Koha Jone_10 tetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 243 (8684)

E enjte, 10 Tetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Qytetarët shqiptarë e kanë mandatuar Edi Ramën si kryeministër që të bëjë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian, jo futjen e Shqipërisë në “Shengenin” me Serbinë.

Edi Rama si suport i “Jugosllavisë së re”!? Me këtë projekt, Edi Rama hap portet shqiptare për mallrat serbe dhe për lëvizjen e tyre pa taksa, ndërkohë që ekonomia shqiptare praktikisht nuk ka çfarë të importojë apo eksportojë në Serbi. Duket si një marrëveshje që më shumë krijon lehtësira për ekonominë e Serbisë sesa sjellë fitime për ekonominë shqiptare

FAQE 3

Albin Kurti akuzon fort: Presidenti Kisha Katolike reagon për letrën Thaçi mund të shkarkohet si tradhtar e ministreve: Mbroni familjen shqiptare, jo martesat gay

FAQE 6

Në foto: Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti

INTERVISTA

FORUM

FAQE 16

Në foto: Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, George Frendo

NDRYSHIMET KUSHTETUESE

DEPUTETI

KRYETARJA E LSI

Eni Lena: Përvoja Një JO… për shAstrit Patozi: Lefter Maliqi: Rama Kryemadhi me ime në “E Diell” qiptarët do të thotë Koha i dha të drejtë do ngelet në histori si vajzat dhe gratë e dhe misioni i PO për….? presidentit më i korruptuari. E Unazës së Re: Nuk Nga Aldona Sylaj vështirë në Ilir Meta keqja do i vijë nga PS mund t’ju lëmë në “Bejetën e bukurisë” mëshirë të Rilindjes FAQE 7

FAQE 4

FAQE 5

Intervistoi: Albina Gjergji

FAQE 8

FAQE 4


POLITIKE

2 E enjte, 10 TETOR 2019

Nënkryetari i LSI-së: Edi Rama jashtë realitetit, thotë se fajin e ka Europa dhe opozita për dështimin e tij me negociatat

Petrit Vasili: Kushtet e Gjermanisë, detyrim i qeverisë

L

ëvizja Socialiste për Inte grim përmes nënkryetar it të saj, Petrit Vasili, deklaron se Edi Rama po fajëson BE-në për mos hapjen e negociatave dhe nuk sheh asnjë problem të qeveria e tij. Duke iu referuar fjalimit që kreu i Qeverisë mbajti dje në Kuvend, në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, Vasili i cilësoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për negociatat, si qëndrime jashtë realitetit. Numri dy i LSI-së deklaroi se veç BE-së, Edi Rama sheh si problem opozitën dhe jo keqqeverisjen e tij. “Shqiptarët dëgjuan sot (dje) që sipas Edi Ramës fajin për integrimin Europian te ngecur në vend të Shqipërisë e paska Evropa, e cila ka probleme mes vetes, Europa e vlerave të mëdha demokratike, Europa ku ne aspirojmë të hyjmë, Europa, për të cilën ne po bëjmë gjithçka për të hyrë, qenka ai problemi dhe nuk është Edi Rama. Njëherazi, është opozita shqiptare dhe jo Edi Rama. Qenka problem opozita shqiptare që nuk hapen negociatat dhe nuk qenka Edi Rama që vendos kriminelë në Krye të Bashkive edhe kur voton dhe numëron vetëm me partinë e tij. Qenka problem opozita dhe nuk qenkan problem koncesionet kriminale me miliarda, për të cilat flasin të gjitha institucionet ndërkombëtare, të cilët po rrënojnë ekonominë shqiptare dita ditës dhe po e çojnë atë drejt një kolapsi të sigurt. Qenka problem opozita dhe jo krimi i organizuar që është i ulur këmbëkryq, i cili ha e pi me kryeministrin, i cili ndan paratë me kryeministrin, i cili ndan pushtet me kryeministrin dhe me gjithë qeverinë e tij. Qenka problem opozita dhe jo korrupsioni që është ulur këmbëkryq në çdo qelizë të qeverisjes së vendit dhe ku ai evident qindra milionësh, në mes të Tiranës, por dhe në çdo skaj të Shqipërisë duke kaluar oqeanin dhe duke shkuar korrupsioni ynë deri në SHBA. Këto të vërteta të mëdha s’qenkan problemi, por qenka problem opozita, e cila i denoncon këto të vërteta të mëdha, të cilat i njohin të gjithë shqiptarët, por i njohin dhe partnerët e ndershëm ndërkombëtarë. Qenka problem opozita dhe nuk është problem Edi Rama që shkel dhe dhunon Kushtetutën që miraton ligje të gjitha antikushtetuese, shumë i lumtur ngaqë nuk ka Gjykatë Kushtetuese, këto ligje nuk mund të kthehen dhe oligarkët e tij të përfitojnë qoftë dividendit gjysmë për gjysmë, qoftë koncesionet qindra milionëshe, ku vetëm para pak javësh, mbi rreth 400 milionë eurosh u

ndanë për 2 bishta rruge të cilat vlenin 10 herë më pak. Ky nuk qenka problem, qenka problem opozita që i ka denoncuar dhe këto të vërteta i njohin të gjithë shqiptarët, qenka problem opozita dhe nuk qenka problem Edi Rama, i cili bën votime kundër ligjit, pa ligj në shkelje të Kushtetutës dhe për këtë arsye është i gatshëm t’i futet betejës për të shkarkuar Presidentin, i cili evitoi gjakderdhjen, evitoi konfliktin e tmerrshëm civil, tension i jashtëzakonshëm brenda vendit dhe u bë garant i

garë, ishin 1700 njerëz me 1700 tesera partie. Të gjithë drejtorët nuk shkarkohen dhe ngarkohen me ligj të administratës publike por bën Edi Rama mbledhje në Shkodër dhe u thotë, “nuk i dua burra, i dua gra”, dhe ligji ka vajtur aty ku nuk ka më, u shkatërrua, u shpërbë, u destrukturua administrate publike, fajtor mbetet Edi Rama dhe qeveria. Sqarim përfundimtar, vendimi i gjykatës Kushtetuese për ligjin e ri të zgjedhjeve lokale i vetmi që shkel dekretin e Presidentit që ka fuqinë e ligjit duke shkelur njëherazi Kushtetutën është Edi Rama dhe qeveria që bënë zgjedhje moniste të padëgjuara në Shqipëri, mori 100% të pushtetit, damkosi Shqipërinë si një vend jashtë çdo standardi europian dhe politik, fajtorët e vetëm janë Edi Rama dhe qeveria. Pra është shumë e qartë që pengesa e vetme në procesin e integrimit europian e qëllimshme, mbi një strategji të përcaktuar mirë anti-integrim dhe anti euro atlantike, është vetëm Edi Rama, i cili qartë dhe transparente ka sqaruar që shikon drejt realiteteve të tjera sepse Europa e standardeve të larta, e monitorimit të vlerave demokratike, e funksionimit të shtetit të së drejtës që lufton korrupsionin dhe krimin, nuk është Europa që do Edi Rama”, tha Petrit Vasili.

Ish-ministri i LSI-së: Pavarësisht nga linjat brenda BE, ngritja e kërkesave apo vendosja e kushteve të Shqipërisë, është një domosdoshmëri

Haxhinasto: Reforma në drejtësi u deformua! Pakt kombëtar për integrimin në BE

I

sh-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinas to në një intervistë për “Neës 24” deklaroi se integrimi i vendit në Bashkimin Europian ka nevojë për një pakt kombëtar. Haxhinasto deklaroi se kështu kanë vepruar edhe vende si Kroacia që janë anëtarësuar në Bashkimin Europian. Sipas ishministrit, edhe reforma në drejtësi fillimisht u votua me konsensus, ndërsa më tej u deformua. “Integrimi në BE ka nevojë për pakt kombëtar. Kroacia dhe vende të tjera kanë bërë pakte kombëtare për integrimin në Bashkimin Europian. Mungesa e paktit kombëtar ka çuar në deformime, këtu mund të fus edhe reformën në drejtësi, e cila e dini vetë se si rrodhi. Reforma në drejtësi duhej dhe kishte konsensus

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

pluralizmit politik dhe jo Edi Rama që bëri votime moniste, fitoi 100% të pushtetit si në asnjë vend të BE-së apo aspirant për të hyre në BE duke kthyer Shqipërinë në një Kore të Veriut brenda Evropës. Qenka fajtor opozita dhe nuk qenka fajtor Edi Rama që nuk ndiqet, nuk hetohet, nuk dënohet korrupsioni sepse e rrëmbeu Prokurorinë duke shkelur, duke shkelur rekomandimet e Venecias dhe të gjithë ndërkombëtarëve dhe falë kësaj Prokurorie asnjë i korruptuar nuk ndiqet apo heto-

het, asnjë nga ata që vjedh vota nuk ndiqet edhe hetohet, asnjë nga ata kriminelë që janë në mes të sheshit nuk hetohet dhe fajtor qenka opozita. Qenka fajtor opozita që denoncon të vërtetat dhe jo dhjetëra drejtorë hajdutë që venë e vinë dhe ndryshojnë vendet e njëri tjetrit dhe nuk zënë karar në 2 vitet e fundit, ku nuk mbahet mend në historinë e Shqipërisë se sa kanë vajtur, sa që venë atje dhe tremben nga vjedhjet e të tjerëve dhe nuk guxojnë të firmosin dhe për gjitha këto qenka fajtore opozita. Të gjitha këto i paska fajet opozita, po Europa pse qenka fajtore. Europa paska inat Ballkanin, po në qoftë se do kishte inat Ballkanin pse është kaq e drejtë dhe vlerësuese objektive e Maqedonisë së Veriut e cila vërtet ka bërë hapa të mëdha, e cila ka qenë shumë mbrapa nesh por eci përpara nesh sepse kishte politikë mëndje hapur dhe zbatonte Kushtetutën e ligjit dhe nuk i dhunonte dhe nuk vendoste kriminelët në krye të shtetit. Pra fajtorë që nuk luftohet krimi dhe korrupsioni është vetëm Edi Rama dhe qeveria. Përparimi i Reformës së Administratës Publike, fajtor i vetëm është qeveria, çfarë hyn opozita? Është denoncuar nga Zëri i Amerikës dhe të gjithë që me 1700 kandidatë vetëm në një

për këtë reformë. Nuk mjafton formalizimi i një reforme, por duhet edhe standardi. Standardi i krijuar për realizimin e reformës lë shumë për të dëshiruar. Duhet kuptuar se nuk është më e rëndësishme qeveria, por qytetarët”, tha Haxhinasto. Në vijim, ish-ministri Edmond Haxhinasto u shpreh se Shqipëria ka 3 vjet që ndodhet në të njëjtën situatë, ku akoma diskutohet hapja ose jo e negociatave. “Unë mendoj se ky është një cikël që vjen e përsëritet për të disatën herë tashmë. Ka 3 vjet që jemi në të njëjtën situatë. Shqipëria duhet të kishte hapur kapitujt për të negociuar, kurse ne flasim nëse do hapen apo jo negociatat. Ajo që është më e rënda është se bëjmë fajtor “forcat e errëta” që janë fajtorë për këtë mos-integrim. Procesi i inte-

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

grimit do të thotë se një vend që dëshiron të bëhet pjesë e BE rrit standardet politike, ekonomike e sociale për çdo ditë dhe i afrohet standardeve të Bashkimit Europian. Në këtë klub duam të bëhemi pjesë dhe jemi edhe konkurrent. Qeveria duhet të mos bëjë propagandë, por të arrihen realisht standarde. Klima politike duhet të jetë krejt tjetër, duhet të jetë e fokusuar në vlera reale demokratike. Bundestagu bëri skenar real të Shqipërisë. Gjermania sig-

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

urisht është faktori më i rëndësishëm. Qeveria nuk duhet të marrë thjesht masa normale, por duhet të kthejë këto masa në standard. Analiza e Bundestagut të jetë timoni politik në Tiranë”, deklaroi ish-deputeti i LSI-së. Sipas Haxhinastos, Bashkimi Europian nuk dëshiron propagandë, por arritje të standardeve të saj, me qëllim që të pranojë anëtarë të rinj. “Pavarësisht nga linjat brenda Bashkimit Europian, mendoj se çështja e ngritjes së kërkesave apo vendosja e kushteve të Shqipërisë, është një domosdoshmëri. Kushtet që i parashtrohen Shqipërisë, herët apo vonë duhen bërë. Por BE nuk do të fusë brenda tij problematika për standardet ligjore, politike, ekonomike. BE do t’i ketë në standardet e duhura që të mund të integrohen në BE. Ajo që është kryesorja është se politika e ditës del mbi standardet që do BE dhe ky është një problem i madh”, tha ai. Haxhinasto u shpreh se ftesat e Edi Ramës drejtuar opozitës së bashkuar për dialog nuk i duken serioze, kurse shtoi se qeveria vijon me fasada.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 10 TETOR 2019

Qytetarët shqiptarë e kanë mandatuar Edi Ramën si kryeministër që të bëjë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian, jo futjen e Shqipërisë në “Shengenin” me Serbinë.

