www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 138 (8579)
E mërkurë, 12 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
Njerëz! Ndalojani vrapin Edi Ramës që po e çon popullin në përplasje vëllavrasëse më 30 qershor! Ku janë ndërkombëtarët, apo ndërhyjnë pasi të fillojnë të numërojnë numrin e të plagosurve dhe të vrarëve?! Mos e çoni popullin në përplasje!
Basha: Asnjë negociatë me kryeministrin e krimit!
Lideri i opozitës deklaroi dje: “Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës. Ka dy gjëra që duhet t’i dini qartësisht: 1. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar. 2. Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve, është kusht i panegociueshëm”
FAQE 3
Presidenti Ilir Meta: Lutjet për zgjidhje paqësore të konfliktit politik të dëgjohen nga të gjithë
DEKLARATA
Kreu i shtetit: Shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje, jo për votime FAQE 2
OPINION
ISH-DEPUTETI I LSI
Urtësia për t’i dhënë fund marrëzisë
Përparim Spahiu: Pranoj çdo qëndrim të të huajve, por që Rama luftoi krimin dhe drogën se bëj dot
Nga Shezai Rrokaj
Qëndrimi i Presidentit të Republikës është tregues i rastit kur përgjegjësia anon nga shteti... FAQE 10
KONFERENCA
Presidenti i KE i jep garanci Ramës: Zgjedhjet të mbahen në muajin prill
FAQE 8
MEDIA AMERIKANE
“Edi Rama, kryeministri pa zemër për popullin e tij”
FAQE 10
ANALIZË
Rama duhet të ikë! Nga David L. Phillips FAQE 11
NDESHJA Në foto: Presidenti i Republikës, Ilir Meta dje në konferencën rajonale “Roli i fesë në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor”
FAQE 24
PARALAJMËRIMI
FAQE 9
“Oxford Analytica”: Ndërhyni në Shqipëri, situata po përkeqësohet
FAQE 11
Shqipëria triumfon në “Elbasan Arena”, 2-0 ndaj Moldavisë
FAQE 20
POLITIKE
2 E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
“Vendimmarrja e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e Dekretit për zhvillimin e zgjedhjeve më datë 30 qershor, u bë e domosdoshme në kushtet e përshkallëzimit të ndërsjelltë dhe të vullnetshëm të qëndrimeve dhe aksioneve histerike të të dy palëve politik”
Presidenti Meta: Shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje, jo për votime
Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat, deklaroi dje se se zgjedhjet për pushtetin vendor do të mbahen në një datë tjetër dhe jo më 30 Qershor. Kreu i shtetit arsyeja e shtyrjes së datës 30 qershor lidhet me stabilitetin e vendit. Ai deklaroi se Kushtetuta duhet lexuar qartë nga të gjitha palët dhe , duke ju kundërpërgjigjur në këtë mënyrë qëndrimit të PS, e cila thotë se nuk i merr në konsideratë dekretin e tij për anulimin e datës. Kreu i shtetit u shpreh vendimet e tij mund t’i interpretojë vetëm Gjykata Kushtetuese. Deklarata e plotë e Presidentit të Republikës I. Me përgjegjësi të lartë shtetërore, më datë 8 qershor, përpara zhvillimit të protestës kombëtare të opozitës, bëra publik vendimin për shfuqizimin e dekretit për zhvillimin e zgjedhjeve më datë 30 qershor. Ky vendim është marrë me përgjegjshmëri të plotë dhe në vlerësim të të gjithë rrethanave, fakteve, dhe të informacioneve të siguruara në cilësinë e Kreut të Shtetit se, më datë 8 qershor mund të provokohej një konflikt destabilizues me pasoja për jetën, dhe shëndetin e qytetarëve, sigurinë publike dhe rendin kushtetues në vend. Ditën e djeshme kam bërë publike të gjithë argumentat kushtetues, ligjorë dhe logjikë mbi të cilat mora këtë vendim. Që në momentin e shpalljes së këtij vendimi, dhe më pas të argumentave shterrues, kam vënë re për fat të keq, edhe disa reagime emotive, akuza të ndryshme, apo intepretime konstitucionalistopolitike se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën, madje ka cënuar edhe Republikën, duke krijuar qëllimisht një gjendje amullie dhe konfuzioni mbi këtë çështje dhe Kushtetutën. Duke ditur fort mirë se në Tiranë, qarkullojnë edhe disa modele e botime të ndryshme të tekstit të Kushtetutës, disa të përkthyera edhe krejtësisht gabim në anglisht, italisht, apo ndonjë gjuhë tjetër, jam i detyruar të dal sërish përpara jush. Për të ndihmuar të gjithë ata që janë keqinformuar, apo kanë lexuar një tekst të përkthyer keq dhe që dëshirojnë të lexojnë siç duhet
ligjin themeltar të Shtetit Shqiptar, ju bëj me dije se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, zyrtare dhe në fuqi, është pikërisht kjo këtu, kjo që po ju tregoj unë.Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, që nga neni 1 dhe deri në fund të saj, nuk përcakton afatin me ditë apo me muaj, se kur zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor. Kushtetuta nuk thotë që, zgjedhjet zhvillohen në datën 1 apo në 30 të këtij, apo të atij muaji. Këto detaje formale i ka Kodi Zgjedhor, me të cilin siç e dini edhe ju, dhe partitë politike vetë e dinë shumë mirë si janë sjellë dhe sa shumë e kanë respektuar. Në disa raste, që ato i dinë fare mirë, kanë ndryshuar jo Kodin, por edhe Kushtetutën brenda një nate.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
II. Si shpjegohet që ish-Presidentët që kanë marrë vendime për të shfuqizuar dekretet e tyre të mëparshme, dhe që kanë shtyrë datat e zgjedhjeve vendore dhe atyre të përgjithshme nuk janë akuzuar për shkelje të Kushtetutës?! Paraardhësit e mi të nderuar në këtë detyrë, vërtetë nuk e kanë shkelur Kushtetutën, por në respekt të parimeve të saj, kanë bërë zgjedhjen më të mirë për vendin, referuar rrethanave që e kanë diktuar zgjidhjen e tyre, në interes të pluralizmit politik, të paqes dhe stabilitetit të vendit. Nga ana tjetër, kemi dëgjuar këto 2-3 ditë se vendimarrjet e Presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, quhen kushtetuese vetëm kur bëhen me lejen e 2 partive politike!!
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
Pra sipas këtyre, Presidenti, duhet të marrë leje nga partitë politike, dhe duhet që vetëm të noterizojë vullnetin e tyre, për të qenë në rregull me Kushtetutën?! Është publik fakti se precedenti i parë për shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme vendore nga Presidenti i Republikës është krijuar falë kontributit ekskluziv dhe të padikutueshëm të Kryetarit të Partisë Socialiste, atëherë Kryetar i Bashkisë Tiranë, z. Rama, në dhjetor 2006 – janar 2007. III. Vendimmarrja e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e Dekretit për zhvillimin e zgjedhjeve më datë 30 qershor, u bë e domosdoshme në kushtet e përshkallëzimit të ndërsjelltë dhe të vullnetshëm të qëndrimeve dhe aksioneve histerike të të dy palëve politike për rritjen e ten-
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
sionit në vend, dhe rrezikut për të kulmuar përplasjen mes tyre më 30 qershor. Të dy palët e kishin shpallur datën e caktuar nga Presidenti për zgjedhjet vendore, pra 30 qershorin, si ditën kur do të përballeshin në një betejë force dhe jetw a vdekje midis tyre. Ndaj, me bindje të plotë dhe të palëkundur, edhe me përgjegjësinë si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mora vendimin e duhur për të shmangur një konflikt civil në vend dhe për të shpëtuar demokracinë dhe të ardhmen europiane të vendit. Republika, nuk është monopartitizëm, por zgjedhje pluraliste, të lira, të ndershme, me mundësi dhe shanse të barabarta për të gjithë.Republika, nuk mund të jetë gjithashtu as kapje totale e institucioneve nga ana e mazhorancës, dhe as delegjitimim i tyre nga ana e opozitës. Presidenti i Republikës, i siguron qytetarët e Republikës së Shqipërisë se zgjedhjet për pushtetin vendor, do të zhvillohen në një datë të mëvonshme dhe gjithmonë brenda një afati të arsyeshëm, në respekt me frymën e Kushtetutës. Ato do të duhet të jenë të lira, të ndershme, demokratike dhe konkurruese. Ndërkohë Presidenti u bën thirrje palëve që ta lexojnë bashkarisht dhe me seriozitet Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të thellohen dhe të shfrytëzojnë këtë hapësirë kohore që u kam ofruar për gjetjen një zgjidhjeje urgjente për krizën, përfshirë dakordësimin e një date të re për pjesëmarrjen e të gjithëve në zgjedhjet vendore. Presidenti i Republikës garanton popullin shqiptar, se është në detyrë dhe i gatshëm të ndërmarrë vendime të rëndësishme që do të diktojë situata dhe interesi më i mirë i vendit, në përputhje me kompetencat që i jep Kushtetuta dhe me betimin e tij solemn për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të gjithë Popullit Shqiptar! Presidenti i Republikës fton palët të kuptojnë domosdoshmërinë e zgjidhjes së shpejtë dhe përmes dialogut të kësaj krize, si akti i vetëm që do të favorizonte çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Njerëz! Ndalojani vrapin Edi Ramës që po e çon popullin në përplasje vëllavrasëse më 30 qershor! Ku janë ndërkombëtarët, apo ndërhyjnë pasi të fillojnë të numërojnë numrin e të plagosurve dhe të vrarëve?! Mos e çoni popullin në përplasje!
