www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Rama: Akuzat ndaj Xhafaj, bajate dhe idiote E përditshme e pavarur
Viti i XXVII i botimit
Nr: 110 (8241)
E premte, 11 Maj 2018
Çmimi 30 Lekë
FAQE 3
Kryeministri Edi Rama: Presidenti Ilir Meta në Misioni i opozitës, bllokimi i Gjirokastër: Të promovojmë negociatave dhe drejtësisë turizmin dhe pasuritë natyrore
FAQE 5
Në foto: Kryeministri Edi Rama, dje në Kuvend VENDIMI
Mark Frroku lë qelinë, Gjykata e Fierit i "fal" 1.5 vite nga dënimi
Në 70-vjetorin e lindjes, Agim Doçi promovon “Ritualin e kryqëzimit”
Nga Albina Gjergji
FAQE 10
FAQE 24
Në foto: Presidenti Ilir Meta, dje në Gjirokastër
OPINION
KREU I PD
PARLAMENT
Edi, shqiptarët nuk e meritojnë këtë makth!
Lulzim Basha: Rama mori të gjitha pushtetet, nuk ka më Drejtësi
Luan Rama: Qeverisje antipopullore dhe kriminale!
Nga Artur Zheji
Sikurse vetë protagonisti i mbrëmjes. Aspak klishé dhe jashtë kornizave. E tillë ka qenë edhe festa e djeshme, organizuar ...
Shqipëria nuk është prej shumë kohësh, një vend i lumtur për shumicën e shqiptarëve. Ka patur një vazhdimësi dramatike...
FAQE 13
FAQE 9
FAQE 4
FAQE 6
NJOFTIM Kërkohet një ambient banimi me qera, apartament 1+1 ose garsoniere, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin: 0697044477
POLITIKE
2
E premte, 11 Maj 2018
Presidenti Ilir Meta flet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian
P
residenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës në Gjirokastër ju përgjigj interesit të medieve lidhur me zhvillimet politike dhe çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. “Besoj se janë të gjitha mundësitë deri në qershor duke u përqendruar të gjithë në ato kërkesat, të cilat dihen se kanë të bëjnë me përparësitë kyçe të këtij procesi. Duke bashkëpunuar të gjithë, jam i bindur se është tërësisht e mundshme që rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian të shoqërohet nga një vendim pozitiv i Këshillit të vendeve anëtare”,- tha kreu i shtetit, Ilir Meta. Pyetje: Dy fjalë në fillim për sezonin turistik dhe praninë tuaj në Gjirokastër, ju lutem? Presidenti Meta: Kënaqësi e jashtëzakonshme që jam në Gjirokastër. Është e jashtëzakonshme, sepse gjithmonë ka zhvillime të reja, pozitive dhe ngaherë ka rritje të interesit për Gjirokastrën, e cila është shndërruar në një magnet për turistët vendas e të huaj. Jam i bindur se edhe ky sezon turistik që sapo është çelur, do të jetë mjaft i suksesshëm dhe duket tepër premtues, sepse sot kemi takuar përveç qytetarëve, edhe shumë turistë të huaj, të cilët sapo kanë ardhur dhe të cilët paralajmërojnë një sezon të suksesshëm e tepër të mbarë turistik. Ajo që doja të doja të theksoja sot në mënyrë të veçantë është një vëmendje më e madhe për të ruajtur vlerat muzeale, kulturore e historike të jashtëzakonshme që ka Gjirokastra, nga rrezi-
Meta: Politika të punojë për hapjen e negociatave në qershor dinim, bashkëveprim dhe mbështetje, sot edhe në të ardhmen, sepse e theksoj se janë vlera që nuk mund të rikthehen apo nuk mund të mbrohen më vonë. Pyetje: Zoti Meta, si i konsideroni lëvizjet e fundit në Prokurori? Sipas jush, a janë lëvizje politike? Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment përveç sezonit turistik, i cili ka filluar shumë mbarë si në Skrapar, Përmet, edhe sot në Gjirokastër.
ku i degradimit dhe i shkatërrimit. Në këtë drejtim është shumë i rëndësishëm një bashkëveprim dhe koordinim i të gjitha institucioneve vendore e qendrore, një mbështetje më e madhe, pasi këto janë vlera të papërsëritshme e të parikthyeshme. Dhe sot, më shumë se asnjëherë tjetër duhet vepruar edhe me më
merituar përgjatë këtyre viteve të fundit? Presidenti Meta: Mendoj se në Gjirokastër janë bërë mjaft ndryshime dhe zhvillime pozitive, por ka një prapambetje të konsiderueshme do të thoja të reagimit në kohë, të planifikuar, afatgjatë, në planifikimin e këtij degradPyetje: Mendoni se nuk imi, prandaj duhet edhe më e ka marrë vëmendjen e shumë përqendrim, koorshumë energji, me më shumë angazhim dhe mbështetje, në mënyrë që t’ua lemë si trashëgim edhe brezave të ardhshëm. Pasi janë edhe një burim mirëqenie, përveç se një arsye e fortë për të rritur krenarinë e gjirokastritëve dhe të gjithë shqiptarëve.
Pyetje: Po për integrimin e Shqipërisë? Mendoni se do të marrë dakordësinë e vendeve të Bashkimit Evropian? Presidenti Meta: Besoj se janë të gjitha mundësitë deri në qershor duke u përqendruar të gjithë në ato kërkesat, të cilat dihen se kanë të bëjnë me përparësitë kyçe të këtij procesi. Duke bashkëpunuar të gjithë, jam i bindur se është tërësisht e mundshme që rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian të shoqërohet nga një vendim pozitiv i Këshillit të vendeve anëtare.
ISH-MINISTRI I BRENDSHËM, BESNIK MUSTAFAJ
“Presioni i BE s’lejoi mbledhjen e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj turke” Besnik Mustafaj, i ftuar në “Të Paekspozuarit” në Top Channel, në emisionin me temë: “Ku po shkojnë shqiptarët, drejt Turqisë apo Bashkimit Europian?”, u shpreh se është e pamundur për një vend që të ketë 3 aleat kaq të ndryshëm, si SHBA, BE dhe Turqia për vendin tonë. Mustafaji zbuloi se Edi Rama ka pasur një presion të madh nga BE për mos zhvillimin e një mbledhje të përbashkët mes qeverisë turke dhe asaj shqiptare. “Mund të ketë 3 aleatë, por jo kaq të ndryshëm. Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Në historinë e shtetit shqiptar, Turqia ka pasur një vend të rëndësishëm në marrëdhënien me vendin tonë, por për herë të parë si aleat strategjik është bërë në vitin 2013. Rama shkoi aq larg sa tha se do të kishte mbledhje të përbashkëta mes dy qeverive. Kjo ngjalli një shqetësim të madh te të gjithë europianët. Është bërë një presin shumë i madh nga BE dhe vende të veçanta. Dhe fakti që nuk është bërë një mbledhje e dy qeverive është produkt i këtij presioni”, tha Mustafaj. ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3
E premte, 11 MAJ 2018
Rama: Akuzat ndaj Xhafaj, bajate dhe idiote Dy variante janë për sulmin ndaj ministrit të Brendshëm: I pari, ndonjë marrëveshje momentale Tahiri-PD për mosarrestimin nga prokurori Hajdarmataj, ose nga mafia së cilës iu sekuestruan 613 kilogram kokainë në Durrës, e cila po merr hak
Në seancën e djeshme të parlamentit kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi për vëllanë e ministrit të brendshëm që u dënua në Itali dhe nuk është ekstraduar qëllimisht nga Shqipëria për të vuajtur dënimin. Serisë së akuzave që përsëriten nga PD prej 15 vjetësh ndaj Fatmir Xhafës, një herë si ish-ministër i Drejtësisë, më pas si deputet i PS dhe së fundi si ministër i Brendshëm, iu përgjigj dje kryeministri Edi Rama. Kryeministri rrëzoi, sipas tij, akuzat e selisë blu për dy arësye: E para është qëndrimi i ndërkombëtarëve në gjithë këtë stuhi akuzash. Kryeministri Edi Rama tha dje se sikur edhe një pjesë e vogël e asaj që akuzon PD-ja të ishte e vërtetë për Fatmir Xhafaj, të parët që do të reagonin ishin ndërkombëtarët. "Nëse në këtë zurrna do të kishte një grimcë të vërtete lidhur me përgjegjësi të çfarëdo natyre të ministrit tonë të brendshëm, besoj se asnjë shqiptar nuk e quan të paarsyeshme bindjen time se përpara se të flisnin këta, do të kishte folur miku ynë, protagonist i jetës tonë publike, ambasadori amerikan, do kishte folur Bashkimi Europian, do kishin folur ata, të cilët nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar",- u shpreh Rama. Pra ndërkombëtarët nëse do shikonin shqetsim apo problem do kishin reaguar fort dhe hapur. Akuzat e PD-së ndaj Fatmir Xhafajt janë të njohura prej vitesh, por në asnjë rast qëndrimet e PD nuk kanë sjellë reagim nga ndërkombëtarët, konkretisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Nëse për një moment do të merreshin të mirëqena deklaratat e PD, zyrtarët e BE do të ishin të parët që do të kishin reaguar, për shkak se ankesa do vinte nga Italia, një vend i Bashkimit Europian. Dhe kjo nuk ka ndodhur, as sot që PS dhe Xhafaj është ministër, por as dje kur Xhafaj ishte një deputet i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. E njëjta gjë vlen dhe për ambasadën e SHBA. Në këto vite, ambasadori i SHBA ka listuar
me emër dhe mbiemër prokurorë, gjyqtarë, deputetë dhe këdo tjetër për të cilin kanë pasur prova për shkelje të ligjit apo implikimin në vepra penale. Akuzat që bën sot PD kanë shkuar dhe më parë në ambasadat e huaja. Ndaj nëse do të kishte diçka serioze në ato që deklarohen këto ditë, SHBA nuk do priste që t'i dëgjonte nga PD. Përkundër këtij varianti kemi një raport të ministrit Famir Xhafaj me ndërkombëtarët. Në historinë e ministrave të Brendshëm, Xhafaj është ndër të vetmit që ka raporte speciale me SHBA dhe vendet e BE. Madje edhe vet ministri ka deklaruar se arsyaja për marrjen e detyrës në vitin 2017 ishte dhe kërkesa dhe mbështetja që ka marrë nga diplomatët e vendeve perëndimore. Një fakt tjetër që vë në pikëpyetje gjithë fushatën e PD-së është dhe reforma në drejtësi. Fatmir Xhafaj ishte politikani ku BE dhe SHBA u investuan (bashkë me Ilir Metën) për gjithë procesin e hartimit dhe përgatitjes së reformës në Parlamentin Shqiptar. Është një
detyrë që nuk mund t'i jepej kaq lehtë nëse ndërkombëtarët nuk do e kishin kaluar më parë në "veting" Fatmir Xhafaj, para reformës. Dhe Vettingu amerikan është shumë i vështirë. Ata të zhbirilojnë si në skaner. Por ministri Xhafaj u prit në SHBA nga drejtuesit e DEA-s, në FBI e në DAP. Kjo e rrëzon sulmin e selisë së PD-së. Argumenti i dytë që kryeministri Edi Rama solli dje në Kuvend për ministrin Fatmir Xhafaj është procedural, por ka jo pak rëndësi për të shpjeguar atë që ndodh. PD thotë se Xhafaj ka mbrojtur vëllanë duke mos e ekstraduar. Kryeministri Edi Rama deklaroi me përgjegjësinë e detyrës që mban se nga pala italiane nuk ka ardhur asnjë kërkesë zyrtare apo jo zyrtare për ekstradim. "Nuk ka asnjë kërkesë formale apo informale nga autoritetet e vendit ku ka ndodhur ngjarja për autoritetet shqiptare për 6 vjet me radhë. Asnjë kërkesë. Nëse nuk ka kërkesë, nëse nuk ka asnjë përgjegjësi të lidhur me qeverinë, apo me personalisht min-
istrin e Brendshëm dhe nëse bëhet fjalë në fund të ditës për vëllanë, jo për të, në një sistem ku secili përgjigjet individualisht përpara ligjit, pse del sot?",- tha kryeministri. Nëse nuk ka pasur asnjë kërkesë nga pala italiane, atëherë ku është shkelja ligjore e Fatmir Xhafaj, i cili ka më pak se një vit që mban detyrën e Ministrit të Brendshëm? Gjithë ky sulm lidhet më dy variante të mundshme: Së pari, një pazar momental TahiriPD, sepse ka informacione se prokurori Besim Hajdarmataj, që njihet për lidhje shpirtërore me PDnë si dhe që ka origjinën e tij fisnore bashkë me themeluesin e partisë demokratike; ka vendosur mbrëmë se nuk do të kërkojë arrestimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Kjo në këmbim të dhënies së materialeve kundër ministrit Fatmir Xhafaj si dhe dosje, video, etj ndaj disa politikanëve. Pra një rrugë e dy punë: edhe Tahiri hakmerret, edhe PD-ja merr hov zjarri opozitar. Ndodh që armiku i armikut tim bëhet miku im! Së dyti një variant, edhe i besueshëm, lidhet me kapjen e 613 kg kokainë në portin e Durrësit nga ministri Fatmir Xhafaj, çka nuk pritej nga asnjë shërbim. Ishte një sasi e madhe kokaine, nisur nga Kolumbia, natyrisht që kishte garanci të madhe nga segmente të forta shtetërore ose nga politika. Pra me këtë kapje sasie kokaine ministri e rriti numrin e kundërshtarëve në shtet dhe në politikë. Me sa duket ia ruajtën dhe palët sulmuan këto ditë në emër të parimeve dhe ligjit. Nëse do të ishte lajm i fundit dhe nuk dihej, por e zbulonte PD-ja, atëherë do të kishte meritën selia blu për diçka të tillë. Ky është lajm i para 15 viteve dhe ridel sa herë ka probleme lidershipi demokrat. Pse nuk merret PD-ja me koncesionet, me tenderimet, me qindra milionë që ikin nga buxheti? Apo rrjedh ndonjë gjë edhe për opozitën nga vjedhjet në buxhet? Qamil Xhani
POLITIKE
4
E premte, 11 Maj 2018
Ruçi i ndërpret fjalën dhe seancën, Basha nuk dorëzon foltoren dhe nis transmetimin e fjalimit të tij me metodat e Ramës
A
shtu siç pritej seanca e sotme plenare është bllokuar nga opozita. Një ditë pas publikimit të dosjes për vëllanë e ministrit të Brendshëm, për dënimin e tij në Itali, kreu i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit, ka lëshuar akuza të forta në adresë të Fatmir Xhafajt. Ai akuzoi ministrin e Brendshëm, se si kryetar i komisionit të reformës së drejtësi, ka falsifikuar nenin e Kodit Penal për ekstradimin. Sipas tij, për Agron Xhafaj është shtrembëruar Kodi i procedurës Penale, që ai as të mos ekstradohet në Itali dhe as të mos vuajë asnjë ditë dënimi në Shqipëri. Basha deklaroi se Fatmir Xhafaj është vetë “peshku i madh”, duke thënë se është koka e një familje mafioze që e ka shndërruar Vlorën, në kryeqytetin e kokainës. Kryedemokrati tha se Agron Xhafaj quhet si pashai i Vlorës. Basha paralajmëroi se nga selia e Partisë Demokratike, do të publikohen sot prova të reja, për vëllanë e Fatmir Xhafaj. Por teksa i mbaroi koha prej 10 minutash, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i fiku mikrofonin Bashës dhe kjo shkaktoi reagime të forta në sallën e seancave plenare, ku deputetët demokratë u çuan nga vendet e tyre dhe u mblodhën rreth foltores të cilën Basha nuk e lëshonte. Duke marrë shkas nga situata e krijuar, kryeparlamentari Ruci vendosi të ndërpresë seancën, por Basha e vijoi fjalimin e tij, por jo para kamerave të televizioneve të cilat janë të detyruara të fiken derisa situata të qetësohet, por Basha këtë herë vendosi të përdorë metodat e kundërshtarit të tij politik, duke u shfaqur përpara kameras së celularit të tij që e transmetoi Live në faqen
Shpërthen Basha në Kuvend: Koha po thërret si kurrë më parë
zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ndërsa seanca plenare ishte mbyllur. “Të dy bashkë janë kokat e një prej familjeve mafioze, që ka shndërruar sot Vlorën në kryeqytetin mesdhetar të kokainës, ku apartamentet, shtëpitë, makinat shkëmbehen për qese kokaine. Kjo, sepse Agron Xhafaj, që e thërrasin “Pashai i Vlorës”, trafikantët e drogës, ka nën urdhrat e tij policinë duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Prokurorinë në Vlorë e në të gjithë Shqipërinë. Ky është realiteti i shtetit që ka ndërtuar Edi Rama, ku qeveria dhe krimi janë bashkë, të pandashëm, dhe ku re-
kordet kriminale, personale apo familjare, janë kriteri i vetëm i Edi Ramës për marrjen e posteve të larta publike. Normalisht Prokuroria duhet të vepronte. Fatmir Xhafa do të duhej të dilte nga kjo sallë me pranga në duar. Por mafia në pushtet i ka marrë masat që kjo të mos ndodhë. Kapja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe dje e Prokurorit të Krimeve të rënda këtë qëllim ka. Kjo është ajo që Raporti i Departamentit të Shtetit e quan – Kapja e shtetit. Ministri i Brendshëm kokë e një prej familjeve mafioze. Prokuroria vegël e kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Këtu ka përfunduar vendi me Edi Ramën.
Nuk ka ligj. Nuk ka polici. Nuk ka drejtësi. Në këto kushte i vetmi që mund ta zgjidhë, e vetmja shpresë për Shqipërinë, është vetë populli, janë njerëzit e thjeshtë të këtij vendi. Koha po thërret si kurrë më parë. Njerëzit e thjeshtë të këtij vendi të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin dhe nuk do të zgjasin më!”- deklaroi dje Basha në fjalimin e tij që mbeti pa u transmetuar në media për shkak të fikjes së mikrofonit në sallën e Kuvendit, por një fjalim që do të shpërndahej pak orë më vonë nga zyra e shtypit e PD-së.
ISH-KRYEMINISTRI SHPËRTHEN NË AKUZA NË KUVEND NDAJ PASARDHËSIT TË TIJ PA PRANINË E MEDIEVE
P
artia Demokratike ka ndjekur një tjetër strategji në seancën e djeshme parlamentare. Pas bllokimit të foltores, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ndërpreu seancën, ndërsa Partia Demokratike e transmetoi live në rrjetin social “Facebook” gjithçka po ndodhte në sallë në momentet kur kamerat e televizioneve u detyruan të fiken. Pas fjalës së Lulzim Bashës, i cili akuzoi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se po mbron vëllain e tij trafikant droge Agron Xhafaj, opozita bllokoi foltoren e Kuvendit. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkoi Bashës që të largohej nga mikrofoni, por në këtë moment opozitarët bllokuan punimet e seancës. Ruçi nxori nga salla deputetët
Berisha: Rama vagabond, sulmon deputetët e Europës
e mazhorancës, ndërsa opozita vijoi të ishte prezente, ndërsa Basha mbajti fjalën pa praninë e mediave. Pas Bashës, foli edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi Edi Ramën se po nuk po i dorëzon drejtësisë vëllain e Fatmir Xhafës. Dhe siç bëri me rikthimin e Saimir Tahirit në Kuvend, tre javë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha do të bënte një lidhje direkte ku mbajti një fjalim të gjatë nga vendi i tij në Kuvend. Në fjalën e tij deputeti demokrat e quajti kryeministrin Edi Rama një vagabond që sulmon deputetet europiane në Ditën e Europës.
“Rama ka fshehur kërkesën për ekstradim nga Venezuela të Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm. Por këtu nuk është fjala për Agron Xhafën, por është fjala për Edvin Ramën për këta trafikantë të cilët kanë pushtuar me drogë karrigen e tyre të turpit. I kanë mbyllur Shqipërisë dyer te Europës pasurohen si mumuthë çdo ditë mbi krimin. Është fjala për ato fytyra që keni aty të cilët sulmojnë si bisha njerëz të ndershëm që dënojnë krimin dhe mbrojnë trafikantët ndërkombëtarë. Është fjala për ata ty të cilët shqiptarët duhet t’i tërheqin
ti hedhin kalbësirat e tyre sa më parë sepse kanë mbylluyr dyert e Europës. Është fjala për ata vagabondë politikë që sulmojnë deputetët Europës në ditën e Europës. Është fjala për atë vagabond të cilit deputetët e Bundestagut i treguan shojet e këpuceve, ia bojkotuan darkën si askujt tjetër. Është fjala për atë të çmendur që tallet me fëmijët tuaj. Pra nuk është fjala për Agron Xhafën, por për ata dy trafikantë banditë që kanë pushtuar karriget dhe i përdorin për mbrojtjen e trafikantëve”- u shpreh dje deputeti demokrat Sali Berisha.
