www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 111 (8552)
E diel, 12 Maj 2019
Çmimi 30 Lekë
DJE, SITUATË LUFTE!
FAQE 3
Dhunë e tmerrshme policore mbi Protesta e opozitës, policia rreh drejtuesin e PD, Sait Dollapin. barbarisht protestuesit dhe helmon qytetarët me gaz lotsjellës Pse heshtin ndërkombëtaret?
FAQE 2
Në foto: Pamje nga dhuna mbi Sekretarin Organizativ të PD, Sahit Dollapi
FAQE 4-5
Në foto: Pamje nga përplasjet dje në protestë
ANALIZË
E PAPRECEDENTË
DHUNA NË PROTESTË
REAGIMI
PRESIDENTI
Dhunë kriminale mbi Sahit Dollapin!!!
Studentë nga vendet e BE sulmohen nga policia në protestë
Bujar Nishani: Rama e Lleshi, llogari të hapur me ligjin e qytetarët
Kryeministri përgëzon policinë për dhunën ndaj protestuesve
Kreu i shtetit, Ilir Meta, apel palëve: Shmangni dhunën. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet në spital, jo në polici
Nga Ylli Dylgjeri
Me rrahjen në publik të Sahit Dollapit policia i tejkaloi kompetencat dhe ushtroi dhunë të egër e të panevojshme. Dikush duhet përgjigjet! Sahit nuk kishte shkop, armë, apo mjete dhune në duar e Tij. Ai kishte vet një gundragaz për tu mbrojtur... FAQE 2
FAQE 5
FAQE 6
FAQE 4
LAJM I ORËS SË VONË
Situatë e tensionuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, mbi 50 të shoqëruar
FAQE 24
FAQE 2
POLITIKE
2
E diel, 12 MAJ 2019
Kreu i shtetit: Sahit Dollapi duhet të shoqërohet në spital, jo në polici
Presidenti Ilir Meta: Shmangni aktet e dhunës
FORUM
Dhunë kriminale mbi Sahit Dollapin!!! Nga Ylli Dylgjeri
P
residentit të Republikës, Ilir Meta ka bërë disa herë apele për shmangien e dhunës që në nisje të protestës. Në një nga reagimet e fundit, ai ka kërkuar që Sekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi të dërgohej për kurim në spital pas dhunës së ushtruar.“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”,- deklaron Presidenti Meta.Kjo është deklarata e katërt që kreu i shtetit ka bërë lidhur me ngjarjet e sotme të rënda që kanë ndodhur gjatë protestës së opozitës. Më herët Presidenti i bëri thirrje palëve që të shmangin aktet e dhunës. “I bëj thirrje sërish të gjithë individëve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe Policisë së Shtetit të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve”,thuhet në reagimin e kreut
të shtetit pak orë më parë. Më herë Presidenca njoftoi se “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u
kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”.
DHUNA POLICORE MBI SAIT DOLLAPIN
Me rrahjen në publik të Sahit Dollapit policia i tejkaloi kompetencat dhe ushtroi dhunë të egër e të panevojshme. Dikush duhet përgjigjet!Sahit nuk kishte shkop, armë, apo mjete dhune në duar e Tij. Ai kishte vet një gundragaz për tu mbrojtur. Dhunshëm i rrëmbyen kundragazin. Përpara kamerave pamë një tejkalim dhune. Policia me heqjen e gundragazit të Sahitit hoqi dhe maskën e Policisë që duam. Nuk është vetëm turp…Eshtë dhunë. Është kriminale.Barbare.
MBAHET I ARRESTUAR NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE
Reagon Nishani: Rama e Lleshi, llogari të hapur me ligjin e qytetarët Rrihet barbarisht Sekretari i PD, Sahit Dollapi P
Pas dhunës barbre që forcat e FNSH ushtruan ndaj sekretarit organizativ të PD-së Sait Dollapi, ka ardhur edhe ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani.Përmes një reagimi në Facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD shprehet se, Edi Rama, Sandër Lleshi dhe drejtuesi policor i aktit të torturës mbi Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike kanë llogarinë e hapur më të madhe me ligjin dhe popullin opozitar“Pas 28 vitesh në Shqipëri segmente të inkriminuara, të rekrutuara vitet e fundit në Policinë e Shtetit rikthyen aktet e torturës, në sheshe publike kundër eksponentëve të opozitës politike. Edi Rama, Sandër Lleshi dhe drejtuesi policor i aktit të torturës mbi Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike kanë llogarinë e hapur më të madhe me ligjin dhe popullin opozitar. Tortura publike nuk ka asnjë proporcionalitet dhe nuk do mund të harrohet për asnjë çmim”, thuhet në reagimin e Nishanit. Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
olicia ka dhuruar dje një spektakël makabër të denjë për kohën e Kilit të Pinoçetit. Pasi ka humbur durimin dhe lënë nervat ajo ka filluar të godasë duke mos pyetur për ligj. Viktimë e kësaj barbari ka rënë edhe sekretari organizativ i PD dhe ish drejtori i CEZ, Sait Dollapi.Një grup policësh i kanë kërkuar atij që po qëndronte në mënyrë paqësore në rrugë të hiqte maskën kundra gazit lotsjellës. Pasi ak ka rrefuzuar të bëhej viktimë e gazit, ka vrapuar për tiu larguar policëve. Por në këtë moment është penguar në tokë dhe është shtrirë në asfalt. Në këtë moment një bandë prej pesë gjashtë efektivësh të veshur me mburoja dhe skafandra janë vërsulur me shkopinj gome mbi protestuesin e shtrirë në mënyrë difensive në tokë. Pamjet janë barbare dhe ushtrim i një dhunë shproporcionale që tregon se policinë e kanë lënë nervat. Kur i kishte të gjitha mundësit ta neutralizonte Dollapin dhe ta merrte qetësisht atë efektivët janë sulur mbi të me një furi
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
kriminale.LulzimBasha mbajti menjëherë një deklaratë për media duke thënë se Dollapi bëri ç’është e mundur gjatë gjithë
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
protestës të mbronte policinë nga zemërimi i turmave dhe deklaroi se ai është dhunuar me urdhër të Ramës dhe Lleshit.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 12 MAJ 2019
DJE, SITUATË LUFTE! Tirana është kthyer dje në mbrëmje në një shesh beteje mes policisë dhe protestuesve. Protesta e jashtëzakonshme për nga pjesëmarrja në mitingun para Kryeministrisë ka përfunduar me dhunë policore të egër dhe me gaz helmues ndaj qytetarëve. Tubimi nisi në orën 18:30 me mesazhe paqësore dhe me fjalime kundër qeverisë “Rama”. Incidentet sporadike mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë u shmangën me kujdes nga ana e drejtuesve të opozitës. Ishte vet kreu i PD-së, Lulzim Basha që në fjalimin e tij ju drejtua protestuesve që të mos konfrontoheshin me policinë duke ju drejtuar se punonjësit e rendit janë “vëllezërit dhe motrat tanë”. “Asnjë prej nesh këtu nuk ka ardhur të lëndojë e të prekë asnjë prej vëllezërve dhe motrave tona me uniformë. Qëllimi ynë këtu është të dërgojmë një mesazh të prerë dhe final kryehajdutit, kryebanditit në krye të qeverisë së paligjshme, Edi Ramës dhe skotës së tij të hajdutëve. Dhe mesazhi ynë për të është “Rama ik”,- deklaroi Lulzim Basha. Deklarata e Lulzim Bashës është jo vetëm thirrja e një politikani të përgjegjshëm, por edhe dëshmi se me gjithë njëmijë e një arsyet që kanë për të protestuar kundër qeverisë, dhuna nuk është mjeti me të cilën opozita kërkon të vijë në pushtet. Por qëndrimi i opozitës kundër dhunës dhe protesta gati artistike me droga dhe elementë spektakli mori si përgjigje një dhunë të egër policore. Në orën 21:00, kur protestuesit u nisën drejt selisë së Kuvendit, qytetarët protestues u sulmuan me gaz helmues dhe makina me ujë me presion. Si asnjë herë më parë policia hodhi gaz helmues jashtë çdo norme të lejuar me ligj. Qindra qytetarë u helmuan dhe janë shtruar në spitalet e Tiranës si pasojë e dëmeve që u ka shkaktuar gazi helmues. Pamjet e transmetuara nga media, tregonin gra dhe të moshuar të shtrirë në rrugën para parlamentit si pasojë e
dëmeve që kishin pësuar nga gazi. Ndërkohë helmi nuk dëmtoi vetëm protestuesit por edhe banorët që jetojnë në zonën afër Parlamentit. Por akti më i rëndë ishte dhunimi barbar i Sahit Dollapit, Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike. Televizioni “Ora Neës” dhe neës 24 arritën të filmonin momentin më të rëndë kur drejtuesi i lartë i PD u sulmua nga shtatë policë të veshur me skafandra dhe u rrah në mënyrë shtazarake. Dollapi u sulmua pa pasur asnjë motiv nga policia dhe pa qenë në asnjë moment në shkelje ligjore. Pamjet televizive tregojnë pa asnjë mëdyshje se dhunimi i një zyrtari të PD u bë në mënyrë barbare pa asnjë arsye, duke dëshmuar tejkalimin e ligjit nga ana e
forcave të rendit. Veç Sahit Dollapit policia u tregua agresive dhe me ish-deputeten Albana Vokshi dhe drejtues të tjerë të Partisë Demokratike. Dhuna ndaj eksponentëve të lartë të PD-së hedh dyshime të forta mbi urdhrat që ka marrë policia. Dollapi dhe Albana Vokshin ishin ndër drejtuesit e opozitës që gjatë gjithë protestës kanë mbajtur protestuesit të mos ishin agresivë dhe kanë ruajtur policët në shërbim që të mos dëmtoheshin. Pikërisht për këtë arsye, dhuna e djeshme e policisë ishte jo vetëm pajustifikuar, por dhe arsyeja kryesore se përse protestuesit reaguan në mënyrë të ashpër në disa raste. Ministri Sandër Lleshaj njoftoi dje në mbrëmje se ishin 11 policë të plagosur,
ndërkohë që nuk tha asnjë fjalë për qindra qytetarët në spitale me probleme serioze nga gazi helmues dhe as nuk e përmendi dhunën barbare ndaj Sahit Dollapit. Ndërkohë situata deri në orët e para të mëngjesit në Tiranë ka qenë në gjendje lufte. Policia e Shtetit, forcat speciale, Ndërhyrja e Shpejtë dhe gjithë strukturat e shtetit patrullonin në qendër të Tiranës me masa dhe të armatosura rëndë. Tirana i ngjan një shtet rrethimi dhe një lufte të pashpallur. Një luftë që mund të shmangej fare thjesht. Mjafton që Edi Rama, njeriu përgjegjës për gjithë çfarë po ndodh këto kohë në vend të jepte dorëheqjen dhe ti thërrasë arsyes. Me vetëdije po e çon vendin në luftë vetëm për hir të karriges së tij. Qamil Xhani
POLITIKE
4
E diel, 12 MAJ 2019
Edi Rama dhe Sandër Lleshaj helmojnë të gjithë kryeqytetin. Protesta e opozitës trondit karrigen e pushtetit
S
ituatë tepër e tensionuar ajo që nisi pasditen e djeshme dhe që përfshiu Tiranën deri në orët e para të mëngjesit të sotmë. Prej më shumë se 7 orësh opozita vijon protestën e saj me thirrjet “Rama ik!” Molotov, tymuese, fishekzjarre u hodhën nga protestuesit, ndërsa policia i zmbrapste me gaz lotsjellës dhe molotov. Protesta nisi rreth ores 18:30 fillimisht para Kryeministrisë për t’u zhvendosur pas 3 orësh para Parlamentit, dhe prej orës 22:45 minuta ajo do të rizhvendosej para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Edhe në zhvendosjen e radhës është paraqitur një situatë shumë e tensionuar para Drejtorisë së Policisë, ku mediat raportonin për thyerje të xhamave, ndërsa nuk kanë munguar kundërpërgjigjet e ashpra të policisë me hedhje të gazit lotsjellës dhe ujë. Policia informon se janë mbi 50 persona të ndaluar. Edhe përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka pasur tensione mes policisë dhe protestueseve. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe kapsolla, molotov si dhe u kanë vënë zjarrin koshave të plehrave. Nga ana tjetër policia ka bërë ndalimin dhe shoqërimin e disa militantëve. Në një moment ka ndërhyrë edhe ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi e cila përpiqej të ndalonte efektivët që të mos arrestonin protestuesit. Militantet e opozitës u drejtuan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas shoqërimit dhe dhunës që Policia ushtroi ndaj Sait Dollapit, Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike. Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe mbështetës të shumtë mbërritën pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranë pas shoqërimit të sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi. Në hyrje të drejtorisë së Policisë së kryeqytetet protestuesit hodhën tymuese. Një situatë kaotike mbizotëroi në zonë nga hedhja e mjeteve piroteknike dhe tymueseve, duke shkaktuar shqetësime edhe për mijëra banorë që jetojnë në zonën e madhe rreth e rrotull godinës së Policisë së Tiranës. Policia ka afruar edhe një autobot uji dhe filloi menjëherë hedhjen e ujit drejt protestuesve, duke shpërndarë protestuesit dhe në mes të rrugës është vendosur një kordon policor. PROTESTA MINUTË PAS MINUTE Ora 17:47 – Banorët e Unazës së Re nisen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”
Policia dhunon barbarisht jo vetëm protestuesit, por dhe qytetarët në shtëpitë e tyre
Banorët e Unazës së re që prej muajsh protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe janë nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Ora 18:00 - Rreth 300 të rinjtë e PPE që janë në Tiranë, me të cilët pasdite ish-kryeministri Sali Berisha mbajti edhe një takim do të ishin pjesë e protestës së opozitës. Ora 18:32 - Banorët e Unazës së Re të kryesuar nga ish-deputeti Klevis Balliu mbërrijnë te PD. Ora 18:33 - Basha del nga selia e PD-së, pritet me ovacione nga protestuesit. “Basha, Basha, Shqipëria është me ty!”, “Rama ik!”, janë disa nga thirrjet e tyre. Ora 18:35 - Të rinjtë e PPE marrin pjesë në protestë. Ora 18:38 - Nis marshimi i protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mbizotërojnë simbolet kombëtare. Ora 18:48 - Hidhen shashka dhe tymuese nga protestuesit e mbledhur në bulevard
Ora 18:50 - Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari paralajmëron kryeministrin Rama dhe ministrin Lleshaj të mos provojnë protestuesit. Ora 18:49 - Protestuesit pajisen me maska antigaz te selia blu. Ora 18:53 - Hidhen sërish tymyese nga protestuesit. O r a 1 8 : 5 4 - Basha dhe
Kryemadhi do të dalin nga selitë e partive në orën 19:00. Ora 18:55 - I bashkohet protestës së opozitës edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Ora 18:58 - Sërish tymuese në bulevard. Ora 19:02 - Basha me të rinjtë del nga selia e PD-së dhe niset
drejt Kryeministrisë. Ora 19:04 - Edhe Kryemadhi del nga selia e LSI-së, bashkë me mbështetësit niset drejt Kryeministrisë. Ora 19:06 - Protestuesit hedhin bojë, kapsolla dhe tymuese drejt godinës së Kryeministrisë. Ora 19:07 - Kryemadhi ka një mesazh për Ramën: E di shumë mirë që zyra e tij pushtohet në një sekondë Ora 19:15 - Protestuesit përplasen me policinë, shtyhen. I vënë flakën derës së Kryeministrisë. Zjarr edhe te Kuvendi. Ora 19:29 - Protestuesit vazhdojnë të hedhin molotov drejt godinës së Kryeministrisë. Në derën kryesore dhe fasadë ka zjarr herë pas here. Ndërkohë zjarrfikësit e pozicionuar në krah të godinës po vijojnë të shuajnë flakët. Ora 19:30 - Policia bën thirrje për të shmangur hedhjen e lëndëve djegëse dhe mjeteve pirotektnike. Disa protestues ngjiten në shkallët e Kryeministrisë. Ora 19:31 - Situatë e tenisonuar para Kryeministrisë. Nga protestuesit hidhen molotov ndërkohë që nga dritaret e kryeministrisë po hidhet ujë dhe gaz lotsjellës. Ora 19:35 - Një protestues i lënduar nga gazi transportohet me ambulancë. Ora 19:37 - Protestuesit rikthen para Kryeministrisë pasi u shpërndanë nga gazi. Basha merr fjalën: Bashkohuni me ne, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ora 19: 47 - Basha po mban fjalen: “Kjo është betejë për jetë a vdekje. Beteje deri në fund dhe fitore: Rama ik! Sakrificat që kjo Shqipëri nuk bëhen për një parti politike apo koalicion opozitar dhe bashkimi ynë është i pathyeshëm. Ora : 19: 49 - Disa herë ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë, si (Vijon në faqen 5)
POLITIKE
5
E diel, 12 MAJ 2019
KRYEMINISTRI PËRGËZON POLICINË PËR ARRESTIMIN E DOLLAPIT: NDERUAN UNIFORMËN E SHTETIT
Protesta, Rama: Qeverisë s’ka ç’i bën, por Shqipërisë i bën dëm K
ryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një mesazhi në rrjetet sociale pas protestës së opozitës që vijonte ende në bulevard para Kryeministrisë. Rama nuk e fsheh trishtimin për atë që po ndodhte poshtë zyrës së tij, ndërsa ka dhe një mesazh për ata që mbështesin opozitën. Ai thotë se kjo politikë qorre nuk ka ç’ti bëjë qeverisë, por Shqipërisë i bën dëm. “Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman
ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm”, u shpreh Rama. Menjëherë pas arrestimit të Anëtarit të Kryesisë së PD-së, Sait Dollapi, kryeministri Edi Rama ka përgëzuar punën e Policisë së Shtetit, që sipas tij ka përballuar me profesionalizëm protesën e opozitës. Rama i uron shërim të shpejtë policëve
të plagosur dhe premton ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve. “Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, u shpreh dje në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama.
