Koha Jone_10 nentor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Meta kthen ligjin që grabit PRONAT E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 268 (8710) E diel, 10 Nëntor 2019

Çmimi 30 Lekë

Me ligjin që ka miratuar qeveria dhe parlamenti, e quajtura “Korporata e Investimeve” nuk është gjë tjetër veçse sekuestrim me forcë i tokave publike, por edhe pronave private të çdo qytetari, nëse shfaqin interes oligarkët dhe biznesmenët. Për këtë ligj kanë reaguar fort Banka Botërore, FMN dhe Bashkimi Europian, por mazhoranca nuk heq dorë FAQE 3

Monika Kryemadhi: Tedi Blushi: Kushdo që bllokon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese Shqipëria 30 vite pas rënies së Murit të Berlinit do të zhgënjehet shumë rëndë

FAQE 2

Në foto: Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta

TAKIMI ME ARBËRESHËT E PULJAS

“MINI SHENGENIN”

NËNKRYETARI I PD

Thaçi kundër Presidenti Meta: Rrugëtimin Edi Paloka: Shqipëria është europian të Shqipërisë e ka Ramës: Nuk shkoj kthyer në një plaçkë që Rama e përcaktuar Heroi Kombëtar, në takime ku nuk ndan mes oligarkëve dhe bandave Intervistoi: Redjon Shtylla njihet Kosova Skënderbeu FAQE 16

FAQE 7

FAQE 8

Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

ÇMENDURIA E INSTITUCIONEVE SHQIPTARE

I kërkojnë të vijë në Shqipëri qytetarit të burgosur në Greqi FAQE 8

FAQE 6


POLITIKE

2 E diel, 10 NENTOR 2019

REAGIM I ZËDHËNËSIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Tedi Blushi: Kushdo që bllokon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do të zhgënjehet shumë rëndë

T

edi Blushi, zëdhënësi i Presidenti të Republikës, Ilir Meta ka reaguar mbrëmë lidhur me vonesat e institucioneve dhe Kuvendit për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. I pyetur nga mediat se kur do të dekretohet nga Presidenti emri i ri i anëtarit të Kushtueses, Blushi sqaron se është në dorë të Kuvendit që të vazhdojë procedurat ligjore, për vijuar me pas me zbatimin e ligjit nga ana e Presidentit. Duke folur për tentativat që po bëhen këto ditë nga mazhoranca për bllokimin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, Blushi shprehet se Presidenti i Republikës ka qenë dhe do të jetë garant që i gjithë procesi i ripërtëritjes Gjykatës Kushtetuese të mos dëmtohet nga askush dhe që kjo Gjykatë të jetë sa më shpejt funksionale. “Cilido që ushqen iluzione se duke provokuar dhe duke bllokuar me tej ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do arrijë përfitime afatshkurtra politike, do të zhgënjehet shumë rëndë”,shprehet Blushi. Reagim i plotë i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur nga gazetarët se kur Presidenti Meta do të emërojë gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimet e bëra publike deri më tani për këtë proces, bën me dije se: “Funksionimi normal dhe pa

asnjë ndërprerje i Gjykatës Kushtetuese është një nga çështjet dhe aspektet më të rëndësishme të respektimit të shtetit të së drejtës dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut në një shoqëri demokratike. Fatkeqësisht vendi ynë prej gati dy vitesh po përballet me një situatë paradoksale ku Gjykata Kushtetuese është krejtësisht jashtë funksionit dhe kjo ka sjellë shumë probleme. Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta në qëndrimet e tij ka qenë shumë i qartë dhe transparent kur ka bërë publike fakte të

pakundërshtueshme që provojnë se cilat ishin qëllimet, kujt i interesonte, si dhe kush e bllokoi procesin e ngritjes së kësaj Gjykate për dy vite radhazi (2017-2018). Fatmirësisht falë dhe përpjekjes së vazhduar të Presidentit të Republikës, tashmë jemi në fazën finale ku Kuvendi dhe Presidenti do të emërojnë në ditët në vijim edhe 3 (tre) anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që anëtari i parë i saj i kësaj Gjykate është emëruar nga Presidenti që në datën 15 tetor dhe aktualisht është në detyrë.

Nuk ekziston asnjë individ apo institucion sipas Kushtetutës e ligjit, që t’i imponojë Presidentit të Republikës të shkelë Kushtetutën, që në këtë rast është shumë e qartë. Në nenin 179 pika 2 dhe 12, Kushtetuta përcakton se: “2. Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.” “12…. Me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Presidenti emëron gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sipas nenit 136 të Kushtetutës. Presidenti plotëson vakancën e parë në Gjykatën Kushtetuese sipas paragrafit 2, të këtij neni, dhe nenit 125 të Kushtetutës.”. Presidenti i Republikës është në pritje që Kuvendi në datë 11 nëntor 2019 të votojë në seancë zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese dhe menjëherë sipas radhës që dikton

Kushtetuta dhe ligji do të dekretojë emërimin e anëtarit tjetër të Gjykatës Kushtetuese që do të plotësojë vendin vakant të ishgjyqtares, znj.Altina Xhoxhaj. Presidenti i Republikës në veprimtarinë tij ka treguar se ka qenë garant i Kushtetutës dhe do të vazhdojë të ushtrojë këtë rol edhe përgjatë procesit të ringritjes së Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që i gjithë procesi i ripërtëritjes së saj të mos dëmtohet nga askush dhe që kjo Gjykatë të jetë sa më shpejt funksionale, e aftë për të marrë vendime në mënyrë që t’i japë zgjidhje një sërë çështjeve që shqetësojnë të gjithë jetën shoqërore në vend. Cilido që ushqen iluzione se duke provokuar dhe duke bllokuar me tej ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do arrijë përfitime afatshkurtra politike, do të zhgënjehet shumë rëndë. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është shumë e qartë për këtë çështje dhe Presidenti po kaq i qartë dhe i vendosur në respektimin e saj”.

zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 dhe idealisht, para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit. Në këtë takim ishte ftuar dhe Kosova. Mbrëmë, ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behegjet Pacolli njoftoi se e kishte të pamundur të ishte

pjesë e takimit, pasi kishte axhendë tjetër. Deklarata diplomatike e Pacolli, në fakt shpreh dhe njëherë pakënaqësinë që ka krijuar nisma e tre vendeve. Në Tiranë dhe Prishinë, ka shumë zëra kritikë që e cilësojnë këtë takim si projekt të “Jugosllavisë së re”.

MINI SHENGENI BALLKANIK

Kosova mungon në takimin e Ramës me Vuçiç dhe Zaev K

a nisur dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut takimi i dytë i tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor. Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç janë takuar për herë të dytë brenda një muaji, pas Novi Sadit, për të diskutuar mbi të ashtuquajturin “Shengen Ballkanik”. Në takim do të diskutohet për zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Synimi i takimit është gjetja e dakortësisë për një listë masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E diel, 10 NENTOR 2019

Meta kthen ligjin që grabit PRONAT

Me ligjin që ka miratuar qeveria dhe parlamenti, e quajtura “Korporata e Investimeve” nuk është gjë tjetër veçse sekuestrim me forcë i tokave publike, por edhe pronave private të çdo qytetari, nëse shfaqin interes oligarkët dhe biznesmenët. Për këtë ligj kanë reaguar fort Banka Botërore, FMN dhe Bashkimi Europian, por mazhoranca nuk heq dorë Presidenti Ilir Meta ka kthyer sërish në Kuvend një nga ligjet më problematike të qeverisë “Rama”. Kreu i shtetit duke paraqitur më shumë se 20 probleme të rënda ligjore të këtij projekti të mazhorancës kërkon nga deputetët e Kuvendit që të bëjnë ndryshimet e duhura për të mos lejuar kalimin e një ligji që vë në pikëpyetje të drejtën e pronës shtetërore dhe asaj private. Ligji, i njohur me emrin “Korporata e Investimeve Shqiptare” i jep të drejtë qeverisë që për interesa të projekteve të saj të marrë pronat shtetërore dhe ato private edhe pa marrë pëlqimin e këtyre të fundit. Me pak fjalë, nëse një biznesmen, vendas apo i huaj, kërkon nga qeveria të zhvillojë një projekt në Shqipëri, Këshilli i Ministrave merr përsipër t’i garantojë pronën ku zhvillohet projekti. Me këtë ligj, Qeveria i jep të drejtën vetes të përdor gjithë pronat shtetërore për qëllime të tilla, madje duke ua marrë tokat apo hapësirat publike dhe bashkive. Por nuk është ky i vetmi problem i këtij ligji. Ajo që është më serioze lidhet me pronën private. Në funksion të “Korporatës së Investimeve”, qeveria mund të marrë prona edhe nga privati. Kjo praktikë do të thotë shpronësim i qytetarëve për interesa të qeverisë dhe është as më shumë dhe as më pak, rikthim i modelit të para viteve të para të pushtetit komunist kur shteti të merrte pronën me dajak e urdhër. Shqipëria ka ligje të tjera funksionale që tregojnë sesi qeveria mund të marrë pronën nga privati, por futja e “Korporatës së Investimeve” me ligj të ri nxjerr, jashtë loje gjithë praktikën juridike të zbatuar deri më sot. Ligji i “Korporatës” në thelb vë në rrezik gjithë titujt e pronësisë që kanë dhënë hipotekat, gjithashtu dhe gjithë banesat që janë legalizuar apo janë në proces legalizimi. Krijimi i kësaj agjencie duket edhe si një forme e re e përdorimit të qeverisë nga ana e biznesit. Pasi janë bizneset dhe oligarkët ata që do të

paraqesin projekte dhe qeveria do të gjejë pronat për ata duke krijuar një autoritet të ri ligjor, që në thelb është antikushtetues. Problematikat e këtij projekti janë shpjeguar në mënyrë ligjore në argumentet e kreut të shtetit, i cili vë theksin te fakti që miratimi i këtij ligji krijon pasiguri për pronat private që kanë qytetarët. “Neni 7 i ligjit me mangësitë dhe paqartësitë që ka krijon terren për cenimin e parimit të sigurisë juridike, të drejtave të pronësisë private të fituara, si dhe të pretendimeve që janë ende në proces shqyrtimi në rrugë administrative apo në rrugë gjyqësore”,- thuhet në argumentet e kreut të shtetit. Çdo jurist apo qytetar që është përballur në gjykata për çështje pronash, pas këtij argumenti juridik të presidentit, kupton se nisma e qeverisë “Rama” është një akt kriminal kundër pronës. Sepse realisht çdo pronar është i kërcënuar, nëse ky ligj kalon pa u ndryshuar. E drejta e pronës është një parim ndërkombëtar ku bazohet shteti

i së drejtës. Miratimi i një ligji që mund t’i marrë pronën çdo qytetari, sepse kështu dëshiron qeveria dhe ndonjë biznesmen, është një kërcënim për këdo. Një tjetër skandal i “Koporatës” është se ajo do funksionojë si shoqëri aksionere me kapital shtetëror, por financimi i saj mund të sigurohet dhe nga fonde private. Në këtë mënyrë, ekziston rreziku që kjo strukturë e re vetëm emrin të këtë shtetërore, pasi nëse financimet i japin kompanitë private edhe pronat do të jenë në funksion këtyre kompanive. “Rezulton se financimi sigurohet edhe nga fonde dhe/ose kontribute në natyrë të investitorëve për zhvillimin dhe realizimin e projekteve. Kjo mund të krijojë potencialisht premisë që në një moment të caktuar shoqëria tregtare, pavarësisht se administron pronat shtetërore apo merr vendime mbi investime me rëndësi kombëtare, të kontrollohet në nivel vendimmarrës nga subjekte private”,thuhet në argumentet e kreut të shtetit

për kthimin e ligjit. Veç këtyre problemeve, ligji nxjerr jashtë loje dhe pushtetin vendor dhe Kushtetutën e Shqipërisë për ndarjen e pushteteve në vend. Nëse aktualisht, për tjetërsimin e pronave publike; plazhe, pyje, toka dhe troje ndërtimi merrej vendim këshilli bashkiak i çdo bashkie, me ligjin e ri kontrolli mbi këto prona është i “Korporatës”. Dhe “Korporata” nuk është thjesht agjenci shtetërore, por një shoqëri aksionere ku shumica e aksioneve mund t’i kenë oligarkët që duan prona. Ligji në fjalë është kritikuar nga gjithë organizatat ndërkombëtare. Fondi Monetar Ndërkombëtare, Banka Botërore dhe madje dhe Bashkimi Europian e vlerësojnë si një nismë të gabuar dhe me mjaft probleme ligjore. Një pjesë e organizatave të biznesit në vend e kanë cilësuar këtë projekt si rikthim të shtetëzimit me forcë të pronës. Pas kritikave, PS bëri disa arnime të pavlefshme në tekst, por në fund e miratoi pa prekur thelbin. Në mënyrë skandaloze ky ligj nuk ka kaluar, sipas procedurës, në Komisionin e Çështjeve Ligjore, por është nisur nga zyra e qeverisë direkt për në sallën e Kuvend, ku deputetët e kanë miratuar sy mbyllur. Komisioni i Ligjeve sheh pikërisht çështjen kushtetuese dhe konfliktin që një ligj mund të ketë me gjithë ligjet e tjera të vendit. Mesa duket në PS nuk pyesin më sesa herë e shkelin kushtetutën. Por nëse në përplasjet e tjetra çështja e ligjshmërisë së një akti është debat teorik, këtë herë me “Korporatën” qeveria “Rama” prek pronat e çdo shqiptari. Ky ligj nuk është një draft vetëm për debat juristësh. Është një projekt që u merr shqiptarëve, pronën, shtëpinë, bizneset, tokën e bukës dhe çdo gjë që ka vlerë. Ndaj nëse qeveria vendosë ta kalojë në formën që është, çdo pasuri e patundshme që kanë shqiptarët nuk është më e tyre, por e Edi Ramës dhe një grupi oligarkësh, që tani kanë zgjedhur të quhen “Korporatë”.


