Koha Jone_12 janar 2019

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E shtunë, 12 JANAR 2019

Lufta filloi! E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 7 (8448)

E shtunë, 12 Janar 2019

Çmimi 30 Lekë

FAQE 3

Këshilli i diplomatëve Studentët, letër ambasadave shqiptarë, kundër Ramës: Gabove të huaja në Tiranë: Ndërhyni, me propozimin e Gent Cakaj, qeveria po na dhunon! sqaro pse shkarkove Bushatin

Në foto: Anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, dje gjatë takimit me Ambasadorin e FAQE 2 BE në Tiranë, Luixhi Soreca FORUM

Boll heshtët për hajdutërinë dhe krimet e kryeministrit Rama Nga Kim Mehmeti FAQE 6

INTERVISTË

Sandër Ruçi: Prej në avion ndij aromën e tokës, aromën e dashtun të vendit tim Intervistoi: Albina Gjergji

TAKIMI PËR LIGJIN E RI TË MEDIAS

KRYETARJA E LSI

FAQE 10-11

FORUM

Nga Spartak Ngjela

Kjo e sotmja është kohë për të cilën historia do të flasë gjatë. Në Prishtinë presidenti Thaçi dhe në Shqipëri kryeministri Rama, duan t'i japin... FAQE 6

FAQE 22-23

KREU I PD

Armand Shkullaku: Basha-Ramës: Do Monika Kryemadhi: Gazetarët në protestë. mbash përgjegjësi për Studentët dhe populli Ylli Rakipi: Rama që dhunën ndaj studentëve janë para një doli lakuriq do jetë krimineli si Rama rojtar i moralit Rama zgjodhi një kalama për ministër të jashtëm

FAQE 8-9

Në foto: Studentët, dje gjatë përplasjes me policinë

FAQE 10

REAGIMI PËR RAMËN

Vasili: Shkollëpakti po ndaka të diturit nga të paditurit! FAQE 18

FAQE 5

SKANDALI

Tenderi i Unazës: Po nuk pate vinç 450 tonësh nuk fiton!

ANALIZA

Diplomati i njohur Zef Mazi: Palët në Shqipëri të gjejnë një ministër tjetër FAQE 14

RADIO SHTETËRORE GJERMANE DW

“Presidenti Meta në të njëjtën linjë me Berlinin, kundër ndryshimit të kufijve”

FAQE 18

FAQE 6


POLITIKE

2 E shtunë, 12 JANAR 2019

REAGIMI I KREUT TË SHTETIT

KRYEMINISTRI

Meta: Kryeministri Rama bëri gabim fatal, kërcënoi Presidentin e Shqipërisë

M

osdekretimi i Gent Cakajt si Ministër të Jashtëm ka ngjallur reagime pozitive, sidomos në Kosovë. Teksa kryeministri Rama e ka cilësuar si një vendim të turpshëm dhe anti-kushtetues refuzimin e Presidentit Meta për dekretimin e Cakajt, Presidenti Ilir Meta ka reaguar mëngjesin e së premtes me një status tepër të ashpër ndaj kryeministrit. “Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare”,-shkruan Presidenti Meta. Duke e cilësuar si gabim fatal qëndrimin e Ramës që kërcënoi institucionin e Presidencës, Meta shton se Shqipëria është e para dhe mbi të gjitha interesi kombëtar. “Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë

Rama sulmon Presidentin dhe gazetarët

K

të drejtpërdrejtë. Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para”,- shkruan Presidenti Ilir Meta në reagimin e tij.

reu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar edhe në mënyrë jo fort etike lidhur me mosdekretimin e kandidatit të tij për ministër i Jashtëm nga Presidenti Ilir Meta. Pas deklaratës që bëri kreu i shtetit në Facebook, ku i kujtoi Edi Ramës së kishte kaluar në nivel elektrem ndaj akuzave për Presidentin, Edi Rama sërish vijoi në të njëjtën linjë. “Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë s’di si të dale nga gropa që i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani”,- shkruan kryeministri Edi Rama. Reagimet e Edi Ramës pa etikë ndaj kreu të shtetit janë kritikuar nga shumica e mediave dhe gazetarëve të njohur në vend. Por kreu i qeverisë dje sulmoi edhe vetë median për qëndrimet që po mban me kundërshtimin e kandidatit 27-vjeçar për ministër. “Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra,nga Andi Kadriu tek Kadri Lubonja e me radhe kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit, duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë IM. Çertifikata e Sigurisë. Shihemi tek Çani po hë”,- shkruan Edi Rama.

KËSHILLI I AMBASADORËVE SHQIPTARË

Diplomatët shqiptarë-Ramës: Gabove me Cakaj, zgjidh një kandidat tjetër

I

sh-ministrat e Jashtëm dhe diplomatët shqiptarë që janë pjesë e Këshilli të Ambasadorëve Shqiptarë në një deklaratë për mediat kanë reaguar mbi përzgjedhjen nga Edi Rama për ministër të Jashtëm të Genc Cakaj. Në deklaratën e Këshillit ku pjesë ish-ministra të jashtëm, ishambasadorë dhe akademikë të njohur si: Besnik Mustafaj, Arta Dade, Paskal Milo, Neritan Ceka, Ylljet Aliçka, Tonin Gjuraj dhe shumë të tjerë, theksohet se kandidatura e zgjedhur nga Rama ka ngjallur shqetësime. Ata shtojnë se kryeministri duhet të gjejë një kandidaturë tjetër të përshtatshme për një detyrë të rëndësishme siç është ajo e Ministrit të Jashtmë. “Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se kandidatura e përzgjedhur nga Kryeministri Rama për të emëruar Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Zoti Gent Cakaj, ka ngjallur një shqetësim të madh në një pjesë të gjerë të opinionit publik, përfshirë edhe shumicën e

anëtarëve të këtij Këshilli. Ky lloj kontestimi, i pashembullt për asnjë nga ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë gjatë këtyre 29 vjetëve demokraci, mbështetet

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

në perceptimin publik të personalitetit të Zotit Caka si pa cilësitë e nevojshme profesionale për të mbajtur barrën e një detyre të tillë më rëndësi kombëtare. Këshilli i Ambasa-

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

dorëve Shqiptarë i tërheq vëmendjen Kryeministrit Rama ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë, duke mbajtur më mirë parasysh interesin publik dhe ko-

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

mbëtar”,- thuhet në reagim. Gjithashtu siplomatët i kërkojnë kryeministrit që të sqarojë dhe arsyet përse shkarkoi Ditmir Bushatin. “Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tërheq vëmendjen me shqetësim te fakti se Kryeministri nuk ka kryer detyrimin e tij kushtetues për të bërë transparencën mbi arsyet që e kanë shtyrë atë të shkarkojë posaçërisht ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme. Nevoja për një transparencë të tillë buron nga roli specifik që ka institucioni i ministrit të jashtëm në përmbushjen e objektivave strategjike të shtetit shqiptar në këtë periudhë”,- thuhet në deklaratën për shtyp. Deklarata e Këshilli të Ambasadorëve Shqiptarë vjen pas një takimi që kanë zhvilluar sot me ambasadorin e BE në Tiranë, Luxhi Soreca.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

Lufta filloi! Kryeministri Edi Rama propozoi një 27 vjeçar nga Kosova për ministër të Jashtëm të Shqipërisë ose siç shprehet avokati i njohur Spartak Ngjela, një kalama. Diplomatë të shquar shqiptar, por edhe publiku kosovar kanë deklaruar se përveç mungesës totale të përvojës së kandidatit për ministër, ai është shprehur "pro" shkëmbimit të territorit të Kosovës me Serbinë, çka është në kundërshtim me politikën e jashtme shtetërore të Shqipërisë, por edhe të shumicës në Kosovë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk e dekretoi dhe arsyet tashmë janë publike. Pas veprimit presidencial pati reagime të egra, bile shumë fyese e denigruese nga kryeministri ndaj figurës së kryetarit të shtetit. Nuk pritej të reagonte në atë mënyrë Edi Rama, pasi mendohej se duke qenë shef i mazhorancës dhe kryeministër, do të gjente forma të tjetra për të reaguar. Reagimi pritej politik ose duke ofruar një emër tjetër për ministër, pasi Partia Socialiste dhe shoqëria civile ka plot emra VIP në fushën e diplomacisë. Aq më tepër, reagimi ndaj emrit të propozuar në masë dërmuese ishte se nuk është kandidati i duhur për këtë post të rëndësishëm. Reagimet janë online dhe kushdo e ka krijuar bindjen se kryeministri gaboi, në mos kishte qëllim të paracaktuar për të provokuar presidentin dhe publikun duke emëruar një person pa eksperiencë që jo vetëm nuk e njeh diplomacinë, por edhe provokues për Rajonin e Ballkanit e Bashkimin Europian. Ilir Meta nuk e firmosi. Edi Rama u marros krejt dhe filloi sulmin. Sulmi ka filluar si një taborr turk ndaj kështjellës së kryetarit të shtetit shqiptar, i cili me Kushtetutë përfaqëson unitetin e popullit dhe natyrisht të kombit. Tashmë ka reaguar dhe kreu i shtetit, duke mos duruar kryeministrin që po hedh shigjeta dhe po kacavaret

E shtunë, 12 JANAR 2019

drejt bedenave të Kështjellës së Metës. Edi Rama tha mbrëmë vonë të Arian Çani se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, por nuk kam çfarë t'i bëj se nuk kam 93 vota për ta shkarkuar. Pra ofroi Luftë. Ndërkohë Ilir Meta që ndonëse është kryetar shteti, prapë vjen nga Skrapari dhe mbetet luftëtar në gen. Nuk ia përton luftës Ilir Meta. Pra LUFTA mes Edi Ramës dhe Ilir Metës sapo ka filluar. Kryeministri me qeveri, polici, SHISH, prokurori dhe oligarkët ka rrethuar presidencën. Nga ana e kështjellës presidenciale duket se është e gatshme për LUFTË. Si dikur me kova zifti mbi kokat e turqve që vareshin në hekurat e kështjellës, do të jetë përplasja mes Metës dhe Ramës. Nga kjo Luftë njëri ikën. Me sa shikohet Presidenti mbetet deri në vitin 2022. Ndërsa kryeministri ka marrë udhën…! Spiten Prulli

Ilir Meta nuk e firmosi. Edi Rama u marros krejt dhe filloi sulmin. Sulmi ka filluar si një taborr turk ndaj kështjellës së kr yetarit të shtetit kryetarit shqiptar shqiptar,, i cili me Kushtetutë përfaqëson unitetin e popullit dhe natyrisht të kombit. Tashmë ka reaguar dhe kreu i shtetit, duke mos duruar kr yeministrin që po hedh kryeministrin shigjeta dhe po kacavaret drejt bedenave të Kështjellës së Metës. Edi Rama tha mbrëmë vonë të Arian Çani se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, por nuk kam çfarë t'i bëj se nuk kam 93 vota për ta shkarkuar shkarkuar.. Pra ofroi Luftë. Ndërkohë Ilir Meta që yetar shteti, prapë vjen ndonëse është kr kryetar nga Skrapari dhe mbetet luftëtar në gen...


POLITIKE

4 E shtunë, 12 JANAR 2019

Zv/ministër pa certifikatë sigurie, kreu i shtetit i drejtohet me kërkesë zyrtare Kuvendit për hetim të institucioneve

Presidenti Ilir Meta: Të ngrihet Komisioni Hetimor

P

residenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Parlamentar Hetimor, për veprimtarinë e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Kjo pasi Gent Cakaj, i propozuar nga Kryeministri Edi Rama për Ministër të Jashtëm, ka qëndruar si zv/ministër i Jashtëm pa certifikatën e sigurisë. Në një letër drejtuar kreut të Kuvendit, si edhe kryetarëve të grupeve parlamentare, Meta argumenton arsyet e kërkesë së tij. Në letër theksohet se edhe pse prej 7 muajsh ishte në detyrën e zv/ministrit Cakaj nuk ishte pajisur me certifikatën e Sigurisë, por DISK e ka pajisur atë me këtë certifikatë duke kryer një proces verifikim një ditor. Letra e plotë e Presidentit Ilir Meta: I Nderuar Kryetar i Kuvendit, Të nderuar Kryetarë të Grupeve Parlamentare Presidenti i Republikës, pasi u njoh me propozimin e Kryeministrit me nr. 6174 prot., datë 31.12.2018, për emërimin e z Gent Cakaj, në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në përmbushje të të gjithë të drejtave dhe detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta, realizoi procedurën e verifikimit të integritetit dhe figurës së z. Gent Cakaj me qëllim krijimin e besimit përpara vendimit për emërimin e tij në këtë detyrë. Nga informacioni i administruar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përcjellë me shkresë nr.09/1 prot, datë 8.01.2019, konfirmohet se; z.Gent Cakaj është emëruar në detyrën e Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme me VKM nr.342, datë 07.06.2018. Me shkresën e mësipërme, MEPJ konfirmon gjithashtu se me Urdhrat e Ministrit nr.187, nr.187/1, nr.187/2, datë 19.04.2018, janë përcaktuar pozicionet zyrtare të nëpunësve të MEPJ dhe misioneve Diplomatike e konsullore të RSH, të cilët do të njihen me informacionin e klasifikuar prodhuar nga institucionet shtetërore dhe/ose të përfituara në kuadër të bashkëpunimit dy- ose shumëpalësh me shtete dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, me informacion e klasifikuar të

NATO dhe BE. Duke qenë se posti i zv.ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme përfshihet brenda listës së funksionarëve që detyrimisht duhet të njihen dhe të kanë akses në informacione të klasifikuara “sekret shtetëror”, Zyra e Nën-regjistrit të informacionit sekret shtetëror e krijuar pranë kësaj ministrie, më datë 29.06.2018 e ka njoftuar z.Gent Cakaj që të plotësojë formularin përkatës dhe të japë pëlqimin për t’u verifikuar për pajisjen me certifikatat përkatëse të sigurisë. Z.Gent Cakaj, ka refuzuar për një periudhë 7 mujore përmbushjen e detyrimeve institucionale dhe zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, që sipas parashikimeve të ligjit nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar përbëjnë shkelje dhe janë të dënueshme. Vetëm më datë 03.01.2019, moment ky kjo që përkon me bërjen publike të propozimit të Kryeministrit për emërimin e tij në postin e Ministrit për Evropën për Punët e Jashtme, (si dhe 3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si Ministër të MEPJ), ai ka plotësuar aplikimin për certifikatë sigurie pranë kësaj Ministrie edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillonte nga dita e marrjes së detyrës si zv.ministër i MEPJ. Ky fakt konfirmohet nga informacioni i përcjellë nga MEPJ, me shkresë nr.09/1 prot, datë 8.01.2019. MEPJ konfirmon se ky institucion e ka përcjellë menjëherë më 03.01.2019 aplikimin e z.Gent Cakaj pranë Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe kjo e fundit e ka pajisur atë me certifikatat përkatëse të sigurisë 1 ditë më pas më datë 04.01.2019. DSIK me shkresë nr.87 prot, dt. 07.01.2019, i konfirmon Presidentit të Republikës se: “Z.Genc Shkëlzen Cakaj, lindur në Prishtinë më 06.07.1990, është i pajisur me CSP të nivelit “Tepër Sekret”, për njohjen e informacionit të klasifikuar “Sekret Shtetëror”; “Cosmic Top Secret” për njohje të informacionit të klasifikuar të NATO-s dhe “EU Secret/Sekret UE”, për njohjen e informacionit të klasifikuar të BE-së. Këto CSP janë lëshuar më

datë 04.01.2019 dhe janë të vlefshme deri më datë 03.01.2024.” Pra rezulton se, procesi i verifikimit, i kryer në këtë rast nga (DSIK) si Autoriteti i Sigurimit Kombëtar në Shqipëri është realizuar brenda një dite. Nga këto të dhëna të administruara, provohet se procesi i certifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj i kryer nga DSIK vetëm brenda një dite (04 01.2019), duket hapur që është një proces i kryer në kushtet e urgjencës, dhe në kundërshtim me procedurën dhe kërkesat e ligji nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar dhe VKM nr.188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”. Në formën se si është kryer, procesi i verifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj ai nuk garanton besueshmërinë e duhur të Certifikatave të Sigurisë të lëshuara nga DSIK. Z. Gent Cakaj, mban dy shtetësi, ai është shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai ka kryer studime jashtë territorit të dy vendeve (Shqipëri-Kosovë), respektivisht në shtetet Hungari dhe Belgjikë, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë. Referuar këtyre të dhënave, si dhe atyre që kërkohen dhe pasqyrohen të detyrueshme për deklarim në pyetësorin e sigurisë në aplikim, DSIK kishte për detyrë në bazë të ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar, dhe pikës 13, 14 të VKM nr. 188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”, të kryejë një verifikim të thelluar të të gjithë informacionit të grumbulluar, jo vetëm në institucionet respektive të Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të nenit 21 të Rregullores së Sigurisë miratuar me VKM nr.188/2015, në rastin konkret ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në organizatat partnere të Republikës së Kosovës. Konkretisht në këtë nen citohet se: “Përpara se të lëshohet CSP për një person i cili mban dy shtetësi, DSIK-ja bashkëpunon me autoritetet homologe për kryerjen e verifikimeve përkatëse”. Gjithashtu në detyrën si zv.ministër, dhe si

kandidaturë e propozuar nga Kryeministri për pozicionin e ministrit të MEPJ, ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në Belgjikë dhe Hungari, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë z. Gent Cakaj. Referuar fakteve, dhe të dhënave të Gent Cakaj, konstatohet qartë se nuk është kryer një proces i mirëfilltë verifikimi sipas kushteve, detyrimeve, kritereve dhe procedurës së parashikuar në Rregulloren e Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr. 188, datë 04.03.2015. Një proces verifikimi i realizuar në më pak se 24 orë, krijon dyshime të rënda për veprimtarinë aspak objektive dhe në kundërshtim me ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar, VKM nr. 188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”, VKM nr.836, datë 14.10.2015 “Për miratimin e rregullores për punën me informacionin e klasifikuar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian” dhe akteve nënligjore në zbatim të tyre, të nxjerra nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. I nderuar Kryetar i Kuvendit, Të nderuar Kryetarë të Grupeve Parlamentare, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Përgjegjësitë tona janë jo vetëm kombëtare por dhe ndërkombëtare. Sjellja e institucioneve të Shqipërisë duhet të jetë në përputhje me të gjitha detyrimet dhe angazhimet që burojnë nga ky anëtarësim jetik për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj euroatlantike. Në këtë kontekst besueshmëria dhe serioziteti ndaj partnerëve tanë strategjikë dhe përkundrejt politikave të jashtme dhe të sigurisë të NATO-s dhe të BE janë jetike dhe çdo sjellje tjetër cenon rëndë besueshmërinë e Shqipërisë e lëkund themelet e partneritetit strategjik që mbështetet në konsolidimin e paqes, sigurisë dhe

stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Duke qenë se nga ky proces shqyrtues i Presidentit të Republikës, janë evidentuar shkelje të rënda në veprimtarinë e DSIK, Presidenti vlerëson të domosdoshme kryerjen e një hetimi të plotë administrativ mbi veprimtarinë e këtij institucioni mbi këtë rast. Nisur nga fakti që DSIK është një institucion në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit, është e qartë se procesi i hetimit administrativ nuk mund të kryhet nga organe të tjera në varësi të Kryeministrit, pasi krijohet një situatë e pastër e konfliktit të interesit, gjë e cila mund të cenojë objektivitetin dhe cilësinë e hetimit të këtij rasti, Presidenti i Republikës, vlerëson se, për rastin konkret, Kuvendi i Shqipërisë mund të realizojë objektivisht këtë proces hetimor. Përsa më sipër, në zbatim të nenit 78, pika 2 dhe 3, si dhe nenit 92/h, të Kushtetutës, ligjit nr.8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, si dhe nenit 25 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës, i kërkon deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të vlerësojnë këto konstatime, me qëllim ngritjen sipas ligjit, të një Komisioni Hetimor Parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, për hetimin e veprimtarisë së institucionit të Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar mbi procesin e pajisjes me certifikatat e sigurisë për shtetasin Gent Cakaj, me detyrë zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Shpreh besimin se Kuvendi i Shqipërisë do të përmbushë me përgjegjësinë dhe seriozitetin e një institucioni, vend anëtar i NATO-s, angazhimet e tij në shqyrtimin e kësaj çështjeje të rëndësishme për vendin tonë dhe përgjegjësitë e tij kombëtare dhe ndërkombëtare. Sinqerisht, Ilir META


POLITIKE

5

E shtunë, 12 JANAR 2019

PD-LSI kërkon që të hetohet nga parlamenti, kryeministri Edi Rama për rolin e tij në shkeljen e rregullave për garantimin e sekretit shtetëror