SEANCA PLENARE
Mazhoranca voton pa diskutime pikat e rendit të ditës
Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend, deputetët e mazhorancës të pranishëm në sallë, nuk kanë vijuar me diskutimet për pikat e rendit të ditës, por me propozim të kryetarit të grupit Taulant Balla ata kanë kaluar direkt në votimin e tyre. Kështu, me 76 vota pro u miratuan raportet e veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, të Departamentit të Administratës Publike e të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Me 75 vota të mazhorancës janë miratuar ndryshimet në projektligjin “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, si dhe projektligjet për kornizën shqiptare të kualifikimeve e atë mbi kontabilitetin e pasqyrat financiare. Ky proces zgjati 15 minuta dhe në orën 13.00, seanca përfundoi.
POLITIKE
5
E premte, 11 Maj 2018
Akuzat e PD-së për vëllain e Xhafajt, kreu i Qeverisë: Nëse do kishte përgjegjësi ministri, i pari do fliste Lu
N
jë ditë pas shkarkimit të Besim Hajdarmatajt nga detyra e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Kryeministri Rama, akuza të forta ka lëshuar ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për atë që ai e cilësoi taposje e hetimeve për kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës, e për të cilën tashmë është në pranga Arbër Cekaj, arrestuar në Gjermani. “Po ua them sot shqiptarëve, se çështja e kokainës, tani që lufta me kanabisin është histori e së shkuarës, çështja e kokainës është problemi i tyre dhe kjo nuk është pjesë e asaj politikës kush të shajë më shumë. Historia e kokainës së kapur së fundi nuk ka nisur dje dhe arrestimi i atij personit është i lidhur me një histori që ka filluar më parë, dhe të cilën Prokuroria e Krimeve të rënda duhet ta kishte hetuar më parë, por ne nuk jemi si këta, nuk marrim informacione dhe copa letrash nga institucionet dhe dalim dhe bëjmë gjyqin e këtyre. Ne presim, kemi durim të madh për të mbajtur dhe për të dhënë megjithë koston e madhe perceptimit të opinionit se jemi të gjithë njësoj, por problemi qenkemi ne, se kanabisi u njoh si farë kur fituam zgjedhjet ne në 2013-ën. E vërteta e lidhur me trafikun e kokainës, me operacionin që çoi në pranga një eksponent të rëndësishëm por jo te vetmin e trafikut, me taposjen e kanalit të hetimeve nga Prokuroria e
Kokaina e Durrësit, Rama: Prokuroria taposi hetimet
Krimeve të Rënda do dalë. Mund të vonojë por do të dalë”- deklaroi nga foltorja e Kuvendit, kreu i Qeverisë, Edi Rama. Akuzat ndaj Xhafajt Po ashtu, kryeministri Edi Rama
komentoi nga foltorja e Kuvendit akuzat e opozitës për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kreu i qeverisë tha se akuzat e demokratëve janë një avaz i vjetër i opozitës, të cilat asnjëherë nuk kanë gjetur lidhje
apo përgjegjësi në ngarkim të ministrit. Ai tha se nëse këto sulme do ishin të drejta mbi Xhafajn, të parët sipas tij do kishin reaguar ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe përfaqësuesja e delegacionit të BE, Romana Vlahutin. Sipas kreut të qeverisë, qëndrimet e opozitës janë në vijim të sjelljes për të bllokuar çeljen e negociatave me BE-në. Dhe si analogji për këtë Rama iu referua pikërisht sjelljes në seancën e sotme, ku PD e LSI bllokuan foltoren për disa minuta si dhe bojkotuan punimet e Kuvendit. “Sapo asistuam në një garë të ndezur për lidershipin e PD në rrjetet sociale, ku kryetari i PD dhe lideri legjendar garuan secili në ekranin e mrrokllës së vet dixhitale se kush shan, shfryn dhe lëshon më shumë baltë nga goja. Për fat të keq u larguan pa pritur të dëgjojnë atë që u takon, qoftë për rastin në fjalë, qoftë edhe për atë çka fshihet, por fshihet zbuluar në këtë orvatje të re histerie. Dje MB foli dhe nuk tha asgjë të re, përsëriti çfarë ka thënë disa herë në harkun e më shumë se 15 vjetëve. Ndërkohë që pasqyrat mediatike e përcollën rizbulimin si një zbulim, fatkeqë-
sisht, pa u thënë shikuesve dhe lexuesve se më parë jo njëherë, por disa herë në vetë ato pasqyra kjo çështje ka dalë dhe ridalë, kur është dashur të sulmohet direkt Fatmir Xhafa, apo qeveria ose grupi parlamentar i PS në momente ngacmuese për këta që sot një avaz të vjetër ua shesin shqiptarëve si një zbulim të ri. Rasti më i fund kur kjo çështje është shfaqur në mediat pranë SHQUP ka qenë në kulmin e përpjekjes për të reformuar drejtësinë, fakti është i njohur botërisht, por jo vetëm për shqiptarët që e kanë pasur mendjen në atë moment kur ky fakt është dashur, por i njohur edhe nga ndërkombëtarët. Nëse në këtë zurna do të kishte një grimcë përgjegjësi të ministrit tonë të Brendshëm, përpara se të flisnin këta, do fliste miku ynë protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan dhe i BE. Do flisnin ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën”- theksoi dje kryeministri Rama.
SHKARKIMI I HAJDARMATAJT, KREU I GRUPIT TË PS-së: KAPAKUN IA VURI AMBASADORI LU
Ekstradimi i Izet Haxhisë, Balla: Saliut i ishte çjerrë zëri në Kuvend K
ryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi jashtë sallës së Kuvendit gjatë një prononcimi për mediat, se “shpërthimi” i Berishës dje në Kuvend, ka lidhje me ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë. Sipas Ballës, Berishës i ishte çjerrë zëri. Ai tha se ekstradimi i Izet Haxhisë është kërkuar vite më parë nga ish-ministrat e PD të Drejtësisë, procedurë kjo e ndjekur edhe ministrat e qeverisë socialiste. “Agravimi, gjuha në çjerrje, ikja e zërit të Sali Berishës, ka lidhje me ekstradimin e Izet Haxhisë. Ky është një person që nga gjyqësori shqiptar është dënuar me 25 vite burg dhe në zbatim të një procedure, janë disa ministra që kanë kërkuar ekstradimin, dhe me rikthimin në Shqipëri do të kishte një rigjykim duke qenë se është dënuar në mungesë. Më pas ka qenë një procedurë e Alibeajt si ish-ministër i Drejtësisë, që
Izet Haxhia pas ekstradimit do përfitonte nga e drejta ndërkombëtare për dënimet në mungesë. Çmenduritë e Berishës se gjoja këtë e paskemi sjellë ne, është marrëveshje me Erdoganin për të rrënuar Saliun nuk ka asnjë lloj kuptiomi, por është një procedurë e ndjekur nga ministra të Sali Berishës. Nuk e përjashton faktin që ndërprerja e fatit politik të Rusmailit të ketë ndodhur edhe për këtë gjë. Është një prej ngjarjeve më kriminale, vrasja e liderit historik të PD të nismës për krijimin e PD, Azem Hajdari, dhe PD ende sot nuk ka një qëndrim zyrtar për të përshëndetur konkludimin e një procesi të nisur në 2006 dhe të përfunduar në 2018”- theksoi Ball. Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar socialist tha se diskutimeve për shkarkimin e kreut të Prokurorisë për Krime të Rënda ia vuri kapakun ambasadori amerikan
në Tiranë, Donald Lu. “Unë besoj më së shumti në monitorimin e këtij procesi zërin e pakontestueshëm të partenerëve ndërkombëtarë, pa të cilët reformë në drejtësi nuk do ishte e mundur. Besoj që këtij diskutimi, i cili dje kaloi deri në çjerrje të Lulit, Monikës, Saliut kapakun këtij diskutimi ia vuri ambasadori amerikan. Edhe unë ndaj të njëjtin vlerësim siç e ndan ambasadori amerikan se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por edhe në prokuroritë e tjera duhet më shumë shpejtësi dhe më shumë peshq në rrjetën e drejtësisë”- u shpreh Taulant Balla. Kryetari i grupit parlamentar të PS, akuzoi PD-në se bojkotoi votimin në Kuvend të një prej ligjeve më të rëndësishme për shtresën e ish të përndjekurve të regjimit komunist. Fjala është për ligjin e pensioneve të ish të dënuarve të regjimit të cilët kanë punuar
në miniera. PD bojkotoi punimet e Kuvendit pas incidenteve në foltore. Deputetëve të PD iu bashkuan edhe ata të LSI-së, të cilët sipas Ballës nuk përbëjnë surprizë. “Është e turpshme për PD, nuk po them për LSI, se LSI kështu është, bojkoti votimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me trajtimin e një pjese të madhe të ish të përndjekurve të cilët përfitojnë pension. Të gjithë ata të përndjekur që kanë kryer punë nëpër miniera gjatë kohës që kanë qenë në Spaç apo burgje të tjera të regjimit komunist. Dua ta
bëj shumë të qartë për këdo që na ndjek, për ata të burgosur politik, që e kanë vuajtur represionin e regjimit që këtu është shumë e qartë se kush janë ata që po ndreqin sado pak një padrejtësi historike ndaj një pjese të popullit shqiptar dhe kush janë ata që votën e të përndjekurve politik e kanë shpërdoruar për 27 vite me radhë. Është e paimagjinueshme që ky lidership i PD e ka kthyer PD-në në një çetë kundër hapjes së negociatave”- u shpreh kryetar i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
POLITIKE
Nga Luan Rama*
D
je ishte 9 Maji - Dita e Eu ropës, dita kur më 1950 Robert Shuman shpalli për herë të parë idenë e Bashkimi Europian, inicuar si bashkim i industrive të qymyrit e çelikut mes Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, që është embrioni i asaj Europe që evoluoi për të mbërritur në atë që është sot, dhe që është edhe aspirata jonë kombëtare; Bashkimi Europian. Por më parë se Dita e Europës, 9 Maji është dita e fitores mbi fashizmin, është dita e fitores së popujve mbi tiraninë kriminale, është dita e fitores së lirisë mbi nazifashizmin, ku shqiptarët janë kontributorë me gjakun, me luftën dhe me sakrificat e tyre, me atë gjak, me atë luftë dhe me ato sakrifica që ju bëtë sikur i nderuat pak ditë me parë, më 5 maj, por që e harruat menjëher? e nuk thatë asnjë fjalë dje në Ditën e Fitores mbi Fashizmin! E pra, pa 9 Majin e Fitores mbi Fashizmin, nuk do të kishte Ditë të Europës! Po ndërsa dje në të gjithë Europën dhe në Ditën e Europës u fol edhe për fitoren mbi fashizmin, u fol edhe në ato vende, popujt e te cilëve nuk kanë asnjë kontribut në fitoren mbi fashizmin, sepse qeveritë e tyre zgjodh?n anën e kundërt e bashkëpunuan me fashizmin, vetëm në Shqipri nuk u tha asnjë fjalë, sepse qeverisja juaj ka në filozofinë e vet hipokrizinë, mashtrimin, hilenë! Sepse qeverisja juaj, në të gjithë dimensionin e vet, në të gjithë qasjen e vet është një qeverisje antipopullore, është një qeverisje kriminale! Është antipopullore dhe kriminale në tërësinë
6
E premte, 11 MAJ 2018
Qeverisje antipopullore dhe kriminale!
e politikave ekonomike qe aplikon, me tërë zinxhirin e taksave dhe tatimeve, është kriminale me mashtimin e shëndetësisë falas, që hoqi edhe rimbursimin e ilaçeve jetike për mijëra të sëmurë, aq sa më duket tragjike dhe e dhimbshme mëshira që kërkonte "Artisti i Popullit" Luftar Paja në e emër të të gjithë atyre që është pak të thuash se preken e penalizohen nga vendimi i qeverisë, pasi mbi ta në fakt po eksperintohet një mekanizëm vdekjeje me heqjen e rimbursimit për një numër barnash që ata nuk i blejn? dot, për të ushqyer mafien e ilaçeve! Mirëpo më vjen keq për zhgënjimin e tij, se i kisha thënë Luftarit, nuk ka shëndetësi falas. Po nuk besonte ai, si të gjitha ata që votojnë Partinë Socialiste, siç nuk besojnë dhe prindërit e mi që nuk ka shëndetësi falas. Dhe duhej të vinte dëshmia e radhës, pra vendimi i qeverisë për t'ua hequr ilaçin e jetës së tyre, që ata të kuptojnë se falë politikës kriminale të qeverisjes së shëndetësisë falas, kjo qeveri po i çon ata drejt vdekjes që të jenë dëshmorët e shëndetësisë falas! Antipopullore dhe kriminale ësht? politika juaj e konçensioneve! Antipopullore dhe kriminale është politika juaj e kufirit me pagesë për të ndarë shqiptarët jo vetëm me traun e Rrugës së Kombit dhe kuksianët e dhunuar e të burgosur! Kriminale e antipopullore janë politikat tuaja ndaj veteranëve, pensionistëve, ndaj ish-ushtarakëve, ndaj minatorëve, mjekëve e ndaj gjithë të tjerëve. Është antipopullore, është edhe kriminale, sepse në këtë parla-
ment, pikërisht në këtë sallë, ne për turpin tonë, dhe kur them ne, kam parasysh të gjithë klasën politike, pra ne për turpin tonë, kemi miratuar një ligj, i cili është ligji i dekriminalizimit të vetvetes. Po kush i solli kriminelët në parlament? Kush ua dha foltoren e tempullit të demokracisë këtu ku shprehet vullneti i sovranit, kriminelëve? Kush i solli këtu? Kush i firmosi? Kush i vendosi në lista? Kush i faktorizoi ata? Dhe kush i hoqi nga deputetë në parlament për t'i çuar kryetarë bashkie? Dhe kush i hoqi nga deputetë në parlament për t'i bërë kryetarë partie dhe kryetarë të shtabeve elektorale në njësitë administrative vendore? Le t'i marrim me rradhë shfaqjet e këtij dimensioni të qeverisjes tuaj, e cila në thelb është antipopullor, dhe duke qenë kështu është edhe kriminale. Se kriminale nuk është vetëm kur merr pushkën për të vrarë njerëz, kriminale është qeverisja edhe për atë që thotë raporti i fundit i CIA-s i publikuar pak ditë më parë, më datën 2 Maj. Ja çfarë thotë shprehimisht CIA: "Mjedisi i biznesit në Shqipëri është i varfër teksa 40% e të punësuarve në vend, që u përkasin sektorit bujqësor janë në kufij të ekzistencës", thuhet në vlerësimin e agjencisë amerikane të inteligjencës për zhvillimin ekonomik të vitit 2017 në Shqipëri. CIA vëren se kodet e komplekset e taksave, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave, çështjet e pazgjidhura të pronësisë si dhe infrastruktura e vjetëruar kontribuojnë në mjedisin e varfër të biznesit në Shqipëri duke e bërë të vështirë
KREU I DEPUTETËVE TË LSI
Petrit Vasili ironizon Ramën: Kryeministri lufton kundër "armiqve" gjermanë e holandezë
K
reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Rama sa i takon kritikëve holandezë e gjermanë për integrimin e Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", deputeti i LSI thotë se ndërkohë që gjermanët dhe holandezët kërkojnë të luftohen trafi-
kantët, krimi i organizuar, dhe korrupsioni, kryeministri Rama i kundërshton ata. "Kryeministri lufton kundër "armiqve" gjermane e holandeze. Aferim. Kryeministri po lufton me trimëri kundër armiqve gjermanë e holandezë së fundmi. Dhe ka shumë të drejtë ky kryeministër. Si mundet që gjermanët e holandezët të kërkojnë të luftohen trafikantët dhe krimi i organi-
zuar. Si mundet të kërkojnë të luftohet korrupsioni shpërthyes. Këta të huajt duket qartë që i duan të keqen Shqipërisë, ndaj kryeministri duhet t'i demaskojë dhe t'i luftojë deri në fund ata. Bile edhe ambasadorët e tyre duhet ti dëbojë nga Shqipëria. Bile as të mos pranojë të hyjë në BE ku janë edhe këta armiq të Shqipërisë",- shprehet Petrit Vasili.
tërheqjen e investimeve të huaja. Kjo është baltë mund të thonë zëdhënësit e qeverisë, mund të thonë edhe që nuk dimë të lexojnë realitetin në Shqipëri. Por jo të nderuar kolegë, nuk është baltë, është të shohësh realisht atë që ndodh. U përpoqa seancën e kaluar me konstruktivitet, ti tërheq vëmendjen qeverisë përballë një realiteti që është fenomen në fakt dhe që është realiteti i ligjeve që i miratojmë , i votojmë, i debatojmë, i diskutojmë këtu por që nuk i zbatojmë. Po pres, por edhe një javë më pas ende nuk ka ardhur në Parlament raporti që duhet të sjellë kryeministri në emër të Komitetit Kombëtar të Bashkërendimit të Luftës Kundër Drogës, për Shqipërinë e 2017. Nuk po e bëj këtë për të akuzuar ndokënd, por edhe mosveprimi është i dënueshëm. Edhe mosveprimi për të vënë në punë një institucion themelor siç është ky komitet, është përgjegjësi. Prandaj Shqipëria vazhdon të jetë në hartën e zezë të krimit e të drogës, të pastrimit të parasë, të korrupsionit endemik, të trafikimit të prostitucionit dhe të trafikimit të qenieve njerëzore. Ka qenë një sëmundje që 16 vjet më parë Partia Socialiste në qeverisje ezhduku nga realiteti shqiptar trafikimin e qenieve njerëzore. Ka këtu dëshmitarë të asaj periudhe, mirëpo çfarë ndodh, është rikthyer prapë dhe padyshim edhe rikthimi i këtij fenomeni është një tregues i qeverisjes antipopullore e kriminale. Jo më larg se dje mësuam lajmin e shkarkimit të prokurorit të krimeve të rënda. Nuk dua të
hyj as në emrin individual as në komente politike, por di që ligji në kuadrin e Reformës në Drejtësi që ne kemi miratuar të gjithë së bashku nuk ia jep këtë autoritet prokurores së përgjithshme që është prokurore që ushtron detyrat e prokurorit të përgjithshëm. Por çfarë ndodh? Edhe nëse do t'i referohemi praktikës në prokurorisë, do duhej të ishte mbledhur Këshilli i Prokurorisë, do duhet të ishte marrë atje vendimi dhe pasi të merrej atje vendimi do duhej të ishte shpallur ligjërisht vakanca për vendin e liruar. Ku janë këto procedura, meqë supozohet që paska ushtruar autoritetin ligjor dhe kushtetues të Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo pra është kapja e shtetit se nuk do të thotë që e kap e fut në xhep dhe e çon në shtëpi. Kapja e shtetit do të thotë ta përdorësh institucionin në kundërshtim me ligjin. Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me gjithçka ka të bëjë me moralin politik dhe qeverisës. Dhe në fund më lejoni tu lexoj katër vargje nga një këngë e vjetër e Shkodrës: " Prej këtij halli si do të delet/ asht ba populli fukara/ kan vu ujqrit me rujt delet/ derisa të mbetet vatha pa gja". Dua t'i sugjeroj zëvendëskryeministres që këto vargje të mos i kërkojë te ai libri "1001 yjet" se nuk ka për t'igjetur! Ndërsa kryeministrit që na uroi gëzuar 5 majin (!!!) dua t'i them që dje ishte dita për të thënë gëzuar se ishte Dita e Fitores mbi fashizmin, sepse 5 maji nuk është ditë festë, është ditë nderimi e përkujtimi. *Fjala në Kuvend e Zëvendëskryetarit të LSI-së
POLITIKE
7
E premte, 11 Maj 2018
Deputeti socialist publikon pamje nga seanca, ironizon Bashën: Pse është kaq i pikëlluar Luli?
