www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 137 (8578)
E martë, 11 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
Kërkesa e kryeministrit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, se kërkoi shmangien e përplasjes civile, atentat ndaj Kushtetutës dhe tentativë për kapjen e gjithë institucioneve nga Rilindja
Grusht shteti i Edi Ramës
FAQE 3
Presidenti Ilir Meta: Rrezikohej që 30 qershori të kthehej në ditë konflikti civil
EDITORIAL
Ambasadorë! Reagoni dhe flisni para se tymi dhe flaka të pushtojë Tiranën! Nga Nikoll LESI
Ambasadorë të nderuar që jeni në Tiranë! Situata politike në vendim tim po rrëshqet rrezikshëm në destabilitet. Nëse nuk e keni të qartë se çdo të thotë “destabilitet shqiptar deri në përplasje civile” atëherë pyesni paraardhësit tuaj ambasadorë në Shqipëri. Ju (disa prej jush) nuk duhet të përkrahni një njeri që ka vendosur të shkojë i vetëm në zgjedhje, sikurse ju duhet të merrni për veshi edhe liderët e opozitës... FAQE 2
AKSIONI KOMBËTAR I OPOZITËS
Krijohet Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë FAQE 8
KREU I PD
Basha: Zgjedhje më 30 qershor dhe shkarkimi i Presidentit s’kanë për të ndodhur
FAQE 8
MEDIA NDËRKOMBËTARE
SHËNIM
The Guardian: Rama po e zhyt vendin në krizë të plotë kushtetuese
Presidentit, ky kryeministër i sotëm, t’i rruajë “trapin”!
FAQE 14
Në foto: Presidenti Ilir Meta
FAQE 4-7
FAQE 2
OPINION
ANALIZË
Luan Rama: Një pyetje për të mençurit, që të përgjigjen budallenjtë
Mos shko or trim!
FAQE 9
Nga Andi Bejtja Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, në kushtet e bojkotit të opozitës dhe mungesës prej më shumë se një viti të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se një pjesë e militantëve fanatikë të partisë Socialiste nuk kanë për tu bindur kurrë juridikisht, duhet të jetë një festë për qytetarët normalë të këtij vendi, sepse në fund të fundit... FAQE 10
POLITIKE
Nga Nikoll Lesi
2 E martë, 11 QERSHOR 2019
Ambasadorë! Reagoni dhe flisni para se tymi dhe flaka të pushtojë Tiranën!
A
mbasadorë të nderuar që jeni në Tiranë! Situata politike në vendim tim po rrëshqet rrezikshëm në destabilitet. Nëse nuk e keni të qartë se çdo të thotë “destabilitet shqiptar deri në përplasje civile” atëherë pyesni paraardhësit tuaj ambasadorë në Shqipëri. Ju (disa prej jush) nuk duhet të përkrahni një njeri që ka vendosur të shkojë i vetëm në zgjedhje, sikurse ju duhet të merrni për veshi edhe liderët e opozitës që t’i ulni në tryezë me palën konfliktuale, që mbetet kryeministri dhe PS-ja. Natyrisht që opozita ka si kusht pa “kryeminis-
trin Rama”, por ju keni autoritetin moral dhe besueshmërinë strategjike që t’i shtroni, edhe me “dru”, gjitha palët kryesore politike në bisedime për të arritur një zgjidhje. Mos e shikoni, të nderuar ambasadorë, Shqipërinë me syzet e kryeministrit. As edhe të opozitës! Nëse plas përplasja civile, e cila për fat të keq pas ditës së enjte do jetë një tmerr, ju mund të strehoheni nëpër ambasada me policë. Por populli im, populli i thjeshtë, do jetë në kacafytje për hir edhe të heshtjes tuaj apo nëse doni quajeni, edhe të përkrahjes që keni manifestuar ndaj
kryeministrit Rama. Ju e keni bërë këtë përkrahje, pasi ka pak vite që ka kaluar në plan të parë “stabiliteti” rajonal dhe jo rregullat e demokracisë në shtetet tuaja. Ju (disa) mendoni se me Edi Ramën ka stabilitet dhe kaq iu duhet për interesat gjeostrategjike, tuajat. Por jo! Stabiliteti që keni raportuar nuk është real, nuk është i saktë. Po plasi në Tiranë, dijeni se mijëra shqiptarë do turren të ambasadat tuaja si në korrik 1990. Dijeni pra se ka një plan të tillë që nëse plas përplasja civile, ambasadat tuaja do mbushen plot e përplot, si dikur. Pa folur
më pas për dhjetra mijëra të tjerë që do rendin drejt Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe. Populli nuk ka faj, të nderuar ambasadorë! Ndaj mos heshtni më dhe kapeni politikën, majtas dhe djathtas, për flokësh dhe uleni në tavolinë për zgjidhje. Ndryshe, do keni bërë një krim të madh ndaj popullit tim! Mua nuk më intereson as Edi Rama, as Ilir Meta, as Lulzim Basha e as Monika Kryemadhi. As edhe Saliu! Më intereson të gjendet një zgjidhje, të cilët mes vetes ne si shqiptarë nuk po e gjejmë. Mos heshtni më!
SHËNIM
Presidentit, ky kryeministër i sotëm, t’i rruajë “trapin”!
V
endimi i kryeministrit Edi Rama për të sh karkuar Presidentin Meta, ditën enjte, ka shkaktuar debat dhe sherr të madh në publik. Ky veprim quhet si inatçor dhe kriminal, pasi synon që Rama ti marrë gjithë pushtetet, duke zbatuar idenë e çmendur të kthehet në një mbret. Por kryeministri Rama nuk e di se ka një kalvar para drejt projektit të tij kundër Presidentit. “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet
nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij” thuhet në pikën 2 të nenit 90 të ligjit themeltar të shtetit. Pra si fillim socialistët duhet të zbulojnë se Presidenti Meta ka kryer një krim të rëndë. Më pas ata duhet të riblejnë një numër deputetësh nga opozita e re që të plotësojnë 93 votat e domosdoshme për të kapur edhe të vetmin institucion që i ka mbetur jashtë qerthullit të tyre. Por edhe nëse i kapërcejnë këto pengesa, prapë historia nuk përfundon këtu sepse një nen tjetër i kushtetutës: “Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra” thuhet në pikën
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
3 të nenit 90. Por këtu ka një pengesë tjetër. Gjykata kushtetuese është jashtë funksionit prej muajsh, Anëtarët e mundshëm të saj nuk kanë bërë as vettingun. Dhe procesi zgjat pa fund, pra praktikisht Ilir Meta është i pa shkarkueshëm nga president. Kryeministri duhet të nisë procedurën e paprecedentë në Shqipëri, atë të shkarkimit të kreut të shtetit duke marrë edhe më shumë damkën e uzurpatorit të çdo pushteti. Ai duhet pastaj të shndërrojë në karagjozë, me tepër se ç’është opozitën e re duke e detyruar të votojë me urdhrin e tij për të bërë 93 votat. Pastaj ai duhet të konstituojë me urgjencë Gjykatën Kushtetuese duke i dhënë dërmën përfun-
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
dimtare fabulës së reformës në drejtësi, dhe duke dëshmuar se ajo është një levë në duart e pushtetit që përdoret si kamzhik ndaj kundërshtarëve politikë. Në këtë kuptim shkarkimi i menjëhershëm i Ilir Metës është i pamundur. Në një farë mënyrë, kryeministri Rama i rruan “trapin” Presidentit! Fjalë e pa vend, por për Edi Ramën ka kuptim çdo fjalë e shqipes. Një njeri që do të kthehet në mbret dhe mbret i krimit, nuk ka vend në Shqipëri, sepse njerëzit duan paqe, mirëkuptim dhe zgjidhje të krizës politike duke ulur palët e jo duke kërcënuar se do shkojë i vetëm në zgjedhje. Edi Rama ka marrë deri tani pushtetin parlamentar, pushte-
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
tin ekzekutiv, mori prokurorinë, por merr gjykatat, po merr krejt bashkitë, blerë mediat, ka blerë oligarkët, ka krimin në bashkëpunim elektoral. I ka marrë të gjitha! Por dhe do ti humb të gjitha siç po turret. Tani do edhe karrigen e presidentit. Këtu do has në përballje, pasi Kreu i Shtetit, është i mbrojtur nga Kushtetuta dhe kushtetutbërësit e kanë parashikuar ndonjë të çmendur në ekzekutiv. Praktikisht nuk e shkarkon dot. Ndaj më mirë të ulet në dialog me opozitën dhe të gjejnë zgjidhje dhe jo luftë. Njerëzit janë të lodhur, ata duan drejtësi, duan zgjedhje garuese nga të gjitha palët, duan mirëqënie dhe nuk duan LUFTE. Edi Rama dhe PS-ja kanë vetëm një udhë mënçurie dhe shtetbërje: Të ulen dhe të bashkëbisedojnë me opozitën për të kaluar këtë çarje të thellë e cila mund të sjellë luftë vëllavrasëse. Edi Rama ka shansin e fundit të jetës së tij: të qetësohet e të qartësohet se nuk mundet ta çojë popullin në luftë.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 11 QERSHOR 2019
Kërkesa e kryeministrit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, se kërkoi shmangien e përplasjes civile, atentat ndaj Kushtetutës dhe tentativë për kapjen e gjithë institucioneve nga Rilindja
Grusht shteti i Edi Ramës
Ajo që po ndodh këto ditë me qëndrimet e kryeministrit Edi Rama dhe një pjesë të Partisë Socialiste, nuk ka emër tjetër veçse grusht shteti. Gjithë qëndrimet që ka mbajtur grupi i afërt i kryeministrit Edi Rama, përveç se kërkon të justifikojë idiotësinë e zgjedhjeve pa opozitë, është dhe një hap flagrant drejt uzurpimit të gjithë institucioneve të vendit. Nisma e Edi Ramës për të shkarkuar kreun e shtetit sepse anuloi datën e zgjedhjeve duke shmangur një luftë civile në vend, është jo vetëm gafë kushtetuese, por edhe një tentativë e rrezikshme për të kapur çdo qelizë të shtetit. Shpejtësia me të cilën Edi Rama kërkoi nisjen e procedurave për shkarkim ishte një lëvizje inaçore, duke mos marrë për bazë asnjë referencë kushtetuese dhe argument logjik. Kjo duket në faktin se nisma e shkarkimit u lançua ende pa u lexuar argumentet ligjore të kreut të shtetit. Pra, kryeministrit Edi Rama nuk i interesojnë arsyet kushtetuese dhe as ato ligjore, te të cilat kreu i shtetit u referua për çdekretimin. Kryeministri i duhet beteja me Presidentit, fillimisht si kapital politik dhe për të vijuar fushatën pa sens të zgjedhjeve pa opozitën. Por ndërsa sulmet politike ndaj presidentit janë të kuptueshme nga ana e mazhorancës, aktet e ndërmarra dje nga KQZ dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla tregojnë se nga amoraliteti politik, Rilindja kaloi puç kushtetues. Akti i parë i rëndë u bë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Institucioni që ka detyrë vetëm të administrojë procesin zgjedhor dhe të zbatojë ligjet, Kodin
Zgjedhor, vendimet e Parlamentit dhe dekretet e Presidentit, dje mori rolin e një gjykate. Një “gjykatë” që s’ka tagrin të vërë në diskutim as vendimin e marrë nga komisioni votimit në Macukull apo Tërbaç, dje mori përsipër të interpretojnë dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve. Nuk kanë rëndësi argumentet që përdoren juristët e këtij institucioni, të cilët realisht dhe ligjërisht janë nëpunës të partive parlamentare në këtë institucion. Ajo që është më e rendë është fakti se një komision që s’ka punë me Presidentit dje mori rolin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe arriti në pikën që të rrëzojë presidentin, pa asnjë bazë ligjore dhe pa asnjë juridiksion që
ka ky institucion. Pra, është njëlloj si komisioni i një qendre votimi në rrethe, sepse dhe këto komisione njëlloj si KQZ zgjidhjen dhe funksionojnë, të marrin përsipër të analizojnë Kushtetutën e vendit dhe të rrëzojnë edhe Parlamentin po t’u teket. Sigurisht, juristët e PS në KQZ i kanë aq para mend sa të dinë që ajo që bën dje është idiotësia më e madhe në karrierën e tyre, por nën presionin e kryeministrit realizuan precedentin më të rrezikshëm në historinë e institucioneve të vendit. Pas vendimi absurd të KQZ, maskarada e Rilindjes do të vazhdojë në Parlament. Partia Socialiste ka kërkuar diskutimin
e shkarkimit të Presidentit në Kuvend. Ligjërisht, pa Gjykatën Kushtetuese kjo nismë e PS është idiotësia e radhës. Por teksa shohim KQZ që interpreton Kushtetutën, çmenduria e Kuvendit mund të jetë edhe më madhe. Në kohën që vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë dhe as Parlament që funksionon normalisht, Rilindja dhe Kryeministrit Edi Rama është në gjendje të bëj çdo marrëzi, edhe të shkarkoi kreun e shtetit, edhe të asgjësojë opozitën dhe institucionet e drejtësisë. Sido që ta quaj Edi Rama atë që po bën këto ditë, ajo ka vetëm një emër grusht shteti, ku pushteti i një grupi njerëzish po rrezikon gjithë strukturën e shtetit.
POLITIKE
4 E martë, 11 QERSHOR 2019
Presidenti: Rrezikohej që 30 qershori të kthehej në ditë konflikti civil
P
residenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë urgjente para mediave, mëngjesin e djeshëm, ka argumentuar vendimin e tij për të shfuqizuar dekre tin për zhvillimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor. Kreu i Shtetit ka cituar Kushtetutën për rolin që i cakton për çështjen e vendosjes së datës së zgjedhjeve dhe referendumet. Presidenti Meta theksoi se pa pasur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet, qoftë ato përgjithshme, qoftë ato vendore, nuk mund të zhvillohen. Presidenti shtoi se vendimi i shtyrjes së zgjedhjeve, është veprim i cili ndalon përshkallëzimin e konfliktit mes palëve politike, ndërsa ftoi palët që të ulen në dialog për tejkalimin e situatës së krijuar. Ekzisonte që data 30 qershor të kthehej në ditë konflikti civil kombëtar me përmasa të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe jetën e njerëzve. Në vijim mund të lexoni argumentet e kreut të shtetit për çdekretimin e datës së zgjedhjeve. *** Arsyet për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 për caktimin e datës 30 qershor 2019, si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore Në zbatim të nenit 92, shkronja “gj”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zhvillimit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, për organet e pushtetit vendor, si dhe për zhvillimin e referendumeve. Konkretisht në këtë dispozitë të saj Kushtetuta përcakton se, “Presidenti cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve”. Sipas Kushtetutës, pa patur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, nuk mund të zhvillohen. Zgjedhja e kushtetutëbërësit, që të jetë pikërisht Presidenti i Republikës autoriteti që ushton kompetencën kushtetuese të caktimit të datës së zgjedhjeve është e lidhur ngushtësisht dhe në mënyrë të drejtëpëdrejtë me rolin dhe funksionin e tij si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit. Referuar këtij roli që i është dhënë Presidentit në nenin 86 të kushtetutës, kushtetutëbërësi ka vendosur që të jetë pikërisht ai organi që duhet të caktojë datën e zhvillimit të zgjedhjeve, sepse dita e realizimit të tyre duhet të jetë një moment bashkimi për qytetarët shqiptarë, ku ata lirisht zgjedhin midis alternativave dhe kurrsesi kjo s’mund të jetë një ditë përçarje midis tyre. Në ushtrim të kompetencave të tij kushtetuese dhe brenda kritereve të parashikuara nga nenet 8 dhe 10 të Kodit Zgjedhor, Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10928, datë 05.11.2018, ka caktuar datën 30 qershor 2019, si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Data e zgjedhjeve është dekretuar nga Presidenti i Republikës në muajin nëntor 2018, në kushtet e një klime normale politike dhe demokratike në vend dhe pas zhvillimit të konsultimeve me përfaqësuesit e tre grupeve parlamentare, një praktikë kushtetuese e konsoliduar nga kryetarët e shtetit shqiptar. Presidenti i Republikës, ka ndjekur në vijimësi ecurinë e masave orga-
nizative për realizimin e këtij procesi zgjedhor, por njëkohësisht dhe shprehjen e vullnetit nga forcat politike për të qenë pjesë e këtij procesi zgjedhor. Nga ndjekja e këtij procesi, rezulton se në skadim të afatit të regjistrimit të kandidatëve dhe partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit, partitë politike të opozitës, nuk janë regjistruar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, duke parashtruar publikisht se shkaqet për mospjesëmarrje në zgjedhjet vendore kanë të bëjnë me faktin se nuk mund të sigurohet zbatimi dhe respektimi i standardeve kushtetuese për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky vendim i opozitës për të mos u regjistruar si subjekte zgjedhore për të konkuruar për organet e qeverisjes vendore, pason vendimmarrjen e saj për djegjen/dorëheqjen në bllok nga ushtrimi i mandateve të deputetëve opozitarë në Kuvendin e Shqipërisë, duke bërë kështu që edhe jeta politike parlamentare të pësojë një krizë të rëndë përfaqësimi. Nga ana tjetër, Shqipëria po kalon një krizë të rëndë kushtetuese, e cila evidentohet qartë me faktin se prej më shumë se një viti Republika e Shqipërisë nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, dhe si për ta rënduar më shumë këtë gjëndje, së fundmi edhe Gjykata e Lartë është jashtë funksionit të saj. Kjo situatë nuk është në përputhje me parashikimin e nenit 7 të Kushtetuës, i cili parashikon se sistemi i qeverisjes bazohet në ndarjen dhe balancimin midis pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Ky parim i rëndësishëm kërkon jo vetëm ekzistencën formale të këtyre pushteteve por ekzistencën e tyre efektive dhe të aftë për të realizuar misionin e tyre kushtetues, atë të balancimit të pushteteve. E gjithë kjo gjendje, është shumë shqetësuese dhe rrezikon seriozisht stabilitetin demokratik të Shqipërisë, kjo për faktin se mekanizmat kushtetues që mbajnë nën kontroll dhe garantojnë ndarjen dhe balancimin midis pushteteve nuk janë funksionalë. Si President i Republikës, kam bërë të gjitha përpjekjet dhe kam paralajmëruar
aktorët kryesor politikë në vend, që të bashkëpunojnë midis tyre me qëllim që të shmangin ndasitë dhe konfliktet midis tyre dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet për të bashkëpunuar për realizimin e suksesshëm të të gjitha reformave të rëndësishme, si dhe përmbushjen e të gjitha prioriteteve kyçe që Shqipëria ka të domosdoshme për të arritur sa më shpejt në rezultate pozitive që do të na mundësonin marrjen e një përgjigje pozitive nga vendet e Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësim. Por, përpos thirrjeve, mesazheve dhe përpjekjeve të Presidentit të Republikës, por edhe të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë, sërish me keqardhje konstatoj se palët politike aktualisht reflektojnë thellim të mëtejshëm të dallimeve midis tyre. Nga njëra anë, mazhoranca shprehet e vendosur për të shkuar e vetme në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të planifikuara për zhvillim më datë 30 qershor 2019, pa ezauruar asnjë mundësi për zgjidhjen e krizës politike në vend, madje pa ndërmarrë asnjë hap për të eksploruar mundësitë e arritjes së një kompromisi politik, përpara skadimit të afatit të regjistrimit të kandidatëve dhe partive politike në zgjedhje, por edhe më tej. Nga ana tjetër, edhe opozita shprehet e vendosur se do të pamundësojë, me mjete dhe forma të panjohura, zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke e konsideruar zhvillimin e tyre si një provokim të rëndë që i bëhet demokracisë në vënd. Në vlerësim të situatës që po kalon vendi dhe gjuhës së urrejtes që po përdorin palët politike, si President i Republikës evidentoj se, ekziston rreziku që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të paparashikueshëm të tensionit social, që mund të shkaktojnë pasoja të pakontrollueshme.
