Koha Jone_11 prill 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Shteti i Kryeministrit u shkërmoq në Rinas E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 84 (8525)

E enjte, 11 Prill 2019

Çmimi 30 Lekë

Siguria e aeroportit të vetëm ndërkombëtar dhe Siguria Kombëtare ranë në katër minuta, nga katër banditë. Dje institucionet e pushtetit filluan t’ia kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit, ndërkohë që prokuroria ka vend për arrestime. Presidenti Ilir Meta foli ashpër për neglizhencën e përsëritur të institucioneve të sigurisë dhe kërkoi ndëshkimin e personave përgjegjës FAQE 3

Lulzim Basha: Shteti kapitulloi para krimit, nxjerrja e ushtrisë në Rinas është antikushtetuese

FAQE 11

Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha, dje gjatë takimit në Vlorë

KOMENT

GRABITJA

Përse Shqipërisë i është cenuar siguria kombëtare? Nga Blendi Fevziu

Shqipëria ka përballur dje një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për vjedhjen e disa miliona eurove, shuma ekzakte e të cilave nuk dihet ende e nuk bëhet publike; nuk bëhet fjalë që ngjarja përsëritet identik... FAQE 9

“Austrian Airlines” pezullon transferimet e parave nga Tirana në Vjenë FAQE 6

Presidenti Ilir Meta: Akt i papranueshëm për një vend të NATO, në Rinas u cenua siguria kombëtare

FAQE 2

Në foto: Presidenti Ilir Meta

REAGIMI

ANALIZË

KRYEBASHKIAKU

Ngjarja në Rinas si Vasili: Grabitja i vuri Veliaj: Shkolla pasojë e keqqeverisjes damkën Shqipërisë, “Nënë Tereza” do pa konsekuencë shteti i është ndërtohet me bekimin Nga Enver Robelli dorëzuar krimit e komunitetit FAQE 4

FAQE 10

FAQE 15

FORUM

Po të kishte Prokurori… Nga Luan Rama Menjëherë pas sulmit të një grupi të armatusur kriminal në pistën e aeroportit ndërkombëtar...

FAQE 10


POLITIKE

2 E enjte, 11 PRILL 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagon për ngjarjen e ndodhur në Aeroportin “Nënë Tereza”

Meta: Grabitja në aeroport, cenim serioz i sigurisë kombëtare Presidenti i Republikës Ilir Meta e cilëson cenim serioz të sigurisë kombëtare grabitjen e 10 milionë eurove brenda aeroportit kombëtar të Rinasit ditën e martë. Në një dalje drejtpërdrejt për mediat, Meta risolli në kujtesë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë një vit më parë ku kishte dhënë detyra konkrete për institucionet për të rritur sigurinë në aeroportin e Rinasit. Kreu i Shtetit kërkoi të zbardhet sa më shpejt ngjarja dhe të vihen para ligjit përgjegjësit. “Nisur nga ngjarja tronditëse e grabitjes së djeshme në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndiej detyrimin dhe përgjegjësinë si President i Republikës për këtë komunikim të drejtpërdrejtë me ju dhe opinionin publik. Përsëritja e kësaj ngjarjeje brenda një objekti të sigurisë kaq të veçantë është e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të funksionimit dhe përgjegjshmërisë të institucioneve të sigurisë. Si vend anëtar i NATO-s, kemi detyrimin të garantojmë standardet më të larta të sigurisë, veçanërisht atë të infrastrukturës strategjike portuale dhe aeroportuale. Deklarata e plotë e Presidentit të Republikës për ngjarjen në Aeroportin “Nënë Tereza”: Nisur nga ngjarja tronditëse e grabitjes së djeshme në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndiej detyrimin dhe përgjegjësinë si President i Republikës për këtë komunikim të drejtpërdrejtë me ju dhe opinionin publik. Përsëritja e kësaj ngjarjeje brenda një objekti të sigurisë kaq të veçantë është e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të funksionimit dhe përgjegjshmërisë të institucioneve të sigurisë. Si vend anëtar i NATO-s, kemi detyrimin të garantojmë standardet më të larta të sigurisë, veçanërisht atë të infrastrukturës strategjike portuale dhe aeroportuale. Si kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më 16 maj 2018, sikurse dhe ju e dini, kam organizuar mbledhjen e këtij Këshilli me objekt “Gjendjen e sigurisë kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së

Republikës së Shqipërisë për vitin 2018; kontrollin dhe menaxhimin e integruar të kufijve, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm; emergjencat civile, sigurinë e infrastrukturave strategjike portuale dhe aeroportuale dhe mbrojtjen kibernetike”. Pika 3 e axhendës së këtij takimi ishte “Raporti mbi sigurinë e infrastrukturave strategjike, portuale dhe aeroportuale, të RSH-së”. Bazuar mbi raportet paraprake të përcjella nga institucionet përgjegjëse, kam ngritur në mënyrë të veçantë shqetësimin lidhur me: 1. Mungesën e përgjegjësive të qarta mbi sigurinë në Aeroportin Nënë Tereza; 2. Mangësitë në akses dhe koordinim për ndërhyrjen e duhur të Policisë së Shtetit në rast rreziku. Këto shqetësime u mbështetën dhe u evidentuan edhe nga përfaqësuesit e disa Institucioneve të rëndësishme në këtë mbledhje. Në konkluzion të kësaj pike të axhendës u evidentua domosdoshmëria e trajtimit urgjent të të gjithë problematikës dhe zgjidhjen e saj përfundimtare. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit, detyrat e dala për secilin institucion u janë përcjellë zyrtarisht të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më 8 qershor 2018, sipas përgjegjësive përkatëse. Ndër këto detyra, është kërkuar ngritja urgjent e grupit të përbashkët të punës nën drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për trajtimin dhe zgjidhjen përfundimtare të të gjithë problematikës së sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”, sikurse u evidentua edhe gjatë ngjarjes së grabitjes së parë brenda pistës së fluturimeve. Në këto kushte, si President i Republikës e konsideroj ngjarjen e përsëritur të grabitjes së djeshme brenda territorit të aeroportit “Nënë Tereza” cënim serioz të sigurisë kombëtare, rendit publik dhe imazhit të vendit. U kërkoj agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë me vendosmëri operacionet për identifikimin e plotë dhe kapjen e autorëve, si dhe gjetjen e vlerave monetare të grabitura.

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

Të gjitha autoritetet përgjegjëse dhe institucionet ligjzbatuese të kryejnë hetime të plota dhe të thella për zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të përsëritur. Të nxirren dhe të evidentohen përgjegjësitë e plota për çdo institucion që nuk ka kryer detyrën sipas ligjit për parandalimin e kësaj ngjarjeje të përsëritur, që mund të kishte

patur pasoja edhe më të rënda dhe të rrezikshme me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve tanë dhe të huaj. Prokuroria të hetojë jo vetëm grabitjen e djeshme por edhe për mosmarrjen e masave në përmbushjen e detyrimit ligjor dhe rekomandimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, dhe nxjerrjen përpara përgjegjë-

sisë të çdo institucioni dhe individi që nuk ka kryer detyrën. Nga ky moment Institucioni i Presidentit të Republikës, vendos në dispozicion të Prokurorisë të gjithë dokumentacionin që disponon mbi zhvillimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të datës 16 maj 2018 dhe konkluzioneve të tij.

GRABITJA

Rama thyen heshtjen: Prishim kontratën me koncensionarin, marrin aeroportin Pas deklaratave të kreut të shtetit Ilir Meta se ngjarja e martës ku u grabitën në mes të aeroportit 10 milionë është e papranueshme për një vend anëtar të NATO-s, ka ardhur reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama. Pasi qeveria deklaroi futjen e ushtrisë në garantimin e sigurisë në perimetrin e aeroportit, Rama paralajmëron prishjen e kontratës me firmën koncensionare dhe marrjen nën kontroll nga ana e shtetit të aeroportit “Nënë Tereza”. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama deklaron se shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. “Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja,

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

dështoi njësoj si në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht”,- deklaroi kreu i qeverisë.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 11 PRILL 2019

Shteti i Kryeministrit u shkërmoq në Rinas Siguria e aeroportit të vetëm ndërkombëtar dhe Siguria Kombëtare ranë në katër minuta, nga katër banditë. Dje institucionet e pushtetit filluan t’ia kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit, ndërkohë që prokuroria ka vend për arrestime. Presidenti Ilir Meta foli ashpër për neglizhencën e përsëritur të institucioneve të sigurisë dhe kërkoi ndëshkimin e personave përgjegjës Katër personave të armatosur u janë dashur fiks 4 minuta për të hyrë të martën në Aeroportin e Rinasit dhe për të kryer grabitjen e shekullit në Shqipëri. Shuma prej rreth10 milionë eurosh që kanë marrë nga Rinasi është sasia më e madhe vlerave monetare që janë grabitur ndonjëherë në vendin tonë. Bile ka mundësi se edhe në botë nuk ka ndodhur në një aeroport ndërkombëtar. Vetëm kjo do të mjaftonte për ta klasifikuar si ngjarjen më të rëndë, por në këtë histori kriminale skandali nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Skandali që rrëzoi shtetin në 4 minutra ka të bëjë me sigurinë kombëtare dhe kjo është pjesa që duhet të shqetësojë gjithë opinionin. Siç hynë për të marrë paratë, persona të krimit apo të lidhur me terrorizmin, mund të hynin dhe të merrnin avionë peng. Aeroporti i Rinasit është i vetmi aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë. Një status i tillë do të thotë se institucioni që mban emrin e shenjtores shqiptare duhet ishte më i sigurti në hapësirën e Republikës së Shqipërisë. Është jo vetëm porta hyrëse ajrore e vendit tonë, por edhe pikë kufitare, doganë, terminal pasagjerësh, pikë strategjike e komunikimit të vendit, si dhe imazhi i parë që Shqipëria u tregon të huajve që mbërrijnë këtu me linjat ndërkombëtare të fluturimit. Mbi të gjitha është dhe aeroporti i një vendi që është pjesë e NATO-s dhe përballet me gjithë sfidat që NATO ka me terrorizmin e krimet e tjera. Për pasojë, në ato kilometra katrorë ku shtrihet aeroporti, niveli i sigurisë duhet të ishte në standardet që kanë shumë vende të tjera në BE dhe në rajon. Pas ngjarjeve terroriste të viteve të fundit, në gjithë botën aeroportet cilësohen si pikat më kritike ku siguria duhet të jetë në nivele maksimale. Institucionet dhe gjithë shërbimet e sigurisë investohen që në zona të

tilla të shmanget dhe parandalohet çdo ngjarje edhe më banalja që lidhet me rendin dhe qetësinë. E jo më të arrihet të hyhet me armë automatike, bomba, etj mu tek avioni që ishte gati për nisje. Në mes të ditës, brenda më pak se 4 minutash, 4 banditë të armatosur arritën të thyejnë gjithë kodet e sigurisë. Kaluan rojet e policisë që duhet të ishin jashtë, hyn në perimetrin që është i vëzhguar me kamera qindra mijëra eurosh, prenë telat e gardhit që rrethon aeroportin dhe në pak sekonda u ndodhën brenda në avionin që pritej të nisej duke marrë gjithë paratë që bankat po transportonin. Një pasagjeri të zakonshëm i duhet të kalojë 2-3 herë kontrolle fizike për të shkuar deri te avioni. Ndërsa 4 banditëve me armë jo vetëm nuk u doli njeri para gjatë aksionit kriminal, por as nuk u dha sinjali në kohë për grabitjen që po

ndodhte në mes të pistës. Ajo që ka ndodhur nuk është thjesht një grabitje me armë, por për një operacion të organizuar në mënyrë të detajuar, i cili ka sjellë rënien e gjithë sistemit të sigurisë jo vetëm në Rinas, por në gjithë vendin. Informacioni që autorët kanë pasur për sasinë e parave në avion, koha e veprimit në pak minuta si dhe reagimi i grabitësve, si një komando e stërvitur, tregojnë se një grabitje e tillë ka pasur jo thjeshtë disa banditë më kallash, por një grup të strukturuar kriminal. Një grup që jo vetëm kishte mundësitë financiare për armë, makina, antiplumb, maskim special, etj, por edhe lidhje të forta me institucionet private dhe shtetërore që i kanë dhënë informacion mbi lëvizjen e parave, lëvizjen e rojeve të sigurisë në aeroport, ndërrimin e turneve të kompanisë së sigurisë, si dhe gjithë

detajet që duhen për një megavjedhje të tilla. Të gjithë këto detaje, në dukje teknike, nuk tregojnë aftësitë e grabitësve, por dështimin e shtetit. Sepse nga fillimi deri në fund gjithë sistemi i sigurisë për të cilin paguajnë gjithë shqiptarët me taksat kombëtare dhe udhëtarët e Rinasit paguajnë ekstra 3 euro për çdo fluturim, është rrëzuar. Kritikat e qeverisë po shkojnë për kompaninë e huaj që operon në Rinas me koncesion, por sado përgjegjësi që të ketë kompania private, këtu flitet për sigurinë kombëtare dhe ajo nuk jepet me koncesion, por garantohet nga shteti. Pjesë e dështimit janë gjithë strukturat e institucioneve që kanë përgjegjësi për aeroportin dhe deri të bankat që transportonin paratë dhe kompanitë e sigurisë që i shoqëronin ato. Sot nga gjithë ky megaskandal i sigurisë kombëtare, kemi vetëm një grabitës të vrarë, i cili nuk dihet nëse u vra nga shkëmbi i zjarrit me policinë apo e vranë grabitësit e tjerë. Ajo çfarë bën përgjegjës sërish institucionet është se personi vrarë ishte në kërkim po për grabitje banke dhe po në të njëjtin vend në Aeroportin e Rinasit. Në 6 vite policia jo vetëm nuk arriti ta kapte dot, por i la hapësira të kryente të njëjtën vepër penale, në të njëjtin vend. Pikërisht në këto vite dëgjojmë çdo ditë nga Edi Rama të thotë se “po bëjmë shtet” dhe vendit i është kthyer siguria. Mjaftuan 4 banditë me armë për të kuptuar se siguria nuk ekziston dhe shteti i Edi Ramës u shkërmoq i gjithi në Rinas. Shteti dhe Siguria ra në katër minuta! Ndaj Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ilir Meta doli publikisht dhe kërkoi ndëshkimin e përgjegjësve shtetërore që nuk kanë marrë masat për sigurinë në aeroport. Qamil Xhani


POLITIKE

4

E enjte, 11 PRILL 2019

Xhaçka “pranon” cenimin e sigurisë kombëtare: Në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” do vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të FA

K

ur kishin kaluar 24 orë nga grabitja spektakolare brenda pistës së fluturimit të avionëve, ushtria mori në kontroll të plotë Aeroportin e Rinasit. Përmes një komunikimi për mediat, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka deklaroi se kishte urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura. Xhacka është përpjekur që ti faturojë përgjegjësitë e ngjarjes së rëndë koncensionarit të aeroportit të Rinasit, duke u munduar të heqë fajet nga strukturat shtetërore. Ky vendim vjen një ditë pas grabitjes së 10 milionë eurove brenda aeroportit, nga një avion gati në nisje. Nga përplasja me armë e grabitësve dhe policisë humbi jetën një person në kërkim për grabitje tjetër në të kaluarën, Admir Murataj. Dhe dje, ministrja Xhaçka, ashtu si pjesa tjetër e qeverisë bëri përgjegjës koncesionarin kinez dhe tha se kjo situatë nuk mund të vazhdojë më duke kujtuar dhe rastet e tjera në të kaluarën. Sipas saj, mekanizmat e sigurisë kanë dështuar tërësisht. Xhaçka tha se kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve. “Ngjarja që ndodhi dje në aeroportin e Rinasit ishte

Grabitja e 10 milionë eurove, ushtria zbarkon në aeroportin e Rinasit

sigurisht një ngjarje e rëndë. I bashkohem shqetësimit të qytetarëve dhe kolegëve, që diçka e tillë, nuk mund të ndodhë në një zonë të rëndësisë së veçantë. Ajo që tashmë dihet nga analiza dhe hetimi është se, mekanizmat

e sigurisë, që janë nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncensionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht. Koncesionari ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e tij për garantimin e parametrave të

sigurisë fizike dhe nuk ka zbatuar standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil. Kjo është një shkelje e papërgjegjshme dhe shume e

rende e legjislacionit shqiptar, për të cilën, shpresoj dhe besoj që përgjegjësitë penale të jenë konkrete. Kjo situatë kërkon një ndërhyrje urgjente, sepse ne nuk mund të lejojmë të cënohet as siguria e qytetarëve dhe as imazhi i vendit. Për këtë arsye, në kushtet e një papërgjegjshmërie të përsëritur të koncesionarit për të respektuar detyrimet e tij ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit, kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aerportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura. Kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve. Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit. Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët, që siguria e tyre është prioriteti ynë kryesor dhe askush nuk duhet të vërë në dyshim vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka për ta garantuar atë”, tha Xhaçka.

DEPUTETËT SOCIALISTË NUK JANË GATI TË PRANOJNË SE GRABITJA E FUNDIT NË RINAS KA CENUAR SIGURINË KOMBËTARE

N

jë ditë pas grabitjes në Rinas, kryetarja e Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj, kërkon rishikimin e kontratave koncensionare, jo vetëm për aeroportin, por dhe skanimet në dogana. Në një intervistë për mediat, deputetja socialiste tha se kontratat janë bërë problem, pasi nuk lejojnë operimin e policisë brenda objekteve me rëndësi të veçantë. “Është koha të rishikojmë marrëveshje të ndryshme koncesionare dhe nuk është fjala vetëm për marrëveshjen koncesionare të Rinasit. Në pikëpamje të sigurisë kombëtare këto marrëveshje janë problematike. Këto marrëveshje pengojnë operimin në territore kritike të forcave të policisë. Është e rëndësishme të kthejmë policinë në infrastrukturën kritike”, u shpreh deputetja socialiste Ermonela Felaj. I ashpër për sigurinë në aeroportin e Rinasit ishte edhe deputeti socialist Paulin Sterkaj, që vjen nga një karrierë e gjatë në Policinë e Shtetit. “Do t’i kisha bërë thirrje

Grabitja në Rinas, Felaj: Të rishikohet koncesionari! Kodheli: Ngjarja tejet e rëndë

koncesionarit që operon në aeroport, sa kontrollojnë çantat, na heqin dhe rripat nga brezi, më mirë të kenë parasysh të bëjnë sigurimin në Rinas për të mos u futur kriminelët”, tha Stërkaj. Ndryshe nga pohimi indirekt i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, duke ia lënë në dorë kontrollin e aeroportit të Rinasit, deputetët e PS-së nuk

janë gati të pranojnë se grabitja e fundit në Rinas ka cenuar sigurinë kombëtare. Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve u largua pa dhënë asnjë përgjigje. “Siguria kombëtare është një fjalë e madhe”, shprehet ish ministrja e mbrojtjes, deputetja Mimi Kodheli. “Janë momente që e vendosin në diskutim sigurinë kombëtare dhe krijojnë premisa të qarta për cenimin e saj”,thotë Ermonela Felaj. Deputeti i Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare Paulin Stërkaj thotë se: “Cenimi i sigurisë kombëtare vlen për t’u parë dhe për t’u çmuar në vijim”. “Ngjarja na shqetëson, por kjo nuk do të thotë se është cenuar siguria kombëtare”, thotë Edmond Leka, deputet i PS-së. Me gjithë këtë, të gjithë pranojnë ngjarjen e rëndë. “Ngjarja e djeshme ka qenë shumë e rëndë, që duhet marrë shumë seriozisht sepse aeroporti, qoftë

kombëtar apo ndërkombëtar është një objekt i rëndësisë së veçantë”, thotë Kodheli. “Nuk është një ngjarje e lehtë dhe e vogël”, tha Felaj. “Realisht unë nuk i çmoj mirë masat që janë marrë pas disa rasteve të përsëritura në Rinas dhe në rrugën e Rinasit. Kjo lë dyshime, duhet të hetohen më në thellësi çështjet e parave, pasi nuk është e thjeshtë, aty ka një kallauz që tregon lëvizjen e shumave të mëdha”, tha Stërkaj. Ndërhyrjen kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare e sheh tek kontrata kocensionare. “Gjatë momentit që ndodh për shembull skanimi i mjeteve, aty nuk ka prani policie pasi kontrata koncesionare e ndalon këtë. Shpresoj që shpejt ne të kemi ndryshime të marrëveshjeve koncesionare, dhe pse ju e dini që nuk janë marrëveshjet më të thjeshta, kanë edhe penalitete ”, thotë Felaj. Të njëjtin qëndrim

ndan dhe anëtari i Komisionit të Sigurisë, Sterkaj. “Të shikohet kontrata me koncesionarin, në mënyrë që policia e shtetit të ketë mundësi të operojë më shumë në këto situata. Sa kontrollojnë çantat me kujdes dhe na heqin dhe rripat nga brezi, të kontrollojnë më mirë dhe të sigurojnë territorin ku operojnë në Rinas”, tha ai. Policia përgëzohet prej socialistëve, por kërkohet më shumë eficencë. “Policia e shtetit veproi me kurajo dhe guxim dhe veproi në kohë të shpejtë. Ne kemi folur shpesh që krimi sostifikohet, është rasti që policia të tregojë jo se është në të njëjtin nivel me krimin, por një hap përpara saj”, tha Felaj. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një nismë ligjore, për largimin e policive private nga ruajtja e objekteve të rëndësisë së veçantë, duke ngritur një strukturë të posaçme siç e ka quajtur, “Illyrian Guard”.