D
eputeti socialist, Erjon Braçe, ka ironizuar opozitën, e cila ashtu siç kishte paralajmëruar, bllokoi seancën plenare të kësaj së enjteje, në momentin që kryeparlamentari Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën kreut të PD-së, Lulzim Bashës. Në një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”, deputeti Braçe shënjestron direkt Bashën, i cili shfaqet shumë i mërzitur dhe i vrenjtur në karrigen e tij, teksa flet Sali Berisha. Ky moment u transmetua nga deputetët e opozitës në rrjetin tjetër social “Facebook’, pasi seanca ishte ndërprerë për shkak të tensioneve. Ndërkohë, Braçe publikoi momentin kur fliste Berisha, teksa i drejtohet Bashës me ironi. “Vazhdon; Po Lulat pse janë kaq të pikëlluar?!”- ironizoi deputeti socialist Erjon Braçe. Mbrojtja e Xhafajt Më herët, po përmes rrjeteve sociale deputeti socialist Erion Braçe do të dilte në krah të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili këto ditë është vënë sërish nën sulmin e opozitës duke rikthyer çështjen e vëllasë së tij Agron Xhafaj. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Braçe del në mbrojtje të Xhafajt, teksa shprehet se sulmet e fundit të demokratëve është i ngjashëm me sulmet mafioze. “Mafia kështu sulmon! Fatmir Xhafaj nuk është një mik, koleg në Kuvend, apo në partinë tonë. Fatmir Xhafaj është një njeri i ligjit! Formimin dhe çdo punë, nga fillimi në fund, e ka të lidhur me ligjin. Në më shumë se 20 vite që e njoh, nuk gjej një rast të vetëm në gjithçka që arkivoj - ju e dini
Erjon Braçe në krah të Fatmir Xhafajt: Mafia kështu sulmon
që unë arkivoj plot që, dikush, qytetar apo politikan, përfshi dhe politiqen, oral, manual apo dixhital që, ta ketë akuzuar për nëe shkelje ligji, vjedhje, grabitje, ryshfet - në formën më të lehtë, pasurim apo pasuri të paligjshme. Asnjë, kurrë! Edhe sot, dje, pardje, para një viti, dy vitesh, pesë vitesh; Nuk e akuzon kurrkush për çfarë ka bërë vetë, shkelje ligji, vjedhje, grabitje, ryshfet, pasurim apo pasuri të paligjshme. E lidhur kjo me detyrën, apo detyrat që ka mbajtur, vendime me firmë e me vulë, urdhra të tillë, apo qoftë edhe formalë, lëshuar si titullar insti-
tucionesh, jo e jo, por as me jetën e tij të përditshme! Po atëherë çfarë kanë me Fatmir Xhafën? Kanë parë atë foton e vjetër të 1 majit dhe po e sulmojnë e gjykojnë si enveristët dinin të bënin me fisin e farën? Jo! Fatmir Xhafaj është njeriu që udhëhoqi të gjithë procesin e Reformës në Drejtësi! Reforma në Drejtësi – historike, po shemb themelet e një sistemi juridik të korruptuar deri në palcë, i cili, duke u hetuar siç Reforma parashikoi, rezulton se ka grumbulluar pasuri të paligjshme, duke rrjepur qytetarët e mjerë të këtij vendi në përmasa të frikshme.
Shembja e themelit të korruptuar të Drejtësisë, po rrëzon sistemin e pandëshkueshmërisë masive në këtë vend, po bën të prekshëm të paprekshmit me pushtet politik dhe ekonomik, ka rrëzuar garantet për ta, ju ka prishur qetësinë e fituar me mund politik - vendimmarrje për prokurorë e gjykatës në Sistem dhe, pare të cilat i kanë përdorur për të rehatuar dhe prokurorët e gjykatësit e korruptuar. Kaq është! Ky është qëllimi i sulmit! Mafia kështu sulmon!”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti socialist, Erjon Braçe.
NDRYSHIMI I KODIT TË PROCEDURËS PENALE
D
eputetja e PS-së, Klotilda Ferhati i është përgjigjur akuzave të PD-së se ministri Fatmir Xhafaj në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Ligjeve ka ndërhyrë duke ndryshuar nene të Kodit të Procedurës Penale për t’i siguruar lirinë e përjetshme vëllait. Por, deputetja e PS-së thotë se kjo është një lajthitje e PD-së, pasi drafti integral i kaluar në komision është i njëjtë më atë që është votuar në Kuvend. Sipas deputetes së PS kjo është e verifikueshme, pasi mjafton që të shikohen procesverbalet. Ferhati theksoi se madje në procesverbalin e mbledhjes së komisionit të Ligjeve nuk ka pasur asnjë rezervë për nenin e ekstradimit që po bëhet kaq shumë zhurmë. Deputetja e PS tha se është e vërtetë që ka ndryshuar Kodi i Procedurës Penale në lidhje me ekstradimin, por gjithçka është bërë sipas Konventës Europiane.
Deputetja e PS, Ferhati: Akuzat e PD-së, lajthitje! S’e kundërshtoi ekstradimin
“Kjo është një lajthitje. Neni 491 në tekstin integral ka të njëjtën përmbajtje të Komisionit të Ligjeve që i kaloi Kuvendit. Është një lajthitje juristësh të thuash ka falsifikim. Kam pasur respekt për
kolegët, por me atë që kanë bërë sot nuk u shkon, mund të kenë bërë vetë ndryshime të tilla për paragrafë, por nga 2013 e këtej.... Kur të flasin për Xhafën të bëjnë kujdes, pasi është njeri i ligjit, ka qenë i drejtë në karrierën e tij dhe të flasin dy juristë me akuza të tilla është lajthitje. Te versioni i pr/ligjit integral neni 491 ka pasur të njëjtën përmbajtje, pse është shtuar? Është shtuar sepse kemi aderuar në një konventë ndërkombëtare për ekstradimet, e cila lejon të kryhen ekstradime edhe kur personat gjykohen në mungesë me kusht që t’u jepet e drejta për një shkallë ankimi, garancitë e një procesi të rregullt t’i zbatohen sipas akteve ndërkom-
bëtare. Duke qene se du te duhet t’i përafrojmë ligjet me konventat ndërkombëtare e kemi futur. Kjo është futur në nenin 491 për të pasur garancitë minimale për një proces të rregullt ligjor. Është futur për të garantuar çështjen e personave të dënuar në mungesë, kjo nuk i shërben një njeriu, por mbron liritë në procesin penal. Ndërkombëtarët kanë pasur rezerva? Nuk vura re të ketë pasur refuzim. Edhe PD nuk ka pasur rezerva. Në procesverbalin e komisionit nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga PD. Janë këngë të vjetra kur opozitës i mbaron një kauzë, por është e vjetër”- tha deputetja e PS-së, Klotilda Ferhati.
AKUZAT NDAJ MINISTRIT
PD: Xhafaj ka ndryshuar ligjin për të mbrojtur të vëllanë, ja dokumentet
Sikundër vepruan të mërkurën me dokumentet e drejtësisë italiane, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe eksperti ligjor i selisë blu, Gazment Bardhi dolën dje para mediave me procesverbalet e falsifikuara, sipas tyre, nga Fatmir Xhafaj në kohën kur drejtonte Komisionin e Ligjeve dhe atë të Reformës në Drejtësi. Deputeti Alibeaj deklaroi se Xhafaj ka bërë një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, duke i siguruar mbrojtje të vëllait të dënuar nga drejtësia italiane me burgim, në mungesë për trafik narkotikësh. “Xhafaj miratoi një ndryshim në kodin penal që i siguronte paprekshmërinë vëllait të tij. Ndryshimi në nenin thotë 491, pika f. ka ndryshuar si më poshtë: Nuk mund të jepet ekstradimi: f) kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit”- u shpreh deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj. Ndërsa eksperti ligjor në PD, i cili ka ndjekur dhe diskutimet e ligjeve të reformës në drejtësi, Gazment Bardhi përmendi të gjitha faktet, sipas tij të ndryshimit të nenit që demokratët thonë i siguron paprekshmëri Agron Xhafajt, vëllait të ministrit. “Edhe në mbledhjen e tretë të datës 21.03.2017, mbi ndryshimet e bëra në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, nuk rezulton të ketë pasur asnjë diskutim nga anëtarët e Komisionit. Në këtë mbledhje është bërë miratimi në tërësi i ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale. FAKT 4: Në datën 21.03.2017, Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj, i ka paraqitur seancës plenare Raportin për projektligjin ndryshues të Kodit të Procedurës Penale. Në faqen 32 të Raportit pasqyrohet edhe ndryshimi që i bëhet nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, ku pasqyrohet se ndryshimi ishte identik me atë që kishin propozuar ekspertët dhe kishte miratuar Komisioni, pra versioni i propozuar nga deputetja Vasilika Hysi zyrtarisht”- tha ai. Një ditë më parë ishte deputeti Alibeaj dhe eksperti ligjor Bardhi ri-publikuan vendimin e dënimit në mungesë të Agron Xhafajt me 7 vjet burg nga drejtësia italiane. Demokratët thonë se vëllai i ministrit ndodhet në Shqipëri nën mbrojtje të ministrit.
POLITIKE
8
E premte, 11 Maj 2018
Kryeministri premton para Kongresit të Infermierëve rritje pagash për infermierët sivjet
K
ryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Kongresin e parë të Infermierisë shqiptare të organizuar në Tiranë. Rama lartësoi rolin e grave infermiere dhe u kërkoi burrave që të mos u mbetej qejfi për këtë, sepse sipas tij gratë janë më pak të korruptueshme. Kryeministri paralajmëroi se infermierët do të kenë një tjetër rritje page sivjet. “Nëse Zoti do ishte njeri, do ishte infermier. Njerëzit kanë perceptimin e gabuar për shëndetësinë, ndaj edhe reforma në shëndetësi është themeli i zhvillimit dhe do të bëjmë që në sistemin shëndetësor të mos vendosin më partitë për punësimin” – e nisi fjalën kreu i qeverisë. Rama tha se në shëndetësi do të krijohet një portal i posaçëm për punësimet. E teksa foli për punësimet në shëndetësi, Rama lartësoi rolin e grave infermiere dhe u kërkoi burrave që të mos u mbetej qejfi për këtë, sepse sipas tij gratë janë më pak të korruptueshme. “Portali nuk do jetë më një mekanizëm por ligj, dhe do bëjë që emërimet në punë të mësuesve dhe të infermierëve, që nuk i vendos më askush tjetër, përveç pikëve që secili merr vetë. Çdo vend i ri pune që hapet del menjëherë në portalin tuaj dhe çdokush i interesuar njihet me vendet vakante dhe mund të aplikojë për t’u punësuar. Sigurisht që merita është baza por pasi të ketë zgjedhur njerëz që e meritojnë, duhet t’i mbash dhe për t’i mbajtur duhen shumë të tjera gjëra. Ne jemi angazhuar dhe kemi garantuar financimin për ndërtimin dhe rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në rang republike, aty ku sot në kushte jashtëzakonisht të vështira, mizerabël, shkojnë prej vitesh e vitesh në punë, nëna, gra të reja dhe vajza, që veshin bluzën e bardhë. Ndoshta burrave në sallë mund t’u bëjë përshtypje që
Rama: Zoti në tokë do ishte infermier, djalli në tokë do të ishte në parlament
u referohem vetëm grave, por me gjithë respektin për burrat, nuk është sekret që unë jam gjithnjë e më i prirur, që sa më shumë shoh se ç’bëhet në këtë vend, të besoj dhe të veproj me bindjen se këtë vend sa më të mirë e duam, aq më shumë gra do të përfshijmë për ta bërë të mirë. Dhe nëse gratë janë absolutisht më serioze, më të dedikuara, dhe shumë më pak të korruptueshme se burrat në të gjithë sistemin. Kështu që bashkëvuajtësit e gjinisë time, mos u mërzisni për këtë realitet
të hidhur”- tha Rama Rritja e pagave Kryeministri paralajmëroi se infermierët do të kenë një tjetër rritje page që nga ky vit. “Pagat e infermierëve që sot janë rritur ndjeshëm, do të vazhdojnë të rriten. Më 2013, paga mesatare ishte shumë më e ulët se sot, e sotmja është shumë më e lartë se e djeshmja, por e nesërmja duhet të jetë shumë më e lartë se e sotmja, sepse nëse i referohemi të djeshmes, në të gjitha aspektet, edhe në shërbimin shëndetësor,
ne mund të themi që kemi bërë jashtëzakonisht shumë, por nëse i referohemi të nesërmes, ne duhet të themi që s’kemi bërë asgjë akoma. Po kështu, edhe falë taksimit, ju e dini shumë mirë që përfitoni një pagë më shumë në vit vetëm nga ulja e taksës mbi rrogën. E kishit taksën 10% mbi rrogën, e keni sot shumë herë më të ulët. Dhe sot unë mund t’iu them se këtë vit ne do të bëjmë çmos që ta rrisim sërish pagën tuaj, së pari sepse shumica juaj janë gra dhe sa më shumë të
rrisim pagat e grave, aq më mirë shkojnë punët me llogaritë në familje”- u shpreh dje kryeministri Edi Rama. Ironia me parlamentin shqiptar Kreu i Qeverisë preferoi ta mbyllte fjalën e tij në Kongresin e Infermierisë duke ironizuar zhvillimet e ditës së djeshme në seancën plenare. “Dëshiroj ta mbyll aty ku e nisa, nëse Zoti do ishte në tokë do ishte infermier, madje infermiere. Nuk pretendoj që të jeni mishërimi i Zotit në tokë, por do t’iu lutesha që secili të bëjmë të vetën për t’i dhënë sa më shumë dinjitet dhe për ta bërë sa më të respektueshëm rolin dhe detyrën e infermierit, sepse ka një rëndësi thelbësore, jo vetëm për momentin e harbimit, por edhe për shoqërinë. Një shprehje thotë nëse trajton një sëmundje, ose fiton ose humb, por kur trajton një njeri është e sigurt se ti vetëm ke fituar. Ju trajtoni shumë njerëz në ditë, dhe jeni vetëm të fituar. Mallkimi i punës time, sado që trajtoj ata të species time, vetëm humbas. Pa dashur të konkurroj me thënien e jashtëzakonshme të Atit të Shenjtë, ju them se nëse Zoti do ishte në tokë, do ishte infermier, nëse djalli do ishte në tokë do ishte në parlamentin tonë”- u shpreh dje kryeministri Edi Rama.
MBAHET NË TIRANË ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E DHOMËS SË TREGTISË DHE INDUSTRISË SHQIPTARO - TURKE
P
asditen e djeshme u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro - Turke. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, që si gjithmonë nuk i kurseu edhe batutat. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Turke në Shqipëri e ka njëherësh edhe mik, edhe bashkëvuajtës, ndërsa shpjegoi arsyet se përse. “Dua të falënderoj mikun dhe bashkëvuajtësin tim të dhomës tregtare shqiptaro-turke. Mikun sepse puna na ka bërë miq, dhe bashkëvuajtësin se ndajmë bashkë dhimbjen e shkaktuar nga shiatiku. Po ndryshe nga unë, ai ka mundësinë të bëjë not çdo ditë, ndërsa unë jam i detyruar që të notoj çdo ditë në politikën shqiptare. Kështu që kjo është
Rama: Vuaj nga shiatiku, por jam i detyruar që të notoj çdo ditë në politikë
arsyeja që ai është më në formë se unë”- theksoi Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë
dhe Industrisë Shqiptaro – Turke Rama u shpreh se ne jemi dy vende me histori që na lidh dhe me ambicie të madhe për të ardh-
men që na bashkon. “Falë kësaj dhome mund të japim më mirë bashkëpunim mes dy vendeve. Përpara se të them dy fjalë për këtë bashkëpunim dua të kujtoj se pas errësirës së izolimit komunist, Shqipëria ka pasur në krah Turqinë, me një kontribut të vazhdueshëm me ndihmë dhe asistencë teknike. Nga infrastruktura, tek shëndetësia”- tha ai. Në vijim kreu i Qeverisë bëri me dije disa prej projekteve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Turqisë. “Erdogan është investuar personalisht për të mbështetur një program të rëndësishëm për parandalimin e përmbytjeve duke na vendosur në dispozicion
një ekip të gjerë ekspertësh të tyre dhe drejtues të vendit të tij. Ndërtimi i aeroportit të ri të Vlorës dhe linja jonë ajrore do të rrisnin ekonominë dhe punësimin. Aeroporti i Vlorës do të jetë një stimul i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë, punësimit, ndërsa linja e re ajrore kombëtare do të jetë më në fund një mundësi e re dhe e shumëpritur nga shqiptarët. Falë këtyre dy ndërhyrjeve strategjike do të kemi rritje të fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë, por edhe ulje të çmimeve për shqiptarët, do të ndihen të çliruar nga laku i çmimeve të larta të udhëtimit. Ende ju ndesheni me vështirësi të llojeve të ndryshme, në aspektin e burokracisë, por së bashku do i kapërcejmë, falë edhe mbështetjes së na jep ministrja për Sipërmarrjen”, u shpreh kreu i qeverisë, Edi Rama.
