www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Basha: Kryebashkiakët tanë nuk lëshojnë zyrat E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 164 (8605)
E enjte, 11 Korrik 2019
Çmimi 30 Lekë
Kreu i PD: Nuk njohim farsën e 30 qershorit. Drejtuesit e bashkive janë legjitim derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor. Rama nuk do të guxojë t’iu afrohet bashkive të opozitës, sepse me popull do t’i mbrojmë FAQE 3
Presidenti Meta me Presidentin Kryeministri Edi Rama: Reformë e thellë për mbrojtjen civile e Maqedonisë së Veriut: Të bashkëpunojmë për çeljen e negociatave në tetor
Në foto: Presidenti Ilir Meta me homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
ISH-MINISTRI
Ditmir Bushati kundër Braçes: Në Shkodër nuk do të ketë hakmarrje FAQE 7
NDRYSHIMI I KUFIJVE
Petrit Vasili: Rama, peng i agjendave të errëta antieuropiane FAQE 5
FAQE 24
Në foto: Kryeministri Edi Rama, dje në ceremoninë e prezantimit të projektligjit “Për mbrojtjen civile”
“VIDEOJA E ZAEV”
PD: Rama mbështet projektin serb për ndarjen e Kosovës
SEKRETARI I PD
Gazmend Bardhi: Gjyqtarët të mos japin mandatet e 30 qershorit
FAQE 11
MANIPULIMET
Kryemadhi i dorëzon dosjen Gloverit: 30 qershori, maskarada e fundit e Ramës
FAQE 4
FAQE 10
FAQE 9
POLITIKE
2
E enjte, 11 KORRIK 2019
Kreu i PD-së: Mazhorancën “Rama ik”, do ta kthejmë në mazhorancë kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar
Basha: Largimi i Ramës çështje veprash, jo fjalësh
ISH-KRYEMINISTRI
Protesta, Berisha: Qindra-mijëra kryengritësit drodhën themelet e Edvin Kristaq Mafisë!
K
reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon qëndresën e tij për të larguar kryeministrin Edi Rama, por mesa duket kjo gjë nuk do të arrihet vetëm nëpërmjet protestave, të cilat duke iu referuar atyre të fundit ka qenë paqësore. Që nga 16 shkurti, kryedemokrati në pothuajse çdo protestë ka deklaruar se opozita ia ka dalë në qëllimin e saj, megjithatë Rama vijon të jetë kryeministër i vendit. Nisur nga kjo, Basha deklaroi dje se ndryshimi, që sipas tij e kërkon popullin, nuk do të jetë më çështje fjalësh, por veprash dhe garancish. “Shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendje-ndarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish. Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar”, u shpreh kreu i PD-së. Ndërkohë, Lulzim Basha vijon me kërkesën e tij për qeveri tranzitore, që sipas Bashës do të mundësonte krijimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për cilat duhet se është i bindur se do t’i fitojë. “Zgjedhjet e lira e të ndershme do
t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët. Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit”, deklaroi dje Basha Ndër të tjera, kryedemokrati ndalet edhe në programin që Partia Demokratike ka me ardhjen në pushtet për luftën ndaj varfërisë e zhvillimin e
ekonomisë. Basha ka listuar edhe disa pika nga paketa e Partisë Demokratike për ndryshimet që do të bëjë me ardhjen e saj në pushtet. “Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurrencë të ndershme. Lufta kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë. Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm
lirinë, vetëm konkurrencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre. Ne do t’i hapim tregjet. Do të garantojmë konkurencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liria ekonomike do të sjellë mirëqenie. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!”, u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha në reagimin e tij. Dy ditë më parë PD-ja i ka kërkuar KQZ-së materialet e 30 Qershorit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur me nderim, protestuesit që u bashkuan në Tiranë në mbrëmjen e 8 korrikut në një tubim, nga më të mëdhenjtë e organizuar nga opozita e bashkuar. Teksa publikon pamje nga protesta e së hënës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Berisha shprehu nderimin e tij për qindra-mijëra kryengritësit e pamposhtur dhe fitimtarë që drodhën themelet e narkoshtetit dhe tmerruan Kakistokracinë e Edi Ramës. “Një album me foto mahnitëse, që po qarkojnë rruzullin, të supergjigantit të 8 korrikut! Nderim, qindra-mijëra kryengritësve të pamposhtur dhe fitimtarë që drodhën themelet e narkoshtetit dhe tmerruan Kakistokracinë e Edvin Kristaq Mafisë! Rama ik! Fitore!”, u shpreh dje në reagimin e tij ishkryeministri Sali Berisha. dhe pamjet me qëllimin për të nxjerrë manipulimet që janë bërë me 30 qershorit. Pas protestës së 8 korrikut, opozita ende nuk ka caktuar një ditë tjetër ku do të zhvillojë tubimin e radhës kombëtar, duke krijuar paqartësi se si do të vijojë aksioni opozitar në ditën në vijim.
ISH-DEPUTETI I PD-së PARALAJMËRON PROVA TË FORTA PËR MANIPULIMIN E SOCIALILSTËVE NË VOTIMET E TYRE MONOPARTIAKE
Bylykbashi: Fakte nga gjithë Shqipëria tregojnë manipulimin e zgjedhjeve I sh-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi paralajmëron prova të forta për manipulimin e votimeve monopartiale të 30 qershorit. Ishdeputeti demokrat tha në studion e ABC News se kushti kryesor për të shkuar në zgjedhje të lira e të ndershme, sipas tij, mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama. Vazhdojnë të mbledhin fakte nga e gjithë Shqipëria që të në fund të vërtetojnë pretendimet se zgjedhjet e 30 qershorit janë manipuluar në të gjithë Shqipërinë. Reagimet do të jenë të forta nga ndërkombëtarët Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
paralajmëroi në intervistën e tij ishdeputeti demokrat Oerd Bylykbashi. “Hartimi i një kodi zgjedhor nga mazhoranca socialiste do ta fundosë më shumë kryeministrin e do të thellojë më tej krizën politike”, u shpreh Oerd Bylykbashi. Data e ligjshme për zgjedhjet vendore është 13 tetori, nënvizoi ish-deputeti demokrat, duke iu kundërpërgjigjur me data deklaratave të mazhorancës se 30 qershori ishte afati i vetëm kushtetues. Megjithatë nuk janë të gatshëm të shkojnë drejt këtyre zgjedhjeve demokratët nëse
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
nuk plotësohet kushti kryesor: largimi i kryeministrit Edi Rama. Me këtë i përgjigjet edhe atyre që e shohin Presidentin me flamurin e opozitës në duar. Megjithatë Oerd Bylykbashi nuk mohon ligjshmërinë e dekretit të presidentit për datën e re të zgjedhjeve, por rrëzon sipas këndvështrimit të tij 9 akuzat e komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit. “Dhe do të jetë ODIHR-i e të tjerë që nuk do të lejojnë më të tilla zgjedhje”, deklaron ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi. NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 11 KORRIK 2019
Basha: Kryebashkiakët tanë nuk lëshojnë zyrat Kreu i PD: Nuk njohim farsën e 30 qershorit. Drejtuesit e bashkive janë legjitim derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor. Rama nuk do të guxojë t’iu afrohet bashkive të opozitës, sepse me popull do t’i mbrojmë
P
rodukti i votimeve të 30 qershorit pritet të përsh kallëzojë edhe më tepër situatën politike në vend. Partia Socialiste e cilëson procesin një partiak si të ligjshëm dhe pretendon që pas procedurave të ankimit në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor dhe pas certifikimit të rezultatit, rreth datës 10 gusht te 61 kryebashkiaktët e saj do të marrin detyrën. 10 gushti, sipas PS, është afati kur mbaron mandati i kryebashkiaktëve të zgjedhur në vitin 2015. Por kjo datë mund të tejkalohet jo për shkak të KQZ dhe PS, por gjykatave. Ligji për pushtetin vendor parashikon që mandati i kryebashkiakut i certifikuar nga KQZ duhet të vërtetohet nga gjykata e rrethit përkatës, në bazë të Kushtetutës. Këtu nis dhe problemi tjetër ligjor. Gjykatat e gjithë vendit do të ndodhen përballë një precedenti të rrallë, kur bashkë me vendimin KQZ duhet të interpretojnë dhe ligjshmërinë e votimeve jo normale të 30 qershorit. Në momentin që gjykatat do të marrin certifikimin e fituesve nga KQZ do të ndodhen para fatit ligjor se në Fletoren Zyrtare (dokument shtetëror) data 30 që i referohet PS është zhdekretuar nga Presidentit. Në këtë pikë, gjithë gjyqtarët që janë sot në gjykata do të ndodhen para dilemës nëse duhet të vlerësojnë vendimin e KQZ apo duhet të zbatojnë dekretin e Presidentit dhe Kushtetutën, e cila qëndron mbi çdo ligj dhe urdhër partiak. Normalisht nuk mund të njohin mandatet e kryebashkiaktëve, kur ligjërisht në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje në Shqipëri. Lëmshi juridik do të thellohet edhe më tepër në momentin që
Partia Socialiste do të kërkojë me forcë mbledhjen e Këshillave Bashkiakë të dala nga votimet e njëanshme. Kur socialistët nuk njohën Kushtetutën, nuk është çudi që të mos pyesin as për vendimet e gjykatave të rrethit, të cilat janë dhe në presionin e vettingut. Në këtë mënyrë javët e para të gushtit pritet të jenë dhe më të nxehta për shkak të përplasjeve të forta. Teksa socialistët do të kërkojnë uzurpimin e këshillave bashkiakë dhe zyrave të kryebashkiakëve, opozita nuk do të rrijë duarkryq. Kryetari i PDsë, Lulzim Basha paralajmëroi dje nga Mallakastra se të zgjedhurit e opozitës në zgjedhjet e vitit 2015 nuk do të largohen nga zyra. Argumenti i opozitës është jo vetëm politik, por edhe ligjor. Për sa kohë që në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje normale, por proces monopartiak dhe pa dekret shtetëror “fituesit” e PS nuk mund të njihen si kryetarë legjitim. Në takimin e
Mallakatrës me kryebashkiakun e djathtë, Agron Kapllanaj, Basha u shpreh se gjithë të zgjedhurit e opozitës në shtetin vendor janë legjitim deri në zhvillimin e zgjedhjeve normale. “30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama. Bashkia Mallakastër ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj, derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohet si Kryetar Agron Kapllanaj”- u shpreh kreu i PD. Deklaratat e Lulzim Bashës për legjitimitetin e të zgjedhurve vendorë nuk njeh procesin e 30 qershorit, si dhe paralajmëron qëndrimeve të forta publike ndaj farsës së qeverisë për emërimin e kryebashkiakëve të rinj. Por deklaratat politike në terrenin e nxehtë të kësaj vere përkthehen në përplasje. Socialistët kërkojnë të hyjnë në zyra, pas një procesi që nuk mund të quhet as fitore dhe as
zgjedhje. Ndërsa kryebashkiakët e opozitës, me të drejtë thonë se nuk mund të lëshojnë zyrat, pas një farse si ajo e 30 qershorit. Gjykatat Kushtetuese që mund të zgjidhte lëmshin e votimeve model monist është ende shumë larg funksionimit të saj. Ndërkohë, veç çështjes së datës, 30 qershori i PS ka tashmë dhe një problem serioz me legjitimitetin dhe besueshmërinë. Denoncimet që vijojnë të dalin çdo ditë për procesin e PS tregojnë se jo vetëm votat u vodhën, përqindja e pjesëmarrësve u rrit në mënyrë fiktive, por procesverbalet e komisionerëve janë në shumicën e tyre të manipuluar. Denoncimet e fundit për qytetarë që në 30 qershor votonin në Kukës, kur realisht janë në Angli dhe vende të tjera, janë prova më e fortë se ky proces është një turp kombëtar. Pra lideri opozitar po përgatitet që bashkitë e saj ti mbrojë me popull përballë forcës së policisë së shtetit. Mili Xhani
POLITIKE
4
E enjte, 11 KORRIK 2019
Aldo Bumçi akuza për tradhti kombëtare: Rama pjesë e projektit ogurzi për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në rajon
D
y komedianë rusë kanë mashtruar përmes dy bisedave telefonike kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke ju shtirur si ish-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Në biseda flitet për çështje të ndryshme përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi, ku ndër të tjera, Zaev thotë se ai dhe kancelarja Merkel janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Pikërisht deklaratat e zbardhura të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, se për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë trazuar politikën në Tiranë dhe Prishtinë. Partia Demokratike përmes ish-ministrit të Jashtëm, Aldo Bumçi, e quajti këtë tradhti kombëtare, ndërsa projektin për shkëmbimin e territoreve si të haruar në interes të serbëve dhe rusëve. Nga foltorja e selisë blu, Bumçi tha se ky është një lajm ogurzi për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në rajon, që tregon se fatet e kombit janë në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm që për interesat dhe pushtetin e tyre personal janë gati të tregtojnë dhe të zhbëjnë arritjet historike që kanë ardhur nga sakrifica sublime. “Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pohon dhe një herë që projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë, dhe ndryshe nga çfarë është përpjekur ta paraqes Edi Rama në fakt ky është një projekt serb që i shërben interesave serbe dhe ruse, dhe
“Videoja e Zaev”, PD: Rama mbështet projektin serb për ndarjen e Kosovës
qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës. Kjo është tradhti e lartë ndaj interesave kombëtare dhe mos distancimi për asnjë moment i Edi Ramës nga ky projekt, dhe me keq akoma vazhdimi i mbështetjes së këtij projekti me deklarata dhe forma të tjera edhe pas Samitit të Berlinit tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim. Ky është një lajm ogurzi për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në rajon,
që tregon se fatet e kombit janë në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm që për interesat dhe pushtetin e tyre personal janë gati të tregtojnë dhe të zhbëjnë arritjet historike që kanë ardhur nga sakrifica sublime. Partia Demokratike i bën thirrje shqiptarëve dhe partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE që të mos lejojnë zbatimin e këtij projekti antieuropian dhe anti-NATO që është kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe më gjerë”, deklaroi dje ishdeputeti i Partisë Demokratike,
Aldo Bumçi. Lidhur me ngjarjen në fjalë, kryeministri maqedonas ra pre e një shakaje telefonike e realizuar nga dy komedianë rusë. Duke reaguar pas publikimit të telefonatës, Zaev tha se ky rreng është organizuar nga struktura kundër qëllimeve euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Ai pranoi gjithashtu se dy komedianëve rusë u kishte dhënë dhe numrin e telefonit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, çka ngre dyshime se pre e tyre ka rënë edhe vetë kreu kosovar.
ISH-ZËVENDËSMINISTRI I JASHTËM
Çollaku: Pa rrëzimin e Ramës në Tiranë, nuk rrëzohet “rreziku i Ndarjes së Kosovës”
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Çollaku duke marrë shkas nga përgjimet e publikuara një ditë më parë të Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, shprehet se Rama u mbështet për të ndarë Kosovën. Në një reagim përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, anëtari i Kryesisë së PD-së shprehet se pa rrëzimin e Ramës në Tiranë, nuk rrëzohet “rreziku i N d a r j e s së Kosovës”. “Mbështetën Ramën, për të ndarë Kosovën. Se çfarë po ndodh në Ballkan e me shqiptarët, kupton më shumë nga telefonata e Zaevit me disa komedianë rus, se sa nga gjithë deklaratat e ambasadorëve dhe euroburokratëve që shkojnë, vijnë e rrinë në Tiranë. Telefonata e Zavit është shpjegues i mirë për qëndrimet e “çuditshme” të shumë diplomatëve në Tiranë, në krah të qeverisë “Rama”. Thënë troç: pa rrëzimin e Ramës në Tiranë... nuk rrëzohet “rreziku i Ndarjes së Kosovës””, u shpreh dje në reagimin e tij, anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku.
ISH-DEPUTETI I PD-SË: FATKEQËSISHT KY SKENAR ËSHTË AKOMA AKTIV EDHE MBAS GODITJES QË MORI NË BERLIN
I
sh-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu i është bashkuar reagimeve të shumta lidhur me përgjimet e publikuara dy ditë më parë, në të cilat kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoranm Zaev flet për ndarjen e Kosovës. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Shehu shprehet se tashmë ka ardhur momenti të sqarohet qartësisht e vërteta mbi këtë “mekanizëm” shumë të rrezikshëm. Në këtë kontekst, ish-kreu i diplomacisë shqiptare thekson se aktorë nga Tirana, Prishtina e Beogradi si dhe inspiruesit e mbështetësit e një projekti të tille duhet të prononcohen apo të qartësohen, pasi siç thotë ai, fatkeqësisht ky skenar është akoma aktiv edhe mbas goditjes që mori në Berlin. Si i tillë, ai merr trajta
Kufijtë, Shehu: “Përgjimet” e Zaev për ndarjen e Kosovës, alarm dhe pistë hetimi
të ndryshme, disa herë edhe në formën e iniciativave të “sheqerosura” e “nacionaliste” nga shqipfolës, por gjithmonë në
funksion të rigjallërimit të idesë së shkëmbimit të territoreve në Ballkanin Perëndimor, e lidhur kjo me ëndrrën e Serbisë
së Madhe, thekson Shehu, ndërsa shton se ka ardhur momenti të flitet qartë e direkt, pikërisht për të bllokuar të tilla aventura. ““Përgjimet” e Zaev për çështjen e ndarjes së Kosovës, një alarm e pistë hetimi. Ka ardhur momenti të sqarohet qartësisht e vërteta mbi këtë “mekanizëm” shumë të rrezikshëm. Aktorë nga Tirana, Prishtina e Beogradi, si dhe inspiruesit e mbështetësit e një projekti të tillë duhet të prononcohen, apo të qartësohen. Fatkeqësisht ky skenar është akoma aktiv edhe mbas goditjes që mori në Berlin. Si i tillë ai merr trajta
të ndryshme, disa herë edhe në formën e iniciativave të “sheqerosura” e “nacionaliste” nga shqipfolës, por gjithmonë në funksion të rigjallërimit të idesë së shkëmbimit të territoreve në Ballkanin Perëndimor, e lidhur kjo me ëndrrën e Serbisë së Madhe, si dhe me tentativat e disa faktorëve të tjerë, që duan ta mbajnë këtë Rajon në amulli për të shtuar influencën e tyre, apo për të realizuar skema të ngjashme diku gjetkë. Ka ardhur momenti të flitet qartë e direkt, pikërisht për të bllokuar të tilla aventura. E ardhmja e vendeve tona është vetëm BE; rrugës për aty, zhvlerësohen gradualisht kufijtë, për të jetuar nesër në familjen tonë të përbashkët”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.