POLITIKE

4 E diel, 10 NENTOR 2019

Ish-deputeti i PD-së publikon studimin e Kombeve të Bashkuara: Rama refuzon të dëgjojë banorët, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës

P

artia Demokratike përmes ishdeputetit të PD-së, Klevis Bal liu, i kërkon qeverisë që të mos provokojë banorët tek “Unaza e Re” dhe të nis dialogun. Reagimi vjen pas dëbimit që qeveria po u bën banorëve tek zona e ish-Astirit dhe provokimet e ditëve të fundit me forca policore dhe të IKMT. Përmes një deklarate për shtyp, Balliu ka cituar në vazhdimësi ligjet ndërkombëtare që sugjerojnë dialogun e qeverisë me protestuesit në të gjitha rastet. Në studimin e kryer, PNUD është krejtësisht i qartë kur tregon rrugën sesi duhet të zgjidhen mosmarrëveshje të njëjta me ato të banorëve të Unazës së Re. Por, thotë Balliu, Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës. “Edi Rama kërkon të shkelë parimin e Kombeve të Bashkuara për dëbimin duke dëbuar me dhunë qytetarët nga shtëpitë e tyre, pa tentuar të provojë as vlerën më bazike ne një shoqëri perëndimore- DIALOGUN. Banorët e Unazës së Re kanë një vit që kërkojnë dialog me qeverinë, por Edi Rama i refuzon, i përbuz, i kërcënon dhe i burgos. Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës. Të nderuar qytetarë, që e dini çfarë sakrificash duhen për të patur një shtëpi, një strehë të sigurt për fëmijët dhe familjen! Nuk ka asnjë prej jush që në këto vite të drejtimit të vendit nga Edi Rama, të mos ketë ndjerë dhunën, presionin, kërcënimin apo mungesën e sigurisë gjatë këtij pushteti të ndërtuar mbi padrejtësinë. Të gjitha këto i kanë për-

PD mesazh Ramës: Mos provoko dhunën tek “Unaza e Re”, nis dialogun

jetuar shumëfish prej një viti banorët e Unazës së Re. Ata janë çdo ditë nën kërcënim e bandës në pushtet. Kërcënohen me burg, me shembje dhe grabitje të pronës së tyre pa u dhënë asnjë dëmshpërblim, megjithëse atyre u janë marrë paratë për të legalizuar shtëpitë. Edi Rama është i gatshëm të shkelë me të dyja këmbët të drejtat e njeriut, ligjet e vendit por dhe konventat ndërkombëtare, vetëm që të mbrojë interesat e atyre me të cilët cakton se 1 km rrugë kushton 20 milion euro. Dëbi-

mi me dhunë i qytetarëve nga banesat e tyre është një akt i pastër në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Këtë nuk e thonë më vetëm banorët e Unazës së Re, nuk e thotë më vetëm Partia Demokratike, por edhe Kombet e Bashkuara, organizata ndërkombëtare që është ngritur për të mbrojtur liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor. Në një studim të publikuar së fundmi për banesat sociale, PNUD, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, pohon se “dëbimi

me dhunë i qytetarëve nga banesat e tyre” është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”. Ky është parim që e njeh çdo qeveri demokratike, përveç qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, i cili kërkon të dëbojë nga shtëpitë pa dëmshpërblim rreth 2 mijë qytetarë për t’i hapur rrugë projektit korruptiv të Unazës, ku 1 km rrugë kushton 20 milion euro. Edi Rama kërkon të shkelë parimin e Kombeve të Bashkuara për dëbimin duke dëbuar me dhunë qytetarët

nga shtëpitë e tyre, pa tentuar të provojë as vlerën më bazike ne një shoqëri perëndimore- DIALOGUN. Banorët e Unazës së Re kanë një vit që kërkojnë dialog me qeverinë, por EDI RAMA i refuzon, i përbuz, i kërcënon dhe i burgos. Në studimin e kryer, PNUD është krejtësisht i qartë kur tregon rrugën sesi duhet të zgjidhen mosmarrëveshje të njëjta me ato të banorëve të Unazës së Re. Ligji ndërkombëtar i të drejtave të njeriut u kërkon qeverive që të hulumtojnë çdo alternative të mundshme përpara se të kryhet dëbimi, duke e konsideruar këtë si rrugë që shmang dhunën dhe përplasjen. Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të mos provokojë dhunë ndaj banorëve të Unazës së Re që janë në të drejtën e tyre legjitime për të mbrojtur shtëpitë nga shkatërrimi pa asnjë dëmshpërblim të direktë. Partia Demokratike dënon çdo alt që shkelin të drejtat e njeriut dhe i kërkon qeverisë të zbatojë me përpikmëri ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare. Dialogu me banorët e Unazës së Re është e vetmja rrugë që zgjidh këtë problematikë, shmang konfliktin, përplasjen dhe dhunën e padëshiruar!”, deklaroi Klevis Balliu.

denti. KISH është akti parafundit dhe pas tij do të vijë ligji i shpronësimeve që do zhvlerësojë pronën private. Koha për sugjerime, amendime e këshilla ka kaluar. Kur çdo ligj që votohet është në dëm të interesit publik, kur nuk miratohet një ligj i vetëm që t’i japë prioritet të pamundurit, pronarit, studentit e fermerit. Përherë ligjet e kësaj mazhorance janë antitreg dhe në favor të një grupi të vogël

atëherë kjo nuk quhet më qeveri e njerëzve dhe për njerëzit! Koha e kësaj qeverie ka mbaruar dhe në arrogancën e vendimeve të atyre që po largohen po bëjnë dëm buxhetit ta shtetit dhe pronave të shqiptarëve. Kushdo që abuzon do paguajë. Kushdo që përfiton nga burimet shtetërore do paguajë”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Ish-deputetja e PD-së: Korporata e Investimeve është një projekt kriminal në kurriz të shqiptarëve që kanalizon çdo pronë publike dhe private në duart e kryeministrit

Presidenti kthen ligjin e Korporatës, Tabaku: Shpresë, BE-ja ka kërkuar mosmiratimin

P

artia Demokratike përshëndet aktin e Presidentit të Repub likës, Ilir Meta duke mos dekretuar ligjin e Korporatës së Investimeve. Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se akti i Presidentit ndonëse i dobishëm është shpresë pak, pasi sipas saj, mazhoranca e drejtuar nga PROSSH (Partia e Rilindur e Oligarkëve Socialistë të Shqipërisë) duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese do ta rrëzojë përsëri këtë ligj, siç ka bërë me shumë të tjerë të kthyer nga presidenti. Për Tabakun, Korporata e Investimeve është një projekt kriminal në kurriz të shqiptarëve që kanalizon çdo pronë publike dhe private në duart e kryeministrit. në vijim, ish-nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave thekson se përherë ligjet e kësaj

mazhorance janë anti-treg dhe në favor të një grupi të vogël atëherë kjo nuk quhet më qeveri e njerëzve dhe për njerëzit. Sipas Tabakut, koha e kësaj qeverie ka mbaruar dhe në arrogancën e vendimeve të atyre që po largohen po bëjnë dëm buxhetit ta shtetit dhe pronave të shqiptarëve. “Gjatë vitit të fundit Partia Demokratike ka zhvilluar një betejë me fakte, të dhëna dhe argumente se pse Korporata e Investimeve është një projekt antikushtetues dhe grabitqar. Në betejën tonë nuk kemi qenë vetëm. Institucionet ndërkombëtare duke nisur nga BB, FMN dhe BE kanë reaguar duke kërkuar që ky ligj të mos miratohet sepse është në dëm të interesit publik dhe mbledh fuqi në duar të një individi. Sot dhe Presidenti i Republikës reagoi duke mos e dekretuar ligjin.

Duke përshëndetur aktin e tij, gjej rastin të paraqes arsyet kryesore përse Korporata e Investimeve është një projekt kriminal në kurriz të shqiptarëve. Së pari, kanalizon çdo pronë publike dhe private në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji). Së dyti, me pushtetin ndaj çdo prone publike dhe/ose private në vend, kryeministri do të shpërndajë pronat tek oligarkët. Në këtë mënyrë do marrë tagrin që në vazhdim të koncesionojë edhe shpatet e maleve. Akti i presidentit ndonëse i dobishëm është shpresë pak, pasi mazhoranca e drejtuar nga PROSSH (Partia e Rilindur e Oligarkëve Socialistë të Shqipërisë) duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese do ta rrëzojë përsëri këtë ligj, siç ka bërë me shumë të tjerë të kthyer nga presi-


POLITIKE

5 E diel, 10 NENTOR 2019

“Triumfi i Lirisë”, kryetari i Partisë Demokratike përkujton 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

P

ërmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Sipas Bashës, në 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, fatkeqësisht shqiptarët po kuptojnë e po provojnë përditë se muret nuk janë vetëm fizike, duke theksuar se muret e reja të izolimit janë edhe më të vështirat për t’u shembur. “30 vjet më parë, shqiptarët kthyen sytë me shpresë nga Gjermania, atje ku në pjesën e saj lindore po ndodhte realizimi i një ëndrre, shembja e murit që ndante Berlinin, rënia e diktaturës. Komunizmi po shpallte edhe formalisht falimentimin dhe po i dorëzohej revoltës së gjermanëve, të cilët kërkonin liri, demokraci dhe bashkim. Ngjarjet e Gjermanisë nuk ishin vetëm histori për shqiptarët. Ata gjetën tek rënia e Murit të Berlinit aleatin e tyre më të madh, shpresën se ndryshimi po vinte, edhe më shpejt sesa shpresonin më optimistët. Brenda 12 muajve, kombi gjerman rrëzoi Murin e Berlinit, simbol të diktaturës e të ndarjes që gjatë 28 viteve të ekzistencës së vet përçudnuese, ishte shndërruar në varrin e mbi 200 disidentëve, të vrarë në përpjeke për të ikur nga ferri lindor e për të kaluar në anën e demokracisë. Në të njëjtin hark kohor, inteligjencia në Shqipëri ngriti zërin e saj, qytetarët sulmuan klonet që rrethonin shtetin në të gjithë hapësirën e tij dhe shoqëria jonë pagoi një tribut të rëndë, me vrasjet në kufi të dhjetëra të rinjve,

Basha: Shembja e murit të Berlinit, ditë refleksioni, përbashkimi kundër autokracisë

nga Shkodra në Sarandë. Nën shembullin e përpjekjes gjermane dhe me shembjen e Murit të Berlinit si metafora e shpresës, pas 5 dekadash diktature, shqiptarët i dhanë jetë Lëvizjes “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, një revolucion paqësor që shembi

regjimin më gjakatar të përtej Perdes së Hekurt. Bashkë me këtë Lëvizje lindi Partia Demokratike, e para në këtë pjesë të ish-botës komuniste që aplikoi për anëtarësimin e vendit në aleancën e kombeve të lira, në NATO. Ajo i mishëroi idealet mbi të cilat u ngjiz

edhe lëvizja që shembi Murin e Berlinit, me nisma që e drejtuan Shqipërinë drejt hapësirës euroatlantike dhe mbështetën ngritjen e ekonomisë së lirë të tregut. Në 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, fatkeqësisht shqiptarët po kuptojnë e po provojnë përditë se muret nuk janë vetëm fizike. Muret e reja të izolimit janë edhe më të vështirat për t’u shembur. Shqiptarëve dhe Shqipërisë rrezikojnë tu ngrihen mure prej keqqeverisjes, e cila ka rrënuar themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira, ka zëvendësuar Sundimin e Ligjit me sundimin e njëshit, ka shënuar rekorde të turpshme me vjedhjen, korrupsionin dhe krizën ekonomike dhe që për eksport të vetëm me botën perëndimore, ka krimin dhe emigracionin. Kjo klikë që u ka mohuar shqiptarëve edhe të drejtën e votës po e largon vendin nga gjiri i familjes perëndimore dhe drejt hapësirave të tjera, ku vota nuk njihet e ku klikat kthehen në autokraci të korruptuara. Në 30-

Tre dekada nga ngjarja, Ish-kryeministri: Rënia e Murit të Berlinit, ngjarja më e madhe e lirisë!

I

sh-kryeministri Sali Berisha kujton përmes një postimi në “facebook” 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke e cilësuar këtë ngjarjen më të madhe në historinë e lirisë së botës pas Luftës së Dytë Botërore. Në mesazhin e tij, Berisha sulmon ashpër dhe kryeministrin Edi Rama, për qeverisjen në gjashtë vitet e fundit, teksa shprehet se Rama ka instaluar në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Europë, si dhe ka vjedhur dhe shpërdoruar me narkozyrtarët e tij mbi 3,5 miliardë euro. “Ngjarja më e madhe në historinë e lirisë në botë pas Luftës së Dytë Botërore! Të dashur miq, sot kombi mik gjerman, kombet e shtypura nga diktaturat komuniste në Europë dhe njerëzit liridashës në mbarë botën, kremtojnë 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit si ngjarjen më të madhe në historinë e lirisë të Europës dhe botës pas Luftës së Dytë Botërore. Si sot 30 vjet më parë, më 9 nëntor të vitit 1989 dhjetëra mijëra qytetarë të Gjermanisë Lindore u hodhën me guxim të paparë mbi murin e Berlinit. Ata me heroizëm të pashoq shembën murin më të gjatë në histori që shtrihej nga Kanali i Korfuzit në Detin e Beringut dhe që ndante Berlinin, Gjermaninë dhe Europën në dy gjysma, dy botë, në botën e lirë dhe atë të barbarisë së diktaturave komuniste. Rrëzimi i Murit të Berlinit 30 vjet më parë u shoqërua me rënie njëra pas tjetrës të diktaturave komuniste në Europë. Ne shqiptarët dhe kombet e tjera të shtypura, i mbetemi përjetë mirënjohës gjermanëve guximtarë që shembën atë. Një mirënjohje e veçante i takon Presidentit Ronald Regan, i cili dy vite para rrëzimit të murit, në një vizitë në Berlin do t’i drejtohej Mihail

30 vjetori i rënies së murit të Berlinit, Berisha: Demokracia shqiptare në rrezik Gorbaçovit nga Porta e Brandenburgut me thirrjen që pushtoi zemrat qindra milionë qytetarëve të shtypur në anën e erret të murit të Berlinit: “Zoti Gorbaçov, rrëzoje këtë mur”, dhe me një vizion gjenial do shpallte para gjermanëve dhe mbarë botës se: “Liria e gjermanëve është çështje e lirisë botërore”. Sot është një ditë që ne shqiptarët dhe ish-kombet e shtypura nga diktaturat komuniste ju shprehim mirënjohje përjetë Papës Gjon Pali i II, Presidentit të SHBA, Xhorxh Bush, kancelarit Helmut Kohl, Presidentit të IshBashkimit Sovjetik Mihail Gorbaçov, që me vizionin, guximin e tyre bënë të mundur rrëzimin paqësor të Murit të Berlinit dhe së bashku më të, rrëzimin e perandorisë të së keqes, perandorisë komuniste dhe bashkimin e Gjermanisë. Në Shqipëri muri i “Berlinit”, diktatura hoxhiste u rrëzua vetëm një vit më vonë, në dhjetor të vitit 1990 nga lëvizja e rinisë studentore, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, lëvizja paqësore më e fuqishme në historinë e vendit, që në pak ditë gjunjëzoi diktaturën komuniste më të egër të Europës dhe hapi dyert e mbyllura të lirisë dhe pluralizmit për shqiptarët. Shqiptarët në rrugën e lirisë kaluan në vitin 2008 nga vendi i tretë më i varfër i planetit

që ishin në vitin 1992, me vetëm 204 dollarë për frymë, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, nga vendi më i izoluar i planetit është anëtare e Këshillit të Europës dhe NATO-s. Sot ata lëvizin pa viza në Europë, ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtare në BE, të cilin e bllokoi për dy vite me radhë Edvin Kristaq Rama, nga vendi i lirive dhe të drejtave të ndaluara me Kushtetutë, në vendin

e besimeve të lira fetare, lirive dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë. Me gjithë këto, demokracia shqiptare këto 6 vitet e fundit ka njohur regres të madh. Sot ajo është më në rrezik së kurrë në ekzistencën e saj. Edvin Kristaq Mafia me bastardët e tjerë të bllokmenëve hoxhistë, mafien e drogës dhe bandat kriminale, ka instaluar në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Europë, ka shndërruar vendin në qendër operacionale të organizatave kriminale të rajonit, Europës, Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut, Lindjes së Mesme dhe Azisë, ka vjedhur dhe shpërdoruar me narkozyrtarët e tij mbi 3,5 miliardë euro. Ky bastard i skulptorit Xhelat Kristaq Rama, i cili firmosi me Ramiz Alinë varjen publike të poetit disident Havzi Nela vetëm nje vit para rënies së Murit të Berlinit, Edvin Kristaq Rama si një monstër e vërtetë kombëtare u shkatërroi shqiptarëve ëndrrën e tyre më të bukur, projektin e të ardhmes së tyre më të ndritur, integrimin e vendit në Europë. Prandaj dhe sot kjo ditë më shumë se kurrë është një kushtrim, thirrje për çdo shqiptar të ngrihemi dhe shpëtojmë vendin një minutë e më parë nga Edvin Kristaq Mafia, ky kob i zi që i bëri gjëmën Shqipërisë”, tha dje Sali Berisha.

vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, regjimi kleptokrat shkumëzon kundër Perëndimit dhe sheh ëndrra me aleanca autokratike orientale. Por shqiptarët nuk e kanë ndjekur e nuk e ndjekin pas turravrapin e tij oriental. Idealet që shembën Murin e turpit në Berlin janë idealet e demokracisë dhe të votës së lirë. Edhe sot, rinia dhe inteligjencia shqiptare janë bashkë me lidershipin europian, i cili në 30 vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, e ka 9 nëntorin një ditë refleksioni, një ditë përbashkimi kundër autokracisë, kleptokracisë, populizmit e racizmit. Këto ideale i ndan edhe shoqëria shqiptare, prandaj 9 nëntori i shqiptarëve është dita e rinovimit të zotimit kombëtar “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Është dita e evokimit të ëndrrës, shpresës dhe qëllimit për një Shqipëri ku çdo shqiptar të zgjedhë të jetojë me liri, mundësi, dinjitet dhe mirëqenie të garantuar”, theksoi Basha. NËNKRYETARI I PD-SË

Paloka: Pse i duhet Elisës një mandat i tretë? Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar ashpër dje mbi deklaratat e bëra nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali se Partisë Socialiste i duhet dhe një mandat i tretë qeverisës. Ndërsa shtron pyetjen se përse i duhet Elisës një mandat i tretë, Paloka zbulon sakaq edhe ngjarjen e ndodhur në fillim të këtij viti, në banesën e ministres. “Pse i duhet Elisës një mandat i tretë? Mos vallë sepse në janar të këtij viti i hynë hajdutët në shtëpi? Po nëse i vodhën shtëpinë, pse nuk ka një denoncim zyrtar në polici?! Çfarë kanë vjedhur hajdutët në shtëpinë e ministres së Ramës, ish-drejtoreshë e doganave, që nuk e lejon të bëjë denoncim në polici?! Prandaj i duhet një mandat i tretë, që të “kompensojë humbjet” dhe të barazohet prapë me kolegët?”, u shpreh në reagimin e tij përmes rrjeteve social, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.


SPECIALE

6 E diel, 10 NENTOR 2019

ÇMENDURIA E INSTITUCIONEVE SHQIPTARE

I kërkojnë të vijë në Shqipëri qytetarit të burgosur në Greqi B

urokracia e institucioneve sh qiptare është një fenomen që nji het, por në rastin e një qytetari nga Lezha duket se sorollatjet dhe paaftësia e sistemit të drejtësisë ka arritur kulmin. Aurel Dodaj, 33 vjeç, në vitin 2016 teksa ndodhej në Himarë si i punësuar sezonal është përfshirë në një konflikt me punonjës civilë të policisë. Sa bashku me disa persona të tjerë, të rinjtë u përplasën me policët civilë, të cilët pavarësisht se janë zyrtarë të shtetit, për rastin në fjalë as janë prezantuar si punonjës të forcave të rendit dhe as treguan dokumente identifikues Pas verifikimeve formale i riu u largua nga Himara. Por incidenti që nisi për shkak të mungesës së profesionalizimit të forcave të rendit përfundoi në gjyq. Gjykata u dha të drejtë vetëm punonjësve të policisë dhe nuk mori parasysh asnjë provë dhe faktet që sollën personat që u përfshinë në incident. Për pasojë, Aurel Dodaj, së bashku me 4 persona të tjerë u dënuan. Vendimet e gjykatës variojnë për të pesë personat nga 3 vjet burg, deri në 1 vit. Pas aplikimit të uljes së dënimit, për shkak se personat në proces nuk paraqisnin rrezikshmëri shoqërore, gjykata e uli dënimin për Aurel Dodajn në 8 muaj burg, i cili u konvertua në shërbim prove. Gjë që do të thotë se 33-vjeçari duhet të paraqitet çdo javë në Drejtorinë e Shërbimit të Provës në Lezhë dhe nuk duhet të largohet nga Shqipëria. Gjyqi përfundoi në nëntor të vitit 2018 dhe që nga ajo kohë Drejtoria e Shërbimit të Provës kërkon që Aurel Dodaj të paraqitet në Drejtorinë e Shërbimit të Provës, në të kundërt do të nisë tjetër proces penal ndaj tij. Në këtë pikë nis dhe absurdi. Pas incidentit në Himarë në janar të vitin 2016 dhe pasi u la i lirë nga policia, edhe gjyqi nuk kish nisur ende, Aurel Dodaj udhëton në Mal të Zi dhe arrestohet pa asnjë sqarim nga policia malazeze. Ai është mbajtur disa muaj në paraburgim dhe familjarët nuk janë njoftuar. Policia malazeze i ka komunikuar 30vjeçarit se në tetor të vitit 2017, Gjykata greke ka shpallur një dënim dhe rezulton në kërkim ndërkombëtar, për pasojë duhej të ekstradohej në Greqi. I riu rezulton se është dënuar me 10 vjet burg në Greqi për një ngjarje të vitit 2008, në një proces të montuar si shumica e emigrantëve shqiptarë, për FALSIFIKIM TË LEJES SË QËNDRIMIT, si emigrant në Kretë. Procesi në Kretë është zhvilluar në mungesë të tij dhe duke mos pasur një avokat, gjykata greke i ka dhënë masën maksimale të dënimit, për një vepër që nuk konsiderohet as

Vendim Gjykata e Lartë në Mal të Zi për ekstradimin e Aurel Dodaj drejt Greqisë, pasi është mbajtur për muaj të tërë në paraburgim

Njoftim i Drejtorisë së Shërbimit të Provës ku i kërkohet Aurel Dodaj të paraqitet për të vujatur dënimin

Deklaratë zyrtare e Gjykatës së Kretës në Greqi, më 5 maj 2018, ku njoftohet se Aurel Dodaj është dënuar me 10 vite burg dhe 500 euro gjobë dhe ndodhet i burgosur në Kretë.

Në foto: Procesverbal i Drejtorisë së Shërbimit të Provës, ku i ati i Aurel Dodaj, njofton institucionet mbi pamundësinë e djalit të tij për të ardhur në Shqipëri, pasi vuan dënimin në Greqi.

e shkallës së rëndë. Pra, ndaj të riut shqiptar në të njëjtën kohë rezultojnë procedura penale në tre shtete; në Greqi, në Shqipëri dhe në Mal të Zi ku bëheshin letrat për ekstradimin. Duke njohur të gjithë këtë procedurë të ndërlikuar juridike, institucionet shqiptare ende nuk heqin dorë nga procedimi penal ndaj tij për mosparaqitje te Shërbimi i Provës. Edhe pse kanë dokumente zyrtare që provojnë se Aurel Dodaj ndodhet në Greqi për të vuajtur dënimin, sërish institucionet e Ministrisë së Drejtësisë i

kërkojnë atij të paraqitet në Lezhë për të vuajtur dënimin. Si ka mundësi që një njeri të paraqitet në Shqipëri, kur ndodhet në Greqi e nuk lejohet të largohet nga vendi ku ndodhet derisa të mbarojë gjyqi në ngarkim të tij?! Në dhjetor të vitit 2017 Gjykata e Lartë e Malit të Zi ka vendosur që ta ekstradojë Aurel Dodajn në Greqi për të vuajtur dënimin. Vendimi i Gjykatës së Lartë malazeze dhe vendimi i gjykatës së Kretës u është dorëzuar institucioneve shqiptare nga familjarët e Aurel

Deklaratë e Aurel Dodaj ku informon institucionet shqiptare se nuk mund të vijë në Shqipëri, pasi po vuan dënimin në Greqi

Dodaj. Por edhe pse kanë në dorë aktet ligjore të dy shteteve fqinje dhe të përkthyera sipas ligjeve shqiptare, (siç dëshmohet nga dokumentet më poshtë) sërish institucionet kërkojnë që i riu të vijë në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Nuk mjafton fakti që në Mal të Zi është mbajtur në paraburgim edhe më shumë sesa dënimi që i është kërkuar nga Gjykata e Vlorës. Nuk mjafton fakti që në Greqi po vuan dënimin nga një proces i montuar dhe që e ka dënuar në mungesë, por institucionet shqiptare e njoftojnë se do ta padisin sërish nëse nuk vjen të paraqitet te sherbimi i provës, për ndryshe do t’ia konvertojnë me burg. Në vend që institucionet tona të interesohen nëse janë të ligjshme procedurat e ekstradimit të një shtetasi të shqiptar nga Mali i Zi drejt Greqisë. Në vend që Ministria e Drejtësisë të shqetësohet për fatin e qytetarëve shqiptarë në Greqi që dënohen në mungesë me 10 vite burg për një vepër të lehtë penale, institucionet tona ua bëjnë jetën me të vështirë shqiptarëve. Jo vetëm nuk japin asnjë ndihmë juridike dhe nuk reagojnë në mbrojtje të interesave të qytetarëve, por kërkojnë edhe zbatim procedurash që duken çmenduri. Si mund të paraqitet personalisht në institucionet e Shqipërisë një person që është duke vuajtur dënimin në Greqi? Nëse ikën nga Greqia për t’u paraqitur pranë sherbimit të provës në Shqipëri, atë gjykata greke e dënon me burg. Nëse nuk vjen në Shqipëri prapë gjykata shqiptare do ta dënojë me burg se nuk është paraqitur te shërbimi provës! Koha Jonë


POLITIKE

7 E diel, 10 NENTOR 2019

“S’ka zgjedhje të parakohshme”, PS vijon përgatitjet për zgjedhjet 2021, injoron kërkesën e opozitës

N

dërkohë që opozita vijon të këmbëngulë për zgjedhje të parakohshme, Partia Socialiste nis përgatitjet për zgjedhjet e qershorit 2021, për të marrë një mandat të tretë në krye të vendit. Paraditen e së shtunës, socialistët u mblodhën në parkun Olimpik ku mbajtën takimin “Ti zgjedh” nga i cili do të dilnin delegatët e Kongresit të PS-së që më pas do të përzgjedhin kryesinë e PS-së dhe më pas sekretariatin. Sekretari Organizativ i PS-së gjatë fjalës së tij ishte i pari që rrëzoi pretendimet e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme jo vetëm parlamentare por dhe vendore. “Opozita kërkon përditë zgjedhje të parakohshme dhe vazhdon thotë që është krizë, epo nuk ka një mijë herë krizë, nuk ka përditë zgjedhje të parakohshme. Opozita atë punë, ka le të kërkojë zgjedhje të parakohshme, do vazhdojë ti kërkojë deri në 2021 derisa të bëhen zgjedhjet. Puna jonë është përveçse të bëjmë pjesën e zhvillimit të reformave dhe të punëve që i janë ngarkuar qeverisë, të punëve që i janë ngarkuar çdo bashkie në qarkun e Tiranës është të përcjellim tek njerëzit pozitivitetin dhe ti kujtojmë që e vetmja forcë që mund të bëjë Shqipërinë është Partia Socialiste”, deklaroi deputeti socialist Ervin Bushati. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla deklaroi se brenda Krish-

Balla: Duhet të ndryshojmë rregullat sa ai takon financimit të partive

tlindjeve do të përmbyllet reforma zgjedhore. “Ne do të përmbyllim reformën zgjedhore brenda Krishtlindjeve edhe paketën e OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore do kalojmë në Kuvend që implementimi të jetë gati për zgjedhjet e qershorit 2021.

“JA PSE NUK SHKOVA NË SAMIT”

“Krisen” marrëdhëniet e Thaçit me Ramën?! Presidenti i Kosovës: Kam argumente! Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikuar për herë të parë mikun e tij, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Nëpërmjet një shkrimi, në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social “Facebook”, Thaçi ka goditur tërthorazi Ramën, për pjesëmarrjen e tij në një samit rajonal, ku nuk njihet Republika e Kosovës, siç është ai i Ohrit. Thaçi ka bërë të ditur se vetë ka refuzuar të marrë pjesë në këtë samit, teksa ka përmendur arsyet pse ka marrë një vendim të tillë. “Si President i Republikës së Kosovës, dua të informoj qytetarët se kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese. Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur. Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta”, u shpreh Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Duhet të ndryshojmë rregullat sa ai takon financimit të partive politike. Drejtësia shqiptare ka vërtetuar se për fat të keq një parti politike ka falsifikuar deklarimet sa i takon financimit. Ky është akt i rëndë”, tha Taulant Balla. Ai tha se të hënën Ku-

vendi do të zgjedhë dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. “Të hënën Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese për të mundësuar që deri në fund të janarit Kuvendi do të zgjedhë anëtarin e tretë të Gjykatës Kushtetuese. Ky është hap i rëndësishëm që brenda pranverës Gjykata të jetë tërësisht funksionale”, u shpreh Taulant Balla. Më 5 nëntor, Komisioni i Ligjeve dërgoi për miratim në parlament tre kandidatë për Gjykatën Kushtetuese: Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji. Kongresi i PS-së Pas takimit “Ti Zgjedh” të Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve të delegatëve, deputeti Ervin Bushati tha se në këto zgjedhje do të kemi një risi ku do të provohen 4 mundësi votimi. Ai ka folur edhe rreth ndarjes 50 me 50 për sa u përket strukturave drejtuese dhe barazisë gjinore në PS. “Më 16 kemi zgjedhjet për kongresin e PS. Në Tiranë ka ecur mjaftë mirë pro-

cesi. Procesi do të jetë shumë demokratik, dhe si forca më e madhe në vend do të vendosim standarde. Per herë të parë do të projektojmë 4 votime. Qendra votimi klasik me fletë, e dyta votim elektronik testim se si do nxjerrë rezultatin, e treta votim online dhe katër votime me post për ata që jetojnë jashtë. Njësia nr8 do të bëhet me votim elektronik për ta testuar. Kushti Statutor. Ndërkohë në strukturat socialiste do të bëhet për ndarjen 50 me 50, burra gra. Në kryesi do të jetë një burrë një grua. Ndërkohë në forcat e par anë Evropë, do të jetë njësoj si në familje. Në Tiranë kemi një bashkryesim të tillë, kemi kryer takime të shumta. Bashkë me Spiropaloin. Nuk është thjeshtë barazim por edhe punë më shumë. Ne jemi në vendin e pestë të renditur në botë nga përfaqësimi i grave në politikë. Më shumë se Gjysma përfaqësohet nga gratë. Në të gjithë këshillat bashkiakë. Mbi 30% në Kuvend”, tha deputeti socialist, Ervin Bushati.