FORUM OPINION Nga Artur Zheji
S
hqipëria nuk është prej shumë kohësh, një vend i lumtur për shumicën e shqiptarëve. Ka patur një vazhdimësi dramatike qeverisjesh dhe një banditizëm grabitqar të parrëfyer. Në të vërtetë, po kështu ankohen edhe italianët, grekët apo rusët, për qeverisjet e tyre tmerrësisht të korruptuara. Deri këtu asgjë e re. Sado problematike kanë qenë qeverisjet shqiptare në këto pothuajse 30 vite, pas vitit 1997, kur Berisha eksperimentoi të mbante në një dorë të hekurt të gjitha pushtetet, edhe me bekimin amerikan të asaj kohe, zjarri dhe pothuaj lufta civile e asaj kohe i tmerroi shqiptarët. Sepse në vitin 1997, por mendoj se edhe sot 21 vite më pas, shqiptarët nuk janë të gatshëm të pranojnë, diktaturën e një personi të vetëm, verior apo jugor qoftë ai, socialist apo demokrat, aventurier apo pasionant, piktor apo doktor qoftë! Kulti i individit, marrëzia e madhështisë dhe e dashurisë me vetveten, prodhon pashmangshmërisht ndarjen e papajtueshme të shoqërisë, dhe unë e di, që Rama e ka lexuar nëpër disa libra këtë, ndonëse sot në
politikëbërje po zhbën krejt kulturën e vet të dikurshme me prirje antidespotike. Shqipëria sot, me turrin e krisur të kryeministrit për të kapur të gjitha pushtetet, ekzekutivin, drejtësinë - Akuzën dhe Gjygjsorin, shërbimet inteligjente, sistemin banker, por pa lënë mënjanë edhe bandat e mëdha të rrugës, në këtë turr hakmarrës, me një vrer që të ntrashur dhe vdekjeprurës që ka mbushur mëlçinë dhe zemrën, po e fut vendin në paradhomën e sigurtë të një lufte të afërt civile. Duke ushtruar një shtypje të njëanshme pushteti dhe persekutimi, për mëkate të barabarta, të gjykuara dhe shpejt të ndëshkuara në mënyrë të pabarabartë. Se çfarë po bën kryeministri ynë shpirt-helmuar? Nuk i ngop syrin më asgjë. As pushteti që ka me të tepërt, as bythëlëpirësit e burratkurva që e rrethojnë me shumicë duke ju nënshtruar turpshëm, as adhuruesit e sinqertë, as skuadroni i oligarkëve të pangopur, që kërcejnë si ketra nga një pushtet në tjetrin, e që e shërbejnë me favore në çdo hap të vetin, që nuk është këtu vendi e ti rreshtojmë se cilat janë…
ANALIZË Nga Ben Andoni
N
jë sondazh i kohëve të fundit, i bërë në vendet e Perëndimit sa i përket Luftës së Dytë Botërore dhe kontributit ndaj Fashizmit, merrte përgjigjen standarde nga pjesa më e madhe: SHBA-ja e çliroi botën. Për shumë nga studiuesit kjo e dhënë mund të jetë e trishtueshme por kjo është pak a shumë mënyra sesi po drejton anarkia e sotme vlerat më të mëdha të njerëzimit. Në një rast tjetër, një mësues shqiptar, pohonte se shumë nga nxënësit e tij nuk dinin datën e saktë të çlirimit të vendit. Viti 1912 ngatërrohet sot rëndom me 1944 dhe shumë nga nxënësit, falë dhe 'kontributit' të mësuesve, më shumë të flasin me imazhin e L2B me artistët e Hollyëood sesa realisht me personazhet reale. Trishtimi më i madh është për ata që dhanë një nga kontributet kryesore për Luftën e madhe të popujve. E megjithatë, ky është sot problemi më i vogël, sepse ai më i frikshmi ka të bëjë me sensin sesi injorohen sot kushtet që përcol-
lën lindjen e Fashizmit, të cilit i gjenden shumë paralele me kohën e sotme. Shumë oratorë të flasin për demokracinë liberale dhe dobinë në këtë kohë kaosi. Konkurrenca e lirë dhe të gjithë atributet e ekonomisë së tregut të vihen si argumenta para debatit, ashtu si qëllimet kryesore të ekonomisë së kohës me këto principe dhe mënyrës sesi mund të shkojë para zhvillimi i vendit. Sa i përket Fashizmit, ah, ky shikohet si një nocion i shkuar dhe madje tejet i kaluar. Paradoksalisht, para lindjes së Fashizmit, vetë dy shtetet bazë të kësaj ideologjie Gjermania dhe Italia ishin demokraci liberale. Nuk mund të thuhet se ky sistem erdhi befas prej Musolinit dhe Hitlerit. Ai përshkoi një proces ekonomiko-politik që ka shumë paralele me këtë kohë dhe madje është ndërtuar në dy kombe që janë kolona të forta të qytetërimit. Në projeksionin e sotëm, një moment larg konvencioneve të demokracisë liberale, fuqia ekonomike, ashtu si atëherë,
9
E premte, 11 MAJ 2018
Edi, mos i fry zjarrit të luftës civile në Shqipëri, shqiptarët nuk e meritojnë këtë makth! Pasi në konkurrencën e xhunglës, kur me tallje dhe padrejtësisht kundërshtarët e vet, e mbiquanin një lepurush frikacak, Rama doli mundës dhe përdori mjeshtërisht këmbimin e "llokmave" që prodhonin para të madhe, me llokma pushteti, duke grumbulluar, si dikur spanjollët me indianët e Amerikës, gjithë arin e pushtetit në këmbim të pasqyrave… Mirëpo "lepuri", sot luani i xhunglës politike, kërkon që, si në filmat e Walt Disney-t, në bashkëpunim me të gjitha hienat e pyllit dhe të Shqipërisë pra, të shpallet mbret dhe të thotë si 3 shekuj më parë Luigji i XIV: Ligji jam unë! Dhe kërkon tani, në emër të një drejtësie njëngjyrëshe, të burgosë dhe të persekutojë, për mëkate të barabarta që edhe ai dhe të vetët që e rrethojnë kanë po ashtu, kundërshtarët e vet politikë, por jo vetëm. Rama, në të transformim që nuk njihet më se kush ka qenë më parë, kërkon në thelb, hiç më pak se luftën civile, si betejën e tij të fundit shfarosëse, të atyre që nuk i janë nënshtruar, ose që nuk i binden. O Ed, unë e di që ashtu si më ke
shkruar me marrazëm, herën e fundit, do ti lexosh edhe këto radhë, më pas do të organizohet edhe grupi i posaçëm i sharësve, sipas variantit "rrobt ktij plerës", e të tjera si këto… Por nuk e kam fjalën këtu, ke akoma të gjitha mundësitë të mos e çosh vendin që të rriti mirë dhe të mban sot në pëllëmbë të dorës, si pakkush në Planet, që t'ja kursesh luftën. Dikur në të ritë e tua politike, kur analizoje ndër grupe deputetësh socialist konfliktin Nano-Meta që po shkatërronte PS-në, sipas teje dhe që ti e frymëzoje sa në një krah në tjetrin, për të krijuar, ashtu si e krijove, hapësirën tënde të nesërme, në ato kohëra rrëfeje përrallën e atij plakut që këshillonte partizanët. Partizanët po bënin planin për të zënë në çark gjermanët që megjithëse pushtues, ishin edhe ata trima në luftë thuhej, po plaku i përrallës-parabolë që u rrëfeje deputetëve të palexuar që të ndiqnin gojëhapur, një dy thoshte: "Po shtegu? Shtegu nga do ikin gjermanët nga është?" Partizanët kujtonin se plaku po pirdhte nga mendtë, tek fliste
për "shtegun", ndërkohë që ata flisnin për "Çarkun", por sëfundmi i dhanë llafin dhe plaku tha: O djema, duhet ti lini gjermanëve një shteg për tu tërhequr, se po e panë veten pa shpëtim, rrezikojnë të na mundin fare…" Dhe kështu e gjykoje asokohe Metën, që duke mos i lënë asnjë shteg Fatos Nanos, e detyroi të fillonte betejën për Katharsis në PS… e të tjera e të tjera… Tani o Ed, po ta kujtoj këtë parabolë, dëgjuar së pari nga goja jote, që të dish ta zbatosh edhe në rastin e qeverisjes tënde. Jo se më dhimbsen kundërshtarët e tu, që ua ushqeve dobësitë dhe i munde në xhungël me zotësinë tënde dhe të miqve të tu të panjohur. Tani ajo iku. Kujdes për vendin, se kësaj rruge që po ndërmerr, po e shtyn në një qorrosokak pa rrugëdalje, drejt edhe në prehërin e një lufte civile, pa kuptim dhe pa një epërsi morale. Mjafton të hedhësh një sy, te pasuria maramendëse e ministrave të tu, që ti edhe e di, edhe se di… Kaq për sot! 360grade.al/
Harresa e fashizmit në ditët tona, qëllim apo anarki?! është e përqendruar në pak duar dhe e gjithë kjo fuqi dominon dhe vendos dhe për pjesën e mbetur. Në Shqipëri gjenden shembujt e pafund, paçka se nuk është ai i duhuri, ku fuqia ekonomike dhe monopoli e ka bllokuar vendin dhe këtë e shikon nga bllokimi i prodhimit vendas. Kjo fuqi ekonomike bëri fuqinë e pushtetit në Gjermani e Itali dhe mbështeti Fashizmin në këto vende duke e shtrënguar kontrollin e shtetit prej grupimeve të karteleve dhe shoqatave të biznesit. Aq i fortë konsiderohet ky organizim sa ai ndikonte realisht mbi çmimet, furnizimin dhe licencimin e teknologjisë së patentuar. Këto shoqata ishin private, por aman konsideroheshin si baza e vetme ligjore në ato vende. Asokohe Gjermania as Italia nuk kishin ligjet e duhura të antitrustit dhe përhapja e grupimeve të forta të biznesit u inkurajua
fuqishëm nga qeveria. Ishte kjo lloj klime biznesi, e cila e zëvendësoi krejt tregun e lirë. Njësoj si sot, qeveritë që do përqafonin Fashizmin zbutën taksat për bizneset e mëdha, duke rritur në të njëjtën kohë taksat,e lidhura me biznesin e vogël. Hitleri është shembulli më i mirë i të gjithë kësaj. Rezultati: nëse ligjet e mëparshme vendosnin kufijtë e çmimeve ato u shfuqizuan në mënyrë të tillë që kostoja e jetesës për familjen e qytetarit të shoqërisë së mesme u rrit pa masë, citojmë Paul Bignoni te "Kërcënimi i vërtetë i Fashizmit". Konsiderojeni këtë paralele me kohën e sotme sesi po vuan klasa e mesme, që çuditërisht ka qenë makineria që ka furnizuar me bazën logjike dhe energjinë e saj të gjitha regjimet e djeshme dhe të sotme. Epilogu cinik ishte ajo që bëri me punën Nazizmi, duke e vendosur si koncept në epigramin
mbi derën kryesore në kampin shfarosës të Aushvicit. Tabela lexon "Arbeit Macht Frei" - "Puna të bën të lirë". Ajo që këshillohet sot nga ekonomistët e mirë dhe që ka sens është se duhet të ringjallen sërish ligjet të cilat e mbrojnë tregun dhe njëkohësisht e mbrojnë edhe demokracinë. Ky është një aspekt fare i skajshëm, për bazën sesi lindi Fashizmi, por koha ka ardhur që në vend të bëjmë shoë me kujtesën, të përcjellim dhe të përkujtojmë sa nuk është vonë kushtet që e bënë këtë sistem. Për ironi të fatit, ato kushte janë ringjallur frikshëm, po aq sa po shuhet kujtesa e njerëzve për ata që realisht e shporrën fashizmin. A është qëllim apo anarki e kohës? Më saktë, i ngjan promovimit të një anarkie, që i shkon për shtat atyre njerëzve të çdo sistemi, të cilët dinë të përfitojnë mbi vuajtjen. (Javanews)
AKTUALITET
10
E premte, 11 Maj 2018
Ish-deputeti pritet të përballet sërisht me ligjin në gjykatën e Tiranës, pasi akuzohet për “Moskallëzim krimi”, çështje kjo ku i pandehur është dhe Tom Doshi
Mark Frroku lë qelinë, Gjykata e Fierit i “fal” 1.5 vite nga dënimi
L
ë qelinë ish-deputeti Mark Frroku. Gjykata e Fierit i fali kohën e mbetur të dënimit prej 1 viti, 5 muajsh e 5 ditësh, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm. Ai u dënua në prill të vitit të kaluar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm. Ndërsa në janar të këtij viti gjykata e Apelit po në Tiranë ia reduktoi dënimin në 6 vjet burg për të njëjtat akuza. E fundit që ka dhënë vendim për Frrokun, është Gjykata e Fierit e cila vendosoi lirimin para kohe. Përveç akuzave për të cilat u shpall fajtor, Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksander Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, por këto dyshime nuk u provuan. Por duket se lirimi do ta shijojë disa ditë, pasi në javën e ardhshme në Gjykatën e Tiranës pritet të nisë një tjetër proces ndaj Frrokut, atë ku së bashku me Tom Doshin dhe Durim Banin akuzohen për dëshmi të rremë për një atentat ndaj një deputeti të opozitës. Taktika që e liroi Në datën 16 prill 2018, Frroku nëpërmjet avokatit të tij ju drejtua Gjykatës së Fierit, me një kërkesë për ulje dënimi. Kërkesa e depozituar dy herë në sekretarinë gjyqësore të gjykatës së Fierit, ka ndodhur në të njëjtën datë, në 16 prill 2018. Ish-deputeti ka bërë dy kërkesa me objekt: “Lirim para kohe me kusht”, dhe se nga hedhja e shortit elektronik këto kërkesa të bëra nga Frroku, i kanë rënë për shqyrtim gjyqësor gjyqtarëve Matilda Shalla dhe Adelina Zarka. Nga verifikimi i kryer në sistemin ICMIC me të cilin operon Gjykata, rezultoi
se në Gjykatën e Fierit, është regjistruar çështja penale me Nr.80002-01092-62-2018, datë 16 prill 2018, dhe kjo çështje ka filluar shqyrtimin gjyqësor në datën 26 prill 2018. Përfaqësuesi i prokurorisë prokurori, Andi Pogaçe kërkoi deklarimin e papranueshëm të kërkesës objekt
gjykimi ,pasi është një kërkesë që po zhvillohet nga një gjykatë tjetër. Kjo kërkesë e Frrokut është cilësuar në 2 maj 2018 nga gjyqtarja Adelina Zarka si e papranueshme, por nga ana tjetër kolegia e saj në këtë gjykatë, Matilda Shalla, në 26 prill 2018 ka marrë në shqyrtim kërkesën e ish-depu-
tetit Frroku, duke proceduar me pranimin e kërkesës për lirim me kusht të tij, duke e lënë në shërbim prove në Tiranë, ku Frroku detyrohet të mos kryejë asnjë vepër penale dhe të mos shoqërohet me kontigjent kriminal. Proces të hapur Javën e ardhshme në gjykatën
e Tiranës pritet të nisë një tjetër proces ndaj Frrokut, atë ku së bashku me Tom Doshin dhe Durim Banin akuzohen për dëshmi të rremë për një atentat ndaj një deputeti të opozitës. Ish-deputeti Mark Frroku pritet të përballet sërisht me ligjin në gjykatën e Tiranës, pasi akuzohet për “Moskallëzim krimi”, çështje kjo ku i pandehur është dhe ish-shoku i tij Tom Doshi, dhe se ku pritet të dëshmojnë krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Po kështu Mark Frroku ka dhe një proces të hapur në gjykatën e Krimeve të Rënda për çështjen e sekuestrimit të pasurive të tij.
LEZHË
SHKODËR
Gjykata e liron, Fran Frrokaj kthehet në zyrë
Me precedentë penal, i riu i shpëton atentatit K
Një 35-vjeçar, mbeti i plagosur mbrëmjen e të mërkurës në Grudë të Re të Shkodrës. Gj.G, 35-vjeç u qëllua me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij, dhe sipas raportimeve të fundit, mësohet se ndodhet në spitalin e Shkodrës ku po merr mjekimin e nevojshëm, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, policia bën të ditur se janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, por “nuk jepen të dhëna të tjera për shkak të hetimeve”, thuhet në njoftim. Mësohet se autorët dhe i plagosuri janë persona me precedentë penalë, ndërkohë që vijojnë hetimet për veprën penale vrasje me paramendim e mbetur në tentativë.
reu i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, nuk do ta drejtojë më punën e qytetit nga shtëpia, por sërisht nga zyra e tij. Gjykata e Lezhës zëvëndësoi masën e sigurimit ndaj Frrokaj nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, vendim i marrë paraditen e së enjtes. Vendimi u ndryshua me kërkesë të avokatit, ndërsa ndryshe nga qëndrimi i pak ditëve më parë edhe prokurorit i çështjes, Erjon Shehaj ka qenë dakord me këtë kërkesë. Gjykata argumenton në vendim se e zëvendësoi masën e sigurimit bazuar mbi rrethanat familjare dhe gjendjes së rëndë shëndetësore të të dyshuarit, natyrën e llojin e veprave që dyshohet Frrokaj si dhe ndër të tjera faktin se është kryetar
bashkie, por dhe me përfundimin e hetimeve. Frrokaj do të kthehet në zyrë të ushtrojë detyrën e tij, por do të paraqitet dy herë në muaj pranë policisë gjyqësore te
prokurorisë së Lezhës. Kryetari u arrestua në mars bashkë me 22 persona të tjerë si i dyshuar në aferën e tjetërsimit të tokave në bregdet.
AKTUALITET
11
E premte, 11 Maj 2018
Minstri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka theksuar se Vetting-u në Policinë e Shtetit, është i domosdoshëm për besueshmërinë ndaj Policisë
Vettingu, vetëlargohen 220 efektivë. 98 përqind dorëzuan formularët 4
ditë pasi Ministria e Punëve të Brendshme, mbylli procesin e vetëdorëzimit të 3 formularëve në kuadër të Vetting-ut në radhët e uniformave blu, nga 11 punjonjës të Policisë së Shtetit, 220 efektivë janë vetëlarguar. Në total pranuan të jenë pjesë e sistemit të filtrimit 98 për qind e punonjësve, ndërsa 2 për qind refuzuan që në nisje të këtij procesi. “Një shumicë goxha e madhe e kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit dhe i janë nënshtruar këtij procesi vlerësimi. Për të pasur shifra sa më të sakta për sa e kanë dorëzuar, sa nuk e kanë dorëzuar duhet të presim”. Kështu u shpreh zv/ ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, fill pas mbylljes së afatit për vetëdorëzim të formularëve të vetëdeklarimit mbi procesin e Vetting-ut. Paçka se shifrat nuk janë bërë publike, burime pranë ministrisë, pohuan se numri i efektivëve që nuk pranuan të jenë më pjesë e policisë është 220. Ndërsa 98 për qind e punonjësve dorëzuan brenda datës 7 maj formularët e vetëdeklarimit. “Sita” e Vetting-ut Pasi faza e vetëdorëzimit të formularëve kaloi, pritet të nis faza e dytë, ajo e “Gjyqtarëve” të këtij procesi. Numri i policëve që pritet të largohen nga radhët e
“Nga 11 punjonjës, 220 efektivë janë vetëlarguar. Në total pranuan të jenë pjesë e sistemit të filtrimit 98 për qind e punonjësve, ndërsa 2% refuzuan që në nisje të këtij procesi”.
TRI KRITERE “Pastërtia e figurës, pasuria dhe tek aftësitë profesionale. Tani nis faza e “sitës” së Komisionit të Jashtëm të Verifikimit, për 11 mijë punjonjësit e Policisë së Shtetit”.
uniformave mund rritet edhe më shumë, pasi të kalojnë në “sitën” e Komisionit të Jashtëm të Verifikimit. Ky komision i përbërë nga 15 anëtarë fillimisht do të kontrollojë 300 efektivët me gradë të lartë policore. Më pas monitorimit do t’i nënshtrohen ata me gradë të mesme që janë 2500 dhe në fund ata me gradë të nivelit bazë, me rreth 8 mijë punonjës. Efektivët duhet t’i përgjigjen pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë, apo anëtarë
ZV/MINISTRJA E BRENDSHME
INTEGRIMI
TË DHËNA
“Shpresa është pranimi, akoma larg por i arritshëm në BE. Kjo është ajo që mban ende shumë njerëz në vend. Nëse procesi zvarritet për një kohë të pacaktuar, njerëzit do të harrojnë ëndrrën, objektivin dhe me siguri do të radikalizohen me lehtësi”.
të ish-Sigurimit të Shtetit dhe, nëse janë përdorues të lëndëve narkotike. Punonjësit duhet të deklarojnë edhe nëse kanë patur takime me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Procesi i Vetting-ut mbështet në tri kritere: Pastërtia e figurës, pasuria dhe tek aftësitë profesionale. Ligji parashikon si mundësi për t’u rikthyer në radhët e policisë edhe ata punonjës që janë larguar më herët strukturat, por më parë duhet të kalojë Vetting-un.
Besueshmëria Vetting-u në Policinë e Shtetit u shoqërua me kritika, madje “sulm” ndaj procesit që në thelb ka rritjen e besueshmërisë ndaj uniformave blu, nuk mungoi as nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Por në turnet që minstri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka patur nëpër qytete të ndryshme të vendit me “Forumin qytetar për sigurinë publike”, theksin e ka vënë tek domosdoshëria e të pastrimit për
të pasur një besueshmëri më të madhe ndaj policisë. “Kam qenë dhe mbetem i bindur çdo ditë që Vetting-u në Policinë e Shtetit ishte dhe është i domosdoshëm për të forcuar integritetin e policisë për të rritur besueshmërinë brenda radhëve të policisë, por dhe mbi të gjitha besueshmërinë e qytetarëve te policia që duan të shohin te polici një njeri me figurë të pastër, në shërbim të tyre”, deklaronte ministri Xhafaj. Më tej ka thënë edhe se Vetting-u nuk bëhet për gabime teknike të plotësimit të formularit, por: “Ne nuk do të shohim kush janë gabimet teknike dhe një apo dy dokumenta, nuk është ky problemi për ne, jo ai polici që e vuri në kolonën një dhe dalin e treta. E kemi me ata që është çuditërisht polic qarkullimi dhe pronar hoteli”.
Kuko: Pranimi në BE, ul rrezikun që rinia të radikalizohet zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, gjatë konferencës ndërkombëtare të OSBE-së kundër terrorizmit, që po zhvillohet në Romë gjatë kryesisë së Italisë, me pjesëmarrjen e 100 delegacioneve nga 60 shtete dhe organizata, theksoi se në vitin 2015 qeveria shqiptare, miratoi Strategjinë Kombëtare Ndërsektoriale dhe Planin e Veprimit për Trajtimin ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa në vitin 2016 u krijua një strukturë unike kundër ekstremizmit të dhunshëm në nivel kombëtar. “Shqipëria ishte vendi i parë në rajon për të prodhuar një strategji gjithëpërfshirëse kombëtare dhe plan veprimi kundër radikalizimit të dhunshëm. Strategjia Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm zbaton një qasje parandaluese ndaj ekstremizmit të dhunshëm duke identifikuar komunitetet në rrezik të rënies pre e radikalizimit dhe duke përdorur mjete si arsimi dhe punësimi për të penguar përpjekjet nga grupe të ndryshme për të rekrutuar”,-u shpreh zv.ministrja.
Ajo shtroi pyetjen pse rinia largohet? Rruga për të mos rritur radikalizimin tek rinia, Kuko e sheh tek shpresa e Integrimit në BE, për të cilën theksoi se procesi nuk duhet të zvarritet, pasi çon në rritje të azilkërkimit. “Është shumë e rëndësishme të kuptohet se mposhtja e ekstremizmit në Ballkanin Perëndimor lidhet drejtpërdrejt me këtë moment të ri. Pse rinia largohet? Sepse kërkon shpresë. Dhe një nga gjeneruesit kryesorë të ndryshimeve të mundshme dhe me siguri shpresa është pranimi, akoma larg por i arritshëm në BE. Kjo është ajo që mban ende shumë njerëz në vend. Nëse procesi zvarritet për një kohë të pacaktuar njerëzit do të harrojnë ëndrrën, objektivin dhe me siguri do të radikalizohen me lehtësi, do të duan të emigrojnë/kërkojnë azil më shumë. Ne do të vazhdojmë reformat tona energjike, mbi të gjitha që të arrijmë deri në atë pikë sa të zëvendësojmë ekstremizmin e dhunshëm me zhvillim, arsim dhe kulturë”,-tha zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
12
E premte, 11 MAJ 2018
Bashkia e Tiranës bashkëpunim me projektin zviceran për kërkim shkencor
Veliaj: Krijojmë një brez të ri të kërkuesve socialë B
ashkia e Tiranës sjell risi në hartimin e politikave sociale në Shqipëri. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Menaxheri i projektit zviceran "PERFORM", Martin Dietz, nënshkruan një marrëveshje e cila nxit kërkimet shkencore, ofron ekspertizë dhe të dhëna për bërjen e politikave sociale. Ky bashkëpunim synon të krijojë një brez kërkuesish të rinj, që do të ndihmojnë Bashkinë e Tiranës në përkthimin e statistikave dhe rezultateve të marra nga terreni në politika konkrete. Veliaj falenderoi miqtë zviceranë dhe u shpreh se edhe ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e politikëbërjes së Bashkisë së Tiranës dhe adresimin e problematikave në mënyrën e duhur. "Jemi shumë të interesuar për të pasur një brez të ri të kërkuesve socialë, të cilët do na ndihmojnë që shumë prej statistikave, datave, informacioneve që vijnë nga terreni të përkthehen në politika konkrete, në mënyrë që në të ardhmen vendimet e Këshillit Bashkiak të bazohen mbi këto statistika e jo mbi kakofoninë që mund të krijojë një minorancë e zhurmshme në një moment të caktuar të vendimmarrjes. Kësisoj, sjellim një risi në politikëbërjen lokale në Shqipëri dhe besoj se pas Tiranës edhe qytete të tjera mund ta ndjekin këtë model", tha ai. Sipas tij, ky projekt mundëson që studiuesit e rinj socialë të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e bashkisë për të evidentuar problematikat, si dhe për të dhënë zgjidhje afatgjate
për to. "Zakonisht, në Shqipëri jemi mësuar të punojmë 'me vesh', por nga tani duhet të ecim me 'partiturë'. Ky projekt na siguron një 'partiturë', pra nuk duam të dimë vetëm që plehrat duhet të pastrohen, por sa herë në ditë pastrohen; nuk duam të dimë që një shkollë është e tejmbushur, por pse tejmbushjet, si mund të planifikojmë ndërtimin e një shkolle të re", u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf, tha se ky bashkëpunim do të prodhojë të dhëna të sakta, të cilat do t'i shërbejnë politikave dhe vendimeve të Bashkisë së Tiranës. "Është e rëndësishme, që ju të keni politika vendimmarrëse të shëndetshme. Dy përbërës ndih-
mojnë në përçimin e vendimeeve: mekanizmi i konsultimit dhe analiza e të dhënave të sakta. Mendoj se ky projekt i adresohet përbërësit të dytë, ku mund të përfshihen kërkuesit e rinj. Vendimet e mira pothuajse gjithmonë bazohen mbi të dhëna. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për përdorimin e kërkimit për vendimmarrje të mira politike. Ky do të jetë një shembull i shkëlqyeshëm se si shkencat sociale mund të ndihmojnë autoritetet për të përmirësuar vendimmarrjen e tyre", tha Ambasadori Graf. "Ky program konsiston në punë praktike dhe të prekshme me Bashkinë në projekte politik-bërëse nga shkencëtarë të rinj të fushave sociale. Puna kërkimore do t'i shërbejë kërkuesve pjesëmarrës në këtë program, por edhe Bashkisë, duke i dhënë eksperiencë në marrjen dhe përdorimin e të dhënave në politikëbërje. Projektet kërkimore janë raste reale. Programi do të mundësojë
mentorim të kërkuesëve për të garantuar punime cilësore, si dhe mbështetje për personelin e Bashkisë në përdorimin e evidencave në ciklin e politikëbërjes", tha Martin Dietz, Menaxher Projekti pranë "PERFORM". Bazuar në këtë marrëveshje, Bashkia ka identifikuar një numër temash/ fushash për të cilat nevojitet kërkim profesional, duke ja përcjellur "PERFORM". Programi do ta delegojë
punën kërkimore për temat e përzgjedhura tek akademikë dhe studiues të rinj. Kërkuesit do të trajnohen në mënyrë që ta orientojnë punën e tyre drejt rekomandimeve për politika dhe vendimmarrje. Në fazën finale të bashkëpunimit, Bashkia do të ketë një masë të mirë me studime dhe rekomandime për të zhvilluar politikat dhe vendimet e saj. Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë politikëbërjen bazuar në kërkim shkencor dhe në të dhëna. Kjo do të realizohet përmes tre përbërësve: fuqizimin e komunitetit të kërkuesve të shkencave sociale, forcimin e lidhjeve mes kërkuesve dhe politikëbërësve, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme e të mekanizmave financiarë për zhvillimin e kërkimit shkencor në vendin tonë. PERFORM do të angazhojë ekspertë nga International Centre for Policy Advocacy (ICPA) dhe Akademia e Studimeve Politike (ASP) - një tjetër institucion me mbështetje zvicerane - për të rritur kapacitetet e studiuesve, të cilët do të punojnë për projektet kërkimore. Projekti financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation.
