Koha Jone_11 dhjetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 295 (8736) E mërkurë, 11 Dhjetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Opozita po hesht, për momentin, sepse po merret që të zgjidhet kriza e pas tërmetit nga mazhoranca, ndërsa PS-ja punon skutave e pabesisht për të ndryshuar kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës

Njerëzit rrugëve, por Rama u turret kompetencave të Metës Në kulmin e krizës humanitare dhe pasojave të tragjedisë së tërmetit, qeveria ka gjetur kohë që të hartojë nisma ligjore që nuk lidhen me interesat e qytetarëve, por me pushtetin e PS dhe kryeministrit. Në vend që të merret me mijëra të rrënuar nga tërmeti apo si të zgjidhë krizën ekonomike, kryeministri ka hallin se si të përlajë Gjykatën Kushtetuese, edhe në këto ditë të qametit që ka pushtuar vendin

Monika Kryemadhi: Shqipëria po rrëshqet drejt sistemit autokratik, opozita të mbrojë demokracinë

FAQE 3

ÇËSHTJA “BABALE”

PROJEKT LIGJI

Prokuroria kërkon dënimin e Salianjit. Basha: Rama po kthen gjyqet politike

Presidenti Ilir Meta: Qeveria të merret me pasojat e tërmetit dhe jo me shantazhe

FAQE 6-7

KRYEMINISTRI

Rama: Po bëjmë super marrëveshje me një kompani turke për ndërtimin e shtëpive FAQE 9

TRAGJEDIA E 26 NËNTORIT

Heronjtë e heshtur, mjekët e Traumës tregojnë punën e vështirë pas tërmetit

FAQE 16

FAKTET

Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese

FAQE 10

ISH-MINISTRI

FAQE 8

Haxhinasto: Pasojat Agron Tufa: U kërkova e tërmetit nuk zgjidhen me bamirësi, ndihmë ambasadave, por nuk m’u përgjigjën shteti të ndërhyjë SHKRIMTARI

Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

FAQE 2

FAQE 4

FAQE 13


POLITIKE

2 E mërkurë, 11 DHJETOR 2019

KRYETARJA E LSI-SË

Kryemadhi: Shqipëria po rrëshqet drejt sistemit autokratik, opozita të mbrojë demokracinë

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krye madhi, ka reaguar për çështjen “Babale” dhe për pretencën që dha këtë të martë prokuroria ndaj ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama duke e quajtur si “autor të saj”. Me një shënim në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kryetarja e LSI-së thekson se ky dhjetor i 29të i demokracisë, në vend që ta gjente Shqipërinë si shtet të konsoliduar, sot fatkeqësisht po rrëshqet drejt një sistemi autokratik. Qëndrimi i i Kryemadhit: Ky dhjetor i 29-të i demokracisë në Shqipëri, në vend që të na gjente me një shtet të konsoliduar të së drejtës

dhe me demokraci funksionale, i cili do të ishte i denjë për familjen evropiane, fatkeqësisht po shohim se po rrëshqet drejt një sistemi autokratik. Pretenca e sotme (djeshme) e Edi Ramës, si autori real i saj, i lexuar nga dyshja e prokurorëve të telekomanduar Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, ndaj opozitarit Ervin Salianjit dhe gazetarit Jetmir Olldashi, po i tregon qartë të gjithë shqiptarëve që demokracia në vend është në një rrezik eminent. Ky sulm i orkestruar politikisht duke përdorur gjithashtu edhe sistemin e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët nën frikën e vettingut janë gati që të bardhën ta bëjnë të zezë, u parapri edhe nga ngjarje të tjera po kaq të rrezikshme në kur-

riz të demokracisë sonë të brishtë. Kërkesa për Azil e drejtorit ekzekutiv të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit z. Agron Tufa pas kërcënimeve të marra për shkak të punës së tij, prishja e qëllimtë, pikërisht në datë 8 dhjetor e godinës nr.15 në Qytetin Studenti, që mbart simbolin e revoltës studentore për demokraci si edhe paraqitja për miratim në Kuvend e Paketës së Ndryshimeve Ligjore për nënshtrimin e plotë të medias janë akte, të cilat po e rikthejnë Shqipërinë në vitet e errëta të diktaturës. Nga një qeveri e ardhur në pushtet nga votat e blera dhe të rrëmbyera në bashkëpunim me bandat e krimit të organizuar dhe paratë e oli-

garkëve të PPP nuk mund të presësh as demokraci, as shtet të së drejtës, as zhvillim ekonomik, as integrim evropian. Opozita ka mision të saj parësor dhe kombëtar mbrojtjen e demokracisë, mbrojtjen e fjalës se lirë dhe medias, mbrojtjen e votës së lirë. Asgjë nuk është më e shtren-

jtë dhe më me vlerë se liria. Opozita së bashku me qytetarët shqiptarë nuk do rreshtin së luftuari për një demokraci reale dhe funksionale. Sot pas 29 vitesh, fatkeqësisht, po i rikthehemi me forcë po të njëjtave thirrje, të cilat ushtuan nga studentët: “Poshtë diktatura” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Ish-deputeti i PD-së: Duhet Plan “Marshall” për Durrësin. Të gjithë e dinë që Edi Rama ka dy ish-ministra të lidhur me drogën

I

sh-deputeti demokrat, Oert By lykbashi pasi bëri përgjegjës qeverinë “Rama” për situatën aktuale ku ndodhen familjet e goditura nga tërmeti, tha ndër të tjera se Edi Rama dhe koorporata që ka pas vetes po e shfrytëzon këtë situatë për të përfituar sa më shumë të jetë e mundur sipas konceptit komunist që të ndërtojë shteti. “Durrësi është drejtuar që nga viti 2000 nga socialistët, të cilët lejuan që sidomos në pjesën e bregdetit të ndërtoheshin godina pa kriter, ndërkohë që në periudhën që është qeverisur nga Partia Durrësit në zonën bregdetare të Durrësit nuk lejoheshin ndërtime mbi katër kate. Këtë situatë me ardhjen tonë në pushtet nuk do ta lejojmë më. Durrësi po hyn në një dimër ekonomik, që nuk do të zgjasë me muaj, por që do të zgjatë me vite. Bizneset shumë shpejt rrezikohen nga anulimet e kontratave me firmat e huaja. Nuk do të ketë fuqi punëtore për shkak të largimeve. Kjo do të të sjellë edhe ulje të forcës ekonomike. Duhet një plan “Marshall” për Durrësin dhe Edi Rama nuk e merr parasysh këtë pjesë. Njerëzit që janë pranë Ramës po u shkëlqejnë sytë sepse do të ketë Koorporatën e Ndërtimeve. Durrsakët janë të shqetësuar, sepse është thënë që do tju heqim nga këtu dhe do ju çojmë në kënetë. Dhe sot rrezikojmë që durrsakët që janë në qendër të shkojnë në Kënetë sepse aty do ndërtojë Rama. Ndërkohë që duhet t’ua lemë tregut të lirë dhe rregullave eksiztuese ligjore që të gjejnë zgjidhje me ndihmën e shtetit, por jo të jetë shteti ai që do ndërtojë”, u shpreh dje ishdeputeti demokrat. Babëzia e qev erisë “R ama” qeverisë “Rama” Në një intervistë dhënë dje për “Syri

Bylykbashi: Ramës dhe ndërtuesve pranë tij po u shkëlqejnë sytë pas tërmetit

Tv”, ish-deputeti i Durrësit, bëri përgjegjës qeverinë e Edi Ramës për situatën aktuale ku ndodhen familjet e goditura nga tërmeti. “Jemi dy javë nga momenti vërtetë tragjik për Durrësin dhe më shumë se kaq për Shqipërinë, që ishte goditja nga tërmeti. Situata është vërtetë shumë e rëndë, për të mos thënë e trishtë. Ishte që në momentet e para, ku shkonim nga një vend në një vend tjetër dhe që ishte mbytëse nga efektet e tërmetit. Ajo që konstatonim me dhimbje, ishte mungesa e përgatitjes totale të shtetit. E sigurtë që do kishim shpëtuar jetë njerëzish

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

nëse shteti do kishte reaguar në mënyrën dhe kohën e duhur. Tani shqiptarët i kanë parë me sytë e tyre se si janë harxhuar paratë e tyre nga kjo qeveri. Dhe pse zyrtarët, ministrat ishin prezent reagimi i tyre ishte zero. Kjo situatë nxori zbuluar se si babëzia është synimi kryesor i kësaj qeverie. Ky është shteti që nuk ka arritur të kontrollojë në 20 vjeçarin e fundit ndërtimet pa kriter duke e kthyer situatën në gangrenë. Panorama është komplekse. Shteti është në një mungesë përgatitje totale në këto dy javë pas tërmetit. Njerëzit kanë mbetur pa shtëpi, dhe

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

shteti përveçse një shoë të kryeministri, nuk ka ende mundësi tu jape një përgjigje se çfarë do ndodhë me pronën e tyre. Dy javë janë të mjaftueshme për të dhënë një panoramë të qartë të dëmeve. Çështja është çfarë do të ndodhë me ta. Shteti duhet të ketë instrumentet ligjore për ta përballuar këtë situatë’-tha ndër të tjera ish-deputeti Oerd Bylykbashi. Procesi ndaj Salianjit Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi foli edhe për pretencën e djeshme të Prokurorisë që kërkoi dënimin me burg më pas të kon-

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

vertuar me shërbim prove për ishdeputetin, Ervin Salianji, pasi ky i fundit demaskoi lidhjet e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. “Ne e dimë shumë mirë se si shteti për të vrarë një nga akuzat më të forta politike ndaj Edi Ramës dhe ish-ministrit të tij të Brendshëm Fatmir Xhafaj, inskenoi këtë proces farsë që patë edhe sot. Ky proces është investimi total i shtetit për të ndërtuar një akuzë politike ndaj Salianjit. Përpara se të ndodhte e gjithë e kjo, ishte opozita që e akuzoi z. Xhafa për manipulim të kodit të Procedurës Penale për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij në Itali për trafik të drogës. Pra kemi një situatë ku opozita e ka akuzuar qartë Z, Xhada për këtë bashkë më Ramën, që sot po e përdorin për të goditur opozitën. Sot të gjithë e dinë që ka dy ministra të Brendshëm që ishin të përfshirë në trafikun e drogës. Pretenca sot nuk çon në dënimin me burg. Nuk mundet kurrë me një proces të montuar, të kërkojë Prokuroria më shumë se sa kërkoi për Saimir Tahirin. Unë nuk kam asnjë lloj shprese se gjyqtari do të jetë jashtë procesit politik të Edi Ramës. Sigurisht ky ishte vetëm një akt, por askush sot nuk e fsheh dot faktin që Edi Rama është i përfshirë në trafikun e drogës”, tha ish-deputeti Oerd Bylykbashi.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 11 DHJETOR 2019

Opozita po hesht, për momentin, sepse po merret që të zgjidhet kriza e pas tërmetit nga mazhoranca, ndërsa PS-ja punon skutave e pabesisht për të ndryshuar kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës

Njerëzit rrugëve, por Rama u turret kompetencave të Metës Në kulmin e krizës humanitare dhe pasojave të tragjedisë së tërmetit, qeveria ka gjetur kohë që të hartojë nisma ligjore që nuk lidhen me interesat e qytetarëve, por me pushtetin e PS dhe kryeministrit. Në vend që të merret me mijëra të rrënuar nga tërmeti apo si të zgjidhë krizën ekonomike, kryeministri ka hallin se si të përlajë Gjykatën Kushtetuese, edhe në këto ditë të qametit që ka pushtuar vendin Prej 15 ditësh vendi po kalon një nga ditët më të vështira të Kombit. Tërmeti i 26 nëntorit u mori jetën 51 qytetarëve dhe plagosi rreth 1 mijë të tjerë. Gati 10 mijë shqiptarë flenë në çadra dhe kampe, mijëra të tjerë nuk dinë si do e kalojnë dimrin me banesat e dëmtuara nga tërmeti. Pasojat e fatkeqësisë natyrore janë ndër më të mëdhatë që ka njohur vendi. Shqiptarët po përballen me ditët më të vështira dhe në këtë situatë opozita ka ulur “armët” duke i ofruar një armëpushim politik qeverisë “Rama”. Përgjegjësia direkte e qeverisë për mosmarrjen e masave pas tërmetit të 21 shtatorit, keq menaxhimi i situatës pas 26 nëntorit dhe dhjetëra skandale që dalin çdo ditë, janë arsye të mjaftueshme që do e nxirrte çdo opozitë në rrugë. Duke parë krizën humanitare të qytetarëve të prekur dhe situatën e rëndë ekonomike, opozita ka zgjedhur të heshtë duke u solidarizuar me qytetarët dhe duke e kursyer qeverinë. Kjo strategji armëpushimi vlen për opozitën, por jo për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Në kulmin e krizës humanitare dhe pasojave të tragjedisë së tërmetit, qeveria ka gjetur kohë që të hartojë nisma ligjore që nuk lidhen me interesat e qytetarëve, por me pushtetin e PS dhe kryeministrit. Dje, ekspertët e PS hodhën në media dy projekte ligjore që ndryshojnë ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e tjera të drejtësisë. Thelbi i kërkesës së PS-së ndodhet në projektligjin e Kushtetueses. PS kërkon që nëse një anëtarë i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret nga Presidenti për të bërë betimin,

procedura e betimit të quhet e kryer me shkrim. Nisma ligjore e PS është jo vetëm idiotësi politike, pasi bazohet vetëm në rastin e Arta Vopsit që u betua në një notere, por dhe antikushtetuese. Procedura e betimit nuk është akt i thjesht formal, por normë juridike për marrjen e detyrës. Betimi me shkrim është një koncept që zhvleftëson gjithë procedurat ligjore e kthen aktin në një marrëdhënie tregtare kundrejt pagesës, mes

