Koha_Jone_11-JANAR 2020.

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 318(8759) E shtunë, 11 Janar 2020 Çmimi 30 Lekë

Shqiptarët po i drejtohen Ramës së OSBE që të na shpëtojë nga Edi si kryeministër!

Apel Presidencës së OSBE: Zgjidhni krizën në Shqipëri! Përpara se kryeministri Edi Rama të zgjidhë konfliktin në Ukrainë, të vendosë dialogun SHBA-Iran, të mësojë vendet europiane se si bëhen zgjedhjet, të reagojë fort për korrupsionin në vendet problematike dhe të godasë ashpër regjimet që cënojnë lirinë e mediave, është mirë të hedhë sytë nga Tirana dhe të shmangë përplasjen e fortë politike dhe sociale, ku prej një viti mazhoranca ka përlarë të gjitha pushtetet FAQE 3

Doris Pack: Tradhti nëse Rama e pranon “Mini-Shengenin” pa Kosovën

DOKUMENTI

Kryebashkiaku i Mallakastrës rezulton i dënuar me 3 vjet burg në Greqi FAQE 2

KREU I SHTETIT

Presidenti takon ministrin turk: Mirënjohje për ndihmën pas tërmetit të 26 nëntorit

FAQE 16

ZBATIMI I EUROKODEVE

Sizmologët: Shqipëria të nxjerrë mësime nga tërmeti

FAQE 16

ISH-DEPUTETJA

Në foto: Kryetarja e Forumit të Gruas të Partive Popullore Europiane, Doris Pack

FAQE 4

NËNKRYETARI I LSI

KREU I LZHK

NDESHJA E BAMIRËSISË

Vasili: Parlamenti i betimit të Lanës, përmbyt Venecian me gënjeshtra!

Dashamir Shehi: Zgjedhje të parakohshme në pranverë edhe me këtë sistem FAQE 6

Italia e De Biasit fiton turneun, mund në finale me autogol Greqinë FAQE 14

FAQE 6

Kejdi Mehmetaj: LSI qëndrim të qartë për sistemin zgjedhor, opozita do dalë me propozimet e saj

FAQE 6

INVESTIMET E HUAJA

Lulzim Basha: Platforma e PD-së Për krizën Shqipëri-Iran për ekonominë lufton korrupsionin Nga Lisen Bashkurti ANALIZË

FAQE 7

FAQE 4


POLITIKE PADIA E PD-së

P

as denoncimit të Partisë Demokratike, mësohet se sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është vendosur në lëvizje duke nisur verifikimet. Organi i Akuzës i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që të sigurojë dosjen e Ismailajt nga drejtësia greke, ndërsa letër-porosia pritet që të niset drejt Athinës të hënën. Prokurori Adnan Xholi ka firmosur shkresën ku i

2

E shtunë, 11 JANAR 2020

Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimet për kryebashkiakun socialist të Mallakastrës kërkon Ismailajt që të paraqitet për të dhënë shenjat e gishtave. Dy ditë më parë Ismailaj reagoi duke thënë se gjithçka që ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit është e vërtetë dhe se nuk është arrestuar apo ndaluar asnjëherë nga policia greke. Lidhur me datën 25 shkurt 2000, Ismailaj shprehet se ka qenë duke në punë si mësues në

shkollën 8-vjeçare “I.Shehu”, Corrush. Ky është denoncimi i katërt i PD-së për kryebashkiakët e PS-së, pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës që u largua nga detyra, pasi i doli dënimi në Itali, Agim Kajmakut të Vorës që i doli dënimi në Greqi, gjithashtu selia blu kërkoi verifikimin e Mark Babanit të Vaut të Dejës dhe tani rasti i Mallakastrës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së: Prova që kryebashkiaku i Mallakastrës është dënuar me 3 vite burg në Greqi

PD nxjerr dokumentin: Kryebashkiaku Ismailaj i dënuar për plagosje e rrahje P

artia Demokratike ka publikuar një dokument ku pretendon se është dëshmia e penalitetit të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj, dhe rezulton se ai është dënuar në mungesë nga drejtësia greke më datë 25 Shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg për plagosje, ngjarje e ndodhur në 1999. “Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000. Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mos gjetjes në territorin grek. Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie. Ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit”, thotë PD-ja. “Rastet e Valdrin Pjetrit, kandidatit trafikant të Edi Ramës në Shkodër; Agim Kajmakut, kandidatit fallsifikator të Edi Ramës në Vorë; Mark Babanit, kandidatit hajdut të Edi Ramës në Vaun e Dejës; nuk janë raste të izoluara. Një pjesë e mirë e përfaqësuesve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për

shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin. Ajo çfarë i lidh bashkë të gjithë këta kandidatë për kryebashkiakë që e morën pushtetin me dhunë, është Edi Rama, prioritet i të cilit është të mbrojë dhe promovojë këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal. Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Agim Kajmaku, apo Mark Babani, Edi Rama e di se edhe Qerim Ismailaj i Bashkisë së Mallakastrës ka fallsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të largohet menjëherë dhe të shkojë përpara drejtësisë! Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij për Mallakstrën ka probleme me

drejtësinë greke, por ai e ka fshehur të vërtetën. Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, por po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit. Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur kriminelin Qerim Ismailaj me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë. Ajo është një strategji e dështuar, që do të ketë vetëm një përfundim: Edi Rama do të largohet me turp si kryeministri i cili ka vetëm një ofertë për qytetarët e tij: krimin!

Ashtu sikurse premtova dy ditë më parë, sot do të publikojmë dokumente zyrtare dhe të pakundërshtushme që provojnë se Qerim Ismailaj, është person me rekorde kriminale. Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000. Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek. Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funskion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie. Ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. Sot nuk është koha për mashtrime. Sot është koha për veprim nga organi i prokurorisë, është koha që ligji të veprojë dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut dhe Mark Babanit. Edi Rama do të ndëshkohet me votë të lirë e të ndershme për faktin që alternativa e tij e vetme është krimi; për kandidimin e individëve me të shkuar kriminale; dhe për tentativën e përsëritur për të futur në politikë individë me të shkuar kriminale”, deklaroi Gazment Bardhi.

KRYEBASHKIAKU I MALLAKASTRËS I PËRGJIGJET AKUZAVE TË PD-së DHE PROKURORISË

K

ryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj i është përgjigjur sërish akuzave të Partisë Demokratike, e cil publikoi dje një dokument për të cilin pretendon se është dëshmia e penalitetit ku Qerimaj rezulton se është dënuar në mungesë nga drejtësia greke më datë 25 Shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg për plagosje, ngjarje e ndodhur në 1999. Ismailaj thotë se nuk ka pasur dijeni lidhur me shkresat e paraqitura, ndërsa shprehet se po të kishte dijeni do i kishte deklaruar sepse kjo sipas tij nuk do e kishte penguar të kandidoni për kryebashkiak. “Do të doja që përsëri të sqaroja opinionin lidhur me deklaratat

Dënimi në Greqi, Qerim Ismailaj: Nuk kam pasur dijeni se do e kisha deklaruar

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI Kryeredaktor: Zv/kryeredaktor:

Qamil XHANI Herion Mesi

e bëra nga ana e PD-së: 1- Theksoj përsëri se për kohën që kam jetuar dhe punuar si emigrant ekonomik në Greqi nuk jam arrestuar, ndaluar apo deportuar asnjëherë nga policia greke; 2Lidhur me shkresat e paraqitura sot (dje) nuk kam pasur dijeni, sepse po të kisha, fare thjesht do t’i deklaroja në formularin e dekriminalizimit, pasi vepra dhe koha për të cilën presupozohet të jem i dënuar nuk është në kushtet që të më pengonte ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

kandidimin apo ushtrimin e detyrës dhe për këtë qëllim do të ndjek çdo rrugë ligjore për zbardhjen e së vërtetës, si këtu, ashtu dhe në Greqi; 3- Lidhur me pretendimin se nuk është kryer dënimi i presupozuar pasi nuk më kanë gjetur, theksoj se kam udhëtuar me dhjetëra herë në Greqi, dhe jo vetëm, dhe asnjëherë në asnjë pikë kufitare nuk më është refuzuar hyrja, apo për më tepër që të jem ndaluar! 4- Në periudhën kur ka dalë ky

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

i ashtuquajtur vendim kam punuar mësues në shkollën “I. Shehu”, Corrush si dhe në 12 tetor 2000 jam zgjedhur kryetar i komunës Kute; 5- Përbuz me neveri çdo etiketim të bërë nga ana e PD ndaj meje, pasi nuk kam kryer asnjë veprimtari të jashtëligjshme (por mund të më kenë ngatërruar me personazhet kriminele, hajdute apo trafikantë që mund t’i ketë pasur, apo mund t’i ketë akoma në gjirin e saj)! Së fundmi, jam i bindur se e vërteta dhe ndershmëria do të triumfojë mbi gënjeshtrën, hajdutërinë, trafikantët apo mashtruesit”, përfundon reagimin e tij, kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E shtunë, 11 JANAR 2020

Shqiptarët po i drejtohen Ramës së OSBE që të na shpëtojë nga Edi si kryeministër!

Apel Presidencës së OSBE: Zgjidhni krizën në Shqipëri! Përpara se kryeministri Edi Rama të zgjidhë konfliktin në Ukrainë, të vendosë dialogun SHBA-Iran, të mësojë vendet europiane se si bëhen zgjedhjet, të reagojë fort për korrupsionin në vendet problematike dhe të godasë ashpër regjimet që cënojnë lirinë e mediave, është mirë të hedhë sytë nga Tirana dhe të shmangë përplasjen e fortë politike dhe sociale, ku prej një viti mazhoranca ka përlarë të gjitha pushtetet

S

hqipëria ndodhet prej një viti në krizën më të rëndë politike dhe institucionale që pas rënies së regjimit komunist. Parlament është ilegjitim, pasi opozita nuk është më pjesë e institucioneve. Pushteti vendor praktikisht është grabitur me votimet moniste të 30 qershorit. Qeveria dhe Kuvendi miratojnë ligje antikushtetuese dhe gjykatat nuk mund të flasin, pasi prej vitesh janë bllokuar qëllimisht nga mazhoranca, me justifikimin e reformës në drejtësi. Kriza e rëndë politike ka sjellë dhe pasoja në ekonomi dhe 2020 duket një vit më i keq se ai plot probleme që lamë pas. Si për çdo krizë politike dhe sherr që ndodhë në Tiranë, shqiptarët kthejnë sytë nga ndërkombëtarët. Këta të fundit janë ata që vijnë në Shqipëri për të ndarë palët nga kacafytja dhe për të qetësuar situatën. Por me krizën e kësaj radhe kemi një problem shumë herë më të madh. Këtë herë ndërkombëtarët jemi vetë ne. Shqipëria, pra qeveria “Rama”, është për një vit presidentja e radhës e OSBE-së, organizata më e rëndësishme ndërkombëtare që menaxhon zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve, sidomos në vende problematike si ne. OSBE ka ndërhyrë për problemet tipike shqiptare me zgjedhjet. Ka reaguar për manipulimet, ka vlerësuar nëse një proces është i ligjshëm apo i manipuluar. Ky institucion

ka ndërhyrë çdo 4 vjet për Kodin Zgjedhor. Ka negociuar mes palëve dhe ka ulur në shumë raste në tryezë opozitën me qeverinë. OSBE ka reaguar për krimin, korrupsionin dhe me qëndrimet apo raportet e saj ka vlerësuar nëse një qeveri ka pasur sukses apo ka dështuar në çështjet e sigurisë. Po ashtu, OSBE ka negociuar dhe krizat të tjera të rënda politike, kur opozita dhe pushteti janë përplasur ashpër në parlament apo në rrugë. Në krizën aktuale OSBE mund të kishte rolin e saj, por tani

jemi para faktit të kryer se OSBE-ja është Edi Rama dhe qeveria e tij. Konkretisht media ka disa muaj që ka reaguar fort për ligjin e ri që rikthen censurën dhe penalizon gazetarët. Ligji u miratua dhe arbitri që do të vlerësonte nëse ishte në rregull apo një shkelje e të drejtave të njeriut është OSBE. Sot ndodhemi në situatën ku qeveria “Rama” që miratoi ligjin e debatueshëm që rikthen censurën, do të flasë në emër të OSBE për cilësinë e këtij ligji! Dhe kryeministri Edi Rama foli

ditën që mori detyrën dhe në cilësinë e drejtuesit të presidencës së OSBE dhe tha se ligji është shumë i mirë dhe sipas standardeve të OSBE. Pas kësaj deklarate, ku mund të ankohen mediat për cilësinë e ligjit?! Situata me presidencën shqiptare të OSBE është qesharake dhe për debatin e fundit me reformën zgjedhore. Këtë proces e menaxhon historikisht OSBE dhe sherrin mes qeverisë dhe opozitës në 30 vite e kanë ndarë ekspertët e OSBE që marrin orientime nga qen-

dra e organizatës në Vjenë. Ironikisht, nëse reforma zgjedhore është bërë në favor të PS apo opozitës, këtë vit do e vlerësojë “ndërkombëtari” Edi Rama. Sigurisht në qeveri thonë se Presidenca OSBE është vetëm një nga instrumentet që ka kjo organizatë, pasi qëndrimet mbahen nga institucionet e tjera si Asambleja Parlamentare dhe Sekretariati i Përgjithshëm. Por të gjithë ata që presin që kjo krizë në Shqipëri të zgjidhet nga ndërkombëtarët dhe ata të reagojnë me fortë për paligjshmëritë e kësaj qeverie, duhet të kuptojnë se gjithë selitë diplomatike do maten dy herë para se të flasin, pasi në Tiranë është vetë “koka” e OSBE për një vit. Tashmë për zgjidhjen e krizës s’na mbetet vetëm t’i bëjmë thirrje presidencës së saj dhe Edi Ramës, axhendë të fusin dhe zgjidhjen e krizës në Tiranë. Me që Presidenca e OSBE këtë vit ka detyrë zgjidhjen e konfliktit Ukrainë-Rusi për Krimenë, afrimin në dialog të palëve në Lindjen e Mesme, luftën kundër trafikut të armëve e korrupsionit në gjithë botën, si dhe ruajtjen e lirisë së mediave, duhet t’i kërkojmë “ndërkombëtarit” Edi Rama që të hedhë sytë njëherë nga Shqipëria dhe kriza politike dhe kushtetuese që ku e ka futur vendin. Shqiptarët po i drejtohen Ramës së OSBE-së që na shpëtojë nga Edi si kryeministër! M. Xhani


POLITIKE

4

E shtunë, 11 JANAR 2020

Kryetarja e grupi të grave të PPE-ve: Nismat rajonale janë të suksesshme në mënyrë të plotë, kur përfshihen të gjitha shtetet

