www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Opozita: Të shtunën e zgjidhim hallin me Ramën! E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 83 (8524)
E mërkurë, 10 Prill 2019
Çmimi 30 Lekë
Mësohet nga burime sekrete brenda kampit opozitar se këtë radhë protesta do jetë demonstratë dhe nuk largohen pa rrëzuar Kryeministrin. Protestuesit janë të vendosur që pas ditës së shtunë do të detyrohet një tjetër “Palmer” amerikan të mbërrijë në Tiranë për zgjidhjen finale të situatës politike. Basha dhe Kryemadhi kanë deklaruar se 13 prilli do jetë fundi i Edi Ramës. Protestuesit kërkojnë që të mos ketë më datë tjetër proteste në maj, por të shtunën ta zgjidhin me përballje
FAQE 3
Meta-Palmer: Demokracia dhe shteti i së drejtës qëndrojnë në themel të partneritetit tonë
Policia, terror, dhunë dhe gaz lotsjellës mbi gratë dhe fëmijët te Bregu i Lumit
Në foto: Pamje nga ndërhyrja e djeshme e policisë në zonën ku do të prishen FAQE 7-8 banesat për ndërtimin e Bulevardit të Ri
Grabiten 10 milionë euro në pistën e Aeroportit të Rinasit, 1 grabitës i vdekur
Në foto: Presidenti, Ilir Meta dje gjatë takimit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer
EDITORIAL
KOMENT
FAQE 24
KONFLIKTI PËR BULEVARDIN E RI
Presidenca: Pse sulmohet dhe Grykësi që qesh Elez Biberajn Përdorimi i gazit sajohet kundër me Nga Andi Bushati mbi banorët, Ditmir Bushatit? Në një përpjekje të sforcuar lotsjellës akt i papranueshëm Nga Spiten Prulli
për t’i mësuar Elez Biberajt...
FAQE 11
FAQE 6
Në foto: Pamje nga grabitja dje në Rinas
Ditmir Bushati është një socialist me taban të vjetër, tradicional mund të thuhet. Ai është nga ata politikanë që me plot gojën tregohet se mbetet socialist 24 karatsh. Ai nuk ka asnjë lidhje me të djathtën, ndonëse e njeh mirë diplomacinë, politikën dhe artin...
Luan Rama: Pse nuk flet për grabitjen 10 mln euro, kryeministri kërpudhor
FAQE 2
FAQE 15
REAGIMI
FAQE 14-15
AMBASADORI ITALIAN
Cutillo thirrje kryeministrit Rama: Tërhiqu, bëj hapa pas! FAQE 10
POLITIKE
2
E mërkurë, 10 PRILL 2019
Kreu i PD-së: Asnjë dialog nuk do të nisë, pa larguar shkaktarin dhe arkitektin e narko-shtetit. Nuk do të ketë më demokraci fallco
K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur këtë javë një tur kombëtar me qëllim bashkimin e sa më shumë shqiptarëve në protestën e 13 Prillit. Në takimet në Kukës dhe Kurbin, kreu i opozitës u kërkoi demokratëve të jenë pranë qytetarëve njësoj si në fushatë për të afruar ditën e largimit të kryeministrit më të korruptuar në Europë, i kapur duke vjedhur votat, paratë dhe pasuritë e shqiptarëve. “Të gjitha sondazhet e Partisë Demokratike, të aleatëve tanë, të kundërshtarit tonë politik dhe ato të ashtuquajturat të pavarura, konfirmojnë se sot Partia Demokratike është shumicë absolute dhe, bashkë me koalicionin tonë, është gati që në një proces të lirë zgjedhor të marrë përgjegjësitë e drejtimit dhe qeverisjes së Shqipërisë drejt destinit tonë evropian. Shumica dërrmuese e shqiptarëve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër do t’i jepnin mandatin qeverisës Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Por miqtë e mi, zgjedhjet nuk do të mbahen nesër. Dhe zgjedhje në Shqipëri nuk do të ketë pa garantuar kushtet dhe standardet që kurrë më krimi dhe kriminelët, hajdutët dhe oligarkët, të mos diktojnë një tjetër fallco-parlament dhe një tjetër fallco-qeveri”. Lideri i opozitës shpjegoi se në një vit e gjysëm Edi Rama e shndërroi Shqipërinë në vendin e parë në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë funksionale, duke u hequr qytetarëve dhe opozitës të drejtat bazë në një demokraci të vërtetë. “Asgjë nuk
Basha: Të krijojmë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme
do të përparojë, asnjë dialog nuk do të nisë, pa larguar shkaktarin dhe arkitektin e narko-shtetit. Dhe mesazhi që kumbon kudo është ky: Nuk do të ketë më demokraci fallco, nuk do të pranojmë më parlament fallco, nuk do të pranojmë më drejtësi fallco, nuk do të pranojmë më ekonomi fallco. Është koha për Shqipërinë e demokracisë së vërtetë, lirisë së vërtetë, Shqipërinë e vlerave të vërteta evropiane”, tha Lulzim Basha. Ai theksoi rëndësinë jetike që
Nga SpitenPrulli
D
itmir Bushati është një socialist me taban të vjetër, tradicional mund të thuhet. Ai është nga ata politikanë që me plot gojën tregohet se mbetet socialist 24 karatsh. Ai nuk ka asnjë lidhje me të djathtën, ndonëse e njeh mirë diplomacinë, politikën dhe artin e komunikimit dhe bashkëveprimit. Ditmir Bushati ka vite në PS, që kur ajo ishte në opozitë dhe ku e përfaqësoi PSnë në Bruksel dhe në SHBA mjaft mirë, duke u munduar t’i hiqte imazhin e një partie të lidhur me korrupsionin e kohës së Fatos Nanos. Më pas erdhi ministër i Jashtëm, por pasi kishte kaluar në sitën e diplomacisë parlamentare dhe duhet pranuar se mund të quhet si një nga ministrat më me dinjitet e profesionist në historinë e diplomacisë shqiptare. Nuk po themi më i miri, por ndër të mirët. Dhe mbi të gjitha atdhetar, pasi së fundmi para se ta shkarkonte kryeministri Rama, ai zhvilloi një betejë diplomatike në favor
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
ka vendi për ndryshim dhe drejtësi të vërtetë. Duke sjellë në vëmendje se gjatë qeverisë së Edi Ramës u liruan nga burgu apo iu lehtësua dënimi bandave më të rrezikshme, ngecjen 5 vjeçare të integrimit, lideri i opozitës tha se largimi i tij është një emergjencë kombëtare. “Nesër vendi do të ketë një drejtësi të vërtetë, jo me dy standarde, por me një standard, jo një drejtësi që burgos të pafajshmit, fukarenjtë, që s’paguajnë dot faturat e dritës, që nuk ushqejnë dot fëmijët me
bukë, ndërkohë që ministrat e korruptuar e të lidhur me krimin livadhisin, kalërojnë, këndojnë karaoke, dhe nuk gjejnë dot vend të mjaftueshëm për të fshehur tonelatat e thesit të eurove që kanë vjedhur nga populli më i varfër. Janë kapur duke vjedhur. Ata do të jenë në burg, ata do të jenë para drejtësisë, dhe jo qytetarët e pafajshëm. Ndaj, pika e parë e ndryshimit që po vjen është drejtësia që nuk do t’i mbrojë, por do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së
politikanëve të lidhur me krimin. Do t’i çojë në burg ata që janë kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve, lekët e shqiptarëve, pasuritë e shqiptarëve. Kreu i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së 13 Prillit për t’i dhënë vetes dhe vendit mundësinë te drejtohen nga një qeveri, e cila, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, do ta lidhë fatin e saj me atë të qytetarëve. “Kjo është beteja që duhet të çojmë deri në fund përpara ndeshjes në kushte të barabarta, ku padyshim, Partia Demokratike ka një program fitues dhe ju ofron ndryshimin për jetën e çdo shqiptari. Që nga të rinjtë dhe sistemi arsimor, që nga biznesi i vogël dhe fermerët, tek biznesi prodhues dhe shtresa e mesme e pensionistët. Ne kemi një program që do ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, dhe ne e dimë se ky program është programi fitues në zgjedhje, prandaj sfida jonë është që ta bëjmë realitet një orë e më parë. Duhet të krijojmë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, kushte të cilat nuk mundet dot të krijohen pa larguar Edi Ramën, pa larguar kupolën e tij, të kapur duke vjedhur zgjedhjet e 2017-s, në bashkëpunim me krimin e organizuar”, tha ai.
Pse sulmohet dhe sajohet kundër Ditmir Bushatit? të Shqipërisë dhe Kosovës. Ai u përplas me presidentët Thaçi e Vuçiç kur flitej për copëtimin e Kosovës, siç akoma po luhet, por tashmë e ka diplomacinë fiks njeriu i Baton Thaçit! Ditmir Bushati e pësoi politikisht dhe në karrierën personale, momentalisht, nga mbrojtja që i bëri çështjes kombëtare. Kryeministri Rama e shiti menjëherë, kur duhej të mbronte pozitat e karriges së tij personale kryeministrore. Ndërkohë ish-ministri Bushati nuk heshti në këmbim të një mandati deputeti, në të ardhmen, në Shkodër. Ai foli në parlament dhe fjalimi i tij u quajt si një fjalim atdhetari dhe njeriu me personalitet. Natyrisht Ditmir Bushati nuk është “Zeusi” në PS, por është një “shenjt”
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
që flet me qetësi dhe larg interesit personal. Mbetet i vetmi ministër në PS i paakuzuar për shpërdorim detyre e korrupsion.Duke qenë korrekt me ligjin dhe me partinë e tij, Ditmir Bushati po ngre zërin se duhet arsyeja të drejtojë e jo arroganca në PS e në qeverisje, duhet mirëkuptimi e bashkëpunimi dhe jo dhuna duke u mbrojurt më tela me gjemba e polici të shtuar. Duke u ngritur në sytë e socialistëve si një politikan bashkëpunues dhe orientues për një Shqipëri më të mirë, ai ka sjellë rreth vetes vorbull smirë, duke u shtuar kundërshtarët edhe brenda selisë së PS. Çfarë nuk po sajojnë e përhapin, edhe online, e jo vetëm nëpër tavolina “tribe” njerëzit e PS-së dhe qeverisë, kundër NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
ish-ministrit Bushati. Mbrëmë vonë përhapën një “lajm” se Ditmir Bushati do të ikë nga PS-ja dhe do të jetë drejtues i Vetvendosjes për Shqipërinë, gjë që u përgënjeshtruamenjëherë nga stafi i Bushatit. Djallëzia e njerëzve në PS dhe në qeveri ishte që të krijohej një perceptim publik se Bushati po ikën dhe mos ta dëgjojnë më socialistët! Një dinakëri rilindase për ta zhbërë gjithë atë fjalim historik të Ditmir Bushati ku i bëri thirrje kryeministrit të mos jetë arrogant dhe të mos krijojë “opozita” artificiale në sallën e Kuvendit. Ditmir Bushati shikohet nga partitë e majta shqiptare si një lider përbashkues e jo përçarës siç po bën Edi Rama me Rilindjen.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 10 PRILL 2019
Opozita: Të shtunën e zgjidhim hallin me Ramën!
Mësohet nga burime sekrete brenda kampit opozitar se këtë radhë protesta do jetë demonstratë dhe nuk largohen pa rrëzuar Kryeministrin. Protestuesit janë të vendosur që pas ditës së shtunë do të detyrohet një tjetër “Palmer” amerikan të mbërrijë në Tiranë për zgjidhjen finale të situatës politike. Basha dhe Kryemadhi kanë deklaruar se 13 prilli do jetë fundi i Edi Ramës. Protestuesit kërkojnë që të mos ketë më datë tjetër proteste në maj, por të shtunën ta zgjidhin me përballje Vizita dy ditore e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europën, Mattheë Palmer, krijoi pritshmëri të mëdha në Tiranë. Prej disa muajsh vendi ndodhet në një krizë të paprecedentë politike dhe mbërritja e diplomatit të lartë amerikan u pa si një sinjal që SHBA po investohej direkt për të ulur palët në bisedime. Por në komunikimin që dje zhvilloi me gazetarët, zyrtari i DASH foli në mënyrë të qartë se nuk ndodhej në Tiranë për krizën dhe as kishte ardhur me një paketë mbi të cilën do të negociohej. Ai po kalonte nëpër Ballkan në një tur të përgatitur prej muajsh. “Unë nuk jam këtu për të negociuar një zgjidhje, nuk jam këtu për të mbështetur një zgjidhje të caktuar”,- deklaroi dje zyrtari i DASH. Po në këtë komunikim, Palmer ka shtuar se për zgjidhjen e krizës politike u takon palëve që janë përfshirë në konflikt që të arrijnë një kompromis. “Se si zgjidhet ky proces, se si zgjidhen mosmarrëveshjet, kjo është në dorën e partive politike dhe udhëheqësve të partive politike për t’u zgjidhur. Në rrugën e saj përpara, Shqipëria ka mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara”,- u shpreh Mattheë Palmer. Lidhur me djegien e mandateve të opozitës, Palmer mbajti qëndrimin tashmë të njohur të SHBA dhe BE duke thënë se nuk e mbështeste dhe se nxiste të gjitha partitë që të jenë pjesë e zgjedhjeve vendore.
Palmer konfirmoi se nuk ndodhej në Tiranë për të diskutuar krizën dhe ua la në dorë zgjidhjen e saj vetëm partive politike. Sigurisht që asnjë ndërkombëtar nuk mund të thotë se qeveria nuk është legjitime dhe as të mbështesë format e bojkotit si dhe daljen nga sistemi, pavarësisht që opozita nuk pranon një pushtet të blerë nga bandat kriminale. Por edhe pse zyrtari i DASH nuk ishte për krizën, kriza ishte temë e takimeve që zhvilloi me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Kur shtëpia duket tymi nuk ka se si të mos turren për të fikur zjarrin! Ndaj duhet që palët të ulen për gjetjen e zgjidhjes. Ndërkohë kryeministri i hedh me tepër benzinë zjarrit duke deklaruar se do futet në zgjedhje pa opozitën. Djegia e
mandateve është një precedentë që i bën ndërkombëtarët të jenë të kujdesshëm në qëndrimet. Ndërkombëtarët kanë vendosur që ta shohin si një problem të brendshëm shqiptar që duhet zgjidhur nga vet palët politike. Edhe një herë, stabiliteti po vlerësohet më i rëndësishëm sesa standardet demokratike dhe fakti se në Shqipëri nuk bëhen më zgjedhje të drejta e të ndershme, por votime të manipuluara, ngre një problem të madh. Ndaj opozita nuk po hesht dhe mbetet e vendosur ta largojë me forcën e popullit kryeministrin Rama. Skandalet korruptive që po ndodhin përditë dhe me policinë e kthyer në repart dhune ndaj protestuesve opozitarë apo qytetarëve te Unaza e Re dhe Bregu i Lumit, janë shenjat se “pushteti legjitim” po kthehet në rrezik për liritë dhe të drejtat
themelore të njeriut. Dhe kur cenohen këto parime, edhe nëse qeveria është legjitime, nuk flitet më për demokraci. E vetmja mënyrë që të huajt të kuptojnë se ajo që po ndodh këtu do një ndërhyrje të fortë, është shprehja e pakënaqësisë qytetare dhe reagimi opozitar. Çështja është se qeveria “Rama” nuk e ka problemin me ndërkombëtarët, por me shqiptarët që jetojnë më keq se më parë dhe praktikisht po vidhen nga qeveria e tyre. Më 13 prill është protesta e radhës kombëtare e opozitës kundër qeverisë “Rama”. Pjesëmarrja masive në këtë tubim do të jetë dhe mesazhi që shqiptarët japin për atë që po ndodh këtu. Por edhe qytetarët kanë një mesazh për lidershipin opozitar: Duhet të qëndrojnë këtë radhë ditë-natë deri në rrëzimin e kryeministrit, pasi nuk ka kuptim me protesta me grafik. Mësohet nga burime sekrete brenda kampit opozitar se këtë radhë protesta do jetë demonstratë dhe nuk largohen pa e rrëzuar kryeministrin. Protestuesit janë të vendosur që pas ditën së shtunë do të detyrohet një tjetër “Palmer” amerikan të mbërrijë në Tiranë për zgjidhjen finale të situatës politike. Basha dhe Kryemadhi kanë deklaruar se 13 prilli do jetë fundi i Edi Ramës. Protestuesit kërkojnë që të mos ketë më datë tjetër proteste në maj, por të shtunën ta zgjidhin me përballje. Qamil Xhani
POLITIKE
4 E mërkurë, 10 PRILL 2019
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit: Unë nuk jam këtu për të negociuar një zgjidhje, nuk jam këtu për të mbështetur një zgjidhje të caktuar
Matthew Palme: Nuk erdha në Tiranë për të zgjidhur krizën Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ai nuk është në Shqipëri për të sjellë një platformë për të zgjidhur krizën dhe se u takon palëve politike të gjejnë konsensusin. Më poshtë vijon transkripti i PyetjevePergjigjeve të Zv.Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer me disa prej gazetarëve shqiptarë. Thimi Samarxhiu, Vizion+: Zyrtarë të lartë të SHBA kanë deklaruar në shumë raste se ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor ka sjellë destabilitet në rajon. A i shihni ngjarjet më të fundit në rajon, sidomos në Shqipëri, të ndikuara nga ky ndikim? ZV/NS Palmer: Mendoj se është me rendësi ta vendosim këtë në një kontekst më të gjerë rajonal, se çfarë dëshirojnë të shohin SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe çfarë dëshiron të shohë Rusia. SHBA duan të shohin një rajon bazuar në transparencë, sundimin e ligjit, bashkëpunim midis vendeve për një pesperktivë europiane. Rusët preferojnë një rajon që është i organizuar mbi bazën e mosbesimit, çrregullimeve, fërkimeve, kaosit, dhe ky është një mjedis të cilin Moska beson se mund ta kapitalizojë nga perspektiva strategjike. Pra, synimet e SHBA dhe synimet e Kremlinit janë në themel në kundërvënie mes tyre. Lajmi i mirë këtu është që vizioni ynë për rajonin është në përputhje me vizionin që vendet e rajonit kanë përqafuar për veten e tyre. Ne duam një të ardhme për vendet e Ballkanit Perëndimor që është e njëjtë me atë që dëshirojnë vendet e rajonit dhe që ato aspirojnë për popujt e tyre. ambiciet ruse janë më egoiste dhe përqendrohen tek krijimi i një mjedisi që Moska mendon se mund ta kapitalizojë; mendoj se kjo është e vërtetë për Shqipërinë siç është tjetërkund në Ballkanin Perëndimor, edhe nëse Shqipëria është një shënjestër më e vështirë për rusët se sa vendet që janë ndoshta pak më të hapura ndaj kësaj lloj influence malinje. Antonio Çakshiri, Report TV: Dokumentet e fundit të botuara në Departamentin e Drejtësisë kanë zbuluar se një kompani lobimi ka lobuar për PD për Znj. Kavalec. Sa e ndikoi ky lobim mosmiratimin e Znj. Kavalec dhe a do
të kemi së shpejti emrin e ambasadorit të ri në Shqipëri? ZV/NS Palmer: Së pari, më lejoni të vërej që Senati nuk se nuk e miratoi Kathy Kavalec si e emëruara për ambasadore në Shqipëri, nuk ndërmori ndonjë veprim për emërimin. Pra, Znj. Kavalec nuk është riemëruar, por për emërimin e saj nuk u ndërmor veprim në ndonjë mënyrë, nuk mori mosmiratim, nuk pati vendim negativ. Për sa i përket rolit të lobistëve, është pjesë normale e procesit demokratik, politik. Lobistët bëjnë shumë gjëra në sistemin në Uashington gjithë kohën, dhe përgjithësisht japin kontribut pozitiv në procesin politik dhe në debat. Për sa i përket specifikave të asaj që thoni, për akuzat specifike, ka hetime në vazhdim dhe do të ishte e pavend për mua të komentoja për gjëra specifike. Por fakti është që lobimi në vetvete nuk është i dyshimtë, dashakeq apo negative, sepse lobimi kryhet gjithë kohën mbi një gamë të gjerë çështjesh. Antonio Çakshiri: Po emri i ambasadorit të ri? Do ta kemi së shpejti? ZV/NS Palmer: Sigurisht që shpresoj të jemi në gjendje të veprojmë sa më shpejt për këtë. Aurora Golemi, Neës 24: SHBA e ka shprehur miratimin për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Perceptimi i shqiptarëve në Shqipëri
dhe Kosovë është se SHBA mbështet një marrëveshje që parashikon modifikim kufijsh ose shkëmbim territoresh. Ndërkohë Gjermania e kundërshton këtë dhe Kosova është midis SHBA dhe Gjermanisë. Presidenti Thaçi ka mbështetjen e amerikanëve dhe KM Haradinaj të gjermanisë dhe ka vendosur sanksione mbi mallrat serbe. Cili është mendimi juaj për këtë perceptim të publikut shqiptar? ZV/NS Palmer: E vërteta është që si SHBA dhe Gjermania e mbështesin Kosovën. SHBA nuk mbështet një rezultat të caktuar të procesit të negociatave; ajo që mbështesim është një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës që siguron normalizimin e plotë të marrëdhënies midis Serbisë dhe Kosovës. Besojmë që elementi qendror i kësaj duhet të jetë njohja e ndërsjellë, pra që Serbia njeh Kosovën si vend sovran dhe i pavarur dhe Kosova njeh Serbinë në të njëjtën mënyrë. Dhe mbi bazën e kësaj, të dy vendet e pavarura punojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Çdo marrëveshje për normalizim të marrëdhënies është shumëdimensionale; do të ketë një element politik, një element sigurie, një element ekonomik dhe tregtar, do të ketë edhe një element kulturor që do të marrë parasysh statusin e pronave të Kishës Ortodokse në Kosovë. Çështja e
kufijve mund po ashtu të jetë pjesë e kësaj, por nuk është elementi kryesor i marrëveshjes sado që ta imagjinojmë këtë. Ajo që është e rëndësishme për SHBA është që çfarëdo marrëveshjeje të ketë pronësi vendase, të jetë diçka që të dyja palët ndjejnë se mund ta mbështesin, të dyja palët ndjejnë se mund ta shesin, të dyja palët besojnë se mbron interesat e tyre thelbësore, dhe ajo që kemi bërë ne është që i kemi nxitur palët të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden. Për aq sa SHBA është gati ta mbështesë atë marrëveshje, ne duam të na e sjellin, të na e tregojnë, ta shohim se çfarë është. Nëse kemi shqetësime për të, do t’i artikulojmë ato shqetësime dhe do të shohim nëse mund të gjejmë mënyra për t’i kapërcyer, por nuk po mbështesim ndonjë rezultat të caktuar apo ndonjë pjesë të caktuar përbërëse të asaj që, me përkufizim, do të ishte një diskutim i gjithanshëm, një marrëveshje e gjithanshme. E mbështesim këtë proces, mbështesim EEAS dhe BE në drejtimin e këtij procesi; nuk jemi palë në negociata por jemi palë në kuptimin që kemi interes në rezultatin e tyre pozitiv. Duam një zgjidhje që hap një rrugë europiane, një të ardhme europiane si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, dhe jemi të përkushtuar që në partneritet me autoritetet në Kosovë si dhe me qeverinë në Serbi ta
çojmë përpara atë synim. Mr. Joel Çela, TV Klan: Dy vjet më parë, u desh ndërhyrja e ZV/NS Hoyt Brian Yee për të gjetur një zgjidhje politike midis shumicës dhe opozitës që opozita të hynte në zgjedhjet e përgjithshme. Z. Yee iu kërkoi partive të punonin për një platformë të propozuar nga BE. Dy vjet më vonë, kemi thuajse të njëjtën situatë, madje më të rënduar, me opozitën jashtë parlamentit, që ka djegur mandatet dhe deklaron se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit me këtë qeveri. A keni një platformë për t’iua propozuar palëve dhe cila është këshilla juaj kryesore për ta për të gjetur një zgjidhje? ZV/NS Palmer: Unë nuk jam këtu për të negociuar një zgjidhje, nuk jam këtu për të mbështetur një zgjidhje të caktuar. Unë do t’i nxisja të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, mendoj se pjesëmarrja juaj në procesin demokratik është thelbësore, është diçka për të cilën partitë politike i detyrohen mbështetësve të tyre, i detyrohen votuesve të tyre, që të hyjnë në arenën politike, që të garojnë fort, të fitojnë zgjedhjet dhe të përdorin fitoren si një mjet për të përmbushur premtimet dhe vizionin e tyre për të ardhmen. Prandaj, mendoj se mjete si (Vijon në faqen 5)
POLITIKE
5 E mërkurë, 10 PRILL 2019
Kryetarja e LSI, pas takimit me Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit
TAKIMI ME KREUN E PD
Kryemadhi: Hallet do t’i zgjidhim ne shqiptarët
K
a zgjatur rreth 70 minu ta takimi mes zv.ndihmës sekretarit amerikan, Mathew Palmer dhe kryetares se LSI-së, Monika Kryemadhi në selinë e LSI-së. Pak pas takimit, Kryemadhi në një prononcim për gazetarët u shpreh se nuk është e autorizuar të flasë rreth asaj që diskutoi. Kryemadhi, ndër të tjera theksoi se ‘hallet’ do të zgjidhen nga vetë shqiptarët. Pyetje: Çfarë u diskutua në takimin me z. Palmer? Kryemadhi: Diskutuam për situatën dhe sigurisht që unë nuk jam e autorizuar që të flas për takimin. Z. Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij. Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona. Sigurisht që përputhen për sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjithë problemet e tjera, por është
Basha tregon se çfarë diskutoi me Matthew Palmer P shumë e rëndësishme vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për ti dhënë fund tranzicionit shqiptar. Shqipëria e ka vendin në BE. Pyetje: Ju dha një zgjidhje z. Palmer, znj. Kryemadhi? Kryemadhi: Palmer nuk kishte ardhur për t’i dhënë zgjidhje për sa i përket konflik-
tit. Mos harroni që hallet tona do ti zgjidhim ne shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin. Pyetje: Kemi zgjidhje për këto halle znj. Kryemadhi? Kryeministri: Sigurisht që mendoj që viktimat e gjithë kësaj historie, janë shqiptarët nuk është Kryeministri.
