www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 240 (8371)
E mërkurë, 10 Tetor 2018
Çmimi 30 Lekë
Vendim i fortë i Kryeministrit kundër lojërave të fatit: Nga 1 janari nuk do ngrihet më asnjë qepen për baste dhe kazino elektronike në asnjë zonë të banuar në Shqipëri
Mbaje premtimin Zoti Kryeministër! Ky është vendim luftarak dhe i mirëpritur. LSI-ja ia kishte kërkuar me kohë ta zbatonte këtë aksion dhe vendim të madh kombëtar, por deri më dje nuk ishte marrë vendimi. Gjithsesi më mirë vonë se kurrë!
FAQE 3
Presidenti Ilir Meta: Shqipëria mirëpret investimet hungareze
Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe Sekretari i Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, FAQE 24 Péter Sztáray. KREU I PD
Basha: Prokuroria e Krimeve të Rënda është kthyer në celulë kriminale FAQE 2
Fatmir Xhafaj replikon me Bashën: Ke qenë ministri i Brendshëm më i paaftë
FAQE 2
Në foto: Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
RAPORTI I PE
AMBASADORËT
VENDIMI
Ministri Bushati: Gjermania dhe BE, Shqipëria konfirmon apel PS: Reforma progres, negociatat zgjedhore së në qershor bashku me opozitën FAQE 7
Darian Pavli zgjidhet anëtari shqiptar në Gjykatën e Strazburgut
FAQE 7
FAQE 6
OPINION
Njëri nga të dy duhet të shporret Nga Astrit Patozi
Sot jam plotësisht dakord me Andi Bushatin. Që filmi me metrazh të shkurtër i Babales...
FAQE 8
KOMENT
Ndryshimi i Kushtetutës që shkatërroi procesin Zgjedhor në Shqipëri! Nga Zef Bushati FAQE 9
POLITIKE
2
E mërkurë, 10 TETOR 2018
AKUZAT E PD-SË, REAGON MINISTRI I BRENDSHËM: PUNA E QEVERISË PA KOMPROMISE ME KRIMIN
M
inistri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për kriminalitetin në vend. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter”, ministri Xhafaj tha se puna e qeverisë është pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet janë të vërteta. Po ashtu ai ka nxjerrë edhe disa shifra që flasin për nivelin e kriminalitetit, duke i krahasuar me periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Basha. “Basha,
Xhafaj i përgjigjet Bashës me shifra: Ti je ministri i Brendshëm më i paaftë tha sot:“Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një e pavërtetë e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet
konkrete janë e vërteta. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!”, tha dje ministri Fatmir Xhafaj në reagimin e tij lidhur me deklaratat e djeshme të kryedemokratit Lulzim Basha për situatën e krimit në vend.
Akuza e fortë e kreut të PD-së: Vrasja në Bllok për kokainën. Ervin Mata shoqëroi Saimir Tahirin në Gjermani. Vendi në emergjencë kombëtare
N
uk kanë të reshtur akuzat dhe kundër akuzat lidhur me rastin “Babalja”, ku Albert Veliu pretendonte për përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafik droge. Një ditë pas përplasjes virtuale, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha betejën e tyre do ta vazhdonin paraditen e djeshme përmes ekraneve televizive. Lidhur me deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për konspiracion për rrëzimin e qeverisë, kreu i PD-së tha se “aktori i vetëofruar”, është një lojë banale e mazhoramcës. Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, Basha tha se aktori është një lojë banale dhe e trashë e krerëve të policisë dhe prokurorisë nën udhëzimin e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës. etëm një orë pas deklaratës së Ramës, Basha i tha gazetarëve se kjo është një medotë enveriste. “Tani në këto momente ku është, e vetmja që kontrollon Edi Ramën është godina e kryeministrisë. Ka humbur çdo kontroll mbi territorin, ka humbur çdo kontroll mbi qeverisjen, ka përqafuar metodën enveriste të konspiracioneve. E dëgjuat si tha sot? Ne! Kush ne?! Ti je ekzekutivi, ka parlament, ka prokurori. Kush ne? Shteti dhe partia do të zbulojë konspiracionin?! Shumica prej jush jeni të rinj, por kjo është mënyra enveriste. Sa herë kishte një skandal zbulohej konspiracioni. Ka kaluar me të njëjtin verb si në kohën e Enver Hoxhës. Ka zbuluar konspiracion nga opozita për të rrëzuar pushtetin popullor. Vetëm një mendje e sëmurë mund të ketë një imagjinatë të tillë banale që të paraqesë lidhjet kriminale si konspiracion në kohën e Enver Hoxhës. Rama sot po përdoret nga krimi për të kërcënuar këdo. Denoncuesit, median, opozitën për të mbrojtur kriminelet dhe politikanët të përfshirë nga krimi. Është në emër të krimit dhe në mbrojtje të krimit që Rama ka shkatërruar policinë dhe prokurorinë dhe kërcënon se nuk do ju ndahemi hap pas hapi. Ia thotë gazetarit, policit, opozitës etj. Këtë e bën vetëm për të mbrojtur krimin dhe kriminelin. Është fakt se Edi Rama nuk ka denoncuar asnjë kriminel, përkundrazi i ka mbrojtur politikisht dhe publikisht. Kjo është faza e fundit e degradimit të shtetit”, u shpreh Basha. Ai tha se regjistrimi është i vërtetë dhe sado të përpiqen të manipulojnë nuk do
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
“Babalja”, Basha: Rama foli si Enveri për konspiracion. Regjistrimi i vërtetë
ia dalin. Po ashtu shtoi se në Angli është çuar një kopje të materialit të marrë nga mediat. “Kjo është e qëllimshme për të ulur cilësinë e zërit. Kampionet e zërit të Agron Xhafajt janë marrë në çdo lloj shkelje të procedurave. Dhe kanë qenë të dobëta. Ekspertiza private angleze, e dyta se në Romë s’u morr vesh, nuk përjashton mundësinë qe të jetë Agron ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
Xhafaj”, deklaroi Basha. Vrasja në Bllok Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi gjatë bashkëbisedimit të djeshëm me gazetarët se vrasja në Bllok dhe plagosja e dy personave erdhi për pazare kokaine dhe jo një sherr banal për një këngëtare siç u shit në opinionin publik. Basha tha se në ngjarje u përfshinë trafikantë të NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
njohur dhe të lidhur me pushtetin, duke lidhur ish-ministrin Saimir Tahiri me Ervin Matën që është ende në kërkim. “Ngjarja e fundit në Tiranë, që na u shit për katër ditë si përplasje për një këngëtare, është një përplasje për pazare droge. Janë të përfshirë trafikantë të njohur dhe dokumentuar me lidhje me pushtetin. E mbani mend kur Sajmir Tahiri u nis për në Gjermani, pasi ktheu pasaportën? E dini me kë ishte në Gjermani? Me këtë Matën e përfshirë në lokal, në goditjen me armë midis bandave rivale”, deklaroi Basha. Ai tha se bëhet fjalë për pazare kokaine. “Në këtë gjendje që është vendi opozita nuk bën dot prokurorinë por ka për detyrë të paraqesë një alternativë. Ajo që tregon ngjarja e bllokut është se shqiptarët nuk janë më të sigurt në asnjë cep të vendit. Krimi është aty me kobure në brez ulur në të njëjtat tavolina me politikanët kryesorë. Në këtë gjendje ku ndodhet Edi Rama ka kaluar në një fazë të re, në fazën e manipulimit. Për 5 vite mohoi drogën. E keni në intervista, deklarata. Nuk mbeti njëri në botë pa e marrë vesh që Shqipëria u kthye në depo droge dhe pranë e mohon”, tha kreu i PD-së. Kriminaliteti në vend Sipas tij, situata ku ndodhet vendi emergjencë kombëtare. “Policia dhe prokuroria mbrojnë kriminelët. Kjo është gjendja ku është katandisur Shqipëria në vitin e gjashtë të qeverisjes së Edi Ramës. Sot është rasti të ndajmë një të vërtetë tragjike. Në Shqipëri ka rënë rendi kushtetues. Gjithë shoqëria duhet të bëhet pengesë për krimin, media, bizneset, shoqëria civile, politika, qytetarët. Të gjithë janë të kërcënuar nga krimi dhe të gjithë kemi detyrë të denoncojmë lidhjet e krimit me politikën. Kjo nuk është një situatë që kalohet me batuta. Askush nuk duhet të ketë iluzionin se Edi Rama do të ndalet. Edi Rama është i zhytur në krim dhe i ka lënë peng krimit Shqipërinë”, theksoi dje kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 10 TETOR 2018
Vendim i fortë i Kryeministrit kundër lojërave të fatit: Nga 1 janari nuk do ngrihet më asnjë qepen për baste dhe kazino elektronike në asnjë zonë të banuar në Shqipëri
Mbaje premtimin Zoti Kryeministër! Ky është vendim luftarak dhe i mirëpritur. LSI-ja ia kishte kërkuar me kohë ta zbatonte këtë aksion dhe vendim të madh kombëtar, por deri më dje nuk ishte marrë vendimi. Gjithsesi më mirë vonë se kurrë! Kryeministri Edi Rama doli dje në konferencë shtypi, e cila mund të quhet konferenca më e rëndësishme e tij prej një viti në krye të qeverisë. Shumë pikëpyetje kanë lindur se pse doli dje dhe shpalli luftë kazinove dhe mafios së tyre, por rëndësi ka që e bëri një akt të tillë. Edi Rama tha prerë se nga 1 janari asnjë kazino nuk do të ketë më në qendrat e banuara. Vetëm në hotelet me 5 yje në zonat turistike mund të lejohen. Në asnjë vend tjetër-tha Kryeministri. Madje urdhëroi heqjen e reklamave të basteve sportive nga mediat dhe portale online brenda 24 orëve. Ndërsa bastet sportive nuk do ekzistojnë farepremtoi Rama. Ky është vendim i fortë. Ia kishte kërkuar me kohë LSI ta zbatonte këtë aksion dhe vendim të madh kombëtar, por deri më sot nuk ishte marrë vendimi. Gjithsesi më mirë vonë se kurrë! Kryeministri e deklaroi publikisht: Nuk ka më baste dhe lloto! Fenomeni i kazinove elektronike dhe pikave të basteve në çdo cep pallati ishte kthyer në gangrenë për shoqërinë shqiptare. Familje të shumta janë shkatërruar nga këto lojëra fati, të cilat jo vetëm nuk sjellin fat, por shkatërrojnë dhjetëra mijë familje shqiptare, të cilat kanë përfunduar në vrasje, ndarje, shitje shtëpish, pengje, etj. Pa e zgjatur ky është vendim që duhet mirëpritur dhe përgëzuar, sikurse duhet mbajtur nën monitorim të përditshëm pas datës 1 janar 2019. Pra Kryeministri Edi Rama tha nga se data 1 janar "do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë" por edhe "bastet sportive me kuaj, qen apo çdo skllav tjetër të faunës". Gjithashtu, Rama tha se "Lotaria Kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT". " Sipas ligjit, duke nisur nga data 31 dhjetor të këtij viti do të pushojnë së funksionari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në
pistë, me kuaj, me qen, apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare. Ndërkohë po punohet për regjimin e ri të licencimit dhe të kontrollit të kësaj veprimtarie në distancë, pra, nëpërmjet internetit dhe brenda po këtij afati, 31 dhjetorit, ne do të kemi një regjim të ri gati",-premtoi Rama. Para se të vij data e famshme 31 dhjetor, kryeministri testoi dje dhe gatishmërinë e mediave dhe opinionit publik për të hequr reklamat e lojërave të fatit. "Në zbatim të ligjit ekzistues, që ndalon reklamimin e kompanive të basteve dhe që është shkelur nga të gjitha mediat pa përjashtim, unë i paralajmëroj të gjithë: Brenda 24 orësh të heqin të gjitha reklamat nga ekranet, nga radiot, nga
gazetat, apo nga portalet. AMA duhet të garantojë zbatimin e ligjit përsa i përket ekraneve dhe radiove, ndërsa ne do të mbyllim me forcë çdo faqe online, që pas 24 orësh do të ketë akoma reklama bastesh në shkelje të ligjit ekzistues të Republikës së Shqipërisë",- deklaroi Kryeministri. Ligji për heqjen e reklamave është prej vitesh në fuqi, por kreu i qeverisë nuk shpjegoi se çfarë i kishte penguar institucionet që të vinin në zbatim që më herët këtë masë kundër medias. Megjithatë mediat serioze e hoqën reklamën e çdo kompanie bastes sportive. Por çështja e reklamës mbetet dytësore përballë nismës së madhe qeveritare për tu përballur me biznesin e
lojërave të fatit. Janë jo më shumë se 15 kompani kryesore që kontrollojnë gjithë tregun e kumarit në vend. Vetëm në dokumentet zyrtare këto biznese qarkullojnë më shumë se 140 milionë euro në vit. Ndërsa shuma reale flitet së është disa herë më e madhe. Për të kuptuar sesa pushtet kanë këto kompani, mjafton të përmendim faktin se ligji për lojërat e fatit jo pak herë ka krijuar edhe sherre brenda qeverisë socialiste. Ministrat dhe deputetët e PS që nuk e imagjinojnë që të mos i binden Edi Ramës, në disa raste për të mbrojtur lojërat e fatit kanë arritur ta detyrojnë kreun e qeverisë që të heq dorë nga zhvendosja e tyre. Ky lobim i fortë u duk edhe në qëndrimin e kryeministrit kur tha se "ka nga ata që po synojnë të çajnë rrethimin e ligjit ekzistues". Por dje kryeministri doli para shqiptarëve dhe deklaroi se kishte një lajm të mirë për të gjithë, mbylljen e lojërave të fatit. E përsërisim se mbetet një vendim i fortë politik. Por pyetja vjen vetvetiu: A do të jetë në gjendje kryeministri Rama t'i rezistojë gjithë mafias së lojërave të fatit, të cilët jo vetëm pastrojnë paratë në lojëra të tilla, por janë mësuar prej dekadash të pinë gjakun e fukarenjve që shpresonin të ndryshonin jetën me lojëra fati? A mos lobet e deputetëve të PS-së do ta bllokojnë kryeministrin në miratimin e tij? Apo deputetët e mazhorancës do ta detyrojnë, Edi Ramën, ta zbusë atë që premtoi? Mësohet se që mbrëmë ka patur takime të disa deputetëve të PS-së të cilët zotërojnë biznese të tilla apo që miqtë e tyre kanë kompani bastesh e kazinosh. Nuk dihet akoma sa i fortë do të jetë ky grupim deputetësh në mazhorancë për ta rrëzuar kryeministrin në nismën e tij. Pra mbetet e hapur pyetja: Po nëse kryeministri e shtyn prapë këtë datë zbatimi, pra datën 1 janar 2019 e bën 1 janar 2020, 21, … a kemi të drejtë ta rrëzojmë nga pushteti?! A. Marku
POLITIKE
4
E mërkurë, 10 TETOR 2018
“Telekom Albania”, kryeministri Rama refuzon takimin me Vuçiçin: Serbët nuk janë të preferuar në këtë sektor strategjik
Ë
shtë zbuluar një pistë e re se përse iu servir publikut audiopërgjimi i njohur si “Babalja”. Dhe ai që “hedh dritë” mbi këtë çështje është kryeministri Edi Rama. Kreu i Ekzekutivit tha se çështja e njohur si “Babalja” ishte një konspiracion i mirëfilltë për të rrëzuar qeverinë. Në një komunikim me gazetarët, ai paralajmëroi se do të zbardhet e gjithë e vërteta dhe do të dalin të gjithë emrat dhe mbiemrat që janë përfshirë në këtë çështje. në deklaratën e tij ai u përpoq të tregohej i rezervuar me detajet pasi siç thotë vetë është në pritje që të dalë e vërteta e plotë. “Bëni gazetari mos tundni dybekun në kazan . Unë i di të gjitha nga fillimi deri në fund, sepse kam angazhuar një grup të posaçëm që është marrë nga fillimi deri në fund për të ditur unë vetë në radhë të parë të vërtetën. Pres që e vërteta të dalë e plotë. Nuk kam për ta lënë pa e nxjerrë edhe sikur për 1001 arsye të mos arsyes të mbulohet apo të zbutet. Unë nuk jap vendime, as bëj pretenca për fat të mirë, jemi në një sistem ku pushtetet janë të ndara, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A te ZH, jo me institucione, me emra dhe mbiemra, kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, i tillë është”- u shpreh kryeministri Rama. Ai foli për dy skuta shtetërore për realizimin e këtij skenari, por pa dhënë detaje se cilat janë ato. “Në filmin Babale 1 në bashkëpunim me elementë të krimit, kemi korrupsion, kemi përfshirje të drejtpërdrejtë të partisë politike në bashkëpunim edhe me oferta korruptive dhe kemi edhe më shumë se kaq, sepse filmi është konceptuar dhe skenari është shkruar në dy skuta”- tha dje Rama.
“Babalja”, Rama: Konspiracion për rrëzimin e qeverisë për të ma marrë pushtetin
Telekom Albania Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të medias lidhur me refuzimin e qeverisë për blerjen e “Telekom Albanian” nga Telekomi i Serbisë. Rama tha se qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë “Deutsche Telekom”, por ky është një sektor strategjik dhe qeveria pyetet, i kërkohet një mendim. ““Së pari qeveria shqiptare nuk është pjesë e tran-
saksionit që do të kryejë një kompani private si deutsche telekom e cila ka një strategji tërheqjeje nga tregjet e vogla dhe po bën shitje jo vetëm në Shqipëri me kompaninë që do të zgjedhë të shesë biznesin, por ky është një sektor strategjik dhe natyrisht qeveria shqiptare pyetet dhe kërkohet një mendim nga vetë ata që janë të interesuar. Dhe qëndrimi i qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dh shumë i qartë. Bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e
Shqipërisë por në ëktë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”- tha Rama. Ndërkohë më 8 tetor, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se do të bisedonte me kryeministrin shqiptar Edi Rama për raportimet se investimi i planifikuar i Telekomit serb në kompaninë e telekomunikacionit të Shqipërisë nuk është i mirëpritur. “Do të flas me Ramën sot ose nesër dhe shpresoj ta zgjidhim këtë situatë,” tha Presidenti, Aleksandër Vuçiç në një event të përbashkët me
Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Beograd të hënën. Siguria në shkolla Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se në 150 shkolla të vendit do të vendosen oficerët e sigurisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. “Sot ne kemi vendosur të nisim zbatimin e programit e ri për oficerët e sigurisë në shkollat e vendit. Ky program u pilotua me rezultate të kënaqshme të konfirmuara nga komuniteti i mësuesve, prindërit dhe policia e shtetit në 15 shkolla. Tani do të shtrihet në 150 shkolla dhe do të fillojnë nga puna 150 oficerë sigurie të trajtuar enkas për këtë program. Është një program që siguron një rritje të ndërveprimit, mes shkollës familjes dhe policisë së shtetit në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga hyrja në kanalet e lëndëve narkotike, por edhe në funksion të parandalimit të fenomeve të dhunës apo bulizmit. Në funksion të mbrojtjes së shëndetit nga duhani dhe në funksion të mbrojtje së mos lënit të mësimit. Ne jemi të interesuar dhe sigurohet një hallkë e munguar pasi oficeri i sigurisë nuk është një polic, por një ndërmjetës mes fëmijëve mësuesve dhe prindërve dhe një vëzhgues i posaçëm. Besojmë shumë që cka kemi parë në këto 15 shkolla projekt pilot, jo vetëm do konfirmohet por do na japë një bazë rregulli në shkolla”- tha dje kryeministri Edi Rama.