Si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, e konsideroj këtë moment si rrezik serioz për sigurinë publike, stabilitetin demokratik, qetësinë dhe paqen në vend. Detyra primare kushtetuese e Presidentit të Republikës është të garantojë unitetin e popullit dhe të mbrojë vlerat dhe parimet demokratike të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në këtë këndvështrim vlerësoj sa më poshtë vijon: I. Së pari, organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike është baza themeltare e një shoqërie demokratike. Çdo demokraci ka nevojë që herë pas here të testojë funksionalitetin dhe efikasitetin e institucioneve të saj dhe zgjedhjet janë pikërisht mekanizmi që e mundësojnë atë. Si një prej instrumenteve themelorë të demokracisë sot, zgjedhjet shërbejnë si rrugë e drejtpërdrejtë për pjesëmarrje të qytetarëve në procese politike. Duke zgjedhur funksionarët publik të cilët përfaqësojnë më së miri vlerat dhe interesat e popullit, votuesit/zgjedhësit mund të ndikojnë në formësimin e politikave që përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre. Në këtë vështrim, realizimi i zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore pa pjesëmarrjen e opozitës është problematike në aspektin demokratik, sepse u pamundëson qytetarëve shqiptarë të zgjedhin midis alternativave konkuruese përfaqësuesit e tyre në nivel vendor. Në këtë mënyrë, qytetarëve shqiptarë praktikisht u hiqet mundësia e zgjedhjes mes alternativave më të mira dhe në thelb e drejta kushtetuese për të zgjedhur nuk mund të aplikohet, pra kufizohet. Në zgjedhjet e fundit për Kuvendin të zhvilluara në Shqipëri në qershor të vitit 2017 partitë aktuale politike opozitare (Vijon në faqen 5)
POLITIKE
5 E martë, 11 QERSHOR 2019
(Vijon nga faqja 4)
(PD, LSI, PDIU dhe partitë e tjera) kanë siguruar respektivisht 48.14 % të totalit të votave, ndërkohë që partia socialiste me aleatët e saj që i ka edhe sot pjesë të aleancës së saj politike, ka siguruar në total rreth 49.83 % votave si subjekt politik. Ndërkohë që në zgjedhjet e fundit për organet e qeverisjes vendore të zhvilluara në Shqipëri në qershor të viti 2015, këto forca politike që përbëjnë sot bllokun opozitar, kanë siguruar rreth 48,6 % të votave, ndërkohë që partia socialiste në këtë proces zgjedhor me aleatët e saj që i ka edhe sot pjesë të aleancës së saj politike ka siguruar në total rreth 43 % votave si subjekt politik. Referuar këtyre të dhënave, zhvillimi i zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në 30 qershor 2019, pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila përfaqëson së paku gjysmën e elektoratit shqiptarë, cenon edhe disa parime kushtetuese që gëzojnë mbrojtje të posaçme kushtetuese. Konkretisht kushtetuta jonë, parashikon qartë se e drejta themelore për të zgjedhur dhe respektimi i parimit të pluralizmit politik, janë bazat e funksionimit të shtetit tonë, dhe secili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë këto parime. Sipas nenit 1, pika 3, e Kushtetutës, “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”. Nga ana tjetër, neni 45 i Kushtetutës parashikon se: “çdo shtetas që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet”. Koncepti kushtetues “të zgjedhë” apo “të zgjidhet”, nuk duhet të shihet dhe nuk mund të konsiderohet i përmbushur vetëm në aspektin formal të mundësisë së pjesëmarrjes së qytetarëve në votime. Ky nuk është një element themelor i shteteve demokratike, ku bën pjesë edhe Shqipëria, dhe çdo interpretim absurd i këtij koncepti kushtetues, do të përfshinte Shqipërinë në listën e vendeve jo demokratike që bëjnë vetëm votime. Koncepti kushtetues që cdo shtetas i Republikës së Shqipërisë “të zgjedhë” apo “të zgjidhet”, është i lidhur ngushtë me mundësinë efektive të qytetarëve për të zgjedhur alternativën më të mirë që i ofrohet. Ky qëndrim, reflektohet edhe në Vendimin nr.40/2007 të Gjykatës Kushtetuese, ku për më tepër gjykata thekson se: “Ndryshe ndodh në rastin e zgjedhjeve vendore. Këtu synohet një lidhje më e ngushtë midis zgjedhësit dhe të zgjedhurit për vetë natyrën e organizimit dhe kompetencave të pushtetit lokal. Është pushteti vendor që kujdeset për zgjidhjen e problemeve aktuale të qytetarëve që lidhen me çështje të tilla si punësimi, kujdesi shëndetësor, arsimi parashkollor, pastrimi dhe gjelbërimi i mjediseve të njësisë vendore, etj. Për këtë arsye, votimi në zgjedhjet vendore trajtohet si pjesë e strukturës së demokracisë nga posht lart duke u mundësuar zgjedhësve pjesëmarrjen në qeverisje edhe në forumet më të vogla, përveç parlamentit kombëtar. Në këtë këndvështrim, pranohet se pushteti lokal është më afër qytetarëve dhe këta të fundit janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve në drejtimin e njësisë vendore ku ata kanë vendbanimin”. Në këtë mënyrë, referuar parimeve kushtetuese dhe qëndrimeve të Gjykatës Kushtetuese, nëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të planifikuara për në 30 qershor 2019, merr pjesë vetëm mazhoranca, atëherë
qytetarëve i cenohet ushtrimi efektiv i të drejtës kushtetuese për të zgjedhur. Kjo situatë bëhet edhe më absurde, referuar faktit që për këto zgjedhje në më shumë se në gjysmën e njësive të qeverisjes vendore konkuron vetëm një kandidat për t’u zgjedhur si Kryetar Bashkie, ndërkohë që për pjesën tjetër konkurohet me kandidatë të propozuar nga një forcë politike e regjistruar në minutat e fundit në sistemin gjyqësor, dhe e regjistruar pranë KQZ përtej afateve ligjore. Kjo gjë tregon qartë së ky proces zgjedhor është fiktiv dhe është një element shtesë që provon faktin që standardet demokratike të kërkuara për plotësim jo vetëm që nuk mund të përmbushën, por po shkelen në mënyrë flagrante. I gjithë sistemi i qeverisjes lokale që do të funksiononte si rezultat i këtyre zgjedhjeve pa garë dhe konkurentë, nuk do të bazohej në një sistem zgjedhjesh, siç parashikon neni 1, pika 3 dhe neni 109 i Kushtetutës, por në një sistem emërimi të drejtpërdrejtë të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore, i cili do të cenonte strukturën e demokracisë nga poshtë lart dhe pjesëmarrësve e zgjedhësve në qeverisjen vendore. Po kështu referuar kësaj gjendjeje edhe vet kontrolli që duhet të ushtrojë organi kolegjial i këshillit bashkiak mbi organin ekzekutiv të kryetarit të bashkisë nuk do të ekzistonte. Pikërisht ky rezultat fiktiv që do prodhohej, i bën zgjedhjet e dekretuara për t’u zhvilluar më datë 30 qershor, zgjedhje jo demokratike, sepse cenohen të drejtat kushtetuese të sanksionuara në nenin 1, pika 3, nenin 45 dhe 109 të Kushtetutës. Si organ i pushtetit publik, Presidenti i Republikës, ka detyrimin që të respektojë pikën 2 të nenit 15 të Kushtetutës, ku sanksionohet se: “organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre”. Në këto kushte, ku Presidenti i Republikës ka përmbushur detyrën e tij kushtetuese për caktimin e datës së zgjedhjeve, por për shkaqe të pavarura prej tij, rezulton se, nga mbajtja e këtyre zgjedhjeve cenohet ushtrimi efektiv i një të drejte kushtetuese të qytetarëve, atëherë Presidenti i Republikës ka detyrimin kushtetues që të kontribuojë në rivendosjen dhe realiz-
imin e kësaj të drejte, duke ndërmarrë çdo akt, apo masë që e çmon proporcionale dhe të duhurën për rregullimin e situatës së krijuar. II. Së dyti, pjesëmarrja në zgjedhje vetëm e mazhorancës, dhe aq më tepër kur në më shumë se gjysmën e njësive të qeverisjes vendore është regjistruar vetëm një kandidat, cenon rëndë parimin kushtetues të pluralizmit mbi të cilën ndërtohet fuksionimi i shtetit të së drejtës. Kryetari i Shtetit, ka përgjegjësinë kushtetuese të mbrojë parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke ndërhyrë në çdo rast kur këto parime rrezikojnë të kërcënohen. Neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera, përcakton qartë detyrimin kushtetues për mbrojtjen e pluralizmit politik nga të gjithë. Kjo nënkupton jo vetëm ekzistencën e partive të ndryshme politike, por edhe mundësinë e tyre reale për të konkurruar, në kushte të barabarta dhe pa pengesa, në zgjedhje të lira dhe të ndershme, si mundësia e vetme për të respektuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur. Është fakt publik, që në mënyrë të vazhduar partitë politike të opozitës, nuk kanë shprehur vullnetin për mospjesëmarrje në zgjedhje, por ngrenë shqetësimin se bazuar në faktet dhe të dhënave, si dhe historikut e mënyrës së zhvillimit të tyre ndër vite, të referuara këto edhe në raportet dhe rekomandimet e OBSE/ODHIR-it për proceset zgjedhore të zhvilluara në dekadat e fundit, zgjedhjet e planifikuara për zhvillim në datën 30 qershor 2019, nuk do të jenë të lira dhe të ndershme. Ky shqetësim i opozitës, në thelb ngre problematikën e keqzbatimit të legjislacionit dhe standardeve të zgjedhjeve, të cilat cenojnë ndër të tjera, edhe parimin e konkurimit të lirë, parim ky për të cilin Gjykata Kushtetuese ka bërë një arsyetim shterues në vendimin nr.32/2010. Kjo nënkupton se ato dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, por me kushtin që të garantohet liria e të gjithë qytetarëve për të votuar të lire, si dhe konkurim i lirë i të gjithë forcave politike, në përputhje me parimet kushtetuese dhe rregullat e mirëpërcaktuara ligjore. Është detyrë e të gjitha organeve shtetërore që ta mundësojnë këtë, në respekt të parimit të pluralizmit, me fokus të veçantë respektimin efektiv të të drejtës për të
zgjedhur. Nëse ky detyrim kushtetues nuk përmbushet, atëherë i vetmi autoritet kushtetues që ka aktualisht mundësinë për të ndërhyrë me qëllim rivendosjen e procesit në një rend demokratik dhe kushtetues është Presidenti i Republikës. Presidenti i Republikës, bazuar në parashikimet e nenit 15, pika 2 të Kushtetutës, ka vendosur që në këtë rast të ushtrojë kompetencën e tij si organ i pushtetit publik, në funksion të interesit publik për garantimin e rendit kushtetues në Republikën e Shqipërisë, si dhe për të kontribuar në realizimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur. Gjithashtu, siç theksohet edhe në preambulën e Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka bindjen se, me autoritetin e Tij kushtetues, nëpërmjet këtij akti do të kontribuojë për ndërtimin e një shteti të së drejtës, demokratik e social për të garantuar një të drejtë themelore të njeriut, siç është e drejta për t’u zgjedhur. III. Së treti, zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e një situate të tensionuar politike, mund të sjellë si pasojë jo vetëm mospjesëmarrjen në zgjedhje të rreth gjysmës së votuesve, por krijon rrezikun e një konflikt civil, gjë e cila përbën rrezik serioz për dëmtim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve, stabilitetin demokratik të vendit, unitetin e popullit dhe rendin kushtetues. Presidenti i Republikës duhet të angazhohet në mënyrë racionale dhe efektive për të mbrojtur vlerat dhe parimet kushtetutese të Republikës së Shqipërisë. Presidenti ka përgjegjësinë kushtetuese, që brenda caqeve që Kushtetuta ia lejon, të siguroj respektimin, në formë e në përmbajtje, të parimeve kushtetutese. Sipas nenit 86 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës është kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Në këtë këndvështrim, për Presidentin e Republikës, bashkëjetesa demokratike dhe uniteti i popullit, janë parime kushtetuese që duhen mbrojtur, përpara çdo rregullimi tjetër dytësor apo formal. Konkretisht, garantimi i rendit kushtetues, sigurisë publike, stabilitetit të vendit dhe i zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme, janë parime kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, përfshirë këtu edhe shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Presidenti i Republikës, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka vënë re se sjellja e aktorëve politike në vend, ka krijuar një klimë të theksuar konflikti që rrezikon stabilitetin e e rendit publik, çka do të përbënte rrezik edhe për vet sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe do të defaktorizonte rolin e vendit tonë si faktor paqe e stabiliteti në rajon. Presidenti i Republikës, ka ndjekur të gjitha protestat zhvilluara nga forcat opozitare, ashtu sikundër ka evidentuar edhe kundërpërgjigjen e mazhorancës nëpërmjet mitingjeve të organizuara prej saj në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë. Të dy palët kanë bërë nxitje për provokime ndaj njera-tjetrës, ku shpesh herë me deklaratat e tyre i ndajnë qytetarët e vendit në dy pjesë duke i vendosur kështu për shkak të bindjeve politike përballë njeri-tjetrit, të gatshëm për të demostruar fuqinë e secilës palë. (Vijon në faqen 6)
POLITIKE
6 E martë, 11 QERSHOR 2019
(Vijon nga faqja 5)
Pikërisht zhvillimi i protestave dhe i deklarimeve të opozitës si dhe i antimitingjeve apo thirrjeve kërcënuese të mazhorancës nuk japin aspak siguri për zhvillimin e zgjedhjeve, të qeta, të lira, të ndershme, kunkuruese dhe me standarde. Nga ana tjetër në protestat e zhvilluara deri më tani nga opozita, janë vërejtur elementë të dhunës ndaj forcave të rendit, apo ndaj pronës publike, ndërkohë që edhe nga forcat e zbatimit të ligjit, janë përdorur mjete, teknika, dhe në disa raste reagime jo proporcionale. Në këtë mënyrë, nëse dita e zgjedhjeve do të shndërrohet në një betejë force midis mbështetësve të mazhorancës dhe opozitës, apo në një betejë midis qytetarëve dhe organeve ligjzbatuese, atëherë zgjedhjet do të humbisnin vlerën e tyre në një shoqëri demokratike, dhe nga një mjet esencial i garantimit të një shoqërie demokratike, do të ktheheshin një mjet rreziku për bashkëjetesën demokratike dhe unitetin e popullit. Ky rrezik duhet të parandalohet me mjete kushtetuese, ku pa dyshim përfshihet dhe anulimi i datës së zgjedhjeve nga organi që ka kompetencë dhe detyrë kushtetuese, nga njëra anë të mbrojë unitetin e popullit (neni 86 i Kushtetutës), dhe nga ana tjetër të caktojë datën e zgjedhjeve (neni 92/gj i Kushtetutës). Nëse vendosen në balancë këto dy detyra kushtetuese të Presidentit të Republikës, vlerësoj se mbrojtja e unitetit të popullit dhe bashkëjetesës demokratike prevalojnë mbi aplikimin strikt të rregullave ligjore për caktimin e datës së zgjedhjeve aq më tepër kur këto nuk plotësojnë qëllimin themelor të tyre. Në çdo rast, shfuqizimi i dekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe në këtë mënyrë anulimi i datës 30 qershor 2019 si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve, nënkupton shtyrjen e tyre për një datë tjetër, duke garantuar në çdo rast zhvillimin e tyre brenda një afati të arsyeshëm dhe që garanton arritjen e qëllimit për të cilin anulohet data fillestare e zhvillimin e tyre. Në kushtet aktuale, anulimi i zgjedhjeve, është mjeti i vetëm emergjent për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe parandalimin e një përshkallëzimi të pakontrolluar të saj dhe shtyrja e tyre për në një datë tjetër të dakordësuar mes palëve politike, do të shërbejë si nxitje për dialog për zgjidhjen e krizës që po kërcënon stabilitetin demokratik të vendit. IV. Së katërti, është e vërtetë që aspekt i rëndësishëm i zgjedhjeve është periodiciteti i zhvillimit të tyre. Kjo është e lidhur me mandatin e kufizuar që kanë organet përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore. Mirëpo, në rastin e zgjedhjeve lokale, dita e zgjedhjeve, nga pikëpamja kushtetuese, mund të tejkalojë mandatin e organit përfaqësues apo ekzekutiv të njësisë së qeverisjes vendore. Për pasojë, shfuqizimi i dekretit dhe rrjedhimisht dhe anulimi i datës së zgjedhjeve dhe shtyrja e tyre përtej periudhës zgjedhore të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, në kushtet kur bëhet për të mbrojtur vlera dhe parime kushtetuese, bazë për funksionimin demokratik të shtetit dhe institucioneve, nuk paraqet pengesa nga pikëpamja kushtetuese. Ka një dallim thel-
bësor kushtetues midis rregullave për mbarimin e mandatit të organeve të qeverisjes vendore dhe rregullave për mbarimin e mandatit të Kuvendit. Ndërsa në nenin 65 të Kushtetutës1, janë përcaktuar në detaje nga kushtetuta rregullat mbi fillimin dhe mbarimin e mandatit të Kuvendit dhe afatet për realizimin e zgjedhjeve pasuese, një rregull i tillë mungon në nenin 109 të Kushtetutës2, ku parashikohet mandati i organeve të njësive të qeverisjes vendore. Kjo nuk është një harresë e kushtetutëbërësit, por lidhet drejtpërdrejtë me modelin zgjedhor që aplikohet për zgjedhjen e organit ekzekutiv të njësisë së qeverisjes vendore. Për ilustrim, në kushtet kur për shkaqe të ndryshme, brenda afatit të parashikuar nga ligji, në një njësi të caktuar vendore, nuk do të regjistrohej për kandidim asnjë kandidat, atëherë zgjedhjet për atë njësi vendore, do të shtyheshin në një datë tjetër, përtej mandatit dhe periudhës zgjedhore të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Kjo është një situatë ekstreme, që nuk është e përjashtuar nga pikëpamja kushtetuese dhe që ka ndodhur më parë edhe në Shqipëri. Risjell në vëmendje, se për shkak të mosregjistrimit të opozitës në zgjedhjet e pjesëshme për Bashkinë Kavajë në vitin 2017 dhe tërheqjen përpara datës së caktuar për zhvillimin e zgjedhjeve 7 maj 2017 të kandidatëve të regjistruar, data e zhvillimit të zgjedhjeve për këtë njësi të qeverisjes vendore me Dekret të Presidentit të Republikës nr.10352, datë 21.05.2017, u shtynë përtej afatit ligjor (Kodi Zgjedhor) dhe u caktua një datë e re për t’u realizuar më datë 25 qershor 2017 në të njëjtën ditë me datën që u zhvilluan zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Për këtë arsye, përpara zbatimit të ngurtë të rregullave ligjore, çmoj se duhet të respektohet zbatimi i garancive dhe standardeve kushtetuese, dhe Presidenti i Republikës, ka detyrimin kushtetues që në përputhje me pikat 2 dhe 3 të nenit 4 të Kushtetutës, të zbatojë drejtpërdrejtë Kushtetutën, për të siguruar që nëpërmjet akteve të tij, të garantohet mbrojtja e unitetit të popullit, ose pluralizmi politik dhe paqja në vend. Këto janë parime kushtetuese që prevalojnë mbi çdo aspekt tjetër formal ligjor. V. Së pesti, zhvillimi i proceseve zgjedhore në Republikën e Shqipërisë si për Kuvendin dhe ato për organet e qeverisjes vendore, kanë krijuar historikun e vet, ku nuk mungojnë rastet e preçedentëve të mëparshëm të shtyrjes së datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, gjithmonë në
varësi të rrethanave dhe për të përmbushur një qëllim të ligjshëm. Konkretisht, në vitin 2006, Presidenti i Republikës, me Dekret nr.5131, datë 02.12.2006, ka dekretuar që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të zhvillohet ditën e shtunë datë 20 janar 2007. Për shkak të pretendimeve të forcave politike dhe vlerësimit të pamundësisë së zhvillimit të këtyre zgjedhjeve në datën e caktuar (20 janar 2007) që lindi nga një konflikt politik i cili u zgjidh me një marrëveshje të vonuar më 12 janar 2007, Presidenti i Republikës ka miratuar sërish një akt të ri Dekretin nr. 5194, datë 14.01.2007, nëpërmjet të cilit vendosi që: “Dekreti nr.5131, datë 02.12.2006 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, shfuqizohet dhe zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e dielë më datë 18 shkurt 2007". Ndërkohë në vitin 2017, Presidenti i Republikës, me Dekretin nr. 10098, datë 24.03.2017, caktoi datën 07 maj 2017, si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë. Për shkak të mosregjistrimit të opozitës në këto zgjedhje të pjesëshme për Bashkinë Kavajë dhe tërheqjes nga kandidimi përpara datës së caktuar për zhvillimin e tyre të kandidatëve të regjistruar, me Dekret të Presidentit të Republikës nr.10352, datë 21.05.2017, data e zhvillimit të zgjedhjeve për këtë njësi të qeverisjes vendore, u shty dhe u caktua data 25 qershor 2017, si datë e re për të realizuar procesin e pjesshëm zgjedhor, datë kjo e cila përkonte me të njëjtën ditë me datën për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë me Dekretin nr. 9883, datë 05.12.2016, Presidenti i Republikës, caktoi datën 18 qershor 2017, si ditë për zhvillim e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërsië. Për shkak të krizës politike të vitit 2017 dhe mospjesëmarrjes dhe regjistrimit të opozitës në këtë process zgjedhor, realizimi i zgjedhjeve në datën 18 qershor 2017, bëhej i pamundur. Në këtë mënyrë, pasi palët politike dialoguan dhe dakordësuan një mirëkuptim të shprehur me shkrim, Presidenti i Republikës, nxori Dekretin nr. 10 351, datë 21.05.2017, nëpërmjet të cilit neni 1, i dekretit nr.9883, dt.05.12.2016 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”, u ndryshua dhe u caktua se zgjedhjet për Kuvendin të shtyhen dhe të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 qershor 2017. Si konkluzion, i shqyrtimit të këtyre preçedentëve të mëparshëm ndër vite, shtyrjet e proceseve zgjedhore të përgjithshme apo vendore në
Republikën e Shqipërisë, janë diktuar si pasojë e rrethanave të veçanta politike, të klimës së mosbesimit midis palëve, konfliktit politik, dhe situatave të tensionuara, që në të gjitha rastet kanë bërë të domodoshëm ndërhyrjen e autoritetit të vetëm kushtetues që është Presidenti i Republikës, për të nxjerrë një Dekret të ri, për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Referuar rasteve të mësipërme, shtyrja e procesit të zgjedhjeve dhe realizimi i tyre, është bërë si brenda dhe jashtë afateve dhe periudhës zgjedhore të parashikuara në Kodin Zgjedhor. Në rastet e cituara më sipër, palët kanë dialoguar e më pas kanë dakordësuar zgjidhje duke përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve përtej datës së caktuar me një dekret të mëparshëm. Ndërkohë që në rastin aktual, Presidenti i Republikës, siç ka parashtruar më sipër, edhe pse është angazhuar për të krijuar një klimë dialogu ndërmjet tyre sërish palët kanë vazhduar thellimin e mëtejshëm të dallimeve midis tyre, ku mazhoranca dhe opozita zhvillojnë prej muajsh mitingje dhe antimitingje, për të treguar forcën dhe fuqinë midis tyre, duke përjashtuar kështu deri në ditët e fundit çdo mundësi dialogu dhe duke rritur në vijimësi klimën e tensionit në vend. Më 24 maj të këtij viti, në deklaratën zyrtare të Presidentit të Republikës, veç të tjerash, është shprehur gadishmëria e tij institucionale, që në përputhje me kompetencën që i jep shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikojë Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretojë një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike. Për fat të keq të dy palët qendruan në pozitat e tyre ekstreme. Maxhoranca vijon të tentojë kapjen totale të institucioneve, ndërsa opozita deligjitimimin e plorë të tyre. Në këto kushte, për shkak të rrethanave të krijuara, Presidenti i Republikës, duke vlerësuar të pamundur zgjidhjen e situatës me marrëveshje, ndërmerr këtë inciativë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm të konfliktit social, ndërkohë që me anulimin e datës së zgjedhjeve synon të krijojë një hapësirë kohe të nevojshme që palët të reflektojnë për të diskutuar dhe gjetur zgjidhjen për këtë krizë të rëndë. VI. Së gjashti, Presidenti i Republikës vlerëson të rëndësishëm faktin që, nga mosrealizimi për arsye kushtetuese të zgjedhjeve brenda afatit ligjor, të mos cenohen interesat e qytetarëve shqiptarë. Ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre e të organeve përkatëse. Ndërmjet të tjerave ky ligj parashikon edhe garancinë së qytetarët nuk do të preken në përfitimin e shërbimit ndaj tyre në periudhat tranzitore përgjatë realizimit të proceseve zgjedhore për zgjedhjen e këtyre organeve. Pikërisht këtë garanci e ofron neni 60, pika 4 e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ku parashikon se: “4. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës”. Kjo nënkupton, se qytetarëve shqiptar i sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve nga njësitë e qeverisjes vendore. Të njëjtin vullnet ka parashikuar ligjvënësi edhe për funksionimin e Këshil(Vijon në faqen 7)
