www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Opozita: Sot ejani të rrëzojmë Ramën! E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 110 (8551)
E shtunë, 11 Maj 2019
Çmimi 30 Lekë
Sot zhvillohet një nga protestat më të mëdha dhe më vendimtare kundër qeverisë “Rama”. Në orën 18:30, Fronti Opozitar ka thirrur qytetarët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe kryetarët e partive të tjera opozitare kanë bërë thirrje se “Sot o kurrë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama!”
Ish-Presidenti Bamir Topi prezanton librin “NOCTURN”
Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe ish-presidenti Bamir Topi, dje gjatë promovimit të librit “Nocturn” FAQE 8 (Kur arsyeja errësohet nga pushteti)
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI
BATUTA E VITIT
Deputeti Kujtim Gjuzi: Braimllari: Rama ka shkuar në ekstrem Edi Rama, mos të të shoh më me këmbët përpjetë me qytetarët, çdo në zyrën e Ruçit! gjë mund të ndodhë
FAQE 14
FAQE 3
Thellohet tragjedia në Letoni, vdes edhe majori Klodian Tanushi
Në foto: Majori Klodian Tanushi
KËRKESA
Artan Fuga i shkruan Ramës: Shkarko ministren e Arsimit, Besa Shahini
FAQE 15
ISH-DEPUTETJA
Grida Duma: Kryeministri Rama të largohet për të shpëtuar institucionet
NËNKRYETARI I PD
Edi Paloka: Largimi i Ramës i panegociueshëm
FAQE 5
Intervistoi: Herion Mesi
FAQE 5
FAQE 17
POLITIKE
2
E shtunë, 11 MAJ 2019
“Sot në betejën pa kthim”, kreu i PD-së: Në këtë muaj të shenjtë, i madh është shpërblimi për ata që luftojnë
K
reu i selisë blu, Lulzim Basha nga qyteti i Kamzës përsëriti edhe njëherë faktin se zgjedhje pa Partinë Demokratike nuk do të ketë, ndërsa shtoi se këtë tashmë e dinë edhe ndërkombëtarët. Ai foli me tone të ashpra duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas Bashës, tentoi të mbillte përçarje tek qytetarët e Kamzës, por nuk ia doli, sepse qytetarët qëndruan të bashkuar dhe të vendosur. Gjithashtu lideri demokrat kishte një thirrje të fortë edhe për ministrat dhe nëpunësit e qeverisë Rama, ku iu kërkoi të mos firmosin tendera abuzive, sepse këto të fundit do të hetohen të gjitha me ardhjen e PD në pushtet. Mes tjerash, kryedemokrati Lulzim Basha tha se në 12 javët e fundit është ngritur shpresa dhe vetëdijesimi i qytetarëve shqiptarë në çdo cep të vendit. “Keni ndaluar për herë të parë, përparimin e të keqes në çdo vatër shqiptare dhe unë jam këtu për të përgëzuar rolin tuaj. Në emrin tuaj, edhe socialistëve të Kamzës, që u janë bashkuar ju në protestën për liri dhe demokraci. Sekreti i kësaj shprese, është ngritur në të gjithë Shqipërinë. E patë në Shkodër, Korçë, Gjirokastër dhe Mallakastër dhe e kam parë kudo që shkoj. Ju jeni zemra e kryengritjes demokratike, e cila do ta përcjellë të keqen nga historia e shqiptarëve. Krimi është bërë i gjithëpushtetshëm dhe korrupsioni ka marrë përmasa të paimagjinueshme në këto 30 vite. Shakatari i kësaj gjendjeje ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama.
Basha i prerë: Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Anija e kapitenit po mbytet Kamzën e goditi financiarisht duke hequr plot 90 për qind të ndihmës sociale, e goditi duke ngritur procese ndaj lidershipit demokrat për të zbutur qëndresën dhe vendosmërinë tuaj, por nuk ia doli, sepse ju qëndruat. Demokratë e socialistë kanë sot të njëjtat halle, ndajnë të njejtin mjerim. Kjo, sepse Edi Rama me krimin e organizuar e ka kthyer Shqipërinë në çifligun e tij. Ai flet për Europën, por nuk e do Europën. Kjo ka qenë stili dhe qeverisja e Edi Ramës. Ka 12 javë, që shqiptarët e kuptuan dhe u vetëdijesuan, se zotër në shtëpinë e tyre nuk mund të jetë Edi Rana, as kriminelët dhe as oligarkët. Të gjithë duan siguri për vendin e punës. Të gjithë duan një të ardhme pavarësisht partive. Të gjithë duan drejtësi. Sekreti i vetëdijesimit të shqiptarëve përmblidhet në tre fjalë: pjesëmarrje, përballje dhe qëndresë. Ky është sekreti i demokratëve të Kamzës. Ai nuk iu theu në këto 6 vite. Ky mësim është një realitet kombëtar dhe këto elementë janë çelësi i besimit që do të hapë të nesërmen e re. Gjysma e punës është kryer, dhe Shqipëria do të këtë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Por duhet të
kryhet edhe gjysma tjetër. Sepse bisha e vërtetë po bën gjithçka për të ruajtur aferat kriminale dhe të paligjshme. Do t’i japë një mesazh të drejtpërdrejtë, cdo ministri në qeveri: Anija e
kapitenit po zhytet. Çdo firmë që hidhni, do t’iu çojë para ndjekjes penale dhe gjithçka që grabisin do të jetë provë. Asnjë akt, që kur opozita dogji mandatet nuk do të njihet. Nëpunësve civilë
iu bëj thirrje të hapin sytë dhe të mos firmosin, sepse ky është antiligji, është antishteti dhe ka marrë fund. E gjithë Europa e ka kuptuar. Zgjedhje pa Partinë Demokratike, s’janë demokratike dhe nuk do të pranohen”, deklaroi dje kryedemokrati Lulzim Basha. Takimi në Kavajë Gjatë takimit në qytetin e Kavajës, Lulzim Basha e quajti protestën e sotme, si më vendimtaren për fatet e vendit. Ai premtoi rritje pensionesh dhe çlirim të biznesit, gjëra që sipas kreut demokrat janë të mundshme nëse largohet klika në pushtet. “Do të çlirojmë biznesin nga taksat, do të evropianizojmë Arsimin dhe shëndetësinë, do të rrisim ndihmën ekonomike e do të rrisim pensionet për çdo shqiptar. Të gjitha janë të mundura kur të rrëzojmë Shqipërinë e frikës e të ndërtojmë Shqipërinë e lirisë e si gjithë Europa”, tha Basha. Duke uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, Basha shtoi se, kush lufton për kauzë të drejtë e ka shpërblimin e madh, sidomos në këtë muaj të shenjtë. “Pala tjetër do bëjë gjithçka për të ruajtur asetet e paligjshme. Kërkojnë të na lodhin por e kanë gabim. Dëgjoni Kavajën, Shkodrën e Gjirokastrën. Shikoni nesër Tiranën. Shqipëria, me bekimin e Zotit, me punën e ndershme, ky do të jetë destini final. Nesër në betejën pa kthim, në këtë muzg, para faljes, uroj besimtarët për një agjërim të lehtë e të pranuar. Në këtë muaj të shenjtë i madh është shpërblimi për ata që luftojnë për kauzën e drejtë. Mirësevini nesër në Tiranë”, u shpreh dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
I BIRI PRANË TIJ, BASHA KUJTON “KUNDËRSHTARIN” SOKOL OLLDASHI: NDERON TRASHËGIMINË
K
ryetari i Partisë Demo-kratike Lulzim Basha mori pjesë dje në një takim me 300 studentë europiane të EDS (European Democratic Studentes), e cila është organizata studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane. Në aktivitet ka qenë i pranishëm edhe djali i ish-ministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauku, të cilin Basha e ka përshëndetur veçanërisht duke i vlerësuar dhe kontributin. Nuk ka munguar një mesazh i Bashës edhe për kundërshtarin e tij në garën për kreun e PD-së pas dorëheqjes së Sali Berishës, Sokol Olldashin, për të cilin tha se ishte mik dhe bashkëpunëtor i shquar i tij. “Në këtë sallë ndodhen studentë të cilët janë ngritur në një betejë të pashembullt prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të universiteteve shqiptare të mbështetur nga miq, shok të tyre shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, njëri prej tyre Glauk Olldashi që kam kënaqësinë e
Djali i Sokol Olldashit bën prezantimin e parë në PD, mesazh për rininë
veçantë ta përshëndes dhe t’i uroj mirëseardhjen sot në këtë bashkëbisedim dhe natyrisht merita e tij është sepse që ditën e parë
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
ka qenë në krah të studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve europiane por natyrisht nderon edhe trashëgiminë e babait të tij, ish-kryetarit të FRPD, një miku dhe bashkëpunëtori të shquar timin, një nga liderët e PDsë të ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, zotit Sokol Olldashi. Studentët janë të bashkuar dhe FRPD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahë të studentëve. Nën shembullin tuaj edhe ne morën një hap të tillë për të qenë krah njerëzve, braktisëm atë që sot nuk është parlamenti i Shqipërie, por atë që është privuar se është produkt i krimit dhe bashkëpunimit me krimin, me pushtetarët aktuale që kanë uzurpuar institucionet duke shkatërruar votën e lirë, kanë
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
shkatërruar shtetin e së drejtës. Miq tanë se ndodhen sot në një vend të parin në historinë e botës prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, e kanë asgjësuar prej dy vitesh. Prej dy vitesh kemi një gjykatë të lartë jofunksionale, me 40 mijë dosje të pagjykuara. Kemi një prokuroi të kapur politikisht”, tha ai. Prezantimi i Olldashit Glauk Olldashi, djali i madh i ishdeputetit të ndjerë Sokol Olldashi ka bërë prezantimin e parë në publik pak kohë pasi kishte deklaruar se do të angazhohej në politikë. Në aktivitetin e organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike me 300 të rinj të forcave të djathta europiane, Glauk Olldashi dha edhe një mesazh për moshatarët dhe të rinjtë shqiptarë. “Dua të falënderoj në radhë të parë Forumin Rinor të
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Partisë Demokratike që ka qenë gjithmonë dhe do jetë i pranishëm. Dua të falënderoj shumë EDS, studentët demokratë europianë për vlerësimin e veçantë që i kanë bërë Shqipërisë duke ardhur për herë të parë në Shqipëri. Sot është një ditë shumë e gëzuar si për EDS dhe për FRPD sepse është hera e parë që ne po vijmë në Shqipëri dhe është një vlerësim shumë i madh. Si anëtarë të EDS dhe nga vende të ndryshme të Europës mund të themi se përshtypja e parë që kemi pa ardhur në Shqipëri nuk është aq e mirë dhe këtë e vumë re dje kur u takuam bashkë. Unë mendoj se qëllim i rinisë sidomos rinisë demokrate shqiptare është që nëpër botë dhe sidomos në Europë të ndryshojë rrënjësisht mënyra se si europianët mendojnë dhe flasin për shqiptarët. Shqiptarët nuk janë të këqij, shqiptarët janë të mirë, po aq të mirë, në mos më të mirë se europianët”, u shpreh dje gjatë fjalës së tij, Glauk Olldashi.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 11 MAJ 2019
Opozita: Sot ejani të rrëzojmë Ramën!
Sot zhvillohet një nga protestat më të mëdha dhe më vendimtare kundër qeverisë “Rama”. Në orën 18:00, Fronti Opozitar ka thirrur qytetarët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe kryetarët e partive të tjera opozitare kanë bërë thirrje se “Sot o kurrë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama!” Opozita zhvillon sot një nga protestat më të mëdha dhe më vendimtare kundër qeverisë “Rama”. Në orën 18:00, Fronti Opozitar ka thirrur qytetarët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së kryeministrisë. Tubimi i radhës i opozitës vjen në momentet më kritike të krizës politike. Pas djegies së mandateve nga ana e opozitës dhe apeleve të saj për zgjidhjen e krizës me largimin e qeverisë “Rama” dhe krijimin e një qeverie tranzitore, kryeministri Edi Rama vetëm sa ka përkeqësuar situatën. Dje Kryesia e PS prezantoi emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie, duke konfirmuar qëndrimin se në 30 qershor do të hyjë në zgjedhje pa opozitën. Ndërkohë gjithë qëndrimet që ka mbajtur kryeministri Edi Rama gjatë muajve të fundit, në asnjë rast nuk kanë lënë hapësirë për konsensus apo për arritjen e një marrëveshje që do të shtensiononte situatën politike. Përkundrazi, opozita këto muaj është përballur me një reagim të fortë policor deri dhe në burgosje të protestuesve, me sulme me gaz kimik ndaj qytetarëve që kërkojnë zgjedhje normale. Pika kulmore arriti këtë javë, kur u arrestua dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Një arrestim jo vetëm i pamotivuar ligjërisht, por dhe sinjal që nga beteja me akuza, qeveria kaloi direkt në arrestime politike. Pas prangave të policisë që tashmë nuk kursejnë më qytetarët protestues dhe as ish-deputetët, opozita nuk ka zgjidhje tjetër vetëm të ndalojë
revanshin e rrezikshëm që po merr qeveria duke rrezikuar gjithë parimet e demokracisë. Ndaj dhe protesta e sotme më shumë se tubimi i radhës është përgjigje që opozita dhe qytetarët do të japin ndaj qeverisë “Rama” për gjithçka po ndodh këto muaj në vend. Pjesëmarrja e qytetarëve sot pritet të jetë e jashtëzakonshme. Mijëra qytetarë nga Saranda deri në Tropojë janë organizuar që të vërshojnë drejt Tiranës, para godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë që si rrallë herë edhe pjesëmarrja e qytetarëve të Tiranës do të jetë masive. Opozita është organizuar gjatë gjithëve javëve të fundit për një miting masiv, por më shumë se thirrja e opozitës këtë herë janë vetë
qytetarët ata që pavarësisht bindjeve politike do të jenë në shesh për t’i dhënë një mesazh të fortë qeverisë “Rama”. Ndërkohë krerët e opozitës, në apelet që kanë bërë dje, kanë dhënë mesazhe që tregojnë se nga protesta e sotme do të varen zhvillimet e mëvonshme politike. Kryedemokrati Lulzim Basha, e cilësoi tubimin e sotëm si një betejë për jetë a vdekje që nuk mund të përfundojë ndryshe vetëm se me fitoren e zgjedhjeve të lira. “Ne jemi sot balli i udhëheqjes së kësaj lëvizjeje kombëtare, jemi arsyeja pse shpresa nuk ka vdekur, por është zgjuar në zemrën e çdo shqiptari, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, të djathtë e të majtë, të vendosur në këtë betejë. Sepse
fitorja e kësaj beteje është për Shqipërinë fitore për jetë a vdekje. Nuk është kjo betejë për pushtetin politik të Lulzim Bashës, nuk bëhet kjo betejë thjesht dhe vetëm për rotacionin politik”,- deklaroi kreu i PD-së. Kryetarja e LSI u shpreh se tubimi i sotëm është për Shqipërinë dhe për të ardhmen e vendit dhe se protestuesit nuk do të bëjnë asnjë hap pas. “Shqipëria shtëpia Juaj! Për dinjitetin, për familjen, për kombin. Jo varfërisë, jo Arrogancës. Për drejtësi të barabartë, për shëndetësi të barabartë, për shanse të barabarta. Asnjë hap pas! Nesër (sot) në orën 18:30 para Kryeministrisë!”,- shkruan Kryemadhi. Sot përballja pushtet me opozitë do jetë vendimtare. Qamil Xhani
POLITIKE
4
E shtunë, 11 MAJ 2019
Opozita zbarkon sot pasdite para Kryeministrisë, Kryetarja e LSI-së përcjell thirrjen e saj pak orë para protestës: Në shesh për drejtësi, për shëndetësi, për shanse të barabarta
Protesta kombëtare, Kryemadhi ftesë qytetarëve: Asnjë hap pas!
ISH-DEPUTETJA E PD
Duma: Rama të largohet për të shpëtuar institucionet
O
pozita do të zhvillojë këtë të shtunë protestën e tretë kombëtare në Tiranë. Policia mësohet se ka angazhuar mbi 1200 efektivë që do të jenë në gatishmëri si para godinës së qeverisë ashtu dhe pranë institucioneve të tjera shtetërore. Në mbështetje të tyre do të jenë dhe mjetet ujëhedhëse, ashtu si dhe ka ndodhur në tubimet e shkuara. Ndërkaq, burime nga opozita bëjnë me dije se degët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në rrethe kanë organizuar mbështetësit, të cilët do të udhëtojnë prej qyteteve të tyre për t’u bashkuar në kryeqytet në orën 18:30, kur dhe do të nisë tubimi para Kryeministrisë, dhe për një pjesëmarrje sa më masive në shesh, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, postoi dje në rrjetet sociale një mesazh të posaçëm dhe me thirrjen për bashkim. Pak minuta më vonë, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të publikonte paraditen e djeshme një video në faqen zyrtare, ndërsa fton qytetarët në protestën kombëtare të së shtunës në orën 18:30 minuta para godinës së Kryeministrisë. Me një shënim në “Facebook”, LSI shkruan se qytetarët shqiptarë duhet të dalin të gjithë në shesh për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e tyre, për të mbrojtur familjen, për të mbrojtur kombin dhe kundër arrogancës e varfërisë, të cilat sipas saj, kanë ardhur si pasojë e keqqeverisjes së kryeministrit, Edi Rama. “Shqipëria Shtëpia Juaj! PËR Dinjitetin, PËR
Familjen, PËR Kombin. JO Varfërisë, JO Arrogancës. PËR Drejtësi të Barabartë, PËR Shëndetësi të Barabartë, PËR Shanse të Barabarta. ASNJË HAP PAS! Nesër në orën 18:30 para Kryeministrisë!”, thuhet në mesazhin e postuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Të njëjtin mesazh do të transmetonte dje edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila në këtë mënyrë ka bërë thirrjen e fundit përpara zhvillimit të protestës pasditen e sotme. Kryemadhi ka bërë thirrje që të protestohet për drejtësi të barabartë, për shëndetësi të barabartë, për shanse të barabarta. Mbrëmjen e e së enjtes, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në intervistë në Neës
24 tha se protestuesit do të janë të shumtë në numër, ndërsa shtoi se beteja e tyre zhvillohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo tha se viti i largët 1997, i cili u karakterizua me trazira kishte në mes çështjet e parasë, por sot shtoi ajo, shqiptarët po luftojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E para e LSI-së hodhi akuza edhe për PPP-të, ku theksoi se të gjithë fajtorët dhe abuzuesit duhet të shkojnë në burg si dhe të kthejnë mbrapsht të gjithë paratë e vjedhura tek shqiptarët. “Ajo që thoni ju Lubonja keni shumë të drejtë. Ka një inflacion shumë të madh lajmesh. Ne na ka zënë brenda, puna është kush ka mbetur gjallë. Njëri i ka vënë dinamitin, tjetër
i ka shkelur sustën. Asnjëri nga nuk është i pafajshëm. E para njëherë: Rimëkëmbja ekonomike nuk vjen në këto kushte. Katër milionë euro merr Vilma Nushi, që nuk ka bërë asnjë analizë. Nuk më ka ardhur të më bëjë asnjëherë Check-up Vilma Nushi. Edhe rroga e mësuesve duhet të ngrihet dhe të mos jenë nën presionet të hoqa sot dhe të hoqa nesër. Këtë që kanë marrë PPP jo vetëm që duhet të shkojnë në burg, por duhet të kthejnë paratë një më një. E kemi programin e ekonomik dhe e keni shumë të qartë. Çfarë të duan qytetarët do të bëjmë pasnesër. Do të ketë më shumë njerëz. Po të jetë aq trim Rama, të shkojë nesër në zgjedhje. Ai ka vetëm një
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin Top Talk, deklaroi pasditen e djeshme se largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit do të shpëtonte institucionet shtetërore të vendit. “Beteja jonë do të zgjasë dhe demokratët qëndrestarë e dinë këtë shumë mirë dhe janë të gatshëm që ta çojnë deri në fund. Ne nuk jemi duke zgjedhur kryetarin e Partisë Socialiste, por ne i kemi vënë kushte kryeministrit, i cili është i detyruar që për të shpëtuar institucionet duhet të lëvizë si kryeministër. Ndërtimi i institucioneve varet nga lëvizja e Ramës”, deklaroi Duma. Nga ana tjetër, Duma theksoi se “është e domosdoshme që opozita, ashtu siç fitoi moralin me djegien e mandateve, duhet të qartësojë pozicionin e vet gjithmonë e më tepër dhe duhet të thotë se kjo betejë nuk është betejë për pushtet, pasi ai do të merret nëpërmjet votës; por është një betejë për të fituar rregullat e lojës”, tha Grida Duma. zgjidhje dhe ai është i destinuar të shkojë drejt fundit politik. T’u garantojë shqiptarëve zgjedhjet, ‘97 s’do të jetë asgjë, sepse atëherë shqiptarët u ngritën për lekët, por sot nuk është çështje parash por as çështje tullash”, u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
AMBASADORJA NË DETYRË LEYLA MOSES-ONES TAKIM URGJENT ME MINISTRIN E BRENDSHËM NJË DITË PARA PROTESTËS
Protesta e opozitës - Ambasada e SHBA apel: Refuzoni dhunën
A
shtu si dhe më parë, pak orë para protestës së ditës së shtunë nga ana e opozitës, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka zgjedhur të bëjë një mesazh në faqen e saj zyrtare në Facebook ku bën thirje për të mos pasur dhunë në këtë protestë dhe se dhuna qoftë edhe nga një person i vetëm do ta kompromentonte qëllimin. Ndër të tjera Ambasada vlerëson se përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Ambasada vlerëson se është e
paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. “E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike
të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”, thuhet në mesazhin e përcjellë ditën e djeshme nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Pak orë pas këtij mesazhi e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones do të zhvillonte dje një takim me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Takimi mes tyre
është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshme dhe ka zgjatur disa minuta. Nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi, por ai vjen një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, ku besohet
se ministrit Lleshaj i është kërkuar që efektivët e policisë të ruajnë qetësinë përgjatë kohës që opozita, mbështetësit e saj, si dhe qytetarët të qëndrojnë në sheshin para Kryeministrisë.