(Vijon nga faqja 4)
dhe dëgjoheshin shashka. Hidhet serish molotov drejt derës së Kryeministrisë. Ora 19: 50 - Ministri Lleshaj mesazh në rrjetet sociale: Me molotov nuk ndertohet demokracia Ora 19: 52 Meta reagon për protestën, u bën thirrje palëve: Ruani qetësinë, shmangni dhunën! Ora 20: 15 Protestuesit janë zhvendosur në pjesën e pasme të kryeministrisë. Ka pasur hedhje gazi edhe në atë pjesë të kryeministrisë Ora 20:22 Kryetari i PD-se ndodhet ne segmentin rrugor qe lidh bulevardin me RTSh. Ka tension. Ora 20:30 – Skadon afati i lejes për protestë nga Policia e Tiranës, e cila kërkesës së opozitës i ishte përgjigjur duke i vënë afatet kohore 18:30 – 20:30. Ora 20: 31 - Rames i shkruajne ne mur: IK IK Veç molotovit, protestuesit nuk kanë kursyer drejt godinës së kryeministrisë edhe hedhjen e bojës së zezë. Ndërsa përmes një projektori në gjithë fasadën shfaqej dhe mesazhi kryesor i kësaj proteste: Rama ik! e duam Shqiperine si te gjithe Europa. Ora 20: 35: Rama ironizon protestën Kryeministri, Edi Rama, ka zgjedhur rrjetin social tëitter për të komentuar atë çfarë po ndodh para zyrës së tij. Përmes një postimi, Rama shkruan:”Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Ora 20: 57 Protestuesit tentojne te hyjne ne kryeministri, zbrapsen me gaz lotsjellës. Ora 20:50 – Flamur Noka u bën thirrje protestuesve t’i drejtohen parlamentit. Protestuesit marshojnë drejt saj. Ora 20: 58 Basha dhe protestuesit zhvendosen drejt
Parlamentit Ndersa protestuesit marshojne drejt parlamentit, shtohen dhe forcat policore. Hidhet molotov drejt parlamentit. Ora 21: 27 - Hidhet gaz lotsjelles dhe molotov para parlamentit Situata e tensionuar u përshkallëzua edhe para parlamentit kur u hodh fishekzjarre dhe molotov ndërkohë që policia u kundërpërgjigj me gaz
lotsjellës. Protestuesit herë herë zbrapsesish kur hidhej gazi lotsjellës dhe më pas ktheheshin sërish para parlamentit Ora 21:30 - Vijon te jete e tensionuar situata para parlamentit. Protestuesit therrasin Rama ik ndersa ka nje perforcim me te madh te policise. Ne vendngjarje ndodhen dhe dy autobote me uje. Ora 21: 43 Ambasada amerikane i bën thirrje
drejtuesve të protestës të ndalin dhunën. “Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, tha Ambasada amerikane në reagimin e saj. Ora 22: 00 – Lleshaj bën bilancin e policëve të lënduar Ministri i Brendshem Sander Lleshaj permes nje postimi ne Tëitter deklaron se jane 13 police te lenduar. “13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike. Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!”, u shpreh ministri Lleshaj. Ora 22:00 - Vrapon dhe rrëzohet, policia e godet me shkop gome Sait Dollapin Një episod i rëndë u regjistruar mes Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ish-drejtorit të
CEZ, Sait Dollapi, njëherësh edhe Sekretar Organizativ i PD. Dollapi i është afruar me maskë antigaz pranë kordonit të policisë. Polici i kërkon të heqë maskën dhe u bën me shenjë policëve të tjerë ta shoqërojnë. Dollapi refuzoi ta hiqte maskën dhe të shoqërohet, dhe vrapon me vrap. Gjatë vrapimit ai rrëzohet. Policia sulet mbi të dhe e godet me shkop gome. Më pas shoqërohet në polici. Ora 22: 17 - Partia Demokratike niset drejt policise se Tiranes ku ndodhet i ndaluar sekretari organizativ Sait Dollapi. Ora 22: 32 - Protestuesit zhvendosen drejt policise se Tiranes pas thirrjes se kryetarit te PD-se nga selia blu. Kreu i Partisë Demokratike dënoi dhunën ndaj Sekretarit Organizativ të PD-së, Sait Dollapi. Në një fjalim të shkurtër nga selia e PDsë, Basha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ftoi protestuesit të zhvendosën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tij. “Me urdhër personal të Edi Ramës, është dhunuar në mënyrë të pashembullt Sekretari Organizativ i PD-së Sait Dollapi, i cili gjatë gjithë protestës ka bërë gjithçka për të mbrojtur efektiët e policisë, ka dalë para gurëve dhe fishekzjarreve. Por me urdhër të Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj është dhunuar në mënyrën më barbare të mundshme, është shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në emër të opozitës i bëj thirrje ta lirojnë një orë e më parë, ndërkohë që u bëj thirrje të gjithëve ju të nisemi drejt Drejtorisë së Tiranës”, u shpreh Lulzim Basha. Ora 22: 43 - Para drejtorisë së policisë së Tiranës po hidhet gaz lotsjellës Ora 00:15 – Basha largon protestuesit para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke i tërhequr drejt selisë blu, ku dhe do të mbyllej përfundimisht protesta e djeshme e opozitës.
POLITIKE
6
E diel, 12 MAJ 2019
Kreu i PD-së, apel protestuesve: Mos qëlloni policinë, beteja jonë me qeverinë. Kuvendi i sovranit mesazh të prerë për Edi Ramën
N
ë fjalën para mijëra protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kryedemokrati Lulzim Basha, u shpreh se mesazhi për Edi Ramën është një dhe i prerë: nuk do të mundet më të bllokojë rrugën Europiane të Shqipërisë. “Jemi mbledhur në referendumin më të madh, nga Shkodra në Vlorë, nga Tropoja në Gjirokastër, ju uroj nga zemra mirësekeni ardhur në Kuvendin e sovranit. Jemi mbledhur sot këtu me një mision, për të çliruar Shqipërinë e krimit të korrupsionit, për Shqipërinë si gjithë Europa. Jemi mbledhur sot këtu me një kushtrim me një qëllim, me një mision për të mos pranuar më kurrë Shqipërinë e krimit, të korrupsionit, hajdutërisë, por për Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipëri si gjithë Europa ka 30 vite që shqiptarët bëjnë sakrifica të përditshme. Jemi sot në një udhëkryq të tmerrshëm produkt i një njeriu dhe klanit të tij të babëzitur, ndaj jemi këtu për ti dhënë një mesazh të prerë: Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën drejt Europës. Rama ik! 6 vite e gjysmë të sundimit kriminal të Ramës e kanë lënë Shqipërinë jashtë europës, vendi i vetëm në botë pa gjykatë kushtetuese. Sot drejtësia shqiptare është më e kapur se kurrë, kjo është vepra e zezë e Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale. Rama ik!”, u shpreh Basha. Ndërsa situata u tensionua kryedemokrati Basha apeloi protestuesit të mos qëllojnë në drejtim të forcave të policisë. Basha tha se beteja është me atë që e konsideron qeveri të krimit dhe jo me punonjësit e policisë. “Mos sulmoni policinë beteja jonë është e lidhur me krimin, me qeverinë e krimit, beteja jonë nuk do të përfundojë. Asnjë s’ka ardhur të lëndojë apo të prekë vëllezërit e motrat me uniformë, qëllimi për një mesazh të prerë e final kryebandit Edi Ramës, dhe mesazhi për të është: Rama ik. Le të vazhdojmë qëndresën tonë protestën tonë, misionin tonë s ka forcë që e ndal. Këtë betejë nuk e bëjmë për pushtet, për parti për karrige, nuk e bëjmë për mandate, mandatet tona ishin të pastra nga krimi e droga por ne ia kthyem qytetarëve sepse nuk do të ketë më parlament fasade e zgjedhje false. Nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë e ta shpërndajë vullnetin tonë sot. Bashkohuni miqtë e mi, vëllezër e motra. Protesta vazhdon e do të vazhdojë. Beteja do të vazhdojë deri në fitore. E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. Asgjë më kriminale nuk ka se pasi të vjedhësh taksat e popullit ti përdorësh ato për të helmuar protestuesit. Prandaj si garancia e vetme për kushtetutë dhe ligj, me një kërkesë, me një
Protesta, Basha: Ora e lojës me popullin dhe fatin e tij ka marrë fund
mision, me një qëllim, “E duam Shqipërinë sie gjithë Evropa”.”, u shpreh kryedemokrati Basha. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, lideri i opozitës Lulzim Basha është shprehur se me këtë qeveri të inkriminuar nuk ka Europë. “Nuk janë të majtë, nuk janë socialistë. Janë kriminelë. Ata janë themeli i këtij pushteti kriminal. Ata kanë marrë peng të ardhmen tonë. E duan Shqipërinë jashtë Europës. Se Europa të korruptuarit i çon në burg. Rama ik! Kanë mbytur me gaz fëmijë për të grabitur, kanë arrestuar studentë, duan të asgjësojnë Akademinë e Shkencave, por kriminelët nuk i prek, nuk i prek drejtësia e korruptuar. Rama ik! Të çlirojmë Shqipërinë nga zgjedhjet me krim dhe kriminelë. Kjo është sot detyra më e lartë patriotike, është parakushti për të hapur rrugën e bllokuar drejt Europës”, u shpreh Basha. Sipas tij për të realizuar ëndrrën e Shqipërisë si Europa, shqiptarët duhet ta fitojnë këtë betejë Kryetari i opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, nga mesi i qindra mijërave që e kanë rrethuar përballë kryeministrisë i ka bërë thirrje Ramës të ikës sa më parë, pasi nuk ka Evropë me zgjedhje të blera, duke e cilësuar atë arkitektin e një Shqipërisë të korruptuar. “Vëllezër dhe motra jemi në një udhëkryq të tmerrshëm, produkt i lidhjes së qeverisë së krimit, produkt i njeriut që ka vënë interesat e tij dhe të krimit mbi interesat e fëmijëve tuaj. Ndaj jemi këtu
për ti dhënë një mesazh të qartë, që nuk e bllokon dot më rrugën e Evropës për shqiptarët. 6 vite e gjysëm të sundimit kriminal të organizatës së tij kriminale e kanë lënë Shqipërinë jashtë Evropës, vendi i vetëm në Evropë pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, ku sot drejtësia shqiptare eshtë më e korruptuar se kurrë. Kjo është vepra më e zezë e Edi Ramës. Por destini ynë europian nuk mund të mbetet më në duart e një klike, e një vullnetit të një kryeministri më të korruptuar, më të inkriminuar që ka njohur Shqipëria. Ora e lojës së fateve të popullit ka marrë fund. Tani ka vetëm një rrugë. Ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi. Kjo është beteja për Europën. Nuk ka Europë pa ndëshkuar Edi Ramën dhe politikanët e kapur duke vjedhur zgjedhjet.” tha Basha. Pjesë nga fjalimi i Bashës Ju uroj nga zemra mirëse keni ardhur në Kuvendin e Sovranit. Me një kushtrim jemi mbledhur sot, me një qëllim për të mos pranuar më kurrë Shqipërinë e krimit, korrupsionit, hajdutërisë, dyvakut aziatik të Edi Ramës, por të Shqipërisë si e gjithë Europa. Ka 30 vite që shqiptarët bëjnë sakrifica të përditshme që ju të gjithë e dini se si në këto 30 vite e vetmja mënyrë për të rilindur ishte përmes largimit. Ne e futëm Shqipërinë në NATO. Ne hoqëm vizat dhe kthyem dinjitetin qytetarëve shqiptarëve. Ne jemi sot përsëri në një udhëkryq të tmerrshëm produkt i lidhjes
së krimit me qeverinë. Ne jemi këtu për ti dhënë një mesazh të qartë e të prerë Ramës nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. “Rama ik”! 6 vite e gjysmë të sundimit kriminal të Ramës dhe Organizuatës së tij e kanë lënë Shqipërinë jashtë Euorpës. Vendi i vetëm në botë pa Gjykatë Kushtetuese. Ora e lojës me popullin dhe fatin e tij ka marrë fund. Bashkimi i Edi Ramës me krimin ka qëllim të dhunojë shqiptarët, të dhunojë zgjedhjet. Shumë duhet të jenë në burg, por janë sot të pandëshkueshëm. Zgjedhje me krimin nuk do të ketë më. Sot do të bëhet e parë norma e parë e Shqipërisë Europiane. ne do të dëgjomë misionin tonë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Sot na nderojnë në këtë protestë studentët e PPE, përfaqësues të partive simotra nga të gjitha vendet e Europës. Mos provokoni! Ndalni dhunën ndaj invalidit. Nuk vjen e keqja nga invalidi, vjen nga Rama i lidhur e krimin. Efektivët e policisë janë vëllezërit tanë! Ata janë po kaq të kërcënuar nga krimi sepse krimi është komandanti i vërtetë i Policisë së Shtetit. Mos cënoni efektivët e policisë. Beteja jonë është me krimin, me qeverinë e lidhur me krimin. Jemi këtu për ti dhënë një mesazh kryehajdutit. Misionin tonë nuk ka forcë që ta ndalë. Këtë betejë nuk e bëjmë për pushtet, parti, karrige, mandate. Mandatet tona ishin të vetmet mandate të pastra. Zgjedhje, drejtësi, ekonomi,
shëndetësi, arsim fallco nuk do të ketë. Jini krenar për këtë që keni arritur. Bashkimi më i madh i shqiptarëve. Në vetëm 12 javë është zgjuar shpresa. Është rikthyer besimi se ky vend mund të bëhet dhe do të bëhet. Jemi këtu jo për një betejë pushteti, por për një transformim të thellë politik, kushtetues, zgjehdor të standardeve të Europës, Amerikës. Ku kurrë më krimi të mos diktojë zgjedhjet. Rama ik. Dy Shqipëritë janë përballë njera-tjetrës, por kurrë nuk kanë qenë kaq të tkurrura, të vogla. Ju jeni Shqipëria e shpresës. Ndaj në këtë betejë nuk ndahemi, por bashkohemi të djathtë e të majtë. Jemi të vendosur që misionin tonë për Shqipërinë Europiane ta bëjmë realitet. Asnjë hap pas nuk do të ketë në betejën tonë. Ky grusht kriminelësh nuk do të ketë shans ti verë këmbën në fut shqiptarëve sepse ata tani kanë kurajo, mençuri, vendosmëri, të luftojnë së bashku për Shqipërinë. Rruga e zgjidhjes politike e parashtruar me përgjegjësi nga opozita, mazhoranca e re në vend është rruga që duhet dhe do të bashkojë çdo faktor të përgjegjshëm në politikë. Qeveri tranzitore siç është e shkruar në kushtetutë ashtu do të jetë. Kjo nuk është lojë. Ky nuk është vetëm një rast tjetër për të treguar forcat,m por është beteja për jetë a vdekje. Minuta, orë, ditë dhe javët e ardhshme janë deçizive. Askush këtu që i ka sytë tek ky bashkim i shqiptarëve nuk duhet të ketë dyshim se cila është vija jonë e Kuqe. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Dhe Europës ne i sjellim një vlerë unike, vlerëns e bashkimit në shpirt dhe në zemra. Ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar të gjithë juve që agjëroni. Ky është bashkimi më i madh që ka parë ky shesh në muzg apo agim, Ky është muzgu i Tiranisë. Ju jeni aksionerët e Shqipërisë si gjithë Europa. Zotohem para jush sot, se çdo ndryshim kushtetues, politik, zgjedhor, do të bëhet realitet vetëm kur ta fotoni ju me një referendum kombëtar dhe popullor. Rama ik. Zot në shtëpitë tuaja do jeni ju, në institucione do jenë ata që do zgjidhni ju. Do ti votoni ju dhe do ti shkarkoni ju. Kjo është Europa. Të gjithë bashkë jepini dorën njeri tjetrit dhe të japim këtë mesazh liri a vdekje, demokraci a vdekje.
POLITIKE ISH-DEPUTETI I LSI-së
7
E diel, 12 MAJ 2019
Protesta, Vasili: Edi Rama ka ikur, e ka mbaruar punën e tij
N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili në një prononcim për mediat nga protesta deklaroi mbrëmjen e djeshme se me atë çfarë ndodhi në bulevard, Edi Rama ka ikur. “Kam një mesazh shumë të thjeshtë se nuk e di se në ç’vrimë është futur, por kudo që të jetë i shikon se ç’ka ndodhur, ka ikur, ka mbaruar punën e tij. E vetmja gjë që po bën është që po bëhet qesharak, po zvarritet në mënyrë të turpshme dhe po rëndon shumë e më shumë fundin e tij.
