Koha jone 11 janar 2019

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E premte, 11 JANAR 2019

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 6 (8447)

E premte, 11 Janar 2019

Çmimi 30 Lekë

Kreu i qeverisë nisi luftën me Presidentin për mosdekretimin e Ministrit të Jashtëm që e propozoi në shkelje të ligjit pa certifikatë sigurie, si dhe që është deklaruar publikisht për copëtimin e Kosovës

Rama sulmon Metën me fjalor të rrugës

FAQE 3

Politikanët dhe zyrtarët e lartë Presidenti Meta: Integriteti në Prishtinë: Presidenti Meta territorial i Kosovës është mbrojti interesat kombëtare i padiskutueshëm

FAQE 6,7

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe Gent Cakaj SHEFI I KABINETIT TË PRESIDENTIT

Arben Cici: Meta i ka sugjeruar Ramës ta bëjë Cakajn ministër të Kulturës

FAQE 2

ZËVENDËSKRYETARI I LSI

Luan Rama: Batonorgjia e dhimbshme e Kryeministrit të vendit tim!

FAQE 8

FAQE 2, 4, 5

Në foto: Presidenti Ilir Meta

KRYEMINISTRI

Edi Rama: Cakaj s’ka predikuar ndryshim kufijsh në Ballkan. Presidenti shkeli Kushtetutën FAQE 6

KOMENT

Gent Cakaj, si një tender me letra fallco Nga Andi Bushati FAQE 4

KREU I PD

Lulzim Basha: Caka një kandidaturë e papërshtatshme për ministër të Jashtëm

FAQE 14


POLITIKE REAGIMET KRYEMINISTRI-PRESIDENCË

2

E premte, 11 JANAR 2019

Meta: Integriteti territorial i Kosovës, i padiskutueshëm për mua deri në sekondën e fundit si President Pas vendimit të kreut të shtetit për mos dekretimin e ministrit të jashtëm, mes Kryeministrit dhe Presidentit ka pasur replika në rrjetet sociale. Kreu i PS-së, Edi Rama u përgjigje ashpër duke akuzuar kreun e shtetit për shkelje të Kushtetutës, si dhe një sërë akuzash të tjera. Pak minuta pas reagimit të kryeministrit Edi Rama ka ardhur kundërpërgjgija e kreut të Shtetit shqiptar, Ilir Meta. Përmes një

reagimi në rrjetin social “Twitter”, Meta i kujton bazën ligjore të vendimmarrjes së tij ndaj kandidatit Gent Cakaj të propozuar për postin e Ministrit të Jashtëm. “Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”,- deklaroi Presidentit.

SHEFI I KABINETIT TË PRESIDENTIT

D

rejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Arben Cici, gjatë një prononcimi në emisionin “Pressing” të televizionin “T7” ka folur në lidhje me vendimin e Presidentit Meta për të refuzuar propozimin e Kryeministrit Rama për emërimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në deklaratën e tij z. Cici shpjegon se institucioni i Presidentit të Republikës nga momenti që erdhën propozimet e Kryeministrit Rama përpos dekretimeve të menjëhershëm dhe të arsyetuar të Presidentit të Republikës për ministrat, të cilët kishin një profil të vërtetuar politik dhe publik, iu desh një kohë e domosdoshme për të kaluar në filtër të gjithë emrat të cilët nuk ishin figura shumë të njohura publike dhe nuk përbënin profile politike. “Natyrisht në funksion të këtij posti të rëndësishëm siç është ai i ministrit duhet të kalonin të gjithë filtrat që kanë të bëjnë me certifikatat e sigurisë, me aktivitetin që kanë pasur deri në këtë moment, etj. Të njëjtin proces kaloi edhe kandidatura e zoti Cakaj. Të gjitha strukturat e Institucionit të Presidentit të Republikës u lidhën dhe komunikuan me institucionet përgjegjëse, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri për të marrë informacionin e duhur në mënyrë që Presidenti të ishte shumë i qartë, shumë i bindur në vendimin që ai do të merrte për të dekretuar apo jo një kandidat të caktuar si Ministër i Republikës së Shqipërisë”, - tha shefi i kabinetit të Presidentit Meta, duke u ndalur te fakti se situata sot në rajon kërkon që Shqipëria të jetë

ISH-KRYEMINISTRI

Arben Cici: Meta i propozoi Ramës ta bëjë Cakajn Ministër të Kulturës

shumë e përgjegjshme. “Kemi disa sfida siç janë përparimi i dialogut Kosovë-Serbi me qëllim përfundimin e suksesshëm të marrëveshjes mes këtyre dy vendeve dhe arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme dhe me rezultate pozitive për Kosovën. Do të dëshironim që të ishte një marrëveshje e cila të përfundonte me një vend të Kosovës në OKB. Së dyti, sfida tjetër e politikës së jashtë të Shqipërisë është çelja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe kjo kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm. Natyrisht edhe sfida tjetër që është një sfidë dhe një hap his-

torik i politikës së jashtme të republikës së Shqipërisë, kryesimi i OSBE-së për vitin 2020. Sot që flasim Shqipëria është pjesë e trojkës së OSBE-së dhe ka një angazhim të jashtëzakonshëm dhe një mision historik që kapërcen kufijtë e Shqipërisë madje edhe të rajonit për shumë arsye”. Gjithashtu, Cici theksoi se Presidenti nuk mund të pranojë asnjë deklaratë, qoftë ambigue kur bëhet fjalë për korrigjim apo ndryshim të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës e natyrisht dhe për një qasje paralele mes çështjeve të mbetura pezull ose për kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Nëse do t’i referohemi

intervistës që ka dhënë zoti Cakaj në nëntor të vitit të kaluar, ka shumë qëndrime ambigue për të, sidomos kur bëhet fjalë për politikën e jashtme rajonale dhe çështjen e kufijve, shkëmbime ose korrigjime territoriale që shkojnë ndesh si me parimet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë ashtu edhe me vetë programin e qeverisë shqiptare si edhe politikën e NATO-së, BE-së në qasjen e tyre rajonale. Të gjithë e dinë qëndrimin dhe pozicionin e zotit Meta sa i takon Kosovës dhe procesit të dialogut Serbi-Kosovë dhe sa i takon politikës së jashtme të Shqipërisë në raport me Kosovën. Do të ishte

një paragjykim edhe për faktin që ndër kandidatët e propozuar për ministër nuk ishte vetëm zoti Cakaj nga Kosova, por edhe zonja Shahini, e cila u dekretua”, - shtoi Shefi i Kabinetit të Presidentit, teksa në fund zbuloi edhe një detaj interesant nga biseda që Presidenti Meta ka pasur me Kryeministrin Rama fundjavën e kaluar dhe propozimin që ka bërë kreut i shtetit në lidhje me këtë kandidaturë. “Gjatë bisedës që Presidenti Meta ka bërë me Kryeministrin Rama ditën e premte për të qartësuar pozicionin e tij në raport me zotin Cakaj, Presidenti i Republikës i ka propozuar Kryeministrit, që meqenëse zoti Cakaj pretendohet se është kaq i shkolluar dhe lexuar, mund ta vendosni Ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër, por në këto kushte që ndodhemi ne nuk kemi luksin të bëjmë eksperimente as edhe një çast për të vendosur një njeri si zoti Cakaj në pozicionin e Ministrit të Punëve të Jashtme përballë atyre sfidave që kemi ne dhe në mungesën e theksuar të përvojës së spikatur në marrëdhëniet ndërkombëtare, në politikën e jashtme, në njohjen e thellë të administratës së Republikës së Shqipërisë dhe të tjera që janë qartësuar në argumentet që Presidenti i ka bërë publike në letrën refuzuese të propozimit të Kryeministrit Rama”, - deklaroi Arben Cici.

Berisha: Mosdekretimi i ministrit, goditje e merituar ndaj projektit të Serbisë

I

sh-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar vendimin e kreut të shtetit, Ilir Meta për mos dekretimin e Genc Cakaj, si një goditje të merituar ndaj njerëzve që përfaqësojnë interesat anti-kombëtare në Shqipëri dhe Kosovë. “Refuzimi me dekret i Presidentit të Republikës për të emëruar ministër të jashtëm të Shqipërisë të propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

chef, Baton Haxhiut ishte një goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob të projektit të serbomadhisë në Tiranë dhe në Prishtinë”,- shkruan Berisha. Më tej ish-kryeministri shprehet “Gjarprit iu pre bishti, por duhet shtypur koka! Të dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit të Republikës për të emëruar Ministër të Jashtëm të Shqipërisë te propozuarin NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte një goditje e merituar e flamurmbajtësve albanofob të projektit të serbomadhisë në Tiranë dhe në Prishtinë. Por me këtë akt, shqiptaret duhet te jene te vetëdijshëm se gjarprit në Tiranë dhe Prishtinë, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhen shtypur nje minute e me pare! Sb”.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 11 JANAR 2019

Kreu i qeverisë nisi luftën me Presidentin për mosdekretimin e Ministrit të Jashtëm që e propozoi në shkelje të ligjit pa certifikatë sigurie, si dhe që është deklaruar publikisht për coptimin e Kosovës

Rama sulmon Metën me fjalor të rrugës

P

residenti Ilir Meta në zbatim të Kushtetutës dhe mbrojtjes së interesave kombëtare vendosi dje të mos dekretojë për Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Genc Cakaj. Emri i propozuar nga Edi Rama për këtë post, pas verifikimeve të institucioneve shtetërore, rezulton se ka probleme të rënda ligjore. Kreu i shtetit i ka dërguar kryeministrit një dokumente të shtjelluar me fakte dhe referenca ligjore ku argumenton vendimin për mos dekretimin e ministrit. Mes shumë arsyeve që rendit kreu i shtetit lidhur me kandidaturën e ministrit, mjafton vetëm që një Edi Rama që e ka propozuar dhe të tjerë që e mbrojnë Gent Cakajnt duhet të heshtnin. Rezulton se emri i propozuar nga Edi Rama nuk ka certifikatën e sigurisë, një dokument ky i domosdoshëm edhe për zyrtarë më të ulët që kanë në dorë dokumente sekrete dhe jo më për një njeri që do jetë kreu i diplomacisë shqiptare. DSIK, institucioni në varësi të kryeministrit ja ka dhënë këtë certifikate brenda një ditë Genc Cakajt, duke dëshmuar se kontrolli i figurës së tij nuk është bërë fare dhe dokumenti më i rëndësishëm për një zyrtar të vendit është si "qokë", me që atë e ka zgjedhur Rama. Por skandali me Cakaj nuk është vetëm se ka një certifikatë false. Më shumë se kaq, i zgjedhuri i Ramës gjatë kohës që ka punuar në Ministrinë e Jashtme si zëvendësministër nuk ka pranuar që të kontrollohet nga autoritet për pastërtinë e figurës, apo lidhje të supozuara me agjentura të huaja. Është një procedurë standarde për çdo punonjës të Ministrisë së Jashtme që ka akses në dokumente sekrete dhe që lidhen me sigurinë kombëtare. Këtë procedurë Cakaj nuk e ka zbatuar dhe për pasojë ka shkelur ligjin. Vetëm me kaq shkelje ligjore, pa llogaritur qëndrimet e Cakaj pro ndarjes së Kosovës dhe mungesën e përvojës së tij në diplomaci, Edi Rama duhet të kishte dërguar emrin e tij për verifikim në Prokurori dhe jo për dekretim te Presidenti Ilir Meta. Nëse nuk bënte këtë, sigurisht që duhet t'u kishte kërkuar falje shqiptarë, shqiptarëve të Kosovës dhe Presidentit Meta që mori përgjegjësinë të propozonte një ministër që ka shkelur ligjin dhe që është pro copëtimit të territoreve të Kosovës.

Por në vend të kësaj sjellje që do të ishte normale për një politikan serioz, Edi Rama zgjodhi të reagojë në mënyrën më të papërshtatshme të mundshme për një kryeministër. Tre deklarata të bëra dje nga kreu i qeverisë kundër kreut të shtetit, mund të cilësohen si skandalet dhe gafat më të mëdha të një kryeministri në Shqipëri. Me një gjuhë jashtë normales dhe me aludime të pista që tejkalojnë jo thjeshte etikën morale, por edhe komunikimin njerëzor, Kryeministri sulmoi Presidentit duke e cilësuar të turpshëm vendimin e tij dhe skandaloz. Në fakt, skandaloz është qëndrimi i kryeministri. Sepse edhe sikur të mos bjerë dakord me qëndrimin e Presidentit, një kryetar qeverie ka mënyra të tjera për të reaguar, por jo të arrijë deri në pikën e sharjes me fjalor rruge. Statusi i parë i Edi Ramës kundër Ilir Metës ishte vetëm fillimi i një skandali komunikimi të kreut të qeverisë. Pak minuta pasi sulmoi Presidentin, me një gjuhë edhe më vulgare kryeministri ju përgjigj politikanes kosovare, Edita Tahiri, e cila e vlerësoi të drejtë dhe vizionar qëndrimin e Presidentit Meta në mbrojte të interesave kombëtare për mos ndarjen e Kosovës. "Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e

vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që "vizionarët"e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta "vizionarë" emrin njeri! Po ti xhan?",- shkruan Kryeministri. Kujtojmë që Edita Tahiri është ndër politikanet më me përvojë në Kosovë dhe në Shqipëri në raportet me Serbinë. Drejtuesja e bisedimeve për disa vite me palën Serbe ka reaguar që në fillim kundër negociatave sekrete të Hashim Thaçit me Aleksandër Vuçiç për ndarjen e Kosovës. Por duke dalë kundër mbështetjes së politikanes Edita Tahiri, Edi Rama ka fyer Presidentin Meta dhe gjithë politikanët në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë që si rrallë herë kanë qenë në një zë duke vlerësuar aktin e Presidentit të Shqipërisë. Reagimi gjithë mllef dhe pa etik i kreut të qeverisë ndaj Presidentit arriti kulmin dje në takimin me ambasadorët e huaj në Tiranë. Në mbledhjen me diplomatët e huaj në Tiranë, një aktivitet i përvitshëm ku krerët e qeverisë shqiptare historikisht paraqesin vizionin shtetit shqiptar te përfaqësuesit e shteteve të tjera, Rama lëshoi një stuhi sulmesh gati banale ndaj kreut të shtetit për mos dekretimin e ministrit. Nuk ka asnjë kryeministër

në botë që thërret ambasadorët e huaj dhe kryesisht të vendeve të BE dhe u flet kundër Presidentit të vendit të tij. Është jo vetëm gafë politike, por një 'çmenduri' diplomatike që edhe politikanët më të pamatur nuk e kanë bërë ndaj vendit të tyre. Fjalimi i Ramës kundër Metës para ambasadorëve, të cilët ishin thirrur për të dëgjuar gjera të tjera për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe integrimin në BE, mund të hyjnë në histori si turpi diplomatik i një kryeministri. Reagimi i kreut të qeverisë për një mosdekretim ministri duket i pamatur jo vetëm nga ana etike, por edhe nga fakti se shumica e opinionit është pro presidentit Ilir Meta. Përveç Edi Ramës dhe Baton Haxhiut nuk ka asnjë zë tjetër serioz që të sulmojë kreun e shtetit. Në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, tre qendra të shqiptarëve në rajon, ishkryeministra, ministra dhe njerëz me peshë politike kanë mbështetur dje në mënyrë të hapur Presidentin Meta duke cilësuar vendimin e tij si një akt në mbrojte të interesave kombëtare të shqiptarëve. Ajo që duhet të pyesë Kryeministri veten pas këtyre reagimeve dhe fakteve kundër kandidatit të tij është: Interesat e cilit komb po mbron Edi Rama? Qamil Xhani


POLITIKE

4

E premte, 11 JANAR 2019

Argumentet e kreut të Shtetit: Deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve të papranueshme. Cënoi sigurinë kombëtare duke mos u pajisur me certifikatën e sigurisë, DSIK-ja e mbuloi

Presidenti Meta nuk dekreton Gent Cakaj për Ministër të Jashtëm P

residenti Ilir Meta ka vendosur të mos e dekretojë Gent Cakaj në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Por nuk ka firmosur as dekretin për shkarkimin e ministrit Ditmir Bushati, çka do të thotë se ministër i Jashtëm dhe për Europën do të vazhdojë të jetë prapë Ditmir Bushati. Mes shumë arsyeve që rendit kreu i shtetit, bie në sy dhe fakti se Presidenti Meta i ka kushtuar rëndësi qëndrimit që kandidatit për ministër ka mbajtur ndaj interesave kombëtarë, siç është çështja e Kosovës. Kujtojmë se Cakaj është i vetmi zyrtar i Shqipërisë që në postin e Zëvendësministrit të Jashtëm është deklaruar pro ndarjes së Kosovës. Kreu i shtetit shprehet se “qëndrimet e tij publike në kontekstin e debatit për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve të Kosovës e Serbisë por edhe të Ballkanit Perëndimor janë në kundërshtim të plotë me programin e qeverisë aktuale për politikën e jashtme dhe shtjellimin e saj nga Ministria e Punëve të Jashtme”, shprehet Presidenti. Po ashtu, ndër argumentet e Presidentit për mos dekretimin e kandidaturës së Gent Cakaj është se ai ka shkelur ligjin për marrjen e Certifikatës së Sigurisë, pasi që kur është emëruar Zëvendësministër i Jashtëm në korrik 2018 dhe deri me 3 janar 2019 ai nuk ka pranuar verifikimin sipas ligjit. Kur Edi Rama publikoi emrin e Cakaj për ministër i jashtëm brenda 24 orëve janë nisur shkresat nga ministria e jashtme te DSIK dhe më pas prapë në ministri, ku DSIK na e nxjerr të “pastër” Gent Cakaj. Sipas rregulloreve dhe ligjit duhej që DSIK ta verifikonte me shkresa dhe dokumenta “virgjërinë” e kandidatit për ministër, pasi do të ketë në dorë sekrete shtetrore të nivelit të lartë, por DSIK për 24 orë jep përgjigje se “është i pastër”(!), ndërkohë që Gent Cakaj para një viti ka marrë nënshtetsinë shqiptare dhe se duhej që DSIK të merrte të dhëna zyrtare nga Kosova si dhe dy shtetet Belgjikë dhe Hungari, ku ai ka qëndruar disa vite. ARGUMENTET E KREUT TË SHTETIT PËR MOS DEKRETIMIN E GENT CAKAJ: Zoti Kryeministër, U njoha me propozimin tuaj

nr. 6174 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 16 prot., dt 04.01.2019, për emërimin e z. Gent Cakaj, në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Presidenti i Republikës, menjëherë pas marrjes së propozimin tuaj, filloi verifikimin e hollësishëm dhe të domosdoshëm të z. Gent Cakaj me qëllim krijimin e besimit përpara vendimit për emërimin e tij

në këtë detyrë të rëndësishme. Pozicioni i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme është një nga postet më të rëndësishme në kabinetin qeveritar, aq më tepër tani kur vendi është pjesë e Trojkës së OSBE-së dhe në më pak se një vit përgatitet të marrë kryesimin e saj, një hap historik dhe një përgjegjësi që kapërcen kufijtë e Shqipërisë dhe rajonit tonë. Ndërkohë, ditët, javët dhe muajt e ardhshëm janë vendimtarë

sepse Shqipëria është përpara vendimit jetik për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian në qershor 2019. Përparimi i Dialogut Kosovë – Serbi me qëllim forcimin e perspektivës evropiane të të dy shteteve është një nga zhvillimet më të rëndësishme të rajonit tonë gjithashtu. Në mungesë të kohës për të eksperimentuar e provuar kapacitetet dhe aftësitë e ministrit të propozuar përballë sfidave aktuale madhore për vendin dhe interesat kombëtare të tij, gjykoj se në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme duhet një individ i sprovuar dhe efikas, me njohje të plotë të përgjegjësive shtetërore, kombëtare dhe administrative, i vetëdijshëm për impaktin e madh dhe vendimtar që do të ketë në politikën e jashtme, veçanërisht në muajt e ardhshëm, por edhe gjatë kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria që është një përgjegjësi historike për vendit tonë. Profili i z. Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi.

