Koha Jone_12 prill 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Testi i Edi Ramës për puç ushtarak E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 85 (8526)

E premte, 12 Prill 2019

Çmimi 30 Lekë

Kryeministri e bëri këtë veprim së pari për të spostuar vëmendjen publike dhe analizën nga mungesa e rendit publik dhe sigurisë në aeroportin e Rinasit, për fajin e qeverisë së tij. Dhe së dyti për të bërë një sondazh që si do të reagojë politika, Presidenti dhe publiku në rast se nesër do të nxjerrë ushtrinë, pa vendim parlamenti dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forca të Armatosura, kur protestat e opozitës të jenë më radikale që do të rrethojnë Kuvendin dhe Kryeministrinë FAQE 3

Monika Kryemadhi: Shteti tashmë Sali Berisha: Grabitja në Rinas është vënë në dispozicion të krimit, është organizuar nga vetë shteti trafiqeve dhe jo qytetarëve

FAQE 11

Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

VENDIMI

Shkeljet kushtetuese me vendosjen e ushtrisë në Rinas

FAQE 2

ZËVENDËSKRYETARI I LSI

FAQE 2

Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha

KOMENT

KOMENT

Kush ia hoqi shijen e Për nevojat e partisë Luan Rama: Disa Nga Aurel Plasari pyetje për Ministren e keqe Theo Jacobs, pilula, Kur jeta nuk ta jep mundësinë të kesh Mbrojtjes dhe siguria dhe dy standartet e ONM qenë bashkëkohës i ngjarjeve të Nga Sonila Bejtja “epokës leniniste”, nuk të mbetet ... e aeroportit të Rinasit FAQE 15

FAQE 14

FAQE 14

KREU I PD

Basha: Çlirimi nga qeverisja me krimin është emergjencë kombëtare. Më 13 prill të gjithë në shesh

FAQE 10


POLITIKE

2

E premte, 12 PRILL 2019

Vendimi nuk është marrë miratimi i institucionit më të lartë të sigurisë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Shkeljet kushtetuese me vendosjen e ushtrisë në Rinas

Q

everia “Rama” vendosi të mërkurën në mënyrë të paprecedentë të urdhërojë daljen e ushtrisë për të kryer funksionin e ruajtjes së Aeroportit të Rinasit. Një vendim i tillë, ka jo pak shkelje ligjore dhe kushtetuese që bëjnë përgjegjës direkt Kryeministrin dhe ministren e Mbrojtjës. Por në këtë lëvizje të paplanifikuar të ushtrisë, ka dhe dyshime për interesa korruptiv që lidhen me objektin dhe pronat e Policisë Ushtarake në Sauk, e cila me vendimin e ri nga Sauku do të zhvendoset në Rinas. Shkelja e parë, ka të bëjë me faktin se ky vendim është marrë pa një akt të Këshillit të Ministrave që të shpallte emergjencën për daljen e ushtrisë. Shkelja e dytë dhe më rëndë është se forcat e armatosura lëvizin me një vendim/ligj të Parlamentit, i cili nuk është marrë. Shkelja e tretë lidhet me faktin se për këtë dalje të ushtrisë nuk është njoftuar institucioni i Presidentit të Republikës, i cili është dhe Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Shkelja e katërt është se për një vendim të tillë nuk është

marrë miratimi i institucionit më të lartë të sigurisë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Shkelja e pestë lidhet me ligjin për Forcat e Armatosura. Ministria e Mbrojtjes u ka ngarkuar forcave ushtarake një

mision që ka të bëjë me detyrat e strukturave civile dhe policore, por jo Forcave të Armatosura. Sipas ligjit të ushtrisë, roli i Forcave të Armatosura është mbrojtja e rendit kushtetues. Por veç këtyre shkeljeve dhe

KONTRADIKTAT

Zv/ministri brendshëm kundërshton dy ministrat dhe kryeministrin

shumë të tjerave që kanë të bëjnë me ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, ligjin për Forcat e Armatosura dhe Kushtetutën, vendimi i qeverisë për ushtrinë ka brenda edhe hijet e një korrupsioni.

Ditën e djeshme zyrtarë të qeverisë hodhën idenë e vendosjes së Policisë Ushtarake në aeroportin e Rinasit, pasi aty ndodhet dhe Komanda e Forcës Ajrore. Në këtë mënyrë godinat e Policisë Ushtarake në zonën e Saukut lirohen nga funksionet shtetërore dhe duhet të kalojnë për privatizim. Burime nga qeveria thonë se një biznesmen afër qeverisë janë interesuar kohë më parë që kjo zonë shtetërore të kalonte për përdorim privat me qëllim investime në ndërtim. Me lëvizjen e djeshme, Qeveria jo ka shmangur edhe procedurën për zhvendosjen e një reparti ushtarakë. Sipas ligjit, mbyllja e bazave apo hapja e tjerave është një procedurë që kalon në filtra të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Presidentit të Republikës. Duke e bërë fakt të kryer për “interesa të sigurisë” lirimin e repartit dhe tokës për ndërtime, qeveria duket se ka bërë dhe qokën e radhës ndaj klientëve të saj.

ZBARDHEN DOKUMENTET

Hijet ruse pas sigurisë në aeroportin e Rinasit F

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar në emisionin Top Talk në TopChannel, pranoi se grabitja e bujshme në Rinas është “cënim i sigurisë kombëtare”.“U cënua siguria kombëtare, u cënua siguria në një nyje nevralgjike të vendit tonë, siç është aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri. Duhet të kuptojmë pse ndodhi kjo”, deklaroi Lamallari.Ndërkohë ministri brendshëm, ministrja e mbrojtjes dhe kryeministri nuk e pranojnë këtë version të zv/ministrit, i cili për hir të së vertetës u tregua dinjitoz. Por rrezikon të shkarkohet nga posti. Zv/ ministri duke mos qenë pjesë e klanëve ka folur siç është e verteta dhe pa hile, sepse kështu ka ndodhur realisht.U cenua Siguria Kombëtare në Rinas, theksoi ai.Ata mund të merrnin avionin peng, edhe mund të vrisnin njerëz, pasi ishin të armatosur rëndë dhe të gatshëm për çdo masakër. Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

ijet ruse në Shqipëri mund të kenë arritur deri tek siguria e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend, një nga objektet kryesore të rëndësisë së veçantë.SYRI.net publikon dokumente zyrtare që tregojnë se administratori i ICTS Albania, kompanisë përgjegjëse për sigurinë e aeroportit të Rinasit është i njëjti person, i cili ka përfaqësuar në Shqipëri, GunvorOil, kompaninë ruse, të cilën departamenti i shtetit e ka vënë në listën e zezë me motivacionin se zotërohet direkt nga presidenti rus Vladimir Putin. Grabitja e përsëritur e aeroportit të Rinasit është vetëm maja e ajsbergut, e një skandali shumë më të thellë, që zbulon se siguria kombëtare mund të jetë kompromentuar rëndë, teksa një nga objektet kryesore të rëndësisë së veçantë, financohet drejtpërdrejtë nga rusët.Sipas ekstraktit zyrtar të QKR, administratori i ICTS Albania është një shtetas shqiptar i emëruar në këtë detyrë që nga dhjetori i vitit 2016. Por sipas dokumenteve të zotëruar nga SYRI.net, ky person rezulton të jetë njëkohësisht edhe përfaqësuesi zyrtar i PGFS Pilotage&Gestions, një shoqërie offshore e regjistruar në Zvicër.Në

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

20 prill të vitit 2017, PGFS Pilotage, themeloi në Shqipëri shoqërinë Byllis Energji, e cila më vonë do të merrte në dorë shfrytëzimin e ARMO-s në ortakëri me shoqërinë tjetër Tosk Energji. Edhe kjo e fundit është një shoqëri e regjistruar po në Zvicër me pronarë fundor, ChristopheDarbord, një shtetas francez me lidhje të forta në Rusi.Të dy kompanitë si Byllis ashtu dhe Tosk Energji duket se zotërohen nga e njëjta dorë, pasi për një kohë të gjatë administrator i tyre ka qenë i njëjti person, përkatësisht shtetasi kosovar. Këtu nisin dhe fijet ruse.Në tetor të vitit 2016, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

bllokoi një transfertë të dyshimtë 13 milionë euro në llogari të kompanisë ‘Tosk Energji’. Transferta e cila u bë përmes një prej bankave më të mëdha në vend vuri në alarm autoritetin e parandalimit të pastrimit të parave, pasi përbënte risk të lartë. Kompania që dërgonte paratë ishte GunvorOil.Edhe pse e regjistruar në Suedi, fillimisht Gunvor është themeluar në Rusi nga një prej njerëzve më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin. Madje në vitin 2014, qeveria amerikane e futi Gunvor, në listën e zezë duke e akuzuar publikisht se pronari real i saj ishte vetë presidenti Vladimir Putin. Syri.net

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 12 PRILL 2019

Testi i Edi Ramës për puç ushtarak

Kryeministri e bëri këtë veprim së pari për të spostuar vëmendjen publike dhe analizën nga mungesa e rendit publik dhe sigurisë në aeroportin e Rinasit, për fajin e qeverisë së tij. Dhe së dyti për të bërë një sondazh që si do të reagojë politika, Presidenti dhe publiku në rast se nesër do të nxjerrë ushtrinë, pa vendim parlamenti dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forca të Armatosura, kur protestat e opozitës të jenë më radikale që do të rrethojnë Kuvendin dhe Kryeministrinë Grabitësit e 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit tashmë janë duke numëruar të qetë paratë dhe tallen me gjithë shtetin që e rrëzuan për 4 minuta, nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka gjetur një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga ky skandal i madh. Me një urdhër personal, antikushtetues, ka detyruar ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të nxjerrin nga kazermat forcat e ushtrisë dhe t’i vendosë në mbrojtje të Aeroportit të Rinasit. Konkretisht, batalioni i operacioneve speciale, një njësi e specializuar për luftime urbane dhe që pjesë të funksionit të saj ka reagimin për situata lufte dhe terrorizmi ekstrem nga pardje është vendosur në mënyrë të befasishme në gjithë perimetrin e aeroportit. Batalioni i çertifikuar nga NATO për luftën në Afganistan dhe Irak është nxjerrë me të njëjtën shpejtësi sikur vendi të ishte në situatë të jashtëzakonshme lufte. Por zyrtarisht vendi nuk është në gjendje të jashtëzakonshme. Që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për sigurinë duhet që të votojë Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave. Po ashtu, zhvendosja e trupave dhe mjeteve ushtarake të këtij niveli dhe për më tepër në një zonë civile, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Forcat e Armatosura nuk bëhen me vendim të ministrit të Mbrojtjes, por me vendim të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura që është Presidenti i Republikës. Në të gjitha rastet e mundshme të lëvizjes së trupave për sigurinë në një zonë civile është Parlamenti dhe më pas Presidenti që kanë kompetenca të plota. Dje zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi deklaroi për mediat se “Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit

“Nënë Tereza. Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik”. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri një tjetër interpretim duke argumentuar se vendimi bazohej në çështjen e sigurisë së aeroportit. Por qeveria thotë se me grabitjen në Rinas nuk u cenua siguria kombëtare dhe nëse është kështu, përse duhet ushtria derisa nuk ka cenim të sigurisë kombëtare? Në mungesë të argumenteve ligjore për nxjerrjen e ushtrisë, kryeministri Edi Rama dje postoi vetëm një foto ku shkruante se edhe në Francë, Holandë, etj, ushtria përdoret për ruajtjen e aeroporteve. Një krahasim i tillë me pushtimin e Rinasit nga ushtria shqiptare është vetëm një mënyrë për t’u shmangur nga thelbi i asaj që ka ndodhur. Në Francë dhe Itali, ushtria ka dalë në rastet kur kanë ndodhur akte terroriste të rënda. Por edhe kur në këto shtete nxirren blindat, më parë është Parlamenti që ka vendosur për një

masë të tillë. Ndërsa në Shqipëri, gjithë procedura Kushtetuese dhe ligjore e Forcave të Armatosura është lënë në dorë të kreut të qeverisë. Në veprimet e kryeministrit me vetëdije është shkelur Kushtetua dhe janë shmangur Parlamenti, si institucioni më i lartë vendimmarrës dhe Presidenti i Republikës, që ka dhe detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. E thënë ndryshe, kryeministri Edi Rama ka kryer ligjërisht një puç ushtarak, duke nxjerrë në rrugë trupat ushtarake në kundërshtim ligjit dhe Kushtetutës. Në çdo mënyrë që të argumentohet kjo lëvizje e kreut të qeverisë, kemi të bëjmë me një tentativë të rrezikshme për mënyrën sesi po devijon keqpërdormi i pushtetit. Ajo që është më shqetësuese në këtë histori është precedenti i krijuar. Qeveria, pa pyetur Kuvendin (atë që ka mbetur tashmë pas ikjes së opozitës) dhe as

Presidentin nxori ushtrinë për një grabitje të rëndë me armë duke pranuar se policia dhe siguria dështoi. Në vend që të analizohet dhe merren masa se cili institucion qeveritar nuk funksionoi në këtë rast, kryeministrit luajti ndryshe; nxori ushtrinë nga kazermat. Nesër, Qeveria mund të nxjerrë në rrugë forcat speciale ushtarake dhe tanket me argumentin se policia nuk menaxhon dot protestat e opozitës që kërkojnë largimin e saj nga pushteti. Ndaj dhe prova e Edi Ramës këto ditë ngjan më shumë si një test për puç ushtarak. Kryeministri e bëri këtë veprim së pari për të spostuar vëmendjen publike dhe analizën nga mungesa e rendit publik dhe sigurisë për fajin e qeverisë së tij. Dhe së dyti bërë një sondazh që si do të reagojë politika, Presidenti dhe publiku në rast se nesër do të nxjerrë ushtrinë kur protestat e opozitës të jenë më radikale që do të rrethojnë Kuvendin dhe Kryeministrinë. Qamil Xhani


POLITIKE

4

E premte, 12 PRILL 2019

Kryeministri, asnjë përgjegjësi për supergrabitjen e 10 milionë eurove, por thotë se i ka bërë detyrat për negociatat me BE-në

N

ë përpjekje për të mbrojtur vendimin e tij për të futur ushtrinë në Rinas, kryeministri Edi Rama sërish ka bërë një gafë logjike në argumentimin e këtij akti që për opozitën është jo vetëm antikushtetues dhe antiligjor, por është dhe një grusht shteti i pastër. Duke tentuar të jusfitikojë veprimet e dështuara të qeverisë së tij, Rama ka huazuar një fotografi nga aeroportet e huaja ku ka pasur prani ushtarake, por duke ngatërruar faktin se ajo që ndodhi tre ditë më parë në Rinas nuk kishte të bënte me një akt terrorist, por ishte thjesht një grabitje kriminale. Në rastet që Rama ka bërë publike bëhet fjalë për masa shtesë në aeroporte për shkak të sulmeve terroriste, jo raste kur një grup kriminal ka hyrë në aeroport dhe ka vjedhur 10 milionë euro i pashqetësuar nga asnjë organ ligjzbatues i ngarkuar për të garantuar sigurinë në një institucion të rëndësisë së veçantë siç është aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke cenuar rëndë në këtë mënyrë edhe vetë sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. “Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato. Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë. Prandaj, kush flet për shkelje Kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake, e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike”, u shpreh plot nerv

Ushtria në Rinas, Rama ngatërron qëllimisht sulmet terroriste me grabitjet kriminale

dje në reagimin e tij kryeministri Edi Rama, por duke shmangur çdo llogaridhënie sa i përket përgjegjësisë së institucioneve që varen nga ai lidhur me atë çfarë ndodhi tre ditë më parë brenda aeroportit, si dhe duke shmangur faktin se kur kanë kaluar 72 orë nga ngjarja ende nuk ka asnjë të dyshuar, e aq më pak, as të arrestuar nga anëtarët

e bandës së grabitësve. Dhe në këtë suazë mos llogaridhënieje dhe mungese përgjegjësie, më herët nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama deklaroi dje se nga pikëpamja e unitetit politik për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, Shqipëria është më mbrapa se në të shkuarën duke iu referuar situatës politike. Nga ana tjetër,

Rama theksoi se progres raporti do të rekomandojë hapjen e negociatave dhe se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim. Por sipas tij, ky është një vendim që merret nga Këshilli i Europës, ku ndikon edhe dinamika e brendshme e vendeve anëtare. Në këtë pikë, Rama tha se tek subjektiviteti i vendeve ndikimi

i shtetit është relativ, duke i lënë përgjegjësinë opozitës nëse nuk ka çelje negociatash. “Shqipëria ka ecur para dhe progres raporti në fund të majit do të rekomandojë pa kushte hapjen e negociatave. Rikonfirmimi i rekomandimit pa kushte, është edhe rikonfirmim pa kushte i një të vërtete të thjeshtë: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim me BE. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet se çelja e negociatave është një vendim që merret nga KiE. Nga Këshilli i përbërë prej të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve anëtarë, bazuar në rekomandimin e komisionit por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare. Që do të thotë që nëse raporti i komisionit është një raport i cili ndërtohet mbi kritere ekskluzivisht teknike duke verifikuar kryerjen e të gjithë detyrave të përcaktuara për çeljen e negociatave, vendimmarrja në KE është rezultat i debatit të brendshëm në KiE që i kalon kriteret teknike dhe subjektiviteti i vendeve ka rolin e vet. Tek subjektiviteti, ndikimi jonë është relativ në kushtet kur në Shqipëri ka forca që janë të rreshtuara kundër”, deklaroi dje Edi Rama.

KREU I GRUPIT TË PS-SË FLET ME OPTIMIZËM PËR VENDIMIN E QERSHORIT TË BRUKSELIT

E

dhe pse nuk ka asnjë shenjë se përgjigja e Brukselit për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë, mazhoranca nuk heq2 dorë nga propaganda e saj për t’ia mbushur mendjen shqiptarëve se gjithçka po shkon mirë. Në një kohë kur vendi zien nga pasiguria dhe krimi e kur opozita prej më shumë se dy muajsh ka djegur mandatet e deputetëve të saj në Kuvend duke e shpallur zyrtarisht krizën qeverisëse në vend, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla thotë se qeveria “Rama” ka marrë mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së për çeljen e negociatave. Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla falënderoi Policinë e Shtetit për reagimin “aksidental” pas grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku pas tre ditësh nuk ka asnjë të dyshuar

Balla: Kemi super-mbështetje për negociatat nga vendet e BE-së

dhe aq më pak, asnjë të arrestuar, por vetëm identitetin e një nga grabitësit, i cili mbeti i vrarër gjatë shkëmbimit me armë me policinë, ku ende është e paqartë dinamika e saj, pasi ka dyshime

të forta që Admir Murataj të jetë ekzekutuar nga shokët e tij, dhe jo nga policia. Gjithsesi, Balla në përpjekje për të intimiduar deputetët e rinj për grintën e tyre, duke iu referuar kërkesës për interpelancë të bërë për ministrin Sandër Lleshaj, do ti thurte lavde këtyre të fundit, që mundësojnë akoma . Balla foli dhe për rezultatet e vizitës së tij dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi në Austri, ku tha se ka marrë supermbështetje nga vendet anëtare të BE për çeljen e negociatave. “Në emër të maxhorancës dua ta falënderoj dhe ta përgëzoj Policinë e Shtetit për reagimin për herë të parë pas kaq shumë vitesh të ngjarjeve të ngjashme

jo vetëm në kohë por të vënë në një sulm me armë të rënda, granata apo armë automatike, policia e shtetit ka arritur të asgjësojë një prej kriminelëve të ketë plagosur njërin syresh dhe të jeni të bindur që deri në javën e ardhshme rezultatet e Policisë së Shtetit do të jenë të tilla që të paktën të merrni mundimin sikurse nuk e morën kurrë mundimin kolegët tuaj pararendës në karriget që mbani, të falënderoni për herë të parë punën e Policisë së Shtetit”, deklaroi Balla. Ai tha se vendimmarrja e qershorit nuk varet nga ajo që do bëjë Shqipëria por nga gjendja brenda vendeve të BE. “Sot diskutojmë se ç’është bërë gjatë 2018 për

aspiratën më të rëndësishme e historike të shqiptarëve, atë të anëtarësimit në BE. Me të drejtë kryeministri iu tha shqiptarëve sot se vendimmarrja e qershorit nuk varet më se çfarë do bëjë Shqipëria deri në qershor por së pari nga kontekstet brenda çdo vendi të BE dhe pas 26 majit kur përfundojnë zgjedhjet europiane edhe në kontekstin e ri që do krijohet brenda PE. Ne sot jemi shumë krenarë që brenda PE, kur u votua rezoluta për Shqipërinë që bënte thirrje për hapjen e negociatave kemi marrë 459 vota pro hapjes. Bashkë me kryetarin e Kuvendit vijmë nga takimi i kryetarëve të parlamenteve të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Ju them përsëri kemi sot një super-mbështetje të vendeve anëtare. Kush merr guximin këtu të flasë në emër të Francës përpara se të flasë”, tha kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.


