www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 165 (8606)
E premte, 12 Korrik 2019
Çmimi 30 Lekë
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri: Bizneset e huaja detyrohen të nënshkruajnë kontrata me kompani vendase të lidhura me qeverinë, ndryshe…!
SHBA godet Ramën: Presion dhe korrupsion ndaj biznesit
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri jep një panoramë alarmuese për situatën ekonomike në Shqipëri. Dokumenti i publikuar dje në Uashington thotë në mënyrë të qartë se investimet në Shqipëri frenohen nga korrupsioni, krimi, ligjet klienteliste, problemet me gjykatat, si dhe futja në përdorim e koncesioneve FAQE 3
Presidenti Ilir Meta takon drejtuesit e OSBE rrëzon ligjin e qeverisë Komitetit Hebreo-Amerikan: Zgjidhja për për censurën në media: AMA krizën është respektimi i votës së lirë nuk duhet të trajtojë “shpifjet”
Në foto: Presidenti Ilir Meta dje me David Harris, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Hebreo-Amerikan FAQE 24 (American Jewish Committee)
FESTA E PAVARËSISË SË SHBA NË TIRANË
Leyla Moses-Ones: Së bashku duhet të vazhdojmë të ndjekim vlerat dhe idealet tona perëndimore
FAQE 10
Foto-arkiv: Kryeministri Edi Rama me Përfaqësuesin e OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Désir
ISH-MINISTRI
KREU I PD
Mustafaj: Jemi në situatë çmendurie. Shteti ka rënë, pushteti është në këmbë!
Basha: Beteja e PD për të bërë realitet ndryshimin që i jep fund tranzicionit
FAQE 5
ISH-MINISTRI
ISH-DEPUTETI I PD
FAQE 2
FAQE 11
Mehmetaj: Rama do Agron Shehaj: 14 milionë euro në vit do u "Shtet brenda Shtetit", vidhen qytetarëve nga ulja me keqbërësin nuk i shërben Shqipërisë taksa e re e naftës FAQE 7
FAQE 8
POLITIKE
2
E premte, 12 KORRIK 2019
VENDIMI I GJYKATËS
DENONCIMI
Berisha zbardh mesazhet: Rama i lutet Vuçiçit për takim të fshehtë me Macron
Z
ërat për një komplot sa i takon vendeve të Ballkanit u ndezën prapë dy ditët e fundit pas përgjimeve të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev me Rusinë, ku përmendej edhe Kosova. Mirëpo, ish-
krymenistri Sali Berisha ka trazuar edhe më nga krahu tjetër, teksa pretendon se “Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç po lobon që kryeministri Edi Rama të takohet me Presidentin francez Emanuel Makron”. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka publikuar ditën e djeshme një foto me bisedë nga një tjetër rrjet social ku thuhet: “Kam info shumë të sigurt nga Beogradi se Vuçiç po lobon tek Makron që ky i fundit të takojë Ramën në Beograd kur do vijë pas një javë. Takimi do të jetë shumë i fshehtë nëse do bëhet edhe nëse Makron do pranojë. Rama ja ka
kërkuar Vuçiç këtë takim me shumë urgjencë. Nuk e di ça po luhet por do të them nëse më thonë ndonjë ndonjë info shtesë.”, thuhet në komunikimin zbardhur dje nga ish-Kryeministri Berisha. E ndërkohë sipër fotos me tekstin e mësipërm ish-kryeministri ka shkruar: “Zografi bis i lutet Vuçiç ti rregulloje nje takim te fshehte ne Beograd me Presidentin e Frances Makron, i cili viziton keto dite Serbine. Sb” Se sa mund të jetë i vërtet ky mesazh nga qytetari dixhital mbetet për t’u parë në vijim. Fakt mbetet që stabiliteti i Ballkanit nuk është në ditët e tij më të mira.
Kreu i PD-së takime në Qarkun e Vlorës: Qeveria e Ramës më antipopullorja. Refuzimin e 85% të shqiptarëve ta kthejmë në maxhorancë kombëtare për ndryshim
Basha: Beteja e PD për të bërë realitet ndryshimin që i jep fund tranzicionit K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme një sërë takimesh në Qarkun Vlorës. Fillimisht ai është takuar në Selenicë me strukturat partiake në këtë bashki, e cila drejtohet nga Përparim Shameti i Partisë Demokratike. Duke e konsideruar të pavlefshëm, antikushtetues dhe antiligjor farsën e 30 Qershorit, kreu i opozitës tha se kryebashkiaku Shameti do të qëndrojë në zyrën e tij deri sa të mbahen zgjedhje të rregullta. “Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës”-u shpreh Basha. Kreu i opozitës tha se demokratët duhet t’i shërbejnë mesazhit më të madh që dha 30 Qershori: 85 perqind e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin. “Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar”- tha kreu i opozitës. “Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”, shtoi Basha. Në Selenicë, lideri i opozitës vuri në dukje rëndësinë jetike për të qenë pranë qytetarëve në çdo kohë, në mënyrë që Partia Demokratike të fitojë besimin e sa më shumë votuesve që refuzuan regjimin e Edi Ramës në 30 Qershor. Basha theksoi se fokusi kryesor duhet të jetë tek biznesi i vogël për t’i
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
shpjeguar atij ndryshimin që vjen me qeverisjen e vendit nga PD për ringritjen e tyre përmes uljes së taksave dhe sjelljes së administratës tatimore. Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël. “Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit; 0.5% ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël; Ulje e çmimit të naftës me 300 lekë për litër; Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”, ishin disa nga premtimet që kryedemokrati Lulzim Basha i shpalosi dje në Selenicë. Takimi në Vlorë Pas Selenicës, kreu i demokratëve u NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
U arrestua se protestoi, ish-deputeti Bardh Spahia fiton lirinë
Gjykata e Apelit në Shkodër dha dje vendimin për ish-deputetin demokrat Bardh Spahia. Gjykata vendosi detyrim paraqitje për ish-deputetin e Shkodrës duke i dhënë lirinë, dhe e konsideroi si të paligjshëm ndalimin e tij. Pak ditë më parë ndaj Spahisë ishte dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Ish-deputeti Spahia ishte i akuzuar për tri vepra penale “kundërshtim i punonjësve të policisë”, “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “mosbindje ndaj punonjësve te policisë”. Pala mbrojtëse përfaqësuar nga avokatët Ivi Kaso dhe Ledi Nurja hodhën poshtë akuzat e prokurorisë, ndërsa prokurori i apelit Brahim Dragjoshi e cilësoi të drejtë vendimin e shkallës së parë dhe kërkoi të lihet në fuqi masa arrest shtëpie por gjykata vendosi ta lirojë ish-deputetin e Partisë Demokratike. ndal në qytetin e Vlorës, ku zhvilloi një takim me strukturat e PD-së, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, për të diskutuar për situatën politike pas 30 Qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës në funksion të betejës “për t’u siguruar shqiptarëve ndryshimin e madh, që ata presin dhe meritojnë”, siç u shpreh kreu i opozitës. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se Vlora spikati me refuzimin që i bëri Edi Ramës më 30 Qershor, ku morën pjesë vetëm 14% e vlonjatëve. “Braktisja e votimeve moniste nga qytetarët e Vlorës tregoi se ata duan të jetojnë si qytetarë europianë dhe jo si skllevër të krimit dhe korrupsionit”, tha Basha. Duke iu referuar refuzimit masiv të qytetarëve ndaj qeverisë më 30 Qershor, Lulzim Basha u shpreh se PDja e ka marrë leksionin e 30 Qershorit dhe po vazhdon të punojë pa ndërprerje për ndryshimin e thellë dhe të vërtetë që duan shqiptarët, në mënyrë që këtë masë refuzuese ta kthejmë në një maxhorancë kombëtare për ndryshim. Ai tha se për nga vendimet e marra, kjo është qeveria më antipopullore, më antikonbëtare që ka patur Shqipëria në 3 dekada. Basha tha se akti më i fundit kundër interesit të qytetarëve, që favorizon klientët e qeverisë, është vendimi për të rritur sërish indirekt taksën e karburantit me 200 lekë për letër. Lideri i opozitës tha së të tilla vendime qe varfërojnë njerëzit, i fusin duart e kryeministrit në xhepat e qytetarëve, e bëjnë të domosdoshëm largimin e kësaj qeverie të korruptuar. “Kjo është një nga arsyet pse 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e Edi Ramës më 30 qershor”, tha Basha, i cili theksoi se vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, do të punojë për njerëzit, jo për klientët e kryeministrit.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 12 KORRIK 2019
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri: Bizneset e huaja detyrohen të nënshkruajnë kontrata me kompani vendase të lidhura me qeverinë, ndryshe…!
SHBA godet Ramën: Presion dhe korrupsion ndaj biznesit
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri jep një panoramë alarmuese për situatën ekonomike në Shqipëri. Dokumenti i publikuar dje në Uashington thotë në mënyrë të qartë se investimet në Shqipëri frenohen nga korrupsioni, krimi, ligjet klienteliste, problemet me gjykatat, si dhe futja në përdorim e koncesioneve Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri vë theksin të korrupsioni në administratën shqiptare, duke sjellë në vëmendje se për shkak të këtyre praktikave shumë investitorë amerikanë janë larguar gjatë viteve të fundit nga Shqipëria. ”Megjithë legjislacionin mikpritës, investitorët e SHBA janë sfiduar nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesit. Disa investitorë amerikanë kanë lënë vendin në vitet e fundit pas mosmarrëveshjeve të diskutueshme tregtare, duke përfshirë disa që janë para arbitrazhit ndërkombëtar”,thuhet në raport. Për shkak të korrupsionit në drejtësi dhe në sistemin shqiptar, raporti thekson se kontratat e bizneseve të huaja gjithmonë detyrohen të bëhen me ankesa për shqyrtim në gjykatat ndërkombëtare. Një tjetër element i rëndësishëm i korrupsionit, sipas raportit të DASH, lidhet me çështjen e pronave. Dokumenti thekson se megjithë ndryshimet e ligjeve, Qeveria Shqiptare nuk ka arritur të garantojë që proceset e shitjes dhe njohjes së pronësisë të jenë larg korrupsionit. “Mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave të pronës mbeten sfida të rëndësishme për individët dhe investitorët në Shqipëri. Megjithë përmirësimet e fundit, procedurat janë të rënda dhe regjistruesit janë ankuar për korrupsion gjatë procesit”, - thuhet në raport. Një pjesë e rëndësishme e raportit ndalet dhe në Partneritetin Publik Privat, ose në fenomenin që njihet me emrin koncesione. Denoncimi i raportit në këtë pikë është një kambanë alarmi. Dokumenti i SHBA shprehet se kompanitë e mëdha të huaja detyrohen të lidhin kontrata me nënkontraktorë shqiptarë që janë të
lidhur me politikën. ”Investitorët e mëdhenj të huaj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësimin gjatë operimit në Shqipëri”,- thuhet në dokumentin e DASH. Duke u ndalur te PPP-të, DASH thekson se praktikat që përdor qeveria kanë lënë pak hapësira për bizneset e huaja. DASH bënë më dije se deri në vitin 2018 qeveria “Rama” ka nënshkruar 200 kontrata koncesionare duke shprehur kritika për përfitimin ekonomik të tyre. ”Raportet e korrupsionit në prokurimet e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (3P) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë duke përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta
kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata 3P deri në fund të vitit 2018",- thuhet në dokumentin e DASH. Një akuzë e tillë është një denoncim i qartë për korrupsion qeveritar, pasi fakton lidhjen e biznesit vendas me politikën si gjobëvënës të kompanive të huaja. Qeveria “Rama” i ka cilësuar kontratat PPP si një formë e zhvillimit të ekonomisë që përdoret edhe në vende të tjera. Fakti që raporti i SHBA e cilëson si një pikë kritike dhe korruptive të qeverisë dëshmon për një dështim kolosal të strategjisë që ka ndjekur deri më sot qeveria “Rama”. Një tjetër kritikë e raportit është dhe ajo që lidhet me ndryshimin e ligjeve. DASH vë në dukje se
rregulloret për biznesin dhe ligjet pësojnë transformime të shpeshta dhe binzeset nuk njoftohen në kohë për rregullat e reja që duhet të zbatojnë. ”Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplote me komunitetin e biznesit; pronarët e bizneseve dhe shoqatat e biznesit shpesh theksojnë se nuk kanë marrë njoftim për këto ndryshime”,- citohet në raport. Dokumenti i DASH theksohet edhe se krimi i organizuar ka një ndikim të fortë në jetën politike, ekonomike e sociale të vendit. “Ka rrezik të konsiderueshëm nga krimi në Tiranë... Krimi i organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri, me një rrjet të organizatave kriminale të përfshira në trafikimin e drogës, grabitje, ryshfet, pastrim parash, prostitucion dhe trafikim njerëzor”,- thuhet në dokument. Raporti vlerëson në mënyrë negative elementët kryesorë që lidhen me klimën e biznesit. Edhe pse dokumenti shpreson që reforma në drejtësi ta bëjë Shqipërinë një ekonomi konkurruese, sërish kritika nuk janë vetëm të sistemi i drejtësisë, por edhe te modelet ekonomike që po aplikohen si dhe te qëndrimet e qeverisë “Rama”. Korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë për të ndërtuar një klimë më të mirë për biznesin e huaj janë dy pikat kyçe të raportit, të cilat rrëzojnë gjithë suksese imagjinare të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ekonomia është baza e një vendi dhe kur nuk ecën ekonomia gjithçka tjetër mbetet propagandë. Ndaj dje DASH ia vuri notën katër qeverisë. Pritet vetëm që DASH ti vendos notën dysh përsa i përket demokracisë në vend. Mili Xhani
POLITIKE
4
E premte, 12 KORRIK 2019
“Mediat online bllokohen vetëm kur bëjnë pornografi, kur mbështesin terrorizmin ose cenojnë sigurinë kombëtare. AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat”
P
ërfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir ka publikuar sot një shqyrtim ligjor të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri. Ky publikim vjen pas konsultimeve mbi procesin e hartimit me përfaqësuesit e Qeverisë gjatë muajve të fundit. Ai thekson se legjislacioni i ardhshëm duhet të respektojë standardet ndërkombëtare për të mos cënuar lirinë e shprehjes. “Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend”tha ai. Përfaqësuesi kujtoi se bllokimi ose pezullimi i botimeve në internet konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes dhe për këtë arsye pranohet nga standardet ndërkombëtare vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të tjera të njeriut ose parimeve demokratike, ose kur masa të tjera nuk mund të zbatohen. “Zyra ime ka qenë e përfshirë në një proces të gjatë konsultimi gjatë hartimit të këtij legjislacioni,” tha Désir, “e vlerësoj bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet që çuan në përmirësime të shumta”. “Megjithatë, ende nevojiten përmirësime të mëtejshme të ligjit”, tha Përfaqësuesi, duke shprehur shpresën se kjo do të bëhet gjatë procesit parlamentar. Désir mirëpriti faktin se sipas projektligjit, ofruesit e shërbimeve të botimeve elektronike nuk janë të detyruara të regjistrohen për
OSBE kundër Ramës: AMA nuk duhet duhet të trajtojë “shpifjet”
të kryer aktivitetet e tyre. Ai theksoi se “Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), rregullatori i mediave audio-vizuale nuk duhet të jetë zëvendësim i gjyqësorit të pavarur apo mekanizmave të duhur vetërregullues për çështjet e lirisë së shprehjes”, duke shtuar se kjo vlen edhe për bllokimin për përmbajtjen, gjobat për shkelje të ligjit dhe modalitetet e së drejtës për t’u përgjigjur. Analiza ligjore thotë se rregullimi i versioneve
elektronike të medias së shkruar, dhe më gjerë i “ofruesve të shërbimeve elektronike të botimit” nuk duhet të jetë i njëjtë me atë të shërbimeve të mediave audiovizive. Rekomandohet që të përjashtohen nga fushëveprimi i këtij projektligji. Përfaqësuesi kujtoi se bllokimi ose pezullimi i botimeve në internet konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes dhe për këtë
arsye pranohet nga standardet ndërkombëtare vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të njeriut ose parimeve demokratike, ose kur masa të tjera nuk mund të zbatohen. Përfaqësuesi vuri në dukje se kompetencat e AMA-s lidhur me “bllokimin e përkohshëm / kufizimin e aksesit në internet” mund të zbatohen vetëm në tre rastet e qarta të përcaktuara në ligj: pornografia
e fëmijëve; inkurajimin e akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt. Përfaqësuesi gjithashtu tregoi se “duhet të krijohet një mekanizëm i duhur i apelimit dhe rishikimit përpara gjyqësorit si mbrojtje për botuesit dhe qytetarët. Në rrethana të tjera, masat e tilla duhet të trajtohen nga sistemi i drejtësisë penale. Kompetencat e AMA nuk duhet të shtrihen në trajtimin e çështjeve të tilla si shpifja“. Për më tepër, shqyrtimi ligjor rekomandon sqarimin e të gjithë procesit të vendimmarrjes së AMA-së me Autoritetet Kombëtare për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, NAECES dhe Organin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike, APEC. “Zyra ime është e gatshme të vazhdojë të japë ndihmë për këtë ligj të rëndësishëm. Është me rëndësi të madhe që procesi i konsultimit publik të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës për të gjithë profesionistët e medias, organizatat e gazetarëve dhe aktorët e tjerë relevantë vendas dhe ndërkombëtarë të medias “, përfundoi përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir.
Ish-ministri: Kjo qeveri tregoi është e gatshme të vjedh edhe vetveten. Opozita duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme
Mustafaj: Jemi në situatë çmendurie. Shteti ka rënë, pushteti është në këmbë! I
sh-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi dje krizën politike duke e cilësuar si një situatë “çmendurie dhe antikushtetuese”. Ai tha se ekonomia shqiptare është e “zhytur” në krizë dhe kjo është konfirmuar edhe nga INSTAT. “Shteti ka rënë, pushteti është në këmbë. Situata në vend është antikushtetuese. Ekonomia jonë është përtokë, kjo e konfirmuar edhe sipas INSTAT. kur nuk funksionon ekonomia, shteti i së drejtës, çfarë situate është kjo? Sigurisht kjo është një situatë e çmendur”, tha Mustafaj. Gjithashtu, ish-
deputeti i PD-së u ndal edhe tek zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas tij, pjesëmarrja e ulët në votime ishte një mesazh i qartë për kryeministrin Edi Rama për t’i treguar se qeveria që ai drejton është e “deligjitimuar”. Por si duhet të veprojë opozita pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Mustafaj dha këtë përgjigje: “Ne jemi në kushtet ku opozita ka vetëm rrugën për të bërë politikë. Hapësira e vetme që i ka ngelur opozitës për të bërë politikë është vetëm protesta. Qeveria u deligjitimua me rezultatin që pati në 30 qershor. Kjo qeveri tregoi është e gatshme të vjedh edhe vetveten. Opozita ka
arritur një fitore dhe duhet ta kapitalizojë politikisht. Ligjërimi i s a j d u h e t t ë përmirësohet dhe të përshtatet me situatë, që t’i drejtohet edhe pjesës më të madhe, e cila është kundërshtuese e qeverisë. Opozita duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme. Elektorati “Gri” është me rëndësi të veçantë për opozitën. Ne nuk kemi një mundësi për të kryer me shpejtësi një studim sociologjik se kush nuk shkoi dhe pse nuk shkoi të votonte. Protestat janë e vetmja rrugë, unë nuk shoh zgjidhje tjetër”, theksoi dje ish-ministri Besnik Mustafaj.
POLITIKE
5
E premte, 12 KORRIK 2019
Nënkryetari i LSI-së: Pas alarmit dramatik që vjen nga Komisioni Europian, largimi i Edi Ramës është e vetmja zgjidhje
Vasili: Modeli Trump i suksesit në ekonomi dhe rrënimi ekonomik i rilindjes N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shprehet se modeli ekonomik i Edi Ramës ka sjellë dështimin e ekonomisë së vendit. Vasili sugjeron se Shqipëria duhet të aplikojë praktikat ekonomike që presidenti Donald Trump po ndjekë në SHBA. Në vijim të reagimit të tij përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili u shpreh se Komisioni Europian tregon qartë rrënimin ekonomik të Shqipërisë për shkak të rilindjes: Koncesione shkatërrimtare, ekonomi e gërryer nga korrupsioni, mungesë totale vizioni, monopole oligarkësh, papunësi dramatike dhe emigracion i dimensioneve të frikshme, dërrmimi i shëndetësisë dhe arsimit, kjo është situata ekonomike në Shqipëri. “Modeli Trump i suksesit në ekonomi dhe rrënimi ekonomik i rilindjes. Komisioni Europian tregon qartë rrënimin ekonomik të Shqipërisë për shkak të rilindjes. Koncesione shkatërrimtare, ekonomi e gërryer nga korrupsioni, mungesë totale vizioni, monopole oligarkësh, papunësi dramatike dhe emigracion i dimensioneve të frikshme, dërrmimi i shëndetësisë dhe arsimit, kjo është situata ekonomike në Shqipëri. Në rast se ky kryeministër dhe kjo
qeveri do të kishin Shqipërinë të parën, zgjidhjen dhe modelin ekonomik e kishin të gatshëm dhe të një suksesi të garantuar dhe ky është Modeli Ekonomik i Presidentit Trump. Modeli Trump, që ka moton “Amerika e Para”, u orientua nga ulja e taksave dhe lufta pa kompromis ndaj papunësisë, konkurrenca e ndershme, transparenca dhe asgjësimi i burokracive korruptive. Ky model i Trump dha rezultate spektakolare dhe një transformim ekonomik që
Amerika nuk e kishte parë prej vitesh. Por Rama dhe rilindja që e kanë Shqipërinë të fundit, i urrejnë modelet ekonomike si i Trump-it, që i japin liri sipërmarrjes dhe qytetarit, modelet që luftojnë oligarkët dhe monopolet. Rilindja gjallon mbi korrupsionin, koncesionet si vjedhje gjigante, terrorin fiskal, konkurrencën e pandershme dhe burokracinë rilindase, që funksionon mbi korrupsionin e shfrenuar. Pas alarmit dramatik që vjen nga Komisioni Europian
për ekonominë shqiptare është akoma më e qartë, që çdo ditë e rilindjes në pushtet është një hap drejt greminës ekonomike të pashmangshme, ndaj largimi i Edi Ramës është e vetmja zgjidhje. Mësimi i madh për ekonominë që Trump i dha Amerikës dhe botës do të jetë filozofia udhëheqëse e opozitës për nxjerrjen e Shqipërisë nga gremina ekonomike ku e zhyti rilindja”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSIsë, Petrit Vasili.
