Koha Jone_11 dhjetor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E martë, 11 DHJETOR 2018

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 293 (8424)

E martë, 11 Dhjetor 2018

Çmimi 30 Lekë

Edhe nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës do të dalin bashkë me studentët

Sot protesta e studentëve, më e madhja në 28 VITE

Qytetarët nisin protestat në të gjithë Shqipërinë; bllokohet rruga në Kavajë, Shkodër e Lezhë. Sot bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, autostrada Elbasan-Tiranë dhe ajo Fier-Durrës. Ndërsa publikohet mashtrimi tjetër i kompanisë “DH Albania” që ka marrë edhe 12 milionë euro tender nga OST, përveç 18 milionë eurove te Unaza e Re e Tiranës. Prokuroria hesht! KREU I PD

Basha: Protestat në të gjithë Shqipërinë janë pasojë e degjenerimit të qeverisjes

Nis revolta në gjithë vendin, qytetarët kërkojnë uljen e çmimit të naftës

FAQE 3

KRYETARJA E LSI

Monika Kryemadhi: Do të djegë mandatin tim bashkë me Ramën

FAQE 7

ZBULOHET SKANDALI TJETËR

OPINION

Rama po na ofron Edin, si zgjidhje!

Kompania mashtruese e Unazës fiton edhe 12 milionë euro nga OST

Nga Çim Peka

FALSIFIKIMI

FAQE 4

FAQE 11

FAQE 8

KOMENT

Rama nuk shpëton, diga është çarë Nga Ilir Babaramo FAQE 8

ITALI

Trafiku i drogës, 18 vite burg për Moisi Habilajn, vijojnë hetimet për Tahirin FAQE 14

Në foto: Protesta e qytetarëve në Kavajë

FAQE 5

“Zëri i Amerikës”: E habitshme, kompania mashtruese ka marrë tender tjetër! FAQE 11

KREU I SHTETIT

Presidenti Ilir Meta në Konferencën e Nivelit të Lartë të OKB

Së shpejti në "Koha Jonë" dosja e një skandali në prokurori

FAQE 24

Kryeprokurori i Apelit në Shkodër, Elvin Gokaj shkatërron provat e dosjes të përgjimeve nga Prokuroria e Përgjithshme në një vrasje në Lezhë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e shpalli të pafajshëm Mariglen Përgjinin, ndërsa kryeprokurori i Shkodrës kërkon 20 vjet burg! Paaftësi, nxitim apo korrupsion nga kryeprokurori Elvin Gokaj?! Së shpejti

në gazetën "Koha Jonë" dosja ku prokurori i lë vrasjen një të riu të pafajshëm, ndërkohë që provat vërtetojnë se vrasësi është dikush tjetër. Së shpejti skandali me prova, shkresa e përgjime!


POLITIKE

2

E martë, 11 DHJETOR 2018

Zbulohet skenari i studentëve - Presim deri në orën 16:00 për zgjidhje, ndryshe protesta ditë-natë

K

a zgjatur mbi 7 orë protesta e së hënës e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Ata do të rikthehen sërish mëngjesin e sotëm, ditë kur do të merret edhe vendimi i vijueshmërisë së protestës nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat. Ata kanë lënë orën 16:00 të së martës, si afatin përfundimtar kur qeveria duhet të plotësojë kushtet që ata kërkojnë, në të kundërt bashkërisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës. “Nesër (sot) duhet të kalojmë një shkallë më tutje. Nga ora 7-10 bllokojmë dyer e fakulteteve dhe nuk futet asnjë pedagog në mësim dhe në orën 10:00 ne mblidhemi këtu dhe presim përgjigje deri në orën 16:00 prej kësaj ministrie, nëse në orën 16:00 nuk plotësohen kërkesat tona ne e gdhijmë këtu dhe përshkallëzojmë protestën” paralajmëruan në përfundim të protestës së djeshme, studentët. Zhvillimet e djeshme Reagimi i kryeministrit Edi Rama, për gati dy orë në një video selfie në Facebook, në vend të tu jepte zgjidhje kërkesave të studentëve i ka bërë ata më të vendosur për të mos hequr dorë nga protesta e tyre. Të gjithë grupet dhe organizatat që drejtojnë protestën e studentëve kanë qenë në një zë lidhur me përgjigjen ndaj kryeministrit Edi Rama. Ata deklarojnë se protesta do të vijojë deri në plotësimin e gjithë kërkesave që

Studentët refuzojnë Ramën dhe paralajmërojnë: Protestë masive

i kanë dorëzuar zyrtarisht ministrisë së Arsimit dhe qeverisë. Studentët refuzuan takimin me kryeministrin duke theksuar se nuk do të ketë negociata pa u plotësuar kushtet e tyre. Protestës së djeshme, siç ka ndodhur në këto ditë të fundit u janë bashkuar edhe qytetarë, ndërkohë që disa prej studentëve paralajmëruan se në ditët në vijim do të ketë një përshkallëzim të aksionit të tyre nëse nuk plotësohen kushtet.

Ata u shprehën se ditën e sotme pritet të ketë një protestë masive ndërsa afati i fundit për të pritur reagimin e ministrisë së Arsimit është pasditja e së martës. Një prej opsioneve i cili është artikuluar nga studentët, por që nuk ka ende një vendim përfundimtar, është ai i nisjes së një greve. Lidhur me reagimin e kryeministrit, një pjesë e studentëve e kanë cilësuar si fyes dhe si një shenjë se kreu i qeverisë ende nuk po

e kupton situatën në të cilën e ka futur vendin, pas nisjes së protestave. “Na thonë duhet të ngreni grupe pune, përse na duhet grupet e punës kur ne kemi ngritur demokracinë këtu mes nesh, ku të gjithë ne kemi të drejtën e fjalës. Ky këtu është sheshi i burrave. Nuk ka negociata po do të flasë të vi këtu në sheshin e burrave. Nesër, bojkot kombëtar të gjithë në shesh”,- deklaruan studentët në sheshin e protestës

DHOMA E FASONISTËVE TË SHQIPËRISË VLERËSON MAKSIMALISHT PROTESTËN STUDENTORE

S

tudentët vijojnë të protestojnë prej 7 ditësh para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku kërkojnë ulje tarifash studimore, kushte më të mira në konvikte etj. Protestës së tyre u ka dalë mbrëmjen e djeshme në krah edhe Dhomën e Fasonistëve të Shqipërisë, të cilët me anë të një deklarate për shtyp, shprehen se vlerësojnë maksimalisht protestën e tyre. Dhoma e Fasonistëve të Shqipërisë, shprehet se pa më të voglin dyshim, jemi për atë që kërkesat e tyre, plotësisht legjitime, duhet të zgjidhen nga institucionet përkatëse, sa më parë që të jetë e mundur. “Ne i mbështesim dhe i inkurajojmë ata për të gjitha kërkesat legjitime që kanë shpalosur deri më tani, sikurse jemi pro çdo reforme rrënjësore që tenton t’u vijë realisht në ndihmë shtresave shoqërore të margjinalizuara të shoqërisë sonë, aktualisht të polarizuar ekstremisht. Shkollimi dhe arsimimi në Shqipëri nuk duhet të jenë privilegj vetëm i fëmijëve që janë në gjendje ekonomike të mirë, por i të gjithë fëmijëve shqiptarë, pa përjash-

Fasonistët në krah të studentëve: Ju mbështesim pa më të voglën mëdyshje

tim. Në qoftë se do të bëhej një reformë demokratizuese në arsim e kjo të kombinohej me politika afatgjata punësimi e shoqëruar me një program konkret për hap-

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

jen e ekonomisë së tregut drejt të bërit biznes të pastër, me iniciativa lehtësuese, veçanërisht për të rinjtë, do të kishim shumë më pak rrjedhje të rinisë sonë jashtë

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

kufijve. E po të shtojmë këtu, vështirësitë e panumërta që kemi ne bizneset shqiptare sot, fasoni në vecanti, që fillon me rënien drastiko-enigmatike të Euros në treg, vazhdon me rritjen e taksave e tatimeve jashtë çdo kriteri të matshëm rajonal, ndeshja me arrogancën dhe fodullëkun institucional apo me shkeljen e ligjit me të dyja këmbët nga vetë zbatuesit e tij, do të kuptohej më mirë kolapsi ekonomik ku jemi futur prej kaq kohësh e që nuk po dalim dot. Duke ju uruar sukses të plotë në protestën tuaj ju përshëndesim për iniciativën tuaj të bekuar, demokratike, të paqtë dhe unike për sa i përket qytetarisë së treguar. Ne ju mbështesim ju pa më të voglën mëdyshje sepse jemi të bindur se mbështesim fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre në Atdheun tonë, Shqipëri”- thuhet në deklaratën e djeshme të fasonistëve shqiptarë.

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

pas përgjigjes së kryeministrit Edi Rama. “Zoti kryeministër në kërkojmë kushte, ti na thua negociata. Ne kërkojmë banjo në konvik, çfarë do na japësh ti, gjysëm banjo…”,- tha një prej studentëve, duke ironizuar deklaratat e kreut të qeverisë. Ndërsa lidhur me kërkesat e tyre dhe përgjigjen e Edi Ramës, një pjesë e studentëve thanë se kryeministri i oligarkëve nuk mund të kuptojë arsyet e vërteta që kanë nxjerrë sot në shesh gjithë rininë e kombit. “Qeveria flet me vendime dhe jo me pallavra”. Gjatë ditës së djeshme numri i pjesëmarrësve në protestë ka qenë më i madh sesa ai i ditëve të tjera. Pritet që nëse studentët, të mbështetur dhe nga gjimnazistët dhe gjithë qytetarët e tjerë të zhvillojnë një protestë më madhështore. Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të njohin asnjë lloj dialogu me kryeministrin. “Të mos guxojë kush të bëjë dialog në emrin tonë. Ne jemi shprehur qartë se nuk ka dialog dhe nuk ka negociata. Një përgjigje për kryeministrin, ne nuk kemi përfaqësi. Ne ju themi ju, nuk kemi fb, merr ato FRESH-istët e tu, jepu nga një sufllaqe dhe vazhdo e merri vendimet, por ne nuk pranojmë”- thanë dje studentët.

FOTOLAJMI

Studentët shqiptarë në Vjenë solidarizohen me protestën në Tiranë

Protestës disaditore të mijëra studentëve në Tiranë, i janë bashkuar edhe studentë shqiptarë në Vjenë, të cilët tregojnë me shifra konkrete lehtësi që ofron shteti atje për studentët. Sipas tyre, ata paguajnë vetëm 38 euro për shkollimin, ndërsa kanë një sërë lehtësirash në transportin publik e deri tek blerjet në supermarkete.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 11 DHJETOR 2018

Edhe nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës do të dalin bashkë me studentët

Sot protesta e studentëve, më e madhja në 28 VITE

Qytetarët nisin protestat në të gjithë Shqipërinë; bllokohet rruga në Kavajë, Shkodër e Lezhë. Sot bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, autostrada Elbasan-Tiranë dhe ajo Fier-Durrës. Ndërsa publikohet mashtrimi tjetër i kompanisë “DH Albania” që ka marrë edhe 12 milionë euro tender nga OST, përveç 18 milionë eurove te Unaza e Re e Tiranës. Prokuroria hesht! Ditën e sotme studentët pritet të organizojnë protestën më të madhe që është mbajtur gjatë gjithë historisë së pluralizmit shqiptar. Pas 6 ditë tubimesh të mëdha para Ministrisë së Arsimit dhe refuzimit të Edi Ramës për të plotësuar kushtet e tyre, studentët kanë vendosur të hidhen në aksionin final duke mbledhur në Tiranë numrin më të madh të protestuesve nga gjithë vendi. Në njoftimin që kanë shpërndarë në rrjetet sociale, studentët dhe gjithë grupimet rinore që marrin pjesë në protestë kanë njoftuar se sot në shesh është thirrur gjithë Shqipëria. Apeli për t'ju bashkuar u është bërë maturantëve të gjimnazeve të Tiranës, të cilët janë shumtë në numër dhe pritet të vijnë në mënyrë masive. Në protestë sot janë thirrur dhe studentët nga universitetet e tjera në vend. Këshillat studentorë në Shkodër, Elbasan, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër kanë konfirmuar se veç tubimeve që zhvillojnë në universitet e tyre do të dërgojnë një numër të madh studentësh për të protestuar në Tiranë. Në gjithë vendin llogariten rreth 130 mijë studentë. Një shifër kjo e mjaftueshme për të bërë jo protestë, por revolucion. Ndërkohë protesta e studentëve tashmë është e hapur për qytetarët dhe kategoritë e tjera sociale që protestojnë. Pas tubimeve shembullore, qëndresës ndaj përçarjes dhe sulmeve të qeverisë, studentët kanë fituar simpatinë e gjithë Shqipërisë. Ndaj sot në protestë nuk do të ketë vetëm të rinj, por edhe prindër e qytetarë të shumtë të Tiranës dhe gjithë rrethet që mbështesin kauzat

e tyre të drejta. Pjesëmarrja pritet të jetë masive, por për të shtuar mbështetësit e protestës dhe reagimin mbarëpopullor, ironikisht ka "ndihmuar" vetë qeveria dhe Kryeministri Edi Rama. Që nga dita e parë e protestës, të hënën e kaluar, kryeministri Edi Rama nuk i mori seriozisht studentët. Fillimisht u tallë duke thënë se nuk fliste as dhe jepte para për ca "ngelësa" në provime. Më pas, kur pa se të rinjtë e kishin seriozisht protestën dhe kërkesat e tyre u përpoq ti joshte më gjysmë premtime dhe me gjysmë lëshime për ato që ata kërkojnë. Njëkohësisht me ato që ai i cilësoi plotësim kërkesash, qeveria nisi një fushatë, sa të pandershme aq edhe të rrezikshme, për provokimin e studentëve. Thuajse çdo ditë në grupin e madh të protestuesve ka provokime nga të rinjtë të

Partisë Socialiste dhe forumit rinor FRESSH. Shembulli më i qartë ishte dëbimi nga protesta i banorëve të "Astir". Ndërkohë vet studentët pranojnë se ndaj tyre ka pasur presione të vazhdueshme dhe oferta korruptive për të ndryshuar qëllimet e protestës dhe për të zbutur reagimet ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë. Për shkak se protesta e studentëve organizohet jo nga një, por disa organizata studentore, këshilla studentorë dhe forume jo politike të rinjsh, qeveria është përpjekur të fusë pedagogë dhe gjasme aktivistë të ndryshëm të ndonjë organizate politike për të devijuar protestën për të dobësuar rezistencën e studentëve. Fakti është se tubimi nuk është thirrur nga një organizatë dhe aq më pak nga tre katër emra që dalin çdo ditë në mediat qeveritare dhe fla-

sin në emër të studentëve. Ajo që po ndodh këto ditë është një lëvizje historike dhe një reagim i gjithë studentëve që nuk pranojnë as të përdoren dhe as të organizohen nga të tjerë, por kanë zgjedhur vetë të japin modelin e një protestë qytetare. Në një javë proteste studentët treguan se jo vetëm dinë të kërkojnë të drejtat e tyre, por edhe të sjellin shpresë dhe mesazhe reagimi në gjithë shoqërinë shqiptare. Dhe efekti i parë dhe më i qartë i protestës së studentëve u pa dje. Në Shkodër, Lezhë, Kavajë dhe Tiranë, mijëra qytetarë dolën në rrugë për të protestuar. Gjatë viteve të fundit ka pasur mjaft protesta, por ajo që binte në sy dje ishte se protestat e qytetarëve kishin kërkesat ekonomike për qeverinë dhe që shqetësojnë gjithë shqiptarët. Ulja e çmimit të naftës dhe ulja e taksave janë

vetëm dy më kryesoret, që tregojnë se në gjithë vendin po zgjohet nervi i reagimit qytetarë. Ndaj shërbimi që i bën studentët vendit është shumë më i madh sesa një protestë e thjeshtë. I bënë qytetarët të kuptojnë se pa lëvizur dhe pa protestuar asgjë nuk ndryshon. Pas këtyre qyteteve pritet që protesta të ngjashme të ketë në gjithë vendi, duke e kthyer dhjetori në muajin e protestave. Por kryeprotesta ku i ka sytë gjithë vendi është ajo e studentëve. Sot pritet pjesëmarrja më e madhe e qytetarë në sheshin e Tiranës. Është një protestë që do të shkruajë historinë. Sot do jenë edhe nxënësit e shkollave të mesme të Tiranë që do të dalin bashkë me studentët, pasi nesër do jenë edhe këta studentë që do të kenë këto halle ekonomike, për të cilat po protestojnë studentët.


POLITIKE

4

E martë, 11 DHJETOR 2018

Kreu i Qeverisë nuk pranon asnjë faj për sistemin e sotëm arsimor dhe akuzon dekanët e rektorët për VKM-në: Nuk ua kishim borxh këtë gjë!

K

ryeministri Edi Rama flet në Facebook dhe thotë se nuk kërkon negociata me studentët, por vetëm dialog për të dëgjuar kërkesat e tyre. Por theksoi prerë se po nuk erdhët te zyra ime, nuk do të firmos asgjë. Më pas akuzoi se natën, një pjesë e tyre rrinë te Unaza në protesta dhe ditën bërtasin, të paguar, kundër qeverisë te ministria e arsimit. Kryeministri në thelb të gjithë oratorisë 2 orëshe në “facebook” foli kundër Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, pasi sipas tij, ata po mundohen të ndezin zjarrin e studentëve. Dhe kjo ndodh pak orë pas demaskimit të pedagogëve “të infiltruar” në protestë, të cilët u akuzuan nga studentët e tjerë si njerëz pranë PS-së dhe Erion Veliajt. E ndofta kjo ishte arsyeja se pse dje Kryeministri u shfaq nervoz, i acaruar dhe i vendosur për të mos plotësuar asgjë nga kërkesat, nëse ata nuk pranojnë dialogojnë me të. Ai ironizoi studentët se nuk dinë ç’kërkojnë dhe tha se nuk pranon ultimatume prej askujt. “S’doni të dialogoni. Është e drejta e juaj, rrini atje!… por mos mendoni që kërkesat që secili nga ju ka në kokë ne do duhet ti nxjerrim nga koka juaj e ti përpunojmë”- tha Rama. Gjithashtu, kryeministri u përpoq që të bëjë thirrje kundër opozitës, që sipas tij ndodhet në protestë dhe u kërkon studentëve që të mos dialogojnë me qeverinë. Më pas Rama tha se “Lëreni Lulin e Monikën tek ministria e Arsimit, mos u merrni me ata, hajdeni pushtoni këtë godinën dhe zyrën këtu, futuni brenda në zyrën time”. Shumë herë kryeministri i ka rënë me dorë tavolinës së tij në selinë e qeverisë, duke treguar për një humbje të qartë të qetësisë. Edi Rama nuk dukej i qetë, aspak. Bile iu drejtua ish-zv/ministrit të arsimit që dha dorëheqje duke akuzuar qeverinë, se “ai është një larvë politike”! Në lidhje me ligjin e arsimit të lartë kryeministri deklaroi se nuk do ta ndryshojë. Ndërkohë studentët vazhdonin protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit në pritje të ditës së martë, ku siç kanë deklaruar do të jetë protesta më e madhe në historinë e Shqipërisë. Kryeministri mes shumë

Rama për studentët në protestë: Nuk doni dialog, rrini! Nuk pranoj ultimatume

fjalëve të tij, me tone të ngritura dhe nervoze, e dha përgjigjen: “Me mua nuk ka asnjë lëshim nëse nuk vini për dialog! Ndryshe vazhdoni aty ku jeni!”- tha Rama. Mesazhet e Ramës Kryeministri Edi Rama e ka pasur të vështirë komunikimin për studentët të nisur që në orën 11:00 duke qenë se studentët nuk pranuan të dialogojnë, por kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre. I refuzuar nga studentët, Rama preferoi të zhvillonte një konferencë pa asnjë pyetje nga gazetarët, por me ndjekësit e tij virtualë në rrjetet sociale. Në përgjigje të një studenti në komunikimin virtual, Rama akuzoi pedagogët dhe rektorët

për VKM-në e famshme lidhur me pagesën për provimet e mbartura. “VKM-ja e bërë me propozim të gjithë dekanëve dhe rektorëve në maj ishte befasi për studentët. Është marrë vendimi dhe nuk u është komunikuar studentëve. Ua them tani, nuk ua kishim borxh këtë gjë! Nuk ka tarifë që nuk e keni vendosur vetë”tha ai. Në konferencën e djeshme, nga njëra anë shefi i qeverisë tha se është me çdo student, por nga ana tjetër deklaroi se nuk është “Zoti” dhe se nuk mund t’i zgjidhë të gjitha çështjet duke kërkuar dialog me studentët. Ai tha se tarifat nuk i vendos qeveria por universitetet, por megjithatë u shpreh i gatshëm

të investohet nga buxheti i shtetit për të mbështetur studentët. “I gatshëm për të shkuar me tej kërkesave tuaja për tarifat. Jo vetëm 50%, por tua subvencionojë shteti 100% atyre me 9 dhe 10 dhe atyre në ndihmë ekonomike. Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen në eter”, tha Rama. Shefi i qeverisë deklaroi se kërkon dialog me studentët, sepse negociatat bëhen mes palëve që janë në konflikt. Sipas Ramës, qeveria dhe studentët nuk janë në raporte konfliktuale me njëri-tjetrin. “Jemi sot në këtë momente të rëndësishme kur studentët prej 3-4 ditësh kanë dalë në protesë dhe po prej 3 ditësh që të ulemi dhe të diskutojmë. Kjo nuk është bërë e

mundur deri në këto moment. Është e para herë në historinë e protestave, kur qeveria, por protestuesit thonë se nuk duan të flasim. Unë jam këtu dhe besoj shumë fort se dialogu është i domosdoshëm. Do vijoj të komunikoj dhe të shpjegoj se pse dialogu është rruga e duhur. Qeveria nuk ka kërkuar negociata, por qeveria ka kërkuar dialog,. Studentëve iu them se ka një dallim: Negociohet me palëve në konflikt. Ka një dallim. Ne nuk kemi asnjë konflikt. Ne kemi qenë plotësisht në kuptimin e nevojave dhe adresimin e një problematike që është komplekse. Kemi domosdoshmërinë të komunikojmë. Fjala bie: Plotëso kërkesat. Cilat kërkesa? Kemi angazhuar njerëz kudo ku shfaqen, ne kemi numëruar 7-8 me një lloj suporti. E dyta, protestat bëhen për tu dëgjuar nga qeveria. Kam dëgjuar edhe thirrje që iu thuhet protestuesve të mos bëjnë as pyetje në këtë mejdan social. Ku jetojnë, çfarë Shqipërie duan të jetojmë”, tha Rama. Protesta e studentëve vijon prej 6 ditësh para godinës së ministrisë së Arsimit, ndërsa ata kanë adresuar 8 shqetësime duke theksuar se nuk do të ketë dialog pa plotësimin e tyre. “Unë jam me çdo student dhe do të isha aty si një student që është aty por për veten e tij dhe për shtëpinë e tij, për të ardhmen e tij, për prindërit e tij. E jam me çdo prind që mbështet çdo student. Kush është aty për veten e tij nuk ka nevojë të zgjedhë as forume, as përfaqësi, as të marrë përsipër të negociojë por ka mundësi të vijë dhe ulet e të flasë me mua. 100 veta, 200 i pres”, tha Rama.