POLITIKE

5

E premte, 12 PRILL 2019

“Lajthit” ministrja e Mbrojtjes që shkeli çdo ligj duke zbarkuar ushtrinë: Nuk kemi shkelje të Kushtetutës

Nxori ushtrinë në aeroport, Xhaçka: Nuk jemi në luftë që të njoftojmë Presidentin

M

inistrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha që vendosjen e ushtrisë për ruajtjen e perimetrin e sigurisë së aeroportit të Rinasit, ku tha se nuk është cënuar në asnjë pikë Kushtetuta. Ministrja tha se Presidenti nuk ka pse të njoftohet, pasi nuk bëhet fjalë për cënim të sigurisë kombëtare, por për cënim të sigurisë së një objekti të rëndësisë së veçantë. “Nuk ka debat kushtetutes, nuk po shkojmë në luftë. Nuk ka dislokim trupash ushtarake. Nuk kemi situatë të cënimit të sigurisë kombëtare ku do duhej të kishim marrë miratim të parlamentit (jo të presidentit), kemi vetëm cënim të sigurisë së një objekti të rëndësisë së parë, nuk kemi cënim të kushtetutës”, tha ministrja në një deklaratë dje nga Aeroporti i Rinasit ku inspektoi trupat e policisë ushtarake që janë të vendosura në rrethimin e aeroportit dhe jo brenda tij. Ministrja e Mbrojtjes, tha se Policia Ushtarake është e detyruar të marrë këto masa, pasi sipas ligjit, duhet të garantohen të gjitha objektet që janë në funksion të NATO-s. “Gjysma e pistës është infrastrukturë ushtarake, i takon komandës ajrore. Këtu ulen edhe avionë ushtarakë, kemi prezencë ushtarake edhe në Aviacionin Civil. Nuk po diskutojmë dislokim trupash, por marrje të masave të sigurisë të një infrastrukture ushtarake. Policia jonë ushtarake e ka për detyrë një gjë të tillë, me sinjalizim të komandave, jo me sinjalizim të ministrit, shtabit, apo aq më pak presidentit. Është ngjarje e përsëritur, që po hetohet. Deri në moscënimin e aeroportit ne do të jemi këtu. Ligji na detyron të garantomë objektet që janë në funksion të NATO-s”, - u shpreh ministrja, e cila nuk la pas edhe një mesazh politik për liderin demokrat Lulzim Basha. “Lulzim Bashës nuk i mësojmë dot si të lexojë Kushtetutën, nëse do e kishte lexuar si duhet nuk do e kishte djegur si kalli opozitën. Ka një ligj ka një marrëveshje me aeroportin e Rinasit për përdorim të përbashkët, për marrje masash për siguri të përbashkët. Gjysma e pistës është infrastrukturë ushtarake. Policia ushtarake do ruajë perimetrin e sigurisë së aeroportit, jo për të hyrë brenda, është praktikë që është ndjekur në vende të tjera”, tha ministrja. Shkeljet e ligjit dhe Kushtetutës Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë në ruajtje perimetrin e sigurisë së aeroportit të Rinasit pas grabitjes së bujshme të rreth 10 milionë eurove në pistën e avionëve, solli reagimin e Presidentit Ilir Meta, krerëve

të opozitës, specialistëve dhe mabrë opinionit publik, të cilët gjatë dy ditëve të fundit u shprehën se prezenca e ushtrisë në aeroportin “Nënë Tereza” është në kundërshtim me ligjin dhe e konsideron si një grusht shteti. “Koha Jonë” sjell për vëmendjen e lexuesit dhe shkeljet ligjore që ka bërë Olta Xhaçka e cila në cilësinë e ministres së Mbrojtjes urdhëroi zbarkimin e forcave të armatosura mbrëmjen e së mërkurës në

aeroportin e Rinasit. Nenet e Kushtetutës dhe ligji për Forcat e Armatosura: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Neni 173 1. Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat

për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë. 2. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin. 3. Zgjatja e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhet vetëm me pëlqim të Kuvendit çdo 30 ditë, për një periudhë jo më shumë se 90 ditë!!

Ligji i Pushteteve të Drejtimit të Forcave të Armatosura Neni 22 Përdorimi i Forcave të Armat o s u r a g j a t ë g j e n d j e s s ë jashtëzakonshme 1. Gjendja e jashtëzakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. 2. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim të Kuvendit, pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, mund të ndërhyjnë për rivendosjen e rendit, vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë detyrë. 3. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme Kryeministri është drejtpërdrejt përgjegjës për drejtimin e Forcave të Armatosura, përmes hierarkisë së drejtimit e të komandimit. 4. Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme Kryeministri i raporton Kuvendit për përdorimin e Forcave të Armatosura gjatë kësaj periudhe. 5. Veprimet, që ndërmerren nga Forcat e Armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të jenë në përpjesëtim me shkallën e rrezikut dhe duhet të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të funksionimit normal të shtetit.

DEKLARATAT E HABITSHME TË MINISTRIT TË BRENDSHËM: NGJARJE SI NË RINAS KANË NDODHUR EDHE NË VENDE TË TJERA

Grabitja, Lleshaj shmang çdo përgjegjësi: Ishte incident, s’ka asgjë për t’u alarmuar

I

s-gjenerali që tani është ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka habitur me deklaratat e tij në sallën e parlamentit. Duke mos thënë asgjë për punën hetimore që është bërë deri tani, duke mos dhënë asnjë detaj se çfarë po bën policia për hetimin, Lleshi ashtu si edhe shefi i tij Edi Rama kanë vazhduar

me propaganda dhe llafe boshe në seancën e djeshme plenare. Nga foltorja e Kuvendit Lleshi u shpreh se grabitja e ndodhur të martën në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka rrëzuar sigurinë kombëtare, por e ka cenuar atë. Lleshaj tha se nuk e pranonte nga askush idenë që është rrëzuar siguria, megjithatë, vijoi ai, në masën e parë serioze u shqetësuan të gjithë pse u vunë Forcat e Armatosura në mbrojtje të aeroportit. Ish-gjenerali, që siç duket nuk ka parë ushtrinë që ka rrethuar Rinasin tha se sulmi nuk mund të shërbejë si justifikim për sulme ndaj qeverisë. E këtë kontekst ai deklaroi se nuk ka asgjë për t’u alarmuar. “Nuk është turp kombëtar, është incident”, tha në

fjalën e tij ministri Sandër Lleshi. “Gjëra të tilla mund të ndodhin kudo. Ajo që ka ndodhur është e rëndë. Ne kemi marrë masa të forta të plota për të zhbërë një histori turpi që është transferuar para 20 viteve në duart e një privati. Transferuam sovranitet në duart e një koncesionari privat. Nëse shikoni do të gjeni edhe emra të njohur që kanë kontribuuar në këtë situatë. Po është një cënim i sigurisë kombëtare dhe jo rrëzim. Aktorë dhe përgjegjës ndër vite për këtë situatë shqetësohen pse ndërhyri ushtrinë në aeroport. FA e ka në mision kushtetues sigurinë kombëtare. Nëse konstatojmë se është cënuar apo kërcënuar, FA ka detyrë që të japë kontributin e tyre. Ajo nuk kanë hyrë si forca të

armatosura, por në mbështetje të policisë. Porta e Rinasit u cënua në kuadrin e disa sekondave. Nuk është turp kombëtar por incident, mos harroni 11 shtatorin se çfarë ndodhi, apo goditje terroriste, por asnjë komb nuk çohet të shpallë gjendje të pa shpresë. Nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Policia reagoi në kohë rekord dhe në mënyrë të paparë. Ky grup kriminal është arratisur nga burgu i një vendi anëtar të BE-së, por nuk u shpall turp kombëtar atje. Meqë më përmende dorëheqjen, nuk kam luftuar asnjë ditë për ta pasur këtë post, nuk kam asnjë brengë për ta lenë, faleminderit për rekomandimin por atë e gjykoj unë me dinjitetin personal”, theksoi dje ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.


POLITIKE

6

E premte, 12 PRILL 2019

Ish-ministri i Mbrojtjes: Vendosja e strukturave ushtarake në aeroport është jo kushtetuese dhe jo ligjore dhe krijon një precedent të rrezikshëm

“Rinasi”, Mediu: Ushtria mund të përdoret vetëm në rast të gjendjes së jashtëzakonshme I

sh-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka reaguar pas vendosjes se ushtrisë në aeroportin e Rianst një ditë pas grabitjes së të paktën 10 milionë eurove në brendësi të aeroportit. Për kreun e republikanëve, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, dhe si e tiilë është e papranueshme që Forcat e Armatosura të shndërrohen në instrumenta të urdhrave politikë, nga kushdo që vjen në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, të cila e kanë përcaktuar qartë rolin dhe misionin e FA-ve. “Kushtetuta dhe ligji kanë përcaktuar qartë rolin dhe misionin e Forcave të Armatosura. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe është e papranueshme që FA të shndërrohen në instrumenta të urdhrave politikë, nga kushdo që vjen në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Forcat e Armatosura kanë dy raste që mund të përdoren: a- Në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme: Neni 22- Përdorimi i Forcave të Armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme 1. Gjendja e jashtëzakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. 2. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim të Kuvendit, pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, mund të ndërhyjnë për rivendosjen e rendit, vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë detyrë. 3. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Kryeministri është drejtpërdrejt përgjegjës për drejtimin e Forcave të Armatosura, përmes hierarkisë së drejtimit e të komandimit. 4. Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, Kryeministri i raporton Kuvendit për përdorimin e Forcave të Armatosura gjatë kësaj periudhe. 5. Veprimet, që ndërmerren nga Forcat e Armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të jenë në përpjesëtim me shkallën e rrezikut dhe duhet të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të funksionimit normal të shtetit. Nuk jemi aspak përballë një

situatë të tillë. Nëse shteti dhe policia ka rënë, kjo nuk është për shkak të paaftësisë së tyre, apo mungesës së strukturave të specializuara për ruajtje të objekteve të sigurisë së veçantë, apo përballjeve me grupe kriminale. Për fatin e keq, forcat e Policisë janë kthyer në instrument politik, kundër

qytetarëve dhe të drejtave të tyre, duke dhunuar qytetarët në emër të qeverisë. b- FA përdoren në rastin e emergjencave, si ndërhyrje e domosdoshme, pasi janë përdorur të gjitha mjetet dhe strukturat e tjera në dispozicion. Asnjë nga këto dy momente ligjore dhe kushtetuese, nuk

përputhet me atë ç’ka ndodhi në Rinas, prandaj vendosja e strukturave ushtarake është jo kushtetuese dhe jo ligjore dhe krijon një precedent të rrezikshëm për përdorim për interesa dhe qëllime jashtë misionit të tyre”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

GRABITJA NË RINAS

Eksperti: Po të ishte rrethuar, banda mund të kishte marr peng avionin

Martin Biba, ekspert për sigurinë dhe aeroportet në një intervistë dhënë dje për A2 CNN, ka komentuar ngjarjen e bujshme të grabitjes së dy ditëve më parë në Rinas, duke e parë në këndvështrimin e sigurisë dhe kompetencave të institucioneve përkatëse. Sipas tij, edhe pse është ende herët për të thënë konkluzione, patjetër që përtej përgjegjësive të koncesionarit kinez ose të kompanisë të sigurisë private, opinioni publik percepton shtetin si të vetmin që mundëson sigurinë në një perimetër aq delikat si aeroporti kombëtar. Ngjarja komentohet nga Biba si “shumë e rëndë, këtu nuk kemi të bëjmë me gabime njerëzore, por me sulme të armatosura, nëse banda do të ishte rrethuar nga policia ose nga ushtria, ata mund të merrnin peng avionin duke vendosur një fluturim diku tjetër”. Edhe pse ai gjykon se “reagimi i policisë ishte i shpejtë, në fakt banda ia arriti qëllimit”, tha Martin Biba.

PËLLUMB NAKO: RAMA JUSTIFIKON USHTRINË NË RINAS ME PARISIN, POR JA ÇFARË ËSHTË PLANI “VIGIPIRATE”

N

ë përpjekje për të mbrojtur vendimin e tij për të futur ushtrinë në Rinas, Edi Rama sërish ka bërë një gafë logjike. Duke tentuar të jusfitikojë veprimet e dështuara të qeverisë së tij me fotografi nga aeroportet e huaja ku ka pasur prani ushtarake, Edi Rama ka harruar një fakt: Që nuk mund të jenë njësoj sulmet terroriste me një grabitje kriminale. Në rastet që Rama ka bërë publike bëhet fjalë për masa shtesë në aeroporte për shkak të sulmeve terroriste, jo raste kur një një grup kriminal ka hyrë në aeroport dhe ka vjedhur 10 milionë euro. Dhe për të sqaruar këtë moment, do të mendonte ish-drejtori i Policisë së Kufirit dhe ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Drejtues Pëllumb Nako, i cili ka shpjeguar se kur mund të përdoret ushtria në një situatë civile, e jo luftë. Me një shënim të tij në rrjetin social “Facebook”, Nako shkruan se nuk mund të përdoret çdo njësi ushtarake. Duke komentuar fotot e bëra publike nga Edi Rama, ku në njërën prej tyre

Ish-kreu i Kufirit rrëzon argumentin francez të Ramës për përdorimin e FA-ve në Rinas

shfaqen ushtarakë në Paris, Nako shkruan se këto lëvizje bëhen në bazë të një plani të emërtuar: Vigipirate. “Lufta e fotografive për ushtrinë në Rinas Për të justifikuar apo kundërshtuar vendosjen e ushtrisë në mbrojtje të aeroportit të Rinasit ka “plasur” një luftë fotosh ku ushtria paraqitet duke mbrojtur disa aeroporte nëpër vende të ndryshme Europiane, ndërmjet

tyre edhe aeroporti “Charles de Gaule”, në Paris, Francë. Të paktën në këtë aeroport, pjesa e ushtrisë që përdoret është e trajnuar posaçërisht për misionin që kryen. Pra, jo çdo njësi ushtarake. Dhe në këtë rast nuk kemi të bëjmë me xhandarmërinë. Por ajo që vlen, është fakti se kush është baza ligjore dhe motivet për të cilën përdoret kjo forcë. Ajo

përdoret mbi bazën e një plani të quajtur “Vigipirate” të hartuar nën kryesinë e Kryeministrit, i cili presupozon nivelin me të lartë (nga 3 gjithsej) të alarmit ndaj atentateve terroriste. Plani shoqërohet me 300 masa në 13 fusha. Por për çfarë motivi? Ja motivi i përkthyer fjalë për fjalë: “Nën varësinë e Kryeministrit, plani “Vigipirate” është përqendrimi në nivel qendror i të gjitha mjeteve (burimeve) franceze të luftës kundër terrorizmit, në atë masë sa që kërkohet bashkëngjitja në të i të gjithë aktorëve kombëtarë – Shteti, pushteti lokal në territor, operatorët publikë dhe privatë si dhe qytetarët- në një përpjekje për më shumë vigjelencë, parandalim dhe mbrojtje.” Pra, jemi larg asaj që ndodhi në Rinas”, u shpreh dje në sqarimin e tij, Ish-drejtori i Policisë së Kufirit Pëllumb Nako.


AKTUALITET

7

E premte, 12 PRILL 2019

Prokuroria thotë se ka rihapur dosjet e pezulluara për Admir Muratajn, i dyshuar edhe për 3 grabitje të tjera por që çështja nuk u gjykua ndaj tij pasi ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar

K

anë kaluar tre ditë nga super grabitja e 10 milion eurove brenda aeroportit “Nënë Tereza”, dhe ende Policia e Shtetit nuk ka dhënë informacione për autorët dhe kush është organizatori? Prokurorët e Krimeve të Rënda, kanë marrë në dorë të gjitha aktet dhe veprimet që ka bërë policia në vendngjarje dhe kanë nisur punën për identifikimin e pjesës tjetër të grabitësve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë. Grabitja e Rinasit ka 4 vepra penale. Grabitje me armë, prodhim municionesh, grup i strukturuar kriminal si edhe shpërdorim detyre. Vepra e fundit, sipas burimeve, është regjistruar për të vendosur para përgjegjësisë strukturat dhe zyrtarët përgjegjës të institucioneve që kishin përgjegjësi për të garantuar sigurinë në areoportin “Nënë Tereza” pa lënë jashtë verifikimit edhe tre bankat që ranë pre e sulmit menjëherë pasi kishin dorëzuar në aeroport disa milionë euro që do të transportoheshin më pas nga Shqipëria drejt Vjenës. Prokuroria thotë se ka rihapur dosjet e pezulluara për Admir Muratajn, i dyshuar edhe për 3 grabitje të tjera por që çështja nuk u gjykua ndaj tij pasi ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar. Rihapja e dosjeve për grabitësin e vrarë gjatë shkëmbimit me armë zjarri ne fakt kryhet për të verifikuar edhe një herë edhe persona të tjerë që përmenden aty, disa prej të cilëve janë të paidentifikuar e disa të tjerë janë në kërkim. Përveç 4 grabitësve që shfaqen

Grabitësit u fshehën në tunel, hetimet për 4 vepra penale VEPRAT PENALE “Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë në dorë të gjitha aktet dhe veprimet që ka bërë policia në vendngjarje dhe kanë nisur punën për identifikimin e pjesës tjetër të grabitësve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë. Grabitja e Rinasit ka 4 vepra penale. Grabitje me armë, prodhim municionesh, grup i strukturuar kriminal si edhe shpërdorim detyre”.

në kamera duke rrëmbyer mbi 10 milionë euro, Admir Murataj ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë në sulmin e fundit të grabitjes, përfshi njërin prej tyre që me shumë mundësi i ka pritur me furgon tjetër në afërsi të Urës së Brarit, një person i dytë që ka djegur një makinë në Bathore për të çorientuar policinë, e cila ra në kurthin e grabitësve duke kërkuar në krahun e kundërt,

në kohën që autorët udhëtuan drejt fshatit Drithas. Pikërisht në tunelet e këtij fshati autorët qëndruan deri në mesnatë, kur edhe i vunë zjarrin makinës së tyre dhe u larguan sërish në drejtim të paditur. Pjesa tjetër e bashkëpunëtorëve të grabitjes ende nuk është identifikuar nga ana e Policisë, ndërsa po kryhen kontrolle të shumta nga uniformat blu në zona të

SITUATA

LËVIZJET

Furtunë në Elbasan, ikën Altin Qato

Prej dy vitesh drejtues i policisë së Elbasanit, Altin Qato lirohet nga detyra dhe transferohet në Akademinë e Sigurisë së Policisë. Në vend të tij, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka emëruar drejtuesin Arjan Muça. Altin Qato ka mbajtur disa poste drejtuese dhe të rëndësishme në polici. Para se të komandohej drejtues në Policinë e Elbasanit, Qato ka drejtuar Policinë e Beratit si edhe të Shkodrës, ndërsa ka mbajtur edhe detyrën e zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, Muça ka drejtuar operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit gushtin e 2009-s, ku u vranë 4 efektivë policie në Durrës. Altin Qato u ngarkua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në atë kohë Haki Çako, që të riorganizonte nga e para Drejtorinë e Policisë Elbasan, drejtuesit e së cilës u shkarkuan pas përplasjes së makinës së policisë pranë tregut agro-ushqimor në Elbasan në vitin 2017. Elbasani njihet si qyteti më problematik në vend për shkak të kriminalitetit dhe bandave që kontrollojnë qytetin.

ndryshme. Grabitja duke thyer sigurinë kombëtare, mund të ishte parandaluar, nëse do të ishte zbatuar nga instancat më të larta drejtuese të kupolës së policisë, urdhri nr. 130 i datës 05.08.2018, që mban firmën e ish-ministrit Fatmir Xhafaj. “Transportimi i vlerave monetare mbi shumën 950.000.000 lekë, përveç masave të parashikuara në kategorinë F, pikat “a” dhe “b” nga shërbimi

privat i sigurisë fizike, strukturat e Policisë së Shtetit në territorin e të cilit do të lëvizë eskorta, planifikojnë dhe marrin masa shtesë sigurie, sipas përcaktimit të bërë nga legjislacioni në fuqi”. Po ashtu, drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk kanë zbatuar një tjetër kërkesë në këtë urdhër, ku parashikohen një sërë masash për thasët me valutë. Ministri Sandër Lleshaj nuk i dha përgjigje pyetjes, sesi është e mundur që truri i kësaj grabitjeje të dytë, Admir Murataj, prej 6 vitesh nuk u kap asnjëherë.

N

jë i burgosur shqiptar dhe një grek, kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një përleshje në burgun e Korydallos në Athinë. Siç shkruajnë mediat e shtetit helen, të plagosur kanë mbetur një shqiptar 27-vjeçar i cili ndodhej në burg pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe një grek 33-vjeç i cili ishte burgosur për vjedhje. Mësohet se dy të burgosurit janë fshikulluar me kabllo elektrike nga një grup tjetër të burgosurish për motive që nuk bëhen ende të ditura. Aktualisht të rinjtë janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Vetëm në muajt e fundit, në burgun e Korydallos janë regjistruar rreth 20 episode të ngjashme. Dy ditë më parë, një përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre arabë ka ndodhur në burgun Avlona në Athinë. Siç raportojnë mediat helene për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar. Incidenti nisi mes dy grupeve, ku fillimisht një shtetas shqiptar dhe një arab filluan të grindeshin verbalisht përpara

Përleshjet e shqiptarëve në burgjet greke

se të përlesheshin. Ministria e Drejtësisë në Greqi mohon lajmin se personat kërcënuan me thikë drejtuesin e burgut. “Një konfrontim mes të disa të burgosurve në Paraburgimin në burgun Avlona, e cila së shpejti

përfundoi pa lëndime dhe pa ndërhyrjen e policisë u shfaq si një “luftë”. Në të vërtetë, trillimet për “kërcënim me thikë” për drejtorin i mohojmë në mënyrë eksplicite”, thuhet në njoftimin e ministrisë.