O

pozita dorëzoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë nëse Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) e ka zbatuar ligjin për pajisjen e zëvendësministrit të Jashtëm Gent Cakaj me certifikatë sigurie dhe si është zbatuar ligji për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument. Në kërkesën e përbashkët të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë 4 çështje që janë objekt i hetimit parlamentar. Opozita kërkon që të hetohet nga parlamenti, kryeministri Edi Rama për rolin e tij në shkeljen e rregullave për garantimin e sekretit shtetëror. Po ashtu, Opozita kërkon që komisioni të ketë 9 anëtarë, ku kryetari të jetë nga PD, si dhe një afat kohor prej 3 muajsh. Sipas Rregullores, Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet jo më vonë se 5 ditë nga dorëzimi i kërkesës për të diskutuar kërkesën, përbërjen e komisionit, si dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt. Kërkesat e opozitës 1. Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të veprimeve të institucioneve shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “certifikatë sigurie” nga DSIK; 2. Roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit apo ministrave përgjegjës në shkeljen e procedurave dhe rregullave për garantimin e informacionit “sekret shtetërore” dhe shkeljen e procedurave për pajisjen e z. Cakaj me “certifikatë sigurie”; 3. Arsyet e moszbatimit të ligjit nga z. Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe pasojat që ka sjellë për sigurinë kombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE; 4. Autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar z. Cakaj, të administrojë dhe përpunojë informacion të klasifikuar, pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie”. Kërkesa e opozitës për komision hetimor merr shkas nga informacionet zyrtare të paraqitura në dekretin e Presidentit për refuzimin e dekretimit të Genti Cakaj si Ministër i Jashtëm. Dokumentacion konfirmon se: • DSIK e ka pajisur Genti Cakajn me një certifikatë sigurie 5 vjeçare brenda 24 orësh në kundërshtim me ligjin, i cili detyron që procedura për certifikatën brenda ditësh ka afat vetëm 1 mujor. • DSIK nuk ka verifikuar Genti Cakajn në vendet ku ai ka jetuar gjatë, si në Belgjikë dhe Hungari. • Genti Cakaj ka refuzuar për 7 muaj të kërkojë certifikatë sigurie, si person që trajton infor-

Certifikata e sigurisë për Cakajn, opozita kërkesë në Kuvend për hetim të thelluar DSIK e pranon shkeljen: Ligji parashikon verifikim për 45-120 ditë, ne e kontrolluam Cakajn për 24 orë

macion të klasifikuar si sekret shtetëror nga NATO dhe BE, pavarësisht se strukturat e Ministrisë së Jashtme e kanë vënë në dijeni me shkresë zyrtare. • Neglizhenca e zëvendësministrit të Jashtëm duke refuzuar të pajiset me certifikatë sigurie prej 7 muajsh ka çuar në zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme

sipas legjislacionit në fuqi. Në kërkesën e saj, opozita thekson se këto konstatime evidentojnë një situatë të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe ngrenë dyshime serioze mbi cenimin e detyrimeve që vendi ynë ka si vend anëtar i NATOS. “Në këto kushte, është ne detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që të ushtrojë kontroll parlamentar dhe eventualisht të individualizojë përgjegjësitë e

institucioneve shtetërore në këtë çështje.”-thuhet në kërkesë. Opozita kërkon që komisioni të ketë 9 anëtarë, ku kryetari të jetë nga PD, si dhe një afat kohor prej 3 muajsh. Sipas rregullores, Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet jo më vonë se 5 ditë nga dorëzimi i kërkesës për të diskutuar kërkesën, përbërjen e komisionit, si dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt.

KRYETARJA E LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM

Monika Kryemadhi: Studentët dhe populli janë para një krimineli si Rama K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat reagoi ashpër ndaj sjelljes së kryeministrit Edi Rama. Kryetarja e LSI-së deklaroi se qëndrimi i qeverisë ndaj protestës së studentëve duke i dhunuar natën me polici është shprehje e degradimit të shtetit. Kryemadhi tha dje se studentët dhe populli ndodhen para kriminelit Edi Rama. Kryetarja e LSIsë u shpreh se kreu i qeverisë po tregon probleme serioze mendore me sjelljen e tij dhe me urdhrat që ka dhënë. Ndaj kryetarja e LSI, i bëri thirrje deputetëve të PS dhe njerëzve të përgjegjshëm në mazhorancë që të marrin në dorë fatet e vendit. “I bëj thirrje rektoratit dhe dekanatëve të bëjnë kujdes dhe mos bëjnë marrëveshje me Edi Ramën. Do të jeni viktimat e parë, e do përfundoni me pension social. Është detyra e

tyre për të përkrahur studentët dhe t’i ndihmojë për të qenë të ditur e që meriton Shqipëria për një të ardhme të ndritur. Pedagogët sot janë përballë një të sëmuri, një krimineli, i cili mbasi shkatërroi institucionet shqiptare, policinë e shtetit, gjykatat e prokurorinë, duhet të kuptojnë që sot do të shkatërrojë dhe universitetin. Ai ka qëllim që çdo segment i institucioneve shqiptare të bëhet pjesë e grupeve kriminale shqiptare. Ai është në situatë të rëndë psiqike e klinike. E them këtë si doktoreshë”, deklaroi dje Kryemadhi. Gjithashtu, kryetarja e LSIsë Monika Kryemadhi pati dhe një apel për mjekët personalë të Kryeministrit, të cilët sipas saj, duhet të kujdesen më shumë për shëndetin mendor të kreut të qeverisë dhe të rekomandojnë heqjen e të drejtës së tij për të dhënë urdhra.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka reaguar lidhur me certifikatën e sigurisë të ministrit të propozuar të Jashtëm Gent Cakaj. Sipas DSIK, pajisja e tij me certefikatë është në përputhje me ligjin dhe procedurat e verifikimit të sigurisë janë ndjekur brenda afateve kohore. Por në reagimin e DSIK-së pranohet hapur dhe shkelja ligjore. Vetë institucioni pranon se për verifikimin e emrave duhen 45 deri në 140, ndërsa për Cakajn përgjigja u kthye në më pak se 24 orë. “DSIK administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit; SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si i vetmi Autoritet Verifikues i Republikës Kosovës, (pasi z. Cakaj mban edhe shtetësinë e Kosovës, krahas shtetësisë shqiptare). Referuar përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultuar se për z. Gent CAKAJ nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, sipas kërkesës së paraqitur nga MEPJ. Nga procesi i verifikimit të sigurisë të z. Gent CAKAJ nuk ka rezultuar asnjë rrethanë ligjore[8], sipas së cilës DSIK ka qenë e detyruar për të kërkuar informacion shtesë, apo për të shtrirë verifikimet e sigurisë në vende të tjera si Hungaria e Belgjika, të cilat gjithsesi janë vende anëtare të NATO dhe BE”- thuhet në reagimin e DSIK-së.


POLITIKE

Nga Spartak Ngjela

K

jo e sotmja është kohë për të cilën historia do të flasë gjatë. Në Prishtinë presidenti Thaçi dhe në Shqipëri kryeministri Rama, duan t’i japin Serbisë Mitrovicën. Turp! Kosova pa Mitrovicën është një shtet që nuk del dot në efiçencë ekonomike. Mitrovica përbën sot 25 përqind të GDP-së së Kosovës. Dhe të gjitha këto për të shitur interesin kombëtar në funksion të korrupsionit. Por lodhen kot. I. Pse po gjenden shqiptarët përballë një situate të tillë? Sepse drejtohen nga abuzimi dhe nga padija. Një kryeministër që nuk diti të bënte asgjë veç korrupsionit individual dhe ministror në funksion të tij. Një kryeministër i korruptuar

6 E shtunë, 12 JANAR 2019

Rama zgjodhi një kalama për ministër të jashtëm që i dorëzoi bashkëpunëtoret e tij ministra përpara akuzës që po iu vjen, pa dalë dimri. Ai këtë sigurisht që e bëri për të shpëtuar veten, por, a do të mund të shpëtojë dot. Ja ky është kryeministri aktual shqiptar: i shet njëlloj, si bashkëpunëtorët në korrupsionin qeveritar, edhe interesin kombëtar. Por Reformës në Drejtësi nuk i shpëton dot. Është ngritja e SPAK-ut që sigurisht që do të krijojë faktin më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Kjo sepse, pas njëqind vjetësh, me ndihmën e Amerikës, shqiptarët do të çlirohen nga zgjedha e korrupsionit, vjedhjes dhe tradhëtisë permanente të pushtetarëve të tyre. III. Korrupsion sot dallon se është i

trembur. Por, a do të kundërveprojë me mjete të dhunshme? Të shohim. Por, për faktin që FBI është prezent këtu, sigurisht që hordhitë ordinere që drejtohen nga korrupsion i lartë nuk do të mund të kundërveprojnë dot me mjete joligjore. Do të tentojnë, por do të kërcënohen. Prandaj nuk do të bëjnë dot gjë. Sot, ata që janë zgjedhur në KLP dhe në KLGJ dhe personat që do të emërohen në Prokurorinë e Posaçme duhet të kujtohen vazhdimisht se këta vetë e kanë në dorë shpëtimin e Shqipërisë nga skllavëria. Ata do ta shohin vetë se si shqiptarët po vuajnë nga korrupsioni më i shëmtuar në rrafsh botëror. Abuzim si ky nuk njihet nga historia. Shqiptarët kanë përballë një

kryeministër me emrin Edi, që vetëm abuzon, gënjen dhe përdridhet nëpër korridore ndërkombëtarë për ta shtyrë çështjen e Reformës. Lodhet dhe shpreson kot. Rama në fakt është krejt jashtë çdo koncept drejtimi për një shtet. Zgjedh një kalama ministër të jashtëm dhe mendon se me kombësinë e tij do të mund ta paraqesë marrëzinë Rama si “mendim racional për të drejtuar Europën”. Por fati i tij është se në Shqipëri sot nuk ka humoristë që të tallen me një kryeministër që ka filluar të japë dhe diploma për nivelin e dijes. Ka ikur. Në Gjirokastër këtyre individëve iu thonë: “amanet mushkat”. III. Personat e emëruar dhe ata që do

të emërohen në SPAK do të jenë shpëtimtarët e brezave por dhe të fëmijëve të tyre. Këta individë me dinjitet individual dhe drejtësi do të shpëtojnë shqiptarët nga zgjedha makabër Berisha, Rama, Meta, Basha dhe rreth 100 të tjerë; që të gjithë varrmihës të shoqërisë shqiptare. Në fakt organet e reja të sapodala të SPAKut kanë në dorë të ardhmen e tyre dhe atë të vetë Shqipërisë. Prandaj duhet të vendosin realisht kurajën dhe ndershmërinë në veprimtarinë profesionale. Po politika amerikane dhe ajo gjermane, a kanë menduar për mbrojtjen e tyre? Sigurisht që po. Ata janë të mbrojtur plotësisht. Gjithçka këtej e tutje do të ecë në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Analiza e radios shtetërore gjermane "Deutsche Welle" për përplasjen mes Kryeministrit dhe Presidentit

Meta në të njëjtën linjë me Berlinin, kundër ndryshimit të kufijve N

jë krizë e shpallur publike mes institucio init të Presidencës dhe Kryemnistrisë rrezikon të thellohet. Shkaku që del në sipërfaqe është refuzimi i presidentit Ilir Meta për të dekretuar ministër të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn nga Prishtina, të propozuar nga kryeministri Edi Rama për këtë post, pas ndryshimeve të thella në qeverinë e tij, dy javë më parë, që përfshinë edhe largimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Presidenti Meta e argumentoi refuzimin me profilin e 28 vjecarit nga Kosova, Genti Cakaj. Për Metën: "Genti Cakaj ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi". Për të argumentuar profilin 'e papërshtatshëm' të Gent Cakajt, presidenti i referohet disa deklaratave të dhëna nga Cakaj vitin e kaluar, në një ermision televiziv: "për shkëmbimin e territorreve apo korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës". Meta citon Cakajn të ketë thënë se "shkëmbimi i kufijve po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor". Një argunment tjetër

është moskryerja nga Gent Cakaj, e detyrimit ligjor për marrjen e Certifikatës së Sigurisë, kur në qershor 2018 , nga këshilltar i kryeministrit Rama ai u emërua zv.ministër i Jahtëm , gjë që për Presidentin Meta "përbën shkelje penale, të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi që jo vetëm ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar sekret shtetëror apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tjetër ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor". Arben Cici, Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, në një deklaratë për një kanal televiziv në Tiranë, komentoi qëndrimin e mësipërm publik të Presidentit Meta për deklaratat e z. Cakaj lidhur me ndryshimin e kufjve KosovëSerbi. " Intervista e z. Cakaj, në nëntor të vitit të kaluar, ka shumë qëndrime ambigue, sidomos kur bëhet fjalë për politikën e jashtme rajonale dhe çështjen e kufijve, shkëmbime ose korrigjime territoriale që shkojnë ndesh si me parimet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë ashtu edhe me vetë programin e qeverisë shqiptare si edhe politikën e NATO-së, BE-së në qasjen e tyre rajonale." Kryeministri Rama e quajti të turp-

shëm refuzimin e Presidentit Meta dhe i kërkoi madje ndjesë Kosovës. Presidenti Meta reagoi duke thënë, se "integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të paprekshme". Të premten, ( 11.01.) kriza mes presidencës dhe kryeministrisë u thellua, pothuajse "in extremis" pëwrmes postimeve në rrjetet sociale nga të dyja palët. Presidenti Meta shkruan (11.01)në median sociale se kryeministri Rama "bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë", Në pritjen me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, të enjten ( 10.01.) Rama e quajti refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt "avaz të vjetër të Presidentit të Republikës". I riu 28 vjecar ngaq Prishtina Gent Cakaj është kthyer në personazhin e ditës në Tiranë . Duket se është shndërruar edhe në një "casus belli" për shpërthimin publik të shkakut të krizës institucionale në Shqipëri mes Presidencës dhe Kryeministrisë, pas daljes në pah të refuzimit. Duket se shkaku real është qëndrim i ndryshëm i presidentit Meta dhe Ministrit të jashtëm Bushati, ndaj mundësisë për të normalizuar marrdhëniet Kosovë-

Serbi përmes ndryshimit të kufijve. Presidenti Meta dhe ministri Bushati nuk e mbështesin këtë opsion, duke qënë kështu në të njëjtën linjë me qëndrimin zyrtar të Gjermanisë. Kryeministri Rama ka evituar të deklarojë qëndrimin e tij, duke lënë të kuptohet që mund edhe të mos e përjashtojë si opsion. Si Meta edhe Bushati kanë shprehur në mënyrë konseguente idenë, se ndryshim i kufinjve sjell rreziqe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon. "Nuk ka

fuqi në botë t'i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë presidentit për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!- shkruan të premten në facebook , presidenti Ilir Meta. Marrë nga Deutsche Welle

FORUM

Boll heshtët për hajdutërinë dhe krimet e kryeministrit Rama Nga Kim Mehmeti Nuk është gjithaq me rëndësi zënka mes burrështetasve shqiptarë dhe çka i thotë Kryeministrit i Shqipërisë Presidentit të vendit, siç nuk janë të rëndësishme as talljet e tij thuajse me mbarë shqiptarinë! Nuk kanë rëndësi as thëniet e Presidentit drejtuar Kryeministrit të shtetit amë, thuajse komunikon me një rrugaç të pandreqshëm! E rëndësishme është heshtja e turpshme, poshtëruese dhe trishtuese e alamet akademikëve, krijuesve, profesorëve…, heshtja që e ndihmoi fuqizimin e hajdutëve dhe kriminelëve politikë, që e morën në duar fatin e shqiptarisë! Pra e rëndësishme është heshtja që shpalos kalbëzimin e vlerave tona, kalbëzim që shkon përtej plehut politik!".


FORUM KOMENT Nga Zef Mazi*

K

ryeministri Edi Rama caktoi për ministër të jashtëm një djalë të ri të moshës 28 vjeçare dhe nga Prishtina, pas shtatë muajsh angazhimi në ministrinë e jashtme si zv.ministër. Këto orë për të po thuhet se paska njohuri te admirueshme, pavarësisht nga mosha. Kjo tregon në fakt metrin e gjykimit dhe standardin e vlerësimit të të emëruarve në shtetin e sotëm shqiptar. Del e qartë kësisoj sesi u bëkan vlerësimet dhe si arrihet në konkluzione mbi karrierat dhe nivelin profesional të të emëruarve, që të habisin për mendjelehtësinë që bartin! Kryeministri Rama ka hyrë në konflikt publik me Presidentin e Republikës për kandidaturën e ministrit në fjalë, duke spostuar njëkohësisht edhe Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ende është në detyrë. Nga ana e tij edhe Presidenti duket se po luan politikisht. Mendoj se kjo situatë, kështu siç shihet e gjykohet në momentin aktual, nuk shkon në drejtim të interesave të mëdha të vendit, si në rrafshin politik e kombëtar, ashtu edhe në atë global. Nuk po zgjatem, por shënoj se kjo që ka ndodhur, e që vijon të konsumo-

het, tregon qarte sesa i papjekur është vendi ynë, sesa joseriozë janë politikanet shqiptarë, sesa i cekët është gjykimi i tyre, dhe sa të kënaqur duhet të ndjehen sot disa fqinjë që sodisin maskaradën tonë të radhës. Ministria e jashtme është nga institucionet me te rëndësishme te vendit. Me të nuk mund të bëhen lojëra dhe akrobaci, apo lajthitje si ato që vihen re tek ne. Ky institucion është pasqyra e vendit në arenën ndërkombëtare! Serioziteti i tij reflektohet pikë së pari që nga titullari i ministrisë, e më pas, zbret poshtë tek drejtorët, ambasadorët e kështu me radhë. Është shume zor sot të gjesh një vend që të ketë për ministër të jashtëm një djalosh kaq të ri dhe pa përvojë, ose me përvojë mjerisht minimale. Rasti i veçantë i Austrisë që po citohet lart e poshtë ishte thjesht një përjashtim, por shënojmë se ish-ministri i jashtëm, sot kryeministër, kishte mbi 15 vjet karriere në partine e tij politike, ishte rritur dhe ngritur atje, dhe gjeti dhe la një staf ministrie tepër serioz dhe me përvojë mjaft të gjatë, që e udhëzonte rregullisht. Shkolla e kryer, diku edhe kjo duhet pare me kujdes, kur është puna për poste të tillë, të mëson

ANALIZË Nga Ilir Babaramo

P

ërplasja e një kryeministri me presidentin e Republikës për emërimin e një ministri është diçka krejt normale. Ndodh dhe në vendet ku ka lindur demokracia. Anormale janë tonet që po përdoren dhe mbi të gjitha shkaqet që çuan tek ky konflikt që ka pushtuar gjithë mediat nga të dyja anët e Drinit. Kryeministri është në të drejtën e vet të ndryshojë bashkë me ministrin e vet dhe politikën e jashtme të qeverisë së tij. Ndërkohë dhe presidenti është në të drejtën e vet të verifikojë besueshmërinë e atij që propozohet si shef i diplomacisë. Kjo mënyrë sovrane e ushtrimit të kompetencave kushtetuese duket se e ka nervozuar Ramën. Kryeministri ndoshta mendon se presidenti i republikës ka po aq vlerë për atë sa kryetari i garancive statuore në PS. I duket e çuditshme që presidenti mund t’i kthejë pas propozimin për të emëruar një ministër. Ministrat që u shkarkuan dhe ata që u ngarkuan i mësuan ndryshimet vetëm kur lideri suprem ju drejtua kombit përmes televizionit. Shaka të tilla kurrë s’kanë ndodhur më parë. Shaka të tilla mund t’i pranojnë vetëm

ata që bëjnë pjesë në entourage të Ramës. Por Shqipëria formalisht ka dhe institucione të tjera përtej atyre që funksionojnë sipas humorit të radhës në partinë në pushtet. Me arrogancën e Ramës jemi mësuar. Ajo që la gojë hapur këdo ishte harbutëria e Baton Haxhiut. Ishte preludi i gjithë sulmit që Rama ndërmori 24 orët e fundit kundër Metës. Një bashkëpunëtor i vetëdeklaruar i shërbimit të fshehtë serb i drejtohet Kryetarit të shtetit shqiptar sikur t’i drejtohej kopshtarit të vilës së tij, arrogancë që as Dushan Mugosha nuk e kishte në këto përmasa. Akuzat “agjent i Asfalisë dhe UDB” janë përdorur kaq shpesh në hapësirën shqiptare sa thuajse e kanë humbur çdo efekt. Le të themi ca të vërteta të thjeshta. Baton Haxhiu e ka pranuar publikisht të paktën dy herë se ka bashkëpunuar me shërbimin e fshehtë serb të kohës së Milosheviçit. Rrëfimi i tij në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës është publik. Gjendet fare lehtë në web e këtij institucioni. Në këtë rrëfim tregon bashkëpunimin e tij me drejtuesin e shërbimit të fshehtë të gjithë Jugosllavisë së Millosheviçit, Jovica