I

niciativa e Edi Ramës, Aleksandar Vuçiçit dhe Zoran Zaevit për të formuar një ‘Mini-Shengen’ ka marrë kritika të ashpra nga zyrtarë politikë vendorë e ndërkombëtarë. Takimet e treshes në Novi Sad, Shkup e Tiranë për të formuar një lloj zone shengen të modelit evropian është parë me skepticizëm në Kosovë. Zyrtarët e lartë kosovarë e kanë bojkotuar këtë iniciativë duke e quajtur si të pa implementueshme, përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën. Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, në një intervistë dhënë “Gazetës Express” ka thënë se minishengeni ballkanik nuk mund të ndodhë pa Kosovën. Doris Pack po ashtu ka thënë se nëse Edi Rama do të pajtohej që nisma rajonale e minishengenit të shtyhet përpara pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare, ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, mohimi i krimeve të kryera gjatë luftës së fundit nga zyrtarët shtetërorë serbë dhe përpjekjet e Serbisë që të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare janë shkaku kryesor për refuzimin e pjesëmarrjes në këtë iniciativë rajonale nga Kosova. Mini-Shengenin ballkanik po e sheh si iniciativë boshe edhe diplomatja gjermane Doris Pack. E pyetur nëse kjo iniciativë do të jetë e suksesshme pa Kosovën, Kryetarja e grupi të grave të Partive Popullore Evropiane(EPP) është shprehur se Mini-Shengeni nuk mund të ndodhë pa Kosovën dhe kjo është fakt. “Nismat rajonale janë të suksesshme në mënyrë të

Doris Pack: Tradhti nëse Rama e pranon “MiniShengenin” pa Kosovën

plotë, kur përfshihen të gjitha shtetet. Fjala Mini-Schengen është fjalë e bukur, por boshe. Ajo u shërben disa liderëve që të duken sikur po ndryshojnë diçka për të mirë. Fakti është: Pa Kosovën, kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë Doris Pack për gazetën “Express”. Politikania gjermane tutje ka deklaruar se nëse Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të pajtohej që Mini-Shengeni ballkanik të jetësohej pa Kosovën,

atëherë ai do të bënte tradhti ndaj shtetit më të ri në Evropë. “Nëse kryeministri Rama vërtet do të pajtohej që Mini-Shengeni të bëhet pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare atëherë ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës”, ka deklaruar Pack. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç para disa javësh kishte deklaruar se Masakra e Reçakut që ishte kryer nga forcat serbe në janar të vitit 1999 ishte trillim dhe e fabrikuar nga ish-ambasadori

i OSBE-së William Walker. Kjo deklaratë kishte ngjallë reagime të ashpra në Kosovë. Takimi i tretë formal për Mini-Shengenin ballkanik i mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë ishte pritur me protesta nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri pas deklaratave të Aleksandër Vuçiçit ndaj Masakrës së Reçakut. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas takimit kishte akuzuar Kosovën duke thënë se po vetizolohet duke mos marrë pjesë në projektin e Mini-Shengenit. Kundër kësaj iniciative kanë dalë edhe përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut. Edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar gjithë-përfshirje në mënyrë që një projekt i tillë të mund të jetë i realizueshëm. Përfaqësuesi presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se pa Kosovën nuk mund të ketë Mini-Shengen. Matthew Palmer, në anën tjetër, në mënyrë deklarative e ka përkrahur një ide të tillë, duke thënë se aty ka vend edhe për Kosovën.

KREU I OPOZITËS, VIZITON QENDRËN OPERACIONALE TË EMERGJENCAVE CIVILE NË RAJONIN FRIULI-VENEZIA-GIULIA NË ITALI

K

reu i opozitës, Lulzim Basha nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në rajonin Friuli-Venezia-Giulia në Itali foli për përballimin e fatkeqësive natyrore, duke u bazuar edhe në rastin e tërmetit të 26 nëntorit që preku Shqipërinë. “Lajmi që dua të ndaj sot për ju të dashur miq është se me autoritetet e rajonit Friuli-Venezia-Giulia dhe me drejtuesit e kësaj Qendre Operative të Mbrojtjes Civile, kemi rënë dakord që kjo përvojë e jashtëzakonshme, në nivel botëror do të thoja, jo vetëm në nivel europian, do të shërbejë për t’u transferuar dhe për të trajnuar emergjencat civile shqiptare”, thotë Basha. Ai zotohet se qeveria e ardhshme so të gjendet e përgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete apo tragjedi të tjera apo përmbytje dhe do të kenë një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të organizuar pa asnjë vonesë operacionet e vërteta të kërkim shpëtimit me mjete. Basha ndodhet në Qendrën Operacionale

Basha: Qeveria jonë do jetë e përgatitur për përballimin e fatkeqësive natyrore

të Emergjencave Civile në rajonin Friuli-Venezia-Giulia në Itali ku është mirëpritur nga autoritetet italiane. “Prezantimi që është bërë dhe do të vazhdojë pas pak minutash edhe në qendrën e përbashkët operative të të gjithë institucioneve që marrin pjesë si dhe në vizitën që më është rezervuar në bazën e mjeteve të emergjencave civile, është me të vërtetë mbresëlënës, por akoma

më i kënaqur jam nga fakti se, edhe nga pozita e Kryetarit të opozitës, Kryetarit të Partisë Demokratike, sot kam gjetur tek Ministri italian, jo vetëm një gatishmëri totale për të ndarë me mua dhe ekipin tim përvojat e tyre, por edhe një gatishmëri totale për të na qëndruar pranë në ndërtimin e një instrumenti të emergjencave civile që do t’u vijnë në ndihmë shqiptarëve”, është

shprehur Basha. Kryedemokrati ka takuar forcat e pranishme në momentin e tërmetit të 26 nëntorit dhe ditëve më vonë, të cilat kanë luftuar për të nxjerrë trupat e mbetura në rrënoja. “U kam shprehur falënderimet e mia besoj edhe në emër të të githë ju dhe në veçanti të familjeve të prekura, dhe më e rëndësishmja, kemi rënë dakord që kjo përvojë e jashtëzakonshme të kthehet në një shkollë të vërtetë me emergjencat tona civile në momentin më të parë, në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët kurrë më mos të vuajnë pasojat e dështimit qeveritar dhe neglizhencës njerëzore, pas pasojave të fatkeqësive natyrore”, tha Basha. Ai ka theksuar se fatkeqësitë natyrore nuk i kontrollon dot askush por një qeveri e aftë e përgjegjshme ka në dorë që të përgjigjet menjëherë dhe të kufizojë dëmet njerëzore.

KREU I PD-së

Investimet e huaja, Basha: Platforma e PD për ekonominë lufton korrupsionin

Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon vizitën e tij në Itali. Së fundmi, ai është takuar me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine, ku është diskutuzar për sektorët me interes për të investuar në Shqipëri. Sipas Bashës, thithja e investimeve të huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD-së, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve te reja të punës. “Sot pata kënaqësinë të takohem me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë në Pordenone-Udine. Diskutuam për sektorët me interes të anëtarëve të dhomës së tregtisë për të investuar në Shqipëri, dhe potencialin e madh që ofron vendi yne. I njoha me platformën ekonomike të PD-së, lehtësirat fiskale, masat e menjëhershme për të luftuar korrupsioni dhe garantuar konkurrencën e ndershme të cilat sot po i mbajnë investitorët larg vendit tonë. Thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve te reja të punës. Tërmeti i 26 nëntorit tregoj sa i papërgatitur është shteti për të reaguar ne situata të tilla. Prandaj e konsideroj emergjente dhe kam nisur hartimin e një plani për emergjencat civile që të jetë gati për tu vene ne zbatim në ditët e para të qeverisjes. Së bashku me partnerët tanë italianë kemi rënë dakord të ndërtojmë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirë-trajnuar, e mirë-pajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë bazuar në përvojën më të mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia-Giulia. Ky ishte dhe qëllimi i takimeve me zyrtarë të lartë Italian dhe me drejtues e specialist të qëndrës së emergjencave civile në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia. Është zotimi im që qeveria e ardhshme nuk do të gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete, përmbytje, zjarre etj por do të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të jetët njerëzore. Kënaqësi ishte dhe takimi me Kryetarin e Bashkise së Pordenone, Z.Alessandro Ciriani dhe me komunitetin shqiptar që jeton këtu. U shpreha angazhimin tim dhe të Partisë Demokratike për të ndërmarrë reformat e nevojshme që do ta bëjnë Shqipërinë një vend te mundësive per cdo shqiptar brenda apo jashtë atdheut”, është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha.


POLITIKE

5

E shtunë, 11 JANAR 2020

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së takim me strukturat në Vaun e Dejës: PD do të vijojë të tjera denoncime për kryebashkiakët mashtrues

S

ekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, të enjten zhvilloi një takim me strukturat e demokratëve në Vaun e Dejës. Teksa kryebashkiakun Mark Babani e quajti një kriminel, ai e konsideroi edhe si “Edi Ramën” e Vaut të Dejës. “Mark Babani, është një hajdut i certifikuar dhe një gjë e tillë vërtetohet edhe nga bllokimi që i ka bërë për një muaj e gjysmë nga Ministria e Drejtësisë procesit për të dërguar letër porosinë në organet e drejtësisë italiane për të vërtetuar akuzat e PD-së nga Prokuroria e Përgjithshme. Mark Babani është Edi Rama i Vaut të Dejës. PD do të vijojë të tjera denoncime për kryebashkiakë, të cilët kanë mashtruar me formularët e dekriminalizimit”, u shpreh Gazment Bardhi nga Vau i Dejës. Kujtojmë se Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani ka dorëzuar shenjat e gishtërinjve, pas akuzave të bëra nga PD-ja se ka qenë i arrestuar në Itali për vjedhje makinash në 4 prill të vitit 1994. Nga ana tjetër, Bardhi ka deklaruar se opozita nuk është tërhequr nga protestat dhe se shumë shpejt do të mësohet edhe data e nisjes. I pyetur nga mediat në lidhje me Reformën Zgjedhore, ai u shpreh se PD ka shprehur gatishmërinë për këtë reformë, ndërkohë që mazhoranca ende nuk ka hedhur asnjë hap për këtë proces të rëndësishëm si një kërkesë edhe e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave për në BE të Shqipërisë. Për SPAK-un, Bardhi ka deklaruar se në mënyrë që të ruhet figura e pastër e SPAK prokurorët aktual duhet të hapin rrugën për zgjedhje të prokurorëve të rinj. “SPAK kishte të bënte me disa të zyrtarë të lartë, por përfundojë me rrëzim nga gjykata. PD i ka dhënë mbështetje SPAK dhe e nxit që të hetojë aferat korruptive dhe lidhjet e politikës. Për të ruajtur SPAK duhet që prokurorët të hapin rrugë zgjedhjes së prokurorëve të rinj”. PRONONCIMI I PLOTË PËR MEDIAT Cili është qëllimi i takimeve me strukturat e PD? Janë takime të organizuara në dy degë të qarkut të Shkodrës, që vijnë pas takimeve të zhvilluara në Qarkun e Lezhës dhe Kukësit. Sigurisht, kemi bërë një bilanc me strukturat e partisë mbi zhvillimet politike gjatë vitit 2019 dhe, bashkërisht, kemi caktuar objektivat për vitin 2020. Sapo ka nisur 2020, cili është plani i opozitës? Do të ketë rikthim të protestave edhe përse tërmeti ndryshoi agjendën? Pa asnjë diskutim që objektivi gjatë vitit 2019 është i njëjti objektiv që kemi edhe për vitin 2020: largimi i qeverisë, jo si dëshirë e opozitës, por si e vet-

“Babani hajdut i certifikuar”, Bardhi: I rikthehemi protestave, nuk tërhiqemi

mja mundësi për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit. Kjo qeveri e kapur në flagrancë në afera korruptive dhe në bashkëpunim me krimin, ka marrë peng të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, ka marrë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë, duke detyruar pjesën dërrmuese të të rinjve të lënë vendin dhe të shkojnë në emigracion. Objektivi ynë politik për vitin 2020 është i njëjti objektiv që kemi pasur që në shkurt te vitit 2019. A do t’u riktheheni protestave? Pa asnjë diskutim, çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë edhe protestat popullore, janë një mundësi reale për ditët në vijim. A ka një datë konkrete? Jo, nuk ka një datë konkrete për protestë. Sigurisht, kur të ketë një datë konkrete, ne do ta bëjmë publike. Është një vendim që merret nga Kryesia e partisë. Por, unë ju garantoj, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, që është një mjet demokratik, i cili nuk përjashtohet të aplikohet në ditët e ardhshme. Keni bërë një denoncim për Vaun e Dejës, a keni informacion, nëse ka marrë prokuroria informacion rreth të shkuarës së tij? A ka PD të dhëna të tjera? PD ka bërë publike të dhëna të plota që tregojnë që Mark Babani, i emëruari i Edi Ramës në bashkinë e Vaut të Dejës, është një hajdut i certifikuar me vendim gjyqësor nga autoritetet italiane. Unë gjej rastin t’i bëj apel Prokurorisë së Përgjithshme të

zbatojë ligjin, të mos zvarrisë procedurat dhe të nxjerrë përfundimet bazuar në të gjitha informacionet që disponon. Në dijeninë time, është duke pritur letërporosinë që ka dërguar në Itali. Dua të sqaroj opinionin publik se kjo letërporosi dhe vonesa që po shkaktohet, ka ardhur për shkak të bllokimit nga Ministria e Drejtësisë. Pra, prej një muaji e gysëm, letërporosia e përgatitur nga Prokuroria e Përgjithshme nuk u është përcjellë autoriteteve italiane, duke sjellë zvarritje dhe duke lejuar një njeri në konflikt me ligjin, të ushtrojë funksion publik. Një hajdut i certifikuar, sot administron paratë e taksapaguesve të bashkisë së Vaut të Dejës. A ka pasur ndërhyrje të drejtuesve të lartë? Pa diskutim, Mark Babani është Edi Rama i Vaut të Dejës dhe pa diskutim, Edi Rama do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur

kriminelët e emëruar në krye të bashkive. Edhe sa dosje të tjera ka PD? Ne kemi denoncuar jo më larg se dje, kandidatin e emëruar nga Edi Rama në bashkinë Mallakastër. Sigurisht, e kam thënë edhe më parë, kemi në proces verifikimi edhe kandidatë të tjerë të PS. Sapo të kemi dokumentacionin e plotë dhe të dokumentuar për secilin prej tyre, do ta ndajmë me opinionin publik. Do të merrni pjesë në reformën zgjedhore? Ne jemi duke punuar në mënyrë intensive për reformën zgjedhore. Kemi drejt finalizimit të gjitha propozimet tona. Sigurisht, që pyetja nuk shtrohet nëse do të marrim pjesë apo jo ne. Sepse ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore. Deri në këtë moment që flasim, pala tjetër, kundërshtari ynë politik, PS, nuk ka hedhur asnjë hap, duke tentuar të vonojë realizimin e reformës zgjedhore. Ju kujtoj që realizimi i reformës zgjedhore dhe, më pas, implementimi i reformës zgjedhore, do të thotë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare janë kërkesë e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Opozita që është në Parlament bashkë me maxhorancën kanë bërë disa mbledhje dhe kanë bërë edhe disa propozime për reformën zgjedhore. Do t’u bashkoheni këtyre propozimeve? Ne gjykojmë që çështjet e re-