POLITIKE
7 E martë, 11 QERSHOR 2019
(Vijon nga faqja 6)
lave Bashkiak, në këto momente tranzitore. Konkretisht në nenin 53, pika 1 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, parashikohet se; “Këshilli bashkiak ushtron funksionet e tij nga data e konstituimit, sipas nenit 48, të këtij ligji, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës.” Pra referuar këtyre dy dispozitave rezulton e parashikuar me ligj se, nuk krijohet vakum funksional në organet e qeverisjes vendore aktuale, deri në zgjedhjen dhe fillimin nga funksionimi i të zgjedhurve nga zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen në një datë të mëvonshme. VII. Së shtati, si President i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga bindjet politike, ai nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj dëmit të jashtëzakonshëm që kriza politike ka shkaktuar e pritet të shkaktojë edhe më shumë në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe në mbarë vendin. Ajo ka injektuar pasiguri tek konsumatori, tek bizneset e vogla dhe të mëdha, investitorët vendas dhe të huaj, në turizëm dhe çdo aspekt tjetër të mbarëvajtjes sociale-ekonomike të vendit. Sipas nenit 88 pika 3 e Kushtetutës, Presidenti i Republikës i shërben interesit të përgjithshëm dhe përparimit. Kriza dhe tejzgjatja e saj do ta dëmtonte edhe më shumë interesin e përgjithshëm ekonomik të vendit, të ardhurat familjare dhe do të cënonte përparimin për një zhvillim të qëndrueshëm kaq të domosdoshëm për vendin. Ndaj në të mirë të çdo familje dhe mbarë shoqërisë sonë, kërkohet reflektim, maturi, bashkëpunim dhe rikthim të normalitetit. ikërisht edhe për këto arsye, Kreu i Shtetit, ka vendosur që të ndërhyrjë me qëllim që kjo krizë të marrë një zgjidhje, dhe jo të thellohet pa mbarim pasi për nga pasojat që do të sillte, do të ishte e pallogaritshme për familjet shqiptare dhe ekonominë e vendit. VIII. Së fundmi, zhvillimi i zgjedhjeve më datë 30 qershor 2019, pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës, do të shënonte ngrirjen e progresit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, do të minonte çdo mundësi për çeljen e negociatave dhe përmbushjen e kriterit kryesor të Kopenhagës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe do të dëmtonte imazhin e Republikës së Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe si kryesues i OSBE-së në vitin 2020, kur për vetë OSBE-në çështjet e standardeve zgjedhore janë thelbësore. Vlen të sillet në kujtesë të palëve politike se Shqipëria aspiron për tu bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian që prej vitit 1991, ku menjëherë pas shembjes se regjimi totalitar në vend, e gjithë shoqëria ka shprehur hapur dhe në mënyrë të vazhduar se dëshiron të jetë pjesë e Evropës Perëndimore. Në këtë proces të pandalshëm dhe në përmbushje të kushteve dhe kritereve të kërkuara, Shqipëria që prej asaj kohe ka përmirësuar jo vetëm Kushtetutën e saj dhe legjislacionin e brendshëm, por ka ndërmarrë një sërë angazhimesh dhe masash për t’i dhënë kuptim të qartë dhe real demokratizimit të funksionimit të shtetit dhe të gjithë jetës shoqërore. Një prej angazhimeve themelore që Republika e Shqipërisë ka ndërmarrë nën këtë proces është nënshkrimi në vitin 2006 i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit “Shqipëri-BE”, marrëveshje kjo e cila është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me ligjin nr. 9590, datë 27.7.2006 “Për rati-
fikimin e “Marrëveshjes së StabilizimAsocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve të tyre anëtare”. Në këtë akt, i cili me ratifikimin e tij është bërë pjesë e legjislacionit të brendshëm të vendit, që në preambulën e saj, përcaktohet qartë se për nënshkrimin e kësaj marrëveshje është mbajtur parasysh; “Angazhimi i palëve për rritjen e lirive politike e ekonomike që janë bazat themelore të kësaj marrëveshjeje, si dhe angazhimin e tyre për të respektuar të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, përfshirë të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve kombëtare, si dhe parimet demokratike nëpërmjet një sistemi shumë partiak me zgjedhje të lira e të ndershme”. Por përkundër këtij angazhimi për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të cilat janë kriter kryesor i Kopenhagës, rezulton se në Shqipëri, në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, vendi po shkon drejt votimeve një partiake dhe pa garë. Në rast se në Republikën e Shqipërisë do të zhvillohen zgjedhjet e datës 30 qershor, ku në pjesën dërrmuese konkurron për organet drejtuese vetëm një forcë politike, atëherë kjo situatë përbën shkelje të drejtpërdrejtë të detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe pikërisht në parimet bazë të saj, çka do të përbënte një regres me pasoja shumë të rënda për të ardhmen Evropiane të vendit. Integrimi Evropian i vendit, prej gati tre dekadash ka qenë dhe mbetet Objektivi Kombëtar i të gjitha forcave politike dhe të gjithë qytetarëve tanë. Ndaj nëse në Shqipëri, sot në vitin 2019, do të zhvilloheshin zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës, atëherë kjo jo vetëm do bllokonte cdo hap përpara në këtë drejtim, por do të përcillte një mesazh të gabuar dhe aspak të vërtetë tek të gjithë partnerët ndërkombëtar se Shqipëria është e orientuar drejt një qasje tjetër, të ndryshme nga ajo që ka zbatuar deri më tani. Në këtë mënyrë është e pashmangshme që Objektivi Kombëtar i Shqiptarëve, të dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do të kërkon-
te një kohë shumë të gjatë. Një tjetër angazhim ndërkombëtar madhor që Republika e Shqipërisë është kryesimi për herë të parë në vitin 2020 i organizatës së OSBEsë. Në kuadër të këtij angazhimi madhor, do të ishte e pamoralshme për Republikën e Shqipërisë, që si vend që pritet të kryesojë organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë, që punon për stabilitet, paqe dhe demokraci për më shumë se një miliard njerëz, ti paraprijë kryesimit të kësaj organizate ndërkombëtare me shembullin më të keq të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe cenimit të demokracisë dhe pluralizmit politik. Pikërisht edhe për këtë shkak Presidenti i Republikës, për të shmangur këtë rrezik potencial ka vendosur të shfuqizojë dekretin nr.10928, datë 05.11.2018, për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore dhe anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të tyre. Kjo vendimmarrje e Presidentit të Republikës, i shërben krijimit të një hapësire kohore, brenda së cilës palët politike në vend pa vonesë të reflektojnë për të reaguar që të dialogojnë për një zgjidhje në funksion të interesave të vendit, larg interesave të ngushta e afatshkurta të partive politike që ata përfaqësojnë dhe që do të ndihmonte axhendën e përbashkët Evropiane të Shqipërisë. Për të gjitha sa kam parashtruar më sipër; - Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mosreflektimit të asnjërës pale; - Duke patur parasysh domosdoshmërinë e ç’tensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend; - Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse; - Me përgjegjësi për të ardhmen evropiane të vendit; - Me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik dhe që garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut; - Me frymën e tolerancës, në funksion të paqes, mirëqenies dhe solidaritetit sho-
qëror; - Me bindjen se kjo vendimmarrje në kushtet aktuale është mënyra e vetme për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhet vendi; - Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar; - Në përputhje me kompetencën që më jep neni 92, shkronja “gj” e Kushtetutës, si dhe në mbështetje të preambulës së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikës 3 të nenit 1, nenit 3, pikës 2 të nenit 4, nenit 15, nenit 45, pikës 1 të nenit 86, pikës 3 të nenit 88, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Presidenti i Republikës, ka vendosur që të dekretoj shfuqizimin e Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Ftoj të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë. Ndaj i bindur për rëndësisnë e këtij akti historik për të shpëtuar të ardhmen evropiane të vendit dhe për të mbrojtur bashkëjetesën demokratike të të gjithë shqiptarëve po e nënshkruaj këtë dekret përpara të gjithë shqiptarëve. (Footnotes) 1 1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur. 2. Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit. Periudhat zgjedhore dhe rregullat për thirrjen e zgjedhjeve për Kuvendin përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. 3. Në rast shpërndarjeje të Kuvendit para përfundimit të mandatit të plotë, zgjedhjet thirren jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij. 4. Kuvendi nuk mund të nxjer rë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme. 2 1. Organet përfaqësuese të njësive bazë të qeverisjes vendore janë këshillat, të cilët zgjidhen çdo katër vjet me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë. 2. Organi ekzekutiv i bashkisë ose i komunës është kryetari, i cili zgjidhet drejtpërdrejt nga populli në mënyrën e parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni. 3. Të drejtën e zgjedhjes në këshillat vendorë dhe si kryetar bashkie ose komune e kanë vetëm shtetasit që janë me banim të përhershëm në territorin e njësisë vendore pë rkatëse. 4. Organet e njësive të qeverisjes vendore kanë të drejtë të formojnë bashkime dhe institucione të përbashkëta me njëri-tjetrin për përfaqësimin e interesave të tyre, të bashkëpunojnë me njësitë vendore të vendeve të tjera, si dhe të përfaqësohen në organizatat ndërkombëtare të pushteteve vendore.
POLITIKE SITUATA / BASHA TAKIME ME ALEATËT DHE KRYESINË E PD-së NË SELINË BLU
8
E martë, 11 QERSHOR 2019
PD vendos: Aksion opozitar në çdo qytet ku Rama zhvillon takime elektorale
P
as deklaratës për shtyp të mbajtur pasditen e djeshme nga selia blu, dy ishin takimet e rëndësishme të përcaktuara në agjendën e kryedemokratit Lulzim Basha pasditen e kësaj të hëne. Sipas raportimeve Basha zhvilloi një takim me aleatët, takim ky i cili nisi rreth orës 18:00. Ndërkohë, që më vonë, rreth orës 19:00, kryedemokrati do të mblidhte dhe Kryesinë e PD-së për të diskutuar në lidhje me situatën politike në vend. Në përfundim të mbledhjes së kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët e tij politikë, ka folur kreu i PR-së, Fatmir Mediu. Sipas tij, e gjithë opozita i qëndron asaj ç’ka Basha deklaroi sot në konferencën për shtyp nga selia e PD-së, se, janë të angazhuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa Ramën kryeministër. “Ne vijojmë të jemi të angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën kryeministër. Qëndrimi ynë është i njejtë me atë që zoti Basha ka mbajtur në konferencën për shtyp sot (dje). Kjo ka qenë dhe mbetet pjesë e axhendës sonë”, u shpreh kryerepublikani Fatmir Mediu pas takimit në selinë blu. Intensifikimi
i aksionit opozitar tashmë do të shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit. Kryesia e PD vendosi që t’i propozojë nesër Këshillit Kombëtar, krijimin e një aleancë qytetare për mbrojtjen e demokracisë në çdo bashki. Në mbledhje, Basha ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk ka negociata me Edi Ramën. Krijimi i aleancës qytetare vjen si si intensifikim i aksionit politik për të ndaluar mazhorancën për zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor. Po ashtu Kryesia ka diskutuar intensifikimin e aksionit ne çdo qytet kur Rama ka takim elektoral apo prezantim kandidatesh. “Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”, njoftoi mbrëmjen e djeshme selia blu.
Kreu i PD-së i vendosur: Asnjë Pazar. Pa largimin e Ramës, populli nuk ka asnjë mundësi të zgjedhë. Boll më me Shqipërinë që duan ata!
N
gjarjet që ka shkaktuar vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta që prej së shtunës me vendimin e tij për të anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kanë detyruar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha të mbajë një konferencë urgjente për shtyp. Që në nisje të fjalës së tij, Basha nga selia blu u shpreh i vendosur që zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë, dhe askush nuk do ta shkarkojë Presidentin e Republikës. Basha është shprehur se nuk i takon atij ta gjykojë, por Gjykatës Kushtetuese, ndërsa është shprehur se është plotësisht dakord me të. Ndërkohë, në lidhje me mocioni e Ballës drejtuar kryetarit të Kuvendit Ruçi, Basha është shprehur i sigurt se dy gjëra nuk kanë për të ndodhur: shkarkimi i Presidentit dhe zgjedhjet e 30 qershorit. “Është një periudhë e mjegullt politike, shqetësuese dhe ngatërruese për njerëzit, prandaj dua të ndaj me ju disa të vërteta dhe mendime. Dua të them që në fillim dy të vërteta: Nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor. Nuk do të shkarkojë kush Presidentin e Republikës. Edi Rama po përpiqet të bombardojë opinionin publik me dy përbetime, që ai as nuk i mban dot, dhe as nuk ka interes t’i provojë: Ai po përbetohet se do t’i mbajë zgjedhjet edhe pa dekret presidencial, edhe pa pjesëmarrje politike. Ai po përbetohet gjithashtu se do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit. Janë të dyja bllofe dhe zhurmë me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes tuaj. Edi Rama nuk do që të flitet për krimin, drogën dhe vjedhjet e tij të përditshme. Ai nuk do që të flitet për Avdylajt dhe Dakot, për Çyrbjet dhe Shullazët, për Gjiknurët, Manjat dhe Lalët, për aferën 250 milionë të Milot-Balldren dhe aferën e Teatrit Kombëtar. Edi Rama po kërkon të vërë në skenë një telenovelë me dramacitet zgjedhor dhe presidencial, me shpresën që të harrohet fakti, se Astrit Avdylaj është de fakto kryetari i Partisë Socialiste të Durrësit, kryebashkiaku i Durrësit, kryepolici, kryedoganieri dhe kryetatimori i Durrësit. Ky, është fakti më i rëndësishëm politik i gjashtë viteve të fundit: fakti që provoi shkrirjen në një të krimit, Partisë Socialiste dhe qeverisjes socialiste. Të dashur bashkëqytetarë! Unë do të kisha dashur që në opozitë të isha marrë më shumë me politikat publike, të isha marrë me programe dhe ligje, me vendime që ndihmojnë ekonominë dhe njerëzit sesa me betejën e përditshme kundër krimit, drogës, dhe shtetit të bërë njësh me krimin. Por këmbëngulja dhe beteja ime e vazhdueshme kundër
Basha: Zgjedhje më 30 qershor dhe shkarkimi i Presidentit nuk kanë për të ndodhur krimit dhe drogës janë përpjekje për të zgjuar shoqërinë tonë nga shpërfillja/ ndaj rrezikut që krimi i organizuar dhe droga kanë sjellë për të gjithë ne dhe të ardhmen tonë. Sepse kur droga dhe krimi futen në politikë, në të nuk ka më vend për politikanë që punojnë për popullin. Sepse kur droga dhe krimi futen në ekonomi në të nuk ka më vend për sipërmarrës dhe njerëz të ndershëm. Në një vend ku sundojnë kriminelët, nuk ka të ardhme për fëmijët. Beteja ime dhe e Partisë Demokratike është betejë për ju, betejë për të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë. Drogën nuk e kam sjellë unë në Shqipëri, paratë e drogës nuk i kam futur unë në zgjedhje, krimin nuk e futa unë në parlament dhe në çdo qelizë të shtetit. Nuk jam unë ai që është ulur me kriminelët, që ka bërë pazare me kriminelët, që ka pastruar paratë e kriminelëve. Krimin, drogën dhe të keqen e krimit në politikë e ka futur Edi Rama. Meqë disa socialistë sot kanë dëshirë të flasin për shkarkimin e Presidentit, kam një pyetje për ta? Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë Presidentin? Ilir Ndrazhi përfaqësuesi politik i bandës së Avydylajve apo Jurgis Çyrbja, përfaqësuesi politik i bandës së Shullazit, Rrahman Rrahja apo Luan Harusha përfaqësuesi i bandës së Bajrave, apo Reme Lala, përfaqësuesja e familjes kriminale Lala?! Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë Presidentin, Damian Gjiknuri që donte të pastronte 30 milonë euro për llogari të Edi Ramës, duke fallsifikuar edhe dokumentat zyrtare të qeverisë amerikane? Apo Arben Ahmetaj përfaqësuesi i një klani mafioz ndërkombëtar të plehrave? Apo Taulanti i Begos dhe i Toyota Yaris?! Nuk më takon as mua të gjykoj vendimin e Presidentit, ndonëse e mbështes plotësisht. Politikisht unë mund të them që zgjedhjet moniste nuk janë zgjedhje. Politikisht unë mund të them se vendimi kushtetues dhe i
përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik. Përtej çdo mendimi individual, ka një dhe vetëm një institucion që mund të shprehet: Gjykata Kushtetuese. Këtë Gjykatë e ka shkatërruar me krenari dhe mburrje Edi Rama, sikurse ka shkatërruar edhe Gjykatën e Lartë, dhe ajo sot nuk mund të shprehet. Të dashur bashkëqytetarë! Në demokraci, zgjedhjet janë instrumenti se si njerëzit zgjedhin qeverinë dhe qeverisjen që duan. Zgjedhjet janë mekanizmi se si vullneti i njerëzve përkthehet në institucionet qeverisëse. Por ama, është e qartë për këdo, se në kushtet e sotme nuk ka asnjë mundësi që vullneti i popullit të diktojë parlamentin dhe qeverisjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. As me 30 qershor, as me 30 korrik, as me 30 gusht. Jo përpara se të largohet Edi Rama nga kryeministër, dhe
jo para se Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe dhjetëra funksionarë socialistë dhe bashkëpunëtorët e tyre të botës së krimit të dalin para drejtësisë për vjedhjen e zgjedhjeve, për shkatërrimin e themelit të rendit demokratik. Përpjekjet e mia, përpjekjet e Partisë Demokratike nuk janë përpjekje për pazare tavolinash apo negociata datash. Beteja jonë është betejë për lirinë e votës. Ajo që unë dhe, bashkë me mua, qindra mijëra qytetarë po kërkojmë nga vendi ynë, nga shoqëria jonë, është standardi më minimal, por i pazëvendësueshëm i çdo shoqërie demokratike: të drejtën që shqiptarët me vullnetin e tyre të lirë të vendosin se kush do t’i qeverisë. Unë nuk do të pushoj së luftuari, deri sa kjo të arrihet, dhe nuk do të bëj asnjë kompromis, me askënd, as sot, as nesër, derisa kjo të arrihet. E di që për shumë qytetarë është e lodhshme
të bëhen dëshmitarë të kësaj gjendje të rëndë. Më vjen keq për këtë. Por dua t’u them atyre se gjithçka bëhet për një ditë më të mirë. Mjedisi i vetëm, ku fatet dhe jetët e njerëzve të jenë të mira, është një shoqëri ku politika është e lirë nga krimi dhe korrupsioni, dhe ku vullneti i lirë i njerëzve përcakton qeverisjen. Kjo është ajo që unë besoj, kjo është ajo për të cilën kam luftuar çdo ditë, çdo çast këto 6 vjet: Vullneti i lirë i njerëzve dhe politika në shërbim të këtij vullneti. Për këto, jam i gatshëm të flas, të diskutoj, të punoj. Për asgjë tjetër. Të dashur bashkëqytetarë Përveçse ndaj çdo shqiptari, unë kam personalisht një detyrim të madh ndaj mijëra e mijëra qytetarëve dhe demokratëve që kanë protestuar këto muaj pa u shkurajuar nga dhuna, nga gazi helmues, nga arrestimet, nga terrori dhe nga propaganda. Ju shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe jam i frymëzuar nga kurajo juaj. Sikurse e çdo shqiptari që na ka mbështetur, në çdo mënyrë që ka mundur. Beteja jonë për Shqipërinë si gjithë Europa vazhdon me vendosmëri. Asnjë hap pas, deri në triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin. Shumëkush është në ankthin e asaj që do të vijë, shumë të tjerë të ndarë padrejtësisht në “ne” dhe “ata” presin se çfarë do të ndodhë. Ajo që dua t’ju garantoj sot, është se në fund të kësaj beteje, do të fitojë Shqipëria, do të fitojnë dhe përfitojnë shqiptarët, do të triumfojë e drejta, liria, demokracia. Të flasim hapur, do të ketë edhe të humbur, por ata janë vetëm një grusht i vogël pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh dhe kriminelësh që sot vendosin për gjithçka dhe marrin gjithçka. Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë! ”, deklaroi dje nga seli blu, kryedemokrati Lulzim Basha.
POLITIKE OPINION
Nga Luan Rama
9
E martë, 11 QERSHOR 2019
“Një pyetje për të mençurit, që të përgjigjen budallenjtë” Një pyetje për të mençurit, që të përgjigjen budallenjtë. Siç pritej, Dekreti i Presidentit të Republikës për shfuqizimin e Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, shërbeu për ta ndezur më shumë debatin politik, publik e mediatik, duke i shtuar edhe elementë të debatit profesional e kushtetues. Natyrisht, kjo nuk përbën as ndonjë çudi dhe as herezi. Përkundrazi, debati në një shoqëri të hapur është shenjë që dëshmon pjekurinë dhe
maturitetin e vetë shoqërisë. Mirëpo, ajo që nuk pritej dhe që nuk ka lidhje as me debatin, as me kushtetutën, as me ligjin dhe as me etikën e shfaqjes në publik, është rendja mjerisht poshtëruese e një lukunie shërbëtorësh, në një garë absurde se kush të shfaqet më budallai ndër të gjithë! Ekstazë budallenjsh gjithkund; në Kuvend, në qeveri, në KQZ, në ekrane e portale mediatikë! Kuvendi i Shqipërisë mund të miratojë një ligj, për të shfuqizuar një ligj të mëparshëm, Këshilli i Ministrave mund të miratojë një vendim (VKM) për të anuluar një VKM të mëparshëm, Kryeministri mund të miratojë një akt normativ, me atë të të cilit shfuqizon
një akt të mëparshëm, edhe ministri mund të nxjerrë një urdhër që shfuqizon urdhrin e mëparshëm, po Presidenti i Republikës pse nuk paska të drejtë që me një dekret të shfuqizojë një dekret të mëparshëm? E meqë po flasim për dekretin, për të gjithë ata që janë përfshirë në kakofoninë e radhës për të fshehur lajthitjen e tyre, nuk ka ç’dekretim, por kemi një dekret që shfuqizon një dekret të mëparshëm, një praktikë kushtetuese e Presidentit të Republikës. Mirëpo, kujt t’ia thuash? “Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët, të cilët ata i adhurojnë!”, – ka thënë Volteri.