PS JEP DIREKTIVAT E RADHËS PËR TË SHUAR ENTUZIAZMIN E KRIJUAR NGA PROTESTA E STUDENTËVE, DUKE SHKRUAR NË FAQEN E KRYEMINISTRIT

P

artia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama duket se nuk po e përjetojnë mirë refuzimin e studentëve për dialog. Në këtë kuadër socialistët po bëjnë çdo gjë për të ulur efektet në publik të protestës së studentëve që dje kishte hyrë në ditën e shtatë të saj, rezistencë kjo që sa vjen e gëzon mbështetje dhe simpati në masën e gjerë. E për të shuar jehonën dhe këtë solidarizim, menjëherë pas konferencës-monolog të kryeministrit Rama, pasi ajo u zhvillua përmes pyetje copy-paste të personave virtualë, makina e propagandës ka bërë gati dhe sulmin ndaj studentëve për ti intimiduar dhe për të shuar protestën, duke denigruar studentët që refuzojnë negociatat me Ramën. Kreu i FRES-it, Eljo Hysko ka ndërmarrë një hap në këtë drejtim, duke u dërguar mesazh të gjithë punonjësve të administratës që ai ka si kontakte në telefonin e tij, në përpjekje për ti bindur ata dhe për ti urdhëruar se Rama ka të drejtë,

FRES tentativa për të shuar protestën, publikohen pikat e propagandës anti-studentë

dhe se kryeministri u doli borxhit studentëve me propozimet e tij për zgjidhje. Pra e gjitha kjo është në vazhdën e propagandës, pasi një ditë më parë pati dhe përplasje mes studentëve dhe disa pedagogëve “të

infiltruar” sipas tyre nga PS. E për këtë arsye, strukturat e PS-së janë udhëzuar që të futen dhe të komentonin “Live” në mbështetje të ideve të Kreut të qeverisë dhe deklarimeve të tij në “Facebook”.

Ja mesazhi i plotë e kryetarit të të rinjve socialistë i shpërndarë përmes “WhatsApp”-it: 1. Mesazhe pozitive që i dëgjon studentët dhe kërkesat e tyre, ndryshe nga paraardhësi, nuk i injoron e nuk i dhunon; 2. Kryeministri ka të drejtë, çështjet nuk zgjidhen në rrugë, apo përmes televizorit. Kryeministri nuk po u thotë studentëve ndaloni protestën, që t’ju takoj, por po u thotë paketën e kam gati, besoje është më e mirë se çfarë keni kërkuar ju, por eja të ulemi e ta diskutojmë. Po iu pëlqeu në rregull, nëse jo, vazhdoni protestën e vazhdojmë e flasim; 3. Përse studentët kanë frikë të ulen për dialog? Kush i pengon ata të dialogojnë për kërkesat e tyre? Ata

studentë dhe pedagogë që pengojnë dialogun, kanë qëllime politike për protestën, pasi gjëja më normale është të ulesh e të bisedosh; 4. Kush nuk do dialogun, nuk do zgjidhjen, nuk mendon për interesat e studentëve, por për interesat partiake; 5. Edi Rama duket i gatshëm për të zgjidhur problemet, madje thotë se ka paketë edhe më të mirë se çfarë kërkojnë studentët. Tani duhet vetëm dialog; 6. Këtu nuk merret vesh kush kërkon çfarë. Ka lista të ndryshme dhe njerëz të ndryshëm që hiqen si përfaqësues të protestës. Prandaj duhet tryezë që të gjithë e dinë me kë flasin e për çfarë flasin; 7. Kjo histori që të gjithë të shkojnë në universitet, mos paguajnë tarifa, mos paguajnë as taksa kur shkojnë në punë dhe të kërkojnë super-cilësi, është pas si e vështirë. Se vërtet Gjermania e ka universitetin publik falas, por të merr 60 % të rrogës taksa. Komentet që duhen bërë!


POLITIKE

5

E martë, 11 DHJETOR 2018

Pas studentëve, shpërthejnë protestat kundër çmimit të naftës dhe ekonomisë në Shkodër, Kavajë e Lezhë

A

jo çfarë po bëjnë studentët me qëndresën e tyre para Ministrisë së Arsimit është kthyer në burim frymëzimi edhe për shtresat e tjera në vend, duke nxitur një valë reagimesh në shumë pika të ndryshme. Tashmë jo vetëm në Tiranë ka vatra protestash, por edhe në qytete të ndryshme ka shpërthyer një valë protestash të shkaktuara nga pakënaqësitë e keqqeverisjes së vendit nga socialistët dhe kryetari i tyre Edi Rama. Protesta në gjithë Shqipërinë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, ku pas studentëve në Tiranë në protesta kanë dalë pasditen e djeshme edhe banorët në Kavajë, Shkodër, Vaun e Dejës dhe në Lezhë. Në superstradën Lezhë-Shkodër fermerët kanë bllokuar rrugën me thirrje kundër qeverisë, që sipas tyre i ka varfëruar. Fermerët e zonës janë të vendosur të vazhdojnë protestat e tyre deri në largimin e kryeministrit Rama. Protesta në Shkodër Protestuesit e Shkodrës pas bllokimit të qarkullimit, kanë marshuar para Prefekturës ku protestuan kundër qeverisë dhe situatën në të cilët ndodhet vendi. Me parrullat: “Edi Rama o legen prite, Shkodrën se po vjen”, “Qeveri hajdute”, “Poshtë Edi Rama”, “Poshtë Edi Rama”, ”Ulni çmimin e naftës”, qytetarët kërkojnë uljen e çmimit të karburantit, rritjen e cilësisë së jetesës. Të pranishëm në këtë protestë janë edhe familjet e dëmtuara nga përmbytjet e vitit të kaluar, të cilët nuk janë dëmshpërblyer, ndërkohë që situata ka agravuar në hedhje sendesh të forta drejt godinës së Prefekturës së Shkodrës, ku mësohet se është thyer edhe një xham i saj. Një protestues ka shpërthyer ndaj qeverisë, ku shprehet se kjo është qeveri e krimit, pasi në pushtet vjen ai që është përdhunues, mashtrues, hajdut, por sepse ka para, ndërsa ai që nuk ka, i vihen prangat dhe e dhunojnë pse proteston. “Një pijanec, një drogaxhi, një përdhunues, një mashtrues, një hajdut vjen në pushtet në gradat më të larta në qoftë se ka valixhen me para. Ndërsa atij që po vdes urie, i vë prangat dhe i thejnë hundët e turinjtë.”, – thotë ndër të tjera qytetari. Ledia, një maturante, e cila i është bashkuar qytetarëve të Shkodrës, në mbështetje të studentëve, ka kritikuar kryeministrin për cilësimin “ngelës” të disa prej tyre, teksa ka argumentuar se ata e kanë të pamundur t’i përkushtohen studimeve për faktin që detyro-

“Jelekverdhët” bllokojnë autostradën. Në Shkodër, protestuesit thyejnë xhamat

hen të punojnë. “Unë jam Ledia, një maturante që pret të hyjë në Universitet, prindërit e mi janë të paaftë për të paguar tarifat. Unë kam mbushur 18 vjeç dhe prapë nuk mund të gjejë punë, prindërit e mi nuk mund të përballojnë koston minimale të jetesës. Kryeministri nuk mund të na quajë ngelësa, sepse bashkëmoshatarët e mi nuk kanë kohën e mjaftueshme për të studiuar, ndërkohë që punojnë 6 orë në call-center, apo si kamerierë”, u shpreh ajo. Protesta e Kavajës Ndërsa të frymëzuar nga “jelekverdhët” e Parisit, qytetarët të veshur me jelekë fosforishentë kanë bllokuar disa akse rrugore. Pas protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit, ku prej 7 ditësh kërkojnë ulje tarifash dhe kushte më të mira në konvikte dhe jo vetëm, protesta kundër qeverisë ka shpërthyer edhe në Kavajë, ku protestuesit të veshur me jelekë të verdhë fosforishentë, kanë bllokuar qarkullimin në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, dhe kërkojnë uljen e çmimit të karburantit. Por ndërsa protestat e Shkodrës dhe të Lezhës, u mbyllën me paralajmërimin se do të vazhdojë sot, protesta e banorëve dhe biznesit në qytetin e Kavajës ka marrë përmasa të mëdha. Pas tubimit në qendër të qytetit, banorët i janë drejtuar rrugës Kavajë-Rrogozhinë dhe kanë bllokuar qarkullimin. Ata kanë hedhur parulla

REVOLTA

Protestë edhe në Himarë, ja çfarë kërkojnë banorët

Ditën e djeshme janë hedhur në protestë edhe banorët e Himarës. Ata kanë bllokuar punimet për rikualifikimin urban të Spilesë në Himarë. Ata thanë se projekti është abuziv dhe është bllokuar me vendim gjykate. “Po na hyjnë në prona, nuk na njohin aktet e pronësisë. Shteti po na detyron të bëjmë vetëgjyqësi”, u shprehën dje banorët. Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Vlorës, shfuqizoi vendimin e Këshillit Bashkiak për rikualifikimin urban të Spilesë.

KËRKESAT E PËRFAQËSUESVE TË BIZNESIT NË KAVAJË 1. Të ndalet projekti korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale 2. Të ulet çmimi i energjisë elektrike me 30%; 3. Të ulet çmimi i karburantit me 300 lekë për litër 4. Të rritet pragu i TVSH-së për Biznesin e Vogel dhe të Mesëm nga 20 mln lekë në vit që është sot në 120 milionë lekë. ekonomike dhe kërkojnë uljen e çmimit të naftës. “Të ndalet projekti korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale; Të ulet çmimi i energjisë elektrike me 30%; Të ulet çmimi i karburantit me 300

lekë për litër; Të rritet pragu i TVSH-së për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm nga 20 milionë lekë në vit që është sot në 120 milionë lekë”- ishin kërkesat e parashtruara për zgjidhje

nga ana e qeverisë “Rama”. Përfaqësuesit e protestuesve të biznesit të vogël dhe të mesëm thonë se 4 pikat janë të pa negociueshme. Mosrealizimi i tyre, paralajmëruan ata, do të sjellë reagimin e të gjitha bizneseve deri në bllokim aktiviteti. E ndërsa banorët e Kavajës kishin bllokuar autostradën Kavajë-Rrogozhinë,drejt këtij qyteti janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të zhbllokuar rrugën.

“ADMINISTRATA PROTESTON SI FERMERË”, KUNDËRPËRGJIGJET ASHPËR BASHKIA E LEZHËS

P

as protestave që shpërthyen pasditen e djeshme në Shkodër, Lezhë dhe në Kavajë, një reagim do të vinte nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit teksa ironizoi përmes një postimi në rrjetet sociale, do të bënte dhe diversionin e radhës, teksa hodhi alibinë se dikush po i mban peng në rrugë studentët, që refuzuan dialogun me të paraditen e djeshme. E në fakt, refuzimi erdhi si pasojë e gjuhës së ashpër që ai përdori ndaj tyre duke u shprehur kategorik se nuk pranonte ultimatume. Teksa ndalet tek protesta e studentëve, kreu i qeverisë shton se të rinjtë nuk duhet të “përdoren si qendër graviteti e revolucionit” të iniciuar, sipas tij, nga krerët e opozitës. “Interesant! Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë, të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë! Studentët s’duhet të dialogojnë, po duhen mbajtur peng me çdo kusht

Edi Rama ironizon protestat e qytetarëve në rrethe: Interesante!

që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës! Jo politikë?”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama. Reagimi Bashkia Lezhë ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se punonjësit e bashkisë Lezhë por protestojnë si fermerë. Bashkia Lezhë ka deklaruar se asnjë nga punonjësit e këtij institucioni

nuk është në protestën që është organizuar në Shkodër, të paktën në mënyrë të organizuar. “Bashkia Lezhë sqaron opinion publik se asnjë punonjës i këtij institucioni nuk është në protestën që po mbahet në Shkodër, të paktën në mënyrë të organizuar. Sa i përket banorëve të Lezhës,kjo është një përgjigje që mund ta japin si grupe interesi.”- thekoi bashkia.


POLITIKE

6

E martë, 11 DHJETOR 2018

“Astiri”, banorët me hunj dhe lopata në duar: Të guxojnë të vazhdojnë punimet. Jemi edhe me studentët, se janë fëmijët tanë atje

P

aralelisht me studentët, banorët e zonës së “Astirit” që preken nga projekti i zgjerimit i Unazës së Madhe të Tiranë kanë vijuar që mesditën e djeshme qëndresën e tyre e cila ka hyrë sot në ditën e 38 të saj. Me hunjë (dru) dhe lopata në duar, ata protestuan kundër projektit që ju prish banesat, tek hyrja e kompanisë e cila ka fituar projektin e ndërtimit të rrugës. “Folëm me edukatë s’na dëgjoi njeri. Tani do përgjigjemi me drunj nëse vazhdojnë punimet pa iu dhënë zgjidhje problemeve tonë”, janë shprehur ata. Në faqen e “facebook”-ut, “Mbështetje banorëve të ”Unazës së Re”’, banorët postuan një video me pamjet e protestës së tyre. “Përshëndesim hajdutët! Erjon, Dam dhe Edvin”, shkruhet në mesazhin bashkëngjitur video-postimit të tyre në rrjetet sociale. Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë kompaninë e cila ka fituar tenderin e “Unazës së Re”, të kryejë punime atje. Banorët protestojnë prej më shumë se një muaji për të mos lejuar prishjen e banesave të tyre në kuadër të projektit të “Unazës së Madhe”. Pak orë më vonë, ashtu siç ndodh çdo pasdite prej më shumë se një muaji, banorët e “Astirit” janë mbledhur sërish ku kanë vijuar akuzat e tyre ndaj Qeverisë dhe Bashkisë për vjedhje e paligjshmëri me tenderin e zhvilluar prej tyre. Me pankarta në duar dhe parulla, banorët e Unazës së Re, në kor kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, atë të dëmshpërblimit 100% të objekteve që preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”. “Faleminderit për rezistencën qytetare të këtij vendi, se me qytetari fitohet çdo gjë. Banorët

“Unaza”, Basha: Rama ka marrë 4 milionë euro kapar. Kërkon të kapë universitetet

e Unazës së Re, kanë dëgjuar në media se studentët kanë kërkuar bashkimin e tyre në protestë. Ne bëhemi me studentët. Studentët janë bijtë tanë. E gjithë Shqipëria është ndezur për të mbrojtur të drejtat e tyre legjitime. E kemi kthyer Unazën e Re në një forum qytetar, te shtetit që ka dalë nga shinat. Mesazhi tjetër është për të gjithë banorët. Se studentët kanë nxjerrë një shprehje, lini kafenetë dhe na bashkohuni. Jemi me studentët”, u shpreh dje

avokati, Artan Manushaqe. Dhe ashtu si çdo herë, protesta e tyre është mbështetur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të kryesuar nga lideri demokrat, Lulzim Basha. Nga Unaza e Re ka hedhur sërish akuza në drejtim të kryeministrit Rama. Sipas Bashës, Rama ka marrë një kapar 4 milionë euro për këtë projekt korruptiv. “Kjo që po ndodh është pasojë e degjenerimit të qeverisë. Shqiptarët nuk po e mbajnë më dot peshën

e keqqeverisjes. Prej vitesh vendi nuk qeveriset më. Me një segment ekzistues të unazës së madhe pa asnjë transparencë lind një projekt i “dhuruar”, i cili çon në një tender korruptiv. Për të mundësuar këtë vjedhje rekord, 40 milionë euro për 2 km. Po të mos ishte rezistenca e banorëve sot këto shtëpi do të ishin prishur. Edi Rama ka marrë drejtpërdrejt përfitimet e kësaj afere. Përflitet një kapar prej 4 milionë eurosh si fillim, i cili i

është dorëzuar përmes Afrim Qendros, Edi Ramës. Gjithsesi, kjo është një gjë që duhet ta hetojë deri në fund drejtësia”- u shpreh Lulzim Basha. Po ashtu, kreu i PD-së komentoi dhe zhvillimet që prodhoi sërish protesta e studentëve, të cilët e refuzuan sërish dialogun me kryeministrin Rama. Basha tha se Rama kërkon t’i përçajë studentët duke menduar t’i përdorë ata për të kontrolluar Universitetet, njësoj siç përdori Emiljano Shullazin. Basha nuk tha nëse do të marrë pjesë në protestën madhështore që studentët kanë planifikuar për sot, por u shpreh plotësisht në mbështetje të tyre. “E vetmja që i ka mbetur është se shpresa që duke i përçarë do të vazhdojë të mbajë karrigen dhe tepsinë. Mendon se do ti përdorë studentët për të kontrolluar Universitetet njësoj siç përdori Emiljano Shullazin, e kuptoni në çfarë niveli ka zbritur?! Siç donte me Emiljano Shullazin të diktonte zgjedhjet në Universitet, ashtu tani mendon se mund të kthejë protestën e studentëve në një instrument për të kapur plotësisht universitetet. Por studentët, qytetarët e kanë kuptuar se ky sistem është i kalbur”- tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

PROTESTA TE BULEVARDI I RI, PD: RAMA KA KALUAR VIJËN E KUQE. QEVERIA PO SHKEL KËTU DY KOLONAT E KUSHTETUTËS

Banorët e Bregut të Lumit në protestë: Të na japin zgjidhje!

A

shtu siç bëjnë prej ditësh tashmë dhe të nxitur nga qëndresa e banorëve të zonës së “Astirit” që preken nga projekti i Unazës së Madhe, edhe pasditen e djeshme, fiks në orën 16:00, dhjetëra banorë të Bregut të Lumit, janë ngritur sërish në protestë për të kërkuar dëmshpërblimin e plotë për shtëpitë e tyre, të cilat preken nga projekti i Bulevardit të Ri. Protestuesit deklaruan disa herë se nuk do të lodhen së protestuari dhe nuk do t’i lëshojnë shtëpitë e tyre, megjithëse qeveria ka nisur të ushtrojë shantazh ndaj tyre. Në mbrojtje të banesave të tyre, të cilat preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe” kanë kërkuar ballafaqim me autoritetet. “Ju bëj thirrje, Erion Velisë, Edi Ramës të hyjë e të ulet me këta banorë të bisedojë me këta banorë. T’i japë një rrugëzgjidhje. Po na dha ne zgjidhje, ne do kthehemi në

shtëpi. Ndaj edhe i bëj thirrje të vijë të ulet me banorët, të bisedojë pastaj tërhiqemi ne. Kur ishte koha e zotimeve, na the legalizim falas. Afrohu këtu se na ke premtuar legalizimin. Apo je mashtrues ti”, tha një nga banorët. “Atëherë i bëj thirrje edhe njëherë mediave, ta transmetojnë. Kemi hedhur djersën këtu ne. I bëj thirrje Ramës, përballu me popullin,

se ai të ka vënë në atë karrige. I bëj thirrje banorëve të bulevardit të kërkojnë të drejtën e tyre. Kur ke marrë votat, na ke thënë vetëm nga varri do ju shemben shtëpitë”, tha një tjetër banor në protestë. Dhe ashtu siç kanë bërë gjatë këtyre javëve, edhe dje në krah të banorëve janë shfaqur deputetë dhe përfaqësues të opozitës. Deputeti demokrat Klevis

Balliu, që ishte pranë protestuesve, i bëri thirrje qeverisë të hapë veshët. “të hapë sytë, se sot ka përballë qytetarë që janë përballur më përpara me një pushtet edhe më agresiv, me një pushtet më diktatorial, siç ishte ai i Enver Hoxhës dhe në fund ia dolën të fitonin. Sot dua t’i bëj thirrje çdo qytetari që t’u bashkohet këtyre protestuesve”- u shpreh deputeti Klevis Balliu. Ai tha se Rama e ka kaluar vijën e kuqe dhe se koha e tij ka marrë fund. “Sot e gjithë Shqipëria është në protestë, kush po e mban në këmbë Edi Ramën. Vetëm krimi i organizuar nuk është protestë. Sot është më e qartë se kurrë se këta banorë, studentët dhe qytetarët i kanë dhënë fjalën e fundit qevrrisë, se koha e tyre ka marrë fund, kanë kaluar vijën e kuqe. Tashmë koha e bandave e Edi Ramës ka marrë fund, është koha e qytetarëve”, u shpreh Balliu. Kurse

ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi denoncoi shkeljen e Kushtetutës, në rastin e 40 familjeve të Bregut të Lumit. “Duhet të jemi të qartë se kushtetuta e Shqipërisë ka dy kolona të rëndësishme në mbrojtje të qytetarëve: jetën dhe pronën. Të dyja këto gjëra janë cënuar sot nga qeveria që administron sot shtetin. Po konsumohet si krimi kundër jetës së qytetarëve, ashtu edhe krimi kundër pronës së qytetarëve. Jemi këtu për të mbështetur këto 40 familje, të cilët nuk kërkojnë asgjë tjetër vetëm se të trajtohen njësoj si 200 familjet e tjera në dy lotet e tjera të Bulevardit të Ri, të cilët janë shpronësuar me çmimin e tregut. Nuk jemi kundër projektit, i cili e zhvillon qytetin, por bëjmë thirrje që bashkia dhe qeveria të vijnë t’i dëgjojnë këta njerëz dhe të bien dakord për t’i kompensuar sipas çmimit të tregut”, nënvizoi dje Ahmet Prençi.