formës zgjedhore janë çështje të partive politike dhe jo të komisioneve brenda kuvendit monist për këtë kemi bërë një propozim. Propozimet e kaluara në atë komision parlamentar për të cilin ju i referoheni, sigurisht, që nuk zgjidhin asnjë nga shqetësimet reale që kanë zgjedhjet në Shqipëri, nuk i japin zgjidhje lidhjes së krimit me politikën, nuk i japin zgjidhje përdorimit dhe kërcënimit dhe intimidimit të punonjësve të administratës. Pra, nuk i japin zgjidhje asnjë prej problemeve madhore që kanë zgjedhjet në Shqipëri. Ndërkohë, shumë shpejt, ne do të prezantojmë propozimet tona konkrete që adresojnë secilin prej shqetësimeve që kanë, realisht, shqiptarët dhe që pengojnë realizimin e zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe demokratike në Shqipëri. Zoti Bardhi, SPAK dhe BKH po shkojnë drejt formësimit. Në gjykimin tuaj, mund të shpresojnë shqiptarët se do të ketë vënie para përgjegjësisë të zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe të hetimit të dosjeve të rënda që, deri më sot, nuk kanë marrë ndëshkimin e merituar. Çështja e parë që kishte për shqyrtim struktura antikorrupsion, që kishte të bënte me disa zyrtarë të lartë, gjyqtarë, përfundoi, siç ju e patë, me mbyllje hetimesh dhe me pas, me rrëzim të këtij vendimi të SPAK nga gjykata. Personalisht, por edhe PD, i ka dhënë mbështetje të plotë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut, e nxit Prokurorinë e Posaçme që të hetojë aferat korruptive dhe lidhjet e politikës me krimin. Dua të ripërsëris që, për të ruajtur imazhin e SPAK-ut, do të duhet që prokurorët, integriteti i të cilëve është vënë në pikëpyetje, ose për shkak se janë shërbëtorë të regjimit komunist, siç është drejtuesi i SPAK-ut, ose për shkak se janë vegla të Ulsi Manjës, siç është njëri prej prokurorëve i kapur në takim një ditë përpara votimit, do të duhet t’i hapin rrugë zgjedhjes së prokurorëve të rinj, me integritet që gëzojnë besimin e të gjithëve, për t’i dhënë imazhin e nevojshëm dhe besueshmërinë e nevojshme SPAK-ut.


POLITIKE

6

E shtunë, 11 JANAR 2020

Nënkryetarja e LSI-së: Reforma zgjedhore duhet të garantojë ndëshkimin e shitblerjes së botës dhe ndikimin e elementëve kriminalë në zgjedhje

Mehmetaj: Opozita do dalë me propozimet e saj për zgjedhoren N

ënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj shprehet se LSI-ja ka një qëndrim të qartë që prej vitit 2008 për sistemin zgjedhor. Në një intervistë për “Report Tv”, Mehmetaj theksoi se nuk ka nevojë për një marrëveshje jo transparente për këtë çështje dhe se nuk ka për të ndodhur. Koalicioni opozitar është në sintoni të plotë dhe se po dakordëson propozime konkrete për reformën zgjedhore të cilat do t’i bëjë publike shumë shpejt u shpreh Mehmetaj. “Unë nuk mendoj që ka më vend për marrëveshje ndërmjet të mëdhenjve. Shqiptarët nuk kanë më nevojë për marrëveshje individësh apo të mëdhenjsh, akoma më tepër kur LSI-ja në ditën që ne flasim është një realitet i fortë politik, po flasim për një parti politike e cila ka fituar 19 mandate në zgjedhjet e kaluara, zgjedhje të bëra me zotërinj si Qerimaj etj.. Me zgjedhje të komprometuara nga administrata publike… Pa dyshim ne jemi një realitet politik. Unë mendoj që nuk duhet të vazhdojmë më t’i fryjmë këto diskutimet e marrëveshjes që bëhen midis dy njerëzve. Shqipëria sot ka nevojë për një marrëveshje të bërë në sytë e shqiptarëve, me transparencë dhe me konsensus të gjerë. Nuk ka fare nevojë për marrëveshje njerëzish që bien dakord se si të përllogarisin edhe të ndajnë 2

apo 5 emra që do të dalin nesër deputetë apo ku do të marr unë 2 më shumë dhe ti 2 më pak, por ka nevojë të sigurohet që vendi do të kalojë sa më shpejtë nëpërmjet një procesi zgjedhor që siguron votën e lirë të qytetarëve”, tha Mehmetaj Ish-deputetja e LSI shtoi se reforma zgjedhore duhet të garantojë ndëshkimin e shitblerjes së botës dhe ndikimin e elementëve kriminalë në zgjedhje. “Mënjanimin e kriminelëve ose të inkriminuarve si ato që u folën pak më parë dhe shitblerjen e votës pa dyshim që po,

dhe ndikimin e administratës publike në proceset zgjedhore. Shqiptarët kanë nevojë mbas 30 vitesh demokraci, një demokraci që nuk mund të quhet as demokraci vitet e fundit është autokraci të kalojë në një proces normal zgjedhor si çdo vend tjetër normal demokratik në botë dhe absolutisht nuk mund të lejojnë shqiptarët sot që të kenë një marrëveshje ndërmjet njerëzve. Unë nuk dua fare ti ve epitete sepse unë jam e bindur që kjo gjë nuk ndodh dhe nuk do të ndodhë. Sepse ne jemi pjesë

e një tryeze bashkë punimi me të gjitha partitë opozitare, janë të gjitha partitë përveç Partisë Socialiste janë pjesë e kësaj tryeze. Ju e dini që kjo mund të jetë grupimi më i madh i partive politike të bëra bashkë në 30 vite pluralizëm që ne kemi në Shqipëri po të numërojmë numrin e njerëzve të angazhuar dhe partive të angazhuara. Ne jemi ulur bashkërisht në një tryezë pune për të paraqitur propozimet konkrete dhe unë jam shumë e bindur që ajo që do të dakortësohet në këtë tryezë

NËNKRYETARI I LSI

Vasili: Parlamenti i betimit të Lanës, përmbyt Venecian me gënjeshtra!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për pyetjet që Parlamenti i ka dërguar Komisionit të Venecias për shkarkimin e kreut të shtetit. Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se Parlamenti ka dërguar në Venecias një tufë gënjeshtrash. “Parlamenti i betimit të Lanës, përmbyt Venecian me gënjeshtra! Janë zbardhur nga mediat pyetjet apo që ta themi me tamam gënjeshtrat, që i janë çuar nga Parlamenti Komisionit të Venecias për shkarkimin e presidentit se nuk emëroi Arta Vorpsin e betimit te Lanës”,- shprehet Vasili. Ai shton se “Parlamenti vetë nuk i publikon “dot” pyetjet as në Web-in e vet dhe ka hak, se gënjeshtra të tilla idiote s’mund të publikohen, ndaj parlamenti ka zgjedhur të struket vrimave në bodrum. Po kërkojnë të përmbytin Venecian, me betimin e Lanës të Arta Vorpsit. Parlamenti i betimit të Lanës, që kutërbon era Lanë e ka vendin në Lanë së bashku me Komisionin e bretkocave hetimore”,- shkruan Vasili.

do të jetë edhe qëndrim zyrtar i Partisë Demokratike dhe jo më tepër. Nuk kanë nevojë shqiptarët për këto spicat do të bien, është tepruar me vitet. Ajo që po them unë që nuk kanë nevojë shqiptarët është për këto shashkat që hidhen në ajër ndërmjet bashkëpunimeve nëntokësore”, deklaroi dje nënkryetarja e LSIsë, Kejdi Mehmetaj.

KREU I LZHK-së: PËR OPOZITËN KA VETËM NJË QËLLIM - LARGIMI I QEVERISË AKTUALE

P

ër opozitën ka vetëm një qëllim: Largimi i qeverisë aktuale, ku dhe protestat mbeten alternativë. Gjatë një interviste për Report Tv, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tregon se opozita është e gatshme që të shkojë në zgjedhje të parakohshme edhe me këtë sistem me qëllim largimin e kësaj qeverie. Shehi theksoi se nuk përjashtohet rikthimi i protestave, por duhet pritur reagimi i mazhorancës e cila thekson se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2021. “Nuk është marrë ndonjë vendim për të rinisur protestat, është marrë një vendim që do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur interesat opozitare, që janë largimi i kësaj qeverie, zgjedhje të parakohshme sa më shpejt qoftë dhe nesër në mëngjes. Do të bëjmë të gjithë llojet e kompromiseve dhe çdo

Shehi: Zgjedhje të parakohshme në pranverë edhe me këtë sistem

lloj mjeti, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama pasi demokracia po shuhet fare. Mjeti më demokratik është protesta, nuk e kemi vendosur ende. Është në një afat të dytë”, thotë Shehi.

Por cila është zgjidhja që opozita ofron për zgjidhjen e krizë ndërsa nga pala tjetër zgjedhjet do të zhvillohen në vitin 2021, kreu i LZHK-së jep propozimin e tij. “Ne zgjidhjen e mendojmë

kështu, largimi i Ramës, të bëhet një qeveri e përbashkët, qeveri e mbështetjes, e rëndësishme që kjo qeveri të marrë parasysh 9 pikat e Bundestagut gjerman dhe rimëkëmbja e Shqipërisë, që të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do presim se si do të reflektojë pala tjetër dhe në funksion të saj do përdorim mjetet që kemi në dorë. Nëse këta zotërinj e quajnë qeverisje këtë lloj regjimi ne nuk jemi dakors. Zanati për atë që është në pushtet është se si ta sfidojë kundërshtarin. Kjo është në mendjen rurale të shqiptarit, koha do të tregojë. Asnjë nuk është larguar me

vullnet në Shqipëri. Ne gjykojmë se ky njeri duhet të largohet”, u shpreh Dashamir Shehi. Aleati i Bashës ka dhe një apel për qytetarët shqiptarë, ku nuk premton mrekulli, por normalitet. “Kush kupton pak ka një ndërgjegje të vogël. Kush do kalamajtë e vet që mos i merren me drogë, kush do që kalamajtë mos i ikin nëpër botë, sikur janë sirian, hajde ta ndryshojmë këtë realitet, jo se do vij mrekullia, por hajde të kthejmë normalitetin”, tha Shehi. Duke u ndalur tek diskutimi për reformën zgjedhore Shehi ka theksuar se ndryshimet do të vendosen sipas shumicës. Sipas Shehit për opozitën është imediate të shkohet në zgjedhje të parakohshme, ku opozita duket e gatshme të pranojë dhe sistemin aktual zgjedhor dhe pse dëshira është një sistem më modern.


ANALIZE

7

E shtunë, 11 JANAR 2020

Për krizën Shqipëri-Iran Nga Lisen Bashkurti

V

iti 2020 filloi me një krizë komplekse midis SHBA dhe Iranit në qendër të Lindjes së Mesme. Politika, opinioni publik dhe media shqiptare e kanë ndjekur gjithë këtë teatër krize në Lindjen e Mesme me interes të lartë. Politika shqiptare në unison mbështeti veprimet, qëndrimet dhe deklarimet e ShBA në Lindjen e Mesme dhe në qasjet ndaj Iranit. Gjithashtu, politika shqiptare, njëzëri ka qenë kritike për regjimin e Iranit dhe politikën e tij në Lindjen e Mesme si dhe ka dënuar veprimtarinë e gjeneral Sulejemanit, si terrorist i rrezikshmërisë së lartë ndërkombëtare dhe që, për këtë arsye, ekzekutimi i tij ka qenë i drejtë dhe i dobishëm në mbrojtje të interesave të ShBA si dhe të paqes dhe sigurisë në rajon. Ndërkohë, në politikën shqiptare, në opinionin publik dhe në media ka pasur qasje të ndryshme, herëherë edhe kontradiktore lidhur me krizën SHBA-Iran. Pjesa më rëndësishme e këtij debati publik e mediatik është bërë rreth qasjes së Shqipërisë lidhur me konfliktin SHBA-Iran dhe përfshirjen e saj në të, si dhe për shkallën e kërcënimit që mund të sjellë ky qëndrim dhe kjo përfshirje për sigurinë e vendit. Ndërkohë, ajo që bien në sy është deklarimi i kreut të Qeverisë Shqiptare, Rama, nga Vjena, sipas të cilës, “Shqipëria nuk është e kërcënuar nga Irani, sepse është e mbrojtur nga NATO”. Mendoj se një deklaratë e tillë e kreut të Qeverisë, Rama, nuk pasqyron qartësisht situatën e krizës SHBAIran në Lindjen e Mesme, përfshirjen e Shqipërisë në të, kushtet specifike të Ballkanit dhe të vendit tonë në aspektin e sigurisë si dhe kërcënimet që rrjedhin prej saj. Deklarata e kreut të Qeverisë, z. Rama, e cila mund të jetë nisur nga dëshira për të mënjanuar panikun, në fakt është e ngarkuar me eufori, që nuk adreson sa dhe si duhet situatën e krizës SHBA-Iran, përfshirjen e Shqipërisë në të, si dhe specifikat e Ballkanit dhe vendit tonë si dhe kërcënimet e sigurisë kombëtare. Gadishulli Ballkanik i kërcënuar nga kriza Gadishulli Ballkanik nuk është larg zonës së krizës në Lindjen e Mesme. Gjeografikisht, Ballkani konsiderohet hapësirë e ekspozuar së tepërmi nga kërcënimet e sigurisë. Në tre anët e tij, Jug, Lindje dhe Perëndim, Ballkani laget nga dete, të cilët përbëjnë rrugë me kalime të pakufizuara, për prosperitet në raste paqeje, por edhe për kërcënime në raste krizash, konfliktesh dhe luftërash . Krizat e fundit, në Ukrainë, në Lindjen e