Të largohet sa më parë për veten e tij, jo për shqiptarët. Shqiptarët e kanë marrë vendimin. Unë u jam mirënjohës edhe solidaritetit të tyre që nuk kanë mundur të vijnë. Tanimë sheshet e Shqipërisë janë të vogla për këtë popull që del e proteston. Ka edhe mijëra njerëz të tjerë që janë po kaq të zemëruar, egërsuar me qeverinë pavarësisht mospranisë së tyre sonte këtu. Ne jemi këtu edhe për ata”, u shpreh dje ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga protesta: Rama do t’i shtyjë zgjedhjet, kandidatët kalimtarë
N
dërsa nisi marshimin nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’iu bashkuar protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i dha edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama. Teksa falënderoi qytetarët që iu bashkuan thirrjes së opozitës, Kryemadhi i kujtoi Ramës se nëse duan, ata mund t’i hynë për 1 minutë në zyrë atij. Prandaj, tha ajo, Rama duhet t’i japë mundësinë shqiptarëve për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Së pari dua të falënderoj të gjithë ata qytetarë që janë mbledhur sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ por edhe të gjithë ata shqiptarë që besojnë në Zot dhe që gjejnë forcën dhe besimin për t’u ringritur dhe për të ringjallur shpresën te fëmijët e tyre dhe të rinjtë shqiptarë. Së dyti, dua t’ju falënderoj ju medieve, ju gazetarëve të terrenit që nuk iu ndatë në asnjë moment protestave të opozitës, pavarësisht presionit, pavarësisht çdo shantazhi që ushtrohet ndaj jush. Ju keni qenë në maksimum prezent për të qenë realist. Ndërkohë nga ana tjetër i dua të jem shumë mirënjohëse të gjithë atyre qytetarëve të Tiranës që janë përgjigjur kërkesës së opozitës, e cila nuk është thjesht një kërkesë politike, por mbi të gjitha është një kërkesë që ka të bëjë me mbijetesën e shqiptarëve. Kam edhe një mesazh për Edi Ramën që besoj që nuk do të jetë në zyrën e tij, si gjithmonë, por duhet që me gjithë ata njerëz aty në shesh ai e di shumë mirë që në 1 sekondë zyra e tij pushtohet, por ky është një mesazh për të që ai të kuptojë që do të jetë shumë më keq për të nëse qytetarët do t’i hynë në zyrë. Prandaj duhet t’i japë mundësinë shqiptarëve për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, të çlirojë Partinë Socialiste nga kapja që i ka bërë në mënyrë që të ringjallë sado pak shpresën te socialistët, por edhe te shqiptarët”, tha Kryemadhi. Prononcimet e Kryetares së LSI-së Çfarë do të ndodhë në protestën e sotme? A është sot akti final? Nuk është sot akti final. Akti final vjen për rrëzimin e kapjes së shtetit dhe akti final vjen kur shqiptarët të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është një proces i cili do të vazhdojë akoma edhe disa ditë, apo edhe një periudhë kohe të shkurtër,
Kryemadhi; Çdo ditë që Edi Rama vazhdon, rritet urrejtja ndaj tij pavarësisht se për qytetarët dhe për mediat duket e gjatë, sepse varfëria është jashtëzakonisht e madhe, mundësia për të ndryshuar realitetet brenda familjeve shqiptare që nuk kanë mundësi për të ushqyer dhe shkolluar fëmijët e tyre, për të paguar faturat e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm apo taksat e bashkive janë jashtëzakonisht të mëdhaja. Ajo që po ndodh këtu dhe është shumë e rëndësishme është sensibilizimi dhe falënderimi më i madh është që çdo protestë që bëhet njerëzit sa vjen dhe marrin pjesë më shumë dhe kjo do të thotë që ne kemi qenë në rrugën e duhur si opozitë, e kemi filluar me djegien e mandateve që ka qenë një veprim vërtet i paprecedent për ndërkombëtarët mund të themi, por ka qenë një veprim i domosdoshëm për t’u dhënë shqiptarëve mundësinë që Shqipëria nuk është fasadë e një qeveria apo shteti të kapur. Ajo që dua të them dhe që mendoj që është sot gjëja më e rëndësishme është që të gjithë ata deputetë që dogjën mandatet e tyre dhe që pranuan të jenë pjesë e kësaj lëvizjeje treguan në një farë mënyre që edhe pse jemi ne shkaktarë të krijimit të kësaj situate, sepse kjo klasë politike i dha fuqi dhe pushtet maksimal Edi Ramës që ishte përfaqësues i krimit të organizuar, të paktën na ka ngelur një fije ndërgjegje dhe kemi një detyrim moral dhe politik ndaj qytetarëve shqiptarë për të qenë edhe ne si ata dhe për të qenë në krye të këtyre protestave popullore. A do të ketë sot ndonjë surprizë në protestë? Unë mendoj që surprizën juve sapo e patë, janë ata qindra – mijëra shqiptarë që kanë vërshuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit për t’i treguar çdo skeptiku apo mosbesuesi ndaj opozitës që opozita nuk është më pakicë.
Por mendoj që ne sot duhet ti japim shqiptarëve mundësinë që të zgjedhin atë që duan dhe t’u japim mundësinë atyre që të kemi edhe sot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një kapje e shtetit sjell varfërinë e shqiptarëve sepse ai që kap shtetin do ti ketë qytetarët e vet të varfër. Sot Edi Rama ka shpallur listën e kandidatëve për kryetarë bashkie. Mendimi Juaj? Kur kam parë listën e kandidatëve që ka propozuar sot Partia Socialiste aty kam kuptuar që zgjedhjet lokale Edi Rama po punon për ti shtyrë. Kjo është mëse e kuptueshme. Ka ata deputetë, të cilët kërkon ti largojë nga
Kuvendi, sepse nuk ndihet i sigurt me deputetët e tij socialistë dhe nga ana tjetër po të shikosh janë thjesht kandidatë kalimtarë. Pra, besoni se do të ketë një shtyrje të zgjedhjeve? Zgjedhje nuk do të ketë. Kjo është shumë e qartë. Dhe unë jam e bindur. Po të shikoni në Shqipërinë më të rrudhur, është prapë protesta. Vijmë me 16 shkurtin, vijmë me protesta e tjera, të cilat kanë ardhur duke u shtuar. Sot janë dyfishi i protestës së kaluar. Kjo më jep shpresë, kjo më entuziazmon për të kuptuar që njerëzit janë sensibilizuar, njerëzit nuk janë dakord me arrogancën e qeverisë së Edi
Ramës, dhe njerëzit mbi të gjitha kanë kuptuar që reagimi është domosdoshmëri për të ndryshuar realitetin. Një pyetje lidhur edhe me qëndrimin e ndërkombëtarëve. Dy vite më parë, ndoshta në situatë të ngjashme politike kemi pasur një angazhim të ndërkombëtarëve si të BE-së por edhe SHBA-ve, ndërsa këtë herë shohim se ata ia kanë lënë në dorë zgjidhjen politikës në Shqipëri, si e shikoni këtë qëndrim? Sepse kemi qenë ne ata që kemi kërkuar që këtë gjë do ta zgjidhim vetë ne. Tashmë shqiptarët nuk mund të mbajnë më sëmundjen brenda trupit të tyre dhe të lyejnë me makijazh të sëmurin që po lëngon. Sot kërkohet një ndërhyrje e thellë e menjëhershme, e dimë që do të jetë e vështirë, e dimë që do të jetë e lodhshme, e dimë që do të jetë drobitëse por ajo që është më e rëndësishme është që ne duhet ti japim njëherë e përgjithmonë dërrmën kësaj sëmundjeje të rrezikshme që ka emrin e tranzicionit që bashkëngjitet bashkë me krimin e organizuar. Edhe një gjë tjetër për ndërkombëtarët që flasin për çështjen e precedentit, po e them nga kjo protestë kaq e madhe, që është një nga protestat më të mëdha që është bërë ndonjëherë në rajon edhe pse jemi populli më i vogël, edhe pse jemi populli më i varfër, edhe pse jemi populli më i papërkrahur nga ndërkombëtarët. Cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë protestë? Nuk ka më çështje pritshmërishë, pritshmëritë tona janë ato që sot shqiptarët kanë ardhur të gjithë këtu, mendoj se kjo është mëse e mjaftueshme. A keni një mesazh për ti dhënë Kryeministrit Rama dhe qeverisë duke qenë se qytetarët protestues sot nuk paskan ndërmend me sa duket të largohen nga bulevardi? Mund të përdorë gaz sa të dojë, por qytetarët nuk i ndalon dot të rikthehen në Bulevard. Z.Rama duhet ta kuptojë që nuk mund të jetë kundër gjithë këtyre qytetarëve. Nëse është aq i fortë, le ti mbledhë ai në mitingjet e veta. A ekziston një skemë për të vazhduar protestën? Skema është shumë e thjeshtë, qytetarët vazhdojnë dalin, protestojnë. Qëndrojnë. Çdo ditë që ai vazhdon, rritet urrejtja ndaj tij.
POLITIKE
8
E diel, 12 MAJ 2019
ISH-DEPUTETI I LSI-së
“Burrat e mëdhenj dhe karnavalet që qeverisin”, Vasili: Pse protestat janë më e pakta I sh-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të treguar arsyen se për se duhet protestuar kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili ka publikuar dy fotografi të ndryshme, ku në njërën prej të cilës janë anëtarët e
kabinetit aktual të kryeministrit Rama, dhe në tjetrën nënshkruesit e aktit të Pavarësisë së Shqipërisë. Duke marrë shkas nga këto imazhe, ish-deputeti i LSIsë shkruan përkrah fotove se, mjafton të bëhet krahasimi midis themeluesve të shtetit shqiptar dhe atyre që drejtojnë sot vendin, për të kuptuar se protestat janë më e pakta që mund të bëhet për të shpëtuar
sipas tij, fytyrën e Shqipërisë dhe të çdo shqiptari. “Ja cilët janë burrat e mëdhenj, që themeluan dhe qeverisën Shqipërinë e Pavarur, dhe kush janë karnavalet, që qeverisin sot. Shikojini këto foto dhe kuptoni që protestat janë më e pakta gjë për të shpëtuar fytyrën e Shqipërisë dhe të çdo shqiptari”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.
Ish-kryeministri shpjegon qëllimin e opozitës: Ne po luftojmë një regjim, një narkoshtet. Ky është regjimi më i korruptuar që mund të ekzistojë.
I
sh-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalë relativisht të gjatë para të rinjve të organizatave rinore të Partive Popullore Europiane duke iu skanuar situatën që po kalon vendi, me nisje që nga fitorja e socialistëve në 2013 e deri tek dalja jashtë parlamentit e opozitës. Ai tha se në Shqipëri është instaluar kakistokracia dhe se qeverisin bijtë e xhelatëve të diktaturës janë në pushtet duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka kërkuar falje për dënimin që i dha i ati i tij një poeti. “Në Shqipëri është instaluar një regjim që mund të gjendet askund tjetër në botë përveç se në Venezuelë. Në Shqipëri është i instaluar një regjim kakistrokratik. Jam marrë gjatë gjithë kohës të gjej formën, disa politologë e quajnë mobokraci, narkoshtet, e vërteta është që është kakistokraci, nga greqishtja e vjetër, më e keqja. Kreu aktual i qeverisë në vitin 2013 solli në pushtet një nga një të gjithë bijtë e xhelatëve të pop shqiptar, atyre të cilët kishin kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit më monstruoze. Në vitin 1991 nuk kishte PPE dhe IDU ishte organizata që bashkonte partitë e qendrës së djathtë. Në një deklaratë në Paris, politikan 3 mujor, ata e etiketuan Enver Hoxhën, si Hitlerin shqiptar të pasluftës së II botërore. Hoxha nuk kishte bërë krimet e Hitlerit në vende të tjera por në vendin e tij kishte kryer ndaj popullit krimet më monstruoze, ndaj e etiketuan të tillë. Edi Rama i soli të gjithë këta në pushtet. Askush nuk mund të bëjë fajtor të birin për të atit, por duhet t’ui dënosh ato. Edi Rama, i ati i tij është njeriu që firmosi varjen në mes të qytetit të Kukësit, më 12 gusht 1988 të një poeti disident, vetëm se poeti shkroi se era e OSBE-së do fryjë edhe në vatrat tona dhe nuk do mund të ndalet. Kaq mjaftoi për ta varur dhe firmën pas diktatorit e ka i ati i Edi Ramës që edhe sot nuk ka kërkuar falje për këtë vepër makabër të të atit. U ndala për të treguar rrënjët e kakistokracisë. Në diktaturë krimi politik është i dobishëm, në diktaturë njerëzit më të respektuar janë xhelatët sepse ata thyejnë dhe ligjet. Rama kryeministër dhe javën e parë në parlament i jam drejtuar me këto fjalë, shqiptarët të votuan, lidhjet me krimin janë të faktuara, gjithçka do varet nëse do i presësh këto fije. Rama përdori çdo javë, çdo muaj fuqinë e pushtetit ekzekutiv për të konsoliduar krimin e bandat në Shqipëri. Ai futi 19 vrasës në Kuvend, përdhunues, hajdutë. E shndërroi parlamentin në një strofull krimi. Ju garantoj po të shkoja në një nga burgjet e Shqipërisë e të më nxirrnin 100 kriminelë, vështirë se do kishte ndonjë më të rrezikshëm se ata që uleshin në parlament. Opozita u angazhua në një luftë të jashtëzakonshme për
Berisha iu skanon situatën të rinjve të PPE: Betejë për të ardhmen
dekriminalizimin. Çfarë bëri Rama me këto banda? Në 2015 mbolli Shqipërinë anë e kënd kanabis. Ndërmarrjet, investitorët e huaj të detyrohen të mbyllin sipërmarrjet në verë sepse punëtorët iu iknin, merrnin një rrogë të trefishtë në plantacionet e kanabisit. Kanabisi kishte një faturë totale jo më pak se 10 mln euro kanabisi. Opozita bëri gjithçka për të ndërgjegjësuar shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Nuk u pajtuan asnjë moment, kryetari dhe grupi parlamentar, E denoncuan kudo. Përballë ishin 10 mld euro krimi që bandat i përdorin për gjithçka dhe kundër opozitës. Si erdhi narkoshteti në Shqipëri. Ju kërkoj të lexoni për Panamanë e viteve ‘80. Një dikator Manuel Noriega tradhtoi idealet dhe vlerat dhe u mor intensivisht me ndërtimin e narkoshtetit. Në Shqipëri në vitin 2015 në 4 nët e vendit bandat e armatosura ruanin parcelat, ata ishin zotët e vërtetë të Shqipërisë. Gjëja e parë që bëri Edi Rama, emëroi ministër të punëve të Brendshme njeriun e parë që importoi anije të shpejtë nga Italia për transportin e drogës. Ky ishte Saimir Tahiri. Ky
ministër këtë skaf ua dha kushërinjve të tij të njohur për bëmat. Veturën e vet me targë e pronësi ia kësaj bande që të kalonte çdo kufi e pakontrolluar. Për shkak se prokuroria italiane solli dosjen e kësaj bande të kushërinjve të ministrit por edhe vetë ministrit u kërkua arresti i tij. Edi Rama ditën e parë tha po do respektojmë vendimin, të nesërmen kurrën e kurrës nuk lejojmë të arrestohet, përkundrazi e mbrojti deri në fund narkoministrin e tij. Si narkoshtet nuk mund ta merrte dot kush rendin përveç se bandat e drogës. E mori një ministër, vëllai i të cili ishte dënuar për trafik droge nga Venezuela në Itali dhe rrinte në Shqipëri i pacenuar. Është një histori e gjatë nga më tronditëset e dëshmisë së narkoshtetit. Një gazetar investigativ mori misionin e rrezikshëm të faktojë nëse vëllai i tij por merrej me trafik dhe gjeti që ai po merrej me trafik. Gazetari që eehetoi këtë dhe një i ri si ju, ish-deputeti ynë Ervin Salianji janë në proces gjyqësor dhe pasnesër është procesi kundër tyre sepse ofenduan ministrin dhe vëllain trafikant. Po kush
erdhi ministër tjetër, gjeneral kanabisi, erdhi këshilltari i Edi Ramës për sigurinë kombëtare, njeriu që duhet ta këshillonte se çfarë rreziku përbënte kanabizimi i vendit përkundrazi ai ishte një doktrinar i kanabisit. Imagjinoni një ministër që iu thotë shkoni gjeni parcelat kur çdo polic e di që konsiderohet gjeneral kanabisi. Pra, ne po luftojmë një regjim, një narkoshtet. Ky është regjimi më i korruptuar që mund të ekzistojë. Çfarë e shtyu PD për të marrë një vendim për të djegur mandatet. Shqipëria është i vetmit vend në botë me një sistem gjyqësor dyshkallësh. Edhe diktaturat kanë sistem tre shkallës. Këtu u ëprdor reforma në drejtësi që të asgjësohet gjykata Kushtetuese, e cila ka funksion kryesor mbrojtjen e kushtetueshmërisë në radhë të parë nga maxhoranca. Në mungesë të saj të gjitha pushtetet i kalojnë ekzekutivit. Në politologji kjo quhet grusht shteti brenda shtetit. Paralizimi i gjykatës së lartë çfarë ka sjellë? 98% të gjitha proceseve i fiton qeveria. Nuk ka qytetar të fitojë një proces gjyqësor. Opozita ka vetëm ndëshkimeve e procese në një drejtësi të kontrolluar. Kush fiton, bandat dhe kriminelët, për shkak të procedurave që iu garantojnë të drejta të caktuara jashtë afateve. Eskobari u dënua me 10 vite dhe kryebanditi i Tiranës me 4 vite. Këto janë rrethanat në të cilat ndodhet opozita. Vendimi që morëm nuk ishte i lehtë. Në parlament ishim fasadë e një regjimi kakistrokratik që nuk respekton asnjë vlerë. Opozita vendosi të bëjë gjithçka për t’u përballur me të. Shqiptarët janë sensibilizuar. Mediat e huaja i kemi me vete. Zgjedhjet e fundit pas një përpjekje të opozitës për të imponuar zgjedhje u bë një marrëveshje në maj 2017. Rama shfrytëzoi marrëveshjen për të grabitur zgjedhjet. Pasi mbaruan zgjedhjet, opozita njohu rezultatin, por na doli më vonë se Prokuroria e Krimeve të Rënda që ndiqte disa nga bandat më të rrezikshme të rajonit, konstatoi se gjatë fushatës këta kriminelë merrnin urdhra nga ministrat e qeveritarët vendorë për të grabitur vota. Kjo nuk është betejë për karrige por për të ardhmen e çdo shqiptari”, u shpreh dje para të rinjve të PPE-ve, ish-Kryeministri Sali Berisha.