POLITIKE
5
E enjte, 11 KORRIK 2019
5 pyetjet e Nënkryetarit të LSI-së: Përse dhe në interes të kujt, Edi Rama rrënoi rolin KRYETARJA E LRI-së e Shqipërisë në rajon dhe u përfshi në agjenda destabilizuese dhe konflikt nxitëse? Kërpaçi: Rilindja e
M
ashtrimi që i bënë kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dy komedianët rusë ka rikthyer edhe njëherë në politikën shqiptare debatin për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një dalje për mediat teksa foli rreth alarmit të Zaev për këtë çështje, tha se kryeministri Edi Rama ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm për një kohë të gjatë të një sipërmarrje të tillë shumë të rrezikshme politike. Vasili tha se Qeveria Shqiptare sot edhe kësaj dite nuk një qëndrim publik zyrtar të qartë dhe të prerë për këtë çështje, ka vetëm një qëndrim periferik jozyrtar, të ish ministrit të Jashtëm shqiptar në një intervistë dhënë në një media të huaj. Në fund ish-deputeti adresoi 5 pyetje për kryeministrin Rama. “Dje opinioni publik është njohur me qëndrimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut z. Zoran Zaev lidhur me projektin shumë të rrezikshëm të ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Zaev dje ka bërë disa pohime tronditëse të cilat unë do doja ti ndaja me ju. Ai pohon se ky është një nga projektet me rrezikshmëri të jashtëzakonshme dhe që do të nxiste tensione dhe konflikte të frikshme duke i vendosur zjarrin fuçisë së barutit, ashtu siç është konsideruar historikisht Ballkani. Zaev konfirmon së dyti një fakt shumë të rëndësishëm, se ai ka informuar zv. Presidentit e SHBA-ve Mike Pence, Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, Kancelaren Gjermane Angela Merkel, znj. Mogherini dhe gjithë faktorët më relevant për rrezikshmërinë shumë të lartë të kësaj sipërmarrje politike. Ai pohon gjithashtu që pas këtij projekti, janë interesa që lidhen me shtete si Rusia ndoshta dhe Turqia dhe që projekti nuk përfaqëson në asnjë rast interesat më të mira dhe që shkojnë në sinkron me prioritet e partnerëve Europiane dhe Euroatlantik. Kryeministri Edi Rama ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm për një kohë të gjatë të në sipërmarrje të tillë shumë të rrezikshme politike. Kjo është pohuar nga ish Kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, nga kryetarja e komisionit të Helsinkit Sonja Biserko, nga ish ministri i jashtëm Vuk Jeremić, nga kryenegociatorja Edita Tahiri dhe nga shumë personalitete shumë-shumë të larta të jetës politike Kosovare, deklarata të cilat të gjitha në bllok kurrë nuk janë përgënjeshtruar nga Edi Rama. Qeveria Shqiptare sot edhe kësaj dite nuk një qëndrim
Ndryshimi i kufijve, Vasili: Rama, peng i agjendave të errëta antieuropiane
publik zyrtar të qartë dhe të prerë për këtë çështje, ka vetëm një qëndrim periferik jozyrtar, të ish ministrit të Jashtëm shqiptar në një intervistë dhënë në një media të huaj. Në një situatë të tillë është shumë e qartë roli destruktiv i Edi Ramës, bërja palë e tij me agjenda të errëta antishqiptare dhe jo transparente të cilat ka zgjedhur ti mbulojë me heshtje ose me shpresën se projekti do të ecte përpara, e pastaj do të rishfaqej në rrolin e protagonistit, i cili kishte qëndruar në prapaskenë për të marrë përfitimet e këtij projekti. Me gjithë atë ka disa pyetje shumë të rëndësishme e të pakapërcyeshme, të cilat ne duam t’i ndajmë së bashku me ju për këtë Kryeministër që kemi fatkeqësinë të jetë në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë. Së pari, përse Edi Rama hesht ndërkohë që Angela Merkel është tepër e qartë dhe e prerë në qëndrimin e saj kundër këtij projekti? 2. Kush e pengon Edi Ramën që të jetë dhe ai i prerë dhe i qartë ashtu si Kancelarja Merkel? 3. Përse Edi Rama nuk e ka ndarë këtë shqetësim të këtij projekti me një rrezikshmëri tepër të lartë me të gjithë partnerët strategjik më të rëndësishëm, ashtu sikurse ka bërë kryeministri Zaev, i cili ka komunikuar me të gjithë ata, por Edi Rama ka zgjedhur të mos komunikojë dhe të rrezikojë stabilitetin e rajonit, pavarësisht ndjeshmërive maksimale dhe shumë të mëdha që ky projekt do të kishte. 4. Kush e ka shtyrë dhe interesave të kujt i shërben kryeministri i Shqipërisë që përfshihet në veprimet dhe
mosveprimet e tij në një projekt kaq të rrezikshëm me pasoja kaq të rënda të integritetit territorial të Kosovës, por me pasoja tepër të rënda për rajonin dhe mjaft më gjerë se kaq, ashtu sikurse dhe kryeministri Zaev nënvizon në prononcimet e tij? 5. Përse dhe në interes të kujt, Edi Rama rrënoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe paqe në rajon dhe u përfshi në agjenda të tilla destabilizuese dhe konflikt nxitëse? Të nderuar qytetarë, nga kjo foltore, në mënyrë të vazhdueshme kam tërhequr vëmendjen tuaj dhe të gjithë opinionit publik se Integrimi Europian nuk ka qenë, dhe nuk është agjenda e Edi Ramës dhe as e rilindjes qëa ai ka nga pas, por përkundrazi pengimi i Integrimit Europian me çdo mjet, instrument të dukshëm e të padukshëm ka qenë prioriteti i tij madhor në funksion të krimit e të alibisë për integrimin e realitete të tjera që shohin gjithmonë jo nga perëndimi, jo nga euroatlantizmi, jo nga Brukseli dhe Uashingtoni, por shohin nga lindja. Besoj konfirmimin e keni marrë shumë të qartë nga pohimet shumë tronditëse të Kryeministrit Zaev. Këto pohime tronditëse të kryeministrit i Maqedonisë së Veriut Zaev sjell për të gjithë opinionin publik, shpjegoj qartë edhe qëndrimin, sjelljen e shtetit policor, votimet moniste dhe gjithçka që bën Edi Rama, pasi dihet që të gjitha këto faktorë janë faktorë që nuk e çojnë përpara Shqipërinë në integrimin europian e lënë atë
jashtë Europës dhe njëherazi i lehtësojnë dhe i mundësojnë Edi Ramës i cili thotë qartë dhe thjeshtë që ngaqë Europa nuk më pranoi unë jam i detyruar të shoh realitete të tjera ashtu siç edhe ai i ka bërë publike edhe në mes të Brukselit pa iu dridhur syri fare pasi si duket garancitë në lidhje kanë qenë shumë më të pëlqyeshme për të dhe më të kënaqshme për të se sa shteti ligjor që kërkon Bashkimi Europian, funksionimi i ligjit, demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të gjitha ato që e bëjnë Shqipërinë një vend normal dhe një vend europian. Sigurisht që pyetjeve të mësipërme unë dhe shqiptarët nuk presin që të kenë ndonjë përgjigje nga kryeministri i tyre pasi ai ka qenë ideator pikërisht i agjendave të tilla por me gjithë atë një përgjigje shumë të fortë ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me gjithçka të errët që bën brenda vendit dhe gjithçka të errët që bën edhe jashtë vendit Edi Rama e ka marrë me 30 Qershor. Kjo është një betejë e hapur pasi shpëtimi i Shqipërisë nga njerëz që përfaqësojnë pjesën më të errët që Shqipëria nuk do të donte që ta përfaqësonte kurrë siç është Edi Rama është një detyrë për çdo qytetarë por jo vetëm për Shqipërinë, pra siç vetë e kuptoni sepse ky mund të bëhet dhe po bëhet një shqetësim edhe shqiptarët në Kosovë, edhe për shqiptarët në Maqedoni, edhe për shqiptarët në Mal të Zi edhe për tërë rajonin edhe më gjerë së kaq”, deklaroi dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
ka shkatërruar të ardhmen e brezit të ri!
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi ka reaguar dje në lidhje me studimin e kryer, ku tregohej se Shqipëria e ka në nivele alarmante numrin e të rinjve dembelë. Përmes rrjeteve sociale, Kërpaçi është shprehur se të rinjtë nuk janë dembelë, por ata janë të lodhur duke u endur nga një derë e duke u përplasur në zyra të tjera të Rilindjes që nuk bazohet në meritokraci dhe mbështetjen reale të të rinjve. Kërpaçi ka shtuar se është shteti dhe qeverisja e paaftë për të ndërtuar politika konkrete që të drejtojnë të rinjtë në tregun e punës. “Nuk jam dakort me “përfundimet”se të rinjtë Shqiptar janë dembela, të paaftë, etj etj. Madje sa herë kam dëgjuar dhe kam qenë pjesë e debateve e kam kundërshtuar sepse nuk e ndaj këtë besim. Fakti që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi nuk i bën të etiketohen “Rini dembele”! Është shteti dhe qeverisja e paaftë për të ndërtuar politika konkrete që të drejtojnë të rinjtë në tregun e punës. Sot 85% e të rinjve që mbarojnë shkollën e lartë nuk punojnë në profilin e tyre! Kjo i bën që të jenë dembela?! JOOOO! Janë të deprimuar dhe të lodhur duke u endur nga një derë e duke u përplasur në zyra të tjera të Rilindjes që nuk bazohet në meritokraci dhe mbështetjen reale të të rinjve! Janë po të njëjtët të rinj që qeverisja e rilindjes i përbuz dhe nuk i promovon ndërkohë që kur ikin jashtë janë shume të talentuar dhe gjejnë sukses! Është e trishtë, por e vërtetë! Prandaj të rinjtë po largohen masivisht nga Shqipëria, sepse jo vetëm që nuk marrin arsim cilësor, por nuk ka punësim e siguri ekonomike për të ndërtuar të ardhmen! Rilindja e ka shkatërruar të ardhmen e brezit të ri!”, theksoi dje në reagimin e saj, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi.
POLITIKE
6
E enjte, 11 KORRIK 2019
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë: Federica Mogherini shkeli parimet parimet evropiane
N
uk ndalojnë skandalet nga dosja Thaçi-Vuçiç-Rama për idenë e korrigjimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. E fundit doli nga regjistrimi i kryeministrit maqedonas Zev ku tregoji, në shenjë sinqeriteti, se loja për ndarjen e kufijve nga rusët. Edita Tahiri, ishkryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, thotë se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, deri para një viti ka mbrojtur parimet evropiane në Ballkan, përderisa së fundmi i ka shkelur pikërisht parimet e tilla, duke hyrë në aventura, të cilat do të mundë të sillnin luftë në Ballkan. Ishkryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë Edita Tahiri disa herë është takuar në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me ç’rast ka krijuar vlerësime të ndryshme për punën pesëvjeçare të kryediplomates evropiane. Sipas saj, deri para një viti Mogherini ka mbrojtur parimet evropiane në Ballkan, përderisa së fundmi i ka shkelur pikërisht parimet e tilla. “Nga përvoja ime që kam pasur me zonjën Mogherini, deri para një viti ajo ka qenë në mbrojtje të parimeve evropiane në Ballkan e të cilat kanë qenë që gjashtë vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën, të bëhen anëtare të BE-së. Mirëpo se çfarë ndodhi në vitin e fundit dhe pse ajo shkeli parimet evropiane e doli në disa aventura, të cilat do të mundë të sillnin luftë në Ballkan, këtë nuk e di”, thotë Tahiri për gazetën “Zëri”. Publikimi i regjistrimit të komedianëve rus me kryeministri Zaev, ndonëse
Edita Tahiri: Aventurat e komisioneres Mogherini mund të sillnin luftë në Ballkan me nota humori, por tregoi se kush fshihej pas kësaj loje. Zaev e tha me gojën e tij se janë rusët me treshen Thaçi-Vuçiç-Rama. Zaev deklaroi se është kundër shkëmbimit të territoreve, pasi ky skenar mund të shfrytëzohet nga Rusia si precedent. Biseda e Zaev, e zbardhur në shqip: Zaev: Alo Poroshenko i rremë: Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni? Poroshenko i rremë: Po unë jam, shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni… Zaev: Po e mirë, është verë, si është koha në Ukrainë? Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancelarja Merkles është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që t’ju vë në dijeni juve që të jeni të
fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi patu gjysëm orë bisede telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i
Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën. Unë jam shumë i shqetësuar se këto lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informuar edhe vetë
Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do ti shkaktojë një dëm të madh Ballkanit. Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim? Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës ti jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë ti jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë”.
EDHE KRYEMINISTRI I KOSOVËS BIE NË KURTHIN E KOMEDIANËVE RUSË SIKURSE MIKU I TIJ ZAEV
K
ryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është drejtuar befas me një thirrje, popullit të Kosovës. “Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, u shpreh kryeministri i Kosovës. Deklarata nga Haradinaj ka ardhur në një kohë kur autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen, Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin. Kërkesa e Vulinit është refuzuar “sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës. Nuk ka çfarë të kërkojë në Kosovë, ministri i Mbrojtjes, Vulin, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha këshilltari i Ministrisë së Jashtme, Jetlir Zyberaj. Sipas mediave serbe,Vulin me një delegacion të ushtrisë serbe, kishin planifikuar të vizitonin Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e
Haradinaj i drejtohet popullit: Jemi të fortë! Sovranitetin do ta mbrojmë me çdo çmim! Veriut. Por, Vulin nuk është pari zyrtar serb që i ndalohet hyrja në Kosovë. Listën e kryeson ultranacionalisti Vojisllav Sheshel dhe i është shtuar edhe edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç. Kurthi i rusëve Dy homologët, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ishin të fundit që ranë pre e dy komedianëve rusë Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov që duke u shtirur si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, folën me ta për çështje të rëndësishme nëpër të cilat po kalon rajoni. Ishte Zaev ai që foli edhe për çështjen e territoreve, duke treguar se kush qëndron prapa kësaj
ideje, raportoi dje Gazeta Express. Komedianët si duket kanë folën edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi morën
numrin e tij nga Zaevi. Megjithëse audio nga ajo bisedë nuk është publikuar ende, ishte bërë e ditur se edhe kryeministri Haradinaj kishte rënë pre e komedianëve nga telefonata e rrejshme ku këta ishin prezantuar në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko. Haradinaj, pati bërë të ditur se e përkrahë “mikun e tij”, Petro Poroshenkon për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë dhe se kryeministrit të ardhshëm, Vovan Lexusov i dëshiron të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën. Realisht, emri i kryeministrit “Vovan Lexusov” është një emër i rremë, respektivisht është kombinim i emrave të dy komedianëve Vovan dhe Lexus . Haradinaj, i është
përgjigjur telefonatës të rremë kinse nga Poroshenko përmes një shkrimi në Tëitter duke mbështetur Poroshenkon për president dhe duke thënë se Vovan Lexusov (një emër i rrem) duhet të bëhet kryeministër i Ukrainës. “E uroj popullin ukrainas për zgjedhje të lira dhe demokratike. Mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e ardhshëm Vovan Lexusov i dëshirojë të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën drejt integrimeve euroatlantike. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë së bashku si popuj të lirisë dhe prosperitetit”, kishte shkruar Haradinaj. Kreu të Qeverisë së Kosovës iu ishte premtuar edhe se Kosova do të njihet nga Ukraina, nëse Poroshenko fiton zgjedhjet presidenciale. Komedianët e kishin konfirmuar se kanë biseduar me Haradinaj në një prononcim për agjencinë ruse të lajmeve Ria Novosti, derisa kishin thënë se një gjë e tillë kishte ndodhur tre herë.
POLITIKE
7 E enjte, 11 KORRIK 2019
“Punë për Shkodrën”, deputeti Ditmir Bushati qetëson demokratët: PS e ka lexuar mirë votën e 30 qershorit
K
apja e gjithë pushtetit vendor i ka ç’akorduar socialistët të cilët kanë nisur të ndahen në fraksione duke kundërshtuar njëri-tjetrin edhe publikisht. Pas debateve të dy ditëve më parë në Kuvend mes Bashkim Finos dhe Ulsi Manjës, një tjetër vatër konflikti është ndezuar nga Shkodra, aty ku ish-ministri Ditmir Bushati ka dalë haptazi kundër qëndrimit të shprehur nga zevëndëskryeministri Erjon Braçe lidhur me fatin e administratës vendore në Bashkinë e Shkodrës. Ditmir Bushati, në cilësinë e të deleguarit të PS për qarkun e Shkodrës qetësoi administratën e djathtë se ata nuk do të hakmerren kur të marrin zyrtarisht drejtimin e bashkisë. Pas analizës së votimeve të 30 qershorit, Bushati theksoi se për Shkodrën është koha për punë e përkushtim. Kritik me drejtimin e Voltana Ademit, por për Bushatin mungesa e oponencës së opozitës në Këshill do të jetë handikap. Mbledhja Në një mbledhje me dyer të mbyllura socialistët shkodranë analizuan 30 qershorin, edhe pse ishte një proces pa rivalë. Diskutimet zgjaten pak dhe si radhë herë mbledhja u mbyll për 30 minuta. Ishte i deleguari i qarkut Ditmir Bushati që duke
Bushati kundër Braçes: Në Shkodër nuk do të ketë hakmarrje
folur për mediat, theksoi se tani më e rëndësishme është që të nisë sa më parë puna, pasi qyteti ka shumë nevoja. Në këtë pikë deputeti socialist nuk lë pa kritikuar punën e 4 viteve të fundit në këtë bashki, ku sipas tij qyteti është lënë pas dore. Për Bushatin pjesëmarrja jo e lartë në votime e ka një shpjegim,
molotovi dhe sulmet mbi KZAZ, që i paraprin 30 qershorit. Ndryshe nga ajo çfarë paralajmëroi zëvendëskryeministri Braçe, Bushati tha se nuk do të ketë asnjë hakmarrje me nisjen e drejtimit të bashkisë nga socialistët, pasi Shkodra ka nevoja të tjera. I vetmi handikap mbetet këshilli bashkiak,
aty ku do të mungojë oponenca e opozitës. “Nuk do të ketë asnjë hakmarrje në Shkodër dhe nuk ka nevojë të fillojmë procesin e vetëviktimizimit në Shkodër. Shkodra ka nevojë për punë, për një kryetar të përkushtuar 24 orë, ka nevojë për një këshill bashkiak që miraton politikat më të mira
për bashkinë.Ka një handikap që opozita nuk do të jetë as në këshill bashkiak. E dimë shumë mirë që bashkia mbyllej dhe një pjesë e pjesë e ndërmarrjeve në varsëi të saj vinin në Tiranë për protestën dhe gjatë ditëve të punës. Do të vendosim një standard të ri dhe në këtë drejtim. Nuk kemi asnjë plan dhe aq më tepër ambicie për të ndërtuar një bashki të karakterit politik që mund ti shërbente vetëm një grupi njerëzish”, u shpreh deputeti socialist Ditmir Bushati. Për herë të parë pas 30 vitesh, socialistët arritën të fitojnë bashkinë e Shkodrës, e drejtuar historikisht nga demokratët, që këtë herë bojkotuan zgjedhjet vendore. Duke premtuar një standard të ri në drejtimin e bashkisë, Bushati thotë se Shkodra tani ka nevojë për punë e përkushtim. Bushati tha se Partia Socialiste e ka lexuar me kujdes votën e 30 qershorit dhe tani është koha të nisë puna për qytetin që sipas tij ka shumë nevojë për ndërhyrje.
Vijojnë përplasjet mes socialistëve në komisionet parlamentare, Fino-Hysit: Fol për vete, Kujdes!”
