Koha Jone_11 korrik 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Nga Stambolli në Londër për copëtimin e Shqipërisë E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 162 (8293)

E mërkurë, 11 Korrik 2018

Çmimi 30 Lekë

Kryeministri Rama dhe kryeministri grek Cipras takohen në Angli për Marrëveshjen e detit FAQE 3

Presidenti Meta pritet me Franca mposht Belgjikën 1-0 nderime shtetërore në San duke siguruar finalen e Botërorit Marino, fjalim edhe në Parlament të Futbollit, “Rusi 2018”

Në foto: Francezët festojnë fitoren ndaj Belgjikës dhe kualifikimin për në finale KOMENT

VETTINGU

Një luftë e shkuar dëm

Në foto: Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës në San Marino SAMITI I LONDRES

KREU I GRUPIT

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, në “shoshën” e KPK-së

Nga Frrok Çupi

FAQE 21

LSI, Petrit Vasili: Qeveri të pacipësish

FAQE 11

Deti, takimi me Ramën, Tsipras: Po përpiqemi të zgjidhim problemet

FAQE 2

VLERËSIMI

Transformimi i Tiranës vlerësohet në Samitin e Qyteteve 2018 në Singapor

Vëllezërit Jimilian dhe Besmir Ismaili, dy yjet shqiptarë të muzikës daneze Nga Mal Berisha FAQE 17

FAQE 8

FAQE 4

FAQE 9

FAQE 13

Marshimi për Teatrin, ditën e enjte, në orën 18:30. Protestë e madhe qytetare

FAQE 4


SPECIALE

2 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Presidenti Ilir Meta pritet me nderime shtetërore në San Marino, fjalim edhe në Parlament Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës shtetërore në San Marino, u prit dje me nderimet shtetërore nga Kapitenët Regjentë, Stefano Palmieri dhe Matteo Ciacci. Pas interpretimit të himneve kombëtare dhe nënshkrimin në Librin e Miqve të Shquar, Presidenti Meta dhe Kapitenët Regjentë kryesuan takimin midis dy delegacioneve. Më pas Presidenti Meta u prit dhe në parlament ku mbajti një fjalim para deputetëve. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore, të konsolidura në shekuj, mes shqiptarëve e sanmarinezëve, si dhe vlerat e larta që dy popujt ndajnë, bujarinë dhe mikpritjen. Duke iu referuar marrëdhënieve diplomatike, Presidenti Meta, nënvizoi se megjithëse ato kanë hyrë në dekadën e tyre të pestë, vetëm në dy vitet e fundit janë intensifikuar ndjeshëm dhe po japin rezultate konkrete. Qëllimi kryesor i vizitës sime në San Marino është që t’i përkthejmë ndjenjat e konsoliduara të miqësisë recicproke në bashkëpunim të fuqishëm ekonomik e kulturor – nënvizoi Presidenti Meta. Në këtë aspekt, Presidenti Meta, vlerësoi lart dhe përshëndeti vendimin më të fundit të Qeverisë së San Marinos për të hapur një Ambasadë rezidente në Tiranë dhe theksoi se hapja e saj do t’i japë një shtytje të re këtyre marrëdhënieve. Kontaktet e drejtpërdrejta mes shqiptarëve dhe sanmarinezëve do të jetë garancia më e mirë për të ardhmen miqësore dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve. Me shumë interes u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, operatorve turistikë, dhomave të tregtisë, financës, bujqësisë, arsimit, inovacioniet, bashkëpunimit ndërmjet televizioneve publike, etj. Në mënyrë të veçantë bashkëbiseduesit vlerësuan angazhimin e të dy vendeve në kuadër të marBotues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

rëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe ndanë mendimin se, afrimi i tyre me BE-në dhe tregun e përbashkët evropian do të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve. Presidenti Meta diskutoi me Kapitenët Regjentë të San Marinos edhe mbi sfidat e kërcënimet që dy vendet kanë në këto momente, veçanërisht nga kriza e emigracionit dhe veprimtaria e krimit të organizuar në të dy anët e Adriatikut. U ra dakord që të ketë një bashkëpunim koordinim më të mirë mes strukturave shtetërore të të dy vendeve. Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen edhe për mikpritjen që San Marino i ka dhënë disa dhjetra shqiptarëve që emigruan në fillim të viteve ’90 për një jetë më të mirë, por edhe atyre qindra të tjerëve që jetojnë në Itali dhe punojnë gjatë ditës në San Marino. Pas vizitës Kreu i Shteti Shqiptar Ilir Meta ka postuar në facebook ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

Qëllimi kr yesor i vizitës sime në San Marino kryesor është që t’i përkthejmë ndjenjat e konsoliduara të miqësisë reciproke në bashkëpunim të fuqishëm ekonomik e kulturor kulturor.. Kontaktet e drejtpërdrejta mes shqiptarëve dhe sanmarinezëve do të jetë garancia më e mirë për të ardhmen miqësore dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve. Me shumë interes u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, operator ve turistikë, dhomave të tregtisë, financës, operatorve bujqësisë, arsimit, inovacioniet, bashkëpunimit ndërmjet televizioneve publike, etj. shënimin: Nder dhe privilegj të takoja e diskutoja me Kapitenët Regjentë, Stefano Palmieri dhe Matteo Ciacci, në kuadër të vizitës shtetërore në San Marino. Vullnet i përbashkët për ta kthyer miqësinë e konsoliduar mes dy vendeve në bashkëpunim të fuqishëm ekonomik dhe kulturor. Më vonë Presidenti Meta iu drejtua NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

parlamentit me një mesazh. Meta shkruan në facebook pas kësaj vizite në parlament: I nderuar që iu adresova sot Parlamentit të San Marinos. Miqësia midis dy popujve ka rrënjë të thella në histori. Shqiptarët dhe sanmarinezët ndajnë vlera të larta të bujarisë e mikpritjes, shumë të nevojshme në ditët e sotme. Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Nga Stambolli në Londër për copëtimin e Shqipërisë Akuza, dyshime dhe fjalë "tradhti" po mveshin nga pak e përditë marrëveshjen e hartuar mes palës shqiptare dhe asaj greke. Natyrisht nga shqiptarët janë dyshimet për këtë marrëveshje, pasi pala greke duket shumë e kënaqur nëse Shqipëria e nënshkruan projektin e rënë dakord mes ministrit Bushati dhe ministrit Kotzias. Flitet për det dhe pasuri nënujore, të cilat me projektmarrëveshjen e rënë dakord nga dy qeveritë do t'i kalojnë shtetit grek. Eshtë folur në media dhe në parlament për qindra miliardë dollarë pasuri në naftë e gaz poshtë detit shqiptar, që tashmë duket se po kalon territor grek. Grekët, përherë kanë qenë hapa para nesh në diplomaci, ndaj në këtë rast duket se e kanë mikluar ministrin Bushati, përderisa e kanë bindur të bëhet gati Marrëveshja për nënshkrim. Ndër të tjera, një pikë shumë e rëndësishme mbetet dosja çame, e cila është barut për Athinën zyrtare. Mësohet se, deri më tani në asnjë pikë të projekt-marrëveshjes, gati për firmë nuk përmendet dhe as pranohet zgjidhje për çamët. Dje kryeministri Rama fluturoi nga Turqia, ku mori pjesë në ceremoninë e Presidentit turk, Erdogan drejt e në Londër ku u takua me kryeministrin grek, Cipras. Nga avioni, kryeministri Rama ka parë nga dritarja e avionit tokat e Çamërisë, të cilat me këtë Marrëveshje do të shuhen për shekuj. Flitet për copëtim dhe një Marrëveshje të re kundër Shqipërisë, por prapë në Londër, pasi një copëtim kryesor ka ndodhur në vitin 1913 po në Londër. Por, atëherë nuk kishte shqiptarë që firmosnin kundër tokës amë. Urojmë që kryeministri Rama të mos bjerë pre e lojës greke. Alban Mati

REAGIMI I SALI BERISHËS: Miq, dje në Londër, Jorgo Zografi i dytë, Edvin Kristaq Rama në një akt madhor të tradhtisë kombëtare sëbashku me Ciprasin e Greqisë vendos: -Coptimin e ri të dytë pas vitit 1913 të trojeve shqiptare. Në këtë coptim, të bazuar në një marrëveshje të përgatitur nga alfa tek omega në Athinë, -Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti dhe -Triliona fuçi naftë dhe metër kub gazi, pra fushat e gazit dhe të naftës më të mëdha të Mesdheut. Sipas kësaj marrëveshje, në një akt grabitqar ndaj Shqipërisë, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga 6 në 12 km ndërkohë që me dy fqinjet e tjere, Italinë dhe Turqinë, ajo ka firmosur për vetëm 6 km. Por përveç kësaj, Jorgo Zografi i dytë në Londer tradhton, poshtëron dhe dorëzon nderin e kombit shqiptar, ai vendos që të fshijë nga faqja e dheut fjalët "çam" dhe "çamëri"…. - shkruan ndër të tjera ish-kryeministri Berisha.


POLITIKE

4 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Marshimi për Teatrin, ditën e enjte, në orën 18:30. Protestë e madhe qytetare

M

azhoranca e PS miratoi me 75 vota ligjin për shëm bjen e Godinës së Teatrit Kombëtar. Tani pritet që Presidenti Meta ta firmosë ose do ta kthejë ligjin. Shoqëria civile, opozita, artistët, media, etj i kanë bërë thirrje z. Ilir Meta të mos e dekrretojë ligjin. Por edhe nëse nuk e miraton përsëri, sipas Kushtetutës, mazhoranca e rivoton duke mos patur më të drejtë Presidenti ta kthejë në Kuvend. Ndaj, me sa duket, mbetet vetëm kundërshtimi me protestë dhe përplasje. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje për një marshim proteste në mbrojtje të Teatrit ditën e enjte, më 12 korrik 2018! Marshimi do të zhvillohet përpara Kryeministrisë dhe Presidencës dhe do të përfundojë para teatrit Kombëtar.

NË THIRRJEN E ALEANCËS THUHET: "Prej 5 muajsh, mijëra qytetarë kanë ngritur zërin kundër shëmbjes së Teatrit Kombëtar. Mijëra qytetarë I janë bashkuar protestave të përditshme kundër vjedhjes së pronës publike në favor të një firme ndërtimi dhe shndërrimit të historisë në

Sekretari i Përgjithshëm rrëzon Ballën për bashkëpunim mes LSI-së dhe PS-së për ligjet me 84 vota

një shesh ndërtimi. Dhjetëra mijëra janë bashkuar online dhe kanë ngritur zërin nëpërmjet peticioneve dhe rrjeteve sociale kundër të pangopurve. Qindra artistë kanë kundërshtuar shkatërrimin e trashëgimisë historike dhe shpirtërore. Qindra arkitektë kanë kundërshtuar atë që ata e quajnë një projekt të turpshëm dhe symbol të babëzisë. Qindra intelektualë kanë ngritur zërin kundër këtij akti I cili nuk rrezikon thjesht godinat dhe pronën publike por sistemin demokratik në tërësi. E megjithatë Parlamenti, ditën e enjte, vendosi të injorojë zërat e shqiptarëve dhe të miratojë një ligj të posacëm I cili ia merr tokën publike Teatrit dhe ia jep kompanisë Fusha.shpk për të ndërtuar kulla, ia merr Teatrin Kombëtar shqiptarëve, me gjithë vlerat historike dhe arkitektonike të tij, për të përmbushur nevojat financiare të një

grushti të vogël personash. Parlamenti vendosi të injorojë shumicën e shqiptarëve dhe të dëgjojë vetëm një njeri. Kjo nuk është demokraci! Kjo është diktaturë! Ditën e enjte, bashkohemi në orën 18:30 te sheshi i Teatrit për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë dhe Presidencës, së bashku me qindra artistë, intelektualë dhe aktivistë, për t'i treguar grushtit të vogël të njerëzve me pushtet se në Shqipëri ka ende njerëz të lirë. Për t'i kërkuar Kryeministrit të tërhiqet dhe Presidentit të kthejë mbrapsh ligjin e turpshëm të miratuar ditën e enjte nga Parlamenti. Ne jemi njerëz të lirë! Ne jemi Teatri! Bashkohu!"

KREU I GRUPIT TË LSI-SË

“Ndërroi kartën e Bitrit në Kuvend”, Braimllari: Intrigë e ulët e PS-së Dy ditë më parë deputetët e Lëvizjes Socialist për Integrim Endrit Braimllari dhe Edmond Panariti rezultuan se janë dy prej deputetëve që sipas Kuvendit i kanë ndërruar kartën e votimit kolegut të tyre Robert Bitri para votimit të projektligjit për Teatrin Kombëtar, çka më pas solli që ai të votonte me kartën e Vangjel Tavos, i cili nuk ishte pjesëmarrës. Por i ftuar pasditen e djeshme në rubrikën "Opinion" në News24, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari tha se e gjithë kjo është një intrigë e mazhorancës për të

larguar vëmendjen nga vjedhja e pronës publike. "Nuk ka asnjë lloj manipulimi nga LSI. Robrt Bitri e mban kartën në portofol sepse konsiderohet si i pavarur. Kartat e deputetëve janë në tavolinë. Panariti nuk hoqi kartën, por vendosi kartën se nuk kishte kartë tek vendi i votimit. Ato kanë manipuluar procesin vetë sepse edhe Robert Bitri e pa që ishte karta e Vangjush Tavos kur votoi. Kreu i Kuvendit e ka kompjuterin para dhe verifikon kush është prezent në Kuvend. U manipulua procesi i votimit. Ky manipulim ka ndodhur me vetë-

dije të plotë nga mazhoranca. Kjo është një intrigë e PS për të devijuar çështjen nga grabitja e pronës publike. Ruci duhet të verifikonte prezencën, por u emocionua sepse Rama po i drejtohej Majkos me një gjuhë shumë të ulët. PS nuk e do sistemin e drejtësisë sepse kanë frikë", tha Braimllari. Ndërsa i pyetur lidhur me pretendimet e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla se LSI-ja ka komunikim me mazhorancën për miratimin e projektligjit të Magjistraturës, për të cilin duhet 84 vota që të miratohet në Kuvend, Braimllari tha se nuk ka komunikim dhe se mazhoranca do të kapë sistemin e drejtësisë. "Nuk ka komunikim zyrtar dhe jozyrtar për këtë çështje. Ne jemi të vendosur për të mos u kthyer tek sistemi i vjetër i drejtësisë. Mesazhi i mazhorancës është se këto nuk duan SPAK. Nëse do ketë sistem drejtësie në vend nuk do lejohet vjedhja e pronës publike. Këta po shkatërrojnë reformën në drejtësi. Vota jonë para dy vitesh ishte votë me mirëbesim për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve"- u shpreh deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.

Falsifikimi i firmës së Elia Zaharisë, Petrit Vasili: Qeveri të pacipësish Pas lajmit se firma e Elia Zaharisë për prishjen e Teatrit Kombëtar ishte e falsifikuar, do të reagonte edhe kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook", Vasili u shpreh dje se ky është një skandal, që tregon edhe njëherë se kemi të bëjmë me një qeveri të pacipësh. "Çfarë qeverie të pacipësh?! Për ligjin për teatrin u Falsifikua vota në Parlament. Edhe në peticionin për prishjen e teatrit u Falsifikuan firmat e Piro Manit dhe Elia Zaharias, që deklaruan publikisht se nuk kishin firmosur kurrë. Nuk besoj se ka më ndonjë të marrë që i beson kësaj qeverie edhe atij që ka në krye për asgjë, që bëjnë e thonë. Vetëm shesin, blejnë, falsifikojnë, dhe rrëmbejnë me mashtrim çdo pasuri publike. Pastaj vijnë në parlament dhe recitojnë gënjeshtrat e radhës për hajdutllëkun e radhës, si dhe recitojnë me pasion edhe pastërtinë e virgjërinë morale të tyre të ngjashme me atë të prostitutave. Shkurt, qeveri të pacipësh dhe kaq…"- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.


POLITIKE

5 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Rivotimi i ligjit është i pakapërcyeshëm. PS vodhi votat në Kuvend

K

ërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për anulimin e votimit të ligjit që parashikon shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, është rrëzuar dy ditë më parë nga Sekretariati për Procedurat dhe Votimet, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Por për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, mazhoranca e katandisi Kuvendin si kooperativë të qeverisë. Kreu i deputetëve të LSI-së, në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, u shpreh dje se rivotimi i ligjit për Teatrin është i pakapërcyeshëm. “Vodhi votat mazhoranca në Kuvend për ligjin e teatrit, por thonë “që nuk vodhëm aq shumë sa nuk ndikon në rezultat”. Vetëm hajdutet mund ta thonë këtë. Vjedhin votat, por janë edhe idiotër, kjo ndodhi në parlamentin shqiptar kur manipuluan votat në votimin e ligjit për teatrin, por edhe pëllasin”, theksoi Vasili. Ndërsa për deputetin që votoi në vend të deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo, Vasili i drejtohet PSsë që të gjejmë se ku shkoi karta e votimit. Më tej Vasili ironizon dhe ish-deputetin e LSi-së që bashkoi votat me mazhorancën për ligjin duke theksuar se ai që votoi s’di ku ka kartën, ndërsa idiotët e palodhur i gjejnë shpjegimin. “Kështu është kur ju merr truri ujë”,-shton më tej kreu i grupit të deputetëve të LSI-së në Kuvend. Kërkesa e LSI-së është anulimi i votmit të lejon shembjen e Teatrit Kombëtar. “Parlamentin e katandisën si kooperativë të qeverisë, rivotimi i ligjit për Teatrin i pakapërcyeshëm. Vodhi votat mazhoranca në Kuvend

“Teatri”/ Vasili: Kuvendi, kooperativë e qeverisë, të anulohet votimi

për ligjin e teatrit, por thonë “që nuk vodhëm aq shumë sa nuk ndikon në rezultat”. Vetëm hajdutët mund ta thonë këtë. Vjedhin votat, por janë edhe idiotër, kjo ndodhi në parlamentin shqiptar kur manipuluan votat në votimin e ligjit për teatrin, por edhe pëllasin. Por idiotët të gjitha bënë sikur i panë, po se ku u zhduk karta e votimit

të deputetit, që votoi në vend të Tavos nuk e panë dot. Idiotër ku u zhduk karta, se as në tabulatet e votimit si del emri gjëkundi, as që votoi, as s’votoi? Kur s’gjeni dot mes vetes tuaj as ku e ka futur, ku e ka fshehur, ku e ka hedhur, ku e ka lënë rrugëve kartën ai, që votoi për Tavon, do të thotë se jeni sagllam idiotër. Ai që votoi s’di ku ka kartën, ndërsa idiotët

e palodhur i gjejnë shpjegimin. Kështu është kur ju merr truri ujë. Anulimi i këtij votimi turpi dhe përsëritja e votimit është më pakta që duhet të bëjnë në këtë parlament të shkatërruar proceduralisht dhe që është shndërruar në kooperativë të qeverisë”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

Manjani: Tellallët që sulmojnë aktorët, të kenë turp që mbrojnë prishësit e Teatrit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është rikthyer çështjes së Teatrit Kombëtar, duke u fokusuar tek protesta e artistëve që kërkojnë mos shembjen e godinës ekzistuese të tij. përmes një komenti në rrjetet sociale, Manjani teksa i referohet disa shkrimeve kundër regjisorëve shprehet se pavarësisht të zezave që ata mund të kenë, ata mbeten më shumë qytetarë se sa prishësit e Teatrit. “Me gjithë “të zezat” që paskan regjisorët Budina e Çipi, apo edhe aktorë si psh Kabashi, ata janë shumë më qytetarë sesa prishësit e Teatrit Kombëtar! Tellallët mediatikë që bëjnë propagandën e qeverisë moniste, e cila i ka hypë buldozerit për të shkatërruar, duhet thjesht të kenë TURP! Turp dhe faqe të zezë! Nuk dinë më se ç’thonë e ç’shkruajnë! U ka marrë fytyra ngjyrë Eurosh...”- u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtëisëë, Ylli Manjani.