Mesme, në Vendet e Magrebit kanë goditur direkt Gadishullin Ballkanik. Gadishulli është shndërruar një nga tre rrugë-kalimet e valëve emigrative, refugjatëve të zonave të krizave, trafiqeve të paligjshme, kontrabandave dhe krimit të organizuar. Ngushtica e Gjibraltarit, ishulli Lampeduza dhe Gadishulli i Ballkanit kanë qenë dhe mbeten tre korridoret e transferimit të krizave nga Lindja e Mesme dhe Magrebi drejt kontinentit europian. Në mënyrë të veçantë, Shqipëria, si një vend kufiri i së cilët laget në më të shumtën e tij nga Detet Adriatik dhe Jon, është veçanërisht e kërcënuar nga krizat e Lindjes së Mesme dhe të Magrebit. Strukturat e sigurisë mbrojtëse në tokë, në det dhe në ajër të Ballkanit përgjithësisht dhe të Shqipërisë vcecanërisht, janë të pamjaftueshme për të përballuar këtë fluks krizash në hapësirat tona sovrane. Prandaj, çdo ngritje tensioni, çdo përshkallëzim konflikti dhe aq më shumë çdo përplasje e armatosur në Lindjen e Mesme dhe në Magreb, në mënyrë të pashmangshme kërcënojnë sigurinë në Ballkan dhe në Shqipëri. NATO, mbrojtje kolektive dhe kontribut individual Në deklaratën e mësipërme Kryeministri Rama, e shpreh se Shqipëria është e mbrojtur nga NATO. Kjo është e vërtetë. Si anëtare e NATO, Shqipëria përfton siguri e mbrojtje nga NATO, bazuar në Artikullin 5 të Traktatit të Organizatës për mbrojtjen kolektive. Por, ama, është po aq e vërtetë, se koncepti i mbrojtjes kolektive të NATO, definohet si bashkim rolesh dhe kontributesh individuale, si bashkim investimi dhe prodhimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes të çdo vendi anëtarë. Të konceptuarit e mbrojtjes kolektive të NATO, si një ekskludim të përgjegjësive dhe rolit të çdo vendi anëtarë, për të investuar dhe prodhuar siguri dhe mbrojtje individuale është konceptim jo i saktë. Koncepti i NATO për mbrojtjen kolektive ngrihet mbi tërësinë e rolit dhe kontributit të shteteve individuale. Sa më shumë rol, investim e prodhim sigurie e mbrojtje të kenë shtetet individuale, aq më e fuqishme bëhet mbrojtja kolektive e NATO. Qasja e kundërt do të dobësonte NATO-n dhe do krijonte vrima pasigurie në hapësirën Euro-Atlantike. Koncepti i NATO për mbrojtje kolektive nuk është transferim përgjegjësie nga shtetet anëtare te strukturat e Aleancës, por, është përgjegjësi përfshirjeje e çdo shteti anëtare, me rol, kontribut dhe investim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Pikërisht, këtë koncept ka lançuar së tepërmi vitet e fundit presidenti Tramp mbi vendin dhe rolin e NATO. Ai vazhdimisht ka theksuar që NATO mund të adresojë krizat bashkëkohore dhe t’i shërbejë të ardhmes së paqes e sigurisë në hapësirën Euro-Atlantike vetëm nëse çdo shtet anëtar rritë rolin dhe kontributin

e vet individual në strukturat e sigurisë kolektive të Organizatës. Presidenti Tramp ka apeluar që çdo shtete anëtar duhet të paguaj kontributet për Organizatën. Madje, ai ka theksuar se mbështetja e Aleancës për shtetet individuale do jetë proporcionalisht me kontributin e tyre individual në Organizatë. Në mënyrë specifike, mbas krizës SHBA-Irak të këtij fillim viti, Presidenti Tramp ka apeluar për një përfshirje më të madhe të NATO, çka do thotë edhe shteteve individuale të saj, në krizën e Lindjes së Mesme. Apeli i Presidentit Tramp që çdo vend anëtar i NATO të paguajë kontributet financiare për Organizatën, nga njëra anë, dhe thirrja e ditëve të fundit që NATO të përfshihet më shumë në krizën e Lindjes së Mesme, lypet të dëgjohet me kujdes nga çdo shtet anëtarë i Organizatës dhe nga Shqipëria veçanërisht. Shqipëria në krizë me Iranin Kur them se apeli i Presidentit lypet dëgjuar me kujdes nga Shqipëria veçanërisht, kam parasysh se specifikisht marrëdhëniet e Shqipërisë me Iranin janë në gjendje krize. Marrëdhëniet politike janë tërësisht të ngrira. Marrëdhëniet diplomatike janë në nivelin më të ulët. Marrëdhëniet ekonomike e tregtare as që llogariten. Ndërkohë, marrëdhëniet kulturore, arsimore e shkencore janë thuajse në rrafshin zero. Pikun kriza bilaterale diplomatike Shqipëri-Iran e arriti vitin e kaluar. Le të kujtojmë se në vitin 2019, për shkaqe veprimtarie konspirative e kërcënuese të Ambasadës së Iranit në Shqipëri, qeveria e shpalli ‘non grata’ Ambasadorin Iranian, duke e përzënë nga vendi. Përzënia e ambasadorit është një nga treguesit më të lartë të krizës në marrëdhëniet midis dy vendeve. Për këtë situatë krize, prej kohësh diplomacia Iraniane është përpjekur të fajësojë ‘faktorë dhe palë të treta’, midis Iranit dhe Shqipërisë. Kështu në shkurt të vitit të kaluar, 2019, kreu i Misionit të Iranit në Shqipëri, Amir Ali Taghikhani deklaroi me një gjuhë të kamufluar diplomatike se “Shqipëria është një vend i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Republika Islamike e Iranit e

kupton më së miri dhe qartazi këtë rëndësi. Megjithatë faktorë dhe palë të treta janë duke influencuar negativisht në marrëdhëniet midis tyre…”. Cilët janë faktorët dhe palët e treta që, sipas diplomacisë Iraniane po influencojnë negativisht në marrëdhëniet midis tyre? Qartësimin e kësaj pyetje na e bëri ditët e fundit lideri suprem i Iranit, Khameini, në adresimin pas varrimit të gjeneral Suljemanit dhe goditjes kundërvepruese kundër ShBA në Irak. Aktualisht, niveli i krizës Shqipëri-Iran ka hyrë në fazë të re. Fakti i deklarimit të liderit suprem, Khamenei kundër Shqipërisë, e ngre në shkallë më të lartë kërcënimin për Shqipërinë. Kryefjala e fjalimit të Khameinit ishin akuzat dhe paralajmërimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por në të njëjtën kohë edhe ndaj shteteve të tjera aleate të saj. Ali Khamenei, në nëntekst e konsideroi Shqipërinë një prej këtyre shteteve pro Amerikane. Për herë të parë, lideri suprem Iranian foli me nënkuptim, por qartazi për Shqipërinë. Ndonëse nuk e përmendi me emër, Shqipërinë, aludimet ishin shumë të kuptueshme. Ai tha se “Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe djallëzor ka bërë komplot me SHBA dhe tradhtarët e MEK kundër Iranit”. Pra, dy janë shkaqet që identifikojnë njëkohësisht edhe ‘palët e treta’, sipas Khameinit, që Shqipëria renditet në shtete armike që komploton kundër Iranit: së pari, është aleanca e fortë ShBA-Shqipëri dhe; së dyti, ekzistenca e muxhahedinëve të MEK në Shqipëri, të cilët punojnë ndërkombëtarisht kundër regjimit aktual autokrat dhe teokratik Iranian. Khameini e përfshiu Shqipërinë në rrathë të dyfishtë armiqësie me Iranin. Shqipëria konsiderohet si komplotues me ShBA kundër interesave të Iranit. Dhe jo vetëm kaq, por Shqipëria konsiderohet edhe si vend komplotues me MEK kundër regjimit politik të këtij vendi, duke strehuar dhe mbështetur opozitën politike iraniane në Shqipëri. Pra, Khamenei e konsideron publikisht Shqipërinë shtet armiqësor kundër Shtetit të Iranit dhe kundër regjimit politik të tij. Ky vlerësim në rrathë të dyfishtë të

Shqipërisë nga Irani, deri kohë më parë, ka qenë i rezervuar nga bërja publike kombëtare dhe ndërkombëtare. Pozicionimi armiqësor i Iranit kundër Shqipërisë, përbën kërcënim maksimal për Shqipërinë, Shtetin dhe qytetarët shqiptarë kudo në botë. Realisht dhe potencialisht, Irani ka drejtpërdrejtë agresivisht si shtet por, edhe tërthorazi si rrjet terrorist rajonal e më gjerë. Deklaratat armiqësore të Khameinit kundër Shqipërisë, të bëra publike për herë të parë, përbëjnë kërcënim real për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për momentin më të rrezikuara janë trupat shqiptare që veprojnë në kuadër të forcave ndërkombëtare kundër terrorizmit, në Irak dhe në Afghanistan. Deklaratat e Khameneit mund të mobilizojnë forca shtetërore Iraniane ose struktura të caktuara terroriste, paramilitare, grupe fanatikësh radikale, elementë xhihadistë, radikalë shiitë në Irak, Afganistan, në Rajon, por nuk përjashtohen mundësitë edhe në Ballkan dhe në Shqipëri. Irani është potencialisht vend agresor, por mbi të gjitha për kushtet specifike, më shumë sesa në nivel shtetëror, angazhimi i tij kërcënues është më i mundshëm përmes strukturave terroriste të shpërndara në një hapësirë të gjerë rajonale. Fushat e kërcënimit iranian për Shqipërinë Situatën e sigurisë së Shqipërisë përballë Iranit e kanë pasur në fokus të analizave edhe shumë ekspertë të lartë të sigurisë. Pra, nuk ka fare vend për eufori. Ekspertët e sigurisë të SHBA, kanë bërë me dije se Shqipëria është në rrathët e kërcënimit Iranian. Gjenerali amerikan Michael Barbero, në një intervistë të ditëve të fundit, duke folur për Shqipërinë dhe krizën me Iranin, ka theksuar se për fat të keq Shqipëria konsiderohet si një shënjestër e Iranit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një takim në Tiranë për sfidat e sigurisë, gjenerali Barbero deklaroi se fatkeqësisht çdo mik i SHBA apo aleat i tyre mund të shikohet si një shënjestër. Shqipëria nuk bën përjashtim. Ai tërhoqi vëmendjen që vigjilenca të jetë e lartë, veçanërisht në përpjekjet kundër terrorizmit dhe në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Pra, në këto dy fusha, terrorizmi dhe kibernetika janë potencialisht kërcënuese për Shqipërinë nga Irani. Ky fakt nuk lëkund dhe as nuk vë në dyshim aleancën strategjike Shqipëri-SHBA. Por Shqipëria, përballë kësaj situate të re sigurie, lypet të mendojë më racionalisht dhe të marrë masa dhe veprime më aktive, me qëllim që aleancën strategjike ShqipëriSHBA ta konsiderojë dy dimensione, në përfitimet dhe në koston e saj. Çdo vështrim i njëanshëm nuk i shërben as Shqipërisë, as SHBA dhe aq më pak aleancës strategjike midis tyre.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

AKTUALITET SPITALI I RI

M

inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar spitalin e ri kirurgjikal në QSUT, ku theksoi se pas 90 vitesh, në vend do të nis një epokë e re për kirurgjinë shqiptare. “Ia arritëm ditës së madhe”, tha Manastirliu e shoqëruar nga mjekë e infermierë që përgatiten për ceremoninë e zyrtare të hapjes së këtij spitali. “Po, kjo është epoka e re për kirurgjinë. Jam e emocionuar. Ia arritëm kësaj dite dhe mendoj si ndihen mjekët dhe infermierët. Këtu ka ndryshuar çdo gjë, aty është zanafilla (duke iu referuar spitalit të vjetër) por këtu është fillimi i ri”. Mjekët u shprehën të lumtur për investimin e bërë. “Ende nuk arrijmë ta besojmë, nuk na iket në shtëpi”, u shpreh një mjeke. “Nuk dimë si të gëzohemi”, tha një tjetër. “Ne jemi të lumtur se më në fund marrim frymë”, tha mjeku tjetër. Spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT, është një investim me vlerë 8.8 milionë euro, ku do të përqendrohet i gjithë shërbimi i kirurgjisë, përfshirë edhe urgjencën. Nga ky investim përfitojnë 62 mijë pacientë në vit. “Gjithçka ka përfunduar dhe jemi gati për të vënë në funksion spitalin e ri të kirurgjisë në QSUT, një premtim i bërë realitet, që i shërben mbi 62 mijë pacientëve në vit. Ky investim nuk është vetëm llaç e tulla. Kjo është zemra e kirurgjisë për të gjithë vendin, që është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, që do të përmirësojnë cilësinë e shër-

8

E shtunë, 11 JANAR 2020

Spitali i ri do të ketë një kapacitet me 120 shtretër, duke bërë të mundur transferimin e të tre klinikave të kirurgjisë së përgjithshme në këtë godinë. Spitali i ri do të ketë 7 salla operacioni

Manastirliu: Pas 90 vitesh, epokë e re për kirurgjinë shqiptare

bimit për qytetarët”, tha më tej ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në sajë të këtij investimi, sallat e operacionit të kirurgjisë në qendrën më të madhe spitalore në vend, nuk do të kenë dallim nga

GRIPI

3 qendra shërbim 24 orë, pediatri: Situata e qetë

Situata e pacientëve të vegjël, në një prej qendrave shëndetësore 24 orëshë paraqitet e qetë krahasuar me vitet e kaluara ndërsa mjekët pediatër janë në gatishmëri edhe gjatë natës për çdo shqetësim shëndetësor. Bektash Mandri, pediatër pranë qendres shëndetësore nr.10 në Tiranë, tha se në ndryshim nga vitet e kaluara, situata paraqitet më e qetë. “Në ndryshim nga vitet e tjera, situata është më e qetë. Kemi raste të gjendjeve gripale tek fëmijët por janë raste të rralla, është një situatë endemike. Nuk kemi një epidemi të gripit. Mbase ishte edhe vaksinimi i fëmijëve që u bë në kohën e duhur këtë vit, që parandaloi fluksin e gjendjeve virale. Në vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë situata ishte e rënduar”.

spitalet europiane falë pajisjes me aparatura të teknologjisë së lartë që po instalohen në QSUT. Spitali i ri do të ketë një kapacitet me 120 shtretër, duke bërë të mundur transferimin e të tre klinikave të kirurgjisë së

MINISTRJA

M

inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet për ndërtimin e maternitetit të ri të Beratit, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 216 milionë lekë dhe që do të përfundojë brenda 14 muajve. “Është një premtim i mbajtur i qeverisë, i vetë kryeministrit Edi Rama dhe jam shumë e kënaqur që punimet kanë avancuar dhe do t’i kthejmë Beratit një investim të munguar, që do të ketë vlerë të shtuar jo vetëm nga pikëpamja e infrastrukturës por edhe sa i takon të gjithë pajisjeve që ne po planifikojmë të sjellim në këtë maternitet, që do të sigurojnë një standard të ri shërbimi për mjekët dhe infermierët dhe mbi të gjitha do t’i ofrojmë nënëve dhe bebeve të porsalindura kushte shumë të mira të kujdesit shëndetësor”. Duke deklaruar se ky është investimi i parë madhor pas 18 vitesh, Manastirliu tha se me përfundimin e të gjithë projektit, materniteti i Beratit do të jetë një model i materniteteve me standardet më të mira të shërbimit për nënat dhe fëmijët, pasi fëmijët janë të parët

përgjithshme në këtë godinë. Spitali i ri do të ketë 7 salla operacioni (Urologji, Kirurgji e Përgjithshme, Tiroidet, Toraksi, Kirurgji Abdominale, me një kullë laparoskopie secila), njëra prej të cilave krejtësisht

SHËRBIMET “Spitali i ri do të ketë një kapacitet me 120 shtretër, duke bërë të mundur transferimin e të tre klinikave të kirurgjisë së përgjithshme në këtë godinë. Spitali i ri do të ketë 7 salla operacioni (Urologji, Kirurgji e Përgjithshme, Tiroidet, Toraksi, Kirurgji Abdominale, me një kullë laparoskopie secila), njëra prej të cilave krejtësisht digjitale, që ju shërben edhe studentëve të mjekësisë për të ndjekur nga afër ndërhyrjet operatore në praktikën e tyre klinike. Spitali i ri ka edhe 2 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim”. digjitale, që ju shërben edhe studentëve të mjekësisë për të ndjekur nga afër ndërhyrjet operatore në praktikën e tyre klinike. Spitali i ri ka edhe 2 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim. Qeveria shqiptare po investon rreth 30 milionë euro për modernizimin e QSUT-së me ndërtimin e Spitalit të Ri të Kirurgjisë, Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Pediatrisë. Nga këto investime përfitojnë 300 mijë pacientë, rreth 5000 punonjës staf mjekësor dhe jomjekësor, si dhe rreth 1000 studentë të Mjekësisë

Manastirliu në maternitetin ri të Beratit

në politikat shëndetësore. Projekti parashikon rikonstruksionin e katit të parë, zgjerimin e godinës ekzistuese dhe shtesën e katit të dytë, duke ndërtuar një maternitet bashkëkohor, me 40 shtretër që do t’i shërbejë jo vetëm banorëve të Beratit por edhe zonave përreth.