zyrtarit dhe noterit. Por çështja e betimit me shkrim, me gojë, të noteri apo te përmbaruesi është më pak e rëndësishmja. Nisma ligjore e PS-së, nëse do të shkojë për votim në Kuvend në mënyrën si u prezantua në media, është një puç kushtetues. Neni 129 i Kushtetutës thotë se anëtari i Gjykatës Kushtetuese betohet para Presidentit të Republikës para se të marrë detyrën. Këtë të drejtë që ligji themeltar i shtetit ja njeh Presidentit, PS kërkon

që t’ja heq me një ligj të zakonshëm. Juridikisht një ligj i tillë do të rrëzohej direkt nga Gjykatat Kushtetuese. Por qeveria pikërisht me anë të këtij ligji kërkon që të kapë vetë Gjykatën Kushtetuese. Lidhur me projektin e fundit të PS-së, Presidenti Ilir Meta deklaroi dje se është një provokim që do të marrë përgjigjen e duhur ligjore. Por ajo që ngjan e çuditshme në këtë histori është se qeveria ndodhet në tragjedisë më të madhe shqiptare të shkaktuar nga tërmeti. Prej saj kërkohet çdo ditë që të gjejë zgjidhje për banorët e prekur dhe të marrë masa për ndërtesat që rrezikojnë jetë të tjera. Janë miliarda lekë që duhen për investime dhe qeveria nuk i ka, pasi shumicën e ka ndarë me oligarkët. Është një emergjencë që kërkon reagim të shpejtë dhe ndërhyrje ligjore për ndërtimet e reja dhe ndëshkimin e atyre të vjetrave. Në vend të këtyre përpjekjeve shohim që Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve të prekur nga tërmeti. Nuk shqetësohet për mijëra shqiptarë që rrinë me frikë në banesa. Nuk shqetësohet se çfarë do bëhet me mijëra godina të pabanueshme. Në vend të gjithë këtyre problemeve që do ishin axhendë kryesore e çdo qeveria norma, kryeministri miraton një projekt që i shton kompetencat e tij. Është e njëjta lojë politike që e ka bërë dhe më parë, vetëm se tani duke shfrytëzuar me mjeshtëri fatkeqësinë e tërmetit po e bënë me më pak zhurmë. Në thelb, kryeministrin nuk e shqetëson zgjidhja e krizës së tërmetit, por mbajtja me çdo kusht e pushtetit.


POLITIKE

I

sh-ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Ed mond Haxhinasto këtë të martë nga emisioni “7 pa 5” në Vizion Plus është shprehur se është e rëndësishme që për të menaxhuar situatën në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit, të gjithë duhet të përfshihen dhe të japin kontributin e tyre. Haxhinasto në fjalën e tij ka theksuar faktin se për menaxhimin e situatave të tilla duhet që të ndiqen manuale të caktuara që ndiqen nga të gjithë vendet në botë për të kaluar një situatë kaq të rëndë. Ish-ministri ka bërë thirrje se nga një situatë e tillë duhet të nxjerrim mësim në mënyrë që të jemi të përgatitur për raste të tjera. “Jemi në një fazë që ka nevojë për kontribut! Çfarë kemi bërë në të kaluarën, çfarë do të bëjmë tani dhe çfarë dihet të bëjmë në të ardhmen?! Trauma është e madhe dhe shpërndarja e resurseve duhet të jetë e shpërndarë për të gjithë këto resurse qoftë tek rindërtimi, por edhe te trajtimi i përditshëm. Mendoj se gjithmonë në raste të tilla ka nevojë për të hedhur sytë pas dhe duhet të nxjerrim mësime për raste të ngjashme. Po të shikoni disa manuale që kanë regjistrat e OKB-së, kanë rregulla të caktuara para dhe pas situatave të tilla. Duhet të ndërtojmë institucione të emergjencave civile që duhet të ishin të trajnuara, të kualiduara kjo është në aspektin menaxherial të situatës. Kemi pasur disa alarme të forta. Edhe shkresa e Presidentit në korrik duhet të ishte marrë me seriozitet dhe jo me atë përbuzje që u mor, por edhe hartën e përgatitur nga ekspertët e Shqipërisë duhej të ishte marrë më seriozisht dhe të shihej më me vëmendje. Duhej të shihej me vëmendje si janë dhënë lejet, e them pa hezitim masakra urbanistike

4 E mërkurë, 11 DHJETOR 2019

Ish-ministri: Politika të japë kontributin e saj, e rëndësishme menaxhimi i situatës pas tërmetit. Shkresa e Presidentit në korrik duhet të ishte marrë me seriozitet

Tërmeti, Haxhinasto: Duhet të ndërtojmë institucione të emergjencave civile

që është bërë nën sytë e politikane që është bërë jo vetëm në Durrës, por në të gjithë zonën perëndimore përtej dëmeve mendoj se duhet të na jepet një leksion se si duhet të menaxhojmë territorin në të ardhmen. Nuk duhet të kemi një liri të tillë ndërtimi vend e pa vend,kemi pasur një traditë ndërtimi të vlefshme ku nëpër fshatra ndërtohej nëpër kodra apo zona me taban”, tha Haxhinasto. Gjithashtu, ishdeputeti i LSI-së është shprehur ndër të tjera se politika shpesh herë hiqet sikur i zgjidh gjithçka. “Protokollet për menaxhimin e situatave të tilla janë shumë të qarta, edhe me 21 shtator ka qenë çështja e ligjit kur ekspertët hartuan hartën sizmike, pse duhet të merremi tani në këtë kohë kur kemi primare menax-

himin e situatës. Flitet që organizata të ndryshme bamirëse duhet të merren me rindërtimin unë nuk mendoj kështu. Rindërtimi është çështje e pushtetit vendor në koordinim me atë qendror. Mendoj se çështja e rindërtimit duhet të bëhet në një formulë ku duhet të jetë pushteti vendor qendror dhe kompanitë e përfshira në këtë proces dhe jo të presim nga situatat bamirësi, duhet të jemi më serioz në ndarjen e punës dhe menaxhimin e kësaj situate. Duhet të kemi parasysh se në këto zona ka një aktivitet që duhet të vijojë”, theksoi Haxhinasto. Ndër të tjera, Haxhinasto është shprehur se në një situatë të tillë është e rëndësishme që të merren parasysh edhe propozimet e bëra nga kryedemokrati Lulzim Basha,

pasi janë shumë të vlefshme. “Gjykoj se shoqata të ndryshme bamirëse kanë shumë punë për të bërë, ata i shërbejnë njerëzve. Ata njerëz kanë nevojë për shërbim të përditshëm, fëmijët kanë nevojë për shërbim të përditshëm, në aspektin e higjienës, në aspektin e ushqimit, në aspektin e transportit, të shkollave, të veshmbathjeve sepse po vjen dimri dhe janë akoma në çadra. Duhet të bashkohen këto të treja, me qëllim që të unifikohet edhe standardi i riparimit të këtyre ndërtesave dhe të kontrollohet se çfarë po bëhet, sepse unë nuk mund të pres nga një shoqatë bamirëse që të ketë kapacitetet për të rindërtuar një pallat apo një shtëpi. Mendoj se duhet ë jemi më serioz në menaxhimin e punës dhe të kësaj situ-

ate. Duhet të kemi një sy edhe te e ardhmja. Dua të përshëndes angazhimin e shumë ekspertëve, profesionistë të mirëfilltë që po japin këshillat e tyre në mënyrë vullnetare dhe kjo është për t’u përshëndetur më shumë nga të gjitha dhe i kam dëgjuar më vëmendje se çfarë kanë thënë. Ata kanë thënë që rindërtimi është shumë i rëndësishëm të bëhet me një koncept tjetër. Me një koncept tjetër urban. Me një koncept tjetër të standardeve të ndërtimit. Me një koncept tjetër të aspekteve arkitekturorë dhe estetik të ndërtimeve të reja sepse dëmi më i madh ka ardhur në zonën turistike. Pra duhet parë dhe në funksion të turizmit, por gjithmonë duke vendosur balancën, emergjencën që kanë njerëzit për t’u shërbyer sot dhe ato që duhet të kemi nesër. Patjetër duke pasur parasysh dhe faktin që aty ka një aktivitet, jeta vazhdon. Aty ka një aktivitet ekonomik, i cili duhet të vazhdojë në mënyrë normale. Një aktivitet ekonomik, i cili duhet të krijojë jo vetëm punësim të njerëzve, por dhe mirëqenie të tyre. Duhet të kemi parasysh që ky ushtrim, do të thoja rindërtues të ketë efektet e veta sa më pozitive për të nesërmen e vendit, për ekonominë e vendit, për ekonominë e Durrësit, për ekonominë e Thumanës, të Laçit, të Lezhës, pra duhet pasur dhe ky dimension pasi është një pjesë e rëndësishme e turizmit shqiptar që realizohet aty”, theksoi Edmond Haxhinasto.

është shqepur nga fillimi deri në fund dhe nuk e ka problem, këto janë rikonstruktimet që bën Edi Rama, që janë të gjitha fasadë për të hedhur hi syve, por kjo është një kohë që nuk mban hi sysh, sepse është një kohë pas një tërmeti I cili të gjithë shqiptarët kanë frikë ta kujtojnë për dimensionin dhe për gravitetin dhe për peshën e jashtë zakonshme dhe shkatërruese që pati. Gjëja e vetme që kërkojnë tani, kërkojnë seriozitet të madh që çdo punë e kryer të jetë me

vend dhe t’ju japi gjithë atyre garanci dhe qetësi, edhe për banesën dhe për pronën por edhe qetësi psikologjike pasi shqiptarët janë tronditur shumë fort dhe nga pikëpamja shpirtërore psikologjike, duke u përballur me një fatkeqësi të dimensioneve të tilla. Vetëm serioziteti dhe profesionistët e zotë që marrin situatën në dorë janë e vetmja garanci që ata mund të afrojnë. Kryeministri po I mungon edhe kësaj”, deklaroi nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Nënkryetari i LSI-së: Duhet të kthehet siguria në vend pas tërmetit të 26 nëntorit

Vasili: Boll më me shaka me jetët njerëzore kryeministër!

N

ënkryetari i LSI-së, Petrit Va sili, në një konferencë për mediat deklaroi se duhet të kthehet siguria në vend pas tërmetit të 26 nëntorit dhe se situata është mjaft delikate në spitale dhe kopshte. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të inspektohen kopshtet, çerdhet, shkollat e spitalet që të mos vihet në rrezik jeta e qytetarëve. “Jemi këtu për ta denoncuar këtë fakt dhe për ti kërkuar qartë dhe prerë kryeministrit që shaka të tilla me jetën e njerëzve nuk mund të bëhen më. Boll i nënvleftësove më 21 shtator dhe pasojat mund të evitoheshin siç qe krimi shtetëror i Thumanës ku humbën jetën 24 qytetarë të ndershëm. Inspektimet nuk u kryen seriozisht, sot inspektimet duhet të

jenë rigoroze, shteruese dhe mbi të gjitha garantuese dhe po kështu një përgjegjësi shumë e madhe, shumë serioze duhet të jenë edhe projektet që duhet të miratohen nga një ekspertizë, shumë e kualifikuar, projektet e rehabilitimit dhe granatimit të sigurisë. Nuk do të thotë që menjëherë pasi të dalin dëmtime të mëdha strukturorë futet një brigadë e një firme çfarëdo bën ca suvatime dhe ikën, sepse projekti ku do të ndodhi, si do të ndodhi dhe në cilat pika do të ndërhyhet dhe me çfarë teknologjie do të ndërhyhet duhet të jetë shumë i shënjestruar mirë dhe mbi të gjitha i miratuar me përgjegjësi të plotë. I cili do të thotë që mbas këtij projekti ndërhyrës këto godina garantojnë sigurinë e duhur për të

vazhduar aktivitete të tilla shumë të rëndësishme, por dhe shumë të gjera nga frekuentimi si nga frekuentimi siç janë shkollat dhe spitalet. Spitalet shqiptare në mënyrë të veçantë nuk kanë nevojë për ekspertizën e inxhinierit të Edi që nuk ka iç të bëjë me inxhinierinë, por ka nevojë për dorën e specialistëve dhe ku përfundimisht Edi Rama duhet të mbyllë gojën dhe të pushojë dhe t’ju a lerë në dorë këtë situatë specialistëve, profesionistëve sepse me llafet me batutat me shakatë pa kripë me dënglat e lëshuara lart e poshtë, Shqipëria dhe strukturat përfunduan këtu ku janë. Edi Rama ka në kokën e tij vetëm një mënyrë rikonstruktimi siç ka rikonstruktuar bulevardin e Tiranës që siç e keni parë


POLITIKE

5 E mërkurë, 11 DHJETOR 2019

Kryeministri inspekton dëmet e tërmetit në QSUT, Manastirliu: Do të rindërtohen të gjitha strukturat shëndetësore të dëmtuara!