Edi Rama si suport i “Jugosllavisë së re”!? Me këtë projekt, Edi Rama hap portet shqiptare për mallrat serbe dhe për lëvizjen e tyre pa taksa, ndërkohë që ekonomia shqiptare praktikisht nuk ka çfarë të importojë apo eksportojë në Serbi. Duket si një marrëveshje që më shumë krijon lehtësira për ekonominë e Serbisë sesa sjellë fitime për ekonominë shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka lënë të gjitha punët në Tiranë dhe është nisur dje me urgjencë drejt Serbisë. Në Beograd e ka pritur miku i tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe homologu i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Tre politikanët e rajonit kanë nisur mbrëmë në qytetin e Novi Sadit bisedimet për nënshkrimin e një marrëveshje të mes tre shteteve, të njohur ndryshe si “Shengeni Ballkanik”. Ditën e stome, tre shtetet do të kenë një dokument final bashkëpunimi, që sipas Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç i hap rrugën një ere të re në rajon. Kjo çështje ka qenë temë kryesore e diskutimeve mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç një muaj më parë në SHBA, gjatë pjesëmarrjes në samitin e OKB. Nga Edi Rama, për këtë projekt është folur vetëm me 2 fjali në një intervistë në për median e Tiranës. Institucionet tona, Ministria e Transporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe drejtoritë e veçanta nuk kanë dhënë asnjë detaj se për çfarë bëhet fjalë. Ka shumë mundësi që të mos dinë asgjë konkretisht se çfarë është shpikja e re “Shengen Ballkanik”. Të vetmet detaje që dihen për “Shengeni Ballkanik” janë dhënë vetëm nga

ministrat e Serbisë. Sipas tyre, marrëveshja synon heqjen e tarifave doganore mes tre shteteve, lëvizja e qytetarëve pa viza, dhe heqja pengesave që lidhen me zhvillimin ekonomik. Projekti i tre shteteve me deklarata është mbështetur vetëm nga zyrtarët e BE-së që u ka mbaruar mandati, por asnjë dokument apo strategji e Bashkimit Europian nuk flet për mbështetjen apo financimin e një nisme të tillë. Kemi të bëjmë vetëm me një ide të gatuar mes tre politikanëve të rajonit, të cilët kanë vendosur të imitojnë në Ballkan modelin e Bashkimit Europian. Edi Rama e

krahasoi këtë projekt me marrëveshjen mes vendeve të Beneluksit; Belgjikës, Holandës dhe Luksenburgut. Por këtu nisin dhe problemet, pasi tre vendet e rajonit janë larg BE-së dhe shumë larg standardeve të tre mbretërive si Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu. Shumica e analistëve në Prishtinë dhe në Tiranë e shohin këtë ide si krijimi i një “Jugosllavisë së Re” dhe jo si zonën Shengeni ballkanik. Me këtë projekt, Edi Rama hap portet shqiptare për mallrat serbe dhe për lëvizjen e tyre pa taksa, ndërkohë që ekonomia shqiptare praktikisht nuk ka çfarë të importojë në Serbi apo dhe Maqedoni. Duket si një marrëveshje që më shumë krijon lehtësira për ekonominë e Serbisë dhe sesa sjellë fitime për ekonominë shqiptare. Por veç logjikës ekonomike, marrëveshja e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç vjen në momentin më të gabuar për raportet mes Serbisë dhe Kosovës. Qeveria e Haradinaj vendosi taksë 100 % mallrave serbe. Ishte një vendim që shqiptarëve të Kosovës u kushtoi jo pak financiarisht, por u quajt një lëvizje e domosdoshme për të detyruar Serbinë ta shohë Kosovën si shtet që edhe kundërpërgjigjet. Taksa do

jetë mjet dhe pjesë e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit për qeverinë e re të Kosovës. Në këtë situatë, veprimi i Edi Ramës për të hequr çdo taksë me Serbinë nuk duket si “Shengen Ballkanik”, por si tradhti ndaj Kosovës. Nëse diplomacia e Kosovës kërkon që me taksën të detyrojë Serbinë të pranojë realitetin e ri në Ballkan edhe për shkaqe ekonomike, Edi Rama ja bënë të lehtë këtë pjesë Serbisë dhe i hap portet pa dogana. Është diçka që as e ka premtuar para shqiptarëve dhe as ja kanë kërkuar ndërkombëtarët. Nuk është shkelje që Shqipëria të firmosë marrëveshje me Serbinë, por çdo pakt shtetëror duhet të ketë parasysh dhe pasojat që sjellë te Kosova. Këtë gjë duket se Edi Rama e ka harruar qëllimisht. Në 6 vite qeverisje, Edi Rama me sjelljen ndaj Serbisë, vizitat, lidhjet personale dhe trajtimin e Vuçiçit si lideri më i moderuar në rajon ka dëmtuar Kosovën. Më këto qëndrime të Edi Ramës duket sikur problemet dhe telashet në Ballkan nuk vijnë nga Beogradi, por Prishtina. Problemi tjetër i “Shengenit Ballkanit” është se po serviret si një përgatitje e vendeve për të hyrë në Bashkimin Europian. Serbisë i janë hapur negociatat, ndërsa Maqedonisë së Veriut pritet që t’i hapen në tetor. Shqipërisë i është kërkuar nga Gjermania dhe vendet e BE plotësimi i 9 kushteve, që kanë të bëjnë me krimin, korrupsionin dhe krizën politike në Tiranë. Nuk i është përmendur asnjë kusht ku t’i kërkohet marrëveshje speciale ekonomike me Serbinë. Qytetarët shqiptarë e kanë mandatuar Edi Ramën që të bëjë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian, jo futjen e Shqipërinë në Shengenin me Serbinë. Mili Xhani


POLITIKE

4 E enjte, 10 TETOR 2019

Kreu i Qeverisë rrëzon reformën në drejtësi: Kuvendi të marrë situatën në dorë për prokurorët dhe gjyqtarët

K

ur dukej se do të ishte një seancë e qetë e Parla mentit, i mbledhur këtë mërkurë dhe jo të enjten tradicionale, për shkak të mbledhjes së Komisionit të Venecias, kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për të diskutuar në Parlament përpara votimit të projektligjeve për diskutuar rreth asaj që debatohet në Parlamentin e Holandës dhe për reformën në drejtësi. Teksa mbante një fjalimin kundër BE dhe opozitë, kreu i qeverisë u shfaq jo pak i shqetësuar në Kuvend. Ai tha se qeveria e tij ka bërë reformat më të mëdha në histori, por janë vendet e BE që kanë problemet e tyre të brendshme dhe nuk duan të hapin dritën jeshile. Teksa dha këtë argument, kryeministri nuk harroi të sulmonte partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI. Sipas tij, qëndrimet e kësaj opozite i kanë prishur punë rrugës së integrimit në BE. Ndërkohë që Rama nuk foli për asnjë nga kushtet dhe ankesat e vendeve të BE. Kushte që kanë të bëjnë me luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe krizën e rëndë politike. Me tone të forta kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se ka bërë çdo përpjekje për të mos çelur negociatat me Bashkimin Europian. Duke komentuar diskutimet e zhvilluara një ditë më parë, ai tha se debati nuk ka të bëjë fare me ato çfarë ka arritur Shqipëria, por se është vetëm një debat i brendshëm politik. “Ata që mendojnë se ndarja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në diskutime, do të çojë në një ndarje edhe në vendimin e përgjithshëm, jo vetëm kanë gabuar, por kanë dështuar”, tha Rama. Kryeministri deklaroi se mes Shqipërisë dhe Maqedonisë kishte vetëm një ndryshim, sjellja e opozitave në të dy shtetet që kërkojnë nisjen e bisedimeve

Rama shmang përgjegjësinë: Opozita minoi negociatat me djegien mandatet

për anëtarësim. “Ka një ndryshim të madh që ka përcaktuar edhe në një pjesë të mirë dallimin në qëndrime dhe ky ndryshim është qasja e opozitës në vendin fqinj dhe qasja e opozitës këtu, opozita që braktisi parlamentin, dogji mandatet, bojkotoi zgjedhjet vetëm për të minuar çeljen e negociatave”, tha Rama. Ai shtoi se “Maqedonia e Veriut është një vend ku konflikti politik, për arsye krejt të ndryshme, ka frymëzuar edhe qasjen destruktive të opozitës që nuk është këtu, e cila në mënyrë naive ka besuar se duke kopjuar opozitën e deridjeshme të

Maqedonisë së Veriut, do të arrinte të bllokonte procesin”, deklaroi Rama. Shefi i qeverisë gjatë fjalës së tij mbi një orë, akuzoi se eksponentë të opozitës jo parlamentare kanë dërguar raporte apo kanë pasur kanale komunikimi vetëm për të nxirë vendin. “Nuk e di nëse Holanda apo Gjermani të kenë dëgjuar emra fshatrash si në Maqedoni, siç kanë dëgjuar për Shqipërinë si Dibra apo Kavaja për të furnizuar grupe të caktuara që kanë, kundër zgjerimit të BE-së”, tha ai. Sulmi ndaj drejtësisë I pakënaqur dhe i nervozuar nga

lënia në burg nga Gjykata e Durrësit të ish-kreut të Kadastrës së Durrësit, kryeministri, Edi Rama, nuk harroi të adresonte sërish akuza ndaj sistemit të drejtësisë. Duke përmendur rastin me drejtorit të Kadastrës në Durrës, Rama tha se Kuvendi duhet të shpallë në kërkim grupin e prokurorëve dhe gjykatësve KÇK (kap ça të kapësh). “Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun, që e dinë që nuk e kalojnë vettingun dhe që kanë nxjerrë dhe një togfjaësh KÇK. Këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Është e kotë ti bëjmë njëri-tjetrit predikime dhe nga tryezat e opozitës të ngrihemi dhe të fajësojmë qeverinë këtu, apo nga tryeza e qeverisë të ngrihemi këtu dhe të justifikojmë. Vetingu kërkon disa vjet dhe nuk mund të durojmë që prokuror dhe gjykatës si ato të Durrësit të bëjnë kërdinë. Ka njerëz që po capërlohen në prokurori dhe gjykata”, u shpreh Rama. Në vijim, kreu i Qeverisë deklaroi se “KÇK” sot është grupi më i madh kriminal në Shqipëri. “Shpallja në kërkim e KÇK-së është objektivi që duhet të kemi në parlamenti një orë e më parë. KÇK

është grupi më i madh kriminal në Shqipëri, prokurorë dhe gjykatës që e dinë që nuk e kalojnë dot vetingun. Si mundet një prokuror të regjistrojë tokë të dhuruar në emër të gruas që paska qenë asistente e dikujt dhe ky dikush regjistron tokën 500 metra dhe prokurori e ka 5 mijë metra. Keni parë që dhuruesi të japë 100 fishin që ka. Keni ju ndonjë krushk, vjehërr?!”, deklaroi nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama Replika e Murrizit Ftesës për reformat në drejtësi dhe miratimin e reformës zgjedhore, opozita iu kundërpërgjigj me idenë e realizimit të ndryshimit të sistemit zgjedhor në Shqipëri. Myslim Murrizi, deputet i opozitës, gjatë replikës ndaj qëndrimeve të kryeministrit, u shpreh se Gjermani ka vënë dy kushte. “Kap hajdutët në qeveri dhe reformë zgjedhore ka kërkuar Bundestagu, nuk ka thënë KÇK, e cila është sindikata më e madhe, është aleanca më e madhe që me 800 gjyqtarë e prokurorë; ka edhe në këtë sallë anëtarë të KÇK, kanë edhe te PPP anëtarë KÇK-ja”, replikoi Murrizi. Ai u shpreh se ligjet e reformës në drejtësi u votuan në korrik dhe se nuk ka nevojë për ligje të tjera vettingu.

këtu se Erion Pudra pa urdhërin e Edvin Mafisë as që mund të imagjinonte të ndërmerrte një akt të tillë të pashembullt. Miq, këto janë zhvillime tipike të narko-shtetit që prekin rëndë direkt kreun e Meduzës. Durrësi gumëzhinë se prokurori i Durrësit me tentakulat e tij të fuqishme që ka pasur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe të gjithë Durrësit ka në dorë dosje

përveluese të klanit supermafioz “Rama”, sipërfaqe të mëdha tokash, ngarkesa droge, veprime të tjera mafioze të këtij klani, të cilat janë mbyllur me fjalë në darkat e organizuara nga Gjush Avdyli me atë dhe kreun e Meduzës. Miq, të ndjekim dinamizmin e ditëve që vijnë se kush i shkeli i pari në kallo tjetrit?!”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.

Ish-kryeministri ç’kodifikon mesazhet kërcënuese nga Kuvendi të pasardhësit së tij drejtuar prokurorit Arjan Ndoji

Berisha: Rama flet me kodin e mafias, prokurori i Durrësit ka në dorë dosje përvëluese

I

sh-kryeministri Sali Berisha ka zbërthyer fjalimin e pasardhësit të tij në Kryeministri në lidhje me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoji, të cilin e ka akuzuar për mbështetje dhe favorizim të krimit. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha theksoi dje se shprehja “nuk po luan mirë”, është, sipas tij, gjuhë e mafias. Po ashtu Berisha theksoi se Durrësi gumëzhinë se prokurori i Durrësit me tentakulat e tij të fuqishme që ka pasur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe të gjithë Durrësit, ka në dorë dosje përveluese të klanit

supermafioz “Rama”, sipërfaqe të mëdha tokash, ngarkesa droge, veprime të tjera mafioze të këtij klani, të cilat, siç thotë Berisha, janë mbyllur me fjalë në darkat e organizuara nga Gjush Avdyli me atë dhe kreun e Meduzës. “Nuk po luan mirë! Ky është mesazhi i koduar tipik mafioz i radhës që Kreu i Meduzës, Edvin Mafia, i dërgoi sot (dje) prokurorit të Durrësit! Miq, në gjuhën e mafies “nuk po luan mirë”, do të thotë mos më shkel në kallo, ose po abuzon me atë që ke në dorë për mua, apo ke shkelur rregullin, marrëveshjen që kemi pasur! Kaq të dhimbshme kanë qenë për Edvin Mafinë

dhe interesat e tij mafioze, veprimet e prokurorit të tij, i denoncuar publikisht nga i vetmi njeri, Sali Berisha, saqë kreu i Meduzës është detyruar nga dhimbja të sulmojë brenda një jave katër herë atë si kurrë më parë në jetën e tij prej mafiozi. Përveç sulmeve, në një akt të pashembullt që nga koha e gjyqeve terroriste të viteve 1945-1947 të Enver Hoxhës, Edvin Mafia në shkelje flagrante të çdo rregulli i dërgoi zëvendësin e tij, Erjon Pudrën (zëvendëskryeministrin Erjon Braçe) në sallën e gjyqit, për t’i kujtuar prokurorit që ka një çmim po shkeli marrëveshjen! Shtoj


POLITIKE

5 E enjte, 10 TETOR 2019

Opozita refuzon pjesëmarrjen: Rama ka në tavolinë planin tonë prej 5 pikash. Bylykbashi: Komisioni i reformës zgjedhore nuk ka më legjitimitet