LSI: SHQIPËRIA VENDI ME ÇMIMIN MË TË LARTË TË NAFTËS NË RAJON, QEVERIA NUK PRODHON ASGJË VEÇ VARFËRISË
Spahiu: Rama tjetër taksë qytetarëve, ta rrëzojmë! Lëvizja Socialiste për Integrim ka paralajmëruar një tjetër përballje të qeverisë shqiptare me Gjykatën Kushtetuese. Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, denoncoi dje propozimin e Qeverisë për rritjen e taksës mbi naftën, duke thënë se një gjë të tillë do ta rrëzojë Gjykata Kushtetuese, pasi të krijohet. Për Spahiun edhe pse Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të naftës në rajon, qeveria gjen rrugën më të shkurtër, atë të taksimit direkt mbi naftën për të rritur të ardhurat e munguara në buxhet. “Paaftësia për të ulur evazionin fiskal, pamundësia e bizneseve për të paguar tatimet dhe taksat, administrata e korruptuar tatimore, bënë që qeveria të propozojë një rritje të re takse mbi naftën. Edhe pse qeveria e quan
tarifë, ajo është një taksë direkte, pasi qytetarëve nuk i ofrohet asnjë shërbim shtesë duke anashkaluar Parlamentin, si organi i vetëm që mund të rrisë apo të ulë tatimet dhe taksat. Ashtu si ligjin për ndryshimin e tatimit mbi dividendin, projektligji i Ministrisë së Energjisë për rezervën e karburanteve do të rrëzohet nga
Gjykata Kushtetuese. Qeveria i thotë taksës tarifë, sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese që ta pengojë atë. Ndaj qytetarëve u ka mbetur vetëm një gjë, ta paguajnë atë si një grabitje të re çdo ditë nga xhepat e tyre. Edhe pse Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të naftës në rajon, qeveria gjen rrugën më të shkurtër, atë të taksimit direkt mbi naftën për të rritur të ardhurat e munguara në buxhet. Ne nuk presim që qeveria të reflektojë për qëndrimin e opozitës, por të paktën të merrte parasysh ndonjë nga rekomandimet e Fondit Ndërkombëtar Monetar, si dhe vlerësimet e Komisionit Europian, kur ky i fundit këshillon direkt me mos rritje të mëtejshme të tatimeve dhe taksave. Gjithashtu në analizën e tij Komisioni e vë theksin te niveli
i lartë i Borxhit Publik, mbledhjen e taksave nën potencial, nivelin e ulët të konkurrueshmërisë, papunësinë e lartë te të rinjtë, cilësinë e ulët të edukimit dhe mungesën e vlerësimit të rrezikut për pagesat që duhen bërë për projektet e Partneritetit Publik Privat. Modeli ekonomik i Rilindjes, model që në fakt nuk kërkon asgjë përveçse partneritetit për të futur në borxh sa të munden shqiptarët për 15-20 vitet e ardhshme, është shkaku kryesor që shqiptarët kanë mbushur sheshet në protesta. Ky model i dështuar është thelbi se përse kjo qeveri kusare duhet rrëzuar, pasi ajo nuk prodhon asgjë veç varfërisë dhe largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre”, deklaroi dje për mediat ishdeputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM
Braimllari: Komisioni hetimor nda Presidentit, grup i strukturuar kriminal
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka komentuar Komisionin Hetimor, i ngritur pas nisjes së procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, nga Partia Socialiste. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shprehet se Komisioni hetimor i ngjan një grupi të strukturuar kriminal, duke shtuar se Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke ofruar pozicion pune më të lartë shefit të policisë pasi ky i kishte shërbyer në fushatën e Dibrës. Gjithashtu, Braimllari shprehet se kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, duhet të ishte nën hetim pa imunitet dhe në arrest nëse do kishim një Prokurori të Pavarur dhe jo të emëruar nga Ulsiu. “Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal. Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke ofruar pozicion pune më të lartë shefit të policisë, pasi ky i kishte shërbyer në fushatën e Dibrës. Ulsiu i thoshte: “ti je për më nalt, me kap ndonjë gjë të madhe se na duhesh”. Per çfarë i duhesh Ulsiut për të ndarë paratë e trafiqeve?! Ulsiu sot duhet të ishte nën hetim pa imunitet dhe në arrest nëse do kishim një Prokurori të Pavarur dhe jo të emëruar nga Ulsiu. Prandaj Ulsiu më 18 dhjetor, kur votohej në kundërshtim me Kushtetutën për Prokurorin e Përgjithshëm ishte aq shumë aktiv dhe e mbronte me zell të madh. Mos u shqetëso Ulsi, dosja 184 do hetohet, por jo nga shoqja jote, por nga një drejtësi e pavarur”, tha dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.
POLITIKE
6
E premte, 12 KORRIK 2019
RAPORTI: QEVERIA E SHQIPËRISË PO I NDËRTON KËTO HEC-e DUKE SHPËRFILLUR RREZIQET
KE: Vala e HEC-ve të reja politike e gabuar, po dëmton rëndë turizmin dhe bujqësinë V
ala e lejeve për të ndërtuar HEC-e të vogla me koncesion po e dëmton zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, sidomos sektorët ë turizmit dhe bujqësisë. Në një analizë të posaçme për programin e reformave ekonomike në Shqipëri 2019, Komisioni Europian vlerësoi se qeveria Shqipërisë po i ndërton këto HEC-e duke shpërfillur rreziqet që ata krijojnë në mjedis. “Qeveria planifikon të rrisë gjenerimin e energjisë nëpërmjet ndërtimit të hidrocentraleve të reja. Këto objekte po shkaktojnë shqetësime serioze në ndikimin në mjedis dhe kanë efekte negative të mëdha mbi komunitetet lokale dhe për turizmin” thuhet në dokumentin që Komisioni Europian lëshoi se fundit për reformat ekonomike në Ballkanin
Perëndimor. Duke marrë në konsideratë rritjen e pritshme të turizmit dhe intensifikimin e sektorit bujqësor, si dhe ndikimin e ndryshimeve klimaterike, burimet ujore të Shqipërisë do të vihen nën presion nga HEC-et. Prandaj sipas, Komisionit është e nevojshme që Shqipëria të zgjerojë qasjen e saj strategjike duke e diversifikuar prodhimin e energjisë elektrike, duke rritur investimet në prodhimin energjisë diellore dhe të erës, si dhe të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse të menaxhimit të ujit. Një studim në terren vitin e kaluar i 20 ekspertëve të atashuar nga PNUD (Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara) ka vërejtur një situatë alarmante në të gjithë procesin që shoqëron ndërtimin e HEC-eve
që nga momenti i dhënies së lejeve, planifikimit dhe ndërtimit. Dëmet më të mëdha janë bërë në zonat e mbrojtura, pasi aty dendësia e lumenjve dhe ujërave është e madhe. Në zonat e mbrojtura aktualisht kanë përfunduar punimet dhe janë në operim 26 HEC-e, 16 të tjera janë në proces ndërtimi dhe 105 të tjera kanë marrë lejen. Sakaq inspektimi në HEC-et e përfunduara, i pari i këtij lloji nga një ekspertizë e pavarur ka gjetur se pjesa e dërrmuese e objekteve janë ndërtuar pa respektuar standardet mjedisore dhe ato për mbrojtjen e faunës. Kushtet për vendkalimin e peshqve nuk janë marrë në konsiderate dhe kriteret për rehabilitimin e mbeturave dhe rivitalizimin e zonës pas punimeve nuk janë bërë.
Komisioni Europian raport negativ për ekonominë shqiptare: Papunësia e lartë po “shkatërron” ekonominë. Të rinjtë, “vegjetojnë”
K
omisioni Europian ka një sërë rezervash për programin e pestë të reformave ekonomike të hartuar nga qeveria shqiptare 2019-2021. Në dokumentin e publikuar së fundmi, KE ngre si shqetësim nivelin e lartë të borxhit publik, dhe faktin se nevojat e mëdha financiare po peshojnë në qëndrueshmërinë e borxhit. Ndërsa theksi vendoset edhe tek mbledhja e taksave nën potencial, gjë që është konfirmuar edhe nga shifrat zyrtare në 5 muajt e parë të vitit, Komisioni Europian sugjeron ndër të tjera se duke reduktuar nivelin e lartë të punës së padeklaruar dhe evazionin fiskal, ka hapësirë të mjaftueshme për rritjen e të ardhurave tatimore, pa rritur normat e taksave. Ndërsa nënvizohet se borxhet e paregjistruara dhe detyrimet e kushtëzuara, si PPP-të, minojnë kredibilitetin e pozicionit të borxhit publik. Sipas KE-së, programi ekonomik i reformave në Shqipëri supozon rritje të investimeve, por nuk adreson kushtet e nevojshme për rritjen e investimeve private ose për përmirësimin eficiencës dhe rritjes së investimeve publike. Në këndvështrimin e Komisionit Europian, Investimet private në Shqipëri pengohen nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe cilësia e ulët e shërbimeve publike të arritshme për sipërmarrësit. Papunësia e lartë Komisioni Europian vendos alarmin sa i përket papunësisë së lartë në radhët e të rinjve në Shqipëri, duke e cilësuar si pengesë kryesore për zhvillimin e programit ekonomik. “papunësia e lartë e të rinjve, punësimi i ulët i femrave, përqindja e lartë e punësimit joformal dhe të prekshëm, shërbimet e pamjaftueshme të kujdesit social dhe cilësia e ulët e arsimit janë pengesat kryesore”, thuhet në raportin e KE, të publikuar së fundmi. Sipas këtij institucioni, politikat aktive të tregut të punës duhet të orientojnë më mirë punëkërkuesit e vulnerabël, të ofrojnë më shumë trajnime dhe të jenë më të përshtatshëm për nevojat e tregut të punës. Ndërsa thekson se asistenca sociale, nuk është e mjaftueshme për të hequr të varfrit nga vija e varfërisë ekstreme. KE vlerëson me shqetësim se shërbimet e kujdesit social për përfshirjen e personave në nevojë janë të pamjaftueshme dhe shumë njësi të qeverisjes vendore nuk kanë kapacitete dhe burime për të planifikuar dhe ofruar ato. Ndërsa prek edhe mungesën e investimeve në arsim. “Rezultatet arsimore janë të dobëta në të gjitha nivelet dhe reforma e Aftësimit Profesional është vonuar. Edukimi i fëmijërisë së hershme vuan nga investime shumë të ulëta dhe regjistrimi i ulët për fëmijët nga familjet vulnerabël. Pjesëmarrja në arsimin e të rriturve është veçanërisht e ulët”, thuhet në raport. Raporti Komisioni konstaton se ndonëse investimet
KE “shuplakë” Ramës: Luftoni evazionin, mos rrisni taksat! PPP-të po minojnë besimin
e Shqipërisë në arsim dhe shëndetësi kanë qenë nën mesataren e rajonit, ato parashikohet të ulen më tej. Në të kundërt, rritja e projekteve me partneritet publik privat sjell rreziqe kyçe që minojnë planet për reduktimin e deficitit. Komisioni i referohet shifrave të FMN-së, sipas të cilës PPP-të kanë arritur një vlerë prej 31% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) dhe pritet të shtohen edhe me 15% të PBB-së në 2019-n. Kjo rritje e PPP-ve nuk po shoqërohet me shtim të stafit që do të ishte në gjendje të monitoronte dhe vlerësonte këto kontrata dhe projekte komplekse. Kjo nënkupton që detyrimet financiare publike të lidhura me PPP-të nuk po adresohen si duhet dhe nuk po regjistrohen nga ana statistikore. Evazioni dhe borxhi publik Raporti e kritikon Shqipërinë dhe për informalitetin e lartë dhe nivelin e ulët të të ardhurave publike, që qeveria nuk ka marrë angazhim ti rrisë, megjithëse janë nën potencial, teksa rekomandon që vendi nuk ka nevojë të rrisë taksat, por të shfrytëzojë hapësirën që ka nga evazioni fiskal. Borxhi publik është ende i lartë, thekson raporti i KE dhe nevojat e mëdha financiare po peshojnë në qëndrueshmërinë e borxhit;
mbledhja e taksave është gjithashtu nën potencial. Reduktimi i planifikuar i borxhit varet ndjeshëm nga rritja e lartë ekonomike deri në fund të periudhës së programit. Avancimi i konsolidimit fiskal mund të lehtësojë rrezikun e mos arritjes së objektivit të reduktimit të borxhit në rast se vendi do të përballet me një rritje më të ulët në vitet në vijim. Niveli i lartë i punës së padeklaruar dhe evazionit fiskal siguron hapësirë të mjaftueshme për rritjen e të ardhurave tatimore pa rritur normat e taksave. Detyrimet e papaguara dhe detyrimet e paparashikuara dëmtojnë kredibilitetin e pozicionit të borxhit publik. Financat publike të Shqipërisë vazhdojnë të vuajnë nga nivele relativisht të ulëta të grumbullimit të taksave dhe nivele të larta të informalitetit, thekson raporti. Megjithëse është bërë përparim i dukshëm në mbledhjen dhe administrimin e taksave, të ardhurat nga taksat si përqindje e PBB-së mbeten nën mesataren rajonale dhe sistemi i sigurimeve shoqërore vuan nga një deficit i madh. Mobilizimi i ulët i të ardhurave është kryesisht për shkak të madhësisë së lartë të informalitetit por edhe në ekonominë formale (p.sh. duke përdorur çmime më
të ulëta ose paga për efekt të deklaratave tatimore). Evazioni i TVSH vlerësohet të jetë 30-40% e TVSH-së potenciale, dhe rreth 30% e punësimit vlerësohet të mbetet e padeklaruar. Për më tepër, përjashtimet e fundit nga taksat për nxitjen e investimeve minojnë më tej mbledhjen e të ardhurave dhe nxisin mashtrimin tatimor, sepse ato komplikojnë sistemin e taksave dhe e bëjnë atë më pak transparent. Investimet Investimi i Shqipërisë në arsim dhe shëndetësi ka qenë nën mesataren rajonale dhe programi ekonomik i qeverisë planifikon të ulë edhe më tej pjesën e shpërndarjes së buxhetit në arsim dhe shëndetësi. Rritjet e planifikuara për investime publike duhet gjithashtu të përdoren për financimin e arsimit, shëndetësisë dhe kërkimit, dhe ky investim duhet të jetë më efikas dhe më efektiv. Qeveria ka në plan të ulë akoma fondet tashmë të ulëta në arsim (që do të bien nga 2.5% në 2.2% të PBB), shëndetësi (e cila do të bjerë nga 3.0% në 2.7% të PBB) dhe mbrojtje sociale (që do të bien nga 9.0 % në 8.6% të PBB-së) gjatë periudhës së programit. Këto plane alokimi nuk ndihmojnë për të trajtuar ikjen e trurit dhe mungesat e fuqisë punëtore të kualifikuar. As ata nuk ndihmojnë për të inkurajuar konvergjencën ndaj standardeve evropiane në këto fusha, thuhet në raport. Komisioni vlerëson se qeveria është optimiste për rritjen e investimeve dhe eksporteve, pasi nuk merret në thellësi me pritshmëritë ekonomike të Italisë, partnerit kryesor dhe presupozon që çmimet e naftës do jenë të larta, ndërsa dhe kredia e bankave pritet të jetë e ngadalësuar, pasi ato janë në proces ristrukturimi. Komisioni thotë se qeveria në programin e saj supozon rritje të investimeve, por nuk adreson kushtet e nevojshme për rritjen e investimeve private ose për përmirësimin e eficiencës së investimeve publike. Investimet private në Shqipëri pengohen nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe cilësia e ulët e shërbimeve publike të arritshme për sipërmarrësit. Sipërmarrësve gjithashtu u mungojnë edhe njohuritë produktive dhe sipërmarrëse, njohuritë dhe qasja në financa.
POLITIKE KREU I PAA-së
K
reu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, thotë se kryeministri Edi Rama ka ngritur Komisionin Hetimor për të hetuar Presidentin Ilir Meta, pasi kështu vëmendja ikën nga situata që vendi sundohet nga një pakicë e vetme. Përmes një qëndrimi të shprehu në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Duka e konsideron mbledhjen e komisionit në fjalë si një gjyq publik për të zhvendosur vëmendjen që nga skandali i përgjimeve të publikuara pak javë më parë nga gazeta gjermane “Bild” që denoncoi me zë dhe figurë krimin e konsumuar nga Edi Rama
7
E premte, 12 KORRIK 2019
Agron Duka: Gjyq publik për të spostuar vëmendjen, vendi nën sundimin e një pakice dhe ushtria e vartësve të tij me votat e shqiptarëve në zgjedhjet e kaluara. Po ashtu, Duka e cilëson gjyq publik që Rama e bën për të larguar vëmendjen nga rënie e rendit kushtetues në Shqipëri dhe dhjetëra të tjera probleme të shtyra në kalendar greke. “Shyqyr që doli ky Komisioni Hetimor për Presidentin e Republikës, sepse përndryshe opinioni publik do të duhej të merrej me ngritjen e çmimit të naftës, me ngadalësimin e rritjes ekonomike,
me mungesën e investimeve të huaja, me projektligjin që kërcënon median online, me përgjimet e Bild, me rënien e rendit kushtetues dhe me dhjetëra probleme të shtyra në kalendat greke. Ku ka më mirë se një gjyq publik për të spostuar vëmendjen gjetkë, ndërsa vendi nuk qeveriset, por sundohet nga një pakicë që të vetmin plan, ka mbajtjen e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo kosto”, deklaroi dje në reagimin e tij, kreu i PAA-së, Agron Duka.
Ish-deputeti i PD-së: Falë Ramës, Shqipëria është kthyer në strofull të të shumëkërkuarve që “menaxhojnë” organizatat kriminale në Evropë
Strazimiri: Europoli në Tiranë, sepse krimi po kontrollon gjithçka deri te Qeveria
I
sh-deputeti demokrat Gent Strazimiri zbardh qëllimin e projektit të hapjes së zyrës së Europolit në Tiranë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-zv. Ministri i Brendshëm thekson se shërbimet e sigurisë së partnerëve, harxhojnë fonde dhe burime njerëzore në Shqipëri, sepse krimi po kontrollon gjithçka, që nga Policia, prokurori, gjykata, administrata, qeveria e parlamenti. Në këtë kontekst, Strazimiri thekson se e vërteta është se prania permanente e operacionale e EUROPOL në Shqipëri, tregon se ky vend është kthyer në strofull të të shumëkërkuarve që “menaxhojnë” organizatat kriminale në Evropë. “Me demek, meqenëse “D.E.A.” amerikane ka hapur zyrë permanente operacionale në Tiranë në kohën e Saje qorrit, qenkemi “integruar de facto në SHBA”, madje për meritë të Saje qorrit, “të pandehurit” më të suksesshëm që keni pasur?! E vërteta është krejt e kundërta! Shërbimet e sigurisë së partnerëve, harxhojnë fonde dhe burime njerëzore në Shqipëri, sepse krimi po kontrollon gjithçka, që nga Policia, prokurori, gjykata, administrata, qeveria
e parlamenti! Askush prej partnerëve nuk ka fonde e njerëz tepër, për t’i angazhuar në një vend ku policia e bën vetë punën e saj, kontrollon vetë territorin, godet vetë kontigjentin kriminal, si deri në vitin 2013 kur Policia e Shtetit dërgonte oficerë të infiltruar për ndihmë në BE, në luftën
kundër organizatave kriminale shqiptare. E vërteta është se: Prania permanente e operacionale e D.E.A. në Shqipëri tregon se kokaina është kthyer në problem jo vetëm për ne, por edhe për amerikanët; Prania e permanente, e operacionale e FRONTEX në Shqipëri, tregon se ky
vend nuk i ruan dot kufijtë e vet; Prania permanente e operacionale e EUROPOL në Shqipëri, tregon se ky vend është kthyer në strofull të të shumëkërkuarve që “menaxhojnë” organizatat kriminale në Evropë! Kjo është e vërteta, karagjoz! Karagjoz ti, dhe cilido që të vjen pas fijes në këtë dramë kriminaliteti!”, u shpreh dje në reagimin e tij ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri Europol në Tiranë Nga dita e djeshme agjencia evropiane EUROPOL do të ketë një zyrë në Tiranë, duke bërë që një oficer i Europol do të punojë në një zyrë të posaçme në Policinë e Shtetit, për të intensifikuar bashkëpunimin. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në ceremoninë e hapjes së kësaj zyre vlerësoi këtë arritje dhe e cilësoi si thellim të bashkëpunimit me këtë institucion të rëndësishëm. Një gjë e tillë siç tha Lleshaj, tregon se Shqipëria është integruar “de facto” në BE. Duke u ndalur tek bashkëpunimi, ministri tha se policëve shqiptarë iu takon të fitojnë besimin e partnerëve ndërkombëtarë tashmë.