Prezantohet nisma e PS-së “Ti Zgjedh” në Tiranë, Zëdhënësja e Qeverisë: Kthimi mbrapa do ishte fatal

Elisa Spiropali: Na duhet një mandat i tretë me Ramën kryeministër

P

artia Socialiste prezantoi dje në Tiranë nën moton “Ti Zgjedh” kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatë në Kongresin e kësa partie. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaroi se asaj dhe Partisë Socialiste i duhet një mandat i tretë në zgjedhjet e 2021, me Edi Ramën kryeministër, pasi sipas saj, kthimi mbrapa do të ishte fatal për Shqipërinë. “Në janar presim të kemi një proces të jashtëzakonshëm me të gjithë prurjet e reja për të zgjedhur Asamblenë dhe strukturat drejtuese. Kjo është gjysma e punës që na duhet për mandatin tonë të tretë në 2021, me Edi Ramën kryeministër dhe PS si mazhorancë. Është i rëndësishëm ky mandat për të vazhduar rrugën tonë. Çdo kthim mbrapa do të ishte jo vetëm i dëmshëm, por fatal për Shqipërinë”, tha Spiropali. Më tej, ministrja u shpreh se PS-ja zgjodhi rrugën e përballjes me të vërtetën, rrugën e transformimit. Sipas saj, Rilindja Urbane ka transformuar disa qytete, ku tashmë Tirana është qyteti më i mirë në rajon. “Ne zgjodhëm rrugën e përballjes me të vërtetë, rrugën e transformimit të drejtësisë,

rrugën e punës të luftës kundër informalitetit. Ne zgjodhëm të jemi një qeveri e përgjegjshme, jo për brezin që shkoi, po për brezat që do të vijnë dhe që duan një Shqipëri Evropiane. PS nuk e ka qëllim në vetvete pushtetin, por e ka mjet për të transformuar jetët e njerëzve, për të ndryshuar mendësitë, për të transformuar qytetet. Mjafton të hedhësh sytë në Tiranë, për të cilin mund të themi se është qyteti më i mirë në rajon. Rilindja Urbane transformoi shumë nga qendrat tona, jo vetëm Tiranën, por edhe Kavajën, së shpejti edhe Kamzën, me kryebashkiakun e ri, një qendër ku njerëzit

nxirreshin si turma për të ardhur në Tiranë e për të djegur kryeministrinë. Më 30 qershor ne nuk votuam vetëm për të zgjedhur kryebashkiakët, se ato do t’i zgjidhim edhe me PD përballë, por ne votuam për të thënë se Shqipëria është shtet dhe askush nuk mund ta marrë peng. Asnjë forcë e errët nuk mund të marrë peng procesin demokratik dhe të hedhë në erë të ardhmen, ndaj ndërkombëtarët na mbështetën. Është kjo arsyeja pse prej shtatorit ne kemi nisur procesin e jashtëzakonshëm të riorganizimit të PS në çdo qelizë”, u shpreh dje zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

INTERVISTA

8 E diel, 10 NENTOR 2019

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka intervistë për “Koha Jonë”: Kushtet e Bundestagut janë zgjidhja jo vetëm për hapjen e negociatave por dhe për krizën në Shqipëri

Intervistoi: Redjon Shtylla

N

ënkryetari i PD-së, Edi Paloka, paralajmëron kryeministrin Edi Rama, që të mos vazhdojë lojërat me ndërkombëtarët dhe me opozitën, lidhur me Reformën Zgjedhore. “Nëse ai kthen në qëndrime deklaratat se Reformën do ta bëjë vetëm në atë që quan Parlament, atëherë unë e kam shprehur dhe herë tjetër, jemi në kushtet e një grushti shteti”. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Paloka thotë se opozita po kërkon dhe po lufton që zgjedhjet të jenë të lira, larg influencës së krimit, oligarkëve dhe pushtetit. “Këto i garanton një qeveri tranzitore. Në të kundërtën, opozita do të duhet të përgjigjet me të njëjtat mënyra për të mbrojtur votën e lirë dhe demokracinë në Shqipëri. Në një rast të tillë do të jemi më pranë luftës civile sesa zgjedhjeve”. Ai thotë se SHBA, Europa dhe shqiptarët, duan zbatimin e kushteve të Bundestagut, për zgjedhje demokratike si zgjidhje. Që pas vendimit të BE-së për moshapjen e negociata ve, në vvend end negociatav opinioni por edhe zëra brenda PD, shprehen se opozita duhet të kishte vijuar me protesta masiv masivee. Si ju përgjigjeni atyre që e shohin heqjen dorë nga protesta si dobësi të opozitës? Nga ana tjetër tjetër,, sa garanci ka opozita që nëse bëhen ndryshimet elektorale vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme? Si do të arrini ju tek ky vendim? Opozita nuk ka hequr dorë nga asnjë formë e reagimit opozitar, përfshi edhe protestat. Kur flisni për “protesta”, ju keni parasysh protestat e mëdha kombëtare, sepse protestat nuk kanë pushuar në asnjë moment, si ato të organizuara nga opozita ashtu dhe gjithë protestat e tjera të mbështetura nga opozita. Protestat kombëtare, të cilat u organizuan nga opozita patën disa arritje jo të vogla. Rritja e numrit të protestuesve nga njëra protestë në tjetrën, tregoi qartazi rritjen proporcionale të pakënaqësisë dhe revoltës qytetare ndaj qeverisë Rama por mbi të gjitha tregoi rritjen e mbështetjes për opozitën e bashkuar. Kjo rritje e revoltës dhe mbështetjes së opozitës, bëhet edhe më evidente po të kemi parasysh dhe faktin që gjithë ajo periudhë protestash u shoqërua me dhunë, burgosje dhe represion shteteror. Dështimi i farsës së 30 qershorit mund të konsiderohet si një rezultant kulmor dhe pasqyrim i drejtëpërdrejtë i gjithë atij reagimi qytetar. Sot praktikisht, të gjitha sondazhet, përfshi dhe ato që bën Rama, tregojnë qartazi se PD-ja është parti e parë dhe opozita e bashkuar është maxhoranca absolute dhe me diferencë të theksuar me “rilindjen”. Një aspekt tjetër i suksesit i protestave është dhe në terrenin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë, pa të cilët Shqipëria nuk mund të ecë përpara. PD dhe aleatët e saj, janë forcat që jo vetëm nxorrën vendin nga diktatura por e orientuan qartazi drejt demokracive perën-

Paloka: Shqipëria është kthyer në një plaçkë që Rama e ndan mes oligarkëve dhe bandave dimore. Edhe sot janë partitë opozitare që me qëndrimin e tyre të qartë e të vendosur perëndimor, që nuk lejojnë devijimin e linjës të vendit, ndryshe nga “rilindja” e Ramës që e “shëtit” Shqipërinë nga orienti tek lindja ish-komuniste pansllave. Në këto kushte , ishte e papranueshme dhe absurde situata që u krijua fillimisht në marrëdhëniet tona me partnerët perëndimorë për shkak të vendimeve të forta që opozita u detyrua të ndërmarrë me dorzimin e mandateve dhe mospjesmarrjen në zgjedhjet lokale. Demokracitë perëndimore nuk e pranojnë bojkotin, por për të nxitur qëndrimet kundër akteve të opozitës, nuk mungoi as korruptimi i disa diplomatëve apo veprimtaria perverse e grupimeve të majta me ndikime të qarta sorrosiane. Detyrë e opozitës ishte të sqaronte se veprimet tona, ishin akte ekstreme në kushte ekstreme e jo kapriço e disa partive që kërkojnë pushtet. Mbështetja e madhe qytetare në protesta, ndihmoi ndjeshëm edhe për ndryshimin e opinionit të partnerëve. Sot komuniteti ndërkombëtar, ka vënë me shpatulla pas muri jo vetëm Ramën, por si rezultat i eksperiencës me Shqipërinë, BE po kërkon të ndryshojë dhe rregullat e saj për të shmangur dizinformimin prej zyrtarëve e burokratëve të korruptuar. Sot opozita ka mbështetjen totale të qytetarëve dhe mirëkuptimin e partnerëve. Kushtet e Bundestagut janë zgjidhja jo vetëm për hapjen e negociatave por dhe për krizën në Shqipëri. Opozita është angazhuar në mbështetjen dhe realizimin e këtyre kushteve. Angazhimi për realizimin e një reforme zgjedhore efektive e konsensuale dhe realizimin e zgjedhjeve pas kësaj reforme. Këtë kërkojnë shqiptarët, këtë kërkon Bundestagu, e këtë theksuan pak ditë më parë dhe raporteret e KiE: Zgjidhje të krizës nëpërmjet zgjedhjeve të lira e demokratike. Zgjedhjet demokratike si zgjidhje, përmendi dhe përfaqësuesi i SHBA-së, z.Palmer. Paketa me 5 pikat e opozitës, nuk pranohen nga kry eministri. R eformë kryeministri. Reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR që nesër thotë Edi Rama, “por përkth yes të huaj në shpërkthy qip, kurrën e kurrës” eministri kurrës”.. Kry Kryeministri Rama nuk e ka pranuar propozimin e PD-së që këtë reformë ta bëjnë bashkë me ekspertë të huaj. Ju si e shihni këtë situatë? Ne kemi paraqitur pesë pikat për të parashtruar rrugën ku ne mendojmë që të procedohet për të arritur në një reformë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale dhe efektive ashtu siç na kërkohet nga Bundestagu, partnerët por dhe siç është tradita e gjithë periudhës së pluralizmit në Shqipëri. Roli i ndërkombëtarëve dhe përfshirja e tyre

është kërkuar jo vetëm sepse janë ata që Reformën Zgjedhore dhe implementimin e saj e kanë përfshirë në kushtet për hapjen e negociatave me BE, por edhe për disa arsye të tjera prej të cilave njëra për fat të keq vazhdon të mbetet një nevojë; roli i arbitrit. Mos harrojmë që Rama që tani nuk pranon ndërhyrjen e ndërkombëtareve, deri dje abuzonte në mënyrë skandaloze edhe me opinione ambasadorësh për çështje tërësisht shqiptare, për të mos përmendur rolin e ndërkombëtarëve në Reformën e Drejtësisë. Sidoqoftë ne kemi bërë një propozim zyrtar, për të cilin nuk ka një përgjigje zyrtare e as ndonjë kundërpropozim. Nëse nuk pranon propozimin tonë, atëherë cili është kundërpropozimi për të plotësuar kushtet që të kemi një reformë ashtu siç kërkohet, pra transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale dhe efektive? Sigurisht që nuk është komisioni Gjiknuri. Rama nuk mund të vazhdojë lojërat as me ndërkombëtarët e as me opozitën. Në të kundërt, nëse ai kthen në qëndrime deklaratat se Reformën do ta bëjë vetëm në atë që quan Parlament, jemi në kushtet e një grushti shteti dhe jo vetëm opozita por gjithë qytetarët shqiptarë do duhet të reagojnë si në kushte të tilla. Ditët e fundit në vend ka pasur një sërë ngjarjesh kriminale kriminale,, si ajo e Prokurorit të Durrësit, ku lidhjet mes qeverisë duken më qartë se kurdo herë tjetër eministri në vitin e 7-të të tjetër.. Kry Kryeministri qeverisjes, thotë se shumë shpejt do të nisë luftë frontale ndaj krimit. Më këtë nivel kriminaliteti dhe ndërhyrje të krimit me strukturat qeverisës, a nuk ndjehet e rrezikuar opozita dhe

në zgjedhjet e radhës? Lidhjet direkte të krimit me qeverinë “Rama”, janë tanimë një e vërtetë e njohur dhe vërtetuar me fakte të pakundërshtueshme. Fakti është që pas çdo krimi, pas çdo përplasje bandash, del në dritë një konflikt që ka në bazë grabitjen e Shqipërisë nga bandat e “rilindjes”. Pas çdo bande dhe krimi, shfaqet emri i një deputeti apo funksionari të Ramës dhe Rama vetë. Nuk ka si të ndodh ndryshe. Opozita e ka denoncuar me kohë këtë realitet. Rama erdhi në pushtet nëpërmjet bandave dhe krimit. Ata bënë votat dhe i dhanë pushtetin Ramës, po sigurisht këtë nuk e bënë nga “dashuria” për Ramën, por në këmbim të privilegjeve e përfitimeve të premtuara. Shqipëria është kthyer në një plaçkë që Rama e ndan mes oligarkëve dhe bandave kriminale sepse vetëm kështu mund të vazhdojë të ketë mbështetjen e tyre për pushtet. Krimi e oligarkia me në krye vetë Ramën, nuk ngopen kurrë. Kjo sjell pastaj dhe përplasjen e vetë bandave të “rilindjes” dhe detyrojnë Ramën të bëhet palë, siç bëri dhe në rastin e fundit duke kaluar në mënyrë skandaloze deri në kërcënimin e një prokurori që më pas u bë dhe viktimë e një atentati, ku përsëri del si atentator nipi i një deputeti “rilindas”. Kjo situatë, sa të jetë Rama në qeveri vetëm rëndohet. Bandat i kanë dalë duarsh dhe ka rrezik t’ia hanë kokën përpara opozitës. Po ndryshe nga opozita që kokën ja ha politikisht, ata do ja hanë në kuptimin më të parë të fjalës. Gjushi nuk e la bashkinë se i doli emri në manipulim votash, por se nuk përballonte dot detyrimet ndaj krimit. E njëjta gjë po ndodh me drejtuesit e hipotekave (sot