POLITIKE

5

E enjte, 11 PRILL 2019

KRYETARJA E LSI-së NË LESHNICË TË POGRADECIT

Kryemadhi: LSI i ka prioritet fermerët shqiptarë, qeveria oligarkët asnjë interesim për ta Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vizituar ditën e djeshme Pogradecin, duke u takuar me banorët e zonave të ndryshme. Ajo është ndalur në Leshnicë, në shtëpinë e një prej banorëve të fshatit. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi vë në dukje problemet që ka kjo zonë, duke theksuar mos shitjen e prodhimeve bujqësore, mungesën e investimeve nga qeveria dhe të subvencioneve. Në këtë kontekst, Kryemadhi deklaroi dje se LSI-ja i ka prioritet fermerët shqiptarë, pasi siç tha ajo, ata japin 22% të prodhimit bruto të vendit dhe sot nuk marrin pas as 0.7% të buxhetit

të shtetit. “Nga Leshnica e Pogradecit, nga shtëpia e Nazime Çukës ju uroj një ditë të mbarë. Lulet kanë çelur, por mollët janë të pa shitura. Edhe dhomat e shtëpisë janë kthyer në magazina, se ato janë të tejmbushura.

Asnjë interesim nga qeveria për t’i kthyer në vlerë materiale mundin dhe djersën e njerëzve punëtorë dhe atdhedashës së Leshnicës. Kryeministri i përshëndet me pamje nga Monako, ndërsa banorët e këtij fshati duan që prodhimet e tyre të mos kalben dhe t’i hedhin në kanale. LSI i ka prioritet fermerët shqiptarë. Ata japin 22% të prodhimit bruto të vendit dhe sot nuk marrin pas as 0.7% të buxhetit të shtetit. Qeveria e Rilindjes prioritet ka PPP dhe oligarkët. Me shumë paguhen ata për punë të pa kryer, se sa ka subvencionime për njerëzit e punës dhe sakrificës. Shqipëria Shtëpia Juaj”, u shpreh dje kryetarja e LSI-së Monika Krymadhi në postimin e saj.

Ish-deputeti i LSI-së: Ka përgjegjësi policia e shtetit, aviacioni civil i republikës, shërbimet informatike dhe askush nuk përgjigjet. Kush do përgjigjet?

Vasili: Grabitja i vuri damkën Shqipërisë, shteti i është dorëzuar krimit K

anë qenë të shumta reagimet e ish-kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, jo vetëm për deklaratat e eurodeputetit Knut Fleckenstein, por edhe lidhur me ngjarjen brenda aeroportit të Rinasit, ku dy ditë më parë të pa shqetësuar nga forcat e sigurisë u vodhën rreth 10 milionë euro. Fillimisht përmes rrjeteve sociale, Vasili thotë se shteti është në nivel zero, aq sa pas grabitjes, “Austrian Airline” ndërpreu transportin e parave nga Tirana dhe theksoi se grabitja e parave është ngjarje e përsëritur. Nga ana tjetër, Vasili u shpreh se kush bashkëjeton me kriminelët dhe i mbështet e përfiton prej tyre është si ata. “Provë e një sigurie zero dhe një shteti zero, që i ka mbetur vetëm të shkruajnë vjersha frymëzuese për ata drejtues policie që mbajnë horrat me lekë dhe me dashuri. Kush bashkëjeton me kriminelët dhe i mbështet e përfiton prej tyre është si ata. Këta qeveritarë të liq që s’thonë një fjalë se si policia masakron banorët e thjeshtë te Bregu i Lumit, ju hap barku për komandantet e policisë, që u rrinë gatitu kriminelëve. Presim shkollëpaktin që të na bindë se sa “mirë” është që paratë u grabitën dhe se kazani e ka fajin opozita e ka fajin, vetë Austrian Airline e ka fajin vetëm ai jo se ai është me leje krijimtarie”, tha Vasili. Pak orë më vonë, nga foltorja e LSI-së, Vasili tha se grabitja e 10 milionë eurove në aeroportin e Rinas është provë e qartë se shteti iu është dorëzuar krimit dhe se ngjarja e rëndë i vendosi damkën Shqipërisë botë. “Reflektimi i shtetit mbas ngjarjeve të përsëritura, njëra më e rëndë se tjetra në aeroportin e Rinasit ka sjellë që të kishim një ngjarje më të rëndë sesa

të tjera. Në vend të reflektimit shteti ka zgjedhur dorëzimin e plotë të shtetit dhe interesave të tij krimit dhe kriminelëve. Qytetarët ndihen më të rrezikuar pikërisht në atë pjesë të vendit që është aeroporti i vetëm i vendit ku parametrat e sigurisë duhet të ishte maksimale dhe të padiskutueshëm. Ky shtet tregon se tregon se vendi është në dorë të Zotit, ose më saktë në dorë të kriminelëve, por kurrsesi në dorë të shtetit”, u shpreh ish-deputeti i LSI-së. Vasili tha se vendimi i vendimi i kompanisë ajrore austriake është i paprecedentë. “Vendimi i kompanisë ajrore austriake “Austrian Airlines” për të mos transportuar më ngarkesa me vlera monetare është i një vendim i paprecedentë, si sigurisht logjik dhe i drejtë, por që ekspozon Shqipërinë si një vend me siguri zero”, tha Vasili. Ndërsa

shtroi pyetjen se kush do mbajë përgjegjësi për ngjarjen. “Nuk ka asnjë zyrtar të shtetit të ngarkuar me përgjegjësi nga ligji që të jetë përpara drejtësisë e të ndalohet. Forcat e policisë janë të pafuqishëm, të pazot përpara katër kriminelëve, që mund të bëjnë çfarë të duan në aeroport. Asnjë shkarkim, pezullim, asnjë arrestim nga përgjegjësit e kësaj pune. Ka përgjegjësi policia e shtetit, aviacioni civil i republikës, shërbimet informatike dhe askush nuk përgjigjet. Kush do përgjigjet? Kush e ka përgjegjësinë? Kjo qeveri ka vetëm një përgjigje se kështu ndodh në të gjithë botën. Kjo qeveri e ka dorëzuar shtetin tek krimi. I vuri damkën Shqipërisë në opinionin e huaj. Si përherë gjurmët e grabitësve humbasin. Çdo ditë që kjo qeveri qëndron në atë karrige është ditë e zezë për shqiptarët”, tha Petrit Vasili.

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

Manjani: Duhet të jesh “veshgjatë” që ta pranosh se fajin për grabitjen e parave e ka koncensionari

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar mbrëmjen e djeshme lidhur me reagimet e zyrtarëve të Qeverisë të kryesuar nga Edi Rama për grabitjen më të madhe të parave të ndodhur në Shqipëri. Përmes një qëndrimi të shprehur në rrjetet sociale, Manjani ironizon kreun e qeverisë teksa shprehet se duhet të jesh “veshgjatë” që ta pranosh logjikën se fajin për grabitjen e parave e ka koncensionari. “Edhe njëherë për grabitjen në Rinas! Konkluzioni, që këndohet nga kori i zyrtarëve të qeverisë, se “fajin për grabitjen e parave e ka koncensionari (Kinezi)” është: 1. Shtetërisht – i papërgjegjshëm; 2. Ligjërisht – i pa mbështetur; 3. Proceduralisht- i papjekur; 4. Politikisht – gafë e rëndë; 5. Logjikisht- idiot! Ajo grabitje, për më tepër e përsëritur, qartësisht as nuk u gatua e as u drejtua në Aeroport. Aty vetëm u ekzekutua. Është njësoj sikur të thuash se për grabitjen e parave në rrugën Kashar-Rinas, që u bë para 2 vitesh, ta ketë fajin ARRSH-ja! Po hahet kjo logjikë? Duhet vërtetë të jesh “veshgjatë” që ta pranosh. Rruga normale do ishte që të bëhej një hetim i plotë që përfshin të gjithë hallkat e zinxhirit që përfshijnë: punonjësit e bankës (bankave), punonjësit e shoqërisë transportuese, punonjësit e sigurisë së aeroportit, Punonjësit e Policisë Kufitare Rinas, pasagjerët dhe dëshmitarë të tjerë okularë si dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Paralelisht, duhej hetuar mirë gjithçka që lidhet me veprimtarinë e personit që mbeti i vrarë. Si ka mundësi që jo vetëm ishte i lirë, por edhe bën të njëjtën vepër dy herë e nuk i hyn gjëmb në këmbë?! A kishte njohje apo lidhje me hallkat e zinxhirit të mësipërm apo me struktura të sigurisë së Aeroportit?! Hetimi normal bëhet kur policia kap autorët e krimit dhe produktet e tij ( paratë e grabitura dhe mjetet e krimit). Pastaj bëhet dhe analiza sa të sigurta ishin masat e planifikuara, të cilat janë SEKRET dhe, si janë zbatuar ato. A u bënë teste sigurie të befasishme për të parë përgjegjësitë e kompanisë koncensionare apo të të tjerëve. Shihni pra sa punë hetimore duhet bërë për të arritur në një konkluzion të përgjegjshëm, ligjor, logjik dhe shtetëror! Ndaj ai konkluzion se “fajin e ka Kina” nuk qëndron as për logjikën e veshgjatëve…”, u shpreh Manjani.


POLITIKE

6

E enjte, 11 PRILL 2019

GRABITJA NË RINAS, NË DISPOZICION TË ORGANEVE KOMPETENTE TË GJITHA MATERIALET MBI NGJARJEN

TIA rrëzon versionin e Lleshajt: Policia u njoftua në kohë “Tirana International Airport” ka reaguar në lidhje me grabitjen e ndodhur dy ditë më parë në pistën e aeroportit, duke u shprehur se ka qenë korrekte në përmbushjen e detyrave dhe njoftimi është kryer në kohë kundrejt sallës operative të policisë në Rinas. Reagimi ka ardhur menjëherë pas deklaratës për shtyp të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cilin reagoi ashpër ndaj koncesinarit, pasi TIA deklaron se kishte vendosur të respektonte hetimet. “Por, pasi ndoqëm me shqetësim deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme, duket se etika e TIA-s ka shërbyer për herë të dytë për një keqinformim të publikut dhe fajësimin – si skenar i përsëritur – për një akuzë të rëndë që nuk qëndron në shpatullat e një

koncesionari të huaj, pa mënjanuar kërkesat e Kontratës së Koncesionit që TIA përmbush çdo ditë në lidhje me sigurinë aeroportuale. TIA në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, gjatë këtyre tre viteve nga ngjarja e ngjashme në aeroport në 2016, ka marrë masa shtesë dhe ka ngritur në një nivel më lart sistemin e kamerave dhe gardhin rrethues”, theksoi dje në reagimin e saj. TIA njofton më tej se u janë vënë në dispozicion organeve kompetente të gjitha materialet dhe regjistrimet e kamerave të sigurisë mbi ngjarjen e ndodhur. Ndërsa vlerësoi forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për operacionin, zanafilla e të cilit sipas TIA ishte pikërisht njoftimi i lëshuar prej këtij të fundit, u bën thirrje të trajtojnë me kujdes

të gjitha informacione që jepen në lidhje me sigurinë, duke shtuar se do të përbënte rrezik shtesë. “Aeroporti nuk është i kinezëve, është i gjithë shqiptarëve. Është pjesë e territorit të Shqipërisë dhe mbrohet me ligj nga Policia e Shtetit si çdo metër i këtij vendi. Ndaj deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme e vlerësojmë si të pasaktë. Rikthesojmë se në zbatim të përgjegjësive dhe detyrimeve të Kontratës së Koncesionit, dhe në bazë të Programit Kombëtar të Sigurisë të Aviacionit Civil, TIA ka zbatuar me korrektësi të plotë procedurën e njoftimit në kohë të policisë. Tirana International Airport mbetet në dispozicion të pasagjerëve dhe opinionit publik për informacione të mëtejshme”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e TIA.

Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave: Është absurde mungesa e sigurisë në një institucion si aeroporti ku është rasti i 5 që ndodh një ngjarje e tillë

S

hoqata e Bankave ka reaguar për grabitjen e fundit në aeroportin e Rinasit, ku 5 persona kanë grabitur 10 milionë euro. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli tha se ngjarja është e rëndë, ndërsa shtoi se siguria në aeroport lë për të dëshiruar. “Ngjarja është e rëndë. Ne si Shoqatë e Bankave dënojmë ngjarjen. Në përgjegjësinë time, faji është i aeroportit. Masat e sigurisë në aeroport lënë për të dëshiruar”, tha Spiro Brumbulli. Frika e bankave Bankat shprehen të frikësuara se ngjarje të tilla, si ajo e 9 prillit në aeroportin e Rinasit, nëse mbeten të pazbardhura, do të frymëzojnë raste të tjera në të ardhmen. Sipas sekretarit të Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, ka qenë siguria e aeroportit ajo që ka çeduar në ngjarje. Kërkesa që bankat i drejtojnë autoriteteve është për përforcimin e protokolleve të sigurisë dhe identifikimin e plotë të përgjegjësve. Sipas Brumbullit, paratë e bankave të grabitura do të paguhen nga shqiptarët nëpërmjet çmimeve më të larta për shërbimet që do t’iu ofrojnë klientëve, për shkak të shtrenjtimit të primit të sigurimit. “Janë 4-5 grabitje pa autorë dhe bankat sigurisht që këtë risk të shtuar dhe të humbjeve, fillojnë e reflektojnë në çmime, komisione më të rritura, interes më të lartë. Ky është një zinxhir, i cili askujt nga ne nuk i leverdis. Nuk është se e pranojmë dhe ndodhi e në fund të fundit çfarë u bë. Jo, ka lidhje me imazhin, nga pikëpamja financiare, efektet negative janë shumëplanëshe”, shprehet Spiro Brumbulli. Në vijim, Sekretari i Shoqatës së bankave të Shqipërisë sqaroi se në raste të tilla, kompanitë e sigurimit

Grabitja në Rinas, Alarmi i Bankave: Siguria në aeroport për të dëshiruar

rimbursojnë deri në 85% të shumës, ndërsa pjesa tjetër përfundon si humbje. Ai thotë se të grabiten paratë në barkun e avionit është absurde, ngjarje e cila mund të kishte percipituar edhe më e rëndë për shkak të mungesës së sigurisë, ku në

avion ndodheshin 160 pasagjerë. Eksperti Brumbulli ka thënë se duhet menjëherë të merren masa, pasi transferimi i valutës është një procedurë e përhershme dhe kjo ka rrezik të madh nëse nuk merren masa për forcimin e sigurisë. Madje pas reagimit

të agjencisë së fluturimeve të Austrisë, duke pezulluar transportin e parave është diçka negative pasi sipas praktikës, bankat valutën e transferojnë jashtë. Spiro Brumbulli ka sqaruar se kjo është një procedurë që përdoret nga sistemi bankar, ku teprica e shumave monetare transferohet në bankat korrenspodente. Ndërsa monedha vendase mbahet në Bankën e Shqipërisë, monedha e huaj transferohet në bankat korrenspodente jashtë vendit e kjo për t’u riinvestuar, si dhe për të evituar riskun nga kursi i këmbimit. Por gjithashtu këto para sipas brumbullit nuk mund të mbahet dot në banka. Shoqata e Bankave ka thënë se për shkak të kësaj procedure të lëvizjes së parave ndihet e riskuar dhe paratë që grabiten janë kursimet e klientëve dhe bizneseve. Ngjarje të tilla sipas ekspertit Brumbulli ndikojnë negativisht në klimën e bizneseve. Shoqata e bankave në vend ka kërkuar shtimin e elementëve të sigurisë gjatë transferimit të parave.

SUPERGRABITJA E RINASIT Pas ngjarjes së bujshme që ndodhi ditën e martë në aeroportin e Rinasit, ku një grup i armatosur grabiti ngarkesën në para në avionin e linjës Austri-Tiranë dhe anasjelltas, ka reaguar edhe kompania e madhe ajrore austrikake. “Austrian Airlines” kompania e fluturimit, avioni i së cilës u grabit dje në pistën e Rinasit, ka njoftuar ndërprerjen e transferimit të parave kesh nga Tirana për në Vjenë nëpërmjet avionëve të saj nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Vendimi u mori pasi të martën pas dite persona të armatosur thyen

“Austrian Airlines” pezullon transferimet e parave nga Tirana në Vjenë sigurinë e aeroportit dhe vodhën rreth 10 milionë euro që po transportoheshin nga Tiranë në Vjenë, në fluturimin e orës 15.05. Në nivel zëdhënëseje, pas përfundimit të fluturimit të shtyrë për rreth 3 orë, kompania njoftoi vetëm faktin e uljes në pistë në Vjenë, bërë të ditur se ngjarja nuk kishte pasur rrezik për ekuipazhin dhe pasagjerët. Nga ana tjetër, në të njëjtat nivele u u shpall masa që kompania nuk do të transferonte më para drejt kryeqytetit austriak. Zëdhënësja e kompanisë,

Tanja Gruber, nëpërmjet një njoftimi zyrtarë njoftoi, se si masë sigurie do të ndërpriten transferimet e mëtejshme në këtë formë me Tiranën. “Pas grabitjes me armë nuk pati asnjë rrezik për ekuipazhin dhe udhëtarët. Avioni u vonua për tri orë. Por si një masë sigurie, nuk do të ketë transferime të mëtejshme në para nga Tirana në Vjenë”, ka deklaruar zëdhënësja për mediat ndërkombëtare. Masa e sigurisë e marrë nga kompania “Austrian Airlines” nuk është komentuar nga

asnjë palë tjetër e përfshirë në ngjarjen e së martës pas dite kur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Nuk është bërë gjithashtu e ditur se sa gjatë do të jetë në veprim kjo masë dhe nëse prek edhe destinacione të tjera të “”Austrian Airlines”. Nga shkëmbimi me armë zjarri mbeti i vdekur njëri nga grabitësit, Admir Murataj dhe janë në kërkim pjesa tjetër e bandës dhe paratë e grabitura. Shuma e rrëmbyer nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por mendohet të jetë 10 milionë euro.


AKTUALITET

7

E enjte, 11 PRILL 2019

DËSHMITARI

DETAJE

90 sekonda grabitja në pistën e aeroportit G

rupi i armatosur duke lëvizur me furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, hyri nga porta metalike që shërbente për kalimin e zjarrfikësve, ku kanë spostuar një bllok betoni që përdorej si mbrojtëse dhe më pas kanë prerë zinxhirin dhe kanë hyrë të qetë në pistën e fluturimit, ku ndodhej dhe avioni që do transportoheshin paratë, nga Tirana në Vjenë. Furgoni ka ecur në pistë derisa është afruar pranë bordit të avionit. Më pas autorët të veshur si komando brenda 90 sekondave kanë marrë thasët me para nën kërcënimin e armëve dhe kanë dalë pikërisht nga kjo derë këtu, për të

vazhduar më pas në drejtim të Tapizës. Super-vjedhja ka ndodhur në momentin që po ndërroheshin dhe turnet e stafit të aeroportit. Punonjësit e sigurisë

së aeroportit kanë njoftuar Policinë dhe patrulla më e afërt është vënë në ndjekje të fugonit të grabitësve duke shkëmbyer zjarr me ta pas 950 metrash ndjekje pranë urës së Tapizës, ku mbeti dhe i vdekur Admir Murataj. Dyshohet se tre grabitësit e tjerë janë larguar me dy mjete. Dy prej grabitësve u larguan me makinën që u gjet nga policia e djegur Aë Bathore dhe një tjetër grabitës është larguar me një furgon të gjetur në zonën e Tapizës. Vendi ku ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit është zonë e banuar, ndërsa banorët shprehen se janë tmerruar nga të shtënat me armë.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2013 dhe u konsiderua si truri e organizatori i tre grabitjeve spektakolare në Tiranë të më shumë se 5 milionë eurove

Grekët zbuluan se Admir Murataj është i vrari, Policia e kërkonte prej 6 vitesh “Tullaci” i vrarë nga Policia gjatë përleshjes pas grabitjes të 10 milion eurove brenda Aeroportit “Nënë Tereza”, nën sytë e pasagjerëve është Admir Murataj. Në morgun e Tiranës, ku trupi ju nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore dhe ju bënë analizat përmes shenjave të gishtërinjve për identifikimin e tij, familjarët konfirmuan se trupi i pajetë është i Muratajt. Të pranishëm për të identifikuar trupin ka qenë vëllai i Muratajt dhe gruaja e Admirit, Albana e cila pas daljes nga dera e morgut është larguar në lot. Para se familja të identifikonte, ishte shypi grek ai që zbuloi i pari se viktimë në grabitjen e 10 mln eurove, ishte pikërisht Murataj. Admir Murataj që njihet mes pjesëtarëve të grupit si “Adi Tropojani” apo “Patrioti”, ishte kreu i grupit që grabiste eskortat e blindëve me para. Ai ka qenë në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë të në QafëKashar pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te “Stacioni i Trenit” në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ishkomando të ushtrisë shqiptare por prej 6-të vitesh në kërkim nga Policia e Shtetit, ai nuk u kap kurrë. Admir Murataj ishte personi i vetëm që ka qenë në kërkim për grabitjet e mëhershme, ndërsa në burg gjendet dhe vëllai i tij, Aleksandër Murataj. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2013, u konsiderua si truri e organizatori i tre grabitjeve spektakolare në Tiranë të më shumë se 5 milionë eurove por autoritetet dështuan të binin në gjurmët e tij gjatë këtyre 6 viteve. I hetuar në mungesë teksa bashkëpunëtorët e tij u dënuan me një shekull burgim, Admir Murataj u vra nga policia, ndërsa iu gjetën në trup dy kallëpe dinamiti, një granatë dhe një kallashnikov. Mendohet që pas largimit nga pista, Murataj ka qëlluar

ndaj policisë në përpjekje për të përfituar kohë derisa shokët e tij të braktisnin makinën e krimit. Në tentativat për të zbardhur në kohë grabitjen e radhës, çështja i ka kaluar Krimeve të Rënda për grup të strukturuar kriminal, të njëjtës prokurori e cila më herët hetoi edhe dy grabitjet në Rinas, ngjarje në të cilat në grupin e Muratajt ishin angazhuar edhe ish-ushtarakë. Prokuroria ka sekuestruar mbi 20 kamera në Aeroportin e Rinasit në vazhdën e provave që po mblidhen dhe që tregojnë se si në mesditë në vendin që duhet të ishte më i sigurti në vend, 4 grabitës hynë me makinë në pistë, grabitën në kargo miliona euro dhe u larguan sipas një plani që tregon se gjithçka ishte mirëmenduar dhe studiuar. Ai është një prej 11 të burgosurve

shqiptarë që u arratisën nga burgu i Trikallës, në 23 mars të vitit 2013. Ai ishte pjesë e arratisjes së bujshme që u krye në bashkëpunim me një grup të armatosur nga jashtë burgut, i cili në koordinim të plotë me 11 të burgosurit shqiptarë sulmuan me armë zjarri rojet, duke lënë të plagosur edhe dy prej tyre dhe mundën të largohen. Murataj thuhet se ka shpëtuar pas një beteje të vërtetë në zonën Koniska të prefekturës së Etoloakarnanias, ku të vrarët ishin Edison Lika dhe xhaxhai i tij. Ai ka qenë i dënuar për një vjedhje me armë në një bankë në Lamia, kur me një bashkëpunëtor kanë mundur të rrëmbejnë 1 milion euro. Edhe pasi u arrestua dhe u çua në burgun e Trikallës, paratë nuk u gjetën kurrë. Pas arratisjes, Murataj thuhet se u largua në Kosovë.