IRONIA E ISH-MINISTRIT TË DREJTËSISË: TRAFIKU DHE VRASJET S’JANË MË KRIME
Ylli Manjani: Si erdhi koha?! Sot të kritikosh qeverinë quhet krim i rëndë I
sh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se krim i rëndë sot nuk quhet më trafiku, as vrasjet në mjedise publike, korrupsioni dhe abuzimi me detyrën jo e jo, por e folura kritike nga qeverisë. Duke marrë shkas nga deklaratat e djeshme të kreut të qeverisë Edi Rama, në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Manjani u shpreh dje se e drejta për të blafemuar ndaj pushtetit është thelbi i lirisë së shprehjes, sipas Konventës Europiane të të drejtave të njeriut, ndërsa konventa inter-kontinentale
e Edvin Rilindasit kritikën e quan shpifje. Manjani, teksa ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa thekson se sot i vetmi veprim që klasifikohet si krim i rëndë, është momenti kur flet kundër qeverisë dhe veprimeve të saj. Manjani ironizon faktin se trafikimi i lëndëve narkotike, vrasjet në ambientet publike nuk klasifikohen më si të tilla. “Si erdhi koha?! Krim i rëndë sot nuk quhet më trafiku, as vrasjet në mjedise publike. Korrupsioni dhe abuzimi me detyrën jo e jo! Krim i rëndë sot quhet e folura kritike ndaj qeverisë! E drejta
për të blafemuar ndaj pushtetit është thelbi i lirisë së shprehjes, sipas Konventës Europiane të të drejtave të njeriut. Ndërsa konventa inter-kontinentale e Edvin Rilindasit kritikën e quan shpifje! Ndërkohë, krimet e skandalet kriminale që bëjnë vetë i kanë në themel të kushtetutës dhe konventave të tyre! Në bazë të neneve të këtyre kodeve kriminale, urdhëron Krimet e Rënda ta hetojnë ata që flasin! Dhe këta të fundit zbatojnë urdhërat… Hë ta lumsha o pushtet!”- u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
POLITIKE
5
E mërkurë, 10 TETOR 2018
Audiopërgjimi/ Deputeti i PD-së: Prokuroria ka çuar materialin e përdorur nga mediat për ekspertim, jo materialin origjinal
Salianji: S’i trembem arrestimit. Rama, dordolec që s’tremb as sorrat D
eputeti demokrat Ervin Salianji, një nga emrat që denoncoi së pari audio-përgjimin ku përfshihej Agron Xhafaj flet sërish për çështjen që po zien ende në Prokurori, Gjykatë e politikë. Salianji është përmendur nga Fredi Alizoti, personi që thuhet nga Prokuroria se ka interpretuar Agron Xhafajn dhe thotë se deputeti i PD i kishte premtuar 200 mijë euro për ta kryer këtë gjë Në një intervistë për “Neës 24”, deputeti i PD-së deklaroi se nuk e njeh dhe nuk ka komunikuar asnjëherë me Fredi Alizotin dhe se gjithçka është inskenim. “Kjo është çështja “Xhafaj” jo “Babalja”. Për të qenë të sinqertë para publikut në fashikullin e prokurorisë, nuk ka prokuroria asnjë rast të përmendur emrin tim. Një shok i Edi Ramës përmend emrin tim sikur i kisha premtuar 200 mijë euro. Nëse do ishte një fakt i tillë unë s’do isha në këtë studio, s’do kishim kallëzim të rremë por korrupsion. Kryeministri në shkelje të Kushtetutës tha unë kam ngritur një grup pune për këtë çështje. Prokurorëve ua kam thënë vetë që unë me këtë personin nuk kam asnjë kon-
takt, zero. Është një inskenim i turpshëm për të shpëtuar atë që nuk e shpëtuan dot me ekspertizën. Këta kanë shpikur jo një, por dy aktorë. Nuk është vetëm Fredi Alizoti por dhe Agron Hyseni. Prokuroria ka çuar një grup me aktorë”, deklaroi Salianji. Në anën tjetër Salianji tha se ka pasur komunikim me Albert Veliun para dhe pas publikimit të intervistës dhe audio përgjimit nga PD. “Albert Veliun, apo Babalen unë si funksionar i PD-së, e kam takuar dhe i kam dhënë garanci për
mbrojtjen e tij për jetën dhe familjen. Duke parë si kanë ardhur gjërat, ne kemi pasur të drejtë në qëndrimet tona. Gjithçka që aludohet është tek deklarimi i prokurorisë. Komunikimet janë diku 20 me Albert Veliun, në fillim për garancitë që kërkonte dhe më pas për kërcënimin pas publikimit të audio-përgjimit. Kam komunikuar para dhe pas publikimit, vetëm në selinë e PD dhe duke u marrë vetëm me këtë çështje”, theksoi Salianji. INTERVISTA
Jeni shprehur i gatshëm ta vini në dispozicion audion origjinale në Prokurori dhe kjo nuk është marrë? Absolutisht. Ne kemi një material që i shërbente hetimit, dhe është vërtetuar dhe zëri i Agron Xhafajt nga ekspertiza angleze dhe italiane. Kemi kërkuar të bëjnë publike aprovimin e zërit të Xhafajt, dhe italianët e konfirmuan. Prokuroria së paku ka çuar dy aktorë, Fredi Alizoti dhe Hyseni, pra 3 zëra. Alizoti nuk u paraqit në gjyq. Ku ndodhet? Ku është sot ai? Ai rezulton
me disa vepra penale edhe në Spanjë. Është përdorur nga qeveria. Kur ishit në prokurori mund të thoni se për çfarë u pyetët atje? Të gjitha pyetjet që bënë gazetarët, jam pyetur për rrethanat e çështjes. I kam thënë që mund të japim dhe materialin e patitruar, por nuk është marrë parasysh nga prokuroria. Jeni i gatshëm t’i vini prokurorisë telefonin tuaj personal të shohë tabulatet e bisedave? Tabulatet e mia telefonike i ka kontrolluar prokuroria 1 më 1. Janë kontrolluar përgjatë gjithë vitit. Nuk ekziston asgjë. Prokuroria ka marrë një material fiktiv nga mediat për ta nxjerrë zërin e Xhafajt sa më të pakuptueshëm. I trembeni një arrestimi të mundshëm? Do denoncojmë edhe më fort të gjitha rastet abusive. Rama një dordolec që nuk tremb dot as sorrat. A keni frikë se Fredi Alizoti nuk do rezultonte aktor? Jo. Jam i bindur që Agron Xhafaj është Agron Xhafaj dhe është në burg. Alizoti thjeshtë një aktor i përdorur nga Rama që kurdis prova.
ISH-KRYEMINISTRI: RAMA KA DËRGUAR NË BRITANINË E MADHE JO MATERIALIN ORIGJINAL TË BISEDËS MIDIS GERON XHAFËS DHE ALBERT VELIUT
I
sh-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pas ekspertizës së zërit të verifikuar në Mbretërinë Bashkuar, e cila sipas tij provon se zëri në audio është i Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, dhe vetëm pak minuta pas deklaratave të pasardhësit të tij në krye të PD-së, Berisha listoi disa argumente, që në optikën e tij, tregojnë qartë dhe nxjerrin zbuluar maxhorancën dhe kryeministrin Edi Rama. “Ekspertiza britanike zhvesh cullak Kallam Dështakun. Provon si supertrafikant Geron Xhafën! Ajo fakton se: Zëri i materialit të regjistrimit është i ngjashëm me zërin e supermafiozit qeveritar Agron/Geron Xhafa; Zëri i materialit të bisedës midis Geron Xhafës dhe Albert Veliut
“Babalja”, Berisha: Ekspertiza angleze nxori zbuluar Ramën!
nuk ngjason me zërin e aktorit Fredi Alizoti, por me atë të Agron Xhafës; Kallam Dështaku ka dërguar në Britaninë e Madhe jo materialin origjinal të bisedës së regjistruar midis Geron Xhafës dhe Albert Veliut, por ka dërguar vetëm kopjen e regjistrimit të paraqitur nga mediat me titrime me qëllim që të pengojë ekspertizën, e cila kërkon gjithnjë materialin origjinal, dhe jo kopjen për të nxjerrë përfundimin e saktë; Ekspertiza britanike i jep goditje asgjësuese ekspertizës brenda 24 orëve të Kallam Dështakut, i cili pasi organizoi bisedën telefonike midis Fred Alizotit dhe Alfred Veliu (në qendrën e
azilit në Kosovë) deklaroi publikisht se zëri nuk është i Geron Xhafës duke besuar se do mund të shiste zërin e aktor Alizotit për zërin e Xhafës. Ekspertiza nuk konfirmon zërin e Alfred Alizotit si të ngjashëm me zërin e personit (Geron Xhafës) që bisedon me Alfred Veliun, por habitshëm ajo gjen se zëri i aktorit Alizoti ngjasonte me atë të tre mostrave tjera krahasuese të dërguara si placebo për ekspertizë, dhe konkretisht, me mostrat e zërit të Ardi Alizoti, Ardi Xhafës dhe Geron Velisë, i cili të dashur miq është i njëjti person, anëtar kryesor i bandës së Geron Xhafes, por që në shërbim të Faqezi Drogës dhe Kallam Dështakut preferon shumë emra dhe mbiemra. Si përfundim, nuk keni parë gjë akoma!”- tha në reagimin e tij, deputeti demokrat, Sali Berisha.
POLITIKE
6
E mërkurë, 10 TETOR 2018
Ambasadorët Luigi Soreca dhe Susanne Schütz: Palët të punojnë së bashku për reformën zgjedhore
Gjermania dhe BE i “tërheqin veshin” PS-së: Reforma zgjedhore së bashku me opozitën N
jë reformë zgjedhore që realizohet në mënyrë të njëanshme nuk do të pranohet nga ndërkombëtarët. Është ky mesazhi i prerë që erdhi dje nga Bashkimi Europian dhe Gjermania, të cilët i kërkojnë partive politike shqiptare që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për këtë reformë si dhe të bëhet e mundur implementimi i rekomandimeve të ekspertëve zgjedhorë të OSBE/ODIHR-it. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka kërkuar ditën e djeshme që të vazhdojë puna mes palëve për reformën zgjedhore. Me një deklaratë për mediat, Soreca thotë se kjo reformë është kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe si e tillë ajo duhet realizuar në konsensus të plotë politik mes palëve. “Reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, siç edhe u theksua në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian qershorin e kaluar. Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it. Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është
bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019”- u shpreh ambasadori i BE-së Luigi Soreca në
deklaratën e tij për mediat. Ambasadorja gjermane Të njëjtin mesazh përcolli dje edhe ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schütz, e cila kërkoi nga Shqipëria që të plotësohen të gjitha rekomandimet e kërkuara nga OSBE/ODIHR-i për reformën
zgjedhore. “Reforma zgjedhore është e përfshirë gjithashtu në Këshillin Europian dhe është shumë e rëndësishme për ta adresuar tek Shqipëria për të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR dhe në këndvështrimin e vendimit që do të merret për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm. Unë e shoh mjaft të rëndësishme që Shqipëria duhet të plotësojë këto rekomandime dhe për të vendosur këto rregulla të ligjit në kohë”- tha ambasadorja Susanne Schütz. Me këto qëndrime, qeverisë shqiptare i lind detyra që të ulet në tryezë sërish me opozitën dhe të arrijë konsensusin me opozitën si e vetmja mënyrë për të certifikuar reformën zgjedhore, ku mazhoranca ka paralajmëruar realizimin e saj në mënyrë të njëanshme, përmes një drafti jokonsensual që pritet t’i dorëzohet Kuvendit për miratim. Në takimin për diskutimin e amendimeve të paraqitura nga ekspertët e mazhorancës për Kodin Zgjedhor të pranishëm ishin përfaqësues të partive politike joparlamentare dhe të shoqërisë civile, të cilat shprehën kërkesat e tyre në raport me kodin zgjedhor ku prioritet kishte depolitizimi i administratës zgjedhore
KREU I OSBE-së
Borchardt: Reforma me një draft të përbashkët e të përmbyllet 6 muaj para zgjedhjeve
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt vlerëson vënien në tryezë të një drafti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke theksuar se praktikat më të mira ndërkombëtare për reforma të tilla kërkojnë që ajo të miratohet 6 muaj përpara zgjedhjeve. “Mirëpresim vënien në tryezë të një drafti për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Mirëpresim gjithashtu paraqitjen me një ndjesi urgjence të këtij drafti nga Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Praktikat më të mira ndërkombëtare për reformë zgjedhore kërkojnë që këto reforma të miratohen të paktën gjashtë muaj përpara zgjedhjeve. I nxisim të gjithë aktorët politikë të përfshihen në dialog konstruktiv në lidhje me këtë draft. Mund të gjenden edhe mënyra të tjera për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, dhe sugjerime të detajuara nga aktorë të tjerë politikë do të ishin ndihmë për nisjen e një dialogu domethënës”- tha ambasadori Borchardt.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PS-së: PRESIDENTI DERI MË DATËN 20 DHJETOR KA HYRË NË AFATET E DEKRETIMIT TË DATËS SË ZGJEDHJEVE VENDORE
K
ryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i pranishëm në tryezën e diskutimit për prezantimin e paketës së PS-së për amendamentet në Kodin Zgjedhor, deklaroi se grupi i anëtarëve të PS-së ka prezantuar depolitizimin e zgjedhjeve në dy nivele, atë të KZAZ-ve dhe KQV-ve. Edhe pse kjo nismë është e bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR-it, për tre zgjedhjet e fundit të viteve 2013, 2015 dhe 2017, sipas Ballës kjo çështje ka qenë kërkesë e të gjithëve, pa dallim të krahëve politike. “Jam këtu për tju garantuar që 74 vota të PS-së janë gati, pasi me shpresë në Kuvend dhe tryezë do të vijë dhe opozita ti votojmë. OSBE/ODHIR të marrë kohën e nevojshme për ti konsultuar, Komisioni i Venecias nëse do të gjykohet e nevojshme përsëri gjithashtu, por duhet ta dini që Presidenti i Republikës deri më datën 20 dhjetor ka hyrë në
Reforma - PS s’e ka parashikuar në draft, Balla thotë: Gati për teknologji në zgjedhje afatet e dekretimit të datës së zgjedhjeve vendore. Mund ta bëjë nesër, mund ta bëj me 19 dhjetor. Praktikat më të mira të zgjedhjeve sanksionojnë qartë që ndryshimet në kod zgjedhor duhen bërë jo më vonë sesa 6 muaj nga dita e zgjedhjeve. Si i bëhet që ne po varrosin reformën zgjedhore, kur ne jemi këtu të diskutojmë një draft që e kanë bërë ekspertët. Është plotësim ose përkthim i detajuar i rekmandimeve të OSBE/ODHIR-it”, deklaroi Balla. Lidhur me deklaratën e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha se po varroset reforma zgjedhore, numri 2 i selisë rozë e shikon ndryshe punën e bërë deri tani për hartimin e Kodit të ri Zgjedhore “Si po varroset reforma zgjedhore, kur po di-
skutohet se si kemi përkthyer dhe shndërruar fjalë për fjalë rekomandimet e OSBE/ODHIR të zgjedhjeve të 2013, 2015 dhe
2017 në amendamente të kodit zgjedhor”- u shpreh Balla. Në draftin e saj të amendimeve në Kodin Zgjedhor, Partia Socialiste nuk ka parashikuar asgjë për votimin e emigrantëve, edhe pse ky është një zotim i saj që prej zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës, kur erdhi në pushtet. Por Taulant Balla thotë se PS-ja është e gatshme për nisur diskutimet për këtë projekt. “Ne duam ta realizojmë atë, sikurse rishpreh dhe njëherë në emër të PS-së gatishmërinë tonë për të pilotuar edhe në zgjedhjet e 2019-s, pavarësisht kohës shumë të shkurtër që na ka ngelur në dispozicion kërkesën për të cilën para një viti PD-ja hyri në çadër për të testuar teknologjinë në zgjedhje. Qoftë me votim të plotë elektronik,
qoftë me numërim elektronik si ta mendojnë dhe vendosi komisioni. Jemi të zgjedhur për të diskutuar në sallat e Kuvendit të Shqipërisë”- u shpreh Balla. Në përfundim, ai shprehu keqardhje për ato që e përdorën mbledhjen për të mbajtur fjalime politike. “Nuk besoj që në gjithë këto vite të kemi arritur të kemi një tryezë politike kaq frytdhënëse dhe që ka bërë bashkë edhe partitë parlamentare edhe partitë jo parlamentare”, tha deputeti socialist, Taulant Balla. Të njëjtën thirrje e kishte dhe eksperti, Ilir Rusmajli, i cili theksoi se ky është një moment historik që Shqipëria të ketë një reformë zgjedhore siç duhet. “Procedura e ndjekur nga komisioni ad-hoc dhe mendimet dhe mendimet e mbledhura nga komisioni ad-hoc japin pa frikë mundësinë për një reformë historike të kuadrit ligjor për zgjedhjet. Është mëkat ta humbim këtë mundësi”- tha ai.
POLITIKE
7
E mërkurë, 10 TETOR 2018
“BABALJA”, KREU I GRUPIT TË LSI-së: PROKURORIA ZORRA QORRE E KRYEMINISTRIT
K
ryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sulmuar ditën e djeshme ashpër kryeministrin Edi Rama dhe prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, lidhur me çështjen “Babalja”. Përmes një qëndrimi të mbajtur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili theksoi se populli do t’i trajtojë Ramën dhe Prokurorinë si puçistë. “Prokuroria zorra qorre e kryeministrit puç kundër popullit, që do ti trajtojë të dy si puçistë. Shqipëria po përballet haptazi me një puç të qeverisë dhe kryeministrit të krimit kundër drejtësisë, kundër sigurisë vetjake dhe të drejtave e lirive minimale të qytetarëve, hapur në mbrojtje të kriminelëve dhe banditëve. Prokuroria e shndërruar në zorrën qorre të kryeministrit është tashmë haptazi bashkëpjesmarrëse dhe instrument i puçit. Kryeministri bandit tashmë edhe kryeprokuror ka sekretare Arta Markun, që vetëm zbardh vendimet e tij, duke marrë përgjegjësi penale dhe publike shumë të rënda mbi vete”, shkru-
Vasili sulmon ashpër Ramën dhe Arta Markun: Puçistë përjetësisht
an Vasili. Sipas, kreut të ligjvënësve të LSI-së, prokuroria është shndërruar në instrument i puçit. Po ashtu Vasili pohon se kryeprokurorja Arta Marku nuk shpëton dot nga përgjegjësia e rëndë e
bllokimit të marrjes si i pandehur të Edi Ramës. “Arta Marku nuk shpëton dot as sot as kurrë nga përgjegjësia shumë e rëndë e bllokimit të marrjes i pandehur të Edi Ramës, që gjoja bëri ekspertizën e audio-përgjimit të Agron Xhafës katër muaj para saj. Përpara këtij puçi populli nga sot ka të gjithë të drejtën ta godasë kryeministrin dhe kryeprokuroren si ta gjykojë ai dhe gjyqi i tij është pa shpëtim, legjitim dhe i pashmangshëm. Edi Rama dhe Arta Marku duhet ta kanë shumë mirë parasysh gjykimin e popullit, që për kushtetutë ka vullnetin e tij për të asgjësuar puçin, që po i bëhet lirisë së tij. Puçistët përjetësisht dhe pa asnjë përjashtim kanë pasur të njëjtin fund tragjik të njëjtë”, u shpreh dje në reagimin e tij, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Leximi i raportit - PD: PE nxin Shqipërinë. Bushati: Shqipëria konfirmon progres, negociatat në qershor
PE tregohet i prerë: S’ka datë për hapjen e negociatave me BE S
hqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Europian vetëm kur të përmbushë kushtet e vendosura. Në mbledhjen e djeshme të Parlamentit Europian, u shpreh shqetësim nga eurodeputetët për nivelin e korrupsionit dhe mungesën e efikasitetit në drejtësi. Po ashtu, Parlamenti Europian miratoi me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim, raportin për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Sa i përket negociatave, Parlamenti Europian e ka thënë qartë se do të hapen kur Shqipëria të përmbushë kushtet e nevojshme, duke mos pasur një datë të caktuar. Raporti Fleckenstein mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE në qershor të 2019, me kusht që vendi të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme. Raporti Fleckenstein njeh progresin e bërë me fillimin e zbatimit të reformës së drejtësisë dhe procesit të Vetingut, për të rritur pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit. Por dobësia kryesore e vendit për eurodeputetët mbetet zbatimi i pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në kompromiset dhe amendamentet e votuara nga eurodeputetët shprehet shqetësimi për nivelin e lartë të korrupsionit, ritmin e ngadaltë dhe joefikasitetin e sistemit të drejtësisë, si dhe faktit që mangësitë e sundimit të ligjit dhe procedurat e vështira rregullatore vazhdojnë të pengojnë investimet në vend. Eurodepuetët kërkojnë në mënyrë këmbëngulëse rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të narkotikeve, pastrimit të parave, zgjidhjen e çështjes së pronave dhe respektimin e standardeve europiane për ndërtimin e hidrocentralit
mbi lumin Vjosa dhe hidrocentaleve të tjera. Raporti për Shqipërinë pritet të votohet në seancë plenare të Parlamentit Europian në fillimit të nëntorit. Reagon Qeveria Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e ka cilësuar një lajm të mirë miratimin e raportit për Shqipërinë nga PE. Në një reagim përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “twitter”, Bushati shkruan se BE miraton rrugën e përcaktuar nga Këshilli për të hapur negociatat për anëtarësim në BE në qershor të 2019. “Shqipëria konfirmon progresin e qëndrueshëm në reformat lidhur me BE dhe miraton rrugën e përcaktuar nga Këshilli për të hapur negociatat për anëtarësim në BE
në qershor të 2019”- u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Reagimi i opozitës Pak minuta pas votimit të djeshëm në Bruksel, Partia Demokratike ka reaguar për miratimin e raportit për Shqipërinë nga Parlamenti Europian. Në një deklaratë për mediat, selia blu tha dje se ndërsa Edi Rama ka harruar tashmë detyrën e tij, duke e fokusuar punën vetëm në sulmet ndaj kundërshtarëve e medias, Parlamenti Europian nxin Shqipërinë në Raportin e votuar për vendet e Ballkanit. Partia Demokratike thotë se PE-ja vëzhgon e monitoron “bëmat” e reformave të qeverisë, duke dalë në konkluzione dësh-
VOTIMI
Darian Pavli, përfaqësuesi i ri i Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut
Pas tre refuzimeve të kandidaturave të propozuara nga qeveria shqiptare, Asambleja Parlamentare në Strasburg ka votuar dje kandidatin e radhës për gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Mësohet se nga tre kandidaturat që kishte përzgjedhur Shqipëria, u zgjodh Darian Pavli. Ky fakt është bërë i ditur nga deputeti i PS-së Ervin Bushati, i cili përmes një statusi në “Facebook”, theksoi se procedurat e përzgjedhjes ishin transparente, ndërsa shtoi se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në Këshillin e Europës, duke promovuar të drejtat e njeriut në mbarë kontinentin tonë e më gjerë. “Asambleja Parlamentare në Strasburg votoi sot (dje) për gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Shqipëria kishte paraqitur tre kandidatë të cilët u përzgjodhën nga një proces i brendshëm, i hapur dhe transparent. Asambleja vlerësoi procesin dhe votoi për gjykatësin e ri të Shqipërisë në GJEDNJ. I urojmë suksese Z. Darian Pavli, i cili do kontribuojë gjatë viteve të ardhshme në punën e gjykatës dhe në përmirësimin e të drejtave të njeriut në Evropë. Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në Këshillin e Europës, duke promovuar të drejtat e njeriut në mbarë kontinentin tonë e më gjerë”- tha dje deputeti socialist Ervin Bushati. përuese për shqiptarët. “Korrupsioni në administratën publike vazhdon të mbetet shqetësim serioz. Abuzimi me buxhetin e shtetit , me Koncesionet, partneritetet e qeverise me klientët e saj oligarkë. Administrata e paaftë dhe e korruptuar.Me këtë imazh jemi ne sot përballë syve e gjykimit të vendeve të Bashkimit Europian. E shumë-trumbetuara reformë ne drejtësi ( që në fakt është në duart politike të këtij pushteti) është në mungesë efiçience” vijon deklarata e PD, duke shtuar se ky është një tjetër argument i këtij raporti që na paralajmëron që sërish vendi ynë nuk është gati për çeljen e negociatave. Për demokratët, kjo është një tjetër shuplakë për këtë qeveri,e cila edhe në këtë rast do përpiqet ta promovojë si sukses për Shqiptarët. “Por ne e dimë, shqiptarët e dinë e madje edhe ndërkombëtarët e dinë dhe e thonë se e zeza nuk është e bardhë. Vetëm pasqyra e propagandës së qeverisë nuk e sheh imazhin përçundues që po tallet çdo ditë me fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kjo duhet të marrë fund e kjo ndodh me çlirimin e Shqipërisë nga kjo e keqe”- thotë PD-ja në reagimin e saj. Por raporti i sotëm nuk e bën të ndjehet mirë as opozitën.