Për vitin 2020, me buxhetin e ri do të vazhdojnë investimet për nënën dhe fëmijën. Ministria e Shëndetësisë do të vijojë investimet në maternitetin e Beratit, të Lezhës në maternitetin e Kuksit, do të hapë invetimin e ri për maternitetin “Mbretëresha Geralidinë”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

9

E shtunë, 11 JANAR 2020

Kryebashkiaku Veliaj prezanton Tiranën në “Forumin e Qyteteve të Paqes” në Bazel

Veliaj: Tirana pikë graviteti për të gjithë rajonin N

ë 100-vjetorin e shpalljes Kryeqytet i Shqipërisë, Tirana do të kthehet në epiqendër të shumë aktiviteteve artistike e kulturore, si mundësi për t’i dhënë një impuls të ri ekonomisë dhe turizmit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Bazel, në “Forumin e Qyteteve të Paqes”, ku prezantoi transformimin që ka pësuar kryeqyteti shqiptar dhe projektet për Tiranën e 100 viteve të ardhshme. Kryebashkiaku tha se festimi i 100 vjetorit të Tiranës nuk do të jetë vetëm një kujtim historik. “Sapo mbaruam një prezantim të Tiranës në ‘Forumin e Qyteteve të Paqes’ në Bazel, një ndër qytetet që jo vetëm ka investuar në kulturë, arte, në bashkëpunimin mes bashkive të të gjithë Evropës, por që ka firmën historike të shumë prej eventeve të mëdha që kanë shënjuar historinë e botës. Ndaj, ishte një kënaqësi e madhe ta prezantoja Tiranën në këtë 100 vjetor, si një qytet i paqes, si një qytet me harmoni fetare, i cili është zhvilluar me hapa galopantë, që nga krijimi para 100 viteve e deri në kohët

moderne. Ne do të bëjmë një tur në gjithë Evropën për ta kthyer Tiranën në një epiqendër të aktiviteteve për 100 vjetorin e saj. Një mënyrë për të festuar

100-vjetorin e Tiranës nuk është vetëm kujtimi historik për çfarë ka ndodhur në Tiranë në 100 vite, por edhe për të projektuar Tiranën e 100 viteve që vijnë”, tha

Veliaj. Ai shtoi se Tirana, në 100 vitet e saj të dyta si kryeqytet, futet me një energji të jashtëzakonshme për të ecur edhe më lart. “Teksa futemi në shekullin e dytë të Tiranës, do ta kemi vendosur si një pikë graviteti për të gjithë rajonin tonë, jo vetëm për ekonomi dhe turizëm, por edhe për art e kulturë, për të kulmuar në vitin 2022 kur do të kemi një mundësi fantastike për të qenë Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe për të treguar se Tirana në 100 vitet e dyta të saj vjen me një energji të jashtëzakonshme për të ecur edhe më lart”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë shprehu rëndësinë për ta shndërruar Tiranën edhe në një qendër të zhvillimit të konferencave dhe të aktiviteteve ndërkombëtare, që do e promovonte atë edhe më shumë në botë. “Mezi pres që Tirana të jetë një skenë e aktiviteteve nga e gjithë bota, ku do të shfrytëzojmë jo vetëm faktin që kemi 100 vjetorin si Kryeqytet, se jemi Kryeqytet Evropian i Rinisë për vitin 2022, apo që kemi kryesinë e

OSBE-së, por edhe si një mundësi fantastike, që në të gjitha forumet dhe shoqatat ku bashkitë marrin pjesë, ta kthejmë Tiranën në një epiqendër të vëmendjes për një lloj të ri turizmi, përveç atij veror apo të aventurës, në një turizëm për seminare, konferenca dhe për aktivitete”, tha ai. Ndërkaq, për 100 vjetorin e saj, Tirana do ketë një kalendar me organizime, si lokale ashtu edhe ndërkombëtare.

“Ne do të fillojmë me një tur duke nisur nga data 6 shkurt, ku u bë lajmërimi i Tiranës kryeqytet në Lushnjë, për të bërë një minitur brenda Shqipërisë, nga Lushnja në Rrogozhinë, Shijak e Kavajë, pra në të gjitha qytetet ku ka kaluar qeveria e asaj kohe për t’u transferuar në Tiranë. Por, teksa futemi në shekullin e dytë të Tiranës, jemi gjithnjë e më shumë një qytet më kozmopolitan”, theksoi Veliaj.

KRYEMINISTRI RAMA: DO BËHET VLERËSIMI FINAL, SE ÇFARË DO BËHET MË PALLATET E DËMTURARA

Shtëpi dhe punë e re për pjesëtarët e familjes Luri në Tiranë

F

amilja e Dallëndyshe Lurit, e cila u godit nga tërmeti i 26 nëntorit e humbi strehën, dje njësoj si mijëra familje të tjera të prekura është sistemuar në një shtëpi me qira. Deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar, familja e allëndyshes dhe të gjitha familjet që kanë humbur shtëpinë në qytetet e prekura, përfitojnë nga Bashkia e Tiranës bonusin e qirasë. Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të bëhet një vlerësim i thelluar i të gjitha godinave dhe i pallateve të cilat janë dëmtuar nga tërmeti. “Duhet një studim i thelluar inxhinierik. Duhet marrë opinioni i ekspertëve që

duhet të shemben apo mund të meremetohen. Vlerësimi paraprak është bërë, janë të gjitha në listë të inventarizuara. Tani do bëhet vlerësimi final, se çfarë do bëhet më këtë pallat. Pra të jemi në rregull jo vetëm nga pikëpamja ligjore, por edhe nga ajo teknike”, tha Rama. Kreu i Bashkisë u shpreh se falë bonusit të qirasë, familjet e prekura nga tërmeti nuk kanë ndryshuar as ekosistemin ku jetojnë. “E mira e kësaj gjëje është se të gjithë vazhdojnë jetën normalisht. Gruaja shkon në punë, djali në kopësht. Ekosistemi i jetës normale nuk ka lëvizur. Edhe ne kjo gjë na jep një komoditet, që mos i bëjmë me

ngut këto ndërtesat e reja. Dhe kemi gjithë kohën e nevojshme për t’i thënë inxhinierëve kryeni këto testet e betonit, të hekurit,

që pastaj të marrim një vendim dhe mos t’i bëjmë gjërat me ngut”, deklaroi Veliaj. Ndërkaq, një lajm i mirë është edhe për

djalin e shtëpisë, i cili është i papunë. Kryebashkiaku Veliaj siguroi punësimin e tij në flotën e re prej 300 taksish elektrike që do të qarkullojë në kryeqytet. “Sapo kemi marrë një aplikim në Tiranë për 300 taksi elektrike, ata janë duke propozuar 300 shoferë për taksi elektrike. Pas vendimit që morët ju në fund të vitit që e bëtë taksën zero për mjetet elektrike që janë me zero ndotje është shtuar shumë interesi edhe për autobusë, edhe për taksi”, tha Veliaj. Në këtë mënyrë, familja Luli ka jo vetëm një strehë të ngrohtë gjer në sistemimin e tyre përfundimtar në një banesë të re, por edhe të ardhura shtesë.


POLITIKE PRESIDENTJA E KE-së

K

onferenca e Donatorëve, ku do të përfshihet në organizimin e saj edhe Bashkimi Europian, Presidenca kroate e tij dhe Komisioni Europian do të zhvillohet më 17 shkurt në Bruksel. Data është bërë publike nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, me rastin e marrjes së kryesimit të BE-së nga ky vend. “Jemi të lumtur që Konferencën e Donatorëve do të zhvillojmë më 17 shkurt për të ndihmuar Shqipërinë me pasojat shkatërruese të tërmetit dhe ne duam të ndihmojmë Shqipërinë më 17 shkurt”, deklaroi Presidentja e KE-së. Më pas presidentja e KE është shprehur se tashmë me marrjen e presidencës së BE-së nga Kroacia që është një vend që sapo ka hyrë në Bash-

10

E shtunë, 11 JANAR 2020

Tërmeti, Konferenca e donatorëve mbahet në Ditën e Pavarësisë së Kosovës

kimin Evropian, do të punojnë fortë që edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të gjendet një rrugë për të hapur negociatat e anëtarësimit. “Samiti i Zagrebit do të jetë mjaft i rëndësishëm, për të vënë para procesin e zgjerimit. Duhet të reflektojmë si ta përmirësojmë procesin e anëtarësimit. Do të përpiqemi të bëjmë të pamundurën për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që dy vendet të plotësojnë kriteret e duhura për të arritur këtë. Do punojmë për të vënë para procesin e zgjerimit. Do të përmirësojmë këtë. Do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën për anëtarësimin dhe procesin e negociatave per të dy vendet dhe që të plotësojnë kriteret e duhura”,

tha më tej presidentja e KE. Ndërkohë Ursula Von der Leyen ka thënë se do të punohet fort që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të krijohet një metodologji për anëtarësimin në BE para samitit të Zagrebit. s“Duhet të prezantojmë një metodologji para samitit të Zagrepit. Është diçka që vlen të përmendet se vetë Kroacia e ka të freskët eksperiencën e një vendi të tillë që u bë së fundmi pjesë e BE. Besoj se do punojmë për çështje që janë ngritur tashmë dhe do të gjejmë një rrugë për Shqipërinë dhe Maqedoninë”, tha më pas ajo. Deklarata e Presidentes së Komisionit u përforcua më vonë nga një postim në rrjetet sociale i kreut të zyrës së BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili me

anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se Bashkimi Europian qëndron pranë Shqipërisë. “Konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt 2020”, u shpreh Luigi Soreca.

Ministri i Rindërtimit pohon: Nuk kemi pasur as platformë ligjore as proceduriale të kësaj natyre dhe është e vështirë

500 banesa nga Turqia, Ahmetaj: Puna ka filluar, në korrik përfundon projekti M

inistri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një konferencë të përbashkët me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum dha detaje për projektin e ndërtimit të 500 banesave. Ahmetaj tha se kanë rënë dakort që procesi i rindërtimit të 500 banesave të përfundojë në korrik gjë që e vendos në presion Shqipërinë. “Puna për rindërtimin ka filluar, 500 banesa për ata që kanë humbur shtëpitë, me ambiente komerciale, ndërtesë për bashkinë dhe shkollën. Është një konceptim urbanistik dhe teknologjik që do i mbijetojë kohës dhe do jetë një risi e cila që mund të kthehet në model për projekte të tjera. Procesi i rindërtimit po vijon me hapa të shpejta , projekti me Turqinë mendohet të përfundojë rreth muajit korrik, sigurisht kjo na vendos në presion të nevojës së qytetarëve për të ndjek afatet. Siç e kam theksuar prezantuam një sërë programesh në VKM në favor të Rindërtimit të banesave. Në favor të kthimit në banesa të të pastrehëve. Sot në një takim menjëherë më pas do të diskutojmë për efektin praktik, grantet për rikonstruksion, shpronësimet, kompensimet,

procedurat e përshpejtuara të lejeve dhe zyrat e Rindërtimit në secilën Bashki, për asistencën ndaj qytetarëve në platformën e aplikimit online që futet javës tjetër. Nuk kemi pasur as platformë ligjore as proceduriale të kësaj natyre dhe është e vështirë. Dua të ritheksoj se Rindërtimi ka filluar. Qeveria ka filluar të përzgjedhë sajtet e reja në Durrës, Kavajë,

Tiranë, Thumanë apo dhe në Krujë dhe në Lezhë. Qëllimi ynë siç e ka përmendur edhe Rama, është që deri në fund të vitit të gjitha familjet në fshat të jenë brenda shtëpive. Brenda 2020 të jenë rindërtuar dhe rikonstruktuar të gjitha kopshtet, qendrat shëndetësore apo shkollat”, u shpreh dje ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Mesazhi i ministrit turk Shqipëria ka qenë gjithmonë në fokus së Presidentit Erdogan, u shpreh ministri Murat Kurum teksa tha se ndërtimi i banesave është një detyrë ndaj vëllezërve shqiptarë. “U munduam të ishim krah vëllezërve shqiptarë. Kemi ofruar ndihma, jemi mundur të përballojmë nevojat për çadra dhe ushqime. Përveç kërkesave urgjente presidenti Erdogan për të plotësuar nevojat për strehim ka premtuar ndërtimin e 500 banesave. Ne e kemi filluar menjëherë këtë proces. Banesat do të përshtaten me kulturën tuaj të jetesës dhe synojmë t`i përfundojmë brenda 6 muajsh”, u shpreh ministri Murat Kurum. Brenda këtij viti qeveria synon rikonstruksionin dhe ndërtimin e të gjitha banesave në zonat rurale që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, si dhe rregullimin e dëmeve në shkolla e qendra shëndetësore. Procesi i rindërtimit pritet të përfundojë pranverën e vitit 2021 me krijimin e lagjeve të reja urbane në Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë e Thumanë. Sipas të dhënave zyrtare dimrin po e kalojnë në çadra 10 mijë persona.