POLITIKE

7

E martë, 11 DHJETOR 2018

Kryetarja e LSI-së: Rama të sjellë në Kuvend amendimin e ligjit për buxhetin për studentët. E votojmë menjëherë!

K

ryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, shprehet se politika duhet të mësojë nga protesta e studentëve. “Këta njerëz që janë atje në protestë, të cilët kanë forcë, ti përgatisim dhe ti fusim në partitë tona, se paskemi nevojë për lider që marrin përsipër çdolloj rrezikshmërie, marrin përsipër solidaritetin, marrin përsipër të organizojnë grupin dhe t’u qëndrojnë kërkesave të tyre. Partitë politike kanë nevojë për këto lloj njerëzish”, u shpreh Kryemadhi. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Kryemadhi është shprehur se kjo protestë ka kthyer entuziazmin edhe tek opozita, disi e vaktë kohët e fundit. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë pa parti që është dakord për të paguar 17 mijë lekë për kredit, kur një provim ka minimumi 12 kredite. Pra përveçse paguan taksën e shkollës, ti do shkosh dhe do paguash nga 200 mijë lekë apo më e pakta është 70-80 mijë lekë, deri në 300-400 mijë lekë. Pa llogaritur kushtet që kanë, etj. Megjithatë nuk jam për të bërë një analizë të thellë të sistemit arsimor, por di të them që shanset dhe mundësitë për ti bërë disa gjëra këtyre studentëve janë dhe të teta kërkesat e tyre, janë kërkesat më minimale. Karta e Studentit! Po çfarë është Karta e Studentit? Është një premtim që ia kemi bërë të gjithëve, që dhe ky studenti kur të hipi në autobus të mos paguajë një biletë 500 lekë, por të paguajë 300 lekë. 1 mijë abone shpërndahen në të gjithë Tiranën. Tirana ka 20 mijë studentë”- shtoi Kryemadhi. Po ashtu, Kryetarja e LSI-së u shpreh gatshme që për hir të plotësimit të kërkesave të studentëve të thyejë dhe bojkotin parlamentar, në rast se zgjidhja do jetë përmes një vendimi të Kuvendit. “Në qoftë se Edi Rama do të sjellë në parlament amendimin e ligjit për buxhetin dhe ato tetë kërkesa që kërkojnë studentët, në Parlament do shkojmë ti votojmë. Më ngrenë nga varri Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj që të shkoj për ta votuar”- u shpreh dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. PJESË NGA INTERVISTA Znj. Kryemadhi, le të ndalemi fillimisht tek protesta e studentëve, e cila duket sikur ka kthyer në një farë mënyre entuziazmin edhe tek opozita, entuziazëm disi i vakët në ditët e fundit… Në fakt ne këtë bisedë e kishim planifikuar rreth një javë më parë dhe ndoshta mund të jem në kohën dhe vendin e gabuar për të folur për këtë protestë. Për këtë çështje unë nuk jam shprehur vetëm në disa prononcime në aktivitetet e partisë që ne kemi pasur, vetëm për sa i përket suportit tonë ndaj

Kryemadhi: Ne duhet të mësojmë nga protesta e studentëve

kësaj proteste. Shqipëria ka nevojë për protesta, për denoncime, sepse s’ka asgjë të keqe deri në atë moment kur këto protesta nuk cënojnë lirinë dhe demokracinë e të tjerëve, po ashtu rrisin edhe kulturën demokratike për të protestuar, një e drejtë që i takon çdo shqiptari. Duhet marrë shembull nga kjo protestë, keni deklaruar ju disa ditë më parë… Absolutisht dhe jam e bindur që vërtet ne duhet të mësojmë nga protesta e studentëve, sepse ajo që ne kuptojmë nga kjo protestë është që kur njerëzit qëndrojnë të bashkuar për kërkesa, të cilat janë të arritshme dhe tepër jetike për studentët. Ata qëndrojnë të bashkuar, të papërçarë dhe kjo është diçka shumë e mirë. Pse e them këtë? E them sepse ka pasur edhe shumë protesta të tjera si për shembull naftëtarët apo minatorët, por janë përçarë, pasi një grup është shitur, një tjetër është blerë, një grup ka marrë Statusin dhe të tjerët jo, dikush tjetër ka marrë një godinë që e ka dhënë me qera pastaj e kështu me radhë. Pra, kemi parë se si në këtë vendin tonë, interesa personale të individëve të caktuar kanë rrënuar kauza të mbara. Këto kërkesa të studentëve janë kërkesa shumë të thjeshta, janë të bëshme, janë më minimalja

që ata po kërkojnë. Unë lexova një listë me tetë kërkesa, ku kërkesa e parë ishte anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë… Ndoshta në faqen e Balkanëeb është nxjerrë letra e firmosur nga vetë studentët, me shkrimin e tyre dhe e protokolluar. Është vetëm një kërkesë, por për këtë në fakt duhen pyetur vetë studentët. Për të qenë realist, të gjithë prej nesh rrimë para ekraneve duke parë se kush foli, çfarë tha, si u sollën, le të mos bëjmë indiferentin ndaj kësaj proteste, sepse kush thotë që ‘jam indiferent, nuk e kam ndjekur’, gënjen, por studentët kanë qenë shumë të qartë që ne kemi tetë kërkesa të dorëzuara, të protokolluara në Ministrinë e Arsimit. Çdo kërkesë tjetër që shtohet ata thanë që nuk është e vërtetë. Dje biles ata thanë që kishte një denoncim nga studentët, që shpërndaheshin disa fleta të tjera të shtypura që shpërndaheshin, por që studentët e kundërshtuan dhe e bënë shumë të qartë. Megjithatë nuk jam e autorizuar për të folur për këtë dhe nuk kam informacion për sa i përket asaj që ju shikoni në media. Natyrisht mund të kem pak më shumë, për shkak të militantëve që denoncohen në rrjetet sociale. Me thënë të drejtën nuk ka

ndonjë gjë, sepse nëse ajo listë vërtetohet mund të ketë të rinj edhe nga MJAFT, edhe nga LRI-ja… Të gjithë e dimë që LSI është një parti rinore dhe forcën më të madhe të saj e ka pasur te të rinjtë. Unë nuk mund të them që atje nuk ka studentë. Ka studentë, por asnjë nga studentët e LSI nuk ka kërkuar dhe nuk ka asnjë kërkesë politike nga LSI. Sigurisht që ka dhe studentë të FRPD-së, ka edhe EuroSocialist, sepse njëri nga ata që mbante megafonin dhe ia jepte të tjerëve është EuroSocialist. Është tjetër që po themi se sa e mençur është struktura formuese e këtij forumi politik, që nuk po e bën protestën pis. Mund të ketë pasur tentime të caktuar, prandaj po ta shikosh studentët kanë thënë “Jo politikë!”. Mendoj që është gjëja më e mirë, sepse ajo që unë shikoj te të gjithë ata studentë pa dallim bindjesh politike, është që ata janë solid në zgjedhjen e tyre. Unë nuk mendoj se ka ndonjë pa parti që është dakord për të paguar 17 mijë lekë për kredit, kur një provim ka minimumi 12 kredite. Pra përveçse paguan taksën e shkollës, ti do shkosh dhe do paguash nga 200 mijë lekë apo më e pakta është 70-80 mijë lekë, deri në 300-400 mijë lekë. Pa llogaritur kushtet që kanë, etj. Megjithatë nuk jam për të bërë

një analizë të thellë të sistemit arsimor, por di të them që shanset dhe mundësitë për ti bërë disa gjëra këtyre studentëve janë dhe të teta kërkesat e tyre, janë kërkesat më minimale. Karta e Studentit! Po çfarë është Karta e Studentit? Është një premtim që ia kemi bërë të gjithëve, që dhe ky studenti kur të hipi në autobus të mos paguajë një biletë 500 lekë, por të paguajë 300 lekë. 1 mijë abone shpërndahen në të gjithë Tiranën. Tirana ka 20 mijë studentë. Nuk po marr studentët e universitetet private, sepse përderisa kanë mundësi të paguajë universitet privat, edhe pse ata duhet ta kenë se në çdo vend të botës Karta e Studentit i lejon për të parë filma falas në kinema. Mendoj që kërkesat e tyre janë shumë legjitime dhe gjëja më e mirë është që nuk kanë pranuar që politika të fusi hundët. Ka studentë me parti politike? Shumë mirë që ka. Ka ndonjë gjë të keqe? Po bravo iu qoftë, biles ti marrim këta njerëz që janë atje në protestë, të cilët kanë forcë, ti përgatisim dhe ti fusim në partitë tona, se paskemi nevojë për lider që marrin përsipër çdolloj rrezikshmërie, marrin përsipër solidaritetin, marrin përsipër të organizojnë grupin dhe t’u qëndrojnë kërkesave të tyre. Partitë politike kanë nevojë për këto lloj njerëzish. Nuk kanë më nevojë për njerëz “underground”, apo që bëjnë pazare financiare. Znj. Kryemadhi një komenti mbi atë që tha Edi Rama sot në daljen e tij live me studentët... Mua më vjen për të qeshur nga ai. Edhe për të qarë duhet të na vijë, të mendosh që ky është Kryeministri i vendit. Këtu thotë ti jap, këtu thotë nuk ti jap. Këtu thotë hajde bëje. Këtu thotë mos e bëj. Ky do të bëjë politikat, ky do bëjë vendin, ky do rrisë ekonominë. A ka një moment kur do ti bashkoheshit protestës së studentëve? Në momentin që ata do të më thërrasin, unë do jem aty, me ta në rresht. Pra nuk e përjashtoni bashkimin e opozitës me protestën e studentëve? Po pse ç’të keqe ka? Për të drejtat e tyre protestojnë. Në qoftë se Edi Rama do të sjellë në parlament amendimin e ligjit për buxhetin dhe ato tetë kërkesa që kërkojnë studentët, në Parlament do shkojmë ti votojmë. Më ngrenë nga varri Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj që të shkoj për ta votuar. Pyetja është e drejtpërdrejtë, a do ta digjni mandatin apo jo? Mandatin do ta djeg kur të dua unë. Por kur ta djeg unë mandatin, do ta djeg edhe Edi Ramën bashkë me mandatin tim. Unë akoma nuk e kam vendosur se çfarë do bëj.


FORUM OPINION Nga Andi Bushati

N

ësë doni të kuptoni se sa i dëshpëruar, pa fantazi, i plakur, demode, me një propagandë shterpë dhe pa mundësi zgjidhjeje ishte sot fjalimi i Edi Ramës, thjeshtë futuni në YouTube. Hyni aty dhe shikoni fjalimin e të njëjtit njeri, pesë vitë më parë, atëherë kur studentët u ngritën të protestojnë kundër ardhjes së armëve kimike. Atëherë, Rama sapo ishte futur në zyrë. I pa ngarkuar me peshën e vjedhjeve galopante, i pa bërë pis prej lidhjeve me Saimirët, Gjushët, Ndokët, Frrokët e Prengët, i pa prangosur me PPP dhe projektet miliardshe, ai ishte ende në gjendje t’u adresohej gjithë shqiptarëve. Kthejuni dhe një herë atij fjalimi të vjeshtës 2013 dhe krahasojeni me monologun e sotëm. Do të vini re një ndryshim kolosal. Atëherë Rama ishte ende i lirë dhe mund të komunikonte me gjuhën e

studentëve. Ndërsa sot, po të qëmtosh fjalimin e tij, e vetmja shpresë i ka mbetur është gjuha e urrejtjes ndaj Lulit, Monikës, analistëve që duan të vënë flakën për t’u krehur në mbrëmje nëpër banaqe, neokomunistëve dhe Qorit që nderon me grusht mbi varret e dëshmorëve, profesorëve që kujtojnë se u erdhi dita të bëjnë dhjetor të dytë, apo atij dekanit që një teori konspirative e përshkruan si njeriun që i vuri benzinën zjarrit. Përpos kësaj gjuhe, kryeministri dukej dhe më demode e jashtë kohe kur tentoi të krahasohej me qeverinë Berisha, me universitetet që ka mbyllur që nga koha e tij, me mënyrën si merreshin atëherë doktoratat dhe si rrëmbehej diploma e natës. Lë të imagjinojmë për një çast se të gjitha këto janë të vërteta. Le të përfytyrojmë se ndryshimi me “kohën e Saliut” është radikal. Le të besojmë se Luli, Monika, Qori, pedagogët,

KOMENT Nga Çim Peka

O

pozitarë, politikanë, analistë, profesorë, znatçinjë të `sho qnisë` civile, mësues, mjekë, emigrantë, astiras, shkozarë e zharzarë, minatorë e tregtar të vegjël, të varfër e të `mesëm`… janë kthyer të gjithë përnjëherësh si Lulet e Diellit, nga dielli i protestës së studentëve. Shihni çfarë po ndodh. Papritur të gjithë i kanë shpresat dhe sytë nga një lëvizje që nisi në auditoret e Arkitekturës, si një instikt vetëmbrojtës e mbijetues, pasi u zunë në befasi nga një gjobë e radhës e qeverisë Rama. Shumica e "mendimtarëve" publikë dhe mediatikë janë lëshuar të zbardhin konspiracionin, se kush e organizoi e kush është mbrapa kësaj lëvizje që po shkund shqiptarët. Jo është Mona me "kamikazët" e saj rinorë, jo Luli me ca të huaj, Lali Eri me ish mjaftistët për ti bërë presion Ramës, Qorri e Organizata Politike dhe më e bukura, si shkëndijë shitet edhe vetë kryeministri, që paska pasur hall të shmang vëmendjen nga skandali i pastrimit të parave në Unazën e Madhe. Broçkulla me `brirë`! Të gjithë këta që kemi rreshtuar më sipër, do të donin të ishin prapa protestës së studentëve dhe e vërteta është që po bëjnë çdo gjë, që të bëhen pjesë e saj. Dhe nuk ka asgjë të keqe, që kushdo të shfrytëzojë energjinë e studentëve kur bëhet fjalë për qëllime emergjente kombëtare, siç është rrëzimi kësaj organizate kleptokrate e kriminale në pushtet. Por meritë në startimin e saj, nuk kanë dhe pikë. Lëvizja e këtij Dhjetori nisi thjesht, kur

në xhepat e studentëve dhe të prindërve që i investojnë, u shtua edhe një vrimë më shumë nga rrjedhin para për qeverinë, rektoratin, profesorët e korruptuar, etj. As vetë ata dhjetëra të rinjtë e parë që u nisën nga 21 Dhjetori drejt ministrisë së Arsimit nuk e dinin, që do të bëheshin kaq shumë. Nuk e kishin parashikuar se do ta fitonin aq lehtë heqjen e 670 lekëshit gjobë, për çdo kredit provimi. Ditë pas dite janë përhapur në gjithë Universitetet e vendit dhe shtuan kërkesat, duke shkuar drejt rrëzimit të gjithë skemës koruptive të sistemit arsimor, të cilën Rama e ka shitur si "Reformë historike". Tani jemi në pikën që në mënyrë subkoshiente, ata po godasin në fakt gjithë sistemin politiko-shtetëror në Shqipëri. Shihni parullat e tyre; sa vijnë e bëhen më politike. E duam Shqipërinë si gjithë Europaështë një dëshirë e ëndërr 28 vjeçare. Por a janë të përgatitur që këtë referim instiktiv, ta kalojnë në fazën e një lëvizjeje të mirë organizuar, politike e anti-estabilishment?! Ata janë shpresa-thotë Luli dhe Mona. Na shpëtoni nga Edi Rama, rrëzojenibëjnë sikur përgjërohen Fatosi me Andin. Bashkëqeverisni me mua dhe hajdeni të luftojmë së bashku korrupsionin-tallet Edi Rama! Luftoni edhe për Teatrin, Astirin, korrupsionin, koncesionarët, varfërinë, ata që ikin në emigrim, prindërit që nuk kanë punë, taksat, rrugët, çmimet, shkollat, spitalet, lotot…u bën thirrje studentëve, histeria kolektive. Tani na ka ngelur që atyre 18-20 vjeçarëve, t`ju

8 E martë, 11 DHJETOR 2018

Plaku demode që nuk di të flasë më për veshët e studentëve analistët janë fiks ashtu sikurse thotë Rama. Po në fund të fundit ç’i intereson kjo gjë studentëve? Ç’lidhje kanë ata me të gjithë të lartë përmendurit? Si mund të ftohen ata të futen në zyrën e tij dhe të braktisin kundërshtarët e rilindjes? Kush e ka ndjekur qoftë edhe përciptas protestën para ministrisë të arsimit e ka dalluar lehtësisht se pjesmarrësit e saj bërtasin në kor: “Jo Politikë”. Sepse ata kanë një kredo shumë më të madhe, që me sa duket Rama nuk e kupton. Ata janë ngritur jo vetëm kundër Edi Ramës, por kundër gjithë këtij sistemi, që u merr paratë dhe u jep diploma të pa vlera, i ngërthen në

konvikte mizerabël, për të mos u siguruar vende pune, i shkollon në Shqipëri, për t’i përgatitur për pjatalarës në Gjermani. Në thelb ata janë kundër të gjithëve dhe pak më shumë kundër kryeministrit të radhës, vetëm për faktin se ai sot gjendet në pushtet. Prandaj t’u flasësh atyre për diferencat dhe mospajtimet brenda një bote që ata e refuzojnë dhe e përbuzin si të tërë është një gomarllëk me brirë. Këtë bëri edhe Rama sot. Ai përdori instrumentat e një konflikti të vjetër, për t’i folur brezit të ri. Ai u mundua të shpaloste konspiracione përçarëse, kontradikta të vjetëruara, një gjuhë dhe një mendësi që ata as e njohin dhe as e kuptojnë, për t’i bindur të lënë protestën.

Ai u tregua i pazoti dhe i paaftë për t’i bindur edhe për qëllimin minimal që kishte, t’i bënte të braktisnin rrugën dhe të dialogonin me të. Në monologun e gjatë alla Fidel Kastro (mbi një orë e gjysëm), ku edhe ndonjë koncesion që lëshoi e fshehu nën kompleksin e vjetër se nuk po tërhiqej para opozitës, Rama i ngjau një lideri të plakur (jo fizikisht), jashtë mode dhe të paaftë të komunikojë me një gjeneratë të re. Për ata studentë që protestojnë, ai është tashmë në pension dhe ka filluar atë jetën e tretë të cilën e ka reklamuar aq shumë në mediat e kazanit. Nëse doni të bindeni për këtë, thjeshtë krahasojeni me vetveten. Hapni You Tube dhe shikoni fjalimin e tërheqjes nga armët kimike. Lapsi.al

Rama po na ofron Edin, si zgjidhje! kërkojmë që të detyrojnë edhe presidentin Macron, që të japë dorëheqjen meqenëse nuk po ju plotëson kërkesat "jelekverdhëve" në Francë! Domethënë studentët u ngritën që u ngritën, duhet edhe të zgjidhin gjithë hallet e opozitës, grupeve të goditura të interesit e të gjithë shqiptarëve! Vini re me vëmendje se çfarë po përpiqet që të bëjë Edi Rama sot, në monologun e tij të përçartur. Krahason këmbënguljen e studentëve për të mos negociuar dhe biseduar fare për kërkesat e tyre, me "Çadrën" e Bashës; Ultimatume, ultimatume! Dhe në fakt ai pikërisht nga ultimatumet ka frikë, por vetëm nga ato që çohen deri në fund. Dihet, si përfundoi historia e Çadrës. Edhe atëherë u ngrit deri në astrosferë shpresa e gjithë shqiptarëve, por të gjithë e pamë se fundi na zhyti edhe më thellë në pusin e Rilindjes. Rama me organizata e tij ecën përpara dhe "rilindën" sërish, edhe më të fuqishëm e arrogant. Bisedoi me Lulin, negocioi me banorët e Zharzës dhe çfarë ishte përfundimi?! Studentët e kanë kuptuar me kë kanë të bëjnë, prandaj janë të vendosur; Ose merri dhe zgjidhi, ose lëri. Me ty nuk ka rrugë të mesme-kurthe, siç je mësuar! Kjo është situata, ku ka ngecur mes flutura të tij imagjinare Edi Rama. Frika e vërtetë që ka, nuk janë kërkesat e studentëve. Sepse përderisa e fut dorën në thesin e parave publike sa herë që i vijnë oferta miliardëshe "të pa kërkuara" nga biznesmenët e

oborrit të Surelit dhe oazit të prapategut, nuk e ka problem që të lëshojë ca kocka, sa për të hedhur lumin sërish. Ai ka frikë, nga fryma e kësaj proteste. Ka frikë se të gjithë shqiptarët e kuptuan përfundimisht, se mendon vetëm bizneset e veta, më saktë për skemën e ndërmarrjes korruptive e kriminale, që ka ndërtuar nëpërmjet pushtetit. Dhe ja ku jemi përpara një gjysmë dejavu-je, të viteve 1990-1991. Themi gjysmë, sepse deri më tani studentët janë të vendosur dhe të pa negociueshëm vetëm për kërkesat ekonomike brenda "shtëpisë". Brezi i baballarëve të tyre kuptoi, se "kushtet ekonomike" i ka në dorë vetëm skema politike. Prandaj avancuan për ta prishur atë, kërkuan "kokën" e Ramiz Alisë, pluralizëm dhe pollën parti. Sot skema politike në Shqipëri, vetëm formalisht mund të quhet plurale. Me vota apo jo, dhunë apo para, Rama është mbret (pa thonjëza) njësoj siç ishte Ramiz Alia, deri në ditën kur studentët u nervozuan për "kushtet ekonomike". Prandaj ai po bën njësoj, si Alia atëherë. Ku të gjejë një Fatos Nano?! Gjithçka, që të ruajë skemën edhe nëse i duhet të presë koka brenda radhëve. Sepse `koka` e tij dhe skema janë baras. Gjithçka, edhe duke mohuar e duke u shfaqur jashtë partisë dhe Rilindjen. E dëgjuat çfarë u tha studentëve-Hajdeni të luftojmë së bashku korrupsionin e Rilindjes! Edhe 28 vite më parë kurthi për studentët u ngrit mbi skemën, se Partia e Punës kish-

te degraduar, Adil Çarçani ishte i paaftë dhe i keq, por shoku Ramiz është i mirë dhe nuk i dinte të gjitha. Sot në vitin 2018: Rektorët, profesorët dhe vetë Lindita Nikolla është e keqe dhe fajtorë; por Edi Rama i mirë! Atëherë për të shpëtuar Ramizin, e shndërruan në "bombë e flamur Zërin e Popullit të Kiço Blushit dhe RTSHnë. Sot kanë prehur lapsin dhe kanë bërë top; Top Channel, Klan, Report tv, News 24, RTSH... dritare e frëngi. E njëjta skemë me Temë; kur nuk shpëtojmë dot qeverinë dhe partinë, të shpëtojmë ram(izi)ën. Dikur me bashkimet profesionale e Hysni Milloshin, sot me OP e Qorrin. Atëherë mbroheshin duke sulmuar zogistë e ballistë, sot duke demonizuar PD-në, Berishën, Bashën dhe çdo media që pasqyron thelbin e shkaqeve të protestës së studentëve. Me Lulin pa Lulin, me Monën apo pa Monën, Rama nuk shpëton dot. Është shumë e thjeshtë; ai i ka mbyllur orët e punës, nuk ju duhet më as atyre që e kurdisën, kur ju fut valles së politikës dhe pushtetit! I ngujuar brënda zyrës, po bëv çdo gjë që të bëjë shqiptarët të besojnë metafmorfozën; nga krimb mëndafshi, të shndërrohet në një flutur si ato që ka stamposur në mure! Nga Rama 6 vite kryepushtetar fuqiplotë, në Edi që do të donte të ishte student, e sot të protestonte edhe ai. Por e ka prerë biletën, studentët janë thjesht faturino! Syri.net