Ish-deputeti i PD-së: Filozofia ekonomike e Ramës - u merr paratë qytetarëve dhe ua jep klientëve
Taksa e naftës, Shehaj: 14 milionë euro në vit do u vidhen qytetarëve
I
sh-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj denoncon rritjen e çmimit të naftës nga kryeministri Edi Rama me argumentin e mbledhjes se fondeve për të blerë dhe ruajtur një sasi karburanti rezervë kombëtare, për raste krizash apo fatkeqësish natyrore. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ishanëtari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë deklaron se taksa e re do të jetë 2 lekë për litër dhe bazuar në konsumin vjetor të naftes, vlera totale e taksës së
re do jetë mbi 14 milionë euro në vit. Deri tani, detyrimin për të mbajtur me koston e tyre, një sasi naftë rezervë e kishin kompanitë e naftës: nxjerrësit, depozituesit dhe importuesit e naftës. Por, thotë Shehaj, tani koston do ta përballojnë qytetarët. Kurse fitimet do i ketë privati, sepse Rama ka vendosur ta japë me koncesion mbajtjen e depozitave, të financuar nga paratë e shtetit. Ndërsa në vijim, Agron Shehaj shton se kjo është filozofia ekonomike e Ramës: u merr paratë qytetarëve dhe ua
jep klientëve. “Edi Rama do të rrisë taksën e naftës. Justifikimi i tij është mbledhja e fondeve për të blerë dhe ruajtur një sasi karburanti rezervë kombëtare, për raste krizash apo fatkeqësish natyrore. Taksa e re do të jetë 2 lekë për litër dhe bazuar në konsumin vjetor të naftës, vlera totale e taksës së re do jetë mbi 14 milionë euro në vit. Deri tani, detyrimin për të mbajtur me koston e tyre, një sasi naftë rezervë e kishin kompanitë e naftës: nxjerrësit, depozituesit dhe importuesit e naftës. Por
tani koston do ta përballojnë qytetarët. Kurse fitimet do i ketë privati, sepse Rama ka vendosur ta japë me koncesion mbajtjen e depozitave, të financuar nga paratë e shtetit. Kjo është filozofia ekonomike e Ramës: u merr paratë qytetarëve dhe ua jep klientëve; ua merr të dobëtëve dhe ua jep të fortëve;
ua merr të vegjëlve dhe ua jep të mëdhenjve. Ne do ta ç’bëjmë këtë politikë. Ne do ta ç’bëjmë sistemin oligarki-klientelist që sundon sot ekonominë. Ne do u kthejmë qytetarëve dhe sipërmarrësve taksat e ulëta dhe ekonominë e lirë”, theksoi ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj.
POLITIKE
8
E premte, 12 KORRIK 2019
Intervistë për “Koha Jonë”, nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj: Në Samitin e Poznanit u pa qartë që vlerësimi ndaj Shqipërisë është zero dhe jo vetëm si pasojë e një qeverie të dobët e të paaftë
Mehmetaj: Rama do “Shtet brenda Shtetit”, ulja me keqbërësin nuk i shërben Shqipërisë K
Intervistoi: Redjon Shtylla
u po shkon opozita? Për nënkryetaren e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, opozita ka vendosur ti qëndrojë besnike kauzës për një Shqipëri demokratike ku sundon ligji dhe institucionet janë në shërbim të qytetarëve. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ajo ngreh alarmin kombëtar dhe akuzon se Rama po përpiqet me çdo kusht që të ndërtojë një shtet paralel brenda shtetit shqiptar. “Institucione jo legjitime, duke filluar me Parlamentin për të vazhduar me Qeverinë, Prokurorinë etj; Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë jashtë funksioni prej disa vitesh tashmë; Edi Rama po përpiqet me çdo kusht të ndërtojë një shtet paralel brenda shtetit shqiptar që nuk respekton ligjet por urdhrat. Përmendim këtu rastin e KQZ që nuk respekton Kushtetutën dhe Dekretin e Presidentit por vepron me urdhër të Edi Ramës”. E pyetur për zgjidhjen e kësaj krize të madhe, e cila është sa institucionale, kushtetuese por edhe ekonomike dhe sociale, ajo thotë se nuk është ulja në tavolinë me keqbërësin. “Për të dalë nga kjo situatë duhet mbi të gjitha politika të veprojë atdhedashuri dhe përgjegjshmëri, që fatkeqësisht si veti nuk i kemi parë në asnjë rast të reflektohen nga Edi Rama”,-thotë Mehmetaj. Ndërsa për shkarkimin që maxhoranca kërkoj të arrijë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ajo thotë se përpjekja është përpëitja e fundit e Edi Ramës, “për të kapur edhe të vetmin institucion legjitim e të pavarur që i ka mbetur Shqipërisë por do të dështojë edhe në këtë përpëlitje”. Nga 1 korriku harta elektorale e të zgjedhurve vendorë ka vetëm një ngjyrë: vishnje! Përveç Kuvendit, tashmë edhe në parlamentet lokale, opozita nuk është më e përfaqësuar. Bojkoti ka rezultuar me çmim të lartë por çfarë do të ndodh më tej? A besoni se kjo rrugë e aksionit opozitar, do të ndihmojë për të dalë nga ky makth, vetëm duke qenë në rrugë, me këtë formë të të protestuarit? Vendimet që ka marrë opozita prej shkurtit të këtij viti mund të kenë qenë ekstreme por koha provoi se ishin thellësisht të drejta. Për ne kishte vetëm dy rrugë, ose të vazhdonim të ishim fasadë e një regjimi kleptokratik që po tentonte të rikthente në Shqipëri partinë-shtet, ose të refuzonim çdo detyrë dhe privilegj personal për të nxjerrë zbuluar realitetin në të cilin gjendeshim. Të vazhdojë të luftojë pa asnjë mjet brenda institucionesh të kapura, që nëpërmjet opozitës krijonin në sy të partnerëve tanë gjasme “stabiletet”, nuk kishte më kuptim. Po ashtu si nuk kishte kuptim të merrje pjesë në zgjedhje, ku fituesit ishin të paracaktuar dhe përballja nuk do ishte mbi baza platformash dhe idesh por me banditë dhe para. Sot për opozitën nuk ka asnjë rëndësi nëse jemi apo jo në parlament apo në këshilla bashkiak, pasi edhe nëse do të ishim, ato institucione nuk do të ishin përfaqësues të interesave të qytetarëve por të banditëve dhe oligarkëve. Pyetja nuk ngrihem më se ku është opozita sot por çfarë po ndodh me Shqipërinë? Shqipëria sot është e varfër, e pa shpresë, pa drejtësi dhe mbi të gjitha duke shkarë sërish drejt diktaturës. Opozita ka vendosur ti qëndrojë besnike kauzës për një Shqipëri demokratike ku sundon ligji dhe institucionet janë në shërbim të qytetarëve. Për sa kohë vendimet që ne marrim përkojnë me atë që duan shqiptarët dhe kjo kuptohet nga mbështetja e jashtëzakonshme që kemi patur në çdo protestë që kemi zhvilluar por mbi të gjitha nga refuzimi masiv që i bën qytetarët Edi Ramës më 30
qershor, ne do të vazhdojmë në rrugën tonë. Aksioni opozitar nuk ka qenë i limituar vetëm me protesta, ashtu si nuk do të jetë edhe në vazhdim. Më herët Rama tha se në Shqipëri ka dy opozita, njëra ajo në Kuvend dhe tjetra është ajo e rrugës. Pas 30 qershorit, Rama kërkon dialog me JU. Duke theksuar se edhe z.Basha, në protestën e 8 korrikut, foli për marrëveshje parimore, për ëndërrën Europiane dhe për të mos e çuar vendin në kaos, duhet një ulje në tryezë për stabilitetin e Shqipërisë? Sa i takon opozitës “fake” në Parlamentin ilegjitime, nuk vlen të bëj më komente, është parë nga kushdo se ata janë aty për ti shërbyer Edi Ramës dhe se vazhdojnë të përdoren nga ai si kukulla pa identitet. Sa i takon kaosit, kur ka vullnet dhe largpamësi, ka gjithmonë zgjidhje për çdo ngërc. Kriza nëpër të cilën po kalon vendi është e thellë, pasi nuk është vetëm krizë institucionale por edhe kushtetuese edhe ekonomike edhe sociale. Për të dalë nga kjo situatë duhet mbi të gjitha politika të veprojë atdhedashuri dhe përgjegjshmëri, që fatkeqësisht si veti nuk i kemi parë në asnjë rast të reflektohen nga Edi Rama. Për tu larguar nga clishe-të, le të kujtojmë edhë njëherë faktet me të cilat përballemi sot: Institucione jo legjitime, duke filluar me Parlamentin për të vazhduar me Qeverinë, Prokurorinë etj; Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë jashtë funksioni prej disa vitesh tashmë; Edi Rama po përpiqet me çdo kusht të ndërtojë një shtet paralel brenda shtetit shqiptar që nuk respekton ligjet por urdhrat. Përmendim këtu rastin e KQZ që nuk respekton Kushtetutën dhe Dekretin e Presidentit por vepron me urdhër të Edi Ramës; Po ashtu, mbi tavolinë kemi fakte mbi abuzimet e shpeshta që qeveria Rama ka kryer, që nga PPP-të e koncesionet, tek bashkëpunimi me krimin e organizuar e deri tek krimet e rënda zgjedhore ku duhen përmendur dosjet
339/1 dhe 184 që flenë në prokurori por përgjimet e të cilave janë bërë publike nga “Bild”; Votimet moniste të 30 qershorit u mbajtën në paligjshmëri të plotë duke dhunuar jo vetëm ligjet dhe Kushtetutën, por duke nxitur një konflikt të mundshëm civil. E megjithëse i vetëm në garë, edhe më 30 qershor Edi Rama nuk e mundi dot vesin e vjedhjes së votës dhe manupulimit të rezultatit. I them të gjitha këto, për të kuptuar se ulja në tavolinë me keqbërësin për të ndarë disa pazare momenti nuk do i shërbente Shqipërisë, ajo që duhet tani është një zgjidhje afatgjatë që synon të rikthejë demokracinë pluraliste e ta vendosë vendin nën sundimin e ligjit dhe Kushtetutës, ku institucionet veprojnë të pavaruara dhe mekanizmat e kontrollit funksionojnë me kapacitet të plotë. Për brezin tim, që ka lindur dhe është rritur me togfjalëshin “e duam Shqipërinë si gjithë Europa” ëndrra Europiane nuk realizohet më me dialog midis pak njerëzish dhe as duke rrezikuar demokracinë për stabilitet afatshkurtër. Ne do të jemi pjesë e Europës vetëm kur të kemi demokraci të fortë, drejtësi të barabartë për të gjithë dhe institucione që zbatojnë ligjin. Ta harrojmë se BE do të hap negociata me një vend që nuk është në gjendje as të zhvillojë zgjedhje pluraliste, e jo më me standarte. Në Samitin e Poznanit u pa qartë që vlerësimi ndaj Shqipërisë është zero dhe jo vetëm si pasojë e një qeverie të dobët e të paaftë për të paraqitur projekte por mbi të gjitha sepse qeveria është e korruptuar dhe vepron nën diktatin e interesave të një grushti të vogël njërëzish. Unë gjykoj se ka ardhur momenti tu flasim Shqiptarëve pa doreza, të mos trembemi nga sfidat e mëdha apo nga pasojat që lufta për demokraci mund të sjellë mbi secilin prej nesh, si pjesë e klasës aktuale politike por të vendosur ti shkojmë deri në fund. Ka vetëm një zgjidhje për krizën,
mbajtja e zgjedhjeve me standarte dhe hapja e rrugës për ndryshime të thella kushtetuese që e vendosin sovranin në majën e Piramidës së marrjes së vendimeve. Kur them zgjedhje nuk shqetësohem për atë që do të marrë pushtetin pas këtyre zgjedhjeve por zgjedhje të lira nga krimi e presionet e që do i hapin rrugë reformimit tërësor të vendit. Shqipëria ka plot vajza e djem, burra e gra të zotë e të mirë që mund ta drejtojnë atë drejt integrimit, mjaft më me banditë e shpërdorues. Vulën finale e jep Gjykata Kushtetuese, atë për çdekretimin e 30 qershorit dhe shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. Në këtë pikë ku 30 qershori për PS është e ligjshme dhe për JU janë votime të PS-së, si do të jetë fati i vendit? Duhet të marrin shembull nga fqinji ynë Greqia, që klasa politike shkoi në zgjedhje të parakohshme? Ka shumë shembuj që mund të marrim, Greqia, Austria, Anglia etj, por ndryshimi i madh mes Edi Ramës dhe ish-kryeministrave të vendeve që përmenda më sipër është se ata nuk ja dolën të drejtonin mirë vendet dhe aletët e tyre, ndërsa Edi Rama është i përlyer me krimin e korrupsioni. Të parët i përgjigjen popullit dhe nuk kanë frikë të dorëhiqen, ndërsa fatkeqsia kryeministër që na ra ne për pjesë e di se vetëm karrikja e kryeministrit dhe kontrolli ndaj cdo pushteti e mban atë të lirë dhe jo të pandehur e të dënur. Përpjekja për të shkarkuar Presidentin është përpëitja e fundit e Edi Ramës për të kapur edhe të vetmin institucion legjitim e të pavarur që i ka mbetur Shqipërisë por do të dështojë edhe në këtë përpëlitje. Çdo vendim që ka marrë Parlamenti qysh prej shkurtit është nul, pasi si institucion nuk është më legjitim. Verdiktin e popullit Rama e mori qartë në 30 qershor, më shumë se 85% e shqiptarëve e refuzuan. Ai mund të përpiqet sa të mundet ta shtyjë fundit e tij por gabimet që ka bërë janë aq të rënda sa fundi nuk është vetëm afër por do të jetë edhe shumë ndëshkues.
POLITIKE
9 E premte, 12 KORRIK 2019
243-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Festimet për Pavarësinë e SHBA në Tiranë
A
mbasada Amerikane në Tiranë ka organi zuar mbrëmjen e djeshme pritjen e përvitshme me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës. Ceremonia për shënimin e 243 vjetorin e Pavarësisë së SHBA u mbajt në rezidencën amerikane në Tiranë. Në ceremoni
ishte i praishëm Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe ministra, deputetë, zyrtarë të institucioneve shqiptare, intelektualë, artistë, etj. Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni.
Në fjalën përshëndetëse, e ngarkuara e misionit të SHBA, Leyla Moses-Ones përshëndeti të pranishmit dhe bëri një rezyme të shkurtër të zhvillimeve të fundit në Shqipëri. Gjithashtu Leyla Moses-Ones shtoi se po vijon puna për forcimin e lirisë së mediat në Shqipëri.
FJALIMI
Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të ndjekim vlerat dhe idealet tona perëndimore Nga Leyla Moses-Ones*
P
resident Meta, Kryetar i Kuvendit Ruçi, Ministra dhe deputetë, përfaqësues të Trupit Diplomatik, të ftuar: Është një nder dhe privilegj për mua, së bashku me të gjithë kolegët e Ambasadës sonë, që miqtë dhe partnerët tanë të ngushtë na bashkohen këtë mbrëmje për të festuar 243 vjet të pavarësisë dhe lirisë amerikane. Një mirëseardhje të ngrohtë të gjithëve! Ne amerikanët e festojmë 4 korrikun me një kremtim të shkujdesur dhe të hareshëm ushqimi e fishekzjarresh. Por, ia vlen të ndalemi për t’u menduar thellë për këtë eksperiment radikal që Etërit tanë Themelues filluan më 4 korrik 1776 në Sallën e Pavarësisë në Filadelfia. Ato ikona të revolucionit tonë do të bëheshin arkitektët e një kombi të ri me një vizion thuajse absolut për liritë civile. Ky ishte – dhe ende është – një vizion i lirisë njerëzore, që të lë pa frymë, dhe një thirrje pa kompromis për vetëqeverisje – një sistem i qeverisë i themeluar vetëm me njerëzit, nga njerëzit, për njerëzit. Deklarata e Pavarësisë, dhe më pas Kushtetuta jonë, kanë nxitur miliona njerëz në të gjithë botën që të fillojnë eksperimentin demokratik në vendet e tyre. Rreshti hapës i Kushtetutës së SHBA thotë se mund të ketë një “bashkim më të përsosur” – bazuar në këto ideale të barazisë, lirisë, drejtësisë dhe llogaridhënies. Në kohën kur botën e sundonin monarkët, në një kohë kur marrëdhëniet shoqërore siguroheshin nëpërmjet lidhjeve të varësisë, klientelizmit, gjakut dhe
fiseve, këto fjalë ishin shpërthyese dhe novatore. Sot, këto fjalë ta ngrohin ende zemrën me thellësinë e tyre dhe cilësinë e tyre vizionare. Ne e dimë se demokracia është e rrëmujshme, por parimet themelore të saj, ushtrimi i integritetit, përparësia e sundimit të ligjit dhe mbrojtja e një shtypi të lirë janë që të gjithë elemente që farkëtojnë forcën dhe pavarësinë e institucioneve – institucioneve që i shërbejnë popullit. Është me vend që tema e sotme është Miqësia dhe Liria. Sepse ne amerikanët ende e konsiderojmë veten kujdestarë të kësaj fryme revolucionare, të asaj shprese dhe optimizmi të pamatë të ëndrrës amerikane, të atij horizonti të mundësive që shtrihet përpara nesh, i gjerë dhe i hapur. Edhe, Shqipëria, ashtu si Amerika, u ngrit gjithashtu për të drejtat e saj 28 vjet më parë, ku shumë rrezikuan gjithçka – përfshi jetët e tyre – si për të përfytyruar, ashtu edhe për të punuar për një fillim të ri për vendin tuaj. Historitë tona përkatëse kombëtare vazhdojnë të shpalosen dhe uroj të
vazhdojnë ta bëjnë këtë, në drejtimin e duhur dhe fisnik. Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të ndjekim vlerat dhe idealet tona perëndimore. Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë lirinë nga korrupsioni, lirinë për të zgjedhur se cilët jemi dhe se çfarë besojmë dhe çfarë themi, lirinë për të krijuar një gjyqësor të pavarur, dhe lirinë për të studiuar, punuar dhe ndjekur lumturinë. Ndërsa Shqipëria punon drejt këtyre lirive dhe vazhdon të ndërtojë institucione të forta demokratike, Amerika do të qëndrojë në krahun tuaj. Përmes vlerave të përbashkëta si aleatë të NATO-s, nëpërmjet bashkëpunimit dypalësh dhe një angazhimi për paqen përmes sigurisë, ne po e bëjmë çdo ditë më të fortë marrëdhënien amerikanoshqiptare. Këtë vit, shënuam 75 vjetorin e Ditës së Zbarkimit në Normandi edhe 10 vjetorin e Shqipërisë si aleate e NATO-s. Do të doja të merrja një çast për të shpallur pesë fituesit e konkursit të eseve të shkollave të mesme për NATO-n, titulluar “Të bëhesh një aleat më i fortë”. Ata janë: Leandro Topalli, Tea Binjaku,
Darlisa Gjana, Greta Germizi dhe Endri Guri. Këta të rinj, e ardhmja e Shqipërisë, përshkruan me fjalët e tyre rëndësinë e Aleancës së NATO-s. Ja një fragment nga eseja e Endri Gurit: “Nuk mund të përfshij të gjitha ato që NATO përfiton nga Shqipëria dhe anasjelltas, por ajo që unë mund të përfshij është domethënia e thellë e një organizate të tillë në sytë e njerëzve që kanë vuajtur dhe luftuar përgjatë historisë për të arritur pavarësinë, paqen dhe stabilitetin”. Jam e lumtur që këta autorë të rinj frymëzues mundën të na bashkoheshin këtë mbrëmje. Ju lutem bashkohuni me mua për t’iu dhuruar këtë duartrokitje. Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm gurësh kilometrikë – lidhjet tona dypalëshe dhe shumëpalëshe ushtarake, të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit janë më të ngushta se kurrë përmes investimeve si Baza Ajrore e Kuçovës; shkëmbimet tona akademike dhe kulturore po lulëzojnë; reformat e sektorit të drejtësisë janë duke ecur përpara me organet e pavarura të KLP dhe KLGJ të themeluara dhe duke punuar fort për të ngritur SPAK, BKH dhe gjykatat më të larta; kemi shtuar përpjekjet për të forcuar median dhe për të ndërtuar shoqërinë civile dhe për të ndihmuar kushtet për një rritje të fortë ekonomike. Dua të vlerësoj ekipin e jashtëzakonshëm të Ambasadës së Tiranës për organizimin e kësaj mbrëmjeje të mrekullueshme – janë kaq të talentuar dhe punëtorë – ju falënderoj për përpjekjet tuaja. Do të doja të falënderoja Njësinë tonë të përkushtuar të Rojes së Marinsave të Sigurisë për ceremoninë dinjitoze dhe
mbresëlënëse të Paraqitjes së Flamurit. Dhe, sigurisht, kjo festë nuk do të ishte e mundur pa sponsorët tanë të shkëlqyer – të renditur në ekran dhe gjithashtu të identifikuar më herët nga mjeshtri ynë i ceremonisë. Faleminderit shumë për bujarinë tuaj. Ka edhe një temë tjetër të rëndësishme sonte – të ngrënët dhe të pirit! Unë personalisht besoj se sonte menuja jonë është spektakolare dhe pasqyron larminë e pasur të kulturës kulinare amerikane – që nga sanduiçi “po’boy” me karkalec nga Nju Orlins, Luiziana dhe sanduiçi me biftek e djathë nga Filadelfia, Pensilvania … deri te patatja nga jugperëndimi me guakamolë dhe tartat me gaforre që janë bërë të njohura nga shteti i Merilendit … duke i hedhur sipër akullore amerikane me shurup. Ju sjellim gjithashtu uiski nga Tenesi, birrë nga Masaçusets dhe në një simbol të miqësisë sonë të madhe shqiptaro-amerikane, verë nga të dy vendet tona. Pra, le t’i kthehemi tani argëtimit të sotëm, duke shijuar shoqërinë e miqve të mirë dhe muzikës së shkëlqyer luajtur për ne nga grupi i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara në Europë, “Wings of Dixie”, të cilët na sjellin traditën e madhe amerikane të xhazit Dixieland. Siç thuhet për uiskin, krijueshmëria është 80% uiski dhe 20% akull — kështu që le të bëhemi krijues! Ju faleminderit sërish që keni ardhur dhe ju uroj të gjithëve një mbrëmje të mrekullueshme. *Fjalimi i të Ngarkuarës me Punë Moses-Ones në Festimin e Ditës së Pavarësisë
AKTUALITET
10
E premte, 12 KORRIK 2019
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë do të mundësojnë kushtet e nevojshme që edhe në spitale të ketë hapësirat e nevojshme për studentët
N
ë kuadër të Paktit për Universitetin, Ministria e Shëndetësinë dhe Mbrojtjes Sociale ka mundësuar për studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore kryerjen e praktikës klinike në Laboratorin Qendror të Programit të Kontrollit Mjekësor Baze. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në facebook, ka njoftuar se 12 studentët e parë po kryejnë praktikën klinike në laborator. “12 të parët po përfundojnë praktikën. Cikli vijon me studentët e tjerë deri në fund të verës. 116 studentë të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, të degës Teknikë Laboratori do të kryejnë praktikat klinike verore pranë këtij laboratori”,thotë Manastirliu. Për secilin prej studentëve kjo eksperiencë do të njihet si eksperiencë pune. Në kuadër të Paktit për Universitetin ofrimi i praktikave klinike për studentët e shkencave teknike mjekësore ishte një nga angazhimet që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Sipas Paktit për Universitetin, Ministria në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë do të mundësojnë kushtet e nevojshme që edhe në spitale të ketë hapësirat e nevojshme për studentët. Nga ana tjetër, që prej 1 qershorit, 26 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin ofrojnë shërbimin 24/7 ditë për të rritur kujdesin shëndetësor ndaj qytetarëve dhe pushuesve gjatë këtij sezoni veror. Qendrat shëndetësore do të qëndrojnë të hapura 24 orë në 7 ditë, të pajisura me
Pakti për Universitetin, Manastirliu: Nis praktika klinike verore për studentët
sinjalistikë të dallueshme. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qendrat do të kenë të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme, ndërsa personeli i mjekëve është trajnuar për të përballuar problemet shëndetësore që janë karakteristikë në sezonin veror.