“Zona gjëmonte nga breshëritë e armëve”

Ismet Vladi po punonte tokën dhe krismat e bënë kureshtar. Tre makina policie i ishin vënë në ndjekje një furgoni të bardhë. Dëshmitari mësoi më vonë se këta të fundit ishin grabitësit e Rinasit. “Këtu ishte furgoni i bardhë me shkrime anësore, policia ishte në kthesë me furgon, dera anësore e të cilit ishte hapur, sepse e kanë me shinë. Ka qenë luftë, gjuanin shumë persona, s’kanë qenë as një dhe as dy”, tregon Ismet Vladi. Ismeti tregon se makina e grabitësve, e braktisur kishte bllokuar rrugën, ndërsa njëri prej tyre gjuante me armë. “Të shtënat kanë zgjatur 3 minuta, pastaj s’pati më. Në fillim kallash, pastaj filluan me pistoleta”, thotë më tej dëshmitari.

SITUATA

Shtetrrethim në Rinas, gjendet një furgon i djegur

Forca të shumta të Policisë ndodhen në zonat pranë Rinasit. Postblloqe të shumta janë ngritur, ndërsa forca të armatosura të policisë vijojnë kontrollet në disa fshatra pranë Rinasit. Në fshatin Dritas, janë të pranishme forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Pikëpyetjet janë të mëdha për mënyrën se si u arrit që në një pikë kufitare me nivel sigurie të lartë si ajo e Rinasit, të futej një grup i armatosur. Nisja e grabitjes ka ndodhur në një pikë mjaft të frekuentuar, ajo gjendet mes dy parkingjeve ndërkohë që ndodhet shumë pranë edhe komandës së forcave ajrore. Edhe porta veriore e pistës së aeroportit e cila shërbeu për largimin e grabitësve është kyçyr në të njëjtën mënyrë si më parë, ndërkohë në tokë kanë ngelur gjurmët e rrotave të furgonit të përdorur në ngjarje. Një fugon i djegur u gjet në një tunel në Tapizë, i cili dyshohet të jetë përdorur nga grupi i personave që morën 10 milionë euro. Një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” u sekuestrua nga policia i padjegur.


AKTUALITET

8

E enjte, 11 PRILL 2019

Cen Murataj, vëllai i Admir Murataj beson se ai mund të jetë vrarë nga vetë bashkëpunëtorët në super-grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas. Për mediat tha se: “Organizatori nuk vritet”

C

en Murataj, vëllai i Admir Murataj beson se ai mund të jetë vrarë nga vetë bashkëpunëtorët në supergrabitjen e 10 milionë eurove në Rinas. Në një prononcim për mediat nga morgu i Tiranës, ku identifikoi trupin e pajetë të vëllait, ai thotë se Admirin e hodhën në rrugë shokët e tij. Me ndihmën e policisë ose jo, ai pohon se do të interesohet për të gjetur se kush janë bashkëpunëtorët, duke lënë të nënkuptuar se mund të ketë vetëgjyqësi. “Nuk njohim asnjërin por do tani do t’i njohim, do interesohemi se kush janë. Shokët do i gjejë policia por do interesohemi t’i gjejmë edhe ne. Po s’i gjeti policia do t’i gjejmë me mënyrat tona. Meqë thonë se Admiri ishte organizatori, do shohim se sa organizator është Admir Murataj. Ai është vegël. Se nga kush, do ta shohim. Organizatori nuk vritet. Do i shohim se kush janë shokët që e lanë në rrugë”, tha ai. Duke marrë shkas nga kjo deklaratë e vëllait të atij që u cilësua si “truri” i grabitjes më të madhe të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, e vetmja pyetje që mund të shtrohet në këto momente është se: Kush është organizatori i vjedhjes në Rinas? Është një pyetje që kërkon një përgjigje konkrete, pasi topi i përgjegjësisë për hidhet sa tek njëri institucion tek tjetri, ku vetëm Qeveria nuk pranon asnjë përgjegjësi për ngjarjen në fjalë, të cilën ia faturon të gjithën

Kush është organizatori? Vëllai i Muratajt: Ai është vegël, u la në rrugë

koncensionarit të aeroportit të Rinasit. Sa i përket legjislacionit në fuqi, është Autoriteti i Aviacionit Civil që ka për detyrë të kërkojë dhe kontrollojë kushtet e sigurisë që merr kompania private. Aviacioni Civil duhet të raportojë publikisht se sa herë është kontrolluar kompania private e sigurisë ICTS, e cila ka dalë në rregull edhe pas grabitjes së parë dhe me shumë gjasë, edhe pas kësaj ngjarjeje do të dalë e

pastër. Kur e keni takuar për herë të fundit vëllain? Ka shumë vite. Sa? Dy vjet. Ju keni edhe një vëlla tjetër të dënuar për çështje grabitjesh. Po. Mish për peshk Admir Murataj dhe vëllai tjetër. Janë të përdorur si vegla, besoj që janë vegla. Do ta gjejmë fillin. Organizatori Admir Murataj

DETAJE

Urdhri që nuk u zbatua për Rinasin nga Policia G

rabitja duke thyer sigurinë kombëtare, mund të ishte parandaluar, nëse do të ishte zbatuar nga instancat më të larta drejtuese të kupolës së policisë, urdhri nr. 130 i datës 05.08.2018, që mban firmën e ishministrit Fatmir Xhafaj. “Transportimi i vlerave monetare mbi shumën 950.000.000 lekë, përveç masave të parashikuara në kategorinë F, pikat “a” dhe “b” nga shërbimi privat i sigurisë fizike, strukturat e Policisë së Shtetit në territorin e të cilit do të lëvizë eskorta, planifikojnë dhe marrin masa shtesë sigurie, sipas përcaktimit të bërë nga legjislacioni në fuqi”. Po ashtu, drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk kanë zbatuar

ngeli i vdekur në vend dhe të tjerët ikën. Organizatori ngeli i vrarë, të tjetër ikën. Do të shikojmë. Ai kërkohej nga autoritetet e policisë greke për arratisje. Për çfarë ishte i dënuar? Nuk e dimë se për çfarë ishte i dënuar. Nuk ka qenë i dënuar, ka qenë i hetuar. Dy vjet ka që kam komunikuar për herë të fundit me të dhe ai ishte në kërkim. Keni ndonjë informacion se

kush mund të jetë ai që e ka përdoruar? Pasi po thoni se mund të jetë përdorur. Do ta gjejmë. Po nuk e gjeti policia, do e gjejmë me mënyrat tona. Policia edhe te puna, edhe te shtëpia ka ushtruar kontrolle. A i njihni ju shokët e Admir Murataj dhe me kë shoqërohej? Do i njohim tani. Nuk njoh asnjë por do i njohim dhe do interesohemi se kush janë. Tani do e shikojmë se kush janë shokët, ata që e kanë lënë në rrugë. Admiri organizator ka mbetur i vrarë. Shokët, ose do t’i gjejë policia, ose do interesohemi dhe do i gjejmë edhe ne. Do na ndihmojë policia por do e shikojmë. Deri tani është thënë se organizator ka qenë Admir Murataj. Vëllai jetonte në Kamëz por ishte në kërkim? Nuk e besoj, unë prej dy vitesh nuk komunikoja më vëllanë. Mendoni se e kanë tradhtuar shokët me të cilët ishte? Diçka duhet të jetë, organizatori nuk vritet. Keni informacion se si u vra Admir Murataj? Akoma nuk kemi asnjë informacion. Nuk kemi asgjë të saktë, dimë që thonë e kanë hedhur shokët e vet.

DEKLARATA

Asnjë info për autorët, sigurinë në Rinas e merr Policia D

një tjetër kërkesë në këtë urdhër, ku parashikohen një sërë masash për thasët me valutë. “Në kontratën ndërmjet palëve të përfshihet edhe kategoria e mjeteve të blinduara, sasia maksimale-minimale e vlerave monetare që do të transportohen gjatë një eskortimi, përdorimi i GPS-it, bojë ngjyrosjeje me kod për çdo bankë, kamerat

e regjistrimit, sinjali SOS, radio komunikimi etj”. Asnjë prej këtyre elemëntëve të sigurisë nuk ishte vendosur në 7 nga 15 thasët që mundën të merrnin grabitësit. Ministri Sandër Lleshaj nuk i dha përgjigje pyetjes, sesi është e mundur që truri i kësaj grabitjeje të dytë, Admir Murataj, prej 6 vitesh nuk u kap asnjëherë.

rejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu së bashku me zv.ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari dhe me zv/ministrin e Infrastrukturës, Artan Shkreli, dhanë lajmin se siguria e aeroportit i kalon Komisariatit të Rinasit por nuk dhanë asnjë detaj mbi autorët e po ashtu nuk thanë gjë për thyerjen e sigurisë. “Shefi i komisariatit të policisë së Rinasit krahas detyrave funksionale që do të ketë për kontrollin e menaxhimit të kufirit merr edhe përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit dhe bashkëpunimit me kompaninë e sigurisë në aeroport për të bërë të mundur kthimin e sigurisë në ato parametra

që kërkojnë qytetarët por edhe standardi i Aviacionit Civil”,-tha Veliu. Nga ana tjetër, zv/ ministër i Infrastrukturës, u shpreh se janë dhënë rekomandime për të rritur nivelin e sigurisë në aeroport por deri më tani koncesionari nuk ka reflektuar. “Ne patëm një bisedë me përfaqësuesin e TIA-së që ka të bëjë me ndryshimin e procedurave për

rritjen e sigurisë. Kemi dhënë rekomandime për ndryshime në kontratat që janë bërë në pranverë të 2013, do të ndryshojnë. Falënderoj Policisë, e cila vetëm çështje sekondash u ballafaqua me grabitësit, me grupin që ishin të armatosur deri më dhëmbë. Ka ndodhur e keqja më e vogël, humbje financiare. Nuk kemi pasur humbje të civilëve apo të efektivëve të policisë’’.


FORUM ANALIZË Nga Andi Bushati

S

ulmeve të ashpra të opozitës dhe shqetësimit të publikut për grabitjen spektakolare të dhjetë milionë eurove në aeroportin e Rinasit ministri i Brendshëm i është përgjigjur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Në vend që të dilte me përunjësi dhe me ndjenjë përgjegjësie përpara shqiptarëve, ai ka bërë një enumeracion faktesh dhe insinuatash që mëtonin të shënjestronin koncesionarin e aeroportit. Duhet thënë që një fillim se Sandër Lleshi nuk është përgjegjës për këtë strategji. Që prej 24 orësh, kjo larje duarsh nga faji është vendosur në zyrat e spin doctors-ave të Ramës, filozofia e të cilëve tashmë është e njohur: “sa herë ke një hall, shpall një armik”. Sipas kësaj sjelljeje ministrja e linjës u detyrua që bënte një deklaratë që nga Berlini, ku damkoste me tone të ashpra kompaninë kineze. Edhe Sandër Lleshi nuk bëri asgjë më tepër. Gjenerali u soll

njësoj si ato velinat që i nxjerrin në tribunat e partive për të recituar tekstet e hartuara më parë në zyrat e liderëve. Me një fjalor prej demagogu ai ka numëruar paratë që qytetarët i paguajnë koncesionarit, mospërdorimin e tyre për rritjen e sigurisë, dështimin e përmbushjes së parametrave nga kinezët dhe ka premtuar se firmës private këtej e tutje shteti do ti vërë kufirin tek thana. Gati, gati të dukej sikur po ta dëgjoje dhe pak do të bindeshe se edhe nëna që e polli Admir Mahmutaj nuk ishte një malësore nga bjeshkët e Tropojës, por një grua nga azia e largët. Po ta ndiqje seriozitetin dhe bindjen me të cilën fliste kundër kinezëve mund të harroje të bëje disa pyetje të thjeshta. Po për Mahmutajn që është prej 6 vitesh i pakapur, policia nuk kishte asnjë faj? A nuk të bën të dyshosh fakti se autori i së paku tre vjedhjeve spektakolare ishte ende i lirë? Po “rastësia” se ai godiste

KOMENT Nga Blendi Fevziu

S

hqipëria ka përballur dje një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për vjedhjen e disa miliona eurove, shuma ekzakte e të cilave nuk dihet ende e nuk bëhet publike; nuk bëhet fjalë që ngjarja përsëritet identik dy vite më pas dhe vjedhja ndodh sërish brenda pistës së aeroportit; nuk është kaq i rëndë fakti që protagonist është i njëjti person, i dënuar edhe për dy vjedhje të mëparshme; as fakti që në kërkim policor si një person shumë i rrezikshëm ai vërtitej lirshëm në zonën e aeroportit dhe në periferitë e Tiranës; as që kishte informacion tejet të saktë për transferatat e valutës e me siguri edhe për shumat që transportoheshin; as për faktin që i gjithë operacioni i mirëmenduar dhe me shumë impenjim financiar dhe logjistik ishte organizuar pa rrjedhur asnjë informacion tek policia, shërbimi infomativ apo strukturat e tjera të sigurisë; as për faktin që vjedhja në vetvete ngjante më shumë me një prej filmave më

të sofistikuar të Hollivudit. Jo. Të gjitha këto janë tejet të rëndësishme dhe duhen analizuar një nga një. Por ngjarja është shumë më e rëndë, madje më e rënda e viteve të fundit për një tjetër arsye. Shqipërisë nuk i janë vjedhur 7, 8, 10 apo 12 milion euro. Shqipëria i është cënuar deri në themel siguria e saj. I ka rënë ose ka falimentuar siguria e një prej vendeve më të kontrolluara dhe tësigurta, aeroportit. Aeroporti i një vendi anëtar të Natos, aeroporti civil e njëkohësisht ushtarak, ku ndodhet Komanda e Forcave Ajrore, është thyer me lehtësinë më të madhe nga pesë banditë. Banda ka pasur synim vjedhjen e valutës, por ajo mund të kishte bërëçfarë të donte. Mund të kishte marrë peng avionin ku tashmë qenë ulur 160 pasagjerë, mund ta kishte hedhur atë në erë, mund të kishte marrë peng presidentin e vendit që u kthye nga Danimarka me po atë avion, apo ndonjë zyrtar të lartë amerikan që udhëtonte pak më vonë. Nëse në vend të

9 E enjte, 11 PRILL 2019

Lleshi, gjenerali i policisë së vdekur gjithnjë rreth zonës së aeroportit, a nuk duhet ta shtynte policinë të thellohej në hetimin e këtyre grabitjeve të përsëritura? Po nëse shteti sot krekoset se do të marrë masa kundër kompanisë së aeroportit, a nuk i mjaftuan rastet e mëparshme për ta bërë këtë? Të mendosh se qeveria dhe uniformat blu janë pa faj në ngjarjen që u bë super lajm botëror do të thotë të jesh naiv. Të besosh pastaj se këtë mund tu’a shesësh shqiptarëve si të vërtetë do të thotë ti marrësh ata për idiotë. Pikërisht këtë u përpoq të bëjë Gjeneral Sandër Lleshi duke u shndërruar në një vegël qorre të spin doctorsave të Ramës. Por e keqja e kësaj historie nuk qëndron tek manipulimi. Ajo që ka ndodhur është e qartë si drita e diellit dhe nuk ka pehlivan që mund ta devijojë. Këtu problemi është më i madh. Ai qëndron tek transformimi i policisë së Lleshit në një trupë

që i shërben propagandës politike. Vetëm pak ditë më parë, pasi opozita provoi me anë të përgjimeve, se një kapter nga Fieri kishte manipuluar një dëshmitar si Albert Veliu, në mënyrë që drejtësia të vërtetonte atë që pati thënë kryeministri për Agron Xhafën, ai u gradua drejtor policie i këtij qarku. Po të shkojmë më tej, faktet bëhen edhe më të rënda. Lapsi.al denoncoi para pak kohësh vënien e snajperëve të policisë në shërbim të televizioneve të pushtetit. Atyre që detyra ia do, për arsye sigurie, të ndjekin nga kullat e larta mbi bulevard protestat që zhvillohen aty, shpërndanin në kohë reale imazhet e gurahedhësve nga tarraca e PD-së. Duke u shtuar këtyre edhe dhunën e shproporcionuar në protesta dhe bllokadën që u bëri gazetarëve për të raportuar për ngjarjet e bregut të

lumit, nuk është vështirë të kuptohet se policia e gjeneral Lleshit po degradon në një vegël të rëndomtë politike. Për tu kthyer tek ngjarja e fundit, ku ajo po përdoret sërish si alibi për hallin e Rilindjes, duke krijuar një panoramë të shproporcionuar mes mëkateve të privatit dhe shtetit, e keqja nuk qëndron vetëm tek përpjekja për manipulim. Por duke dashur ta shfajësojë policinë, duke u përpjekur ta eksportojë fajin, Sandër Lleshaj po sillet si një gjeneral që po e vë në gjumë ushtrinë e tij. Duke nxituar ti shërbejë Ramës ai po formëson një trupë që nuk lufton me të keqen reale, por me fantazitë orruelliane që shpikin krerët e saj. Prandaj kur të ndodhë krimi i ardhshëm, mos prisni policë që të ndjekin autorët, por autorë që do jenë duke shpikur fantazinë alibike të radhës. Lapsi.al

Përse Shqipërisë i është cenuar siguria kombëtare? hajdutëve do të kishin qenë 4 terroristë, Shqipëria do ishte sot në faqet e para të gjithë shtypit botëror, duke bërë lajmin më të keq për të. Dhe kjo ndodh në Aeroport. Në një prej vendeve të sigurisë më të lartë! Të rralla janë vendet në botë, që kanë një siguri të tillë. Më ka qëlluar të udhëtoj në aeroporte të izoluar e të vegjël afrikanë, aziatikë apo të amerikës qëndrore, por siguria e aeroporteve është njëçështje jashtëçdo diskutimi. Pas sulmeve mbi kullat Binjake dhe Pentagonin më 11 Shtator 2001, e gjithë bota ka investuar shumë në sigurinë e aeroporteve dhe në kontrollin e tyre. Shqipëria jo! Ndaj them që Shqipërisë i është cënuar siguria kombëtare. Siguria e Aeroportit nuk është vetëm detyrë e shoqërisë koncesionare. Më 2

Shkurt 2011, Qeveria Shqiptare ka ngritur një Komitet Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, i cili është i ngarkuar edhe për sigurinë e Aeroportit Nënë Tereza. Komiteti ka për Kryetar Drejtorin e Autoritetit civil dhe nënkryetar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Anëtarë të tij janë Drejtori i Doganave, Drejtori i Kufirit, Shefi ushtarak i forcave ajrore, Drejtori i Emergjencave Civile, Drejtori i ANTA dhe shumë e shumë zyrtarë të tjerë të lartë. Komiteti mblidhet çdo tre muaj, por asnjë dokument nuk vërteton dot se kur është mbledhur për herë të fundit ky komitet. E gjithë kjo shpurë zyrtarësh të lartë të sigurisë duhej të kishte vënë re që koncesionari nuk i respektonte detyrat e veta. Siç mund të konstatonte që nga vjedhja e parë që objekti

ndoshta më i rëndësishëm në vend ishte lehtësisht i depërtueshëm dhe i pambrojtur. Pra, pa asnjë diskutim, Shteti ka falimentuar i gjithi, bashkë me koncesionarin që në gjithë këto vite se ka fshehur kurrë arrogancën e tij. Arrogancë që nuk dihet nga buron. Ndaj në Rinas nuk janë vjedhur thjeshtë disa milion dollarë. Në Rinas ka rënë siguria kombëtare e Republikës së Shqipërisë dhe ka marrë një goditje fatale besimi i partnerëve tek ne. Një ngjarje që me siguri do ngelet sërish pa përgjegjës, si gjithnjë në një vend ku ndëshkohet me të drejtë një shitës që shet pa kupon tatimor dhe falen pa të drejtë dhe në mënyrë flagrante zyrtarë që janë përgjegjës për humbjen e milionave dhe cënimin e sigurisë së vendit. Kjo është realisht fatkeqësi.