POLITIKE
8
E mërkurë, 10 TETOR 2018
OPINION Nga Astrit Patozi
S
ot jam plotësisht dakord me Andi Bushatin. Që filmi me metrazh të shkurtër i Babales është, ose prodhim i SHQUP-it, ose i Vilës së Surrelit. Të vetmet konostudio të afta për realizime të tilla dhe që mund të përfitonin nga efektet e saj. Madje, po ta kisha në dorë, do të propozoja amnisti për të gjithë aktorët që shfaqen aty, edhe pse Kodi Penal mund të parashikojë dënime të rënda për ta. Sepse i konsideroj shumë më pak të fajshëm, se protagonistët e vërtetë
të kësaj historie të pështirë. Mirëpo, kjo nuk mund të jetë më një çështje që ta ndajnë sondazhet e rrjeteve sociale dhe as opinionet e analistëve, që Zoti na i faltë, i kemi me shumicë. Sepse nuk mund të ketë dy të vërteta për të njëjtin fakt. Në çdo vend tjetër, me gjithë skepticizmin apo paragjykimet politike, fjalën e fundit do ta thonte drejtësia dhe verdikti i saj do t’i jepte fund debatit. E di që kjo do të ishte e tepërt në Shqipëri, për shkak të një mosbesimi ekstrem ndaj saj, por kjo nuk do të
Njëri nga të dy duhet të shporret thotë se nuk ka zgjidhje. Nuk ka rast më të mirë se ky për të thirrur ekspertizë ndërkombëtare, madje, po të jetë nevoja, edhe hetim e gjykim me të huaj, për ta çuar deri në fund zbardhjen e të vërtetës për këtë neveri shqiptare. Sepse ky vend duhet të shpëtojë nga relativizimi i të vërtetës, nga ndarja e publikut në dy kampe tifozësh, që ulërasin për skuadrën e tyre, dhe askush nuk mban përgjegjësi
për atë që bën e thotë. Kjo nuk është një fushatë elektorale, ku secili mund të shprehë apo premtojë çfarë t’i teket dhe t’i lihet në dorë njerëzve të vendosin kë besojnë më shumë. Këtu ka ndodhur një krim dhe ai ka vetëm një autor. Nuk ka asnjë rëndësi se çfarë mendon Edi Rama, Lulzim Basha, unë apo Andi Bushati për këtë çështje. E vetmja gjë që peshon këtu është e vërteta. Dhe ajo duhet të dalë
në dritë, me çdo mënyrë dhe me çdo kosto, përfshirë këtu edhe një hetim të plotë ndërkombëtar. Por pas kësaj, ose pronari i SHQUP-it, ose i zoti i Vilës së Surrelit duhet të zhduket, jo vetëm nga skena politike, por mundësisht dhe nga Shqipëria. Sepse njëri nga të dy është një politikan palaço dhe një mashtrues ordiner, që të bën gjëmën, i cili e meriton plotësisht të gjithë neverinë e shqiptarëve normalë.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj: Qeveria të çojë deri në fund atë që ka nisur 4-5 vite më para për të zhvendosur lojrat e fatit
Malaj: Vendimi i duhur për lojërat e fatit K
ryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë të martë se duke filluar nga 31 dhjetori nuk do ketë asnjë pike bastesh apo kazino në asnjë zonë të banuar në gjithë vendin. Në vendimin më të fundit në mbledhjen e qeverisë Rama, me tone të ashpra ka kërkuar edhe heqjen brenda 24 orëve te reklamave për bixhozin. Ku ndryshim drastik do të bëhet i mundur përmes një ligji që qeveria ka miratuar këtë të martë dhe që së shpejti pritet të marrë miratimin nga parlamenti. Një lëvizje disi e papritur në këtë moment që pritet të ketë një ndiim të madh në qytetet e mëdha dhe zonat e banuara të Shqipërisë, ku kazinotë dhe pikat e basteve janë të mbira kudo, për një vështrim më të thellë në sy të një kritiku të ekonomisë ka folur në edicionin qendëror të lajmeve në Vizion Plus ish-ministri i Financave, Arben Malaj. Malaj në fjalën e tij ka theksuar se kjo është një industri që në thelb më shumë ka faktorin social sesa ekonomik. Qeveria e majtë e pati nis para 5 vitesh këtë ide, që në fillimet e pushtetit të saj duke e quajtur marrëzi kombëtare dukurinë e basteve dhe të lojrave të fatit, nga pikpamja sociale kuptohet se pse qeveria i kthehet kësaj ideje por nga pikpamjaekonomike cila do të ishte impakti i kësaj nisme? Në thelbin e analizës sonë do të qëndrojë në impaktet sociale sepse ato kthehen në kosto, kthehen në kosto të individëve kthehen në kosto të familjes, dhe të shoqërisë për shkak se përhapja kaq e madhe e lorjave të fatit është kthyer në një nga pikat më të errëta edhe me kostot që krijohen në familje, me rritjen e numrit të divorceve dhe rritjen e numrit të kriminalitetit në vend. Pra faktori ekonomik nuk del në thelb të këtij debati, por sociali po. Janë 54 milion dollarë që qeveria ka thënë se i ka futur në arkën e shtetit vitin e kaluar për arsye të taksave të tatimeve të kësaj industrie. Sigurisht, edhe shuma e përdorur 139 milion euro është një para e madhe që del nga xhepat e shoqërisë shqiptare, e dyta përdorimi i këtyre parave në lorjat e fatit për të përfituar është shumë i vogël. Pasi
kjo industri është në duart e ekspertëve që manipulojnë edhe nga pikpamja psikologjike organizojnë që ai që mbetet brenda të bjerë viktimë. Kështu që është kthyer në një shqetësim kombëtar, dhe çdo qeveri duhet të përputhë qeverisjen e saj me shqetësimet kombëtare, në këtë aspekt masa është e duhur. Ndërsa përsa i përket efeketeve ekonomike ne kemi parasysh aktivitetin e saj që do të zvogëlohet, do të kemi të papunë, do të ndodhë me pasuritë e patunshme që janë në shërbim të kësaj industrie që janë në qendër të qyeteteve kryesore, por nuk është vetëm fakti por dhe sasi është shumë e madhe se në çdo vend tjetër të përhapjes së lojërave të tjera të fatit. Spostimi i tyre ka kosto për biznesin, i cili duhet të vrapojë për shkak të periudhës së shkurtër që i ka dhënë qeveria. Fatkeqësisht do të kemi disa impakte jo pozitive nuk po them negative, siç është rritja e përkohshme e fatkeqësisë, siç është tronditja në tregun e pasurive të patundshme dhe pastaj presioni që ne kemi parë që shpesh herë kjo industri ka shumë mundësi për të pasur para joligjore, informale dhe kriminale dhe ajo ka ndikuar herë pas herë të ndikojë vendimarrjen në qeveritë e ndryshme shqiptare lidhur me fatin e tyre. Në projektligjet që qeveria ka miratuar sot, duket se qeveria e ka radikalizuar qëndrimin e saj krahasuar me pesë vite më parë. Mbyllje totale e kazinove dhe e pikave të basteve, a ka përvoja të tjera të ngjashme në botë me këtë lloj qëndrimi drastik? Ka pasur në vende të tjera po duhet të pranojmë dhe se nuk gjendet një vend tjetër, qoftë dhe vend nga europa lindore që të ketë një hapje kaq massive dhe një pushtim kaq të madh të lorjave të fatit në qendër të qyteteve pranë instuitucioneve shkollave kudo, duke bërë që të jetë shumë e lehtë të biesh viktimë e tyre. Në këtë aspekt përsa i përket masës është apo jo radikale besoj se në një mënyrë apo në një tjetër vetë biznesi është i ndërgjegjësuar se ky debat është i gjatë në ambjentin politik shqiptar dhe në një mënyrë apo në një tjetër kanë kërkuar të blejnë kohën jo të ndalin procesin, në këtë aspekt qeveria
ka një avantazh që nuk është se papritur në një mëngjes ju thotë se do ju heq nga Tirana, ka katër vjet debat është shtyrë njëre me idenë se duhet më shumë kohë për tu zhvendosur dhe tani ka ardhur momenti final i zhvendosjes. Prej kohësh opozita ka dhënë alarmin se pikat e basteve në të gjithë territorin gjatë këtyre 5 viteve jo vetëm që nuk janë ulur por janë dyfishuar sipas disave 4 fishuar, por qeveria këmbëngulëse barrafiskale, tatimet dhe fitimet që ka marrë nga kjo industry janë më të mëdha ndonëse numri
i kompanive të liqensuara është më i vogël ky është vetëm debat politik apo jo? Unë besoj se në këtë rast qeveria e ka të gjithë mandatin ligjor për ta cuar deri në fund atë që ka nisur 4-5 vite më para për ti zhvendosur lojrat e fatit. Lidhur me faktin që kanë marrë më shumë para, patjetër se biznesi është rritur më shumë dhe ti mund të marrësh më shumë para, nëse këto para nuk do të shkonin te lojrat e fatit ku do të shkonte. Do të shkonte për një jetë më të mirë të familjarëve, për një edukim më të mirë të fëmijëve, do të shkonte për një jetë sociale më të mirë, pra fakti që ajo shkon për lojrat e fatit nuk është një para e përdorur produktive për ne si ekonomist, edhe për faktin tjetër se ato që e përdorin këtë para bëjnë më shumë një jetë luksoze të shfrenuar sesa një jetë sociale. Fuqia e indrustrise se lojrave te fatit eshte e madhe ndaj dhe kryeministri e la pak të kuptohej në mënyrë indirekte që individët që e kontrollojnë këtë sektorë ja kanë dalë që ta shtyjnë zbatimin e ligjit në një mënyrë, ose masat dhe idetë e qeverisë e kanë shtyrë në kohë. A besoni ju se qeveria do ta dërgojë përpara atë që e ka quajtur fundi i marrëzisë. Unë besoj, pas një periudhe 5-vjeçare që e ka trajtuar këtë problem që e ka tentuar ta riorganizojë, që ka marrë masa kundër informalitetit të lorjave të fatit tani është në debat kredibiliteti i qeverisë. Qeveria ka pas kohë që të marrë një vendim të arsyetueshëm, do të ishte mirë që këtë vendim që herët e para ta dinin dhe agjendët e lojrave të fatit, sepse qeveria duhet të jetë sa më transparente me vendimet e saj, jo thjesht ti respektoj ato në bizneset e tyre ku të lehtësojë implementimin e politikave qeveritare. Kështuqë në një mënyrë apo në një tjetër kryeministri ka theksuar tashmë që ka një presion, por në fund nëse qeveria e premton, mund dhe të mos e premtojë mund ta shtrijë në një kohë më të gjatë, por po e tha duhet ta bëjë, sepse pasojat e humbjes së kredibilitetit të qeverisë nuk shkojnë te lorjat e fatit, por funksionimi në tërësi i ekonomisë dhe politikës shqiptare.
FORUM KOMENT
V
Nga Zef Bushati
azhdon debati formal dhe propa gandistik për gjoja ndryshime të Kodit Zgjedhor. Praktikë e vjetër e cila "rilind" sa herë që problemet në Shqipëri rriten dhe vëmendja duhet të largohet nga akuzat e ndërsjellat PS & PD që i bëjnë njëra-tjetrës për korrupsion, kriminalitet, kontrabandë (veçanërisht droge, se për kontrabandat e tjera nuk kujtohet asnjë institucion përgjegjës), për prostitucion, mafje, varfëri ekonomike, papunësi, etj. Në procesin e "ndryshimit" të Kodit Zgjedhor vazhdon që prej 28 vitesh edhe bashkëpunimi me specialistë të OSBE/ODHIR, BE, Gjermane, etj. Të gjithë bëjnë sikur! Edhe pse të gjithë specialistët e huaj ndër vite, e dinë mirë që është një paradoks dhe një konflikt i hapur interesi që dy partitë kryesore të vendit kanë të bëjnë me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ato vazhdojnë të bashkëpunojnë me PD & PS dhe natyrisht për interesat e tyre partiake. Kjo ndodh në Shqipëri dhe vetëm në Shqipëri. Në Gjermani kurrë nuk ndodh, as në Francë e Angli, dhe as në një shtet tjetër Evropian që dy partitë me te mëdha, njëra në Maxhorancë Qeverisëse dhe tjetra më e madhja e Opozitës, punojnë se bashku për të bërë rregullime dhe ndryshime tek Ligji Zgjedhor në favorin e tyre. Është njësoj si të marrin pjesë 30 subjekte në një tender dhe dy pretendentët kryesore për të fituar tenderin të përcaktojnë kërkesat, kriteret, ofertat, pra termat e referencës në favorin e tyre. A nuk është ky një konflikt interesi? A nuk është kjo një loje qesharake? Te gjithë e dinë që tenderin (Zgjedhjet në rastin tonë) do ta fitojnë dy kompanitë (Partitë kryesore ). Të tjerët diskriminohen, tallen, përdoren, poshtërohen. Historia që përfundimisht shkatërroi procesin zgjedhor në Shqipëri është firmosja e Marrëveshjes PD & PS për të ndryshuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në vitin 2008 kur Pushtetin e Maxhorances Qëverise e kishte Partia Demokratike. Çfarë thotë Kushtetuta? Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Pjesa e Pare- Parime Themelore Neni 1, Pika 3. Qëverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike. (Koha ka vërtetuar se Zgjedhjet, në
9 E mërkurë, 10 TETOR 2018
Ndryshimi Kushtetutës që shkatërroi procesin Zgjedhor në Shqipëri! kundërshtim me Kushtetutën, vetëm të barabarta nuk kanë qenë e nuk janë. Dy partitë PD dhe PS sistematikisht gjate 28 viteve diskriminojnë partitë e tjera jo Parlamentare duke i quajtur "te vogla" e duke mos i lejuar asnjë hapësire barazie në garën Zgjedhore.) Tek Kreu III i Kushtetutës, Liritë dhe te drejtat politike, në Nenin 45, Pika 4. shkruhet: Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. (Koha ka treguar që Vota, ne kundërshtim me Kushtetutën, nuk ka qenë e nuk është vetjake dhe e barabarte. Ne shumicën e rasteve është ne dorën e "te parit te fisit", është ne dorën e " te fortit te Lagjes, Fshatit, Komunës " apo e "të fortit të Qytetit". Natyrisht që "të fortit e fshatit " u shërbejnë "Të fortëve" te politikes. Dhe kjo mënyre votimi është e sanksionuar me Ligj ne Kodin Zgjedhor në kundërshtim me Kushtetutën.) Por historia e shkatërrimit të Procesit Zgjedhor është Shfuqizimi i Neneve 153 dhe 154 Pjesa e dymbëdhjetë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. (Shfuqizuar me ligjin nr.9904, datë 21.4.2008, neni 10) si rrjedhim e marrëveshjes së firmosur PD & PS. Çfarë thoshte neni 153 dhe 154 për Komisionin Qendror te Zgjedhjeve që nuk i pëlqente PD-së dhe PS-së ? Neni 154 i Kushtetutës nga data 21 Tetor 1998 e deri me 21 Prill 2008 ishte: 1- Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë, te çilet zgjidhen për një mandat 7 vjeçar. Dy natare zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i Republikës dhe 3 anëtarë të tjerë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. 3.- Anëtarësia në Komision nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe politikë. 4.- Subjektet Elektorale caktojnë përfaqësuesit e tyre pranë Komisionit. Ata nuk kanë të drejtë vote. Pra kontrolli i KQZ nuk ishte plotësisht nën pushtetin e PD-së dhe PS-së. Nga anëtarët KQZ, vetëm dy prej tyre i propozonte PD-ja dhe PS-ja, 2 anëtarë vareshin nga Presidenti i Republikës dhe 3 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Mendoni po të ishin këto Nene sot kështu. 2 anëtarë do t'i propozonte Presidenti Meta dhe 3 Anëtare Këshilli i Larte i
Drejtësisë i dalë nga Vetingu. Pushteti i PS & PD për të kontrolluar Procesin Zgjedhor do të binte. Kjo i frikësonte dhe i frikëson dy Partitë 28 Vjeçare ne Pushtet se mund te humbnin pushtetin dhe një parti tjetër do te merrte Maxhorancen Qeverisëse. Për të mos lejuar që të ndodhe kjo, ATO, pra PD & PS firmosen për Shfuqizimin e Nenit 154 te Kushtetutës me 21 Prill 2008 që i hapi rrugën PD dhe PS për ta kthyer Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në një komision POLITIK, ku tre anëtarë propozohen nga PS, tre anëtarë nga PD dhe një anëtar nga një Parti pranë PS kur PS është në Pushtet ose nga PD kur PD është në pushtet. Ky shfuqizim i këtyre Neneve shkatërroi Procesin Zgjedhor në Shqipëri, i hapi rrugën militanteve partiak, i hapi rrugën vjedhjes dhe blerjes se votës, i hapi rrugën atyre krimineleve, banditeve, dallaverexhinjeve, të korruptuarve që u vunë në shërbim të krerëve të Partive kryesore për të manipuluar procesin në kurriz të votuesve shqiptare, te çilet, votonin për një subjekt politik, por që vota e tyre përfundonte vetëm tek dy partitë kryesore. Si konkluzion: nëse
Kodi Zgjedhor nuk hiqët nga thonjte e PD dhe PS, dhe te rikthehet tek ekspertet e specialistet juriste, për ta ndryshuar brenda standardeve të shteteve anëtare të BE, brenda standardeve të Gjermanisë, Francës, Anglisë, etj. nuk do të ketë ndryshime pozitive në Shqipëri. Përgjegjësi për ketë situatë të krijuar kanë edhe përfaqësuesit e BE dhe të OSBE/ODHIR në Shqipëri, edhe ekspertët e huaj që vijnë për të këshilluar, por pa u thelluar në problemet e Ligjit Kushtetues dhe Ligjeve te tjera që rrjedhin prej tij dhe pa kontaktuar me të gjithë palët e interesuara. Mbas ndryshimeve Kushtetuese ne vitin 2008 politika e PS & PD hyri ne rrugën e injorancës korruptove dhe u largua nga rruga e drejtësisë juridike, por kjo edhe si rezultat i "indiferencës" dhe "tolerancës" se drejtuesve te BE dhe OSBE ne Shqipëri. Shqipëria pa kryer një reforme të thellë dhe të plote Zgjedhore vështirë se do t'i hapet dera për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ketë garanci shqiptareve ja ka dhënë Kancelaria e Gjermanisë Zonja Mergel, e cila do të mirë-informohet për të gjithë mbarëvajtjen e këtij procesi.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E DREJTESISË DHOMA KOMBETARE E PERMBARUESVE GJYQESOR PRIVAT
KERKESE PER SHPALLJE (PËR SHITJEN E SENDIT TË PALUAJTSHËM NË ANKAND) Pranë permbaruesit Gjyqesore Besart Shehu, janë kryer veprimet permbarimore në lidhje me pasurinë 5/385, Vol. 14, Faqe 184, të ndodhur në Kavajë. Aktualisht është duke u proceduara me shpalljen e ankandit të parë per shitjen në ankand të kësaj pasurie. Në referim të nenit 568 të Kodit të Proçedurës Civile, kërkoj; SHPALLJE Për shitjen në ankand të sendit të paluajtshëm, si më poshtë treguar: Lloji i pronës: Ndërtesë me sip. 200 m². Vendndodhja: Lagjia nr.2, Kavajë, “Barë Restorant Palma, Rruga Nacionale Tiranë Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, Zona Kadastrale: 8551, Numri i Pasurisë: 5/385, Vol. 14, Faqe 184.I cili është në pronësi të debitoreve Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra) të dy me banim në Kavajë. Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit, duke i Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit, duke i INFORMUAR SE Çmimi i ri i sendit të paluajtshëm që shitet ka vlerën e 10.976.000 (dhjetë milion e nënteqind e shtatëdhjet e gjashtë mijë (lekë). Ankandi II për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndroje i publikuar deri më datë 21.10.2018. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është pranë Zyrës së Përmbaruesit Gjyqesor Privat Besart Shehu, ne adresën Rr. “Abdyl Frasheri” Pll.3/3 Tiranë. Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohen në të gjithë afatin 30-ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 21.10.2018 duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar. Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë bankare të përmbaruesit Gjyqesor Besart Shehu pranë -SOCIETE GENERALE ALBANIA”, në numrin e llogarisë 1272077 dhe me numër IBAN AL 02213110130000000001272077, në monedhen lekë ose, -RAIFFAISEN bank sh.a, në numerin e llogarisë 11119758 dhe me nr.IBAN AL72202111230000000011119758, ne monedhen leke. PËRMBARUES GJYQËSOR BESART SHEHU Adresa : Rr « Abdyl Frasheri », Palllati 3/3, Tiranë Cel: 0672081286 e-mail :besartshehu@hotmail.com
FORUM Nga Alban Dudushi
Ë
E mërkurë, 10 TETOR 2018
Jo Elvana, por ne!