as takimit me zv/ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit për Europën, Matthew Palmer, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në Twitter. Përmes një postimi, Basha bën me dije temat që ka folur me Palmer. “Diskutim i hapur dhe konstruktiv me Matthew Palmer mbi situatën: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe e Lartë, mosndëshkimi, krimi, korrupsioni dhe kriza politike. Angazhim i përbashkët për demokracinë, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë si e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe Shqipërisë në BE”,-shkruan Basha në Twitter. Pas përfundimit të takimit, Basha ka shoqëruar Palmer në derën e jashtme të selisë, teksa shoqërohej edhe nga ish-deputetët Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi.
VIZITA E ZËVENDËS NDIHMËS SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT (Vijon në faqen 4)
bojkotimi i zgjedhjeve apo djegia e mandateve janë thelbësisht në kundërshtim me praktikat demokratike. Prandaj do të nxisja partitë e opozitës që të kërkojnë mënyra për t’u riangazhuar në procesin politik, dhe mendoj se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë. Nëse ka një mundësi për dialog me qeverinë mbi reformat zgjedhore, mendoj se ata duhet ta ndjekin këtë mundësi. Reformat zgjedhore janë të rëndësishme në Shqipëri jo si një mjet për të tejkaluar “krizën” aktuale apo ngërçin aktual por sepse janë të rëndësishme për demokracinë shqiptare. OSBE-ja ka përcaktuar një sërë synimesh dhe objektivash për atë proces reformash, do të jetë e rëndësishme për aspiratat europiane të Shqipërisë që reformat zgjedhore të përfundohen. Prandaj, sigurisht që ka vend për diskutime, por duke parë drejt qershorit, unë absolutisht do t’i nxisja të gjitha partitë e opozitës që të hyjnë në arenën politike, të garojnë dhe të fitojnë zgjedhjet. Nertila Dosti, Ora Neës: Z. Palmer, cili është qëndrimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara mbi krizën aktuale në Shqipëri dhe përgjegjësinë e palëve, dhe a duhet qeveria të pranojë kërkesat e opozitës për një qeveri tranzicioni dhe zgjedhje të parakohshme? ZV/NS Palmer: Qëndrimi ynë
zyrtar është se Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave, është një partnere e Shteteve të Bashkuara, me të cilën punojmë mirë dhe ngushtë. Përsa i përket pikpamjes sonë mbi zhvillimet politike, i përket klasës politike që të negociojë brenda vetes. Mendoj se do të ishte fatkeqësi për opozitën nëse nuk do të kërkonte mënyra për t’u rifutur në procesin demokratik, përfshirë edhe, më të afërtin, qershorin. Se si zgjidhet ky process, se si zgjidhen mosmarrëveshjet, kjo është në dorën e partive politike dhe udhëheqësve të partive politike për t’u zgjidhur. Në rrugën e saj përpara, Shqipëria ka mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Institucionet e qeverisë janë funksionale, janë legjitime, Shqipëria nuk ka problem në marrjen e vendimeve, në miratimin e ligjeve, dhe unë kam besim se kjo qeveri do ta çojë vendin drejt një të ardhmeje europiane, do të jetë në gjendje të vazhdojë të veprojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në zbatimin e reformës në drejtësi, në kryerjen e vetingut që është i rëndësishëm për t’u dhënë shqiptarëve besimin në administrimin e drejtësisë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse, përfaqësuesit e votuar, dhe zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë për të përmbushur këto qëllime dhe objektiva. Marsela Karapanço, A2: Z. Plamer, Departamenti i Sh-
tetit, në raportin e tij vjetor, shkroi se në Shqipëri ka shqetësime mbi korrupsionin, drogën dhe blerjen e votës. Këto janë të njëjtat problem që opozita i ka kthyer në kauzën e saj. Çfarë duhet të bëjë qeveria që të bindë opozitën të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit? ZV/NS Palmer: Nuk e shoh si përgjegjësi të qeverisë që të bindtë opozitën të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Është përgjegjësia e opozitës që ta bëjë këtë dhe që të punojë për atë axhendë të reformës zgjedhore që sipas saj përkah më shumë interesat e Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ta bëjë atë publike si një parti politike, të tregojnë
çfarë qëllimesh kanë. Nëse ju më votoni mua, partinë time dhe përfaqësuesit tanë, kjo është ajo që ne ju premtojmë juve, popullit shqiptar, që do të sjellim për ju kur të jemi në pushtet. Kjo është përgjegjësia thelbësore e çdo partie opozitare, që të bindi publikun të mbështesë programin e saj, të mbështesë përfaqësuesit e saj, të mbështesin vizionin e tyre dhe më pas të fitojnë të drejtën për ta ushtruar këtë vision në pozita pushteti kur fitojnë zgjedhje që janë të lira dhe demokratike. Ky është qëllimi, nuk është përgjegjësia e partive në pushtet që të bindin popozitën për të marrë pjesë në procesin demokratik. Është përgjegjësia e të gjitha partive, përfshirë edhe
ato që nuk janë në pushtet, që të garojnë në arenën politike, të garojnë në një proces që është i lirë dhe i drejtë, të fitojnë pushtetin dhe më pas t’a ushtrojnë atë në përputhje me vizionin dhe principet e tyre demokratike. Muhamed Veliu, Top Chanel: Z. Palmer, në 2017, një kompani offshore pagoi 150,000 dollarë për një firmë lobimi në Uashigton. Dhe përfituesja e këtij lobimi ishte Partia Demokratike e Shqipërisë, e një kompanie offshore. Sa shqetësues është ky zhvillim për Departamentin e Shtetit? ZV/NS Palmer: Siç e thashë edhe më parë, lobimi është një aktivitet ligjor por i cili ka rregulla. Prandaj, çfarë është e rëndësishme për ne si qeveri, çfarë është e rëndësishme për Departamentin e Shtetit në përfaqësimin e interesave amerikanë, është zbatimi i rregullave. Ka rregulla për transparencën, rregulla deklarimi sipas të cilave, nëse do përfaqësosh një interes të caktuar, duhet ta deklarosh që në fillim. Prandaj, ç’ka është e rëndësishme, sërish, nuk është ekzistenca e akteve lobuese, pasi kjo është një pjesë normale e procesit demokratik, sidomos në mënyrën se si funksionon dhe operon sistemi amerikan, por ajo që është shumë e rëndësishme është që ato të jenë transparente, llogaridhënëse, dhe se ata që janë të përfshirë të jenë të hapur dhe të qartë për interesat që përfaqësojnë.
SPECIALE
6 E mërkurë, 10 PRILL 2019
BULEVARDI I RI/ Presidenti i Republikës: I papranueshëm përdorimi i gazit lotsjellës mbi qytetarët
Meta “fshikullon” Ramën: Mos shkatërroni jetët e banorëve
P
residenca ka reaguar sot për konfliktin mes banorëve dhe policisë së shtetit në zonën e Bregut të Lumit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi e ka cilësuar të papranueshëm përdorimin e gazit lotsjellës nga policia kundër banorëve. “Përzgjedhja e kohës së ndërhyrjes për të nxjerrë qytetarët nga shtëpitë e tyre dhe mënyra e veprimit, duket një logjikë jo shtetërore, por tinzare dhe nuk reflekton asnjë mbështetje ligjore. Presidenti vlerëson se përdorimi i gazit lotsjellës duke detyruar banorët të dalin nga shtëpitë e tyre është një akt i papranueshëm”,- thuhet në deklaratën e Zëdhënësit të Presidentit të Republikës. Reagimi i Zëdhënësit të Presidetit të republikës, z.Tedi Blushi për situatën konfliktuale të krijuar në zgjatimin e “bulevardit të ri” Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta e ka ndjekur me shumë shqetësim situatën konfliktuale të dy ditëve të fundit të krijuar në Tiranë për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve publike për prishjen e banesave, me qëllim realizimin e projektit të zgjatimit të Bulevardit të Ri, në zonën e
quajtur “Bregu i Lumit”. Në lidhje me këtë situatë të krijuar, Presidenti Meta shprehet shumë i shqetësuar mbi sjelljen e autoriteteve publike për të ndërhyrë përtej çdo lloj logjike njerëzore, si dhe për përdorimin e forcave të Policisë së Shtetit për të ndërhyrë në banesa në mënyrën brutale dhe aspak profesionale. Përzgjedhja e kohës së ndërhyrjes për të nxjerrë qytetarët nga shtëpitë e tyre dhe mënyra e veprimit, duket një logjikë jo shtetërore, por tinzare dhe nuk reflekton asnjë mbështetje ligjore. Presidenti vlerëson se përdorimi i gazit lotsjellës duke detyruar banorët të dalin nga shtëpitë e tyre është një akt i papranueshëm. Presidenti i Republikës, i bën thirrje autoriteteve publike, Bashkisë Tiranë, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Brendshme, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, IKMT, IMT të Bashkisë Tiranë, që : • Të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, që gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Sh-
qipërisë dhe duhen domosdoshmërisht të mbrohen; • Të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore për shpronësimin për interes publik, të të gjithë personave që preken nga ky projekt, si të atyre që gëzojnë një çertifikatë pronësie, por edhe të atyre që nuk kanë mundur të ligjërojnë dot banesat e ndërtuara edhe pse janë aty prej mëse 20-vitesh; • Presidenti i Republikës, vlerëson se realizimi i këtij projekti urban të rëndësishëm për qytetin e Tiranës, nuk duhet të pengohet dhe as të vonohet, por vënia në zbatim e
tij, nuk duhet të shkatërrojë të ardhmen dhe jetën e shtresave më të pamundura të shoqërisë; • Institucionet publike duhet të angazhohen për ta zgjidhur ligjërisht problemin dhe nëse një akt nënligjor që rregullon gjëndjen nuk ekziston, ai mund të krijohet dhe të vihet në zbatim. Kjo është detyra primare e qeverisë, që brenda parashikimeve të ligjit dhe në respektim të parimeve, të drejtave dhe lirive themelore
kushtetuese, duhet të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe për interesin publik në tërësi; • Qeveria dhe Bashkia Tiranë duhet të tregojnë vullnet për zgjidhjen e këtij konflikti. Banorët kanë kërkuar dëmshpërblim për shtëpitë e tyre dhe nga konflikti që ka lindur rezulton se kërkesat e tyre nuk janë trajtuar në themel as nga Bashkia Tiranë dhe as nga Qeveria. • Banorët kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre pasi janë aty prej mëse 20 vitesh dhe shteti edhe pse e njeh gjëndjen prej vitesh, nuk mundet t’i trajtojë ata si zaptues, pasi çdokush meriton të drejtën për të patur një strehë dhe për të rritur fëmijët e tij si gjithë të tjerët. • Qeveria në raste të ngjashme dhe identike me këtë rast, kur ka patur vullnet, ka mbajtur qëndrime pozitive përgjatë viteve 2011, 2012, 2015 në zbatimin e disa projekteve të
infrastrukturës rrugore, të tilla si zgjatimi i Bulevardit Zogu I (pjesa parë), pjesa tjetër e Unazës së Madhe (segmenti Pallati me Shigjeta-Kopshti Zoologjik), si dhe Unaza hyrëse e qytetit të Vlorës. Në mungesë të kuadrit ligjor për rregullimin e çështjeve të shpronësimit të objekteve të palegalizuara që prekeshin, qeveria ka ndërhyrë duke nxjerrë akte nënligjore dhe duke i trajtuar me respekt e humanizëm banorët që janë dëmtuar nga realizimi i këtyre projekteve respektivisht: me VKM nr.563/ 2011, VKM nr.560/2012, VKM nr. 133/2015. Trajtimi i ndryshëm që i bëhet banorëve sot, tregon shenja të dukshme diskriminimi dhe njëanshmërie, që duket se kanë prodhuar këtë konfikt brutal të shtetit me qytetarët e tij. • Qeveria e Republikës së Shqipërisë, është një, pavarësisht se kush është forca politike që drejton dhe ajo duhet t’i trajtojë qytetarët në mënyrë të barabartë. Qeveria duhet të garantojë qytetarët e prekur nga realizimi i projekteve publike, të kenë mundësi të rifillojnë jetën e tyre me sa më pak dhimbje dhe kosto, që vijnë për shkak të humbjes së banesës së tyre. Për këto arsye, Presidenti i Republikës, i kërkon: Avokatit të Popullit, të hetojë urgjentisht të gjitha veprimet e Policisë së Shtetit; Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, të hetojë veprimet e institucioneve shtetërore në trajtimin e rastit në fjalë; Organit të Prokurorisë, të nisë menjëherë verifikimet përkatëse për të analizuar në detaj të gjitha veprimet arbitrare të organeve publike dhe Policisë së Shtetit, si edhe të dërgojë përpara drejtësisë të gjithë personat përgjegjës; Organizatave për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, të hetojnë dhe të reagojnë për çdo akt dhune të panevojshëm që Policia e Shtetit dhe institucionet shtetërore kanë ushtruar sot ndaj qytetarëve të pambrojtur.
POLITIKE
7
E mërkurë, 10 PRILL 2019
“Si nëpër filma” - Aksioni për Bulevardin e Ri, prishen 7 banesa, policia hakmerret duke plagosur, gjakosur dhe helmuar banorët
B
anorët e Bregut të Lumit janë zgjuar të terrorizuar që në orët e para të mëngjesit të së martës, nga forcat e policisë. Qindra policë kanë rrethuar zonën ndërsa fadromat u kanë ardhur te porta për të shembur banesat. Burra, gra e fëmijë kanë dalë për të ndaluar shembjen duke u konfrontuar me policinë. Një pjesë e banorëve janë shoqëruar në komisariat. Policët të pajisur me skafandra, ndërsa banorët mes lotësh tërhiqen e një pjesë e tyre gjuan me gurë. Po ashtu edhe një i moshuar është i gjakosur në fytyrë. Ashtu si një ditë më parë, e njëjta gjë ndodhi edhe në protestat e ditës së djeshme, ku gratë dolën në rresht të parë duke u përplasur me policinë e fadromat ndërsa burrat u ngjitën në majë të çative. Banorë të plagosur nga përballja me Policinë mëngjesin e djeshëm tek Bregu i Lumit kanë përfunduar në spitalin e Traumës. Njëri prej tyre, 76-vjeçari Hazur Mandri është futur në sallën e operacionit për shkak të një çarjeje të thellë në kokë. Nga Spitali i Traumës, u raportua se katër qytetarë, Arben Çanaku, Flora Mandri, Xhabir Mandri, Destan Muça, u shtruan me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, kurse i pesti prej qytetarëve të dhunuar, më i moshuari, do ti nënshtrohej operimit. Pak a shumë kjo ishte pasqyra e përplasjes së paprecedentë dhe shtazore që nisi në orën 7:30 të mëngjesit, kur policia dhe forcat speciale mësynë për të nxjerrë nga shtëpitë e tyre banorët, pasi ato duhen të shemben. Reprezalja Pas reprezaljeve që policia bëri në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, që prej mëngjesit të djeshëm në zonën e Bregut të Lumit ka pasur tensione mes banorëve dhe policisë, për shkak se këto të fundit shkuan për të vijuar aksionin për prishjen e banesave që preken nga Bulevardi i Ri. Aksioni i djeshëm zgjati rreth 6 orë dhe përfundoi me prishjen
Shpartallohen familjet, banorët nxirren me gazlotsjellës nga policia
e 7 banesave, ndërsa pritet që aksioni të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Nga përplasjet mes banorëve dhe policisë ka pasur 7 të plagosur, 3 efektivë policie dhe 4 banorë që po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Ndërkohë në zonë kanë shkuar edhe ish-deputetë të PD dhe LSI, të cilët pretendojnë se policia ka përdorur gaz lotsjellës. Ndërsa ka shkuar edhe një përfaqësi e Avokatit të Popullit për të marrë pretendimet dhe për të dalë në një konkluzion. Një rrëfim i rëndë do të vinte nga Bregu i Lumit, ku një baba u ngujua në shtëpi që po i afroheshin fadromat për ta shembur, i rrethuar nga Policë, ndërkohë që ai përjetonte ankthin se i kanë arrestuar të bijën 16
BALANCIMI NGA PËRPLASJA E DJESHME NË ZONËN E BREGUT TË LUMIT
Policët e plagosur: 1-Gerald Shabani 2-Bledar Deliu 3-Arben Canaku Banorët e plagosur janë: 1-Hazur Mandri 2-Flora Mandri 3-Xhabir Mandri 4-Destan Muça vjeçare, kur po shkonte në shkollë dhe nënën e tij 76-vjeçe. “Të dyja i kanë dërguar në Komisariat, pse kanë kundërshtuar të dalin nga shtëpia”, rrëfeu banori i ngujuar
brenda shtëpisë së tij në përpjekje për të ndaluar shembjen. Pretendimet Banorët e Bregut të Lumit, preken nga zgjatimi i “Bulevardit të Ri”, që pasi është ndërtuar në 3 segmentet e para të tij do shtrihet edhe në segmentin e katërt deri në Bregun e Lumit. Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen ashtu siç ka ndodhur me banorët e dy loteve të para të Bulevardit, duke qenë se loti 1 dhe loti 2 janë dëmshpërblyer për banesat e tyre edhe pse i kanë pasur ato të pa legalizuara. Në këtë zonë janë 38 familje që duhet të zhvendosen për t’i hapur rrugën zgjerimit të Bulevardit të ri të Tiranës që nuk kërkojnë asgjë tjetër përveçse të kompensohen.