AKTUALITET

8

E premte, 12 PRILL 2019

Gazetarë të gazetës gjermane “Bild” kanë udhëtuar nga vendi i tyre drejt Shqipërisë për të pasqyruar ngjarjen e rëndë për qytetarët e vendit të tyre

P

ër më shumë se 4 orë, familjarë dhe të afërt të Admir Muratjat kanë pritur për të marrë nga morgu turpin e të ndjerit. Familja ka vendosur që trupi i pajetë i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, të prehet në vendin e tij të lindjes në Tropojë. Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 12 të datës 12 prill. Në prononcimin e tij për mediat, Cen Murataj nuk e pranoi që Admiri, të ketë qenë organizator i grabitjes në aeroportin e Rinasit, ndërsa thotë se ende nuk e ka të qartë se prej kujt u vra vëllai i tij, nga shokët apo nga policia. “Besoj që janë përdorur si vegla. Do t’a gjejmë fillin më vonë. Si ka mundësi që organizatori ngelet i vrarë dhe të tjerët ikin. Do ta gjejmë, do shohim”,thotë Cen Murataj. Duke marrë shkas nga kjo deklaratë e vëllait të atij që u cilësua si “truri” i grabitjes më të madhe të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, e vetmja pyetje që mund të shtrohet në këto momente është se: Kush është organizatori i vjedhjes në Rinas? Është një pyetje që kërkon një përgjigje konkrete i ng ja rjes që tron d it i jo vetëm qytetarët shqiptarë por edhe mediat prestigjioze ndërkombëtare, pasi topi i përgjegjësisë për hidhet sa tek njëri institucion tek tjetri, ku vetëm Qeveria nuk pranon asnjë përgjegjësi për ngjarjen në fjalë, të cilën ia faturon të gjithën koncensionarit të aeroportit të Rinasit. Grabitja e 10 milion eurove në aeroportin e Rinasit ka tërhequr,

Varrimi në Tropojë, familja tërheq trupin nga morgu VARRIMI “Për më shumë se 4 orë, familjarë dhe të afërt të Admir Muratjat kanë pritur për të marrë nga mogru turpin e të ndjerit. Familja ka vendosur që trupi i pajetë i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, të prehet në vendin e tij të lindjes në Tropojë”.

vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Gazetarë të gazetës gjermane “Billd” kanë udhëtuar nga vendi i tyre drejt Shqipërisë për të pasqyruar ngjarjen e rëndë për qytetarët e vendit të tyre. Ditën e sotme gazetarët e “Billd” do të jenë në qytetin e Tropojës për të ndjekur ceremoninë e varrimit dhe gjithashtu për të folur me familjarët. Vëllai i tij së bashku me bashkëshorten

e Admirit dhe të afërm të tij identifikuan trupin në morgun e Tiranës, tha se Admiri nuk është organizatori por një vegël. Sipas tij, janë shokët që e lanë në rrugë dhe e hodhën të vdekur, duke lënë të nënkuptuar se do të marrë hak, duke u përpjekur t’i gjejë vetë se kush janë bashkëpunëtorët. E vetmja masë sigurie shtesë në Rinas janë patrullimet nga Policia e Shtetit, ushtria por

DETAJE

Dryni që ruan sigurinë në Rinas

Me një palë pinca u hap Rinasi. Kështu veproi edhe banda të martën, ku u futën me furgon, morën 10 milion euro dhe u larguan sërish duke këputur me pinca zinxhirin rrethues të derës dalëse të perimetrit të sigurisë së pistës. Paçka se qeveria ka dërguar Ushtrinë në aeroportin e vetëm në vend, siguria mbetet sërish në duart e zinxhirit të hollë dhe drynave që gjinden fare lehtësisht në treg. Prania e masave shtesë shfaqet në portën nga ku tre ditë më parë u futën grabitësit. Aty patrullon vazhdimisht një furgon i policisë së Shtetit, brenda dhe jashtë rrethimit. Shqipëria u kthye në lajm botëror për cënimin e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar, ku me armatim të rëndë të maskuar dhe me granata, automatik e tritol, keqbërësit futen në pistën e avionit me pasagjerë me të cilin do të transportoheshin paratë për në Vienë.

HETIMET

T

re ditë pas grabitjes së lekëve në Rinas, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Operacioni për gjetjen e tyre është zhvendosur mes Krujës dhe Fushë-Krujës, pasi policia ka dyshime se ata mund të fshihen në këtë zonë. Grabitësit, pasi realizuan vjedhjen e parave në Aeroportin e Rinasit, dyshohet se dogjën një prej tre mjeteve në brendësi të tunelit të fshatit Dritas”. Ai është një furgon “MercedezBenz” me ngjyrë të bardhë. Brenda tij policia gjeti armatime dhe municione të shumta. Pas këqyrjes, ekspertët nuk mundën të mbledhin prova të vlefshme për hetimin. Grabitja e armatosur ndodhi rreth orës 15:00 të së martës. Autorët u futën me një furgon me targa false dhe me mbishkrimin

edhe punonjësit e sigurisë së brendshme të aeroportit. Në mënyrë të veçantë siguria është rritur tek porta që grabitësit përdorën për të dalë nga aeroporti i Rinasit. Forcat e armatosura të cilat bazën e tyre e kanë tek komanda ajrore, kryejnë patrullime në të gjithë perimetrin e jashtëm të aeroportit, deri në afërsi të vendit, ku u vra dhe Admir Murataj. Pas deklaratës së

drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu që në ambientet e brendshme do të përfshihet dhe policia, një patrullë e bluve kryen kontrolle në pistën e aeroportit. Grabitja në Rinas u regjistrua të martën e kësaj jave rreth orës 15:00 në momentin paratë e 3 bankave ishin të vendosura në bordin e avionit, të cilat më pas do të transportoheshin drejt Vjenës. Edhe të enjten, (11 prill) Policia e Shtetit ka vazhduar krehjen e zonave periferike të Tiranës, ku dyshohet se janë fshehur autorët e vjedhjes me armë. Në operacion janë përfshirë rreth 100 efektivë që drejtohen nga zyrtarë të lartë të drejtorisë së përgjithshme të policisë, Tonin Vocaj dhe Gjovalin Loka.

Zhduken grabitësit, forcat speciale në Krujë

“Hetimi Tatimor”. Dy prej tyre lëvizën betonin dhe prenë zinxhirët që mbanin të mbyllur portën. Më pas hynë në pistë dhe nën kërcënimin

e armëve grabitën paratë. Në kohën kur ata po largoheshin u përplasën me policinë dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj.


POLITIKE

9

E premte, 12 PRILL 2019

Kryetarja e LSI-së: 13 Prilli protesta e të gjithë shqiptarëve që duan ti japin fund tranzicionit 30-vjeçar

Kryemadhi: Ngjarja e rëndë e Rinasit, një provë e qartë e dështimit të qeverisë K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat nga selia e LSIsë komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Aeroportin e Rinasit. Kryemadhi tha se kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm qytetarët shqiptarët, ku tregon pasigurinë, por ka tronditur dhe sigurinë në të gjithë rajonin. “Më lejoni që në emër të LSI-së të mbaj këtë qëndrim zyrtar përsa i përket situatës në vazhdim në vendin tonë. Ngjarja shumë e rëndë e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit ka tronditur jo vetëm qytetarët shqiptarët, ku tregon pasigurinë, por ka tronditur dhe sigurinë në të gjithë rajonin. Sepse nëse një aeroport ndërkombëtar, i një vendi anëtar të NATO-s, mund të hyhet dhe mund të cenohet në mes të ditës nga bandat e krimit të organizuar është cenim i sigurisë kombëtare, por edhe cënim i sigurisë rajonale. Sot qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurt, sepse Aeroporti Ndërkombëtarë i Rinasit, që duhet të jetë vendi i parametrave më të larta të sigurisë, paraqitet si një objekt i atakueshëm nga kriminelët sa herë që u duhet atyre për ta atakuar këtë institucion, por edhe sa herë që atyre u duhen para për tu bërë gati përpara zgjedhjeve të radhës. Ndihen më shumë të pasigurt qytetarët shqiptarë sepse kanë përballë një qeveri, e cila në vend që të marrë përgjegjësitë e saj që rëndojnë mbi të, fillon dhe justifikohet si gjithmonë. U ikën përgjegjësive të saj me një sjellje, cila jo vetëm nuk inkurajon qytetarët, por i dekurajon ata, në mënyrë të tillë duke u dhënë forcë, pushtet dhe mbështetje kriminelëve të cilët nuk ndihen aspak të rrezikuar nga forca e ligjit, por ndihen të mbështetur dhe të përkrahur nga qeveria dhe policia e saj, e cila sot “merr përsipër” për të mbrojtur qytetarët shqiptarë. Qytetarët e thjesht ndihen krejtësisht të pasigurt, sepse nuk shohin askënd që të jetë larguar nga detyra, apo të jetë hetuar, apo të jetë thirrur nga Prokuroria. Por përkundrazi qytetarët shqiptarë shohin që arrestohen nga Prokuroria, thirren nga Prokuroria ata të cilët luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat i kanë ndërtuar me gjak, me djersë dhe kanë mbi 27 vjet që i paguajnë taksa shtetit shqiptar. Të gjithë vazhdojnë t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit, nga ministri, nga drejtorët, nga policia, nga konçensionarët e kështu me radhë, duke bërë deklarata boshe dhe duke bërë demagogjinë e rradhës. Një ngjarje e tillë e rëndë, që përsëritet vazhdimisht në këto vitet e fundit sa herë që kriminelët duan të hyjnë, të sulmojnë dhe të grabisin, tashmë është bërë një provë e qartë e dështimit të qeverisë. E dështimit të kësaj qeverie, që nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë, nuk përfaqëson as Partinë Socialiste, por përfaqëson bandat, krimin e organizuar, trafikun e drogës. Kjo qeveri tashmë nuk është gjë tjetër veçse një provë e pandëshkueshmërisë së të gjithë këqijave të këtij vendi, duke filluar nga varfëria, nga korrupsioni, nga krimi i organizuar dhe nga kapja e shtetit në dorë të pesë vetëve, që në krye kanë kryeministrin e tyre Edi Rama. Shqiptarët nuk duan të dëgjojnë më, “po ndodh kështu si në të gjithë botën”,

“bëhen dhe filma dhe në Hollivud me ngjarje të tilla”. Shqiptarët meritojnë siguri, shqiptarët meritojnë vëmendje, shqiptarët meritojnë punë, shqiptarët meritojnë që fëmijët e tyre të jetojnë në Shqipëri, të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe ta kenë Shqipërinë shtëpinë e tyre”, deklaroi dje Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së theksoi se protesta e nesërme do të jetë protesta e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Kryemadhi tha se do të jetë protesta për ti dhënë fund tranzicionit 30 vjeçar, sistemit të krimit të organizuar dhe sistemit të njerëzve të kapur për të

ndërtuar sistemin e vlerave. “Demagogjia dhe propaganda boshe për të lyer fasadat e godinave të kalbura ka mbaruar. Prandaj dhe 13 Prilli do të jetë protesta e të gjithë qytetarëve, do të jetë protesta e shqiptarëve, do të jetë protesta e të gjithë atyre njerëzve, të cilët ndihen shqiptar e duan vendin e tyre dhe duan të mbyllin njëherë e përgjithmonë këtë tranzicion të hidhur dhe të dhimbshëm prej 30 vitesh. Do të jetë protesta e të gjithë atyre që duan të bëjnë një pakt, një pakt kombëtar, një pakt të sinqertë, ku të shikojmë në sy njëri-tjetrin për të krijuar agjendën e ardhme të Shqipërisë. Do të jetë

ISH-DEPUTETI I LSI

Petrit Vasili: Shqipëria digjet, Edi Rama krihet

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar edhe një herë grabitjen e bujshme të 10 milionë eurove në Rinas. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij, duke thënë se Shqipëria digjet, ndërsa kryeministri krihet e nuk kthehet, por vazhdon turizmin. Deklaratat kontradiktore të dy ministrave të kabinetit “Rama”, Xhaçka dhe Lleshaj, lidhur me supergrabitjen brenda aeroportit të Rinasit, për ish-kreun e grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është provë e qartë që kjo qeveri është e kapur dhe e mbaruar krejtësisht. Vasili teksa thekson se Xhaçka thotë s’është cenuar siguria kombëtare në Rinas, dhe Lleshaj thotë po, ngre pyetjen se: “mos janë kapur gjë nga ndonjë koncesionar i ri?”. “Xhaçka thotë s’është cenuar siguria kombëtare në Rinas, Lleshaj thotë po, mos janë kapur gjë nga ndonjë koncesionar i ri? Xhaçka alias Ministrja e Mbrojtjes thotë me gojën plotë se nuk është cenuar siguria kombëtare në Rinas. Ky Lleshi alias Ministri i Brendshëm thotë në Kuvendin e Shqipërisë, edhe ky me gojën plot, që është cenuar siguria kombëtare. Këta janë thjesht bashibozukë dhe njeri i bie gozhdës tjetri patkoit. Është provë e qartë që kjo qeveri është e kapur dhe e mbaruar krejt. “Ishalla” nuk është kapur qeveria nga ndonjë koncesionar i ri…. i gatshëm të rrëmbejë thelën e radhës, Aeroportin ndërkombëtar të Rinasit”, u shpreh Petrit Vasili.

protestë, ku të gjithë ne së bashku t’i japim fund tranzicionit dhe të ndërtojmë sistemin e vlerave dhe të përmbysim sistemin e antivlerave. Të përmbysim sistemin e krimit të organizuar, të përmbysim sistemin e njerëzve të kapur”, deklaroi dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

ISH-DEPUTETJA E LSI-së: INJORIMI I KUVENDIT, FAKTON EDHE NJË HERË, QË AI PARLAMENT ËSHTË ILEGJITIM

D

uke iu referuar deklaratave kontradiktore që bënë sot ministri Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ajo e Mbrojtjes, Olta Xhaçka lidhur me cenimin e sigurisë kombëtare në supergrabitjen brenda aeroportit të Rinasit që detyroi nxjerrjen e ushtrisë në rrugë, ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka kërkon shkarkimin nga detyra të Xhaçkës dhe Lleshajt. “Të shkarkohen Sandër Lleshaj dhe Olta Xhaçka! Neni 173 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thotë: “1. Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë; 2. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin; 3. Zgjatja e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhet vetëm me pëlqim të Kuvendit çdo 30 ditë, për një periudhë jo më shumë se 90 ditë.” Së pari, siguria kombëtare është shkelur rëndë me ngjarjen e

Silva Caka: Të shkarkohen Sandër Lleshaj dhe Olta Xhaçka!

datës 9 prill dhe për këtë arsye do duhej të ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme, të paktën në zonën ku pozicionohet Aeroporti i Rinasit, siç parashikohet në pikën 1 të nenit të mësipërm; Së dyti, ndërhyrja e strukturave të Forcave të Armatosura në një aeroport civil (jo ushtarak), pa shpallur më parë gjendjen e jashtëzakonshme, është shkelje e rëndë e Kushtetutës; Së treti, injorimi i Kuvendit të Shqipërisë, nuk bën gjë tjetër përveçse fakton edhe një herë, që ai Parlament është ilegjitim dhe këtë e dinë edhe

anëtarët e tij, që mbajnë edhe postin e Ministrave; Së katërti, ndërhyrja e strukturave të Forcave të Armatosura, ndodh kur policia e shtetit nuk është në gjendje të rivendosë rendin. Me këtë urdhër, Ministrja e Mbrojtjes, vetëm sa faktoi që forcat e Policisë së Shtetit, janë të paafta për menaxhimin e situatave të tilla; Së pesti, paaftësia e forcave të Policisë së Shtetit, në parandalimin dhe trajtimin e kësaj ngjarjeje, do duhej të pasohej urgjent me dorëheqjen ose shkarkimin e Ministrit të Brendshëm (i cili jo rastësisht është edhe ish-ushtarak); Së fundi, vendimi i Ministres së Mbrojtjes, për të vendosur Policinë Ushtarake dhe Batalionin Special të Forcave të Armatosura në Aeroportin Kombëtar të Rinasit, pa qenë në gjendje lufte, apo pa shpallur më parë gjendjen e jashtëzakonshme, është në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe për këtë arsye, ajo duhet të shkarkohet”, tha ishdeputetja e LSI-së, Silva Caka.


POLITIKE ISH-ZËVENDËSMINISTRI I BRENDSHËM

I

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, teksa thekson se teknikisht Shqipëria është në kushtet e grushtit të Shtetit, fton të gjithë mediat dhe gazetarët të pyesin ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, mbi bazën e cilit nen urdhëroi vendosjen e Forcave të Armatosura në Rinas. “Ftoj mediat dhe gazetarët, të pyesin Ministren e Mbrojtjes se mbi bazën e cilit nen, të cilit ligj, ministri “urdhëron dislokimin e trupave ushtarake” pavarësisht në ka apo s’ka “gjendje të jashtëzakonshme”,

10

E premte, 12 PRILL 2019

FA-të në Rinas, Strazimiri: Teknikisht është grusht shteti të shpallur apo të pashpallur? Ministri i Mbrojtjes, është instanca e pestë për nga rëndësia në hierarkinë e zinxhirit komandues të Forcave të Armatosura, dhe në asnjë rast nuk ka kompetenca operacionale, dislokimi a ç’dislokimi trupash! Ka thjesht kompetenca kontrolli miratimi e propozimi mbi përditshmërinë e rutinës së Forcave të Armatosura (strategji, stërvitje, misione), madje edhe kjo, kompetencë e deleguar gjatë kohës së paqes, nga Presidenti i Republikës në

cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura! Në çdo rast, është Kuvendi që merr vendimin për nevojën e përfshirjes së ushtrisë, dhe përgjegjësinë në nivelin operacional e merr Presidenti i Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm, i cili e ushtron përmes Shefit të Shtabit të Përgjithshëm (nëse policia e shtetit pranon që nuk e kryen dot detyrën për rivendosjen e rendit), ose Komandantit të Forcave (në rast lufte)! Ministri në asnjë

rast, “asesi” nuk e ka këtë kompetencë në ligj.... Për të ndihmuar gazetarët, po postoj edhe dispozitat ligjore në fjalë! P. S. Teknikisht është grusht shteti, pavarësisht mosmarrjes seriozisht të mrrutave e rriqnave të ndyta që po e vënë në jetë...”, tha ish-Zëvendësministri i Brendshëm Gent Strazimiri.

Kreu i PD-së flet me emra konkretë: Kishte nxitim për të mbuluar aferën. Nxjerrja e ushtrisë në aeroport u bë jashtë ligjit

K

ur kishin kaluar 48 orë nga grabitja spektakolare e 10 milionë eurove brenda aeroportit të Rinasit, ku asnjë institucion shtetëror nuk merr përgjegjësinë për paaftësinë për të siguruar një objekt të rëndësisë së veçantë siç është aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, kryetari i Partisë Demokratike ka folur me emra konkretë duke hedhur dyshime për lidhjet mes grabitësve dhe kupolës drejtuese të Partisë Socialiste. Nga selia blu ku mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Basha deklaroi se ka lidhje të tmerrshme të qeverisë me krimin dhe se qeverisja del zbuluar për lidhje me elementë kriminalë. Basha u shpreh se Rama dhe qeveria e tij ka dështuar totalisht me koncesionet si në Rinas dhe në mbarë Shqipërinë, e se kompania kineze ishte dështim. Ai përmendi emra të lidhjeve qeveritare me krimin dhe tha se grabitja, sipas tij, është bërë me mbështetje qeveritare. “Kompania ka dështuar të sigurojë sigurinë, figuron të jetë në bashkëpronësi me Eno Bushin, avokat i George Rifomatos, piloti italian i rrëzuar me drogë. Bashkëshortja e tij Joana Bushi është drejtoreshë e Trafikut Ajror dhe para kësaj ka qenë drejtoreshë e Belinda Ballukut. Për grabitjen ngrihen disa pyetje. Pse aksionerët e Aeroportit nuk vepruan, të lidhur ngushtë me Ramën dhe Belinda Ballukun, e me George Riforamton? Pse bandat grabitën prapë? Pse pas përplasjes me policinë, grabitësit u larguan? A janë 10 milionë eurot e vjedhura në dorën e bandës akoma? A janë shteti dhe organet e rendit përgjegjës vetëm për paaftësi apo kemi

SUPERGRABITJA/ Basha: Ka fakte tronditëse të lidhjeve qeveritare të bëjmë me bashkëpunim dhe grabitje të segmenteve të strukturave shtetërore? Këta lidhje janë njësoj si bashkëpunimi shtetëror në trafikun e drogës. Kemi pra struktura direkt bashkëpunuese në grabitje? Shteti i Ramës është i përlyer me vjedhjen, me krimin. Kishte nxitim për të mbuluar aferën. Nxjerrja e ushtrisë në aeroport u bë jashtë ligjit. Tjetër krim kushtetues ky. Drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk heton krimin e tmerrshëm. Kjo qeveri dhe ky kryeministër e grabisin çdo ditë këtë vend me forma të ndryshme. Ky është shkatërrim total i sigurisë totale. Autorët të dalin para drejtësisë. Çlirimi i vendit nga qeverisja e përlyer me krimin është emergjencë e çdo shqiptari patriot e të ndershëm”, tha Basha. Për grabitjen e tre ditëve më parë në Rinas, Basha tha se ngjarja tregoi dështimin e policisë dhe rënien e shtetit para krimit, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se mendon si të vjedhë Shqipërinë me oligarkët. Basha e cilësoi grabitjen pjesë të së tërës që po ndodh në vend. “48 orë pas tronditjes së Shqipërisë dhe të mbarë botës nga grabitja e armatosur në Rinas, pyetjet janë shtuar dhe përgjigjet mungojnë. Rama po mundohet që dështimin e policisë dhe qeverisë dhe rënien e shtetit para krimit t’ia faturojë një kompanie private. Si për çdo gjë tjetër fajin e

ka të tjerët. Ai as që e vret mendjen. Mendja e tij është si të vjedhë dhe grabisë Shqipërinë me oligarkët. Ngjarja e Rinasit jo e shkëputur dhe as e vetmja”, deklaroi Basha. Kryedemokrati tha se ngjarja e rëndë e Rinasit mund dhe duhet

të ishte parandaluar, ndërsa pohoi se vrasja dhe rrëmbimi i biznesmenëve e bankierëve ka nisur me ardhjen e Ramës në pushtet. “Pjesë e zhvillimeve në gjithë Shqipërinë, pjesë e rrëmbimeve në Vlorë, grabitjet me armë të bizneseve, postave, vrasjet dhe rrëmbimet e bankierëve kanë filluar me instalimin e Edi Ramës në pushtet. Në Shqipëri ligjin e bën krimi. Përgjegjës për sigurinë në Rinas dhe kudo është qeveria dhe shteti shqiptar dhe jo kompania. Në bordin e Autoriteti Civil është vetë ministri i Brendshëm, por ministri nuk ka qëllim që të mbrojë vendin dhe qytetarët nga kriminelët. Vetë Edi Rama ka pranuar publikisht se bandat luftojnë brenda qyteteve. Zonja dhe zotërinj në 48 orë pas ngjarjes kanë dalë fakte tronditëse në skenë. Ngjarja mund e duhej të ishte parandaluar, nëse do të zbatohej urdhri i Ministrit të Brendshëm, 5 gusht 2018, nr. 130 që kërkon që Policia e Shtetit të shoqërojë e ruajë transportimin e vlerave monetare, e të garantohet nga policia shënimi i çdo ngarkese me para. Sandër Lleshaj në deklaratë i bëri bisht një fakti të rëndësishëm, nuk dha përgjigje. Admir Murataj asnjëherë nuk u kap dhe pse ishte në kërkim dhe kreu katër grabitje brenda tre vitesh”, deklaroi dje nga foltorja e selisë blu, kryedemokrati Lulzim Basha.