OKB
Raporti tronditës, Shqipëria drejt zhdukjes
Shqipëria do të ketë tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë deri në fund të shekullit. Parashikimi tronditës vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, në projeksionin e fundit të popullsisë botërore. Sipas projeksionit bazë të OKB-së, në fund të këtij shekulli popullsia e Shqipërisë do të rrudhet në vetëm 1 milionë banorë, me një rënie prej 62 për qind krahasuar me shifrën aktuale. Kjo është rënia më e madhe në botë, e cila e projekton kombin shqiptar sa një lagje e një qyteti të zakonshëm europian. Sipas OKB, nga 5 shtetet që pritet të kenë rënien më të madhe të popullsisë në 80 vitet e ardhshme, 4 gjenden në Ballkan. Paralelisht OKB ka llogaritur projeksionet edhe sipas një skenari me negativ, i cili bazohet në një rënie më të shpejtë të lindshmërisë. Rezultatet për këtë variant janë edhe më alarmante, duke e parashikuar rrudhjen e popullsisë së Shqipërisë në vetëm 500 mijë banorë në fund të shekullit.
26 qendrat verore janë pajisur me të gjitha barnat dhe materialet mjekësore të urgjencës. Në listën e barnave dhe materialeve mjekësore, janë përfshirë medikamente të cilat mbulojnë të gjithë sëmundshmëritë e stinës së verës dhe urgjencën
mjekësore, si intoksikacione, problemet nga dielli, etj. Çdo qendër është e pajisur me 52 lloje barnash dhe 25 artikuj materialesh mjekësore, ku përfshihen analgezikë, spazmolitikët, antihipertensivët, antiaritmikët, antipiretikët (kundër tempe-
INVESTIMET 116 studentë “12 të parët po përfundojnë praktikën. Cikli vijon me studentët e tjerë deri në fund të verës. 116 studentë të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, të degës Teknikë Laboratori do të kryejnë praktikat klinike verore pranë këtij laboratori. Për secilin prej studentëve kjo eksperiencë do të njihet si eksperiencë pune. Në kuadër të Paktit për Universitetin ofrimi i praktikave klinike për studentët e shkencave teknike mjekësore ishte një nga angazhimet që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”. raturës së lartë), diuretikë, antiflamatorë, antialergjikë, kortizonik, solucion rehidruese, etj. Manastirliu u ndal dhe te riorganizimi i shërbimin të urgjencës në territor. “Veç qendrave verore, 17 autoambulanca janë përcaktuar në pika kyçe përgjatë gjithë bregdetit dhe zonave turistike më të frekuentuara: Nga Valbona deri në Sarandë. Nisur nga nevojat e vitit të kaluar, kemi vendosur për herë të parë një autoambulancë fikse në Dhërmi dhe 1 në Jalë gjatë fundjavës, ku fluksi i turistëve është i lartë”,-tha Manastirliu. Çdo autoambulancë është e pajisur me të gjitha pajisjet mjekësore bazë, duke filluar nga çantat e mjekut me 17 instrumente për ofrimin e ndihmës së parë, sete intubimi dhe ventilimi për t’i ardhur në ndihmë në terren pushuesve për çdo emergjencë.
MINISTRIA
“Mësues për Shqipërinë”, nis faza e dytë K
a nisur faza e dytë për punësimin nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”, ajo e testimit të informatizuar. Ky testim, i cili është përgjithësisht i organizuar në 4 seanca provimi gjatë një dite, do të zhvillohet pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) duke filluar nga data e sotme deri më datë 22 gusht 2019, sipas një kalendari i cili gjendet i publikuar në faqen e QSHA. Paraprakisht, numri i kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit është rreth 4,700 kandidatë. Ndërsa profilet ku do të zhvillohet testimi i informatizuar i mësuesve është: gjuhë shqipe dhe letërsi; arsim fillor; arsim parashkollor; arsim special; gjuhë angleze; gjuhë frënge; gjuhë gjermane; gjuhë italiane; gjuhë greke; edukim fizik; muzikë AMU; muzikë (shkolla artistike); shkenca
sociale; matematikë; fizikë; biologji; kimi; TIK; histori; gjeografi; art pamor dhe art pamor (shkolla artistike). Gjatë vitit 2018-të, janë punësuar rreth 1,700 mësues nga portali “Mësues për Shqipërinë”. Në 4 vite të zhvillimit të portalit janë punësuar rreth 6,104 mësues, shifër e cila është në ndryshim të vazhdueshëm sepse punësime ndodhin gjatë gjithë vitit shkollor,
të punësuar me kontratë të përhershme dhe përkohshme si mësues zëvendësues. Çdo vit janë rreth 600-700 pensionistë që lirojnë vendet e punës (me kontrata afatgjata). Ndërkohë janë edhe 600-700 të tjerë me kontrata të përkohshme që lirojnë vendet e punës (ato me leje lindjeje ose pushim mjekësor). Janë rreth 1300-1400 mësues që pritet të punësohen.
FORUM Nga Marjana Doda
N
E premte, 12 KORRIK 2019
Kthim në vitin 1945
OPINION uk e kisha aspak të lehtë kur zgjodha këtë titull të analizës sime, por ndërsa lexoja e mendoja, më dukej sikur në një formë apo një tjetër historia po përseritet… fatkeqësisht periudha e antagonizmit të shqiptareve e ka zanafillen që në marrëveshjen e Mukjes, më 2 gusht 1943 Gusht 1943 u nënshkrua marrëveshja mes Ballit Kombëtar e Partisë Komuniste për të bashkrenduar rezistencën kundër pushtuesit, duke themeluar Komitetin e Shpëtimit Kombëtar për një Shqipëri të pavarur. Veç të tjerave Balli Kombëtar kërkoi që Kosova të bashkohej me Shqipërinë, ndërsa u vendos që këtë ta zgjidhte vete populli me referendum. Kjo ide e Ballit u konsiderua nga Partia Komuniste e Jugosllavisë si kundër revolucionare, gjë që bëri që PKSH dhe Enver Hoxha ta dënonte e konsideronte mosmarrëveshje, ndërsa Ballit iu shpall luftë (Pas 75 vjetësh sërish politika në Shqipëri është e ndarë, njëra palë është për korigjim kufijsh sipas variantit Thaçi-Vuçiç, pala
11
tjetër kundër). Në tetor 1944 Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar do deklaronte mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, duke lejuar dhe formimin e partive tjera politike, me përjashtim të Ballit Kombëtar e Legalitetit që u konsideruan si parti profashiste (Në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, si rezultat i luftës dhe krizës politike nuk morën pjesë Partia Demokratike dhe Lëvjzja Socialiste për Integrim). Për të shfrytëzuar hapsirën demokratike Fronti NÇL fillojë punën për formimin e organizatave opozitare, duke krijuar dy grupime brenda vetë Frontit, por që nuk gjetën frymën e përbashkët dhe nuk mundën të sigurojnë firmat e duhura për të marrë pjesë në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 ( Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 formohen e stisen parti si ajo e Bindjes Demokratike, Konservatore, etj.). Në vitin 1945 opozitarët ilegal ankoheshin se organet ekzekutive kontrolloheshin tërësisht nga komunistët dhe se pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ ishin të pandarë, dhe si rrjed-
hojë nuk kishte liri demokratike ( Aktualisht, pas djegies se mandatave nga opozita PDLSI, ekzekutivi dhe legjislativi janë të një partie, të PS-së). Në politikën e jashtme opozita e atëhershme vërente se qeveria komuniste i shmangej bashkëpunimit me qeveritë aleate angleze e amerikane, dhe pse SHBA dha porosi që të zhvilloheshin zgjedhje të lira, por Enver Hoxha jo vetëm që nuk i bëri të tilla por dëboi amerikanët nga Shqipëria .(Ndërsa sot po ndodh e kundërta, PS krenohet falë mbështëtjes se “imperializmit amerikan”. Por a do pranonte Bundestagu gjerman apo Kongresi amerikan që të drejtohej nga ish ministri Brendëshëm i Gjermanisë Lindore, siç ndodh në Shqipëri?). Pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945 PKSH, si parti e vetme u përpoq të asgjesonte çdo mendim opozitar dhe krijimin e partive tjera politike, duke i burgosur dhe shpallur armiq të popullit. Mbyllja e votimeve i hapi rrugën diktaturës duke fituar vetëm anëtarët e Frontit Demokratik NÇL (Në zgjedhjet e 30 qershorit fituan vetëm bashkiakët e PS, ndërsa opozitarët u burgosën për qëndresën
dhe protestën e tyre). Gjithë ky përngjasim të dy kohëve që nga koha e Mukjes, mori formë kryesisht në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Në takimet e tij elektorale të qershorit 2017 k.min Edi Rama kërkonte votën për të zotëruar i vetëm pushtetin, si në kohën e Leninit, i gjithë pushteti sovjetëve ( Rama sot, i gjithë pushteti socialistëve). Në takimin elektoral më 2 qershor 2017 në Cepo të Gjirokastrës do deklaronte se: “Që të bëjmë shtet tamam duhet të kem gjithë administratën shtetërore në funksion të njerezve e jo partive”, ndërsa në Lapardha më 6 qershor 2017 do kërkonte që “ ti japim një fuqi të plotë PS për të mbajtur e vetme timonin e reformave të qeverisjes”. Dhe vërtet Kryeministri ashtu bëri, të gjitha pushtetet i mori, mori të gjithë tepsinë,( term që tregon “babëzinë “ për pushtet) Të gjitha punësimet, tenderat, koncensionet i ka ai. Ekzekutivi, legjislativi,drejtësia jane tashmë në duart e tij. Dhe ajo që nuk kishte ndodhur kurrë me parë për median, në ditët më të vështira të saj, se nuk kishte ligj që ti shpallte luftë, sot përgatitet ligji kundër
shpifjes për ti mbyllur gojën të vetmit pushtet që guxon të jetë i lirë, dhe pse një pjesë e tij gjithashtu është i kapur. Pra tashmë sistemi demokratik në Shqipëri ka rënë. Pas 30 vitesh tranzicion , demokracia është në rrezik e duhet ngritur nga e para, por jo më me krim të organizuar, politikanë e pushtetarë të korruptuar, por duhet ngritur një sistem i tërë ligjor dhe vlerash vërtet demokratike dhe plotësisht të monitoruara e të kontrolluara. Ndaj, siç po bëhen përpjekje për të ringritur një drejtësi të atrofizuar, ashtu kërkohet të ngrihen të gjithë sistemet demokratike. Kërkohet sërish një marr ëveshje, dhe jo mosmarrëveshje, për të ngritur serish si në kohën e Mukjes një Komitet të Shpëtimit Kombëtar, tashmë jo kundër pushtuesve fashistë, por kundër kriminelëve të krimit organizuar e korrupsionit që kanë pushtuar e shtypur pupullin e tyre. Duhet një revolucion i gjërë shoqëror e demokratik ,për të përmbysur këtë sistem politik 30-vjeçar që solli veç përçarje mes shqiptarëve. Shqipëria tu kthehet shqiptarëve të vertetë që e duan ketë komb, e jo atyre që e luftojnë atë.
ANALIZË
Propozimet e Ramës për median nën kritika A
mbasadori i BE-së në Tiranë tha se ai ishte ende duke anal izuar ligjet kontroverse të miratuara nga Këshilli i Ministrave ndërsa janë ngritur pikëpyetje nëse këto ligje janë një sulm pak i maskuar kundër lirisë së medias në vend. Propozimet e qeverisë shqiptare për rregullimin e medias në internet po përballen me kritika të ashpra, me disa që i quajnë ato “Putiniane” dhe të tjerë që ngrenë pyetje nëse masa të tilla të ashpra reflektojnë apo jo shqetësimet reale të vendit apo janë vetëm shqetësime të kryeministrit Edi Rama. Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca pranoi se institucioni i tij është ende duke analizuar ligjet kontroverse të propozuara nga qeveria shqiptare, të cilat parashikojnë krijimin e një organi administrativ me fuqi për të vendosur gjoba të ashpra kundër medias online në rastet kur media konsiderohet se ka shkelur të drejtat për “reputacion dhe privatësi” të shtetasve, ndërsa njëkohësisht përjashton politikanët nga detyrime të tilla. Pyetur nga televizioni publik, Soreca tha: “Ne po ekzaminojmë me shumë kujdes draftin e ri të miratuar nga Këshilli i Ministrave i cili do
të shkojë në parlament në shtator.” Zyra e kryeministrit Edi Rama shpalli javën e kaluar se ka miratuar të ashtuquajturën “paketë anti-shpifje”, e cila, sipas saj, është “konsultuar me BE dhe OSBE”. Gjithsesi, Soreca tha se organizata e tij ishte e vetëdijshme për draftin e mëparshëm, për të cilin kishte bërë rekomandime, por jo për aktualin të miratuar në qeveri. “Komisioni Europian dhe Delegacioni i BE-së kanë ndarë sakaq me qeverinë komentet mbi draftin e mëparshëm në pranverë,” tha Soreca. “Ëshhtë një ligj shumë i rëndësishëm, dhe duhet të ekzaminohet me kujdes dhe ne po e bëjmë këtë me partnerët tanë ndërkombëtarë,” shtoi ai. Organizatat shqiptare të të drejtave dhe gazetarët kanë kritikuar ligjet si dhe mënyrën me të cilën kryeministri Edi Rama po përpiqet t’i miratojë ato pa konsultimet e nevojshme dhe me një dallim të konsiderueshëm mes asaj që ligjet parashikojnë dhe asaj që zyrtarët e qeverisë pretendojnë se synohet. Të prezantuara si “paketë antishpifje”, si një iniciativë për të “luftuar lajmet e pavërteta” ose, “për të mbrojtur fëmijët nga abuzimet on-
line,” ligjet fuqizojnë Autoritetin Shqiptar të Medias të vendosë gjoba deri në 8,300 euro për median online dhe detyrimin për të paguar gjobën para se të mund të ankohen në gjykatë. Gjithsesi, Elvin Luku, ekspert i medias nga qendra Media Look, vuri në pikëpyetje vlefshmërinë e pretendimit të luftës kundër lajmeve false. “Nga e di qeveria nëse media online është prodhuesi më i madh i lajmeve false?” pyeti ai. “A ka qeveria ndonjë statistikë apo ka realizuar një studim mbi këtë? Nga vëzhgimet e mija, media tradicionale është prodhuesja e vërtetë e lajmeve false,” shtoi ai. Për më tepër, Komiteti Shqiptar u Helsinkit, një organizatë shqiptare e të drejtave të njeriut, ngriti pikëpyetje mbi pavarësinë politike të Autoritetit përgjegjës për ankesat dhe gjobat, duke thënë se nuk ka garanci se një këshill i tillë nuk do të abuzohet politikisht nga qeveria. “Formula e propozimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të AMAs çon në një ndarje 4 anëtarë të zgjedhur me mbështetje të mazhorancës parlamentare dhe 3 anëtarë të zgjedhur me mbështetje të opozitës parlamentare, “shkroi në një blog Erinda Skëndaj nga Komiteti. “Kjo for-
mulë ligjore e parashikuar në ligj për AMAn nuk garanton depolitizim të këtij institucioni, pavarësisht nga fakti që sipas ligjit ky institucion është i pavarur,” shtoi ajo. Në përgjithësi, ligjet janë konsideruar “Putiniste”, për shkak të ngjashmërisë së madhe në teknikë të përdorur në to dhe një seti ligjesh të shumëkritikuara të miratuar në Rusi majin e kaluar. Zyrtarët e qeverisë kanë pranuar se propozimet për të rregulluar median online janë iniciativë e kryeministrit Edi Rama, i cili po përballet me kritika vendëse dhe ndërkombëtare për shtypjen e lirisë së medias. Rama, i cili pëlqen të sulmojë median sa herë që përballet me skandale, ka një histori porpozimesh që synojnë të pengojnë lirinë e shprehjes. Në vitin 2015, ai personalisht propozoi dënime me burg deri në tre vjet për “shpifjen ndaj zyrtarëve të lartë”, por u tërhoq pas protestave vendëse dhe ndërkombëtare. Përgjatë tre viiteve të fundit, ai ka sharë në mënyrë të përsëritur median dhe gazetarët duke i quajtur ata “sharlatanë”, “kazanë”, “injorantë”, apo “rrezik publik”. Ai aktualisht ka disa procese gjyqësore kundër medias dhe së fundmi deklaroi se do
të hapë proces gjyqëso edhe në Gjermani kundër tablloidit BILD. Propozimi i fundit, jo vetëm që përfshin gjoba të rënda për median në internet, por gjithashtu përjashton politikanët dhe zyrtarët e shtetit nga përgjegjësi të tilla. Ndërsa ligji i propozuar parashikon që media ka detyrimin të publikojë përgënjeshtrim pas ankesës së një pale të prekur, ai shton: “Ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike nuk kanë detyrim të publikojnë përgjigjen për lajmin/informacionin e kontestuar në lidhje me raportimet e vërteta në sesionet e hapura të organeve të Kuvendit dhe organeve të tjera shtetërore”. Ndërsa në një pikë tjetër, te përjashtimet nga e drejta për t’u ankuar, projektligji i qeverisë thotë: Media nuk ka detyrim të publikojë korrigjim kur “çështja objekt ankese lidhet me thëniet gjatë veprimtarive parlamentare, zhvillimit të seancave gjyqësore apo transmetimit të veprimtarive të subjekteve politike”. Politikanët shqiptarë janë të njohur për përdorimin e gjuhës vulgare dhe fyerjeve ndaj njëri-tjetrit por duket se projektligjet e qeverisë përjashtojnë denigrime të tilla nga subjekti i ligjit dhe dukshëm shënjestrojnë median, por jo politikanët. BIRN
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E premte, 12 KORRIK 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E premte, 12 KORRIK 2019
Kryebashkiaku Veliaj merr pjesë në takimin e arkitektëve dhe urbanistëve në Roterdam
T
ransformimi që ka pësuar Tirana në 4 vitet e fundit po tërheq jo vetëm vëmendjen e mediave të ndryshme botërore, por më së shumti emra të njohur të fushës së arkitekturës dhe urbanistikës. Arkitektë e urbanistë të njohur nga vendet e ulëta të Europës, të cilët u mblodhën në Roterdam në takimin e organizuar nga revista prestigjioze botërore e arkitekturës “Baumeister”, vlerësuan transformimin e madh që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitet e fundit, ndërsa e përgëzuan Bashkinë e Tiranës për hapat e guximshëm që ka hedhur në drejtim të realizimit të disa prej projekteve më bashkëkohore, si në aspektin arkitekturor, ashtu edhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar në takimin e arkitektëve dhe urbanistëve, ku ndryshimi i Tiranës u bë pjesë e diskutimeve, dhe prezantoi disa nga sfidat me të cilat u përball qyteti dhe bashkia në menaxhimin e politikave të strehimit. “Jam shumë krenar për Tiranën, për faktin që është përzgjedhur këtë vit nga ‘Baumeister’, revista më prestigjioze e arkitekturës dhe urbanistikës në vendet e ulëta, si Belgjika, Holanda, Gjermania, ku vëmendja ka qenë tek transformimi i qytetit. Jemi vlerësuar shumë sidomos për mënyrën se si kemi zgjidhur disa çështje të strehimit me kreditë e buta, që targetojnë çiftet e
Veliaj: “Krenar për transformimin që ka pësuar Tirana
reja që krijojnë familje dhe fillojnë jetën e tyre profesionale në Tiranë”, tha Veliaj. Ai theksoi se takime të tilla, ku Tirana prezantohet me arritjet e saj pozitive në fusha si arkitektura dhe urbanistika, janë një mënyrë e mirë për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë, sidomos në vende skeptike si Holanda. “Është posaçërisht kënaqësi kur e bëjmë këtë në Holandë, një vend që duhet ta pranojmë, është skeptik, ka nevojë për më shumë informacion, ka nevojë të kuptojë se Shqipëria është një vend evropian, dhe rreziku nuk vjen nga Shqipëria e vogël kur sheh gjithë këto transformime. Bëhet sfidë komunikimi i historisë së suksesit të Shqipërisë në
Holandë, sidomos kur kemi një pjesë të politikës që ka lidhje me Holandën dhe që mundohet që sherret, mëritë, zemëratën, e debatet e Shqipërisë t’i kalojë edhe në Holandë. Do të doja që të ishim një ‘antidot’ dhe do të jemi më të pranishëm në Holandë me takime të tilla, për t’u siguruar që dëgjohet e gjithë historia”, shtoi kryebashkiaku. Veliaj theksoi se është e rëndësishme që politikanë të ndryshëm të Shqipërisë t’i shfrytëzojnë njohjet e tyre me vendet e europiane, në rastin konkret me Holandën, për të prezantuar vendin tonë si një vend proeuropian dhe të mos bëjnë politika që dëmtojnë mbi të gjitha interesat e qytetarëve shqiptarë. “E kuptoj që lidhjen me
Holandën dhe njohjen që kanë me politikën këtu, disa politikanë e përdorin jo si një mundësi për ta ngritur lart Shqipërinë, por si mundësi për ta sharë, fyer e denigruar atë, por kjo duhet të marrë fund. Ndaj, besoj se si qytet, si histori suksesi e Tiranës, platforma të tilla të arkitekturës dhe urbanistikës janë një mundësi fantastike për të rrëfyer historinë e Shqipërisë”, shtoi ai. Kryebashkiaku tha se është shumë e rëndësishme që e gjithë klasa politike të bashkohet dhe të mendojë më shumë për interesat e vendit se sa për interesat e ngushta të politikës së ditës. “Ne nuk jemi një vend perfekt, por jemi një vend i cili ka kaluar një histori shumë
të vështirë dhe sot ka nevojë që, përtej të majtës dhe të djathtës, përtej PSsë dhe PD-së, të bashkohemi për të folur mirë në gjuhë të huaj, sa herë vjen fjala për Shqipërinë. Ndaj, besoj se kolegët holandezë, por edhe shumë prej mediave që po ndjekin zhvillimet në Shqipëri, kanë arritur të kuptojnë se me shumë vështirësi po ecim përpara dhe nuk e meritojmë gjithë lumin e baltës që disa shqiptarë vulëhumbur sjellin në Holandë ose në vende të tjera skeptike. Sot na duhet që për çështje të interesit kombëtar, për çështjet e Bashkimit Europian, për çështjet e avancimit të emrit Shqipëri, duhet të jemi të gjithë bashkë”, përfundoi ai.