Rama: Po bëjmë super marrëveshje me një kompani turke për ndërtimin e shtëpive K ryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar një nga spitalet në QSUT, i cili pati dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama deklaroi se qeveria po punon për të bërë marrëveshje me një kompani të madhe turke për një supermarrëveshje për shtëpitë që do të ndërtohen në Shqipëri. “Po bëjmë një negociim me një kompani të madhe turke të certefikuar që punon në Amerikë për një super-marrëveshje për shtëpitë antisizmike, ekologjike, kundër zjarrit dhe i thashë të na japin disa oferta për qendra shëndetësore sepse janë me një kosto më të ulët dhe janë super, dhe mund të bëjnë më shumë”, tha Rama. Dy ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama ishte në Turqi në konferencën e investitorëve ku kërkoi ndihmë për të përballuar dëmet nga tërmeti. Rama tha se pallatet e dëmtuara në Durrës kalojnë nga dhjetë familje për secilin dhe për pasojë ndërtimi i banesave të tyre kërkon një kosto të madhe financiare, që siç tha ai, janë njerëzisht të papërballueshme pa ndihma nga miqtë dhe solidariteti mbarëkombëtar nuk është i mjaftueshëm. Turqia ish-

te ndër vendet e para që ofroi ndihmë për Shqipërinë në orët pas tërmetit. Presidenti turk Erdogan tha se shteti turk do të ndërtojnë 500 banesa për familjet të cilat tërmeti i la në qiell të hapur. Vetë kreu i qeverisë ka deklaruar se është në komunikim me agjencinë shtetërore të strehimit të Turqisë që premtimi i Erdogan për 500 shtëpi të

DEKLARATA E MARK RUTTE-S

fillojë të realizohet aty ku është dhe blloku më kompakt dhe hapësira më e mundshme për të vepruar tani është Laçi. Ministrja Manastirliu Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu që ishte bashkë me kryeministrin Edi Rama për të inspektuar punimet që po bëhen në shërbimet e kardiologjisë në QSUT, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, të cilat nuk janë dëme strukturore. Manastirliu tha se do të rindërtohet të gjitha strukturat shëndetësore të dëmtuara por

pa ndërprerë në asnjë moment shërbimin ndaj qytetarëve. “Ne kemi filluar punën menjëherë pas ditëve të para për të marrë masat për të rikthyer në normalitet dhe për të ristrukturuar, dhe prandaj sot, së bashku me Kryeministrin dhe stafin e QSUT-së, i cili ka nisur menjëherë punën për riparimin e dëmeve, shkuam të inspektojmë këto punime dhe të garantojmë qytetarët që shërbimi do të vijojë të jepet, dhe mjekët të vazhdojnë të punojnë në kushte pune të sigurta. Këto janë dy prioritetet tona të cilat

që nga momenti i parë e në vazhdim do të jenë fokusi ynë punës. Ndaj jo vetëm në QSUT, por edhe në spitalet e tjera që ka pasur dëmtime që riparohen shpejt siç ka qenë spitali i Durrësit, ku në kohë rekord janë bërë të gjitha punimet, rikonstruktimet në mënyrë që gjendja e spitalit të rikthehej brenda 48-orësh në normalitet. Është kthyer në normalitet shërbimi në Urgjencën e Durrësit. Po ashtu, ka filluar puna edhe në disa ambiente ku ka pasur disa dëmtime të lehta. Në maternitetin “Koço Gliozheni” dhe në disa nga qendrat shëndetësore, aty ku ka patur dëmtime serioze, dëmtime që prekin strukturën, aty është pezulluar shërbimi për pacientët dhe puna për mjekët dhe ata janë transferuar në ambiente të tjera të përshtatshme për të dhënë shërbim, siç është rasti i spitalit të Laçit. Në këtë spital është ndalur puna, është evakuuar pjesa e shërbimit dhe tashmë ofrohet me njësi lëvizëse shërbimi për të marrë masat për të planifikuar më tej ecurinë e investimeve. Aty ka prekje të strukturës. Ne e kemi mbyllur atë spital. Një pjesë e shërbimeve janë transferuar në spitalin rajonal të Lezhës, kryesisht ato shërbime që ofrohen për të hospitalizuarit, ndërsa shërbimet e urgjencës janë në pjesën e strukturës lëvizëse që presim të vijojë me hapa të tjerë”, theksoi Ogerta Manastirliu.

PREMTIMI

Rama: Brenda vitit 2020 të gjitha familjet e dëmtuara në fshat me shtëpi të reja Kryeministri i Holandës: Shqipëria nuk është ende gati për negociatat Dy muaj pas vendimit negativ të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, situata nuk ka ndryshuar në favor të vendit tonë. Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka përsëritur qëndrimin se Tirana nuk është ende gati për të hapur negociatat me BE-në. Në një prononcim për gazetën malazeze, “Pobjeda”, Rutte deklaroi nga Londra se: “Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE-së, por shtetet duhet të jenë gati, si në rastin e Malit të Zi, për të nisur negociatat. Ne nuk besojmë se Shqipëria është gati të nisë negociatat me BE-në në këtë moment, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër këtij qëllimi”. Rutte komentoi edhe vendimin e tetorit për dy shtetet ballkanike, duke theksuar se negociatat për Shkupin nuk u hapën pasi disa shtete të BE-së nuk donin ta ndanin nga Shqipëria.

K

ryeministri Edi Rama ishte dje në Rrubjekë të Shijakut ku premtoi se “së shpejti do të nisë ndërtimi i shtëpive të reja dhe brenda vitit 2020, të gjitha familjet e dëmtuara të fshatit do të jenë në shtëpi të reja”. Rama pa nga afër çadrat e posaçme dimërore që janë vendosur për familjet në fshat, që e kanë të pamundur për shkak të punës me tokën e të gjësë së gjallë të shpërngulen në shtëpitë me qira. Kryeministri i kërkoi kryebashkiakut që të veprojë me shpejtësi për të plotësuar të gjithë banorët në fshat me çadra dimërore dhe të sistemohen në banesa me qira të gjithë banorët e tjerë. Në një takim me një familje në këtë fshat, Rama u kërkoi atyre të bëjnë durim, ndërsa i siguroi se shtëpia do të ndërtohet e re dhe

më e mirë sa e kishin. Po ashtu, kryeministri u kërkoi banorëve të cilët u janë dëmtuar shtëpitë që të shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të banesave të reja pranë njëra-tjetrës, në mënyrë që edhe të sigurohet një zgjidhje më e mirë se më parë. “Shikoni mundësinë nëse vini këtu afër me shtëpi, bëhen kompensime

dhe punohet e gjitha si bllok banesash, por duhet të merrni seriozisht. Kjo na jep një zgjidhje shumë të mirë. Tërmetin nuk e kemi në dorë, por kemi në dorë që të dalim më mirë se sa ishim para tërmetit”, tha Rama. Kryeministri siguroi banorët që “do të bëjmë maksimumin që t’i bëjmë banesat sa më shpejt”.


POLITIKE

6 E mërkurë, 11 DHJETOR 2019

Prokuroria jep pretencën për dosjen “Babale”, kërkohet dënimi me burg i Ervin Salianjit, gazetarit Jetmir Olldashi, Alfred Veliun dhe Fredi Alizotin

“Babalja”, Prokuroria kërkon burgim me 1 vit e 6 muaj për ish-deputetin e PD-së

P

rokuroria ka dhënë pretencën për Ervin Salianjin, Albert Ve liun dhe Fredi Alizotin, të cilët i akuzon për “kallëzim të rremë” të kryer në bashkëpunim. Kështu, për Ervin Salianjin është kërkuar dënim me 1 vit e 6 muaj burg nga prokurori Kolë Hysenaj, ndërsa nga prokurori tjetër, Genci Qana, u kërkua pezullimi i dënimit dhe konvertimi në shërbim prove për 3 vite. Për gazetarin Jetmir Olldashi u kërkua dënimi me 1 vit burgim, të konvertuar në punë me interes publik për 200 orë. Për “dëshmitarin” Albert Veliu, të akuzuar për “kallëzim të rremë” dhe për “kalim të paligjshëm te kufirit” është kërkuar dënim me 3 vite e 6 muaj burgim, ndërsa për Fredi Alizotin 3 vite burg. Pretenca e prokurorisë Gjatë prezantimit të pretencës, prokurorët thanë se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë prodhuar një provë të rreme me qëllim krijimin e dyshimit se Agron Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e narkotikëve. “Ervin Salianji i ka premtuar Veliut një shumë prej 200 mijë euro nëse i sillte prova që përfshinin Geron Xhafajn. Në 24.10.17 Jetmir Olldashi ka shkuar në Vlorë me Veliun. Veliu ka shkuar te lokali i Geronit,

por nuk ka mundur ta takojë. Më vonë ata kanë dalë në disa fshatra të Vlorës. Ndonëse janë kthyer ata nuk kanë mundur ta takojnë. Veliu në marrëveshje me Salianjin ka shkuar te zyra e Besim Hajdarmatajt (prokuror te Krimet e Rënda), ku ka

pretenduar se kishte dijeni për një rrugë trafikimi droge. Hajdarmataj ka marrë kontakt me SHISH dhe punonjësit e tij i kanë dhënë një përgjues Veliut. Kanë shkuar në Vlorë, por Albert Veliu nuk ka mundur të kontaktojë apo të regjistrojë ndonjë

takim me Geron Xhafajn. Në rrethanat kur nuk është mundur të krijohet ndonjë regjistrim komprometues, Veliu ka kontaktuar Alizotin, duke i thënë që nëse aktronte zërin e Xhafajt do merrte gjysmën e 200 mije eurove. Më vonë, Alizoti pranoi dhe

realizuan përgjimin në një bar përballe atij të Geron Xhafajt në Vlorë”, tha gjatë fjalës së tij prokurori Kol Hysenaj, ndërsa pohoi se rezultoi e provuar se këta persona kanë bërë kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim, ndërsa kërkoi shpalljen e tyre të fajshëm. Ndërsa pas ekspertimit të kryer me audio-përgjimin, Prokuroria ka dalë në përfundimin se “te biseda e parë, dëgjohet vetëm zëri i bashkëpunëtorit dhe jo Agron Xhafajt. Ndërsa ka dyshime se biseda e dytë, ose është e prerë nga një bisedë më e gjatë, ose nuk është e plotë. Sipas ekspertes, zëri i pretenduar si i Agron Xhafajt, nuk është zëri i tij”. Çështja “Babalja” Çështja e njohur si “Babale” u bë një temë e nxehtë e politikës shqiptare, duke e bërë situatën më të polarizuar, pasi opozita pretendonte se ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, të dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg në Itali. Pasi u publikua audiopërgjimi, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane dhe është në qeli, ndërsa Prokuroria nisi paralelisht një hetim. Opozita tha se këto hetime bëhen për të mbrojtur trafikantët e drogës dhe për të kërcënuar ata që kanë kurajon të denoncojnë.

Kreu i PD-së i revoltuar: Rama përdori prokurorë të korruptuar për t’i mbyllur gojën opozitës

“BABALJA”

Pretenca ndaj Salianjit, Basha: Edi Rama po rikthen gjyqet politike

Balla sulmon Bashën: Shënjestrove dhe prokurorin e dosjes ku je vetë i pandehur!

K

ryetari i Partisë Demokra tike, Lulzim Basha, do të reagonte ashpër vetëm pak minuta pas pretencës së Prokurorisë, e cila kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, sa i takon akuzave për çështjen “Babalja”. Përmes një mesazhi të përcjellë nëpërmjet faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha deklaroi dje se për të dënuar Salianjin, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, që sipas tij, zbatuan dje skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. I revoltuar me këtë vendim të organit të akuzës, Basha deklaron prerë se akush nuk do të arrijë dot kurrë t’i mbyllë gojën Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike, ndërsa shton se beteja me krimin do të vazhdojë. “30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur

gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit. Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike.

Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur”, u shpreh dje në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, kryedemokrati Lulzim Basha.

K

ryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ësh të përgjigjur akuzave të djeshme të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se pretenca e Prokurorisë ndaj Ervin Salianjit është dhënë nga dy prokurorë të korruptuar të Edi Ramës. Po përmes rrjeteve sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, theksoi se sulmi i Bashës ndaj Prokurorisë është ripërsëritje ogurzezë e qëndrimit obstruktiv të PD ndaj drejtësisë. Ndër të tjera, numri dy i selisë rozë u shpreh se sulmi i Lulzim Bashës shenjëstroi edhe një nga prokurorët e dosjes ku vetë Lulzim Basha është i pandehur. “Reagimi i të pandehurit ndaj një pretence të Prokurorit është i falshëm dhe emocional kur bëhet fjalë për çështjen e tij. Por sulmi i Lulzim Bashës ndaj Prokurorisë sot është ripërsëritje ogurzezë e qëndrimit obstruktiv të PD-së ndaj drejtësisë. Prokuroria është e mirë kur ngre akuzë ndaj kundërshtarit dhe qenka e keqe kur akuzon ty apo anëtarin e çetës tënde?! Sulmi i Lulzim Bashës shënjestroi edhe një nga prokurorët e dosjes ku vetë Lulzim Basha është i pandehur. Kjo është e papranueshme dhe është një presion i hapur kundër Prokurorisë, e cila ende ka në hetim Kryetarin e PD. Përdorimi nga ana e Lulzim Bashës e pretencës ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, për sulme personale ndaj Prokurorisë e zhyt Partinë Demokratike edhe më thellë në baltën ku vetë mbytet prej shumë kohësh. Lulzim Basha është i vetëdijshëm batakbabalen ku u vetëpërfshi me dashje, bashkë me të tjerë si Ervin Salianji. Teksa vëmendja jonë është tek familjet e që prekura nga fatkeqësia që solli tërmeti dhe rindërtimi, ende shpresojmë se Partia Demokratike do të ndryshojë qasjen e saj ndaj drejtësisë dhe Shqipërisë sonë të përbashkët”, deklaroi dje në reagimin e tij, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.