DEPUTETI SOCIALIST
Bashkim Fino s’i duron socialistët e rinj. Pas Ulsiut, përplaset edhe me Vasilika Hysin
Përgjimet, Ahmetaj: Fenomene tranzicioni, zgjidhja përmes Kodit Zgjedhor
K
LGJ i kërkoi Kuvendit 150 punonjës shtesë për administratën gjyqësore si dhe mbështetje financiare për rikonstruksionin e gjykatave. Në raportin e parë të KLGJ para Kuvendit kishte ankesa të shumta për funksionimin e ish KLD-së pasi sipas drejtueses kohëzgjatja e fushëveprimit të dispozitave tranzitore me të cilat ish-KLD ka vepruar ka krijuar një situatë pasigurie në aspektin e zhvillimeve të ecurisë së reformës në drejtësi. Gjatë
raportimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve të drejtueses së Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, një ndër shqetësimet e deputetëve të mazhorancës mbi aktivitetin e këtij institucioni ishte mungesa e transparencës. Ndërkohë që ligjvënësja Vasilika Hysi ngriti këtë shqetësim, nuk ngurroi të përballej me ndërhyrjen e kolegut socialist Bashkim Fino. Nënkryetarja e Kuvendit Hysi ishte “viktima” e radhës e replikës së deputetit socialist
bashkim Fino, i cili dy ditë më parë u përplas verbalisht me kreun e Komisionit Ulsi Manja. Debati mes Hysit dhe Finos Vasilika Hysi: Nuk do të duhet të pritej kuvendi i Shqipërisë që ju të raportoni për të njohur publiku se çfarë ka bërë KLGJ. Ka vend për më shumë komunikim me publikun dhe transparencë pasi keni bërë një punë kolosale që edhe ne si deputetë do të mund ta mësonim kur të merrnim raportin. Bashkim Fino: Ne e kemi mësuar më përpara. Ti e mësove tani. Ne e dinim përpara punën e saj të mirë, ti e mësove tani.Mos na përgjithëso ne të tjerëve. Fol për vete, mos fol për të tjerët, kujdes. Vasilika Hysi: Thashë për veten time. Bashkim Fino: Për veten tënde po, por jo për ne. Ti fole dhe për ne. Dhe ne deputetët, the, sot e morëm vesh që ka punuar. Vasilika Hysi: E bërë lajmin zoti Fino.
Në rubrikën Opinion në News24, deputeti socialist Arben Ahmetaj, komentoi dje përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane Bild. Ahmetaj i konsideroi ato si fenomene tranzicioni të cilat gjejnë zgjidhje me përmirësimin e Kodit Zgjedhor. “Ka probleme në procese zgjedhore, nisi buja ka dalë në përgjim kryeministri. Por ishte biseda më normale e një kryetari partie, për koordinatorin. Damian Gjiknuri thoshte po transportojmë votuesit në kllapa ju të mediave u shtuat paratë. Ka fenomene? Po ka është Ruzhdia e Gërdeci. Është gabim, është fenomen tranzicioni, ju e kuptoni që kanë dalë të burgosur nga burgu. Këto janë fenomene tranzicioni që duhen përmirësuar Kodin Zgjedhor. Patjetër që ka fenomene, e duan përmirësuar”, tha Ahmetaj. Ndërsa shtoi se nxit Prokurorinë të hetojë mbi këto dosje. “A ka një dosje hetimore, që vijon hetimi. Në të gjitha emisionet i kam kërkuar, aq sa më takon mua, i kam kërkuar Prokurorisë t’i avancojë, dhe personat që kanë shkelur ligjin të marrin atë që meritojnë. Reflektimi politik, është të thuash po! Ne kemi vënë re në 30 vite fenomene specifike të izoluara që kanë potencial për të deformuar votën, hajde të ulemi në tryezë e të rregullojmë Kodin Zgjedhor. Reflektimet në një forcë politike i sheh në normalitet ditë pas dite, javë pas jave. Patjetër që nuk ka punë njeri me shefin e policisë, unë s’ja u di numrat, emrat. Policia bën punën e vet, sa më larg të rrimë aq më mirë i bëjmë vendit. Ne kemi punë me votuesit, alternativën tonë”, u shpreh Arben Ahmetaj.
POLITIKE
8 E enjte, 11 KORRIK 2019
“33 mijë dosje presin në GjL”, drejtuesja e KLGJ-së në Kuvend. Llagami: Ngërçit, fund në shtator
Zaganjori: Zgjedhja e 4 kandidatëve jo gjyqtarë i jep frymëmarrje Gjykatës së Lartë K
r y etari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zagan jori, thotë se emërimi i katër anëtarëve jo gjyqtarë do ti jepte frymëmarrje kësaj gjykate, të paktën për çështjet emergjente. “Në një farë kuptimi po, të paktën e bën të mundur të funksionojë gjykata. Ka çështje që trajtohen dhe me tre gjyqtarë, çështjet civile. Por të paktën çështjet urgjente mund të ezaurohen në Kolegj me tre gjyqtarë. Zgjedhja e anëtarëve të rinj i jep frymëmarrje gjykatës”, tha Zaganjori. I pyetur lidhur me dosjet e ekstradimit, dy prej të cilave kanë dhe afate ai tha: “E di që janë dy ekstradime. Kemi njoftuar edhe KLGJ. Çdo gjë varet prej tyre, duhet të avancojnë, duhet të ecin me zgjedhjen e anëtare të rinj”. Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori në përfundim të seancës në KPA deklaroi se paraqiti edhe 10 dokumente të tjera të cilat janë marrë në shqyrtim nga Komisioneri Publik. Teksa sqaroi pozicionin para trupës së KPA-së lidhur me pamundësinë
për të vërtetuar të ardhurat e pajustifikuara që u zbuluan nga KPK, por që u morën të mirëqëna, Zaganjori tha se po mundohet të bëjë më të mirën për të gjetur dokumentet. “Unë po bëj më të mirën për t’i gjetur këto
dokumente, por brenda mundësive. Kjo varet nga vlerësimi që do të bëjë trupa gjyqësore. Kam dorëzuar dhjetë dokumente të tjera shtesë. Trupa është tërhequr për të shqyrtuar këtë dokumentacion. Rreth të
Vendimi: Ja si do të blindohet SPAK-u me Byronë e Hetimit
KLP interviston dhe 5 kandidatë për SPAK-un
K
ëshilli i Lartë të Prokurorisë për fundoi ditën e djeshme intervis timin e pesë kandidatëve të tjerë për SPAK. Në seancën dëgjimore nuk është paraqitur prokurori Dritan Prençi, për të cilin KLP nuk ka pasur gati materialet e vlerësimit dhe në vend të tij është thirrur Behar Dibra. I pyetur nëse ka pasur kërcënime gjatë karrierës, Dibra ka pohuar se nuk është ndjerë i kërcënuar, pasi në çdo çështje ka zbatuar vetëm ligjin. Janë pyetur gjithashtu edhe Edvin Kondili, Elida Kaçkini, Dorjana Benko dhe kryeprokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Kjo e fundit është pyetur për çështjen e ish-drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto, i cili ka marrë pafa-
jësinë në Apel. Lidhur me të, Imeraj është shprehur se ka respektuar ligjin dhe do të vepronte po njëlloj edhe tani. E pyetur se çfarë do bënte më shumë në SPAK, ka deklaruar se rezultatet do të jenë më të mira pasi do kenë edhe Byronë e Hetimit dhe kushte më të mira për të luftuar. Ditën e sotme pritet të intervistohen 5 kandidatë të tjerë, Ened Nakuçi, Enkeleda Millonaj, Enkeleda Xhenko, Klodjan Braho dhe Manjola Kajana. Në javët në vijim pritet që të ngrihet SPAK-u, njëra nga strukturat kryesore për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Ndërkohë që në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar rregullat e hollësishme për procedurat në lidhje me garantimin e sigurisë në mjediset e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorisë së posaçme, të byrosë kombëtare të hetimit dhe drejtuesve të këtyre institucioneve. Qeveria vendosi që gjyqtarëve dhe prokurorëve t’u sigurohet mbrojtja personale. Në vendim shpjegohen të gjitha rastet kur mbrojtja përfitohet, përfshirë këtu edhe rastet kur ajo aplikohet edhe te familja e zyrtarit. Për garantimin e sigurisë ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, ndërsa më poshtë Shqiptarja.com sjell vendimin e plotë me përcaktimet e rrepta.
njëjtave argumente sillen faktet, krahas 23 dokumenteve sot paraqita edhe 10 të tjera. Shpresoj që Komisioneri Publik t’i marrë parasysh”, tha Zaganjori. I pyetur në lidhje me dy ekstradime të dy personave që rrezikojnë të lirohen për shkak se dosjet e tyre nuk po merren në shqyrtim nga Gjykata e Lartë, Zaganjori bëri me dije se ka njoftuar edhe Kolegjin e Lartë të Gjyqësorit lidhur me këtë çështje. “Nuk i kam llogaritur afatet të them të drejtën por për këtë kam njoftuar edhe Kolegjin e Lartë. Duhet të ecim me zgjedhjen e anëtarëve të rinj. Që të funksionojë Gjykata dhe të marrë vendime në dhomën e këshillimit duhet të emërohen tre gjyqtarë në kolegj. Zgjedhja e anëtarëve të rinj do t’i jepte frymëmarrje gjykatës”, u shpreh kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Më herët, gjatë raportimit të saj në Komisionin e Ligjeve, drejtuesja e KLGJ, Naureda Llagami referuar informacioneve të ardhura nga Gjykata Lartë, thotë se janë
33 mijë dosje në pritje që të gjykohen nga kjo gjykatë. Pavarësisht situatës së kolapsit të krijuar në këtë gjykatë, Llagami u shpreh: “Krijimi i gjykatës së Lartë ka qenë shqetësimi ynë i parë. Mirëfunksionimi i gjyqësorit nuk është vetëm Gjykata e Lartë, por të gjitha. Për Gjykatën e Lartë prioritet ka qenë që kandidatët duhet të kenë integritet dhe profesionalizëm. Jemi koshientë që sistemi sot është në situatë të vështirë dhe nuk mund të lejojmë të fusim në sistem njerëz të pakualifikuar. Është hera e parë që kandidatët për Gjykatën e Lartë do i nënshtrohen procedurave të verifikimit”,- tha ajo. Në këtë situatë, zonja Llagami shtoi se ishte optimiste që në vjeshtë, shtator të bëhen emërimet e reja për Gjykatën e Lartë. “Për ngritjen e Gjykatës së Posaçme duhet të jemi në koordinim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, sepse kemi gjykuar kur KLP do ngrejë SPAK, do bëjmë punën tonë për Gjykatën Speciale”, tha drejtuesja e KLGJ-së, Naureda Llagami.
POLITIKE
9
E enjte, 11 KORRIK 2019
ISH-MINISTRJA E INTEGRIMIT: SKENAR QË MUND TË NA ÇOJË DREJT HAPJES SË “KUTISË SË PANDORËS”
Përgjimet e Zaev për kufijtë, Gjosha: Rama ka devijuar nga interesat e kombit
I
sh-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha shprehet se Edi Rama ka devijuar nga interesat e kombit shqiptar. Me anë të një qëndrimi të shprehur përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Gjosha thotë se në përgjimet që iu bënë Zaevit, dolën disa të vërteta të trishta që të gjithë i dinin nën zë dhe ndër ta ishte edhe projekti famëkeq për ndarjen e Kosovës. “Përgjimet e Kryeministrit Zaev me Komedianët nxorrën në pah disa të vërteta të trishta që ndoshta të gjithë i dinim, diku i dëgjonim nën zë, por
që ishte e vështirë të mbaje një qëndrim duke drejtuar gishtin mes personazheve të njohur të shpalosjes së idesë të shkëmbimit të kufijve të Kosovës, por edhe projekteve të tjera të rrezikshme si Serbia e Madhe! Politika e Jashtme e Ballkanit Perëndimor duket se po devijon qartë nga perspektiva e përbashkët europiane dhe ky është rreziku më i madh që i kanoset qytetarëve të rajonit tonë por edhe vetë Bashkimit Europian. Aventurierët politikë që i shërbejnë sot interesave të ngushta personale, kanë harruar t’i shërbejnë me transparencë dhe përgjegjësi popujve të tyre! Ndoshta këtu kryeministri i vendit tonë do të thyente edhe rekordin! Ballkani kërkon njerëz vizionar që në shekullin ku ne jetojmë të mos mendojnë
për ndarje apo rishpërndarje kufijsh por mbi çdo gjë tjetër për gjetjen e vlerave të përbashkëta, bashkëpunimin ekonomik pa pengesa dhe respektimin e të drejtave të njeriut në cilindo vend ku ata jetojnë. Ballkani i izoluar në vetvete dhe me lidera që mendojnë të ruajnë vetëm pushtetin dhe status quo-n e tyre, duke shkelur çdo prioritet kombëtar e rajonal, mund të kthehet shumë shpejt në një rajon që vë në rrezik stabilitetin dhe sigurinë europine! Samiti i Berlinit duhet në mënyrë urgjente të pasojë me hapat e radhës për të parandaluar këtë skenar që mund të na çojë drejt hapjes së “Kutisë së Pandorës”!”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.
Manipulimet/ Kryetarja e LSI-së pret drejtuesen e misionit të OSBE/ODIHR-it, Audrey Glover:
Monika Kryemadhi i dorëzon dosjen Gloverit: 30 qershori, maskarada e fundit! D
rejtuesja e misionit të OSBE/ ODIHR-it, Audrey Glover zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në selinë e LSI-së. Mësohet se Kryemadhi i ka paraqitur një dosje të plotë Glover, me të gjithë shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet moniste të mbajtura nga qeveria më 30 qershor. Ndër të tjera Kryemadhi ka vlerësuar raportin paraprak të OSBE/ODIHR, ku sipas LSI vuri qartë në dukje paligjshmërinë skandaloze të votimeve moniste të 30 qershorit. Kryemadhi në takimin me Glover ka hedhur akuza edhe ndaj KQZ duke thënë se veprimet e këtij institucioni me urdhër të Edi Ramës zhytë procesin elektoral në krizë të thellë si dhe konfirmuan manipulimin e votës. Sipas LSI dosja që i kanë dorëzuar Glover, i ka vënë vulën qeverisë së Ramës. Pas takimit Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka dhënë një mesazh të fortë pas takimit me shefen e misionit të OSBE/ODIHR në vendin tonë, Aydrey Glover, të cilës i ka dorëzuar dhe një dosje me të gjitha shkeljet e 30 qershorit. Përmes një mesazhi të përcjellë në faqen e zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi deklaroi se është shumë e rëndë për demokracinë shqiptare dhe turp për klasën politike që 29 vite pas vendosjes së demokracisë vazhdojmë flasim për pamundësi mbajtjesh së proceseve zgjedhore. Sipas kryetares së LSI-së, votimet farsë të 30 qershorit ishin maskarada
më e madhe, por edhe e fundit, duke theksuar se Shqipëria do të ketë zgjedhje demokratike. “Sot pata kënaqësinë të takoja Ambasadoren Audrey Glover.
I dorëzova asaj një dosje voluminoze me të gjitha shkeljet e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për votimet moniste të 30 qershorit. Është shumë e rëndë për demokracinë shqiptare dhe turp për klasën politike që 29 vite pas vendosjes së demokracisë pluraliste, vazhdojmë flasim për pamundësi mbajtjesh së proceseve zgjedhore në respekt të ligjit. Akoma nuk kemi një proces zgjedhor ku qytetarët të votojnë të lirë e në mënyrë të fshehtë pa ndikimin e krimit të organizuar dhe intimidimin e tyre me bukën e gojës apo vendin e punës, si dhe ku rezultati në reflektimin e vullnetit real të qytetarëve të jetë i gjithëpranuar nga palët. Votimet farsë të 30 qershorit ishin maskarada më e madhe, por besoj edhe e fundit! Shqipëria do ketë zgjedhje demokratike, sipas parimeve europiane, nga të cilat do
ISH-PRESIDENTI
Bujar Nishani: Opozita tani fillon betejën finale, por radikale
Ish-presidenti Bujar Nishani ka parashikuar radikalizimin e aksionit politik të opozitës së bashkuar joparlamentare, duke u shprehur se tashmë ka nisur faza e betejës finale e përballjes me “regjimin monopartiak”. Në një intervistë në emisionin televiziv “Top Talk”, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, tha se qëllimi i opozitës nuk ka dështuar, për arsye se aksioni i saj nuk ka përfunduar. “Opozita në gjykimin tim ka hyrë në fazën e betejës finale. Përderisa nuk kemi një proces të përfunduar, nuk mund të themi që dështoi qëllimi i opozitës. Mendoj se do të ketë një radikalizmim akoma më të madh politik të këtij procesi; të përballjes së qytetarëve me këtë që është tashmë është instaluar si regjim monopartiak”, u shpreh Nishani. I pyetur nëse vendimi për djegien e mandateve dhe braktisjen e punimeve të Kuvendit, e ka dëmtuar Partinë Demokratike, Nishani u përgjigj duke thënë se ky akt çoi në rënien e institucioneve në Shqipëri. “Nuk jap një definicion përfundimtar sepse do jetë e ardhmja ajo që do vërtetë nëse PD është dëmtuar, por institucionet formalisht kanë rënë në Shqipëri. E vetmja gjë që i ka mbetur opozitës është rruga dhe ajo ka dalë në rrugë. Nuk është mirë që opozita të jetë në rrugë. Në një sistem normal opozita duhet të jetë brenda institucioneve dhe fakti që ato janë zhbërë dhe për opozitën nuk ka hapësirë”, u shpreh Nishani. Sipas tij, reagimi qytetar do të tejkalojë edhe menaxhimin politik apo procedural, që opozita mund t’u bëjë qytetarëve. “Janë akumuluar aq shumë problematika, që po bëhen shumë agresive. Bëhet fjalë për çështje sociale dhe ekonomike, që opozita nuk mund t’i menaxhojë dot. 85% e qytetarëve shqiptarë nuk janë me këtë qeveri, që do të thotë se 15% nuk mund të sundojë më”, tha Bujar Nishani. dalin përfaqësues që do rivendosin shtetin e së drejtës dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë në rrugën e duhur”, theksoi dje Monika Kryemadhi. Takimi i Glover me Kryemadhin vjen një ditë pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Badha dhe dy ditë nga protesta e 10 kombëtare e opozitës kundër qeverisë Rama. Kujtojmë se në takimin e së martës me kryedemokratin Bashën, Shefja e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODHIR-it, Glover temë e diskutimit ishte raporti paraprak i OSBE-ODIHR për votimet monopartiake të 30 qershorit.
POLITIKE
10
E enjte, 11 KORRIK 2019
PD E KUKËSIT: MË 30 QERSHOR VOTUAN PERSONA QË NUK JANË NË SHQIPËRI
PD padit komisionerët e 30 qershorit për krime zgjedhore!
K
omisionerët e 14 qendrave të votimit të Bashkisë Kukës paditen për krimet zgjedhore të falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe shkelje të fshehtësisë së votimit. Në padi kërkohet sekuestrimi i listës së personave që kanë votuar, për ta krahasuar me sistemin TIMS, për të verifikuar praninë e tyre në vend më 30 qershor Dega e Partisë Demokratike të Kukësit ka paditur pranë prokurorisë së rrethit verilindor komisionerët e 14 qendrave të votimit të bashkisë së Kukësit. Në padi theksohet se komisionerët,
me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer krimet zgjedhore të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve si dhe kanë shkelur fshehtësinë e votimit. Ndër faktet e përmendura në padi, përmendet edhe dalja e numrit më të lartë të fletëvotimeve sesa numrit të votuesve, fenomen i përhapur gjerësisht, jo vetëm në qytetin e Kukësit, por në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Kukës. Në Nenin 326 të Kodit Penal, thuhet se falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit
zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet, ndërsa në Nenit 327, Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet. Partia Demokratike dega Kukës, në padinë e vet i kërkon Prokurorisë që të sekuestrojë në cilësinë e provave, fletët e votimit dhe listat e personave që kanë votuar për çdo qendër votimi, me qëllim verfikimin në sistemin TIMS të faktit nëse ata kanë qenë në Shqipëri me datën 30 Qershor 2019.