FORUM ANALIZË Nga Enver Rabolli

J

avën që shkoi 90 agjentë turistikë u mblodhën në Aeroportin e Zürichut me ftesë të Lufthansa Group, pjesë e të cilit është edhe kompania e famshme zvicerane Swiss. Agjentët vinin nga zyrat turistike të Zvicrës gjermane, nga Gjeneva dhe nga Lugano. Ata ishin ftuar për një udhëtim të shkurtër, por pa e ditur se ku do shkonin. Kompania po përgatiste një befasi. Qëllimi i udhëtimit ishte një «Workshop», një punëtori për të diskutuar planet e projektet turistike. Tek pasi avioni u ngjit në qiell, kapitenia tregoi cakun: Tiranë. Përveç agjentëve turistikë në avion kishte edhe personel të kompanive ajrore të Lufthansa Group: Swiss, Edelweiss, Lufthansa, Austrian Airlines dhe Brussel Airlines. Portali zviceran travelnews.ch, një burim i rëndësishëm i lajmeve nga fusha e turizmit, njoftoi se në kryeqytetin shqiptar u organizuan takime, debate dhe shëtitje të ndryshme në rrethinë për të parë koloritin e pasur të Shqipërisë. Portali shkruan se Shqipëria i bind vizitorët me kombinimin madhështor mes natyrës, plazheve përrallore dhe kulturës së mikpritjes. «Ky vend i Europës Juglindore konsiderohet i sigurt dhe banorët janë të hapur dhe të përzemërt ndaj turistëve», shkruante travelnews.ch. Tregu zviceran

është një potencial i madh për turizmin në Shqipëri. Vitin e kaluar mbi 42 mijë zviceranë kanë vizituar Shqipërinë. Në vitin 2005 kanë qenë vetëm 6150 turistë nga Zvicra. Tani dy kompani ajrore (Edelweiss dhe Germania) kanë filluar fluturimet nga Zürichu në Tiranë. Portali zviceran travelnews.ch i bëri një reklamë falas Shqipërisë. Një revistë zvicerane është duke përgatitur një tekst himnizues për bukuritë e Shqipërisë. Gazetat shpesh shkruajnë me tone tejet pozitive për Shqipërinë. E çka bën Shqipëria? Përgatit një spot ku luan me klishenë e «vendit mafioz» siç përshkruhet në filmat «Taken» me aktorin Liam Neeson. Por pas ngjarjes fatale dhe skandaloze në Rinas klisheja na ktheu në realitet. Shqipëria ka një problem serioz me bandat, me krimin e organizuar, me keqqeverisjen, me korrupsionin. Kryeministri Edi Rama nuk mund t’i mbulojë këto të zeza me gëzof shumëngjyrësh, sepse qeverisja nuk është performansë artistike, as ekspozitë në Berlin. Qeverisja nuk ka qenë kurrë performansë dhe nuk do të jetë e tillë. Qeverisja është menaxhim i një shteti. Për të menaxhuar një shtet duhet të kesh aftësi për të udhëhequr një ekip profesionistësh të pakompromis dhe jo një grup servilësh, të cilët në çdo mbledhje qeverie

KOMENT Nga Luan Rama*

M

enjëherë pas sulmit të një grupi të armatusur kriminal në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, do të duhej të kishte nisur çështja penale edhe ndaj të gjithë anëtarëve të Komitet Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, i cili është i ngarkuar edhe për sigurinë e Aeroportit Nënë Tereza, pa asnjë përjashtim, duke nisur me kryetarin e tij që është Drejtori i Autoritetit Civil dhe nënkryetarin që është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe me

rradhë të gjithë anëtarët e tij; Drejtorin e Doganave, Drejtorin e Kufirit, Komandantin e Forcave Ajrore, Drejtorin e Emergjencave Civile, Drejtorin ANTA-s dhe shumë e shumë zyrtarë të tjerë të lartë. Qe dje, menjëherë pas ngjarjes, jo që mbrëmë, por që dje, do të duhej të ishin sekuestruar të gjitha aktet nënligjore, urdhërat dhe udhëzimet, manualet dhe instruksionet e shërbimit të të gjitha institucioneve, që prej Këshillit të Sigurisë Kombëtare e deri tek komisariati i policisë në aeroport e me

10 E enjte, 11 PRILL 2019

Ngjarja në Rinas si pasojë e keqqeverisjes pa konsekuencë vendosin duart mbi tavolinë për t’i treguar shefit nëse i kanë prerë thonjtë dhe nëse kanë gjeneruar mjaft klikime në mediat sociale. Ky është degjenerim i idesë së qeverisjes. A e kupton dot Edi Rama këtë? Nuk e ka kuptuar deri më tani. Shpesh ai di të thotë: «Na lodhën me këtë: krimi i organizuar, mafia, korrupsioni». E saktë. Na lodhën. Por na lodhën qeveritarët e Tiranës – jo vetëm Rama, por edhe paraardhësit e tij, sepse do të ishte e padrejtë që për stagnimin e Shqipërisë të akuzohej vetëm socialisti i salloneve, Edi Rama. Para se të vinte ky në pushtet ekzistonte ajo Shqipëria e Gërdecit dhe e Damir Fazlliçit, Shqipëria e keqpërdorimeve masive në «Rrugën e Kombit» (e papërfunduar deri më sot), Shqipëria e tenderëve të hidrocentraleve (që Edi Rama e vazhdoi me pothuaj të njëjtin ritëm dhe në aleancë me oligarkët e vendit, që dje i raportonin Sali Berishës, ndërsa sot Edi Ramës). Tani kryeministri humb nervat për shkak se një gazetar i respektuar si Elez Biberaj e akuzon për korrupsion. Ndoshta ndihet më mirë kryeministri i Shqipërisë nëse e quajmë keqqeverisës. Ku shihet keqqe-

verisja? Të shikojmë se çka ndodhi dje në Aeroportin e Tiranës: futen grabitës në avionin e Austrian Airlines, vjedhin disa milionë euro dhe ikin (njëri nga grabitësit u vra, kur policia kuptoi se ç’kishte ndodhur, kur kuptoi se kishin dështuar të gjitha barrierat e sigurisë). Korrupsioni është një murtajë, keqqeverisja është kanceri që po e gërryen Shqipërinë. Dhe kjo gjendje nuk ndryshon për aq sa kryeministri nuk di të qeveris, por vetëm të mbushë letra me shkronja, një boshësi postmoderne shqiptare e larë me gjak dhe katran të krimit të organizuar, kontrabandistëve të drogës dhe herë-herë edhe të ndonjë ministri të brendshëm që sillet si shërbëtor i kusarëve. Kush e mbron Shqipërinë kur grabitësit futen në pistë dhe pastaj edhe në avionin e një kompanie ajrore të rëndësishme europiane? Një ditë pas kësaj ngjarjeve të rëndë Shqipëria sërish është kryetemë e kronikave të zeza. Deri më tani kemi një reagim nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, dikur mjaft gjuhëmprehtë në denoncimin e deformimeve të mëdha në sistemin e shtetit shqiptar. Tani Braçe lavdërohet se

Po të kishte Prokurori… rradhë gjithë praktika e komunikimit mes institucioneve, aktkontrollet, detyrat e lëna e dinamika e ndjekjes së tyre! Dhe do të duhej që po prej dje, jo prej mbrëmë, po prej dje në drekë menjëherë pas ngjarjes, të ishin ndaluar të gjithë drejtuesit e institucioneve përgjegjëse anëtarë të Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, pa pritur që Presidenti i Republikës t’i ofronte sot zyrtarisht prokurorisë praktikën e mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë

Kombëtare! Të gjitha këto do të duhej të ishin bërë që dje në drekë, menjëherë pas sulmit të armatosur të një bande kriminelësh në pistën e aeroportit të Tiranës, po të kishte Prokurori! Nëse do të kishte Prokurori! … dhe nëse do të kishte qeveri… Qeveria duhej të ishte mbledhur dje menjëherë pas ngjarjes së rëndë në një mbledhje të jashtzakonshme dhe të analizonte në detaje veprimet dhe mosveprimet e saj e të të gjitha

qenkan identifikuar të gjithë anëtarët e bandës. Në Shqipëri edhe kjo është befasi dhe sukses, sepse në të shumtën e rasteve anëtarët e bandave nuk zbulohen fare. Një shtet serioz do të suspendonte të gjithë përgjegjësit e sigurisë në Aeroportin e Tiranës. Do të përpilonte një koncept të ri të sigurisë për Aeroportin. Do të konsultohej me kompani të rëndësishme ndërkombëtare për të arritur nivelin më të lartë të sigurisë. Deri më tani dëgjohen vetëm mburrje se janë identifikuar banditët. Kësaj i thonë: keqqeverisje pa konsekuencë. Dhe këtu qëndron krejt problemi i Shqipërisë i përmbledhur në dy fjalë. A mund t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE një shtet të cilit një grup hajdutësh i futen në pistën e aeroportit dhe në avion për të plaçkitur? Në fund një fusnotë: para 20 vitesh një avion i kompanisë zvicerane Crossair me destinacion Tiranën ishte kthyer në Zürich pasi pak pas nisjes dy grupe pasagjerësh ishin rrahur aq brutalisht mes vete, saqë s’kishte arritur kush t’i ndalte. Në Rinas dje historia u përsërit në një version tjetër, edhe më brutal. Dialogplus.ch

institucioneve të varësisë! Të analizonte çdo detaj e në shenjë përgjegjësie e reflektimi të jepte dorëheqjen! Jo vetëm Kryeministri, por e gjithë qeveria të jepte dorëheqjen! Sepse kështu do të vepronte çdo qeveri e çdo kryeministër në çdo vend demokratike! Sepse është sfiduar, është mundur e turpëruar në sektorin ku do të duhej që siguria të ishte garantuar në cilësinë më të lartë, siç e kërkojnë standardet e sigurisë së lartë të vendeve anëtare të NATO-s. Mirëpo në Shqipëri nuk ka qeveri; ka banda që grabisin në aeroport, por ka edhe banda që përfaqësohen në qeveri! *Zëvendëskryetar i LSI-së


POLITIKE DENONCIMI I FORTË I ISH-KRYEMINISTRIT Kur kishin kaluar 24 orë nga ngjarja dhe informacionet kishin pasuar njëri-tjetrin, ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se grabitja e Rinasit është një vjedhje e përsëritur e mirëfilltë shtetërore dhe elektorale, në të cilën bashkëpunojnë mafiozë të qeverisë, segmente të shtetit të ngarkuar me sigurinë si dhe punonjës të bankave. Në qëndrimin e tij, Berisha iu referua edhe artikujve të mediave mbarë botërore të cilat hapën edicionet e tyre me lajmin e vjedhjes nga barku i avionit të dhjetëra arkave të mbushura me euro, ndërkohë që e cilësoi Shqipërinë aktuale si vendin më të pasigurt në botë dhe gazi

11

E enjte, 11 PRILL 2019

Berisha: Në grabitjen e Rinasit të përfshirë nga shteti, qeveria dhe punonjësit e bankave i dheut. “Shqipëria vendi më i pasigurtë i botës, gaz i dheut! “10 milionë euro vidhen në barkun e avionit”, shkruajnë mediat e mbarë botës! Miq, sot (dje) mediat më të mëdha të botës të SHBA, Gjermanisë, Britanisë Madhe, Francës, Italisë, Spanjës, Austrisë, vendeve Skandinave., etj etj, hapen me lajmin klamoroz me vjedhjen nga barku i avionit të dhjetëra arkave me mbi 10 milionë euro në pistën e avionëve në aeroportin e Rinasit. Ato japin pamje, fotografi të grabitësve të armatosur në rampën e avionit tek grabisin me lehtësi të pa shqetësuar një nga një, arkat e eurove

nga barku i avionit, dhe fotot e kësaj vjedhjeje të madhe i quajnë si foto të zakonshme nga Shqipëria. Ato rikujtojnë botën se kjo është vjedhja e radhës në aeroportin e Rinasit më i pasigurti i këtij planeti. Për shkak të pasigurisë së plotë ne aeroport, grabitësit preferojnë si vendin më të sigurt për operacionin e tyre jo autostradën, as dhe rrugën e aeroportit, por fiks pistën e avionëve. Po shtoj këtu se grabitja, nxjerrja e arkave të ngarkuara nga barku i avionit u bë në sytë e policisë, e cila kishte shoqëruar mikrobuzin të transportonte 10 milionë euro nga Tirana në aeroport, dhe sipas dëshmive

ishte vetëm 20 metra vend-vjedhja së 10 milionë eurove nga banda shtetërore. Miq, kjo është një vjedhje e përsëritur, e mirëfilltë shtetërore elektorale, në të cilën bashkëpunojnë mafiozë të qeverisë, segmenteve të shtetit të ngarkuara me sigurinë, punonjës të bankave”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Vrasjet, tritoli dhe grabitjet me armë në mes të ditës po trondisin çdo ditë sigurinë e njerëzve - Kreu i PD-së: Dhënia fund e këtij regjimi është sot emergjencë kombëtare

N

gjarjet e shënuara ditën e martë ku nga njëra anë banorët të cilët mbronin pronat e tyre nga projekti i Bulevardit të Ri të Tiranës u helmuan dhe u gjakosën nga policia e cila përdori edhe gazin lotsjellës për ti nxjerrë me forcë nga banesat e tyre, dhe nga ana tjetër kemi një polici inekzistente në grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, për Partinë Demokratike janë tregues që shteti i Edi Ramës ka rënë. Nga foltorja e selisë blu, ku mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se dy ngjarjet e ndodhura ditën e martë, tregojnë se shteti ka rënë. Nga përplasja mes banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre 3 qytetarë përfunduan në spital ndërmjet të cilëve një 76-vjeçar me çarje në kokë që u operua, një grua me thyerje këmbe dhe një tjetër grua me fraktura. 10 qytetarë u shoqëruan në polici të gjitha gra dhe 4 prej të cilave minorenë dhe një fëmijë 5 vjeç. Nisur nga këto të dhëna, Basha u shpreh se policia e ka mendjen vetëm të arrestojë qytetarët dhe ka harruar të luftojë krimin. E në këtë kuptim Lulzim Basha i ftoi qytetarët që të bashkohen në protestën e së shtunës përpara Kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë “Rama”. Ai tha se që nga protesta e parë e opozitës në datë 16 shkurt janë shoqëruar 114 protestues dhe janë arrestuar 52 të tjerë. “Dy ngjarje në një hark kohor prej më pak se 12 orësh ditën e djeshme janë dëshmi se shteti ka rënë. Se sot Shqipëria nuk ka rend publik dhe siguri. Se policia është kthyer në një bandë që për pushtetin ilegjitim të marrë me krimin i ka lënë dorë të lire krimit dhe po dhunon në mënyrë shtazarake qytetarët. Dje (të martën) në orën

REAGIMI I KREUT TË PD

P

as vendimit të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka ku tha se në aeroportin e Rinasit do të angazhohen efektivë të Policisë Ushtarake dhe forcave të Batalionit të Operacioneve Special (BOS) ka ardhur edhe një reagim nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Me anë të një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Basha është shprehur se prezenca e ushtrisë në aeroportin “Nënë Tereza” është në kundërshtim me ligjin dhe e konsideron si një grusht shteti. “Në fund të një takimi të jashtëzakonshëm me plotë energji në Vlorë dua tju kujtoj të gjithë shqiptarëve se njeriu që solli krimin në qeveri dhe parlament dhe

Lulzim Basha: Policia po përdoret për të grabitur qytetarët, jo për të luftuar krimin

05: 30 të mëngjesit, policia hyri nëpër banesat e banorëve në fund të “Bulevardit të Ri” dhe hodhi gaz lotsjellës brenda shtëpive ku ishin të pranishëm edhe të mitur nga mosha 3 vjeç e sipër. Nga përplasja mes banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre 3 qytetarë përfunduan në spital ndërmjet të cilëve

Basha: Prezenca e ushtrisë në aeroport është e jashtëligjshme dhe grusht shteti

për të mbrojtur aferat e tij me krimin shkatërroi drejtësinë dhe policinë shqiptare. Është përgjegjësi kryesor për ngjarjen më të rëndë të Sigurisë Kombëtare në mënyrë të përsëritur ndodhi sot në Rinas cënimin e

sigurisë përmes grabitjes së armatosur të linjës ndërkombëtare Tiranë -Vjenë. Ndonëse dislokimi i forcave ushtarake në mënyrë totalisht në kundërshtim me ligjin është një provë e rënies të shtetit dhe kapitullimit të policisë para krimit. Asnjë alibi dhe fshehje pas aferave të dështuara korruptive mes Edi Ramës dhe kompanisë koncesionare që e ka sjellë vendin në kushtet e një grushti shteti kushtetues nëpërmjet kapjes se pralamenti dhe zgjedhjeve me krimin dhe tani do ta sjelle ne kushtet e nje grushti te vërtetë shteti pasi ka dështuar policia”, deklaroi dje në reagimin e tij Lulzim Basha.

një 76 vjeçar me çarje në kokë që u operua, një grua me thyerje këmbe dhe një tjetër grua me fraktura. 10 qytetarë u shoqëruan në polici, të gjitha gra dhe 4 prej të cilave minorene përfshirë edhe një fëmijë 5 vjeç. Që nga protesta e 16 shkurtit janë shoqëruar 114 qytetarë dhe janë arrestuar 52. Policia po

ISH-DEPUTETI I PD-së

I

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianj tha se grabitja e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit ka tronditur sigurinë kombëtare. Teksa ishte i ftuar në studion e lajmeve në Neës 24, Salianji pohoi se grabitësi, Admir Murataj, i cili u vra dje gjatë shkëmbimit të zjarrit sfidoi hapur policinë në vendin më të sigurt të Shqipërisë. “Shqipëria është një situatë traumatike. Kjo nuk është grabitje e thjeshtë se si autorët kishin dijeni për orën fikse për orën e nisjes së avionit. Unë e përgëzoj atë nëse është polic që e ka neutralizuar. Jam habitur se si shteti kishte vetëm një helikopter në patrullim, por

përdoret për vetëm një qëllim: luftën kundër popullit, luftën kundër njerëzve të pafajshëm që mbrojnë shtëpitë e tyre. Në këto dy muaj është përdorur gaz helmues më shumë se në të gjithë historinë e Shqipërisë. Ndërkohë, nuk ka asnjë përpjekje për të luftuar krimin. Vrasjet, tritoli dhe grabitjet me armë në mes të ditës po tronditin çdo ditë sigurinë në mes të qyteteve dhe rrugëve tona. I vetmi aktivitet kundër krimit është: policia shkoi në vendin e ngjarjes. Kur në Rinas, që është zona me sigurinë më të lartë në vend kryhet grabitje me armë e avionit të linjës ndërkombëtare në mes të ditës. Çdokush e kupton fare mirë se në çfarë niveli është policia, se në çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria publike. Arsyeja dhe shkaku kryesor i rënies së shtetit, i mungesës së sigurisë për jetën dhe pronën e qytetarëve është pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime të ardhur në pushtet me ndihmën e krimit. Dhënia fund e këtij regjimi është sot emergjencë kombëtare. Prandaj protestojmë të shtunën me 13 prill në Tiranë. Rruga e vetme për zgjidhjen e kësaj emergjence kombëtare, për kthimin e shtetit si garantues të ligjit, rendit dhe sigurisë publike është bashkimi i të gjithë shqiptarëve në betejën kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit, për sigurinë, jetën dhe mirëqenien e çdo shqiptari”, deklaroi dje Lulzim Basha.

Salianji: Grabitja e Rinasit tronditi sigurinë kombëtare

them se ka një bashkëpunim dhe s’mund të jetë vetëm paaftësi. Të gjitha grabitjet e mëparshme nuk kanë autor. Frika mund të jetë se personi i vrarë në krim, i lihen të gjithë fajet. Murataj sfidoi Policinë

e vendit më të sigurt. Unë e përgëzoj, nëse ishte polic ai që ekzekutoi grabitësin. Ne jemi duke folur pasi ka ndodhur ngjarje, por puna e policisë duhet të ishte tek frika dhe parandalimi. Grabitja në Rinas ka cenuar sigurinë kombëtare. Në Shkodër janë 11 vrasje , 80 të zhdukur, por policia nuk i shpall të zhdukur. Gjithçka është zëvendësuar nga bandat dhe njerëzit prandaj njerëzit ikin. Këto trembin edhe qytetarët këtu, jo më të huajt. Ministri i Brendshëm duhet të jepte dorëheqjen. Nuk kemi pare luftë të policisë ndaj krimit, por luftë ndaj qytetarëve”, tha ai.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E enjte, 11 PRILL 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E enjte, 11 PRILL 2019

Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e kopshtit të ri nr. 58 në Kodër-Kamëz

Veliaj: Kopshti i ri premtim i mbajtur K

rahas shkollës “Nënë Tereza”, zonës së Kodër-Kamzës po i shtohet edhe një kopësht krejt i ri e modern. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin nga themelet e kopshtit nr. 58, një kërkesë e vazhdueshme e banorëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po realizohen, ndërsa theksoi faktin se një zonë e zaptuar më parë po i kthehet banorëve në formën e një kopshti, si investimi më i mirë për fëmijët. “Jam shumë i lumtur që rikthehem në Kodër-Kamëz me një lajm të shkëlqyer për komunitetin. Lajmi ka të bëjë me hapjen e kopshtit, një zonë gjithashtu e zaptuar prej vitesh, por ajo që duhet të kuptojmë është se interesi i shumicës është mbi interesin e pakicës. Zaptimi i kopshteve, i shkollave, i çerdheve, i kampuseve universitare, do të marrë fund. Ka nisur të marrë fund, Kodër-Kamza është e para që po përjeton çlirimin e një territori të zaptuar, për të rikthyer ku ishte kopshti. Një komb që zapton kopshtet dhe shkollat, është komb pa të ardhme; një komb që çliron kopshtet dhe shkollat, i rindërton nga e para, shton kapacitetin, u jep mundësinë prindërve të shkojnë të punojnë, teksa edukatoret tona shembullore kujdesen për fëmijët e tyre, është një komb që ka të ardhme”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ai shtoi se kopshti i ri është një premtim i mbajtur dhe që do të ulë ngarkesën në kopshtet e tjera të zonës, si dhe do të risë cilësinë e shërbimit dhe edukimit për fëmijët që i frekuentojnë ato. Veliaj tha se pas kopshtit një tjetër premtim që do bëhet realitet për banorët e kësaj zone është dhe ndërtimi i shkollës së integruar “Nënë Tereza” dhe që do u japi një mundësi të barabartë fëmijëve të kësaj zone, që të arsimohen si gjithë bashkëmoshatarët e tyre kudo në Tiranë. “Po mbajmë fjalën sot për kopshtin, ndërkohë që do ta mbajmë me patjetër fjalën për shkollën “Nënë Tereza”, 9vjeçare dhe gjimnaz, në KodërKamëz. Kodër-Kamza nuk

mund të jetë një xhep, nuk mund të jetë një zonë për të importuar vetëm protestues të dhunshëm, ka të gjithë potencialin që çdo fëmijë i KodërKamzës, si çdo fëmijë dhe i Bllokut, edhe i Ali Demit, i Saukut, të kenë të njëjtin shans për t’u bërë nesër inxhinierë, drejtoresha, edukatore, administratorë. Nëse i shohim fëmijët këtu si potencial, jo si problem, atëherë sigurisht që me sytë e këtij potenciali, do bëjmë edhe planifikimet tona”, tha Veliaj. Sa i përket realizimit praktik të këtij projekti modern, Veliaj u shpreh i gatshëm që në bashkëpunim edhe me rektoratin të mund të bëjnë rishikimin e hyrjes së shkollës. “Jam i gatshëm që të diskutoj me rektoratin hyrjen në pronën e bashkisë, te ndërtimi

i shkollës; nëse duan hyrje më vete dhe nëse kanë alergji fëmijët, jam i gatshëm ta diskutoj dhe t’u garantoj një hyrje më vete, por nuk e negocioj fare ndërtimin e shkollës “Nënë Tereza”. Është nder që shkolla që mban emrin “Nënë Tereza” të ndërtohet në KodërKamëz, të jetë akoma më e bukur se shkolla “Kosova”, Liceu dhe Shkolla e Baletit, sepse besoj që çdo punë duhet

DEKLARATA

të jetë më e mirë se puna që kemi bërë më përpara. Me uratën, bekimin dhe gjithë dashurinë dhe gjithë dashamirësinë e këtij komuniteti, do t’i shkojmë deri në fund atij projekti, me hyrje të veçantë, por asnjë tërheqje për t’i dhënë komunitetit të KodërKamzës të njëjtin trajtim që ka çdo qytetar i kryeqytetit”, shtoi ai. Veliaj theksoi se ndërtimi i

shkollës “Nënë Tereza” është një detyrim që Bashkia e Tiranës i ka rreth 30 mijë banorëve të kësaj dhe në mënyrë të veçantë fëmijëve që sot duhet të udhëtojnë kilometra të tëra për të ndjekur mësimet. “Këtu kanë ardhur shumë njerëz nga vende të ndryshme të Shqipërisë, por nuk kanë ardhur për një jetë më të vështirë, por kanë ardhur për një jetë më të mirë. Për sa kohë që këtë jetë më të mirë ia kanë besuar Bashkisë së Tiranës, atëherë Bashkia e Tiranës i detyrohet këtij komuniteti një shkollë dinjitoze. Mezi pres që shkolla “Nënë Tereza” të jetë jo vetëm më e mira në infrastrukturë në Republikë, por të jetë siç kemi qenë deri më sot në KodërKamëz, edhe me notat më të mira, sepse besoj që e ardhmja e Tiranës nis te banka e shkollës dhe nis te çerdhja dhe kopshtet që edukatoret tona të mrekullueshme”, u shpreh Veliaj.