POLITIKE

7 E mërkurë, 11 DHJETOR 2019

Ish-deputeti demokrat: Prokuria politike lexoi fiks atë që tha Rama ditën që doli përgjimi për Xhafajn

P

asi mësoi pretencën e prokurorisë, ku u kërkua dën imi me 1 vit e 6 muaj burg për të, Ervin Salianji e cilësoi një sulm politik ndaj tij atë që ndodhi në sallën e gjyqit. “Janë sulme tërësisht politike, nuk pati asnjë provë të re, pati vetëm një devijim të çështjes, nga trafik ndërkombëtar droge i vëllait të ishministrit, drejt një gajasmë pretence ku Prokuroria bëhet palë me llumin, por pa diskutim që asnjë intrigë nuk ia del të mposhtë të vërtetën. E sigurt është që shqiptarët kanë një person të dënuar me 7 vite e 4 muaj burg që po kryen dënimin, ish-ministrin, vëllain e tij, të larguar nga detyra, dhe një prokurori që lexoi fiks atë që tha Kryeministri”, tha ai. Salianji kujtoi që dy prokurorët e parë që u morën me çështjen e tij u larguan nga vetting-u, ndërsa tha se edhe dy të tjerët që dhanë pretencën ndaj tij janë pjesë e drejtësisë së vjetër. “Kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurorë të drejtësisë së vjetër të përfshirë në llumin e korrupsionit. Dënimi im është kërkuar që në momentin që e kam bërë publik këtë rast. Askush nuk do t’ia dalë të më frikësojë”, u shpreh ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji. Prononcimi i ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji: Në shumë raste që kam dalë në publik, por edhe në shumë raste që kam qenë me ji, shpesh në gjykatë jam bërë edhe unë pothuajse si ju korrespondent në gjykata. Janë sulme tërësisht politike. Nuk pati asnjë fakt, provë të re. Pati vetëm një devijim të çështjes, nga dënimi për trafik ndërkombëtar droge të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, drejt një gjasme pretence, ku prokuroria në këtë rast u bë pjesë më

Ervin Salianji pas pretencës: Kjo është drejtësia e vjetër, nuk më frikësojnë dot

llumin. Por pa diskutim asnjë intrigë, pabesi, tradhti, nuk ia del të fshehë të drejtën dhe të vërtetën. E sigurt është sot që shqiptarët kanë një person të dënuar me 7 vite e 4 muaj që po vuan dëbimin, ish-ministrin, vëllain e vet të larguar nga detyra dhe pa diskutim demaskimin e një prokurorie politike e cila lexoi fiks atë që tha kryem-

NËNKRYETARI I PD-SË

Pretenca për Salianjin, Spaho: Prokurorët po përpiqen të dënojnë denoncuesin

N

ënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho nga Gjykata Penale ka reaguar në lidhje me pretencën e dhënë nga Prokuroria për ish-deputetin demokrat Ervin Salianjin, Albert Veliun dhe Fredi Alizotin, të cilët i akuzon për “kallëzim të rremë” të kryer në bashkëpunim. Gjatë fjalës së tij Spaho akuzoi prokurorët e çështjes, të cilët sipas tij po përpiqen të dënojnë denoncuesit, ata që sakrifikojnë edhe integritetin personal. “Nuk pati asnjë surprizë nga pretenca e Prokurorisë, të vendosur në qëndrimin e tyre për t’i shkuar linjës së kryeministrit Rama. Një akuzë thellësisht politike, e montuar, madje dhe qesharake. Nga sa kuptuam nga referimi i Prokurorisë viktima kryesore e këtyre veprimeve paska qenë Fatmir Xhafa, ish ministri i Brendshëm i maxhorancës. Konkluzion të cilin e konfirmoi edhe avokati i tij. Një akuzë e mbrojtur nga prokurorë politikë, veçanërisht nga prokurori Kolë Hysenaj, shërbëtor besnik i maxhorancës i cili mendon të kalojë vetingun duke luftuar ashpër PD dhe drejtuesit e saj. Kjo prokurori nëse do të kishte një fije integritet, do të duhej të kishte përfunduar hetimin se si u largua trafikanti Geron Xhafa brenda 24 orësh në Itali, do të duhej të kishte hetuar ekspertizën që gjoja bëri Kryeministri i vendit dhe deklaroi që “ishte regjistrim falso”. Jetojmë në një vend të cilit i kërkohet që të hetojë dhe të vejë pas hekurave lidhjet e krimit të organizuar, trafikantëve në nivelet më të larta qeveritare. Në fakt me gjyqin e sotëm pamë sesi trafikantët, mafia, krimi i organizuar në bashkëpunim me nivelet më të larta qeveritare përpiqen të dënojnë denoncuesit, ata të cilët sakrifikojnë edhe integritetin personal në interes të vendit dhe të kësaj qeverie”-u shpreh nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

inistri ditën që doli përgjimi. Dhe pa diskutim të gjitha ato që ka thënë avokati i Xhafajt. Edhe sot pala që përfaqësonte Xhafajn, kishte të njëjtin qëndrim me prokurorinë, nuk i hoqi asnjë presje. Në komunikime të mëtejshme, pa diskutim që do të rikthehem për çdo akt që ka cituar prokuroria politike, duke mos mar-

rë asnjë provë parasysh nga ato që kemi paraqitur, jo vetëm për të çuar para përgjegjësisë penale për trafik ndërkombëtar droge Agron Xhafajn. Jo vetëm për të çuar për shpërdorim detyre për lehtësimin e veprës penale për trafik droge të Fatmir Xhafajt, por pa diskutim për të arrestuar prokurorët e çështjes, të dy të larguar

nga vettingu, prokurorët e parë që janë marrë me këtë çështje, si Gent Osmani, si Përparim Kulluri. Këta të dy që janë sot, do ta shihni nga vettingu apo nga të dhënat që do të bëjmë ne publike. Duhet thënë se kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurorë të drejtësisë së vjetër të përfshirë në llumin dhe batakun e korrupsionit. Pa diskutim që në fund të ditës do të fitojë e mira dhe e drejta, dhe do të shihni se ajo që kemi publikuar dhe që tani më, janë marrë vendimet e domosdoshme dhe të duhura publike. Pyetje: Në fund të seancës u kërkua dënimi juaj. Çfarë do të presim në fund të ditës? Ervin Salianji: Pa diskutim sot nuk u deklarua dënimi im. Dënimi është kërkuar që në momentin kur kam bërë publik këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera. Pa diskutim që askush nuk do tja dalë as të më mposhtë dhe as të më frikësojë. Pa diskutim që jo e jo të më izolojë apo të arrijë në konkluzione që nuk bazohet mbi prova, por mbi dëshirat personale të përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Ramës, Xhafajt, Ballës apo kujtdo tjetër.

ISH-KRYEMINISTRI

Berisha: Procesi politik SalianjiOlldashi, një kushtrim për shqiptarët

I

sh-kryeministri Sali Berisha ka re aguar pas kërkesës së prokuror isë për të dënuar ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi. Përmes rrjeteve sociale, Berisha thekson se procesi Salianji-Olldashi është një kushtrim për shqiptarët, të cilët kërcënohen nga narko-shteti i instaluar nga Edi Rama. “Procesi politik Salianji-Olldashi i krye-kreut të meduzës Edvin Mafia, një kushtrim për shqiptarët! Të dashur miq, sot (dje) krye-kreu i meduzës së narkoshtetit Edvin Kristaq Xhelati zgjodhi gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore dhe urdhëroi falangat e tij të KÇK të drogës, bandave dhe krimit të kërkojnë në një farsë kriminale politike dënimin me 1 vit e 6 muaj për ish-deputetin Ervin Salianji dhe një vit heqje lirie për gazetarin e njohur investigativ Jetmir Olldashi. Edvin Kristaq Xhelati urdhëroi sot (dje) falangat e tij të KÇK të dënojnë si kundërshtarë politik me proces kriminal dhe të turpshëm ish-deputetin Salianji dhe gazetarin investigativ Olldashi, sepse ata ju faktuan shqiptarëve dhe botës lidhjet me trafiqet dhe drogën të Edvin Kristaq Drogës, Faqezi Drogës,

Agron Geron Drogës, Ardi Geron Drogës dhe piramidës së drogës së narkoshtetit, drejtorë lokal dhe qendror të policisë, oficerë të SHISH, narko-prokurorë, dhe gjer tek narkoministri i Brendshëm dhe krye-kreu i meduzës së narkoshtetit shqiptar, vetë Edvin Mafia. Në këtë proces të shëmtuar politik u dënua me 3.5 vjet burg Alfred Veliu, i cili si bashkëpunëtor i gazetarit investigativ Jetmir Olldashi, por edhe i vetë SHISH dhe Prokurorisë, faktoi me prova të pakundërshtueshme se klani i drogës i

narko-ministrit Fatzi Xhafa, konkretisht Agron Geron Xhafa, vazhdonin trafikun e drogës nën mbrojtjen e narkoshtetit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe procesin e turpshëm politik Salianji-Olldashi të Edvin Kristaq Drogës dhe klanit të tij kriminal dhe ju bëj thirrje shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të ndëshkojnë ashpër kreun e narkoshtetit shqiptar për këtë akt kriminal që shkel rëndë Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut”, tha Berisha.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

8 E mërkurë, 11 DHJETOR 2019

Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese vakancë të ketë 3 emra të ndryshëm. KED në 21 shtator 2019, miratoi renditjen e 6 kandidaturave për të 4 vakancat në gjykatën kushtetuese, sipas radhës së mëposhtme.

P

residenti Ilir Meta publikoi dje një spot informues, për të cilin tha se është materiali i parë i parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. “Të nderuar qytetarë, Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese,” shkruan Meta. Spoti i publikuar nga Meta, tregon se “si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”. Në mbi tetë minuta video shpjegohet gjithë çfarë ka ndodhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në vijim mund të lexoni tekstin që përmban video e publikuar nga kreu i shtetit. Gjykata kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë: 3 prej tyre zgjidhen nga Presidenti, 3 nga Kuvendi, 3 nga Gjykata e Lartë. Kushtetuta përcakton: Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë i zgjedhin anëtarët me radhë, njëri pas tjetrit. Vakancën e parë e plotëson presidenti, të dytën kuvendi, të tretën gjykata e lartë. Gjykata kushtetuese u zbraz, sepse një pjesë e anëtarëve përfunduan mandatin, dhe pjesa tjetër nuk kaloi vetting-un. Por arsyeja kryesore e mosngritjes, është bllokimi i funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për dy vite, me qëllim që në krye të saj të vinte Ardian Dvorani. KED është një organ kolegjial që ka për detyrë nga ana administrative të ndihmojë Presidentin, Kuvendin dhe Gjykatën e Lartë, të zgjedhin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për plotësimin e vakancave të tyre sipas radhës kushtetuese dhe kritereve që dikton qartë kushtetuta dhe ligji për gjykatën kushtetuese. Justifikimi i mazhorancës për bllokimin e KED në vitet 2017 dhe 2018 ishte se anëtarët e KED nuk kishin kaluar procesin e vetting-ut. Por me zgjedhjen e dvoranit, vetting-u nuk ishte më kusht. 1) Nga 15 janari 2019 e deri tani, Dvorani nuk ka publikuar, në kundërshtim me ligjin, 32 mbledhjet e KED. 2) Avokatit të Popullit, në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në momentin më kyç të vendimmarrjes të KED-së. 3) Vetëm në mungesë të transparencës së plotë, Dvorani mund të manipulonte procesin e skualifikimit të padrejtë të disa kandidatëve. Nga 37 kandidatë, Dvorani ia doli në kundërshtim me ligjin, të lerë në garë vetëm 6 kandidatë për 4 vakanca, duke e kthyer procesin kushtetues dhe ligjor të zgjedhjes, në një proces emërimi të detyruar. Kushtetuta dhe ligji kërkojnë që për çdo

Siç shihet qartë, ky është konkurrim fiktiv, për të imponuar emërimin e kandidatëve të paracaktuar. Por shkelja më flagrante e kushtetutës dhe e ligjit nga dvorani është loja personale e tij me shkeljen e afateve dhe me mosrespektimin e radhës kushtetuese. Në 8 tetor 2019, dvorani vetëm me iniciativën e tij,

i dërgoi presidentit listat e kandidatëve të dy vakancave të tij njëherazi. 1.President 3. President. Vetëm 6 ditë më vonë, pas shkresës zyrtare të presidentit drejtuar dvoranit, ai ia nis edhe kuvendit njëherazi, të dy vakancat. 2. Kuvend 4. Kuvend. Çfarë synoi me dashje Dvorani me këtë vonesë 6-ditore të dërgimit të listave midis Presidentit dhe Kuvendit? Kushtetuta e ndalon presidentin të bëjë dy emërime njëherazi. Kushtetuta për kuvendin dhe ligji për presidentin e bëjnë të qartë se, për çdo vakancë afati i emërimit për çdo përzgjedhje është 30 ditë. Përse Dvorani nuk i përcolli në një ditë listat e kandidatëve për të katërta vakancat (2 të presidentit dhe 2 të kuvendit)? Sepse presidenti, ashtu siç ndodhi, do e emëronte menjëherë gjyqtarin e parë kushtetues. Kjo do të evidentonte qartë mungesën e vullnetit politik të kuvendit për të respektuar radhën dhe afatin e tij kushtetues, siç ndodhi. Nënvizojmë se për kuvendin afati 30-

ditor urdhërohet direkt nga kushtetuta. Ndërsa për presidentin, afati evidentohet vetëm në ligj. Afati ligjor për presidentin, jo vetëm që s’mund të përmbysë detyrimin e qartë kushtetues të radhës së emërimit, por afati fillon vetëm kur nuk ekzistojnë më pengesa kushtetuese dhe ligjore. Presidenti, në shkresat e tij zyrtare të datës 31 gusht 2019, 10 tetor 2019 dhe 5 nëntor 2019, i ka kërkuar Dvoranit të respektojë radhën që përcakton kushtetuta dhe ligji, për të evituar përplasjen midis institucioneve, ku për më shumë bëhej fjalë për pothuajse të njëjtët emra që konkurronin për të katër vakancat. Qëllimi i pastër i kësaj skeme të dvoranit ishte t’i jepte mazhorancës në mënyrë të paligjshme një anëtar më shumë për të prishur balancat në gjykatën kushtetuese, duke vetëshpallur në kundërshtim me kushtetutën, kandidaturën e paracaktuar të Arta Vorpsit. Në funksion të këtij qëllimi, dvorani botoi me iniciativë personale dhe në mënyrë antiligjore emrin e saj në fletoren zyrtare në 9 nëntor 2019. Kjo kandidate shokoi mbarë opinionin publik duke kërkuar të “legalizojë” betimin e saj fiktiv tek noterja, ndërkohë që kushtetuta e shqipërisë e përcakton qartë se betimi i çdo gjyqtari të gjykatës kushtetuese bëhet vetëm përpara Presidentit të Repub-

likës. Vetëm dvorani mund të degradonte integritetin e këtij procesi jetik për ngritjen dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese, ndaj ai është kallëzuar në prokurori nga presidenti i republikës për dy vepra penale: “Përvetësimit të titullit

apo të detyrës shtetërore” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Në mënyrë të paligjshme dhe anti-kushtetuese, kuvendi një partiak kërkoi krijimin e një gjykate kushtetuese politike nën kontrollin e tij.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