Zoti Kryeministër, Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme. Qëndrimet e tij publike në kontekstin e debatit për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve të Kosovës e Serbisë por edhe të Ballkanit Perëndimor janë në kundërshtim të plotë me programin e qeverisë aktuale për politikën e jashtme dhe shtjellimin e saj nga Ministria e Punëve të Jashtme (citoj nga intervista e Zv/ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, për emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, dt. 01 nëntor 2019: “…Tani te korrigjimi i kufijve semantikisht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje. Evoluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor”…). Këto deklarata të rrezikshme të z. Gent Cakaj, me pasoja të paparashikueshme në rajon dhe me gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshtim të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Evropian. Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe minon besueshmërinë e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon. Zoti Kryeministër, Nga informacioni i administruar mbi verifikimin e sigurisë dhe pastërtisë së figurës, Presidenti i Republikës ju bën me dije se: 1. Z.Gent Cakaj ka treguar mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së Zëvendësministrit për (Vijon në faqen 5)


POLITIKE

5

E premte, 11 JANAR 2019

(Vijon nga faqja 4) Evropën dhe Punët e Jashtme, duke neglizhuar zbatimin e ligjit dhe akteve nënligjore që garantojnë qarkullimin e sigurt të informacionit të klasifikuar sekret shtetëror. Konkretisht z. Gent Cakaj me VKM nr.342, datë 07.06.2018 është emëruar në detyrën e Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ushtrimi i së cilës kërkon domosdoshmërisht pajisjen me çertifikatën e sigurisë personale, me qëllim që personi të njihet, administrojë apo përpunojë informacion të klasifikuar. Nga ky moment subjektit në fjalë, në zbatim të ligjit nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar, VKM nr. 188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”, VKM nr. 836, datë 14.10.2015 “Për miratimin e rregullores për punën me informacionin e klasifikuar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian” dhe akteve nënligjore në zbatim të tyre, të nxjerra nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj i lind detyrimi ligjor që të aplikojë dhe të pajiset me Certifikatat përkatëse të Sigurisë. Nga informacioni zyrtar i administruar nga MEPJ, nga DSIK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese rezulton se z. Gent Cakaj, për një periudhë të vazhdueshme prej 7 muajsh ka neglizhuar qartësisht zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi. Sipas konfirmimit shkresor të MEPJ dhe DSIK, z. Gent Cakaj ka plotësuar formularin e aplikimit vetëm më datë 03 janar 2019 (3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si Ministër të MEPJ). Z. Cakaj, me mosplotësimin e formularit të aplikimit dhe mospajisjen me Certifikatat përkatëse të Sigurisë për periudhën 7 qershor 2018 deri në 3 janar 2019, jo vetëm që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar sekret shtetëror apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tjetër ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor. Gjithashtu me mosplotësimin e formularit të sigurisë në kohën e kërkuar, ai ka penguar verifikimin e sigurisë për këtë periudhë, pasi sipas nenit 12 të Rregullores së Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr.188, datë 04.03.2015, ku parashikohet se verifikimi i sigurisë fillon vetëm pasi individi aplikues ka pranuar dhe ka dhënë pëlqimin me shkrim, pavarësisht se funksioni dhe detyra që ai ka ushtruar e kishte të domosdoshme dhe të detyrueshme nevojën për njohje

me informacion të klasifikuar. Shmangia prej tij i zbatimit të këtyre detyrimeve ligjore, së pari është shkelje për të cilën çdo funksionar duhet të mbajë përgjegjësitë që i takojnë, por njëkohësisht kjo sjellje tregon për mungesë të përgjegjshmërisë në ushtrimin e funksionit publik si Zv.Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe është një tregues tepër i qartë për rrezikun që mbart kjo kandidaturë, për të ushtruar detyrën shumë të rëndësishme të propozuar për emërim të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. 2. Procesi i certifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj i kryer nga DSIK brenda një dite (04 01.2019), duket hapur që është një proces i kryer në kushtet e urgjencës, dhe në kundërshtim me procedurën dhe kërkesat

e ligji nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar dhe VKM nr.188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”. Në formën se si është kryer, procesi i verifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj nuk garanton besueshmërinë e duhur të Certifikatave të Sigurisë të lëshuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klafisikuar (DSIK). Sipas shkresës nr. 09/1 prot, datë 8.01.2019 të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj, ka plotësuar aplikimin për certifikatë sigurie pranë kësaj Ministrie vetëm më datë 03.01.2019, edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillon nga marrja e detyrës si Zëvendës Ministër i MEPJ.

Aplikimi i z. Gent Cakaj është përcjellë nga MEPJ brenda ditës në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar me shkresë nr. 35 prot., datë 03.01.2019. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka lëshuar certifikatat e sigurimit të personelit për z. Gent Cakaj 1 (një) ditë më vonë dhe me shkresë nr. 18 prot, datë 04.01.2019, ja ka përcjellë këto akte Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nga informacioni i DSIK, përcjellë Presidentit të Republikës me shkresë nr.87 prot, dt. 07.01.2019, konfirmohet se: “Z. Genc Shkëlzen Cakaj, lindur në Prishtinë më 06.07.1990, është i pajisur me CSP të nivelit “Tepër Sekret”, për njohjen e informacionit të klasifikuar “Sekret Shtetëror”; “Cosmic Top Secret” për njohje të informacionit të klasifikuar të NATO-s dhe “EU Secret/Sekret UE”, për njohjen e informacionit të klasifikuar të BE-së. Këto CSP janë lëshuar më datë 04.01.2019 dhe janë të vlefshme deri më datë 03.01.2024.” Pra rezulton se, procesi i verifikimit, i kryer në këtë rast nga (DSIK) si Autoriteti i Sigurimit Kombëtar në Shqipëri është realizuar brenda 1 (një dite) që referuar fakteve, dhe të dhënave të Gent Cakaj, tregon qartë se nuk është kryer një proces i mirëfilltë verifikimi sipas kushteve, detyrimeve, kritereve dhe procedurës së parashikuar në Rregulloren e Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr. 188, datë 04.03.2015. Z. Gent Cakaj, mban dy shtetësi, ai është shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai ka kryer studime jashtë territorit të dy vendeve (Shqipëri-Kosovë), respektivisht në shtetet Hungari dhe Belgjikë, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë. Referuar këtyre të dhënave, si dhe atyre që kërkohen dhe pasqyrohen të detyrueshme për deklarim në pyetësorin e sigurisë në aplikim, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka për detyrë që

në bazë të ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar, dhe pikës 13, 14 të VKM nr. 188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”, të kryejë një verifikim të thelluar të të gjithë informacionit të grumbulluar, jo vetëm në institucionet respektive të Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të nenit 21 të Rregullores së Sigurisë miratuar me VKM nr.188/2015, në rastin konkret ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në organizatat partnere të Republikës së Kosovës. Konkretisht në këtë nen citohet se: “Përpara se të lëshohet CSP për një person i cili mban dy shtetësi, DSIK-ja bashkëpunon me autoritetet homologe për kryerjen e verifikimeve përkatëse”. Gjithashtu në detyrën si Zv.Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe si kandidaturë e propozuar nga Kryeministri për pozicionin e ministrit të MEPJ, ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në Belgjikë dhe Hungari, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë z. Gent Cakaj. Ndërkohë, nga informacioni i administruar rezulton se i gjithë procesi për verifikimin dhe vlerësimin e sigurisë për të përcaktuar nëse z. Gent Cakaj, është një individ besnik, i besueshëm dhe i sigurt që vërteton nga pikëpamja e sigurisë se ai i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar, është realizuar në më pak se 24 orë. Ky veprim tregon qartë se procesi i verifikimit, nuk është kryer i plotë, nuk është objektiv, por i ndërmarrë vetëm për përmbushjen proceduriale (jo përmbajtësore) të informacioneve shtesë që do të mund të kërkonte Presidenti i Republikës në funksion të verifikimit kushtetues për shkak të procesit të emërimit të këtij shtetasi në detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Zoti Kryeministër, Për sa u parashtrua më sipër: Kandidatura e z. Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës tepër të rëndësishme të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese si Kreu i Shtetit, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe rolit të tij specifik kushtetues në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, refuzon propozimin tuaj nr. 6174 prot., datë 31.12.2018, për emërimin e z. Gent Cakaj, në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.


FORUM KOMENT Nga Andi Bushati Argumentimi që i ka bërë Presidenti Meta rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakës si Ministër i Jashtëm ka nxjerrë edhe njëherë në pah shndërrimin e shtetit të Edi Ramës në një bordello. Aty kuptohet fare qartë se si ish numri dy i diplomacisë për gjysëm viti, ka ushtruar funksionin në shkelje flagrante të ligjit, pa u pajisur me çertifikatën e sigurisë. Por, e keqja nuk përfundon me mosplotësimin prej shtatë muajsh të këtij formulari që jep garancinë e domosdoshme për të verifikuar të ardhurat, figurën morale dhe mosimplikimin e tij me shërbimet e huaja sekrete. Ajo është bërë edhe më e madhe, kur u dhanë sinjalet e para se kjo mungesë përbënte arsyen se përse kreu i shtetit mund të mos e dekretonte “djalin e lexuar”, të pilotuar nga Prishtina. Aty në panik dhe me urgjencë, Edi Rama e përdori Cakën si një obortar të rëndomtë, duke e detyruar të bëjë atë që pati “harruar” t’a kryente për një kohë të gjatë. Madje mëkati qe edhe më i rëndë, sepse ai nuk përdhosi vetëm figurën e

kandidatit për ministër të jashtëm, por edhe institucionin e DISK, që ka për detyrë të lëshojë çertifikatën e sigurisë. Ky organizëm që duhet të bëjë verifikime të gjata dhe të thelluara, që duhet të investigojë në shtetet e huaja ku ka jetuar më parë kandidati për të dalë i pastër, që duhet të verifikojë gjithçka rreth tij, e mori kërkesën në datë 3 janar dhe dha përgjigje … në 4 janar. Ai e shpalli Cakën të kulluar vetëm në 24 orë, sepse kaq i shpejt i duhej Edi Ramës për nevojat e tij politike. Kjo histori që i përngjan fiks tenderave me letra fallco dhe milionave që shpërndahen me urdhër të kryeministrit duke shpërfillur çdo ligj dhe çdo institucion, nxjerr në pah dy antë të errëta. Së pari, ajo është një provë më shumë se në ç’pikë janë telendisur institucionet shqiptare në shtetin personal të Edi Ramës ku nuk përfillet asnjë normë tjetër përpos urdhrave të tij. Së dyti, ajo na tregon shumë, për karakterin, formimin, personalitetin e “djalit të lexuar” nga Prishtina, që lejon të përdoret

6 E premte, 11 JANAR 2019

Gent Cakaj, si një tender me letra fallco me një lehtësi të pabesueshme, si mish për top. Ç’do kush pas kësaj historie mund të pyesë: po mirë Rama qenka i tillë, që nuk përfill asnjë rregull veç vullnetit dhe pasionit të vet, po ky zyrtar i ri, i edukuar në perëndim, formimin e të cilit na e kanë ngritur në qiell, si pranon me kaq mungesë respekti për veten, t’a lëvizin si gur shahu? Ç’farë dinjiteti ka ai, sa do të kulluar t’a konsiderojë veten, të përtypë kokëulur, fillimisht kryerjen e aktivitetit pa çertifikatë sigurie dhe më pas farsën e pastërtisë brenda 24 orësh, kur dihet që ky proces mund të kërkojë edhe javë? Ky servilizëm i pështirë, i denjë për një zyrtar të nëntshtruar, që çon raport shefit edhe kur pi kafe me gazetarë, përtej çdo debati kushtetues i jep të drejtë Ilir Metës në zgjedhjen që ka bërë. Sepse Shqipëria nuk e ka luksin të ketë ministër të Jashtëm një çilimi kamikaz që ka si të vetmen vlerë përunjësinë e verbër ndaj padronit. Në këto momente, kur Tirana

Edi Rama t’i kërkojë falje Batonit Nga Berat Buzhala Në Kosovë, nëse flasim me gjuhë popullore, qasja e Edi Ramës, por edhe e Batonit Haxhiut, karshi Gent Cakës, ishte kjo: Mish për top.

Edi Rama nuk ka nevojë më i kërku falje Kosovës për pamundësinë e emërimit të Gentit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Me sa kam unë njohuri, Genti nuk po emërohej aty si Ministër i Punëve të Jash-

tme të Kosovës, por si ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Rama, e Batoni, as nuk i kanë borxh Kosovës e as Kosova nuk iu ka borxh atyre. Fatkeqësia, e për këtë më vjen shumë keq, është që Genti u përdor nga Rama, ndoshta edhe nga Batoni, për qerim hesapesh të brendshme. Kanë mendu, që duke e propozu një djalë nga Kosova për kreun e diplomacisë, do të përfitojnë nga simpatia patriotike. Mirëpo me kërku mëshirë në raste të këtilla është naivitet. Gentin nuk e ka propozu populli i Kosovës, në një referendum, për Ministër të Punëve të Jashtme. Gentin, po besoj, e ka propozu Batoni. Prandaj Edi Rama mundet me i kërku falje veç Batonit.

zyrtare duhet të përballet me aventurën Thaçi – Rama për coptimin e Kosovës (të cilës Ditmir Bushati i doli kundër) dhe me firëmosjen e marrëveshjes së detit me Greqinë (që duhet kaluar nga presiden-

ca), më pak se gjithçka asaj i duhet një lake i nënshtruar në krye të diplomacisë. Pikërisht për këtë rrefuzimi i Ilir Metës për të rrëzuar dekretin për Gent Cakën, është po aq sa dinjitoz edhe historik. (lapsi.al)

REFUZIMI I CAKAJ

Rama: E sulmojnë se është i pastër Kryeministri Edi Rama u ndal tek cështja e modekretimit të Gent Cakës. Kryeministri tha se Gent Cakaj nuk ka folur asnjëherë për ndryshim kufijsh në Ballkan Në fjalën e tij para diplomatëve, kryeministri Edi Rama tha se ministri i propozuar për të pasuar Ditmir Bushatin, Gent Cakaj, por sulmohet sepse është i pastër. Rama tha se Gent Cakaj u zgjodh për ministër sepse është shqiptar europian. “Më vjen keq që i ardhuri ynë nga Prishtina e ka nisur rrugëtimin e tij si ministër në pazakonshmëri. Paragjykimet, balta dhe mllefi i injorantëve kanë bërë që të gjykohet pa e hapur ende gojën. E kanë sulmuar dhe shkelur dinjitetin e tij sepse është i pastër dhe nuk i përket llumit tonë të vjetër. Sepse nuk mund të akuzohet për asgjë. Sepse është shumë i pastër, se si kosovar nuk mund të bëhet ministër. Unë nuk kam zgjedhur Gent Cakën, as si kosovar, as si i ri, por si një shqiptar europian. Fillimisht ia nisi si këshilltar dhe më pas si zv.ministër. Ai kurrë nuk ka shprehur asgjë që bie ndesh me politikën tonë të jashtme. Kush e thotë ose është keqdashës ose është keqlexues. S’ka predikuar kurrë ndryshime kufijsh në Ballkan e as ka ndërhyrë në një çështje si ajo e Kosovës dhe Serbisë. Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk. Nuk di si mund tua përkthej këtë fjalën maskarallëk”,- tha Edi Rama.

“NDJESË KOSOVËS”

Manjani: T’rujt zoti shëndetin! Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për sjelljen agresive të kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit Ilir Meta. Rama reagoi ashpër dhe e sulmoi Presidentin Ilir Meta pak më herët, pasi ky i fundit nuk i dekretoi kandidatin e zgjedhur për ministër të Jashtëm, Gent Cakajn. “Ndjesë Kosovës”, thotë zotëria! – ironizon Manjani, duke cituar mesazhin e Ramës në

Twitter. -Po për çfarë?! Që ai është në anën e Vuçiçit në dialogun e kufijve?! Apo, që u ka shtrenjtuar kosovarëve daljen në det?! Jo jo, qënka për mosdekretimin e Gent Cakajt… T’rujt zoti shëndetin, i thonë kësaj pune! P.s. Pretendimi për shkeljen e Kushtetutës është më qesharaku. Bëhet nga “mrekullia e konstitucionalizmit” në këtë vend!”- përfundon Manjani.


SPECIALE

Nga Luan Rama* Ai, Kryeministri i vendit tim, më e pakta do të duhej të heshtëte. Të heshtëte dhe të reflektonte mundësisht një herë të vetme nga lartësitë e përgjegjësisë së Kryeministrit, e të mos bëhej argument i papërgjegjshmërisë së rradhës me të cilën ai trajton shtetin, kushtetutën, ligjet dhe institucionet e vendit! Të heshtëte dhe të kërkonte ndjesë për gjithë sa gatoi e bëri me propozimin për Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, të një kandidature më shumë se të papërshtatshme e të padenjë, fyese dhe provokative, e madje që nuk di as ta flasë e as ta shkruajë minimalisht në mënyrë të kuptueshme, se në mënyrë korrekte jo e jo gjuhë shqipe!