7 E shtunë, 12 JANAR 2019

Rama jepi fund këtij turpi! sesi dhe ku duhen hapur librat, ajo të mëson edhe se cili libër duhet hapur e konsultuar në cilën periudhe, etj. Por shkolla nuk është etaloni i vetëm kutmatës! Përvoja është puna, puna dhe vetëm puna, eksperienca në diplomacinë e aplikuar, ku kalohen e hipën të gjitha shkallët profesionale, gradualisht dhe një nga një. Parashutimet e menjëhershme janë mjaft të rrezikshme për një shtet serioz (mirëpo një shtet serioz nuk bën ato që bëjmë ne në Shqipëri …). Vendi ynë nuk e ka luksin për të tilla situata joserioze. Ky rast ekstrem duhet të bëjë që të reflektohet dhe jo të shahet, të rivendosen ekuilibret dhe të jepen zgjidhje me një ministër tjetër, në moshe të respektuar, me njohuri, përvojë dhe zgjuarsi politike dhe diplomatike! A nuk ka valle një njeri të tille e gjithë struktura e Partisë Socialiste? Po ajo e opozitës valle nuk ka? Po OJQ-te apo shoqëria civile nuk paskan një të tillë? Me siguri që po, por duhet menduar thellë! Shqipëria, si thamë më lart, nuk i ka disa lukse si të tjerët. Ne jemi vend i vogël, gabime mund të bëhen lehtë, dhe ato lënë pasoja jo

të vogla. Ne duhet të bëjmë shumë herë më tepër kujdes që të jemi të respektuar, të dëgjuar, të pranuar me ndërgjegje, dhe të zgjuar. Mjafton të përmend këtu kryesine e radhës të OSBE-se, që ne e marrim vitin e ardhshëm. Nga përvoja e gjatë e di mirë që duhet të ndalesh e të mendosh thellë: cili do jetë ministri i jashtëm i yni dhe me çfarë bagazhi, moshe dhe përvoje do të vije ai? Cili rast nuk krijon çekuilibre edhe të përmasave rajonale, vështrime vëngër, etj, me cilin ministër kryesia do të shkojë në të gjitha pikat e tensionuara apo konfliktuale të zonës së OSBE dhe do të bisedoje me pushtetarët, të zgjedhur ose jo, me parlamentarët, me OJQ-të vendore, me Misionet e OSBE-se, me shoqërinë civile, me palët ne konflikte, etj. Sa do të jetë ky ministër në gjendje të japë udhëzime dhe ide, sesi duhet të bëhet kjo ose ajo gjë, si duhet të ndiqet ky ose ai proces, ç'drejtim duhet të marrin teza dhe propozime të caktuara, që ato te jenë të duartrokitura dhe të pranueshme për të gjithë! Me cilin ministër do të bisedojnë homologët e Europës dhe më gjerë,

me cilin ministër do të shkëmbejnë ata mendime të pjekura, të thella në përvojë dhe nga cili ministër, kryetar radhe, ata do të marrin udhëzime? Është nevojë urgjente që këto aspekte, të gjitha e pa neglizhuar as edhe një prej tyre, të mendohen thellë dhe të arrihet në konkluzione dhe gjetje të forta, të qëndrueshme, të rregullta dhe të respektueshme e të pranuara nga të gjithë. Këtë ta mëson përvoja e gjatë, këtë ne, Shqipëria, nuk kemi luksin ta anashkalojme apo, edhe me keq, ta injorojmë. Sharjet, hedhja e fajit sa këtej sa andej, këmbënguljet foshnjore, etj., nuk ndihmojnë aspak. Ai që di të falë dhe të thotë "u bë një gabim, hajde ta korrigjojmë bashkërisht, të shohim dhe të ecim përpara" - ai tregohet i lartë. Nuk është turp, përkundrazi, bën mirë, është në të mirën e vendit. *A utori është diplomat i vjetër *Autori vjetër,, ai ka qenë ambasador i Shqipërisë në Austri, OKB, OSBE, Angli, si dhe ka qenë për shtatë vjet Asistent Special i Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA për Strategjinë.

Përplasja Rama-Meta, normale. Anormal reagimi i Baton Haxhiut, që ka bashkëpunuar me Milosheviçin Stanishiç, pasi kishte bashkëpunuar më parë me drejtuesit e UDB në Prishtinë. Kjo dëshmi është me zë dhe figurë, në tre gjuhë në përthimin zyrtar të Tribunalit, e zezë mbi të bardhë në transkiptin e seancës gjyqësore që ka zgjatur pesë orë. Kjo është e fare e qartë. E dinë të gjithë në Prishtinë. Ajo që mbetet enigmë është si ky i pacipë arriti të faktorizohet kaq shumë në Tiranë. Të faktorizohet kaq shumë sa të imponojë se kush do jetë shef i diplomacisë së shtetit shqiptar. Madje të luajë skena deliri sa ti thotë “Ilirit” se po “bën gabim historik dhe do mbajë përgjegjësi që pengon dekretimin e zotit Genti Cakaj”. Përgjigjja e pyetjes se përse pikërisht tani po largohet Ditmir Bushati dhe po vihet Gent Cakaj shpjegon gjithë këtë nervozizëm që po konstatojmë. Kryeministri dhe ministri i tij i jashtëm duket se kanë qëndrim të kundërt për një çështje kaq sensitive siç është ajo e negociatave Kosovë-

Serbi. I pari duket se është bashkëautor i marrëveshjes për ndarjen e Kosovës. Bushati publikisht e ka konsideruar këtë projekt një aventurë. Ministri i jashtëm është një nga tre zyrtarët e lartë që ka të drejtën të flasë në emër të shtetit. Pikërisht për këtë arsye Bushatin kërkojnë ta largojnë dhe ta zëvendësojnë me protege e dikujt që mundësoi takimin kokë më kokë mes Ramës dhe Vuçiçit. Pikërisht për këtë arsye madhore presidenti ktheu pas dekretin. Rama dhe Haxhiu në një përpjekje të sforcuar po përpiqen t’i mbushin mendjen publikut shqiptar se kanë piketuar si ministër të jashtëm gati gati një gjeni. Refuzimin e këtij djalit që flet me një sintaksë që nuk gjendet në asnjë prej gjuhëve indoevropiane e shesin si “gabim historik”, a thua se në atë zyrë nuk kanë qenë më parë personazhe vërtet historikë si Ismail Qemali, Fan Noli e Enver Hoxha. Sado të rreken mecenët e Cakës për të shitur krunden për

miell kemi të bëjmë me dikë që njohuritë e tij për shtetin nuk i kalojnë as ato Qemalit, elektricistit më jetëgjatë të ministrisë së Jashtme. Mjaftojnë dy fakte të bëra publike. E para, Cakaj me entuziazmin e tij djaloshar u ngut të vinte në profilin e tij në Twitter titullin e ministrit, menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë së PS. E dyta, fakti që ka qëndruar shtatë muaj në postin e zëvendësministrit të jashtëm pa kryer detyrimin më minimal, pajisjen me certifikatën e sigurisë. Rama i kërkoi falje Kosovës për mos dekretimin e Cakës nga Meta. Haxhia shkoi më tej: Kjo do krijojë ndarje mes Kosovës dhe Shqipërisë. A thua sa Meta refuzoi Isa Boletinin apo Hasan Prishtinën. Procesi i afrimit të shqiptarëve nga të dyja anët e Drinit është i pakthyeshëm, pavarësisht se biznesmeni i parë që u shfaq në Tiranë ishte Hajdin Sejdia dhe i pari gazetar që ju hapen ekranet është Baton Haxhia.


POLITIKE

8

E shtunë, 12 JANAR 2019

E panegociueshme, studentët: Të shkarkohet Administratori militant i PS-së, Skerdi Dafa

KËRKESA E 10-të

S

tudentët e Fakultetit Juridik në Tiranë në një deklaratë të bërë për mediat shprehen se ata nuk do të tërhiqen nga ngujimi në ambientet universitare. Ata kanë dënuar ashpër futjen e policisë në shkolla, duke akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin Rama për këtë veprim. Studentët bashkërisht kanë vendosur që të shtojnë dhe një pikë të dhjetë në kërkesat e tyre, që është shkarkimi i administratorit Skerdi Dafa, i cili kishte kërkuar ndërhyrjen e policisë në Univeristete. Studentët

thanë se kjo kërkesë e tyre është e parevokueshme. “Kërkojmë shkarkimin e administratorit që kërkoi futjen e policisë në Universitete, ky është një kusht i panegociueshëm”, u shprehën studentët e drejtësisë. Kujtojmë se Dafa ka qenë më herët ish-zv.Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, dhe ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit, ndërsa jo pak herë është cilësuar si militant. Bordet e Administrimit janë akuzuar dhe më herët si të kapura nga qeveria, ç’ka bën që Universitetet

mos të kenë autonominë reale dhe të shumëkërkuara. Skerdi Dafa, është administrator i Universitetit të Tiranës, i cili sipas studentëve, ka dorëzuar të enjten në Policinë e Shtetit shkresën me firmën e tij, ku i kërkon Policisë të ndërhyjë në fakultete, pasi sipas tij, situata është e rëndë. Dafa është titullar i një institucioni të depolizituar, siç janë Universitetet Publike, por fotot e publikuara dje në mediat dëshmojnë se ai merr pjesë si drejtues në aktivitete të Partisë Socialiste.

Ndërhyrja e policisë private në ambientet brenda Universitetit është bërë në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë

N

gujimi i studentëve në Fakultetin e Ekonomikut dhe Juridikut ka sjellë përplasje dhe konfrontim fizik me rojet e policisë private. Siç shihet edhe nga pamjet në video, studentët janë dhunuar nga policët privatë në tejkalim të kompetencave dhe të ligjit, brenda ambienteve të Universitetit. Të rinjtë deklarojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë e presion në mënyrë që të ndërpritet protesta. Ndërhyrja e policisë private në ambientet brenda Universitetit është bërë në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë neni 5, 80/2015, i cili parashikon se: “Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë tëdrejtë të ndërhyjmë edhe pa lejën e titullarit të institucionit të arsimit të lartë”. Efektivët e policisë private, janë punonjës të kompanisë Toni-Security Shpk. Kjo shoqëri në bashkëpunim me Eurogjici Security Shpk, me administrator ish-prefektin socialist të qarkut të Kukësit Safet Gjici, njëherësh ish-kandidat për deputet nga PS, janë përgjegjës për sigurinë fizike të objekteve të institucioneve të arsimit të

Policia private shkel ligjin, ndërhyrja e rojeve në Fakultete tejkalim kompetencash

lartë. Në ligj theksohet qartë se “cënimi i paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë ndëshkohet sipas legjis-

lacionit në fuqi”. Efektivë të policisë private të cilët ruajnë ambientet e Fakultetit Ekonomik gjatë orëve të natës hynë

në auditoret ku ishin ngujuar studentët dhe larguan bankat dhe tavolinat me të cilat ata kishin bllokuar dyert. Univer-

siteti i Tiranës ka publikuar një shkresë të datës 10 janar 2019, me numër protokolli 120, ku administratori Skerdi Dafa, i kërkon policisë së shtetit vendosjen e rendit dhe garantimin e sigurisë në auditore. Në letër, administratori i Universitetit të Tiranës thotë ndër të tjera se situata e ditëve të fundit po shkakton anormalitet në procesin mësimor duke cënuar rendin dhe sigurinë për studentët dhe personelin akademik. Për këtë arsye, ai i lutet policisë së shtetit të marrë masa dhe të jetë prezente për shkak se mësimi ka rinisur, por në disa Fakultete hyrja është bllokuar. Megjithatë duket se edhe kjo shkresë e cila i drejtohet policisë së shtetit, nuk e justifikon praninë e rojeve private dhe ndërhyrjen e dhunshme që ata kanë kryer në radhët e studentëve.

KRYEDEMOKRATI: ROJET PRIVATË TË KANDIDATIT TË PS-SË SAFET GJICIT, U PËRPLASËN ME STUDENTËT

Dhuna ndaj studentëve, Basha: Akt marrëzie, Rama i rrezikshëm

K

reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me polici po kërkon të pushtojë edhe universitetet. Sipas kreut të opozitës veprimet e djeshme të policisë janë aktet e një njeriu të rrezikshëm. Po ashtu, kryedemokrati bëri me dije kompania e rojeve private që u përplasën dje me studentët është në pronësi të kandidatit të PS-së për kryebashkiak të Kukësit, i cili do të kandidonte edhe për deputet,

Safet Gjici. “Ndërkohë që ne jemi mbledhur këtu në këtë sallë, Edi Rama, me Policinë e Shtetit dhe me policinë private të Safet Gjicit, po përpiqet të pushtojë hapësirën universitare. Mbrëmë, deri në orën 4 të mëngjesit, është përpjekur të pushtojë hapësirat e fakultetit Juridik, ku janë ngujuar studentët dhe sot, që herët në mëngjes, po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, në godinën e Fakultetit Ekonomik. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit i

cili ndalon praninë e policisë në ambientet akademike, përveçse në raste emergjence. Është një shkelje flagrante e lirisë për të protestuar, në veçanti e lirisë për të protestuar të një grupi kaq përfaqësues të shoqërisë, siç janë studentët. Por, në shkelje flagrante të ligjit, Edi Rama po përdor dhunë policore, të kombinuar, por në fakt është e njëjta, sepse policia e Safet Gjicit nuk ka asnjë ndryshim nga policia e shtetit, sot, sepse sot shteti është shteti

privat e personal i Edi Ramës. Dua të dënoj në mënyrën më të prerë këtë dhunë që po ushtrohet ndaj studentëve dhe të paralajmëroj të gjithë, duke nisur nga polici më i thjeshtë, tek Drejtori i Policisë, tek ministri Lleshaj, dhe vetë Edi Ramën, për pasojat më të rënda që do të ketë vazhdimi i këtij operacioni pushtimi të hapësirës universitare”, tha gjatë fjalës së tij kreu i PD-së, Lulzim Basha në tryezën me përfaqësuesit e medias në Shqipëri.


POLITIKE

9

E shtunë, 12 JANAR 2019

Tensionohet protesta e studentëve në universitete! Përplasje me forcat e rendit dhe të sigurisë

S

tudentët vijojnë të jenë të ngujuar prej mëngjesit të së enjtes në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë. Por ndërhyrja e Policisë së Shtetit solli tensionim të situatës në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë gjatë ditës së djeshme. Studentët thanë se ndaj tyre u ushtrua dhunë ndërsa bën përgjegjës drejtues të Universitetit të Tiranës për lajmërimin e policisë. Refuzues u treguan edhe ndaj deputetëve të opozitës të cilët i larguan nga fakultetet. Një situatë të tillë solli ndërhyrja e Policisë së Shtetit dhe rojeve private për të liruar hyrjen në Fakultetin e Ekonomisë që ishte bllokuar prej studentëve herët në mëngjes. Situata u tensionua edhe më tej kur studentët tentuan të nxirrnin karriget në hollin e fakultetit. Për të mbrojtur kauzën e tyre nga politika, studentët kërkuan largimin e deputetit të Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i cili shkoi në Fakultetin e Ekonomisë për t`i bërë thirrje policisë të tërhiqet. E tensionuar situata ishte edhe në Fakultetin e Drejtësisë. Në orët e para të mëngjesit studentët u përplasën me rojet e policisë private ndërsa më pas hapën derën kryesore të institucionit me forcë. Përshkallëzimi i protestës ditën e premte solli edhe reagimin e Rektoratit të Universitetit të Tiranës. Më firmën e drejtuesit Mynyr Koni u vendos zëvendësimin i orëve të mësimit, shtyrja e afatit të pagesave të tarifave por edhe ngritja e një grupi pune për hartimin e planveprimit në shërbim të veprimtarisë së Universitetit të Tiranës. Ngujim pati edhe në

Studentët: Policia na dhunoi, shkeli ligjin e Ramës të Arsimit të Lartë

fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Urbanistikës ndërsa me të njëjtin vendim pritet të dalin edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë. Ndërkaq një grup prej 21 pedagogësh përmes një deklarate të përbashkët dënuan me forcë ndërhyrjen e policisë në ambientet në Fakultetin e Ekonomisë dhe ushtrimin e dhunës ndaj studentëve. Pedagogët thonë se “Jemi pro arsimit cilësor dhe kërkesave për të përmirësuar aktivitetin akademik si dhe për gjetjen e një platforme të përshtatshme për arritjen e këtij objektivi”. Përplasja minutë pas minute Ora 07:00 - Ngujimi te Ekonomi-

ku vijoi edhe natën Përplasje mes policisë së shtetit dhe studentëve Studentët kanë qenë të ngujuar brenda ambienteve të Fakultetit deri në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 7 të mëngjesit të djeshëm , studentët kishin bllokuar hyrjen kryesore duke krijuar një gardh me njëri-tjetrin, për të mos lejuar hyrjen në mësim. Por mëngjesi i djeshëm ka nisur me tensione në Fakultetin e Ekonomikut mes policëve privatë dhe studentëve. Këta të fundit kërkojnë të vijohet me bojkotin e procesit mësimor. Policia private nuk lejoi studentët që të bllokojnë hyrjen e Fakultetit. Kjo

solli konfrontime fizike. Për herë të parë ka ndërhyrë dhe policia e shtetit. Studentët i akuzojnë për ushtrim dhune. “Policët kanë kapur studentët dhe i kanë goditur në vend se të na mbrojë. Policia nuk lejohet me ligj të vijë këtu”, u shpreh një studente. Rreth orës 8:40 u shënuan të tjera përplasje mes studentëve dhe policisë private. Në fund studentët arritën të futen brenda Fakultetit. “Pati dhunë, shtyrje, dhe terror nga policia. Nuk treguan mëshirë as për vajzat. Kanë sjellë policinë dhe sigurinë në Fakultet”, tha një studente. Ora 09:24 Studentët e Ekonomikut te zyra e Dekanit, kërkojnë

shpjegime për praninë e policisë Ora 09:45 Sërish përplasje brenda Fakultetit të Ekonomikut. Policët privatë nuk lejojnë studentët të marrin karrige nga sallat për ti vendosur në hyrje të Fakultetit. Në debat është përshirë dhe pedagogu Rezart Prifti. Ora 10:03 Qetësohet situata te Ekonomiku. Studentët arritën të marrin karriget nga auditoret dhe ti vendosin në hollin e Fakultetit. Numri i studentëve të pranishëm në Fakultet është rritur. Ora 10:44 Policia largohet nga Fakulteti i Ekonomikut, del jashtë Studentët debatuan me përfaqësues të policisë, duke u kërkuar llogari për dhunën e ushtruar dhe duke u kërkuar të largohen jashtë. “Femrat janë dhunuar vërtet. Tu vijë trup se keni fëmijë dhe vetë. Dhe ju që jeni këtu keni studentë nëpër shkolla. Si mund të tregohen të fortë policët, ne kërkojmë ndihmën tuaj, të na mbështesni, jo të na ktheni shpinën dhe të përdorni dhunën ndaj bijve dhe bijave tuaja. Shumë turp për ju! Policia të përdorë dhunë ndaj një 19, 20 apo 23 vjeçari. Këtu tregoni që jeni të fortë ju? Turp t’u vijë”- ishin fjalët e studentes së revoltuar. Pas këtij debati, shefi i patrullës së zbarkuar atje u pa të bënte një telefonatë dhe pas saj policët u tërhoqën jashtë oborrit të Ekonomikut. Largimi u shoqërua me duartrokitje dhe ovacione nga studentët.

“KËRKOJMË MBËSHTETJEN TUAJ PASI SITUATA MUND TË PËRSHKALLËZOJË NË MËNYRË TË PAPARASHIKUESHME DHE TË PAKONTROLLUAR”

Studentët, letër ambasadave: Ndërhyni, qeveria po na dhunon!

P

as dhunës së policisë dhe incidenteve të studentëve me struktura të qeverisë në bordet e fakulteteve, studentët u janë drejtuar sot me një letër gjithë ambasadorëve. Ata kërkojnë ndërhyrjen e trupit diplomatik duke theksuar se situata është shumë e tensionuar dhe po përshkallëzohet në dhunë të qeverisë ndaj tyre. Studentët theksojnë se kanë paraqitur kërkesat e qarta për ndryshimin e situatës shumë të rëndë në universitete dhe kanë paraqitur kërkesa që nuk janë aspak politike. “Kërkojmë mbështetjen tuaj pasi situata mund të përshkallëzojë në mënyrë të paparashikueshme dhe të pakontrolluar pasi dhunimi i policisë ka kaluar çdo limit dhe i ka kthyer universitetet në kazerma policie dhe jo në ambiente universitare”,- thuhet në letrën e studentëve për ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë.