AKTUALITET
K
jo verë nuk është e qetë për maturantët, pasi ata kërkojnë mundësi më të mira studimi dhe jashtë Shqipërisë. Mijëra maturantë ikin çdo vit nga Shqipëria, për të vijuar studimet jashtë vendit, ndërsa numri i atyre që kthehen është shumë i vogël. Qendra e Shërbimeve Arsimore, këtë periudhë është plot me të rinj. Aplikojnë për legalizimin e dokumenteve të shkollës së mesme, për të studiuar në universitetet jashtë vendit. Janë të bindur se në Europë e përtej saj mundësitë janë shumë të mira, ndaj nuk e mendojnë kthimin në Shqipëri pas studimeve. Mes aplikantëve për studime jashtë vendit gjen dhe studentë, madje dhe nga ata më aktivët në protestat e dhjetorit. Thonë se kanë vendosur të djegin vitet e universitetit këtu, për t’ia nisur nga e para jashtë. Nga 36 mijë të rinj që mbyllën këtë vit Maturën Shtetërore, 7% kanë aplikuar deri tani për studime jashtë vendit. Gjermania, Austria, Franca, Italia dhe Turqia janë shtetet ku të rinjtë kanë aplikuar për të nisur studimet e larta, kryesisht në degët e Ekonomisë, Mjekësisë dhe Informatikës. Ndërsa një vit më parë, Qendra e Shërbimeve Arsimore legalizoi rreth 15 mijë diploma të maturantëve që aplikuan për jashtë Shqipërisë. Sipas ekspertit të arsimit, Albano Zhapaj kjo “arratisje” e të rinjve është kthyer në një formë të re emigrimi. “Formë e re emigracioni për të rinjtë. Familjet e kanë kuptuar që më mirë paguajnë për të bërë studimet jashtë se sa të emigrojnë pas studimeve që ka bërë këtu. Pasi ka më shumë kosto”. Ndërkohë që nga ana e
14
E premte, 12 KORRIK 2019
Gjermania, Austria, Franca, Italia dhe Turqia janë shtetet ku të rinjtë kanë aplikuar për të nisur studimet e larta, kryesisht në degët e Ekonomisë, Mjekësisë dhe Informatikës
Maturantët drejt Europës, në 10 ditë 2600 aplikim
SITUATA
“Nga 36 mijë të rinj që mbyllën këtë vit Maturën Shtetërore, 7% kanë aplikuar deri tani për studime jashtë vendit. Gjermania, Austria, Franca, Italia dhe Turqia janë shtetet ku të rinjtë kanë aplikuar për të nisur studimet e larta, kryesisht në degët e Ekonomisë, Mjekësisë dhe Informatikës”.
qeverisë nuk po merret asnjë masë për të nxitur rikthimin e tyre sërish në vend. Një tjetër shkaktar që ai shikon është edhe situata në universitetet publike. Për maturantët në vend, kusht
primar për t’u bërë pjesë e garës në universitete, qoftë publike apo private, është kryerja e pagesës së tarifës prej 2 mijë lekësh. Trajektorja që duhet të ndjekin kandidatët për në universitet
DURRËS
RAPORTI
Nga 1 janari, 67 jetë të humbura nga aksidentet
Aksidentet rrugore shtohen me disa dhjetëra më shumë nga viti në vit, ndërsa mbeten shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve tek moshat e reja. 67 të vdekur numërohen që nga 1 janari ndërsa vetëm brenda fundjavës që lamë pas 18 aksidente rrugore u raportuan. Çdo ditë në urgjencën kombëtare mjekësore, në numrin 127, kërkohet ndihmë për 8-10 aksidente rrugore. Skënder Brataj na sqaron hartën e thirrjeve për ndihmë në momentin që flasim, ku kodi i kuq në ekran që sinjalizon për raste të rënda është i ndezur në më shumë se 10 raste. Spostimi i popullatës drejt plazheve ka shtuar shumë radhët në trafik të automjeteve, të cilat bëhen shkak për vonesa në dhënien e ndihmës së parë. Brataj u lutet qytetarëve të kërkojnë ndihmë në numrin 127 dhe të japin ekipit të urgjencës informacion të detajuar për personin e aksidentuar pasi kjo ndihmon shumë që vetë telefonuesi të kthehet në dhënës të ndihmës së parë.
M
e hyrjen në fuqi të ligjit 111/2018 dhe me emërimin e drejtorit të ASHK-Durrës, Liridon Pula, institucionet si ALUIZNI dhe ZVRPP Durrës, u futën në fazën e ristrukturimit dhe riogranizimit. Aktualisht kemi kryer bashkimin de-fakto të dy institucioneve dhe ASHK Drejtoria Vendore e Durrësit, ndodhet në ambjentet e ishZVRPP-Durrës. Sipas urdhërit të drejtorit të përgjithshëm, Artan Lame, duhet të mbyllim vetëdeklarimet e kryera në 20052006. Specialistët e përditësimit të terrenit këto ditë ndodhen në zonën e Durrësit të ri dhe kërkojmë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të mirëpresin grupet për të kryer evidentimet përkatëse për të mbyllur përfundimisht procesin e legalizmit në këtë zonë. Për çdo lloj kërkese, mund të paraqiteni pranë Zyrave të ASHK Durrës nga ora 08:00-16:00, kontakti do të jetë drejtëpërdrejtë me zv.drejtorin, koordinatoren e zyrës dhe me drejtorin në rast paqartësie.
është shumë e thjeshtë. Si fillim duhet të logojnë në portalin u-albania, me anë të cilit do të ndjekin gjithë ecurinë, nga aplikimi deri në regjistrimin në degën e fituar. Kjo gjë bëhet
duke futur ID e Maturës dhe atë të kartës së identitetit, ku secili duhet të shkarkojë nga portali faturën e pagesës, të cilën mund ta kryejnë në postë ose bankë. E rëndësishme është që të ruani kodin, ndërsa mandatin e pagesës ta dorëzoni te mbikëqyrësja e shkollës, e cila do të hedhë në sistem notën mesatare. Vetëm pas këtij procesi, portali i aplikimeve për degët e arsimit të lartë publik e privat është i hapur për të rinjtë. Para se të plotësojnë Formularin A2 këshillohet konsultimi me kriteret e pranimit në degët që preferojnë dhe kuotat për vitin e ardhshëm akademik. Po ashtu, nota mesatare dhe pikët e pranimit në vitin e kaluar janë një orientim shumë i mirë, edhe pse këto të fundit ndryshojnë në bazë të kërkesë-ofertës për një program të caktuar. Maturantët anë të bindur se në Europë e përtej saj mundësitë janë shumë të mira, ndaj nuk e mendojnë kthimin në Shqipëri pas studimeve. Mes aplikantëve për studime jashtë vendit gjen dhe studentë, madje dhe nga ata më aktivët në protestat e dhjetorit. Thonë se kanë vendosur të djegin vitet e universitetit këtu, për t’ia nisur nga e para jashtë.
ASHK: Qytetarët të mbyllin procesin e legalizimit
Çdo kërkesë e qytetarëve për sa i përket viteve të deklarimit 2005-2006, do të konsiderohet në mënyrë të menjëhershme. “Qytetarët të cilët kanë paraqitur kërkesat e tyre duke u bazuar ne VKM 442 për ndërtimet e kryera para 1991, u bëjmë me dije se është nisur trajtimi i rast pas rasti për kërkesat e
para të paraqitura pranë ish ALUIZNI-Durrës. Ju bëjmë me dije se aplikimi i përfshirjes në këtë proces vazhdon të jetë i hapur, të gjithë ata të cilët e kanë patur të pamundur plotësimin e formularit në zbatim te kësaj VKM-je janë të lutur të paraqiten me dokumetet përkatëse”-thuhet në njoftimin për mediat.
AKTUALITET
15
E premte, 12 KORRIK 2019
Pushuesit kërkojnë marrjen e masave për të mos lejuar shitësit ambulantë që tregtojnë produkte të ndryshme ushqimore, pasi ato janë të pakontrolluara
J
emi në pikun e sezonit dhe ende ka probleme thelbësore në plazhet e vendit. Jo vetëm që siguria është në pikëpyetje nga 9 rastet e humbjes së jetës në plazh por edhe pastërtia, privatësia janë në nivele të dobëta. Ndaj dhe perfekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto, mblodhi grupin e punës në zbatim të planit të masave për sezonin turistik veror. Nasto nënvizoi detyrimet ligjore që kanë të gjithë aktorët për zbatimin e akteve ligjore në fuqi, detyrat dhe kompetencat që ka secili sektor për të monitoruar, kontrolluar dhe vënien përpara përgjegjesise ligjore të gjitha subjektet që procedojnë në kundershtim me ligjin duke u fokusuar në: Ushtrimin kontrolleve të vazhdueshme për zbatimin e distancës nga bregu në vendosjen e çadrave; Zbatimin e raportit të hapsirave plazh publik e privat sipas hartës së miratuar nga bashkia; Zbatimin e kushteve higjeno sanitare; Moslejimin në plazhe të shitësve ambulant. Në fokus të aksionit janë edhe ato lokale që shkelin urdhrin për nivelin e lartë të muzikës. Aksioni ka vijuar nga Ura e Dajlanit në vijim të vijës bregdetare, për kontollin e çadrave dhe shezlloneve, vendosja në kundërshtim me ligjin ku kanë zënë hapësirat publike dhe kalimin e brezit të rërës. Katër parcela me shezllone janë larguar nga policia dhe nëse ato do të
Aksion në plazhin e Durrësit, kullat e vrojtimit pa roje PUSHUESIT
rivendosen, policia do të ndërhyjë për t’i sekuestruar. Për pushuesit ky aksion është i nevojshëm sepse ankohen për shkak të afërsisë që kanë çadrat me njëra-tjetrën. Pjesë e këtij grupi ishin Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Shefi i Komisariatit Durrës, Shefi i Policisë Plazh, Drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit, Drejtori i Policisë Bashkiake, drejtuesit e Inspektoriateve ISHMPUT, ISHSH, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik,
SITUATA
Shi në plazh, kthehet në normalitet sezoni në Vlorë
Pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë, situata në të gjitha rrugët e qytetit të Vlorës është rikthyer në normalitet. Vlora është zgjuar në normalitet të plotë dhe kjo falë punës së punonjësve të UjësjellësKanalizimeve Bashkia Vlorë, të cilët gjatë gjithë natës ishin në terren, në ndjekje të situatës. Largimi në një kohë të shkurtër i ujit nga rrugët e qytetit, erdhi si pasojë e punës së vazhdueshme për normalizimin e situatës por edhe e ndërhyrjeve të shpeshta në rrjetin e kanalizimeve. Me mjete të specializuara, si dhe angazhimin e të gjitha strukturave u arrit normalizimi i plotë i situatës. Falë angazhimit intensiv gjatë gjithë natës, ditën e sotme Vlora i është rikthyer normalitetit.
Drejtoret e ndermarjeve të shërbimeve komunale Durrës dhe Plazh dhe anetarë të “Task-Forcës” Vendore për sigurinë në zonat bregdetare, me qëllim marrjen e masave të menjëhershme ndaj rasteve abuzive apo problematikave të evindentuara gjatë inspektimit nga afër të vijës bregdetare. Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, në përbërje të “Task-Forcës” janë përfaqësues të Policisë Bashkiake, Policisë së Rendit,
Inspektoriatit Ndërtimor, Shëndetit Publik dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale. Pushuesit kërkojnë marrjen e masave për të mos lejuar shitësit ambulantë që tregtojnë produkte të ndryshme ushqimore, pasi ato janë të pakontrolluara, ndërsa shtojnë se duhen krijuar më shumë hapësira mes çadrave. “Task-Forca” do të funksionojë gjatë gjithë sezonit turistik dhe ka për detyrë shtrimin e kontrolleve
“Për pushuesit ky aksion është i nevojshëm sepse ankohen për shkak të afërsisë që kanë çadrat me njëra-tjetrën. Pushuesit kërkojnë marrjen e masave për të mos lejuar shitësit ambulantë që tregtojnë produkte të ndryshme ushqimore, pasi ato janë të pakontrolluara, ndërsa shtojnë se duhen krijuar më shumë hapësira mes çadrave”. të vazhdueshme për zbatimin e distancës nga bregu në vendosjen e çadrave, zbatimin e raportit të hapësirave plazh publik e privat sipas hartës së miratuar nga bashkia, zbatimin e kushteve higjenosanitare, moslejimin në plazhe të shitësve ambulantë si dhe kontrollin mbi gjenerimin e zhurmave dhe vendbazimet e mjeteve sportive ujore.
VENDIMI
Pronarët e motorskafeve në protestë Skafistët në Sarandë duhet të kishin nxjerr motorët e tyre të ujit në det që prej 1 qershorit, kjo për të kryer aktivitetet turistike dhe personale. Për të dytin vit radhazi, subjektet paguajnë detyrimet në shtet për lejen 1-vjeçare dhe motorët e ujit qëndrojnë në breg, duke u shkaktuar një dëm të madh. Kur ka kaluar pothuajse gjysma e sezonit turistik, për mediat ata thonë se kostot e shkaktuara nga institucionet shtetërore janë të konsiderueshme dhe se e vetmja mënyrë mbetet ndjekja ligjore në qoftë se ata nuk marrin lejen nga Policia Kufitare. Një operator norvegjez e ka gjtur zgjidhjen, e ajo është largimi nga Shqipëria. Bashkia e cila në fund të mandatit të saj nuk po kryen ndërhyrjet e nevojshme në turizem nuk ka
vendosur sinjalistikën detare duke ua kërkuar këtë skafistëve, ç’ka ka sjell edhe përplasjen me Policinë Kufitare Sarandë, duke mos arritur në lëshimin e lejeve të lundrimit të motorëve të ujit. Edhe vitin e shkuar lejet për
skafistët u dhanë në mes të verës pas denoncimit të tyre në media, ndërsa këtë vit përsëritet sërish e njëjta situatë vetëm në Sarandë pasi në gjithë vijën bregdetare motorët e ujit prej javësh kanë filluar aktivitetin e tyre.
RAJON OPINION Nga Talat Xhaferri
T
ë jesh këtu sot, në këtë vend të pikëlluar, vend i cili gjëmon me qetësi e cila është më e zëshme se gjëma më e madhe është ndjenjë e dhimbshme. Pikëllimi dhe dhimbja ndjehen në çdo frymëmarrje, në çdo hap që bëhet mbi këtë truall. Por sërish, duhet me qenë i fortë dhe të bëhet hap dinjitoz, të nderohen viktimat e njohura dhe të panjohura, të zbuluara dhe akoma të pazbuluara që të tregojmë me vepër se jemi të vetëdijshëm për tragjedinë e madhe njerëzore, të dëshmojmë se kemi përgjegjësi dhe respekt njerëzor dhe moral, të inkurajohemi dhe të angazhohemi që kurrë mos harrohet, kurrë mos harrohet dhe kurrë mos përsëritet! Miq të nderuar, të gjithë ne paraardhësit e të cilëve kanë
jetuar këtu, edhe ne që tani jetojmë dhe krijojmë në këtë copë të rruzullit Tokësor dhe fëmijët dhe nipërit e të cilëve shpresojmë se do të vazhdojnë ti japin jetë këtij nënqielli, për fat të keq jetojmë të shënuar me nocionin se Ballkani është “fuçi baruti”, një kazan që vlon vazhdimisht dhe se këtu gjithmonë mund të shkaktohet konflikt. Për fat të keq, historia e ka konfirmuar këtë me konfliktet e tmerrshme ushtarake që e kanë mbajtur vëmendjen e opinionit të fokusuar në ne. U derdh gjak së tepërmi, rrodhën lot së tepërmi. Tepër shumë jetë njerëzore të humbura pakthyeshëm, rini të pajetuara, gëzime, lumturi familjare dhe dashuri... A mundemi aq shumë! Aq mirë njihemi ndërmjet veti, jemi të njohur me mikpritjen tonë, me raportin
16 E premte, 12 KORRIK 2019
Kemi përgjegjësi që Srebrenica të mos harrohet kurrë e ngrohtë dhe të kujdesshëm, të pazakontë bile për ca pjesë të planetit Tokë, dimë si të gëzohemi së bashku dhe si të ndajmë pikëllimin bashkë, për shkak se para së gjithash jemi njerëz, fqinjë, miq a mundet edhe familje... Kam shpresë dhe jam optimist se rajoni ndryshohet për të mirë, punët tani më shihen nëpër një prizëm tjetër, gjeneratat e reja të politikanëve janë mendje hapur, me botëkuptim të qartë, flasin për botë pa kufij, për mundësi të panumërta për mësim, për hulumtim, punë dhe zhvillim të të rinjve, për krahë të hapura gjerë dhe për maja të larta për arritje. Së këndejmi, mesazhi im dhe
apeli për të gjithë që janë të inkuadruar në mënyrë aktive në marrjen e vendimeve, në orientimin e opinionit publik dhe kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e raporteve ndërmjet vendeve në rajon, të përkushtohemi maksimalisht në ndërtimin e shoqërive vërtetë të relaksuara, demokratike, me sundim të të drejtës dhe respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore, respektimin e të ndryshmëve dhe konsideratë ndaj më të dobëtëve, të përkushtohemi sinqerisht dhe maksimalisht ndaj këtij misioni, për arsye se i kemi të gjitha kushtet të jemi shembull për rajonin dhe
për botën. Shembull për marrëdhënie të mira fqinjësore, për bashkëpunim rajonal, për përparim të përbashkët të shteteve individualisht dhe të rajonit si tërësi, bashkë me respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të çdo shteti veçmas për shkak se, siç thashë në vetë fillimin, kemi përgjegjësi njerëzore dhe morale që mos lejojmë kurrë të harrohet, kurrë mos harrohet që kurrë më mos përsëritet!
kan i shtetit, tha të enjten se “populli amerikan i bashkohet popullit të Bosnjës e Hercegovinën për të nderuar kujtimet për më shumë se 8 mijë viktima të pafajshme”, kur “shënojmë 24 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë”. Në një deklaratë me rastin e këtij përvjetori, thuhet se “ky kapitull i dhimbshëm në historinë evropiane, nuk duhet të mohohet e as të harrohet. Ne qëndrojmë përkrah atyre që kërkojnë drejtësi. Ne ritheksojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme për ata që punojnë për të nderuar dinjitetin e të gjitha viktimave, përfshirë edhe ata që ende presin një vend për t’u prehur. Ngjarjet tragjike të së kaluarës na kujtojnë nevojën që të punojmë të bashkuar për një të
ardhme më të mire, një të ardhme të qëndrueshme, përparimtare dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”. Duke theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i palëkundur i popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës, deklarata thekson se “sot derisa kujtojmë të rënët, ne ritheksojmë angazhimin tonë për të ndërtuar paqen dhe përparimin në të gjithë rajonin dhe për t’u siguruar që tragjedi të tilla kurrë më nuk do të ndodhin”. Shefja në largim e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisionari për zgjerim, Johannes Hahn, në një deklaratë të përbashkët thanë se “sot përkujtojmë gjenocidin në Sreb-
renicë...një nga momentet më të errëta të njerëzimit në historinë bashkëkohore evropiane”. Në deklaratë thuhet mes tjerash se duhet të marrë fund “mosndëshkeshmëria” “Nuk ka vend për retorikë nxitëse, për mohimin, revizionizmin apo glorifikimin e kriminelëve të luftës. Përpjekjet për të rishkruar historinë në Bosnje dhe Hercegovinë apo kudo, janë të papranueshme...”, thuhet mes tjerash në deklaratë. Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, shprehu keqardhjen e Parlamentit Evropian që “që disa politikanë në Serbi vazhdojnë të mohojnë që masakra në Srebrenicë, ishte gjenocid”.