OPINION s htë një mister njerëzor se përse turma ndjen kënaqësi kur shikon individin të rënë në fatkeqësi. Nëse do e kthejmë filmin e historisë mbrapsht, do të shikojmë turma të ekzaltuara në vrasjen e fatkeqëve që deri dje kishin qenë në krah të udhëheqësit në vende diktatoriale, turma të ekzaltuara në revolucionin francez kur i prenë kokën mbretit dhe Maria Antuanetës, turma të ekzaltuara kur digjeshin në turrën e druve heretikët, turma të ekzaltuara që godisnin me gurë Maria Magdalenën. Kjo puna e goditjes me gurë vazhdon ende dhe sot në provinca të Arabisë ku radikalët islamikë sundojnë me sheriatin. Elias Canneti ka shkruar dy volume në lidhje me turmat, apo masat dhe, se si individët marrin një fuqi të jashtëzakonshme duke u ngjeshur pas njëri-tjetrit. Po ashtu edhe Erich From në "Arratisjen nga Liria" flet se si zhduken frikërat e individit, kur ai e dorëzon unin e tij në duart e turmës. Por prapë, kjo kënaqësi e turmës për individin e rënë në fatkeqësi, nuk ka marrë një përgjigje të shterrshme. Në epokën moderne mund të rendisim raste pa fund të individëve të linçuar kryesisht në media nën brohorimat ulëritëse të turmave. Njerëz që kanë rënë nga maja, ku të gjithë i adhuronin, në fund të humnerës dhe në dhimbjen e vetmisë së tyre dëgjonin brohorimat e turmës. Një gjëështë e sigurtë, turma përlotet po aq shpejt sa dhe egërsohet. Emocionet e saj janë bazike dhe, për këtë shkak, ajo ngjan me një bishë të rrezikshme që mund të dalë nga kontrolli dhe të bëhet e papërmbajtshme. Në arenat e gladiatorëve, bisha ishte në shkallët e arenës duke brohoritur, fatkeqët Luan dhe Skllav ishin në fushë duke derdhur gjakun që shër-
10
bente si karburant eksitues për turmën. Sot ne e vizitojmë Koloseumin dhe adhurojmë talentin njerëzor që bën mrekulli, por turma nuk ka ndryshuar shumë prej asaj kohe. Një tjetër mrekulli është shfaqur sot. Interneti dhe të gjitha mjetet që na lejojnë ta përdorim atë. Ne jemi individë në shtëpitë tona, por jemi njëkohësisht një turmë në rrjetet sociale, apo në forume të ndryshme. Dhe njësoj brohorasim dhe eksitohemi nga individi i rradhës që ka rënë në fatkeqësi. Natyrisht, që të eksitohet turma ka një parakusht: sa më mirë të ketë qenë individi, sa më lart të ketë qenë ai, sa më sukses të ketë patur dhe i adhuruar të ketë qenë përpara fatkeqësisë, aq më e madhe rënia, aq më i bukur spektakli, aq më të eksituar ne. Dhe tani të dalim tek rasti i Elvana Gjatës. Dua ta them që në fillim që ky shkrim nuk është një mbrojtje për Elvanën, është një autoakuzë për të gjithë ne. Prej ditës së enjte, Elvana Gjata është një individ që ka rënë në fatkeqësi. Ngjarja e rëndë me një të vrarë dhe dy të plagosur, ka patur për personazh edhe bashkëjetuesin e Elvanës. Prej disa kohësh, personi në krah të saj ishte një kuriozitet showbiz-i, apo e thënë ndryshe, thashethemesh, për shkak se ata të dy kishin vendosur mos ta bënin publik emrin dhe (aq më keq akoma) pamjen e tij. Dhe ja tek del në një lajmërim policie, me atë fotografinë jocilësore siç janë përgjithësisht fotografitë e dokumenteve. Të gjithë e shuajtën kuriozitetin me fytyrën dhe emrin e tij. Dhe pas kësaj përveshën mëngët në rrjetet sociale, në faqen e saj personale dhe nëpër gazeta: "Mirë të të bëhet, se vetë e kërkove". Kjo ishte fjalia e vetme e turmës që brohoriste dhe e mallkonte tashmë Elvanën për jetën e saj luk-
soze, për fundjavat nga 20 mijë euro, për videoklipet e shtrenjta, për këngën që i kishte bërë David Guetta e kështu me rradhë. E njëjta turmë që gjatë gjithë verës, kudo që ndodhej, në shtëpi, në makinë, apo në plazh këndonte këngën e saj "Mike". Faji i Elvanës? "Po shpenzonte paratë që i vinin me shumicë nga një kriminel. Më në fund ajo kishte gjetur pusin e saj të naftës." Unë nuk e di nëse ai djalë ka qenë kriminel dhe as si i ka bërë paratë e tij. Nuk e kisha dëgjuar kurrë si emër më parë dhe me thënë të drejtën, megjithëse punoj në media, nuk kam patur as kuriozitetin të di se me kë ishte lidhur Elvana. Megjithatë po i rri besimit të turmës që Elvana ishte lidhur me një kriminel që paratë e tij i ka bërë në mënyrë të pistë. Dhe, sipas turmës, ky është gabimi i Elvanës që, për hir të parave ka bërë pakt me krimin (kupto fle në një krevat me krimin). Në kulturën pop të vendeve perëndimore shikojmë shpesh vajza dhe gra të spektaklit të lidhura me futbollistë, me aktorë të njohur e kështu me rradhë. Në gossip-in perëndimor lexon shpesh telenovela ndarjesh, bashkimesh dhe tradhëtish të këtyre personazheve. Jeta luksoze, jahtet dhe paratë janë në bash të vendit në këto revista e tabloide për të ushqyer gojët e shqyera të turmës, e cila admiron, ëndërron dhe zilepset nga ai fat që u ka ardhur në derë ca pak persoanzheve. Kultura e konsumit është në thelb. Nga kjo ushqyerje pasive, një pjesë e njerëzve që përbëjne këtë turmëëndërrojnë të njëjtën jetë dhe shtyhen të shpenzojnë më shumë se kanë, futen në borxhe dhe thyejnë brinjët në punë për të arritur sadopak në hijen e asaj jete të revistave dhe tabloideve. Sepse konsumi është karburanti që mban gjallë motorrin e ekonomisë. Këtë refren e kemi dëgjuar gjatë gjithë kësaj periudhe krize të zgjatur financiare që ka pllakosur
botën. Konsumi është një kulturë e përgjithshme dhe e sponzorizuar rëndshëm prej dekadash në perëndim dhe tashmëështë në lulëzim dhe në vendet ish komuniste, siç jemi edhe ne. Por këtu ndryshojnë aktorët. Në kulturën pop të vendeve lindore, apo edhe vendet e Amerikës Latine, vajzat dhe gratë e showbiz-it shpesh i kemi parë në krah të personazheve të errët. Kujtojmë Cecën dhe Arkanin në Serbi. Apo edhe personazhe në Shqipëri, të cilat do ishin vejusha të djemve të fortë të Tiranës, në rast se do të ishin martuar. Fatkeqësisht, në këto vendet tona, më të dukshmit kanë qenë këta njerëz. Makinat e tyre të shtrenjta, jeta e vrullshme e natës, paratë e shpenzuara pa hesap. Dhe në një gjykim të pamoral, njerëz që takohen në të njëjtin ambient, edhe lidhen me njëri-tjetrin. Tëpkë si futbollistët me shumë para në Perëndim me vajzat e showbiz-it. Dhe tëpkë si turmat që adhurojnë fubollistët në Perëndim për talentin por edhe për paratë, në këto vendet tona lindore adhurohet "i forti", po për talentin dhe për paratë. Pyesni të rinjtë që e kalojnë kohën duke pështyrë lëkura farash, apo duke tymosur ndonjë cigare hashash në bordurat e lagjes se kush është ai që ia ka dalë. Pyesni ato vajza që ndryshe nga gjyshet e tyre që hapnin cepin e perdes për të parë jaranin në rrugë, hapin ekranin e celularit për të parë princin e tyre. Por edhe më shumë se kaq: si ka mundësi që njerëzit e krimit janë kaq të dukshëm tek ne? Si ka mundësi që për ta ne flasim si për një sekret publik? Si ka mundësi që i gjejmë në të njëjtat sallone ekskluzive me politikanë dhe njerëz të rëndësishëm publikë? Rrinë sepse njerëzit me status të njëjtë apo të afërt financiar rrinë bashkë me njëri-tjetrin? Jo vetëm për këtë. Rrinë sepse në kulturën tonë popullore janë të aftë, sepse të gjithë ia kanë dalë dhe ndjehen pjesë e një klubi
që nuk ka gjykime morale për atë se si erdhi pasuria. Ne jemi një shoqëri që mbyllim sytë, ose hapim vetëm nga pak njërin, të djathtin apo të majtin sipas rastit dhe sipas volisë. Ndërkohë ata i kanë të dy sytë hapur dhe shkojnë ku është volia më e madhe. Në kulturën tonë popullore dhe jo vetëm, një harem femrash me gota shampanje dhe muskulozi me zinxhirë të trashë në qafëështë kulmi i ëndrrës. Ai që rrëmben dhe i do të gjitha për vete, ia ka dalë. Ai që zhvat dhe thotë unë e bëj se mundem, ia ka dalë. Ai që ka pushtetin dhe e përdor si shkop mbi fukarain, ia ka dalë. Ata që thyhen në mes për të fituar jetën e tyre, ata që respektojnë tjetrin dhe duan një jetë të paqtë janë në periferi. Ata nuk janë në faqe të parë të revistave dhe gazetave dhe në emisione dalin rrallë si një specie në zhdukje dhe, gati gati, kuriozitet prehistorik. Ata janë të humburit e një jete që nuk lë gjurmë. Shkoni në periferi dhe shikoni se kush sundon dhe kush e thotë fjalën e fundit. Kush e kontrollon jetën atje. Dhe do të kuptoni pse ne i respektojmë ata. Jo vetëm kaq, por një pjesë e mirëëndërron të jetë si ata dhe i respekton më tepër sepse nuk ka guximin e tyre. Vajzat i duan për të dashur apo për burra që do të zgjidhë tërë hallet e fisit. Dhe meqë nuk i kanë, zilepsen në faqe revistash e gazetash, përpijnë histori ku ata janë të përfshirë, të kronikës së zezë apo rozë. Dhe kur Elvana bije në fatkeqësi, i turren asaj për të gjitha gjërat që nuk kanë mundur t'i arrijnë vetë dhe që e dinë që nuk do t'i arrijnë kurrë. Unë nuk e njoh të dashurin e Elvanës. Bindja e turmës e ka veshur atë me mantelin e të fortit (mafiozit). Dhe për të ekzorcizuar të keqen që ka brenda vetes, kësaj here gjeti Elvanën. Si Xhisielën një javë më parë. Nuk është Elvana problemi, jemi ne.(Tiranapost)
LEZHË
Restaurohet memoriali i Skënderbeut M
emoriali i Vendvarrimit të Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në qytetin e Lezhës, po ndryshon pamjen me punimet restauruese që po kryhen këtu, për ta bërë sa më atraktiv për pritjen e vizitorëve dhe turistëve nga vendi, rajoni e bota, për t`u njohur nga afër me jetën dhe veprën e lavdishme të këtij Heroi. Një investim serioz dhe i domosdoshëm, me vlera historike e kulturore dhe një dhuratë e bukur në jubileun e vitit mbarëkombëtar të 550 vjetorit të Skënderbeut i Ministrisë së Kulturës, përmes Institutit të Monumenteve të Kulturës, po bën që Memoriali i Vendvarrimit të Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, të rijetëzohet dhe të jetë kurdoherë në funksion të vizitorëve dhe turistëve brenda e jash-
të vendit, që preferojnë këtë institucion kulturor, me punimet që po kryhen nga subjekti ndërtues KAEXH shpk, sipas parametrave të kërkuara e në mënyrë profesionale. Inxhinieri zbatues i punimeve në këtë Memorial, Ing. Alfred Xhafaj, teksa po ndiqte punimet këtu, tregon për "Koha Jonë ", punimet e nevojshme restauruese që po kryhen në Memorialin e Vendvarrimit të Skënderbeut, me punën e kujdesshme e në parametrat e kërkuara, për ta rivitalizuar funksionin historik e kulturor e këtij objekti me rëndësi e vlera kombëtare. Kështu, është bërë komplet ndërrimi i mbulesës me strukturë metalike xhami, me trashësinë e dritën e kërkuar dhe të nevojshme, fugatimi i mureve të kishës së Shën-Nikollës,
konsolidimi dhe fugatimi i mureve antik, shtrimi i rrugicës nga ura e deri në hyrje të Memorialit me gurë dekorativ e pllaka, zgjerimi i urën hyrëse e ndriçimi, restaurimi i Mozaikut me shqiponjë, pastrimi dhe
luçidimi i pllakave të Memorialit të Skënderbeut, fasada dhe dyshemeja, vendosja e sistemit të ri elektrik, me sigurimin e ndriçimit të nevojshëm brenda e jashtë Memorialit e punimet e tjera që vazhdojnë,
për ta sjellë në identitet këtë institucion historik e kulturor. Një ndërhyrje e domosdoshme restauruese për një objekt kulturor, që u flet kurdoherë për jetën dhe veprën e pavdekshme të Gjergj KastriotiSkënderbeu e luftërat për liri e pavarësi e bashkim kombëtar, jo vetëm qytetarëve lezhjanë, që janë krenarë për këtë vepër dhe vetë Heroin kombëtar, por edhe për vizitorët e turistët e shumtë nga vendi e bota, të moshave e profesioneve të ndryshme, që preferojnë të vizitojnë këtë memorial. Kisha e Shën -Nikollit, e shek XIV, Vendvarrimi i Skënderbeut, muret e Qytetit Antik, Zona Breglumore e Parkut Arkeologjik e qytetit historik të Lezhës, relike të çmuara historike, me vlera kulturore kombëtare në ço kohë. Jak Rrozhani
AKTUALITET
G
11
E mërkurë, 10 TETOR 2018
Këngëtarja Elvana Gjata është shpallur në kërkim policor, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonë e ish-Bllokut në kryeqytet
rupi hetimor, pas shumë tentativash për të marrë dëshminë e këngëtares Elvana Gjata, nuk ia ka dalë, ndaj dhe e ka shpallur në kërkim policor. Kjo pasi, emri i saj është pjesë e dosjes së ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur me armë zjarri. Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. Ajo ndodhet jashtë shtetit dhe nuk dihet nëse do paraqitet vetë në komisariat për të dhënë deklarimin e saj për këtë ngjarje të rëndë. Kujtojmë se personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt, Eljon Hatos, thuhet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake, Mevjol Bilo. Nga ana tjetër, Policia ende nuk ka asnjë gjurmë të 3 personave të shpallur në kërkim për përplasjen e armatosur në zonën e ish-Bllokut, që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur. Kur kanë kaluar 6 ditë nga ngjarja e rëndë, burime policore nuk përjashtojnë mundësinë që komando Mervjol Bilo të jetë larguar ilegalisht nga Shqipëria, duke shfytëzuar edhe aftësitë e tij ushtarake për mbijetesë por po sipas burimeve, janë bërë edhe tentativa që 41-vjeçari të vetëdorëzohet. Në arrati vi-
Në kërkim të Elvana Gjatës dhe të komandos
ELVANA “Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares Elvana Gjata, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. Ajo ndodhet jashtë shtetit dhe nuk dihet nëse do paraqitet vetë në komisariat për të dhënë deklarimin për ngjarjen”.
BILO
jojnë të jenë edhe Ervin Mata dhe Fabjol Alushi. Komando Bilo nuk është i vetmi ushtarak i përfshirë në ngjarje të rënda vitet e fundit. Në vitin 2015, majori i Forcave të Armatosura Shqiptare, Sokol Feka humbi jetën në Spanjë teksa helikopteri që drejtonte dhe tranportonte hashash nga Maroku u rrëzua gjatë ndjekjes policore. Dy vite më vonë, në vitin 2017, dy ish-ushtarë profesionistë që kishin shërbyer edhe jashtë
vendit me misione paqeruajtëse, u ndaluan si pjesë e një bande të dhunshme që grabisnin makinat e blinduara të bankave që transportonin valutë. Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj u arrestuan si pjesë e grupit të Rinasit që i zinin pritë blindave me para. Në lidhje me ngjarjen e rëndë të së enjtes së kaluar, përveç ngacmimit të këngëtares Elvana Gjata, hetimet janë fokusuar edhe në një pistë të mundshme të prishjes së paz-
PËRMET
areve të drogës apo borxheve në shuma të mëdha parash, të cilat janë bërë shkak për disa ngjarje zinxhir që përfunduan në përplasje me armë. Por sipas organit të akuzës, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të ngacmimit të këngëtares Elvana Gjata, e cila ditën e ngjarjes ndodhej në një dyqan pranë lokalit “Monopol” ku ndodhi krimi. Mesditën e së hënës, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me
“Burime policore nuk përjashtojnë mundësinë që komando Mervjol Bilo të jetë larguar ilegalisht nga Shqipëria, duke shfytëzuar edhe aftësitë e tij ushtarake për mbijetesë por po sipas burimeve, janë bërë edhe tentativa që 41-vjeçari të vetëdorëzohet”. afat 45 ditor për Geldo Hotin Liçin, i arrestuar për të njëjtën ngjarje. Ndërkohë e njëjta gjykatë kishte caktuar më herët “arrest në burg” me afat 30 ditor për Ervisi Martinaj dhe burg pa afat për të palgosurin tjetër, Eljon Hato. Personat nën hetim, akuzohen për “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmpajtje pa leje”.
FUSHË-KRUJË
Pagoi qiranë e tokës me lekë fallco Tritol në banesën e Xhisielës,
16 të shoqëruar
Policia ka vënë në pranga një 64-vjeçar në Përmet, pasi pagoi qiranë e tokës me para të falsifikuara.”Arrestimi i Barjam Sejat, u bë pasi i kishte marë me qera tokat shtetasit A.H, 70 vjeç,
banues në Durrës, qeranë e të cilave e ka paguar me 42 kartëmonedha të prerjes 1000 lekëshe të dyshuara të falsifikuara”,-raporton policia. Policia sekuestroi kartmonedhat në cilësinë
e provës materiale. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 183/2 i Kodit Penal.