9 E mërkurë, 11 DHJETOR 2019

FOTOLAJM

Tirana vishet me ngjyrat e festave

T

irana është veshur me ngjyrat e festave në çdo cep të saj. Ndonëse qytetarët kaluan disa ditë të vështira për shkak të tërmetit, tashmë kryeqyteti i është rikthyer tërësisht normalitetit dhe atmosferës festive që ndihet kudo. Përveç ndezjes së dritave të pemës së madhe dhe ngritjes së fshatit të

festave në sheshin “Skënderbej”, kryeqyteti është stolisur me zbukurimet dhe ngjyrat e festave në ccdo rrugë dhe shesh të tij. E ku ka më mirë se sa dritat dhe ngjyrat, për t’i rikthyer fëmijëve dhe të rriturve buzëqeshjen. Rrugët e mbushura me njerëz dhe të qeshurat e fëmijëve i kanë dhënë një

tjetër pamje Tiranës. Risia e këtij viti është se nuk do të ketë vetëm në disa prej zonave kryesore të Tiranës pemë të Vitit të Ri dhe zbukurime, por çdo njësi apo bllok pallatesh do të ketë këndin e vet të festës. Kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re familjes Matera në Ndroq

Rama: Marrëveshje me turqit për shtëpi ekologjike dhe antisizmike

E

mbetur e pastrehë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, familja e ish-futbollistit legjendar të Tiranës, Besim Vladi, që është ndarë nga jeta para disa vitesh, ka mundur të akomodohet në shtëpi komode, falë bonusit të qirasë të përfituar nga Bashkia e Tiranës. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot shtëpinë ku është sistemuar me qira familja e tij, bashkëshortja, djali dhe vajza, vetëm pak metra larg shtëpisë së vjetër prej qerpiçi, të rrënuar nga tërmeti. Kryeministri Rama garantoi kryefamiljaren se do ketë mbështetjen e gjithë strukturave shtetërore deri sa të ndërtohet shtëpia e re, ndërsa dha lajmin e mirë se shumë shpejt pritet edhe finalizimi i marrëveshjes me një nga kompanitë më të mëdha turke, e njohur për ndërtimet e saj edhe në Amerikë, për të bashkëpunuar për fazën e rindërtimit. Rama tha se kjo kompani është e njohur në tregun botëror për prodhimin e shtëpive ekologjike dhe antisizmike dhe që ulin edhe faturat e energjisë, pasi kanë një termoizolim

të shkëlqyer. “Shpresoj se do realizojmë një marrëveshje me një kompani shumë të madhe turke që është në gjithë tregun botëror për shtëpi ekologjike antisizmike. Ata i shesin në Amerikë përgjithësisht, se atje nuk ndërtojnë me mure dhe me suva, por me beton special të lehtë. Nesër do shkojë një ekip atje. Jemi bashkë me këta të organizatave dhe nëse do e mbyllim atë marrëveshje me ta do bëjmë një rindërtim shumë të shpejtë të shtëpive. Vijnë gati, montohen. Praktikisht, ka disa opsione, do rrimë në atë mesataren mes 75 dhe 100 metrave sipas familjes. Të gjithë ata që e kanë shtëpinë të dëmtuar që nuk bëhet më, do kenë një shtëpi më të mirë se ajo që kishin. Shpresoj që ta mbyllim këtë marrëveshje këtë javë dhe do kemi mundësi që të sistemojmë me shumë shpejtësi”, deklaroi Rama. Kryebashkiaku Veliaj informoi kryeministrin se ashtu si familja Vladi kanë përfituar bonus qiraje edhe mbi 1100 familje të tjera, të cilat po ashtu janë sistemuar në shtëpi me qira deri në

rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. “Dje kaluam edhe 266 qira të tjera, kemi vajtur fiks 1118. Kishim edhe disa raste speciale, pra për Ajtanga Lubonjën , për të gjithë ish-të përndjekurit, edhe e gjithë ajo që ndodhi, i thashë edhe këtyre të shoqatave, sa bëni statuse në Facebook dhe hartime, me 2 rreshta, vetëm kopja e kartës dhe ne i kaluam. Kështu që, në momentin që lanë hartimet në Facebook dhe u fokusuan ta zgjidhin, u zgjidh për 2 minuta”, tha Veliaj. Ai gjithashtu u shpreh se Këshilli Bashkiak pranoi akt-konstatimet e Institutit të Ndërtimit që i shpalli 10 godinat e konvikteve në Universitetin Bujqësor si të rrezikshme për jetën e njerëzve dhe vendosi që t’i shembë ato. Gjithashtu, Veliaj bëri të ditur se edhe banorët që janë strehuar aty do trajtohen me bonus qiraje, ndërsa studentët do kompensohen. “Vendimin e morëm dje në Këshill Bashkiak, do prishen të 10-ta, pra edhe 8 të zaptuarat, edhe 2 konviktet e vjetra. Janë konvikte që janë bërë me punë vullnetare, pra vinte një studente dhe ndërtonte dhomën e vet. Edhe ata që thonë, ho-

qën vetëm ato të zaptuesve dhe jo të studentëve, e kanë gabim, se aty po i prishim të 10-ta, sipas Institutit të Ndërtimit. Do bëjmë një mbledhje të fundit në Këshill për atë paketë”, sh-

toi Veliaj. Më pas kryeministri Rama dhe kryetari Veliaj udhëtuan në Ndroq ku i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re Sadihe Materës, të cilës iu rrënua banesa e parë nga tërmeti i 21 shtatorit. Sikurse kishte premtuar kryebashkiaku Veliaj, shtëpia e re u rindërtua në kohë rekord dhe 7 banorët e kësaj familje do e presin ndërrimin e viteve në kushte komode shumë herë më të mira se më parë. Kreu i qeverisë u shpreh se sikurse kjo banesë, e cila është bërë shumë herë më e mirë se ajo që ishte para se të dëmtohej nga tërmeti, edhe shtëpitë e tjera do të jenë model. “Keni kaluar pa dëmtime në shëndet. Kjo është kryesorja. Të tjerat pastaj, më mirë bëhet. Shtëpia është më e mirë se ajo që ishte. Të gjithë ata që kanë pasur dëme do t’ua bëjmë shtëpinë më të mirë”, tha Rama. Një fakt të tillë e konfirmoi edhe kryetari i Bashkisë, i cili deklaroi se që në fillim një nga synimet ka qenë që banesat e reja që po ndërtohen pas tërmetit të jenë më të forta dhe me kushte shumë herë më të mira duke vendosur një standard të ri.


AKTUALITET

10 E mërkurë, 11 DHJETOR 2019

Si pasojë e tërmetit u trajtuan në spitale 913 qytetarë dhe aktualisht nën kujdesin e mjekëve vazhdojnë të jenë 19 pacientë, kurse 3 pacientë janë transferuar për trajtim të specializuar jashtë vendit

P

as tërmetit tragjik, bluzat e bardha i’u gjendën men jëherë pranë të lënduarve duke dhënë ndihmën e parë. Mjekët janë heronjtë e heshtur të Shqipërisë çdo ditë, por sidomos në ato më vështirat. Të tillë ishin edhe mjekët e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, të cilët me punën e tyre heroike u kujdesën për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit. I gjithë stafi mjekësor dhe infermieror me përkushtimin dhe profesionalizmin treguan gjatë këtyre ditëve në shërbim të të lënduarve nga tërmeti se janë heronj të vërtetë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video në facebook me rrëfimet e mjekëve të Spitalit Universitar të Traumës, për punën e bërë prej tyre në ditët e vështira të pas tërmetit. Mjeku Eduard Rama, në spitali universitar i Traumës, shprehet se pasi ndaloi lëkundja e tërmetit urgjentisht u nis për në spital sepse e dinte që këtu do të kishte raste të paparashikuara. Mjekja Suela Gjeçi tha se impakti i parë në urgjencë ishte një kaos total , pra kishte vetëm njerëz që vinin të traumatizuar e të trembur. Prof. ass Arben Zenelaj thekson se u arrit që në një kohë shumë të shkurtër të përshtatej infrastruktura me rrethanat që na erdhën. ‘’Ne prej kohësh kishim krijuar atë që quhet në gjuhën tonë mjekësore korridori sanitar’’.

Heronjtë e heshtur, mjekët e Traumës tregojnë punën e vështirë pas tërmetit

Dr.Vrenoz Hodaj shprehet se brenda 2 orëve të para janë paraqitur një numër mjaft i konsiderueshëm. ‘’Nëse në ditën e parë janë paraqitur 350 të dëmtuar që morën ndihmën mjekësore në urgjencën tonë, brenda 2 orëve të para kanë qenë 200.

MANZË

Kapacitetet e zgjeruara në çaste dhe hapësirat që ne përdorëm na krijuan lehtësira që të fokusoheshim tek ata që ishin sëmurë rëndë”. ‘’Më shumë se 900 morën shërbim në spitalet tona nëpërmjet shërbimit kombëtar të urgjencës, tek Truama, në spi-

MINISTRIA

Ajsel akomodohet bashkë me familjen në Manëz

A

Të prekurit në njësitë e lëvizshme të banimit

T

ë prekurit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Manzë, janë zhvendosur në njësi të lëvizshme banimi, me ujë, drita dhe facilitetet e tjera të domosdoshme për jetesën. Merjeme Hoxha, banuese në Manzë, është ngarkuar për menaxhimin e situatës me të prekurit nga tërmeti. Hoxha shpjegoi në një intervistë për “ATSH”, se pas kalimit të banorëve të prekur nga tërmeti në njësitë e lëvizsshme të banimit, situata në këtë zonë është shumë më e mirë se më parë. 130 familje që kanë qenë në çadra në kampin e Manzës janë sistemuar në këto njësi, duke pasur tashmë kushte shumë të mira jetese. “Na u prish shtëpia prej tërmetit dhe na sollën këtu. Jemi shumë më mirë sesa në çadër, kemi ujë, drita”, tha një grua e moshuar. “Jemi shumë të kënaqur që na sollën këtu dhe na hoqën nga çadrat me baltë. Jemi katër veta si familje, ndjehemi mirë për momentin, nuk na mungon gjë”, u shpreh një tjetër banor i Manzës.

talin e Durrësit, në Qendrën Spitalore Universitare ‘’Nënë Tereza’’, ku më së shumti pjesa më e madhe e të lënduarve erdhën në këtë spital për të gjetur këtu kujdesin mjekësor, trajtimin mjekësor më të mirë’’,-tha Manastirliu. Në Spitalin Universi-

tar të Traumës, Manastirliu ka falenderuar stafin mjekësor dhe infermieror për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre ditëve në shërbim të të lënduarve nga tërmeti. Krahas ofrimit të kujdesit shëndetësor në të gjitha pikat e emergjencës të ngritura për banorët e prekur nga tërmeti nuk ka munguar ofrimi i kujdesit psiko-social për fëmijët dhe të gjithë banorët që kanë pasur nevojë. Janë më shumë se 1500 fëmijë në këto ambiente që po marrin kujdesin e duhur psiko social nga 300 psikologë dhe punonjës social në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror, Agjensinë e Fëmijëve, Urdhërin e Psikologut, organizatat si UNICEF, Save the Children, World Vision. Si pasojë e tërmetit u trajtuan në spitale 913 qytetarë dhe aktualisht nën kujdesin e mjekëve vazhdojnë të jenë 19 pacientë, kurse 3 pacientë janë transferuar për trajtim të specializuar jashtë vendit. 3,900 vizita mjekësore janë kryer nga stafet mjekësore dhe infermierore në njësitë akomoduese në zonat e prekura nga tërmeti.

jsel është banorja më e re e Manzës, e cila erdhi në jetë 2 ditë pas tërmetit të fortë të mëngjesit të 26 nëntorit. Familja Sula mbeti e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe u strehua në çadrën e emergjencës në Manëz, nëna Ardjana solli në jetë Ajselin. “Ishte një tronditje e madhe. Ishim të shokuar. Kur pushuan lëvizjet dolëm nga shtëpia. Ishte tmerr. Shtëpia ishte e pabanueshme. Jetonim në pallat. Isha në ditët e fundit të shtatzanisë”. Ardjana qëndroi në maternitet bashkë me të voglën Ajsel, deri sa në Manzë dy zv/ministret, ajo e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi dhe ajo e Drejtësisë, Fjoralba Caka, pjesë e Shtabit të Emergjencave i siguruan Ajselit të vogël një strehëz në njësitë lëvizëse akomoduese, por edhe gjithçka i nevojitej asaj, vëllait më të madh dhe të gjithë familjes, falë kontributit të organizmave humanitare që operojnë në vendin tonë, por jo vetëm. Zv/ministrja Çuçi thekson se prioritet në akomodim në njësitë lëvizëse iu është dhënë

banorëve që kanë patur më shumë problematikë, si nëna e Ajsel. I kemi siguruar, thotë ajo, gjithçka deri në gjënë e fundit që i nevojitet Ajselit dhe tani po e shoqërojmë në strehëzën e saj provizore por që i ofron të gjitha kushtet. “Na janë ofruar të gjitha shoqatat që po operojnë në Shqipëri këto ditë, duke na siguruar çdo lloj produkti që kishin në gjendje për një bebe. Ajsel ka rezerva deri në momentin që ajo do të jetë e akomoduar në shtëpinë e saj të re”. Kurse zv/ministrja e Drejtë-

sisë, Fjoralba Caka së bashku me një grup vullnetarësh i urojnë mirëseardhjen Ajselit në shtëpizën e saj provizore. Sipas saj, vullnetarët që po operojnë që në ditën e parë në Manzë nuk pranuan të largoheshin sot pa ardhur Ajsel. Është bukur të presësh një bebe, vijon Caka, pavarësisht në cilën situatë. “Momente si ky, na bëjnë më të fortë. Është bukur në fakt kur sheh që njerëzit ja dalin, pavarësisht sfidave dhe se jeta triumfon mbi çdo fatkeqësi. Ky është një emocion i veçantë”.