INSTALOHET CENSURA
V
ijon të jetë e tensionuar situata te Bulevardi i Ri, mes policisë e banorëve, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Forca të shumta sigurie kanë zbarkuar në këtë zonë, ndërsa duket se edhe detyrat për efektivët janë të mirëpërcaktuara. Siç e shihni edhe në video, dy prej efektivëve kanë për detyrë të pengojnë punën e gazetarëve për të raportuar pranë banesave. Gazetarja e News Dorjana Bezat, tha se në momentin që tentoi të raportojë “live”, është penguar nga këta dy efektivë të cilët nuk e kanë lejuar të kryejë lidhjen direkte, duke i dalë para kameras së operatorit. Në debat, efektivët e policisë i kanë thënë gazetares
Diktaturë - Policët kërcënojnë gazetarët: Mos raportoni, se do t’ju arrestojmë Bezat se do të shoqërohej bashkë me operatorin nëse nuk largohej. Gjithçka, sipas efektivëve, bëhet për efekt sigurie, edhe pse siç duket nga pamjet vetë punonjësit e policisë për “efekt sigurie” nuk kanë asnjë masë mbrojtëse për veten e tyre. Gazetarja Bezat tha ndërkohë se nuk lejohet të kalojnë vetëm mediat, ndërsa për kalimtarë të rastit, civilë rruga është e hapur. Sakaq, grupit të xhirimit në vendin e ngjarjes iu desh të zhvendoset për të raportuar mbi situatën nga një tjetër pikë e Bulevardit.
ISH-MINISTRI
Manjani: Nëse Rama do të vendosë diktaturën duke përplasur njerëzit, le ta provojë
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në Syri. net, ndërsa ka folur për situatën e vështirë politike ku ndodhet aktualisht vendi, u shpreh se zgjidhjen e ka në dorë vetëm një njeri që quhet kryeministri Edi Rama, por që deri më tani nuk ka treguar vullnet për ti dhënë zgjidhje kësaj krize. Për Manjanin nëse Rama mendon se do instalojë diktaturën në vend duke përplasur njerëzit, le ta provojë. “Jemi pa parlament pluralist. Radha e zgjidhjes së krizës është që duhet të ndërtojmë fillimisht një parlament pluralist që duhet të reflektojë mendimin pluralist të popullit. Kush janë partitë pluraliste? Aktualisht në parlament është vetëm Partia Socialiste. Tani populli shqiptar nuk kishte vendosur që të qeveriste Partia e Punës. Ky parlament sot nuk është pluralist. Çfarë reforme do bëjë ky? Pra Partia-Shtet të bëjë reformë. Në çastin që jemi, në një situatë fotografike, është vënë në dyshim demokracia. Në çastin që po flasim jemi në vitin 1990. Ku kemi një parlament të një partie shtet. Duhet të zhvillojmë një palë zgjedhje politike që të jenë të lira. Parlamentin pluralist e bën populli me votë, pikë. Kjo duhet të zgjidhet. Si shkohet në zgjedhje. Këtë e ka në dorë kryeministri. Për shkak të ndryshimeve të vitit 2008 zgjidhjen e ka kryeministri. Skenari tjetër, është që nëse Edi Rama mendon se do vendosë dikaturën duke përplas njerëzit në rrugë le ta provojë. Unë mendoj se jemi në diktaturë”, tha Ylli Manjani.
POLITIKE
8
E mërkurë, 10 PRILL 2019
THIRRJA E NËNKRYETARIT TË PD-SË: O NJERËZ, MENDONI VETËM NJË MOMENT SIKUR TË ISHIT JU...
Gaz lotsjellës banorëve të Bregut të Lumit, reagon ish-deputeti Paloka N
ënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas sulmit të policisë në zonën e bregut të Lumit ku është përdorur edhe gaz lotsjellës për të nxjerrë banorët nga shtëpitë dhe për tu prishur banesat. Përmes rrjeteve sociale, ish-deputeti demokrat i bën apel qytetarëve që të reagojnë tani në mbështetje të këtyre banorëve, sa nuk do të bëhet tepër vonë më pas për të reaguar
ndaj një regjimi që arreston dhe gjakon njerëzit që mbrojnë pronën e tyre. “O njerëz, mendoni vetëm një moment sikur të ishit ju… Jeni në gjumë bashkë me fëmijët tuaj ende pa dal drita. Papritur të thyejnë dritaren dhe gazi helmues ju merr frymën. Pas pak të nxjerrin zvarrë nga shtëpia jote, bashkë me pleq e femijë, në mes të shiut dhe errësirës. Përpiqesh të mbrosh veten, fëmijët
dhe shtëpinë, por ti përfundon me kokën e gjakosur, bashkëshortja me këmbë të thyer dhe fëmijët e tu nën dhunë përfundojnë në qelitë e policisë. Pas kësaj të shembin edhe shtëpinë me gjithçka… Mendoni pak sikur të ishit ju! Mos prisni deri sa t’ju ndodh edhe ju! Vetëm delet i marrin një nga një për ti çuar në thertore e nuk reagojnë deri sa thika i pret dhe ato”, u shpreh dje nënkryetari i PD-së Edi Paloka.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së: Edi Rama sulmon me gaz helmues, dhunon gra, fëmijë dhe të moshuar
S
ekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari denoncoi terrorin që sipas tij, që policia po ushtron mbi banorët e Bregut të Lumit. Në një deklaratë për mediat, Braimllari tha se policia ka hyrë në banesa që në orët e para të mëngjesit të së martës dhe ka hedhur gaz lotsjellës brenda banesave, duke nxjerrë me dhunë gra, fëmijë e të moshuar. Ai tha se ndaj banorëve po ushtrohet dhunë dhe presion, ndërsa i janë sekuestruar edhe celularët. Braimllari tha se banorëve iu është nxjerrë shpronësimi dhe vlera e pronës por nuk kanë marrë paratë. Ai shtoi se Lleshaj do jetë koka e parë e turkut e Edi Ramës. Zoti Braimllari çfarë po ndodh me banorët që gjenden ende brenda shtëpive? Në fakt jemi njoftuar që në orën 5 e gjysëm të mëngjesit nga banorët e Bulevardit të Ri, që po bëhej terro në të gjithë zonën ku jeni vendosur. Ju e keni transmetuar. Ju po e shikoni se çfarë terrori po ushtron policia politike e Edi Ramës, për të shembur shtëpitë e banorëve të varfër të kësaj zone. Është ushtruar terror dhe presion policor nga përfundimi i aksionit të ditës së djeshme për të gjithë natën, dhe në orën 6 të mëngjesit forca të shumta policie, të ndërhyrjes së shpejtë, të pajisur me gaz lotsjellës, me skafandra policie, me shkopinj gome dhe të gjithë armatimin e nevojshëm e të denjë për një luftim ushtarak. Kanë rrethuar zonën, janë futur me dhunë. Kanë hedhur gaz lotsjellës brenda në shtëpi, ku në shtëpi ka pasur fëmijë të vegjël, ka pasur gra dhe të moshuar, të cilët tanimë janë të zhvendosur në Spitalin Ushtarak me probleme serioze si pasojë e dhunës së policisë, por edhe si pasojë e gazit helmues që policia politike e Edi Ramës ka hedhur mbi këto banorë. Duket qartazi që kemi një qëndrim shumë të poshtër të Edi Ramës, ku policia me skema tipike ushtarake rrethon banorët e thjeshtë të këtij vendi, qytetarët që thjesht duan të mbrojnë pronën e tyre nga nj e drejtë që u takon dhe kriminelët lëvizin të lirë anembanë Shqipërisë. Kriminelët drejtojnë qytetet e ndryshme të vendit dhe bëjnë pazare të drejtpërdrejta me Edi Ramën dhe ushtarët e tij në çdo bashki të vendit. Zoti Braimllari po më thonit pak më parë që tanimë banorët po largojnë orenditë e shtëpive… Pasi policia ka rrethuar me një perimetër kaq të madh, sa nuk e di nga kush do të ruhet Edi Rama më këtë perimetër
Bregu i Lumit, Braimllari: Dhunë mbi banorët, Policia i nxori jashtë me gaz lotsjellës
këtu. Nuk ka lënë gazetarët të shkojnë të shohin nga afër. E kuptoni? Pra ju jeni media e lirë, e pavarur dhe policia nuk lejon gazetarët të shkojnë të marrin një komunikim me banorët. Ka banorë të dhunuar. Ka banorë që iu është ushtruar dhunë. Policia ka rrethuar zonën dhe po ushtron dhunë dhe presion. Si do e komentonit izolimin e banorëve brenda? Policia i ka sekuestruar celularët, i ka rrethuar shtëpitë dhe i ka nxjerrë me dhunë, fëmijë, gra , të moshuar dhe tani po i shemb shtëpitë. Kjo ka të bëjë me një dhunë që Edi Rama po ushtron ndaj banorëve dhe qytetarëve të këtij vendi. Është shumë e thjeshtë. Edi Rama është kryeministër i këtij vendi dhe nëse ka vullnetin për ta zgjidhur e ka shumë të lehtë ta zgjidhë këtë çështje me 33 banesa. Sepse i ka nxjerrë shpronësimin, i ka nxjerrë vlerën e matjeve, thjesht t’i japë paratë që i takojnë. Banorët nuk janë
kundër bulevardit. Janë pro zhvillimit të zonës. Por kërkojnë të dëmshpërblehen, ashtu sikundër Edi Rama, Erion Veliaj, ka bërë matjet, madje ua ka nxjerrë dhe shpronësimin dhe vlerën. Pra kemi një standard të dyfishtë, ku qytetarët e varfër dhunohen, hidhet gaz helmues. I keni parë videot sesi policia sulmon banesat. Policia sulmon tipik si skema ushtarake. Sandër Lleshaj prandaj i duhet Edi Ramës. Por Sandër Lleshaj do të jetë koka e parë e turkut e Edi Ramës. Sandër Lleshaj ti bëjë mirë llogaritë sepse nuk mundet me skema tipike ushtarake të dhunojë banorët e këtij vendi. Po sikur të mblidhen të gjithë qytetarët e këtij vendi , t’i shkojnë në shtëpi dhe të dhunojnë Sandër Lleshajn si do e presë ai këtë gjë. Kjo është e turpshme. Shkoni në spitalin ushtarak, keni Florën, një zonjë që është bërë shumë e njohur në këtë zonë për shkak të protestës dhe mbrojtjes së shtëpisë së saj. Keni vajzën dhe familjarët e saj të cilët
janë dhunuar të gjithë. Dhe nuk ka asnjë institucion të këtij shteti që të ngrejë zërin. Çfarë bën Prokurorja e Përgjithshme në atë zyrë? Thjesht është notere e Edi Ramës? Ajo duhet të vijë të marrë masa sepse këtu është ushtruar dhunë. Këtu duhet të këtë një hetim dhe për mënyrën sesi policia ka dhunuar banorët e kësaj zone. Ne jetojmë në një vend demokratik dhe nëse Edi Rama ka vullnet për ta zgjidhur çështjen e gjen zgjidhjen. Ky është Kryeministri do bashkë qeverisë me qytetarët. Pse nuk vjen këtu dhe të bashkë qeverisë? Por shkon dhe bën shoë anë e mbanë vendit? Pra fasada e poshtër e Edi Ramës ka rënë. Ne jemi më të vendosur se kurrë ti shkojmë deri në fund. Dhe nëpërmjet kësaj zone këtu i bëj thirrje gjithë shqiptarëve që më 13 prill të bëhen bashkë për ta rrëzuar njëherë e përgjithmonë këtë Kryeministër që jo vetëm i varfëroi shqiptarët por tani po i dhunon dhe po i merr dhe pronën e tyre.
POLITIKE
9
E mërkurë, 10 PRILL 2019
Dëshmitë tronditëse - “Babanë e solla në spital, gruan, fëmijët dhe mbesën 5 vjeç i arrestuan, shtëpinë po ma shembin”
D
ëshmi të dhimbshme sjellin në vëmendje të opinionit, 30 familjet të Bregut të Lumit, që dje janë shpartalluar plotësisht nga Policia. Adoleshentë dhe fëmijë janë dërguar në komisariat bashkë me nënat e tyre, baballarët në spital, shtëpitë e pa boshatisura po rrënohen. “Kishin ardhur të përgatitur: nëse dje ishin me një ekskavator të vogël, sot erdhën me buldozer të madh. Mora babanë, nuk dija ç’bëhej me familjen. Kishin arrestuar dhe gruan dhe fëmijët, po edhe mbesën time, 5 vjeç. Babai sa ka dalë nga salla, këmbën e ka shumë keq, dy javë do të rrijë shtrirë. Kam problem edhe mbesën 5 vjeçe, është në komisariatin numër katër. Në shtëpi nuk kam lëvizur asgjë, e dinim se donin ta prishnin, por jo se do të vinin sot”, tha banori i zemëruar. Pronarja e një prej banesave që u prish mëngjesin e djeshëm tha se nga aksioni dhe përballja me policinë ishte si një luftë në filma. Zonja Fitore tha se policia përdori gaz lotsjellës për ti nxjerrë nga banesa. Ndërsa nuk lejoi banorët e tjerë ti mbronin. “Ishte luftë si nëpër filma. I larguan, nuk i lejuan banorët e tjerë të lagjes të na afroheshin tek shtëpia për të na mbrojtur. Ne ngelëm në tarracë. Na hodhën helmin (gazin lotsjellës).
Bregu i Lumit - Banorët akuzojnë policinë për dhunë shtazarake
Burri e mori policia, mesa di është në spitalin ushtarak. Nuk kam folur me të jam marrë me policinë”, u shpreh banorja. Ajo tha se i kërkoi dy ditë kohë policisë për të nxjerrë orenditë nga shtëpia. Por kërkesa e saj nuk u pranua dhe INUK-u shembi banesën duke shkatërruar gjithçka. “Policia erdhi në orën 06:00. Shkatërroi
TË LËNDUARIT NGA PËRPLASJA
“Tmerr i vërtetë” – Banorët e helmuar në spital: Policia na dhunoi barbarisht
Banorët e bregut të lumit akuzojnë policinë se ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Një prej banoreve Flora Mandri, nga spitali ku po diagnostifikohej pas helmimit nga përdorimi i gazit lotsjellës nga uniformat blu, thotë se policia hodhi edhe gaz lotsjellës. “Ka dhimbje të madhe koke dhe marrje mendsh dhe nuk ecën dot. Unë e kam këmbën copë, nuk e ve dot në tokë. Dy gocat i kam në komisariat, shtëpia po më prishet. Na kanë dhunuar barbarisht! Gjithë trupi më dhemb, na ka tërhequr policia zvarrë. Më kanë dhunuar gocat 15-16 vjeç. Kanë hedhur gaz lotsjellës. Një tmerr i vërtetë”, u shpreh Flora Mandri. E shtruar në Spitalin Ushtarak me fraktura në këmbë dhe trup, Flora është takuar nga afër prej ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu, të cilit i ka treguar se policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. “Na kanë hedhur gaz në kohën që na kanë marrë neve në polici lart. Atëherë e kanë hedhur gazin. Unë kam dhimbje të madhe për Zotin”,- dëgjohet të thotë Flora Mandri në një video të shpërndarë dje nga Partia Demokratike.
gjithçka, më prishën frigoriferin. Kush mban përgjegjësi? I thashë na jepni dy ditë kohë të nxjerrim orenditë jashtë, por nuk pranuan policia dhe INUK-u. Banorët i larguan me gaz lotsjellës. Do rri në rrugë ose do shkoj tek bashkia të më gjej Erion Veliaj shtëpi, ose të vras Erion Veliajn, nuk kam ku të shkoj”, tha ajo, ndërsa theksoi se iu është bërë
vlerësimi i banesës, por nuk kanë marrë lekët. “I jemi lutur për dëmshpërblimin, e kemi hedhur në proces legalizimi. Por nuk pritën vendimin e gjykatës, sollën fadromat. Është gjithë kjo pasuri që është prishur. I vlerësuan vetë dhe nuk na i dhanë lekët. Por nuk jemi dëmshpërblyer. Por i kanë marrë për vete”, rrëfeu banorja. Në mbështetje të banorëve kanë
shkuar edhe ish-deputetë të PD-së dhe LSI-së: Klevis Balliu, Luçiano Boçi, Jorida tabaku, Endrit Braimllari. Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku bëri thirrje policisë të mos ushtrojë dhunë ndaj nënave dhe fëmijëve si dhe i kërkoi Avokatit të Popullit të ndjekë situatën dhe prokuroria të nisë hetimet. “Avokati i Popullit të vijë të shikojë situatën, Prokuroria të nisë hetimet për veprimet e Policisë. Banorët nuk po kërkojnë diçka që nuk është e tyre. I bëj thirrje Policisë mos të ushtrojë më dhunë ndaj nënave dhe fëmijëve të tyre. Një 76-vjeçar është goditur në kokë, po operohet në spital”, u shpreh dje ish-deputetja Jorida Tabaku. Si pasojë e përplasjes së djeshme me policinë, të paktën katër banorë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës. Ata janë: Flora Mandri, Xhabir Mandri, Destan Muça dhe Hazur Mandri, i cili u shtrua në sallën e operacionit për ndërhyrje pas gjakosjes së tij në kokë nga ana e policisë. Ndërkohë policia ka shoqëruar 6 persona, ndërsa 2 të tjerë janë arrestuar pasi qëlluan me gurë drejt policisë.
“BULAVERADI I RI”
Neritan Sejamini: Rama kapi drejtësisë, ndaj banorët bëjnë “drejtësi” me hunj në dorë A
nalisti i njohur Neritan Sejamini, ka folur rreth situatës aktuale politike të krijuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Duke marrë shkas nga ngjarjet e dy ditëve të fundit me banorët e zonës së Bregut të Lumit në Tiranë, banesat e të cilëve parashikohen për t’u shembur si pasojë e zbatimit të projektit të Bashkisë për Bulevardi e ri, përmes rrjeteve sociale, Sejamini akuzon direkt kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të situatës kritike në drejtësi, ku sipas tij, Rama me reformën në “drejtësi” eliminoi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë dhe vuri nën kontroll të plotë prokurorinë. Dhe me këtë kapje të drejtësisë nga ana e Ramës, Sejami thekson, se tashmë banorëve nuk u ka mbetur asnjë rrugë tjetër për të kërkuar drejtësinë, përveçse me hunj dhe gurë për të mbrojtur pronën e tyre. “Edi Rama me reformën në “drejtësi” eliminoi Gjykatën Kushtetuese dhe
Gjykatën e Lartë dhe vuri nën kontroll të plotë prokurorinë. Tani, ai mund të nxjerrë kë të dojë nga shtëpitë dhe rrëmbejë prona në mënyrë arbitrare dhe me dhunë, dhe nuk e ndal dot asgjë. Në kushtet kur njerëzit nuk kanë asnjë mbrojtje ligjore dhe kushtetuese, atyre u mbetet vetëm vetëmbrojtja me hunj dhe gurë. Dhe kjo po ndodh çdo ditë. Këtë nuk pranojnë dot ata që (në mënyrë hipokrite) deklarojnë
reformën në drejtësi si sukses i madh: faktin se ajo jo vetëm që nuk po e pastron sistemin nga të korruptuarit dhe të paaftët, por, të paktën deri tani, ka zhdukur edhe të drejtën e njerëzve për të kërkuar drejtësi në rrugë ligjore, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të grabisë prona publike dhe private e shkelë të drejtat e kujt të dojë, duke çuar në përplasje fizike”, u shpreh dje Neritan Sejamini në reagimin e tij.