Pas shpërthimit në oborrin e banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut, Policia e Fushë-Krujës ka shoqëruar 16 persona. Të shoqëruarit janë marrë në pyetje për eksplozivin në banesën ku qëndronte Xhisiela Maloku. Aktualisht banesa ruhet nga forcat e policisë. Ngjarja ndodhi tre net më parë në fshatin Larushk Fushë-Krujë, ku një sasi eksplozivi u hodh në oborrin e përbashkët të banesave të Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, i cili është gjyshi nga nëna i 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Bëhet fjalë për një sasi eksplozivi rreth 100 gram. Ajo mohon se është dhunuar por se e kishte denoncuar ish-të dashurin Rexhep Rraja për xhelozi pavarësisht ekspertizës së mjekëve dhe psikologut. 25-vjeçarja është marrë në mbrojtje nga policia ndërsa Rexhep Rraja ndodhet në burg.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E mërkurë, 10 TETOR 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
VIP
13 E mërkurë, 10 TETOR 2018
300 data në 3 vite, turneu i lamtumirës së Elton John kalon nga Franca Elton John, ylli i pop-it britanik, i cili nisi në shtator në SHBA turneun botëror të lamtumirës do të vijojë në Europë, përfshirë katër shfaqje në Francë vitin e ardhshëm, njoftoi agjenti i tij. Këngëtari 71-vjeçar do të performojë në stadiumin "Pierre-Mauroy" në Lilë më 18 qershor, në "AccorHotels Arena" në Paris më 20 qershor, në "Arkea Arena" në Bordo më 22 qershor dhe në "Arenes de Nimes" më 23 qershor. Biletat për katër koncertet do të dalin në shitje të mërkurën më 17 tetor. I njoftuar në janar, turneu i quajtur "Farewell Yellow Brick Road" do të shfaqë Elton John të këndojë në më shumë se 300 data në tre vite në të gjithë botën. Të 76 shfaqjet e para në Amerikën e Veriut tashmë janë të mbyllura.
Sfida më e fundit e Rona Nishliut: Ta çoj Kosovën në Eurovision Rona Nishliu e ka provuar skenën e festivalit europian kur përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012. Me këngën "Suus" arriti të renditet në vendin e pestë, por tani po përpiqet sërish për këtë sukses. Këtë herë jo më në emër të Shqipërisë, por të Kosovës. Me anë të një postimi në profilin e saj në Instagram, postoi një koment të shkruar në Tëitter, të cilin e përktheu duke konfirmuar përpjekjet e saj në futjen e Kosovës në Eurovision. "Rona Nishliu po punon tani në televizionin e Kosovës dhe po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të 'Eurovision'-it. Faleminderit fansave në Spanjë që mbështesin pranimin e Kosovës në 'Eurovision'", shkruhej në faqen e fansave të festivalit që Rona e përktheu në gjuhën angleze. Këtë fundjavë, Nishliu mori pjesë në Kongresin "OGAE" në Spanjë ku mori mbështetje shumë të madhe.
Akuzat për përdhunim, familja e Cristiano Ronaldos thyen heshtjen Cristiano Ronaldo vazhdon betejën me akuzat për përdhunim, prandaj familja e tij ka vendosur të thyejë heshtjen për ta mbështetur në këtë situatë. Nëna e tij, Dolores dhe motra Katia publikuan fotografinë e futbollistit si "superman", duke u zotuar se kërkojnë drejtësi. "Dua të shoh se kush ka kurajon ta vendosë këtë fotografi në profil për një javë për të, për Portugalinë, për bashkimin e njerëzve, për drejtësi. Ai e meriton këtë", shkruajti Dolores Aveiro. Kjo gjë ka ndodhur pasi Kathryn Mayorga, një ish modele e akuzoi Ronaldon për përdhunim në një dhomë hoteli në Vegas në vitin 2009. Cristiano i ka mohuar këto deklarata duke i quajtura të rreme. Prandaj 34-vjeçarja publikoi dokumentin e blerjes së heshtjes, të nënshkruar nga ylli portugez për 325 mijë euro.
Përkrahja për të njëjtën parti politike i jep fund sherrit të këngëtareve Këngëtaret e njohura, Taylor Swift dhe Katy Kerry kanë disa vite që nuk flasin por duket se sherri mes tyre ka marrë fund. Ishte fotografia e Taylor që tërhoqi vëmendjen e gjithë ditës së sotme. Artistja deklaroi në Instagram se përkrah Demokratët. Katy Perry mund të ndajë të njëjtin mendim me të pasi mes 112 milionë ndjekësve, është vënë re pëlqimi i saj në postim. Duket se këngëtaret kanë lënë pas të shkuarën dhe nuk do ishte e habitshme nëse do vinin me një duet.
Martohet vajza e ish-presidentit Bush, vetëm 20 të ftuar në ceremoni Vajza e ish-presidentit George W. Bush është martuar. Barbara Bush është martuar me skenaristin dhe aktorin Craig Louis Coyine në brigjin e Maine. Ata bënë një ceremoni private familjare me vetëm 20 persona të ftuar. Lajmin e konfirmoi motra e saj Jenna Bush Hager me një postim në Instagram. "Mbrëmjen e kaluar kur po shihja motrën time të dashur të veshur nuse në Maine gati sa nuk më pushoi zemra. Ishte vetëm ajo, familja dhe shumë dashuri, sigurisht edhe shumë lot. Lot lumturie sigurisht. Jam e lumtur që motra ime u martua në vendin që do të thotë dashuri dhe familje. Jam krenare që jam motra e saj", shkruajti ajo. Drejt altarit e ka shoqëruar babai George ndërsa shkëlqente me një fustan të thjeshtë të bardhë me rripa dhe me vello.
AKTUALITET
14
E mërkurë, 10 TETOR 2018
Policia Rrugore ka bërë apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që mos e drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve
N
ë kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve në rrugë, Policia e Shtetit ka vijuar me kontrollet në akset kryesore. Këtë herë është ndalur në të gjitha akset rrugore të qarkut Berat dhe si rezultat i kontrolleve, Policia e Beratitt bën me dije se: ‘’10 persona janë arrestuar në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi si dhe janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë”. Përmes një deklarate, Polciia e Shtetit, bën me dije se janë vendosur në total 420 gjoba, 60 shoferë janë dërguar në OASH, janë ndaluar administrativisht 5 mjete, për masa administrative të pa shlyera dhe pa dokumentacion përkatës, si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi. Policia Rrugore ka bërë apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që mos e drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerve. Gjithashtu nuk kanë harruar edhe këmbësorët, të cilëve i kërkuan që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. “Policia Rrugore ka përforcuar shërbimet dhe po vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore të Qarkut Berat, për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve në rrugë. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në akset rrugore, nga ana e këtyre shërbimeve mbështetur dhe nga shërbimet e Rendit gjatë kësaj jave: Janë arrestuar në flagrancë 10 shtetas, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi si dhe janë proçeduar penalisht në gjendje të
10 persona në pranga dhe 420 gjoba “ARMË VRASËSE”
KROATI “Shumë të rinj dhe të reja edhe pas sensibilizimeve të njëpasnjëshme apo kontrolleve të pandërprera nga Policia Rrugore, përsëri nuk hezitojnë që investimin e prindërve të tyre në mjete motorrike, ta kthejnë në një “armë vrasëse” me rrota që pret të shtypë të pafajshmin e radhës”.
lirë 4 shtetas të tjerë. Janë vendosur në total 420 masa administrative. Janë dërguar në OASH 60 drejtues mjetesh. Janë ndaluar administrativisht 5 mjete, për masa administrative të pa shlyera dhe pa dokumentacion përkatës. Si edhe janë pezulluar 5 leje drejtimi. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos e drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, pasi rrezikojn jetën e tyre dhe të tjerve, të mos përdorin apara-
tin celular, të vendosin rripin e sigurimit, të respektojn kufizimet e shpejtësisë, pasi nuk do të tolerohet asnjë drejtues, mjeti që shkel rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu dhe këmbësorët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën vertikale dhe horizontale, me qëllim mbrojtjen e jetës së tyre”,-thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit thotë se sa herë ka aksidente rrugore të gjithë moralizojnë, por në rrugë harrojnë dhe në
FUSHË-KRUJË
fundjavë ka garë dhe alkool. “Nuk ka shpjegim dhe aq më tepër kuptim, se si shumë të rinj dhe të reja edhe pas sensibilizimeve të njëpasnjëshme apo kontrolleve të pandërprera nga Policia Rrugore, edhe pse në media apo rrjete sociale lexojnë e shikojnë ngjarje rrugore me pasoja fatale, shumica e të cilave janë për shkak të vetëbesimit të tepruar dhe neglizhencës gjatë drejtimit të mjetit, përsëri nuk hezitojnë që investimin e prindërve të tyre në mjete motorrike, ta kthejnë
Policia ‘’blindon” shtëpinë e Xhisielës N
jë furgon me efektivë të policisë nga Tirana kanë marrë në siguri shtëpinë e Xhisiela Malokut, në Larushk të Fushë-Krujës. Përforcimet u vendosën pas shpërthimit të tritolit tek të afërmit e denoncueses së djalit të deputetit Rexhep Rraja. Janë më shumë se dy punonjës të Forcave Speciale që qëndrojnë te porta dhe kontrollojnë gjithë territorin. Banesa e vajzës që denoncoi djalin e deputetit, Rexhep Rrajen por që më pas u tërhoq nga padia duke thënë se merr përsipër çdo përgjegjësi është blinduar. Një masë e tillë sigurie u vendos pasi në oborrin e të afërmve të 25-vjeçares shpërtheu një sasi e vogël tritoli. Vetë Maloku pas ngjarjes tha se do të pranonte mbrojtjen e
KËRCËNIMI ‘’Xhisiela Maloku pas ngjarjes tha se do të pranonte mbrojtjen e policisë pasi tani ndjehej vërtet e kërcënuar. Ajo u deklaroi gazetarëve që tritoli ishte vendosur nga PD-ja dhe opozita”. policisë pasi tani ndjehej vërtet e kërcënuar. Ajo u deklaroi gazetarëve që tritoli ishte vendosur nga PD-ja dhe opozita. Ish-i dashuri i saj, Rexhep Rraja, i akuzuar për përndjekje ndaj Malokut, ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” në qelitë e paraburgimit të Durrësit.
në një “armë vrasëse” me rrota që pret të shtypë të pafajshmin e radhës”, thuhet në mesazhin e policisë. Policia thotë se është koha për ti treguar vendin atyre që cënojnë sigurinë e jetës. “Është e pafalshme për këdo që konstaton shkelje të tilla në vende të populluara dhe pret një reagim vetëm nga policia, është koha që të gjithë tu tregojnë vendin atyre që cënojnë sigurinë e jetës me të gjitha format e mundshme sociale dhe ligjore”, thotë më tej mesazhi.
GREQI
Shqiptarët kapen me 58 kg drogë
Policia greke në Kozan, ka vënë në pranga dy shqiptarë me 58 kilogram drogë. Operacioni për arrestimin e dy shqiptarëve u zhvillua ditën e djeshme, ku dy shqiptarët e moshës 29 dhe 51-vjeç po transportonin sasinë e drogës. Droga e ndarë në 47 pako u gjet në makinën që drejtohej nga 51-vjeçari, ndërsa 29-vjeçari e shoqëronte. Ky i fundit kishte hyrë ilegalisht ne Greqi por u tregoi policëve një pasaportë që kishte një vulë hyrje të falsifikuar. Në cilësinë e provës materiale dy shqiptarëve iu sekuestrua sasia e drogës, makina, 2 telefona celularë, 2 karta sim, 240 euro dhe 2500 lekë shqiptare.
AKTUALITET
15
E mërkurë, 10 TETOR 2018
Për Emiliano Shullazin u kërkuan 17 vite burgim, prej të cilave pesë ishin për shkak të grupit kriminal që ai drejton. Ai akuzohet për tetë vepra
G
jykata për Krime të Rënda, ka shtyrë seancën e paraqitjes së konkluzioneve të palës mbrojtëse të bandës “Shullazi”, pasi nuk ishin të përgatitur. Seanca e radhës u caktua në datën 23 tetor. Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi në total 64 vite burg për të akuzuarit. Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën. Prokurorë të çështjes ishin drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. E gjithë seanca u zhvillua nën masa të forta sigurie. Mësohet se për të ndjekur seancën gjyqësore, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë. 64 vite burg Në ditën e shpalljes së pretencës për grupin e Emiliano Shullazit, në datë 2 tetor 2018, oficerët e policisë kishin veshur sërish jelekët antiplumb. Makinat e blinduara dhe snajperët rrethuan Gjykatën. Prokuroria e Krimeve të Rënda, shpalli pretencën duke shpallur 64 vite burgim në total për grupin Shullazi. Kërkesa e Prokurorisë për dënimin e pesë anëtareve të grupit u dha gjithashtu në prezencë të përfaqësuesve të ambasadës amerikane dhe gjermane. Asnjëri nga të dyshuarit nuk ishte i pranishëm në seancë. Për Emiliano Shullazin u kërkuan 17 vite burgim, prej të cilave pesë ishin për shkak të grupit kriminal që ai drejton. Ai akuzohet për tetë vepra që nga gjobëvënia ndaj dëshmitarit të drejtësisë Ylvi Beqja, gjobëvenia ndaj Jani Zekës,
“Shullazi”, mbrojtja e papërgatitur
RRETHIMI “Policia ashtu sikur ka KROATI ndodhur në të gjitha rastet e fundit, kishte marrë masa të forta sigurie duke blinduar ambientet. Një numër i lartë policësh ishin në gatishmëri, ndërsa disa u panë edhe me antiplumb”.
TËRHEQJA “Gjykata për Krime të RëndaKROATI ka shtyrë seancën e paraqitjes së konkluzioneve të palës mbrojtëse të bandës Shullazi, pasi nuk ishin të përgatitur. Seanca e radhës u caktua në datën 23 tetor”.
ndaj biznesmenit Kërçuku, dy episode kanosje per shkak të detyrës ndaj profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni,
shkatërrim prone me eksploziv dhe drejtim i grupit. Në përfundim prokuroria tha se shtetasi Shullazi ka përdorur të njëjtin
mekanizëm bashkë me anëtarët duke ju vendosur gjoba më tej duke i kërcënuar e më tej duke vendosur lëndë plasëse. I konsideruar nga prokuroria si krahu i djathtë i Shullazit, për Gilmando Danin u kërkua 15 vjet burgim, për Endri Qyqën dhe Endrit Zelën nga 11 vjet heqje lirie dhe për Blerim Shullazin 10 vjet burgim. Avokatët Pala mbrojtëse e Emiliano Shullazit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij pretendojnë se prokurorët e rij që morën në dorë çështjen, Donika Prela, Besnik Muçi, Gentjan Osma-
CËRRIK
ni dhe Anton Martini, nuk e kanë lexuar dosjen prej 10 mijë faqesh. Ata kontestuan edhe emrin e Donika Prelës, e cila mori në dorë dosjen pas refuzimit që i bënë 10 prokurorë të tjerë. Avokatët lexuan një deklaratë brenda në sallën e gjyqit, ku pretendojnë gjithashtu se gjyqtarëve ju bë presion. “Po u bëhet presion gjyqtarëve me rrethimin e policisë. Grupi Shullazi po shpallet fajtor pa u dhënë ende vendimi. Prokurorëve u duheshin 14 ditë për të lexuar 10 mijë faqe nga dosja, ata i kanë lexuar për 3 ditë. Donika Prela u vendos në mënyrë te paligjshme, zgjodhi të ikte me pushime jashtë shtetit”, thanë ata para se Prokuroria të jepte pretencën.
AKSIONI
30 efektivë në kërkim të autorëve Droga në Itali, policia jep detaje N
jë konflikt fizik, pas të cilit fshihen motive të dobëta, çoi në plagosjen me armë zjarri të dy personave pasditen e së hënës në qytetin e Cërrikut. Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën dy të rinj të moshës 20 dhe 22-vjeç, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes autoritetet policore u vunë në kërkim të autorëve, personit që qëlloi dhe bashëkpunëtorit të tij, të cilët përfunduan në pranga. “Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre. Në operacion u angazhuan 30 forca policie
G
të Cërrikut dhe të Forcës së Posaçme Shqiponjat nga DVP Elbasan”, sqaron policia në një njoftim për mediat. Të arrestuarit
janë 32-vjeçari me iniciale B.H, i dyshuar si autori kryesor, si dhe 28-vjeçari I.F, i dyshuar si bashkëpunëtor.
jysmë toni marijuanë u sekuestrua në brigjet italiane, ndërsa në pranga ranë dy skafistë shqiptarë. Për ngjarjen ka dhënë informacion edhe Policia e Shtetit në Shqipëri, në të cilën thuhet se në bashkëpunim me Guardia di Finanza është bërë e mudnur ndalimi i mjetit lundrues. Të arrestuarit janë 32-vjeçari me iniciale G.M dhe 27-vjeçari A.B, të dy nga Vlora. Ndërkohë sipas mediave italiane, droga ishte e ndarë në 24 pako të mëdha. Dy të injtë pasi kanë parë forcat italiane janë munduar të arratisen, por pas një ndjekje në det ata u kapën. Gjatë ndjekjes
ata kanë hedhur ngarkesën në ujë, por pasi u rekuperua rezultoi se ishin 560 kilogramë marijuanë. Në njoftimi thuhet se po
punohet bashkarisht mes dy forcave policore për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë në këtë rast trafikimi të lëndëve narkotike.
AKTUALITET
16
E mërkurë, 10 TETOR 2018
Nga sot, aplikantët mund të paraqiten pranë zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ku kanë aplikuar, për tu pajisur me fletën e paranimit për testim
N
ë përfundim të procedurave të shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar nga aplikantët për të konkuruar në Kolegjin e Policisë për Patrullë të Përgjithshme, ku procesi i aplikimit u hap më datën 20 korrik dhe zgjati deri më datën 20 shtator, si dhe procesi i verifikimit përfundoi më datën 09 Tetor, nga verifikimi i bërë rezulton se numri total i aplikantëve që plotësojnë kriteret për të ndjekur fazat e mëtejshme të konkurrimit është 2679, nga këta 2295 meshkuj dhe 384 femra. Në bazë të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Për rregullat e konkurrimit për pranimin në Akademinë e Sigurisë, për Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme”, faza e parë e konkurimit, testimi me shkrim, do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në datat: 15 dhe 16 tetor 2018, sipas numrave kodik. Më datën 15 tetor, në orën 07:00, do të zhvillohet testimi për aplikantët e qarqeve Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës, Korçë e Gjirokastër, si dhe një pjesë e aplikantëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me kodet nga 0929 deri në 1000. Më datë 16 Tetor, grupi i parë, në orën 07.00, do të zhvillohet testimi me shkrim me aplikantët e qarkut Shkodër me kodet nga 1001 deri më 1057, me aplikantët e qarkut Elbasan, Berat, Fier, Vlorë si dhe me aplikantë të Drejtorisë Vendore të
Datat e testimit për Patrullë të Përgjithshme 15 TETOR Më datën 15 tetor, në orën 07:00, do të zhvillohet testimi për aplikantët e qarqeve Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës, Korçë e Gjirokastër, si dhe një pjesë e aplikantëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me kodet nga 0929 deri në 1000.
16 TETOR
Policisë Tiranës nga numri kodit 1964 deri në 2000. Po më datën 16 tetor, grupi i dytë, në orën 11.00, do zhvillohet testimi me aplikantët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me kodet 2001 deri në 2677, dhe dy aplikantë me numrat kodit 2678 e 2679. Aplikantët, duke filluar nga data
10.10.2018 të paraqiten pranë zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ku kanë aplikuar, për tu pajisur me fletën e paranimit për testim. Aplikantët duhet të kenë me vete kartën e identitetit ose pasaportën dhe fletën e pranimit për testim të lëshuar nga Drejto-
DEVOLL
43-vjeçari kapet me kallashnikov
Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Devollit, pasi u kap me një armë zjarri kallashnikov. Në pranga u vu Kujtim Muçkalli, 43-vjeç, banues në fshatin Arzë-Devoll. “Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike tip “Kallashnikov”, pa lejen e organeve përkatëse”, thotë policia. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
ria Vendore e Policisë ku është i shënuar dhe numri kodik përkatës. Policia e Shtetit garanton të gjithë aplikantët se ka marrë të gjitha masat me qëllim kryerjen e një procesi testimi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit.
Më datë 16 Tetor, grupi i parë, në orën 07:00, do të zhvillohet testimi me shkrim me aplikantët e qarkut Shkodër me kodet nga 1001 deri më 1057, me aplikantët e qarkut Elbasan, Berat, Fier, Vlorë si dhe me aplikantë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranës nga numri kodit 1964 deri në 2000. Grupi i dytë, në orën 11:00, do zhvillohet testimi me aplikantët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me kodet 2001 deri në 2677, dhe dy aplikantë me numrat kodit 2678 e 2679.