AKTUALITET

11 E mërkurë, 11 DHJETOR 2019

Tetori i këtij viti krahasuar me tetorin e vitit të kaluar ka regjistruar 9 persona të vdekur më shumë. Pothuajse çdo ditë një person ka humbur jetën

P

as 5 viktimave që hum bën jetën në aksidentet rrugore në 24 orët e fundit, Policia Rrugore ka vënë në pranga 21 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave në qarkullim. Arrestimet u bënë gjatë kontrolleve parandaluese për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore. Sipas informacionit të dhënë nga Policia e Shtetit, janë 12 drejtues mjetesh që u arrestuan në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Policia e Shtetit, në mesazhin e sajë thotë se janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjithashtu policia bën thirrje që drejtuesit të kenë kujdes, të mos pinë alkool kur janë në timon dhe t’i japin përparësi këmbësorëve. “Duke konsideruar faktin dhe rëndësinë që ka siguria e jetës së nxënësve dhe krijimi i lehtësirave rrugore për ta, apelohet për më shumë kujdes nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht pranë shkollave, ku rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është akoma më i madh”, thuhet në njoftimin e policisë. Janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafori). Janë proceduar administrativisht 176 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. Janë proceduar administrativisht 134 drej-

21 shoferë në pranga, policia: Kujdes pranë shkollave AKSIONI “Sipas informacionit të dhënë nga Policia e Shtetit, janë 12 drejtues mjetesh që u arrestuan në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Policia e Shtetit, në mesazhin e sajë thotë se janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”. tues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 14 drejtues mjetesh, të cilët shfrytëzonin mjetet e përdorimit vetjak për transport pasagjerësh. Tetori i këtij viti krahasuar me tetorin e vitit të kaluar ka regjistruar 9 persona të vdekur më shumë. Pothuajse çdo ditë një person ka

SITUATA

humbur jetën. Ulje të numrit të aksidenteve ka pasur edhe periudha dhjetëmujore e këtij viti, me 13.6% krahasuar me dhjetëmujorin e 2018-ës, por edhe pse me ulje, numri i të vdekurve ka qenë më i lartë. Periudha janar-tetor e këtij viti ka pasur 14 më shumë persona të ndarë nga jeta. Shkaktarët e aksidenteve, vazhdojnë të jenë drejtuesit e mjeteve

R

ënia e një masivi gurësh nga faqja e malit në vendin e qua jtur “Kthesat e Murrashit”, bllokoi aksin nacional Elbasan-Librazhd mëngjesin e së martës. Në momentin e rënies së gurëve, për fat të mirë nuk ka pasur lëvizje të mjeteve por rreziku mbetet i madh dhe konstant në një aks me lëvizje të dendur. Lëvizja e mjeteve prej mëngjesit po kryhet me një kalim, ndërkohë që po punohet për pastrimin e masivit të dheut. Kjo nuk është hera e parë që në këtë mal ka rrëshqitje të masivit shkëmbor, që jo vetëm bllokon rrugën, por bëhet rrezik serioz për përdoruesit e saj. Asnjë masë nuk është marrë për izolimin e kësaj problematike, ndërsa disa vite më parë u tentua shpërthimi me dinamit i një pjese të faqes së malit por edhe kjo rezultoi joefikase. Policia ndërkohë është duke menaxhuar trafikun e rënduar për shkak të bllokimit të rrugës, ndërsa bën apel për ulje të shpejtësisë dhe kujdes në këtë aks rrugor sa herë që ka mot të keq.

papranueshëm sidomos në kushtet kur rruga ka trafik dhe rreziku i përfshirjes në aksident është evident. “Mos nxitoni për të arritur fundin. Vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”.

SITUATA

Rrugët përgjaken nga aksidentet. 5 viktima në 24 orë

D Ranë gurë, bllokohet aksi Elbasan-Librazhd

në 85.6% të rasteve, ndërsa pjesa tjetër u faturohet këmbësorëve. Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur ose nën efektin e alkooli, shpejësia tejet e lartë dhe përdorimi i celularit, janë shkaqet kryesore të aksidenteve. Në rrugën Tiranë-Elbasan vijon kontrolli me radar nga Policia Rrugore. Në reagimin e policisë theksohet se ky veprim është i

uket se tragjedisë së tërmetit tragjik, duhet ti shtojmë edhe viktimat e 24 orëve të fundit, të cilët kanë humbur jetën në rrugë nga aksidentet. Një aksident është regjistruar mëngjesin e së martës në fshatin Tale të Lezhës, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet tip “Zetor” ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.L, 70vjeç, banues në Tale. Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, mjeti tip “Fiat” me drejtuesen shtetasen K.L, 51-vjeç, banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S, 67-vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5-vjeç, i cili ndëroi jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vend-

ngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakun e aksidentit. Tre aksidente rrugore me pasojë 3 persona të vdekur kanë ndodhur pasditen e së hënës. Një person rreth 60-vjeç humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në fshatin Prezë të Vorës. Pak momente më pas, një tjetër këmbësor u përplas për vdekje nga një au-

tomjet në fshatin Vrion, Sarandë. Viktima u identifikua si shtetasi me inicialet K.K. 75-vjeç. Si pasojë e përplasjes së dy motorëve në aksin Shkodër-Muriqan, drejtuesi i njërit prej tyre ndërroi jetë, ndërsa personi tjetër u dërgua me urgjencë në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


AKTUALITET

12 E mërkurë, 11 DHJETOR 2019

Të gjitha pallatet e ndërtuara përpara vitit 1993 do t’i nënshtrohen rikonstruksionit. Dje u miratuan disa ndryshime në bonusin e qirasë që do të përfitojnë familjet e dëmtuara

Z

v/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, në një dek laratë për mediat, bëri me dije përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Lezhë. Në lidhje me situatën në Manzë, Voda shprehet se prej ditës së djeshme kampi ku qëndronin familje të prekura nuk ekziston më si strukturë shërbimi dhe strehimi, 103 banorët që jetonin në të tashmë janë akomoduar në njësitë lëvizëse të banimit. Për këta banorë është siguruar nga struktura shtetërore pajisja me çadra dimërore, shtretër portative, paketa ushqimore dhe veshje. Numri total i objekteve të inspektuara në Durrës është 6298. Në Bashkinë e Shijakut janë 1670 objekte të inspektuara, 424 prej tyre konstatohen të pabanueshme dhe 900 për tu prishur. Në Krujë 921 banesa të pabanueshme dhe 45 objekte për tu prishur. Përsa i përket objekteve që përbëjnë rrezik, në Durrës janë shembur 46 objekte, në Krujë janë 10 objekte të shembura. Në të gjitha objektet e shembura vazhdon procesi i pastrimit të inerteve. Të gjitha pallatet e ndërtuara përpara vitit 1993 do t’i nënshtrohen rikonstruksionit. Për këtë, në mbledhjen e së martës të Këshillit Bashkiak ësh-

Voda: 6298 objekteve të inspektuara. Armata me 100 punëtorë ndërtimi

të vendosur të krijohet armata me 100 punëtor ndërtimi që do të riparojnë pallatet e ndërtuara para këtij viti. Kjo forcë do të jetë në varësi të Drejtorisë së Rrugëve pranë Bashkisë së Durrësit. Gjithashtu, dje u miratuan edhe disa ndryshime në bonusin e qirasë që do të përfitojnë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Manzë Përsa i takon situatës në Manzë, prej ditës së djeshme, kampi ku

SITUATA

qëndronin familje të prekura është liruar plotësisht dhe nuk ekziston më si strukturë shërbimi dhe strehimi. 103 banorët që jetonin në të, tashmë janë akomoduar në njësitë lëvizëse të banimit, ndërsa një pjesë e tyre shprehën vullnetin për të qëndruar në çadra pranë shtëpive të tyre përkatëse. Në këtë rast, për këta banorë, është garantuar nga strukturat shtetërore pajisja më çadra, shtretër portativë, paketa

ushqimore dhe veshje. Puna në terren: 6298 objekte të inspektuara gjithsej deri tani në Qarkun Durrës. Bashkia Durrës-2129 Objekte të inspektuara, 651 të pabanueshme, 93 për t’u prishur; Bashkia Shijak-1670 Objekte të inspektuara, 424 të pabanueshme, 900 për t’u prishur; Bashkia Krujë2499 Objekte të inspektuara, 921 të pabanueshme, 45 për tu prishur.

Objekte të shembura 46 objekte te shembura gjithsej deri tani në Qarkun Durrës Bashkia Durrës: 34 objekte (specifikisht 9 objekte 2 -katësh; 10 objekte 3-katësh, 7 objekte 4katësh, 5 objekte 5-katësh, 2 objekte 6-katësh dhe 1 objekt ) në Bashkinë Durrës; Ndërsa në Spitallë po vazhdon procesi i prishjes së një objekti 4-katësh, që është Shkolla 9-vjeçare “Neim Babameto”. Bashkia Krujë: 10 objekte (specifikisht 3 pallate 2katëshe dhe 7 pallate 5-katëshe) janë prishur në Thumanë, dhe 2 objekte (specifikisht 1 objekt 2katësh, shkolla 9-vjecare dhe 1 pallat 3-katësh) në fshatin Bubq. Në të gjitha objektet e shembura do të vijohet me procesin e pastrimit të inerteve. Akomodimi: Numri total i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës është 4181 persona. Shëndetësia: 5,408 vizita të kryera në njësitë akomoduese. 1,471 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë).

MINISTRIA

Mes lotëve dhe sfidës, dy kontingjente të FA nisen për në Afganistan D 15 mijë nxënës në shkolla pritëse

E

kipet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), drejtoritë rajonale arsimore, si dhe drejtuesit e shkollave dhe zyrave vendore arsimore, kanë treguar angazhimin e tyre maksimal për normalizimin e procesit mësimor për nxënësit e shkollave të dëmtuara, të cilët u zhvendosën drejt shkollave më të afërta pritëse. Mësohet se janë rreth 30 shkolla që nuk janë hapur për shkak të dëmtimit të pësuar nga tërmeti, teksa për secilën shkollë janë marrë të gjitha masat e nevojshme në kohë rekord për dërgimin e nxënësve tek shkollat pritëse. Nga ana tjetër, masat janë marrë nëpërmjet drejtuesve të shkollave dhe mësuesve që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me prindërit e nxënësve. Është treguar kujdes që secili prind të jetë i mirë-informuar se ku do të jetë shkolla pritëse dhe pika e caktuar për transportin i cili është falas për nxënësit dhe mbulohet nga buxheti i shtetit. Më së shumti, transporti është parë i nevojshëm në zonat rurale. Ndërsa në zonat urbane, ku distancat kanë qenë më të afërta, nuk ka lindur nevoja për transport. Në kuadër të këtij plani zhvendosjeje janë afro 15 mijë nxënës të transferuar në shkollat pritëse, ndërsa buxheti për këtë operacion varion mes 15-17 milion lekë.

y kontingjente me trupa nga Forcat e Armatosura u nisën të martën për në Afganistan, ku për rreth 6 muaj do të shërbejnë në dy baza të ndryshme në misionin e NATO-s, Resolute Support. Kontingjenti i parë i përbërë nga pjesëtarë të Batalionit të Mbështetjes me Luftim do të dislokohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, ndërsa grupi i dytë nga Forcat Speciale do të shërbejë në Bagram. Zv/ministri Koçi e konsideroi nisjen e trupave në mision si ditë të shënuar për FA dhe vuri në dukje pjesëmarrjen e trupave tanë në të gjithë misionet e NATO-s. “Sot është një nga ditët e krenarisë të FA sepse dy kontingjente, një togë e Batalionit të Mbështetjes në Luftim dhe një grup nga Batalioni Special nisen për në Afganistan, përkatësisht në Kabul dhe në Bagram. Është një mision i vështirë, por që përputhet plotësisht me misionin kushtetutës të FARSH. Është detyrë e Forcave tona të Armatosura, është detyrë e Republikës së Sh-

qipërisë si anëtare e NATO-s për ti shërbyer angazhimeve tona që ne kemi marrë përsipër përkundrejt kësaj aleance historike”. Toga e Batalionit të Mbështetjes me Luftim do të jetë kontingjenti i VII shqiptar në misionin Resolute Support në Kabul, ndërsa grupi i Forcave Speciale në Bagram, do të jetë kontingjenti i

IV që trajnon kolegët e tyre afganë. Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade, Albert Mullai, theksoi se ushtarakët e përzgjedhur për t’u dërguar në mision janë me përvojë e të mirëpërgatitur dhe siguroi familjarët e ushtarakëve për mbështetjen e pakursyer që ata do të kenë.