DEPUTETI I LSI-SË: BITRI TË DËSHMOJË QË KUR ËSHTË ULUR KA HEQUR KARTËN E TAVOS DHE KA PËRDORUR KARTËN E TIJ

P

as akuzave të hedhura në drejtim të tij nga kreu i grupit parlamentar të PSsë, Taulant Balla, për ndërrimin e kartës së deputetit Robert Bitri me atë të Vangjel Tavos në votimin e ligjit për Teatrin, Edmond Panariti jep të vërtetën e tij për ngjarjen. I ftuar dje në Ora News, ish-Ministri dhe deputeti i LSI-së tha se pamjet e publikuara nga Taulant Balla përkojnë me nisjen e seancës, teksa votimi ka ndodhur 10 orë më vonë. Nga ana tjetër ai tha se vendi ku ishte ulur deputeti Bitri ishte rezervuar për Vangjel Tavon, pasi Bitri nuk ëhstë më pjesë e grupit të LSI-së por deputet i pavarur. Panariti tha se Bitri duhet të dëshmojë që në momentin që është ulur ka hequr kartën e zotit Tavo dhe ka përdorur kartën e tij të deputetit. “Sa herë i rikthehem kësaj çështje aq më tepër mbushem me përçmim dhe neveri për një inskenim të turpshëm të një

Panariti sqaron ndërrimin e kartës në Kuvend: Balla të publikojë videon e plotë

situate e cila nuk është ashtu siç transmetohet në atë sekuencë të shkurtër videoje që Balla ndau me opinionin publik. Në radhë të parë seanca ka filluar në orën 10. Në momentin që grupi par-

lamentar i LSI ka zënë vendet në kushtet kur deputeti Robert Bitri nuk është më pasi ka rreth dy javë që është ç’ regjistruar nga grupi, grupi parlamentar vendosi që në vendin e tij të ishte

deputeti Tavo. Është praktikë e zakonshme në parlament. Ju mendoni se pozicionet e deputetëve janë rastësore? Parlamenti ka grupe parlamentare, të cilat kanë një pozicion të caktuar. Çdo formacion politik funksionon me logjikën e grupit, gjithsecili ka identitetin e vet por ka dhe një grupim që edhe fizikisht duhet të qëndrojë afër njëri-tjetrit. Në këtë pikëpamje, makineria bosh e zotit Bitrit u zëvendësua dhe u përdor karta identifikuese e deputetit Tavo. Ky ka qenë fakti që ndodhi në orën 10. Praktikisht aty nuk është zhvilluar proces votimi, e shikoni dorën e Sekretarit të Përgjithshëm që zbaton vendimin e grupit që në makineri të vendoset karta e deputetit Tavo. Kjo ka

ndodhur në orën 10, votimi ka ndodhur rreth 10 orë më vonë, rreth orës 8 të mbrëmjes. Prandaj i kërkova zotit Balla të bëjë transparencë të plotë meqenëse ndau me publikun një sekuencë të videos, të transmetojë të gjithë videon. Duket qartë që zoti Bitri u paraqit në seancë dhe u ul në pozicionin që tashmë ishte rezervuar për zotin Tavo. Nuk është se pati kundërshti nga ana jonë. Ndaj i bëra apel integritetit të tij, duhet të dëshmojë që në momentin që është ulur ka hequr kartën e zotit Tavo dhe ka përdorur kartën e tij të deputetit. Ju e dini që ne nuk u përfshimë në votim, nuk kemi qenë as fizikisht sepse shkuam në foltore dhe shprehëm në mënyrë simbolike me kartonat tona mosdakordësinë me ligjin e Teatrit. Duhet vërtetuar realisht çfarë ka ndodhur pas shpatullave tona”- u shpreh dje deputeti i LSIsë, Edmond Panariti.


POLITIKE KREU I PR-së

K

reu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, gjatë takimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-s në Berlin, në pritjen e shtruar nga Bundenstagu ka zhvilluar një takim me Presidentin e Bundenstagut Dr. Ëolfgang Schauble. Sipas një njoftimi për mediat të shpërndarë nga selia e PR, në takimin e zhvilluar kreu republikan ka falënderuar Schauble për mbështetjen e tij personale dhe të Bundenstagut për rrugën

6 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Mediu me kreun e Bundestagut gjerman, Schauble: Falenderim për mbështetjen Europiane të Shqipërisë dhe veçanërisht për qëndrimin e Bundenstagut përpara Samitit të BE. “Qëndrimi i Bundenstagut gjerman për të mbështetur Shqipërinë, por veçanërisht ndjekja me rigorozitet e luftës kundër trafikut të drogës, korrupsionit qeveritar, reformës zgjedhore dhe veçanërisht problemet e krijuara me

bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë janë një ndihmë e madhe për Shqipërinë”, është shprehur kreu i PRsë Fatmir Mediu në takimin me kreun e Bundestagut gjerman. Ndërkohë nga ane e tij Schauble ka theksuar se “Bundenstagu do ndjekë me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe kërkesat që ka bërë prezent”.

Nënkryetari i PD-së: Me ligjin për gjyqtarët dhe prokurorët, PS i jep Arta Markut të drejtën të zgjedhë njerëzit e Ramës

N

ënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, paralajmëron një aksion të fortë opozitar kundër qeverisë për të bërë të mundur deri në shtator tha ai krijimin e një realiteti të ri politik. Po nga ana tjetër, Paloka nuk specifikon mjetet që do përdoren në këtë aksion opozitar, por thotë se shqiptarët tashmë nuk mund të durojnë një qeveri të lidhur me krimin. Në lidhje me ristrukturimin e Partisë Demokratike, Paloka tha se procesi është shtyrë në shtator. Paralajmërimi i Palokës Opozita paralajmëron reagime të forta kundër mazhorancës, të cilat sipas eksponentëve të saj do të ndryshojnë realitetin politik në vend. Nënkryetari i demokratëve Edi Paloka, bën me dije se i gjithë aksioni është në diskutim, ndërsa sqaroi se mungesa e opozitës ne seancë dhe komisione është një qëndrim që ka lidhje vetëm me votimin e ligjit për teatrin. “Reagimi politik jo vetëm për ligjin e teatrit por për gjithçka që po ndodh në këtë vend do të jetë shumë më i fortë dhe absolutisht deri në shtator në do të marrim

Paloka: Në shtator, aksion i fortë opozitar, do të krijojmë realitet të ri politik

vendime që do ta ndryshojnë realitetin politik në Shqipëri”u shpreh Paloka. Nga ana e saj, Partia Socialiste është në kërkim të konsensusit për ligjin

për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por Edi Paloka, garanton se PD-ja nuk i bashkon votat me mazhorancën as për asnjë ligj. “Çfarë po përpiqen të

bëjnë me këtë ligj, t’i japin Arta Markut dhe ca të tjerëve si Arta Marku të drejtën që të zgjedhin prokurorë dhe gjyqtarë që i do Edi Rama”- u shpreh Edi Palo-

ka. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha udhëzoi në 11 maj nisjen e procesit për riorganizimin në degë, proces qeë duhej të mbyllej më 30 qershor. Por PD-ja në plan të parë vendosi çështjet politike që lidheshin me akuza ndaj qeverisë si çështja Xhafaj, me pas çështja e teatrit të ri, duke lënë pezull ristrukturimin e degëve të saj në rrethe. Zyrtarisht zgjedhjet tashmë janë shtyrë në shtator. “Rëndësi ka që ne të kemi një procedure zgjedhore dhe një proces zgjedhor brenda PD të mirëqenë, jo sa për të thënë sepse në këtë periudhë duhet ta pranojmë që jo të gjithë janë të impenjuar në këtë fushatë në këtë proces zgjedhor kështu që është parë më e arsyeshme që procesi të vijojë në shtator”- theksoi dje nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

VOTIMI NË KUVEND, PD: LIGJI SPECIAL “FUSHA SHPK” TË PËRFUNDOJË NË KOSH, OSE DO PËRBALLEN ME SHQIPTARËT

“Teatri”, Pollo: Ligji në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

P

artia Demokratike i kërkon Bashkimit Evropian të ndërhyjë për tërheqjen e ligjit të Teatrit pasi saj ky ligj bie në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Kjo është arsyeja e cila sipas kryetari të Komisionit Parlamentar të Integrimit, Genc Pollo nuk është lejuar që ky ligj të kalojë

në Komisionin e Integrimit. Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, demokrati Genc Pollo nuk i kurseu sulmet për qeverinë “Rama” për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha se projekti që do të zbatohet nga kompania “Fusha” është kundër ligjit. Mes të tjerash ai tha se ligji special “Fusha shpk” duhet të përfundojë në kosh, në të kundërt

tha ai se kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj do të përballen me shqiptarët. Demokrati paralajmëroi që nëse ky ligj nuk do të tërhiqet nga qeveria do të sjellë konfrontimin e shoqërisë shqiptarë me të gjithë ata që e miratuan. “Ligji special “Fusha shpk”, përmes të cilit Kryetari i Qeverisë dhe Kryetari i Bashkisë Lali Edi dhe Lali Eri shkatërrojnë qendrën e Tiranës, kompleksin e Teatrit Kombëtar me trashëgimi historike qëndrore të Shqipërisë si dhe i falin truallin shtetëror kompanisë pranë tyre “Fusha sh.p.k”. Nuk shkel vetëm Kushtetutën

e Republikës dhe një gjysëm dyzine ligjesh në fuqi. Ligji special ‘Fusha’ sh.p.k shkel dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë përkatësisht nenin 71 të saj duke qënë një kontraktim pa garë dhe pa konkurim të hapur, ligji special “Fusha” sh.p.k ka penguar aplikimin e kompanive europiane dhe shqiptare për t’u përzgjedhur për të marre këtë kontratë. Bashkimi Europian ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë në raste te tilla për të verifikuar çfarë ka ndodhur. Madje në raste te veçanta BE ka te drejte të të

kërkojë nga Qeveria dëmshpërblim që është i barabartë me të gjithë fitimi e kompanisë, i cili në rastin në fjalë ky fitim është 200 milionë euro. Për këtë arsye ligji special “Fusha shpk” nuk u lejua të kalonte në Komisionin e Integrimit europian. Unë uroj shumë që në një mënyrë ose një tjetër ky ligj special të përfundoj në kosh. Por në rast se dy lalët do të duan t’i shkojmë zullumit deri në fund ky do të jetë një moment konfrontimi i shoqërisë shqiptare me të keqen, ku kam besimin se e mira do të triumfojë”, tha dje deputeti demokrat Genc Pollo.


POLITIKE

7 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Sekuestrimi i 3.4 milion eurove, padia e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së i kalon Gjykatës së Tiranës

Iu drejtua Gjykatës së gabuar, Basha: Të shpallet moskompetenca, lajthitje e Ballës G

jykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë lidhur me padinë e bërë nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, të cilin e akuzon për shpifje, lidhur me 3.4 milionë eurot e gjetura në dy makina të tipit “Toyota Yaris”. Në seancën e djeshme, Krimet e Rënda vendosën që dosja ti kalojë Gjykatës së Tiranës, e cila do të kryejë edhe veprimet e mëtejshme. Balla e paditi kryetarin e PD-së për shpifje, pasi ky i fundit e akuzoi Ballën si porositësin e makinave me para, të cilat u zbuluan në portin e Durrësit. Lidhur me këtë çështje, selia blu shpërndau një dokument që përmban kërkesën paraprake të pranuar të Bashës dhe argumentet ligjorë për çështjen që do të gjykohet në Gjykatën e Tiranës. Në argumentet e kreu të opozitës theksohet se ankimimi në gjykatën e gabuar nga Taulant Balla të mos jetë bërë me disa qëllime. “Për: -zvarritjen e çështjes; -krijimin e rrethanave të rreme për të ndikuar hetimin penal ndaj çështjes ku akuzohet si i përfshirë; -mashtrimin e opinionit publik. Si rregull, në kushtet kur viktima akuzues Taulant Balla, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe ka votuar, pas shqyrtimit, ndryshimet që i janë bërë Kodit të Procedurës Penale, ai prezumohet se ka dijeni të plotë që shqyrtimi i kërkesës që ka paraqitur nuk është në kompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, sipas legjislacionit procedural në fuqi. Mirëpo, ne duam të besojmë se paraqitja e saj në një gjykatë jokompetente ka ndodhur si pasojë e një lajthitje juridike momentale dhe mungesës së vëmendjes e kujdesit të duhur nga ana e viktimës akuzues. Duke e prezumuar rrethanën e mësipërme, vlerësojmë se viktima akuzues ka interes, njëlloj edhe si i akuzuari, që kërkesa të shqyrtohet nga gjykata kompetente, sa më parë të jetë e mundur”- thotë Basha në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda. Duke vënë në dukje shpejtësinë me të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda trajtoi brenda 24 orëve kërkesën e Ballës, që nga procedura e regjistrimit, marrja e

saj në dorëzim nga Kryetari i Gjykatës, hedhja e shortit dhe caktimi i gjyqtarit, marrja në dorëzim e dosjes nga gjyqtari i caktuar, shqyrtimi fillestar i saj, caktimi i seancës gjyqësore dhe përpilimi i aktit proce-

durat të thirrjes së palëve në gjykim, Basha shprehet se “dëshiron të besojë që me këtë standard dhe shpejtësi maksimale, Gjykata zbaton për çdo çështje që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Përplasja në distancë Por kjo deklaratë e PD-së do të shkaktonte reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Taulant Balla tha

se kjo çështje do të gjykohet 10 metër larg Krimeve të rënda, tek Gjykata e Tiranës. Mes të tjerash Balla iu kundërvu Bashës, duke shtuar se është për të ardhur keq që i akuzuari për shpifje përmes një deklaratë të partisë së tij akuzon Gjykatën për shpejtësinë e ndjekur në gjykim. “Është shumë e rëndësishme të lexohet nga të gjithë dokumenti mbrojtës i të akuzuarit Lulzim Basha, në të cilin ai tashmë është tërhequr nga shpifjet dhe nga fyerjet, por synon të mbrohet me procedura”- tha Balla. Ai paralajmëroi se sot do të depozitojë në prokurori prova të tjera. “Sqaroj gjithashtu se ndërmjet meje dhe Lulzim Bashës, ky është person i akuzuar me prova dhe me kallëzim për çështjen në fjalë. Ke një kallëzim në Prokurori Lulzim, nesër i shtohen edhe elementë të tjerë që fajësojnë penalisht. Mos u fshih Lulzim! Bëje dhe ti një betejë në jetë! Mos prit të të falë gjithmonë Saliu karrige dhe mbrojtje politike”, tha Balla.

KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË PS-SË FLET PËR PROVA TË REJA NDAJ KRYEDEMOKRATIT: S’KA BURRËRI TË PËRBALLET

K

reu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është paraqitur paraditen e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku mori pjesë në seancën e parë, lidhur me padinë e bërë për shpifje, sa i takon dy makinave “Toyota Yaris”, të bllokuara në portin e Durrësit me 3.4 milionë euro. Duke folur për mediat nga jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda, Balla deklaroi se do të depozitonte të tjera prova që implikojnë Bashën lidhur me 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit. Balla pohoi se kishte ardhur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për padinë që bëri ndaj Bashës, pasi ky i fundit nga salla e Kuvendit e akuzoi socialistin si porositës të makinave me euro. Ai tha se ka dyshime që Basha i njeh dhe dy personat e shpallur në kërkim, si porositës të eurove, kushërinjtë Vladi. “Jemi në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku është faza e parë e apelimit gjyqësor nga ana ime kundrejt kësaj shpifje. Kam bërë edhe një kallëzim në prokurori. Do depozitoj nesër të tjera elemente shtesë që e implikojnë Bashën se kishte dijeni për sasinë e eurove dhe se kam dyshime se ai i njeh porositësit e shpallur në kërkim. Sot Basha nuk u përball me shpifjen sot. Nëse do të kishte burrërinë do të kishte qenë i pari që do t’i drejtohej prokurorisë. Basha se bëri, sot nuk u paraqit. Thonë se ka ikur në SHBA. Por i sugjero se nëse është e vërtet, se e ka zakon që t’i fshihet drejtësisë, si në rastin e hetimit për rrugën Durrës-Kukës. Nëse është në Amerikë, ka një detyrim ligjor që para organeve ligjz-

Padia, Balla: Dyshoj se Basha i njeh dy porositësit e 3.4 milionë eurove

batuese amerikan duhet të japë shpjegime për kontratën lobuese”, tha Balla. Taulant Balla tha se është i gatshëm të përballet me Bashën dhe se Krimet e Rënda duhet të thërresin Bashën në cilësinë e personit që

ka dijeni për kapjen e 3,4 mln eurove dhe i njeh personat e përfshirë. Teksa fliste para gazetarëve, një bori makine binte vazhdimisht, ndërsa socialisti mes ironisë tha se mos ishte Basha. Në këtë moment shoferi i është drejtuar Ballës të blejë furgonin e tij me 3,4 mln euro brenda, por socialisti ka vijuar fjalimin para gazetarëve. “Ky proces do të jetë plot seanca dhe Lulëzimi do të vijë. Mezi pres të përballem me prokurorinë nëse do të kishte një arsye, por personi i parë që duhet thirrur është Basha. Apeli im është përkundrejt prokurorisë, të thirret menjëherë Basha, që sikur ka bërë pohime në Kuvend, ka dijeni për ngjarjen. Ai që ka dijeni dhe njohje është që Basha i njeh fare mirë ata, nuk është rastësi që u gjet një prej vëllezërve në zyrën e Bashës. Unë kam dyshimet e mia, që Basha i njeh edhe dy kushërinjtë, që kanë qenë prezent edhe në çadrën e Lulzimit, që ka vonuar drejtësinë e re në vend. Me vendim gjykate Basha duhet të më kërkojë ndjesë mua dhe kolegëve të mi. Provat e reja nesër? Më lini kohë t’ua vë në dispozicion provat e reja që vënë në përgjegjësi penale Bashën”- u shpreh dje deputeti socialist Taulant Balla.