Basha: Asnjë negociatë me kryeministrin e krimit!
Lideri i opozitës deklaroi dje: “Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës. Ka dy gjëra që duhet t’i dini qartësisht: 1. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar. 2. Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve, është kusht i panegociueshëm” Anulimi i datës së zgjedhjeve me 30 qershor nga Presidenti Ilir Meta është një mundësi për të gjitha palët politike që të shmangin skenarin më të keq për vendin, që është përplasja. Por edhe pse akti juridik i kreut shtetit ka hyrë në fuqi ligjërisht, duke e bërë të pavlefshëm procesin zgjedhor, kryeministri Edi Rama duket i vendosur t’i shkojë deri në fund përplasjes vëllavrasëse mes shqiptarëve. Kreu i qeverisë deklaroi dje i vendosur se do të shkojë në zgjedhje pa opozitën dhe tashmë edhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe dekretin e Presidentit. Po dje, Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike për t’a kthyer në vendim zyrtar mos lejimin e zhvillimit të zgjedhjeve. Organi më lartë vendimmarrës i PD vendosi dje ngritjen e strukturave në gjithë territorin e vendit, të cilat kanë qëllim kryesor mos lejimin e zgjedhjeve pa opozitën dhe pa standarde, siç po parashikon Edi Rama të zhvillojë më 30 qershor. “Në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga Qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira”,- thuhet në dokumentin zyrtar të PD. Në këtë
mënyrë, nga qëndrimet politike, opozita po kalon në mobilizim qytetar që nuk do të bëjë vetëm mitingje, por do të ketë detyrë bllokimin e procesit. Në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura të PD, jo më pak të rëndësishme për krizën politike kanë qenë dhe mesazhet e kreut të PD, Lulzim Basha. Së pari, Basha ka garantuar drejtuesit e PD-së se nuk do të ketë asnjë negociatë sekrete mes tij dhe Edi Ramës. Duke rrëzuar gjithë teoritë që qarkullojnë për komunikim të fshehtë mes tij dhe Edi Ramës, Basha është shprehur se PD nuk dogji mandatet e deputetëve për të bërë pazare me Edi Ramën. “Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës.
Ka dy gjëra që duhet t’i dini qartësisht: 1. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar. 2. Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve është kusht i panegociueshëm”,- deklaroi dje kreu i PD. Me këtë përbetim të Bashës para drejtuesve të PD-së, si dhe me strukturat e reja që po ngrihen në gjithë vendin nga opozita 30 qershori duket si dita e konfliktit. Reagimi i PD-së vjen edhe për shkak të kokëfortësisë së kreut të qeverisë për të mos hequr dorë nga zgjedhjet monopartiake. Nga Brukseli, ku ndodhej dje në takimet e planifikuara para vendimit për negociatat, kreu i qeverisë e interpretoi mbështetjen që BE jep ndaj Shqipërisë dhe rajonit për t’i integruar një ditë në BE, si kredo
personale. Me këtë mbështetje, që Brukseli nuk e dha as për reformat, as për atletet e Ramës, por sepse i duhet që vendet e Ballkanit t’i mbajë me shpresën e anëtarësimit dhe të mos ndikohen nga faktorët e tjerë, pavarësisht problemeve që ka Shqipëria, Edi Rama vjen në Tiranë për të bërë aktin e fundit të vrasjes së demokracisë: zgjedhjet pa opozitën. Çdo shqiptar ndjehet mirë kur në Bruksel thuhet se e meritoni hyrjen në BE dhe është ajo që duan të gjithë, por të vlerësosh qeverinë dhe të harrosh se vendi po shkon drejt luftës civile kjo është komplet jashtë realitetit. Duket se dje ne Bruksel, komisionarët në ikje pas zgjedhjeve europiane i bënë qokat e fundit Edi Ramës. Dhe janë thjesht qoka për konsum në Tiranë, sepse në Bruksel negociatat dihet që nuk hapen. 30 qershori, siç po shkon Edi Rama, do jetë ditë që do mbahet mend si ditë me të plagosur dhe të vrarë. Kjo është tragjike, kjo duhet ndaluar me çdo kusht se flitet për jetë njerëzish, të cilët do përplasen me njeri tjetrin. Ndërkohë që para se të nisim të numërojmë viktimat dhe dëmet e një vëllavrasje palët kanë një opsion në tavolinë që ua dha Presidenti Ilir Meta. Anulimi i datës së zgjedhjeve, i pëlqen apo jo PS dhe Ramës, është një akt juridik që zhbllokon krizën nëse palët duan. Është pa sens të merren me interpretimin e Kushtetutës për aktin që bëri presidenti, pasi jo vetëm nuk ka shkelje, por është mundësia që palët të reflektojnë në kohë. Njerëz! Ndalojani dorën kryeministrit që po e çon popullin në ditën e vëllavrasjes së madhe me 30 qershor! Qamil Xhani
POLITIKE
4
E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Mblidhet Këshilli Kombëtar: Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe për të mos pranuar asnjë proces votimi fallco
Basha: Nuk ka dialog me Ramën, do të ketë zgjedhje të parakohshme
ISH-DEPUTETJA E PD
Jorida Tabaku: S’ka ndryshim harte që i shpëton nga humbja
K
ëshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur pasditen e kësaj të marte për të diskutuar situatën politike, pasi presidenti Ilir Meta nxori një dekret të ri për shfuqizimin e 30 qershorit si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale. Kreu i opozitës Lulzim Basha, mësohet të ketë deklaruar se objektivi kryesor i PD-së dhe i opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Edi Rama, si mënyra e vetme për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. “Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën”, u shpreh kreu i opozitës, duke vënë në dukje se gjithçka ka ndodhur deri tani për frenimin e një procesi kriminal njëpartiak është meritë e drejtpërdrejtë e qëndresës së shqiptarëve të bashkuar, përtej bindjeve politike. Basha përforcoi mesazhin kryesor të opozitës se “zgjedhjet pa dekret presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje.”. Lideri i opozitës u kërkoi anëtarëve të forumit më të lartë politik vendimmarrës të Partisë Demokratike që gjatë gjithë kësaj kohe të rrisin angazhimin publik qytetar në nivelin më maksimal. “Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe për të mos pranuar asnjë proces votimi
fallco, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës.”- u shpreh Basha, i cili tha se këto javë janë përcaktuese për 10-15 vitet e ardhshme. Basha ndër të tjera tha edhe se nuk mund të ketë dialog me Edi Ramën, kurse shtoi se do të jetë zgjedhje paraprake. “Nuk ka asnjë marrëveshje me të. As negociator nuk ka. Çdo ndërkombëtar sot e njeh kush është Rama. Kjo është një betejë e jona. Sot kemi detyrën të bëjmë bashkë për Shqipërinë, me shqiptarët. Tashmë është e qartë se do të ketë zgjedhje paraprake”, tha Basha. Aleanca Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të PD-së po ashtu është diskutuar edhe vendimi i Kryesisë së PD-së për
krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Kjo Aleancë do të krijohet në 61 bashkitë si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që sipas PD-së po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues. Intensifikimi i aksionit opozitar tashmë do të shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit. Kryesia e PD vendosi që t’i propozojë nesër Këshillit Kombëtar, krijimin e një aleancë qytetare për mbrojtjen e demokracisë në çdo bashki. Në mbledhje, Basha ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk ka negociata me Edi Ramën. Krijimi i aleancës qytetare vjen si si intensifikim i aksionit politik për të ndaluar
mazhorancën për zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor. Po ashtu Kryesia ka diskutuar intensifikimin e aksionit ne çdo qytet kur Rama ka takim elektoral apo prezantim kandidatesh. “Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”, njoftoi selia blu.