LETRA E STUDENTËVE Drejtuar: Leyla Moses-Ones - E Ngarkuar me Punë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri Trupit Diplomatik të Akredituar në Shqipëri Të Nderuar Ambasadorë, Studentët shqiptarë prej 37 ditësh ndodhen në një protestë masive që lidhet me kërkesat e tyre për rritjen e cilësisë së arsimit e cila paraqitet tepër e ulët, tarifat tepër të larta të studimit, përmirësimi i kushteve tepër të rënda

të konvikteve të universiteteve, rritjen e përfaqësimit studentor në organet e vendimmarrjes së Universitetit, pajisjen me kartën e studentit, dhe sfida të tjera lidhur me jetën studentore në Shqipëri. Ne nuk duam të besojmë se braktisja e vendit si emigrantë apo azilkërkues është rruga e duhur për një jetë më të mirë, por kërkojmë të ndërtojmë një jetë më të mirë në Shqipëri. Situata në universitetet shqiptare është shumë shqetësuese dhe tepër e tensionuar. Studentët i janë drejtuar Kryeministrit për përmbushjen e këtyre kërkesave të cilat janë thjesht dhe vetëm detyrime për tu përmbushur nga ana e qeverisë shqiptare pasi është në detyrën e saj ti krijonte këto kushte minimale bazike për funksionimin e universiteteve. Aktualisht gjendemi në situatën ku Policia ka pushtuar universitetet, po dhunon në mënyrë të turpshme dhe skandaloze studentët dhe ka krijuar klimën e terrorit brenda ambienteve universitare. Situata po përshkallëzohet në mënyrë shumë të rrezikshme. Studentët kanë paraqitur kërkesat e qarta për ndryshimin e situatës shumë të rëndë në universitete dhe kanë paraqitur kërkesa që nuk janë aspak politike. Kërkojmë mbështetjen tuaj pasi situata mund të përshkallëzojë në mënyrë të paparashikueshme dhe të pakontrolluar pasi dhunimi i policisë ka kaluar çdo limit dhe i ka kthyer universitetet në kazerma policie dhe jo në ambiente universitare. Ne kemi besim tek ju dhe presim të mbështesni krijimin e një ambienti demokratik në universitete ashtu siç të rinjtë shqiptarë kërkojnë dhe sipas shembullit të shkëlqyer që ata kanë dhënë me protestat e tyre masive, por tërësisht paqësore. Shprehim dhe njëherë bindjen e palëkundur se kërkesat tona janë të drejta, ne nuk tërhiqemi, studentët në të gjithë vendin janë të bashkuar dhe do ti shkojnë deri në fund kauzës së tyre”.


POLITIKE

10

E shtunë, 12 JANAR 2019

Takimi për lirinë e medias, Kryedemokrati thirrje mediave që nuk transmetojnë protestën: Mos e braktisni interesin publik

K

ryetari i opozitës Lulzim Basha e ka konsideruar emergjencë, zmbrapsjen e projektligjit për Policinë e Mendimit, siç e konsideroi ai draftin e përgatitur nga qeveria për censurë ndaj mediave . Në një takim me shoqata të mediave, Basha vlerësoi fondacionin “Konrad Adenauer” që është deklaruar “armik”, ndryshe nga disa me dhe pa tituj diplomatik, që të deklarojë të vërtetën siç është, jo ashtu siç ia çon Edi Rama. Pa median e lirë nuk ka demokraci, theksoi Basha, duke shtuar se me një media të kontrolluar nga Policia e mendimit si në Shqipëri nuk ka rrugë tjetër veç vetërregullimit dhe ndaj edhe ju duhet të keni një vështrim introspektiv për disa probleme të mprehta. Lidhur me transparencën, Basha solli si shembull, Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, që falë saj ne kemi arritur të zbulojmë disa skandale, sepse kemi një standart transparente të vendosur para dhjetë viteve. “Transparenca është problem, pavarësia juaj varet në masë të madhe nga transperenca e financimit dhe probleme të tjera që ndikojnë në pasqyrimin me vërtetësi. Sot, emergjenca është zmbrasja e projektligjit për Policinë e Mendimit”, deklaroi dje kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Protestat Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje mediave, të cilat nuk po e pasqyrojnë protestën e studentëve, që të braktisin çdo lloj presioni, shantazhi, axhende apo joshjeje financiare nga qeveria dhe t’i kthehen interesit publik. Në të kundërt, ato meritojnë të braktisen nga audienca. Në takimin e djeshëm për lirinë e medias ku në fokus të diskutimve ishte pikërisht tema për censurën e

Basha: Të ndalojmë Policinë e Mendimit, ligjin e Ramës kundër medias

mediave, Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për një akt të ri marrëzie që është duke bërë, pushtimin e hapësirës mediatike. “Pak hapësira kanë mbetur pa u pushtuar në këtë vend, nga shteti privat personal i Edi Ramës, që është një amalgamë e interesave politike të një njeriu me interesat ekonomike të 5 njerëzve dhe interesat kriminale të 12 familjeve mafioze shqiptare. Një nga këto hapë-

sira është hapësira mediatike në veçanti hapësira mediatike online. Dua të shpreh mirënjohjen time për ato televizone dhe media që kanë vazhduar dhe vazhdojnë dhe në këto momente, të mbulojnë ngjarjet tek studentët sikundër u bëj thirrje atyre mediave që nuk e bëjnë këtë gjë që të braktisin çdo lloj presioni, shantazhi, axhende apo joshje financiare sepse këto nuk janë biznese si çdo biznes tjetër.

Janë dhe biznese - por biznesi i tyre i parë është biznesi publik dhe në momentin që e braktisin interesin publik, ato meritojnë të ndëshkohen dhe ndëshkimi më i madh është mendoj, braktisja nga opinioni publik, nga audienca, i çdo ekrani, i çdo medie, që braktis një kauzë publike siç është sot kauza e studentëve....”, nënvizoi kryedemokrati Lulzim Basha në takimin me përfaqësuesit e medias.

“DITA E SEVAPIT PËR BUDALLENJTË”

Vasili: Shkollëpakti trugremisur po ndan të diturit nga të paditurit

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili teksa komenton deklaratat e fundit në “Zonë e Lirë”, shprehet se mbrëmja e djeshme është dita e lajmit për budallenjtë. Përmes një reagimi të shkurtër në rrjetet sociale, Vasili shprehet se kjo ndodh pasi shkollëpakti trugremisur Edi Rama po ndan të diturit nga të paditurit. “Sot dita e sevapit për budallenjtë. Hajde gallatë hajde, shkollëpakti trugremisur po ndaka të diturit nga të paditurit!”- shprehet në qëndrimin e tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.

ANALISTI: NE FLASIM PËR TË RUAJTUR LIRINË E FJALËS KUR NJË VATËR LIRIE, SIÇ ËSHTË UNIVERSITETI PUBLIK PO HUMBET LIRINË E TIJ

A

nalisti dhe pedagogu, Agron Gjekmarkaj i pranishëm në tryezën e opozitës ku u fol për lirinë e medias, ka komentuar dhe ngjarjet e ditës së djeshme ku policia ka rrethuar Fakultetet e Tiranës. Gjekmarkaj i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që të mbaj larg policinë nga Fakulteteve dhe të mos dëgjojë thirrjet e administratorëve militantë të PS-së. Gjekmarkaj kërkoi nga ministri i Brendshëm që t’i referohet arsyes dhe standardeve të arritura në këto 30 vite dhe jo zellit të kryeministrit për të dominuar dhe pushtuar mendimin e lirë dhe universitetin në Shqipëri. “Kjo konferencë shtrihet në shtratin e një paradoksi. Ne flasim për të ruajtur lirinë e fjalës nga ligji anti-shpifje që ka prezantuar qeveria kur një vatër lirie, siç është universi-

Gjekmarkaj: Ne flasim për anti-shpifjet, por Rama ka 1 muaj që shpif ndaj pedagogëve dhe studentëve teti publik po humbet lirinë e tij në sulmet politike e policore të Edi Ramës tejet në panik nga protesta studentore. Kryeministri prej një muaj fyen dhe përqesh pedagogët madje shpif në shumë raste ndaj tyre dhe solidariteti nuk është i duhuri nga njerëzit e medias. Mendoj që secili prej nesh të bëjë një reagim, një status një shkrim duke dalë nga kjo sallë në mbështetje të studentëve, pra diçka konkrete. Po ashtu gjej rast ti bëj thirrje ministrit të Brendshëm të ketë referencë arsyen dhe standardet që mundimshëm janë arritur gjatë këtyre 30 viteve dhe jo zellin Oreullian të Edi Ramës për të marrë në kontroll çdo gjë me

kërcënime policore. Policia duhet të rrijë larg studentëve përtej thirrjeve që bëjnë militantet e administrimit të UT. Një pyetje e kam për Kryetarin e opozitës, sepse shoh që shoqëria civile OJF-të pothuaj si shtojca të qeverisë e kanë humbur peshën, pra opozita mbetet alternativa, por kemi vite që vetëm konstatojmë, por gjërat përkeqësohen, denoncohet korrupsioni, por ai shtohet, një kilometër rruge shkon 20 milion euro. Cila është formula për ta ndalur këtë tendencë të rëndë? Cila është mënyra për të mbrojtur mediat nga ligji antishpifje?”, iu drejtua analistin Agron Gjekmarkaj kryedemokratit Lulzim Basha.


POLITIKE

11

E shtunë, 12 JANAR 2019

Presidenti i Fondacionit KAS për Shqipërinë dhe organizatat e medias kundër projektligjeve të qeverisë: Cënon lirinë e shprehjes

N

ë bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer Stiftung (KAS), Partia Demokratike po organizon tryezën “Media e lirë, shoqëri e lirë – rreziku i heshtjes me ligj”. I pranishëm në tryezë president i Fondacionit KAS për Shqipërinë Ëalter Glos u shpreh se ndërhyrja në lirinë e medias cënon vendimin për negociatat. “E di se disa media dhe përfaqësues të tyre kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth këtyre dy projektligjeve. Ato paraqesin rrezikun e censurës dhe një kufizim të lirisë së medias. Nëse shteti merr kontrollin mbi median, në çfarëdolloj forme, është një pikëpyetje e madhe. Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare i kanë bërë apel kryeministrit Rama t’i tërheqë këto projekte, çka do të thotë se diçka nuk shkon me projektligjet. Më duhet të kujtoj se është tentative e dytë e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislacionin mbi median. Shqipëria si një vend kandidat për në BE ka detyrimin të respektojë lirinë e medias. Pa pasur këtë garanci të lir-

Glos: Ndërhyrja në lirinë e medias cënon vendimin për negociatat

isë së shprehjes nuk mund të funksionojë demokracia. Zhvillimi i medias nuk mund të nënvleftësohet zhvillimi i medias, në procesin e afrimit me BE. Dhe ndonjëherë më krijohet ideja se qeveria aktuale nuk e ka shumë vëmendjen tek rëndësia e kësaj pjese. Në Evropë

NISMAT E QEVERISË

është krijuar përshtypja se Shqipëria nuk i respekton rregullat dhe ligjet ndërkombëtare. Lista e shkeljeve në tenderat publike psh është shumë e gjatë. Shqipëria dhe qeveria aktuale ka ende në dorë të bëjë gjithçka që në qershor të merret çelja e negociatave. Por padyshim

ndërhyrja në lirinë e medias padyshim që nuk ndihmon në këtë process”, theksoi dje Ëalter Glos. Organizatat e medias Në emër të Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, tha se me projektligjet e hartuara, ka marrë të gjitha masat që çfarëdolloj portali

në Shqipëri mund të mbyllet brenda 24 orëve. “Autorët e projektligjeve kanë marrë të gjitha masat me urgjencë që çfarëdolloj portali të mund të mbyllet në Shqipëri brenda 24 orësh, me një kërkesë të një komisioni të vogël të AMA-s, qoftë ky edhe i regjistruar jashtë Shqipërisë”, u shpreh Cukali, i cili është edhe nismëtar i një peticioni kundër projektligjeve në fjalë. Kurse Aranita Brahaj, në emër të Institutit Shqiptar të Shkencës u ndal tek tentativa për ta kontrolluar median me anë të gjobave dhe akteve administrative. “E kemi ndjekur këtë paketë ligjore që ka ardhur së fundmi, por edhe rregullime të tjera ligjore e nënligjore në fushën e medias. Organizata që unë drejtoj është kundër censurës dhe penalizimit të portaleve pa një vendim gjykate; pra jemi kundër trajtimit administrative të kësaj çështjeje”, tha Aranita Brahaj.

DEKLARATA

Projektligjet për median, a z e t a r i Y l l i R a k i p i Ylli Rakipi: As Erdogani nuk në tryezën e djeshme Shkullaku: Gazetarët të dalin G të organizuar nga Partia ka bërë këtë që po bën Rama Demokratike për lirinë e menë protestë si studentët dias, u shpreh mes të tjerash

G

azetari Armand Shkullaku i ka cilësuar projektligjet e hartuara nga qeveria si një tentativë për të kapur mediat. Në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike me përfaqësues të mediave, Shkullaku tha se ajo që komuniteti i gazetarëve duhet të diskutojë është mënyra që do të ndiqet për të ndaluar miratimin e projektligjeve në fjalë. Shkullaku përmendi si opsion daljen e gazetarëve në protesta, si në rastin e studentëve, duke thënë se me gjuhën e argumenteve vështirë se qeveria do të bindet për t’u tërhequr. “Tentativë e qeverisë për të kapur mediat, ose për ti mbyllur gojën atyre mediave që janë kundër për mënyrën si po qeveris kjo qeveri. Unë mendoj se ne duhet të diskutojmë dhe të shohim është çfarë duhet të bëjmë që ky njeri të ndalet. Duhet të dalim dhe ne si studentët, duhet të marrim disa masa që të frenohet sepse kemi kuptuar që ky njeri frenohet dhe tërhiqet vetëm nga gjuha e forcës nga gjuha e argumenteve që ne këtu po përpiqemi të japim besoj se do arrijmë gjë”, u shpreh ndër të tjerash Shkullaku.

se përpjekja që etika të bëhet ligj nuk ndodh në asnjë vend të botës. “Nuk di ta ketë bërë as Erdogani këtë që po bën Rama”, tha Rakipi. E duke vijuar batutat e tij në tryezë, gazetari do të shkaktonte të qeshura në radhët e kolegëve kur përmendte organet gjenitale të kryeministrit Edi Rama, referuar fotove nudo që iu publikuan disa vite më parë. Rakipi u shpreh më tej se Rama është duke i çuar gazetarët drejt gjyqeve popullore. Në momentin kur Rakipi përmendi fotot nudo të Ramës, kreu i PD-së Basha me zor e mbajti të qeshurën. “Ka rënë në një hall të madh, dhe ka menduar tani që të bëj një ligj për median. Kërkon një pushtet që siç thotë Nikolla, ka punuar vetë vite më parë. Pra një ekzibicionist

që vite më parë na tregoi organet gjenitale në plazh, ia pranojmë ato, se individ, tani ky do të bëjë rojtar publik i moralit, e kërkon këshill etik me ankesa. Do na çojë drejt gjyqit popullor. Ky njeri nuk kontrollohet.

Mua më thotë kazan, tjetrit tepsi… Sot jemi para atentatit që duhet të mbyllet media, shtypi nuk është i lirë. Është për të klithur, për ta ndaluar me të gjitha mënyrat që ne kemi”, u shpreh gazetari Ylli Rakipi.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAME

12 E shtunë, 12 JANAR 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SHOWBIZ

13 E shtunë, 12 JANAR 2019

Hueyda El Saied dedikim të birit: Prej 4 vitesh, më ke zbukuruar jetën Hueyda El Saied është nënë e një vogëlushi të quajtur Gabriel. Dje, ai festoi ditëlindjen e tij të 4-ët dhe më e lumtur se vetë ai për këtë ditë është padyshim mami. Hueyda ka postuar një foto të djalit të saj; një bukurosh me flokë kaçurrela të adhu-

rueshme dhe tipare të plota, që ngjasojnë shumë me ato të saj. Gabriel, është fryti i një marrëdhenieje 5-vjeçare me partnerin francez të show girl-it, që mori fund në nëntor të 2017-ës, për t'i lënë vendin një kapitulli të ri dashurie në jetën e saj.

Rrëmbeu, torturoi dhe vrau njeriun e bardhë, reperi i njohur gjobitet me 5 mijë euro Reperi francez Nick Conrad është gjobitur me 5 mijë euro nga prokuroria për shkak të një videoje ku dukej sikur nxiste vrasjet. Videoja muzikore, e titulluar "Hang White People" tregon reperin duke bërë veprime rrëmbimi, torturimi dhe varje të një njeriu të bardhë. Teksti i këngës shkaktoi shumë zemërim. Thuhet se ka një racizëm të hapur ku kërkohet vrasja e foshnjave të bardha. Zoti Conrad mohon akuzat dhe thotë se kënga është një koment për të mposhtur racizmin. Videoja nëntë minutëshe u publikua në Youtube në shtator të 2018, por u hoq për shkak të përmbajtjes së dhunshme. Aty duket një njeri i bardhë që qëllohet e torturohet nga reperi dhe bashkëpunëtori i tij. Atë e detyrojnë të kafshojë trotuarin dhe më pas e qëllojnë në kokë për të shkuar në veprimin e fundit, varjen. Grupet kundër racizmit e kanë quajtur klipin një nxitje për dhunë dhe urrejtje racore.

Taylor dhe Selena, një festë vetëm për femra me verë të bardhë Një festë për Selena Gomez dhe Taylor Swift. Të dy mikeshat e pandara janë bashkuar pas disa muajsh në një mbrëmje "20wineteen" vetëm për femra. Me një gotë verë në dorë vajzat kanë bërë një selfie e publikuar më pas nga Taylor Swift. Që kur Gomez ka dalë nga rehabitimi, pak muaj më parë, kjo është një nga rastet e rralla ku Gomez shfaqet publikisht e qeshur dhe në formë të mirë. Gjithçka meritë e mikeshës së saj Taylor, që prej dhjetë vitesh nuk ndahet asnjë moment prej saj, duke i qëndruar pranë në momentet më të rëndësishme të jetës.

Rikthim mes çiftit Jolie-Pitt? Fëmijët po bëhen si Brad Pitt dhe Angelinës i pëlqen Fëmijët e Angelina Jolie po rriten dhe po i ngjajnë cdo ditë e më shumë babait të tyre. Ndonëse është ndarë nga Brad Pitt, aktorja ndihet mirë që fëmijët kanë marrë karakteristikat më të mira ai. "Sa më shumë rriten fëmijët, aq më shumë i kujtojnë babain e tyre Brad. Kjo gjë i ngroh zemrën Angelinës, e cila mendon se fëmijët kanë marrë disa gjëra të mira nga karakteri i Brad, me të cilat aktorja ra në dashuri. Angelina sheh disa nga mënyrat e sjelljes së fëmijëve, ndjenjat e tyre të humorit dhe karakteristikat e ëmbla të fëmijëve, të cilat bien në përputhje me mënyrën se si sillet Bradi", tha një burim pranë saj për HollywoodLife.

Spikerja e famshme ndan njeriun më të pasur në botë nga gruaja Pas shumë dekadash punë si spikere e lajmeve të mëngjesit, Lauren Sanchez është tepër e lirë para kamerës. Por tani do ta ndjekin paparacët. Mediat amerikane kanë raportuar se ajo është e dashura e miliarderit Jeff Bezos, i cili njoftoi ndarjen nga gruaja pas 25 vitesh martesë. Thuhet se ata kanë tetë muaj që shijojnë një lidhje dashurie dhe filluan të dalin hapur që prej ditës së djeshme (9 janar), kur Jeff dhe ish-partnerja Mackenzie njoftuan divorcin. 49-vjeçarja me origjinë meksikane, Lauren është njohur me Jeff nëpërmjet ish-bashkëshortit të saj, Patrick Whitesell, një menaxher i fuqishëm i Hollivudit, nga i cili Sanchez është ndarë tetorin e shkuar. Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë dhe themeluesi i kompanisë më të madhe për shitje online, Amazon.