SEANCA
G
jykata e Krimeve të Rënda, lë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për Fred Alizotin dhe Jetmir Olldashin, të përfshirë në audio-përgjimin “Babalja”. Avokatët thonë se Jetmir Olldashi nuk ka lidhje me Fred Alizotin. Avokati Çlirimi Gjata zbuloi dhe detaje që prokuroria pretendoi gjatë seancës që u mbajt në këtë gjykatë. “Prokuroria e quajti të papranueshëm faktin që gazetari e çoi në PD kasetën. Ç’i duhet prokurorit se ku e çon gazetari videon e tij? Më jep një rregullore të më thuash se ku duhet ta çojë gazetari. Pse nuk i përgjigjet prokuroria faktit si është marrë kampioni i zërit? Rruga është e gjatë”,-tha Gjata. Ndërkohë, avokati i Fredi Alizotit tha se klienti i tij nuk është kunati i Albert Veliut por nuk zbuloi çfarë lidhje kanë me njëri-tjetrin. Gjithashtu, mohoi të ketë lidhje mes gazetarit Jetmir Olldashi dhe klientit të tij. Më 6 tetor kjo Gjykatë dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Albert
Lihet në fuqi masa për Alizotin dhe Olldashin
Veliun dhe Fredi Alizotin, ndërsa dha “detyrim me paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi. Albert Veliu, akuzohet për “Kallëzim të rremë” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga nenet 305/25 dhe 297 të K. Penal. Fredi
Alizoti akuzohet për “Kallëzim të rremë, në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal. Jetmir Olldashi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim”.
ART
17 E mërkurë, 10 TETOR 2018 SOT NE 205-VJETORIN E LINDJES
KUMTIM Nga Albert Vataj
A
i, Giuseppe Verdi, fshatari që i dha frymëmarrje metropolitane operas së një shekulli. Sizifi që nuk reshti së përpjekuri. Vegjelia e mjeshtrit, hekakeqe dhe rurale, e pamundur dhe nënshtruese e përndoqi gjatë. Hera-herësh i’a përfundi shtatin. Hendeqe të thella e barriera të larta i zunë rrugën në rëndien e tij të hovshme përgjatë Golgotës së ngjizjes së talentit, atij univers që do të shpërthente përdhunshëm si një shkreptimë eterne, për të mbetur atëherë e sot një dritim shndritës, në një prej ngulmeve artistike dhe estetike më të garrametshme të kohës. Për asnjë moment, përkundër asnjë rrethane dhe vështirësie, deri dhe në kushtet e mbijetesës, Giuseppe Verdi, nuk dredhoi. Ai u përball, u kacafyt me thonj e me dhëmbë dhe triumfoi. Fitoi vetveten dhe mëtoi përbotërisht talentin dhe vitalitetin e tij shpirtëror, duke e skalitur emrin dhe veprën në memorin e kohës, në mbamëndjen e gjenialiteteve që tokësoren e tyre e ngjitën në qiejt e lavdisë. Giuseppe Verdi ishte dhe mbeti i plazmuar si një prej dy majave që rrokaqiellin me famë dhe madhështi eterin operistik të shekullit XIX. Giuseppe Verdi, kujtesa e kohës e ruan si ateistin romantik, patriotin garibaldin, ngadhnjyesin vagnerian, italian kryekëput. Qëndroi besnik deri në fund dhe mori meritimin e mirënjohjes të gjeneratave për krejtçfarë bëri dhe la trashëgim. Kjo botë perëndishë antike dhe rilindase, e cila vinte prej një mbamëndje të pashoqe, e u ngjizur në havanin dymijëvjeçar të kohërave, s’kishte sesi të ndalte vërshimin e saj uturitës në historinë e Evropës plakë. Ky shpirt Apenin do të gufonte prej humusit të brezave. Do të rilindtte një vazhdues i lavdisë dhe memories artistike që ngasi dhe dalldisi shekuj dhe breza të tërë. Ngadhnjeu mes britmash dhe harrimit, mes paradoksit dhe groteskut. Erdhi si një gurë meteotiti që do të plotësonte atë pjesë mozaiku të mrekullisë italiane. Emblematiku i skenave operistike Pa emrin e Giuseppe Verdit, galeria e kryeveprave operistike botërore do të ishte e mangët. I zbrazët do të ishte qielli i bruztë i shekullit XIX pa Giuseppe Verdin dhe Richard wagnerin, emrat e të cilëve nuk na lidhin vetëm me operan, por me botkuptimin dhe filozofinë e përjetimeve dhe shijeve estetike të një shekulli. Bota Apenine pa Verdin nuk do të kishte kreshtë të krenarisë prejnga do të mësynte gjeneratave dhe botkuptimeve me një shëmbëllim të kësisojtë. Ai ngjizi me pasion dhe ngulm monumentet operis-
Giuseppe Verdi, fshatari që i dha frymëmarrje metropolitane operas së një shekulli
tike të historisë. “Rigoletto”, “Traviata”, “Trovatore”, “Nabuko”, “Makbeth”, “Aida”, “Don Carlo”, “Otello”, mbeten kreshta të larta të arritjes dhe krenarise. Pa këto kryevepra të memories operistike, pa këto kumte lirike do të mbyllnin dyert ata që sot mbahen sallat e shugurimit të shenjtorëve të artit. Saora do të shterronte forca e përceptimeve ndjesore, marrëdhënia e shënjtë e njeriut me muzikën dhe densitetin emocional që shpërthente nëpër këto salla, për tu kthyer më pas në energji dhe vitalitet vërshimi ndryshues dhe përqafës. Vegjelia e mjeshtrit të madh Giuseppe Verdi u lind me 10 tetor 1813 në fshatin La Ronkole të Italisë Veriore, në një familje të varfër. Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqen qysh heret. Shkollimi i këtij vullneti
njohura. Kompozitori revolucionar dhe patriot Veç origjinës që e torturoi, paradoksalisht rrugëtimin e tij promovues do ta tensiononte, por edhe do ta lartësonte pozita historike e Italisë. Verdi jetoj në kohën kur populli i tij po luftonte për çlirimin dhe bashkimin e atdheut. Ndaj kjo e bëri atë dëshmimtar dhe pjesëmarrës të zedhshëm në këto përpjekje dhe përleshje. Faza e parë e krijtarisë së Verdit frymëzohet nga këto ngjarje, ngjizej
ngashërues u vu përballë pamundësishë dhe vështirësishë. Paradoksale por jo e panjohur, kjo ngase ai kishte origjinë nga fshati. Në moshën 18-vjeçare dëshiron të regjistrohet në konservatorin e Milanos, por u refuzua për shkak se e kishte kaluar moshën e paraparë dhe se nuk zotëronte mirë pianon. Për këtë arsye Verdi u detyrua që muzikën ta mësoj privatisht dhe njëkohësisht të punojë që të sigurojë mbijetesën. Në saj të talentit të rrallë dhe zellit të madh, Verdi arriti të kompenzonte mësimet që do t’i bënte në konservator. Meqë punonte si instrumentist në qytetzën Buseto, arriti të krijonte operat e para që do të shfaqeshin në Milano. Veç punës për ngritjen profesionale, lexonte veprat e Hygos, Sherlit, Dymas, Shekspirit etj, kryevepra të letërsisë botërore që do të bëheshin mbështetje për krijimin e libreteve të operave të tij të
sakaq në flakadanin e kësaj “kacafytje”. Kësisoj kjo etapë mund të quhet si etapa revolucionare e Verdit. Asokohe ai arrin suksesin e vet të parë me operën “Nabuko”, e cila me përmbajtjen e saj alegorike aludonte lëvizjen revolucionare të Rilindjes. Nga kjo kryevepër operistike, emri i Verdit u be siombol i kësaj levizje që shprehej me “VIVA Vitori Emannuel”, mbreti i Italisë. Pra i brohorisnin mbretit të Italisë, në vend të atij të Austrisë, nën sundimin e të cilit osohere ishte Italia. Korali nga opera Nabuko këndohej si kënge patriotike nga masat italiane, duke e vendosur sakaq shpirtin verdian në vijën e parë të frontit patriotik. Kapërthimi në kreshtën e lavdisë Pas suksesit të parë të madh radhiten operat e tjera të Verdit, i cili u bë i njohur dhe i popullarizuar, jo vetëm në Itali por në të gjithë Evropën. Mjeshtri dallon nga
bashkatdhetaret e vet, kompozitorët, të cilët vite të tëra jetonin dhe krijonin larg atdheut. Ai tërë jetën e tij e kaloi në atdhe, Itali, lidhur ngusht me popullin si një patriot i vërtetë. Ai u përkushtua sakaq në njohje me historinë e vendit të tij mbi te gjitha muzikën popullore dhe artistike të traditës, prej së cilës hoqi disa mangësi eventuale që vëreheshin, veçanërisht në operat seri. Ai bëri sintezën e vetive pozitive të operës italiane, veçmas duke ruajtur traditën e bel kantos, jo për qellim në vetvete, por për shërbim të përmbajtjes. Meloditë e operave të Verdit ishin të çliruara nga virtuoziteti dhe koloraturat e tepruara dhe të dominimit të muzikës mbi përmbajtjen. Këto dy komponent njësues ishin të mishëruara mesvedi, ndaj ai me vëmendje zgjodhi tekstet që do t’i kompozonte, dhe bashkëpunoi ngusht me libretistin Piave dhe me shkrimtarin dhe kompozitorin Arigo Boito. Thelloi njëkohësisht anën dramatike dhe psikologjike të karaktereve të protagonistëve të operave të tij. Muzika e Verdit mbështetej veçmas në burimoren e traditës. Kësisoj ai erdhi për të mbetur një faktor i rëndësishëm i afrisë me njerëzit e thjeshtë. Kujtojmë kushtet dhe rrethanoren e asokohëshme, kur opera ishte një art vetmitar i ngushëllimit të tragjikes së një brezi. Verdi kompozitori patriot Origjina e tij do ta mbante shpirtërisht dhe artistikisht të lidhur me Italinë dhe popullin italian, historinë dhe traditën e kombit. Edhe vetë Verdi është kompozitor nacional me vlera polinacionale. Qysh gjate jetës se tij ai u bë i njohur dhe i popullarizuar si një ndër fytyrat më të njohura të Italisë dhe të Evropës. Pleqërinë e thellë e priti të qetë dhe pa trazira. Vdiq në moshë të shtyrë më 1901. Ai kompozoi 26 opera dhe një rekuiem të njohur. Të gjitha operat nuk kanë përmbajtje të përhershme. Në fillim dhe në mbarim të jetës së tij kompozoi opera komike ndërsa pjesa tjetër (shumica absolute) kane një përmbajtje serioze dhe disa sosh janë edhe tragjedi. Operat me të njohura të cilat radhiten ndër kryeveprat e muzikës operistike të botës janë: Nabuko, Rigoleto, Trubaduret, Traviata, ballo me maska, Aida, Othello Falstaf opere
komike. Në historinë e gjate të operës, Verdi zë vend të nderit, sepse arriti të bashkojë traditat me të bukura të operës Italiane, të mbetet thellësisht kombëtar, t’u shmanget elementeve negative të operës Italiane, të absorbojë elementet pozitive që ishin shfaqur ne artin e operës në shekullin e XIX, madje edhe disa elemente te reformës se Vagnerit dhe të realizimit të letërsisë së kohës. Verdi dhe W agneri polet e Wagneri universit operistik Ata ishin dhe mbetën më të mëdhenjt e një shekulli. Shkruesit me të zellshëm të historisë së operas evropiane dhe botërore. Ata jetuan si një binom paradoksal. Verdi dhe Wagneri, ishin udhëheqësit e shkollave të tyre përkatëse të muzikës. Dukshëm ata nuk e durojnë njëri-tjetrin në masë të madhe, edhe pse kurrë nuk u takuan. Komentet e Verdit mbi Wagner dhe muzikën e tij janë të pakta dhe aspak mirëdashëse “Ai gjithmonë zgjedh, të panevojshmen, rrugën e braktisjes, duke u përpjekur për të fluturuar ku një person racional do të ecte me rezultate më të mira, shkruan Verdi. Me të mësuar ndarjen nga jeta të Wagner, Verdi e derdhi brendinë: “Sad, i trishtuar, i trishtuar! Një emër që do të lërë një përshtypje të fuqishme në historinë e artit.” Prej komenteve të Wagner-së mbi Verdi, vetëm një është e mirënjohur. Pas dëgjimit të Requiem të Verdit, gjermanisht, pjellor dhe elokuent, në komentet e tij me disa kompozitorë të tjera deklaroi, “Ajo do të jetë e mirë për të mos thënë asgjë.”. I tillë ishte Wagner, sepse sintesë e këtij shpirti ishte dhe “Tristani dhe Izolta”, tragjik. Verdi më shumë se një kujtesë Sot kur njëzëshëm dhe vullnetlirë thërrasim dhe pranojmë atë, Giuseppe Verdi, si një korife i operas italiane dhe botërore, kujtesa do të ishte një prekje e përciptë e ngulmit që rreket të rrok të tashmën e një gjenerate. Ne i jemi më së shumti mirënjohës. Italia do t’i jetë borxhli, Giuseppe Verdit, atij që nuk i’a ktheu shpinën kurrë, atij që e ngriti me pasion dhe përkushtim vendlindjen e tij në pjedestalin e universit operistik. Mirënjohje dhe respekt për mjeshtrin, lirikun dhe romantikun ngadhnjimtar të shekullit XIX.
SPECIALE
18 E mërkurë, 10 TETOR 2018
Fotografitë më të njohura të Orlando Sueros: Njeriu që mendonte me sy
N
j ë libër i ri përmbledh punën e fotografit Orlando Suero, i njohur për raportin unik me subjektet e tij. Në libër shfaqen personalitetet më të njohura të shekullit XX, shkruan Christine Ro, transmeton Telegrafi. Suero e nis karri erën e tij si adoleshent. Libri "Orlando/Pohtography" përfshin 200 foto të aktorëve, politikanëve e muzikantëve të njohur në vitet 1950-80. Disa nga to publikohen për herë të parë. Redaktorë të librit janë djalë i tij, Jim dhe producenti i filmit, Rod Hamilton, që kanë skanuar mbi 10 mijë negativë. Lajmi për këtë botim e ka përlotur Orlandon 93-vjeçar.
detajet e vogla të jetës shtëpiake të familjes Kennedy në Georgetown - përfshirë çiftin duke parë fotot e martesës dhe fëmijët duke luajtur ragbi - ai ndryshoi mendim. Jackie më vonë do t'i shkruajë Sueros: "Janë të vetmet foto ku nuk dukem se dal nga ndonjë film horror".
në stilin e quajtur "The Frug", që assesi nuk mbijetoi si baleti. Gostia u mbajt në Malibu, në shtëpinë e kreatorit të modës Jean Louis, ku të pranishëm ishin edhe Marlon Brando, Cary Grant dhe Lauren Bacall. Suero është i njohur për fotografitë bardhezi si kjo. "Ka një lakuriqësi të caktuar tek fotoja bardhezi. E paraqet estetikën dhe ndjenjën e subjektit në mënyrë që kolori nuk mund ta bëjë".
Tony Randall dhe zamba (1965) Imazhi i parë në libër është ai i aktorit Tony Randall, duke i lexuar luanit Zamba. Kjo është një nga 100 fotot e realizuara në atë shtrat, në kohën kur po bëheshin xhirimet për filmin "Fluffy", një komedi për profesorin e psikologjisë që synonte të vërtetonte se luani mund të bëhet kafshë shtëpiake.
John F, John, JR dhe Jacqueline Kennedy (1960) Në këtë foto JFK mban Johnin e vogël, gjatë fushatës presidenciale. Në sfond mund të shihen shumë gazetarë dhe fotografë të tjerë. Por, kjo ishte më unikja nga ai moment. "Kamera i donte Kennedyt. Nuk ishte prodhuar asnjë objektiv që nuk i donte ata", ka thënë Suero.
Janet Leigh dhe Tony Curtis në lojërat Olimpike (1960) Janet Leigh kishte rolin e saj më të famshëm në filmin "Psycho" të vitit 1960. Atë vit, me burrin e saj Tony Curtis u shfaq në dokumentarin "People, Hopes, Medals", që flet për Lojërat Olimpike të mbajtura në Kaliforni. Suero ishte mik i mirë i Curtisit dhe ai me gruan janë fotografuar disa herë nëpër Fshatin Olimpik. Në këtë foto Leigh i ndez cigaren Curtisit, në një dyqan rrobash. "Kryesorja në këtë foto është raporti. Ndjeja se nuk ka raport, pra as fotografi", ka thënë Suero.
Jacqueline dhe John F. Kennedy (1954) Karriera e Sueros u ngrit kur i bëri fotot e familjes Kennedy. Fillimisht, pronari i agjencisë fotografike ishte skeptik për aftësitë e fotografit të ri. Por, pasi kaloi pesë ditë me 20 sesione fotografie për të dokumentuar
Brigitte Bardot (1965) Suero ishte zhgënjyer me punën e tij gjatë komedisë "Viva Maria". Ai donte kushte ekskluzive për ta fotografuar yllin e filmit, Brigitte Bardot, por shumë fotografë të tjerë ishin në skenë. Bardot merr informata për Sueron, e pastaj del një seri e fotove në shtrat - në plazh. "E di se gjithmonë vështroje në dhomën time të errët për të kërkuar nudot. Mos mendo që nuk e dija", i ka thënë më vonë Suero, djalit të tij Jim.
Eartha Kitt (1958) Ky imazh aktores, këngëtares dhe shkrimtares Eartha Kitt, shfaq anën e zymtë të Sueros që ka shërbyer në Marinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u lirua për shkak të traumave dhe ka vuajtur gjatë nga stresi posttraumatik. "Puna ime ishte shmangia nga lufta që mbetet tërë jetën me ty…"!
Rudolf Nureyev dhe Shirley Maclaine (1965) Kjo foto shfaq balerinin Rudolf Nureyev dhe aktoren Shirley MacLaine në një gosti. Ata janë duke vallëzuar
Brigitte Bardot si Charlie Chaplin (1965) Kjo foto paraqet një ndryshim nga imazhi i seks-simbolit të aktores franceze. Në fakt, Bardot nuk e njihte mirë Chaplinin, por Suero i propozoi të luante legjendën e komedisë. Koha e përshtatshme ishte mëngjesi, ndërsa Bardot nuk ishte person që zgjohej lehtë herët. Megjithatë, vërehet një hare në këtë foto. "Suksesi im bazohej në ndjenjën time për fotografinë. Nuk isha person teknik. Natyrisht, i dija aspektet teknike, sepse thjeshtë duhet, por kur vjen puna te pajisjet, ndriçimi, kjo apo ajo, gjithçka binte te ndjenja ime, te ajo që instinkti im e thoshte. Mendoj se është si të mendosh me sy", ka thënë ai.
KURESHTI
19 E mërkurë, 10 TETOR 2018
Djali 6-vjeç bëhet milioner prej neglizhencës së mjekëve Një djalë 6 vjeç që pësoi një dëmtim të madh të trurit pas kontraktimit me virusin "Herpes Simplex" ka përfituar dëmshpërblimin prej 37 milionë dollarësh. Ai e mori virusin pas etheve në tru që i erdhi pas lindjes në spitalin e Londrës. Mjekët nuk arritën të diagnostikonin shpejt infeksionin, prandaj për dy ditë rezultoi që ai pësoi "dëmtim katastrofik". Djali që nuk mund të identifikohet vuan nga problemet e shikimit dhe komunikimit, vështirësitë e lëvizjes dhe sjelljes. "Neglizhenca është tragjike për djalin dhe familjen", tha gjyqtari Lambert pasi vuri në dukje se diagnoza e vonuar nënkuptonte vonesën në dhënien e ilaçit antiviral. 6vjeçari do të marrë pagesa vjetore që lidhjen me taksat e kostos për kujdesin e tij 24-orësh. Vlera e marrëveshjes për këtë dëm arrin më shumë se 37 milionë dollarë. Mendohet se ky rast ka dëmshpërblimin më të shtrenjtë për neglizhencën e mjekëve pasi rekordi i mëparshëm ka qenë 20 milionë dollarë.
Tigri i bardhë vret punonjësin e kopshtit zoologjik Një tigër i bardhë i rrallë ka vrarë një punonjës në një kopsht zoologjik në Japoni, thanë zyrtarët. 40-veçari u gjet me gjakderdhje në qafë brenda kafazit të tigrit. Ai u dërgua në spital ku u shpall edhe i vdekur. Zyrtarët besojnë se punonjësi u sulmua nga një prej katër tigrave të bardhë të parkut. Tigri u vendos në kontrol me një qetësues përpara se punonjësit e shpëtimit dhe policia të vinin në vendin e ngjarjes. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së hënës në Parkun Zoologjik të Hirakaëa në qytetin jugor të Kagoshimës. Policia tani po heton se si kopshti zoologjik kujdeset për tigrat e tij të bardhë.