Partia Demokratike jep dy mënyrat që mandatet e paligjshme të 30 qershori të mos bëhen efektivë
P
artia Demokratike thotë se ekzistojnë dy mënyra që mandatet e 30 qershorit që cilëson të paligjshme të mos bëhen efektive. Nga foltorja e selisë blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi tha se gjyqtarët nuk duhet ti vërtetojnë si të vlefshëm mandatet, ose të pezullojnë gjykimin derisa dekreti i presidentit të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Bardhi thotë se sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur, dekretet e presidentit janë në fuqi dhe të detyrueshme për zbatim. Po ashtu, Bardhi u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në lartësinë e detyrës, duke theksuar se kjo është pengesa e fundit institucionale që ndan demokracinë nga diktatura. “Këmbëngulja kriminale e Edi Ramës për të zhvilluar votimet e paligjshme dhe antikushtuese të 30 Qershorit e ka çuar vendin 30 vjet mbrapa, në prag diktature, ku çdo pushtet e ka nën kontrollin një njeri i vetëm. Sot, askush nuk mund të pohojë se votimet e 30 qershorit ishin demokratike, se ato respektuan Kushtetutën, respektuan të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe u kryen në funksion të interesit publik. Me pohimin se “Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund të bëjë vlerësimin e
Bardhi: Gjyqtarët të mos japin mandatet e 30 qershorit
kushtetueshmërisë së Dekretit të Presidentit”, Misioni i ODIHRit, i ka vënë 30 Qershorit, de fakto, vulën e paligjshmërisë. Si një vend me kornizë ligjore kushtetuese demokratike, ekziston akoma mundësia që votimet e 30 qershorit të
refuzohen edhe “de juro” si të paligjshme. Këtë mund ta bëjnë gjykatat në të gjithë Shqipërinë. Sipas ligjeve të vendit, që një Kryebashkiak të marrë detyrën, mandati i tij duhet të vërtetohet nga gjykata, nëse është marrë në përputhje me Kushtetutën, nëse
është fituar apo jo në zgjedhje të organizuara në mbështetje të Dekretit të Presidentit. Nëse gjyqtarët do të tregojnë integritet, do t’i binden ligjit dhe nuk do t’i nënshtrohen kërcënimeve me veting apo me mjete të tjera mafioze, të përdorura më parë nga Edi Rama, vendimi i tyre është shumë i thjeshtë: të respektojnë kompetencën kushtetuese të Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve. Gjyqtarët, ku kandidatët e votimeve të shfuqizuara me dekretin e Presidentit, do të paraqiten për të marrë mandatin e paligjshëm, kanë dy mënyra për të mbrojtur shtetin e së drejtës nga sundimi mafioz i një personi të vetëm: Të mos japin mandatet, duke vërtetuar pavlefshmërinë e 30 Qershorit; Të pezullojnë gjykimin, për shkak se çështja nuk mund të zgjidhet para se Gjykata Kushtetuese të vendosë për dekretet e Presidentit të Republikës. Sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk është
shprehur, Dekretet e Presidentit të Republikës janë në fuqi dhe të detyrueshme për zbatim. Kushdo që pohon të kundërtën, nxit anarkinë, nxit vetëgjyqësinë, nxit anormalitetin. Këta gjykatës kanë dorë të vendosin nëse shqiptarët do të kenë mundësi të nisin së shpejti bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian apo do të jenë njerëz të izoluar, që jetojnë në një diktaturë të re në shekullin e 21. Kjo është pengesa e fundit institucionale mes demokracisë dhe diktaturës! Është pengesa e fundit institucionale që Edi Rama të marrë nën kontroll të plotë, me votime të paligjshme, edhe hallkën e fundit të pushtetit në vend, pushtetin lokal. Ne nuk kemi për ta lejuar kurrë që kjo të ndodhë, por mënyra për ta ndaluar me sa më pak kosto për vendin është që gjyqtarët t’i binden ligjit dhe të bëjnë drejtësi përmes ligjit”, deklaroi dje Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Kryebashkiakja Voltana Ademi i kërkon KQZ-së materialet zgjedhore të 30 qershorit për Shkodrën
A do e lirojnë zyrën? Ademi e Mziu takim me ambasadorin italian
K
ryebashiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe disa kryebashkiakë të djathtë ende në detyrë, si Xhelal Mziu i Kamzës, Agron Kapllanaj i Mallakastrës, zhvilluan dje një takim me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo. Ky takim vjen vetëm dy ditë pasi kryebashkiakja Ademi iu drejtoi një letër gjithë ambasadorëve të huaj në Tiranë, duke iu kërkuar të ngrenë një komision ndërkombëtar që ajo të dorëzojë detyrën te pasardhësi socialist i zgjedhur nga 30 qershori. Vetë Ademi ka njoftuar në “Facebook” takimin me kryediplomatin italian, duke u shprehur se ka zhvilluar me të një bisedë tejet konstruktive. “Falënderoj përzemërsisht
Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tone SHT Z. Alberto Cutillo për përgjigjen ndaj letrës që unë, si kryetare e Bashkisë dhe qytetare e Shkodrës, i dërgova si përfaqësues i një vendi mik dhe
me lidhje të ndërsjella shekullore. Në Ambasadën e Republikës së Italisë me Z. Ambasador, bashkë me kolegët z. Agron Kapllanaj kryetar i Bashkisë Mallakastër dhe z. Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz, zhvilluam një bisedë tejet konstruktive, ku përcollëm të gjitha shqetësimet tona tashmë të njohura e publike. Gjetëm vëmendjen e tij të plotë për çfarë diskutuam dhe çeshtjet e rëndësishme që ngritëm për funksionimin normal të sistemit demokratik në përgjithësi dhe të qeverisjes vendore në veçanti. Falëminderit Ambasador Cutillo”, tha Ademi në njoftimin e saj. Ademi kërkesë KQZ-së Pas partive opozitare, edhe kryetarja
e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi i është drejtuar me një kërkesë KQZ, ku i kërkon ti vërë në dispozicion materialet zgjedhore të 30 qershorit për qarkun e Shkodrës. Në parashtrimin e arsyeve se pse kërkon akses në këto materiale, Ademi thotë se nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë proces të administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ketë mospërputhje të tillë masive me shifrën zyrtare të pjesëmarrjes me votat që gjenden në kuti ashtu sikurse rezulton sot. “Nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë proces të administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ketë mospërputhje të tillë masive me shifrën zyrtare të pjesëmarrjes
me votat që gjenden në kuti ashtu sikurse rezulton sot. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë proces të administruar nga KQZ që publikut, çdo qytetari të Shkodrës t’i mohohet e drejta për t’u njohur me rezultatet e pjesëmarrjes për çdo qendër votimi, sipas Zonave të Administrimit Zgjedhor, të dhëna që, të përditësuara orë pas orë, duhej të ishin publike. Kërkoj të më vihen në dispozicion, në kohë sa më të shpejtë të mundshme, por jo më vonë se afati ligjor 10 ditor, dokumentacioni dhe materialet zgjedhore”, thekson kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi në kërkesën e saj drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
POLITIKE
11
E enjte, 11 KORRIK 2019
MINISTRJA E MBROJTJES
OltaXhaçka: Ligji për mbrojtjen civile prandalon fatkeqësitë M
inistrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi gjatë prezantimit të ligjit për mbrojtjen civile deklaroi se tashmë do përforcohen masat për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore. ”Ka pasur një mungesë të madhe përgjegjshmërie ndaj qytetarëve. Në Shqipëria 86% e territorit është e ekspozuar ndaj rreziqeve. Me ligjin për mbrojtjen civile do të mundësojmë mbrotjen nga këto rreziqe. Do të kërkojë koordinim ndër-institutocional.
një nga risitë është transformi i agjencisë ë mbrojtjes civile në Agjenci kombëtare Civile me përgjegjësi dhe kompetenca më të gjera me strukturat homologe. Ligji përmban parashikime të qarta për çdo institucion. Ligji nuk lë vend për interpretime”,-tha Xhaçka. Ministrja shtoi se Kalimi i Emergjencave te MM është shumë e rëndësishme. Ka pasur një qasje tafti-bafti dhe një besim që nuk e di ku buronte, që ne nuk do të na
gjej gjë.Parandalimi është jo vetëm me efikas, por edhe më efektiv ndaj sëmundjes. Kjo i hap rrugë integrimit të Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe parandalimit të të gjitha. Zbatimi i ligjit do të kërkojë punë dhe angazhim nga institucionetLigji përmban parashikime ligjore të sakta për çdo institucion.Promovimi i vullnetarizmit do kohë, por nuk mund të vazhdohet më me zgjidhje afat-shkurtëra, të cilat vetëm sjellin fatkeqësi të radhës”,- tha Xhaçka.
Kryeministri Edi Rama: Do të ketë sanksione të qartë për çdo institucion apo subjekt privat, nuk mund dot që në përditshmëri t’i hapim gropën vetes e pastaj kur vjen furtuna t’i kërkojmë shtetit të në nxjerrë nga gropa
K
ryeministri Edi Ramadeklaroi dje se reforma strukturore e organizative për mbrojtjen civile synon të jetë sa më pranë komuniteteve që mund të përballen me fatkeqësi natyrore”.Kryeministri Rama mori pjesë dje në prezantimin e projektligjit “Për mbrojtjen civile”, ku vlerësoi efektivitetin e reagimit të shtetit në kushtet e emergjencës.“Mbrojtja Civile mund të thuhet pa frikë ekzaltimi, se ka kaluar në një nivel tjetër dhe provat i kemi pasur para syve për një ndryshim të ndjeshëm në qasjen dhe në efektivitetin e reagimit të shtetit në kushtet e emergjencës. Pa e ekzagjeruar, për hir të së vërtetës besoj që qoftë Ministrja e Mbrojtjes apo zv/ministri i Mbrojtjes dhe drejtori i Mbrojtjes Civile meritojnë një falënderim të posaçëm për mundësimin e një tranzicioni jo të lehtë të emergjencave civile nga ku ishin më parë nën ombrellën e madhe të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Rama. Kryeministri vlerësoi rezultatet shumë inkurajuese nga momenti i parë i transferimit, edhe pse në një bazë ligjore të pamjaftueshme, në kushtet kur kishim më shumë improvizim dhe vullnet të madh se sa logjistikë dhe mundësi të mjaftueshme.“Kjo falë të gjithë trupave të angazhuara në momentet dramatike të emergjencave civile, drejtuesve të tyre dhe të gjithë elementëve përbërës në këto operacione të vështira. Ministria e Brendshme ka qenë e kujdesshme dhe me një qasje strategjike për të adresuar jo vetëm përgjigjen, por për të adresuar hap pas hapi dhe parandalimin”, tha Rama. Kreu i qeverisë vlerësoi se, bashkë me transferimin dhe konfirmimin e vullnetit për ta çuar në një nivel
Rama: Reformë e thellë për mbrojtjen civile
tjetër gjithë kapacitetin reagues të shtetit ndaj emergjencave, ka qenë domosdoshmëria për të hartuar një bazë të re ligjore. “Sot ne mund të themi me plot gojën që kemi një bazë të re ligjore të hartuar, të gatshme për miratim dhe pa asnjë diskutim dhe të nevojshme, përfundimtare me një strategji kombëtare për reduktimin e riskut të fatkeqësive, si dokument bazë për menaxhimin tërësor të riskut ndaj fatkeqësive”, tha Rama.Sfida, sipas tij, “mbetet e përditshme, jo vetëm në momentin kur emergjenca shfaqet”. “E përditshmja duhet të shikohet si një përpjekje e vazhdueshme për parandalimin, për prekjen dhe
kurimin e të gjitha pikave të dobëta dhe lidhjen e të gjitha hallkave të një zinxhiri që duhet të na garantojë uljen e vazhdueshme të riskut”, tha Rama.Kryeministri theksoi se “kemi një trashëgimi shumë të rëndë që nuk mund të adresohet dot menjëherë”. “Ajo që është bërë me territorin në dekadat e një tranzicioni, ku është ecur me parimin ‘secili për vete, Zoti për të gjithë’ e ka dobësuar shumë kapacitetin natyral mbrojtës të gjithë strukturës së vendit tonë. Me këtë ligj ka arsye të jemi optimistë se kemi një shpërndarje të qartë të përgjegjësive, kemi një zinxhir të mirëpërcaktuar të roleve dhe kemi po ashtu edhe një bazë për
përditshmërinë”, tha Rama. Kreu i qeverisë paralajmëroi sanksione dhe për subjektet private. “Do të ketë sanksione të qartë për çdo institucion apo subjekt privat, nuk mund dot që në përditshmëri t’i hapim gropën vetes e pastaj kur vjen furtuna t’i kërkojmë shtetit të në nxjerrë nga gropa, nuk mund dot ti bien shkurt duke këputur kanalin e shkarkimit të ujërave për të bërë një hyrje me palma në lokal dasmash e pastaj ankohemi pse shteti na prishi dasmën kur erdhi furtuna. Njësitë e qeverisjes vendore nuk mund të mos jenë të papërgjegjshme njësoj si një pronar i një lokali dasmash”,deklaroi Edi Rama.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E enjte, 11 KORRIK 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E enjte, 11 KORRIK 2019
Rikonstruktohen godinat 9 dhe 10 në Qytetin Studenti, përfitojnë 600 studentë
Veliaj: Mbajtëm fjalën për çdo pikë të Paktit me Universitetin
D
y nga godinat më të mëdha rezidenciale të "Qytetit Studenti", ku jetojnë dhe studiojnë rreth 600 vajza, kanë marrë një pamje të re pas ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës. Godinat 9 dhe 10 ofrojnë kushte shumë më të mira për studentët, duke përmbushur në këtë mënyrë edhe një tjetër pikë të Paktit për Universitetin. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet e kryera në këto dy godina, ku vlerësoi ndryshimin e pësuar këto muaj. "Jam shumë entuziast kur shikoj se si shumë nga kantieret që filluam në "Qytetin Studenti" po mbyllen. Konvikti 9 dhe 10 ka 200 dhoma, më i madh se hoteli më i madh në Tiranë. Të bësh një rikonstruksion hoteli merr 1 apo 2 vjet, por ta bësh në 1 apo 2 muaj është realisht një arritje e jashtëzakonshme. Dua të falenderoj të gjithë ata që kontribuan. Skepticizmi i ditëve të para, kur kryeministri dhe kryetari i bashkisë dhanë premtimin se do bëheshin brenda verës, tani është shuar sepse gjithsecili mjafton të bëjë një xhiro dhe të zbulojë se si është mbajtur
fjala në çdo pikë të kontratës për Paktin me Universitetin", tha Veliaj. Ai siguroi se puna do të vijojë edhe me tre godinat e fundit që kanë mbetur. Veliaj nënvizoi se pavarësisht se ka edhe një grup të vogël politikanësh që proteston për hallet e tyre, qytetarët e kanë të qartë dallimin se kush janë ata që përkujdesen dhe tregojnë vëmendjen e duhur ndaj qytetarëve. "Një nga gjërat që më shqetëson më shumë me gjithë tollovinë, me protestat, sherret, është se ka një grup të vogël politikanësh që duan ta çojnë vëmendjen e miletit te hallet e tyre. Ndërkohë, sforco jonë është që vëmendjen, energjinë, financat tona dhe gjithë përkushtimin, ta çojmë te hallet e njerëzve. Në rastin konkret te hallet e studentëve, pra tek dushet, higjiena, kushtet në konvikte, te Kampusi i Ri. Unë besoj se këtu ka dy lëvizje paralele: Një që thotë merruni me hallin tim dhe tjetra që thotë merremi me hallin real të njerëzve. Unë besoj se do të fitojë lëvizja e dytë", deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku u shpreh se në Shqipëri po rritet një gjeneratë e re e cila është e fokusuar tek përparimi dhe tek puna për Shqipërinë e 30 viteve të ardhshme. "Gjenerata e çunave dhe gocave që po rritet në këto konvikte me kushte më të mira do të kenë
më shumë kohë të studiojnë, të kalojnë kohë me njëritjetrin, të lexojnë libra, për të qenë super-qytetarë nesër. Ata e kuptojnë cila është politika që thotë merruni me hallin tim dhe të bëmave të mia në 30 vitet e shkuara, me politikën që thotë eja merremi me si do jetë Shqipëria dhe Tirana 30 vitet e ardhshme", shtoi ai. Mandej, ai u bëri thirrje studentëve që kanë vendosur të ndërtojnë jetën e tyre në kryeqytet, që të regjistrohen në gjendjen civile në zonën ku jetojnë, në mënyrë që bashkia të shpërndajë më mirë investimet dhe shërbimet në komunitet. Krahas përmirësimit të infrastrukturës, një tjetër premtim i mbajtur ndaj studentëve është edhe Karta e Studentit, e cila krijon lehtësira për ta. Veliaj tha se edhe ata të cilët nuk e kanë marrë deri më tani kartën dhe janë larguar me pushime, do të mund ta marrin atë pa pagesë sapo të kthehen në Tiranë. "Me kartat kemi ecur shumë mirë, janë shpërndarë mbi 20 mijë deri tani. Për të tjerët që kanë ikur më herët me pushime, do ta ofrojmë shërbimin e kartave edhe gjatë gjithë shtatorit dhe tetorit. Pra, të rrinë të qetë, kartat janë falas dhe do të jemi prezent gjatë gjithë vjeshtës për t'u siguruar që asnjëri të mos ngelet pa e marrë", tha Veliaj.
AKTUALITET
14
E enjte, 11 KORRIK 2019
Grupet kriminale shqiptare, janë të organizuar në bazë të “vjetërsisë” në territorin Italian dhe sipas gjeografisë prej nga vijnë. Grupet kriminale që vijnë nga qytete si: Fier, Vlorë dhe Durrës
B
andat me shqiptarë këtë herë janë protagonistët e një editoriali nga Vincenzo Musacchio, president i Observatorit Antimafia të Molise, ku thotë se grupet shqiptare janë të organizuar në bazë të “vjetërsisë” në territorin Italian dhe sipas gjeografisë prej nga vijnë. Grupet kriminale vijnë nga qytete si: Fier, Vlorë dhe Durrës. Në raportin e paraqitur në muajin shkurt në prani të ish-prokurorit të anti-mafias, Franco Roberti dhe avokatit të përgjithshëm të Campobasso Guido Rispoli, rezulton se grupet mafioze në Molise janë shumë të ndryshme dhe secili prej tyre vepron në një sektor të veçantë. Ata vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur por bashkëpunojnë me njëritjetrin për të ndarë territorin dhe fitimet e paligjshme. Ata kanë një “drejtim të përbashkët kriminal”, veçanërisht në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së drogës, kryesisht në zonën bregdetare. Grupet e reja mafioze nga Isernia në Termoli, duke kaluar nëpër Campobasso, vazhdojnë të ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë. Siç kemi deklaruar në shkurt, skenari kriminal molisian është veçanërisht kompleks. Elementët e rinj hetimor dhe gjyqësor konfirmojnë infiltrimin gradual të bandave të Ndrangheta dhe praninë ekonomike të Camorras, si përshembull në transformimin e disa zonave bregdetare, veçanërisht nga mafia e GarganoFoggia, duke u shnëruar në laborator të modeleve të reja kriminale në lidhje me trafikun dhe shpërndarjen e drogës në kontakt të ngushtë me mafian shqiptarë dhe në disa raste sporadike edhe me mafian nigeriane. Dokumentet
2 rrugët e drogës, nga Shqipëria në Foggiano
TREGU I DROGËS
“Grupet mafioze në Molise janë shumë të ndryshme dhe secili prej tyre vepron në një sektor të veçantë. Ata vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur por bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të ndarë territorin dhe fitimet e paligjshme. Ata kanë një “drejtim të përbashkët kriminal”, veçanërisht në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së drogës, kryesisht në zonën bregdetare”.
gjyqësore të shqyrtuara na lejojnë të identifikojmë një lloj “drejtimi kriminal të fshehtë”, i cili veçanërisht në Molise, i lejon bosët mafiozë shqiptarë të kontrollojnë tregun e drogës dhe biznesin e paligjshëm të lidhur me investimet. Në Molise,
ka “modele të reja kriminale”, veçanërisht në fushën e trafikut dhe shpërndarjes së drogës. Këto grupe të reja kriminale janë modele të gjeneruara nga kushtet socio-ekonomike vendore. Ata në Itali funksionojnë në heshtje ndryshe nga çveprojnë
në Shqipëri, ku kanë sjellje të egër dhe kryejnë grabitje, sulme apo masakra. Grupet kriminale shqiptare, janë të organizuar në bazë të “vjetërsisë” në territorin Italian dhe sipas gjeografisë prej nga vijnë. Grupet kriminale qe vijnë nga qytete si Fier, Vlorë dhe Durrës. Ata janë të njohur veçanërisht në trafikimin e drogës, njerëzve, organeve njerëzore dhe armëve dhekanë një rrjet ndërkombëtar të qëndrueshëm. Rruga e drogës që ende prek Molisë janë dy: 1) Vlorë-Otranto-Taranto-A14Molise-Abruzzo-Marche-Emilia Romagna-Lombardia. 2) DurrësBari-A14-Molise-Abruzzo-
MBLEDHJA
BURGJE
Trajnimi për veprimet kundër dhunës
55 punonjës të vijës së parë të burgut të Peqinit dhe atij të FushëKrujës, u trajnuan për procedurat standarde të veprimit kundër ekstremizmit të dhunshëm në burgje. Mes tyre kishte punonjës social, roje sigurie dhe personel edukues, me të cilët u diskutuan tema si siguria dinamike, parimet dhe standardet ndërkombëtare të parandalimit dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e personelit të sistemit të burgjeve. Trajnimi u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
N
ë Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit, u diskutua projektligji për Shërbimin e Provës në Republikën e Shqipërisë. ‘’Gjatë prezantimit të Projektligjit ne Komision, solla në vëmendje që ky akt synon të rregullojë organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës si dhe përcakton procedura për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative’’, tha Fjoralba Caka, zv.ministrja e Drejtësisë. Projektligji “Për Shërbimin e Provës” është pjesë e paketës së reformës penitenciare dhe në vijim të qasjes për një drejtësi restauruese, në përputhje me Kodin e Drejtësisë Penale për të mitur. Nëpërmjet këtij projektligji, punonjësit e shërbimit të provës jo vetëm do të mbikqyrin ekzekutimin e dënimeve alternative por do të asistojnë personat e dënuar për të gjetur strehim dhe punësim pas përfundimit të dënimit.