POLITIKE
5
E shtunë, 11 MAJ 2019
Opozita zbret sot në shesh - Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së: Revolta qytetare është e pandalshme deri në largimin e një kryeministri anti-kombëtar
Braimllari: Rama ka shkuar në ekstrem me qytetarët, çdo gjë mund të ndodhë Bisedoi: Herion Mesi
Ç
do përpjekje e Edi Ramës për të arrestuar qytetarë dhe ishdeputetë që protestojnë për të mbrojtur pronën nga hajdutëria e tij dhe qeverisë së tij, është dëshmi e qartë e frikës që ka pushtuar Edi Ramëmn nga lëvizja popullore. Është kjo deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, i cili në një intervistë për “Koha Jonë”, teksa referon atë që në protestën e martës me banorët e Unazës së Re, ku u arrestua kolegu i tij demokrat, Klevis Balliu, deklaron se sot në burg nuk duhet të ishin protestuesit, por Edi Rama dhe zyrtarët që kanë abuzuar me projektin e ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas tij, Edi Rama po aplikon arrestime politike, sepse mendon që nëpërmjet këtyre arrestimeve do të shtypi protestat popullore, por “ai harron që nuk ka arrestim dhe presion që ndal revoltën popullore, e cila do të marrë përpara dhe do të shtypë Edi Ramën, Sandër Lleshajn dhe këdo tjetër që guxon të dhunojë qytetarët. Arrestimi i ish-deputeti Balliu ishte politik dhe hakmarrje e Edi Ramës, sepse Klevis Balliu u arrestua, sepse doli në krah banorëve të Unazës së Re kur ndërkohë i arrestuar duhet të ishte Edi Rama për hajdutërinë e tij në kurriz të banorëve të Unazës së Re”, shprehet Braimllari. Lidhur me zgjedhjet vendore të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor, ish-deputeti i LSI-së thekson se në Shqipëri zgjedhje pa opozitën dhe me Edi Ramën kryeministër nuk ka për të pasur. “Edi Rama nuk krijoi mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse ai dhe gjithë kupola e Partisë Socialiste dalin në përgjime me trafikantë për të deformuar votën e qytetarëve. Edi Rama ka shkatërruar parlamentarizmin, duke futur në parlament banditë dhe hajdutë votash, duke u bërë zëdhënës të krimit të organizuar. Ka kapur çdo institucion duke shkatërruar demokracinë në vend. Vendi është pa gjykata dhe në këto kushte, Edi Rama vetëm thellon paligjshmërinë e tij. Ndaj koha e Edi Ramës ka mbaruar, është koha e qytetarëve që e duan vendin”, thekson Endrit Braimllari. Lidhur me protestën e sotme të opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së deklaron se 11 maji është revoltë qytetare kundër Edi Ramës: Revoltë kundër një kryeministri që ka varfëruar vendin, ka larguar të rinjtë nga vendi, ka shkatërruar biznesin me politikat e tij klienteliste dhe kriminale. “Kjo është një protestë e halleve të shqiptarëve që çdo ditë e më shumë po shkatërrohen nga politika e Edi Ramës. Revolta qytetare është e pandalshme deri në largimin e një kryeministri anti-kombëtar. Tani në dorë e kanë qytetarët! Edi Rama ka shkuar në ekstrem me qytetarët dhe çdo gjë mund të ndodhë, sepse revolta qytetare është e pandalshme”, shprehet Endrit Braimllari.
Arrestimi i ish-deputetit Klevis Balliu, po cilësohet si tentativë që Rama kërkon të sjellë destabilizimit dhe po nxit konflikt. Pse mendoni që Rama guxoi të burgosë ish-deputetin, dhe a keni frikë nga arrestimet në të ardhmen? E para nuk ka njeri frikë nga Edi Rama dhe shpura e tij e korruptuar. I vetmi person që ka frikë dhe nuk po di ku të fshihet është vetë Edi Rama. Çdo përpjekje e Edi Ramës për të arrestuar qytetarë dhe ish-deputetë që protestojnë për të mbrojtur pronën nga hajdutëria e Edi Ramës, tregon qartë frikën e Edi Ramës. Edi Rama po aplikon arrestime politike, sepse mendon që nëpërmjet këtyre arrestimeve do të shtypi protestat popullore, por ai harron që nuk ka arrestim dhe presion që ndal revoltën popullore, e cila do të marrë përpara dhe do të shtypë Edi Ramën, Sandër Lleshajn dhe këdo tjetër që guxon të dhunojë qytetarët. Arrestimi i ish-deputeti Balliu ishte politik dhe hakmarrje e Edi Ramës, sepse Klevis Balliu u arrestua, sepse doli në krah banorëve të Unazës së Re kur ndërkohë i arrestuar duhet të ishte Edi Rama për hajdutërinë e tij në kurriz të banorëve të Unazës së Re.
Kryeministri thotë se nuk do të pranojë qeveri tranzitore dhe se do shkojë vetëm në zgjedhje. Në këtë situatë aspak të qetë, ku presioni është rritur, si duhet ta izolojë opozita qeverinë për të shkuar në zgjedhje të lira? Nuk ka Zgjedhje vendore pa opozitën dhe nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Vetëm një qeveri tranzitore me mandat të qartë mund të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama nuk krijoi mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse ai dhe gjithë kupola e Partisë Socialiste dalin në përgjime me trafikantë për të deformuar votën e qytetarëve. Edi Rama ka shkatërruar parlamentarizmin, duke futur në parlament banditë dhe hajdutë votash, duke u bërë zëdhënës të krimit të organizuar. Ka kapur çdo institucion duke shkatërruar demokracinë në vend. Vendi është pa gjykata dhe në këto kushte, Edi Rama vetëm thellon paligjshmërinë e tij. Ndaj koha e Edi Ramës ka mbaruar, është koha e qytetarëve që e duan vendin. Është koha të ndërtojmë institucione të forta, të qëndrueshme dhe demokratike, të cilat krijohen
vetëm me një parlament legjitim, i cili buron nga vota e qytetareve. Çfarë pritet të ndodhë pasditen e së shtunës në Tiranë? Si do të organizohet PD-ja me aleatët, protestë disa orëshe dhe pastaj do të tërhiqeni? 11 maji është revoltë qytetare kundër Edi Ramës. Revoltë kundër një kryeministri që ka varfëruar vendin, ka larguar të rinjtë nga vendi, ka shkatërruar biznesin me politikat e tij klienteliste dhe kriminale. Kjo është një protestë e halleve të shqiptarëve që çdo ditë e më shumë po shkatërrohen nga politika e Edi Ramës. Revolta qytetare është e pandalshme deri në largimin e një kryeministri antikombëtar. Tani në dorë e kanë qytetarët! Edi Rama ka shkuar në ekstrem me qytetarët dhe çdo gjë mund të ndodhë, sepse revolta qytetare është e pandalshme. A do të prodhojë këtë herë politika një konsensus në kuadër të zgjidhjes së krizës? Ka vetëm një konsensus: Qeveri Tranzitore, me mandat të qartë për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Edi rama është provuar që nuk krijon mundësinë për zgjedhje të lira.
POLITIKE
6
E shtunë, 11 MAJ 2019
Nënkryetari i LRI-së: Zgjedhje pa Ramën, zgjedhje të parakohshme, vota e lirë dhe e ndershme, ky është hapi i parë për një të nesërme më të mirë për rininë shqiptare
Intervistoi: Majlinda Noka Lëvizja Socialiste për Integrim që në themelimin e saj synim kryesor ka pasur mbështetjen ndaj të rinjve, dhe për këtë arsye nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana në një intervistë për “Koha Jonë” shprehet se të rinjtë duan punësim, duan arsim cilësor, duan siguri dhe shpresë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri, pasi asnjë nga këto nuk ia siguron qeveria aktuale. Pojana thotë se integrimi në Bashkimin Europian rrezikohet vetëm për një arsye, nga drejtimi i gabuar i Edi Ramës dhe qeveria e tij. Nga ana tjetër, ai pohon se të rinjtë duhet të besojnë në Zot, duhet të besojnë te vetja e tyre, te forca e tyre se vetëm në këtë mënyrë mund të gjejnë çelësin për zgjidhjen e krizës. “Dera e parë që duhet hapur për zgjidhjen e krizës është e njëjta derë që i duhet mbyllur njëherë e përgjithmonë qeverisë Rama”,-thotë Pojana. Këtë të shtunë mbahet protesta e kombëtare e opozitës, e cila është paralajmëruar si masive. Çfarë do të ketë ndryshe kjo protestë nga protestat e tjera? Si çdo protestë e qytetarëve të lirë edhe kjo protestë ka një qëllim të vetëm. Largimin e kësaj klike kriminale që drejton vendin me në krye Edi Ramën. Shqiptarët me pjesëmarrjen masive në të gjitha protestat e zhvilluara kanë treguar se janë te vendosur dhe nuk ka më kthim prapa deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët. Përsa i përket çfarë do të ketë ndryshe kjo protestë është shumë e thjeshtë dhe e qartë. Në çdo protestë qytetarët kanë treguar një rritje të vendosmërisë dhe vullnetit pavarësisht lëvizjeve kriminale të qeverisë për ti ndaluar. Bindje të plotë se edhe në këtë protestë bashkimi do të jetë akoma më i madh, më i fuqishëm për ti dhënë goditjen përfundimtare qeverisë së krimit dhe të vrasjes së shpresës. Data e zgjedhjeve lokale po afrohet por pozicionet e palëve politike po mbeten të pandryshuara. Qeveria “Rama 2” duket e pa shqetësuar nga kriza që ka përfshirë vendin. Cili është mesazhi që u jepni të rinjve për datën 30 qershor? Opozita shqiptare, veçanërisht LSI-ja, ka qenë shumë e qartë në mesazhin e saj, zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër nuk do të
ketë. Për sa i përket mesazhit për të rinjtë dua të theksoj se rinia e vendit është forca më e madhe dhe burimi i shpresës për ndryshim. Sot rinia shqiptare është një nga kategoritë që po e vuan më shumë këtë qeverisje duke u detyruar të largohet nga vendi. Mesazhi im për të gjithë të rinjtë anëembanë vendit është mos të dorëzohen duke kërkuar për rrugën më të lehtë. Në të vërtetë rruga e largimit në dukje më e lehta është fillimi i një kalvari të gjatë vështirësish pasi vendi i huaj nuk bëhet dot kurrë vendi yt. Sigurisht që situata sot në Shqipëri është tejet e vështirë por jo pa zgjidhje. Të rinjtë duhet të besojnë në Zot, duhet të besojnë te vetja e tyre, te forca e tyre se vetëm në këtë mënyrë mund të gjejnë çelësin për zgjidhjen e krizës. Dera e parë që duhet hapur për zgjidhjen e krizës është e njëjta derë që i duhet mbyllur njëherë e përgjithmonë qeverisë Rama. Zgjedhje pa Ramën, zgjedhje të parakohshme, vota e lirë dhe e ndershme, ky është hapi i parë për një të nesërme më të mirë për rininë shqiptare dhe gjithë Shqipërinë. Një nga kritikat e qeverisë për opozitën është se me protestat dhe djegien e mandatit po pengojnë integrimin në BE. Si ju përgjigjeni këtyre kritikave? Integrimi në BE rrezikohet vetëm për një arsye. Nga drejtimi i gabuar që Edi Rama dhe qeveria e tij i ka dhënë vendit. Para pak javësh
Klevi Pojana: Edi Rama dhe qeveria e tij po rrezikojnë Integrimin në BE
Parlamenti Holandez votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët. Arsyet nuk ishin djegia e mandateve dhe protestat e opozitës por krimi i organizuar, droga dhe trafiqet të cilat rrezikojnë edhe sigurinë e vendeve që pritet të japin PO ose JO për Shqipërinë. Fenomenet e përmendura i faturohen vetëm kësaj qeverie e cila jo vetëm që nuk hedh asnjë hap për ti ndaluar por përkundrazi është bashkëpunëtore në kanabizmin e vendit, mbrojtjen e krimit dhe trafikantëve. Djegia e mandateve të opozitës ishte një veprim i cili erdhi si pasojë e kërkesës dhe vullnetit të popullit si rruga e vetme duke mos u bërë palë me të keqen. Protestat qytetare dhe demokratike nuk mund të jenë kurrë
shkak për mos hapjen e negociatave dhe integrimin në BE. Ka vetëm një aspekt të këtyre protestave të cilat mund të jenë shkak për këtë dhe është pikërisht reagimi që bën qeveria ndaj qytetarëve protestues që është dhuna, helmimi dhe burgosja e tyre vetëm se protestojnë për të drejtat e tyre. Kjo qeveri e cila nuk do popullin e saj çfarë garancie mund të japë për të bindur vendet e tjera?! Duke parë që LSI-ja është parti e të rinjve, çfarë programesh keni ju për grup në mënyrë që këta të fundit ta shohin Shqipërinë si shtëpinë e tyre? LSI që në themelimin e saj synim kryesor ka pasur mbështetjen ndaj të rinjve. Të rinjtë duan punësim, duan arsim cilësor, duan siguri dhe
shpresë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. Asnjë nga këto nuk ia siguron qeveria aktuale. LSI beson se rinia është aseti më i vyer i kombit dhe punësimi i tyre duhet të jetë prioritet kryesor i çdo qeverie. Të rinjtë duhet të kenë siguri se pas përfundimit të studimeve do të kenë mundësi të pozicionohen në vende pune të mirëpaguara në profesionin e tyre dhe jo duke kaluar nëpër vështirësi pafund dhe në fund duke mos arritur asgjë. Në Konventën Kombëtare të LSI një nga pikat kryesore ishte çështja e arsimit. Çfarë do të bëj LSI-ja ndryshe nga qeveria aktuale për reformën në Arsim? Çështja e Arsimit ka qenë gjithmonë prioritet për LSI. Pa arsim nuk ka të ardhme dhe pa një arsim cilësor nuk ka siguri se e ardhmja do të jetë e mirë dhe për brezat që do të vijnë. Pasojat e një arsimi jo cilësor nuk shfaqen as sot as nesër por pas shume viteve duke penalizuar çdo brez si efekt domino. Në çdo rast LSI ka ngritur zërin për të identifikuar problematikat dhe duke propozuar zgjidhje. Që nga Matura Shtetërore e deri te rasti më i fundit për protestën e studetëve ku LSI propozoi dy amendamente te cilat do ti jepnin zgjidhje kërkesave të studentëve por që kjo qeveri nuk denjoi as ti shqyrtonte. Hap kryesor dhe i nevojshëm sigurisht që është dyfishimi i buxhetit në arsim sepse pa pasur burimet financiare të nevojshme nuk mund të plotësohen mangësitë që ka sot arsimi në Shqipëri. Në rezolutën e prezantuar në konventën kombëtare ishin shumë të qartë hapat që do të ndjek LSI duke theksuar se arsimi është një nga pikat kyce dhe më emergjente që ka nevojë për ndryshim.
ISH-DEPUTETI I LSI-SË: MOGHERINI I BËRI QOKËN E FUNDIT RAMËS, HUMOR I ZI. QEVERIA MONISTE
Protesta, Vasili: Largimi i Ramës, e vetmja mënyrë për të nxjerrë vendin nga errësira Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili teksa foli për situatën politike dhe protestën e sotme të opozitës së bashkuar, tha se protesta vjen në një moment kyç për Shqipërinë, duke kujtuar Samitin e Berlinit. Në një intervistë për “Neës 24”, Vasili e cilësoi qeverinë “Rama” moniste dhe tha se protesta bëhet për të shpëtuar sistemin demokratik. Po ashtu, Vasili komentoi dhe deklaratat e Federica Mogherinit në Tiranë. “Do jetë një protestë shumë e rëndësishme dhe për momentin në të cilën ndodh. Kemi pasur disa momente të rëndësishme si Samiti i Berlinit ku u pa perspektiva e errët që ka para Shqipëria për
shkak të qeverisjes. Kjo protestë ka mesazhin pikërisht të daljes nga një situatë e rëndë ku vendi ka hyrë dhe përgjegjësit është e qartë kush janë. Sot kemi një qeveri dhe parlament që ka dalë jashtë sistemit politik sepse ka kthyer monizmin në Shqipëri. Protesta është për të shpëtuar sistemin demokratik. Samiti i Berlinit davariti të gjitha hamendjet. Të gjithë folën qartë. Qeverisja ka mbetur në zgëqet e një monizmi për shkak edhe të trashëgimisë. Arritjet e vitit’ 91 janë në udhëkryqin më të rrezikshëm. Ndaj dhe protesta ka mesazhet më të veçanta”, theksoi Vasili. Ai e quajti një reagim rutinë, mesazhin e
ambasadës amerikane për protestën e opozitës dhe tha se priste që SHBA të dënonte dhunën e policisë mbi qytetarët, duke kujtuar banorët
e Unazës së Re. “Një reagim rutinë, s’ka asgjë të re në këto reagime. Do kishim një lajm të rëndësishëm nëse do kishim dënim të dhunës të policisë së Shtetit. Prisja të kishte një deklaratë të fortë nga SHBA. SHBAtë janë flamurtarët për respektimin e të drejtave të njeriut. Prisja një reagim, nuk erdhi”, tha Vasili. Sa i përket vizitës dhe deklaratave të Mogherinit ai tha se ishte një qokë e fundit në ikje. Vasili kujtoi fjalët e ish-kryeministrit italian Mateo Renzi për Mogherinin në librin e fundit ku shkruan sipas tij se ajo ka bërë më pak se zero. “Qokë e fundit e një zonje në ikje, që sipas mentorit të saj Matteo Renzi, Mogherini në
politikën e jashtme bëri më pak se zero. Mendoni që kur zhgënjimi është kaq i madh në Italianë e madhe të Mateo Renzit, në Shqipëri cila është analiza?! Shqipëria ka seleksionuar disa rekomandime dhe sot kjo zonjë ka mbaruar mandatin dhe negociatat nuk janë hapur. Siç ishte zero në politikën europiane, ashtu ishte zero dhe ndikimi i saj në politikën shqiptare. Humor i zi kur tha se qeveria dhe çdo shqiptar të bëjnë ç’është e mundur të bindin vendet anëtare të BE-së. Kush do i bindin qytetarët do shkojnë t’u thonë. Po raportet për Shqipërinë”, tha dje Petrit Vasili duke kujtuar raportin e DASH apo të Reporterëve pa Kufij.