FORUM

9 E martë, 11 DHJETOR 2018

KOMENT Nga Ilir Babaramo

N

jë mizë në pjatën e supës në mencën e studentëve të Prishtinës shërbeu si detonator për revoltën e vitit 1981. Ato mbeten ende protestat më te mëdha dhe më të përgjakshme studentore në historinë e shqiptarëve. Ata që duan ta shikojnë protestën e këtyre ditëve thjesht si një punë tarifash janë ose tërësisht naivë, në rastin më të mirë ose shërbëtorë të Ramës të thirrur për ti bërë shërbimin e radhës. Ata që protestojnë janë pika e fundit që derdhi gotën e zemërimit ndaj një qeverie që po vjedh gjithçka. Shërbëtorët e përjetshëm të Ramës e morrën mesazhin dhe e gjetën menjëherë fajtorin. Sipas tyre është Lindita Nikolla. Ka dhe ndonjë kallogre mediatike që Ramës i ka mbetur në derë prej dy dekadash të cilës duhet ti gjejë punë sa herë e heqin nga ekrani, e cila beson se shqiptarët do ta hanë nëse Rama shpëton prej ortekut te zemërimit popullor duke bërë kokë turku minis-

tren e arsimit. Madje i propozon që të zëvendësojë Nikollën me ndonjë nga ata pedagogët arqiomarksistë. Ditëzeza është kaq e hutuar sa harron që këtë eksperiment Rama e bëri një muaj më parë. Çoi zëvendësministër arsimi dikë që iku i lebetitur nga qeveria kur pa se ministrat duhet të raportonin në mbledhje të qeverisë nëse e kishin realizuar normën e share dhe like në facebook. Në daljen e tij të fundit Edi Rama u përpoq të gjejë një tjetër bouc emissaire: korrupsioni i pedagogëve. Rama kishte 100 për qind te drejtë në gjithçka që tha për gjendjen e universiteteve. Asnjë pikë nuk mund ti hiqet. Por koha dhe ca më tepër rrethanat kur e thotë përbëjnë një kodoshllëk të madh politik. Korrupsioni i pedagogëve nuk është shkaku i gjendjes. Është pasoja. Rama do ishte i besueshëm pesë vjet më parë, atëherë kur aprovoi reformën në arsimin e lartë, kur aprovoi ligjin përkatës. Tani i bie që të

Rama nuk shpëton, diga është çarë hedhë në kosh ligjin që hartoi vetë dhe e trumbetoi si reformën më të madhe të bërë ndonjëherë në Shqipëri. Dhe atëherë studentët i kishte kundër. I kishte kundër kur i thoshin se ishte një ligj klientelist që favorizonte Cilouniversitetin , që i vinte kazmës arsimit te lartë publik. Rama u mbur se mbylli universitetet kioska. S ka gënjeshtër më të madhe se gjysëm të vërtetat. Tarifat e universiteteve publike u shumëfishuan duke i bërë studentet të tundohen nga sektori privat. Këtë sektor, në mënyrë perfide e favorizoi në gjithcka. Mjafton një shembull. Prej pesë vitesh asnjë universitet publik ose privat nuk mund të japë doktoratura në degët që ka cilouniversiteti. Thelë shumë e madhe kjo per Linditën e shkretë. Shikoni gruaja e kujt është në bordin e këtij universiteti apo babai i kujt është rektor për të kuptuar se kush i voli frutet e ciloreformës.

Rama beson se duke sulmuar pedagogët do mbyllë skandalet ulëritëse që ka lënë pas. Eshtë tepër vonë. Dhe sikur në këtë cast protesta e studentëve të mbyllet s’ka më asnjë shpresë.

Diga është carë. Pushteti i tij është si ai kur Spiro Koleka tërhoqi medaljen e cilësisë së ushqimit në Meksikë. Nuk ka ciloreformë që e shpëton Shkruar për SYRI.net

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”: 1. Rishpall 2 (dy) vende vakante për “Specialist IT” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimev bimevee Mbështetëse Mbështetëse.. KËRKESA T E POSAÇME TË POZICIONIT TE P ARË PËR “SPECIALIST IT”: KËRKESAT PARË a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë eksperiencë në menaxhimin e projekteve TIK. d. Të ketë eksperiencë në hartimin e politikave të brendshme IT dhe planifikime ne fushen IT. e. Të ketë njohuri shumë të mira për infrastrukturat e IT dhe sistemet të cilat implementohen mbi to. f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. KËRKESA T E POSAÇME TË POZICIONIT TE D YTË PËR “SPECIALIST IT”: KËRKESAT DYTË a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client d. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit. e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (Wordpress, Drupal, Joomla etj). f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. 2. Shpall 1 (një) vend vakant për “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun. KËRKESA TË POSAÇME TË POZICIONIT “PËRKTHYES”: 1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht - Shqip; 2. Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët; 3. Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME PËR VENDET V AKANTE “SPECIALIST IT” DHE “PËRKTHYES” VAKANTE · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 6 dhjetor deri më 12 dhjetor 2 018 në një 20 nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 12 dhjetor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletëmandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 6 dhjetor deri më 12 dhjetor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim professional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike elektronike,, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.


FORUM KOMENT Nga Bujar Nishani

M

onologu i pa përgjegjshëm i Kryeministrit nga streha e ngrohtë dhe lluksoze e Qeverisë, ishte një logorre tashmë e neveritëshme dhe e super dëgjuar nga shqiptarët me dhjetra herë në këto gjashtë vite qeverisje sa herë që shpërthejnë skandale të tmerrshme të pa dëgjuara kurrë më parë. Logorre, që sa herë shpërthenin këto skandale, zaptonte ekranet dhe lëshonte zorrën e shkumës me synimin për të davaritur erën e qelbur të skandalit të rradhës. Përballë kësaj logorreje, atje në bulevardin e ftohtë dhe të lagësht, ndoshta shumica prej tyre edhe pa ngrëne dot mëngjes për të kursyer ato pak para, qëndronin sfidues studentët, Shpresa e rilindur për Shqipërinë. Mesazhi thelbësor i logorresë nga zyra e luksit kryeministror ishte: “Rrini atje se nuk më jepni dot mua leksione”. Një diversion “alla punist” për t’i veshur protestës së studentëve nxitjen nga “armiqtë e partisë”. Kjo është jo vetëm fyerje dhe diversion ndaj studentëve por dhe

tentativë për ti kompleksuar dhe përçarë ata. Kryepërgjegjësi për rrënimin e studentëve u thotë : “Ju nuk kuptoni se çfarë dua të bëj unë, se ajo që dua të bëj une është fantastike” !!!!. Hahaha. Por shqiptarët e panë prej gjashtë vitesh çfarë iu bëri: e mbushi politikën dhe institucionet e shtetit me kriminelë, varfëroi tryezën e ushqimit të çdo familje, pasuroi me miliarda marramendëse 10 oligarkë që blejnë pushtetin e luksit të atij me mjerimin e shqiptarëve, mbushi vendin me kanabis dhe mbolli kulturën e drogës, vrau shpresën dhe detyroi qindramijëra shqiptarë të braktisin vendin, i dha fytyrën dhe fuqinë e shtetit vrasësve, trafikantëve dhe gangsterrëve të botës së krimit. Përjashtoi studentët nga qeverisja universitare dhe ju rriti tarifat e shkollimit me pesëfish. Qindra milion euro që jua merr studentëve me tarifat, prindërve të tyre me taksa mbi taksa, në vend të ndërtoj dhe të bëj spitale që shqiptarët të kurohen dhe auditore universitare ku të rinjtë të arsimohen, jua fal ato një oli-

OPINION Nga Zef Bushati

F

illimi i protestës së stu dentëve, ishte vërtetë im presionuese. Përrenj me studentë që mbushën rrugët e Tiranës dhe u derdhën si një lum i fuqishëm përpara godinës së Ministrisë së Arsimit në Tiranë, me pesë kërkesa drejtuar Ministres së Arsimit. Reagimi ishte i shpejtë nga Qeveria, e cila i premtoi studentëve se do të fillojë dialogun. Manovër standarte qeveritare e PS-së, për të fituar kohën e duhur, që të vendosë nën kontroll protesten në favorin e saj. Kjo kohë i shërbeu edhe opozitës PD-së dhe LSI-së, e cila menjëherë filloi punën për ta përdorur protestën në favorin e saj. Tre forumet rinore nisën punën. Forumi rinor i PS-së, Forumi rinor i PD-së dhe Forumi rinor i LSI-së. Pretesta nisi të përçahet. Studentët e PS u fokusuan vetëm tek dialogu dhe ulja e tarifave dhe jo tek dorëheqja e Ministres së Arsimit si shkaktare e dështimit të Reformes në Arsim. Studentët e PD-së dhe LSI-së, kërkojnë miratim të kërkesave pa kushte dhe jo negociata deri në dorëheqjen e Ministres. Ndërhyrja e tre partive PS-së, PD-

ja dhe LSI-ja i krijoi vështirësi dhe konfuzion një grupi të madh studentësh që kundërshtonin me forcë dhe përpiqeshin të ndalonin ndërhyrjen e këtyre tre partive nëpërmjet të rinjve të forumeve të tyre në protestë. Ata ishin të vendosur dhe të bindur se kjo ndërhyrje politike do ta dëmtonte protestën. Ky grup të rinjsh, që përfaqësojnë realisht ndryshimin e pritshëm nga pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë, duke qenë të pa organizuar, pa eksperiencë dhe pa një mbështetje nga njerëz me përvojë, qofshin këta edhe profesorë Universitetesh, të cilët janë evidentuar me qëndrimet e tyre në media dhe në facebook, u zbehën dhe u vendosën në vështirësi reale për realizimin jo vetëm të kërkesave të tyre por edhe të misionit të madh, i cili bëri që lumenjtë e studentëve në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, të vërshojnë nëpër rrugë dhe të mbushin sheshet e qyteteve. Të rinjtë që ecnin këto ditë mespërmes rrugëve të ishBllokut në Tiranë e që thërrisnin: "Mos qëndroni nëpër kafene por

10 E martë, 11 DHJETOR 2018

Monologu i papërgjegjshëm i Kryeministrit garku për të ashtuquajturin check up. Kjo është vjedhje ulëritëse. Kemi parë se si milionat që ju merr studentëve me tarifa dhe familjeve të tyre me çmimet skandaloze të naftës apo të atyre palo shërbimeve publike që gjoja ofron, ja jep oligarkut që takson rrugëkalimin e shqiptarëve. Kemi parë se milionat që mbledh nga taksat e shtuara ndaj prindërve të studentëve në vend të financoj kartën e studentit i kthen në luks zyrash e makinash për shërbëtorët, servilët dhe ata që mashtrojnë popullin në interes të tij. Kemi parë se si jep 40 milion euro për 2 km rrugë edhe ato, anonimëve me letra të falsifikuara. Po të vazhdojmë listën se çfarë kemi parë e kuptuar është aq e gjatë sa rrezikohemi të pajtohemi me normalitetin e maskarallëkut. Tashmë këto

nuk ja fsheh dot më njerëzve dhe as i manipulon dot më studentët. Ajo që po tenton, është t’i izolojë studentët atje në një cep të bulevardit. T’i izolojë ata nga familjet e tyre, t’i izolojë nga populli i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, t’i izolojë nga e vërteta, t’i izolojë nga e drejta, t’i izolojë nga fryma e një vendi dhe populli të tërë. Studentët po e shohin se çdo shqiptar sot është me ta. Në çdo rrugë, lagje, qytet të Shqiperisë, është me ta. Në çdo shtëpi, çdo kafene, çdo dyqan flitet dhe solidarizohet me studentët. Sot të gjithë janë me studentët. Me kryeqeveritarin sot është vetëm Mero dhe Taulanti, si model, si identikit dhe si e ardhme. Imagjinoni modelet që janë përballë njëri tjetrit sot. Edi, Mero dhe Taulanti (me milionat e oligarkëve) nga njëra anë dhe stu-

dentët e i gjithë populli (shpresëvrarë por shpirtëzjarr) nga ana tjetër. Nuk besoj se është vështirë ta parashikosh fituesin e kësaj beteje. Beteja e studentëve është me padrejtësinë. Beteja e tyre synon të drejtën. Ajo sfidon gënjeshtrën, spekullimin dhe përçarjen. Ata, duhet të çajnë dhe shpërthejnë më së pari tentativën për ti izoluar. Qëllimi i tyre, jeta e tyre, e sotmja e tyre, e nesërmja e tyre, e mira e tyre është dhe e prindërve të tyre, miqve të tyre, bashkëkombasve të tyre. Izolimi, që synon t’jua bëjë kryepërgjegjësi i padrejtësisë ndaj tyre është sfida emergjente dhe më e para sot për ta. Fitoren mund ta arrijnë madhështore duke qenë bashkë me prindërit e tyre, me pedagogët e ndershëm mes tyre, me qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Studentët nuk duhet ta shuajnë këtë dritë shprese bashkohuni me ne". Kjo thirrje ishte për shokët e shoqet e tyre, për prinderit, për motrat e vëllezërit, për të gjithë qytetarët e qyteteve të Shqipërisë. Kjo thirrje të dukej si një klithmë e të rinjve që kërkojnë ndihmë: "Ejani na ndihmoni. Ne nuk duam të largohemi nga Shqipëria, ne duam të studiojmë në Shqipëri me standarte europiane që nesër ti shërbejmë më mirë popullit dhe shtetit tonë". Ky grupim i të rinjve, të pa rreshtuar në formacionet e partive politike, duket se u pëlqye më shumë nga masa e madhe e studentëve. Ata i dhanë mbështetje këtij grupimi në ditën e 5 të protestës dhe i larguan "Mercenarët" e PS, PD e LSI apo organizatave të tyre rinore nga rradhët e atyre studentëve që merrin megafonin dhe i drejtohen qindra studentëve protestues. Duket se po ndodh ajo që nuk pritej, studentët e zhgën-

jyer, të fyer e të nervozuar nga reagimi i Ministres së Arsimit, filluan ti thërrasin memorjes dhe të zgjerojne kërkesat duke evidentuar vështirësitë në problemet ekonomike, varfërinë, papunësinë e deri tek largimi nga Shqipëria. Ata nisen të bëjnë fajtorë të gjithë klasën politike 28-vjeçare në pushtet. Ata në diskutimet e tyre kanë filluar të flasin për korrupsionin, kriminalitetin, kontrabandën e drogës, që i kanë vënë njollën e turpit jo vetëm studentëve por të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. A mundet që kjo protestë studentore në mbarë Shqipërinë të dështojë? Jo nuk duhet të dështojë. Nga kjo protestë e gjithë klasa politike dhe oligarkët duhet të nxjerrin mësime. Duhet njëherë e mirë të vendoset institucioni i dorëheqjes, për të gjithë ata që gabojnë. Po nëse dështon kush janë fajtorët? Rama, Basha, Krye-

madhi apo profesorët dhe intelektualët, të cilët nuk i mbështeten studentët e tyre, bijtë dhe bijat e tyre? Mbështetini studentët dhe mos u bëni moral. A kanë moral ish-ministrat e PD-së e LSI-së, që u larguam me 1 milion vota nga pushteti i tyre i korruptuar të dalin në TV e të flasin për moral? Po a kanë moral ministrat e PS-së që janë akuzuar për korrupsion, përfshirje në afera korruptive dhe bashkëpunim me kriminelë që tu flasin studentëve për reforma? Studentët duhet të qetësohen e të kthjellohen. Ata e ndezën tashmë dritën e shpresës e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ata nuk duhet të përçahen por të bashkohen e të mbështeten. Të bashkuar ata janë më të fortë. Ata, studentët, nuk duhet ta shuajnë këtë dritë që ndezen, se pastaj do të jetë shumë vështirë që një tjetër dritë shprese do të lind në këtë shtet ku ka humbur shpresa.


POLITIKE

11

E martë, 11 DHJETOR 2018

“Zëri i Amerikës”: E habitshme, kompania me letra fallso ka fituar në dy muaj 30 milionë euro tendera

K

ompania amerikane Dunwell Haberman nuk ka fituar vetëm garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re, për 18 milion euro pa TVSH. Syri.net raporti dje se më 31 Tetor të këtij viti është shpallur fituese dhe e një tenderi tjetër, këtë herë për ndërtimin e një pjese të linjës 220 kv Burrel-Peshkopi, për një vlerë prej afro 11.7 milion eurosh. “E pranishme në Shqipëri vetëm prej muajit korrik të këtij viti, përmes degës së saj DH Albania, në mënyrë të habitshme, kompania arrin të sigurojë dy kontrata të majme, me një vlerë totale prej afër 30 milion eurosh. Dhe të gjitha këto, vetëm me anë të një 26 vjeçari, Avdjol Dobi, përfaqësuesi i saj në Shqipëri, i cili nga Vlora, ku kishte selinë e një biznesi të hapur në 2016, erdhi dhe mori zyra në Tiranë, duke u vendosur së fundmi, pasi fitoi tenderat, në një prej godinave më luksoze të Tiranës, në katin e 14-të, të “ABA Business Center”, në qendër të kryeqytetit. Dhe është po kaq e habitshme, se si një sipërmarrje e tillë e mbështetur në falsifikime, të mund të realizohet, pa patur pas një garanci se të paktën, askush nuk do të gërmonte mbi aktivitetin e saj real”,- raportonte dje “Zëri i Amerikës”. Si dhe në rastin e garës për Unazën e Re, kompania, rezulton të ketë përdorur sërish dokumenta të falsifikuara. Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Klodian Gradeci i tha “Zërit të Amerikës” se menjëherë pas emizionit “Të Paekspozuarit” në News 24, ka kërkuar verifikimet pranë autoriteteve amerikane, ku

Kompania mashtruese, tender të dytë 12 milionë eurosh

është zbuluar mes të tjerash se Vula Apostile e përdorur për të gjitha dokumentat, përfshirë dhe licensat, është e falsifikuar. Zoti Gradeci shpjegoi se ka vendosur prishjen e kontratës me DH Albania dhe se ka bërë njëkohësisht dhe referimin në Prokurori. OST ka shpallur menjëherë garën e re për linjën Burrel-Peshkopi. Ministri Damian Gjiknuri, u shpreh dy ditë më parë se pret një përgjigje të shpejtë nga autoritetet amerikane për të dhënat zyrtare mbi kompaninë Dunwell Haberman, për rastin e garës për Unazën e Re, ndërkohë që punimet janë pezulluar në

KREU I PARTISË DEMOKRATIKE

Basha: Rama 30 milionë euro vjedhje brenda 1 muaji

pritje të kësaj përgjigjeje. Sipas ministrit “nëse rezulton se dokumentat e paraqitura në garë nuk janë autentike, garancia e saj financiare do të sekuestrohet dhe rasti do t’i referohet organeve të Drejtësisë”. Vlera e garancisë, sipas ministrisë, shkon në afro 2.2 milion euro. Kompania Dunwell Haberman, është rregjistruar në Shtetin Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emisioni “Të Paekspozuarit” zbuloi, pas bashkëpunimit me autoritetet e Shtetit të Delaware, se kompania ishte themeluar në Qershor të 2018 dhe jo 20 vjet më parë siç kishte deklaruar në Shqipëri,

si dhe faktin e falsifikimit të një sërë dokumentave të tjerë. Ndërsa Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime. unwell Haberman Albania është krijuar në fund të qershorit të këtij viti si degë e kompanisë Dunwell Haberman të regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara. Vetëm katër muaj më vonë, kjo kompani me administrator Avdjol Dobi, një 26 vjeçar ish recepsionist në një

spital privat, merr dy tendera të mëdhenj për një vlerë totale 30 milionë euro, ndërtimin e unazës së Tiranës dhe atë të linjës elektrike Burrel-Peshkopi. Skandali i Dunwell Haberman u shpërtheu kur emisioni “Të Paekspozuarit” publikoi dokumentet që faktonin se kompania guackë kishte falsifikuar dokumentet, përfshirë bilancet dhe firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaware për të fituar tenderin e Unazës së Tiranës me vlerë 18 milionë euro. Kompania e cila pretendon se ka një eksperiencë 20 vjeçare në fushën e ndërtimit dhe energjisë, ishte krijuar vetëm në 25 qershor të këtij viti, kohë që përkon me vizitën e ministrit të energjisë Damian Gjiknuri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas publikimit të skandalit qeveria u detyrua të anulonte tenderin e Unazës së Re deri në ardhjen e përgjigjeve zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për aktivitetin e kompanisë. Por ndërsa tenderi i unazës është anuluar, pa zhurmë DH Albania ka marrë 12 milionë euro nga OSHEE po me dokumente të falsifikuara, çka e thellon edhe më shumë skandalin korruptiv të kësaj kompanie. Dyshimet janë se pas kompanisë qëndrojnë zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, të cilët krijuan një shoqëri guackë në Delaware për të marrë 30 milionë euro para publike vetëm në dy tendera, tek Unaza e Tiranës dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.