Ish-deputeti demokrat: Topi për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira e të ndershme apo t’i çojë shqiptarët në konflikt është në fushën e R amës
Bylykbashi: Precedenti i harruar i Kuvendit që i jep të drejtë Presidentit I
sh-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar mbi dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Por duke u nisur nga fakti që pas këtij vendimi edhe vetë kreu i shtetit e pohoi se ka një boshllëk për sa i përket një date të dytë për zgjedhjet, Bylykbashi thekson se dhe për këtë ka një precedent të mëparshëm, në kohën kur socialistët drejtonin vendin, por jo nga Rama, por nga Fatos Nano. Ndër të tjera, Bylykbashi shkruan se atëherë Kryeministër dhe kryetar i PS-së ishte Nano, që bënte marrëveshje, dhe jo Rama që kur i bën marrëveshjet, i shkel dhe mburret se është i zoti t’ua hedhë të tjerëve. “Presidenti sapo anuloi 30 qershorin si datë zgjedhjesh vendore. Në pritje të konsultës politike, ai ende nuk ka një datë të re. Presidenti e bëri të qartë që data e re do të caktohet në një datë të përshtatshme. Por sot kemi një boshllëk. Ky boshllëk ka një precedent që dikur shpëtoi zgjedhjet dhe këtë precedent e ka vendosur Parlamenti dikur në vitin e largët 2005. Listat e zgjedhjeve të vitit 2000 ishin krejtësisht të manipuluara. 600 mijë emra (25%) të listës prej 2,4 milion zgjedhësish ishin të dubluar dy apo më shumë herë dhe 150 mijë prej tyre ishin rekorde fantazëm, të falsifikuar, që nuk figuronin fare në regjistrat e gjendjes civile. 100 zonat zgjedhore një-emërore për zgjedhjet për Kuvendin e vitit 2001 u hartuan mbi bazën e kësaj liste zgjedhësish të manipuluar. Rezultati ishte një hartë zonash zgjedhore e manipuluar rëndë ku në jug të Shqipërisë ku PS ishte e fortë, një mandat zgjedhjesh deri edhe me 40% më pak vota se në veri, duke i dhënë avantazh në tavolinë PS-së kundër opozitës. Njësoj siç PS bëri me hartën e ndarjes territoriale në 2014-ën për të fituar avantazh në hartën e bërë mbi tavolinën e PS-së. Reforma 2002-2003 konstatoi këtë deformim të rëndë të standardeve të zgjedhjeve dhe me marrëveshjen e PS dhe PD të 17 majit 2003 u ra dakord që zonat zgjedhore për zgjedhjet e 2005 të ribëheshin. Por në nëntor të vitit 2004, mazhoranca e PS-së ndërpreu njëanshmërisht procesin e hartimit konsensual të 100 zonave të reja zgjedhore, sepse vendosi të mbante zonat e vjetra dhe të shfrytëzonte avantazhin. Opozita, si kundërpërgjigje bllokoi në dhjetor 2004 miratimin e amendamenteve të reformës zgjedhore të vitit 2004. Kriza politike që u
nxeh shpejt, u zgjidh me një marrëveshje në ditët e fundit të dhjetorit 2004. PS dhe PD ranë dakord, me negocim të OSBE, që ligji i 100 zonave zgjedhore të shfuqizohej pa miratuar një ligj të ri që ta zëvendësonte. Në janar 2005 Parlamenti shfuqizoi ligjin duke krijuar vakum jo vetëm në legjislacion, por në vetë sistemin zgjedhor që 100 mandate i zgjidhte me zona njëemërore dhe 40 mandate i zgjidhte me lista proporcionale. Kuvendi caktoi muajin mars 2005 si afat për ligjin e ri. Kjo krijoi një vakum gjigant ligjor, sepse pa këtë ligj mungonte baza ligjore për 71%
të mandateve të Kuvendit. Pa këtë ligj, dhe pa një ligj të ri, zgjedhjet e korrikut 2005 nuk mund të zhvilloheshin dhe askush nuk kishte garanci që ligji i ri do të miratohej përpara zgjedhjeve. Pra, vullneti pozitiv politik i palëve politike për të bërë zgjedhje me standarde demokratike ishte thelbësor qe të arrihej marrëveshje dhe ligji i ri të plotësonte boshllëkun jo thjesht ligjor që shkaktoi Kuvendi, por me pasojën kushtetuese të mos mbajtjes së zgjedhjeve. Por atëherë Kryeministër dhe kryetar i PSsë ishte Nano, që bënte marrëveshje, dhe jo
Rama që kur i bën marrëveshjet, i shkel dhe mburret se është i zoti t’ua hedhë të tjereve. Romakët e lashtë që zbatonin parimin “pacta sunt servanda” (marrëveshjet zbatohen”, shkeljen e marrëveshjes e quanin paburrëri dhe i dërgonin ushtrinë atij që e shkelte. Në mars 2005 u miratuan me konsensus 100 zonat e reja zgjedhore në Kuvend, zgjedhjet u zhvilluan, ndodhi rotacion demokratik paqësor dhe kriza e dhjetorit 2004. Por precedenti që Kuvendi vendosi duke krijuar një boshllëk ligjor për të çuar në zgjidhje të përbashkët për zgjedhje demokratike dhe që sot i hapi rrugën Presidentit është aty, edhe pse askush nuk e ka përmendur deri më sot ndoshta edhe pse nuk e mban mend. Presidenti, me siguri, shpejt do të caktojë datë tjetër dhe këtë e ka detyrim kushtetues. Të gjithë sot kanë detyrimin të punojnë për zgjedhje demokratike, të lira dhe të ndershme, cilësi që votimet e 30 qershorit nuk do t’i arrinin kurrë. Por për Kryeministrin Rama, që nuk ka asnjë zë ne kapitullin kushtetues për dekretimin e zgjedhjeve, ka dy rrugë: ose ta çojë vendin drejt zgjedhjeve demokratike, ose drejt krizës dhe konfliktit. Topi për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira e të ndershme apo t’i çojë shqiptarët në konflikt është në fushën e Ramës. Nëse, në konsultim me çunat e bandave ai zgjedh konfliktin, përgjegjësinë do ta mbajë për kohë të gjatë. Sepse zgjedhjet janë për zgjedhësit që të zgjedhin, dhe jo për Ramën që të marrë, apo mbajë pushtetin”, tha dje ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
Ish-deputeti Endrit Braimllari: Anëtarët e Rilindjes në KQZ ushtar të krimit
LSI, Vasili: KQZ puç institucional, të shkojnë në burg bashkë me Ramën
N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili shprehet se anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me vendimin për të mos njohur shtyrjen e zgjedhjeve të presidentit Meta, kanë konsumuar veprën penale të puçit institucional. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili u shpreh dje se anëtarët socialistë në KQZ që morën këtë vendim vendosën që të shkojnë në burg bashkë me Edi Ramën. “KQZ e krimit të
organizuar konsumoi veprën e rëndë të puçit institucional duke refuzuar dekretin e Presidentit për zgjedhjet. Anëtarët e rilindjes në KQZ u vetëngarkuan me përgjegjësi shumë të rëndë penale nga e cila nuk i shpëton dot as Edi Rama dhe askurrkush. Meqë kanë zgjedhur të shkojnë në burg për Edi Ramën. Udhë të mbarë”, u shpreh dje ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Një reagim i fortë do të vinte dje edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar në
lidhje me mos rënien dakord të KQZ-së për shtyrjen e zgjedhjeve. Braimllari ka thënë se anëtarët e Rilindjes së KQZ-së janë ushtarë të krimit, teksa ka shtuar se fundit i tyre është burgu. “Anëtarët e Rilindjes në KQZ ushtar të krimit. Anëtarët e rilindjes në KQZ ushtarë të krimit flasin në telefon me përfaqësues të krimit, mbrojtën zgjedhjet e krimit të Edi Ramës tani po bëjnë krim vetë. Fundi i tyre është burgu!”, u shpreh ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.
POLITIKE
10
E martë, 11 QERSHOR 2019
Debatet në mbledhje/ Kreu i KQZ-së ngrihet nga tavolina, drejtimin e merr Biba: Akti i Presidentit nul
K
omisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ju bind dekretit presidencial për të ndërprerë punën për përgatitjet e 30 qershorit. Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri ishte i vetmi që kërkoi zbatimin e vendimit të presidentit. Por pasi braktisi mbledhjen, 4 anëtarët e propozuar nga Partia Socialiste e konsideruan aktin nul, pa marrë asnjë vendimmarrje, dhe vijuan me rendin e ditës si të ishte një situatë normale, duke shpërndarë fondet për partitë pjesëmarrëse në zgjedhje. Qëndrimi i kreut të KQZ-së Në fjalën e tij, kreu i KQZ-së Klement Zguri i bëri apel anëtarëve të PS-së në Komision që të reflektojnë, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë që të vihet në diskutim një dekret i Presidentit. Zguri tha se ndodhej para një sfide dhe bëri të qartë se KQZ, institucion inferior ndaj presidentit nuk ka kompetencë për të diskutuar dekretin e kreut të shtetit dhe u ngrit nga tavolina duke ftuar anëtarët e tjerë ta ndjekin nëse kanë të njëjtin mendim. Duke e cilësuar një situatë të rëndë, dhe që mund të ngjallë debat të fortë, kreu i KQZ-së ka braktisur mbledhjen. “Duket si një lloj sfide. Nga një anë kam një dekret që zhdekreton datën e zgjedhjeve përmes një dekreti dhe tjetra kërkesa e dy kolegëve, sfida në raport me vlefshmërinë e dekretit. Ka një hierarki ligjore. Personalisht në 22 vite që kam, e them dhe një herë nuk më ka rastisur të ndodhem në një situatë të tillë: Të vëmë në diskutim një dekret të presidentit. ka ndodhur e njëjta gjë edhe më parë. Janë tre raste që presidentët kanë zhdekretuar dekretet e tyre dhe kanë vendosur një datë tjetër. Nuk dua të futem janë apo jo në të drejtën e tyre, unë besoj që duhet t’i bindemi një dekreti. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe kur doli dekreti për datën e zgjedhjeve. Gjërat nuk shkuan siç ne mendonim. Jemi në këtë moment që flasim përballë këtij fakti. Nuk dua të gjykoj kompetencën e presidentit. Nuk jam Gjykatë Kushtetuese të vlerësoj është apo jo i ligjshëm dekreti i presidentit. për mua është detyruar dhe duhet të respektoj dekretin e tij. Pika 2 e dekretit më urdhëron. As kjo pikë e dekretit nuk respektohet, dhe unë jam ndodhur në vështirësi. Kërkesa ime për t’ja dërguar subjekteve zgjedhore refuzohet. Për mua kjo është fare banale. E thash si shembull për të kuptuar se ku po shkojmë. Shpresoj të ketë një vetëpërmbajtje. Respektimi i ligjeve duhet të prevalojë. Për të mos u zgjatur, refuzoj t’i futem brendisë. Nuk është KQZ që e ka këtë detyrim. A mundemi ne të refuzojmë një vullnet të tillë. Për mua është një sfidë që në rend dite kam dekretin e presidentit. Nuk e gjej me vend që mundem të drejtoj këtë debat. Ky nuk është një debat
PS refuzon anulimin e zgjedhjeve, Zguri: Dekreti nuk diskutohet. Debati nuk është për KQZ
që duhet të bëhej në tavolinën e KQZ. Jam i detyruar të çohem”, tha kreu i KQZ-së, Klement Zguri. Diskutimet e socialistëve Pas deklaratave të tij, Zguri braktisi mbledhjen e thirrur nga dy anëtarët Denar Biba dhe Bledar Skënderi, të cilët kundërshtuan dekretin e fundit të Presidentit të Republikës. Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba u shpreh se akti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve është i pavlefshëm. “Me të marrë vesh ardhjen e dekretit ne vendosëm ta shtynim me dy orë për ta analizuar atë. nuk ka hierarki mes nesh dhe presidentit. Ne jemi organe të ndryshëm. Presidenti ka nxjerrë dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve “Zgjedhjet
të zhvillohen më 30 qershor 2019”. Kodi zgjedhor detajon se data e zgjedhjeve përcaktohet nga presidenti i Republikës, zgjedhjet zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit. Sot vetëm 20 ditë para datës së zgjedhjeve presidenti vendos shfuqizimin e dekretit për anulimin e zgjedhjeve. Ky dekret i dytë është një akt i pavlefshëm sipas kodit të procedurës civile. Praktikisht dekreti i sotëm bie ndesh me parimin e ligjshmërisë ku thuhet se organet publike ushtrojnë detyrat brenda kompetencave të tij. Nxjerrja e dekretit është brenda kompetencave të presidentit,por ai nuk mund të anulojë apo të mos caktojë fare një datë zgjedhjesh.
Pasi duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit Shqipëria është sot pa një datë zgjedhjesh. Duke e lënë vendin pa datë zgjedhjesh presidenti refuzon të përmbushë detyrimin që organi publik ia ka kaluar për ta ushtruar. Shfuqizimi i dekretit është një shkelje e hapur sepse lë vendin pa datë zgjedhjesh. Unë vlerësoj se KQZ ka detyrimin të vijojë me organizimin e zgjedhjeve për 30 qershor”, tha Biba. Anëtarja Rezarta Bitri deklaroi se akti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit është nul dhe jashtë kompetencave të tij. “Detyrat dhe kompetencat e presidentit rrjedhin nga parimet e shtetit të së drejtës. Veprimet e tij duhet t’i
përmbahen kushtetutës, ku thuhet se presidenti ka kompetencë vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve, dhe jo t’i shtyjë apo t’i anulojë ato. Nuk mund të shtyhen zgjedhjet në infinit. Duhet të kishte një datë për zgjedhje të reja. Është e qartë se sistemi ynë nuk ja jep këtë kompetencë presidentit. As kushtetuta dhe as ligji elektoral nuk parashikojnë një kompetencë të tillë të presidentit. Jam tërësisht e bindur që ky është akt nul dhe nuk na pengon për të vijuar më tej organizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit”, tha Bitri. Edhe anëtari tjetër i KQZ-së Bledar Skenderi theksoi se Presidenti Meta duhet të bënte zjarrfikësin e politikës në Shqipëri. “Bëri të kundërtën. E konsideroj një akt nul”, tha Skënderi. Në të njëjtën linjë u shpreh dhe anëtarja Edlira Jorgaqi. “Akti për anulimin e zgjedhjeve është i pavlefshëm sepse është haptazi i paligjshëm. Është cenim i parimit të ligjshmërisë. Akti është absolutisht i pavlefshëm edhe kur organi ushtron një kompetencë që ligji nuk ia lejon. Nga nëntori ligji nuk njeh asnjë kompetencë për shtyrë apo shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Rrjedhojë e aktit për zgjedhjet në 30 qershor, KQZ është në ushtrim për përgatitjen e tyre. Janë ngritur KZAZ,janë prezantuar kandidatët, janë tenderuar fondet publike, para të taksapaguesve shqiptarë. Ato nuk mund të flaken tutje”, tha Jorgaqi.
DEPOZITOHET KËRKESA NË KUVEND NGA TAULANT BALLA
PS rezolutë për shkarkimin e Metës, por këtë e vendos Gjykata Kushtetuese jo Kuvendi
Partia Socialiste e Shqipërisë ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion me debat në seancën e së enjtes ku në fund do të kërkohet shkarkimi i Presidentit pas vendimit të Metës për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit pa afat. Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon
te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor. Kryesia e Partisë Socialiste mori këtë të hënë vendimin politik për të nisur pa vonesa procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta për në seancën plenare të Kuvendit, të enjten pas vendimit të kreut të shtetit për të anuluar zgjedhjet vendore të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor. Kryesia e Partisë Socialiste vendosi politik për të nisur pa vonesa procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta për në seancën plenare të Kuvendit, të enjten. Por një vendim i tillë që kërkon 2/3 e votave, pra për të mundësuar shkarkimin e presidentit nga Kuvendi do të duhen edhe votat e opozitës së re që erdhi pas djegies
në bllok të mandateve nga opozita, tashmë jo kuvendore. “E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e Presidentit. Duhet të fokusohemi te 30 qershori”, mësohet të jetë shprehur kryeministri në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PS-së. Po ashtu, Rama ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e shumicës që zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Por shkarkimi i Presidentit kërkon 94 vota, pra PS-së i duhen edhe 16 vota nga opozita parlamentare. Gjithsesi, edhe nëse Kuvendi e shkarkon, Meta nuk ikën nga zyra pa u konfirmuar më parë shkarkimi i tij nga Gjykata Kushtetuese. Kur kjo gjykatë nuk ekziston, nxjerrja e Metës nga Presidenca duket e
largët, duke marrë në konsideratë se në proces janë për tu emëruar 6 gjyqtarë kushtetues. 3 i emëron Meta dhe 3 Kuvendi. Shkarkimi i Presidentit kërkon 5 gjyqtarë, dhe duhet që të paktën 2 nga ata që do të caktojë Meta ta “tradhtojnë” atë në seancën më të parë. Arsyet dhe procedura e shkarkimit të Presidentit parashikohen në nenin 90 të Kushtetutës: “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë”. Parashikime këto që nuk kanë asnjë lidhje me vendimin e Presidentit për të shmangur një konflikt të mundshëm civil në Shqipëri si rezultat i tensioneve politike që kanë përfshirë vendin.
POLITIKE
11
E martë, 11 QERSHOR 2019
Sekretari për Zgjedhjet në PD: Asnjë akt i mëtejshëm lidhur me zgjedhjet s’mund të jetë i ligjshëm
Ivi Kaso: Refuzimi i dekretit të Presidentit nga KQZ, hapi i parë i një puçi institucional K
ryetari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, e ka cilësuar të pashembullt refuzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të zbatuar dekretin e Presidentit të Republikës. Për Kason, ky është hapi i parë i një puçi institucional. Në reagimin e tij Kaso thekson se asnjë akt i mëtejshëm lidhur me zgjedhjet s’mund të jetë i ligjshëm dhe i vlefshëm për sa kohë s’ka datë të dekretuar për zgjedhjet. “Refuzimi i pashembullt i KQZsë, për të zbatuar dekretin e Presidentit të Republikës, është hapi i parë i një puçi institucional! Asnjë akt i mëtejshëm lidhur me zgjedhjet s’mund të jetë i ligjshëm dhe i vlefshëm për sa kohë s’ka datë të dekretuar për zgjedhjet!”, u shpreh Kaso. Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ e kishte paralajmëruar një situatë të tillë dy javë më parë, ku përmes një interviste, Kaso denoncoi kapjen e KQZ-së nga katër komisionerë të propozuar nga PS-ja, në kundërshtim me ligjin. Bëhet fjalë për 4 komisionerët që dje uzurpuan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe rrëzuan me forcën e kartonit dekretin e Presidentit Meta, pavarësisht se kryetari Klement Zguri e refuzoi shqyrtimin e këtij dekreti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi zbatimin e dekretit të presidentit, Ilir Meta i cili urdhëron ndërprerjen e
zgjedhjeve dhe ngarkon këtë institucion të merrte masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjithë subjekteve zgjedhore. Katër anëtarët Denar Biba, me cilësinë e nënkryetarit, Rezarta Bitri, Bledar Skënderi dhe Edlira Jorgaqi e quajten “nul” aktin normativ. Vetëm kreu i KQZsë, Klement Zguri, u largua duke mos pranuar ta diskutojë dekretin.
Deklaratat e 21 Majit Z. Kaso, çfarë po ndodh në KQZ? Veprimtaria e KQZ po konfirmon edhe njëhërë atë që ka qënë shqetësimi i PD që në momentin që Kryeministri me koshiencë të plotë vuri dorë mbi balancën që Kodi Zgjedhor parashikon lidhur me përfaqësimin e anëtarëve të KQZ që propozohen nga forcat politike dhe miratohen më pas
nga Kuvendi. Sot janë katër anëtarë të PS në KQZ? Pikërisht! Sot në KQZ kemi katër anëtarë të propozuar drejtpërsëdrejti nga PS, duke thyer haptazi parashikimin ligjor. Ligji parashikon që qoftë forca më e madhe e mazhorancës parlamentare, qoftë forca e opozitës parlamentare ka të drejtë të propozojë deri në 2 kandidatura. Sot kemi një KQZ të prishur nga balancat, tërësisht të kapur nga mazhoranca dhe kryeministri dhe e gjitha bërë për një qëllim. E kemi denoncuar që në fillim që kur Kuvendi miratoi dy kandidaturat e tjera. Qëllimi është për ta kapur këtë institucion, për ta shndërruar në vegël, për të ulur çdo standard zgjedhor, që kanë ardhur në përkeqësim dhe përdorur në momente të caktuara të zgjedhjeve t’i shërbejnë forcës që e ka kapur momentalisht KQZ-në, Partisë Socialiste, mazhorancës në pushtet. Z. Klement Zguri, ku ka votuar kundër? Kryetari,z.Zguri,kavotuar kundër në të gjitha vendimmarrjet e rëndësishme, që me koshiencë nga anëtarët e majtë janë votuar sipas oreksit të mazhorancës në pushtet dhe jo sipas ligjit. Votimet e z. Zguri në momente “kruciale” në vendime të rëndësishme, sa i përket menaxhimit të zgjedhjeve, janë konform ligjit.