LSI: GJYKIMI APO VLERËSIMI MBI AKTET E PRESIDENTIT ËSHTË ATRIBUT VETËM I GJYKATËS KUSHTETUESE
P
ërplasja institucionale opozitë-mazhorancë ka përfshirë brenda saj tashmë hapur dhe pa doreza përplasjen President-mazhorancë. Ilir Meta i ardhur në krye të shtetit pasi la kreun e LSI-së, me votat e socialistëve në Parlament, pret shkarkimin po prej tyre që edhe e zgjodhën. Byroja Kuvendore vendosi për të mbajtur një seancë të posaçme të enjten për këtë çështje, ndërsa Presidenti Meta vendosi të dalë në një tjetër konferencë shtypi me gazetarët, pas asaj ku nënshkroi live abrogimin e dekretit që kishte nënshkruar po vetë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 30 Qershor. Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka qenë i ftuar në Top Talk për të folur mbi këto zhvillime politike. Ai e cilëson vendimin e Presidentit Meta si të duhurin për të zhdekretuar datën
Luan Rama: Shkarkimi i Presidentit Meta, një idiotësi e mazhorancës
e zgjedhjeve, duke theksuar se ajo çfarë po bën mazhoranca është një lajthitje. “Gjykimi apo vlerësimi mbi aktet e Presidentit nuk është atribut i askujt tjetër përveçse Gjykatës Kushtetuese. Ajo çfarë do të bëjë mazhoranca ë enjten në Kuvend është një lajthitje, në
kuptimin Kushtetues, ligjor, por edhe moral. Është lajthitje, sepse nuk mundet për shkak të një dekreti që është tërësisht në fuqinë e Presidentit të iniciohet një procedurë shkarkimi, kur neni 90 i Kushtetutës e ka të përcaktuar në mënyrë rigoroze se si bëhet shkarkimi i Presidentit”,
u shpreh Luan Rama. Ai vijoi më tej duke shtuar se shkarkimi i Presidentit nuk mund të bëhet nëse s’ka mbështetjen e 2/3 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Sipas tij fakti që në Kuvend nuk janë 140 deputetë, që këtu vendimi bëhet nul, duke shtuar se shkarkimin e Presidentit e vendos Gjykata Kushtetuese. “Kushtetuta thotë me votat e 2/3 të anëtarëve të Kuvendit. Duhen të jenë 140 deputetë të në Kuvend që të merret një vendim i tillë. Të marrësh një vendim kur nuk ke 140 deputetë me detyrimin që duhet të jenë 140 do të thotë të bësh një idiotësi, në të gjithë pikëpamjen e fjalës”, u shpreh dje zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se Vendimi i Këshillit të Ministrave për ndryshimin e hartës për qëllime elektorale është një veprim antikushtetues dhe në kundërshtim të parimeve demokratike. Me një shënim në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Jorida Tabaku sulmon maxhorancën ku thotë se nuk ka ndryshim harte që i shpëton nga humbja. “Çdo vendim që marrin, çdo ligj që shkruajnë ka qëllim mbajtjen e pushtetit në kundërshti me frymën demokratike dhe kushtetutën e vendit. Më i fundit në radhë është ri përcaktimi i kufijve të bashkive nga ana e qeverisë me VKM nr. 360 të firmosur nga zv/kryeministri Braçe në fund të majit 2019. Pikërisht kjo VKM është një provë e fortë që vulos bindshëm dhe përfundimisht akuzën tonë se Reforma Territoriale është në të vërtetë një Reformë Elektorale alla Gerrymandering. Në fjalë më të qarta, reforma territoriale qe një kurth përmes së cilës mazhoranca socialiste ka përdorur për të projektuar ndarjet e bashkive që vetëm ajo të mundet të fitojë zgjedhjet. Për t’i hedhur hi syve, qeveria pretendoi se Reforma Territoriale do të prodhonte bashki më eficente, shpenzime të reduktuara, të ardhura më të larta dhe shërbime më të mira të ofruara shqiptarëve. Rezultati është tërësisht i kundërt me premtimet e qeverisë; borxhi i bashkive është rritur me 82% në fund të vitit 2018 ndërkohë që mbi 50% e bashkive kanë përkeqësuar treguesit e borxhit. Një nivel të lartë ka dhe borxhi i prapambetur, ku nivelin maksimal të detyrimeve të prapambetura e ka bashkia Tiranë me rreth 2.0 miliardë lekë, ose 29.5% ndaj stokut total në fund të vitit 2018”, u shpreh ishdeputetja demokrate Jorida Tabaku.
POLITIKE
5
E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Mblidhet Këshilli Kombëtar, kreu i PD-së: Nuk ofroj mrekulli, politikanët hajdutë duhen çuar para drejtësisë
5 vendimet e Këshillit Kombëtar të PD-së
DEKRETI
Botohet në Fletoren Zyrtare, çdekretimi i 30 qershorit hyn në fuqi
K
ëshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë vendosi dje krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal. Vendimi siç raporton gazetari Klajdi Bodlli ishte unanim. Një nga detyrat kryesore të këtij Këshilli është të mos lejojë zgjedhjet e 30 qershorti dhe të pengojë fushatën e PS. Në vijim pesë vendimet e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. *** Mbi qendrimin e Partisë Demokratike për thellimin e krizës politike, kushtetuese dhe institucionale në Shqipëri Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i mbledhur më datë 11 Qershor 2019, VLERËSON SE NË KUSHTET KUR: (I) Është provuar para shqiptarëve dhe mbarë botës se qeveria është produkt i vjedhjes së zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar, siç dëshmojnë dosjet në Prokurori dhe përgjimet e bëra publike në median ndërkombëtare, të cilat vërtetojnë krimin elektoral, si dhe marrëveshjen para dhe pas elektorale, midis drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste dhe grupeve më të rrezikshme kriminale në vend; (II) Edi Rama po rrezikon seriozisht stabilitetin demokratik të vendit dhe themelet e demokracisë, duke tentuar, së fundmi, organizimin e një grushti shteti ndaj zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nëpërmjet vijimit të një farse elektorale, që synon marrjen me dhunë të pushtetit dhe eleminimin e pluralizimit politik; (III) Edi Rama ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese, ka asgjesuar Gjykatën e Lartë, ka asgjesuar Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumenta politikë kundër kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve të lirë e të ndershëm Policinë dhe Shërbimin Informativ, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; (IV) Qeveria e dalë nga zgjedhje të deformuara dhe të diktuara nga bashkëpunimi me krimin e organizuar, ka krijuar një situatë të paprecedentë të krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendje katastrofale të mjerimit social; (V) Qeverisja ka degraduar në nivele të paprecedenta korrupsioni, me grabitje qindra milionë euro nga paratë e qytetarëve, me koncesione dhe vepra korruptive, si Kullat tek “Teatri Kombëtar”, Unaza e Re, rruga MilotBalldren, rruga Orikum-Dukat, rruga e Arbrit, koncesionet në shëndetësi,
inceneratorë etj. DUKE MBAJTUR NË KONSIDERATË: • Vendimin nr. 20/1, datë 18.04.2019 të Këshillit Kombëtar, ku përcaktohet se: “Në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga Qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira.”. • Krizën e rëndë politike në vend, që nuk mundëson standardet demokratike minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme. • Situatën e re politike të krijuar pas anulimit kushtetues të datës së zgjedhjeve lokale në vend, dhe qëndrimin e Edi Ramës se do të shkojë në zgjedhje pavarësisht këtij fakti. Në mbështetje të nenit 49 dhe 50 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe në vijim të vendimit nr. 20, datë 20.02.2019 dhe nr. 20/1, datë 18.04.2019 të Këshillit Kombëtar, nё mbledhjen e datës
11/06/2019, KËSHILLI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE V E N D O S I: 1. Formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, si një bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe do të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues. 2. Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë do të angazhohet gjithashtu, që, përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, të hartojë një platformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore për t’i dhënë fund, përgjithmonë, modelit kriminaloautokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjithë pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze, me qëllim që të vendosë standardet europiane të demokracisë, shtetit të së drejtës, lirive ekonomike e mundësive për të gjithë dhe mbështetjes sociale për shtresat në nevojë.
Hyn në fuqi vendimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet vendore. Dekreti me numër 11199, i datës 10.6.2019 që shfuqizon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve është publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Pavarësisht vendimit të Metës dhe sqarimit që bëri sot publikisht, se kishte informacione që në protestën e opozitës do kishte trazira me pasoja për vendin, ndaj edhe e shfuqizoi datën e zgjedhjeve, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama janë shprehur të vendosur për të hyrë në zgjedhje më 30 qershor. Fill pas konferencës së Metës, reagoi Rama që tha se zgjedhjet do mbahen në 30 qershor, ndërsa kreu i grupit të PS-së Taulant Balla tha se do vijohet me procedurat për shkarkimin e Presidentit. Mazhoranca e konsideron si antikushtetues dhe të pazbatueshëm vendimin e presidentit, por ai nguli këmbë sot se gjithçka kishte bërë e bazonte te Kushtetuta. 3. Degët e Partisë Demokratike në bashkëpunim me partitë e tjera të Opozitës së Bashkuar, janë përgjegjëse që, brenda datës 15 Qershor 2019, të formojnë Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel lokal, në 61 bashkitë e vendit. Ato duhet të fillojnë menjëherë procesin e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe planin e masave që duhet të ndërmerren nё terren për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues. 4. Degët e Partisë Demokratike të fillojnë menjëherë procesin e kontaktimit të intelektualëve, pedagogëve, studentëve, shoqërisë civile, sipërmarrjes dhe faktorëve të tjerë ekonomiko-socialë në zonat e tyre, për t’i ftuar që të bëhen pjesë e Aleancës në nivel bashkiak. 5. Ngarkohet Kryetari i Partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm që të ndjekë zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KËSHILLIT BUJAR NISHANI KRYETARI LULZIM BASHA SEKRETARI I PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI
POLITIKE
6
E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
PËRPLASJE NË KUVEND PËR “GJYQIN POLITIK” QË RAMA KËRKON TI BËJË PRESIDENTIT META!