OPERATORI I SISTEMIT TË TRANSMETIMIT: E ANULUAM TENDERIN

Qeveria pranon se i ka dhënë edhe 12 milionë euro kompanisë mashtruese O

Pas publikimit nga SYRI.net të një dokumenti ku OST i jepte tenderin prej 11 milionë eurosh DH Albania, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit shkruan se Edi Rama bashkë me firmën kanë vjedhur 30 milionë euro brenda një muaji. “30 milionë euro tendera brenda një muaji i ka dhënë Edi Rama kompanisë Dunwell Habberman, bashkëpronar i së cilës është vetë ai me ose pa letra, për t’i grabitur dhe pastruar në SHBA. Imagjinoni sa qindra miliona euro ka vjedhur ky hajdut psikik në 5 vjet si kryeministër dhe 11 vjet si kryetar bashkie. Por as paratë dhe asgjë nuk do ta shpëtojnë dot as Ramën dhe as klientët e tij nga drejtësia, për shkatërrimin që i kanë bërë Shqipërisë”,- shkruan Basha.

peratori i Sistemit të Transmetimit (OST) reagoi dje pas lajmit të publikuar në media, ku kompania mashtruese që fitoi 18 milionë euro në projektin e Unazës së Re, ka marrë në muajin nëntor edhe 12 milionë euro nga Ministria e Infrastrukturës. “Referuar rastit te publikuar ne median online për një kontratë që kompania DH Albania ka patur me Operatorin e Sistemit te Transmetimit, OST sqaron se që në momentin kur është njohur me përmbajtjen e dokumenteve të shfaqura në emisionin “Te Paekspozuarit” në News 24, ky institucion ka marrë masat për pezullimin e njëanshëm të kontratës. Detajet e mëtejshme do bëhen të ditura në një ko-

munikim të ditës së nesërme”,thuhet në reagimin e OST. Në fakt, OST pranon në këtë mënyrë se tenderi është kryer dhe paratë janë lëvruar edhe

pse firma ka pasur dokumente të falsifikuara. Pra kompania në fjalë ka marrë nga shteti, veç 18 milionë eurove të Unaza e Re edhe 12 milionë nga OST.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E martë, 11 DHJETOR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SHOWBIZ

13 E martë, 11 DHJETOR 2018

Gati padia ndaj Shakirës për evazion fiskal Ylli i pop-it Shakira do të akuzohet zyrtarisht nga prokurorët e shtetit spanjoll për evazion fiskas. Padia për mashtrim tatimor prej miliona dollarësh do të dorëzohet në ditët e ardhshme. Kolumbianja duhet të mbrojë veten ndaj akuzave se ka shmangur detyrimet ndaj shtetit spanjoll me gati 15 milionë euro për 3 vite. Prokurorët e shtetit nisën hetimet vitin e kaluar dhe zbuluan se 41-vjeçarja mashtroi me 14.5 milione dollarë midis viteve 2012-2014. Shakira, e cila ka jetuar në Bahamas, është regjistruar si banore e Spanjës në vitin 2015. Dhe prokurorët pretendojnë se këngëtarja jetoi në Bahamas për të shamngur me qëllim detyrimet tatimore, pas fillimit të një marrëdhënie me yllin e Barcelonës Gerard Pique në vitin 2011 dhe më pas u zhvendos në kryeqytetin katalanas. Ligji spanjoll thotë se, njerëzit

David Beckham kapet duke tradhtuar? Ja si qëndron e vërteta David Beckham është fotografuar duke bërë qejf me modelen Helena Christensen në Miami, ndërkohë që bashkëshortja e tij Victoria qëndronte në shtëpi me fëmijët. 43-vjeçari ishte pjesë e një eventi në qytetin e Floridës ku u vu afrimiteti me supermodelen 49vjeçare. Një fotografi tregonte dorën e legjendës së futbollit në kurrizin e Helenës. Ajo që vihet re është tatuazhi në dorën e tij "Victoria" që i kujton gruan dhe tregon se tradhtia në familjen Beckham nuk ekziston. Thuhet se

që kalojnë më shumë se 183 ditë të vitit në Spanjë duhet t'i paguajnë shtetit spanjoll taksë mbi të ardhurat e tyre, edhe kur i fitojnë ato jashtë shtetit. Por, Shakira këmbëngul se nuk i ka shkelur rregullat, duke

thënë se ka ndjekur me rigorozitet udhëzimet e këshilltarëve të saj financiarë. Avokatët e saj ndërkohë janë duke u marrë me përpilimin e mbrojtjes, kur Shakira të paraqitet së shpejti në sallën e gjyqit.

Jennifer Anniston: Martesa e suksesshme nuk do të thotë se do zgjasë përjetësisht Jennifer Anniston ka qenë dy herë e martuar, me Brad Pitt dhe Justin Theroux. Por edhe pse martesat e saj përfunduan, aktorja nuk e sheh si diçka të keqe. Në një intervistë për ELLE, është shprehur se martesë e suksesshme nuk zgjat përjetësisht. "Martesat e mia, të dyja kanë qenë shumë të suksesshme, për mendimin tim personal,"-tha ajo. "Dhe kur përfunduan, ishte një zgjedhje që u bë. Ne zgjodhëm të ishim të lumtur dhe ndonjëherë lumturia nuk ekzistonte më brenda asaj marrëveshje." Ndërsa shton: "Sigurisht ka pasur probleme dhe jo çdo moment

ata janë kënaqur duke festuar gjatë gjithë mbrëmjes, por nuk ka patur asgjë më shumë.

është fantastik. Por në fund kjo është jeta jonë dhe unë nuk mund të qëndroj në një situatë nga frika." Por kjo nuk është e gjitha. Ikona e Friends gjithashtu dëshiron të ndryshojë konceptin e grave që zgjedhin të mos kenë fëmijë apo të martohen. "Ne jetojmë në një shoqëri ku grave u thuhet: Nga kjo moshë duhet të martoheni. Në këtë moshë duhet të keni fëmijë. Kjo është një përrallë. Është diçka që po përpiqemi ta ndalojmë", tha aktorja. "Kjo është pjesë e seksizmit, gjithmonë gruaja që është e përbuzur, nuk është e kundërta".

Bukuroshja meksikane shpallet "Miss Bota" Një modele meksikane është kurorëzuar 'Miss Bota 2018' në eventin e zhvilluar në ishullin tropikal kinez të Hainan të shtunën. Vanessa Ponce de Leon është e diplomuar në biznes ndërkombëtar, vullnetare për "Migrantes en el Camino" dhe është pjesë e bordit të drejtorëve në një qendër rehabilitimit për vajzat. 26-vjeçarja është kurorëzuar si Miss-i i 68-të në historisë e Miss world. Fituesja e vitit të kaluar ishin Manushi Chhillar nga India. Ajo pas 20-vjeçaren tajlandeze Nicolene Pichapa Limsnukan.

Meghan Markle akuzohet për vjedhjen e veshjeve të Kate Middleton Meghan Markle është ende duke kërkuar se si duhet të paraqitet në dalje publike si një dukeshë e denjë dhe për këtë merr shembull nga Kate Middleton. Stafi i pallatit mbretëror ka treguar se është i habitur nga ngjashmëritë e veshjes së Meghan dhe Kate. Madje stafi i Kate mendon se ky "imitim" po bëhet i papërshtatshëm. Ndërsa një burim pranë Meghan thotë se frymëzohet nga Kate për stilin mbretëror. Thuhet se dukesha e Sussexit ka qenë një ikonë mode, por e ka vështirë të përshtatet me veshjet serioze. Kjo shpjegon edhe arsyen përse Meghan përflitet shpesh për thyerjen e protokollit.


AKTUALITET “Ndëshkime shembullore”, kështu i përshkruajnë mediat italiane pretencën e Prokurorisë së Katanias për bandën e Habilajve. Pas një viti, Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka çuar dosjen në Gjykatë, ku kjo e fundit do të vendosë për fatin e bandës. Për Moisi Habilajn, Prokuroria ka kërkuar 18 vite burg, i cili ndodhet pas hekurave prej fundvitit të 2017. Gjithashtu pretenca është edhe për shqiptarët e tjerë që ishin nën hetim: Për Meridian Sulajn u kërkua 12 vite burg. Për Nazer Seitajn, i konsideruar si financieri i grupit, janë kërkuar vetëm 6 vite burg. Ndërkohë që është kërkuar shfajësim për Fatmir Minaj. Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar 15 vjet burg. Gianluca Spampinato, 10 vjet e katër muaj, Gianluca Passavanti, katër vjet dhe 20 mijë euro gjobë. Për William Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano dy vjet e katër muaj dhe gjashtë mijë euro gjobë. Mediat italiane specifikojnë se po vazhdojnë hetimet për lidhjet e qeveritarëve me këtë grup kriminal dhe bën të ditur se është parë me lupë zmadhuese, i afërmi politik i Habilajt, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Media italiane bën të ditur në veçanti se: “Hetuesit shqiptarë arritën në fund të muajit dhe të gjitha pyetjeve të tyre në burgun e Bicoca, Moisi Habilaj vendosi t’u përgjigjet por përmbajtja e procesverbalit për momentin nuk u bë e ditur’’,-ndërsa në përfundim theksohet: “Dyshimet për bashkëpunimin e supozuar të qeveritarëve me trafikantët vazhdojnë”. Hetimet italiane, të kryera nga policia e financave, u bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të

14

E martë, 11 DHJETOR 2018

Mediat italiane specifikojnë se po vazhdojnë hetimet për lidhjet e qeveritarëve me këtë grup kriminal, sidomos i afërmi politik i Habilajt, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Trafiku i drogës, 18 vite burg për Moisi Habilajn, vijojnë hetimet për Tahirin PRETENCA Nazer Seitaj-6 vite burg Fatmir Minaj-Shfajësim Moisi Habilaj-18 vite burg Antonio Riela-15 vjet burg Meridian Sulaj-12 vite burg Gianluca Spampinato-10 vjet e katër muaj Gianluca Passavanti-4vjet dhe 20 mijë euro gjobë William Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano 2 vjet e 4 muaj dhe 6 mijë euro gjobë.

Tiranës. I afërmi politik i Habilajt është nën vëzhgim. Tahiri ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat, por hetimi kundër tij vazhdon. Në Itali, magjistratët shqiptarë arritën në muajt e fundit. Në pyetjet e tyre, në burgun Bicocca, Habilaj vendosi të përgjigjet por përmbajtja e procesverbalit, të paktën për momentin, nuk u

zbulua. Për këtë grup, hetime janë duke u kryer edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa nën sekuestro preventive janë vendosur miliona euro pasuri, mes tyre apartamente dhe biznese në pronësi të familjes Habilaj. Ky grup furnizonte me kanabis zonat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës, në Itali,

TIRANË

ndërsa në Shqipëri rezultoi se Habilajt kishin dhe përkrahjen e policisë lokale të Vlorës, duke shmangur kontrollet si gjatë trafikimit me peshkarexha apo gomone edhe gjatë kultivimit në parcela që nuk asgjësoheshin. Në hetimet italiane, ishte edhe një fashikull për krimet e kryera në Shqipëri, për mbështetjen

politike ndaj Habilajve. Ish-ministri Tahiri gjithnjë i ka hedhur poshtë akuzat por hetimet ndaj tij vijojnë. Grupi Habilaj u godit në tetor 2017, ndërsa Nazer Seiti u prangos në Vlorë për t’u ekstraduar më pas drejt Italisë. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në media, ndërsa u morën në Itali me mijëra faqe përgjime të grupit Habilaj ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri.

21 të arrestuar dhe 94 patenta të pezulluara

P

olicia Rrugore e Tiranës, gjatë javës dhe fundjavës ishte prezent thuajse në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit. Nga kontrollet policore, janë verifikuar shkelje “flagrante” të rregullave të qarkullimit, siç ishin nivelet e larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h, që për kushtet e rrugës dhe lagështirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të, por për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës. Disa nga të dhënat dhe shkeljet kryesore të verifikuara gjatë fundjavës, janë: 21 të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 16 drejtues mjetesh

170 KM/H

“Nga kontrollet policore, janë verifikuar shkelje “flagrante” të rregullave të qarkullimit, siç ishin nivelet e larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h, që për kushtet e rrugës dhe lagështirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të”. për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 3 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe dy drejtues mjetesh për

veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”. 38 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. 56 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi normat e lejuara. 23 leje drejtimi te pezulluara, per shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. 440 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit. 156 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve. 70 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera. Si dhe janë vendosur, 2150 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.


AKTUALITET

15

E martë, 11 DHJETOR 2018

Ministrja e Drejtësisë, siguroi shqiptarët se viti 2019 do të jetë vendimtar dhe sinjifikativ për të shënuar më shumë rezultate në lidhje më luftën kundër korrupsionit

N

ë rolin e Kordinatores Kombëtare Antikorrupsion, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri bilancin e një viti pune në krye të kësaj njësie gjatë një konference të përbashkët me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. Teksa prezantoi arritjet dhe rezultatet në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në vitin 2018, Gjonaj siguroi shqiptarët se viti 2019 do të jetë vendimtar dhe sinjifikativ për të shënuar më shumë rezultate në lidhje më luftën kundër korrupsionit. “Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë si mekanizma që do të garantojnë edhe ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në çështje korrupsioni do të jetë një hap shumë i rëndësishëm që do të ndihmojnë në rifitimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë dhe do të shënojnë një gur themeli në luftën kundër korrupsionit”,- tha Gjonaj. Përgjatë 1 viti janë marrë 296 masa administrative për përmirësimin e veprimtarisë së institucioneve dhe 445 masa disiplinore për drejtues dhe punonjës të administratës, të gjetur në shkelje ligjore dhe afera korruptive, nga të cilët 33% janë për pozicione në nivel drejtues. ‘’Nga këto masa disiplinore vlen të theksoj se 102 prej tyre janë largime nga puna. Ndërsa 36 punonjës janë kallëzuar penalisht pranë organeve të Prokurorisë, pasi kanë qenë të dyshuar për veprat penale të korrupsionit apo shpërdorimit të detyrës”, vijoi ministrja. Në prag të ngritjes së KLP dhe KLGJ, institucionet do ta bëjnë të pandalshme zbatimin e reformës në drejtësi, minis-

Gjonaj bën bilancin: 445 masa ndëshkimore, në 2019 ndëshkim zyrtarëve të lartë

DREJTËSIA E RE “Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë si mekanizma që do të garantojnë edhe ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në çështje korrupsioni do të jetë një hap shumë i rëndësishëm që do të ndihmojnë në rifitimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë dhe do të shënojnë një gur themeli në luftën kundër korrupsionit”.

KORRUPSIONI “Lufta kundër korrupsionit është një nga sfidat më të rëndësishme për qeverinë, rezultatet e së cilës impaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve e në të njëjtën kohë edhe zhvillimin ekonomik, social e kulturor të vendit, sikurse edhe rruga e vetme prej nga kalon procesi i integrimit të vendit në familjen e madhe europiane”.

trja apeloi për një proces të drejtë dhe transparent dhe inkurajoi pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Përfitoj nga rasti duke mbajtur në konsideratë se nesër dhe pasnesër do të mbahen dy mbledhjet më të rëndësishme për dhënien jetë dy organeve qeverisëse të sistemit të

Drejtësisë, Këshilllit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të inkurajoj të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët të marrin pjesë në mbledhjet e përgjithshme respektive, për të ushtruar detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre në zgjedhjen e kandidatëve të KLGJ dhe KLP. Inkurajoj dhe

nxis dhe drejtuesit e mbledhjeve të përgjithshme respektivisht për gjyqtarë dhe prokurorë për të garantuar një proces të drejtë, transparent, të qetë për ti treguar qytetarëve se gjyqtarët dhe prokurorët kanë kurajo për zbatimin e reformës në drejtësi”,- u shpreh ministrja. Min-

QAFË-BOTË

istrja Gjonaj theksoi se lufta kundër korrupsionit është një nga sfidat më të rëndësishme për qeverinë, rezultatet e së cilës impaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve e në të njëjtën kohë edhe zhvillimin ekonomik, social e kulturor të vendit, sikurse edhe rruga e vetme prej nga kalon procesi i integrimit të vendit në familjen e madhe europiane.

NISMA

Mushka me Kanabis në kufi Polici me ushtarakë, sindikata kundër N

N

jë sasi prej 105 kg kanabis u sekuestrua prej Departamentit të Antidrogës së Igumenicës, në vendin e quajtur Filat, 10 km nga kufiri shqiptar i Qafë-Botës. Sipas burimeve policore, lënda narkotike ndodhej në një automjet të marrë me qira prej një 34-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua në flagrancë prej agjentëve. Mësohet se lënda narkotike ishte kaluar me mushka nëpërmjet kufirit shqiptar dhe pasi ishte lënë në një zonë jashtë Sajadhës, u ngarkua në mjetin e 34-vjeçarit, me destinacion Athinën. Prej verifi-

kimit të dokumentacionit, rezultoi se 34-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin, mbante me vete një pasaportë shqiptare me

vulë hyrëse në Greqi të falsifikuar, ndërsa ndaj tij një gjykatë kishte vendosur dy vjet më parë masën e deportimit nga Greqia.

dryshimet ligjore që propozohen për t’i hapur rrugë pranimit të ushtarakëve në radhët e Policisë së Shtetit, nuk priten mirë nga sindikata e unifomave blu. Barazimi i gradave ushtarake me ato policore, sipas sindikatës, është një ide e papranueshme për standartet që kërkon koha. Sadetin Fishta, kreu i Sindikatës së Policisë, thotë se pranimi i ushtarakëve në polici është një hap mbrapa. “Nëse do të miratohet ky nen, do të krijohet një polici ushtarako-policore që nuk do t’i shërbejë komunitetit”. Sindikata paralajmëron se

do t’i drejtohet Parlamentit, Komisionit të Sigurisë, Presidentit por edhe ministrit të Brendshëm që të mos

miratohen këto ndryshime në ligjin për policinë, në të cilin është ndërhyrë disa herë vitet e fundit.


AKTUALITET

16

E martë, 11 DHJETOR 2018

Durrës, 300 punëtorë të huaj

SITUATA

S

ipas drejtorit të Zyrës së Punësimit në Durrës, Indrit Buka, numri i të punësuarve të huaj ka ardhur në rritje nga viti në vit. Vetëm në 2018 kanë aplikuar dhe marrë lejet përkatëse afro 300 shtetas huaj. “Kemi dhënë për këtë vit afro 300 leje pune dhe leje përjashtimi për shtetasit e huaj që punojnë në Durrës. Leje pune marrin vende si Maqedonia, vendet arabe etj., ndërsa leje përjash-

timi marrin shtetasit nga vendet e BE-së. Tregu i punës për të huajt ka nisur dhe në Durrës, duke nisur nga fusha e sportit, resortet turistike që marrin kryesisht kuzhinierë nga Turqia, apo sektori i peshkimit, ku nevoja për persona të kualifikuar dhe në mirëmbajtjen e rrjetave është shumë e lartë”, thotë Buka. Të huajt e punësuar në Durrës vijnë nga vende të ndryshme të glo-

bit, duke nisur nga Ballkani Perëndimor, Italia e afërt e vende të tjera europiane, por edhe nga kontinentet e tjera, si Afrika, Amerika dhe Azia. Afrikanët janë të punësuar kryesisht në sektorin e peshkimit, ku vendasit i vlerësojnë për aftësitë e tyre jo vetëm në gjuetinë e peshkut por edhe në riparimin e mirëmbajtjen e pajisjeve të peshkimit dhe përkushtimin pa orar në punë.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar një sasi prej 100,000 dozash vaksine të parakualifikuar nga OBSH për vaksinimin ndaj gripit, të cilat po shpërndahen në të gjithë vendin

P

ër të përballuar komplikacionet nga gripi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton këtë vit vaksinimin falas të personelit shëndetësor në të gjithë vendin, si dhe të të moshuarve, të grave shtatzëna dhe pjesës më të riskuar për komplikacione nga gripi. Ministria e Shëndetësisë ka siguruar një sasi prej 100,000 dozash vaksine të parakualifikuar nga OBSH për vaksinimin ndaj gripit, të cilat po shpërndahen në të gjithë vendin. Vaksina është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga gripi ndaj rekomandohet të kryhet nga personat me risk të lartë, për të parandaluar kompikacionet e rënda. Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, aktualisht vihet re një rritje e qarkullimit të gripit dhe virozave por nuk kemi situatë epidemie të gripit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën thirrje qytetarëve të mos i neglizhojnë gjestet parandaluese, duke ndjekur disa këshilla të thjeshta po mjaft të vlefshme për një dimër pa viruse. Për të gjithë kategoritë në rrezik për komplikacione, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka siguruar vaksinën falas për gripin stinor, duke filluar nga fëmijët, të moshuarit me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, etj. Cila kategori duhet të vaksinohen Vaksina është mënyra më e mirë parandaluese ndaj gripit, ajo mund të aplikohet nga çdo individ mbi 6 muaj. Rekomandim i veçantë për kryerjen e kësaj vaksine përfshin këto grupe risku: Punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç. Personat me sëmundje kronike dhe imunodeficience (si: sëmundje kardiovaskulare, obstruktive të mushkërive, kronike të veshkave, kronike të heparit, diabet, astma bronkiale, tumore/kancer), personat obezë. Gjithashtu vaksina ofrohet për kategori të caktuara siç janë forcat ush-

Gripi stinor, Ministria e Shëndetësisë siguron vaksinat falas 100 MIJË DOZA “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, garanton këtë vit vaksinimin falas të personelit shëndetësor në të gjithë vendin, si dhe të të moshuarve, të grave shtatzëna dhe pjesës më të riskuar për komplikacione nga gripi. Ministria e Shëndetësisë ka siguruar një sasi prej 100,000 dozash vaksine të parakualifikuar nga OBSH”.

tarake që shkojnë me misione. Kush e kryen vaksinimin Ashtu si dhe në vitet e mëparshme vaksina ofrohet për grupet e riskut , pranë qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë. Vaksinimi

EMIGRANTËT

kryhet nga infermier/vaksinator pranë këtyre qendrave. Gjithashtu, vaksinimi për personelin shëndetësor përfshin personelin në qendrat shëndetësore dhe në spitale. Pse është i rëndësishëm

vaksinimi Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse të gripit, të cilat mund të përhapen shumë shpejt në ambientet e mbyllura. Gripi është një sëmundje virale që mund të shkaktojë

komplikacioni të rënda dhe vdekje sidomos tek personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit megjithëse për shumicën e njerëzve është sëmundje kalimtare. Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi ndaj tij. Vaksinimi i përvitshëm është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon në mbrojtjen e shëndetit individual dhe atë të komunitetit që na rrethon. Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës së sezonit dimëror.