Ishulli unik privat del në shitje për 3 milionë dollarë Një pronë e veçuar në zemër të Ishujve Thimble, me pamje panoramike mahnitëse është vënë në shitje për 3 milion dollarë. "Cut In Two Island West" është një ishull privat, i cili ka një vendkalim unik që të lidh me një tjetër ishull që të lë pa frymë, po ashtu i quajtur Cut in Two Island East, duke dhënë iluzionin se dikur kanë qenë nëj ishull i vetëm, por që tani është ndarë në dy pjesë. Ishulli ka shtëpi të stilit Viktorian dhe pamja e saj pa kufij nxjerr në pah natyrën e mrekullueshme te vendit. Ai është në pronësi të 'Island Lady' Christine Svenningsen, e cila bleu disa nga pronat në vitin 2004. Ishulli përfshin një banesë kryesore me katër dhoma gjumi si edhe një shtëpi më të vogël.
Hodhi plehrat nga makina, kryetari i bashkisë ia dërgon në shtëpi Mendoi se mund të shpëtonte lehtë, pasi hodhi qesen e plehrave nga makina përgjatë një rrugë në Padova të Italisë. Por në vend të kësaj, mbeturinat iu kthyen në shtëpi. Kjo falë raportimit të disa të rinjve dhe kamerave të rrugës që kishin filmuar momentin. Kryetari i bashkisë, Cesare Mason u shfaq në derën e shtëpisë së qytetarit duke i thënë: "Unë erdha t'u jap përsëri atë që keni humbur në rrugë." Por nuk mbaroi me kaq, sepse së bashku me qesen e mbeturinave, në shtëpinë e qytetarit mbërriti edhe gjoba.
Shkon me vello tek varri i të fejuarit në ditën e dasmës Një vajzë që humbi të fejuarin ka shkuar tek varri i tij e veshur me vello në ditën kur kishin planifikuar dasmën. Fotografitë e trishta tregojnë Jessica Padgett të gjunjëzuar para varrit të Kendall James Murphy. Murphy, i cili punonte si zjarrfikës në Montgomery, Indiana, vdiq tragjikisht kur kolegu i tij aksidentoi automjetin e tij me tre makina. Dhe ditën e dasmës Jessica shkoi tek varri e veshur nuse e shoqëruar nga familjarët e saj
SPORT REAGIMI
20
E mërkurë, 10 TETOR 2018
Komploti ndaj Panuccit, reagon Duka: Sulmi është i orkestruar Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një prononcimi për “TV Klan” ka reaguar në lidhje me deklaratën e trajnerit Chris-
tian Panucci në konferencën për shtyp ku deklaroi se ka një komplot në Kombëtare dhe dikush po përpunon lojtarët për të thënë që janë të pakënaqur. Në lidhje me
këtë çështje, Duka ka treguar se ka grupime kundër, por që nuk janë të organizuar. Kreu i FSHF-së nuk pranoi te jepte detaje specifike. “Në fakt ka grupime, por nuk
është se janë të organizuar. Sakrifikojnë veten për t’u treguar të rëndësishëm. Sulm i orkestruar, i dirigjuar kundër një njeriu të vetëm”, u shpreh shkurtimisht Duka.
Strategu italian foli në konferencë për shtyp para miqësore së sotme që luhet në “Elbasan Arena” ndaj Jordanisë
T
rajneri i ekipit kombëtar, Christian Panucci, foli në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes miqësore me Jordaninë, që do të luhet sonte në orën 20:00 në “Elbasan Arena”. Gjatë fjalës së tij, strategu u duk i qetë para kësaj sfide, ndryshe nga dalja për mediat ditën e diel. Trajneri ka folur për skuadrën dhe gjendjen e grupit duke u shprehur se ekziston shpirti i duhur për të bërë një ndeshje të mirë. Trajneri tha se ndaj Jordanisë do të ketë disa debutime, ndërsa me Izraelin është ende duke menduar për formacionin. Janë grumbulluar disa lojtarë që kanë pak minuta në këmbë. A është Jordania një shans i mirë për të parë gjendjen e tyre? Lojtarë si Grezda, Mavraj, Binaku dhe ndonjë tjetër, kanë luajtur pak këto kohë dhe nesër duhet të luajnë, për të parë më mirë formën e tyre, por edhe për të fituar më shumë minuta në prag të ndeshjes me Izraelin. Grupi ka punuar mirë, është shpirti i duhur për të bërë një ndeshje të mirë nesër. Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të mirë, sepse në fund të fundit luan Kombëtarja. Jordania, sepse vjen nga i njëjti vend me Izraelin, apo zgjedhje rastësore? Ka qenë një zgjedhje duke parë renditjen e Jordanisë në klasifikimin botëror. Është një impenjim për të përgatitur ndeshjen me Izraelin, por edhe sepse kanë ngjashmëri si skuadra. Është një skuadër e mirë nga ana teknike, që mban presionin, ndaj nuk do të jetë një ndeshje e lehtë në aspektin teknik dhe taktik. Trajneri i Partizanit ka thënë
PËRGATITJET
K
ombëtarja shqiptare ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore, në prag të ndeshjes miqësore me Jordaninë. Trajneri Christian Panucci vendosi që të mbajë një seancë pa shumë ngarkesë, duke qenë se futbollistët vinin në këtë grumbullim pas ndeshjeve të zhvilluara me skuadrat e tyre në kampionatet respektive. Grupi është i plotë dhe ky është një lajm shumë i mirë
Panuçi: Katastrofë nëse humbim me Izraelin, kapitenin e zgjedhin lojtarët
që Trashi e meriton kombëtaren, ndërsa është shprehur që Panucci ka thirrur lojtar që nuk i dimë ku janë? Mendoj se ka shumë djem, shumë futbollist të rinj që meritojnë kombëtaren. Unë kam qenë gjithmonë i hapur për prurjet e reja. Vrioni është një prej tyre që ka
ardhur në kombëtare. Besim Demiri është në formacionin e javës në Ukrainë, pse nuk është thirrur? Nuk është thirrur, pasi kohët e fundit Lenjani ka bërë mirë dhe ka më shumë eksperiencë se Demiri. Ne nuk jemi një grup i mbyllur dhe Demiri do jetë
gjithmonë në vështrimin tonë. Ai është pjesë e Kombëtares tashmë. Pas Skocisë, thatë që kjo skuadër kaq limite ka. Vijoni t’i qëndroni këtij mendimi? Nëse skuadra jonë shkon në Skoci dhe ka disa mungesa, si Roshi, Grezda, Sadiku e të tjerë, normale që limitet ulen. Por, nuk do të thotë që kaq janë limitet. Nëse do kishim më shumë lojtarë, do ishte më e plotë skuadra. Nuk është ofenduese, se ka limite në këtë rast. Kroacia u mund me 6 gola në Spanjë. Hysaj pas asaj ndeshje u shpreh se skemën që përdorëm në pjesën e dytë tha se nuk e kishim aplikuar në asnjë seancë stërvitore? Për një lojtar që luan në Champions League si Hysaj, nuk mendoj se një modifikim me tre mbrojtës do ndryshonte diçka të madhe. Nuk është problem skeme, është një veçanti që ndodh në lojë. Izraeli ka dy sulmues shumë të shpejtë. Si e keni menduar t’i përballoni? Mendoj në së pari për Jordaninë, pastaj për Izraelin. Por dhe ata mund të kenë mungesa të ndryshme. Gjithsesi diçka në mendje e kam. Por nëse fitoj do kem të drejtë dhe nëse jo atëherë do jetë katastrofë siç thoni ju. A do të jetë ndeshja e nesërme (sotme) një test për lojtarët e
rinj? Nesër (sot) do të shohim në fushë Vrionin, pasi kjo ndeshje është një rast për të dhe të rinjtë e tjerë. Të gjithë janë të disponueshëm dhe së bashku po mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit. A duhet të jeni më i qetë në konferenca? Jam i qetë, thjesht jam i mërzitur kur humbas. Kam një raport të keq me humbjen, për këtë arsye ndoshta dukem nervoz. Kam luajtur 20 vite dhe kam punuar 7 vite në TV. Kur nuk i kuptoj disa pyetje, mërzitem edhe më shumë. Në lidhje me kapitenin? Duke iu referuar pyetjes së kapitenit, me që po bëhet problem ndërkombëtar, unë fola me presidentin me te gjithë djemtë, sepse është e rëndësishme që vendimet të ndahen me grupin. Mos filloni të merrni lojtarët në telefon për të vendosur kapitenin. Grupi zgjedh një kapiten dhe një zëvendës kapiten. Grupi voton kë do si kapiten dhe e rëndësishme është kë ndiejnë kapiten në grup. Unë i dhashë këtë mundësi dhe zgjidhje dhe ishin shumë të kënaqur për të bërë një gjë të tillë. Kjo nuk do të thotë që kapiteni do të luajë gjithmonë. Kjo është ajo që ju them është që mos i merrni lojtarët në telefon sepse do e vendosin ata vetë.
Futbollistët e kombëtares dy stërvitje të lehta para miqësores për kuqezinjtë. I fundit që u bashkua me skuadrën ishte Alban Hoxha, i cili pasditen e së hënës zhvilloi ndeshjen mes Partizanit dhe Kukësit në “Elbasan Arena”. Theksi në dy seancat ishte vënë në përgatitjen tekniko-taktike. Biseda e trajnerit me futbollistët para nisjes së stërvitjes ka zgjatur shumë pak. 40
minutat sqaruese në seancën e parë kanë mjaftuar që gjërat të jenë të qarta për të gjithë kuqezinjtë. Miqësorja me Jordaninë mbetet testi i vërtetë para përballjes të dielën me Izraelin në Beer Sheva, që do të përcaktojë shumë sa u përket mundësinë të kombëtares për ta mbyllur në vendin e parë në grup.
SPORT
21
E mërkurë, 10 TETOR 2018
Mbrojtësi kavajas do të jetë kapiten i kombëtares në sfidën e sotme miqësore ndaj Jordanisë
M
iqësorja ndaj Jordanisë është një test i rëndësishëm për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për duelin vendimtar ndaj Izraelit katër ditë më pas. Në krah të Panuccit në daljen për mediat dje ishte i pranishëm edhe mesfushori kavajas i Pass Gianninës, Andi Lila. Kapiteni në këtë ndeshje si mesfushor me tipare mbrojtëse, teksa me shumë mundësi do të formojë dyshen me Migjen Bashën. U bë viti 11 që je me kombëtaren. A mendoni se ky grup mund të luajë ndeshje të rëndësishme? Të them të drejtën, jam që në 2007 me kombëtaren dhe do ta filloj më përpara se gjithmonë kur vjen ftesa për kombëtaren, nuk më zë gjumi një natë përpara. Ftesa është një gjë shumë e bukur dhe më bën shumë krenar. Kjo ftesë që mora është njësoj si ajo që mora 11 vite me herët dhe më ka emocionuar shumë. Gjithmonë jap më të mirën për kombin tim dhe jam shumë krenar që kam mundësinë të përfaqësoj vendin tim. Çfarë duhet të bëjmë për të fituar përsëri në Izrael, ashtu si 2 vite më parë? Të jem i sinqertë, forca e ekipit tonë është grupi, dhe nëse ne luajmë si grup, ndeshja do të fliste njësoj. Shpresoj të jetë ndeshje e mirë dhe të bëjmë atë që bëmë 2 vjet më parë. Nëse ne luajmë me shpirtin që na karakterizon
Lila: Forca e Shqipërisë është grupi, nuk më zë gjumi kur më vjen ftesa KUQEZINJTË
Panucci ndryshon sërish skemën, pritet që të luajë me një sulmues
si ekip, si shqiptar që jemi do të bëjmë më mirën. Përpara kemi Jordaninë dhe përqendrimi jonë për momentin është kundër tyre. Më pas do të shohim Izraelin. Synojmë rezultat të mirë kundër tyre dhe shpresojmë të ecim përpara. Sa ndihet në skuadër ndërrimi i shiritit të kapitenit?
Shumë respekt për të gjithë kapitenët. Në kombëtare kapiteni nuk është mbi të tjerët. Këtu janë të gjithë njësoj dhe shpresoj që të gjithë të bëjnë punën në fushë. Nuk duhet të ketë diferenca në ekipin kombëtar. Si iu duken lojtarët që vijnë të bëhen pjesë e grupit dhe si
UFC
SULMUESI
Hazard del hapur: Realin e Madridit e kam ëndërruar që fëmijë “Reali i Madridit është ëndrra ime më e madhe që kur kam qenë fëmijë”, ka deklaruar Eden Hazard, duke ndezur sirenat e alarmit për merkaton. Sulmuesi që po shkëlqen këtë sezon me Chelsea-n është golashënuesi më i mirë me 7 gola të shënuar. “Nuk dua të gënjej e as të fiksohem në atë çfarë realisht mendoj”. Ka thënë Hazard nga “Daily Express”, deklaratë kjo që ka krijuar një cunami në mediat paralele spanjolle të cilat dalin me konkluzionin se tanimë që Los Blancos janë në krizë rezultatesh janë gati t’i rikthehen fuqishëm merkatos që në muajin janar për të përforcuar organikën që ka në dispozicion Julen Lopetegui, stoli i të cilit gjithashtu është në dyshim pas
startit aspak pozitiv të sezonit. Sipas Mundo Deportivos në” pole position” për të zëvendësuar 52 vjecarin spanjoll është pikërisht Antonio Conte.
Për t’iu referuar më pas të përditshmes AS, klubi mbretëror i Realit është gati për të nisur operacionin Hazard, bomberi i Premier Leagues që aktualisht e sheh veten të lidhur me Chelsea-in deri në vitin 2020, detaj ky që duket i parëndësishëm pas prononcimit të vetë belgut dhe pozicionimit të Florentino Perez që e ka kthyer tashmë në objektiv primar. Një tjetër plus në këtë tratativë do të ishte edhe rregullorja e re e UEFA-s që do t’i lejonte Hazard aktivizimin në Champions pavarëisht faktit se ka luajtur në Europa League, detaj që e përforcon bindjen për të kryer sa më shpejt transferimin e tij në Spanjë. Blutë e Londrës nuk do të pranojnë më pak se sa 200 milionë euro.
i ndihmoni ju? Të them të drejtën, çdo i ri që vjen, nuk ndjen asnjë lloj presioni. Ne u kemi qenë afër. Nuk ka diferenca në kombëtare dhe jemi të gjithë për njëri-tjetrin. Shqipëria ka shumë kualitete dhe jam shumë krenar për skuadrën që kemi.
Shqipëria do të luajë sot në “Elbasan Arena” ndaj Jordanisë, vetëm 4 ditë para se të përballet për ndeshjen e Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit në Kuqezinjtë pritet të zbresin në fushë me vendosjen 4-2-3-1. Strakosha duket i pazëvendësueshëm mes dy shtyllave. Më pas, nga e djathta Hysaj, ndërsa në të majtë Lenjani, por një opsion është edhe Binaku i Malmos. Qendra e mbrojtjes do të formohet nga Mavraj e Gjimshiti, të dy pa shumë minuta në këmbë. Basha dhe Lila do të bëjnë lidhjen e mbrojtjes, me pjesën para të ekipit, ndërsa në linjën ofensive, priten Grezda, Memushaj e Gavazaj. Balotazhin për pozicionin e vetëm në sulm, mes Balajt e Manajt, mesa duket e ka fituar shkodrani.
P
Griezmann: Topin e Artë duhet ta fitojë një francez
restigjozja “France Football” ka nisur fushatën në mbështetje te sulmuesit francez Antoine Griezmann, i cili është një ndër 30 lojtarët e nominuar për “Topin e Artë”. Ylli i Atletico Marid, i cili këtë vit fitoi Kampionatin Botëror dhe Europa League beson se trofeu më prestigjioz duhet të shkojë për një lojtar të Francës. “Topi i Artë duhet të fitohet nga një lojtar francez”, tha Griezmann. Luka Modriç është konkurrenti i tij më i madh, edhe pse Messi dhe Ronaldo nuk duhet të nënvlerësohen. Kroati u vlerësua si lojtari më i mirë i UEFA-s dhe FIFA-s, pasi fitoi trofeun e Chmapions League dhe arriti deri në finalen e Kupës së Botës. Shokët e skuadrës te Atletico janë
shprehur se Griezmann e meriton trofeun. “Antoine e meriton”, tha Lucas Hernandez. “Çfarë mund të bëjë më shumë për ta fituar atë”, thotë Godín. Kylian Mbappe shkëlqeu në Kupën e Botës duke thyer disa rekorde dhe me siguri do të jetë lojtari që do të marrë përsipër stafetën nga Ronaldo dhe Messi, diçka që ish-sulmuesi i
Real Sociedad pajtohet me: “Ai më kujton Cristiano Ronaldo-n kur ai ishte në Manchester United”, pranoi ai. “Ronaldo ishte një lojtar që luajti shumë dhe driblonte shumë dhe shënoi, por ai nuk ishte duke kërkuar gol. Kylian është gati të bëjë atë që ai bëri në Madrid dhe unë besoj se ai do të shënojë 50 gola”, tha Griezmann.
FORUM
22 E mërkurë, 10 TETOR 2018
PREZANTOHEN LIBRAT E AUTORËVE NAIM BERISHA, SANIJE NDREKA DHE OSMAN XHILI
148 autorë dibranë në Panairin e Librit në Peshkopi Nga Halil RAMA
P
ër tre ditë me radhë, 148 au torë të njohur dibranë, mes të cilëve Agron Tufa, Shaban Sinani, Naim Berisha, Xhafer Martini e Ramiz Gjini, u prezantuan me botimet e tyre në Panairin e Librit, në mjediset e Qendrës së Edukimit dhe Komunikimit, Pallati i Kulturës, Peshkopi. E pranishme në këtë panair, në takimin me kryebashkiaun e Dibrës, z.Muharrem Rama, si dhe një një veprimtari promovuese, Ambasadorja e Republikës se Sllovenisë në Republikën e Shqipërisë, Znj. Lea Stan?i?, u shpreh ndër të tjera për domosdoshmërinë e intensifikimit të punës me librin, sidomos nga institucionet arsimore e kulturore. Ndërsa vizitoi Panairin e Librit në Peshkopi, Ambasadorja e Republikës se Sllovenisë në Republikën e Shqipërisë, Znj. Lea Stan?i?, vlerësoi librat e dhuruara nga poeti e prozatori Naim Berisha, si dhe librin tim të 12të "Lutfi Ndreu - mësues dhe artist" (që i dhurova unë), si dhuratat më të çmuara që ajo ka marrë. Pasi vlerësoi mikpritjen e qytetarëve dibranë, Ambasadorja Lea Stançiç, konfirmoi
Librat, dhurata më e çmuar për Ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Shqipërisë, Znj. Lea Stançiç e cila vizitoi pavionet e këtij panairi mbështetjen e Republikës se Sllovenisë për çeljen e negociatave për anëtararësimin e Shqipërisë në BE. Si redaktor i disa prej botimeve të Shtëpisë botuese "M&B", unë prezantova botimet e fundit të poetit, romancierit dhe kantautorit dibran, me banim në Londër, Naim Berisha. Që në fillim evidentova faktin që ndër 148 autorët dibranë të prezantuar në Panairin e Librit në Peshkopi, që qëndroi i hapur nga data 4 tetor deri më datë 6 tetor, në mjediset e Qendrës së Edukimit dhe Komunikimit, Pallati i Kulturës Peshkopi, Naim Berisha është ndër më produktivët dhe cilësorët. Kjo për faktin se në harkun kohor të dy dekadave të fundit, Naim Berisha ka hyrë me dinjitet në historinë e letrave shqipe si poet dhe prozator. Dëshmia më e qartë për këtë është botimi i 30 vëllimeve me poezi për të rritur e për fëmije, i dy vëllimeve me haike e sonete dhe i gjashtë romaneve të vlerësuara nga lexuesi e nga kritika letrare. Vëllimet
poetike dhe romatet e tij janë vlerësuar nga korifejtë e letrave shqipe Dritëro Agolli, Teodor Laço, Odhise Grillo, Fatos Arapi, Bedri Dedja etj. Kështu, nëse për Dritëro Agollin: "Naim Berisha shkruan pastër dhe pa estetizime e letrarizma të panevojshme, duke e përballuar me sukses maratonën e pamëshirshme në hapësirën e poezisë, këtë vrapim të madh që është krejtësisht i pakorruptueshëm, ndaj dhe si i tillë premton shumë për të ardhmen", T.Laço është shprehur se: "Naim Berisha nuk vjen nga librat, por nga nëna. Ai mëson nga letërsia, por nuk imiton letërsi. Ashtu si në jetë edhe në krijimtari, ai është një zë i sinqertë, një talent gjenuin, veprat më të mira të të cilit, bëjnë pjesë në fondin më të mirë të letërsisë sonë.". Ndërsa Fatos Arapi e vlerëson poezinë e Naimit si të veçantë për faktin se ajo mbart historinë dhe filozofinë e Dibrës, vendlindjes së tij. Në prozë, Naim Berisha di të gërshe-
tojë linjat kryesore të subjektit me detajet konkrete. Lirshmëria narrative, bukuria e shkrimit dhe prania aktive e autorit në rrëfim e bën prozën e tij të gjatë, konfidente dhe të dashur për lexuesin. Vlerësime pozitive shprehën për krijimtarinë e Naim Berishës edhe shkrimtarët dibranë Emrie Skuka-Mera, Haki Përnezha, Zamira Xheleshi, Tofik Kurti e Murat Koltraka. Ata vlerësuan veçanërisht romanin e fundit të N.Berishës "Të jetosh në paqe", një roman i zhanrit historik, që trajton temën e qëndresës së popullit të arbërit në kohën e Skënderbeut. "Të jetosh në paqe" që i dedikohet familjes së lashtë, të vjetër dhe të re të Berishëve të Muhurrit dhe jo vetëm, është një kontribut i ri si në thesarin e historiografisë skënderbegiane, ashtu dhe për letërsinë që i korrespondon asaj periode legjendare e të papërsëritshme. Mesazhet filozofike përcillen edhe tek romanet "Bjeshkët e dashurisë", "Zëri i Malit të Shën Mërisë" dhe "Shpresa" të Naim Berishës, përmes një gjuhe të gjallë e të pasur dhe një stili elegant, që kushtëzon në bukurinë e shprehjes koncize dhe lakonike. Dhjetra autorë dibranë, sidhe intelektualë të qytetit të Peshkopisë vlerësuan gjithashtu librin "Ditënetët e një muaji të bekuar" të autorit Osman Xhili, i cili u promovua në një nga ditët e këtij panairi. Në ditën e fundit të Panairit të librit
në Peshkopi u promovua edhe vëllimi poetik "Të jesh grua", i autores Sanie Degjoni Ndreka, botuar nga Shtëpia botuese M&B. Ky libër me poezi vjen pas disa botimeve të tjera të autores. Sanie Degjoni Ndreka u lind në Brezhdan, Peshkopi. Pas diplomimit në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, ka punuar si mësuese në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. Ajo ka botuar librin me poezi "Ëndrra të vrara". Poezitë e saj janë botuar edhe në librin "Antologji e poezisë dibrane". Administratori i Shtëpisë Botuese "M&B", Bujar Karoshi u shpreh në mbyllje të panairit të librit se ideja për realizimin e tij ka lindur në kuadrin e një jave kulturore në Dibër, e cila shpresojmë të kthehet në një traditë, sidomos kur të marrë udhë Rruga e Arbrit. Një javë plot veprimtari në vjeshtë ishteë një prezantim shumë i mirë i Dibrës. Pasi evidentoi kontributin e librarisë "Fleta XXI" në Peshkopi, Botimet "Naimi", si dhe mbështetjen e Bashkisë Dibër, z.Karoshi premtoi se nisma për të rikthyer autorët në vendlindje, përmes veprimtarive "Shkrimtari në vendlindje", është një nismë që do të vazhdojë. Dibra ka shumë poetë, shkrimtarë e studiues të njohur, puna dhe sukseset e të cilëve janë një shembull i mirë për rininë atje. Gjithashtu, edhe nisma tjetër "Dhuro një libër" do të vazhdojë.