M

azhoranca nuk heq dorë për të ftuar opozitën jo parlamentare në reformën zgjedhore, edhe pse PD-ja së bashku me aleatët e saj kërkojnë zbatimin e platformës së paraqitur me 5 pika. Bashkëkryetari socialist i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri mësohet se i ka dërguar një ftesë përfaqësuesit të PD-së për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kasos, duke i bërë të ditur se të enjten, më 10 tetor, do të diskutohet mbi tryezën e OSBEsë, konkluzionet e tryezës së realizuar dy javë më parë. "Do të diskutojmë mbi ecurinë e tryezës së 25 shtatorit ku ju morët pjesë", thuhet ndër të tjera. Por Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se plani i opozitës është në tryezë, dhe se qeveria duhet të shprehet. "I qëndrojmë deklarimit që kemi bërë në tryezën OSBE. Plani ynë është në tryezë, qeveria të shprehet për 5 pikat", është shprehur në një prononcim të shkurtër ditën e djeshme për "Neës 24", Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, duke nënkuptuar kështu refuzimin e ftesës së drejtuar nga Gjiknuri. Të njëjtin qëndrim me Bardhin ndan edhe ish-bashkëkryetari i komisionit të reformës Oerd

Sot mblidhet komisioni për reformën zgjedhore, Gjiknuri ftesë PD-së

Bylykbashi. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, ka folur për festën e PS-së që sot opozita të jetë në tavolinën e Reformës Zgjedhore dhe është shprehur se nuk do të jenë të pranishëm. "Reforma Zgjedhore, e baras-vlefshme me reformën në drejtësi. Ky komi-

sionin nuk ka më legjitimitet, ky është një komisionin bipartizan. Ky Parlament është monist, ai komision është monist. Propozimi ynë kërkon gjetjen e një instrumenti të besueshëm jashtë këtij parlamenti. Nuk mund të diskutohet në komisionin e reformës zgjedhore. Ne

Ish-ministri i Jashtëm: Humbësit në të dyja anët

Zgjedhjet në Kosovë, Shehu: U godit idea e shkëmbimit të territoreve

I

sh-ministri i Jashtëm Tritan She hu, deklaron se zgjedhjet në Kos ovë goditën fortë idenë e shkëmbimit të territoreve. Në një analizë në studion e "News24", Shehu tha dje se humbësit i sheh në të dyja anët e kufirit. Sipas tij, kryeministri i ri në Kosovë nuk është çështje llogarie matematikore, por një problem që lidhet me imazhin dhe përcjelljen e një mesazhi sa më perëndimor. Sipas tij, sfidë është procesi i përshpejtimit i hyrjes në institucionet ndërkombëtare, afrimi me NATO-n, procesi i afrimit me partnerët ndërkombëtar. "Transmetimi i një mesazhi të qartë i një politike europianiste, larg nacio-

nalizmave të gabuara, por i një politike që lidhet me të ardhmen perëndimore. Këto zgjedhje treguan diçka, goditën rëndë një ide që do e konsideroja të papërputhshme me interesat e rajonit që është e shkëmbimit të territoreve. Kjo qeveri e re do ndërtojë dialogun me Serbinë mbi dy elementë, atë të njohjes reciproke në fund të këtij procesi mbi kufijtë e fiksuar qartësisht. Por gjithashtu mendoj se ka ardhur momenti që të gjithë bashkë dhe Shqipëria dhe Kosova dhe vendet e rajonit të jemi realistë, se e ardhmja jonë është vetëm europiane. Për të bërë këtë, duhet të zbatojmë standardet, traditat, duhet të

heqim dorë nga teori të rrezikshme, si ajo e Shengenit. Ajo teori kërkon të vendosë Serbinë në rolin lider në Ballkan dhe na largon nga BE. Një teori që lidhet me ëndrrat serbe dhe mbështetet nga fuqi lindore që duan ta mbajnë rajonin në një proces jo të stabilizuar. Bie ndesh me interesat e Shqipërisë, shqiptarëve kudo që janë dhe gjithë rajonin tonë. Gabime të rënda nga dyshja Rama-Thaçi që kanë devijuar nga këto strategji që janë kundër interesave kombëtare. Dialogu me Serbinë është i domosdoshëm. Kjo votë tregoi që i thotë jo një dialogu mbi bazën e shkëmbimit të territoreve. Njohja reciproke dhe respektimi i sovranitetit duhet të jenë dy kolonat kryesore. Kjo votë ishte drejtuar në radhë të parë kundër konceptit të shkëmbimit të territoreve. Humbësit e mëdhenj mbështetën këtë ide. Humbësit janë ata në të dyja anët e kufirit që mbështetën idenë e shkëmbimit të territoreve", ", tha Tritan Shehu. Sa i përket taksës për produktet serbe, Shehu tha se është një problem i tyre që do vendosin ata që do negociojnë me Serbinë. "Unë mendoj që me mençuri, me zgjuarsi, do dinë t'i kalojnë këto momente dhe t'u japin përgjigje këtyre pyetjeve", tha ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.

nuk kërkojmë një reformë zgjedhore për PD apo për PS, por për shqiptarët. Kosova dha një leksion të jashtëzakonshëm. Është në dritën e diellit se çfarë ndodhi atje. Për ne është një turp i madh. Duhet të që interesi i publikut të jetë qartazi i përfshirë në këtë reformë

zgjedhore. Në fund fare, reforma zgjedhore dhe çështja madhore që mund të futet në këtë reformë, siç është diskutimi i sistemit zgjedhor, nuk janë çështje teknike. Shqipëria ka një ligj, thotë OSBE/ODIHR, që është baza e mirë për të bërë zgjedhje dhe dështon në mënyrë të turpshme", u shpreh dje ishdeputeti demokrat, Oerd Bylykbashi në një intervistë për "A2 Cnn". Në tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore, më 25 shtator, PD mori pjesë e përfaqësuar nga Ivi Kaso, Arjan Madhi i PR-së dhe Muharrem Caka i LSI. Duke folur në emër të opozitës së bashkuar, Kaso kërkoi që të krijohet një strukturë e posaçme e drejtuar nga ndërkombëtarët dhe me përfaqësues nga opozita dhe mazhoranca. Opozita pas këtij qëndrimi u largua nga salla e tryezës së organizuar nga komisioni dhe OSBE-ja, ndërsa kjo shkaktoi edhe zemërimin e opozitës parlamentare, e cila bëri të njëjtin veprim, por që më pas u pendua dhe iu rikthye sallës.

DEPUTETI

Maliqi: Rama do ngelet në histori si më i korruptuari. E keqja do i vijë nga PS-ja

D

eputeti i pavarur Lefter Maliqi, thotë se kryeministri Edi Rama do ngelet në histori si qeveritari më i korruptuar. Nga ana tjetër, Maliqi thekson se e keqja Ramës do i vijë nga socialistët, e jo nga opozita. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook", Lefter Maliqi deklaroi dje se shumë shpejt do përballet me "piktorin dështak" në parlament dhe siguron se Rama nuk e do anëtarësimin e vendit në BE, as hapjen e negociatave, pasi do të vjedhë me koncesionet, etj, etj,. "Të dashur miq, ju informoj se kur flet Kryeministri dështak në parlament asnjëherë nuk qëndroj në parlament, pasi për mua si dhe për ju mbetet e keqja e shqiptarëve, bën show e aktrim me veshje skandaloze me shallvare, duke shkelur etikën zyrtare, duke mbuluar zullumet, mashtron dhe gënjen, pasi mbetet e keqja e shqiptarëve për shpopullimin, krimin e organizuar, trafiqet e drogës, pasigurinë, vjedhjet, abuzimet, zaptimin e institucioneve, lidhjet me bandat etj. Sigurisht, shumë shpejt do përballem me piktorin dështak në parlament dhe ju siguroj për këtë. Ky i mjerë nuk do anëtarësimin e vendit në BE, as hapjen e negociatave, pasi do të vjedhin me koncesionet, etj, etj,. E keqja e madhe duhet larguar sa më parë. Edi Rama do ngelet në histori si më i korruptuari dhe më i dështuari, nëse ka drejtësi, ai duhet të shkojë drejt "313" me byzylykë në duar dhe të përgjigjet për shkatërrimin e ekonomisë, shpopullimin, trafiqet, bashkëpunimin me krimin, vjedhjet, korrupsionin, etj,. Ky i paaftë e dështak nuk do ndryshimin e sistemit zgjedhor, pasi ka frikë nga socialistët. Këtij Rilindasi dështak e keqja do i vijë nga socialistët, shqiptarët, dhe jo nga Opozita", u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti Lefter Maliqi.


POLITIKE

6 E enjte, 10 TETOR 2019

Kryemadhi me vajzat dhe gratë e Unazës së Re: Nuk mund t’ju lëmë në mëshirë të Rilindjes dhe oligarkëve

K

ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar dje me një grup vajzash dhe grash, banore të Unazës së

Re, të cilat prej muajsh protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre nga qeveria. Kryemadhi u shpreh se edhe sot nuk

ka asnjë të ndaluar për vjedhjen e tenderave te Unaza e Re, ndërkohë që qytetarët rrihen dhe burgosen nga policia vetëm

pse protestojnë. “I vetmi faj i këtyre familjeve është se ndërtimet e shtëpive i kanë bërë me punë të ndershme, jo si oligarku i Taulantit dhe Erionit. LSI nuk mund t’i braktisë këta shqiptarë të ndershëm, as nuk mund t’i lejojë që për fitimet e oligarkëve dhe tutorëve të tyre, këta shqiptarë të ndershëm të marrin arratinë në rrugët e Evropës”,- deklaron Monika Kryemadhi në një reagim në rrjetet sociale. Kryetarja e LSI u shpreh se rezistenca e këtyre grave është një model qytetar që duhet mbështetur kundër çdo padrejtësie. “Këto gra të sakrificës familjare, të shkëlqyera janë në zgrip të ekzistencës. Ato dhe familjet e tyre nuk mund t’i lëmë në mëshirë të

fatit, as në lëmoshë të qeverisë së korruptuar të Edi Ramës. As të bien pre e mashtrimeve bajate të bashkëpunëtorit të krimit tek Unaza e Re, Erion Velisë. Ndërkohë qëndresa e tyre është bërë frymëzim për çdo qytetar të këtij vendi, që padrejtësia, grabitja dhe arroganca e qeverisë së Rilindjes ua ka bërë jetën të padurueshme. Ende asnjë i ndaluar apo hetuar nga autorët e skandalit të Unazës së Re. Damiani drejton Komisionin e Reformës së Vjedhjes së Votave në Parlamentin monist, askush nga firma nuk është ndaluar. Ish drejtuesit e ARRSH tallen nga lokalet e shtrenjta të Tiranës me fatkeqësinë e këtyre grave fisnike”,- deklaroi Monika Kryemadhi.

KOSOVE Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti flet për nismën për shkarkimin e kreut të shtetit të Kosovës

Albin Kurti akuzon fort: Presidenti Thaçi mund të shkarkohet si tradhtar D

y partitë politike në Kosovë, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dhënë sinjalet e para për tu bashkuar në koalicion. Detajet do të mësohen në ditët në vazhdim, ndërsa këtë të mërkurë kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti është i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ndërkohë Albin Kurti ka folur dhe për qëndrimin që do të mbajë qeveria e re ndaj Presidentit Hashim Thaçi. Ai deklaroi se do të shihet mundësia e shkarkimit të Presidentit Hashim Thaçi. “Nuk i kemi ende votat për shkarkimin e Thaçit, por do e shohim me shumë vëmendje. Raportet e tij me Serbinë kanë qënë shumë problematike, veçanërisht me idene e tij për shkëmbim të territoreve. Të thuash që veriu i Kosovës është dhuratë e Rankoviçit që duhet kthyer

mbrapsht kjo është tradhti”,tha ai. I pyetur për raportet personale me Hashim Thaçin, Albin Kurti tha: “Raportet me Thaçin janë të mira, sepse nuk ekzistojnë raporte. Ai duhet të ma japë mandatin mua për të formuar Qeverinë, dhe më në fund po i jap shansin të bëjë diçka të mirë. Është koha që të mos e çojë deri në fund mandatin e tij si president”. Kurti foli për qeverinë e re, si do të arrijë marrëveshjen me Serbinë, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Edi Ramën. “Jemi të dënuar të bashkëpunojmë, këtë e ka dashur populli që na ka votuar”. Kështu deklaroi Albin Kurti në emisionin Opinion, në lidhje me një koalicion qeverisës me LDK, pas zgjedhjeve të 6 tetorit. “Në parim nga LDK kanë pranuar që të kenë koalicion

me ne dhe ne nesër do të kemi një takim ku marrim pjesë unë dhe nën kryetari i Vetëvendosjes nga ana tjetër do të jetë kryetari i LDK dhe kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani. Jemi të dënuar të bashkëpunojmë, këtë që e ka dashur populli që na ka votuar”, tha Kurti. Sipas tij posti i kryeministri është i vendosur. Ai tha se do të jetë kryeministër, në të kundërt, Kosova shkon sërish në zgjedhje. “Këtë e ka vendosur populli i Kosovës në datën 6 tetor, kryeministri nuk mund të jetë pikë e diskutimeve. Ai që fiton më shumë vota e ka të drejtën për të pasur kryeministrin. Subjekt që del i pari fiton mandatin nga presidenti për të formuar qeverinë e re, kjo nuk është diskutueshme. Ose Vetëvendosje drejton qeverinë, ose shkojmë përsëri në zgjedhje”, tha më tej Kurti.