Të dëbuar nga Italia, Shqipëria e dyta

S

hqipëria zë vendin e dytë pas Tunizisë për numrin e lartë të shtetasve të dëbuar nga Italia. Shifrat u bënë publik nga ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini gjatë takimit të Komitetit Parlamentar mbi kontrollin e zbatimit të marrëveshjes së Shengenit. Sipas autoriteteve, nga 1 qershori deri në 30 nëntor të këtij viti nga Italia janë dëbuar 2777 shtetas të huaj, prej të cilëve 21% nga

Shqipëria. “Deri tani negociatat me BE nuk kanë përparuar, pavarësisht nga kërkesat tona për ndryshimin e rregullave”, tha Salvini. Qeveria italiane ka miratuar së fundmi të ashtuquajturin dekreti Salvini që ndalon ndihmë dhe mbrojtje ndaj atyre që u refuzohet statusi i azilit. Priftërinjtë shprehen se do të hapin dyert e kishave për çdo emigrant dhe refugjat që nuk pranohet në qendrat e pritjes.


AKTUALITET

17

E martë, 11 DHJETOR 2018

Shumë të burgosur që presin lirinë si dhuratë nga qeveria edhe këtë dhjetor, kanë pak mundësi që kjo dëshirë t’ju realizohet. Duhen 84 vota, të cilat mazhoranca nuk i ka

55

të dënuar në burgun e Burrelit, i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë, për shkak të amnistisë së propozuar nga kjo e fundit, edhe pse kjo dëshirë e tyre është thuajse në pikën zero. Për shkak se projektligji i amnistisë duhet të kalojë me 84 vota, të cilat mazhoranca aktuale nuk i gëzon në Kuvend. Të burgosurit në Burrel, janë shprehur se kushtet që kërkon kjo amnisti nuk plotësohen nga të paraburgosurit dhe të burgosurit, pasi sipas tyre është konstatuar se janë dhënë dënime të padrejta për drogën e dhunën në familje por edhe për vepra të tjera. “Konstatohet se ka patur padrejtësi si në hetim po ashtu edhe në gjykimin e çështjeve të ndryshme”, shkruhet në letër, ku përmenden më tutje edhe Gjykata e Dibrës dhe e Matit si gjykatat që kanë dhënë dënime më të rënda se gjykatat e rretheve të tjera. Të burgosurit kanë shprehur kolektivisht kërkesën e tyre që amnistia e këtij viti të jetë e përgjithshme dhe për një afat kohor 2-3 vjet. “Në njëfarë mënyre kjo do të ishte një zgjidhje që për mendimin tonë është e paanshme dhe e duhura për kushtet në të cilat ndodhemi”, shkruhet më tutje. Shumë të burgosur që presin lirinë si dhuratë nga qeveria edhe këtë dhjetor, kanë pak mundësi që kjo dëshirë t’ju realizohet. Për shkak se projektligji i amnistisë duhet të kalojë me 84 vota, të cilat mazhoranca aktuale nuk i gëzon. Edhe vitet e kaluara në projektligj përfshihen të dënuarit deri në 3 vjet burgim ose çdo lloj dënimi më të bute përfshi edhe dënimin me gjobë, pezullimet, si edhe

Letra e të dënuarve në Burrel: Amnistia të jetë e përgjithshme

AMNISTIA “Shumë të burgosur që presin lirinë si dhuratë nga qeveria edhe këtë dhjetor, kanë pak mundësi që kjo dëshirë t’ju realizohet. Për shkak se projektligji i amnistisë duhet të kalojë me 84 vota, të cilat mazhoranca aktuale nuk i gëzon në Kuvend”.

LETRA “”Konstatohet se ka patur padrejtësi si në hetim po ashtu edhe në gjykimin e çështjeve të ndryshme”, shkruhet në letër, ku përmenden më tutje edhe Gjykata e Dibrës dhe e Matit si gjykatat që kanë dhënë dënime më të rënda se gjykatat e rretheve të tjera”.

atyre që u kanë mbetur dy vite heqje lirie. Përjashtohen nga ky propozim autoret e krimeve të rënda që nga gripet kriminale, ata që kanë kryer krime në familje, për veprat e terrorizmit dhe kundër autoritetit të shtetit. Aktualisht në qeli janë 3084 të dënuar dhe 2377 të paraburgosur. Në projektligjin e propozuar nga qeveria,

TURQI

Ina Nuka kryen dy operacione

Ina Nuka, efektivja e forcave Shqiponja që mbeti e plagosur në protestën e 22 nëntorit para Parlamentit ka kryer deri tani dy ndërhyrje në Turqi, që fatmirësisht kanë rezultuar të suksesshme. Nuka është në gjendje të stabilizuar dhe pritet që javën që vjen të kryejë edhe operacionin më të vështirë, atë të transplantit të gishtit të madh, të cilin e humbi prej kapsollës gjatë përplasjeve në protestën me banorët e “Astirit”. Aktualisht Ina ndodhet në një spital në Ankara dhe e shoqëron e ëma e saj. Nga ana tjetër, pak pas ngjarjes policia shoqëroi në Tiranës 18-vjeçarin Daniel Dobrajn, si personin që dyshohet se i hodhi kapsollën.

parashikohet të përfitojnë nga amnistia, të gjithë personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me burgim deri në tre vjet, për dënime të dhëna deri më 30 nëntor 2018, pavarësisht kohës që u mbetet për të vuajtur. Amnistohen të gjithë personat e dënuar me burgim, të cilëve deri në datën e hyrjes së fuqi të ligjit, u kanë mbetur

pa vuajtur një periudhë deri në dy vite burgim. Një tjetër kategori, që përfitojnë janë femrat e dënuara, të cilat në datën e hyrjes së fuqi të ligjit, janë baras ose mbi moshën 50-vjeç, ndërsa meshkujt, baras ose mbi moshën 60-vjeç. Amnistohen gjithashtu personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës pe-

nale, kanë qenë baras ose nën moshën 18-vjeç, përjashto ata që kanë kryer vrasje ose krime të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. “Të dënuarit për krime kundër njerëzimit, krime seksuale, vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, apo ata që kanë kryer vepra penale kundër fëmijëve martesës ose familjes, nuk përfitojnë nga kjo amnisti”,-thuhet në projektligj. Në draft parashikohet se “Nuk përfitojnë nga amnistia, as të dënuarit për krime që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokrat të zgjedhjeve”. Një tjetër kategori që përjashtohet janë edhe personat të cilët i janë shmangur drejtësisë.

POLICIA

32 “të fortët” e Elbasanit

Listës të personazheve të botës së krimit, u janë bashkuar edhe 32 më të kërkuarit nga Elbasani. Policia e këtij qarku ka publikuar emrat dhe fotot e 32 personave më të kërkuar për veprat penale vrasje, trafik femrash, kultivim e shitje narkotikësh, grabitje me armë zjarri me mashtrim. Në faqen e facebook-ut, policia shkruan shkurtimisht “wanted” (në kërkim) për 32 të fortët e Qarkut të Elbasanit ndërsa publikon të dhënat që mund të çojnë në identifikimin e vendndodhjes së tyre. Në listë bie në sy emri i Suel Çelës, 30-vjeç, djali i biznesmenit Petrit Çela, i cili akuzohet se me automjetin e tij tip “Audi” i blinduar goditi makinën e ish-zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi në hyrje të tregut industrial, ngjarje kjo e regjistruar shtator të vitit të kaluar. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të,

ndërsa vijon të jetë person në kërkim. Një tjetër personazh i njohur është edhe italiani Bruno Adolfo Pomenti i cili në vitin 2015 u dënua me 7 vite burg me akuzën e vjedhjes së bankave

dhe arkave të kursimit. Pometi ishte me rezidencë në Itali, ndërsa u prangos në janar të këtij viti në një hotel të njohur në Ciocaria, një qytezë në provincën e Frosinones në Itali.


FORUM

18 E martë, 11 DHJETOR 2018

“Bashkësia Dibrane”: Prof.Bujar Kapexhiu vlerëson me “Çertifiktata Mirënjohje” disa nga veprimtarët e saj më të mirë Nga Halil Rama “Jubileu i Skënderbeut në 110-vjetorin e themelimit të Klubit patriotik ‘Bashkimi Dibran”, ishte tema e Konferencës Shkencore që u organizua nga Shoqata “Bashkësia Dibrane” dhe Akademia e Shkencave të RSH, në një nga sallat e Hotel “Tirana” International. E përbashkëta e referateve dhe kumtesave që mbajtën akademikë dhe profesorë të mirënjohur ishte epopeja e lavdishme skënderbejane si dhe origjina dibrane e kastriotëve. Në fjalën e hapjes së kësaj konferencë, Prof.dr. Bujar Kapexhiu – Mjeshtër i Madhevidentoi aktivitetet më të suksesshme të shoqatës, objektivat dhe programin e veprimtarive të saj në vazhdim. Ai foli për rrugëtimin historik nga klubi patriotik, “Bashkimi Dibran”, tek djelmënia dibrane, e deri me sot tek shoqata “Bashkësia Dibrane”. “Sot ne kremtojmë dy gëzime në një ditë, Jubileun për Skënderbeun si një figurë me vlera epike ku krenohet e jo vetëm Dibra dhe Shqipëria por dhe më gjerë, si dhe 110 vjetorin e “Bashkimit Dibran”, shoqata më e vjetër historike, patriotike dhe kulturore në vend”, - tha Prof.Kapexhiu.

Jubileu i Skënderbeut në 110-vjetorin e Klubit patriotik “Bashkimi Dibran” Duke vijuar me një rrugëtim historik nga klubi “Bashkimi Dibranë tek Shoqata “Bashkësia Dibrane”, kreu i kësaj Shoqate tha se “Ështe fakt se ky klub e realizoj misionin e tij plotesisht duke i shërbyer çeshtjes kombëtare dhe përhajes së kulturës dhe gjuhës shqipe. Ky klub, duke bashkuar forcat demokratike dhe përparimtare kundër pushtuesit, pati një rëndësi të madhe, per t’i bindur dibranët në realizimin e bashkimit të një force kombëtare dhe politike. Klubi atdhetar “Bashkimi Dibran” dhe shoqëria “Djelmënia Dibrane” kanë patur në gjirin e tyre shumë anëtar aktiv, që spikatën në realizimin e aspiratave për pavarësi dhe zhvillim kombetar”. Krenar për organizimin e një veprimtarie me rëndësi jo vetëm për Skënderbeun por dhe për vlerat dhe personalitet e komunitetit tonë në tërsi, kreu i “Bashkësisë Dibrane”

evidentoi mjaftë kauza të realizuara nga kjo shoqatë mbishekullore si; aktivitete kulturore, shkencore dhe akademi përkujtimore për figura të ndryshme dibrane. Kapexhiu vlerësoi të një rëndësie të të veçantë dhe lobimin e sensibilizimin e gjerë që ju bë nga ana e tre ekspertëve, pjesë

e komunitetit dibran në Tiranë, çështjes së lumit Radika, për devijimit e ujrave natyror nga Dibra e Madhe në Maqedoni. Madje, sipas tij, ky projekt, falë kontributit të “Bashkësisë Dibrane” dhe ndikimit të organizmave ndërkombëtar nuk i cënoj këto ujra.

Pas tij mbajti një fjalë përshëndetëse në emër të Akademisë së Shkemcave Akad. Prof. Dr. Salvatore Bushati. Ndërsa Prof. dr. Adem Bunguri prezantoi të dhëna të reja arkeologjike mbi disa fortifikime të Skënderbeut në Dibër. Me mjaft interes u ndoq referati i mbajtur nga prof. dr. Bajram Xhafa “Dibranët në epopenë skenderbejane”. Po ashtu tëhoqi vëmendjen e dhjetra pjesëmarrësve në këtë tubim edhe fjala e znj.Zenepe Dibra e cila u ndal kryesisht tek roli i dibranëve të Shkodrës në periudhën e rilindjes e më vonë. “Trojet shqiptare ndërmjet Drinit e Detit në shek. XV. Rëndësia strategjike”, ishte tema e kumtesës që mbajti dr. Ardian Muhaj. Në mbyllje të konferencës Kryesia e Shoqatës “Bashkësia Dibrane” vlerësoi me “Çertifiktata Mirënjohje” disa nga veprimtarët e saj më të mirë për kontributin e pakursyesr në aktivitetet dhe gjallërimin e shoqatës.

dhe biblioteka për të përpiluar e kristalizuar me argumenta historikun e trevës së Mirditës e në veçanti historikun e Arsimit në Mirditë. Më kërkimet e tij shkencore ai hodhi dritë mbi shekujt e shkuar, Shtetin e Arbërit, mesjetën, Rilindjen, Pavarësinë duke lënë të shkruara qindra faqe në fushën e historisë. Teksa evokojmë këtë figurë të dashur të arsimit shqiptar, në 80-vjetorin e tij, dimë se lexuesi gjithnjë ka etje për të lexuar për shembuj pozitivë e të suksesshëm nga të gjitha fushat, qoftë dhe si modele karrierë për të rinjtë . Do të shfletoheshin më shumë faqet e gazetave të ndryshme, nëse në to do të pasqyrohej përvoja e një fermeri të suksesshëm, mjeshtria e pronarit të një firme ndërtimi që qëndron në krye të këtij biznesi, sekretet e punës në një kompani a fabrikë që ka rritur kapacitetin prodhues e gjer tek "magjia"e mësuesit model të matematikës, nxënësit e të cilit në provimin e maturës shtetërore rezultojnë 70 përqind të vlerësuar me notat 8, 9,

10. Këtë bënte Simon Prendi në praktikën e tij të përditshme, mbushte faqet e fletoreve me shënime nga puna e mësuesve në shkollë, por dhe publikonte artikuj historikë e pedagogjikë në shtypin e kohës. Një punë e vëllimshme studimore për historikun e Mirditës, që ruhej në Muzeun e rrethit si i vetmi manual zyrtar i llojit, dhe pse asokohe nuk ishte praktikë botimi i historikëve të rretheve. Skedat e tij ishin plot me gjurmime arkivore dhe për gjithçka fliste me argumente shkencore. Në mënyrë të veçantë vlen për t'u lavdëruar puna e tij studimore për hartimin e historikut të arsimit, nga fillimet deri në vitin 1944. Asnjëherë Simon Prendi nuk kërkoi privilegje për veten dhe familjen e tij. Bashkëshortja e tij, Drita, ka qenë gjithashtu një mësuese e pasionuar, që ka lënë emër të nderuar në brezat e shkollarëve të Rubikut e më gjerë. Simoni ishte dhe një veprimtar shoqëror i spikatur. Në vitet 1992-1996 ka qenë dhe sekretar i Komunës së Rubikut. 12 prilli i 2005 e ndau Simon Prendin nga familja, të afërmit dhe shoqëria në moshë të re, kur kishte aq shumë punë e projekte të reja për të kryer. Puna e tij studimore ndër vite mbeti në kuadrin e një projekti të parealizuar plotësisht, por pothuajse e gatshme për t'u finalizuar në botime nga trashëgimtari i tij, Bekleni, gjithashtu mësues historie. Simon Prendi jeton tek të gjithë, si mësues, metodist, historian, një fisnik i vërtetë. Kufijtë e harresës për të tillë njerëz mbeten të pashkelur. Mësues dhe edukatorë të tillë nuk i tret toka, veçse i ruan në gjirin e saj përjetësisht duke u lënë brezave që vijnë përvojën dhe shkëlqimin e tyre. *Ish - specialist në ZA Mirditë

PROFIL

Drejtues i kabinetit pedagogjik dhe historian Nga Ndue Leci*

K

oha kalon shpejt dhe në kujtesën e një komuniteti nuk shuhen kurrë individët që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e tij. Nga fundi i viteve '50 e deri në vitin 2005, për më shumë se dyzet vite, Simon Prendi ka qenë një figurë e njohur e arsimit dhe e historisë lokale në Mirditë që nuk mund të anashkalohej në asnjë rast dhe nga asnjë institicion. Edhe pse nuk kishte një biografi pa hije, ai me integritetin e tij moral dhe zotësitë profesoinale e kishte gjithnjë një auditor ku dëgjohej, kryesisht mësuesish e nxënësish. Ai ishte ndër njerëzit më të lexuar e të infrormuar në çështjet historike, pasi kishte qëndruar në Arkivin e Shtetit për kërkime historike për tre vite, e megjithatë shquhej për thjeshtësinë dhe maturinë e tij. Ishte një metodist i mësimdhënies dhe në Kabinetin Pedagogjik te rrethit, që drejtoi për shumë vite, bashkëpunoi me të tjerë metodisët të zotë, si Fran Çukaj, Xhabir Shurdha, Gjok Lleshi etj. Simon Prendi lindi në fshatin Blinisht të rrethit Mirditë në vitin 1938 në një familje me tradita atdhetare

në atë zonë. Pas përfundimit të shkollës së mesme Pedagogjike dhe arsimit të lartë për Histori-Gjeografi në Universitetin e Tiranës, shërbeu në shumë institucione të arsimit në Mirditë, si inspektor në Seksionin e Arsimit, drejtor i Kabinetit Pedagogjik dhe për shumë vite drejtor i shkollës së mesme industriale Rubik, për të qenë së fundi drejtor i gjimnazit të Rrëshenit, ku doli në pension. Kujtohen me nostalgji ato vite pune kur Simoni drejtonte Kabinetin Pedagogjik, ku përpos seminareve metodike që ndiqte në Tiranë bashkë me stafin, i duhej të organizonte dhe vetë të tillë në Rrëshen dhe nëpër zona. Njeri fjalë-ëmbël, korrekt, realizues, vizionar e njohës i mirë i problemeve të arsimit. Udhëhiqte me shembullin e tij vetjak, kishte aftësinë që natyrshëm nga gjithsecili prej punonjësve të përthithte më të mirën e mundëshme në dobi të punës mësimore - edukative nëpër shkolla dhe institucionin që drejtonte. Kemi punuar gjatë me Simonin në Kabinetin Pedagogjik të rrethit, ku secili prej nesh kishte detyrën e tij sipas specialitetit, por fatmirësisht të gjithë bashkëpunonim për

problemet e punës. Jepnin mendime për kualifikimin e mësuesve sipas profileve, për platformën e kontrollit që do të zhvillonim nëpër shkolla, punën me tekstet e reja, modele detyrash kontrolli në bazë kapitujsh sipas kërkesave të programeve mësimore për mësuesit, modele tezash olimpiade etj. Në punën tonë ndihmonte dhe literatura profesionale, si "Revista Pedagogjike", apo gazeta "Mësuesi" etj. Dhe rezultanja dilte më e mira, gjithnjë sipas mundësive reale të asaj kohe. Pak fjalë artikulonte Simoni si drejtues, por idetë e tij, arti i komunikimit me kolegët e punës flisnin në heshtje duke e kompletuar e naltuar në mes të kolegëve dhe në mbarë opinionin arsimdashës mirditor këtë personalitet të arsimit. Me mjeshtri pedagogjike përgjithësonte nëpër shkolla përvojën e përparuar të mësuesve dhe drejtuesve, ku për çdo profil e lëndë, përveç arritjeve që evidentoheshin e përgjithësoheshin, liheshin detyra konkrete për t'u realizuar në të ardhmen. Simoni ishte dhe historian i mirëfilltë. Për shumë vite me radhë ka shfletuar mijëra faqe nëpër arkiva


KURESHTI

19 E martë, 11 DHJETOR 2018

Zbulon mesazhet e të fejuarit me të dashurën e tij dhe ia lexon në altar Një vajzë rrëfente, përmes portalit Whimn, eksperiencën e tmerrshme që kishte përjetuar ditën që duhet të ishte më e bukura në jetën e saj. Pak momente para se të ecte drejt altarit, mori një lajm që do ndryshonte perspektivën mbi burrin me të cilin do martohej dhe marrëdhënien e tyre. Ndërkohë që ajo po festonte natën e fundi të beqarisë me shoqet e saj më të mira, mori mesazh nga një numër i panjohur, i cili shkruante: "Unë nuk do martohesha me të, apo jo?" Ky mesazh shoqërohej me foto që tregonin të fejuarin e saj me një grua tjetër dhe mesazhet që kishin shkëmbyer. "Nuk rresht dot së menduari për ty. Nuk kisha ndjerë një lidhje të tillë me askënd tjetër." "Trupi yt është fantastik dhe ti di si ta përdorësh. Dua që e fejuara ime të ketë gjysmën e aftësive të tua." Teksa ndihej e tradhëtuar, nusja shpërtheu në lot dhe

Gjendet donatorja për shërimin e 2-vjeçares me "gjakun" e rrallë Një donatore ka ofruar të shpëtojë jetën e një vogëlusheje 2-vjeçare, e cila ka një lloj të rrallë të grupit të gjakut në botë. Zainab Mughal nga Florida e Jugut u diagnostikua para dy muajsh me neuroblastomë, një kancer agresiv në qelizat nervore. Për të bërë trajtimin me kimioterapi, asaj i nevojitet transfuzion gjaku, të cilin nuk mund t'ia japë çdo njeri. Zainab ka mungesë të një antigjeni në gjak që e kanë shumica e njerëzve. Prandaj, ishte shumë e vështirë gjetja e një donatori që kishte të njëjtin grup gjaku me të. Pas kërkimit në gjithë botën, një nënë britaniko-indiane që vendosi të qëndrojë anonime tha se ndihej e privilegjuar që gjaku i saj do shërbente për të shpëtuar jetën e Zainab.

mikeshat e saj e këshilluan të anulonte dasmën, por ajo pati një ide më të mirë: Ditën pasardhëse, teksa ecte drejt altarit me fustanin e nusërisë dhe celularin në dorë, doli para të ftuarve dhe tha: "Sot nuk do ketë dasëm, i fejuari

im nuk është ai që mendoja" Më pas, nisi të lexojë të gjithë mesazhet që kishte marrë duke surprizuar të gjithë të pranishmit dhe mbi të gjitha të fejuarin e saj, i cili vrapoi jashtë kishës, teksa të ftuarit duartrokitën kurajon e vajzës.