POLITIKE
9
E diel, 12 MAJ 2019
Nga pankartat te pjesëmarrja në mitingje - Vendimi i qeverisë: Çfarë u ndalohet nëpunësve civilë, policisë, gardës dhe punonjësve të SHISH-it
Zgjedhjet - Punonjësit e administratës që do të jenë komisionerë duhet të njoftojnë shefat K
ëshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore për vitin 2019, me qëllim nxitjen e paanshmërisë dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe për mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake. Referuar vendimit, punonjësit të administratës shtetërore, gjatë periudhës së procesit zgjedhor, i krijohen kushtet e nevojshme dhe i garantohet mos cënimi i të drejtave dhe lirive themelore, kushtetuese, për të shprehur fjalën e lirë dhe për të marrë pjesë në veprimtari politike, brenda kufizimeve dhe ndalimeve, të përcaktuara me dispozita të veçanta të legjislacionit në fuqi, që rregullojnë dhe janë të vlefshme gjatë këtij procesi zgjedhor. Punonjësi i administratës shtetërore, pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucioneve shtetërore, ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike apo zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje. “Punonjësi i administratës shtetërore ka të drejtë të angazhohet si komisioner zgjedhor, në përbërje të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, pasi të ketë njoftuar paraprakisht
me shkrim eprorin direkt dhe njësinë e personelit për këtë veprimtari dhe të ketë marrë lejen me shkrim nga eprori direkt. Angazhimi si komisioner nuk duhet të ndikojë në përmbushjen e detyrave funksionale si pjesë e shërbimit civil” përcaktohet në vendim. Nga ana tjetër, vendimi parashikon edhe disa kufizime. Referuar vendimit, punonjësit të administratës shtetërore, gjatë orarit zyrtar të punës dhe brenda mjediseve të institucioneve shtetërore, i ndalohet çdo lloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje. Zbatimi i vendimit Në funksion të zbatimit të këtij vendimi, titullarët e ministrive dhe/ose drejtuesit e institucioneve të varësisë ose personat e ngarkuar prej tyre të organizojnë menjëherë punën dhe të marrin masat e nevojshme
për garantimin e zbatimit të detyrimeve ligjore, për ndalimin e vënies në përdorim për subjektet zgjedhore të veprimtarisë së tyre institucionale, mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, pronë e administratës shtetërore, si dhe të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës shtetërore, të çdo niveli, për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019. Titullarët e ministrive dhe/ose drejtuesit e institucioneve të varësisë ose personat e ngarkuar prej tyre të kontrollojnë në mënyrë periodike veprimtarinë e nëpunësve nën varësinë e tyre, me qëllim shmangien dhe parandalimin e nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të administratës shtetërore në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhje. Për efekt të zbatimit të kësaj pike, përveç masave të tjera, titullarët
janë të detyruar që të publikojnë të dhënat e tyre të kontaktit në faqen zyrtare të internetit, duke kërkuar denoncimin e çdo rasti të përfshirjes ose nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të administratës shtetërore në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhje. Titullarët e ministrive dhe/ ose drejtuesit e institucioneve të varësisë ose personat e ngarkuar prej tyre verifikojnë dhe analizojnë të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me përdorimin e mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, si dhe mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë institucionale, gjatë periudhës përpara fillimit dhe gjatë fushatës zgjedhore, në funksion të evidentimit të përdorimit ose jo të tyre për qëllime elektorale. Ndërkohë, nëpunësve që janë me statusin e nëpunësit civil i ndalohet:
-të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor apo kandidat; -të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht; -të jetë protagonist në aktivitetet/ veprimtaritë politike apo të kandidatëve. Ndërkohë, punonjësit të Policisë së Shtetit i ndalohet: -të jetë anëtar i një partie ose organizate politike; -të mbështetë fushatën e një partie, organizate politike, të një anëtari partie politike apo të një kandidati të pavarur, duke marrë pjesë ose kontribuar fizikisht ose financiarisht. Po ashtu, punonjësit të Gardës së Republikës i ndalohet: -të sillet dhe të mbajë qëndrime që cenojnë natyrën e depolitizuar të Gardës; -anëtarësimi e pjesëmarrja në veprimtari të partive a të shoqatave politike apo të kandidatëve. Punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit i ndalohet: -të manifestojë sjellje dhe të mbajë qëndrime, që cenojnë natyrën e depolitizuar të institucionit; -anëtarësimi dhe pjesëmarrja në veprimtaritë e partive apo të shoqatave politike apo të kandidatëve; -të bëjë propagandë në favor ose kundër partive, shoqatave politike ose kundër kandidatëve në zgjedhje. Ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura i ndalohet: -të jetë anëtar i partive politike, i organizatave ose shoqatave me karakter politik; -të marrë pjesë në veprimtaritë politike që organizohen prej tyre apo nga kandidatët.
PUBLIKOHET RAPORTI PËR KORRUPSIONIN APO PËRFITIME TË PALIGJSHME, NË LISTË DEPUTETË DHE KRYEBASHKIAKË
ILDKPKI: 315 zyrtarë të lartë, të kallëzuar në Prokurori dhe te Pastrimi i Parave T ë paktën 315 zyrtarë të rangjeve më të larta janë referuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave apo Prokurori nën dyshimin e përfshirjes nëpër afera korruptive apo përfitime të paligjshme. E dhëna vjen nga raporti zyrtar i aktivitetit për vitin 2018 të ILDKPKI, institucioni që depoziton dhe heton deklaratat e pasurive të zyrtarëve të lartë. “Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014 – 2018 ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme
të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe Policisë së Shtetit 315 subjekte, në të cilët janë përfshirë zyrtare të të gjitha kategorive dhe niveleve, si Deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetar Bashkie, Drejtore Drejtorie etj”, theksohet në raport. Ndërkaq, ILDKPKI, thuajse ka dhjetëfishuar numrin e gjobave ndaj zyrtarëve me shkelje në deklaratat e pasurive. “Për periudhën gati 11 vjeçare 2003 – 2013, Inspektorati i Lartë rezulton të ketë aplikuar në total 118 masa administrative dhe të ketë depozituar
pranë organit të akuzës në total 57 kallëzime penale; ndërsa vetëm për pesë vitet e fundit për periudhën 2014 – 2018, Inspektorati i Larte rezulton të ketë aplikuar në total 1.672 masa administrative ndaj zyrtarëve, si dhe të ketë aplikuar 140 masa administrative me “gjobë” në kuadër të ligjit nr. 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”, thuhet në raportin vjetor të ILDKPKI-së. Në total për periudhën 2014-2018 rezulton të jenë aplikuar 1.812 masa administrative “gjobë” thekson raporti.
AKTUALITET
10
E diel, 12 MAJ 2019
Kryeministri Edi Rama, Kreu i PD-së, Lulzim Basha, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nderuan kujtimin e saj duke ngritur në piedestal vlerat, talentin dhe sakrificën sublike të majorit shqiptar
Klodian Tanushi, shembull i lavdishëm i sakrificës K
ryeministri Edi Rama, Kreu i PD-së, Lulzim Basha, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nderuan kujtimin e saj duke ngritur në piedestal vlerat, talentin dhe sakrificën sublike të majorit shqiptar që humbi jetën gjatë misionit në Letoni. “Shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura”! Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, major Klodian Tanushit, ushtarakun e rënë në detyrë me mision në Letoni. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë në familjen e majorit Klodian Tanushi, e cila ka hapur dyert e mortit pasi mësoi lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të tij. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e major Klodian Tanushit. Ajo thotë dhimbja është e madhe por Klodiani
KRYEMINISTRI
Edi Rama: U nda nga jeta si një dëshmor
“Shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura”! Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, major Klodian Tanushit, ushtarakun e rënë në detyrë me mision në Letoni. Me një mesazh në Twitter, Rama ka ngushëlluar familjarët e 39-vjeçarit. “Flamuri kombëtar në zi! Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi,ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATO-s ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj, s’u mbijetoi dot plagëve! Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura”, shkruan Rama.
KREU I PD
do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare. NATO i ka shprehur ngushëllimet familjes së majorit
Klodjan Tanushi, për ndarjen e tij nga jeta. Në një postim në Facebook, NATO shprehet se vdekja e tij është një dhimbje
e madhe. Major Tanushi u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes në një spital në Letoni ku po trajtohej.
KRYETARJA E LSI
MESAZHI
Kryemadhi: Do të mbetet në altarin e krenarisë shqiptare
NATO: Kemi humbur një vëlla nën armë
Basha ngushëllon familjen dhe kolegët
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë në familjen e majorit Klodian Tanushi, e cila ka hapur dyert e mortit pasi mësoi lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të tij. Gjatë vizitës, Basha shoqërohej nga ish-deputeti i Dibrës Xhemal Gjunkshi, i cili ka qenë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në pritje krahas familjarëve të Tanushit, janë vënë edhe ishkolegët e majorit. Lideri demokrat vlerësoi lart ushtarakun e rënë në krye të detyrës dhe ngushëlloi familjen Tanushi nga Dibra për humbjen e madhe.
ISH-MINISTRJA
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në Letoni pas një incidenti në kampin ushtarak “Adazi”. Kryemadhi shkruan në facebook se dhimbja është e madhe por Klodiani thotë kryetarja e LSI-së, do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare. “Një tjetër lajm i rëndë e një tjetër dhimbje e madhe për të gjithë ne. Ka humbur jetën edhe Major Klodian Tanushi! Nuk ka fjalë që të mund të shpreh ngushëllimin e as zemër që të mbajë peshën e dhimbjes por me gjithë shpirt e zemër jam në këto çaste të rënda pranë familjes Tanushi, për të ndarë dhimbjen me bashkëshorten dhe fëmijët e Klodianit, i cili do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare! I ndritë shpirti dhe u prehtë në paqe”,shkruan Kryemadhi në mesazhin e plotë.
NATO i ka shprehur ngushëllimet familjes së majorit Klodjan Tanushi, për ndarjen e tij nga jeta. Në një postim në Facebook, NATO shprehet se vdekja e tij është një dhimbje e madhe. Major Tanushi u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes në një spital në Letoni ku po trajtohej. “Është dhimbje e madhe që ndërroi jetë Major Klodjan Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij. Pasi luftoi për jetën e tij, Major Klodjan Tanushi vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë një detyre të EOD, në vijën e detyrës më 6 maj 2019, që i mori gjithashtu jetën e Nëntetares Zarife Hasanaj. Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet”,-shkruhet në postimin në Facebook. Pasi humbi jetën edhe efektivi Klodian Tanushi, i plagosur në Letoni gjatë misionit të NATO-s, në bazën e NATO-s në Herat, Afganistan flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë. Kontigjenti i V-të Paqeruajtës ka nderuar veprën sublime të dëshmorëve të rënë Letoni
Kodheli: Do mbetesh në zemrën time
Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli ka ndarë një foto me major Klodian Tanushin, i cili u nda nga jeta ditën e premte pas shpërthimit të ndodhur në Letoni në datë 6 maj si pasojë e të cilit humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj. Në foto shfaqet Kodheli teksa i dhuron major Tanushit flamurin shqiptar, si pjesë e kontigjentit të parë në Letoni. “14 qershor 2017-Ceremonia e përcjelljes së kontigjentit të parë në Letoni. Do të mbetesh i paharruar në zemrën dhe mendjen time”, shkruan Kodheli krah fotos.
AKTUALITET
11
E diel, 12 MAJ 2019
Në bazën e NATO-s në Letoni, flamuri shqiptarë është ulur në gjysmë shtizë, ndërkohë që lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut” do ti jepet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake
Familja Tanushi hap dyert e mortit TRADITË
L
ot dhe dhimbje. Familja e majorit Klodian Tanushit ka hapur dyert e mortit, pas lajmit të kobshëm. Mbrëmjen e së premtes, pas katër ditësh në gjendje të rëndë, majori Tanushi u nda nga jeta në Letoni, si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i një mine, ku humbi jetën edhe “Dëshmorja e Atdheut”, Zarife Hasanaj. Për familjen e majorit, të afërmit tregojnë se ushtria, ka qenë një traditë. “Ka qenë edhe i ati ushtarak, oficer ka qenë. Ky ka mbaruar shkollën tek Akademia Skënderbe, ka qenë drejtues në repartin e Gërdecit”, tregon Mehmet Çuka, daja i Majorit Klodian Tanushi. Lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit të tyre, familjarët e mësuan nga mediat dhe janë në pritje të ardhjes së trupit. Për ndarjen nga jeta të majorit, ka reaguar edhe prezenca e NATO-s në Letoni, ku major ishte në detyrë. “Është dhimbje e madhe që sot ka ndërruar jetë Major Klodjan Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij. Pasi luftoi për jetën e tij, Major Klodjan Tanushi vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë një detyre të EOD, në vijën e detyrës më 6 maj 2019, që mori gjithashtu jetën e nëntetares Zarife Hasanaj. Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën
“Për familjen e majorit, të afërmit tregojnë se ushtria, ka qenë një traditë. “Ka qenë edhe i ati ushtarak, oficer ka qenë. Ky ka mbaruar shkollën tek Akademia Skënderbe, ka qenë drejtues në repartin e Gërdecit”, tregon Mehmet Çuka, daja i Majorit Klodian Tanushi”.
NGJARJA
armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet”, thuhet në reagimin e NATO-s. “Dëshmorja e Atdheut” Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushi, jetonin të dy në zonën e Freskut në kryeqytet. Në bazën e NATO-s në Letoni, flamuri shqiptarë është ulur në gjysmë shtizë, ndërkohë në Shqipëri, lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut” do ti jepet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Në
LETONI
vitin 1999, Klodian Tanushi përfundoi shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej. Ka kryer kurse funksional EOD niveli I-re “Për asgjësimin e municioneve me eksploziv”. Ka marrë pjesë në kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”. Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën
10 vjet në NATO, mesazhi i M fundit nga major Tanushi
Ministria e Mbrojtjes, publikoi dje mesazhin e fundit nga major Klodiani. Mesazhi ishte për 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe u bë nga zyra e tij në bazën ushtarake “Camp Adazi”. “Kontigjenti i katërt EOD me mision në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Letoni është i përbërë nga 21 ushtarakë të cilët kryejnë detyra të ndryshme në shtabin e brigadës letoneze, në shtabin e grupbatalionit si dhe në përbërje të kompanisë multinacionale të mbështetjes në luftime. Misioni i kontingjentit EOD është të mbështesë me të gjithë elementët EOD në repartet e këtij grupbatalioni ku kryhen detyra të ndryshme si asgjësimin logjistik të municioneve, asgjësimin e municioneve të rënda konvencionale, asgjësimin e pajisjeve eksplozive të improvizuara, pastrimin e zonave të infektuara me municione të paplasura, si dhe kryen për njohjen, identifikimin e municioneve konvencionale të NATO-s dhe ish-traktatit të Varshavës. Urime Shqipëri 10-vjetorin në NATO”, thotë në video major Tanushi.
PROFILI
ajor Klodian Nikolla TANUSHI, lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i parë i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14-vjeç, 11-vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej. Ka kryer kurse funksional EOD niveli I-re “Për asgjësimin e municioneve me eksploziv”. Ka marrë pjesë në kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”. Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”. Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Në 20.12.2018 është dërguar me
e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”. Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni. Lajmi i trishtë erdhi në të njëjtën ditë kur u përcoll për në banesën e fundit, kolegia e tij, Zarife
“Lajmi i trishtë erdhi në të njëjtën ditë kur u përcoll për në banesën e fundit, kolegia e tij, Zarife Hasanaj. Ajo u shpall “Dëshmore e Atdheut” dhe u varros në një ceremoni solemne në varrezat e Dëshmorëve. Ata humbën jetën në Letoni, pas shpërthimit të një mine”. Hasanaj. Ajo u shpall “Dëshmore e Atdheut” dhe u varros në një ceremoni solemne në varrezat e Dëshmorëve.