*Fjala e Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, në ceremoninë për 24 vjetorin e Maskarës së Srebrenicës
SHBA: Kapitull i dhimbshëm që nuk mund të mohohet e as harrohet. BE: Nuk ka vend për mohuesit e krimeve
Përvjetori i masakrës së Srebrenicës
B
osnja e Hercegovina shënoi dje 24 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë e cila ishte shpallur atëbotë “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Më 9 korrik 1995, ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, urdhëroi pushtimin e Srebrenicës dhe më 11 korrik forcat serbe të drejtuara nga gjenerali serb, Ratko Mladiç e morën qytetin. Për disa ditë me radhë forcat serbe vranë rreth 8 mijë veta, trupat e të cilëve u hodhën në varreza masive. Edhe 24 vjet më pas vazhdon punë për të gjetur dhe identifikuar viktimat identifikimi i të cilave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre. Dhe çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identi-
fikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore në Potoçari. Dje në atë qendër u varrosen 33 viktima. Dy ish udhëheqësit e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç, janë dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe mizoritë në luftën e Bosnjës, që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë dhe miliona të zhvendosur. E cilësuar si gjenocid nga Gjykata ndërkombëtare për krime lufte dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, masakra e Srebrenicës nuk cilësohet si e tillë nga serbët e Bosnjës dhe Serbia zyrtare. Në vitin 2015 Rusia i vuri veton një projekt-rezolute të OKB-së që e dënonte si akt gjenocidi masakrën në Srebrenicë. Organizata “Gratë në të zeza” në Beograd mbajti të enjten një veprimtari duke u bërë thirrje autoriteteve serbe që ta pranojnë gjenocidin në Srebrenicë. Departamenti ameri-
FORUM KOMENT Nga Alfred Papuçiu
L
etra që më ka dërguar ish presi dentja dhe ministrja e jashtme e Zvicrës, Micheline- Calmy Rey, lidhur me angazhimin e Zvicrës për pavarësinë dhe ecurinë e demokracisë në Kosovë dhe zhvillimet e mundshme në Ballkan e Shqipëri, më ka vënë në mendime. Prandaj mendova që t’ja paraqes një pjesë të saj edhe lexuesve të “Panoramës”. Ndër të tjera, ajo më shkruan: “Lidhur me politikën e Zvicrës ndaj Kosovës, unë isha e ndjeshme ndaj dashamirësisë të fjalëve tuaja. Për Zvicrën, pavarësia e Kosovës është një faktor i rëndësishëm për garancitë institucionale të mbrojtjes së minoriteteve dhe të të drejtave humane, që përbëjnë një nga preokupimet e saj të mëdha... Si nesër, ashtu edhe sot, respektimi i standarteve është me një rëndësi themelore në një Kosovë të pavarur, “standartet byond status”, duke qënë parimi që duhet të jenë kryesore. Gjithashtu, është e domosdoshme një prani e fortë ndërkombëtare në Kosovë dhe ajo do të qëndrojë akoma për shumë kohë”. Në fund, ministrja e jashtme zvicerane thekson: “Ju falenderoj për interesin që tregoni ndaj politikës së jashtme të Zvicrës. Pranoni sigurimin e konsideratës sime më të lartë”. Një politikë e tillë largpamëse e Zvicrës është në unison me atë të të gjitha shteteve paqedashëse, si SHBA, Gjermania, Franca, vende të ndryshme europiane dhe të botës demokratike, që në kuadrin e aleancave të tyre, mbështesin sovranitetin e shtetit të ri të Kosovës, duke e parë atë në një të ardhme të afërt në familjen e madhe europiane. Pritja që i kanë bërë presidentët e SHBA, autoriteteve më të larta të Kosovës këto vite, dëshmon për sigurinë që i jep shteti më i madh i botës Kosovës, në ecurinë e saj demokratike dhe së shpejti, në Europën e Brukselit. Ashtu siç është shprehur Presidenti i nderuar amerikan, Donald Trump dhe paraardhësit e tij për Shqipërinë dhe rrugën e saj demokratike, pas futjes në NATO dhe hedhjes së hapave për në Bashkimin Europian. Shqiptarët, para së gjithash, janë proamerikanë dhe proeuropianë. E them hapur: nuk më pëlqen tulatja e një pjese të intelektualëve të pavarur shqiptarë që diktatura e viteve 19441985, i ka lënë akoma në heshtje apo me gjysëm zëri, për këto probleme madhore të Kombit tonë, përkatësinë në Europë apo sidomos për marrëdhëniet me fqinjët që na kanë rënë në pjesë. Pra më lejoni, të nderuar lexues, të përmend shkurt që më se njëherë kam biseduar çiltër dhe me argumenta, me profesor Filip Braillard, drejtor e Institutit Europian të Universitetit të Gjenevës dhe ish profesor i imi për Historinë e Europës, dhe me profesor Silvio Guindanin, të “Studimeve rajonale”, të cilët sëbashku me stafin e Institutit kanë punuar gjatë viteve për të dhënë ndihmesën e tyre për shumë studentë shqiptarë që kanë studjuar
në Institutin me prestigj të vërtetë europian, në Gjenevë. Pasuniversitarë shqiptarë që studjojne tani në këtë Institut dhe të tjerë që e kanë përfunduar atë me sukses do të përbëjnë bërthamen e çështjeve që lidhen me Europën, krahas profesorëve të tjerë të nderuar shqiptarë që punojnë prej kohësh që Shqipëria të përfshihet në Europë, si dhe në organizmat që e përbëjnë atë në Bruksel, Strasburg e forume të tjera europiane. Nën shembullin e Komunitetit Europian që i bashkoi armiqtë tradicionalë, sapo kishte mbaruar lufta, popujt e vendeve të tjera europiane që nuk bëjnë akoma pjesë në Europën e të 27tëve, pra janë në “Europën tjetër”, si Zvicra, Norvegjia, Shqipëria, Kosova dhe disa vende të tjera europiane, do t’i sjellin asaj një frymë të re bashkëpunimi dhe paqeje në kontinent. Pra nga 49 vende që e përbëjnë kontinentin europian, vetëm 27-të prej tyre ndodhen në Europën e Brukselit. Qysh nga Lufta e Dytë Botërore, pajtimi franko-gjerman ishte një nga shtyllat e integrimit europian. Përballë Lindjes që ishte nën kontrollin e ishBashkimit Sovjetik, Perëndimi krijoi Këshillin e Europës në Strasburg, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Pastaj disa vende europiane krijuan Komunitetin Europian, i cili pak e nga pak u zgjerua dhe sot quhet Bashkimi Europian, i përbërë nga 27 vende. Që nga viti 1989, historia e Europës ka patur ndryshime të thella. Në Lindje, regjimet komuniste u “fundosën” dhe lindën nacionalizmat. Europa, pa të lindin si kërpudhat pas shiut, Shtetekombe, shpesh në luftë me njeri tjetrin. Tanimë, shihet një formë tjetër e bashkimit midis vendeve europiane të Lindjes dhe të Perëndimit. Shqipëria tashmë bën pjesë në institucione të rëndësishme të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe ushtarak në Europë: në Këshillin e Europës, në Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë, në Aleancën e Atlantikut Verior, në organizma europiane të Kombeve të Bashkuara, si Komisioni Ekonomik i OKBsë për Europën, si dhe ka paraqitur kërkesën për integrim në Bashkimin Europian. Kur mund të hyjë Shqipëria në Europën e Brukselit? Cështja e datës së futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian është shtruar këto kohët e fundit çdo ditë në media dhe në botën politike shqiptare. Procesi i integrimit nuk është për nesër, më tepër për arsye subjektive që nuk varen nga Shqipëria. Më të lehtë e kanë patur më parë edhe shtete fqinje të Shqipërisë, me një zhvillim ekonomik apo politik të ngjashëm, apo edhe më të paktë se tek ne sot. Por është tashmë e sigurt se Shqipëria do të hyjë një ditë në Bashkimin Europian, sepse procesi është i pakthyeshëm. Në të vërtetë, nëse Bashkimi Europian jep rregullisht të holla në projektet e zhvillimit të Shqipërisë, natyrisht ato
17 E premte, 12 KORRIK 2019
Kombi shqiptar, Europa dhe Zvicra nuk janë për të mos mbledhur një ditë frutet e tyre. Vetëm se, nëse kjo perspektivë aderimi ka ngjallur shpresa të mëdha tek shqiptarët, është e qartë se kjo ka një çmim. I rëndësishëm është stabiliteti politik i vendit, pra përshtatja me normat ndërkombëtare në fushën e demokracisë. Zhvillimi siç duhet i zgjedhjeve të ardhshme, në fakt është një element i rëndësishëm për të dëshmuar se Shqipëria është e gatshme për t’u integruar në Europën e Brukselit. Pra sigurimi i një stabiliteti politik të vendit do të bëjë të efekshme investimet e saj ekonomike dhe do të shmangë dora dorës skeptiçizmin që vërehet akoma në disa qarqe europiane me peshë. E rëndësishme është dhe vendosja e infrastrukturave të nevojshme, duke krijuar në këtë mënyrë një hapësirë ekonomike europiane. Shpesh harrohet se Bashkimi Europian nuk është një hapësirë politike e vërtetë, por para së gjithash një hapësirë ekonomike që synon të ndërtojë një treg që nuk vendos më bariera doganore midis vendeve të Bashkimit Europian. Pra, nuk mund të kuptohen perspektivat e aderimit të Shqipërisë, apo edhe të vendeve të tjera, pa patur parasysh dimensionin ekonomik të këtij integrimi. Në Shqipëri, hapa të pakta, me pikatore, janë bërë në drejtim të tërheqjes së kapitalit të huaj edhe nga vende të tjera europiane, apo edhe jashtë tyre, si psh me Zvicrën, por më tepër duhet bërë në lehtësimin e realizimit të kontratave fitimprurëse për të dy palët. Në këto çaste, shpreh bindjen, si shumica e bashkëbesëlidhësave shqiptarë në Shqipëri dhe në Diasporë se 27 shefat e Shteteve dhe të qeverive, ministrat, komisarët europianë, kur të mblidhen në Bruksel në muajt e afërt, do të gjejnë një gjuhë të përbashkët, për të zgjeruar Bashkimin Europian, jo si gjest për Shqipërinë, apo për t’u bërë qejfin qeveritarëve që do të jenë në detyrë, por për të mirën e tyre dhe të shqiptarëve të thjeshtë që e kanë ëndërr përkatësinë në Europën e Brukselit dhe që në fakt mijra prej tyre japin edhe tani ndihmesën duke punuar në këto vende me ndershmëri dhe përkushtim. Ashtu siç kanë vepruar vite më parë për Spanjën që shpëtoi nga frankizmi, për Portugalinë kur shkëput nga diktatura për Greqinë që është rindërtuar edhe në sajë të ndihmave të njëpasnjëshme europiane, për Rumanië, Hungarinë, Bullgarinë etj. Edhe Shqipëria dhe vendet e Ballkanit mund të kontribuojnë në Bashkimin Europian qysh sot me përparimin e tyre kulturor, ekonomik dhe social. Një bashkëpunim i tillë i ngushtë do të japë mundësi t’u sigurojë të gjithë qytetarëve në Europë, dhe jo vetëm disa të privilegjuarve, gëzimin e të gjitha të drejtave ekonomike, politike, sociale, kultur-
ore, të njeriut, të daljes dhe hyrjes në Europë, dhe kthimit në vend pa kufizim. Kjo do t’i shërbejë tepër edhe Europës, edhe asaj të menduar nga Shumani, Denis de Rougemont dhe atyre që e aspironin atë. Më kujtohet si sot 17 shtatori 1991. Kisha shkuar në Bruksel, si i dërguar i Sekretariatit Ekzekutiv të Komisionit Ekonomik për Europën të OKB-së, së bashku me sekretarin e Komisionit, Brian Duke, një britanik me përvojë shumë vjeçare me organizatat ndërkombëtare. Do ndiqnim punimet e mbledhjes së vendeve të Bashkësisë Evropiane, si edhe të grupit të 24-shes për ristrukturimin e ekonomisë në Shqipëri. Nga delegacioni shqiptar kishin ardhur një zëvëndëskryeministër, Profesor Gramoz Pashko, disa ministra si Genc Ruli, dhe ambasadori shqiptar në Bruksel , Petraq Pojani sëbashku me Agron Agalliun, shokun tim të Fakultetit, njeri serioz dhe tepër i mprehtë, njohës i disa gjuhëve të huaja, por edhe i ndjekjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ai ishte caktuar të punonte në ambasadën tonë në Bruksel, bashkë me bashkëshorten e tij, Ilirjanën, gazetare dhe njohëse e disa gjuhëve të huaja, përfshirë dhe portugalishten. U çmallën sëbashku. Mbledhja vazhdoi dy ditë dhe unë megjithëse isha në rolin e funksionarit ndërkombëtar, ndihmoja disi mbarëvajtjen e punës së delegacionit shqiptar. Mbledhja kaloi në përgjithësi mirë. Pjesëmarrësit vlerësuan disa hapa që janë bërë drejt demokracisë në Shqipëri, lidhur me pesë kërkesat politike dhe ekonomike kryesore: përparësia e së drejtës, respektimi i të drejtave të njeriut, futja e multipartitizmit, organizimi i zgjedhjeve të para të lira dhe evolucioni drejt një sistemi të ekonomisë së tregut. Kur u zhvillua konsulta e Brukselit u hodh mendimi i një marrëveshjeve bashkëpunimi dhe të tregtisë midis Bashkësisë Europiane dhe Shqipërisë. Në këto çaste mendoj: Shqipëria me kanalizimin e të hollave për investime në vend, do të mundë shumë shpejt të kthehet në një vend të begatë me standarte europiane dhe shumica e tyre që rropaten rrugëve të Europës do të kthehen një ditë në tokën amtare. Shqipëria ka një bregdet të bukur, tokën pjellore, minerale. I duhet vetëm të zhvillojë industrinë ushqimore, turizmin, shërbimet, dhe të krijojë lehtësira për investitorët e huaj seriozë, të krijojë infrastrukturën e përshtatshme në këtë drejtim. Mundësitë janë të shumta. Shumë shqiptarë shkojnë e studjojnë tani në universitetet më të mira të botës, për biznes, marketing apo probleme që kanë të bëjnë me ecurinë sociale, ekonomike të Shqipërisë. Por ata duhet të ofrohen që të japin ndihmesën e tyre për vendin. Vetëm kështu mund
të ecet dhe t’i jepet rrugë përparimit të vendit. A nuk duhet marrë shembull nga një vend i vogël si Zvicra, gjë që e kanë ëndërruar të parët tanë, Rilindasit. Gjithçka që është realizuar dhe realizohet nga zviceranët vjen nga puna, mundi i tyre. Po të shkosh në muzeun “Alimentarium” në Vevei, merr vesh se zviceranët vite më parë hanin vetëm bukë të zezë, nuk kishin mundësi të hanin mish. Vetëm në sajë të progresit të vendit, të investimit nga ana e banorëve që e përbëjnë Zvicrën, në sajë të marrëdhënieve të shkëlqyera me fqinjët europianë por edhe me vende të tjera të botës, zviceranët kanë arritur një stad zhvillimi të përkryer. Një vend me katër gjuhë e kultura, me temperamente të ndryshme, por kur vjen puna për çështjen kombëtare, të gjithë janë në unison. Zvicrën unë e admiroj dhe çdo herë që shkoj tek miqtë e mij të shumtë zviceranë, si dhe bashkëkombas, apo udhëtoj diku nëpër territorin e saj, mrekullohem me ndryshimet galopante që shoh. Por në asnjë çast nuk mund ta harroj vendin nga kam ardhur, Shqipërinë. Nuk mund të harroj atë kafen e mëngjezit aty në restorantin e vogël pranë shtëpisë, ku shpesh bisedoja miqësisht dhe lirshëm me mikun e mirë të tim eti, Xhevat Beqaraj apo me profesorin e nderuar të Historisë së Francës në fakultet, Koli Xoxi, me babain e gazetarisë Prof. Hamit Boriçi, me profesorët e nderuar dhe miq të mij të mirë Ksenofon Krisafi dhe Shaban Murati, me miqtë profesorë që mblidheshim tek Colosseum çdo mëngjez. Nuk mund të harroj ato ditët e bukura, të kaluara buzë detit Adriatik dhe Jon, si dhe Semanit, Vjosës. Nuk mund të harroj udhëtimet në rivierën shqiptare, ditët e bukura të kaluara në Sarandë, në atë mrekullinë e kafes së “Gjuetisë”, në Lezhë, në Valbonën ku u mrekulluan miqtë e mij brazilianë, në Drilon, në Korçën me ato rrugët karakteristike, në Voskopojën e paraardhësve të mij, si dhe atje buzë Gjanicës, në Fierin prej nga e kam prejardhjen nga prindërit. Nuk mund të harroj Apolloninë, ku në fëmijërinë time shkoja shpesh tek të afërmit dhe takoja dhe bisedoja me xha Pilon e Muzeut, por edhe shkrimtarin Jakov Xoxa që shkruante “Lumin e Vdekur”. Nuk mund të harroj lagjen “Liri” dhe “Konferenca e Pezës”, po në Fier, ku jetonin gjyshërit e mij dhe ku kam kaluar çaste të këndshme dhe të lumtur. Shqiptarët meritojnë shumë më tepër se Karaburuni ku humbën jetën dhjetra njerëz të pafajshëm, vetëm se donin të shihnin diçka tjetër në Europë. Europa është edhe Shqipëria, edhe vendet e Ballkanit, edhe ata popuj që ëndërrojnë të « kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin për në Europë », në epokën kur muri famëkeq i Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë. Gjenevë, më 1 0 korrik 2 019 10 20
KULTURE
18 E premte, 12 KORRIK 2019
Letra frymëzuese e Victor Hugo: Përdore mirë tolerancën tënde
L
etra frymëzuese e Victor Hugo. Të uroj… Pikë së pari, të uroj dashuri. Dhe duke dashur, uroj të të duan. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar. Dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh. Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim. Të uroj të kesh shumë miq. Edhe nëse ata janë të këqinj ose të parëndësishëm. Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë. Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi. Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos
ndihesh kurrë i sigurtë në idetë e tua. Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë. Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse
kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen. Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët. Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh
sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë. Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri. Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë. Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye. Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të sho-
hësh se sa jetë jeton një pemë. Të uroj gjithashtu, të kesh pará, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë. Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta. Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para. Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq.
Ylljet Aliçka sjell romanin e ri “Metamorfoza e një kryeqyteti” S
Nobeli për Paqen, që lindi nga një blog kundër talebanëve
M
alala Yousafzai, 21 vjeç: Ka fituar Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2014. Udhëheqësit botërorë futën në garë mes tyre për t’u fotografuar në krah të saj: i fundit, pak ditë më parë, ishte Presidenti Emmanuel Macron. Sepse Malala Yousafzai, në pak vite u shndërrua në një prej simboleve botërore të të mirës absolute, që përpara se Çmimi Nobel për Paqen në vitin 2014, ta bënte zyrtar rolin e saj. Ishte vetëm 12 vjeçe kur, në vitin 2009, ajo nisi një blog për të rrëfyer në faqen e internetit të BBC, se si jetohej nën talebanët, të cilët kontrollonin zonën e Pakistanit ku ajo jetonte. Ishte vetëm 15 vjeç kur një vrasës i dërguar me porosi për ta eliminuar e qëlloi në kokë, ndërkohë që ajo kthehej nga shkolla me autobus: shpëtoi për një fije, falë urës ajrore që e solli në Britaninë e Madhe, si dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve anglezë. Sot punon për të garantuar të drejtën e arsimit, për mijëra vajza dhe gra nëpër botë.
hkrimtari Ylljet Aliçka prezantoi për të gjithë dashamirësit e leximit, romanin “Metamorfoza e një kryeqyteti”, botuar nga “Onufri”. Kjo vepër u promovua në mjediset e librarisë “Tirana time”, teksa projekti Agora drejtuar nga gazetarja Arta Marku organizoi edhe një debat mbi këtë roman të ri. Romani i Aliçkës i cili ka për objekt evolucionin shpirtëror, politik e shoqëror të intelektualëve të Tiranës nga vitet 70 deri më sot, u shoqërua nga një debat nga të pranishmit. Ndër të tjera shkrimtari Visar Zhiti e konsideroi veprën e fundit të
Ylljet Alickës si një nga romanet më të mira në botimet e letërsisë së 3 dekadave të fundit. Shkrimtari dhe doktori
i shkencave në Didaktikë, Ylljet Aliçka, është autor i disa botimeve në gjuhë shqipe dhe të huaj.