POLITIKE
10
E mërkurë, 10 PRILL 2019
Ambasadori italian: Kriza mund të ndikojë vendimin e Brukselit. Zgjatja e pasigurisë politike nuk është në të mirë të vendit
A
mbasadorët e huaj po fillojnë të kthjellohen nga kriza. Ambasadori italian Alberto Cutillo ka bërë një deklaratë të fortë për krizën politike në vend, teksa ka thënë se mazhoranca duhet të bëjë një hap pas nga pozicioni i saj. Sipas Cutillos kriza politike po dëmton ekonominë e vendit, dhe po tremb investitorët e huaj, duke mos e zgjeruar biznesin në Shqipëri. “Kriza politike mund të ndikojë në vendimin e Brukselit për negociatat, prandaj duhet që të ketë një reagim të menjëhershëm. Zgjatja e pasigurisë politike nuk është në të mirë të vendit. Mazhoranca duhet të bëjë një hap pas dhe të arrijë një dialog politik, pasi është përgjegjësia e tyre për atë që ndodh në vend. Që të nisësh dialogun me opozitën nuk do të thotë që të plotësosh të gjitha kushtet e saj, po të diskutosh lidhur me problematikat që ajo ka ngritur siç është blerja e votave apo korrupsioni, diskutim që do të ishte në interes të vendit”, tha më tej ambasadori Cutillo. Në një prononcim për gazetarët, ambasadori Cutillo tha se djegia e mandateve nga ana e opozitës që tashmë ka dalë në rrugë në protesta antiqeveritare, i ka lënë gojëhapur. Protestat është normale të kryhen, tha Cutillo, por duhet që ato të jenë gjithnjë paqësore. “Kriza politike po vë disa pikëpyetje në gjithë Evropën por edhe gjetkë. Pikëpyetja e parë është sa i përket vendimit të opozitës që të braktisë parlamentin, se ky është një vendim i paprecedentë dhe po krijon këtë situatë dhe po lë me
Cutillo thirrje kryeministrit Rama: Tërhiqu, bëj hapa pas!
gojë hapur të gjithë. Një tjetër element është edhe organizimi i protestave dhe do të doja të përmendja vetëm një fakt: që ky workshop ishte parashikuar një muaj më parë, dhe data përkonte me protestën e opozitës në shkurt. Shumë prej investitorëve preferuan të mos merrnin pjesë ndaj edhe u vendos për ty shtyrë sot. Mesazhi im për politikanët është një mesazh i dyfishtë. Së pari, realizimi i protestave është
një e drejtë por e rëndësishme është që këto protesta të jenë paqësore. Mesazhi i dytë vlen për të gjitha partitë, pak më shumë mazhorancës, të bëjnë një hap drejt dialogut politik mes tyre. I takon mazhorancës që të çojë përpara të gjitha reformat por zgjatja pafund e këtyre pasigurive politike nuk është në interes të vendit, dhe sigurisht nuk është as në interes të qeverisë. E gjitha kjo përkon me një moment tejet
të rëndësishme se kemi edhe zgjedhjet vendore të ardhme te 30 qershor, gjithashtu edhe vendimin e Këshillit Evropian sa i përket negociatave, një moment tejet i rëndësishëm për Shqipërinë. Mund të ketë një efekt negativ politik, por gjithsesi vendimi do të merret në qershor dhe që Italia shpreson të hapen negociatat. Është në interes të Shqipërisë të shkojë drejt këtij procesi me dialog.
Të dialogosh me opozitën nuk do të thotë të pranosh kushtet e vendosura nga opozita, por do të thotë të ndërmarrësh me shpirt të sinqertë një dialog mbi problemet që opozita ka ngritur, si korrupsioni, kriminaliteti, ligjet elektorale mbi të cilat me siguri mazhoranca mund të bëjë reforma që i shkojnë për shtat kërkesave të opozitës”, tha Cutillo. Ndërkohë, kryediplomati italian në vendin tonë tha se Italia do të japë mbështetjen e saj sa i përket përmirësimit të sektorit energjetik. “Sektori energjetik është sektor që parashikon rregulla tejet shtrënguese dhe bazohet në parime kyçe, tregu i lirë dhe çmime konkurruese. Shqipëria nuk mund të arrijë nesër në realizimin e këtyre reformave por duhet t’i përafrohet këtyre standardeve në mënyrë që edhe procesi i anëtarësimit të mos zgjasë në pafundësi. kam besimin se edhe me mbështetjen e Italisë Shqipëria do të mund të realizojë reformat sa i përket sektorit të energjisë”, tha Cutillo. Deklaratat ambasadori Italian i bëri gjatë një workshop-i me temë “Tranzicioni energjetik dhe sfidat për një treg të lirë dhe të integruar të energjisë elektrike”.
PUBLIKOHET ANKETA SE SI E SHIKOJNË BIZNESET GJERMANE SITUATËN EKONOMIKE NË SHQIPËRI
Ambasadorja Schütz: Situata ekonomike është përkeqësuar
A
mbasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka vlerësuar situatën ekonomike në vendin tonë. Pas një anketimi vjetor të Dhomës Gjermane të Tregtisë, Schütz është shprehur se situata ekonomike është përkeqësuar në krahasim me një vit më parë. Ambasadorja tha se më shumë se 50% e bizneseve e vlerësojë më keq situatën ekonomike. “Anketimi vjetor i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri është një matës i rëndësishëm për mbarëvajtjen e sipërmarrjeve anëtare të DIHA dhe tregojnë si e vlerësojnë ata klimën e biznesit. Në tërësi, për fat të keq këtë vit konstatojmë një përkeqësim të situatës ekonomike. Pritshmëritë ekonomike të sipërmarrjeve janë trazuar dukshëm, nga 36 % vitin e shkuar në 13 për qind këtë vit. Pak më shumë se 50 % e bizneseve e vlerësojnë me keq situatën
ekonomike. 43 % e sipërmarrjeve mendojnë se situata do të përkeqësohet situata. Atmosfera mes sipërmarrjeve që duket në ketë anketim përkon dhe me përvojat e ambasadës tonë vitin e kaluar. Do të uroja që së bashku t’ia dalim të përmirësojmë klimën e bizneseve. Përmes transparencës duhet të krijojmë shembuj pozitivë për krijimin e sipërmarrjeve të suksesshme”, u shpreh ambasadorja, Susanne Schütz. Anketa Bizneset gjermane duket se kanë pak pritshmëri për situatën ekonomike të vitit 2019. Referuar anketimit të kryer në kuadrin e projektit të përbashkët të Dhomave Gjermane të Tregtisë në Europën Qendrore dhe atë Lindore, rezulton se sa i përket situatës aktuale ekonomike për Shqipërinë, 51 % e tyre e mendojnë keq, 36 % e mendojnë kënaqshëm ndërsa vetëm 13 % e mendojnë
mirë. Ajo që vihet re është se ka një shtim të pesimizmit të bizneseve krahasuar me një vit më parë ku 39 % e mendonin keq situatën ekonomike, 42 % e shikonin kënaqshëm dhe vetëm 19 % e mendonin mirë. Megjithatë, duhet evidentuar se ky pesimizëm nuk është më i lartë se në vitin 2014 apo në vitin 2016. Sa i përket pritshmërive për situatën ekonomike, anketimi ka dalë në konkluzionin se 45 % e bizneseve e shohin të pandryshuar. Ndërkohë, 43 % e mendojnë më keq dhe vetëm 13 % e mendojnë më mirë. Krahasuar me një vit më parë (2018), ka një rritje të ndjeshme në përqindje të bizneseve që situatën ekonomike e presin më keq. Në vitin 2018, vetëm 17% e bizneseve parashikonin se situata ekonomike do të ishte më keq, ndërsa 47% e mendonin të pandryshuar. Sa i përket pritshmërisë së të ardhurave, këtë vit janë 38 % e bizneseve që mendojnë se ato do
të rriten, ndërkohë 40 % mendojnë se ato do të jenë të pandryshuara ndërsa 22 % mendojnë se do të bien. Krahasuar me një vit më parë, konstatohet një rënie e përqindjes së bizneseve që kanë pritshmëri për rritjen e të ardhurave. Në vitin 2018, 56 % e bizneseve mendonin se do të kishin një rritje të të ardhurave. Sa i përket zhvillimit të parashikuar të numrit të punonjësve, shumica e bizneseve është shprehur se nuk do të ketë ndryshime në numër. 59 % e bizneseve janë shprehur se numri do të mbetet i pandryshuar, 17 % se do të bien ndërsa 24 % se do të rritet. Sa i përket ecurisë së investimeve kapitale, 43% e bizneseve janë shprehur se gjatë vitit 2019 ato do të mbeten të pandryshuara, 30 % janë shprehur se ato do të bien ndërsa 26 % se do të rriten. Në vitin 2018, ishin 50 % e bizneseve që u shprehen se investimet do të rriteshin dhe vetëm 11 5 se ato do të binin.
FORUM KOMENT Nga Andi Bushati
N
ë një përpjekje të sforcuar për t’i mësuar Elez Biberajt “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, që nxënësi i vetëshpallur i Konicës pretendon se e njeh më mirë se kushdo, Edi Rama ndërmori të hënën një mision të pamundur. Në formën e një letër përgjigjeje ai u përpoq të bindte publikun se drejtori legjendar i Zërit të Amerikës është një gazetar që nuk di të ndajë faktet nga opinionet, se ai flet me mendësinë e Saliut, se media që ai drejton i degradon standartet kur raporton për qeverinë e Rilindjes dhe në fund, se Biberaj i shkaktonte dhe të qeshura. Deri këtu, nuk do kishte asnjë çudi në krahasim me të folurin që dëgjojnë përherë shqiptarët, sikur Rama të mos të tentonte t’i hynte një sfide edhe më të vështirë: Debatit nëse është e provueshme apo jo hajdutëria e tij. Me një vetësiguri për t’u admiruar ai citon frazën e Elez Biberajt: “Rama është bërë dukshëm më i korruptuar”, duke vijuar me pyetjen: “a e dini Ju se “i korruptuar” është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta
mbështetur këtë akuzë”?! Dhe duke nënvizuar hendekun e vjetër po aq sa profesioni i gazetarit, atë mes fakteve dhe opinioneve, Rama përpiqet t’i hedhë hi syve publikut se Biberaj nuk jep dot prova, se ai e ka përdorur në mënyrë të gabuar termin “i korruptuar” dhe se për këtë arsye, ai, ose ka shkelur në dërrasë të kalbur si profesionist, ose është përdorur si militant i kamufluar. Pra, mesazhi që shefi i qeverisë do të përçojë është i qartë: Deri sa nuk ka një fakt se unë kam vjedhur, deri sa nuk ka një foto timen me para në dorë, asnjë filmim duke bërë korrupsion, asnjë dokument të parave të mia në parajsa fiskale, ai mund të më kritikojë sa të dojë politikisht, por nuk mund të shpifë për mua. Me shpresën se kjo lojë me konceptet gazetareske do ta bindë publikun Edi Rama ka pranuar të quhet, arrogant apo autoritar, por kurrësesi hajdut. Por edhe po të përpiqesh të ndjekësh logjikën e tij, kryeministri nuk del aspak i fituar. Sepse ndryshe nga sa pretendon ai, gazetari nuk e ka lëshuar epitetin “i kor-
OPINION Nga Ylli Manjani
D
je i kërkonte prova Elez Biberajt. Ja ku i ka, te Bregu i Lumit! Një mosmarrëveshje që duhet ta zgjidhte gjykata, e zgjidh Qeveria me policë!!! Policia qartësisht nën urdhra politike arreston njerëz natën në shtëpitë e tyre. Krejt pa ligj!!! Dhe jo vetëm mbrëmë por shumë herë të tjera. Natën në shtëpi, me maska e skafandra, pa vendim gjykate në shkelje të plotë të Kushtetutës e ligjeve, policia e (pu)shtetit të sotëm u shkon qytetarëve e i arreston. Le pastaj telendisja publike që bëjnë me njoftimet për shtyp. Nga njoftimet e tyre e
kupton qartë që s’kanë asnjë lidhje me ligjin. “Policia procedon penalisht...” ose “ policia po heton krimin...” janë shprehje që nuk ka asnjë ligj që i justifikon! Kjo është prova e një qeverie autokrtike, krejt e papërgjegjshme dhe në injorim të plotë të ligjeve të shtetit. Në shtetin ku policia bën ligjin dhe gjyqin, sundon diktati! Ndërsa vendimet për prishje shtëpish apo ndërtesash e mjedisesh publike për t’u përdorur për qëllime private, të cilat merren pa proces, pa debat e pa transparencë janë prova e arrogancës! Njëkohësisht edhe
11 E mërkurë, 10 PRILL 2019
Grykësi që qesh me Elez Biberajn ruptuar” pa e mbështetur askund. Nëse lexohet i plotë shkrimi i Biberajt, e argumenton plotësisht atë. Sepse duke përmendur tenderat pa garë për kontratat qindra milionëshe që marrin klientët e qeverisë, marëdhëniet okulte me biznesmenët që deformojnë procesin vendimarrës, shkeljen e rregullave bazë të lojës duke prishur konkurencën në treg, Biberaj arrin në përfundimin se Rama është kreu i një regjimi kleptokratik. A quhet “i korruptuar” njeriu që e gjen veten në majën e kësaj piramide? Kjo është pyetja bazë që
duhej ngritur pas shkrimit të drejtorit të VOA-së. Nëse do të ishte i pastër, me ndërgjegjje të qetë dhe i bindur në virgjërinë e tij morale, Rama nuk do të mbrohej pas alibisë se për të ende nuk ekzistojnë, prova, foto apo dokumenta me para në dorë. Po të ishte burrë, ai do përgënjeshtronte njëra pas tjetrës akuzat për tendera pa konkurencë, ato për dhjetë biznesmenë që ndikojnë qeverinë dhe fitojnë prej saj, ato për paranë publike që prokurohet sipas interesave të tyre, ato për shkeljen e rregullave të lojës, që të gjitha të thëna me dhjetra herë edhe prej
institucioneve ndërkombëtare. Edi Rama e ka të pamundur t’i mohojë këto të vërteta që e vizatojnë atë si një lider të korruptuar. Prandaj ai përpiqet të dredhojë dhe ta fusë publikun në debatin profesional, të hendekut që ndan faktet nga opinionet. Por, këtu, është ai që të bën për të qeshur. Sepse çdokush që e njeh “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, po të lexonte portretin e mësipërm, do t’i kishte vënë liderit tonë epitetin që s’ia kurseu Elez Biberaj. Ai e meriton atë. Madje më shumë se “opinionet” autoritar dhe arrogant. Lapsi.al
Burri që i mungon shtetit dyshim i arsyeshëm i korrupsionit. Këtë të fundit, jam dakord që kur individualizohet duhet ta provojë dikush. Në kushte normale duhet të ishte Prokuroria, por.... Nga ana tjetër, bie fjala, konkluzioni krejt personal i Kryeministrit se “godina e Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë”, pa dyshim që gjykohet nga publiku si sjellje arrogante e Edi Ramës. Kjo sepse ai nuk është as kryearkitekt, as Institut Monumentesh, as Akademi Shkencash, as Bordi i Trashëgimisë kulturore e as Ministër Kulture. Gjykon thjesht si
individ, por në dallim nga individët e tjerë me fuqi vendimmarrëse. Ndaj nuk ka kuptim të gjykohet e kritikohet askush tjetër përveç Edi Ramës. Sepse konkluzioni dhe vendimet përkatëse janë të Tij. Kur individualizohet pushteti, sigurisht që kritikat dhe dyshimet shkojnë drejt individit. Kjo është e llogjikshme, jo e qëllimshme. Megjithë bindjen e thellë që kam se çakejtë rreth e rrotull bëjnë namin, prap përgjegjësia shkon natyrshëm tek individi që drejton e flet në vetën e parë. Shteti, institucionet e tij,
nga ana tjetër duhet të sqarojnë dyshimet e çdo shkelje ligji, çdo abuzimi dhe çdo sjellje brutale. Kur shteti nuk e sqaron dyshimin, përceptimi publik mbi të (dyshimin) është krejt legjitim. Këtë perceptim s’ka gjykatë që e korrekton më... Ndaj burrat e shtetit dhe politikanët e përgjegjshëm përpiqen gjithnjë të qeverisin mirë që të trajtojnë perceptimin dhe jo t’u përgjigjen gazetarëve apo kritikëve. Nuk kam dëgjuar deri më sot ndonjë burrë shteti të merret vetë apo të hedhë në gjyq ata që e kritikojnë.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E mërkurë, 10 PRILL 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
13
E mërkurë, 10 PRILL 2019
Bashkia e Tiranës rindërton nga e para shkollën e muzikës “Servete Maçi”
Veliaj: Shkolla në Kodër-Kamëz do jetë më e bukura në Tiranë S
hkolla e re “Servete Maçi” në Rrugën e “Dibrës” po merr formën e saj përfundimtare dhe shumë shpejt do të jetë një nga shkollat më të mira të Tiranës, si për nga cilësia, edhe standardet mësimore. Ajo do të jetë një konkurrente e fortë edhe për shkollën “Kosova”, e cila u ndërtua pak muaj më parë dhe sot vlerësohet si shkolla më e mirë e kryeqytetit.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ErionVeliaj, u shpreh se shkolla e muzikës “Servete Maçi” do të jetë më e bukura në vend. I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, OgertaManastirliu, kryebashkiaku inspektoi punimet e deritanishme dhe shtoi se parimi është që çdo shkollë që ndërtohet në Tiranë të jetë më e mirë se paraardhëset. “Kishte ardhur koha që shkolla “Servete Maçi” të merrte një pamje dinjitoze. Është filluar nga zero. Për këdo që është cinik, dyshues, për këdo që edhe për këtë zonë këtu thoshte do bëjnë ndonjë pallat, ja ku jemi sot! Në fakt, është një pallat, por pallat arsimor, i cili ka për herë të parë palestër, një sallë koncertesh, ashensor për personat me aftësi të kufizuara dhe salla kompjuterësh. “Servete Maçi” do të jetë shkolla më e mirë në Tiranë. Parimi ka qenë: çdo shkollë e re të jetë më e mirë se ajo që bëmë përpara. Kështu që, “Servete Maçi” do jetë më e mirë se shkolla ‘Kosova’”, tha Veliaj. Ai theksoi se modeli dhe standardi i lartë i ndërtimit të objekteve arsimore do të shoqërojë të 17 shkollat e reja që do të ndërtohen në gjithë Tiranën. “Shkolla që do ndërtojmë në “DonBosko” do jetë me e mirë se “Servete Maçi”, kurse ajo e Kodër-Kamzës, do jetë më e mirë se të gjitha bashkë. Pse e them këtë? Sepse kush ka jetuar në Tiranë këto 4 vite dhe ka parë me sytë e tij zhvillimin, kupton se ata që sulmojnë sot shkollat janë të njëjtët ata që sulmonin deri dje sheshin, Pazarine Ri, lodrat te Liqeni. Të njëjtat fytyra, të njëjtët personazhe; as nuk marrin mundimin të ndërrohen. Përgjigjja jonë është: shiheni punën, siç e meriton ky komunitet, e meriton dhe Kodër-Kamza”, shtoi më tej kryebashkiaku. Duke u ndalur te projekti tjetër për ndërtimin e shkollës së integruar në KodërKamëz, Veliaj tha se ajo jo vetëm që do t’i shërbejë 30 mijë banorëve të zonës, por do t’i shërbejë më së shumti fëmijëve për t’u arsimuar me të njëjtat standarde, si dhe
bashkëmoshatarët e tyre në qendër të Tiranës. “Kodër-Kamza nuk mund të jetë kontigjent për protesta të dhunshme; KodërKamza ka të gjithë potencialin për çuna dhe goca me talent, që nesër mund të bëhen doktoresha, kryetarë bashkie, inxhinierë, dhe nuk ka asnjë arsye pse disa komunitete t’i diskriminojmë duke i futur në një xhep, dhe duke thënë se ata i kemi për protesta dhe shkatërrim. Ndërkohë, unë besoj se Kodër-Kamza sot ka një potencial fantastik që nxënësit e atij komuniteti të nxjerrin nga varfëria dhe nga ky kurth jo vetëm veten e tyre, por edhe familjet e tyre”, shtoi Veliaj. Kryebashkiaku theksoi se në fund edhe të këtij debati historia do t’i ndajë njerëzit në ata që e duan shkollën dhe në ata që janë kundër saj. Ndaj, ai ftoi banorët dhe çdo zë të arsyeshëm të mbështesë projektin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollave të reja, që do t’i japin fund mësimit me dy turne dhe do t’i japin një hov tjetër cilësor mësimdhënies në Tiranë. “Në fund të ditës, kur të shkruhet historia, nuk ka kohë njeri të merret me detaje: do t’i ndajë kush ndërtoi shkolla, e kush pengoi shkollat. Kaq e thjeshtë është historia! U bëj ftesë të gjithëve të kalojnë në anën e atyre që ndërtojnë shkolla, jo të atyre që pengojnë shkollat. Për
sa kohë qeveria i ka shpronësuar, për sa kohë bashkia po e bën në terren privat, çdo fantazi e atyre që e kishin mundësinë ta ruanin Universitetin Bujqësor, por që me 200 ndërtime pa leje, duke bërë pazar me çdo bingo, me çdo pikë bastesh, me çdo “stripclub”, mejhane, dhe me çdo ndërtues që ia kaparonte pronat afër, u diskredituan 30 vite. Të pafuqishëm për të ndaluar privatin, mundohen të lënë fëmijët e vegjël që duan të shkojnë në shkolla cilësore si “Servete Maçi””, vijoi ai.Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh i vendosur që të çojë deri në fund projektet madhore, siç është edhe rasti i Bulevardit të Ri, i cili është tashmë në fazën e fundit të ndërtimit të tij. “Sot ka nisur lirimi i brezit të parë të shtëpive.