Dudushi: Pse sa herë do të bësh diçka ata ngrihen kundër? Veliaj përgjigjet Nëse kthemi pas në kohë, sa herë është ndërmarrë një projekt nga Erion Veliaj opozita ka dalë kundër. Kësaj pyetjeje nga moderatori Alban Dudushi, kryebashkiaku iu përgjigj kështu në emisionin “Top Show”: “Është kontrasti mes tyre që nuk bënë asgjë. Është e gjitha politike. Mua më kanë thënë njerëz nga PD-ja: ‘Ky i joni nuk ka bërë asgjë, nuk ke si ta mbrosh’. I ngeci sahati 4 vjet nuk e rregulloi dot. E kuptoj që unë s’jam më i mirë. Por ja do vijnë zgjedhjet dhe do ta shohim nëse vjen dikush tjetër”.


POLITIKE

14

E enjte, 11 PRILL 2019

Ish-ministrja e Integrimit reagon ashpër ndaj krerëve të “drejtësisë së re”: Si ka mundësi që mazhoranca nuk ka frikë nga ata

Gjosha: Këshilli i Integrimit, viktima e radhës së një pushteti shfarosës të demokracisë I

sh-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha shpreh keqardhjen e saj për degradimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, i cili në vend që të ishte një organ këshillimor, i cili jep sugjerime, opinione, alternativa mbi iniciativa konkrete të qeverisë mbi proçesin e integrimit evropian, sot është viktima e radhës së një pushteti shfarosës të çdo qelize të demokracisë. Në këtë kontekst, Gjosha shpreh çudinë e saj se si ka mundësi që përfaqësuesit e drejtësisë së re paraqiten në Këshill duke zbatuar urdhrat e politikanëve, ndërkohë që politika duhet të frikësohet para njerëzve të drejtësisë. Sipas saj, në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Integrimit ku i pranishëm ishte edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, do të duhej që shoqëria civile të kishte të drejtën e fjalës para ministrave që vijnë e ikin për show, duke lexuar raporte që as ata vetë nuk i besojnë. Dhe nisur nga këto argumente, ish-deputetja e LSI-së shprehet se Këshilli Kombëtar i Integrimit fatkeqësisht është katandisur në një komision të thjeshtë parlamentar, ku ministrat vijnë raportojnë për pagat e institucionit të vettingut dhe investime në godina. “Këshilli Kombëtar i Integrimit fatkeqësisht sot është katandisur në një komision të thjeshtë parlamentar, ku ministrat vijnë

raportojnë për pagat e institucionit të vettingut dhe investime në godina. Ndjehem e keqardhur që politika vazhdon të përdor edhe këtë instancë për të vazhduar më tej propagandën fasadë të një procesi integrimi që po shuhet çdo ditë e më shumë. Dëshiroj t’i rikujtoj përfaqësuesve të Këshillit se Këshilli Kombëtar i Integrimit është një organ këshillimor, i cili jep sugjerime, opinione, alternativa mbi iniciativa konkrete të qeverisë mbi proçesin e integrimit europian. Sot do duhej të ishte dita kur anëtarët e Këshillit të kërkonin llogari mbi implementimin e strategjisë për negociatat dhe çfarë hapash ka ndërmarrë Ministria për

Evropën dhe Punët e Jashtme për të zbatuar rekomandimet e tyre që nga mbledhja e kaluar! Sot do të duhej që shoqëria civile të kishte të drejtën e fjalës para Ministrave që vijnë e ikin për show duke lexuar raporte që as ata vetë nuk i besojnë. Sot do të duhej që pikërisht këta përfaqësues të vinin para përgjegjësisë qeverinë për raportin që Shqipëria i ka dërguar Komisionit Europian për vitin që lamë pas. Do të duhej të sugjeronin amendimet e tyre mbi raportimin e 5 prioriteteve kyçe dhe të kërkonin llogari për raportin e posaçëm të numrit të azilkërkuesve shqiptarë! Si ka mundësi që përfaqësuesit e drejtësisë së re paraqiten në

Këshill duke zbatuar urdhrat e politikanëve, ndërkohë që politika duhet të frikësohet para njerëzve të drejtësisë? Por ndoshta si çdo institucion tjetër në këtë vend që ka pushuar së funksionuari, edhe Këshilli Kombëtar i Integrimit ka filluar degradimin e pamerituar, duke mbyllur një herë e mirë rrugën e një procesi historik dhe jetik për Shqipërinë, siç është ai i integrimit europian! Këshilli sot është pa asnjë dyshim viktima e radhës së një pushteti shfarosës të çdo qelize të demokracisë!”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-ministrja e Integrimit, dhe njëherësh ish-deputete e LSI-së, Klajda Gjosha.

INTEGRIMI, EURODEPUTETI: KEMI NEVOJË PËR SINJALE POZITIVE. ZGJIDHJA TË VIJË NGA VETË POLITIKA SHQIPTARE

Fleckenstein “i hedh benzinë zjarrit”: Reforma zgjedhore të bëhet edhe pa opozitën N ë takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, që u mbajt pasditen e djeshme në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, eurodeputeti Knut Fleckeinstein bëri të qartë se zgjidhja e krizës politike në Shqipëri do të duhet të vijë nga vetë aktorët politikë të përfshirë në të. Por eurodeputeti i majtë në Parlamentin Europian do ti hidhte benzinë zjarrit të krijuar mes mazhorancës dhe opozitës, e cila prej më shumë se dy muajsh ka djegur mandatet e saj në parlament, duke deklaruar se

reforma zgjedhore mund të arrihet edhe në kushtet, kur opozita gjendet jashtë Kuvendit. “Jam vërtetë i lumtur që mësoj se edhe zëvëndësndihmës sektretari i Shtetit Matheë Palmer ka të njëjtin mendim me ne në BE. Ajo që ne themi në Parlametin Europian është se dyert tona janë të hapura për qeverinë, Parlamentin dhe Partinë Demokratike. Ju duhet të gjeni zgjidhjen duke diskutuar me njëri-tjetrin dhe reforma zgjedhore mund të bëhet edhe në këto kushte që jemi sot. Ne kemi

nevojë për ndihmën tuaj, që ne t’ju ndihmojmë të ecni përpara sa më shpejt”.-tha Fleckeinstein. Në tryezën e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Fleckeinstein konsideroi se zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësore në vendimin e Këshillit Europian për nisjen e negociatave për anëtarësim. “Ky takim është shumë i rëndësishëm për arritjet domethënëse të kohëve të fundit në fushën e drejtësisë. Zyra e Prokurorit Special do të ngrihet së shpejti, po ashtu edhe Gjykata Kushtetuese do të ngrihet,

duke përbërë lajme shumë të mira në funksion të vendimit të qershorit. Jam i kënaqur që Këshilli Kombëtar po vijon punën e tij, sepse kjo përkthehet në sinjale pozitive”, u shpreh dje eurodeputeti Knut Fleckeinstein.

KREU I LIGJEVE

Manja: Reforma në drejtësi u tentua të pengohet nga politika

Në takimin e radhës së Këshillit Kombëtar të Integrimit, drejtues të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë kanë raportuar mbi aktivitetin përgjatë vitit të fundit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja foli në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Manja tha se për reformën në drejtësi është bërë shumë dhe ajo pritet të realizohet brenda pritshmërive. “Për reformën në drejtësi kemi bërë shumë, jemi brenda pritshmërive. Reforma ka pasur pengesat e veta, politike kryesisht, por në finale kemi arritje të kënaqshme. Ndryshimet kushtetuese parashikuan saktësisht mekanizmat që politika të mos bllokojë reformën”, tha Manja. Ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se reforma në drejtësi është ndër reformat më të rëndësishme për Shqipërinë dhe se kjo reformë nuk ka kthim pas. “Reforma në drejtësi do të bëhet sepse është kryereforma për Shqipërinë. Reforma në drejtësi nuk ka kthim pas. Kjo reformë do të bëhet me pjesëmarrjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë dalë më të pastër nga vettingu. Reforma në drejtësi po zbatohet me ritme të kënaqshme. Ka nisur funksionimi i KLGJ dhe KLP. Qeveria ka shtuar pagat për punonjësit në drejtësi. Sigurisht që reforma në drejtësi nuk ka për synim që vetëm të largojë prokurorët dhe gjyqtarët të lidhur me krimin, që kanë lidhje me krimin e organizuar ose që nuk justifikojnë pasurinë, por për të pasur një drejtësi të pavarur. Mungesa e gjyqtarëve në Kushtetuese është shqetësuese. MD ka mbështetur me buxhet reformën në drejtësi. Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu janë rritur pagat thuajse 2-fish. Kemi mbështetjen e qeverisë në këtë rrugëtim”, tha ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.


AKTUALITET

15

E enjte, 11 PRILL 2019

Ndonëse aksidentet rrugore me pasojë humbjen e jetës kanë qenë në rënie, Shqipëria renditet e shtata në Europë për numrin më të lartë të tyre

N

jë aksident fatal u regjistrua mesditën e së mërkurës në aksin rrugor Shkodër- Bushat, ku si pasojë e së cilit, humbën jetën 2 persona, e ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktimat janë dy gra rreth moshës 40-45 vjeç. Mësohet se mjeti tip Mitsubish ka goditur në pjesën e pasme automjetin tip Audi, ku dhe po udhëtonin dy viktimat. Të plagosur kanë mbetur: Lutfi Kabaçi, 55-vjeç; Emanuel Përjaku, 23-vjeç; Jak Përjaku, 28-vjeç; Beta Mata, 32-vjeç; Pjetër Zefi, 66-vjeç dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të automjetit tip Mitsubishi. “Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor ShkodërLezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Shkodrës.

Aksident fatal në Shkodër, dy gra humbin jetën

Policia Gjatë një interviste disa javë më parë për Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola bëri të ditur se futja e teknologjisë, tabletave dhe targave elektronike do të rrisë efikasitetin e punës së policisë dhe do ndërgjegjësojë edhe më shumë përdoruesit e rrugës.

“Policia rrugore nuk mund të mbetet pas në zhvillimet teknologjike. Pjesa më e madhe e shqiptarëve komunikojnë me smartphone dhe për ta ndjekur trendin dhe për t’iu përgjigjur nevojave të kohës, Policia Rrugore është e detyruar të përshtasë shërbimin e saj dhe me teknologjinë e kohës. Faza e parë është pajisja e patrullave me 250 tableta, që

do të zëvendësojë bllokun e masave administrative. Jemi në fazën e fundit të kolaudimit dhe punë orësh apo ditësh, tabletat do përdoren gjerësisht”, tha Tola. Raporti Shqipëria renditet e shtata në Europë për numrin më të lartë të tyre. Në 2018-n raporti i aksidenteve me pasojë jetën në Shqipëri ishte 75 për 1 milionë

banorë, sipas përllogaritjeve të Monitor bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT. Në raport me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria renditet ndër vendet me normanë më të lartë, së bashku me Maqedoninë e cila për vitin që lamë pas shënoi rritje të aksidenteve fatale. Sipas Eurostat, Rumania është v end i me numr in më të lartë të vdekjeve për shkak të aksidenteve rrugore për 1 milionë banorë, ndonëse ky raport u ul me 4 për qind në krahasim me një vit më parë. Në vend të dytë renditet Bullgaria me 88 vdekje për 1 milionë banorë. Edhe në Bullgari aksidentet fatale ranë me 9%. Në vend të tretë renditet Maqedonia, me rreth 80 vdekje/ 1 milion banorë, ku ishin rritur me 11%. Po ashtu, në krye të klasifikimit renditet Letonia, me 78 vdekje/1 milion banorë, Kroacia me 77 dhe Polonia me 76. Serbia renditet në vend të tetë pas Shqipërisë, ku në 2018-n atje raporti ishte 69 vdekje për 1 milionë banorë, rreth 7% më pak krahasuar me një vit më parë.

SITUATA

ATHINË

RREZIKU

Moti i keq, përmbytet Vlora

Përleshje në burg mes shqiptarëve dhe arabëve

Drejtuesit e motorëve pa kaska mbrojtëse

Një përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre arabë ka ndodhur në burgun Avlona në Athinë. Siç raportojnë mediat helene për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar. Incidenti nisi mes dy grupeve, ku fillimisht një shtetas shqiptar dhe një arab filluan të grindeshin verbalisht përpara se të përlesheshin. Ministria e Drejtësisë në Greqi, mohon lajmin se personat kërcënuan me thikë drejtuesin e burgut. “Një konfrontim mes të disa të burgosurve në Paraburgimin në burgun Avlona, e cila së shpejti përfundoi pa lëndime dhe pa ndërhyrjen e policisë sot u shfaq si një “luftë”. Në të vërtetë, trillimet për ‘kërcënim me thikë’ për drejtorin i mohojmë në mënyrë eksplicite”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Paçka se janë ndërmarrë masa ligjore disa herë, fenomeni i mospërdorimit të kaskës mbrojtëse vijon të jetë prezent tek drejtuesit e motorëve. Një kaskë mbrojtëse mund të të shpëtojë jetën, edhe pse jo të gjithë e përdorin. Motorët janë mjeti lëvizës me të cilët mund të kursesh kohë në trafikun e rënduar të një metropoli si Tirana por drejtues të tyre anashkalojnë përdorimin e kaskës, çka i bën ata më të ekspozuar ndaj rrezikut. Në teori të gjithë duken dakord se kaska mbrojtëse është një domosdoshmëri për përdoruesit e motorëve, njëlloj edhe për të biçikletave, përveçse detyrim ligjor. Megjithatë sensibilizimi për këtë masë mbrojtëse shtesë, është i dukshëm edhe tek përdorues të biçikletave, të cilët kanë korsi të dedikuara në zona të caktuara në Tiranë. Për shkak të aksidenteve, disa herë edhe fatale, policia ka forcuar masat ligjore ndaj mospërdorimit të kaskave mbrojtëse për drejtuesit e motorëve, por pavarësisht kësaj neglizhenca vijon të jetë prezente tek këta drejtues.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar problem në Durrës dhe në Vlorë. Ndërsa në Currila vazhdojnë rrëshqitje të tokës, në jug rrugët u mbushën me ujë. Uji vërshoi nëpër rrugët e qytetit të Vlorës. Reshjet gjatë natës në sasi të mëdha, shkaktuan përmbytje. Në Durrës reshjet e dendura u shoqëruan me rrëshqitje të tokës në kodër Currila. Qarkullimi vazhdon të bëhet në njërin sens pasi tjetri është i pasigurt. Kjo gjendje krijohet sa herë qyteti përfshihet nga moti i keq me reshje shiut. Të rrezikuar si pasojë e shkarjes se tokës mbeten edhe lokalet e ndërtuara rrëzë kodrës. Përgjatë 8 viteve të fundit në këtë vend dy biznese dhe tre shtëpi u shembën, kurse shumë të tjera rrezikojnë si pasojë e erozionit të tokës. Investimi i pesë viteve më parë për frenimin e erozionit nuk kanë dhënë asnjë rezultat.


AKTUALITET

16

E enjte, 11 PRILL 2019

Petrit dhe Dava Ndoj, respektivisht 46 dhe 35-vjeç po flinin në katin e dytë të banesës, në momentin kur shtëpia e tyre, në lagjen ‘’Va Shënkoll’’ të fshatit Breg, u përfshi nga flakët

P

as fatkeqësisë së ndodhur në Pukë, ku një çifti Petrit dhe Dava Ndoj, respektivisht 46 dhe 35-vjeç, humbën jetën pas zjarrit që dogji shtëpinë dhe 4 fëmijë e tyre mbetën jetimë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes strukturave të saj të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Shërbimin Social Shtetëror, bën me dije se ka marrë menjëherë masat duke mbledhur grupin teknik multidisiplinar për menaxhimin e rastit. Pasi u bë vlerësimi i nevojave, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në koordinim me organizatat partnere dhuruan veshmbathje, pako ushqimore dhe karrocë për gjyshen e paralizuar që shpëtoi nga zjarri, duke u angazhuar për mbështetjen e familjes në vazhdimësi. Ndërkohë ka nisur procedura për pajisjen me status jetimi të 4 fëmijëve dhe ka nisur menjëherë identifikimi i një familjeje të përshtatshme që do të marrë në kujdestari 4 fëmijët e mitur si zgjidhja më e mirë e mundshme. Në bashkëpunim me Bashkinë Pukë 4 fëmijëve u është caktuar një pension social dhe bashkia ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë.

Tragjedia në Pukë, Ministria u jep statusin e jetimit katër fëmijëve

Aktualisht fëmijët janë të strehuar tek gjyshja e tyre deri në përcaktimin e kujdestarisë. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës do të vijojë të ndjekë nga afër fëmijët për çdo nevojë që do të paraqitet në vijim. Tragjike është ngjarja në Pukë, aty ku banesa e familja

Ndoj u përfshi nga flakët që i morën jetën çiftit Petrit e Dava Ndoj, si edhe la jetimë 4 fëmijët e tyre. Në orët e para të mëngjesit të së hënës, për shkak të një shkëndije elektrike, burrë e grua humbën jetën në fshatin Breg të Pukës. Fatmirësisht katër fëmijët e familjes, më i madhi 15-vjeç

MINISTRIA

Asistencë për projekte sociale për 11 Bashki

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me organizatën gjermane ASB, drejtuar nga eurodeputeti Fleckenstein, organizuan në Tiranë konferencën “Iniciativa e Dimensionit Social” për rritjen e kapaciteteve të strukturave vendore dhe shoqërisë civile për të aplikuar për projekte konkrete, për të mos lënë askënd pas në rrugën e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perendimor drejt Bashkimit Europian. Zv/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri theksoi se integrimi është mbi të gjitha një proces shoqëror që duhet mbështetur me politikat e duhura sociale. “Integrimi europian duhet të jetë gjithëpërfshirës, jo vetëm i elitave politike apo ekonomike, prandaj “Iniciativa e Dimensionit Social” vjen në kohën e duhur për t’i mëshuar faktit se nuk mund të ketë integrim të pjesshëm europian, por nuk duhet të lihet askush pas”. Fleckenstein inkurajoi shoqërinë civile për të aplikuar në projekte konkrete. “Inkurajoj të rinjtë, shoqërinë civile, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e rajonit, të rrisin kapacitetet për të aplikuar për projekte konkrete zhvillimi. Përfshirja e shoqërisë civile është mënyra më e mirë për të përshpejtuar hapat drejt integrimit europian”. Iniciativa e Dimensionit Social u prezantua në publik vitin e kaluar si një nismë e organizatës joqeveritare Arbeiter-Samariter-Bund (ASB) në bashkëpunim me organizata të ndryshme të shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor. Konferenca e parë mblodhi rreth 150 pjesmarrës, 64 organizata dhe u përzgjodhën 65 bashki në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor për tu mbështetur me projekte konkrete. Asistenca e Arbeiter-Samariter-Bund (ASB) me projekte ka filluar të zbatohet me përzgjedhjen e 11 bashkive në Shqipëri, duke ofruar mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të bashkive për çështje me interes të përbashkët për thellimin e reformave në sistemin e mbrojtjes shoqërore.