Dhimitri: Presidenti s’mund të penalizohet për aktet që nxjerr, pasi bie Kushtetuta
N
ë mbledhjen e djeshme në kuadër të seancës plenare të së enjtes, Konferenca e Kryetarëve në Kuvend miratoi kërkesën e maxhorancës, për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvendin e Shqipërisë nga e cila pritet të miratohet edhe një rezolutë kundër presidentit Ilir Meta. Fillimisht u fol për “shkarkim”, por më pas rezultoi e gjitha në një projekt-rezolutë në formë fletërrufeje, që i bën thirrje presidentit të vendit që të reflektojë. Por kjo mbledhje e kryetarëve të komisioneve dhe grupeve parlamentare në Kuvend, nuk ka kaluar pa debate. Mësohet se kryetarja e
Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, ka dalë hapur kundër këtij “gjyqi” që po planifikohet ti bëhet presidentit në seancën e të Enjtes. Gazeta “Panorama” në versionin online, kontaktoi mesditën e djeshme me deputeten Dhimitri, për të mësuar më shumë rreth qëndrimit të saj kundër mazhorancës për këtë çështje. Duke komentuar debatin e zhvilluar ajo konfirmoi qëndrimin e saj, “se lidhur me kushtetutshmërinë e Presidentit të vendit, mund të shprehet vetëm Gjykata Kushtetuese”. Dhimitri shtoi se nuk ka vend në Kuvend për të diskutuar mbi dekretin e Presidentit, e ndërsa pohoi se do të votojë kundër rezolutës nëse do të ketë një mocion për shkarkimin e Presidentit Meta. “Lidhur me dekretin e Presidentit, edhe pse mund të jetë i gabuar nën frymën kushtetuese, gjykata kompetente për t’u shprehur lidhur me
kushtetutshmërinë e këtij akti, është Gjykata Kushtetuese. Nuk jemi ne si opozitë apo maxhorancë që mund të vlerësojmë kushtetutshmërinë e këtij akti. Unë shprehem kundër mocionit për debat në Kuvend lidhur me dekretin e Presidenti. Nuk ka vend në Kuvend për të diskutuar mbi dekretin e Presidentit, pasi i vetmi organ që mund të shprehet për të, është Gjykata Kushtetuese. Unë nuk mund të shprehem nëse dekreti i Presidentit është i saktë apo i pasaktë, pasi i qëndroj parimit, të respektojmë Kushtetutën, dhe t’ia lëmë Gjykatës Kushtetuese të vendosë. Presidenti nuk mund të penalizohet për aktet që nxjerr, sepse në të kundërt, Kushtetuta bie. Unë do të votoj kundër edhe rezolutës në Kuvend, nëse do të ketë mocion për shkarkimin e Presidentit”, ka deklaruar Fatjona Dhimitri.
Mediat greke zbardhin takimin në Kryeministri: Rama i kërkoi 90 minuta diplomatëve të zgjidhnin krizën
Mediat e huaja: Rama me ambasadorët ishte jashtë realitetit! P
araditen e së hënës, menjëherë pas firmosjes live nga presidenti Ilir Meta të anulimit të datës 30 qershor si ditë e zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama, thirri në Kryeministri trupin diplomatik të vendeve kryesore perëndimore të akredituara në Tiranë. As nga selitë diplomatike dhe as nga zyra e Ramës, nuk u dha asnjë njoftim për çfarë ishte folur në atë takim emergjent që zgjati plot 90 minuta. Ajo që u konstatua nga media ishte vetëm fakti që ambasadorët dolën më të zymtë, se sa u futën në këtë takim. Gjithsesi mediat e huaja duke ju referuar burimeve diplomatike janë përpjekur që të zbardhin sadopak elementë, nga ky takim që raportohet se ka qenë i tensionuar. Portali grek” in.gr” duke i dedikuar një shkrim këtij takimi të jashtëzakonshëm të Edi Rama me ambasadorët kryesorë në Tiranë raporton, se kryeministri shqiptarë për më shumë se 1 orë e gjysmë u përpoq të bindte dhe t’u shpjegonte ambasadorëve, se përse ai këmbëngul për të mbajtur zgjedhjet në 30 Qershor, pavarësisht nga fakti se Presidenti i Republikës anuloi me dekret zhvillimin e tyre, ndërsa opozita ka deklaruar jo vetëm mospjesëmarrjen, por edhe pamundësimin e procesit. Edi Rama i vendosur në qëndrimin e tij, ka luajtur me “pikën më të dobët” të ambasadorëve, atë të stabilitetit të të vendit. Portali grek shkruan, se kryeministri është përpjekur që ti sigurojë ata, se tensionet që mund të shkaktohen nga opozita do të jenë të
menaxhueshme nga ana e policisë dhe se në asnjë rast nuk do të lejojë anulimin e zgjedhjeve, pasi sipas tij do krijonte një precedent të rrezikshëm për stabilitetin politik të vendit. Raportohet se Rama gjithashtu u ka kërkuar me këmbëngulje krerëve të selive diplomatike kryesore në Tiranë, që të shprehen publikisht për mos miratimin e kërkesave të opozitës. Por pavarësisht kësaj, ashtu siç u pa edhe nga pamja e zymtë dhe e trullosur e
ambasadorëve pas këtij takimi, ata janë ndarë nga kryeministri Rama edhe më të turbullt seç hynë, për atë që e pret vendin në vazhdim. “Nga ia takim ne u larguam me shumë pikëpyetje”, deklaroi për Agjencinë ANA pas takimit një anëtar i misionit diplomatic citon “in. gr”. Sipas këtij diplomati, “kryeministri e trajton situatën vetëm me një qasje ligjore dhe jo në dimensionin politik, ashtu siç është në realitet”.
REAGIMI
DASH reagon për krizën në Shqipëri: Të shmangen konfliktet
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur dje nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit. Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër. Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njëjtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë. Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale.
INICIATIVA
13 vende të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë Kur na ndan vetëm një javë nga qëndrimi zyrtar i Brukselit lidhur me nisjen e procesit të negociatave më Shqipërinë për anëtarësimin në BE, trembëdhjetë vende anëtare të Unionit, duke përfshirë Italinë, Poloninë dhe Austrinë, po hartojnë një iniciativë që synon të fillojë një thirrje për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë takimit të nesërm të ambasadorëve në Bruksel, raporton Euractiv. Dhjetë vendet e tjera janë Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Lituania, Letonia, Estonia dhe Malta. Lajmi që Polonia po inicion një dokument joformal mes shumicës së vendeve anëtare të Europës Qëndrore dhe Lindore, u bë i ditur që javën e kaluar. Sipas burimeve diplomatike të Euractiv, dokumenti përfaqëson një formë presioni, ku të thuhet se dilema e asaj nëse BEja së pari ka nevojë për një thellim dhe zgjerim më vonë është e gabuar. Dilema midis zgjerimit dhe thellimit të BE-së është artificiale, pasi kjo nuk ka të bëjë me pranimin e anëtarëve të rinj, por vetëm hapjen e negociatave për anëtarësim, tha një diplomat i një prej 13 vendeve. Franca dhe Holanda aktualisht po udhëheqin opozitën për fillimin e bisedimeve, ndërsa Gjermania është e ndarë CDU/CSU është në favor të shtyrjes së negociatave, ndërsa ministri i SPD Michael Roth mendon se ato duhet të fillojnë menjëherë, kujton Euractiv. Nga ana tjetër, ministri i jashtëm çek Tomas Petricek ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për zgjerimin.
POLITIKE
7
E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së: Përgjimet e Bild provuan se kryeministri e mban pushtetin me bandat
S
ekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi gjatë një deklarate për mediet, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka shndërruar Shqipërinë në një narkoshtet në qendër të Europës. Sipas Bardhit, kjo është dëshmuar edhe nga përgjimet e Bild, të cilat provuan se Rama po e mban pushtetin me bandat. Duke marrë shkas nga vendimi i mazhorancës për të nisur procedurat parlamentare për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pas anulimit të zgjedhjeve vendore, të 30 qershorit, Bardhi deklaroi se sot Edi Rama është njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, pasi sipas tij, Rama po provon çdo ditë për shkak të krimit të organizuar. “Edi Rama është sot njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, për funksionimin e shtetit ligjor dhe sigurinë e qytetarëve. Ai po provon çdo ditë se për pushtetin e tij personal, të blerë në bashkëpunim me krimin e organizuar, është gati të sakrifikojë gjithçka, rendin kushtetues, demokracinë, paqen sociale. Kryeministri ilegjitim i bandës së Avdyljave ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij ose duke i asgjësuar institucionet, ose duke i marrë ato nën kontroll. Edi Rama ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese, ka asgjësuar Gjykatën e Lartë, ka asgjësuar Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën
Bardhi: Edi Rama është sot njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit
kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumente politikë kundër kundërshtarëve politikë Shërbimin Informativ të Shtetit dhe Policinë e Shtetit, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përgjimet tronditëse, të publikuara pak ditë më parë nga gazeta gjermane BILD, provuan
se Edi Rama e mori dhe e mban pushtetin vetëm me ndihmën e krimit të organizuar dhe të bandave. Përgjimet faktuan çdo denoncim të bërë nga Partia Demokratike këto 6 vjet se për të ardhur në pushtet, Edi Rama bëri marrëveshje me krimin e organizuar dhe e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet në mes të Europës. Pakti i tij me
SHKARKIMI I PRESIDENTIT, ISH-DEPUTETI I PD-së: TEATRALITET I PA NEVOJSHËM, HUMBJE KOHE
KREU I PR-SË
Mediu citon Agollin: Një kryeministër i marrë të tërë i çmend Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, ka zgjedhur shkrimtarin e mirënjohur Dritëro Agolli për të përshkruar situatën politike në vend, e në veçanti sjelljen e kryeministrit Edi Rama, i cili sipas Mediut po çmend gjithë Rilindjen bashkë me sojin e pushtet lëpirësve, po çmend Institucionet që ka kapur në mënyrë antikushtetuese dhe deputetët që ka emëruar apo zgjedhur në bashkëpunim me krimin. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Mediu ndërsa shton se të ishte gjallë Dritëro Agolli do vertiate fort: “Në vendin tim në vendin tënd, një kryeministër i marrë të tërë i çmend”. “Rama po çmend gjithë Rilindjen bashkë me sojin e pushtet lëpirësve, po çmend institucionet që ka kapur në mënyrë antikushtetuese dhe deputetët që ka emëruar apo zgjedhur në bashkëpunim me krimin. Për ata që janë të marrë apo që bejnë sikur” Kushtetutshmërinë e aktit të Presidentit e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese dhe jo Partia në qeveri parlament apo KQZ. Edhe kur parlamenti ndërmerr hapat për shkarkimin e Presidentit dhe voton për shkarkim e tij është Gjykata Kushtetuese që vendos dhe jo Rama apo zëdhënësit e së keqes. Çdo veprim tjetër është antikushtetues është grusht shteti që Rama e ka filluar me shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese. Të ishte gjallë Dritëro Agolli do vertiate fort “Në vendin tim në vendin tënd një kryeministër i marrë të tërë i çmend””, u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i PR-së Fatmir Mediu.