Do të vazhdojmë kështu çdo ditë. Në Tiranë nuk do të lejojmë ‘Astirizimin’ e shoqërisë: kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara, dhe mbaj gjithë shoqërinë peng. 99.99% e këtij qyteti do të ecë përpara, do që gjërat të bëhen me drejtësi dhe që taksat të përdoren me kujdes”, deklaroi Veliaj. Ai bëri të ditur se edhe për banorët që preken nga ky projekt dhe që kanë ndërtuar në gjurmën apo në shtratin e lumit do t’i ofrohet banesa sociale. “Pyetja është: i vajte ti lumit, apo erdhi lumi te ty? I vajte ti lumit! Ajo që kemi propozuar është: Kush ka ndërtuar në shtrat të lumit, aty ku përfundon bulevardi, do marrë banesë sociale. Pra, banesë për banesë. Janë shumë herë më të mira se ato që i merr
lumi. Ama, t’u marrësh lekët e shkollave taksapaguesëve sepse ke ndërtuar pa leje në breg të lumit, nuk shkon. Edhe Sali Berisha që e shkatërroi këtë shtet, edhe ai nuk i përfshiu në VKM, që s’e kishte problem fare ta shkatërronte edhe më shumë. Por, kur edhe ai pati një limit të çmendurisë së vet, do të thotë që ne të tjerët duhet ta kemi patjetër një limit. Shtëpi për shtëpi, asnjë njeri jashtë, asnjë njeri i pastrehë”, sqaroi Veliaj.Ai u shpreh se qyteti nuk mund të mbetet peng e karshillikut dhe interesave politike të një grupi të caktuar, pasi shumica e qytetarëve kanë votuar që transformimi i qytetit të ecë përpara. “Ne e kishim një qytet ku s’bëhej asnjë punë, por votuam për një qytet që të bënte gjëra. Ndaj, si një qytet që bën gjëra, do vazhdojmë të bëjmë gjëra: do vazhdojmë të bëjmë shkolla, do vazhdojë unaza te Astiri, do vazhdojë Bulevardi i Ri, se në fund të ditës shumica ka vendosur që qyteti të ecë përpara. Kush mendon se ka nevojë për ndihmë ekonomike, për banesa sociale, për bonus qiraje, për kredi të butë, do t’i marrë, por jo te Bregu i Lumit. Ajo është një hapësirë që duhet ta shijojmë dhe duhet ta shfrytëzojmë të gjithë. Oferta është aty prej 5 muajsh për banesat sociale, është kjo e vetmja mënyrë sesi mund të ndihmojmë hallexhinjtë, por pa i kthyer në hallexhinj 1 milion të tjerë që duan zgjidhje nga qyteti i Tiranës”, tha Veliaj. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe njëherësh deputete e PS në Njësinë 9,OgertaManastirliu, u shpreh se ky investim është një shembull shumë i mirë se si Tirana po zhvillohet ditë pas dite dhe po bëhet shumë më miqësore për fëmijët, të rinjtë, për komunitetin.“Është një lajm shumë i mirë për banorët e Njësisë 9; në fakt ky është një lajm shumë i mirë edhe për banorët e Tiranës, sepse tashmë përmirësojmë standardet në shkollat tona, shkolla jo vetëm si shkollë, si qendër muzike, qendër sportive, por shkolla si qendër komunitare. Shumë falemindertiErion, shumë faleminderit ekipit të Bashkisë së Tiranës, me të vërtetë po na tregon një shembull shumë të mirë se si Tirana po zhvillohet ditë pas dite dhe po bëhet shumë më miqësore për fëmijët, të rinjtë, për komunitetin”, deklaroi Manastirliu.
AKTUALITET
14
E mërkurë, 10 PRILL 2019
Opozita akuzon kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, duke thënë se nuk kanë kohë të merren me sigurinë publike, por e angazhojnë Policinë e Shtetit kundër qytetarëve
Grabitja, Opozita: Qeveria mike e krimit, Lleshaj: Lufta nuk do të ndalet P
artia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, përgjegjës për grabitjen në Rinas, bëjnë qeverinë. Opozita akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke thënë se nuk kanë kohë të merren me sigurinë publike por e angazhojnë Policinë e Shtetit kundër qytetarëve, duke u hapur rrugën grabitjeve dhe vrasjeve. Për ta, qeveria është mike e krimit dhe se paratë e vjedhura, janë për përdorim në zgjedhje. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në kundërpërgjigjen ndaj opozitës, thotë se lufta nuk mund të ndalet nga askush. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, thotë se Policia e Shtetit dhe qeveria “Rama 2”, kanë prioritet luftën ndaj qytetarëve dhe jo të mbrojnë perimetrin e sigurisë së aeroportit. Nga ana tjetër, Bardhi ka kujtuar 13 prill, ditën kur opozita thotë se do realizojë protestën më të madhe, duke theksuar se do protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet. “Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurtë në vend (brenda perimetrit të sigurisë
në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara. Është çështje prioriteti! Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin. Më 13 Prill protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet”,-shkruan në reagimin e plotë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i LSIsë, Endrit Braimllari, akuzon se Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nuk merren me banditët por hedhin gaz helmues ndaj qytetarëve të varfër. Sipas tij, gazi helmues përdoret kundër qytetarëve ndërsa banditët
lëvizin të lirë dhe terrorizojnë qytetarët duke grabitur në mes të ditës. “Shteti ka rënë! Edi Rama dhe Sandër Lleshi nuk kanë kohë të merren me sigurinë publike por dhunojnë gra, fëmijë dhe të moshuar te “Bulevardi i Ri”. Grabiten në mes të ditës miliona euro dhe Sandër Lleshi nuk merret me banditët por hedh gaz helmues kundër qytetarëve të varfër të këtij vendi që kërkojnë të mbrojnë pronën e tyre. Gazi helmues përdoret kundër qytetarëve ndërsa banditët lëvizin të lirë dhe terrorizojnë qytetarët duke grabitur në mes të ditës”,shkruan në reagimin e plotë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së. Në një postim në Twitter, Lleshaj thotë se edhe në momentin e një
përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, opozita sulmon Policinë. Pavarësisht kësaj, ai nënvizon se të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kjo luftë sipas tij nuk mund të ndalet nga askush. “Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një Partie antiparlamentare sulmon. Policinë! Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush”,-shkruan Lleshaj në postimin e plotë në Twitter.
LSI
Kryeministër kërpudhor, Luan Rama: Pse hesht për grabitjen
Nëpërmjet një statusi në facebook, zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama shprehet i indinjuar dhe rikujton kështu grabitjen e dy viteve më parë, e cila ishte gjithashtu në prag të zgjedhjeve. Ai tregon se kryeministri Edi Rama çfarë nuk tha kur u prish kërpudha por që nuk ka thënë ende asgjë për grabitjen me një të vrarë. “Sistemi i sigurisë në aeroportin e vetëm ndërkombëtarë nuk funksionon! Përsëri grabitje; grabitje dhe të vrarë në aeroportin e Rinasit! Për të disatën herë, grabitësit të armatosur, hyjnë në pistën e aeroportit, shëtisin nëpër pistë si ua do qefi, e shkojnë deri tek avioni ku gjendeshin paratë, i rrëmbejnë e prej andej, i bëjnë të fala Kryeministrit dhe qeverisë së tij, duke e përshëndesin për masat e marra dhe sistemin “funksional” të sigurisë! Për koinçidencë, edhe kjo vjedhje ndodh në prag të zgjedhjeve, njësoj si grabitjet e mëparshme! Nuk mbetet tjetër gjë, vetëm pritet që kryeministri të dalë e të akuzojë opozitën për baltën dhe ziftin që po prodhon, për të bërë pis imazhin e qeverisë! Ai që çfarë nuk tha kur iu dogj kërpudha e kryeministrisë, për vrasjen dhe grabitjen e 10 milionë eurove prej avionit në mes të pistës së aeroportit të Rinasit, nuk ka thënë ende asnjë fjalë! Kryeministër kërpudhor”.
PD
ISH-KRYEMINISTRI
LSI
Edi Paloka: Grabitja “déjà vu” para zgjedhjeve
Berisha: Milionat do të përdoren në fushatë
Petrit Vasili: Qeveria armike e qytetarëve
Lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas, ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka. Ai thotë se ngjarja përsëritet në të njëjtjin vend dhe më të njëjtjin skena, por vetëm me një ndryshim, këtë herë ka dhe të vrarë. “De-ja vu. Grabiten miliona euro. Në të njëjtin vend (brenda aeroportit, Rinas). Me të njëjtën mënyrë (grabitje me armë furgonit të blinduar nga grabitës me uniforma ushtarake dhe makinë shteterore). Grabitësit u larguan në të njëjtin drejtim. Grabitja ndodh në të njëjtin konteks kohor dhe politik; pak muaj përpara zgjedhjeve. Policia edhe këtë herë është e zënë duke dhunuar qytetarët e thjeshtë. A mund të jenë të gjitha rastësi? Harrova një “detaj”; këtë herë ka dhe të vrarë”, shkruan Paloka.
Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzon se milionat e eurove në Rinas u grabitën nga bandat e partisë në pushtet, ndërsa shton se do të përdoren në fushatën elektorale. “Bandat e partisë grabisin për së dyti miliona euro në pistën e avionëve të Aeroportit më të pasigurtë në botë, pra të Rinasit. Grabitësit e armatosur morën të gjitha arkat nga mikrobuzi i blinduar që do ngarkoheshin në avion. Rojet e armatosura private që shoqëronin mikrobuzin me arka me para dhe rojet e aeroportit bën sehir! Hajdutët me automjetin me arkat e plaçkitura që përmbanin miliona euro u zhdukën në drejtim të paditur. Ndërkohë afër FushëKrujës, policia ekzekutoi besohet njërin nga banditët. Paratë e grabitura, në traditën e njohur do ti përdorim për fushatën elektorale të ardhshme”,-thotë Berisha.
Ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, lidhur me grabitjen në Rinas, thotë se qeveria është armike e qytetarëve dhe mike e krimit. Më tej Vasili thotë se Policia ka marrë fund, pasi për policia lekët ja çon vetë krimit. “Policia nuk bën asgjë dhe vidhen paratë në mes të Aeroportit të Rinasit, duke shqyer e bërë copa çdo siguri e garanci për rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Policia dhunon banorët tek Unaza e Re. Policia dhunon banorët tek Bregu i Lumit. Policia dhunon protestuesit e opozitës. Policia ka marrë fund, sepse policia lekët ja çon vetë krimit, siç e nxorën sheshit audiopërgjimet dhe lekët e tjera u hap rrugën që ti grabisin vetë kriminelët pa asnjë pengesë. Kjo është qeveria dhe Policia e Edi Ramës, armike e popullit dhe mike e krimit. Presim shpjegimin idiot të radhës të Ministrisë së Brendshme dhe ndonjë budalla prej aty, që të thotë “kështu ndodh në të gjithë botën””,-shkruan në reagimin e plotë, Petrit Vasili.
AKTUALITET Redjon Shtylla
4
banka të nivelit të dytë, kishin planifikuar që të martën të transportonin një sasi të konsiderueshme valute drejt Austrisë por ranë pre e një grabitje që la viktimë njërin prej grabitësve. 4 autorët e super-grabitjes së 10 milion eurove (shumë ende e paverifikuar) brenda në aeroportin e Rinasit, të armatosur me armë tip kallashnikov dhe të veshur me kostume kamuflazh, fillimisht prenë derën në pjesën veriore të aeroportit, e cila shërben për hyrjen e zjarrfikësve. Rreth orës 15:20, me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, ata i janë afruar avionit dhe kanë hyrë me shpejtësi deri në brendësi të pistës. Më pas kanë hipur tek hangari i avionit dhe kanë marrë thasët me para. E gjithë grabitja u pa nga pasagjerët brenda në avion, të cilët kanë kujtuar se po ndodh një stërvitje policore. Hyrja dhe dalja e grabitësve është fiksuar nga një kamer sigurie, filmimet e të cilës po analizohen nga grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Ndini Tavani. Maskat kanë vepruar me një disiplinë ushtarake. Personi që shkëmbeu zjarr me policinë kishte detyrë të digjte makinën, ndërsa 3 të tjerët janë larguar me një furgon tjetër, që e dogjën në Kamëz. Grabitësit, kanë qenë njohës të mirë të zonës dhe e kanë mirëmënduar rrugën e largimit. Përplasja Gjatë kohës kur po kryhej grabitja, ka qenë një punonjës i zjarrfiksëve që ka vërejtur derën e hapur dhe ka njoftuar kompaninë ICTS që merret me sigurinë e aeroportit. Në të njëjtën kohë është njoftuar dhe komisariati Rinas. Kur autorët janë larguar nga pista është kuptuar grabitja dhe policia është vënë në lëvizje. Në zonë ka qenë një grup FNSH, i cili u vu në ndjekje të grabitësve. Kur kanë kaluar lumin e Tapizës, grabitësit kanë zbritur nga furgoni dhe kanë tentuar ta djegin atë. Në këto momente ka mbërritur FNSH dhe ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre, ku i vdekur në vend ka mbetur një prej grabitësve, i cili ka marrë një plumb në kokë. Grabitësit e tjerë, e kanë hedhur trupin e pajetë në lumin Tërkuz, ku edhe u gjet nga policia. Në trupin e pajetë janë gjetur dy kallëpe dinamit të vendosur në brez, ndërsa në dorë kishte një granatë. Hetimet Hetimet për grabitjen e ndodhur këtë të martë në aeroportin e Rinasit i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet. Ngjarja u hetua fillimisht nga dy prokurorë të Tiranës, Kreshnik Ajazaj dhe Ndini Tavani por procedurat do të ndiqen në vijim nga Krimet e Rënda. Mësohet se drejtori i Policisë së Tiranës, menjëherë pas ngjarjes, thirri për të deponuar për grabitjen Kastro Vaskues, i cili është edhe personi direkt përgjegjës për sigurinë në Aeroportin e Rinasit.
15
E mërkurë, 10 PRILL 2019
E gjithë grabitja u pa nga pasagjerët brenda në avion, të cilët kanë kujtuar se po ndodh një stërvitje policore. Hyrja dhe dalja e grabitësve është fiksuar nga një kamer sigurie
Çahet Rinasi, grabiten miliona euro. Policia vret “tullacin” DETAJE
Grabitësi “tullac” që u vra
SITUATA
Hetimet te Krimet, përgjegjësi i sigurisë në polici Hetimet për grabitjen në aeroportin e Rinasit, i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ngjarja u hetua fillimisht nga dy prokurorë të Tiranës, Kreshnik Ajazaj dhe Ndini Tavani por procedurat do të ndiqen në vijim nga Krimet e Rënda. Mësohet se drejtori i Policisë së Tiranës, ka thirrur për të deponuar për ngjarjen Kastro Vaskues, i cili është edhe personi direkt përgjegjës për sigurinë në Aeroportin e Rinasit. Sipas të dhënave të deritanishme dy furgona me thasë me euro, kanë shkuar në Rinas dhe pasi kanë njoftuar personelin e Aeroportit, policët privatë kanë pritur jashtë dhe me furgonat e policisë private janë afruar vetëm shoferët e dy mjeteve. Mësohet se i gjithë procesi i kalimit të parave nga policia private në avion është përgjegjësi e strukturës së sigurisë së aeroportit.
Grabitësi që mbeti i vrarë nga policia, nuk ishte tullac, pasi ishte jo vetëm i kamufluar me veshje komando, i pajisur me të gjitha mjetet, armë dha pranga por edhe me paruke tullaci. Ai është pikasur nga kamerat e sigurisë edhe në pistën e avionit teksa grabit paratë në pjesën ku futen në barkun e avionit bagazhet. Kjo ishte një taktikë e përdorur prej tij për t’i shpëtuar identifikimit dhe një “kamuflazh” për policinë, e cila do të vihej në kërkim të një tullaci. Por grabitja shkoi keq dhe ai humbi jetën, ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë u larguan me thasët me para.
FOTOLAJM
MINISTRJA
Momenti kur vidhen paratë
Balluku: Alarmuese, fajin e kanë kinezët
Në foto shihen grabitësit e armatosur me antiplumb dhe kamuflazh policie. Ata janë afruar avionit dhe kanë kryer grabitjen e 10 milionë eurove në pak minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës. Po kështu shihet grabitësi tjetër por me uniformë tjetër, me (uniformë operacionale) teksa me armën e ngritur kërcënon punonjësit. Të dy grabitësit mbajnë në duar doreza. Duken edhe bagazhet teksa futen në avion.
Nga Berlini ku gjendet për një vizitë zyrtare, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilëson si alarm gjendjen ku ndodhet Aeroporti ‘’Nënë Tereza’’ por për të, fajin e kanë kinezët. “Kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe e përsëritur për fat të keq. Të gjitha përpjekjet e autoriteteve shtetërore për t’i imponuar kompanisë kineze, që mban në koncesion Aeroportin e Rinasit, investimet e nevojshme në sistemin e sigurisë, nuk janë dëgjuar ashtu si duhet. Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri dhe përsëri grabitësit kanë mundur të hyjnë deri në pistë, duke provuar se në këto kushte aeroporti është i kërcënuar lehtësisht, deri edhe nga akte më të rënda se kaq”. Më tej, ajo thotë se shteti do të flasë. “Shteti do të flasë qartë dhe do të veprojë me të gjithë fuqinë e detyrimit për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit”. Balluku kërkon ndërhyrjen e Policisë së Shtetit.
AKTUALITET
16
E mërkurë, 10 PRILL 2019
Sandër Lleshaj: “Shqipëria ka nevojë për policë por për asnjë dëshmor nga radhët e saj”, ndërsa kujtoi se po punohet që të ekstradohet nga Greqi drejt vendit tonë porositësi i vrasjes
Redjon Shtylla
N
donëse porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku ndodhet në Greqi në pritje të ekstradimit, dje i ndjeri u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Ka qenë bashkëshortja e tij, e cila me lot në sy ka marrë simbolet që i janë dorëzuar nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. “Numri i lartë i dëshmorëve të Policisë së Shtetit, duhet të shërbejë si një thirrje për reflektim të thellë ndaj shoqërisë në tërësi, e po kështu edhe ndaj klasës politike”. Kështu u shpreh Lleshaj, gjatë ceremonisë së shpalljes “Dëshmor i Atdheut” të drejtuesit të parë Artan Cuku, dy vjet pas ekzekutuar të tipit mafioz, mbrëmjen e 8 prillit të 2017, pranë banesës së tij në Tiranë. “Shembulli i Artan Cukut dhe i qindra dëshmorëve të tjerë të Policisë së Shtetit është një hipotekë e rëndë por dhe e paçmueshme krenarie dhe vlerash të larta, që Policia e Shtetit do të ndjekë dhe vlerësojë në shërbimin e saj ndaj qytetarëve dhe ndaj sigurisë publike të vendit. Numri i lartë i dëshmorëve të Policisë së Shtetit duhet të shërbejë si një thirrje për përkushtim, profesionalizëm, ndershmëri dhe dinjitet për çdo punonjës të saj dhe posaçërisht për ata të rinj që po bashkohen përditë e më shumë në radhët e strukturave të Policisë. Ky numër i lartë, madje jashtëzakonisht i lartë dëshmorësh, duhet të shërbejë edhe si një thirrje për reflektim të thellë, përgjegjësi të lartë ndaj
Artan Cuku shpallet “Dëshmor i Atdheut”, Lleshaj: Atentat i pabesë REFLEKTIM “Ka qenë bashkëshortja e tij, e cila me lot në sy ka marrë simbolet që i janë dorëzuar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. “Numri i lartë i dëshmorëve të Policisë së Shtetit duhet të shërbejë si një thirrje për reflektim të thellë ndaj shoqërisë në tërësi, e po kështu edhe ndaj klasës politike”.