MINISTRIA

N

dërmarrjet Sociale do të financohen për herë të parë këtë vit nga Qeveria shqiptare, për të mbështetur me punësim grupet e pafavo r i z u a r a t ë shoqërisë. Financimi i këtyre ndërmarrjeve synojnë nxitjen e barazisë gjinore, fuqizimin ekonomik të gruas dhe grupeve të tjera vulnerabël. Të paktën 30 % e të punësuarve të këtyre ndërmarrjeve do të jenë persona me aftësi të kufizuar, persona që dalin nga skema e ndihmës ekonomike apo grupe të tjera të pafavorizuara. Për vitin 2019 janë akorduar 100 milion lekë nga buxheti i shtetit për nxitjen dhe mbështetjen e Ndërmarrjeve Sociale. Organizatat Jofitimprurëse kanë të drejtë të aplikojnë për të marrë statusin “Ndërmarrje Sociale”. Procedura e marrjes së statusit iniciohet nga vetë organizata jofitimprurëse me anë të një kërkese drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Kërkesa e Subjektit pranë MSHMS, duhet të jetë në formë të shkruar dhe duhet të përmbajë edhe një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë së organizatës dhe parashtrim të arsyeve

arritën të shpëtojnë me plagë të lehta duke u hedhur nga dritaret e katit të dytë ku po flinin. Ata arritën të shpëtojnë edhe gjyshen e paralizuar. Sipas policisë ka qenë gjyshi 82-vjeçar ai që ka dhënë alarmin për zjarrin dhe ka zgjuar fëmijë por prindërit e tyre nuk arritën të dalin nga

banesa. Forcave zjarrfikëse të Pukës iu desh gati dy orë punë për të shuar përfundimisht flakët dhe për të nxjerrë trupat e pajetë. Fëmijët dhe dy të moshuarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Pukës, ku thonë se janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa mësohet se do të strehohen tek të afërmit. Pas tragjedisë Bashkia e Pukës mori përsipër të mbulojë shpenzimet e ceremonisë mortore të çiftit, ndërsa është angazhuar të ndihmojë të mbijetuarit e familjes. Pal Gjoni 82-vjeç, nuk ka mundur të shpëtojë dot djalin e tij dhe nusen. Në një prononcim për mediat pas ngjarjes së rëndë, ai tregoi se dëgjoi zhurmën që po shkaktonin tjegullat teksa thyheshin nga zjarri. “Dola në korridor dhe pashë që kishte marrë flakë kati i dytë. Thirrja djalin 10 herë o Petrit por kishte mbaruar punë. Thirrja nusen por edhe ajo kishte mbaruar punë. Kam dalë me fëmijët, pastaj dolën për dritare. Kërciti llamarina por shpëtuan pa gjë. Më keq për mua nuk ka”, shprehet ai.

Ndërmarrjet Sociale, MSHMS shpall procedurat e aplikimit

se si organizata përmbush kriteret ekonomike dhe sociale të parashikuara në ligj për ndërmarrjet sociale. Kur një ndërmarrje sociale ushtron veprimtari për të cilat nevojitet licencë, pajisja me licencë, sipas përcaktimeve ligjore që rregullojnë licencimin, duhet të sigurohet përpara aplikimit për marrjen e statusit. Krahas kërkesës për marrjen e statusit, subjektet e interesuara duhet të paraqesin: a) Një vërtetim të lëshuar, jo më vonë se tre muaj para datës së aplikimit, nga Zyra e Regjistrimit të OJF-ve tek Gjykata e Rrethit

Gjyqësor Tiranë; b) Një kopje të statutit dhe aktit të themelimit; c) Një vendim të organit më të lartë vendimmarrës të organizatës jofitimprurëse ku të shprehet qëllimi i organizatës për marrjen e statusit të ndërmarrjes sociale; d) Dokumente të tjera që vërtetojnë përmbushjen e kritereve ekonomike e sociale; e) Kopje të licensës, nëse do të jetë rasti; f) Kopje të pasqyrave financiare të vitit paraardhës në rast se organizata e ushtron aktivitetin prej më shumë se një viti.


SPECIALE Rupert Murdoch-u ishte shtrirë tejendanë dyshemesë në shtëpizën e tij të verimit, i paaftë për të lëvizur qoftë edhe një gisht të vetëm. Ishte fillimjanari i vitit 2018. Murdoch-u dhe gruaja e tij e katërt në radhë, Jerry Hall-i, po i kalonin pushimet dimërore në vapën haluçinante të ishujve Karaibe duke vozitur në jahtin e Lachlan-it, djalit të tij më të madh. Me një përkujdesje përdëllyese, Lachlan-i kishte mbikëqyrur i brengosur skicë-projektin e "banesës lundruese" njëdirekëshe prej 140 hapash të gjatë - të quajtur "Sarissa", duke marrë kështu emrin e një shtize tejet sëmbuese të përdorur nga ushtritë e Maqedonisë së lashtë- dhe gjeti prehje vetëm kur u sigurua se puna për modelimin e jahtit që do të mbarte familjen Murdoch në arratisjet e tyre ekzotike, ishte vënë në udhë mbarë. Kabina e jahtit mund të shndërrohej fare kollaj në një pishinë. Një pajim i ndashëm prej druri për ushtrimin e ngjitjes së shkëmbinjve, pasioni më fërgëllyes i Lachlan-it, mund të ngrihej në kuvertë. Megjithatë, struktura e jahtit nuk përbënte një mjedis lehtësisht të negociueshëm për një burrë 86-vjeçar. Një mbrëmje, Murdoch-u pati marramendje dhe u plandos përdhe, teksa po i drejtohej tualetit për të bërë ujët e hollë, shenjë se pleqëria i kishte mpakur jo vetëm rezistencën e fshikëzës, por edhe se bilogjikisht e kishte mundur pa kthim. Gjatë vjetëve të fundit, Murdoch-u pat qenë rrëzuar disa herë. Në një palë shkallë ndërsa po dilte nga një platformë. Në një qilim të një hoteli në San Francisko. Familjarët bënë çmos që fjalët për këto incidente të mos merrnin dhenë, por të dyja rastet ishin shqetësuese. Ndërprerja e pakëndshme e rehatisë mpirëse në Karaibe, dukej akoma më serioze. Murdoch-u dërgua për kujdes të specializuar mjekësor në një spital në Los Anxhelos. Mjekët konstatuan rruaza të thyera, që lipsnin operim të menjëhershëm, si dhe një hematomë shpinore, që rriste rriskun e paralizës apo edhe të një epilogu fatal. E panikosur, Jerry njoftoi fëmijët e Murdoch-ut, duke u kërkuar me ngulm që të vinin në Kaliforni, të përgatitur dhe mendjendarë për të bërë paqe me të atin. Vetëm një grusht individësh kanë luajtur një rol boshtor në politikat botërore, sikurse njeriu që dergjej në atë shtrat spitalor. Si kreu i një perandorie mediatike të tejshtrirë botërisht, ai komandoi rrjete të shumëfishta televizive, një shërbim global informativ, një shtëpi botuese prestigjoze dhe një studio kinematografike në Hollywood. Gazetat dhe rrjetet e tij televizive kanë qenë instrumente të rëndësishme në amplifikimin e revoltës së nativëve, që po riformësonte qeveritë jo vetëm në SHBA, por mespërmes të gjithë planetit. Domeni i tij informativ, Fox News, iu bashkua fushatës së presidentit Trump, asokohe thjesht kandidat, dhe bazës së mbështetësve të tij më të zjarrtë, duke i dhënë Murdoch-ut një shkallë të pashembullt ndikimi mbi demokracinë më të fuqishme në botë. Rupert Murdoch në vitin 1968 Gazeta e tij bulevardeske me vendveprim në Londër, "The Sun", udhëhoqi kohët e fundit fushatën historike të Brexit-it për të shpënë Britaninë e Madhe jashtë Bashkimit Evropian. Mandej, në kaosin që pasoi, ndihmoi në gjunjëzimin e kryeministres britanike, Theresa

17 E enjte, 11 PRILL 2019

Manjati i medias që destabilizoi demokracitë botërore May, mes disfatave sfilitëse në 10 Downing Street. Në Australi, ku fuqia e Murdoch-ut është me baza të shëndosha, "tentakulat" e tij bënë përpjekje për të shfuqizuar tatimin mbi karbonin- i pari i këtij lloji në botë-politikë që solli qendresën e artikuluar të një sërë politikanësh, që nuk pajtoheshin me agjendën e tij. Dhe Murdoch-u ishte bash në cak të nënshkrimit të marrëveshjes më të madhe të jetës së tij: vetëm disa javë para episodit në jahtin e të birit, ai takoi duart dhe rrahu shpatullat në një me Robert A. Iger-in, shefin ekzekutiv të kompanisë Walt Disney, për të lidhur një marrëveshje paraprake për shitjen e televizioneve dhe studiove të tij kinematografike Disney-it për shumën astronomike të 52.4 miliardë dollarëve. Por, kontrolli i perandorisë së tejshtrirë Murdoch të përhapur papritur dhe papandehur, kishte mbetur pezull në ajri. Katër fëmijët kishin pretendime të ndryshme ndaj fronit. 61-vjeçari Prudence, fëmija i vetëm i martesës së parë të Murdoch-ut me modelen australiane Patricia Booker (nga e cila ai u divorcua në vitin 1965) jetonte mes Sydney-it dhe Londrës, duke qëndruar i mënjanuar nga biznesi familjar. Por, tre fëmijët nga martesa e dytë e Murdoch-ut me Anna Mann-in (me të cilët ai u divorcua në vitin 1999), kishin kaluar një pjesë të mirë të jetës së tyre duke luftuar për të pasuar patriarkun e perandorisë Murdoch. Elisabeth-a, 50 vjeç, Lachlan-i, 47 vjeç dhe James-i, 46 vjeç, u rritën në biznes. Që fëmijë, të ulur rreth tavolinës së ngrënies, ata u mbanin vesh urdhëresave të babait të tyre për stafet e gazetave, duke përzgjedhur artikujt dhe mënyrën se si do të trajtoheshin. Sekush prej tyre kishte imagjinuar të bëhej padron i kompanisë. Siç u pëlqente të thoshin miqve të afërt të familjes: plaku Murdoch nuk ka rritur fëmijë, ai ka projektuar mogulët e ardhshëm të medias. Çfarë kanë dashur Murdoch-ët ndër gjenerata? Dinamikat familjare janë komplekse, veçanërisht në një dinasti mediatike të ndikueshme nga faktorë të ndryshëm, siç janë: detyrimet e përditshme të biznesit dhe dëshira për të trashëguar pasuri, një ndjenjë e vjetër e rolit të qytetarëve të devotshëm në një shoqëri. Por, operacionet globale të Murdoch-ëve sugjerojnë një orientim të ndryshëm dinastik të qendërzuar në ndërtimin e perandorisë në kuptimin burimor të termit: pushtimin territorial.

Murdoch-u e nisi biznesin me një gazetë të vogël rajonale në Australi, të trashëguar nga i ati, Keith Murdoch, i cili nuk ia doli të ndërtonte mirëfilli një perandori mediatike. Në të perënduar të jetës së tij në vitin 1952, Keith kishte në pronësi veçse dy gazeta rajonale, njëra prej të cilave u desh të shitej për të paguar detyrimet e ceremonisë së tij mortore. Gjithsesi, krahas kësaj trashëgimie modeste, 21-vjeçari Rupert Murdoch, kishte nxjerrë mësime shumë më të vlefshme nga i ati i ndjerë: një udhërrëfyes të bollshëm mbi mënyrën se si duheshin përdorur asetet mediatike për të "mjelë" favore nga politikanët. Murdoch-u e zgjeroi sipërmarrjen e tij me hapa galopantë në një forcë ndërkombëtare qerthullore, në sajë të përdorimit meskin të platformës së tij mediatike për të ofruar një ndihmesë vendimtare në zgjedhjen e kandidatëve të tij të parapëlqyer, të cilët në këmbim shfrytëzoheshin fund e krye për të kontribuar në ekspansionin e perandorisë informative "Murdoch", një prove të gjallë për dhjetëvjeçarë allishverishesh me zyrtarë anekënd arenës ndërkombëtare. "Kurrë nuk i kam kërkuar një kryeministri për të bërë diçka."- është shfajësuar Murdoch-u, por i madh dhe i vogël e di fare mirë se marrëdhënia simbiotike mes baronëve të shtypit dhe politikanëve është e vetkuptueshme. Të dyja palët kanë synime të prekshme: pushtetin, influencën dhe votuesit. Vala populiste e spektrit të djathtë që dukej si një fenomen i rrufeshëm kulturor disa vjet më parë, është shndërruar në lëvizjen politike përcaktuese të kohës, duke prishur rendin botëror të gjysmë shekullit të fundit. Perandoria "Murdoch" nuk e gjeneroi këtë vale, por më shumë se çdo kompani e vetme mediatike, e mundësoi, e promovoi dhe voli frytet e saj. Në të gjithë botën anglishtfolëse, degëzimet e familjes dinastike kanë synuar popullarizimin e etnonacionalizmit përmes retorikës margjinale të demagogëve dhe politizimit të vetë nocionit të së vërtetës. Rezultatet kanë qenë mbresëlënëse. Ndonëse, familja nuk ka patur si mision destabilizimin e demokracive në mbarë botën, por kjo ka qenë trashëgimia e saj më konsekuente. Qasja e Murdoch-u në ndërtimin e një perandorie mediatike arriti pikën kulmore në epokën Trump. Murdoch-u kishte ëndërruar për një kohë të gjatë një marrëdhënie të ngushtë me një president amerikan. Në pam-

je të parë, ai dhe Trump kanë shumë pak pikëtakime. Njëri është qytetar global me pasuri të patundshme rrotull botës dhe lexues i panginjur me një ndjenjë vetëdijeje. (Murdoch-u u fotografua vitin e kaluar rehatuar në shezlong duke lexuar "Utopia për realistët" të autorit dhe historianit holandez, Rutger Bregman, një "milioneri të financuar nga miliarderët"). Tjetri është krenarisht amerikan që punon dhe pushon në atdhe, ushqehet me "fast food" dhe shikon shumë televizor. Por, në fund të fundit ata janë bij "perandorësh" dhe dinastitë e tyre ndajnë të njëjtën vlerë thelbësore - fuqizimin nëpërmjet pushtimit territorial - dhe "përçajnë dhe sundojnë" duke shfrytëzuar marrëdhëniet politike për të fituar pushtet dhe ndikim. Në agun e vitit 2015, Murdoch-u mori një telefonatë nga Ivanka Trump, e cila i propozoi të drekonte me të dhe me të atin, njeriun e krahasueshëm me kalibrin e tij. Ata u takuan të ngazëllyer në dhomën e ngrënies të koorporatës në ndërtesën e Fox News-it, në Midtown Manhattan. Gostisë së tyre iu bashkua edhe Jared Kushner-i, i shoqi i Ivankës. Me t'u shërbyer pjata e parë, Trump e njoftoi Murdoch-un se do të kandidonte për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me një reagim të vetëtishëm, pa ngritur akoma sytë nga supa që po gjerbte, Murdoch-u u përgjigj: "Atëherë, duhet të përgatitesh për të qenë në epiqendër të sulmeve", duke marrë një çehre të mrrudhur si të ishte në pritje të disa grushtimeve. Murdoch-u ishte thellësisht i lidhur me familjen Trump. Donald-i kishte kultivuar gati me perdhunë një pozitë skajshmërsht të volitshme tek "The Post" gjatë fillimeve të njohshmërisë së tij në Nju Jork, përgjatë fundviteve '70-të dhe '80-të. Kushner-i u bë një bashkëpunëtor i ngushtë i Murdoch-ut pasi bleu "The New York Observer" në vitin 2006. Një miqësi e pagjasë mori udhë kështu mes manjatit tetëdhjetëvjeçar dhe publikuesit djaloshar honxhobonxho, aq sa Murdoch-u dhe Wendi (gruaja e tij e tretë në radhë) buajtnin Kushner-in dhe Ivankën për pushime rutinore mes Karaibeve në komoditetin fetishist të "Larissa"-s. Pas divorcit të Murdoch-ut në vitin 2013, Kushner, i cili vepronte fuqimisht edhe në biznesin e pasurive të paluajtshme, i dha një dorë ndihme mikut të tij në gjetjen e një dekoruesi për një banesë të re, ashtu siç u ka hije beqarëve. Ndërsa, Ivan-

ka shërbente si një nga pesë individët e ngarkuar me kompetencën e administrimit të pasurisë 300 milionë dollarëshe të dy vajzave të sjella në jetë nga martesa e Murdoch-ut me Wendi-n. Plaku Murdoch e njihte potencialin e Trump-it si një karakter karizmatik i revistave bulevardeske, por nuk e pa kurrë atë si një person serioz, për të mos folur për besueshmërinë e vakët që ngjallte si një kandidat i denjë për t'u bërë president i një superfuqie politike, diplomatike dhe ekonomike. "Ai është një idiot", mendohet të ketë thënë krejt i shpenguar Murdoch-u në një rreth okult ortakësh kur është pyetur lidhur me Trump-in. Roger Ailes, kreu jetëgjatë i Fox News-it, nuk ishte asfare më zemërmadh nga Murdoch-u, të paktën përtej fushëdëgjimit të Trump-it. Aleanca e tyre e parë daton në fushatën vendore për Nju Jorkun të Rudolph Giuliani-t në vitin 1989, në të cilën Ailes punoi si këshilltar mediatik dhe Trump-i si donator. Ishte Ailes-i që në vitin 2011 i dha Trump-it një hapësirë periodike të hënave mëngjesore në "Fox & Friends", për të çuar përpara fushatën e tij "birther". Sidoqoftë, Ailes-i deklamoi me indinjim të thellë për nocionin e një presidence "Trump", duke thënë mes miqsh e bashkëpunëtorësh të ngushtë se ai ishte me milje larg prej të qenit i vlefshëm dhe i dobishëm për Zyrën Ovale. Megjithatë, Trump gjendej në një pozitë optimale. Një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të tij përbënte audiencën më besnike të Fox-it. Madje, nëse përkrahësit e presidentit të tanishëm do të vendoseshin para një zgjedhjeje mes Trump-it dhe ekranit të televizionit të tyre më të parapëlqyer, Ailes-i me gjasë do të prishej në fytyrë nga rezultatet. "Unë mund të shkoj në 'Today Show' me pizhame, dhe pesë milionë njerëz do të me ndjekin," paralajmëronte gjatë fushatës elektorale Trump-i në kllapinë e një vetëbesimi karakterizues. Gjatë primareve, Trump-i latoi dhe i dha formën fundore identitetit të tij politik, duke trumbetuar kundër ndërhyrjes ushtarake, tregtisë së lirë dhe emigracionit. Të gjitha këto pozicione binin ndesh drejtpërdrejt me pikëpamjet neokonservatore të Murdoch-ut, i cili kishte mbështetur me entuziazëm Luftën e Irakut, kishte ungjillizuar për politika të hapura të emigracionit dhe pat nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare tregtare. Energjia populiste dhe anti-sistem gurgullonte pa ndalur, ndërkohë që Trump-i hidhte hapa të vendosur drejt Shtëpisë së Bardhë. Deri në mars të vitit 2016, Donald Trump, njeriu që Murdoch-u kishte nënvlerësuar një vit më parë, shfaqej bindshëm në prognoza si kandidati favorit në garën presidenciale. I pamësuar me humbjen, Murdoch-u theu kryelartësinë në përpjekje të ndreqjes së fërkimeve me "idiotin e dikurshëm" që do të bëhej së afërmi njeriu më influencial në botë. "Nëse ai bëhet i pashmangshëm, partia do të ishte e çmendur të mos bashkohej", shkroi Murdoch-u në llogarinë e tij personale në "Twitter", duke i dërguar kështu Trump-it një syshkelje në formën e një aluzioni me premisën se "flirti" do t'i linte vendin një lidhjeje permanente … "New Y ork Times Magazine". York Përktheu Lapsi.al


FORUM

18 E enjte, 11 PRILL 2019

Yllka Mujo ngjitet për herë të parë në skenën e Teatrit “Eksperimental” Tragjedia me një akt, “Salome” e Oskar Wilde, ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra sjell për publikun emocione tronditëse edhe rënqethëse, të cilat janë fryt i një pasioni të pazakontë. Salome (Ermira Hysaj), Princesha e Judese, vajza e mbretëreshës Herodia (Yllka Mujo), gruaja e mbretit Herod (Alert Çeloaliaj), i cili vrau vëllanë dhe u martua me gruan e tij, dashurohet e fiksohet ndaj profetit Jokanan (Ervin Bejleri) dhe kur ai e përbuz dhe nuk e pranon, ajo duke shfrytëzuar perversitetin e Herodit, që e dëshiron aq shumë Salomenë, i kërkon dhuratë kokën e prerë të Jokananit. Për herë të parë për këtë vepër në skenën e këtij teatri nën regjinë e Carlo Sciccaluga-s ngjitet aktorja Yllja Mujo, e cila luan rolin ë mbretëreshës. Ndërsa, nën petkun e Salomes do të jetë aktorja Ermira Hysaj.”Më duket e çuditshme, që luaj për

“Valsi i lumturisë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka botohet në Francë

herë të parë në këtë skenë edhe që do të kem përballë një publik në këtë skenë. Është eksperiment për mua, është një risi. Duke mos i ulur vlerat veprës së jashtëzakonshme të Oskar Wilde, sepse është një vepër estetike edhe poetike, me tone dramatike është një sfidë për të gjithë aktorët. Teatri Eksperimental vazhdon që të kërkojë sfida të rëndësishme për pjesët që vihen këtu. Kjo i jep teatrit frymën që i duhet, po bëhet sfida e një teatri të

vërtetë, duke i vënë të gjithë aktorët në një presion shumë të madh” shprehet ndër të tjera aktorja e njohur Yllka Mujo.Vepra do të ngjitet në datë 14 prill në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Për herë të parë është ngjitur në skenën në gjuhën në të cilën është shkruar, në frëngjisht. Ndërsa për herë të parë për publikun britanik është shfaqur në vitin 1918, disa vjet pas ndarjes nga jeta të Oskar Wilde.

Koncert me muzikë klasike në Muzeun Ikonografik në Berat Publiku bertas shijoj mbrëmjen e djeshme ritmet e muzikës klasike të cilat u ndërthurnin me mjediset e

mrekullueshme të Muzeut Ikonografik duke krijuar një atmosferë interesante. Dashamirësit e muzikës

klasike ndoqën koncertin tepër të veçantë dhe emocionues “LITHOS DI PULIA – La voce delle pietre: Suoni scolpiti in harmonia” me pjesë nga Bethoven, Albinoni, N.Rota, Ciaikovski nën interpretimin e Donato dhe Nadia Divittorio. Maestro Donato Divittorio ekzekutoi mjeshtërisht me një instrument unikal të ndërtuar prej tij me pllaka mijëravjeçare prej guri së bashku me të bijën, sopranon Nadia Divittorio nga Puglia e Italisë dhe me pjesëmarrjen e pianistin shqiptar Igli Rapaj. Ky koncert erdhi për publikun nga Qendra Kombëtare e Muzeve Berat në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë.