7 E premte, 11 JANAR 2019

Batonorgjia e dhimbshme e Kryeministrit të vendit tim! Dhe nesër, pra pasi të kishte heshtur sot, rë reflektonte e të kërkonte ndjesë, do të duhej të shfaqej i matur, serioz dhe i përgjegjshëm mbi argumentat që paraqiti Presidenti i Republikës, dhe si Kryeministër i përgjegjshëm i vendit tim të dëshmonte se di t’a tejkalojë lajthitjen ( njerëzit të gjithë gabojnë!), dhe të shkonte kah udha e zgjidhjes së drejtë, të ligjshme dhe në përputhje me interesat e vendit! Mirëpo, ai, Kryeministri Edi Rama nuk di as të heshtë, as të kërkojë ndjesë, as të reflektojë, as të shfaqet i matur dhe i përgjegjshëm, as bashkëpunues e në shërbim të interesave të vendit e të shtetit. Ai bëri të vetmen gjë që di të bëjë; batonorgjinë e

rradhës, duke përdorur Kosovën si lëvere për të mbuluar kinse lakuriqësinë e vet! Dhe, medemeke, i kërkon falje Kosovë, sepse, a thua Kosova na qenkërka ndjerë e fyer dhe e lënduar nga mosdekretimi prej Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të kandidaturës anonime të batonorgjisë kryeministrore për Ministër për Evropën

dhe Punët e Jashtme, a thua se edhe Batonit vetë nuk i mjafton Ministria e Arsimit që sapo e mori, pasi ka marrë më herët edhe vetë Kryeministrin! Gjithë kjo batonorgji është e turpshme, është fyese për vetë dinjitetin e Shqipërisë dhe të Kosovë si dy shtete sovrane, por edhe për shqiptarët si një komb, që nuk e meritojnë talljen e të tjerëve që vazh-

dojnë të thonë se shqiptarët nuk dinë as të bëjnë shtet dhe as të qeverisen, ndërkohë që ne qeverisjen e kemi shndërruar në batonorgji! Kjo është batonorgjia e dhimbshme dhe po aq e turpshme e Kryeministrit të vendit tim, e cila nuk mund të mbulohet as me miellin serb dhe as me licensat e qeverisë së Tiranës, dhe që është shfaqur edhe më parë, me idenë idiote të partneritetit strategjik me Serbinë, kur Shqipëria që prej rrëzimit të sistemit komunist është shprehur me vullnet popullor dhe kombëtar se partner strategjik i saj janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa të cilat as Shqipëria dhe as Kosova nuk do të ishin këto që janë! *Zëvendëskryetar i LSI

të harrojmë që këto treva kombit i dhanë dy nobelistë, Shën Nënë Terezën dhe Prof. Ferid Murad, prandaj përfshirja e faktorit shqiptar të Maqedonisë do ti jepte forcë dhe vitalitet tërësisë së funksionimin të qeverisë, por në rast nevoje edhe të organeve të tjera

publike në Shqipëri. P.s Autobusi kuq e zi u dërgua nga shqiptarët e Maqedonisë për të pritur në formë solemne kombëtaren shqiptare pas suksesit historik dhe kualifikimit në Euro 2016. *Ish-zv.Kryeministri i Maqedonisë

ANALIZË

Meta shpëtoi rajonin nga destabilizimi Nga Festim Halili* Riformatimi i qeverisë së Republikës së Shqipërisë ka nxitur debat në opinionin publik, respektivisht me mos dekretimin e propozimit të qeverisë për Ministër të Punëve të Jashtme të një djaloshi të ri nga Kosova. Në parim, gjithmonë kam qenë për rivitalizim të organeve qeveritare, legjislative dhe partiake me prurje të reja dhe për dhënie të mundësive shtresës rinore të shpreh potencialin, energjinë dhe elanin e tyre për progresivitet dhe përshpejtimit të qasjes dhe zgjedhjes së problemeve. Presidenti Ilir Meta në këtë rast nuk dha dritë jeshile për propozimin e emërimit

të Ministrit të ri të Punëve të Jashtme, duke elaboruar dhe justifikuar vendimin e tij. Nga këndvështrimi im, mendoj që një veprim i tillë duhet të shihet si i matur, me faktin që rajoni ndodhet në një situatë të komplikuar gjeopolitike dhe gjeostrategjike dhe nuk duhet rrezikuar me një aventurë të tillë, që një diplomat i rangut të z. Ditmir Bushati, me përvojë të lartë në sferën e integrimeve dhe diplomacisë të zëvendësohet me një djalë të ri, që besoj se i duhet akoma përvojë, kalitje dhe guxim për ballafaqim dhe dialog me homologët e shteteve fqinje në rradhë të parë, por edhe me ato të miqve ndërkombëtarë. Për më tepër, ministrja e sapo

emëruar e Arsimit është nga Kosova, që nënkupton përfshirjen e trungut shqiptar të asaj treve në politikbërje. Brenga ime ka të bëjë edhe me defokusimin nga kuadrot e shkëlqyera të shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët dijnë, kanë përvojë, guxim dhe janë të përgaditur për të mbartur mbi supe përgjegjësi të larta që do të jepeshin nga shteti amë, ashtu siç dikur mbante përgjegjësinë e ministrisë së Mbrojtjes së qeverisë së parë shqiptare të 1912 nga Mehmet Pashë Deralla nga Tetova. Vlerësoj, që në situatat e reja politike të krijuara në rajon, shqiptarët e Maqedonisë duhet të jenë të përfshirë dhe inkluziv në politikbërjen e shtetit amë. Mos


SPECIALE Nga Veton Surroi

D

E premte, 11 JANAR 2019

Rama të japë sqarime çfarë do ndryshojë në politikën e jashtme

REAGIMI ebati rreth Ministrit të jashtëm të Sh qipërisë po merr kahen e tifozërisë, e në tifozëri nuk ka debat. Ka ngritje zëri dhe "dëgjomë mua se nuk ta del mire" apo folklorizëm pro e kundër prejardhjes krahinore e moshës. Nëse hiqet mënjanë

8

gjuha e stadiumit të futbollit, mbeten pyetje themelore: a ka nevojë të ndërrohet ministri i jashtëm i vendit sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme? Apo, i bie pothuajse njëjtë, duhet të vendoset një ministër i ri sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme në mënyrë

që të përputhet më afër me vizionin e kryeministrit? Nëse ky është rasti, atëherë kryeministri duhet të japë në konsultime të gjera me grupacionin e tij politik dhe me Presidentin shpjegimin se çka duhet të ndryshojë në politikën e jashtme të Shqipërisë. Këtu kryeministri mund të ndihmojë në sqarimin se a duhet të përkrahë Shqipëria apo jo ndarjen e

Kosovës në vija etnike të propozuar nga presidenti Vuçiq dhe të pranuar nga presidenti Thaçi? Kjo është një pyetje që nuk i përket as vetëm kryeministrit e as vetëm grupacionit të tij politik, por ka nevojë për një konsensus më të gjerë, përfshirë edhe mendimin e opozitës, zërin e së cilës e ka obligim kushtetues ta dëgjojë Presidenti i vendit.

“Republikës së Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit”

Vetëvendosje mbështetën Metën: Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut L

ëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, thotë se është për t’u mbështetur vendimi i drejtë i marrë sot nga Presidenti Ilir Meta, për refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt si Ministër për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë.

Deklaratë e Lëvizjes Vetëvendosjes në Kosovë: “Republikës së Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit. Është për t’u mbështetur vendimi i drejtë i marrë sot nga Presidenti Ilir Meta, për refuzimin e dekretimit të z. Gent Cakajt si Ministër për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë. Dëshirojmë ta sqarojmë opinionin e gjerë publik se Cakaj ka qenë i anëtarësuar formalisht në Lëvizjen VETËVENDOSJE! para vitit 2011. Ne nuk e dimë datën e saktë të largimit të tij nga Lëvizja sepse ai nuk i ka dhënë asnjë shpjegim organizatës. Në emisionin e datës 3 janar 2018, në Klan Kosova, drejtori Baton Haxhiu tregon se si e ka njohur Gent Cakajn që prej moshës 15 vjeçare, dhe se si e ka ndjekur më tej zhvillimin e tij. Kujtojmë se Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor i UDBsë para dhe gjatë lufte, vartës i krerëve të saj, Jovica Stanishiq dhe Zoran Stijoviq, dhe i përfshirë direkt në planin për largimin e disa deputetetëve që u shkëputën nga Lëvizja VETËVENDOSJE! vitin e kaluar, pasi morën padrejtësisht mandatet e fituara në emër të Lëvizjes. Në planet e Baton Haxhiut, duket se Gent Cakaj ka shërbyer si pararojë e të ikurve. Në Prishtinë dihet ajo që thotë Baton Haxhiu se e ka angazhuar për vite të tëra

REAGIMI

Tahiri i përgjigjet Ramës: Nuk ishte i zoti t'i thoje "jo" Serbisë për ndryshimin e kufijve

Cakajn me pagë shumë të lartë që të bëjë analizën e sondazheve të cilat i porosit Haxhiu. Prandaj, Baton Haxhiu sot e kërcënoi Presidentin Meta me një reagim, sepse është i shqetësuar për fatin e investimit të tij shumëvjeçar. Në të njëjtin emision televiziv, Gent Cakaj shfaq mbështetjen e tij për humbjen e 8.200 hektarëve që i ka ndodhur Kosovës përmes Marrëveshjes së padrejtë për “Demarkacionin” me Malin e Zi. Ai godet Komisionin e ri dhe profesional që u themelua pas kritikave të forta që mori marrëveshja. Cakaj deklaron: “Personalisht, nuk kam qenë askpak i bindur me punën e komisionit të ri, por unë nuk du tash të dal në rol të gjeografit brenda natës dhe të konstatoj ku është kufiri. Me aq sa kam kuptu logjikën e komisionit paraprak, gjithçka ka qenë konsistente me formulën dhe obligimet ndërkombetare.” Ai nuk del në rolin e

gjeografit, por del në rolin e përmbaruesit që nuk merr parasysh asnjë prej argumenteve ligjore, diplomatike, shkencore, historike dhe aktuale që paraqiti Komisioni i ri, pas shkarkimit të Komisionit të z. Murat Mehës. Më tej Cakaj deklaron: “Çeshtja është që normalizimi duhet të zgjidh dy çështje – rregullimin praktik të raporteve Kosovë-Serbi. Edhe nëse nuk presupozohet njohja, mosnjohja e Serbisë mos të manifestohet drejtperdrejt në terren”. Me këtë pozicionim, Cakaj del kundër qëndrimit zyrtar të Republikës së Shqipërisë edhe të Republikës së Kosovës, të cilat kërkojnë një marrëveshje që përfundon me njohje reciproke. Cakaj ka mbajtur një linjë në dëm të interesave kombëtare, dhe nuk nguron në intervistë as të shtyjë për idenë e zbatimit të një forme të “Zajednicës” në Kosovë. Në datën 11 janar 2018, në

intervistën e dytë të Cakajt në Klan Kosova me Baton Haxhiun, sqarohen disa qëndrime edhe më të rrezikshme. Aty ai mbron me të gjitha kapacitetet që ka idenë e Thaçit për copëtimin e Kosovës. Ai shkon aq larg sa merret edhe me ndarjen e aseteve të Trepçës, por përdor edhe shprehje si “Veriu i Mitrovicës, nëse mbet në Kosovë …”. Ai lë të nënkuptohet se nuk është kundër copëtimit të veriut dhe instalimit të një forme të “Zajednicës” në pjesët e tjerat të vendit. Ne i vlerësojmë disa ide dhe politika progresive të Qeverisë Rama, si kalimi nga taksa e sheshtë te ajo progresive, vendosjen e shpërblimit për fëmijët e sapolindur, etj. Gjithashtu, e vlerësojmë edhe deklaratën e tij për pavarësinë e Kosovës në takimin e parë në Beograd me Vuçiqin në datën 10 nëntor 2014, por emërimi i Gent Cakajt ka qenë krejt i pavend”.

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri mbështeti qëndrimin e presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në një reagim në "Twitter", Rama e konsideroi Tahirin "qyqare", që i bashkohet grupit të "qyqarëve" të tjerë që mbështesin vendimin e Presidentit Meta. E pyetur për qëndrimin e Ramës, Tahiri në një lidhje për Ora Newpër kombin shqiptar, për luftën gjeopolitike që po ndodh në dialogun e Brukselit. "Kryeministri Rama është mjaf i pasun në fjalorin e tij për të bërë reagime dhe nuk e di si e gjen kohën. Në vend që të ulet dhe të mendojë strategjikisht për kombin shqiptar, për luftën gjeopolitike që po ndodh në dialogun e Brukselit. Për të cilin vetë Rama kur ishte në Serbi në 2016 nuk ishte i zoti ti thotë "jo" ndryshimit të kufijve homologut serb. Dhe në këtë lojë u fut dhe Thaçi duke importuar ide serbo ruse në dëm të kombit shqiptar. Sot nuk kemi kohë me u marrë me këmbim fjalësh. Është koha që Rama të ulet të mendojë pse e dominoi këtë kandidat, pse largoi Ditmir Bushatin që mbrojti kufijtë e Kosovës. Edi Rama s'ka qenë fare në Shqipëri kur ne kemi luftuar përballë armikut, kemi përjetuar gjithë atë gjenocid. Këmbimi i territorit nuk mund të ndodhë sepse janë toka shqiptare",- deklaroi Edita Tahiri.


POLITIKE

9

E premte, 11 JANAR 2019

ISH-ZV.MINISTRI

ISH-MINISTRI I JASHTËM

Meta refuzoi Cakajn, Shehu: Ka vetëm një rrugë, Rama të dorëhiqet

I

sh-ministri i Jashtëm njëherazi deputet i Partisë Demokratike , Tritan Shehu në një intervistë në Neës24 komentoi refuzimin e Presidentit Ilir Meta, për të dekretuar Gent Cajkën në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Deputeti demokrat tha se e vetmja zgjidhje do ishte që kryeministri Rama të japë dorëheqjen dhe të nisë organizimi i qeverisë nga e para. “Unë mendoj se në vendet tjera do kishte vetëm një rrugë, ajo e dorëheqjes së kryeministrit. Në çdo vend ku funksionon demokracia ka vetëm

një rrugë, kryeministri të japë dorëheqjen. E vetmja hapësirë që ka kryeministri pas asaj që ndodhi është dorëheqja e tij. Këtu ka rënë e gjithë qeveria, çështjet e mëdha kombëtare, çështjet në mbrojtjet e interesave tona. Pra kanë rënë kolonat që mban një qeveri në çdo shtet demokratik. Ka vetëm një rrugë, të bjerë qeveria. Presidenti unë e lexova materialin, nuk jam jurist, unë e shoh në kuadrin politik,ishte e argumentuar. Unë shoh që ka përplasje mes linjave koncepteve dhe filozofive, tani mund të hapet një process i ri. Në qoftë se dikush kërkon të krijojë trazira në rajon, qoftë mbajtjen e vendeve larg BE, shkojmë në procese që dëmtojnë rëndë interesat kombëtare, siç është bërë shpesh gjatë Rilindjes. Unë mendoj që ka vetëm një rrugë, dorëheqja e kryeministrit. Këtu kër-

kohet rikompozimi i qeverisë, pas rrëzimit të kryeministrit. Kjo është historia, nuk ka nevojë për diskutim politik dhe moral. Ishte një shuplakë për të gjithë argatët që kërkojnë të copëtojnë Kosovën. Unë kam qenë si nënkryetar i Komisionit të Jashtëm që kam kërkuar dorëheqjen e Bushatit, qoftë në lidhje me gabimet më të mëdha të bëra ndaj SHBA-së, ndaj aleatit tonë strategjik, apo pastaj në çështje të tjera që lidhen me marrëdhënieve dy palëshe. Në çështjen e kufijve të Kosovës, dua të jem i sinqertë, Bushati ka mbajtur një mendim racional dhe ndoshta ky është nga shkaqet që ky doli nga kabineti qeveritar. Për mua kjo çështje është e mbyllur, dorëheqja e kryeministrit është e para dhe nuk shoh asnjë element tjetër”, u shpreh deputeti demokrat, Tritan Shehu.

Kryetari i PR-së: Rama ka kërkuar presidencën e OSBE, por ky zotëria ka shfaqur teori që do e fusnin Shqipërinë dhe shqiptarët në një rrugë pa krye

Refuzimi i Cakajt, Mediu: Vendimi i Metës, në përputhje me Kushtetutën R

efuzimi i Gent Cakajt nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte tema e diskutimeve dhe përplasjeve përgjatë ditës së djeshme. I ftuar dje në studion e “45 minuta” në Report Tv, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka thënë se Presidenti Meta ka vepruar në përputhje me Kushtetutën, pasi ka bërë të gjitha verifikimet për kandidaturën e Cakajt. Ish-ministri i Mbrojtjes tha se vendimi i Metës është i paprecedentë, pasi ndodh për herë të parë që një president të rrëzojë një ministër. “Po është hera e parë që një president rrëzon një ministër, dhe është hera e parë që jemi vend në NATO. Kemi një individ që s’ka këtë status, një djalë i ri është propozuar. Presidenti ka për detyrë ta kontrollojë. Presidenca e radhës së OSBE duhet të merret me çdo rast, Ballkan, etj. Do të ketë të bëjë me të gjitha kokat e diplomacisë, Pompeo, Lavrov, në konflikte që ka qenë e pamundur të zgjidhet. Situatat, të ndezura. Në këtë pikëpamje, kjo kërkon një njohës të kësaj problematike, ka pasur të gjithë kohën për të njohur pozicionin tonë dhe të aleatëve tanë. Kështu shpërfillet raporti qeverisës i vendit. Rama kur kërkoi presidencën e OSBE i kishte të qarta objektivat. Kush është problemi? Zotëria, me gjithë respektin që kam për të si djalë i ri, ka shfaqur teori që do e fusnin Shqipërinë dhe shqiptarët në një rrugë pa krye”, u shpreh Fatmir Mediu. Në vijim, kryetari i Partisë Republikane foli edhe për ndikimin rus në Ballkan. Ish-ministri i Mbrojtjes, një njohës i mirë i diplomacisë botërore tha se në Ballkan ka një ndikim rus që është në rritje, dhe se Shqipëria e ka të qartë

“Cakaj”, Çollaku: Qeverisja dhe politika e jashtme nuk janë lodra kalamajsh

Pas vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të mos e dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm të Shqiperisë, ka reaguar edhe kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme ka përshëndetur refuzimin që Presidenti Meta i bëri kandidaturës së Gent Cakaj si Ministër i Jashtëm. Më tej, kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike ka shtuar se qeverisja dhe politika e jashtme janë çështje serioze e jo lodra kalamajsh dhe se refuzimi i Presidentit për Ministrin e Jashtëm nuk cenon, por mbron Kosovën. Ndërkohë, Çollaku e ka konsideruar si të turpshëm dhe përçarës reagimin e kryeministrit Edi Rama. “Përshëndes refuzimin që Presidenti i Republikës i bëri kandidaturës së Gent Cakaj si Ministër i Jashtëm. Qeverisja dhe politika e jashtme janë çështje serioze e jo lodra kalamajsh. Refuzimi i Presidentit për Ministrin e Jashtëm nuk cenon por mbron Kosovën. I turpshëm dhe përçarës reagimi i Kryeministrit”- u shpreh dje në reagimin e tij, Kreshnik Çollaku. Kujtojmë se dje, pasi mori informacionin e nevojshëm përpara se të shprehej me dekret, Presidenti Meta doli në përfundimin se Cakaj nuk plotëson kushtet dhe nuk krijon besueshmëri. Gent Cakaj u propozua nga kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Jashtëm, për të zëvendësuar ish-ministrin Ditmir Bushati.

