Koha Jone 11 tetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 244 (8685)

E premte, 11 Tetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Me tone të ashpra, Edi Rama deklaroi hapur se projekti i “Shengenit Ballkanik” ishte sfidë ndaj Brukselit, teksa tha se “nëse BE nuk ka kohë për ne, ne nuk do t’i presim ata”. Pra kjo është zgjidhja rezervë që kryeministri i Shqipërisë mban në xhep kur do refuzohet nga Bashkimi Europian

PS-ja synon BE apo Beogradin?!

Kryeministri Rama për të kërcënuar BE-në i dha Serbisë rolin e një faktori kyç dhe kontrollues, duke harruar se problemet e shqiptarëve me serbët nuk janë te doganat, por nisin dhe përfundojnë te njohja e Kosovës. Rama e harroi këtë pjesë gjatë qëndrimit në Serbi dhe me marrëveshjen e nënshkruar, goditi gjithë politikën dhe qëndrimin e qeverisë së Kosovës për raportet me Serbinë. Që pas viteve ’90 pika kryesore e politikës dhe diplomacisë shqiptare është të hyjmë në BE, por jo integrimi në Serbi

Presidenti Meta i sfidon të gjithë: Më citoni nenin e Kushtetutës që kam shkelur dhe dorëhiqem

FAQE 3

MEDIAT NDËRKOMBËTARE

“SHENGENI BALLKANIK”

Franca kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

Edita Tahiri: Shqipëria s’duhet të bëhet pjesë e projekteve për Serbinë e Madhe

FAQE 7

REAGIME PËR FITUESIN E NOBELIT NË LETËRSI

FAQE 2

ISH-MINISTRI I JASHTËM

Edi Rama: Nuk mund Paskal Milo: të jemi kaq të mpirë Shengeni Ballkanik ndaj racizmit duhet parë me kujdes,

në mos me frikë

FAQE 2

NËNKRETARI I PD

Gent Cakaj: Akt dhe vlerësim i turpshëm për mohuesin e gjenocidit

Edi Paloka: Vendi nën influencën e Serbisë, Rama po finalizon paktin Tito-Hoxha Intervistoi: Redjon Shtylla

FAQE 9

FAQE 10

NISMA “U’ JAM ARBËRESH”

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe gazetarja Eni Vasili, dje gjatë intervistës në emisionin “Open”, në Top Channel

FAQE 4-5

Kreu i shtetit: Të ruajmë trashëgiminë kulturore arbëreshe

FAQE 16


POLITIKE

2 E premte, 11 TETOR 2019

Ish-anëtarja e Kryesisë së PS-së: Rama i paaftë për të zgjidhur krizën në vend

Q

ë Partia Socialiste ësh të tjetërsuar e thonë shumë veta në PS, por pakkush flet kaq hapur e qartë sa Arta Dade. Po flet e kritikon edhe ish-ministri Ditmir Bushati, por jo si Arta, e cila është nga ministret më profesioniste dhe më me integritet në të majtën shqiptare. Në Ora News, zonja Dade tha se PS, sot është një forcë politike e paralizuar dhe pa demokraci të brendshme dhe që drejtohet nga një person i vetëm. Sipas saj, PS i ka humbur të gjitha vlerat e saj, duke kapërcyer si “lavjerrës” nëpër oligarkë. “E majta- tha Dade- duhet të ribëhet”, ndërsa shpresën e ka tek brezi i ri. Ja se ç’tha Arta Dade: “Sikur Rama të na kishte dëgjuar 2% nga ato këshilla që i kemi dhënë nuk do të kishim arritur në këtë pikë. Tani konstatoj që nuk po ndodh asgjë. Është një forcë totalisht e paralizuar, pa demokraci të brendshme. Komandon vetëm një person. Është një “one man shoë” dhe nëse do të vazhdojnë kështu, nëse opozita do të jetë kështu siç është, nëse do kemi zgjedhje si ato të 30 qershorit, patjetër që Shqipëria do të jetë në vendnumëro, por do të bëjë hapa

Flet ikona e PS-së, Arta Dade: PS është tjetërsuar në parti të oligarkëve pas ashtu sikurse nuk e dëshirojmë. Për ne që kemi punuar për të kundërtën e saj, përveç anës emotive që patjetër që kemi keqardhje përjetojmë edhe një revoltë që duhet të punojmë më shumë. Të angazhojmë më shumë elementë të shoqërisë civile, e cila rezulton totalisht e paralizuar. Mendoj që e majta duhet të ribëhet. Vet PS-ja përveçse ka humbur identitetin si forcë të majtës evropiane dhe duke tentuar drejt qendrës, ka humbur të gjithë elementët kryesorë të programit të saj. Në mënyrë të veçantë në aspektin social ekonomik, pra si një forcë që do ishte në mbështetje të shtresave në nevojë dhe ka kapërcime të pajustifikuara duke u luhatur si lavjerrës sa tek oligarkët dhe për shoë edhe në ndonjë familje të varfër që i ndërton ndonjë

ISH-KRYENEGOCIATORJA E DIALOGUT ME SERBINË

shtëpi, e cila nuk zgjidh asgjë. Praktikisht PS nuk është më ajo parti, e cila ngjalli shpresën, e cila avancoi proceset e vendit deri në dyert e BE, e cila mori një vend nga kriza e ’97 dhe e solli në dyert e BE, e cila pati politikat ekonomike për të krijuar një vend nga skemat piramidale në 17 banka private, në një vend që u bë partnere nga konsumimi i sigurisë në një vend që garantonte siguri dhe u bë anëtare e NATO-s. Kështu që besoj se duhet t’i rikthehemi këtyre vlerave të munguara, por që janë latente dhe janë duke ringjallur në mënyrë të veçantë tek brezi i ri”- tha ndër të tjera Arta Dade, e cila mbetet ikona e PS-së. Në kohën kur PS-ja drejtohej nga Fatos Nano kishte demokraci e pluralizëm mendimesh brenda saj.

Ish-ministri i Jashtëm: Për mos çeljen e negociatave me BE-në, Rama duhet ta kërkojë përgjegjësinë te vetja

Paskal Milo: Mini-Shengeni ballkanik duhet parë me kujdes, në mos me frikë

K “Shengeni ballkanik”, Tahiri: Pjesë e Serbisë së Madhe, Shqipëria s’duhet të bëhej pjesë

I

sh-kryenegociatorja e Dialogut Serbinë, Edita Tahiri thotë se Shqipëria nuk duhet të ishte bërë pjesë e takimit me Vuçiç për “shengenin ball kanik”. Në një prononcim dhënë dje për RTV Ora, Tahiri tha se kjo është një mekanizëm artificial, si pjesë e planit për Serbinë e Madhe. Sipas Tahirit, ky minishengenin përbën bërthamën ekonomike për Serbinë e madhe. “Ky mekanizëm i ri artificial është një tendencë neojugosllave për të vendosur sisteme dominimi, sepse Serbia është vendi më i madh në Ballkan dhe kërkon të dominojë. Për mendimin tim është pjesë e këtij plani për Serbinë e madhe. Ku ky minishengenin përbën bërthamën ekonomike për Serbinë e madhe. Unë mendoj se Shqipëria nuk u desh të bëhej pjesë e kësaj, sidomos për faktin se Ballkani i të barabartëve mund të ketë perspektive dhe stabiliteti. E dyta kur nuk është Kosova çfarë kërkon Shqipëria dhe pse e bën Rama bypass Kosovën për tu afruar me Serbinë? Rama bëri dhe gabime të tjera historike. Me Vucicin provuan të imponojnë ndryshimin e kufijve, por nuk patën sukses. Këtu dëmtohet Shqipëria e para politikisht dhe kombëtarisht në raport me ne. E dyta edhe në planin rajonal është një dëm i madh që Serbisë ti jepet një primat, sepse Serbia po punon shumë në fuqizimin gjeopolitik. Ka sjellë Rusinë, Kinën në Serbi dhe po përpiqet të rikthejë neohegjemonizmin, e që nuk mund ta bëjë sepse projekti evropianë është projekti i një Ballkani me shtete që do bëhen pjesë e BE”, deklaroi Edita Tahiri.

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

ryetari i Partisë Social Demokrate, njëherësh ishministër i Jashtëm, Paskal Milo ka bindjen se politika shqiptare nuk duhet ta kërkojë fajin tek të tjerët dhe euroskpetikët, për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, por duhet ta kërkojë përgjegjësinë te vetja. “Absolutisht jo. Në radhë të parë përgjegjësia është e atyre që qeverisin, integrimi vendoset brenda në Shqipëri, pasi nëse vendosen standardet ato që quhen kushte, duhet të plotësohen kushtet, çdo gjë tjetër është demagogji. Kushtet sigurisht kanë një minimuim dhe maksimum. Shqipëria është më mirë të pranohet, negociatat me BE e mbajnë Shqipërinë në një monitorim të vazhdueshëm, në presion qeverinë. Dobia e hapjes së negociatave është që çdo qeveri në Shqipëri mbahet nën presion por një tjetër gjë varet nga mënyra sdi po ecën vetë BE, është në krizë identiteti. Më të drejtë presidenti Macron kërkon që të rregullohen punë aty brenda BE dhe të përcaktohet ecuria e tij. Ne nuk duhet të justifikohemi për mungesat tona me shqetësimet që ka BE”, tha Milo. Në intervistën për Rtv Ora, ai

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

komentoi edhe marrëveshjen e mini-Shengenit të Ballkanit, mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Novi Sad, për të cilën shprehu frikën e tij. “Ky mini-Shenghen është një proces që ka ndodhur nuk është hera e parë që zbatohet në Ballkanin Perëndimor, është bërë edhe në vendet skabndinave. Unë e shoh, ndonëse ideja mund të jetë e drejtë, se i përgatit këto vende për hapjen e negociatave. Në kushtet ku ndodhet Ballkani perëndimor, sidomos Shqipëria është një hap që në mos duhet parë me dyshim duhet

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

parë me kujdes. Shqipëria është vendi më i prapambetur, përkundrejt një Serbie që në çdo pikëpmaje është më e fortë se ne ka rrezik që tregu shqiptar të shërbej si një treg ku do shiten mallrat serbe, ku mallrat shqiptarë për shkak të konkurrencës të mos kenë vend, ndërkohë që marllrat serbë do kenë më tepër mundësi për të dominuar tregun shqiptar, se ekonomia serbe ka dominuar mbi atë shqiptare. Unë e shoh me dyshim. Nuk jam i sigurtë se ky hap do të jetë i dobishëm për Shqipërinë”, u shpreh Paskal Milo.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 11 TETOR 2019

Me tone të ashpra, Edi Rama deklaroi hapur se projekti i “Shengenit Ballkanik” ishte sfidë ndaj Brukselit, teksa tha se “nëse BE nuk ka kohë për ne, ne nuk do t’i presim ata”. Pra kjo është zgjidhja rezervë që kryeministri i Shqipërisë mban në xhep kur do refuzohet nga Bashkimi Europian

PS-ja synon BE apo Beogradin?!

Kryeministri Rama për të kërcënuar BE-në i dha Serbisë rolin e një faktori kyç dhe kontrollues, duke harruar se problemet e shqiptarëve me serbët nuk janë te doganat, por nisin dhe përfundojnë te njohja e Kosovës. Rama e harroi këtë pjesë gjatë qëndrimit në Serbi dhe me marrëveshjen e nënshkruar, goditi gjithë politikën dhe qëndrimin e qeverisë së Kosovës për raportet me Serbinë. Që pas viteve ’90 pika kryesore e politikës dhe diplomacisë shqiptare është të hyjmë në BE, por jo integrimi në Serbi Shpresat e Shqipërisë për të marrë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian kanë marrë dje një “jo” të fortë nga një prej vendeve kryesore të BE. Franca pritet të kundërshtoj në mbledhjen e krerëve të 28 shteteve të BE, më 18 tetor, çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Holanda tashmë ka një vendim të qeverisë që thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet. Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e mediave afër qeverisë, i vlerësojnë këto qëndrime kundër negociatave, si pjesë e problemeve që ka Bashkimi Europian. Pavarësisht politikave të brendshme të Francës apo Holandës, fakti është se arsyeja kryesore e refuzimit është mosplotësimi i kushteve nga qeveria shqiptare, në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe mos zgjidhjen e krizës së rëndë politike. Dështimi i Shqipërisë me negociatat nuk po vjen për shkak të problemeve që ka BE-ja brenda saj, por për shkak të krizës dhe degradimit të qeverisjes në Tiranë. Sikur Shqipëria të ishte me notën 10 nuk kishte BE që e ndalonte! Në momentin që ka ardhur koha e dhënies së përgjegjësive për këtë faturë të rëndë në kurriz të shqiptarëve, qeveria “Rama” ka nisur një projekt tjetër, sa të padobishëm, aq edhe të rrezikshëm. Për të shmangur presionin në rritje ndaj rrëzimit 4 herë për negociatat, Edi Rama shpiku me mikun personal, Aleksandër Vuçiç një proces të ri “integrimi”. Gjatë dy ditëve të fundit, Rama ishte në Serbi, ku sëbashku me Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut firmosën një projekt bashkëpunimi të quajtur

“Shengeni Ballkanik”. Ideja u prezantua si lëvizje e lirë për mallrat dhe qytetarët, por më shumë duket kopje e shëmtuar e krijimit të një unioni ballkanik në interes të Serbisë. Për të shkuar më tej, projekti i Shengenit duket edhe si një hakmarrje ballkanase ndaj Bashkimit Europian. Fjalimet e Ramës, Zaev dhe Vuçiç dje në Novi Sad mund të përktheheshin edhe si sfidë dhe kërcënim ndaj vendeve të BE; “përderisa nuk na pranoni në BE, ne e krijojmë unionin këtu në Ballkan”. Një qasje e tillë ndaj procesit të integrimit është jo vetëm qesharake, por edhe me kosto të rëndë për Shqipërinë. Serbia i ka hapur negociatat prej kohësh dhe është duke diskutuar kapitujt të veçantë me

BE. Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia janë ende larg nisjes së procesit. Rama, për të kërcënuar BE-në i dha Serbisë rolin e një faktori kyç dhe kontrollues, duke harruar se problemet e shqiptarëve me serbët nuk janë te doganat, por nisin dhe përfundojnë te njohja e Kosovës. Rama e harroi këtë pjesë gjatë qëndrimit në Serbi dhe me marrëveshjen e nënshkruar, goditi gjithë politikën dhe qëndrimin e qeverisë së Kosovës për raportet me Serbinë. Të heqësh kufirin për Serbinë kur Beogradi nuk e njeh Kosovën si shtet është njëlloj si të hedhësh në erë gjithë politikën e jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës. Veç goditjes që i jep Kosovës qëndrimi i qeverisë “Rama” nuk duket se sjellë

asnjë përfitim në Shqipëri. Ekonomia shqiptare po bëhet gjithnjë e më e varur nga produktet serbe duke u larguar nga vendet e Bashkimit Europian. Shifrat tregojnë se gjatë viteve të fundit me shumë kemi blerë në Serbi, sesa vendet e tjera në rajon dhe BE. Orientimi i tregut ekonomik drejt Serbisë mund të kthehet më vonë edhe në pengesë serioze të orientimit politik të qeverisë “Rama”. Me tone të ashpra, Edi Rama deklaroi hapur se projekti i “Shengenit ballkanik” ishte sfidë ndaj Brukselit, teksa tha se “nëse BE nuk ka kohë për ne, ne nuk do të presim ata”. Pra, kjo është zgjidhja rezervë që kryeministri i Shqipërisë mban në xhep kur do refuzohet nga Bashkimi Europian. Kur vendet e BE e kritikojnë për korrupsionin, mungesën e reformave dhe kthimin e Shqipërisë në një vend me pa zgjedhje dhe demokraci, Edi Rama shpik formulën e integrimit në një treg me Serbinë. Kryeministri ka treguar jo pak herë së në politikën e jashtme ka bërë lëvizje amatore dhe kundër interesave të shqiptarëve në rajon. Aktet dhe miqësitë personale të një politikani nuk kanë pse kthehen në linjë zyrtare të gjithë shtetit. Partia Socialiste, historikisht ka pasur një linjë të qartë për integrimin dhe proceset drejt BE-së. Është koha që të tjerë në PS të reagojnë për eksperimentet e Edi Ramës dhe të frenojnë aventurat e rrezikshme diplomatike. Që pas viteve ’90 pika kryesore e politikës dhe diplomacisë shqiptare është integrimi në BE, jo integrimi në Serbi. Mili Xhani


INTERVISTA

4 E premte, 11 TETOR 2019

Ilir Meta i sfidon të gjithë: Më citoni nenin e Kushtetutës që kam shkelur dhe dorëhiqem P

residenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar mbrëmë në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili i ka sfiduar publikisht të gjithë ata që pretendojnë se Kreu i Shtetit ka shkelur Kushtetutën e Republikës lidhur me dekretin e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. “Në qoftë se, jo Venecia, por ju si gazetare, qytetare e Republikës së Shqipërisë, më bindni dhe më thoni: Zoti President, ju me këtë dekret keni shkelur këtë nen të Kushtetutës unë jap dorëheqjen”, – është shprehur qartë Kreu i Shtetit.

Intervisoi: Eni Vasili Gazetarja: Faleminderit që pranuar ftesën e OPEN, një ditë para publikimit të Opinionin të Komisionit të Venecias, kur ky komision do të shprehet nëse Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka shkelur ose jo Kushtetutën me vendimin për të anuluar përmes një dekreti zgjedhjet e 30 qershorit dhe caktimin e tyre më datë 13 tetor. Fillimisht dua t’ju pyes si ndjeheni përpara shpalljes së këtij Opinioni? Presidenti Meta: Nuk kam asnjë lloj emocioni për ndonjë vendim të Venecias, sepse vendim im ka qenë tërësisht kushtetues dhe në mbrojtjen më të shkëlqyer të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Unë nuk pres as Venecia dhe askënd tjetër që të konfirmojë drejtësinë e vendimit tim. Unë kam Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që e njoh më mirë se kushdo tjetër. Kam qenë edhe në Komisionin Parlamentar që merret gjoja me këtë hetimin e Presidentit, pikërisht vetëm për t’u treguar të gjithëve që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, jo vetëm nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës, por përkundrazi, ka bërë mbrojtjen më të shkëlqyer të Kushtetutës. Gazetarja: Megjithatë, ju e keni vlerësuar më parë Komisionin e Venecias apo jo? Presidenti Meta: Unë e kam vlerësuar për ato kontribute që ka dhënë për reformën në drejtësi dhe prisja që ndoshta të shprehte diçka në komentet e veta lidhur me këto problemet e mëdha të zbatimit të ligjit në kundërshtim, jo vetëm me Kushtetutën tonë, por edhe vetë formulimet dhe rekomandimet që ka bërë Komisioni i Venecias. Por çuditërisht në vend që të shprehej për këto çështje, për të cilat ajo ka një kompetencë ishte shprehur për çështje që janë të OSBE/ODIHR-it. Gazetarja: Zoti President, a ka një kontradiktë këtu? Në fillim ju

thatë që unë e besoj Venecian, e vlerësoj çfarë thotë Venecia dhe unë mund të jap dorëheqjen. Më pas thatë se 11 tetori nuk është i rëndësishëm, është fokus propagande... Presidenti Meta: Po pa dyshim, propagandë është. Pse çfarë është? Çfarë vlere ka Venecia? Gazetarja: Ju thatë se do jap dorëheqjen nëse Venecia thotë se keni shkelur Kushtetutën... Presidenti Meta: Po, nëse më bind, por le të më bindin. Gazetarja: Që do të thotë se kishte rëndësi apo jo? Ka rëndësi apo nuk ka rëndësi 11 tetori? Presidenti Meta: Në qoftë se, jo Venecia, por ju si gazetare, qytetare e Republikës së Shqipërisë, më bindni dhe më thoni: Zoti President, ju me këtë dekret keni shkelur këtë nen të Kushtetutës unë jap dorëheqjen. Pse do të vlerësoja me shumë Venecian se sa Eni Vasilin për shembull?! Edhe kur shkova te Komisioni Parlamentar që është ngritur dhe që merret me këtë çështjen e hetimit, shkova për të treguar respekt ndaj qytetarëve shqiptarë dhe njëkohësisht për të treguar që Presidenti është i hapur që të shkojë dhe të ballafaqohet në mënyrën më transparente dhe konstruktive pikërisht për të treguar që Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje. Çdo gjë tjetër është propagandë. Gazetarja: Propaganda nga kush? Nga komisioni? Presidenti Meta: Propagandë nga të gjithë. Nga mazhoranca, nga parlamenti, nga qeveria, nga të gjithë ata që duan të hyjnë në këtë propagandë. Do të jap një shkelje të qartë të Kushtetutës? Gazetarja: Shkelje tuajën? Presidenti Meta: Jo shkelje timen, se nuk gjen njeri në këtë botë shkelje të Kushtetutës, të paktën sa jam Presidenti i Republikës. Neni 155 i Kushtetutës “Për financat publike”: Taksat, tatimet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar mbrëmë në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili

dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi Kjo është shumë e qartë, është kategorike, është në Kushtetutë në nenin 155. Ky Kuvend, që do të hetojë Presidentin për një shkelje që nuk ekziston në asnjë nen në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe që nuk ka sjellë asnjë pasojë, përveçse ka sjellë pasoja të mira, asnjë pasojë negative për qytetarët e Republikës së Shqipërisë, ka miratuar në dhjetorin e kaluar një ndryshim të taksës për dividentin nga 15% në 8% duke i dhënë fuqi prapavepruese. Që do të thotë se ka bërë një shkelje, jo vetëm flagrante të Kushtetutës se Republikës së Shqipërisë, por njëkohësisht duke shkelur parimin e barazisë para ligjit të të gjithë subjekteve, duke favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe anti-kushtetuese – sepse është shkelur qartë Kushtetuta – një kategori të caktuar subjektesh. Njëkohësisht duke diskriminuar të gjitha ata të cilët kanë qenë të ndershëm me ligjin dhe të cilët kanë paguar 15 % detyrimet e tyre. Ne i kemi sytë në ballë apo jo? A jemi qytetarë të këtij vendi ne?

Kjo është Kushtetuta jonë, ne duhet të themi atë që është e vërteta dhe e vërteta është që kjo është një shkelje flagrante, shumë e qartë dhe shumë e kuptueshme, shumë e thjeshtë dhe me fatura të mëdha me dhjetëra miliona euro që i kanë ikur qytetarëve shqiptarë dhe buxhetit të shtetit për qëllime klienteliste dhe korruptive. Për të pasur shkelje kushtetuese, qeveria dhe parlamenti kanë pasur sa të duash. Gazetarja: Për denoncimin jam dakord, por duhet mekanizmi për ta rikthyer pastaj dhe duhet Gjykata Kushtetuese... Presidenti Meta: Po prandaj Gjykata Kushtetuese u asgjësua, që të bëhen veprime të tilla dhe të bëhen akte të tilla. Dhe nuk është vetëm kjo, janë me dhjetëra akte, vendime, të cilat kanë qenë anti-kushtetuese gjatë gjithë kësaj periudhe. Vetëm nga viti 2013 deri në vitin 2016, që ka qenë funksionale Gjykata Kushtetuese janë mbi 38 vendime të qeverisë që anë rrëzuar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese kur ishte në detyrë. Gazetarja: Zoti President, do të flasim më vonë ndoshta edhe për dekretet e rrëzuara nga qeveria, por unë dua të qëndroj te Komisioni i Venecias meqenëse jemi në këtë kontekst... Presidenti Meta: Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për

mua. Për mua ka rëndësi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Vendimi apo mendimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë me integritetin e Komisionit të Venecias, nuk ka të bëjë me integritetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe me raportin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Kushtetutën e vendit tim. Kaq! Gazetarja: Pra, ju po thoni se çfarëdo të thotë Venecia për ju nuk ka asnjë rëndësi? Presidenti Meta: Zero, nuk ka asnjë rëndësi! Gazetarja: Megjithatë, ju keni dërguar letra, keni dërguar atje raporte.... Presidenti Meta: Jo vetëm aq, por në varësi me atë që do të shprehë Komisioni i Venecias unë do të vazhdoj aksionin tim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Parlamentin Europian, sepse do ta çojmë në vend edhe integritetin e Komisionit të Venecias në rast se Komisioni i Venecias cenon integritetin e vet. Del nga kompetencat e veta dhe hyn në lojëra politike për të thelluar një krizë politike në këtë vend. Gazetarja: Çfarë do të thotë integriteti i Komisionit të Venecias? Po thoni që është cenuar? Presidenti Meta: Do të thotë që Komisioni i Venecias t’i qëndrojë kompetencave të tij lidhur me (Vijon në faqen 5)


INTERVISTA

5 E premte, 11 TETOR 2019 vota nuk është procedurale, është substanciale. Dhe jo vetëm kaq, por me një kandidat vota nuk është e fshehtë, sepse kur shkon të votosh vetëm për një kandidat, që dihet publikisht, ti je i ekspozuar edhe përpara komunitetit, edhe përpara të gjithëve, je i identifikuar që ti shkon e voton për këtë kandidat.

(Vijon nga faqja 4)

çështjen e Kushtetutës, lidhur me çështjen e ligjshmërisë. Të mos fusë hundët në kompetencat e OSBE/ODIHR-it, sepse gjykatës ndërkombëtar i zgjedhjeve është OSBE/ODIHR-it. Nuk mund të jetë as Venecia dhe askush tjetër dhe OSBE/ODIHR-i ka pasur këtu një mision me 200 e ca veta për gati 3 muaj përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve dhe ka bërë një raport të qartë dhe përfundimtar, i cili është referenca për gjithçka. Për situatën politike, për krizën, për votimet, për çështjet ligjore të votimeve dhe të kodit zgjedhor, për çështjet e mediave, për gjithçka. Kjo është një histori e mbyllur. Gazetarja: Ju sapo thatë që Komisioni i Venecias të mos fusë hundët në lojëra politike. Akuzë e drejtpërdrejtë për komisionin? Keni një informacion apo është analizë? Presidenti Meta: Kjo është për vlerësimet paraprake të këtyre raporterëve. Komisioni nesër do ta ketë mundësinë, por kjo nuk më intereson fare. Gazetarja: Unë do të flas pak shumë shkurt edhe për letrën që ju të premten keni publikuar drejtuar kryetarit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.... Presidenti Meta: Letra ime është publike. Gjithashtu, komentet apo vlerësimet e këtij institucioni janë publike si asnjëherë tjetër dhe çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, kushdo ndërkombëtar apo ekspert mund të shkojë t’i lexojë te faqja zyrtare online e Presidencës si në fillim kur ka ardhur Komisioni këtu që ia kemi dorëzuar dhe tani që kemi bërë komentet për çdo vlerësim të tyre. Gazetarja: Dua t’ju pyes vetëm për 2-3 momente për të qenë ndoshta edhe publiku më i qartë. Ju thoni se projekt-opinioni është shpeshherë kontradiktor me vlerësime diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje. Doni të thoni që komisioni ka punuar keq, ka keqkuptuar, ka qenë joprofesional? Presidenti Meta: Nuk dua t’i kushtoj fare rëndësi kësaj gjëje. Ja ku është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe tjetrën, unë përgjigjen më të mirë komisionit ia kam dhënë me pyetjet shtesë. Gazetarja: Krijohet përshtypja se ekspertët e Komisionit të Venecias janë udhëhequr apriori në ide fikse. Për çfarë ideje fikse e keni fjalën? Presidenti Meta: Nuk ia vlen të merrem kaq shumë me Komisionin e Venecias, se nuk është çështje fare e rëndësishme për mua. E rëndësishme për mua është Komisioni i Venecias të thotë qartë a ka institucion tjetër në Republikën e Shqipërisë përveç Presidentit të Republikës që cakton datën e zgjedhjeve në këtë shtet. A ka apo nuk ka? Dhe në rast se themi që Presidenti mund të ketë tejkaluar këtë kompetencë, duhet të themi edhe se

kujt ia ka marrë këtë kompetencë ose në sferën e kompetencave të cilit institucion ka hyrë Presidenti? Të parlamentit, të qeverisë, të KQZ-së apo diku tjetër? Gazetarja: Dhe këtu ju jeni i qartë, pra kërkoni të dini se cili është neni që keni shkelur... Presidenti Meta: Nuk ka Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë fjalë “exceeding”. Ka shkelje – “violation”, ka shkelje të rëndë. Nuk ekziston kjo fjalë “exceeding”. Kjo është një interpretim politik. Gazetarja: Dakord, por kur ju thoni “apriori ide fikse”, kush ia ka krijuar këto ide fikse sipas jush? A ka qenë i ndikuar zoti President sipas jush? Presidenti Meta: Nuk jam tani këtu për të thënë se kush ia ka krijuar, sepse këtë do ta shohim, ndoshta këto mund të jenë vlerësime të cilat nuk kanë të bëjë me reflektimin e mundshëm, sepse unë u kam dhënë mundësi atyre të reflektojnë. Nuk kam asnjë arsye që të nxitohem, por nuk është ndonjë çudi që institucionet ndërkombëtare të lobohen, të përpunohen në mënyra të ndryshme. Dhe një pyetje tjetër mjaft serioze, që ne kemi drejtuar apo i kemi dhënë mundësinë Komisionit të Venecias që të ndriçohet është: meqenëse këta janë pjesë e Këshillit të Europës dhe meqenëse i kanë zyrat ngjitur me Kongresin e Autoriteteve Lokale Vendore në Strasburg, a e kanë pyetur Kongresin e Autoriteteve Lokale të Strasburgut pse e kanë anuluar misionin e tyre monitorues për zgjedhjet në Shqipëri? Le të shohim, ne presim përgjigje. Unë e di përgjigjen, por a i kanë pyetur ata. Gazetarja: Zoti President, në të njëjtën letër ju thoni: ekspertët në disa raste kanë tejkaluar kompetencat. Ju përsëri përdorni të njëjtën fjalë që ata kanë përdorur në draft-opinionin. Presidenti Meta: Ata padyshim që i kanë tejkaluar kompetencat,

sepse nuk kanë kompetenca ata për të përcaktuar nivelin e sigurisë në Republikën e Shqipërisë, as të sigurisë publike, as të sigurisë kombëtare. Ata nuk janë institucion i specializuar për çështje të sigurisë. Ata janë për çështjen e Kushtetutës dhe për çështjen e ligjit. Dhe te Kushtetuta ata duhet të thonë: Presidenti ka shkelur fjala vjen këtë nen apo ka shkelur këtë ligj, apo ka shkelur këtë afat kushtetues... Gazetarja: ...Ata ju thanë tejkalim kompetencash, gjithashtu edhe iu thatë kështu. Siç duket nuk e keni kapërdirë mirë këtë togfjalësh.... Presidenti Meta: Unë nuk pranoj asgjë që nuk qëndron dhe që nuk ka lidhje me misionin e tyre. Nëse ata duan të japin një material, një ushqim propagandistik dikujt, le t’ia japin, punë e tyre. Unë kam Kushtetutën. Ja më thoni ju mua, a keni dëgjuar që Komisioni i Venecias është ekspert për çështje të sigurisë? Dhe si mund të përcaktosh shkallën e sigurisë me tre veta që vijnë këtu tre muaj pas zgjedhjeve në një situatë krejt tjetër dhe të thonë se si ishte situata. A ishte kaq e rëndë apo nuk ishte kaq e rëndë? Këto janë muhabete kot. Ata kanë Kushtetutën, ata kanë legjislacionin, ata kanë Konventën Europiane për të Drejtat të Njeriut, që e kanë për kompetencë që ta mbrojnë dhe ta respektojnë. Kanë vendimet e Gjykatës së Stasburgut. Për këtë çështje janë ata. Nuk kanë kompetencë të merren me çështjet e OSBE/ODIHR-it, sepse kjo është edhe një mungesë etike dhe një mungesë respekti për institucionet e tjera demokratike. Gazetarja: Por ju e pranuat si interlokutor Venecian, patët takim me ta. Që në fillim u shprehët që.... Presidenti Meta: ...Po pse të mos i takoj? I kam takuar, ua kam thënë dhe sa herë do t’i takoj do ua them prapë dhe do të përpiqem t’i ndihmoj që të refle-

ktojnë. Pse çfarë problemi ka? Unë nuk kam ndonjë shqetësim nga takimet. Gazetarja: Problemi i vetëm që unë shoh është që një herë i pranoni si interlokutor, pra thoni se produkti që do të nxjerrin është i pranuar prej jush, pra nuk e keni thënë që në fillim se varet se cili do të jetë opinioni dhe në varësi të opinionit do ta pranojmë ose jo... Presidenti Meta: Nuk më intereson fare kjo logjikë, sepse kjo është një logjikë inferiore dhe kjo është një logjikë larg argumentit dhe faktit. Flasim për Kushtetutë, flasim për fakte. Kush është neni që ka shkelur Presidenti i Republikës? Kaq! Pikë! Nëse nuk ka, muhabete le të bëjnë ata, teorira, përralla, etj., sa të duan. Gazetarja: Ju thoni se nëse ky projekt miratohet siç është, atëherë çdo lider – po ju citoj – autokrat mund ta interpretojë këtë opinion të Komisionit të Venecias në favor të tij. Çfarë doni të thoni? Kjo tregon sipas jush që Rama po përdor gjetjet e Venecias dhe për çfarë? Presidenti Meta: Jo, nuk është thjesht vetëm Rama. Kjo lidhet me interpretimet e tjera të Komisionit, që nuk kanë të bëjnë me çështje të Presidentit, - ata nuk thonë askund që Presidenti ka bërë shkelje - , por me interpretimet që kanë bërë për situatën politike, për raportet e brendshme këtu që nuk është një kompetencë e tyre dhe me rëndësinë që gjoja e theksojnë të çështjes së procedurave të zgjedhjeve, jo të përmbajtjes së tyre dhe të thelbit të tyre në një demokraci siç e përcakton Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Siç e përcaktojnë vendimet e Gjykatës së Strasburgut që është shprehur për atë se çfarë kuptojmë me zgjedhje. Pra që nuk është thjeshtë një proces mekanik, por është një mundësi ndikimi midis të paktën dy alternativave që i jepet votuesit. Pra,

Gazetarja: Pra, kur thoni lider autokrat keni parasysh Ramën? Presidenti Meta: Nuk është vetëm çështja e Ramës. Por të shikojmë në gjithë rajonin e Ballkanit ka një rritje të autoritarizmit, ka një rënie të demokracisë, ka një kompromentim të institucioneve ndërkombëtare në raport me demokracinë, në raport me zgjedhjet e lira, në raport me shtetin ligjor, në raport me pavarësinë e institucioneve. Ndaj Komisioni i Venecias ka për detyrë si një institucion që është ngritur për të mbrojtur demokracinë përmes ligji. Të jetë gjithmonë në anën e ligjit për mbrojtjen e demokracisë dhe jo në anën e procedurave që justifikojnë krijimin e regjimeve autoritare. Gazetarja: Edhe diçka për ta mbyllur me pjesën e Venecias... Presidenti Meta: Kot e zgjate kaq shumë me Venecian, nuk ka asnjë vlerë për mua Venecia për këtë rast. Gazetarja: Në mënyrë indirekte ju duket sikur e akuzoni për situatën aktuale politike. Ju thoni se projekt-opinioni ndezi polarizimin politik. Ju i bëni përgjegjës anëtarët e Komisionit të Venecias për polarizimin politik? Presidenti Meta: Unë i bëj përgjegjës për daljen nga fusha e kompetencës së tyre dhe për të dhënë ushqim propagandastik të panevojshëm për çështje që ato nuk janë kompetentë. Është raporti i OSBE/ODHIR kompetent për të gjitha çështjet e procesit zgjedhor në datën 30 qershor në Shqipëri. Dhe OSBE/ODIHR ka qenë i ftuar nga qeveria e Republikës së Shqipërisë. Dhe raporti i OSBE/ODIHR është mundësia e artë dhe ndoshta e fundit që i jepet komunitetit ndërkombëtar për të rivendosur integritetin e tij në raport me zhvillimet në Shqipëri. Është dokumenti më serioz, më i paanshëm, më i qartë, më i kthjellët, që mund të ndihmojë në rivendosjen e vendit vërtet në shinat e shtetit të së drejtës edhe të demokracisë. Gazetarja: Zoti President, a mendoni se mazhoranca do ta finalizojë nismën e shkarkimit? Presidenti Meta: Se çfarë do të bëjë mazhoranca unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi. Unë e di që jam këtu në këtë zyrë ku jeni edhe ju sot dhe i gatshëm me ju edhe më datën 24 korrik 2022 të bëjmë një intervistë përmbyllëse. Sepse unë kam vënë dorën mbi Kushtetutë dhe unë e di shumë mirë se çfarë kam firmosur dhe çfarë firmos, kaq! Marrë me shkrutime nga emisioni “Open” në Top Channel


POLITIKE

6 E premte, 11 TETOR 2019

Takimi tre palësh mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama: Në realitet, ne nuk jemi prioritet i BE-së

N

ë Novi Sad të Serbisë u zhvillua këtë të enjte takimi trepalësh mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Takimi, i cili u mbajt në Pavijonin e Oficerëve në Kalanë “Petro Varadin”, kishte në fokus integrimin më të mirë të tregjeve në rajon dhe propozimin e presidentit serb për të vendosur “Shengenin e vogël” në Ballkan. Vuçiç ka propozuar një qasje të përbashkët mes tre vendeve, ngjashëm sikurse Grupi i Vishegradit, i cili përbëhet nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia. Presidenti serb thekson se të vepruarit si bllok do t’iu jepte vendeve të Ballkanit reputacion më të mirë në Evropë. Zyrtarët serbë ndërkohë kanë theksuar se thelbi i bllokut do të qëndronte në krijimin e një tregu të përbashkët dhe një destinacioni të vetëm investimesh. Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë thënë se çdo hap do të diskutohet me partnerët e tyre evropianë dhe amerikanë. Ndërkaq, takimi tre palësh mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përfundoi me një deklaratë të përbashkët për implementimin e katër lirive themelore të BE në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Deklarata bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Duke folur në konferencën e përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeminis-

“Shengeni Ballkanik”, Rama, Vuçiç e Zaev: Ftojmë vendet e Ballkanit të na bashkohen

trit maqedonas Zoran Zaev, kryeministri Edi Rama tha se “shengeni ballkanik” nuk është asgjë tjetër veçse vazhdim i procesit të Berlinit për të implementuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që kanë mbetur

në letër. Rama u kujdes të sqaronte se tre vendet hodhën hapin e parë, por nuk ka veto nga askush, përfshirë Serbinë, që kësaj nisme ti bashkohen shtetet e tjera të rajonit, duke nënkuptuar këtu Kosovën.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm: Themeluesit e Europës të reflektojnë

Shtyrja e negociatave, Kodheli: Humbasin ata, jo shqiptarët!

K

ryetarja e Komisionit të Jash tëm parlamentar Mimi Kod heli në një intervistë në emisionin “45 Minuta” në Report Tv deklaroi se nëse javën tjetër nuk do të hapen negociatat, humbja do të jetë e BE-së dhe jo e shqiptarëve. “Humbja do të jetë e atyre dhe jo e shqiptarëve. Shqipërisë do i bëjë vetëm mirë. Le të ndodhë cfarë të ndodhë javën tjetër”, tha Kodheli. Deputetja e Partisë Socialiste kishte edhe një këshillë për themeluesit e Europës. “Finlanda ka kërkuar pa asnjë kusht hapjen e negociatave. Themeluesit e Europës duhet të reflektojnë, janë duke e ekstremizuar qëndrimin në raport me ata që janë ndryshe nga feja, prejardhja apo gjuha. Po lulëzojnë partitë e ekstremit të djathtë. Të gjitha politikat e viteve të pasluftës u ngritën bazuar në parime dhe vlera që ne duam ti përfaqësojmë. Vijmë te skeptikët tani. Presidenti Macron foli për një Europë ndryshe. Sot Britania e Madhe është jashtë Europës, Merkel është në fund dhe tani është

Macron. Ndërsa qeveria holandeze rri në këmbë me një votë plus, imagjino që ai të kalojë në krahun tjetër pasi mund të kundërshtojë negociatat. Holanda e ka për konsum të brendshëm. Di që edhe Macron ka pasur një Europë të një ideje tjetër”, tha deputetja socialiste. Në fund, Mimi Kodheli komentoi edhe “Mini Shengenin Ballkanik”, që kryeministri Edi Rama tha dje nga Serbia se në 2021 do të bëhet realitet. “Është një ide e hedhur pak kohë më

parë dhe e mbështetur nga vendet e tjera. Shqipëria në vete, por edhe vendet e tjera të Ballkanit në vete janë tregje të vogla. Kështu që si e bëjnë këtë qoshe të Europës më tërheqëse. Kostoja e të ndenjurit në kufi na kushton kohë dhe kosto. Kjo e ndihmon rrugën e integrimit. Ndërtimi i një hekurudhe, rruge, një aeroporti që e përdorin dy vende, apo lehtësia në dogana nuk e pengon integrimin e vendeve”, theksoi Kodheli.

Numri një i qeverisë shqiptare deklaroi se historia nuk mund të vazhdojë të taksojë rajonin, duke iu referuar pengesave në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave. “Nuk ka ndryshim agjende në raport me të

gjitha angazhimet e dakordësuara me partnerët tanë europiane në funksion të Ballkanit Perëndimor. Por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh pa pritur që BE të ketë kohë për tu marrë me ne. Le ta themi siç është në realitet, ne nuk jemi prioritet i BE, prioritet i BE është vetë BE, procesi për të reformuar BE. Ndërkohë që ne nuk mund të presim të bëhemi prioritet i BEsë për të çuar përpara gjërat që kemi dakordësuar me njëritjetrin në të 6 vendet dhe BE. Duhet të avancojmë. Nuk është e rastësishme që për një muaj do të takohemi në Ohër dhe një muaj më pas në Shqipëri. Duke i ftuar që të gjithë të jenë aty. Nuk e kemi më të vështirë pse nuk janë miqtë tanë këtu, nuk është më e lehtë sigurisht, dhe ne do të ftojmë që të gjithë ata që mund të na ndihmojnë me kontributin e tyre, por nuk do të presim”, deklaroi Rama. Takimi i radhës mes tyre do të jetë në Ohër dhe Rama tha se viti 2021 është objektivi për ta bërë realitet “shengenin ballkanik” që sipas tij do të lehtësojë edhe zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon.

ISH-KRYEMINISTRI

Berisha: Shengeni Ballkanik, si pakti Tito-Enver për bashkimin doganor!

I

sh-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër për marrëveshjen e firmosur dje në Serbi mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç. Përmes rrjeteve sociale Berisha shprehet se kjo marrëveshje është e ngjashme me paktin mes Enver Hoxhës dhe Josip Broz Titos, gjatë viteve të komunizmit. “Shengeni Ballkanik, si pakti Tito-Enver për bashkimin doganor! Ky akt shënon një përçarje të re dhe atavike nga presidenti serbomadh Vuçiç dhe argati i tij Zografi Bis i Ballkanit! Të dashur miq, të dështuar në perspektivën e tyre europiane për shkak të karrigeve të pushtetit të tyre që qëndron mbi krimin dhe korrupsionin, dyshja Vuçiç-Zografi Bis shpallen sot (dje) në Novi Sad një pakt të firmosur në vitin 1946 nga Josif Broz Tito dhe vasali i tij Enver Hoxha, atë të Bashkimit Doganor, i gjithë ky në kuadrin e shndërrimit të Republikës së Shqipërisë në Republikë të 7-të të ish-Jugosllavisë. Ata e quajtën këtë “Pakt” për të maskuar thelbin e tij përçarës antishqiptar si Shengeni Ballkanik. Në të vërtetë, sot (dje) serbomadhi Vuçiç dhe Zografi Bis kanë shpallur Mini Jugosllavinë, në të cilën vendin dikurshëm të Bulatoviçit dhe Rrahman Morinës, pra vendin e të dyve e zëvendëson Zografi Bis dhe shpallin pa asnjë studim Shengenin Ballkanik, në të vërtetë Mini Jugosllavinë pa tre republikat e saj Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi pa Republikën e Kosovës. Ky akt, i cili përveçse vendos Shqipërinë në ombrellën politike të Serbisë dhe e largon nga ajo e Brukselit, ka dy pasoja të rënda direkte mbi shqiptarët. Së pari, izolon dhe vështirëson Kosovën në qëndrimet e saj të drejta ndaj Beogradit. Së dyti, shkatërron përfundimisht prodhimin bujqësor të Myzeqesë dhe të gjithë ultësirës bregdetare dhe fushës së Korçës, të cilat në kushte tejet të pabarabarta duhet të përballen me vërshimin masiv të prodhimeve bujqësore të Serbisë nëpërmjet klaneve mafioze të Ramës dhe klientelës së tij”, tha Berisha.


POLITIKE

7 E premte, 11 TETOR 2019

Mediat ndërkombëtare: Autoritetet franceze shprehen se do të duhet të rivlerësojmë situatën në vitin 2020

Reuters dhe Euronews: Franca kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë M

ediat ndërkombëtare raportuan përgjatë ditës së djeshme se Franca do të bllokojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kanali televiziv “Euronews” dhe agjencia e lajmeve “Reuters” citojnë diplomatë të Parisit, të cilët shprehen se “negociatat nuk mund të hapen në tetor 2019, do të duhet të rivlerësojmë situatën në vitin 2020”. Nëse ky vendim i Francës do të paraqitet zyrtarisht në datën 18 tetor, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ky pritet të jetë dhe skenari më i keq për Shqipërinë. Varianti i Gjermanisë për hapjen e negociatave me kushte edhe pse ishte “jo” e zbutur linte hapësira për një marrëveshje mes vendeve të BE-së. Por nëse qëndrimi i Francës është ky që prezantohet në median ndërkombëtare, në 18 tetor nuk do të flitet fare për negociata. Për hapjen e negociatave mjafton një votë kundër nga 28 vendet anëtare për t’i bllokuar ato. Në vijim artikulli i plotë në Euronews: “Franca deklaroi për shtete anëtare të Bashkimit Evropian se ishte kundër nisjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tani për tani, thanë burime diplomatike për Reuters, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e vendeve përkatëse për t’u integruar në BE. Më shumë se gjysma e vendeve anëtare paralajmërojnë se Rusia, Kina apo Turqia mund të përfitojnë nga një “vakum strategjik” në rajonin e trazuar, nëse BE nuk arrin të

“MACRON KËRKON REFORMIMIN FILLIMISHT TË BE-SË, PASTAJ NJË QASJE TË RISHIKUAR TË PROCESIT TË ZGJERIMIT”

Bisedimet me BE, “Zëri i Amerikës”: Franca kërkon shtyrjen për Tiranën e Shkupin

P

inkurajojë vendet atje. Por, Parisi zyrtar thotë se BE po përballet me shumë sfida tani, për të lejuar zgjerimin me dy shtete të tjera nga Ballkani, një rajon ende i trazuar nga luftërat në vitet 1990, dhe që ende po përballen korrupsionin dhe krimin e organizuar. Franca thotë se BE duhet të nisë një reformë brenda saj për të trajtuar më me seriozitet e unitet sfida edhe më të mëdha, si ndryshimi i klimës dhe migracioni, ndërkohë që Shqipëria e Maqedonia e Veriut vazhdojnë me reformat e mëtejshme përpara se të nisin bisedimet për anëtarësim. “Ata nuk janë ende gati. Ne u kërkojmë të bëjnë përpjekje të tjera”,- tha një zyrtar francez.

“Negociatat nuk mund të hapen në tetor 2019, do të duhet të rivlerësojmë situatën në vitin 2020.” 28 vendet anëtare duhet të jenë në unanimitet të plotë që të nisin bisedimet e anëtarësimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ministrat e BE do të diskutojnë çështjen përsëri në Luksemburg të martën, para se liderët europianë të takohen në Bruksel për një samit në datat 1718 tetor. Gjithashtu, edhe Holanda dhe Danimarka ishin qartësisht kundër nisjes së bisedimeve të Shqipërisë me BE-në, kur ambasadorët e BE diskutuan çështjen në Bruksel të enjten, megjithëse holandezët kanë sinjalizuar fleksibilitet të mundshëm për Maqedoninë e Veriut”

NEGOCIATAT

arisi propozon rishikim të procesit të Zgjerimit: Komisioni Euro pian të paraqesë brenda pranverës së 2020 strategjinë e re. Ndërkohë të dy vendeve u kërkohet të avancojnë me reformat. Franca kërkon shtyrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e javës së ardhshme të Këshillit Europian. Zëri i Amerikës ka mësuar se propozimi që Franca ka hedhur për momentin në tryezën e vendeve anëtare, lidhet së pari me idenë publike të Presidentit Emmanuel Macron, për të reformuar fillimisht BE-në përpara se të avancohet me zgjerimin. Në funksion të kësaj ideje Franca kërkon një qasje të rishikuar të procesit të zgjerimit. Sipas saj, negociatat me vendet që duhet të anëtarësohen duhen të jenë graduale, më konkrete dhe procesi të mos jetë automatik dhe i pakthyeshëm, ose e thënë me fjalë të tjera, që në momentin kur nuk vlerësohet përparimi i duhur, procesi të mund të pezullohet. Kjo, siç i shpjeguan “Zërit të Amerikës”, burime diplomatike, është në funksion të zbatimit të prekshëm të reformave, veçanërisht ato që lidhen me Shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të drejtave themelore. Sipas propozimit të Francës, brenda pranverës së viti të ardhshëm, Komisioni Europian duhet të hartojë këtë qasje apo strategji të re për procesin e zgjerimit. Ndërsa paralelisht, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i kërkohet që në ndërkohë, të vijojnë me zbatimin e reformave, specifikimi i të cilave mbetet për t’u përcaktuar, por që mund të jenë, në rastin e Shqipërisë, përafërsisht çka përmban propozimi gjerman dhe ndonjë element shtesë për të cilën Franca ka një ndjeshmëri të veçantë.

DISKUTIMI NË PARLAMENT

“Bloomberg”: Franca kërkon Mocion në Hollandë: As shtyrje për Shqipërinë negociata me kushte, Shqipërisë

P

K

ur kanë mbetur edhe pak ditë nga vendimmarrja në Këshillin e Ministrave të BE-së për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pas Gjermanisë që ka 9 kushte, Holandës që mbetet e shqetësuar për krimin, është edhe Franca që deklaron shtyrje të negociatave. Ambasadorët që përfaqësojnë qeveritë e BE nuk u dakordësuan nës blloku duhet të nisë negociatat me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Dy zyrtarë por të cilët nuk kanë preferuar të identifikohen, theksojnë për median “Bloomberg” se përfaqësuesit diplomatikë do të takohen sërish të premten, para mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Luksemburg, më 15 tetor. Shumica e shteteve anëtare aprovojnë

nisjen e negociatave për dy shtetet e Ballkanit Perëndimor, Franca ka ende rezerva, sipas zyrtarëve. Në takimin e së mërkurës, ambasadori i këtij vendi ka shkuar deri atje sa të vë në dyshim të gjithë metodologjinë e procesit të zgjerimit, duke kërkuar një shtyrje të vendimit deri sa procesi të rishikohet.

araditen e të enjtes në parlamen tin holandez, tre deputetë depozituan 3 mocione bllokuese për çeljen e negociatave BE- Shqipëri. Mocionet i kërkojnë qeverisë të votojë kundër në mbledhjen e 17-18 Tetorit madje edhe kundër çeljes me kushte siç propozon Gjermania. Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE në Strasburg, Holanda nuk do të përfaqësohet ne rang ministri pasi shefi i diplomacisë holandeze do të jetë në vizitë ne Indi bashkë me kryeministrin. Holanda do të përfaqësohet në këtë takim nga ambasadori i saj në BE, i cili nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera të BE do të kërkojnë një zbutje të qëndrim-

it. Megjithatë ka ende shpresë që qeveria e Holandës në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE të mbajë një qëndrim më të moderuar nga ai i parlamentit. Holanda nuk do të vendosë veto nëse Gjermania dhe Franca do të thonë po.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

8 E premte, 11 TETOR 2019

“Duam djemtë tanë” - Banorët e Unazës së Re para Drejtorisë së Policisë kërkojnë lirimin e të shoqëruarve

Nisin arrestimet e banorëve të “Astirit”: Po bëjnë skenarin, duan të vrasin një nga ne N

jë ditë pasi bllokuan rrugën tek Unaza e Re në zonën e ish-Astirit, siç bëjnë prej 10 muajsh tashmë, mëngjesin e djeshëm kanë rifilluar arrestimet e banorëve nga ana e policisë. Kështu mësohet se dje janë arrestuar Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu , ndërsa është shoqëruar dhe Skënder Doda. Çdo mbrëmje banorët e “Astirit” bllokojnë rrugën pasi kjo është mënyra e vetme për të parandaluar shembjen e shtëpive të tyre, por dje ata janë detyruar që protestën e tyre ta nisnin që në orët e para të mëngjesit pasi u mësua për valën e re të arrestimeve. Banorët e Unazës së Re u mblodhën para drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku kërkuan lirimin e personave të arrestuar. Në mbështetje të banorëve, ndodheshin edhe ish-deputetët e opozitës, Klevis Balliu e Endrit Braimllari. Nën thirrjet “Lironi djemtë”, “Të gjithë për një qëllim” etj ata i kanë depërtuar brenda oborrit të godinës. PD publikoi dje edhe një video të shoqërimit të banorëve të Unazës nga ana e policisë. Një nga banorët u shpreh se policia nuk arreston kriminelët, ndërsa thotë se ata po protestojnë për familjet tyre. “Do të

përshkallëzojmë protestën, tani do të shkojmë tek Drejtoria e Policisë. Në shtëpitë e kriminelave nuk ua mbajnë të shkojnë të bëjnë kontrolle. Këta i lëjnë të lirë kriminelët. Ne po protestojmë për familjet tona. Veprojmë si hienat natën. Turp kush i jep këto urdhëra. Do vijë dita që do të japim llogari për gjithçka po bëjnë”, tha ai. Ndërsa, një banor tjetër shprehet se arrestimi i Ilir Katiraj është bërë, pasi kjo është hakmarrje nga Kryeministri Rama për gjuajtjen me këpucë. Gjithashtu, banori shprehet se votat e opozitës

së re ndryshuan kodin penal. “Janë arrestuar dy persona, Iliri ishte me detyrim paraqitje, arrestimi i tij është për me tendencë. Është hakmarrja e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa Skënder Doda ka detyrim paraqitje. Propaganda me votat e Kujtim Gjuzit, me votat e Rudina Hajdarit opozitës së re në parlament, votuan ashpërsimin e ligjit për kodin penal. Kush bllokon rrugën, dënohet me burg. Deri dje, policia e ka bllokuar rrugën, pse sot ndryshoj gjithçka? Kodet e reja ne nuk na frikësojnë. Ne do të dalim kundër projektit.

Janë dhënë 3 dorëheqje deri tani, pas Afrim Qendros. Nëse do të kishte prokurori të gjithë do të ishin në burg tani. Por prokuroria është njësh me Qeverinë. Kjo është bandë. Banda e Ramës dhe Veliajt.”, u shpreh banori i revoltuar. Ndërhyrja e policisë vjen pas hyrjes në fuqi të Kodit të ri Penal që ka ashpërsuar nenin për bllokimin e rrugës, i cili parashikon deri në 3 vitesh burg për çdo person që bllokon rrugën fizikisht. “Duan gjak, duan gjak”, ishin thirrjet e banorëve, të cilët ishin “preja” e parë e ashpërsimit të Kodit Pe-

LSI në mbështetje të banorëve të Unazës së Re: Arrestime të pakuptimta! Të lirohen të shoqëruarit

nal për personat që bllokojnë rrogën, ndryshime të cilat përfshijnë nga 3-5 vjet burg. Sipas ndryshimeve, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ashpërsimi i këtij neni mendohet t’i japë zgjidhje edhe situatës në unazën e re ku prej muajsh banorët bllokojnë çdo pasdite rrugën në shenjë proteste kundër projektit të atij aksi. Mjaft të irrituar dhe me thirrjet: “Polici e krimit”, “Lironi djemtë tanë”, ata janë përpjekur të futen brenda ambienteve të kësaj drejtorie duke thyer dhe njërën derë. Një prej protestuesve u shpreh për mediat se ky është një skenar i mirë menduar nga Edi Rama për të destabilizuar vendin dhe për të justifikuar refuzimin e BE-së për çeljen e negociatave. “Këta duan gjak, kanë bërë një skenar si ai i 21 janarit, të vrasin një nga ne dhe të justifikohen për destabilizimin e vendit”, thotë njëri nga banorët. Sapo kanë mbërritur në këtë drejtori kanë tentuar të futen brenda ambienteve duke tentuar të thyejnë derën, por janë tërhequr me thirrjet: “Lironi djemtë tanë”, “Nuk na ndalni dot”.

ISH-DEPUTETI DEMOKRAT

Braimllari: Rama e banda kriminale në pushtet bëjnë këto lëvizje për të trembur banorët

N

ga drejtoria e policisë së kryeqy tetit, ku banorë të Unazës u mbledhin në oprët e para të mëngjesit të djeshëm në protestë duke kërkuar lirimin e të shoqëruarve, Sekretari i Përgjtihshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari u shpreh se Edi Rama dhe banda kriminale në pushtet bëjnë këto lëvizje thjesht për të trembur banorët e Unazës së Re. “Ka pasur një valë arrestimesh të pakuptimta të personave, të cilët vërtetë kanë më shumë se një vit që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre

dhe shoqërohen dhe arrestohen nga policia në mënyrën më të turpshme. Ndërkohë ata të cilët vodhën mbi atë projekt, ata të cilët kalojnë në Parlament 13 milion euro për të marrë kredi për të shembur shtëpitë e banorëve janë ende të lirë. Damian Gjiknuri bën karshillëk si Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Afrim Qendro rri nëpër zyrat e institucioneve lartë e poshtë dhe shijon pushimet nëpër resorte luksoze. Edi Rama bën show dhe tallet me qytetarët dhe nuk arrestohet. Edi Rama dhe banda kriminale në pushtet bëjnë

këto lëvizje thjesht për të trembur banorët e Unazës së Re. Këto bëhen thjesht për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e tjera të qeverisë së Ramës, por skandali tek Unaza e Re është skandali dhe vjedhja më e madhe që i ka ndodhur ndonjëherë këtij vendi ndaj Edi Rama nuk do ta ketë të lehtë të shpëtojë nga ky skandal sepse është i përfshirë drejtpërdrejtë ai dhe zyrtarët e partisë së tij. Sot mesazhi që jep kjo qeveri është shumë i qartë. Banorët e thjeshtë, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre janë në arrest, u bëhet presion, dhunohen, ndërkohë ministrave, kryeministri, drejtorëve të përgjithshëm, të cilët kërkojnë të vjedhin në kurriz të qytetarëve, në kurriz të këtyre banorëve janë ende të lirë. Nuk mundet Edi Rama me kalimin në Parlament të disa ligjeve anti-kushtetues duke përdorur disa deputetë, të cilët shiten dhe blihen sipas interesave të tyre personal apo duke përdorur një Parlament ilegjitim të trembë qytetarët e këtij vendi. Çdo vendim që ai Parlament ka marrë, qoftë mbi ligjin të dalë me 8 tetor është ilegjitim dhe ne do të marrim masat tona. Ajo çka është më e rëndësishme është që protesta do të vazhdojnë nëse Edi Rama ushtron presion mbi qytetarëve të këtij vendi”, u shpreh Braimllari.

Astiri paralajmëron protesta pa afat, Balliu: Rama në ditët e fundit

I

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu teksa ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në mbështetje të banorëve të “Unazës së Re”, paralajmëroi se banorët do nisin protesta pa afat. Balliu deklaroi se arrestimi i tre banorëve të ish-zonës së “Astirit” është i paligjshëm. Teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama si fajtor për situatën e krijuar, ai shtoi se pasojat e arrestimeve do jenë përgjegjësi e Kryeministrit. “Nuk do lejohet nipi i Spiro Lekës të rikthejë nenin 55 ku nuk të lejohet të flasësh, ku nuk të lejohet të protestosh. Ata që janë arrestuar janë arrestuar në kundërshtim të ligjit, të Kushtetutës. Që kur është ndaluar e drejta për të protestuar në Shqipëri? Kush e ndaloi Edi Rama, Spiropali? Saje Qorri është jashtë. Këta banorë futen në burg, sepse protestojnë kundër një aferë korruptive, mafioze nga ku përfiton krimi i organizuar. Është e rëndësishme, ky provokim që i ka ardhur qytetarëve shqiptarë, konkretisht banorëve të Unazës, mund të sjellë përplasje apo gjithçka tjetër erdhi si shkak i Edi Ramës. Është Rama shkaktari i kësaj proteste. Erdhi ky njeri, ky bandit, mafioz, hajdut që i provokoi dhe arrestoi në sytë e fëmijëve të tyre sepse protestojnë. Pasojat janë përgjegjësi direkte e Edi Ramës. Nuk di të them çfarë pasojash ka, nuk di të them se çfarë do të ndodhë por di të them se është faji i tij. Ata kërkojnë dialog me qeverinë. Të zgjidhin këtë problem, të flasin dhe të vazhdojnë punën e tyre. Ky hajdut, ky kriminel, nuk kërkon dialog me qytetarët por vjen këtu ti arrestojnë. Kush mendon se është Edi Rama. Kam një thirrje për efektivët e policisë. Edi Rama është në ditët e tij të fundit dhe do mbahet përgjegjësi për të gjithë ato që arrestojnë qytetarët e këtij vendi, për të gjithë ata që zbatojnë këto urdhra. Jemi në mbështetje të banorëve. Dhe sot në orën 18:30 do të vazhdojë protesta por nuk them afat kohor se sa do të zgjasë protesta. Atë do ta vendosin banorët”, deklaroi dje ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

9 E premte, 11 TETOR 2019

LETËR PUBLIKE JURISË SË AKADEMISË SUEDEZE

Anuloni çmimin ndaj një shkrimtari që pëkrah genocidin

Nga Mehmet Kraja

T

ë nderuar titullarë dhe anëtarë të Akademisë, Me indinjatë të thellë morëm lajmin e shëmtuar se laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 është shkrimtari Peter Handke, një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviçit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën. Si Akademi e një shteti të sapo krijuar mbi vlerat perëndimore të lirisë së popujve dhe institucion që edhe vetë ka vuajtur segregacionin dhe aparthejdin e një regjimi të urryer dhe luftën e tij shfarosëse, nuk kemi

besuar se kaq shpejt do të përballemi me humbjen e kujtesës dhe amnistinë morale të atyre që mbështeten me aq pasion një vrasës të popujve, siç bëri laureati i juaj, Peter Handke. Mospajtimi i thellë me angazhimet politike dhe deklarimet publike të Handkes, bashkë me mbështetjen e pakursyer të mbarë botës progresive, përfshirë edhe Suedinë, bëri që sot popull ynë të njohë lirinë dhe jetën e dinjitetshme. Peter Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë së popujve të Ballkanit dhe as të Kosovës; nuk ishte në anën e ndritshme të ideve, por gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike të Ballkanit. Si rrallë ndokush tjetër, ai mori pjesë në varrimin e Milosheviqit dhe deklaroi: “Nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Unë ndjej. Unë mbaj mend. Andaj jam këtu sot, pranë Jugosllavisë, pranë Serbisë dhe pranë Sllobodan Milosheviçit”. Më herët, në maj të vitit 1999, ai u deklarua kundër bombardimeve të NATO-s, duke thënë se Aleanca Veriatlantike nuk ësh-

të duke parandaluar Aushvicin e ri, por është duke e krijuar atë. Ai sulmoi pa dallim të gjithë ata që mbështetën ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, qofshin politikanë apo dijetarë të shquar të mbarë botës. Ende sot trazojnë Ballkanin aq shumë viktima pa varre, të cilat kërkojnë prehje dhe drejtësi. Ideja se angazhimet dhe bindjet politike duhet ndarë nga vepra e një shkrimtari, nuk funksionon në rastin e Peter Handkes. Përkundrazi, idetë e tij agresive u afishuan aq shumë, teksa synonin të luhatnin fondamentin e vlerave të civilizimit dhe humanitetit. Të zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobel, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës kërkon të anulohet ky vendim i Akademisë Suedeze, si akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike. *Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

KRYEMINISTRI

Edi Rama: Kurrë nuk mendoja se do më vinte për të vjellë nga një çmim Nobel

K

Mediat ndërkombëtare: Nobel simpatizantit të Miloshevicit

A

kademia suedeze e Shkencave shpërbleu këtë vit me Nobe lin e shumëlakmuar të Letërsisë autoren polake, Olga Tokarczuk, dhe austriakun, Peter Handke. Çmimi për Tokarczukun i takon vitit 2018, ndërsa Handkenit i kaloi ai i këtij viti. U dhanë dy çmime këtë radhë, për shkak se ai i vitit të kaluar u anulua në mesin e një skandali seksual. Polemikat megjithatë rrethuan menjëherë fituesin e 2019-tës, Handke. Gazeta britanike The Guardian dhe ajo austriake Der Standard kujtuan në shkrimet e tyre sesi laureati i Nobelit të sivjetshëm ka qenë simpatizant i Slobodan Milloshevicit, pavarësisht akuzave që rëndonin mbi të për Genocid. Der Standard madje thotë se shkrimtari austriak një herë kishte mohuar masakrën e Srebrenicës. Pasi Handke e pat përshkruar bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai u sulmua nga politikanët dhe mediat, një periudhë të cilën e përmendi edhe në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”. Në 2006-tën, pas kritikave për pjesëmarrjen në funeralin e Slobodan Milloshevicit, nominimi i Peter Handkes për çmimin Heinrich Heine prej 50 mijë eurosh ishte anuluar nga këshilli i qytetit të Dyseldorfit. Shkrimtari më pas kishte deklaruar se nuk do ta pranonte çmimin. Anëtarë të ansamblit të Berlinit e cilësuan anulimin e çmimit si “sulm ndaj lirisë artistike” dhe krijuan “Çmimi Heinrich Heine Berlin” që arriti të grumbullonte të njëjtat të holla, por Handke nuk i pranoi, duke kërkuar që të hollat të dhurohen për komunat serbe në Kosovë.

ryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër për dhënien e çmimit Nobel për letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke. Fituesi Handke njihet si një autor që ka adhuronte kasapin e Ballkanit, Sllovoda Milosheviç dhe u jep të drejtë serbëve për masakrat ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve. “Kurrë nuk kam

menduar se do të ndjeja të vjella për shkak të Çmimit Nobel. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit dhe gjenocidit”,shkruan kryeministri Edi Rama në Twitter.

MINISTRI I JASHTËM NË DETYRË

Gent Cakaj: Akt i turpshëm me çmimin “Nobel” në letërsi Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në Detyrë, ka reaguar ashpër për dhënien e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit austriak, Peter Handke. Në një reagim në Twitter, Cakaj shkruan se si një njeri i apasionuar letërsisë dhe si një qytetar që ka vuajtur nga spastrimi etnik në Kosovë, thotë se ndjehet i turpëruar që ky çmim ju dha këtij shkrimtari. “Si një pasionant i bukurisë së përjetshme të letërsisë dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, ndjehem i mërzitur nga vendimi për

dhënien e Çmimit Nobel një mohuesi të gjenocidit. Akt i pakuptimt dhe i turpshëm në vitin 2019!”,- deklaron Gent Cakaj. Juria e Akademisë së Stockholmit ia dha Çmimin Nobel për Letërsi një shkrimtarit filoserb, Peter Handke. Me shkrimet e tij, me veprimet e tij dhe me veprat e tij ai në pothuaj tri dekadat e fundit ka qenë në shërbim të hegjemonisë serbe. Handke adhuronte Slloboadn Milosheviçin dhe në veprat e tij justifikon luftërat dhe spastrimin etnik që bënë serbët në Ballkan.


POLITIKE

10 E premte, 11 TETOR 2019

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka për marrëveshjen në Serbi: Ekonomia serbe përfiton, ekonomia shqiptare dëmtohet. Kosova izolohet ekonomikisht

Paloka: Vendi nën influencën e Serbisë, Rama finalizon paktin Tito-Hoxha Intervistoi: Redjon Shtylla

P

as nënshkrimit të deklaratës së përbashkët me Presiden tin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për Mini Shengenin në Ballkanin Perëndimor, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “goditi” Bashkimin Europian, kur tha se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë pse presin BE-në, duke iu referuar ngërçit për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Në një bisedë me nënkryetarin e PD-së, Edi Paloka, i cili tha për “Koha Jonë”, se kemi të bëjmë vetëm me një marrëveshje Rama-Vuçiç, ku Zaev është futur sa për “maskim. I pyetur se çfarë synon kjo marrëveshje, Paloka thotë se atë që nuk e bëri dot Tito me Enverin, po kërkon ta bëjë sot Rama me Vuçiç. “Shqipëria vihet nën influencën e Serbisë e cila merr dhe rol drejtues në këtë pjesë të Ballkanit. Kosova goditet direkt në të gjitha aspektet. Ekonomikisht, Serbisë i hapen hapësira që Millosheviçi nuk arriti t’i merrte me luftë, portet detare të shfrytëzueshme pa paguar asgjë. Ekonomia serbe përfiton, ekonomia shqiptare dëmtohet. Kosova izolohet ekonomikisht. Plan dhe marrëveshje më antishqiptare, nuk mund të imagjinonte e jo të realizonte një drejtues i shtetit shqiptar”. Kryeministri Edi Rama, në Serbi pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe me Kryeministrin e Maqdonisë së Verit, Zoran Zaev, tha se vendet si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë pse presin BE-në, duke e sulmuar në një farë mënyre. Si e gjykoni këtë

deklaratë? Së pari që të flasësh për “Shengen Ballkanik” minimumi duhet të përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit dhe që këtu i del boja mashtrimit, sepse një numër jo i vogël i vendeve ballkanike sot janë anëtare të BE-së. Kuptohet që kemi të bëjmë vetëm me një marrëveshje Rama-Vuçiç ku Zaev është futur sa për “maskim”. Futja e Zaevit në mes, ngjan me ato takimet e dy të dashurëve sekret që për të mos rënë në sy se janë në takim dashurie, marrin dhe një të njohur me vete. Ky është një akt që përmban disa elementë, për fat të keq të gjithë elementë negativ. Si e shihni marrëveshjen e re mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, për “Schengen e Ballkanit Perëndimor”? Së pari, ai element që është përpjekur ta vërë në dukje Vuçiç me

gojën e tij duke deklaruar se “ka ardhur koha të shohim interesat e vendeve tona pa tutor mbi krye” gjë që e ka persëritur më pas edhe me gojën e Ramës që specifikon se “nuk presim me BE”. Në pamje të parë duket sikur kemi të bëjmë me një lloj “karshilliku” ndaj BE, gjë që Rama e ka bërë dhe më herët me deklarata të tipit; “po nuk na pranuat shkojmë tek të tretët” dhe kush janë “të tretët” pas Serbisë, dihet. Në fakt akti është edhe më i rëndë se kaq dhe nuk vjen rastësisht menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë dhe pas diskretitimit të marrëveshjes tjetër për ndarjen e Kosovës. Vuçiç si gjithnjë, duke shfrytëzuar nga një anë sjelljen prej vasali dhe në anën tjetër deliret e Ramës, është kujdesur që idetë e tij dhe atyre që janë pas tij, t’i shfaqë me gojën e shërbëtorëve shqipfolës. Nga ana tjetër, çfarë synon

praktikisht kjo marrëdhënie e re Rama-Vuçiç? Marrëveshja Rama-Vuçiç për të ashtuquajturin “Shengen Ballkanik” nuk është gjë tjetër vetëm idea e vjetër e “Jugosllavisë” që do përfshinte dhe Shqipërinë e ringjallur nga Vuçiç si idea e “Jugosllavisë se re” dhe e mbështetur nga Rama si gjoja “Shengen Ballkanik”. Ata që e njohin historinë, e dijnë se Tito për pak arriti ta realizonte gllabërimin e Shqipërisë brenda Jugosllavisë, sigurisht me mbështetjen e plotë të Enver Hoxhës, babait dhe mentorit të Edvinit. Vetë diktatori do ta denonconte “hilen” e Titos pasi marrëveshja mes tyre u prish për shkak të interesave të tjera brenda kampit socialist (përplasjet Stalin-Tito). Po dhe për aq kohë sa funksionoi “bashkimi ekonomik”, siç deklaronte vetë Hoxha, rrënoi plotësisht ekonominë shqiptare që boll e rënuar ishte dhe pa atë marrëveshje. Atë që nuk e bëri dot Tito me Enverin, po kërkon ta bëj sot Rama me Vuçiç. Politikisht, e shkëpusin Shqipërinë nga partnerët dhe aleatët tanë natyral. Shqipëria vihet nën influencën e Serbisë e cila merr dhe rol drejtues në këtë pjesë të Ballkanit. Kosova goditet direkt në të gjitha aspektet. Ekonomikisht, Serbisë i hapen hapësira që Millosheviçi nuk arriti ti merrte me luftë, portet detare të shfrytëzueshme pa paguar asgjë. Ekonomia serbe përfiton, ekonomia shqiptare dëmtohet. Kosova izolohet ekonomikisht. Plan dhe marrëveshje më antishqiptare, nuk mund të imagjinonte e jo të realizonte një drejtues i shtetit shqiptar.

NËNKRYETAR I PD

Spaho: Rama presion Europës, rezultat negativ me negociatat

Q

ëndrimi i Francës për t’i thënë jo deri në 2020-n mosçeljes së negociatave me Shqipërinë është përforcuar edhe nga Holanda. Paraditen e të enjtes në parlamentin holandez, tre deputetë depozituan 3 mocione bllokuese për çeljen e negociatave BE-Shqipëri, ku thonë se: “Të mos hapen negociatat, me asnjë kusht”. Paçka se qeveria hapi shampanjën, situata është më serioze dhe kritike për vendin. Në një prononcim për “Koha Jonë”, Edmond Spaho nga Partia Demokratike, u pyet se: “Pa gjetur fajtorët, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë? Izolim më shumë nga BE-ja dhe vetëm kushte”?

Spaho thotë se qëndrimet, si Holanda dhe Franca e kanë dhënë më herët, pasi krimi i organizuar dhe fluksi nga azili janë shqetësuese për këto dy shtete. “Tregon qartë që vendi ynë nuk ka përmbushur asnjë kusht për të merituar hapjen e negociatave. Kryeministri francez, Philip e tha qartë në debatin që u zhvillua në Asamblenë Kombëtare për zgjerimin e BE-së. Si është e mundur që një vend që kërkon të hapë negiciatat e pranimit të jetë në krye të listës të atyre që kërkojnë azil në Francë. Holanda ashtu si në muajin qershor, kërkon të shohë rezultate në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Për shtimin e kushteve të Gjermanisë, nga 7 në 9 kushte, për Spahon tregon se qeveria ka bërë hapa pas. “Fakti që Gjermania nga 7 kushte që kishte vjet na vendosi 9 kushte sivjet, tregon që jo vetëm nuk kemi avancuar por kemi bërë hapa prapa në drejtim të shtetit ligjor, të drejtave të njeriut, luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, organizimit të zgjedhjeve të lira e demokratike”. I pyetur për firmosjen e marrëveshjes për “Shengen-in Ballkanit”, nënkryetari i PD-së thotë se me këtë projekt kryeministri Edi Rama, “bën presion” Europës”. “Për fat të keq Kryeministri nuk e sheh fajin tek mosreali-

zimet e qeverisë së tij por përpiqet tja kalojë atë Europës si dhe ti bëjë asaj presion me projekte qesharake si Shengen-i Ballkanik. Mesa duket edhe 2019 do mbyllet me të

njëjtin rezultat negativ përsa i përket hapjes së negociatave pavaresisht se Kryeministri shampanjën e hapi dhe e piu një vit më parë”.


AKTUALITET

11 E premte, 11 TETOR 2019

Shtëpia Mbështetëse në Kavajë, do të shërbejë si qendër komunitare e shëndetit mendor me një ekip multidisiplinar të përbërë nga mjek psikiatër, infermierë, psikologë dhe punonjës social

Personat me probleme të shëndetit mendor, Manastirliu: Trajtim në shtëpinë mbështetëse N

ë Ditën Botërore të Shëndetit M e n d o r, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi Qendrën e re Komunitare të Shëndetit Mendor dhe Shtëpinë Mbështetëse në Kavajë, për të ofruar shërbime rehabilituese për personat me çrregullime të shëndetit mendor. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mori pjesë në hapjen e qendrës së re, ku theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të implementuar planin e de-institucionalizimit, që siguron shërbime sa më afër modelit familjar për personat me probleme të shëndetit mendor. “Bazuar në strategjinë e shëndetit mendor që qeveria shqiptare është duke zbatuar, jam e kënaqur teksa shohim të bëhet realitet plani ynë për deinstitucionalizimin dhe decentralizimin e shërbimeve të shëndetit mendor, me hapjen e Shtëpisë Mbështetëse dhe Qendrës Komunitare të shëndetit mendor në Kavajë, sepse po krijojmë mundësi për trajtim të specializuar të personave me probleme të shëndetit mendor në Shtëpi Mbështetëse, që i përngjajnë mjedisit familjar”. Shtëpia Mbështetëse në Kavajë, një strukturë e re socio-shëndetësore, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 81 milion lekë do të

ofrojë dy shërbime: do të shërbejë si qendër komunitare e shëndetit mendor si dhe Shtëpi Mbështetësë me një ekip multidisiplinar të përbërë nga mjek psikiatër, infermierë, psikologë dhe punonjës social që do të shërbejë për rehabilitimin e personave me çrregullime më të lehta të shëndetit mendor që do të transferohen nga spitali i Elbasanit. Bazuar në strategjinë e shëndetit

mendor, me hapjen e qendrës së Kavajës shkon në 10 numri i qendrave komunitare të shëndetit mendor të hapura në rang kombëtar dhe 13 Shtëpi Mbështetëse për rehabilitimin e personave me crregullime të shëndetit mendor. “Ajo çfarë ne jemi duke realizuar nëpërmjet strategjisë së re për sa i përket kujdesit parësor është pikërisht fokusi në shërbimin socio-shëndetësor. Dhe kjo qendër

qe ne tashmë hapim për herë të parë në Kavajë, do të ketë integrimin e shërbimeve socio-shëndetësore në plan të parë, që do të thotë aty ku ka shërbim social është i atashuar dhe shërbimi shëndetësor dhe aty ku ka shërbim shëndetësor do të jetë i atashuar dhe shërbimi social”. Duke falenderuar Komunitetin Sant’Egidio për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve për ofrimin e

MARRËVESHJA

STRUKTURA “Shtëpia Mbështetëse në Kavajë, një strukturë e re socioshëndetësore, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 81 milion lekë do të ofrojë dy shërbime: do të shërbejë si qendër komunitare e shëndetit mendor si dhe Shtëpi Mbështetësë me një ekip multidisiplinar të përbërë nga mjek psikiatër, infermierë, psikologë dhe punonjës social që do të shërbejë për rehabilitimin e personave me çrregullime më të lehta të shëndetit mendor që do të transferohen nga spitali i Elbasanit”. shërbimeve të tilla model, Manastirliu tha se fokusi i qeverisë është ofrimi i shërbimeve sa më afër modelit familjar. “Ne kemi sot 680 shtretër në të gjithë Shqipërinë për sa i përket trajtimit të personave të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor por çfarë është më e rëndësishme është pikërisht krijimi i strukturave akomoduese larg spitaleve ku të mundemi të mbështesim këto persona të cilët do të mund të marrin shërbimin në kushte shtëpie, në kushte familjare”. Sëmundjet e shëndetit mendor vijnë në rritje nga viti në vit dhe sipas të dhënave botërore, në vitin 2020 pritet të zënë vendin e parë në Botë, ku 1 në 4 persona mund të preket nga këto probleme. Aktualisht është rritur edhe rimbursimi i medikamenteve falas për këtë kategori. Gjatë këtij viti janë 1.9 milion dollarë për rimbursimin e barnave për semundjet e shëndetit mendor (190 milion lekë) ose 3% më shumë krahasuar me vitin 2018.

SITUATA

AKU bashkohet me ISHSH: Gjobat do të jenë titull ekzekutiv

Q

everia ka vendosur që të ri organizojë nga e para mënyrën e kontrollit të cilësisë së ushqimeve. Një projektligj i përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili shkrin Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Inspektoriatin Shtetëror Shëndetë-

sor në një agjenci të vetme. Njësia e re që do të krijohet do të jetë përgjegjëse jo vetëm për monitorimin e zinxhirit të sigurisë ushqimore, por edhe për higjienën dhe kushtet ku tregtohen produktet. Aktualisht, Inspektoriati Shëndetësor vepron në fushën e kontrolleve të

higjienës e në disa raste ka kompetenca të njëjta me AKU-në. Pritet që 15 mijë biznese të cilat kontrollohen nga ky inspektoriat të jenë nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Ushqimit. Reforma përfshin po ashtu edhe rritjen e numrit të inspektorëve në AKU, ku nga 260 inspektorë që janë sot, organika të rritet në 380. Ndryshimet në ligjin për ushqimin, parashikojnë edhe ashpërsim të masave për bizneset, të cilët tashmë do të duhet të paguajnë gjobën që vendoset nga AKU-ja pa pritur më parë vendimin e gjykatës. Në ligj përcaktohet se gjoba do të ketë titull ekzekutiv dhe se do të krijohet një njësi e posaçme për vjeljen e saj. E drejta e ankimimit në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesave do të jetë vetëm për penalitetet që janë më të larta se 300 mijë lekë të reja. Kontrolli i Sigurisë Ushqimore ka qenë një sfidë e shumë e dekadave në territorin shqiptar.

Depresioni, 1 në 4 shqiptarë të prekur

N

ëse mendoni se vetëm të rriturit kanë stres, gaboheni! Fëmijët janë më të ndjeshëm dhe pasojat në shëndetin e tyre mendor janë më të rënda. Në Shqipëri, 15% e fëmijëve vuajnë nga depresioni dhe çrregullimet mendore. Nuk është e vështirë të dallohen shenjat por prindërit, apelojnë mjekët, nuk duhet t’i fshehin rastet për shkak të turpit. Stresi, gjendja e vështirë ekonomike dhe trashëgimia janë faktorët kryesorë që shkaktojnë çrregullime mendore. Në popullsinë e rritur, 1 në 4 persona është i rrezikuar për t’u prekur gjatë jetës nga depresioni. Në 2020, sëmundjet e shëndetit mendor do të zënë vendin e parë në botë për numrin e lartë të të prekurve. Ekspertja e shëndetit mendor në ISHP, Andia Meksi, thotë se njerëzit ngurojnë për të trajtuar këtë çrregullim. “Studimet që janë kryer nga ISHP, që njerëzit ngurojnë që të kërkojnë ndihmë sepse kanë frikë që mund të paragjykohen për shkak të sëmundjes së tyre”.


KULTURE

12 E premte, 11 TETOR 2019

Vetëm 14 gra nga 114 fitues të Nobelit në Letërsi

Shpallen fituesit e çmimit “Nobel” për Letërsinë Autorja polake Olga Tokarczuk dhe shkrimtari austriak Peter Handke u shpallën fitues të çmimit “Nobel” për Letërsinë nga Akademia Suedeze. Këtë vit u dhanë dy çmime për Letërsinë një për vitin 2019 dhe një për 2018, pasi ai i vitit të kaluar nuk u dha. Akademia Suedeze, e cila është përgjegjëse për dhënien e çmimit prestigjioz, e pezulloi dhënien e këtij vlerësimi vitin e kaluar për shkak të shpërthimit të një skandali seksual. Kështu që polakja Tokarczuk mori “Nobel” për Letërsinë për vitin e kaluar, ndërsa austriaku Handke atë për këtë vit. Tokarczuk, një aktiviste, intelektuale

dhe kritike e sistemit politik në Poloni, është një autore bestseller në vendin e saj dhe është bërë e njohur edhe në Angli pas pranimit të International Booker Prize për romanin “Flights”. Anëtari i komitetit suedez Anders Olsson, ka deklaruar se puna e autores përqendrohet në tranzicionin kulturor dhe migrimin, një aspekt i rëndësishëm për ta vënë atë në “llupën” e anëtarëve të Akademisë. Në anën tjetër Handke është një zgjedhje më kontroverse. Olsson e përshkruan austriakun si “një nga shkrimtarët më me ndikim në fiksionin bashkëkohor dhe pjesë të diskuti-

Ato përfaqësojnë gjysmën e njerëzimit, por vetëm 14 prej tyre janë mes 114 fituesve të çmimit Nobel në Letërsi. Kjo është lista e grave të cilat kanë marrë Nobelin e Letërsisë që nga viti 1901: 2015: Svetlana Alexievitch (Bjellorusi). 2013: Alice Munro (Kanada). 2009: Herta Müller (Gjermani). 2007: Doris Lessing (Britania e Madhe). 2004: Elfriede Jelinek (Austri). 1996: Wislawa Szymborska (Poloni). 1993: Toni Morrison (SHBA). 1991: Nadine Gordimer (Afrika e Jugut). 1966: Nelly Sachs (Suedi). 1945: Gabriela Mistral (Kili). 1938: Pearl Buck (SHBA). 1928: Sigrid Undset (Norvegji). 1926: Grazia Deledda (Itali). 1909: Selma Lagerlöf (Suedi).

meve letrare që nga viti 1966, i cili në mënyrë artistike zbulon periferitë dhe vendet e padukshme.” Romancieri dhe dramaturgu austriak është i njohur edhe për qëndrimet e tij proserbe, që përfshijnë fajësimin për “krimet” e NATO-s. Ai mori pjesë në funeralin e Millosheviqit dhe kishte deklaruar se “ishte i lumtur që ndodhet pranë njeriut, i cili e ka mbrojtur popullin e tij.” “Megjithëse ai, ndonjëherë, ka shkaktuar polemika, nuk mund të konsiderohet një shkrimtar i angazhuar në kuptimin e Sartrit dhe nuk na ofron asnjë program politik,” kanë deklaruar anëtarët e komitetit.

Dokumentari i kineastes Pavarotti, historia e tij emocionuese shqiptare Dea Gjinovci shfaqet në Paris në një film dokumentar Luciano Pavarotti emocionon me historinë dhe zërin e tij. 12 vjet pas vdekjes së tij, figurën e tij të paharrueshme e risjell Ron Howard me filmin dokumentari ku tregon për të, duke e vënë sërish në vëmendjen botërore. 12 tetori është ditëlindja e tij, dhe vetëm disa ditë më vonë filmi do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Romë nga vetë regjisori fitues i çmimit “Oscar”. Historia, zëri, sekretet dhe legjenda e tenorit të Modenës janë në qendër të filmit, por mbi të gjitha ajo që shfaqet është rrugëtimi i tij i pabesueshëm i njeriut që u bë ikonë botërore falë një talenti të jashtëzakonshëm: nga origjina e përulur e djalit të një bukëpjekësi në superyll ndërkombëtar të operës. Filmime që nuk janë parë kurrë më parë dhe imazhet e shfaqjeve krahas atyre më intime, me qasje ekskluzive në arkivat e familjes. Qëllimi i Howard: të zbulojë burrin, babanë, filantropin dhe artistin e ndjeshëm, i cili kishte një marrëdhënie komplekse me talentin dhe suksesin e tij.

Dokumentari “Réveil Sur Mars” i kineastes shqiptare Dea Gjinovci do të shfaqet më 17 tetor në “Centre Pompidou” në Paris, Francë. Në këtë projekt artistik, ajo sjell historinë e një familje kosovare në Hornald, një qytet i vogël në Suedinë Qendrore, të cilët përballen me probleme mjekësore dhe të integrimit në shoqëri, Furkani djali i vogël i familjes, me prirje për astronominë mundohet të ndërtojë një raketë për të ikur në Mars me qëllim të shpëtojë familjen e tij nga vështirësitë që po kalojnë. Dy projektet artistike të Gjinovcit sjellin një origjinalitet duke trajtuar çështjen e emigracionit shqiptar. Në vitin 2017, filmi i parë “Sans le Kosovo” mbi historinë e babait të saj të mërguar në Zvicër është vlerësuar si filmi më i mirë në kategorinë e filmave kombëtar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Dokufest”.


SHOWBIZ

13 E premte, 11 TETOR 2019

Gati albumi ri i Rihanës, këngët të frymëzuara nga muzika rege Diva e muzikës pop Rihana në një intervistë për prestigjiozen “Vogue” ka rrëfyer se ka gati albumin e ri. Këngët janë frymëzuar nga muzika rege, dhe pritet të prezantohen se shpejti. Këngëtarja e cila është e angazhuar edhe në projekte të tjera, ka rreth tre vite qe nuk sjell këngë të reja. Diva e popit Rihana është gati për të prezantuar albumin e ri muzikor. 31-vjeçarja nga Barbadosi, e cila prej tre vitesh kishte ndalur projektet muzikore, është shprehur në një intervistë për revistën “Vogue” se këngët, frymëzuar nga muzika rege, janë drejt përfundimit. “Nuk do të jetë një album tipik, ashtu si e njohim regen. Por elementët e reges do të ndihen në të gjitha kompozimet”, u shpreh Rihana. Ajo nuk dha një datë se kur do prezantohen këngët e reja por foli për lidhjen e saj me muzikën. “Muzika është, si një kod me të cilin komunikoj me botën. Është gjuha e

veçantë që më lidh me njerëzit. Nëse unë nuk bëj muzikë do të thotë se kam ndërprerë komunikimin me botën.” Këngëtarja sqaroi se refuzoi pjesëmarrjen në Super Bowl në shenjë solidariteti me aktin e Colin Kaepernick, I cili në shenjë proteste për të drejtat racore, qendroi në gjunjë gjatë intonimit të himnit

Selena Gomez kapet “mat” pranë shtëpisë së këngëtarit të njohur Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez prej disa kohësh po përflitet për një romancë me këngëtarin Niall Horan. Para disa ditësh ajo është fotografuar nga paparazzi shumë pranë Niall, të cilët ishin në një darkë mes miqsh. Burime të afërta thonë se janë parë duke shkëmbyer puthje me njëritjetrin. Për më tepër Selena është fotografuar përsëri, duke shkuar në shtëpinë e këngëtarit e veshur sportive dhe mbante në duar qese me ushqime. Këto situata kanë ngritur dyshime se Gomez dhe ish-pjesëtari i grupit “One Direction” mund të jenë në një romancë.

amerikan, në vitin 2016. 31vjeçarja refuzoi të flasë për jetën personale. Vitet e fundit ajo është angazhuar edhe me projekte jashtë muzikës. Rihana është bërë pjesë e filmit “Oqeani 9” dhe po punon paralelisht për të prezantuar linjën e saj të veshjeve dhe të produkteve të bukurisë.

Gentian Zenelaj dhe Rudina Dembacaj miq që në fëmijëri Puntata e radhës e emisionit “Soirèe” iu dedikua qyteti të Lezhës, ku në poltronat e të ftuarve nuk mund të mungonin aktorët Gentian Zenelaj dhe Rudina Dembacaj. Përvec historisë dhe kulturës së këtij qyteti, ata kanë folur për kujtimet më të bukura rreth fëmijërisë. Aktorët kanë pohuar se njihen që në vegjëli. “Unë e kam mbajtur në prehër dhe jam përtej fëmijërisë së Rudinës”,u shpreh aktori, duke shkaktuar të qeshura në program. Ai u pyet më tej nga moderatorja Jonida Shehu nëse kanë qenë në një lagje. “Jo nuk kemi qenë në një lagje, por kam patur shumë shoqe motrën e Rudinës. Rudi ka qenë një fëmijë që të gjithë e mbanim në prehër se nëse do e lëshonim do ndiqte ndonjë makinë”, përfundon aktori. Mesa duket, të dy personazhet kanë pasur të njëjtën ëndërr, të jenë aktorë të skenave shqiptare e ja kanë dalë më së miri.

Pjesë e familjes, Dua Lipa në festën private për ditëlindjen e Bellës Modelja e njohur Bella Hadid ka festuar 23-vjetorin e lindjes me njerëzit e saj më të afërt. Paparacët e kanë fotografuar modelen në New York së bashku me të motrën Gigi dhe nënën Yolanda. Gjithashtu në këtë festë private ndodhej edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila është e dashura aktuale e vëllait të modeleve, Anwar Hadid. Duket se tashmë Dua konsiderohet si pjesë e familjes Hadid dhe nuk mund të mungojë në gëzimet e tyre familjare. Prej disa kohësh Lipa ka nisur dhe bashkëjetesën me Anwar dhe në të shumtën e kohës shfaqen së bashku.

Ndërron jetë aktori i famshëm i “Home Alone” Aktori i famshëm, Rip Taylor ka ndërruar jetë dje. Lajmi u bë publik nga publicisti i tij, Harlan Boll, nëpërmjet një deklarate për mediat. Ai tregoi se aktori nuk ishte mirë prej më shumë se 1 jave dhe pati disa komplikacione, që i shkaktuan edhe vdekjen në moshën 88-vjeçare. Ai ndërroi jetë në një spital në Los Angeles, ndërsa la pas një karrierë të gjatë në aktrim, por filmi i cili i dha më shumë famë është ai i “Home Alone”.


SPORT

14 E premte, 11 TETOR 2019

Strategu italian ka kërkuar përqendrim maksimal nga futbollistët në goditjet standarde

Reja: Me Turqinë do të marrë disa përgjigje, ja ku duhet të kemi kujdes Nga Rozalb Lika

T

rajneri i kombëtares sonë, Edoardo Reja ka shprehur besimin për një rezultat pozitiv në prag të ndeshjes së sotme ndaj Turqisë. Strategu italian në konferencën e zakonshme për shtyp, ka theksuar se pret që kjo ndeshjet të japë një përgjigje të mirë për progresin që kanë bërë futbollistët e tij. Strategu italian konfirmoi se nga miuta e parë nuk do të ketë asnjë debutues. “Grupi po funksionon mirë. Po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsideratë për Turqinë, për lojtarë Burak

Jilmaz, Calahanglu dhe Tosun. Po përmend sulmuesit sepse dalin më shpesh para portës. Janë lojtarë që i njoh. E ndjek kampionatin italian. Ne na duhet të jemi në kondicionin më të mirë të mundshëm. Duhet të shprehim potencialin në fushën e lojës, ndryshe do ta humbim këtë sfidë. Duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz për këtë ekip sepse e meriton”, tha fillimisht Reja. Mungesat dhe gjendja e skuadrës – “Hysajn e dimë mirë rëndësinë që kishte, por kush do të luajë, do të bëjë mirë. Ky është një test i rëndë-

KAPITENI

Memushaj: Kemi ndryshuar, shpresoj të marr të kuq e të fitojmë

sishëm për ne sepse përmes kësaj ndeshje mund të bëjmë vlerësime, nëse po përmirësohemi në aspektin individual dhe kolektiv. Do të na japë përgjigje, uroj pozitive që ka ndodhur rritja, duhet të marrim në konsideratë se kemi ndryshuar gjëra, kanë ardhur lojtarë të rinj edhe muajt e kaluar. Pres përmirësime të tjera dhe nëse do të jenë, do të thotë që kemi marrë rrugën e duhur”. Krahasimi me duelin e fudnit të luajtur në Shkodër - “Nuk kam parë vetëm atë ndeshje, kam parë Turqinë edhe në ndeshje të tjera, kur ka

edhe rezultat. Ajo që më intereson në mënyrë të veçantë është që të shoh përmirësimet në krahasim me ndeshjen e fundit, pres një paraqitje të mirë gjatë 90 minutave, se nuk duhet të ulim asnjëherë vëmendjen, se bëhet e rrezikshme se janë të aftë”. A do të ketë debutues në formacion? - Jo debutues jo. Në pankinë do të ketë 2 lojtarë, që po presin shansin e tyre dhe mund të futen në fushë si zëvendësues.

ITALIANI

Reja feston ditëlindjen: Jemi rritur, dua një dhuratë të vogël T

rajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja ka festuar ditën e djeshme 74-vjetorin e lindjes. Futbollistët dhe të gjithë drejtuesit me në krye Armand Duka, i kanë rezervuar një pritje të veçantë trajnerit në sallën e ngrënies në hotel. Strategu italian u shfaq natyrshëm i kënaqur nga surpriza e organizuar, por përpara se të ndante tortën për ekipin, mbajti një fjalim duke mos e fshehur faktin se këtë të premte pret një dhuratë ndaj Turqisë. “Jam në formë të mirë për moshën që kam. E dini cili është sekreti, sepse gjithmonë kam ndenjur me të rinjtë sepse jam i ri në mendësi. Djemë më keni dhënë një kënaqësi të madhe në ndeshjen ndaj Islandës. Jemi rritur dhe u ndjeva shumë mirë

pas asaj ndeshjeje. Kjo gjë më lumturoi pa masë, tani pres edhe një dhuratë në ndeshjen me Turqinë. Jo për vete, por për ju. Është një rrugë e gjatë për të arritur majën, por jemi afër. Jemi në rrugën e du-

hur”, deklaroi Reja para lojtarëve. Një surprizë e bukur që strategut italian e priti me shumë gëzim dhe humor, si për të konfirmuar atmosferën e mirë që mbizotëron para ndeshjes.

MESFUSHORI

Bare i grumbulluar me Shqipërinë, Malaga kërkon shtyrjen e ndeshjes

L

edian Memushaj do të jetë kapiteni i kombëtares sonë në ndeshjen ndaj Turqisë. Mesfushori vlonjat u shpreh se kuqezinjtë i pret një ndeshje e vështirë, teksa shprehur dëshirën që të dilte me karton të kuq, por edhe këtë herë kuqezinjtë të arrinin të fitonin si në miqësore e para dy viteve. Si është atmosfera në prag të ndeshjes me Turqinë? Jam i kënaqur që mbaj shiritin, por më i kënaqur do të isha sikur në vendin tim të ishte Mërgimi ose Elseidi. Ndeshja e nesërme (sotme) do të jetë e vështirë, por ne jemi përgatitur që të marrim një rezultat sa më të mirë. Sa shanse kemi të përsërisim ndeshjen e fundit në Elbasan ndaj Islandës? Kemi shanse. Jemi përgatitur mirë këtë javë me trajnerin. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por gjithashtu e tillë do të jetë edhe për ta. Sa mundësi kemi të përsërisim sfidën e dy viteve të para ndaj Turqisë dhe atë që kemi humbur në Shkodër? Në ndeshjen që kemi fituar këtu, unë dola me të kuq, por do të doja të fitonim sërish dhe të dilja me të kuq. Kemi ndryshuar nga ndeshja e fundit që kemi luajtur ndaj Turqisë në Shkodër. Dhurata e ditëlindjes për trajnerin? Shpresojmë që nesër (sot).

luajtur në shtëpi si me Francën që e ka mundur, që nuk është lehtë, ka bërë mirë edhe në Shkodër duke fituar 2-0. Qartësisht që kjo është një ndeshje që duhet përballuar me vendosmëri, duhet të jemi të aftë taktikisht, janë të fortë fizikisht e teknikisht, kanë bërë gol me goditje standarde e janë të rrezikshëm, por këto janë vëmendjet nesër në darke dhe nëse do të jemi të vëmendshëm do të jetë më e lehtë të bëjmë një paraqitje të mirë, bëjmë

K

eidi Bare është nga lojtarët më të rëndësishëm te Malaga, pasi mesfushori shtatshkurtër është një titullar fiks te skuadra andaluziane. Megjithatë që Bare të ishte aq i rëndësishëm sa që Malaga të kërkonte shtyrjen e një ndeshjeje të kampionatit për shkak se fieraku është i grumbulluar me kuqezinjtë këtë nuk e imagjinonte dot askush. Kategoria e dytë në Spanjë ose siç njihet ndryshe Segunda Division nuk ndalet gjatë pauzave të kombëtareve dhe këtë fundjavë Malaga ka në program sfidën ndaj Cadiz, por drejtuesit e klubit kanë kërkuar shtyrjen e

saj pasi Bare dhe disa lojtarë të tjerë janë të grumbulluar me kombëtaret e tyre. Mbetet për

t’u parë se cili do të jetë vendimi që do të marrë liga spanjolle e futbollit.


SPORT

15 E premte, 11 TETOR 2019

PORTUGEZI

P

ortugali-Luksemburg, Ukrainë-Portugali apo Juventus-Bologna? Në një nga këto ndeshje mund të

Ronaldo në kërkim të golit të 700-të në karrierë

kemi arritjen e shifrës prej 700 golash në karrierë. I duhen vetëm dy finalizime dhe mund ta arrijë këtë objektiv që në

ndeshjen e radhës. Ai ka shënuar në total 698 gola në karrierë me Sportingun e Lisbonës, Manchester United, Real Madridin, Juventusin dhe Portugalinë: Ja statistikat më interesante të CR7 nga viti 2002 deri më sot. Cristiano Ronaldo i ka shënuar 450 nga 698 golat e tij gjatë karrierës së tij në Spanjë. 64% të finalizimeve të tij janë me fanellën e Real Madridit (është golashënuesi më i mirë i “Los Blancos” në të gjitha kompeticionet). Me Portugalinë është në kuotën e 93 golave, që përbëjnë 13% të totalit. Viktima e prefer-

uar është Sevilla, së cilës CR7 i ka shënuar 27 gola, më pas vjen Atletico Madrid (25 gola). Ronaldo shënoi 64% të golave me Real Madridin, nga të cilat ai është golashënuesi më i mirë në histori duke marrë parasysh të gjitha garat Ronaldo shënoi 64% të golave me Real Madridin, nga të cilat ai është golashënuesi më i mirë në histori duke marrë parasysh të gjitha garat Në 972 ndeshje të zhvilluara gjithsej, ka shënuar në 21 gara të ndryshme. Është e kuptueshme që La Liga, ku ka luajtur për 9 sezone, mban vendin e

parë për numrin e golave të shënuar nga Ronaldo. Në Champions është rekordmeni absolut me 127 gola. Shumicën e golave Ronaldo i ka shënuar me këmbën e djathtë, 440 (63%), sidomos brenda zonë se rreptësisë 593 (85%). Janë 55 finalizime nga goditjet e dënimit dhe 112 nga pika e bardhë e penalltisë. Para se të arrijë shifrën e 700 golave është e rëndësishme të kujtojmë se Ronaldo golin numër 100 në karrierë e ka shënuar me Manchester United (kundër Tottenhamit), ndërsa të 600-in me Real Madridin, kundër Juventusit.

Trajneri dhe mesfushori i Turqisë besojnë se mund të marrin fitore ndaj kuqezinjve tanë

Gunes dhe Tufan zbulojnë “recetën”: Japim shpirtin në fushë ndaj Shqipërisë! Nga Rozalb Lika

T

e Turqia besojnë më shumë se kurrë te një rezultat pozitiv ndaj kombëtares sonë sonte në mbrëmje. Trajneri Senol Gunes dhe mesfushori Ozn Tufan dolen në konferencë për shtyp për të analizuar prag ndeshjes. Strategu turk dhe mesfushori besojnë se nëse skuadra arrin që të jap shpirtin në fushë do të arrijnë që të fitojnë. Gunes deklaroi se edhe me katër pikë ndaj Shqipërisë dhe Francës do të ishte i kënaqur. “Ne mendojmë vetëm për fitore. Shqipëria ka një moral pozitiv në ndeshjet e fundit dhe e shohin duelin ndaj nesh si vendimtare. Edhe ne e shohim në të njëjtën mënyrë. Duhet të tregojmë shpirtin e kombëtares, të vrapojmë shumë dhe të ndih-

mojmë njëri-tjetrin. E dimë forcën e Shqipërisë dhe ata e dinë forcën tonë. Shpresoj që të jetë një ndeshje që të gjithë të jenë entuziastë dhe ta shijojnë.

Më e mirë në dy ndeshjet e radhës do të ishin 6 pikë, por edhe katër do na mjaftonin. Do të ishte mirë që të fitonim këtu dhe të barazonim me Francën.

SHKODRANI

Si skuadër jemi stërvitur sot, por do ta kem më të qartë nesër. Do të zbresin në fushë lojtarët që kanë luajtur më shumë së bashku. Më pas do të luajmë me Francën”, deklaroi Gunes. Ozan Tufan ndërkohë e cilësoi si një duel edhe më delikat se atë që do të luajnë pas disa ditësh me Francën. Gjithsesi edhe ai beson te e njëjta “recetë”: “Ndaj Francës do të jetë sfida vendimtare, por ndaj Shqipërisë do të jetë edhe më kritike dhe e kemi më para. Do të luajmë të përqendruar. Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë dhe premtojmë se se do të japim shpirtin në fushën e lojës. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të fituar ndaj Shqipërisë. Jemi në një grup ku meritojmë që të jemi në një pozicion të mirë. Do të marrim rezultatin bashkë me trajnerin”, deklaroi Tufan.

MIQËSORJA

Kosova mund me vështirësi Gjibraltarin, i falet Hasanit

K

osova ka bërë një paraqitje jo shumë bindëse në miqësoren ndaj Gjibraltarit. Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes fitoi me shumë vështirësi 1-0, pasi strategu helvet hodhi në fushë një formacion me shumë futbollistë që luanin titullarë për herë të parë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Një paraqitje jo bindëse për dardanët përballë një kundërshtari modest si Gjibraltari. Në fragmentin e parë të lojës skuadra e Challandes , krijoi 9 mundësi shënimi dhe vetëm një gjuajtje në portë, ndërkohë që miqtë arritën të godisnin 2 herë kuadratin. Në fraksionin e dytë loja ndryshoi disi, ndërkohë që në minutën e 68-të do të vinte edhe goli i Florent Hasanit, i cili mori një top të bukur në hyrje të zonës dhe pa u menduar dy herë goditi duke arritur që të realizonte. Një tjetër fitore që mund t’i shërbejë për ndeshjen zyrtare ndaj Malit të Zi.

SELECAO

Hysaj drejt transferimit te Roma, Brazilit s’i mjaftojnë yjet, “ngec” duhen plotësuar dy kushte në miqësoren ndaj Senegalit

E

lseid Hysaj është një nga objektivat kryesor në merkaton e janarit për skuadrën e Romës. Drejtori sportiv i verdhekuqve, Petrachi, ka nisur bisedimet me menaxherin e shqiptarit, Mario Giuffredi. Por fillimisht duhet të plotësohen dy kushte: Napoli duhet ta ulë ndjeshëm kërkesën financiare për shkodranin, duke e përgjysmuar nga 20 në 10 milionë euro, ndërsa Roma duhet të marrë “ok”in nga Chelsea për kthimin e Zapacostas në Londër, hipotezë e parashikuar edhe në kontratën e huazimit, e firmosur në muajin gusht. “Kushtet e jashtëzakonshme”, që duhet të zgjidhnin marrëveshjen në janar, në fakt kanë të bëjnë me situatën e mundshme emergjente të Chelsea-t në krahët e mbrojtjes. Roma, për arsye të stilit të saj të sjelljes dhe

B

ndjeshmërisë, nuk do të kërkojë kthimin që në janar të Zapacostas te Chelsea, por nëse klubet bien dakord, në Trigoria duhet të kërkojnë një zgjidhje të shpejtë.

razili nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në miqësoren ndaj Senegalit. “Seleçao” zhbllokuan rezultatin që në minutën e 9-të. Gabriel Jesus shërben një top magjik për Firminhos, i cili me një goditje të thjeshtë e dërgon topin në trekëndësh. Brazili krijoi raste por nuk arriti të dyfishonte shifrat dhe në fundin e pjesës së parë Sadio Mane tregoi të gjithë klasin e tij duke shmangur Dani Alves dhe Marquinhos me këtë të fundit që e pengoi në zonë sulmuesin e Liverpoolit, gjyqtari nuk kishte dyshime duke akorduar penallti për Senegalin. Nga pika e bardhë Diedhiou u tregua i saktë duke barazuar shifrat. Në pjesën e dytë Brazili u përpoq të gjente golin e fitores por Neymar i cili luajti ndeshjen e tiij të 100 me ekipin përfaqë-

sues humbi një shans të artë i vetëm përballë portierit, ndërkohë as ndryshimet e bëra nga Tite nuk sollën asgjë me ndeshjen që u mbyll në barazim 1-1.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

Nderit Aldo Marino, akademikë, historianë, albanologë dhe intelektualë të shquar, Neritan Ceka, Paskal Milo, Tritan Shehu, Moikom Zeqo, Aurel Plasari, Pëllumb Xhufi, Nasho Jorgaqi, Gjovalin Shkurtaj, Shezai Rrokaj, etj., Presidenti i Republikës vuri në dukje se: “Kanosja reale e zhdukjes së kësaj gjuhe do të ishte një humbje e madhe jo vetëm për arbëreshët, të cilët e ruajtën atë me besnikëri të pashoqe dhe dashuri për gjashtë shekuj, por edhe për

16 E premte, 11 TETOR 2019

Presidenti Meta: Të ruajmë trashëgiminë kulturore arbëreshe Shqipërinë, Italinë dhe për gjithë trashëgiminë dhe kulturën europiane e botërore.” Më tej Presidenti Meta nënvizoi se: “Për të mos lejuar që të ndodhë kjo humbje, për të dhënë një kontribut konkret dhe në vazhdimësi të ruajtjes e zhvillimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe, por edhe për të forcuar lidhjet midis dy brezave të rinj dhe jo vetëm, nga të dyja anët e Adriatikut, unë besoj se jemi edhe në këtë forumi e në çdo nismë tjetër. “Ky forum ka disa objektiva, ku ndër më parësoret janë nxitja, ruajtja, dhe zhvillimi i gjuhës së folur dhe asaj letrare arbëreshe e po kështu, edhe mësimi i saj në shkolla.” – theksoi Presidenti Meta. Në vijim, pjesëmarrësit në takim

P

residenti Ilir Meta inicioi dje nismën për ruajtjen e traëshgimisë kulturore arbëreshe, të titulluar “U’ jam Arbëresh”. Në ambinetet e presidencës u mbajt takimi i parë i këtij Forumi. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të Forumit, mes të cilëve ishin të pranishëm Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Kryetari i Bashkisë së Shën Mitrit Salvatore Lamirata, Padre Pietro Lanza i Kishës italo-arbëreshe, Konsulli i

diskutuan dhe paraqitën mendimet e tyre rreth arritjes dhe zbatimit të objektivave të rëndësishme të Forumit “U jam Arbëresh”.

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e shkollës që do mbajë emrin e shenjtores shqiptare

Hidhen themelet për shkollën “Nënë Tereza” Premtimi për rindërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë ka nisur të bëhet realitet. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e shkollës që do

mbajë emrin e shenjtores “Nënë Tereza”, duke bërë realitet premtimin e dhënë për 30 mijë banorë në Kodër-Kamëz. Falë këtij investimi, shkolla 9-

vjeçare e integruar do t’i japi një mundësi të barabartë fëmijëve të kësaj zone, që të arsimohen si gjithë bashkëmoshatarët e tyre kudo në Tiranë me kushte ko-

mode dhe cilësi të lartë mësimdhënie. Siç shihet edhe nga fotot janë hedhur themelet dhe godina e shkollës së re ka nisur të marrë formë për të realizuar një nga projektet më të bukur dhe modern tëm shkollave në Tiranë. Me hedhjen e themeleve të shkollës “Nënë Tereza” në zonën e Institutit Bujqësor, synohet që të eliminohet mësimi me dy turne në 4 shkolla 9-vjeçare të zonës, si dhe do të lehtësohet buxheti i familjeve, duke eliminuar

transportin e fëmijëve nëpër shkolla të tjera larg dhe shmangur trafikun e orëve të mëngjesit. Pas orarit zyrtar të mësimit, kjo shkollë do të funksionojë edhe si një qendër komunitare. Fëmijët do kenë mundësinë të shfrytëzojnë shkollën e re, terrenet e saj sportive, ambientet laboratorike, bibliotekat dhe sallat studimit. Shkolla “Nënë Tereza” është pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë që do të rrisin cilësinë e mësimdhënies në kryeqytet.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.