FORUM

7 E enjte, 10 TETOR 2019

Një JO... për shqiptarët do të thotë PO për...? (Një letër për Zonjen JO-001) Nga Aldona Sylaj E dashur zonja JO, Kjo jo, jo rastësisht më është dukur si një bajonetë e zezë mbi barkun e nënës shqiptare shtatzënë,…?! Gjithmonë pas një jo-je ka një po të fuqishme, bazuar në faktet historike-politike që zonja jo ka shfaqur gjatë historikut të zhvillimit të BE (zonja jo i referohet Holandës shtet anëtar i BE). Zakonisht për ne shqiptarët, historia ka treguar se kur të kam vrarë edhe fëmijën në bark, edhe mund të të them po se natyrshëm të kam shkatërruar të ardhmen, të kam shkatërruar shpresën, të kam shkatërruar dijen të kam shkatërruar genin... të kam shkatërruar trashëgiminë…,kjo bazuar në fakte historike, folkun e gojëdhënat sot e mijëra vjet. Pse një jo për shqiptarët e shekullit të 21. Dilemë apo sfidë e një shteti anëtar të BE apo thjesht JO holandeze për shqiptarët, sepse për skepticizëm s’bëhet fjalë dhe natyrshëm nuk ka vend. Të nderuara zonja shqiptare, pse gjithmonë ka një JO për NE popullin shqiptar? Arsyetimi do të vijonte natyrshëm, kujt po i ofrohet një Po e fuqishme me forcën e një zonje europiane që sot e më herët ka luajtur rolin e një princeshe në BE (në kurrizin e

aleancës bene lux- franko –gjermane dhe një plani mbështetës MARSHALL). Vijueshmëria e një marrëveshje apo e një pakti jo gjithmonë ndodhë se është thjeshtë dhe vetëm marrëveshje, së pari përcakton një qëllim, qasje, vazhdimësi dhe projeksion realist dhe gjeopolitik, në kuptim të një marrëveshje ndërkombëtare dhe asociuese me një subjekt ndërkombëtar siç është BE në këtë rast. A duhej një JO aristokrate për Shqipërinë si sh.a i BE dhe një shteti që ofron qëllimin dhe jo mjetet për të qenë shtet anëtar, kur BE europianiste pretendon të jetë një aktor i rëndësishëm dhe është politike stabilizuese e diplomatike në marrëdhëniet ndërkombëtare?! Kjo JO nuk është për shqiptarët… pse?! Nuk është një jo për qeverinë e popullit shqiptar nuk është një jo për opozitën shqiptare nuk është një jo për parlamentin shqiptar, është real një jo për çdo grua për çdo vajze për çdo djalë, baba, vëlla e çdo shqiptar kudo që ëështë, ku flet, jeton, diturohet, punon, këndon,vallëzon, pikturon zbulon, kërkon, çdo institucion ku shqiptarët drejtojnë suksesshëm është një jo për çdo mbështetje që shqiptarët kanë arritur bazuar në vlerat e tyre që krejt natyrshëm janë ekzistencialistë edhe për

vete BE dhe institucionet e tyre, kur promovimi i tyre ka qenë një sukses në Republikën e Shqipërisë dhe më shumë diplomaci BE i ka gjetur dhe konsoliduar këtu. Kjo jo sot i adresohet diplomacisë evropiane, politika për bashkëpunim dhe siguri të jashtme në arenën botërore dhe Ballkanit perëndimor, një po maqedonase është krejtësisht jetime pa po-në e shqiptarëve Kjo jo i adresohet një politike efektive ndërkombëtare në Ballkanin perëndimor kjo jo i adresohet ShBA dhe rolit të saj në Ballkan. Kjo jo i adresohet NATOS misionit rolit dhe faktorizimit të saj në shtet anëtare. Kjo jo i adresohet të drejtave dinjitetit dhe qëndresës së një populli. Kjo jo i adresohet të drejtës për lëvizje të lirë të mallrave dhe kapitaleve të një populli. Kjo jo i adresohet një memorie dhe kujtese historike…kapital i vlerave njerëzore të një eposi historik. Kjo jo i adresohet shteti ligjor BE DHE USA implementojnë reformën në drejtësi si një nga vlerat më aktuale të vetë BE dhe jo rastësisht në Republikën e Shqipërisë pasi sigurisht ekziston një potencial juridik dhe njohës i vlerave juridike të një sistemi exoficio. Kjo jo i adresohet një diversiteti

kulturor e fetar të Republikës së Shqipërisë. Kjo jo i adresohet demokracisë funksionale të Shqipërisë që në kuptim të evoluimit të këtij procesi politika është një nga vlerat e këtij përfaqësimi sepse në mënyrë individuale dhe në grup shpreh interesa dhe produkte që çdo lloj qytetari evropian do ta kishte zili…ku diversiteti politik nuk zbeh në fakt qëllimet kryesore dhe krenarinë e një populli solid dhe zemërmirë. Kjo jo i adresohet institucioneve të BE që thuajse nuk tenton t’i njohë sepse në traktat ke të drejtën të kundërshtosh. Kjo jo shkon i adresohet të drejtës për të diskriminuar…që rrezikon të ketë penalti në ndonjë gjykatë evropiane. Kjo jo i adresohet vetë popullit holandez që pa dyshim nuk ka dhe nuk mbështet këtë lloj vlerash…që ndoshta rastësisht ka ndonjë ministër që e thotë. Kjo jo shkon për çdo holandez dhe shqiptar që bashkë vuajnë ndoshta dënimin dhe trajtohen njëlloj në institucionet holandeze ku as aty nuk ka asnjë lloj dallimi dhe të dy e vuajnë bashkë dënimin si qytetarë evropiane, si human me të drejta që zoti dhe kartat ju dhanë pas betejave historike për të shkruar me gjak të drejtat e tyre … Kjo jo i adresohet një brezi që u rrit me këtë ide. Kjo jo i adresohet një dashurie për dijen.

Kjo jo i adresohet Shqipërisë?! JO kjo JO i adresohet vetëm atyre që momentalisht kjo zonjë është e detyruar t’u thotë pooooo dhe vetëm poooo. Një jo e thënë sot kam bindjen se është një po e heshtur lutëse deri në kufijtë ku të lejon gjeopolitika dhe diplomacia nesër. Nëse është një skile për t’u tërhequr nga procesi i vlerave dhe sigurie e drejtësisë unë kam të drejtë të them jo jam më shumë se e bindur, e kam qëllim, e kam vlerë, e kam histori, e kam të ardhme, e kam sepse jam Shqipëria evropiane me akte ose jo, edhe këtij procesi i jam drejtuar si sikur Drini nëpër male. Kur ke thënë kaq shume joooo kujt vlere i ke thënë po një pyetje që vetë BE duhet t’ia bëjë së pari shtetit anëtar, zonjës jo dhe procesi vazhdon. Shqipëria (jo vetëm kaq) është zonjë që historia nuk e përbalti dot as me krajle e diktatorë e pashallarë e as me misteriale e qeveri e as me Jo nuk është herë e parë, por është e vështirë të thuash PO ka nga ata që dinë të thonë BURRRA E GRA SHTETESH QË BËNË HISTORINË BOTËRORE, FALEMINDERIT zonja JO. P.S. Zonja JO, sa vlere ka një jo kur mbyll një portë, deti nuk ka porta, aty fshihet një dashuri e pafundme shqiptare. Ju zonja JO po i thoni një zonje(nënë shqiptare) JO.

do të kthente autoriatarizmin e kryetarëve dhe do e bënte vendin më pak demokratike. “Koha i ka dhënë të drejtë Ilir Metës, i cili asokohe ishte në grevë urie për ta kundërshtuar kryetarokracinë, ndërsa unë kam qenë njëri prej atyre që e kanë votuar atë gabim historik, edhe pse nisur nga një qëllim i mirë. Por politika është dinamike dhe askush nuk mund të mburret

për një meritë të dikurshme dhe as të mbajë në shpinë një faj gjithë jetën. Jo thjesht ngaqë “koka e falur nuk pritet”, por edhe sepse ka gjithmonë kohë dhe mundësi për t’i ndrequr problemet e shkaktuara nga vendimmarrje të gabuara. Ka vetëm një kusht për të qenë i besueshëm: që, si ndjesa, ashtu edhe distancimi, duhet të bëhen pa hipokrizi”,- deklaron Patozi.

Ish-nënkryetari i PD: Ndryshimi i Kushtetutës në 2008 përkeqësoi politikën

Patozi: Koha i dha të drejtë Ilir Metës I

sh-nënkryetari i PD-së dhe kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, deklaron se koha i dha të drejtë Ilir Metës, kur në vitin 2008 hyri në grevë urie dhe kundërshtonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës. Në një reagim në Facebook, Patozi thotë se në atë kohë Ilir Meta kundërshtoi reformën zgjedhorë që i jepte më shumë pushte kryetarëve të partive, ndërsa ai vet si përfaqësues i PD-së e votoi atë reformë. Nga ata tjetër, Patozi kërkon që qëndrimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor të jetë një linjë zyrtare edhe e LSI-së. Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta deklaroi se drama e zgjedhjeve në Shqipëri

nisi me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë në vitin 2008. “Jam dakord plotësisht me Ilir Metën. Jam dakord plotësisht me Presidentin e Republikës, kur thotë se gjendja politike në Shqipëri u rëndua pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Por do ta mbështesja më shumë në rast se do të shikoja që ky këndvështrim do të shndërrohej në qëndrim zyrtar të LSI-së, si njëra nga partitë kryesore të opozitës. Do të ishte një kontribut i mirëpritur për kauzën e ndryshimit të sistemit, i cili, sipas meje, është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë politike në Shqipëri. Por mbi të gjitha, mendoj se do t’ia vësh-

tirësonte shumë misionin Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për ta mbajtur me thonj statuskuonë e listave të mbyllura, si thelbi i një pushteti okult dhe të pamerituar që është keqpërdorur për më shumë se 10 vjet”,- deklaron Patozi. Në atë kohë PD dhe PS arritën marrëveshje brenda dy ditëve dhe me bekimin e disa ambasadorëve votuan ndryshimin Kushtetutës, sistemit elektoral, duke futur listat e mbyllura me kandidatë që varen nga kryetarët dhe duke vendosur sistemin proporcional rajonal. Meta, që në atë kohë drejtonte LSI, e kundërshtoi këtë projekt duke parashikuar se ky sistem


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

INTERVISTA

Intervistoi: Albina GJERGJI

E

m ri i Eni Lenës është shumë i njohur në botën e make-up&hair style të artistëve shqiptarë. Me mbi 16 vjet eksperiencë në këtë fushë, çelësi i suksesit të saj e ka një sekret dhe padiskutim pasioni, përkushtimi dhe lidhja me të bukurën e ka bërë atë të jetë ndër estetistet më të lakuarat në botën e televizionit e përtej. Por, sa e vështirë ka qenë për të, që të mbërrijë deri këtu ku është sot? Sigurisht, aspak e lehtë. Megjithatë, në bisedën që patëm me të, Eni nuk ndalet të flasë për sakrificat dhe mundin, por diçka e thotë me siguri. Nuk ka qenë fushë me lule, pasi suksesi për t’u arritur sipas saj kërkon seriozitet, devotshmëri dhe përqendrim maksimal. Kjo si përsa i përket punës me njerëz të famshëm, ashtu edhe me klientët e thjeshtë, për të cilët Eni Lena nuk bën dallim, përndryshe nuk do quhej profesioniste. Në intervistën e mëposhtme, dhënë për gazetën “Koha Jonë”, Lena na zbulon përvojën e saj të deritanishme, por njëherësh na flet edhe për eksperiencën e saj më të fundit në spektaklin “E Diell” të Top Channel, ku në pozicionin e anëtares së jurisë, bashkë me të tjerë profesionistë testojnë punën e 16 të rinjve, konkurrentë në rubrikën “Beteja e Bukurisë”. “Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme që mund të ketë një grua pas talentit është parukieri i saj”, thotë një shprehje e famshme e Joan Craëford. Sa dakord jeni me këtë thënie të aktores amerikane Eni dhe pse? Parë me sytë e një profesionisteje, nuk jam dakord. Parë në kontekstin e realitetit virtual që jetojnë vajzat sot, po. Por edhe këto vajza, pas një farë kohe zbresin me këmbë në tokë dhe vërejnë që paska shumë më shumë gjëra të rëndësishme në jetë për një grua të arrirë, sesa veç parukieri/ja i saj. Realisht a ndikon dora e make-up artistes në gjendjen emocionale, apo psikologjinë e klientëve të saj? Shumë, sepse unë e shoh mbasi përfundoj një pune me klienten. Ndryshon komplet gjendja e saj emocionale dhe transmeton vetëm energji pozitive. Mezi presin të flasin vetëm për diçka të bukur, pavarësisht se çfarë është. Kështu që, besoj fort që dora e make-up artistes ndikon në psikologjinë dhe gjendjen tonë emocionale. Eni Lena, emri juaj është nga

8 E enjte, 10 TETOR 2019

Eni Lena: Përvoja ime në “E Diell” dhe misioni i vështirë në “Bejetën e bukurisë”

më të njohurit në botën e hair style & make-up artistëve shqiptarë. Sa e vështirë ka qenë të arrini deri këtu ku jeni sot dhe çfarë elementi në punën tuaj mendoni se ju veçon nga të tjerët? Të jem e sinqertë, nuk kam shumë dëshire që të flas për veten time dhe të tregoj me detaje nga fillimi se sa e vështirë ka qenë kjo rrugë, pasi nuk dua të ngacmoj askënd me ndjenja aspak të rehatshme. Ama ju siguroj që nuk ka qenë dhe nuk është fushë me lule. Elementët që më veçojnë janë disa, por unë po them njërin prej tyre, që është përkushtimi me shumë pasion në çdo vajzë që vjen tek unë. Përqendrohem aq shumë që gjithçka që di dhe që kam si talent, t’ia fal imazhit që imagjinoj tek ato. Kur punoj harroj komplet se çfarë po ndodh rreth e qark. Sa vite keni që e ushtroni këtë profesion dhe kur mendoni se një artist i profilit tuaj arrin kulminacionin e suksesit? Kam 16-17 vjet që ushtroj profesionin e make-up artist & hair style. Ndërsa sa i takon kulminacionin të suksesit mund të them që, shumë artiste sot e masin ndryshe nga unë suksesin... me “like”, klikim, lekë, taraf, etj.. Kurse unë do thoja që kulmi i suksesit është kur çdo klient, Vip, apo klient i thjeshtë në momentin e mbarimit të make-up_it nuk e fsheh dot kënaqësinë që ndjen. Akoma më shumë pastaj, kur kanë mbaruar eventet që kanë patur dhe e ndjejnë të nevojshme të më falenderojnë. Ky mendoj se është kulminacioni i suksesit. Me një pasion të hershëm për të bukurën, një pikë e fortë e juaja duket të jetë edhe guximi për të eksperimentuar si me flokët, ashtu edhe në make-up. Në fakt, çfarë mendoni se e ndan dështimin nga suksesi në momentet që një artist eksperimenton? Frika nga dështimi. Unë them që një artist që nuk guxon, nuk është artist. Artisti i arrirë zotëron gjithçka përsa i përket profesionit. Nëse e ka formuar në mendje me kompetencë, duhet ta realizojë. Le të mos i pëlqejë kujtdo. Shumë personazhe të ekranit dhe skenës kanë kaluar estetikisht në duart tuaja. Mund të na përmendni disa nga më të famshmit dhe sa e vështirë (apo bukur) është të punosh me ta?