KREU I KOMISIONIT

Pollo: Cakaj me shkelje penale. DSIK duhet marrë në hetim

rrugën nga ku duhet të kalojë, që është në mbështetje të SHBA dhe BE. “Revelanca e Rusisë në Ballkan është shumë e lartë. Nëse shqiptarët janë miopë dhe mendojnë se dialogu Kosovë-Serbi me përfshirjen e Rusisë është në interes të shqiptarëve, gabojnë. SHBA dhe BE është e përfshirë në dialog, Rusia kërkon të hyjë në këtë dialog. SHBA dhe BE kanë një konsistencë në Ballkan. Ka patur ndërhyrje të Lavrov që thotë se nuk ka kufij të përhershëm në Ballkan. ky skenar rus ka dominuar në Ukrainë dhe Gjeorgji. Pyetja është e thjeshtë: çfarë duam të bëjmë? Të hyjmë në një proces që vëmë në pikëpyetje veten tonë, për gjëra që i kemi? Zoti Cakaj tha se ndryshimi i kufijve vjen në një kontekst europian. Pavarësisht diskutimeve që ka, nuk po flasim për kufij detarë, por për kufij territorial. Rama dhe Thaçi kanë të njëtin gjykim për kufijtë. Garant i Kushtetutës

është gjykata Kushtetuese. Qeverisja është produkt i një mazhorance parlamentare, sot produkti është i Ramës, që shkel mazhorancën. Shumica e politikanëve mjeranë të lidhur me mandatin s’ka guxim të thotë asgjë”- deklaroi Fatmir Mediu. Në vijim, kryetari i PR-së tha se vendimi i Metës është në përputhje me Kushtetutën, pasi Gent Cakaj neglizhoi ligjin për të marrë një certifikatë sigurie dhe punoi 7 muaj si zëvendësministër pa një certifikatë të tillë. “A do donit që ju presidenti i Republikës të fshihte fakte të rrezikshme për interesin e vendit tonë? Meta thotë që s’ka certifikatë sigurie dhe ka neglizhuar ligjin për veten e tij. Ky është aspekt ligjor. Po ju them që ministri i Jashtëm ka tjetër certifikatë sigurie se ka dokumente që s’kanë lidhje vetëm me vendin tonë”- deklaroi kryerepublikani Fatmir Mediu.

Kreu i Komisionit parlamentar të Integrimit, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo e ka cilësuar të drejtë vendimin e Presidentit Ilir Meta për mos dekretimin e Gent Cakaj si ministër i Jashtëm. Në një reagim në rrjetet sociale, Pollo thotë se Cakaj jo vetëm ka ide antikushtetuese për tërësinë territoriale të Kosovës, por rezulton edhe me shkelje penale gjatë kohës që ishte zëvendësministër i Jashtëm. “I propozuari i Edi Ramës për MPJ jo vetëm me ide antikushtetuese e aventureske por edhe me shkelje penale në detyrë. Meta me plot të drejtë refuzon Cakajn. DSIK duhet marrë nën hetim!”, u shpreh deputeti demokrat Genc Pollo.


POLITIKE

10

E premte, 11 JANAR 2019

Studenti i Juridikut: Ngujim 24 orë në Fakultet, me turne N

REZISTENCA

jë prej studentëve të Juridikut të ngujuar në Fakultet tha për Ora Neës, se është menduar qëndrim 24 orë me turne. Studentët do të vendosin në dëshirën e tyre sesa do të qëndrojnë. “Është bërë një mbledhje

dje (të mërkurën) nga gjithë Fakulteti i Drejtësisë për dy çështje, bojkoti zyrtar që ka qenë një letër drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Dekanatit, dhe shtyrja e sezoneve. Për të dyja është rënë dakord. Lidhur me ngujimin

kemi vendosur bashkë se do jetë ngujim deri në plotësimin e të gjitha kërkesave. Qëndrimi është menduar 24 orë”- tha studenti. I pyetur nëse studentët po e konsiderojnë futjen në grevë urie, ai pati këtë përgjigje: “Greva

e urisë është menduar që në ditët e para si forma e fundit, por greva e urisë ka dhe pasojat e veta. Nëse këto pika nuk plotësohen mund të shkojmë deri në atë pikë, për kauzën ne do ta bëjmë”tha studenti.

“Nuk ka kthim pas” Apeli: U bëjmë thirrje forcave të policisë të mos na shqetësojnë në bojkotin tonë

“Lufta vazhdon”, studentët bojkot dhe ngujohen nëpër fakultete S

tudentë të fakultetit të Juridikut, Ekonomikut, HistoriFilologjisë, por edhe të Elbasanit janë ngujuar në ambientet e brendshme të universiteteve të tyre. Ata shprehen të vendosur se nuk do të largohen deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre. Gjithashtu nuk përjashtojnë grevën e urisë. “Nuk ka kthim pas”, tha një student për mediat mëngjesin e djeshëm. Edhe në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë studentët kanë zgjedhur të protestojnë brenda fakultetit, duke nxjerrë karriget dhe bankat jashtë auditoreve. Ata qëndronin të bashkuar në fund të korridorit dhe jashtë auditoreve për të vijuar protestën. Ata kanë biseduar me pedagogët për të mos u penalizuar për mos pjesëmarrjen në mësim. Një situatë e ngjashme është dhe në fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Ata kanë shkruar dhe bojkot nëpër banka. Edhe studentët e Ekonomikut kanë bërë të njëjtën gjë, ndërsa gjatë paradites do të zhvillonin një mbledhje për të vendosur mbi organizimin e lëvizjes së tyre. Më shumë se 30 studentë qëndronin brenda godinës që nga mbrëmja e ditës së mërkurë. Ata kanë të njëjtat kërkesa ashtu si bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa kanë theksuar se do të vijojnë të qëndrojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ngujimi i studentëve Që prej orës 7 të mëngjesit studentët e Fakultetit të Juridikut janë ngujuar brenda sallave të tyre. Ata kanë grumbulluar të gjitha bankat dhe karriget si barrikadë për të mos lejuar hyrjen në asnjërin ptrej kateve të institucionit. Mësohet se nuk kanë hyrë nga dyert, por kanë shfrytëzuar një dritare. Kanë pasur dhe një përplasje me rojet e sigurisë. Në një lidhje telefonike për Ora Neës, studentët e Juridikut thanë se kjo formë proteste

erdhi si masa e fundit ndaj një qeverie të shurdhët që nuk po merr parasysh kërkesat e tyre. Një apel patën dhe për policinë. “Kemi provuar të gjitha protestat dhe zëri ynë nuk u dëgjua. Ndaj ne sot e bëjmë këtë si shenjë rezistencë dhe revolte ndaj një qeveri të shurdhër. Ne i bëjmë thirrje

TENSION NË FAKULTET

P

ak orë pas barrikadave në korridore do të tensionohej situata në Fakultetin e Juridikut. Rojet private të fakultetit nuk lejuan studentët të tjerë të futeshin brenda ambienteve ku ndodheshin të ngujuar bashkëmoshatarët e e tyre. Ky vendim i papritur i rojeve do të shkaktonte debate të forta mes studentëve dhe rojeve të godinës. Studentët kanë mbyllur dyert dhe përmes dritareve kërkojnë të zëvendësohen me njëri tjetrin por kjo pengohet nga punonjësit e sigurisë. Në një kohë kur mbi 100 studentë ishin ngujuar brenda fakultetit të Drejtësisë, mes të rinjve dhe rojeve

policisë të mos ndërhyjnë dhunshëm tek studentët, protesta është paqësore dhe nuk jemi kërcënim për askënd”- tha një student. Ndërsa një tjetër studente e këtij fakulteti bëri me dije se tashmë bojkoti dhe bllokimi i fakultetit do të organizohej me turne nga studentët për ta vijuar atë gjatë

gjithë ditës pa ndërprerje. “Kemi filluar bojkotin me turne”- deklaroi studentja. Studentët e ngujuar janë nga bachelori dhe masteri. Ata apelojnë policinë të mos ndërhyjë në bojkotin e tyre, pasi kanë bllokuar vetëm ambientet ku ata bëjnë mësim dhe jo administratën. “Kemi marrë lajmërim

se do ndërhyjnë forcat e policisë. Kemi bllokuar vetëm ambientet ku bëjmë mësim, me ambientet e administratës nuk kemi punë. U bëjmë thirrje forcave të policisë të mos na shqetësojnë në bojkotin tonë. Pas protestave të mëdha kjo ishte një nga alternativat e mbetura për tu dëgjuar zëri ynë”tha një studente protestuese. Studentët e ngujuar brenda Fakulteteve thanë dje se kjo ishte alternativa e fundit e mbetur pas protestave të mëdha të Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. “Nuk kemi pasur studentë që kërkojnë mësim. Shumica kanë vendosur për bojkot. Disa rrinë brenda, ndërsa të tjerë do ta mbështesin nga jashtë. Kemi kërkuar përgjysmimin të tarifave për çdo cikël studimi”- u shpreh një tjetër student. Po ashtu ata kanë komentuar edhe qëndrimet e dekanatit apo dhe pedagogëve të tyre. “Nuk kemi asgjë me pedagogët, dekanin. E kemi me qeverinë. Forcat e policisë të qëndrojnë larg kësaj proteste”- u shpreh një tjetër studente e cila qëndronte e ngujuar.

“Mos më prek”, nervozizëm mes rojeve dhe studentëve tek Juridiku të sigurisë private ka pasur tensione, ku pasi studentët tentonin që të hynin brenda fakultetit, nga dritarja, pengoheshin nga roja. Kaq ka mjaftuar që mes tyre të zhvillohet një debat, ndërsa një prej studentëve i ka kërkuar rojës që të mos i prekë studentët. “Mos më prek. E di vet unë nga ku futem”, shprehet një nga studentët që ndalohet nga roja, ndërsa një tjetër përsërit: “Mos i prek studentët. Nuk ke të drejtë”thërriste i irrituar studenti.


POLITIKE

11

E premte, 11 JANAR 2019

Reagon edhe Zëvendës Kryeministri: Dhuna s’ka lidhje me shkollën

N

dërkohë që studentët vijon prej orësh ngujimin e tyre brenda institucioneve universitare, si gjithmonë, kryeministri Edi Rama do të shfaqej vetëm përmes rrjeteve sociale, ku në një postim të tij në rrjetin social “Twitter”, ai do të reagonte ndaj bllokimit. Rama thotë se pas kësaj proteste është politika. “Kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve,që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët. Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student”- u shpreh dje në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama. Nga Qeveria një tjetër reagim do të vinte edhe nga zv. kryeministri Erion Braçe, i cili përmes një statusi të shpërndarë në rrjetet sociale ka reaguar për protestën e studentëve, ndërsa “thumboi” edhe dy partitë kryesore PD-LSI. Ai tha se ushtarët e këtyre partive kanë shpërthyer në dhunë brenda ambienteve të fakulteteve. Mes tjerash Braçe shkruan se dhuna nuk ka të bëjë fare me shkollën dhe me procesin mësimor. “Dhunë e vjetër sa

Ngujimi i studentëve, Rama: Maskarada nuk do devijojë rrugën e nisur

Ashtu si studentët e Tiranës, edhe studentët e Elbasanit kanë zgjedhur të mbyllen brenda Universitetit “Aleksandër Xhuvani” për plotësimin e kërkesave të tyre. Me parullën “Beteja e parë është fituar, lufta ka për të vazhduar”, studentët janë vendosur në shkallët në hyrje të Universitetit, duke bllokuar hyrjen.

Studentët e gazetarisë takim me pedagogët

Rreth orës 10:00 do të zbardhej takimi i studentëve të Gazetarisë me pedagogët, një takim ky i cili është thirrur nga studentët e Masterit, viti i parë dhe i dytë. Kanë qenë prezent pothuajse të gjithë pedagogët lidhur me një shqetësim që kanë pasur studentët që protestojnë lidhur me vitin akademik, nëse do të digjet apo do të gjendet një zgjidhje. Ka pasur një kërkesë garancie nga studentët për pedagogët. Pedagogët janë shprehur se do të gjendet një zgjidhje si për studentët që duan të ndjekin mësimin ashtu dhe për ata që protestojnë.

MOTI I KEQ

dy partitë-njëra e stërvjetër dhe tjetra e kthyer e vjetër shumë-shumë shpejt, ushtarët e të cilëve kanë shpërthyer në dhunë brenda shkollave. Dhuna nuk ka lidhje me shkollën, madje nuk ka lidhje me as me procesin mësimor. Dhuna tani ka lidhje me Pushtetin. Tetë kërkesat janë tejkaluar prej ditësh të tëra dhe ju adresohen studentëve

SOLIDARIZIMI

Studentët e Elbasanit ngujohen në Universitet

KONSULTIMI

si zgjidhje edhe më të gjëra se sa u kërkua. Por dhuna nuk ka lidhje me to; Dhuna nuk donte zgjidhje që në nisje. Dhuna është instrumenti i këtyre për tek pushteti banal që duan të rikthejnë! E mbani mend; Ishte dhe rikthehet në Vitrinën e Kristaltë ku shkëlqente sistemi i tyre i arsimit të lartë, banal dhe i korruptuar, kriminal. Boll

me dhunë. Hapni shkollat. Konfliktin që po e kërkoni me çdo kusht, nuk do ta gjeni. Ne as rrahim e as vrasim kënd siç ideologu i dhunës bëri po në Janar! Hiqni dorë nga dhuna mbi institucionet dhe të ndryshmin nga ju kudo, duke nisur nga shkollat; Hapni shkollat për studentët që duan mësimin”, u shpreh dje në reagimin e tij, Erjon Braçe.

PROTESTAT STUDENTORE

D

ekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës deklaron se në vijim të deklaratës së tij të datës 18.12.2018, në të cilën shprehet mbështetja ndaj shqetësimeve dhe kërkesave të drejta të studentëve, është në ndjekje me përgjegjësi të zhvillimeve më të fundit dhe shpreh vullnetin e gatishmërinë dhe po punon për të gjetur të gjitha rrugët e mundësitë për zgjidhjen optimale për përmbushjen e plotë të procesit mësimor në të gjitha ciklet e studimit, brenda kufijve kohorë, të parashikuara në strukturën mësimore të vitit akademik 2018-2019. Në një deklaratë për mediat, Dekanati thotë se

Reagon Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës

arritja e këtij synimi kërkon mirëkuptim, mbështetje dhe angazhim të plotë nga i gjithë stafi akademik dhe

studentët. Dekanati vlerëson maksimalisht përpjekjet në favor të realizimit me sukses dhe në kohë të këtij objektivi.

Universiteti i Korçës pezullon mësimin edhe sot

Universiteti “Fan Noli” në Korçë ka vendosur ndërprerjen e mësimit për ditën e djeshme dhe për sot, ku shkak janë bërë kushtet e vështira atmosferike dhe pamundësia e institucionit për të ofruar kushte për zhvillimin normal të mësimit në auditore. Vendimi i marrë nga Rektorati mban datën 9 janar 2019, ndërsa thuhet se këto ditë mësimi do të zëvendësohen në data të tjera, thuhet në vendim. Edhe Zyra Arsimore Pogradec ka njoftuar pezullimin e procesit arsimor për ditën e sotme. “Ju bëjmë me dije se edhe nesër dt 11.01.2019 do pezullohet mësimi për të gjitha shkollat në varësi të ZA Pogradec. Zëvendësimi i këtyre dy ditëve do bëhet në një moment tjetër me përmirësimin e motit”- thuhet në njoftimin e djeshëm.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAME

12 E premte, 11 JANAR 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KULTURE

13 E premte, 11 JANAR 2019

“Nderi i Kombit” Robert Ndrenika mbush 77 vjeç Përtej viteve që kalojnë, shpirti nuk njeh kohë dhe për publikun shqiptar, Robert Ndrenika është Artist i Madh ende sot në 77-vjetorin e tij të lindjes. Shtatlartë e me tipare të zeza e të bukura (tashmë i thinjur), tipike tipare shqiptare e gjithmonë i goditur në frazat dhe interpretimet e tij, Robert Ndrenika është artisti me shpirt të madh. Ai është ndër të paktët aktorë që rolin e luan me një sens të spikatur realist. Ndrenika është skicues i karaktereve të goditura. Përjetimi i tij është i thellë dhe tejet organik që shkakton emocion. Me një portret të dashur dhe zërin që di të futet në lëkurën e çdo personazhi, rolet e shumta të interpretuara prej tij bënë që të pasqyrojnë edhe botën e madhe shpirtërore që e karakterizon. Detaje nga jeta e Robert Ndrenikës Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionierit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e

LEZHË

KONTRIBUTI NE KINEMATOGRAFI                      

                  Lartë “Aleksandër Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 19701974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi, i akordoi

Ndrenikës titullin “Nder i Kombit” ( ne 2012). Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy

njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi

Kronikë provinciale (2009) Tifozët – (2004) komedi Njerëz dhe fate – (2002-2 Tirana, viti zero Parullat – (2001), Lleshi Bolero – (1997) Nata e dymbëdhjetë Edhe kështu edhe ashtu Botë e padukshme -azi Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli Vrasje në gjueti Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës Gurët e shtëpisë sime – (1985) Tre njerëz me guna – (1985) Shi në plazh – (1984) teater-komedi Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori Besa e kuqe – (1982), Gjoni Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV) Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit Prefekti, komedi, Qazim Mulleti Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati Një shoqe nga fshati – (1980) Agushi Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV) Mësonjëtorja – (1979), kocka Në shtëpinë tonë – (1979), Stefi Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti) Shembja e idhujve – (1977), kapteri Emblema e dikurshme – (1976) (TV) Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo Rrugë të bardha – (1974), Ganiu Shtigje të luftës – (1974), Shabani Kryengritje në pallat – (1972) Odiseja e tifozave – (1972) Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos I teti në bronc – (1970), Xhemali Horizonte të hapura – (1968), Azemi Oshëtimë në bregdet – (1966), Gjergji Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majak-

ovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.. /ATSH/

Frano Kulli zgjidhet drejtuesi i bibliotekës publike “Gjergj Fishta” Kryetari i bashkisë Fran Frrokaj prezantoi drejtorin e Bibliotekës Publike “Gjergj Fishta” në Lezhë, Frano Kulli i cili do të drejtojë një ndër institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit. “Misioni juaj është përsosja edhe më tej e shërbimit, pasurimit me libra të rinj, rritja e numrit të lexuesve, promovimit të talenteve, ndaj keni gjithë mbështetjen time”, u shpreh Frrokaj. Kulli falenderoi krye-

bashkiakun për besimin e dhënë në drejtimin e bibliotekës, duke shprehur besimin për të bërë më të mirën e mundshme për bibliotekën dhe qytetin e Lezhës. Frano Kulli është një personalitet me kontribut të çmuar në fushën e kulturës dhe fushën e medias, ku për këtë të fundit ka pasur post të lartë drejtues, Zv. Kryetar i KKRT si dhe anëtar anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios e Televizionit (KKRT-së),

zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë. Kulli ka themeluar shtypshkronjën “Gjergj Fishta”, e para shtypshkronjë në historinë e qytetit Lezhë. Në vitin 1994 Themelon Entin Botues Poligrafik “Gjergj Fishta”, në vitin 1995-1996 drejtues i gazetës “Lezha informacion”, viti 1999-2001 Drejtues dhe ortak i TV-”Besëlidhja”. Frano Kulli është kontributor edhe në fushën politike lokale të Lezhës.