POLITIKE

K

omisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti dje një seancë dëgjimore me anëtarin e Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Admir Thanza. Gjatë seancës doli në dritë se ONM-ja ka zbuluar se gjyqtari Thanza ka qenë i dënuar për vjedhje në shtetin italian, por nuk e ka deklaruar në formular, transmeton tch. “Admir Thanza ka qenë i dënuar nga shkalla e parë në Itali në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë, për vjedhje në bashkëpunim me persona të tjerë”, ishte konkluzioni i lexuar nga ONM-ja. Thanza e ka pranuar dënimin në shtetin italian, por theksoi se nuk e ka kryer krimin për të cilin është akuzuar. “E kam pranuar veprën atëherë për shkaqe humanizmi dhe për shkaqe familjare, por nuk e kam kryer asnjëherë”, është shprehur ai. Trupa e KPK ka lexuar raportin e ILDKP, ku thuhet se Thanza ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk ka burime financiare të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e tij. Duke iu referuar raportit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), trupa gjyqësore e KPK thotë se sipas kësaj drejtorie Thanza ka kontakte me personazhe të krimit, por konkluzionet janë të pabazuara në fakte. “Gjyqtari ka një apartament banimi me sipërfaqe 136 m2 në Shkodër. Për këtë apartament ka një anomali. Vlera e apartamentit e deklaruar nga Thanza nuk përputhet me çmimin e kontratës së shit-blerjes që është 1.2 milionë lekë, ndërsa gjyqtari e ka deklaruar sikur është blerë 3 milionë lekë. Në deklarimin e vitit 2004 mungon deklarimi i një garazhi, që e ka deklaruar në deklaratën e Vettingut. Gjyqtari Thanza nuk ka justifikuar burimet për blerjen e këtij apartamenti. Thanza ka dhe një apartament me sipërfaqe 113 m2 te Komuna e Parisit, në Tiranë. Gjyqtari ka deklaruar apartamentin si pasuri të gruas së tij, por edhe këtu ka mospërputhje. Apartamenti është blerë në 2003 për 1.9 milionë lekë, ndërsa gjyqtari e ka deklaruar sikur është blerë 4 milionë lekë. Sipas DSIK Thanza ka kontakte me personazhe të krimit, por konkluzionet e DSIK janë të pabazuara në fakte. Ndaj tij janë paraqitur 13 denoncime nga publiku, por edhe ato janë të pabazuara në fakte. Thanza ka probleme dhe me shtyllën e aftësive profesionale, thuhet në raportin e lexuar nga trupa e KPK. Thanza e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1992, pas diplo-

8 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, në “shoshën” e KPK-së

mimit në Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka punuar në Gjykatën e Shkodrës në vitet 1992-2006, në atë të Tiranës në vitet 2006-2009 si dhe ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitet 2009-2013. Thanza ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, Thanza ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër si dhe pedagog i të Drejtës Civile dhe të Drejtës Kushtetuese në Universitetin Europian të Tiranës dhe atë “Justiniani i Parë”. Prej vitit 2013, Thanza ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë. Sipas vetë gjyqtarit vjedhjen në Itali e kishte kryer kunata në një market dhe e kishte

marrë vetë ai përsipër, për shkak të gjendjes shëndetësore të nipit të tij 9-vjeçar. Vetë gjyqtari Thanza është shprehur se e ka pranuar këtë ngjarje për nipin e tij. “E pranova ngjarjen për djalin e vëllait. Nuk kuptova gjë me pas që do ishte gjobë. E bëra për familjen. Unë kurrë nuk do ta bëja dhe nuk e bëj dot. Nuk e imagjinoni ato skena të dhimbshme kur një xhaxha përjeton për djalin e vëllait të tij, nuk e deklaroj dot më shumë. Ai ishte në gjendje kritike, falë humanizmit Kristiani u mor përsipër të kurohej në Itali. Fale budallallëkut të ish-kunatës sime, pra nëse ish-kunata ime do ndahej fëmija do ngelet pa përkrahje. E mora përsipër jo për të shpëtuar kunatën, por

për të mbrojtur nipin. Ai fëmijë është shpirti e jeta ime, vendsa të shkatërroja jetën time për atë fëmijë, ju sot mund të mendoni që unë e kam kryer, por po ju them që ai fëmijë është 28 vjeç. E sakrifikova jetën për të”, është përgjigjur me lot në sy Thanza. Po ashtu Thanza është shprehur dhe për faktin se nuk kishte shënuar një garazh në deklaratën e pasurisë, duke thënë se kjo nuk ka pse kthehet në një çështje alarmante në jetën e tij. “Nuk e kuptoj pse ky objekt garazhi të bëhet kaq alarmant për jetën time, kam shkuar në detaje ekstreme kur në formular kam deklaruar edhe një celular. Kam vlerësuar trupin gjykues dhe kam zgjedhur që të paraqitem personalisht. Avokati po më mbron nga ana ligjore”, ka thënë Thanza. Trupa vendosi që vendimi do të merret më 17 korrik. Në Gjykatën e Lartë e njohin për njeri korrekt, por do të jetë KPK, e cila do të japë verdiktin. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza është në sistemin e drejtësisë shqiptare që në vitin 1992, kur përfundoi studimet me titullin jurist në Universitetin e Tiranës. Po në këtë vit Thanza filloi punën si gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë të Shkodrës, ku ka shërbyer deri në vitin 2006. Nga ky vit e deri në vitin 2009 ka qenë gjyqtar në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës. Më pas karrierra e Thanzës do të ngrihej menjëherë, pasi në vitin 2009 emërohet gjyqtar në gjykatën

Kushtetuese, ku shërbeu deri në vitin 2013. Më tej karriera e Thanzës si gjyqtar do të vazhdonte si anëtar në Gjykatën e Lartë, ku shërben edhe aktualisht. Gjithashtu mes viteve 2004, deri në vitin 2009 ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe pedagog i jashtëm pranë disa universiteteve shtetërore dhe private. Por e gjithë kjo karrierë duket se është shembur, pasi Thanza gjatë kohës që ka qenë gjyqtar në gjykatën e Shkodrës është dënuar në Itali në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe gjobë për vjedhje, vendim për të cilin instiucionet shqiptare nuk mund të mos kenë pasur dijeni, por që nuk e kanë bërë publike edhe kur Thanza ngjiti shkallët më të larta në sistemin e drejtësisë, në Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë. Mes qindra dosjeve që Thanza ka gjykuar gjatë karrierës së tij 26-vjeçare në sitemin e drejtësisë, janë procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë, ku familjarët e vitimave të 15 marsit 2008, opinioni publik dhe politika kanë akuzuar disa herë që ende nuk është dhënë drejtësi. Po ashtu ai ka dhënë vendime në gjykimin e disa deputetëve në Gjykatën e Lartë, si Tom Doshi, Mark Frroku apo Gent Strazimiri. Pas faktit që u mësua publikisht, 26 vite pasi Thanza është bërë pjesë e sistemit të drejtësisë, pyetjet që shtrohen janë të shumta; si një gjyqtar i dënuar për vjedhje në Itali dhe ka dhënë drejtësi në Shqipëri në të gjitha shkallët e gjyqësorit? Nëse çështja e dënimit të tij do të ishte bërë publike që prej 19 vjetësh, a do të kishin marrë tjetër rrjedhë çështjet e bujshme që ai ka patur në dorë, siç është rasti i tragjedisë së Gërdecit? Kush mban përgjegjësi që në sistemin shqiptar të drejtësisë për gati 3 dekada ka dhënë vendime një gjyqtar i dënuar dhe nëse nuk do të ishte seanca e kësaj të marte e vettingut, ky gjyqtar do të vazhdonte i qetë karrerën e tij në Gjykatën e Lartë. Pikëpyetje hidhen edhe në ligjin e dekriminalizimit, i cili nuk e filtroi gjyqtarin e lartë. Më shumë se gjithçka, edhe se shqiptarët që po bëjnë vettingun e prokurorëve edhe gjyqtarëve, rastin Thanza e zbuluan të huajt që monitorojnë procesin e vettingut.


POLITIKE

9 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Marrëveshja e detit, Bushati: Ka rezistencë nga Greqia dhe Shqipëria, por do realizohet në një të ardhme të afërt

K

ryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar Samitin e Londrës për të zhvilluar një takim kokë më kokë me homologun grek Aleksis Cipras. Dy kryeministrat ndodhen në Londër në kuadër të punimeve të procesit të Berlinit. Takimi do të zhvillohej pasditen e djeshme dhe për rreth 40 minuta, në qendër të bisedës pritet që të jetë marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar dhe çështjet e tjera të vjetra mes dy vendeve. Sipas mediave greke, Tsipras nuk është gati për të firmosur marrëveshjen me Shqipërinë, pasi ai po përballet me një mori kritikash nga opozita e vendit të tij pas paktit me Maqedoninë. Një situatë e tillë mund të shtyjë për pak kohë firmosjen e marrëveshjes me Shqipërinë. Ndërkaq, vetë Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras nga Londra ka deklaruar se po përpiqen që të zgjidhin problemet mes Greqisë dhe Shqipërisë. “Po përpiqemi të zgjidhim problemet midis Greqisë e Shqipërisë. Ballkani po ndryshon dhe kjo duket nga marrëveshja e Prespës dhe rigjallërimi i agjendës së Selanikut për integrimin europian të rajonit”- u shpreh kryeministri helen, Aleksis Tsipras. Bisedimet Lidhur me këtë cëcshtje ka folur dje edhe kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati. Nga Samiti i Londrës ku po merr pjesë, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur se marrëveshja e detit me Greqinë ka hasur në rezistencë politike nga Tirana dhe Athina. Edhe pse nuk jep një datë të saktë për përfundimin e negociatave, Bushati tha se takimi mes Ramës dhe Tsipras në Londër do të përcaktojë linjat e këtij procesi. Duke iu përgjigjur interesit të medias për Dialogun e nisur me Greqinë, ministri Bushati tha dje se takimi Rama-Tsipras është mundësi e artë për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në këtë proces. “Ne kemi bërë hapa të qëndrueshëm përpara përsa i përket bisedimeve për një marrëveshje të re për kufizimin e zonave detare, një marrëveshje e re që do të udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare publike, në fushën e detit, por mbi

Deti/ Takimi me Ramën, Tsipras: Po përpiqemi të zgjidhim problemet

të gjitha një marrëveshje e re e cila do të ishte e drejtë dhe e zbatueshme për dy vendet tona. Nuk është një proces i lehtë, ka rezistencë politike në të dyja anët, qoftë në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, por besojmë se me vendosmëri dhe vullnet politik të qartë ne në një të ardhme të afërt do të kemi produktet konkrete, qoftë për këtë marrëveshje

ashtu dhe për pjesën tjetër që përbëjnë elementët e paketës që ne po diskutojmë me Greqinë”- u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Ministri tha më tej se rezistenca ka të bëjë më tepër me qëndrime politike si në Shqipëri dhe në Greqi duke u shprehur se segmente të caktuara ose preferojnë status quo ose janë kundër

një perspektive të përbashkët evropiane të Shqipërisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm theksoi dhe njëherë se përtej afateve që janë folur për përfundimin e marrëveshjes e rëndësishme për momentin që flasim është cilësia e punës së grupeve dhe vetë procesit. “Është folur shpesh për afate, u përcaktua pranvera, fillimi i vers, vera, vjeshta Afatet

janë shumë të rëndësishme sepse janë një mundësi për të mbajtur të motivuar ekipet respektive që punojnë dita ditës për të gjitha marrëveshjet që janë në tryezë, por është më e rëndësishme në këtë moment që flasim, cilësia e punës dhe cilësia e këtij procesi. Besojmë se ndajmë të njëjtin mendim dhe me palën greke, që nuk duhet humbur kohë në këtë proces, sepse problematika tashmë është mbi 70-vjeçare, e stërnjohur dhe të gjitha opsionet janë shqyrtuar në tryezë”- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Kreu i Diploamcisë u ndal edhe tek çështja e migracionit për të cilën theksoi se qëndrimi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i njëjtë. “Jemi për aplikimin e parimit të solidaritetit dhe proporcionalitetit, sipas të cilit, secili prej vendeve anëtare të BE dhe vendeve kufitare në këtë fenomen duhet të japin mbështetjen dhe kontributin e tyre për ta kapërcyer këtë krizë”- theksoi Ditmir Bushati. Ministri i Punëve të Jashtme foli më tej dhe për rëndësinë e samitit të Londrës, që për herë të parë solli në tryezën e Procesit të Berlinit çështjet e sigurisë, sundimit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Takimi i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet në Varshavë të Polonisë në 2019.

ISH-KRYEMINISTRI: DJE NË LONDËR U VENDOS COPËTIMI I DYTË I TROJEVE SHQIPTARE

I

sh-kryeministri Sali Berisha e konsideron ditë të zezë për Shqipërinë, duke nënvizuar se kryeministri Edi Rama i kam falur detin Greqisë në Londër. Përmes një reagimi të ashpër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha e konsideron si copëtimin e ri të kombit që pas vitit 1913. Ndërsa shtoi se Shqipëria ia dorëzoi detin dhe nderin Greqisë, ai tha mes të tjerash se dje do të firmosej në Londër mes Ramës dhe Cipras copëtimi i dytë pas vitit 1913 të trojeve shqiptare, ku duke vijuar me deklaratën e fortë, Berisha tha se Greqisë do t’i falen 1200 km siperfaqe deti. “Miq, sot (dje) në Londer, Jorgo Zografi i dytë, Edvin Kristaq Rama në një akt madhor të tradhëtisë kombëtare së bashku me Ciprasin e Greqisë vendos: - Copëtimin e ri të dytë, pas vitit 1913, të trojeve shqiptare. Në

Sali Berisha: Ditë e zezë për kombin, Shqipëria i dorëzon 1200 km det Greqisë!

këtë coptim, të bazuar në një marrëveshje të përgatitur nga alfa tek omega në Athinë; - Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti dhe - Triliona fuçi nafte dhe metër

kub gazi, pra fushat e gazit dhe të naftës më të mëdha të Mesdheut. Sipas kësaj marrëveshjeje, në një akt grabitqar ndaj Shqipërisë, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga 6 në 12 km, ndërkohë

që me dy fqinjët e tjerë, Italinë dhe Turqinë, ajo ka firmosur për vetëm 6 km. Por përveç kësaj, Jorgo Zografi i dytë sot (dje) në Londër tradhton, poshtëron dhe dorëzon nderin e kombit shqiptar, ai vendos që të fshijë nga faqja e dheut fjalët “çam” dhe “çamëri” dhe, si njëri nga armiqtë më të egër në historinë kombëtare të shqiptarëve, ai shkelmon mbi historinë, sakrificën, gjenocidin e çamëve dhe Çamërisë martire. Miq, kjo ditë e zezë fton shqiptarët t’i tregojnë një minutë e më parë vendin e merituar Jorgo Zografit të dytë dhe ta hedhin në koshin e plehrave të tradhtarëve të kombit shqiptar!”- u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.


POLITIKE

10 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

ZËVENDËS KRYEMINISTRJA NË SHKODËR: BASHKITË TË VENDOSIN ROJE, JO MË UZURPIM TË PLAZHEVE PUBLIKE

Sezoni turistik, Mesi: Ka rritje të turistëve, por bashkia duhet të bëjë më shumë Z

ëvendës kryeministrja Senida Mesi ishte në Shkodër, ku ka marrë pjesë në Komitetin Rajonal të Turizmit. Gjatë fjalës së saj, Mesi u shpreh se në Shqipëri ka një rritje të numrit të turisteve duke mos anashkaluar edhe disa nga problematikat që ekzistojnë në plazhin e Velipojës dhe që sipas zëvendëskryeministres duhet t’i mbulojë bashkia Shkodër. Numri dy i qeverisë përmendi disa prej problematikave kryesisht në plazhin e Velipojës siç janë mungesa e vrojtuesve të plazhit, problemi i zënies së hapësirave publike, mbetjet e pranishme në

Velipojë apo edhe siguria ushqimore. Mesi u shpreh se të gjitha problematikat duhet të kihen parasysh në mënyrë që të kemi një mbarëvajtje të sezonit turistik. Po ashtu Mesi përmendi edhe tejkalimin e shpejtësisë dhe kontrollet me të shumta qe duhet të bëjë policia në aksin Shkodër-Velipojë. Sipas saj, shteti nuk do të lejojë më uzurpimin e hapësirave publike në plazhe. “15 % më shumë turistë se një vit më parë. Fryma e mirë e bashkëpunimit mes institucioneve të vijojë më tej. Duhet të punojmë së bashku me të gjithë aktorët, në mënyrë që pushuesit

të gjejnë gjithçka pranë këtyre pikave turistike. Siguria në plazhe është prioriteti kryesor. Vendosja e rojeve dhe vijëzimi i plazheve është detyrë e bashkive dhe njësive administrative. Kullat e vrojtimit janë domosdoshmëri. Uzurpimi i hapësirave publike nuk do të ndodhë, do të zbatohet ligji. Shteti nuk do të lejojë uzurpimin me forcë të hapësirave publike në plazhet tona. Sa i takon menaxhimit të mbetjeve urbane ka një hap pozitiv në pikat turistike, por kërkohet angazhim për pastrimin e territorit”, tha Zëvendës kryeministrja Senida Mesi.

Ambasadorja e BE-së apelon: Duhen përdorur qasje që janë miqësore me fëmijët, të ndryshojë kultura gjyqësore

A

mbasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, iu ka bërë thirrje institucioneve shqiptare që të edukojnë fëmijët e mitur, në mënyrë që ata të mos përfshihen në ngjarje kriminale, por të largohen gjithnjë e më shumë prej tyre. Në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë “Drejtësia për të miturit”, kryediplomatja evropiane tha se drejtësia shqiptare do të dështojë dhe do të jetë një katastrofë, nëse të miturit do të përfshihen në krime dhe do të ndëshkohen. Sipas Vlahutin, kostoja e edukimit të të miturve është më e ulët se sa kostoja e përfshirjes së tyre në krime dhe e ndëshkimit të tyre. “Është një nismë për të cilën ne tregojmë se jemi të kujdesshëm për të gjithë. Përpiqemi që këta fëmijë të rriten nesër dhe të njohin ligjin. Ne po përpiqemi të përmirësojmë të gjithë vendin, që të krijojmë një mjedis për këta fëmijë që të rriten siç duhet. Sistemi duhet t’i trajtojë ata, në mënyrë që t’i rehabilitojë dhe jo t’i inkriminojë më tej. Një fëmijë nuk mund të merret në pyetje si një i rritur, ndaj në kontekstin e reformës në drejtësi janë përfshirë aktet e një drejtësi restauruese dhe jo ndëshkuese. Legjislacioni krijoi

Vlahutin: Katastrofë dhe dështim i “Drejtësisë” përfshirja e të miturve në krime bazën ligjore për trajtimin e të miturve, nëse ata janë autorë, viktima apo dëshmitarë të një krimi. Duhen përdorur qasje që janë miqësore me fëmijët. Kjo ka të bëjë me ndryshimin e kulturës gjyqësore, ndryshimin e mendësisë nga ndëshkuese në restauruese, dhe kjo nuk ndodh në një ditë. Nuk është e thjeshtë, pasi kërkohen burime për t’u marrë me këta të mitur që të rriten. Nëse nuk ndalohet që të miturit të bien viktima të krimit, kjo është një katastrofë, një dështim i drejtësisë, dhe kjo është më e madhe se kostoja për ta edukuar fëmijën”- u shpreh ambasadorja Vlahutin. Në konferencë ishin të pranishëm edhe kryeprokurorja Arta Marku, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe

ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Kjo e fundit tha se drejtësia për të miturit është pjesë e rëndësishme e Reformës në Drejtësi. “Drejtësia për të miturit, pjesë e rëndësishme e Reformës në Drejtësi. Jemi në fazën e zbatimit të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit. Po nxjerrim aktet nënligjore dhe po ngremë strukturat për zbatimin e Kodit. Qasja e re, drejtësi miqësore për të gjithë të miturit në kontakt me ligjin. Drejtësia miqësore, rolin aktiv duhet ta kenë shërbimet sociale. Do të restaurojmë zinxhirin mbrojtës për të miturin. Sistemi penitenciar është mundësia e fundit për të trajtuar një të mitur. Do të aplikojmë për herë të parë programet e drejtësisë restauruese”- deklaroi ministrja.