krimin është arsyeja madhore që na ka mbyllur derën e Europës dhe po rrezikon rikthimin e vizave për shqiptarët. Pakti i Edi Ramës me krimin është pakt për të vjedhur Shqipërinë. Bashkë me një grusht oligarkësh, ai e ka kthyer Shqipërinë në pronë private të tij, ku pasuritë dhe buxheti i Shtetit është në dorën e pak njerëzve që kanë lidhje
të ngushta me Kryeministrin e dalë nga vota e blerë nëpërmjet Avdyljave në të gjithë Shqipërinë. Është pakti i Edi Ramës me krimin dhe një grusht oligarkësh, arsyeja kryesore që ka rrënuar ekonominë, ka larguar investitorët e huaj dhe ka mbyllur me mijëra biznese të ndershme shqiptare, duke rritur papunësinë, duke penguar hapjen e vendeve të reja të punës, duke detyruar me qindra mijëra shqiptarë të largohen pa shpresë nga vendi i tyre. Për shkak të paktit të Edi Ramës me krimin, Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq të rrezikshëm, në të cilin demokracia dhe e drejta themelore e qytetarëve për të zgjedhur të lirë qeverisjen që duan, është drejt asgjësimit të plotë. Ne nuk do ta pranojmë kurrë që Edi Rama të destabilizojë Shqipërinë, të instalojë në vend një diktaturë të re të krimit dhe oligarkisë, dy instrumentet e tij kryesorë për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe për të ruajtur më dhunë pushtetin e tij të kriminalizuar. Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve”, deklaroi dje nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
Shehu: Kjo “Rilindje” duhet të kthehet në realitet dhe të zbatojë dekretin I
sh-deputeti demokrat Tritan Shehu e konsideron rezolutën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas anulimit që ky i fundit i bëri zgjedhjeve vendore, si një dokument paralajmërues, por pa asnjë forcë ligjore. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shehu thekson se kjo rezolutë është një teatralitet e demostrim “muskujsh” i pa nevojshëm, humbje kohe kur tashmë kjo Rilindje duhet të kthehet në realitet e të punojë në frymën e Dekretit të Presidentit dhe të mesazhit mbarëpopullor. “Teksti i Projekt Rezolutës së PS-së për në Kuvend, është si paralajmërimet e dikurshme kineze, psh: si ai 1225! Është një dokument pa asnjë element ndëshkues, pa asnjë forcë ligjore detyruese për institucionet e administrimit të votës, për
procesin e votimit, për organet e pushtetit qendror a lokal etj. Dhe nuk mund të ishte ndryshe! Është një dokument, që nuk i hap dhe nuk mund t’i hapi rrugë asnjë procesi votimi me 30 qershor, tashmë të pa mundur. Pra, është një dokument deklamativ dhe nga ana ekzekutive është vetëm
“nul”. Teatralitet e demonstrim “muskujsh” i pa nevojshëm, humbje kohe kur tashmë kjo Rilindje duhet të kthehet në realitet e të punojë në frymën e Dekretit të Presidentit dhe të mesazhit mbarë popullor”, u shpreh ditën e djeshme në reagimin e tij, ish-deputeti i PDsë, Tritan Shehu.
POLITIKE
8
E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
ANËTARJA E KRYESISË SË LSI-SË: NJË SHTET QË NUK NJEH LIGJIN DHE KUSHTETUTËN QUHET DIKTATURË
Klajda Gjosha: Shqiptarët po braktisen çdo ditë nga qeverisja I
sh-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, ndërsa theksoi se në vend që dialogu të ishte kryefjala në Shqipëri për çeljen e negociatave, ajo thotë se situata po shkon drejt një marrëzie antiligjore. Ajo thotë së shqiptarët po braktisen çdo ditë e më shumë nga qeveria, ndërsa shton se kryeministri Edi Rama në vend që të zhvillojë betejën me varfërinë dhe papunësinë, atë e ka kthyer kundër njerëzve të thjeshtë. “Një shtet që nuk njeh ligjin dhe Kushtetutën quhet Diktaturë! Kjo që po ndodh në Shqipëri, është jo vetëm e paprecedentë, por duket se ne po shkojmë drejt një shteti të marrë peng nga një grup individësh
që kërkojnë me çdo kusht rrënimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut! Në vend që dialogu të ishte kryefjalë e këtij momenti kyç për Shqipërinë europiane, fatkeqësisht duket sikur politika është zhytyr në një marrëzi anti institucionale dhe antiligjore! Shqiptarëve çdo ditë e më shumë po i mungon qeverisja, përkujdesja, siguria, liria dhe respekti ndaj të drejtave themelore si qytetarë të këtij vendi. Sot vendi është përçarë në parcela politike ku Kryeministri flet me ‘Ne dhe Ata’, ku është absurde të mendosh se luftën e bën me shqiptarët e thjeshtë, ndërkohë që lufta e vërtetë duhet të ishte me varfërinë, krimin, korrupsionin e padrejtësinë! Përfaqësuesit e institucioneve të pavarura
marrin urdhra partiakë, si të ishim në një diktaturë të egër të shumë viteve më parë. Parlamenti funksionon në ilegjitimitet dhe paturpësisht prodhon rezoluta të sforcuara që po njollosin vendin. Ndërkohë që marrëzia vazhdon më tej me organizimin e zgjedhjeve imagjinare, në shkelje të Kushtetutës, duke injoruar zërin e shqiptarëve që janë ende në kërkim të votës së lirë! Dhe për të mos u ndalur këtu, çmendina politike vazhdon më tej me vendime të Këshillit të Ministrave për të ndryshuar hartën territoriale të Bashkive që është një çështje ligjore në thelbin e saj dhe jo vendim që merret qorrazi nga një kabinet qeveritar! Jam e keqardhur që shteti ka dalë nga shinat
e kornizës ligjore dhe kushtetuese. Sepse një shtet që nuk njeh ligjin dhe Kushtetutën quhet Diktaturë!”, u shpreh dje në reagimin e saj, ishdeputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.