POLITIKE

14

E premte, 11 JANAR 2019

Kreu i PD-së: Shkëmbimi i territoreve dhe popullatave është një kthim në Ballkanin Millosheviçian

K

reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët nëse ka të drejtë Presidenti i Republikës për t’u shndërruar në aktor kyç në ndërtimin e qeverisë, është shprehur se kjo është një çështje që i përket Gjykatës Kushtetuese dhe kushdo që i përgjigjet kësaj pyetje, veçse spekulon. Basha thotë se është e papranueshme që ai ka qëndruar në një pozicion të rëndësishëm shtetëror pa u pajisur me çertifikatë nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar. Kryedemokrati Basha tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për lënien pa çertifikatë sigurie të Gent Cakës si zëvendësministër i Jashtëm. “Papërgjegjshmëria politike e Ramës për të dërguar fillimisht një ushtarak si ministër ishte e papranueshme. Tani është dërguar një person që ka thyer ligjin për informacionin e klasifikuar. Në këtë vend ku skandalet plasin çdo ditë ky mund të duket i vogël, por kjo është shumë e rëndë. Në veçanti në momentin që ne jemi anëtarë të NATO-s ne nuk mund të kemi ministër të jashtëm një person që ka thyer standardet e sigurisë. Si ministër i jashtëm ai ka thyer ligjin për tu pajisur me certifikatë sigurie. Unë i marr të mirëqena ato që thotë presidenti i Republikës. Sot informacioni ka një rëndësi të veçantë dhe si mund të lejojmë një person të tillë. Është e papranueshme që DSIK e ka lejuar këtë person në zyrat e shtetit pa certifikatë sigurie. Ndaj duhet një hetim i thellë për këtë çështje për të parë se çfarë informacionesh ka pasur në dorë ky njeri gjatë qëndrimit si zv.ministër i Jashtëm. Nëse Presidenti i Republikës në shkresën që ka dërguar, ato që unë tani i konsideroj si fakte zyrtare qëndrojnë, padyshim tani skemi të bëjmë me një opinion. Kemi të bëjmë me një individ që ka shkelur në mënyrë të vullnetshme një nga ligjet bazë atë të informacionit të klasifikuar. Nëse institucioni i Presidencës gënjen për këto ai duhet të mbajë përgjejgësi. Nëse nuk gënjen atëherë përgjegjësinë duhet ta mbajë në rradhë të parë zv.ministri Cakaj, duhet ta mbaj DSIK si institucion dhe në një shtet serioz duhet të zbulohet kush i dha urdhër DSIK ta lante këtë krim, sepse është krim në kuptimin ligjor të fjalës”, deklaroi Lulzim Basha në emisionin “Opinion”. Përdorimi politik i DSIK-së “Para disa javësh shtypi britanik ka ngritur këtë shqetësimin për ruajtjen e sekretit nga Shqipëria. Sa qëndron apo jo, s’e di. Por të jesh vend anëtar i NATO-s nuk ka vetëm privilegje dhe të drejta, të drejtën që po të të sulmojë dikush, të gjitha vendet do të çohen të të mbrojnë ty, ka edhe detyrime. Dhe detyrimi më absolut, në veçanti në këtë epokë, kur fuqi tashmë qartësisht të rreshtuara kundër interesave të NATO-s, fuqi të cilat kanë dizenja, plane, në veçanti sa i përket krahut jugor të NATO-s, nga Turqia deri në Ballkan, për të dobësuar projektimin strategjik të NATO-s në këtë krah, kanë ndërmarrë operacione kibernetike dhe spiunazhi, për të zbuluar informacion sekret të NATO-s. Dhe pikërisht në këtë kohë, një nga hallkat, natyrisht jo më të forta të Aleancës, një vend i cili është përfolur për problematikë në mbrojtjen e sekretit shtetëror, propozon për ministër të jashtëm, ministri më kryesor i NATO-s, sepse të mos harrojmë, NATO është një aleancë politiko-ushtarake, jo ushtarako-politike, një person i cili ka neglizhuar për të paktën 6-7 muaj çertifikatën e sigurisë. Ka qenë ky person këto kohë më informacion të klas-

“Caka”, Basha: Rama e ka përdorur politikisht DSIK-në, shkeli dy herë Kushtetutën

ifikuar? Këto janë pyetje që duhet të jenë subjekt i një inspektimi zyrtar, shtetëror, nga institucionet përkatëse. Po ju them një gjë fare qartë: Këtu kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të ligjit, si dhe të sigurisë kombëtare dhe të sigurisë së NATO-s. Vijmë tek çertifikimi brenda 24 orësh nga DSIK-ja. Ajo që më shqetëson këtu mua nuk është thjesht çertifikimi brenda 24 orësh që është thjesht i pabesueshëm. Kjo është bërë me urdhër politik dhe këtu vjen problemi i dytë. Urdhri politik është dhënë nga njeriu i cili e ka propozuar. Është përgjegjësi e DSIK-së që zoti Caka për 7 muaj ka vepruar pa çertifikatë sigurie. Vijmë tek momenti tjetër. Kjo DSIK, që merrka urdhra të tillë politikë, e dini ju që DSIK është ajo që vendos dhe çon informacione për prokurorët në procesin e vetingut. Kjo zbulon atë për të cilën opozita, PD, ka ngritur alarmin prej kohësh,që vetë procesi i vetingut është një proces i kontrolluar politikisht nga Edi Rama. Dhe na u desh mënyra se si është vepruar me rastin e zotit Caka, për t’i treguar publikut, për t’i treguar qytetarëve, shpresoj edhe partnerëve ndërkombëtarë, që këtu kemi futje direkt të duarve nga kreu i ekzekutivit, në një proces kritik, siç është reforma në drejtësi dhe vetingu në gjykata”- tha Basha në studion e “Opinion”. Shkarkime masive në DSIK Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të enjte zbuloi një mesazh të ardhur në adresë të tij, ku i bëhej me dije se 120 oficerë policie janë pushuar nga puna, pasi nuk iu është rinovuar çertifikata e sigurisë nga DISK. Basha tha se për këtë arsye ata janë pushuar nga puna, duke shtuar se këta oficerë nuk kishin informacin të NATO-s, por kishin në duar informacione mbi krimin që është i lidhur me Ramën. “120 oficerë policie, pretendohet që janë njerëz që nuk

iu është rinovuar çertifikata e sigurisë nga DISK-ja. Këta oficerë policie nuk kanë në duar informacione të NATO-s, por kanë informacione në lidhje me krimin që është i lidhur me Ramën. Këtyre oficerëve nuk iu është dhënë kjo çertifikatë dhe ata i kanë nxjerrë nga policia”- deklaroi kreu i PD-së. Projekti Millosheviçian Kryedemokrati Lulzim Basha teksa komentoi dhe qëndrimin e mbajtur nga kandidati i Kryeministrit Edi Rama për postin e Ministrit të Jashtëm në favor të ndryshimit të territoreve, deklaroi se shkëmbimi i territoreve dhe popullatave është një kthim në Ballkanin Millosheviçian. I pyetur rreth letrës që Presidenti i SHBA-ve i ka nisur Presidentit kosovar Hashim Thaçi ku e përgëzon për diskutimet në dialogun me Serbinë, Basha tha se vendet e NATO-s kanë derdhur miliarda euro në Ballkan. “SHBA në radhë të parë dhe vendet e tjera të Atlantikut të Veriut kanë derdhur miliarda euro, kanë rrotulluar në misione ushtarësh njerëzish me uniformë dhe pa uniformë, bij e bijash të tyre pikërisht për të krijuar një realitet politik ku kufijtë të mos kenë të njëjtën sinjifikancë dhe ku njerëzit do të udhëtojnë lirshëm, ku është pikërisht integrimi i vendit në BE dhe NATO. Kalimi në koncepte të ndryshimit të kufijve, shkëmbimit të territoreve dhe popullatave është një kthim në Ballkanin Millosheviçian. Unë me gjithë përvojën time politike, por edhe me përvojën që kam me Kosovën dhe Ballkanin e gjej jashtëzakonisht të paduatrokitshme hipotezën se investitorët më të mëdhenj për të afruar Ballkanin drejt një Europe të plotë në paqe dhe demokratike, papritur ka ndryshuar mendje dhe kanë vendosur të rikthejë lojën e kufijve dhe shteteve etnike gjë që nuk mund të ndodhë pa konflikte të armatosura, gjë që nuk mund të ndodh pa

shpenzime të mëdha ushtarake dhe financiare të këtyre vendeve”- u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha. Aferat e Qeverisë “Rama” Në analizën e tij të ndryshimeve në kabinetin qeveritar, Basha deklaroi se lëvizja e ministrave përfaqëson rënien përfundimtare të fasadës, por, tha ai, nuk ka ndryshuar ndonjë gjë në model e inkriminuar të kësaj qeverie. “Ndryshimet në qeveri për mendimin tim karakterizohen nga dy gjëra. Z.Caka ashtu si kolegia e tij që u emërua nuk përfaqësojnë asgjë. Ata përfaqësojnë rënien përfundimtare të fasadës. Në mandatin e dytë të Ramës, edhe ministrat e larguar kanë qenë ministra të një fasade por vendimet i merrte Rama. Vendimin për “Unazën” e ka marrë Rama kokë më kokë me biznesmenët e përfshirë. Gjiknuri dhe Rama janë të lidhur me shumë fije. Ajo që vepronte deri para ndryshimeve në qeveri ishte një fasadë. Këta në fund të fundit ishin persona politikë me ndjekësit e tyre, me rrjetin e tyre dhe historinë e tyre politike. Edhe Bushati vinte nga një histori sado të shkurtër apo të gjatë në PS, por me largimin e tyre ka rënë fasada, por nuk ka ndryshuar ndonjë gjë. Sepse edhe në rastin e Bushatit dhe ministrave të tjerë, vendimet i merrte Rama. Ai ka mbaruar së qeverisuri. Qeverisja e tij ka përfunduar. Gjëja e parë që ai thotë kur zgjohet në mëngjes është se si do ta mbaj pushtetin. Në këtë kuadër në raport me angazhimin që ka marrë bashkë me faktorë të tjerë në Ballkan, që problemet që kanë krijuar në vendet e tyre përmes korrupsionit, krizës ekonomike, shkatërrimit të konkurrencës së tregut, mjerimit social, emigracionit masiv, si rezultat i politikanëve autokratë, të korruptuar dhe që shkelin kushtetetutën e ligjin, t’i transferojë duke krijuar paradigma gjeostrategjike të cilat bien ndesh me investimin 28 vjeçar të NATO-s dhe Bashkimit Europian”- deklaroi Lulzim Basha. PJESË NGA INTERVISTA A ka të drejtë Presidenti të bëhet aktor në ndërtimin e qeverisë? Meqë e nisim më këtë rast, dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakës nuk është e përshtatmë për atë post. Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri. Ka të drejtë apo jo të mosdekretojë një ministër? E para e punës është një pyetje se çdo kush që i përgjigjet përveç Gjykatën Kushtetuese , spekulon. Ju si jurist çfarë mendimi keni? Si jurist papërgjegjshmëria juridike ku me ministrin e parë u dërgua një ushtarak për tu bërë ministër, është thelluar. A është ky një vendim që vjen se Caka është shqiptar i Kosovës? Jo nuk është kjo, por duhet të pyesni Presidentin. Por të qëndrojmë tek marrja e certifikatës së sigurisë, pasi DSIK ja ka dhënë për 24 orë. Kjo nuk mund të bëhet pa një urdhër politikë, pasi DSIK nuk mund të japë një certifikatë për 24 orë.


POLITIKE

15

E premte, 11 JANAR 2019

Kreu i PD-së i bashkohet banorëve në ditën e 68 të protestës së tyre: Pas aferës korruptive qëndron vetë Edi Rama

Afera te “Unaza e Re”, Basha: Qeverinë Rama do e hedhim në Lanë

NËNKRYETARI I PD

Paloka: Opozita s’ka arsye për të marrë pjesë në Kuvend

K

a vijuar edhe pasditen e kësaj të enjteje protesta e banorëve të zonës së “Astirit” në Tiranë e cila hyri në ditën e 68 të saj ku banorët e kësaj zone kërkojnë anulimin e projektit të “Unazës së Re”, pasi sipas tyre ai është korruptiv dhe diskriminon duke nxjerrë nga banesat e tyre familjarët të cilët preken nga projekti. Ata deklarojnë se protesta e tyre do të vijojë deri në anullimin e projektit duke iu bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’i mbështesin. Në mbështetje të banorëve ishte i pranishëm dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili u shpreh se i vetmi person që qëndron pas aferave korruptive është Edi Rama. “Përshëndes protestuesit e Unazës së Re. Kur mbroni një kauzë të drejtë, kur lufton për drejtësi, kur kërkon që fajtorët të shkojnë para ligjit, nuk rrëzohet qytetari, rrëzohet ministri siç është rrëzuar Gjiknuri. Merita më e madhe e këtyre banorëve që kanë hedhur një gjysmë qeveri në Lanë dhe shumë shprejt do ta hedhin dhe tjetrën. Kemi përsëritur disa fakte të thjeshta, të gjithë dimë sesi nisi kjo aferë, ku pa marrë asnjë leje u vërsulën me fadroma dhe me policinë e shtetit. Genocid sepse planifkiohej largimi i 1000 familje për të dendur me para njerzit që qëndrojnë pas aferës së Unazës. Kush janë këto njerëz? Si ka mundësi të gjithë punonjës nuk ka parë që kanë të bëjë më një aferë korruptive? Këtu duhet

të dëmshpërblehen banorët. Si ka mundësi? Nga kronika e “Zërit të Amerikës”, e cila ka vërtetuar që jo vetëm shteti nuk ka bërë detyrën, por ka qenë pjesë e këtij falsifikimi. Kush ka fuqinë që ti bëjë të gjitha këto? Të gjitha këto i kanë shërbyer shefit të madh! Autori dhe manipuluesi që qendron pas kësaj afere është vetë Edi Rama. Qendresa e këtyre banorëve jo vetëm që nuk meket po forcohet dita e ditës”, u shpreh dje Basha. Shefi i opozitës, tha se qëndresa e banorëve përmbysi gjysmën e qeverisë, ndërsa gjysmën tjetër

do ta përmbysë shumë shpejt. Basha tha se Rama nuk ia arriti të përçajë protestën, por se ishin qytetarët ata që dolën fitimtarë duke përçarë qeverinë, që çoi në zëvendësimin e ministrave. “Kur kërkon një drejtësi dhe qytetarët e pafajshëm të mbrohen nga ligji, nuk rrëzohet qytetari. Asgjë s’është më e fuqishme se kauza e drejtë. Vegla më tinzare e Ramës, përçarja e qytetarëve, nuk piu ujë. Por këta banorë në të drejtën e tyre përçanë qeverinë. Një media e rëndësishme amerikane publikoi dje faktin që ne e kemi përsëritur.

Të gjithë e dinë se si nisi kjo aferë. U turrën pa marrë leje për të prishur shtëpitë, pa çarë kokën për banorët. Banorëve i vërsulën Policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake, nga Rama te Veliaj e Gjiknuri hidhnin vallen e hienave duke shantazhuar banorët. Qëndresa e banorëve, bashkë me opozitën dhe disa gazetarë, nxorën aferën korruptive të një kompanie fantazëm, të një plani për të zhvendosur Lanën dhe për të shkatërruar shtëpitë e banorëve që të mos prekej rezidenca e një trafikanti droge”, deklaroi dje kryedemokrati Lulzim Basha.

Më 21 janar pritet të nisë sesioni i ri parlamentar, por Partia Demokratike me shumë mundësi do të vijojë marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin. Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, pas rrëzimit të ligjit të vettingut, opozita nuk ka arsye për të marrë pjesë në parlament. Gjatë një interviste për Neës24, Edi Paloka konfirmoi se Partia Demokratike po përgatitet për të marrë pjesë në zgjedhje, por vetëm pasi Edi Rama të mos jetë kryeministër. Ai tha se selia blu po përgatitet për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në një ditë. “Pozicioni ynë është i qartë. Nuk mund të kthehemi në një parlament me hajdutë dhe kriminelë. Largimi i Edi Ramës është problemi i parë”- tha Paloka. Nënkryetari i selisë blu tha se do të vijojë mbështetja për të gjitha aksionet dhe protestat qytetare siç është bërë deri më tani. Sipas Palokës vendimin përfundimtar për qëndrimin ndaj parlamentit e merr opozita.

PARTIA DEMOKRATIKE DËNON DEKLARATËN KËRCËNUESE TË POLICISË: ËSHTË SHKRUAR NGA EDI RAMA

Protesta, Vokshi-Policisë: Mos guxoni t’i prekni studentët

P

artia Demokratike ka reaguar përmes Albana Vokshit në lidhje me protestën e studentëve, të cilët janë ngujuar në disa fakultete duke kërkuar plotësimin e kërkesave. Në një dalje për mediat, Vokshi i bëri dje thirrje policisë së shtetit të mos guxojë të prek studentët që protestojnë paqësisht. “Në një akt të denjë për diktaturat ushtarake, policia është futur me urdhrin politik të Edi Ramës në mjedise universitare me qëllim për të ndaluar protestën e studentëve. Fakultete të ndryshme në vend janë bërë skenat e një regjimi që, pasi nuk i sundoi dot studentët me propagandë dhe mashtrime, tani shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin për të nënshtruar studentët me presion policor brenda universiteteve. Partia Demokra-

tike dënon me ashpërsi këtë akt të paprecedentë në Shqipëri dhe paralajmëron të gjithë ata që urdhërojnë presionin policor ndaj studentëve se herët apo vonë do të përgjigjen para ligjit. Narkopolicia nuk duhet të guxojë të prekë studentët paqësorë dhe as të dhunojë mjediset uni-

versitare. Ligji për Arsimin e Lartë e ndalon rreptësisht hyrjen e policisë në fakultete, përveçse kur prania e tyre kërkohet nga drejtuesit në rastet e krimeve flagrante. Ligji siguron “ndëshkimin për “cënimin e paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë”. Deri tani,

organet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndëshkuar shkeljen e hapur të paprekshmërisë territoriale të universiteteve nga narkopolicia politike e Edi Ramës. Gjithashtu, Partia Demokratike dënon deklaratën kërcënuese të policisë, të shkruar nga Edi Rama, dhe paralajmëron kryeministrin dhe veglat e tij në polici se do të paguajnë për kërcënimet e tyre për arrestimin apo ndjekjen penale të studentëve. Ne nuk do të harrojmë askënd që shkel ligjin për llogaritë politike kriminale të Edi Ramës. Prania e paligjshme e policisë në universitete shënon fundin e propagandës së Edi Ramës, i cili çdo ditë e më shumë po përdor shtetin policor kundër kujtdo që i rrezikon pushtetin. Duke përgëzuar të gjithë peda-

gogët që janë solidarizuar me protestën për një kauzë të drejtë të studentëve, vërejmë me keqardhje që në disa fakultete, drejtues të lartë dhe pedagogë janë vënë në shërbim të qeverisë, duke ushtruar presione nga më të ndryshmet mbi studentët: duke i kërcënuar me mungesa, me ngelje në provime apo djegie diplome. Partia Demokratike i dënon me forcë këto presione dhe i fton pedagogët të mos i shërbejnë një pushteti kriminal kundër interesave të studentëve. Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e studentëve deri në përmbushjen e çdo pike të kërkesave të tyre. Partia Demokratike do të anullojë ligjin e arsimit të lartë e do ta bëjë arsimim prioritet kombëtar” deklaroi dje deputetja demokrate Albana Vokshi.