Nuk po përmend emra, sepse mund t’i mbesë hatri ndokujt, por po them që estetikisht është njësoj si me jo të famshmit. Mos të them që me Vip-at nganjëherë është më e lehte. Pra, vështirësia ka arsye të tjera (qesh). A janë tekanjozë dhe (nëse po) si reagon përballë ndonjë kritike të tyre? Shumë prej tyre janë dhe nuk kanë faj, sepse po plotësojnë imazhin e tyre. Nuk reagoj në shumë raste, por nëse reagoj filloj t’u argumentoj pse po veproj kështu në aspektin teknik të zgjedhjes që bëjmë. Përsa i përket tekave pastaj, kam mësuar të kem imunitet që e vogël. Kam patur fatin që të jem që e vogel në televizion. Këto kohë jeni pjesë e emisionit “E Diell” në rubrikën, “Beteja e Bukurisë”, në pozicionin e jurisë profesioniste. Si erdhi tek ju kjo ftesë dhe sa e vështirë është të gjykosh punën e 16 konkurrentëve pjesëmarrës? Ftesën e kam marrë nga Top Channel dhe e shoh si vlerësim të madh që më bën televizioni ku jam rritur profesionalisht. Unë do mundohem që me modesti t’ua shpërblej, ndërsa me konkurrentët kam një kimi të mirë. Më kujtojnë veten. Nuk dua t’i stresoj shumë, por edhe të

mos jua bëj shumë të lehtë, sepse ndryshe nuk i ndihmoj aspak në rrugën që kanë zgjedhur. është e vështirë të gjykosh punën e tyre për arsye se, unë shoh me shumë talent dhe dëshirë e nuk dua që me zgjedhjet që bëj, të gaboj. Një garë ku të rinjtë sfidojnë njëri-tjetrin si në një “Big Brother”, çfarë i rrezikon ata më së shumti nga eliminimi? I rrezikon mos dhënia 100% e asaj që dinë pa patur komplekse. Shumë e suksesshme, por thjeshtësia që ju karakterizon spikat në sjelljen tuaj. Në një realitet si ky i yni, ku pompoziteti përkthehet në reklamë, a ia vlen sipas jush të ruani këtë staturë? Natyrisht që gjithë këto vlerësime më kënaqin pa masë, por nëse nuk marr të njëjtat edhe si njeri nuk kam arritur asgjë. Pra, gjithçka tek unë buron natyrale dhe nuk sforcohem aspak për të qenë më e mira. Kjo ndoshta më ka bërë të dashur dhe kaq shumë e frekuentuar. Kështu që gjithcka që ka të bëjë me vlerat, ia vlen të ruhet. Parë me syrin e kritikës, duket se tendencat e parukierëve dhe make-up artistëve shqiptarë influencohen shumë nga shembujt e personazheve të huaj, siç jane fjala bie, Kim Kardashian dhe simotrat e saj. A është i

vërtetë ky konstatim? është e vërtetë dhe është gabim. Unë mendoj se e bukura duket vetë, nuk ka nevojë për kopje. Në gjithë këtë që po ndodh përditë ajo që them është se, duhet të jemi sa më origjinalë, ose natyralë. Pastaj, në bazë të kësaj të luajmë me ngjyrat e jetës. Ju ka ndodhur që ndonjë kliente t’u kërkojë ta trukoni si personazhet e famshëm; Kendall Jenner, Kim Kardashian, etj. dhe sa e vështirë është? Ndodh shpesh, por unë nuk e zbatoj “urdhrin”, sepse më duket sikur dal nga vetja, nga puna dhe kodet me të cilat udhëhiqem. Kështu që e diskutoj me klienten dhe pasi e bind me argumente arrijmë në të njëjtin konkluzion. Përtej sallonit të bukurisë, deri ku shkojnë ambiciet e një profesionisteje si ju Eni? Projektet, qëllimet? Gjithsecili prej nesh, për nga vetë natyra njerëzore kërkon më shumë. Personalisht kam dëshirë dhe jam munduar të bëj projekte që gjithë eksperienca dhe vizioni im te prezantohen si vlerë në një hapësirë më të madhe se Shqipëria, por le të shohim. Kohën dhe pasionin i kemi në paketë për të bërë më të mirën e mundshme në të ardhmen.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

9 E enjte, 10 TETOR 2019

Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me vullnetarë dhe institucione të tjera të angazhuara në organizimin e aktivitetit sportiv

Veliaj: Maratona e Tiranës, mundësi fantastike për ekonominë e qytetit

Q

yteti mirëpret të dielën edicionin e katërt të Maratonës së Tiranës, me pjesëmarrje sportistë profesionistë dhe amatorë nga mbi 42 shtete të ndryshme të botës. Për të koordinuar mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me vullnetarë dhe institucione të tjera të angazhuara në organizimin e maratonës. Veliaj tha se ai do të garojë me një mesazh ndërgjegjësues për të prekurit nga tërmeti i 21 shtatorit. “Mezi pres që qyteti të gëlojë. Këtë vit kemi vendosur që secili grup të vrapojë për një kauzë të caktuar. Unë do të vrapoj për të ngritur mbështetje për të gjitha shtëpitë që u

rrënuan nga tërmeti; 40 të parat kanë filluar të ndërtohen, por kemi ende shumë nevojë. Ndaj, dua t’i bëj thirrje kujtdo që do të më mbështesë në kauzën time në maratonë, të na kontaktojë që t’i japim një dosje për secilën shtëpi”, tha Veliaj. Ai e cilësoi Maratonën e Tiranës si një mundësi shumë të mirë jo vetëm për ekonominë e qytetin, por edhe për imazhin e saj në botë. “Imagjinoni 3500 shtretër në hotele, 3500 vakte, 3500 suvenirë, 3500 shpenzime dhe shopping; sa energji dhe fuqi ekonomike sjellin për qytetin. Do të kemi pjesëmarrës nga 42 shtete të huaja, duke filluar nga Australia, Filipinet, Zelanda, Kanadaja, SHBA, nga Korea, Kina dhe Japonia. Jam shumë

entuziast që Tirana ka mundësinë të tregojë mikpritjen shqiptare, për t’u thënë të tjerëve se jemi kështu me të vërtetë dhe jo thjesht me fjalë”, shtoi ai. Duke theksuar faktin se Maratona këtë vit, në një pjesë të itinerarit të saj, kalon edhe në zonën e Parkut të Liqenit që më parë ishte e zaptuar nga plehrat, Veliaj theksoi se është prova më e mirë se e njëjta punë, me të njëjtën cilësi, do të bëhet edhe te Kopshti Botanik. “Po të ishte për partinë e Lulit dhe të Monës, kujtoni si e kishin lënë pjesën tjetër të Liqenit, aty ku kemi bërë itinerarin e ri të Maratonës, te këndi i ri i lodrave: në kohën e tyre aty digjej plastika, ishte kthyer i gjithi në landfill. U çlirua sepse sot do të kalojë Maratona, e kemi si një kartolinë të Tiranës. Partia e Lulit dhe e Monës e kanë pasur ish

komunën e Farkës, ku është Kopshti Botanik, bashkë me këta doktorët e plagjiaturave, që sot janë kryetarë dhe zëdhënësa partish; ata e kishin menaxhimin, sot dalin si mbrojtës të kopshtit. Kush? Një parti që zaptoi Liqenin dhe tjetra që i bëri autostradën mes për mes Kopshtit Botanik, kur

mund të devijohej dhe të bëhej në një hapësirë tjetër. Hipokrizia e atyre që sot ulërasin për zhvillimet urbane, janë të njëjtët, kemi 5 vjet që i dëgjojmë: I dëgjuam te Sheshi ‘Skënderbej’, te Pazari i Ri, te Kalaja. Ja ku është Kalaja sot, një nga vendet më të vizituara”, u shpreh Veliaj.

INVESTIMI

Rezidenca studentore, akomodim në miniapartamente moderne

P

lot 560 studentë janë regjistru ar dhe do të akomodohen në mini apartamentet me kushte moderne në kompleksin studentor Qytetit Studenti Nr. 2. Qeveria gjermane, përmes KfW (Banka Gjermane për Zhvillim), rehabilitoi mbi bazën e parimit të eficiencës së energjisë të konvikteve të Qytetit Studentit nr. 2. Agjencia Telegrafike Shqiptare pa nga afër ambientet e brendshme dhe të jashtme të këtij kompleksi studentor. Punonjësit e administratës thanë për ATSH-në se godina A ka 55 miniapartamente ndërsa godina B ka 48 min-

iapartamente. Në secilin kat të godinës pesëkatëshe ka një dhomë për personat me aftësi të kufizuar. “Unë kam jetuar edhe gjatë kohës që ishin konviktet e vjetra. U bënë gati 3 vjet këtu dhe mezi pres që të vij, sepse më duhet si shtëpia ime. Kushtet janë shumë të mira sidomos fakti tani që jemi në një miniapartament dhe dhomën e kemi brenda dhe është goxha perfekte edhe për ne. Edhe pjesa e kuzhinës në kat, sepse më parë e kemi pas problem, se na merrnin erë rrobat”, – thotë një nga studentet e vitit të tretë të Inxhinierisë. “Në kra-

hasim me godinat ku kemi qenë mund të them që është 1000 për qind ndryshim, sepse më parë nuk kemi pasur asgjë. Nuk kishim mundësi të përdornin dushet në orare të ndryshme. Ne jemi studentë dhe normalisht do të punojmë edhe për të ndihmuar veten tonë. Tani e kemi dushin në dhomë dhe është më lehtë, kushtet janë shumë të mira”, – u shpreh një tjetër studentja e Fakultetit të Sporteve. Më herët, në këtë kompleks studentor, punonjësi social u ka ardhur në ndihmë studentëve në zgjidhjen e problematikave të tyre, ndërsa së fundmi është futur edhe shërbimi rishtas, ai i psikologut. Projekti synonte përmirësimin e kushteve studentëve që jetojnë në këto konvikte, nëpërmjet rinovimit të godinave të tij përmes një sistemi të përmirësuar ngrohjeje dhe izolimi si edhe rinovimit nga e para të strukturës së brendshme të godinave duke siguruar kështu kushte më të mira dhe të rehatshme për studentët. Masat e investimit ka ruajtur strukturën ekzistuese të godinave, por ka shndërruar dy dhoma në një ‘miniapartament’. Secili nga katet është pajisur me një kuzhinë, ambient ngrënieje dhe ambiente të jashtme të përbashkëta. Lëvizja për në katet e sipërme

është përmirësuar dhe pritet së shpejti edhe instalimi i një ashensori ndërkohë që do të vendosen edhe dy shkallë të cilat do të shërbejnë për evakuimin e studentëve në rast të një zjarri të mundshëm. Në dhjetor të 2018 u nënshkrua edhe marrëveshja ndërmjet qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim financiar 2017 për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampu-

sin universitar të Tiranës sipas parimit të eficiencës energjetike, faza III”. Faza e tretë e këtij financimi prej 2.927.000 milionë euro në formën e grantit iu bashkua financimeve të akorduara më parë nga qeveria gjermane në vlerën prej 4.500.000 euro të fazës së parë, dhe 2.032.179,23 euro të fazës së dytë. Në total janë 4 godina prej të cilave kanë përfunduar rikonstruksioni i dy prej tyre ndërsa për pjesën tjetër pritet të fillojë së shpejti.


AKTUALITET

10 E enjte, 10 TETOR 2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale: Masat e ndërmarra vitet e fundit janë tregues i angazhimit të qeverisë për të luftuar dhe eliminuar shkaqet që sjellin pabarazinë gjinore

37 PROGRAME

Manastirliu: Progres në zbutjen e pabarazisë gjinore, 37 programe për gratë e dhunuara

“Punë e konsiderueshme në drejtim të përfshirjes së barazisë gjinore si një nga parimet themelore të sistemit buxhetor shqiptar. Janë 37 programe buxhetore ku janë përfshirë të gjithë Ministritë. Në Shqipëri ofrojmë shërbimet e plota, me synim riintegrimin e grave të dhunuara, në qendrën kombëtare të viktimave të dhunës dhe qendrën e mbrojtjes së viktimave të trafikimit si dhe 3 qendra që financojmë me Fondin Social në Elbasan, Vlorë dhe Tiranë, për mbrojtjen e grave viktima të dhunës, si dhe qendra Lilium që ofron shërbime për të mbijetuarat e dhunës seksuale”.

Q

everia shqiptare e ka vendosur axhendën me bazë gjinore në qendër të politikave të zhvillimit duke pasur një qasje gjithëpërfshirëse të fushave, të cilat janë fokusuar përpjekjet për arritjen e barazisë gjinore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Forumin Rajonal “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”, tha se: “Me krenari e them se jam pjesë e një qeverie që po bën përpjekje të mëdha për përparimin e çështjeve gjinore, përmirësimin e statusit social dhe politik dhe ekonomik të gruas shqiptare dhe ka në fokus luftën kundër dhunës në familje dhe luftës me bazë gjinore”. I përmend këtu për dy arsye, vijoi ministrja, e para sepse besoj fort se nuk ka mënyrë më të mirë sesa arsimimi dhe edukimi i vajzave për të parandaluar që në gjenezë fenomenin e dhunës dhe abuzimin dhe e dyta të rinjtë tanë kanë potencialin për të shërbyer si aktorë dhe katalizues shërbimi. Sipas saj, edukimi dhe mbështetja e të rinjve është

çelësi për të përparuar edhe në këtë drejtim. “Është bërë punë e konsiderueshme në drejtim të përfshirjes së barazisë gjinore si një nga parimet themelore të sistemit buxhetor shqiptar, duke siguruar akses të barabartë në të drejta dhe mundësi për gratë dhe burrat. Janë 37 programe buxhetore ku janë përfshirë të gjithë Ministritë. Në Shqipëri ofrojmë shërbimet e plota, me synim riintegrimin e grave të dhunuara, në qendrën ko-

mbëtare të viktimave të dhunës dhe qendrën e mbrojtjes së viktimave të trafikimit si dhe 3 qendra që financojmë me Fondin Social në Elbasan, Vlorë dhe Tiranë, për mbrojtjen e grave viktima të dhunës, si dhe qendra Lilium që ofron shërbime për të mbijetuarat e dhunës seksuale”. Ministrja Manastirliu bëri të ditur se në vitin 2018 Shqipëria u rendit në vendin e 34 të indeksit global të hendeku gjinor të forumit ekonomik duke u ngjitur

me 11 vende krahasuar me vitin 2016, me përmirësime të dukshme në fuqizimin ekonomik dhe me pjesëmarrjen politike të grave dhe me përpjekjet e nevojshme në fushën e arsimimit dhe shëndetësisë që janë bërë në këto vite. “Mbetet ende shumë për të bërë ndaj jemi këtu edhe për të mësuar ndaj njëri tjetrit e ndarë praktikat më të mira për të implementuar modelet e suksesit që kemi ndërmarrë në programet tona

RAPORTI

për zbutjen e hendekut gjinor. Masat e ndërmarra vitet e fundit janë tregues i angazhimit të qeverisë për të luftuar dhe eliminuar shkaqet që sjellin pabarazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave dhe vajzave”. Forumi Rajonal për Promovimin e Implementimit të Konventës së Stambollit në Ballkanin Perendimor dhe Turqi do të zhvillojë punimet nga data 9-10 tetor në Tiranë, me qëllim ndarjen e praktikave më të mira dhe sigurimin e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve për të përmbushur rekomandimet e Grevios, për një përgjigje të integruar për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe zbutjen e pabarazisë gjinore në nivel rajonal, kombëtar dhe lokal.