FORUM ANALIZË Nga Çim Peka Qelbi i krizës totale; ekonomike, sociale, politike, parlamentare, në drejtësi madje edhe brenda vetë mazhorancës qeverisëse, prej kohësh ka dalë në shesh. Por së fundmi ajo këputi edhe atë fill të hollë ekuilibri, që ishte mbajtur më shumë për meritë të një gjakftohtësie që buron nga 26 vite eksperiencë politike, prej presidentit Ilir Meta. Krizë ose më saktë, luftë të hapur edhe institucionale; Kryeministër-President. Duket se mbrëmë për gjithë natën, sedra e acaruar keqas prej refuzimit ose një hall i madh; një kokëfutje në kushedi se kë çark, skutave të skenës ndërkombëtare e rajonale, e ka bërë Edi Ramën që të kapërcejë edhe stilin e hungërimave në rrjetin e ‘cicërimave’ dhe të kërcënojë e shantazhojë hapur si një gangster; jo Ilir Metën, por presidentin e Shqipërisë. Por kush ishte ajo ‘pika e ujit’ që derdhi gotën e mbushur plotë, të cilën e përshkruan (kërcënon komisarë, gazetarë, prokurorë, gjyqtar, opozitarë e këdo) presidenti në kundërpërgjigjen e fortë që i dha sot kryeministrit?! Është ajo plagë e shqiptarisë, që për më shumë se një shekull rrjedh gjak; Kosova! Ajo plagë që kur u duk se u mbyll e u rigjenerua, po hapet sërish nga armiqtë e shqiptarëve, por këtë herë me ndihmën edhe të ‘kirurgëve’ shqiptarë në të dy anët e kufirit të një toke. *** Refuzimi i kandidaturës së Edi Ramës për Ministër të Jashtëm nga ana e Presidentit të Republikës ngjalli e po vazhdon, reagime të shumta në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptarë. Genti Cakaj, një emër tërësisht i panjohur në Shqipëri, zëvendës ministër i Jashtëm, u trumbetua nga Rama që në momentin e propozimit të tij, si një njeri brilant, intelektual, erudit etj. Nuk tha vetëm, se kemi të bëjmë me ‘Faik Konicën’ e ringjallur. Por duke mos pasur në dispozicion as CV-në e tij (edhe sot e kësaj dite ajo mungon edhe në postin e zv. ministrit) është e vështirë të thuhet se kush është ky djalosh, qoftë edhe formalisht. Veçse është evidente, se kushdo që të jetë kapaciteti i tij, prapë së prapë një 28-vjeçar mbetet. Edi Rama u mburr, se është njeriu më i lexuar që i kanë parë sytë dhe i kanë dëgjuar veshët. Kjo mund të jetë edhe e vërtetë, duke pasur parasysh tufën e injo-

ranteve me të cilët ka rrethuar veten kryeministri ynë artist, sportist, shkrimtar dhe së fundit poçar. Në ato pak dalje publike të këtij ‘gjeniu të lexuar’, vëren në fakt pikërisht kulmin e mediokritetit të maskuar me akademizëm librash shkollorë. Në një fjali me dhjetë fjalë të artikuluar në shqip të Gent Cakajt, shtatë janë huazime. Tipike e delirantëve, që kërkojnë të hiqen si koka të mëdha. E kundërta e shqiptarëve të mëdhenj, të cilët edhe pse njihnin në mënyrë perfekte shumë gjuhë të botës, (si Konica e Noli që Rama thotë se i ka mësues), por flisnin një shqipe të kulluar dhe madje e pasuruan atë, duke e spastruar nga huazimet nga gjuhë të tjera. Por debatet për intelektualizmin e këtij çunaku, në fakt nuk kanë asnjë vlerë për postin që i ka përzgjedhur Edi Rama, pasi mjafton të thuash se ai as nuk është diplomat, as nuk është shkolluar për diplomaci. Aq më tepër që është tërësisht i pa eksperiencë, në punët e shtetit. Kaq për të, si ‘1000 herë më i lexuar’. *** Debati i ndezur për mos dekretimin e tij në fakt nuk lidhet me Gent Cakajn nominalisht, por për çfarë përfaqëson ai në të vërtetë. Jo si intelekt, por si produkt. Dhe për produkt nuk flasim thjesht vetëm për sponsorizimin ndaj i tij disa vjeçar nga ana e Baton Haxhiut, por për konjukturën që e solli deri pranë këtij posti të lartë, në Republikën e Shqipërisë. E vërteta është, se në fakt rrëzimi i emrit të tij ishte rrëzimi i vetë konjukturës. Dhe pikërisht kjo e ka xhindosur edhe Ramën edhe Haxhiun, të cilët kanë marrë rolin e të fortit të lagjes dhe kërcënojnë këdo që nuk ju bindet. Ecim më tej me zhvillimet, brenda kësaj logjike. Hashim Thaçi është shprehur sistematikisht dhe hapur për ndryshimin e kufijve me Serbinë. Pra i pozicionuar, pro copëtimit të Kosovës. Madje e ka paraqitur, si ide dhe propozim të vetin. Në fakt ai është propozim i Vuçiç, por Thaçi është emëruar dhe deleguar që ta paraqesë si të tijin, në mënyrë që të ngjisë më shumë në procesin e shqyrtimit në kancelaritë perëndimore. Nga ana tjetër edhe Edi Rama është brenda kësaj skeme, si mbështetës i Thaçit dhe propozimit të tij, për ndarjen e Kosovës. Megjithëse për mjaft kohë ndoqi teorinë e ‘ambiguitetit’

14 E shtunë, 12 JANAR 2019

Një dekret presidencial kundër ndarjes së Kosovës Ndryshe nga Kosova, Shqipëria është anëtare e NA TO-s, OKB, OSBE, Këshillit NATO-s, të Europës, vend kandidat për në BE dhe qëndrimi i saj ka peshë specifike në këtë rast, në të gjitha kancelaritë perëndimore. Edi Ramës, Vuçiç dhe Thaçit u duhet një ministër i Jashtëm i Shqipërisë, i cili shtyn përpara idenë e tyre të ndarjes nga Brukseli në Berlin, nga Parisi në Londër ashington. Londër,, nga Roma në W Washington. duke mos u shprehur, ishte e qartë për këdo, që trinomi Vuçiç-Rama-Thaçi kishin vendosur të ndanin Kosovën. Secili, për interesa të vetat. Fillimisht, Sali Berisha ishte i pari, i cili doli hapur, kundër idesë së ndarjes së Kosovës (Thaçi e quan herë shkëmbim, herë korrigjim e herë marrëveshje historike). Reagimi i Thaçit ishte i turpshëm. Si i Batonit aktualisht. Ai fyeu dhe kërcënoi, Sali Berishën. Edhe Batoni fyeu dhe kërcënoi Ilir Metën. Reagimi i Thaçit ndaj Berishës, vetëm sa i ngriti adrenalinën këtij të fundit. Njësoj si me Metën sot, që i tregoi vendin dhe të vërtetën punëdhënësit të Batonit. Sali Berisha e quajti Thaçin argat të Beogradit. Ilir Meta shfaqet çdo orë e më i vendosur dhe i panegociueshmë; se sa të jetë ai President i Republikës nuk do të pranojë pazaret me territore, të treshes VuçiçRama-Thaçi. I shkreti Baton Haxhiu! Ka rënë në hall të madh dhe i fut hundët në këtë punë, sepse është i zhytur deri në grykë me këtë maskarallëk. I njohur dhe i akuzuar me fakte publikisht e botërisht prej më shumë se dy dekadash si bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb; njeri i afërt në shoqëri dhe biznes me lidershipin e këtij shërbimi, ai asnjëherë nuk ka gjetur kurajo, ta përgënjeshtrojë këtë fakt. Edhe po të mos njihej botërisht si i tillë, shërbimet që ai bën e tregojnë qartë dhe nuk duan koment. Ai është njeri i afërt me të tre; Vuçiç, Ramën e Thaçin. Këshilltar konfidencial, i këtyre dy të fundit. Ndoshta edhe shefi i tyre, pse jo?! I vetmi person këtej dhe andej kufirit, që ka mbështetur dhe promovuar idenë e ndarjes së Kosovës së bashku me Treshen është Baton Haxhiu. Edhe pinjolli i tij, ministri i jashtëm në tentativë. Ditmir Bushati as nuk është ministri i

Jashtëm më i mirë dhe as intelektuali më i madh, qoftë edhe mes Rilindjes. Por ka një meritë, që përkundër vullnetit të shefit të tij, ishte kundër shkëmbimit të territoreve; ndarjes së Kosovës. Dhe bash kjo, i hëngri kokën. Zelli i madh i Ramës për të mbështetur ndarjen e Kosovës, dhe inferioriteti i tij ndaj Bushatit, i ndërprenë karrierën si Ministër i Jashtëm, por nga ana tjetër i bënë nderin e jetës; e vunë atë në anën e drejtë të historisë dhe kjo, do e ndjekë nga pas gjithmonë. Në Kosovë dhe në Shqipëri për këtë çështje ka dy grupime; disporcionale në fakt. Nga njëra anë janë mbështetësit e ndarjes së Kosovës; Thaçi, Rama, Haxhiu, dhe ky djali Cakaj, nga ana tjetër janë kundërshtarët e ndarjes së Kosovës: Ramush Haradinaj, qeveria e tij, gati gjithë klasa politike e Kosovës, edhe vetë partia e Thaçit; në Shqipëri, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, opozita. Edhe analistët dhe mediat kryesore këtu e andej kufirit, përveç Haxhiut që ngeli duke kaluar Morinën natë për natë për të kapur të gjitha studion, janë në unison kundër. Shqipëria ka një rol të veçantë në negociatat e ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë, si mbështetëse dhe garante e qëndrimeve të Kosovës. Ja detyron-përcakton, edhe Kushtetuta. Nga ana tjetër ndryshe nga Kosova, Shqipëria është anëtare e NATO-s, OKB, OSBE, Këshillit të Europës, vend kandidat për në BE dhe qëndrimi i saj ka peshë specifike në këtë rast, në të gjitha kancelaritë perëndimore. Edi Ramës, Vuçiç dhe Thaçit u duhet një ministër i Jashtëm i Shqipërisë, i cili shtyn përpara idenë e tyre të ndarjes nga Brukseli në Berlin, nga Parisi në Londër, nga Roma në Washington. Shto këtu edhe argumentin që

mund të përdorë edhe vetë Vuçiç nëpër kancelaritë perëndimore; E shihni, edhe një ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga Kosova është, pro!! Prandaj refuzimi i Ilir Metës, nuk ishte thjesht ndaj një emri (pavarësisht arsyeve ligjore), por refuzim ndaj një ideje. Refuzim i pa negociueshëm, ndaj ndarjes së Kosovës. Kundërshtim ndaj planit ogurzi për shqiptarinë, të Ramës dhe Thaçit. Shumë personalitete me peshë kanë folur, kundër ndarjes së Kosovës. Ka folur i pari Sali Berisha, atëherë kur nuk guxonte askush të artikulohej për këtë temë. Dhe ndërhyrja e fortë e tij, e ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve. Ka folur Ramush Haradinaj, ka folur edhe Meta. Por e folura e Metës këtë radhë ishte e ndryshme nga të gjithë. Nuk ishte kundërshtim me Twitter, as me FB, as me intervistë dhe as me deklaratë me shkrim. Ka folur me një akt zyrtar, siç është Dekreti i Presidentit. Dekreti i tij, nuk ishte dekret kundër një kandidature, por ishte Dekret kundër ndarjes së Kosovës. Me budallallëkun dhe ligësinë e tij, Edi Rama, pa dashje ra në kurthin që ngriti vetë. I dha mundësinë Presidentit të Republikës, që të rrëzonte këtë herë edhe zyrtarisht e institucionalisht, idenë e ndarjes së Kosovës; e Dekreto refuzimin e atij plani. Edi Rama pa dashje i ngriti topin, dhe Ilir Meta e zhyti fort. Aq fort, sa që i nxori tërësisht jashtë faze tregtarët e territoreve. Aq shumë i shkundi me këtë akt, sa që minjtë e UDB-së dhe Sigurimit të Shtetit në të dy anët e kufirit dolën nga budrumet e tyre të pisët dhe kërcënuan hapur Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Pak orë më vonë u shpreh, edhe Sali Berisha. Siç di dhe mund, vetëm ai. Mbrëmë në darkë, Lulzim Basha deklaroi, se ideja e ndarjes së Kosovës ishte ide e Sllobodan Millosheviçit. Sot sërish Ilir Meta ja bëri të qartë Edi Ramës, se po bën një gabim fatal. Jo thjesht me kërcënimet ndaj Presidentit, por me rrugën dhe çorbën që ka zgjedhur të hajë, për çështjen e Kosovës. Beteja e madhe ka filluar dhe zarat e Edi Ramës e Baton Haxhiut janë thjesht gurë shahu. Le ta luajnë deri në fund, meqenëse Ramës i pëlqen shahu! Syri.net


AKTUALITET

15

E shtunë, 12 JANAR 2019

Në disa zona të tjera reshjet e shiut kanë favorizuar largimin e borës nga rruga. Autoriteti Rrugor Shqiptar në raportin e fundit për situatën në vend

R

eshjet e dendura të borës kanë vijuar kryesisht në zonën verilindore të Shqipërisë duke krijuar probleme në disa akse. Ndërkohë që në disa zona të tjera reshjet e shiut kanë favorizuar largimin e borës nga rruga. Pas hedhjes së kripës dhe pastrimit në rrugë si dhe rikthimit të reshjeve të shiut në disa zona të vendit, qarkullim i mjeteve është normalizuar por krahas kësaj, ka ende segmente që vijojnë të jenë nën pushtetin e ngricave. Autoriteti Rrugor Shqiptar në raportin e fundit për situatën në vend, bën të ditur si më poshtë se: Kukës Rruga Kukës-Bushtricë dhe Kukës-Ura Zapotit ka pasur reshje të dendura deri në darke ku në punë për kriposje kanë qenë dhe janë 4 borëpastruse, 2 fadroma, një kamion. Për shkak të temperaturave, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Ka rënë rreth 90 cm dëborë. Rruga Dedaj-Razëm dhe Koplik-Razëm ka pasur reshje të dendura deri në darkë ku në punë për kriposje kanë qenë dhe janë 2 borëpastruse. Për shkak të temperaturave shumë të ulëta rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Ka rënë rreth 50 cm dëbore. Rruga Laç-Koman ka pasur reshje të dendura deri në darke ku në punë për pastrim dhe kriposje kanë qenë dhe janë 1 borëpastruse dhe 1 fadrome. Për shkak të temperaturave shumë të ulëta rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Ka rënë rreth 40 cm dëborë.

Ulet intensiteti i reshjeve të borës, situata në akset rrugore

Tropojë Aksi B.Curri-Valbonë trashësia e borës ka shkuar 1 m. Po punojnë dy borëpastruese dhe 1 fadromë. Aksi B.Curri-Fierzë trashësia e borës ka shkuar 70 Cm. Po punojnë 2 borëpastruese. Aksi Ura e Bujanit-Qa-

fe-Morin trashësia e bores 65 cm. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadrom. Aksi B.Curri-Kam, trashësia e borës 70 Cm. punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë. Të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

Dibër 90% e fshatrave në Dibër vazhdojnë te jenë të izoluar. Aksi Peshkopi-Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë. Peshkopi-Kukës i kalueshëm me zinxhirë po here pas here në disa vende bllokohet. Në Aksin Peshkopi-Kukës

trashësia i kalon 1m. Fshatrat e bllokuara: Lura, Selishta, Arras, Sllova, Kala e Dodës, si dhe disa fshatra të komunës Melan. Urë Çereneci-Stebleve 39 km, trashësia e borës arrin afër 1m pasi ka rënë dhe mbrëmë, punohet në këtë segment me dy fadroma. Aksi Dogane-Trebisht 3,3 km ashtu si aksi tjetër. Aksi Qaf Bualli-Kraste 16,7 km kalohet me zinxhirë dhe punojnë dy borëpastruese. Aksi Komesi-Burrel 5,7 km dhe Ura e Matit-Lis 8,9 km kalohet me zinxhirë dhe punon një borëpastruese, janë duke punuar. Korçë Vetëm aksi Korçë-Dardhë mbetet i kalueshëm me zinxhirë. Ka pasur edhe 5 cm reshje bore por pa probleme. Situata vazhdon të jetë e vështire në njësitë Administrative ku shumë fshatra mbeten të izoluar. Aksi Elbasan-Qafë Thanë i kalueshëm pa probleme. Aksi Librazhd-Peshkopi për momentin i bllokuar, në fshatin Llange ka rënë një ortek dëbore, po punohet për hapjen. Reshje bore ka pasur edhe në fshatrat e Elbasanit, në gjinar ka rreth 20 cm bore por rruga është e kalueshme.

E BLLOKUAR

MIRDITË

SITUATA

Gruaja niset me helikopter në spital

Moti i keq, 3 viktima

“Rruga e Kombit” e kalueshme pa probleme

Një 58-vjeçare nga fshati Zagore e Malësisë së Madhe, e bllokuar nga dëbora, është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodër me helikopter për shkak të komplikacioneve me shëndetin. Behije Vucaj kishte një emergjencë shëndetësore dhe në pamundësi për t’u transportuar me makinë është dashur transportimi përmes ajrit. Kështu një helikopter ka mbërritur në fshatin Zagore duke bërë të mundur transportimi e saj drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Fillimisht helikopteri e ka ndalur 58-vjeçaren në stadiumin “Loro Boriçi” dhe nga aty drejt spitalit është dërguar me një ambulancë. Pas dhënies së ndihmës së parë burimet spitalore bëjnë me dije se 58-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Një punonjës i OST ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së djeshme në Perlat të Mirditës teksa po punonte për rregullimin e një defekti. Gjovalin Angjelin Lesh Qafa, 58-vjeç, është gjetur i pajetë mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22:00. Mësohet se 58-vjeçari nga Laçi sipas informacioneve ka pësuar infarkt. Viktima e parë u shënua në Korçë. 55 vjeçari Jani Poda, baba i dy fëmijëve humbi jetën për shkak të ftohtit ekstrem. Tonin Loci nga Shkodra ishte viktima e dytë e motit të keq që “mbërtheu” Shqipërinë për rreth një javë, pasi u u zu poshtë nga streha e karburantit ku punonte, që u shemb nga pesha e borës

Rruga e Kombit, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave nën zero, është plotësisht e pastruar. Kjo gjë ka mundësuar një qarkullim më se normal, si për mjetet e vogla, ashtu dhe për ato të rënda. Një flotë prej 37 borëpastruesesh janë në gatishmëri 24 orë të ditës në rrugën e Kombit, jo vetëm për të pastruar borën nga shtrati i rrugës por edhe për të bërë kriposjen e saj. Koncesionari garanton mbajtjen në gjendje optimale të kësaj rruge, pavarësisht kushteve atmosferike. “Shoqëria koncesionare disponon 37 mjete borëpastruese. Nga këto, rreth 50% e inventarit janë mjete me zero kilometra, të pajisura për shpërndarjen e kripës. Me këto mjete dhe me këtë përkushtim që ka stafi i shoqërisë koncesionare, ne garantojmë të gjithë udhëtarët dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve se rruga do të jetë në kushte shumë të mira teknike. Mjetet do të lëvizin pa zinxhirë”, tha Skënder Iseberi, drejtor i mirëmbajtjes.


AKTUALITET

16

E shtunë, 12 JANAR 2019

Historia e Rozinës, nënës 41-vjeçare që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 8 falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve mjekësore dhe urgjencës kombëtare

M

oti i acartë ka paralizuar qarkullimin në një pjesë të mirë të rrugëve në vendin tonë, duke krijuar avari edhe për emergjenca të ndryshme shëndetësore, deri te pamundësia e grave shtatzëna për të lindur në maternitet. Këtë herë kushtet e rënda atmosferike i rrezikuan jetën Rozinës dhe bebes që priste të vinte në jetë. 41-vjeçarja shtatazanë që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit për shkak të komplikacioneve u transportua me helikopter mëngjesin e së premtes nga Burreli në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku ka lindur një djalë, fëmijën e saj të tetë. Falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve dhe urgjencës mjekësore nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë. Kjo është historia e Rozinës, nënës 41-vjeçare që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 8 falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve mjekësore dhe urgjencës kombëtare. Lajmin e mirë e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku përmes një postimi në facebook, shkruan se: “E paraqitur me komplikacione në maternitetin e Burrelit, mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” që aktualisht po japin shërbim në Burrel, kanë vlerësuar si emergjente ndërhyrjen për nënën 41-vjeçare që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit”, bën të ditur Manastirliu. Menjëherë është transportuar me helikopter në maternitetin “Koço Gliozheni” ku ka lindur fëmijën e saj të 8. Ministrja shton se nëna dhe i porsalindur gëzojnë shëndet të plotë ndërsa falenderon ekipet mjekësore. Rozina është nëna e tretë që ndihmohet me urgjencë nga bluzat e bardha. Rasti i pari

Moti i keq, Manastirliu: Shpëtohet nëna dhe lind fëmijën e 8-të

ka të bëjë me një nëne të re të izoluar nga bora por që ka arritur të sjellë në jetë djalin e saj shëndoshë e mirë falë ndihmës së mjekëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës. “Një nënë e re është transpotuar me urgjencë nga Malësia e Madhe, një zonë

e izoluar nga dëbora drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ka sjellë në jetë shëndosh e mirë, falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve Senad Halluni dhe Dritan Barbullushi. Aleksandro është fëmija i tretë i familjes dhe nga bonusi i bebes do të përfitojë

çekun 120 mijë lekë. Spitali Rajonal i Shkodrës, si të gjithë spitalet në vend, këto ditë të ftohta janë në gadishmëri për të pritur çdo emergjencë të mundshme në zonat të izoluara nga dëbora”, shkruante Manastarlliu në facebook. Rasti i dytë u regjis-

3 RASTE “Moti i acartë ka paralizuar qarkullimin në një pjesë të mirë të rrugëve në vendin tonë, duke krijuar avari edhe për emergjenca të ndryshme shëndetësore, deri te pamundësia e grave shtatzëna për të lindur në maternitet, ku numri i grave që rrezikuan jetë shkon në 3”. trua në një fshat të Elbasanit, aty ku një 25-vjeçare solli në kushte shtëpi fëmijën e dytë por e ndihmuar nga një infermiere e që më pas u bë i mundur transportimi për në maternitetin e Elbasanit. “Infermierja Nazmie Demiri e Qendrës Shëndetësore Labinot-Katund në Elbasan ja ka dalë të shpëtojë në kohë, një nënë të re të bllokuar nga dëbora, e të ndihmojë të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë në ambientet e shtëpisë. ‬25-vjeçarja ka lindur pa ndërlikime dhe është transportuar me autoambulancë në maternitetin e Elbasanit, ku aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm”.‬ Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se nga veriu në jug, jo vetëm spitalet por edhe qendrat shëndetësore në të gjithë vendin janë në gatishmëri për të përballuar rastet emergjente që mund paraqiten në zonat e prekura nga bora.