REFUZUAN DEKRETIN E METËS, SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD-SË: MILITANTËT E PS NË KQZ SHPËRDORUAN DETYRËN
P
as përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ivi Kaso, do të vinte një tjetër i fortë nga selia blu lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Kësaj radhe është Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili përmes rrjeteve sociale shprehet se nuk duhet të skandalizohemi nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të PS në KQZ! Teksa i quan anëtarët e KQZ-së si militantë që shpërdoruan detyrën, Bardhi thotë se në shtetin e Edi Ramës nuk ka nevojë as për President të Republikës, as për Gjykatë Kushtetuese, as për Gjykatë të Lartë, as për Prokuror të Përgjithshëm, as për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. “Mos u habisni! Mos u
Bardhi: Dekreti i Presidentit shpallet i pavlefshëm me vendim të degës së PS-së në KQZ
skandalizoni nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të PS në KQZ! Këta që marrin përsipër të shqyrtojnë dhe të refuzojnë
një dekret presidencial, janë ekzaktësisht të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me
vendim qeverie. Po të njëjtët, sot, thonë se Dekreti i Presidentit të Republikës shpallet i pavlefshëm me vendim të degës së Partisë Socialiste në KQZ! Në shtetin e ndërtuar nga Edi Rama nuk ka nevojë as për President të Republikës, as për Gjykatë Kushtetuese, as për Gjykatë të Lartë, as për Prokuror të Përgjithshëm, as për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në shtetin e Edi Ramës, të ndërtuar sipas modelit orëellian të Fermës së Kafshëve, mjafton vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama! Kjo është e papranueshme dhe shqiptarët nuk kanë për ta pranuar kurrë! “Edi Rama mirë, gjithë të tjerët keq” ka marrë fund që më 16 Shkurt!”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
GJETAN GJETANI
Deputeti i PS ftesë socialitëve: T’a lemë Ramën në çmendurinë e tij
Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Gjetan Gjetani, i cili u përjashtuar nga grupi parlamentar se i doli kundër liderit të selisë rozë, i ka bërë thirrje kolegëve të tij socialistë të mos e ndjekin kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij është armiku i zgjedhjeve të lira e të ndershme. “I bëj thirrje kolegëve të mi socialistë që të mos ndjekin Edi Ramën në rrugën e tij për shkatërrimin e përçarjen e Shqipërisë. Dihet që Edi Rama është armiku i zgjedhjeve të lira e të ndershme prandaj nuk lejoi zgjedhje edhe në PS”, u shpreh dje përmes rrjeteve sociale Gjetani. Për deputetin e PS-së, zhdekretimi i zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta është veprim për bashkimin e shqiptarëve dhe jo ndarjen e tyre. “Dekreti i presidentit eshte nje veprim per bashkimin e shqiptareve dhe jo ndarjen e tyre,per zgjedhje te lira dhe jo per zgjedhje te kapura nga krimi,per integrimin dhe jo per izolimin e shqiptareve”, theksoi Gjetan Gjetani. Në përfundim të reagimit tyë tij, socialisti Gjetani i fton socialistët të bashkohen për vlerat e vërteta dhe t’a lënë Ramën në çmendurinë e tij. “Prandaj të bashkohemi te vlerat e vërteta dhe ta lëmë vetëm Edi Ramën në çmendurinë e tij për para e për pushtet dhe në greminën ku ai do të fusë vendin dhe socialistët e ndershëm. Sot është koha që të zgjedhim të mirën për vendin dhe familjet tona dhe të largohemi nga e keqja që përfaqëson Edi Rama, i cili mendon vetëm për xhepin dhe pushtetin e vet dhe të krimineleve rreth tij”, tha dje deputeti socialist Gjetan Gjetani.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
FORUM ANALIZË Nga Andi Bejtja
S
htyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, në kushtet e bojkotit të opozitës dhe mungesës prej më shumë se një viti të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se një pjesë e militantëve fanatikë të partisë Socialiste nuk kanë për tu bindur kurrë juridikisht, duhet të jetë një festë për qytetarët normalë të këtij vendi, sepse në fund të fundit është një apel për normalitet dhe dialog. Ky vendim është i barabartë me 1000 letra me titullin ‘kur do flasim’, ne rastin konkret ‘kur do flisni’. Edhe pse ky vendim në vetvete e zhvendosi aksin e përgjgjësisë më shumë tek mazhoranca se tek opozita, nëqoftëse je dashnor i dialogut nuk ka fare rëndësi në cilin pozicion ndodhet ky aks përgjegjësie: Përgjegjësia bëhet zero kur ti ke vullnetin për t’u ulur dhe për të vënë bërrylat mbi tavolinë. Pra nëqoftëse ky vendim shikohet pa komplekse dhe pa paranoja, mund të jetë dobiprurës jo vetëm për njërën apo tjetrën palë të
përfshirë në konflikt, po për të gjithë. A, nëqoftëse je dashnor fake i dialogut, kjo është çështje tjetër. Fatkeqësisht nuk u pa kështu nga Kryeministri, njerëzit e të cilit edhe pse indirekt e akuzojnë Presidentin për një veprim të ndërmarrë në emocion e sipër, u treguan vetë më emocionale se kurrë, duke reaguar më shumë si militantë partie se sa si shtetarë. Të jem i sinqertë, pavarësisht se cili mund të ishte reagimi final, nuk e prisja që Kryeministri të reagonte gjatë një takimi elektoral live, vetëm disa sekonda pasi Presidenti kishte bërë publik vendimin: mund të kishte pritur dhe shpjegimin e sotëm, ta përtypte disi më mirë këtë vendim e pastaj të fliste. Gjatë këtyre ditëve ka patur zëra në media dhe jashtë saj që janë shprehur se Presidenti e ndërmori këtë akt unik për të shpëtuar opozitën e cila po shkonte drejt dhunës: e rrjedhimisht dhe zëra të tjerë që Presidenti e bëri këtë akt si një apel të fundit për të
OPINION Nga Çim Peka Unë jam i bindur se Edi Rama do ti shkojë së keqes deri në fund. Nuk ka ndonjë filozofi të madhe për ta kuptuar këtë. Një person i çmendur (me kartele mjekësore); I vetë-rrethuar me kollounë, dhe i kapur peng nga grupet e krimit të organizuar, është jashtë kushteve psikike për të ndërmarrë veprime normale. Deri këtu kemi të bëjmë me problem të brendshëm të Rilindjes. Në kushtet kur Presidenti i Republikës bëri një akt zyrtar për zhdekretimin e zgjedhjeve, për t’u krijuar palëve hapësirën e duhur për tu ulur dhe gjetur një kompromis, një njeri normal në pozitën e Kryeministrit, edhe pse inatosur me ‘golin’, aktin politik dhe juridik te Presidentit, duhej ti jepte kohe vetes dhe të bënte ca pyetje. 1. A mund te mbahen
zgjedhje pa Dekret të Presidentit? 2. A është i ligjshëm ky Dekret? 3. A ka mekanizëm institucional për ta goditur apo zhbërë këtë Dekret? 4. A mundet KQZ të mbajë zgjedhjet në këto kushte? 5. 5.A mund të shkarkohet Presidenti? 6. Nëse ‘po’, sa kohë duhet të shkarkohet ai, të emërohet i riu, të lëshojë një dekret të ri, dhe të ruhet data 30 qershor? 7. Nëse pas gjithë kësaj piruete, data 30 digjet, ca vlere ka shkarkimi i tij? 8. Ca vlere ka beteja politikë për një datë? 9. A zgjidh gjë më shkarkimin e Presidentit? 10. A zgjidh gjë me mbajtjen e zgjedhjeve? Unë nuk kam ndërmend ti hyj argumentit kushtetues, por një gjë është e qartë:
12 E martë, 11 QERSHOR 2019
Mos shko or trim! mos shkuar drejt kaosit dhe destabilitetit. Po ndërkohë, nuk kanë munguar dhe ato zëra, që e kanë parë këtë akt dhe si një përpjekje, le të themi edhe pse në thojza, për ta shpëtuar dhe vetë Ramën, nga aventura e zgjedhjeve monopartiake, tunelit të së cilës nuk i dihet kurrë fundi, qoftë për njërin qoftë për tjetrin. Ndaj jam i bindur se Ramës, qoftë si individ, qoftë si Kryetar Partie, qoftë si Kryeministër, pas i këtij vendimi, nuk i hyjnë në punë as këshillat juridike, as ato politike: sepse dhe bërja nul e vendimit të Presidentit apo qoftë dhe retorika e shkarkimit të tij në Parlament apo krijimi për një javë a dy i Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm do e bëjnë akoma e më shumë qesharak, por do e fusë në një rreth vicioz atë personalisht, po fatkeqësisht dhe Shqipërinë, nga i cili ai
së pari vetë nuk do të dalë dot edhe sikur të rri me dorën shtrirë nga mëngjesi deri në darkë: Sepse tashmë aksi i përgjegjësisë më shumë se çdo herë ndodhet mbi të. Dhe ia vlen ta përsërisim ai shpëton nga kjo përgjegjësi e madhe publike e morale, qoftë dhe sikur për sy e faqe të hiqet si dashnor i dialogut dhe të ulet në tavolinën e dialogut qoftë dhe për disa minuta. Edi Rama mund të dalë nga ky qerthull vicioz pa dëgjuar asnjë këshillë; vetëm thjesht të arrijë të përqendrohet disa minuta për të parë një skeç të vjetër të estradës të Tiranës ‘Trimi’. Me pak fjalë, në këtë skeç, për rata që iu kujtohet si dhe ata që nuk iu kujtohet, tre pleq punësuan një djalë që e quante veten trim, të bënte punët, të shkonte të vinte nga qyteti në fshat: ia plotësuan të gjitha i dhanë shumëfish,
madje dhe paradhënie. Por, trimi nuk u ngop asnjëherë dhe kur pa një derë misterioze, që pleqtë e dinin po të hyje ngelje brenda e nuk dilje, edhe pse pleqtë në korr i bënin thirrje ‘ mos shko or trim’. ‘mos shko or trim’, prej tahmasë, trimi e kaloi atë derë dhe ngeli brenda e nuk doli më. Kolegu im Andi Bushati, dhe disa të tjerë, për shkak të një teorie tjetër në lidhje me këtë çështje, duke qenë të bindur (ndoshta jo edhe pa të drejtë) se që dielli të shndrisë tamam një ditë, duhet që zullumi të shkojë deri në fund, jam i bindur që po lutet ‘Aman shko or trim…. Por, unë këtë herë do t’i bashkohem Presidentit të Republikës, që ka që të premten që po i thotë Ramës me letrat mbi tavolinë dhe jo me revole poshtë brezit, në mënyrë të përsëritur: ‘Mos shko or trim’.
A ka mbetur ndonjë socialist normal? Kryeministri e kuptoi se kishte një problem me mungesën e Gjykatës Kushtetuese që me Dekretet për Ministrin e Brendshëm dhe atë të Jashtëm, dhe për 7-8 muaj kohë në dispozicion nuk e vuri ujin në zjarr për ta zgjidhur. Një njeri normal do t’u kishte dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, dhe duhej ta kishte pranuar faktin e thjeshtë se në politikë ashtu siç bën gola, edhe ha gola. Edi Rama duket se e ka ndarë mendjen të vazhdojë me çmendurinë e tij dhe të mbajë zgjedhjet me 30 qershor. I mbështetur nga Taulant Balla, Elisa Spiropali, Ulsi Manja, apo Alfred Peza, nuk pritet që Edi Rama të tregohet i përgjegjshëm. Në kushtet kur Opozita, Presidenti i Republikës dhe shumica e shqiptarëve ndodhet përballë një bande
të marrë peng nga Edi Rama, tashmë është ora e socialistëve të thjeshtë e të ndershëm. Është ora kur deputete, ministria, zyrtarë të lartë partiakë e shtetërore, qendrorë e lokalë, të dalin dhe ti thonë NDAL çmendurisë së Edi Ramës. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të marrin në qafë vendin, veten, dhe familjet e tyre. Edi Rama me çmendurinë e tij ka marrë vrapin drejt greminës; për vendin pikë së pari. Ilir Meta me Dekretin presidencial bëri përpjekjen e fundit për ti hedhur një gomone shpëtimi. Por i çmenduri, i çmendur mbetet. Pyetja shtrohet: a do ta ndjekë Partia Socialiste kryetarin në çmendurinë e tij. Sot është momenti që dikush të dalë dhe të shpëtojë vendin dhe Partinë Socialiste. Nëse nuk ndalo-
het Edi Rama, ai do të na marrë të gjithëve me vete. Ata që sot i bëhen urë, nesër do të jenë bashkëfajtorë, dhe do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, dhe jo vetëm, njësoj si ai. Edi Rama me vetëdije të plotë dhe gjakftohtësi prej krimineli po e çon vendin drejt një konflikti civil, ku viktimat e para do të jenë pikërisht ata që nuk e ndaluan në këtë rrugëtim drejt greminës. Dikush duhet ta bindë Ramën të kapë komardarën që i lëshoi Ilir Meta, nëse jo, nesër do te jetë vonë për të gjithë. Edhe për miliardin e kapterit nga Peqini, edhe për miliardat e Elisës, edhe për atë që mezi mbyll muajin. Për të gjithë. Vetëm për Ramën jo, i çmenduri nuk kupton asgjë. Për të do jetë njëlloj. Si jashtë e si brenda! Syri.net
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E martë, 11 QERSHOR 2019 Studentët e Universitetit të Arteve pajisen me kartën e studentit, përfitojnë shërbime me ulje
Veliaj: Brenda verës shpërndajmë 80 mijë karta dhe parablejmë abonetë
A
ngazhimi i marrë nga Pakti për Universitetin për pajisjen e studentëve me Kartën e Studentit është bërë realitet edhe për Universitetin e Arteve. Në çdo fakultet të këtij universiteti, atë të Muzikës, Arteve të Bukura dhe Artit Skenik janë pozicionuar gjashtë operatorë, të cilët lehtësojnë procesin e emërtimit të kartës, duke nisur nga informacioni përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës. Kryebashkiaku Tiranës, njëherësh edhe kandidat për një mandat të dytë për këtë bashki, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, si dhe rektori i universitetit, Kastriot Çaushi, ndoqën nga afër procesin e aplikimit dhe marrjes së kartës nga studentët e arteve, falë së cilës do të përfitojnë një numër të madh shërbimesh falas ose me kosto të reduktuar, në institucionet shtetërore dhe ato private. “Jam shumë i lumtur që kemi një stacion tjetër te Universiteti i Arteve për Kartat e Studentit. Deri tani i kemi kaluar mbi 4 mijë karta të regjistruara, falë studentëve që janë duke punuar part-time për të ndihmuar studentë të tjerë të pajisen me kartë. Para se të shkëputemi për pushimet e verës do të ezaurojmë të gjithë dhënien e kartave dhe më pas, kush mbetet a vjen në vjeshtë, do të
kemi zyra qendrore, për shembull te Sheshi “Nënë Tereza”, pak a shumë siç funksionojmë me kartat e identitetit apo pasaportat; të gjithë do të kenë mundësi të marrin kartat e tyre”, theksoi Veliaj. Karta lëshohet pa pagesë dhe është e rinovueshme për një cikël studimi, ku në pjesën e pasme ka një barcode të caktuar, i cili mundëson akses në të gjitha institucionet apo subjekte, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon “Karta e Studentit”. Veliaj bëri të ditur se pasi të pajisen të gjithë studentët me karta, do bëhet edhe porositja e aboneve të udhëtimit me autobusët urbanë në Tiranë. “Po presim sa të shpërndahen të gjitha kartat, ne pretendojmë të shkojmë deri në 80 mijë, e më pas do të shohim se
ka disa shërbime që duhen moderuar. Duke qenë se tani studentet janë më të informuar për kartën, pasi të kemi të gjitha kartat e shpërndara dhe të shohim se sa është realisht kërkesa, atëherë do të parablejmë abonetë për Bashkinë e Tiranës nga Ministria e Financës, e cila është pronarja e letrave me vlerë”, shtoi më tej Veliaj. Ai bëri të ditur se 4 mijë studentët e parë që janë pajisur me karta kanë nisur të përdorin shërbimet që u ofrohen. “Ajo që më inkurajon shumë është se studentët kanë nisur ta përdorin kartën për shërbime të ndryshme dhe private, do të thotë se ka qenë e nevojshme. Po presim sa të shpërndahen të gjitha kartat e do të shohim sa janë shërbimet që duhen moderuar. Vetëm në Tiranë, falë bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, shumë muzeume publike apo private, nga Shtëpia e Gjetheve, Shtëpia
Kadare, të gjitha pikat ikonike, teatrot, muzetë e galeritë, janë me ulje; është koha ideale për ta maksimizuar kartën. Edhe nga Shkodra në Butrint e Ksamil, nga Veriu në Jug, kemi një shpërndarje të vendeve ku përdoret karta e studentit. Mezi pres të vazhdojmë ritmin”, u shpreh Veliaj. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se Karta e Studentit do të pasurohet edhe me shërbime të tjera dhe për këtë ftoi edhe studentët që të bëjnë sugjerimet e tyre. “Jam vërtet e kënaqur që fillojmë procesin edhe me Universitetin e Arteve. E kishim thënë edhe më përpara, që në të gjitha Muzetë, Teatrot, vendet e kulturës, uljet për studentët janë vërtet domethënëse, por mbi të gjitha unë shikoj trendin që kishim parashikuar që në fillim, që shumë më tepër privatë do na bashkoheshin, si banka, dyqane, institucione të tjera. Me aplikacionin e ri që
po lind, i cili i bashkangjitet kartës, do fillojmë të studiojmë trendin dhe ju do jeni ata që do na sugjeroni edhe institucione të tjera që keni nevojë”, tha ministrja e Kulturës, Elva Maragariti në takimin me studentët. Rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi u shpreh se tashmë që Bashkia e Tiranës dhe qeveria ka bërë punën e vet, i takon universiteteve dhe pedagogëve që të nxisin studentët të aplikojnë për të përfituar nga lehtësirat që u ofrohen. “Më vjen mirë që, një nga kërkesat e studentëve si Karta e Studentit u plotësua. Ne të Arteve ndihemi paksa më të privilegjuar se kur bëhet fjalë për Muze, Teatro, koncerte, besoj se jemi më nevojtarë. Tani na bie detyrë me anëtarët e Këshilit Studentor, të Senatit, dhe pedagogët të mund t’i bëj ata të përgjegjshëm për t’i tërhequr sa më shpejt”, deklaroi Çaushi.
e di që sot të jesh një gjimnazist ka shumë ngarkesë, ka shumë detyra që duhen bërë, shumë kurse që duhen ndjekur, por siç themi ne në bashki, ai ose ajo që është e mirë, i bën të gjitha. Del mirë edhe me
mësime, edhe në sport, edhe në shoqëri, dhe si do shohim sot, edhe me spektakël. Dua t’ju uroj shumë sukses atyre që kanë provimet e maturës, jam shumë krenar për ju”, tha Veliaj.
ÇMIMET PËR TALENTET E QYTETIT
Kurorëzohet edicioni i katërt i “Tirana Art Fest” E kthyer tashmë në një traditë të bukur, finalja e edicionit të katërt të “Tirana Art Fest” ishte një mbrëmje fantastike për të gjithë nxënësit e gjimnazeve të Tiranës, të cilët shfaqën mbrëmë talentet e tyre në kërcim, këngë dhe multimedia, në një spektakël të jashtëzakonshëm në sheshin “Skënderbej”. Pas muajsh prova, audicione dhe minispektakle në të gjitha shkollat e kryeqytetit për promovimin e talenteve të reja në fusha të
ndryshme të artit dhe kulturës, “Tirana Art Fest” zhvilloi dje natën finale ku u ndanë edhe çmimet për disiplinat këngë, kërcim dhe multimedia. Në fjalën përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se sheshi “Skënderbej” i kushtohet gjithë djemve dhe vajzave të talentuar të Tiranës, që mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme social-kulturore. “Kemi dashur që sheshin “Skënderbej” t’ia dedikojmë
çunave dhe gocave të supertalentuar të gjimnazeve të Tiranës, që meritojnë duartrokitje, mbështetje, edhe gjithë inkurajimin tonë”, tha Veliaj. Teksa vlerësoi angazhimin e mësuesve dhe të stafit të 40 shkollave të kryeqytetit, të cilat i kanë bërë të rinjtë dhe të rejat pjesë e kësaj eksperience fantastike për rininë, Veliaj iu drejtua me një mesazh urimi edhe të gjithë maturantëve të cilët shumë shpejt do të nisin një rrugëtim të ri në jetë. “Unë
AKTUALITET
14
E martë, 11 QERSHOR 2019
REAGIME TË FORTA NGA ITALIA PËR KRIZËN POLITIKE SHQIPTARE
Malan: Qeveria e Italisë të merret me krizën e rëndë në Shqipëri
K
riza e rëndë politike, institucionale, ekonomike dhe sociale që po kalon Shqipëria ka tërhequr vëmendjen edhe të politikës italiane. Pas reagimit të djeshëm të CDU/CSU në Gjermani, sot reagon Lucio Malan, zv/kryetar i
grupit të senatorëve të Forza Italia. Në reagimin e tij, Malan prek edhe deklaratat e kryeministrit Rama dhe eksponentetëve të tjerë të PS, të cilët paralajmëruar nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ai i bën apel qeverisë së tij në Romë të reagojë lidhur me krizën që po kalon Shqipëria. “Kriza e rëndë institucionale në Shqipëri, që vijon prej muajsh, arriti sot një nivel veçanërisht kritik. Kryeministri Edi Rama po kërkon të largojë nga posti presidentin e
republikës, fajtor vetëm se ka kërkuar të ndërmjetësojë lidhur me datën e zgjedhjeve lokale, në të cilat partitë e opozitës kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë, për shkak se, pas parregullsive të shumta, të vërejtura në zgjedhjet e 2017-s, nuk është regjistruar kurrfarë përmirësimi. Kriza ka mbërritur një nivel aq kritik sa lideri i Partisë Demokratike (anëtare e Partive Popullore Evropiane) Lulzim Basha, ka dorëzuar në shenjë proteste mandatin e deputetit, së bashku me të gjithë kolegët
e partisë së tij. Prej vitesh, Basha e akuzon Ramën për lidhjet e tij me bosët e drogës, të cilët e eksportojnë atë kryesisht në Itali, çka ka sjellë edhe interesimin e mjaft magjistratëve italianë. Shpresoj që Qeveria (italiane) të interesohet për gjendjen në këtë vend kaq pranë nesh, ku ndodhen tashmë edhe mjaft sipërmarrës italianë, të cilëve u nevojitet, para së gjithash, ligjshmëria”, thuhet në deklaratën e politikanit italian.
“Bomba” e medias britanike: Eksponentë të lartë të mazhorancës socialiste, të lidhur me krimin e organizuar
G
azeta më e madhe në Britani të Madhe dhe me ndikim në gjithë botën “The Guardian”, shkruan se kryeministri Edi Rama po e zhyt vendin në krizë të plotë. Gazetar i “The Guardian” pasqyron vendimet e kreut të qeverisë, si nisma që mund të sjellin probleme për integrimin e vendit në BE. Prestigjiozja britanike i ka dedikuar një artikull të zgjeruar zhvillimeve politike në vend, ndërsa thekson se kryeministri Edi Rama dëshiron të jetë njeriu që do e çojë vendin e tij në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por po përballet me dy probleme të mëdha. Në Europë udhëheqësit e lodhur nga zgjerimi po luajnë lojëra të vështira, ndërsa shfaqen të kujdesshëm për pranimin e vendeve të reja anëtare, veçanërisht pas rritjes së populizmit dhe europesimizmit. Ndërsa në shtëpi, Rama po përballet me demonstrate javore kundër qeverisjes së tij, nga një opozitë që është gjithashtu pro BE-së, por akuzon qeverinë e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, duke kërkuar largimin e tij dhe zgjedhje të parakohshme. “The Guardian”, evidenton edhe proeuropianizimin e madh të popullit shqiptar, pa harruar të shtojë se ka gjasa që negociatat të refuzohen për herë të tretë nga Bashkimi Europian. Në artikullin që mban firmën e gazetarit Shaun Ëalker, i cili ka qëndruar për disa ditë në Tiranë, theksohet gjithashtu se pothuajse çdo muaj zbulohet një skandal i ri në vendin
The Guardian: Rama po e zhyt vendin në krizë të plotë kushtetuese
ballkanik, që lidh eksponentë të lartë të mazhorancës socialiste me krimin e organizuar. “Pak muaj kalon pa një skandal të ri që lidh ata që janë pranë pushtetit me figura kriminale. Një ish
Ministër i Brendshëm së shpejti pritet të dalë në gjyq për akuzat për trafik droge. Javën e kaluar, tabloidi gjerman Bild publikoi kaseta të zbuluara në të cilat dëgjohet një figurë famëkeqe e botës
së krimit, duke diskutuar zgjedhjet e vitit 2017 me dy kryebashkiakë nga Partia Socialiste e Ramës”, shkruhet në artikullin e prestigjozes britanike. Pjesë nga shkrimi Presidenti Ilir Meta ka vendosur që zgjedhjet lokale të 30 qershorit të shtyhen, ndërsa Rama ka këmbëngulur se do të vazhdojë pa opozitën, duke thënë se ai nuk dëshiron të shpërblejë protestat në rrugë. Këtë javë do të votohet në parlament për të shkarkuar presidentin, duke e zhytur vendin në një krizë të plotë kushtetuese, në një kohë që diskutimet në BE për hapjen e negociatave janë në një pikë kyçe. Nuk kalon muaj pa një skandal të ri që lidh ata që janë pranë pushtetit me figura kriminale. Një ish-ministër i brendshëm së shpejti pritet të dalë në gjyq për akuzat për trafik droge. Javën e kaluar, tabloidi gjerman Bild publikoi disa përgjime në të cilat dëgjohet një figurë famëkeqe e botës së krimit, duke diskutuar zgjedhjet e vitit 2017 me dy kryebashkiakë të Partisë Socialiste të Ramës. Rama nuk pranoi të thoshte nëse ai do të ndëshkonte kryetarët e bashkive, duke pretenduar se ata nuk mund të mos e dinin se bashkëbiseduesi i tyre ishte një figurë kriminale, pasi ai u arrestua më pas me akuzën për trafik droge.
Ish-Presidenti: Interpretuesi i parë sipas Gjykatës Kushtetuese është Presidenti, dhe përfundimtar është Gjykata Kushtetuese
I
sh-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar dje situatën e fundit politikë në vend, ku Presidenti Ilir Meta shfuqizoi vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Në një intervistë për portalin informativ “Syri. net”, Nishani thotë se kryetari i qeverisë dhe përfaqësues të politikës, nuk kanë tagrin kushtetues të bëjnë gjykim mbi një vendim të Presidentit. “Gjithkush ka të drejtë të ketë fjalën e tij, të bëjë analizën e tij, por askush që nga kryetari i qeverisë dhe përfaqësues të politikës, nuk kanë tagrin kushtetues të bëjnë gjykim mbi një vendim të Presidentit.
Nishani: Nëse Rama voton shkarkimin, Presidenti ka të drejtë të marrë çdo vendim për të mbrojtur Republikën Presidenti i Republikës është i paraparë si interpretuesi i parë u Kushtetutës. Interpretuesi i parë sipas Gjykatës Kushtetuese është Presidenti, dhe përfundimtar është Gjykata Kushtetuese. Ai ka bërë interpretimin e tij sipas Kushtetutës. Ka shfrytëzuar tagrin e tij kushtetues, ka nxjerrë një dekret dhe e ka ç’dekretuar Gjithkush që nuk ka mospajtim shkon të Presidenti i Republikës”, tha
Nishani. I pyetur nëse ky është akt politik apo i një shtetari, ish-Presidenti Nishani nënvizoi se Presidenti i Republikës i ka të dyja anët e medaljes! “Ka edhe gjykimin politik edhe atë të një shtetari. Sjellja politikë nuk është vetëm partizane por edhe në kuptimin politik. Në aspektin kushtetues ka përmbushur dy nga detyrat thelbësore që ka Presidenti i Republikës. Ka si detyrim nr 1 kushtetues përfaqësimin e
unitetit të popullit dhe duhet të garantojë unitetin e popullit që e ka bërë duke e lënë të çohet në përplasje civile. Ka garantuar pluralizmin në Shqipëri”, tha ish-Presidenti Nishani. IshPresidenti Nishani tha se “nëse mazhoranca ndërmerr hapa për të shkarkuar presidentin pas këtij akti, atëherë Republika është nën sulm dhe presidentit i lind e drejta të marrë çdo vendim për të mbrojtur Republikën”.
AKTUALITET
15
E martë, 11 QERSHOR 2019
PS-ja do të nxjerrë më vete një fond prej 70 mln lekë që do të shkojnë për banorët e prekur nga tërmeti në qarkun e Korçës. 100 mln lekë, do të vihen në dispozicion nga Bashkia Korçë
K
isha ka hapur dyert për tre nga familjet më të prekura nga tërmeti 5.3 ballësh i 1 Qershorit në Vidohovë të Devollit. Eglantina Hoxhalli ka gjetur aty strehë bashkë me tre fëmijët dhe nip e mbesë. “Kemi rreth një javë që jetojmë këtu. Na sollën çadra, por ngaqë koha ka qenë e keqe, binte shi, ishte e pamundur të jetojmë me dy fëmijë të vegjël, 2 dhe 6-vjeç”. Sigurinë që i jep ambienti i kishës, familja Hoxhalli do ta ketë vetëm për një muaj. Më pas duhet të largohen. Shtëpia është dëmtuar plotësisht, ndërsa në çadër ajo thotë se do ta ketë të vështirë të jetojë me fëmijët e vegjël dhe burrin në qeli. Partia Socialiste do të nxjerrë më vete një fond prej 70 milion lekësh që do të shkojnë për banorët e prekur nga tërmeti në qarkun e Korçës. Lajmi është njoftuar nga Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS. Ky fond do të shkojë në ndihmë të banorëve të Floqit, Qafëzezit dhe Vidohovës, të cilëve iu dëmtuan banesat për shkak të tërmeteve që prekën këtë zonë. “Së pari, ne vendosëm që Partia Socialiste t’i bashkohet fondit të solidaritetit për banorët e prekur nga tërmeti në Qarkun e Korçës dhe konkretisht të alokojë një fond prej 70 milion lekësh. Bashkitë socialiste së bashku me biznesin, të cilit i është thirrje për t’u bashkuar në këtë fushatë solidariteti kanë kontribuar dhe do të ndërtojnë shtëpitë e banorëve të Floqit, të Qafëzezit,
Miliona lekë për të prekurit nga tërmetet në Korçë PS-JA “Partia Socialiste do të nxjerrë më vete një fond prej 70 milion lekësh që do të shkojnë për banorët e prekur nga tërmeti në qarkun e Korçës. Lajmi është njoftuar nga Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS. Ky fond do të shkojë në ndihmë të banorëve të Floqit, Qafëzezit dhe Vidohovës, të cilëve iu dëmtuan banesat për shkak të tërmeteve që prekën këtë zonë”.
Vidohovës apo fshatrave të tjerë. Partia Socialiste ka vendosur t’i bashkohet kësaj fushate duke hequr nga fondet e saj dhe duke ia shtuar fondin e solidaritetit”,tha Spiropali. Kujtojmë se një kërkesë për fonde e bëri pak ditë më parë kryeministri Rama në një takim me banorët e Tiranës ku thoshte se duhej të kontribuonin edhe bashkitë socialiste me së paku një shtëpi të ndërtuar për çdo bashki. Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur kësaj
KORÇË
Tregtarët protestë për uljen e tarifave
thirrje madje duke thënë se do të kontribuojë në ndërtimin e 4 banesave. 100 milion lekë, do të vihen në dispozicion nga Bashkia Korçë për ringritjen e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Floq dhe zonat e tjera të dëmtuara në qytet e fshatra të bashkisë. Siç është raportuar më herët, nga përllogaritjet e bëra, dëmi i shkaktuar nga tërmetet kapte shumën rreth 250 milion lekë. Për të bërë të mundur grumbullimin e kësaj shume, janë vënë në lëvizje bashkitë e
drejtuara nga socialistët, pas urdhrit të kryeministrit Rama, si dhe disa biznese private. Bashkia e Elbasanit është solidarizuar me banorët e prekur nga tërmeti në Korçë duke vendosur akordimin e gjysmës së fondit të emergjencave si ndihma për ta. Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi një fond prej 3 milion lekësh të cilat do t’i kalojnë Bashkisë së Korçës për rindërtimin e shtëpive të shembura. Fondi i akorduar do të ndihmojë kryesisht zonën e Floqit, por
edhe zona të tjera të prekura si në Devoll dhe Ersekë. Këtij solidarizimi i është bashkuar edhe Bashkia e Librazhdit e cila akordoi një fond prej 2.6 milion lekë të reja e po ashtu bashkitë e Gramshit dhe të Belshit. Ka qenë nisma e Bashkisë Fier për këtë mbështetje financiare, që ka nxitur një mbledhje jashtë radhe të Këshillit për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Listës së Bashkive që kanë kontribuuar me fond për banorët e prekur nga tërmeti është edhe Vlora me një fond prej 3 milion lekësh.
SITUATA
6 bashki fond për banorët S
Tregtarët e Markatës në Korçë kanë protestuar për të disatën herë duke këmbëngulur në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata u grumbulluan para bashkisë për gati një orë dhe kërkuan uljen e tarifave dhe taksës mujore që paguajnë për hapësirën ku shesin, ndalimin e konkurencës së paligjshme dhe tregtarëve ambulantë të fruta-perimeve. Mosplotësimi i kërkesave ka detyruar një pjesë të tregtarëve të braktisin Markatën dhe të shesin në ambjente të tjera. Të njëjtin veprim do të ndërmarrin edhe tregtarët e mbetur, nëse bashkia nuk merr masa për të ndryshuar situatën. Ndërtimi i markatës së re ,dy muaj më parë, solli largimin e tregtarëve të fruta-perimeve, nga zona e Pazarit për t’u vendosur në një ambjent me kushte bashkëkohore.
humica e bashkive të qarkut të Elbasanit kanë vendosur akordimin e gjysmës së fondit të emergjencave për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Korçë. Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi një fond prej 3 milionë lekësh të reja të cilat do t’i kalojnë Bashkisë së Korçës për rindërtimin e shtëpive të shembura. Bashkia e Librazhdit akordoi një fond prej 2.6 milionë lekë të reja e po ashtu bashkitë e Gramshit dhe të Belshit. Këshilli i Bashkisë Fier ka akorduar 3 milionë lekë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në Floq dhe zonat e tjera në Bashkinë Korçë. Ka qenë nisma e Bashkisë Fier për këtë mbështetje financiare, që ka nxitur një mbledhje jashtë radhe të Këshillit për të ndihmuar
në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Listës së Bashkive që kanë kontribuuar
me fond për banorët e prekur nga tërmeti është edhe Vlora me një fond prej 3 milion lekësh.
AKTUALITET
16
E martë, 11 QERSHOR 2019
Fëmijët janë të prirur të konsumojnë ushqime “fast-food-i” apo çokollata dhe ëmbëlsira të tjera pa kontroll, duke hequr dorë nga perimet dhe frutat
O
beziteti dhe mbipesha janë shndërruar në një faktor risku edhe për shëndetin e shqiptarëve. Pandemia mbarëbotërore ka prekur fëmijët shqiptarë, të cilët tashmë janë të orientuar drejt ushqimeve të konservuara apo ato, të cilat në përbërjen e tyre kanë shumë hormone. Fëmijët janë të prirur të konsumojnë ushqime “fastfood-i” apo çokollata dhe ëmbëlsira të tjera pa kontroll, duke hequr dorë nga perimet dhe frutat. Obeziteti tek fëmijët shqiptare po konsiderohet një kambane alarmi nga ekspertët e Shëndetit Publik. Studimi i fundit ka nxjerr në pah se 22% e fëmijëve 8-9 vjeç janë mbipeshë dhe për këtë ata fajësojnë mënyrën e ushqyerjes. Raporti ka marr në analizë situatën e rritjen se fëmijëve në 10 vitet e fundit. Genc Byrazeri, specialist ISHP vërehet një rënie me 6% e numrit të fëmijëve mbipeshë të grupmoshës 0-5 vjeç në 10-vjeçarin e fundit. Nisur nga të dhënat e studimit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se do ndërhyhet menjëherë. “Sipas studimit të fundit demografik dhe shëndetësor vërehet një rënie me 6% e numrit të fëmijëve mbipeshë të grupmoshës 0-5 vjeç në 10-vjeçarin e fundit, por ka një kembanë alarmi për sa i takon mbipeshës dhe obezitetit tek fëmijët 8-9 vjeç. Sipas të dhënave të ISHP, 22% e tyre janë mbi peshë, prej të cilëve 10% janë obezë”, deklaroi Ministrja Manastirliu në fjalën e saj gjatë Forumit Shkencor mbi Shëndetin dhe Mirëqënien e Fëmijëve. Nisur nga të dhënat e studimit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se duhet ndërmarrë menjëherë për një plan kombëtar për mirëushqyerjen e fëmijët. “Do të ndërmarrim një plan kombëtar veprimi me tre komponentë.
Rritet obeziteti te fëmijët, Manastirliu: Plan kombëtar për mirëudhqyerjen MASAT Nisur nga të dhënat e studimit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se duhet ndërmarrë menjëherë për një plan kombëtar për mirëushqyerjen e fëmijët. “Do të ndërmarrim një plan kombëtar veprimi me tre komponentë. Shëndetin e gruas shtatzënë, nxitjen e ushqyerjes me gji dhe mirëushqyerjen e fëmijëve”, tha Manastirliu.
Shëndetin e gruas shtatzënë, nxitjen e ushqyerjes me gji dhe mirëushqyerjen e fëmijëve”, tha Manastirliu. Duke theksuar rëndësinë e mirërritjes së fëmijëve, përmes ofrimit të mundësive për një ushqim të shëndetshëm, Manastirliu u ndal te nxitja e kulturës së sjelljeve të shëndetshme që në vogëli. “Ndryshimi i menuve në çerdhe dhe kopshte
që u zbatua në Tiranë, do të shtrihet në të gjithë vendin, sepse mirëushqyerja që në vogëli duhet të jetë prioritet kombëtar”, tha Manastirliu. Studimi i fundit demografik dhe shëndetësor (ADHS) tregon qartë se në 10 vjeçarin e fundit ka tregues të përmirësuar të gjendjes nutricionale të fëmijëve 0-5 vjeç. Aktualisht vetëm 11% e fëmijëve janë të shkurtër për
RAPORTI
moshën (stunting) krahasuar me 19% që raportohej 10 vite më parë. Sipas studimit, vetëm 2% janë të dobët për gjatësinë e tyre krahasuar me 9% që raportohej në 2008. Nga ana tjetër, ka një rënie me 3% të numrit të fëmijëve nënpeshë, një tregues i progresit socio-ekonomik të vendit. Problemet e obezitetit dhe mbi pesha janë më të dukshme tek fëmijët që jetojnë
në zonat urbane, ku kontrolli i prindërve për ushqimini fëmijëve neglizhohet për shkak të impenjimeve të shumta. Nutricienet rekomandojnë konsumin e mëngjesit me çdo kusht, ku të jenë të përfshira karbohidrate dhe proteinat, qumësht, vezë, fruta etj. Nga ana tjetër ata kërkojnë që edhe në shkolla të ketë programe të posaçme për ushqimin e shëndetshëm të fëmijëve, pasi një fëmijë obez mbetet i tillë edhe kur të rritet duke lejuar të zhvillohen në organizmin e tij patologji nga më të rëndat të cilat çojnë në reduktimin e cilësisë dhe jetëgjatësisë.
Shqipëria ndot më shumë Mesdheun me plastikë S
hqipëria është një ndër tre shtetet që shkakton më shumë ndotje në Mesdhe nga plastika, së bashku me Egjiptin dhe Malin e Zi, sipas një raporti të fundit të Fondit Botëror për Natyrën (WWF). Të tre këto shtete derdhin në natyrë më shumë se 20 kg plastikë për person, duke u ngjyrosur me blu të thellë në hartën e publikuar nga WWF. Shqipëria renditet edhe ndër vendet që keqmenaxhojnë pjesën më të madhe të mbetjeve (73%). Në krye qëndron Mali i Zi (95%), Egjipti (93%), dhe pas Shqipërisë, Libia (64%). Vendi ynë ka dhe ndër përqindjet më të ulëta të riciklimit të plastikës,
me vetëm rreth 5% të mbetjeve të ricikluara. “Nëntë vija bregdetare janë identifikuar si vendet më të ndotura me plastikë në Mesdhe, thotë raporti. Ato përfshijnë zona të mëdha turistike si Barcelona, Marseja, Tel Aviv dhe bregu i Venecias pranë lumit Po. Raporti i Fondit Botëror për Natyrën (WWF) tha se të gjitha vendet e Mesdheut nuk kanë arritur të menaxhojnë ndotjen plastike. Sipas tij, 570,000 tonë plastikë derdhen në det çdo vit-ekuivalenti i 33,800 shisheve plastike çdo minutë. Grupi për mbrojtjen e natyrës u bën thirrje të forta qeverive dhe BE-së për të reduktuar prodhimin e plastikës
dhe për të rritur riciklimin. “Sistemi ynë i menaxhimit të plastikës nuk funksionon të gjitha vendet e Mesdheut ende nuk arrijnë të mbledhin të gjitha mbeturinat e tyre”, tha Giuseppe Di Carlo, drejtor i Iniciativës Mesdhetare Detare të WWF. Prodhimi i plastikës është shumë i lirë, ndërsa menaxhimi i saj dhe kostot e ndotjes shkarkohen kryesisht në shoqëri dhe natyrë. Të gjitha vendet duhet të rishikojnë zinxhirin e tyre të furnizimit”. Sipas WWF, vija bregdetare e Cilicisë në Turqinë Juglindore ka ndotjen më të lartë plastike në Mesdhe me 31.3 kg mbeturina për kilometër.
AKTUALITET
17
E martë, 11 QERSHOR 2019
Mungesa e sinjalistikës dhe fushëpamja e kufizuar nga kthesat e forta janë kthyer në shkak për aksidente në rrugën Kukës-Bicaj. Rikonstruksioni i fundit i rrugës nuk përfshinte ndërtimin e barrierave anësore të rrugës
Aksidente nga sinjalistika, banorët: Të vendosen kufizuesit THIRRJA
S
ezoni veror ka tendencë të ketë shhtim të numrit të aksidenteve. Jo vetëm shtimi i lëvizjeve dhe fluksi janë arsyjet e aksidenteve rrugore. Mungesa e sinjalistikës dhe fushëpamja e kufizuar nga kthesat e forta janë kthyer në shkak për aksidente në rrugën Kukës-Bicaj. Banorët e fshatrave përgjatë rrugës kërkojnë ndërhyrjen me vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë, pasi thonë se po i shtypin makinat në derë të shtëpisë. Rikondstruksioni i fundit i rrugës nuk përfshinte ndërtimin e barrierave anësore të rrugës. Mungesa e sinjalistikës e ka kthyer në burim aksidentesh rrugën që lidh qytetin e Kukësit me fshatrat Nangë e Bicaj. Rasti më i fundit ishte vetëm pak ditë më parë, ku një 15-vjeçar mbeti i plagosur dhe aktualisht ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë. “Të vendosen pengesa, policia të lëvizë sa më shumë në këtë zonë”. Banorët thonë se rruga që kalon përmes dy fshatrave ka fushëpamje të kufizuar dhe kthesa të rrezikshme. Ndaj ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për vendosjen të kufizuesve të shpejtësisë pranë shkollës e zonave të banuara. “Këtu kalojnë fëmijët dhe
“Mungesa e sinjalistikës dhe fushëpamja e kufizuar nga kthesat e forta janë kthyer në shkak për aksidente në rrugën Kukës-Bicaj. Banorët e fshatrave përgjatë rrugës kërkojnë ndërhyrjen me vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë. Rasti më i fundit ishte vetëm pak ditë më parë, ku një 15-vjeçar mbeti i plagosur dhe aktualisht ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë”.
nxënësit e shkollës, shkolla është 100 metër distancë”. Ky aks është rikonstruktuar vite më parë por projekti nuk përfshinte ndërtimin e trotuareve që do të lehtësonin qarkullimin e banorëve. Mungon edhe ndriçimi. “Mbi 50 aksidente, u mbyll thonë”. Segmenti rrugor Kukës-Bicaj është pjesë e rrugës nacionale Kukës-Peshkopi. Problemet me sinjalistikën rrugore shtohen edhe më shumë në rrugët interurbane dytësore, si ajo që lidh Tiranën me FushëKrujën. Eksperti e vendos theksin
te mungesa e sinjalistikës. Nuk është vetëm rruga Kukës-Bicaj që ka probleme. Barriera në rrugën interurbane kryesore TiranëDurrës është një nga elementët më të rëndësishëm të sigurisë rrugore por sipas ekspertëve është jashtë standardit për shkak të lartësisë së ulët. “Kjo është jashtë standardeve dhe mund të dallohet shumë lehtë me pjesën tjetër të rrugës, që vazhdon më tej për në Durrës apo te mbikalimi i Kamzës. Njëkohësisht, këtu paraqet një lloj rrezikshmërie edhe për mjete
SIGURIA
Rinas, konsulenti një raport mbi risqet
Në aeroportin e Rinasit, do të vendosen masa të reja sigurie pasi konsulenti ndërkombëtar të paraqesë një raport mbi risqet. Puna për evidentimin e të metave ka nisur prej disa javësh dhe u kërkua pas supergrabitjes së parave në avion. Drejtori i Aviacionit civil, Krislen Keri gjatë raportimit në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese deklaroi se tashmë për gjithçka do të vendosë ky auditim. “Qeveria prej kohësh ka qenë në ndjekje të këtyre problematikave në disa aspekte. Në aspektin operacional, në aspektin e sigurisë dhe në aspektin tregtar. Të treja këto çështje janë subjekt i punës së konsulentit ligjor ndërkombëtar, të kontraktuar nga qeveria para disa javësh në lidhje me analizimin dhe rekomandimin e qeverisë për hapa të mëtejshëm”. Deputetët ngritën si shqetësim edhe çmimin e lartë të biletave në Rinas. “Në mënyrë të drejtpërdrejtë qeveria nuk mund të ndikojë tek tarifat në aeroportin e Tiranës për shkak të kontratës së koncesionit që ata kanë, prandaj dhe ka qenë pjesë e strategjisë liberalizimi i tregut të ofrimit të shërbimit të aeroportit ndërkombëtare në vend”.
SEZONI
P
ër pushuesit në këtë sezon veror që kanë zgjedhur zonat bregdetare por edhe qytetet historike, problem kryesor do të jetë mos përfundimi akseve rrugore pranë zonave turistike. Drejtori Policisë Rrugore Mitat Tola, shpjegon se kausi në trafik dhe radhët kilometrike mund të shmanget nëse drejtuesit e automjeteve zgjedhin rrugët alternative. “Ajo që ne do të kërkojmë në vazhdimësi është zgjedhja në mënyrë të zgjuar e planifikimit të trafikut nga drejtuesit e mjeteve. Ata drejtues mjetesh që duan të shkojnë në Gjirin e Lalëzit ose në Durrës, mund të zgjedhin të ushtojnë në mënyrë krejtësisht dhe të qetë duke fituar edhe kohë duke përdorur autostradën e Elbasanit, të shkojnë në Peqin pastaj në Rrogozhinës”. Sipas Tolës, Policia e Rrugore ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, ku aksi rrugorë më problematike është ai i Gjirit të Lalzit por edhe bregdeti i
që mund të lëvizin me shpejtësi në raste aksidenti, pasi mund të kalojnë në krahun tjetër. Po ashtu ka një problematikë në shkëmbimin me drita, sidomos natën, mes mjeteve për arsye të shkurtësisë”, tha Fatmir Hasho, ekspert i sigurisë rrugore. Problemet me sinjalistikën rrugore shtohen edhe më shumë në rrugët interurbane dytësore, si ajo që lidh Tiranën me Fushë-Krujën. Eksperti e vendos theksin te mungesa e sinjalistikës. “Sinjalistika
horizontale mungon totalisht dhe të gjitha hyrje-daljet, qoftë të bizneseve, qoftë të rrugëve jokryesore, që shkojnë në brendësi të lagjeve, janë të papajisura me sinjalistikë, qoftë horizontale, ashtu dhe vertikale. Vendkalimet e këmbësorëve pothuajse mungojnë, me përjashtim të një mbikalimi, i cili është në distancë të konsiderueshme dhe i detyron ndoshta njerëzit për të kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin të dalin në rrugë. Në shumë raste të tilla ka pasur aksidente rrugore”, tha më tej eksperti Fatmir Hasho.
Trafiku drejt detit, Tola: Zgjidhni rrugë alternative
Durrësit. Prej datës 15 qershor në qytetin bregdetar pritet të mbërrijnë forca policie shtesë për të garantuar sigurinë gjatë sezonit veror. Patrullimit aktualisht vijnë të behët nga policia aktuale si edhe postat policore të vendosura pranë
zonave bregdetare, ku siguria dhe qetësia mbetet prioritet për forcat e rendit. Më shumë se 100 efektivë të njësisë shqiponja inspektore të krimeve por edhe agjentë kundër vjedhjeve do të stacionohen në policitë e qyteteve bregdetare të vendit.