kadastra) në Durrës apo në mënyrë ekstreme në Vlorë, që marrin urdhëra direkt nga Rama për të kaluar pasuritë e shqiptarëve në emër të bandave apo oligarkëve, e pastaj bëhen pre e krimit apo bandave rivale por gjithmonë “rilindase”. Opozita po kërkon dhe po lufton që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme, larg influencës së krimit, oligarkëve dhe pushtetit. Këto i garanton vetëm një qeveri tranzitore. Në të kundërtën, opozita do të duhet të përgjigjet me të njëjtat mënyra për të mbrojtur votën e lirë dhe demokracinë në Shqipëri. Po sigurisht në një rast të tillë do të jemi më pranë luftës civile sesa zgjedhjeve. Ballkanit i është premtuar prej 20 vitesh Integrim i plotë në BE por ky premtim është shtyrë nga viti më vit. Pas refuzimit për çeljen e negociatyer kërcënimet ave, duket se janë kth kthy nga vende që mund të na kanosin me influencë nga Rusia, Kina Turqia. Si e shihni ju situatën dhe a po përdoren influencat nga politika? Brenda Ballkanit ka diferenca të qarta dhe këto diferenca nuk vijnë për shkak të qëndrimit të BE-së por si rezultat i mosplotësimit të kushteve dhe reformave nga qeveritë e vendeve të ndryshme. Në një qeverisje 8-vjeçare nga PD-ja, Shqipëria nënshkroi fillimisht MSA, u bë anëtare e NATO-s, liberalizoi vizat dhe praktikisht plotësoi kushtet për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE (që u bllokua artificialisht nga Rama me mosvotimin e tre ligjeve). Prej marrjes së qeverisë nga Rama, jo vetëm nuk është bërë asnjë hap përpara, ka gjashtë vite që shtyhen e nuk hapen negociatat por rrezikojmë dhe kthim pas. Holanda me një vendim direkt të Parlamentit por indirekt dhe Franca, kanë kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët si pasojë e rritjes së kriminalitetit dhe numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria e Ramës. Jo vetem kaq, po siç rezulton dhe nga deklarimet më të fundit të Presidentit Macron, Rama mori në qafë dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e cila i kishte plotësuar kushtet po nuk u nda nga Shqipëria për të mos u ndjerë shqiptarët të diskriminuar. Po kur nënshkruanin MSA, na anëtarësonin në NATO, na liberalizonin vizat e na jepnin statusin e vendit kandidat, a nuk ishin po këto vende? Ajo që ndryshoi ishte qeverisja në Shqipëri e jo racizmi i këtyre vendeve. Edhe influencat ekstraperendimore, në Shqipëri gjejnë jehonë dhe mbështetje pikërisht nga Rama e kjo jo vetëm në formën e deklaratave kërcënuese por dhe si veprime konkrete me ofrimin e sektorëve strategjik të ekonomisë së vendit për firma të caktuara. Prandaj largimi i Ramës bëhet gjithnjë e më emergjent, jo vetëm për shqiptarët por dhe për partnerët.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

9 E diel, 10 NENTOR 2019

Kryetarja e LSI-së: Demokracia false është më e rrezikshme se diktatura. Zgjedhjet e 2017-ës ishin rrënim për demokracinë

Kryemadhi: Shqipëria 30 vite pas rënies së Murit të Berlinit në të njëjtin stad

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Krye madhi, teksa përkujtuar 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, thekson se sot kur kanë kaluar tre dekada nmga shembja e regjimeve komuniste në Europë, Shqipëria fatkeqësisht gjendet thuajse në të njëjtin stad, ku sipas saj, zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të vitit 2017, ishin një rrënim për demokracinë. "Tridhjetë vite më parë ra Muri i Berlinit. Flladi i lirisë dhe drita e shpresës filluan të përshkonin të gjithë ata vende, ku mbi dyzet vite mbizotëronin diktaturat komuniste. Ishte koha ku rinia po ngrihej kundër diktaturave, në protesta madhështore, duke kërkuar ndryshimin e sistemit diktatorial dhe vendosjen e demokracisë. Ata kërkonin të zëvendësonin votimet pa kandidatë të komunizmit, me zgjedhjet e lira, ku gara elektorale të garantohej nga ligji dhe vullneti i qytetarëve dhe jo nga pushteti dhe dhuna, apo nga intimidimi i zgjedhësve nëpërmjet levave të pushtetit. Ku fati i qeverisjes të ishte pronë e qytetarëve dhe jo qytetarët dhe fati i tyre të ishin pronë e autokratëve. Ata donin një drejtësi të barabartë për të gjithë, jo një sistem drejtësie që godiste kundërshtarët politikë nëpërmjet makinacionesh dhe falsifikimesh, ndërsa autokratët dhe shërbëtorët e tyre ishin të garantuar, që nuk do të gjykoheshin për krimet e tyre. Ishte një kohë, kur rinia kërkonte një treg të lirë, mundësi të barabarta për të gjithë në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor. Ata kërkonin që komunizmi dhe praktikat e tij të luftës së klasave të merrnin fund njëherë e përgjithmonë. Ata donin që mediat të ishin të pavarura dhe jo nën kontrollin e plotë të pushtetit dhe të përdoreshin si

"top" për kundërshtarët politikë. Ata kërkonin të garantohej fjala e lirë dhe jo të dënoheshin dhe burgoseshin për të. Ishin vetë të rinjtë, qytetarët, intelektualët, disidentët e kombeve, që sollën ndryshimin. Ashtu siç deklaroi ish presidenti amerikan, George H. W. Bush, në Berlin me rastin e 20 vjetorit të përkujtimit të kësaj ngjarjeje historike: "Ngjarjet historike, për të cilat jemi mbledhur t'i shënojmë këtu, nuk u vunë në veprim në Bon, Moskë apo në Uashington, por ato ishin mbi të gjitha në zemrat dhe mendjet e njerëzve, të atyre që për një kohë të gjatë iu ishin mohuar të drejtat e dhëna nga Zoti". Sot tridhjetë vite pas rënies së Murit të Berlinit, Shqipëria fatkeqësisht gjendet thuajse në të njëjtin stad. Zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të vitit 2017, ishin një

rrënim për demokracinë. Ato u kthyen në shfaqjen më të turpshme të pushtetit. Dhuna shtetërore, policia e angazhuar krah pushtetit, kërcënimet, frikësimet dhe intimidimet e zgjedhësve, iu shtua edhe bashkëpunimi i grupeve të krimit të organizuar dhe angazhimi total i oligarkëve në deformimin e vullnetit të qytetarëve. Ndërsa zgjedhjet lokale të vitit 2019 patën një "hop" cilësor. Ato u zhvilluan pa opozitën. Të tilla zgjedhje me opozitë të emëruar, as Ramiz Alia nuk i zhvilloi, në shkurt të 1991. Përkundrazi i shtyu, me gati dy muaj, për të mundësuar pjesëmarrjen e opozitës reale. Sot zgjedhjet në Shqipëri janë në kushte edhe më të vështira për opozitën, se në 1991! Drejtësi të barabartë për të gjithë?! Ne kemi nevojë për një sistem drejtësie të pa-

kapur. Anëtarët e saj duhet të jenë kredibël. Dy standardet e përdorura nga organet e vetingut janë të dukshme. Ne kemi nevojë për besim te sistemi, i cili duhet të ngrihet mbi barazinë dhe jo mbi pabarazinë e gjykimit. Prokuroria nuk duhet të jetë një lodër në duart e pushtetit dhe të politikës. Që arreston dhe hap çështje penale për qytetarët, që protestojnë për të drejtat e tyre, si në rastin e Unazës së Re, ndërsa qeveritarët e korruptuar, shijojnë purot dhe verat e shtrenjta nën shoqërinë e oligarkëve. Tregu i lirë dhe gara e barabartë e biznesve është kthyer në një përrallë, këto vitet e "shkëlqimit" të PPP-ve pa garë dhe super korruptive, të rrugëve, të shëndetësisë apo të incineratorëve. Mbi 1 miliard euro nga taksapaguesit shqiptarë shkojnë në një dorë oli-

garkësh të lidhur ngushtë me pushtetin.Mbi 60% e tenderave zhvillohet pa garues, pa konkurrencë. Ato i rrëmbejnë firmat e oborrit kryeministror apo të kryetarit të bashkisë së Tiranës. Si në rastin skandaloz të firmës Fusha me ligjin antikushtetues të "Teatrit". Një njollë e madhe turpi, mbi fytyrën e Ramës dhe Veliajt. Fjala e lirë dhe media e pavarur janë më të rrezikuara se asnjëherë më pare, në këto tridhjetë vite tranzicion. Televizionet kombëtare janë kthyer në shërbëtorë të paturpë të pushtetit. Mediat e tjera vizive janë nën kërcënimin e vazhdueshëm si "miqësor" të anturazhit të Ramës, ashtu dhe tatimeve apo inspektoriateve të tjera të qeverisë. Lufta më e egër, që sot zhvillojnë rilindasit është ajo ndaj mediave të pakapura dhe të pavaruara. Demokracia false është më e rrezikshme se diktatura. Sot Shqipëria i "përmbush" të gjitha kriteret për të qenë e tillë. Ndaj si opozitë e bashkuar, por edhe si qytetarë të këtij vendi, na lind si detyrë parësore garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Vetëm përmes tyre, ne do të garantojmë ndryshimin e këtij sistemi të demokracisë false. Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të garantojmë një shtet ku qytetari është i pari. Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do garantohet liria ekonomike dhe barazia e tregut. Vetëm përmes fuqisë së votës së lirë do të garantojmë edhe lirinë e mediave dhe garantimin e fjalës së lirë. Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të barabarta do i bëjmë të gjithë qytetarët shqiptarë, ta ndjejnë veten në Zot në shtëpinë e tyre, në Shqipëri", u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Nga thirrja e Xhafajt për ndjesë, te deklarata e Anastasit, nënkryetari i LSI-së sulmon Ulsi Manjën: Si u bllokua Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

Vasili: Ulsiu dhe Edi Rama janë kundër të gjithëve për të kapur drejtësinë

N

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Teksa flet për Reformën në Drejtësi, përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook", Vasili deklaroi dje se Ulsi Manja është kundër drejtësisë së pavarur e të barabartë për të gjithë, por është pro drejtësisë së

kapur dhe pro Edi Ramës, që e kapi atë. Në qëndrimin e tij, Vasili sjell në vëmendje deklaratën e kreut të Komisionit të Reformës, Fatmir Xhafaj, në 28 korrik 2016 në Pallatin e Brigadave, në ceremoninë e miratimit të saj. "Jo pak fjalë të rënda u thanë për ju. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër, miratoi reformën duhet të kërkohet ndjesë publike. 140 votat pro për re-

formën janë përgënjeshtrim i asaj që është thënë kundër jush"- citon Vasili, pjesë nga deklarata e Xhafajt. Krahas kësaj, ai publikon edhe videon me deklaratën e dhënë nga ekspertja e grupit të nivelit të lartë që pajtoi mazhoranca për realizimin e ndryshimeve ligjore në kuadër të reformës, Aurela Anastasi, që ishte anëtare e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë të Reformës në Drejtësi. "Ulsiu i Edi Ramës kundra Aurela Anastasit, për kapjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi! Ulsiu dihet se cili është…. Ndërsa Zj. Aurela Anastasi ishte anëtare e Grupit të ekspertëve të nivelit të lartë të reformës në drejtësi. Se cili ishte roli që ju dha ekspertëve të nivelit të lartë në procesin e hartimit të reformës në drejtësi, ku bënte pjesë edhe

znj. Aurela Anastasi, këtë na e ilustron më së miri fjala e kryetarit të Komisionit të Reformës, Fatmir Xhafaj në 28 korrik 2016, në Pallatin e Brigadave, në ceremoninë e miratimit të saj. Xhafaj: "Ne të gjithë bëmë diçka, një proces i shkëlqyer i pa ndodhur më parë, transparent e profesional, thelbi i procesit ka qenë grupi i ekspertëve nivelit të lartë. Falënderoj ekspertët të cilët punuan në mënyrë të pa ndërprerë, me integritet të plotë për përgatitjen e akteve që përbëjnë reformën në drejtësi. Më vjen keq që një pjesë e jonë e politikës shpesh herë hedh baltë dhe kërkon të bëjë pis punën tuaj. Jo pak fjalën të rënda u thanë për ju. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër, miratoi reformën duhet të kërkohet ndjesë

publike. 140 votat pro për reformën janë përgënjeshtrim i asaj që është thënë kundër jush". Ndërsa Ulsiu është kundër të gjithëve. Është kundër ekspertëve të nivelit të lartë, është kundër ish-kryetarit Xhafaj, është kundër drejtësisë së pavarur të barabartë për të gjithë, por Ulsiu është ama "pro" drejtësisë së kapur, është "pro" Edi Ramës që e kapi atë. A ka njeri me mend në kokë që beson Ulsiun dhe jo Aurelën? Megjithatë, shiheni videon për të kuptuar se si u sabotua, si u kap dhe si u bllokua Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me qëllimin e vetëm që nëpërmjet saj dhe Ulsive, Edi Rama të kapte drejtësinë", u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.


AKTUALITET

10 E diel, 10 NENTOR 2019

Spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT është një investim me vlerë 8.8 milion euro, ku do të përqendrohet i gjithë shërbimi i kirurgjisë, përfshirë edhe urgjencën

M

Spitali i ri i Kirurgjisë, Manastirliu me drejtuesit: Gati të hapë dyert

inistrja e Shëndetë sisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me drejtuesit e shërbimeve të kirurgjisë dhe ekipin e Qendrës Spitalore Universitare ‘’Nënë Tereza’’, për të konkretizuar planin e transferimit të të gjithë shërbimeve të kirurgjisë në spitalin e ri modern. Ministrja ka bërë të ditur se spitali i ri modern është gati të hapë dyert në qendrën më të madhe spitalore në vend. ‘’Me drejtuesit e shërbimeve të kirurgjisë dhe ekipin e QSUT për të konkretizuar planin e transferimit të të gjithë shërbimeve të kirurgjisë në spitalin e ri modern që është gati të hapë dyert në qendrën më të madhe spitalore në vend’’. Spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT është një investim me vlerë 8.8 milion euro, ku do të përqendrohet i gjithë shërbimi i kirurgjisë, përfshirë edhe urgjencën. Spitali i ri i kirurgjisë ka një kapacitet prej 120 shtretër, duke bërë të mundur transferimin e të tre klinikave të kirurgjisë së përgjithshme në këtë godinë. Po ashtu ky spital ka 7 salla operacioni (Urologji, Kirurgji e Përgjithshme, tiroidet, toraksi, kirurgji abdominale, me një kullë laparoskopie

secila), njëra prej të cilave krejtësisht digjitale, që ju shërben edhe studentëve të mjekësisë për të ndjekur nga afër ndërhyrjet operatore në praktikën e tyre klinike. Spitali i ri ka edhe 2 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim. ‘’Jemi në fazën përfun-

SITUATA

TIRANË

Kontrollet radiologjike, mjekët: Jo të gjithë janë për skaner

Shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike tek 3 qendra

Mjekët radiologë i kërkojnë mjekëve të familjeve por edhe specialistëve nëpër qendra shëndetësore të mos i bien shkurt duke i orientuar pacientët për ekzaminime radiologjike si skaner apo rezonancë magnetike kur diagnoza mund të përcaktohet edhe me një grafi apo ekografi. Në shërbimin e radiologjisë neurologjike bëhen rreth 500 rezonanca magnetike ne muaj dhe 300 ekzaminime me skaner nga të cilët një pjesë e mirë e tyre janë të panevojshme. Në ditën ndërkombëtare të radiologjisë mjekët theksojnë se pavarësisht përfitimeve edhe ekzaminimet e radiologjisë si grafi skaner, rezonancë magnetike e të tjera si këto kanë efekte anësore tek pacienti për shkak të rrezatimit që përcjellin. Sipas shefit të shërbimit të radiologjisë neurologjie rrezatimi është një ndër shkaqet e zhvillimit të tumoreve në organizëm. Në komunitetin Europian kërkohet që çdo pacient të ketë kartën e rrezatimit gjë e cila duket të jetë shumë larg për vendin tonë.