KAVAJË

“Ikja e trurit”, 40 për qind e emigrantëve me arsim të lartë

N

ga Shqipëria po ikën edhe të arsimuarit. Jemi vendi i dytë në Europë dhe Azinë Qëndrore që ka numrin më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë. Në raportin “Migrimi dhe

rrjedhja e trurit” të Bankës Botërore, rezulton se 39.8% e popullsisë në Shqipëri rezulton të ketë emigruar, ndërsa vërehet se lëvizja e njerëzve drejt vendeve të Europës është rritur vrullshëm gjatë 4 dekadave të

fundit. 1 nga 3 emigrantë në botë shkon në Europë, ndërsa ngrihet shqetësimi për “largimin e trurit” nga vendet e origjinës, e cila sipas Bankës Botërore do të sjellë sfida për ekonomitë e këtyre shteteve në të ardhmen sa i përket kualifikimit të forcës së punës. Banka Botërore shprehet se zgjidhja për ndalimin e largimit të popullsisë më të kualifikuar nga këto vende ndodh për shkak të nivelit ekonomik. Për Shqipërinë vlerësohet 34.6% e popullsisë jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë. “Përmirësimi i qeverisjes dhe fuqizimi i institucioneve në vendet e origjinës mund t’u japin zgjidhje shkaqeve që qëndrojnë në rrënjë të emigrimit të vazhdueshëm. Nxitja e sektorit privat dhe fuqizimi i krijimit të vendeve të reja të punës, investimi në arsimin e lartë dhe rritja e mundësive për gratë në ekonomi”.

Gjesti human, 20 efektivë dhurojnë gjak

R

reth 20 punonjës të policisë së Kavajës kanë dhuruar gjak në ndi hmë të njerëzve që kanë nevojë. Ato u janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kryqit të Kuq nën moton “Dhuroni gjak, shpëtoni jetë”. “Dhuroni gjak, shpëtoni jetë! Nën këtë moto dhe në frymën e humanizmit dhe solidaritetit, Policia e Kavajës i është përgjigjur kërkesës së bërë nga Kryqi i Kuq për të dhuruar gjak në ndihmë të njerëzve në nevojë. Rreth 20 punonjës të Komisariatit të Policisë Kavajë janë paraqitur pranë qendrës së dhurimit të gjakut, pas bërjes së analizave nën kujdesin e mjekëve të specializuar dhe Kryqit të Kuq dhe kanë dhuruar gjak për njerëzit në nevojë, një gjest që tregon se Policia nuk është vetëm në zbatim të ligjit, por është edhe sociale e humane në ndihmë të qytetarëve në nevojë. Policia do jetë përherë pranë njerëzve në nevojë dhe do t’i përgjigjet çdo nisme që i shërben komunitetit dhe përmirësimit të bashkëpunimit Polici-Komunitet”, shkruan Policia e Shtetit.


AKTUALITET

N

11 E enjte, 10 TETOR 2019

Ardi Veliu garantoi gjithashtu se Policia e Shtetit është në proces Vetting-u të përhershëm dhe është tërësisht e angazhuar për të luftuar krimin dhe korrupsion edhe brenda radhëve të saj

ë Policinë e Shtetit është krijuar “Grupi i Punës”, i cili do të punojë për hartimin dhe përgatitjen e analizës se riskut dhe planit te integritetit për efektivët. Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit me misionin PAMECA V dhe Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), kanë organizuar konferencën me temë “Qasje moderne për përmirësimin e integritetit në Policinë e Shtetit”. Në këtë konferencë, ishte i pranishëm edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili ka folur për punën që është bërë vitet e fundit nga policia. Ai tha se misioni i Asistencës Policore i Bashkimit Europian në Shqipëri (PAMECA), ka hartuar raportin “Metodologjinë për kryerjen e një analize risku dhe identifikimi i praktikave të prirura ndaj korrupsionit në Policinë e Shtetit”, dokument që iu vu në dispozicion Policisë së Shtetit. “Një nga rekomandimet kryesore të kësaj Metodologjie të Vlerësimit të Rrezikut ka të bëjë me krijimin e “Grupit të Punës” për t’u trajnuar mbi analizën e rrezikut të korrupsionit dhe masat e tjera parandaluese, me qëllim përgatitjen e një harte të parë, të plotë dhe të thellë të rreziqeve të korrupsionit në Shqipëri. Përgatitja e një dokumenti konkret, përkatësisht analiza e riskut dhe matrica e rreziqeve të korrupsionit, sipas metodave e standardeve bashkëkohore, të cilat përveç se

Krijohet “Grupi i Punës”, Veliu: Jemi në proces Vetting-u të përhershëm

janë parashtruar në raportin paraprak do të konkretizohen e zhvillohen më tej në trajnimin dy ditor të planifikuar, do të jetë një udhërrëfyes dhe shpresojmë të shërbejë si indikator për të matur nivelin e korrupsionit/ integritetit në organizatën e Policisë së Shtetit”. Korrupsioni

VITI I RI AKADEMIK

është një pikë tjetër në të cilin është ndaluar Drejtori i Policisë, ku tha se janë marrë masa në të gjithë nivelet e Policisë së Shtetit, për të luftuar këtë fenomen. “Çështja e parandalimit të korrupsionit të policisë është thelbësore për shoqërinë, organizatën policore dhe vetë

demokracinë, ndaj masat efektive për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit janë të vendosura në të gjitha nivelet e organizatës së policisë. Policia e Shtetit i ka kushtuar vëmendje parandalimit të korrupsionit në radhët e saj dhe për këtë ka një strukturë të posaçme Drej-

torinë e Standardeve Profesionale, me qëllim krijimin e standardeve profesionale të etikës, menaxhimit, administrimit dhe llogaridhënies në të gjithë institucionin. Është thelbësore ndërtimi i mekanizmave që mund të shmangin, zbulojnë dhe ndëshkojnë korrupsionin, si dhe të mbështesin një kulturë integriteti”. Veliu garantoi gjithashtu se Policia e Shtetit është në proces Vetting-u të përhershëm dhe është tërësisht e angazhuar për të luftuar krimin dhe korrupsion edhe brenda radhëve të saj. “Policia e Shtetit është në proces Vetting-u të përhershëm dhe është tërësisht e angazhuar për të luftuar krimin dhe korrupsion edhe brenda radhëve të saj. Aksionet e Policisë synojnë minimizimin e pandëshkueshmërisë dhe rritjen e transparencës. Lufta pa kompromis ndaj rrjeteve kriminale apo ndaj cilitdo zyrtar të korruptuar, tregojnë edhe një herë seriozitetin dhe integritetin e Policisë së Shtetit”.

NJOFTIMI

Ministria e Mbrojtjes: Kemi 300 vende të lira pune M Shahini takon rektorët e Universiteteve

N

ë prag të nisjes së vitit të ri akademik 2019-2020, minis trja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zh villuar një takim me rektorët e universiteteve për zbatimin e kontratës sociale me studentët, kontratë kjo e njohur ndryshe si “Pakti për Universitetin”. Shahini ka kërkuar vijueshmëri në zbatimin e këtij pakti duke nisur nga politika për ofrimin e bursave të studimit për më të mirët, e deri te shpërndarja e kartave për t’i ardhur në ndihmë studentëve në marrjen e shërbimeve të ndryshme. ‘’Gati për fillimin e vitit të ri akademik. Takova rektorët për zbatimin e Paktit për Universitetin, politikën tonë për bursat dhe përjashtimin nga tarifat, kontrollin e plagjiaturës, investimet në konvikte, shpërndarjen e kartës së studentit dhe çështje të tjera që lidhen me mbarëvajtjen e vitit akademik 2019-2020'’.

inistria e Mbrojtjes, bën të ditur se ka 300 vende të lira pune dhe fton çdo të ri të interesuar të aplikojë për pozicionet që janë në dispozicion. “Çdo të ri me vullnet që do t’i shërbejë atdheut dhe vetes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë vendi i duhur! Mbi 300 pozicione të lira pune ofrohen anembanë vendit, për çdo të ri me arsim të mesëm e sipër. Nëse ke një zanat eja shërbe në FA, nëse s’ke, eja përfitoje”. Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktiv dhe kërkon të rekrutojë për periudhën 09.03-15.05.2020, gjithsej 312 kandidatë, sipas rajoneve: “Tiranë 175 kandidatë, Shkodër 40 kandidatë, Lezhë 4 kandidatë, Durrës 18 kandidatë, Vlorë 7 kandidat, Berat 44 kandidatë, Elbasan 5 kandidat, Burrel 1 kandidatë,

Kukës 1 kandidat, Gramsh 5 kandidat, Poliçan 12 kandidat. Specialitete: Ndërlidhje 17, Polici Ushtarake 15, Këmbësori 120, MZ 2, Shofer 47, Mirëmbajtje 9, Kuzhinier 2, Motorist 2, Xhenio 2, Infermieri 11, Roje 83, Muzikant 2. Dokumenti përmban informacionin e plotë për procedurat,

kriteret, afatet, testimet etj. Formulari i aplikimit në formatin word. Formulari i pranimit në formatin word. Formular vetëdeklarimi. Formular vetëdeklarimi për gjendjen shëndetësore. Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR është deri më 30 dhjetor 2019”.


KULTURE

12 E enjte, 10 TETOR 2019

Fillon edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit M

e mbështetjen e Insti tutit “Yunus Emre” Ti ranë si përfaqësues nga Turqia në Festivalin Ndërkombëtar të Xhazit merr pjesë grupi i njohur si “ Tanini Trio”, i cili do të perfomojë më 10 tetor. Mbrëmjen e djeshme në Tiranë u hap edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Jazz in Abania”, raporton Anadolu Agency (AA). Festivali u hap me “natën hungareze”, ku për artdashësit që kishin mbushur sallën e koncerteve “Tonin Harapi” në Liceun Artistik në Tiranë performoi artisti hungarez, Mihály Borbély. Në fjalën përshëndetëse drejtori i festivalit, Besim Petrela, tha se risia e këtij edicionit është performimi i përbashkët i artistëve pjesëmarrës. Ndërkohë, me mbështetjen e Institutit “Yunus Emre”Tiranë si përfaqësues nga Turqia në Festivalin Ndërkombëtar të Xhazit merr pjesë grupi i njo-

Biblioteka publike në Tepelenë pasurohet me tituj të ri

hur si “ Tanini Trio”, i cili do të perfomojë më 10 tetor. Sipas organizatorëve, gjatë ditëve të organizimit të festivalit do të prezantohen larmishmëri stilesh dhe individualitetesh artistike. Ky festival ka gjithashtu veçantinë e bashkëpunimit të grupeve profesioniste të xhazit me grupet e reja të krijuara gjatë shkëmbimit kulturor të projektit “Creative Europe” që zhvillohet në shtetet Shqipëri, Itali, Serbi. Në festivalin që organizohet

me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera kulturore, marrin pjesë grupe profesioniste muzikore nga Shqipëria, Turqia, Franca, Hungaria, Italia, Sllovakia dhe Serbia dhe Japonia. Sipas organizatorëve, dita e fundit i e festivalit që organizohet në datat 812 tetor do t’i dedikohet muzikantëve të rinj, të cilët ndonëse nga shtete të ndryshme, do të performojnë bashkë.

Shfaqet në Tiranë opera “Carmina Burana” e kompozitorit Carl Orff N

ë kuadër të tetorit gjerman në Tiranë dhe qyte tet e tjera të Shqipërisë zhvillohen shumë ak tivitete social-kulturore. Një prej tyre, është edhe shfaqja e operës “Carmina Burana” e kompozitorit Carl Orff (1895–1982). Kjo vepër do të vijë për publikun shqiptar të shtunën në ora 19:00 në Qendrën Kulturore, “Katedralja Orthodhokse”, Tiranë dhe hyrja do të jetë e lirë, bën të ditur ambasada gjermane në Tiranë. O Fortuna! Me këtë thirrje ndaj perëndeshës së fatit nis „Carmina Burana”, kjo kantatë skenike nga Carl Orff, i cili prej kohësh konsiderohet një klasik i ri i historisë së muzikës. Brilante në thjeshtësinë e vet, depër-

tuese në ritmikë dhe përjetësisht e re në tematikë, Carmina Burana i jep flatra fantazisë si rrallë ndonjë vepër tjetër muzikore e shek. XX. Carmina Burana sillet në skenë këtë vit nga Ambasada Gjermane në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Për këtë qëllim ajo ka ftuar Gudni A. Emilsson, i cili dirigjon prej shumë vitesh disa nga orkestrat më me emër në Gjermani dhe jashtë saj. Me një total prej 140 interpretuesish nga kori dhe orkestra shfaqja do të sillet si një një vepër arti mbresëlënëse në Qendrën Kulturore, “Katedralja Orthodhokse” në Tiranë.