u ndanë dhe dy çmime "Personalitet i shquar" për dy poetë dhe intelektualë të nderuar gorarë: baladisti me famë kombëtare pas vdekjes Koçi Petriti dhe prof.as.dr. Agron Agolli. Mes duartrokitjesh dhe emocionesh çmimi u dhurohet nga kryetari i këshillit të bashkisë Maliq.Mes prezantimeve nga organizatorët e aktivitetit reklamoheshin të gjitha produktet, tashmë bio të cilat i mungojnë në tërësi konsumatorit shqiptar, në një kohë kur ende përgjegjësia ligjore duket se po kalon tranzicionin. Pasuguria e prodhimeve konsumatore ende lë për
të dëshiruar. Ndaj në këtë panair dashamirësit e ëmbëlsirave patën rastin e mirë të shijojnë gatimet tradicionale dhe plot shije. Një tjetër vlerë i dha dhe grupi artistik i valltarëve me kërcimet popullore krahinore. Një ditë ndryshe nga të tjerat, ku njerzit harrojnë problematikat e ditës për pak çaste dhe i bashkohen rrymës programore artistike. E më pas përditshmëria vazhdon me ecurinë e zakonshme. Kurse organizatorët e shtëpisë të kulturës Maliq i shtojnë një tjetër vlerë kalendarit të tyre artistik, për të mbajtur sadopak gjallë kulturën koncertuale të qytetit.
MALIQ
Besnik Bedollari
Q
yteti i vogël i Maliqit është krijuar rreth viteve '50. Fillesa e tij ka qenë tharja e kënetës që mbante po të njëjtin emër. Gradualisht ai filloi të rritej si nga popullsia dhe veprimtaritë kulturore. Një emër më shumë qytetit i dha kombinati i sheqerit, i cili punësoi dhe mbajti gjallë ekonomikisht jo vetëm banorët e tij por dhe më tepër. Vitet e tranzicionit ia zbehën lavdinë kombinatit dhe e çuan atë deri në agoni. 'Ëmbëlsia' tashmë ka shteruar dhe rrënojat e tij mbeten si testament e historisë së dikurshme. Si për ironi të fatit Shtëpia e Kulturës "Dhimitër Orgocka" Maliq organizoi këtë fund shtatori edicionin e 11të të panairit të ëmbëlsirave, prodhimeve bujqësore - blektorale dhe bletëritësve. Ka lidhje me kombinatin e sheqerit, që tashmë dremit mbi rrënoja? Kjo mbetet për t'u parë nga
Mes panairit të ëmbëlsirave dhe kulturës organizatorët. E megjithatë aktiviteti mori jetë pranë sheshit të kishës në qytetin e Maliqit. Në këtë panair do të prezantoheshin para një publiku të gjerë produkte nga njësitë administrative të bashkisë si: Moglicë, Gorë, Pirg, Vreshtas, Pojan, Libonik dhe vet qyteti i Maliqit. Mes morisë së njerëzve të interesuar në një dekor interesant do të gjeje një numër të shymëllojshëm ëmbëlsirësh; kek, pengjir, rrethanik, bakllava, gliko trëndafil i egër, gliko fiku dhe manaferre, tortë molle, gurabie, kadaif etj, të gjitha gatime të krahinës. Gjithashtu në produktet blektorale do të zinin vend djathi, dhalli, gjalpi. Por dhe ato bujqësore fasulet e shumllojshme, patatet, thanat, mollët, ftonj etj. Nuk mbeti mënjanë as mjalti i bletërritësve të krahinës. Secila njësi
administrative prezantonte produktet e veta dhe përpiqej të tërhiqte vëmendjen e protagonistëve të shumtë në numër. I gjithë aktiviteti u ndërthur me valle pjesë e folkrorit të krahinës nga grupi artistik i valltarëve me skenograf z. Maksi Sinollari, por dhe këngëtari i mirënjohur Spiro Rroko. Pjesë e aktivitetit nuk ishin vetëm pushtetarët e qarkut por do të nderonte me pjesmarrjen e tij kryetari i bashkisë së Korinthit z.Aleksandros Pnevmatikos. Ai vlerësoi aktivitetin dhe shprehu dëshirën për një binjakëzim dhe bashkëpunim të ngushtë me bashkinë Maliq. Shprehu konsideratën e lartë për folklorin krahinor dhe miqësinë mes dy bashkive. Sigurisht që në raste të tilla kultura bashkon kombet. Gjithashtu në këtë aktivitet
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Përkthyes që zakonisht bënte përkthime me gojë. Një lloj rrëfimtari dhe ndjekësi këmba-këmbës i një personi 8. Eshtë i tillë një fëmijë që ka humbur njërin ose dy prindërit 11. Festë fetare; ditë pushimi me rastin e kësaj feste 13. Rruzulli i Tokës; dheu me gjithçka që është në të 15. ... Salihamixhiq, futbollist i mirënjohur boshnjak 17. Repart a nënrepart ushtarak që nxirret në një largësi të caktuar përpara forcave kryesore në lëvizje 19. Habitem shumë nga diçka e jashtëzakonshme, mbetem me gojë hapur 20. Rregull në të ngrënë e në të pirë, që i caktohet dikujt nga mjeku; pehriz 27. Ashtu quhet dollapi me disa sirtarë, ku zakonisht mbahen ndërresa, çarçafë etj 29. Që është dorëdhënë e zemërgjerë; i ndershëm e shpirtgjerë, fisnik 31. Rrotulloj disa herë dy a më shumë fije së bashku për të bërë një fill të vetëm më të trashë e më të fortë 33. Masë ajri që mbështjell Tokën dhe disa trupa të tjerë qiellorë 34. Pastaj e ka brenda 35. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 36. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 37. Vegël që përdoret për të shtrënguar e për të liruar vidat 39. Dakord në gjuhë universale 40. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 42. Një banor i Kinës, mund të ketë emër por njihet si ashtu 44. Tokë e cila ka qenë punuar një herë dhe është prishur më vonë nga shirat 45. Pengesë për të pritur ujërat që vërshojnë. Fierza dhe Komani njihen për atë të madh 48. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 49. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 50. Fundi, mbarimi i botës sipas paragjykimeve të fesë së krishterë 52. Vegël; mjet i thjeshtë pune 54. Glistër, krimb shiu. Përdoret si karrem për peshkim 55. Ashtu mban një emërtesë më e vogla ndër motrat 56. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 58. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 59. Si kishtin makinat e Durrësit targën 61. Partia Lidhja për Drejtësi e Progres 63. Dëshirë për të ngrënë, oreks 64. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 65. Ndarje teritoriale e disa krahinave veriore, të cilat diferencohen dhe identifikohen nga doke, zakone dhe kode kanunore 67. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 68. Ajo e ka bishtin mbrapa, sipas një proverbi popullor 71. Kirkizia ka atë monedhën e saj 73. Vegël frymore në trajtën e
E mërkurë, 10 TETOR 2018
Nga Albert VATAJ
një fyelli e me katërmbëdhjetë vrima 75. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese 76. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 77. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 79. Vegël për punë krahu. Ajo shërben për të zhvendosur dhe për të përzier një lëndë 81. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 83. Kopje e fotografuar e një dokumenti, e një dorëshkrimi etj 85. Liriku brilant ... Mjeda (1866-1937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar 86. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 87. Duhan i thatë e i shkoqur si pluhur, që e thithin me hundë për të nxitur teshtitjen 88. Nuk shkoj por v... 89. Përkrahja që i jepet dikujt pa të drejtë e me paragjykim 90. Ndjenja e mërzisë që na vjen nga diçka e pakëndshme dhe e padëshirueshme 91. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 93. Partia Socialiste e Moderuar 95. Ndoc ... lindi në Shkodër më 15 qershor 1865, vdiq në burg më 1951. Shkrimtar me mbi 400 vepra, dhe babai i romanit shqip 97. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 98. Valltare ahengjesh, zakonisht nga ciganët duhet të jetë ajo 99. Dobësim i përgjithshëm i organizmit nga pakësimi i rruazave të kuqe të gjakut
101. Fondi Monetar Ndërkombëtar 102. Një jetë mes sendesh, stolish dhe shkëlqimit, jetë... 103. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 104. Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes 106. Veshje prej stofi të trashë për dimër 108. Rrymë elektrike, që lind në indet e njerëzve, të kafshëve e të bimëve 109. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 110. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 111. E vendos dikë a diçka në një vend 112. Secila nga dy pjesët e mishta e të lëvizshme të kokës 113. ... e zi, është flamuri ynë kombëtar 117. Veshje e posaçme që mbahet sipas kushteve të punës a rrethanave të veçanta 120. Shkrim me përmbajtje publicistike a shkencore 121. Xhungë e mbushur me qelb, e cila zë shtrat thellë në mish; çiban, i thatë 122. Pyetja e shumë njerëzve për të mbledhur të dhëna ose mendime për një çështje VERTIKALISHT 1. Aleanca Kuq e Zi 2. Ai që drejton një fakultet në një shkollë të lartë 3. Metal që del nga lidhja e hekurit me një sasi të vogël karboni dhe me pak përzierje të tjera 5. Një pjesë e caktuar kohe, që është e nevojshme për të bërë diçka 6. Produkt i trurit, domethënë
i materies së organizuar në shkallën më të lartë 7. Pjesë e diçkaje të ngurtë, që është thyer, është shkëputur ose është ndarë nga e tëra 9. I hedh përsipër një rrob, nuk e lë zbuluar 10. ndërtesë e posaçme ku ruhen armatimet a pajimet e tjera ushtarake 12. Kap diçka te pjesa e sipërme në një gozhdë, nder, lë pezull 14. Që e meriton plotësisht të jetë a të quhet i tillë 16. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 18. Ose vezë e rrahur dhe e tiganisur, e skuqur. 21. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 22. Lëndë e zezë si pluhur, që lë tymi kur kalon nëpër oxhak ose në vende të tjera 23. Ato që kanë mbetur nga diçka e shkatërruar, e prishur, e thyer etj 24. Vend i freskët e me hije ku kalojnë vapën bagëtia 25. Ai që është penduar për një faj a për një mëkat 26. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 28. Përmetari i shuar i skulpturës Odhise ..., (22 Dhjetor 1903-13 Shtator 1985) 30. Diametri i brendshëm i një gypi, i grykës së armëve të zjarrit etj 32. Secili nga të dy drunjtë e sipërm të shtratit të qerres që shërbejnë për të mbajtur hunjtë 35. Pranoj të merrem me dikë, pranoj të bëj diçka; begenis 38. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pran
66. Shkurtim për: Artileria bregdetare 68. Ashtu quhet monedha që përdor Maroku 69. Që shërben për të zbukuruar një vend, një mjedis, një send etj 70. Makinë shtypshkrimi, që i radhit shkronjat në rreshta të plotë plumbi 72. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 73. Brezi i veprimeve luftarake të trupave dhe të mjeteve, që qëndrojnë ballë për ballë me armikun 74. Që ka formën ose pamjen e njeriut (zakonisht për majmunët) 75. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 78. Këshill i posaçëm pranë Gjykatës së Lartë, edhe arsim i mesëm me regjim të rreptë 80. Tomas ..., filozof dhe shkencëtar katolik, vdiq më 7 mars 1274 82. Zonë e sipërfaqes së Tokës që ndodhet mbi vatrën e tërmetit 84. Që është karakteristik për një njeri të qetë e të ngadalshëm në veprimet e tij; i fjetur 92. Përkulem nga njëra anë, varem nga njëra anë; shkoj mënjanë 94. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 96. Veti thelbësore, e domosdoshme dhe e përhershme e një sendi a e një dukurie 98. Fyt i hollë që del nga një enë për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër; lëfyt 100. Rrjedhë natyrore e madhe dhe e përhershme uji të ëmbël që del nga burimet 105. Vlerësoj lart diçka për cilësitë e mira që ka; i thur lëvdata 106. S'ka dalë nga ... i derës sot 107. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, del nga sytë 110. Fije e tjerrë prej pambuku, leshi, mëndafshi etj. 114. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë. 115. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 116. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 118. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 119. Ajo që bën pula, vezë ose..
41. Pjesë e dalë në trajtën e një ballkoni të gjerë përpara një ndërtese 43. ... Peza, themelues i çetës së Pezës, zëvendëskryeministër i Qeverisë Demokratike të Beratit 46. Emri i një të përditshme e medias së shkruar shqiptare 47. Kisha kryesore në një qytet 51. Carl Maria von ..., kompozitor, dirigjent dhe pianist gjerman 53. Një nga ikona e skenës, ... Kurti u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinës 57. I pesti në radhën e muajve të vitit. Dita e parë tij është e famshmja e paradave dhe protestave te punëtorëve 60. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 61. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 62. Lëndë e posaçme plasëse a shpërthyese 1
2
M 9
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
3
V
4
R
5
A L
E I
6
M
G H
10
7
P
8
D H J
A K
11
B I
B ¸
U
L
O P E
L
A
A L
I
A
E
N
K A P
E 12
13
14
15
I
T
E M
U
16
17
P U
N
S
¸
H
V E R
R
18 19
K 26
20
P ¸
R A F R
O
A
21
I
V
P
E
E
23
Q
27
24
25
M
K A R P
O
O
U
30
O
29
K I
R
31
D E R
D H
˙
S
32
U K I
T
V
A
28
K U D H U
E
22
R
L
L
¸
33
R
H O N O R E 34
R
L
M
H 35
R
L
L
36
O P
¸
L
N
I
I
P
37
I
42
T A L I
39
E L
V
41
40
B I
R
R
47
48
I
S A
B
I
M K
56
I
57
A
T
Y 52
R
L ˙
O J
63
T
53
54
U
F
S H K U R T
M B
O R
¸
M
R
T
64
A K
N
N
L
A P H
P 59
K ¸
A
B A S E
E 61
V E
S
R
O
58
Z
A P
K A S N E C
60
N
A
46 50
O R
51
L
G
U
44
I
49
E K S P O
55
S K
43
A B A Z 45
Z
D R
R
38
N
N
62
F T
U A
M
S
65
Y T
H
E
T P
66
˙
H
67
K O R
B
O
N
S
N
Q
68
69
N Y S
71
A R
R I
V E
T A R
B O K E
E
L
72
M A D H ¸
K E
70 73
T I
U
O
74
75
V
K A R N A V A L 76
C
I
77
Z
78
I
O
O
S
P
M
C
79
80
A L
L T
O
83
N
Y
A N I
K U
81
P A R Z
N
U
P
N C
B
R
C
90
82
K
U
A
87
O G U R Z
I
R
91
C
O
I
E L
O Z
H
A
92
A
93
V L
T
O
97
94
A N D R
P
A 95
96
A L
L E
S
I
A H U
98
A N K E T
E
O
N
E M I
S
I
B
D
K
B Y L Y K B
A S
H
E J
E
T
¸
O N
E
99
P
O 102
E
P
100
G
N
103
H
J
104
E
N
L E
E
O
107
Q E
108
H
N D I
S
P A S K O
109
B
101
105
K O K T
D
106
B
S
K
¸ 86
M T 89
R
M
R
85
K
¸
84
O Q E A N 88
E
¸
T
A R U S H E
H 110
T
A R
E
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E mërkurë, 10 TETOR 2018
Presidenti Meta: Investimet hungareze janë shumë të mirëpritura në Shqipëri Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti në një takim të veçantë Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, zotin Péter Sztáray. Presidenti Meta përshëndeti vizitën e Sztáray në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë vlerësoi pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e 90-vjetorit të krijimit të Mbretërisë shqiptare. Duke iu referuar marrëdhënieve të shkëlqyera hitorike e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve e dy kombeve, Presidenti Meta, nënvizoi edhe njëherë se këto marrëdhënie u lidhën edhe më fort e morën një shkëlqim të veçantë kur Géralaldine Apponyi, pranoi të bëhej Mbretëreshë e shqiptarëve. Të dy bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu në bashkëpunimin dypalësh, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë
interesin e përbashkët për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik e tregtar. Investimet hungareze janë shumë të mirëpritura në Shqipëri dhe gjatë vizitës sime të fundit në Hungari, konstatova me shumë kënaqësi dëshirën dhe vullnetin e autoriteteve hungareze për të rritur nivelin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare me Shqipërinë - nënvizoi Presidenti Meta. Kreu i Shtetit vlerësoi edhe bashkëpunimin shumë të mirë midis Bashkisë së Tiranë dhe asaj të Budapestit, duke e konsideruar atë një shëmbull që duhet ndjekur, si në nivel vendor ashtu edhe në atë qendror me Hungarinë. Me interes u bashkëbisedua edhe për zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmes euroatlantike të vendeve të këtij rajoni.
Ambasadori i ri i Emirateve Arabe i dorëzon Letrat Kredenciale Presidentit
AMBASADORI I RI
Presidenti Meta: Rritje e bashkëpunimit me Korenë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe në vendin tonë, Mohamed Meer Abdalla Yousif Alraeesi, me rezidencë në Athinë. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën financiare që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Shqipërisë përmes Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit (ADFD).
Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen që Presidenti i Emirateve Sheikh Khalifa bin Zayed dhe Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammad bin Zayed, i kushtojnë marrëdhënieve me Shqipërinë. Duke u ndalur në mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta ftoi biznesin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të rritur praninë e tyre me investime në Shqipëri dhe nënvizoi se mundësitë janë të shumta dhe kuadri i përbashkët ligjor i favorizon ato.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Koresë në vendin tonë, Lim Soo-Suk, me rezidencë në Athinë. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Koreja e Jugut i ka dhënë Shqipërisë përmes Fondit Korean për Zhvillim Ekonomik (EDCF) dhe programeve të mbështetjes për bashkëpunim KOICA. Duke nënvizuar praninë e kompanive të mirënjohura koreane në tregun shqiptar, si Samsung, Hyundai dhe Kia,
Presidenti Meta, shprehu besimin se edhe me emra të tjerë koreanë do t'i bashkëngjiten atyre në të ardhmen, veçanërisht në fushat e energjisë, elektronikës, industrisë kimike, turizmit, etj. "Përmes rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, dy vendet do t'i japin më shumë substancë marrëdhënieve shumë të mira e miqësore që ekzistojnë", - nënvizoi Presidenti Meta. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan mesazhet pozitive të kohëve të fundit lidhur me denuklearizimin e Gadishullit Korean.