Skeda ushtarake e “Dëshmorit të Atdheut”
mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor. Gjatë karrierës së tij është vlerësuar
me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forcës, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
11Maj, opozita proteston
12 E diel, 12 MAJ 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E diel, 12 MAJ 2019
POLITIKE
14
E diel, 12 MAJ 2019
MBAHET KONGRESI I PARË TË PARTISË “ZGJIDHJA”: TË BOJKOTOJNË ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT, NËSE NUK DO TË MARRË PJESË PD DHE LSI
Kokëdhima: Nuk futemi në zgjedhje pa PD dhe LSI
G
jatë fjalës së tij në Kongresin e Parë të partisë “Zgjidhja”, kryetari i kësaj force Koço Kokëdhima ka lëshuar një deklaratë të fortë për zgjedhjet e 30 Qershorit. Pavarësisht se kjo parti është regjistruar në KQZ për zgjedhjet lokale dhe ka mbledhur firmat për të garuar në bashkitë kryesore të vendit, Kokëdhima, i ka kërkuar Kongresit që të bojkotojnë zgjedhjet e 30 qershorit, nëse nuk do të marrë pjesë PD dhe LSI. “Njerëzit me të drejtë pyesin: çfarë do bëjë Zgjidhja’? A do hyjë ajo në zgjedhjet e 30 qershorit? Nëse po, a do ishte kjo diçka e drejtë? Më tej akoma; a do t’i lëmë ne në baltë mbështetësit dhe simpatizantët e thjeshtë të PD-së e LSI-së? Ata janë shqiptarë që protestojnë të revoltuar rrugëve dhe shesheve kundër qeverisë. Seicili prej tyre ka një arsye të madhe që proteston, paçka se është ftuar nga lidershipi i PD-së dhe LSI-së”- ka nisur argumentimin përpara kongresit Kokëdhima. Por në vazhdim të fjalës duke folur më specifikisht për krizën dhe opsionet e 30 Qershorit ai ka deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e fasadës zgjedhore që
po përgatit Edi Rama. “Një hyrje e jona në zgjedhje nuk do t’i përmirësonte standardet e tyre dhe do ta izolonte edhe më shumë PD-në dhe koalicionin e saj. Ne nuk u kemi asnjë borxh atyre. Por zgjedhjet që nuk janë gjithpërfshirëse e përçajnë dhe e destabilizojnë edhe më keq Shqipërinë. Ndërkohë dhjetëra mijëra demokratë e mbështetës të këtij koalicioni janë vëllezërit tanë të një gjaku, janë shqiptarë që vuajnë shtypjen e tiranisë së krimit dhe korrupsionit njësoj si ne. Ne nuk mund t’i lëmë ata
vetëm përballë një qeverie antipopullore, antikombëtare dhe të korruptuar. Nuk mund të vihemi as përballë tyre. Zgjedhjet janë ngjarje të mëdha e festive në jetën e një populli; janë pikërisht për ta bashkuar dhe jo për ta përçarë e për ta lënduar atë. Për një parti politike, pjesëmarrja në zgjedhje është jetike. Ne kemi pasoja jo të mira nëse bojkotojmë edhe këto zgjedhje, siç bëmë edhe me ato të vitit 2017. E kemi shumë të nevojshme të marrim pjesë, por këto nuk janë as zgjedhje të reformuara, as me standarde dhe as gjithpërfshirëse. Si të tilla ato e dobësojnë Shqipërinë edhe më shumë. Për ne e para është Shqipëria dhe jo partia. Siç duket qartësisht, ende nuk janë krijuar kushtet elementare për zgjedhje të lira, të drejta e të barabarta. Në këto rrethana unë ju propozoj të vendosim që të bojkotojmë zgjedhjet e 30 qershorit dhe të kërkojmë shtyrjen e tyre për në tetor”, deklaroi dje kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima nga foltorja e kongresit të partisë që drejton.
Tensionet para protestës - Replika në distancë mes numrit 2 të Qeverisë dhe atij të Partisë Demokratike
Braçe kërcënon me burg, Paloka: Iku koha kur banda e Lushnjës vendoste zgjedhjet D
isa orë para fillimit të protestës së djeshme, Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar ashpër opozitën. Në një qëndrim të shprehur përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”, Braçe u shpreh dje se nuk i tregon dhe nuk i do askujt burgun, por nëse ka dhunë në protestë, ligjin do jua tregojë me patjetër. Në mesazhin e tij, që u lexua si kërcënim i opozitës nëse protesta përshkallëzohej në dhunë, Braçe kujton se ka një ditë, kur ligji është mbi të gjithë dhe i barabartë për secilin. “Unë as i tregoj e as i dua burgun kurrkujt! Sidomos, cilitdo që qoftë edhe modestish, mendon! Por ligjin, kujt vodhi e përsëri do vjedhë, kujt dhunoi e përsëri do dhunojë, kujt dogji e përsëri do djegë, kujt vrau e përsëri do vrasë, patjetër qe ja tregoj! Ndodh kudo ku ka qytetarë që sulmohen nga politika e vjedhjes, dhunës, djegies dhe vrasjes së gjithkujt që është një qytetar që beson veç tek ligji! E di që ka qorrë e shurdhë që e përqeshin këtë, mbështetur fort te sistemi i pandëshkueshmërisë, hem kur vjedh e hem kur vret! Por ka një ditë, një ditë, kur ligji është mbi të gjithë dhe i barabartë për secilin. Ku është fundi që duhet të mendojë gjithkush, si ta doni, politikisht apo ligjërisht! Ditë të mirë e të paqtë; Mos harroni, Divjaka është 50 minuta larg prej Tiranës!”, u shpreh dje zëvendëskryeministri Erion Braçe. Reagon Paloka Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi
Paloka pak orë para protestës së opozitës i është kundërpërgjigjur Zv.kryeministrit, Erion Braçe, i cili tha se dhunuesve dhe vrasësve do t’iu kujtojë gjithmonë ligjin dhe sanksionet e tij. Edi Paloka shprehet se kur Braçe flet me pasion për ligjin, të kujton qëndrimin e tij duke heshtur për kolegët e tij trafikantë. Nënkryetari i PD-së gjithashtu ka nxjerrë edhe dokumente, ku sipas tij, tregojnë se koha kur banda e Lushnjes
vendoste fatin e zgjedhjeve tashmë ka mbaruar. “Kur dëgjoj Erion Braçen që flet me pasion për ligjin, kujtohem që nuk hapi asnjëherë gojën për kolegët trafikantë droge, vrasës, përdhunues dhe më vjen të qesh. Kur Braçe bën si i virgjër me ligjin, kujtohem që ishte altoparlanti i parë i Edi Ramës, që e bëri mushkonje Myzeqeje avionin e drogës në Divjakë. Kur Braçe vë dorën në zemër për ligjin, kujtohem që ky ka
ISH-DEPUTETJA E PD
Task-Forca e PS-së për zgjedhjet, Çupi: Për të qeshur e qarë nisma e Ramës
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar për ngritjen e Task-Forcës nga Partia Socialiste në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ajo u shpreh dje se Rama pasi mbushi listat me blerësit e votave dhe me hajdutët e taksave, tashmë ka ngritur edhe një task-forcë partiake për zgjedhjet. Për Çupin, tallje më të madhe se kjo nuk mund t’u bësh shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë, duke shtuar se sot qytetarët do të tregojnë se nuk pranojnë një kryeministër si Rama, i cili i vjedhë dhe i tall ata çdo ditë. “Për të qeshur e për të qarë. Pasi mbushi listat me blerësit e votave, hajdutët e taksave, gjobave të bizneseve, shërbëtorët e krimit, krimin vetë, Edi Rama paska ngritur një task-forcë partiake për zgjedhjet. Qesharake dhe të pabesueshëm deri në pikën e fundit! Jo vetëm për përbërjen e saj me specialistët e vjedhjes së zgjedhjeve, persona që duhet të ishin para drejtesisë si Gjiknuri e Manja për zgjedhjet e Dibrës! Janë qesharakë e te pabesueshëm, sepse ngrenë një task-forcë partiake për zgjedhjet, kur partia e tyre ka vetë qeverinë, vetë policinë, vetë cakton “rivalët”, vetë cakton rezultatin. Tallje më të madhe nuk mund t’u bëhet shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë, të cilët po e bëjnë çdo ditë e më të qartë se pa çuar në burg hajdutët e zgjedhjeve, nuk ka për të pasur zgjedhje as me 30 qershor, as me 30 dhjetor”, u shpreh dje Dhurata Çupi. Kujtojmë se emrat e zgjedhur nga PS për Task-Forcën për zgjedhur janë: Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Damian Gjiknuri, Arben Pëllumbi, Sandër Lleshaj, Erjon Braçe. miratuar koncesionet e klientëve të Edi Ramës. Por më shumë argëtohem, kur shërbëtori i Bandës së Lushnjës, na flet për burgun. Erionët dhe braçet e Edi Ramës duhet ta kenë të qartë se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marrë fund! Kushdo që del kundër vullnetit plebishitar për zgjedhje të lira e të ndershme, pa lodrat e krimit në qeveri, do të mbajë përgjegjësi personale! I vetmi lehtësim që mund t’i bëjmë Braçes është që ta vendosim në qelinë fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren”- u shpreh dje në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
FORUM
15 E diel, 12 MAJ 2019
VIKTIMA E DHUNËS SERBE
Vasfije Krasniqi, mori çmimin Kim Bok-dong për Paqe për vitin 2019 Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, u përzgjodh për të marrë çmimin Kim Bok-dong për Paqe për vitin 2019. Ky çmim ndahet nga Këshilli Korean për Drejtësi dhe Përkujtim të Çështjeve të Skllavërisë Seksuale Ushtarake nga Japonia, dhe nderon individët apo organizatat që punojnë për të zgjidhur çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës dhe për të siguruar të drejtat e grave në konfliktet e armatosura anembanë botës. “Vasfije Krasniqi Goodman është e angazhuar në ndërgjegjësimin e njerëzve lidhur me përdhunimet gjatë luftës ndërsa është edhe perso-
ni i parë që ka ndarë publikisht historinë dhe traumën e saj të dhunës seksuale, që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Këshilli Korean për Drejtësi dhe Përkujtim të Çështjeve të Skllavërisë Seksuale Ushtarake. Zonja Krasniqi - Goodman u përdhunua nga forcat serbe kur ishte 16 vjeçe. Që atëherë, thuhet në njoftim, ajo ka vazhduar angazhimin për vënien para drejtësisë të kryesve të kësaj vepre, ndërsa ka marrë pjesë në ngjarje të ndryshme duke përfshirë fjalimet publike, si në fushatën “Bëhu zëri im” përmes së cilës synohet ngritja e vetëdijesimit për këtë çështje.
ANALIZË Nga Enver Rabolli
U
deshën dhjetë ditë që nga Samiti i Berlinit, ku kan celarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron takuan krerët e dy shteteve që dolën nga ishJugosllavia, që popullata në Serbi të lloj të kuptojë se cila ishte tema e diskutimit në atë samit dhe se çfarë kahu do të merrte çështja kryesore brenda dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Mediat proqeveritare kanë krijuar konfuzion duke publikuar raporte të pavërteta dhe mashtruese për të krijuar një përshtypje që Berlini ishte një sukses madhështor i presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe një disfatë totale e përfaqësuesve të Kosovës. Tani, megjithatë, është bërë e qartë që samiti pak a shumë i dha fund tregimeve për ndarjen e Kosovës dhe ndonjë shkëmbimi të territoreve, dhe se pranimi i vendeve të Ballkanit në BE do të zgjasë më tepër se që këto vende kishin pritur, dhe kjo është një e vërtetë veçanërisht e rëndësishme për pritshmërinë e Serbisë që të anëtarësohet në BE në vitin 2025. Procesi i dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është rivendosur praktikisht mbi Marrëveshjen e Brukselit, e cila gjatë ndërmjetësimit nga Federica Mogherini, doli nga binarët për arsye të cilat i di vetëm ajo. Duke marrë një drejtim tjetër dhe duke ia lejuar Vuçiçit dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të shtyjnë kohën për së paku edhe një vit tjetër në detyrë përmes mashtrimit. Vuçiç ishte i shqetësuar kur u nis për në kryeqytetin gjerman. Ai kujtoi fatin e presidentit të dikurshëm serb Boris Tadiç, i cili humbi shumë shpejtë fuqinë e tij politike pas një takimi që kishte pasur me Angela Merkelin në Beograd, dhe
pasi kishte pranuar se nuk është në gjendje të zgjidh problemin me Kosovën. Vuçiq në Berlin përdori taktikën e tij të njohur duke iu shmangur të gjitha situatave të pakëndshme dhe duke pranuar të gjitha sugjerimet e lojtarëve të mëdhenj. Më vonë ai do ta portretizojë këtë si mirënjohje, njohuri të lartë të diplomacisë dhe kulturë. Ai madje u ndie i lehtësuar kur mësoi se askush nuk po i caktonte afate për vendime të shpejta për zgjidhjen e problemeve dhe se askush nuk do ta rrëzonte shumë shpejtë nga pushteti, se ai ka ende ka kohë dhe hapësirë për të komplikuar edhe më tutje situatën, për të konsoliduar autoritetin dhe që t’i mundësojë familjes dhe miqve të tij të pasuroheshin edhe më tej. Në fund të fundit, ky është qëllimi përfundimtar i kësaj rregulle. Blerja e kohës shtesë përmes tregimit për planin amerikan Vuçiç i mbajti gishtërinjtë e kryqëzuar prapa shpinës së tij, duke përsëritur garancinë e tij se do tëjetë bashkëpunues. Menjëherë pas samitit ai deklaroi se Kosova do të bëhet e pavarur në tërësinë e territorit të saj dhe akuzoi për këtë popullatën serbe, e cila, sipas tij, dështoi ta pranojë «planin e tij të kompromisit», i cili asnjëherë nuk ishte bërë publik ngase nuk kishte ekzistuar në rend të parë, përveçse si mjet për zgjatjen e pushtetit të tij. Në të njëjtën deklaratë, ai la të kuptohet se nuk do të nënshkruajë asnjë zgjidhje të tillë, edhe pse kjo është diçka që Kosova mund të tojë, por vetëm pasi ai nuk është më në pushtet. Në të njëjtën kohë, përmes mediave dhe informatorëve të tij, ai lëshoi informacionin se SHBA ka një lloj plani të pranueshëm në tryezë, i cili duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e
Përveç që ka përfaqësuar zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, nga koha e luftës në Kosovë nëpër shumë konferenca e simpoziume ndërkombëtare, ajo ka dhënë dëshmitë e saj edhe para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe së fundmi para Kongresit Amerikan. Ende nuk dihet numri i saktë, por besohet se mijëra ishin viktima të përdhunimeve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Thuhet se numri i tyre mund të jetë rreth 20 mijë, por numri i saktë mbase nuk do të mësohet kurrë dhe rrëfimet rreth tyre deri vonë ishin shumë të pakta për shkak të frikës nga stigmatizimi.