Tre qendra shëndetësore në Tiranë ofrojnë shërbim pa ndërprerje për urgjencat pediatrike. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se nuk është më e nevojshme që prindërit të çojnë fëmijët në spital në orët e natës për çdo lloj problemi shëndetësor sepse tashmë qendrat shëndetësore nr 7, 8 dhe 10 në Tiranë mund të ofrojnë shërbim të plotë shëndetësor 24 orë në 24. Shërbim cilësor, pa vonesa, pranë mjekut pediatër të fëmijës tuaj, pa patur nevojë të shkoni në pediatrinë e QSUT. 3 qendra shëndetësore në Tiranë po ofrojnë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës për fëmijët. Qendra shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-Bllokut, qendra shëndetësore nr.10 në zonën e Oxhakut dhe qendra shëndetësore nr.7 në Laprakë’’. Manastirliu e cila vizitoi një prej këtyre qendrave, që ndodhet në zonën e ish-Bllokut, tha se ky shërbim që ofrohet tashmë që prej muajit shtator do të zgjerohet edhe më tej, si në qendrën shëndetësore të Kombinatit.

dimtare për të vënë në funksion spitalin e ri të kirurgjisë në QSUT, një premtim i bërë realitet, që i shërben mbi 62 mijë pacientëve në vit. Ky investim nuk është vetëm llaç e tulla. Kjo është zemra e kirurgjisë për të gjithë vendin, që është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, që do të përmirësojnë cilësinë e

shërbimit për qytetarët’’. Qeveria shqiptare ka investuar rreth 30 milion euro për modernizimin e QSUT-së me ndërtimin e spitalit të ri të kirurgjisë, spitalit të ri të dëmundjeve të drendshme dhe Pediatrisë. Nga këto investime përfitojnë 300 mijë pacientë, rreth 5,000 punonjës staf mjekësor dhe jo mjekësor, si dhe rreth 1,000

studentë të mjekësisë. Përfitues të drejtpërdrejtë të investimeve për modernizimin e shërbimit në QSUT janë edhe studentët e mjekësisë, për të cilët në kuadër edhe të Paktit për Universitetin, po ndërtohen 11 salla studimi me kushte bashkëkohore, nga të cilat, dy salla në Spitalin e ri Kirurgjikal dhe 9 të tjera në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme. ‘’Ashtu siç e kemi premtuar në Paktin për Universitetin, ne po krijojmë standarde jo vetëm për pacientët por duke qenë se QSUT është spital universitar, jemi përpjekur që në të gjitha projektet e zhvillimit të Qendrave Spitalore Universitare, përfshirë këtu sigurisht “Nënë Terezën”, maternitetet, spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe Traumën të kemi hapësirat e nevojshme që studentët të mund të kryejnë në kushte cilësore mësimin. Ndaj do të ketë salla leksionesh, ku studentët, bashkë me profesorët e tyre, mund të kryejnë procesin e mësimdhënies si dhe ambiente të tjera’’.


AKTUALITET

11 E diel, 10 NENTOR 2019

Largimi i drejtorëve është ndërmarrë me argumentin e performancës dhe përfshirja e disa prej efektivëve në ngjarje kriminale. 24 shefat e rinj, i janë nënshtruar një kontrolli paraprak

P

as shkarkimeve për sh kak të performancës të dobët, Ministria e Drejtësisë ka emëruar 24 shefa të rinj. Ata do të drejtojnë sigurinë e rendin nga institucionet e vuajtjeve të dënimit të sigurisë së lartë, ku ndodhen emrat më të njohur të botës së krimit deri tek burgu i grave në “Ali Demi”. 24 drejtuesë të rinj janë shefa policie në burgjeve, të cilët prej pak ditësh kanë marrë detyrën për të vënë në zbatim masat shtesë për sigurinë në burgje dhe zbatimin e “bis 41”. Këta efektiv i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale dhe zëvendësojnë ish-kolegët e tyre të larguar për shkak të rezultateve të dobëta në punë, ku ishin kapur sende të ndaluara, drogë, telefona dhe kontakte me persona të lidhur me krimin. Jordan Misja ose burgu 313 në Tiranë i është besuar Nikolin Gjonpalit, ndërsa IEVP 302 njo-

EMRAT

Policitë e burgjeve kanë 24 shefa të rinj, dy prej tyre janë zonja Burrel-Kadri Koxha Ali Demi-Mimoza Rumano Kukës-Mentor Rada Tepelenë-Het’hem Llapi Krujë-Lulzim Haxhia Sarandë-Artur Musta Kavajë-Mina Velo Fier-Bashkim Meçe Berat-Ilia Papa Korçë-Altin Gusho Tropojë-Selim Selimaj Peqin-Hysni Ndreu Spitali Burgjeve-Elona Prespa Jordan Misja-Nikolin Gjonpali Shkodër-Tofik Sinani Lezhë-Zydi Katroshi Vlorë-Lefter Shehu Durrës-Gëzim Gjoni Lushnje-Syrja Malasi Fushë Krujë-Fatos Dosti Vaqarr-Agim Tafaj Elbasan-Fatjom Sadiku Mine Peza-Ferdinand Preçi Rrogozhinë-Fatmir Kacelli

hur edhe si Mine Peza i është besuar Ferdinand Peçit. Në Burrel është caktuar Bardhyl Koxha, në Kukës Mentor Rada, në Krujë Lulzim Haxhia, në Tropojë Selim Selimaj, në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë është caktuar Fa-

tos Dosti, në Lezhë Zydi Katroshi. IEVP Ali Demi, njohur edhe si burgu i grave i është besuar si shefe policie zonjës Mimoza Rumano, IEVP Tepelenë Het’hem Llapit, Saranda Artur Mustës, IEVP riedukimit të të miturve në Kava-

POLICIA

Ilegalisht drejt vendeve të BE-së, në hetim 727 shqiptarë 727 persona janë vënë nën hetim nga janar deri në nëntor 2019, pasi kanë tentuar që të kalojnë ilegalisht kufirin duke përdorur dokumente false italiane, bullgare e sllovene me destinacion Anglinë dhe vendet e BE-së. Mësohet se këta persona janë ndaluar në pikën e kalimit kufitar Rinas dhe disa prej tyre janë tashmë të dënuar nga drejtësia për veprën penale falsifikim letërnjoftimesh dhe kalim pa leje të kufirit. Nga ana tjetër, mësohet se një numër më i lartë shqiptarësh janë prekur nga dëbimet dhe shkelja e rregullave të lëvizjes së lirë në vendet e BE-së, janë afro 1702 shtetas, që ju u është ndaluar të udhëtojnë jashtë

Shqipërisë dhe ata janë bllokuar teksa kishin prerë edhe biletat e avionit dhe kishin destinacion Italinë, Greqinë, Gjermaninë, Francën. Tre persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se tentuan të udhëtonin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. Ata kanë rënë në prangat e policisë në saj të operacionit të koduar “Destinacioni final”, ku gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar ndaj këtyre personave, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 karta identiteti dhe 3 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara.

jë i është besuar Mina Velos. Në Fier shef policie në IEVP është caktuar Bashkim Mece, Berat Ilia Papa, Vaqarr Agim Tafaj, Shkodër Tofik Sinani, Lushnjë Syrja Malasi, ndërsa në spitalin e burgut në Tiranë është caktuar

Elona Prespa. Në Vlorë është vendosur Lefter Shehu, Durrës Gëzim Gjoni, Elbasan Fatjom Sadiku, Rrogozhinë Fatmir Kacelli. Burgjet e sigurisë së lartë si Drenova në Korçë i është besuar Artur Gushos dhe Peqini i është besuar Hysni Ndreut. Dy prej burgjeve të vendit u janë besuar dy grave, ai i “Ali Demit”, do drejtohet nga Mimoza Rumano ndërsa spitali i burgut nga Elona Prespa. I vetmi drejtues që nuk është prekur nga lëvizjet është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kacorri i cili është ende në detyrë. Largimi i drejtorëve është ndërmarrë me argumentin e performancës dhe përfshirja e disa prej efektivëve me uniformë në ngjarje kriminale. Rasti më i fundit i ishte i Bledar Tocit, shefit të sigurisë në burgun e Durrësit i cili u përfshi në një përplasje me armë duke vrarë në Kavajë, Dritan Haxhollin.


KULTURE

12 E diel, 10 NENTOR 2019 102-VJETORI I VDEKJES

“Lahuta e Malcis” tani edhe në gjuhën frënge N

ë kuadër të promovimit të “Lahuta e Malcís” për herë të parë në frëngjisht, përkthyer nga sociologu shqiptarofrancez Abidin Krasniqi, në bibliotekën “Marin Barleti” u organizua dy ditë më parë nga bashkia e Shkodrës një aktivitet për At Gjergj Fishtën. Nën interpretimin e aktorëve të Teatrit “Migjeni” Rita Gjeka (Mjeshtër i Madh), Jozef Shiroka dhe aktorit të Teatrit “Illyricum” Paulin Ujka, krijimet letrare të françeskanit të madh “Tringa”, “Oso Kuka” dhe “Lidhja e Prizrenit” erdhën për spektatorin shkodran si një thirrje shpirti. Emocionues ishte interpreti-

mi i Pretash Nilaj i “m’Lahutë si n’ato kohë t’Malcis…”. Sociologu shqiptaro-francez Abidin Krasniqi foli për emocionet dhe njohjen e tij me veprën e Fishtës dhe punën e jashtëzakonshme të përkthimit të “Lahuta e Malcís” në frëngjisht. “Lahuta e Malcís” konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi të shkruante nga viti 1905 duke e përfunduar në vitin 1937. Epopeja “Lahuta e Malcís” përshkruan luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Ajo nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha.

Themistokli Gërmenji, ai që shpalli Korçën krahinë autonome Nga Albert Vataj

S

MODELJA

Kejvina Kthella reagon në rrjetet sociale M

odelja Kejvina Kthel la reagoi në rrjetet sociale pas raportimeve se është marrë në pyetje në lidhje me atentatin tek Mbikalimi i Shkozetit. Velina e njohur ka shpërthyer ndaj gazetarëve, që sipas saj janë duke abuzuar dhe i kanë keqpërdorur emrin. “Gazeflliqësira, do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!”, shkruan Kthjella në një reagim të pak minutave më parë në Instastory. Mediat kanë raportuar se ajo është pyetur për shkak të miqësisë me Redjan Rrajën, të arrestuarin për ngjarjen e rëndë. Burime policore thanë për gazetën “Panorama” se modeles i është sekuestruar telefoni dhe mund të merret sërish në pyetje nëse do jetë e nevojshme. Prokuroria shpreson që të zbulojë të dhëna për lëvizjet e 34vjeçarit. Ndërkohë, mësohet se 24-vjeçarja kishte komunikime

të shpeshta me Rrajën, që njihte edhe si ‘Dara’ i Krujës. Sipas gazetës “Panorama”, modelja kishte në përdorim një supermakinë luksoze në pronësi të Rra-

jës. Para pak kohësh, në një intervistë televizive, Kthella ishte shprehur se kërkon që të ketë një partner që ka më shumë para se ajo.

ot 102 vite më parë, më 9 nëntor 1917 do të ekzekutohej në Sela nik, rilindasi i shquar, Themistokli Gërmenji, ai që më 1916 shpal li Korçën krahinë autonome. Para pushkatimit Themistokli Gërmenji shfaqi tri dëshira të padëgjuara ndonjëherë: 1. Te vishem me kostum kombëtar shqiptar. 2. Të mos me i lidhni sytë. 3. Komandën për zjarr e jap unë. Ai u pushkatua nga një togë franceze pas shpalljes fajtor nga gjyqi ushtarak për kontaktet që kish pasur me autoritetet austro-bullgare në Pogradec para marrëveshjes me francezët. Më dt. 9 nëntor 1917. I shkruan të shoqes letrën e tij të fundit: “E dashura ime Evdhoksi, Rashë dëshmor i çpifjeve. Me qenë se unë nuku kthenem në Korçë dhe më s’ jam për shtëpi, tinë ke të drejt të martohesh, po për martesën tënde të këshillohesh me Pandelinë e Tsalit i cili ka për detyrë, si atdhetar që është, të mos të të lërë të vuash. Nënës i puth dorën. Vasilin dhe Efçën i puth me mall sytë. Dijeni që vdes i pafajshëm. Kërkoj ndjesë nga të gjithë atdhetarët, në qoftë se kam bërë ndonjë të ligë pa dashur. Rroftë Shqipëria nën mbrojtjen e Francës. Shoqi yt, Themistokli Gërmenji, Selanik 9, 11, 1917. Adresa: Evdhoksi Th. Gërmenji, Në Korçë, Shqipëri Themistokli Gërmenji lindi në Korçë në një familje me origjinë nga fshati i Gërmenjit, i biri i Thanasit dhe Katarina. Më 1892 mërgon për në Rumani bashkë me vëllanë, Telemakun. U kthyen në atdhe pas nëntë viteve, dhe u vendosën në qendrën e vilajetit, Manastir. Aty hapën hotelin "Liria" në fillim të vitit 1908, veç dhomave për të fjetur, kishte një restorant, një sallë të madhe për konferenca dhe një bibliotekë që mund ta shfrytëzonin të gjithë. Në një dhomë të fshehtë ndodhej shtypi kombëtar: libra, gazeta dhe revista të shtypura në gjuhën shqipe në Sofje, Bukuresht, Boston e gjetkë. Qe pikë mbledhjeje për rininë shqiptare që shkollohej atëkohë në qytet. Ndihmoi për organizimin e Kongresit të Manastirit, që u mbajt në hotelin e tij. Në fillim të prillit të vitit 1911. Themistokli Gërmenji shkoi në Sofje, ku e priti Nikollë Ivanaj. Gjatë kohëve të Luftës Ballkanike përpiqet me Ismail Kemal bej Vlorën dhe emërohet nënprefekt në Skrapar. Me ardhjen e Princ Vidit është shef policie në Korçë deri me ardhjen e grekëve shtrëngohet të dalë në Bullgari. Me vrasjen e të vëllait, Telemakut, do kujdesej për rritjen e të birit, Vasilit. Vjeshtën e 1916 gjendet në Pogradec në lidhni me autoritetet bullgare dhe shërbimin e kundërzbulimit austro-hungarez. I ndërgjegjshëm për synimet bullgare dhe duke parë krahinën e Korçës që përjetonte përleshje mes çetave të Sali Butkës dhe trupave paraushtarake venizeliste, i propozon francezëve për vendosjen e një administrate shqiptare. Më dt. 8 dhjetor 1916 në krye të dy-treqind vetëve hyn në Korçën e spastruar prej grekëve nga prania franceze dhe ndërmerr formimin e një këshilli administrativ dhe u shpall formimi i Republikës Shqiptare të Korçës më 10 dhjetor me bekimin e Henri Deskuen kom. i garnizonit francez në qytet. Themistokliu u emëruar prefekt. Pas disa intrigave, ftohet apo arrestohet dhe e dërguan në Selanik ku iu bë një gjyq ushtarak në tetorin e 1917, me sa duket me dijeninë e gjeneral M. Saraj - i cili ushtronte të drejtat e presidentit të Republikës. Themistokli Gërmenji, si shumë atdhetarë të tjerë, kontributi i të cilëve mbetet i pamohueshëm, i ka mbuluar harrimi. Faqet e historisë, bustet, emri i ndonjë rruge apo shkolle, janë të vetmet fije që lidhin me ndërmendjen dhe na shtyjnë në një detyresë mirënjohjeje për këta personalitete që dhanë kaq shumë për këtë tokë, për këtë flamur.