FORUM

13 E mërkurë, 11 DHJETOR 2019

U largua pas kërcënimeve, Agron Tufa flet për radion gjermane “Deutsche Welle”

P

rej disa muajsh ish-drejtori i ISKK Agron Tufa kanosej nga ithtarët e regjimit të vjetër. Ai ka kërkuar azil politik në Zvicër. Tufa i tha DW: “I pavarur dhe në liri, shpresoj të flas e të dëshmoj më troç”. Në fillim të dhjetorit u bë e ditur, fillimisht nëpërmjet mediave sociale, se Agron Tufa, deri para pak kohësh drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK), së bashku me të shoqen dhe pesë fëmijët e tij të mitur, kishte kërkuar azil politik në Zvicër. Si shkak për këtë vendim Tufa, laureat i disa çmimeve kombëtare në letërsi, dha kërcënimet e shumta që kishte marrë nga njerëz të ndryshëm, kryesisht nëpërmjet telefonatave dhe mesazhesh të shkruara. Heshtje e ambasadave Agron Tufa i tha Deutsche Welle-s se ai në fillim të nëntorit i kishte raportuar kërcënimet edhe tek një sërë ambasadash perëndimore: “Unë u kam dërguar të gjitha ambasadave kryesore në Tiranë, përfshirë edhe asaj të OSBE-së dhe BE-së, një raport me 16 faqe me një kronologji të kërcënimeve të mia, ku ishin dokumentuar edhe mesazhet kërcënuese, në shqip dhe anglisht, por ato nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje”, i tha Tufa Deutsche Welle-s. E pyetur nga Deutsche Welle, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë,u përgjigj: “Ambasada në Tiranë ka qenë në kontakt me personin në fjalë në funksionin e tij si drejtues i Institutit në fjalë. Deri tani nuk ka pasur kërkesë për ndihmë”. Injorim nga prokuroria Tufa vetë i tha Deutsche Welle-s se ka bërë disa kallëzime penale në lidhje me kërcënimet, por se prokuroria nuk ka reaguar. “Mua nuk mu përgjigjën asnjëherë. As kallëzimeve private, e as nuk morëm përgjigje për kallëzimin e Cajes te Prokuroria e Krimeve të Rënda, megjithëse u ankuam dy herë”, i tha Tufa DW. Në qershor të këtij viti,

“U kërkova ndihmë ambasadave, por nuk m’u përgjigjën”

Agron Tufa, në cilësinë e tij si drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, paditi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë ish-komandantin e kamp-burgut të Qafë-Barit, Edmond Caja, për veprën penale “Krime kundër njerëzimit”. Sipas burimeve të DW , edhe organet e drejtësisë në Gjermani aktualisht po shikojnë mundësinë e ngritjes së një akuze kundër të njëjtit person, i cili prej shumë vitesh ka marrë shtetësinë gjermane dhe jeton në Bavari. Në luftë me kastën e vjetër Kërcënimet e shumta që i vinin si mesazhe, Agron Tufa i ka publikuar

gjatë tërë kohës në mediat sociale. Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, deri tani (10.12.19) nuk ka arritur t’i kthejë përgjigje Deutsche Welle-s, nëse Agron Tufa ka pasur nevojë për mbrojtje personale. Siç i tha Tufa Deutche Welle-s, vala e kërcënimeve filloi në prill të këtij viti, kur një grup politikanësh dhe intelektualësh të lidhur me regjimin e vjetër komunist donin t’i merrnin Institutit të drejtën për të pasur si objekt studimi edhe krimet e bëra nga komunistët në periudhën e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare (1939-1944). Por Tufa i tha DW se ky ishte vetëm një pretekst që u gjet për të mbuluar shkakun e

vërtetë të luftës kundër tij. Tufa tha se në të vërtetë, shkaku ka qenë një kërkesë që bëri ISKK në fund të vitit të kaluar, për të marrë informacione nga të gjitha institucionet shtetërore për numrin e ish-oficerëve të sigurimit në stafin e tyre. “Dy institucione iu përgjigjën pyetjes sonë dhe doli që aty ishin nja 12 oficerë të sigurimit. Ata janë ende në pozicione super të rëndësishme, dy syresh pikërisht në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar (DSIK), e cila aktualisht merret edhe me vettingun në Shqipëri”, i tha Tufa DW. Sigurimi ende në administratë Sipas Tufës, numri i ish-sigurimsave në administratën e Shqipërisë mendohet të jetë rreth 3000. A mendon se strukturat e vjetra të sigurimit kontrollojnë ende jetën politike në Shqipëri. I këtij mendimi është edhe Jordan Daci, profesor i së drejtës në Tiranë. Sipas tij regjimi i vjetër nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria. “Edhe një pjesë e mirë e të rinjve që janë sot me poste në administratë janë bij dhe bija të ishnomenklaturës komuniste”, thotë Daci për DW. Deputeti Spartak Braho, gjyqtar në kohën e komunizmit dhe ende deputet në Kuvendin e Shqipërisë, është një nga kundërshtarët më të zëshëm të Agron Tufës. Ai e komentoi kërkesën e Tufës për azil politik në Zvicër edhe para disa ditëve në një artikull botuar në gazetën “Dita”. Gjuha e përdorur të kujton retorikën e diktaturës komuniste: “Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj, se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet

dhe do ta denoncojmë zyrtarisht si një hajdut dhe me vese tejet të rrezikshme shoqërore”, shkruante Braho. Gjergj Erebara, nga rrjeti investigativ BIRN, i tha Deutsche Welle-s, se beson që Agron Tufa dhe familja e tij ishin të rrezikuar në Shqipëri: “Sulmet e Spartak Brahos ndaj Tufës kanë vijuar prej muajsh dhe Braho ka qenë persekutues në kohën e komunizmit. Pra, Agron Tufa ka arsye të shëndosha të kërkojë azil politik. Ndër të tjera atë e kishin akuzuar edhe si spiun rus dhe donin ta përgjonin”, tha Erebara. Keqardhje ndër intelektualë Në rrethin e shkrimtarëve dhe shumë aktivistëve që merren me zbardhjen e së kaluarës komuniste në Shqipëri largimi i Agron Tufës është pritur me shumë trishtim dhe keqardhje. Keqardhës është shprehur edhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS): “Agron Tufa ka qenë gjithmonë një partner i mirë dhe i besueshëm për ne dhe bashkëpunimi ka funksionuar shumë mirë”, i tha Deutsche Welle-s Florian Constantin Feyerabend, referent për Evropën Juglindore në selinë qendrore të KAS-it në Berlin. “Kjo ngjarje tregon se është ende tejet e rëndësishme që në Shqipëri të vijohet me zbardhjen e së shkuarës komuniste dhe përballjen me të”. Agron Tufa megjithatë nuk e quan dorëzim largimin e tij nga Shqipëria: “Përkundrazi. I pavarur dhe në liri, shpresoj të flas e të dëshmoj më troç. Do jetë kalim ne një cilësi tjetër, ku përgjegjësitë i marr përsipër personalisht, pa u shkaktuar “faturë” të tjerëve”, i tha babai i pesë fëmijëve /DW Deutsche Welle-s.

Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit. Projekti po mbështet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga RCC në një përpjekje për të kontribuar në rritjen dhe konkurrencën e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor duke mbështetur zhvillimin dhe promovimin e ofertës së përbashkët rajonale kulturore dhe të turizmit të aventurës. Nëpërmjet zbatimit të këtij projekti, zonat e synuara në rajonin e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës do të promovohen si

destinacione të turizmit të aventurës në nivel ndërkombëtar, duke i dhënë kështu më shumë nxitje turistëve që t’i vizitojnë ato. Projekti do të sjellë përfitime jo vetëm për turistët, por edhe për sipërmarrësit dhe komunitetin lokal në zonën ndërkufitare, të cilët do të ketë aftësi të rritura dixhitale dhe informatike në fushën e promovimit dhe marketingut në internet, si dhe një bashkëpunim të shtuar dhe rrjetëzim midis tyre.

SHQIPËRI-MALI I ZI-KOSOVË

Promovimi i turizmit të aventurës në tre rajonet kufitare në Ballkan

Q

endra TED, ose Qendra “Trajnim, Edukim, Demokraci”, po implementon projektin “Promovimi i Turizmit të Aventurës në zonën ndërkufitare në rajonet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës”. Synimi mbetet për të mbështetur turizmin e qëndrueshëm dhe destinacioneve turistike në Qarkun Shkodër dhe Qarkun Kukës në Shqipëri, Bashkinë Rozaje dhe Bashkinë e Barit në Malin e Zi, dhe Komunën e Decanit dhe Komunën e Pejës në Kosovë përmes promovimit dhe aktiviteteve për rritjen e kapaciteteve për komu-

nitetet lokale dhe sipërmarrësit e rinj. Kjo do të arrihet duke përdorur mjete dixhitale dhe “online”, për të kontribuar në rritjen e aftësive të përfaqësuesve të NVM-ve në fushën e promovimit dhe marketingut dixhital, si dhe në rritjen e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit midis sipërmarrësve në zonën ndërkufitare të 3 ekonomive të synuara. Kapja e këtyre objektivave do të realizohet përmes një fushate promocionale dixhitale për zonën e synuar, duke e promovuar si një destinacion të vetëm turistik. Gjithashtu, Qendra TED do të mbështesë të pak-

tën 7 biznese, të përfshira në mënyrë aktive në projekt, me krijimin e profileve të tyre dixhitale. Duke pasur në fokus rritjen e kapaciteteve, bashkëpunimin dhe forcimin e rrjetit të sipërmarrësve, Qendra TED do të organizojë trajnime, aktivitete B2B dhe tryeza të rrumbullakëta, duke përfshirë jo vetëm sipërmarrësit lokalë, por edhe përfaqësuesit e autoriteteve lokale, në lidhje me boshllëqet e sektorit të turizmit. Këto aktivitete zhvillohen përmes një granti të siguruar nga Projekti i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për


SPORT

14 E mërkurë, 11 DHJETOR 2019 PSG

“The Reds” fituan me gola të Keita dhe Salah ndaj Salzburgut, të kaltrit e patën të thjeshtë ndaj Genkut

Liverpooli kualifikohet për 1 minutë, super Milik shpëton Ancelottin Nga Rozalb Lika

N

uk ka asnjë surprizë në ndeshjet e fundit të Grupit E në Champions League. Kampionët në fuqi, Liverpooli ka fituar 2-0 ndaj Red Bull Slazburg , duke siguruar vendin e parë dhe kalimin për

pushimit miqtë ishin më insistues dhe goli i Keita ka lehtësuar gjithçka. Pak sekonda më vonë Salah ka shënuar një gol të rrallë me të djathtën duke siguruar fitoren e madhe. Napoli ndërkohë e pati shumë të thjeshtë, duke fituar 4-0 ndaj Genk, duke siguruar kalimin në fazën

shme. Më pas sulmuesi i të kaltërve shfrytëzoi më së miri një pasim nga Di Lorenzo në minutën e 26-të. Në të 38-ën, skuadra italiane fitoi një penallti e cila do të kthehej në gol nga Milik. Pas pushimit Mertens ka shënuar me penallti një gol sa për statistikë në një ndeshje

Tuchel paralajmëron Mbappe: Duhet t’i respektojë vendimet e mia!

T

homas Tuchel ka paralajmëruar Kylian Mbappe për shkak të sjelljes së talen tit pas zëvendësimeve të tij në ndeshjet e fundit. Strategu gjerman ka kërkuar më shumë respekt për zgjedhjet e bëra pas episodit të radhës që ndodhi ndaj Montpelllier.”Ai ka një mentalitet të veçantë. Kur fiton tituj dhe ke një talent si ai, nuk të pëlqen të zëvendësohesh, por duhet t’i pranojë vendimet e mia, duhet të tregojë respekt ndaj futbollistëve që hyjnë në fushë”, deklaroi Tuchel në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Galatasaray-it. Tuchel është shprehur se e ka harruar incidentin: “Nuk do ta marr personalisht”. Strategu gjerman ndërkohë konfirmoi se mund të bëjë disa ndryshime në formacion duke marrë parasysh faktin se skuadra e tij ka siguruar vendin e parë në Grupin A.

SERBI

Hajdutët bëjnë kërdinë në shtëpinë e Milinkovic Savic kur po luante ndaj Juves

E

shtuna e kaluar, ishte një ditë e ëmbël për Milinkovic Savic, i cili zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Juventusit. Ndërkohë që futbollisti serb por shënonte golin e fitores ndaj kampionëve të Italisë, hajdutët bënin namin në vilën e tij në Formello. Mediat italiane raportojnë se ata i kanë marrë disa orë luksi dhe para, teksa dëmi raportohet të jetë mbi 100 mijë euro. Karabinierët po punojnë nëpërmjet pamjeve për të identifikuar hajdutët, të cilët fillimisht ishin në këmbë dhe më pas morën një makinë për t’u larguar. Në videot e kapura në brendësi të shnë fazën e 1,8-ve në Champions League. Ashtu siç pritej dueli në Austri dhuroi shumë emocione në 45 minutat e para. Minamino dhe Haaland në njërin krahë dhe Salah në tjetrin kanë shpërdoruar mundësi shumë të mira shënimi, por deri më tani nuk kanë gjetur ende rrjetën. Pas

tjetër. Skuadra e Ancelotti gjeti 3 herë rrugën e rrjetës në 45 minutat e para, me të njëjtën autor, Milik, i cili ishte në një mbrëmje magjike. Sulmuesi polak fillimisht përfitoi nga një gabim amator i portierit 17-vjecar Vandevoordt, i cili debutoi në mënyrën më të keqe të mund-

që më në fund do të shërbejë për të qetësuar situatën e rënduar që ka pushtuar kampin napoletan prej muajsh. Shpëton postin e tij trajneri Carlo Ancelotti, të paktën për momentin, pasi mediet italiane kanë raportuar se De Laurentiis ka gati zëvendësuesin e tij, Genaro Gsttuson.

tëpisë duken 3 persona me kapuç, të cilët thyejnë një nga dritaret anësore për të vjedhur katër orë Rolex, një Hublot dhe 5 mijë euro. Për Milinkovic Savic mund të themi se ka qenë një fundjavë e paharrueshme si brenda dhe jashtë fushave.

PORTUGEZI

TRAJNERI

Sarri: I vras lojtarët nëse nuk marrin rezultat të mirë me Leverkusenin

J

uventusi do të luajë në Ligën e Kampionëve ditën e sotme ndaj Leverkusenit. Bardhez injtë nuk vijnë në formën më të mirë të mundshme në këtë ndeshje, teksa në dy ndeshjet e fundit në kampionat kanë regjistruar 1 barazim dhe 1 humbje, dhe për këtë do kërkojnë një rezultat pozitiv ditën e nesërme. Në prag të kësaj sfide ka dalë në konferencë për shtyp tekniku Mauri-

cio Sarri, i cili është shprehur: “Jemi të qetë, ne e dimë se ku duhet të përmirësohemi dhe po punojmë për këtë. Nesër pres një përgjigje pozitive nga skuadra. Mungesat në mesfushë? Bernandeschi është një mundësi, por të heqësh atë nga pozicioni pas sulmuesve do të thotë që të heqësh të vetmin që mund të luajë në atë rol. Të shohim se si do të luajmë nesër (sot), pasi kemi vetëm dy mesfushorë. Treshja Dybala-Ronaldo-Higuain? Do të shohim nëse rezultati i nesërm do na lejojë të bëjmë eksperimente. “, tha Sarri. Më tej, ai foli edhe për rekordin prej 21 ndeshjesh pa humbje në Europë, dhe me shaka bëri një paralajmërim për të besuarit e tij: “Lexova dikur që rekordi i pathyeshmërisë në Europë është 22 ndeshje, kështu që nesër lojtarët e mi duhet të marrin patjetër një rezultat pozitiv, sepse në të kundërt do t’i vras (qesh). Sa i përket ndeshjes që kujtoj më me qejf, është finalja në Ligën e Europës, sepse ato të sjellin trofe. Shpresoj që në të ardhmen të luaj një tjetër akoma më të rëndësishme, por deri tani mbetet ajo.”