PD: Fondet e shpëtimit që duhet të shkonin për familjet e prekura nga tërmeti kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve

P

rej tre ditësh, Partia Demokratike ka nisur tashmë fushatën e akuzave ndaj qeverisë “Rama” lidhur me paaftësinë dhe mashtrimet, sipas saj, të Ramës të bëra me situatën e krijuar nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Lidhur me këto akuza, selia blu ka publikuar një video kushtuar tërmetit të 26 nëntorit dhe kryeministrit Rama, ku në videon e publikuar në rrjetet sociale thuhet se Rama ka dështuar, pasi pretendoi se i kishte ardhur në ndihmë gjithë fatkeqëve, por ndërkohë shumë familje janë në çadra në acar. Po ashtu, PD thotë se fondet e shpëtimit që duhet të shkonin për familjet e prekura nga tërmeti kanë përfunduar në xhepat e

Post tërmeti, PD nis sulmet: Edi Rama, ti ke dështuar

qeveritarëve. Në këtë video PDja krahason deklaratën e dhënë të Ramës në fund të vitit 2019, ku flet për masat e marra për pasojat ndaj tërmetit. “Edi Rama thotë se “…ishte një mrekulli që numri i të vdekurve nuk ishte

shumë i lartë”. Ndërkohë quan Zotin të pabesë. Edi Rama thotë se: “Ne ia dolëm të mos lemë vetëm asnjë fatkeq dhe asnjë familje në rrugë të madhe”. Ndërkohë 40 ditë pas tërmetit, mes dhjetëra familje jetojnë

në çadra mes acarit. Edi Rama thotë se “Ia dolëm të përballojmë furtunën e emergjencës imediate”. Fakti: Ekipet e shpëtimit të pa trajnuara dhe pa mjete. Fondet e shpëtimit në xhepin e qeveritarëve. Edi Rama thotë se: “Nuk kemi kohë për të humbur, por duhet të shtyjmë me forcë përpara procesin e rilindjes ekonomike dhe sociale”. Më tej theksohet se në Thumanë shkolla “R. Jangozi” rikonstruktuar me tender korruptiv , rrënohet nga tërmeti dhe shembet nga qeveria vetëm një muaj pas inaugurimit. Në videon e parë e hedhur nga PD-ja dy ditë më parë thuhet se: “Rama

kërkon të shtyjë kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me mashtrimin se do t’u vijë në ndihmë qytetarëve. Ndërkohë sulmon median dhe fjalën e lirë duke shfrytëzuar hapësirën ekstra ligjore. Rama ti ke dështuar!.”- thotë PD”, thuhet në këtë video. E djeshmja është videoja e dytë që PD-ja poston brenda dy ditësh ndaj të prekurve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ku pati 51 viktima. Pavarësisht masave të marra nga ana qeverisë, një pjesë e banorëve po jetojnë në çadra dimri, e kjo sidomos në zonat e prekura të qarkut të Durrësit e Lezhës.


AKTUALITET

11

E shtunë, 11 JANAR 2020

DËSHMIA Krimi i rëndë në familjen Çapoku mund të ishte parandaluar, nëse policia do të kishte prangosur më herët autorin e dyshuar të ngjarjes, Erdet Çapoku Autori: Me kunatën

Masakroi kunatën me dru, autori: Dyshoja se më tradhtonte vëllanë

N

jë tjetër grua u vra, këtë herë nga kunati xheloz. Eredet Çapoku qëlloi për vdekje me sende të forta Enkeleda Çapokun, duke i marrë jetën. Autori dhe viktima para dy vitesh jetonin në një shtëpi, bashkë me vajzën e 39-vjeçares por më vonë mes tyre lindën konflikte dhe ata vendosën të mos jetonin më bashkë. 34-vjeçari banonte kohët e fundit në një banesë pranë viktimës. Kunati kohët e fundit e përndiqte Enkeledën, duke e parë kur ajo shkonte në punë, pasi punonte në një fabrikë këpucësh bashkë me vajzën. Ai vazhdimisht i bënte fotografi dhe ia dërgonte vëllait të tij në burg, duke rritur kështu konfliktin mes familjes. Erdet Çapoku u kap disa orë pas krimit makabër. Në dëshminë e dhënë në Policinë e Kamzës, pas arrestimit si autor i vrasjes, referuar burimeve jo-zytare në Prokurori, ai pretendon se ka humbur vetëdijen pasi ka kryer vrasjen makabër. Vrasësi ka deklaruar se “ishte larguar nga banesa pas ngjarjes me mendimin për t’u vetëdorëzuar”, por më pas kishte humbur vetëdijen. Të njëjtat burime jo-zyrtare nga Prokuroria pohojnë se veç përdorimit të alkoolit ka dyshime që vrasësi të ketë qenë edhe nën efektin e drogës, megjithëse nga marrja e dëshmive prej agjentëve të krimeve në Komisariatin e Kamzës rezulton se 34-vjeçari e ka kërcënuar disa herë me vrasje kunatën e tij.

SITUATA

D

rejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, ka deklaruar për mediat se në vend është regjistruar një rast me virusin e meningjitit, por saktësoi se nuk ka bëhet fjalë për epidemi dhe nuk ka vend për panik. “Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Është një sëmundje e transmetueshme dhe për personat e kontaktojnë marrë masat e duhura. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët. Kemi vetëm një rast të evidentuar”. Rasti të cilit i referohet Silvia Bino është ai i oficerit të policisë rrugores, Mariglen Mestani, i cili humbi jetën në moshën 27-vjeçare nga infeksioni i rëndë. Drejtoresha e ISHP, Silva Bino, konfirmoi

kishim keqkuptime “Dje (të enjten) isha pushim, nuk dola në punën që bëj si fatorino. Piva gjithë ditën alkool. Jetoj me qira në “Rrugën e Burgut’’. Pasi piva alkool deri në orën pesë mbasdite mbaj mend qe pashë edhe ndeshjen me Barcelonën. Pastaj nuk mbaj mend asgjë, s’di se çfarë kam bërë”. 34-vjeçari në këtë mënyrë ka krijuar alibinë për ngjarjen. “Di që u çova nga lokali me mendimin për të shkuar afër shtëpisë, pasi gjithë ditën qëndrova në Paskuqan”, ka vijuar autori i akuzuar për vrasjen. Erdet Çapoku ka pretenduar gjithashtu se i ka kërkuar vëllai në burg që t’i ruante gruan. “Im vëlla më thoshte përherë ruaje nusen time, unë dhe ajo kishim përherë debate. Prej muajsh jetoja me qira”. Vrasësi 34-vjeçar, deri dy vite më parë, ka jetuar në shtëpinë e Enkeledës, pasi bashkëshorti i kësaj të fundit prej shtatë vitesh ndodhet në burg.

SITUATA Mbrëmjen e së enjtes, vëllai i burrit hyri me forcë në shtëpi dhe personi i parë me të cilin është përballur ka qenë mamaja e Enkeledës, të cilën e ai e ka goditur dhe me pas ka shkuar në dhomën ku Enkeleda flinte. Ai e ka goditur Enkeledën me mjete të forta duke i shkaktuar asaj vdekjen në vend. Krimi i rëndë në familjen Çapoku mund të ishte parandaluar, nëse policia do të kishte prangosur më herët autorin e dyshuar të ngjarjes, Erdet Çapoku. 34-vjeçari pasi u prangos nga efektivët e policisë së Tiranës, nuk ka bërë rezistencë, ndërsa për kapjen e tij kanë negociuar edhe familjarët. Pas vrasjes së kunatës së tij, Enkeleda Çapoku, ai u largua në drejtim të zonës së Laprakës me

një biçikletë, duke u fshehur në një banesë. E ëma e viktimës, tregon detaje rrëqethëse nga krimi i rëndë, duke thënë se autori goditi me levë atë dhe vajzën. Ajo thotë se më pas i preu damarët dhe fytyrën Enkeledës, duke e lënë të vdekur. ‘’Burrin e kishte në burg. Unë flija këtu të goca, se shtëpinë time e kam në kat të parë, dhe flija këtu me gocat, se ajo e kishte vajzën e nuk e lija vetëm. Ky maskarai herë pas herë dilte i bënte presion. Se pati ndejt një kohë këtu te ne, pastaj goca e nxori me qera ke një shoqja vet. Ajo e mbajti një vit pastaj e nxori se nuk paguante qeranë u mor me drogë me pisllëqe, punë e tij. Pastaj filloi t’i dalë gocës përpara në rrugë, dilte filmonte kudo ku shkonte goca në kafe me shoqet.

Mbrëmë (të enjten) ka qenë duke pirë nëpër lokalet e Paskuqanit, a drogë ka pirë, ku di unë, vetëm kur erdhi, ka shqyer derën, ma futi mua në levë dhe rashë pa ndjenja, pastaj i ra me levë edhe gocës dhe më pas i preu gocës damarët, e preu me thikë te hunda deri te faqja”. Vetëm gjashtë muaj më parë në komisariatin nr.5, e ndjera kishte bërë kallzim penal. Enkeleda kishte marrë edhe urdhër të menjëhershëm të mbrojtjes por ndaj Erdetit nuk u lëshua asnjë urdhër-ndalimi. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kanë nisur verifikimet për të parë praktikën e ndjekur nga komisariati nr.5, në lidhje me kallzimin penal të bërë nga viktima Enkeleda Çapoku disa muaj më parë.

Bakteri i rrezikshëm, drejtoresha e ISHP: Nuk ka vend për panik

për mediat se polici vdiq nga sëmundja e meningjitit, ose meningokoksemisë. Për rastin në Durrës, ku një grua humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore dhe që u dyshua nga gripi, Bino është shprehur

se për këtë rast nuk dyshohet për grip, por megjithatë kjo analizat po ekzaminohen. “Rasti në Durrës kanë ardhur mostrat dhe po analizohen nuk ka patur shenja për këtë sëmundje. Ndërkohë ne kemi vetëm një rast me

meningjit. Duhet të respektojmë personin që ka vdekur. Rastet janë sporadike. Nuk kemi të bëjmë me situatë epidemike. Personat që kanë pasur kontakt me të kanë marrë kurën përkatëse. Të gjitha rastet janë testuar dhe janë negativ për gripin. Asnjë rast nuk është grip. Rasti i Durrësit po ekzaminohet dy raste të tjera janë të komunikuara se nuk janë grip. Situata po monitorohet”. Ajo tha se deri më tani vetëm rasti i Mariglen Mestanit ka rezultuar të jetë me meningjit ndërsa rastet e tjera nuk kanë të bëjnë me këtë sëmundje. Bino ka theksuar se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi situata është nën kontroll.

4 vrasje në 10 ditë, flet sociologu

Fenomeni i vrasjeve çdo fillim viti ka prekur shoqërinë tonë prej vitesh tashmë. Shfaqja në media e krimeve të tilla, luan rol ndërgjegjësues duke e orientuar shoqërinë në ndëshkimin e rastit por duke e përmendur shpesh dhe duke mos mbajtur qëndrime të drejta e familjarizon shoqërinë me krimin duke e mësuar të bashkëjetojë më të. Si e shpjegon sociologu Edmond Dragoti këtë cështje shqetësuese për shoqërinë shqiptare? Vërtetë ka raste më të shpeshta në periudha festash kryesisht dhe sidomos në fillim viti. Kjo lidhet jo aq shumë me festat sesa me faktin që njerëzit janë të ngritur psikologjikisht do të thotë janë të optimuar. Nga ana tjetër ndikojnë dhe faktorë të tjerë që lidhen kryesisht me faktin se në periudhat e vitit të ri, në periudhat e festave të vitit të ri, kthehen shumë emigrantë në Shqipëri. Shqipëria popullohet si vend dhe shumë njerëz që kanë konfklikte me njëri tjetrin e të tjera i lajnë hesapet pikërisht në këto ditë. Personat e predispozuar për të dhunuar ose për të qenë agresivë, kriminel të mundshëm, janë persona që janë të çekuilibruar emocionalisht, kanë luhatje të emocioneve, herë janë në humor dhe herë janë shumë të dhunshëm, ose të zemëruar, të nervozuar etj.


AKTUALITET

12

E shtunë, 11 JANAR 2020

Masa e sigurisë për të tre autorët e dyshuar është shtyrë për këtë të shtunë në Gjykatën e Fierit. Familjarët janë distancuar dhe kanë kërkuar dënim maksimal për autorët e krimit “Djali të më vriste mua, pastaj të shkonte tek Drita”. Prindërit e 26-vjeçarit, Ervis Zotaj, i përfshirë në vrasjen makabër të Drita Saliajt në Mallakastër, kanë dhënë një deklaratë të fortë për mediat. Violeta Zotaj, nëna e Visit, mes lotëve dhe tronditjes së madhe që i ka shkaktuar kjo ngjarje, thotë se ‘’Drita, Hairi dhe çuni Vani ishin njerëz florinj. Ne hanim e pinim bashkë. Punonim në arë bashkë me Dritën. Vani (djali i viktimës) dhe Visi janë njësoj. Të arrijë djali im të bëjë vrasje tek ajo nuk ka mundësi, ai të më vriste mua pastaj të shkonte atje. Dua dënimin më të rëndë, ta digjni me benzinë, se ajo grua ishte e mirë sa më s’ka. Ne e njihnim shumë mirë. Të pushkatohet në vend për atë që ka bërë’’. Kurse babai mendon dhe kërkon vendimin më ekstrem. ‘’I lutem shtetit të marrë masa të rënda, ose ta sjellin në Mallakastër dhe do ta pushkatoj me dorën time’’. Sipas Policisë, më datë 5 janar në mbrëmje 3 persona kanë shkuar në banesën e Drita Saliajt, e cila jetonte e vetme në Gjerbës të Mallakastrës, ndërsa burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Drita u ka servirur edhe kafe ‘’mysafirëve’’ të cilët ishin aty me qëllimin për ta grabitur. Tre autorët e krimit e kanë mbytur me shall Dritën e më pas trupin e kanë transportuar në një rezervuar me ujë. Nga ana tjetër, nëna e Ervisit tregon se ‘’djali ka pirë qumësht tek ajo e merrte dhe i thoshte ‘’do

Vrasja makabër, prindërit e Ervisit: Drita i ka dhënë gji, të pushkatohet

pish sisë te gegeja’’. Të bëjë Visi im këtë, më dhemb shpirti për Dritën. E kisha shumë shoqe, më 2 janar e takova dhe e urova për festat. Ajo s’më dëgjon, ngrehu Drita dëgjo ca po them”. Familjarët janë alarmuar pasi Drita nuk përgjigjej në telefon. Më datë 6 janar ata kanë denoncuar në polici, e cila ka zbard-

hur ngjarjen dhe ka arrestuar autorët. Ata janë: Luis Saliaj 16-vjeç (nipi i bashkëshortit të viktimës) Sindi Shehaj 16-vjeç dhe Ervis Zotaj 26-vjeç. Masa e sigurisë për të tre autorët e dyshuar është shtyrë për ditën e sotme në Gjykatën e Fierit. Familjarët janë distancuar dhe kanë kërkuar dënim maksimal

POLICIA

Ryshfet për ndërtime pa leje, 13 zyrtarë në pranga

17

zyrtarë të Policisë dhe funksionarë të pushtetit vendor janë prangosur, një u shpall në kërkim dhe një tjetër është pezulluar nga detyra pasi lejuan ndërtime pa leje në zonën e Durrës, Manzës dhe Shijakut. Mes të arresturve është shefi i Rendit në Shijak, Besnik Domi dhe Shefi i Stacionit Policor në

Manz, Sami Xhafa. Të tjerët janë efektivë të roleve të ndryshme, punonjës të njësive administrative dhe INUV në Durrës, Shijak e Manzë. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëritjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

për autorët e krimit të rëndë. Kunati i të ndjerës Diana Saliaj, Ilir Saliaj, thotë se nuk do ja falë kurrë të riut dhe se nuk e ka më nip. “Më mori polici, isha me nipin në makinë. I kam thënë policit merre, se iu tregon vetë. Kur e kanë marrë, i ka treguar të gjitha. Ka treguar që ka vajtur me një shok tjetër, kanë pirë dhe

kafe, e kanë vrarë por nipi thotë që unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. “E kemi mbytur me dëshirë”, thotë dhe më pas e ka marrë dikush tjetër nga fshati dhe e ka hedhur në rezervuar. Është djalë i keq, djalë i hedhur, edhe përdorues hashashi, duket se është prototip, nuk ka shkollë, është djalë pa llogari dhe është tip mashtruesi, që asgjë nuk i merret për bazë”. Ilir Saliaj, thotë se nipi i tij duhet të marrë dënim kapital. Ahir Saliaj, bashkëshorti i së ndjerës kërkon drejtësi në mënyrë që autorët e vrasjes të marrin ndëshkimin e merituar, edhe pse njëri prej tyre është djali i vëllait. “Patjetër, edhe fëmija po të ishte ai është krim”. Në polici tre të rinjtë kanë pranuar krimin dhe sipas burimeve kanë shfaqur pendesë. Nipi 16-vjeçar ka qenë mes personave të familjes që kishin shkuar në polici për të denoncuar zhdukjen e 51-vjeçares. Familjarët e Drita Saliajt kërcënojnë me vetëgjyqësi, nëse drejtësia nuk do të veprojë me rreptësi ndaj autorëve të krimit makabër që ndodhi në Mallakastër.