qërohen jo vetëm nga një guidë që rrëfen më shumë rreth historisë dhe vlerave kulturore e mjedisore, por edhe nga tingujt e muzikës së harqeve të Liceut Artistik. Ekspozita "Rizbulojmë Parkun" do të qëndrojë e hapur për qytetarët nga data 12-13 Maj,
ora 11:00-17:00 tek Pallati i Brigadave. Prej tre vitesh Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë iniciativash për të afruar qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë me artin, por njëkohësisht edhe me këto atraksione turistike të qytetit.
PALLATI I BRIGADAVE HAP TË SHTUNËN DYERT
Tridhjetë punime artistike do prezantohen për publikun Një nga monumentet e historisë dhe peizazhit urban i kthehet publikut si një nga pikat më të rëndësishme të atraksionit ambiental, historik, monumental dhe turistik të Tiranës. Pallati i Brigadave do të hapë dyert këtë javë për të gjithë dashamirësit e artit duke pasuruar jetën kulturore të kryeqytetit. Tridhjetë punime (vizatime, akuarele, pastele) do të prezantohen në ekspozitën e titulluar "Rizbulojmë Parkun", duke përfaqësuar mbresat e artistëve të rinj, ndërkohë që qytetarët njëkohësisht do të mund të zbulojnë skulpturat, kopshtet, arkitekturën e ndërtesave dhe bukuritë e fshehura prej kaq vitesh të këtij Parku. Për të zbuluar parkun vizitorët do sho-
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
13
E premte, 11 MAJ 2018
Avni Mula, Reshat Arbana, Çun Lajqi, Bujar Asqeriu, Kastriot Tusha, Irma Libohova, Manjola Nallbani, Martin Leka, Luan Rama, e shumë figura të tjera publike nderuan "Mjeshtri i madh" me praninë e tyre
Në 70-vjetorin e lindjes, Agim Doçi promovon “Ritualin e kryqëzimit” Nga Albina Gjergji "Nëse i bëhet paqe gjithë botës Dhe lumturi të gjithë njerëzimit I gjeni dërrasat edhe gozhdët Unë pranoj ritin e kryqëzimit"! Sikurse vetë protagonisti i mbrëmjes. Aspak klishé dhe jashtë kornizave. E tillë ka qenë edhe festa e djeshme, organizuar me rastin e 70vjetorit të lindjes së poetit Agim Doçi në ambientet e "Tirana International". I konceptuar si një takim mes miqsh në një përvjetor jo të zakontë lindjeje, "Mjeshtri i Madh" në vend që të merrte dhurata zgjodhi të bënte, duke promovuar kështu edhe librin e tij të radhës me poezi, "Rituali i kryqëzimit". Artistë të sferave të ndryshme, sportistë, politikanë, gazetarë, si dhe dashamirës të shumtë ardhur nga e
gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi morën pjesë në këtë ceremoni, moderuar me mjaft simpati nga Bujar Kapexhiu. "Nderi i Kombit" Avni Mula, Reshat
Arbana, Çun Lajqi, Bujar Asqeriu, Kastriot Tusha, Irma Libohova, Manjola Nallbani, Martin Leka, Luan Rama, e shumë figura të tjera publike nderuan dhe spikasnin me praninë e tyre në ceremoni. Festa u çel me një dokumentar interesant kushtuar jetës dhe krijimtarisë së autorit, Agim Doçi, për t'ia lënë më pas radhën fjalimeve për autorin dhe të qeshurave pafund që familjarë, kolegë e artistë shkaktuan në sallë. Vetë Doçi, mes emocioneve të shumta e ndonjë loti që padashje e tradhtonte falenderoi të pranishmit për fjalët e mira që u thanë si dhe për atmosferën që krijuan. Nga salla e madhe e konferencave, festa e datëlindjes dhe e promovimit të librit "Rituali i kryqëzimit" u zhvendos në hollin e "Tirana International", duke vijuar më tej me një kokteil që zgjati deri në orët e vona të datës 9 maj 2018. "Rituali i kryqëzimit" përmban poezi të zgjedhura të autorit, vjen i redaktuar nga bashkëshortja e Agim Doçit, Yllka Çausholli, ndërsa në treg
prezantohet nën markën e Shtëpisë Botuese "GEER". Për artin grafik është kujdesur Erald Jaku. Agim Doçi është shkrimtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Emri i tij është ndër më të lakuarit në skenat e Festivaleve të Radio Televizionit Shqiptar. Ai ka shkruar shumë tekste këngësh me tematika të larmishme, por ato që duartrokiten nga e gjithë shqiptaria anembanë globit mbeten tekstet me temën e atdhedashurisë, veçanërisht për luftën e Kosovës. Emrat si Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Ledina Çelo, Cun Lajçi, Ilir Shaqiri, Numon
Mushkolaj, Liri Lushi, Arif Vladi dhe Leonora Jakupi janë vetëm disa nga këngëtarët që i kanë dhënë zë poezive të tij ne nivel kombëtar e ndërkombëtar.
“Rizgjimi magjik”, udhëtim teatror në natyrë i fëmijëve Fëmijët e talentuar të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë (National Cultural Children Center) do performojnë me talentin e tyre në spektaklin "Rizgjimi magjik" pranë sallës së Teatrit të Kukullave, në Tiranë. Ky spektakël do të japë një mesazh sensibilizues për artdashësit, pasi tregon përkujdesin e brezit të ri për të mbrojtur dhe për t'u kujdesur për natyrën. "Rizgjimi magjik" është një përrallë ekologjike, protagoniste e së cilës është "Nëna Natyrë", metaforë e një komuniteti të kujdesshëm kundrejt ambientit që na rrethon. Një udhëtim teatror në natyrë ku flutura, lule, pemë… mundohen të hyjnë në një kopsht, i cili transformohet me kalimin e stinëve. Një rrugëtim i shkurtër edukativ në botën e muzikës klasike dhe poezisë simboliste, për të gjithë fëmijët, prindërit, gjyshërit dhe mësuesit, ku gërshetohen muzika e Antonio Vivaldit dhe poezia e Asdrenit. Premiera ambientaliste "Rizgji-
"Gomari i Babatasit",ironia eAt Gjergj Fishtës në Teatrin Kombëtar Aktorët e teatrit "Migjeni" sjellin në skenën e Teatrit Kombëtar veprën klasike të At Gjergj Fishtës, "Gomari i Babatasit". Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati në Shkodër, "Gomari i Babatasit" vjen për publikun kryeqytetas si një perspektivë bashkëkohore nën kurimin dramaturgjik të Stefan Çapalikut dhe me regjinë e Altin Bashës. Vepra u botua në një situatë që përkonte me beteja të ashpra politike rreth formës që do të merrte organizimi i ardhshëm shtetëror i Shqipërisë. Tehu i sarkazmës fishtjane për politikanët, deputetët dhe zyrtarët është më i mprehtë se kurrë. Shfaqja do të vijë për publikun në datat 11-12-13 Maj, ora 20:00 në Teatrin Kombëtar.
mi magjik" do të shfaqjet për publikun pranë sallës së
Teatrit të Kukullave më datë 11 maj, ora 18:00.
AKTUALITET
14
E premte, 11 Maj 2018
“Shqiptarët kanë një reputacion të frikshëm, si njerëz që mbarojnë punë dhe ekspertë logjistikë përmes qasjes tek armët dhe aftësisë për të përballuar grupet rivale”
G
rupet kriminale që flasin shqip, po marrin drejtimin e shpërndarjes së narkotikëve në tregjet e BE-së, duke shqetësuar dukshëm Europën. Këtë shqetësim e ka ndarë edhe gazeta më e madhe, dhe më me ndikim në Londër. “The Times”, shkruan për lidhjen e dhunës së vërejtur së fundmi nëpër qytetet angleze dhe kokainës së futur në Britani nga grupet kriminale shqiptare. “Shqiptarët kanë krijuar një reputacion të frikshëm, si njerëz që të mbarojnë punë dhe ekspertë logjistikë përmes qasjes tek armët dhe aftësisë së tyre për të përballuar përmes forcës grupet rivale”,- është përshkrimi që kanë britanikët për shqiptarët, e që në të njëjtën kohë është shqetësues pasi përcaktimi si kriminelë, bën që reputacioni në sfidën për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, të jetë i kësaj natyre dhe pengues. Vetëm këtë të enjte janë të paktën rreth 10 artikuj në media të mëdha si BBC, The Times, Daily Mail, ANSA, Breitbart, etj, që kanë raportuar për shqiptarë të arrestuar dhe për të tjerë që kontrollojnë trafikun e drogës, kryesisht në Londër. Sipas “The Times”, kriminelët shqiptarë që kontrollojnë tregtinë e kokainës së pastër, kanë rritur praninë e tyre në Britani me afro 60 për qind në 3 vitet e fundit, duke nxitur një rritje të krimeve të dhunshme në vend. Në listën e 4.600 sindikatave kriminale më të rrezikshme në Britani, gjatë 3 viteve të fundit kriminelët britanikë janë ende më mbizotëruesit, por shqiparët kanë lënë pas, për herë të parë
“The Times”: Gangsterët shqiptarë kanë tregtinë e kokainës, të lidhur pas besës
vitin e kaluar rumunët. Dihet se rumunët janë më të shumtë në numër, si kombësi në Britani. Në këtë listë, nga afro 33.600 kriminelët, shqiptarët kaluan nga vendi i 8 në vendin e tretë. “The Times” nënvizon se mafia shqiptare ka lidhje me kartelet e Amerikës Latine dhe kanë
VLORË
S’e njohu kurrë nënën, historia e vajzës që vdiq në klasë
përhapur aktivitetin e tyre në qytete bregdetare dhe fshatra ruralë, duke shtuar importimin e sasive të kokainës. Sipas gazetës, ky fakt ka ngritur shqetësim jo të vogël tek Agjencia Kombëtare Britanike që lufton krimin e organizuar. Mendohet se kjo justifikon edhe numrin e lartë të
krimeve që janë regjistruar këtë vit në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Duke nënvizuar faktin që bandat shqiptare kanë kaluar me ndikim dhe ato të romunëve, nënvizohet se ata janë të specializuar në pastrimin e parave, krimin e dhunshëm dhe trafikimin e qënieve njerzore.
“Bandat shqiptare kanë zhvilluar një reputacion frikësues si ekspertë të marrëveshjeve dhe të logjistikës që kanë qasje në armë. Si dhe kanë kapacitet të fuqishëm në përballjet e armatosura me grupet rivale të tyre dhe nuk tërheqin vëmendjen e autoriteteve”, shkruan e përditshmja britanike. Gjithashtu nënvizon se kanabisi i prodhuar në Shqipëri i shitur në Europë ka vlerën 5 miliardë euro çdo vit. Por në Britani bandat janë fokusuar në trafikimin e kokainës me cilësi të pastër, i cili është një aktivitet më shumë fitimprurës. Autoritetet shprehin dhe një problem tjetër që kanë hapur me bandat shqiptare. Hetuesit tregojnë se e kanë thuajse të pamundur që të infiltrohen mes tyre pasi janë shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe i zbulojnë shumë shpejt agjentët e fshehtë. “Agjencia Kombëtare për Krimin e Organizuar thotë se korrupsioni dhe mungesa e bashkëpunimit nga autoritetet në Ballkan e bën më të vështirë goditjen e baronëve shqiptarë të drogës”, nënvizon “The Times”.
FIER
Magazina e kanabisit tërësisht në zonë të hapur P
18-vjeçarja Gerta Kasa, ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital, pasi humbi ndjenjat në klasë, paraditen e së mërkurës. E ndjera ka kaluar një jetë të vështirë. Ajo kurrë nuk e njohu nënën e saj, e cila mësohet se ndërroi jetë gjatë lindjes së vajzës së vetme, Gertës. Ajo u rrit me njerkën deri në moshën 18-vjeçare, kur mbylli sytë përgjithmonë. 18-vjeçarja jetonte me të atin dhe njerkën në Vlorë, ndërsa mësohet se kanë pasur shumë probleme ekonomike. E reja u nda nga jeta në mënyrë tragjike, teksa humbi ndjenjat në orën e mësimit, në gjimnazin ”Jani Minga”, dhe mbërriti e pajetë në spital. Nga dyshimet e para thuhet se vajza vuante nga epilepsia, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të saktësuar shkaqet e vërteta.
olicia e Fierit ka zbuluar një laborator në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike. Laboratori po ngrihej në fshatin Mbrostar të Fierit, në tokat në pronësi të një banori të Patosit. Laboratori ishte brenda një magazine në pronësi të Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50-vjeç, banues në Patos. Veç bllokimit të magazinës dhe laboratorit të kanabisit, policia sekuestroi një skaf me të cilin dyshohet se do të transportohej lënda narkotike. Ambientet ku do të rritej kanabisi ishin të pajisur me prozhektorë të fuqishëm për ngrohjen dhe ndriçimin e fidanëve dhe të gjitha pajisjet elektrike që e kthenin magazinën në një serë për kanabisin. Magazina ndodhet pranë rrugës, në një
zonë tërësisht të hapur. Ambjentet ku do të rritej kanabisi ishin të pajisur me prozhektorë të fuqishëm për ngrohjen dhe ndriçimin e fidanëve dhe të gjitha pajisjet elektrike që e
kthenin magazinën në një serë droge. Por megjithë këtë zbulim, policia nuk mundi të vërë në pranga, as pronarin e magazinës, kur po ndërtohej laboratori, dhe as pronarin e mjetit lundrues.
SOCIALE
15
E premte, 11 MAJ 2018
Trafiku rrugor, dy ministri po hartojnë udhëzim në prag të sezonit turistik
CEREMONIA
Gjiknuri, konsultë me shoqatën e transportuesve: Masat për sezonin turistik Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme po përgatisin një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave në periudhën e sezonit veror. Në kuadër të konsultimeve për këtë udhëzim, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me Shoqatën e Transportuesve Ndërkombëtare rrugor, Drejtuesit e Porteve Detare dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ministri Gjiknuri tha se tanimë është përcaktuar periudha e disiplinimit të lëvizjes nga 15 Qershori në 15 Shtator që përkon me sezonin turistik. "Gjatë sezonit turistik, nisur edhe nga kushtet e disa segmenteve rrugore dhe për të krijuar lehtësi për pushuesit, sidomos në ato zona që kanë intensitet me turizmin, bazuar në
Milika Jaho, "Qytetar Nderi" e Beratit
legjislacionin në fuqi, sëbashku me Ministrin e Brendshëm do nxjerrim një udhëzim ku do të disiplinojmë trafikun e mjeteve të rënda. Duke vendosur nga 15 Qershori në 15 Shtator kufizim të trafikut të mjeteve të rënda në periudhat e fundjavave. Duke
nisur nga e premtja përfshirë ditën e dielë trafiku i mjeteve të rënda do të ndalohet në disa segmente kryesore rrugore", u shpreh Gjiknuri. Gjatë diskutimit me grupet e interesit, u dakordësua periudha e disiplinimit 15 Qershor-15 Shtator ndërsa në ditët e ardhshme do të përcaktohen nga specialistët edhe oraret e kufizimit të qarkullimit në këto tre ditë të fundjavave dhe gjithashtu akset në të cilat do të zbatohet për të krijuar lehtësitë e lëvizjes por dhe mos penguar bizneset në aktivitetin e tyre. Udhëzimi do të ndiqet e zbatohet në terren në kordinim mes Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe agjencive tjera që rregullojnë transportin rrugor përfshirë dhe Portet dhe Doganat.
Në sallën e konferencave të Bashkisë Berat u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit "Qytetar Nderi" , Milika Jaho. Ajo ka drejtuar Bashkinë e qytetit të Beratit në një nga periudhat më të vështira, (1996-2000), duke reflektuar maturi, përgjegjësi, përkushtim, paanësi dhe drejtësi në zgjidhjen e problematikave të kohës. Ishin të pranishëm në këtë ceremoni përfaqësuesit më të lartë të institucioneve vendore, përfaqësues të komuniteteve fetare, të forcave politike, miq e dashamirës të familjes Jaho, mësues, nxënës, punonjës të administratës, qytetarë etj. Këshilli Bashkiak Berat me vendim nr. 18, datë 10.02.2018, ka miratuar në mënyrë unanime vendimin për t'i dhënë zonjës Milika Jaho titullin "Qytetar nderi" me motivacionin: "Një ndër qytetaret shembullore të Beratit, që gëzon respektin dhe mbështetjen e të gjithëve, simbol i dijes, mësueses së pasionuar, që ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e arsimit, mishërim i virtyteve të shkëlqyera, si nënë, bashkëshorte, mësuese dhe si një nga figurat publike, që ndërtoi ura tolerance, bashkëjetese, bashkëpunimi, pa dallim bindjesh partiake." Drejtuesi i kësaj ceremonie, Kadri Kuka, prezantoi një historik të shkurtër të biografisë së Milika Jaho, duke nxjerrë në pah disa nga cilësitë më të mira që e karakterizojnë këtë qytetare të respektuar nga cilido. Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, i cili i dorëzoi titullin e nderit Milika Jasho, vlerësoi disa nga cilësitë më të mira të qytetares model, e cila i dha jetë e shpirt këtij qyteti, pikërisht atëherë kur atij i duheshin më shumë se kurdo, duke u treguar bashkëkohësve të saj, por edhe pasardhësve, se bashkëpunimi, toleranca, ndjeshmëria qytetare, mirëkuptimi, dashuria dhe respekti janë disa nga cilësitë te të cilat duhet të mbështet çdo shoqëri që kërkon të zhvillohet me ritmet që kërkon koha. Ndërsa vetë Milika, përmes emocioneve, në fjalën e saj tha: "Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj jush, ndaj bashkëqytetarëve, kolegëve, miqve, shokëve, ndaj ish-nxënësve të mi në breza, të cilët gjatë jetës sime, në kohë të ndryshme, në forma të ndryshme më kanë falur dashuri e respekt. Sot unë përulem para tyre. Ne këto moment njeriu e ndjen veten të vogël, shumë të vogël përballë madhështisë së qytetit të vet. Duke ju falenderuar përzemërsisht, ju uroj suksese në drejtimin e Bashkisë, ju uroj të gjeni shpeshherë gjuhën e konsensusit në vendimmarrje në të mirë të qytetarëve."