Si po i mashtron Vuçiç Thaçin, Ramën dhe krejt ndërkombëtarët mundur dhe se edhe udhëheqësi i opozitës së Malit të Zi, Nebojsha Medojeviç, deklaroi se ai plan do të zbulohej në Washington më 12 qershor të këtij viti. Kjo më së paku mund të ndodh, por është mjaftueshëm që të krijojë konfuzion shtesë. Vuçiq takoi tëmërkurën zëvendëskryeministrin italian Matteo Salvinin për të gjetur mirëkuptim dhe mbështetje për idetë e tij për të vazhduar dialogun për Kosovën. Menjëherë pas kësaj, ai udhëtoi për në Samitin e Bërdo-Brioneve (BrdoBrijuni) për të penguar më tej atë që ai kishte pranuar në Berlin. Atje ai u takua me kryediplomaten e BE-së, Federica Mogherini. Sa i përket Mogherinit, është e paqartë se çfarë roli do të luajë ajo derisa është duke ushtruar mandatin teknik dhe në pritje të zëvendësimit të saj. E vetmja gjë që ajo mund të bëjë është që të krijojë edhe më tepër dëm dhe konfuzion. Ndërkohë, shërbimet sekrete serbe nisën një fushatë në Francë dhe Itali nëpërmjet kontakteve tëtyre në diasporë, për të mbledhur nënshkrime nga këto dy vende me kërkesën për të tërhequr njohjen e Kosovës. Kjo me gjasë nuk do të ndodh, por edhe kjo krijon konfuzion shtesë dhe shpresa joreale në mesin e shumë njerëzve në Serbi, duke i lënë me përshtypje për rëndësinë e Vuçiqit dheSerbisë në skenën ndërkombëtare politike. Për këtë arsye Vuçiq vazhdon të bëjë atë që ka bërë ndër vite: të manipulojë edhe popullatën serbe edhe komunitetin ndërkombëtar. Çështja është, pse po e toleron komuniteti ndërkombëtar? Pas
kaq shumë gënjeshtrave dhe veprimeve mashtruese dhe pa asnjë reagim serioz nga jashtë, nuk është çudi që ai vazhdon të luajë lojërat e njëjta. Duke u fuqizuar, atmosfera e frikës dhe kërcënimet për dhunë. Duke blerë kohë në arenën ndërkombëtare, ai në të njëjtën kohë po fuqizohet në Serbi. Ai dhebashkëpunëtorët e tij tashmë kanë arritur të shkatërrojnë institucionet kyçe në vend, duke përfshirë parlamentin serb, qeverinë, gjyqësinë dhe policinë, si dhe duke marrë kontrollin e plotë mbi mediat. Tani ka lluar të ndjellë një atmosferë të frikës në vend. Disa ditë më parë, ai dhe bashkëpunëtorët etij terrorizuan një pronar të një furre buke me nacionalitet shqiptar, në periferi të Borçës në Beograd duke kërkuar mbylljen e lokalit të tij. Këtë javë tre nacionalistë të dehur keqtrajtuan banorët në një lagje të Novi Sadit, duke hyrë në shtëpitë e tyre, duke i rrahur, duke i kërcënuar me dëbim dhe duke i quajtur shqiptarë. Të gjitha këto para syve të fëmijëve të tyre dhe në oborret e tyre. E gjithë kjo të kujton skuadrat e Hitlerit që kishin shtruar rrugën për nazizëm. Ky sundim terrori ikryer nga autoritetet serbe është një nga fazat e fundit para krijimit të një diktature fashiste në Serbi. Frika nga dhuna zike është vija e fundit e mbrojtjes së pushtetit të Vuçiqit, i cili tashmë ka filluar përgatitjet. Njerëzit e frikësuar dhe të varfër të Serbisë nuk mund të përbëjnë ndonjë problem serioz për të. Opozita udhëheq protestat, por pa një plan të qartë
Opozita serbe, e cila ka marrë përsipër udhëheqjen e protestës, ende nuk ka një plan të qartë. Është e frikshme. Asnjë nga partitë anëtare të Aleancës për Ndryshim (SzS) nuk po dalin me një pikëpamje të qartë politike dhe program për të siguruar një të ardhme më të mirë për Serbinë, as nuk asin për reformat në vend, për lidhjen e saj me BE dhe për zgjidhjen për problemit të Kosovës. Vetëm njëri nga udhëheqësit e SzSsë, Vuk Jeremiq, po vazhdon të ndjekë kursin e tij me deklaratatse Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të shërbejë si bazë për një zgjidhje dhe për një veto ruse në OKB si përparësi të madhe serbe ndaj Kosovës. Kjo nuk është një lloj qasjeje që do ta ndihmonte atë të merrte mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ndihmën e të cilëve kërkon. Opozita duket se ende pret që Vuçiç të përfundojë «punët e pista», dhe pastaj ta largojë atë si tradhtar. Vuçiç e di këtë dhe ai nuk do të nënshkruajë asgjë. Dhe kështu, edhe pas Berlinit, gjithçka ka mbeturnjësoj. Për Vuçiçin, kjo në të vërtetë është një lehtësim dhe tore. Serbia po llon tani një luftë serioze politike për të cilën Vuçiç tashmë është përgatitur mirë. Përgjigja e tij përfundimtare është dhuna. Akuzat e tij kundër të tjerëve (dhuna, fashizmi, primitivizmi etj.) janë thjesht projeksion i planeve dhe qëllimeve të tij dhe gjendjes së tij mendore. Dhe ai do të përdorë BE-në dhe Kosovën vetëm për të betonuar kontrollin e tij në pushtet. Dialogplus
AKTUALITET
16
E diel, 12 MAJ 2019
Drejtori i Policisë së qarkut të Vlorës, Artjon Duka i pranishëm në takim u shpreh se ngjarje të tilla si rasti i atentati i së premtes ka në çdo vend. Ai tha se po punohet për zbardhjen e saj
Atentati në Vlorë, operatorët turistikë: Policia e paaftë
KAMËZ
I riu e merr me forcë në makinë, 13-vjeçarja: Nuk jemi të lidhur
Një 24-vjeçar është ndaluar nga policia pasi mbrëmjen e së premtes ka marrë në makinën e tij, një vajzë minorene. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin, I.XH dhe adoleshenten 13-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, për shkak të privatësisë së vajzës. Lidhur me ngjarje ka dy të vërteta. Një sipas 24-vjeçarit. Ai mësohet të ketë dëshmuar para uniformave blu se vajzën nuk e ka marrë kundër vullnetit të saj por thjesht për të sqaruar një bisedë të lënë pezull, duke qenë se ishin në një lidhje dashurie. Nga ana tjetër, pretendimet e vajzës janë ndryshe. Ajo është shprehur se 24-vjeçari e ka bezdisur prej kohësh dhe këtë gjë ua ka treguar edhe familjarëve të saj, të cilët më pas kanë bërë kallzimin në Komisariat.
V
lora është rrethi me kriminalitetin më të lartë dhe këtë e ka thënë Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku. Pas atentatit të së premtes, në një takim të zhvilluar në qytetin e Vlorës, me bashkitë e jugut dhe operatorët turistikë në prag të sezonit, ministri i Turizmit, Blendi Klosi gjeti “fajtorët”. Ai ka kritikuar medien për pasqyrimin e antetatit në lungomare. “Mediat kanë faj që pasqyrojnë ngjarje të tilla, këto lajme nuk jepen” tha ai, pasi për të krijojnë frikë të pushuesit. Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë në Vlorë, ishte shumë i ashpër me policinë duke e akuzuar. Ai tha se poluicët janë të paaftë dhe të korruptuar. “Jemi
TRAFIK DROGE
AKUZAT
Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë në Vlorë, ishte shumë i ashpër me policinë duke e akuzuar. “Jemi duke punuar shumë për turizmin por rendi është përtokë, policët janë të paaftë të korruptuar dhe marrin lekë, i shesin videot”,-tha ai.
duke punuar shumë për turizmin por rendi është përtokë, policët janë të paaftë të korruptuar dhe marrin lekë,i shesin videot”,-tha ai. Drejtori i Policisë së qarkut të Vlorës, Artjon Duka i pranishëm në takim u shpreh se ngjarje të tilla si rasti i atentati i së premtes ka në çdo vend. Ai tha se po punohet për zbardhjen e saj. “Ngjarja të tilla ka kudo por
Vlora trajtohet më shumë dhe bëjnë jehonë. Ne po punojmë për sigurinë, po verifikojmë bizneset pasi nuk është gjithçka ashtu sikur duket. Ne të gjithë duhet të bëjmë detyrën për të parandaluar ngjarjet kriminale. Unë garantoj që drejtoria e policisë do të jetë e angazhuar 100% për sezonin turistik”,-deklaroi ai. Inez Hajrulla ishte shënjestra e
atentatit. Qitësit me sa duket kanë qenë amatorë, pasi asnjë nga plumbat nuk kapi objektivin por u plagos krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj 58vjeç. “Pamë një fuoristradë të vinte lart. Qëlloheshin nga të dy krahët dhe nga fuoristrada edhe ata që po vinin në këmbë qëllonin me armë. Të gjithë u futëm brenda. Në atë moment pashë gjakun nga këmbët. Aty pashë që kisha marrë plumb”,dëshmoi i plagosuri. Makina tip “Land Rover” largohet nga një rrugë dytësore në qytetin bregdetar pas ngjarjes duke u djegur më pas në Babicë. Deri tani janë shoqëruar tetë persona për t’u marrë në pyetje por asnjëri prej autorëve, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve për ti identifikuar. Bazuar te burimet nga grupi hetimor, në makinën tip “Land Rover”, që nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura ku dhe janë sekuestruar dy automatikë të djegur kanë qenë
katër persona. Fillimisht njëri nga katër personat që kanë qenë në makinë ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Inez Hajrulla së bashku me personat e tjerë. Duke parë që plumbat nuk e kapën, një tjetër ka zbritur nga makina dhe i është afruar duke qëlluar por Inez Hajrulla është kundërpërgjigjur me zjarr. Inez Hajrullës i është bërë atentat me tritol edhe në vitin 2017. Ai ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013. Hajrulla është shoqëruar dhe hetuar edhe për pengmarrjen dhe zhdukjen e Elvis Troqes. Lokali ku ndodhi në zonën që frekuentohej nga Edison Harizaj i vrarë në Durrës në 2018-ën. 27-vjeçari Hajrulla, djalë i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, njihet si person me rrezikshmëri në Vlorë. Ishdeputetë të PD-së, reaguan për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Vlorës, ku thonë se atentati ka shtuar pasigurinë e qytetarëve por i ka dhënë goditje turizmit.
“Bistrica 2019”, shkon në 13 numri i të arrestuarve N
jë 37-vjeçar me inicialet E.M, është arrestuar si anëtar i grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike, duke çuar në 13 numrin e të arrestuarve gjatë operacionit antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”. Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, finalizoi operacionin antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”. Në operacion u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë
e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier. Pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit gjatë operacionit policor të koduar “BISTRICA 2019”, u arrestuan dhe u ndaluan 11 persona si dhe u sekuestruan 79 kg kanabis, e fshehur në një automjet në vende të krijuara posaçërisht. Po gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tre armë zjarri u vu në pranga një 52 vjeçar nga Mallakastra. Më herët në datë 05.04.2019, në funksion të këtij procedimi
penal në Kapshticë, u arrestua edhe një pjesëtar tjetër i këtij grupi kriminal, ku u sekuestrua rreth 68 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Gjithsej në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 145.6 kg kanabis; 3 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme. Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.
AKTUALITET
17
E diel, 12 MAJ 2019
Kryeministri Edi Rama kritikoi ditë më parë Agjencinë Kombëtare të Ushqimit, e cila në pikëpamjen e kreut të qeverisë nuk e ka kryer siç duhet misionin e saj
A
utoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kontrollet në të gjithë territorin e vendit për të siguruar që produktet që konsumon çdo qytetar të jenë të sigurta dhe brenda standarteve. AKU-ja ka ushtruar dy kontrolle për ushqimet që futen në burgun e Korçës dhe në Tiranë, nga ku ka konstatuar shkelje për mishin dhe vajin luledielli jashtë standardeve. Ajo që bie në sy në njoftimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është mungesa e transparencës. Institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore nuk publikon emrat e subjekteve private që janë kapur me shkelje nga kontrollet duke u mjaftuar vetëm me faktin që njërit i është bllokuar malli dhe tjetri është gjobitur. Si mund të informohen qytetarët që të mos drejtohen për të blerë produkte në këto subjekte për të shmangur rrezikun? Kësaj pyetje duhet ti japë përgjigje AKU-ja. Deklarata e plotë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve me qëllim garantimin e sigurisë së ushqimit, që u shërbehet nje kategorie specifike konsumatori, ka ndërmarrë dy kontrolle zyrtare: Më datën 02.05.2019, trupa inspektuese e AKU Korçë ka kontrolluar një ngarkesë mishi prej 209 kg në një subjekt i kontraktuar ler furnizimin e IEVP Drenove, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se një pjesë e ngarkesës me këtë
AKU s’toleron, bllokon ushqime në burgje
jë sasi prej 400 kg drogë është sekues-truar nga Guardia di Financa, në brigjet e San Kataldos në Salento. Në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar një gomone dhe dy skafistët shqiptarë. Gjatë patrullimit forcat detare kanë pikasur gomomen me ngarkesën e dyshuar që po vinte drejt brigjeve italine. Në bordin e gomones u gjetën 14 koli me marijuanë dhe hashash me peshë totale 400 kg e cila nëse do të hidhej në treg fitimi do të ishte rreth 4 milionë euro. Gomonia 6 metra e gjatë drejtohej nga 2 skafistë me kombësi shqiptare të cilët janë
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kontrollet në të gjithë territorin e vendit për të siguruar që produktet që konsumon çdo qytetar të jenë të sigurta dhe brenda standarteve. AKU-ja ka ushtruar dy kontrolle për ushqimet që futen në burgun e Korçës dhe në Tiranë, nga ku ka konstatuar shkelje për mishin dhe vajin luledielli jashtë standardeve”.
BURG
produkt në sasinë 88 kg nuk ishte e pajisur me shenjat identifikuese (vulën) të stabilimenrit ku ishte kryer therja dhe nuk shoqërohej me dokumentacionin përkatës (certifikata veterinare) siç përcakton legjislacioni në fuqi. Ndaj subjektit për shkeljen e konstatuar “Therje e kafshëve në kundërshtim me procedurën e parashikuar” u mor masa “administrative gjobë” në masën 100 000 (njëqindmijë) lekë, si dhe masa administartive “bllokim”për 88 kg mish viçi për asgjësim. Trupat inspektuese të Drejtorisë Ranonale të AKU-
së Tiranë, kanë marrë mostra për kontroll zyrtar për një parti mall (2028 lt vaj luledielli në limitet e afatit të skadencës) që furnizohej nga DPRMSH për IEVP Tiranë. Analizimi i mostrave të marra rezultoi me treguesit fiziko-kimik (numri i peroksideve) mbi normën e lejuar dhe si rrjedhojë kjo parti malli prej 2028 lt vaj luledielli është bllokuar në subjekt pasi është i pasigurtë për konsum human dhe subjekti është detyruar të ndjekë procedurat e mëtejshme të agjësimit. Shkarkimet Disa ditë më parë, u shkarkuan disa prej drejtorëve rajonalë
të Autoriteti Kombëtar Ushqimor për shkak të mospërmbushjes së detyrave të tyre. Konkretisht janë shkarkuar drejtorët e AKU-së në Korçë, Durrës dhe Tiranë. Shkarkimi i tyre ka ardhur pas një sërë akuzash për sigurinë ushqimore. Madje Kryeministri Edi Rama bëri me dije ndryshimet në Kodin Penal për Sigurinë Ushqimore, duke thënë se shkelësit do të dënohen 10 deri në 15 vite burg. Kujtojmë që siguria ushqimore është kthyer në qendër të vëmendjes se qeverisë. Disa ditë më parë ishte vetë kryeministri
ITALI
N
AKSIONI
“Kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër Agjencinë Kombëtare të Ushqimit, e cila në pikëpamjen e kreut të qeverisë nuk e ka kryer siç duhet misionin e saj. Rama tha se ka ende probleme në fushën ushqimore por shtoi se me ndryshimet në Kodin Penal do të dënohen ata që abuzojnë me shëndetin e qytetarëve, duke propozuar se abuzuesit do ndëshkohen deri në 15 vite burg”. Edi Rama që kritikoi ashpër edhe Agjencinë Kombëtare të Ushqimit, e cila në pikëpamjen e kreut të qeverisë nuk e ka kryer siç duhet misionin e saj. Rama tha se ka ende probleme në fushën ushqimore por shtoi se me ndryshimet në Kodin Penal do të dënohen ata që abuzojnë me shëndetin e qytetarëve, duke propozuar se abuzuesit do ndëshkohen deri në 15 vite burg.
TIRANË
Gomonia me drogë, kapen Q dy skafistë shqiptarë
7546 misione nga Urgjenca Mjekësore gjatë prillit
arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Nga fillimi i vitit nga Guardia di
127 për çdo emergjencë mjekësore”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Në total janë 37 autoambulanca të reja në të gjithë vendin.
Finanza në Puglia janë sekuestruar rreth 3 ton lëndë narkotike dhe janë arrestuar 70 persona.
ytetiiTiranëskatashmë një flotë të rinovuar autoambulancash, të cilat ofrojnë një standard të ri në shërbimin e urgjencës mjekësore. Tre spitalet universitare janë pajisur me autoambulancat e reja, të cilat, falë aparaturave moderne, mundësojnë ofrimin e shërbimit edhe në banesë. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore gjatë muajit prill kreu 7546 misione me shërbim në kohë dhe bashkëkohor për qytetarët. “Me flotën e re të 37 autoambulancave moderne dhe stafit të trajnuar të Urgjencës Mjekësore i përgjigjemi më shpejt në kohë dhe me cilësi qytetarëve. Telefono
Riorganizimi i Qendrës Kombëtare Urgjencës Mjekësore ka bërë që numri i thirrjeve për ndihmë që priten falë sistemit të ri të integruar të kësaj njësie të 4-fishohet
KULTURE
“
Një njeri i kulturuar di ta përcaktojë se çfarë është nderi, morali, apo e pamoralshmja. Një njeri i pakulturuar deformohet, shitet. Kjo është fatkeqësia jonë. Antivlerat shihen si vlera”. Mevlan Shanaj erdhi fiks në orar, i relaksuar dhe spontan. Ka ruajtur sharmin e dikurshëm, stilin. E kishim lënë për një intervistë, tek restorant ‘Amici MIEI’ në Tiranë. Intervista nuk kishte sesi të mos ishte dhe mbi filmin, por me një artist të përmasave të tilla mund të flasësh për shumë gjëra. Preferoj të mos ndalem tek karriera. Kush nuk e njeh Mevlan Shanaj? Por a e di publiku se çfarë mendon Artisti për realitetin e sotëm? Le të fillojmë me vetë njeriun, pastaj tek marrëdhënia e sinqertë mes njerëzve, guximi i intelektualit. Le të flasim për qytetarin, për krizën kombëtare, pse jo dhe për politikën. Në dhe për politikën, por hë për hë ta lemë pak jashtë. Takimi herët me filmin të jep mundësinë të zbulosh njeriun, ta duash të bukurën dhe të kuptosh e kritikosh me një sy objektiv realitetin ku jeton. Mevlani nuk i thotë rëndë kritikat e tij, nuk e përplas në fytyrë hipokrizinë, por nuk e pranon atë. Mbron një parim të vetin: krijimin e një marrëdhënieje të sinqertë me tjetrin. Toleranca:
E diel, 12 MAJ 2019
Mevlan Shanaj: Kombit tonë i mungon ndershmëria
“Nuk e kam njohur kurrë xhelozinë apo cinizmin brenda vetes”, tregon Mevlan Shanaj. “Edhe humbjen e kam pranuar me sportivitet krejt normalisht. Kjo mesa duket ka ndikuar pozitivisht tek unë. Tjetër gjë ambicia. Kam dashur ta bëj punën time sa më mirë dhe kam investuar maksimalisht tek ajo. Nga ana tjetër kam menduar se në këtë botë ka vend për cilindo për
Fatos Kongoli: Sëmundja e të shkruarit doli më e fortë se ajo për jetën E kishte lënë në mes kohë më parë për shkak të problemeve shëndetësore që kaloi. Kishte menduar se nuk do ti kthehej kurrë. Por për Fatos Kongolin doli se i shkruari është një sëmundje më e fortë dhe romanin “Gënjeshtarë të Vegjël” e prezantoi në edicionin e 6 të Panairit të Librit në Fier. Kongoli: Mendoja se nuk do ti kthehesha asnjëherë të shkruarit mirëpo doli që të shkruarit për mua doli një sëmundje shumë më e egër sesa sëmundjes që i shpëtova. Aty shpalos me mjeshtri realitetin e sotëm
18
shqiptar. Aplini, një 12 vjeçar i ardhur nga një zonë rurale në kryeqytet. është në qendër të historisë. Por kush janë gënjeshtarët e vegjël? Këtë përgjigje do ta marrin vetëm ata që do të lexojnë librin. Kongoli: Mos më pyesni për përmbajtjen. Kush të bëhet kureshtar të shkojë dhe të marrë librin dhe ta lexojë. Nuk dëshiroj të shpjegoj librat e mi. Romani i Mjeshtrit Kongoli mori vlerësimet më të larta në panairin e Fierit ku u paraqitën mbi 5000 tituj librash, 1200 nga të cilët të rinj.