INTERVISTA
7
E shtunë, 11 MAJ 2019
Negociatat, Ambasadori i BE-së në Shqipëri: Topi te Këshilli Europian, shpresojmë për një lajm të mirë
N
dërsa nga palët politike në Shqipëri nuk ka asnjë sinjal që do të zhbllokonte krizën në vend, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i ftuar mbrëmjen e djeshme në RTV Ora shpreson në një reflektim të palëve pasi koha po përfundon. Kreu i diplomacisë evropiane në vendin tonë kujton se së shpejti do të nisë fushata zgjedhore, ndaj tha ai, koha e shkurtër që mbetet shpreson të shfrytëzohet më së miri. Në të kundërt uron për një fushatë zgjedhore të paqme dhe që të ketë zgjedhje. Gjithashtu, Ambasadori Soreca apelon të gjitha partitë politike të mendohen mirë për përgjegjësitë e tyre. Ambasadori i BE-së, deklaroi se vendet anëtare të Bashkimit Europian do të jenë përcaktuese për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Duke mos shprehur asnjë dyshim që raporti i Komisionit Europian do të jetë pozitiv, Soreca deklaroi se topi do ti kalojë shumë shpejt Këshillit Europian, nga i cili shpreson për një përgjigje pozitive. “Besojmë që 88 % e qytetarëve shqiptarë mendojnë që jeta e tyre do të përmirësohet shumë nga anëtarësimi në BE. Kjo na vendos edhe ne si BE në një pozicion sipas të cilit duhet të japim rezultatet tona. Pra, KE së shpejti do të japë raportin e vet për vitin 2019 dhe unë shpresoj por kam dhe besim që do të tregojmë se kush jemi dhe do ta kalojmë topin tek Këshilli”, u shpreh ndër të tjera, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca. PJESË NGA INTERVISTA Mendoni, besoni, shpresoni se do të një kompromis të minutave të fundit mes mazhorancës dhe opozitës? Fundi i kësaj jave është një afat i rëndësishëm kohor për platformën nga opozita, për prezantimin e saj. Ju e dini që nesër do të ketë një protestë të organizuar nga partitë e opozitës. Koha po përfundon. Së shpejti do të nisë fushata zgjedhore, kështu që koha e mbetur është shumë e shkurtër. Unë shpresoj që ajo do të përdoret, në rast se nuk do të shfrytëzohet ne do të shohim që do të kemi një fushatë zgjedhore, shpresojmë që ajo do të jetë e paqme dhe që të kemi zgjedhje. Natyrisht që aktorët politik në Shqipëri do të duhet të përballen me të dyja palët. Pra përgjegjësia e zgjedhjeve, të cilat nuk janë të mira nga këndvështrimi politik, pasi siç e thashë zgjedhje të mira janë ato në të cilat zgjedhësit kanë zgjedhje, pra të mund të zgjedhin. Ne do të vazhdojmë në këto ditë, në këto orë që të ftojmë të gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje. Ne bëjmë diskutime dhe bashkëbisedime me të gjitha
Marrëveshje e minutës së fundit? Soreca: Koha po përfundon, shpresoj të përdoret
palët dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në minutën e fundit. Zoti Basha deklaroi që do të bllokojë këto zgjedhje. Një nga opsionet është ti bëjë thirrje zgjedhësve të mos dalin në votime. Gjithashtu ka deklaruar dhe rezistencë lagje më lagje dhe kuti më kuti, pra do të përdoren dhe mënyra të tjera të bllokimit të zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit. Ky është skenari më i errët? E kam dëgjuar këtë deklaratë dhe vërtet shpresoj që zgjedhjet të kryhen në mënyrën e duhur dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Së bashku me OSBE/ ODIHR po diskutojmë mënyrën e monitorimit dhe të vëzhgimit. Thirrja që unë bëj është kundrejt të gjitha partive politike të mendohen mirë për përgjegjësitë e tyre. Përgjegjësitë që ata kanë kundrejt zgjedhësve për pjesëmarrje nëse merret vendimi për të mos marrë pjesë që të respektohet e drejta e të gjithë zgjedhësve që duan të votojnë. Për këtë arsye ata të lejohen të shprehin të drejtën kushtetuese për të votuar. Jemi 24 orë larg nga protesta e opozitës që do të mbahet nesër. Cfarë prisni nga kjo protestë dhe çfarë thirrje do ti bënit opozitës? Së pari dua të them që respektoj të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrë të lirë. Për këtë arsye uroj atyre që duan të shprehin qëndrimin e tyre nesër, shpresoj ta bëjnë në një mënyrë të duhur dhe të paqme. Këtë e kam ritheksuar shumë herë përpara
protestave të rëndësishme. Është e rëndësishme që opozita të shprehë pakënaqësinë e saj, por shpresoj shumë që kjo protestë të mbesë tek kufijtë e të paqmes dhe disa mësime të nxirren nga ato gjëra që do të mund të ndodhin nesër dhe të ketë një reflektim për të menduar se afatet kohore po kalojnë dhe që zgjedhësit që i qëndrojnë afër partive politike të merren në konsideratë në lidhje me zgjedhjet që do të ndodhin për një muaj e gjysmë. Duket sikur këta të rinj, por edhe qytetarët e Shqipërisë ata që jetojnë dhe punojnë me ndershmëri, po paguajnë haraçin e një klase politike grindavece, një klase politike që sa herë ka rotacion pushteti bën akuza për kundërshtarin politik për krim, korrupsion, për shitblerje vote, për kanabizim të Shqipërisë. Edhe sa kohë do të duam ta paguajmë këtë haraç? Kur do të çelen negociatat për Shqipërinë? Ishte shumë interesante, gjatë takimit dje me të rinjtë tek Liceu “Jordan Misja” në Tiranë. Ata po flisnin për këtë haraç që po paguhet edhe unë i thash: ‘Ju keni çmim për të paguar për faktin që ende duke pritur për çeljen e negociatave, ju dëshironi që diçka të bëhet për ju me padurim’. Tani në këtë moment edhe ne e duam këtë gjë, por sistemi politik edhe ai duhet të ndihmojë, që ky çmim apo haraç të jetë sa më i ulët që të jetë e mundur. Prandaj ne shpenzojmë kaq shumë nga koha jonë duke u përpjekur, të bindim të gjithë spektrin politik
për të dëgjuar zërin e të rinjve. Të dëgjojnë nevojat e tyre sepse në fund të fundit ata njerëz që unë takohem dita-ditës janë aq të zgjuar, pra këta të rinj. Ata janë shumë potencial i madh i këtij vendi. Ata meritojnë më të mirën e mundshme. Mendoj se në një vend ku 40% e popullsisë është nën moshën 30 vjeç, ana politike duhet ti dëgjojë dhe ti shikojë ata si e tashmja, e ardhmja e vendit, por edhe e ardhmja e BE-së. Edhe ne punojmë për të ardhmen e tyre. Do të jetë muaji shtator stacioni i fundit, përpara se të nisim një rrugëtim të ri drejt BE-së? Besoj që ju i referoheni mundësisë së shtyrjes së vendimit. Ajo që mund të them është që Komisioni Europian në fund të këtij muaji do të publikojë raportin vjetor për Shqipërinë. Unë jam besimplotë që ashtu si e tha edhe Përfaqësuesja e Lartë dhe zëvendës Presidentja e Komisionit dhe Komisioneri Hahn e kanë thënë në mënyrë publike po ecën në drejtimin e duhur dhe po e them këtë në mënyrë diplomatike. Nuk dëshiroj të them diçka sepse në fund të fundit Komisioni ka për të marrë vendimin, por më pas është presidenca Rumune e Këshillit të BE-së që vendos edhe për substancën edhe për afatin kohor. Kështu që për momentin afati i takimit është qeshori 2019. Unë e kam dëgjuar, ju e keni dëgjuar që ka disa shtete të BE-së që kërkojnë pak më shumë kohë, pasi mendojnë që koha që nga fundi i muajit maj dhe deri në mes të qershorit, për të marrë në
konsideratë raportin e KE-së nuk është e mjaftueshme, prandaj kërkojnë më shumë kohë për ta shqyrtuar atë. Nuk është marrë vendim për këtë gjë ende, kështu që unë respektoj institucionin dhe institucioni përgjegjës nuk e ka marrë këtë vendim. Në rast se ndodh shtyrja, diçka për të cilën ne nuk bëjmë thirrje, pasi mendojmë që Shqipëria ka pritur tashmë një vit të tërë për të marrë vendimin dhe vendimi duhet të merret në qershor. Por në rast se do të shtyhet vendimmarrja unë shpresoj fort që autoritetet shiptare do ta përdorin atë kohë për të vazhduar progresin e reformave. Ka disa fusha shumë të rëndësishme, në të cilat duhet përshpejtuar. Për shembull Gjykata Kushtetuese duhet të rifillojë, SPAK-u duhet të fillojë punën dhe zbatimi i rekomandimeve zgjedhore që do të merren parasysh. Ndaj shpresoj që koha nuk do të shpenzohet më kot. Mogherini tha dy ditë më parë që ju detyrat i keni bërë, por mesazhi ishte që negociatat do të varen edhe nga zgjedhjet edhe nga vullneti i vendeve të tjera anëtare. Ju si mendoni? Së pari isha i nderuar që ne patëm Frederica Mogherinin këtu në Tiranë për ditën e Europës. Ishte vërtet privilegj që ajo të ishte këtu në Tiranë. Por jo ishte këtu edhe për Samitin e Udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në të cilin ajo mori pjesë dhe ishte një aktivitet me të vërtetë pozitiv. Mori pjesë ajo, por kam marrë pjesë edhe unë. Unë shpresoj shumë që Shqipëria pas këtij Samiti e ka treguar edhe një herë kontributin pozitiv ndaj rajonit. Mogherini tha që ajo pret një rekomandim pozitiv dhe unë jam tërësisht dakord me të dhe ajo sigurisht që do të zhgënjehet në rast se nuk ndodh kështu. Edhe unë do të zhgënjehesha, por ne duhet të respektojmë mënyrën se si është i organizuar Bashkimi Europian. Do të jenë shtetet anëtare që në qershor do të shprehin mendimin e tyre. Gjatë këtij viti në shumë fusha është bërë shumë, që ende duhet bërë punë dhe ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje qeverisë dhe institucioneve shqiptare që të vazhdojnë punën e tyre dhe le të shpresojmë që do të kemi lajm të mirë.
LIBRI
8 E shtunë, 11 MAJ 2019
PRESIDENTI
Meta: Kënaqësi të merrja pjesë në promovimin e librit të mikut dhe kolegut tim N ë ceremoninë e pub likimit të librit morën pjesë personalitete të politikës, njerëz të medias dhe miq të ishkreut të shtetit. Në këtë promovim morën pjesë ish-kryeministri Aleksandër Meksi, gazetari Bashkim Hoxha, botuesi i
njohur i gazetës së re Liberale Henri Çili, filozofi Përparim Kabo etj. Ceremonisë së promovimit të librit iu bashkua edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. Teksa publikon në rrjetet sociale një foto nga takimi me ish-Presidentin Topi,
Meta shpreh kënaqësinë e takimit me mikun dhe kolegun e tij. “Kënaqësi të merrja pjesë në promovimin e librit “Nocturn – Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, të mikut dhe kolegut tim, ish-Presidentit, Bamir Topi”, shkruan Presidenti Ilir Meta.
BOTIMI
“NOCTURN”, libri i ish-presidentit Bamir Topi Ish-presidenti Bamir Topi ka sjellë në treg librin e tij me titull “NOCTURN”. Në ceremoninë e prezantimit të librit që u zhvillua dje, Bamir Topi tregoi se libri ishte një rrëfim personal dhe politik lidhur me kohën kur ka qenë në pushtet, ndërsa theksoi se kishte bërë shumë mirë që ishte larguar nga posti i kreut të shtetit, sepse njeriu sipas tij ka nevojë të detoksifikohet nga marrëdhëniet, ndonjëherë edhe të ndera. “Në këtë ambient janë miq dhe shokë, që nuk i kam ndarë asnjëherë në miq dhe armiq, pavarësisht se politika në vetvete e ushqen jo debatin, por armiqësinë. I mirëkuptoj të gjithë. Kam tentuar të shkruaj jo për të qenë cinik, por aq sa për të demonstruar para lexuesit të vërtetat për ngjare të mëdha që më kanë shoqëruar. Bëhet viti i 75 dhe ekspozohet në prag të festave të nëntorit i njëjti debat pa vlerë, nëse gjermani i fundit ka ikur në 28 apo 29, ende pa ja gjetur fundin. Atëherë të lind si domosdoshmëri të shkruash të vërtetat e tua. Aq më tepër kur këto të vërteta kanë hyrë në labirintet e një beteje që shpesh deformohet, ose merr një karakter tjetër dhe historia shkruhet nga sun-
dimtarët e radhës”,- deklaroi ish-presidenti Bamir Topi. Ish-kreu i shtetit shpjegoi dhe arsyet se përse këtë botim vendosi ta publikoj tani. “ Vendosa që këtë histori ta shkruaj pas 6 vitesh kur u largova në mënyrë ceremoniale nga
institucioni i kreut të shtetit dhe bëra shumë mirë, sepse njeriu ka nevojë të detoksifikohet nga marrëdhëniet, ndonjëherë edhe të ndera, por ishte fati im i mirë apo i keq që pata një presidencë të trazuar. Ngjarje që më shoqëronin njëra pas tjetrës në
një frekuencë të lartë, kështu që nga një anë njeriu trazohet nga këto ngjarje, por nga ana tjetër kam qenë me fat që kam shoqëruar dy ngjarje të jashtëzakonshme. Rrugëtimi në NATO dhe Pavarësia e Kosovës. Mua më vjen keq që janë shumë episode që nuk
mund të futen në libër, por nuk është libri që duhet ta demonstrojë këtë”, tha ishpresidenti Topi. Ndërsa ish-kryeministri Aleksandër Meksi, i pranishëm në promovim u shpreh se libri i Bamir Topit është një analizë për atë që ka ndodhur. “Në libër përshkruhet edhe diktatura në Shqipëri, si erdhi demokracia dhe si rrodhën ngjarjet më tej. Sido që të jetë, situata ka ndryshuar, por mungojnë analiza për të evidentuar për atë që ka ndodhur. Në libër përshkruhet sesi kundërshtarët konsiderohen armiq. Ky libër sjell me detaje ngjarje, pasi autori ka qenë edhe president i Republikës së Shqipërisë. Interesant se në libër flitet për shqiptarët në Ballkan, për mediat, ekonominë etj”,deklaroi Aleksandër Meksi. Botuesit Henri Çili u shpreh se “se ky libër ka shumë rëndësi për kulturën tonë politike, shoqërore apo të gjithë ata që studiojnë politikën. Ne jemi të nderuar që e kemi botuar atë. Unë e kam lexuar dhe do të thosha që ky libër ka zbërthyer shumë bukur realitetin tonë, na dëshmon me ngjarje dhe situata. Bamir Topi është një njeri me vlera dhe figurë konstruktive”.
POLITIKE PRESIDENTI I REPUBLIKËS
9
E shtunë, 11 MAJ 2019
Vdekja e Majorit Klodian Tanushi, Meta: I tronditur nga lajmi i hidhur Major Kolodian Tanushi, i cili mbeti i plagosur me 6 maj, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra edhe pse po mbahej nën kontrollin intensiv të mjekëve letonezë. Ai humbi jetën mbrëmjen e djeshme vetëm pak orë pasi iu dha lamtumira e fundit nëntetares Zarife Hasanaj. Për këtë ngjarje ka reaguar mbrëmjen e djeshme edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. “I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Komandantit të Kontingjentit ushtarak
shqiptar në misionin e NATO në Letoni, major Klodian Tanushi. Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta! U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!”, u shpreh Presidenti Ilir Meta. Efektivët, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.
Nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërron jetë ushtaraku i dytë që mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine
N
ë ditën që iu dha lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj një lajm tjetër i kombshëm nga Letonia ka ardhur mbrëmjen e djeshme. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO-s “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi ka ndërruar jetë në spital ku po i nënshtohet trajtimin intensiv. Lajmin e trishtë e ka dhënë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”. “Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”, shprehet ministrja Olta Xhaçka në mesazhin e saj. Ministria e Mbrojtjes njofton se “prindërve të majorit, që jetojnë në Tiranë, lajmin ua dhanë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku dhe zv.shefja e SHPFA, gjeneralë, Manushaqe Shehu”. Pak javë më parë, kontigjenti shqiptar fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi më i mirë në vrap. Ndërsa 5 ditë më parë, nga shpërthimi i një mine në bazën ushtarake Camp Adazi në Letoni humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagosën major Klodian Tanushi, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, dhe reshter Julian Kapaj. Ky i fundit ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, Dita e djeshme u shpall nga Qeveria si Ditë zie Kombëtare, dhe iu dha lamtumira e fundit nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën gjatë një misioni në Letoni, ku ndodhej së bashku me major Klodian Tanushin. Profil - Kush ishte Major Klodian Tanushi? Major Klodian Nikolla Tanushi, ka lindur në Dibër më 31.10.1980,
Thellohet tragjedia në Letoni, vdes edhe majori Klodian Tanushi
fëmija i parë i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga
viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake “Skëndërbej”. Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv” Ka marrë pjesë në kursin “EUFOR Mine Awareness
KREU I PD-SË
Basha: Lutem që shpirti i Major Klodian Tanushit të prehet në paqe Pas lajmit të kobshëm për humbjen e betejës me jetën të Majorit Klodian Tanushi ka reaguar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kreu i opozitës shprehu hidhërimin për humbjen e major Klodian Tanushit. “Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija
shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!”, u shpreh në mesazhin e tij, kryedemokrati Lulzim Basha.
Instructor Course”. Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr. 9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”. Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD. Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor. Gjatëkarrierëssëtijështëvlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.