“Drejtësia për të mitur”, Manastirliu: Plane individuale për fëmijët në situatë rreziku

Reforma, Gjonaj: Do të restaurojmë zinxhirin mbrojtës për të miturit

“Do të restaurojmë zinxhirin mbrojtës për të miturit duke përfshirë në proces të gjitha hallkat, duke filluar me institucionet e sistemit gjyqësor, e duke vijuar me institucionit e shërbimeve sociale në nivel vendor dhe më tej me përfshirjen e komunitetit”.

Kjo ka qenë deklarata e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një konference të organizuar për Drejtësinë për të mitur, në një nga qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës. Në konferencë merrnin pjesë edhe Ambasadorja e Delegacionit të BE në

Tiranë, Romana Vlahutin, ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu, zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko dhe përfaqësuesi i UNICEF në Tiranë, Jawad Aslam. Objektivi i këtij takimi ishte ndërgjegjësimi i të gjitha institucioneve shtetërore, por edhe shoqërisë civile mbi detyrimet që kanë në zbatim të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar të këtij viti. “Drejtësia për të miturit është pjesë e rëndësishme e Reformës unike dhe radikale që kemi ndërmarrë në sistemin e

drejtësisë. Tashmë slogani i kësaj drejtësisë të re është drejtësi miqësore për të gjithë të miturit në kontakt me ligjin, qofshin ata autorë, viktima apo dëshmitare”, ka deklaruar në fjalën e saj ministrja e Drejtësisë. Sipas saj qasja tek një drejtësi miqësore sjell në skenën e drejtësisë rolin aktiv që duhet të kenë shërbimet sociale në nivel vendor, pasi tashmë sistemi penitenciar është mundësia e fundit për të trajtuar një të mitur. Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj ka theksuar: “Që të ketë më pak

raste të fëmijëve në konflikt me ligjin duhet të bashkojmë përpjekjet për të forcuar mekanizmin e parandalimit dhe trajtimit të fëmijëve në situatë rreziku. 223 punonjës të mbrojtjes së fëmijëve punojnë çdo ditë në terren jo vetëm për evidentimin e fëmijëve në situatë rreziku, por për një trajtim të plotë, të integruar, me plane individuale për secilin prej tyre. A janë mjaftueshëm? Sigurisht që jo. Do duhet të bëhet më shumë nga disa bashki, për të patur punonjës të dedikuar por edhe të mirëtrajnuar për mbrojtjen e të miturve”.


FORUM KOMENT Nga Frrok Çupi

T

ë ketë shkuar dëm Lufta e Kosovës?! Që ditën kur lufta mbaroi, në 10 qershor 1999, një luftë e gjatë është bërë për ta zhbërë Luftën për shtetin e pavarur peoperëndimor të Kosovës… Kanë luftuar edhe nga brenda, si në Trojë, për të ndërruar drejtimin e Kosovës përkah ndryshe Perëndimit që bëri luftën. Dje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kërkoi "me këmbë të kalit" Medvedevin e Rusisë- njeriun numër 2 që është një ngjizje te numri 1, Putin. Thaçi , me nofkën 'gjarpër' në Luftën e Kosovës, e kërkoi me dyfishin e rrugës një kontakt me kryeministrin e Rusisë: Njëfishi i rrugës ishte ajo që nga Prishtinë në Ankara të Turqisë për të festuar ngritjen në pushtet të pakufishëm të autokratit Erdogan. Njëfishi i dytë i po kësaj përpjekjeje për takim mes Thaçit

dhe Mevedev ishte kërkimi nëpër korridoret e 'sulltanatit' dhe nëpër labirinthet e turmave pa fund të frymëve njerëzore që skllavëroheshin në një festë jashtë realiteti në Turqi. Por sidoqoftë, plani për takimin Thaçi- Medvedev ishte i bërë; ai veçse u plotësua në një arenë kaq të dyshimtë për aleatët tanë, siç është mejdani i vrasjes së demokracisë në Turqi. Edhe pse mund të ketë njerëz që thonë "po atëherë, ça pse u takua me Medvedevin?!", unë e neveris këtë pederasti politike. Presidenti i Kosovës nuk e takoi kryeministrin Rus, ashtu si rastësisht, në një pazar ku u përplasen te një tezgë me domate të freskëta. Jo! Medvedev dhe Thaçi u takuan në kulmin e vëmendjes politike dhe gjeopolitike mbi ndërhyrjet e Rusisë në Kosovë e në rajon. Ka disa kohë që kjo ndërhyrje është konstatuar fort prej aleatëve tanë si komb, që janë

OPINION Nga Andi Bushati

D

uke i hedhur një sy si za konisht mediave që bëjnë propogandën e qeverisë, shikimi më mbeti tek një lajm që trajtonte si hajdutë ordinerë dy nga kineastët që po vazhdojnë betejën për të mos prishur godinën e teatrit, Kastriot Çipi dhe Robert Budina. Të dy trajtoheshin si keqbërës të rëndomtë, që i kishin vjedhur qendrës kinematografike një sasi prej 8.8 milionë lekësh. Ajo që të binte në sy në të gjitha këto media ishte fakti se teksti ishte totalisht i njëjtë, madje disa kishin përtuar t'i ndërronin edhe fotografinë, se faksimilet e vendimeve të gjykatës ishin të skanuara nga e njëjta dorë, se ato dukej që ishin shpërndarë me regji qëndrore. E vetma liri që secila media i kishte lënë vetes pa u këshilluar më parë për këtë, qe madhësia e gërmës së shkrimit dhe nënvizimi me "bold" ose jo i nëntitujve. Më bëri përshtypje ky fakt sepse nuk mund ta besoja dot se ky qe kryelajmi i ditës së sotme. Vërtet më dukej e habitshme sesi, në ballinat e të gjitha faqeve online, kjo qe shndërruar në temë qëndrore. Padyshim që ishte sakndaloze që në të tërë titujt vendosej pa pikë skrupujsh fjala: "Vjedhës". Nuk do shumë mend të kuptosh

se përse bëhet kjo monovër që do të kishte ndot ta prodhonte edhe mendja diabolike e Gëbelsit. Mesazhi i saj është i qartë: Ata që akuzojnë Ramën, Kumbaron, Veliajn si hajdutë, janë vetë të tillë. Ata që bëjnë sikur duan teatrin nuk janë më shumë sesa aktorë ordinerë që duan të përfitojnë politikisht. Ata që flasin për virgjëri morale, janë zhvirgjëruar për vete me vendime gjykatash. Kjo teknologji perverse kërkon, në thelb të saj, të barazojë 8.8 milionë lekë me vjedhjen e një trualli publik, të falur pa garë e pa tender, që vlen më shumë sesa 200 miloinë euro. Ajo do të shpërndajë tymnajë për të fshehur grabitjen e madhe që po ndodh në mes të qytetit. Ajo mëton të shkurajojë çdo kënd që beson në ndarjen e qartë mes së mirës dhe së keqes. Për të vërtetuar këtë mjafton vetëm një krahasim i thjeshtë: nëse të gjitha këto media do ishin vërtet të interesuara për pasuritë publike, nuk do ta fillonin hetimin e tyre nga ato kacidhe që paska humbur qendra e kinematografisë 20 vite më parë, por do të hetonin ligjin e sapo votuar Rama- Fusha, gropat që ka ai, hapsirat për abuzim që lë dhe dhe precedentin arbitrar që ven-

11 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Një luftë e shkuar dëm

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Me takimin Thaçi- Medvedev, kjo ndërhyrje duket qartë. Por po kaq qartë shikohet dorëzimi i presidentit të Kosovës te Moska. Nëse Shtetet e Bashkuara do të kërkojë të dhëna dhe prova mbi ndërhyrjen e Rusisë në rajon, dhe përpjekjet ruse kundër NATOs, atëherë nuk ka më kuptim që të bëhen hetime: Fakti ja ku është 'ashiqare', Kosova vetë "kërkon kthimin nga Rusia", sipas veprës së presidentit të Kosovës. Edhe një herë, jo vetëm pse Thaçi takoi Medvedev, por sepse Thaçi- sipas deklaratës së tij- i ka dorëzuar portofolin e shtetit të vet- kryeministrit rus. "Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që

të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona" shkruan Thaçi me dorën e tij. A nuk e shikoni që Thaçi informon Moskën mbi situatën në rajon, akoma pa e pasur detyrë shteërore e Kushtetuese?!. A e shikon se ndërsa janë hapur bisedimet SerbiKosovë nën kujdesin e BE, presidenti i Kosovës raporton në Moskë?! A e shikon që 'komunikimi fillestar' me Moskën do të thotë "i prishim të gjitha çfarë thamë kundër Moskës…, i fshijmë edhe rekordet me Perëndimin, dhe nisim epokën me ju, të dashur udhëheqës të Rusisë", sipas Thaçit. Perëndimi lihet pas krahëve… Ky është projekti i Turqisë dhe Rusisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u nisur që nga Kosova dhe Shqipëria. Vëmendja e Shteteve të Bashkuara po manifestohet shumë e

lartë kohët e fundit, të paktën duke u nisur nga emërimi i ambasadorëve dhe diplomatëve të rinj në Tiranë e në Prishtinë- ekspertë të lartë të Rusisë dhe Turqisë… A mund të fitojë furia e liderëve të Ballkanit, (i pari Thaçi), për të kthyer fytyrën nga Ankaraja dhe Moska?… Aq e vështirë ë duket kjo sa të lëvizësh boshtin e rruzullit tokësor. Kaq e vështirë është edhe që të shkelët e të bëhet 'haram' lufta e Kosovës e vitit 1999. Bombardimet mbi Serbi, për t'i dhënë lirinë Kosovës ( për të krijuar edhe vetë Thaçin si president të shtetit të pavarur) u vranë rreth 500 civilë, u shkatërruan ura, komplekse industriale, ndërtesa publike, biznese private si dhe baza ushtarake. Bombardimi i NATO-s gjatë lutës për Kosovën ishte lufta e dytë më e madhe në historinë e NATO-s, pas fushatës së bombardimeve mbi Bosnjë- Hercegovinë. Kjo ishte lufta e parë në historinë e NATO-s kur u përdor ushtria e saj pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB. Kush do të mbetet pas krahëve: Lufta e Perëndimit për Kosovën, apo Thaçi me kundërshtarët e Kosovës?

Kineastët hajdutë, viktima të propogandës fashistoide të Rilindjes dos. Ato s'kanë shkruar kurrë asnjë fjalë për këtë temë, por që kur ka filluar çështja e teatrit, kanë vënë theksin vetëm tek deklaratat se godina e vjetër duhet shembur, se aktorët janë përçarë se mbrojtja e pasurisë publike apo e trashigimisë paskësh prapavijë partiake. Ato janë të paragjykuara edhe për një gjë tjetër në qëllimin e tyre. Pasi nëse akti prej "Bonnie & Clyde" i çiftit Çipi- Budina do të kishte qenë një skandal me përmasa kombëtare, ato do të kishin raportuar për të që këtu e dy dekada më parë kur daton fillimi i kësaj çështjeje. Por ata e kanë rizhvarrosur sot këtë histori dhe nuk do shumë mend të kuptohet se përse. Natyrisht, qëllimi i këtij shkrimi nuk është të mbrojë nderin e humbur të dy kineastëve. As të bëjë avokatin e tyre për një çështje për të cilën është shprehur gjykata. Por të shpjegojë kontekstin kohor kur linçimi i tyre po ndodh. Dhe këtu është pika më e rëndë. Sepse ky sulm, i pa principtë, i pa

moralshëm dhe i korruptuar kokë e këmbë, nuk ka si qëllim vetëm arsyet e dhëna më lart, pra fashitjen e të vërtetës dhe relativizimin e krimit. Ai ka edhe një pasojë me dëme më afatgjata. Ai tenton të tulatë edhe ata pak zëra të cilët nuk pajtohen dot me grabitjen. Pikërisht për këtë u rinxor sot në skenë çështja Çipi-Budina. Pikërisht për këtë i'u kujtuan pagat e mara ndër vite Mirush Kabashit pasi doli në protestë. Pikërisht për këtë iu përmendën teket e rrëkëllyera në orararet e punës për njerëzit e zakonshëm, Bujar Asqeriut, pasi me pathosin e tij vuri gishtin drejt e mbi plagë. Sepse, për të gjithë, qëllimi është i njëjtë: të pushojmë me ç'do mënyrë ata që janë kundër vjedhjes. Që kur disa nga ikonat e kësaj proteste, Ndrenika, Dërhemi, Basha, Trebicka u detyruan të lëpinin mbi atë që kishin pështyrë, thashethemnaja që i përshtatet në mënyrë simpliste psikologjisë së momentit, ku paraja është mbret, përhapi versionin e shtitjes së tyre tek ndër-

tuesit e kullave. Por askush, deri më tani, askush, nuk ka parë edhe hipotezën tjetër. Një lloj neverie, mungese force, dekurajimi, për të luftuar me armët e pista të propogandës së Rilindjes. Sepse asnjë njeri normal nuk do t'a kishte me qef të shndërrohej në targetin e një tabori mediash të pushtetit, siç i ndodhi sot Çipit dhe Budinës. Sepse jo ç'do kush e ka brenda vetes fibrën e "heroit" për t'a parë se si i dalin në pazar, robat e palara të shtëpisë. Sepse shumica ka drojë të vetësakrifikohet për të mbrojtur trashëgiminë dhe pronën publike. Ky është efekti vrastar i metodave fashistoide që Rilindja përdor kundër të gjithë atyre që tentojnë t'i thonë ndal makutërisë së saj të pakufishme. Por, për këtë fajtorë nuk janë vetëm Rama, Veliaj, Fusha e me radhë, që tregojnë të njëjtin zell, si për të grabitur, po ashtu edhe për t'a fshehur atë. Fatkeqësisht, fajtorë janë edhe një pjesë e kolegëve tanë, që në emër të atyre pak thërrimeve që u pikojnë, janë bërë autoparlantë të kësaj gënjeshtre të madhe.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E mërkurë, 11 KORRIK 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Veliaj: I keqardhur kur shikoj liderë të së kaluarës, që betohen se do prishin punët publike në Tiranë

T

irana përzgjidhet si një nga qytetet që ka bërë më shumë progres në menaxhimin e qytetit dhe ujit të pijshëm. Një vlerësim që vjen nga Samiti Botëror i Qyteteve 2018 dhe Samiti Vjetor i Ujit, që u mbajtën në Singapor dhe ku kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paraqiti arritjet dhe ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti shqiptar. "Jam shumë i lumtur që Tirana është vlerësuar jashtë mase në Samitin Vjetor të Qyteteve këtu në Singapor dhe njëkohësisht edhe në Samitin Vjetor të Ujit. Pra, për dy procese: në menaxhimin e qytetit dhe menaxhimin e ujësjellësit, ku Tirana mori vlerësimin si një nga qytetet që ka bërë më shumë progres. Jam shumë i lumtur për gjithçka kemi arritur", tha Veliaj. Në fjalën e mbajtur në Samit, kryebashkiaku theksoi se ndërmarrja e UjësjellësKanalizimeve, nga një ndërmarrje e falimentuar tre vite më parë, është tashmë e gatshme të nisë punën për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës, si dhe vendosjen e një linje të re transmetimi të ujit të pijshëm për gjithë zonën e Unazës së Re. "E morëm ujësjellësin si ndërmarrje e falimentuar para 3 vitesh, ndërsa sot jo vetëm ka larë borxhet, por po bëhet gati për investime, falë kredisë së BERZH-it, për të dyfishuar kapacitetin filtrues të Bovillës dhe për të ndërtuar një rrjet të ri që shkon nga Bovilla në zonën e Astirit dhe Tiranës së Re. Kjo shmang problematikat që trashëguam nga ish-komuna, në një zonë e cila u rrit jashtë mase gjatë asaj kohe. Më vjen mirë gjithashtu që, Tirana është sot lider në Shqipëri: 98.5 % e faturës së ujësjellësit paguhet. Pra, kur njerëzit shohin që marrin shërbime, janë gati të paguajnë ato pagesa modeste

Transformimi i Tiranës vlerësohet në Samitin Vjetor të Qyteteve 2018 në Singapor

që i detyrohen shtetit", u shpreh ai, teksa shprehu bindjen se lajmi më i mirë është vlerësimi i Tiranës, si një nga qytetet më inovatore, për mënyrën se si është transformuar marrëdhënia me qytetarët, duke filluar nga çerdhet, kopshtet, shkollat, terrenet sportive, këndet e lodrave, pistat e biçikletave, mbjellja e pemëve etj. Por, Veliaj shprehu keqardhjen për deklaratën e ndonjë politikani të së kaluarës, të cilët edhe sot betohen se do të shkatërrojnë punët publike të bëra në Tiranë 3 vitet e fundit, si Sheshi "Skënderbej", apo se nuk do të lejojnë të bëhen punë të tjera publike si Teatri i ri. "Ndihem i keqardhur kur

shikoj lider të së kaluarës në Shqipëri, të cilët betohen se do prishin punët publike që janë bërë në Tiranë, si Sheshi

"Skënderbej", apo se nuk do të lejojnë të bëhen punë të tjera publike si Teatri i ri Kombëtar. Sot Tirana ka këtë

ka pasur një reputacion botëror edhe përtej Shqipërisë, si një vend inovator që po transformohet në mënyrë galopante", tha ai. Kryebashkiaku siguroi qytetarët për angazhimin e Bashkisë për të vijuar me transformimin e Tiranës në mënyrë kapilare në çdo lagje. Ai tha se puna nuk do të ndalet as në vitin e fundit të mandatit, ndërkohë që në mandatin e ri, vëmendje do t'i kushtohet investimeve në zona rurale. "Angazhimi është që të vazhdojmë transformimin jo vetëm me Teatrin e ri apo me stadiumin e ri, por në çdo qelizë dhe territor të qytetit, duke u futur në mënyrë kapilare me investime në çdo lagje ku ka nevojë për dorën e bashkisë. Mezi pres që këtë reputacion që Tirana ka ngritur këto 3 vite ta vazhdojmë edhe këtë vit të fundit të mandatit, që

reputacion falë guximit që pati në vitet 2000-2011 dhe falë guximit të 3 viteve të fundit. Pra, kur Tirana ka pasur një kryetar bashkie dhe një qeveri që e kanë mbështetur, që kanë marrë vendime të guximshme,

pastaj në mandatin e ri, përveçse të ruajmë investimet që janë bërë, të vijojmë me investime të tjera, kryesisht në zonat rurale, atje ku ka më shumë nevojë", theksoi Veliaj.