Ish-polici në burg edhe për 56 vrasje të tjera Një ish-polici nga Siberia, i përshkruar si vrasësi më i madh i Rusisë në kohët moderne, iu është dhënë një dënim i dytë i përjetshëm. Mikhail Popkov u dënua për vrasjen e 55 grave dhe një polici afër Irkutskut. Ai ndodhej në burg për 22 vrasje të tjera. 53-vjeçari vrau gratë pasi u ofroi atyre udhëtime në makinën e tij natën vonë. Të paktën 10 prej tyre u përdhunuan. Në tri raste, ai ishte në detyrë në makinën e policies. Popkov u kap në vitin 2012 pasi një përputhje e ADN-së identifikoi makinën e tij. Viktimat ishin të gjitha femra të moshës 16 deri në 40 vjeç dhe një polic. Vrasjet ndodhën mes viteve 1992 dhe 2007. Popkov i vrau viktimat në qytetin Angarsk, pranë Irkutskit, me sëpatë dhe çekiç. Më pas trupat e tyre të gjymtuar i hodhi në pyje, rrugë dhe në një varrezë lokale. Popkov pohoi se po përpiqej të "pastronte" Angarsk nga gratë imorale, por kjo nuk ishte e vërtetë, pasi ai joshi të gjitha llojet e femrave në makinën e tij. Mikhail tejkaloi numrin e të vrarëve nga Alexander Pichushkin, që mbante vendin e parë më 48 viktima dhe Andrei Chikatilo me 52 të vrarë gjatë epokës sovjetike.

Kryeministri indian Modi, lideri botëror më i ndjekur në Instagram Kryeministri Indian Modi është lideri më i ndjekur në botë në rrjetin social Instagram. Narendra Modi, është kryeministri më i ndjekur në Instagram ku ka rreth 14.8 ndjekës. Në vendet e para renditen dhe presidenti i Indonezisë Joko Uidodo, me 12.2 milion ndjekës, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp me 10 milionë. Papa Francesco është në vendin e katërt me 5.7 milion ndjekës, dhe pas sovranit të Vatikanit me 4 milion ndjekës është mbretëresha Reina e Jordanisë, presidenti turk Erdoan dhe profile i SHtëpisë së Bardhë. Në vendin e tetë është Familja mbretërore e Britanisë së Madhe, ndërsa 10 vendet e para mbyllen me Mohamed bin Rashid,, sovranin e Dubait, dhe kryeministri rus Dimitri Medvedev. Mes evropianëve, pas familjes mbretërore britanike është presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelarja gjermane Merkel me më pak se 1 milion ndjekës.

Kërcënohet me vdekje prej gjoksit të madh Aktorja e filmave erotikë Jessica Gonzalez Garcia është kërcënuar në internet për shkak të aseteve të saj. Ylli i Instagram zbuloi se merr rregullisht kërcënime me vdekje nga ndjekësit. Jessica ka arritur mbi 223.000 ndjekës në rrjetin social për shkak të formave të saj bombastike. Por gjoksi i madh që i dha famën, po i shkakton edhe probleme. Aktorja shprehet se gjoksi është arsyeja pse femrat e tjera e kërcënojnë me vdekje në rrjetet sociale. Megjithatë ajo tha se nuk do ndryshojë.


VIP

20 E martë, 11 DHJETOR 2018

Beyonce këndon në dasmën indiane

Isha Ambani, vajza e njeriut më të pasur të Indisë, i është rezervuar një dasëm përrallore në festimet e martesës me Anand Piramalin, i biri i një tjetër miliarderi indian. E aty ka performuar vetë mbretëresha Bey, siç e njohin ndryshe Beyoncen. Këngëtarja ishte vetëm një prej emrave të famshëm të ftuar në dasëm, ku në krah të yjeve të bollivudit kishte edhe miq specialë si Hillary Clinton. Javën e kaluar, Isha Ambani vetë ishte shoqëruese e nuses në dasmën e aktores Priyanka Choprame me këngëtarin amerikan Nick Jonas. Dasma e saj është praktikisht të mërkurën, por kremtimet kanë nisur që në fundjavë. Sipas raporteve në media, të ftuarit kanë mbërritur me 100 fluturime të ndryshme Charter. Blogere të famshëm, gazetare e revistat e stilit të jetesës kanë qenë të angazhuar duke klikuar instagramin për të ndjekur hap pas hapi festimet. Beyonce u ngjit në skene të dielën për të ashtuquajturën Sangeet, një

22-vjeçari harxhon 33 mijë dollarë për t'u dukur si David Beckham Nje djalë 22 vjeçar, i quajtur Jack Johnson, ka shpenzuar mbi 33 000 dollarë operacione plastike vetëm që të duket si, David Beckham. Gjithashtu ai pati edhe një incident me kirurgjinë plastike, e cila gati sa nuk e vrau, duke e lënë 24 orë në koma. Por pavarësisht kësaj ndodhie, ai duke se nuk od të ndalojë. "Nuk do të ndaloj edhe nëse vdes" ka thënë Jack, ku ru pyet në lidhje me operacionet qe pretendon të bëjë. Megjithëse një fans i madh, sipas DailyMail, David Beckham nuk e ka mbështetur të riun madje e ka kritikuar

mbrëmje muzike dhe valle, e cila zakonisht i paraprin dasmës. Tarifa e saj nuk është bërë publike, por ka të ngjarë të mos ketë qenë një problem

për Ambanis. Mukesh Ambani, drejtues i Reliance Industries, që ka një pasuri personale prej rreth 47 miliardë dollarësh.

Kënga që i dedikohet ish-të dashurve ka "vulën" e një shqiptareje! Hiti më i suksesshëm i momentit në arenën ndërkombëtare ka "vulën" e një artisteje shqiptare. "Thank you, next" nga Ariana Grande arriti të thyejë rekorde që në momentet e para të publikimit në Youtube. Projekti që i dedikohet ishpartnerëve të këngëtares ishte ideja e mikeshës së ngushtë të Arianës, shqiptares Njomza. Ishin fansat ato që donin të dinin se si lindi ideja e kësaj kënge që u kthye shumë shpejt në hit. "Ishte një ditë shumë e vështirë në New York dhe miqtë e mi më dërguan në dyqanin e Tiffany'S. Ne pimë shumë shampanjë dhe bleva unaza për të gjitha. Ishte çmenduri dhe shumë argëtim. Dhe duke u kthyer, Njomza tha: 'Kjo duhet të kthehet në një këngë'. Kështu që ne e shkruam atë pasdite", tregoi Ariana në një postim në Twitter. Edhe Njomza është këngëtare që bën projekte muzikore në gjuhën angleze.

Çmimet Grammy, Bebe Rexha dhe Dua Lipa: Ne kemi fituar! Dy yjet e muzikës shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë në kulmin e karrierës së tyre. Projektet e tyre kanë arritur deri tek eventi gjigant që vlerëson këngët, "Grammy Awards". Ato nominohen në kategorinë "Best New Artist" që vlerëson artistin më të mirë të momentit. Ndërsa Dua është e nominuar edhe për këngën më të mirë dance. Ndonëse ende nuk kanë marrë ndonjë cmim, Bebe Rexha ka postuar një shkrim në Twitter që tregon se ndihen fitimtare. "Dy vajza shqiptare të nominuara për Grammy-t. Në zemrën time tashmë ne kemi fituar", shkruajti ylli i hitit "Say my name".

Offset: Jam i dashuruar kokë e këmbë me Cardin Reperi Offset është i dashuruar kokë e këmbë me reperin Cardi B dhe po planifikon që të kthehet prapë me të, por urrejtësit po e pengojnë. Burime pranë çiftit kanë zbuluar se Offset po përpiqet që të mos i japë fund martesës. Pas mesazheve se ai po kërkonte ta tradhtonte me reperen Cuban Doll, Offset po përpiqet që ti tregojë gruas se nuk ka ndodhur asgjë e tillë. E përditshmja amerikane, TMZ ka zbuluar se sfida më e madhe për Offset është që të rifitojë besimin e Cardit. Miqtë e tij thonë se ai është i dashuruar vetëm me gruan dhe e do pafundësisht vajzën e tyre prandaj do bëjë cdo gjë që ti japë një mundësi të dytë lidhjes.


SHENDETESI

21 E martë, 11 DHJETOR 2018

HULUMTIMI

Qelizat staminale mund të shërojnë Parkinsonin Në këtë përfundim kanë arritur një grup shkencëtarësh të Universitetit Lund - një nga më të vjetrit në Europë dhe Botë, që ndodhet në Suedi. Ky lajm përbën një arritje shumë të madhe në fushën e trajtimit të kësaj sëmundje, që prek kryesisht moshën e tretë dhe që është e pashërueshme. Parkinsoni shkaktohet nga humbja e qelizave nervore, të cilat prodhojnë substancën kimike 'dopaminë' - që përgjigjet për kontrollin e veprimeve dhe të gjendjes shpirtërore. Për të arritur në këtë

përfundim, grupi i shkencëtarëve eksperimentoi në disa kavje duke asgjësuar fillimisht ato qeliza në tru që përgjigjeshin për prodhimin e 'dopaminës'.Pastaj,

nëpërmjet teknologjisë së inxhinierisë gjenetike, arriti të konvertonte qelizat staminale në neurone të afta të prodhonin këtë substancë kimike - 'dopaminën'. Parashikohet që testet klinike te njerëzit të nisin të realizohen në 2017. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i qelizave staminale për këtë qëllim është nga pikëpamja etike më e lehtë, në raport me marrjen e qelizave nga indet e të rriturve. Parkinsoni konsiderohet nga mjekët si një nga sëmundjet neurodegjeneruese më të shpeshta.

Si ta trajtojmë me efikasitet infeksionin urinar Infeksioni i sistemit urinar fillon në rrugët tona urinare, të cilat përbëhen nga veshkat, ureteret (kanalet e urinës), fshikëza e urinës dhe nga uretra. Por si mund ta parandalohet ky problem dhe cilët persona janë më të predispozuar për tu prekur. Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të lindur strukturale të sistemit urinar. Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter shumë të përdredhur. Por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët numri të cilëve vjen në rritje. Në të njëjtën kohë dhe ndërhyrjet kirurgjikale që përdorin kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës dhe personat që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjienën personale. Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta tek gratë se të burrat, për arsye të vetë ndërtimit të uretrës (kanalit të jashtëm) që është më i shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të jashtëqitjes). Infeksionet urinare zënë vendin e dytë pas atyre të traktit respirator për sa i përket shpeshtësisë. Femrat ka një risk më të madh sesa burrat për të zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të lindur strukturale të sistemit urinar. Shenjat Sistemi urinar është krijuar për të formuar, mbledhur dhe

eliminuar urinën nga trupi ynë. Urina në vetvete është sterile, por prishja e mekanizmave normalë të mbrojtjes bën që mikrobet të ngjiten dhe të shumohen në fshikëzën e urinës e më lart. Infeksionet më të zakonshme të sistemit urinar ndodhin tek femrat dhe prekin fshikëzën dhe uretrën. Infeksionet e fshikëzës (cistiti) shkaktohen zakonisht (deri 90%) nga Escherichia coli (E. coli), një lloj mikrobi që gjendet në traktin tretës. Akti seksual mund të çojë në cistit, por një femër mund të zhvillojë infeksion të traktit urinar edhe pa pasur jetë aktive seksuale. Të gjitha femrat janë shumë të predispozuara për të zhvilluar cistite falë anatomisë së traktit të tyre urinar, sidomos afërsisë së uretrës së tyre me anusin dhe distancës së shkurtër nga hapja uretrale në fshikëzën e urinës. Infeksionet e uretrës (uretriti) ndodhin kur bakteret nga zorra e trashë dhe anusi kalojnë për në uretër. Dhe veç kësaj, meqenëse uretra dhe vagina janë shumë afër, atëherë edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si herpes simplex, gonorrea dhe klamidia janë shkaktarë të shpeshtë të uretriteve. Të mos harrojmë prostatitet të cilat janë infeksione të prostatës tek burrat dhe kanë, veç shenjave shumë të theksuara (djegie gjatë urinimit, urin ime të shpeshta në sasi të pakët, dhimbje në fund të barku), edhe irritabilitet që mund të çojë edhe deri në depresion, por janë edhe të vështira për t'u mjekuar, pasi antibiotikët penetrojnë me vështirësi në këtë ind dhe kërkojnë periudha të gjata mjekimi, deri në 6 muaj. Komplikimet Nëse trajtohet me kujdes dhe si duhet, infeksioni urinar rrallëherë shpie në komplikacione, po nëse lihet i patrajtuar, mund të bëhet serioz . Infeksionet

Receta me bimë mjekësore

urinare të patrajtuara mund të çojnë në infeksion të veshkës (pielonefrit) akut apo kronik, i cili dëmton në mënyrë të vazhdueshme veshkën. Fëmijët dhe të rinjtë kanë një risk më të lartë për dëmtim renal pas infeksioneve, pasi simptomat neglizhohen apo ngatërrohen me kushte të tjera. Gratë shtatzëna që kanë infeksione urinare, kanë një risk të rritur për të lindur fëmijë prematurë apo me peshë të vogël (hipotrofë). Gratë të cilat kanë zhvilluar tre apo me shumë infeksione urinare, ka të ngjarë të vazhdojnë të bëjnë përsëri. Mjekimi Mjekimi bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku, sipas një urokulture (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij. Mjekimi pa kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë, apo rezistencë mikrobale. Si mund të parandalohen -Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më të mirë. -Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar. -Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz. -Të mos pijë alkool. - Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes. - Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti etj. -Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë.

Receta e lashtë me hudhër dhe alkool, prekja magjike e shëndetit të mirë Konsiderohet një nga zbulimet më befasuese të përvojave të hershme në fushën e trajtimit të sëmundjeve. Përdorimi i kësaj recete ka dhënë tregues pozitiv aq sa me të drejtë është quajtur si “prekja magjike e shëndetit të mirë”. Kjo recetë e lashtë u rizbulua në vitin 1971 nga një komision i UNESCO-s në rrënojat e një manastiri tibetian. Recetë është përkthyer në çdo gjuhë të botës për ta sjellë atë më afër mjekësisë së sotme. Kjo kurë është e përshtatshëm për të gjithë organizmin në përgjithësi: mban venat elastike dhe i liron nga kolesterolit, parandalon infarktin në zemër dhe kancerin, mban zemrën tuaj të shëndetshme, përmirëson shikimin dhe eliminon dhimbjet e kokës. Kjo recetë e lashtë është një rigjenerator i fuqishëm i organizmit, kujdeset për çdo problem të traktit gastro-intestinale, hipertensionit, çrregullimet bronko-pneumonare, heq yndyrat në gjak, përmirëson metabolizmin, ul peshën e trupit, kthjellon mendjen dhe rrit potencën seksuale. PËRGATITJA Lani dhe shtrydhni 350 gramë hudhër organike (hudhër fshati). Më pas vendoseni atë në një enë qelqi dhe bashkojeni me 300 gramë alkool të pastër. Alkooli duhet të jetë 95 gradë. Pasi ti përzieni bashkë, lëreni këtë masë për dhjetë ditë në frigorifer. Në ditën e 11 të kulloni lëngun e kësaj ene me napë, mos përdorni kulluese me përmbajtje metalike. Pasi e keni kulluar lëreni edhe 3 ditë të tjera lëngun në frigorifer dhe pastaj nisni të përdorni kurën. PËRDORIMI Dozat e këtij ilaçi do ti përzieni me 50 ml ujë ose ¼ e gotës me ujë. Konsumohet përpara vakteve. Dita 1: një pikë në mëngjes, 2 në drekë dhe 3 pika në darkë. Dita 2: 4 pika në mëngjes, 5 për drekë, 6 në darkë. Dita 3: 7 pika në mëngjes, 8 pika në drekë, 9 pika në darkë Kjo rritje vazhdon deri në ditën që ju të konsumoni 33 pika në mëngjes, 34 në drekë dhe 35 në darkë. Në këtë pikë fillon zbritja, ulet doza. 35 pika në mëngjes, 34 në drekë, 33 për darkë deri në ditën e 10 me 3 pika në mëngjes, 2 në drekë , 1 në darkë. Nëse përgatitja nuk ka mbaruar ju mund të vazhdoni ta konsumoni, një herë në ditë nga 25 pika. Është e rekomanduar që ky trajtim të bëhet një herë në 5 vjet. Rekomandohet që të konsumoni shumë ujë gjatë kohës që pini këtë ilaç. Përgatiti: Albert Vataj


SPORT

22

E martë, 11 DHJETOR 2018

Ronaldo për “Topin e Artë”. Portugezi e uroi ish-shokun e skuadrës Modric për trofeun individual por u shpreh se ai e meritonte atë dhe se numrat e vërtetojnë diçka të tillë

C

ristiano Ronaldo kërkon të përjetojë sërish nga afër rivalitetin me Lionel Messin, tani në kampionatin italian “Serie A”. Sulmuesi portugezi i Juventusit e shprehu dëshirën e tij në një intervistë të gjatë të ditëve të fundit, ku i bëri ftesë argjentinasit të Barcelonës për t’u transferuar në Itali. Fituesi i 5 herë i “Topit të Artë”, në një intervistë për “Gazzeta della Sport”, ka rrëfyer detaje interesante të kësaj aventure deri më tani 5 mujore. “Këtu te Juventusi ne jemi grup. Në çdo skuadër tjetër dikush ndihet më i mirë se të tjerët por këtu ne jemi të gjithë në të njëjtën linjë, jemi të përulur dhe kërkojmë të fitojmë. Nëqoftëse Dybala dhe Mandzukic nuk shënojnë, I sheh po prap të lumtur, të buzëqeshur. E ndiej diferencën, është ndryshe nga Real Madridi”, u shpreh Cristiano Ronaldo. Transferimi në Itali sigurisht që zbeh konkurrencën e madhe me Messi-n. I pyetur nëse argjentinasi i Barcelonës i mungon sadopak, Cristiano përgjigjet: “Jo, ndoshta i mungoj unë atij. Kam luajtur në Angli, Portugali, Spanjë Itali dhe skuadrën kombëtare, ndërkohë që ai vijon të jetë vetëm te Barcelona. Për mua jeta është një sfidë, më pëlqen ajo dhe dua t’i bëj njerëzit të lumtur. Do doja që Messi një ditë të vinte në Itali, ashtu si unë, të pranonte sfida të reja. “Do të më pëlqente që një ditë të shihja Messin në Itali. Ai duhet të bëjë atë që bëra edhe unë, të pranojë sfidën. Por nëse ai ndihet i lumtur te Barcelona, e respektoj. Është një futbollist fantasik e një djalë i mirë por këtu nuk më mungon asgjë. Kjo është jeta ime e re dhe jam i lumtur. Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, me kombëtaren, ndërsa ai është gjithnjë në Spanjë. Ndoshta ka nevojë më shumë sesa unë për të lëvizur”, tha Cristiano Ronaldo. Ai foli edhe për “Topin e Artë” që këtë vit u fitua nga Modric. Portugezi e uroi ish-shokun e skuadrës për trofeun individual por u shpreh se ai e meritonte atë dhe se numrat e vërtetojnë diçka të tillë. “Përshtypjet e mia deri tani janë shumë të mira. Mund të them se është grupi më i mirë me të cilin kam luajtur. Jemi një skuadër, ndërkohë që diku tjetër, dikush ndihet mbi të tjerët”, vijoi Ronaldo. Më pas, Ronaldo foli për ambientimin e tij në Torino, duke theksuar se qyteti i pëlqen dhe se tifozët janë të sjellshëm, ndërsa Juventusi është një klub fantastik, i organizuar në mënyrë të mrekullueshme. Sot bëhen 5 muaj, që kur ju jeni bashkuar me Juventusin. Si ka qenë kjo periudhë? Unë jam shumë i lumtur. Qyteti