SITUATA

SHQETËSIMI

Nga veriu në jug, spitalet në gatishmëri

Në vend po qarkullon virusi AH1N1

Prej disa ditësh, vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura dëbore shoqëruar me ulje temperaturash dhe ngricash gjë që ka vështirësuar qarkullimin dhe ka krijuar kufizime për komunitetin në disa prej qarqeve në vendin tonë. Të gjitha strukturat shtetërore, mbi dy mijë efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, punonjës të OSSHE dhe të shëndetësisë janë në gatishmëri të plotë për t’iu gjendur pranë banorëve, për çdo problem. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se nga veriu në jug, jo vetëm spitalet por edhe qendrat shëndetësore në të gjithë vendin janë në gatishmëri për të përballuar rastet emergjente që mund paraqiten në zonat e prekura nga bora.

D

itët e para dhe shumë të ftohta të janarit kanë sjellë me vete edhe virusin e gripit. Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik, ka konfirmuar se në vendin tonë është duke qarkulluar virusi AH1N1. “Po, ka filluar sezoni i gripit. Pra edhe numri i rasteve me viroza respiratore është rritur. Nuk kemi një numër tepër të lartë të rasteve, por jemi në sezonin e gripit. Ne kemi izoluar raste me grip, të cilët i përkasin virusit AH1N1, ish-virusi pandemik, i cili tashmë është kthyer në një virus sezonal”, tha Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, në ISHP. Virusi AH1N1 shfaq simptoma të njëjta me viruset e tjera, si dhimbje koke, dhimbje muskulare të forta, kollë të thatë, etj. Ekspertët e ISHP-së janë duke shqyrtuar format e shfaqjes së

këtij virusi në popullatë, pasi me kalimin e kohës, viruset pësojnë mutacione dhe japin komplikacione te njerëzit. “Viruset e gripit janë shumë hileqarë dhe pësojnë mutacione të ndryshme, ndaj është shumë e rëndësishme që të kryhet vaksinimi ndaj gripit. Ky vaksinim kryhet në çdo kohë, gjatë të gjithë periudhës

së gripit dhe krijon imunitetin e duhur apo bën që personi, edhe nëqoftëse infektohet nga gripi, të mos kalojë forma të rënda të tij”, tha më tej Silva Bino. Në vend janë konfirmuar vetëm 4 raste në Laboratorin e ISHP-së, ndërkohë që mund të ketë raste të tjera, të cilat trajtohen në shtëpi dhe nuk janë paraqitur te mjeku.


AKTUALITET

17

E shtunë, 12 JANAR 2019

Aleko Petro ka pranuar që dhunoi për vdekje vajzën e tij Anxhelina, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me një emigrant afgan. 52-vjeçari ka kërkuar gjithashtu që të varet në shesh publik

K

rimi i rëndë në Korfuz, ku shqiptari Aleko Petro torturoi, goditi dhe varrosi të bijën, tronditi Greqinë. Ai masakroi vajzën e tij, Anxhelina Petro duke e goditur me mjete të forta 8 herë në kokë. Disa ditë pas krimit të rëndë, mediat në Greqi kanë shkruar sërish, e këtë herë për dhunën ndaj 52-vjeçarit në burg. Pasi gjykata greke e la në burg pa afat, 52-vjeçari është dhunuar psikologjikisht e fizikisht në burgun e Koridhalos. Vasilis Noulezas, avokati i 52-vjeçarit ka treguar se pas kësaj ngjarje Aleko Petro është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Sipas avokatit, 52-vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike. Ai tregon se Aleko i kishte rrëfyer që ka frikë për jetën e tij. Shqiptari ka thënë se u sulmua egërsisht dhe ka kërkuar që të transferohet në burgun e Grevenas. Aleko ka pranuar që dhunoi për vdekje vajzën e tij Anxhelina Petro, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me një emigrant afgan. 52-vjeçari ka kërkuar gjithashtu që të varet në shesh publik dhe dënimi i tij të shërbejë si shembull. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korfuz më 2 janar. Ndërkohë, trupi i Anxhelina Petros mbërriti në Shqipëri më 8 Janar dhe u përcoll për në banesën e fundit të nesërmen. Trupi i 29-vjeçares prehet në vendlindjen e saj, në Berat. Sipas dëshmisë së 52-vjeçarit, në debat e sipër e kishte humbur. “M’u errën sytë. E godita me hekur dhe e hodha nga dritarja, e hodha. Isha tjetër

Vrau dhe groposi vajzën, Aleko dhunohet në burg SULMI “52-vjeçari është dhunuar psikologjikisht e fizikisht në burgun e Koridhalos. Avoakti Vasilis Noulezas, ka treguar se pas kësaj ngjarje Aleko Petro është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Sipas avokatit, 52-vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike”.

KËRKESA “Aleko ka pranuar që dhunoi për vdekje vajzën e tij Anxhelina Petro, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me një emigrant afgan. 52-vjeçari ka kërkuar gjithashtu që të varet në shesh publik dhe dënimi i tij të shërbejë si shembull”. njeri. Edhe tani që jam ulur rri mendoj për çfarë ndodhi”. Ai e gjeti të bijën në pjesën e pasme të shtëpisë, përtokë. Sipas tij, kur Anxhelina e pa iu drejtua me fjalët: “Babi po largohem, të dua shumë. Dua që të më përqafosh”. Ndërsa Aleko, gjithnjë sipas rrëfimit të tij, teksa e mbante në duar i tha: “Do vij me ty. Jam një baba i çmen-

dur”. Më pas 52-vjeçari tregoi se kishte pastruar shtëpinë, kishte djegur rrobat e tij dhe sendet personale të vajzës 29vjeç, ndërsa kishte flakur edhe telefonin e saj. Kur e pyetën se përse e kishte varrosur të bijën në oborrin e shtëpisë, ai tha: “Nuk doja që ta lija jashtë, për kafshët. Kështu që vendosa ta varros aty”. Sa i përket lidhjes së

EKSTRADIMI

I dënuar për vrasje, kapet në Itali

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane, kapën Dritan Karaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin e datës 8 korrik 2004, e ka dënuar me 19 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vetëgjyqësi, kryer në bashkëpunim”. Në Fushë-Krujë, në 11 mars 2004, i pandehuri Dritan Karaj ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja. Gjatë periudhës që Karaj qëndronte i fshehur, së bashku me një shtetas tjetër i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 7 mijë eurosh, shtetasit E.T. Për këto vepra penale i pandehuri është hetuar e gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë. Kapja dhe arrestimi i tij në Itali u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin.

GREQI

A

leksandër Luca, 20-vjeçari shqiptar që ndodhet në burgun e Grevenas në Greqi, do të përballet me akuza të reja. Tashmë ai akuzohet për përdhunim dhe tentativë përdhunimi të studentes greke Eleni Topaloudi. Sipas mediave greke, 3 vajza e kanë akuzuar të riun shqiptar se i ka ngacmuar në të kaluarën. Një 18-vjeçare thotë se është abuzuar seksualisht prej tij, po kështu edhe një 17-vjeçare. Kurse një adoleshente 18vjeç thotë se Aleksandër Luca tentoi ta përdhunonte. Megjithatë, tre vajzat nuk kanë bërë denoncim formal në polici ndaj 20-vjeçarit shqiptar. Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras akuzohenn se kanë abuzuar seksualisht dhe kanë dhunuar për vdek-

Anxhelinës me një afgan, Aleko Petro mohon që ishte në dijeni të kësaj marrëdhënie. “Nuk dija asgjë. E mësova këto ditë. Kisha dëgjuar zëra por nuk e dija ku qëndronte apo me kë”. Ai gjithashtu u ankua për faktin se vajza ishte pagëzuar dhe askush nuk e kishte njoftuar. Aleko mohoi se kishte qenë i dhunshëm ndaj të bijës. Në fund, 52-vjeçari

tha se vajza e tij ishte një fëmijë i mirë dhe i zgjuar, që e ndihmonte me çdo gjë. Trupi i pajetë i 29-vjeçares doli të mërkurën nga banesa e nënës së Anxhelinës dhe kortezhi kaloi në këmbë drejt varrezave të Suelasit në dalje të Beratit, aty ku do të prehet pas kërkesës së nënës së saj, edhe pse kishte 15 vite që e ndjera kishte ikur në Greqi dhe kishte humbur kontaktet me të.

Rikthehet dosja, 3 akuza ndaj shqiptarit

je studenten greke Eleni Topaloudi, trupin e së cilës e hodhën më pas në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të muajit nëntor 2018 në

ishullin Rodos. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras ndodhen në të njëjtën qeli por nuk flasin me njëritjetrin.


AKTUALITET SKANDALI

P

as dështimit të kontratës mes bashkimit të kompanive ‘Biba X’ dhe ‘DH Albania’ për shkak të skandalit të falsifikimit të dokumenteve nga ana e firmës mëmë të ‘DH Albania’ ‘Dunwell Haberman’ Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur në 13 Dhjetor garën për të njëjtin segment të unazës së madhe. Në shpalljen e parë njësia e prokurimit publik kishte vendosur kritere ligjore që ishin haptazi në shkelje të ligjit. Por ajo që bie ne sy edhe në rihapjen e garës së dytë, kriteret e vendosura nga prokurimet duket se përcaktojnë që në fillim operatorin fitues dhe lënë hapësirë sërish për afera korruptive. News24 ka zbuluar dokumentin ku shihet se një nga keto kritere është kërkesa për kapacitete e mjeteve dhe makinerive që operatorët duhet të disponojnë për të marr pjesë në këtë procedurë. Lidhur me këtë kërkesë rezulton se makineritë e kërkuara nuk janë në raport me zërat e punimeve që parashikohen të kryhen. Këtë e tregon qartë edhe kjo tabelë. Në piken 13 për mjetet e punës kërkohet një autovinç me kapacitet mbi 450 ton. Por sipas subjekteve që kërkojnë të marrin pjesë në garë në preventivin e punimeve tek zëri i punës thuhet se nga ana teknike për të tërhequr

18

E shtunë, 12 JANAR 2019

Tenderi i Unazës: Po nuk pate vinç 450 tonësh nuk fiton!

trarë me gjatësi 34 metra linear që do të përdoren për projektin do të mjaftonte një autovinç me një kapacitet deri në 210 ton. Këtu lindin edhe dyshimet e operatorëve për një garë sipas tyre jo transparente. Burime nga drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor thonë për “News24” se në vendin tonë një mjet i tonazhit me kapacitet 450 ton

nuk gjendet. Sipas po të njëjtave burime mjeti më i rëndë që ka hyrë në doganat shqiptare është vetëm 10 ton por që nuk dihet kapaciteti mbajtës i tij pasi dogana regjistron vetëm peshën e mjetit dhe jo kapacitetin. Ky kriter thonë operatorët jo vetëm vështirëson pjesëmarrjen në garë por duket që në fillim se përcakton dhe fituesin e

garës. Kërkesa e prokurimeve për një mjet me kapacitet 450 ton duket absurde pasi sipas ekspertëve tërheqja e trarëve prej 34 metra linearësh që do të përdoren për lotin e parë të unazës së madhe mund të realizohet edhe me nje vinç me një kapacitet maksimumi deri në 210 ton. Atëherë lindin pyetjet se cila është arsyeja e kërkesës për vinça të tonazhit

VLORË

Grabitja e armëve, FA: Hetim administrativ

më të rëndë sesa nevoja për realizimin e veprave të artit në lotin e parë të Unazës së madhe nga pallati me shigjeta deri tek rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja? Pse njësia e prokurimit vendos kritere diskriminuese te cilat dëmtojnë konkurrencën dhe pengojnë operatorët ekonomikë të interesuar të marrin pjesë ne garë? “News 24”

TIRANË

Kërkoi seks, gjyqtari mbetet në burg

D

epoja e armëve në bazën ushtarake të Pashlimanit në Vlorë është grabitur. Mësohet se janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme dhe ushtari që duhet të ruante armët, nuk gjendej në vendin e punës në momentin që ndodhi grabitja. Raportohet se janë vjedhur tre armë automatike por edhe granta. Armët në fjalë mësohet se janë të kushtueshme dhe prodhim amerikan. Raportohet se ushtari që kishte si detyrë ruajtjen e ambientit nuk ka qenë në vendin e rojës. Lidhur me këtë ngjarje, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftoi se ka referuar ndjekje penale për pesë persona. Akuza ndaj tyre është: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”. Për shkak të grabitjes janë proceduar penalisht 5 punonjës të bazës ushtarake. Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. “Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat,

që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare. Theksojmë

edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare”,-thuhet më tej në reagimin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjykata për Krimet e Rënda, këtë të premte ka dhënë masën e ”arrest me burg” për gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani, të përfshirë në një aferë korruptive e seksuale të denoncuar në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan. Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”. Hysi i kërkonte favore seksuale një gruaje për të dhënë një vendim gjyqësor pro saj për kujdestarinë e vajzës. Veç seksit i kërkonte dhe para. Ndërmjetëse në këtë histori ishte edhe psikologia Elona Mecani.


ART

19 E shtunë, 12 JANAR 2019

Naser Hasa - "Vizatimi, themeli i gjithçkaje" Luan Rama

N

ë një nga letrat që Van Gogh i dërgonte vëllait të tij Theo, ai i shkruante se "Ditën që njerëzit do të fillojnë të thonë se unë di të vizatoj, pra jo të pikturoj, atëherë ndoshta unë do të bëj një pikturë, në një çast të papritur për ta". Van Gogh theksonte gjithashtu se "në praktikë, metoda është të ushtrosh në fillim vizatimin, pasi mund të kalosh shumë më lehtë nga vizatimi në picture, sesa anasjelltas". Këto fjalë të Van Gogh-ut, djaloshi i ri i pasionuar pas vizatimit, Hasa ndoshta nuk i ka lexuar në atëkohë në Kosovë, por ishte vizatimi që e çoi atë drejt një pikture të mirëfilltë dhe vizatimi duket se mbetet për të kyçi i artit të tij. Ka piktorë që edhe pse vizatues mjaft të mirë e braktisin vizatimin në mesin e krijimtarisë së tyre, por ky piktor i Ballkanit, ardhur nga Ulqini për të ekspozuar disa nga veprat e tij në Paris, duket se nuk do ta braktisë, madje rikthimi i vazhdueshëm drejt vizatimit i jep atij impulse të reja dhe ajo që është më me interes, është se vizatimi e çon akoma më thellë drejt portretit psikologjik. Pra, piktori Hasa ka përshkuar e vazhdon të përshkojë atë trajektore për të cilën shkruante para më shumë se një shekulli Van Gogh, trajektore që nisi në shkollën e pikturës në Prishtinë, me pikëtakime në Beograd dhe Zagreb, duke formuar gradualisht një profil spikatës mes piktorëve të kësaj pjese të Ballkanit. Sigurisht, baza e

ESSE

Nga Armenida Jolldashi “ Ti dhe ti dhe një letër dashurie” thotë Pushkini, mjeshtri i letrave të dashurise dhe unë në ditë si sot, gri, të marr një letër kam mall! Një letër të mbushur me mendime, mall, dashuri, fjalë të bukura! Largësit shtriqen dhe tkurren njëkohësisht dhe letrat s’vijnë. S’vijnë sepse askush nuk i shkruan më. Falë technologjisë jemi në kontakte virtuale, mesazhe instante në një jetë totalisht të globalizuar. Çdo gjë brenda çastit. Por a derdhet shpirti në një çast? A i themi dot të tëra? Mos themi pak? Apo shumë ashtu të nxituar, kalimthi?

kulturës së tij figurative ishte laboratori krijues pranë atelierit të profesorit të tij Muslim Mulliqi, një nga piktorët kosovarë më me influencë të gjeneratës së viteve '50 '70 të shekullit XX, krahas Rexhep Ferrit apo Tahir Emra. Ishin këto koncepte të reja të mjeshtërisë së vizatimit që e frymëzuan atë për të krijuar personalitetin e tij piktural dhe një vepër origjinale si në telajo ashtu dhe në fletën e vizatimit. E megjithatë, e përsëris se veprat e tij më të mira duket se mbeten portretet në vizatim, krijime këto me një ekspresivitet jo të zakontë. Por edhe krijimet në ngjyra, kanë dhe ato një origjinalitet të veçantë: edhe pse pa deçitura ato të ofrojnë impresione të shumta, herë një det në flakë apo një natyrë që vibron në stuhi (1998, 2003) e herë një tablo e ndarë në dy nivele, ku trupat e tri femrave përvijojnë poshtë në një kërleshje trupash, duke i dhënë tablosë një ndarje kohore. Shpesh ai n'a paraqet një botë të habitshme

kromatike, një shpërbërje ngjyrash që vetëm një fëmijë duket se i ka parë në një kaleidoskop marramendës dhe me një ngazëllim të hatashëm. Skena të gëzuara, gra me një dinamikë lëvizjesh, asnjëherë statike, skena të jetës së përditshme e ndonjëherë një dehje nudosh për të kundruar bukurinë femërore. Por le t'i rikthehem përsëri disa portreteve në vizatim çka përbëjnë një zbulim të kësaj ekspozite. Një portret femre mbi të cilën janë hedhur njolla dhe lapsi ka shtuar një mori vijash që në pamje të parë krijojnë një lloj kaosi të organizuar, shpërqëndrimi, por duke qëndruar fare pak para tablosë, portreti të ofrohet me një psikologji ku të lejohet të imagjinosh nëse ajo kokë është e trishtë, mediton, apo është pas një çasti ekstaze… Një tjetër vizatim, një portret ku dora piktorit ka vizatuar gjithë dhembjet e tij dhe një klithje që ne e dëgjojmë, apo një tjetër vizatim, ku një trup njerëzor me këmbë të hapura ngrihet si një lloj demoni duke humbur kryet në një qiell me re dhe në një botë të trazuar… Sidoqoftë, ajo që mbizotëron në krijimtarinë e tij është portreti. Ai nuk vizaton një portret akademik, por kërkon gjithnjë të kapet pas karakterit të dhënë në pak linja, që në gjetjen e parë, intuitive, shprehëse e personale, herë-herë njolla e vija që në të tërën krijojnë atë çka portretizohet në atë hapësirë ku, është piktori dhe përfytyrimi i tij. Kështu, arti i këtij piktori n'a rrëmben drejt botrash të tjera…

FILOZOFIA E ARTIT

"Të dashurit II" e Rene Magritte, ndalimi i përdhunshëm i komunikimit ndjesor "Të dashurit II" (1928) është një nga punët më të njohura të Rene Magritte, artistit surrealist belg, i cili njihej si mjeshtër jo vetëm i të dukshmes, por edhe të padukshmes. Metafora, mendimi, poetika, filozofia, alegoria, ironia, sarkazma, mesazhi janë në tërësoren e tyre komponentë që grishin deshifrimin e kodit të tij artistik. Magritte si në punët e tjera edhe në "Të dashurit II", shquhet për një forcë shprehëse të kuptimsisësë duke ofruar përmes atij komunikimi, të asaj çfarë mëton loja me imazhin, manipulimi i trajtesës. Në punën e tij, piktori luante shpesh ose në teresi me objektet e përditshme, të zakonshmen njerëzore dhe emocionet, duke i vendosur ato në kontekste të huaja dhe duke e vënë në dyshim kuptimin e tyre familjar. Ai sugjeroi një interpretim të ri të gjërave të vjetra në pikturat më se të thjeshta, duke e bërë edhe më të thellë sfondin e zakonshëm dhe duke e bërë racionale irracionalen. Ai pikturonte në të njëjtën mënyrë që jetonte edhe jetën e tij, në një modesti të çuditshme dhe nën një analizë të vazhdueshme. "Të dashurit II" (1928), është një pikturë në vaj mbi kanavacë që përshkruan dy individë të kopuluar në një përqafim. Këtë ndjenjë afrie, këtë akt komunikimi ai e vesh, i hedh përsipër një petk, duke arritur ta degdis solemnitetin e këtij komunikimi në një arratisje të dhunshme intimiteti. Mesazhi është i thellë dhe filozofia e dëshmuar kësisoj lejon një dimension të pamatshëm trajtesash dhe kuptimsie. Rene Magritte i vë dashurisë, kontaktit fizik një ndalesë, e pengon të jetë çfarë e thërret, e zhvesh nga çdo yjësi idilike. Ai i vesh të përfshirëve në këtë akt të epërm epshi dhe shkëmbimi të pulseve ndjesore, jo vetëm një petk por edhe domethënien e një pamundësie, që ndjenja të mund të jetë e Albert V ataj tillë, siç ne e perceptojmë dhe siç për racionalen është. Vataj

Letrat e dashurisë, s’vijnë... sepse askush nuk i shkruan më Jam rritur duke parë përpara syve të mi sesi malli hidhej në letër dhe letra shkonte larg, shumë larg. I duhej kohë të shkonte. I duhej kohë të vinte. Dhe për kilometrat që bënte, kohën e udhës e të pritjes rrjeshtat ishin aq të pakët. Sa kohë, sa lot mbi tavolinë me bojën e zezë mbi letër. Sa dashuri kishte aty! Dhe sa mjeshteri për të shprehur bukur një mendim. Ndërsa ne sot flasim krejt thatë dhe me shkurtime, për të cilat shpesh herë na duhen adoleshentët si përkthyes. Dua një letër, një të vetme. Pushkini shkroi të paktën trembëdhjet, njëmbëdhjetë të cilave

ia dedikoi të fejuarës së tij, Natalya Goncharovas, të cilat sot gjënden në muzeumin me emrin e tij në Leningrad. Trembëdhjet letra dashurie të shkruara me një frengjishte të bukur dhe me zjarrin e zemrës, të cilat i kushtuan Bashkimit sovjetik 3.5 million në ankand për t’i marre në posedim. Unë dua vetëm një! Letra dashurie. Kush nuk i ka shkruar? Poet, muzikantë, presidenta, perandorë, njerëz të thjeshtë. Le ti hedhim nje sy letrave të Mozartit, Beethovenit, Napoleonit, Shakespirit, Einsteinit... Askush nuk është mbi mallin e një dashurie. Askush! “Nje numer marramendes puthjesh po fluturojne për tek

ti...shoh një turmë të tërë..” i shkruan Mozarti, Konstacës së tij.. Në një nga afro tridhjet letrat qe Ernest Hemingway i ka shkruar Marlen Dietricht ai shkrua: “Nuk mund t’a them sesi por sa herë vija krahët rreth teje ndjehesha si në shtëpi.” Afro tridhjet letra. A eshtë e tepërt të kërkoj një! Frida de Kahlo i shkruan Diegos:” Asgjë s’krahasohet me duart e tua, asgjë s’krahasohet me të jeshiltën e florinjtë të syve të tu”. Beethoveni në letrat e tij e quan të dashurën e tij: E dashura e pavdekëshme. Ata të dy ka kohë që më nuk janë, por letrat e dashurise jetojnë. Ai e bëri të dashurën e tij të pavdekëshme.