AKTUALITET

14 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Data 10 korrik erdhi dhe sërish pretenca e prokurorisë për këtë grup u shty sërish. Shkak kësaj here është bërë mungesa e avokatëve të të pandehurve

P

retenca e Prokurorisë për Emiljano Shullazin, dhe katër anëtarët e tjerë të bandës së tij, po bëhen çdo herë edhe më e pamundur për tu dhënë. Pas dështimit të dy seancave, e treta është vënë për 24 korrik, ora 09:00. Në seancën e parë të 26 qershorit, organi i akuzës do të lexonte pretencën për të gjithë të akuzuarit, por me kërkesë të vetë prokurorisë u vendos që seanca të shtyhet për në datën 10 korrik. Prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuçi dhe pse kishin planifikuar se do të lexonin kërkesat e tyre për pretencën ndaj Shullazit dhe katër të pandehurve kërkuan sërish kohë, pasi nuk ishin gati. Por data 10 korrik erdhi, dhe sërisht pretenca e prokurorisë për këtë grup u shty sërish. Shkak kësaj here është bërë mungesa e avokatëve të të pandehurve. Seanca gjyqësore e rradhës është caktuar për në datën 24 korrik ora 09:00. Të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë denime deri në 15 vite burg. Veprat penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku. Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule. “Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku. “Grup i strukturuar kriminal”. “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Prokuroria i akuzon

Zvarritet pretenca për Shullazin, këtë herë mungoi avokati, 5 akuza rëndojnë ndaj bandës 5 AKUZA “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Kanosje për shkak të detyrës. “Shkatërrim prone me eksploziv. Grup i strukturuar kriminal. Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

SHKAKU “Data 10 korrik erdhi, dhe sërisht pretenca e prokurorisë për këtë grup u shty sërish. Shkak kësaj here është bërë mungesa e avokatëve të të pandehurve. Seanca e rradhës është në 24 korrik”. të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare. Sipas akuzës në janar 2016, të akuzuarit kanë shtrënguar për dhënie pasurie shteta-

sin Adriatik Kërçuku, i cili ishte pronar i një biznesi në Lushnje. Dy muaj pas kërcënimeve ndaj këtij shtetasi, konkretisht në Mars 2016, pjesëtarët e grupit, akuzohen se kanë vendosur dhe shpërthyer lëndë plasëse tritol në ambjentet e biznesit të të dëmtuarit Adriatik Kërçuku. Në shkurt 2016, grupi akuzohet se kanë shtrënguar për dhënie

pasurie shtetasin Jani Zaka, i cili posedonte pronë në Tiranë, ku akuzohen se i kanë vendosur lëndë shpërthyese tritol një garazhdi në pronësi të tij, në shenjë kërcënimi për qëllime përfitimi të paligjshëm. Në prill 2016, të pandehurit akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasit Dhori Kule dhe Mynyr Kone, pedagogë dhe dre-

ITALI

jtues në Universitetin e Tiranës, me qëllim që profesor Kone të largohej nga gara për Rektor në këtë Universitet. Shullazi ka mohuar akuzat, duke u shprehur se mbahet padrejtësisht në qeli, por sipas Prokurorisë, ka prova që faktojnë aktivitetin kriminal të Shullazit dhe grupit të drejtuar prej tij në gjobëvënie, shantazh dhe kërcënime.

DOSJA

Shpejtësia “prangos” korrierin 3.4 milionë eurot, të arrestuarit shqiptar me 35 kg hashash para gjykatës më 12 korrik P

olicia italiane ka arrestuar një korrier shqiptar droge, banues në Vittoria, i cili transportonte 35 kile hashash. Krenar Neziraj, po udhëtonte me një makinë “Fiat Croma”, kur kaloi me shpejtësi të lartë mbi 514 km/h, në territorin e Chiaramonte Gulfi. Shoferi në fillim ndaloi, por më pas u përpoq të ikte. Ai u bllokua nga një patrullë policie që i kishte zënë rrugën. 49-vjeçari sërish u përpoq të ikte në këmbë, por u bllokua dhe u prangos. Policia ushtroi një kontroll paraprak nga i cili shqiptari rezultoi i pastër dhe në rregull me dokumentacionin e mjetit. Kontrolli i makinës zbuloi

N

një hapësirë të modifikuar, në të cilën ishin fshehur 34 pako hashashi me peshë mbi një kg. Në çdo paketë prej rreth 1 kg ishte stampuar logoja e euros dhe sasia e drogës ishte ndarë në 10 pako më të

vogla me më shumë se 100 gram. Droga gati për shitje tek tregtarët do të ndahej më pas në doza më të vogla prej 1 gram dhe do të shitej nga 10 euro secila. Në total llogaritet se droga do të vlente 350 mijë euro.

ë datën 12 korrik në orën 09:00, Krimet e Rënda e kanë vendosur si datë për të zhvilluar seancën për vendosjen e masës së sigurisë për të arrestuarit të kapur në portin e Durrësit. Dy ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letërporosi në 3 shtete, në lidhje me të arrestuarit për çështjen e gjetjes së 3.4 milionë eurove në dy mjete “Toyota Yaris”. Letërporosia është dërguar në Gjermani, Belgjikë dhe Angli, nga ku pritet të merret informacion i detajuar, në lidhje me aktivitetin e katër shtetasve që mbahen të arrestuar për këtë çështje. Burimet raportojnë se

letërporosia në Angli është dërguar për Edi Likën, pasi dyshohet se ka të dhëna se është marrë me trafik kokaine. Para disa ditësh u gjetën plot 3.4 milionë euro në dy mjete “Toyota”, që futeshin për herë të parë në Shqipëri. Dyshohet se këto

para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, që mund të jenë pronarët e vërtetë të parave.


AKTUALITET

15 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Xhaxhai thotë se kanë dyshime se 34-vjeçari mund të jetë vrarë, ndërsa akuzojnë policinë. 34-vjeçari ka në pronësi një lokal, një mobileri dhe një supermarket në Fushë-Krujë

M

isterioze është zhdukja e 34-vjeçarit nga Laçi, Elion Hysa, edhe pse prej tre vitesh ka jetuar në arrati. I riu është denoncuar i zhdukur në polici nga familjarët e tij, të cilët prej 6 ditëve kanë humbur çdo lloj kontakti me të. Një nga pistat është ajo e gjakëmarrjes, pasi Hysa rezulton në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi është dënuar në mungesë për një vrasje të ndodhur më 10 korrik të vitit 2015-të në Sarandë. Familjarët e Hysës kanë denoncuar rastin ditën e hënë, duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tyre, ndërkohë që prej tre vitesh i fshihet drejtësisë. Denoncimi është bërë nga i ati, i cili ka deklaruar se: “Djali më tha kur doli nga banesa se do të shkonte të takonte dikë për një punë, por më pas nuk është përgjigjur më në telefon”. Eljon Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në datë 10 korrik të 2015 në Sarandë. Mbrëmjen e së hënës, mbi këtë ngjarje reagoi edhe ish-kryeministri Berisha, i cili publikoi një mesazh nga një qytetar dixhital, që sipas tij ia kishin dërguar familjarët e të riut. Referuar mesazhit që publikoi Berisha, xhaxhai i të zhdukurit thotë se dyshojnë se mund të jetë vrarë, ndërsa akuzojnë policinë se nuk reagon mbi këtë zhdukje të 34-vjeçarit. Policia Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë, bën me dije se menjëherë

Zhdukja e biznesmenit, policia: Kërkohej për vrasje. Babai: Do takonte dikë për punë pas referimit të rastit, strukturat policisore janë vënë në lëvizje për gjetjen e 34-vjeçarit i cili është zhdukur pa lënë gjurmë. Policia sqaron se Hysa ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e një biznesmeni në Sarandë në vitin 2015. “Shtetasi i deklaruar i humbur, rezulton person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin të datës 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje””, sqaron policia. Mësohet se 34-vjeçari ka në pronësi një lokal, një mobileri dhe një supermarket në Fushë Krujë. Vrasja Edmond Theodhori, u vra më 15 korrik 2015 në Sarandë. Sipas policisë, një ditë para vrasjes viktima është konfliktuar për çështje banale me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, Gani Hysa dhe Keivi Hysën, xhaxha dhe nip për motive të dobëta. Pas kësaj ngjarje të dy personat e sipërpërmendur rreth orës 01:00

BARI

Shqiptari dhe vajza greke kapet me 30 kg në tavolina

Çdo ditë në Itali kapen shqiptarë që tentojnë të transportojnë ose të shesin drogë. Një sasi prej 30 kg heroinë është sekuestruar nga policia italiane, duke arrestuar një 21-vjeçar shqiptar dhe një vajzë greke. Të dy kanë zbritur në Bari nga traget që kishte shkuar nga Greqia. Ata kishin me vete një automjet tip Renault Megane Coupe, kontrolli i imtësishëm i së cilës bëri të mundur gjendjen e sasisë së madhe të drogës. Lënda narkotike ishte fshehur në tavolina të vogla portative, posaçërisht në hapësirën prej disa centimetrash të dërrasave. Brenda tyre ishin fshehur 56 pako heroinë të cilësive të ndryshme. Dy korrierët e rinj janë arrestuar dhe dërguar në qelitë e paraburgimit nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar nga policia, bashkë me mjetin e përdorur për transportin e paligjshëm. Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar kanalin e furnizimit dhe marrësit e heroinës.

FAMILJA “Djali më tha kur doli nga banesa se do të shkonte të takonte dikë për një punë, por më pas nuk është përgjigjur më në telefon”,-tha babai i 34-vjeçarit.

të një ditë më pas, pra në datën 10 korrik, kanë vënë në dijeni për konfliktin edhe 23-vjeçarin Elion Hysa nga Gjormi i Krujës dhe shokët e tij Enkeled Hysa, Ajman Zyba nga Laci dhe Ylli

Reçi nga Gjormi i Krujës dhe së bashku e kanë kërkuar viktimën nëpër qytet dhe e kanë gjetur, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë. Sapo e kanë parë,

kanë rrethuar mjetin dhe kanë thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas kësaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të 32-vjeçarit Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Të gjithë autorët pas krimit janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim të vendbanimeve të tyre. Policia arrestoi një ditë më parë Enkelejd Hysën, Ylli Reçin dhe Ajman Zybën, 25, 23 dhe 21-vjeç, ndërsa shpalli në kërkim Gani, Keivin dhe Elion Hysën, të gjithë nga Gjormi i Krujës.

KROACI

Gjendet anija siriane, dyshime për trafik refugjatësh 4 ditë ka zgjatur arratisja e anijes siriane “Seascaner”, e cila u largua në orët e para mëngjesit të së shtunës, pa njoftim dhe pa leje nga Porti i Durrësit. Anija ndodhet në radën e jashtme të portit të Rijekës në Kroaci, ndërsa pas kërkesës së palës shqiptare është bllokuar. Kërkesa e Kapitenerisë së Durrësit ishte që anija të bllokohej, pasi është larguar nga porti shqiptar pa plotësuar dokumentacionin. Mësohet se kroatët do të nisin kontrollin për dokumentacionin dhe fillimin e hetimeve, pasi anija ka kryer shkelje të kodit detar ndërkombëtar, pasi nuk është zbatuar dokumentacioni i portit të fundit nga ky ka dalë. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, pas shkarkimit të sasisë 500 ton kripë, drejtuesit

e anijes kanë hyrë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk ka pranuar të marrë pjesën e mbetur prej 500 ton kripë, pasi ka rezultuar se ajo ka qenë përzier me qymyr. Palët nuk kanë rënë dakord për sasinë e mbetur të kripës 500 ton. Ky

largim pa njoftuar ngre një sërë dyshimesh se çfarë ka patur tjetër në bord, përveç ngarkesës së deklaruar. Në të shkuarën trafikanët e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të përdorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve.


AKTUALITET

16 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Me 5 kilometra në orë, treni i linjës Durrës-Elbasan doli nga shinat në stacionin e Rrogozhinës. Njerëzit u përfshinë në panik, disa prej tyre vrapuan të hidheshin nga dritaret

S

ikur të mos mjaftonte braktisja që qytetarët i kanë bërë transportit hekurudhor, për shkaqe edhe të vetë sistemit hekurudhor në vend, e djeshmja mund të ishte kthyer në tragjike. Me vetëm 5 kilometra në orë, treni me 40 pasagjerë i linjës Durrës-Elbasan doli nga shinat në stacionin e Rrogozhinës, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve. Për fat nuk pati të lënduar, por njerëzit që ishin brenda u përfshinë në panik. Disa prej tyre vrapuan të hidheshin nga dritaret dhe situata kaloi në kaos. Shkak për këtë situatë të rëndë, është se njëri nga punonjësit e stacionit të hekurudhës ka ngatërruar butonin që ndërron shinat, duke shkaktuar shkëputjen e njërit vagon. Sipas tij, treni ka qenë duke lëvizur me shpejtësinë 5 kilometra në orë. Tek ndërruesit e shinave nuk ka funksionuar procesi në momentin që në stacion po hynte edhe treni i linjës Tiranë-Vlorë. Drejtori i Infrastrukturës në Hekurudhë, Dashamir Mehmeti, ka pohuar se puna ka nisur, por pranon se ka pasur një avari. “Grupi i punës është nisur në vendngjarje. Ka pasur një avari. Po punojmë për gjetjen e shkaqeve. Nuk kemi të lënduar”. Ndërsa kreu i njësisë së biznesit të udhëtarit Petrit Tabaku, i cilësoi si një gabim njerëzor, pasi ndërruesi i linjës e ka ndërruar para

Treni del nga shinat, qytetarët në panik: U nda gati më dysh Tabaku: Gabim njerëzor KAOS “Njerëzit që ishin brenda u përfshinë në panik. Disa prej tyre vrapuan të hidheshin nga dritaret dhe situata kaloi në kaos”.

SHKAKU “Treni ka qenë duke lëvizur me shpejtësinë 5 kilometra në orë. Tek ndërruesit e shinave nuk ka funksionuar procesi në momentin që në stacion po hynte edhe treni i linjës Tiranë-Vlorë”. se të hynte lokomotiva. “Dëmtime në njerëz nuk ka. Treni vinte nga Elbasani për në Durrës, në hyrje të stacionit të Rrogozhinës, ndërruesi që ndërron linjën e ka ndërruar para se të hynte lokomotiva. Është një gabim njerëz të ndërruesit të shërbimit. Treni ka qenë në shinën tjetër. Njerëzit janë shëndoshë e mirë. Kishte rreth 40 pasagjerë, të cilët nuk kanë lëvizur, nuk ka panik,

nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, tha Tabaku. Bashkë me pasagjerët nga zonat e Elbasanit që po shkonin në plazh në Durrës kanë qenë dhe dy turistë të huaj. Ky nuk është aksidenti i parë që ndodh në hekurudhat shqiptare. I gjithë rrjeti është i amortizuar dhe pothuajse jashtë funksionit, por disa trena pasagjerësh dhe mallrash vazhdojnë të qarkullojnë. Një qytetar që

ndodhej në stacion ka rrëfyer panikun e turistëve. “Ndodhesha rastësisht në stacion. Treni gati është ndarë në dy pjesë. Treni kishte mbi 40 persona, më të shumtë turistë. Të gjithë të tmerruar zbritën nga treni. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar. Pritet të vijnë vinçat nga Durrësi dhe ta ngrenë, se është ndarë në dy pjesë”,-tregoi dëshmitari fill pas ngjarjes. Shpejtësia e

ulët me të cilën lëvizin trenat në linja shmang dëmet në njerëz. Udhëtarët mes tyre dhe pushues që janë nisur për në plazh kanë zbritur nga treni dhe pritet të sistemohen në mjet tjetër për të vijuar udhëtimin. Trenat në vendin tonë ecin me një shpejtësi prej 5-10 kilometra në orë por ky fakt nuk eviton dot mundësinë e aksidenteve që në vitin 2017 ishin nëntë në total.

KËRKESA NË KUVEND

KAVAJË

6 nga 8 aksidente automobilistikë ndodhin 1.3 ton kanabis, në gjykatë 5 të pandehurit nga përdorimi i celularit, 10- fishohen gjobat P

Një vit pas kapjes së 1.3 ton kanabis në Kavajë, Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të 5 personave të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Njëri prej të arrestuarve, Kejvi Hajdari është djali i ish-shefit të krimeve në Gramsh, Artur Hajdari. Organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se të dyshuarit Joni Sadikaj, Kejvi Hajdari, Nertil Shehu, Roland Hysenbelliu dhe Skerdi Sina kanë kryer të gjitha veprimet për trafikimin drejt Italisë, nëpërmjet detit të lëndës narkotike në sasinë prej 1359 kg trafikim. Të akuzuarit janë: Joni Sadikaj, Kejvi Hajdari, Nertil Shehu, Roland Hysenbelliu, si edhe Skerdi Sina.

olicia Rrugore i kërkoi zyrtarisht Kuvendit dhjetëfishimin e vlerës aktuale të gjobës për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit. Sipas analizës së policisë, ky ndryshim i Kodit Rrugor është urgjent në kushtet kur ky fenomen po merr jetë njerëzish. “Nëse do na lejoni ta bëjmë edhe për celularin pasi aktualisht është një masë qesharake e mbetur si dispozitë që në vitin 1992. Është krejtësisht e papajtueshme me realitetin. Në 8 aksidente, 6 ndodhin për shkak të celularit. Kini parasysh, nëse rripi sigurimit mbron drejtuesin e mjetit, ndërsa celulari përveç atij që e përdor mund të vrasë edhe të tjerë”, u shpreh Mit’hat Tola, drejtor i policisë rrugore. Aktualisht vlera e gjobës për këtë shkelje varion nga 500 lekë deri në 1500 lekë. Por në ndryshimet e reja që policia kërkon t’i bëhen kodit

rrugor, kërkohet që kjo gjobë të kalojë në komision, me vlerë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, e njëjta masë si për mos vendosjen e rripit të sigurimit. Propozimi parashikon edhe një masë tjetër plotësuese. Në rast se një drejtues mjeti do gjobitet 3 herë brenda një viti për përdorimin e celularit, atij do t’i pezullohet patenta nga 1 deri në 3 muaj. Ndërkohë komisioni sigurisë kombëtare mira-

toi në parim propozimin e deputetit socialist Pjerin Ndreu, sipas të cilit shtetasve të huaj që udhëtojnë në vendin tonë, mos t’i pezullohet patenta në rast shkeljeje, me kushtin e pagimit të dyfishit të vlerës maksimale të gjobës. Por ndryshimet e kodit rrugor kërkojnë 84 vota, ndaj deputetët e mazhorancës u shprehën me besim plotë se edhe opozita do t’i mbështesë.