t’u shprehur”, tha ai. Takimi i parë me filmin: “Isha student dhe me thirrën për një provë. Kisha një rol të mirë në film. Dikush më pa dhe më ftoi. Provimi është rastësi, më tej duhet të përpiqesh për të arritur atë që do. Duhet të kërkosh më shumë. Në jetën time nuk kam qenë asnjëherë i kënaqur me atë që kam arritur, dhe kam kërkuar më tepër. Por më duhet të them
se takimi me televizionin më ka hapur një botë të re. Aty kam eksploruar gjithçka. Isha i ri dhe doja të kapja majat. Kam filluar me gjëra më të thjeshta, më pas kam kaluar tek show dhe spektaklet.” Madhështia: Vetëm puna e bën të madh një artist. Karakteri i fortë bën njeriun. Mevlan Shanaj vlerëson jashtëzakonisht shumë karakterin e njeriut dhe kulturën e tij, si tek meshkujt por sidomos tek femrat. “Një karakter i fortë di të ecë para dhe të kapërcejë situatat që nuk janë të favorshme. Por kultura është e domosdoshme në çdo profesion që zgjedh apo fushë të jetës. Pastaj duhet të insistosh, pa të nuk shkon askund. Morali dhe kultura: Mevlan Shanaj urren hipokrizinë dhe servilizmin. Por nuk e godas, thjesht e lë të kalojë. Toleron shumë, e thotë dhe vetë, dhe ka një parim. Krijimi i marrëdhënieve të sinqerta me të tjerët. Kombit tonë i mungon ndershmëria. Një njeri i kulturuar di ta përcaktojë se çfarë është nderi, morali, apo e pamoralshmja. Një njeri i pakultu-
ruar deformohet, shitet. Kjo është fatkeqësia jonë. Antivlerat shihen si vlera. A kemi artistë të mëdhenj të ardhshëm? “Artisti shfaqet në produksion. Në rrafshin e kinemasë është një djalë që po ecën, Xhelili. Në Shqipëri nuk kemi talente të pikasur. Në kohën tonë kishte role dhe ngarkesa. Ndërsa sot nuk ka prodhim, ose janë të limituara nuk janë shumë. “ Kriza kombëtare dhe morali: “Kriza kombëtare ka influencuar kudo. Shoqëria kombëtare po kalon krizë në të gjitha profesionet. Shqipëria dhe shqiptarët kanë krizë morale. Shikoje si përbaltet njeriu i politikës, që e kanë zgjedhur vetë njerëzit ti përfaqësojë. Arti ka buxhet minimal. Kinemaja është ekonomi e zhvilluar, jo vetëm talent. E keqja është se shqiptarët nuk arrijnë të imponohen askund. As në zgjedhje”, thotë ai. I përkëdhelur nga fati? Po. Publiku e do artin, dhe atij i janë hapur dyert kudo. Vendi me komod? Me nipin e mbesën. Kur jam me ta jam njeriu me komod në jetë.
Muzeu italian mund të zbulojë misterin e flokëve të Leonardo da Vinçit Një muze italian thotë se ka në plan të kryejë testet e ADN-së në një bllok flokësh që beson se mund të kenë qenë të artistit të rilindjes, Leonardo da Vinçi. Megjithatë, disa ekspertë kanë hedhur dyshime mbi këtë, duke thënë se flokët me siguri nuk i përkasin mjeshtrit italian, ndërsa testimi i besueshëm i ADN-së mund të jetë i pamundur. Skepticizmi i ekspertëve lidhet me atë se Leonardo da Vinçit nuk i dihet nëna, nuk ka lanë asnjë trashëgimtar si dhe varri i tij është shkatërruar njëherë. Alessandro Vezzosi, drejtori i muzeut “Leonardo da Vinçi” tha se filli i flokëve u mblodh nga një komision mbretëror që ishte angazhuar më 1863 për të gjetur ndonjë gjë të da Vinçit. Testimi duhet gjithashtu të jetë në gjendje të provojë nëse mbetjet e identifikuara në Francë në vitin 1863 me të vërtetë i përkisnin da Vinçit. “Ajo që është e rëndësishme është të mos e marrim për të vërtetë një rezultat përpara se të përfundojë testimi shkencor”, tha Vezzosi. Da Vinçi vdiq në maj 1519 dhe u varros në Chateau d’Ambroise pranë qytetit francez të Tours. Kalaja u dëmtua rëndë pas Revolucionit Francez të vitit 1789 dhe shumë varre u shkatërruan, duke përfshirë atë të Leonardo, shkruan Reuters.
Botohet ditari “origjinal” i Ana Frankut “Ditari i Ana Frankut” konsiderohet një nga veprat letrare më personale dhe përfaqësuese të shekullit të 20-të. 75 vite nga shkrimi i saj, një botim i ri pretendon të përcjellë te lexuesit atë çfarë autorja, Anwlis Mari Frank, kishte dashur të shkruante prej fillimit. Libri me titull “E dashur Kiti” është përgatitur nga Lorin Nusbaum, e njohura dhe bashkëkohësja e autores 15-vjeçare. “Ditari që të gjithë ne kemi lexuar nga viti 1947 ka qenë një amalgamë referencash marrë nga ditari i Anës dhe libri i babait të saj, Frenkut. Po të kishte jetuar më gjatë, Ana nuk do të kishte lejuar askënd që t’ia ngacmonte variantin origjinal. Besoj se ky botim çon në vend amanetin e saj,”-tha Nussbaum. E mbijetuara e Holokaustit tregoi gjatë prezantimit të librit në Berlin, se me Anën njihej familjarisht kur të dyja jetonin në Amsterdam në kohën e Luftës së Dytë Botërore. “Nuk kemi qenë mikesha të ngushta por familjet tona takoheshin. Në vjeshtën e vitit 1941 kemi inskenuar në shtëpinë time një dramë me titullin ‘Princesha me Hundë’. Ana luajti rolin e princeshës, ndërsa unë regjisoren,”- shtoi Nussbaum. Libri i 91-vjeçares Nusbaum u botua këtë të shtunë njëkohësisht në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Data u zgjodh për të përkuar me 11 majin e vitit 1944, kur në ditar Frank kishte hedhur dëshirën që në të ardhmen të botonte një novelë me titullin “Aneksi Sekret”, bazuar në shënimet e saj. Vepra origjinale u shkrua në fshehtësi gjatë kohës së gjenocidit nazist kur shkrimtarja e re Ana Frank ishte vetëm 13 vjeçe, përpara se ajo të internohej në një kamp përqendrimi në Gjermani, ku ajo edhe vdiq dy vite më vonë.
SHOWBIZ
19 E diel, 12 MAJ 2019
Rita Ora, ambasadore e UNICEF Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, me anë një postimi në rrjetin social Instagram ka njoftuar ndjekësit se është bërë ambasadore e UNICEF. Ajo ka falënderuar UNICEF-in për punët që ka bërë në Kosovë. Rita Ora shkruan se është e nderuar me detyrën e saj si ambasadore e kësaj organizate. “Unë jam shumë e nderuar që të ndajë me ju gjithçka nga emërimi im si ambasadore e UNICEF. Që nga viti 2013, kam mësuar shumë për UNICEF-in dhe punën e mrekullueshme që ata bëjnë për të nxitur ndryshime pozitive për fëmijët e së ardhmes sonë. Udhëtimi im i fundit në Kosovë më lejoi të shoh punën e mrekullueshme të UNICEF-it në vendin tim amtar dhe unë jam më e vendosur se kurrë për të shfrytëzuar pozitën time për të mbështetur, për të bërë fushatë dhe për të mbrojtur. Faleminderit UNICEF – Unë jam pa fjalë!”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.
Aurela Gaçe ironizon të famshmit shqiptarë të rrjeteve sociale Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është shumë aktive në rrrjete sociale. Përveç fotove dhe video nga përditshmëria e saj ajo shpesh herë shkruan dhe për fenomene sociale të shoqërisë shqiptare. Dhe së fundmi ajo ka ironizuar të famshmit shqiptar që kanë më shumë ndjekës se yjet botërorë. Aurela Gaçe ka marrë si shembull Michael Buble, i cili sot numëron 2 milionë ndjekës në ‘Instagram’. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instastory’ disa foto të Buble nga turneu i tij botëror, në të cilat shihet se ka mbushur përplot stadiumet. “Michael Buble, tur botëror. Mbush arena të tilla…por? Pra siç po thoshim ka vetëm 2.1 milionë ndjekës. Sikur të menaxhohej nga ndonjë shqipe, kushedi sa ndjekës do kishte. Hë? Tur botëror, arenat plot. S’më del llogaria”, ka shkruar Aurela me ironi. E përsa i përket blerjeve të klikimeve dhe ndjekësve në rrjete sociale shihet si një fenomen në rritje, që përdoret nga artistët për t’i shtuar vlerat suksesit të tyre.
Eneda në bashkëpunim më një këngëtar shumë të dashur për publikun Kishte disa kohë që ajo nuk ishte e pranishme në televizionet shqiptare por së fundmi është rikthyer si moderatore në një program për të zbuluar talentet e reja. Por nëse menduat se kaq ishte dhe ajo e la këngën pas dore, gaboheni! Ajo ka zbuluar dy bashkëpunime shumë të rëndësishme që do të vijnë së shpejti, ndoshta pas 2 ose 3 muajve. Njëra nga këto bashkëpunëtore sipas “Who” është kompozitori, Edmond Rrapi, i cili është edhe vëllai i Salsano Rrapit. Ndërsa tjetri nuk është as më shumë as më pak se Flori Mumajesi , një nga këngëtarët më të dashur për të gjitha moshat. Mezi presim të dëgjojmë këngët e reja!
Dafina Zeqiri: Unë jam mbretëresha Këngëtarja Dafina Zeqiri vazhdon të mbetet një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive duke ndarë çdo ditë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, Dafina solli një ‘selfie’ mjaft atraktive për ndjekësit në rrjetin social Instagram, ndërsa shfaqej me modelin e ri të flokëve të shkurtra. Këngëtarja befasoi fansat teksa në mbishkrimin e fotografisë vendosi t’i japë vetes epitetin “mbretëreshë”, duke e shkruar në gjuhën spanjolle. “Unë jam mbretëreshë dashuria ime”, ka shkruar Dafina, teksa ka bashkëngjitur edhe fjalën “La Reina”. Me këtë ajo sikur la të kuptohet se ky mund të jetë titulli i këngës së saj të re, megjithatë fansat e saj duhet të presin edhe pak, pasi këngëtarja është ende duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Rofe”.
Arbër Çepani: Jetojmë në një vend xhungël Kanë kaluar shumë vite nga pjesëmarrja e tij në Big Brother 1, nga ku Arbër Çepani doli edhe fitues, por ai vazhdon të jetë i angazhuar me disa aktivitete të cilat ende e lidhin me publikun. Arbër Çepani ka qenë i ftuar në emisionin Late Night Shoë ku është shprehur se në Shqipëri është një vend xhungël. Ai tha se mundësia e hapjes së një biznesi dhe investimit nga një i ri në Shqipëri është shumë e vështirë. “Jetojmë në një vend ku është xhungël, në rastin konkret biznesi dhe shumë sektorë të tjerë. Për një të ri që do të investojë në Shqipëri nuk është fushë me lule jo se ka konkurrencë dhe vështirësi por sepse përgjithësisht ndodhin ato që ndodhin dhe gjithë ai hovi, energjia, pozitiviteti që do ta çlirosh në
vendin tënd, çohesh një mëngjes dhe të duket sikur zgjohesh në Ximbaue. Kjo të bën të demoralizohesh, të mendosh të tërhiqesh mbrapsht.” është shprehur ish banori i Big Brother-it Arbër Çepani. I pyetur nga moderatori se sa të ka ndihmuar fama në biznes. Arbër Çepani i është përgjigjur: “Fama të jep një shtysë fillestare në fushën e biznesit. Çfarëdo lloj sipërmarrje që dikush do hapë ditën e parë do vijnë sepse je personazh televiziv por të jesh i sigurt që ditën e dytë nuk do vijnë më nëse nuk i pëlqen shërbimi që ti i ofron. Ekziston fakti që është shtysë e mirë.”
SPORT
20
E diel, 12 MAJ 2019
Strategu i bardhebluve nuk beson se Të Kuqtë mund të bëjnë ndonjë tolerim ndaj tyre
Mema: S’presim dhurata nga Partizani, duam 3 pikët
BERGAMASKËT
Atalanta i merr vendin e tretë Interit, Gjimshiti shkëlqen me asist Atalanta nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon në Seria A. Ekipi i Gasperinit ka fituar pa vështirësi 2-0 ndaj Genoas, duke siguruar suksesin e katërt radhazi. Bergamaskët shënuan fillimisht me Pasalic dhe më pas Zapata, por në të dy rastet goli u anulua për pozicion jashtë loje të sulmuesit kolumbian. Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit do të arrinin që të zhbllokonin rezultatin me Musa Barroë. Sulmuesi mori një pasim të bukur nga një distancë e largët dhe me një goditje me të djathin mposhti portierin Radu. Atalanta mori zemër nga goli, teksa 6 minuta më pas do të shënonte edhe golin e sigurisë. Mbrojtësi i kombëtares sonë, Gjimshiti dha një pasim të artë për Timothy Castagne, i cili e pati të thjeshtë për ta shoqëruar “sferën” në rrjetë. Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Genoa hapi ndeshjen me Sanabrian, por ky gol do të shërbente sa për statistika. Me këtë fitore Atalanta i rrëmben vendin e tretë Interit, në kuotën e 65 pikëve.
BUNDELIGA
Lipzigu ndal Bayernin, titulli vendoset në javën e fundit
Rozalb Lika
D
erbi i fundit të sezonit dhe është ndeshja që vlen sa një sezon sidomos për Tiranën, që kërkon të marrë fitoren që ndoshta do vlente mbijetesën në Superiore, pa qenë në ankth deri në minutat e fundit të sezonit. Ardian Mema, trajneri i bardhebluve e sheh me optimizëm me synim e fitores në këtë derbi, por duke konsideruar pozitiv edhe barazimin. “E kemi përgatitur ndeshjen dhe do luajmë për tre pikë. Na nevojiten pikët dhe kjo është më e rëndësishmja për ne. Gjithsesi, gjithçka do të tregojë fusha dhe loja e nesërme. Do bëjmë maksimumin për të marrë pikët dhe të shohim përpara. Si anë psikologjike është e mirë, pasi vijmë nga dy fitore radhazi. Presioni në derbi është gjithmonë. Sido që të ishte renditja do të kishte presion. Është ndeshje historike dhe janë dy ekipe të mëdha. Partizani kampion? Ne lumturohemi nga rezultati jonë. Nuk më shqetëson pjesa e kundërshtarit. Nuk luajmë për të prishur festën e Partizanit, por për veten tonë. Kemi problemet tona dhe janë evidente. Tirana ka kohë që nuk fiton ndaj Partizanit dhe do të ishte një dhuratë për këtë fund sezoni për tifozët. Këtë vit kemi humbur një derbi që nuk duhej ta humbnim, kemi barazuar në një ndeshje që mund ta fitonim. Fjala favorit në këtë ndeshje nuk ka shumë
vlerë, mendoj se përqendrimi maksimal jep rezultat në derbi. Nuk ka favoritë, është presion artificial kur flitet për favoritë ose jo. Karikimi është i detyruar, por favoritin e vendos fusha. Jemi duke luajtur mirë prej disa ndeshjesh, duke përfshirë ndeshjet ndaj Luftëtarit, që e ka mundur bindshëm Partizanin”, deklaroi Mema. Sa i përket thashethemeve për marrëveshje apo tolerime të mundshme, trajneri i Tiranës mohon gjithçka. “Partizani ka kalendar shumë të vështirë dhe nuk pres asnjë dhuratë. Tiranës nuk i ka falur askush asgjë, nuk pres të ndryshojë gjë. Kemi Partizanin dhe Kastriotin përpara, këto janë finalet tona. Nëse dalim mirë
në këto dy ndeshje, gjithçka merr për mbarë dhe do të mendojmë më pas për finalen e kupës, që është mundësia e madhe për të shkuar në kupat e Europës. Deklarata e Hoxhës? Po të ishim në role të kundërt, është unë ashtu do thosha. Tirana e Partizani, përtej rivalitetit në derbi, kanë bërë historinë e njëratjetrës. Historia shkruhet nëpërmjet fakteve dhe dueleve ndër vite, Partizani-Tirana ka qenë ndër më të mëdhenjtë”, deklaroi strategu i bardhebluve. Ndeshjes e javës së 33-të do të luhen të gjitha ndeshjet ditën e diel në orën 16:30, ndërkohë që skuadra që i ka marrë pikët në tavolinë, është Laci i cili do të duhej të luante me Kamzën.