AKTUALITET

16

E premte, 11 JANAR 2019

Sipas Policisë Rrugore, aksket kryesore janë të qarkullueshme por problem mbeten rrugët brenda qyteteve të Shkodrës, Gjirokastrës dhe Korçës

S

hqipëria është nën sundimin e borës dhe në gjendjen e shpalljes së emergjencës kombëtare. Në vend situata u mbyll me një bilanc të rëndë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar lidhur me gjendjen e akseve kryesore të vendit, në orët e fundit, ku më problemat paraqitet akset Bajram-Curri-Valbonë dhe Qafë Mali-Fierze, ku trashësia e borës është rreth 70 cm, ka rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. Është njoftuar Policia Rrugore për mosqarkullimin në këto akse. Sipas ARRSH, në Rajonin Jugor Gjirokastër. Gjatë ditës ka pasur reshje bore në Qarkun e Korçës. Është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset në rrugën e Dardhës, Volare-Erind-Çajup dhe segmenti fundor i rruges Berat-Gllavë. Aksi kryesor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir. Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë. Sipas Policisë Rrugore, aksket kryesore janë të qarkullueshme por problem mbeten rrugët brenda qyteteve të Shkodrës, Gjirokastrës dhe Korçës. “Brenda këtyre qyteteve ka vështirësi në qarkullim dhe rrezik për çiklistët, motoçiklistët, apo edhe këmbësorët. U kemi kërkuar bashkive me ato mundësi që kanë të marrin masa menjëherë”, tha Mitat Tola.

Trashësia e borës në 70 cm, ARRSH njofton bllokimin e disa akseve

Shkodër Në qarkun Shkodër ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 30-70 cm. Për shkak të vazhdimit të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen

kryesisht me zinxhir. Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Të gjitha akset e mëposhtme rekomandohen të qarkullohen me zinxhir: Rruga Koplik-Bogë,

Dedaj-Razëm, Qafë Lac-Koman, Ura Matit-Rreshen, Shpal-Ura e Repsit, Ura Kukës-Krume dhe Plepa-Kam, Kuben-Vasie, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit. Në akset e mëposhtme trashësia e borës është rreth 70

cm , ka rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. Është njoftuar Policia Rrugore për mosqarkullimin në këto akse. Bajram-Curri-Valbonë dhe Qafë Mali-Fierze. Në të gjithë akset e Peshkopisë qarkullimi bëhet me zinxhir Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë, Ura Cerenecit-Steblevë dhe Trebisht-Dogane etj. Skuraj-Burrel-Peshkopi. Në aksin Lezhë-Shkodër qarkullimi kryhet pa zinxhir dhe pjesërisht me zinxhir qarkullohet në aksin Shkodër-Hani i Hotit-Tamarë. Tiranë Temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir. Akset Dajti, Qafë Priskë-Shëngjergj-Qafë Mollë, Krujë-Sarisalltik, Aksi Librazhd-Stebleve i kalueshëm pjeserisht me zinxhire. Në akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir. Ka rreshje të pakta shiu. Qafë Krrabë qarkullohet pa probleme.

ITALI

TEPELENË

SHKODËR

Sot ka anulime e vonesa fluturimesh

Aksident, shoferi në gjendje shoku

Moti keq, shkon në 2 numri i viktimave

Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje pasagjerëve që do të udhëtojnë sot nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, se ditën e premte unionet e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, do të mbajnë një grevë 4-orëshe, nga ora 13:00 deri në 17:00. Kjo grevë pritet të shkaktojë vonesa dhe anulime fluturimesh në disa aeroporte të Italisë, por probleme edhe për qytetarët shqiptarë që kanë rezervuar fluturime drejt shtetit fqinj. Autoriteti i Aviacionit Civil i bën apel pasagjerëve që kanë rezervuar për të udhëtuar ditën e nesërme, që të kontaktojnë me agjensitë ku kanë marrë biletën dhe kompaninë ajrore, për tu njohur me statusin e fluturimit në mënyrë që të evitojnë pritjet e gjata.

Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor që lidh Tepelenën me fshatin Dukaj, pranë ish SMT-së. Një automjet tip “Benz” si pasojë e borës dhe ngricave ka dalë nga rruga dhe shoferi është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës. I aksidentuari quhet Bujar Brahaj dhe raportohet se gjendja e tij është e rëndë, pasi ka pësuar gjendje shoku nga përplasja. Nxjerrjen e trupit të tij nga automjeti e kanë bërë efektivët e policisë bashkiake, të cilët shkuan me nxitim në vendngjarje.

Shkon në dy numri i të vdekurve nga moti i keq. Pas ngjarjes në Korçë ku një person fundi jetën nga temperaturat në minus gardë, në Shkodër u regjistrua viktima e dytë. Një person ka humbur jetën pasi streha e një karburanti është shembur për shkak të shkak të rëndesës së dëborës. Bëhet fjalë për Tonin Locin, punonjës tek karburanti, i cili ndodhej në hyrje të qytetit të Shkodrës. Pas shembjes ka patur dhe shpërthim zjarri dhe ka qënë e pamundur për punonjësin dalja nga ndërtesa e shembur. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia vendore.


AKTUALITET

17

E premte, 11 JANAR 2019

Sipas Policisë Rrugore, aksket kryesore janë të qarkullueshme por problem mbeten rrugët brenda qyteteve të Shkodrës, Gjirokastrës dhe Korçës

S

hërbimet e Policisë Rrugore janë shtrirë në të gjithë akset problematike, ku orinentojnë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes dhe të rregullojnë shpejtësinë. Shiu, bora dhe errësira veshtirësojnë lëvizjen dhe shtojnë rrezikun për aksidente rrugore. ‘’Në orët e pasdites dhe të darkës, me uljen e temperaturave jemi të detyruar të mos lejojmë kalimin e mjeteve pa zhinxhirë’’. Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola thotë se shumica e shoferëve shqiptarë nuk janë mësuar të udhëtojnë në këto kushte atmosferike. Një pjesë e konsiderueshme nuk përdorin as gomat e dimrit, ndërsa apeli për drejtuesit e mjeteve është të jenë më të përgjegjshëm. ‘’Ka drejtues mjetesh që janë të papërgjegjshëm. Edhe kur shohin radhë mjetesh, në këto kushte me borë dhe ngrica, kryejnë parakalime dhe dalin nga rruga duke rrezikuar jetën e tyre, por edhe duke penguar të tjerët për shkak të bllokimeve. Forca e fërkimit gjatë frenimit nuk është njësoj si në një rrugë normale’’, shprehet Mitat Tola. Sipas Policisë Rrugore, aksket kryesore janë të qarkullueshme por problem mbeten rrugët brenda qyteteve të Shkodrës, Gjirokastrës dhe Korçës. ‘’Brenda këtyre qyteteve ka vështirësi në qarkullim dhe rrezik për çiklistët, motoçiklistët, apo edhe këmbësorët. U kemi kërkuar bashkive me ato mundësi që kanë të marrin masa menjëherë’’, tha Mitat Tola. Nga ana tjetër, Drejtori i Policisë Rrugore risolli në vëmendje akset të cilat kanë probleme në qarkullimin e mjeteve, vështirësitë që hasin drejtuesit e mjeteve në ndërrimin e gomave dhe vendosjen e zinxhirëve dhe këshillat që jep

Ngricat në rrugë, Policia: Nuk lejohen mjete pa goma dimri SHQETËSIMI ‘’Ka drejtues mjetesh që janë të papërgjegjshëm. Edhe kur shohin radhë mjetesh, në këto kushte me borë dhe ngrica, kryejnë parakalime dhe dalin nga rruga duke rrezikuar jetën e tyre, por edhe duke penguar të tjerët për shkak të bllokimeve. Forca e fërkimit gjatë frenimit nuk është njësoj si në një rrugë normale’’.

RRUGORJA

policia rrugore për të përballuar këto situata. “Në vështirësi kalimi është aksi i Qafë Thanës, ku qarkullohet me zinxhirë. Situatë e vështirë është edhe në qafën e Llogarasë në Vlorë. Tjetër segment i vështirë për të qarkulluar është segmenti Lezhë-Shkodër, ku për shkak të akullit dhe pakujdesisë së shoferit ka ndodhur edhe një aksident pa pasoja në jetë njerëzish. Tjetër aks i vështirë është ai Mi-

lot-Dibër”,-tha Tola. Sa i përket kulturës së ndërrimit të gomave dhe vendosjes së zinxhirëve, Tola është shprehur se kjo gjë është më e thjeshtë tek shoferët që vijnë nga rrethe ku bora nuk është fenomen i rrallë. “Patrullat që operojnë në zonat ku bora nuk është fenomen i rrallë dinë të ndihmojnë shumë më mirë, të tjerët hasin në vështirësi. Por njohura për fenomene të tilla fillon që në momentin që

VLORË

Moti i keq, çadër për familjen në Kuç

Rikthimi i reshjeve dhe temperaturave të ulëta në fshatin Kuç të Vlorës ka detyruar shtabin e emergjencave civile të marrë masa për sistemimin e një nga familjeve më të prekura nga tërmeti i pak ditëve më parë. Forcat e Armatosura kanë pajisur familjen me çadër ushtrie, ku do të sistemohet provizorisht deri në përfundim të procesit të evidentimit të dëmit. Në terren prefekti, Flamur Mamaj, tha se situata po monitorohet hap pas hapi. Sakaq, në terren kanë mbërritur edhe grupi i punës së Bashkisë Himarë, i cili po punon për evidentimin e dëmeve. Problematike vijon të jetë situata sa i përket furnizimit me energji elektrike.

SITUATA

R

eshjet e dendura të borës sollën pasditen e së enjtes bllokimin e autostradës Shkodër-Hani i Hotit. Kalimi i automjeteve është bllokuar te mbikalimi në fshatin Vrakë. Kryeqendra e veriut njofton se prania e akullit në rrugë e bën të pamundur kalimin e automjeteve. Ndaj do të pritet për ndërhyrjen e autoriteteve lokale dhe borëpastrueseve që të bëjnë kriposjen dhe hedhjen e skorjeve në rrugë, për të zhbllokuar trafikun. Meteorologët thonë se nga mesnata deri në të gdhirë të ditës së sotme, në zonat e thella malore ka rënë gjysmë metri borë. Sipas sinoptikanëve, moti do të vijë drejt përmirësimit në gjysmën e dytë të muajit janar. “Pritet që deri në fundjavë ne të marrim një sasi të konsiderueshme

blen mjetin. Por edhe nëse ka pasur nevojë për ndihmë, policia rrugore është solidarizuar me ta për t’i ndihmuar. Para se të nisen qyetetarët duhet të informohen. Megjithatë policia është në terren për t’i ndihmuar gjithmonë”,-u shpreh Tola. Lidhur me sistemin e ri të gjobave, Drejtori i Policisë Rrugore, tha se do të vijojnë shumë shpejt kontrollet me radarë, ku edhe qytetarët do të përballen me faktet për

“Patrullat që operojnë në zonat ku bora nuk është fenomen i rrallë dinë të ndihmojnë shumë më mirë, të tjerët hasin në vështirësi. Por njohura për fenomene të tilla fillon që në momentin që blen mjetin. Por edhe nëse ka pasur nevojë për ndihmë, policia rrugore është solidarizuar me ta për t’i ndihmuar. Policia është në terren për t’i ndihmuar gjithmonë”. shkeljet e tyre. Ndërsa lidhur me aksionin për xhamat e zinj, Tola është shprehur se në asnjë vend të BE-së, nuk lejohet errësimi i xhamit të përparmë.

Bllokohet aksi Shkodër-Han i Hotit

reshjesh dëbore, duke arritur deri në një metër në zonat e thella malore, ndërsa bregdeti do të ketë reshje shiu. Në

fundjavë do të ketë ndërprerje të reshjeve, por rënie temperaturash në -8 apo -9 gradë”, tha Adiola Bani.


AKTUALITET

18

E premte, 11 JANAR 2019

Institucionet arsimore për pjesën infrastrukturore kanë përgjegjës bashkitë dhe të gjithë kryetarët e bashkive kanë pasur që në shtator, para tryezës së tyre problematikat

M

ungesa e ngrohjes në shkolla, kopshte dhe çerdhe, ka detyruar disa Drejtori Arsimore Rajonale të marrin vendimin për pezullimin e mësimit në disa shkolla. Por nga ana tjetër, reshjet e borës kanë bllokuar shumë zona, çka e bën të pamundur lëvizjen e nxënësve drejt shkollave. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë bën me dije se për shkak të kushteve atmosferike të rënduara që vijojnë të jenë prezentë në vendin tonë, për datën 10 janar 2019 disa Drejtori Arsimore Rajonale morën vendimin për pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në disa shkolla. Nga informacionet e raportuara nga Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore për datën 10 janar 2019, bëhet me dije se në 16 Drejtori dhe Zyra Arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë, Përmet, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Mat, Bulqizë, Korçë, Pogradec, Devoll, Mirditë dhe Malësi e Madhe, është pezulluar procesi mësimor për të gjithë nxënësit. Në 6 Drejtori dhe Zyra Arsimore, mësimi është ndërprerë në disa shkolla si: Shkodër në 28 shkolla, Gramsh në 4 shkolla, Vlorë në 2 shkolla, Lezhë në 3 shkolla, Kolonjë në 4 shkolla dhe Delvinë në 1 shkollë. Në Drejtoritë Arsimore dhe Zyrat Arsimore: Elbasan, Peqin, Tiranë Qytet, Tiranë Qark, Kavajë, Durrës, Fier, Lushnjë, Krujë, Kuçovë, Berat, Skrapar, Laç, Sarandë, Mallakastër etj, mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të reduktuara. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vijon

Bora “bllokon” sërish mësimin në shkolla VENDIMI “Reshjet e borës kanë bllokuar shumë zona, çka e bën të pamundur lëvizjen e nxënësve drejt shkollave. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë bën me dije se për shkak të kushteve atmosferike të rënduara që vijojnë të jenë prezentë në vendin tonë, për datën 10 janar 2019 disa Drejtori Arsimore Rajonale morën vendimin për pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në disa shkolla”.

të jetë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me institucionet e varësisë dhe drejtuesit e prefekturave për menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të kushteve atmosferike. Sipas Ministrisë së Arsimit, në shkollat e mbyllura, zëvendësimi i orëve do të bëhet në ditët në vazhdim. Meteorologët thonë se nga mesnata deri në të gdhirë të ditës së sotme, në zonat e thella malore ka rënë gjysmë metri

borë. Sipas sinoptikanëve, moti do të vijë drejt përmirësimit në gjysmën e dytë të muajit janar. Zyrtarët pranojnë se në disa shkolla ka probleme të furnizimit me energji elektrike, për shkak se linjat nuk mbajnë ngarkesë. Institucionet arsimore për pjesën infrastrukturore kanë përgjegjës bashkitë dhe të gjithë kryetarët e bashkive kanë pasur që në shtator, para tryezës së tyre problematikat nëpër shkolla, çerdhe e

kopshte, në një raport të dalë nga inspektimet e kryera nga Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, i cili i kontrollon të gjithë objektet në fund të procesit mësimor dhe në fillim të tij, në muajin shtator. Ky inspektoriat ka në tagrin e tij vetëm kontrollin e ekzistencës së kaldajës dhe jo funksionimin e saj. Për këtë është Inspektoriati Shtetëror Arsimor, i cili duhet të kontrollojë çdo ditë dhe çdo muaj gjendjen e shkollave, kop-

shteve e çerdheve dhe të marrë masa ndaj tyre deri në gjobitje të drejtuesve të tyre, të cilët ka raste që nuk zhvillojnë tendera për lëndën djegëse të kaldajës, në rastet kur janë. Ky inspektoriat duhet të kontrollojë edhe objektet arsimore jopublike, të cilat i janë lënë në dorë ndërgjegjes së biznesit që e ofron arsimin jopublik, pasi nuk i kontrollon askush. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vijon të jetë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me institucionet e varësisë dhe drejtuesit e prefekturave për menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të kushteve atmosferike.

SITUATA

SITUATA

Në Mirditë ndërpritet mësimi

Në Librazhd s’ka mësim

Në Qarkun e Lezhës situata vijon të jetë problematike në disa zona. Në Mirditë është ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat, ndërsa Rruga e Kombit vijon të ketë prezencë të madhe bore por pa bllokuar automjetet. Fshatrat Fan, Orosh dhe Selite vijojnë që të jenë të bllokuar. Ndërkohë që Kurbini ka një situatë më të qetë dhe nuk paraqet probleme, vetëm në pjesën e njësisë administrative Gallatë paraqiten disa probleme në rrugë ku edhe reshjet kanë qenë më të dendura. Në Lezhë ka vijuar normalisht procesi mësimor, ndërsa rrugët janë të kalueshme në të gjithë rrethin, vetëm zona malore e Ungrejt paraqet probleme duke e izoluar disa fshatra.

R

eshjet e borës në dy ditët e fundit kanë sjellë edhe pezullimin e mësimit në disa shkolla. Në Rrethin e Librazhdit është marrë vendimi nga Zyra e Arsimit që të pezullohet mësim në të gjitha shkollat. Në qarkun Elbasan nuk zhvillon mësim në 4 shkolla nga 98 që ka gjithsej. Nuk zhvillohet mësim në shkollat Ibrahim Bozhiqi, Qafe, Guri i Zi, Qarret dhe Shmil sepse është rruga e bllokuar. Në këto shkolla zhvillojnë mësim 312 nxënës gjithsej. Rrethi Gramsh nuk zhvillon mësim vetëm në shkollen “Tahir Sadiku”, Lenie. Nuk zhvillohet mësim sepse rruga është e bllokuar. Të gjithë shkollat e tjera zhvillojnë mësim normalisht. Rrethi i Peqinit zhvillon mësim në të gjitha shkollat. Në 3 shkolla, “Zinim Magani”, Pajove e Gjocaj, zhvillohet mësim me orar të reduktuar për shkak të mungesës së ngrohjes.