FORUM

17 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Vëllezërit Jimilian dhe Besmir Ismaili, dy yjet shqiptarë të muzikës daneze Nga Mal Berisha

N

e shqiptarët jemi mësuar tashmë të krenohemi me bijtë tanë që shkëlqejnë nëpër botë - në art, sport, shkencë, profesionistë të denjë që mjeshtërojnë në fushat e tyre dhe na ushqejnë me dinjitet dhe krenari. Këto ditë pamë yjet shqiptarë të futbollit të Zvicrës, të cilët na i çuan zemrat peshë. Në skenat më dinjitoze të botës, sopranot tona Ermonela Jaho, Inva Mula, Arlinda Morava, Blerta Zhegu, tenorët Saimir Pirgu, Riad Imeri, Gëzim Myshketa, këngëtarët e Festivalit Europian Ermal Meta, Eleni Fouriera për të ardhur tek ato më të famshmet, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istrefi, janë bërë emra të njohur për publikun në nivel global. Kjo e fundit madje pret të ketë audiencën më të madhe në histori, që kap 2.5 milijardë shikues, në natën finale të Kampionatit Botëror të futbollit. Këta janë vetëm disa, prej emrave shqiptarë të njohur nëpër botë, por si këta me emër në vendet ku janë vendosur, ka edhe shumë të tjerë. Të tillë janë edhe dy vëllezërit shqiptarë, Jimilian dhe Besmir Ismaili, të cilët janë sot midis artistëve më të preferuar të muzikës zbavitëse në Danimarkë. Ata menaxhohen nga kompania më e madhe diskografike në botë, Sony Music dhe janë ndër muzikantët më të dashur të rinisë në programet e MTV - së Danimarkës. Suksesi i tyre është shumë i mirëpritur e i vlerësuar në atë vend dhe përbën një tjetër dëshmi sesi shqiptarëve të talentuar mjafton t'u krijohet mundësia për të zhvilluar prirjet e veta dhe ata shkëlqejnë duke shpërfaqur zotësi, integritet dhe genin që na bën krenarë të gjithëve. Jimilian Ismaili, ky djalë i lindur në Laç në vitin 1994 është pjesë e atyre të rinjve shqiptarë që bëjnë lajmin e mirë nëpër botë. Po kush janë këta djem që na nderojnë në Danimarkë? Retrospektivë… Fill pas ngjarjeve të Mars - Prillit të vitit 1981 në Kosovë, përveç tragjedisë që pësuan vëllezërit tanë shqiptarë nën shtypjen serbe, i përndoqi edhe një ndërprerje e menjëhershme e shkëmbimeve kulturore me Shqipërinë. Grupi i fundit i atij viti, që vizitoi Shqipërinë ishte ai i Kastriotëve të Ferizajve, Mars 1981. Në ato rrethana, kur muzika e bukur e krijuar nga vëllezërit e motrat tona në Kosovë dhe vise të tjera, letërsia, drama, e veçanërisht folklori, ishin izoluar si me perde hekuri, vëmendja u drejtua tek njëfarë krijimtarie që zhvillohej në Shqipëri. Ajo krijohej nga shqiptarë të Kosovës të zhvendosur në Shqipëri në periudha të ndryshme, (më së shumti në kohën e Mbretërisë) dhe që ndodheshin në

disa rrethe, apo territore më përbashkuese. Të tillë ishin Mamurrasi dhe Laçi i Krujës, Rroshbuelli, Qerreti dhe Shën Vlashi në Durrës. Kishte të tillë edhe në Fier. Këta shqiptarë të Kosovës, ndonëse në grupe të vogla dhe të shkëputur prej shumë kohësh prej vendlindjes, mbartnin veti të rralla dhe karakteristike të krahinave prej nga vinin. Më i rëndësishmi prej tyre ishte Grupi i Kosovarëve të Durrësit të përfaqësuar nga legjendat e këngës kosovare Dervish Shaqa dhe Demush Neziri. Në Mamurras të rretht të Krujës shkëlqeu edhe një trupë teatrale me djem e vajza kosovarësh, kur u vu në skenë drama e Fahri Balliut "Tokë e Ndezur" nën regjinë e artistit të madh Kadri Roshi. Ishte ndër realizmet më të bukura dhe më emocionale teatrale të kohës, jo vetëm në lëvizjen amatore por edhe në atë profesioniste me theks të fortë patriotik. Ndërkohë në qytetin e Laçit ku banonte një bashkësi e vogël shqiptarësh nga trojet tona në ish Jugosllavi, u dalluan dy vëllezër binjakë, Enver dhe Sabah Ismaili. Ata ishin bijtë e një familjeje të zhvendosur nga shovinizmi serbomalazez shumë kohë përpara, nga fshati Arzhenicë, afër Plavës e Gusijës, dikur i populluar nga shqiptarët, por sot pa asnjë banor të tillë aty. Kush ishin Enver dhe Sabah Ismaili? Vëllezërit binjakë Enver dhe Sabah Ismaili u shfaqën në skenën e Pallatit të Kulturës në Laç me një repertor të veçantë, me këngë me motive kosovare të kënduara me dy instrumenta, sharki dhe çifteli, mbartës të një tradite shumë të bukur folklorike. Motivet, mënyra e harmonizimit të zërave si një duet, ngjashmëria jo vetëm në pamje por edhe në zë, i bëri ata të spikasnin. Vëllezërit Ismaili po mbanin gjallë, madje po ripërtërinin një traditë të mrekullueshme në kushtet e izolimit të jashtëzakonëshëm. Kështu ata u bënë një zë i njohur në skenën e Festivalit të Gjirokastrës në vitet e tetëdhjeta dhe përpos ideollogjizimit të imponuar të kohës, arritën të bëheshin zëri i munguar i Kosovës në Shqipëri. Në vitin 1989, zëri i tyre i kishte kaluar kufijtë e Shqipërisë nëpërmjet të valëve të Radio Tiranës dhe kishte mbërritur në veshët e shqiptarëve nga Kosova në Perëndim

e veçanërisht atyre në Zvicër. Në përbërje të një grupi artistik të formatuar mirë nga Radio Shkodra, ata kaluan për herë të parë kufirin, për të dhënë një seri shfaqjesh në Zvicër. Aty u njohën me shumë shqiptarë, vëllezër dhe motra dhe korrën një sukses të jashtëzakonshëm. Drejt Danimarkës: Një histori tipike emigrimi… Në dhjetor të vitit 1996 njëri nga vëllëzërit Ismaili, Enveri, bashkë me familjen vendosi të shkonte në mërgim përgjithmonë. Në fillim u vendosën në Belgjikë. Aty i mbijetuan jetës së emigracionit për katër vjet rrjesht, pa mundur të merrnin ndonjë status qëndrimi. Prandaj vendosën ta provonin fatin në një vend tjetër. E tërë familja mori udhën nëpërmjet territorit gjerman, në një qytezë të quajtur Flensburg në kufirin me Danimarkën. Ishte natë e qetë, por pa hënë. Kufiri ishte i ruajtur në të dyja anët. Katër veta nisen ta kalojnë atë kufi në një zonë kënetore të rrezikshme. Ishte vend krejt i panjohur që duhej kaluar në një natë të errët. Enveri, zonja e tij Emrija, djemtë Besmiri 15 vjeç dhe Jimiliani 5 vjeç, hynë përmes një moçali mbuluar me xunkth, nëpër ujëra që nuk ia njihnin thellësinë, të mbuluara me gjethe, pa ditur se ku iu shkelte këmba nëpër terr. Rreziku më i parë ishte të ngecnin në baltë, të zhyteshin në ujë, apo të mbesnin të gjithë në një zonë të papopulluar. Një kalvar i tillë, ngjan me ato të qindra mijëra emigrantëve, të cilët lenë atdheun e tyre, kur jeta për ta, ishte e papërballueshme në vendin e vet. Pas disa orësh ecje, ata dolën në një rrugë, ku kishte një kabinë telefoni me germat DK, që do të thoshte se gjendeshin në tokën e Danimarkës. Me ato pak monedha që kishin, arritën të formojnë një numër telefoni taksie që ishte afishuar në trupin mbajtës të telefonit. Në anën tjetër u përgjigj një zë, në një gjuhë të panjohur. Me

vetëm disa fjalë anglisht, që dinte Enveri, arritën të merren vesh. Taksia erdhi fill, ndërsa pas pak pyetjeve të këmbyera me shoferin e taksisë, 4 shqiptarët e drobitur dalluan disa makina policie me drita të ndezura, që po i shoqëronin. Ata e ndaluan taksinë, e morën familjen shqiptare në një prej makinave të tyre dhe e dërguan në stacionin më të afërt. Pas rreth dy orësh intervistë, autoritet e emigracionit danez i morën dhe i vendosën në një hotel mjaft të mirë, i ushqyen dhe më pas i dërguan në një qendër azili në qytezën Sundholm të Danimarkës. Shqiptarët nga Laçi - Sot dy prej artistëve më të njohur në Danimarkë… Pasi u vendosën aty, u dallua shpejt se fëmijët e Enverit trashëgonin talentin e babait të tyre. Në Danimarkën e lirë dhe mikpritëse, rruga për ta ishte e hapur, por jo krejt e shtruar. Tani pas 18 vitesh, ata janë dy prej artistëve më të njohur në këtë vend. Por si ndodhi? Ka një aksiomë që thotë se as talenti pa punë dhe as puna pa talent nuk japin rezultate. Këta djem të rinj i kishin të dyja. Nga njëra anë, ata duket se trashëgonin në gen dëshirën për artin, talentin nga babai i tyre Enver por edhe guximin, trimërinë, shpirtin e sakrificës, vendosmërinë dhe gatishmërinë për t'u ballafaquar me sfidat e jetës, nga familja e tyre brez pas brezi. Familja Ismaili vjen nga Arzhenica, një fshat dikur i populluar prej shqiptarësh, sot i mbetur në Mal të Zi. Lufta për të siguruar jetesën në atë vend shumë malor dhe gjithaq të bukur nga natyra, është shoqëruar gjithmonë edhe me luftën për mbrojtjen e atij trualli thellësisht shqiptar. Të parët e tyre u ndeshën me hordhitë pushtuese osmane dhe sllave të të gjitha kohërave, për të kulmuar në përpjekjet për mbrojtjen e trojeve shqiptare në kohën e Lidhjes së Prizrenit. Por vendi i izoluar dhe shkëputja për shkak të copëtimit të vendit, pas shumë përpjekjesh dhe rezistence, i detyroi të merrnin rrugën drejt pjesës së brendshme të Shqipërisë dhe pikërisht në zonën e Fushë Milotit. Aty ata rritën breza të tjerë djemsh e vajzash të një familje të ndershme, punëtore dhe patriote. Jimilian Ismaili, fitues i konkursit të MTV - Danimarkë Të bësh lajmin e mirë për vete dhe për vendin tend… Ata me të arritur në Danimarkë, u futën në shkollë bashkë me moshatarët e tyre danezë. Në pallatin ku ishin strehuar, kishin edhe një bodrum - katër me dy, gjithsej tetë metra katrore. Ajo do të bëhej studioja e tyre e parë. E izoluan me sfungjerë, polisterol dhe përbërje amballazhesh të vezëve, që të mos bezdisnin askënd në atë vend të qetë. Aty filluan të bëjnë muzikë, ata që sot,

janë yjet e muzikës zbavitëse daneze. Në vitin 2006, kur Jimilian ishte 12 vjeç u radhit midis dhjetë artistëve më të mirë të Danimarkës. Vëllezërit punonin së bashku; Besmiri kompozonte mbi një sintetizator, i ndihmuar nga babai i tij Enveri, i cili iu ofronte motive të bukura veriore të muzikës shqptare. Muzika e tyre po bëhej gjithnjë e më e njohur në qytetin danez Maribor. Autoritetet lokale të qytetit të cilët administornin një qendër kulturore, u interesuan që djemtë të përfomonin në sallat e saj. Shpejt ata jo vetëm që u bënë edhe më të njohur, por u vunë në drejtim të asaj qendre kulturore. Që aty, të ndihmuar nga prindërit me gjithçka që mund të kishin dy prindër emigrantë, ata arritën që zërin e tyre ta bëjnë të njohur në tërë Danimarkën dhe më vonë edhe më tej në Skandinavi. Kënga e Jimilianit A'typisk - Vi En (Tipi në Një) numëron në youtube afro pesë milionë shikues; po aq ka edhe kënga Elsker (Dashuria), ndërsa Gjorde Som Vi Sagde (Ashtu siç e lamë) ka afro tetë milionë shikues. Me studion e tyre, Flexmusic, këta artistë shqiptarë të Danimarkës, kanë trupëzuar mjeshtërisht në muzikën që bëjne, motive dhe tekste nga trashëgimia e pasur shqiptare. Psh në këngen "Ashtu siç e lamë" ata kanë futur motivin e këngës "Rreh si zemër ciftelia". Kritikët danezë të artit, përpos që e kanë vënë re këtë, e kanë mirëpritur si një risi që pasuron kulturën e tyre. Dy fëmijë emigrantësh shqiptarë, të rritur me halle, vuajtje dhe sfidat e mërgimit, u kthyen në yjet e vendit që i priti, e në modelin e rinisë daneze. Besmiri dhe Jimiljani janë sot ndër artistët më popullorë në Danimarkën që njohim të gjithë - vendi i bukur i më pak së gjashtë milion banorëve mendjehapur e të kulturuar. Vëllezërit Ismaili, dikur i dhanë publikut shqiptar këngët e bukura kosovare, në skena lokale dhe kombëtare folklorike. Vëllezërit e rinj Ismaili, janë sot në avangardën e muzikës së një vendi nga më të zhvilluarit në Evropë. Ata janë sivëllezërit e tyre shqiptarë në tërë botën, ku ka me dhjetra e qindra të tillë dhe që bëjnë lajmin e mirë si sfidë jo vetëm morale ndaj lajmeve të këqia që shpërndahen me shpejtësinë e dritës. Njohja, evidentimi, përkrahja morale, sfadisfaksioni për atë që bëjnë, është detyrë e diplomacisë së vendeve dhe qeverive tona. Janë pikërisht ata që e nderojnë shqiptarinë kudo që janë. T'i falenderosh ata është shumë pak. Ata meritojnë çdo nderim. Një ditë urojmë ti shohim tek performojnë në Tiranë dhe Prishtinë ashtu si artistët tjerë shqiptarë që u rritën skenave të mëdha të botës.


SHOWBIZ

18 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Rihanna e tensionuar me Hassan Jameel gjatë pushimeve në Meksikë Muajin e kaluar u raportua se Rihanna është ndarë nga i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel. Por këngëtarja është bashkuar përsëri me të, pasi u fotografuan bashkë duke kaluar pushimet nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Puerto Vallarta, Meksikë. Dhe duket se nuk po i shijojnë dhe aq shumë pushimet. 30-vjeçarja duket mjaft e zemëruar me biznesmenin saudit. Paparacët kanë kapur tensionin midis tyre. Bukuroshja brune shihet e ulur në një shezllon e veshur me bikini ndërsa i dashuri qëndron pranë saj. Por në fytyrën e tyre nuk ka asnjë grimcë buzëqeshje. Pas zënkës, Hassan largohet i mërzitur ndërsa Rihanan e ndejk pas e mbështjellur me peshqir.

Eleni Foureira vjedh zemrën e Europës Eleni Foureira gjithashtu bëri një sukses të madh, pasi "Fuego" mori certifikatë argjendi në Spanjë, duke konfirmuar faktin se ajo ka vjedhur zemrën e publikut evropian. Pak para performancës së saj të nxehtë në garë, Eleni regjistroi një version spanjoll të këngës që së

E kuqe e nxehtë si Rita Ora Rita Ora javën e kaluar ishte në një festë familjare në Monakos. Por këngëtarja është rikthyer në punë të martën, ndërsa realizoi një set fotografik në Londër. Ylli i muzikës pop e veshur me trupore ngjyrë të kuqe ngriti temperaturat në rrejtet sociale. Bondja magjepëse dukej shumë seksi dhe provokuese ndërsa pozoi para aparatit fotografik.

Bella Hadid ngre temperaturat në Malibu Supermodelja mahnitëse Bella Hadid ka ngitur temperaturat në Malibu. Ylli i pasarelave është fotografuar në plazh e veshur me bikini. 21-vjeçarja vuri në pah format e saj perfekte trupore dhe dukej shumë seksi. Bella po i shijon shumë pushimet nën shoqërinë e miqve të saj.

bashku me origjinalin, po merr vëmendje të madhe në të gjithë Evropën Perëndimore. Fundjavën e kaluar, Eleni performoi dy shfaqje në Madrid si pjesë e turneut të saj veror. Shfaqja e dytë u bë pas kërkesave të mëdha nga publiku.

Aksidentohet George Clooney, shtrohet në spital George Clooney është shtruar në spital pasi u aksidentua. Ai po udhëtonte me motor kur u përplas me një makinë në Sardenja, Itali. Aktori amerikan u aksidentua mëngjesin e së martës sipas TGR Rai Sardegna. 57-vjeçari raportohet se nuk ka probleme serioze. George u godit nga një makinë që papritmas ndryshoi drejtim. Ai thuhet se është dërguar në sallën e urgjencës së spitalit Gjon Pali II (Giovanni Paolo II).


VIP

19 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Balerini Ilir Shaqiri rrëfen jetën e vështirë: Në Maqedoni nuk më përfillnin fare I

lir Shaqiri është pjesë e sh qiptarëve që na bën krenar, balerin i talentuar, i suksesshëm, fama e të cilit i ka kaluar kufijtë. Dashurinë për baletin e ka të trashëguar nga prindërit e tij dhe të dy balerinë të njohur të Teatrit të Operas dhe Baletit. I ftuar këtë të hënë në emisionin "Rudina" në Tv

Nuk mërzitet nga fejesa e Justin, Selena në krah të mashkullit misterioz Justin Bieber u fejua me Hailey Baldwin gjatë fundjavës. Por lajmi nuk është tronditës për ish të dashurën e tij Selena Gomez, me të cilën Justin ka pasur ndarje dhe ribashkime derisa sa i dhanë fund gjithçkaje këtë vit. Këngëtarja është parë nën shoqërinë e një mashkulli misterioz. Të dy hypën në një jaht për të vizituar Coney Island në New York. Me të njëjtin mashkull misterioz Selena është fotografuar edhe në muajin maj. Gomez ka qenë në marrëdhënie me The Weeknd (2016 - 2017), Zedd (2015), Bieber (2010 - 2018), Taylor Lautner (2009) dhe Nick Jonas (2008 - 2010).