MINISTRI I DIASPORËS
Vdekja e majorit Klodian Tanushi, Majko: Fjalët janë pak për të shprehur dhimbjen
Ish-Kryeministri dhe ministri aktual i Diasporës, Pandeli Majko ka reaguar pak minuta pas mësimit të lajmit për vdekjen e majorit Klodian Tanushi. Në mesazhin e tij, Majko tha mbrëmjen e djeshme se vdekja e dy ushtarakëve në detyrë është një lajm i dhimbshëm për familjarët dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. “Humbja e dy ushtarakëve në detyrë është një lajm i dhimbshëm për familjarët dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Pas nëntetares Zarife Hasanaj, sapo mora lajmin nga Letonia për humbjen e jetës së komandantit të kontigjentit shqiptar në misionin e NATO, m a j o r K l o d i a n Ta n u s h i . Ngushëllime familjarëve. Fjalët janë pak për të shprehur dhimbjen’, shkruan ministri i Diasporës, Pandeli Majko”, tha Pandeli Majko.
MINISTRI I BRENDSHËM
Humbi luftën me vdekjen, Lleshaj: Lajm tronditës për çdo shqiptar
Edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar mbrëmjen e djeshme pas lajmit për vdekjen e major Klodian Tanushi. Ministri i cili vjen nga një karrierë e gjatë në Forcat e Armatosura, i shprehu ngushëllime familjes dhe forcave të armatosura. “Humbja e major Klodian Tanushit është një tjetër lajm tronditës për çdo shqiptar. Ngushëllime familjes dhe Forcave të Armatosura. U prehtë në paqe!”, u shpreh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
SPECIALE
10
E shtunë, 11 MAJ 2019
Familjarët e saj dhe krerët më të lartë të shtetit, nderuan kujtimin e saj duke ngritur në piedestal vlerat, talentin dhe sakrificën sublime të ushtarakes shqiptare që humbi jetën gjatë misionit në Letoni
Lamtumirë Zarife Hasanaj! U prehsh në paqe ‘’Dëshmorja e Atdheut’’ L
ot, dhimbje dhe nderime nga shteti dhe qindra shqiptarë për Zarife Hasanaj. Në një ceremoni të veçantë homazhesh në Pallatin e Kongreseve, nëntetares të rënë në krye të detyrës në Letoni, ju dha lamtumira e fundit. Zarife Hasanaj u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e dëshmorëve, ku do të prehet si “Dëshmore e Atdheut”. Në nder të saj, e premta u shpall Ditë Zie Kombëtare dhe flamunjtë në të gjitha institucionet e vendit, u ulën në gjysmë shtizë. Flamuri shqiptar në selinë e NATO-s është ulur në gjysmë shtizë në nder të nëntetares Zarife Hasanaj. Familjarët e saj dhe krerët më të lartë të shtetit, nderuan kujtimin e saj duke ngritur në piedestal vlerat, talentin dhe sakrificën sublike të ushtarakes shqiptare që humbi jetën gjatë misionit të kontigjentit shqiptar në Letoni, pjesë e misionit të NATO. Hasanaj humbi jetën nga shpërthimi i një mine teksa e çmontonte atë. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Kreu i PD-së, Lulzim Basha, Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, lanë nga një shënim për të ndjerën. E veshur me të zeza dhe me një shirit të zi në krahë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka la një shënim të gjatë në nder të Zarife Hasanajt. “Flamuri ynë kombëtar rri në gjysmë shtizë për të vajtuar në heshtjen e tij të përjetshme të parën vajzë në historinë e Forcave të Armatosura që ndahet nga jeta për shkak të detyrës, Zarife Hasanaj”. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e zhvilluar për t’i dhënë lamtumirën e fundit, “Dëshmores së Atdheut”, Zarife Hasanaj. Në fjalën e lamtumirës, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se nuk është e lehtë të zgjedhësh fjalët e lamtumirës. “Asnjeri prej nesh as e kishte çuar ndërmend që, Zarife Hasanaj, me gjallërinë dhe vitalitetin që kishte, me dëshirën dhe dashurinë për jetën që e karakterizonte, do të nisej kaq papritur për t’u ndarë nga gjithë njerëzit”. Shefi
i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollçaku, tha se: “Në këtë ditë të vështirë jemi bashkë për ti thënë lamtumirë Zarifes sonë të dashur. Zarifja bija e Shqipërisë, heroina e Shqipërisë po shkon në altarin e pavdekësisë në gjirin e Nënës së Madhe Shqipëri, dëshmorët shkojnë në vendin
e shenjtë aty ku prehen të përjetshmit e pavdekshëm”. Babai i efektives që humbi jetën në shërbim të atdheut mes lotëve puthi flamurin kuq e zi. Në ceremoninë e varrimit u mbajt një mintë heshtje dhe më pas familjarët, të afërmit dhe kolegën i dhanë lamtumirën e fundit nën të shtënat e armëve.
Moment prekës ishin çastet kur u palos flamuri më të cilin ishte mbështjellë e ndjera dhe më pas iu dorëzua babait të saj. Ai me lot në sy më pas e mori dhe e puthi me ngashërim. Një numër i madh i Forcave Ushtarake kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e homazheve të nëntetares së rënë në krye të detyrës në Letoni, Zarife Hasanaj. Moment mjaft prekës ishte kur komandanti i kontigjentit EOD ku nëntetare Zarife Hasanaj ishte pjesë, kreu “apelin e fundit”, ku thirri emrin e saj tre herë rresht, sipas ritualit ushtarak por Zafire Hasanaj nuk iu përgjigj apelit të fundit të komandantit të saj, pasi ra në krye të detyrës. Komandati, më pas i dorëzoi babait të nëntetares së ndjerë Flamurin Kombëtar me të cilin ishte mbuluar arkivoli, teksa u preh tek varrezat e dëshmorëve. Hetimet për shkakun e shpërthimit në depo, teksa po demontonin predha të kalibrit të madh, vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa gjithçka flet për një aksident dhe jo sulm. Një lajm i keq vjen nga mediat letoneze, ku RIGA raporton se gjendja shëndetësore
e Major Klodian Tanushit është tepër e rëndë, ndërsa rreshter Julian Kapaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. U prehsh në paqe heroina jonë, u prehsh në paqe në Altarin e “Dëshmorëve të Atdheut”, nga ku frymëzohemi të mbajmë të shenjtë amanetin e të rënëve, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët. Para se trupi i pajetë të udhëtonte drejt atdheut, në bazën Camp Adazi në Letoni, u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”. Në ceremoni mori pjesë gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO. Kolegë dhe kolege të cilët nuk i ndalin dot lotët, teksa nderonin nëntetaren e rënë në krye të detyrës. Hasanaj ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” në Babrru. Më pas ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017. Më pas nëntetarja ka kryer kursin EOD, niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”. Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i parë dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar. Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mision në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD. Hasanaj do të përfundonte misionin e saj të parë muajin e ardhshëm.
SPECIALE
11
E shtunë, 11 MAJ 2019
Kryeministri Edi Rama, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku dhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, mbajtën fjalim në nder të 32-vjeçares
F
amiljarët e saj dhe krerët më të lartë të shtetit, nderuan kujtimin e saj duke ngritur në piedestal vlerat, talentin dhe sakrificën sublike të ushtarakes shqiptare që humbi jetën gjatë misionit në Letoni. U prehsh në paqe heroina jonë, u prehsh në paqe në Altarin e Dëshmorëve të Atdheut, nga ku frymëzohemi të mbajmë të shenjtë amanetin e të rënëve, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët. Kryeministri Edi Rama, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku dhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, mbajën fjalim në nder të 32-vjeçares. Kryeministri i vendit, Edi Rama është prekur gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e lamtumirës së ushtarakes Zarife Hasanaj. “Flamuri ynë kombëtar rri në gjysmë shtizë për të vajtuar në heshtjen e tij të përjetshme të parën vajzë në historinë e Forcave të Armatosura që ndahet nga jeta për shkak të detyrës, Zarife Hasanaj”.
Krerët e Shtetit nderojnë ushtaraken
Në zërin që i dridhej dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta të nëntetares Zarife Hasanaj, gjenerali Bardhyl Kollçaku, i
dha lamtumirën ushtarakes së rënë në krye të detyrës. Presidenti Ilir Meta, nënvizoi se rënia e saj në krye të detyrës,
është dëshmi e përkushtimit të Forcave tona të Armatosura dhe të Shqipërisë në çdo angazhim dhe mision të NATO.
GJENERAL KOLLÇAKU: BIJA E TROPOJËS QË DO NA MUNGOJË Në zërin që i dridhej dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta të nëntetares Zarife Hasanaj, gjenerali Bardhyl Kollçaku, i dha lamtumirën ushtarakes së rënë në krye të detyrës. “Zarifja, bija juaj, shoqja jonë, bija e Tropojës, bija e Shqipërisë, heroina e ushtrisë, po shkon në altarin e pavdekësisë, në gjirin e nënës së madhe Shqipëri. Dëshmorët shkojnë në vendin e shenjtë, aty ku prehen të përjetshmit e pavdekshëm”, tha Gjenerali. Fjalë prekëse ishin edhe ato kur ju gjenerali ju drejtua në mënyrë simbolike Zarifes, për të treguar njerëzit e shumtë që ishin sot në ceremoninë e homazheve mbajtur në nder të saj në Pallatin e Brigadave. “Kanë ardhur për të të përcjellë shokët dhe kolegët e tu. Ata që Ti i doje dhe të donin kaq shumë. Ata që nuk të zëvendësojnë dot; ata që nuk të harrojnë dot! Është me Ty sot gjithë familja e madhe ushtarake e Forcës së Armatosur, që Ti e nderove me jetën tënde. Janë këtu për Ty sot kolegët e Tu të misionit të NATO-s, ku Ti me punën, forcën dhe natyrën tënde, u bëre aq e afërt, aq e pandashme. Ata janë këtu, me zemër, shpirt dhe mëndje, përmes kaq shumë ngushëllimeve të ndjera që kanë ardhur dhe vijnë nga gjithë Aleanca”, u shpreh ai.
PËRLOTET
Ministrja Xhaçka: U prehsh në paqe heroina jonë
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka dhënë lamtumirës nëntetares Zarife Hasanaj, të rënë në krye të detyrës. E përlotur, ajo tha se nuk e kishte të lehtë të gjente fjalët për vajzën që askush nuk e kishte menduar se do të shuhej krejt papritur. “Fjalët tona për ty e dashur Zarife nuk do të arrijnë kurrë të plotësojnë atë boshllëk që le”, tha ministrja teksa ju drejtua me fjalë të ndjera prindërve krenarë të ushtarakes, vëllait që ajo kishte pikë të dobët, Adriatiku, motrave, kolegëve e gjithsecilit që e njohu. E quajti nëntetaren më të zonjë që kishin Forcat e Armatosura. “Nëntetarja Hasanaj nuk ishte thjesht një efektive e talentuar, ajo ishte një shembull për shumë vajza që duan t’i bashkohen FA. Ishte një nga më të mirat, më të aftat, kjo e bën edhe më të dhimbshme. Humbën një nga më të mirat që kishim edhe do ta kemi shumë të vështirë ta zëvendësojmë. Lutjet tona, solidariteti ynë shkon së pari me familjen e Zarifes. Asnjë veprim nga ana jonë nuk mund tu kthejë vajzën. Por ka forcë për tu ringritur. Unë që e njoh forcën me të cilën po e përballin këtë dhimbje jam i bindur që do mbajnë gjithmonë hapur derën për miqtë dhe koleget e Zarifes. U prehsh në paqe heroina jonë në altarin e dëshmorëve të atdheut nga ky frymëzohemi të mbajmë të shenjtë amanetin e dëshmorëve, Shqipërinë e lirë”, tha ministrja e Mbrojtjes.
KRYEMINISTRI
MESAZHI
Rama: Familja do e përcillte me vello, prehet si dëshmore
Presidenti Meta: Ushtarake elitare dhe trimëreshë
Kryeministri i vendit, Edi Rama është prekur gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e lamtumirës së ushtarakes Zarife Hasanaj. “Flamuri ynë kombëtar rri në gjysmë shtizë për të vajtuar në heshtjen e tij të përjetshme të parën vajzë në historinë e Forcave të Armatosura që ndahet nga jeta për shkak të detyrës, Zarife Hasanaj”. Në fjalën e tij, Rama tha se përultësisht shpreh ngushëlimet për humbjen e 32-vjeçares. Kreu i qeverisë, nënvizoi se duhet ta çojmë deri në fund amanetin e Forcave të Armatosura që luftojnë çdo ditë për të mbrojtur atdheun. “Më bëri përshtypje përpikmëria. Ishte e përpikët në detyrë. Vepronte mëpërpikmëri. Sot flamuri ynë rri në gjysmështizë për të vajtuar në heshtje të përjetshme të parën vajzë që ndahet nga jeta nga FA për shkak të detyrës, në flamurin kuq e zi do të bëjë rrugtimin e fundit. Mbi kryet e saj do të jetë nëna Shqipëri. Ne të tjerëve nuk na betet gjë tjetër që ta kujtojmë. Ta kujtojmë jo vetëm falë përpikmërisë së datave të shënuara por edhe duke u përpjekur që të mos e harrojmë në të përditshmen tonë amanetin e tyre. U prehtë në paqe dhe na ndriqoftë bashkë”.
P
residenti i Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e homazheve në nder të ‘’Dëshmorit të Atdheut’’, nëntetares së rënë në krye të detyrës në Letoni, Zarife Hasanaj. Kreu i Shtetit u përul me respekt siç dhe shkruan, ‘’para patriotes shembullore, ushtarakes elitare e trimëreshë, Zarife Hasanaj’’. Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Presidenti Meta, nënvizon se rënia e saj në krye të detyrës, është dëshmi e përkushtimit të Forcave tona të Armatosura dhe të Shqipërisë në çdo angazhim dhe mision të NATO. “Me dhimbje të madhe, nderim e mirënjohje të thellë u përula me respekt para Dëshmores së Atdheut, patriotes shembullore, ushtarakes elitare e trimëreshë, Zarife Hasanaj. Në këtë ditë të vështirë për familjen Hasanaj, i gjendem pranë nënës Rivë, babait
Muharrem, dy motrave e vëllait të Zarifes, duke u shprehur me pikëllim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Rënia e saj në krye të detyrës, është dëshmi e përkushtimit të Forcave tona të
Armatosura dhe të Shqipërisë në çdo angazhim dhe mision të NATO. I paharruar kujtimi i Dëshmores së Atdheut! Lamtumirë në paqen e përjetshme motra jonë Zarife”,shkruan Presidenti.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E shtunë, 11 MAJ 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E shtunë, 11 MAJ 2019
KONKURSI RAJONAL “NË KËRKIM TË VERËS”
Dy shqiptarë rrëmbejnë çmimet e para
J
yrgen Belegu dhe Adil Brahimi kanë fituar çmimet e para me fo tografitë e paraqitura në konkursin “bukuritë verore” të Europës Juglindore. Çmimin e tretë të mori boshnjakja Isidora Iliq. Garuesit do të shkojnë në Bukuresht, Rumani, për të paraqitur punën e tyre në Presidencën Rumune të Këshillit të Konferencës Rinore të BE më 28 maj 2019. RCC është shumë mirënjohës për të gjithë pjesëmarrësit, të cilët kanë ndarë fotot e tyre të preferuara të verës me publikun. Konkursi tërhoqi shumë foto të bukura të rajonit të bëra nga qytetarët e saj, duke ndarë këndin e tyre unik në paraqitjen e thesareve që rajonin. ka për të ofruar. Konkursi # looking4summer po zhvillohej së bashku me Projektin e Zhvillimit dhe Promovimit të Turizmit të financuar nga BE-ja nga BE-ja, duke u dhënë mundësi të rinjve të tregojnë botës vendet e tyre të preferuara dhe të ftojnë kolegët e tyre për të vizituar, përvojën e kulturës dhe për t’u bashkuar me aventurën në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgari,
Kroaci, Greqi, Kosove, Moldavi, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Rumani, Serbia, Slloveni dhe Turqi. Konkursi në facebook dhe Instagram # looking4summer zgjati nga 1 mars deri më 30 prill 2019 dhe synoi promovimin e rajonit si një destinacion turistik. 1. Fotoja fituese e Jyrgen Belegu 2.Fotoja fituese e Adil Brahimi 3.Fotoja fituese e Isidora Iliq
Distinction Bursary fund, bursa studimi për talentet e teknologjisë
E
ardhmja është emo cionuese, por e tashmja ka nevojë për një shtysë. Ke zgjedhur destinacionin, por udhëtimi për të mbërritur aty është i gjatë. Je i vetdijshëm për problemet, por i pasigurtë për zgjidhjet. Ke aftësi të pafundme, por mundësi të kufizuara financiare. Por...por... por... shumë “por”. Ka ardhur momenti t’u vësh fre dyshimeve e të çlirosh potencialin tënd. E ardhmja, destinacioni, zgjidhjet, potenciali flasin vetëm një gjuhë, gjuhën digjitale. Me siguri që këto mesazhe, të cilat qarkullojnë prej pak kohësh në rrjetet sociale, kanë mbërritur te shumë prej jush.
Bursa “Vodafone Distinction Bursary Fund” nga Fondacioni Vodafone Albania është nisma më e re që synon fuqizimin e të rinjvë si dhe pasurimin e njohurive dhe aftësive të tyre digjitale. Kjo bursë mbështet të apasionuarit pas teknologjisë që dëshirojnë të studiojnë në një nga universitetet më të mira në botë. Një mundësi që nuk duhet humbur kurrsesi, ndaj nëse doni të përfitoni, nxitoni, pasi afati për të aplikuar është data 23 maj. Vodafone beson tek të rinjtë dhe potenciali i tyre për të ndryshuar shoqëritë ku jetojnë drejt një realiteti digjital dhe novator. Por, një ndryshim kaq i madh, kërkon më shumë
sesa thjesht pasionin e dëshirën për të punuar. Edukimi në një nga universitetet më të mira në botë dhe eksperienca në një kompani lider të telekomunikacionit janë dy ingredientët që garantojnë suksesin. Të sapodiplomuar apo profesionistë do të kenë mundësinë të përfitojnë tarifë studimi falas në një program master profesional ose shkencor në fusha që kërkojnë aftësi digjitale, të tilla si: Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, inovacion, IT, telekomunikacion, inxhinieri, software, robotikë, prodhim filmi, animacion, marketing digjital etj. Ata që plotësojnë kriteret e mëposhtme duhet të nisin aplikimin në foundation.al@vodafone.com deri në 23 maj. Për të përfituar nga kjo mundësi, aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere: 1. të jenë shtetas shqiptarë, rezident në Shqipëri; 2. të kenë aplikuar e të jenë pranuar në një prej universiteteve më të mira ndërkombëtare, për të kryer studimet master në një prej fushave të lartpërmendura, duke nisur
nga viti akademik 2019-2020; 3. të kenë aftësi dhe talent të spikatur në fushën digjitale; 4. të jenë të gatshëm të kthehen në Shqipëri pas përfundimit të studimeve të tyre dhe të kryejnë një praktikë 6 mujore në Vodafone Albania. 5. të mos kenë studiuar më parë ose të kenë një diplomë tjetër masteri.
Bursa Vodafone Distinction Bursary Fund do të mbulojë plotësisht ose pjesërisht tarifën studimore. Për detaje, kliko në https:/ www.vodafone.al/en/fondacioni/vodafone-distinctionbursary-fund/ e mos harro: përkrah Vodafone, e ardhmja është edhe më emocionuese!