Nismës së muajit të leximit ose ndryshe tetorit të librit iu bashkua dhe biblioteka publike në Tepelenë e cila mirëpriti dhuratat e para dedikuar fëmijëve. Biblioteka publike u pasurua me një numri të madh librash, dedikuar fëmijëve të vegjël të Tepelenës. Vogëlushët e kopshtit “Murat Koçiu” çelën siparin e kësaj nisme, nën kujdesin e bibliotekës, për të dëgjuar nëpërmjet leximit të edukatoreve, disa nga copëzat e përrallave më të dashura për ta. Me këtë rast nisi edhe pasurimi i parë i bibliotekës me libra për fëmijë, të cilët ishin mjaft të kufizuar. Ky dhurim u mundësua nga komuniteti i fshatit Lekël, nën kujdesin e Lluka Llukani. Nën moton “Lexo shqip!”, Ministria e Kulturës nisi më 2 tetor një fushatë për leximin, të quajtur “Dhuro, gjej, lexo”, e cila synon të nxisë drejt leximit, brezin e ri. Në kuadër të kësaj nisme në gjithë vendin gjatë muajit tetor do organizohen aktivitete të ndryshme ku në fokus janë librat dhe leximi si dhe sensibilizimi i brezit të ri drejt leximit si e vetmja rrugë për tu bërë qytetar të denjë drejt një shoqërie të civilizuar.

Shqipëria pjesë e panairit ndërkombëtar folklorik në SHBA Tradita dhe folklori shqiptar prezantohen në SHBA. Ministria e Shtetit për Diasporën njofton se “Folk Fair” është panairi ndërkombëtar folklorik, i cili do të zhvillohet në datat 24-27 tetor, në qytetin Shën Petersburg, Florida. Në këtë event komuniteti shqiptar do të përfaqësohet nga grupi i valleve “Shqiponja”, së bashku me Fondacionin e Trashëgimisë Shqiptare në Tampa (AHFT). Ky panair, i cili organizohet për të 45-ën herë bashkon të gjitha komunitetet në Amerikë për të prezantuar kulturën dhe traditat e vendeve të tyre të origjinës. Të gjithë bashkë atdhetarët janë të ftuar të suportojnë grupin e valleve “Shqiponja” për të paraqitur sa më mirë vlerat dhe traditat e Shqipërisë. Qëllimi i Fondacionit të Trashëgimisë Shqiptare në Tampa (AHFT) është që të promovojë, të shpërndajë, dhe edukojë publikun për kulturën, gjuhën, artin shqiptar duke u bazuar në bashkëpushimin dhe energjinë krijuese të komunitet shqiptaro-amerikan të Tampa Bay Area.

Vdes komediani i famshëm, Rip Taylor Komediani Rip Taylor ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare, të dielën në Beverly Hills, njoftoi përfaqësuesi i tij. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së tij. Taylor ishte një nga personalitetet më të njohura të televizionit nga vitet 1960 deri në vitet ’80, falë paraqitjeve në “The Gong Show”, “The Tonight Show”, “Password”, shfaqjet me Merv Griffin, Mike Douglas dhe David Letterman. Ai ishte i njohur për veshjet e tij shumëngjyrëshe dhe hyrjet me energji të lartë. Taylor gjithashtu argëtoi njerëzit në Las Vegas . Ai mori një yll në Hollywood Walk of Fame në 1992.


SHOWBIZ

13 E enjte, 10 TETOR 2019

Anjeza Shahini acarohet keq: Nuk kam hequr dorë nga muzika Edhe pse u bënë vite që nuk e shohim në skenën shqiptare, vështirë se mund të harrojmë zërin potent dhe kumbues të Anjeza Shahinit, fitueses së parë të spektaklit “Ethet e së premtes mbrëma”. Dhe në rast se dikush nga ju nuk e mban mend, këngëtarja është kujdesur personalisht që të rifreskojë kujtesën ndjekësve të saj me një performancë nga “Kënga Magjike” në vitin 2014. “Më vjen mirë që konkurrimet nëpër festivale i mbylla me këtë këngë plot energji dhe ngjyra”, u shpreh ajo duke na bërë të mendojmë se karriera në muzikë mori fund. Por dje këngëtarja ka sqaruar deklaratën e një dite më parë, duke thënë se nuk dëshiron të keqinterpretohet thënia e saj. “Hej të dashtun, si shpesh herë pasi postoj diçka,më duhet ta pasoj me një postim sqarimi, pasi siç e dini nuk më pëlqejnë keq-interpretimet e atyre që shkruaj. Në postimin tim të

Gjobitet Jennifer Lopez, ja shuma që duhet të paguajë Një foto e postuar nga Jennifer Lopez në vitin 2017 është bërë shkak që ylli latin të gjobitet e të detyrohet të paguajë 150 mijë dollarë. “Splazh News” ka gjobitur artisten e njohur pasi dy vite më parë ajo ka publikuar në instastoryn e saj një foto të saj dhe të fejuarit Alex teksa ishin kapur për dore, e cila ishte shkrepur nga paparacët e portalit. Lopez e ka shpërndarë foton në instastoryn e saj, pa përmendur të drejtat e autorit, duke u bërë kështu e aksesueshme për t’u marrë nga të gjitha mediat e tjera.

mëparshëm shkrova që “E kam mbyllur me FESTIVALET”. Nuk mendova që ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht që DO VAZHDOJ TE

KENDOJ. Dashtë Zoti na e bën mbarë . Ju kujtoj, se shumë vende të botës nuk kanë fare festivale, por kanë shumë këngëtarë që bëjnë këngë, albume, koncerte e turne madje dhe shumë para. Ju puc “, shkruan ajo.

Pas sherrit, pajtohen Aurela Gaçe dhe Endri Prifti I ftuar në “Ftesë në pesë”, Endri Prifti tregoi se për të nuk ishte krejt i pamundur pajtimi me Aurela Gaçen dhe mesa duket, tani raporti i tyre është si më parë. Së fundmi, në një postim në Instagram, vëllezërit Prifti shfaqen së bash-

ku me Aurelën, ku theksojnë se do të performojnë me të çdo të premte, në një lokal nate. “Kaubojsat dhe zonja”, shkruhet në postim. Aurela Gaçe, Stefi Prifti dhe një partner i tretë zotëronin në bashkëpronësi një lokal nate në Tiranë. Siç tha në 2012-n, Aurela mori vendimin për të performuar rregullisht në Tiranë që t’i qëndronte sa më pranë të bijës. Çdo gjë shkoi mirë, deri para dy vitesh, kur një keqkuptim krisi marrëdhënien mes Aurelës dhe Stefit. Në intervistën në “Ftesë në pesë”, Stefi Prifti iu referua konfliktit si “një gjë e vogël, një telefonatë, një viva voce”, që lë të kuptohet se dikush tha diçka që tjetri s’duhet ta dëgjonte. “Asnjëherë nuk jemi ndarë, që kur jemi njohur e deri tani kemi qenë miq dhe kolegë të jashtëzakonshëm. Kishim një biznes të përbashkët me Aurelën dhe një shokun tonë nga Tirana. Pastaj për disa arsye ishte një gjë e vogël, një keqkuptim, një telefonatë, një viva voce që Aurela me atë kolegun tjetër. Ishte një incident, le ta themi kështu, i cili e plasariti xhamin dhe ajo kur plasaritet nuk ngjitet. Unë kam qenë i fundit që kam biseduar me Aurelën atë kohë, i thashë harroje. Më tha ‘nuk mundem tani’ dhe ajo vazhdoi më vete, ne vazhduam koncertet”,tha Stefi.

Liam Hemsworth lë pas krahëve ndarjen nga Miley Cyrus Divorci mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ishte një nga lajmet më të bujshme të showbizit botëror për këtë vit. Ata u ndanë pas më pak se një viti të martuar dhe me një lidhje 10-vjeçare. Fillimisht aktori i njohur Liam Hemsworth, e përjetoi mjaft keq ndarjen nga Cyrus, sidomos pas fotove të publikuara në rrjete sociale ku ajo shfaqej duke u puthur në një jaht me ish-të dashurën e saj Kaitlynn Carter. Por tashmë Liam është mjaft i fokusuar tek puna dhe familja e tij. Ai e ka pranuar se lidhja me Miley-n ka marrë fund dhe kjo gjë ka ndikuar mirë tek ai. “Liam ju desh pak kohë ta merrte veten, por çdo ditë që kalon bëhet më mirë. Ai është i fokusuar që të ecë përpara në një drejtim pozitiv dhe nuk është i interesuar për të nisur një lidhje të re, të paktën në këto momente”,-janë shprehur të afërm pranë tij për mediat. Prania e njerëzve të tij më të dashur në këtë periudhë e kanë ndihmuar aktorin që t’a kalojë këtë periudhë të vështirë.

Dua Lipa zbulon sekretet e bukurisë Dua Lipa zbulon sekretet e bukurisë për revistën “Elle”, ndërsa tregon se nuk mund ta hajë ushqimin nëse nuk është pikant. Këngëtarja Dua Lipa zgjohet në orën 06:30 të mëngjesit, ushtron pesë ditë në javë dhe kujdeset shumë për lëkurën e saj. Këto dhe detaje tjera për përditshmërinë e saj, Dua Lipa i bëri të ditura në një intervistë për revistën e njohur “Elle”. Në frigoriferin e bukuroshes 24 vjeçare gjithmonë ka salca pikante, madje edhe kur udhëton nëpër turne sigurohet që gjithmonë t’i marrë me vete.


SPORT

14 E enjte, 10 TETOR 2019

Në një intervistë për “RAC1” ylli argjentinas ka befasuar me disa prapaskena në karrierën e tij

Rrëfimi i Messit: Në 2014 mendova largimin, Ronaldo më mungon L ionel Messi nuk është një personazh që flet shumë për mediat, por kur e bën lëshon deklarata të bujshme. Ylli argjentinas së fundmi ka dhënë një intervistë për “Rac1” duke rrëfyer disa prapaskena shumë interesante në karrierën e tij. 32-vjeçari shpjegoi se problemet me taksat e kishin shtyrë të mendonte largimin nga Spanja. “Kur pata problemet me taksat këtu në Spanjë, sinqerisht e kisha mendjen të ikja. Jo për Barçën, por nga dëshirën për ta lënë Spanjën. U ndjeva shumë i

keqtrajtuar dhe nuk doja të qëndroja më këtu. Unë kisha shumë dyer të hapura, por asnjë ofertë zyrtare nuk erdhi, sepse të gjithë e dinin se doja të qëndroja te Barcelona. Ajo situatë shkoi përtej asaj që ndieja për këtë vend, që është edhe shtëpia ime”. Griezmann - “Nuk është e lehtë të luash te Barcelona. Kushdo që nuk e ka jetuar filozofinë e këtij klubi dhe nuk e di metodën e punës këtu, e ka të vështirë. Ne luajmë në një mënyrë shumë të ndryshme. Sidoqoftë,

nuk kemi dyshim se ai do të përshtatet, sepse është inteligjent. Kundër transferimit të tij? Kjo është një gënjeshtër. E thashë edhe vitin e kaluar se është një nga më të mirët dhe lojtarët si ai janë gjithmonë të mirëpritur te Barcelona. Asnjëherë nuk kam pasur probleme me të. Neymar - “Po, kam dashur që Neymar të rikthehet. Është një nga më të mirët në botë. Duke e pasur atë në skuadër, shtohen mundësitë për të fituar gjithçka. Duke e njohur Neymar mendimi im është se, pasi u largua nga

Barcelona, ai e kuptoi dhe vetë se kishte gabuar dhe se kishte marrë një vendim të keq”. Largimi i Ronaldos – “Do të kisha dashur që të vazhdonte në Spanjë, sepse i dha La Liga-s një bonus të veçantë. Ishte e qartë që Real Madridi do ta ndiente humbjen e Cristianos. Kushdo do ta vërente. Sidoqoftë, ka lojtarë me të cilët duhet të rin-

grihet. Po flasim për Real Madridin, një klub me shumë histori”. Marrëdhënia me presidentin – “Që nga eliminimi ndaj Liverpool nuk kam folur më me presidentin. Unë nuk kam asnjë problem me të. Pse duhet të flasim, kur nuk ka probleme?! Ndonjëherë na kërkon ndonjë mendim për ndonjë çështje të caktuar”.

KROATI

TRAJNERI

Rakitic: Ronaldo më telefonoi personalisht që të zgjidhja Juven

C

ristiano Ronaldon mund ta quajmë fare mirë edhe “agjent”. Pasi arriti që të bindte gjatë verës De Ligt për të zgjedhur klubin e Juventusit, ylli portugez vijon të shpërndajë ftesa edhe te futbollistë të tjerë shumë të njohur në arenën ndërkombëtare. I radhës ka qenë mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic. “Edhe pse Ronaldo më telefonoi personalisht për të zgjedhur Juventusin. Barcelona nuk hiqte dorë nga 50 milionë euro, ndaj marrëveshja nuk u arrit”, ka rrëfyer kroati në një intervistë për “Diario Sport”. Sezoni i ri nuk ka nisur aspak mirë për 31-vjeçarin, i cili ka luajtur 166 minuta nga 720 në total,. Të gjithë mesfushorët e tjerë kanë luajtur shumë më tepër se ai. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Është e vështirë sepse dua të luaj dhe nuk jam pjesë e

Pioli: S’kam lidhje me Interin, ja si do ta ringjallë Milanin

S

tefano Pioli ka kaluar ditën e parë si trajner i Milanit, teksa ka bërë edhe prezantimin zyrtar. Në konferencën për shtyp të mbajtur në zyrat e klubit, strategu italian i ka të qarta idetë për Milanin që kërkon të ndërtojë. “Vij me entuziazëm, jam thirrur nga një prej klubeve më prestigjioz në botë. Jam i bindur se mund të bëjmë një punë shumë të mirë me klubin që ka treguar besim te unë. Kritikat e tifozëve? Kam shumë respekt për tifozët, që kanë të drejtë të kritikojnë. Ky është një stimul më shumë për mua. Duhet të punoj në dy drejtime: Në kokën e futbollistëve dhe qëndrimin e tyre në fushë. Do të jenë 10 ditë të rëndësishme për të përgatitur ndeshjen ndaj Lecces. 3 principet e Piolit? Ide, intensitet,të paskrupullt. Vendi i katërt? Ne duhet të luftojmë për të shkuar në Champions. Për këtë jam i sigurt. Do të jetë një miksim mes kualitetit fizik dhe atij teknik. Sigurisht që duhet të luftojmë ndaj skuadrave të forta, por edhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm për kualitetin tonë. Të gjithë së bashku duhet të japim diçka më shumë. Eksperienca tek Interi dhe kritikat në rrjetet sociale? Nuk kam rrjete sociale, nëse gjeni ndonjë profil timin. Çdokush është i lirë të shprehë opinionin. Interi … nuk ka asnjë lidhje. Është si të krahasosh një djalë 13 vjeç me një njeri të maturuar dhe me shumë dëshirë për të bërë mirë. Gjykimet duhet të jepen në atë që jam, jo kur isha fëmijë dhe nuk i kisha idetë e qarta”, deklaroi Pioli.