VJETËRSIA “Grupet kriminale shqiptare, janë të organizuar në bazë të “vjetërsisë” në territorin Italian dhe sipas gjeografisë prej nga vijnë. Grupet kriminale qe vijnë nga qytete si Fier, Vlorë dhe Durrës. Ata janë të njohur veçanërisht në trafikimin e drogës, njerëzve, organeve njerëzore dhe armëve dhekanë një rrjet ndërkombëtar të qëndrueshëm”. Marche-Emilia RomagnaLombardia. Klanet shqiptare kanë arritur të zhvillojnë tregtinë e tyre, duke u bërë sot një forcë e aftë për të kontrolluar sektorë të rëndësishëm të tregut ekonomik italian duke hyrë në një konkurrencë të drejtpërdrejtë me konkurrentët e huaj dhe duke zënë pozicione dominante në zinxhirin fitimprurës por dhe duke siguruar hapësirë manovruese për njëri-tjetrin. Gjatë viteve, organizatat mafioze shqiptare kanë ndërtuar një rrjet të madh të shpërndarjes së drogës në Itali. Droga transportohet për në Itali me motoskaf por për shkak të kontrolleve dhe ndërhyrjes së fuqishme nga autoritetet e policisë italiane, trafiku ka nisur të bëhet edhe me kamionë ose makina nëpërmjet porteve te Ankonës dhe Barit, për të vazhduar në Puglia, Molise, Abruzzo dhe Marche, e deri në veri të Italisë.
Komisioni diskuton pr.ligjin për Shërbimin e Provës
AKTUALITET
15
E enjte, 11 KORRIK 2019
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu: Trajnime të ekipeve mjekësore me spitalin universitar të Monakos
I
nvestimet në rezonancat moderne si dhe sistemi i ri online i rezervimit për ekzaminimet e skanerit dhe rezonancës ka reduktuar radhët e pritjes për qytetarët. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pa nga afër shërbimin e Neurokirurgjisë, ku është instaluar rezonanca moderne 3 testla, me teknologji të avancuar, e vetmja e këtij lloji në vend. Sipas saj, sot kemi 7 rezonanca dhe 21 scanera në shërbimin publik që plotësojnë nevojat e pacientëve. ‘’Me shtimin e rezonancave moderne, siç është kjo në QSUT por edhe rezonanca e re në Elbasan, sot kemi 7 rezonanca dhe 21 scanera në shërbimin publik që plotësojnë nevojat e pacientëve, duke bërë të mundur uljen e radhëve të pritjes në kohë shumë më të mira se më parë dhe më të mira se vendet e tjera”, tha Manastirliu. Veç shtimit të aparaturave dhe përfshirjes së tyre në mirëmbajtje të plotë që garanton funksionimin pa ndërprerje të tyre, vendosja e sistemit online të rezervimit te mjeku specialist ka ndikuar në rreduktimin e rradhëve të pritjes pasi planifikim tashmë kryhet pranë mjekut specialist të poliklinikës, pa patur nevojë që pacienti të shkojë në spital. “Sot mund të themi se nuk ka rradhë pritje për një skaner pasi bëhet nga sot nesër, ndërsa për rezonancën e kemi ulur nga 90 ditë rradhën e pritjes, në 37 ditë”, tha Manastirliu. Investimet për rezonancën moderne 3 tesla në QSUT si dhe rezonanca e instaluar për herë të parë këtë vit në spitalin e Elbasanit, që plotësojnë flotën e aparaturave moderne, ka
Jo rradhë për skanerin dhe rezonancën, Manastirliu: Përmirësojmë shërbimet
INVESTIMET “Investimet për rezonancën moderne 3 tesla në QSUT si dhe rezonanca e instaluar për herë të parë këtë vit në spitalin e Elbasanit, që plotësojnë flotën e aparaturave moderne, ka rritur cilësinë e ekzaminimeve, duke ndihmuar në trajtimin më efikas të pacientëve. Me rezonancën e re në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT, e vetmja e këtij lloji në spitalet publike dhe jo publike në vend, sot është bërë e mundur të rritet zbulueshmëria e sëmundjeve neurologjike, përmes përdorimit të kësaj teknologjie të avancuar”.
18 MIJË PACIENTË
rritur cilësinë e ekzaminimeve, duke ndihmuar në trajtimin më efikas të pacientëve. Me rezonancën e re në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT, e vetmja e këtij lloji në spitalet publike dhe jo publike në vend, sot është bërë e mundur të rritet zbulueshmëria e sëmundjeve neurologjike, përmes përdorimit
MINISTRIA
Trajnime të ekipeve mjekësore në Monako
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka pritur sot në spitalin universitar “Nënë Tereza”, Benoite de Sevelinges, drejtoren e spitalit universitar “Princesha Grace” të Monakos. “Mirëprita me kënaqësi zonjën Benoite de Sevelinges, drejtore e spitalit universitar “Princesha Grace” të Monakos, për të nisur një bashkëpunim, duke filluar nga marrëveshja me spitalin universitar “Nënë Tereza” në fushën e trajnimit të ekipeve mjekësore dhe shkëmbimit të eksperiencave, në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit për qytetarët”, shprehet ministrja Manastirliu.
të kësaj teknologjie të avancuar. Nga ky investim përfitojnë rreth 4 mijë pacientë në vit. Mbi 18 mijë pacientë në vit kryejnë ekzaminimin e rezonancës pa pagesë në spitalet publike. Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka pritur në spitalin universitar
“Nënë Tereza”, Benoite de Sevelinges, drejtoren e spitalit universitar “Princesha Grace” të Monakos. “Mirëprita me kënaqësi zonjën Benoite de Sevelinges, drejtore e spitalit universitar ‘Princesha Grace’ të Monakos, për të nisur një bashkëpunim, duke filluar nga marrëveshja me spitalin
“Me rezonancën e re në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT, e vetmja e këtij lloji në spitalet publike dhe jo publike në vend, sot është bërë e mundur të rritet zbulueshmëria e sëmundjeve neurologjike, përmes përdorimit të kësaj teknologjie të avancuar. Nga ky investim përfitojnë rreth 4 mijë pacientë në vit. Mbi 18 mijë pacientë në vit kryejnë ekzaminimin e rezonancës pa pagesë në spitalet publike”. universitar “Nënë Tereza” në fushën e trajnimit të ekipeve mjekësore dhe shkëmbimit të eksperiencave, në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit për qytetarët”, shprehet ministrja Manastirliu.
AKSIONI
Sezoni, monitorim produkteve B
azuar në programin e shërbimit të Shëndetit Mjedisor dhe Epidemiologjisë, është hartuar plan monitorimi i subjekteve që prodhojnë dhe tregtojnë produkte me risk në stinën e verës. Specialistët e këtij sektori kanë kryer monitorimin e përgjithshëm të punishteve të akulloreve duke verifikuar kushtet higjieno-sanitare dhe kontrollin laboratorik të cilësisë dhe sigurisë së produkteve (akulloreve). Këto monitorime periodike kryhen me qëllimin e vetëm, ofrimin e produkteve sa me të sigurta për konsumatorin. Qarqet më problematike në këtë drejtim janë zonat turistike. Pavarësisht këtyre masave, qytetarët vijonë të kenë sërish probleme me
sigurinë e produkteve dhe mos besim se ajo që konsumojnë është e shëndetshme. Sërish vërehen produkte që shiten nëpër trotuare, apo në dyqane që nuk plotësojnë kushtet
higjeno-sanitare. Ekspozimi i konsumatorëve ndaj produkteve jo të sigurta është edhe më i lartë, për shkak se ato tregtohen pa kriter dhe duke qendruar me orë të tëra në diell.
AKTUALITET
16
E enjte, 11 KORRIK 2019
Me rritjen e numrit e rasteve të konstatuara nga policia të dhunës në familje, janë rritur edhe kërkesat për urdhër mbrojtjeje. Në 4 vite, këto kërkesa kanë shkuar në 3037 kërkesa
E
dhe sa? Edhe sa vajza, gra, nëna do të jenë pre e dhunës fizike dhe seksuale nga partnerët e tyre, nga baballarët, nga vëllezërit, nga meshkujt? Si shoqëri ku figura e burrit në familje është dominuese, ende vuajmë fenomenin e dhunës në familje. Më të prekurat nga kjo lloj dhune janë gratë edhe vajzat. Një në tre gra vazhdon të dhunohet, një shifër dramtike dhe e rëndë për një Shqipëri që politika premton që do të na bashkojnë me BE-në. Duke ju referuar të dhënave publike të Institutit të Statistikave, tregojnë që numrin i rasteve të denoncuara në polici është rritur. Për vitin 2018, policia ka evidentuar 4411 raste të dhunës në familje, e thënë ndryshe, janë regjistruar çdo ditë mesatarisht 12 raste të kësaj forme dhune. Sipas përllogaritjes së të dhënave, në katër vitet e fundit, rastet e denoncimit të dhunës në familje janë rritur me 28%, pra 963 raste më shumë të evidentuara nga policia, po të krahasojmë 2015 më vitin e shkuar. Ky numër në rritje i rasteve të regjistruara nga policia, ka sjellë edhe një numër më të lartë të autorëve të dhunës në familje. Nga viti 2015, në 2018-ën, janë regjistruar 29% më shumë autorë përgjegjës. Iris Luarasi, Drejtoresha e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, thotë se në rastet e dhunës në familje problematike mbetet moszbatimi I ligjit. “Gratë jo gjithnjë i kanë dyert e hapura. Duke filluar që me policinë, spitalin dhe gjykatat”, shprehet Iris Luarasi. Ajo thotë se dhuna në familje lidhet kryesisht me dhunën ndaj grave dhe se shkaqet e dhunimit janë të formave të ndryshme.
Çdo ditë 12 raste të dhunës në familje
MBROJTJE
“Vajzat dhe gratë shqiptare, çdo ditë e më shumë luftojnë ndaj dhunës fizike dhe seksuale. Paralelisht me rritjen e numrit e rasteve të konstatuara nga policia të dhunës në familje, janë rritur edhe kërkesat për urdhër mbrojtjeje. Në vetëm katër vite, këto kërkesa janë rritur me 41% duke shkuar në 3037 kërkesa”.
Drejtoresha Luarasi shton se “mbi 90% e rasteve të dhunës në familje janë ndaj grave. Shkaqet janë të ndryshmet. Po ashtu edhe mosha është e ndryshme”. Vajzat dhe gratë shqiptare, çdo ditë e më shumë luftojnë ndaj
dhunës fizike dhe seksuale. Paralelisht me rritjen e numrit e rasteve të konstatuara nga policia të dhunës në familje, janë rritur edhe kërkesat për urdhër mbrojtjeje. Në vetëm katër vite, këto kërkesa janë rritur me 41%
SITUATA
SITUATA
Bulqiza pa kënde lodrash R
Në Bulqizë, ku imazhi më tronditës që shoqërohet me fëmijërinë dhe emrin e qytetit janë pirgjet e kromit, nuk ka as kënde lodrash. I vetmi investim nëse i tillë mund të quhet, janë këta shilarës, ku përvec të vegjëlve që koloviten, kullosin edhe lopët. Banorët thonë se qyteti i minatorëve që shtrihet mbi pasuri të mëdha kromi duhet të investojë më shumë për fëmijët. Në Bulqizë, e vetmja alternativë mbetet loja poshtë pallatit, por sot me numrin e madh të automjteteve në përdorim nga banorët, kjo mënyrë argëtimi nuk është më e sigurtë si dikur.
inia gjithnjë e më shumë po drejtohet drejt vendeve të BE-së. Ata vijojnë të kërkojnë mundësi më të mira jashtë Shqipërisë. Vetëm në nëntë ditë, 2200 persona kanë aplikuar për të legalizuar diplomën e gjimnazit dhe për të nisur studimet e larta jashtë kufijve. Një pjesë të nxitur nga familjarët, të tjerë shprehen se jashtë kufijve iu ofrohen më tepër mundësi. Këtë kohë oborrin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Tiranë e gjen plot. Të rinjtë që kanë mbyllur shkollën e mesme aplikojnë për të legalizuar diplomën. Dokumenti iu duhet për të nisur studimet e larta jashtë vendit. Emi është një prej tyre. Ka mbaruar gjimnazin në Elbasan me mesatare 9.5 dhe dëshiron të studiojë për financë ose informatikë në Gjermani. Tirana, Durrësi, Elbasani renditen ndër qytetet me numër të lartë aplikimesh
duke shkuar në 3037 kërkesa. Kriza e familjes shqiptare nisi të bëhej e dukshme pas viteve ‘90 dhe po t’u referohesh shifrave të Instat-it janë 677 mijë çifte që kanë lidhur martesë duke bërë betimin “derisa vdekja të na
ndajë” por mbi 80 mijë çifte nuk i kanë qëndruar këtij betimi. Sociologë dhe psikologë bëhen bashkë kur thonë se fëmijët të cilët janë rritur me prindër të ndarë shfaqin probleme në shoqëri. Shqiptarët janë më të ekspozuar ndaj krimeve. Të dhënat publike të Institutit të Statistikave, në katër vitet e fundit flasin për një rritje me rreth 12.7% të numrit të veprave penale, e cila ka ardhur në rritje graduale nga viti 2015 deri në vitin 2018. Në vitin 2015, janë regjistruar 30.584 vepra penale në total, ndërsa katër vite më vonë, kemi rreth 4000 krime më shumë. Ky trend në rritje, përkthehet edhe në më shumë autorë përgjegjës për kryerjen e krimeve. Në tre vite, numri i autorëve të veprave penale, është rritur me rreth 14%. Megjithatë, viti 2015, paraqitet me numër më të lartë të krimeve se 2016a apo edhe 2017-a. Për rreth 30.500 vepra penale, autorë të dyshuar policia ka regjistruar 37.112, pra rreth 2500 autorë më pak se viti 2018. Për vitin 2018, policia ka evidentuar 4411 raste të dhunës në familje, e thënë ndryshe, janë regjistruar çdo ditë mesatarisht 12 raste të kësaj forme dhune. Sipas përllogaritjes së të dhënave, në katër vitet e fundit, rastet e denoncimit të dhunës në familje janë rritur me 28%, pra 963 raste më shumë të evidentuara nga policia, po të krahasojmë 2015 më vitin e shkuar. Ky numër në rritje i rasteve të regjistruara nga policia, ka sjellë edhe një numër më të lartë të autorëve të dhunës në familje. Nga viti 2015, në 2018-ën, janë regjistruar 29% më shumë autorë përgjegjës.
Në 9 ditë, 2200 aplikime për studime jashtë
ndërsa degët e përzgjedhura për të studiuar jashtë këtë vit janë kryesisht ato të ekonomisë, mjekësisë e inxhinieritë. Ndërsa vitin e shkuar u kryen rreth 15
mijë legalizime diplomash por specialistët e arsimit shpjegojnë se ka nga ata që kërkojnë më shumë se një legalizim pasi aplikojnë në universitete të ndryshme.