LEZHË
Memoriali i vendvarrimit të Skënderbeut preferohet nga turistët e huaj Nga Jak Rrozhani
V
iti jubilar i 550 vjetorit të Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është bërë çdo ditë vend i preferuar për turistët dhe vizitorët e shumtë brenda dhe jashtë vendit. E veçanta e këtyre ditëve, që nga fillimi i këtij viti jubilar është se Memorialin e Vendvarrimit të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, e kanë vizituar më së shumti vizitorë dhe turistë nga shtetet e Evropës, SHBA, Amerikës së Jugut, Kanadasë, Azisë, Lindjes së Mesme etj. Duke përmendur këtu edhe Arbëreshët e Italisë, që e kanë bërë qytetin historik dhe turistik
të Lezhës dhe këtë Memorial, si shtëpinë e tyre tek vëllezërit e një gjaku edhe me koncertet e tyre artistike, me kostume tradicionale të tyre. "Vetëm për muajin prill të këtij viti, të huajt që kanë vizituar Memorialin e Heroit tonë kombëtar, Gjergj KastriotiSkënderbeu, kanë arritur shifrën rekord prej 178 vizitorësh e turistësh të huaj, me një gjeografi shtrirjeje nga të gjitha kontinentet, bën të ditur për "Koha Jonë", drejtori i Muzeut, Memorialit të Skënderbeut dhe i Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Paulin Zefi dhe specialisti i kësaj trashëgimie, Beqir Arifaj. Me punën promovuese dhe profesionale të
tyre të përditshme në këtë memorial, në ofrimin dhe krijimin e kushteve vizitorëve dhe turistëve, duke shpalosur para tyre jetën dhe veprën e ndritur të Skënderbeut, me luftërat fitimtare kundër turqve. Kështu, vizitorët dhe turistët e huaj, që preferojnë të vizitojnë dhe të njihen nga afër me Memorialin e Skënderbeut, por edhe me jetën dhe veprën e madhe të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, me luftërat e tij për liri dhe pavarësi, bashkim dhe shtet të pavarur, janë nga shtetet e Evropës si: Hungaria, Italia, vendet e Evropës Veriore, Qendrore etj, SHBA, Kanada, Brazili, Japonia, Kina etj. thek-
son drejtori Paulin Zefi.Duke përmendur këtu edhe Arbëreshët e Italisë, ku përveçse si vizitorë, shpalosin në këtë Memorial edhe vlerat kulturoro-artistike, me këngë, valle, melodi, me veshje tradicionale etj, me mbi 50 vizitorë e turistë, por edhe nga Diaspora. Si dhe sh-
qiptarët në Kosovë, por edhe në trevat shqiptare me koncerte artistike dhe me kostume kombëtare, si dhe nxënësit e shkollave dhe studentët brenda dhe jashtë vendit me autobusë dhe mikrobusë para këtij Memoriali, që janë të pranishëm në çdo kohë.
FORUM
16
E premte, 11 MAJ 2018
KOMENT Nga Agim Xhafka
K
ishte ditë që nuk po shihja në oborr të pallatit Nestin, komisionierin socialist të qendrës së votimit. Ka punuar mekanik terë jetën,burrë babaxhan dhe na mbin në shtëpi para zgjedhjeve. Do vota për partinë e tij. Militant i thekur. Por ka ca kohë që ia ka mbathur. Ka ikur familjarisht në Greqi. Atje nisi çunat para dy vjetësh dhe tani iku vetë. Mësova se ndihmon në një servis. Po ia kalon mirë e hë për hë nuk ka ndër mend të kthehet. Dua ta shoh që t'i them se ku vajtën premtimet e tij në se do votonim Rilindjen! As veten e vet nuk rregulloi. Banorët e pallatit tim janë
të çdo partie. Dhe shkojmë aq mirë sa e themi duke qeshur kundërshtimin ndaj njëri tjetrit. Pas pesë vjetësh të qeverisjes së majtë kanë ndryshuar shumë gjëra,por për keq. Per fat të keq. Xha Llazi,më i moshuari,sa herë më ndesh në ashensor më kërkon: -Më sill ca ilaçe nga Amerika, Gimo,se tek ne po shesin niseshte. Bledi,pa punë ishte e pa punë rrotullohet te Blloku. Ka dy katrona dhe zë ca poste parkimi. Ua lëshon atyre që vijnë te lokalet e natës. Nxjerr bukën,kaq,thotë. Llaqi,mjeku që çoi vajzat për mjekësi në Gjermani iku. Kur ne u gëzuam se
Banorët e pallatit tim do na bëhej pallati me tre doktorë,atëherë na la shëndenë dhe Llaqi. Me 400 euro as korrentin dhe ujin nuk paguan dot në Tiranë,u shpreh me të drejtë ai. Nusreti,i përndjekuri i vetëm që kemi,nuk ka drita prej dy vjetësh. Ia kanë hequr se nuk ka me se t'i paguajë. Priste të merrte ndonjë këst nga burgimi,por hiç. E shoqja thotë se sivjet e ka kap sëmundja e harresës. Nuk njeh njeri dhe nuk kupton se po vuajmë më shumë se në internim. Lum si ai,loton ajo. Oborri më parë kishte dy gropa,tani janë bërë gjashtë. Rrinë mbushur me
ujë përherë e sa kalojnë makinat spërkatin njerëz dhe dyqane. Vetëm Rropi e ka mbroth. Nuk voton kurrë. S'e dimë çfarë bindjesh ka. Por ja që nga një fuoristradë na u bë me dy. I bleu edhe gruas. Qesh përherë e na përshëndet buzagaz. Për pak harrova Petritin. Erdhi nga Lezha para ca vjetësh. Hapi një firmë ndërtimi. I eci ca kohë. Më pas mori kredi për një rrugë në Mirditë. Kishte fituar tenderin. Por pagesat i shtyheshin. Duhej që një pjesë ta paguante si ryshfet. Banka u nervozua dhe ia morën apartamentin,makinën dhe...kaq. Se nuk kishte
gjë tjetër. Iku sërish në Lezhë. Mbaroi ëndrra e tij,ia vodhi qeveria. Banorët e pallatit tim janë rralluar. Pak kemi ngelur. U mpakëm në numër dhe në të ardhura. Jemi më të varfër e më të trishtuar. -Të ishim më të rinj do e linim atdheun,-tha Agushi. -Njësoj është dhe po të rrish. Se atdheu na ka lënë. Jetimë,të varfër e pa mbrojtje,-i thashë. Oborri hesht dhe gropat e mëdha me ujë sikur na ftojnë të zhytemi. Të mbytur që të mbytur jeni,thonë e na presin në barkun e tyre të lagësht e të pistë...
Si çmendet dynjaja... Nga Thoma Goga
N
FEJTON
uk dihet kush qe i pari që e ka thënë: "Në fshatin tim a në fshatin tënd, një i çmendur gjithë vendin çmend". Kushdo që ta ketë thënë, tani kjo ka marrë dhen' dhe është bërë "pasuri" e Sovranit. E dëgjova këtë aforizëm pak vite më parë kur ia përplasnin njëri- tjetrit politikanët. Me këtë gjuhë flisnin në parlament, në konferenca shtypi apo në debate televizive. Në fillim nuk i kushtova rëndësi. Pastaj vrava mendjen; si ka mundësi që një i çmendur të prishë nga trutë gjithë vendin?! Ama, populli që e ka thënë, është menduar thellë. Dhe kur e thotë Sovrani, duhet të ketë një bazë. Enigma që më mundonte, u zgjidh shpejt. Do të rrëfejë këtë mesele xhaxhai, që ma ka rrëfyer rastësisht një xhaxha tjetër… Se edhe këtë mësim Sovrani na e ka lënë. Ndërsa ju i vini kapak muhabetit në fund…
...Në një provincë jetonte mirë e bukur një çift pleqsh. Jetonin si gjithë të tjerët me gjithë hallet e mëdha që nuk u ndaheshin. Kishin vetëm një lopë. Ishte lopë race nga ato që i kishin gjinjtë marshallah… E milnin dhe shisnin qumështin. Sa më shumë qumësht, më shumë klientelë. Kuptohet, më shumë para. Kur erdhi dita për t'u mbarsur, e çuan tek demi race i kooperativës. Edhe ky ishte marshallah…E lopa polli dy viça femra që u bënë mëshqerra marshallah. Lopës dhe demit i doli nami i mirë. Fshatarët donin që edhe lopët e tyre të kishin të njëjtin fat; të bënin nga dy mëshqerra marshallah…E çonin lopën tek demi "usta". "Loja" po hapej me shpejtësi. Po shtohej vërtetë raca e lopëve marshallah. Kur u rritën mëshqerrat, donin më shumë ushqim. Ndaj fshatarët mbanin një mëshqerrë, tjetrën e shisnin. Domosdo dhe fshatari e njeh mirë ekonominë e tregut brenda oborrit të tij… Po një ditë… Ah, për atë ditë! U hap lajmi se lopa e parë që hapi
këtë "lojë", na paskej qënë e sëmurë. Thanë se kishte pasur sëmundjen e "çmendurisë". Edhe ata që pinin qumështin e saj filluan të kishin shenjat e kësaj sëmundjeje. Njerëzit llafoseshin me vete. Kishin ethe. Dridheshin. Imitonin kafshët, zogjtë, politikanët… Dihet, i pari që e kishte marrë këtë "virus" ishte demi. Pastaj e morën lopët e fshatarëve që i çonin tek demi "marshallah" për ashtu… Pastaj ishin prekur mëshqerrat që u shitën në fshatra të tjerë. Mëshqerrat ishin bërë lopë dhe nga qumështi përhapej "virusi". Po si do zgjidhej kjo punë? Askush nuk jepte një mendje. Ca thoshin ta zhdukim rracën e këtyre lopëve. Ky ishte një mision i pamundur se lopët ishin shtuar me progresion gjeometrik. Dikush tha që të ekzekutohej demi. Ja e zhdukëm. Punë e madhe. Ai e kishte "mbjell rasatin". Njerëzit sëmureshin me progresion aritmetik. "Virusi" ishte ngulur thellë e s'kishte derman të gjenin shërim. Kishte plasur çmen-
duria. Shanin e mallkonin njëri tjetrin, pastaj qumështin, pastaj lopët, pastaj demin, pastaj… U bë si në atë përrallën e rrepës. Për të shkulur një rrepë, gjyshi thirri në ndihmë gjyshen, gjyshja mbesën dhe mbesa qenin…Po kohët kanë ndryshuar dhe tashti nuk vjen njeri për ta shkulur, por për ta ngulur… Kuptohet, për t'ia ngulur njëri-tjetrit. A thua që kjo mesele të këtë lidhje me këtë rracën e politikanëve tanë që janë bërë më keq se ajo lopa e parë që çmendi tërë dynjanë? Ca gojë të liga thonë PO, ca të tjera i vënë kyçin. Nuk e di, po ajo fjala e urtë, "Në fshatin tim a në fshatin tënd, një i çmendur gjithë vendin çmend", ngjajshmërinë e ka fare afër. E dini pse ma rrëfeu mua ai xhaxhai i parë? Ia kishte lënë amanet një tjetër xhaxha para tij. Ndaj dhe unë u detyrova t'ua rrëfeja juve e ju t'ua rrëfeni të tjerëve. Jo për gjë, po që të ruheni nga "lopët e çmendura". Dhe tani në fund i vini kapak muhabetit sipas oreksit dhe sipas respektit…
KURESHTI
17
E premte, 11 MAJ 2018
Shkencëtari i jep fund jetës me vdekje të vullnetshme Shkencëtari më i vjetër i Australisë, David Goodall, i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë të vullnetshme në një klinikë në Zvicër, rrethuar nga familja dhe duke dëgjuar një simfoni të Beethoven. Profesori 104-vjeçar i lindur në Britani u detyrua të merrte një avion nga shtëpia e tij në Australinë Perëndimore për në Zvicër, ku vendi lejon ndihmën për vdekjet e vullnetshme, ndërsa Australia e ka të ndaluar me ligj këtë. Në orët e tij të fundit, Goodall iu gëzua darkës së preferuar; peshk me patate të skuqura dhe një ëmbëlsirë me qumësht. Në minutat e fundit, ai dëgjoi Simfoninë e nëntë të Beethoven dhe menjëherë pas kësaj, ndërroi jetë. Për t'i dhënë fund jetës, Goodall rrotulloi një mekanizëm çka i lejoi infuzionin vdekjeprurës të rrjedhë në gjak nëpërmjet një gjilpëre serumi në krah. Vdekja e asistuar, ku pacientët ndërmarrin vendimin përfundimtar për t'i dhënë fund jetës
së tyre, është e ligjshme në Kanada, Holandë, Luksemburg, Zvicër dhe pjesë të SHBA-së. Goodall, botanist dhe ekolog me famë botërore, kishte bërë fushatë në vendin e tij për të lejuar eutanazinë për të sëmurët, duke u lejuar vdekjen të sëmurëve. Ndonëse Goodall nuk ishte sëmurë, ai kishte parë që vetëdija dhe lëvizshmëria e tij përkeqësoheshin në mënyrë
të konsiderueshme në vitet e fundit dhe tha se jeta e tij pushoi së qeni e kënaqshme "pesë ose 10 vjet më parë". Shkencëtari kërkoi që trupi i tij të dhurohej për mjekësi ose, po të mos ishte e mundur, që hiri i tij të shpërndahej në Zvicër. Ai dëshiroi të mos kishte funeral, shërbim përkujtimor apo ceremoni, pasi nuk kishte "besim në jetën e përtejme".
Mister, dy vëllezërit paralizohen sapo perëndon dielli Gjatë ditës, Abdul Rasheed dhe Shoaib Ahmed, 9 dhe 13 vjeç, janë si të gjithë vëllezërit e tjerë që qeshin dhe luajnë së bashku, por sapo perëndon dielli ata paralizohen krejtësisht dhe nuk mund të flasin. Vëllezërit nga
Pakistani janë quajtur "fëmijët e diellit", pasi prindërit e tyre mendojnë se ata marrin energji nga dielli. Ky rast ka lënë pa fjalë mjekët, të cilët nuk kanë arritur akoma të gjejnë shkaktarin e kësaj sëmundjeje. Javed
Akram, profesor i mjekësisë në Institutin Pakistanez të Shkencave Mjekësore, i cili po merret me trajtimin e vëllezërve, thotë "Ky rast është sfidë për ne". "Doktorët po kryejnë teste mjekësore për të kuptuar përse fëmijët janë aktivë gjatë ditës, por nuk mund të hapin sytë, nuk mund të flasin dhe as të ushqehen sapo ikën dielli. Ndryshe nga prindërit që mendojnë se fëmijët marrin energji nga dielli, mjekët e kanë hedhur poshtë këtë tezë, duke qenë se fëmijët mund të lëvizin gjatë ditës edhe nëse mbahen në një dhomë të errët, ku nuk bie dielli. Pavarësisht gjendjes së tyre të veçantë, djemtë janë energjikë dhe gazmorë. "Dua të bëhem mësues, thotë vëllai më i madh, ndërsa më i vogli do të bëhet mësues i fesë islame".
Gjykata e këtij shteti ndalon mësuesen myslimane të mbajë shami Një mësuese e shkollës fillore, e cila beson në fenë myslimane ka humbur mundësinë e saj për të përmbysur një ligj që ndalon veshjen e veshjeve fetare nga nëpunësit publikë në Berlin. Gjyqtari i Gjykatës së Punës në Berlin vendosi që ligji neutral i shtetit për mësuesit, policët dhe zyrtarët e gjykatës ishte kushtetuese. 16 shtetet e Gjermanisë kanë ligje të ndryshme mbi përdorimin e shamive të kokës në shkolla. Tre vjet më parë Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë shfuqizoi një ligj të përgjithshëm për mësuesit që i mbanin ato. Gjykata federale përmendi lirinë fetare, megjithëse nëpunësit civilë në të gjithë Gjermaninë nuk lejohen të mbulojnë fytyrat e tyre. Mbulimi i plotë i fytyrës nuk lejohet në nivel kombëtar, por shamia lejohet. Që nga vendimi federal i vitit 2015, çdo shtet ka hartuar rregullat e veta për mësuesit myslimanë. Mësuesja në Berlin punoi vetëm një ditë në shkollën fillore, para se të caktohet të shkonte në një kolegj ku ajo lejohej të mbante shaminë.
Transgjinori që jetoi si femër për 3 vjet: Ishte jetë konkurruese, do kthehem në mashkull Një model mashkull që ka shpenzuar 10 mijë dollarë për të zhdukur qimet me lazer dhe për të marrë tableta ostrogjeni që të kthehet në femër, ka marrë një vendim tjetër për jetën e tij. Ai ka vendosur të kthehet të jetojë sërish si mashkull pasi jeta si femër është e shtrenjtë dhe konkuruese. Alexander Veach, 30 vjec nga Los Anxheles mori këtë vendim pas 3 vitesh që jetonte si Aria. I quajtur "kukull biseksuale", Alexander ka kaluar kohë duke u identifikuar sikur nuk është i tillë, por tani thotë që është i lumtur të jetojë si një mashkull pasi të qenit transgjinor është izoluese dhe stresuese. "Isha Aria për 3 vite dhe kishte ndryshim
të madh me jetën e Alex. Nuk jam dikush që jeton në një kuti, nuk lejoj që normat gjinore të më tregojnë çfarë të bëj apo ndaloj që të kem vend në shoqëri. Njerëzit mendojnë që jam falso dhe jo i vërtetë, por unë besoja kokë e këmbë se isha grua në trupin e një mashkulli", tha ai. Nuk dihet nëse Alex do të bëjë ndonjë ndërhyrje të re për të ndryshuar përmasën e gjoksit.
Londra, qyteti më i mirë në botë për studentët Londra është listuar në vendin e parë si qyteti më i mirë në botë për studentët. Kompania Quacquarelli Symonds (QS) e specializuar në të dhënat e edukimit të lartë ka renditur më parë Montrealin dhe Parisin në vendin e parë, transmeton REL. Renditja bazohet në disa faktorë si numri i universiteteve më të mira në një qytet, tregu i punës, diversiteti kulturor dhe kualiteti i jetës. Sidoqoftë, Londra ka mbetur mbrapa në kategorinë e përballueshmërisë. Kompania në fjalë publikon çdo vit edhe renditjen e universiteteve më të mira në botë. Krahasimet, të cilat përfshijnë pikëpamjet e 50,000 studentëve janë përpjekje për të përcaktuar disa nga përparësitë dhe të metat e qyteteve për studentët. Në 10 vendet e para nuk gjendet asnjë qytet amerikan, krahasuar me dy vende gjermane si Berlini dhe Mynihu. Parisi, që për vite të tëra ka kryesuar në listë, këtë vit gjendet i pesti në listë.
VIP
18
E premte, 11 MAJ 2018
BBC për Eleni Foureira: Ylli i popit grek, favorite për të fituar Eurovisionin "Nuk ka asgjë të keqe me të qenurit seksi", është thënë për përfaqësimin e Eleni Foureira në Eurovizion. Performanca e saj me këngën "Fuego" ka koreografi me energji dhe intensitet të lartë, ku është vënë re mënyra si hedh flokët njësoj si diva Beyonce. Eleni ka thënë se kënga ka të bëjë me fuqizimin e femrave dhe ajo dëshiron "të tregojë zjarrin që gratë kanë brenda tyre". Në një shkrim nga BBC thuhet se këngëtarja është aktualisht e preferuara e të gjithëve për të fituar konkursin e vitit 2018. Qipro nuk ka fituar kurrë Eurovizionin, por ka bërë një përpjekje të madhe për të arritur triumfin me Fuego (që do të thotë "zjarr" në spanjisht). Së pari, ata e regjistruan si Eleni nga Greqia, ku ajo është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop. Ajo ka lindur në Shqipëri dhe emigroi me familjen e saj në vitet 1990 për shkak të luftës civile. "Ne filluam një jetë të re nga
Edhe Bebe Rexha ka qenë viktimë e sulmit seksual, ja rrëfimi i saj Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka deklaruar për herë të parë se është ngacmuar seksualisht nga ish-producenti i Drake. Në një postim në Twitter, ajo ka shkruajtur se është e lumtur që dy femra artiste si Kristina Buch dhe Peyton Ackely kanë nxjerrë dokumente që vërtetojnë se ai ka abuzuar seksualisht e fizikisht me to. Bëhet fjalë për producentin Detail që ka punuar me Drake,Wiz Khalifa, Beyonce dhe Jay Z. Në shkrimin e publikuar në llogarinë e saj, Bebe shkruajti: "Jam e lumtur që këto femra thanë të vërtetën. Është e frikshme. Ai tentoi dhe me mua por dola jashtë studios. Është e frikshme që femrat të dalin dh eta thonë hapur këtë gjë. Këto femra janë të forta. Ai e provoi të njëjtën gjë me mua kur isha artiste e re në tregun muzikor".
zero në Greqi. Ishte aq e vështirë për mua dhe për prindërit e mi. Kam pasur shumë ëndrra dhe gjithmonë kam dashur të jem e suksesshme", ka thënë ajo. Eleni filloi të luante në teatër kur
ishte adoleshente dhe në fund u bashkua me një grup vajzash të quajtur Mystique. Grupi u nda në vitin 2009 dhe Eleni vazhdoi të ketë një karrierë solo me katër albume dhe 32 teke.