Gjermania vend i “bekuar” për Ronaldon, ja statistikat e frikshme

N

ë Champions League, Cristiano Ronaldo është konsideruar gjithmonë si një perandor austro-hungarez, i cili është i aftë që të fitojë terren, kupa dhe të vendosë rekorde. Ndeshjet e fundit, kanë bërë të kuptosh se ai ka humbur disi terren në betejë, por mund të jetë thjeshtë një iluzion. Liga e Kampionëve është kompeticioni ku portugezi ndihet më mirë për të dhënë maksimumin e tij. Mbrëmjet e këtij kompeticioni ishin vendimtar edhe në “Topin e Artë”, pasi Messi ishte më vendimtar dhe shënoi më shumë sezonin e kaluar. Avantazhi i tij do të jetë fakti që do të ketë mundësi për të lënë gjurmë sërish ndaj Leverkusenit, ndërkohë që Messi ka preferuar që të qëndrojë pushim. Në asnjë vend tjetër veç Gjermanisë, Cristiano nuk ka arritur që të gjejë kaq shumë rrugën e rrjetës, plotë 27 herë. Herën e fundit ka qenë pikërisht Leverkuseni i Bosz. “Aspirinat” luftojnë ende për vendin e dytë dhe janë mëse të motivuar, ndërkohë që Ronaldo në sfidën e fundit duket se ka rifituar disi freskinë e munguar në takimet e fundit. Gjermania për të është një vend i bekuar. Ndaj Bayernit ka realizuar 9 herë, Dortmundit dhe Schalkes 7 herë, 3 ndaj Ëolfsburg dhe vetëm një ndaj Leverkusenit në duelin e parë në Torino.


SPORT

15

KORCARËT

E mërkurë, 11 DHJETOR 2019

Lojtarët e Skënderbeut braktisin stërvitjen për shkak të pagave

N

uk kanë të sosur problemet t skuadra e Skënderbeut. Kriza financiare ka zbritur edhe në dhomat e zhveshjes duke u reflektuar drejtpërdrejtë në skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja. Ekipi ka bojkotuar stërvitjen e të martës në Korçë dhe këtë ia ka bërë të ditur trajnerit dhe drejtorit ekzekutiv të klubit të futbollit Skënderbeu, Ilirian Përmeti. Lojtarët u grumbulluan fillimisht në dhomat e zhveshjes dhe pasi i komunikuan klubit dhe trajnerit vendimin, u larguan nga kompleksi stërvitor. I pari që la dhomat e zhveshjes ishte portieri Enea Kolici dhe

më pas të gjithë me radhë refuzuan të zbrisnin në fushë për të vijuar me seancën e planifikuar. Futbollistët gjatë këtij sezoni nuk janë paguar ende, çka do të thotë se klubi nuk ka derdhur detyrimet kontraktuale për 3 muaj. Situata rëndohet nëse llogaritet fakti që lojtarëve, që ishin pjesë edhe e sezonit të kaluar, nuk u janë paguar edhe 3 muaj të tjerë. Problemet financiare në klubin 8 herë kampion nisën pas konfirmimit të dënimit 10-vjeçar të Uefa-s nga Cas i Lozanës, vendim që e pengon Skënderbeun të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

Derbi i kryeqytetit është vendosur përfundimisht për t’u luajtur në impiantin e ri të kombëtares

FSHF jep dritën jeshile, PartizaniTirana luhet në “Air Albania Stadium”

D

erbi mes Partizanit dhe Tiranës është vendosur që të luhet përfundimisht në stadiumin “Air Albania Stadium”. Impianti i ri i inauguruar ndaj Francës, është gati për të luajtur një tjetër ndeshje pavarësisht zërave të shumtë që qarkullonin në orët e fundit. Konfirmimi është dhënë nga klubi i Partizanit me një njoftim në rrjetet sociale, duke i dhënë fund zërave, pasi ende nuk ishte dhënë një konfirmim nga FSHF për stadiumin. Dueli do të zhvillohet të premten e 13 dhjetorit në orën 19:00, teksa pritet që të ketë një prani të madhe të tifozerisë. Pritet të jetë një derbi spektakolar, teksa pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, takimi i fundit në fazën e grupeve për fazën kualifikuese euro 2020, ky duel do të jetë ndeshja e

radhës që do të luhet në “Air Albania Stadium”, që përkon dhe me ndeshjen e parë të Kategorisë Superiore që do të zhvillohet në këtë impiant. Do

BARDHEBLUTË

Tirana pa trajner kryesor në derbi, Egbo drejton përkohësisht ekipin Tirana duket se do të jetë në derbin e së premtes ndaj Partizanit, pa një trajner kryesor në ekip. Pas largimit të Julian Ahmatajt, klubi bardheblu ende nuk ka zgjedhur pasuesin e elbasanasit, edhe pse emrat janë të shumtë. Magani, Gega, Devolli, Starova, apo një rikthim i Memës, dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar. Emanuel Egbo ka drejtuar seancën e djeshme së bashku me ndihmësin atletik, Kosta Jani. Egbo do të jetë trajneri i përkohshëm i skuadrës deri në një zgjedhje tjetër të klubit kryeqytetas. Nuk është çudi, që Egbo të qëndrojë edhe deri në fund të dhjetorit si trajner i parë, për të menduar pastaj për një emër përfundimtar që do marrë “timonin” e anijes bardheblu. Gjithsesi, mbetet për t’u parë si do shkojë situata tek Tirana, por me shumë mundësi, në derbin e së premtes, do të jetë Egbo ai që do të drejtojë në fushë skuadrën, në kërkim të një suksesi që mungon prej kohësh.

të jetë një derbi përtej 3 pikëve, do të jetë “derbi i solidaritetit”. Kjo pasi klubi kampion i Partizanit më herët kërkoi ta shfrytëzojë këtë përballje për

t’i ardhur më tepër në ndihmë të prekurve nga tërmeti duke dashur të tregojë dhe njëherë solidaritetin e botës së futbollit me ngjarjet tragjike që përfshinë Shqipërinë. Kampionët në fuqi kërkuan që derbi të luhej në “Air Albania Stadium” dhe të ardhurat nga shitja e biletave të shkojnë për të prekurit e tërmetit. Kjo nismë e klubit të Partizanit mund të jetë një mundësi e mirë që edhe vetë njerëzit, dhe jo vetëm tifozët, të japin kontributin e tyre për tronditjen që lanë tërmetet e muajit nëntor, duke mbushur kështu kapacitetin e stadiumit “Air Albania”. Asnjë prej skuadrave nuk është në momentin e tij më të mirë, por kjo nuk do të thotë se të premten në mbrëmje nuk do të shohim lojë të bukur dhe emocione.

VENDIMI

Federata franceze rinovon kontratën me Didier Deschamps Federata franceze ka vendosur unanimisht për rinovimin e kontratës së Didier Dechamps. Strategu i njohur do të qëndrojë në krye të “gjelave” deri në Botërorin e vitit 2022 në Katar, aty ku Franca do të provojë që të ruajë titullin botëror të marrë në Rusi. Njoftimi zyrtar do të bëhet gjatë pasdites së sotme. 51-vjeçari mori drejtimin e Francës në verën e vitit 2012, ndërkohë që kontratë e tij skadonte në vitin 2020. Puna e shkëlqyer e bërë gjatë këtyre viteve, ka bërë që drejtuesit e federatës t’i besojnë sërish punën për një tjetër edicion, pavarësisht performancës që do të bëjë në Europian e verës së ardhshme.

SULMUESI

Ibrahimoviç thuajse i Milanit, por ka një problem të fundit për t’u zgjidhur

Z

latan Ibrahimoviç ende nuk ka zyrtarizuar as gjë në profilet e tij sociale, por sipas miqve të tij zgjedhja do të jetë Milani. Nuk është rastësi që dje koordinatori i zonës teknike të Bolonjës Walter Sabatini njoftoi se pista emiliane ishte mbyllur. “Ishte vetëm një sugjerim i bukur. Ai bëri zgjedhje të tjera profesionale më shumë se legjitime nga këndvështrimi i tij, nuk ka të bëjë me paratë”, deklaroi Sabatini. MARRËVESHJA- Në realitet ka ende çështje ekonomike që duhet të përcaktohen, veçanërisht të lidhura me një rinovim të mundshëm të kontratës: Ibrahimoviç nuk është i kënaqur me ofertën e parë të Milanit (dy milionë euro për gjashtë muajt e parë, katër për sezonin vijues) dhe mbi të gjitha formula e propozuar, sipas së cilës ai do të jetë i lidhur vetëm me një kontratë 6 mujore, e cila do të rinovohet në bazë të performancës së tij. Drejtuesit e klubit të Milanit mendojnë se kanë formuluar një propozim

konkret dhe serioz, duke ofruar maksimumin e mundshëm duke pasur parasysh situatën. Dhe për momentin ka një staf këshilltarësh të jashtëm që po punojnë për këtë afrim, jo vetëm agjenti i lojtarit Mino Raiola, për të përfunduar atë që mund të cilësohet si një transferim i kryer.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

P

residenti Ilir Meta është paraqitur dje në Prokuroi pas padisë që ka bërë ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani lidhur me procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas daljes nga Prokuroria kreu i shtetit tha se institucioni i kreut të shtetit zbaton ligjin dhe Kushtetutën në çdo germë të saj. Ai deklaroi se ka prova të mjaftueshme që kreu i KED ka shke-

lur ligjin dhe duhet të përgjigjet. “Jam këtu në përgjigje të ftesës së Prokurorisë. Jam këtu për të siguruar qytetarët shqiptarë se Presidenti i Republikës ka zbatuar në çdo germë Kushtetutën. Provat janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj shtetasit Ardian Dvorani”,- tha Presidenti Ilir Meta. Duke u ndalur në padinë ndaj kreut të KED, Presidenti tha se kjo është një provë për gjithë institucionet e drejtësisë. “Çështja “Dvorani”

16 E mërkurë, 11 DHJETOR 2019

Presidenti Meta: Qeveria të merret me pasojat e tërmetit dhe jo me shantazhe është provë e madhe për të ardhmen e reformës në drejtësi. Kushtetuta e thotë shumë qartë se Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë dhe dispozitat e saj zbatohen pa asnjë diskutim”,- deklaroi kreu i shtetit. Lidhur me projektligjin e ri të PS, i cili i heq kompetencat kreut të shtetit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti tha se mazhoranca duhet të merrte me pasojat e tërmetit dhe jo me provokim. “Presidenti nuk është thjesht në detyrë, por është në mision dhe nuk shantazhohet nga cic-mice të tilla, kushdo që i orkestron ato. Presidenti është garant i Kushtetutës së Repub-

likës dhe i fton të gjithë të merren me pasojat e tërmetit. Kush gjen kohë për të provokuar Presidentin duhet t’a ketë të qartë se

Presidenti e di shumë mirë detyrën e tij dhe është i ndërgjegjshëm për misionin e tij”,- deklaroi kreu i shtetit.

PRESIDENTI TAKON EKSPERTET IZRAELIT NE TERREN

Nga Prokuroria në Armathë. Presidenti Meta me ekipin nga Izraeli verifikojnë banesat

P

residenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sapo doli nga Prokuroria ku u kërkua për padinë ndaj kreut të KED, u bashkua me ekipin e ardhur nga Izraeli e së bashku verifikuan disa banesa në fshatin Armathë të Durrësit. Përmes një postimi në facebook, Kreu i Shtetit bën të ditur se tani banorët janë më të qetë. “Sapo përfunduam një verifikim të ri të një banese 4 katëshe në Armathë me ekspertët e palodhur izraelitë. Besoj tani edhe banorët janë më të qartë dhe të qetë

se pardje. E rëndësishme është tani të ndjekim udhëzimet e duhura për përforcimin dhe riparimet e dëmeve me përgjegjësi të plotë ligjore”,- shkruan kreu i shtetit. Po dje Presidenti Ilir Meta priti në presidencë ekipin e ekspertëve izraelitë që ka ardhur në Shqipëri për të vlerësuar dëmet e banesave nga tërmeti. Ekipet e Izraelit për emergjencat nga tërmeti vlerësohen si një nga më profesionalët në rang botëror. Gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri ata kanë parë nga afër banesat

në Durrës dhe kanë dhënë rekomandime të vlefshme për ekspertët vendas. Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shpreh mirënjohje për kontributin e Izraelit në përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. “I nderuar të prisja sot ekipin izraelit që i erdhi në ndihmë qytetarëve tanë duke vlerësuar dhe këshilluar për shtëpitë dhe ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti. Thellësisht mirënjohës Izraelit dhe ekspertëve të tij ushtarakë! Shalom!”,- shkruan kreu i shtetit.

MEDALJA

“Dekorata e Artë të Shqiponjës” për drejtuesin e ICITAP-it, Charles Stephen Bennet

P

residenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi dje me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” drejtuesin e Programit ICITAP-it në Shqipëri, Charles Stephen Bennet, në prani të Ngarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Presidenti Meta e vlerësoi zotin Benet me motiva-

cionin “Për kontribut të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të treguar në forcimin, nxitjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, SHBA-ve dhe vendeve të rajonit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, në shtimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të Policisë së Shtetit

Shqiptar, në interes të rritjes së sigurisë publike”. Në fjalën e Tij përshëndetëse, Presidenti i Republikës u shpreh se “kontributet dhe angazhimet e zotit Bennet në luftën e përbashkët të vendeve tona

kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe trafikimit të paligjshëm shërbyen për të rritur jashtëzakonisht kapacitetet profesionale dhe logjistike të Policisë së Shtetit shqiptar”.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.