FORUM ANALIZË
N
ë një analizë për situatën politike në vend, akademiku Artan Fuga mendon se kriza aktuale mund të na mbyllë gjithë shekullin e XXI. Në studion e lajmeve në RTV Ora, ai u shpreh se Kriza e sotme tregon se ne nuk kemi kaluar as fazën e Konferencës së Mukjes, as Konferencës së Pezës. Pjesë nga analiza e Artan Fugës në studion e lajmeve në RTV Ora *** Unë e shikoj si një krizë politike, që u shoqërua me një krizë porceduriale lidhur me procesin zgjedhor, e cila ka çuar në një krizë institucionale ku ne kemi probleme me institucionin e Presidentit, të cilin institucioni i Kuvendit nuk e njeh. Me institucionin e Kuvendit, sepse një pjesë e deputetëve nuk dihet a janë të ligjshëm apo jo. Kemi probleme me zgjedhjet dhe me KQZ. Kemi probleme se nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe kushdo merret me interpretime që nuk i takojnë. Pra kemi një krizë të madhe institucionale. Kemi një pushtet lokal, i cili ka dalë nga disa zgjedhje që jo vetëm janë me probleme, por edhe janë të administruara nga një kod zgjedhor, që pa pjesëmarrjen e të tërë partive do apo nuk do ndokush është jo adekuat. Pra kemi një krizë institucionale në disa rrafshe, që për mua është e barabartë me krizë të shtetit.Është një nga krizat më të rënda që kalon shtetit shqiptar në një shekull e më tutje. Një nga krizat më të rënda. Ndoshta në kohën e luftëra v e ballkanike ka pasur këtë krizë institucionale. As në kohën e diktaturës, ti lëmë natyrën e institucioneve, një të tillë paqëndrueshmëri, ku në mënyrë sistemike, strukturore mbi bazën e legjitimitetit institucional, të gjitha institucionet janë vënë në dyshim prej njëra-tjetrës. Kam përshtypjen se mendojnë se ata kanë përgjegjësi dhe secila palë është në të drejtën e vet dhe është e legjitimuar. Në të dy themi ç’po na ndodh kështu?! Po ata po t’i lexosh në palë kontradiktore me njëra-tjetrën, mendojnë se janë në të drejtën sublime dhe e dini pse? Sepse ne jemi në atë që quhet boshllëk
17
E enjte, 11 KORRIK 2019
Kriza mund të na mbyllë të gjithë shekullin e XXI
FORUM
Memecëria e socialistëve ndaj tradhtisë së Edi Ramës
Nga Dritan Kaba
juridik, konstitucional. E gjithë kjo krizë ka sjellë dhe po tregon elementët ku janë bosh nga pikëpamja normative të Kushtetutës shqiptare. Ne nuk kemi kaluar fazën e Rilindjes. Kriza e sotme tregon se ne nuk kemi kaluar as fazën e Konferencës së Mukjes, as Konferencës së Pezës, ku pati një lloj përpjekje për të bashkëjetuar. Por ne për mendimin tim jemi në një situatë të tillë ku...ne në filozofi e quajmë gjendje natyrore. Gjendje natyrore ku norma bie, individi nuk gjykohet në raport me normën, por politikani gjykohet në raport me bindjen time. Nuk ka ‘unë gjykoj me bindjen time’. Ka një tekst dhe teksti aprovohet. Nuk ka në shtet ‘unë mendoj’. Ne jemi shoqëri orale në traditat tona. Ne në mendësi nuk e kemi kaluar oralitetin. Ne në teknologji kemi kaluar shkrimin, kemi ardhur tek telefoni celular. Por në tru ne jemi shoqëri orale. Akoma nuk themi kjo është e shkruar dhe ajo që është e shkruar është e shkruar te tabelat e Moisiut dhe vetëm zoti mund ta prishi. Kjo është ajo që na mëson feja. Ne jemi shoqëri orale, e dini pse? Sepse ne kemi dalë shumë shpejt nga oralitetit primitiv tek norma e shkruar dhe kombi i vogël, shoqëri kushërinjsh, ky mentalitet është ai prapa që kemi.Është shumë
e zorshme në Shqipëri, sidomos kur vjen nga një vend perëndimor që të thuash: Po si është e mundur, ka një normë?! Po çfarë norme? Lerë se e rregullojmë ne, me një të shkelur syrin. Kjo është e tmerrshme. Kjo shoqërohet me atë që ne nuk kemi kapërcyer akoma vitin 1967 ku ligjeve të kohës iu dha një goditje sepse u zëvendësua me lëvizjen e masave. Ne jemi pikërisht në këtë situatë, ku mitingjet disa palëshe dikur të justifikuara dhe diku jo të justifikuara zëvendësojnë normën. Pasojat e krizës janë të paimagjinueshme, të paimagjinueshme! Operatorët turistik flasin për një shkatërrim të sezonit turistik. Minimumi!E dyta do kemi një pushtet, nuk po hyj kush e ka fajin. Një pushtet lokal i cili nuk do ketë syrin e opozitës, cilado qoftë ajo. Që do të thotë një korrupsion galopant pritet, më i madh seç është. Në ndarjen e tokave, në menaxhimin e hapësirave urbane... Kjo krizë në gjykimin tim mund të na mbyllë të gjithë shekullin e XXI. E dini pse? Sepse ne jemi në vitet 20, pasojat e kësaj që ne po bëjmë sot në trurin dhe ndërgjegjen e qytetarit sjell që shteti, norma, institucioni qenka i kapërcyeshëm. Që ne jetojmë në një shoqëri jo të së drejtës, por të të fortit. Që do të thotë, çfarë do t’i thotë mësuesja në klasë fëmijës.
Unë nuk kam çfarë ti them studentit në shkollë. Çfarë ti them? Ti them që pushteti demokratik është i diversifikuar. Ai del andej dhe dëgjon diskutimet politike dhe thotë jo profesor, e ke gabim. Mund të jetë me një parti vetëm. Nëse shthuret nocioni i të drejtës në një pikë ai është zinxhir. Shikoni në çfarë situate qesharake jemi ne.Unë sot kam dalë nga komisioni i Medias me një ndjenjë buzëqeshje, duke thënë që ne po vijmë vërdallë dhe nuk po prodhojmë asnjë pr/ ligj të ri për Akademinë e Shkencave.Problemi është këtu: Nëse Gjykata Kushtetuese vjen pas 3 muajsh dhe na thotë ne që anulimi i zgjedhjeve nuk ishte antiligjor, mitingu del i ligjshëm, dhuna del një dhunë e legjitimuar, se del në mbrojtje të ligjit. Çka do të thotë që në momentin kur ti e dënon se ka ushtruar dhunë, apo e ke futur në birucë je ti i paligjshmi. Pra ne jemi në një situatë, ku ajo që është e drejtë dhe e padrejtë nuk vjen nga tradita, por vjen nga e ardhmja. Për herë të parë në historinë e njerëzimit e drejta dhe e padrejta nuk ndahet në raport me gjykimet që ne kemi me të kaluarën, po me gjykimet që do na vijnë në të ardhmen. Ju duhet ta dini se për një njeri që merret me filozofi është një çmenduri, jemi në një situatë të çmendur.
Telefonata fake e Kryeministrit maqedonas Zaev tregon qartë tradhtinë e Edi Ramës ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo tradhti nuk është aspak në shërbim vetëm të pushtetit të tij. Kjo është në shërbim në radhë të padronit të tij. Është një lëvizje me detyrim edhe përcaktim. Nuk është më zgjedhje. Edi Rama nuk mendon, vetëm interpreton. Edi Rama nuk mund të thotë dot jo, ai është pjesë e kalbur e establishmentitsorosian. Edi është thjesht një buratin, që Soros i lëviz fijet. Ndaj sa më shpejt të largohet nga drejtimi i qeverisë, aq më pak dëme të parikuperueshme do bëhen në kurriz të shqiptarëve. Vizitat e vitit të kaluar të pinjollit të Sorosit, Aleksit, janë shumë domethënëse, për të treguar si u stis kjo punë mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit, pa diskutim edhe me mbështetjen e sorosianës në krye të diplomacisë së BE, znj. Mogherini. Në këto dy ditë asnjë socialist nuk ka belbëzuar një germë për këtë skandal tradhtie që as i afrohet atij të Esat Pashës. Kjo memecëri prej eunukësh më bën të them me gojën plot kush është me Edi Ramën është edhe për dhurimin e trojeve dhe sovranitetin e shqiptarëve. Se për dinjitet nuk mund të flitet për buratinët, ata janë kukulla edhe si të tilla nuk kanë. Tradhtaret gjithmonë kanë gjuhë elokuente dhe pamje afashinate, se me të duan të mbulojnë tradhtinë e tyre. Në historinë e largët edhe të afërt shembujt nuk janë të pakët. Ndryshe nga patriotët, që nuk kanë nevojë për salltanete dhe zbukurime, as për retushime të figurës së tyre, se vepra në shërbim të kombit i bën ata të ndriçojnë. Tashmë në qeverisje kemi jo vetëm një bandë të krimit të organizuar, një tufë plaçkitësish të pronave dhe taksave të shqiptarëve, por edhe një grup tradhtarësh. Edhe ata që heshtin janë po aq tradhëtarë. Nuk e di si hesht PandeliMajko, MimiKodheli, Ditmir Bushati, Bashkim Fino apo NikoPeleshi ndaj kësaj tradhëtie. Një tis heshtjeje prej varri ka mbuluar socialistët edhe rilindasit. Të detyruar nga bashkëpunimi për të përfituar koncesione PPP. Për të rrëmbyer tendera pa garë për ‘miq dhe shokë’. Për të marrë vende pune për të afërmit, gra, burra apo dashnore. Të kthyer në ligavecë për poste ministrore apo ulëse deputetësh, këta nuk pipëtijnë. Krimi që i bën bashkë edhe nga i cili nuk mund të ndahen dot është ai i bashkëpunimit me grupet kriminale për të tjetërsuar votën e shqiptarëve në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017. Të gjithë janë peng i “fitores” elektorale me kriminelë dhe banditë, me para droge dhe koncesionesh. Prandaj Edi Ramës ia dhanë këtë detyrë pikërisht tani që ai e ka tepsinë i vetëm. Të gjithë në partinë e tij janë të lyrosur nga spërklat e yndyrës së tepsisë. Ai që është pis vetë nuk mund të tregojë dot njollat në këmishën e tjetrit. Ky është realiteti i dhimbshëm në udhëheqjen e Partisë Socialiste sot. Ndaj memecëria është kthyer në modë mes socialistesh. Gjithkush i gëzohet llokmës së lëshuar nga Edi dhe dalin e lehin vetëm kur i thotë ai skape. E mjerueshme për një parti politike, por e vërtetë, kështu është kur vjen në pushtet me vota të vjedhura.
KULTURE
18 E enjte, 11 KORRIK 2019
Perlat e polifonisë shqiptare në Festivalin Ndërkombëtar “Lauksnos”, në Lituani Promovimi i folklorit dhe polifonisë shqiptare jashtë kufijve të vendit ku shpalosen ngjyrat, ritmet dhe energjia e një vendi me identitet europian, po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Grupi folklorik “Bilbili”, i Vlorës do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar “Lauksnos”, në qytetin bregdetar Klaipeda, rreth 300 km larg kryeqytetit Vilnus, Lituani, nga 11-14 korrik. Ky grup i njohur folklorik do të marrë pjesë në festivalin me emrin e Diellit, mes dymbëdhjetë shtetesh pjesëmarrëse. Drejtori artistik i grupit “Bilbili”, Sejmen Gjokoli, tha për ATSHnë se “njëzet vite më parë, pikërisht në vitin 1999, Grupi “Bilbili” mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Folkut “ Balltica-993 , pikërisht në kryeqytetin e vendit, Vilnus. Tani, njëzet vite më pas, do të udhëtojë përsëri drejt këtij shteti, por në një tjetër qytet e festival”. “Mes flamujve kombëtarë të Lituanisë, Kroacisë, Serbisë, Irlandës, Polonisë, Italisë, Bosnjë-Hercegovinës, Ukrahinës, Armenisë, Argjentinës e Indisë do të valëvitet edhe flamuri kuq e zi i shqiptarëve”, – thekson Gjokoli. Sipas tij, ky është festival krejt i veçantë në larminë e këtyre lloj eventeve në mbarë botën. Festivali “Lauksnos” zhvillohet vetëm me produkte folklorike e artistike të mbrojtura nga UNESCO. “Bilbili” shqiptar vete edhe më krenar e plot dinjitet mbasi “produktet” që mbart e do të shpalosë përfaqësojnë, as më pak e as më shumë, por Kryeveprën
Trio instrumentale “Ad Libitum” në Festivalin e 14-të të Muzikës së Dhomës
shpirtërore të njerëzimit, certifikuar nga UNESCO katërmbëdhjetë vite më parë”, nënvizon Gjokoli. Në këtë festival, vijon Gjokoli, grupi folklorik shqiptar do të prezantojë një mozaik këngësh të zgjedhura nga repertori çerekshekullor i këtij grupi. “Por pjesë e programit janë edhe disa nga perlat më përfaqësuese të fondit të artë të labërisë do të “derdhen” skenave dhe mjediseve folklorike të Klaipedias në katër ditët e festivalit, përmes pjesëmarrjes dhe mjeshtërisë interpretuese të disa prej mbartësve të polifonisë së Labërisë , anëtarë të Folk Grup “Bilbili”: Sinan Gjoleka, Vendim Kapaj (Mjeshtër i Madh), Piro Latifaj, Tajre Bozhani, Valbona Nora, Sadik Hodo, Adriatik Çenko, Trifon Malaj e Viktor Gjoka”. Grupi folklorik “Bilbili” juridikisht është krijuar në vitin 1994. Në themel të këngës të këtij grupi është polifonia labe e disa trevave të Labërisë. Është pjesëmarrës në disa festivale zonale e kombëtare si dhe në
një sërë takimesh folklorike ndërkombëtare. Grupi folklorik “Bilbili” është fitues i çmimit të parë në Festivalin Ndërkombëtar zhvilluar në Moldavi, në vitin 1995. Në vitin 1996 është pjesëmarrës në Folkloriadën e Parë Botërore, organizuar në Brunssum (Holandë), në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar “Balltika” në vitin 1999 është titulluar laureat i Festivalit. Gjithashtu është pjesëmarrës në Festivalin Folklorik “Këngë Jeho”, në Strugë, po në vitin 1999. Në vitin 2002 merr pjesë në Festivalin e Klinës (Kosovë) , ku dhe fiton çmimin e parë në këtë festival.Në Tetor të vitit 2009 është pjesëmarrës në Festivalin e pestë Ndërkombëtar të Izmirit-Turqi. Gjithashtu në takimin e shoqatave kulturore, organizuar në qytetin e Sarandës në vitin 1996, grupi “Bilbili” ka fituar çmimin e parë. Ka nxjerrë në tregun muzikor vendas mbi 20 CD-i, të cilat qarkullojnë, si dhe janë përpunuar e kanë zënë vend në muzikën moderne.
Uzina e Autotraktorëve rijetëzohet si qendër social-kulturore Qendrat Social-Kulturore Toestand(BE), Termokiss(KS) dhe SCS Tetova(MK) në bashkëpunim më një grup të rinj vendas, po rijetëzojnë një pjesë të Uzinës së Autotraktorëve me qëllim përdorimin e saj si qendër social-kulturore. Përgjatë 10 ditëve rreth 80 te rinj vullnetarë nga rajoni dhe Belgjika po pastrojnë, ndërtojnë dhe përshtatin godinën e Repartit të Fonderisë së Gizës brenda kompleksit të Uzinës së Autotraktorëve për nevojat e të rinjve dhe komunitetit vendas. Ditën e shtunë në 13 korrik zhvillohet ceremonia e hapjes së Tirana Social Cultural Center në orën 19:00 tek Uzina e Autotraktorit.
Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës “Durrës 2019” ka prezantuar në mbrëmjen e tretë të tij Trion “Ad Libitum” nga Maqedonia e Veriut. Pas interpretimeve të “Minguet Quartet” nga Gjermania dhe “Piano Kuartet” nga Universiteti i Arteve Tiranë në dy mbrëmjet e para të këtij edicioni, instrumentistët nga vendi fqinj sollën në mjediset e Muzeut arkeologjik të qytetit bregdetar vepra nga autorë vendas dhe të huaj. Silvana Chuleva Atanasova në flaut dhe Lazar Sokolov në klarinetë e saksofon alt nën shoqërimin e pianistes Emilja Kabranova Filipova në pjesën e parë të programit kishin zgjedhur pjesë nga autorët Artan Hasani (1981 – ), Kokan Dimushevski (1958- ) nga Maqedonia e veriut dhe Anze Rozman (1989 – ) nga Sllovenia. Në veprën “Labyrinth” të autorit kosovar Artan Hasani ndjeheshin ritmet e folklorit shqiptar, çka i dha Trios instrumentale duatrtrokitje të merituara. Megjithëse një ansambël me vetëm katër vite përvojë artistët nga Maqedonia luajtën me sukses edhe pjesët “Tango Preparense” nga Astor Piazzolla (1921 – 1992), “Jeux d’eau” nga Maurice Ravel (1875 – 1937) dhe Trion nr 1 për flaut, piano dhe saksofon alt nga Russel Peterson. Në edicionin e 14-të të Festivalit të muzikës së dhomës që organizohet në Durrës nga violinistja Nevila Kalaja do të interpretojnë në katër koncerte të tjerë edhe instrumentistë nga Spanja, Italia, Austria dhe Shqipëria.
Elhaida Dani, pjesë e shfaqjes “Notre Dame de Paris” Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, tashmë e njohur edhe publikun e huaj, do të jetë pjesë e shfaqjes muzikore “Notre Dame de Paris”. Në këtë shfaqje, që bazohet në romanin e famshëm me po të njejtin emër të Viktor Hygoit, Dani do të ketë një prej roleve kryesore; atë të Esmeraldës. “2019-2020 kthehem më në fund në Itali me “Notre Dame de Paris”. Faleminderit Riccardo Cocciante për besimin”, ka shkruar Dani në Instagram. Riccardo Cocciante është autor i kësaj shfaqjeje muzikore, e cila është luajtur në shumë vende të botës, është përkthyer në disa gjuhë dhe performohet prej kohësh.
Ndërron jetë Rip Torn Rip Torn ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare. Një përfaqësues i aktorit e konfirmoi lajmin duke thënë se ai vdiq në mënyrë paqësore dje në shtëpinë e tij në Lakeville, i rrethuar nga familja. Rip ishte fitues i Emmy. Ai ishte i njohur për punën e tij në Great White Way. Torn ishte i nominuar edhe për Tony.
SHOWBIZ
19 E enjte, 11 KORRIK 2019
Serena pa photoshop: Sa e vështirë të jesh grua në sport Kopertinën e muajit korrik të revistës Harper’s Bazaar e hijeshoi këtë radhë tenistja me famë botërore Serena Williams, që kishte dhe një mesazh për të përcjellë. Ylli i tenisit kishte zgjedhur që fotot e saj të mos retushoheshin, e kjo për të dëshmuar transparencë të plotë me fansat e saj. Serena shkroi një letër për revistën ku tregonte arsyet e zemërimit të vet pas ndeshjes me Naomi Osaken në US Open n 2018-ën. Gjyqtari e penalizoi atëherë ikonën e këtij sporti për shpërthimin që pati në fushë, kur humbi trofeun dhe e akuzoi Carlos Ramosin për sjellje seksiste. Williams në letër e mbrojti reagimin e saj të atëhershëm, duke treguar sesi që e vogël e ka ndjerë nevojën që mendimi t’i dëgjohet. “Nuk do te resht kurrë së ngritur zërin kundër padrejtësisë”, ka shkruar 37-vjeçarja, ndonëse e pranoi se ai episod, e la shumë pa gjumë për net të tera, e madje kishte
Është një nga këngëtaret më të njohura, por veç anës profesionale ajo ka qenë gjithnjë në vëmendje sa i përket edhe jetës sentimentale. Por gjatë një interviste për “Cosmopolitan” këngëtarja Mariah Carey është shprehur se gjatë jetës së saj ka patur vetëm 5 meshkuj. “Nuk kam pasur shumë, por ka pasur varietete. Unë kam pasur vetëm 5 njerëz në jetën time dhe mund të them se jam pak puritane, krahasuar me të tjerët”, -është shprehur Carey. Gjatë kësaj interviste ajo nuk i ka identifikuar meshkujt në jetën e saj por 4 prej tyre janë bërë të ditur në media prej kohësh. Carey ka qenë e martuar dy herë me Tommy Mottola dhe Nick Cannon, me të cilën ka edhe binjakët Monroe dhe Moroccan. Më pas ajo ka qenë e fejuar me James Packer dhe tani është në një lidhje me Bryan Tanaka. Identiteti i personit të 5-të nuk bëhet i ditur, duke qenë se këngëtarja është përfolur për shumë histori dashurie gjatë këtyre viteve.
pasur nevojë edhe për disa séanca terapie. Sirenës i doli në mbrojtje asokohe dhe shoqata e tenisit për femra që tha se gjyqtari nuk u tregua tolerant sa duhet me të për shkak se është grua. Për këtë arsye, u përpoq tani të tregonte përmes fotove të paretushuara atë që revista e
quajti e vërteta e saj lakuriqe”. “Unë nuk kërkoj të shmang penalizmin. Dua vetëm të trajtohem si të gjithë të tjerët”, tha Serena. Tenistja shpreson që duke ngritur zërin ndaj incidenteve të tilla, mund t’i vijë në ndihmë atleteve të tjerë që gjenden në situata të ngjashme.