Letra, letra pafund të një kohe tjetër. A ishin dashuritë më të mëdha atëherë? Ndoshta jo! Por letrat ishin i vetmi mjet komunikimi në largësi. E vetmja mënyrë për t’a çuar mallin, ndjenjën atje në anën tjetër të dashurisë. Si të tilla shkruesit e tyre vënin në punë gjithë kapacitetin e tyre për t’iu shprehur bukur dashurisë. Ndërsa ne sot kemi gjysma frazash, gishta që nxitojne të shtypin butonin e dërgimit dhe as që mendojmë t’i hedhim një sy përpara se ta nisim. A i thamë të tëra? A tham më tepër seç duhet? A i folëm bukur dashurisë? Dua një letër! Vetëm një! Të ketë emrin tim.


INTERVISTA

20 E shtunë, 12 JANAR 2019

Me shumë vite karrierë në historikun e profesionit të tij (400 role, 41 premiera), interpretimet e Ruçit mbeten ndër më të pëlqyerat në memorien e publikut, si dhe në arkivën e humorit shqiptar

Intervistoi Albina Gjergji

Sandër Ruçi: Prej në avion ndîj aromën e tokës, aromën e dashtun të vendit tim A

ktor, regjisor, producent, mjeshtër i humorit dhe i fjalës, Sandër Ruçi është padyshim një nga figurat më të dashura të humorit shqiptar. Veçanërisht atij shkodran. Me shumë vite karrierë në historikun e profesionit të tij (400 role, 41 premiera), interpretimet e Ruçit mbeten ndër më të pëlqyerat në memorien e publikut, si dhe në arkivën e humorit shqiptar. Pak kohë më parë aktori i njohur shkodran, i cili prej vitesh jeton në USA (Florida) u rikthye në vendlindjen e tij për të vënë në skenën e Teatrit “Migjeni” recitalin e radhës me titull “Turbo Show”. Ky recital u vlerësua maksimalisht në të gjithë elementët përbërës të tij; për libretin, skenografinë dhe shijen e hollë të interpretimit, me të cilin artisti u paraqit para spektaktorëve. Larg banales dhe krejt origjinal, Sandër Rruçi absolutisht di si ta rrokë publikun. Zyliha Miloti, Bujar Qamili, Nexho Shabani, Mukades Çanga, etj. artistë, njëherësh edhe miq të Ruçit ishin disa nga emrat që i dhanë edhe më shumë ngjyra atmosferës fantastike që aktori solli. Sigurisht, një mendje mprehti, dashamirësi dhe pasionanti si Sandër Ruçi nuk mund të mos i binin në sy edhe disa talentë të rinj shkodranë, të cilët me dëshirën për t’i evidentuar i ngjiti në “trampolinën” e Teatrit “Migjeni”. Në atë skenë ku dihet se ka fort të lidhur trupin dhe shpirtin e tij. E teksa gjatë intervistës për “Koha Jonë” e pyesim mbi rikthimin e radhës , aktorin e njohur herë pas here e tradhtojnë emocionet dhe sytë e njomur. Lotët, e të cilëve mjeshtërisht i fsheh nën dridhjen e mjekrës. Në bisedën që patëm me të, Sandër Ruçi na tregon se akoma po shijon suksesin e “Turbos”. Ama një temperamenti të zjarrtë si i tij nuk i duhet shumë për të prerë biletën drejt Shqipërisë. Mjaftojnë disa sponsorë, muza që kurrë s’i mungon dhe… bashkëpunëtorët e mirë. Nxënës i Teatrit “Migjeni”, sot Mjeshtër i Madh. Çfarë ndjesie të transmeton ky titull teksa e mbani “veshur” prej disa vitesh? Ndjesia asht e madhe, mbasi ke dalë prej një Akademie të madhe. Me ruejtë “status Quo-në, emrin e kësaj Akademie dhe me u vlerësu me titullin ma të naltë artistik sigurisht asht nder’ e krenari. Këtë unë ia dedikoj edhe regjisorit legjendar, të ndjerit Paulin Sekuj, i cili kur isha vetëm 21 vjeç më bani vend në “dream-team” me kapiten, Tano Banushin & Co. Sigurisht që ndjehem i vlerë-

suem. Aktor, regjisor, producent, etj.. Duke e përzierë me pak humor pyetjen, mund të na thoni në cilin shtrat fle më i qetë Sandri dhe në cilin me i trazuar? Të falemnderës për pyetjen. Për me u marrë me art nuk ban gjumë të qetë kurrë, sidomos në djep të humorit e të artit. E mandej për me hypë në shtrat (pa harru djepin, të cilit sigurisht modernja kërkon me ju largu djepit) me pasë tre titujt aktor, regjisor, producent… duhet me fjetë me një sy hapun. Por mendoj se asht edhe geni mirditor, i cili më ban me kén

edhe vigjilent edhe i kujdesshëm edhe me ruejtë emnin e asaj Akademie famëmadhe, produkt i të cilit jam dhe vetë. Unë patjetër që kam shtratin tim, fizionominë time, andrrat e fantazitë e mia ku gërshetohen në këtë shtrat dhe ku unë ndjehem mirë me të tre komponentët e mësipërm. Prej disa vitesh jetoni në Amerikë bashkë me familjen. Duke marrë parasysh lidhjen e fortë me qytetin e Shkodrës, sa e vështirë ka qenë (dhe është) për ju distanca fizike me këtë dashni? Shumë e vështirë, por vit mbas viti kam sakrifiku dhe e kam shkurtu këtë distancë. Vetë fakti që kam dhanë 6 koncerte në Shkodër e në Tiranë në një periudhë kohore 10-vjeçare nuk janë shumë, por nuk janë as pak. Tuj pasë parasysh impenjimet e ndryshme që emigracioni ka e sidomos Amerika (e cila edhe pse asht një

pëllambë nën Zotin) ka detyrimet, sakrificat dhe agjendën e ngjeshun të saj. Lavdi Zotit unë dhe familja ime tashma jena të konsoliduem në USA dhe unë tashma kam kohën e duhun (plus dhe pasaportën amerikane) që ma zvogëlon në maksimum këtë distancë. Çfarë ju mungon me tepër nga vendlindja? Më mungojnë shumë gjana. Më mungojnë gjucat e Shirokës, më mungon Shkodra me të tana, saqë qysh në avion e ndîj aromën e tokës. Më mungojnë më të afërmit, miqtë e shokët. Më mungon murlani e verì, deri ai që m’i qeth floket… pra më mungon edhe Genci Gera (berberi). Më mungon Pjaca shekullore, mor zotnia dhe hajvani, Beqiri që na shiste akullore, por lavdi Zotit tash vij prapë. Kjoftë beku pra aeroplani. Rutina më e bukur e një dite shkodrane? Kafja me “Nadja e mirë” me miq e shokë tek Colosseo, shopping, erze ndër të aferm, Prekal, Velipojë, shëtitje mbasdite në Pjacë, në Pedonale, takime me diasporën, e cila e popullon dhe i jep gjallëri jashtë mase qytetit. Flejmë ndonjëherë edhe në zheg, rit që na e kanë lanë “dembabademsit”. Këtë herë rastisi të ishte edhe kampionati botëror, ku e ndoqëm me miq e shokë, etj.. Po ajo më pak e bukur? (Vijon në faqen 21)


INTERVISTA

21 E shtunë, 12 JANAR 2019

(Vijon nga faqja 20)

Asht pak stres, meqë lokalet dhe tavolinat gjatë verës janë jashtë e që sigurisht konsumohet edhe alkool e ku patjetër duhet me i dhanë përgjigje edhe ndonjë pyetjeje ose ftese vulgare. Herë me finesë, por herë edhe me të njëjtën monedhë. Sigurisht këto janë në minorancë dhe pija ban punën e vet, mbasi antipasta e ka brenda ndonjë kokerr hudhër, apo turshi. Po t’ju kërkonim që ta thërrisnit me një tjetër emër qytetin e Shkodrës, cili do të ishte ai? Kam frikë se nuk ka emër ma të bukur, ma sinjifikativ e të cilin e njeh mbarë bota sesa emri Shkodër. Emri “dashnorja e shekujve” e simbolizon, sepse per mu kjo asht Shkodra mijëvjeçare e pamposhtun në ndjenjat e mia, se… me ken shkodran ásht titull. Duke u kthyer pas në kohë, më saktë në Shkodrën e fëmijërisë suaj, çfarë të përbashkëte gjeni me Shkodrën e sotme? Unë kam lind’ në lagjen “Paline Canaj “, emnin e së cilës e mban stërgjyshja. Nana ime, Pina ka pasë nanë Marien, Maria ka pasë nanë Filen, Filja ka pasë nanë Bajen e Baja ka pasë për nanë Palinën. Paline Canaj, një mjeshtre e punimeve me avliment (mëndafsh) e për këtë lagjia ka mbajtë për një kohë të gjatë emrin “Paline Canaj” (Rusi Katolik) deri mbas Çlirimit. E përmenda këtë fakt, sepse kjo lagje ka pasë dhe të tjerë mjeshtra zejtarë, artista, bejtexhinjë, piktorë, skulptorë, djelmosha e vajza të bukura që tanë bashkë kanë shku si një familje. Janë lutë festa fetare. Në krye të rruges ka kén Kisha e Shën Kollit, në fund të rrugës ka kén “Penda e Kirit”, në të majtë “Vorret e Rremajit” e në tanësinë e saj kjo lagje për në atë kohë mu më asht dukë si një Hollywood në miniaturë. Natyral me të gjithë aksesorët e tij dhe me elementët që e përbanin, prej të cilave unë kam mësuar shumë qysh fëmijë dhe të cilat kanë lanë mbresa të pashlyeshme që i ruej me nostalgji edhe sot. Sigurisht kohët kanë ndryshu si për mirë, si për keq, sepse dhe unë që po jap këtë intervistë për “Koha Jonë” i përkas brezit që ka kalu komunizëm, socializëm, demokraci e tashma kapitalizëm (brezi ma i djegun), por brez që ka qenë për shtëpi, për fëmijë, për prind e për familje. Sot

patjetër jetojmë në botën e internetit, dinamika e jetës asht e shpejtë, digjitale, etj.. Njimend atëherë në fazën e parë që jua përmenda, mund të kena kén ma në primitivitet, por ka pasë ma dashni, ma shoqni e ma njerëzillëk. Ky kisha thanë asht ndryshimi mes dy kohëve, pa hy në detaje, se mandej në detaje hyn dhe dreqi. Për të hyrë direkt në temë lidhur me suksesin e fundit që mban emrin dhe firmën tuaj, “Sandri Turbo Show”... mund të na thoni, e prisnit gjithë këtë sukses? Sigurisht që e prisja, sepse pikë së pari nuk asht suksesi i parë e duke mos kén i pari, atëherë përgatitesh shumë seriozisht për sukseset në vazhdim, sepse asht shumë ma e vështirë me e rujtë titullin mbasi e ke marrë. Isha përgatit’ fort, në formë, përmbatje, në regji, në dekor e rekuizitë dhe kur përgatitesh me parametrat cilësorë edhe suksesi asht i garantuem. Ky asht lajtmotivi i punës sime. Risitë e këtij spektakli ndryshe nga ato që keni mbajtur më përpara? Elementi i ri, koncepti regjisorial, dekori, rekuizita, tematika, tipat e karaktere, të cilat ishin 13 ndërhyrje. Zhanret, spektatori shumë i cilësor, i cili mbushi për dy net plot e përplot sallën, këto ishin risitë kryesore të spektaklit, të serviruna në mënyrë shumë

bashkëkohore e moderne. Këto detaje ishin risi dhe triumf në tempullin e Artit Shkodran, siç asht edhe Teatri “Migjeni”. Disa nga emrat e bashkëpunëtorëve mund të na i përmendi? Sigurisht. Mikja “shekullore” siç asht ikona e varietesë shqiptare, Zyliha Miloti ka peshë të padiskutueshme në koncert, por edhe Keitlin Pjalmi, Tan Brahmi, Nexho Shabani, apo aktori i vogël Marko Nikolli sollën kolor tjetër. Risi, e pse jo shpresë, për një bazë për të ardhmen e Varietesë Shkodrane, pa lanë pa përmendë këngëtarët mjeshtra, Bujar Qamili, Mukades Canga, eposi i Rrok Gjelaj, Lulka Merkulaj, Niki Mjeda, e reja Ingrid Havalja, apo shoëgirl - qershia mbi tortë, Ketlin Pjalmi ishin aksesorë të fuqishëm të spektaklit “Turbo”. Duke patur parasysh nivelin e hollë të humorit shkodran, me siguri as ky recital nuk ka shpëtuar pa ju dhënë shpulla disa fenomene negative të shoqërisë shqiptare…. Qysh në hapje e deri në finale goditja në shenjë e këtyre dukurive me materialet, “Bruksel ku hîn e nuk del”, “ Si e gjej qytetin tim mbas 15 vitesh”, “Këpucar jo ma nált se tek këpuca”, “Domeniko”, “LGBTI”, “Gomomia e Hashashit”, apo qershia mbi tortë, “ Vllaznia asht vllazni”, e cila pasohet me një finale brilante massive, ishin çelësi i suksesit të spektaklit, “Turbo”. Mesazhet e përcjella? Miqësia, dashunia për njëritjetrin, optimizmi për jetën, marrëdhëniet shoqnore larg mllefit, përmirësimi i imazhit shoqnor e shtetëror, dashnia për vendin e miqtë, edukimi i fëmijëve, ndjenja kombëtare e respekti për artin, tradicionalja. Një nga pikat më të dobëta të shoqërisë sonë është politika, ku i madh dhe i vogël duket se merret me të. Sipas vlerësimeve të post-spektaklit tuaj, sarkazma ndaj kësaj politike ka qenë në doza fine dhe tejet e duartrokitur. Duke qenë se jetoni jashtë, në fakt çfarë ju bën më shumë përshtypje tek politika jonë?

Na s’kena politikë, e duke mos pasë politikë nuk kena as politikanë. Asht interesant një fakt, që janë po këta politikanë që e kan kthy vehten në një “Big Show”, ku s’ka nevojë me i kap n’dorë arti, por mjafton me pa çdo ditë të enjte Parlamentin, i cili asht kthy në një skenë gjigande varieteje, e cila nuk asht diçka e re kjo që po them unë, por kisha me thanë që s’asht sigurisht as Parlament, por as Portokalli, por shkodranisht… më falni… ne i themi “Pordhodho”. Megjithatë, në “Turbo Show” pati një material “Bruksel ku nuk hin as nuk del”, ku humoristi popullor Nexho Shabani në rolin e gazetarit e ku bashkashkarisht në tre dimensione (në rafshin komik, politik e nacional) përcollëm tek publiku atë që fatkeqësisht potikanët tanë nuk dinë ta përcjellin, “Fali Zot se dijnë çka bajnë”! Humori shkodran dje dhe sot? Pse ka rënë prodhimtaria sipas jush dhe në ç’nivel e shihni krahasuar me atë të djeshmin? Ku ndahen dhe bashkohet sipas jush? Kur përmenda në fillim të intervistës suaj Akademinë e Varietesë Shqiptare me Tano Banushin and Co, e thashë me plot gojë e me shumë krenari, gja të cilën, me keqardhje, por duhet me kén hipokrit me thanë të njëjtën gja për këto që marrin rrogën sot aty. Unë si produkt i asaj Akademie, jam i lumtun që kam operu me profesion të lirë që në vitin 1990 nën siglën, “Sandri and Co”. Jam mundu me ruejtë “status- quonë” e asaj varieteje, e asaj fryme edhe pa u sterpikë me elementë vulgarë, primitivë, me humor qebabësh e periferikë, te cilat nuk t’i kapërdin e nuk t’i honeps spektatori i kualifikuem shkodran, i cili nuk e ha “sapunin për djathë”. Pra, duke i qëndruar asaj “status quo-je”, që ishte ndera, unë i rri besnik e mirënjohës asaj pjese, nderës. Kjo ka bërë që gjatë gjithë këtyre viteve (i vetëm trim në luftë) vetëm recitale janë 11, prej të cilave 4 “stand-up show” e ku kam marrë vlerësimin maksimal nga shteti, me dy medalje ari. Njëra “Medalje Ari e Mirënjohjes” nga Presidenti Moisiu dhe tjetra, “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Nishani. Pra, sigurisht i jam mirënjohës dhe ia di për nder nderës. Në këndvështrimin tuaj, ka evoluuar, apo degraduar? Atëherë ka qenë humor me specifikë ndryshe. Sistemi i ka quajtur artistët “gazetafolës të partisë”, por për hir të së vërtetës artistët kan kén të nivelit të naltë në një shtrimje të gjerë e jo vetëm në Shkodër. Sot ka tjetër koncept, dinamikë e problematikë. Artisti ballafaqohet me problematikë të nivelit internacional, por do të thosha se, artistat, regjisori e trupat e “Portokallisë” e “Al Pazar”, si dhe 2-3 emisione të TV Klan e Top Channel duhen vlerësu, sepse ecin me nivel e me ritëm bashkëkohor. Sipas jush, si mund të shman-

gen banalitetet në humor? Si ia arrinin regjisorët dhe skenaristët e para -90-ës të bënin për të qeshur me zero banalitete apo fjalor vulgar? Kjo ka të bëjë me nivelin e intelektin e atij që shkruan dhe që vë në skenë, por duke mos hyrë thellë në detaje, mbasi duhet shumë kohë në rreshta kisha me thanë që, si atëherë edhe sot, ku hyn banalja nuk ka ma art. Ju numëroni disa spektakle humori, ideuar dhe realizuar po nga ju. Referuar dhe mikpritjes që Shkodra ju bën gjithmonë, kur do ta kemi të radhës dhe pse jo edhe në kryeqytet? Në këtë 60 vjetër të estradës, që sapo kaloi (përveç nostalgjisë, pasi në këto 60 vjet unë kam 43 vite që luaj në atë skenë të shenjtë) janë më shumë se ¾ e ne karrierë. Kam rreth 400 role, 41 premiera të vëna në skenë, 2 tituj mbi shpinë, me një simpati e dashamirësi gjithmonë të madhe e gjithmonë në rritje në qytetin tim… ndjehem mjaft krenar edhe pse i anashkaluar, pasi nuk kisha ftesë për këtë eveniment. Megjithatë, jam shumë i lumtur që jam pjesë e historisë së kësaj Varieteje, por dhe shumë komod, sepse jashtë modestisë dhe për hir të së vërtetës unë në këtë histori kam pjesën e kontributin tim të patjetërsueshëm në mënyre individuale, të cilën s’mund ta mohojnë dhe e cila asht e do të jetë në memorien e artëdashësve, për të cilët respekti asht maksimal. Vetëm publikut shkodran i detyrohemi për çdo gja të bukur, pra pyetjes suaj kur do të jetë shfaqja e radhës, unë mirditoro- shkodrano- amerikani ju them e dashtun Albinë, duke përshëndetur edhe gazetën tuaj “You never know”. Mbarësi e mirë u takofshim në Shqipninë tonë. Shpresoj në ditë shumë më të mira. Ju përqafoj. Sandër Ruçi, Florida 2018.