Ish-kryeministri: Sandër Lleshaj ka qenë kryetar i Bordit të Aviacionit Civil dhe ka qenë në dijeni të situatës së sigurisë

Grabitja në Rinas, Berisha: Vjedhje e organizuar nga vetë shteti!

I

sh-kryeministri Sali Berisha referuar grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, dy ditë më parë tha se kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga vetë shteti. “Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shtetit. Me të njejtët skenarë të 2016. Me një falimentim të shtetit. Me një precizion të jashtëzakonshëm i cili mund të realizohet me një pjesëmarrje të elementeve të sigurisë së Aeroportit në Autoritetitn e Avizacionit Civil. Është një skenar shtetëror. Se s’ka bandidtë në botë që të organizojë dy herë të njejtin skenar në botë”, tha Berisha. I ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës”, ish-kryeministri, Sali Berisha, bën përgjegjës

Ministrin e Brendshëm dhe atë të Infrastrukturës për grabitjen e 10 milion eurove në aeroportin e Rinasit. Berisha

tha se është e patolerueshme sesi institucionet e shtetit lajnë duart nga përgjegjësitë dhe fajësojnë vetëm koncesionarin kinez. Berisha kujtoi se Sandër Lleshaj ka qenë kryetar i Bordit të Aviacionit Civil dhe në dijeni të gjithë problematikave të sigurisë në aeroport, por preferoi të marrë thjesht rrogën dhe nuk mori asnjë masë. “Vjedhjen e kaluar u kapën dy tenxhere me presion dhe milionat përfunduan në fushatë. Kurse këto 48 orë shqiptarët kanë parë në ekrane jo vetëm hajdutët në rampën e avionit që nxirrnin nga barku i

avionit arkat por njerëz ordinerë. Ndër më ordinerët në pushtet që njëri pas tjetrit deklaronin se përgjegjësia është e kinezit dhe se ata nuk ndjenin asnjë lloj përgjegjësie pavarësisht se vasal kimiku siç po e quajnë rëndom tani Ministrin e Brendshëm ka qenë kryetar i Bordit të Aviacionit në kohën kur ishte Gjeneral kanabis pranë Noriegës së Shqipërisë. Xhepat me paratë e kryetarit të Brodit i mbushte por për të çarë kokën pas vjedhjes së dytë të paktën, nuk e bëri asnjë moment dhe thotë se nuk ka përgjegjësi. Del ndrikulla

Belushka e cila e lidhur këmbë e krye me shefin e saj të kabinetit, famozen Bushi, me Eno Bushin, Riformaton, se ato nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie përveç kinezit. Përgjegjësia është në çdo nivel por kjo të hetohet. Por përgjegjësia absolute është e Aviacionit Civil që duhet të jetë një nga Entet më serioze shqiptare dhe që është një nga Entet më katastrofale të këtij vendi. Kemi një shtet të falimentuar plotësisht, një shtet që vjedh veten në shuma të mëdha”, u shpreh dje ishkryeministri Sali Berisha.


INTERVISTE

11 E premte, 12 PRILL 2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi: Dy skenarë pse u grabitën milionat e eurove në Rinas

“Grabitja e Rinasit, një nga hallkat e zinxhirit kriminal të pushtetit” Intervistoi: Endri Xhafo Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se grabitja e miliona eurove në Rinas është bërë që paratë të përdoren për zgjedhje dhe për të larguar koncensionarin kinez “China Everbright Group”. Çfarë ishte Rinasi në këndvështrimin tuaj? Ishte një marrëzi e një grupi njerëzish siç ndodh rëndom në Francë, në Shtetet e Bashkuara apo kudo apo ishte një dështim i sigurisë dhe nga kush? Ajo që dua të them është që ngjarja e Rinasit nuk ishte një film i Hollywood-it, atë që jemi mësuar ta shohim në filmat e tij. Të guxojë njeri të shkojë ta bëjë në një aeroport në SHBA, apo në Paris, Romë apo qoftë edhe në ndonjë qytet të dorës së dytë ose të tretë. Për mua kjo ngjarje është një veprim terrorist. Pra, do të thotë që, përveç vjedhjes së parave në radhë të parë ne duhet të kishim një deklaratë të qartë nga Policia, por edhe nga bankat e nivelit të dytë, qoftë edhe nga Banka e Shqipërisë sesa është vlera e grabitur, për të informuar opinionin publik në radhë të parë dhe jo për të parë teatrin e radhës ku dy ministra i hedhin fajin njëri – tjetrit, sikur po luajnë ‘topa-djegësi’. Ajo që të bën më shumë përshtypje në këtë ngjarje është fakti se ky është rasti i disatë i grabitjes së parave që transportohen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera. Çuditërisht gjithmonë përpara zgjedhjeve ndodhin fenomene të tilla. Mos u çuditni, do ta shikoni shumë shpejt se si do të lëvizë këmbimi i Euros. Ka edhe një tjetër problem, Policia nuk kërkon të gjejë se ku vajtën paratë, por vete dhe bën ciu-ciu nëpër Tëitter duke akuzuar opozitën sikur të ishte ajo shkaktare e gjithë kësaj. Le të kthehemi tani tek problemet e sigurisë. Për mua situata është shumë e rënduar, jo thjesht tek grabitja që ndodh. Situata është shumë e rënduar përsa i përket çështjes së funksionimit dhe rimbjelljes së parcelave me kanabis, trafikut të drogës, pastrimit të parave. Rinasi është një nga hallkat, ose e para ose e fundit e gjithë zinxhirit kriminal që është ndërtuar dhe institucionalizuar tashmë në Shqipëri. Diçka tjetër që duhet përmendur është fakti që është grabitur një linjë siç është Austrian Airlines, linja më prestigjioze që ekziston në gjithë trafikun ajror.

Në këtë rast, institucionet përkatëse në vend të marrin përgjegjësitë, ne rrimë i dëgjojmë ata të zihen se kush e ka fajin, a e ka koncesionari, a e ka siguria, a e ka fajin aeroporti e kështu me radhë. Te koncesionari bashkoheni edhe ju si opozitë... ? Është kompleks koncesionari. Koncesionari është përgjegjës për godinën. Koncesionari është për kontrollin fizik. Kush ua vulos pasaportën? Kinezi, gjermani apo polici shqiptar? Polici shqiptar, atëherë do të thotë që ky është kufiri që ruhet nga policia shqiptare. Me sa kuptuam, është një marrëveshje koncesionare që ka penguar...? Dy gjëra janë: Ose është e qëllimshme dhe sado që të ishte siguri, ato para do të merreshin dhe do të përdoreshin për zgjedhjet. Apo nuk e thatë kështu? Unë jam e bindur që për atë, se për mua është një skemë funksionale, e cila është një bashkëpunim me punonjës banke, me firmën transportuese se të çon logjika vetë dhe me Policinë e Shtetit. Tani kaluam nga përdorimi politik i parave në spiunazh industrial ose terrorizëm industrial? Po edhe kjo mund të jetë, terrorizëm industrial që nuk është pak, të kontrollosh aeroportin civil dhe ndërkombëtar të një shteti që është anëtar i NATO-s, nuk është pak është shumë, janë shumë gjëra që vendosin ne pikëpyetje dhe në dilemë çështjen e sigurisë kombëtare të Sh-

qipërisë. Këto janë hipoteza deri në momentin sa faktohen të tëra, ama fakti është fakt. Në aeroport është hyrë, është vrarë një person me armë, mos harrojmë që fotografia e makinës në të cilën presupozohet që policia paska goditur viktimën, që është grabitësi nuk ka asnjë plumb makina. Shikoni fotografinë e makinës ku është grabitësi i vrarë me plumb në kokë. Ju thatë se unë nuk jam eksperte, por siguria është e pavarur nga çdo lloj komploti që mund të ngrihet? Për koncensionarin është shumë e rëndësishme sepse është një minus shumë i madh ne CV-në e tyre, problemi është që koncensionar çfarë përfaqëson, është një offshore apo është një kompani shtetërore. Janë shumë gjëra që duhen parë, sepse të jesh kompani shtetërore dhe të akuzohesh për një gjë të tillë dhe të kesh reagim 0, pra i bie mos është offshore, janë shumë gjëra që duhen zbardhur në këtë histori sepse transparenca në këtë histori ka qenë gjithmonë inekzistente. Në të gjitha koncensionarin që janë dhënë, dikur ka qenë një kompani gjermane, për të cilën dilte zot qeveria gjermane, ambasada gjermane, ndërsa sot kemi një kompani kineze që normalisht duhet të dali ose ambasada kineze ose kush e përfaqëson kompaninë kineze në aeroport. Ashtu siç kemi nga ana tjetër një drejtori të aviacionit civil që është përgjegjëse për sigurinë dhe kontrollin e qytetarëve kur hynë dhe kur

dalin, sigurinë e avionëve dhe nga ana tjetër është edhe policia shtetit e cila është ruajtësja e kufirit sepse ata kanë thyer kufirin. Vendimi për përdorimin e ushtrisë, është i drejtë dhe i duhur? Unë mendoj për cilën ushtri do flas, për cilën ushtri? Për ushtrinë që fikte radarët për skafet dhe avionët që ngriheshin për të ikur nga Shqipëria në Itali? Kemi ndonjë përgjegjës sot për radarët e fikur, për cilën ushtri do flasim, të flasim për pilotët e ushtrisë shqiptare ku pilotët rrëzohen me helikopterë duke transportuar drogë nga vende e bashkimit evropian në apo nga vendet e Afrikës drejt vendeve të bashkimit evropian, pra për cilën ushtri do të flasim, kush është ushtria jonë, janë disa raste të përsëritura, janë disa raste ku ne kemi veprime të elementëve të spikatur të ushtrisë shqiptare për të cilët për hir të së vërtetës unë nuk dua të bëj komentin e ushtrisë,por dua të them që segmentet më të rëndësishme të sigurisë kombëtare që është ushtria dhe policia e shtetit sot janë dy institucionet më të njollosura për sa i përket në marrëdhënien e tyre me luftën kundër krimit të organizuar, kundër terrorizmit apo dhe shumë elementeve të tjerë kriminal që dashje pa dashje kanë një uzurpim të segmenteve të tjera. Tani në aspektin tjetër për hyrjen e ushtrisë, dakord që do të hyjë ushtria në një aeroport civil po themi... Nuk do të hyjnë, kryeministri pretendon që ata

do të sigurojnë perimetrin e sigurisë së jashtme... Atëherë pse kryeministri nuk e bëri këtë kur ndodhen tre raste të tjera përpara kësaj? Nuk jam kryeministri dhe nuk kam pasur mundësi që ta pyes... Mos kërkon që të largojë vëmendjen nga probleme të tjera? Sigurisht që po, janë shumë gjëra në këtë mes pra unë mendoj që e gjithë skema, që nga grabitja, që nga vendosja e ushtrisë, që me pozicionimet ose xhirot e mundshme që kërkon të organizojë janë një skenar i cili kërkoi një tërheqje të vëmendjes nga ajo çfarë ka ndodhur... A e ushqeni dhe ju këtë skenar duke u marrë me ligjshmërinë të vendosjes ose jo të vendosjes? Në qoftë se ushtria merr përsipër ta garantojë, a do ta mbajë ai gjithë kohës ushtrinë aty? Apo do i mbajë si policët që nxjerr atje te protesta që i vdes për ujë që na i nxjerr dhe torturon atje. Dakord jam shumë dakord, le ta marri dhe ta rregullojë. Problemi është ato 10 milion euro a do na i kthejë ai apo nuk do ti kthejë, se ky i ka marrë, unë nuk kam as pikën e dyshimit. Edi Rama i ka marrë? Bandat e Edi Ramës, të jeni të bindur dhe të dali dhe të thotë tani që gënjen ajo. I kanë marrë bandat e Edi Ramës dhe asnjë njeri pa pasur lidhje të drejtpërdrejt me pikën kryesor nuk guxon ta bëjë atë gjë... Marrë me shkurtime nga televizioni “A2 CNN”


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E premte, 12 PRILL 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E premte, 12 PRILL 2019

PREMTIMI

Rama dhe Veliaj: Bashkia e Tiranës do të rehabilitojë të gjithë godinat në Universitetin Bujqësor të Tiranës

M

enjëherë pas rikon struksionit të kon vikteve në Qytetin Studenti, Bashkia e Tiranës do të nisë punën për rehabilitimin

godinave edhe në Universitetin Bujqësor të cilat tashmë janë të zaptuara apo të degraduara tërësisht. Gjatë inspektimit me kryeministrin Edi Rama në

godinat 28 nga 29 në Qytetin Studenti që janë rikonstruktuar tërësisht, Veliaj theksoi se të gjithë ato familje të cilat për 30 vjet kanë zënë këto godina do të përfitojnë banesa sociale nga Bashkia dhe dhomat do u kthehen studentëve. “Deri tani kanë përfunduar 3 konvikte, ndërkohë që kemi në proces 11, dhe pritet të fillojë puna edhe në 5. Kjo na ndihmon pastaj të kalojmë te pjesa e konvikteve në Universitetin Bujqësor, nëse këtu situata ju duket keq, aty është edhe më keq. Konviktet aty janë të zaptuara. Ndërkohë po punohet për lirimin e tyre. Bashkia po jep banesa sociale për ata që i kanë zënë për 30 vite”, tha Veliaj. Ndërkohë, brenda mandatit të

ardhshëm të Bashkisë së Tiranës, në zonën e Qytetit Studenti do të ngrihet një

kampus i ri universitar, me standardet më moderne europiane.

Përfundon rikonstruksioni i mjediseve të përbashkëta të godinave 28-29 në “Qytetin Studenti”

Rama: “Shkolla ‘Nënë Tereza’ në Kodër-Kamëz do të bëhet” B

ashkia e Tiranës vijon rikonstruktimin e mjedis eve të përbashkëta të godinave në “Qytetin Studenti”. Me mbështetjen e donatorëve, u bë e mundur rikonstruktimi i shpejtë i godinave 28-29, punime të cilat përfshijnë nyjet sanitare, hidrosanitare, ambientet higjenike, dushet, korridoret, tarracat dhe fasadat. Punimet u inspektuan sot në mëngjes nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilët vlerësuan punën e bërë dhe kushtet komode për studentët. Kryeministri Rama theksoi gjithashtu se së bashku me Bashkinë e Tiranës gjatë mandatit tjetër do të bëhet e mundur edhe realizimi i Kampusit Universitar. “Ne i pamë këto mjedise të përbashkëta, janë në lartësinë e pritshmërisë. S’kanë asnjë lidhje me situatën që gjetëm kur erdhëm në fillim. Ky do të jetë standardi për të gjitha konviktet që po rindërtohen. Paralelisht, me Bashkinë e Tiranës po punojmë edhe për Kampusin. Është një projekt shumë i rëndësishëm dhe ambicioz. Kemi synim serioz rimarrjen e hapësirave, pasi një pjesë e tyre janë të abuzuara nga kohët e mëparshme, godinat që i takonin QS janë privatizuar. Po përgatisim gjithë inventarin e nevojshëm për shpronësimet”, tha Rama. Më tej, ai u shpreh se të gjitha am-

bientet e tjera, siç janë dhomat e studentëve, do të rikonstruktohen sapo studentët të marrin pushimet verore. Kryeministri mbështeti projektin Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës së integruar “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz. Ai tha se ambientet e këtij universiteti janë pushtuar dhe degraduar si rezultat i lidhjeve politike, ndërsa nënvizoi se është e papranueshme që të vendoset një ligjësi e re, që kush bërtet e kërcënon fiton. “Moda që unë s’jam dakord, hidhem përpjetë, do zë rrugën e do bllokoj, është barbari dhe jo qytetari, prandaj nuk do ta lejojmë të marrë formën e një instrumenti legjitim. Ne nuk mund të pranojmë që këtu të vendoset një ligjësi e re, kush bërtet më shumë, kush kërcënon më shumë, kush shkel më

shumë pentagramin e komunikimit me njerëzit, ia del. Jo, nuk ia del, dhe s’ka për t’ia dalë në asnjë nivel”, tha Rama. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se shkolla e integruar “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz do të bëhet dhe të gjithë fëmijët e kësaj zone do kenë një ambient dinjitoz për t’u arsimuar, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në gjithë Tiranën. “Ajo që më trishton është që për një komunitet që prej vitesh lëngonte për një shkollë, më në fund i bëhet një shkollë ultra moderne, e dizajnuar nga një prej arkitektëve më të mirë në botë. Ne ndahemi këtu në dy filozofi: Filozofia jonë është t’i shohim ata fëmijë si potencial. Filozofia e tyre është t’i shohim ata si kontigjent për protesta e thyer xhama. Po të bëhet një shkollë aty, realiteti ndryshon. Kjo është qartazi politike, që sa herë nis një punë Bashkia e Tiranës, o burra ta

bllokojmë!”, tha Veliaj. Ai theksoi se aktualisht më shumë se 2 mijë fëmijë i duhet të udhëtojnë për afro 3 km çdo ditë për të shkuar në shkollën më të afërt, që është shkolla “Aleks Buda” në Laprakë. Ndaj, u shpreh ai, ndërtimi i shkollës në Kodër-Kamëz do të shkurtojë jo vetëm kohën e udhëtimit, trafikun, por edhe shpenzimet e vet prindërve. “Sot zona ka 30 mijë banorë. Kur bëmë planin e shkollave të reja, llogaritëm se çdo ditë 2000 fëmijë shkojnë në gjimnaz te “Aleks Buda” në Laprakë, në vijë ajrore 3 km. Pra, në rrugë përkthehet trefishi, pra 9 km çdo ditë. Një prind paguan furgonin dhe çdo ditë vetëm nga Instituti Bujqësor nisen 200 furgonë drejt Laprakës. Një pjesë e madhe e këtyre familjeve janë me ndihmë ekonomike dhe detyrohen të paguajnë 3000 lekë në ditë vajtje ardhje, për të çuar fëmijën në shkollë publike që është falas. Propozimi ynë është që të gjitha shkollat e reja, ashtu si shkolla “Nënë Tereza”, të jenë në distancë 500-600 metra që secili të ketë mundësi të shkojë në këmbë”, tha Veliaj. Kryebashkiaku sqaroi edhe një herë se shkolla do të ndërtohet në një truall që i është kthyer privatit, pikërisht nga qeveria e atyre që sipas tij organizojnë sot protestat. “Hapim hartën, aty ka një tokë të lirë të kthyer në 2006 nga ata që sot organizojnë protesta, me dhëndurë e çudira të kësaj natyre. Duket qartazi se plani i tyre urbanistik në zonën së cilës i referohem unë, e

kishte të gjithë pallat. Plani i ri i Bashkisë së Tiranës e ka kthyer në zonë arsimore. Të shohësh autorët e planit të vjetër, që sot vënë kujën kur vetë kanë firmosur që aty do kishte pallate, është non sens”, u shpreh ai. Veliaj theksoi gjithashtu se pas rikonstruksionit të konvikteve në qytetin Studenti, Bashkia e Tiranës do të nisë punën për rehabilitimin godinave edhe në Universitetin Bujqësor, të cilat tashmë janë të zaptuara apo të degraduara tërësisht. “Deri tani kanë përfunduar 3 konvikte, ndërkohë që kemi në proces 11, dhe pritet të fillojë puna edhe në 5. Kjo na ndihmon pastaj të kalojmë te pjesa e konvikteve në Universitetin Bujqësor. Nëse këtu situata ju duket keq, atje është edhe më keq. Konviktet janë të zaptuara, ndërkohë po punohet për lirimin e tyre. Bashkia po jep banesa sociale për ata që i kanë zënë për 30 vite”, tha Veliaj. Në fund ai dha lajmin e mirë për gjithë studentët e Tiranës se brenda muajit që vjen, do të nisë shpërndarja e kartave të studentëve.