POLITIKE OPINION Nga Andi Bushati
A
rta Marku nuk është një kamikaze mend jelehtë që nuk dinte ç’kërkonte në shfaqen e saj në Top Channel. Pas veshjes së saj flakëritëse, si nuse fshati, pas përgjigjeve të shkruara që më shumë i lexonte sesa i shqiptonte, nuk ishte thjeshtë një grua naive që ka vendosur të kandidojë për prokurore e përhershme. Të gjithë ata që e panë intervistën e saj në “Open”, gabohen nëse mendojnë se ajo i bëri gropën vetes, duke u treguar e paaftë dhe e pa zonja për të zgjidhur në një vit e gjysëm, qoftë edhe një nga çështjet e mëdha që i kanë mbetur në dorë. Pyetjet më normale që do të ngriheshin pas startit publik të fushatës së saj janë të thjeshta? Pse ajo kërkon një mandat të plotë shtatë vjeçar, kur u mundua të arsyetojë me mish e me shpirt, se nuk ka asgjë në dorë për të shpënë përpara hetimet e dosjes së blerjes së votave DakoAvdylaj në Durrës? Pse ajo mëton të rizgjidhet kur nuk mund të ndikojë aspak në hetimin masakrës elektorale që u bë në Dibër? Pse ajo ka guximin të dalë në publik, kur nuk lëviz do asnjë gisht në ivestigimin e
grabitjes skandaloze të tenderit të Unazë së re? Pra, enigma e pakuptueshme që të bën të dyshosh pasi ke dëgjuar intervistën e saj në Top, është: si imagjinon të bindësh njerëzit se meriton besimin e tyre, duke u justifikuar se s’ke pasur mundësi të bësh asgjë? Si mund të jetë kaq mendjelehtë, tyryfyle, apo e cekët, një grua që synon të jetë simboli i parë i institucioneve të reja të reformës në drejtësi? Në fakt, Arta Marku nuk qe aspak e tillë. Në daljen e saj të gjatë publike ajo nuk u tregua naive. Me look-un xixëllonjës dhe belbzimin e pasigurtë, madje qoftë dhe me këmbënguljen se qe e paaftë të lëvizte një gur të vetëm, ajo skicoi profilin që i duhej. Sepse ajo nuk ka filluar fushatën për prokurore e përgjithshme me shpresën meritokratike se do të bindë publikun që është e aftë, por me synimin për të garantuar ata që mund t’a rizgjedhin, se prej saj nuk i hyn asnjë gjëmb në këmbë. Në këtë kuptim, intervista e Arta Markut në Top Channel mund të mbahet shënim, si fillimi i të parës garë që po zhvillohet në epokën e re, në atë të mungesës së pluralizmit
14 E shtunë, 11 MAJ 2019
Arta Marku, ose si bëhet fushatë në neomonizëm
politik. Në një mjedis, ku tepsinë e ka marrë në dorë një njeri i vetëm, ku parlamenti është njëngjyrësh, ku institucionet e reja të reformës në drejtësi janë pjella të shëmtuara të kësaj konjukture, znj, Marku bëri gjënë e duhur.
Ajo nuk duhet të përgjigjej se përse s’ka burgosur asnjë kriminel; Ajo nuk duhej të jepte llogari se përse s’ka proceduar asnjë vjedhës votash; Ajo nuk duhej të shpjegohej se përse s’ka hetuar asnjë abuzim me tendera; pasi ajo kishte për
qëllim të garantonte se qe aq provinciale, aq e nënshtruar dhe aq e bindur sa s’mund ti prishte punë pushtetit. Dhe këtë e bëri më së miri, duke nisur në Top një fushatë që do të mbahen mend: “më votoni mua se ju lë të grabisni të patrazuar”. Prandaj Arta Marku, në vend që përçmohet, duhet të vlerësohet, pasi ajo e nuhati kohën e ndryshme që po jetojmë. Ajo e kuptoi se në fazën e re të neomonizmit, nuk ka rëndësi të bindësh masën e gjerë të popullsisë, as të fitosh kartonat jeshilë të parlamentit, por vetëm të sigurosh qetësinë shpirtërore, juridike dhe politike të njeriut që të ka në dorë. Këtë garanci ajo e dha me të gjitha mundësitë e saj të limituara. Dhe pas kësaj, pak rëndësi ka nëse ajo e humbet, apo e fiton në këtë garë. Në të gjitha rastet ajo do të mbahet mend se krijoi një rekord të ri. Ajo inauguroi të parën fushatë kombëtare ku sfida bëhet për të thyer zemrën e një personi të vetëm. Lapsi.al
zgjidhet situata në Shqipëri, se si mund të përfundojë Bashkimi Europian, se pse Presidenti amerikan mbetet më i miri, etj. Ai sugjeroi se si mund të zgjidhet kriza. Mendimi i deputetit kishte të bënte se Rama edhe mund ta mbajë, por edhe jo postin e kryeministrit!
Në fund deputeti Gjuzi tha se Edi Rama na ka premtuar neve në vitin 2013 se Presidentin e Republikës do të na e jepte si parti, por ai nuk e mbajti fjalën. Pra edhe pas kësaj interviste live kuptohet se në çfarë gjëndje është parlamenti sot!
BATUTA E VITIT
Deputeti Kujtim Gjuzi: Edi Rama, mos të të shoh më me këmbët përpjetë në zyrën e Ruçit!
E
shtë folur kohët e fundit për nivelin e parla mentit pas ikjes së deputetëve të opozitës. Është thënë se janë të blerë deputetët e opozitës së re. Nga të gjithë deputetët të cilët kanë hyrë nga listat kohët e fundit, shumica as që meritojnë të jenë përfaqësues, pavarësisht se kryeministri i përdor për shantazh ndaj deputetëve të tij kritikë brenda PS-së. Rudina Hajdarin e kemi parë se si flet, deputetë të tjerë i kemi dëgjuar se ç’nivel kanë, bile kur i dëgjon duhet të marrësh vrapin. Përveçse parlamenti, pas ikjes së opozitës reale, është jo legjitim,
por tashmë u kthye dhe në sallë estrade. Këtë të enjte ishte live në televizionin “News 24” Kujtim Gjuzi. Deputeti Kujtim Gjuzi (i futur nga listat e deputetëve të PD), i pyetur nga Ylli Rakipi në emisionin të “Të PaEkspozuarit” në lidhje me Edi Ramën se si e njeh, deputeti tha se në vitin 1982 e kam vënë Edi Ramën, për një bast 200 lekë, mu në majën e kalit të Skënderbeut. Bile deputeti Gjuzi, theksoi se kam 7 dëshmitarë për këtë. Ylli Rakipi me zor e mbante të qeshurën dhe vazhdoi më tej bisedën me deputetin për situatën politike. Rakipi e
pyeti se “pse nuk e merr t’i Kujtim qeverinë në dorë”, por deputeti insistoi se nuk është momenti. Më pas deputeti akuzoi live kryeministrin Rama se shkon në zyrën e Gramoz Ruçit dhe rri me këmbë përpjetë! Insistimit të moderatorit Rakipi për këtë punën e këmbëve përpjetë, deputeti Gjuzi lëshoi disa akuza, të cilat ishin sfiduese për kryeministrin. Bile deputeti e kërcënoi publikisht kryeministrin Rama që nuk do ta lejojë të kryejë veprime të tilla, ndonëse Rama është inteligjent. Po kështu deputeti i ri Kujtim Gjuzi shtoi se si mund të
FORUM OPINION Nga Artan Fuga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Shqipëria në punë të vet, qytetarja besa Shahini në punë të vet! Letër publike: Presidentit të Republikës zotit Ilir Meta ! Kryetarit të Këshillit të Ministrave, zotit Edi Rama ! Kryetarit të Komisionit të Sigurisë të Kuvendit të Shqipërisë! Po Ju drejtohem me shqetësim të thellë intelektual dhe qytetar lidhur me një deklaratë të papritur të Ministres të arësimit, rinisë dhe sporteve të Republikës të Shqipërisë, qytetares Besa Shahini, bërë sot, më datë 10 maj 2019, e cila në profilin e një rrjeti social deklaron se : “Do të jem edhe unë pjesë e këtij debati ku do të paraqes idenë time për të vendosur në ligj bazat e fillimit të një përafrimi të akademive shqiptare në rajon me synim integrimin në një të vetme.” Është e çuditshme sepse në asnjë platformë politike të partive parlamentare, të qeverisë, e së cilës ajo është pjesë, e Kushtetutës të Shqipërisë, nuk ekzis-
ton ndonjë platformë që ta justifikojë qytetaren Besa Shahini si ministre e këtij shteti, të punojë për realizimin e një ideje të tillë! Madje as në Bashkimin Europian nuk kërkohet shkrirja në një të vetme e agjencive publike të shteteve të veçanta anëtare! Në këtë mënyrë, në pikën kulmore të punimeve të komisionit kuvendor për reformimin e akademisë të shkencave të Shqipërisë, qytetarja Besa Shahini, në funksionin e ministres, që ka për detyrë ligjore të zhvillojë identitetin e institucioneve të arësimit dhe të shkencës dhe të agjencive publike që funksionojnë ligjërisht në shtetin e Shqipërisë, deklaron se punon kundër kësaj mëvetësie, pra punon në të kundërt të betimit të saj si ministre! Me megalomani kjo ide nënkupton se është qytetarja Besa Shahini që pa konsultuar komunitetin e akademikëve dhe universitarëve që janë qytetarë të shtetit të Shqipërisë, pa konsultuar as programin e qeverisë e së cilës ajo është pjesë, pa respektuar as
KOMENT Nga Klodian Tomorri
V
itin e kaluar Prodhi mi i Përgjithshëm Kombëtar i Shqipërisë ishte 1 mijë e 647 miliardë lekë. Për të njëjtën periudhë, fondi total i pagave i dhënë nga qeveria dhe bizneset për të gjithë të punësuarit në rang vendi ishte vetëm 306.5 miliardë lekë ose 19 për qind e PBB-së. E thënë ndryshe në çdo 100 lekë që prodhon ekonomia shqiptare, puna shpërndan vetëm 19 lekë. Kjo është një shifër tmerrësisht e ulët, ndërkohë që në vendet e zhvilluara kompesimi i punonjësve është absolutisht komponenti më i madh i të ardhurave kombëtare. Në SHBA, fatura totale e rrogave është sa 57 për qind e Prodhimit Kombëtar. Në vendet e pasura të OECD, punonjësit marrin përmes pagave 55 për qind të PBB-së, ndërsa në Eurozonë, pagat shpërndajnë 47.5 për qind të të ardhurave ko-
mbëtare. Pra, për ta vendosur në kontekst krahasimi, pjesa e mirëqënies që shpërndan puna në ekonominë shqiptare është tre herë më e ulët se sa ajo në vendet e tjera të zhvilluara. Këta numra kanë implikime të thella për jetën e përditshme të qytetarëve. Puna është mekanizmi kryesor dhe më efektiv, përmes të cilit ekonomia shpërndan mirëqënien tek qytetarët. Por kur puna shpërndan më pak se 20 për qind të të mirave që prodhon ekonomia, atëherë mekanizmi është kalbur. Dhe ky është një debat global. Edhe pse në ekonomitë e zhvilluara, punonjësit marrin përmes pagave më shumë se gjysmën e tortës ekonomike, sërish vitet e fundit ekonomistët kanë lëshuar alarmin se kjo pjesë nuk mjafton. Vitin e kaluar, të ardhurat nga puna ishin tema qendrorë e raportit flamur të
15 E shtunë, 11 MAJ 2019
Artan Fuga i shkruan Ramës: Shkarko ministren e Arsimit, Besa Shahini Kushtetutën e Shqipërisë së cilës ka pranuar t’i shërbejë, po punoka për zhbërjen e mëvetësive të akademisë të shkencave të Shqipërisë, madje shkon edhe më larg, a thua se varet prej saj, edhe zhbërjen e mëvetësisë të akademisë të shkencave të Kosovës dhe më gjerë. Duke synuar kthimin e tyre “në një të vetme”, qytetarja Besa Shahini flet edhe për të gjithë rajonin. Ideja e bërë publike sot është një provokacion gjeopolitik. Cilat janë akademitë e tjera të shkencave shqiptare në rajon veç asaj të Kosovës? Akademikët shqiptarë në rajon kanë fituar të drejtën e të pasurit në mënyrë dinjitoze të vendeve në akademinë e shkencave të Maqedonisë dhe në atë të Malit të Zi. Si parim, edhe në Akademinë e shkencave të Serbisë. Cfarë nënkupton deklarata e qytetares Besa Shahini? Që akademikët shqiptarë të braktisin këto akademi shkencash dhe
të krijojnë akademitë e tyre të shkencave në shtetet përkatëse duke u vetëizoluar? Apo nënkupton që në fund të procesit të ideuar prej saj, akademia e shkencave e Shqipërisë Kosovës, të integrohen “në një të vetme” me atë të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi?! Apo ideja e saj është që shqiptarët në çdo nga këto shtete të ish Jugosllavisë të krijojnë akademi shkencash mbi baza etnike dhe pastaj të integrohen me akademinë e Shqipërisë?! Të gjitha mundësitë që mund të nënkuptojë ideja që e lumturon qytetaren ministre Besa Shahini janë absurde, më së paku, por edhe të mbrapshta, dhe çojnë pikërisht në zhbërjen e akademisë të shkencave të Shqipërisë duke e çuar atë drejt shkrirjes të identitetit të vet si bartëse e misionit për të cilën është krijuar. Parë rrezikshmërinë dhe dëmin e këtyre pohimeve të shkruara të zezë mbi të bardhë, si edhe
sabotimin që po i bën prej muajsh procesit të reformimit të akademisë të shkencave të Shqipërisë ministria e arësimit, lind dyshimi i qartë se shkaku më i thellë qenka pikërisht strategjia e zonjës qytetare ministre Besa Shahini. Nisur nga këtej unë ju ftoj zotërinj të nderuar, si autoritete që keni përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e sovranitetit të institucioneve publike të vendit, ta thërrisni për sqarime publike këtë antare të qeverisë, dhe nëse ajo nuk akomodohet me Kushtetutën e Shqipërisë, me platformën ligjore të qeverisë, të realizoni shkarkimin e saj pa humbur kohë! Bersa Shahini në punë të vet, Shqipëria, kombi shqiptar, Akademia e shkencave e Shqipërisë dhe e Kosovës në punën e tyre! Me respekt qytetar, Artan Fuga Akademik
Mekanizmi i kalbur i shpërndarjes së mirëqënies Fondit Monetar Ndërkombëtar, të njohur si World Economic Oultook. Në këtë raport ekspertët e FMN, dokumentuan se krahasuar me vitet 1970, pjesa e të ardhurave që marrin punonjësit ndaj PBBsë në ekonomitë e avancuara ka rënë me 4 për qind. Sipas FMN, ky është një sinjal alarmi. Kur pjesa e pasurisë që rrjedh tek punonjësit bie, pabarazia rritet dhe po kështu edhe rreziku për destabilitet social. Dhe kjo për vendet ku punonjësit marrin nga pagat dhe shpërblimet më shumë se gjysmën e Prodhimit Kombëtar. Në Shqipëri, ku shifra është vetëm 19 për qind situata është edhe më dramatike. Por pse puna shpërndan kaq
pak mirëqënie në ekonominë tonë? Arsyet janë disa. Së pari, punësimi i ulët. Sipas INSTAT, vitin e kaluar, numri total i të punësuarve me pagë në ekonominë shqiptare ishte më pak se 500 mijë vetë, më pak se një e trëta e forcës së punës. Pjesë tjetër janë të papunë, të vetëpunësuar pa pagesë, ose të punësuar në sektorin bujqësor. Përveç numrit të ulët të të punësuarve me pagë, arsyeja e dytë se pse puna shpërndan kaq pak mirëqënie në Shqipëri janë rrogat e ulëta. Një pjesë e madhe e punësimit me pagesë në ekonominë shqiptare, vjen nga sektorët më produktivitet të ulët, kryesisht industrinë e përpunimit aktiv si fasoni, apo shërbimet e Call Center-
ave. Këto janë punë që paguajnë pak dhe rrjedhimisht shpërndajnë pak mirëqënie për të punësuarit. Ekonomia shqiptare ka një problem të madh. Motori kryesor që shpërndan mirëqënien tek popullata e gjerë është i fikur. Sipas Bankës së Shqipërisë, pjesa e familjeve që kanë të ardhura nga puna në Shqipëri është më pak se 35 për qind e totalit. Pra në tre familje, vetëm njëra ka të ardhura nga puna. Gati njësoj sa raporti i pensioneve. Ky është një mekanizëm i kalbur shpërndarje, i cili lë pjesën dërrmuese të popullsisë jashtë përfitimeve ekonomike duke ushqyer pabarazinë, emigrimin masiv dhe pakënaqësitë sociale.
AKTUALITET
16
E shtunë, 11 MAJ 2019
Rastet e grabitjeve të banesave janë bërë një shqetësim serioz, pasi në dy ditë janë shënuar tri raste të tilla. Qeveria ka ndryshuar veprat dhe dënimet edhe për pjesën e grabitjes
Grabitet dhe dhunohet mjeku: Ishin profesionistë, morën servin e kamerave
POLICIA
Trafikonin drogë drejt Greqisë, 11 të arrestuar
11 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, me akuzën e “trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “grupit të strukturuar kriminal”. Gjatë operacionit të koduar “Bsitrica”, u arrestuan: E.Xh, G.L, A.Xh, dhe E.L, të katërt banues në Fier. Si dhe u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për: P.K, B.K, E.A, të tre banues në banues në Patos-Fier. A.M, S.D, F.L dhe G.S, të katërt banues në Fier. Gjatë kontrolleve të kryera janë sekuestruar 145,6 kg kanabis; 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë, 3 amë zjarri dhe municion luftarak. Ata u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg kanabis, e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga G.L. Në kuadër të këtij procedimi me datë 05.04. 2019, në P.K.K. Kapshticë, është arrestuar në flagrancë G.Gj, i cili u kap duke transportuar për në drejtim të Greqisë rreth 68 kilogramë kg kanabis të cilën e kishte fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin “Toyota” që drejtohej prej tij. Gjatë operacionit u arrestua në Mallakastër dhe H.L, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri automatike me 2 krehra me 60 fishekë si dhe 1 gjerdan me 30 fishekë”.