AKTUALITET

19

E premte, 11 JANAR 2019

EKSTRADIMI

I dënuar për vrasje, kapet në Itali

P

olicia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane, kapën Dritan Karaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin e datës 8 korrik 2004, e ka dënuar me 19 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vetëgjyqësi, kryer në bashkëpunim”. Në Fushë-Krujë, në 11 mars 2004, i pandehuri Dritan Karaj ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja. Gjatë periudhës që Karaj

qëndronte i fshehur, së bashku me një shtetas tjetër i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 7 mijë eurosh, shtetasit E.T. Për këto vepra penale i pandehuri është hetuar e

gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë. Kapja dhe arrestimi i tij në Itali u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin.

TIRANË

Shuplaka i mori jetën Griseldës

N

jë histori përndjekjeje dhe një shuplakë dyshohet të jenë zanafilla e krimit që tronditi Tiranën mbrëmjen e 26 dhjetorit, ku Griselda Gjikola u vra në zonën e Laprakës, ndërsa shoku i saj Erjon Bengo, mbeti i plagosur. I dyshuari si autor i ngjarjes, Robert Përperaj ishte kthyer në një shqetësim për 17-vjeçaren. Për shkak të disa ngacmimeve ndaj saj, dhjetë ditë para ngjarjes, Përperaj ishte konfliktuar fizikisht me të dashurin e saj me iniciale S.H dhe shokun e tij Erjon Benga. Në këtë konflikt Benga i ka kërkuar të Përperaj të mos ngacmonte të dashurën e shokut. Gjatë të njëjtit

konflikt, Përperaj është qëlluar edhe me shpullë nga i dashuri i të resë, episod që sipas Prokurorisë, ka motivuar ngjarjen kriminale. Referuar dosjes, mbrëmjen e ngjarjes të rinjtë kanë rënë në pritën e Përperajt dhe të dyshuarit si bashkëpunëtor i tij, tashmë i arrestuar, Roland

Muzhaqi, pak pasi kishin konsumuar një kafe në një nga baret e Laprakës. Ata po largoheshin në bordin e një mjeti “Mercedes” të drejtuar nga Erjon Bengo, ku në vendin e parë të pasagjerit ishte i dashuri i 17-vjeçares, ndërsa në sediljen e pasme Griselda Gjikola.

Hetimet janë zgjatur deri në datën 4 prill, pra nuk do të ketë një dorëzim të çështjes në gjykatë, derisa Hungaria t’i përgjigjet letërporosisë së Prokurorisë së kryeqytetit

P

ersonazhi i videopërgjimit të pretenduar të Agron Xhafajt, Albert Veliu, i njohur edhe si Babalja, është arratisur nga Kosova. Ai po hetohet në Shqipëri për akuzën e kallzimit të rremë, ndërsa pas largimit nga Prishtina, është vendosur në Hungari ku ka kërkuar azil politik. Pas kësaj lëvizje, Prokuroria e Tiranës i është drejtuar me leterporosi shtetit hungarez për të kërkuar ekstradimin e babales në Shqipëri. Nuk dihet ende mënyra se si Veliu është larguar drejt shtetit hungarez por mësohet se prokurorët e Tiranës do t’i kërkojnë Hungarisë ekstradimin e tij për tu gjykuar në Gjykatën Shqiptare. Prokuroria e Tiranës ka përfshirë edhe Hungarinë në hetimin e dosjes “Babale”, e cila një vit më parë shkaktoi mjaft zhurmë në vend. Gjatë veprimeve hetimore janë pyetur mjaft persona të tjerë, mes tyre edhe zyrtarë të lartë të Shërbimit Informativ Shtetëror por edhe ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Qëllimi i Prokurorisë është të zbulojë sesi u gjet Albert Veliu nga autoritetet dhe sesi u mor dëshmia e tij për një denoncim, i cili konsiderohet nga organet e hetimit si i rremë. Janë marrë dëshmitë e kreut të Shërbimit Informativ, i cili mbulon sektorin e drogës në vend. Ai ka treguar në fakt se, Albert Veliu nuk është gjetur

“Babalja” ikën nga Kosova, kërkon azil në Hungari LETËRPOROSIA “Hetimet janë zgjatur deri në datën 4 prill, pra nuk do të ketë një dorëzim të çështjes në gjykatë, derisa Hungaria t’i përgjigjet letërporosisë së Prokurorisë së kryeqytetit për dorëzimin e Albert Veliut në Shqipëri”

nga shërbimi sekret, por ai i është vendosur shërbimit sekret në dispozicion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe konkretisht nga kreu i Krimeve të Rënda të asaj kohe, Besim Hajdarmataj. Është pyetur edhe Besim Hajdarmataj, i cili tha se ka qenë krejt rastësore vizita e “Babales” pranë institucionit që ai drejtonte. “Albert Veliu erdhi në zyrën

time dhe më tregoi se do të zhvillohej trafik droge në qytetin e Vlorës dhe se kishte informacione të rëndësishme për këtë episod për të ndarë me ne, e për këtë arsye unë kërkova ndihmën e shërbimit sekret për të zbuluar dyshimet e denoncuara”. Personi me të cilin Albert Veliu improvizoi bisedën e drogës është aktori i improvizuar Fredi Alizoti,

që aktualsiht gjendet në qeli. Hetimet janë zgjatur deri në datën 4 prill, pra nuk do të ketë një dorëzim të çështjes në gjykatë, derisa Hungaria t’i përgjigjet letërporosisë së Prokurorisë së kryeqytetit për dorëzimin e Albert Veliut në Shqipëri. Nga ana e tij, Albert Veliu mësohet se ka kërkuar azil politik në këtë shtet. Pak muaj më parë Prokuroria

për Krimet e Rënda shpalli moskopetencen e gjykimit të dosjes “Babalja” duke e kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës. Persona nën hetim për këtë dosje janë deputeti i PD-së Ervin Salianji, Albert Veliun, Fredi Alizotin si dhe gazetari Jetmir Olldashi. Ata akuzohen për kallëzim të rremë pas publikimit të një audio-përgjimi ku pretendohej se protagonist ishte Agron Xhafaj por ndërkohë pas verifikimeve rezultoi se personazhi që kishte imituar zërin e Xhafajt ishte Fredi Alizoti, të cilit ia kishte kërkuar Albert Veliu i njohur si “Babalja”. Pas këtij denoncimi vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj u vetëdorëzua autoriteteve italiane për të kryer dënimin e dhënë në mungesë.


SPORT

20

E premte, 11 JANAR 2019

Sulmuesi argjentinas këtë sezon ka shënuar 5 gola në Champions, po aq sa legjenda e “Zonjës”

Dybala në gjurmët e Del Pieros, Juventus beson te magjitë e argjentinasit

SPANJOLLI

Guardiola flet për Solskjaer: E ka nisur më mirë se unë

Rozalb Lika

P

aulo Dybala ishte një fëmijë kur Alessandro Del Piero ”puthi’’ Championsin e fundit me Juventusin. Atë vit ish-sulmuesi bardhezi e mbylli me 13 gola, udhëtim i cili ishte vendimtare për pjekurin e tij, aq shumë saqë arriti i katërti në garën për “Topin e Artë”. Dybala ka trashëguar dhjetën e cila për shumë vite ishte lëkura e dytë e “Pinturicchio”-s. Dallimi midis një lojtari normal dhe një të veçanti e bën aftësia e tij për të arritur nivelin në ndeshjet që vlejnë. Paulo ka shënuar deri tani më pak se standardi i tij, por ai është golashënuesi më i mirë i “Zonjës së Vjetër” në Europë me 5 gola. Tani qëllimi i argjentinasit është që të jetë në formën më të mirë sfidën e dyfishtë të 1/8-ve me Atletico Madridin, sepse ai e di se ngjitja në majën e futbollin kalon nga një turne si Champions League. Rruga e tij evropiane, e cila deri më tani ka qenë një ritëm i gëzimeve të mëdha (dopieta ndaj Barcelonës) dhe zhgënjimet e nxehta (si finalja e humbur në Cardiff). Edhe Del Piero në 1995-96 arriti në pushimin e Krishtlindjeve me pak gola por mbi të gjitha në

Evropë (5 si Paulo). Del Piero dhe Dybala nuk kanë luajtur kurrë së bashku, por mes tyre ka një harmoni të jashtëzakonshme: Janë gjithmonë në kontakt, Ale është vëllai i madh, i cili mund të jetë njeriu i duhur për t’u frymëzuar për të shkuar sa më larg. Në moshën 25 vjeç , Dybala e di se ka mbërritur momenti i maturimit. Blerja e Ronaldos te Juventusi ka rritur besimin për të harruar dy hidhërimet nga dy finalet e humbura në Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye Paulo-s nuk i ”peshon” fakti për të luajtur larg portës,

duke patur më pak mundësi për të gjetur rrugën e rrjetës. Ajo që ka më shumë rëndësi është që të besohet në qershor. Në kokën e numrit 10 të bardhezinjve është fitimi i finales së madhe të Madridit në muajin qershor. Dybala ka mësuar të menaxhohet dhe të kujdeset më shumë, edhe në kohët e pushimit: në Miami, ku kaloi pushimet me të dashurën e tij Oriana dhe familjet, përfitoi për të rimarrë energjitë, duke ndjekur me përpikëri dietën e ushqimit dhe programin atletik i ofruar nga klubi për të gjithë

UELLSIANI

Real Madrid gjobit Bale pas largimit para kohe nga stadiumi Fitorja 3-0 në Kupën e Mbretit nuk është e mjaftueshme për të kthyer qetësinë te Real Madrid. Drejtuesit madrilen janë inatosur shumë me sjelljen e dy futbollistëve: Gareth bale dhe Isco. Uellsiani la stadiumin që në minutën e 78-të në ndeshjen e humbur 0-2 ndaj “San Sebastian”. Skuadra merengues ka një rregullore të brendshme, e cila thotë se të gjithë futbollistët duhet të shohin ndeshjet nëse nuk janë në dispozicion në stadium ose në dhomat e zhveshjes. Bale thuhet se ka marrë një gjobë të rëndë nga madrilenët. Shokët e skuadrës janë ankuar për sjelljen e Bale. 29-vjeçari ndërkohë ka pranuar fajin, por vijon të mungojë për shkak të një dëmtimi, i cili është i 23-ti për të te Reali. Në gjithë karrierën te Reali ka humbur 82 ndeshje, duke munguar në çdo katër ndeshje mesatarisht. Për Iscon ndërkohë situata është më e ndërlikuar, pasi spanjolli ka një marrëdhënie të acaruar me trajnerin Solari, i cili e ka jashtë planeve të tij.

lojtarët. Ai e kaloi kohen duke iu kushtuar edhe dy sporteve të tij të preferuara, basketboll dhe tenis: i pari si një spektator, ndërsa i dyti si protagonist kryesor, duke bërë një lojë me të dashurën, që është mbesa e Gabriela Sabatini. Ai u kthye në Torino gjithnjë e më shumë i dashuruar dhe me një dëshirë të madhe për të filluar. Pas më pak se një jave do të luhet finalja e Superkupës së Italisë, teksa ai është gati për të rritur edhe më shumë nivelin e tij. Do të jetë stërvitja e duhur për në Ligën e Kampionëve.

Pep Guardiola ka përshëndetur rivalin e tij, Ole Gunnar Solskjaer për startin e shkëlqyer me Manchester United. Trajner i City-it, ka lëvduar norvegjezin, i cili ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë Mourinhon, duke rrëmbyer 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit. “Starti i tij është shumë më i mirë se i imi. Unë humba ndeshjen e parë dhe parabola në të dytën (i referohet startit me City-in në vitin 2016). Ai ka fituar të gjitha ndeshjet. Ai është një trajner i ri, duke arritur rezultate të pabesueshme. E kam ndjekur disa minuta në një nga ndeshjet, dhe ekipi i tij luan shumë mirë. Nuk është puna ime që të flas për kundërshtarët, ne kemi një ndeshje të vështirë në duelin e radhës ndaj Wolves. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Kemi vetëm një ditë për ta përgatitur”, deklaroi Guardiola kur u pyet për startin e Solskjaer.

MERKATO

A

aron Ramsey mund të quhet praktikisht një futbollist i Juventusit. Ylli i Arsenalit ka rënë dakord përfundimisht me klubin torinez për tu transferuar në verë pas përfundimit të kontratës, teksa do të firmos një kontratë 5-vjeçare me vlerën 40 milionë euro. 28-vjeçari uellsian do të paguhet me 8 milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari i dytë me pagën më të lartë te bardhezinjtë, pas Cristiano Ronaldos. Futbollisti në fjalë do të lërë pas vetes Paulo Dybala dhe Douglas Costa. Juventusi ka fituar 7 tituj radhazi në Seria A dhe nënshkroi me Ronaldon për 100 milionë euro verën e kaluar dhe është 9 pikë para Napolit, në krye të renditjes, pas 19 ndeshjeve kampionat. “Zonja e Vjetër” ka luajtur në dy nga katër finalet e fundit të Ligës së Kampionëve, por i ka

Juventus transferon Ramsey, i ofron një kontratë të çmedur

humbur të dyja: ndaj Barcelonës në vitin 2015 dhe Real Madridit dy vite më vonë. Ramsey ka luajtur deri më tani 252 ndeshje me

Arsenalin, duke shënuar 52 gola. Uellsiani ka fituar tri “FA Cup”, duke shënuar golin e fitores në finalet e vitit 2014 dhe 2017.


SPORT

21

E premte, 11 JANAR 2019

Dy sulmuesit e kombëtares sonë kanë shënuar dje në ndeshjet e Oostandes dhe Goztepe-s

Guri dhe Cikalleshi gjejnë rrugën e rrjetës në miqësore

GJIROKASTËR

Gentian Mezani nuk duron më, mendon largimin nga Luftëtari Luftëtari në kaos. U duk se gjirokastritët lanë pas problemet e së shkuarës, ku rezultatet e fundvitit u shoqëruan me premtimet për rregullimin e situatës si dhe lëvizjet në merkato. Vendimi i drejtuesve për të qëndruar në Gjirokastër në këtë periudhë të vështirë ka penalizuar stafin dhe futbollistët, të cilët janë mbyllur në palestër. I ftohti i madh, por edhe terreni i fortë kanë bërë që trajneri Gentian Mezani të ketë në dispozicion më pak se gjysmën e ekipit, duke ndezur sinjalet e alarmit te bluzinjtë. Madje trajneri vlonjat në këto kushte timonieri i Luftëtarit po mendon largimin nga skuadra, që nuk ka zhvilluar as gjysmën e seancave stërvitore të programuara deri më tani. Kjo është një tjetër faturë dështimi e drejtuesve, që nuk arritën të siguronin të paktën një fazë përgatitore në një qytet më të ngrohtë në Shqipëri, por vendosën të qëndronin në shtëpi, aty ku kushtet e motit janë tepër të vështira.

SHKODRANI

Hysaj bën “paqe” me Ancelotti-n, i jep fjalën për aktivizimin

S

indrit Guri dhe Sokol Cikalleshi më në fund gjejnë rrugën e rrjetës. Pas fjalëve të drejtuesve të Oostendes, të cilët duan t’i japin besim edhe për fazën e dytë të kampionatit, edhe pse prisnin më shumë nga sulmuesi shkodran, autor i 27 golave në kampionatin shqiptar, duket sikur ka ardhur menjëherë reagimi. Në miqësoren e luajtur ndaj Utrecht, në Mursia të Spanjës, ku belgët po zhvillojnë fazën përgatitore, ish-bomberi i Kukësit ka realizuar golin e fitores 2-1, në minutën e 78-të. Guri ka realizuar me një goditje e bukur me kokë. Në fazën e parë, sulmuesi 25-vjeçar, që ka luajtur 15 ndeshje, e ka dërguar topin

DËMTIMI

D

ejvi Bregu i nënshtrohet operacionit pas dëmtimit të pësuar në miqësoren që Skënderbeu zhvilloi ndaj Tiranës. Vlonjati i korçarëve pësoi një frakturë në pjesën e sipërme të krahut të djathtë, duke bërë që lojtari të humbasë fazën përgatitore. Pas vizitave më të detajuara mjekësore, 23-vjeçari i është nënshtruar operacionit, i cili ka dalë me sukses. Mjekët e kanë siguruar Dejvi Bregun që rikuperimi i tij varion nga 3 deri në 5 javë, duke bërë që lojtari të humbasë tri javët e

në rrjetë vetëm një herë. Sokol Cikalleshi vazhdon të tregojë vlerat e tij në Turqi aty ku luan në radhët e skuadrës së Goztepes. Ekipi i shqiptari luajti një miqësore ditën e djeshme kundër ekipit të ligës së tretë, Pendiksporit dhe arriti të fitonte me rezultatin 6-3. Cikalleshi shënoi golin e pestë për skuadrën e Goztepes në minutën e 58-të. Një tjetër sinjal për trajnerin e tij se meriton më shumë minuta në fushën e lojës, pse jo dhe fanellën e titullarit. Problemet fizike nga dëmtimi kanë kaluar dhe 28-vjeçari është në formë të mirë. Interesant është fakti se takimi i Goztepes u ndoq dhe nga trajneri i kombëtares turke Mircea Lucescu. Ky i fundit

ka parë disa elementë te skuadra turke që shihen si potencialë për kombëtaren që drejton, por u njoh dhe me kundërshtarin në eliminatoret e Europianit. Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë ndaj Turqisë, aty ku Cikalleshi, nëse përmirëson marrëdhëniet me Christian Panuccin, mund të gjejë kundërshtar Lucescun. Golat e dy sulmuesve shqiptarë janë një lajm fantastik për strategun italian, i cili merr lajme të mira nga sulmuesit. Cikalleshi dhe Guri fare mirë mund të formojnë një dyshe të frikshme për çdo kundërshtarë, duke parë aftësitë e tyre në zonë dhe lehtësia në gjetjen e rrugës së rrjetës.