FORUM

(Nga cikli "Me historinë poshtë nënkresës")

Nga Aurel Plasari

K

KOMENT Nga Sonila Bejtja

D

o e nis këtë shkrim duke nënvizuar dashamirësinë që kam personalisht ndaj njerëzve me emrin THEO; më japin një ndjesi te butë dhe i përkthej në njerëz pozitive dhe koherentë. Por kësaj radhe po zhgënjehem fatkeqësisht: Para ca kohesh pamë të gjithë ne shqiptaret e thjeshtë, e sidomos juristët e përfshirë profesionalisht, senacën e mbajtur para KPK, në lidhje me subjektin e kualifikimit Donika Prela, aktualisht Kryeprokurore e Komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. U ndjemë të gjithë të çliruar, madje dhe më skeptiket, kur Zoti Theo Jacobs, një nga anëtarët e ONM, në cilësinë e oponentit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, foli mjaft fort, madje më fort sesa në raste pararendëse, duke thënë: "Kjo seancë më ka lënë shijen e një pilule që e merr me ujë në mëngjes, të ngelet ne fyt, e shija e saj e keqe të mbetet deri në periudhën e drekës"… Gati-gati duartrokita, jo sepse kam ndonjë mëri personale me Donika Prelën. Asfare!! Madje nuk e njoh as personalisht as profesionalisht. Por u ndjeva mirë, sepse në ato momente mendova se kjo reforme ose me mirë ONM nuk qenka aq in-

E premte, 12 PRILL 2019

Për nevojat e partisë

KOMENT ur jeta nuk ta jep mundësinë të kesh qenë bashkëkohës i ngjarjeve të “epokës leniniste”, nuk të mbetet veçse të lexosh bashkëkohësit e atyre ngjarjeve, sidomos ata që i kanë përshkruar ato në mënyrë të dokumentuar. Ndër autorët e parapëlqyer, fjala vjen, Essad Bey është vetëm njëri prej tyre, sepse ata janë të shumtë. Ja Lenini në Paris, siç e ka përshkruar jo vetëm z. Essad Bey, por e shumta e autorëve të kohës: jetë mërgimtari, pothuaj vetmitar, përpos së shoqes Nadjezhda Konstantinovna Krupskaja, e cila nuk e braktis. Si shoqe lufte ajo mban listat e partisë, të anëtarësisë anembanë Rusisë, në kohë e sipër që ato zvogëlohen në mënyrë të frikshme saqë partia rrezikon të mbetet vetëm me 10 anëtarë. Mësohet që dikur partitë revolucionare në Rusi i subvenciononin oligarkët kurtizanë, mirëpo tani në emigracion arka e partisë kishte mbetur bosh. “Duhen pará, – konkludon Lenin analitik si gjithnjë, – dhe ne duhet ta gjejmë vetë rrugën për ta pasuruar partinë”. Ajo rrugë nuk paskësh qenë më vetëm çështje bisedash. “Rev-

14

olucionarët” që endeshin nëpër Rusi, sidomos ata që kishin talent banditizmin, duheshin organizuar dhe koordinuar. Një ditë, si ka kaluar orë të tëra në bibliotekë, me t’u kthyer në shtëpi udhëheqësi mbyllet në dhomën e punës duke e porositur Krupskajën që të mos e shqetësojë askush: “Më duhet të kryej një vepër teorike shumë të rëndësishme…”. Bashkëshortja, gjithnjë e informuar për punën e të shoqit, mbetet e befasuar nga kjo farë fshehtësie. Prej punës së asaj nate rezulton një broshurë që skandalizoi edhe vetë marksistët e emigracionit. Broshura të atilla me direktiva Lenini i mbititullonte “Letra nga larg”, të njohurat “Ïèñüìà èçäàëåêà”. Duke përdorur atykëtu citate marksiste, Lenini shpjegonte që grabitjet e bankave, të trenave që transportonin vlera monetare dhe të arkave të magazinave, në gjendjen aktuale të revolucionit ishin “akte revolucionare-marksiste dore së parë”. I gjithë koleksioni “Ïèñüìà èçäàëåêà” mund të lexohet sot, në suport elektronik, edhe në internet. Dhe rezulton që autorë si Essad Bey paskëshin treguar të vërtetat.

Me botimin e broshurës dhe direktivat e reja të dhëna në të, banesa e Leninit në Paris filloi të vizitohej nga figura të fantaksura. Ish-miqtë e tij kështu e kanë përshkruar. Ai vetë u detyrua të vente deri në Finlandë për të takuar figura të atilla: kaukazianë gjysmë-të-egër, cuba siberianë, eremitë balltikas etj. Tanimë , në vend të tezave të Marksit dhe Engelsit, diskutonte me ta plane konkrete aksionesh për grabitje duke shpjeguar mbi tryezë planimetri topografike. “Shokë, – pyeste me duar të kredhura ndër xhepa dhe sytë gjysmë të mbyllur, – a jeni të gatshëm të grabisni bankën e Armavirit për nevojat e partisë?”. Shokëve u kërcisnin dhëmbët nga hareja dhe padurimi. “Duhen nja dhjetë bomba…”: kërkonin shokët, ndërsa Lenini nxirrte nga xhepi bllokun e vogël dhe mbante shënim kërkesat duke miratuar me kokë. Kështu u ndërtua një rrjet i mirorganizuar grabitësish të vlerave të mëdha monetare nëpër banka, trena, magazina etj. “për nevojat e partisë”. Falë tij u realizuan grabitjet spektakolare të bankës së Tiflisit (200.000 rubla të kohës), të kor-

rierës perandorake në Uralet (70.00 rubla të kohës) dhe një varg i tërë grabitjesh të ngjashme. Hollësi kërshërore mund të gjeni plot edhe në internet: The 1907 Tiflis bank robbery, etj. Këto nuk quheshin as vjedhje, as grabitje. Kur kryheshin “për nevojat e partisë” quheshin rusisht “ekspropiacija”, d.m.th. shpronësim: “shpronësohej” borgjezia dhe klasa sunduese. Fjalori politik i partisë u pasurua me shkurtesën “eks”, që cilësonte vjedhjen dhe grabitjen e sasive të mëdha monetare “për nevojat e partisë”, ndërsa shokët përkatës tanimë quheshin “eksistët”. Leninit i duhej e dhe kreu i kësaj veprimtarie. Ndërsa kalonte gishtin në listat e besnikëve të mbetur të partisë, u ndal te një emër disi i veçantë dhe iu kujtua që e kishte ndeshur kalimthi në kongresin e partisë në Helsingfors: një djalosh me fytyrë të vrarë lije, me sy të vegjël dhe mustaqe të zeza. Dhe vendosi, siç vendoste gjithmonë, i bindur në përshtypjen e çastit: Eksi duhej të përqendrohej tek eksistët e Kaukazit, ndërsa drejtimi i tyre t’i besohej “gjeorgjianit legjendar”. Me emërtesën “gjeorgjiani legjen-

dar” njihej në qarqet e partisë djaloshi Josif Xhugazhvili, ndryshe Stalin. Reagimeve të shumë shokëve marksistë të skandalizuar nga grabitje të tilla “për nevojat e partisë” Lenini iu përgjigj duke shkruar: “Partia nuk është bujtinë pensioni për bandillë; fusha e luftës sonë i kapërcen kufijtë e moralit borgjez. Një horr mund të jetë i dobishëm për partinë edhe duke qenë horr. Në polikë morali nuk ekziston; nuk ekziston asgjë përveç arritjes së rezultatit”. Për të mbështetur këtë politikë grabitjesh skandaloze të sasive të mëdha monetare “për nevojat e partisë” Lenini vuri në punë edhe shokun Bogdanov, mik i tiji, të shkruante edhe ai një broshurë në mbrojtje të “eksëve”. Mund të lexohet në të: “Bërtitet kundër shpronësuesve, duke i quajtur hajdutë dhe kriminelë. Mirëpo në orën e pushtetit ata do t’i kemi të gjithë me ne dhe atëherë do të jetë më i dobishëm një hajdut profesionist sesa intelektualët si zoti Plehanov”. Më duket – mbase e kam gabim – që historia i dha të drejtë partisë. Hashtag.al

Kush ia hoqi shijen e keqe Theo Jacobs, pilula, dhe dy standartet e ONM diferente dhe përzgjedhëse ndaj subjekteve të vettingut. Dhe me thënë të drejtën doja te shkruaja dy rreshta pozitive për vet ONM dhe Theo Jacobs. Edhe njëherë, jo për çështje personale, sepse nuk kam asgjë me Znj. Prela, por duke parë dhe konstatuar vetë ONM në seancë një seri pafund shkeljesh që ishin tejet flagrante e të pajustifikuara dhe mjaft serioze, siç dhe vetë ONM u shpreh në atë seancë. Kisha bërë gati një monument fjalësh e falendërimesh për Theon dhe ONM. Por si juriste me eksperiencë prisja momentin e ankimimit të vendimit të KPK-së që të isha brenda një kornize juridike të shëndoshë. Dhe ja dje, ankimimi doli. U çlirova sepse koha më dha të drejtë e në fund të fundit "Drejtësia fiton thashë". Por, si për zhgënjimin tim sërish, lexoj ankimimin e konstatova se ndryshe

nga mjaft raste të tjera pararendëse, ONM-ja nuk foli fare, madje as Theo Jacobs hiç as edhe një fjali!!!!! U rroka të gjej arsyet që e kishin transformuar Z. Jacobs nga ai luftëtar i seancës së KPK të kalonte në heshtje totale duke mos përkrahur as edhe një prej 5 shkeljeve te renditura nga vete Komisioneri Publik në ankimimin e tij… Çfarë ndodhi vallë? Ku mbeti pilula e ONM? Si iku shija e keqe e saj e me çfarë gjëje e kishte gëlltitur Z. Jacobs pilulën? Uji ndihmon vërtetë, por nuk e largon shijen e keqe të një ilaçi se personalisht jo vetëm mua, por dhe humaneve të tjerë, shija nga diçka e keqe na largohet nga një ushqim i mirë në fund…qoftë dhe një kafshate buke thate…. Nuk besoj që ONM, e cila personalizon idealin e asnjanësisë e të saktësisë, të kënaqej me kaq pak, duke

heshtur. Ku shkuan standardet e rrepta dhe strikte në gjykim të ONM? Mbeta pa fjale, hoqa mënjanë lavdet e përgatitura për ONM më parë dhe ja ku jam: duke vajtuar dy standardet e këtij organizmi që pritet të vërë drejtësi e të na bëjë të besojmë të gjithë shqiptareve se REFORMA po shkon në drejtimin e duhur!! Nuk qenka e thënë pra… Më duhet t'i kthehem më mirë sondazhit të bërë ca ditë më parë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ku 63% e shqiptareve nuk besojnë te Reforma në Drejtësi që po na serviret, e thashë: Ç'më duhet mua të kundërshtoj atë që është në fund të fundit perceptimi i këtij populli e që me të drejtë është ai që doli në sondazh? Nuk mund ta mbyll këtu këtë shkrim pa nënvizuar dhe diçka ose me mire një shkelje tjetër flagrante të kësaj reforme që po serviret: Të gjithë

Drejtuesit e Komanduar aktualisht nga PPP, Arta Marku, në të gjitha Prokuroritë e rretheve, përveçse po shihen me lupë nga ONM e komisionerë, janë dhe drejtues pa mandat!!!! E them këtë sepse, me ngritjen e KLP në Janar 2019 dhe vënies së tij në funksionim, merr fund edhe situata tranzitore e këtyre drejtuesve dhe pozicioni tyre i përkohshëm. Që d.m.th ose KLP duhet ti konfirmonte në detyre, ose këta drejtues duhet të kthehen ne pozicionet e tyre të mëparshme para komandimit. Gjë që nuk po ndodh…. E në fund, pasi me është bere lëmsh e gjithë doktrina juridike e gjithë SHTETIT TË SË DREJTËS, shoh dhe një gallatë tjetër: Sot propozohet i vetmi dhe pakonkurrent Vate Stakaj në pozicionin vakant të një anëtari të shkarkuar të KLP!! Reformë të mbarë në drejtësi shqiptaret e mi të vuajtur!


FORUM

Nga Luan Rama*

N

jëri pas tjetrit disa ministra, e pas tyre edhe Kryeminis tri, sipas një skenari mediokër dhe modeli të vjetër e të dështuar politik, kur Presidenti apo Kryeministri bënte edhe prokurorin, edhe gjykatësin dhe, edhe policin, u shfaqën së fundmi, dikush me zë e figurë e dikush me shkrim pas sulmit kriminal të një grupi të armatosur në pistën e aeroportit të Rinasit, duke fajësuar kompaninë konçensionare që administron aeroportin, pa u shprehur më parë për këtë ngjarje organi i vetëm kushtetues që ka tagrin ligjor të hetojë e të ngrejë akuzë, që është Prokuroria. Për shkak të atributeve kushtetuese dhe ligjore, ministrat dhe kryeministri i tyre logjikisht dhe ligjërisht duhet të jenë subjekte të hetimit për veprimet ose mosveprimet e tyre në lidhje me aktin kriminal të grabitjes me armë në avionin që gjendej në pistën e aeroportit, ndaj nxitimi i tyre për të gjetur e shpallur fajtorin është më së paku përpjekje e dëshpëruar prej panikut të fajësisë dhe po aq edhe një lajthitje ligjore, që na jep indicie të kuptojmë ose më së paku të hamendësojmë se kemi të bëjmë me një përpjekje për t’i imponuar prokurorisë vijësjelljen se ku duhet të hetojë e ku duhet ta gjejë fajtorin! Në këtë kor qëndrimesh të komand-

uara, ishte edhe shfaqja e Ministres së Mbrojtjes, e cila pasi tha gjithashtu se: “… ajo që tashmë dihet nga analiza dhe hetimi është se, mekanizmat e sigurisë, që janë nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncesionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht”, na bëri me dije se “Për këtë arsye, në kushtet e një papërgjegjshmërie të përsëritur të konçesionarit për të respektuar detyrimet e tij ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit, kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura”. Se nga e di zonja ministre se ç’përmban hetimi i ngjarjes që sipas saj paska provuar “… se mekanizmat e sigurisë, që janë nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncesionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht”, duhet të na e thotë Prokuroria, por ajo që është më e rëndësishme e paradoksalisht edhe më alarmante në kumtimin e saj, ka të bëjë me urdhërin “që në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë

Nga Agron Gjekmarkaj

N

E premte, 12 PRILL 2019

Disa pyetje për Ministren e Mbrojtjes dhe siguria e aeroportit të Rinasit

KOMENT ë aeroportin e Rinasit Edi Rama po ndërton grackën e re të propogandës ! Ai ka interes të flitet sa më pak për ngjarjen e bujshme që u bë lajm në të gjithë boten siç që grabitja e milionave euro brenda në avion! Ai s’do të flasë për policinë që ka vdekur, por për ushtaret që marshojnë! Hera e dytë që i ndodh gjema atje, në pak vite, ndonëse kësaj here ku e ku më e sofistikuar në cilësi, befasi e sasi bash atje ku konsiderohej zona me e sigurte e Shqipërisë! Përsëri fajin ja lanë edhe kësaj here Mao Ce Dunit dhe Çu En Lait! Kurrë nuk kemi patur një qeveri kaq fytyrë shollë e kaq kurajoze në të gënjyer! Pasi është shkallmuar çdo perimetër sigurie, jo vetëm në Rinas po kudo një operacion i ri për të spostuar vëmendjen ka nisur! Ajo e dërgimit të Forcave Ushtarake për të marrë kontrollin e sigurisë! Edi Rama siç di ai më mirë se kushdo ta bëje atë adet e ka filluar me foto të Londrës, Parisit, Neë Jorkut ku

15

duken ushtaret që patrullojnë kudo një mase kjo tanimë e njohur dhe e pranuar si domosdoshmëri kundër terrorizmit që ka kërcënuar këto vende! Po kaq për efekte spektakli nxjerr dritat e makinave ushtarake që mësyjne aty pari a thua se ditën nuk shkojnë dot paçka se janë vetëm 500 metra larg nga pista! Por kontrasti drita, natë dhe alarm është i duhuri për të tërhequr vëmendjen në një fakt të ri që duhet të eklipsoje të parin-grabitjen, paaftësinë totale në mos bashkëpunimin e policisë së shtetit me kriminelet qe bënë grabitjen e shekullit tek ne! Kryeministri i cili policinë e përdor vetëm kunder grave dhe fëmijëve shtazërisht siç e demostroi “beteja” në breg të lumit në Tiranë, me urrejtje kundër opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke u vene prangat me dhjetra protestuesve pa llogaritur qerasjen bujare me gazlotësjelles për të gjithë kudo tjetër e ka lëshuar territorin në administrim të krimit të cilin e ka aleat në

të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura”. Së këtejmi është e udhës që të pyesim dhe zonja ministre duhet të përgjigjet duke dhënë referenca të sakta se mbi ç’bazë kushtetuese dhe ligjore është bazuar urdhëri i saj, dhe nëse është marrë më parë mendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura apo jo për këtë urdhër? E sipas të njëjtës logjikë, cili ka qenë ose është qëndrimi i Shtabit të Përgjithshëm? A është Shqipëria në kushtet kur Policia e Shtetit dhe strukturat e Ministrisë së Brendshme nuk garantojnë dot rendin dhe sigurinë publike, meqë kjo është detyra dhe misioni kushtetues i tyre, që të lindë nevoja e përfshirjes së Forcave të Armatosura ne detyra që kanë të bëjnë me sigurinë e rendit publik? Sepse, pa dhënë shpjegime për pyetjet e mësipërme, gjithkujt i lind e drejta të mendojë se urdhëri i Ministres së Mbrojtjes është një urdhër që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me “Ligjin nr. 64/2014 Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe të Ko-

mandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. E, nëse është kështu, ai urdhër jo vetëm nuk duhet zbatuar, por duhet denoncuar me forcë! Sepse, sipas Neni 173 të Kushtetutës, Forcat e Armatosura përdoren në kushtet kur: 1. Ne rast rreziku per rendin kushtetues dhe per sigurine publike, Kuvendi, me kerkese te Keshillit te Ministrave, mund te vendose ne nje pjese ose ne te gjithe territorin e shtetit gjendjen e jashtezakonshme, e cila zgjat per aq kohe sa vazhdon rreziku, por jo me shume se 60 dite. 2. Me vendosjen e gjendjes se jashtezakonshme nderhyrja e forcave te armatosura behet me vendim te Kuvendit dhe vetem kur forcat e policise nuk jane ne gjendje te rivendosin rendin. Ndërsa në ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, në nenin 22, për perdorimin e Forcave te Armatosura gjate gjendjes se jashtezakonshme thuhet: 1. Gjendja e jashtezakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave te Kushtetutes se Repub-

likes se Shqiperise. 2. Me vendosjen e gjendjes se jashtezakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim te Kuvendit, pas kerkeses se Keshillit te Ministrave, mund te nderhyjne per rivendosjen e rendit, vetem kur forcat e policise nuk jane ne gjendje ta kryejne kete detyre”. Pra, si Kushtetuta, ashtu edhe ligji, nuk lenë asnjë ekuivok apo hapësirë, që për të rivendosur rendin, Ministri i Mbrojtjes (ministrja në rastin tonë), të urdhërojë e përdorë Forcat e Armatosura. Natyrisht, unë nuk e vë në dyshim aspak faktin që zonja ministre është nisur nga vullneti i mirë për të kontribuar që të garantohet siguria dhe rendi publik në aeroportin e Rinasit, por këto nuk janë çështje dëshirash apo vullnetesh individualë, por detyrime kushtetuese dhe ligjore të institucioneve të shtetit! Dhe në një shtet demokratik dhe vend anëtar të NATO-s, kontrolli civil mbi Forcat e Armatosura dhe transparenca e vendimmarrjes janë parime të detyrueshme për t’u zbatuar. *Zëvendëskryetar i LSI

Gracka e Ramës me Ushtrinë në Rinas, si ja la fajin kinezëve të ngratë çdo proces elektoral ! Për kaq i duhet atij policia për ti mbrojtur zyrën, parlamentin tanimë qesharak e monist dhe opozitën e “re” duke tentuar të tërheqë në një beteje fallco atë të “vjetrën” siç është kjo që po ndodh tek aeroporti “Nënë Tereza”! Shumë personazhe të profilit të lartë duke filluar me Sali Berishën po merren me atë që e quajnë puç kushtetues, pra dërgimin e ushtrisë rrëzë balonave ! Ky term po përdoret kaq shpesh vitet e fundit sa është zor ta besh dallimin kur Rama e kryen në të vërtetë atë! Ai fajin paturpësisht për rënien e shtetit të tij, jua la kinëzve të ngratë ndërsa dërgimin e ushtrisë një akt i pastër populist ky po e shet si ngjarjen e madhe të javës që varet prej tij ! Ai po thotë e shihni se çfarë bëj unë kur varet prej meje?! Çoj ushtrinë dhe e bej krimin tërbiet pastaj e ilustron

me foto e ngjyra, kamera e intervista mediatike ku përpiqet të shfaqet si shpëtimtari i një anije të mbytur ne direkun e se cilës rri vetëm kolltuku i tij mbi ujë! Shumica e qytetarëve përton ti lexoje ligjet, ka bezdi te merret me kushtetutën, lodhet te beje analiza dhe e gëlltit lajmin e gatshëm e me gjase ndihet me i sigurte kur e sheh ushtrinë në Rinas! Ndaj Opozita nuk duhet të harxhojë shume energji duke u marrë me ushtrinë atje edhe pse mund të ketë të drejtë ! Asaj duhet ti mjaftojë ngjarja e parë, grabitja që ndodh prej paaftësisë së qeverisë nëse ajo vete( shteti) nuk është i përfshire në të! Opozita duhet t’u prezantoje qytetarëve rrezikun që i kanoset gjithsecilit si në Shkodër apo Elbasan ! Ajo nuk duhet të lodhet për të liruar 52 te burgosurit e saj politik te muajit të fundit nga një polici që nuk është

e shtetit por e pushtetit! Se puç Edi Rama ka bërë me të mëdhenj se ketë, ai ka lënë vendin pa gjykate kushtetuese dhe të lartë dhe kjo u bë normalitet! Sistemi e Drejtësisë e ka krejt te vetin, institucionet që do duhej të ishin të pavarura po ashtu dhe çdo qytetari kur ti teket ai i bën letrat gati! Dërgimi i ushtarëve në Rinas ngjan një delikatese nga ato masa populiste që marrin mbështetje! Opozita s’ ka arsye t’i japë Kryeministrit betejë në fushën e tij! Ajo le ta vazhdoje atë ( betejën ) aty ku ai ka dorëzuar armët dhe lënë shqiptaret në dorën e krimit brenda dhe jashtë telave me gjemba të Rinasit të cilëve çdo hajdut i ngeshëm u bëri munë para se të shkojnë ushtarët! Policia që duam, Ushtria që duam, Rinasi që duam dhe Shqipëria që duam janë në lartësinë e Edi Ramës qe kemi. “Panorama”