Klan, balerini na rrëfeu si e ka nisur karrierën e tij, rreth familjes, por edhe dashurinë që ka për Shqipërinë, raporton tv klan. Kërcimin e ka nisur që në moshë të hershme. "Shkollën e baletit e kam filluar në moshën 10-vjeçare. Nuk kisha shumë dëshirë për të filluar shkollën e baletit, si të gjithë çunat doja të merresha me futboll, por prindërit më dhanë shumë shtyrje, sepse donin që unë ta jetoja atë që ata nuk patin fatin ta jetonin në kohën e dhimbshme të komunizmit. Isha një fëmijë shumë i bindshëm. Filloi me shumë dhimbje, sepse duhet të ushtrohesh, trupi duhet të hapet. Kur kam filluar unë ka qenë shumë e vështirë, pasi standardi ishte shumë i egër, kushtet ishin shumë të varfra. Kaluan 8 vite mes orë e orë sakrificash. Pas vitit të 5-ë fillova ta doja sepse ke fituar shumë gjëra, ke fituar autonomi dhe ke dëshirën për ta demonstruar. Në shkollën e baletit hynin 20 persona dhe çdo tre muaj, ishin provimet nëse si kalojë të merrnin, në të kundërt të hiqnin dhe nisje një shkollë tjetër. Kur ar-

rinim 18- vjeç, përfundonin klasat vetëm me nga 3 persona". Iliri prej shumë vitesh jeton në Itali dhe karrierën e ka zhvilluar në vendin fqinj. Balerini ka spikatur në Shqipëri, por karriera e tij është në Itali, ku dhe ka krijuar familjen dhe jetën e tij. Ai ka rreth 35 vite në skenën shqiptare dhe atë italiane ku ka dhuruar emocione. Ka qenë balerin në programe të njohura italiane si, "Buona Domenioca", "Amici", dhe "La Corrida". Iliri është një emër i afirmuar në baletin kontemporan dhe atë modern, i cili me stilin dhe talentin e tij është një nga balerinët më të suksesshëm në botë. Iliri tregoi dhe një nga momente e vështira që ka kaluar dhe ai ka qënë gjatë kohës që ishte në Teatrin e Baletit në Shkup, Maqedoni, pasi askush nuk i fliste dhe ai ndihej keq."7 muajt e jetës sime dhe karrierës sime në Maqedoni kanë qenë shumë të vështira, pasi të gjithë ishin maqedonas dhe askush nuk më thoshte as mirëmëngjesi, as mirëmbrëma, as si je. Pas 7 muajsh u detyrova të filloja të mësoja gjuhën në mënyrë që të komunikoja. Ata fillu-

an më pas të ishin më të lirshëm dhe të më flisnin. E para fjalë që më thanë ishte a do kafe? Mu duk sikur më folën muret dhe isha shumë i tronditur. Më foli një shqiptar që quhej Besimi. Nga turpi asnjëri atje brenda nuk e dinte që Besimi ishte me nënë shqiptare dhe baba jugosllav. Më tha, po ta them vetëm ty që unë jam shqiptar". Mes rrëfimit për karrierën balerini i njohur shqiptar nuk nguroi të fliste dhe për familjen sesi është njohur me bashkëshorten e tij, itialiane Emauela dhe ardhjen në jetë të vajzës së tyre të vetme, Emily. "Me Emanuelën jemi njohur në një program televiziv. Filloi shumë miqësore dhe më pas u ritakuam në Romë, bashkëjetuam dhe më pas u martuam. Martesa ime ka qenë shumë intensive dhe e shkurtër ditët e para, pasi isha në tre programe njëkohësisht. Vajza Emily është 13 vjeçe dhe jam shumë krenar." Gjatë emisionit u transmetuan edhe mesazhet e urimit që kishte dërguar bashkëshortja e Ilirit, vajza si edhe dy prindërit e tij, ku emocionet e balerinit ishin të dukshme, pasi nuk munguan as lotët.

Blerim Destani, John Travolta dhe Morgan Freeman në të njëjtin film Hollywood-ian Blerim Destani po realizon xhirimet e filmit "The Poison Rose" në krah me aktorët legjendarë John Travollta dhe Morgan Freeman. Ky film ka filluar xhirimet që nga maji i këtij viti në Savannah të Georgia nën regjinë e George Gallo dhe skenar të bazuar në novelën e Richard Salvatore. Blerimi në këtë film luan karakterin e Lorenzo Rodriquez, emri i karakterit që ai luan ashtu si edhe fotografitë nga xhirimet na shoqërojnë në një djalosh meksikan me një stil karakteristik. Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit "Chinatown," "L.A. Confidential," apo "The Long Goodbye" dhe flet për një ish yll futbolli, të cilit i bëhet pikë e dobët një vajzë e cila është në telashe. Ashtu si në filmat klasik, ai përfundon në një rrjet kompleks krimesh. Kur ai zbulon se vajza në fakt është e bija e tij e humbur prej shumë kohësh, niset që ta shpëtojë atë dhe rrugës në shpëtimin e saj zbulon shumë sekrete të pista të qytetit.

Will Smith: Nuk kënaqem nga seksi, paraja dhe fama Will Smith tregohet shumë i sinqertë për jetën e tij personale, kur vjen puna për të folur mbi martesën e tij 20-vjeçare me Jada Pinkett Smith dhe për karrierën e gjatë. Superstari 49-vjeçar dha një intervistë për "Rap Radar" ku tregoi hapur se paraja, fama dhe marrëdhëniet seksuale nuk e kanë kënaqur aspak. Pavarësisht të gjithave, marrëdhënia me bashkëshorten e tij është forcuar dhe asgjë në botë nuk mund ta shkatërrojë. Will Smith: Ideja është që… kam pasur para pafund, kam bërë seks me kë kam dashur, kam pasur admirimin e mijëra personave. Kam qenë në krye të botës materiale dhe kam kuptuar që nuk kam qenë kurrë i lumtur me këto gjëra. E vetmja gjë që më emocionin është të jem i dobishëm për njerëzit e tjerë.

Vdes ikona e Hollywood-it Aktori hollivudian, Tab Hunter ka vdekur në moshën 86-vjecare. Ai ishte i famshëm në vitet 1950 dhe ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës. Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruhej: "Lajm i keq. Tab ndërroi jetë sonte dhe e ndanin vetëm tre ditë nga 87-vjetori. Ju lutem bëni homazhe duke bërë një lutje për të". Miku i tij, Allan Glaser u kontaktua nga "The Hollyëood Reporter" ku konfirmoi se aktori ishte në Kaliforni kur pësoi atak kardiak të shkaktuar nga mpiksja e gjakut. Hunter ka një shenjë në Hollywood në filma të mëdhenj si "Saturday Island" dhe "Damn Yankees".


20

KUPA E BOTËS

E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Klubi madrilen njoftoi lajmin e bujshëm nëpërmjet një deklarate për shtyp duke sqaruar arsyet Rozalb Lika

C

ristiano Ronaldo është zyrtarisht një futbollist i Juventusit, duke bërë që të mbyllet kështu një nga transferimet më të bujshme të botës së futbollit në vitet e fundit. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga klubi i Realit të Madridit, që nëpërmjet një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka pranuar ofertën prej 100 milionë eurosh të Juventusit, duke respektuar edhe dëshirën e lojtarit. Marrëveshja mes bardhezinjve dhe Ronaldos është vulosur mesditën e djeshme në Greqi, ku presidenti Agnelli udhëtoi me avion privat dhe drekoi me portugezin. I shtyrë nga pakënaqësitë me drejtuesit dhe oferta e majme financiare, Ronaldo vendosi kështu të provojë një aventurë të re në Itali. Më kot u tentua në orët e fundit një telefonatë mes trajnerit Lopetegui dhe lojtarit portugez, që ritheksoi dëshirën për t’u larguar nga Reali, madje pa asnjë ceremoni lamtumire. Ylli portugez do të firmosë një kontratë 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro në sezon. Në këtë mënyrë ai është bërë jo vetëm futbollisti më i shtrenjtë që ka transferuar “Zonja e Vjetër”, por edhe futbollisti me pagën më të lartë në historinë e Seria A. Komunikata e Realit të Madridit, që njofton transferimin e Ronaldos te Juventusi Real Madrid C. F. njofton se, sipas vullnetit dhe kërkesës së shprehur nga lojtari Cristiano Ronaldo, ka rënë dakord ta transferojë atë te Juventus F. C. Sot

Juventus bën blerjen e shekullit, zyrtarizon Cristiano Ronaldon

Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për një lojtar që ka dëshmuar të jetë më i miri në botë dhe që ka shënuar një nga kohët më të shkëlqyera në historinë e klubit tonë dhe futbollit botëror. Përtej titujve dhe triumfeve të arritura në fushat e lojës gjatë këtyre 9 viteve, Cristiano Ronaldo ka qenë një shembull i

përkushtimit, punës, përgjegjësisë, talentit dhe përmirësimit, në klubin tone. Ai gjithashtu është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit me 451 gola në 438 ndeshje. Gjithsej 16 tituj, duke përfshirë 4 Kupat Evropiane, 3 prej tyre me radhë dhe 4 në 5 sezonet e fundit. Në baza individuale, me

MERKATO

Juventus nuk ndalet, ak minuta pasi u zyrtarizua transferimi i Cristiano Ronaldo te skuadra e kërkon t’i rrëmbejë P Juventusit, sulmuesi portugez ka publinjë mesazh në rrjetet sociale, dreedhe Marcelon Realit kuar jtuar fansave të Real Madrid, skuadër ku

Juventus e mbyll blerjen e shekullit në mënyrën më të mirë të mundshme. Cristiano Ronaldo u zyrtarizua te bardhezinjtë, por tashmë Marotta po punon për të bërë një tjetër goditje të madhe nga Reali i Madridit. Këtë herë sipas “Premium Sport” bëhet fjalë për tjetër futbollist kryesorë që ka në përbërje Reali, Marcelon. Zërat ishin prezentë prej disa ditësh, por nënshkrimi i Ronaldos në ditën e sotme dhe miqësia e ngushtë që ai ka me mbrojtësin brazilian, kanë ndikuar që një marrëveshje e tillë të hamendësohet gjithmonë e më tepër nga mediat italiane. Megjithëse gjithçka pritet të zbardhet në ditët në vijim, Juventusi duhet të mbyll fillimisht çështjen e Alex Sandro, pasi mbrojtësi brazilian nuk është në planet e klubit. Në këtë mënyrë tifozët bardhezi mund të ëndërrojnë një tjetër blerje ëndrrash.

ai luajti për 9 vjet. “Këto vite në Madrid, në qytetin e Madridit, kanë qenë vitet më të bukura e të lumtura të jetës time. Ndjej një dashuri të madhe për këtë klub, një mirënjohje për tifozerinë e saj dhe këtë qytet. Dua t’ju falënderoj për dashurinë që kam marrë nga ju. Thënë kjo, mendoj se ka ardhur momenti për të nisur një etapë të re në jetën time dhe për këtë arsye i kërkova klubit që të pranonte largimin tim. Më vjen keq dhe u kërkoj të gjithëve, veçanërisht tifozëve të Realit, të më kuptojnë. Isha unë ai që kërkova të largohesha, çështje motivacioni, që i kisha humbur te Reali. Pavarësisht kësaj, këto 9 vite kanë qenë të mrekullueshëm, 9 vite të papërsëritshme. Edhe për mua është emocionues ky largim, por edhe për Real, që ka pritshmëri të larta. Por e di mjaft mirë se nuk do të harroj asgjë nga kjo aventurë, pasi këtu pata mundësi të luaj futboll në një mënyrë unike. Në fushë dhe në stërvitje kam patur pranë shokë skuadre të mrekullueshëm. Kam ndjerë një dashuri të jashtëzakonshme nga tifozët dhe së bashku kemi fituar

fanellën e Real Madridit ai ka fituar 4 Topa të Artë dhe 3 Këpucë të Arta, midis shumë çmimeve të tjera. Për Real Madridin Cristiano Ronaldo gjithmonë do të jetë një nga simbolet e tij të mëdha dhe një referencë unike për gjeneratat e ardhshme. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia juaj”, ka shkruar klubi madrilen.

451 GOLA ka shënuar Ronaldo në 438 ndeshje aktivizim me klubin madrilen gjatë 9 viteve DETAJET

Ronaldo i ka kushtuar bardhezinjve 112 milionë euro

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi i ka kushtuar kampionëve të Italisë 112 milionë euro. Zyrtarizimi i detajeve financiar është bërë nga klubi italian, teksa 100 milionë euro shkojnë në dy sezone për madrilenët dhe 12 milionë si komision për FIFA-n. Në një deklaratë, Juventus komunikon: “Të ketë arritur një marrëveshje me kompaninë Real Madrid Club de Futbol SpA për blerjen definitive të të drejtave të lojtarit Cristiano Ronaldo Dos Santos Aveiro kundër një tarife 100 milionë euro, e pagueshme në dy vjet, plus solidariteti shtesë të kërkuara nga rregulloret e FIFA-s dhe kosto shtesë prej 12 milionë eurosh “.

PORTUGEZI

Ronaldo mesazh lamtumire tifozëve të Realit: Humba motivacionin, nuk do ju harroj!

3 Champions League radhazi, 4 në 5 sezonet e fundit. Bashkë me ta, në nivelin personal, pati mundësinë të fitoja 4 herë Topin e Artë dhe 3 herë Këpucën e Artë. Të gjitha këto trofe gjatë aventurës time te ky klub i madh. Real Madrid ka fituar zemrën time dhe të familjes time, ndaj ju them faleminderit, klubit, presidentit, drejtuesve, shokëve të skuadrës,

trajnerëve, mjekëve, titozëve, të gjithëve. Gjatë këtyre 9 viteve jam përballur me kampionë të mëdhenj, të cilët i vlerësoj dhe i respektoj. Kam reflektuar dhe ka ardhur momenti për një cikël të ri. Largohem, por kjo stemë, kjo fanellë dhe “Santiago Bernabeu” do të jenë gjithnjë me mua. Faleminderit të gjithëve, hala Madrid”, shkruan Ronaldo.


21

KUPA E BOTËS

E mërkurë, 11 KORRIK 2018

“Gjelat” fitojnë minimalisht 1-0 në gjysmëfinale, vendos goli i mbrojtësit të Barcelonës

F

ranca është finalistja e parë e Kupës së Botës në “Rusi 2018”. Skuadra e Didier Deschamps ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Belgjikës në gjysmëfinalen e luajtur në “Shën Petersburg”, duke zhvilluar një ndeshje perfekte në mbrojtje dhe shumë cinike në sulm. Sfida nisi me një ritëm të frikshëm, teksa Mbappe dhe Hazard dhurojnë spektakël në disa aksione shumë të bukura që në minutat e para. Në minutën e 12-të, Pogba shpërtheu në mesfushë dhe më pas dhuroi një pasim të bukur për Mbappe, por nuk mundi që të kontrollohej nga talenti francez. Belgjika u kundërpërgjigj 3 minuta më pas me Eden Hazard që provoi me një goditje të fortë brenda zonës, por tentativa e tij përfundoi ngjitur me shtyllën e majtë të portierit Lloris. Në minutën e 18-të, Matuidi lëshoi një “bombë” nga distanca, por portieri Courtois priti mjaft mirë, ndërkohë që disa sekonda më pas Varane në krahun tjetër shpëtoi portierin Lloris pas një goditje të Hazard. Sfida ishte më një ritëm të shfrenuar, teksa portieri i Francës bëri një pritje spektakolare ndaj De Bruyne në minutën e 20-të. Më pas do të ishin “Gjelat” që ju afruan golit në minutën e 31-të, pasi Giroud provoi me një goditje me kokë që përfundoi ngjitur me shtyllën. Në minutën e 40-të, Franca pati mundësinë e artë me Pavard që u vendos përballë portierit Courtois, por gardiani belg devijoi topin me këmbë në goditje nga këndi. Deri në fund të pjesës së parë rezultati mbeti i pandryshuar. Fraksioni i dytë nisi më mirë për Belgjikën, që rrezikoi menjëherë me Lukakun, por goditja e “gjigantit” përfundoi jashtë kuadratit. Në krahun

Franca “fluturon” në finale, Umtiti shuan ëndrrën e Belgjikës

GJYSMËFINALE DJE

ora 20:00

Francë (1-0) Belgjikë SOT

1

ora 20:00

Kroaci - Angli

2

VENDI 3 14 korrik

ora 16:00

Belgjikë- Gjysmë 2

FINALE 15 korrik

ora 17:00

Francë- Gjysmë 2 ANGLIA

Southgate: Kroacia test i vështirë, por ne duam të festojmë

Francë-Belgjikë 1-0 Francë (4-3-3): Lloris; Pavard, Varane, Umtiti, L.Hernandez; Pogba, Kante, Matuidi (86’ Tolisso); Mbappé, Giroud (85’ Nzonzi), Griezmann. Belgjikë (3-5-1-1): Courtois; Alderëeireld, Kompany, Vertonghen; Chadli, Witsel, M. Dembele (60’ Mertens), Fellaini (80’ Carrasco), Hazard; De Bruyne; Lukaku. Gjyqtari: Andres Cunha (Uruguai) Goli: 51’ Umtiti Kartonë të verdhë: Hazard, Alderweireld, Kante, Mbappe, Vertonghen

tjetër Franca nuk fal që në shansin e parë që ka krijuar, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 50-të. Umtiti shënoi me kokë pas një goditje nga këndi, teksa pasimi i Griezmann ishte fantastik për mbrojtësin e Barcelonës që e shoqëroi në rrjetë. Ndodhi

MBROJTËSI

Lovren: Jam gati që të sfidoj Kane dhe të tregoj se kush jam

për herë të parë që 3 mbrojtës shënojnë në Kupën e Botës për Francën (Pavard, Varane dhe Umtiti) pasi për herë të parë një gjë të tillë e kanë bërë Lizarzu, Blanc dhe Thuram në vitin 1998. “Gjelat” morën zemër nga goli dhe 7 minuta më pas dhuruan

spektakël, duke ju afruar dhe golit të dytë me Giroud që u ndal nga portieri belg. Në minutën e 64-t, Belgjika ju afrua shumë pranë golit të barazimit me Fellainin, që goditi shumë fortë brenda zonës, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit. Në minutat në vijim loja është më e qetë, ndërkohë që vetëm në minutën e 80-të, Witsel provoi me një goditje potente në hyrje të zonës, e cila u ndal mjaft mirë nga Lloris. Belgët do të provonin deri në fund, por rezultati nuk do të ndryshonte, duke i siguruar Francës një vend në finalen e 15 korrikut në “Luzhniki Stadium”.