Elseid Hysaj do të vijojë që të mbetet te Napoli, të paktën deri në muajin qershor. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare dukej në prag divorci më “të kaltrit”, por me sa raportojnë mediat italiane situata nuk është më aq konfliktuale dhe 24- vjeçari mund të vijojë karrierën e tij tek klubi italian. Përfaqësuesi i lojtarit shqiptar, Mario Giufreddi ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me drejtorin sportiv të Napolit Cristiano Giuntoli, megjithatë më e rëndësishme në këtë pikë ka qenë biseda mes menaxherit të Hysajt dhe trajnerit Carlo Ancelotti. Ky i fundit duket se ka dhënë garancitë e pretenduara nga përfaqësuesi i futbollistit shkodran duke e konsideruar mbrojtësin si një aset me vlera për skuadrën e kaltër. Gjatë periudhës së fundit emri i Elseid Hysajt është përmendur shpesh duke e lidhur të ardhmen e shkodranit me Chelsea-in. Marrëdhënia e ngushtë me trajnerin e bluve Maurizio Sarrin dhe aktivizimi jo i rregullt tek Napoli kishin përforcuar zërat për një kalim të mundshëm tek klubi londinez. Gjithsesi për momentin duket se ardhmja e Hysajt do të vijojë të jetë tek të kaltrit megjithëse në merkaton e dimrit mund të presim edhe një transferim të mundshëm te Chelsea.

ISH-PORTIERI

Operohet Dejvi Bregu, 3-5 javë jashtë fushave të lojës F

para të fazës së tretë, për të qenë në dispozicion të plotë të trajnerit Orges

Shehi vetëm nga mesi i muajit shkurt. Dëmtimi i sulmuesit të krahut erdhi në momentin më të mirë për të, pasi futbollisti kishte nisur në mënyrën e duhur fazën përgatitore dhe shihej si një pikë referimi për skuadrën e Skënderbeut. Jo vetëm në aspektin individual, por edhe për kampionët mungesa e tij do të ndihet shumë në fushën e lojës, duke qenë se deri më tani ka shënuar plot 7 gola.

utbolli shqiptar dje mësoi një lajm të trishto. U nda nga jeta në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, ish-portieri i Partizanit dhe kombëtares shqiptare Mikel Janku. I lindur në vitin 1941, Mikel Janku pati fillimisht një karrierë si aviator, për t’iu dedikuar më pas futbollit. Janku ka qenë pjesë e skuadrës së Partizanit në vitet 1962-1969, duke fituar kampionate kombëtare dhe kupa të Shqipërisë. Në periudhën 1964-1967 ai ka mbrojtur portën e kombëtares shqiptare, duke zhvilluar 9 ndeshje

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Mikel Janku

zyrtare për kompeticionet e FIFA-as dhe UEFA-as. Pasi mbylli karrierën si futbollist, Mikel Janku nisi atë të gazetarit dhe opinionistit sportiv. Federata Shqiptare e Fut-

bollit e ka nderuar Mikel Jankun me titullin “Nderi i Futbollit shqiptar”. Ceremonia mortore për këtë figurë të njohur të futbollit shqiptar do të zhvillohet ditën e sotme.


SHOWBIZ

22 E premte, 11 JANAR 2019

Lady Gaga kërkon ndjesë për bashkëpunimin me R Kelly Lady Gaga ka kërkuar falje për bashkëpunimin e saj të mëparshëm me R Kelly. Ndjesa e këngëtares erdhi pasi u vu nën presionin e fansave për këngën me reperin, i cili akuzohet për abuzim seksual. “Akuzat kundër R Kelly janë absolutisht të tmerrshme dhe të papërligjshme,”-shkruajti Gaga në një deklaratë të mërkurën, duke kërkuar falje për këngën e vitit 2013 ‘Do What U Want’ që e solli me reperin. Lady theksoi se video është realizuar në një periudhë të errët të jetës së saj. “Si viktimë e sulmeve seksuale, kam bërë këngën dhe videon në një periudhë të errët të jetës sime. Qëllimi im ishte të sillja diçka jashtëzakonisht sfiduese dhe provokuese sepse isha e zemëruar dhe ende nuk e kisha kaluar traumën që ndodhi në jetën time”, shtoi ajo. 32-

Suksesi shqiptareve, Dua Lipa dhe Bebe Rexha nuk ndalet Suksesi i Dua Lipës dhe Bebe Rexhës nuk ndahet. Këngëtaret me origjinë shqiptare janë nominuar në iHeart Radio, respektivisht me 3 dhe2 nominime. Pas dy nominimeve në Grammy, Dua goditi në iHeart Radio. 23-vjeçarja u nominua për 3 çmime, ‘Artisja e vitit’, ‘Koreografia më e mirë e vitit’ dhe ‘Video muzikore më e mirë’. Në kategorinë ‘Artistja e vitit’, Dua përballet me yje si Ariana Grande, Camila Cabello, Cardi B dhe Halsey. Pjesë e listës së të nominuarve është edhe Bebe Rexha. Ajo është e nominuar në dy kategori, ‘Kënga kauntri e vitit’ dhe ‘Bashkëpunimi më i mirë’. Lista dominohet nga Cardi B me 13 nominime në total. Ajo ndiqet nga Drake me 8 nominime dhe Post Malone me 5 nominime.

vjeçarja u shpreh se mbështet të gjitha gratë që kanë folur në dokumentarin e bërë ndaj R Kelly dhe se zërat e tyre duhet të dëgjohen dhe merren

seriozisht. Ajo tha se ka ndërmend ta heqë këngën nga iTunes e platforma të tjera dhe se kurrë nuk do të punojë me R Kelly përsëri.

Kate Middleton feston 37-vjetorin, ja si dukej para se të martohej Dukesha e Cambridge feston sot ditëlindjen e 37. Kate Middleton, bashkeshortja e Princit William mbreti i ardhshëm britanik, është një nga gratë më elegante në botë dhe stili i saj kopjohet nga femrat anembanë botës. Ajo është e martuar me William që nga viti 2011, dhe para se të merrte titullin mbretëror, ka jetuar si të gjithë të rinjtë e tjerë. Kate nuk ka skandale nga e kaluara, por ajo gjithmonë ka pëlqyer zbavitjet. Disa dëshmitarë thonë se në universitet ajo dehej shpesh herë saqë William ishte i detyruar ta mbante në krah deri në shtrat.

E ofenduan për ngjyrën e lëkurës, ja reagimi i Miss-it

Më e bukura e Algjerisë për vitin 2019 ka vendosur të reagojë ndaj kritikave dhe të mposhtë racizmin që i bëhet për shkak të ngjyrës së lëkurës. Ajo tha se është krenare që ia doli të fitojë konkursin dhe nuk ka ndërmend të kthehet. “Unë nuk do të tërhiqem për shkak të njerëzve që më kanë kritikuar. Unë jam e nderuar që kam arritur ëndrrën time, dhe unë ndihem e nderuar nga Adrar, shteti nga ku kam ardhur”, tha Khadija Ben Hamu për agjensinë e lajmeve algjeriane TSA. Ofendimet në lidhje me ngjyrën e saj të errët të lëkurës, hundën dhe buzët janë bërë në Facebook dhe Twitter. Algjerianët me ngjyrë të errët përballen me diskriminim në Afrikën e Veriut.

Allegri dhe Ambra janë martuar Ambra Angiolini dhe Massimiliano Allegri raportohet se janë martuar. Çifi i famshëm është fotografuar me unaza në duar. Zërat për një dasmë të mundshme, të planifikuar në qershor, po qarkullonin prej disa kohësh, por duket se të dashuruarit i kanë përshpejtuar procedurat dhe kanë lidhur nyjë në mënyrë sekrete. Që nga fillimi i lidhjes së dashurisë së tyre, aktorja dhe trajneri i Juventusit kanë bërë gjithçka për të mbrojtur intimitetin e tyre. Ata nuk shfaqen kurrë së bashku në rrjetet sociale. Por pavarësisht nga gjithçka, marrëdhënia e tyre është gjithmonë në qendër të thashethemeve. Duket se Ambra dhe Allegri kanë gjetur më në fund lumturinë e tyre pasi i dhanë fund martesave të mëparshme. Aktorja ka dy fëmijë me Francesco Renga, Leonardon dhe Jolandën. Gjithashtu edhe trajneri i Juventusit ka dy fëmijë, Valentina dhe Giorgio.


VIP

23 E premte, 11 JANAR 2019

Jimmy Page feston ditëlindjen, 75 vitet e kitaristit të famshëm

Jimmy Page festoi të mërkurën 75 vjetorin. Një nga kitaristët më influentë në historinë e rokut si dhe krijuesi i shumë këngëve të grupit të famshëm Led Zeppelin, në 2010 ai hyri në vend të dytë në klasifikimin e 50 kitaristëve më të mirë në historinë e Gibson, marka e kitarave me të cilën është lidhur pandashmërisht figura e tij dhe i treti në listën e Rolling Stone’. Emri i tij është i lidhur me historinë e Led Zeppelin, kur në fillim të karrierës së tij në vitet 60-të, kitaristi i lindur në Londër në 9 janar 1944, u vlerësuar shumë si pjesëtar i Yardbirds, duke ndarë eksperiencën e tij në rritje me dy të tjerë të famshëm si Jeff Beck dhe Eric Clapton. Në 1968 ai bën kthesën e madhe me themelimin e Led Zeppelin. Stili i Page ka qenë themelor duke i dhënë shpirtin grupit, gjithmonë me të dhe i pandashëm

I dha fund martesës pas 25 vitesh, bosi i “Amazon” në një lidhje jashtëmartesore me prezantuesen

edhe në lindjen e hard-rock dhe heavy metal. Muzika e tij është një muzikë e pakrahasueshme. Falë edhe bashkëpunimit me kitarat Gibson dhe Marshall dhe i karakterizuar nga disa teknika origjinale ai gjithmonë ka luajtur një

muzikë të pagabueshme. Pavarësisht problemeve që pati me varësinë nga droga dhe alkooli në vitet 70, ai krijoi këngë të cilat janë votuar si më të bukurat në historinë e rokut, si “Stairway To Heaven”.

Djali i Simona Venturës kërkon 1 mln euro dëmshpërblim nga 4 autorët e plagosjes 1 milionë euro dëmshpërblim kërkon djali i prezantueses së njohur italiane, Simona Ventura, nga 4 autorë e plagosjes, dy prej të cilëve janë shqiptarë. Të rinjtë u konfliktuan në një diskotekë në Milano, dhe për pasojë Nicolo Bettarini u qëllua me 11 goditje me thikë. Nicolo Betarini, djali i prezan-

tueses së njohur italiane Simona Ventura dhe i ish futbollistit Stefano Bettarini kërkon 1 milionë euro dëmshpërblim nga 4 autorët e plagosjes së tij, dy prej të cilëve janë shqiptarët, Albano Jakaj 24 vjec e Andi Arapi 29 vjeç. Ngjarja ka ndodhur natën e 1 korrikut 2018 pranë një dis-

koteke të njohur në qytetin e Milanos, ku Nicolo Bettarini është qëlluar me 11 goditje me thikë si dhe është dhunuar fizikisht nga 4 të akuzuarit. Përmes avokates së tij Alessandra Calabrò, i riu ka kërkuar 1 milion euro dëmshpërblim, ndërsa prokurori i çështjes ka kërkuar 10 vite burg për të katërt të akuzuarit. Daniele Barreli, avokati mbrojtës i shqiptarit Albano Jakaj i ka kërkuar trupit gjykues ndryshimin e masës së akuzës nga “grindje e dhunshme për motive të dobëta” në “grindje të dhunshme për motive provokuese”. Avokatja mbrojtëse e djalit të Simona Venturës ka kërkuar depozitimin e menjëhershëm të 500 mijë euro nga 1 milionë që është shuma e përgjithshme e kërkesës së dëmshpërblimit. Dy të akuzuarit e tjerë italianë janë Alessandro Ferzoco, 23 vjeç e 29 vjeçari Davide Caddeo me precedent penale dhe anëtarë të tifozerisë ultra të Interit.

Miliarderi i Amazon lajmëroi të mërkurën se i ka dhënë fund martesës 25 vjeçare me MacKenzie. Raportohet se aryseja e ndarjes është lidhja jashtëmartesore e Jeff Bezos me ish-prezantuesen Lauren Sanchez. Mediat raportojnë se miliarderi është takuar fshehurazi me prezantuesen. Divorci i tij me MacKenzie konsiderohet si një divorcet më të kushtueshme në histori. Lajmet vijnë vetëm disa orë pasi njeriu më i pasur në botë njoftoi ndarjen nga novelistja, pas 25 vitesh martesë. 54-vjeçari është takuar me Sanchez nëpërmjet bashkëshortit të saj, agjentit të Hollywood, Patrick Whitesell që përfaqëson yje si Matt Damon, Hugh Jackman, Christian Bale dhe Kevin Costner. Burime thonë se Jeff dhe 49-vjeçarja u afruan me njëri-tjetrin pasi, Sanchez u nda nga burri i saj vjeshtën e vitit të kaluar. Bezos është baba i katër fëmijëve dhe ka një pasuri prej 100 miliardë dollarë. Bashkëshorja e tij 48-vjeçare raportoi se ndarja po kalon nëpërmjet një procesi gjyqësor. Sanchez thuhet se ka dy fëmijë të vegjël me Whitesell dhe një djalë adoleshent nga një martesë e mëparshme. Bezos, Sanchez dhe Whitesell raportohet se ishin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes në Los Anxheles gjatë fundjavës së kaluar.

Gjykata hedh poshtë akuzën e Ashley Judd ndaj Harvey Weinstein për ngacmimin seksual Akuzat e Ashley Judd për ngacmim seksual ndaj Harvey Weinstein është hedhur poshtë nga një gjykatë federale në Los Anxhelos. Gjykatësi Philip Gutierrez vendosi të mërkurën se pohimet e aktores nuk qëndronin. Ndërsa akuzat e saj kundër manjatit të filmave se Weinstein i prishi karrierën, mund të vazhdojë ende, tha gjyqtari. Weinstein mohon të gjitha akuzat për ngacmim seksual dhe kërcënime. Judd hodhi në gjyq producentin e Hollyëood se e ka shpifur për të në vitin 1998, pasi aktorja e refuzoi kërkesat e tij për të kryer marrëdhënie seksuale. Në padinë e saj,

të paraqitur në prill të vitit 2018, aktorja akuzoi Weinstein se dëmtoi reputacionin e saj dhe inkurajoi regjisorin Peter Jackson që ta hiqte nga kasti i filmit “The Lord of the Rings”. Judd është një nga femrat e para që në tetor 2017 akuzoi publikisht producentin për sjellje të pahijshme seksuale.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shtyjnë ceremoninë e dasmës Çifti i ri, Hailey Baldwin dhe Justin Bieber, lidhën nyjë në një ceremoni sekrete në një gjykatë të qytetit të New York në shtator. Por ceremoninë e dasmës dhe atë fetare e kanë lënë përkohësisht në pritje. Një burim i afërt i Bieber tha se çifti është në pritje të kohës së përkryer për ta bërë këtë. Ndërsa shtoi se ata shpresojnë që sa më shpejt të bëhet ceremonia aq më mirë do jetë. Sipas People, këngëtari dëshironte ta bënte martesën e dytë në janar, megjithatë, do të zgjedhin për një datë të mëvonshme. “Ata po mundohen të rregullojnë oraret e të gjithë miqve dhe familjarëve të tyre për t’u siguruar që do rrethohen nga njerëzit që duan. Nuk e kanë me nxitim. Tashmë janë të martuar

ligjërisht, por duan të bëjnë një festë të madhe me të dashurit e tyre,”-tha burimi. Justin i propozoi Hailey në korrik të vitit të kaluar gjatë një udhëtimi romantik në Bahamas. Këngëtari befason bashkëshorten e tij modele duke i dhënë një unazë 500.000 dollarë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E premte, 11 JANAR 2019

MOTI I KEQ

Erion Veliaj: Të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë në terren kërkojnë ndihmën e strukturave bashkiake për çdo emergjencë. “Sot është një ditë jo e lehtë për menaxhimin e qytetit! Jemi në terren në Tiranë-qytet, për të shmangur përmbytjet dhe në zonat Tiranë-rrethina, me kripë e skorje për borën! Nëse bashkëpunojmë, të gjithë do t’ia dalim me sukses! 112 për çdo emergjencë! FORCA”, shkruan Veliaj.

P

a varësisht motit me reshje të mëdha shiu në zonat e ulëta dhe me dëborë të dendur në zonat malore të Tiranës, asnjë pjesë e territorit të kryeqytetit nuk ka shfaqur deri më tani probleme me përmbytjet apo bllokimin e akseve rrugore. Kjo falë punës së mirë që është bërë në disa nga pikat problematike, siç është edhe sistemimi i Lumit Tirana, por edhe masave që ka marrë Bashkia e Tiranës për të përballuar situatën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale garantoi se janë marrë të gjitha masat dhe

punonjësit e bashkisë janë në gatishmëri të plotë. Ai u bën thirrje të gjithë banorëve të Tiranës që të jenë bashkëpunues dhe të

Emergjencat Civile të Bashkisë Tiranë shpëtojnë dhjetëra qytetarë në situatë rruge Gjatë ditëve të fundit Emergjencat Civile të Bashkisë së Tiranës u kanë ardhur në ndihmë dhjetëra qytetarë në situatë rruge apo që kanë qenë në vështirësi. Sikurse shihni edhe nga këto foto, grupet e punës të ngritura në të gjithë territorin kanë evidentuar dhe kanë trajtuar të gjitha rastet. Kur ka pasur raste më të rënda, ata janë dërguar për trajtim në qendrat shëndetësore apo ën QSUT e më pas janë strehuar në strehën permante të ngritur posaçërisht nga Bashkia e Tiranës për njerëzit në situatë rruge në Shkozë. Përmes një postimi në tëitter, kryebashkiaku Erion Veliaj u kërkon të gjithë qytetarëve që të jenë të vëmendshëm dhe të njoftojnë për çdo rast në numrat pa pagesë 112 ose 0800-0888. “Në 24h orët e fundit Emergjencat Civile @BashkiaTirane kanë shpëtuar dhjetra qytetarë në situatë rruge për t’i strehuar tek @ShelterTirana. Sh. krenar për humanizmin e skuadrës tonë! Nëse shihni dikë të pastrehë këto ditë të vështira, ju lutem telefono FALAS tek 112 ose 0800-0888", shkruan Veliaj. Dy prej qytetarëve të ndihmuar nga Emergjencat Civile të Bashkisë së Tiranës rezultuan nga vizitat shëndetësore me probleme me tensionin, ndërkohë një tjetër kishte djegie dhe u diagnostikua edhe me diabet.

Situatë e vështirë në rrugët kombëtare në Veri dhe Jug të Shqipërisë Edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar reshjet e dëborës në të gjithë zonën veriore të Shqipërisë. Situata është vështirësuar në akset rrugore kombëtare që shkojnë drejt Kosovës dhe Malit të Zi pasi kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e tyre nuk po përmbushin në kohë detyrimet. Situata paraqitet e vështirë edhe ne rrethin malor të Malësisë së Madhe ku autoritetet vendore po punojnë për hapjen e rrugëve malore. Probleme ka pasur dhe në Jug. Në Korçë dhe në Gjirokastër reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.