AKTUALITET

16

E premte, 12 PRILL 2019

Krimi i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut të 2017. Marvi Mihali u godit me thikë pas një sherri për karikues telefoni. I riu ndërroi jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve

V

rasja e të riut Marvi Mihali për një karikues, në korrik të 2017, e ka tashmë një autor. Sipas trupës gjykuese, Dejvis Bitraj bashkë me Eugen Bitrajn, Kridens dhe Marsel Allën kanë kryer vrasjen e 22-vjeçarit me dashje, paçka se prokurori i akuzonte të pandehurit për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim. 55 vite burg vendosi të martën Gjykata për 4 autorët e vrasjes por duke ndryshuar edhe kualifikimin e veprës penale, nga vrasje me paramendim, në vrasje me dashje. Konkretisht, me 19 vite u dënua Dejvis Bitraj dhe nga 12 vite secili, Eugen Bitraj, Kridens e Marsel Alla. 19 vite burg për Dejvi Bitrajn dhe 12 vite për Eugen Bitrajn, Kridens dhe Marsel Allën, nuk janë të mjaftueshme për prindërit e viktimës. Bitraj pretendon se e ka kryer vrasjen, për shkak se Mihali e ka fyer. Sipas të pandehurve, Mihali e ka ofenduar Bitrajn dhe ky i fundit ka kryer vrasjen. Prindërit Të revoltuar, prindërit e Marvit mallkuan trupën gjykuese për këtë vendim. Nëna e të ndjerit, tha se sa të ketë jetë, nuk do të ndalet duke kërkuar drejtësi. Ajo akuzoi gjyqtarët, duke thënë se ata nuk kanë frikë nga Vetting-u. “Sot djalit tim i ka lëvizur pllaka e mermerit sipër varrit. Sa të kem jetë, të gjithë ata që janë përlyer në këtë histori të ndyrë do të marrin reston e vet. Unë nuk do të ndaloj së kërkuari drejtësi, kjo është tallje. Ai e theri, ia nguli thikën

55 vite burg për vrasësit e Marvit, prindërit: Turp, do e vendosim ne drejtësinë AKUZAT “Mallkimi i djalit tim i ndjektë këta gjykatës, këta plehra. Si e ndërrojnë kualifikimin e veprës këta? Këtu të gjitha faktet janë të pastra si kristali. Ç’është kjo drejtësi? Unë do them vetëm një gjë, padrejtësia e gjykatësve sot lëvizi pllakën e djalit tim. Por ne do ta ndjekim këtë me çdo kusht, unë do ta vendos drejtësinë me të gjitha mënyrat”.

nga lart, 15 metra mbi shpinë, e rrëzuan tinëz, që nuk kishin asnjë punë dhe ai ndryshon kualifikimin e veprës penale, heq paramendimin, le vetëm vrasje në bashkëpunim me dashje, që të abuzojnë me vendimin. Siç duket këta gjykatës nuk kanë frikë as nga Vetting-u, ose e dinë që janë në rreth, të futur në rreth dhe tani të përfitojnë çfarë munden. Nuk i bëhet vonë se vdiq djali im. Fatin tim të

zi e provofshin gjykatësit në fillim”. Ndërsa i ati kundërshtoi fort ndërrimin e veprës penale që rëndon ndaj të rinjëve. “Mallkimi i djalit tim i ndjektë këta gjykatës, këta plehra. Si e ndërrojnë kualifikimin e veprës këta? Këtu të gjitha faktet janë të pastra si kristali. Ç’është kjo drejtësi? Unë do them vetëm një gjë, padrejtësia e gjykatësve sot lëvizi pllakën e djalit tim. Por ne do ta ndjekim këtë me çdo kusht,

SHKODËR

Biseda e shoferit i mori jetën mësueseve

Policia rrugore në Shkodër, bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin me dy viktima në Kryebushat. Sipas ekspertëve, ai ishte duke folur me pasagjeret kur goditi makinën para. Dy makinat që u përplasen dhe dy gra humbën jetën, kurse pesë njerëz të tjerë u plagosen, po udhëtonin në drejtim të Shkodrës. Foristrada e cila drejtohej nga Jak Perjaku ishte me shpejtësi dhe goditi nga pas mjetin tip “Audi” që drejtohej nga Lutfi Kubaçi. Në këtë konkluzion dolën ekspertët e qarkullimit rrugor në policinë e Shkodrës. Perjaku është vënë në masë arresti nga policia, kurse të dëmtuarit e tjerë po marrin mjekim në spital. Në momentin e përplasjes në Kryebushat, shoferi Perjaku ishte duke biseduar me një nga pasagjerët në mjetin e tij. Ekspertët saktësojnë se ai nuk kishte as vëmendjen më të vogël për mjetin para deri në çastin kur ndodhi goditja. Në aksidentin e pasdites së mërkurë në Kryebushat, dy gra mësuese Luljeta Zefi dhe Diana Mjeshtri humbën jetën në vend. Të plagosur mbeten Lutfi Kubaci, Emanuel Perjaku, Jak Perjaku, Beta Mata dhe Pjeter Zefi.

BERAT

N

jë ngjarje e rëndë dhe me mister ka ndodhur në fshtin “Poshnje” në Urë Vajgurore, aty ku një 45-vjeçare është hedhur nga ballkoni i katit të dytë dhe është gjetur e shtirë në oborrin e banesës së saj private mesditën e djeshme. Rrëzimi i gruas nga ballkoni i katit të dytë është parë nga fqinjët, të cilët kanë shkuar menjëherë për ti dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar policinë. Zamira Xhaxhaj, nëna e dy fëmijëve është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku gjendja e saj paraqitet e rëndë. Burime të Spitalit Rajonal të Beratit, bëjnë me dije se gruaja ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore dhe po trajtohet intensivisht. Në vendngjarje kanë shkuar inspektorë të policisë, të cilët po marrin më pyetje të gjithë ata banorë të fshatit që kanë dijeni rreth ngjarjes. Ende nuk bëhen zyrtarisht të ditura nga policia shkaqet dhe rrethanat e kësaj

unë do ta vendos drejtësinë me të gjitha mënyrat”. Ngjarja Krimi i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut të 2017. Marvi Mihali u godit me thikë pas një sherri për karikues telefoni. I riu ndërroi jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra. Vrasje e cilësuar për “një karikues”, ku sipas hetimeve viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon

për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme. Ata kanë lënë të takohen për t’u sqaruar në vendin ku ndodhi vrasja, por sipas të arrestuarve, edhe aty Marvi Mihali i ka ofenduar. Fllimisht ka nisur një përleshje fizike, ndërsa 24-vjeçari Eugen Bitraj e ka goditur me thikë Marvi Mihalin duke e lënë të vdekur. Për këtë krim, Prokuroria kërkoi që Dejvi Bitraj të shpallet fajtor, e të dënohet me 24 vite burgim; Marsel Alla të dënohet me 20 vite, Gridens Alla 25 vite dhe Eugen Bitraj 18 vite burgim.

45-vjeçarja bie nga kati i dytë, mister shkaqet

ngjarjeje, ashtu sikurse nuk konfirmohet as fakti nëse gruaja është hedhur vetë apo ka rënë aksidentalisht apo nëse e kanë shtyrë nga ballkoni. 45-vjeçarja jetonte vetëm me dy fëmijët e

saj, 10 dhe 13-vjeç, në një banesë në ndërtim e sipër në kodrën e fshatit Poshnje. Bashkëshorti i saj, Ardian Xhaxha, mësohet se ka emigruar prej disa muajsh jashtë vendit.


AKTUALITET

17

E premte, 12 PRILL 2019

Mbrëmjen e 27 shkurtit, nipi arriti të vrasë me armë gjyshin e tij dhe me gjakftohtësi të plotë, të marrë policinë por edhe të japë një rrëfim të shkurtër për mediat, duke sajuar një histori

17-vjeçari vrau gjyshin, kapet shoku që i shiti armën P

olicia ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi akuzohet se është njëri nga bashkëpunëtorët për shitjen e armës së krimit 17-vjeçarit Vangjel Kapllani, i cili vrau gjyshin në datë 27 shkurt të këtij viti. R.L 23-vjeç banues në fshatin Risili në Vlorë ishte në kërkim nga policia, ndërsa është arrestuar. Gjithashtu për ngjarjen deri tani në burg është edhe Marjus Alushaj 28-vjeç, shoku me të cilin Vangjel Kapllani foli për të blerë armën, ndërsa L.M dhe Florjan Xhyvelaj janë në detyrim paraqitje. Kapllani ishte rritur nga gjyshërit pasi babai i tij kishte vdekur në një aksident rrugor duke e lënë 3-vjeç, ndërsa nëna kishte ndërruar jetë disa vite më vonë për si pasojë e një sëmundje. Vangjel Kapllani vrau Vangjel Kapllanin për 1 milion lekë (të vjetra) dhe kjo historia e krimit të rëndë në Vlorë, që është e ngjashme me një skenar filmi. Mbrëmjen e 27 shkurtit, nipi arriti të vrasë me armë gjyshin e tij dhe me gjakftohtësi të plotë, të marrë policinë por edhe të japë një rrëfim të shkurtër për mediat, duke sajuar historinë se gjyshi i tij u grabit nga persona të paidentifikuar dhe se ai e shpëtoi në kohë duke e çuar në ambulancë. Janë dashur vetëm pak orë që policia të zbulojë “misterin” e vdekjes së një të moshuari 69-vjeçar, i dërguar

STËRVITJE

Ushtria zbarkon në Kukës

N

në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Vlorës nga i nipi i tij 17-vjeçar, me pretendimin se u gjet i gjakosur prej tij. Vangjel Kapllani ka vrarë Vangjel Kapllanin për para. Nipi pra me të njëjtin emër si gjyshi i tij është zbuluar nga ekspertiza mjekoligjore se është pikërisht ai vrasësi, teksa e ka qëlluar atë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës. Nipi 17-vjeçar përballet tashmë me akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Në kokën e viktimës është gjetur

edhe predha e qitur nga arma e zjarrit, gjë që i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit. 17-vjeçari që vrau gjyshin dhe inskenoi skenarin se gjyshin e kishin grabitur dhe pretendon se 69-vjeçari i kishte nxirë jetën dhe kjo ishte arsyeja që nuk duroi më dhe e qëlloi me një plumb pas koke. Pikërisht njeriun që e kishte rritur, pasi prindërit i kishte humbur në një aksident. Vangjel Kapllani, i cili mbante të njëjtin emër me gjyshin që vrau, me sa duket për t’i marrë paratë. “E vrava gjyshin se më

nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më”, ka thënë para oficerëve të policisë 17-vjeçari nga Vlora. “Pas ekspertizës së kryer në pjesën e pasme të kokës së viktimës është konstatuar një predhë armë zjarri, e cila si pasojë ka sjellë vdekjen e të moshuarit. Gjithashtu, shërbimet policore kanë sekuestruar edhe armën e krimit, tip pistoletë, të cilën autori e kishte hedhur në një pusetë afër banesës me qëllim për të fshehur gjurmët”,-thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit për këtë ngjarje të rëndë.

ë kuadër të një stërvitjeje disaditore, që do të zhvillohet në rajonin Verilindor, ata qëndruan në sheshin kryesor të qytetit për të prezantuar mjetet dhe armatimin luftarak para qytetareve të Kukësit. Dhjetëra autoblinda e ushtare komando, të shoqëruar nga policia ushtarake demonstruan arsenalin që zotëron kjo forcë. Qindra qytetarë të Kukësit vizituan panairin ushtarak duke marrë edhe sqarime nga oficerët e lartë të Forcave të Armatosura, rreth mjeteve e armatimit të ushtrisë. “Duam ti tregojmë njerëzve se paratë që japin ata si taksapagues shkojnë për modernizimin e FA”,tha Albert Mullai. Tërheqja e të rinjve për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura ishte një prej synimeve të panairit në qendër të Kukësit. “E rëndësishme për ne si ushtarakë është ti tregojmë atyre çfarë ju ofrojmë dhe ushtria ju ofron stërvitje, arsimim, mundësi për të zhvilluar veten e tyre edhe në pjesën jashtë Forcave të Armatosura”.

POLICIA

G

jatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, nga të cilët, 11 janë të arrestuar në flagrancë, 57 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 janë të ndaluar. Sipas njoftimit të Policisë, në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, në qarkun Elbasan, ku autori procedohet në gjendje të lirë. Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, 3 raste të “Kanosjes”, 1 rast në qarkun Durrës dhe 2 raste në Lushnjë, ku autorët procedohen në gjendje të lirë. 4 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje”, 2 raste në qarkun Tiranë, 1 rast në Durrës dhe 1 rast në Elbasan, me 6 autorë që procedohen në gjendje të lirë. 3 raste të “Dëmtimeve të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë, ku autorët procedohen në gjendje të lirë, 1 rast në Kukës, ku autori është arrestuar në

Siguria, 71 të proceduar në 24 orët e fundit

flagrancë. Janë evidentuar 5 raste të “Dhunës në familje”, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 4 kërkesë, padi për urdhër

mbrojtjeje të menjëhershme. Në fushën e “Vjedhjes së pronës” janë evidentuar 15 raste, konkretisht: 2 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, 1

rast në Elbasan dhe 1 rast në Kukës, ku autorët procedohen në gjendje të lirë dhe 9 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 2 raste të “Ndërtimit pa leje”, 1 rast në qarkun e Tiranës dhe 1 rast në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë arrestuar 7 persona për “drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”. Është evidentuar 1 drejtues mjeti i pa pajisur me leje drejtimi, i cili po procedohet në gjendje të lirë. Janë evidentuar 4 raste të “Vjedhjes së energjisë elektrike”, 1 rast në Fier, ku autori është arrestuar në

flagrancë dhe 3 raste në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 6 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, konkretisht: 4 në Rinas, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 në Sarandë, ku autorët janë ndaluar. Në fushën e “Shkatërrimit të pronës” janë evidentuar 2 raste në qarkun Elbasan, 1 rast ku autori procedohet në gjendje të lirë dhe 1 rast, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Është evidentuar edhe një rast i “Prishjes së qetësisë publike”, në qarkun Tiranë, ku janë arrestuar 2 persona dhe 6 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i “Pushtimit të tokës”, në qarkun Elbasan, ku autori procedohet në gjendje të lirë.


FORUM

18 E premte, 12 PRILL 2019

Hapet Muzeu i Kulturës Françeskane Roli i françeskaneve në kulturën e mendimin shqip do të vijojë të jetë pjesë e historisë. Por, së shpejti hapësira që ka shërbyer si pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë letrar e kulturor do të kthehet në muze. Është prezantuar në Provincën françeskane, në Shkodër projekti i Muzeut të Kulturës Françeskane Shkodër. Bashkë me këtë projekt është themeluar dhe muzeu Lin Delija. Veprat e piktorit të njohur janë dhuruar këtij muzeu, që do të shërbejë për të kujtuar e promovuar veprën e jetën e tij. Historia e pranisë dhe veprimtarisë françeskane në Shqipëri ka një shtrirje 800 vjeçare dhe përbën një nga formantet e rëndësishme sa të besimit katolik ndër shqiptarë aq edhe të historisë politike e shoqërore të vendit. Por, falë rolit unik në bashkëthemelimin e kulturës kombëtare, kontributi i tyre konsiderohet gjithnjë e më tepër si një dukuri kulturore më vete, me autorë e vepra që qëndrojnë në themelet e letërsisë kombëtare, të dijes albanologjike, të publicistikës, mendimit shqiptar, memuaristikës, muzikës orkestrale, pikturës sakrale etj. Roli i tyre është i shumanshëm: në shkrimet themeluese të botës shpirtërore, letrare e kulturore në shqip, në ruajtjen e gjuhës e të kujtesës, në ngjizjen, mbijetesën dhe ripërtëritjen identitare, në rilindjen politike e kulturore, në sfidën e arsimit kombëtar, në farkëtimin e demokracisë funksionale shqiptare, në themelimin e shtetit modern, në mbrojtjen e

“As andej, as këndej” do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës “As andej, as këndej” e Teatrit të Kumanovës, në regji të Kastriot Abdylit, më 13 prill, me fillim prej ora 20:00, do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Në shfaqje luajnë aktorët Ismail Kasumi, Musa Isufi, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimi. Dramatizimin e shfaqjes e ka bërë Ilir Ajdini, sipas veprës së autorëve Bojan Trifunovski, Simeon Damevski dhe Lupqo Todorovski. Muzika është realizuar nga Burim Ramadani dhe Funda Ali, kurse skenografia nga Ardian Kadriu. “As andej, as këndej”, pasqyron realitetin aktual, ku shumë persona për shkaqe sociale marrin rrugën e migrimit për një jetë më të mirë, për të filluar jetën nga fillimi. Situata zhvillohet në mes Ilirit dhe Bekimit të cilët kishin marrë rrugën për të migruar në Amerikë. Ilir kthehet në Maqedoni pas 18 vjetësh, pasi që i shfaqen problemet familjare në Amerikë. Përjetimet dhe rrjedhat e ngjarjes për publikun do të shfaqet nëpërmjet situatave komike dhe dramatike.

dinjitetit njerëzor e deri te qëndresa martire ballë regjimit komunist, te forca dëshmuese dhe gjesti frymëzues i ripërtëritjes sonë të tashme. Muzeu i ardhshëm Françeskan, do të jetë në çdo rast një hapësirë e vogël por e çmuar, për të strehuar këtë trashëgimi të shumanshme që françeskant shqiptarë dhe Kolegji i tyre i mirënjohur krijuan, kultivuan, mblodhën e përpunuan me përkushtim shembullor. Hapësirat e këtij Muzeu do të jenë vendtakimi i brezave të sotëm e të ardhshëm me poetë, dramaturgë e përkthyes si Leonardo de Martino, Gjergj Fishta, Vinçenc Prennushi; me prozatorë brilantë si Fishta e Anton Harapi; me etnografë e antropologë të kulturës si

Shtjefën Gjeçovi, Bernardin Palaj, Donat Kurti; me historianë si Marin Sirdani; gjuhëtarë e stilistë si Benedikt Dema e Justin Rrota, filozofë si Gjon Shllaku, muzikantë mjeshtërorë si Martin Gjoka dhe me personalitetin e rrallë të françeskanit të paharrueshëm At Zef Pllumit, vepra memuaristike e të cilit vijon t’i kërkojë shoqërisë shqiptare përballjen etike me të shkuarën e saj komuniste. Këtë mision ka edhe ky Muze. Ai do jetë ndër të tjera dëshmia reale e humbjen së rëndë që pësoi kultura e dija kombëtare prej asgjësimit të veprave dhe të autorëve të tyre. Por mbi të gjitha, do të jetë pohimi krenar i një plejade të ndritshme në qiellin e kulturës kombëtare.

Biblioteka Kombëtare, klube leximi për të rinjtë Biblioteka Kombëtare në kërkim të lexuesve të rinj ofron klube leximi, programe krijuese apo edhe programe të mësimit përmes lojës. Këto programe ishin në fokus të takimit të organizuar në këtë institucion kulturor në kuadër të projektit “Edukimi përmes Kulturës”, nismë e Ministrisë së Kulturës. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë u takuan me specialistë të Bibliotekës Kombëtare të cilët i njohën nga afër me bibliotekën, programet krijuese, klubet e leximit që zhvillohen në bibliotekë, programet e mësimit përmes lojës, etj. Ky program ka si qëllim edukimin e vazhdueshëm dhe nxitjen e leximit për grupmosha të ndryshme përmes aktiviteteve njohëse dhe informuese. Institucionet për artin dhe kulturën kanë ndërmarrë nisma të ndryshme me në fokus brezin e ri për t’i edukuar ata drejt librit dhe leximit si një nga proceset që i formon në qytetarë europianë të së ardhmes.

Përurohet shtatorja e Sami Frashërit në Belsh Në qytetin e Belshit dje është përuruar shtatorja e intelektualit të njohur të Rilindjes Kombëtare, Sami Frashërit. Shtatorja e tij është vendosur buzë liqenit në qytezën e Belshit. Këtë qytet e pati shumë për zemër edhe vet Sami Frashëri i cili propozoi dhe ëndërroi që Belshi të ishte kryeqendra shqiptare. Afër bustit të tij është edhe Nimfa e liqeneve, të cilën mund ta vëreni po ashtu buzë kësaj shëtitore të bukur. Ky projekt u iniciua nga Bashkia e Belshit me kryetar Arif Tafani, stafi i bashkisë dhe intelektual të zonës, si shenjë mirënjohje ndaj kësaj figurë kombëtare.

Arti i Rock and Roll-it, shpaloset në një ekspozitë në Nju Jork Arti i Rock and Roll-it, po shpaloset në një ekspozitë në muzeun Met, të Nju Jorkut, që i ka dekoruar hollet e tij me më shumë se 130 instrumente ikonike nga të mëdhenjtë e zhanrit. “E gjithë kjo i kthen shumë kujtime njerëzve. Dhe unë mendoj se pjesa më emocionuese është se njerëzit mund ti afrohen shumë afër këtyre instrumenteve që i kanë parë vetëm në skenë, ose ndoshta në foto”, u shpreh Jayson Kerr Dobney, kurator. Në ekspozitë gjendet p.sh edhe kitara e Van Halen, ku shihen edhe disa shenja, që sipas kuratorit janë djegie me cigare. Van Halen, vendoste atje cigaret e tij, kur luante muzikë. Dhe kjo mund të shihet edhe në videot e tij. “Është një koleksion shumë impresionues. Lë pas çdo lloj rock kafeje që mund të kesh parë në jetë”, tha Chris Cain, vizitor. Në ekspozitë mund të shihet edhe një sintetizator i hershëm. Është një lloj instrumenti masiv, me drita dhe tela, dhe vizitorët janë tërhequr shumë prej tij. Ngjason, sipas tyre, me diçka që mund të jetë përdorur nga një shkencëtar i çmendur.