Film biografik për Nënë Terezën, ja kush po e realizon D
eri në fund të këtij viti pritet finalizimi i filmit biografik kushtuar Nënës Terezë, të cilën është duke e realizuar regjisori Seema Upadhyay. Në këtë film të Bollywoodit janë angazhuar një kastë e madhe aktorësh indianë dhe të huaj, në produksion të Praeep Sharma, Nitin Mahnmohan, Girish Johar dhe Prachi Manmohan. Siç raporton gazeta indiane “HindustanTimes”, filmi biografik për Nënë Terezën, pritet të publikohet në vitin 2020. Bëhet e ditur se para se të fillonte gjithçka, ekipi ishte takuar me motrën Prema Mary Pierick, për ta marrë bekimin dhe miratimin e saj.
SHOWBIZ
19 E premte, 12 KORRIK 2019
3 muaj pasi u nda nga Rita Ora, aktori i njohur në një lidhje të re Rita Ora dhe aktori i njohur Andrew Garfield i dhanë fund lidhjes së tyre pothuajse 3 muaj më parë. Edhe pse u munduan ta mbanin sa më sekrete dhe të qëndronin larg mediave dhe portaleve, ishte e pamundur t’i shpëtoje paparacëve që i ndiqnin në çdo dalje të tyre publike. Mesa duket, Andrew ka vazhduar jetën e tij dhe duket se e ka gjetur shpejt dashurinë tek 25-vjeçarja, Christine Gabel. Dyshja është parë gjatë një shëtitje romantike në Los Angelos, ku nuk kanë munguar puthjet, përqafimet apo bisedat shoqëruar me të qeshura. Sipas burimeve të ‘Radar’, Andrew dhe Christine janë në fillimet e lidhjes së tyre, por gjërat mund të bëhen serioze shumë shpejt. Sipas tyre, çifti i ri është shumë i dhënë pas njëri-tjetrit dhe kjo gjë është shumë e dukshme. Christine është një studente mjekësie dhe modele në të njëjtën kohë. Ajo dhe Andrew janë njohur nëpërmjet miqve të përbashkët.
Jonida Maliqi flet për Eurovizionin: Nuk m’i kanë dhënë paratë Jonida Maliqi e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Eurovizion, por deklaron se ende nuk ka marrë asnjë kacidhe. E ftuar në emisionin “Treshat”, Maliqi u shpreh se RTSH nuk i ka dhënë asnjë para edhe pse ajo ka dalë fituese në festivalin e fundvitit me këngën “”Ktheju tokës” (kenga fituese e ketijfestivali shkon ne Eurovizion). “Me sa kam informacion po, kënga fituese pagohet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr,”-tha Jonida.
Kryesoi mbi Kim Kardashian dhe Beyoncen, Taylor Swift personazhi më i paguar Sa para fitojnë në vit yjet e famshëm? Sipas të dhënave të siguruara nga “Forbes”, e cila publikoi listën e 100 personazheve publike më të paguar të botës, kryeson Taylor Swift, e cila fitoi 185 milionë dollarë vitin e kaluar, një rritje me 131% nga viti 2018. Taylor Swift grumbulloi të ardhurat më të larta që ka fituar ndonjëherë brenda një viti, duke ia kaluar sigurisht jo vetëm vetvetes por edhe gjithë personazheve të famshëm në botë. Kjo nuk është hera e parë që Swift kryeson këtë listë pasi në vitin 2017-ën ajo ishte më e paguara me 170 milionë dollarë, në sajë të fitimeve nga turi botëror “1989”. Të ardhurat e saj erdhën nga turneu i këngëtares, “Reputation 2018”, i cili ishte dhe turneu më i madh në historinë e SHBA-së duke fituar 266.1 milionë dollarë, nga bashkëpunimet e ndryshme, Netflix, Spotify dhe kalimi nga një shtëpi diskografike në tjetrën. Në vend të dytë renditet Kylie Jenner më 170 milionë dollarë.
Ish e dashura e Michael Jackson thellon skandalin: Ishte pedofil! 10 vite nga vdekja e tij, akuzat dhe skandalet për abuzimet me fëmijët duket se nuk kanë të sosur për mbretin e Pop-it. Ish e dashura e Michael Jackson, Tatum O’Neal në një intervistë të dhënë së fundmi ka zbuluar disa të vërteta shokuese, duke u shprehur se nuk është habitur aspak kur ka mësuar për akuzat ndaj ish të dashurit të saj. Tatum ka rrëfyer se kur është njohur me Michael ajo ishte vetëm 12 vjeç dhe ai i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale. Sipas saj një kërkesë e tillë e bërë nga artisti i famshëm është një e dhënë më shumë për të besuar se ai ishte pedofil, ndonëse ajo ka pohuar se nuk di dhe nuk ka parë asgjë konkrete gjatë kohës së lidhjes së tyre.
Kim Kardashian akuzohet për kopjim nga Diet Prada Kim Kardashian ka lançuar së fundmi dy koleksione të reja të syzeve të diellit, në bashkëpunim me dizenjuesen gjermane, Carolina Lemke. Mirëpo duket së një tjetër dizenjues, Diet Prada, ka vënë në dukje se një prej modeleve të syzeve nga koleksioni i miliarderes, ngjason tmerrësisht shumë me syzet e Emilio Puci, syze të cilat ajo i ka mbajtur vitin e kaluar në muajin gusht. Diet publikoi në ‘Instagram’ të dyja modelet e syzeve për të treguar ngjashmërinë mes tyre. Më pas shtoi duke iu drejtuar Kim Kardashian se nuk është aspak mirë të përdorësh emrin e dikujt tjetër për të promo-
vuar koleksionin tënd. Pavarësisht këtyre postimeve, 38-vjeçarja ka zgjedhur mos të japë asnjë përgjigje publike deri më tani.
SPORT
20
E premte, 12 KORRIK 2019
Skuadra kurbinase ka barazuar 1-1 në ndeshjen e parë ndaj izrealitëve, kualifikimi i hapur
Laçi “flirton” me fitoren, Hapoeli zgjohet në fund
EUROPA LEAGUE
Teuta turpërohet në Letoni, dorëzohet “pa kushte” ndaj Ventspils
Rozalb Lika
L
açi bën një paraqitje pozitiv në ndeshjen e turit të parë ndaj Hapoel Beer Sheva, por nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1. Kurbinasit e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të. Kyrian Nwabueze ishte në vendin dhe në kohën e duhur, teksa pas një krosimi nga krahu i majtë, arrin që ta dërgojë topin në rrjetë me shumë potencë. Pas golit Laçi u tërhoq ndjeshëm në gjysmëfushën e saj, por u mbrojt mjaft mirë nga sulmet e ekipi izraelit edhe falë një formë shumë të mirë të portierit Selmani. Kurbinasit i janë afruar shumë pranë golit të dytë me Xhixhën në minutën e 31-të me një goditje nga mesi i fushës, i cili u ndal nga portieri kundërshtar dhe më pas shkoi në shtyllë. Në pjesën e dytë loja e Laçit bie ndjeshëm. Hapoel Beer Sheva gjeti golin e barazimit me anë të Gal Levi në minutën e 78-të’, ndërkohë që 7 minuta më vonë erdhi edhe një traversë e goditur nga Shamir. Tashmë laçianët do të presin dhe një javë për të mësuar nëse do të
kalojnë në raundin tjetër të Europa League, pavarësisht emrit të ekipit mik, Laçi tregoi se diferencat në fushë ishin inekzistente. Trajneri i kurbinasve, Sulejman Starova nuk e fshehu kënaqësinë për lojën e ekipit të tij, ndërkohë që konfirmoi se ekipi i tij do të guxojë edhe në Izrael. “Jam i kënaqur nga loja
dhe them se luajtëm më mirë se kundërshtari. Po të ishim me fat për të shfrytëzuar rastet mund të bënim mirë. Është skuadër me talente dhe nxjerr golin nga individi. Bëmë lojë të mirë dhe u kënaqën të gjithë. ishte barazim jo i merituar për kundërshtarin por ky është futbolli. Nuk duhet të humbitnim sekonda aspak. Një herë me Xhixhën
MERKATO
ZIKALTRIT
Plani “galaktikë” i Realit, shet 6 yje për të transferuar Pogba-n Real Madrid deri më tani ka qenë skuadra më aktive në merkaton e kësaj vere, duke bërë disa blerje të rëndësishme, por skuadra madrilene tashmë kërkon të shesë edhe disa nga yjet që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Zidane. Synimi kryesor i strategut francez është afrimi i Paul Pogba, por që kjo gjë të ndodhë duhet të shiten disa lojtarë dhe të grumbullohet një shumë prej 200 milionë paund. Deri më tani janë larguar Marcos Llorente, Theo Hernandez, Raul de Tomas dhe Mateo Kovacic, por lista e largimeve nuk do të përfundojë këtu. Gareth Bale dhe Isco janë dy yjet që mund të gjenerojnë shumë para nga shitja e tyre. Uellsiani është më problematiku, pasi refuzon që të largohet në një tjetër
ekip. Mesfushori spanjoll ndërkohë nuk ka pasur ende një ofertë që mund ta bindë për t’u larguar, edhe pse është i ndërgjegjshëm që hapësirat me ardhjen e Hazard dhe Jovic do të ngushtohen ndjeshëm. James Rodriguez është emri tjetër që është në kërkim të një ekipi të ri. Situata më të është më
apo Shehun kishim mundësi të dilnim tek për tek. Punuam dhe besuam se do t’i kapnim ato. Nëse i gjej pikë të dobët, është qendra pasi dy lojtarë duheshin të markonin. Goli i pësuar ishte meritë e tyre pasi skuadra ishte e rreshtuar mirë. Do bëjmë lojën tonë pasi nuk kemi çfarë ndryshojmë”, deklaroi Starova pas ndeshjes.
Teuta e ka nisur me një humbje të thellë aventurën në Europa League, pasi është mundur 3-0 në Letoni nga Ventspils. Skuadra e drejtuar nga Shkëmbi ka zhgënjyer në të gjitha aspektet, duke e nisur ndeshjen totalisht në gjumë. Mykhailo Serhiichuk bën çfarë të dojë në zonën e Teutës, teksa me një gjysmëkthesë arrin që të shënojë golin e avantazhit, ndërkohë që Hidi nuk arrin që ta ndalë topin. Në pjesën e dytë, kur pritej reagimi i durrsakëve, letonezët e Ventspilsit arritën të shënojnë edhe dy herë të tjera, me Ulimbasesv në minutën e 78-të dhe Aiyegun në të 88-ën, të cilët vulosën suksesin 3-0. Sfida e kthimit mes dy skuadrave do të luhet javën e ardhshme në “Niko Dovana” të Durrësit, por rezultati 3-0 lë shumë pak shpresa për kualifikim, ndonëse niveli i kundërshtarit lë gjithçka të hapur.
e thjeshtë, pasi ai do të largohet, por dilema është se kë do të zgjedhë mes Atleticos që ka një ofertë më të mirë, apo Napolit. Keylor Navas, Lucas Bazquez dhe Mariano Diaz janë tri emrat e fundit që do të japin kontributin e tyre në merkato për të sjellë Pogba në “Santiago Bernabeo.
Lukaku i thotë “jo” Solskjaer-it, kërkon Interin dhe … stërvitet veçmas
Antono Conte kërkon me çdo kusht një sulmues për sezonin e ri. Piero Ausilio ka mbërritur në Londër, për t’u takuar me drejtuesit e Manchester United dhe për të diskutuar për herë të parë në tavolinë, mundësinë e transferimit të sulmuesit belg Romelu Lukaku te Interi. Zikaltrit kanë nisur përgatitjet në Lugano, nën urdhrat e Antonio Contes dhe përpara nisjes në Kinë më 17 korrik, po kërkojnë të plotësojnë organikën, veçanërisht në repartin e sulmit, ku mungon edhe Lautaro Martinez. Sipas mediave në Itali, Ausilio do të shkojë me një propozim prej 70 milionë eurosh për “djajtë e kuq”, të cilat do të paguhen në 3 këste, 10 milionë
për huazimin një vjeçar dhe më pas blerjen e detyruar me dy këste prej 30 milionë eurosh. Vetë Romelu Lukaku i ka dhënë një asist Ausilios, pasi nga Australia ku ndodhet në grumbullim, i ka theksuar trajnerit Solskjaer se dëshiron të largohet. Sulmuesi belg ka shkuar edhe më tej, pasi nuk ka marrë pjesë në stërvitjet e fundit, duke preferuar të punojë në palestër dhe njëkohësisht t’u japë një sinjal të qartë drejtuesve të klubit, se ka ardhur koha të pranojnë propozimin e Interit. Zikaltrit po punojnë edhe me pistën Dzeko, duke qenë se kanë ngritur ofertën në 12 milionë euro, duke u afruar edhe më shumë me kërkesën e Romës për 18 të tilla.
SPORT
21
E premte, 12 KORRIK 2019
Skuadra verilindore është mundur 3-0, duke qenë shumë pranë eliminimit
S
kuadra e Kukësit është mposhtur me rezultatin 3-0 nga Debrecen në takimin e parë të zhvilluar në Hungari, të vlefshëm për turin e parë kualifikues të UEFA EuropaLeague. Nënkampionët e Shqipërisë, edhe pse zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, me raste të shumta shënimi, u shpërfytyruan brenda gjysmë ore lojë në fraksionin e dytë, duke u detyruar ta nxirrnin plot tri herë topin nga rrjeta, kjo edhe për faj të gjyqtarit, që nuk sinjalizoi një 11-metërsh për ndërhyrje ndaj Valdet Ramës si dhe konsideroi të rregullt golin e dytë të hungarezëve, kur pamjet e përsëritura e bëjnë të qartë se autori i golit ishte jashtë loje.Depërtimi i frikshëm i Valdet Ramës në fillim të ndeshjes, shtylla e Rrocës dhe grushti i portierit Nagi në fund të fraksionit të parë ishin momentet më pikante në favor të Kukësit, që u ndëshkua në minutën e 54-t nga Garba, një lojtar që kishte vetëm pak minuta në fushë. Skuadra e ErnestGjokës ishte e detyruar të shtonte presionin në gjysmëfushën kundërshtare, për të shmangur humbjen, por Vargarealizoi dygolësh në minutat 77-të dhe 83-të, duke vulosur fitoren 3-0 të skuadrës hungareze. Një humbje e rëndë kjo për Kukësin, që do ta ketë një mision thuajse të pamundur përmbysjen e rezultatit në ndeshjen e kthimit. Skuadra
Kukësi me dy fytyra në Hungari, shkatërrohet nga Debreceni SULMUESI
Conte injoron Icardin, nuk e përfshin në stërvitjet taktike
verilindore do të synojë që të shënojë shumë shpejt në mënyrë që të ringjallë shpresat, edhe pse duket e vështirë që të besohet të një kualifikim i mundshëm. Ndryshimi i madh nga pjesa e parë në të dytën do të jetë një “mister” që duhet të shpjegohet në ditët në vijim edhe pse gjyqtari ndikoi jo pak me vendimet e tij.
ZIKALTRIT
Debrecen-Kukësi 3-0 Golat: 54′ Garba, 77′, 83′ Varga Debrecen: Nagi, Szaman, Pavkoviç, Tozser, Ferenczi, Haris, Takacs (Garba), Varga, Kusnir, Szecsi (Kinyik), Trujiç (Csosz). Trajner: A. Herceg Kukësi: Frashëri, Teqja, Kitanovski, Cuculi, Rrumbullaku, Musolli, Limaj, Et’hemi (Çyrbja), Rama, Rroca (Musta), Shkurtaj. Trajner: E. Gjoka Kartonë të verdhë:Cuculi, Frashëri, Limaj, Musolli, Teqja, Kitanovski
BARDHEZINJTË
Merr fund telenovela Juventus rrit ofertën Barella, transferohet për De Ligt, të shtunën tek Interi pritet zyrtarizimi
Merr fund telenovela, NicolaBarella është futbollisti më i ri i Interit. Zikaltrit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Cagliarin pas negociatave të vështira për shifrën totale 45 milionë euro që do të shkojnë në arkat e skuadrës nga Sardenja. Formula e transferimit është huazim me të drejtë blerjeje. Gjatë orëve në vazhdim 22-vjeçari do të kryejë vizitat mjekësorë e më pas do të hedhën të zezën mbi të bardhë. Vetë Barella ka dashur me ngulm të transferohet tek Iteri. Kjo u kuptua qartë kur Roma ndërhyri me qëllim për ta veshur verdhekuq, por klubi kryeqytetas mori një “jo” të prerë nga lojtari. Në vendimin e Barellas ka ndikuar fakti që Interi do të luajë në ChampionsLeague sezonin e ardhshëm por edhe dëshira e tij për të punuar me AntonioConten.
Transferimi i Matthijs De Ligt te Juventusi është vetëm çështje kohe. Mbrojtësi holandez ka nisur përgatitjet me Ajaxin për sezonin e ri, por shumë shpejt do të prezantohet te bardhezinjtë. Gazeta holandeze “De Telegraaf”, bardhezinjtë e kanë rritur ofertën e tyre, nga 50 milionë euro në 67 të tilla, duke iu afruar kërkesës prej 75 milionë euro të Ajax. Kampionët e Italisë shpresojnë që të mbyllin gjithçka brenda të shtunës. Të njëjtën ditë do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje edhe Cristiano Ronaldo, pas periudhës së pushimeve. Ekziston tashmë një marrëveshje mes Juventusit dhe lojtarit për një kontratë 5-vjeçare, ku lojtari do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, por më parë duhet marrë miratimi nga Ajaxi.
PORTIERI
E
trit Berisha vendosi që këtë verë të transferohet te skuadra e SPAL-it, aty ku do të ketë mundësinë që të jetë sërish titullar. Portieri i kombëtares sonë është prezantuar zyrtarisht para mediave dhe ka folur për herë të parë si portier i SPAL-it. Ai u shpreh se ka pranuar të transferohet për shkak se kërkon që të përmirësohet edhe më shumë.“Unë mendoj se eksperienca shërben më së shumti në fushë. Unë tashmë njoh disa nga djemtë e ekipit dhe si kur jemi në fushë, gjithashtu do të duhet të bashkohemi në dhomat e zhveshjes. E rëndësishme do të jetë krijimi i një grupi, sepse Seria A është një kampionat i vështirë dhe ne do të duhet të përpiqemi të qëndrojmë së bashku, me qëllim që të arrijmë rezultatet. SPAL dhe Atalanta? Kur erdha për herë të parë te Atalanta, gjeta një ekip që kishte për qëllim të shpëtonte. Pastaj në këto vite, ata janë rritur nga të
Interi i ka kthyer seancat stërvitore në një “bunker” të vërtet, ku është e vështirë për të gjetur lajme. Por mediat italiane kanë arritur që të nxjerrin një prej tyre, pasi ka të bëjë me të ardhmen e MauroIcardit. Sulmuesi argjentinas, i cili është në listën e largimeve gjatë kësaj vere, është lënë jashtë përgatitjeve taktike nga trajneri AntonioConte. Ai duket si një “trup i huaj” në ekip, madje edhe në rrjetet sociale të zikaltërve mungojnë postime për të. Nainggolan ndërkohë duket se është më i përfshirë në planet e Contes, pasi ka qenë pjesë e stërvitjeve taktike.
Etrit Berisha prezantohet te SPAL: Mund të hap përpara
gjitha këndvështrimet dhe këtu kam parë të njëjtin mentalitet, si jashtë dhe brenda fushës. Jam i lumtur dhe i bindur se do të jemi në gjendje të bëjmë një kampionat shumë të bukur. Pika e fortë? Duhet të përmirësohem në gabimet e mia, por edhe në pikat e forta të stërvitem gjithnjë e më shumë për
të qenë në gjendje të jap një kontribut më të madh për ekipin. Personalisht unë ende mund të bëj një hap para në cilësi dhe kuptova menjëherë se kjo mundësi do të ishte mundësia e duhur për t’u përmirësuar si portier. Unë dua të rritem përsëri dhe të bëj gjërat e duhura”, deklaroi Berisha.