PAGUESI çdo shqiptari, ndaj shoqërisë në tërësi, ndaj klasës politike”,tha Sandër Lleshaj. Ministri i Brendshëm, theksoi se Shqipëria ka nevojë për më shumë police por për asnjë dëshmor nga radhët e saj, ndërsa kujtoi se po punohet që të ekstradohet nga Greqi drejt vendit tonë porositësi i vrasjes së Cukut. “Artan Cuku kaloi një karrierë shumë dinamike dhe të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit, duke kryer detyra në nivele të ndryshme drejtimi, nga më të ulëtat, deri të ato më të lartat, ku spikat ajo e Drejtorit
PUKË
Zbulohet shkaku i zjarrit që i mori jetën çiftit
S
ipas ekspertëve të policisë, tragjedia në Pukë, ku burrë e grua humbën jetën në banesë për shkak të zjarrit, është shkaktuar se tragjedia ka ndodhur nga një shkëndije elektrike në tavan. Për 20 minuta zjarri në Breg të Pukës, shkrumboi çdo gjë dhe mori dy jetë. Natën e ngjarjes, në zonë kishte stuhi dhe luhatje të ndjeshme të tensionit. Nga nënçatia flakët kanë shpërthyer në gjithë shtëpinë. Çifti Petrit e Dava Ndoj, tentuan të dilnin nga dhoma por ekspertët thonë se ata u asfiksuan. Katër fëmijët përfituan sepse xhamat e dritares së dhomës së tyre ishin thyer. Ata u hodhën sipër disa llamarinave, duke shpëtuar dhe gjyshen e paralizuar. Gjyshi i tyre gjithashtu mundi të dilte nga flakët. Familja Ndoj përcolli për në banesën e fundit burrë e grua të cilët lanë pas katër fëmijë të mitur. Bashkia mori përsipër shpenzimet mortore dhe rindërtimin e banesës.
të Policisë Vendore të qarkut Vlorës. Dhe e mbylli jetën e tij të re pas një atentati të pabesë, nga një dorë kriminale, me 8 prill 2017. Vrasësi i paguar i Artan Cukut u kap nga Policia e Shtetit në 11.06.2017, kurse porositësi i këtij krimi të shëmtuar është arrestuar me 29.12.2018 në Athinë, prej nga pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë ku do të duhet të përballet me drejtësinë”. Rakip Cuku pohoi se vrasja e vëllait të tij ishte një goditje për të gjithë drejtësinë në vend. Artan Cuku ka mbajtur poste të rëndësishme
në Policinë e Shtetit në një karrierë 16-vjeçare. 42-vjeçari u lirua nga policia në qershor të vitit 2013. Cuku ka qenë më herët zv.Drejtor në Policinë e Tiranës, para se të emërohej Drejtor në Vlorë, ndërsa ka punuar edhe si shef krimesh në Tiranë, Shkodër e Fier. Nga hetimet u provua se Mikel Shallari ekzekutoi Artan Cuku me 5 plumba. Ai ka statusin e dëshmitarit mbrojtur dhe u dënua me 10 vite burg, teksa pranoi të rrëfejë emrin e Bledar Jambellit personi që e pagoi për vrasjen e Cukut.
“Nga hetimet u provua se Mikel Shallari ekzekutoi Artan Cuku me 5 plumba. Ai ka statusin e dëshmitarit mbrojtur dhe u dënua me 10 vite burg, teksa pranoi të rrëfejë emrin e Bledar Jambellit personi që e pagoi për vrasjen e Cukut”. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Jambelli u hakmor për një arrestim që Cuku i bëri në qytetin e Fierit si vrasës me pagesë në dhjetor të vitit 2012.
TRAFIKU
Arbër Çekaj kërkon azil në Gjermani A
rbër Çekaj pronari i “Arbri Garden” ka kërkuar azil politik në Gjermani. Kërkesa e tij po shqyrtohet nga Gjykata gjermane e Essen. Çekaj kërkon nga shteti Gjerman mbrojtje me pretendimin se atij dhe familjarëve u rrezikohet jeta nëse i kthejnë në Shqipëri. Edhe avokati i Çekajt e pohoi këtë fakt, ndërsa shtoi se klienti i tij është në proces ekstradimi. Çekaj dyshohet që të jetë i përfshirë në trafikun e drogave të forta pasi në një nga kontenierët e kompanisë së tij në Maminas, u gjetën 613 kg kokainë. Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe më herët ka kërkuar ekstardimin e Çekajt në Shqipëri për ta pyetur në lidhje me pronësinë e 613 kg kokainë, për të cilën ka mohuar të kishte dijeni. Gjermania refuzoi kërkesën e Krimeve të Rënda, për
ekstradimin e Çekaj në Shqipëri, me argumentin se ky person është nën hetim në Gjermani, pasi autoritetet vendase po kryejnë hetime paralele me Shqipërinë për trafikun e kokainës. Organi i akuzës ka lënë në burg shoferin e kamionit Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, i cili
sipas hetimeve, do të merrte në dorëzim mallin e mbërritur nga Kolumbia. Pronari i “Abri Garden” u arrestua Dyseldorf, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dokumente me mbiemrin e bashkëshortes gjermane, Jansen.
AKTUALITET
17
E mërkurë, 10 PRILL 2019
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, tha se në maj-qershor të këtij viti përfundon Spitalin Kirurgjikal dhe se paralelisht vijon puna për Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme
M
odernizimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, po vijon me investimin tjetër të qeverisë për ndërtimin e Spitalit të ri të Kirurgjisë, shërbim i cili do të riorganizohet tërësisht. Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektuan kantierin e ri, pjesë e masterplanit që synon të modernizojë shërbimet kirurgjikale në këtë spital terciar. Rama theksoi se “me përfundimin e Spitalit të ri të Kirurgjisë në muajin qershor, do të ofrohet për herë të parë një hapësirë e shërbim sipas të gjitha standardeve të BE-së, për rreth 17 mijë operacione në vit”. Kurse ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se në maj-qershor të këtij viti përfundon Spitalin Kirurgjikal dhe se paralelisht vijon puna për Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme. “Është një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet kredisë së Bankës së Këshillit të Europës, i cili përfundon në majqershor të këtij viti për spitalin kirurgjikal dhe paralelisht vijojnë punimet për Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme. Këtë vit kemi alokuar nga buxheti i shtetit 3.8 milionë dollarë për të mobiluar të gjithë hapësirat e nevojshme për të filluar puna sa më shpejt”,-u shpreh Manastirliu. Spitali i ri Kirurgjikal do të ketë 120 shtretër, 7 salla operacioni (Urologji, Kirurgji e Përgjithshme, Tiroidet, Toraksi,
Manastirliu: Shërbime falas afër vendbanimit për komunitetin rom INVESTIM “Spitali i ri Kirurgjikal do të ketë 120 shtretër, 7 salla operacioni (Urologji, Kirurgji e Përgjithshme, Tiroidet, Toraksi, Kirurgji Abdominale, me një kullë laparoskopie secila), një Laborator Histologjik, 7 shtretër të tjerë për terapinë intensive dhe aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë”.
Kirurgji Abdominale, me një kullë laparoskopie secila), një Laborator Histologjik, 7 shtretër të tjerë për terapinë intensive dhe aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë. Me përdorimin e instrumenteve modernë kirurgjikalë dhe sterilizimin me metoda bashkëkohore, shërbimi i Kirurgjisë në QSUT do të ofrohet me një standard të ri për qytetarët. “Kjo e mbyll komplet ciklin për infeksionet spitalore, sidomos infeksionet kirurgjikale. Me veglat e reja dhe me këtë lloj
organizimi jemi në standardet europiane”,-shprehet një nga mjekët e Qendrës. Kurse një mjek kirug tha se: “Ka 50 vjet, hera e parë që investohet për kirurgjinë e përgjithshme”. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se paralelisht me Spitalin Kirurgjikal po vijojnë punimet edhe për Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme. “Për atë kemi një afat më të gjatë, maj 2021. Ai do të ketë 340 shtretër në dispozicion të të gjithë shërbimeve interne, gjithashtu edhe një urgjencë të
KURRIKULA E RE
ELBASAN
Transformohet qendra shëndetësore në Tregan Qendra shëndetësore në Tregan të Elbasanit është transformuar plotësisht falë investimeve të qeverisë në kuadër të programit për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ndau pamje të këtij ndryshimi rrënjësor që ka prekur shërbimin parësor shëndetësor në gjithë vendin. “Mirëmëngjes dhe me transformimin që vazhdon çdo ditë, hap pas hapi, cep më cep të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama. Duke folur për ndryshimet që janë realizuar, një banore e kësaj zone shprehet se “këtu ka qenë lagështirë dhe papastërti, ndërsa gjendja që është sot më ke bërë shumë, shumë përshtypje”. Dr. Skënder Berberi tha se “kushtet para 4 vitesh kanë qenë mizerabël, ndërsa sot është ndryshim kolosal, janë kushte të mrekullueshme”. Infermierja e kësaj qendre shëndetësore, Kaçe Çaçiu, duke sjellë në kujtesë kushtet para 4 vitesh, tha se “dokumentet nxiheshin nga myku i zi dhe lagështira, ndërsa tani kushtet janë shumë të kënaqshme”.
QSUT-së të riorganizuar edhe të alokuar në atë spital të ri, duke e bërë këtë një spital me parametra europiane”,-u shpreh më tej ministrja. Përfitues të drejtpërdrejtë të investimeve për modernizimin e shërbimit në QSUT janë edhe studentët e mjekësisë, për të cilët në kuadër edhe të Paktit për Universitetin, po ndërtohen 11 salla studimi me kushte bashkëkohore, nga të cilat, dy salla në Spitalin e ri Kirurgjikal dhe 9 të tjera në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme.
“Ashtu siç e kemi premtuar në Paktin për Universitetin, ne po krijojmë standarde jo vetëm për pacientët, por duke qenë se QSUT është Spital Universitar, jemi përpjekur që në të gjitha projektet e zhvillimit të Qendrave Spitalore Universitare, përfshirë këtu sigurisht “Nënë Terezën”, Maternitetet, Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe Traumën të kemi hapësirat e nevojshme që studentët të mund të kryejnë në kushte cilësore mësimin. Ndaj do të ketë salla leksionesh, ku studentët, bashkë me profesorët e tyre, mund të kryejnë procesin e mësimdhënies si dhe ambiente të tjera”,-u shpreh Manastirliu. Nga këto investime përfitojnë 300 mijë pacientë, rreth 5,000 punonjës staf mjekësor dhe jo mjekësor, si dhe rreth 1,000 studentë të mjekësisë.
M
ë shumë pyetje për provimet e maturës shtetërore. Ky është ndryshimi që pritet të sjellë këtë vit kurrikula e re që përdoret nga gjimnazet. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se po punohet vënien në vijë për maturën 2019, kontrollin e testeve dixhitale. Kurrikula e re që po përdoret në gjimnaze, do të sjellë edhe ndryshimin për maturantët e 2019-s. Gjatë raportimit në Komisionin e Edukimit, ministrja Shahini tha se këtë vit testi do të jetë i dizenjuar ndryshe. “Testi i gjuhës shqipe ka një tekst më të gjatë dhe nxënësi duhet të gjejë kuptimin e tekstit apo të ndërtojë diçka më tepër mbi ato çfarë i gjen në tekst më shumë sesa të japë përgjigje për njohur sic ka qenë më përpara. Faza e parë e regjistrimit të maturantëve ka përfunduar. Për testet e reja Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar Zamira
Shahini: Më shumë pyetje në provimet e maturës
Gjini, tha se është bërë pilotimi në disa shkolla. “Në provimet e maturës shtetërore të këtij viti maturantët do të kenë edhe një menu të listës së provimeve me zgjedhje më të shkurtër nga një vit më parë. Nëse kishim 23
lëndë me zgjedhje nga të cilat do të zgjidhnin 2 tani kanë vetëm 8 lëndë”. Kontrolli i testeve në mënyrë dixhitale po shihet si një mundësi nga Ministria e Arsimit për ta aplikuar për maturantët e këtij viti.
KULTURE
18 E mërkurë, 10 PRILL 2019
Përkujtohet 82-vjetori i botimit të “Lahutës së Malcis” Është përkujtuar një ndër kryeveprat e letërsisë shqipe “Lahuta e Malcis”, në 82-vjetorin e botimit të plotë të saj (8 prill 1937). Pesë këngët e para të saj u botuan si libër më vete në Zarë të Kroacisë me shpenzimet e Faik Konicës, shembull i shkëlqyer i mbështetjes patriotikokulturore e intelektualëve të lartë shqiptarë. Më vonë u botua dhe libri tjetër me këngë, derisa u bënë plot 30 këngë, ose krerë të një eposi madhështor. Aty janë bashkuar, sipas kronologjisë, ngjarje dhe bëma shqiptare nga gjysma e dytë e shekullit XIX deri në pavarësinë e Shqipërisë dhe Konferencën e Londrës më 1913. Fryma e fuqishme popullore ka diktuar dhe vargun popullor, gjithë rropama dhe ortekë metaforash duke dhënë kështu “Iliadën” e shqiptarëve sipas albanologëve, duke e quajtur Fishtën “Homerin e fundit të Ballkanit”. Kjo kryevepër, e futur tashmë në tekstet shkollore, edhe pse tejet e vështirë për t’u përkthyer, ka botime të pjesshme në italisht, në gjermanisht (nga albanologu Maximilian Lambertz) dhe së fundmi në anglisht. Përkthyesi i saj, albanalogu i njohur Robert Elsie në parathënie
Ditëlindje në teatër është risia që sjell Teatri Metropol për publikun kryeqytetas. Çdo grupëmoshë duke filluar nga kopshtet dhe deri tek institucionet mund të festoj në teatër. Shfaqjet në këtë teatër i mirëpresin të gjithë për të festuar ditëlindjen ndryshe mes artit dhe personazheve të shfaqjeve. Programi artistik, edukativ dhe interaktiv është i përshtatshëm për moshat nga 2-16 vjeç. Gjatë këtyre ditëve në skenën e Teatrit Metropol publiku ka mundësi të shijojë shfaqjet si Ditari i Ana Frank e cila këtë herë vjen ndryshe nën interpretimin e të rinjëve. Për publikun e vogël është shfaqja interaktive “Miushet e Shkathëta” e cila i bën të vegjlit pjesë të skenës dhe të argëtimit. “Të Mirësjellshmit” është një shfaqje që vjen ndryshe nëpërmjet muzikalit e cila përcjell dhe mesazhe sociale dhe shoqëron publikun e vogël por dhe atë të shkollave çdo fundjavë. Publiku artdashës kryeqytetas mund të zgjedhë se cila nga këto shfaqje i përshtatet për të festuar ndryshe në teatër.
Skënder Sherifi rikthehet në Shqipëri me “Borderline”
thotë se me botimin anglisht të “Lahutës së Malcis” u përplotësua eposi evropian. Edhe pse u
flak shpeshherë, vepra e Fishtës doli përsëri në dritë për t’i folur Shqipërisë e botës.
Filmi i regjisorëve gjermanë: Shqipëri “Rrugë drejt dritës”
N
Njihuni me risinë e Teatri Metropol për publikun kryeqytetas
ë Këln u shfaq premiera e dokumentarit për Shqipërinë: “Rrugë drejt dritës”, në kuadrin e serisë filmike me titull “Trashëgimia vizuale e komunizmit – ballafaqime filmike”. Një llambë që ndri«on errësirën, një turbinë me filma të vjetër dokumentarë, dhe fjalët e një burri të moshuar: “Dikur thuhej një shprehje e Leninit, plus elekrifikimin kemi komunizmin. Në fakt nuk erdhi kurrë, ajo mbeti përrallore.” Kështu nis filmi “Rrugë drejt dritës”, i regjisorëve Eckehardt Pistrick dhe Björn Rheinhardt. Film etnografik, që trajton temën e elektrifikimit në Shqipëri duke vënë përballë të kaluarën me të sotmen, propagandën glorifikuese të sistemit komunist dhe rrëfimet e sotme të elektricistëve, inxhinierëve dhe fshatarëve, që punuan fort në elektrifikimin e vendit në vitet 19651970. Shumica e personazheve kanë biografi të thyera. Puna dhe mundi i tyre sot është harruar. Në fshatra ka mungesë dritash. Disa duhet të vazhdojnë të punojnë për të mbijetuar, ndonjëri ka përfunduar i alkoolizuar. Rrëfimet e tyre në film alternohen vazhdimisht me sekuenca të dokumentarëve propagandistikë dhe lajmeve televizive mbi arritjet dhe heroizmin e popullit në periudhën e elektrifikimit.
Poeti i njohur frankofon, Skënder Sherifi, rikthehet për lexuesit shqiptarë me librin e tij më të fundit “Borderline”. Vepra më e fundit e poetit me gen tropojan, por që jeton në Belgjikë, do të promovohet të enjten e 11 prillit, në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë. Skënder Sherifi lindi në një familje që është nga Tropoja. Tani jeton në Belgjikë. Skënder Sherifi ka punuar si gazetar i radiove dhe i shtypit belg, (për sektorin e kulturës e artit) ndërsa tani është profesor i gjuhës e letërsisë frënge si dhe i marrëdhënieve publike në një universitet të Brukselit. Ka botuar në Paris dy vëllime me poezi “Diku, dikush” dhe “Oksigjeni”. Tituj librash: Dega e pikëlluar, (1979), antologji e poezisë shqiptare nga trojet jashtë kufinjve, Lojë e kundërlojë, 1980, poezi, përktheu Ibrahim Rugova, Diku, dikush, poezi, Oksigjen, 1989, poezi, përktheu Ibrahim Rugova Ora e meteorëve, 1996, poezi. Atelietë e ëndrrave, 2005, poezi, përktheu Albert Nikolla. Trijo e përjetshme, 2012, dramë. Hijet e Dritës, 2011, poezi, përktheu Jeton Kelmendi. Love,2012, poezi, përktheu Albert Nikolla.
SHOWBIZ
19 E mërkurë, 10 PRILL 2019
Dua Lipa: Të paragjykojnë po të jesh nga Shqipëria "Dua Lipa është tani mbretëresha e popit dhe një nga këngëtaret më të dëgjuara në të gjithë botën", kështu e cilëson revista "Elle" këngëtaren shqiptare. Revista prestigjoze ka realizuar një intervistë, e cila nis në shtëpinë ku Dua jeton me qira dhe po përgatit mëngjesin për gazetaren. Teksa gatuan, Dua tregon vështirësitë me të cilat janë përballur prindërit e saj kur jetonin në Londër. "Para luftës, nëna ime studionte juridik. Babai im bënte muzikë dhe studionte për stomatologji. Ndërsa në Londër prindërit e mi punonin në lokale dhe në kafene, ndërsa babai njëherësh shkonte dhe në universitet. Një nga gjërat që mësova nga prindërit e mi është mënyra si u përshtatën me rrethanat, pavarësisht gjithçkaje", shprehet Dua. Ajo kujton se në moshën 11-vjeçare u kthye në Kosovë me prindërit, pasi babait, Dukagjin Lipës, i ofruan një punë që s'mund ta refuzonte. "Isha vajza që flisja shqip me theks anglisht. Nuk isha shumë e zonja në mësime, sepse të gjithë në Kosovë mëso-
Jonida Maliqi do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision, që pritet të zhvillohet në muajin maj. Tashmë ajo ndodhet në Izrael, vendi ku do të organizohet këtë vit ky kompeticion. Gjatë ditës së djeshme Maliqi ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale ku ka treguar dashurinë që ka marrë sapo ka zbritur nga avioni, prej disa fansave adoleshentë. Këngëtarja është ndjerë shumë e emocionuar dhe diçka të tillë e ka shprehur edhe në rrjete sociale. Ajo ka ndarë disa imazhe dhe krahas tyre ka shkruar: "Kjo është e mrekullueshme", shkruan Jonida. Këngëtarja ka vendosur që këngën "Kthehu Tokës" t'a këndojë në gjuhën shqipe në skenën e Eurovision në Tel Aviv.
nin kimi dhe algjebër, ndërsa unë isha akoma te thyesat. Ata fëmijë ishin shumë të zgjuar". E pyetur për Kosovën, Dua shprehet: "Kosova më ka përcaktuar si njeri. Ne kemi një sens të çmendur komuniteti. Njerëzit i dinë punët e tua përpara se ti t'i marrësh vesh, por gjithmonë më kanë treguar shumë dashuri. Dikush më tha në një interv-
istë: 'Ti ke etikën e punës së emigrantëve', por është më shumë sesa kaq, kur ti do që të të marrin seriozisht. Të paragjykojnë po të jesh nga Kosova apo Shqipëria. Në filma, çdo shqiptar është në mafie. Po përpiqemi të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për vendin tonë", tha ndër të tjera Dua.