KROACIA

Dalic: Nuk jemi rastësisht në gjysmëfinale, tani të argëtohemi K

Mbrojtësi i kombëtares së Kroacisë, Dejan Lovren tha se është gati për ta ndalur sulmuesin e Anglisë, Harry Kane. Në konferencën për shtyp para gjysmëfinales, lideri i skuadrës ballkanase është shprehur: “Kane është njëri prej sulmuesve më të mirë në Premier Ligë. Meriton çdo lëvdatë për atë që bën. Në edicionet e fundit, gjithmonë ka shënuar mbi 25 gola dhe ai është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë. Por, mua më pëlqen t’i sfidoj këta sulmues dhe t’u tregoj të gjithëve se unë jam njëri prej mbrojtësve më të mirë”, u shpreh Lovren.

roacia nuk dëshiron të trajtohet si një ekip inferior në mesin e katër kombëtareve më të mirë në botë. Për ta vënë në dukje, para gjysmëfinales ndaj Anglisë, trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic është shprehur se lojtarët e tij janë deri në këtë fazë se e meritojnë. “Nuk mendoj se kemi shkuar përtej pritshmërive, pasi shumë lojtarë të Kroacisë luajnë me klube të mëdha evropiane si Real Madrid dhe Barcelona Është e vërtetë se Kroacia nuk e ka treguar potencial e vet në vitet e fundit, por duke marrë parasysh cilësitë e ekipit tim, nuk është e çuditshme që ne jemi në katër të parët dhe tani nuk duam të humbim këtë shans për të hyrë në histori”. Por pavarësisht nga rëndësia e sfidës së nesërme në Moskë, Dalic nuk ndjen ndonjë presion të veçantë. “Ne kemi analizuar të gjitha ndeshjet e Anglisë dhe i dimë rreziqet që do na sjellin pas Islandës, Danimarkës dhe Rusisë. Do të jetë një kundërshtar i ndryshëm,

ndaj duhet të jemi më të kujdesshëm. Por nuk ka arsye të jemi nervoz ose të ndjejmë presion. Ne jemi këtu për të shijuar jetën, për të luajtur një futboll të mirë. Rezultati do të jetë ai që do të jetë”, deklaroi Dalic.

“Futbolli po kthehet në shtëpi”, është një këngë që nuk është dëgjuar në 20 vitet e fundit te Anglia, por tashmë jemi pranë një arritje historike, dhe më një ekip të ri në moshë. Në prag të gjysmëfinales ndaj Kroacisë, trajneri Gareth Southgate ka rikujtuar gjysmëfinalen e 22 viteve më parë në Europian, kur anglezët luanin në shtëpi, dhe ishte pikërisht ai që gabonte penalltinë vendimtare ndaj Gjermanisë. Strategu anglez nuk i kursen elozhet për rivalët. “Është një kombëtare e vogël, por që prodhon pafund talente në futboll. Për ne do të jetë një test i vështirë, por në gjysmëfinalen e Kupës së Botës nuk ekzistojnë ndeshje të lehta. Po Anglia? Ndonjëherë kalon momente të vështira para se të festosh. Anglia ka vuajtur shumë dy vite më parë (u eliminua në Europian nga Islanda), por tani e ka marrë veten dhe ka arritur deri këtu”, deklaroi Southgate.


KURESHTI

22 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Hoqi shaminë, gruaja iraniane dënohet me 20 vite burg Një grua iraniane që protestonte për heqjen e shamisë është dënuar me 20 vite burg. Shapark Shajarizadeh u arrestua në shkurt pasi u filmua duke qëndruar në Teheran ndërsa tundte shaminë me një shkop. Këtë javë 42-vjeçarja ka publikuar në website e saj se ishte burgosur për shkak se kishte kundërshtuar vendosjen e shamisë dhe valzëimin e flamurit të paqes në rrugë. Shajarizadeh u lirua me kusht në fund të prillit pasi Amnesty raportoi se ajo ishte akuzuar për 'nxitje të korrupsionit dhe prostitucionit". Ajo iu ishte nënshtruar torturës dhe rrahjeve pas arrestimit, tha avokatja e saj. Vendndodhja e saj e tanishme nuk dihet dhe nuk ka pasur ndonjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët iranianë. Vetëm në muajin shkurt, policia iraniane arrestoi 29 gra për heqjen e shamive

Abuzoi seksualisht me 8 fëmijë, gjykata e lë të lirë Një pedofil që abuzoi seksualisht me tetë fëmijë në rreth dy dekada, ishte në gjendje të dilte nga gjykata si një njeri i lirë. Anëtarët e familjes së viktimave të Brian Heffron mbetën të habitur, kur gjyqtari i tha abuzuesit seksual 80-vjeçar se ishte i lirë të largohej. Heffron vuan nga çmenduria dhe është konsideruar i paaftë për t'u gjykuar, pasi u akuzua për 12 vepra kundër fëmijëve, raporton Plymouth Live. Në një seancë të mëparshme në Gjykatën e Plymouth Crown për të përcaktuar faktet e asaj që kishte ndodhur, një juri ra dakord unanimisht se ish-punëtori i kantiereve të anijeve shfrytëzoi me forcë vajzat dhe një djalë. Disa nga viktimat e tij ishin shumë të rinj. Dje, gjykatësi James Townsend tha se gjykata ishte "shumë e kufizuar" në mundësitë e saj.

të tyre në publik, si pjesë e një fushate të njohur si "Të Mërkurat e Bardha". Nasrin Sotudeh, një avokate e shquar e të drejtave të njeriut që përfaqësonte Shajarizadeh dhe gra të tjera, u arrestua muajin e kaluar. Kodi i veshjes islamike, i vendosur që nga revolucioni i

vitit 1979, e konsideron shaminë të detyrueshme për çdo femër mbi 13 vjeç në Iran dhe thuhet se ato duhet të mbulohen nga koka deri tek këmbët. Thyerja e rregullave mund të rezultojë në gjoba deri në 17 paund dhe deri në dy muaj burg.

Propozim për martesë në Hënë për 145 milionë dollarë Duke filluar nga viti 2022, do të keni mundësinë për t'i propozuar për martesë dashurisë së jetës suaj, ndërsa

fluturoni mbi sipërfaqen e Hënës në tingujt e "Fluturojnë në Hënë" të Franck Sinatrës. Fluturimi ndërplanetar një-

javor do të kryhet, duke përdorur një anije kozmike dhe dy të dashuruarit do të udhëtojnë vetëm. Agjencia ApoteoSurprise, një projektues i propozimeve për martesën në Francë, e specializuar në krijimin e propozimeve ekstravagante, prezanton shërbiminin krejtësisht të ri për 145 milionë dollarë. Udhëtimi në Hënë në emër të dashurisë është gati të bëhet një realitet. Qëllimi përfundimtar i agjencisë me bazë në Paris është që të realizojë propozimin më të çmendur dhe më të paharrueshëm për martesë në 13.8 miliardë vitet e fundit. Prej marsit të vitit 2022, të dashuruarit e elitës do të jenë në gjendje të rezervojnë të gjithë shërbimin në faqen e internetit www.proposeinparis.com dhe pesë muaj më vonë gjejnë veten duke shijuar programin.

Urdhri për policët; dobësohuni ose ikni nga puna Departamenti i një policie në Indi kanë dhënë urdhër që oficerët të humbasin peshë, ose të lënë punën. Shefi i Policisë së Shtetit të Karnataka (KSRP) tha për BBC se ishte i shqetësuar për rritjen e numrit të personelit obez në forcë. Bhaskar Rao shtoi se ai mori vendimin pasi më shumë se 100 oficerë vdiqën gjatë 18 muajve të fundit për shkak të sëmundjeve të lidhura me dietën që përdornin. Zyrtarëve do t'u ofrohet ndihmë për të ndryshuar stilin e tyre të jetesës dhe dietën. KSRP, e cila ka 14,000 punonjës merr telefonata të shpeshta për të shkuar në ngjarjet e mëdha dhe gjithashtu për të kontrolluar situata të tilla si trazirat dhe rastet e dhunshme. Zyrtarëve të lartë të KSRP-së u është thënë të identifikojnë policët mbipeshë dhe t'i vënë ato në një rutinë ushtrimi për t'i ndihmuar ata që të humbasin peshën.

Foshnja 5 muajshe mbijeton e varrosur për 9 orë në pyll Një foshnje 5 muajshe ka mbijetuar për mrekulli, pasi qëndroi rreth 9 orë e varrosur nën shkopinj dhe mbeturina në pyll. Zyra e Sheriffit të Qarkut Missoula tha se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore në një spital dhe e quan mrekulli faktin që fëmija mbijetoi në pyjet e Montanës perëndimore. Autoritetet thanë se u njoftuan në orën 8 të mbrëmjes se një njeri po kërcënonte njerëzit në zonën e Lolo Hot Springs në Lolo National Forest të Montana. Ata arrestuan burrin, i cili tregoi se një fëmijë ishte varrosur diku në pyll. Pas rreth 6 orë kërkim, një nga policët dëgjoi një zë të zbehtë dhe gjeti foshnjen rreth orës 2:30 të dielën. Policia arrestoi Francis Crowley dhe po heton ngjarjen.


KOHA E LIRE

23 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

la të verdheme a të kuqe 63. Organizatë fetare e klerit të krishterë, e cila drejton jetën fetare të besimtarëve 64. E detyroj dikë të largohet nga dhoma, nga shtëpia, nga vendi etj 66. Përgatitja që bëhet për raste të shënuara a të jashtëzakonshme 67. Një ditë para ditës së djeshme 68. I ndihmon të ecin njerëzit që kanë probleme me këmbët 70. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 73. Si kishtin makinat e Durrësit targën 74. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 75. Tirana, e kishte targën e makinave ... 76. Ndalim i përkohshëm i luftimeve ndërmjet palëve kundërshtare, që bëhet me marrëveshje 78. Në Greqinë e lashtë: kryetari i një partie; prijës i popullit, që i nxiste e i ndizte masat për të vepruar 80. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 81. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 82. Angola e ka atë kryeqytetin e saj 83. Shkenca që studion ligjet e mendimit dhe format e tij 84. Tokë e keqe, që ka shumë gurë. 85. Eshtë ..., që s'ka njerëz të afërm a farefis 86. Ai që parashikonte të ardhmen ose paralajmëronte diçka. i Famshëm ishte ai i Delfit. 89. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që për-

doret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 91. Fëmijë i lindur jashtë martese, fëmijë i jashtëligjshëm 92. Shumicë e madhe, mori njerëzish, kafshësh a sendesh 96. Quhet ashtu arti i gdhendjes në dru, drupunimi njohet si ... 98. I pari i murgjve në një abaci; titull kishtar i afërt me atë të ipeshkvit; prift katolik 99. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 102. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 103. Lloj zvarraniku, më i madh se hardhuca 104. Jo vegjetarian, jo kafshë, edhe pse është njeringrënës 105. Çdonjëri nga dy trarët e posaçëm prej metali, mbi të cilët ecin rrotat e trenit a të tramit VERTIKALISHT 1. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 2. Zëvendës, përfaqësues a dëshmitar i dikujt quhet edhe ashtu 3. Aleanca Kuq e Zi 4. Kllapi, përçartje. Flet kot, flet në tym, flet përçart 5. Ajo që bën pula, vezë ose.. 6. Që është bërë nga dikush bir a bijë në shpirt me ligj, që është marrë zyrtarisht si fëmijë në një familje 8. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Si-

maku 11. Të qenit bashkëkohës, përçues i tendencave dhe veçorive identifikuese të së tashmes 13. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 15. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 17. Peshk me trup të gjerë, me lëkurë të fortë, që e ka kokën si të breshkës 19. Të gjithë e kemi një të tillë, me të cilin identifikohemi dhe na thërrasin 20. Ngjitës që përdoret, kryesisht në shërbimin ambulator, trajtime të lehta mjekësore 23. Ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe politike, ekonomike etj 24. Specialist për metodikën e dhënies së mësimit të një lënde në shkollë, quhet ashtu 28. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 29. Që është i hedhur e pak i prapë, që është i lëvizshëm e gazmor 32. Fat në lojë, në punë a në jetë. 33. Peshk i madh i ujërave të ëmbla. Shkodra e ka emblemë të traditës së saj në kulinari 34. Shpërblimi në të holla që i jepet dikujt për punën a për një shërbim 35. Harxhoj të gjitha fuqitë duke bërë një punë tepër të rëndë e të gjatë; rraskapitem 36. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 37. Lloj i caktuar lëvizjesh ritmike, të shoqëruara me muzikë 38. Gaz pa ngjyrë, me erë të fortë e të pakëndshme, i cili ka

prift, kozmolog dhe okultist italian, u dogj për së gjalli në turrën e druve 55. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 57. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 59. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 62. Gërshet flokësh. I ka lidhur flokët ashtu 63. Në të ne shtrihemi, paqtohemi dhe kridhemi në ëndrra 65. Produkt ushqimor, me të bëhet pilafi 67. Secila nga kllapat e vogla që përdoren për të futur brenda një frazë disa fjalë a fjali 68. Ashtu quhet njesitë që pajisin e furnizojnë trupat në front 69. Bimë barishtore shumëvjeçare e viseve të ngrohta, me gjethe të mëdha të prera thellë, që mbillet për lulet si kokë me fletë të tulta 71. Njëra nga të dymbëdhjetë pjesët e vitit, e cila shërben si njësi për matjen e kohës 72. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 74. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 77. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 79. Mungesa e diçkaje dhe e dikujt, ndjenjë pasionante rijetimi 83. Dhjami, gjalpi a vaji që përdoren si ushqim 87. KRISTO ... kompozitor, "Artist i Popullit". Lindi në qytetin e Korçës në vitin 1907 88. Ajo në botën e çudirave 90. Peshk deti i vogël, me kokë të madhe e të gjerë, me mustaqe, ka luspat me ngjyrë të kuqërreme 93. Italia e ka si kryeqytetin e saj. Mbi vete mban histori dhe qytetërim të hershëm 94. Kockës i thonë ashtu në dialektore 95. Këllëf prej metali, prej lëkure a prej druri, që shërben për të futur në të shpatën, thikën, hanxharin etj 97. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 99. Romani i Anton Pashkut 100. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 101. Zëri që nxjerr një njeri kur qan.

veti oksiduese 41. Pajis një mjet a një strehim me mburojë çeliku ose e përforcoj për ta bërë të qëndrueshëm 42. Lidhje miqësore që bëjnë ndërmjet tyre dy a me shumë shtete 43. Shkëmb i bardhë, që është i përbërë nga sulfati i paujë i kalciumit dhe që kur bashkohet me ujë jep gjipsin 46. Është ai që heq dorë nga alkooli 47. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 50. Fishek i madh i mbushur me lëndë shpërthyese, përdoret si municion për armët e artilerisë 51. Qytet në veri të Shqipërisë, i ashtuquajtur "djepi i kulturës" 52. Veti a cilësi dalluese e dikujt a e diçkaje, karakteristikë dalluese 53. Giordano ..., ishte filozof, 1

2

˙ 6

3

O

4 8

P

A R D E

5

P

T

A

7

˙

9

B

S Y

10

O H

11

M E N D

L 12

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 2. Kategori gramatikore e foljes, që tregon lidhjen ndërmjet veprimit e folësit 4. Paula ... më 17 janar 1998 akuzoi presidentin Bill Clinton për ngacmime seksuale 7. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 9. Mënyrë e prerjes së flokëve 10. Jam në një vend ku mund të më shohin të tjerët, shihem, dallohem 12. Vend që e bëjnë zogjtë dhe disa kandrra për të çelur vezët, për të rritur të vegjlit e për të ndenjur të mbrojtur 13. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 14. Shtyp nga lart, i rëndoj që të ngjeshet a që të nxërë më shumë; ngjesh; kund. çrras 16. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 18. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 20. Plagë, ... dhimbje trupore ose shpirtërore që kemi marrë 21. Varg ose grumbull malesh të larta dhe të ashpra; bjeshk 22. Grumbulloj në një vend, njerëz, kafshë a gjëra të shpërndara andej-këtej, i vë bashkë 25. Ajo shërben për të lyer objektet prej druri për t'i ruajtur nga prishja, për t'u dhënë shkëlqim 26. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 27. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 28. Bukë misri e hollë dhe e ngjeshur që gatuhet me ujë të ftohtë 30. Secili nga dy fëmijët që lindin njëkohësisht nga e njëjta mëmë 31. Humbje e plotë ose e pjesshme e aftësisë së një gjymtyre për ta lëvizur 37. Shumë autorë mbamendet të kenë bërë libra por ende jo një ... 39. Emërtesa që merr një person që ka buajtur në një vend tjetër 40. Banor vendës nga Labëria, është ... 44. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 45. Që nuk flet dot fare; memec, ose i pa... 46. Kuis kur i bien ose kur ka të keq 48. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 49. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 53. Bëj që të fryhet, ënjt; mbufat 54. Fe që lindi në shek. I të erës së re dhe që ka për bazë Krishtin, dërgestar të Zotit si shpëtimtar 56. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 58. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 60. Udhë e ngushtë nëpër brinja e male, e cila të nxjerr më shpejt diku, shteg i ngushtë, udhë dhish 61. Lloj meli me kokrra të vog-

A 13

P

14

15

B R E J

¸

L

K

16

D

20

17

K U

I

P

I

S A

D U S T

I

N

R

T 24

28

S

E M

R

J

R

H

A

B Z

W

N A T

¸

E

G J

O

27

P

A N

R

T

T

A

L

U G L

I

37

E

˙

O V I

Z

T

U

38

G J

F

E

E

R R I

K

Z 40

E

¸

S

39

N D J

S

41

42

A H A R A

45

B E L

R 46

V

N 47

V 52

P E

E

E

O

R

P

49

D A I

E

G

O

T

54

50

Z

55

61

57

D V

R 63

O T

M

E K E

A

M

K

I

A R G J

A

C

R

E N D

64

K

E

U

65

O

I

67

R R A S

69

P

66

K O R E

N 68

M I

R

R O

U

D A S

H

A

A

H N O R

H S

Q

M A

A 77

78

79

B Y L Y K B A S

¸

M

R U S

M ¸

A

A

85

L

J

L

A 83

K O L O R I

K

K

I

D

91

L I

P

T

P

E

U

M 98

K J

M

D

D

K

W I

K I

P E

D I

A

L

E R

T

L

U

E

R

N

E I

E

S T

J T

H 114

M

A N K O

S H T I

N E

O A Z ¸

G ¸ N

P

P E

E

G

T

J 111

A L

I

N I

L

113

A

115

R I

S

O

110

112

P

C

109

A T

L 101

L I

T O

108

S

K

107

O R U M

J

A

96

104

O K

106

E Z

M

95

103

F A G O T

I

T

100

102

T

88

S 94

99

105

R

E

R R A N G U L L

¸ 92

93 97

I

E

84

87

R

V A

90

K R

B L

I 81

86

B Y L Y K 89

L ˙

80

B

H

75

82

U

R I

¸

74 76

T

72

73

L

L

O G R A F I

70

71

X

P

58

V 60

E

R R E

62

B L I

D

I

56

K O R B

Z

59

M

B

M

48

B 53

V A K B I

K

S

M A G N E

36

44

51

R

D A

31

E

35

J

O D ¸

33

34

L

I

30

O R D I

E

L

26

32

S

O

25

29

V ¸

T

A 19

E D I

22

23

43

P

18

E N G L

J

21

S K

¸

Y

K 116

N G ¸

L

¸

N D I

M


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E mërkurë, 11 KORRIK 2018

Nga vizita e Presidentit Meta në San Marino


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.