shfaqet me disa puçrra që të hanë 119. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 120. Dele ose dhi që ka pjellë dhe jep qumësht 121. Që është pak i thartë e që të mbledh gojën, gjysmë i thartë VERTIKALISHT 1. Astrit ... u lind në Elbasan në vitin 1948. Aktor i njohur, një nga figurat më të rëndësishme të "Teatrit Skampa" të Elbasanit 2. Partia Rruga e Lirisë 3. Grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a me shumë njerëzve; sherr 4. 7 shkurt 1478 është datëlindja e Thomas ..., filozof, shkrimtar dhe politikan anglez 6. Mjet i posaçëm për të larë trupin, që e lëshon ujin si shi nëpërmjet një hinke të mbyllur me vrima të dendura 7. Pjesëtar i popullsisë fillestare të një vendi; banor i një vendi ku kanë jetuar

paraardhësit e tij që në kohët më të lashta; vendës, anas, rrënjës 8. Ardhacakë nga vende të tjera, i vendosur në një vend të huaj me banim të përkohshëm, jo vendali 10. Vend me male, krahinë malore; grup a varg malesh 11. Marshim i madh nëpër rrugë për të shprehur përkrahjen politike ose sociale 13. Bimë me kërcell të hollë e të drejtë, me zhardhok të vogël. 14. Produkt ushqimor, me të bëhet pilafi 16. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 17. Dru, shkurre, barishte, lule, kërpudhë a qenie tjetër e këtij lloji 19. Kryengritës, i cili vendoset në zona të thella malore ku qëndron, përgaditet dhe sulmon befasishëm 23. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 24. Ai është mbret i pyllit dhe shenja e pestë e horoskopit 27. Mbulesë tryeze prej pëlhure të trashë e zakonisht me qëndisje 28. Janë ato që mësyjnë bregun, jo dallgët 32. Dakord në gjuhë universale 34. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 35. Xham i rrumbullakët optik vetëm për një sy, që përdoret në vend të syzeve 36. Quhet ashtu çifligari i madh në Poloni dhe në disa vende të tjera sllave 37. Romani i Anton Pashkut 38. Vend i thellë në lumë; pellg i madh me ujë të ndenjur 41. Një bend hard rock / heavy metal, i formuar në Helsinki, Finland, në vitin 1996

e ditës, afat, kohë e duhur, ose ashtu 62. Që thyhet lehtë; që thërrmohet shpejt 63. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 64. Gjini e artit kinematografik, që vë komeditë në film 66. Tkurrja e menjëhershme e diafragmës, që na e ndërpret frymëmarrjen për një çast 68. Fjalë të mira lavdëruese, që i thuhen dikujt ndër sy për ta vlerësuar, e pse jo dhe t'i bërë qejfin, për ta lajkatuar 71. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 74. Shesh në Londër i ndërtuar për nder të fitores së admiralit Nelson 76. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 80. Element kimik, jometal, që gjendet në natyrë i lirë ose në të gjitha lëndët organike (simboli C). 83. GRamshi e kishte ashtu targën 85. Dridhma a rrëqethje në trup nga ethet, nga të ftohtët, nga frika etj. 86. Muaji shkurt quhet edhe ashtu 88. Të ftohtë i madh, i thatë e me ngricë; fraq, cingërimë, thëllim 89. Përdor atë monedh Bullgaria 92. Krasniqi, akademikë, profesor dhe biolog i shquar shqiptarë, lindi më 4 janar 1931 94. Fushë a shesh i madh me bar, pa drurë e shkurre 97. ... Zwingl, ishte themelues zviceran i Kishës së Reformuar, ai lindi më 1 janar të vitit 1484 99. Veshje për këmbët 106. Zezak; njeri me lëkurë shumë të zeshkët 108. Atë përdornim dikur për të shkruar me bojë 111. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 113. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 115. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 116. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 117. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 118. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte

42. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 43. Sëmundje që shfaqet me zënien e frymës herë pas here, për shkak të çrregullimeve të bronkeve 46. Që ka të bëjë me një nga format e protestantizmit, e cila është bërë fe mbizotëruese në Angli 47. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 49. Njeri dinak, shpirtkeq e smirëzi; njeri i prapë, i prirur për prapësira; djall 52. Vijë e gjatë, që hapim në arë me plug ose me një vegël tjetër bujqësore, hulli 54. Që lidhet me patriotizmin; që përshkohet nga patriotizmi 57. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 58. Aleanca Kuq e Zi 61. Kohë e caktuar ose pjesë 1