Ndërron jetë aktorja që luajti rolin e të dashurës së 007 Aktorja e filmave Bond, Nadja Regin shuhet në moshën 87vjeçare. Aktorja Nadja Regin, e cila u shfaq në dy filma të James Bond-it, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga faqja
Jonida Maliqi merr surprizën e bukur në Izrael
zyrtare e filmave 007 në Twitter, e cila shprehej: "Mendimet tona janë me ato të familjes dhe miqve në këtë kohë të veshtirë." Ne vitin 1963 aktorja ishte rekrutuar për të luajtur rolin e të
dashurës së stacionit te bosit MI6, Alim Kerim Bey ne filmin me titull 'From Russia with love.' E lindur në Beograd të Serbisë, Regin filloi të aktronte në shtëpi dhe në Gjermani përpara se të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar, në mes të viteve 1950-të. Ajo mori pjesë në disa filma britanikë përpara se të merrte rolin në filmin 'From Russia with love'. Ne vitet '70 Regin punoi për kompani si Rank Film dhe producentët e filmave horror, Hammer, duke përzgjedhur tekste filmash për produksion. Ajo së fundmi publikoi novelën e saj 'The victims and the fools' (në shqip: 'Viktimat dhe budallenjtë') me emrin e saj te plotë Nadja Poderegin. Libri përshkruan romancën midis një poeti idealizues dhe një kërcimtareje të bukur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ledri Vula: Dua të krijoj familje, të kem fëmijë Ledri Vula ka folur për jetën e tij profesionale, personale dhe planet e së ardhmes. Reperi i njohur tregoi ndër të tjera se në të gjendet më e fortë se kurrë dëshira për të patur fëmijë. Ledri pranoi se kjo ndjesi i ka lindur nga shokët e tij, të cilët tanimë kanë krijuar familjet e tyre. "Po, jam i gatshëm të krijoj familje. Nuk mund të mos jesh gati kur sheh shokët e tu me fëmijë. Unë luaj aq shumë me ta si t'i kem të mitë. Shoh ata që janë bërë prindër, them dua edhe unë! Ata mund të dalin me fëmijët e tyre, unë jo. Thonë që kur vjen në jetë një fëmijë ta ndryshon komplet jetën dhe unë dua ta provoj si është kjo ndjesi. Si ta ndryshon jetën fëmija"- u shpreh Ledri.
Justin Bieber “çmend” rrjetin me dedikimin që i bëri gruas Ylli i popit Justin Bieber ka shkruar një poezi për bashkëshorten e tij Hailey, të cilën e ka publikuar në Instagram. Pas atij momenti, vërshuan komentet e fansave duke i thënë se është poet i lindur. Nuk munguan komplimentet se vendosi të shprehë hapur dashurinë për Hailey, duke harruar përfundimisht Selena Gomez. Ndërsa vajzat thonin se do donin të kishin një partner si Justin që nuk heziton të tregojë ndjenjat për të dashurën e jetës. "Dashurohem me ty për çdo ditë e më shumë. Ti ecën me mua çdo ditë dhe më ke dhënë shumë forcë e mbështetje dhe kurajo, e edhe gëzim. Jeta ime është një film ku ne të dy jemi yje. Ndërsa flas për yje, po filloj të shoh disa që ndricoj në qiell, më kujtojnë lirinë, sa e madhe dhe e pafund është bota jonë", është një pjesë e shkrimit të Bieber.
SPORT
20
E mërkurë, 10 PRILL 2019
Shqipëria e nisi me tre medalje në kampionatin europian të peshëngritjes “Batumi 2019” në Gjeorgji
Briken Calja nënkampion Europe në Peshëngritje, medalje ari në shkëputje
MBROJTËSI
Krasniqi mbyll sezonin, rrezikon të mbetet 6 muaj jashtë Ernest Gjoka do ta nisë ndaj Laçit në transfertë aventurën e tij të dytë te Kukësi. Një ndeshje shumë e vështirë kjo për verilindorët të cilët kanë edhe probleme me dëmtimet. Gëzim Krasniqi ka mbyllur përfundimisht këtë sezon madje edhe ndeshjeve e Kupave të Europës nëse Kukësi do të arrijë të kualifikohet. Mbrojtësi i cili dola nga fusha e FushëKrujës i dëmtuar në sfidën ndaj Kastriotit i është nënshtruar ekzaminimeve të detajuara të cilat kanë përcaktuar një këputje të tendinës, dëmtim që do ta mbajë Krasniqin rreth 6 muaj jashtë fushave të futbollit. Në dyshim për sfidën ndaj Laçit janë edhe Olsi Teqja i cili po rikuperohet nga një dëmtim muskulor dhe mesfushori gjeorgjian Irakli Dzaria i cili është shtruar në spital për shkak të problemeve me shëndetin.
MESFUSHORI
Mala: Ringrihemi shumë shpejt, me Bushin ishte keqkuptim
Nga Rozalb Lika
B
riken Çalja ka arritur që të marrë plotë 3 medalje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, për të dytin vit radhazi duke përfaqësuar denjësisht ngjyrat kuqezi. Calja iu afrua shumë trumfit të trefishtë dhe rekordit europian në stilin e shtytjes, por pa sukses. Gjithsesi, peshëngritësi nga Shtërmeni e mbylli këtë europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, me 1 të artë dhe 2 të argjendta. Peshëngritësi 29-vjeçar ka qenë dominues në stilin e shkëputjes, duke marrë medaljen e artë duke
PARTIZANI
qenë kështu pretendent kryesor për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar. Çalja kaloi me sukses provën e parë 152 kilogramë, me shumë lehtësi duke vënë trysni ndaj atyre që rivalizonin me të dhe deshën ta ulnin nga froni. Edhe prova e dytë ishte e realizuar me lehtësi, në peshën 156 kilogramë duke e renditur të parin përsëri dhe duke bërë që të gjithë të tjerët të provonin pesha të njëjta a më të larta për ta kaluar. Por askush nuk ia doli dhe Çalja shkoi në provën e tretë më sigurinë e medaljes së artë në këtë stil, duke provuar të thyente rekordin Europian me peshën 160 kilogramë të
cilën nuk e realizoi dot. Në stilin e shtytjes, Çalja e filloi garën shumë vonë, ndoshta edhe duke e ekzagjeruar me startin me peshën 183 kilogramë. Ai në provën e parë nuk ia doli të ngrinte lart shtangën e kjo kushtëzoi disi paraqitjen e tij, ndonëse në tentativën e dytë ngriti 183 kilogramë. Bullgari Bozhidar ngriti peshën 187 kilogramë për t’i marr vendin e parë në këtë stil dhe në dygarësh e duke detyruar Çaljen të çonte peshën 188 kilogramë në provën e fundit. Por Çalja nuk ia arriti të realizonte këtë peshë dhe u desh të kënaqej me medaljet e argjendta pas asaj të artë në shkëputje.
Esat Mala ishte i pranishëm sot në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Gega në prag të duelit ndaj Skënderbeut. Mesfushori, i cili ishte vendimtar në fitoren e arritur në Korçë në fazën e tretë, shpreson që të ketë të njëjtën fat. “Këto ndeshjet e fundit është e vërtetë që rezultatet nuk kanë qenë sikurse i kemi pritur, por normalisht jemi një ekip që kemi treguar se dimë të reagojmë. Presim reagimin nga i gjithë ekipi. Ndoshta ka ndikuar lodhja, ndoshta ngarkesa psikologjike. Besoj se varet edhe si marrin ndeshjet. Ka qenë një moment i keq i joni këto ndeshjet e fundit. Do bashkohemi çunat siç dimë më së miri, pasi kjo është ajo që na ka mbajtur në këto nivele. Besoj se do ringrihemi, duke nisur nga nesër kundër Skënderbeu”. Mala ka komentuar shkurt edhe problemin e krijuar pas dëmtimit gjatë grumbullimit me Shpresat, kur Bushi e paralajmëroi se nuk do të grumbullohej më nëse luante në Shkodër ndaj Kukësit. “Nuk është koha të flas për atë temë, gjithçka është normale me trajnerin Bushi. Ka pasur keqkuptime dhe interpretime të ndryshme, por unë jam gjithnjë gati për kombëtaren, nuk diskutohet. Kam pasur një dëmtim para Andorrës, por tani jam në formë të plotë. Telushi? Ai është i çmuar dhe i nevojshëm, në fushë e jashtë saj, ndaj mungesa e tij ndihet shumë. I uroj të kthehet shpejt, do të mundohemi ta kompensojmë mungesën e tij”, deklaroi Mala.
Gega: Korrigjojmë gabimet, në Shqipëri paragjykohet gjithçka P
artizani nuk po kalon një moment shumë të mirë në kampionat pasi në 5 javët e fundit ka vetëm dy fitore, dy barazime dhe një humbje. Gjithsesi trajneri Skënder Gega nuk është aspak i shqetësuar, pasi diferenca prej 9 pikësh nga Kukësi i jep shumë qetësi. Strategu i të kuqve ka folur për sfidën e së sotme kundër Skënderbeut, një udhëkryq i rëndësishëm, aq më shumë që në fundjavë Partizani do të pushojë, duke marrë në tavolinë pikët me Kamzën. “Ekipi është i ngarkuar fizikisht, kalendari është i ngjeshur, por nuk kemi ç’bëjmë. Kemi analizuar ndeshjen e fundit, kemi
gabuar në një moment jo të përshtatshëm. Megjithatë, ky është futbolli dhe me Skënderbeun do korrigjohemi. Varet kush i përflet rezultatet tona. Në të gjitha ligat europiane ka surpriza, për fat të keq fundjavën e shkuar na ndodhi ne. Do mundohemi ta korrigjojmë, ky është premtimi ynë karshi tifozëve, karshi sportdashësve, karshi atyre që kanë mbushur barkun me opinione të ndryshme sepse nuk duan ta shohin Partizanin aty ku duhet. Nuk më intereson fare. Nëse bëhen analiza teknike, jam gati të ballafaqohem me çdo njeri. Unë e di sa fort ka luftuar klubi dhe ky grup për të arritur këtu. Ne
paragjykojmë edhe kampionatet e huaja, jo më Superioren, në Shqipëri është problem kjo pjesë. Ne njohim veten dhe respektojmë veten. Lojtarët janë profesionistë, janë edhe 8 ndeshje dhe shohim punën tonë”. Momenti delikat- “Ne kemi treguar se dimë të reagojmë edhe pas humbjeve. Ndoshta humbja e fundit erdhi edhe si pasojë e humbjes së Kukësit ndaj Kastriotit, nuk mohohet që rezultatet e rivalit ndikojnë. Gjithsesi, shohim përpara, do mundohemi të korrigjohemi. Duket si minikrizë nga dy humbjet në kupë. Është një moment i vështirë, por duhet të dimë ta kalojmë, e kemi eksperiencën”.
SPORT
21
E mërkurë, 10 PRILL 2019
Trajneri i bardhezinjve është shprehur se portugezi është gati për të zbritur në fushë
Allegri: Ajaxin e mundim me agresivitet, Ronaldo do të jetë titullar
UNITED
Solskjaer: S’është e pamundur për ta ndalur Lionel Messin Ole Gunnar Solskjaer është gati për të ndalur Lionel Messin. Trajneri i Manchester United, doli në konferencën për shtyp në prag të duelit të parë që do të luhet sonte në mbrëmje në “Old Trafford”. “Çdo ndeshje është më e rëndësishme. Kur përballesh me Barcelonën, e di që është një ndeshje e rëndësishme. E dimë nivelin e tyre, duhet të bëjmë një hap përpara, atë që nuk kemi bërë në duelet e fundit. Së fundmi ka pasur ndeshje që nuk kemi merituar t’i humbnim, si ajo ndaj Wolves. Plani për ndalur Messin? Në fakt kemi luajtur ndaj më të mirëve në botë edhe më parë. Kemi luajtur ndaj Juventusit dhe Ronaldos, Mbappes te PSG. Jemi përgatitur. Messi është fantastik. Ai do të mbetet një nga futbollistët individual më të mirë në histori. Është e vështirë ta ndalësh, por jo e pamundur. Nuk është vetëm një duel mes Messit dhe United. Janë edhe lojtarë të tjerë si Suarez, Cotinho, Vidale, do të luajmë ndaj 11 futbollistëve. Duhet të jemi të kujdesshëm për të mos dushkuar. Nuk mund të bëjmë dhurata. Golat nga goditjet e dënimit të Messit? Do të kemi kujdes për të”, deklaroi Solskjaer.
BARCELONA
Valverde: Pres shumë gjëra nga Messi ndaj Manchester United
C
hampions League është synimi kryesor këtë sezon për Juventusin. Bardhezinjtë kanë një provë delikate ndaj Ajaxit në çerekfinalet e Champions League, teksa dueli i parë do të luhet në “Amsterdam Arena”. Trajneri Massimiliano Allegri ka dhënë lajme pozitive në prag të ndeshjes, teksa Cristiano Ronaldo do të jetë në fushë nga minuta e parë, por do të bëjë pa Chiellinin dhe Emre Can. “Ronaldo është stërvitur me ekipin dhe do të jetë në dispozicion, nëse nuk do të ndodhë ndonjë gjë, do ta nisë
titullarë. Nesër do të jetë një ndeshje që do ta luajmë me kurajo, duhet të luajmë në sulm. Nuk mund të mendojmë që të mos shënojmë gol. Ndodh pak herë që të përmbysësh ndeshje si ajo ndaj Atleticos”. Formacioni- “Ekipi është mirë, kemi katër ditë të rëndësishme. Duhet të hedhim bazat për kalimin e turit dhe më pas do të luajmë për kampionatin në Ferrara. Për ne Ajax është një test i rëndësishëm. Më vjen keq që nuk do të kemi Chiellinin dhe Emre Can, ndërkohë që të tjerët janë mirë. Në qendër të mbrojtjes do të luajë Rugani.
Gjendja e ekipit- Do të luajmë për të pasur zotërimin e topit, ndërkohë që kur ta kenë ata duhet të bëjmë mirë në fazën difensive. Lojtarëve nuk i kam kërkuar asgjë në veçanti, thjesht u kam kërkuar që të besojmë te pikat tona më të forta dhe të jemi agresivë. Do të jetë një ndeshje e hapur, dhe duhet të jemi të zotë për të sulmuar hapësirat. Dybala? Është një futbollist i madh, që ka numra të mëdhenj. Ka bërë një stërvitje shumë të mirë, dhe është gati për të demonstruar vlerat e tij në futbollin botëror”, deklaroi Allegri.
AJAX
A
jax do të synojë që të përsërisë paraqitjen fantastike ndaj Real Madrid, por rivali i radhës në çerekfinale do të jetë Juventusi. Trajneri i ekipit holandez, Etik ten Hag ka shprehur besim se “djemtë e tij” do të bëjnë një lojë shumë të mirë, ndërkohë që shprehur kënaqësinë që do të sfidonte Ronaldon. “Mendojmë vetëm për Juven, ndaj tyre duhet të tregojmë të gjitha kualitet tona. Në Eredivise jemi të parët (71 pikë së bashku me PSG) dhe duam të fitojmë titullin, por ndeshja e nesërme do të jetë diçka ndryshe. Nuk do të jetë një ndeshje e ngjashme si ajo me Real Madridin, por do të luajmë në mënyrën tonë. Jemi të lumtur që do të jetë
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur në prag të ndeshjes së parë ndaj Manchester United, duke hedhur “topin” te kundërshtarët. Strategu i blaugranëve deklaroi se ekipi i tij po kalon një formë të mirë, por rivalët janë të rrezikshëm. “Kemi pritur këtë moment që nga momenti që u prballëm me Lionin, për t’u përballur me United në stadiumin e tyre. Jemi mirë dhe do të jenë dy ndeshje në të cilat duhet të bëjmë mirë. Ata kanë një skuadër të fortë, e cila ka ndryshuar shumë kohët e fundit. Duuhet të jemi të kujdesshëm në goditjet standarde, pasi ata do të kenë entuziazmin dhe mbështetjen e tifozëve të tyre Solskjaer eliminoi PSG me disa lëvizje fantastike. Janë një skuadër shumë e mirë veçanërisht ku bëjnë presion lart. Pritshmëritë janë gjithmonë që të fitojmë, por kjo nuk na bën favorit. Nuk të ndihmon që të fitosh. Messi? Nesër pres gjëra të ndryshme nga ai”, deklaroi Valverde në konferencën për mediat.
MESFUSHORI
De Jong: Ajax është më Ten Hag: I lumtur që luan Ronaldo, i fortë se Juventusi nuk do të jetë si me Realin Në verë do të transferohet
Cristiano Ronaldo sepse ne duam të përballemi me më të mirët. Do të ndihet ndërkohë mungesa e Chiellinit, pasi është një futbollist shumë i
rëndësishëm për Allegrin. Kemi një mesfushë që luan shumë mirë me topin dhe kur nuk e kemi na ndihmojnë që ta rikuperojmë sa më parë të jetë e mundur. Në këtë moment jemi shumë mirë taktikisht. De Jong e De Ligt? Janë dy futbollistë të jashtëzakonshëm. Nesër do të përballemi me Juven, më pas do të shohim. Mendoj se është e rëndësishme që Ajax është rikthyer në nivele të tilla në Europë. Çdo sezon arrijnë deri në fund thuajse të njëjtat ekipe dhe është bukur që ka surpriza të tilla”, deklaroi trajneri i Ajax-it.
zyrtarisht te Barcelona, por ajo që dihet me siguri është fakti që Frenkie de Jong kërkon të largohet nga Ajaxi në mënyrën më të mirë të mundshme. Talenti holandez ka lënë të kuptohet këtë gjë në prag të ndeshjes së parë çerekfinale ndaj Juventusit të Allegrit. “Duhet t’u tregojmë të gjithëve që jemi të fortë sa Juventusi, madje edhe më shumë. Kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë në grupe, pasi kaluam tre ture paraeliminatore. Forcën tonë e treguam edhe ndaj Real Madrid. U treguam të gjithëve për atë që jemi në gjendje për të bërë dhe duam që ta përsërisim edhe ndaj Jvuentusit. Ndihem shumë i motivuar, po luajmë në nivele shumë të larta të futbollit”, deklaroi mesfushori i Ajax në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të UEFA-s.
SHENDETESI
22 E mërkurë, 10 PRILL 2019
Lëndimet e shtyllës kurrizore. Kujdesi që duhet të kemi P
alca kurrizore mund të dëmtohet në momentin e lëndimit të unazës, por edhe më vonë me rastin e lëvizjes, evakuimit dhe transportin e të lënduarit. Shtylla kurrizore përbëhet prej unazave, kocka të brizuara që
renditën si tërësi duke formuar kanalin e boshtit kurrizor. Brenda kanalit të shtyllës kurrizorë gjendet palca kurrizore, ganglionet e nervave dhe qelizat të cilat përçojnë impulset nervore nga truri në pjesë të ndryshme të trupit dhe anasjelltas. Nga palca
kurrizore, veç e veç ndahen nervat të cilët dalin nga kanali i shtyllës kurrizore. Te thyerjet e unazave, fragmentet kockore mund të lëndojnë palcën kurrizore që shpije deri te paraliza e plotë ose e pjesërishme e muskujve dhe humbja e ndjeshmërisë nën nivelin e lëndimit (paraplegia-paraliza e ekstremiteteve të poshtme, quadriplegiaparaliza e të katër ekstremiteteve). Shkaktarët më të shpeshtë të lëndimit të boshtit kurrizor Aksidentet e trafikut.Në aksidentet e trafikut pësojnë të gjitha pjesët e unazave, por më të shpeshta janë lëndimet e vertebrave të qafës të shkaktuara për shkak të lakimit të vrullshëm përpara në ndeshjen ballore, në drejtimin e pasmë kur goditja është në pjesën e pasme të veturës. Kërcimi në ujë. Ky është një shkaktar i frakturave të unazave të qafës dhe pasoj e paralizës së tërë trupit. Rënia nga lartësia. Rrahjet. Plagët shpuese të trupit dhe therja me thikë në shpinë. Për lëndim të unazave duhet dyshuar: * kur i lënduari ankohet në dhimbje në shpinë dhe qafë
* Nëse personi është pa vetëdije kontrolloni frymëmarrjen dhe cirkulacionin dhe sipas nevojës ndërmerrni masat reanimuese. * Të pavetëdijshmit i cili ka frymëmarrje e ktheni në pozitë të krahut. * Nëse i kërcënohet rreziku në vendin ku qëndron (p.sh. autoudha, zjarri) transferoje në vend të sigurt. Për ngritje dhe tërheqje të lënduarit nevojiten shumë njerëz të cilët duhet t'i koordinojnë lëvizjet e tyre. I lënduari lëvizë si tërësi e plotë, pa e lakua trupin. Kur dyshojmë në lëndimet e pjesës së unazave cervikale një person duhet ta mbaj kokën ta evitoj lakimin dhe rotacionin e kokës. Këtë do ta bëj ashtu që shuplakat e duarve t'i vendos nën shpatullat e viktimës derisa koka shtrihet në parakrah. * Nëse ndihma e shpejtë mjekësore nuk ka qasje atëherë mbetët që vet ta bëni imobilizimin ta lidhni të aksidentuari-viktimën. Ju nevojitet një dërrasë e gjerë ose pllakë (mund të shërbej edhe dera) ose automjeti adekuat. Kur dyshojmë në lëndime të unazave të qafës, koka duhet të fiksohet me jastëk dhe rripa në të dy anët që të mënjanohen tërheqjet gjatë transportit.