SHENDETESI
S
henjat e sëmundjes janë temperaturë, ethe dhe hemorragji. Burim infeksioni janë kafshët, kryesisht miu dhe insektet. Transmetohet dhe ndërmjet njerëzve me kontakt të ngushtë. Nuk ka mjekim specific. Ethet hemorragjike janë grup i sëmundjeve infektive akute të rënda të shkaktuara nga viruset. Karakterizohen me dëmtim të sistemit vaskular si dhe çrregullim të aftësisë rikuperuese të organizmit. Këto simptome shpesh shoqërohen me hemorragji, që në shumicën e rasteve janë edhe shkaktarë të vdekjes. Etiologjia Shkaktarët e etheve hemorragjike janë viruset, të cilat varësisht se cilës familje i takojnë ndahen në katër grupe: Filoviridae- Ebola dhe Malburg Arenaviridae- Lassa dhe New World arenovirus Bonyaviridae- Etheve KrimeKongo, Rift Vallery, dhe Ethet me sindromë renale Flaviviridae- Ethet Denga, Ethet e Verdha, Ethet e Omskut dhe Kiasenurit. Epidemiologjia Shkaktarët e etheve hemorragjike janë të përhapur në gjithë globin. Njerëzit mund të infektohen edhe nga strehuesit e eksportuar prej vendeve tjera, që njihen si vende endemike për një lloj të caktuar të caktuar të etheve
22 E premte, 12 KORRIK 2019
Ethet hemoragjike, shkaktarët dhe trajtimi
hemorragjike. Transmetimi Ethet hemorragjike transmetohen prej kontaktit të njerëzve me strehuesit. Viruset që barten nga brejtësit transmetohen kur njerëzit vijnë në kontakt me urinën, materiet fekale, pështymën ose ekskrecionet tjera trupore të brejtësve të infektuar. Virusët e bartur me vektor antropod
përhapen më së shpeshti kur mushkonja ose rriqra pickon njeriu. Disa vektor mund t'i transmetojnë viruset në kafshët shtëpiake, dhe njerëzit infektohen duke u kujdesur për këto kafshë ose gjatë therjes së tyre (p.sh. kasapët). Disa viruse përhapen pastaj prej njeriut në njeri (p.sh. Ebola, Marburg, Lassa dhe Krime Kongo). Pasqyra klinike
Shenjat dhe simptomat specifike varen nga lloji i etheve hemorragjike. Simptomat fillestare janë: ethe, lodhje, marramendje, dhimbje e muskujve, plogështi, humbje e fuqisë. Pacientët shpesh kanë gjakderdhje në lëkurë, në organet e brendshme, nga goja, sytë, veshët. Pacientët mund të kenë shenja të shokut, çrregullime të funksionit të sistemit nervor, komë, delirium etj. Disa lloje të etheve hemorragjike shoqërohen me insuficiencë renale. Trajtimi Pacientët me ethe hemorragjike trajtohen me terapi simptomatike, sepse në përgjithësi nuk ka terapi bazë për shërim. Ribavirina- një bar antiviral është efektiv në trajtimin e disa pacientëve me ethe Lassa ose ethe hemorragjike me syndromë renale. Preventiva dhe kontrolli Përveç etheve hemorragjike argjentinase për të cilat ekziston vaksinë, për llojet tjera nuk ka vaksinë. Prevenca kryesore është shmangia e kontaktit me strehuesit e infektuar. Nëse veç ka
ardhur te shfaqja e sëmundjes, duhet penguar bartja nga njeriu në njeri. Për shkak se shumica e viruseve që shkaktojnë ethe hemorragjike barten nga brejtësit, prevenimi duhet përfshijë: * kontrollimin e popullimit të brejtësve * eliminimin e minjve nga shtëpitë dhe vendet e punës * prishja e çerdheve dhe largimi i bajgave të brejtësve * për ata virus që barten me vektor antropod prevenimi fokusohet në kontrollimin e gjithë komunitetit. Njerëzit duhet këshilluar për mbytjen e insekteve, veshje adekuate, vendosjen e rrjetave në dritare, dhe barriera të tjera për largimin e insekteve dhe shmangien nga thumbimet. * te rastet e përhapjes prej njeriut në njeri duhet shmangur kontakti i afërt me personat e sëmurë. Personat e sëmurë duhet izoluar. Kontrolli tjetër është dezinfektimi, përdorimi adekuat i mjeteve punuese nga ana e punëtorëve shëndetësorë.
SPECIALISTI
Ja cilat sëmundje i japin shenjat e tyre tek këmbët D
himbjet apo pasiguria para ecjes mund të tre gojnë në shumë sëmundje. Therjet në këmbë mund të jenë shenjë diabeti apo mungesë vitamine B, por edhe mund të tregojë në sëmundjen e veshkave. Ndryshimi i të ecurit, thonjtë e pezmatuar apo dhimbje të befasishme në thembra mund të jenë shenja të para të ndonjë sëmundjeje: ecja e deformuar është shenjë e diabetit, ënjtja sinjalizon problem me tension të lartë të gjakut, e ndërsa në thembra shihen shenjat e para të melanomës dhe të mikroprelomit. Thonjtë paralajmërojnë në
sëmundjen e zemrës dhe mushkërive, ndërsa therjet në këmbë mund të jetë shenjë e diabetit apo mungesës së vitaminës B. Dhimbjen në këmbë mos e merrni automatikisht si problem nga takat e larta apo nga këpucët e parehatshme. Kjo mund të ejtë shenjë e ndonjë thyerjeje të lehtë e cili rrit rrezikun nga osteoporoza. Nëse në këmbë ndjeni djegie (therrje ), është e mundshme të keni diabet, apo edhe mungesë të vitaminës B, por edhe ndonjë sëmundje të veshkave. Nëse thonjët në këmbë janë të drejtuar nga poshtë, është shenjë e problemeve me mushkëri, zemër dhe mëlqi. Thonjët e verdhë dhe të trashë zakonisht janë simptome të infeksioneve këpurdhore, por mjekët paralajmërojnë që këto thonjë mund të jenë shenjë e reumës apo ndonjë sëmundjeje të mushkërive. Thonjtë e bardhë tregojnë në rrezik nga psoriaza. Ndryshimi i ngjyrës Sëmundja e Rejanudit apo ngushtimi i enëve të gjakut në gishta pasqyrojnë ndryshimin e ngjyrës në gishta. Ato mund të jenë të
kaltërta, të bardha apo të kuqe, e atëherë të kthehen në ngjyrë natyrale të lëkurës. Shpesh, shkak i këtij ndryshimi është stresi apo ndryshimi i shpejtë i temperaturës së trupit. Pikat e zeza Pikat e zeza në thembra nuk duhet të mos i vëreni, sepse mund të jenë shenjë e melanomës. Melanoma mund të paraqitet ndër gishta si pigmente të thjeshta, theksojnë ekspertët. Edhe pse thembrat nuk janë shumë të ekspozuara në diell, kanceri i lëkurës shpesh shfaqet në gishtat e këmbëve, dhe për këtë mjekët rekomandojnë një këshillim. Dhimbje në thembra Dhimbja në thembra, e cila më shpesh ndodh në mëngjes, rrallë mund të paralajmërojë në tumor, infeksion të eshtrave apo thyerje.
Shpesh vjen si shkaktar i ushtrimeve të shumta, artistisit apo edhe prej këpucëve të papërshtatshme. Shtrëngim në këmbë Dhimbjet e paprituta dhe të forta në këmbë dhe gishta të këmbëve shpesh janë shenjë e lodhjes fizike dhe aktiviteteve të shumta. Por, eksperët thonë që këto shtrëngime mund të jenë simptoma të mungesës së magneziumit, kalciumit dhe vitaminës D, si dhe shenjë e dehidrimit dhe qarkullimit të keq. Kërpudha dhe njolla në thonj Edhe dukja e thonjëve mund të tregojë ndonjë sëmundje: Thonj të brishtë - Nëse thonjtë shpesh ju plasin dhe janë të brishtë, kjo mund të jetë si pasojë e mungesë së hekurit dhe vitaminti B.
Thonj të thatë - Tregojnë në problem me qëndër tiroide. Lëkura e thatë dhe fillimi i trashjes së pakuptimtë janë simptome shtesë të cilat në këso raste mund të jenë dyshues në aktivizimin e qëndrës. Njolla të verdha - Zbulojnë infeksione këpurdhore, por mund të jenë edhe shenjë e psoriazës. Kjo veçanërisht kur njollat paraqiten në gishtat e këmbëve. Rrathë të verdhë apo të zinj - Më shpesh janë pasoja të traumave, dhe goditjeve në thonjë, por edhe në raste të rralla mund të jetë edhe shenjë e melanomit dhe karcinomit të lëkurës. Njolla të bardha - Më shpesh janë simptome të mungesës së zinkut. Në këto raste si shtesë në ushqim një muaj merrni zink, e nëse shenjat nuk largohen kërkoni ndihmën e mjekut.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Argjentina atë ka karmonedhën e saj 3. ... Bardhi u lind në Shkodër më 4 maj 1870, hulumtoi mbi zakonet, frazeologjinë, kangët, prrallat, gojëdhanat shqipe 7. Copë e vogël, e hollë ose me maja të mprehta, që shkëputet nga një send i fortë 11. Karrocë e hapur, zakonisht me katër rrota, e tërhequr prej kuajsh 14. Kockës i thonë ashtu në dialektore 16. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 19. Tregon mbi diçka që pritet të ndodhë, bën para... 22. Hekurpunues, zejtar i punëve të metalit 23. Pastaj e ka brenda 25. Marrëveshje e veprime të mbuluara me qëllime të pandershme 27. Grup i veçantë bimësh a kafshësh që ka disa veçori të ndryshme nga përbërësit e tjerë të po atij lloji 28. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 32. Produkt i trurit, domethënë i materies së organizuar në shkallën më të lartë 34. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim 36. Ai që drejton një orketër 37. Zgjidhje e çështjeve pa përfillur ligjet e rregullat 39. Romani i Anton Pashkut 40. Ndeshje e armatosur ndërmjet forcave të mëdha të ushtrive kundërshtare në një fushë lufte 41. Stefan ..., (28 nëntor 188123 shkurt 1942), biograf dhe shkrimtar i jashtëzakonshëm vjenez 43. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 45. Që mban qëndrim kritik kundrejt të metave të veta 50. Që është në ngjyrë si të kaltër, në ngjyrë qielli të mbyllur 51. Çrregullim që krijohet nga mungesa e drejtimit 52. Grua luftëtare që nuk martohej (në mitologjinë e lashtë greke); grua kalorëse 54. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 57. Lloj loje me nëntë gurë mbi një figurë prej tre katrorësh të brenda vendosur njëri-tjetrit dhetë bashkuar me vija në mes 58. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve 60. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 61. Ndriçues me forma dhe gjyra të ndryshme 63. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 64. Enë me lëfyt, me kapak dhe me dorezë që shërben për të zier çaj a për të përvëluar çajin 65. Dëshirë e madhe për të marrë vesh a për të mësuar diçka për një njeri, për një ngjarje ose për një gjë tjetër; kureshtje 66. Pjesa e prapme e një
E premte, 12 KORRIK 2019
Nga Albert VATAJ
anijeje ose e barkës 68. Gatesë, emblematike e kuzhinës italiane, spageti,etj. 74. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 77. Mjet peshkimi, përdoret kryesisht për të zënë ngjala 78. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 79. Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, inicialet 81. Enë që sjell gjakun nga pjesët e ndryshme të trupit në zemër 83. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 84. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 85. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 86. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 87. Festë që bëhej në Greqinë e lashtë për nder të Dionisit, perëndisë së rrushit dhe të dëfrimit 88. Punonjës që merret me grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e materialeve 90. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 92. Bimë e egër barishtore, zvarritëse ose gjysmëshkurre, me gjethe të vogla vezake 93. Kufijtë deri ku mund të shtrihet a mund të arrijë diçka, gjerësia e shtrirjes së diçkaje 96. Dhimitër ..., njihet si filozofi më i madh arbëresh, lindi më 23 tetor të vitit 1821 në fshatin Piana degli Albanesi 98. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën,
na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 101. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 103. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 104. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 107. Tërësia e emrave të përveçëm të njerëzve në një gjuhë a te një popull 110. I ra hasha, e mohoi diçka që ka thënë ose që ia ngjitin të tjerët 111. Fe që lindi në shek. I të erës së re dhe që ka për bazë Krishtin, dërgestar të Zotit si shpëtimtar 114. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 115. Sëmundje e rëndë që vjen nga gjakrrjedhja në tru ose nga mpiksja e gjakut në enët e trurit 116. Kazakistani e ka atë paranë e saj kombëtare VERTIKALISHT 2. ..ho, sa e mirë është. 3. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 4. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 5. Ashtu quhej dikur një zonë urbane. Qytet edhe ashtu 6. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 8. Tërësi fjalësh, të lidhura me njëra-tjetrën sipas rregullave gramatikore të një gjuhe 9. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë
ndryshe 10. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 12. Gaz që del nga uji kur nxehet shumë 13. GRamshi e kishte ashtu targën 14. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 15. Ai, u bë Perandor Romak pas vdekjes së perandorit Nerva 17. Udhëzim që jepet nga një organ drejtues për vijën që duhet ndjekur e duhet zbatuar 18. Gjendje shpirtërore e jashtëzakonshme e një njeriu që ka humbur vetëdijen 19. Partia e Çështjeve Shqiptare 20. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 21. Jon Bon ..., këngëtar, kitarist, kompozitordhe aktor amerikan 24. Ai që ka maninë vetëm të kritikojë, duke u pikënisur nga argumenta jobindës 26. Vetia e atij që është i korrekt, jotolerues, kërkues 28. Dru, shkurre, barishte, lule, kërpudhë a qenie tjetër e këtij lloji 29. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 30. 24 janar 1984, del në shitje kompjuteri i parë ... Macintosh 31. ... Gödel, matematicien dhe filozof Austro-Amerikan 33. E bëj që të humbasë ndjeshmërinë, e kthej në diçka si të ngrirë, e ngrij, e topit 35. Ai ishte nga Sinapi, filozof i shquar grek që jetoi në shek. IV p.e.r. 38. Aleanca Kuq e Zi
të pavarur 59. Pjesë muzikore për dy vegla ose për dy zëra, që kanë vija melodike kryesisht me vete 60. Secila nga palët e fustanit ose të fustanellës është ashtu 62. Vend që përmbytet nga ujërat e lumenjve ose të përrenjve. Kisha e Shën Ndout është në atë qytet 67. Dëm, prishje, dëmtim me pasoja. 68. Lëng i trashë veshtullor, me ngjyrë të errët, që nxirret nga kullimi i naftës dhe përdoret si lëndë djegëse 69. Në të ne shtrihemi, paqtohemi dhe kridhemi në ëndrra 70. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 71. Ai është i tillë, ai që i është i pacipë, i paturpshëm 72. Ndarje administrative e tokësore në disa shtete; krahinë 73. Tufë flokësh të përdredhur, që varen tëmthave ose mbi ballë 75. Shkresë, që e lëshon një zyrë për të dëshmuar vërtetësinë e një fakti ose të një veprimi zyrtar 76. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 80. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 82. Eshtë një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës 89. Erë e ngrohtë, që fryn nga jugperëndimi, sjell shi dëmtues 91. Quhet ashtu "kasapi" i ndërhyrjeve spitalore, operacioneve 94. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 95. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 97. Ai që nuk ka arritur ende moshën e pjekurisë, fëmijë i vogël 99. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 100. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 102. I sëmurë, i pamundur. Mbiemër bisedor i vjetër 105. Brengë, shqetësim, hall; gajle, merak 106. Reshje e kushteve të ftohta atmosferike, e bardhës si ... 108. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 109. Më i lartë se kodra, banorët e tij janë lartësitë dhe malësorët 112. Tirana, e kishte targën e makinave ... 113. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën
42. Gjellëbërës, person i specializuar në artin e kulinarisë, gatimit 44. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial 46. Pluhur i hidhur dhe i bardhë, që nxirret nga lëvorja e drurit të kinës dhe përdoret në mjekësi kundër malaries 47. Ajo është ekspres dhe turke 48. Ndërmarrje industriale me disa reparte të lidhura ndërmjet tyre 49. Revistë prestigjoze ku zakonisht publikohen sondazhe për njerëzit më të pasur, etj 50. Ndjenja e mërzisë që na vjen nga diçka e pakëndshme dhe e padëshirueshme 53. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 55. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 56. Goditje e ndeshje me armë, e organizuar qëllimisht nga një vend kundër një vendi 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
3
M O Z
A I
K 9
A 12
K
P
A T
P
O M ¸
E
5
S
P
A T
A R
\
L
L
G R
O
L
S
R P
U D
H ¸
¸
I
L
U
8
O
O
M U R
D
Y 28
I
R
D
J
B
A 24
V A
T
F
33
N
I
L
H
R
U S
U
E
H
R ¸
A
M
L
O
˙
K
U
I
K
C
A D
K
M A
A N
A
L
L
R
I
G 58
I
O
A L
B U
M I
B
Z
E
A
R E
H
I
N
O N
I
O
B
E
A L D
D
I
E
Z
M
R 60
E
61
B
A N
A
M 68
R
T
R
65
66
V
K
P
R A
K T
A R
N
R
A
I
P
N E
I
69
E
F
70
M
73
A N
E
K
T
R
R K
77
H
A
R
L
78
I
T
A
S
81
O
T
I
F
˙
¸ 85
M 89
U F
79
P
L
O Z
O N
J
A
Z
E
A
N
T
D 91
Z
E
I
E
R
S
K
84
O
87
P
90
B R
K
R 83
K A 86
D
I
80
L
82
K R
L 88
˙
75
M
E
76
S
R 50
E
72
B
B
R
G ¸
64
O
V
I C
P
59
V E
74
P
L L
N
67 71
L
R G
K 57
B E
63
A D
R
53
56
R E
I 62
A
V ¸ L
49
K
C
S 55
B
T
K
48
O I
54
B
37
A
43
52
N
L
46
V A
H 47
E
N
36
O F
42
K
D T
Z 51
P
V N
L 45
I
I
31 35
E
¸
44
M E
P M A
U J
39
K L
41
N
E O S
34
Y
40
O
C
25
30
I 38
I
K
29
B
M T
H
M 20
A I
27
32
C
O
R ¸
26
L
K
R
19
A M
K ¸
U
S
15
23
M E
E
11
18
S
22
R O 14
U L
7
O
H K
17
B A
6
O
S
A 16
O 21
A
4
H 10
M
13
I
P
K
A
92
E
L
F
93
¸
B
˙
E
H R
E
94
T
E
95
B
V E
H
R M O N
T
96
I
L
G
L 98
Z
A T
J
I
M
K
F
O
R
107
E
R
108
S
R
T
I
K
A
V
C
J
T
R T
A R
H
T
N
¸
E
A
D O
104
O
N E
Z
P
¸
105
E
S
106
H
K O
J
109
E
I
K
T
N
N
U J
¸
I
114
E
S
V
103
M A
R
G 110
113
R A
100 102
I
¸
99
101
A F
N
97
B I
M O N
I
A
K
111
V ¸
D U
R 112
F
M I
115
L
I
N
O
Z
A
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 12 KORRIK 2019
Meta me Komitetin HebreoAmerikan: Zgjidhja për krizën është respektimi i votës së lirë
P
residenti i Repub likës, Ilir Meta zhvil loi dje një takim të përzemërt me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori i tij Ekzekutiv, David Harris. Presidenti Meta e njohu delegacionin zyrtar të AJCsë me situatën aktuale në Shqipëri, krizën e rëndë kushtetuese dhe institucionale që ka përfshirë vendin, si dhe me propozimin e tij si President i Republikës për zgjidhjen e saj nëpërmjet zhvillimit të tri palë zgjedhjeve më 13 tetor 2019: zgjedhjeve vendore, parlamentare dhe të Presidentit nga populli. “I vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkte të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithë ne”, – u shpreh Kreu i Shtetit. Gjithashtu Presidenti Meta e siguroi zotin Harris dhe delegacionin që e shoqëronte se miqësia mes shqiptarëve dhe komunitetit hebreoamerikan do të vazhdojë të forcohet, dhe se bashkëpuni-
Drejtori i i Komitetit Hebreo-Amerikan: BESA, kodi shqiptar i nderit që shpëtoi hebrenjtë
mi ekonomik duhet të intesifikohet më tej. Nga ana e tij, Harris theksoi se: “Miqësia tradicionale e Shqipërisë dhe e kombit hebre është e skalitur në kujtesën tonë kombëtare jo vetëm për rolin fisnik të shqiptarëve në shpëtimin, mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, por dhe për historitë tona të ngjashme si dy popuj që kanë vuajtur përgjatë shekujve të ekzistencës së tyre”.
“Ne vijmë këtu me ndjenjën e mirënjohjes së përhershme për popullin shqiptar, dhe do të jemi përjetësisht së bashku për të përballuar sfidat edhe në të ardhmen. Jemi gjithashtu të gatshëm të ofrojmë mbështjen tonë për të rritur rolin e diasporës shqiptare në SHBA, me qëllim që të ndikojmë për çështjen shqiptare në politikën dhe administratën amerikane.” – u shpreh Drejtori Ekzekutiv i AJC-së.
David Harris, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) me qendër në Nju-Jork, e vlerëson jashtëzakonisht shumë rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve. Harris shkruan në Twitter. “Përmend një shtet të pushtuar nga Nazistët Gjermanë në të cilin jetonin 200 hebrenj para Luftës së Dytë Botërore dhe rreth 2000 pas përfundimit të luftës. Vendi? Shqipëria. Arsyeja? Tradita shqiptare e BESA, një kod nderi që mbrojti të gjithë hebrenjtë që gjetën strehim këtu. Ne kujtojmë. Përshëndetje nga Tirana”. Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi dje një takim të përzemërt me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori i tij Ekzekutiv, David Harris. Presidenti Meta e njohu delegacionin zyrtar të AJC-së me situatën aktuale në Shqipëri.
24-VJETORI I MASAKRËS SË SREBRENICËS
Presidenti: Tragjedi që duhet t’i përkasin vetëm të kaluarës P
residenti Ilir Meta ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit ka publikuar një foto nga qyteti i Sarajevës duke bërë apel që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në Ballkan. “Në 24-vjetorin e masakrës më të madhe në zemër të Europës, është koha jo vetëm të lutemi për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjen e patreguar që përjetuan popujt e rajonit tonë,
por njëkohësisht të kërkojmë drejtësi deri në fund për shkaktarët e këtij gjenocidi të pamëshirshëm. Duhet të ndërgjegjësohemi e përgjegjësohemi që bashkëjetesën etnike-fetare dhe kulturore ta ruajmë e ta forcojmë, pa lejuar askënd të helmojë dhe të përçajë popujt dhe kombet tona, në mënyrë që tragjedi të tilla t’i përkasin vetëm të kaluarës së hidhur të historisë së rajonit tonë”,- shkruan Presidenti Meta. Fotoja e
publikuar nga presidenti është bërë pak ditë më parë gjatë vizitës në Sarajevë. Në pamje duket xhamia, kisha dhe sinagoga, të cilat ndodhen thuajse në të njëjtin vend, si simbol i bashkëjetesës fetare. Kreu i shtetit shton se “kjo foto e qytetit të bukur të Sarajevës, ku harmonizon natyrshëm objektet e besimeve të ndryshme fetare, të shërbejë për të ecur përpara drejt të ardhmes se përbashkët në Bashkimin Europian, duke evidentuar
edhe trashëgiminë historike të bashkëjetesës mes kombeve dhe popujve të rajonit tonë”. Dje u shënua 24-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe
djem myslimanë. Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Europë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.