2

B

I

S

3

E D E

4

D

5

6

7

M E K ¸

E

R

I

8

M ¸

9

B

10

Y B

E R

12

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

U

Y

J

T O J

A

E

T

I

14

F

J

Y L

I

15

O N X H E G

18

P A N E

R

N A T

F T

E

F

A R

G

22

A K I

M

D

R 23

R

24

D

25

Z

K

27

K R

P

Y E

Z I

N V A L I

D I

T E

A

T

A

F

W M O

L

N

36

37

L

T

M E

T E

K

R

31

K

33

L U M

Z A M A R E

A R

P 44

U N I

K U

O

R

B

D I

A R

R E

A

O S

I

L

B

N

E

A N E

K S

K

B I

J

51

L E

T E

A

A

R

59

C E P

A

A

V A N

64

A R

T 70

A

O K O D I

71

O

U

M

T

B

E T

I

R 78

I

N 66

L

K

M

D

P

68

A N K U S H E H

I 74

R

A

S

72

Z A M

73

R E

K O A

T I

65 67

J

Z

A

B

D K R

I

T 61

63

69

R

53

57

K A T E

60

P

62

I

˙

52

A L 56

58

H

50

55

A G R

N

41 46

P R

I

T

D E M A G O G U

I

48 49

54

A

45

K

V L

47

J

A R

I

N

I 40

L 43

I

L 34

K U L

38

39

E 42

A T Y

30

P U

32

T

F

L 29

35

G

G O D O

26

28

P

H

O

19

21

I

Z

L E

16

M

17 20

11

I 13

E

79

K

75

L

C

D

Q

76

77

D E

80

K

D

U M ˙

I

81

I

P E

D A G O G E

C

A

R

E

H

B

E

B

82

P

A S

H I

K

83

D

84

M A

T

N

P

85

A

R

I

A

N

R

88

P

R

R O M A

90

H

T

93

95

B E

K

L

D

N

P

J

R

U R

I

B

J

E 106

O S T

E 111

C E

98

A M E L

U

¸

L E

T R

105

D E

F O R M O J

¸ 108

R

O 112

S H T E

R

S

109

K O R B

113

R I

K

Y

114

P

E 101

K

107

110

T

K O N

E

K A R

Z 104

U

E I

U M U

T

103

R

L

97

C

S

100

L A M B

O K L I

K ¸

N S H T A J

T

92

96

99

A A

A J

91

P D I

Z

94

D J

87

89

S H K O D E

102

R

86

¸

J

T

H

115

E

N

S

A N D U I

˙


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E shtunë, 10 NENTOR 2018

Kur Edi Rama thoshte: Pa gazetën “Koha Jonë”, ne nuk do na njihte njeri as në lagje… Edi Rama sot është kryeministër. Në vitet e para pas rrëzimit të sistemit komunist, ai ishte një intelektual i pavarur dhe ndër vitet 1993-1997 kur "Koha Jonë" ishte "superfuqia mediatike" dhe e vetmja media e cila u përballë me pushtetin e kohës, Edi Rama ishte bashkëpunëtor dhe herëherë gazetar i medias "Koha Jonë". Tashmë dihet se nga gazeta "Koha Jonë" kanë dalë gazetarët dhe analistët më të njohur shqiptar të cilët drejtojnë shumicën e mediave shqiptare. Edhe

Edi Rama nga "Koha Jonë", doli. Më mirë se sa e thotë vetë Edi Rama në Lezhë në maj 2001 nuk ka se si ta thonë të tjerët. Në takimin e regjistruar 17 vjet më par në video, Edi Rama shprehet: "Pa gazetën "Koha Jonë", në, nuk do na njihte as lagja e jo më vendi…". Por duket se me ngjitjen majë pushtetit, Rama harron dhe turret duke u munduar të presë degët nga u ngjit atje ku është sot. Harron se janë degë të forta, çeliku, ndaj "sharra qeveritare" vetëm do thyejë "dhembët".

Presidenti Meta: Amatorët të lexojnë Kushtetutën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur dje për mediat lidhur me mosdekretimin e ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshi. Meta tha se të gjithë ata që e atakojnë për firmën e tij, duhet të lexojnë Kushtetutën për kompetencat e Presidentit. "Pa dashur të jap leksione për Kushtetutën. Të gjithë amatorëve dhe dilentantëve të njëanshëm i ftoj të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit. Një akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek presidenti. Të gjithë ata që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial por formal dhe se presidenti ka detyrë të firmosë një propozim … kam një pyetje tjetër: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër? Sepse dhe kjo nuk është shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë", u shpreh Presidenti Meta. PRONONCIMI I PLOTË I PRESIDENTIT MET A PËR MEDIA T META MEDIAT

Pyetje: A do ta dekretoni Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm? Kryeministri paralajmëroi një ditë më parë se do ta dërgojë te ju sërish emrin e tij. Presidenti Meta: Forumi "Tirana Connectivity" i mbajtur sot ishte i mrekullueshëm dhe besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Pyetje: A keni një arsye ligjore për mosdekretimin e z. Lleshi si min-

istër? Jo bindje ye ligjore ... bindje,, ars arsy ligjore... Presidenti Meta: Përsa i takon anës ligjore padashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorët, diletantët apo atyre që janë të njëanshëm, do t'i ftoja edhe një herë të lexojnë Kushtetutën, kompetencat e Presidentit dhe se akt formal apo ceremonial është vetëm betimi te Presidenti. Dhe të gjithë atyre, që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite që Presidenti mund të kthejë mbrapsht një propozim, kam një pyetje tjetër: A mundet Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kështu që, më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë, si gjithmonë.

TAKIMI

Presidenti: Vetëm reforma e vërteta do sjellin çeljen e negociatave Presidenti Ilir Meta është takuar dje me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shkruan; "Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian",- shkruan Presidenti Meta.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.