Bashkëshortja e Weinstein thyen heshtjen: Nuk dija asgjë për sulmet seksuale Gruaja britanike e producentit që kërkonte seks në këmbim të karrierës, Harvey Weinstein ka thyer heshtjen e saj, duke treguar se nuk dinte asgjë për sjelljen e bashkëshortit. Georgina Chapman,
e kontaktuar nga "Mirror" për ka thënë se vazhdon të jetë e zemëruar dhe të ketë shenja mosbesimi pasi më shumë se 80 gra dolën për të akuzuar Weinstein për sulme seksuale. Ajo e ka vuajtur shumë këtë
skandal pasi ka ndikuar dhe në shëndetin e saj, gjë që i solli rënien e menjëhershme nga pesha. 42-vjeçarja që është duke punuar për procedurat e divorcit ka thënë se qan shpesh për faktin se gjithçka mund të ketë ndikuar tek fëmijët. "Ekziston një pjesë e imja që ishte shumë naive. Kam momente zemërimi, konfuzioni dhe mosbesimi. Humba 4.5 kg në 5 ditë. Nuk haja dot asgjë. Koka po më plaste. Ishte e vështirë sepse shkruheshin artikuj për të dhe duhet të largoja fëmijët", tha stilistja, bashkëthemeluese e firmës së modës Marchesa për "Mirror". Ndërkohë producenti vijon të mohojë se ka bërë dicka gabim, duke shtuar se ka kryer marrëdhënie me dëshirën e të dyja palëve. 66vjecari është në vëmendjen e tre qendrave për investigimet kriminale si Londra, Nju Jorku dhe Los Angeles.
Pas 2 vitesh mungesë, Jonida Maliqi i dedikon këngë dashurisë së ndaluar Jonida Maliqi kishte 2 vite që i mungonte tregut muzikor, por ka vendosur sot të rikthehet duke sjellë këngën "N'errësirë". Një projekt muzikor i punuar prej disa muajsh që flet për dashurinë e ndaluar. Kujtojmë se Jonida Maliqi është marrë me tregun e modës gjatë kësaj kohe, të cilin e ka treguar dhe në klipin muzikor me veshjet e zgjedhura. Ajo njoftoi për publikimin e këngës në Instagram duke shkruajtur: "Më në fund pas shumë ditëve punë dhe muajve dëshirë për të sjellë një pjesë të shpirtit tim, nga qielli i 7 kam kënaqësinë t'ju lajmëroj se kënga n'errësirë publikohet sot në Youtube". Teksti është punuar nga Olti Curri dhe mendohet të jetë suksesi i rradhës i Jonidës. Kujtojmë se kënga e fundit që kishte publikuar ka qenë "Jam bërë si ti" para 2 vitesh.
Miranda Kerr sjell në jetën fëmijën e parë me themeluesin e SnapChat Miranda Kerr ka sjellë në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin e saj Evan Spiegel. Supermodelja ka mirëpritur në jetë djalin, e pagëzuar me emrin Hart, të martën. Ky është fëmijë ai dytë i 35-vjeçares. Ajo gjithashtu ka një djalë 7-vjeçar, Flynn me ish-bashkëshortin Orlando Bloom, me të cilin u martua në vitin 2010 dhe u nda në vitin 2013. Kerr dhe shefi ekzekutiv i Snapchat, Spiegel filluan të dilnin së bashku në qershor 2015 dhe u fejuan në korrik 2016. Ata u martuan në maj 2017 në një ceremoni sekrete në oborrin e shtëpisë së tyre në lagjen Brentwood të Los Anxhelosit. Në nëntor Kerr njoftoi se do të bënte baba për herë të parë 27-vjeçarin.
SHOWBIZ
19
E premte, 11 MAJ 2018
DEPUTETI GREK TRONDIT FANSAT:
Kthejini shqiptarët ku ishin, askushi dhe këmbëzbathur Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira, e cila në Eurovizion prezanton Qipron është bërë shkak i një diskutimi të madh në Greqi dhe shpërthimit shumë të ashpër nga një deputet grekë. Kasidiaris u shpreh se shqiptarët nuk janë gati për asnjë negociatë dhe përmendi Elenin si një rast që tregon hapur se shqiptarët duhen kthyer atje ku janë askushi dhe pa këpucë veshur. Konkretisht, Kasidiaris ka thënë se "e shikoni kush janë shqiptarët? Merrni rastin e Eurovisionit, reklamojmë një këngëtare që nuk thoshte se ishte shqiptare, e të gjithë këta lamashët futbollistë e këngëtarë sapo bëjnë para fillojnë të veshin bluzat e UCK, e të bëjnë simbolet e Shqipërisë së Madhe. Le të shkojnë aty ku ishin askushi e nuk kishin këpucë në këmbë. Asnjë bisedë për shqiptarët,
Rita favorite për anëtare të jurisë në "X Factor" Rikthimi i Mel B në jurinë e "X Factor" është vënë në dyshim shkaku i problemeve familjare dhe këngëtarja Rita Ora është favorit për ta zëvendësuar anëtaren e "Spice Girls" në ulësen e gjyqtarëve. Ylli me prejardhje nga Kosova pritet të kthehet në ulësen të cilën e shijoi para tre vjetësh, shkruan tabloidi britanik "The Sun". Kandidate tjera për ulësen në "X Factor" janë edhe Cheryl, Alesha Dixon, Kylie Minogue dhe Mariah Carey.
asnjë negociatë, derisa të ndalojë politika antigreke e qeverisë shqiptare. Veto greke kërkon Agimi i Artë për të mos
vijuar asnjë diskutim me sistemin Rama per integrim në BE", përfundoi ai sot në Parlament.
Craig do të paguhet 25 milionë dollarë për rolin e Bondit Daniel Craig do të paguhet 25 milionë euro për të përsëritur rolin e James Bondit. Aktori britanik - i cili më parë kishte bërë të ditur se nuk do të luajë rolin e agjentit të famshëm - është joshur të rikthehet shkaku i pagesës së majme, raporton revista Variety. 50-vjeçari do të bëjë paraqitjen e pestë në rolin e Bondit në filmin e 25-të për agjentin e njohur britanik. Kthimi në këtë rol vjen si befasi pasi më parë kishte thënë se më parë do t'i priste venat sesa të luante në film.
Grande i jep fund lidhjes me Miller Ariana Grande dhe Mac Miller janë ndarë pas më shumë se dy vjet që ishin në lidhje dashurie. Këngëtarja e "No Tears Left to Cry" dhe reperi 26-vjeçar Mac Miller, kanë vendosur të shkojnë rrugëve të tyre, por do "të mbeten miq të ngushtë", shkruan TMZ. Çifti është ndarë për shkak të skemave të tyre tepër të ngarkuara, transmeton KosovaPress. Ariana ishte takuar me Mac gjatë xhirimit të 'The Way' në vitin 2013.
Hardy transformohet në Al Caponen Tom Hardy është aktor i njohur për transformime të shumta fizike. Për filmin më të ri, Hardy do të luajë rolin e Al Capones në "Fonzo". Disa fotografi të publikuara të Hardyt gjatë xhirimeve për rolin e ri tregojnë se ai ka ndryshuar tepër dhe ngjan shumë në njeriun e famshëm të krimit. Xhirimet e filmit nisën në mars.
SHENDETESI Konsumimi i kanabisit të çon drejt një vdekje të parakohshme Tymosja e shpeshtë e marijuanës gjatë adoleshencës mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim suedez. Kërkuesit shkencorë suedezë analizuan më shumë se 45 000 meshkuj të cilët kishin kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në periudhën 1969-1970. Ata
N
donjëherë fitojmë disa zakone që përveçse të sjellin të mira në shëndet, shkaktojnë efekte të padëshiruara, qoftë fizike dhe psikologjike. Mënyra se si nisim mëngjesin na ndihmon të kemi energji dhe vitalitetin për të cilin kemi nevojë për gjithë ditën. Shumë prej tyre bëhen rutinë e përditshme, por me kalimin e kohës dëmtojnë mirëqënien tonë. Për këtë arsye, ja disa këshilla se çfarë duhet të shmangni në mëngjes, sigurisht duke u fokusuar tek shëndeti. Paracetamoli, apo aspirina nuk duhen pirë esëll në mëngjes, pasi sjellin shqetësime në stomak, dhe për të minimizuar efektet duhet ta pini atë me një gotë qumësht apo shumë ujë. Ndjesia e urisë rrit nervozizmin tonë dhe na bërë më të prirur për debat. Mundohuni të keni të gjithë të njëjtin orë zgjimi, dhe përmirësoni gjendjen tuaj. Përdorimi i antinflamatorëve Paracetamoli, apo aspirina nuk duhen pirë esëll në mëngjes, pasi sjellin shqetësime në stomak, dhe për të minimizuar efektet duhet ta pini atë me një gotë qumësht apo shumë ujë. Pijet alkoolike Nëse pini esëll alkool, dëmet për mëlçinë apo veshkat është i frikshëm. Kjo pasi efekti i tyre dyfishohet me stomakun bosh. Nëse keni konsumuar alkool për arsye të ndryshme, sa më shpejt duhet të hani një panine me gjalpë. Shmangni përzierjen e alkoolit me kafen apo pije të gazuara pasi efektet e dëmshme shtohen. Debati që në mëngjes Ndjesia e urisë rrit nervozizmin tonë dhe na bërë më të prirur për debat. Mundohuni të keni të gjithë të njëjtin orë zgjimi, dhe përmirësoni gjendjen tuaj. Pirja e lëngut të agrumeve Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale me mjaft të mira për trupin, por nëse e pini esëll irritojnë mukozën e stomakut, për më tepër nëse vuani nga gastriti. Për këtë këshillohet të jetë në raport 1
panë shkakun e vdekjes së tyre në Regjistrin Kombëtar të Shkaqeve të Vdekjes dhe doli se ata që kishin tymosur shumë hashash në adoleshencë, ishin 40% më të rrezikuar për të vdekur para të gjashtëdhjetave, në krahasim me ata që nuk kishin pirë. Një ekspert amerikan tha se përdoruesit e kanabisit zakonisht kanë
20
E premte, 11 MAJ 2018
shëndet më të keq se ata që nuk e përdorin, ndërsa studime të tjera e kanë lidhur tymosjen e marijuanës me kancerin në mushkëri dhe me problemet e zemrës. Ndërkohë, Dr. Kevin Hill, anëtar i Këshillit të Psikiatërve Amerikanë, u shpreh: "Një studim si ky suedezi jep mesazhin e qartë se sasia ka shumë rëndësi".
Hiqni dorë nga këto zakone të mëngjesit: Jo pije alkoolike, jo çamçakëz Humbni peshë me injeksion? Shkenca thotë po
me 1 me ujë për të minimizuar efektet. Përtypja e çamçakëzit Gjatë përtypjes prodhohet një
substancë e njohur si acid klorhidrik që me stomakun bosh shkakton efekte anësore. Nëse jeni mësuar të përtypni
çamçakëz në mëngjes, zgjidhni ata me ëmbëlsues natyral dhe mos e përtypni më shumë se 10 minuta.
Çaji i ftohtë të dobëson Dihet se çaji i ngrohtë ndihmon për heqjen e kilogramëve të tepërt, por shkencëtarët zviceranë kanë zbuluar se çaji i ftohtë është edhe më efektiv për këtë qëllim. Sipas tyre, çaji bimor djeg dyfish kalori kur konsumohet i ftohtë. Përfundimi ka ardhur pas një studimi të kërkuesve shkencorë të Universitetit të Friburgut. Ky studim i shtohet shumë të tjerëve që kanë treguar se çaji është i mirë për shëndetin.
Zbulimi, i emërtuar nga shkencëtarët e "Imperial College London" si trajtimi "më emocionues" i obezitetit, po testohet tek njerëzit. Një injeksion që ju ndihmon të bini ne peshë afërsisht, 6 kg në muaj, mësohet se po krijohet nga shkencëtarët britanikë. Testet kanë zbuluar se pacientët në mënyrë natyrale hanë 30% më pak ushqim pasi janë trajtuar me injeksionin hormonal i cili punon njësoj si një grup gastrit. Sipas shkencëtarëve, ilaçi ka qenë mjaft i suksesshëm në testime sa disa prej pacientëve nuk ishte më nevoja të merrnin ilaçet e diabetit. Në testim u përfshinë 20 pacientë të cilët morën tre hormonet përmes ngjitësve dhe pompave për 28 ditë dhe rezultatet ishin mahnitëse. Ata arritën të humbin nga 1 deri në 8 kg, duke e bërë trajtimin po aq efektiv sa një operacion për të rënë në peshë.
KOHA E LIRE
21
E premte, 11 MAJ 2018
SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ
Gjuhës Shqipe 68. Titull fetar në kishën ortodokse ndërmjet priftit dhe mitropolitit, peshkop. 71. Që zhvillohej një herë në çdo katër vjet në Greqinë e lashtë në Olimp. 74. Shërben për t'u fshirë 77. Përmbledhje hartash gjeografike; përmbledhje hartash, pasqyrash, skicash, grafikësh etj 78. Dakord në gjuhë universale 79. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 80. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 81. Si kishtin makinat e Durrësit targën 83. Ai që ka bërë bir a bijë në shpirt një fëmijë të tjetërkujt 86. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 87. Që rri varur, që rri pezull; që varet pas diçkaje tjetër 89. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 90. Partia Shqiptare Atdheu 92. Shprehje krahinore, urdhërore, pusho, mjaft, ose ashtu 94. Era i bën ashtu flamurit 96. Ndjenjë hidhërimi, dhembshurie e mëshire, që lind për dikë kur pëson një fatkeqësi ose kur ka një të metë trupore 99. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 101. Njësi e matjes së kohës, e barabartë me një të gjashtëdhjetën pjesë të orës dhe që përbëhet nga gjashtëdhjetë sekonda 103. Zëri që nxjerr një njeri kur qan.
106. Pasi rrushi shtypet bëhet i tillë, më pas vjen vera, dhe pas saj rruga për tek rakia 109. Gjëndje e përkohëshme e pijedashësve, e kundërta, i dehur 111. Qendër me burime ujërash termale 112. Erë e ngrohtë, që fryn nga jugperëndimi, sjell shi dëmtues 114. Ai që do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri 115. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 116. Udhëtim për të vizituar një vend të caktuar për qëllime arsimore, shkencore etj VERTIKALISHT 1. Romani i Anton Pashkut 3. Paraja ruse quhet ashtu 5. Që nuk merr anën e asnjërës nga palët e përfshira në debat, etj 6. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 7. Banka Botërore 8. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 9. Aktorja ... Hyka, lindi në Tiranë më 9 Korrik 1958. Interpretoi disa role në estradë dhe kinematografi 10. Vend i ngritur buzë arave ose anës shesheve, udhëve, hendeqeve etj. 11. Titull fetar në kishën ortodokse, grada më e ulët fetare në këtë kishë 12. Lëndë plasëse. Atë e shpiku kimisti suedez Alfred Nobel 14. Eshtë ai i punës, ai i mësimeve, ai i veprimeve. Oren e ka në të. 16. Giacomo ..., avanturieri i
famshëm italian, miti i epshit 17. S'ka dalë nga ... i derës sot 23. Eshtë një term nençmues për një njeri të dobët, shëndetlig 24. Gaz natyror i thjeshtë, pa ngjyrë e pa erë, më i lehtë se ajri, që formohet nga shpërbërja e lëndëve organike 26. Gjuhë, pjesa e lëvizshme e gjuhës 27. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 28. Duhan i thatë e i shkoqur si pluhur, që e thithin me hundë për të nxitur teshtitjen 29. Riprodhim i përpiktë i një dorëshkrimi, i një dokumenti, i një tabloje etj 31. Parzmore ose ..., shtresë mbrojtëse prej çeliku a prej metali të fortë, mburojë për mjetet levizëse 36. Që ka të bëjë me anglezët dhe me saksët (fise me prejardhje gjermane) 38. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 39. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 40. Gjendja e një njeriu që rri kot, të ndenjurit pa bërë asgjë 41. Gaz pa ngjyrë, me erë të fortë e të pakëndshme, i cili ka veti oksiduese 42. Portret i gdhendur ose i punuar në skulpturë dhe i rrethuar nga një kornizë e rrumbullakët a vezake 43. Tërësia e bimëve të gjelbra, e barishteve të njoma etj. 44. Neritan... i arkeologjisë dhe i politikës 47. Më 19 janar 1966, ... Gandhi u zgjodh kryeministre e
70. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 72. Ndërtesë e madhe me shumë kate 73. Zëvendës i guvernatorit në një krahinë, mëkëmbës, zyrtar i lartë (koha e sundimit otoman) 75. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 76. ... Çeliku është aktore e njohur, kujtojmë rolet në kinematografi: "Ata ishin katër" (1977), "Shokë të një skuadre" (1984), "Një djalë edhe një vajzë" (1990) 82. Monedhë e argjendtë me vlerë të vogël, që përdorej në Shqipëri para Shpalljes së Pavarësisë 84. Tërësia e njohurive pak a shumë sistematike, që dikush ka përvetësuar në një fushë të caktuar 85. Kanali i ... është i gjatë 82 kilometra dhe kalon nëpër ngushticën e panamasë duke lidhur Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor 88. E vendos dikë a diçka në një vend 91. Ai që luan një rol në shfaqjet teatrale ose në filma kinematografikë 93. Që ka erë të këndshme dhe që u hidhet pijeve ose ëmbëlsirave për t'u dhënë erë e shije të mirë 94. Njësi e matjes së fuqisë, (shkurt. W) 95. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 97. Krahinë industriale në Gjermani 98. Dukatasi i penës, Skënder ... (2 mars 1936-4 shkurt 2013) 100. Kryengritës, i cili vendoset në zona të thella malore ku qëndron, përgaditet dhe sulmon befasishëm 102. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 104. Të qenët i lirë. E drejta e fjalës, e shtypit, e shprehjes është ... 105. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 107. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 108. Të lag e të bën qull 110. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 111. Dafinë ka edhe atë emër 113. Tirana, e kishte targën e makinave ...