FRANCEZI

Dembele skualifikohet dy ndeshje, mungon në “El Clasico”

B

arcelona merr të tjera lajme të këqija. Ous mane Dembele do të mungojë në “El Clasicon” ndaj Realit të Madridit. Sulmuesi francez që ka vetëm pak kohë që është rikthyer nga dëmtimi është skualifikuar me dy ndeshje nga komisioni i Disiplinës në La Liga për kartonin e kuq. Në minutat e fundit të ndeshjes Dembele ironizoi me gjyqtarin për kartonin e kuq që ky i fundit i vuri mbrojtësit të ri të Barcelonës, Araujo dhe iu drejtuar arbitrit me fjalët “je shumë i keq” dhe për këtë arsye Dembele është skualifikuar me dy ndeshje. Një goditje e rëndë kjo për Barcelonën dhe për sulmuesin francez që nuk do të humbasë vetëm duelin ndaj Eibar por edhe “El Clasicon” e 26 tetorit.

skuadrës. Do të bëj gjithçka për të ndryshuar situatën. Kam edhe dy vite kontratë dhe nuk ka asnjë vend më të mirë se Barcelona. Gjithsesi dua të luaj dhe të mos bëj vetëm xhiro në qytet apo në plazh”, deklaroi Rakitic.

SULMUESI

Muller kërkon largimin nga Bayerni, Interi gati të përfitojë

H

umbja kundër Barcelonës dhe Juventusit, kanë lënë shenjë në shtëpinë e Interit, teksa Antonio Conte kërkon garanci edhe nga stoli i rezervave, për të qenë në të njëjtin nivel me titullarët. Nga Gjermania po studiohet një profil shumë interesant dhe me shumë eksperiencë si Thomas Muller. Sipas gazetës “Bild”, sulmuesi gjerman është pas në hiearkinë e Niko Kovac, dhje ka kërkuar largimin nga Bayerni që në muajin janar. Në të kaluarën është kërkuar edhe nga Manchester United dhe Arsenali, teksa Premier League mbetet opsioni i parë. Në 5 ndeshjet e fundit, mes Bundesligës dhe Champions League, Muller ka luajtur 66 minuta, ndikuar edhe nga forma shumë e mirë e Coutinhos dhe Lewandowskit dhe shpërthimi i Gnabry.


SPORT

15 E enjte, 10 TETOR 2019

TURQIA

Demiral: Ndeshje e rëndësishme me Shqipërinë, edhe Ronaldo na ka përgëzuar

N

jë nga pikat më të forta të Turqisë, Merih Demiral ka folur për mediat turke në prag të ndeshjes ndaj kombëtares sonë. Mbrojtësi i Juventusit ka vlerësuar Shqipërinë, ndërkohë që ka zbuluar komplimentat edhe nga dy shokët e skuadrës, Matuidi dhe Ronaldo. “Atmosfera është shumë pozitive në prag të ndeshjes me Shqipërinë. Ata shënuan katër gola në

ndeshjet e fundit duke marrë 3 pikë. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë. Për ne të dyja ndeshjet e radhës janë të shumë të rëndësishme. Nëse fitojmë ndeshjen me Shqipërinë, do të bëhemi një grup shumë ambicioz. Këto dy ndeshje janë shumë kritike. Fillimisht, duam të fitojmë ndeshjen me Shqipërinë dhe më pas të bëjmë paraqitje të mira kundër

Francës. Matuidi është shumë i impresionuar nga atmosfera. Kam folur me të dhe e kishim ndeshjen e fundit në Konia. Atmosfera ishte shumë impresionuese dhe shpresoj të reflektohet edhe në ndeshjet e tjera. Kur fituam 2 ndeshje, Ronaldo më përgëzoi dhe më tha se na ndjek. Atij i pëlqen popullin turk duke na cilësuar si njerëz të mirë dhe modestë”, deklaroi Demiral.

Dy mbrojtësit e kombëtares sonë kanë folur në konferencën e radhës për shtyp para ndeshjes Nga Rozalb Lika

K

ombëtarja jonë do të lua jë të premten një sfidë vendimtare ndaj Turqisë. Kuqezinjtë e shohin si provën e fundit për ecurinë në fushatën kualifikuese për “Euro 2020”. Në konferencën e radhës për shtyp kanë dalë dy mbrojtësit Frederik Veseli dhe Lorenc Trashi. Mbrojtësi i Empolit në Serie B foli me superlativa për afrimet e reja në skuadër dhe sidomos për Marash Kumbullën, ndërkohë që nënvizoi se Shqipërisë i mungon një lider në skuadër, siç ishte kapiteni Lorik Cana dikur. “Kemi lojtarë që përshtaten me skemën me 3 por mund të kalojmë edhe me 4 pa problem. Është diçka që varet nga kundërshtari dhe nuk është fiks. Mund të kalojmë edhe me 4 apo 5 mbrojtës. Ka shumë rëndësi kjo ndeshje sepse e dimë që ka mundësi të bëjmë një hap shumë para nëse fitojmë. Synojmë fitoren dhe pse jo të vazhdojmë në këtë edicion dhe të bëjmë diçka pozitive. Besoj e shpresoj të mundim Turqinë si në miqësore në Antalia. Nuk duhet të kemi presion por të bëjmë lojën tonë pasi kemi mundësi të fitojmë. Afrimet e reja do të na ndihmojnë pasi kanë ardhur lojtarë me shumë kualitet dhe i kemi parë në stër-

Veseli dhe Trashi optimistë: Vetëm fitorja ndaj Turqisë na jep ende shpresë!

vitje dhe kur kanë luajtur. Janë një shenjë me perspektivë për të ardhmen dhe kur ka lojtarë të rinj shtohet konkurrenca dhe kjo është pozitive për skuadrën. Kumbulla është shumë i mirë dhe shumë i ri. E ka treguar veten në Serinë A dhe si person është djalë i mirë e punëtor. Do të arrijë shumë lart nëse e mban

këtë mentalitet. Është pozitive për Kombëtaren që një lojtar si ai, përparon aq shumë në një kampionat të atij niveli. Hysaj mungon shumë sidomos pas ndeshjes me Islandën ku edhe shënoi. Ende synojmë kualifikimin në Evropian, nuk jemi ende matematikisht të eliminuar dhe një fitore ndaj Turqisë

DEKLARATA

mund të rrisë shanset. Suksesi ndaj Islandës na ka ndihmuar dhe besoj se mund ta shfrytëzojmë lojën e mirë me Islandën edhe në ndeshjen me Turqinë”, ka thënë Veseli. Edhe Lorenc Trashi beson se kuqezinjtë kanë ende shpresa, ndërkohë që në grumbullimin e tretë, ai shpreson që këtë herë të

ketë më shumë hapësira për të debutuar me fanellën kuqezi. “Është grumbullimi i tretë me Kombëtaren por më shumë jam njohur me epokën e trajnerit aktual kurse i pari ka qenë nga Panucci, por nuk mund të flas shumë pasi nuk e njoh. Trajneri Reja nuk është nevoja ta them unë kush është pasi ka qenë në ekipe të mira dhe ka atmosferë të mirë. Çunat shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Nuk mendoj se ka pasur probleme krahu i majtë dhe lojtarët kanë formën e vet dhe ka çaluar. Jap maksimumin dhe në fund vendos trajneri se kush luan. Në javët e para e ndjej veten mirë dhe nga paraqitjet e mia jam thirrur. Shpresoj të kem minutat e mia por vendos trajneri. Çdo lojtar në kampionatin shqiptar do një eksperiencë në ekip më të fortë në Europë dhe Kombëtarja mund të më shërbejë për këtë pjesë. Është ndeshje e fortë sepse Turqia po kalon moment të mirë. Duhet të jemi të përqendruar për të arritur objektivin dhe vetëm fitorja na jep shpresë për të menduar për më lart.

INCIDENTI

Mihaj: Një ditë besoj se do të Policia e Kosovës s’lejon hyrjen jem kapiten i Kombëtares! e Crvena Zvezda-s në Mitrovicë

P

E

nea Mihaj është një ndër lojtarët më premtues të Kombëtares sonë. Mbrojtësi, i cili luan për kampionët e Greqisë, PAOK, në një intervistë të dhënë për “TV Klan” ka rrëfyer objektivat e tij si dhe arsyen se pse zgjodhi Shqipërinë. “Do them një gjë që do duket e madhe, por dua të bëhem kapiten i Kombëtares Shqiptare. Kur një njeri rritet në një shtet tjetër, rritet shkollohet atje është edhe grek edhe shqiptar, flet me mamin me babin greqisht atë që të bësh ta bësh me gjithë shpirtin, shpirti im ishte të vija me Shqipërinë. Dua të vazhdoj të bëj gjëra më të mëdha, dy vitet që vijnë do tregoj çfarë di të bëj vërtetë. Pamë ca lojtarë të rinj si Manaj, Gjasula, Bare.

Dhanë shpejtësi, dëshirë, duhen edhe lojtarë me eksperiencë”, deklaroi Mihaj.

olicia e Kosovës nuk ka lejuar autobusin e klubin serb të futbollit, Crvena Zvezda, të futet në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë për të zhvilluar një ndeshje në Mitrovicë. Mediat kosovare raportojnë se njësia ROSU e policia së Kosovës ka kthyer pas autobusin ku gjendeshin lojtarë dhe drejtues të skuadrës së famshme serbe. Crvena Zvezda do të zhvillonte një ndeshje të vlefshme për 1/16-at e Kupës së Serbisë në Mitrovicë ndaj skuadrës amatore serbe Trepça. Ndeshja ishte parashikuar të niste në orën 14:00. FFK-ja kërkoi nga FIFA që të pengojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje, duke pretenduar se është organizatore e vetme e garave të

futbollit në territorin e Kosovës, megjithatë kjo kërkesë nuk u pranua.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

16 E enjte, 10 TETOR 2019

Reagimi i Arqipeshkvit të Tiranë-Durrësit, Mons. George Frendo për letrën që ministret i dërguan parlamentit të Holandë

Kisha Katolike, kundër ministreve të Ramës: Mbroni familjen shqiptare, jo martesat gay

A

rqipeshkvi i TiranëDurrësit, Mons. George Frendo, ka reaguar për letrën që tetë ministret e PS i kanë dërguar parlamentit të Holandës. Përfaqësuesi i lartë i Kishës Katolike ndalet në vlerësiminqë anëtaret e kabinetit “Rama” kanë për martesat brenda së njëjtës gjini, të cilat janë legalizuar në Holandë dhe për legalizimin e abortit. “Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi? Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!”,- thuhet në letrën e Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Mons. George Frendo. George Frendo shprehet se kush i ka autorizuar ministret e PS që të vlerësojnë

martesat brenda së njëjtës gjini dhe ligjërimin e abortit në emër të qytetarëve shqiptarë? Mesazhi i plotë i Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Mons. George Frendo: “Janë tetë ministre gra që u janë drejtuar deputetëve të Parlamentit Hollandez me një letër. Në këtë letër shkruajnë

se janë “nëna dhe bija, gra që luftojnë për familjet tona dhe për kombin tonë”. Më poshtë shkruajnë: “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Hollandën”. E pse? Sepse “ju ishit ndër të parët në botë që keni legalizuar abortin” dhe “keni qenë vendi i parë në botë që keni legalizuar martesën e së njëjtës gjini në

2001”. Disa komente. “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Hollandën”. Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Janë “nëna”. Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Hollandën

sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave? Janë “bija”, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara. Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe thanë se “luftojnë për familjet” – imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre. Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Hollandës që ka legalizuar martesën e së njejtës gjini. Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi? Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!”.

MESAZHI

Myftiu i Tiranës, kundër 8 ministreve të Ramës: Promovimi i abortit bie ndesh me ligjin dhe traditën shqiptare

M

yftiu i Tiranës, Lauren Luli, ka reaguar dje për letrën që ministret e qeverisë “Rama” dërguan në parlamentin e Holandës dhe shprehnin vlerësim për martesat brenda së njëjtës gjini dhe ligjin e aborteve. Në një mesash publik, Myftiu i Tiranës shprehet se në Shqipëri nuk duhet të inkurajohen fenomene që nxisin krim. “Njerëzit me përgjegjësi publike duhet të jenë shumë të kujdesshëm në komunikimin e tyre me Europën dhe shtete të veçanta të saj. Numri i aborteve në Shqipëri, vetëm gjatë vitit 2018, ishtë mbi 5-mijë. Ky është një krim! Inkurajimi dhe promovimi i të tilla fenomeneve bie ndesh jo vetëm me parimet hyjnore, por edhe me parimet shoqërore dhe traditën sh-

qiptare”, shprehet Myftiu i Tiranës, Lauren Luli. Në vijim mesazhi i plotë i Myftiu i Tiranës. “Profeti Muhamed a.s në Hutben e Lamtumirës na le amanet familjen: “Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e perso-nalitetit dhe të dinjitetit njerëzor. Njeriu është vepër madhështore e Zotit dhe mjerë për atë, që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Zotit.” Të dashur vëllezër dhe motra, qytetarë të thjeshtë dhe ata me përgjegjësi publike, rruga e Shqipërisë është Europa, nuk ka asnjë diskutim dhe mëdyshje për këtë! Vonesat drejt kësaj rruge nuk janë përgjegjësi e popullit, por e atyre që kanë marrë përgjegjësi publike për të çuar në destinacion këtë mision. Europa është qytetërimi i vlerave, shtetit të së drejtës dhe lirisë! Europa nuk

ia ka mbyllur derën vendit tonë përshkak të familjes apo vlerave që derivojnë prej saj. Kërkesat e Europës janë publike, secili prej nesh e ka të qartë se cilat janë ato. Njerëzit me përgjegjësi publike duhet të jenë shumë të kujdesshëm në komunikimin e tyre me Europën dhe shtete të veçanta të saj. Numri i aborteve në Shqipëri, vetëm gjatë vitit 2018, ishtë mbi 5mijë. Ky është një krim! Inkurajimi dhe promovimi i të tilla fenomeneve bie ndesh jo vetëm me parimet hyjnore, por edhe me parimet shoqërore dhe traditën shqiptare. Shqipërisë nuk i duhet të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë, familjen, për t’u integruar në Europë. Shqipërisë i duhet të luftoje me padrejtësinë, korrupsionin dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës!”.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.