Lady Gaga prezanton linjën e saj të re të make up-it me një rrëfim të ndjerë Lady Gaga është një ndër divat e muzikës së huaj në botë, ku numëron miliona fansa që e adhurojnë muzikën e saj. Para disa kohësh u përfol për një lidhje me ish-të dashurin e modeles Irina Shayk, e cila bëri një
Mariah Carey tregon sa meshkuj ka patur në jetën e saj
bujë shumë të madhe duke e çuar çiftin Irina Shayk dhe Bradley Cooper të ndahej edhe pse kishin një vajzë të vogël duke u bërë shkaku Lady Gaga. Së shpejti këngëtarja do të hyjë në botën e biznesmenëve për të na
prezantuar linjën e re të produkteve të bukurisë të quajtur “Haus Laboratories”, të cilat do të shiten në “Amazon” duke filluar nga shtatori. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit foto dhe video të ndryshme të linjës së re, që do të përmbajë buzëkuq me ngjyra të ndryshme, produkte për fytyrën dhe sytë, duke e shoqëruar edhe me një rrëfim prekës nga jeta e saj. “Kur isha e re, asnjëherë nuk ndjehesha e bukur dhe kisha vështirësi të gjeja bukurinë e jashtme dhe të brendshme tek vetja. Më pas zbulova fuqinë e ‘make up-it’. Më kujtohet kur shikoja nënën time që vendoste ‘make up’ çdo mëngjes, për të nxjerrë në pah fytyrën e saj guximtare si një grua punëtore që ishte. Më pas unë fillova të eksperimentoja me ‘make up-in’ si një mënyrë për të bërë ëndrrat e mia realitet për të qenë po aq e fortë sa nëna ime”- ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.
Nicki Minaj anulon koncertin për të drejtat e grave në Arabinë Saudite Reperja Nicki Minaj e anuloi shfaqjen e planifikuar në Arabinë Saudite javën e ardhshme, duke e argumentuar këtë vendim të sajin me mbështetjen për të drejtat e grave dhe komunitetit LGBT. Njoftimi i pjesëmarrjes se këngëtares në festivalin madhështor të Jeddah kishte shkaktuar zemërimin e kritikëve të qasjes që Rijadi ka në raport me të drejtat e grave. Disa të tjerë nga ana tjetër shtronin sesi do të priteshin tekstet e këngëtares apo veshjet e saj tejet të zbuluara në mbretërinë ultra konservatore. Arabia Saudite po përpiqet t’i lehtësojë kufizimet që rrethojnë argëtimin në vend me shpresën se kështu do të arrijnë të inkurajojnë rritjen e sektorit të artit. Por që prej vrasjes se gazetarit Jamal Khashoggi brenda konsullatës saudite, tetorin e vitit Të kaluar, çështja e të drejtave të njeriut në këtë vend po vëzhgohet me kujdes të shtuar. Në muajin mars, Arabia Saudite tërhoqi një tjetër valë kritikash, kur nxori në gjyq 10 aktivistë të të drejtave të grave. Te premten fondacioni i të drejtave të njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara, i kërkoi përmes një letre të hapur Nicki Minaj që të tërhiqej nga festivali i 18 korrikut dhe reperja duket ia vuri veshin thirrjeve të tij për të refuzuar paratë e regjimit saudit.
Ariana Grande shokon me deklaratën për ish-in Ariana Grande ka hapur sërish disa tema shumë të ndjeshme rreth jetës së saj gjatë vitit të fundit. Ariana Grande ka bërë një koment të rrallë publik për marrëdhënien e saj me ish të fejuarin Pete Davidson. Në një intervistë për Vogue, Ariana thotë se u takuan pasi miqtë e bindën atë të shkonte në New York për një verë. “Miqtë e mi më thanë eja sepse do të kemi një verë argëtuese. Dhe pastaj takova Pete”, tha Ariana. “Ishte e pakuptimtë, e bukur dhe çmenduri. Unë e doja dhe nuk e njihja”. Ariana dhe Pete u fejuan vetëm disa javë
pasi filluan të takoheshin në maj të vitit 2018 por marrëdhënia e tyre përfundoi në tetor.
SPORT
20
E enjte, 11 KORRIK 2019
Klubi zikaltër kërkon me ngulm dy sulmuesit dhe mesfushorin e Cagliarit për të kompletuar ekipin
Rozalb Lika
I
nteri vijon përgatitjet nën drejtimin e Antonio Contes në Luganon e qetë dhe të izoluar për publikun, ndërsa drejtuesit e skuadrës zikaltër po nxitojnë për të mbyllur disa operacione merkatoje. Kështu prioritet për momentin janë mesfushori Nicolo Barrela dhe sulmuesi Romelu Lukaku, pa harruar edhe Edin Dzekon, me këtë të fundit që u ka bërë të ditur drejtuesve të Romës se kërkon të largohet në fund të sezonit. Sipas mediave pranë klubit zikaltër, Marota dhe Ausilio pritet të udhëtojnë drejt Londrës këto ditë, për t’u takuar me drejtuesit e Manchester Unitedit dhe për të nisur zyrtarisht negociatat për blerjen e Lukakut, i cili aktualisht ndodhet në Australi me “Djajtë e kuq”. Manchester United këmbëngul që të arkëtojë 84 milionë euro nga kartoni i sulmuesit belg, ndërsa drejtuesit e Interit do të tentojnë të ulin çmimin deri në 70 milionë euro dhe të negociojnë formulën e pagesës, për të mos e arkëtuar të gjithë shumën njëherësh. Sa i përket mesfushorit të talentuar Barrela, është arritur tashmë marrëveshja me Cagliarin dhe nga dita në ditë pritet që 22-vjeçari të kryejë vizitat mjekësore, para se të nënshkruajë kontratën dhe të vihet në dispozicion të Contes. Më e komplikuar duket situata për sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, i cili u ka konfirmuar
Nga Dzeko te Barrela, këto janë 3 dëshirat e Contes në merkato
BRAZILIANI
PSG gjobit Neymarin për vonesën në grumbullimin me ekipin
Situata në Paris vazhdon të jetë shumë e tensionuar sa i përket çështjes Neymar. Futbollisti brazilian nuk ka shkuar të hënën në fazën përgatitore të ekipit, duke qëndruar në Maracana, ku ndoqi nga afër finalen e Kupës së Amerikës, duke tërbuar drejtuesit e parizienëve. Për këtë motiv, sipas asaj që shkruan, UOL Esporte, PSG ka vendosur për ta gjobitur Neymarin me një gjobë prej 375 mijë eurosh. Braziliani nëpërmjet babait të tij, ka bërë të ditur se pushimet e tij për shkak të angazhimeve edhe me sponsorët do të zgjasë deri më 15 korrik. Në Paris duket se janë lodhur nga kapriçot e tij, duke bërë që Leonardo ta mendojë seriozisht shitjen e tij gjatë kësaj vere për një ofertë të lart që do ta kalojë shifrën e 222 milionë eurove. Për momentin interesimi për të është nga Barcelona, por katalanasit kërkojnë që të përfshijnë edhe disa futbollistë në blerjen e tij, duke mos dërguar një ofertë në cash.
BAVAREZËT drejtuesve të Romës se dëshiron të largohet drejt Interit, por zikaltrit dhe verdhekuqtë janë ende larg marrëveshjes. Zgjidhja do të ishte vetëm një transferim i mundshëm i Higuain te Roma, që do t’i hapte rrugë kalimit të
boshnjakut te zikaltërit. Marotta dhe Ausilio po shtyjnë për të marrë Lukakun, por sa i përket Dzekos, vështirë se do të bëhet ndonjë lëvizje, pa sistemuar më parë Mauro Icardin, i cili nuk bën pjesë në planet e drejtuesve dhe
pret të mësojë emrin e skuadrës së re. Sulmuesi argjentinas është në dilemë mes Napolit dhe Juventusit, që janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij, por nuk ofrojnë një shifër më të lart se 40 milionë euro.
MBROJTËSI
GJYQTARI
Atletico nuk heq dorë nga Hysaj, bën gati ofertën e radhës
Zambrano shpjegon vendimet e diskutueshme pas “tërbimit” të Messit
Elseid Hysaj rikthehet në orbitën e skuadrës së Atletico Madridit. Pas interesimit për Semedon nga Barcelona, Los Colchoneros rikthehen në sulm për mbrojtësin shkodran. De Laurentiis nuk ka pranuar të ulë pretendimet e tij dhe kërkon një ofertë më të lart se 20 milionë euro, sa është edhe oferta e fundit e klubit spanjoll për Hysajn. Tani negociatat janë riaktivizuar. Prania e menaxherëve napolitanë në Madrid për të mbyllur nënshkrimin e James Rodriguez ka shërbyer për të rinisur kontaktet sipas “La Repubblica”. Në këtë mënyrë negociatat janë në rrugën e duhur dhe se ardhja e Hysaj në Atlético është shumë pranë. Hysaj mund të nisë një aventurë të re në La Liga në një nga klubet më të mira, që pritet të luftojë me dy gjigantët Barcelona edhe Real Madrid. Një ofertë prej 25 milionë eurosh mund të jetë mëse e mjaftueshme që ai të ndryshojë ekip dhe t’i japë fund zërave në merkato.
Arbitri Roddy Zambrano ishte padyshim një ndër më të kritikuarit në Kupën e Amerikës, pasi në gjysmëfinale nuk akordoi dy penallti për Argjentinën, sipas pretendimeve të këtyre të fundit për dy faulle. Gjyqtari ekuadorian ka qartësuar arsyet që e shtyn të merrnin ato vendime, duke mos përdorur ndihmën e VAR. “Otamendi në atë moment vjen për t’u përplasur me kundërshtarin dhe në gjykimin tim nuk kishim të bënim me një penallti neto. VAR-i e ka kontrolluar dhe mendoi se kjo ndërhyrje ishte 50% me 50%, por nuk më thirrën që ta shoh sërish. Ata nuk e kanë konsideruar një gabim të qartë nga ana ime për të më thënë që ta rishoh rastin. Mendoj se Aguero i bën faull mbrojtësit dhe nuk kemi të bëjmë me penallti. Pse nuk ka një pamje nga mbrapa për ta kuptuar më mirë këtë rast? Messi gjithmonë është marrë me lojën dhe ka qenë i përqendruar në fushën e lojës. Kurrë nuk ka bërë polemika dhe u surprizova nga deklaratat e tij pas ndeshjes. Megjithatë, secili ka mendimin e tij”, deklaroi arbitri.
Bayerni kërkon të rikthejë në Gjermani Mandzukic-in
Bayern Munich po mendon për një rikthim të Mario Mandzukic. Sipas “Sport Bild”, kampionët e Gjermanisë janë futur në tratativa me Juventusin për 33-vjeçarin kroat, i cili është në planet e trajnerit Kovac, si një alternativë e mirë për Lewandowskin, apo edhe për të luajtur në krah. Pavarësisht faktit që ka rinovuar së fundmi me Juventusin deri në vitin 2021, Mandzukic është në listën e largimeve të trajnerit Sarri. Në ditët e fundit interes për bomberin e njohur ka shfaqur edhe Borussia Dortmund. Mandzukic ka luajtur për katër sezone në Bundesligë, fillimisht me Wolfsburg-un dhe më pas me Bayernin nga viti 2012 deri në 2014, duke shënuar 48 gola në 88 ndeshje zyrtare. Nga viti 2015 është pjesë e Juventusit, ku ka zhvilluar sezone fantastike.
SPORT
21
E enjte, 11 KORRIK 2019
Të kuqtë barazuan 0-0 ndaj kampionëve të Azerbajxhanit, Belica ndalet nga shtylla
P
artizani bën një paraqitje fantastike në ndeshjen e parë ndaj Qarabagut në Champions League, por nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim pa gola. Ekipi i Lerdës luajti një lojë të barabartë ndaj kundërshtarëve, madje duke krijuar shanse të mira shënimi, duke u ndalur në një rast edhe nga traversa. Ndeshja nisi më mirë për skuadrën azerbajxhanase që ka kontrollin e lojës në minutat e para, ndërkohë që të kuqtë mbrohen mirë. Rastin e parë të rrezikshëm do ta kishte Medvedev në minutën e 17-të, por Hoxha shpëtoi skuadrën e tij nga pësimi i golit duke grushtuar topin. 3 minuta më pas do të vinte edhe rasti më i rrezikshëm i ndeshjes. I ndodhur brenda zonës, krejtësisht i lirë, Ozobic godet vetëm traversën edhe pse portieri dhe mbrojtja e ekipit shqiptar ishte thuajse e dorëzuar. Partizani ndërkohë kërkon të reagojë me Asanin, i cili tregon aftësitë e tij disa minuta më vonë me një shmangie dhe më pas me një goditje që do të përfundonte ngjitur me kuadratin e portës. Loja bëhet e barabartë, madje ekipi i drejtuar nga Franco Lerda rrezikoi sërish portën e kundërshtarëve me Çinarin, i cili nuk arriti që ta devijonte topin në kuadratin e portës pas një krosimi të Ibrahimit. Fraksioni i dytë i ndeshjes nisi mjaft mirë për Partizanin që
PORTUGEZI
P
ara 3 vitesh Portugalia arriti që të fitonte “Euro 2016”, duke fituar në finalen ndaj vendit mikpritës të Francës. Ky ishte një trofe shumë i veçantë për Cristiano Ronaldon, i cili e ka konsideruar si trofeun më të rëndësishëm në karrierën e tij, duke harruar Champions League, apo “Topin e Artë”. Fjalimi i portugezit ka bërë xhiron e botës, teksa në të dëgjohen fjalë të mëdha për të gjithë ekipin, trajnerin dhe stafin. “Do të doja ta falënderoj këtë njeri këtu (referohet trajnerit). Së pari pa të, asnjëri prej nesh nuk do të ishim këtu. Së dyti, të gjithë lojtarët, të gjithë stafin, të gjithë që dhanë kontributin e tyre. Askush nuk besoi te Portugalia, por e vërteta është se ne e arritëm qëllimin. Të gjithë ne. Ne e arritëm. Jam shumë i lumtur, kjo është dita më e lumtur e jetës sime. Harrojini trofetë individuale, Ligën e Kampionëve, ky moment këtu është më i lumturi i jetës sime. Kam qarë tri apo katër herë deri më tani. Vëllai im më tha të qetësohem dhe unë i thashë: “Hugo, nuk mundem”. Është e vërtetë, prej thellësisë së
Partizani ndal Qarabagun në duelin e parë, kualifikimi në Baku
ju afrua shumë pranë golit të avantazhit me Çinarin, i cili në këtë rast u ndal nga një mrekulli e portierit rival. Partizani merr zemër, teksa në minutën e 51-të, Belica pas zhvillimeve të një goditje nga këndi gjen traversën, duke mos ju gëzuar dot golit. Loja e të kuqve është fantastike,
teksa Cordeiro vendosi sërish në provë portierin. Qarabag vuan shumë në fraksionin e dytë, ndërkohë që Lerda freskoi ekipin duke hedhur në fushë në 10 minutat e fundit edhe Trashin. Futbollisti më i mirë i Superligës në sezonin e fundit tregoi menjëherë aftësitë e tij
Zbulohet fjalimi prekës i Ronaldos pas fitores së “Euro 2016”
zemrës sime, betohem me jetën e djalit tim, jam jashtëzakonisht i lumtur. Mund ta përsëris këtë 100 herë, jam shumë i lumtur. Ky është trofeu që më mungonte. Faleminderit të gjithëve, lojtarëve, stafit dhe ty përsëri
trajner. E gjithë besimi që e kishe sinqerisht më ka prekur. Ne e merituam këtë. Jemi tani në histori të Portugalisë. Jemi ekipi i parë që e arrin këtë”, u shpreh Ronaldo para të gjithëve në dhomat e zhveshjeve.
duke shpërthyer në krahun e majtë dhe pas një goditje të bukur, topi shkoi ngjitur me traversën. Çështja e kualifikimit shtyhet për në Azerbajxhan, kur në datën 17 korrik do të luhet ndeshja e kthimit mes kampionëve në fuqi të Shqipërisë dhe atyre të Azerbajxhanit.
QARABAG
Gurbanov: Më kënaq barazimi, edhe në Baku do jetë e vështirë
Trajneri i Qarabag-ut, Gurban Gurbanov e ka pranuar se Partizani e vendosi shumë në vështirësi në ndeshjen e parë. Ai evidentoi faktin që i pëlqyen disa elementë, ndërkohë që kërkoi kujdes dhe në sfidën e kthimit.“Ishte ndeshje shumë e vështirë për ne dhe kundërshtari luajti shumë mirë në mbrojtje. Ishte e vështirë për lojtarët tonë. Edhe pse morëm barazim, në Baku do të jetë ndeshje e vështirë. Partizani ka lojtarë të shpejtë në kundërsulm. Do të përgatitemi mirë. Duke parë si shkoi ndeshja jam i kënaqur me këtë barazim që kemi marrë. Futbollisti që vuri më shumë në vështirësi? Kishte disa lojtarë që më pëlqyen dhe mënyra si ishte vendosur, loja taktike dhe teknike. Janë dy ekipe kampionë. Nuk është dobësuar ekipi im dhe të dyja e meritonin të ishin në këtë fazë. Mendojmë vetëm për ndeshjen e kthimit. Kukësi dhe Partizani janë dy ekip ndryshe me lojë ndryshe. Nuk mendoj për ndeshjen e para një viti”, tha trajneri Gurbanov.
PARTIZANI
Lerda: I lumtur për djemtë, kualifikimi i hapur në Baku
Franco Lerda ka debutuar me një barazim në Champions League ndaj Qarabagut. Strategu italian nuk e fshehu faktin që ishte shumë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, duke shprehur besimin edhe te një kualifikim i mundshëm. “Jam shumë i kënaqur që djemtë kanë interpretuar mirë ndeshjen. Kemi krijuar rastet tona ndaj një ekipi të fortë, e dimë që Qarabag ka lojtarë teknik e të fortë. Kemi bërë ndeshjen që kishim përgatitur, me pak fat mund të merrnim një rezultat më të mirë. Kishim përgatitur ndeshjen ashtu si e e interpretuan djemtë, ishin të aftë. Si Braunm, ashtu edhe Broja kanë luajtur mirë, me sjelljen e duhur dhe na ndihmuan në këtë ndeshje. Ata goditën traversën dhe kishin një rast me pozicion jashtë loje. Ne kishim traversa dhe patëm dy raste me Çinarin. Ata mbajtën topin më shumë por rastet i patëm ne. Me pak më shumë fat mund të fitonim ndeshjen. Besojmë për në Baku se është e hapur. Kemi armë të rëndësishme për të vënë në fushë dhe do ta bëjmë një gjë të tillë atje. Si skuadër duhet të kemi parasysh e të kuptojmë se kë kemi para, pastaj si të gjithë, mund të bëhet më mirë”, deklaroi Lerda.