Ronaldo sfidë Messit: Eja në Itali

është me të vërtetë i këndshëm, tifozët janë shumë të mirë dhe Juventusi është një klub fantastik, tepër i organizuar. Lojtarët këtu janë të përulur dhe punojnë shumë. Gjithçka duket fantastike. Ky është grupi më i mirë, me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Te Juventusi me të vërtetë ndjehemi si një skuadër, ndryshe nga diku tjetër, ku disa lojtarë ndjehen sikur janë më mirë se të tjerët. Këtu të gjithë janë të përulur. Nëse Dy ala, ose Mandzukic nuk shënojnë gol, ju i shihni ata të lumtur se fiton skuadra. Kjo është e bukur. Cili është dallimi mes Real

Madridit dhe Juventusit? Dy klubet janë shumë të ndryshëm. Juventusi është më shumë si një familje. Po nëse përballesh me Real Madridin në Ligën e Kampionëve… E kaluara është e kaluar. Tani dua vetëm të fitoj me Juventusin, për të mbrojtur ato ngjyra. Pjesa tjetër nuk llogaritet. Nëse përballem me Real Madridin, do të jap maksimumin tim. Marcelo, ose Asensio te Juventusi… Unë shoh që ju shkruani për të gjithë, nga James te Bale dhe Asensio por për të qenë i sin-

qertë, Juventusi nuk ka nevojë për ndonjë lojtar tjetër. Po në të ardhmen? Nuk e di, mund të flisni me presidentin. Marcelo? Ai është një lojtar i fortë. Pse u bashkuat me Juventusin? Mendova për shumë gjëra: atmosferën që kam përjetuar në stadiumin e Juves, stabilitetin e klubit, qasjen e presidentit, tifozët. Janë detaje të vogla, që bëjnë një ndryshim të madh. Kam pasur disa oferta por tani jam 100% i sigurt se kam zgjedhur atë më të mirën. Trajneri Allegri? Një trajner shumë profesional, serioz dhe i shkëlqyeshëm. Një nga cilësitë e tij më të mira? Eshtë shumë i drejtpërdrejtë. Ai nuk të thotë diçka, që t’ju lërë duke pyetur se kujt i referohet. Allegri të drejtohet me emër. Ai është i ndershëm, inteligjent dhe argëtues për të gjithë. Cilat janë mendimet për Ligën e Kampionëve me Juventusin? E kam thënë edhe më parë, por do

ta përsëris: Liga e Kampionëve nuk duhet të jetë një mani. Është një kompeticion, me të cilin duhet të përballesh me qetësi. Është një ëndërr, ne të gjithë duam ta fitojmë. Po mendimet për derbin e Torinos? E kam kuptuar menjëherë rëndësinë e tij. Një ditë, një nga tifozët më tha: Cristiano, ju lutem fitoni kundër Torinos, përndryshe gjyshja ime do të çmendet! Te Juve janë dy ndeshje, që nuk duhet t’i humbësh: kundër Interit dhe Torinos. Kur e kuptuat se ishit Cristiano Ronaldo? Unë përpiqem ta harroj këtë. Nëse vazhdoj të mendoj për atë që kam fituar, ose paratë që kam, përfshirë sukseset që kam arritur, do të frenohesha. Pra, ndonjëherë është më mirë të harrosh të jesh Cristiano Ronaldo. A e di Cristiano Jr se babai i tij është një yll? Po, ai luan edhe për Juventusin, e ndjen presionin dhe i pëlqen. Ndonjëherë, ai më pyet: A mund të sjell dy shokë italianë në shtëpi? Unë i them “po”. Pastaj, ai thotë: Por ju duhet të jeni këtu, sepse shokët duan të bëjnë foto! Si e ruan formën sportive? Mundohem të ushqehem shëndetshëm. I shmang ëmbëlsirat dhe nuk pi alkool. Tri gjërat më të rëndësishme janë: të fle mirë, të ha mirë dhe të stërvitem mirë. Momenti më i vështirë në jetën tuaj? Kur vdiq babai im, në vitin 2005. Megjithatë, jam i sigurt se ai tani është i lumtur në qiell dhe më vëzhgon. Ishte një moment i vështirë por kjo është jeta, nuk mund të bëni shumë për këtë. Kur isha i ri, i kam thënë babait tim se do të bëhemi të pasur dhe do të kemi një shtëpi të madhe. Ai pastaj më tha se kjo është e pamundur. Unë sot i kam të gjitha, por nuk kam babin tim. A besoni në Zot? Shkoj në kishë çdo javë, sepse jam katolik dhe vazhdoj të falënderoj Zotin për gjithçka që më ka dhënë. I lutem që të mbrojë familjen dhe miqtë e mi. Në Torino ka disa kisha, kështu që mund të zgjedh. Paparacët më panë një herë dhe krijuan ato thashethemet për martesën. Çfarë mendoni për “Topin e Artë”? Mendova se e meritoja, bëra gjithçka në fushë, numrat nuk gënjejnë. Nuk është fundi i botës, unë respektoj vendimin. Urime për Modric. A jeni i zhgënjyer? Po, por jeta vazhdon dhe unë do të punoj shumë për ta fituar atë vitin e ardhshëm.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Miami International Airport, shkurtima e saj 2. Hebrenjt quheshin ashtu. Antisemitizmi ishte një luftë kundër tyre 4. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 6. Frikë e madhe, tmerr; ankth i madh 13. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 15. Pështjellim i madh, çrregullim i plotë; rrëmujë 17. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 18. I marr nderin një burri duke e poshtëruar, e... 20. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 22. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 23. Një e njëmijta pjesë e metrit (shkurt. mm) 25. Kënga e disa zogjve si dallëndyshja, trumcaku etj 28. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 31. Varg ose grumbull malesh të larta dhe të ashpra; bjeshk 33. E vendos dikë a diçka në një vend 34. Aktorja ... Jani, spikat në telenovelën, "Njerëz dhe Fate" (2002-2003), "Nata pa hënë", "Ishte koha për dashuri" (2004), etj. 35. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 37. Janë punët e profesionit 38. Që mbahet më të madh, që krekoset, që i shikon të tjerët me mospërfillje a me përçmim 40. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 42. E prek thellë dikë, e fyej dhe e ... 44. Ai ishte ...Koperniku (19 shkurt 1473-24 maj 1543), nistori i teorisë së lëvizjes së planeteve rreth diellit 46. Stil në artin e sidomos në arkitekturën e shekujve XVI-XVIII 47. Atje ku bëhet trajtesa gestronomike e konviktorëve, ushtarëve, aksionistëve dhe ... 48. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 49. Tirana, e kishte targën e makinave ... 50. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 51. Gur që lihet pak jashtë murit dhe që shërben për të vënë a për të varur diçka në të 54. Dialektore i thonë ashtu kokës, sepse vetëm ashtu kryetarit nuk i thonë kokëtar 57. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 58. Monedhë prej metali ose prej letre me një vlerë të caktuar 61. Ai është lumi i dytë më i gjatë në Evropë pas Vollgës, përshkon 10 shtete dhe zgjaton 2850 km 63. Turqishtja e vjetër që përdorej në kohën e Perandorisë Osmane 67. Që ka vrarë të vëllanë 68. Tretësirë me alkool e me aromë, që përdoret pas rrojës 69. 24 janar 1984, del në shitje kompjuteri i parë ... Macintosh 72. Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbin-

E martë, 11 DHJETOR 2018

Nga Albert VATAJ

jerëzore 74. Fusha ku zhvillohet një përleshje, një luftim 76. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet 79. Mësoj foshnjën të ecë, e përkëmb 80. Dëshirë e madhe për të plotësuar kënaqësitë trupore, zjarr i madh i mishit e i gjakut 82. Mjet për të kapur minj, zogj ose kafshë të egra 85. Hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, që zakonisht është e rrethuar me tokë jo nga të gjitha anët dhe që qëndron disi e veçuar 86. Që është veti e nënës, që është tipar dallues i nënës 87. Njoh zyrtarisht me anë të një dëshmie një gradë a një titull që i jepet dikujt pas mbarimit të një forme studimi a të një shkalle kualifikimi 89. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 91. Ajo përdoret për të mbërthyer a për të shtrënguar mirë diçka 93. Jon Bon ..., këngëtar, kitarist, kompozitordhe aktor amerikan 94. Vlerësim kritik me shkrim për një vepër artistike 96. Monopol, i formuar nga bashkimi i disa ndërmarrjeve a i disa degëve të ndryshme të industrisë 98. Përshkrimi i një udhëtimi dhe i vendeve nëpër të cilat bëhet ky udhëtim 100. Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç 102. Ato përdoren zakonisht në ditëlindje, është ëmbëlsirë 104. Ushqehet me gjak 107. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare

108. Shprehje algjebrike, që përbëhet prej dy termash të bashkuar me shenjën plus ose minus 110. Ymer ... kryesoi delegacionin e Partisë Komuniste në nënshkrimin e Marrëveshjes së Mukjes 111.Lidhje miqësore që bëjnë ndërmjet tyre dy a me shumë shtete 113. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 114. Punimi që i bëhet arës për ta mbjellë, lëvrimi i tokës 115. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 116. Ecja e organizuar, zakonisht në rreshta, e punonjësve ose e trupave ushtarake VERTIKALISHT 1. Art që e pasqyron jetën dhe shpreh ndjenjat, përshtypjet, mendimet etj. me anë të tingujve të bashkërenduar në një mënyrë ritmike 2. Trastë zakonisht katërkëndëshe prej lëkure, prej plastike 3. Përgjegjësia që ka dikush kur prish një rregull, kur shkel një normë 5. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 7. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 8. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 9. Pjesë e një ndërtese banimi 10. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 11. Teorema e fundit e Fermatit u vërtetua nga Andrew ... dhe Richard Taylor në vitin 1995 12. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra

14. Teksti letrar i një vepre muzikore që luhet në skenë, teksti i një opere, etj. 16. Quhet ashtu dashi i madh me këmborë, që i prin tufës së dhenve. 19. Fyt i hollë që del nga një enë për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër; lëfyt 21. Ushtar këmbësor i trupave të zgjedhura osmane 24. Bashkohem me një pikëpamje, me një rrymë të mendimit ose me një lëvizje politike, shkencore etj.; bëhem anëtar i një organizatë, i një shoqate etj 26. Pjesa e trungut a e kërcellit, që mbetet në tokë kur presim një dru a një bimë me kërcell të trashë 27. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 29. ...u, kjo nuk është gjë fare! 30. Aktor shqiptar me një galeri të pasur rolesh dhe karakteresh në teatër dhe film, ... Radoja 32. Vrima e saj akuzohet për ndryshimet ekstreme të kushteve klimaterike 33. Ajo që bën pula, vezë ose.. 36. Janë ato që mësyjnë bregun, jo dallgët 39. Ndarje e vogël administrative, pak a shumë sa një rreth, në disa vende të tjera 41. Njësi artilerie që përbëhet prej disa togash, ose ajo e makinës 43. Për rolin e saj në filmin Gone with the Wind, Hattie McDaniel u bë afrikano-amerikanja e parë që fitoi ... 45. Pjesë muzikore që këndohet nga shumë njerëz me disa zëra 46. I krijoj dikujt një gjendje shpirtërore të shqetësuar e të rëndë, e hidhëroj

73. Emri i Bonaparti, lindi në Ajaçio, 15 gusht 1769, vdiq në Ishulli Shën Elenamë 5 maj 1821... Perandor i Francës 75. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 77. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 78. Parakalim i trupave dhe i mjeteve ushtarake, zakonisht me rastin e një feste 81. Kryetari i një dioqeze ortodokse, dhespot 83. Ajo e çobanit është emblematike, dhe kthesat për të shkuar në Elbasan 84. Në lidhje njëri me tjetrin, jo veç e veç 85. Delet, deshtë dhe shqerrat. Ky grup quhet i tille 88. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 90. Fane ... aktor shqiptar i disa roleve protagoniste. Lindi më 1949 në Gjirokastër. 91. Aftësia që ka njeriu për të njohur e për të kuptuar botën që e rrethon dhe vetveten 92. Adam Opel GmbH është një prodhues automobilash gjerman, e cila që nga viti 1929 është pjesë e koncernit General Motors. Qendra është në qytetin gjerman Rüsselsheim 93. Aktorja, Elida . Lind më 1 gusht 1953 në Devoll. Rolet e saj: Marta në "Brazdat" (1973), Marjeta në "Pallati 176" (1985), Nora te "Stolat në park" (1988) etj. 95. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 97. Përfaqësues zyrtar i një shteti në një qytet të një shteti tjetër, ambasadori është shefi 98. Më 19 janar 1966, ... Gandhi u zgjodh kryeministre e Indisë 99. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 101. India ka atë si monedhë 103. Enë prej llamarine, prej zinku, prej plastike 105. Aftësia e njeriut për të menduar dhe për të njohur botën 106. Aktori korçar, Piro .... Roli i tij i parë ishte ai i Bujarit në filmin "Zonja nga Qyteti" 109. I'a hodhi ... e kaloi një situatë pa trazim 112. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 113. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike.

52. Bie në .... Gjendja e një njeriu kur humbet vetëdijen, shkaktohet zakonisht temperatura e lartë 53. Haptas, sy ndër sy, Sheshit 55. Ai me rrugë të padrejta e me mashtrime të marrë a të fitojë diçka që nuk i takon 56. Atë status morën në socializëm pronarët e tokave, latifondistë quheshin zotëruesit e mëdhenj 59. Partia Aleanca Popullore 60. Aleanca Kuq e Zi 62. Andon ... aktor dhe regjisor shqiptar. Është nderuar me titullin "Artist i Merituar". 64. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 65. Dakordësi që arrijnë dy palë kundërshtare duke i bërë lëshime njëra-tjetrës 66. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 70. Partia Demokracia Sociale 71. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 1

2

P

3

R E

K

4

K

5

O

12

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

R

Z

6

7

˙

F

8

D

9

E

L E

K T

10

11

R O L I

Z E

13

H V I

R

A

E

14

G J

¸

R

U A R

O

R

K V

15

E 16

17

18

N

A

P

A R

G

N

L 21

A N G O

M

P

J

O

S

¸

22

B

M I

E

D O K E

L L

K

O

R

27

28

Y

L

26

A

O H

30

Z

O

Y

S

B U B U Z H E L

H

H

L

29

L

E S

H Y T ¸

B

L

M

T

R

34

I

J

35

L

¸

M ¸

36

C O K A T

¸

37

38

E P

O S

Y

L 39

T

Z

40

A L

P

K O J 50

M

V E

S

G

O

58

R

E

B

Z

B

L I

A 56

L

M A 60

K A B I T

N E

U M I

61

M J

Z

E K

A

M

71

P A N O

C

68

A K S

E L

V A P O R

O S

C

I

G A N

L

T

T

74

¸

N 81

N

Y 77

¸

75

S 79

G

P

M T

A

E

M O N O G R A F I

T

¸

H

K I

L

S

D

H ¸

H 84

85

R

Z

A

H

86

D O R

87

I 88

B

H S

80

83

Z E

A

E

76

I

E

78

82

K

69

72

73

S E

65

V

A

67

B

O

70

I

L O J

64

R

E

L

O N

A

C

H

T

I

U

X H E

L I

R

L

L

R

89

I

G A R

E

92

V

90

91

L A J

93

E T

D

K

B

E K O N

94

M B R

A P

S H T

J

˙ 98

A R

G E

102

N

I

L

105

A

D O

B

100

U J

R T

L

R

107

E T

111

M A L

I

M

J 108

P

112

O

O

K U

101

R

L

O R

I

¸

104

J

W

106

V ¸

96

I

G R 99

103

U

J

95

97

P

D

K

S

63

D R I

G 46

M I

55

T

66

B

A S I

L

59

K J

L A B O R A T O R

E

V 45

52

R M

57 62

B

P A S A N I 54

A R

44

51

O K B

I

43

49

53

Z

42

48

¸

¸

K 41

V A K I

I

47

M ¸

E

P E

E 33

O

E S

31

S E

32

U

K

P

25

K U R T

L M I

23

24

L

A F

20

K O R O N A K

I

19

I

I

M

109

110

S

T 113

Z O T O P

N J

P

114

A R

B

115

A T

116

H ¸

N I

E

A

117

¸

E

E

L

K

I

R U S


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E martë, 11 DHJETOR 2018

Kreu i shtetit shqiptar, në konferencën "Kompakti Global për migrim të sigurt, të organizuar dhe të rregullt"

Presidenti Meta në Konferencën e Nivelit të Lartë të OKB

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje dhe përshëndeti Konferencën Ndërqeveri-

tare të Nivelit të Lartë, të organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Mar-

rakesh, Marok për të adaptuar "Kompaktin Global për migrim të sigurt, të organizuar dhe të rregullt". Duke iu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKBsë António Guterres si dhe 150 krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrës, Presidenti Meta u shpreh se "Kompakti Global është rezultat i trendit gjithnjë në rritje të migrimit. Është rezultat i shqetësimit tonë të përbashkët. Por është gjithashtu rezultat i domosdoshmërisë për një reagim kolektiv e të përbashkët në partneritet dhe solidaritet brenda një kuadri shumëpalësh. Kompakti Global është përgjegjësi ndaj jetës dhe dinjitetit të njerëzve. Të gjitha vendet tona, qoftë ato të origjinës, të tranzitit apo të vendmbërritjes, preken

nga migrimi. Dhe me përvojën që kemi pasur kemi mësuar se mund ta trajtojmë këtë dukuri vetëm në partneritet, sepse është një proces shumë i vështirë dhe kompleks". Kreu i shtetit theksoi se impakti global nuk duhet të shihet si mundësi për të inkurajuar migracionin. "Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut; për të drejtat e fëmijëve; ka të bëjë me menaxhimin e kufijve; ka të bëjë me kostot financiare; ka të bëjë me kohezionin social; me sovranitetin dhe kështu mund të vazhdoj pafund. Ne nuk duhet të lejojmë që të dobësohemi nga lëvizshmëria njerëzore. Përkun-

drazi, ne duhet të fuqizohemi duke krijuar një mekanizëm më human, më dinjitoz dhe të sigurt për të qeverisur migracionin. Kompakti Global reflekton në masë të madhe këtë mendim, duke përfshirë objektivat dhe parimet e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe traktatet përkatëse mbi refugjatët dhe emigrantët. Unë gjithashtu e ndaj plotësisht pikëpamjen e atyre që paralajmërojnë se Kompakti Global nuk duhet të shihet si një instrument investimi për të inkurajuar migracionin",tha Presidenti Meta.

Tirana mikpret seminarin e AVITEM, diskutohen sfidat e zhvillimit urbanistik

K

ryebashkiaku i Ti ranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në seminarin e AViTeM, e organizuar në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, për të diskutuar mbi zhvillimin urbanistik të qytetit. Duke vlerësuar reformën e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për ndarjen e re administrative, Veliaj tha se ajo krijon mundësitë që investimet të shtrihen edhe në zonat rurale, në ish-komunat që më parë i kishin të pamundura investime të tilla. Ai theksoi se falë punës së përditshme, kryeqyteti po transformohet duke përcjellë një energji pozitive dhe një aktivizim të ri shoqëror. Në këto tre vite, Tirana ka mundur të kapërcejë me sukses edhe hendekun e krijuar në këto vite tranzicioni, duke kthyer vëmendjen nga mjedisi si dhe në transformimi i transportit publik. Krahas ndriçimit LED, Veliaj nënvizoi se Tirana ka flotën më të re të taksive elektrike në rajon, ndërkohë që shumë shpejt do të ketë edhe flotën me autobusët elektrikë. “Për disa çështje, vendet në zhvillim që për arsye historike kanë humbur shumë kohë, mund t’i kalojnë disa etapa. Kjo është arsyeja pse në Ballkan kemi flotat më të mëdha të taksive elektrike, pa asnjë subvencionim, thjesht duke thënë kush merr taksi elektrike e merr licencën për 24 orë. Vetëm nga një vendim-

Erion Veliaj: Vemendja te fshati

marrje të tillë kemi sot 5 flota të taksive elektrike në Tiranë. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe me autobusët elektrikë”, tha Veliaj, ndërkohë që hapa të rëndësishëm janë ndërmarrë edhe për shtimin e gjelbërimit, ku vetëm falë kontributit të qytetarëve vitin e kaluar u mbollën 126 mijë pemë të reja. Një nga projektet e suksesshme që po zbatohet në vendin tonë është dhe ai i “100 Fshatrave”, duke i dhënë nxitje jo vetëm përmirësimit të infrastrukturës në këto zona, por edhe nxitjes së zhvillimit ekonomik të tyre. “Ajo që kemi parë është se prekja e qendrave të qyteteve sjell një lloj graviteti ekonomik, social

e kulturor. Kjo ishte faza e parë ku u prekën të gjitha qendrat e qytetit, dhe ku sheshi “Skënderbej” është sigurisht xhevahiri i kurorës në këtë transformim. Tani vëmendja është te fshati. Kemi filluar një proces që quhet projekti i “100 Fshatrave”. Shqipëria ka mijëra fshatra, por ne duam të krijojmë një paketë turistike, ekonomike, bujqësore për 100 fshatra që mund të jenë modele të agro-turizmit. Mezi pres që shumë realitete këtu afër Tiranës, ku kemi filluar me fermat, me agro-biznesin, të transformohen shumë shpejt”, tha ai. Një kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe Bashkimi

Europian i cili ka akorduar 94 milionë euro për të gjithë ata fermerë, të cilët shprehin interes për të ngritur një biznes ku mund të shfrytëzojnë edhe

potencialet që ofron zona e tyre. Gjithashtu, një nga projektet e Bashkisë së Tiranës është dhe rehabilitimi i godinës së Piramidës, e cila do të shndërrohet në qendrën më të madhe të inovacionit në Ballkan ku 5 mijë fëmijë mund të mësojnë gjuhën e programimit. “Për këtë arsye, Piramida që është ndërtesa më kryesore në qytetin tonë, edhe më e lakmuara, i është dhënë qytetit të Tiranës nga qeveria për ta transformuar në një shkollë alternative të teknologjisë së informacionit, ku 5 mijë fëmijë të këtij qyteti të kenë mundësinë që të kodojnë, të animojnë, të shkruajnë programe, në të njëjtën mënyrë si bashkëmoshatarët e tyre në Francë, në Gjermani”, u shpreh kreu i Bashkisë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.