G
rabitësit e banesave kanë goditur sërish, kësaj radhe në qytetin e Librazhdit. Në lagjen numër 1 të këtij qyteti, persona ende të paidentifikuar, gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, maskat kanë grabitur me dhunë banesën e mjekut gjinekolog, Kujtim Albrahimi. Në momentin e grabitjes, mjeku ishte në banesë bashkë me bashkëshorten dhe madje është konfliktuar me grabitësit, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj çiftit që u përpoqën t’i bënin rezistencë. Nga të dhënat e para dyshohet se grabitësit mund të kenë marrë një shumë mbi 10 milionë lekë në banesën e mjekut dhe janë larguar. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, duke marrë gjurmët e gishtave në banesë si
KUFI
NGJARJA
“Gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, maskat kanë grabitur me dhunë banesën e mjekut gjinekolog, Kujtim Albrahimi. Në momentin e grabitjes, mjeku ishte në banesë bashkë me bashkëshorten dhe madje është konfliktuar me grabitësit, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj çiftit që u përpoqën t’i bënin rezistencë”.
dhe dëshminë e çiftit Albrahimi. Para se të kryenin grabitjen, autorët kanë shkëputur sinjalin e alarmit që të hynin pa problem në banesën ku jetojnë dy bashkëshortët dhe gjithashtu kanë hequr kamerat dhe kanë marrë serverin e tyre. Përpara policisë, mjeku gjinekolog ka treguar se grabitësit ishin të maskuar, çka nuk ka arritur që të identifikojë fytyrat, ndërsa ka thënë se nga lëvizjet, ata ishin profesionistë. Lidhur me këtë
ngjarje, policia ka shoqëruar 13 persona për t’u marrë në pyetje. Rrëfimi N ë gjendje shoku dhe me plagë të dukshme nga grabitja. Kjo është gjendja e mjekut të njohur në Librazhd, gjinekologut Kujtim Albrahimi, I cili mëngjesin e së premtes bashkë me bashkëshorten ranë pre e grabitësve. “Grabitësit kanë qenë të armatosur. Ishin profesionistë”,-ka thënë Albrahimi. Autorët para se
të kryenin grabitjen kanë shkëputur sinjalin e alarmit që të hynin pa problem në banesën ku jetojnë dy bashkëshortët dhe gjithashtu kanë hequr kamerat dhe kanë marrë serverin e kamerave. Mjeku ka deklaruar në polici se e kanë qëlluar pas rezistencës. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që dyshohet se kanë marrë mbi 10 milionë lekë dhe bizhuteri të çmuara nga banesa e mjekut. Sipas dyshimeve të policisë i dyshuar si informator i dy grabitësve është një i ri nga qyteti i Librazhdit. Ndërkohë grupi hetimor vazhdon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Rastet Rastet e grabitjeve të banesave
janë bërë një shqetësim serioz, pasi në dy ditë janë shënuar tri raste të tilla. Po në qarkun e Elbasanit, në qytetin e Peqinit, persona të paidentifikuar kanë grabitur banesën e një të moshuari, duke përdorur lëndë kimike sprucuese, e cila paralizon njerëzit dhe i bën të pavetëdijshëm. Policia dyshon se kjo grabitje është kryer nga një çift që futet në banesa me kërkesën e kryerjes së nevojave personale. Ndërsa me herët, grabitje u shënua edhe në banesën e një biznesmeni në Çiflig të Korçës, ku persona të paidentifikuar grabiten 160 mijë lekë të reja dhe një sasi të vogël valute europiane. Për asnjë nga këto raste, policia nuk ka mundur të identifikoje personat e dyshuar dhe aq me pak të ndalojë ndonjë prej tyre.
Kapshticë, kapen 25 emigrantë Ende refugjatët e shohim Shqipërinë, si rrugën e artë për të kaluar drejt vendeve të BE-së. Vijojnë ndalimet e emigrantëve të paligjshëm të cilët përpiqen përmes Shqipërisë të largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian. 25 emigrantë, mes tyre dhe 6 fëmijë, janë ndaluar në fshatrat kufitarë Vernik dhe Trestenik. Disa prej emigrantëve janë në gjëndje jo të mirë shëndetësore. Ata janë me shtetësi siriane dhe iraniane. Pas marrjes së
deklarimeve janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë. Ata po iu nënshtrohen procedurave të marrjes në pyetje në Drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit. Policia shqiptare ka shprehur shqetësimin se trafikantë të qenieve njerëzore po fshehin në zonat pyjore në anën greke, afër Shqipërisë, grupe refugjatësh duke i mbajtur ata me ditë të tëra në kushte të vështira jetese. Refugjatët kërkojnë të kalojnë transit
në Shqipëri për t`iu drejtuar kufirit të Malit të Zi apo Kosovës. Sipas policisë shqiptare, trafikantët përdorin tani mjete të vogla për transportimin e tyre duke përfituar edhe nga qarkullimi i rënduar për shkak të sezonit turistik. Policia shqiptare ka bllokuar gjatë këtyre muajve dhjetëra refugjatë, mes të cilëve shumë fëmijë por pa arritur të arrestojë organizatorët e trafikut që veprojnë në të dy anët e kufirit.
AKTUALITET
17
E shtunë, 11 MAJ 2019
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka: Kërcënimet e Edi Ramës nuk trembin asnjë njeri
Paloka: Largimi i Ramës i panegociueshëm N
ënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, një ditë para protestës së katërt kombëtare të opozitës së bashkuar, ka folur në një intervistë për “Politika Online” në Gazeta Shqiptare.I pyetur për skenarët që do ndiqen nesër në protestë, Paloka është shprehur se, kjo është pak e rëndësishme duke shtuar se në thelb, qytetarët dhe opozita synojnë ngritjen e modelit qenë vend të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai mes tjerash zbulon edhe kushtin e panegociueshëm që ka opozita në raport me kreun e qeverisë.Paloka foli edhe për deklaratat e numrit dy të qeverise, Erion Braçe, i cili i kujtoi pasojat ligjore opozitës nëse protesta do të jetë e dhunshme. Protesta e 11 Majit, çfarë skenari ka? Në opinionin publik protestat e pararendëse u perceptuan si “të dhunshme” por rezultuan paqësore. A do të përmbyset kjo pritshmëri? Për protestat nuk kanë rëndësi “skenarët”, por qëllimi dhe qëllimi jo vetëm i kësaj proteste por i gjithë lëvizjes së ndërmarrë nga opozita e bashkuar është tanimë i bere publik; krijimi i kushteve për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme në parametra evropiane. Që të realizohet kjo kërkesë e opozitës dhe shumicës së shqiptareve, kusht i parë dhe i panegociushëm është largimi i Ramës Kryeministër, si njeriu që me vullnetin e tij të plotë ka organizuar manipulimin e të gjitha proceseve zgjedhore
të zhvilluar në Shqipëri, në bashkëpunim me krimin që nga momenti që është në postin e Kryeministrit. Monika Kryemadhi është shprehur se Rama ka dhënë dorëheqjen dy javë më parë. Sa i vërtetë është ky lajm dhe kush e ka penguar Ramën që ta çojë deri ne fund këtë veprim? A ka informacion PD për ketë fakt? A e konfirmoni apo jo? Unë nuk kam informacion nëse Rama ka qënë gati apo jo të japë dorëheqjen, por mund të them se është e sigurte që sot ai ndodhet totalisht nën kontrollin e krimit të organizuar, pra nuk ka lirinë as të marrë vendime të tilla. Rama është i marrë peng e në të njëjtën
kohë ai ka marrë peng të ardhmen e këtij vendi. Ne kemi detyrimin të çlirojmë vendin dhe ketë do ta bëjmë edhe nëse do na duhet që ta “çlirojmë” me parë nga Rama, në të gjitha kuptimet e kësaj fjale. Numri dy i qeverisë Erion Braçe iu kujton pasojat nëse opozita do të protestojë dhunshëm. A keni një përgjigje për Erion Braçen? Ka kaq kohë që herë i gjati e herë i shkurtri klithin duke ju përmendur shqiptarëve burgun. Këto klithma tregojnë vetëm frikën që ka zënë qeverinë. Nëse mendojnë vërtetë se mund ti trembin shqiptarët ende me klithma histerike, atëherë më keq për ta sepse tregon që janë
AKSIONI
Trafik klandestinësh, në pranga polici
Një efektiv i policisë në komisariatin e Elbasanit, u arrestua së bashku me 4 shqiptarë të cilët funksiononin si një grup në trafikun e qenieve njerëzore. Persona të huaj me shtetësi kurde dhe sirianë trafikoheshin prej tyre, pasi vinin nga kufiri i gjelbër në zonën e Devollit. Grupi i shqiptarëve i transportonte me makina për në Tiranë, ndërsa efektivi i policisë kontrollonte rrugën. “Një muaj hetime me metoda speciale çuan në kapjen në flagrancë të policit dhe shqiptarëve teksa në hyrje të qytetit të Pogradecit rreth orës 23:50, të datës 9 maj 2019, transportonin 19 klandestinë kurdë dhe sirianë, Ata po transportoheshin drejt Tiranës me mjete që drejtoheshin nga shqiptarët me iniciale E.A dhe T.H. Të huajt kanë hyrë nga kufiri i gjelbër në zonën e Devollit dhe në afërsi të fshatit Trestenik janë marrë me makina nga E.A dhe T.H. Punonjësi i Policisë, J.Z (trup shërbimi në Komisariatin e Elbasanit) dyshohet se kishte rolin e kontrolluesit të rrugës. Ndërsa dy shqiptarë të tjerë me inicialet M.A dhe K.M ishin shoqërues. Në këtë aksion të SHÇBA-së u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 automjete, aparate celularë dhe 120.000 lekë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
NDRYSHIMET
N
dryshimet në Kodin Penal kanë në fokus të ulë dhunën, e cila ushtrohet kryesisht ndaj funksionarëve publik dhe personave të zgjedhur në institucionet shtetërore. Për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, dënimet janë ashëpërsuar edhe për persona që lëvizin të armatosur në ambientet publike.Reduktimi i dhunës ndaj funksionarëve publik dhe të zgjedhurve është arsyeja kyesore për ndryshimet që janë bërë në kodin penal. “Goditjet ose vepra të tjera dhune ndaj punonjësve që kryejnë kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit publik dënohen me burgim nga 1 deri në 3 vjet. Pra ndryshimi i bërë është që gjoba është shndërruar në burgim deri në 1 vit, është rritur kufiri i poshtëm i dënimit, nga gjobë në 1 vit burgim, pjesa tjetër ka mbetur siç është. Kur kjo vepër kryhet ndaj personit të zgjedhur apo funksionarit publik për shkak të veprimtarisë
komplet jashtë realitetit. Shumica e atyre që dalin në protesta e që përfaqësojnë dhe shumicën e shqiptarëve, janë në kushtet e luftës për ekzistencë, nuk kanë më asgjë për të humbur, sepse kjo qeveri ju ka marrë gjithçka. Rama e ka përdorur dhe dhunën dhe burgun sa ka mundur. E kanë parë reagimin e njerëzve pas kësaj? Nëse vazhdojnë të mendojnë se mund ti trembin, atëherë as kane pare e as kane kuptuar gje. Unë i kam pare dhe ata qe janë dhunuar dhe ata që janë burgosur vetë apo kane ende në burgje të afërmit e tyre. Kam parë reagimin e atyre që ju është hedhur gaz dhe të atyre që policia ju ka thyer këmbë e duar. I kam parë të rikthehen në
protesta. Takova në protestën tek Shqiponja, gruan që policia i theu këmben tek Bregu i Lumit sepse po mbronte shtëpinë e saj. Ishte me këmbë të lidhur e me paterica. Më kapi përdore, e pasi mu prezantua me tha: “Do ta shporrim” ! Edhe po të më duhet ta bëj vetëm. Më mori jetën…”. Kam takuar dhe Mariglenin, studentin që e mbajtën një muaj në burg. Më i vendosur e i revoltuar se kurrë. Kam takuar dhe prindërit e Dor Protoduarit që vazhdon të qëndrojë në burg si hakmarrje direkte e Ramës, janë çdo dite në proteste tek Astiri. Pra le të vazhdojnë të gjatë e të shkurtër të kërcënojnë e dhunojnë, vetëm sa e afrojnë fundin e tyre dhe e bëjnë më të tmerrshëm. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të grupimit politik CDU/ CSU në Bundestagun Gjerman, Johann David Ëadephul, është shprehur se pa u ndëshkuar vjedhësit e votës s’ka negociata. S’do ketë negociata apo s’do ketë ndëshkues të cenimit të zgjedhjeve? Mesazhet qe Rama ka marrë nga Berlini janë shumë më tepër se kaq. Jo vetëm negociata që nuk hapen sa të jetë Rama në qeveri, por Gjermania, Europa dhe bota demokratike nuk mund të pranojnë e nuk do të lejojnë që një vend anëtar i NATO-s dhe që kërkon të anëtarësohet ne BE, të qeveriset nga njerëz që kanë ardhur në pushtet nga bashkëpunimi me krimin e organizuar.
Kodi Penal, Lleshaj: Burg për dhunën në institucione
së tij, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj punonjësit të policisë për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet”. Ligji i ri parashikon rëndim të dënimit kur vepra penale kryehet në institucionet
shtetërore. “Kur kjo vepër kryhet ndaj profesionistit të shëndetësor për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet. Kur kjo vepër kryhet në mjediset e institucionit, ku personi ushtron detyrën shtetërore, funksionin publik apo shërbimin publik, dënohet me burgim nga 3 deri në 5 vjet”. Ata persona që prangosen armë në mjediset publike do të jetë tepër i rëndë sipas ministrit Lleshaj. “Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga 5 deri në 7 vjet. Po kjo vepër, kur kryhet më shumë se një herë, ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet”.
KULTURE
18 E shtunë, 11 MAJ 2019
Karnavalet, festa e kostumeve dhe ngjyrave që Korçës e Shkodrës u jep identitet evropian K
arnevalet janë perfor manca simbolike që shënojnë ndërrimin e stinëve, ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Të shtrira kryesisht në vendet ku popullata dominante i takon fesë katolike, ato festohen të martënditën e fundit të kreshmëve të mëdha. Festa dominohet nga ushqimi i bollshëm, pasi të nesërmen vjen e mërkura e hirtë, që shënon fillimin e kreshmës, periudhë gjatë të cilës duhet agjëruar. Karnavalet vijnë pra, si një akt sakrifikimi prej 40 ditësh duke mos konsumuar mish, vezë, mëlçi e ushqime të tjera jo krejt të domosdoshme. Përveç ndërrimit të stinëve, karnevalet personifikojnë edhe gjallërinë, vitalitetin ndërsa mistika e tyre përmbledh në vete edhe një lloj
shanse që duke festuar dhe përfshire në to, të mund të largosh të keqen duke u rrekur në argëtim, humor e vallëzim. Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para vitit ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë
qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane, karnavalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin shkurt. Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si
“Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas vitit 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas vitit 90. Korça si një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve krijoi në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Në 10 prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri. Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Grupi i Karnevaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane. Rikthimi i kësaj feste
popullore u mirëprit nga banorët e këtij qyteti dhe tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit. Ndërsa në qytetin e Shkodrës festimi i karnevaleve kanë nisur që në vitin 1860. Por për shkaqe politike mbas vitit 1943, kjo festë filloi dhe u zbeh. Në vitin 1998, nën drejtimin e Fric Fistani karnevalet përsëriten dhe njëherë në variantin e tyre origjinal. Viteve të fundit, kjo traditë është bërë aktive me festat emocionuese të organizuara vit pas viti ku ka gjetur dhe mbështetje në institucione, pasi është një festë unikale në Shqipëri. Ditën e fundit të karnavaleve parashikohet dhe djegia e dordolecit që simbolizon djegien e fenomeneve negative të shoqërisë.
Ramë Lahaj me kryeveprën e Verdit në Los Angeles T
enori kosovar Ramë Lahaj do të performojë në “Los Angelos Opera House” në operën “La Traviata” në qershor të këtij viti. Lahaj në datat 1, 9 dhe 13 qershor do të debutojë në skenën e Los Angelesit me këtë kryevepër nga kompozitori italian, Giuseppe Verdi, i cili u bë i njohur për aftësitë e tij në krijimin e melodisë dhe në përdorimin e thellë të efektit teatror. Alfredoja, është roli që do ta ketë Lahaj. Sopranoja rumune Adela Zaharia, fituese e “Operalias” më 2017, është në rolin e Violettas. Edhe kjo paraqitje do të vijë si bashkëpunim me tenorin dhe dirigjentin e njohur spanjoll Plácido Domingo. Veçanti e kësaj shfaqjeje, sipas Lahajt, është se regjinë e saj do ta bëjë gruaja e Domingos, Marta Domingo. Lahaj bashkëpunon me tenorin Domingon prej disa vjetësh dhe kanë pasur disa paraqitje së bashku nëpër vende të ndryshme. “Kam udhëtuar në vitet e kaluara së bashku me Domingon e kam performuar në vende si Meksika e Franca”, ka thënë Lahaj, i cili është i entuziazmuar për performancat që do t’i ketë në Los Angeles, provat për të cilën i ka filluar këtë javë. Dirigjent është James Conlon. Plácido Domingo, i cili ka të regjistruara mbi njëqind vepra të plota dhe është i njohur për shkathtësinë e tij në per-
“Kukulla” e Ismail Kadaresë përkthehet në gjuhën maqedonase
R
formim, ka thënë fjalë të mira edhe në të kaluarën për aftësitë artistike të Lahajt. Ndërsa njoftimin për këtë performim e ka dhënë përmes faqes së tij në
Facebook, vetë tenori Lahaj. “I nderuar të jem i ftuar nga legjenda Placido Domingo për të kënduar “La Traviata”, në teatrin e tij në Los Angeles”.
omani i shkurtër “Kukulla” me nëntitullin “Portreti i nënës sime” i Ismail Kadaresë, një nga shkrimtarët më eminentë shqiptarë dhe evropian, është përkthyer në gjuhën maqedonase. Veprën më të re të romanit me përmbajtje autobiografike e ka përkthyer Alida Muça. “Në romanin të publikuar në vitin 2015, Kadare i kthehet vendlindjes Gjirokastër dhe shtëpisë familjare të tij tre shekuj të vjetër, me imazhe të jashtëzakonshme dhe me një sërë gjërash të pathëna. Në këtë atmosferë Kadare e zbulon sjelljen personale ndaj nënës së tij Hatixhe Dobi-Kadare, gruan të cilën asnjëherë nuk arrin ta kuptojë deri në fund. Në këtë hapësirë të brendshme të të pathënave funksionon tensioni psikologjik i përrallës së autorit në këtë roman të veçantë. Autori, nënën e tij e përjeton si të heshtur, kukull të brishtë nga letra. Nga këtu edhe titulli i romanit të tij i rëndësishëm intim, kumtoi “Ars Lamina” për veprën e re të Kadaresë, që është mes shumë romaneve kushtuar temës “Nëna” dhe deri më tani i përkthyer në gjuhën franceze, italiane, spanjolle, kroate dhe gjuhën rumune.
SHOWBIZ
19 E shtunë, 11 MAJ 2019
Rihanna së shpejti me markën e saj të veshjeve Prej pak kohësh këngëtarja nga ishujt Barbados,Rihanna është shkëputur nga muzika për t’iu dedikuar biznesit të të brendshmeve dhe kozmetikës. Lajmi që ka qarkulluar në mediat e huaja është se këngëtarja e njohur do të ketë së shpejti markën e saj të veshjeve. Për diçka të tillë Rihanna është bashkuar me kompaninë gjigante të markave të luksit LVMH, pjesë e së cilës janë Dior, Louis Vuitton etj. Përmes një deklarate për mediat këngëtarja dhe përfaqësuesit e kompanisë kanë bërë të ditur se marka e re do të vendoset në Paris dhe do të mbajë emrin ‘Fenty’, ashtu si linja e të brendshmeve dhe e kozmetikës që Rihanna ka themeluar paraprakisht. E gjithë kjo linjë do të ketë vizionin e modës të këngëtares. Rihanna është shprehur mjaft e emocionuar në një postim në Instagram, ku ka falënderuar kreun e LVMH që besoi tek “një vajze të vogël nga ana e majtë e ishullit”. Gjithashtu ajo do të jetë gruaja e parë me ngjyrë që drejton një markë të vetën brenda kësaj kompanie.