SHENDETESI Doktor Kardiolog Leonidha Peppo Poliklinika Nr.4, Tirane
Fizioterapist Arben Kureta Poliklinika e Specialiteteve Nr.3, Tirane
P
hisioterapia si mjet kurimi është shumë e domosdoshme. Fjalë për fjalë përkthehet mjekimi me terapi me dorë, masazhi, me aparatura dhe ushtrime fizike të trupit. Shtohet edhe hidroterapia, pra banjat ujore, noti, ushtrimet ujore. Po kush përfiton nga veprimet e mësipërme? Ata persona që kanë lëndime nga më të lehtat deri më të rëndat. P.sh. personat që kanë tërheqje apo goditje muskulare, sqepat kockorë në shputat e këmbëve që i vështirësojnë ecjen (asteofite), persona që dëmtojnë ose ju sëmuren kyçet e trupit, invalidë pas aksidenteve që janë shtuar shumë nga qarkullimet rrugore, pas sëmundjeve të trurit siç i kemi parë mezi lëvizin duke ja vështirësuar jetesën edhe për nevoja personale të domosdoshme, të sëmurëve nga zemra ose dhe të operuar nga ajo, të sëmurë të operuar në organe të ndryshme të trupit, që duan kohën e vet të rehabilitimit duke u ndihmuar nga phisioterapia dhe specialistët që praktikojnë ato. Ftohjet dhe sëmundjet reumatizmale e kockore përfitojnë shumë. Kujtoni llixhat dhe gjithë spektrin terapeutik që e shoqërojnë pacientët që praktikojnë ato. Sëmundjet që i gozhdojnë për kohë të gjatë në shtrat dhe aktivizimi i tyre ka vështirësi të madhe qysh nga qarkullimi i gjakut me ngurosjen e dobësimin e muskulaturës. Aftësia e phisioterapistit e pakëson
dhimbjen dhe rehabilitimin e vështirë të tyre. Sigurisht në bashkëpunim me vetë pacientin duke shpeshtuar aftësinë e tij për të bërë jetë aktive e të gëzuar. Phisioterapia ju shkon shumë mirë edhe të sëmurëve mendorë që natyrisht është një plagë e rëndë familjare e shoqërore. Dhe e kuptojmë vetë cfarë shpenzimi
22 E enjte, 11 KORRIK 2019
Vera koha për rikuperimin e dëmtimeve të kolonës vertebrale dhe të kyçeve
psikologjik, monetary dhe kohor kërkon ambientimi i tij. Prandaj trajtimi dhe sensibilizimi për vlefshmërinë dhe suksesin e tij është detyrë e gjithë strukturave mjekësore e shoqërore duke përfshirë edhe psikologët e punonjësit social që i kanë gjithë kohës përpara në jetën e tyre aktive. Sigurisht kërkohet bashkëpunimi i pacientit me mjekun dhe specialistin e phisioterapisë . Fillimisht ka vështirësi dhe kohëzgjatje sepse ata kanë dhimbje, padurim, derisa të përshtatet dhe me mësimet e zbatueshme duke i pranuar dhe ndjerë përmirësimin e gjendjes fizike e psikologjike të pacientit. Pjesë përbërëse e phisioterapisë janë edhe banjat e diellit. Po çfarë ndodh gjatë fizioterapisë dhe ndihma qe japin aparaturat që aplikohen? Dëmtimet e kolonës vertebrale mund të jenë të shumta, ato mund të vijnë nga traumat, por edhe nga spondiliartrozat që janë sëmundje të shpeshta. Spondiliartroza mund të jetë cervikale, torakale ose lumbare. Një tjetër dukuri e ditëve të sotme është skolioza ose deviacioni i kolonës, që vihet
re tek adoleshentët. Kjo, pasi janë reduktuar shumë ushtrimet fizike dhe janë bërë të shumta qëndrimet për orë të tëra para televizorëve dhe kompjuterëve si dhe qëndrimet e gabuara gjatë studimit. Por si mundet të dallojmë skoliozat? Prindërit duhet të jenë të
vëmendshëm për të parë qëndrimet e fëmijëve, duhet t’i shqetësojë asimetria dhe qëndrimi jokorrekt. Një nga mundësitë e dhimbjeve të kolonës vertebrale është dhe degjenerimi i disqeve ndërvertebrale si dhe hernia diskale. Duhet të themi se, krahas mjekimit medikamentoz që shërben për qetësimin e dhimbjeve akute, çelësi i kurimit për shumë diagnoza të kolonës vertebrale është fizioterapia, ku futet elektroterapia, kinesterapia dhe masazhet. Aparaturat fizioterapeutike që përdoren në dëmtimet e kolonës janë: 1. Ultratingujt – Terapia me ultratinguj përdoret për probleme kronike dhe për ato akute. Zakonisht përdoret për rehabilitimin e muskujve, tendinave të dëmtuara, ligamenteve dhe indeve të buta të dëmtuara. 2. Infrat e kuqe – Rrezet infra të kuqe janë pjesë e spektrit elektromagnetik të emetuar nga dielli. Këto aparate i përdorin rrezet më së shumti për sëmundjet kronike të kolonës. 3.Vakum terapia – Ky aparat shfrytëzon vakumin për të rritur qarkullimin e gjakut në regjionin e dëmtuar. Ai shërben edhe për dekontraktimin e muskulaturës. Periudha e verës është stina më e favorshme për rikuper-
imin dhe largimin e dhimbjeve të shtyllës kurrizore, por edhe për kurimin e saj. Lehtësimi i dhimbjeve dhe përmirësimi i lëvizjeve bëhet nga ushtrime të veçanta për të larguar presionin ndaj nervave dhe për të lehtësuar dhimbjen. Noti është zgjidhja më e mirë që duhet të ndjekim për të rehabilituar kolonën vertebrale. Noti, me të gjithë stilet e tij, është i pazëvendësueshëm. Gjithashtu, shumë ushtrime në shkallën suedeze për traksionin e kolonës bëjnë rritjen e hapësirave intervertebrale. Ushtrimet për forcimin e muskujve janë garanci për të mbajtur ngarkesën dhe trysninë ndaj vertebrave. Kryerja e ushtrimeve për regjionin cervikal (të qafës), për atë torakal dhe për kolonën lumbare e për muskujt e barkut është e domosdoshme. Ushtrimet kryhen rregullisht duke avancuar në mënyrë progresive. Janë shumë të vlefshme kur ato bëhen në mëngjes për 15-30 minuta, në mënyrë që të përgatisim trupin për intensistetin e aktivitetit të ditës. Ecjet dhe vrapimet e lehta duhet të bëhen jo në terrene të forta. Ushtrimet aerobike bëhen për të rritur tolerancën dhe elasticitetin e muskujve. Ushtrimet për muskujt paravertebralë janë efikase kur bëhen shtrirë barkas. Thamë që noti është sporti më i rëndësishëm për zhvillimin dhe tonifikimin e gjithë muskujve të trupit, por është akoma edhe më i dobishëm për muskujt paravertebral ose të shpinës. Pra, duke u marrë gjatë periudhës së verës me not dhe me ushtrime gjimnastikore investojmë që pjesa që vjen e vitit të kalojë pa probleme dhe në përgjithësi krijon stabilitet në aktivitetin tonë. Ndërsa, për skoliozat shërbejnë që nga korsetë, të cilat duhet të mbahen në orar të reduktuar në varësi të gjendjes, deri tek ushtrimet, por pa harruar notin, i cili është i domosdoshëm.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Figurë, zbukurim, portret që krijohen me copëza shumëngjyrëshe guri, mermeri, xhami, metali etj 6. Prirje e përgjithshme zhvillimi, ecje përpara, kalim në një shkallë më të lartë, përparim; kund. regres 10. Ai që merret me peshkim 11. Romani i Anton Pashkut 13. Shualli i këmbës; shputa e këmbës 15. Një lopë e murrme në të zezë, quhet ashtu 16. Mjet që zbut a që qetëson dhembjen, ngushëllim 19. Tish ... (1926-2004), shkodrani i mirënjohur i muzikës, autor i shumë veprave të mëdha 20. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 21. Bimë me kërcell e me gjethe si të lulediellit që i ka rrënjët si patate e që hahen 23. Stoli prej ari, prej argjendi që varet në vesh 24. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 26. Mbijnë si ato... pas shiut. Ka nga ato ushqyese dhe vdekjeprurëse 27. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 28. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 32. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 33. Dhjami, gjalpi a vaji që përdoren si ushqim 34. Turk i kohës së Perandorisë Osmane, kështu quhej 36. Punimi që i bëhet arës për ta mbjellë, lëvrimi i tokës 38. Pula që ndalon prodhimin e vezëve, kur bie për të nxjerrë zogj dhe gjatë kohës që i rrit të vegjlit 40. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 43. Ai që bën lëshime ndaj të metave, gabimeve etj 44. Trupi i të vdekurit, kufomë njeriu 45. Varg malesh që kanë pothuaj të njëjtën lartësi dhe shtrihen në të njëjtin drejtim 47. Më 22 shkurt 1974 u themelua Organizata e Konferencës Islame, duhet inicialet 49. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 50. Shenjë e veçantë që vihet para një note dhe që tregon se zëri duhet ngritur një gjysmë toni më lart 51. Lloj meli me kokrra të vogla të verdheme a të kuqe 52. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 53. GRamshi e kishte ashtu targën 54. Banka Botërore 55. Ai që nuk i bindet një pushteti është ashtu 58. Kofshë; këmbë, edhe ashtu 60. Lëndë e fortë plastike, që përftohet duke përzier gomën e vullkanizuar me squfur 62. Grua që e merrnin me pagesë familjet e pasura për t'u rritur fëmijët dhe për t'u përkujdesur për ta
E enjte, 11 KORRIK 2019
Nga Albert VATAJ
64. Lëndë organike e përbërë, që gjendet me shumicë në të bardhën e vezës 68. Zjarrdurues, quhet edhe ashtu 71. Anije e vogël lufte, e shpejtë dhe e manovrueshme, e pajisur me armë artilerie të kalibrit të mesëm 73. Që vepron sheshit në mënyrë jo të hijshme e pa përfillur mendimin e njerëzve përreth, i pacipë, i pafytyrë 76. Partia Shqiptare Atdheu 77. Lituania e ka monedhë të saj 80. Që të tërheq e të josh duke bërë shumë naze 81. Flokët e kalit, jelë, kreshtë, ose... 82. Kryeqyteit i Tataristanit dhe njëri prej qyteteve më të mëdha ruse. Është qendër e madhe industriale dhe kulturore e tatarëve 83. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 88. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 89. Rrip i gjerë e i gjatë prej leshi, prej pambuku etj 91. Femra e kalit 93. Pamja e fytyrës; ngjyra e fytyrës; shprehja e fytyrës 94. Shtet në rajonin e New England të SHBA-ve, kufizohet nga Massachusetts në jug, New Hampshire në lindje, New York në perëndim 95. Ai njihet si këngëtari më i mirë ndër gjithë zogjtë 97. I thonë ndryshe kafkës 99. Eshtë ajo që ruan vreshtin, dhe jo vetëm atë, ajo ka ruajtur edhe trimin
101. Bashkëngjitje është ajo, në një krijim letrar, muzikor, i pjesëve që plotësojnë veprën 102. Salcë si krem që bëhet me të verdhën e vezës, vaj ulliri e me lëng limoni 104. Zë peshk me mjete ta ndryshme, gjuaj peshk 107. Shkenca që studion të bukurën në natyrë e në krijimtarinë artistike 110. E vendos dikë a diçka në një vend 111. Zemërim i madh, që i është mbledhur dikujt prej një kohë të gjatë dhe që shpërthen; valë zemërimi a inati 112. Miami International Airport, shkurtima e saj 113. Që nuk beson në zotin, që nuk pranon asnjë fe, i pafe 114. Klithmë e fortë që lëshojnë zakonisht gratë kur vdes një njeri a kur ndodh një fatkeqësi, ulërimë 115. Pëlhurë e hollë prej liri, e preferuar në stinën e verës VERTIKALISHT 2. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 3. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 4. Dakord në gjuhë universale 5. Enë që përdoret zakonisht për kryerjen e nevojave personale të fëmijëve 6. Ai që nxjerr a përpunon një lëndë të parë dhe jep diçka të gatshme për t'u përdorur 7. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 8. Ajo është makineria bujqësore, e cila zakonisht merret me korrjen dhe shirjen e drithrave
9. Tokmak prej druri që përdoret për të rrahur leshin ose pambukun 10. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 12. Ato politiket, para dhe paszgjedhore njohim më së shumti. Solidaritet interesash dominimi 14. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 15. Shkurre e viseve bregdetar nga të cilat mund të nxirret raki 16. Mjet sinjali, që përdoret në makina 17. Ajo mbushet me duhan të grirë, ndizet dhe thithet, Stalini e kishte pjesë të profilit 18. Ëmbëlsirë që përgatitet me grurë të zier e me sheqer, me arra, bajame, rrush të thatë, kanellë etj 22. Klerik i lartë mysliman që drejton punët fetare të një vendi, të një krahine, të një qarku etj 25. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 29. Daton më 13 shkurt 1633 kur Galileo Galilei arrin në Romë për t'u gjykuar para ... 30. Quhej dikur një fshat me shtëpi të mbledhura dhe me disa dyqane ose me një shesh të vogël për pazar 31. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 35. Gjinia femërore e oficerit është ... 37. Regjisori ... Prifti, lindur më 1942 në Tiranë, diplomuar në Akademinë e Arteve më 1964. 39. Emri ... Paskali, (22 Dhjetor 1903-13 Shtator 1985) "Skulptor i Popullit", "babai"
këshilla për çështje të drejtësisë 65. Ludvig ... Bethoven kompozitor i madh gjerman 66. Pjesa prapa skenës së një teatri, quhet ... 67. Shi që bie me rrëmbim, me pika të mëdha e të dendura, shi i madh 69. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 70. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 72. E quaj si një gjë të prerë dhe të pakundërshtueshme, e kthej në diçka absolute; e vë përmbi të gjitha, e vlerësoj jashtë çdo mase 74. Njëra nga të dy ngjyrat e zeza në lojën e letrave të bixhozit 75. Teli i kitarës i mandolinës etj. Janë të tilla ... zanore 77. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 78. Këpucë të posaçme për të rrëshqitur mbi akull 79. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 84. E lëndoj me fjalë dikë, e shaj, ose e O... 85. Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerëzore 86. Lëkurë kafshësh që përdorej për të shkruar 87. Humnerë, hon 89. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 90. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 92. Trajtë fillestare e kandrrave, e krimbave, e bretkosave, vemje 96. Ngritja e nivelit të ujit të detit, ka atë emër, quhet ashtu 98. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 99. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 100. Mjet i thjeshtë a përdorëse që shërben për të bërë një punë, quhet... 103. Riza, aktori i mirënjohur i teatrit të Korçës dhe personazh i karaktereve të spikatura në kinematografi 105. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 106. Produkt ushqimor, me të bëhet pilafi 108. Tirana, e kishte targën e makinave ... 109. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 111. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë
i Skënderbeut në qendër të Tiranës 41. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 42. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 46. Aleanca Kuq e Zi 48. Diametri i brendshëm i një gypi, i grykës së armëve të zjarrit etj 52. Përzierje që del nga shkrirja së bashku e dy ose e disa metaleve 54. Vend me ujë të ndenjur e me baltë 56. Pjesa e parë e disa termave të përbërë, që tregon lidhjen me jetën dhe me proceset jetësore 57. Italia e ka si kryeqytetin e saj. Mbi vete mban histori dhe qytetërim të hershëm 59. Të gjithë e kemi një të tillë, me të cilin identifikohemi dhe na thërrasin 61. Një medikament i përdorshëm 63. Jurist që jep ndihmë e 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
A
3
L
4
5
6
W E
B
T
O
K O
N A
K
E
R
9
S
M A
I
L 13
B
K
15
L
P
M ¸
R
O J
A
R L
O
N
N
O
G
I
L
T
I
33
P
34
M
D ¸
S
U
I
I
L
˙
L R
T
R
C I
I
R
A P
P 27
A
B
E 30
31
L
K O
K R
E
U
U
28
O K
T
A A
¸
M
Y
A
R G
O N
R F
39
D 41
M O
S
32
O M
36
D H
40
O
A
I
35
K A
T
R
38
O S 44
S
A
Y
F
A
H
42
M
K
43
R O
M A
T
I
K
45
R
O T
E
Z
¸
D 46
D
K
48
B
I 56
K
F
E
S
T
S
N
I
O E
60
I
R
R
O
62
A M P
E
B
C
S
M E
A
E
B
¸
A
L
I
52
R R
A Q
R M E
F 55
W H
B
61
˙
M
N
54
E
K
59
P 63
T
C A
M 58
L
A
51
D Y
57
P A
I
50
U N
53
P
F
47
M A N
49
I
L
N
26
37
D
C Q I
K
H
I A L
B
J
E
U
17
M
29
F
P
F
21
M B
25
P
A
23
24
A
E M E
¸ K U
22
R
P
20
A L
8
˙
12
16
¸
19
R
11
K J
14
K
L 18
7
P 10
I
D U
R R
E
S
L
64
R
A N
A
T
L
65
L
L
R
66
P
R
O J
E
Z
S
R
K
E
69
K
R A
N I
Z
O
71
J
K
E
A
72
A
J
73
E
M E 75
K T
E 77
I
78
B
B
79
K
80
A
S
82
V E
Z
G
A
A
76
K
A
81
H
84
H
83
K
J
P
A
J
I
S
85
M ¸
N
G J
A R
A S
H
A
T
E
86
O
¸
E
E
R
87
D E 91
N 95
V
P
M O
R
N
92
93
O E
N
R
O
A
96
I
N F
P
H
T
102
P
O
105
G R
A J
¸
D I
G M ¸
94
B
I
L
C
J M E
A 106
J
S
G
O
H
101
˙
P
R O
L
Y
U
T
E
A
107
A
R E
H I
S
T
O R
I
L
T
114
R
D
T
K
108
N D
113
A T
R A
90
104
K
L
A
89
98
S 100
103
D ¸
P
D
O 88
97
R A
99
O
O R
70
74
O
T
D
H 68
A
K
67
V E
109
V L
K U
110
111
B I
Z
Z
I
112
¸
M
115
A L
L
G
E
L
U G
U
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E enjte, 11 KORRIK 2019
Presidenti Ilir Meta takon presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
Presidenti Meta me Presidentin e Maqedonisë së Veriut: Të bashkëpunojmë për çeljen e negociatave në tetor P
dhe në situatën politike në vend duke shprehur keqardhje për kohën e shpërdoruar nga politika shqiptare për mos zgjidhjen e krizës. “Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme. Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.
residenti Ilir Meta ka takuar në Bosnje, Presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit ka zbuluar dhe detaje nga biseda me kreun e shtetit të vendit fqinj. “Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut”,- shkruan Presidenti. Kreu i shtetit është ndalur
PRESIDENTI
HOMAZHE
Presidenti Meta mesazh nga Bosnja: Do të sakrifikoja paqen për sovranitetin
Festa me tifozët e Celtic, Meta “pushton” mediat botërore Video e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta duke festuar me tifozët e Celtic para sfidës së Champions League në Sarajevë është bërë virale dhe po bën xhiron e botës. Rreth 50 media nga i gjithë globi, mes të cilave edhe disa nga më prestigjiozet, kanë publikuar videon e presidentit shqiptar që këndon me tifozët e veçantë skocezë në mes të Sarajevës dhe janë habitur nga sportiviteti i Metës. “The Sun”, Yahoo.com”, “Msn.com”, “Daily Telegraph”, media europiane, apo deri edhe Australi dhe në Indi kanë publikuar videon e takimin e veçantë të Metës me fansat e Celtic FC, duke e trajtuar si një episod mjaft pozitiv që meriton të evidentohet sa më shumë, veçanërisht për sportivitetin e Metës dhe mënyrës tepër origjinale të tij për të pro-
movuar Shqipërinë kudo në botë. Në fakt, video u publikua nga Presidenti i Shqipërisë në profilet e tij në rrjetet sociale, por u shpërnda menjëherë kudo dhe është komentuar gjerësisht nga tifozët skocezë, por edhe nga media ndërkombëtare. “Festë presidenciale”, shkruan në titullin e artikullit përkatës edicioni skocez i tabloidit të famshëm britanik “The Sun”, që raporton se Presidenti Meta është takuar rastësisht me tifozët bardhejeshil në rrugët e Sarajevës dhe ka kaluar disa momente gazmore së bashku me to. “President Meta këndoi me fansat dhe më pas postoi videon në profilin e tij në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk munguan edhe batutat për legjendën e Celtic, shqiptarin Rudi Vata”, shkruan “The Sun”.
P
residenti Ilir Meta gjatë vizitës zyrtare në Bosnje Hercegovin ka zhvillua homazhe në varrin politikanit dhe shkrimtarit boshnjakë Alija Izetbegoviç. “Nga jeta plot pri-
vacione dhe sakrifica, e këtij burri të madh shteti si Alija Izetbegoviæ, mjafton dhe kjo trashëgimi që ka lënë, për ta nderuar sa herë vij në Sarajevë. Do të sakrifikoja paqen për sovranitetin e BosnjeHercegovinës, po për paqen në Bosnje-Hercegovinë nuk do të sakrifikoja sovranitetin”, shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook.