CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 294 (8425)
E mërkurë, 12 Dhjetor 2018
Çmimi 30 Lekë
Dje protesta më madhështore në Shqipëri. Të rinjtë mbushën rrugët e Tiranës dhe gjithë qyteteve kryesore, ata kërkojnë plotësimin e kushteve nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që qeveria akoma nuk po jep përgjigjen pozitive
Revolucioni studentor! Sot do protestohet, kryesisht, para kryeministrisë. Ministrja e Arsimit është e pafuqishme të bindë kryeministrin, ndaj studentët janë mbledhur, para zyrës së Edi Ramës në bulevardin kryesor të kryeqytetit për t'i thënë "firmosi 8 kërkesat tona dhe të kthehemi në mësim!"
FAQE 3
Studentët mblidhen para Kryeministrisë, paqësisht e të vendosur presin zgjidhje
Në foto: Studentët duke protestuar gjatë orëve të vona të natës para Kryeministrisë TUBIMET
Protestë në të gjithë Shqipërinë, 9 qytete kryesore në këmbë
FAQE 6
UNAZA E RE
Lulzim Basha: Këtu është vendi i krimit të vjedhjes së Edi Ramës
FAQE 10
FAQE 4,5,24
KOMENT
Kazani po vlon në Shqipëri Nga Berat Buzhala
OPINION
DITA NDËRKOMBËTARE E MALEVE
Tani janë studentët që Presidenti Meta: duhet të flasin Të promovojmë Nga Shezai Rrokaj
FAQE 8
Në gjitha këto vite qeverisje Kryeministri u zhyt në paranojën e reformave imagjinare të trumpetuara me slogane e zbukurim ekranesh teksa gropa e zezë ku po zhytej në teposhtje Arsimi i Lartë, me tarifa tejet të larta, pagat e ulta dhe cilësia e dobët tregonin... FAQE 7
Alpet tona
FAQE 12
POLITIKE
2 E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Paqësisht e të vendosur presin zgjidhje për kërkesat që i kanë paraqitur kryeministrit Edi Rama
Studentët mblidhen para Kryeministrisë S
tudentët heroikë, deri në orën 16.00 të kësaj të marte, bënë atë që nuk e bëri asnjeri që nga 8 dhjetori 1990. Pra kishim 28 vite pa një protestë të tillë. Paqësisht, heroikisht, shpirtërisht dhe në mënyrë solidare ata treguan se janë e ardhmja e Shqipërisë. Shumë të kulturuar, oratorë të vertetë, vizionar dhe të vendosur studentët i dhanë mësim popullit, politikës dhe Europës se janë brez
i shkëlqyer. Ashtu, bashkë, frikësuan një pushtet që nuk donte t'i respektonte në hallet e tyre jetike dhe ia dolën të bënin popullin për vehte. Urime studentë! Natyrisht si një brez i ri, akoma të pa rrahur nga jeta, por krejtësisht paqësor, ata pas orës 16.00 u ndanë në dy grupe; një para ministrisë së arsimit dhe tjetri te Zogu i Zi. Prapë të dy grupet si engjëj, si mbretër të së ardhmes së
vendit, të duruar e paqësorë, po protestojnë tashmë para ministrisë së arsimit dhe pjesa dërmuese te kryeministria. Te kryeministria janë ulur paqësisht, mbrwmw gjithw natwn dhe sot, duke pritur nga dritarja përballë ku ndodhet kryeministri Rama, që ai të bindet dhe të firmosë 8 kërkesat e tyre. Numri i protestuesve para kryeministrisë po rritet dhe mësohet nga
burime në PS se vetëm këtë Edi Rama nuk e priste, që ti vinin mu para dritares se zyrës së tij, pasi presioni ndërkombëtar tashmë rritet. Ambasadat kryesore kur shikojnë se studentët po rrijnë te kryeministria kanë rritur presionin ndaj kryeministrit që t'ju plotësojë atyre 8 kërkesat studentore. Për 8 ditë studentët protestuan para ministrisë së arsimit, por realisht nuk është krejt fajtore ministrja e arsimit, e cila nga burime të besueshme ka paraqitur dorëheqjen te kryeministri. Ministria e arsimit mbulon universitetet, por mbi ministren, mbi parlamentin, mbi qeverinë ka një njeri, ai është kryeministri Rama. Pa lejen e firmën e tij nuk lëviz as miza në mazhorancë, ndaj realisht qëndrimi tashmë para ministrisë së arsimit mbetet i kotë. Te kryeministria, ashtu paqësisht, duhet të vijnë të gjithë studentët e këtyre 8 ditëve në mënyrë që Rama te mos justifikohet se "ja, u ndanë në grupe!". Ndaj te kryeministria mbetet zgjidhja finale, sepse ashtu duke u parë me kryeministrin, përballë, paqësisht, ai do të detyrohet të firmosë 8
kërkesat dhe më pas studentët fitojnë. Te kryeministria efekti mediatik vendas dhe ndërkombëtar është shumë më i madh se kudo. Nuk është problemi për të ulur hundën grupi i studentëve që rri akoma te ministria e arsimit, pasi edhe ata janë studentë e luftojnë për të njëjtën kauzë, por duhet të ecin ngadalë te kryeministria, ashtu siç ishin bashkërisht si engjëj të vertetë. Studentët-engjëj, fitojnë kundrejt së keqes që ua ka zënë udhën, bashkë e jo të ndarë! Çdo gjë paqësore po ndodh para kryeministrisë, ashtu ulur, stoikë, të vendosur e ku populli i shikon sa del në Bulevard. Edhe ambasadat e huaja të rëndësishme aty alarmojnë qeveritë e tyre për ti bërë presion kryeministrit që të firmosë 8 kërkesat. Bashkimi bën fuqinë! Dhe ashtu, paqësisht, siç jeni deri tani po vijnë edhe studentët që ndodhen akoma te ministria e arsimit. E rëndësishme është se asnjë nuk tërhiqet pa plotësuar kërkesat e tyre prej kryeministrit. Ndaj ose fitojnë këtë herë ose nuk fitojnë më, nëse dorëzohen.
MEDIA NDËRKOMBËTARE
“Reuters” jehonë studentëve: Protestë e rrallë në Shqipëri, Rama nën presion
A
gjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, i ka bërë jehonë protestës së studentëve në Shqipëri. Sipas Reuters, studentët shqiptarë bllokuan një kryqëzim të rëndësishëm në kryeqytet të martën pasi qeveria nuk përmbushi kërkesat e tyre për të përmirësuar sistemin arsimor dhe uljen e tarifave. Protesta paqësore dhe plot ngjyra, që ka nisur prej një jave jashtë Ministrisë së Arsimit, është një shfaqje e rrallë zemërimi në një vend ku manifestimet organizohen Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
zakonisht nga partitë politike. Protesta e vendos nën presion kryeministrin socialist, Edi Rama, ofertat e të cilit janë refuzuar. "Pasi të plotësohen tetë kërkesat tona, do të kemi dialog. Nuk do të ketë dialog përpara kësaj", tha një studente. Kërkesat përfshijnë dyfishimin e financimeve për universitetet, përfaqësim më i mirë i studentëve, më shumë para për kërkim dhe akomodim më i mirë. Rama u tha protestuesve në një postim në Facebook se..., "Do ju pres në çdo orë dhe jam gati që të punoj me ju, jo vetëm për t'iu ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
përgjigjur tetë kërkesave tuaja, por edhe për të kthyer këtë moment në një fazë të re, transformuese për universitetet". Një student 21-vjeçar i Informatikës, Ledion Mema, mbante një poster ku shfaqej Napoleon Bonaparti, Adolf Hitleri dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ku shkruhej..., "Askush nuk e fiton një luftë në dimër". "Jam këtu për shkak se tarifat janë të larta dhe për shkak se dua kushte më të mira në klasë. Rrallë përdor kompjuterët dhe akoma marrim mësim me shkumës në tabelë të zezë", tha Mema për Reuters.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Dje protesta më madhështore në Shqipëri. Të rinjtë mbushen rrugët e Tiranës dhe gjithë qyteteve kryesore, ata kërkojnë plotësimin e kushteve nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që qeveria akoma nuk po jep përgjigjen pozitive
Revolucioni studentor! Sot do protestohet, kryesisht, para kryeministrisë. Ministrja e Arsimit është e pafuqishme të bindë kryeministrin, ndaj studentët janë mbledhur, paqësisht, para zyrës së Edi Ramës në bulevardin kryesor të kryeqytetit për t'i thënë "firmosi 8 kërkesat tona dhe të kthehemi në mësim!"
Në ditën e tetë të tubimeve të studentëve nuk mund të flitet më vetëm për protesta, por për një revolucion studentor që ka nisur në gjithë Shqipërinë. Në Tiranë u zhvillua një nga tubimet më madhështore në 28 vitet e fundit. Pjesëmarrja ishte më masive se çdo tubim tjetër partiak ose jo partiak që është zhvilluar në vend. Studentët bllokuan gjithë Rrugën e Durrësit, nga rrethrrotullimi i "Zogut të Zi" dhe deri në hyrje të Sheshit Skënderbej, duke dëshmuar se është një protestë që tejkalon pritshmëritë edhe të vetë organizatorëve të saj. Tashmë nuk bëhet fjalë për një grupim studentësh, por për gjithë rininë dhe shoqërinë shqiptare që kërkon ndryshim dhe një revolucion paqësor për vendin. Këtë e dëshmon dhe pjesëmarrja masive e protestuesve në qytetin e Vlorës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe disa të tjerë. Si rrallë herë në protestë morën pjesë dhe maturantët e gjimnazeve. Pavarësisht se urdhri i Ministrisë së Arsimit ishte për të mos lejuar që gjimnazet t'u bashkohen protestave, thirrja e të rinjve ishte më e fortë se çdo pengesë që qeveria ka vendosur këto ditë përballë të rinjve. Studentët qëndruan në shesh përballë Ministrisë nga ora 10:00 deri në orën 16:00, kur ishte vendosur dhe afati për Kryeministrin Edi Rama. Nga ana e qeverisë dhe kreut të qeverisë nuk pati asnjë reflektim për kërkesat e tyre. Në shënimet që bëri në Facebook kreu i qeverisë më shumë i
provokoi studentët sesa u përpoq që t'u jepte zgjidhje për kërkesat e tyre. Kreu i qeverisë foli sërish për negociata duke kërkuat të bisedojë me studentët, por me diversion përçarës. Ndërkohë që nga dita e parë e protestës kushtet e studentëve kanë qenë të qarta. Ata kanë deklaruar se kryeministri vetëm duhet t'i plotësojë ato dhe nuk ka çfarë të diskutojë. Por kreu i qeverisë duket se ka gjetur një mënyrë tjetër për të zbehur protestën, përçarjen e saj. Dhe dje u pa qartë ndikimi i qeverisë kur mbaroi dhe afati i vendosur nga studentët. Siç kishin deklaruar më herët, pas orës 16:00, nëse qeveria nuk do të reagonte studentët do të niseshin drejt Kryeministrisë për të vijuar protestën në shesh pa ndalim. Krejtësisht
në mënyrë paqësore. Në këtë moment, një pjesë e vogël e studentëve, të cilët me pavetëdije ose të futur nga qeveria, deklaruan se do të vijonin të qëndronin të Ministria e Arsimit. Kjo deklaratë, e një grupi të vogël, krijoi paqartësi në fillim dhe dha përshtypjen se studentët nuk janë të bashkuar. Pas këtij momenti erdhi dhe deklarata e parë e kryeministrit në rrjetet sociale, duke thënë se "partitë e opozitës përçanë studentët". Në fakt, nëse është dikush që kërkon të përçajë protestën ajo është vetëm qeveria. Vetëm asaj i intereson që studentët të mos kenë një qëndrim, të mos kenë një listë të përbashkët kërkesash dhe për më tepër të mos kenë as një vend të përbashkët ku mblidhen të gjithë.
Kjo lojë e qeverisë për të krijuar disa zëra të ndryshëm brenda protestës, kjo edhe me anë të rinjve të FRESH që ndodhën në protestë, dje u kuptua qartë nga gjithë organizatorët e protestës. Madje dhe nga ata të rinj që thonë se kërkesat e tyre në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë politike. Dhe përgjigja ndaj skemës së Edi Ramës erdhi menjëherë. Shumica e studentëve zgjodhën që të mos qëndrojnë më te Ministria e Arsimit dhe as të protestojnë nëpër rrugët e Tiranës, në mënyrë të veçuar, por të mblidhen të gjithë para godinës së Kryeministrisë. Tashmë e kanë kuptuar se nëse kanë një problem për arsimin, ai nuk zgjidhet të ministria e Lindita Nikollës, por aty ky bëhen politikat për ar-
simin dhe rininë, te Kryeministria. Studentët arritën që në pak ditë, kauzën e tyre të drejtë për të ulur pagesat dhe për kushte dinjitoze ta kthejnë nga një shqetësim i tyre, në një problem kombëtar. Falë tyre tashmë gjithë shqiptarët janë gati t'i mbështesin kërkesat dhe të kërkojnë sa më parë realizimin e kushteve për arsim falas. Por që të arrihet kjo duhet që presioni qytetar të bëhet para qeverisë për ta detyruar që të mos vjedhë më koncesione, por të mendojë për rininë dhe studentët. Dje studentët e transferuan protestën nga Ministria e Arsimit te Kryeministria, jo si lëvizje politike, por si veprim të detyruar nga heshtja e kryeministri Edi Rama dhe provokimi i tyre.
POLITIKE
4
E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Tirana e studentëve - Me thirrje e vuvuzela, studentët vijojnë rezistencën sot edhe tek Ministria e Arsimit
O
ra 16:00 shënoi përfundimin e ultimatumit të caktuar nga studentët për qeverinë. Në ditën e shtatë të protestës së tyre, para Ministrisë së Arsimit, studentët u shprehën të vendosur se nuk do të dialogojnë me kryeministrin Rama, por kërkuan prej këtij të fundit plotësimin e kërkesave të tyre. Për më shumë se 10 orë, studentët dje kanë protestuar duke kërkuar nga qeveria plotësimin e 8 kërkesave. Ndërsa një grup prej tyre po qëndrojnë përpara Kryeministrisë, ku deklaruan se do të qëndrojnë gjithë natën, duke bërë thirrje që sot studentët t’i bashkohen sërish protestës. Edhe pse u përfol për një ndarje të tyre, ata sërish thonë se studentët i bashkon e njëjta kauzë. Të treja grupimet thonë se sot do të dalin sërish në protestë, por nuk ka ende një vendim përfundimtar për përshkallëzimin e protestës. Pasi u mor vendimi i tyre me votë, një pjesë e studentëve kanë nisur nga masa e parë e përshkallëzimit, bllokimi i rrugëve, duke marshuar drejt Zogut të Zi. Si në gjithë ditët e protestës edhe dje marshimi nisi nga të gjitha fakultetet, drejt rrugëve që të shpien për në Ministrinë e Arsimit, atje ku është protestuar prej një jave. Ata e kanë nisur me këndimin e Himnit Kombëtar dhe më pas me parulla për plotësimin e kërkesave të tyre, kryesisht uljen e tarifave. Studentët e gjeologji minierave u shfaqën me kaska të verdha, ndërsa studentët e arteve kishin marrë veglat muzikore. Në ditën e shtatë të protestës së tyre, studentët e të gjitha Universiteteve publike janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa aty pritën për disa orë me radhë deri në përfundim të afatit që i kishin lënë qeverisë “Rama”. Studentët i kishin parashtruar 8 kërkesat e tyre Ministrisë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria. Ata e kanë nisur me këndimin e Himnit Kombëtar dhe më pas me parulla për plotësimin e kërkesave të tyre, kryesisht uljen e tarifave. Studentët e gjeologji minierave janë me kaska të verdha, ndërsa studentët e arteve kanë marrë veglat muzikore. Protesta e studentëve është në ditën e 8 të tyre, të cilët kërkojnë nga qeveria arsim më të lirë dhe më cilësor. Përveç studentëve të Universitetit të Tiranës, kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentët e universiteteve të rretheve, gjimnazistë, familjarë e aktivistë të shoqërisë civile. MINUTË PAS MINUTE: Gjimnazet në protestë Ora 8:30 - Gjimnazistët e Tiranës i bashkohen protestës së studentëve. Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm ata janë mbledhur fillimisht në shkollat e tyre dhe më pas për të marshuar bashkë me studentët drejt Ministrisë së Arsimit. Gjimnazistët, kryesisht maturantët kanë bojkotuar mësimin sot për të protestuar bashkë me studentët për plotë-
Vërshojnë studentët nga të katër anët, protesta zhvendoset tek Kryeministria
simin e kërkesave të tyre nga qeveria. Thirrjet që gjimnazistët, nesër studentë, t’i bashkohen protestës janë artikuluar prej ditësh, ndërsa ishte paralajmëruar e marta si pika kulmore e Lëvizjes Studentore të nisur prej disa ditësh. Gjimnazi “Sami Frashëri”, “Petro Nini”, “Shkolla profesionale e Ekonomikut” dhe “Qemal Stafa” ishin disa prej gjimnazeve që morën pjesë dje në protestë. Po kështu studentët iu kanë bërë thirrje edhe pedagogëve t’i bashkohen kësaj proteste. Studentët e Sarandës në protestë Ora 9:00 - Edhe studentët e Sarandës i janë bashkuar Lëvizjes Studentore duke bojkotuar mësimin ditën e djeshme. Nga Saranda vinin pamje të studentëve që ishin mbledhur në mbështetje të protestës së nisur në kryeqytet për plotësimin e një liste me kërkesa nga qeveria, mes tyre ulja e tarifave. Studentët e Politeknikut publikojnë fotot: Vetting për pedagogët 09:10 - Studentët e Universitetit Politeknik të mbledhur para sheshit “Nënë Tereza” nga ku pritej të niste më pas marshimi drejt Ministrisë së Arsimit, publikuan me foto edhe emrat e pedagogëve të cilët sipas tyre duhet ti nënshtrohen vetingut. Në foton e publikuar në kolonat e universitetit, studentët kërkojnë veting për pedagogët: Boris Cfarku, Ylli Gjanci, Enkelejd Caca, Bujar Dida,
Bojken Shehu, Anila Peposhi, Endri Raco, Anita Caushi, Brikena Xhaja, Margarita Gjonaj, si edhe Xhameli Pejtamalli. Studentët kërkuan veting për këta pedagogë, të cilët në foto i kanë shënuar me kryq të kuq, sipas studentëve, këta pedagogë janë të korruptuar. Vetting për pedagogët është një kërkesë e cila është vënë re nga studentët gjatë ditëve të protestës para MASR. Krahas shumë pankartave që mbanin në duart, është vënë re edhe “Vetting për pedagogët”. Studentët e Elbasanit 09:12 - Dhjetëra gjimnazistë të Elbasanit i janë përgjigjur thirrjes së studentëve për t’iu bashkuar protestës se tyre. Përpara hyrjes së gjimnazeve në orën 08.00 qëndronin një numër i konsiderueshëm nxënësish, të cilët kanë refuzuar të marrin pjesë në mësim. Ndërkohë
mësuesit u kanë bërë thirrje të mos bojkotojnë mësimin maturantëve. Disa prej tyre janë futur në mësim, ndërsa një pjesë tjetër është nisur drejt sheshit kryesor të qytetit. Mësohet se studentët janë nisur nga Elbasani me mjete private për t’iu bashkuar protestës, e cila vijonte për 7 ditë para Ministrisë së Arsimit. Ata kishin vendosur flamurin Kombëtar përpara Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Studentët janë nisur në grupe të vogla me makina private, por edhe me mjete të transportit drejt Tiranës. Me pankarta të ndryshme “Koha e maskarenjve” si dhe “Dinjiteti nuk matet me pozitat që zotëron, por me vetëdijen që i meriton”, studentët e Elbasanit vijojnë të qëndrojnë stoikë në kërkesat e tyre. Nis marshimi tek Mjekësia Ora 9:00 - Studentët e Fakultetit të
Mjekësisë nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Një grup i madh studentësh ishin mbledhur tek Fakulteti i Mjekësisë për t’iu bashkuar më pas pjesës tjetër të studentëve para MAS ku edhe do të jetë stacioni i madh. Protesta në Vlorë dhe Gjirokastër 09:15 - Studentët dolën në protestën edhe në qytetin e Vlorës. Mbi 100 studentë ishin vendosur në hyrje të universitetit “Ismail Qemali”. Ndërkohë studentët kanë arritur të bojkotojnë të gjithë mësimet e parashikuar në oraret në një pjesë të madhe të fakulteteve. Ndërkohë, edhe në Gjirokastër studentët janë tubuar para Universitetit “Eqrem Çabej”, të cilët kishin marrë leje nga autoritetet vendore. Gjimnazistë e “Partizanit” i bashkohen protestës 09:19 - Gjimnazistë nga gjimnazi ‘Partizani’ në kryeqytet i janë bashkuar protestës së studentëve. Me thirrjet “Studentët kanë të drejtë”, ata janë bashkuar te Universiteti Politeknik, për të nisur më pas marshimin drejt MASR. Gjimnazistët në protestë u shprehën se disa nuk u lejuan të marrin pjesë nga mësues e drejtoresha e shkollës. “Kemi pasur edhe forma presioni, na thanë se do vihen mungesat. Do jemi deri në fund të protestës”, tha një prej tyre. Studentët e Shkodrës mbushin rrugët Ora 9:30 - Ka nisur edhe në Shkodër protesta e studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Studentët kanë nisur të mblidhen bashkë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kanë ankesa të shumta për cilësinë e mësimit, por edhe nga kërkesat minimale si për kushtet dhe literaturën që iu mungon. Me parulla të shumta në duar ata i janë bashkuar lëvizjes së madhe studentore në të gjithë vendin. Studentët e Bujqësorit bllokojnë hyrjen e Tiranës Ora 09:38 - Studentët e Universitetit Bujqësor në Kamzë kanë bllokuar rrugën tek mbikalimi. Për disa minuta ata kanë përsëritur thirrjet për një arsim më të mirë. Forumi për liritë Akade-
(Vijon në faqen 5)
POLITIKE
5
E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
(Vijon nga faqja 4) mike-pedagogëve: Bashkohuni në protestë 10:05 - Forumi për liritë Akademike dhe Autonominë Universitare, ftoi pedagogët t’i bashkohen protestës së studentëve. “Të angazhuar prej vitesh në kundërshtimin e ligjit për arsimimin e lartë dhe reformimin e thellë të sistemit universitar edhe sot si përherë jemi me studentët”- thuhet në deklaratën e Forumit për liritë Akademike dhe Autonominë Universitare. “Forumi për liritë Akademike dhe Autonominë Universitare në përgjigje të thirrjes së studentëve për t’iu bashkuar protestës së tyre fton pedagogët t’i bashkohen protestës së studentëve. Të angazhuar prej vitesh në kundërshtimin e ligjit për arsimimin e lartë dhe reformimin e thellë të sistemit universitar edhe sot si përherë jemi me studentët”, citohet në deklaratë. Edhe më herët forumi për liritë akademike është deklaruar gjithnjë në mbështetje të studentëve. Studentët e Bujqësorit mbërrijnë tek Ministria 10:13 - Studentët e Universitetit Bujqësor pasi bllokuan për pak minuta sheshin “Shqiponja” nisën marshimin, duke iu bashkuar bashkëmoshatarëve para Ministrisë së Arsimit. Numri i studentëve të ardhur nga ky universitet nuk ishte i lartë. Studentët mblidhen tek Ministria Ora 10:30 - Studentët mbërrijnë tek MAS me thirrjet në kor “Ulni tarifat”. Kjo mbetet kërkesa më permanente dhe e panegociueshme, e studentëve nga të gjitha fakultetet e Universitetet në kryeqytet, por edhe nga rrethet, të cilët protestuan dje para Ministrisë. Policia në gatishmëri tek MAS Ora 10:50 - Pas Ministrisë së Arsimit ndodheshin një numër i madh forcash policie si të rendit, ashtu edhe të Forcave Shqiponja me një furgon. Tirana plot 11:05 - Rrugët e Tiranës ishin mbushur si asnjëherë më parë me të rinj e të reja që kanë nisur një lëvizje të madhe për plotësimin e kërkesave të tyre. Mijëra të rinj e të reja me flamuj shqiptarë, amerikanë, apo edhe BE, dhe me parulla të shumta në duar kanë bllokuar rrugët. Studentët i kanë drejtuar 8 kërkesa qeverisë, dhe kanë larguar çdo element partiak nga protesta, duke mos pranuar politizim, si dhe i lanë qeverisë ultimatum për plotësimin e kërkesave deri në orën 16:00. Reagon kryeministri Rama 11:10 - Kryeministri Edi Rama do të reaguar për protestën e studentëve. “Kjo s’është një lojë force, as një lojë kungulleshkash dhe as një lojë e ka kush e ka. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë”, tha dje kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. 11:20 - Studentët janë shprehur të vendosur edhe pas mesazhit të kryeministrit në “Facebook”. Studentët kërkuan të shikojnë të miratuara të gjitha kërkesat e tyre
në formë ligjore. “Plotëso kërkesat nuk ka negociata. Të nxjerrë një vendim që të tetë pikat janë të ploëstuara dhe ne tërhiqemi, me gënjeshtra e bisedime jemi lodhur”, u shprehen studentët. “Plotësoni kërkesat, jo negociata. Është ultimatum, plotëso kërkesat. Kohë për dialog ke pasur në gjithë këto vite qeveri”, tha një tjetër studente. “Nuk kemi pse vijmë në parlament, t’i miratojë kërkesat në parlament. Të tjerat janë fjalë të kota ne nuk dorëzohemi asnjëherë”, u shprehën studentët. Studentët, Ramës: Mirato kërkesat! 11:25 - Pas statusit të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se është dakord me pikat e studentëve parimisht duke theksuar se për t’i hedhur në zbatim kërkojnë më parë dialogun mes palëve. Gjithashtu studentët deklaruan se nuk janë dakord me propozimet e kryeministrit, duke theksuar se nuk ulen pa parë të nënshkruara kërkesat e tyre. Njëri prej tyre deklaroi se nga universiteti po marrin në këmbim “bërrylat” dha asgjë më shumë . “Unë mendoj se nuk jam dakord, sepse ai nuk besoj se i realizon kërkesat tona, Kryeministri duhet t’i marrë parasysh kërkesat tona një për një”, tha një student. “Protesta do të përshkallëzohet. Nuk i njohim. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, atëherë do jemi ne qe do t’i plotësojmë. Poshtë sistemi komunist!”, deklaroi një tjetër. “Kërkesat tona janë këtu të shpalosura. Nuk vlen, ne duhet t’i shohim të miratuara kërkesat tona dhe pastaj largohemi”, tha njëri prej tyre. “Kërkesat kanë shkuar, kryeministri t’i çojë ku të dojë. Ne nuk do të tërhiqemi asnjëherë. Ne nuk po themi që të miratohen pa ardhur viti i ri, mjafton të jenë të shkruar edhe të firmosura dhe të nisë puna sa më parë. Po marrim bërrylat nga shkolla”, shtoi një tjetër student. Tentohet të digjet flamuri i PS, PD, LSI Ora 11:50 - Një protestues ka tentuar të djegë flamujt e PS-së, PD-së dhe LSI-së, por është ndaluar pas
ndërhyrjes së vajzave studente. Pasi janë vendosur në një qese, tre flamujt e partive politikë janë futur në një qese dhe janë hedhur tek Ministria e Arsimit. “Jo politikë”, brohorisnin studentët në kor. Reagon Lulzim Basha Ora 11:50 - Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale lidhur me protestën e studentëve. “Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit. Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10 fish sa në SHBA”- tha kryedemokrati. Qëllohet me vezë godina e Ministrisë së Arsimit Ora 12:03 - Studentët qëllojnë me vezë dhe objekte të tjera në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit. Të moshuarit i bashkohen protestës Ora 12:30 - Një tjetër e veçantë e ditës së djeshme ishte dhe fakti që protestës iu bashkuan, jo vetëm studentë e gjimnazistë, por edhe qytetarë të shumtë, përfshi edhe të moshuar. Studentët e Elbasanit para Ministrisë 13:10 - Me flamuj kombëtar e flakadanë, protestës para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar edhe studentët e Elbasanit. Studentët kanë marshuar në këmbë nga Elbasani në drejtim të Tiranës. “Elbasani është me ne”, thërrisnin studentët e mbledhur para MASR, ndërsa panë të vijnë bashkëmoshatarët e tyre. Qytetarët u shpërndajnë bukë Ora 13:00 - Qytetarët janë sensibilizuar dhe janë në mbështetje të studentëve, duke e treguar me veprime konkrete. Pas një qytetari që shpërndante portokalle për studentët, disa të tjerë kanë shpërndarë sanduiç dhe hamburgera për studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit që prej orës 08:00 të mëngjesit. 13:39 - “Një fëmijë që fle rritet, por nëse një popull fle ai vdes. Ne nuk
do të flemë. Kush nuk kërcen, nuk është shqiptar o hej. Nëpër shekuj nëpër mote asnjëherë s’u hoqëm zvarrë. Dhe po të vritem 12 herë jam krenar që jam shqiptar”- kanë nisur të brohorasin studentët në kor, pasi një prej tyre iu drejtua turmës, ndërsa më pas shpërthyen në kor, duke kënduar himnin kombëtar. Ora 14:15 - Studentët janë shprehur të vendosur se kush shkon për negociata te kryeministri Rama, nuk është pjesë e tyre. “ Këtu na ke”; “JO negociata”,- kanë brohoritur studentët në kor një zëri. “Unë jam sot studenti, 74-vjeçar nga Devolli dhe iu bashkëngjitem juve. E përshëndes këtë protestë, deri në grevë urie dhe nuk do të largohem”, tha një student. “Të gjithë ata studentë që shkojnë tek kryeministri nuk janë tanët. Nëse do kryeministri të vijë këtu: këtu na ke!”, tha një tjetër. Ora 14:44 - Studentët janë shprehur se edhe pas orës 16:00 do të vijojnë rezistencën e tyre, ndërsa dilema kryesore edhe mes studentëve ishte se ku duhej të protestojnë; tek ministria apo para kryeministrisë. “Kjo protestë nuk është partiake. Ne do të rrimë këtu, sepse këtu e nisëm. Nuk ka marshim. Edhe ata studentë që janë atje të bashkohen me ne sot. Ne nuk duam të tregojmë vandalizëm, ne do të rrimë këtu. Kërkojmë të drejtat tona bazike. Ne nuk jemi i njerëz të egër që të përdorim dhunë. Kemi mbështetjen e pedagogëve”, u shprehën studentët. Ora 14:53 Studentët kanë lexuar në protestë 7 pikat të cilët ata e quajnë si “kushtetuta” e studentit dhe duhet të zbatohet nga të gjithë studentët protestues. “Kushtetuta” e studentëve protestues Një nga pikat është edhe bojkotimi i mësimeve deri në plotësimin e kërkesave të tyre. 7 pikat e “Kushtetutës” së Studentit: 1- Ne jemi të barabartë 2- Studenti për shqiptarët, shqiptarët për studentin 3- Nuk kemi përfaqësi, nuk kemi kryesi
4- Jo negociata, jo dialog, jo bisedime! 5- Kemi vetëm 8 kërkesa të cilat janë të panegociueshme 6- Protesta dhe bojkot të mësimit deri sa të plotësohen kërkesat 7- Në protestë janë të lirë të bashkohen të gjithë gjimnazistët, mësuesit, pedagogët, prindërit dhe kushdo që është në mbështetje të çështjes sonë. *Kushdo që nuk zbaton Kushtetutën e studentit nuk është student protestues. Ora 15:08 - Protesta e studentëve, reagon sërish Rama dhe ironizon opozitën Qëllohet me vezë godina e Ministrisë së Arsimit Ora 16:00 - Skadon afati që studentët i kishin vënë qeverisë, ndërsa ata ishin në pritje të plotësimit të 8 kërkesave të tyre. Studentët ndahen - Bllokohet edhe Zogu i Zi Ora 16:34 - Studentët marshojnë drejt “Zogut të Zi”, duke nisur kështu edhe masën e parë të përshkallëzimit të protestës, bllokimin e rrugëve. Ora 16: 45 - Një pjesë e studentëve që prej disa orësh qëndronin tek Ministria e Arsimit, pasi nuk morën përgjigje nga qeveria bllokuan Zogun e Zi. Ata bllokuan mjetet në rreth rrotullim, duke paralizuar kështu trafikun në këtë pikë kyçe të kryeqytetit. E ndërsa protestuesit u ndanë, ku një pjesë tjetër vazhduan rezistencën përpara ministrisë së Arsimit. Studentët të ndarë në tre grupe Ora 18:10 - Studentët janë ndarë në tre grupime. Një pjesë janë nisur drejt Kryeministrisë, një pjesë tjetër qëndronte te Ministria dhe një pjesë tjetër bllokoi rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”. Ora 19:40 - Mbyllet protesta tek Ministria e Arsimit Ora 20:00 - Studenti: Do të qëndrojmë gjithë natën përpara Kryeministrisë. “Protesta nuk do ta ndalet. Do të qëndrojmë gjithë natën këtu. Nësër presim që studentët, gjimnazistët të vijnë këtu. Është e kot të shkojmë në një institucion që drejtohet nga kryeministri”, tha një student.
POLITIKE
6
E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Protesta në Kurbin, Korçë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, banorët bllokojnë rrugët kryesore
PROJEKTI
Kohë protestash! Përveç arsimit, protestohet për çmimin naftës dhe ekonominë
Banorët e Himarës konfrontohen fizikisht me punëtorët e kompanisë në Spilesë
P
rotesta e studentëve ka frymëzuar të gjithë Shqipërinë për t’u ngritur në protestë kundër keqqeverisjes së vendit. Kështu, përpos protestës së studentëve që ka marrë vëmendje të gjerë të opinionit publik, të tjera protesta kanë dalë në skenë. “Eja protesto për çmimin e naftës”, është një thirrje që po bëhet në rrjetin social “Facebook”, ku fton qytetarë që të bëhen bashkë ditën e shtunë. “Arsyeja e hapjes së këtij eventi është mbledhja e të gjithë SHQIPTARËVE për të protestuar mbi çmimin e naftës dhe cilësinë me të dobët në rajon. Të gjithë së bashku, data 15, ora 11.00, të protestojmë për një mashtrim ndër vite! Eja protesto! Protestë jo politike! E shtuna po afron qarkullimi do bllokohet në të gjithë Tiranën dhe Shqipërinë. Shqiptar mos rri po duku”, thuhet në njoftimin e protestës. Një tjetër protestë e cila po zhvillohet në një tjetër front, është ajo e banorëve të “Astirit” në kryeqytet, të cilët preken nga zgjerimi i Unazës së re. Banorët protestojnë në ditën e 38 të tyre, çdo mbrëmje në orën 17. Ndërkohë edhe banorët e Bregut të Lumit e Shkozës kërkojnë mos prishjen e banesave të tyre. Prej ditësh ata protestojnë, pasi preken nga projekte të tjera infrastrukturore. Ndërkohë prej dy ditësh, qindra qytetarë të Kavajës, Lezhës dhe Shkodrës kanë protestuar në qytetet e tyre për një sërë problematikash të tjera, që kryesisht kanë të bëjnë me kushtet ekonomike. Bllokohet Rruga e Kombit E para protestë që shpërtheu dje në rrethe ishte ajo e Kurbinit, ku banorët në protestë bllokuan Rrugën e Kombit në dalje të qytetit të Milotit. Për 30 minuta dhjetëra banorë të zonës së Kurbini t p r o t e s t u a n duke marshuar nga sheshi i Milotit dhe zbritën më pas në autostradë. Banorët kërkuan ulje të çmimit të naftës, uljen e çmimit të energjisë elektrike, heqjen e taksës për Rrugën e Kombit, ulje të përgjithshme të taksave. Banorët thanë se janë në mbështetje të protestës së studentëve në të gjithë vendin.
Protesta në rrethe Ditën e djeshme Durrësi i është bashkuar qyteteve të tjera të vendit që po protestojnë prej pak ditësh. Edhe në këtë qytet, qytetarët protestuan paralelisht me qytetet e tjera kundër taksave dhe kushteve të rënda ekonomike në vend. Në protestën e djeshme kishte edhe forca të shumta policie, mes tyre edhe policë civilë të cilët ndoqën nga afër mbarëvajtjen e këtij tubimi. Me pankarta në duar dhe me parulla kundër varfërisë, protestuesit
prej orës 16:00, bllokuan nga të dyja krahët autostadën Tiranë-Durrës, deri afër Shkozetit, për t’u shpërndarë pas afro 60 minutash, ku protestuesit paralajmëruan rikthimin e tyre. Edhe në Durrës, qytetarët janë mbështetur nga PD-ja protestuan pranë mbikalimit të Shkozetit në autostradë. Po dje, në hyrje të qytetit të Korçës shumë fermerë e qytetarë të organizuar nga Partia Demokratike protestuan për çmimin e karburantit, për mungesën e tregut për produktet. Me
ta u bashkuan edhe biznesi i vogël. Protestuesit bllokuan rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Çmimi i lartë i karburantit, mungesa e tregut dhe mbështetja për studentët në Tiranë ka ngritur në protestë edhe një grup qytetarësh në Fier të mbështetur nga Partia Demokratike. Për disa minuta rruga u bllokua ndërkohë që radha e automjeteve shkoi më shumë se 1 km. Për të njëjtat arsye dolën në protestë edhe në Vlorë dhe në Elbasan, ku qytetarët bllokuan
Disa banorë në Himarë janë konfrontuar fizikisht me punonjës të firmës zbatuese të projektit të rikualifikimit urban të Spilesë, Himarë. Banorët kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda pronës, ndërsa vazhdon rezistenca e tyre. Banorët kundërshtojnë marrjen e pronave të tyre. Banorët e Himarës, thonë se kërkojnë të njihen fillimisht me projektin, pasi një vit më parë pikërisht ky projekt u shfuqizua nga Gjykata e Vlorës sipas këtij vendimi. Aktualisht banorët e zonës shprehen se kjo situatë i detyron këta të fundit të bëjmë vetëgjyqësi, pasi preken pronat e tyre. Për projektin, Bashkia e Himarës thotë se është rishikuar dhe se projekt nuk parashikon prishje objektesh, por vetëm ndërtim rrugës.
rrugët nacionale. Dhe pas Shkodrës, Elbasanit, Tiranës, Durrësit, Korçës dhe Devollit në protestë janë ngritur pasditen e djeshme edhe banorët e Mallakastrës, të cilët bënë thirrje për uljen e taksave, dritave dhe karburantit. Qytetarët marshuan nga qendra e qytetit të Ballshit dhe më pas bllokuan rrugën nacionale në hyrje të qytetit.
PARADITE STUDENTËT, PASDITE BANORËT PARALIZOHET QARKULLIMI RRUGOR NË KRYEQENDRËN E VERIUT
Protesta në Shkodër, digjen goma nga protestuesit K
a përfunduar pas rreth 1 ore protesta në Shkodër. Qytetarët kanë bllokuar rrugën në dalje të qytetit, në lagjen “Xhabiej”, duke hedhur thirrje kundër qeverisë. Ditën e djeshme janë bërë të ditura edhe kërkesat ekonomike të qytetarëve. Protestuesit e tubuar në hyrje të Shkodrës, i kanë vënë flakën gomave të makinave duke penguar totalisht qarkullimin e mjeteve motorike. Djegia e 3 gomave në mes të rrugës, ka shënuar edhe fundin e protestës, por vetëm për ditën e djeshme. Protestuesit kanë lënë takim për ditën e sotme, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë. Ata kanë premtuar se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të
tyre nga qeveria Rama. Ndërkaq, një tjetër protestë ësghtë zhvilluar paraditen e djeshme në Shko-
dër, dhe ka qenë ajo e studentëve, të cilët në solidarizim me bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë,
pasi realizimi i tyre do jetë fitore edhe për ata. Kështu, studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë protestuar në sheshin ”2 Prilli”, duke bllokuar rrugën. Ata u shprehën se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se janë duke shqyrtuar disa kërkesa të reja. Protesta ka vënë në lëvizje drejtuesit jo vetëm të qeverisë, por edhe universiteteve. Rasti i parë ka ardhur pikërisht dje nga Shkodra, ku rektori i këtij universiteti Adem Bekteshi i cili u akuza disa ditë më parë nga studentët se po mundohej të sabotonte protestën studentore ka shpërndarë një letër ku thotë se janë marrë parasysh kërkesat e studentëve.
FORUM OPINION Nga Shezai Rrokaj
N
ë gjitha këto vite qever isje Kryeministri u zhyt në paranojën e reformave imagjinare të trumpetuara me slogane e zbukurim ekranesh teksa gropa e zezë ku po zhytej në teposhtje Arsimi i Lartë, me tarifa tejet të larta, pagat e ulta dhe cilësia e dobët tregonin se duhej ndërhyrje emergjente me financime publike. Gjithë këto vite kjo problematikë iu bë e qartë nga shumë aktorë të shoqërisë civile, të politikës dhe të organizmave ndërkombëtare, por ai dhe strukturat e tij vazhdonin në rrugën e sukseseve imagjinare, i rrethuar nga servilë dhe të paaftë në çështje të arsimit. Pas mbylljes nga Qeveria të sistemit doktoral dhe sistemit parttime të cilët, edhe pse kishin shfaqur derformime serioze, ishin një furnizues fondesh për Arsimi Publik të Lartë, duke mbajtur të ulta tarifat e sistemit fulltime dhe duke krijuar të ardhura për profesoratin, Qeveria nuk i shoqëroi këto ndërhyrje në sistem me rritjen e subvencionimit. Kjo gjë i detyroi IAL-të që në vitin 2014 të rritnin tarifat të cilat u miratuan nga Qeveria. Prej këtij viti nuk ka pasur rritje prej universiteteve. Kryeministri tregohet i pasinqertë kur shigjeton profesoratin për këtë gjendje, sepse ai bëri sikur u konsultua me grupet e interesit për kinse reformat e ndërmarra. Siç ndodh shpesh në Shqipëri me reformat ndjellamira, që trumpetohen me rrahagjosk prej politikës së radhës, po nën efektin e pragmatizmit politik të "inatit" me kundërshtarin politik, këto nisma janë transformuar në kinse reforma me ndërhyrje dhe spërdredhje, në gati një ligj ose amendim për çdo mandat qeverisës. Kjo gjë ka shkaktuar një mungesë stabiliteti në funksionimin e institucioneve akademike, duke krijuar një kakografi ligjore, ku pa iu tharë ende boja një akti zyrtar vjen akti tjetër që e ndryshon. Sakaq, nga përvoja e shumë vendeve perëndimore në sektorë si arsimi, shëndetësia, bujqësia etj., përfshirë edhe aktet ligjore rregulluese, këto reforma bëhen për periudha relativisht të gjata 2030-vjeçare, sepse i shtrijnë dhe i japin efektet për një periudhë afatgjatë. Në këtë mënyrë, duke u orientuar kinse drejt modelit anglosakson, Ligji i Arsimit të Lartë (LAL) aktual shënoi shkëputje nga Procesi i Bolonjës, për të cilin ishte investuar gjithë këto vite dhe që edhe sot është një sistem i gjithëpranuar, megjithë diskutimet që bëhen në rangje të larta
reformatorësh. Rasti më tipik është ai i krijimit të masterit administrativ pas masterit normal, duke e shkëputur ciklin e tretë të studimeve dhe kërkimin nga formimi teorik si pjesë e doktoratës. Gjithashtu kreu i 12-të i LAL, që u referohet 'Universiteteve Publike të Pavarura', është një stisje ndjellakeqe nën presionin e lobimeve të caktuara, ku synohet subvencionimi me fonde buxhetore të universiteteve private, në një kohë kur pjesa e fondit të pakushtëzuar që u jepet universiteteve publike mbulon vetëm 10 ose 11 paga mujore dhe thuajse nuk ka aspak ose shumë pak fonde buxhetore për shpenzime operative dhe investime, ndërsa fondet për kërkim bazë në universitet prej vitesh mungojnë. Sidoqoftë, kjo çarturi ligjore në kushtet e vendit tonë, zoti na ruajt, fle ende në letër, pasi nuk është bërë konkrete, sepse edhe ato pak fonde publike do të fluturonin te privati. Nën efektin e këtij ndryshim modeli, Ligji ka gjithashtu disa nene që kanë krijuar paqartësi në funksionimin e IAL-ve, sepse ka një dualizëm në marrëdhëniet rektor/administrator, senat/ bord administrimi, duke e lënë pezull faktin e njohur dhe të gjithëpranuar prej shekujsh se universitetet janë krijuar dhe ekzistojnë prej akademizmit, falë vizionit dhe hapjes ndaj dijes dhe botës dhe jo për shkak të menaxherëve të fondeve, që duhet të mbështesin këtë vizion. Nga ana tjetër, Ligji është 'mbytur' prej detyrimit për nxjerrjen e shumë akteve nënligjore, si: VKM, Urdhra e Udhëzime të cilët, edhe pse kanë kaluar tri vite nga miratimi i tij, ende nuk janë nxjerrë plotësisht. Gjithashtu, qeveritë e kanë lënë në rënie të lirë cilësinë e nxënësve në Arsimin Parauniversitar, të cilët mandej ndjekin studimet e larta. Kjo ka ndodhur sepse, ndërsa mëtohet me megalomani të ndiqen modele elitare botërore të arritjeve në arsim, si bie fjala, Finlanda, në fakt politikat e ditës të fryra me slogane kanë ulur pritshmëritë për rritje të cilësisë në arsim, duke shfaqur tregues që janë në skaje krejt të kundërta me këto vende. Mjafton të sjellim si shembull faktin se në Finlandë 10% më e mirë e gjimanazistëve shkojnë për mësuesi, kurse në Shqipëri shkojnë për mësuesi 20% e gjimnazistëve më të dobët, madje për matematikë dhe biokimi shkojnë 10% më të dobëtit e gjimnazistëve dhe, në raste të tjera, siç u vu re edhe këtë vit akademik, këto degë përballen me
7 E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Tani janë studentët që duhet të flasin mosplotësim kuotash dhe mbyllje degësh në disa universitete. Po kështu, gjatë këtyre viteve Finlanda po investon 7% të PBBsë (Prodhimi i Brendshëm Bruto) për arsimin, kurse Shqipëria investon gjithë këto vite rreth 3% të PBB-së së saj. Për këtë vit Qeveria po investon vetëm 3.1% të PBB-së, duke mos zbatuar as edhe vetë Strategjinë e saj të Arsimit Parauniversitar (SAPU/ 2014), ku përcaktohej se investimi në arsim për vitin 2018 e në vazhdim do të ishte 5% e PBB-së. Edhe për vitin e ardhshëm financimi i arsimit duket se do të mbetet midis 3.1 dhe 3.3% e PBB-së, dhe nuk ka gjasë të shkojë përtej 3% edhe për 2020-ën. Mosfinancimi në kuotën 5% të PBB-së ka rritur koston e familjeve shqiptare, të cilat kanë peshën më të lartë të shpenzimeve familjare për arsim në Evropë, që shkojnë nga 1,7% para një dekade në 4,4% të buxheteve të tyre vitin e fundit. Në BE mesatarja e shpenzimeve të sotme familjare është 2,1%, kurse vendet e rajonit si: Serbia, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina ruajnë një raport midis 0,6-07%. Gjithashtu, nisur nga gjendja e Instituteve që funksiononin nën qerthullin e Akademisë së Shkencave, Qeveria e mëparshme ndërmori një reformë për t'i bashkuar institutet kërkimore me universitetet, me qëllim lidhjen e procesit të mësimdhënies me kërkimin, duke e lënë Akademinë e Shkencave me statusin e një institucioni honorifik. Edhe kjo reformë mbeti skematike, pasi mungoi mbështetja financiare për kërkimin ashtu si për gjithë arsimin në tërësi. Qeveria aktuale, përtej demagogjisë dhe cilësimeve arrogante e dashakeqe të Kryeministrit, deri në fyerje publike të Akademisë së Shkencave, si 'agjensi funeralesh', duket se nuk e ka mendjen te reformimi i saj. Projekte të grupeve të punës a propozime individuale si në mandatin e mëparshëm edhe sot, flenë sirtareve të Qeverisë, e cila është rrëmbyer nga punët e ditës dhe nuk ka kohë të mendojë me një vizion afatgjatë, sipas të cilit zhvillimi i cilësisë së shoqërisë inteligjente ul kostot e pamenduara në sektorët e zhvillimit dhe rrit pritshmëritë për një zhvillim
më të shpejtë të vendit. Universiteteve dhe Akademisë së Shkencave, sidomos kërkimit shkencor në tërësi, nuk u është dhënë një zgjidhje vizionare definitive, si për sa i përket subvencionimit të kërkimit ashtu edhe të përfshirjes së tij në një model funksional partneriteti me Qeverinë për zgjidhje të kualifikuara, në mënyrë që shkenca t'u shërbejë nevojave dhe problematikave reale të shoqërisë shqiptare, duke ua prerë rrugën eksperimenteve burokratike korruptive me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Po çfarë mund të ndryshojë dhe ku duhet filluar? Së pari, duhet të hiqet dorë nga politikat fasadë me të ashtuquajturin "brain gain", që çdo ditë po kthehet në "brain drain", dhe të fillohet me politika konkrete për të ndalur bjerrjen e popullsisë së dijes, sidomos intelektualëve që po braktisin vendin. Së dyti, megjithë ruajtjen e lidhjeve, interesimin dhe dëshirën për të kontribuar për vendin e tyre, sot për sot, shumica e të rinjve të formuar në Perëndim nuk e shohin kthimin në Shqipëri si një mundësi për të gjetur vetveten. Kjo lidhet me faktorë si: klima e mirëbesimit; përshtatshmëria e vendit të punës, pagesat e ulëta, kushtet e jetesës, paqëndrueshmëria politike e deri te mungesa e sigurisë së jetës, krimi e droga, deformimi i drejtësisë dhe niveli i ulët i shërbimeve. Kthimi i shqiptarëve të kualifikuar është pa dyshim një faktor i rëndësishëm zhvillimi, por ky kthim kushtëzohet nga përmirësimi i faktorëve të mësipërm. Prandaj është e domosdoshme të krijohet klima e duhur politike, ekonomike e sociale për të kthyer besimin e tyre dhe për të ndaluar ikjen e atyre që janë ende këtu. Së treti, Qeveria vazhdon ta shohë botën akademike nga pozicioni i hierarkisë institucionale, si pjesë e varësisë. Në fakt, një qeverisje e mirë duhet t'i konsiderojë si partnerë zhvillimi akademikët, profesorët, krijuesit, intelektualët në tërësi. Nuk mund të ketë një strategji afatmesme dhe afatgjatë të formimit dhe kërkimit akademik nëse nuk lidhet dhe vihet në funksion të një strategji afatmesme dhe
afatgjatë të zhvillimit të vendit. Këto janë dy pjesë që ecin në funksion të njëra-tjetrës dhe Qeveria duhet t'i trajtojë burimet njerëzore inteligjente si faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, duke iu besuar projektet e zhvillimit si dhe oponencat për projektet e donatorëve. Së katërti, është shumë e rëndësishme të ftohen të gjithë ata që kanë kryer studime në vende të OECD-së dhe t'u garantohet menjëherë vendi i punës. Për gjithë sektorin e arsimit të garantohet, siç kanë vepruar të gjitha vendet e rajonit dhe BE-së, 5% e PBB-së, me të cilën sigurohet dyfishimi i pagave dhe përgjysimimi i tarifave të studentëve, të cilat janë nga më të lartat në rajon krahasimisht edhe me të ardhurat familjare. Qeveria vazhdon të ketë një koncept të deformuar për subvencionimin me fonde buxhetore të arsimit dhe shkencës në kuadrin e prioriteteve kombëtare, duke qëndruar në bisht të vendeve të rajonit dhe BE-së. Duhet të ndyshohet urgjentisht kursi dhe të dedikojë 5% të PBB-së për uljen e tarifave, rritjen e cilësisë në arsim, ndërprerjen e hemorragjisë së trurit dhe ndërtimin e një politike inkurajuese për afrimin e diasporës intelektuale në vend. Nga ana tjetër, deri sot Qeveria nuk e mbajti fjalën për bibliotekat on line me informacion të specializuar për fushat e kërkimit, në mënyrë që studiuesit me përvojë e të rinj, si dhe vetë studentët të kenë akses në kërkimet e tyre alternative. Si këto probleme dhe shumë të tjera ka plot arsimi por Juve ju janë veshur sytë dhe ju janë mbyllur veshët, zoti kryeministër! Dëgjuat vetëm servilët dhe morët rreth vetes për reforma profanët. Nuk ua vure veshin as edhe të preferuarit tënd Konicës kur thoshte se "Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen, ne shqiptarët, s'marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa dhe sot". Por sot ka një zë që po Ju kthjellon kujtesën, z. Kryeministër, megjithëse tani është tepër vonë për Ju.
FORUM KOMENT Nga Berat Buzhala
P
as pesë vjetësh arro gancë, korrupsion, kapje të shoqërisë në secilin cep, Edi Rama po përballet me një situatë të papritur dhe të panjohur për të. Ai nuk e ka shumë të qartë se si duhet të sillet me mijëra studentë, që po protestojnë pa e pasur një lider. Rama dhe njerëzit e tij ka mundësi që po e shtrojnë një pyetje: A mund të korruptohen mijëra persona njëkohësisht, që ta shtypim protestën? Në pesë a gjashtë vjetët e tij në pushtet, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sa herë që e ka pasur punën pisk, qoftë me mediat, qoftë me opozitën, e ka futur dorën në xhep dhe u ka dhënë zgjidhje problemeve. Nëse nuk ka arritur ta zgjidhë një problem me lekë, e ka zgjidhur atë me më shumë lekë. Herë e ka blerë opozitën, herë e ka përçarë atë, por e rëndësishme për të ka qenë që e ka degraduar. Të njëjtën metodologji e ka përdorur edhe për televizionet. Tri a katër të mëdhatë i ka mbajtur nën kontroll, kurse me mediat e vogla është tallur. Këto taktika, përpara tij, i ka aplikuar me plot sukses Recep Taip Erdogan, referenca kryesore politike e Ramës, ose edhe miku i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiq. Në një formë ose në një tjetër, sipas të njëjtës logjikë po qëndron në pushtet edhe Viktor Orban në Hungari, me partinë e tij Fidesz, ose edhe pak më tutje Partia për Ligj dhe Drejtësi në Poloni. Sigurisht që inspirim kryesor për të gjithë këta “dua-të-jemidiktatorë” është udhëheqësi i rus Vladimir Putin. Rusia, sikur edhe Turqia, sikur edhe Hungaria, ose edhe Polonia, nominalisht janë shtete demokratike, por de fakto tashmë janë shtete njëpartiake. Çfarë është edhe më interesant, asnjë prej këtyre udhëheqësve, nuk kanë ardhur në pushtet me tanke dhe revolucione. Këta janë aty qe një dekadë e më tepër me anë të puçeve moderne, duke i kapur mediat dhe duke i përshtatur rregullat demokratike në favor të tyre. Secili prej këtyre i ka specifikat e veta. Nuk ka rregulla shabllon, por megjithatë nuk janë larg nga njëri-tjetri. Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se kryeqyteti i kësaj shkolle të re të sundimit është Moska. Te kthehemi tash te Shqipëria, republikë kjo që tash së voni i
është bashkuar karvanit të shteteve me premisa autoritare. Shqipëria nominalisht është shtet demokratik. Ka sistem shumëpartiak, por nuk ka parti opozitare. Teorikisht ka edhe parti opozitare për aq sa dëshiron ta lejojë ta ushtrojë aktivitetin opozitar kryeministri Edi Rama. Në momentin që ai e konsideron që një subjekt opozitar po i kalon limitet e lejuara, sikur që kishte ndodhur me çadrën e Lul Bashës, Rama, i asistuar nga oligarkët, i përkrahur edhe nga kuajt e tij të Trojës brenda partive opozitare, i përkrahur edhe nga mediat e mëdha, ai vendos ta mbyllë eksperimentin demokratik të tij. Në këtë klimë, pra në klimën kur bartësit e opozitës në çdo rast i ulin brekët përpara udhëheqësit autoritar, Shqipëria shkon në zgjedhje, rezultatin e të cilave të gjithë e dinë në mënyrë paraprake. Shqiptarët mund të votojnë për secilën parti me të cilën ka marrëveshje Edi Rama, ose oligarkët e tij, kurse pjesa që kërkon ndryshim mbetet e papërfaqësuar. Ata nuk mund ta gjejnë subjektin e tyre brenda listave zgjedhore, sepse atë nuk e lejon Rama. Në Shqipëri ka edhe media të lira. Gazetarët, nëse kanë ku, janë të lirë të raportojnë. Si kurrë më parë ka edhe platforma për t’i shprehur opinionet gjithsecili prej nesh. Mundësia për të kritikuar pushtetin kurrë nuk ka qenë më e madhe, mirëpo në të njëjtën kohë edhe mundësia për të bërë propagandë kurrë nuk ka qenë më e madhe. Pushteti, respektivisht Rama, duke i pasur prapa vetes njerëzit më të pasur në Republikë, ka arritur t’i mbajë nën zap tri-katër televizionet kryesore në vend. Madje, edicionet qendrore të lajmeve redaktohen, editohen, nga ekipet e Ramës. Krejt çfarë u mbetet televizioneve është që t’ia huazojnë zërin e ndonjë gazetari stafit editorial të kryeministrit. Ta zëmë, muaj më parë e pamë një dëshirë për të bërë gazetari profesionale një televizion të fuqishëm në Shqipëri, Top Channel, por shumë shpejt u mbyll edhe ajo histori. Gjërat u kthyen në normalitet. Në anën tjetër, të vetmit që po rezistojnë me vështirësi të mëdha, janë udhëheqësit e disa portaleve të vogla, që po mbahen me thërrime, e që po sulmohen e tallen në forma
8 E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Kazani po vlon në Shqipëri prej më mizoreve nga i pari i vendit. Për fatin e keq të gazetarisë shqiptare, në ndihmë të Ramës, kundër kolegëve të tyre, vazhdimisht dalin ca klounë të blerë e të korruptuar, që me paraqitjet e tyre publike e krijojnë në mënyrë të rrejshme përshtypjen e lirisë së shprehjes. Për sistem të drejtësisë, besoj që edhe Rama pajtohet, as nuk ia vlen të flitet fare. Nuk ka drejtësi, e as nuk mund të ketë diçka të tillë, në një shtet i cili sundohet nga narkotrafikantët me të egër në Evropë. Gazetarët e pavarur në Shqipëri tregojnë se si në një ditë të bukur eskorta e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, vite më parë, ishte ndalur në rrugë nga eskorta e njërit nga banditët me në zë në Shqipëri, dhe me këtë rast kryebanditi ia kishte tërhequr vërejtjen ministrit të Brendshëm që t’i qëndronte sa më larg bizneseve të tij. Skena të tilla i kemi parë vetëm në Narcos. Nuk është kjo pika më e ulët e reputacionit të shtetit. Bandat luftojnë në qendër të Tiranës, kurse shteti dhe policia e kthejnë kokën në anën tjetër, kinse nuk panë dhe nuk dëgjuan gjë.
Pra, për dallim nga Hungaria, Polonia, Rusia dhe Turqia, ku së paku udhëheqësit e shtetit e kontrollojnë edhe botën e krimit, në Shqipëri kryeministri Rama, duket që të vetmen gjë që nuk e ka nën kontroll të plotë është nëntoka. Vetëm në nëntokën shqiptare, në botën e krimit, shteti i Ramës, ose le të themi nëntoka e Ramës, po konkurron në mënyrë të barabartë, sipas rregullave të tregut, me pjesën tjetër të nëntokës. Çfarë ironie! Në këto kushte, dëshpërimi i shoqërisë shqiptare nuk ka se si të jetë më i madh. Ajo, për shkak të kapjes në të gjitha nivelet, përveç një pjese të nëntokës, është shoqëri që mbetet e padëgjuar. Për shkak të mënyrës se si është trajtuar dhe po trajtohet nga Edi Rama, shoqëria është aq e frikësuar sa ka edhe frikë t’i adresojë problemet. E kemi parë me dhjetëra herë se me çfarë pasioni Rama tallet me secilin fshatar, me secilin student, me secilin njeri, që guxon t’i dalë përpara me një problem. E kemi parë Edin Ramën se si e përbuz, e nënçmon secilin fshatar, secilin të dëbuar të shoqërisë, që e ka emrin Tahir, Kadri, a ndonjë emër të tillë që
i takon të kaluarës. Rama, gjatë gjithë kësaj kohe, ka pasur respekt vetëm për ata emra që i kanë siguruar mirëqenie dhe qeverisje. Është treguar i sjellshëm me ta, madje servil, dhe i egër me Kadriun dhe Kadritë. Por kur dukej që shoqëria shqiptare ishte e mbështetur me shpatulla për muri, kur çdo shpresë pothuajse kishte vdekur, studentët shqiptarë vendosën ta bëjnë edhe një përpjekje, ndoshta kjo ishte e fundit përpara nënshtrimit përfundimtar. E në këtë rast, lajmi i keq për Ramën është që nuk e ka përpara vetes një individ, të cilin pa hezitim do të arrinte ta korruptonte në një mënyrë ose në një tjetër, ashtu siç ka bërë vazhdimisht. Kjo çfarë po ndodh në rrugët e Shqipërisë shkon në kundërshtim me shkollën e Ramës. Ai nuk është i përgatitur aspak që të përballet me revolta popullore, në krye të të cilave nuk është një emër i përveçëm, kurse praktikat kanë treguar që është e pamundur të korruptohen në të njëjtën kohë mijëra persona, në këtë rast mijëra fshatarë, mijëra studentë, mijëra kazanë. Gazetaexpress.com
FORUM
9 E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
ANALIZË
Politika po korr atë që ka mbjellë P
rotestës së studentëve në Shqipëri për kushte më të mira në arsimi e lartë i janë bashkuar edhe bashkohen mijëra gjimnazistë. Studentët paralajmërojnë për grevë urie. Protesta e studentëve për ndryshimin e sistemit të arsimit të lartë hyn të martën(11.12.) në një fazë të re për nga masiviteti dhe mjetet për realizimin e kërkesave të saj. Maturantët e gjimnazeve të Tiranës dhe qyteteve të tjera janë bashkuar protestës, duke e bërë atë më masiven e viteve të fundit. Mjeti i realizimit të kërkesave të tyre sot mund të ndryshojë: nga protesta paqësore, duke u kthyer në grevë urie si pasojë e ultimatumit dhënë qeverisë, nëse deri të martën pasdite nuk plotësohen kërkesat. Ultimatumi vjen pas refuzimit që studentët protestues i bënë të hënën (10.12) ftesës së kryemnistrit Edi Rama për të zhvilluar një
takim dhe biseduar me ta për zgjidhjen e situatës. Studentët kërkojnë që të shkojnë në bisedime pasi kërkesat e tyre kryesore të jenë plotësuar: ulja 50% të tarifës së studimit, dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, rritja e pranisë së studentëve në bordet vendimmarrëse të universiteteve publike. Çfarë zgjidhjesh jep paraprakisht qeveria? Kryemnistri Rama në një bashkëbisedim publik, në video në median sociale, tejkaloi të hënën (10.12) edhe vetë kërkesat e studentëve. Ai tha se: “jemi gati që të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifave”. Kryeministri Rama pranoi kërkesën për përmirësimin e kushteve në konvikte dhe kampuse, ristrukturimin e godinave egzistuese, ndërtimin e kampusit të ri universitar me financim të plotë nga buxheti i shtetit, rishikim të
OPINION Nga Ilir Levonja
S
apo shikon një tekst të tillë…, “vazhdojeni sa të doni protestën, por është hera e parë në botë që protestuesit nuk ulen në bisedime”, ia ndjen grahmën fundit. Ky është një nga ato pasazhet idote, e të zakonshme të Edi Ramës në atë farsën e komukimit live në FB. O Zot, mbaja mendjen mbushur kryeministrit, se vetëm ai nuk e ka kuptuar akoma fundin e një qeverisje. Mbaja se vetëm ai nuk e kishte menduar kështu zbythjen nga karrika. Mbaja në ato shifra me 10 mijë a 20 mijë studentë protestues, kur Shqipëria sipas tij ka rreth 140 mijë studentë. Çudi si nuk po poston foto nga qielli? Foto nga sipër… si ato në protestat e Lulit. Bravo Edo, ashtu vazhdo… thuaja troç, plasja, vazhdoni, shkundni tokën me këmbë, ulërini se asgjë nuk do të merrni. Ti nuk je rasti i parë i shtetarit që injoron masën. Shembujt janë me shumicë dërrmuese. Kjo nga ajo kultura e mendjembushurit se i pari i atij vendi është Zoti vet. Këtu jam me kokëfortësinë tënde.
Sepse po e shoh me sytë e mi se vitalitet, sa gjak i ri po i shkund vërtetë rrugët a bulevardet e Tiranës. Dhe ta themi shkoqur vendi ynë e kishte më se të domosdoshme. Por dhëntë Zoti që ti nuk del nga politika pa u lagur, kaq. E kishte nevojë Shqipëria jonë edhe për të ndrequr një mentalitet të mbrapsht që rëndom e has mes studiove, intelektualëve a kuadrove të rryshfetit dhe të informalitetit total. Aq sa ta shpifin me tema të tilla televizive si dhe çfarë kërkojnë studentët. A është apo s’është politike protesta e tyre? A ka aq buxhet Shqipëria sa të përmbushi kërkesat e stdenteve etj? Përse nuk negociojnë studentët etj? Një farsë sociale e gjitha. Sepse çdo protestë karshi një ligji, që në rastin konkret është pjesë e të ashtuquajturës reformë në arsim, ka tagrin e plotë të quhet sa ekonomike po aq edhe politike. Sepse është pikërisht politika ajo që ndërmerr reforma. Politika ajo që sjell edhe krizat. Ndaj është naive të kërkosh të mësosh se çfarë kërkojnë studentët. Por kjo duket më se normale studiove
tarifave për t’u strehuar në konvikt, shkarkim të të gjithë përfaqësuesve të qeverisë në bordet e administrimit të universitete, punësim të studentëve të shkëlqyer në institucione publike. Por studentët i kanë pritur me mosbesim këto masa. Në vend të bisedimeve ata dhanë ultimatumin për fillimin, të martën pasdite, të grevës së urisë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen menjëherë. Ekspertë të financave publike e shohin të vështirë zbatimin e menjehërshëm të këtyre masave. Në Shqipëri mbështetja buxhetore për arsimin është 2.9 % e Prodhimit të Brendshëm Brutto, (PBB) dhe vështirë se janë mundësitë për rritjen e saj menjëherë në 5%, në kushtet kur 2,1 % e PBB mbështet 75% të investimeve publike në një vit buxhetor. Politika po korr atë që ka mbjellë Protesta e studentëve hyri sot në
ditën e saj të 7-të. Në thelb kërkesat e studentëve janë më shumë se financiare dhe përmirësim kushtesh studimi dhe jetese. Studentët kërkojnë ndryshim të sistemit të lartë arsimor publik, ndryshim të ligjit përkatës, kërkojnë vlerat universitare të papërfilluara nga politika për një kohë të gjatë. Ata këmbëngulin që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre. Kjo lë të kuptojhet qartë se janë të pakënaqur jo vetëm nga qeveria, por edhe opozita dhe politikat e saj ndaj arsimit të lartë kur ishte në pushtet. Politika nuk ia ka ndalë mbanë të luftojë dhe «rrënjosë korrupsionin dhe nepotizmin në stafet e pedagogëve. Ajo ka lejuar blerjen e notës dhe diplomës edhe në universitetet publike duke zhvlerësuar dijen dhe mundin e studentëve të pakorruptar. Fab-
rikimi i diplomave që u shfaq në kohën e boom-it të universiteteve private, 2005-2013 dhe u lejua nga politika pati pasoja të rënda që ndihen edhe sot. Studentët protestojnë që politika të transformojë sistemin arsimor dhe të rikthejë vlerat universitare që u sigurojnë atyre punë dhe të ardhme. Largimi masiv i rinisë nga Shqipëria ka në thelb zhvlerësimin e arsimit të lartë, pamundësinë që diploma t’u jape një vend pune dhe t’u sigurojë të ardhmen. Liderë të opozitës janë shprehur publikisht se mund t’i bashkohen protestës nëse studentët e kërkojnë. Por studentët vazhdojnë të kundërshtojnë ardhjen në rradhët e tyre të përfaqësuesve dhe militantëve të partive politike opozitare. Burimi: Deutsche Welle
Orët e fundit të Edi Ramës
tuaja. Atyre që i pinë gjakun buxhetit të brishtë të shqiptarëve. Intelektualëve të rremë, por miliarderë. Një farsë sociale edhe kur diskutojnë pamundësinë e buxhetit për të përmbushur kërkesat e studentëve për thjesht kushte më të mira, tarifa më të ulta, të përafërta me vendet e rajonit dhe me gjerë. Është farsë sepse nivelet e ulta të buxhetit qëndrojnë për shkakun e thjeshtë të informalitetit, korrupsionit fantastik me
tenderimet etj. Vetëm në Shqipëri ndodh që 5 metër rrugë të ndërtohen me të njëjtin fond që përshembull Kroacia ndërton 5 kilometër. Buxheti jonë është një fole mjalti, përmes tij ti dhe sëra jote janë bërë kalorës të parasë. Sikur të ardhurat tuaja informale dhe sojit e sorollopit rreth teje t’i nënshtrohen një procesi filtrimi, buxheti i shqiptarëve do ishte i njëllojtë me atë Hollandës. Por kjo nuk ndodh. Pasi një bateri e tërë
intelektualësh informal e quajnë, lëvizje a manovër populiste. E quajnë gjyq publik. Dhe na kujtojnë xhaxhin, na kujtojnë se po bëjmë atë që bëri Enveri. Megjithëse janë raste të pakrahsueshme në raport me kohën dhe demokracinë. Eshtë vazhda e asaj kulturës farsë, që na mban në kuadrin e fjalëve, në kuadrin e llogjeve. Mirëpo duket se ky brez, e ka kuptuar këtë. Të vjen mirë. Madje ta kenë dhënë shpjegimin pse nuk negociojnë. Eshtë një kalbëzim total social dhe mirë e kanë, i panegociueshëm. Po ti vazhdo kokë mbushur… se sa më shumë kështu, orët e lirisë së vërtetë po afrohen. E kam fjalën për shtetin e së të drejtës dhe lirive të individit. Jo shtetin e shokëve, grupeve, të fortëve…, i thuaj atij apo këtij, na kaq dhe bëje për mua etj. Një shtet dhe Shqipëri pa ty. Të qofshin këto orët e fundit Edi… veç mos harro shallvaret dhe atletet addidas. Gruevski e pati një mik në Hungari. Por edhe ti e ke një në Turqi. Bëhu gati, check in…
POLITIKE
10
E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Kreu i PD-së në krah të banorëve. Basha: Rama tenton të vjedhë 30 milionë euro me kompanitë përmes projekteve fasadë
E
dhe pse vëmendja e publikut shqiptar gjatë ditës së djeshme ishte përqëndruar tek studentët, banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë dolën sërish në protestë kundër prishjes së banesave të tyre pasi preken nga projekti i Unazës së Re. Protesta e tyre hyn sot në ditën e 39-të të saj, teksa banorët bllokojnë rrugën duke ndalur qarkullimin. Banorët ishin veshur me jelekë portokalli duke marrë shkas nga protesta e zhvilluar në Francë. Ata u shprehën se nuk do të ndalin protestat deri kur qeveria të tërheqë vendimin për prishjen e banesave. Nga ana tjetër banorët e Astirit, kanë deklaruar dje se punimet vijojnë të kryhen edhe gjatë natës. Ata e cilësojnë si “vend krimi”, ndërsa kanë kërkuar në formë të prerë që të anulohet projekti pas skandalit të publikuar nga falsifikimi i dokumenteve nga kompania “DH Albania”. Gjithashtu, banorët drejtojnë gishtin e fajësisë tek Bashkia e Tiranës, e cila sipas tyre vijon punën rregullisht në pjesën e Astirit. “Këtu është vend krimi. Po qe se ka prokurori, po qe se ka një shtet që funksionon, këtu do të ishin rrethuar të gjitha gjërat për të parë se çfarë po bëhet. Këtu punojnë natën. Punon bashkia e Tiranës. Të gjithë strukturat e shtetit janë hedhë tek krimi dhe tek kjo aferë që po ndodh me unazën e re. Ne banorët nuk do të lejojmë asnjë punonjës shteti, që të kërcënojnë banorët me fadroma me letra apo me shkresa. Sepse
Unaza- Banorët: Këtu është vend krimi, ndërsa strukturat e shtetit punojnë edhe natën
kjo është një skenë krimi. Ne kemi një kërkesë që deri dje ishte dëmshpërblimi i shtëpive tona. Tani është anulimi i projektit, që për post shtëpive po na vjedhë taksat tona”, u shpreh
banori. Në mbështetje ashtu si prej më shumë se një jave pa shkëputje, në krye të përfaqësuesve të opozitës, ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Por ndryshe nga herët e tjera,
Basha nuk preferoi të fliste për mediat e pranishme, por bisedoi nga afër me banorët e zonës duke i dëgjuar ata mbi shqetësimet e tyre të krijuara gjatë këtyre ditëve. Por më herët, gjatë ditës
së djeshme, kreu i PD-së, do të reagonte përmes postimeve në rrjetet sociale lidhur jo vetëm me protestën e studentëve, por edhe me çështjen e koncesioneve, i nxitur nga deklaratat e ministrit Damian Gjiknuri në lidhje me skandalin shtetëror me kompaninë që do realizonte projektin e zgjerimit të rrugës në Unazën e Madhe të Tiranës. “Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit. Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10 fish sa në SHBA. Paratë e projekteve fasadë që pasurojnë Edi Ramën dhe klientët e tij të investohen në arsim. Vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjatojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës, të cilin e studentët e kërkojnë prej vitesh”- u shpreh dje në reagimin e tij, kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
KREU I QEVERISË: JU PRES TË DISKUTOJMË EDHE NË KUVEND PËR KËRKESAT TUAJA DHE MË SHUMË SE KAQ
Rama: Protestoni sa të doni, po ngrini urë komunikimi K
anë të shpeshta reagimet e djeshme të kryeministrit Edi Rama, i cili përmes postimeve në rrjeteve sociale ka dërguar mesazhe dialogu për protestën e studentëve në Tiranë dhe rrethe të tjera të Shqipërisë. Rama thotë se parimisht është dakord me 8 kërkesat e studentëve, por kërkohet urë komunikimi për të zbërthyer secilën prej pikave. Ndërkohë që protesta para ministrisë vazhdonte dhe bëhej edhe më madhështore nga minuta në minutë, Rama i ftoi studentët të takoheshin nëse duan edhe në sallën e parlamentit në sytë e gjithë popullit shqiptar. “Kjo s’është një lojë force, as një lojë kungulleshkash dhe as një lojë e ka kush e ka. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë. Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për
t’i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin. Do të ishte hera
e parë në historinë e protestave në botë, që protestuesit kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa kërkesave dhe s’duan të ulen në tryezë me qeverinë që
u thotë hajdeni t’i plotësojmë! (Mbase “tryeza e qeverisë” është një term që e kufizon imagjinatën, po fare mirë mund të takohemi në sallën e parlamentit në sytë e gjithë popullit shqiptar. Ju 140 plus tërë karriget e ministrave me 8 pikat tuaja dhe unë përballë jush, me 8+ pikat e mia:-) Kujdes nga kushdo ju mëson t’u jepni ultimatume atyre që ju shtrijnë dorën e bashkëpunimit, sepse ju mëson si të bëheni humbës në jetë! Ndërsa kush kujton se një qeveri mund të kuptojë gjuhën e ultimatumeve, ndërkohë që vetë qeveria flet me gjuhën e Dialogut, e ka gabim. Nëse ju keni lënë mësimin për ta bërë universitetin më të mirë, bujrum të ulemi dhe të fillojmë punën bashkërisht për këtë qëllim pa humbur kohë. Çfarë presim? Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë. Ju flisni dhe s’doni të
dëgjoni, unë i dëgjoj të gjithë dhe dua të flas edhe me ju. Ju keni 1 pikë pastaj bëhen 4 pika dhe më pas shkojnë 8 pika, ndërsa unë kam më shumë se 8 pika. Në parim jam dakord me pikat tuaja, por secila prej tyre duhet zbërthyer dhe kthyer në një politikë financimi, investimi apo administrimi. E kjo nuk bëhet si gjëegjëzë në distancë, po si produkt i punës së përbashkët me laps e me letër. Ju e dini vetë, po unë jam me ju jo me Ariun dhe Ariun se keni në qeveri po brenda e rrotull jush”, u shpreh kryeministri Edi Rama. Pak orë më vonë, duke parë rezistencën e tyre, Rama iu drejtua sërish me një thirrje studentëve, duke u kërkuar bisedime. “Gjithçka na duhet është të flasim – Parulla e njërës prej protestave më madhështore të vitit 2018 në Evropë…”- shkruhej në pankartën e publikuar nga Rama.
POLITIKE
11
E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Ministri i Infrastrukturës: SHBA konfirmoi falsifikimin. Do nisë sekuestroja e garancisë 10 %!
D
yshimi se një prej kompanive fituese në tenderin për ndërtimin e segmentit numër 1 të Unazës së Tiranës, pallati me shigjeta-sheshi “Shqiponja”, është konfirmuar nga autoritetet amerikane. Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri njoftoi për mediat se veç pezullimit të punimeve pak ditë më parë, tashmë është ndërmarrë edhe hapi tjetër; ai i prishjes së kontratës me kompaninë në fjalë dhe ka nisur procedurat e sekuestrimit të garancisë prej 10 %. “Kam komunikuar për të marrë informacione nga autoritetet amerikane. Nga përgjigjet e ardhura dje, thuhet se një pjesë e paraqitur nga DH Albania nuk është e saktë, por e falsifikuar. Janë të dhëna të rreme, janë të dukshme se një pjesë nuk ekzistonte në regjistrat tregtarë sikurse ishte paraqitur në autoritetet shqiptare. Pas marrjes së këtij konfirmimi Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zgjidhur kontratën në fjalë dhe do të fillojë procedurat e sekuestrimit të garancisë që ka një vlerë 10 % të kontratës” tha ministri. Të njëjtat hapa janë ndërmarrë edhe për një kontratë tjetër që kishte fituar kompania me Operatorin e Sistemit të Transmetimit. Nga ana tjetër, ministri tha se ka nisur një proces hetimor në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë Gjiknuri tha se të gjithë përgjegjësit do të japin llogari, përfshirë edhe vetë ministrin, por ai tha se nuk ka asnjë përfshirje në falsifikimin e dokumenteve. Ai tha se shtetit shqiptar nuk i është shkaktuar asnjë dëm ekonomik, ndërsa pohoi se të gjitha lotet në këtë segment do të kalojnë në sitën e Prokurorisë. “Legjislacioni nuk kërkon verifikimin e informacionit të ofertuesve përveç rasteve specifike kur ka dyshime të arsyeshme për të dhëna të rreme. ARRSH nuk ka pasur asnjë detyrim të kërkonte verifikim informacione. Sot kam propozuar ndryshime për prokurimin publik, i jam drejtuar agjencisë. Ofertuesit ti verifikohet informacioni përpara lidhjes së kontratës. Nuk rezulton të jetë shkaktuar dëm shtetit. Të tre lotet do të shkojnë në hetim dhe nga kjo do të dalin të vërtetat. Njohja e licensave bëhet përmes disa kriterve dhe kjo kompani nuk ka bërë përjashtim. Nga pikëpamja e legjislacionit është bërë falsifikim. Ka pasur edhe raste të tjera të falsifikimit. Dokumentet kanë qenë të plota, por të falsifikuara. Ndryshimi është si reagon dhe a i është shkaktuar dëm shtetit. Shtetit nuk i është shkaktuar asnjë dëm, sepse u kap në kohë. Proceduarat do të rihapen nga e
Falsifikimi i dokumenteve për Unazën, Gjiknuri: Prishet kontrata. Do rihapim garën
para për Unazën. E keqja ndodh, ka ndodhur edhe në Pentagon, por varet si reagon. Falsifikim është mashtrim, njerëzit mund të mashtrohen. Ne do të kërkojmë që të ketë përgjegjësi ligjore për përgjegjësit. Mbaj përgjegjësi edhe unë nëse kam patur dijeni
për këtë. Origjina e falsifikimit ka nisur jashtë Shqipërisë. Ka filluar hetimi jashtë, ka filluar mbase edhe këtu. Zyrtarët do të përgjigjen para ligjit.”, tha mes tjerash Gjiknuri. Po ashtu, ministri tha punimet për Unazën e re të Tiranës do të vijojnë në
segmentet e tjera e ndërkohë do të rihapet gara për segmentin ku janë pezulluar punimet. Gjithashtu ministri tha se shumë shpejt do të dalë edhe Vendimi i Këshillit të Ministrave për shpronësimet që do të bëhen në kuadër të projektit.
ZËRI I AMERIKËS KA MËSUAR SE ZOTI AVDJOL DOBI, KA LIDHJE FAMILJARE ME BIZNESMENIN BASHKIM ULAJ
N
ë Shqipëri janë shtuar pyetjet rreth firmës së regjistruar në Delaware të SHBA, Dunwell Haberman, e cila përmes falsifikimit të dokumenteve të regjistrimit kompani kishte arritur të siguronte dy kontrata me vlerë prej rreth 30 milionë eurosh nga qeveria shqiptare. Firma kryente biznes me emrin DH Albania dhe në regjistrat kombëtarë si përfaqësues i saj figuron 26-vjeçari Avdjol Dobi. Kur këto fakte u bënë publike, lindën dyshimet se si një firmë pothuajse anonime mundi që me kaq lehtësi dhe falsifikime, të siguronte kontrata të kësaj natyre. Për të fituar një kontratë të tillë, firma fituese duhet të depozitonte një shumë prej 10 për qind të vlerës së investimit, ndërsa zoti Dobi nuk dihet të ketë patur biznese për të bërë këtë depozitë. Ndërkohë, ka dyshime të forta se pas kompanisë DH Albania fshihet biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj. Para një muaji, përfaqësuesi i firmës e ka transferuar adresën e tij në kullën “ABA Business Center”, në pronësi të zotit Ulaj. Zëri i Amerikës ka mësuar se
VOA: Dyshime se pas firmës DH Albania fshihet biznesmeni Ulaj
zoti Dobi, ka lidhje familjare me biznesmenin Ulaj. Zëri i Amerikës u lidh me zotin Ulaj për t’i kërkuar konfirmim për këto informacione, por përpjekjet rezultuan pa sukses. I pyetur në telefon zoti Ulaj nuk pranoi të përgjigjet, duke thënë se ishte i zënë. Po ashtu, ai nuk ka kthyer ende përgjigje për mesazhet ose e-mailet me të njëjtën kërkesë. E njëjta përpjekje e Zërit të Amerikës për të marrë më shumë informacion dërguar disa ditë
më parë në emailin e firmës Dunëell Haberman rezultoi e pasuksesshme. Kompania nuk ka pranuar të kthejë përgjigje. Bilanci i kompanisë Dunwell Haberman, i dorëzuar në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve, rezulton të jetë përkthyer nga zonja Shenda Kruja, e cila nuk figuron në listën e përkthyesve zyrtarë, të miratuar nga Ministria e Drejtësisë. Ajo rezulton në rrjetet sociale si specialiste pranë kompanisë GENER 2 të zotit Ulaj. /VOA/
DEPUTETI DEMOKRAT
Kontratat te Unaza, Shehaj: Gjiknuri zgjodhi të jetë idiot, më mirë se hajdut
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri mbi tenderin për unazën e madhe. Në vlerësimin e tij, Shehaj hodhi dyshime mbi qëndrimin e ministrit, teksa theksoi se është e pamundur që për dhënien e dy kontratave një 26-vjeçari të mos jetë i informuar Gjiknuri. “Damian Gjiknuri pretendoi sot se ai dhe ARRSH-ja kanë negociuar e nënshkruar një kontratë 18 milionë euro pa takuar asnjë njeri tjetër veç administratorit fallco 26 vjeçar, i cili nuk e ka haberin as nga punimet publike dhe as kontratat publike, dhe ata nuk paskan dyshuar për asgjë?! Gjiknuri pretendoi, gjithashtu, se ai dhe OST-ja kanë negociuar dhe kanë nënshkruar një kontratë tjetër 12 milionë euro përsëri me të njëjtin amator 26 vjeçar dhe as këta nuk kanë dyshuar dhe kuptuar asgjë?!” shkruan Shehaj. Ndërsa në vijim, deputeti demokrat, pyet nëse kemi të bëjmë me institucione shtetërore, apo kioska. “Po çfarë ministrie dhe institucionesh janë këto? Institucione shtetërore apo kioska rruge? Në të vërtetë, Gjiknuri dhe dy drejtorët e mëdhenj të ARRSH-së dhe OST-së janë thjesht shërbëtorët e përdorur nga Edi Rama për të vjedhur dhe pastruar paratë 30 milionë euro. Por tani që u kapën duke vjedhur, ata kanë zgjedhur që më mirë të duken idiotë në publik, se sa të dalin ashtu siç janë: hajdutë të rëndomtë e të paskrupuj”, - u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti i PD-së Agron Shehaj .
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE DITA NDËRKOMBËTARE E MALEVE
P
residenti Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Alpeve, u ka bërë apel shqiptarëve dhe qytetarëve të apasionaur pas bukurive natyrore të vendit
që të promovojnë Shqipërinë dhe pasuritë e saj natyrore. “E “stolisur” me Alpe dhe male nga më të bukurit në botë dhe me një natyrë të mahnitshme, Shqipërisë
12 E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Presidenti Meta: Të promovojmë Alpet tona nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një “diamant” i Europës, siç e cilësojnë dy video-blogerët e famshëm Alyne e Nuseir Yassin. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, i ftoj të gjithë të mbrojmë e promovojmë Alpet e malet tona, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, për të rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve”,- shkruan Presidenti Meta në një mesazh në Facebook.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u takua me Hristijan Mickoski, Kryetar i Partisë VMRO-DPMNE
Ruçi takon opozitën maqedonase G
jatë vizitës zyrtare në Maqedoni, në datën 11dhjetor, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u takua me
Hristijan Mickoski, Kryetar i Partisë VMRO-DPMNE. “Shqipëria dhe Maqedonia janë dy vende fqinj e mike, me histori e mjaft vlera të për-
bashkëta. Ne mendojmë se Maqedonia ka nevojë për insitucione të forta e të qëndrueshme, qeveri të fortë, por edhe një opozitë të fuqishme,
që monitoron Qeverinë dhe shpreh e mbron aspiratat e votuesve të saj si edhe të gjithë qytetarëve. Opozita është për vendin dhe qytetarët, po aq e rëndësishme sa edhe shumica qeverisëse”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Ai vuri në dukje dhe vlerësoi e përshëndeti rolin konstruktiv dhe shumë aktiv të faktorit politik shqiptar në politikë, si dhe besnikërinë e vazhdueshme të popullsisë shqiptare kundrejt interesave të vendit dhe të ardhmes sëMaqedonisë. Ruçi nënvizoi se të gjitha partitë politike duhet të nxisin mirëkuptimin dhe tolerancën midis maqedonasve e shqiptarëve, si dy komunitetet kryesore shtetformuese nëMaqedoni dhe se paqja e brendshme është kusht për stabilitetin rajonal
dhe rolin moderues tëMaqedonisë në rajon. Hristijan Mickoski falenderoi Kryetarin e Kuvendit Ruçi për takimin dhe vlerësimin e opozitës si kontribuese e zhvillimit të vendit. Aksesi, përfshirja dhe kontributi në zhvillimin e vendit nuk duhet të kushtëzohen nga përkatësia etnike dhe as politike. Ai vuri në dukje se opozita mbështet bashkëpunimin dhe marrëdhëniet miqësore me Shqipërinë si edhe procesin e integrimit europian të Maqedonisë, Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Ai shprehu bindjen se të dyja vendet do të arrijnë të çelin negociatat në qershor 2019. Mickoski vuri gjithashtu në dukje rë’ndësinë e politikave të brendshme të mbështetura në vlerat më të mira të popujve e qytetarëve.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
13 E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
AKTUALITET
14
E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Në kuadër të programit të rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite, Qeveria Shqiptare po investon në përmirësimin e kujdesit parësor jo vetëm në infrastrukturë
M
bi 86 mijë banorët e Njësisë nr.5 në Tiranë tashmë e marrin shërbimin e kujdesit parësor në standarde bashkëkohore, me rehabilitimin e plotë të Qendrës Shëndetësore nr. 8 dhe dy pikave të konsultorit të nënës dhe fëmijës. Dy pikat e konsultoreve të Qendrës shëndetësore nr. 8 janë pjesë e konsultoreve të nënës dhe fëmijës që po përfundojnë rehabilitimin e plotë këtë vit në të gjithë vendin. Kryeministri Edi postoi dje një video sesi ishte më parë kjo qendër shëndetësore dhe si është transformuar. “Mirëmëngjes dhe me këtë transformim të Qendrës Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shprehet Rama. Doktoreshë Almida Malolli, mjeke gjinekologe në Konsultorin e gruas shprehet se karahasuar me të kaluarën si ne edhe pacientët ndihem më mirë. Dr. Brikena Dedo, pediatre në Konsultorin e Fëmijës, tha se: “Nëse do të donim të kërkonim gjë tjetër skemi ç’të kërkojmë sepse nuk na duhet gjë tjetër”. Një banore e njësisë nr.5 tha se: “Sa u hyra këtu më pëlqeu ambienti ka ndryshuar totalisht, ngela e habitur”. Qendra Shëndetësore nr. 8 në Tiranë është rehabilituar plotësisht, në të gjitha ambientet, përfshi edhe rehabilitimin dhe pajisjet e reja në laborator, si dhe sistemin e informacionit që shmang sorollatjet e qytetarëve, një sistem që më parë nuk ekzistonte në këtë qendër shëndetësore. Në kuadër të programit të rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite, Qeveria Shqiptare po investon në përmirësimin e kujdesit parësor jo vetëm në infrastrukturë por edhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore pa burokraci për
S
Rehabilitimi i qendrës shëndetësore Nr. 8, përfitojnë 86 mijë banorë
300 QENDRA “Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, më herët është shprehur se “deri në fund të këtij viti do të përfundojë rikonstruksioni i 80 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë, në kuadër të programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në 4 vite””.
REAGIMI “Dr. Brikena Dedo, pediatre në Konsultorin e Fëmijës, tha se: “Nëse do të donim të kërkonim gjë tjetër skemi ç’të kërkojmë sepse nuk na duhet gjë tjetër”. Një banore e njësisë nr.5 tha se: “Sa u hyra këtu më pëlqeu ambienti ka ndryshuar totalisht, ngela e habitur””.
qytetarët përmes programeve të recetës elektronike dhe referimit elektronik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, më herët është shprehur se deri në fund të këtij viti, do të përfundojë rikonstruksioni i
80 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë, në kuadër të programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në 4 vite. Manastirliu u shpreh se vetëm në Qarkun e Tiranës po rehabilitohen 14 qendra, 9 prej të cilave në ter-
ritorin e Bashkisë Tiranë. “14 Qendra Shëndetësore do të jenë të rehabilituara në përfundim të këtij viti vetëm në qarkun e Tiranës, 9 qendra shëndetësorë në Bashkinë e Tiranës. Ka filluar rehabilitimi në qendrën shëndetësore nr 10, gjithashtu
në një pikë të ambulancës së saj, në Qytetin e Nxënësve, në njësinë nr. 6, në Njësinë nr. 9, në qendrën shëndetësore nr 4. Gjithashtu dhe pikat e ambulancave të Kasharit, Ndroqit, Pezës të Madhe, do të jënë pjesë e projektit tonë të rehabilitimit të 80 qendrave shëndetësore, brenda vitit”. Ndërkohë, punimet kanë nisur tashmë në disa pika ambulancash në Bashkinë e Vorës, në Bashkinë e Kamzës, në Bashkinë e Kavajës dhe në Bashkinë e Rrogozhinës”.
VLORË
GARA
Nartë, të moshuarit ruajnë shtëpitë
Konkursi i tretë “Infermierë për Shqipërinë”
ot në Nartë, rreth 10 km nga qyteti i Vlorës, nuk jetojnë më shumë se 300 banorë nga 3 000 që e popullonin dikur. Pas viteve ‘90, shumica e popullsisë u zhvendos në Greqi. Kërcitjet e dyerve dëgjohen vetëm në të paktat shtëpi ku ka të moshuar. 90% e banesave në fshat nuk kanë banorë. Edhe pse ka nga ata që janë kthyer përkohesisht, ende mendojnë të largohen për shkaqe ekonomike. Dikur, fshati Nartë ka qenë i njohur për prodhimin e verës, ullirin apo peshkimin. Sot, jo vetëm që nuk ka kush të punojë më tokat, por të moshuarit i tremben asaj se çfarë do të bëhet me fshatin kur edhe ata të mos jetojnë më.
N
ë kuadër të konkursit të tretë “Infermierë për Shqipërinë”, është hapur gara ku çdo infermier i liçensuar mund të aplikojë në platformën online për të konkuruar në një vend pune në sistemin shëndetësor publik. Njoftimi vjen nga Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale e cila fton të gjithë infermierët e licensuar të aplikojnë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për të fituar me meritë vendin e punës në sistemin shëndetësor publik. Konkursi është i hapur për 12 qarqet e vendit dhe afati i fundit i aplikimit është data 31 dhjetor 2018. Fituesit që janë
në listë pritje do të vijojnë të punësohen sipas radhës, deri në daljen e fituesve nga konkurimi i radhës. Të gjithë fituesit do të pozicionohen sipas pikëve
të marra. Të gjitha hapat e konkursit dhe shpallja e listave do të bëhet transparente në platformën on-line “Infermierë për Shqipërinë”.
AKTUALITET
15
E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Dy muaj pas arrestimit, prokuroria e Elbasanit, ka sekuestruar pasurinë e Kastriot Kilës. 37-vjeçari u arrestua pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar
P
ak kohë pasi u ar restua për llogari të autoriteteve italiane, prokuroria e Elbasanit, ka sekuestruar pasurinë e Kastriot Kilës. Mbi 37-vjeçarin i njohur ndryshme edhe me emrin “Oti” rëndojnë disa akuza, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë. Prokuroria e Elbasnit thekson se janë vendosur në sekuestro preventive prona me vlerë deri në 70 milionë lekë të reja. Sipas organit të akuzës, vlera e këtyre pasurive në treg është disa herë më e madhe. Kila u prangos pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. Për këtë shtetas transaksionet financiare të dyshimta u krye në bankat e nivelit të dytë, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si dhe biznese në emër të tij dhe lidhjeve të tij familjare, të cilat dyshoheshin se burojnë nga aktiviteti kriminal, kryer në Itali. Mësohet se janë sekuestruar prona me vlerë deri në 70 milionë lekë. Sipas organit të akuzës, vlera e këtyre pasurive në treg është disa herë më e madhe. Pasuritë e sekuestruara janë: “Një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2; njësi Shërbimi 400 m2; tokë bujqësore 5200 m² dhe shoqëria tregtare “KILA
Bosit të Elbasanit i bllokohen 70 mln lekë dhe 39 makina luksoze
“Mbi 37-vjeçarin i njohur ndryshme edhe me emrin “Oti” rëndojnë disa akuza, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë”.
PASURIA “Prokuroria e Elbasnit thekson se janë vendosur në sekuestro preventive prona me vlerë deri në 70 milionë lekë të reja. Sipas organit të akuzës, vlera e këtyre pasurive në treg është disa herë më e madhe”.
TRANS” sh.p.k, të gjitha në Elbasan. Në muajin tetor këtij personi i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze
dhe 6 motomjete në 3 pika shitje të mjeteve të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale.Vlera
e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të
FIER
U zhduk në 5 dhjetor, gjendet e pajetë 56-vjeçarja G
jendet e vdekur 56-vjeçarja Liljana Tafa nga Zhupani i Fierit, e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 5 dhjetor 2018. Rreth orës 19:00 të së hënës, në plazhin e Ndërnënasit, ajo u gjet e mbytur në breg të detit. Dyshohet se e ndjera ka qenë në kushtet e depresionit dhe është vetëhedhur në lumin Seman. Gruaja kishte dalë nga banesa mëngjesin e 5 dhjetorit për të hedhur plehrat dhe nuk u kthye më në banesë. Personi i fundit që kishte takuar, ishte një fqinje. Gratë kanë bërë një bisedë të shkurtër mes tyre dhe më pas janë larguar në drejtime të ndryshme. Fqinja i ka hënë bashkëshortit të Liljanës së
AKUZAT
atë ditë 56-vjeçarja dukej shumë e shqetësuar dhe se është nisur drejt Fierit. Ajo nuk kishte marrë me vete as telefonin dhe familjarët janë alarmuar kur Liljana nuk është kthyer
në banesë. Ata kishin bërë denoncim në polici dhe ndërkohë kërkimet nuk i ndalën për asnjë minutë. Gruaja prej kohësh vuante nga depresioni akut dhe se për këtë arsye kurohej.
përpiluara tek noteri, kap shumën afro 70 milionë lekë të reja, por vlera aktuale e tregut të këtyre pasurive është shumë herë më e madhe”. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale. 37-vjeçari shfaqej në profiling e tij në Instagram si një person që bënte jetë luksoze duke postuar foto me makina të shtrenjta lamborxhini apo me jahte luksoze. Nuk dihet nëse këto mjete ishin në emër të tij por ka disa foto që ai postonte më këto mjete lukzose.
KUKËS
Aksioni i AKU, tregtarët në protestë A
utoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka marrë një sërë masash ndaj tregëtuesve të mishit në Kukës. Gjatë kontrolleve, AKU-ja ka gjobitur dhe konfiskuar mishin në disa thertore, gjë që ka bërë që tregtarët të ngrihen në protesta kundër gjobave. “Nga vendosja e gjobave është bërë i pamundur ushtrimi i aktivitetit. Kërkojmë hapjen e një thertorje në një pikë të përshtatshme që nuk i cënon ekonomikisht. Nuk do të pranojmë asnjë grup kontrolli deri në plotësimin e kërkesave. Nëse nuk plotësohen kërkesat tregtarët thonë do të mbyllim përfundimisht aktivitetin”,-bëjnë me dije pronarët e thertoreve. Tregtarët nga Kukë-
si bëjnë me dije se ata nuk kanë një thertore të licensuar dhe tregtaret e mishit janë të detyruar të kryejnë therjet në Lezhë
ose Tiranë. Nga aktivitetit i tyre janë të varur çerdhet, kopshtet dhe disa institucione publike si Policia dhe Burgu.
AKTUALITET
16
E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Policia Kufitare vijon kontrollin e mjeteve dhe dokumentacionin e udhëtarëve. 1500-2500 euro për person, është çmimi që paguhet për tu fshehur në kamionët 1500-2500 euro për person, është çmimi për tu fshehur në kamionët që të kalosh në mënyrë të paligjshme kufirin drejt BE-së. Porti i Durrësit është rruga që shumë shqiptarë dhe të huaj e shohin si mundësi për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE-së. Sërisht Policia e Shtetit ka kapur grupe që realizonin këto lëvizje të paligjshme. Policia Kufitare vijon punën për të goditur paligjshmërinë në kufi duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare. Policia Kufitare vijon zbatimin e masave shtesë në kontrollin e mjeteve dhe dokumentacionin e udhëtarëve. Gjatë 24 orëve të fundit është kapur një kamion në brendësi të të cilit kishte 5 kg e 300 gr lëndë narkotike. Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër. Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë tre shtetas të huaj, të cilët janë kapur duke kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës gjatë kontrollit të ushtruar mbrëmjen e djeshme në vijën e dytë, në kabinën e një kamioni kanë gjetur të fshehur lëndë narkotike. Gjatë peshimit të kryer nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve lënda narkotike e llojit marijuanë ka rezultuar në peshën 5 kg e 300 gr, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Është arrestuar në flagrancë shtetasi T.H, 31-vjeç, banues në Durrës (drejtuesi i kamionit) dhe është shpallur në kërkim shtetasi E.H. Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Gjithashtu , si rezultat i kontrolleve të dokumentacionit të udhëtarëve
Kontrolle në Port, kapen klandestinë të huaj AKSIONI “Policia Kufitare vijon punën për të goditur paligjshmërinë në kufi duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare. Policia Kufitare vijon zbatimin e masave shtesë në kontrollin e mjeteve dhe dokumentacionin e udhëtarëve”.
PAGESA
janë arrestuar në flagrancë tre shtetas të huaj me dokumente të dyshuara të falsifikuara, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme, konkretisht: V.E, 30-vjeç, banues në Turqi; S.A, 43-vjeç, banues në Turqi; R.A, 32-vjeç, banuese në Filipine. Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Falsifikimi i
SHKODËR
letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal. Policia Kufitare vijon punën për të goditur paligjshmërinë në kufi duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare. Nga ana tjetër, situata në doganën e Kapshticës dhe të Kakavijës, është më e qetë, pasi është ulur ndjeshëm numri i klandestinëve sirianë dhe vendeve të tjera nga Lindja e Mesme që hyjnë ilegalisht në
territorin shqiptar nga kufiri me Greqinë. Edhe ata që vazhdojnë të shkelin në Shqipëri, kur kapen nga policia kufitare kërkojnë të kthehen andej nga kanë ardhur, në Greqi. Rënia e fluksit shpjegohet me vështirësitë në rritje të motit për klandestinët që ndërmarrin aventurën e kalimit ilegal të kufirit në rrugë tokësore. Ndërkaq, refuzimi dhe mbyllja e dyerve nga disa vende pritëse me Shqipërinë, ndikon
“1500-2500 euro për person, është çmimi për tu fshehur në kamionët që të kalosh në mënyrë të paligjshme kufirin drejt BE-së. Porti i Durrësit është rruga që shumë shqiptarë dhe të huaj e shohin si mundësi për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE-së”. drejtpërdrejt në uljen e fluksit klandestin. Shqipëria me qëndrën e saj pritëse në Babru, nuk afron më strehë dhe trajtim për refugjatët e Lindjes së Mesme. Referuar të dhënave të policisë kufitare, rreth 800 kandestinë janë kapur që nga fillimi i vitit pasi kanë hyrë nga kufiri tokësor me Greqinë.
ITALI
Përplaset për vdekje këmbësorja Vrau shqiptaren, burg përjetë politikanit D
Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e së martës në Vaun e Dejës. Burime nga policia bëjnë me dije se në orën 08:30, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat, Vau i Dejës, ka ndodhur një aksident rrugor, ku mjeti tip Mercedez Benz, i drejtuar nga shtetasja A.V 38-vjeç banuese në Mëlgushë, Vau Dejës, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sh. Sh. 46 vjeç, banuese në Bushat e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesja e mjetit është në vendngjarje dhe po shoqërohet në polici për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
y vite më parë, 64-vjeçari politikani italian, Franco Vignati vrau me një plumb në qafë të dashurën shqiptare dhe më pas trupin e saj e hodhi në lumë. Dy vite pas krimit të rëndë, dje Gjykata Italiane dha vendimin final, atë të dënimit me burgim të përjetshëm për vrasësin e Lavdjie Krujës. Sipas mediave italiane raportohet se 64-vjeçari, i njohur si ish-anëtar i partisë së ekstremit të djathtë “Lega Nord”, në qytetin e Chignolo Po, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Milanos, në Itali. Prokuroria e Lodit i kërkoi Gjykatës së Krimeve të Rënda të Milanos në Itali, dënimin me burgim përjetë për Franco Vignatin, pasi italiani akuzohet për vrasjen e shqiptares Lavdjie Kruja, e njohur edhe si Dea. Gruaja, 40-vjeçare
ishte nënë e dy fëmijëve. Vignati do të duhet të rimbursojë 200 mijë euro kompensim të përkohshëm për secilin nga dy fëmijët e gruas së vrarë. Vrasja e 40-vjeçares
shqiptare ka ndodhur më 30 maj 2016 në brigjet e lumit Po, në komunën Monticelli d’Ongina , ku italiani kishte shërbyer si këshilltar komunal për kulturën.
AKTUALITET REAGIMI
17
E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Greqia zyrtare: Hetim disiplinor dhe penal M
inistria e Drejtësisë në Greqi, ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj 19-vjeçarit shqiptar. Në reagimin zyrtar, ministria e konsideron të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj tij, ndërsa pohon se ka nisur hetimet se si ka mundësi që të burgosurit e tjerë u futën në qelinë e Aleksandër Lucës. “I paraburgosuri A.L. 19-vjeç ishte vendosur në një dhomë të veçantë
pas urdhrave të qarta të Ministrisë për mbrojtjen dhe sigurinë e tij. Megjithatë, ai u sulmua në qelinë e tij nga të burgosurit e tjerë dhe u dërgua në qendrën shëndetësore Kapandritiou dhe më pas në spitalin Evangelismos për kontroll. Ai u trajtua dhe nuk ishte e nevojshme shtrimi në spital dhe u kthye në burg. Ka nisur një hetim disiplinor për incidentin dhe hetim
penal për të burgosurit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë greke të Drejtësisë. Mësohet se Luca do të transferohet në një burg tjetër dhe është ministria greke e Drejtësisë, ajo që bëri të ditur se ndryshimi bëhet për të siguruar jetën e 19-vjeçarit. Megjithëse i vendosur në një qeli vetëm dhe larg të burgosurve të tjerë, ata mundën të hyjnë dhe të hapin derën e qelisë së tij.
Aleksandër Luca: “Kur u zgjova, isha në një dhomë tjetër, pa pantallona dhe pa të brendshme. Nuk e di se çfarë mund të kenë bërë me mua”
N
jë skandal i madh është shënuar në Greqi. 19-vjeçari shqiptar, Aleksandër Lucaj, që dyshohet se është bashkëautor në vrasjen e studentes Eleni Topaludhi në Rodos, ra pre e rrahjes raciste brenda institucionit të paraburgimit. Të burgosurit fillimisht filluan një sulm verbal me sharje dhe ofendime ndaj të riut shqiptar dhe më pas filluan ta godasnin dhe për këtë ata u siguruar që pa dokumentonin vetë, pasi dhunën e filmuan me celular. Kur u zgjua, Luca pohon se e gjeti veten në një dhomë tjetër dhe pa rroba. “Dëgjova dikë që u bënte thirrje të tjerëve të më hiqnin pantallonat dhe pastaj më ra të fikët. Kur u zgjova, isha në një dhomë tjetër, pa pantallona dhe pa të brendshme. Nuk e di se çfarë mund të kenë bërë me mua”. Mediat greke raportojnë se kanë qenë 7 persona që ushtruan dhunë ndaj 19-vjeçarit. Dy prej tyre janë identifikuar, ku njëri është grek dhe tjetri shtetas i huaj. Një tjetër i burgosur, i cili ka qenë me grupin e dhunuesve, tha në një lidhje direkte për një televizion të Athinës, se derën e qelisë së Aleksandër Lucës e gjetën të hapur. Ai nënvizoi se gardiani nuk mund të bënte asgjë. Mësohet se Luca do të transferohet në një burg tjetër dhe është ministria greke e Drejtësisë, ajo që bëri të ditur se ndryshimi bëhet për të siguruar jetën e 19-vjeçarit. Megjithëse i vendosur në një qeli vetëm dhe larg të burgosurve të tjerë, ata mundën të hyjnë dhe të hapin derën e qelisë së tij. Një i burgosur i cili foli në kanalin televiziv “SKAI”, tha se ngjarja ndodhi pak kohë pas ushqimit të drekës. “Rreth 7 të burgosur hynë në qelinë e 19-vjeçarit dhe filluan ta shajnë dhe ta godasin atë. Jo të gjithë morën pjesë në rrahjen e tij por disa prej tyre kishin me vete edhe thika”. Shqetësim është se si të burgosurit arritën tek qelia e shqiptarit dhe se si e gjithë ngjarja u filmua nga celularë, të cilët janë të ndaluar në burgjet greke. Videot e dhunës u shpërnda nga mediat greke, ku komentet nuk kanë munguar. 19-vjeçari u dërgua në qendrën shëndetësore dhe më pas në spit-
Dhunë çnjerëzore 19-vjeçarit, ministria greke: Hetim për të burgosurit RRËFIMI “Dëgjova dikë që u bënte thirrje të tjerëve të më hiqnin pantallonat dhe pastaj më ra të fikët. Kur u zgjova, isha në një dhomë tjetër, pa pantallona dhe pa të brendshme. Nuk e di se çfarë mund të kenë bërë me mua”.
alin “Evangelismos”. Drejtorja e spitalit, tha se i riu shqiptar u paraqit të hënën pasdite në spital dhe pasi iu nënshtrua të gjitha kontrolleve dhe më pas e kthyen sërish në burg. “Ai u rrah por nga kontrolli i tij rezultoi se nuk ka lëndime të mëdha, përndryshe do të shtrohej në spital”. Autori tjetër grek, Manolis Koukouras, pretendon se vrasjen e ka kryer shoku i tij shqiptar. 21-vjeçar grek vazhdimisht kishte mohuar
NGJARJA
përfshirjen në krim, pavarësisht se ndaj tij rëndonin provat e gjetura. Në këtë pikë, hetuesit grekë kanë dy dëshmi nga të pandehurit, të cilët akuzojnë njëri-tjetrin. Aleksandër Lucaj, Manolis Koukouras dhe studentja Eleni Tofaloudis kanë qenë së bashku në shtëpi mbrëmjen e 27 nëntorit. Policia dyshon se ngjarja ndodhi pasi vajza ka refuzuar të kryejë marrëdhënie me të dy dhe në këtë moment
është tensionuar situata. Ajo u qëllua me hekur në kokë, dhe goditjet ishin aq të forta saqë i ishte këputur veshi i majtë. Më pas, dy të rinjtë e lidhën me litar nga këmbët vajzën 21-vjeçare dhe e hodhën në det. Trupi i të ndjerës u gjet të nesërmen e 28 nëntorit. Mjekët konfirmuan se Eleni kishte humbur jetën si pasojë e mbytjes, çka do të thotë se ajo ishte gjallë kur u hodh në det. Ekspertiza mjeko-ligjore kon-
firmon gjithashtu se 21-vjeçarja ishte përdhunuar dhe dhunuar. Por hetuesit nuk janë të qartë se kur është përdhunuar vajza, pasi ka dyshime, referuar edhe dëshmisë së dy të rinjve, që ajo fillimisht mund të ketë kryer marrëdhënie me ndonjërin prej tyre. I dyshuari Manolis Koukouras ka thënë në dëshmi se shoku i tij Aleksandër Luca e qëlloi me hekur në kokë pasi u mërzit kur ajo i tha se: “Seksi me të nuk ishte aq i mirë sa me shokun e tij”, raportuan mediat greke. Megjithatë, hetimet janë ende në vijim dhe policia mendon se në ngjarje mund të jetë i përfshirë edhe një person i tretë.
Vrasja e studentes greke
Aleksandër Lucaj, Manolis Koukouras dhe studentja Eleni Tofaloudis kanë qenë së bashku në shtëpi mbrëmjen e 27 nëntorit. Policia dyshon se ngjarja ndodhi pasi vajza ka refuzuar të kryejë marrëdhënie me të dy dhe në këtë moment është tensionuar situata. Ajo u qëllua me hekur në kokë. Më pas, dy të rinjtë e lidhën me litar nga këmbët vajzën 21-vjeçare dhe e hodhën në det. Trupi i të ndjerës u gjet të nesërmen e 28 nëntorit. Mjekët
konfirmuan se Eleni kishte humbur jetën si pasojë e mbytjes, çka do të thotë se ajo ishte gjallë kur u hodh në det. Hetuesit nuk janë të qartë se kur është përdhunuar vajza, pasi ka dyshime që ajo fillimisht mund të ketë kryer marrëdhënie me ndonjërin prej tyre. Koukouras ka thënë në dëshmi se Lucaj e qëlloi me hekur në kokë pasi u mërzit kur ajo i tha se: “Seksi me të nuk ishte aq i mirë sa me shokun e tij”, raportuan mediat greke.
VIP
18 E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Macaulay Culkin: Ka 15 vjet që nuk e kam shikuar filmin “Home Alone” Aktori Macaulay Culkin, i cili u bë i famshëm në saje të rolit në filmin “Home Alone”, thotë se ka kaluar një kohë të gjatë që nuk del nga shtëpia gjatë festave të Krishtlindjeve. Megjithëse kanë kaluar 28 vjet që nga dalja e filmit, pothuajse të gjitha televizionet e shfaqin filmin në kohën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Nga kjo krijimtari shumë popullore ai ende fiton miliona. Gjatë një interviste me Ellen DeGeneres, aktori tha se nuk i pëlqen ta shikonte filmin ku shfaqet në rolin kryesor. Ai pranoi se për herë të fundit e kishte shikuar 15 vjet më parë. Aktori pohoi se kur ka qenë i ri e ka shfrytëzuar popullaritetin e filmit në mënyrë që të dalë në darka romantike me femrat. Tani ai thotë se kjo më nuk funksionon. “Nuk mund ta shikoj filmin si të gjithë të tjerët, pasi unë di çdo pjesë të xhirimeve”,
Gruaja e Justin Bieber ankohet për talljet, Miley Cyrus: Prej meje, ti je sot kjo që je! Miley Cyrus dhe modelet Hailey Bieber e Kendall Jenner dhuruan humor e të qeshura pafund në emisionin “Carpool Karaoke” ku zbuluan disa detaje nga fëmijëria. Gjatë bisedës, Hailey u ankua për mënyrën se si e trajtonte këngëtarja kur ishte fëmijë. Miley zgjodhi që ta tregojë historinë duke thënë: “Ajo donte të luante me mua dhe motrën e saj dhe ne e mbyllnim në dhomë dhe silleshim keq me të. Por ti e di që duhet ta bëja. Për shkak të sjelljeve të mia ti je sot kjo që je. Tashmë ti duron gjithçka.” Hailey mori famë më të madhe pasi filloi të shoqërohej me yllin e popit, Justin Bieber, të cilin e ka tashmë bashkëshort. Të dy kanë nisur jetën në Ontario ku edhe planifikojnë të bëhen prindër. tha ai. “Koha e Krishtlindjeve është koha ime, është koha e Macaulayt. Unë jam shumë i vetëdijshëm për këtë. Kjo është arsyeja pse në këtë kohë të vitit dal me pak nga shtëpia dhe përpiqem që t’i shmangem njerëzve sa më shumë të jetë e mundur. Kur dal jashtë, të
gjithë më kërkojnë në mua. Unë nuk jam aspak i kënaqur dhe ndihem çuditshëm”, tha Culkin. Tashmë 38-vjeçari është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore.
Një propozim për martesë mes euforisë së tifozëve të Riverit Fitorja e River Plate ndaj Boca Juniors në finalen e Kupës Libertadores shkaktoi një sërë episodesh interesante, si në Madrid, ashtu dhe në Buenos Aires. Menjëherë pas përfundimit të kësaj sfide, një gazetar i “America TV”, që ndodhej në kryeqytetin spanjoll, filloi të intervistojë tifozët euforikë të River Plate, teksa ishin duke dalë nga stadiumi. Ndërsa një prej tifozëve tregoi shpenzimet e tij për udhëtimin drejt Madridit, dikush tjetër i dha një puthje të shoqëruar me frazën “Të dua” partneres, e të gjitha këto ndodhën në lidhje të drejtpërdrejtë. Por, momenti më surprizues ishte ai kur një djalë u ul në gjunjë dhe i propozoi të dashurës së tij për martesë, e përgjigjja e vajzës padyshim që ishte pozitive, duke e dyfishuar euforinë e tifozit të dashuruar.
Sfidon Kim Kardashianin, Demi Rose mori 300 000 pëlqime në pak orë Ajo është një ndër vajzat më “inn” të rrjeteve sociale tani duke e fituar famën falë formave të saj tepër të rrumbullakosura. Demi Rosë po rrezikon famën e Kim Kardashian me format e saj, ndërsa sëfundmi ka hedhur në Instagram një foto që lë pak vend për koment. Më shumë se 300 000 persona kanë reaguar ndaj kësaj fotoje duke shënuar një rekord të paparë. Epo, çdo mbretëri e ka një fund. Duket se ky ka ardhur për Kim Kardashian.
Reperi që bashkëpunoi me Elvana Gjatën rrezikon 15 vite burg Reperi i njohur ndërkombëtar po përballet me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për reperin Ty Dolla Sign, i cili bashkëpunoi në këngën “Off Guard”, me këngëtaren shqiptare Elvana Gjata. Ky i fundit u arrestua para disa javësh në Atlana pasi policia gjeti drogë në çantën e tij. Ty Dolla Sign rrezikon 15 vite burg, dhe sipas “TMZ” reperi do të përballet me tre akuza të rënda: posedimi i kokainës, posedimi i tetrahidrokanabidolit dhe kanabisit. Nëse shpallet fajtor, ai do të dënohet me 15 vite burg.
SHOWBIZ
19 E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Kaia Gerber shpallet Modelja e Vitit 2018 Kaia Gerber, vajza e supermodeles Cindy Crawford, është kurorëzuar Modelja e Vitit në eventin vjetor të Fashion Awards 2018. Vetëm 17 vjeç, Kaia është bërë modelja më e re që nderohet me këtë çmim. Supermodelja u përball me konkurrente të forta si Adut Akech, Adwoa Aboah (fituesja e vitit të kaluar), Bella Hadid dhe Winnie Harlow për të marrë në shtëpi çmimin prestigjioz. Kjo është një arritje e pabesueshme për adoleshenten që filloi modelimin shtatorin e kaluar, vetëm 4 ditë pas ditëlindjes së saj të 16-të. Ajo bëri debutimin e saj në shfaqjen e modës së Calvin Klein pranverë/verë të vitit 2019, gjatë Javës së Modës në New York. Viti 2018 padyshim që është një vit i madh më Kaia Gerber, e cila ka pushtuar pistat duke ecur në pasarelë për shtëpi të mëdha të modës si Burberry, Versace, Alexander
“Jam mbreti i kësaj gjenerate”, ndjekësit “masakrojnë” këngëtarin Shumë njerëz reaguan në rrjete sociale pasi këngëtari Jacquees Majorly filmoi një video ku e konsideronte veten mbret të rrymës muzikore RnB. “Unë dua vetëm ti tregoj të gjithëve se jam mbreti i RnB për këtë gjeneratë. E kuptoj kush ishte më parë dhe çfarë bëri, por tani është rradha ime. Jacquees është Mbreti i RnB”, shkruajti ai në postimin e publikuar në Instagram me 8 dhjetor. Pothuajse askush nuk e mbështeti në këtë deklaratë të guximshme. Disa i thonin se mbreti vazhdon të jetë Chris Brown, ndërsa të tjerë e pyesnin se kush vdiq që ai të marrë atë titull. Nuk munguan as ofendimet ku e konsideronin “Mbreti i Hajdutëve”.
Wang dhe Valentino. Kaia u mbështet nga familja e saj gjatë mbrëmjes së madhe ndërsa eci në tapetin e kuq me një fustan mahnitës të Alexander McQueen. Ajo u shoqërua nga mamaja Cindy Crawford,
babai Randy Gerber dhe vëllai më i madh, Presley Gerber. Në moshën 17-vjeçare, është e sigurtë se ky është vetëm fillimi për Kaian dhe padyshim që do ndjekë gjurmët e mamasë së saj supermodele.
Çmendet Wanda: Tifozët e Interit nuk të çajnë trapin Wanda Nara bashkëshortja e Mauro Icardit dhe njëkohësisht menaxheraja e kapitenit sa herë që publikon foto provokuese trondit rrjetin. Ajo është kritikuar nga tifozët e Interit për udhëtimet e shpeshta në Madrid, ku së fundmi ishte për të parë finalen River-Boca. Sipas tifozëve, duke qenë se ajo është menaxherja e Ikardit, po shkon vazhdimisht në Madrid për të kryer marrëveshjen me Realin. Pas akuzave të tifozve të Interi Wanda Nara ka deklaruar: “Për të shkuar në Madrid e festova ditëlindjen një ditë përpara dhe kjo sjell ters, ndaj rrezikova të vdes. Megjithatë, u zbavita shumë dhe prania ime i solli fat Riverit. Kritikat e tifozëve për ditëlindjen time? Ata duan vetëm që Ikardi të shënojë gola dhe pastaj nuk ta çajnë trapin.
Kendall Jenner nuk le vend për imagjinatën në Fashion Awards Shfaqja vjetore Fashion Awards 2018 i tejkaloi të gjithë pritjet. Në eventin e madh u shfaqën disa nga ikonat më të mëdha të botës dhe supermodelet më të kërkuara. Midis tyre ishte ylli i pasarelave Kendall Jenner. Modelja u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një fustan ngjyrë ari transparent që i ekspozonte format e saj. Kendall dukej shumë seksi dhe tërheqëse.
Heq dorë nga kampioni i botës! Nicki Minaj prezanton të dashurin e ri në fotografi provokuese Reperja Nicki Minaj që u përfol se kishte lidhje me kampionin e botës të garave në “Formula 1”, Lewis Hamilton ka zbuluar të dashurin e saj të ri. Ai quhet Kenneth Petty dhe Nicki e ka prezantuar me anë të disa fotografive në Instagram ku shfaqet shumë e afërt me të. Duket se fansat nuk janë dakort me të pasi reperja i ka bllokuar komentet. Kenneth Petty nuk ka një të kaluar të mirë pasi është akuzuar për përdhunime. Ndërkohë, ka muaj që përflitet se është në lidhje me Nickin sepse postonin fotografi së bashku. Lidhja e fundit publike e Nickit ishte me reperin Meek Mill dhe më pas dyshohej se ishte me Lewis Hamilton, por cdo gjë mbeti mister.
SPORT
20
E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Trajneri i kombëtares në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur dhe për raportet me presidentin Duka
Rozalb Lika
C
hristian Panucci ka luajtur në skuadra si Milan, Real Madrid, Inter apo Roma dhe më pas ka filluar aventurën e tij si trajner. Strategu italian ishte i ftuar mbrëmë në programin “Rudina” në Tv Klan, ku foli për Kombëtaren dhe për marrëdhënien me Presidentin e FSHF, Armand Duka. Panucci tha se në këto momente niveli i Kombëtares është i vështirë, pasi kanë munguar shumë lojtarë. Fillimisht ai bëri një analizë për dështimin në Ligën e Kombeve si dhe synimet për të arritur sigurimin e nje biletë për në Europianin e vitit 2020. “Niveli i Kombëtares në këto momente është shumë i vështirë, sepse na kanë munguar shumë lojtarë. Ka qenë një vit miqësoresh dhe Liga e Kombeve. Po mundohemi të ndërtojmë një grup me ndonjë lojtarë të ‘Euro 2016’, por na është dashur të vendosim edhe disa lojtarë të rinj për të ardhmen e Kombëtares Shqiptare. Për sa i përket Euro 2020, në grup është Franca, që është favorite, por ne do të bëjmë të pamundurën për të mundur Islandën dhe Turqinë. Ne do të nisemi me vullnet të mirë. Ndeshjet do të jenë të vështira, por për mua është e rëndësishme të rikuperojmë të gjithë lojtarët dhe do të mundohemi t’i luftojmë të gjithë. Ne do të luajmë dy ndeshje në Mars
Panucci: Jam nën tension që tani për eliminatoret e Europianit
dhe dy në Qershor, më pas kemi në Shtator, Tetor dhe Nëntor. Por unë që tani jam në tension. Humbja me Skocinë ka qenë një nga ndeshjet më negative që nga koha kur jam në Shqipëri. Por më pëlqen fakti që ne mundëm Uellsin, sepse është një nga 20
skuadrat e para dhe më bën të mendoj se ne kemi vlerë”, tha trajneri i Kombëtares Shqiptare. Lidhur me marrëdhënien me Presidentin e FSHF, Armand Duka, Panucci tha se është përballur me të me sinqeritet dhe se ai ka kuptuar momentet.
Panucci shtoi se ai nuk donte të ndryshonte futbollin, por të fuste më shumë profesionalizëm. “Personalisht Armand Duka është një person special. Ne jemi përballur me sinqeritet dhe ndershmëri. Këtë vit ne kemi patur shumë probleme, por edhe
pse gazetarët më kritikonin, ai gjithnjë ka kuptuar momentet. Dhe ai e di që kur të kemi të gjithë grupin do të kemi një skuadër konkurruese. Kur na mungojnë lojtarët, sigurisht që ne e vuajmë. Unë jetoj çdo ditë që t’i rikthej Dukës besimin që më ka dhënë mua. Duka është i veçantë dhe ka kulturë mbi mesataren. Kur unë kam ardhur, Duka më ka treguar për mentalitetin shqiptar dhe për mënyrën se si e menaxhon futbollin Shqipëria. Unë nuk doja të ndryshoja futbollin shqiptar, por desha të sjell profesionalizmin, sepse në fushë dhe në jetë ka dy mënyra për ta bërë një gjë, mirë ose keq, nuk ka një rrugë të mesme. Dhe ai më ndihmoi të kuptoj shumë gjëra dhe djemtë po ashtu. Unë mundohem të sjell profesionalizmin”, tha trajneri. E pyetur se si do ta përshkruante veten si trajner Panucci tha: “Më kanë thënë që jam një diktator, që kam vendosur disa rregulla. Mendoj se lojtarët e mi janë mirë me mua, por ka rregulla, sepse në çdo familje ka rregulla. Lojtarët duhet të respektojnë orarin e stërvitjes, unë dua të kemi profesionalizëm, nuk dua të humbim kohë, sepse kemi përgjegjësinë e një vendi”.
MERKATO
JUVENTUS
Barcelona bën gati 170 milionë euro për Harry Kane
Allegri: Të evitojmë ekipet e mëdha, ja pse Ronaldo luan gjithmonë
B
Massimiliano Allegri nuk kërkon t’ia lërë në dorë asgjë fatit apo rastësisë. Trajneri i Juventusit kërkon që skuadra bardhezi të sigurojë vendin e parë dhe për ta bërë këtë gjë duhet të marrë 3 pikët në ndeshjen e radhës ndaj Young Boys. Strategu livornez ka qenë i qartë në mesazhin e tij duke e cilësuar një ndeshje më të rëndësishme se ajo me Interin. “Young Boys kërkon të bëjë një ndeshje të madhe për të hyrë në histori. Nuk duhet nënvlerësuar asgjë. Të arrish në vendin e parë bën diferencën, për këtë gjë do të japim maksimumin për të fituar. Kush do të jetë dhe kush do të pushojë? Chiellini do të pushojë, do të jenë Rugani dhe Bonucci në qendër të mbrojtjes. Ronaldo luan. Bentancur do të jetë në fushë, pasi mungon në kampionat, ndërkohë që për të tjerët do të shohim. Ronaldo nuk mungon kurrë? Nëse nuk do të ishte vendimtare, do të pushonte si të tjerët. Chiellini do të jetë jashtë për shkak të barit sintetik të fushës, ku rrezikon dëmtimin. Vendi i parë? Do të thotë të evitosh Barcelonën, Cityn dhe Real Madrid”, deklaroi Allegri.
arcelona bëhet gati për goditjen e madhe në merkato. Më shumë se një muaj më parë, Luis Suarez deklaroi se shumë shpejt, ekipi i tij duhet të gjejë një qendërsulmues të ri, për shkak se ai nuk mund ti sigurojë skuadrës të njëjtat paraqitje. Uruguajani do të mbushë 32 vjeç në janar, dhe sigurisht ai është koshient se reparti i avancuar ka nevojë për një rinovim. Dhe përforcimi mund të vijë direkt nga Londra. Bëhet fjalë për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane. Kapiteni i Anglisë, i cili është 25 vjeç, ka shënuar më shumë se 150 gola me fanellën e Spurs, e për sa i përket sezonit aktual, ai ka realizuar 13 gola. Nuk mund të mos përmenden gjithashtu dhe 20 golat në 35 sfidat e luajtura me kombëtaren e tij. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për një transferim që në merkaton e janarit, por për verën e ardhshme. Barcelona mund të bëjë një ofertë prej 170 milionë
eurosh drejt klubit të Tottenham, duke shtuar 60 të tjera bonus, me shifrën totale që do të arrinte deri në 230 milionë euro. Në rast se këto lajme do të rezultojnë të vërteta më vonë, Kane do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, duke kaluar Neymar i cili shkoi nga Barça tek PSG për 222 milionë euro. Meg-
jithatë, Kane është një ëndërr e vjetër edhe e Florentino Perez, i cili ka synuar gjithmonë ta marrë tek Reali, por pa sukses. Mbetet për tu parë, nëse do të ketë një “El Clasico” për qendërsulmuesin anglez verën e ardhshme, për të cilin shumë skuadra janë të gatshme të paguajnë çmime stratosferike.
SPORT
21
E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Strategu argjentinas ka një strategji ndryshe nga Lopeteguit për të aktivizuar të rinjtë
4 të paprekshmit e “Epokës Solari” në krye të Real Madrid-it
MBROJTËSI
Ismajli operohet, rrezikon të mbetet një muaj jashtë fushave
Ardian Ismajli dëmtohet në momentin e tij më të mirë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili debutoi në sfidën e Ligës së Kombeve ndaj Skocisë ndërsa u konfirmuar si një lojtar shumë i vlefshëm për kuqezinjtë në miqësoren ndaj Uellsit, ditën e sotme i është nënshtruar një operacioni që do ta mbajë jashtë për disa kohë. Edhe pse luajti në fundjavë në kampionatin kroat në sfidën mes Hajdukut të Splitit dhe Istras, ish-kapiteni i 21-vjeçarëve të Kosovës ka pësuar një lëndim në atë takim që e ka detyruar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Operacioni megjithatë ka dalë me sukses dhe Ismajli do të bëjë çmos për t’u rikthyer sa më shpejt në dispozicion të Hajdukut të Splitit dhe kombëtares shqiptare.
GOGLAT
Shqipëria dhe Kosova në një grup te Europiani i Under-21
F
itorja shumë e vështirë në fundjavë ndaj Huesca-s ishte ndeshja e 9-të për Santiago Solarin në krye të Real Madridit, pasi zuri vendin e Julen Lopeteguit. Rezultatet në fakt kanë qenë pozitive, pasi strategu i ri ka arritur 8 fitore dhe një humbje. Nën drejtimin e tij janë evidentuar edhe katër futbollistë të “paprekshëm” në formacion: Courtois, Lucas Vázquez, Llorente dhe Ceballos kanë shpërthyer nën drejtimin e Solarit. Courtois: Trajneri i Realit i ka dhënë fund rotacionit që përdorte trajneri Lopetegui në fillim të sezonit. Në të dyja ndeshjet e Championsit ndaj Plzen dhe Romës, portieri Courtois ishte titullar, ndërkohë që e njëjta gjë ka ndodhur edhe në ndeshjet e kampionatit. Keylor Navas ndërkohë luajti në ndeshjen
e Kupës së Mbretit ndaj Melilla dhe mund të jetë sërish titullar në ndeshjen e fundit ndaj CSKA-s së Moskës, pasi kanë siguruar vendin e parë në grup. Lucas Vázquez: Me Lopetegui-n luajti vetëm 421 minuta, vetëm 2 nga minuta e parë, në një total prej 12 ndeshjes. Nën drejtimin e Solarit gjërat kanë ndryshuar, pasi ai ka qenë titullar ndaj Plzenit dhe Romës. Vetëm në La Liga nuk ishte në fushë në humbjen katastrofike ndaj Eibarit, por ka qenë në fushë për 90 minuta ndaj Celta Vigos, Valencias dhe Huesca-s. Në duelin ndaj Valladolidit hyri nga stoli nga minuta e 69-të, ndërkohë që ishte titullar në ndeshjen e Kupës ndaj Melilla-s. Në total është aktivizuar në 559 minuta, duke qenë titullar në 5 nga 6 ndeshjet.
TRAJNERI
Ceballos: Ashtu si Lucas Vazquez, ai është kthyer në një nga pikat kryesore ku mbështetet trajneri argjentinas. 555 minuta në fushë, teksa 4 prej ndeshjeve i ka filluar nga fillimi: Plzen, Eibar, Valencias-s dhe Melilla-s. Ndërkohë ai qëndroi në stol në ndeshjen ndaj Romës dhe Valadollidit. Me Lopeteguin situata ishte shumë ndryshe, pasi u aktivizua vetëm 514 minuta në 11 ndeshje. Llorente: Mund të cilësohet si surpriza më e madhe e “Epokës Solari”. Pas dëmtimit të Casemros, ai fitoi në skuadrën madrilene për ndeshjen ndaj Romës. Nga 11 minuta me Lopeteguin, tashmë ai numëron 405 me argjentinasin. Një statistikë interesante është dhe fakti se në 4 ndeshje të luajtur në “Bernabeo”, skuadra merengues nuk ka pësuar gol.
Dje është hedhur sot shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian Under-21 dhe për herë të parë në histori do të kemi një derbi zyrtar, sepse Shqipëria do të përballet me Kosovën. Shorti na ka vendosur në grupin 3, ku kokë serie është Anglia favorite, ndërkohë që Austria, Turqia e Andorra janë kundërshtarët e tjerë. Shqipëria dështoi në kualifikueset e fundit, duke grumbulluar vetëm 7 pikë nga 30 të mundshme dhe duke shënuar vetëm 9 gola, edhe pse pretendonim se do luanim një futboll sulmues. Ndërkaq, Kosova shkëlqeu në kualifikueset e saj të para, sepse grumbulloi 12 pikë në 10 ndeshje, duke qenë vetëm 3 pikë larg vendit të dytë. Të dyja skuadrat kanë talente të mëdha dhe do jenë përballje mjaft të bukura, nga ato që mbushin stadiumet. Kujtojmë që Kosova ishte pjesë e vazos së katërt në këtë short, ndërkohë që Shqipëria u pozicionua një vazo më poshtë, pra në të 5-tën GRUPI 3 (Angli, Austri, Turqi, Kosovë, Shqipëri, Andorrë) Në bazë të rregullores, kombëtarja që fiton grupin kualifikohet automatikisht për në fazën finale. 8 skuadrat e vendeve të dyta që kanë më shumë pikë në grup duke përjashtuar përballjet me vendet e gjashta, do të ndeshen mes tyre për të përcaktuar edhe 4 kombëtare që shkojnë në fazën finale. Hungaria dhe Sllovenia, si vende organizatore, kualifikohen për në fazën finale pa marrë pjesë në kualifikuese.
Solari i përgjigjet Ronaldos: Modestia është virtyt i të mëdhenjve D
ebat në distancë mes Cristiano Ronaldos dhe ish klubit të tij Realit të Madridit. Në krah të Los Blancos është rreshtuar edhe tekniku Santiago S dhe historia e Los Blancos dhe klima në dhomat e zhveshjes së Realit vërtetojnë se ky është një klub i madh dhe modest sikundër është dhe organika e tij aktuale. Vërtetë Cristiano mund të përfaqësojë historinë e afërt të klubit merengues, por mendimi dhe kimia e tij mbeten diçka personale.” Pavarësisht momentit jo shumë pozitiv për Realin e Madridit, kjo skuadër ka rifituar vetëbesimin duke vazhduar
serinë e fitoreve dhe duke ruajtur objektivin për të triumfuar në çdo kompeticion. “La Liga apo Champions League? Jo vetëm këto, edhe Kupën e Mbretit dhe Botërorin për klube, këto janë aspiratat tona. Duam të fitojmë gjithçka, qëndrojmë koherent me historinë dhe objektivat tanë. Duhet të mbajmë të hapur opsionin për të fituar të gjitha kompeticionet ku impenjohemi dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje që luajmë. Sigurisht që nuk është e lehtë të ruash të njëjtin nivel, me të njëjtat energji në çdo duel, por do të përpiqemi”.
KURESHTI
22 E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Murgeshat vjedhin paratë për udhëtim në lojrat e fatit në Las Vegas Dy murgeshat që punonin në një shkollë katolike në Kaliforni pranuan se përvetësuan rreth 500.000 dollarë dhe i përdorën për të luajtur në lojrat e fatit në Las Vegas. Murgeshat Mary Kreuper dhe Lana Chang vjedhën paratë nga Shkolla Katolike e Shën Jakobit në qytetin Torrance, Los Angelos, për të luajtur në kazino. Ato morën fonde nga një llogari ku mbaheshin paratë për shkollën dhe për donacione. Murgeshat, që ishin shoqe dhe dolën në pension kohët e fundit, shprehën keqardhje për veprimet e tyre. Mary Kreuper ishte drejtoreshë shkolle për 29 vite ndërsa Lana Chang punoi si mësues për rreth 20 vjet. Ato mendohet se kanë vjedhur paratë për një periudhë prej të paktën një dekade për të shpenzuar për udhëtime dhe lojrat e fatit. Të hënën, Kisha Katolike e Shën Jakobit tha se murgeshat
Kjo është delja që urren të qethet Kohët e fundit, kemi parë shumë kafshë të pazakonta në shtete të ndryshme të botës. Por, nuk e dinim se ekzistonte delja që quhet “Shrek”, e cila e urren qethjen. Kafsha u qeth për herë të parë para disa muajsh pasi u gjet në një shpellë ku u fsheh për 6 vite. Qethjen e saj të parë e realizoi mbajtësit i rekordit botëror, Peter Casserly në muzeun kombëtar të deleve. Pasi nxorri lesh për 20 kostume meshkujsh, ai tha se do të çonte rastin e “Shrekut” në Librin Guiness.
shprehën “keqardhje të thellë” për veprimet e tyre, duke shtuar se ndërsa policia
ishte informuar, asnjë akuzë penale nuk do të ngrihej kundër tyre.
Gruaja i jep fund martesës me fantazmën, arsyeja befasuese Një grua që u martua me fantazmën e një pirati 300-vjeçar haitian, ka njoftuar ndarjen. Amanda Sparrow Teague, nga Drogheda e Irlandës, u njoh me Jackman në një anije në ujërat ndërkombëtare në fillim të këtij viti. Por, tani 46-vjeçarja, e cila punon si një imituese femër e Jack Sparrow, ka zbuluar se ajo dhe burri i saj kanë vendosur t’i japin fund historisë së tyre. “Kështu që unë mendoj se është koha për të lënë të gjithë të dinë se martesa ime ka mbaruar”, shkroi ajo në rrjetet sociale. “Unë do t’i shpjegoj të gjitha në kohën e duhur, por tani për tani të gjitha ato që dua të them është të jenë shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për spiritualitetin, nuk është diçka që duhet bllokuar”. Në janar, Amanda kishte zbuluar se si ajo dhe Jack vazhdonin së bashku, kishin dalë jashtë dhe madje kishin një jetë seksuale të shëndetshme së bashku, ashtu si çdo çift normal.
Mania për buzë të trasha, nuk njihet 23-vjeçarja! Një 23-vjeçare ka rënë pre e manisë së saj, për të pasur buzë të trasha, duke bërë një trajtim të pa rekomanduar në kushte shtëpie dhe rezultati ishte ky: Billie Roocroft aplikoi një mbushës në buzë, reklamën e të cilit e kishte parë në facebook. Por rezultati pas aplikimit ishte shumë larg asaj çka dëshironte Billie, pasi ajo e pa veten të dukej si “Elephant Man”. Shumë vajza bien pre e reklamave joshëse në rrjetet sociale, duke bërë trajtime aspak të rekomanduara me dëshirën për të përmirësuar pamjen.
Semafori i parë në botë u vendos në Londër para 150 vjetësh Semafori i parë në botë, që gjendet në Londër, i ka mbushur 150 vjet. Sipas BBC, semafori i parë u vendos në vitin 1868 para Pallatit Westminster. Deri në këtë vit të gjitha rrugët, kryqëzimet dhe rregullat në trafik janë kryer nga policët.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Shesh në Londër i ndërtuar për nder të fitores së admiralit Nelson 9. Dollap, ka mbahen zakonisht qelqurinat, pjatat, pijet e disa ushqime të thata 11. Ajo është bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të lartë, nga i cili nxirren fije për të bërë thasë, litarë etj 12. Trup i varur në një shtizë në pjesën e poshtme të orës së murit 14. Që shërben për të hyrë e për të dalë dhe që mbyllet me kanat a me diçka tjetër 16. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 17. Edhe ashtu quhet shkuesi që hyn për lidhjen e një miqësie 19. ... Mihajlloviç Dostojevski (11 nëntor 1821-9 shkurt1881) një nga ikonat e letërsisë ruse 21. Pesha është neto, siç është edhe ... 22. Aleanca Kuq e Zi 24. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 27. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 29. Pastaj e ka brenda 30. Ai që ka marrëdhënie dashurie me një grua a me një vajzë 32. Aktori, Pandi ... Spikat me rolin e hamallit në "Kur zbardhi një ditë" (1971). Shkëlqen te "Njeriu me top" (1977), "Këmishët me dyllë" (1987), etj. 34. Një nga stinët e vitit 36. Bimë barishtore si spinaqi, por me gjethe më të mëdha që përdoret për gatim 37. Degë e njomë, e hollë dhe e drejtë, filiz; kërcelli i hollë i bimës, që sapo mbin 38. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 39. Veprim i shquar që mbetet i përmendur 41. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 42. Më 661përdundoi epoka e kalifatit ... me vdekjen e Ali Ibn Ebi Talibt 44. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 45. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 46. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 48. Sëmundje që shkaktohet nga mungesa a nga varfëria e ushqimit ose nga përvetësimi i tij jo i rregullt 51. Quhet ashtu "kasapi" i ndërhyrjeve spitalore, operacioneve 54. Më të njohur janë ato elektrike dhe atomike 58. Kafshë gjitare brejtëse, me kokë të rrumbullakët e me veshë të gjatë, shumë frikacake 60. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka, e bëj të qullet, e ... 61. Papastërti që del nga larja e leshit, lyra e leshit, zhuli që zënë teshat e brendshme nga djersa 63. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 64. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 67. Aftësia për të krijuar ose për të përfytyruar diçka 69. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose...
E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Nga Albert VATAJ
71. Pjesa e sipërme dhe e thatë e bukës, kore, krodhë; copë buke e thatë 72. Letër, karton, pëlhurë, arkë etj, shërben për të veshur mallrat 74. Flakëron për një çast në qiellin me re një dritë e fortë 75. Dhomë a sallë e posaçme, ku punon piktori, skulptori, fotografi etj 77. I paarrirë, i papjekur, i pabërë mirë, ose ashtu 79. Copë toke e trashëgueshme, kopësht, bahçe 83. Heq dorë zyrtarisht nga pushteti mbretëror 86. Ashtu është ai që nuk duhet t'i zihet besë 88. Gaz pa ngjyrë i përbërë nga karboni e hidrogjeni, që digjet me një dritë të bardhë të fortë e që përdoret për ngjitje, për ndriçim etj 89. Ajri i pastër mbi retë; hapësira qiellore 91. Ajo që bën pula, vezë ose.. 92. Mbledhës e shitës sendesh që çmohen për vjetërsinë a për vlerën e tyre historike 94. Punë e veprimtari tregtare, që bëhet nga kapitalistët për të nxjerrë fitime sa më të mëdha 98. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të njeriut, që nga supi e deri te gishtat 99. E vendos dikë a diçka në një vend 100. Që është i dhënë shumë pas diçkaje, që i pëlqen shumë të merret me diçka 107. Mahisje e zgjatimit të vogël të zorrës së verbër 108. Lëkurë kafshësh që përdorej për të shkruar 110. Ëmbëlsirë që bëhet me brumë të holluar, zakonisht me tharm
111.GRamshi e kishte ashtu targën 112. Si kishtin makinat e Durrësit targën 113. Organizata Ndërkombëtare e Punës 114. Organizata Botërore e Turizmit 115. Muaj kur partia, kur u shpall pavarësia dhe u çlirua Shqipëria, ndryshe muaji i festave VERTIKALISHT 1. Janë mbeturinat e gjellëve, të bukës e të ushqimeve që hidhen, ose u jepen kafshëve 2. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 3. Kur zbardh dita dhe mëngjezi merr edhe atë emër 4. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 5. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 6. Pamundësia për të përballuar diçka, quhet pa... 7. Përpunoj lëkurën me lëndë të veçanta derisa të fitojë cilësitë për tu përdorur 8. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 10. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 13. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 15. Kundërveprim i pavullnetshëm i organizmit të gjallë ndaj një ngacmimi të jashtëm a të brendshëm 16. APPLE Inc. fitoi më 7 mars 2006 patentën për ...-in 18. Pjesa e prapme e trupit të frymorëve në fund të kurrizit, mollaqet 20. Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakon-
isht të madh e me fuqi mbinjerëzore 23. Ne e kemi kryeministër, në Gjermani dhe Austri e njohim me këtë emër 25. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 26. I njohuri i filmit shqiptar, Fehmi... Galeria e tij si regjisor: "Kapedani" (1972), "Ëndërr për një karrige" (1984), "Zëvendësi i grave" (1987), etj. 28. Partia Pajtimit Kombëtar 29. Thirrja e gjedhit ose e gomarit quhet ashtu 30. Dita e shtatë e javës, që vjen pas të shtunës 31. Kukull në duart e një aktori, ose zëdhënës i një ... 33. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 35. Xhon ... Presidenti i SHBAve, i cili u vra në një atetat, autorët e së cilës mbeten edhe sot mister 40. Që nuk ka trajtë të përcaktuar e të qartë; që nuk ka organizim ose ndërtim të rregullt 43. Ka edhe kuptim fyes, por mbetet emërtesë që u ngjitet fëmijëve jashtë martese 47. Shenja (-) që vihet ndërmjet dy numrave për të treguar veprimin aritmetik të zbritjes 49. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 50. Mjet fluturimi, si rruzull i madh, i mbushur me gaz më të lehtë se ajri, që ngrihet e qëndron për një kohë të gjatë lart në hapësirë 52. Makinë bujqësore e pajisur, me plorë të vegjël, që përdoret kryesisht për prashitje 53. Shpërblimi në të holla që i jepet dikujt për punën a për një shërbim 55. Regjistrimi i zërit a i tingujve
kishin targën 78. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 80. ... FRASHERI 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës 81. Shtet, kufizohet në perendim me Kosta Rikën, dhe me Kolumbinë në lindje. Në anën jugore ka dalje në oqeanin Paqësor, ndërsa në veri ka dalje në detin e Karibeve. 82. Princ ... mbretëroi në Shqipëri gjatë periudhës (7 marsi 1914-3 shtator 1914) 84. Para floriri; monedhë e vjetër prej ari 85. Emër me të cilin të vegjlit thërresin babanë ose vëllanë e madh 86. Ai që merret me rritjen e drurëve frutorë 87. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 90. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 93. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 94. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 95. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 96. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 97. Filozof francez... Louis Bergson (18 tetor 1859 -4 janar 1941). Veprat më të njohura janë "Materja dhe memorja", 1896; "Evolucioni krijues", 1907, "Energjia spirituale", 1919, etj 98. Vëllai i nënës 101. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 102. Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 103. Lum që lag Shkodrën 104. Pëlhurë e hollë prej liri, e preferuar në stinën e verës 105. Skulpturë, që paraqet pjesën e sipërme të trupit 106. Ka atë emër përfaqësia e atyre që kryejnë shërbime dhe kanë detyrime fetare 108. Partia Republikane, inicialet 109. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 110. Quhet ashtu çifligari i madh në Poloni dhe në disa vende të tjera sllave
në një pllakë, në një film etj 56. Fat i mirë. Fjalë e shumëpërdorur, e huazuar nga turqishtja 57. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 59. Buka dhe vera e ashtuquajtur e bekuar, që u jep prifti besimtarëve ortodoksë kur i kungon 62. Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç 65. Orendi shtëpie a zyre, zakonisht prej druri, karrige, tryezë, raft, etj. 66. Stoli me para e me tela që varnin nuset në ballë 68. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 69. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 70. Shpërblej dikë me të holla sipas punës që ka bërë 73. Adolfi i tmerrshëm, fyhreri gjerman, strategu i mizërisë njerëzore të Holokaustit 76. Makinat e Elbasanit ashtu e 1
2
M I
A
3
˙
11
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
I
4
F
U T
12
W
U
A
5
P 13
A
14
6
S
7
8
L L
15
A L
A
Z
U R
I
R N O J 21
E I
K 25
E
K
C I
J
B
M E
R
T 26
G
22
¸
C E
R I
O
N
R
33
Z
J
L
I
M E T
E
30
D O
G 35
V ¸
N
E N R I
E
G
˙
E T
A
H F
45
N I
D
A L P
E R
36
U
K V
M
L
A
E
O
42
E
B
I
K O L A
B
L
J
46
48
A
T
39
U D U L
41
K O
R 31
34
40
¸
P
29
38
44
I 24
M I ˙
37
Z E
D L
A
27
U
32
˙
23
28
S
P
19
H B
20
L
10 17
S
A
18
I
9
A H T A R I
16
K A O S
43
¸
N D O J
47
A R
O K
M E N S ¸
S
T
S
49
M I
O
T
50
R
T
R 51
T
R 55
E
52
A N E
C A K
56
D
53
T
L
K U
54
A
K R
Y
A
M
57
K
R
61
58
N
L D S H
I
G
L
K
P
59
60
A R
A
P
K
62
D A N U B I
Q
H
63
L
L
64
O S M A N I
E
S
H T
65
66
K
E
67
L
68
V ¸
L
L A V R
A S
¸
P
S
Q
K
D I
V
I
A 73
74
N C
A R
R
E N E
I
E
D
R
78
P
H
R
P 82
˙
E
87
A M E
N O R
88
A T E
S T
O J L
94
H
R
M
S
91
B
92
V I
E
O
J
E C N
I
E N S I O
K
P
A
E
O N
T
T 99
T I
N E
N
K O N C Z
P
104
A L Q
R U
106
I
R
B
T O R T
¸
N
107
K
P L
H
P S
H
J
D I
S
H N I
C
A
U 113
E A N C
E
L
D
L
T 115
R
U
112
114
L A V ¸
L
102
110
E
P 111
V
K
N S
105
V A M P
N O M
E R
D
R 109
R
A
97 101
M ¸
R A R
K
108
B I
R
¸
S
100
103
D
R
D
O V I
95
98
E
¸
M A
93
D H ¸ 96
K
K
R 89
L
H 90
S
83
A R
86
D E T
P
G
77
P D I
S H
85
B
M
T
81
E P
S
84
¸
71
P L
76 80
A C
70
A P
75
79
E
K O L O N J
N
69
A 72
A M A
O I
116
P
A R
A K A L
I
M
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E mërkurë, 12 DHJETOR 2018
Protesta e studentëve para Kryeministrisë P
rotesta e studentëve ka vijuar edhe gjatë orëve të natës para godinës së Kryeministrisë. Mijëra studentë janë mbledhur dhe kërkojnë nga kreu i qeverisë, Edi Rama plotësimin e kërkesave të tyre që lidhen me arsimin dhe kushtet më të mira në universitete dhe konvikte. Fotot tregojnë disa nga momentet më kulmore të protestës që i zhvillua mbrëmë para Kryeministrisë thuajse gjatë gjithë natës. Ditën e sotme, pritet që pjesëmarrja në protestën para kryeministrisë të jetë edhe më masive, pasi gjithë grupimet studentore do të bashkohen në një të vetme.