Nënkryetari i LSI-së mbron dekretin e Presidentit: Demokracia është në rrezik të madh për shkak të puçit kushtetues të Rilindjes
L
ëvizja Socialiste për Integrim akuzon kryeministrin Edi Rama se po kërkon të çojë popullin në konflikt të fortë social dhe të zhdukë pluralizmin politik. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha dje se Presidenti me dekretin për anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit ka mbrojtur dy kolonat e republikës parlamentare. Ai theksoi se ky kryeministër ka humbur njëherë e përgjithmonë dhe nuk ka të drejtë të administrojë më zgjedhje në Republikën e Shqipërisë. “Rama është i interesuar drejtpërdrejt që në Shqipëri të vendoset monizmi, zhdukja e pluralizmit politik dhe kërkon të vendosë në konflikt të fortë social popullin e nëpërmjet kësaj të shtyjë orët e pushtetit për të vijuar të vjedhë qindra miliona pa u ndëshkuar”, tha ai. Vasili deklaroi se në këtë situatë udhëkryqi të rrezikshëm, opozita është më e palëkundur dhe më e fortë se kurrë për të mbrojtur demokracinë nga krimi dhe në mënyrë që të jenë qytetarët që të përcaktojnë të ardhmen. “Demokracia në Shqipëri është në rrezik të madh për shkak të puçit kushtetues të Rilindjes dhe skenarit të saj kriminal për rrëmbimin e të gjitha pushteteve. Pushteti që grabit qindra milionë euro nga paratë e qytetarëve, me koncesione dhe vepra korruptive të përmasave gjigante, si rruga MilotBalldren, Unaza e Re, rruga Orikum-Dukat, rruga e Arbrit, koncesionet në shëndetësi e të tjera e të tjera, po tenton që t’i japë edhe demokracinë krimit me koncesion. Pushteti, i cili me kriminelët dhe me të gjithë strukturat e krimit të organizuar rrëmbeu votat në vitin 2017 në zgjedhjet e qershorit, dhe ku dosja 339 dhe 184, të cilat kanë
Vasili: Edi Rama kërkon të çojë popullin në konflikt social
të evidentuar qartë krimin zgjedhor nuk zbardhen aspak por mbahen të bllokuara dhe të bunkerizuara, janë tentativa tjetër që demokracinë t’ua dorëzojnë krimit përfundimisht, atij krimi me të cilin kanë ardhur në pushtet e me të cilin Rilindja kërkon të rrijë në pushtet. Presidenti i Republikës në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me detyrat e kompetencat që kjo Kushtetutë i vendos atij, ka nxjerrë dje një dekret për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, pra të anulimit të datës së këtyre zgjedhjeve. Presidenti i Republikës ka kryer me këtë dekret një veprim kushtetues, i cili ka mbrojtur dy kolonat e Republikës tonë Parlamentare. Ka mbrojtur pluralizmin politik,
si instrumenti që prodhon të gjitha pushtetet dhe u garanton qytetarëve mundësinë që të zgjedhin dhe të zgjidhen. Dhe së dyti ka mbrojtur atë më themelorin, unitetin e kombit nga një rrezik ekstrem konflikti civil dhe social e të pa shembull. Në këto rrethana Rilindja e interesuar të përvijojë puçin kushtetues të rrëmbimit kriminal të pushteteve, po tenton me çdo mjet dhe me çdo kusht që të pengojë të gjitha veprimet të cilat mbrojnë pluralizmin dhe mbrojnë qetësinë dhe unitetin e shqiptarëve. Është e qartë për këdo që ky kryeministër i cili qeveris vendin, i cili është kapur në flagrancë si askush tjetër, me fakte të pakundërshtueshme, fakte ligjorë të Prokurorisë së shtetit shqiptare, fakte të cilat
janë bërë publike anë e mbanë globit, ka humbur njëherë e përgjithmonë dhe kurrë më nuk mund të jetë ai që të administrojë zgjedhje në Republikën e Shqipërisë. Nuk ka të drejtë dhe nuk do ti administrojë më sepse Edi Rama është i vetmi njeri në mënyrë të drejtpërdrejtë në krye të qeverisë i interesuar që në Shqipëri të vendoset monizmi, pra zhdukja e pluralizmit politik e cila është ëndrra e tij e vjetër. Me çdo mekanizëm kriminal përpiqet ta vërë në jetë. Dhe së dyti kërkon të vendosë në konflikt të fortë civil dhe social popullin dhe nëpërmjet kësaj ndasie të përpiqet të shtojë dhe të shtyjë orët e tij të pushtetit. Që të shtyjë orët e pushtetit dhe nëpërmjet pucit kushtetues dhe institucional të vazhdojë të
vjedhë qindra miliona si aton që janë evidentuar gjerësisht deri tani e që ndodhen në sytë e të gjithë qytetarëve, po ndodhen anembanë globit dhe ti vjedhë pa u ndëshkuar, duke pasur në duart e tij drejtësinë e rrëmbyer e të kapur e cila, ashtu sikurse nuk zbardh dot dosjen 339 dhe 18 po ashtu, nuk zbardh dhe bllokon të gjitha dosjet e aferave korruptive, ku ndodhet ai vetë, ministrat e tij dhe familjarët e tij. Sigurisht në këtë situatë të këtij udhëkryqi shumë të rrezikshëm ku demokracia ndodhet më e kërcënuar se kurrë më parë opozita së bashku me mijëra qytetarë janë më të palëkundur dhe në të fortë se kurrë për të mbrojtur demokracinë nga krimi në mënyrë që një shtet u drejt dhe i barabartë dhe qytetarë të lirë që zgjidhjen dhe zgjedhin të jenë ata që përcaktojnë fatet dhe të ardhmen e vendit dhe kurrë më kriminelët. Kjo betejë nuk është për çështje pushteti por është një betejë për të shpëtuar themelet e shtetit dhe të ardhmen e fëmijëve tanë nga rrëmbimi kriminal i cili po tenton të kryhet me çdo kusht por që ka një fund të sigurt pasi sot përballë ndodhet një popull i tërë i vendosur në një kauzë të drejtë dhe në krahun tjetër, një grusht i kriminalizuar qeveritarësh të cilët për pak orë do të vazhdojnë të konsumojnë një puç i cili ka dështuar, është në sytë e qytetarëve dhe fund i të cilit është një fund i pashmangshëm fatal, të cilin nuk e shpëton dot as Edi Rama as ndonjë grusht deputetësh cilitdo qofshin ata”, deklaroi dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
POLITIKE
9
E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Ylli Rakipi: Juncer foli nën avujt e alkoolit, Rama mori “qokën”
GAZETARI
Në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 po komentohet sot situata aktuale politike ai dhe përplasjet President-Kryeministër në distancë për datën e zgjedhjeve.Paneli me gazetarë e politikanë komentuan edhe deklaratën e Presidentit të Komisionit Evropian, JeanClaudeJuncker i cili tha se zgjedhejt në Shqipëri duhet të mbahen më 30 qershor.Gazetari i njohur Ylli Rakipi deklaratën e Juncer e komentoi si një deklaratë nga një person që flet nën avujt
ANALIZË Nga Ylli Manjani
K
a shumë njerëz me mend në kokë që situatën e krijuar e shohin si lojë politikanësh. Meta- Rama, Rama-Meta, Rama- Basha, Meta-Basha, Meta-RamaBasha, etjetj… Ka lloj lloj kombinacionesh konspirative që këta njerëz krijojnë… Kam bindje se kjo vjen nga dëshira e mirë për të mos parë e jetuar më skena vëllavrasëse, siç na kanë parë sytë në të shkuarën. Të jem i sinqertë, me disa prej teorive konspirative jam pajtuar edhe vetë. Kam dashur dhe dua shumë që e gjitha kjo të jetë një lojë, nga ajo që zakonisht luhet atje lart… Më mirë një lojë e shëmtuar
politike sesa përplasje civile! Kjo është e keqja më e vogël. Kur s’ke pulën do hash sorrën. Por nuk duket lojë!!!! Nul duket aspak të jetë një lojë. Është një çmenduri nga ajo që ka parë Italia e Duçes, Gjermania e Hitlerit, Shqipëria e Enverit, Siria e Asadit… Një njeri i vetëm, në disekuilibër të plotë llogjik, kërkon të marrë e të rrijë në pushtet PA ZGJEDHJE!!! Kjo nuk është më shaka, as lojë! Është realitet. Deklaratat e përsëritura për shkrirje të opozitës dhe blerje të disa njerëzve për kukulla opozitare ishin prelud i kësaj situate ku po zhytet vendi. Nuk është lojë, por realitet!
Kjo nuk është lojë RamaMeta-Basha, po çmenduri si ajo e Duçes, Hitlerit, Hoxhës… Shumë shpejt do ti zgërdhihemi policit e udhëheqësit, duke ja “ditur për nder” që spo na merr jetën… Ka ndodhur edhe në të shkuarën kjo gjë… Siç shkatërroi demokracinë e vetme partiake në vend, atë të PS, do shkërmoqë çdo filiz demokracie që ka nfelur në shoqëri. Deri tani ka arritur të shkatërrojë shtetin TOTALISHT. Tani është radha e shkatërrimit të mendimit politik dhe qytetar. A do t’ja arrijë?! Duhet të punojmë të gjithë që kjo të mos ndodhë. Urimi që mos ndodhtë nuk mjafton! Nuk ka më kohë të merremi me njëri-tjetrin. Jam dakort me të gjithë kritikët
ISH-DEPUTETI I PARTISË DEMOKRATIKE
I
e Berishës, Bashës, Ilirit e Monikës, por të gjithë bashkë këto nuk vlejnë as sa tenderi i 2 km të unaza e re… Rruga e kombit na duket falë fare krahasuar me Milot-Balldre në mes të fushës… Megjithatë, kush ka hesape për të larë, duhet ti lajë, por nuk është Edi Rama larësi, sepse ky ka kryehesape për të larë për vete… Ndaj, pavarësisht divergjencave, duhet të jemi unik përballë të keqes më të madhe që kemi krye! Është serioze këtë radhë, jo shaka! Unë kështu mendoj. *** Teknikisht, zyrtarisht dhe ligjërisht sot që flasim nuk
ka një datë zgjedhjesh lokale. Dekreti për anulimin e ditës së zgjedhjeve është botuar në Fletoren Zyrtare dhe është NË FUQI!Pra kushdo që vijon të refuzojë një akt kushtetues të Presidentit (pavarësisht debatit i drejtë apo jo) duhet të merret menjëherë në përgjegjësi penale.Gjyqtarët që zbutën dënimin e Dritan Dajtit dhe që u degjeneruan me forca speciale nëpër banesa, nuk kanë bërë asgjë më të rëndë sesa trupa e të zgjedhurve politikë në KQZ. Por kjo është temë tjetër, dhe kërkon prokuroi tjetër.Për momentin ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve është në fuqi.