Titulli kampion në Bundesligë do të vendoset në javën e fundit. Bayerni Munich nuk ka mundu që të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj Leipzig, duke e çuar në dy pikë diferencën ndaj Dortmundi që mori 3 pikët e radhës. Skuadra e Niko Kovac shënoi në fillimin e pjesës së dytë me Goretzkën, por goli u anulua me VAR, për shkak të një pozicioni jashtë loje gjatë aksionit. Dortmundi arriti një fitore shumë të rëndësishme 3-2 ndaj Fortuna Dusseldorf. Verdhezinjtë kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me një gol të shënuar me kokë nga Christian Pulisic. Reagimi i miqve do të vinte në pjesën e dytë, teksa Fink arriti që të përfitonte nga gabimi qesharak Hitz, i cili nuk arriti që të ndalte goditjen e tij me kokë. Dortmundi do të rikthehej shumë shpejt në avantazh me Delaney. Pak sekonda më pas Dusseldorf fitoi një penalti, por Lukebakio do të gabonte nga pika e bardhë. Në minutat shtesë, Gotze shënoi golin e tretë duke përfituar edhe nga avantazhi numerik pas daljes me karton të kuq të Bodzek. Gjithsesi në sekondat e fundit shtesës Koënacki shënoi për Dusseldorfin.
MBROJTËSI
Arnold “mjeshtër” i krosimeve, ylli i Liverpoolit s’ka rivalë T
ë gjithë e mbajnë mend paraqitjen e jashtëzakonshme të Liverpoolit ndaj Barcelonës duke siguruar një vend në finalen e Champions League. Një mbrëmje e paharrueshme për Trent-Alexander Arnold, i cili dy asist gjenial për shokët e skuadrës, i dyti ishte për t’u vendosu në kornizë pasi befasoi mbrojtjen e katalanasve në golin e katërt. Kjo nuk ishte ndeshja e vetme ku mbrojtësi i Liverpoolit bën një paraqitje spektakolare, pasi këtë sezon la qenë një ndër mbrojtësit më të mirë në Europë. Mes kampionatit dhe Championsit, numri 66-të i “The Reds” ka dhënë gjatë këtij sezoni plotë 15 asist, teksa së bashku me shokun e tij të ekipit Robertson, i kanë dhënë një ndihmë të madhe ekipit të tyre. Por ka
edhe një statistikë mjaft mbresëlënëse: Alexander-Arnold është lojtari më i mirë i Liverpoolit për asistime, krosime, topa të kapur, shanse të krijuara dhe pasime në zonën e kundërshtarëve gjatë këtij sezoni në Champions League. Me pak fjalë, shumica e lojës më të rëndësishme të ekipit të Klopp, kalon nga këmbët e tij. Disa nga statistikat e sezonit të tij (kampionat dhe Premier League) në fazën e ndërtimit të aksioneve: 43.7 pasime të kompletuara / 90 min (saktësia 73.9%) 1.65 krosime / 90 min (32.5%) 1.33 driblime / 90 min (69.4%) Një sezon i jashtëzakonshëm, që për AlexanderArnold mund të jetë thjeshtë si një trampolinë drejt një karrierë të madhe në Europë.
SPORT
21
E diel, 12 MAJ 2019
Trajneri i Partizanit shprehu besimin në një sukses të mundshme sot ndaj bardhebluve
D
erbi i kryeqytetit është ndeshja më e emocionuese e futbollit shqiptar. Këtë herë do të jetë disi më e veçantë, pasi Partizani me një fitore të mundshme mund të sigurojë titullin kampion, ndërkohë që Tirana me një sukses, hedh një hap të rëndësishëm në objektivin për të mbetur në elitën e futbollit shqiptar. Trajneri i “Të Kuqve” Skënder Gega kërkon të mbyll sa më shpejt objektivin sezonal e të festojnë përball bardhebluve trofeun që ia kthen ekipit të tij pas 26 vitesh. “Është ndeshje radhe, por tashmë ka ardhur fundi dhe shpresojmë t’ia dalim në derbi, për të mbyllur me sukses gjithë këtë rrugëtim të gjatë. Kemi luajtur 3 derbi, kemi marrë 7 pikë, ndaj nuk është ndonjë ndeshje që do ndonjë përgatitje të veçantë, skuadra e di vetë sa vlerë ka. Tirana e di vetë punën e vet, nuk është detyra jonë të analizojmë Tiranën. Është gjë e madhe që tifozët nuk kanë humbur shpresa, uroj t’i gëzojmë, sepse nuk na janë ndarë kurrë. Është një 90-minutësh ku nuk i dihet asgjëje, por kemi shpresën se do të mbushet stadiumi dhe do të festojmë të gjithë bashkë. Mungesat? E vërtetë, na mungojnë 3 lojtarë me kontribut të jashtëzakonshëm,
Gega: Festojmë titullin në derbi, vetëm Zoti nuk paragjykohet
por për fat pjesa tjetër e ekipit ka treguar gjithnjë se di t’i zëvendësojë mungesat. Nesër është diçka tjetër, natyrisht, por e kemi përgatitur ashtu si dimë ne, me filozofi të njëjtë. Asani, Mensah e Telushi janë lojtarë të rëndësishëm, por do
të mundohemi t’i zëvendësojmë. Festa e madhe në derbi? Do doja të ishte ashtu, sepse jam i sigurt që do vijnë tifozë nga e gjithë Shqipëria. Jemi munduar të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, nesër (sot) është ndeshja jonë, jemi pritës dhe do
PORTIERI
Hoxha: Nuk duam që Tirana të bjerë nga Kategoria
ndizet stadiumi. Gjithsesi, ekipi është me këmbë në tokë, e di që kampionati nuk ka mbaruar, por do të bëjmë gjithçka për të festuar që nesër”, deklaroi Gega. Paragjykimet nëse Partizani humbet- “Nuk i kemi ne në dorë. Vetëm Zoti nuk paragjykohet,
njerëzit paragjykohen gjithmonë. E rëndësishme është ta kemi ndërgjegjen të pastër. Edhe në Champions League shohim surpriza të mëdha, uroj që të mos na ndodhë ne. Derbi është gjithnjë ndeshje e veçantë, ku renditja nuk ka rëndësi. Duam të jemi të qetë dhe të pastër në mendjen tonë, kaq”. Presioni te Tirana - “Nuk e di, unë uroj që presioni të jetë sa më i vogël te skuadra ime”. Meritat për titullin - “Nëse e mbyllim sezonin me sukses, uroj të takohemi dhe të bëjmë një konferencë shumë të gjatë. Duhet të jemi modestë dhe me këmbë në tokë, duke respektuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për Partizanin Gaz Demi e ka shpirtin e madh, një xhentëlmen, dhe jam i sigurt që nëse do vijë titulli nesër, torta do jetë e madhe dhe çdokush mund të marrë një fetë. A firmos për barazim? Nuk firmos për asgjë, do shohim ndeshjen çfarë do prodhojë dhe në shumë raste ajo jep atë që meriton”, mbylli deklaratën strategu i Partizanit.
STATISTIKA
Wolves, ekipi që ka mundur 4 ekipet angleze që janë në finale D
Kapiteni i të kuqve, Alban Hoxha, pavarësisht rëndësisë së derbit dhe gjendjes emocionale që krijohet tek tifozët, vlerëson si të rëndësishëm qëndrimin e bardhebluveQ në Superligë. Sipas portierit do të ishte diçka e bukur nëse festojnë sot titullin kampion. “S’ka gjë më të bukur se të fitojmë titullin në derbi. Kaq shumë vite pritje, një sezon i gjatë, lodhje, stres, tani erdhi momenti i madh, ku mund të fitojmë trofeun. Megjithatë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, nuk ka mbaruar. Çdo derbi është i veçantë, kam kaq vite te Partizani, kemi qenë afër titullit edhe më parë, por këtë radhë është ndryshe. Është derbi i veçantë sepse fitorja na shpall kampionë, kaq qenë një pritje shumë e gjatë. Në 6 vitet e mia, ky do jetë derbi më i bukur”, tha fillimi gardiani i njohur. Tirana në Kategorinë e Parë- “Janë përralla gazetash, nuk e mendojmë fare dhe nuk duam që Tirana të bjerë. Për ne dhe për mua Tirana është mirë të qëndrojë në Superligë, ashtu si duhet të kthehet edhe Dinamo, për shembull. Derbi mbush stadiumin dhe ndez interesimin e medias, ndërkohë që edhe lojtarët vitrinë perfekte për të ardhmen kanë derbin. Nuk dua të bëj show këtu, mendimi im është që Tirana është mirë të mos bjerë”. Tifozët- “U premtoj thjesht që do japim maksimumin për të fituar dhe festuar së bashku, i presim në stadium. Ne duam titullin, për të gëzuar tifozët, pastaj si do vijë titulli nuk ka shumë rëndësi. Duam të qëndrojmë me këmbë në tokë, jemi shumë të qetë dhe nuk fluturojmë. 10 pikë larg Kukësit na e japin këtë qetësi dhe do luajmë thjesht”.
y finale nga i njëjti komb nuk ishin parë kurrë. Finale e gjitha angleze (duke numëruar dy kompeticionet) kishte ndodhur vetëm dy herë në histori: United-Chelsea në Ligën e Kampionëve në 2008 dhe në Kupën Uefa 1972, mes Tottenham dhe … Wolverhampton. Në fakt këta të fundit mbajnë një rekord interesant, lidhur me aktualitetin, pasi janë ekipi i vetëm që i ka mundur të katër skuadrat finaliste të këtij edicioni në Champions dhe Europa League: Liverpool, Tottenham, Chelsea dhe Arsenal. Të gjitha këto ekipe të mëdha janë dorëzuar në një ndeshje ndaj formacionit të drejtuar nga Nuno Espirito Santo. Një rekord që ka frikësuar së tepërmi tifozët e Liverpoolit para ndeshjes së fundit të kampionatit. Dita e sotme do të jetë finalja e madhe e një kampionati të çmendur. Manchester City do të luajë në transfertë ndaj Brighton, ndërkohë që Liverpooli do të presë
në “Anfield” Wolverhamptonin e frikshëm. Në fakt “The Reds” kanë fituar sfidën e fazës së parë ndaj tyre, por u mundën në raundin e tretë të FA Cup. Wolves fituan 2-1 në shtëpi ndaj Chelsea-t në ndeshjen e parë, mundën 3-1 pak pas Krishtlindjeve Tottenhamin, ndërkohë që në prill mundën me një rezultat të ngjashëm edhe Arsenalin. Në këtë mënyrë në 8
ndeshje ndaj skuadrave finaliste në Champions dhe Europa League, kanë fituar dy, barazuar dy dhe kanë humbur dy. 14 pikë që kanë dhënë një kontributë të rëndësishëm për të arritur në vendin e 7-të, pas krahëve të 6 ekipeve të mëdha. Kualifikimi për në Europa League do të varet shumë nga finalja në FA Cup, që Wolves do të luajnë ndaj City-it të Guardiolës.
SPECIALE
22 E diel, 12 MAJ 2019
“Fshati i BE” zbret në Tiranë, aktivitete të shumta me fokus tek rinia
Kryebashkuaku Veliaj: Rinia është fabula më e bukur e Tiranës T
irana po punon që të përzgjidhet si Kryeqyteti Europian i të Rinjve në vitin 2022. Në çeljen e “Fshatit të BE”, si pjesë e javës Europiane, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, u shpreh dje besimplotë se këtë verë vendi ynë do të hapë negociatat me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se 2022 është një mundësi shumë e mirë për Tiranën të tregojë vlerat e saj më të mira si kryeqyteti i të rinjve. “Fokusi te rinia është fabula më e bukur për Tiranën. Me shumë shpresë, negociatat do të hapen këtë vit, por ama ne duam që në 2022 të kemi një shans që, si kryeqyteti europian i rinisë, të tregojmë më të mirën e vendit
tonë. Do të punojmë të gjithë bashkë që Tirana të fitojë “Kryeqytetin evropian të rinisë” në 2022", tha Veliaj. Ai u bëri thirrje të rinjve që teksa vendi shkon drejt zgjedhjeve lokale, të bëhen një zë aktiv për të parashtruar kërkesat e tyre ndaj kandidatëve dhe për të kërkuar më pas llogari për plotësimin e tyre. “Mezi pres që teksa futemi në fushatën lokale në të 61 bashkitë, të ketë një zë aktiv
të rinisë, për t’i bërë që tani kërkesat që çdo qytet apo çdo bashki duhet të përmbushë në mandatin e ardhshëm. Do të doja që çdo organizatë rinore në bashkinë e tyre, t’i bëjë që tani listat e kërkesave dhe të kërkojë llogari jo vetëm gjatë fushatës, por menjëherë ditën e parë të punës te kryebashkiaku i vet për plotësimin e atyre kërkesave”, tha ai. Veliaj nënvizoi se Bashkimi Evropian është më së shumti një projekt i njerëzve që punojnë çdo ditë dhe përmbushin detyra konkrete, duke shërbyer edhe si shembull frymëzimi. Shumë prej diplomatëve të huaj në vendin tonë kanë zgjedhur që të japin edhe një kontribut të drejtpërdrejtë duke iu bashkuar nismave të ndërmarra në këto katër vite nga Bashkia e Tiranës. Teksa i falenderoi për bashkëpunimin, Veliaj theksoi se vetëm falë punës mund të ecet përpara. “Me shumë prej ambasadorëve kemi mbjellë pemë, duke ndërtuar kënde lodrash, ose një kopsht, një çerdhe a një pistë biçikletash, një festival filmi ose një koncert. Jam i sigurt që edhe ata shohin gjëra që nuk u pëlqejnë, por në vend që të jenë vetëm kritikë, thonë çfarë mund të bëj që të jap një dorë? Unë e di ekzaktësisht çfarë nuk funksionon në Tiranë, sa puseta janë vjedhur, sa pllaka janë hequr, sa gropa janë hapur, por pyetja është: zgjidhim më shumë punë duke bërë diçka apo duke qarë?”, nënvizoi Veliaj, tek-
INVESTIMI I BASHKISË SË TIRANËS
Rrjet i ri i ujësjellëskanalizimeve në zonën e Kombinatit N
jë investim i rëndë sishëm ka nisur në zonën e Kombinatit ku për herë të parë një zonë e lënë tërësisht në harresë për vite të tëra do të ketë rrjetin e saj të ujësjellës-kanalizimeve. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellës kanalizimeve në rrugën “Mustafa Krantja” në zonën e Kombinatit. Ky investim do të rrisë ndjeshëm kapaci-
tetin e transmetimit dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve të zonës. Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT. Kështu, paralelisht, grupet e punës kanë punuar edhe tek Rr. “Ndreko Rino” në kryqëzim me Rr. “Marko Boçari”
për t’i dhënë zgjidhje problematikës së sinjalizuar nga komuniteti i kësaj zone. Bashkia e Tiranës ka realizuar gjatë këtyre katër viteve një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij.
sa vlerësoi se Bashkimi Evropian vijon të jetë institucioni më i besuar në Shqipëri. “Kur dikush vjen në Tiranë ose për vizitë në bashki dhe thotë: çfarë mendoni për krizën që po kalon Bashkimi Europian? Përgjigjja jonë është: cila krizë? Bashkimi Europian është institucioni më i besuar në Shqipëri. Për këto arsye unë besoj se gjërat në të cilat besojmë janë gjëra që
duhet t’i kurojmë përditë”, u shpreh Veliaj. Nga ana e tij, Ambasadori i BEsë në Tiranë, Luigi Soreca theksoi se përfshirja e të rinjve në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE është vendimtare. “Fshati i BE-së” është pjesë e aktiviteteve të “Javës së Europës” dhe organizohet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri në bashkëpunim me ambasadat e shteteve anëtare të Bashkimit Europian në Tiranë dhe Bashkia Tiranë. Të rinjtë do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth temave që prekin të rinjtë në Shqipëri, studimin në vendet e BE-së, po ku nuk do të mungojë as aktivitetet e shumta të fokusuara tek aktivizimi i rinisë, bizneset sociale, vullnetarzimi, arsimimi dhe shkëmbimet ndërkulturore të të rinjve.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE LAJM I ORËS SË VONË
24 E diel, 12 MAJ 2019
Situatë e tensionuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, mbi 50 te shoqëruar Situate tepër e tensionuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes në Tiranë. Pas arrestimit të Sahit Dollapit protestuesit u drejtuan për në Drejtorinë e Policisë duke kërkuar lirimin e tij dhe rreth 50 të burgosurve të tjerë. Policia përdori gaz lotsjellës në zonën më të populluar në Tiranës. Në lagjen e ishBlloku deri në orët e vona të natës njerëzit kanë dalë në rrugë pasi gazi i hedhur në sasi të madh e bënte të pamundur qëndrimin nëpër banesa.