SHOWBIZ

13 E diel, 10 NENTOR 2019

Botohet “Mbreti Zog, pas dyerve të mbyllura”, libri që zbulon luftën e panjohur Studiesi Erald Kapri boton librin e tij të dytë pas “Sekreteve të Luftës”. Këtë herë ai sjell për lexuesin “Mbreti Zog; pas dyerve të mbyllura”, që do të promovohet në Panairin e Librit, më datë 13 nëntor. Libri është vlerësuar së tepërmi nga njerëzit e letrave, ku mund të përmendim romacierin britanik Robert Willton, profesorin e Oxford-it, Roderick Bailey si dhe shkrimtarin Gazment Kapllani. Ky libër rrëfen historinë e panjohur të Mbretit Zog për të rifituar fronin. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, Ahmet Zogu u kthye në lajm, jo vetëm si “Mbreti i pashëm i vendit më romantik të Europës”, bashkëshorti i “Trëndafilit të bardhë të Hungarisë”, “Duhanpirësi më i madh i kohës”, “Mbreti i çuditshëm”, “Monarku i maleve”, “Mbreti me thesar me vete” që jetonte në një kat të tërë të hotelit më të njohur të Londrës, por edhe si monarku i vetëm që shprehej i gatshëm të kthehej me armë në dorë. Një histori që ndodhi pas “dyerve të mbyllura”. Libri tregon prapaskenat për njohjen e Zogut si kreu i shtetit shqiptar në mërgim, ndikimin e kryeministrit britanik, Uinston Çërçill, liderit të Bashkimit Sovjetik, Stalinit dhe Presidentit të SHBA-ve, Frenklin Ruzvelt. Rezistenca që nisi para 7 prillit 1939 e deri tek shpallja e Shqipërisë “Republikë Socialiste”, trajtohen në këtë libër. Viktima e parë e fashizmit, aleati Zog qendroi në pritje si “gur i vlefshëm” i një loje shahu që nuk u përdor kurrë. Mbreti shqiptar fitoi admirim të heshtur por mbeti një aleat i neglizhuar. Ahmet

Zogu siç nuk është njohur, lufta e tij, jeta mes mbretërorëve në Londër, pasuria, skupet në shtypin perëndimor, planet ushtarake sekrete të aleatëve dhe përplasjet për të ardhmen e Shtetit Shqiptar në konfliktin më të madh të njerëzimit, vijnë të gjitha në këtë libër. Një histori që mund të kishte rezultuar ndryshe për shqiptarët, nëse Mbreti do rikthehej, siç kishte ndodhur më herët. “Shpesh, Mbreti Zog është trajtuar thjesht si figurë simbolike në analizën historike; relikë e një bote të humbur romantike ruritariane; heroi i Shqipërisë sovrane ose horri i saj, marioneta ose viktima e Italisë. Në librin “Mbreti Zog; Pas dyerve të mbyllura” gjejmë një Zog të freskët, më real, aktiv, të apasionuar, madje ndoshta tragjik, të përkushtuar në lundrimin e rrjedhave të turbullta të luftës për kombin dhe vendin e tij.

Me fokus të paanshëm të një periudhe të kufizuar historike, me narrativin e mbështetur në punë arkivore të larmishme dhe të hollësishme, profesor Kapri, jo vetëm ka ndriçuar një aspekt të hulumtuar pak të diplomacisë së Luftës së Dytë Botërore, por gjithashtu e ka ringjalluar përceptimin tonë të kësaj pike kthese në historinë e Shqipërisë”. Historian, diplomat, përkthyes. Autor i “Merimanga e Sarajevës” “Sa herë që lexoj një libër shumë të mirë, ndiej mirënjohje për autorin. Këtë ndjeva duke lexuar librin e Erald Kaprit, “Mbreti Zog: pas dyerve të mbyllura”. Historiografia shqiptare, pasi u dergj pothuajse për gjysmë shekulli në morgun stalinist, po ringjallet më në fund dhe kjo, falë pasionit dhe punës serioze të historianëve, arkivistëve dhe hulumtuesve si Erald Kapri. Ky libër përbën një kapitull të vyer të historiografisë sonë dhe të vetëdijes kombëtare njëkohësisht. Është një libër që meriton një auditor të vëmendshëm dhe të gjerë”. Gazmend Kapllani. Drejtor i Katedrës së Studimeve Shqiptare Hidai Eddie Bregu. Universiteti DePaul, Çikago, SHBA. “Është hera e parë që eksperienca e Mbretit Zog në Luftën e Dytë Botërore vjen e trajtuar në kaq detaje. Përmes një dokumentacioni të gjerë e të vlefshëm, të bazuar në kërkim të thellë, Erald Kapri ka sjellë një libër me rëndësi”. Dr. Roderick Bailey. Fakulteti i Historisë, Universiteti i Oksfordit, autor i “The Wildest Province: SOE in the Land of the Eagle”

Rita Ora vjen sërish si aktore, ja filmi ku do e shohim së shpejti Krahas suksesit në muzikë, Rita Ora njihet edhe si aktore. Dy ditë më parë ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shfaqet përkrah disa aktorëve të famshëm. Bëhet fjalë për rikrijimin e filmit “Oliver Twist”. “Jam shumë e nderuar që jam pjesë e #Twist dhe e këtij kasti të mrekullueshëm. Është e pabesueshme të punosh me këta njerëz dhe gjithë ekipin çdo ditë, mezi pres t’ju shoh në 2020!!”, ka shkruar ajo. Pra, mesa kuptuam, filmi del në vitin 2020, dhe ne mezi po presim të shikojmë suksesin e radhës të Ritës.

Flori Mumajesi zbulon se kujt ja ka dedikuar këngën e re “Thjesht t’du” Kantautori Flori Mumajesi u rikthye në muzikë pas një mungese tepër të gjatë, me një hit kushtuar dashurisë. Kënga është shumë e ndjerë dhe shoqërohet me një videoklip dasme. “Thjesht të du” është pëlqyer shumë nga publiku dhe ka pasur vetë komente pozitive. Por kujt ja ka kushtuar këngën Flori Mumajesi? Ai ka vendosur të thyejë heshtjen dhe ka zbuluar se kënga është një dedikim për mikun e tij Petrit Kllokoqi, i cili i ka dhënë fund beqarisë. Mumajesi ka performuar në dasmën e tij.

“Tina Turner Musical” debutohet në Broadway

M

uzikali dedikuar ikonës së muzikës Tina Turner, u de butua edhe në Broadway, kësaj radhe me interpretim edhe të këngës “Simply the best”. Në mesin e shumë personaliteteve të cilat ndoqën këtë muzikal, veç personazhit kryesor Turner, ishin edhe Whoopi Goldberg, Martha Stewart, Gayle King dhe Bernadette Peters. Këngët që interpretohen në muzikalin “Tina – The Tina Turner Musical” reflektojnë në Turnerin kur ka qenë vajzë e vogël, nga Nutbush, Tennessee, dhe arritjen e saj të të bërit yll ndërkombëtar. Artistja Deborah Cox në këtë ngjarje tha se arritja e famës së Turner është një inspirim i madh për çdonjërin. Ajo ka kujtuar këngëtaren në kohën kur vetë ka filluar të angazhohet në muzikë, dhe ka thënë se të shihte një grua në të dyzetat që po thyente barrierat në moshë me këndim, ishte diçka e

hatashme. Sipas Cox, ajo në këtë debutim mori pjesë që ta nderojë Turnerin. Producentja Candy Spelling, ka thënë se në këtë botë ekziston vetëm një Tina Tarner dhe nuk ka tjetër. Kah fundi i muzikalit, në skenë doli edhe vetë Tina Turner, e cila para të pranishmëve tha se i pëlqen kur ulet dhe

shikon muzikalin dedikuar asaj, një shfaqje të cilën e kam mësuar me vite të tëra. Ajo ndihet krenare që ky muzikal u realizua kaq mirë. “Tina Turner Musical” filloi të shfaqet muajin mars 2018 në Londër. Më pastaj, ai u prezantua edhe vazhdon të prezantohet edhe në vende të tjera.

I dashuri i Dua Lipës akuzohet për vjedhje I dashuri i këngëtares me origjinë shqiptare Anwar Hadid së fundmi është akuzuar për vjedhje. Modeli është fotografuar teksa grindet me një të panjohur në rrugët e Londrës këtë të premte. Modeli amerikan është akuzuar nga Brian Clarke për vjedhjen e kufjeve të Iphone-it të tij duke pretenduar t’i kishte gjurmuar ato përmes iPhone-it të tij. Anwar në foto e publikuara shprehja e fytyrës së tij tregon se ai shfaqet i fyer nga akuzat. Por sipas Daliy Mail nuk ka prova për këtë ngjarje përveç akuzave të 44 vjeçarit.


SPORT

14 E diel, 10 NENTOR 2019

Kompania ajrore që operon prej disa muajsh do të paguajë 650 mijë euro çdo vit

Arrihet marrëveshja, stadiumi kombëtar merr emrin “Air Albania” S tadiumi i Kombëtares nuk do të quhet më “Arena Kombëtare”, teksa është arritur marrëveshja me kompaninë “Air Albania” dhe stadiumi kombëtar do të marrë emrin, “Air Albania Stadium”. Marrëveshja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kompanisë së fluturimeve për stadiumin do të jetë e vlefshme për 5 vitet e ardhshme. Në garë për të mbajtur emrin e stadiumit kanë qenë edhe disa kompani të tjera shumë të njohura si Sigal, Vodafone etj por sipas asaj që raporton Top Channel, oferta e “Air Albania” ishte më joshësja për FSHF-në me marrëveshjen që do të zyrtarizohet ditën e hënë. Flitet për një shumë prej 650 mijë eurosh në vit që “Air Albania” do të derdhë në arkat e FSHF-së për të mbajtur emrin e stadiumit të ri. FSHF hapi një ankand në datën 22 korrik për emrin e stadiumit ku ftoi të gjitha ato kompani të interesuara që t’i vinin emrin e tyre stadiumit të ri, të paraqisnin ofertat. Një proces ky që u shoqërua me

debate të shumta, por FSHF qartësoi se arsyet që sollën në këtë zgjidhje janë vetëm financiare pasi stadiumi duhet të mirëmbahet. Shitja e të drejtave të emrit u bë për një afat minimal prej 5 vitesh teksa çmimi dysheme i vendosur fillimisht ishte 600 mijë euro në vit. Ashtu si në pjesën më të madhe të botës

JUVENTUS

edhe në Shqipëri stadiumi i ri, më i madhi dhe më moderni në vend do të ketë një emër komercial për arsye financiare. Testi gjeneral- Sonte në mbrëmje në orën 19:00 do të zhvillohet edhe testi gjeneral për impiantin e ri. Në fushë do të zbresin Vllaznia dhe Apolonia për kampionatin e fem-

rave, teksa ndeshja fillimisht ishte parashikuar që të zhvillohej një javë më parë, por u shty për shkak të mbjelljes së fushës së lojës. Në stadium pritet të jenë të pranishëm edhe inspektorët e UEFA-s që pritet të japin vendimin përfundimtar për ndeshjen ndaj Francës, më 17 nëntor.

PREMIER LEAGUE

Chelsea s’di të ndalet, ngjitet në vendin e dytë në renditje

C

helsea vijon rrugëtimin perfekt në Premier League, duke mundur çdo kundërshtar të mundshëm. Viktima e radhës e Bluve të Londrës ishte Crystal Palace, që u dorëzua në shifrat 0-2. Skuadra e Lampard hasi jo pak vështirësi në duelin e luajtur në “Stamford Bridge”. Goleadori i skuadrës Tammy Abraham zhbllokoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë me një aksion të mbyllur më së miri prej tij në zonë. 11 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Pulisic është në vendin dhe në kohën e duhur për të shtyrë topin në rrjetë pas një goditje të Batshuayi që do të devijohej nga mbrojtja mike. Chelsea me këtë fitore ngjitet në vendin e dyte me 26 pikë, 5 më pak se Liverpooli kryesues.