KONFERENCA ME PRESIDENTIN E KOMISIONIT EUROPIAN
Juncker: Zgjedhjet e muajit prill duhet të mbahen
Bylykbashi: Rama nuk mund të përcaktojë me VKM datën e zgjedhjeve sh-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk mund të përcaktojë me Vendim të Këshillit të Ministrave datën e zgjedhjeve. “Mirë apo keq zgjedhjet në Shqipëri bëhen me dekret preaidenti nuk bëhen me akte të tjera. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është ajo gropa e madhe nën themele që po bën zhvendosjen e dheut poshtë themelit, por nuk po mbushet. Tani themeli i ngrehinës parlamentare është thyer. Tani detyrohet Presidenti të luajë rolin e Gjykatës Kushtetuese, sepse po
e alkoolit e është në fund të mandatit të tij, ndërsa për Ramën tha se është nga ata politikanë, i zoti të marrë qoka.“Vizita e Ramës vjen në një ditë të keqe, bëhet për të marrë ndonjë benefit. Ndërsa Juncer njihet që fjalitë i lëshon sipas avujve të alkoolit. Ai e ka mbaruar funksionin, pritet ta zëvendësojë dikush tjetër. Rama është në fund të krediteve të veta dhe kërkon të takojë këta pleqtë e Europës. Megjithatë mund të them se Rama është i zoti të marrë qoka”, -tha Rakipi.
P
atë ishte aty do ishim duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 1,2,3 arsye”,- tha Bylykbashi. Ai shtoi se “dekreti i Presidentit i hoqi Ramës një alibi, që 30 qershori është një datë kushtetuese. 30 qershori nuk është më. Nuk mund të cohet kryetari i një partie i madh apo i vogël dhe të thotë zgjedhjet i caktoj
unë. GJithashtu nuk i cakton dot kryeministri. Kryeministri ka zero zë në kapitullin e manaxhimit të zgjedhjeve. Ka rol ndihmës të rëndësishëm si qeveri për të garantuar një seri infrastrukturash që i duhen zgjedhjeve, por nuk ka rol drejtues dhe vendimmarrës. Nuk cakton ai me VKM datën e zgjedhjeve”.
residenti i Komisionit Eropian as e ka idenë se kur mbahen zgjedhjet në Shqipëri dhe jo më të jetë i informuar për problematikën që ka ky proces ligjor, bojkotin e opozitës, mungesën e garës dhe tashmë dhe mungesën e një dekreti për zhvillimin e tyre.Kjo gjë u pa live në konferencën për shtyp mes Edi Ramës dhe JeanClaudeJuncker këtë të martë në Bruksel. Presidenti i Komisionit Evropian pyeti: “Kur mbahen zgjedhjet në Shqipëri… në fund të prillit?” Menjëherë ka ndërhyrë Rama duke i thënë që “zgjedhjet mbahen në qershor”.
Juncker: Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill? Rama: Qershor. Juncker: Po, domethënë, janë në muajin e fundit pas muajit të fundit… (Gazetarët qeshin) Juncker: Ah, po qershor,
këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë. Në përfundim të konferencës mes të dyve, Rama i ka zgjatur dorën Junckerit, kurse ky i fundit i është afruar dhe e ka puthur në faqe.
POLITIKE OPINION Nga Shezai Rrokaj
Q
ëndrimi i Presidentit të Republikës është tregues i rastit kur përgjegjësia anon nga shteti dhe jo nga pushteti. Dallimi kryesor midis një burri shteti dhe një politikani është se burri i shtetit vë interesat e vendit para interesave të veta politike, kurse politikani vë interesat e veta politike para interesave të vendit. Presidenti ishte i qartë në parashtresën që u bëri shqiptarëve. Zgjedhje do të thotë të zgjedhësh midis alternativave. Vetëm mazhoranca pa opozitën nuk garanton funksionimin e sistemit demokratik. Mungesa e konkurrencës në mbi 50 bashki, ku kemi vetëm një kandidat, apo në disa bashki të tjera me kandidatë figurantë, pa përfaqësim të opozitarizmit real, i kthen zgjedhjet në farsë dhe pluralizmin e bën qesharak. Zgjedhjet e njëanshme do të kompromentonin rëndë parimet kushtetuese të një shteti demokratik, anëtar i NATO-s, si dhe do të shënonin një hap mbrapa për çeljen e negociatave dhe integrimin e Sh-
KOMENT Nga Dr. Francesca Norton*
T
eksa kriza politike në Sh qipëri përshkallëzohet një protestë tjetër u mbajt gjatë fundjavës në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Dhe ishte protesta më e madhe që nga rënia e Komunizmit, tridhjetë vite më parë. Kriza politike shqiptare arriti kulmin pasi gazeta gjermane Bild, një nga gazetat më të rëndësishme dhe më të lexuara në Evropë, botoi gjashtë biseda telefonike përgjimesh midis një bosi mafioz, një anëtari të një organizate kriminale ndërkombëtare dhe zyrtarëve të qeverisë shqiptare në rajonin e Durrësit në Shqipëri. Në këto përgjime, kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë Vangjush Dako dhe shumë të tjerë përmenden dhe përfshihen qartë në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017. Në një demokraci të vërtetë, apo në ndonjë vend tjetër perëndimor, kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë. Me sa duket jo në Shqipëri ku etjapër pushtet tejkalon çdo kufi. BE dhe delegacionet e tjera diplomatike në Shqipëri, duke iu
qipërisë në BE. Presidenti ndërhyri në cilësinë e garantit të Kushtetutës dhe të respektimit të saj në frymë e në germë. Siguria e rendit kushtetues, e unitetit të popullit, nga njëra anë dhe garantimi i pluralizmit politik për të mos rrëshqitur në votime moniste, është përgjegjësi e gjithë lidershipit politik, por mësëpari ajo është përgjegjësi e Kreut të Shtetit. Dekreti për të shmangur konfliktin social, për të mos lejuar një proces elektoral fasadë, në kushtet kur situata në vend pengon zgjedhje demokratike e gjithëpërfshirëse, është një akt shtetari që buron nga përgjegjësia e tij kushtetuese për kontrollin e balancimin e pushteteve, të shprehura në raportet midis ekzekutivit dhe gjyqësorit. Nisur nga kjo përgjegjësi Presidenti u dha një mundësi për dialog palëve, në mënyrë që ato të heqin dorë nga demonstrimi i muskujve dhe të kenë përgjegjshmëri për të mirën e vendit. Përkundër këtij qëndrimi të Presidentit, kryeministri Edi
10 E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Urtësia për t’i dhënë fund marrëzisë Rama e ka zgjeruar së tepërmi drejtimin autokratik të shtetit duke kontrolluar deri tani me dorë të fortë pushtetin parlamentar, pushtetin ekzekutiv, prokurorinë e, në vijim, institucionet e reformës në drejtësi, madje, siç është shprehur vetë, ai po synon të marrë krejt bashkitë e vendit. Këto janë synime të mbrapshta të një modeli politikanësh me bollëk në tranzicionin shqiptar. Të gjitha për vete. Të drejtosh nëpërmjet anatemimit të kundërshtarëve politikë. Në një vend ku ka përgjegjshmëri politike, sociale e kombëtare spektri politik duhet të bashkëpunojë me hapa konkretë për zgjedhje të pablera në bashkëpunim me krimin e organizuar. Për tërë klasën politike duhet të jetë kambanë alarmi kur zgjedhjet nuk janë pluraliste, kur sistemi demokratik pluralist cenohet, kur ka rrezik për konflikt social që mund të deformojë rendin kushtetues. Babëzia për tepsinë dhe ruajtjen e interesave të oligarkëve po ia humbet arsyen për
detyrimin që ka mazhoranca për të garantuar zgjedhje të lira dhe të drejta. Me kryeneçësi, ajo do që t’i bëjë zgjedhjet, pavarësisht nga kostot sociale dhe imazhin të vendit në prag të çeljes së negociatave. I është tiposur t’i marrë të gjitha pushtet, “ta shkarkojë” Presidentin, madje edhe të shkatërrojë opozitën për të ndërtuar një tjetër, si e do ajo. Ju keni të drejtë, z. Kryeministër, kur thoni se duhet zbatuar Kushtetuta, se populli ka të drejtën e votës një herë në katër vjet. Por ama, çfarë e drejte do të ishte kjo nëse zgjedhjet janë jopluraliste, pa alternativa, në një situatë të një konflikti social? Ndaj, të lëmë mënjanë marrëzinë dhe të vëmë në punë urtësinë e cila na mëson se çdo vendim është i drejtë nëse të fituar dalin qytetarët, nëse fiton apo ruhet pluralizmi, nëse demokracia e stabiliteti prevalojnë ndaj diskurseve të ngurta teknokrate me ligje e nene, të cilat volendo dolendo nxisin tensione sociale. Vetë zgjedhjet pa dekret janë një puç institu-
cional. Një përplasje sociale do ta kthente historinë e shqiptarëve në pikën fillestare. Çdo akt juridik duhet të vihet në baraspeshë me dobinë publike dhe parimet e stabilitetit social. Përdorimi i KQZ-së si “mish për top” për të kundërshtuar dekretin tregon se ajo është nën diktatin politik, kur është e qartë se ajo vetëm duhet të zbatojë dekretin e Presidentit dhe nuk ka kompetencë për ta kundërshtuar. Fund marrëzisë! Është e nevojshme që politika të largohet nga ky mllef e vënie thikash majë më majë dhe t’i thërrasë arsyes sa nuk është vonë! T’i thërrasim të gjithë arsyes me urtësi dhe të bashkëpunojmë për të mirën e vendit! Prandaj, është radha Juaj z. Rama: vishni kostumin e burrit të shtetit, nëse doni që t’Ju ndjekë historia. Në mos do të përndiqeni prej saj. Hiqni dorë nga kjo lloj burrërie politikani, që është marrëzi dhe zëvendësojeni atë me urtësinë e burrit të shtetit prej së cilës dalin të fituar qytetarët dhe Ju vetë.