SHOWBIZ

19 E premte, 12 PRILL 2019

Rita Ora në Kosovë: Jam e lumtur që i përkas këtij kombi Rita Ora ka përfunduar vizitën tre ditore në Kosovë, ku kësaj radhe ka qenë për një mision humanitar dhe jo në lidhje me karrierën e saj muzikore. Në këtë udhëtim ka qenë e shoqëruar nga prindërit e saj për të nxitur të rinjtë e Kosovës dhe viktimat e dhunës seksuale dhe e gjitha kjo nismë është e mbështetur nga UNICEF. Në një konference për mediat, ditë e djeshme Rita foli lidhur me misionin e saj të bamirësisë dhe u shpreh se është krenare që i përket këtij kombi. Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEFin. Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur.

Aktorja e tmerruar nga paparacët: Mund të kryejnë krime për një foto Aktorja e njohur hollivudiane Scarlett Johansson duket se është e tmerruar nga paparacët. Në një prononcim për Metro.com, aktorja u shpreh se paparacët për t’ia arritur qëllimit të tyre mund të edhe të kryejnë veprime kriminale. Gjithashtu ajo tregoi frikën që përjetoi mbrëmjen kur përfundoi intervistën me Jimmy Kimmel. Në çastin që doli nga emisioni është ndjekur nga 5 makina me xhama të zinj, në mënyrë që të merrnin vesh se ku ajo do të qëndronte së bashku me të bijën. Pasi e ndoqën 34-vjeçarja vendosi të drejtohej në një rajon policie, por pa bërë kallëzim ndaj paparacëve. Sipas aktores të shumë roleve nuk është e largët dita kur dikush të lëndohet apo të vritet si Princeshë Diana për shkak të tyre. “Pas incidentit të djeshëm, ndjeva se është detyra ime si një qytetare e shqetësuar, e cila po ndiqej në mënyrë të

Justin Bieber vë në lojë gruan: Jam martuar me një fanse Justin Bieber është martuar me një “belieber”! Ky është termi i famshëm që përdorin fansat e ylli të popit, për të treguar se janë të cmendur pas tij. Të martën, Justin konfirmoi në Instagram se gruaja e tij, Hailey Baldwin, ishte dhe është një “belieber”. “Njerëzit më pyesin gjithmonë nëse do të martohesha me një belieber, kur unë në fakt e kam bërë”, shkruajti ai në një fotografi në Instastory. Në fakt, ekziston një video e Justin duke takuar Hailey në vitin 2009, kur babai i modeles i thotë yllit të popit se e pëlqejnë shumë muzikën e tij. Justin Bieber dhe Hailey Baldëin u takuan për herë të parë në 2009.

Jeta e Angelina Jolie si një nënë e vetme Angelina Jolie ka vendosur ti rrisë fëmijët vetëm pas ndarjes nga Brad Pitt në vitin 2016. Një burim tha për UsWeekly se gjithmonë aktorja mundohet të bëjë gjëra argëtuese me gjashtë fëmijët e saj, Maddox, 17, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 12 vjeç dhe binjakët 10 vjeçarë Knox dhe Vivienne. “Fëmijët janë jeta e saj,”-tha burimi, duke shtuar: “Çdo ditë është një aventurë e re për familjen e Angelina Jolie. Ajo gjithmonë i kënaq fëmijët dhe dëshiron tu japë atyre gjithçka që duan.” Por aktorja sigurohet që ata të mos qëndrojnë të ulur para televizorit. “Nëse njëri prej fëmijëve shfaq interes në diçka, Angelina e nxit që ta realizojë.” Këtë vjeshtë Jolie do të udhëtojë në botë për të promovuar filmin e saj Maleficent: Mistress Of Evil. Dhe aktorja po sigurohet që të kalojë kohë me të gjashtë fëmijët e saj. Jolie dhe Pitt ndanë kujdestarinë e të gjashtë fëmijëve pas ndarjes së tyre në vitin 2016.

Reperi algjerian fotografohet në hotel me Dhurata Dorën rrezikshme, që të shkoja në stacionin më të afërt policor dhe të kërkoja ndihmë atje. Inkurajoj çdo njeri që të bëj të njëjtën gjë si unë. Vajzat në të gjithë botën, përndiqen dhe frikësohen dhe duhet një ligj universal që ta zgjidhë këtë

situatë. Derisa paparacët të konsiderohen kriminelë, siç janë në të vërtetë, është thjesht një lojë ku nuk dihet cila do të jetë e lënduara e radhës ose e vrara, si Princeshë Diana,”përfundoi tejet e shqetësuar Johansson.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dhurata Dora prej disa ditësh ka njoftuar se shumë shpejt do të publikojë videoklipin e saj të ri me reperin algjerian Soolking i cili është i njohur ndërkombëtarisht. Dhurata postoi edhe një video në Instagram ku dëgjohej një pjesë e këngës që u pëlqye shumë, mirëpo këngëtarja e fshiu postimin për ta sjellë këngën e plotë kur videoklipi të jetë gati. Xhirimet për videoklipin kanë nisur e këtë e ka zbuluar Soolking me foton e fundit në Instastory. Reperi ka zbuluar se ai dhe Dhurata po xhirojnë në një hotel në Tiranë. Më shumë detaje nuk bëhen ende të ditura. Fansat po e presin me padurim videoklipin i cili duket se është drejt përfundimit.


SPORT

20

E premte, 12 PRILL 2019

Portieri i kombëtares sonë do të sfidojë Milanin për mundësinë e fundit për zonën Champions

“San Siro” është bekim për Strakoshën, aty lindi karriera brilante

PESHËNGRITJE

Shqipëria merr një tjetër medalje në Gjeorgji, Shoraj i bronztë

Krenar Shoraj ishte peshëngritësi i radhës i delegacionit kuqezi, që garoi në Europianin e Batumit në Gjeorgji, por prova e tij në pedanë ishte larg pritshmërive, e mbyllur gjithsesi me një medalje bronzi. Sportisti shqiptar nuk ia doli të futet në podiumin që priste, por u rendit i treti në shtytje, gjë që i dha një medalje të merituar. Me një peshë trupore te 88 kilogramët, Krenar Shoraj e nisi mirë me provën e parë në shkëputje, ku ngriti 155 kilogramë. Shtangisti kërkoi ta përmirësojë bilancin e tij me 5 kilogramë më shumë, por nuk arriti dot, ndërsa edhe në tentativën e fundit për të hyrë në podium nuk mundi të mbajë 161 kilogramë mbi supe. Në shtytje, Krenar Shoraj arriti të ketë sukses fillimisht me 195 kilogramë, por dy provat që pasuan ishin për t’u harruar. Vetëm idhulli i vendasve, Davitatze, dhe armeni Mkriçian arritën të jenë më lart në paraqitje në shtytje. Shoraj mori medaljen e bronzit në këtë disiplinë, ndërsa në dygarësh doli i gjashti në kontinent. Prova e fundit e kuqezinjve do të jetë të shtunën me Endri Karinën.

FLAMURTARI

Nga Rozalb Lika

T

homas Strakosha ka një lidhje të veçantë me “San Siron”, pasi aty ka debutuar për herë të parë nga minuta e parë në Seria A ndaj Milanit. Kështu skuadra bardhekaltër fitoi garanci, pasi portieri i kombëtares sonë ka arritur që me kalimin e ndeshjeve të fitojë gjithmonë e më shumë garanci. Gjithçka lindi më 20 shtator të vitit 2016. Pak orë para ndeshjes ndaj Milanit, te Lazio u dëmtua Marchetti, Inzaghi vendosi që të mos t’i besonte portierit Vargic, por te portieri i tretë, të cilin e njihte te ekipi i moshave, Thomas Strakosha. “Gardiani” shqiptar do të rikthehet sërish në stadiumin mitik, pa asnjë shqetësim dhe me një siguri që e kanë kthyer në një veteran. Humbja 2-0 e asaj ndeshje nuk ndikoi aspak në karrierën e tij, pasi Strakosha

DISIPLINA

Gola ka pësuar portieri i kombëtares sonë gjatë këtij sezoni në të gjitha kompeticionet me ekipin e Lazios në 37 ndeshje në të cilat është aktivizuar. Strakosha nuk ka aspak një mbrojtje solide

39

fitoi me atë ndeshje fanellën e titullarit. Nuk ka munguar asnjë minutë gjatë këtij sezoni, duke qenë i pazëvendësueshëm në formacionin e drejtuar nga Simeone Inzaghi. Humbja e fundit në kampionat ndaj Spal dhe mungesa e fitores edhe ndaj Sassulos, ka vendosur edhe më shumë në diskutim objektivin për të arritur në zonën Champions, por portieri shqiptar ndryshe nga shokët e tij nuk është vendosur në diskutim. Në ndeshjen e dy javëve më parë ndaj Interit në “San Siro”, Strakosha ishte një nga arkitektët e fitores, duke bërë disa pritje shpëtimtare. Në “San Siro”, gjithmonë kundër Interit, më 31 janar të këtij viti,

portieri shqiptar ishte vendimtar duke bërë pritje vendimtare në penalltitë ndaj Martinez dhe Nainggolan për të arritur në gjysmëfinale të Kupës. Të shtunën Strakosha do të mundohet që të shkëlqejë sërish, për të ndihmuar ekipin e tij në shansin e fundit për të arritur në Champions. Milano deri më tani i ka sjell fat në karrierën e tij, ndërkohë që “San Siro” i jep një siguri më shumë. Trajneri Inzaghi ndihet krenar që vendosi t’i besonte në vitin 2016, një guxim që duhet ta kenë të gjithë trajnerët. Mungesa e një mbrojtje jo solide nuk ka ndikuar aspak gjatë këtij sezoni, pasi vlerat e Strakoshës vijojnë që të bie në sytë e të gjithëve në Itali.

“Buzëqesh” Daja, rikthehet në skuadër edhe Torassa

Augstin Torassa do të jetë vlera e shtuar e Flamurtarit në fazën e 4-t. Sulmuesi argjentinas i cili la vlonjatët në muajin shkurt për t’u transferuar në Kinë pa lejen e klubit, nga së mësohet do të rikthehet te Flamurtari për t’u vendosur sërish në dispozicion të trajnerit Ilir Daja. Torassa i cili firmosi me Yanbian Funde një kontratë që ishte e pavlefshme pasi ishte ende nën kontratë me Flamurtarin por që më pas klubi kinez i ligës së dytë falimentoi dhe e ardhmja e Torassës mbeti pezull. Pas disa javësh pushimesh në vendlindjen e tij, lojtari është siguruar nga presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi se do të paguhet dhe për këtë arsye ai ka vendosur të rikthehet në Vlorë. Torassës i është prerë bileta e kthimit për në Shqipëri dhe nëse arrin shpejt formën optimale ai mund të jetë një forcë e shtuar për trajnerin Daja për objektivin Europë.

Ofendoi arbitrin, Diego Costa pezullohet për 8 ndeshje D

iego Costa mbyll para kohe sezonin në La Liga. Komisioni i Disiplinës i Federatës Spanjolle të Futbollit dënoi sulmuesin e Atletico Madrid me 8 ndeshje pezullim pas kartonit të kuq direkt të marrë në ndeshjen me Barcelonën në Camp Nou, të zhvilluar të shtunën e kaluar. Sulmuesi brazilianospanjoll u ndëshkua në minutën e 28-të të sfidës nga arbitri Gil Manzano, sipas të cilit futbollisti iu drejtua me

fyerje të rënda, diçka që Diego Costa e mohoi. Por, jo vetëm kaq. Në raportin e tij, Manzano deklaroi se Diego Costa e mbajti atë për të evituar nxjerrjen e kartonëve të verdhë për shokët e tij të skuadrës. Atletico Madrid nga ana e tij paraqiti ankesat e tij, diçka që motivoi Komisionin e Disiplinës t’i kërkojë arbitrit që të sqarojë raportin e tij, me Manzanon që e dorëzoi atë ditën e mërkurë. Pasi dëgjoi palët e përfshira në

këtë çështje, Komisioni i Disiplinës në Federatën Spanjolle vendosi që të dënojë Diego Costën me 8 ndeshje pezullim, nga të cilat 4 ndeshje për fyerje ndaj arbitrit dhe 4 të tjerat për mbajtjen e tij. Ndërkaq, klubi madrilen ka vendosur që të apelojë këtë vendim për të reduktuar ndëshkimin për sulmuesin brazilianospanjoll, për të cilin ky sezon nuk ishte shumë i mirë për shkak edhe të dëmtimeve që e kanë shoqëruar.


SPORT

21

E premte, 12 PRILL 2019

Mesfushori i kombëtares sonë ka folur për karrierën e tij në gazetën spanjolle “Marca”

Keidi Bare: Spanja si “parajsë”, në Shqipëri hanë vetëm fasule

GJERMANI

Plas tek Bayerni, grushta në stërvitje mes Lewandowski-t dhe Coman

N

ë një Shqipëri të varfër, mes rënies së sistemit piramidal financiar, që mund të kishte qenë një luftë e përgjakshme civile, lindi Keidi Bare, djali i një ish-futbollisti. Ishte gushti i vitit 1997, kur rendi social dhe ushtarak filloi të vendosej në vendin e tij ballkanik falë ndihmës së OKB-së. Një konflikt tjetër luftarak, ai i Kosovës, kërcënoi stabilitetin e zonës. Fëmijëria dhe futbolli- “Unë kam lindur në një situatë lufte dhe gjërat ishin shumë të vështira në 1997-ën. Prindërit e mi kanë vuajtur më shumë, pasi kanë kaluar një kohë shumë të keqe. Që kur isha fëmijë kam pasur të dhëna për t’u marrë me futboll. Kam qenë shumë i mirë në shkollë, por spikasja më tepër në futboll. Prindërit kanë bërë më të mirën për mua dhe në moshën 11-vjeçare më çuan në Greqi”. Karriera- “Pas 5 vitesh në Greqi, u ktheva në qytetin tim dhe luajta me Apoloninë. Për pesë muaj u ftova për provë tek Atletico Madrid. U trajnova për katër ditë aty dhe shkuam në një turne në Gjeorgji. U bëra pjesë e Atletiko Madridit, ku qëndrova për pesë vite. Në fund të sezonit të kaluar vendosa t’i bashkohem Malaga-s”.

Pezullimi- “Kur isha me të rinjtë kam bërë një gabim shumë të madh, për të cilin pendohem çdo ditë e më shumë, duke ofenduar arbitrin, më kushtoi një dënim shembullor me 9 ndeshje pezullim. Bëra diçka të keqe për veten dhe për ekipin, por vendosa të shkoja te Malaga”. Malaga- “Unë nuk jam nga ata lojtarë, që mjaftohen me stërvitje dhe qëndrim në stol.

Ika nga Atletiko për të bërë diçka më të madhe dhe kur më kërkoi Malaga nuk u mendova shumë.Ndeshja e parë nuk shkoi siç doja unë. Në Zaragoza isha nervoz dhe i lumtur, kur më thanë se do të luaja nga fillimi, pasi kisha debutuar pak minuta, në fund të sfidës së mëparshme me Sporting. Mbaj mend se kemi fituar 2-0. Alfred N’Diae është një pasqyrë për

SERBI

Jovic refuzon Barcelonën për të qëndruar te Frankfurti

Luka Jovic ka vendosur që të refuzojë transferimin te skuadra e Barcelonës gjatë kësaj vere. Edhe pse është dëshira e parë e blaugranëve për të forcuar sulmin, pasi talenti serb shikohet si pasuesi ideal i Luis Suarez, në një intervistë babai i futbollistit ka nënvizuar djali i tij do t’i thotë jo Barçës. Në një intervistë pak orë para ndeshjes ndaj Benficas në Europa League, babai i Jovic ka theksuar se i biri i tij është i lumtur te Frankfurti dhe dëshiron të rritet akoma më shumë si futbollist te kjo skuadër, duke nënvizuar se edhe sezonin e ardhshëm do të qëndrojë te formacioni i drejtuar nga Adi Hutter për të luajtur në Champions League me Frankfurtin. 21-vjeçari nuk kërkohet vetëm nga Barcelona por edhe nga shumë klube të tjera të mëdha, megjithatë sipas babait të lojtarit e ardhmja e Jovic do të vazhdojë të jetë në Gjermani. “Luka ka marrë shumë oferta, madje edhe nga Barcelona, por nuk është i interesuar. Ai nuk e di nëse do të jetë një titullar te Barça dhe për këtë arsye dëshiron të kualifikohet në Champions League dhe të qëndrojë te Eintracht”, deklaroi babai i Jovic.

mua, është një lojtar dhe njeri i mirë, më ndihmon shumë brenda dhe jashtë fushës”. Jeta në Spanjë- “Ky vend është një parajsë, qoftë për plazhin, apo për ushqimet e detit. Kjo është gjëja që më pëlqen më së shumti. Në Shqipëri ekziston vetëm një gjellë, që të gjithë e pëlqejnë, ajo me fasule. Të gjithë shqiptarët e hanë, vetëm unë jo (duke qeshur)”.

Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman raportohet se së fundmi janë përfshirë në një përplasje fizike mes tyre në stërvitjen e mëngjesit të sotëm. Gazeta “Bild” raporton se seanca që ishte e mbyllur për mediat, është shoqëruar fillimisht me përplasje verbale mes tyre, ndërkohë që më pas ka pasur edhe shkëmbime grushtash. Është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të ekipit, si Jerome Boateng dhe Nicklas Sule për të qetësuar për të ndarë dy sulmuesit, që fillimisht nisën të konfliktoheshin verbalisht, për të përfunduar te përdorimi i duarve. Trajneri Niko Kovac ndërkohë ka habitur të gjithë, pasi fillimisht i dërgoi lojtarët në dhomat e zhveshjeve, por më pas vijoi stërvitjen, madje edhe me pjesëmarrjen e të dy futbollistëve.

PORTUGEZI

S

ërish ai, sërish Cristiano Ronaldo. 12 vite ekzaktësisht nga goli i parë në Champions League, fenomen portugez i Juventusit ishte vendimtar edhe dje në mbrëmje në “Johan Cruijff Arena”. Vetëm Zlatan Ibrahimovic ka shënuar aq gola sa ai në këtë stadium, nga 6 rrjeta. Ronaldo ka arritur në kuotën e 125 golave në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, duke qenë golashënuesi më i mirë. Goli i parë i portugezit në Champions është shënuar më 10 prill 2007, kur realizoi në fitoren 7-1 të United ndaj Romës në “Old Trafford”. 12 vite më pas ai gjeti sërish golin ndaj Ajax, duke realizuar me një mesatare 11 gola për çdo pjesëmarrje, ose në çdo 111 minuta, një shifër e frikshme. Ronaldo bëhet gjithmonë edhe më vendimtar në fazën më eliminim direkt, teksa asnjë nuk ka bërë më mirë se ai në Champions në këtë fazë. Gjithsej CR7 ka shënuar 64 gola në total, teksa prej tyre 23 në fazën e 1/8-ve, 24 në çerekfinale,

Ronaldo fenomen i pakrahasueshëm në Champions, ja statistikat e frikshme

12 në gjysmëfinale dhe 4 në finale. Numra fantastik, kur mendon se ndjekësi më i afërt me të është Lionel Messi me vetëm 42 gola, ndërkohë që pas tyre është Thoms Muller me 21. Ajax është viktima e dytë më e preferuar

për portugezin në Champions (8 gola), vetëm Juventusi ka pësuar më shumë gola nga Ronaldo (10). Tifozët bardhezi kanë nisur që të ëndërrojnë triumfin në Champions, numrat e Cristianos i japin edhe më shumë shpresë.