KULTURE
18 E martë, 11 QERSHOR 2019
New York-u kuqezi, parada shqiptare me temë Çamërinë K
omuniteti shqiptar i Nju Jorkut shpalosi ngjyrat e tij edhe një herë të shtunën, me paradën që organizon tashmë çdo vit në Manhatan. Mes mijëra njerëzve që morën pjesë kishte shqiptarë edhe nga shtete të tjera. Këtë vit parada shqiptare kishte si temë Çamërinë. Parada shqiptare krijoi edhe këtë vit një det flamujsh të kuq në qendër të Manhatanit, me shqiptarët që këndonin dhe kërcenin këngë popullore nga krahina të ndryshme. E veçanta këtë vit ishte se parada i kushtohej Çamërisë. Organizatorët thanë se duan që qeveria greke të njohë masakrat ndaj popullsisë çame dhe dëbimin e tyre nga trojet 75 vjet më parë, në vitin 1944. Marko Kepi, drejton shoqatën Rrënjët Shqiptare, që bashkërendon organizmin e paradës. “Ne kërkojmë nga Greqia thjesht një falje, nuk duam hakmarrje. Gjithashtu duam që t’i lejojnë viktimat, t’i lejojnë të mbijetuarit të kthehen në shtëpitë e tyre, aty ku janë me shekuj.” Vera Cosgrove Xhafo, agjente imobiliare, ka ardhur për t’i bërë një homazh të atit që arriti në Nju Jork nga fshati Filat i Çamërisë mbi një shekull më parë: “Im atë erdhi këtu në vitin 1917 kur ishte 18 vjeç. Mbiemri i tij ishte Xhafo. Ai u largua nga Filati për shkak të gjenocit. Grekët erdhën dhe i vranë të gjithë. E gjithë familja u largua dhe përfundoi
Leor Kume shpallet fitues i “Çmimit Kadare 2019” në Tiranë, ndërsa ai erdhi i vetëm në Shtetet e Bashkuara.” Njerëzit kishin ardhur të nderonin shqiptarët e Çamërisë secili në mënyrën e tij dhe simbolet shqiptare dominonin kudo. Kreu ceremonial i paradës ishte gazetari nga Shqipëria Marin Mema. Sali Bollati është veprimtar aktiv i komuniteti. Ai ka lindur në Paramithi: “Ne kemi ardhur të falenderojmë Amerikën për këtë mundësi që na ka dhënë që këtu të ngrejmë flamurin shqiptar dhe të kërkojmë të drejtën e Çamërisë, e cila pas 75 vjetësh, mbasi na masakruan dhe dëbuan, vuan për të drejtën e saj.” “Unë jam nga Paramithia, kam lindur atje, isha 7 vjeç kur më vranë 7 njerëz të familjes. Si Rolling Stones përfundova këtu në Amerikë dhe është me të vërtetë vend i bekuar për mua.” Në paradë kardhur si çdo vit me Kadillakun e tij antik ish kongresmeni me origjinë arbëreshe Joe Dio-
guardi. “Jam shumë krenar që jam shqiptar arbëresh amerikan. Jam shumë i lumtur që jam me ju sot,” thotë ai. Ilir Ademi i organizatës Çamëria thotë se familja e tij është nga Filati: “Në vitin 1944 familja jonë u dëbua nga trojet tona amtare për shkak të dhunës që u krye ndaj saj dhe u vendos në Sarandë. Por do të theksoja gjithashtu që edhe gjatë kohës së komunizmit, komuniteti shqiptar i Çamërisë u përndoq për arsye të origjinës së tyre dhe për arsye të atij sistemi, siç e dini edhe ju.” Parada nisi me një flamur të madh shqiptar në Avenunë 6, e cila ishte zbrazur nga trafiku. Sipas të dhënave të policisë, në paradë morën pjesë të paktën gjashtë mijë vetë. Ndër paradat e komuniteteve të ndryshme që organizohen në Manhatan në muajin qershor, ajo e shqiptarëve dallohet nga pjesëmarrja e madhe dhe nga dinamizmi që krijojnë këngët e vallet popullore.
Korça çel sezonin turistik me paradën madhështore të Karnavaleve Për të 12-in vit radhazi, Korça ka çelur sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve. Korça e njohur për Karnavalet e famshme, e ka shndërruar këtë traditë në një nga festat më të bujshme të qytetit. Grupe korçare, por dhe të ardhur nga qytete të tjera e nga jashtë vendit pushtuan bulevardin e Korçës, duke parakaluar me madhështi në një paradë ku çdo pjesëmarrje shoqërohej me nga një fabul. Personazhet e përrallave, ata mitik dhe të jetës reale sollën përmes paradave shumëngjyrëshe atmosferë fantastike që tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. 27
grupe të përbërë kryesisht nga të rinjtë marshuan në rrugët e qytetit juglindor, ku
si çdo vit nuk munguan ballot me maska si dhe serenatat tradicionale korçare.
L
oer Kume është shpallur fitues i “Çmimit Kadare” për vitin 2019. Ai nga juria vlerësuese është përshkruar si përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh, i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit dhe së zakonshmes. Juria e “Çmimit Kadare”, kryesuar nga Bashkim Hoxha në përbërje të së cilës janë shkrimtarët Mehmet Kraja, Genciana Abazi, Alda Bardhyli dhe Diana Kastrati janë mbledhur në Razmë, ku mbajtën dhe mbledhjen finale për të vendosur fituesin. Ky është viti i pestë i krijimit të “Çmimit Kadare”. Në katër vjet më shumë se 100 autorë kanë qenë pjesë e këtij konkursi, ndërsa janë botuar 4 vepra të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqipe, vepra që kanë qenë fituese të këtij çmimi. “Të përzgjidhesha në 10 finalistët e ‘Çmimit Kadare’ 2019 ishte në njëfarë mënyre habi dhe shpërblesë. Sepse, për brezin tim çmimet në Shqipëri janë kthyer prej kohësh në një farsë të madhe, ku cilësohen dy-tre emra në fillim dhe më pas dihet kush e fiton. Skema e përhershme me po ata emra të lakuar e të lashtë në juri ose në kandidim, që i kthejnë favoret njëritjetrit. Ndaj u habita që u prish kjo tabu dhe u kënaqa që këmbëngulja ime prej ‘kokëshkëmbi’, do të thosha, për të marrë pjesë në konkurs për herë të dytë, dha një rezultat fillestar”, kishte thënë para një jave Loer Kume. I gjithë projekti i çmimit “Kadare” ka një vlerë prej 10. 000 eurosh, ku përfshihen kontrata individuale me autorin, botimi i veprës, promovimi, e drejta e autorit dhe Ditët Letrare të Razmës. Loer Kume është 37 vjeç. Në vitin 2005 mbaroi studimet në Degën e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Fillimisht ka botuar tregime në revistat “Milosao”, “Obelisk”, “Drita”, “ARS”, “Fjala” e “Pelegrin”. Në vitin 2011 shtëpia botuese “Toena” ka botuar librin e tij të parë, “LUX”, një përmbledhje me tregime që ngjalli kureshtje dhe reaksione në rrethet e lexuesve me poezinë e fjalisë, temat e reja në letërsinë shqipe, stilin e të shkruarit dhe kontroversin për titullin si referencë ndaj okultizmit, kultit të Luciferit, pornografisë, nekrofilisë e aparatit shtypës të shtetit. Në vitin 2015 bashkëkrijon librin artistik antologjik të një grupi artistësh e poetësh të rinj të quajtur “Antologjia e poezisë dhe arteve vizuale – A Dangerous Method” e më 2017 ka botuar librin “Histori e shkurtër e rrëmujës”. Në këtë edicion, për këtë çmim ishin zgjedhur si finalistë Imer Topanica me veprën “Lavdi marrëzive”, Fate Velaj me veprën “Itaka”, Fasil Haliti me “Për një gjysmë dielli”, Gaverina Muzhaqi me “Velloja e Majës”, Loer Kume me “Tregime”, Mimoza Hysa me veprën “Bijat e gjeneralit”, Majlinda Rama me “Lulet e bardha të janarit”, Roland Gjoza me “Te Deum”, Saimir Muhaka me “Mart Kajani” dhe Ylljet Aliçka me “Metamorfoza e një kryeqyteti”. Ky është edicioni i pestë i çmimit letrar “Kadare”. Themeluesit e çmimit konsiderojnë se në katër vjet ky konkurs ka arritur të kthehet në një institucion të rëndësishëm besimi mbi gjykimin e letërsisë, dhe të kthejë debatin e munguar mbi letërsinë shqipe. Fakti që konkursi është për vepra në dorëshkrim ka nxitur dhe nxit shkrimin e prozës shqipe, gjë që vihet re dhe në numrin e madh të dorëshkrimeve pjesëmarrëse në këtë edicion. Fituesit e deritanishëm kanë qenë: Rudolf Marku, Shkëlqim Çela, Musa Ramadani dhe Virgjil Muçi.
SHOWBIZ
19 E martë, 11 QERSHOR 2019
Bebe Rexha shkëlqen në kopertinën e revistës “Voir Fashion” Ditë më parë, Bebe Rexha deklaroi se është një dashnore më e mirë se sa ishte një dekadë më parë, pasi po afrohet në të tridhjetat. 29-vjeçarja ishte e sigurt se do të vazhdonte të jetë në qendër të vëmendjes me xhirimin e saj më të fundit për ‘Voir Fashion Magazine’ pas deklaratave të njëpasnjëshme që bëri. Këngëtarja e hitit “Say My Name” është shfaqur me një kostum transparent teksa ka vënë në pah asetet e saj trupore. Biondja seksi e veshur e tëra në rozë duket e mahnitshme gjersa në fotografinë e radhës për Voir u shfaq në një fustan të shkurtër ngjyrë neon. Bukuroshja jonë edhe këtë herë ka treguar linjat e bujshme për të cilat merr komente të ndryshme nga publiku. Javën e kaluar, Bebe pati një paraqitje të veçantë në ceremoninë e ‘The Fragrance Foundation Awards’, ku dhuroi një çmim për një nga pjesëmarrësit në eveniment. Theksojmë se Rexha po vazhdon të jetë shumë aktive në industrinë e muzikës, qoftë me projekte apo edhe me koncerte e pjesëmarrje të shumta në festivale.
Selena Gomez “zhduk” çdo kujtim të Justin Bieber nga jeta e saj Për shumë kohë marrëdhënia mes këngëtarëve Justin Bieber dhe Selena Gomez ka qenë një ndër më të diskutuarat për shkak të ulje-ngritjeve që kanë patur. Edhe pas ndarjes së tyre dhe martesës së Bieber me modelen Hailey Baldwin shumë nga fansat kanë shprehur dëshirën për një rikthim të këngëtarit me Gomez. Por tashmë për të dyja palët kjo histori është mbyllur dhe diçka të tillë e përforcon edhe gjesti i fundit i Selenës. Mësohet se ajo ka fshirë nga Instagrami i saj fotot që kishin të bënin me këngëtarin dhe e fundit që ka fshirë është pikërisht ajo që kishte publikuar për ditëlindjen e tij në vitin 2018. Kujtojmë se pas ndarjes nga këngëtari Gomez pati shumë probleme me shëndetin mendor, e për këtë arsye u shtrua në një klinikë, por tashmë duket se ndihet më mirë dhe më e qetë.
Angelina Jolie viziton refugjatët në Kolumbi Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, është e njohur për përpjekjet e saj humanitare dhe ajo është angazhuar sërish. Gjatë fundjavës, 44vjeçarja i ka vizituar refugjatët në Kolumbi. Sipas raporteve, angazhimi i saj për bamirësi thuhet se është fiksuar për shkak të fëmijës së madh, djalin Maddox. Radar Online ka raportuar më parë mbi lidhjen e tyre të ngushtë që filloi kur u takua me Maddox në një jetimore. Ylli i Hollywoodit vizitoi refugjatët, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në kufirin kolumbianovenezuelas dhe ka folur me komunitetin ndërkombëtar në emër të tyre. “Mbi të gjitha, ne ramë dakord për nevojën urgjente të bashkë-
sisë ndërkombëtare për t’i dhënë më shumë mbështetje Kolumbisë, Perusë dhe Ekuadorit të cilët kanë barrën e kësaj krize”. “Pra, unë shpresoj dhe jam optimiste për aftësinë e Kolum-
bisë për t’i përballuar këto sfida dhe për të dalë edhe më e fortë”, ka deklaruar Jolie. Ajo më tutje thotë se do të vazhdojë t’i përkrahë ata përgjatë gjithë kohës siç edhe ka bërë deri më tani.
Martohen Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger Vajza e aktorit legjendar Arnold Schwarzenegger, Katherine, është martuar me yllin hollivudian, Chris Pratt. Sipas burimeve të afërta me çiftin, në martesën e tyre në Kaliforni kanë qenë të pranishëm vetëm anëtarët e dy familjeve dhe miqtë e ngushtë – raporton CNN. “Dita më e mirë në jetën time. Jemi bërë burrë dhe grua para Zotit, familjeve tona dhe atyre që i duam. Ka qenë një ceremoni intime dhe emocionuese. Ndihemi të bekuar që fillojmë një kapitull të ri në jetët tona”, ka shkruar Pratt në rrjetet sociale. Çifti u fejua në muajin janar të këtij viti pas lidhjes shtatëmujore, ndërsa tashmë e kanë dërguar një nivel më lartë marrëdhënien e tyre. Kjo është martesa e dytë e Pratt, i cili nga martesa e parë tetëvjeçare me aktoren Anna Faris, ka një djalë.
Brazilianja Andresa, pas 9-vitesh një shtetase shqiptare Kush nuk e njeh prezantuesen braziliane tek “E diela shqiptare” Andresa Ambrosio, pas 9 vitesh qëndrimi në Shqipëri do të bëhet një shtetase shqiptare me të gjitha të drejtat dhe detyrimet. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë ajo në emisionin “Thumb”. “Edhe pak kam një surprizë. Në fund të vitit, nëse Zoti do, unë marr nënshtetësinë shqiptare”, tha Andresa.
SPORT
20
E martë, 11 QERSHOR 2019
ZIKALTRIT
Icardi bllokon merkaton e Interit, s’ka ndërmend të largohet M auro Icardi nuk ka ndërmend të largohet nga Interi dhe po bën rezistencë të fortë, duke refuzuar oferta nga skuadra si Roma e Napoli. Sulmuesi argjentinas është i bindur të paraqitet në grumbullimin e skuadrës në fillim të korrikut, për t’i treguar Antonio Contes se mund të jetë një pjesë e rëndësishme e projektit zikaltër, ndaj po refuzon në mënyrë kategorike negociatat për largim. Bashkëshortja menaxhere e tij,
Wanda Nara ia ka bërë të qartë Marottës se në Itali largohet vetëm për t’iu bashkuar Juventusit, por bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të shpenzojnë 80 milionë euro për kartonin e Icardit. As propozimi tjetër i Marottës, për një shkëmbim kokë më kokë Icardi-Dybala, duket se nuk ka mundësi për t’u realizuar, pasi numri 10 i Juventusit nuk ka dëshirë të largohet nga Torino dhe kërkon të luajë shanset e tij me trajnerin e ri bardhezi. Ndërkohë
së fundi Roma ofroi Dzekon, Kolarov dhe 40 milionë euro, për të marrë argjentinasin dhe ndonëse gjeti miratimin e Interit, hasi në refuzimin e prerë të menaxheres së Icardit, Wanda Narës. Por kjo rezistencë e çiftit argjentinas duket se po mban të bllokuar merkaton e Interit, që deri tani ka arritur akordin për Dzekon dhe Barrelën, dhe për të nisur operacione të tjera, më parë duhet të shesë për të liruar vend në organikë.
Sipas “Daily Mail” bardhezinjtë janë gati të transferojnë disa yje për francezin
Juve “ëndërron” Pogba, por ka gati 5 largime të bujshme Rozalb Lika
J
uventus është gati për të transferuar Paul Pogba gjatë kësaj vere, por po mendon edhe për merkaton në dalje, teksa në listën e largimeve janë plotë 5 futbollistë. Francezi nuk është i lumtur në Manchester dhe është gati të rikthehet sërish në itali, atje ku nisi hapat e parë në futbollin evropian. “Corriere dello Sport” raporton se Pogba nuk e ka fshehur dëshirën që të ribashkohet me skuadrën torineze, teksa “Sportsmail” shkon dhe më tej duke theksuar që kampionët e Italisë do të shesin plotë 5 futbollistë. Mattia Perin- Nuk është i kënaqur me rolin si portier i dytë në skuadër dhe me shumë mundësi do të transferohet te Roma, atje ku mund të jetë protagonist si portier i parë. Joao Cancelo- E nisi mjaft mirë sezonin, por e mbylli shumë keq, duke humbur rolin e titullarit. Forma e tij në rënie
De Ligt: Ronaldo më tha të transferohesha te Juvja
Cristiano Ronaldo arriti që të fitonte duelin e dytë personal ndaj Matthijs De Ligt, pasi dje në mbrëmje Portugalia e tij triumfoi 1-0 ndaj Holandës. Sulmuesi i Juventusit nuk arriti që të shënonte, por u sakrifikua për skuadrën, veçanërisht në fazën mbrojtëse, atje ku De Ligt, është një nga kundërshtarët më të vështirë me goditjet e tij me kokë. Në fundin e ndeshjes së luajtur në Porto, ata të dy patën një diskutim mes tyre, teksa ka qenë vet mbrojtësi që ka folur për bisedën që pati me yllin e Juventusit. “Ronaldo më ka thënë që të shkoj te Juventusi. Fillimisht mbeta u surprizuar nga kërkesa e tij, ndaj dhe qesha. Nuk e kuptova fillimisht se çfarë donte që të thonte. Tani do të shkoj me pushime. Do të mendoj se çfarë është më e mira për mua dhe do të vendos. Është e rëndësishme për futbollistët e rinj për të luajtur, kjo është e vetmja gjë për të cilën jam i sigurt”, deklaroi qendërmbrojtësi i Holandës.
KOLUMBIANI
James Rodriguez pranë transferimit te Napoli ka bërë që drejtuesit të mendojnë një shitje të mundshme të tij. Manchester City është gati që ta blejë për shifrën e 50 milionë eurove, por gjithçka do të varet nga e ardhmja e Pep Guardiolës. Douglas Costa- Pas një sezoni të dështuar, shoqëruar me shumë dëmtime, duket se e ardhmja e
tij do të jetë larg ekipit torinez. Një ofertë mbi 50 milionë euro, do të ishte e mjaftueshme. Juan Cuadrado- Kolumbiani nuk është rikthyer në formën më të mirë pas dëmtimit të rëndë. Me shumë mundësi mund të rikthehet te Fiorentina dhe të jetë pjesë e operacionit
me Chiesa-n. Mario Mandzukic- Futbollisti më i “përkëdhelur” i Allegrit, tashmë do ta ketë shumë të vështirë për të gjetur hapësira ndaj një largim i mundshëm drejt Dortmundit, që ka shfaqur interes, mund të jetë zgjedhja më e mirë për të.
INCIDENTI
Kapitenin e Turqisë e presin me furçë tualeti në Islandë Ndeshja mes Islandës dhe Turqisë, rrezikon që të kthehet në një çështje diplomatike mes të dy vendeve. Skuadrës turke i është rezervuar një pritje e turpshme në Islandë para ndeshjes së të martës. Duke iu referuar akuzave të sulmuesit Burak Yilmaz dhe kapitenit Emre Belezoglu, kombëtarja turke ka qëndruar për rreth 3 orë në aeroportin e Reykjavikut pasi lojtarëve dhe stafit u është bërë një kontroll i imtësishëm i pasaportave, ndërkohë që u janë hapur edhe bagazhet për kontrolle
MBROJTËSI
të detajuara për çështje sigurie. Për ta fryrë akoma edhe shumë skandalin ka menduar një gazetar islandez i cili në intervistën me Emre në vend të mikrofonit ka përdorur një furçë tualeti. Kjo pritje që i është bërë Turqisë në Islandë i ka kaluar përmasat sportive, teksa ka reaguar ministri i jashtëm i Turqisë, ndërsa zëdhënësi i presidentit Erdogan e ka cilësuar të papranueshëm një trajtim të tillë. Në rrjetet sociale tifozët e kanë cilësuar raciste sjelljen irlandezëve ndaj turqve.
James Rodriguez me shumë mundësi do të luajë në Seria A në sezonin e ri. Pas largimit nga huazimi nga skuadra e Bayernit, mediat italiane shkruajnë seCarlo Ancelotti e dëshiron me çdo kusht në skuadrën e tij yllin kolumbian me të cilin ka punuar te Reali i Madridit për një periudhë 1-vjeçare dhe e njeh shumë mirë. Bayerni vendosi të mos e blejë kartonin e James pas huazimit 2-vjeçar, dhe tashmë kartoni i 27-vjeçarit i përket Realit të Madridit. Por as Los Blancos nuk e kanë në planet e tyre, futbollistin e Los Cafeteros dhe James është me valixhe në duar për t’u larguar sërish nga Madridi. Për kartonin e James Rodriguez, Napoli pritet të paguajë rreth 40 milionë euro ndërsa nuk përjashtohet as një kalim në formë huazimi te skuadra e Ancelottit. Vetë lojtari e ka arritur marrëveshjen me klubin e kaltër tashmë pritet vetëm që Napoli të gjejë akordin me Realin.