Romani “Valsi i lumturisë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka, botohet nga shtëpia e njohur botuese “L’esprit du temps”, përkthyer nga Michel Aubry (Mishel Obri). Në parathënien e këtij botimi në gjuhën frënge shkrimtari Ismail Kadare shkruan ndër të tjera: “Një roman i shkruar me art dhe dinjitet», ndërsa botuesi francez shkruan për këtë libër: “Një rrëfim jashtëzakonisht ironik dhe absurd, i frymëzuar nga një histori e rrallë, ku zbulohen dy botë, gjë e rrallë kjo për romanin tradicional. Është kjo qasje që e bën letërsinë e Aliçkës origjinale dhe njerëzore.” Ndërsa pas botimit të këtij romani në Itali, gazeta “Corriere della sera” ka shkruar “Qesh hidhur tek lexon këtë roman, e megjithatë qesh.” Ndërsa ish-ambasadori italian në Shqipëri, Mario Bova shkruan në revistën L’indic: «Si vepër letrare, “Il sogno italiano” (“Valsi i lumturisë”) i kapërcen fuqishëm kufijtë e një hapësire kombëtare e lokale, për të arritur fuqinë e një reflektimi mbarëeuropian, për tragjedinë e tmerrshme të fenomeneve të emigracionit drejt kontinentit.»

Kosova dhe Shqipëria, në vitin e gjashtë me kalendar kulturor Kosova dhe Shqipëria hyjnë në vitin e gjashtë të bashkëpunimit në realizimin e kalendarit të përbashkët kulturor. Ky kalendar pritet të ketë organizime të ndryshme qoftë në Shqipëri apo dhe Kosovë, që do të zhvillohen si veprimtari të përbashkëta, përmes shkëmbimit të përvojave dhe artistëve. Aktivitetet dhe bashkëpunimet do të jenë nga fushat e artit aplikativ dhe skenik, në fushën e bibliotekave, në fushën e filmit, të trashëgimisë, aktivitete për fëmijë dhe të rinj si dhe shënimin e 20-vjetorit të luftës së Kosovës. Bashkëpunime do të kenë dy galeritë kombëtare të artit, ku do të realizohen ekspozita arti në Kosovë dhe në

Shqipëri. Artisti kosovar Sokol Beqiri ndërkohë është me ekspozitën “As Mik as Armik” Tiranë, ndërsa artisti Driant Zeneli do të realizojë më 20 dhjetor në Prishtinë.

20 vjet nga premiera e festivalit Marie Kraja, Kuke zbulon risitë Mbërrin në edicionin e 17, Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”. Bëhen 20 vjet që nga premiera e parë e tij, me regji të Pali Kukes, të cilit i është besuar sërish ky angazhim. Me pjesëmarrjen e 15 konkurentëve nga vende të ndryshme të botës si: Itali, Spanjë, Rusi, Ukrainë, Turqi, Kinë, Kore, Shqipëri, Francë dhe Greqi, ky festival në këtë edicion sjell edhe dy të ftuar special, tenorin me famë botërore Murat Karahan dhe virtuozin e violinës, fituesin e disa çmimeve ndërkombëtare Elvin Hoxha. Ky edicion i “Marie Krajës” është i ndërtuar në tre netë, në datën 18 të gjithe konkurentët do të këndojnë përpara jurisë dhe me pas në datat 19 dhe 20 përballë publikut, në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse. Një repertor me ariet më të bukura dhe këngët legjendë të vendeve do të jenë pjesë e programit të festivalit.


FORUM

19 E enjte, 11 PRILL 2019

Rita Ora në Kosovë në ndihmë të fëmijëve të varfër Rita Ora është kthyer në vendin e saj të origjinës për një kauzë të mirë. Këngëtarja me famë botërore do marrë pjesë në aktivitete humanitare. Rita do punojë së bashku me UNICEF për të ndihmuar fëmijët e varfër në Kosovë. Nëna e saj Vera publikoi foto të Ritës ndërsa ndodhet në zonat e varfra. “Duke ndihmuar UNICEF dhe Ritën në punën e tyre të dedikuar për të ndihmuar fëmijë. Jam krenare për ty Rita që gjatë kësaj periudhe shumë të zënë me turneun gjete kohën të vizitosh Kosovë,”-shkroi ajo. Rita mbërriti të martën në Kosovë dhe pritet të qëndrojë atje tre ditë.

Pasi u bë miliardere, Kylie Jenner i bën të pabërën familjes Kylie Jenner vetëm pak kohë më parë u shpall si miliarderja më e re në moshë dhe duket se pas kësaj ajo ka marrë një vendim drastik për familjen. Ndërkohë që pak ditë më parë nisi sezoni i ri i “Keeping up with the Kardashians”, mediat e huaja aludojnë se ky sezon mund të jetë i fundit dhe kjo për shkak të 21-vjeçares. Sipas tyre, Kylie dëshiron që të heq dorë nga seriali i familjes që tregon çdo sekret, zënkë dhe skandal që ndodh brenda saj. Siç duket kjo gjë nuk i pëlqen aspak sipërmarrëses së re pasi ajo nuk do që çdo gjë që i ndodh të merret vesh nga publiku. Një arsye tjetër janë edhe fitimet që ajo merr nga KWTK, të cilat janë të papër-

Meghan dhe Harry në mbështetje të kauzave të rëndësishme Meghan Markle dhe Princ Harry janë duke lançuar një dokumentar të ri në bashkëpunim me “Oprah”, i cili do të jetë i fokusuar tek shëndeti mendor, traumat dhe depresioni. Seritë e dokumentarit do të jepen për herë të parë në “Apple”, vitin e ardhshëm dhe pritet të ketë një “feedback” të gjerë. Çifti mbretëror shpreson se seritë që do të shfaqen do të jenë pozitive dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë masën e individëve që do ta shohin. Kujtojmë se për pak javë Princ Harry dhe Meghan Markle do të bëhen prindër për herë të parë, megjithatë ata nuk janë shkëputur ende nga aktivitetet e pallatit “Kensington”.

Hilaria Baldwin humb fëmijën: Sot zemra e tij pushoi Vetëm pak ditë më parë Hilaria Baldwin, bashkëshortja e Alec Baldwin, kishte tronditur fansat e saj me një postim në rrjetet sociale: “Jam shtatzënë por po abortoj”. Gruaja u kthye sërish në Instagram për të rrëfyer atë që dyshohej. “Pata një abort spontan. Nuk kishte rrahje zemre sot gjatë ekografisë, kështu që gjithçka mbaroi…”, ka shkruar. Megjithëse Hilaria, 35 vjeç, ishte e tronditur për lajmin, ajo ka zgjedhur të përqendrohet në anën pozitive të jetës së saj, bashkëshorti dhe katër fëmijët e tjerë të tyre: Carmen, Romeo Alejandro David, Leonardo Angel Charles dhe Rafael Thomas. Për këtë arsye mesazhi i trishtuar është shoqëruar me foton e familjen e saj të lumtur: Jam e rrethuar nga shumë dashuri dhe ndjehem shumë me fat’, ka vazhduar Baldwin. “I falenderoj të gjithë për mbështetjen dhe që keni ndarë me mua historitë personale. Bashkë jemi më të fortë…”.

Ylli i “Bodyguard”: Për të marrë role na duhet të shkojmë në palestër

fillshme në krahasim me fitimet që merr nga linja e saj kozmetike. Nëse Kylie vendos që të heq dorë nga seriali, mësohet se “Keeping up With the Kardashians” do të anullohet pasi sipas kontratës, show

nuk mund të realizohet nëse nuk janë të gjitha vajzat e familjes Kardashian-Jenner. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por Kriss Jenner po mundohet të rikthej Kylien në xhirime.

Richard Madden, ylli i filmit ‘Bodyguard’ (në shqip: Truproja) ka folur hapur kundër kërkesave “jorealiste” që ai dhe aktorët e tjerë përballen në lidhje me peshën dhe imazhin e trupit. Ai u shpreh për British Vogue se: “Kam pasur role të ndryshme ku më është kërkuar të humbas peshë dhe të shkoj në palestër”. “Nuk u ndodh vetëm femrave, por edhe meshkujve gjithashtu “- shtoi ai. Aktori Madden, rolet e të cilit përfshijnë Robb Stark në filmin ‘Game of thrones’ (në shqip: Loja e fronave) si dhe princi në filmin ‘Cinderella’ (në shqip: Hirushja) shtoi se ndonjëherë i janë dhënë kostume kaq të ngushta sa e ka pasur të vështirë frymëmarrjen. Muajin e kaluar, edhe aktori australian Chris Hemsworth u shpreh se të jesh në formë për filmat po kthehet në një gjë të mërzitshme.


SPORT

20

E enjte, 11 PRILL 2019

Bardhezinjtë barazojnë 1-1 ndaj Ajax, blaugranët triumfuan me një autogol

Ronaldo s’i mjafton Juves në Amsterdam, Barcelona fiton në Manchester

TË KUQTË

Partizani mund me lehtësi Skënderbeun dhe blindon kreun

Partizani ka harruar humbjen turpëruese ndaj Luftëtarit një javë më parë, duke mundur Skënderbeun në “Selman Stërmasi”, me rezultatin 2-0. Skënder Gega dhe të besuarit e tij arritën të merrnin tre pikë të rëndësishme, për të ruajtur distancën e sigurisë me 9 pikë diferencë nga Kukësi i vendit të dytë. Egozn Belica ka kaluar Partizanin në avantazh në përballien kundër Skënderbeut, që është luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranës. Skuadra e Skënder Gegës ka realizuar pas një goditje këndi. Belica i ndodhur në zonë devijon sferën drejt rrjetës duke shënuar golin e avantazhit për të tijët. Në pjesën e dytë Partizani shënon përsëri në minutën e 51-të të takimit me Jasir Asanin. Ky i fundit shndërron në gol një penallti të fituar më nga Trashi. Ndeshja ka qenë më e mirë për të kuqtë, të cilët kanë pasur gjatë gjithë kohës kontrollin e topit, duke mos lënë hapësirë për rivalin në asnjë moment. Humbja e djeshme e lë Skënderbeun në vendin e gjashtë me 40 pikë, ndërsa Partizani kryeson me 57 pikë dhe marshon drejt fitores së titullit kampion.

SUPERLIGA

Flamurtari fiton në Vlorë dhe zhyt në krizë Teutën Nga Rozalb Lika

R

itëm i shfrenuar, spektakël dhe gola, por as Ajax dhe as Juventus nuk arrijnë që të fitojnë në duelin e parë të luajtur në “Johan Cruyff Arena”. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, me të dyja skuadrat që shpërdoruan shumë mundësi shënimi. Sfida nis me shumë ritëm, por sinjalin e parë do ta jepte Bernandeschi me një goditje të fortë në hyrje të zonës, e cila përfundoi pranë kuadratit. Ajax fiton shumë besim në minutat në vijim duke dominuar në mbajtjen e topit. Zieyech tentoi një gol spektakolar në minutën e 18-të, por portieri Szczesny bën një ndërhyrje po aq të bukur. Disa minuta më pas van de Beek edhe pse ishte në pozicion shumë të

TRAJNERI

bukur e goditi topin ngjitur me shtyllën. Në minutën e 37-të, Ronaldo shërben mjaft mirë për Bernandeschin në zonë, por kthesa e sulmuesit italian përfundon jashtë. Në momentin më të mirë të vendasve, Juventus arriti që të gjente golin e avantazhit. Cancelo jep një krosim magjik për Ronaldon, i cili brenda zonës është një “vrasës” i pamëshirshëm. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën, Ajax gjeti menjëherë golin e barazimit vetëm pas 35 sekondash. Cancelo humbet një top që ja rrëmben Neres dhe me një inkursion të bukur arrin që ta dërgojë topin në cepin e portës së bardhezinvje. Sulmuesi i Ajax edhe 3 minuta më pas humbi një tjetër mundësi shënimi për të kaluar ekipin e tij në epërsi.

8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Ekkelenkamp humbi një mundësi të artë shënimi, pasi u ndal nga portieri Szczesny . Barcelona hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në gjysmëfinale, pasi ka fituar minimalisht 1-0 në duelin e parë të luajtur në “Old Trafford”. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për blaugranët që gjetën golin e avantazhit që në minutën e 12-të. Messi shërben një pasim shumë të bukur në zonë për Suarez, që goditi me kokë, ndërkohë që në fund e ndihmon edhe një devijim i Shaw. United tentoi që të reagonte, por e kishte shumë të vështirë gjetjen e hapësirave në zonën e kundërshtarëve. Në krahun tjetër, ekipi i Valverdes, u afrua golit të dytë në minutën e 65-të me Luis Suarez.

Pas eliminimit në Kupë nga Kukësi, turpërimit në fundjavë nga Laçi me rezultatin 5-0,Teuta është mposhtur këtë të mërkurë edhe nga skuadra e Flamurtarit me rezultatin 2-1. Një humbje kjo që i kushton shtrenjtë skuadrës së Teutës, e cila ka zbritur në vend të katërt të klasifikimit, duke shkëmbyer vendet në mënyrë direkte me vlonjatët. Kuqezinjtë, në kuotën e 44 pikëve, tashmë vihen në ndjekje të Kukësit në vend të dytë të renditjes. Vendasit vendosën diktatin e tyre që nga minuta e parë në Vlorë, pasi kanë kaluar në epërsi falë golit të realizuar nga Ribaj. Avantazh i dyfishuar në të 56’ për Flamurtarin me Sukajn, që pasi ka përfituar nga një gafë e rëndë e Hidit, ka dërguar topin në portën e boshatisur të Teutës. Pavarësisht disavantazhit me dy gola, shkurtuan diferencën në minutën e 65-të, kur Traore ka finalizuar një aksion perfekt të skuadrës së Teutës. Gjithsesi, goli i durrsakëve rezultoi vetëm si një sinjal i rremë rikthimi, pasi nuk ka kërcënuar për asnjë moment fitoren e vendosur më parë nga Flamurtari.

Gega: Nuk jemi ekip perfekt, na dha “zemër” fitorja ndaj Kukësit F itorja 3-1 ndaj Skënderbeu dhe rikthimi i 9 pikëve epërsi ndaj Kukësit, ndjekësi më i afërt i Partizanit që kryeson klasifikimin i kanë dhuruar me të drejtë qetësinë dhe entuziazmin e merituar trajnerit të të kuqve, Skënder Gega. Ky i fundit gjithsesi ka pranuar se ekipi i tij, ndonëse është me meritë në atë pozitë kryesuese, nuk është ende perfekt. “Herën e parë ndoshta ishte presion, por ai presion na vuri në gjumë. Shumë pak

kemi gabuar këtë sezon, gjithsej kemi gabuar 5 herë. Fitorja e Kukësit na bëri mirë, po ashtu na motivoi edhe disfata ndaj Luftëtarit. Jemi të ndërgjegjshëm që nuk jemi perfekt, edhe sot nuk ishim perfektë, por të paktën dhamë maksimumin dhe u shpërblyem. Goli i anuluar për mua është faull, sepse Rexhepi ka shtyrë të dy. Kur je direkt, mbase gjykimet janë të nxituara. Unë personalisht mendoj se janë vënë duart te kundërshtari”,

komentoi trajneri i Partizanit. Jam i sigurt për diçka, të humbësh në futboll nuk është turp, është një ngecje ose diçka që nuk e ke bërë mirë punën. Turpi më vret, por nuk mendoj se ishte turp. Pas humbjes së parë me Luftëtarin luajtëm me Kukësin, ekipin rival por luajtëm mirë. Ndërsa humbja në kampionat është pjekuri, jam përpjekur të mbroj futbollistët, sepse janë pjesë e familjes time”, u shpreh tekniku i të kuqve.


SPORT

21

E enjte, 11 PRILL 2019

Kukësi fitoi dje minimalisht 1-0 ndaj Laçit në transfertë me një gol në fundin e ndeshjes

“Perla” e Limajt nderon Gjokën në debutim, Kastrioti shtang Luftëtarin E

rnest Gjoka e ka nisur në mënyrën më të mirë eksperiencën e tij të dytë me skuadrën e Kukësit, e të cilën është shpallur kampion në sezonin 2016-2017. Verilindorëve u mjaftoi goli i spektakolar i Vesel Limajt nga një distancë e largët për të marrë tri pikë në këtë transfertë të vështirë. Trajneri Gjoka kishte hedhur në fushë një formacion që do të luante me kujdes. Laçi rrezikoi vetëm në sajë të kundërsulmeve. Fillimisht Xhixha dhe Çokaj, por dhe Lushkja tentuan të vinin në vështirësi Frashërin. Në pjesën e dytë, skuadrat gjithashtu i dhanë rëndësi aspektit të mbrojtjes. Kukësi superior, edhe pse idetë munguan, sidomos në 30 metrat e fundit. Disa raste të mira për verilindorët, deri kur një perlë e Limajt do të prishte ekuilibrin dhe mposhtur portierin Selmani me një “perlë” nga distanca. Vlen të përmendet fakti që në minutën e 65-të rikthehet në fushë për Kukësin Besar Musolli, të cilit Ardian Cuculi i dorëzoi menjëherë shiritin e kapitenit. Laçi kthehet në tokë pas suksesit 5-0 ndaj Teutës, ndërsa Kukësi rinis ngritjen, pas një barazimi dhe humbje ndaj Partizanit dhe Kastriotit. Kastrioti ndez garën për mbijetesë, duke mposhtur një rival direkt për qëndrimin në Superiore. Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli mposhti 1-0 Luftëtarin dhe e ngushton në 4

aniel Godelli ka zhgënjyer në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë. Shtangisti kuqezi ka dështuar në stilin e shkëputjes në peshën 81kg, duke mos realizuar asnjë nga provat në dispozicion, duke mos dhënë asnjë rezultat. Në provën e parë, shtangisti kuqezi tentoi të ngrejë 160kg, por pa sukses. Ndërsa në provën e dytë tenton 161kg, por sërish zhgënjen. Këtë peshë provon ta ngrejë edhe në përpjekjen e tretë, por pa sukses. Për pasojë, shtangisti kuqezi nuk jep asnjë rezultat në këtë stil dhe në dygarësh. Ai që përfitoi nga ky dështim i Godellit, por edhe nga gabimet e shtangistëve të tjerë

Gjoka: Kam gjetur një Kukës ndryshe, do besojmë deri në fund Trajneri Ernest Gjoka e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e dytë nën drejtimin e Kukësit duke marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Laçit me një gol të shënuar nga Limaj. Strategu i njohur shprehu besimin për të luftuar deri në fund për titull. “Jam i kënaqur që goli solli rezultat. Skuadra vinte nga moment jo i mirë, ndaj të tilla fitore sjellin edhe vetëbesim për të kërkuar suksesin. Goli ishte shumë i bukur. Objektivi i Kukësit? Ju i dini dhe i dinë të gjithë, për të vazhduar, deri sa matematika të na e lejojë, deri në fund të garës. Gjeta një skuadër që ka lojtarë me përvojë brenda dhe ky është fat për një trajner që vjen. Golin e shënoi vetë Limaj, ishte meritë e tij. Skuadra luajti mjaft mirë dhe u përpoq. Ky Kukës si ai që kisha? Janë ndryshe! Ai Kukës arriti sukses të jashtëzakonshëm. Plot 35 javë pa humbje. Ajo skuadër u bë aq solide, saqë më vjen keq që e mbylli me atë edicion. Ky ekip që kam ka nevojë për vetëbesim, jo për kohë. Ia thashë edhe ekipit, që të ecim përpara”, deklaroi Gjoka.

ITALIANI

Panucci gati të marrë drejtimin e U-23 të Romës

pikë diferencën me gjirokastritët, ndërsa Tirana, që mori fitoren në tavolinë me Kamzën, mbetet e 8-ta me vetëm 3 pikë më shumë. Pritej një sfidë e ndezur në “Redi Maloku” e realisht nuk i zhgënjen pritshmëritë. Kastrioti e kërkoi me ngulm golin që në minutat e para dhe e zhbllokoi takimin me Herald Markun në minutën e 26-të, pasi ekzekutoi saktë një 11-metërsh të fituar nga Roger. Goli i shpejtë e detyroi Luftëtarin të shihte më shumë nga sulmi, pot edhe vendasit nuk u kushtëzuan në mbrojtje,

duke sulmuar vazhdimisht për golin e sigurisë. Në pjesën e dytë ishte me fat portieri Çekrezi i Kastriotit, teksa goditja me kokë e Açkës përfundoi jashtë. 10 minuta më vonë Rapo godet rrjetën e jashtme, ndërsa tentativat e fundit të Luftëtarit për të shmangur humbjen përfunduan pas sukses. Me këtë fitore, Kastrioti kalon në kuotën e 30 pikëve, 3 më pak se Tirana e vendit të 8 që fitoi në tavolinë ndaj Kamzës dhe 4 më pak se Luftëtari i vendit të 7. Superiorja mbetet e hapur!

PESHËNGRITJE

D

TRAJNERI

Godelli dështon në Gjeorgji, Qerimaj medalje bronzi në shkëputje të Baterisë A është shkodrani Erkand Qerimaj, që gjatë mesditës garoi në Baterinë B të peshës 81kg. Qerimaj u rendit i dyti në stilin e shkëputjes në Baterinë B (me 159kg). Gjithsesi, pas përfundimit edhe të Baterisë A, ai zbriti në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, duke marrë kështu medaljen e bronztë. Një podium ndoshta i paparashikuar ky për Qerimajn, që vendos në qafë një medalje deri më tani të merituar. Në stilin e shtytjes, Godelli vendosi që të tërhiqej duke mos realizuar asnjë provë.