SPORT

22

E shtunë, 12 JANAR 2019

E përditshmja “Tuttosport” shkruan për një shkëmbim që duket i vështirë për t’u realizuar

Ideja e çmendur në Itali, Dybala në vend tek Icardit

VLERËSIMI

Klopp dhe Van Dijk, më të mirët e muajt dhjetor në Premier League

Rozalb Lika

M

ungesa e rinovimit të Mauro Icardit tek Interi ka ndezur zërat e merkato në Itali. Argjentinasi është kapiteni i ekipit dhe kjo nuk është një situatë e lehtë për ta menaxhuar, për shkak se këtë javë ka pasur edhe gjoba të rënda për rikthimin me vonesë në trajnim të tij, Icardi ka reaguar në Instagram. Në fjalët e tij, sulmuesi shkoi aq larg, sa të thoshte: “Rinovimi im do të jetë aty, duke pritur që Interi të dorëzojë një ofertë të saktë dhe konkrete për mua”. Këto nuk janë fjalë, që mund t’i bëjnë udhëheqësit zikaltër të lumtur, se propozimin e tyre për lojtarin e kanë bërë tashmë, por është konsideruar i paplotë nga wanda Nara. Dhe mbi të gjitha, siç e kemi kuptuar tashmë, në pak javë, që kur Marotta është tek Interi, këto qëndrime nuk do të tolerohen. Kjo është arsyeja pse, sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, mund të ketë një skenar të çmendur në horizont. Largimi i Icardit në këtë pikë është një nga opsionet në tavolinë, edhe pse presidenti Zhang tha se ishte optimist në lidhje me

gjetjen e marrëveshjes për rinovimin e kapitenit. Në rast të ndarjes me sulmuesin argjentinas, duke u paguar klauzola prej 110 milionë eurosh e tij, Interi do të duhet të gjejë një zëvendësues, duke pasur në dorë një fuqi jo të parëndësishme ekonomike. Në këtë pikë hyn në skenë Marotta, i cili do të mendojë për nisjen e një sulmi mbi Paulo Dybala, argjentinasin e Juventusit. Gjithsesi, kjo pistë ka një mijë

CHAMPIONS LEAGUE

e një pengesa përpara, por për momentin është një skenar zikaltër. Juventusi mund ta nxjerrë Paulo Dybala në merkato gjatë verës së ardhshme, çka nuk është aspak e pamundur, sidomos në rast të një oferte të majme financiare. Por, a do të jenë gati bardhezinjtë për ta transferuar një lojtar si Dybala tek armiku historik? Një gjë e tillë duket shumë e vështirë të realizohet. Interi do të duhet të vlerësojë çmimin e kartonit

të tij, i cili nuk do të jetë më pak se 130 milionë euro, duke pasur parasysh moshën e lojtarit dhe çmimet që tani ekzistojnë në futbollin europian. E fundit por jo me më pak rëndësi, Marota duhet të verifikojë vullnetin e “Joya” për të kaluar tek Interi. Diçka që për momentin është e pamundur të sqarohet. Me pak fjalë, kjo është vetëm një ide e çmendur në kokën e Marotta.

E RRALLË

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk dhe trajneri Jurgen Klopp janë vlerësuar si futbollisti dhe trajneri më i mirë i muajt dhjetor në Premier League. Kjo është hera e parë që kapiteni holandez vlerësohet me një çmim të tillë, ndërkohë që bëhet mbrojtësi i parë që e fiton që nga marsi i vitit 2013, kur këtë vlerësim e merrte mbrojtësi i Tottenham Jan Vertonghen. Klopp ndërkohë e ka fituar edhe më parë këtë vlerësim, në shtator të vitit 2016. “Është bukur, është si qershia mbi tortë. Ishte një muaj shumë i suksesshëm, por edhe i vështirë. Çdo ndeshje e kemi ndjerë sikur të ishte më e rëndësishmja e sezonit. Intensiteti ka qenë i lart, por kjo e bënë edhe special”, deklaroi strategu gjerman. “Të Kuqtë” nuk janë mundur në asnjë ndeshje gjatë muajit dhjetor, ndërkohë që Van Dijk është aktivizuar në të 8-të ndeshjet, madje edhe duke shënuar ndaj Wolves. Liverpooli mban kreun e renditjes me 4 pikë më shumë se Manchester City, teksa të shtunën sfidon Brighton.

PAUL MERSON

“Kriminale të lësh të lirë Thomas Muller pezullohet për Futbollisti japonez rinovon dy ndeshjet ndaj Liverpool-it kontratën në moshën 52 vjeç Ramsey-in për t’u larguar falas”

Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller do të humbasë dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve të vlefshme për fazën e 1/8-ve, pasi është pezulluar nga UEFA. 29-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fazës së grupeve ndaj Ajax-it për shkak të një ndërhyrje horror ndaj Nicolas Tagliafico në kokë. Futbollisti gjerman, i cili ka shënuar 42 gola në 107 ndeshje në Ligën e Kampionëve, ka pranuar vendimin. Ndeshjet ndaj Liverpool-it do të luhet më 19 shkurt në “Anfield”, ndërkohë që sfida e kthimit në Mynih më 13 mars. Ka qenë ndëshkimi i parë me karton të kuq në karrierë për Muller, i cili nxitoi të kërkonte falje në rrjetet sociale pas asaj ndeshje: “Do të doja të kërkoj falje për Nico Tagliafico për incidentin, ishte e paqëllimshme”.

Sulmuesi japonez Kazuyoshi Miura ka thyer çdo rekord të mundshëm, duke rinovuar kontratën në një moshë të pazakontë. Futbollisti aziatik, i lindur në vitin 1967, ka surprizuar sërish duke rinovuar kontratën me skuadrën e Yokohamës. Ai po përgatitet të luajë sezonin e 34-t si profesionist. Me thuajse 52 vjeç të mbushur, realisht në muajin shkurt, Kazuyoshi Miura është një nga futbollistët më të mirë në ligën e dytë japoneze, madje ndihmon skuadrën e tij përmes golave të bukur. “Kam rinovuar marrëveshjen time edhe për vitin 2019 dhe i falënderoj të gjithë për mbështetjen që vazhdojnë të më tregojnë. Dua të luaj në thuajse çdo ndeshje, e nuk dua të humbas asnjë minutë, e madje asnjë sekondë lojë. Për këtë impenjohem çdo ditë në stërvitje”, tha sulmuesi japonez 52-vjeçar.

Analisti i njohur dhe kolumnisti i “Sky Sports” në Angli, Paul Merson e ka cilësuar si “kriminale” veprimin e Arsenalit për të lënë të lirë Aaron Ramsey që të transferohet falas në verë. “The Gunners” nuk rinovuan kontratën me uellsianin, duke bërë që ky i fundit të arrinte një marrëveshje me Juventusin. “Është budallallëk që Arsenalit të lërë nj futbollistë me kualitet si Ramsey të lejojë mbarimin e kontratës. Edhe futbollit të tjerë si Alexis Sanchez, Alex Oxlade-Chamberlain, Theo Walcott janë larguar në të njëjtën formë. Në kushtet e futbollit të sotëm, është kriminale. Është sikur të blesh një shtëpi me vlerë 80 milionë paundë dhe më pas të presësh që qiramarrja të mbarojë dhe të humbasësh shtëpinë”, deklaroi analisti i njohur.


SPORT

23

E shtunë, 12 JANAR 2019

SULMUESI Të kuqtë sfiduan vendasit e Antalyaspor, ndërkohë që verilindorët u ndalën ndaj Rostovit Dëmtim i rëndë për Eros Grezdën, shfaqet me paterica te Rangers

Partizani dhe Kukësi barazojnë në miqësoret e dyta në tokën turke

Eros Grezda është rikthyer në stërvitje pas pushimeve te Rangers, por gjërat nuk kanë shkuar mirë për sulmuesin e kombëtares sonë. Nga Spanja, ku ekipi i tij po kryen fazën përgatitore nuk kanë ardhur aspak lajme të mira. Sulmuesi kuqezi është dëmtuar në Tenerife të Spanjës, aty ku skuadra skoceze po kryen fazën përgatitore. Ende janë të paqarta arsyet e dëmtimit të tij, por mediet në Skoci kanë zbuluar se Grezda vuan një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë. Shkalla e dëmtimit do përcaktohet në ditët në vijim nga mjekët e klubit, por “Daily Star” ka bërë me dije se ky dëmtim është i mbartur që nga koha kur Grezda luante në Kroaci me Osijekun. Tifozët kanë filluar ta humbin shpresën për vlerat e sulmuesit shqiptar, duke e cilësuar një investim të gabuar, sidomos që tani përndiqet edhe nga dëmtimet e së shkuarës.

MERKATO

Lokeren kërkon Kristal Abazajn, pritet “OK” nga Anderlecht

P

artizani dhe Kukësi kanë zhvilluar testet e dyta miqësore në tokën turke, teksa këtë herë të dyja klubet shqiptare kanë barazuar 1-1 ndaj rivalëve. Të kuqtë barazuan 1-1 edhe në miqësoren e dytë në Antalya këtë herë përballë skuadrës vendase të Antalyaspor. Trajneri Gega e nisi ndeshjen me lojtarët ku me përjashtim te Belicas dhe deri diku Mensah nuk luante asnjë nga titullarët. Antalyaspor zhbllokoi shifrat shumë shpejt që në minutën e 2-të me Sinik, megjithatë kryesuesit e Superiores nuk pësuan të tjerë gola në pjesën e parë për t’u kthyer më të fortë në fushë në fraksionin e dytë. Gega hodhi në fushë një pjesë të mirë të titullarëve dhe vetëm disa sekonda nga fillimi

PRESIDENTI I FA

i pjesës së dytë Partizani barazoi rezultatin me golin e Jurgen Bardhit. 15-herë kampionët e Shqipërisë iu afruan golit të fitores me Trashin por tentativa e tij nga goditja standarde u ndal nga portieri vendas. Një provë e mirë e Partizanit edhe në këtë miqësore ndaj një skuadre dukshëm më të fortë që mban vendin e 6-të në Superligën turke, me trajnerin Gega që mori sinjale pozitive nga të tijtë. Kukësi ndërkohë ka zhvilluar miqësoren e dytë në tokën turke, ku edhe po zhvillon fazën përgatitore të dimrit, para se të rikthehet për të vijuar me gjysmën e dytë të sezonit. Skuadra verilindore u përball me skuadrën ruse të Rostovit, në një sfidë të luftuar, por që u mbyll në barazim 1-1, me dy golat e shënuar që në

pjesën e parë të takimit. Ndryshe nga takimi i kaluar, këtë të premte skuadra verilindore është përballur me skuadrën ruse, Rosotov. Ishin pikërisht rusët ato që kaluan të parët në avantazh në minutën e 17 të takimit me anë të Guleski. Ndërsa reagimi i skuadrës së Kukësit do të vinte në minutën e 35, ku sërish Çyrbja, ashtu si në ndeshjen e parë, shënon për skuadrën verilindore dhe çon shifrat në 1-1. Kjo ishte përballja e dytë e verilindorëve me skuadrën e Rostov, në një ndeshje miqësore. Kujtojmë këtu se në 2017 ishte Kukësi që fitonte me rezultatin 1-0. Në formacionin e Kukësit luajtën nga minuta e parë edhe dy afrimet e bujshme të merkatos së janarit, Vasil Shkurtaj dhe Eduart Rroca.

Kristal Abazaj kërkon minuta dhe Anderlechti më në fund ka vendosur ta lejojë futbollistin shqiptar të largohet në formë huazimi. Pavarësisht se aktivizimi i 22-vjeçarit ka qenë i pakët, drejtuesit e klubit në ndryshim nga ish-trajneri Vanhaezebrouck kanë shfaqur besim të plotë tek cilësitë e anësorit aq sa në momente të caktuara nuk lëshonin “dritën jeshile” për një largim të tij, qoftë edhe në formë huazimi. Disa klube edhe jashtë Belgjikës kanë shfaqur interes për Abazajn, madje ekziston një prapaskenë ku një prej klubeve ishte i gatshëm të paguante edhe më shumë se 750 mijë eurot që shpenzoi Anderlechti për ta përfituar të plotë kartonin e shqiptarit, por refuzimi i klubit belg ka qenë kategorik. Lokereni është në “pole position” për të marrë shërbimet e Abazajt, madje trajneri Trond Sollied i ka hapur thuajse pa kufizim dyert e formacionit anësorit në mënyrë që 22-vjeçari të ketë kohën e duhur për t’u përshtatur.

Clarke viziton Shqipërinë: Do të mbështesë Dukën në qeverinë e UEFA-s P residenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka merr një tjetër mbështetje të fuqishme në garën e tij për një vend në komitetin ekzekutiv të UEFA-s. Numri një i Federatës Angleze të Futbollit Greg Clarke ka shprehur haptazi përkrahjen ndaj zotit Duka, në vizitën e tij të shkurtër në kryeqytet. Pasi u njoh me investimet e bëra duke vizituar punimet në zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në stadiumin arena e kombëtares, timonieri i federatës së vendit që shpiku futbollin doli haptazi në mbështetje të

Armando Dukës për një vend në qeverinë e UEFA-s. “Dua të mbështes presidentin tuaj sepse ka bërë një punë të mirë për futbollin shqiptar. Gjatë viteve të tij në krye të federatës ka investuar shumë në infrastrukturë. Kam ardhur këtu për ta takuar, folur dhe mësuar prej tij. Ne në Angli vetëm mësojmë dhe e mira e futbollit anglez është përulësia, kudo që shkoj vetëm mësoj. Presidenti juaj ka shumë eksperiencë dhe vetëm kam mësuar prej tij. Ne e mbështesim atë në garën për në komitetin ekzekutiv të UEFA-s, ka një reputacion të mirë në futboll,

ka bërë shumë punë dhe është i respektuar në Europë. Është një kandidat i madh. Për herë të parë një president i federatës angleze të futbollit viziton Shqipërinë jo në një ndeshje futbolli por për të parë realitetin shqiptar. Kjo na shërben duke shkëmbyer idetë personale. Jam i kënaqur dhe duhet të jemi të respektuar që kemi mbështetjen e vendit ku lindi futbolli”, deklaroi Clarke. Më 7 shkurt të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet për komitetin ekzekutiv të UEFA-s, dhe ky është kandidimi i dytë i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit..


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

24 E shtunë, 12 JANAR 2019

Transformohet blloku i banimit “Frederik Shiroka”, në Njësinë 7

Veliaj: E nisëm vitin e ri me marshin e pestë N

ga rrugët me çakull e gropa pa fund, ku mungonte thuajse çdo element i zhvillimit urban, blloku i banimit “Frederik Shiroka” në Njësinë 7 po merr një pamje krejt të re. Projekti i rikualifikimit të plotë urban i kësaj zone u siguron banorëve të lagjes rrugë më mira, trotuare, hapësira rekreative, si dhe një kënd lojërash për fëmijë. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se këtë vit fokusi do të jetë tek investimet në çdo lagje e periferi të kryeqytetit. “Jam shumë i lumtur që e kemi filluar vitin e ri me marshin e pestë, kur vjen puna tek ndërhyrjet kapilare. Në këtë vit të fundit të mandatit, fokus do të jenë ndërhyrjet nëpër lagje dhe në periferi, për t’u siguruar që siç është punuar me të njëjtin cilësi në sheshin “Skënderbej”, tek Pazari i Ri, Liqeni, kështu të punohet në çdo cep të Tiranës.

Njësia 7 është ndoshta një nga njësitë më të populluara, ndoshta një qytet i dytë pas Tiranës, ndaj fakti që blloku “Frederik Shiroka” e nis me këmbë të mbarë këtë vit të ri, besoj se është një lajm i mirë për të gjithë banorët. Puna fillon në zemër të Tiranës dhe mbaron në periferi, deri te Dogana ose Terminali i Autobusëve. I kemi marrë bllo-

qet mbarë”, tha ai. Veliaj vuri theksin tek mbështetja buxhetore e këtij viti për investime të tilla dhe falënderoi banorët të cilët kanë qenë bashkëpunues për të liruar hapësirat e zaptuara. “Qytetarët kanë bashkëpunuar, kanë tërhequr muret, kanë lejuar një trotuar, kanë liruar disa hapësira të zaptuara për të bërë një kënd lodrash. Bashkimi bën fuqinë! Po të jemi të bashkuar dhe po të jemi të gjithë bashkëpunues, siç kemi qenë deri tani, nëse na lejon moti, në kohë rekord do vazhdojmë me asfaltin, me sinjalistikën. Jemi kujdesur që të ketë një proporcion të drejtë midis hapësirave rekreative, kënde lojërash dhe hapësirave për makinat. Pra, as nuk po e kthejmë të gjithën në kënd lojërash, se sigurisht që duhet të ketë makina, po as mund ta bëjmë të gjithë parking”, tha Veliaj. Kryebashkiaku theksoi rëndësinë e investimeve në njësinë 7, e

cila është jo vetëm një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, por edhe një nga njësitë që ka përfituar më shumë inverstime gjatë këtyre viteve të fundit. “Duke ruajtur këtë balancë do të vazhdojmë bllok më bllok; besoj që Njësia 7 ka parë në këto 4 vite një rekord investimesh, që do të vazhdojnë edhe në mandatin tjetër. Sigurisht, me të pestin, siç e kemi nisur, deri në fund të qershorit, për t’u siguruar me banorët që siç kemi punuar ditën e parë, kemi punuar deri ditën e fundit”, u shpreh kreu i Bashkisë. Veliaj theksoi se këto investime të rëndësishme, të cilat mundësohen falë punës së përditshme të bashkisë përgjatë gjithë mandatit, kanë rritur ndjeshëm vlerën e pronës për çdo qytetar të kryeqytetit. “Ne nuk punojmë me fushatë, por kemi pasur fushatë përditë në këto 4 vite. Ndaj, dua t’i falenderoj të gjithë për bashkëpunimin, kjo është një

nga njësitë model, edhe besoj, vetëm duke vëzhguar ngritjen e vlerës së pronës në Njësinë 7 dhe në njësitë e tjera ku kemi ndërhyrë, besoj se është një lajm i mirë që gjithë zonën që preket, dhe për gjithë ata qindra banorë që do të kenë një vlerë të re më të rritur të shtëpive dhe pronave të tyre, në këtë komunitet”, deklaroi ai. Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi falenderoi bashkinë për vëmendjen që i ka kushtuar kësaj njësie, ndërsa tha se Këshilli do të vazhdojë të mbështesë çdo investim. “Ky është një investim i mirëpritur. E falenderoj kryetarin e Bashkisë dhe skuadrën e tij, si përfaqësues i Njësisë 7 në Këshillin Bashkiak. Ajo që shohim ne në këto vite është se njësia është prekur në çdo cep të saj, kështu që do të vazhdojmë edhe në Këshillin Bashkiak të mbështesim bashkinë, që në gjithë Tiranën të vazhdojë investimet e veta”, tha Dalipi.

TIRANA MË E PASTËR NË 2019-N

Aksion pastrimi në gjithë njësitë administrative Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut nuk i kanë penguar punonjësit e ndërmarrjes së gjelbërim pastrimit(DPN1) të Bashkisë së Tiranës që të ndërmarrin një aksion të gjerë pastrimi në të gjithë kryeqytetin. Të ndarë në grupe pune, punonjësit sëbashku me mjetet e tyre të pastrimit do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme jo vetëm për heqjen mbeturinave, por edhe të inerteve. Një vëmendje e posaçme është treguar edhe për gjelbërimin, ku është bërë krasitja e bimësisë. Aksioni nisi fillimisht nga njësia Nr. 1 në blloqet e pallateve në rrugët “Bajo Topulli”, “Dali Ndreu”, “Kont Leopold Bertold, “Ali Demi”, “Mirash Ivanaj” et, ndërsa po vijon edhe në njësitë e tjera administrative.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.