MILAN

Pioli: Edhe Juventusi nuk është perfekt, sfidë e pabarabartë

T

Sarri: Duhet kujdes ndaj Milanit, Bonucci i pazëvendësueshëm

P

as fitores së vështirë ndaj Lokomotivës së Moskës në transfertë, Juventus është gati për super duelin ndaj Milanit, që do të luhet të dielën në mbrëmje. Trajneri Maurizio Sarri në konferencën për mediat ka dhënë sinjale pozitive për Ronaldon dhe De Ligt, që mund të luajnë nga minuta e parë. “Milani është një skuadër e mirë, por nuk ka pasur një nisje të mirë të sezonit. Duhet të luajmë me intensitet në mbrojte ndryshe nga sfida e Moskës. Janë një ekip që po rindërtohen ndaj dhe paraqet vështirësi, por ka futbollistë të rinj që kanë të ardhme. Ronaldo? Nuk e di ende nëse do të luajë. Dje ka qenë me fizioterapistin dhe duhet ta verifikojmë gjendjen e tij. Gjithsesi nuk ka ndonjë gjë të rëndë, vetëm një shqetësim në gju, që i krijon pak bezdi gjatë ndeshjes. De Ligt? Kemi edhe dy stërvitje. Dje ka dhënë sinjale shumë pozitive. Ramsey? Ka kualitet të rëndësishëm dhe mund të luajë mjaft mirë në rolin e trekuartistit duke na dhënë ekuilibër. Ka kualitetin teknik për të bërë mirë në disa pozicione. Bonucci? Ekipi ka nevojë për eksperiencën e tij, personalitetin dhe organizimin në mbrojtje. Shpresoj që të pushojë më në vazhdimësi, por tashmë është shumë i rëndësishëm për ekuilibrat dhe duhet të sakrifikohet”, deklaroi Sarri.

rajneri i Milanit, Stefano Piolit nuk i pëlqen që të dorëzohet pa filluar ndeshja. Në prag të duelit ndaj Juventusit, strategu i njohur ka shprehur besimin se skuadra e tij do të bëjë një provë të mira përballë bardhezinjve në Torino. “Unë kam besim te futbollistët e mi dhe jam i bindur se do të bëjnë mirë. Klasifikimi thotë që jemi larg, por ndeshja nis nga 0-0. Duhet të luajmë me kokën lart, është një mundësi e madhe për ne. Kemi pak pikë në krahasim me ndeshjet që kemi luajtur, por kjo gjë duhet të na shërbejë për t’u përmirësuar. Fitorja në Torino do të na shërbente shumë. Jemi pas dhe duhet të bëjmë pikë. Ibrahimovic? Futbollist i madh dhe profesionist. Merkato e janarit është larg dhe do të kemi kohë për të bërë vlerësimet e duhura. Juventus? I kam ndjekur nga stadiumi ndeshjet në Parma dhe Firenze. Në ndeshjet e para kanë hasur vështirësi, por tani janë më të kompletuar. Kanë pak

pika të dobëta dhe nuk dua t’i vë në dukje. Ndaj tyre në dukje duket një sfidën pabarabartë”, deklaroi Pioli në konferencën për mediat.

ZIKALTRIT

Interi fiton me përmbysje ndaj Veronës, Barella shemb “murin” Rrahmani

I

nteri ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndë sishme ndaj Veronës, duke bërë që të harrohet disfata ndaj Dortmundit. Skuadra e Antonio Contes triumfoi 21 me përmbysje në “San Siro”. Ndeshja nuk nisi aspak mirë për zikaltërit që e panë veten në disavantazh që në minutën e 18-të, Handanovic shkaktoi penallti pas një ndërhyrje të gabuar në zonë, teksa nga pika e bardhë Valerio Verre do të arrinte që të shënonte. Interi përpiqet që të reagojë por vuan mungesën e hapësirave dhe një super Rrahmani, që largon çdo top në zonën e tij. Gjithsesi zikaltërit arritën që të barazonin rezultatin në minutën 65-të, me Vecinon, i cili shënoi me kokë pas një krosimi të bukur nga krahu i djathtë. 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Nicolo Barella do të shënonte një super gol me një goditje të bukur nga distanca, që përfundoi në trekëndësh. Verona tentoi deri në fund që të barazonte, por nuk do të arrinte.


SPORT

15 E diel, 10 NENTOR 2019

Korçarët fituan me përmbysje, teksa realizuan dy gola në fundin e kohës së rregullt

Skënderbeu befason Bylisin për dy minuta, Teuta “ngec” ndaj Luftëtarit S

kënderbeu arriti të fitonte 3-2 në fushën e Bylisit, duke i shkaktuar humbjen e dytë këtë sezon për skuadrën surprizë të Kategorisë Superiore. Me dy gola në pesë minutat e fundit, korçarët arritën të merrnin edhe tri pikë të rëndësishme që përmirësojnë renditjen e tyre në këtë sezon të vështirë. Që kjo ndeshje do të shkonte keq për Bylisin u kuptua që në minutën e 21-të kur penalltinë e akorduar nga gjyqtari Bastari për faull të Ndeki ndaj Peposhit, Isli Hidi e dërgoi jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Koliçi. Në minutën e 2-t shtesë të pjesës së parë tjetër penallti këtë herë për Skënderbeu, e shkaktuar nga Peposhi dhe e fituar nga Bregu. Nga 11-metra distancë Blerim Krasniqi u tregua i saktë duke i çuar në avantazh Skënderbeun në

pushimin mes dy pjesëve. Fraksioni i dytë megjithatë foli më shumë për ballshiotët të cilët pas tentativave të shumta barazuan shifrat me golin e kapitenit Valentino Murataj në minutën e 74-t.

PARTIZANI

Por Bylis nuk u kënaq me kaq dhe i shtyrë edhe nga entuziazmi i tifozëve vendas, 5 minuta më pas kaloi në epërsi me një super gol të mbrojtësit Jurgen Goxhaj me gjysmëroveshatë. Por atëherë kur

ballshiotët menduan se e fituan ndeshjen, një naivitet i Ndrecës që mbajti me dorë në zonë Bregun bëri që gjyqtari Bastari të mos kishte dyshime për të akorduar 11metërshin e tretë në këtë

sfidë, penallti të cilën këtë herë e ktheu Bregu në gol. Por goli i Bregut në të 86-ën u pasua nga ai i Gripshit dy minuta më vonë një finalizim shumë bukur ky i një kundërsulm i nisur nga vetë Gripshi dhe pas kombiminimit me Otto John mposhti Hidin për t’i dhënë fitoren 2-3 korçarëve dhe për t’i ngjitur në kuotën e 17 pikëve, 3 më pak se ballshiotët të cilët pozicionohen në vendin e dytë me 20 pikë. Teuta vijon që të mos fitojë as në Gjirokastër përballë Luftëtarit edhe pse luajti më mirë nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj një kundërshtari që u rikthye të marrë pikë pas 3 javësh. Një barazim që e ngjit Teutën në 18 pikë, por me një rekord golash për tu harruar: 8 gola në 12 javë nuk janë shifër për një skuadër që synon zonën e lartë të renditjes.

MBROJTËSI

Roma “rizgjon” interesin për Hysajn, por problemi mbetet i njëjti

R Lerda: Kemi respekt për Flamurtarin, rezultati do të varet nga episodet

T

rajneri i Partizanit, Franco Lerda ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së sotme në transfertë ndaj Flamurtarit. Trajneri ital ian i të kuqve ka theksuar se vlonjatët kanë respektin maksimal pavarësisht pozitave krejtësisht të kundërta në tabelën e klasifikimit. “Kur përballet skuadra e vendit të parë me vendin e fundit, sigurisht që ekziston një nënvlerësim, apo një mosimpenjim nga ana e skuadrës. Por, unë dua të konfirmoj që lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë që mbart ky takim. Duke respektuar kundërshtarin, ne do të arrijmë të marrim maksimumin nga ky takim, të bëjmë më të mirën që dimë të bëjmë. Për sa i përket rezultatin, do të varet nga episodet e lojës, apo nga gjërat e tjera brenda fushës. Në ndeshjen e parë, fituam në inferioritet numerik, pasi ishim me 10 lojtarë. Flamurtari do të ketë respektin tonë maksimal, duke parë dhe ndeshjen e fundit ndaj Kukësit, nuk e meritonin të humbisnin. Për sa i përket fazës ofensive, kanë sulmues mjaft potent, duhet të mos iu lemë hapësira për të na goditur. Shansi për shkëputjen? Momenti për ne është që të marrim maksimumin në ndeshjen e radhës. Duhet të fokusohemi vetëm që të marrim 3 pikët e radhës. Duhet të kalojmë pozitivisht takimin e radhës. Nuk do të harrojmë, që ndaj Kukësit, edhe pse pësoi gol, Flamurtari ka pasur disa mundësi shënimi. Është e rëndësishme që të kemi përqendrimin maksimal, jo vetëm për të zhbllokuar rezultatin, por edhe për të menaxhuar takimin. Janë ndeshje shumë delikate”, deklaroi Lerda.

oma është duke menduar për ndryshime në mbrojtje në merkaton e janarit. Skuad ra kryeqytetase ka nxjerrë në shitje Florenzin, teksa në vendin e tij pritet që të afrohet Elseid Hysaj. “Corriere dello Sport” raporton se verdhekuqtë kanë akordin me futbollistin e kombëtares sonë që vera e këtij viti, gjatë tratativave ma agjentin Mario Giuffredi për Veretout. Problemi i vetëm është fakti që De Laurenttis kërkon e vlerëson me 25 milionë euro Hysajn, një shifër që duket e lartë, pasi Elsi nuk luan prej kohësh si titullar. Shkodrani ka pasur probleme me presidentin për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2021. Nuk dëshiron që të largohet me mosmarrëveshje nga Napoli, por nën drejtimin e Ancelottit ka shumë pak hapësira, vetëm 54 minuta gjatë këtij sezoni. Drejtuesi i Romës, Petrachi është në pritje të qetësimit të

situatës për të bërë më pas lëvizjen e tij, pasi skuadra verdhekuqe ka probleme në mbrojtje, teksa Zappacosta e mbylli para kohe sezonin. Por me shumë mundësi tratativat për Hysajn mund të shtyhen edhe për në qershor, pasi përshtatet më mirë me politikat e klubit për investimet.

BYLIS

Dovedan: Çfarë analize të bëj? Arbitri gaboi te një nga penalltitë

T

rajneri i Bylisit Veljko Dovedan akuzoi gjyqtarin për humbjen që skuadra e tij pësoi ndaj Skënder beut, pasi sipas boshnjakut penalltia e parë ndaj Bregut nuk ishte ndërkohë që ballshiotëve iu mohua një penallti për prekje me dorë të Gripshit brenda zone.”Sot Skënderbeu luajti me 5 mbrojtës mbrapa. Problemi ynë filloi që kur humbëm penalltinë sepse nëse shënonim do të ishte më ndryshe. Përmbysja dhe penalltitë? U bë faull në fund dhe prandaj na përmbysën. Këto janë arsyet. Nuk është normale të japësh penallti si ajo, ndërsa ne na mohuan një penallti ndaj Gripshit ku e kapi me dorë në zonë. Sërish vazhdoj të them se nuk dua të merrem me arbitrin. Nuk mund të bëjë analizë loje sot duke parë vendimet e gjyqtarëve që nuk na dhanë penallti pro por kundër i dha”, tha Dovedan.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16 E diel, 10 NENTOR 2019

Presidenti Meta takohet me arbëreshët e rajonit të Puljas: :Identitetin dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë e ka përcaktuar Heroi ynë Kombëtar, Skënderbeu!

“Shqipëria ka vetëm një të ardhme, Europën”

N

ë kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij “U’ jam Arbëresh”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi Komunën e Kazalvekios në rajonin e Puljas, ku u prit

ngrohtësisht nga përfaqësues të shumtë të komunitetit arbëresh dhe autoritetet lokale, të cilat kishin organizuar edhe një aktivitet kulturor për t’i uruar mirëseardhjen Kreut të Shtetit

shqiptar. Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Komunës së Kazalvekios z.Noe Andreano e falenderoi Presidentin Meta për vëmendjen dhe kujdesin e përhershëm të treguar ndaj komunitetit arbëresh, veçanërisht të rajonit të Puglia-s, si dhe vlerësoi nismën “U’ jam Arbëresh”. Gjatë fjalës së tij, Presidenti u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është vetëm Europa. “Shqipëria ka vetëm një të ardhme, kjo e ardhme është në Europë. Identitetin dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë e ka përcaktuar Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu! Këtë identitet dhe

këtë rrugëtim europian të kombit tonë e kanë ruajtur të paprekur në radhë të parë arbëreshët”,- tha Presidenti. Pas takimeve me banorët e shumtë që kishin dalë për ta pritur, Kreu i Shtetit mori pjesë në konferencën me temë “Zhvillimi i raporteve social-ekonomike midis komuniteteve arbëreshe dhe Shqipërisë”. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm personalitete të shumta të pushtetit vendor, Kryetari i Komunës së Casalvecchio z.Noe Andreano, Drejtori i

Zhvillimit Ekonomik dhe i dërguar i Presidentit të Rajonit të Pulias, z. Domenico Laforgia, Zv/Prefekti i Foxhias z.Ernesto Liguori, si dhe Kuestori i Foxhias z.Paulo Sirna.

Presidenti Meta: Gjuha shqipe dhe ajo arbëreshe të mësohet në shkollat shtetërore italiane

P

residenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës në rajo nin e Puljas në Itali, zhvilloi një takim me eurodeputetin Mario Furore, senatoren Gisel-

la Naturale dhe deputetët italianë Giorgio Lovecchio, Rosa Menga, Marialuisa Faro, Antonio Tassi dhe Carla Giuliano. Gjatë takimit, ku ishte i pran-

ishëm edhe Kryetari i Komunës së Kazalvekios, z.Noe Andreano, Presidenti Meta dhe përfaqësuesit e forcave të ndryshme politike në Parlamentin Italian, ndanë ide të vyera për forcimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë. Presidenti Meta theksoi se një urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet popujve tanë, janë komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali. Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit i inkurojoi deputetët italinë për të dhënë mbështetjen e tyre për aplikimin

e plotë të ligjit italian për minorancat kulturore, me qëllim që gjuha shqipe dhe ajo arbëreshe të mësohen në zonat ku këto komunitete jetojnë. “Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët

e Shqipërisë dhe Italisë, të mbrohet dhe promovohet. Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh brez pas brezi duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne do ta mirëprisnim aplikimin e duhur të ligjit italian për minorancat kulturore, me qëllim që ajo të mësohet në shkollat shtetërore italiane në të gjitha krahinat ku jetojnë arbëreshët. Me rëndësi është gjithashtu që edhe fëmijët e komunitetit më të ri shqiptar në Itali të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe në institucionet arsimore italiane”, - theksoi Presidenti Meta.

30-VJETORI I RRËZIMIT TË MURIT TË BERLINIT

Presidenti: Të mbrojmë vlerat e lirisë

G

jermania dhe gjithë vendet perëndimore përkujtojnë këto ditë 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që shënoi nisjen e rrëzimit të sistemit komunist në gjithë Europën Lindore. Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook fjalimin e Presidentit të SHBA, Ronald Regan, i cili vlerësohet si fjalimi që i parapriu rënies së Murit dhe nisjes së ndryshimeve që përfshinë vendet komuniste, mes tyre edhe Shqipërinë. Në mesazhin e tij, Presidenti Ilir Meta shprehet se sot është koha të kujtojmë se vlerat e lirisë dhe të drejtave të njeriut duhen mbrojtur, që shoqëritë të mos kthehen pas në kohë. “Rikthimi 30 vjet më parë, i lirisë, shtetit të së drejtës dhe të

drejtave të njeriut në gjysmën e shtypur të Europës, na kujton sot se duhet të ruajmë dhe të mbrojmë këto

vlera për të mos u kthyer kurrë më në ato kohë!”,- shprehet Presidenti Ilir Meta.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.