SHENDETESI

T

ensioni i ulët arterial, pa varësisht se flitet më pak për të, edhe ai është po kaq i rrezikshëm sa dhe tensioni i lartë. Ai është më tinzar se i larti dhe kjo e bën atë më pak alarmant. Por ajo që do të ndihmonte njerëzit në njohjen e kësaj situate është ta kuptojmë saktë dhe ta trajtojmë drejtë atë. Një vizitë te mjeku specialist është një mundësi e mirë e parandalimit të një situate të papëlqyshme dhe me pasoja për shëndetin. Përgjithësisht duhet të dimë disa shenja që të kuptjmë gjëndjen. Ndieni gjithmonë lodhje dhe jeni tepër të plogësht? Momenti më i keq është kur zgjoheni në mëngjes? Keni një marrje mendsh kur ngriheni, pasi keni qenë ulur? Nëse ju ndodhin të gjitha këto, ka shumë mundësi që të vuani nga tensioni i ulët. Si mund të veproni Ndërrimi i stinëve dhe për pasojë luhatja e temperaturave bëhen pothuajse gjithnjë favorizuese të problemeve shëndetësore, ndër të cilët është edhe tensioni i ulët. Ky shqetësim ndodh për shkaqe të ndryshme dhe prek kryesisht femrat dhe personat e moshuar, megjithatë nuk përjashtohen edhe të rinjtë. Por cilat janë simptomat e tensionit të ulët dhe mbi të gjitha, çfarë duhet të bëni në këto raste, përfshirë dhe ushqimet që duhet të konsumoni? Shenjat dalluese Simptomat që tregojnë tension të ulët mund të jenë të ndryshme: lodhje, marrje mendsh, të fikët, mungesë oreksi, shikim i turbullt etj. Këto simptoma treguese mund të shfaqen rrallë ose në mënyrë konstante dhe mund të jenë gjithashtu treguese të shqetësimeve të tjera. Megjithatë, kurdo që të shfaqen është mirë që të veproni menjëherë. Ndonëse shpesh tensioni i ulët nuk është aq i rrezikshëm sa hipertensioni, mund të ketë pasojat e veta, sidomos në rastet më të rënda. Masat paraprake Kur dalloni apo matni tensionin dhe rezulton se ai është i ulët, gjëja e parë që duhet të bëni është që të shtriheni, të ngrini këmbët lart dhe të sigurohuni që të keni liruar veshjen apo rripin, në mënyrë që të lejoni qarkullimin e gjakut në tru dhe në zemër. Në situata emergjente, si për shembull në rastin e rënies të menjëhershme të tensionit, duhet të pini një gotë me ujë dhe sheqer ose thjesht të vendosni një lugë me sheqer në gjuhë. Efekt të njëjtë ka edhe pirja e

22 E premte, 12 PRILL 2019

Tensioni i ulët, jo më pak i rrezikshëm se ai i larti, si ta kuptoni dhe trajtoni? HULUMTIMET

Muzika dhe të qeshurat një terapi efikase për uljen e tensionit arterial

A

Buka e zezë kundër tensionit të lartë

P

roduktet që përmbajnë miell jo shumë të bluar, kanë rol të pazëvendësueshëm mbi funksionimin e zemrës dhe enëve të gjakut. Pjesë e rëndësishme e menysë ditore janë produktet si bollgur, krunde, lloje të ndryshme musli dhe buka e zezë, të cilat dukshëm e ulin rrezikun nga hipertonia. Ata që konsumojnë kësi lloj të ushqimit, eliminojnë edhe një numër të madh të shkaqeve për tu prekur nga sulmi në tru. Ata që zgjedhin produkte me fara të plota në vend të miellit të bardhë, ata kanë rezultate më të mira sa i përket nivelit të kolestreolit, përveç kësaj kjo i përmirëson funksionet e zemrës dhe enëve të gjakut. Këto fibra janë të nevojshme që të mbani organizmin në formë dhe të shëndetshëm Sipas ekspertëve këto fibra janë të nevojshme që të mbani organizmin në formë dhe të shëndetshëm. kakaos, kafes dhe e çajit, pasi të gjitha mundësojnë ngritjen e tensionit. Sa u përket personave që vuajnë shpesh nga tensioni i ulët ata duhet të bëjnë kujdes kryesisht me ushqimet që konsumojnë. Ata duhet të evitojnë në mënyrë të veçantë të ngrënit me sasi të mëdha. Po kështu duhet të bëjnë shumë aktivitet fizik, por duhet të mos dalin gjatë orëve më të nxehta apo të kryejnë sforcime të tepruara. Ndonjëherë duhet të keni parasysh të bëni dush të ftohtë, pasi ai lehtëson hapjen e venave të gjakut. Gjatë banjës këshillohet edhe përdorimi i rozmarinës. Trajtimi i duhur ushqimor Është e nevojshme që të konsumoni një sasi më të madhe të

kripës, sigurisht duke mos e ekzagjeruar. Bëni kura magnezi dhe kaliumi që gjenden kryesisht tek ushqimet e sidomos te bananet. Aleatë të tjerë kundër tensionit të ulët janë gjithashtu jamballi, lëngu i panxharit, shega dhe rrushi pa fara. Në këto raste mund të vijë në ndihmë edhe kafeja, megjithatë është më mirë që të mos abuzoni, ndërsa duhet të evitoni konsumimin e alkoolit. Këto janë disa sugjerime të cilat mund t’i bëni në kushte shtëpiake, por nëse vuani në mënyrë konstante nga tensioni i ulët është e këshillueshme që të bëni një vizitë te mjeku specialist, i cili do të mund t’ju japë një kurë më të saktë për problemin tuaj.

sgjë nuk përjashtohet, gjithça është e mundur. Kjo nuk është një lojë fjalësh por një teori praktike kurimi. Të dëgjosh muz ikë, të këndosh fraza dhe të qeshësh shumë, sipas asaj që kanë nxjerrë disa studiues të universitetit të Osakës, jo vetëm që na shërbejnë për të ngritur humorin, por edhe për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë të gjakut, sidomos te personat që lidhet me gjendjen e tyre emocionale. Studimi i paraqitur kohët e fundit në Atlanta gjatë konferencës së “American Heart Association” ka treguar në fakt se pacientët që merrnin pjesë në seanca shoqëruar me këngë dhe buzëqeshje regjistronin një ulje të presionit të gjakut jo vetëm për momentin, por edhe për një periudhë kohe që shkonte rreth një muaj. HULUMTIMI ërkimi që përfshin rreth 80 të rritur të ndarë në tre grupe, për një orë çdo dy javë, morën pjesë për një total rreth 3 muajsh në seanca ku këndonin dhe dëgjonin muzikë, ose merrnin pjesë në ndonjë sit-com dhe merrnin pjesë në seancat e “jogës dhe të qeshurës”, një praktikë që shfrytëzon aktivitetin e të qeshurit si ushtrim që i bën mirë frymëmarrjes. Grupi i fundit, që duhej marrë si gur krahasimi, nuk do të kryente asnjë aktivitet të veçantë. Te pjesëmarrësit e grupeve të muzikës dhe të qeshurave kërkuesit kanë regjistruar menjëherë pas çdo seance, një ulje mesatare të tensionit respektivisht me 6 e 7 mmHg. Ky benefit mbahej edhe në përfundim të periudhës së studimit, kur vlerat mesatare të tensionit ishin më të ulëta rreth 5 mmHg. “Nuk e dimë mirë përse ndodh kjo. Një e dhënë interesante është se nivelet e kortizolit, hormonit të prodhuar në gjendje stresi, ulej ndjeshëm tek ata që merrnin pjesë në seanca muzike dhe të qeshurash. Kjo ndoshta ndikon në çlodhjen dhe uljen e tensionit, por duhen të tjera studime për të kuptuar më mirë këtë fenomen” saktëson Eri Eguchi, kërkuese në Universitetin e Osakës dhe autorja kryesore e studimit. FRYMËMARRJA DHE TENSIONI ë të vërtetë, studime të tjera në të kaluarën kanë “hetuar” për një lidhje të mundshme mes muzikës, frymëmarrjes dhe hip ertensionit. Një grup i drejtuar nga Pietro Amedeo Modesti, docent i sëmundjeve të brendshme në Universitetin e Firences, publikoi në “Journal of Hypertension” një kërkim ku tregohej se për një orë në ditë ushtrime me frymëmarrjen shoqëruar nga muzika që të pëlqen reduktonte me rreth 5 mmHg tensionin e gjakut në 24 orë, efekt ky që nuk ndryshonte për të 6 muajt e studimit. “Çelësi i të gjithë kësaj, është frymëmarrja”, shpjegon Modesti. “Muzika vetëm nuk mjafton. Edhe në studimin japonez gjithçka duhet shoqëruar me muzikë, pasi kështu mund të sinkronizosh edhe frymëmarrjen”. Kështu, në revistën “Arthritis Care & Research”, shkruhet edhe për rastin kurioz të një pacienti me tension të lartë gjaku tensioni i të cilit, u ngrit shumë përpara një operacioni në gju, u ul me ndihmën e aktivitetit që lidhej me këngën nga vetë pacienti. Por si mund të shpjegohen këto të dhëna? Sipas studimit italian, një ritëm i ngadaltë dhe i kontrolluar frymëmarrjeje do të influenconte në sistemin nervor simpatik përgjegjës për ngritjen e tensionit të gjakut. “Në veçanti ka një rritje të sensibilitetit të sistemeve që mbajnë të monitoruar tensionin që rikthehet të funksionojë në mënyrë efiçente. Ky do të ishte motivi që duke rregulluar frymëmarrjen mund të kemi një efekt pozitiv mbi tensionin. Kërkimet e ndryshme kanë revulocionalizuar mënyrat e trajtimit të problemeve me shëndetin duke përdorur si agjentë asete të jetës sonë të përditshme.

K

N


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. E vendos dikë a diçka në një vend 6. Që ka ngjyrë qielli të mbyllur. Flamuri i BE dhe ai i PD është ashtu 10. Kthinë e vogël në hyrje para një dhome gjumi 14. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 15. Lloj buburreci, me ngjyrë të zezë, që jeton zakonisht nëpër shtëpi ose në vende hedhurinash ushqimore 17. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 18. Aftësi e njeriut për të mbajtur mend dhe për të riprodhuar ato që ka parë, dëgjuar, mësuar 19. Keqtingëllim, zakonisht i një fjale, apo dhe i një fraze 23. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 24. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar 28. Tërësi fjalësh, të lidhura me njëra-tjetrën sipas rregullave gramatikore të një gjuhe 30. Pajisje ose pjesë e posaçme, që shërben për të zbutur forcën e goditjeve 31. Njëra nga drejtëzat që ndërpriten në sistemin e koordinatave 33. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 34. Njeri shumë i dashur e i shtrenjtë për nënën. Zemër, shpirt, ... i thonë Shkodër 36. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 37. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 38. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 40. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 41. Po Gjirokastra si e kishte targën 42. Mëvetësi ekonomike e politike, të qenët ekonomikisht e politikisht i pavarur 44. Bimët që shkulen gjatë tëharrjes 45. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 47. Partia Republikane, inicialet 48. APPLE Inc. fitoi më 7 mars 2006 patentën për ...-in 50. Gjuha e nënës 51. Quhet femra e cjapit 55. Pjesa e parë e disa termave të përbërë, që tregon lidhjen me jetën dhe me proceset jetësore 57. I tillë është ai që merret me paleografi 60. Aktori korçar, Piro .... Roli i tij i parë ishte ai i Bujarit në filmin "Zonja nga Qyteti" 61. Ndjenja e mërzisë që na vjen nga diçka e pakëndshme dhe e padëshirueshme 62. Pemë që bën fruta me kokërr të verdhë, të mëdha dhe të mbuluara me pak push, e me erë të këndshme 63. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 64. Që shërben për të mbuluar e për të mbrojtur gjoksin a parzmën 66. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 67. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 68. Zëri që nxjerr një njeri kur

E premte, 12 PRILL 2019

Nga Albert VATAJ

qan. 72. Lituania e ka monedhë të saj 73. Ajri i pastër mbi retë; hapësira qiellore 74. Ushqim që bëhet me miell drithi të gatuar me ujë e të pjekur në furrë a në saç 76. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 77. Që rri në një vend, që nuk rrjedh, i fjetur, i ndenjur 79. I krijoj dikujt një gjendje shpirtërore të shqetësuar e të rëndë, e hidhëroj 80. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 81. Dakord në gjuhë universale 82. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 85. Ndarje e vogël. Më të njohurat janë ato telefonike 87. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI 88. Federico García ...,shkrimtar spanjoll 90. Marr pjesë aktive në një organizëm, parti politike, veprimtar 92. Adolfi i tmerrshëm, fyhreri gjerman, strategu i mizërisë njerëzore të Holokaustit 94. Armik; pushtues. I thonë ashtu armikut. Dush... eshte padyshim 95. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 97. Miami International Airport, shkurtima e saj 99. Edhe ky lloj oguri parala-

jmëron të mirën. 101. Kaloj verën në një vend, bëj pushimet e verës diku 103. Ai është metal me ngjyrë si të argjendit e me shkëlqim të kuqërremtë, më i fortë se hekuri, që shkrihet në temperaturë të lartë (simboli Co) 107. Unioni Postar Universal 108. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 109. Mjet ndriçimi në kushtet e mungesës së energjisë elektrike, pasardhës i pishtarit dhe qiririt 110. Plotësoj nevojat për të rrojtur, siguroj kushtet e nevojshme për jetesë. Ti po bën ashtu 113. Nënoficer me gradën e rreshterit në ushtrinë e Perandorisë osmane 114. Banor vendës nga Labëria, është ... 115. Kafshë ose shpend i zënë në gracë VERTIKALISHT 1. Grumbull bore që rritet duke u rrokullisur përposhtë 2. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 3. Një jetë mes sendesh, stolish dhe shkëlqimit, jetë... 4. Lëndë djegëse e lëngshme, që nxirret nga përpunimi i naftës 5. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 7. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 8. Pastaj e ka brenda 9. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën

10. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 11. Në një vend të pacaktuar, në një vend që nuk e dimë ku bie 12. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 13. . Drutë të vëna me rregull njëri sipër tjetrit 16. Pellg a rezervuar i hapët për të grumbulluar ujë ose lëngje të tjera 20. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 21. Joe ... u bë më 8 mars 1971, kampion botëror në kategorinë e rëndë në boks pasi mundi Muhammad Ali 22. Gjellë me lëng, që bëhet me copa mishi të kaurdisura, me perime 24. Hyrje në një vepër letrare (roman, dramë etj.), zakonisht në trajtë monologu 25. Jetonin në pjesën veriperëndimore të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës 26. I vogli i lopës, pjella e lopës deri në një vit 27. Shpend me pendë shumëngjyrëshe e të ndritshme që i hap si erashkë 28. Gjendje e ngritur e vetëdijes, gjatë së cilës shpërthen hovi krijues 29. Aleksandër ... (1880-1961), ishte gjuhëtar, pedagog, tekstolog dhe një ndër studiuesit e shquar të gjuhës shqipe, nga Elbasani 32. Nga sipërfaqja është shteti federal më i madhi në SHBA. Kryeqyteti i këtij shteti federal është Juneau 35. Bulmet që bëhet duke zënë qumështin me mullëz a me maja dhe duke e kulluar në napë

gëlqerorë, me gropa e me shpella etj.; që përmban gëlqere 61. 1. Më mbushet mendja se diçka është e vërtete a e drejtë, besoj plotësisht për ketë 62. Muaji shkurt quhet edhe ashtu 65. Poeti i mirënjohur, Ndoc ..., pavarësisht se ai lindi në Shkodër, ai u njoh si poet lezhian 69. Shumë i rreptë, shumë i ashpër, i egër, i pamëshirshëm (për një ligj etj.) 70. Mbeturina muresh të një shtëpie a të një kështjelle të rrëzuar ose të prishur; gërmadhë 71. Dënim që i jepej dikujt, duke e detyruar të largohet, duke e dëbuar, përkohësisht ose përgjithmonë diku larg vendlindjes 75. Edhe ashtu quhet shkuesi që hyn për lidhjen e një miqësie 77. Aleanca Kuq e Zi 78. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 83. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 84. Shpërblej dikë me të holla sipas punës që ka bërë 85. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 86. Vend i thellë në lumë; pellg i madh me ujë të ndenjur 89. Ata që mbulojnë trupin dhe krahët e shpendëve 91. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 93. Rrip i gjerë e i gjatë prej leshi, prej pambuku etj 96. Tërësia e krijimeve epike të një populli 97. Enë druri e gjatë dhe e ngushtë në të cilën rrahim qumështin ose kosin për të nxjerrë gjalpin, tundës 98. Ajo që bën punët e shtëpisë (gatuan, pastron etj.), rregulloj, qeveris shtëpinë 99. Monedha më e vogël turke, që ishte prej bakri dhe vlente një para 100. Që shfaqet dhe zhvillohet në mënyrë të menjëhershme e të rëndë 102. Armë e rëndë artilerie, me tytë të gjerë, më të shkurtër se topi dhe më i gjatë se i mortajës. 104. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 105. Vend që përmbytet nga ujërat e lumenjve ose të përrenjve. Kisha e Shën Ndout është në atë qytet 106. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 111. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 112. Romani i Anton Pashkut

39. Hektor ..., kompozitor i shquar francez 43. Veprimtari e organeve ose e njerëzve të caktuar me ligj 45. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 46. Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë 49. Eshtë arti i marrjes në film të pamjeve a të figurave të ndryshme dhe i riprodhimit të tyre në ekran 52. Fjalë përcaktuese që i shtohet emrit të një frymori, quhet ashtu 53. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 54. Ai që shiste me pakicë gjëra ushqimore dhe disa sende të vogla për nevoja shtëpiake 56. Letonia e ka monedhë të saj 58. Rritet në vende të lagështa; në ujë, mbi trungun e drurëve, mbi gurë e tjegulla, mbi mure etj. 59. Osman, turk ose i prejardhuar nga atje 60. Që përbëhet nga gurë 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

L 10

B

3

P

4

B A

11

J

5

L

O Z

14

U

B

R

O R

E L

P

Y

15

E

R I

8

B F

E

9

L

O R

D

C A P

R I

16

A S

I

E

V

R

J

17

S 19

B

7

M

13

˙

18

K O

6

M

12

L U

J

L

K

U P

A

A

L

T

H

E

R

Z

I

20

K O

L O

F

D

N

21

S 22

E V

A

E R

N

P

R

A

23

M O D

24

V

25

A J

26

Z ¸

R I

I

27

H

28

P

V 29

Z

A

A

30

31

P

U

O

N I

35

D E

M B

E L

P

R

N

B

N

N

E

H

G J

E N

P

R O

D U

K T

J

A

A

T

45

A K

D

A

U J

A

R

H

C

O C

E

K

¸

R

D

J

Z

I

D A

L

40

I

L

T

E

47

L

E U

R

L

S

Z E

A

R

A

R M E

T

49

A

50

Q

I

46

48

L

D 39

C ¸

43

W M O

44

B

Y

S

38

R E 42

A

A R

36

37

S 41

G

E 33

M A

V

34

˙

32

51

R

D

S

¸

T 52

R I

54

P

53

R O

F

E

S

O

R

55

V E

T O

N

G

A N

O M A L

M

L

N

I 56

D

C

I

I

A K

K

R

57

S

58

E

60

61

A Z

L

O T

59

S

L

A T

A

E

I

62

O

K R

K

L

¸

I

F

P

L

E V

63

V A

S

A

L

I

65

L

N

D Y

E

˙

66

A

67

M I

R

I

74

C

69

N

75

O

76

A C

E K

C

N

Z

R 72

I

77

78

P

I

83

N

T E

M O L

L A

K O

A

R

S

D

E

E

84

R M E X

S

U K

D

R R

I

R

C

81

P

T

85

B

O

M 73

E

79 80

82

B

68

71

P K

K

I 64

T 70

E N K

M U 87

F

L

89

I

I 90

M I

R

R ¸

91

Y

V

˙

88

R

K

O N

O

D

J

M

R

¸

N

A

92

O

Z

¸

86

J

T

O

E

R A

E

K

L

N

U S

T

P

C I

93

Z

P

R A

N G

O S

J

94

¸

95

M E

Z E

T

R

R

96

99

M

R 101

D

N 102

O

I

I

A

I 104

R T

I

97

F

K O

A

A

R I

T

F

105

D

C E

106

J

E

R R

I

N

E

M

107

K O

98

T E

100

R

103

B

R

108

Z M I

K

U

P

E

T

Y

Z A

N


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E premte, 12 PRILL 2019

Të rinjtë protestojnë kundër krimit, para Parlamentit pabrek’ ju gjeti dita, milionerë ju zuri darka”. Të rinjtë protestuan para parlamentit dhe Ministrisë së Brendshme me simbolikën e një shteti në

T

ë rinjtë e opozitës zhvilluan dje protesta te Parlamenti dhe Ministria e Brendshme. Ata mbanin në duar parulla me hartën

duart e krimit dhe korrupsionit. Megjithë përpjekjen e policisë për të penguar të rinjtë, një hartë gjigande e krimit, ku spikasin drejtues të Partisë Socialiste

dhe qeverisë, u vendos tek Ministria e Brendshme. Simbolika e hartës së krimit tregon se Ministria e Brendshme ka dështuar në sigurimin e rendit dhe qetësisë, duke u përqendruar tek dhunimi dhe helmimi me gaz i qytetarëve në shtëpitë e tyre apo sheshet e protestës dhe duke mbrojtur përfaqësuesit e krimit në parlament.

e krimit, ankandin për deputetët fasadë dhe me vargjet e poetit Ali Asllani: “Hani pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat, mbushni arkat, të

Kryemadhi: LSI plan të qartë dhe të plotë për të ndihmuar fermerët dhe blegtorët

B

ujqësia dhe blegtoria po zënë një vend të veçantë në vëmendjen dhe aktivitetin e përditshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas vizitave në Fier, Elbasan, Dibër etj ishte dje në Pogradec dhe Korce, ku vizitoi fshatrat Leshnicë, Çërravë, Guras, Gollobordë, Podgorie dhe bashkinë

Maliq për tu takuar dhe për tu njohur nga afër me problematikat e fermerëve dhe blegtorëve të kësaj zone. Kryetarja e LSI-së konstatoi mungesën e tregut dhe mungesën e ndihmës së shtetit ndaj banorëve për të shitur produktet e tyre. “Lulet e mollës kanë çelur, por mollët e banorëve janë ende të pashitura”,tha Kryemadhi. Teksa nënvizoi vëmendjen zero të qeverisë, Kryemadhi theksoi se LSI shumë shpejt do të paraqesë një plan të qartë dhe të plotë për të ndihmuar fermerët dhe blegtorët. Sipas Kryemadhit ky plan do të konsistojë në sigurimin e subvencionimeve të drejtpërdrejta për çdo fermerë dhe blegtor. “Vëmendja e qeverisë është inegzistente. Këta banorë nuk ekzistojnë për qeverinë shqiptare. Sepse janë të pakonsiderueshëm për të. Edhe pse punojnë çdo ditë të vitit. Sot bujqësia shqiptare i jep GDP 22% dhe vetëm 0.7% e këtij buxheti

shkon në shërbim dhe në funksion apo dhe në ndihmesë të bujqësisë shqiptare. Ajo që të bën përshtypje është që e gjithë bujqësia është e pasubvencionuar dhe jo vetëm kaq por vëmendja e qeverisë shqiptare është inekzistente. Qeveria është fokusuar vetëm në fasadën e saj.

Në imazhin e një kryeministri në ikje dhe absolutisht nuk ka vëmendje ndaj blegtorisë, bujqësisë dhe pemtarisë. LSI së shpejti do të paraqesë një program të qartë dhe të plotë për të ndihmuar fermerët dhe blegtorët”,tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.