Christian Panucci shumë shpejt mund të rikthehet në stol. Ish-trajneri i kombëtares shqiptare i cili u përfol si pasuesi i Eusebio Di Francescos në stolin e Romës do të jetë pjesë e klubit verdhekuq sezonin e ardhshëm, por jo për të drejtuar skuadrën e parë por atë U-23. Roma i ka besuar Panuccit një projekt shumë të rëndësishëm pasi sezonin e ardhshëm Roma do të ketë edhe skuadrën U-23 e cila do të regjistrohet në Serie C ashtu siç bëri Juventusi në këtë sezon dhe Panucci është i përzgjedhuri për të drejtuar skuadrën B të Romës në këtë rrugëtim dhe për të furnizuar ekipin e parë me sa më shumë talente. Duke iu referuar atyre çfarë shkruajnë mediat italiane, ashtu si edhe te Shqipëria edhe në këtë eksperiencë të re ndihmësi i Panuccit do të jetë Marco Casetti.

SITUATA

Agim Canaj rikthehet te Vllaznia, drejton stërvitjen e kuqebluve

Një javë pasi u pa për herë të fundit në Shkodër në drejtim të stërvitjes së Vllaznisë, Agim Canaj është rikthyer te skuadra kuqeblu. Trajneri i mirënjohur, ndaj të cilit u ushtrua presion për t’i ndërhyrë në vendimmarrje, na shuar dyshimet për të ardhmen e tij. Fillimisht u raportuar se Canaj u largua drejt Anglisë, për arsye personale, duke vënë në dyshim vijimin e punës vetëm pak ditë pasi ishte emëruar në krye të Vllaznisë. Gjithsesi, 56-vjeçari, këtë të mërkurë ka marrë sërish “frenat” e skuadrës, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja me Erzenin, që do të zhvillohet të dielën.


SHENDETESI

Nga Entela Labaj

M

irëfunksionimi i tiroi des është thelbësor për sigurinë e mirëqenies së gjithë organizmit, por cilat janë janë patologjitë e tiroides, si diagnostifikohet ajo dhe si mund ta trajtojmë. Një ndër sëmundjet më serioze që prek gjithnjë dhe më shumë njerëzit është ajo e gjendjes tiroide. Gjendra ndodhet në qendër të qafës dhe ngjan me një flutur e cila mbështillet rreth trakasë. Funksioni kryesor i tiroides është prodhimi i hormoneve të saj. Shpeshherë ndodh të kemi zmadhim të tiroideve. Shkaku kryesor për shfaqjen e gushës është pamjaftueshmëria e jodit. Jodi është një mikroelement i rëndësishëm për organizmin tonë. Jodin e gjejmë në disa ushqime si: peshku, qumështi, vezët, frutat, zarzavatet. Doza ditore që duhet marrë është 0.15 mg për të dyja gjinitë, ndërsa në shtatzëni dhe dhënien e gjirit doza rritet. Mangësia e jodit shkakton gushën edhe rritjen e gjendrës tiroide. Gjendra tiroide rritet për të kompensuar mungesën e jodit dhe nga mungesa e këtij të fundit në tiroide formohen disa noduj që janë të ndryshëm si nga madhësia, dhe nga funksioni i tyre. Pamjaftueshmëria e hormoneve të tiroides në gjak quhet hypotireozë (që tregon se gjendra tiroide nuk prodhon hormonet e nevojshme dhe të domosdoshme për funksionin normal të organizmit). Periudha e dimrit është ndër më të vështirat për personat që vuajnë nga hypotireoza, vishen shumë trashë, flasin ngadalë, veprojnë si të plogësht, kanë lëkurë të ashpër, të thatë, nuk djersijnë dhe në të shumtën e kohës janë të mërzitur. Sëmundja është më e shpeshtë te gratë sesa te burrat në raporte 5:1. Tiroidja është një sëmundje e trashëgueshme. Në disa raste sëmundja zhvillohet pa u kuptuar për muaj dhe vite dhe një ditë prej ditësh ajo shpërthen papritur. Simptomat e sëmundjes së tiroides Lidhur me shenjat e sëmundjes së tiroides, fillimisht ato nuk janë specifike dhe nuk mund të dallohen nga ato të pacientëve që vuajnë nga çrregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumësia, djersitja, rrahjet e shpeshta të zemrës, intoleranca ndaj të nxehtit, lodhja, rënia e flokëve, oreksi i shtuar dhe rënia nga pesha shpejt dhe tepër, janë disa nga shenjat që tregojnë për praninë e kësaj sëmundjeje. Gjendra

22 E enjte, 11 PRILL 2019

Tiroidet dhe rëndësia themelore për mirëqënien e gjithë organizmit

tiroide është e zmadhuar 2-4 herë në volum dhe po t’i vihet dora sipër shpesh dëgjohet një si gërhitje e lehtë që flet për vaskularizimin e tepërt dhe

qarkullimin e shtuar të gjakut. Në ¼ e të sëmurëve shihet një zmadhim dhe dalje e kokërdhokëve të syve me një enjtje të kapakëve. Rrahjet e zemrës të

shpejtuara janë shenja e detyrueshme e sëmundjes dhe e veçanta e tyre është prania e tyre edhe në gjumë. Diagnoza dhe trajtimi Për sa i përket diagnostifikimit dhe trajtimit, në radhë të parë këshillohen analizat e funksionit të tiroides (dozimi hormonal T3, T4, TSH) dhe më pas bëhet një ekografi e tiroides ose ekzaminimi me shintigrafi me jod radioaktiv. Nëse tiroidja është e shkaktuar nga pamjaftueshmëria e jodit në dietë, këshillohet mjekimi me barna me përmbajtje jodi që mund të zvogëlojë përmasat e gushës, por jo gjithmonë mund të arrihet. Nëse rritja e volumit të tiroides është e shkaktuar nga një inflamacion, jepen hormone të tiroides, për të arritur që niveli i hormon-

eve të normalizohet, por edhe në këtë rast gusha mund të zvogëlohet shumë, por nuk zhduket në mënyrë të plotë. Gjendra tiroide Gjendra tiroide, e gjendur në pjesën e përparme të qafës, në dy anët e trakesë, te njeriu i rritur është e rëndë 20-30 gr. Është organ i furnizuar mirë me gjak. Edhe pse është e vogël, nëpër enët e saj të gjakut qarkullojnë rreth 5 litra gjak brenda një ore, që në fakt është sasia e gjakut në organizmin e njeriut. Kjo gjendër përmban një sasi të madhe jodi (10-15 mg jod), kështu që është organi më i pasur me jod në organizëm. Deponimi i jodit është veçori e veçantë e funksionit normal të saj. Gjendra tiroide sekreton tri hormone dhe ato janë: tiroksina, trijodtironina dhe tireokacitonina.

Artriti remautoid dhe shkaktarët e tij D

himbjet e kyçeve po shfaqen në masë edhe te moshat më të reja. Vitet e fundit numri i pacientëve që manifestojnë dhimbje të kyçeve, të njohura ndryshe si atriti remautoid është shtuar në mënyrë të ndjeshme. Ndërkohë që kjo sëmundje nuk ka ende të njohur shkaktarët konkretë të shfaqjes së saj, autoritetet shëndetësore konfirmojnë se femrat janë më të rrezikuarat nga këto dhimbje, të cilat, nëse nuk marrin kujdesin e duhur në kohë mund të bëhen shkak për uljen e aftësisë për punë. Çfarë është dhe si shfaqet? Artriti remautoid është një sëmundje kronike që prek artikulacionet (kyçet) e shumta të trupit të njeriut. Është një ndër sëmundjet më të përhapura inflamatore që karakterizohet nga një ecuri valë-valë, në periudha acarimi dhe qetësie. Kjo lloj sëmundjeje karakterizohet me dhimbje, skuqje, enjtje dhe ngurtësim në lëvizjen e kyçeve. Ky ngurtësim çon gradualisht në uljen e funksionimit normal të artikulacioneve dhe në lëvizshmëri të kufizuar të tyre. Është një sëmundje që prek 0.1-1% të të rriturve në të gjithë botën. Prek të gjitha moshat, por kulmin e ka midis moshës 30-

35 vjeç dhe kryesisht femrat. Kjo predispozitë është si rezultat i hormoneve femërore. Rëndohet shumë pas lindjes dhe përmirësohet gjatë shtatëzënisë, sidomos në tremujorin e fundit. Nëse sëmundja nuk trajtohet, individi mund të jetë i paaftë për punë brenda një periudhe 3-vjeçare që nga fillimi i sëmundjes. Shkaqet e artritit remautoid Mendohet një bashkëveprim midis faktorëve të mjedisit dhe atyre familjarë. Faktorët e riskut vijnë si pasojë gjenetike, gjinie (femër), mosha e mesme ose e vjetër, duhani, përdorimi i shumtë i kafesë, infeksionet dentare etj.

Simptomat e sëmundjes Sëmundja fillon me dobësi të përgjithshme dhe dhimbje të kockave dhe muskujve. Pastaj tablloja e plotë e tij është: skuqje, enjtje, ngurtësim të artikulacioneve njëherësh, sidomos kyçet e vogla të gishtave të këmbëve dhe duarve. Kyçet dhembin, janë të fryra, të ngrohta në prekje, të ngurtësuara, të dhimbshme në lëvizje. Ngurtësimi është më i shprehur në mëngjes dhe quhet ngurtësim mëngjesor që zgjat 45 minuta-1 orë. Pas kësaj kohe pacienti fillon të lehtësohet. Gradualisht sëmundja përparon dhe përveç artikulacioneve kapen dhe indet përreth.

Nga artikulacionet e vogla preken artikulacionet e mëdha si: gjunjët, bërrylat, kockat e legenit etj. Mjekimi Disa studime kanë rezultuar se përdorimi i Omega 3 (vaji i peshkut) ndikon pozitivisht në përmirësimin e kësaj sëmundjeje. Duhen konsumuar mjaft fruta dhe perime. Rekomandohet marrja e multivitaminave ose suplementeve të tjera që nuk marrin me ushqimet vitaminat. Marrja e tepruar e natriumit, kafeinës, proteinave, shkakton humbje të kalciumit, prandaj marrja e tyre nuk duhet mbi normat. Ushqimet e këshilluara Ushqimet e rregullta fizike dhe shëtitjet në ajër të pastër luajnë rol pozitiv në lëvizjen e artikulacioneve dhe forcimin e muskujve përreth. Gjithashtu dhe noti luan rol pozitiv. Për qetësimin e dhimbjeve është shumë i përshtatshëm paracetamoli dhe ibuprofeni. Në qoftë se sëmundja agravon, jepen medikamente të tjera të ofruara nga mjeku reumatolog. Disa nga produktet që ndihmojnë në artritin reumatoid janë: xhenxhefili, selinoja, kompresa me ujë të ngrohtë ose dushi, nenexhiku, mjaltë me kanellë, qershitë, brokoli, hithra, rigon, farat e lules së diellit.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. Figurë mitologjike në legjendat dhe rapsoditë popullore shqiptare 8. Federico García ...,shkrimtar spanjoll 10. Që ka ngjyrë qielli të mbyllur. Flamuri i BE dhe ai i PD është ashtu 13. Quhet ashtu një zonë larg qendrës 14. Figurë e punuar si skulpturë ose e gdhendur mbi një sipërfaqe të rrafshët 17. Abaz ... (1892-1976) i njohur dhe si Bazi i Canës ishte ushtarak dhe aktivist i çështjes kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore 18. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 19. Ashtu quhet ai që bëhet aty zot i pasurive të tjera të vendit dhe i shfrytëzon ato për nevojat e veta 21. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 22. Të qenit bashkëkohës, përçues i tendencave dhe veçorive identifikuese të së tashmes 24. Mosha e femrës deri sa martohet, ka atë status 29. Aktori amerikan i mbi 100 filmave ... Cooper, lindur më 7 maj 1901 në Helena, Montana, SHBA; vdiq më 13 maj 1961 në Beverly Hills, Kaliforni 32. Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye 34. Ai nuk është se ka ndonjë lloj lidhje sentimentale me punën 36. Send me vlerë, mjet, vegël etj., që përgatitet në një fabrikë 37. Funksioni i një regjenti a i këshillit që kryen këtë detyrë 39. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 42. Oganizata Botërore e Meteorologjisë 43. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 44. Azerbajxhani e ka atë kryeqytetin e saj 46. Paraja ruse quhet ashtu 47. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur 48. Ashtu mban një emërtesë më e vogla ndër motrat 50. Si kishtin makinat e Durrësit targën 51. Shkurre e vendeve mesdhetare me degë të shtrembra e me shumë gjemba 52. Titull që u jepet punonjësve të institucioneve të larta arsimore e kërkimore-shkencore 54. E drejta e një organi për të penguar a ndaluar zbatimin e vendimit të një organi tjetër 55. Vija që kufizon diçka, kufiri; buza në skajet e një sendi. 56. Shmangie nga rregulli i zakonshëm, zhvillim jonormal 59. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 60. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 62. Në të ne shtrihemi, paqtohemi dhe kridhemi në ëndrra 63. Feudal që i nënshtrohej një feudalit tjetër më të madh, një princi ose një mbreti

E enjte, 11 PRILL 2019

Nga Albert VATAJ

66. Gjendje e mirë a e kënaqshme, në të cilën ndodhet dikush; mirësi, mirëqenie, mbarësi; kund. e keqe, e ligë 68. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 71. Emri i saj është ... Crawford, fotomodele dhe aktore amerikane, lindi më 20 shkurt 1966 72. Vajzë a grua shumë e bukur, zan, hyri 74. Lëkurë prej bagëtie të imët, e regjur dhe e qepur si thes, që përdoret për të mbajtur kryesisht vaj, verë, gjalpë etj.; shakull 76. Eshtë ai fryti i mëkatit fillimor, fruti i shëndetit dhe logo e gjigandit Apple 78. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 79. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 81. Atë përdornim dikur për të shkruar me bojë 82. Pjesë e vogël muzikore, që luhet me vegla zakonisht ndërmjet akteve a skenave të një opere 85. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 86. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 87. Ajo përdoret zakonisht nga gratë për të ngjyrosur flokët 89. Rrëshirë me erë të mirë, që nxirret nga disa lloje drurësh të pjesës lindore të Afrikës së Veriut dhe që përdoret në kozmetikë e në mjekësi 92. Ndërhyrje kirurgjikale, operimi është brenda. 93. Qohet ashtu kur polici i vë prangat një të ndaluari 94. Gatime të thata, të marinu-

ara, të cilat shërbehen në gosti pije dhe muhabeti 95. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 97. Kasolle e vogël dhe e ulët prej dërrasash, prej purtekash etj., ku mbahen shpendët shtëpiakë; qymez 103. Pezmatim i kyçeve, cermë 105. Tokë e papunuar, vend djerr; tokë që lihet pa punuar për shumë kohë 107. Kjo fjalë ka lidhje me hapësirën ndërplanetare, ndëryjore 108. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. VERTIKALISHT 1. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 2. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 3. E ha pak e nga pak, e gërryen; e dëmton duke e kruar e duke i hequr grimca pak nga pak 4. Kur diçkasë i shkojmë përsipër me diçka, çfarë bëj, e ... 5. Varg tingujsh të lidhur e harmonikë, që përbëjnë një njësi të caktuar muzikore 6. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 7. Qytet në Jug të Shqipërisë, i cili shquhet për arkitekturën dhe dritaret 8. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 9. 24 janar 1984, del në shitje kompjuteri i parë ... Macintosh 11. Bërë me gjëra të çmueshme, me veshje e me stoli shumë të shtrenjta

12. Veshje për këmbët 15. Konrad ..., politikan gjerman, Kancelar i Gjermanisë, lindi më 5 janar 1876. Themelues dhe (deri më 1966) udhëheqës i Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë (CDU) 16. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 17. Drejtimi ose ... i erës, ecjes apo qëndrimit tonë 20. Atë emër mban vendi ku bëhen punime të ndryshme mekanike. 23. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 24. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 25. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 26. Më 393, Perandori romak Theodosius I shpalli djalin e tij 9-vjeçar ... bashkëperandor 27. Ajo rrotullohet dhe vë në lëvizje ajrin për të freskuar ose për të ajrosur 28. Koha nga mesdita deri në mbrëmje 30. Peshk deti grabitqar, shumë i rrezikshëm 31. Përdoret për të endur pëlhurë ose qilima, avlëmend; tezgjah 33. Që është dorëdhënë e zemërgjerë; i ndershëm e shpirtgjerë, fisnik 35. Varg i gjatë njerëzish që ecin ngadalë nëpër rrugë zakonisht në raste festash fetare 36. Lloj arme, gjashtare, revole ose ... 38. Titull i dikurshëm i perandorit ose i mbretit në disa vende sllave; njeriu që mbante këtë titull 40. Marrëdhënia estetike mes njeriut, fjalës së shkruar dhe kr-

kilogram e gjysmë. 64. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 65. Havzi ..., poeti kuksian që u dënua me varje dhe u ekzekutua më 10 gusht 1988 67. Theodore ..., i 26-ti. President të SHBA. Në vitin 1906 ai mori çmimin Nobel për paqe 68. Ngrihet e lëviz në ajër me anë të krahëve 69. Krahinore, ashti i thonë maces 70. Quhet ajo pikpamje që predikon paqe me çdo kusht dhe mohon çdo lloj lufte 73. Fik i pjekur shumë e i rreshkur në degë 75. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 77. Njeri i caktuar ose i zgjedhur nga palët kundërshtare si i paanshëm 80. Qytezë në pjesën perëndimore të Kosovës me një sipërfaqe 180 km², kufizohet me Pejën 83. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 84. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 85. Bashkim kimik, në të cilin një atom i një elementi kimik lidhet me dy atome të oksigjenit 87. Ashtu quhet dollapi me disa sirtarë, ku zakonisht mbahen ndërresa, çarçafë etj 88. Liriku brilant ... Mjeda (1866-1937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar 90. Fat në lojë, në punë a në jetë. 91. Erë e ngrohtë, që fryn nga jugperëndimi, sjell shi dëmtues 93. Lloj meli me kokrra të vogla të verdheme a të kuqe 94. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 96. Njëra prej figurave me vlerë në lojën me letra 97. Albert ..., gazetar, eseist dhe dramaturg francez, nobelist për letersi 1957 98. Një sipërmarrje evropiane për të vertetuar se ekzistenca ka zanafillen nga Bing-Bang 99. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 100. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 101. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 102. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 104. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 106. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën

ijimtarisë kësisoj, quhet ashtu 41. Shkurtim për: Artileria bregdetare 42. Organizata Botërore e Shëndetësisë 45. Që ka të bëjë me zemrën, i zemrës 49. Interpretimi i një krijimi letrar quhet edhe ashtu 50. Ai që mendon e vepron sipas dogmave të caktuara, ai që bie në dogmatizëm 53. Gjendje shpirtërore e jashtëzakonshme e një njeriu që ka humbur vetëdijen 56. Pluhur i bardhë prej gjipsi të pjekur, që ngurtësohet pasi njomet në ujë 57. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 58. Errësim i përkohshëm i një trupi qiellor kur zihet nga një trup tjetër qiellor. 59. Banor vendës nga Labëria, është ... 61. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

B

3

4

A R

K E

B

O

5

M

6

E

N K

7

8

9

O B

A S

J

E

K

K T

10 14

L

11

A G

15

C A

16

N G

E L

J

V

17

E R

U K

18

E

12

D

I

M

O

P

I

U S

A G

O G

E I

R

I

F

P

A

E

V

A L

S

P

O 24

A L

B

L ¸

O

E 21

23

O T

V

19

E D

20 22

13

O

P

S

M

25

A R

O D

I

H

26

T

O

A

K

M I

T

27

28

O L

29

A U

D I

M

A

A

L 34

A R

F

G J

35

A 40

N

T

C A

F

I

K

E

J

R

A

D

K

H

O

R D

R

A N

41

E R

O

E

N A

K U M I

T

R M

R V

I

A L

I

Z

U

C

I

G

C E

U

F

L R E

B

K

Z H

K

M K

J

59

K U

K 62

B

L I

55

Z I

58

U

51

E

54

M

M

E N

I

R

S

K

U

¸

A

R

Z

G

A

P

B

A

M I

N

L

G A

R E

K

R 67

S

L

68

M E

˙

B

O

P

L

K

A R

L

C K

A M A N

S

73

A

I

S

J

S

J

A

R

A Z

E K

V

L

E 75

V ¸

Z H

G O

J

H 76

F

80

E N

D A

R

81

M

D G R

82

K I

P

77

T O

M

79

N E

R

D

L I

I

N

L

E

88

D

D

O S

O V

J

L

92

R 89

K

B

E S

T R

A D

A

R

R

Z

E

E

T

L

B

S

U S

H I

P

F

G R

O

E S

102

G J

K I

L

A

101

R O

A

R

99

U

100 104

N

E 96

98

U M

L

91

97

L L

L

87

V A

95

B O

G U

V

I

V

V I

94

K

90

A 84

A F

L I

P

93

A

B I

83

M A

86

A F

P

78

85

N

R

72

74

O

U

P 71

I

66

T I

69

L E

E

70

T

¸

61

A 65

C I

K

57

I

63

P

64

V

M A

56

M E 60

˙

E

49

50 53

V O P

48

V A

N I

K

R

A A N

R 45

L

A K 47

52

I 39

43

D I

G

46

A

E F

H

42

P B

T

S 38

44

I

O 32

36

K A

P

37

I

U

E

31

33

L

R ¸

30

Y L

B E

E 103

G U

M

105

M A N

106

R

M

D

C

110

O I

R

E

I

107

108

U B

D

O

111

E

Z

M

E

I

109

L

A

R K

S

E

112

A B

I

T

M U

L L

I

I


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E enjte, 11 PRILL 2019

Ushtria “pushton” Rinasin B

atalioni i Opera cioneve Speciale të Forcave të Armatosura dhe Policia Ushtarake janë vendosur dje në Aeroportin e Rinasit, pas urdhrit të Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për të garantuar sigurinë e këtij institucioni. Vendimi vjen pas grabitjes së ndodhur të marën në pistën e aeroportit, ku u morën 10 milion euro. Autoritetet kanë akuzuar

drejtpërsëdrejti kompaninë kineze China Everbright Limited e cila ka në administrim aeroportin se nuk ka respektuar standartet për garantimin e sigurisë. Kjo e fundit është kundërpërgjigjur duke përgënjeshtruar ministrinë e Brendshme. Sipas kompanisë, Policia e Shtetit nuk ka reaguar në kohë. Ndërkohë Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.