Hudhra e mbron dhe e ripërtërin indin e dëmtuar të zemrës
6 llojet e bukës që nuk të shëndoshin Është gabim nëse mendon se ata të cilët janë duke mbajtur dietë, duhet ta eliminojnë bukën nga dieta e tyre e përditshme. Gjithçka duket se varet nga konsumi i kalorive që përmban buka dhe aspak nga sasia e saj. Po sa bukë mund të hamë gjatë një dite? Për një dietë të ekuilibruar, sasia e rekomanduar nga dietologët, janë 50-60 gram në vakt, por duhet ditur se jo të gjitha bukët janë të njëjta. Ja 6 llojet e bukëve të duhura për dietikët: 1. Bukë thekre (219 kalori për 100 g) Kjo është ajo që ka më pak kalori, dhe është mjaft e përshtatshme nëse jeni duke ndjekur një dietë me kripë të ulët. Në një kg të saj, janë më pak se 580 mg sodium. 2. Integrale (224 kalori për 100 g) Më e përshtatshmja, nëse ju jeni në dietë, sepse ajo përmban shumë fibra dhe kalori të ulëta. Shkon mirë edhe me supat dhe drithërat e tjera. 3. Sanduiç (269 kalori për 100 g) Ky është një lloj buke, shumë i njohur dhe me nivel më të lartë të sheqerit: 7.5 në 100 gram. Shkon shumë me qumështin dhe sallamet. 4. Grurë i ashpër (289 kalori për 100 g) E njohur me emrin "buka bakër", ajo e këtij lloji ka shumë shije dhe është mjaft e pasur me vitaminën B, më shumë se ajo e bardhë. 5. Paninet (295 kalori për 100 g) Është buka që siguron sasi të konsiderueshme të kalciumit, më shumë se të tjerat: 130 g për 100 g proteina (9 g). 6. Buka "naftë" (299 kalori për 100 g) Ajo ka fituar "Palmën e Artë" për bukën më të shijshme, por edhe për më shumë kalori. Arsyeja? Ajo mbahet për t'u shoqëruar me mish, djathëra, perime, sallatë dhe peshk.
* kur lëndimi është i përcjellur me humbje të vetëdijes * në çdo lëndim të rëndë të kokës * te lëndimet e shumëllojshme Kompresioni i zemrës në mes të sternumit dhe shtyllës kurrizore Shenjat e lëndimit të palcës kurrizore * dobësia ose paraliza e ekstremitetit (pyeteni të lënduarin a mund të lëvizë duart dhe këmbët ose gishtërinjtë e dorës dhe këmbës). * Dobësimi ose humbja e ndjenjës (pyeteni të lënduarin se a e ndien prekjen tuaj në këmbët, trup dhe duar). * Ndjenja e nxehjes në ekstremitetet. Ndonjëherë i lënduari ka ndjenjën se është 'ndarë përgjysmë'. Veprimet Vetë dyshimi në lëndimin e boshtit kurrizor kërkon veprime sikur ky lëndim të ekziston. * Derisa pritni ardhjen e ndihmës së shpejt lëreni të lënduarin në vend në pozitën të cilën e keni gjetur. * Kur dyshoni në lëndime të unazave të qafës me kujdes fiksoni me duar kokën që ta evitoni lëvizjen. * I thoni të mos lëvizë dhe mos e leni vetëm. Situatat në të cilat duhet ta tërhiqni të lënduarin
P Celuliti. Në horizont zgjidhja me ndihmën e një aleati të fortë Keni celulit?! Vjen zgjidhja me një aleat të fortë. Tashmë është gjetur një aleat i ri kundër celulitit, ai eshte një bakter i injektuar. Bakteri, është një enzimë që rrjedh nga Clostridium histolycum ka efekte të mrekullueshme mbi lëkuren juaj. Kjo enzimë ka aftësi të shpërbëjë celulitin. Kjo risi është prezantuar nga specialistë amerikanë. Bakteri - Trajtimet e reja janë miratuar në ShBA, ku eshte dhënë drita jeshile e vazhdimit të eksperimenteve. Testet e para kanë treguar se duke injektuar këtë derivat, lëkura ka përmirësime për shkak të shpërbërjes që ajo i ben sturkturave te celulitit.
ërveç faktit se e ndikon në presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit e të sheqerit në gjak, efekti i hudhrës mbron indin e zemrës dhe parandalon shkatërrimin e qelizave. Sipas hulumtimeve të universitetit Emori, hudhra mbron indin e zemrës dhe parandalon shkatërrimin e tij. Substancat që posedon hudhra ndikojnë në mitodokritë, që kanë për detyrë krijimin e energjisë në trup. Ndërprerja e oksigjenit dhe qarkullimit të gjakut i dëmton midokritë që mund të shkaktojë vdekjen e qelizave. Përbërja kryesore që posedon hudhra është alicina, që ka ndikim kundër viruseve, helmimeve, parazitëve të ndryshëm dhe antioksidues. Pos kësaj, përdorimi apo konsumi i hudhrës në mënyra të ndryshme e rregullon apo stabilizon shtypjen e gjakut, pastaj e rregullon sasinë e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak.
Edhe aroma e ushqimeve ju ndihmin për t'u dobësuar
N
jë grup studiuesish holandezë, të drejtuar nga René de Wijk, propozon një zgjidhje origjinale: Kush dëshiron të humbasë në peshë mjafton të luajë më intensitetin e aromës së ushqimit. Kështu përpara se të përtypni një ushqim që ju pëlqen shumë duhet t'i merrni erë më parë. Ju e dini edhe porosinë e përhershme: Ushqimin ndajeni në copa sa më të vogla sepse kjo do t'ju ndihmojë që të hani më pak dhe të ngopeni më shpejt. Ndonjëherë është shumë e vështirë të përmbahesh, sidomos kur ke përpara pjatën që të pëlqen më shumë. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se sa më e fortë të jetë aroma e ushqimit, automatikisht personi që po e konsumon është i predispozuar që të ndajë ushqimin me copa më të vogla. Duke bërë një eksperiment me puding me vanilje, ekspertët vunë re se pudingun që kishte aromë më të fortë, bënte që njerëzit që e konsumonin ta shijonin me copa më të vogla se ata që provuan pudingun me aromë më të lehtë. "Studimi ynë tregon se duke manipuluar me aromën e një ushqimi, mund të reduktohet 5 deri në 10 përqind përmasa e një copë që futet në gojë. Përgatiti: Albert Vataj
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Mjet i thjeshtë lundrimi, më i vogël se anija 5. Me qëllim, e dedikuar veçmas për dikë apo diçka 7. Quhet ashtu çdo objekt apo send që kapet nga shqisat 10. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka, e bëj të qullet, e ... 12. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 14. Varur, pezull në ajër. E mban ashtu shkëputur nga toka 16. Lloj molle kokërrvogël që piqet në verë 18. Mësues në një shkollë të lartë është ai 20. Lloj vallëzimi, që kërcehet në çifte 21. Partia Socialiste e Moderuar 22. Lindi në Dardhë të Korçës, ... Peçi (1873-1932) ishte mësues, publicist, nëpunës dhe ministër shqiptar 23. Shpatë lufte me një ose me dy tehe 24. Vepër letrare satirike 26. Gjendje e mirë a e kënaqshme, në të cilën ndodhet dikush; mirësi, mirëqenie, mbarësi; kund. e keqe, e ligë 27. Kontrolli dhe prova e garancisë së përvitshme teknike që i bëhet një makine, aparati etj. përpara se të vihet në punë 31. Idriz ... atdhetar dhe patriot, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare, bashkë me Isa Boletinin u shndërruan në legjendat e asaj kohe 33. Dafinë ka edhe atë emër 35. Kasolle e ngritur mbi katër drunj, ku rri e fle rojtari i vreshtave 37. Enblematiku i NBA, Michael ..., bosketbollisti amerikan, lindi më 17 shkurt 1963 në Brooklyn, Nju York 38. Trungu i trupit të njeriut, shtati pa gjymtyrët e pa kokën; trupi 40. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 42. Lëndë plasëse. Atë e shpiku kimisti suedez Alfred Nobel 43. Pjesë e diçkaje të ngurtë, që është thyer, është shkëputur ose është ndarë nga e tëra 44. Aleanca Kuq e Zi 45. Pjesëtar i një popullsie me prejardhje nga India Veriperëndimore, që veten e quan "Rom" 46. Aleksandër... një nga ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë 48. vizja per Zhvillim Kombetar 49. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 50. Çekan i madh prej metali, që përdoret për të thyer gurë 51. Francisco Pizarro themeloi më 18 janar 1535, qytetin ..., që është kryeqyteti i Perusë 52. Metal i butë si dylli, me ngjyrë të bardhë e me shkëlqim argjendi, me simbolin K 54. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 55. Pjesëtar i një popullsie të vjetër, me prejardhje nga ilirët, të shpërngulur në Italinë Jugore para erës së re 57. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 58. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në
E mërkurë, 10 PRILL 2019
Nga Albert VATAJ
Veri të Shqipërisë 63. Ai që gëzon dashurinë dhe përkrahjen e veçantë të dikujt, i përkëdheluri i dikujt 64. Eshtë bashkimi i duahnit me letrën. Atë e tymosim 65. Që është nxjerrë nga toka dhe është mbjellë në një vend tjetër (për bimët) 67. Qyp i vogël prej balte, me një vesh, që përdoret për ujë, për qumësht etj 68. Njeri i veshur me rroba të grisura, njeri i leckosur, fukara, fakir 70. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që përdoret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 71. Turp! faqja e zezë! 74. E ndjek me sy dikë a diçka 75. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 78. Ndodhet në pjesën veriore të Afrikës dhe përgjatë pjesën veriore të vendit ka dalje në Detin Mesdhe 79. Nuk je i ardhur, nuk je jabanxhi, je... 81. Eshtë arti i marrjes në film të pamjeve a të figurave të ndryshme dhe i riprodhimit të tyre në ekran 84. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 85. Degë me gjethe nga ky dru; gjethet e kësaj bime, që përdoren në mjekësi etj. dhe si erëza për gjellë 86. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 90. Trupë e vogël e artit skenik që merret me skeçe, parodi, këngë, numra akrobatikë etj 92. Me kryeqytet Prishtinën dhe sipërfaqe 10,887 km². Më 17 Shkurt 2008 u mëvetësua dhe u
shpall Republikë 94. Shtet me vende fqinje si Argjentina, Brazili, Kili, Paraguai dhe Peruja 96. Njeri i varfër që është për t'u mëshiruar, njeri i mjerë 97. Baltë e përzier me ndyrësira a papastërti të ndryshme; lym 100. Prirje e përgjithshme zhvillimi, ecje përpara, kalim në një shkallë më të lartë, përparim; kund. regres 101. Talenti shkrodran i këngës, Rosela .... "Lindi" nga "Ethet e së premtes mbrëma" më 2003 104. Violeta ..., aktore e mirënjohur. Teta Ollga te filmi "Zonja nga qyteti" (6 mars 1926-27 Korrik 2007) 106. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 109. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra 110. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 111.Quhej ashtu oficeri në kohën e turkut 112. I zoti i mullirit ose ai që punonte në mulli për bluarjen e drithit VERTIKALISHT 2. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 3. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 4. Zemërim a inat i madh që na është grumbulluar përbrenda e duam ta shfrejmë, duf, mëri 5. Gjendet në veri-lindore të Afrkës, në veri ajo ka dalje në Detin Mesdhe. Faraonët dhe piramidat janë të saj 6. Vendi ku nis një rrjedhë uji,
burim; shtrati i një rrjedhe uji 8. Shkencë natyrore, që studion dukuritë e ligjet e përbashkëta të jetës 9. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 11. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 13. Secila nga dy llapat anësore të kokores a të një kapele, janë ... 15. Ai që ka në duart e veta gjithë pushtetin e lartë, ai që sundon me pushtet të pakufizuar, sundimtar absolut. 16. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 17. Presidenti Laurent-Désiré ... u vra më 16 janar 2001 nga një nga truprojat e tij 19. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të njeriut, që nga supi e deri te gishtat 22. Vajza e ish-diktatorit sovjetik ..., Svetlana Alliluyeva, kërkoi srehim politik në ambasadën SHBAsë në New Delhi, Indi 25. Armik; pushtues. I thonë ashtu armikut. Dush... eshte padyshim 28. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pran 29. Përdoret zakonisht si formë bindjeje 30. Të kapluarit nga të ftohti që të hy në palcë 32. Energjia që harxhohet ose që çlirohet në një njësi kohe për të bërë një punë 34. Ashtu është periudha e sundimit të feve pagane 36. Vend i zbrazët, hapësirë e lirë midis dy sendeve, largësi; plasë 38. Qenie e gjallë (njeri, kafshë) që ekziston objektivisht në botë 39. Ajo që bën pula, vezë ose..
41. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 47. Ndërmarrje industriale me disa reparte të lidhura ndërmjet tyre 49. Naim ... politikan, eprorë ushtarak i UÇK-së 51. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 52. I madhi i pikturës, shqiptari, ndërkombëtarisht i njohur, Ibrahim Kodra, ishte i tillë 53. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 55. Që është në ngjyrë hiri të errët, i murrmë, i zeshkët 56. Antoneta ... në mbi 20 vjet karrierë artistike ka interpretuar mbi 50 role në teatër dhe 16 role në filmin artistik shqiptar. 59. ... Topulli, (1880-1915), ishte shkrimtar, atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë 60. Njësi administrative ku shtrihej pushteti i kajmekamit në ko1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
M 11
3
4
hën e sundimit osman; qendra e kësaj njësie 61. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 62. Litar i trashë për të lidhur anijet e lundrat në breg 66. Tërësia e rregullave dhe e normave që shërbejnë për të siguruat mbarëvajtjen e punës në një fushë të caktuar 68. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 69. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 72. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 73. E lëndoj me fjalë dikë, e shaj, ose e O... 76. Kod, alfabet a sistem i komunikimit me telegraf, përbëhet nga pika dhe viza të bashkuara ose të bashkërenduara në grupe, të cilat u përgjigjen shkronjave të caktuara 77. Si kishtin makinat e Durrësit targën 80. Ndonjë njeri i rrallë, jo çdo njeri, jo cilido, p... e di këtë 81. Më 8 mars 1618, Johannes ... shpalli ligjin e tretë të lëvizjes së planeteve 82. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 83. Ves, huq, zakon i keq i dikujt; e metë, dobësi 87. Që jetën në gjatësinë e bregut të lumit 88. Njësia monetare bazë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 89. Dëm i rëndë, shkatërrim i madh, prishje e rrënim; e keqe e madhe 90. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 91. Tirana, e kishte targën e makinave ... 93. Fletore e posaçme me fletë të trasha, e lidhur bukur, që shërben për të mbajtur fotografi, pulla poste etj 95. Vegjë për të endur, tezgjah, ndryshe quhet "veg" 98. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 99. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 100. Copë pëlhure për të fshirë enët a orenditë, për të pastruar sende e vegla të ndryshme etj. 102. Alexander Graham ... (mbiemri), fitoi patentën për zbulimin e telefonit, më 7 mars 1876 103. Ashtu është një mik i gjinisë femërore, për sa kohë që nuk hyjnë në mes pasionet 105. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 107. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 108. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike.
5
S
A
I
K
R
V
6
A R
R A
7
K A
T
12
B A
R O
16
R
8
F
P
17
R
P
14
E
V
J
A
S
R
L A
M A
T ¸ ¸
O
23
B I
24
S
H
T A
J
H A L
P
31
A
D E
N
R
A
L O
K A
21
R R
E
L I
G E
S
A
S
K
A L
C
I
L
E
H
R
Q
M E
P
K
A
R
R
B D
I
U
M E
P
T
H
A
37
T I
D
T
38
U
A F
G A
K A
L
N I
L 46
R
I
M A R
J
C
S
50
A
¸
N D
R I
N
47
A
M O
A M A N
M
A
48
R F
51
M
C E
K
¸
O
52
O R
54
Q
M I
I
N
U S
S
K 56
I
A
I 58
A D
A 63
M J
J
N K
F
A
I
N I
O N
T 61
K
A
T U
Z I
A Z
E M
A
A
S
71
R
R
O
72
M E
S
N
I
C A
T
80
81
O Q
E A
74
Y T
K
78
M
E
T
73
K D O
K
77
79
K
O
A
I
B I 76
S
N
O
82
Q
V
Y
¸
83
A R
A K
T
R
B
84
F
62
E V
L 66
E N
70
V
75
U
I
69
T I
U
P
60
A N
65
A L
68
O
59
K 64
D 67
M
A 57
¸
H
R
44
O R
55
Z
I
41
K A B
E
53
A
K
A
43 45
I
A
28
R A
M
40
D A
49
N
L O
M E
36
P
I O N
42
E
R A
35
V A 39
D
J
R 27
N G
33
¸ 34
O
Z O
R
K O 30
32
M U N
S
U
V
25
E
29
I
U K
G ¸
20
26
T
10
L
15
18
O K
19 22
9
D
L 13
E
85
R
A N
˙
E
S
K
S
A N
86
L
H
H
90
K
91
O M B
87
Z
88
E N
T
A
89
M
U
D
92
D E
P
L
93
V O
T S
A
A
H E
M
E
¸
A R
T I
S
I
I
Y
E K
S
P
E R
T
94
R 95
E 101
96
K
B
97
U O
H
U R
I
99
R R
O T
M
Z
L
105
N 110
Z
J
A
106
R I
111
A H
114
A N
D
100
G
B
M
T
T P
107
M
S
I
H Y
M
104
N
N
L
J
O
R I
108
V
Z
112
E 113
B U
115
R E
¸
103
S
M K
R
98
N A
102
D A 109
M
U
E
H I
V
A R
116
G
F
˙
I
T
J
A
N E
L
M
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E mërkurë, 10 PRILL 2019
Takimi i Presidentit, Ilir Meta me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer
Meta-Palmer: Demokracia dhe shteti i së drejtës qëndrojnë në themel të partneritetit tonë Presidenti Ilir Meta është takuar dje me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shprehet se me zyrtarin e SHBA ka diskutuar për situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara. “Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara. Interes i ndërsjelltë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve”,- shkruan Presidenti Meta në Facebook. FOTOLAJM
Zyrtari i DASH, takim me drejtuesit e opozitës Z
ëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palm er, gjatë vizitës së tij dy ditore në Tiranë zhvilloi takime dhe me drejtuesit kryesorë të opozitës, Kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kyremadhi. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me Zëvendës ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer deklaroi për mediat se gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje lidhur me situatën politike në Shqipëri. E pyetur se cili ishte qëndrimi i zyrtarit të SHBA për krizën politike në vend, Kryemadhi u shpreh se vizita e tij në Tiranë nuk ishte e lidhur posaçërisht me krizën politike. “Z. Palmer nuk kishte ardhur për ti dhënë zgjidhje për sa i përket konfliktit. Mos harroni që hallet tona do ti zgjidhim ne shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin”,- tha Kryemadhi. Para takimit me Monika Kryemadhin, zv/ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Europën, Matthew Palmer u takua dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Përmes një postimi, Basha bën me dije temat që ka folur me Palmer. “Diskutim i hapur dhe konstruktiv me Matthew Palmer mbi situatën: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe e Lartë, mosndëshkimi, krimi, korrupsioni dhe kriza politike. Angazhim i përbashkët për demokracinë, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë si e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe Shqipërisë në BE”,-shkruan Basha në Twitter.
FOTOLAJM
Kryemadhi dhe zv/ambasadorja e SHBA festojnë ditëlindjen në një ditë Veç diskutimeve për zhvillimet politike në Shqipëri, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe Zëvendës ambasadorja e SHBA, Leyla Moses-Ones, kanë pasur dje një tjetër ngjarje të përbashkët. Kryemadhi dhe Zëvendës ambasadorja e SHBA, Leyla
Moses-Ones kanë festuar 45-vjetorin e lindjes. Të dyja kanë lindur në 9 prill 1974. Pas takimi të zhvilluar në selinë e Lëvizjes Socialistes për Integrim, Moses ka dalë nga selia e me një tufë lule, të cilën ja ka dhuruar Kryemadhi me rastin e ditëlindjes.