Jessie J reagon sërish ndaj kritikëve: Nuk më intereson çfarë thoni Këngëtares angleze, Jessie J nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët rreth saj. Ajo ka marrë kritika të shumta nga fansat e saj për pamjen fizike dhe së fundmi për tatuazhin që e ka bërë. “Poo, tatuazhi im thotë…”mos e humbisni atë që jeni në turbullira të yjeve”, ka shkruar ajo. “E di që e kam gjoksin e vogël, mos e humbisni kohën duke më treguar mua”, shton më tutje Jessie. Jessie para disa muajve në një koncert kishte bërë një rrëfim për fansat e saj duke u treguar se nuk mund të lindë fëmijë për shkak të disa problemeve shëndetësore. Ndërsa sa i përket jetës private, që nga muaji tetor i vitit të kaluar, ajo është në lidhje me aktorin Channing Tatum.Këngëtarja ka qenë mjaft aktive gjatë vitit 2018 me këngë e koncerte të shumta. “Brave”, është kënga më e re e saj në bashkëpunim me Dion Diablo.
Rita Ora “mahnit” New York-un Rita Orës i janë parë të brendshmet poshtë një veshje të bukur të stolisur me gjëra metalike teksa ka dalë në rrugët e New York-ut. Kohëve të fundit ajo është cilësuar “me quaj me çdo emër nën këtë diell” dhe ka folur shpesh me “gjuhë të ndyrë” në internet. Por Rita Ora po shkëlqen dhe këtë e ka treguar në paraqitjet e saj të fundit të enjten në mbrëmje në New York, ku dukej e mahnitshme.
Fejohet Hilary Duff Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Hilary Duff i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me Matthew Koma. Çifti kanë njoftuar fansat të enjten se janë fejuar duke shpërndarë fotografi në llogarinë e tyre personale, Instagram. “Ai më pyeti të bëhem gruaja e tij”, ka shkruar Duff. Lajmet për fejesën e tyre erdhën pas shtatë muajsh që nga momenti kur ata u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Banks Violet Blair. Nga ana tjetër, Duff ka një djalë gjashtëvjeçar, me ish-bashkëshortin e saj Mike Comrie. Aktorja ka qenë e hapur për sfidat e saj në shtatzëni dhe pas lindjes, ku ndan shpesh momente me foshnjën e saj. Kujtojmë se 31-vjeçarja, vajzën e cila tashmë është shtatë muajshe e ka lindur në ujë, ku në këtë rast zvogëlohet kohëzgjatja e lindjes dhe realizohet zbutja e dhimbjeve të fuqishme.
Jennifer Lopez planifikon të martohet me Alex Rodriguez Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të ndjekë zemrën e saj, ndërsa Jennifer Lopez i ka treguar Savannah Guthrie në Today se megjithëse kishte tri shkurorëzime, gjithmonë planifikonte të martohej sërish. 49-vjeçarja para një muaji është fejuar me ish-bejsbollistin Alex Rodriguez dhe pranoi se dëshiron “të plaket me dikë”. “Unë dua ta kaloj jetën time me dikë. Dua të plakem me dikë. Mendoj se ky është qëllimi, apo jo? Për të gjetur një partner për të ecur nëpër këtë gjë të çmendur me të?”, ka theksuar aktorja dhe këngëtarja. “Ne jemi të kompletuar me njëri-tjetrin. Ai është mbështetës. Ai më lejon mua të bëj çfarë të dua. Ne vetëm duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka thënë më tutje Lopez. Theksojmë se Alex është gjashtë vite më i ri se J.Lo, dhe së bashku çifti janë njohur në vitin 2017.
SPORT
20
E shtunë, 11 MAJ 2019
Strategu spanjoll ka deklaruar se skuadra e tij nuk mund të bëj një hap fals ndaj Brighton
Guardiola: Do na copëtonin dhe paragjykonin nëse humbim titullin
LIVERPOOLI
Klopp rikuperon Salah dhe Firminon për finalen e Madridit Jurgen Klopp shpreson që t’i ketë të gatshëm Mohamed Salah, Andy Robertson dhe Jordan Henderson në formën më të mirë për finalen e Champions League ndaj Tottenhamit. Skuadra e Klopp luan këtë fundjavë ndaj Ëolves për titullin kampion, që mungon prej 29 vitesh për “The Reds”. “The Reds” janë një pikë pas Manchester Cityit në tabelën e renditjes, teksa këta të fundit do të jenë të impenjuar në transfertë ndaj Brighton. Klopp ka konfirmuar se Roberto Firmino nuk do të jetë i gatshëm, por ai shpreson që ai të rikuperohet në kohë për finalen e 1 qershorit. Salah ndërkohë u dëmtua në kokë në fundjavën e kaluar, teksa strategu gjerman u shpreh: “Për të qenë të sinqertë, mu duk mirë në rastin e festës pas ndeshjes ndaj Barcelonës. Dje (të enjten) është stërvitur veçmas grupit, ndërkohë që sot (dje) ka qenë në stërvitje të plotë”.
MERKATO
Interi nis negociatat me Barçen për transferimin e Rakitic
Rozalb Lika
P
ep Guardiola është shprehur se këtë fundjavë Manchester City nuk ka asnjë rrugë tjetër veç fitores në transfertën ndaj Brighton për të siguruar titullin kampion. Strategu i njohur spanjoll në deklaratën për shtyp para duelit të së dielës ka evidentuar se një dështim i mundshëm do të sillte një masakrim nga opinioni sportiv. “E di se si është jeta dhe se si do të gjykohemi nëse do të humbasin garën për titullin në Premier League. Do të na copëtojnë dhe paragjykojnë.
Ashtu sikurse ndodhi këtë javë në Champions League me humbësit. Nuk kemi alternativë tjetër veçse fitoren, për të evituar këtë masakrim dhe për të fituar titullin. Do të shkojmë në Brighton për të fituar, duke menduar vetëm për veten tonë, ndeshjen tonë, pa menduar për asnjë situatë tjetër apo ndeshje tjetër. Kjo është situata dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të arritur objektivin. Ose do të fitojmë ne dhe do të ngremë lart titullin, ose do të përgëzojmë Liverpool. Nuk më besohet që jemi në krye të renditjes, sidomos kur kujton se në një moment të kampionatit ishim 7 pikë pas Liverpool. Ky nuk është momenti
për të thënë nëse kemi bërë një sezon të mirë apo jo. Kemi mundësinë për të qenë sërish kampionë nëse fitojmë ndeshjen tonë dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë”, deklaroi spanjolli. Manchester City do të luajë nesër në orën 16:00 në të njëjtën orar, ku do të zbresë në fushë edhe Liverpoolit, në 90 minutat që do të vendin për kampionin e ri në Angli. Dështimi në Champions League e ka bërë të domosdoshme suksesin në kampionat për Guardiolën, i cili ka vuajtur jo pak në javët e fundit për shkak të presionit të kundërshtarit. Liverpooli i ka luajtur ndeshjet e fundit, të gjitha para tyre, duke arritur që edhe t’i fitojë.
Transferimi i Ivan Rakitic tek Interi, nuk është më një hipotez merkatoje. Zërat për një transferim të mundshëm vijnë nga Spanja dhe janë gjithmonë e më të forta. Sipas gazetës afër katalansve “Mundo Deportivo”, të dyja palët kanë diskutuar dhe kanë arritur një akord paraprak. Bëhet fjalë për një operacion që mund të arrijë në shifrën e 50 milionë eurove. Për përgjigjen finale duhet pritur fundi i sezonit, pasi kroati do të jetë i impenjuar edhe në finalen e Kupës së Mbretit. Rakitic ishte në prag largimit edhe në sezonin e kaluar, por zgjodhi që të qëndronte edhe për një sezon në La Liga. Eliminimi i papritur ndaj Liverpoolit do të sjellë edhe disa largime të bujshme, nga ku duket se edhe ai do të sakrifikohet. Tashmë ka vendosur ta nisë një eksperiencë të re, sepse edhe mbërritja nga Ajaxi e Frenkie de Jog i zvogëlon hapësirat në formacion. Edhe marrëdhëniet me tifozërinë nuk janë më si më parë, pas dështimit në “Anfield”. Tek Interi do të kishte një rol protagonisti përkrah bashkëkombësit të tij, Brozovic.
FRANCEZI
Reforma në Sport, Presidenti Duka takon Ministren Denaj
PSG gati të largojë Cavanin për të afruar Edin Dzekon
Presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i shoqëruar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv Bardhyl Minxhozi, zhvilloi ditën e sotme një takim me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Në qendër të bisedës së zhvilluar ndërmjet tyre ishte draft-projekti për përmirësimin paketës financiare që do të ndihmojë reformimin e sportit. Presidenti Duka diskutoi me ministren Denaj për ndryshimet ligjore në paketën financiare të propozuara nga FSHF në këtë projekt reformim. Prej disa kohësh grupet e punës kanë pasur vështirësi në gjetjen e një gjuhe të përbashkët, ç’ ka ka krijuar një lloj ndalese në vijimësinë e procesit. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Denaj, ka shprehur gatishmërinë për përshpejtimin e kësaj reforme dhe ka ngarkuar Drejtorin e Kabinetit, Ervin Mete, për të ndjekur në vazhdimësi këtë proces. Ndër pikat e diskutuara ishin Ligji për Sponsorizimet, Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat
Skuadra e PSG-së është në kërkim të një sulmuesi më përvojë që me shumë gjasa do të zëvendësojë Edinson Cavani sezonin e ardhshëm. Sipas “France Football” kandidati kryesor për të veshur fanellën e skuadrës kampione të Francës është boshnjaku Edin Dzeko, aktualisht te Roma. Sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2020 me skuadrën italiane, por gjasat janë që palët të divorcohen që këtë verë (174 ndeshje dhe 86 gola me fanellën e Romës). Ndaj, PSG është hedhur në sulm për sulmuesin 33-vjeçar, që kërkohet edhe nga Interi. Ai që këmbëngul për të sjellë boshnjakun te PSG-ja është Antero Henrique, drejtori sportiv i klubit, që e vlerëson shumë lojtarin, me përvojë edhe në arenën ndërkombëtare. Sipas mediave franceze, klubi ka kontaktuar me menaxherin e lojtarit, që duket se e pëlqen këtë ide, pasi edhe familja e tij është dakord për t’u transferuar në Paris.
NDRYSHIMET LIGJORE
dhe Ligji për TVSH-në. Të gjitha këto ndryshime do të diskutohen në grupet e punës që janë ngritur më parë pranë Këshillit të Ministrave dhe më pas kjo paketë ligjore do të dërgohet në Komisionin e Ligjeve dhe Komisionin e Ekonomisë për të marrë miratimin përpara dërgimit në Parlament për votim.
SPORT
21
E shtunë, 11 MAJ 2019
UEFA po mendon për një turne me tre liga, përfitojnë shumë klubet më të fuqishme
C
hampions League këtë sezon, ka qenë ndër më spektakolarët në histori, me shumë gola dhe emocione që kanë mbjtur peshë zemrat e tifozëve deri në minutat e undit. UEFA dhe klubet e mëdha ndërkohë po mendojnë se turneu aktual ka ende nevojë për përmirësim… sa i përket aspektit ekonomik. Kështu, prej kohësh organizata e cila mbledh klubet europiane, ECA, si dhe UEFA, kanë bërë një projekt për të riformatuar turneun dhe tashmë duket se kanë një plan konkret të cilën ia kanë paraqitur disa prej drejtuesve të ligave europiane në ditët e kaluara. Projekti i ri sheh ristrukturimin plotë të Kupave të Europës, duke filluar nga viti 2024, duke ndërtuar atë të famshmen Superligë, që do të zëvendësojë Ligën e Kampioneve, Europa League dhe turneun e tretë që ka ndër mend të krijojë UEFA në vitet e ardhshme. Struktura e re pritet të fuqizojë edhe më shumë superfuqitë europiane dhe me siguri do të ndeshet në kundërshtinë e vendeve të vogla. Gazeta gjermane “BILD” ka zbuluar planet e reja për turnetë europiane që do të prezantohen zyrtarisht më 17 maj dhe formula ndryshon që nga emri. Nuk do të quhet më Liga e Kampioneve, por Liga 1, Liga 2, Liga 3. Liga 1, do të jetë si Liga e Kampioneve aktuale, me
Ndryshim total në Champions League, ja si do të jetë formati i ri
32 skuadra pjesëmarrëse. Për edicionin e parë, në vitin 2024, pjesëmarrësit do të mblidhen me një renditje historike të katërvjeçarit 2020-2024, duke marrë parasysh paraqitjen e tyre në turneun elitë. Në vend të 8 grupeve me nga 4 skuadra, do të jenë tashmë 4 grupe me
nga 8 skuadra. Kështu, faza në grupe do të rritet në 14 ndeshje e sigurisht do të garantojë më shumë të ardhura. Katër ekipet më të mira nga çdo grup do të kualifikohen në fazën tjetër me eliminim direkt, në 16 më të mirat. Kurse 16 skuadrat e mbetura do të luajnë për të mos
rënë në Ligën 2. 24 skuadrat më të mira do të kenë të garantuar vendin në edicionin pasardhës pavarësisht renditjes në kampionatet përkatës, 4 skuadra do të ngjiten nga Liga 2 (ajo që më parë ishte Liga e Europës). Vetëm 4 skuadra mund të kualifikohen nëpërmjet tureve
eliminatore sipas renditjeve në kampionate. Kjo do të thotë që do të jetë thuajse e pamundur për klube nga vende të vogla që të bëhen pjesë e saj. Liga 2 do të pësojë tkurrje, pasi nga 48 ekipe, do të kalohet në 32. Edhe turneu i parë do të jetë me klasifikimin katërvjeçar, por ndryshe nga elita, do të jenë grupe me nga 4 skuadra dhe jo me 8. Në të ardhmen, 20 klube do të mund të kualifikohen nga kampionatet përkatëse, 4 ekipe bien nga Liga 1 dhe 4 ngjiten nga Liga 3. Edhe këtu, 4 klube bëhen pjesë e aktivitetit nga pjesëmarrja në kualifikuese. Liga 3 do të jetë risia edhe pse të gjithë e cilësojë si “liga e të varfërve”, që UEFA ka ndërtuar për vendet e vogla. Ajo do të përfshijë 64 skuadra të cilat do të ndahen në 4 grupe rajonale, secila me nga 4 grupe nga 4 skuadra. Pjesëmarrësit riformatohen çdo sezon, në varësi të renditjes në kampionatet përkatëse. Katër ekipet gjysmëfinaliste, ata që triumfojnë nga secili rajon, do të ngjiten në Ligën 2.
BRAZILIANI
GJERMANI
U kushton shtrenjtë, Juventus nxjerr në shitje Douglas Costën
Klopp sulmon UEFA-n: Të papërgjegjshëm që zgjodhën Baku-n K
Douglas Costa ka qenë një zhgënjim i madh gjatë këtij sezoni, duke mos arritur që të ndihmojë skuadrën e tij as në Champions dhe as në kampionat. Vlerat e brazilianit nuk është në diskutim, por këtë viti, mes skualifikimit për katër ndeshje pasi pështyu Federico di Franncesco-n e Sassuolos dhe problemeve fizike, braziliani ka luajtur vetëm 626 minuta në Serinë A dhe 160 në Champions. Në një nga konferencat e fundit për shtyp, Allegri ka bërë një batutë të goditur: “Douglas? Nuk e di më nëse është biond apo ezmer”. Nëse marrim parasysh se ai paguhet 6 milionë euro në sezon, ish-ylli i Bayern Munich ka fituar 8.500 euro për minutë. Nëse llogarisim vetëm aktivizimin në kampionat, kjo shifër shkon rreth 10.000 euro për minutë. Douglas Costa, pas këtij sezoni negativ, është pjesë e listës së lojtarëve të Juventus që pritet të largohen në merkaton e verës. Bardhezinjtë shpenzuan 48 milionë euro për ta siguruar nga Bayern në 2017-ën, por do të jetë e vështirë që ta shesin për të njëjtën shumë këtë verë, duke parë se vlera e tij ka rënë ndjeshëm.
y sezon në Europë po dominohet nga skuadrat angleze. Në Champions League, Liverpooli sfidon Tottenhamin, ndërkohë që në Europa League Arsenali do të masë forcat me Chelsea-n. Një ndër problemet më të mëdha në këto dy finale, janë çmimet e kripura që duhet të paguajnë tifozët. Ky diskutim bëhet edhe më alarmant në finalen e Europa League, që do të zhvillohet në Baku. Tifozët britanikë duhet të udhëtojnë 9 mijë kilometra për të shkuar në Baku, në një rrugë shumë të gjatë, dhe ku duhet të marrin të paktën dy avionë, pasi nuk ka linjë direkte nga Angli. Për të dyja skuadrat londineze janë vendosur në dispozicion 9 mijë bileta, në stadiumin që ka gjithsej 68 mijë e 700 vende. Për të dalë në mbrojtje të tifozëve angleze, ka reaguar edhe Jurgen Klopp, i cili e cilësoi UEFA-n të papërgjegjshme. “Këta zotërinj që marrin këto vendime, nuk e di se çfarë bëjnë
çdo mëngjes. Në Baku nuk ja kam idenë se si mund të shkohet, a ka një linjë të rregullt? Këto vendimet duhet të jenë më të ndjeshme, shumë më të arsyeshme. Më duket papërgjeshmëri, nuk e di
se si e bëjnë këtë gjë”, deklaroi Klopp në konferencën për shtyp duke mbështetur skuadrën e Arsenalit, që ka evidentuar faktin se një udhëtim i tillë shkon të paktën 1 mijë euro.
SHENDETESI 3 receta si të humbësh peshë me sodë buke Vetitë e sodës së bukës në kuzhinë, por jo vetëm janë mjaft të njohura, por së fundmi po përdoret mjaft dhe për të rënë në peshë. Dihet se përdoret gjerësisht në prodhimet e brumit, por cilat janë efektet në dobësim. Soda është një shtojcë natyrale brenda dietës së famshme alkaline, pasi përbërësit e saj ndihmojën në luftën ndaj aciditetit që ndikon në shtimin në peshë. Në një trup acid muskujt konsumohen dhe ka tendencë të shtimit
N
ë mbarë botën po jepet alarmi se diabetikët po shtohen në masë. Edhe Shqipëria, pavarësisht shifrave të deritanishme, duket se nuk bën ndonjë dallim thelbësor nga pjesa tjetër e botës. Mjekët endrokrinologë në Shqipëri pohojnë se periudha e verës është tepër e vështirë për të sëmurët me diabet. Gjendja e tyre rëndohet edhe për shkak të temperaturave të larta. Situata rëndohet edhe më tej kur bëhet fjalë për diabetin e tipit 1, që prek më shumë fëmijët. Ky lloj diabeti vjen nga mungesa e prodhimit të insulinës. Shenjat e para që mund të sinjalizojnë këtë sëmundje janë rënia e shpejtë në peshë dhe një etje tej normales. Por si mund ta luftojmë diabetin? Shoqata Amerikane e Diabetit, e njohur për studime të thelluara në këtë fushë, ka paraqitur një pasqyrë të ushqimeve dhe aktiviteteve që duhet të kryhen, në mënyrë që të mbajmë larg diabetin. Të dhënat e mbledhura nga studime të ndryshme, tregojnë se si frutat, perimet dhe një dietë e ekuilibruar ul riskun për diabet. Më shumë drithëra dhe fruta Sipas një studimi të fundit të Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin e Kembrixhit, përdorimi i drithërave të ndryshme është masa më efikase për parandalimin e diabetit. Po ashtu, pas kërkimeve të shumta, studiuesit zbuluan se njerëzit që konsumojnë shumë fruta sëmuren 19-21 % më pak nga diabeti se ata që hanë pak. Njerëzit që hanë 16 lloje ushqimesh të ndryshme kanë afro 40% më pak mundësi të sëmuren nga diabeti. Trajtimi individual Trajtimi i diabetit duhet të ndryshojë nga personi në person. Sipas udhëzimeve të fundit të publikuara nga Shoqata Amerikane e Diabetit dhe Shoqata Europiane për Studimin e Diabetit, treguesit e sheqerit në gjak varen nga mosha, gjendja shëndetësore dhe ndërlikimi i sëmundjeve të pacientëve me diabet. Sidoqoftë,
të yndyrës. Soda ndihmon në rregullimin e pehashit të trupit, nxit oksigjenin e qelizave dhe mbron masën muskulore. Si ta përdorni për të rënë në peshë? Sekreti nr 1 Kombinimi sodë dhe limon mbron trupin nga toksinat. Një lugë kafe sodë, dy lugë gjelle me lëng limoni dhe një gotë ujë e vakët. Pijeni çdo mëngjes esëll. Sekreti nr 2 Kombinim i sodës dhe uthullës
22 E shtunë, 11 MAJ 2019
së mollës reduktojnë mbledhjen e yndyrnës në pjesën e barkut dhe belit. Një lugë kafeje sodë, çerek fillxhani me uthull molle dy gota ujë. Pijeni çdo ditë 30 minuta para se të hani mëngjesin. Sekreti nr 3 Kombinimi i sodës me grejpfruit është përfekt për të kontrolluar mbipeshën. Një lugë kafeje me sodë, një gotë lëng grejpfruit dhe gjysëm gote ujë. Pijeni esëll në mëngjes të paktën tre herë në javë.