SPORT
21
E martë, 11 QERSHOR 2019
Strategu italian konfirmoi se skema do të mbetet njëlloj, sipas tij tani janë një grup i bashkuar
Reja: S’i zgjidh dot problemet për 15 ditë, 3-4 ndryshime ndaj Moldavisë T
rajneri i Shqipërisë, Edy Reja, doli në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Moldavisë. Strategu italian konfirmoi se do t’i mbetej besnikë skemës 3-5-2, dnërkohë që do të bëhen 3-4 ndryshime në emrat që do të zbresin në fushë. Ai e pranoi se në 15 ditë nuk mund të bëjë mrekullinë. “Unë nuk pashë probleme në mbrojtje dhe në sulm, por jam dakord që lidhja mes tyre është një problem, duhet punuar për një koordinim sa më të mirë. Pozicionet ishin të përshtatshme, por patëm pak vështirësi në pasimin e fundit. Është ende herët për të vendosur për ndryshime. Do të shoh formën fizike, dikush mund të pushojë, sepse i kemi rolet të dubluara dhe vetëm ata që janë në 100% do të luajnë. E kam një ide, por të shohim, duhen edhe 24 orë deri në momentin e ndeshjes. Mund të bëj ndryshime, 3-4 e shumta, në mesfushë dhe në sulm mund të pushojnë disa lojtarë, sepse lojtarët u lodhën shumë duke sulmuar e mbrojtur”. Skema 3-5-2- “Mendoj se ia dolëm mbanë të gjenim ekuilibër në aspektin mbrojtës, mungon ende zgjidhja për lojën ofensive. Na mungojnë mesfushorët e aftë të futin topa drejt sulmit, në qendër dhe nga krahët. Gjithsesi, raste krijuam, por ajo që ra në sy ishin pasimet e pakta për sulmuesit
dhe pres më shumë, sepse kjo skuadër i ka të gjitha mundësitë. Kemi Uzunin, Sadikun që janë gati, edhe në mesfushë kemi alternativa të freskëta dhe mund të bëj një ndryshim. Në prapavijë e shumta një ndryshim do bëj, sepse luajtëm mirë. Në sulm mund të luajmë me Uzuni e Sadiku, ose Uzuni dhe një nga sulmuesit që luajti në Islandë, por Sadiku e njeh mirë portën dhe di të shënojë
Moldavia - “Të gjithë rivalët janë të frikshëm, nuk ka rivalë të lehtë, nuk mund të luajmë me idenë që jemi superiorë, duhet ta tregojmë në fushë a jemi superiorë. Në Islandë pashë një Shqipëri me personalitet, që e sulmoi kundërshtarin. Pres të njëjtën paraqitje edhe ndaj Moldavisë, me respekt dhe pa frikë për askënd. Në futboll gjithçka mund të ndodhë, por nëse luajmë mirë, mund t’i
kthejmë episodet në favorin tonë”. Problemet - “Nuk i zgjidh dot për një javë a 15 ditë. Do bëjmë maksimumin, po rritemi dhe në krahasim me ndeshjet e mëparshme kemi luajtur më mirë, besoj se jemi dakord për këtë pjesë. Është e qartë që nëse nuk vijnë rezultatet do kritikohem unë, por dua që njerëzit nesër të vijnë në stadium e të na mbështetin, duke
pasur durim edhe nëse gjërat nuk shkojnë si duhet në ndonjë moment”. Objektivi- “Është ai që të përmirësohemi. Kemi ende shumë ndeshje, nëse i fitojmë të gjitha është e qartë që mund ta themi fjalën tonë. Në çdo ndeshje do të shkojmë për fitore, këtë dua nga skuadra. Nëse e bëjmë këtë, do ishte arritje e madhe, pastaj rezultatet në fushë varen edhe nga episodet. Le të japim më të mirën tonë në çdo ndeshje, llogaritë bëhen më tutje”. Ndryshimet me klubet - “Është ndryshe, në kombëtare nuk ke kohë të bësh punën e përditshme që bën në klub. Megjithatë, skuadra është paraqitur me shumë dëshirë dhe është vënë në dispozicion. Janë të gjithë lojtarë profesionistë, shumë prej tyre luajnë në Itali, por edhe në kampionate të tjera dhe kanë filozofi të ndryshme futbolli, Zvicër, Kroaci, Gjermani, Itali. Unë duhet të gjej mënyrën për t’i ndërthurur si duhet filozofitë e tyre të lojës, pastaj jemi në Ballkan dhe është pak e vështirë të punosh qetë në aspektin psikologjik”. Shiriti i kapitenit – “Nuk ekziston si problem. Është Mavraj kapiteni, në mungesë të tij është Hysaj, kjo është zgjedhja përfundimtare për mua dhe është vendosur prej kohësh”, u shpreh strategu italian.
AGJENTI
MBROJTËSI
Giuffredi: Hysaj mund të shkojë te Juvja, s’është tradhti
Hysaj: Kemi gjetur personalitetin, tifozët na japin zemër E
E ardhmja e Elseid Hysajt vazhdon të mbetet një telenovelë në Itali. Agjenti i tij Mario Giuffredi vijon të jetë shumë aktiv në mediat italiane, teksa së fundmi ka komentuar të ardhmen e shkodranit. Fillimisht ai u ndal te Atletico Madrid, ekipi i parë që ka shfaqur interes për të. “Oferta e tyre ishte shumë e ulët dhe nuk korrespondon me vlerat e futbollistit. Ishte më e ulët se 25 milionë euro. Sa vlen? Unë nuk zëvendësoj klubin, çmimin e vendos Napoli. Kur flitet për Atleticon, si mund t’i thuash jo. Ndoshta Elseid dëshiron që të provojë një eksperiencë jashtë vendit, pas një karriere në Itali. Futbollisti ka folur me sinqeritet, nuk dëshironj që të ofendojë klubin me deklarata. Oferta e Juventusit? Për shkak se po flasim për një profesionist, nuk ekziston fjala tradhtar në futboll. Kjo vlen për Sarrin, por edhe për këdo tjetër në futboll. Të gjithë profesionistët mund të bëjnë zgjedhjet që mendojnë se janë të përshtatshme për karrierën e tyre. Juventusi? Si mund të refuzohet klubi më i rëndësishëm në Itali”, deklaroi Guffredi.
lseidHysajmeshumëmundësi do të jetë sërish kapiten edhe në ndeshjen ndaj Moldavisë. Ai doli dje në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Reja, ku konfirmoi se në ambientin kuqezi atmosfera është pozitive. “Gjetëm personalitetin dhe idenë në humbjen ndaj Islandës. Jam i kënaqur për lojën që bëmë. Do të vazhdojmë në rrugën e duhur. Skema? Rol i ri për mua, por jam profesionist. Kur të kërkohet një rol nga trajneri duhet ta bëjmë të gjithë si duhet. Duhet të vazhdoj kështu, pasi jam i kënaqur me mënyrën se si e përballova. Besoj se duhet të luajmë për rritjen e kombëtares. Kemi nevojë që dhe trajneri të na njohë më tepër. Duhet të vendosim çdo ditë nga
një shkallë. Duhet të jemi më të bashkuar. Duhet të kemi kohën e duhur. Kapiteni? Kjo është zgjedhja e trajnerit. Unë jam i kënaqur të jem kapiten, por nuk është gjë e rëndësishme apo të krijoj polemika. Një ëndërr për mua të jem kapiten. Tifozeria?
Shumë e rëndësishme të kemi tifozë. Ne luajmë për kombin dhe tifozët. Na kanë dhënë më shumë zemër, kemi nevojë për tifozët tanë. Po tregojmë se po e marrim veten dhe po rritem dalëngadalë”, u shpreh mbrojtësi shkodran.
SHENDETESI
22 E martë, 11 QERSHOR 2019
Evërtetambikërcitjenegishtave! Gjyshet ose nënat na thonë se të mos i kërcasim gishtat, sepse është keq, sidomos kur jemi në shtëpi. Kërcitja e gishtave është një nga zakon i bezdisshëm, ku njerëzit mendojnë se është madje i dëmshëm për duart. E vërteta qëndron ndryshe, e këtë e demonstron një studim i ri. Personat që i kërcasin gishtat, nuk kanë aspak prob-
leme me duart. Ata që i kërcisnin gishtat, kishin një lëvizshmëri më të mirë se ata që nuk e bënin këtë. Nyejt, si ato që lidhin gishtat me pjesën tjetër të pëllëmbës, kanë disa hapësira të mbushura me një lëng që quhet lëngu sinovial, i cili kryen funksionin e grasos, që lejon lëvizjen e kockave dhe pengon fërkimin e tyre
me njëra tjetrën. Kur ju kërcisni gishtat ose nyje të tjera, ju zgjeroni hapësirën midis kockave. Ky zgjerim hapësirë, krijon një tension negativ që e tërheq lëngun sinovial që ndodhet në nyje, në këtë hapësirë të re të krijuar. Futja e menjëhershme e lëngut në këtë hapësirë është kërcitja që ju dëgjoni.
Trajtimi i depresionit me majdanoz, limon dhe fara chia
D
epresioni është një shqetësim emotiv që mund të ketë efekte në shëndetin fizik dhe mendor. Është një gjendje trishtimi i thellë dhe personi që vuan humb çdo interes drejt aspekteve të jetës që ishin të rëndësishme më parë. Por ka disa kura natyrale për të trajtuar depresionin. "Nëse vetëm do të mund ta dinit sa të rëndësishëm
jeni në jetën e atyre që i takoni; sa të rëndësishëm mund të jeni te personat të cilët as që mund t'i keni ëndërruar. Gjithmonë ekziston diçka nga vetja juaj të cilën do ta lini në çdo takim me një person tjetër"-Fred Rogers. Maja e birrës Dhe pse nuk ka një shije fort të kënaqshme majaja përmban sasi të madhe të vitaminave të grupit B,
magnez, aminoacid që rregullojnë aktivitetin e sistemit nervor. Këta përbërës favorizojnë prodhimin e hormoneve të mirëqenies, endorfinën dhe serotoninën, që kontrollojnë ankthin dhe trishtimin që shoqërojnë depresionin. Për këtë ju duhet vetëm një lugë maja dhe një gotë ujë e vakët. Konsumoheni 30-40 minuta pasi keni ngrënë mëngjes. Përsëriteni çdo ditë derisa të vini re përmirësimet. Limon dhe fara chia Një pije e tillë ka veti qetësuese të sistemit nervor duke ndihmuar në kontrollin e depresionit. Hidhni lëngun e një limoni në ujë, shtoi farat e chia-s
Ushqimet që ju mbrojnë nga kanceri Sipas studimeve të fundit, janë disa ushqime që mund të ndihmojnë kundër sëmundjes së kancerit. Vera e kuqe-Lëkura e rrushit është e pasur me antioksidantë që mund të ngadalësojë procesin e plakjes dhe të ndihmojë me një numër çështjesh të tjera shëndetësore. Po ashtu mund të ndihmojë organizmin tuaj në luftën kundër radikalëve të lirë dhe viruseve si dhe të zvogëlojë shkatërrimin e qelizave dhe të stimulojë riparimin e ADN-së. Ndjehuni të lirë të shijoni një gotë verë të kuqe, por sigurohuni që të kënaqeni me sasi të moderuar. Shafrani i Indisë-Shafrani i Indisë është një erëzë e dobishme që mund të përdoret për qëllime të ndryshme shëndetësore. Kjo erëz mund të stimulojë humbjen e peshës dhe të parandalojë zhvillimin e kancerit gjithashtu. Çokollata e zezë-Përveç përmirësimit të shëndetit të zemrës, çokollata e zezë mund të përmirësojë efikasitetin e trajtimit
të sëmundjes së kancerit. Kafeja dhe çaji i gjelbër-Të dyja pijet janë stimulues të energjisë që mund të parandalojnë zhvillimin e kancerit.
dhe lëreni të pushojë për 10 minuta. Pijeni këtë dy herë në ditë për tre javë rresht. Farat e chia-s përshpejtojnë metabolizmin dhe djegin yndyrnat. Ju mjafton një lugë kafeje me fara chia, një gotë ujë i ngrohtë dhe lëng limoni. Ujin ndaheni në dy gota, në njërën prej tyre hidhni farat e chia-s dhe lëreni për 40 minuta, do e shihni që do fitojë densitet. Hidhni më pas lëngun e limonit, përzjejeni mirë dhe shtoni dhe pjesën tjetër të ujit duke e përzjerë. Konsumojeni në mëngjes esëll. Majdanoz dhe valerian Është ideale për të favorizuar mirëqenien fizike dhe mendore, pasi rreg-
ullon efektet e stresit oksidues. Gjithçka që ju duhet është një lugë majdanoz, një lugë valerian dhe një gotë ujë. I shtoni në ujë që zjen majdanozin dhe valerianën, lëreni të pushojë për 10 minuta dhe filtrojini. Pijeni në darkë para gjumit, pasi të jep përgjumje. Konsumojeni këtë pije për dy javë rresht. Sallata jeshile Lëngu i sallatës jeshile është një shërues natyral që redukton simptomat e depresionit falë raportit të saj interesant të përbërësve të rëndësishëm. 6 gjethe të lara sallatë jeshile kalojini në frulator me 100 ml ujë. Piheni tre javë resht me stomakun bosh.
Fakte që duhet të dini mbi sheqerin Kemi dëgjuar se sheqeri është shkaktar i obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës. Sigurisht që nuk duhet tepruar me konsumin e tij, por sheqeri nuk është e keqja më e madhe. Sipas ekspertëve, 50 gramë sheqer në ditë nuk janë aspak të dëmshme. Që do të thotë, mos pini më shumë sesa një kanaçe me pije të gazuar në ditë. Thuhet se sheqeri të shëndosh, por në fakt njerëzit shëndoshen sepse ushqimet me sheqer kanë më shumë kalori. Ushqimet kalorike bëjnë që të shtoni në peshë dhe të keni probleme me shëndetin. E treta, por jo më pak e rëndësishmja, ka të bëjë me lëngun e frutave. Glukoza dhe fruktoza që gjenden te lëngu i frutave janë sheqerna. Lëngjet e frutave kanë shumë sheqer dhe kjo është arsyeja që duhen konsumuar në mënyrë të moderuar. Edhe pse këto sheqerna janë të shoqëruara me vitamina, minerale dhe pak fibra, sheqeri mbetet sheqer. Më mirë është që të hani fruta të plota sesa të pini lëngun e tyre.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Banka Botërore 5. Qëndrim i prerë e përfundimtar që mbajmë për një punë a për një çështje 11. Ajo që bën pula, vezë ose.. 12. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 13. Dioqeza ortodokse që ka në krye një peshkop 16. Tirana, e kishte targën e makinave ... 17. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 18. Provimet përfundimtare që jep nxënësi, kur mbaron një shkollë të mesme 19. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 20. Gadishulli ynë mban atë emër 23. Blerja e një malli pa para në dorë 26. Mineral i përbërë prej fijesh të holla, që nuk digjet e nuk e përcjell rrymën elektrike 28. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 29. Vegël, shërben për të kapur e shtrënguar diçka a për të shkulur gozhdë 30. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 31. Vend gropë me shkurre e me driza të dendura, ku mezi depërton edhe drita e diellit 34. Më 11 shkurt 1990 rifiton lirinë pas 27 vitesh burgimi politik, Nelson ... 36. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 37. Ibn Tofal, quhej edhe ashtu, filozofi arab (1100-1185), ithtar i Avempases 39. Po Gjirokastra si e kishte targën 40. Kisha kryesore në një qytet 43. Karrocë e hapur, zakonisht me katër rrota, e tërhequr prej kuajsh 46. Liriku brilant ... Mjeda (18661937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar 47. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 48. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 50. ... pa teorinë është e verbër 52. Shërben për t'u fshirë 55. Sipas zanafillës, ai ishte kopështi i perëndisë ku krijuesi përcaktoi si vendbanim i Evës dhe Adamit 56. Grua që e merrnin me pagesë familjet e pasura për t'u rritur fëmijët dhe për t'u përkujdesur për ta 57. Ka të tillë çdo sipërmarrje e madhe biznesi ku diskutohen problematikat 58. Enët, orenditë dhe sendet e tjera të përdorimit të përditshëm në shtëpi, plaçkat e shtëpisë; vjetërsira, rrangulla 60. Zakonisht është një lloj thirrje që i drejtohet dikujt për ndihmë, dhe një mënyrë shprehie zemërate 63. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 65. Krotonias ..., filozof dhe mjek grek (rreth 520 p.e.r.) Pitagorist që mësoi se në të gjitha gjërat njerëzore sundon kontradikta 66. Kockës i thonë ashtu në dialektore
E martë, 11 QERSHOR 2019
Nga Albert VATAJ
68. Ashtu auhet kalendari që përdorim ne 69. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj 72. Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 7 janë ... dhe 29 janë bashkëtingëllore. 73. Pararëndësi i ndejseve të sotme moderne, me dyshek mbushur me lecka dhe nëntëse prej dërrase 74. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 76. Në shkrimet publicistike Mid'hat bej Frashëri përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali ... 81. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 85. Eshtë i tillë ai që garon në sportin e mundjes 87. Degë e mekanikës teorike, që përfshin dinamikën dhe statikën ka atë emër 89. Stil në artin e sidomos në arkitekturën e shekujve XVI-XVIII 91. Njësia monetare bazë e Kinës; monedhë që ka këtë vlerë 92. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 93. E shquar është Zagoria. 94. Shkenca që studion të bukurën në natyrë e në krijimtarinë artistike 96. Dru, degë a një send tjetër, që mbaron në njërën anë me një degëzim më dysh 98. Mjet për të kapur minj, zogj ose kafshë të egra 99. Pikantet që janë pjesë e asortimenteve të ushqimit janë të tilla. Speci ... është tipiku 101. Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakon-
isht të madh e me fuqi mbinjerëzore 102. Gjallesë parahistorike, që është mbuluar në tokë dhe është ruajtur në trajtë të ngurtësuar 104. Ndodhet në Evropën Qendrore, e rrethuar nga Republika Çeke, Gjermania, Hungaria, Italia, Lihtejnshtajni, Sllovakia, Sllovenia dhe Zvicra. Atdheu i Stefan Zweig 107. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 108. Organizëm ndëshkues kishtar që përniqte përçuesit e mendimit përparimtar 111.Krahinore, ashtu quhet një dhurata a ushqime që i çohej dikujt me rastin e martesës 113. Quhet shtresa më e sipërme e atmosferës, përmban shumë jone e elektrone të lira 114. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu VERTIKALISHT 2. bishtajat dhe kokrrat e kësaj bime, që përdoren për ushqim 3. Pyetja e shumë njerëzve për të mbledhur të dhëna ose mendime për një çështje 4. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 5. Kategori gramatikore e foljes, që tregon lidhjen ndërmjet veprimit e folësit 6. Fëmijë i lindur jashtë martese, kopil 7. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 8. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 9. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 10. Nëna, ëma, thirret edhe ashtu 11. E vendos dikë a diçka në një
vend 12. Një enë prej metali me një rubinet që shërbente për të larë duart, fytyrën 13. Partia Demokristine 14. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 15. Ornella e famshme e kinematografisë italiane, duhet mbiemri 21. Ashtu quhet vendi ku vendoset platforma për të lëshuar anije kozmike 22. Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç 24. Aktore shqiptare, ... Ferri. U lind në Vlorë më 29 mars 1961 25. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 26. Nëpunës i ngarkuar për të drejtuar një fushë veprimtarie pranë një përfaqësie diplomatike 27. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 28. Pjesë e shtëpisë e ndarë me vete, e shfrytëzueshme për nevojat personale 29. Brengë, shqetësim, hall; gajle, merak 31. Që ka shtat të lartë, të lidhur e të fuqishëm 32. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 33. Vend me male, krahinë malore; grup a varg malesh 35. Që është lënë për farë ose për shumëzim me filiza 38. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 41. Ai që është kundër rregullit, disiplinës dhe organizimit 42. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 44. Element kimik, jometal i
(1110-1180), kundërshtar i fortë i platonistëve, në shumë teza i afërm me Aristotelin 70. Tkurrja e menjëhershme e diafragmës, që na e ndërpret frymëmarrjen për një çast 71. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 75. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 77. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 78. Arti i valles dhe i baletit; mjeshtëria për të vënë në skenë një balet 79. Dhimitër ..., filloi si operator dhe shumë shpejt u bë regjisori më me ndikim në kinemanë shqiptare 80. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 82. Thuhet zakonisht për dikë që nuk kundërshton kurrë e u përulet të tjerëve 83. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 84. Neritan... i arkeologjisë dhe i politikës 86. Gjendje e pabarabartë e njerëzve në shoqëri nga pikëpamja e të drejtave politike e qytetare 88. Ai është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrire në koordinatat 42,09° V, 20,43° L 89. Ai që ka për mjeshtëri të qethë dhe të rruajë 90. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 95. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 97. Valle franceze, që kërcehet me ritëm të ngadalshëm; muzika e kësaj valleje 98. Skulptori, Dhimitër ... lindi në Korçë më 14 shtator 1904, dhe vdiq më 1990 në Tiranë 99. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 100. Gjendje e brendshme e një njeriu që është i mbushur me ndjenja të zjarrta a me frymëzim të lartë 102. Njëra prej figurave me vlerë në lojën me letra 103. Një jetë mes sendesh, stolish dhe shkëlqimit, jetë... 105. Kirkizia ka atë monedhën e saj 106. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit 109. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 110. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 112. GRamshi e kishte ashtu targën
fortë, me ngjyrë të zezë dhe simboli B 45. Banor turk i Azisë së Vogël në periudhën e feudalizmit ushtarak osman 46. ... Bonarparte, strateg ushtarak, burrështetas i zori, ai që ndryshoi historinë e botës 49. Hapësirë a sipërfaqe tokësore. Edhe ku po qëndron, quhet ashtu 50. E afroj më shumë; e shpie pak më afër dikujt a diçkaje 51. ... e zi, është flamuri ynë kombëtar 53. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 54. Pjesë e përparme e trupit të njeriut dhe të kafshëve nga qafa deri te barku, gjoks ose... 59. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 61. Çoj bagëtinë në një vend me hije që të kalojë vapën 62. Unë marr hakun e një pune a një shërbimi 64. Njeri me trup shumë të madh e shumë i fuqishëm, gjigant 67. Ben ... Abraham, filozof çifut 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
9
2
3
D
V
A R
M E
4
˙
10
P
¸
6
K B
M
7
8
B
P
R U
H R
Z
12
¸
14
K
5
E T
11
N D
L I
N
15
V
K
S
E
I
16
F
C
J
Y
17
O 19
O L
H
M B I
N
T
E
E 25
U
I D
U
22
C E
23
M E R
E
A L
U M I
I
N
A
S
E
I
H
L
L
A F
R
R
E
L
N
G R
A F
I
J
P
M E
R
27
M
K
29
U R
M
C
24
K
26
D
28
N
M
B 21
I
O
18
20
M O N
U
13
E R
Z
30
A N
D
31
I
O
N
32
I
D A
I
L
K
S
O
33
34
L
E K
N
D Y
P
35
K
S
H
J
36
F
K
A
O
M
P
O R
E O
37
A
M E I
T
38
C
R
P
40
S
43
I
I
T
47
H
E
E
K
E
M K
U R
R
¸
54
C E
J
A
K
I
N I
K O
S
K ¸
52
R R
E N
M
G
S
H
S
H
˙ K
D
P
I
R
M
60
K
O N
C E
O
U S
R
61
62
O P
H
O
A
N T
L 67
P
S
O N
A N
E
L E
F
V
66
E R
T
¸
N
68
P
S
69
A K 72
M A
U
P
K
64
I
65
71
E
57
H
63
I
53
O
E
56
B U
T
H
59
R A
M
U
51
O
58
P
A B
55
K
42
T
45
50
M B
I
48
49
N
K
41
F
44
D R
46
O
F
39
I
¸
M
S
A
R
J
V I
D A
R
N
74
L O
A
P
70
I
73
A L
S
G
75
K
A
L ¸
N
R O
J
76
R
J
¸
77
K
J
H
O
T
T
78
A R
O T
E 80
K
E
M ¸
S
R C
E
A L
91
L ¸
M
E
93
N E
D
D
A R
D
I
A
M A N
L
N
98
G
S 88
Y T
H
95
P F
L
I
A
A
99
I
S
100
T A
N I
R
R
P
M
H
S
102
I
S
P
E
˙
E
R
B
I
103
I L
Q
108
E L
R
L
L
105
I
K
I
T
F
E
K S
D
U
E D
O 111
E R
A N
˙
A
T E
A
106
N
I
O
109
110
A
B
104
K E 107
T
K
83
Z A 87
E
94
97
101
I
86
F
92
96
A
N
¸ R I
R
A
H
90
Y R
82
K ¸
85
A P
N
81
M Y S
84 89
U
M
79
M U
A N
E K
S
J
N
N
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
24 E martë, 11 QERSHOR 2019