VENDIMI EMRAT Besnik Domi shef rendi në Shijak Sami Xhafa shefi i stacionit policisë Manzë Ermal Petova OPGj Manzë Nikollë Marku OPGj Manzë Agim Osmani ndihmës specialist policia Durrës Haxhi Sherra ndihmës specialist Komisariati Shijak Petrit Neziri ndihmës specialist policia Manzë Ndricim Shika ndihmës specialist policia Shijak Gjergji Gerco sekretar njësisë administrative Sukth Jul kacadej specialist IMT-ja Shijak Marjus Shaini kryeinspektor IMT-ja Shijak Adem Lika ndërtues. Dëshir Dakoli me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës. Gani Dama polic patrulle (në kërkim).

Agjencitë ligjzbatuese në Durrës thonë se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme të këtyre personave.

Kërcënimi i drejtorit të Burgjeve, dosja i kalon policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ende nuk ka informacion se kush fshihet pas kërcënimit me jetë që i është bërë. Dosja penale i është përcjellë policisë së Tiranës, kjo me logjikën e gjetjes së autorit. Vendimi është marrë pak kohë më parë nga prokurori i çështjes, i cili i kërkon policisë të kryejë disa veprime hetimore, me qëllim identifikimin e personit që ka kërcënuar nëpërmjet telefonit me jetë. Çështja është regjistruar për veprën penale të “kanosjes” dhe “keqpërdorim të thirrjeve telefonike”. Një prokuror dhe dy oficerë janë angazhuar për të lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar personin që ka kërcënuar me jetë Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Kërcënimi me jetë dyshohet se vjen si reagim i personave të dënuar për masat e rrepta që po aplikohen në sistemin e burgjeve shqiptare, sistemi “41 bis”. Agim Ismaili ka vënë në zbatim në dy burgje 313 Tiranë dhe në Peqin, rregullat e izolimit që parashikon ligji “41 bis”.


KULTURA Koncerte në Athinë dhe Selanik, “Tre Muskëterët” e muzikës shqiptare: Do të jetë fantastike

“Tre Muskëterët” e muzikës shqiptare kësaj radhe do të kenë një aventurë të radhës. Hitet e tyre kësaj radhe do të dëgjohen në Greqi, në dy koncerte të përmasave të mëdha në Athinë dhe Selanik në datat 8 dhe 13 shkurt. Asnjëherë më parë një këngëtar shqiptar nuk ka zhvilluar një koncert me orkestër simfonike në ‘mes’ të Greqisë por kush tjetër më parë se Tre Muskëterët mund ta bënin. Të ftuar në rubrikën e ‘Opinion’ në News 24 kantautori Elton Deda, dhe këngëtarët Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi rrëfejnë detajet e kësaj aventure. Makashi thotë se është marrë përsipër një risk i madh por Aleksandër Gjoka është i bindur

se publiku shqiptar aty do ta kthejë koncertin në një atmosferë fantastike. Elton Deda: Koncertet në Greqi mbahen më datat 8 dhe 13 shkurt. Kemi pasur në planet tona që kur bëmë koncertin në Tiranë. Të bënim edhe në vende të tjera. Tre muskutierët mos kufizoheshin në këto vende. Nuk është aq e thjeshtë. Ndryshe janë muskutierët në Shqipëri, ndryshe në Greqi. Marrim përsipër edhe rreziqet. Aleksandër Gjoka: Nuk është i panjohur por edhe i njohur. Në lokale kështu nëpër ‘pub’ është e thjeshtë por do të bëjmë një koncert të përmasave të mëdha. Redon Makashi: Amfitetatri qe një urë lidhëse për të shkuar në Greqi dhe

Selanik. Kompania Connext bëri lidhjen mes nesh. Klodian Makashi ka vite që jeton në Greqi dhe prej vitesh e njeh terrenin. Shqiptarët aty na presin mirë . Kemi marrë një risk shumë të madh pasi nuk është bërë një këngëtar shqiptar të shkojë të këndojë me orkestër simfonike. Një aktivizim shumë i madh dhe jemi të bindur se do dalim me sukses. Aleksandër Gjoka: Publiku shqiptar në Greqi është ndryshe nga ne këtu. Se ne na shohin këtu edhe në rrugë. Ata në shohin vetëm prej ekranit. Do të ketë atmosferë fantastike. Elton Deda: S’mendoj që të ketë ndonjë suprizë të madhe. Njerëzit shpresoj të dëgjojnë vetëm hitet që pëlqejnë

13

E shtunë, 11 JANAR 2020 ARTISTI I POPULLIT

78-vjetori i lindjes së Robert Ndrenikës

Në 78-vjetorin e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, Robert Ndrenika nuk kanë munguar mesazhet e urimit. Edhe Teatri Kombëtar solli në vëmendje aspektet kryesore të personalitetit të kinemasë dhe teatrit shqiptar, përmes një biografie të shkurtër. Robert Ndrenika lindi në Tiranë, më 10 Janar 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”. Deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në

dhe do këndojmë vetëm ato që kanë dëgjuar prej nesh. Me pjesën e organizimit po merret Klod Makashi me ekipin e tij dhe Klodi është shumë optimist. Unë për vete do të shkoj të enjten ndërsa orkestra simfonike është ajo

vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”. Presidenti i asaj kohe, z.Bamir Topi, i akordoi Ndrenikës titullin e lartë “Nder i Kombit” (në vitin 2012).

e televizionit kombëtar grek. Duam të takojmë artistë të rinj dhe të shkëmbejmë eksperienca. E vetmja gjë që është e sigurtë është se dy koncertet do të bëhen në datat 8 shkurt Athinë dhe 13 shkurt Selanik.

Taulant Shehu sjell dasmën shqiptare në teatrin gjerman

N

ë fillim është ideja dhe gjithçka duket aq e qartë. “Unë i mbyll sytë dhe “shoh” imazhe e muzikë”, thotë balerini dhe koreografi shqiptar Taulant Shehu, 31-vjeçar. “Kur pastaj unë i hap sytë, e gjithë kjo nuk funksionon”, shkruan echo-online.de. “Do të ishte shumë e bukur nëse një imazh në kokë mund të shndërrohej kaq lehtë në lëvizje trupi dhe formë në skenë. Kjo nuk është mënyra si funksionon koreografia. “Është më shumë sikur gërmimi për ar. Ju mblidhni dhe gërmoni…” Në prodhimin e tij më të madh deri më sot, Taulant Shehu ka përjetuar një moment të tillë në fund të vjeshtës së vitit 2018. Në atë kohë, shfaqja e tij “Dua”, pati premierën e saj në festivalin e vallëzimit Rhein-Main në Wiesbaden: një studim i atmosferës së një dasme, frymëzuar nga folklori i atdheut të tij. Titulli “Dua” është një folje shqipe, që do të thotë “dua”, “dashuri” dhe “nevojë” në të njëjtën kohë, sqaron gazeta gjermane për lexuesit e saj. Ndërkaq vallja i shpartallon aspektet e këtij termi. Festa e madhe (dasma) nuk është

thjesht ngjarje e pabrenga dhe e lumtur. “Ajo ka edhe anë të errëta”, thotë koreografi i ri, të cilin Stephan Thoss e solli në Wiesbaden në 2010. Ai u bë pjesë e Baletit Shtetëror të Hessenit që nga viti 2014, shtëpi baleti që gjithashtu gjendet në Darmstadt. “Dasma në vendin tim është shumë e rëndësishme”. Nuk janë vetëm dy njerëz që takohen këtu. Janë familja, klanet që bashkohen, shfaqen struktura të reja sociale, ringjallen konflikte

të vjetra. “Në Shqipëri, folklori luan një rol të rëndësishëm në festa të mëdha. E gjithë energjia vjen e plotë nga atje, bazuar në përvojën time të jetës”. Gjatë vizitës së provës në Mousonturm në Frankfurt, Taulant Shehu dhe gjashtë valltarët e tij nga skena e pavarur janë në proces të rifillimit të përgatitjeve, përcjell albinfo. ch. Dy shfaqje, njëra në Frankfurt dhe tjetra në Teatrin Shtetëror Darmstadt janë në program gjatë janarit. Koreografi korrigjon një pozicion krahu këtu, një pozicion supi atje, demonstron vetë lëvizjet, tregon edhe shprehjen. Gjuha arrin shpejt në kufijtë e saj kur vallëzohet me emocione. Është një përparësi kur një balerin si Shehu mund të prezantojë në mënyrë ekspresive dhe dinamike vizionin e tij. Para se të hynte në dhomën e provave me ansamblin, ai ka ushtruar vetë pjesën në studio. “Unë e zhvilloj shfaqjen në trupin tim”. Ndërsa riformatimi i saj, bartja dhe përshtatja e saj në trupa

njerëzish të tjerë, ky është arti i koreografisë. Taulant Shehu ka ndjekur Shkollën e Baletit në Tiranë nga viti 1999 deri më 2006. Pas përfundimit të shkollimit, ai fillimisht ka bërë balet në Düsseldorf, pastaj në Dortmund. Nga viti 2010 ka kaluar në Wiesbaden, dhe që nga viti 2014, në Baletin Shtetëror të Hessenit. A do të ketë Taulant Shehu një ditë grupin e tij? Kush e di! Dëshira për kreacione të vallëzimit gjithsesi ekziston: “Ju filloni nga e para me një fletë të bardhë letre”, shprehet balerini dhe koreografi. Ai tashmë e ka mbushur pësëri faqen tjetër: Në Nationaltheater Mannheim më 15 shkurt do të ketë një premierë për mbrëmjen e vallëzimit “Paradise Next”. Një nga katër koreografët është edhe Taulant Shehu. Kompozitori Arne Stevens në këtë sfidë me traditën (te baleti “Dua”) na vë përpara një kompozim, i cili, duke përdorur instrumente tradicionale shqiptare, përqendrohet edhe muzikalisht në origjinën kulturore të kësaj vepre. Baleti “Dua” shfaqet më 9 dhe 10 janar me fillim në orën 20.00, në teatrin “Mousonturm” në Frankfurt. Më 18 dhe 19 janar ky balet shfaqet edhe në Staatstheater Darmstadt, po ashtu në orën 20.00.


SPORT

14

E shtunë, 11 JANAR 2020

Në “Air Albania Stadium” u zhvillua mbrëmjen e djeshme turneu që mblodhi fonde për tërmetin e 26 nëntorit

Rozalb Lika

T

rofeun e turneut “Të luajmë dhe rindërtojmë së bashku” është fituar nga Italia. Në ndeshjen finale, kundër Greqisë, skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi fitoi 1-0 pas një autogoli të ekipit helen, që erdhi si rrjedhojë e një krosimi të rrezikshëm të Zaccardos nga e djathta. Por përtej emrit të fituesit të turneut duhet theksuar se ky organizim i përmbushi pritshmëritë, duke mbledhur një shumë të konsiderueshme nga shitja e rreth 7200 biletave, që do të shkojë si ndihmë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Shqipëri-Itali: Turneu nisi me ndeshjen mes veteranëve kuqezi dhe atyre të Italisë. Sfida prodhoi një lojë të hapur me të dyja skuadrat, që të zhbllokonin ndeshjen. Mauro Esposito realizoi një gol të bukur me parabël, në minutën e 10-të, me Foto Strakoshën që nuk mund të bënte asgjë për ta ndalur. Shqipëria arriti të barazonte vetëm në kohën shtesë me Erjon Bogdanin, me një goditje të zgjuar brenda zonës. Paraqitje

Italia e De Biasit fiton turneun e bamirësisë, mund në finale me autogol Greqinë të mirë bëri edhe Bushi që goditi shtyllën, ndërkohë që edhe Bogdani shpërdoroi një tjetër shans të mirë. Në goditje e 11-metërshave u kualifikua Italia, që i realizoi të trija goditjet ndërsa për Shqipërinë gaboi Klodian Duro. Për kuqezinjtë shënuan Skela dhe Aliaj nga pika e bardhë. Greqi-Turqi: Në gjysmëfinalen e dytë, ekipi grek mposhti me rezultat minimal 1-0 Turqinë, me gol të Karagounis me 11-metërsh. Duhet theksuar se kjo ndeshje ishte e një niveli më të kënaqshëm, por në fund fitorja i buzëqeshi përfaqësueses helene. Eventi arriti pritshmëritë që kishte parashikuar Sindikata e Futbollistëve duke mbledhur fonde në ndihmë të familjeve që patën dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.

MILAN

Pioli: Ibrahimovic nuk është gati për të luajtur 90 minuta

3 ndeshje pa shënuar asnjë gol dhe shumë zëra në merkato. Milanit i Piolit është gati për t’u ringritur, teksa këtë javë do të ketë një ndeshje të vështirë në transfertë ndaj Cagliarit. Strategu i kuqezinjve ka folur edhe për situatën e Zlatan Ibrahimovic, i cili sipas tij ende nuk është gati për të luajtur gjithë ndeshjen. “Kjo është një javë e rëndësishme, sepse duam që ta transformojmë volumin e lojës në kualitet. Objektivi i parë është që të punojmë në këtë aspekt. Ibrahimovic është i motivuar dhe i gatshëm që të jetë vendimtar. Cagliari mori një rezultat negativ në ndeshjen e fundit, por kanë bërë një kampionat të shkëlqyer. Ne do të mendojmë për t’u kthyer te fitoret. Ibra nga fillimi? Është mirë dhe po përmirësohet. Por nuk ka ende 90 minuta në këmbë, Do të vendos se kur do ta aktivizojë. Është një futbollist me personalitet të fortë dhe kemi diskutuar në vazhdimësi. Të kuptoj se çfarë i duhet atij është e rëndësishme, për pozicionin në fushë. Është një kampionat dhe duhet të shfrytëzohet në mënyrën e duhur. Kemi edhe 60 pikë në dispozicion, duhet të provojmë që të marrim sa më shumë të jetë e mundur”, deklaroi Pioli.