Diabeti, ushqimet dhe perimet që e luftojnë: Trajtim individual dhe çaj të zi
nëse niveli i sheqerit në gjak tre muaj pas trajtimit ende nuk mund të mbahet nën kontroll në mënyrë efektive, duhen shtuar barna të tjera. Vitamina që ul rrezikun Personat që përmes ushqimii i japin organizmit sasi më të mëdha të vitaminës K kanë gjasa më të pakta për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Shkencëtarët holandezë nga Universiteti i Utrehtit, pasi kanë studiuar prej 10 vitesh më shumë se 38 mijë persona, hulumtuesit kanë llogaritur se konsumimi i rritur i vitaminës K është i lidhur me gjasa 20% më të pakta për diabetin e llojit 2. Dhe sikurse shkruan revista “Diabetes Care”, faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për diabetin janë mosha e shtyrë, mbipesha, trashëgimia familjare e sëmundjes dhe prejardhja etnike. Vitamina K në natyrë është e pranishme në dy forma; K1 që gjendet në perimet e gjelbra dhe K2 që gjendet në mish, djathë dhe
vezë. Shkencëtarët thonë se është pikërisht K2 ajo që ndikon më shumë në uljen e mundësisë për t’u prekur nga diabeti. Çaji i zi Çaji i zi, i njohur për përmbajtjen e lartë të antioksiduesve, përforcimin e imunitetit dhe rregullimin e shtypjes së gjakutduket se ka edhe disa efekte tjera dobiprurëse. Duke krahasuar efektet pozitive të çajrave të ndryshëm, shkencëtarët kanë zbuluar se çaji i zi përmban sasi më të madhe të një polisakaridi, i cili mund të jetë shumë i dobishëm për personat që vuajnë nga diabeti, meqë ndihmon në absorbimin e ngadalshëm të glukozës. Seleni Studimet e fundit të shkencëtarëve francezë kanë treguar se niveli i lartë i selenit në gjak mund të ulë rrezikun për të pasur çrregullime të metabolizmit të glukozës, me këtë edhe të diabetit. Është interesant edhe fakti se ky efekt pozitiv i selenit është
vërejtur vetëm te meshkujt, dhe për fat të keq jo edhe te femrat. Studimi ka zgjatur nëntë vite dhe kanë marrë pjesë më shumë se 1000 meshkuj dhe femra të shëndetshme. Është treguar se meshkujt me nivel më të lartë të selenit në gjak kanë 50% rrezik më të ulur për të pasur çrregullime të metabolizmit të glukozës, në krahasim me meshkujt që kanë vlera më të ulëta. Shkencëtarët theksojnë se është e nevojshme të arrihen vlerat më të larta të selenit në gjak, me qëllim që të arrihet efekti më i mirë parandalues i diabetit. Hiqni dorë nga pijet me ngjyrë Shkencëtarët në Boston kanë zbuluar se, duke pirë rregullisht pije freskuese të ngjyrosura çdo ditë, ju dyfishoni rrezikun e sindromës së metabolizmit, sindromë që përfshin një sërë shqetësimesh, siç janë: tensioni i lartë, vlera të larta të insulinës, shtimi në peshë, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Shkaktari i tyre mund të
jetë substanca ngjyruese e këtyre pijeve, që ka rritur rrezikun e kësaj sindrome në eksperimentet që janë bërë tek kafshët. Shkencëtarët, gjithashtu, mendojnë se, ata që konsumojnë të tilla pije janë të prirur të zgjedhin gjithmonë ushqime të ëmbla, që sjellin shtim në peshë. Acidet omega-3-yndyrore Një numër i madh studimesh kanë treguar se ndryshimet e vogla ushqyese mund të zvogëlojnë dukshëm rrezikun nga diabeti. Kështu, një studim i kohëve të fundit, bën lidhjen midis nivelit të lartë të acideve omega-3-yndyrore në plazmë dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, te personat e sëmurë nga diabeti tip 2. Në studimin e botuar në revistën “Nutrition and Food Research” janë analizuar 180 pacientë me diabet tip 2 dhe 180 pjesëmarrës të shëndoshë. Shkencëtarët sugjerojnë që acidet omega-3-yndyrore mund t’i shtohen listës së ushqimeve, që mbrojnë nga kjo sëmundje kronike.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. ... Mane i famshëm i biznesit 6. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 7. Një lloj qendrimi gjysëm i ulur. Pozicion që marrim gjatë nevojave personale. Ulem ... 12. Shenjë ose dangë që mbetet në trup nga një plagë 14. Sipërfaqe toke e rrethuar nga të gjitha anët me ujë 16. Ndërtesë e dedikuar për shfaqjen e filmave 17. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 18. Shprehje e relievit, pjesë e ngritur mbi një sipërfaqe të rrafshët 19. Pëlhurë pambuku e hollë dhe me punim të thjeshtë, e ngjyrosur ose me lule të ndryshme 21. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 24. Erë e ngrohtë që fryn nga jugu dhe që zakonisht sjell shi 25. Unioni Postar Universal 26. Kajkatohet, llastohet, sillet me ... 27. Gjendje shpirtërore e shqetësuar dhe e rëndë, trishtim i thellë nga malli për dikë, nga vuajtjet etj 28. Fondi Monetar Ndërkombëtar 31. I pjerrët e i hollë, i ngjashëm me të dorës, për shkronjat e shtypit 32. Mjek që merret me studimin e dëmtimit të eshtrave 35. Brezi i veprimeve luftarake të trupave dhe të mjeteve, që qëndrojnë ballë për ballë me armikun 36. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 37. Gjitar i deteve polare, me trup të madh e me qafë të shkurtër, me këmbë si lopatë 39. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 40. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 42. I pesti në radhën e muajve të vitit. Dita e parë tij është e famshmja e paradave dhe protestave te punëtorëve 43. Që ka të bëjë me vendet ose me popujt e Lindjes 44. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 46. Kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj 50. Dënim që i jepej dikujt, duke e detyruar të largohet, duke e dëbuar, përkohësisht ose përgjithmonë diku larg vendlindjes 52. Turqishtja e vjetër që përdorej në kohën e Perandorisë Osmane 55. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 57. Quhet femra e cjapit 58. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 60. Italia e ka si kryeqytetin e saj. Mbi vete mban histori dhe qytetërim të hershëm 62. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 63. Partia Pajtimit Kombëtar
E shtunë, 11 MAJ 2019
Nga Albert VATAJ
64. Gjeorgjia e ka atë monedhën e saj 67. Ai që pret miq në shtëpinë e tij, i zoti i shtëpisë 68. E tillë është një mosmarrëveshje e thellë ndërmjet dy njerëzve a dy palëve, ndeshje e ashpër 70. Femra e kalit 71. Dikur quheshin jugosllavë, tani quhen ashtu 74. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 75. Riza, aktori i mirënjohur i teatrit të Korçës dhe personazh i karaktereve të spikatura në kinematografi 77. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 79. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 81. Muaji i parë i vitit. 83. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 84. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 85. Lagje e një qyteti mesjetar, e cila ndodhej jashtë mureve të kështjellës 87. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 88. Tirana, e kishte targën e makinave ... 89. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 93. Pezmatim i kyçeve, cermë 94. Lëng i trashë dhe i yndyrshëm, më i lehtë se uji 98. Shkoj nga brenda jashtë 100. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 101. Miami International Airport, shkurtima e saj 102. Pemë që rritet në pyllë 104. Ai që drejton një mjet të lun-
drues, quhet ashtu 105. Kafshë e madhe shtëpiake femër, që mbahet për qumështin, mishin e lëkurën 107. Fyt i hollë që del nga një enë për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër; lëfyt 108. E çoj më përpara diçka që e kam nisur, nuk e ndërpres një punë a një veprim 110. Fije e tjerrë prej pambuku, leshi, mëndafshi etj. 111. Ëmbëlsirë e butë që bëhet me niseshte e me sheqer ose edhe me arra a me bajame 113. Marrëveshje e fshehtë, e lidhur mes disa njerëzve ose grupeve për qëllime e veprime të caktuara politike, ushtarake 116. Në të ne shtrihemi, paqtohemi dhe kridhemi në ëndrra 118. Fjalë ose shprehje që përdoret në vend të një fjale a shprehjeje tjetër 120. Arthur S.., kompozitor dhe dirigjnt i shquar anglez. Lindi më 13 maj 1842 122. Eshtë i tillë një fëmijë që ka humbur njërin ose dy prindërit 123. Dal për herë të parë në skenë VERTIKALISHT 2. Vjen në jetë një bimë. Del nga fara, çan koren e tokës, mugëllon, ose ... 3. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 4. Pastaj e ka brenda 5. Regjistrimi që i bëhej çdo pesë vjet pasurisë së qytetarëve në Romën e lashtë për t'i ndarë në kategori, sipas të cilave paguheshin taksat. 6. Fëlliq keq diçka, e leros, e ndyj.
7. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 8. Rrugë në trajtën e një rrethi të mbyllur, që shërben për gara automobilistike, piste e rrumbullakët për gara me makina 9. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 10. Organizata Botërore e Shëndetësisë 11. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 12. Orkestër frymore kryesisht me vegla bronzi dhe vegla me goditje 13. Grup i vogël njerëzish të armatosur me një kryetar a komandant në krye, që kryejnë veprime të përbashkëta 15. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 18. Festë fetare; ditë pushimi me rastin e kësaj feste 20. Bashkoj me dhunë një vend a një krahinë të pushtuar me një vend tjetër 22. Pjesë e diçkaje të ngurtë, që është thyer, është shkëputur ose është ndarë nga e tëra 23. Vepër e madhe shkencore që përfshin njohuri për të gjitha fushat e jetës, etj 27. Që nxirret nga toka dhe që përdoret për të shtruar rrugët 29. Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë 30. Bajram ..., gazetar, albanologë dhe politikan shqiptarë. Ka qenë kryeministër i Kosovës 33. Kumtim i gjerë me shkrim, ose ...at 34. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise
59. Kryeqendra metropolitane e Belgjikës 61. Ushqej dikë që nuk mund të hajë vetë një foshnjë, një të sëmurë etj 63. Kofshë derri e kripur dhe e tharë në tym 65. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 66. Çorbë e trashë, që bëhet zakonisht me oriz të zier shumë 69. Produkt ushqimor, me të bëhet pilafi 72. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 73. Secili nga burrat që i kanë gratë motra 76. Që ka shtat të lartë, të lidhur e të fuqishëm 78. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 80. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 82. Funksioni i një regjenti a i këshillit që kryen këtë detyrë 84. Paraja ruse quhet ashtu 86. kundërshtari i flaktë i sajë është, refuzimi 90. Më i lartë se kodra, banorët e tij janë lartësitë dhe malësorët 91. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 92. Lloj zvarraniku, më i madh se hardhuca 94. Njësi e matjes së fuqisë, (shkurt. W) 95. Ajo mbushet me gaz të lehtë dhe që shërben për të ngritur lart 96. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 97. Lëshon një zhurmë a krismë të fortë e të menjëhershme 99. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 103. Janë k¥to të tilla: punoj punohet; mësoj-mësohem; laj lahem; përpjek - përpiqem; gdhij -gdhihem 106. Një lloj perime, zhardhokët e kësaj bime quhet ashtu 107. Mjet për të nxjerrë ujë nga pusi 109. Secila nga të dy pjesët me dhjamë që nxjerrin nga kurrizi e nga barku i derrit të therur 111. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 112. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 114. Quhet ashtu çifligari i madh në Poloni dhe në disa vende të tjera sllave 115. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 117. Partia Socialiste e Moderuar 119. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 121. Aleanca Kuq e Zi
38. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 41. Shprehje dialektore, shaka, shpoti, qesëndi 42. Art që e pasqyron jetën dhe shpreh ndjenjat, përshtypjet, mendimet etj. me anë të tingujve të bashkërenduar në një mënyrë ritmike 45. Furrë për të pjekur tulla ose tjegulla 47. Ai është metal me ngjyrë si të argjendit e me shkëlqim të kuqërremtë, më i fortë se hekuri, që shkrihet në temperaturë të lartë (simboli Co) 48. Kur fut dikë a diçka në ujë 49. Copa dërrasash të ngushta, me to shtrohen shtëpitë 51. Mënyrë e hollë për t'ia dalë mbanë një pune me shkathtësi 53. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 54. Pjesë e matematikës, që studion vetitë e thjeshta të numrave dhe veprimet me ta 56. ... Zwingl, ishte themelues zviceran i Kishës së Reformuar, ai lindi më 1 janar të vitit 1484 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
L
A J
3
4
M U
K ¸
7
F
¸
L
A
A
11
A R
A
Z
P
R O
T E
S
F
A N
O R
T
L
A N
K
T 16
A U
H
R A
T
A
A
S
20
G
D
I
A P
17
A J
¸
T
O K
O L
22
I
R
H
R
24
I
A
26
H
R
21
B R
T
R
23
M
J
B
R ¸
T
P
T
¸
D
I
N
A M I
G
A R
E
Y 29
G
R
T
A
T
31
32
A
M A
A
L
I
D H
¸
R
I
A
R
U
35
R A
H ¸
S
36
37
A N
30
P
34
I T
L
T
Z
38
H V
39
E
L
A U
T O
D
R
O
A
I
M
B U
O S
H K
R
U
E M
T 42
I
D L
43
44
K I
M I
D
I 46
M
C
50
R
47
N D
Z A
H
L I
V
A
M E
N D
L
K
¸
P
E K
N I
E
N
M
T
¸
R
E L
C
E
L 61
D O 64
N
A R
V
V
E
E
S
M U
I
H
K
70
L L
¸
L I
N T
R I
N G
J
U
O
A 79
P
86
80
A
81
82
B
A
A
O R K
A P
N
B
R
N
D E
S
M
P
I
E
R
R
H
L
O R
T ¸
K
R
P
G
R
K
T
E
A
R I
M O
K
P
S
I
N
Q
L S
A 104
K
K O
105
P
I
E
O
L
O 109
I
R
A B
97
L ¸
V O
L
I
¸
A
S
R
M
T A
R A
R
V
E
K T
¸
I
T 103
K A
110
C
R E
107
N
S
N
F S
102
K U
O
100
M
106
I
E
K
N
L
101
U 108
A ˙
94
M I
96
A J
J
85
89
H
93
99
A D
J
E
I
O
D K
L
95
U
R
E 76
A
88
D U
92
I
98
Z
B Y
84
87
I U
U
L ¸
83
91
B
N
O 71
75
K A
D U
67
V
74
Z I
A 59
H I
78
M U
90
J
D 73
77
55
D
H A S
66
Q E
69
72
R
E S
65
M I
68
S
54
F
E
62
P
E
63
P
I Z
R
T 58
M B J
I
M E
52
B A
60
D A
R
49
57
R
V
T
53
A 56
K 45
K 48
51
V E
S
40
41
T
G
E
T
28
J 33
I
Z
U
25
R E
27
L
T
E
R
19
K
K
T
15
E R
R R 9
O B
13
18
O
8
P
12
14
D
5
B
6 10
H
K
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E shtunë, 11 MAJ 2019
I jepet lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj P
ër nder të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë misionit të Forcave të Armatosura në Letoni, u zhvilluan dje homazhe në Pallatin e Kongreseve. Në një ceremoni të veçantë, familjarë, të afërm, miq, kolegë dhe krerët më të lartë të shtetit nderuan kujtimin e saj duke shprehur edhe mbështetje ndaj familjes së Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanajt. “Sot flamuri ynë kombëtar rri në gjysmë shtizë për të vajtuar në heshtjen e tij të përjetshme të parën vajzë në historinë e Forcave të Armatosura që ndahet nga jeta për shkak të detyrës, Zarife Hasanaj”. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e zhvilluar për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën gjatë misionit në Letoni.
të mirë për ta nderuar vajzën tonë, sesa duke kujtuar një të vërtetë të madhe për të gjithë ato djem e vajza, që si Zarifja zgjedhin të shërbejnë në Forcat e Armatosura. Ka një fjalë që thotë se: ata që shërbejnë në FA janë njerëz të thjeshtë, por që i bën të jashtëzakonshëm përkushtimi i tyre ndaj uniformës dhe gatishmëria për të sakrifikuar”. “Në këtë ditë të vështirë jemi bashkë për t’i thënë lam-
“Vështirë sa s’thuhet të gjenden fjalët e lamtumirës për ushtaraken Zarife Hasanaj, që në vend se me fustanin e nusërisë në pragun e derës në krah të dhëndrit, prindërit po e përcjellin vajzën e tyre mbështjellë me flamurin kombëtar në krahët e shokëve
të saj të Forcave të Armatosura, në praninë e dy motrave dhe vëllait të saj, që pranë prindërve dhe rrethit familjar, ndiejnë boshllëkun e pangushëllueshëm të një humbje pa kthim mes tyre”, – tha Rama. Në fjalën e lamtumirës, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se “nuk është e lehtë të zgjedhësh sot fjalët e lamtumirës për vajzën dhe motrën tuaj, për kolegen dhe miken tonë të dashur, sepse asnjëri prej nesh, nuk e kishte menduar kurrë për t’u mbledhur këtu, në këtë ditë zie kombëtare, sepse asnjeri prej nesh as e kishte çuar ndërmend që, Zarife Hasanaj, me gjallërinë dhe vitalitetin që kishte, me dëshirën dhe dashurinë për jetën që e karakterizonte, do të nisej kaq papritur për t’u ndarë nga gjithë njerëzit”. Ministrja u shpreh se “Zarifja u bashkohet sot atyre dhjetëra-mijëra djemve e vajzave, burrave e grave, që kanë dhënë jetën për atdheun. Dhe besoj se nuk ka mënyrë më
tumirë Zarifes sonë të dashur. Zarifja bija e Shqipërisë, heroina e Shqipërisë po shkon në altarin e pavdekësisë në gjirin e Nënës së Madhe Shqipëri, dëshmorët shkojnë në vendin e shenjtë aty ku prehen të përjetshmit e pavdekshëm”, – tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku gjatë homazheve në nderim të nëntetares së rënë në krye të detyrës, Zarife Hasanaj.