Indisë 48. Aleanca Kuq e Zi 51. Premtim solemn për të qëndruar besnik 54. Me faqe të dhëmbëzuar, që shërben për të ngrënë sende prej metali a prej druri 55. Ashtu i themi diçkaje që të ngjall frikë të madhe, të tmerron 58. Kiro ..., Presidenti i Parë i Republikës së Maqedonisë, vdiq më 2012 62. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 63. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 64. Ashtu ose periudhë 66. Pjesëmarrës në çetat e komitëve grekë, quheshin tamam ashtu 67. Kirkizia ka atë monedhën e saj 69. E kundërta e përparimtarit, zhvillimit 1
2
3
M A K E
T
10
L
4
P
5
E
6
7
S
V
8
9
R R
E G U L
R
L
A
P
A B
K 14
S
L O J
11
U
A N U E
S H ¸
M
˙ 12
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
HORIZONTALISHT 2. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 4. Lojë me tridhjetë e dy gurë, ose grua e seres, zonjë 10. vizja per Zhvillim Kombetar 12. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 13. Element kimik, jometal i fortë, me ngjyrë të zezë dhe simboli B 15. Lënda që mbush eshtrat, e tillë është ... e kurrizit 18. Djubout quhet kryeqyteti i tij, ndodhet në pjesën lindore të Afrikës, me sipërfaqe 23,000 km² 19. Romano ..., ishKryeministri italian 20. Kajkatohet, llastohet, sillet me ... 21. Sikur, gjoja, shtiret, mashtron se po bën atë që duhet 22. Një nga televizionet kombëtare shqiptare, i pari në transmetim në HD, falas. Degëzimi i saj në Kosovë 23. Trajtim profesional afatshkurtër për kualifikim 25. Krotonias ..., filozof dhe mjek grek (rreth 520 p.e.r.) Pitagorist që mësoi se në të gjitha gjërat njerëzore sundon kontradikta 28. Plan financiar, shuma e parashikuar e të ardhurave dhe e shpenzimeve të një shteti 30. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 32. Zëri më i lartë se tenori e më i ulët se sopranoja 33. Burri që qante një të vdekur 34. Radhë sendesh të një lloji, që janë shkuar në pe 35. Që ka shtat të lartë, të lidhur e të fuqishëm 37. Trup i përbërë që përftohet nga bashkimi i karbonit me metale, me hekurin, me kalciumin etj. 40. I qëroj një frut, i heq lëkurën diçkaje, e zhvesh 42. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 45. GRamshi e kishte ashtu targën 46. Kështjellë në vend të ngritur nga mund të vështrohej një qytet 49. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 50. Koha e favorshme për të kryer një punë a për të bërë diçka. 52. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 53. Ai që nuk shprehet as "po" as "jo" në një votim 55. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 56. Numri i barabartë me dhjetë herë njëqind 57. Të ftohtë i madh e i thatë, acar; ngrica e dimrit 59. Arkë e vogël prej druri, kartoni, metali a prej ndonjë lënde tjetër 60. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 61. Hollues petësh byreku, shprehje krahinore. 65. Më 14 nëntor 1908, aty u mblodh Kongresi i Alfabetit të
D
15
E
L
17
I
N
K U L M A K
A
N
16
H M I
18
V A R ¸
D
S I
¸
19
Y
C
J
F
20
O S
I
L
L
21
¸
22
O D E
A
24
Z
A R
I
R
E
T
25
26
O
S
13
R
˙
27
H A G R
M U S
U
28
E N I
K U L
23
T
29
P A R A F I
N ¸
30
E
I
E
31
32
V A N D A K
33
P
34
I
L
H
R 35
R
36
37
A K O N I
K
D 38
E
A
39
A
S
40
M U S
A I
41
K
R
F
G
M
T R
E C
O
I
U K
42
K O D
43
M I
O
S
44
P
B L
R A N A
R
45
K A S A B A
R
E 46
L
P
S
47
Z
T I
48
D I
49
N A M I
T
M
S
G
N
50
C
I
U
I
A
F
H
52
N
T
P
¸
A R
¸
58
A S
H K R I
V
59
M
K R
I
S
F R
T
H
E
K O L E
K T
O R R
67
U
M
A
64
O
R
E
G
V
E
P R
O J
77
E Z
L
O M
A K
H Q I
P
E R
E
76
H
C 81
M ¸
A
O H
R
80
S
H O J
¸
82
B
D O
84
I
T
U M
E
L
C
N
¸
D
85
A
S
86
R
R
A G I
E
T
M
87
H I 88
O
I
I
V A T
O R
F
O
E
98
P
M
O R 91
A 97
B
K T
N
90
K U L T 96
L E
89
M
92
M
U
D E
93
M
99
R O N T
S
A M A T O R
F
A
94
L
95
A
M
100
102
M A
101
I
Z
I
O N O M I
103
E I
A
G
104
I
S
M
79
83
B
V E M J
N
75
P 78
S
R
74
V E
¸
G
71
73
L
Z
R
66
V
69
D E R D
72
H
K I
65
I
68
70
L
N 57
A D O R A T S 61
63
V ¸
A B C
T
R
N
S
O
60
62
A
T 54
56
D I
S
E
53
55
L
I
51
L
H
A N E
R
R
O R
K
G
E
N D I
106
S H T ¸
K
Z
105
¸
110
107
108
K O R O T A Y E
109
V
111
T
˙
S
M ¸
L L
E N J
¸
I
N
L
L
SPORT BOMBERAT
22
E premte, 11 Maj 2018
“Këpuca e Artë”, Guri dhe Soue të abonuar me golin këtë sezon S
kënderbeu u shpall zyrtarisht kampion të mërkurën në mbrëmje, pas humbjes së Kukësit në Durrës. Ndeshjet e kësaj mesjave në fakt ishin edhe një duel në distancë mes Gurit dhe Soue, të cilët spikatën me golat e shkëlqyer. Tashmë të dy sulmuesit potent të të dyja ekipeve janë në të njëjtën kuotë golash, 19. Ali Soue i Skënderbeut, shënoi tre gola ndaj Lushnjës, duke shpëtuar skuadrën e tij nga një humbje që mund të kishte vendosur jo pak në vështirësi ekipin e tij. Bomberi nga Gambia këtë sezon ka qenë një hero “fjalë pak”, i cili ka zhvilluar thuajse gjithmonë
ndeshje të mira. Soue po kalon një forma të jashtëzakonshme, teksa në 8 ndeshjet e fundit ka shënuar 9 gola, 5 vetëm në dy takimet e fundit ndaj Laçit dhe Lushnjës. Trajneri Ilir Daja e pranoi dje se ekipi do ta ndihmojë për të shënuar sa më shumë në javët e fundit. Meraku më i madh i korçareve, qëndron në faktin se mund ta humbasin në fund të sezonit për shkak se ai ka ardhur në formë huazimi. Sidrit Guri ndërkohë i ka mahnitur të gjithë, pas largimit të Bakajt. Bomberi shkodran është kthyer në një makineri golash, duke realizuar 19 deri më tani, por duke qenë
edhe pika e referimit në ekipin verilindor. Guri ka shkëlqyer aq shumë saqë ka lënë pa fjalë edhe trajnerin e Kombëtares, i cili të mërkurën ishte i pranishëm në “Niko Dovana” për ta ndjekur nga afër. “Ai ka bërë vendin vetes”, u shpreh tekniku italian, si për të konfirmuar ftesën për miqësoret e qershorit. 24-vjeçari ka shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e fundit, duke marrë në konsideratë edhe ndeshjet e Kupës. Më shumë se kaq nuk mund të pretendosh nga një sulmues. Pyetja që shtrojnë të gjithë tashmë është: Kush do ta fitojë Këpucën e Artë, Soue apo Guri?
Bomberi shkodran ka vlerësuar maksimalisht strategun aktual të verilindorëve, Peter Pakult KRYEBASHKJAKJA
Salihi “tradhton” Skënderbeun: Shpresoj që ta fitojë Kukësi titullin sezonin e ardhshëm! Rozalb Lika
H
amdi Salihi ka luajtur për dy sezone me ekipin e Skënderbeut, ndërkohë q u bë i famshëm sezonin e kaluar me grisjen e kartonit para syve të gjyqtarit Enea Jorgji në Kukës. Duket disi e habitshme, por tashmë sulmuesi shkodran është një tifoz i ekipit verilindor. Në një intervistë të dhënë për portalin austriak, “Sport Krone”, Salihi ka komentuar paraqitjet e Peter Pakult në Shqipëri, duke uruar që shumë shpejt ai të jetë kampioni i Superiores, pasi skuadra e tij dhuron futbollin më të mirë, edhe pse është në vendin e dytë të kampionatit. “I ndjek ndeshjet e kampionatit shqiptar thuajse çdo javë dhe lexoj shumë për të. Jam i lumtur që Kukësi po luan një sezon shumë të mirë dhe është aktualisht skuadra më e mirë e kampionatit. Edhe pse janë në vendin e dytë, ata luajnë futbollin më të mirë në Shqipëri. Unë jam i lumtur që Pakult ishte i aftë të integronte
STASTISTIKAT
shpejt idetë e tij për lojën në skuadër dhe në kampionat. Mendoj se nuk e kishte të lehtë, por ka marrë vendimin e duhur. Uroj që të shpallet kampion dhe që skuadra e tij të vazhdojë të luajë në nivelet më të larta. Për mua, ai është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë”, tha bomberi shkodran. Hamdi Salihi po shkëlqen në Austri, pasi shënuesi më i mirë
në skuadrën e tij me 20 rrjeta të tundura, më shumë se sa realizoi sezonin e fundit në Superiore, kur ishte pjesë e Skënderbeut. Me korçarët sulmuesi arriti të shkojë te goli vetëm 15 herë dhe në fund të sezonit e mbylli me Shqipërinë, por do të kthehej vetëm për të luftuar për titullin me Vllazninë, sikurse edhe e ka deklaruar në daljet e tij mediatike. 34-vjeçari me
shumë mundësi edhe sezonin e ardhshëm nuk do të ndryshojë ekip, por me gjithë këto gola të realizuar, me siguri do të ketë oferta edhe nga ekipe të elitës në Austri, pasi ndihet mirë fizikisht dhe para portës është pikërisht ai nuhatësi që e njohin të gjithë. Me këto ritme ai do të vijojë të mahnitë sërish me golat e tij, që normalisht Superiores i mungojnë.
Voltana Ademi “mban premtimin” e fushatës: E çoj Vllazninë në Kategorinë e Parë!
Voltana Ademi mban premtimin. Në verën e vitit 2015, gjatë mbylljes së fushatës elektorale, kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, bëri një premtim të madh, që ishte një “autogol” në fakt: “Klubin e futbollit Vllaznia, do ta çojmë më tej, në Kategorinë e Parë”. Është me zë e figurë dhe në situatën ku është ekipi kuqeblu, kalimi nga Superiorja në të Parën është një realitet i afërt. Në Shkodër, po u premtove Vllazninë kampione, janë gati të gjithë të të japin edhe mbështetje politikisht. Viti 2019 është special për ta, pasi festojnë 100 vjetorin si klub. Nëse do të jenë në Kategorinë e Parë, atëherë do të ishte një faturë e rëndë për kryebashkiaken dhe mbajtje e një premtimi elektoral, nga të paktët që mbahen në vendin tonë, ku gjatë zgjedhjeve janë të shumta. Aktualisht Vllaznia renditet në vendin e parafundit në Kategorinë Superiore pas 33 javësh kampionat dhe në tri javët e mbetura ka tre takime të vështira.
Shifrat e frikshme të Skënderbeut kampion, askush si ata Skënderbeu dominoi këtë sezon Kategorinë Superiore duke triumfuar me meritë të plotë 3 javë para fundit, megjithatë ky edicion pati hije të errëta për korçarët kjo natyrisht për shkak të dënimit 10-vjeçar që UEFA aplikoi ndaj bardhekuqve, ndërsa 4 ditë më parë trajneri Daja i zhgënjyer nga disfata në Laç vendosi në diskutim të ardhmen e tij në stolin e kampionëve. Shifrat tregojnë forcën
e korçareve që kanë sulmin më të mirë me 65 gola të realizuar dhe ne të njëjtën kohë mbrojtja më e fortë e kampionatit. 30 gola të pësuar, 2 më pak se Flamurtari dhe 5 më pak se Kukësi. Numri më i madh i fitoreve të konkretizuara, plot 22 dhe natyrisht kolona e humbjeve ka shifrën më të ulët, 5 herë është dorëzuar skuadra korçare, 3 disfata më shumë ka Kukësi i vendit të dytë. Si të mos
mjaftonin numrat që dëshmojnë dominimin, ky ekip ka edhe golashënuesin më të mirë të sezonit deri më tani, Ali Soue-n, i cili me 19 gola të realizuar ndan për momentin vendin e parë me Gurin. Skënderbeu rikthehet të jetë mbreti i futbollit shqiptar pas vetëm një sezoni dhe e bën në mënyrën më të mirë të mundshme, kampion në të gjitha aspektet e lojës së futbollit.
SPORT
23
E premte, 11 Maj 2018
“Corriere dello Sport” ka publikuar një opinion për sukseset e bardhezinjve
MBROJTËSI
Magjia e Bufon dhe leksionet që dha Juventusi në Kupën e Italisë
Hysaj drejt largimit nga Napoli, të kaltrit gjejnë zëvendësuesin
J
uventusi feston dhe ngre sërish Kupën e Italisë me një kapiten legjendar si Bufon, i cili kaloi një tjetër mbrëmje speciale. Bardhezinjtë konfirmuan superioritetin e tyre në futbollin italian. Perla e njëpasnjëshme të një epoke të shkëlqyer:4 Kupa Italie radhazi, në pritje të festimit të titullit të shtatë radhazi. Një natë që i përshtatet me një sezon të mrekullueshëm: tre ngjyrat (flamuri italian) në fanellë të vendosur, finalja e fituar me mënyrë të merituar ndaj Milanit, dhe me keqardhjen për ndeshjen e Championsit në Ligën e Kampionëve, që u vendos nga arbitri në Bernabeo. Fillimisht Benatia, dhe më pas Dagllas Kosta, sërish gol nga mbrojtësi që realizoi dopietë, ndërkohë që “pokerin” e vendosi me autogol Kaliniç. Një ndeshje me një sens unik. Për të bërë diferencën, për të parë vlerat, ka menduar kualiteti i pafund që ka Juventusi. Përqendrim, krenari, një lexim shkencor në momentet delikate të ndeshjes: bardhezinjtë kanë konfirmuar superioritetin e tyre, aftësinë e tyre për të ndërtuar suksese, të aftë për të mos ta vënë asnjëherë në diskutim. Një Juventus që nuk ka pësuar asnjë gol në Kupë. Dhe kjo është pasqyra
e një strukture të përsosur të klubit, e aftë të përfaqësojë një model në Itali dhe jashtë vendit. Nuk ndalen kurrë, ky është slogani. Një Juventus që fiton dhe projekton të ardhmen, pa humbur kohë për të ri-lexuar romanin e tij të mrekullueshëm, duke parë koleksionin e gjatë të trofeve që është fituar që nga viti 2012. Një Juve e bukur dhe e pamëshirshme, e ushqyer me talentin menaxherial të Anjelit dhe të Marotës, nga intuita e Paratiçit dhe nga karakteri i Nedvedit, një lidhje e çmuar
KLUBI FRANCEZ
Ka shpenzuar pa limite, UEFA bën gati dënimin për PSG
mes ekipit dhe klubit. Një Juventus pa rivalë, të paktën deri më tani në Itali. E aftë për të trembur edhe Realin e Madridit. Një kapitull që nis për meritë të Bufon, vendimtar edhe pse është 40 vjeç, besnik ndaj një karriere legjendare. Krahasimi me Donarumën, ka konfirmuar edhe njëherë se duhet kujdes kur bëhen të tilla vlerësime. Juventini ndërtoi bazat për festën e Kupës me dy pritje për t’u duartrokitur, ndërkohë që gardiani kuqezi bëri dy gabime në golat e 2-0 dhe 3-0. Një Juven-
tus për rekord që nis sigurisht nga Alegri, i aftë për të postuar ekuilibrat me logjikë, me instiktin e tij, me kapacitetin për të ndryshuar modulet dhe futbollistët. Triumfi në Kupë me Higuain në stol dhe Mandzukiç titullar, konfirmoi edhe forcën e këtij trajneri për të bërë gjithmonë zgjedhjet e duhura. Të fitosh: ky është specialiteti i Juves, i cili i ka mësuar të gjithë se Kupës i duhet dhënë një vlerë absolute. Një tjetër leksion. Nga Drejtori i “Corriere dello Sport”, Alessandro Vocalelli
Elseid Hysaj duket i destinuar për t’u larguar nga Napoli në fund të këtij sezoni në rast se trajneri Mauricio Sarri vendosë që të shkojë tek Çelsi. Të kaltrit kanë filluar që të mendojnë për zëvendësuesin për mbrojtësin shqiptar, por dhe për Maxhion, i cili nuk bind më për shkak të moshës së tij. “Gazzetta dello Sport” shkruan se drejtuesit e Napolit e kanë gjetur tashmë lojtarin e ri të krahut të djathtë të mbrojtjes, që do të zëvendësojë Hysajn, të palëvizshëm në formacionin e trajnerit Sarri. Bëhet fjalë për Bartosh Berezinski, 25-vjeçarin e Sampdorias, që ka impresionuar në këtë sezon. Mbrojtësi ka folur me patriotët e tij polakë të Napolit, Milik dhe Zielinski. Një tjetër alternativë është edhe Vinsent Laurini, 29-vjeçari i Fiorentinës, i cii ka luajtur më parë ne Seria A me Empolin, si dhe Gatano Letizia nga Benevento.
MERKATO
Interi transferon zyrtarisht De Vrij, por nuk ka para për Rafinjën dhe Kanselon M
PSG i trembet një dënimi të rëndë nga UEFA, që ka hapur zyrtarisht një hetim për shkeljen e “fair play”-it financiar. Vendimi pritet të dalë në fillimin e muajit qershor. Sipas “L’Equipe”, klubi francez duket se është përgatitur për një ndëshkim të ashpër, që mund të jetë i ngjashëm me atë të 2014-ës, kur UEFA i kërkoi të mos kalonte deficitin prej 60 milionë eurosh mes shitjeve dhe blerjeve. Një limit që është tejkaluar nga klubi në tre vitet pasues (92,2 milionë në 2015, 78,7 në 2016 dhe 144 në 2017) dhe që rrezikon të komplikojë seriozisht merkaton e ardhshme të verës. Nuk është llogaritur as blerja e Kilian Mbape. Sulmuesi i ri francez është marrë verën e kaluar nga Monako me formulën e huazimit dhe me detyrimin për t’u blerë në verën e 2018-ës për 180 milionë euro. Një situatë që mund të vërë në vështirësi PSGnë, duke e detyruar të shesë njërin mes Mbape ose Nejmar.
erkatoja e këtij sezoni për Interin do të varet shumë nga kualifikimi në Champions League ose jo, por zikaltërit kanë filluar që t’i lëvizin kartat që tani. Sipas Gazzetta Dello Sport, Stefan de Vrij tashmë mund të konsiderohet zyrtarisht një futbollist i Interit duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Sipas gazetës më të madhe sportive në Itali zikaltrit kanë depozituar në ligën italiane të futbollit kontratën e mbrojtësit holandez. 26-vjeçari ka hedhur firmën dhe do të jetë i lidhur me Interin për 5 vitet e ardhshme me një kontratë nga e cila do të përfitojë 4,2 milionë euro në sezon. Nga një holandez te një portugez, puna e shkëlqyer që po bën Piero Ausilio me Interin do të marrë një vlerë akoma edhe më të madhe nëse drejtori sportiv do të arrijë të blejë përfundimisht kartonin e Joao KanSelos nga
Valencia. Los Che nuk kanë ndërmend të bëjnë skonto dhe ia kanë bërë të qartë Interit se nëse nuk paguan 35 milionë eurot që parashikohen në kontratë brenda 31-majit, Joao Kanselo do të rikthehet në Mestaja. Një operacion shumë i vështirë ky për Interin në optikën e fair-playit financiar që penalizon shumë klubin italian. Interi do t’i kërkojë Valencias ta bëjë pagesën për
Kanselon në muajin korrik për ta shtuar atë në bilancin e vitit të ardhshëm pasi deri në 30 qershor zikaltrit duhet të rikuperojnë 40 milionë euro, diçka e vështirë për t’u pranuar nga spanjollët të cilët kanë në tavolinë disa oferta që i kalojnë 50 milionë eurot për mbrojtësin e djathtë portugez. Pa Champions do të bëhet i komplikuar edhe blerja e kartonit të Rafinjës nga Barcelonës.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
P
residenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me Kryetaren e Bashkisë Zaira Rami, deputetë të zonës dhe përfaqësues të pushtetit vendor përuruan rrugën e re në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës. Më pas, Presidenti i Republikës dhe autoritet vendore e qendrore ndoqën një koncert me këngë polifonike karakteristike të zonës me rastin e festës tradicionale të 10 majit. Gjatë kësaj vizite Presidenti i Republikës vlerësoi Baba Fetah Xhelajn (pas vdekjes) me Titullin "Naim Frashëri""Për kontributin si mëmëdhetar dhe udhëheqës i shquar fetar i cili, krahas besimit tek Zoti, e frymëzoi
popullin me idealin e lirisë. Në vlerësim të veprimtarisë patriotike për përhapjen e gjuhës e kulturës shqipe, si dhe në organizimin e luftës kundër pushtuesve të vendit". Duke iu drejtuar të pranishmëve të shumtë, mes të cilëve edhe Kryegjyshii Botëror i Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Presidenti Meta vuri në dukje se: "Jam i lumtur që jam rikthyer këtu në Kolonjë në festën tuaj tashmë tradicionale të 10 majit! Nën këtë rrap shekullor është bërë historia e ndritur e shqiptarisë ku janë mbledhur çetat e burrave të Kolonjës e të Kurveleshit. Ky shesh i ka bashkuar bijtë dhe bijat e fshatit e të krahinës në
24
E premte, 11 MAJ 2018
Presidenti Meta përuron rrugën në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës
gëzime dhe derte. Këtu janë marrë vendime të rëndësishme dhe janë nisur për luftë burrat e fshatit dhe të krahinës në kryengritje kombëtare për pavarësi dhe çlirimin e vendit
dhe mbrojtjen e atdheut. Nder dhe lavdi dëshmorëve të Kolonjës, të Kurveleshit, të Labërisë dhe të gjithë Shqipërisë! Respekt edhe për atdhetarët dhe mësuesit kolon-
P
një humanizëm të jashtëzakonshëm e përkushtim profesional, qytetar dhe njerëzor ka lënë gjurmë të thella me shërbimin e tij për më shumë se katër dekada, me më shumë se pesëdhjetë mijë ndërhyrje dhe operacione.
Presidenti Meta viziton qytetin e Gjirokastrës
residenti i Republikës, Meta vizitoi qytetin e Gjirokastrës ku u mikprit përzemërsisht nga Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami dhe Prefekti i Qarkut Astrit Aliaj, deputetë të zonës dhe qytetarë të shumtë. Presidenti i Republikës dekoroi doktorin e shquar gjirokastrit Vasil Laboviti (pas vdekjes) me Titullin e lartë "Mjeshtër i Madh" "Për kontributin intelektual e atdhetar, për profesionalizmin dhe humanizmin e pashembullt të treguar në ushtrimin e misionit të tij fisnik si mjek kirurg. Në vlerësim të veprës së tij patriotike, në kushtet e terrorit të egër të pushtuesve, për shpëtimin e qytetit të Gjirokastrës nga masakra naziste". Presidenti Meta në fjalën e tij gjatë ceremonisë, pasi shprehu kënaqësinë që gjendet në këtë qytet, theksoi se "kam nderin dhe privilegjin që të dorëzoj këtë vlerësim të veçantë për një personalitet mjaft të spikatur dhe të dashur për Gjirokastrën, i cili me
jarë, të cilët 115 vjet më parë hapën shkollën e parë shqipe dhe në këtë njëqindvjeçar edukuan e arsimuan breza të tërë kolonjarësh, të cilët janë shquar në çdo kohë!".