MERKATO

Juventus bën gati planin për të rrëmbyer Donnarumma nga Milani Gigio Donnarumma mund të përfundojë në mënyrë të papritur te Juventusi gjatë merkatos së verës. Portieri i kuqezinjve ka një kontratë deri në vitin 2021, por me shumë mundësi do të jetë e fundit për të te ekipi milanez. Drejtuesit e “Djallit” e kanë hapur temën e rinovimit me menaxherin, por Mino Raiola ka kërkuar kohë, i shtyrë edhe nga fakti që klienti i tij kërkohet nga klubet e mëdha europiane. Mbi të gjithë, qëndron Juventusi, që është gati të bëjë një propozim shumë tërheqës: 9 milionë euro në sezon, por me mundësinë e rishikimit në të ardhmen. Juventusi po punon edhe për rinovimin e Szczesny-t (edhe polakut i skadon kontrata në vitin 2021), por ka në mendje të hidhet fuqishëm në merkato për Donnarumman. Me objektiv rinovimin e organikës me elementë të rinj në moshë. Klubi bardhezi ka marrëdhënie shumë të mira me Raiolan, mjafton të kujtojmë transferimin e De Ligt verën e kaluar. Paratici mësohet se ka hequr dorë nga Pogba, i destinuar për t’iu bashkuar Real Madridit, kështu që e gjithë vëmendja me Raiolan do të shkojë për blerjen e portierit të Milanit. Ndërkohë, në shtëpinë bardhezi po punojnë edhe për rinovimin e kontratës së Paulo Dybala-s, i cili pas një vere turbulluese, ia doli që me punë dhe dedikim të rifitonte qetësinë dhe vlerësimet maksimale në klub. Argjentinasit i skadon kontrata në vitin 2022. Palët kanë nisur të diskutojnë për ta zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2024 dhe me rritje të pagës aktuale 7.5 milionë në sezon.

TRAJNERI

De Biasi: Shqipëria ka një rëndësi të veçantë për mua!

Dje në mbrëmje në “Air Albania” zbritën në fushë për bamirësi disa nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar dhe jo vetëm, sepse do të jenë ish-kampionë të botës me Italinë, ish-kampionë të Europës me Greqinë dhe disa nga ata që e dërguan Turqinë në vendin e 3-të në botë. Nuk mund ta refuzonte thirrjen një nga ata që ka dhënë si ish-trajneri i përfaqësueses sonë, Gianni De Biasi, i cili konfirmon edhe një herë lidhjen e veçantë me vendin tonë. “Sa herë më jepet rasti për të ndihmuar personat në nevojë, jam gjithmonë i gatshëm, e kam në personalitetin tim të jem pranë personave që kanë probleme, si ata që kanë humbur njerëzit e dashur apo edhe banesat e tyre. Kur më telefonoi Lila, isha i gatshëm, madje edhe me ndërmjetësimin për të sjellë lojtarë të njohur Italianë. Lidhja ime me Shqipërinë është e jashtëzakonshme dhe nuk do të shuhet kurrë, sepse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një rëndësi të veçantë për mua. Sa i përket një rikthimi të mundshëm, unë them që në jetë kurrë mos thuaj kurrë. Marrëdhënia që unë kam me tifozerinë është shumë e pastër dhe besoj se më duan, sepse e kanë kuptuar sa i sinqertë kam qenë në raport me ta. Jo, jo, nuk do të luaj, kam shumë vite që nuk luaj, kështu që më mirë të mos jem në fushë”, deklaroi strategu italian.


SPORT

15

E shtunë, 11 JANAR 2020

Numri një i federatës nuk ka ngurruar që të flasë për tri strategët e fundit që janë vënë në krye të kuqezinjve

P

residenti i FSHF, Armand Duka ka dhënë dje një intervistë të gjatë për gazetën “Tuttosport”, teksa i është përgjigjur interesimit të medias së njohur në lidhje me punën e bërë nga strategët italianë në vitet e fundit. Numri një i federatës nuk ka ngurruar që të flasë për tri strategët e fundit që kanë drejtuar Kombëtaren tonë, teksa e ka cilësuar Panuccin, si njeriun që ka shkatërruar skuadrën. De Biasi – “Gianni ka bërë shumë mirë në 5 vite dhe jo vetëm për kualifikimin, por edhe për rrugëtimin në Francë. Ka lënë gjurmë, teksa në Shqipëri është një njeri shumë i dashur, e pamundur të ecësh në rrugët e Tiranës dhe njerëzit të mos t’’i kërkojnë foto dhe autografe. Njerëzit i duan të mirën”. Panucci – “Ai ka gabuar krejtësisht dhe i kërkoj falje tifozëve. Për ne Kombëtarja është gjëja më e rëndësishme dhe ai më shkatërroi skuadrën. Mendova se ishte një njeri me karakter, por më rezultoi se donte vetëm konflikte dhe nuk mund të bëjë asnjëherë trajnerin. Pas çdo ndeshje kishte kritika, konflikte me mediat. I kërkova që ta modelonte sjelljen, por ai bënte të njëjtat gjëra. E mbi të gjitha nuk mendonte për futbollin, kërkonte vetëm paratë. Gjëja e parë që më tha kur i përmenda mundësinë e një shkarkimi të mundshëm ishin paratë, kërkonte deri në qindarkën e fundit. Jo vetëm kaq, por tani ka kërkuar edhe kompensim për ndeshjet në të cilat nuk ka qenë në pankinë. Një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Shiko, nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe e korrektesës etike”.

Armand Duka: Panucci më shkatërroi Kombëtaren, po të humbnim 5-0 do më vrisnin!

Reja- “E zgjodha sepse isha i bindur se trajnerët italianë janë më të mirët në botë. Shkolla e Covercianos nuk ka rivalë. Në fakt fitojnë kudo. Janë më të disiplinuar se gjermanët sepse i kushtojnë më shumë rëndësi detajeve. Reja është një trajner me një eksperiencë të madhe, një njeri i zgjuar, i cili ka rikthyer buzëqeshjen në skuadër, dhe më në fund ka një klimë pozitive”. Ndihma e Tares për Rejën – “Po. Reja ishte i vështirë, Igli

e telefonoi dhe më pas edhe unë për ta bindur. Tani kemi një projekt të bukur për t’u kualifikuar për në “Euro 2024”. Për më shumë Reja koordinon të gjithë sektorin e moshave të kombëtares”. Shqiptarët në Seria A – “Jemi disi mbrapa sa i përket numrit, por po rrisim talente të rinj. Kujdes duhet për Brojën, i cili po shënon gola dhe po udhëheq të rinjtë e Chelsea-t”. Për kë bën tifo në Seria A? – “Kësaj pyetje nuk mund t’i

përgjigjem. Bëj shaka, në realitet jam milanist dhe në këtë moment po kalon një moment të vështirë. Pas 5-0 kundër Atalantës, ishte një poshtërim. Nëse Kombëtarja humbet 5-0, këtu njerëzit do më vrisnin. Leksioni i Atalantës është shumë i rëndësishëm për të gjithë, më shumë për Milanin. Fillimisht nga sektori i të rinjve, klubi dhe strukturat, është nj ekip që mund të bëjë gjëra të mëdha. Atalanta, është një shembull italian që po funksionon”.

KATALANASIT

Valverde rrezikon shkarkimin, Barcelona mendon për Xavin

Rezultatet e dobëta në disa ndeshje vendimtare, kanë bërë që drejtuesit e Barcelonës të rimendojnë për të ardhmen e Valverdes. Në Spanjë, RAC1, raporton se drejtuesit e ekipit katalanas kanë pasur një takim me Xavin, por jo për një ribashkim si trajner. Drejtori Sportiv, Eric Abidal dhe CEO, Oscar Grau kanë takuar ish-futbollistin e njohur ditën e premte. Xavi është trajner i skuadrës së Al Sadd në Katar dhe drejtuesit e Barcelonës e shohin si njeriun e duhur që mund të zëvendësojë Ernesto Valverden. Trajneri spanjoll nuk është më i paprekshëm pas eliminimit në gjysmëfinalen e Superkupës. Kontrata e tij do të përfundojë në qershor, por drejtuesit blaugrana edhe pse po mendonin për rinovimin, tashmë edhe mund ta shkarkojnë. 55-vjeçari ndërkohë është shfaqur shumë i qetë në lidhje me të ardhmen e tij, duke i cilësuar zërat si të kuptueshme.

VERILINDORËT

Kukësi barazon ndaj Malatayaspor falë një super goli të Abazajt

MIQËSORE

P

artizani ka pësuar një humbje minimale 0-1 në testin e parë miqësor në Turqi, ndaj gjigandëve turqë të Trabzonspor në sfidën e zhvilluar në Antalia. Trajneri Somani e nisi sfidën me formacionin më të mirë të mundshëm teksa aktivizoi që nga minuta e parë, Hoxhën në portë Idrizajn, Bitrin, Bilalin e Trashin në mbrojtjen me 4, Telushin, Romeron dhe Cordeiro në mesfushë ndërsa treshja e sulmit përbëhej nga Çinari, Bardhi e Broën. Duelin e vendosi një gol i sulmuesit kryesor të Trabzonspor, Sorloth në minutën e 22-të, i cili përfitoi nga një përgjumje në mbrojtjen e kuqe duke mposhtur Hoxhën. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë ndërkohë në pjesën e dytë të dyja skuadrat zbritën

Partizani mundet minimalisht nga Trabzonspori në testin e parë në fushë me të tjera 11-she me dy trajnerët që hodhën në fushë të gjithë lojtarët e stolit. Partizani iu afrua golit të barazimit në disa raste me Joseph Ekuban, Kote, Solomon e Boldor por pa mundur të gjejë rrjetën. Një humbje minimale për të kuqtë ndaj një kundërshtari të nivelit shumë të lartë, është mëse e pranueshme në debutimin e Sormanit, pasi Partizani prodhoi lojë në këtë sfidë dhe mund të përmirësohet duke filluar që nga miqësorja e ardhshme në Antalia ndaj hungarezëve të Budapest Honved.

Kukësi ka arritur që të marrë një barazim 1-1 në testin miqësor ndaj Malatayaspor, ekip që pozicionohet në vendin e 8-të të Superligës turke. Pas një pjesë të parë pa gola ku trajneri Shpëtim Duro aktivizoi të gjithë lojtarët titullarë, Kukësi u ndëshkua në minutën e 56-të nga goli i veteranit Umut Bulut. Skuadra shqiptare nuk u dorëzua pasi këtij goli dhe gjeti forcën për të reaguar. Në minutën e 83-të Kukësi barazoi shifrat me një supergol të Kristal Abazajt i cili dhuroi spektakël mes mbrojtjes së Yeni Malatayaspor duke shënuar një gol të bukur, ndërsa pak minuta më vonë pati një shans ideal për të kaluar në avantazh por topi i goditur kaloi ngjitur me shtyllën.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16

E shtunë, 11 JANAR 2020

NDIHMUAN TË PREKURIT NGA TËRMETI

Presidenti Meta vlerëson të rinjtë vullnetarë

P

residenti Ilir Meta ka zhvilluar dje një takim me një grup të rinjsh, që mbështesin vullnetarizmin dhe kanë dhënë kontribut të spikatur në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit ka vlerësuar ndihmën e tyre dhe ka theksuar se Shqipëria ka nevojë për modele të tilla pozitive. “Energjia dhe vizioni i të rinjve për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë në Shqipëri janë përherë frymëzuese. I tillë ishte edhe takimi që zhvillova sot me përfaqësinë e grupimit “UnionS” të nismës “Unë e Dua Vullnetarizmin”, me një kontribut të spikatur në shërbim të familjeve të prekura rëndë nga tërmeti. I falenderova për shembullin e duhur, jo vetëm për zhvillimin dhe

konsolidimin e humanizmit dhe solidaritetit, por edhe për ndihmën e çmuar të dhënë ndaj komuniteteve në nevojë. Shqipëria e ka të domosdoshme një dimension të ri social dhe pozitiv, që

bazohet tek kontributi vullnetar i secilit prej nesh, për një shoqëri më njerëzore, më të përgjegjshme dhe më europiane, por edhe më të fortë dhe të pathyeshme përballë sfidave të globalizimit”,-

Presidenti takon ministrin turk: Mirënjohje për ndihmën pas tërmetit të 26 nëntorit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum. Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Kreu i Shtetit e falenderoi gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në

zonën e Kurbinit. Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë.

shkruan kreu i shtetit. Presidenti shtoi se aktivizimi vullnetar është një vlerë e shtuar, fuqizimi i të cilit na

bën të gjithëve qytetarë më të mirë dhe shoqërinë tonë më të dashur, më njerëzore dhe më optimiste”.

SIZMOLOGËT E BALLKANIT MBLIDHEN NË TIRANË

I

nstitucionet shqiptare kanë nisur punën për hartimin e kodeve të reja të ndërtimit dhe përditësimin e hartës sizmike në gjithë vendin. Dje është zhvilluar në Tiranë takimi i parë mes sizmologëve të rajonit dhe ekspertëve të Akademisë Shqiptare të Shkencave, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Sizmologët e huaj thanë gjatë takimit me akademikë dhe kolegë shqiptarë se Shqipëria duhet të nxjerrë mësime nga tragjedia e 26 nëntorit. Spiros Pavlides, profesor i Gjeologjisë në Universitetin e Selanikut, i bën thirrje qeverisë shqiptare të miratojë hartën e re sizmike dhe eurokodet në ndërtim. “Shqipëria është një nga vendet më sizmike të rajonit. Nuk mund

“Shqipëria të nxjerrë mësime nga tërmeti. Duhet hartë e re sizmike dhe eurokode”

të bëhen parashikime për tërmetet por në bazë të statistikave. Duhet të ndërmerren hapa shkencore dhe ligjore në mënyrë që qëndrimet e reja të jenë të qëndrueshme”, deklaroi

profesori grek gjatë takimit. Sizmologët në takim thanë se tërmeti i 26 nëntorit ishte i një force të madhe dhe do të duhet deri në një shekull që të ketë një tjetër me të njëjtën forcë. “Ai

(tërmeti) e mbaroi punën e vet. Një tërmet i këtillë nuk vjen më në Shqipëri, me një forcë siç iu është futur tmerri njerëzve që do të vijë një goditje kaq e tmerrshme. S’ka për të ardhur

sepse….ky donte një shekull që të akumulonte gjithë energjinë që të shpërthente këtë tërmet të tmerrshëm“, – tha prof. Shyqyri Aliaj. Ndërsa sizmologu grek Pavlides solli dhe përvojën greke në fushën e ndërtimit, e cila është një nga më të mirat në rajon. “Ne në Greqi kemi kodet më të mira sepse ishin tërmetet ata që na përcaktuan kodet e reja. Sot kemi kodet greke dhe europiane, por në disa pjesë kodi grek është më i mirë. Harta sizmike dhe kodet ne i ndryshojmë çdo 5 vjet, në varësi të studimeve dhe rezultateve Akademia e shkencave dhe ekspertet e sizmologjisë po përgatitin hartën e re sizmike dhe propozimet për kodet e reja të ndërtimit”,tha Spiros Pavlids.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.