Edi Rama, kryeministri pa zemër për popullin e tij frikësuar faktit se protesta mund të kthehej e dhunshme lëshuan një deklaratë në të cilën thuhej se "çdo formë e nxitjes së dhunës është e patolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve apo çdo mjeti tjetër i projektuar për të shkaktuar dëm është tërësisht i papranueshëm." Në fund të deklaratës së tyre ata i apeluan "të gjitha palëve të përfshihen urgjentisht në një dialog konstruktiv për t'i dhënë zgjidhje situatës aktuale politike." Por, pavarësisht nga apeli i faktorëve ndërkombëtar, kryeministri Edi Rama vazhdoi të këmbëngulte për mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor edhe pa opozitën, dhe nga ana tjetër opozita vazhdoi të kërkonte dorëheqjen e tij duke u shprehur se nuk do dorëzoheshin deri në përmbushjen e këtij misioni. Kreu i opozitës, LulzimBasha, këmbënguli duke u shprehur se "beteja jonë do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës. Largimi i tij është
i panegociueshëm".Bashae ka paralajmëruar vazhdimisht kryeministrin se një krizë e tillë mund të përshkallëzohet në një konflikt civil, por Rama është përgjigjur duke përdorur më shumë provokime. Situata përpara protestës ishte shumë kritike. Të dyja palët nuk po toleronin dhe nuk ishin të gatshme për dialog për zgjidhjen e krizës. Brenda pak orëve Shqipëria mund të rrezikonte një luftë civile. Por pak përpara fillimit të protestës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një vendimi shumë kurajoz dhe të drejtë vendosi të anulonte dekretin për ditën e zgjedhjeve për shkak se kjo krizë cenonte shanset e hapjes së bisedimeve për negociatat me Bashkimin Evropian. Me mijëra protestues u gëzuan me vendimin e presidentit dhe shqiptarët panë një dritë jeshile shprese për zgjidhjen e asaj situate të rrezikshme. Media botërore i bëri jehonë këtij vendimi dhe vendi
dukej i qetë, por protagonisti dhe autori i krizës, kryeministri Edi Rama, ende vazhdoi t'i shtonte benzinë zjarrit tashmë me flakë të mëdha, duke këmbëngulur se pavarësisht anullimit të dekretit nga presidenti dhe dëshirës së opozitës, ai dhe partia e tij janë të vendosur për t'i mbajtur zgjedhjet me 30 qershor, të vetëm, pa pjesëmarrjen e opozitës, e madje kërcënoi presidentit me largim nga detyra. "Nuk keni parë gjë akoma",-shtoi ai. Një qëndrim i tillë politik i paprecedentë dhe plot kokëfortësi është shumë i rrezikshëm për mirëqenien e popullit, Shqipërinë dhe integrimit te saj në BE. Një kryeministër i cili nuk është i gatshëm të ndërmarrë ndonjë hap në zgjidhjen e krizës, por duke kontribuar në përkeqësimin e saj është shumë arkaike dhe diktatoriale. Shqiptarët dhe udhëheqësit rajonalë janë alarmuar për shkak të efekteve të gjera të një konflikti të tillë dhe
shumë figura të rëndësishme kanë apeluar shpesh se ndarja e vazhdueshme politike kërcënon aspiratën e Shqipërisë për t'u bashkuar me BE, por përkundër këtyre thirrjeve, Edi Rama duket i përkushtuar të vazhdojë të ulet në karrigen e tij të kryeministrore me çdo kusht, me Shqipërinë jashtë BE-së, me vendin në një konflikt civil që mund të shkojë deri nënjë luftë civile. Edi Rama është autori i një krize të tillë dhe njëkohësisht edhe zgjidhja për shmangien e një konflikti civil. Një reflektim nga ana e tij dhe ndryshimi i çdo qëndrimi politik nuk mund ta bëjnë atë një hero, por mund të ndihmojë në parandalimin e kaosit dhe gjakderdhjes. Shqipëria është në zemër të Evropës, por për fat të keq për popullin e saj ajo ka një kryeministër pa zemër për popullin e tij. Marrë nga media amerikane "citizentruth.org"
POLITIKE
ANALIZË Nga David L. Phillips
K
ryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërcënoi me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas vendimit të tij për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Meta është i justifikuar në shqetësimin se votimet në klimën aktuale të paqëndrueshme mund të shkaktojnë dhunë dhe të cënojëkandidimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.Për më tepër, Meta ka ushtruar autoritetin e tij ligjor i sanksionuar në artikullin 92 të Kushtetutës, që i jep fuqinë Presidentit të ushtrojë autoritetin e tij për të përcaktuar datën e zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Më tepër se politika e lojës me zjarrin, Shqipëria ka nevojë për dialog dhe një plan tranzicioni për fuqizuar demokracinë.Por çfarë e motivon Edi Ramën?Sulmet e Ramës ndaj Metës, shumë pak kanë të bëjmë me procesin zgjedhor. Sjellja e tij konfrontuese është një sjellje e turpshme për të konsoliduar pushtetin duke margjinalizuarkundërshtarët të cilët kërkojnë një qeverisje të mirë dhe llogaridhënie për korrupsionin.Qindra e mijëra shqiptarë janë në protesta prej disa javësh. Ata besojnë se Rama ka vjedhur zgjedhjet e Qershorit
2017, dhe për këtë ata kërkojnë dorëheqjen e tij.Protestuestit gjithashtu kërkojnë llogari për korrupsionin. Zëri i Amerikës sëfundmi ka publikuar përpjekjet e Ramës për të manipuluar punësimet në sistemin e burgjeve. Përgjimet treguan sesi ish drejtori i burgjeve hynte në marrëveshje të fshehta për punësimet me deputetë të Partisë Socialiste të Ramës.Nëse Uashingtoni mbështet Reformën në Drejtësi, atëhere duhet të ketë një distancim nga politikanë si Rama i cili vepron më shumë si një gangster sesa një shtetar. Rama është shndërruar në një turp kombëtar. ËSHTË KOHA PËR TË QË TË LARGOHET. Largimi i Ramës nga politika duhet të jetë si pjesë planit të mëposhtëm për të stabilizuar Shqipërinë.Rama duhet menjëherë të japër dorëheqjen si kryeministër. Në këtë mënyrë ai do të përfitonte imuntitet nga prokuroria e krimeve për të mos u hetuar në këmbim të një premtimi se ai do të heqë dorë nga politika tani e në vazhdim. Një qeveri shumë-partiake teknokratike do të zgjidhej që të kujdesej për çështjet politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Individë me integritet do të
ISH-DEPUTETI I PS
Spahiu: Pranoj çdo qëndrim të të huajve, por që Rama luftoi krimin dhe drogën se bëj dot Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar për qëndrimin e Presidentit të KE, JeanClaudeJunker, i cili foli me superlativa për luftën e qeverisë së Edi Ramës kundër drogës dhe krimit.Edhe pse çdo raport i BE dhe SHBA shpreh shqetësimin për trafikun e drogës nga Shqipëria dhe flet për impikimin e strukturave shtetërore në trafik, Junker tha se “Qeveria “Rama” është model në luftën kundër tyre”.Një habi e madhe ose Junker ka qenë tapë, siç e kemi parë shpeshherë në takimet ndërkombetare. Por Junker është president në ikje, pasi zgjedhjet e reja për parlamentin europian mbaruan dhe qeveria e re e BE konstituohet në shtator. “Pranoj çdo opinion të të huajve, apo quajini si të doni, por të pranoj Juncker kur thotë që kjo qeveri ka luftuar korrupsionin dhe krimin nuk e bëj dot.Nuk kam si ta besoj kur Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur krejt ndryshe, madje Shqipërinë e ka quajtur si bazë të krimit të organizuar. Nuk kam si ta besoj kur çdo ditë firmosen kontrata korruprive në kurriz të financave publike, të denoncuara tashmë, dhe nuk kemi asnjë çështje në hetim.Çfarë ti themi Juncker për krimin kur ai nuk lexokaBild, pasi e di që Zëri Amerikës në shqip nuk ka lidhje me të. Turp i madh..!!!”,- shkruan Spahiu. Gjithsesi Junker ia bëri qokën e fundit Edi Ramës. Sa miliarda euro paska prodhuar kanabisi shqiptar edhe për në Bruksel!
11
E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Rama duhet të ikë! ngarkoheshin me përgjegjësinë për të siguruar llogaridhënien dhe drejtimin e vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhej të riformatohej me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Zyra e OKB-s për Asistencën Zgjedhore dhe Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i rinovuar do të duhej të zhvillonte zgjedhjet lokale dhe ato kombëtare në 30 Qershor 2020. Vëzhguesit vendore dhe ata ndërkombëtarë do të duhej të angazhoheshin në për të garantuar se zgjedhjet do të ishin të lira dhe të ndershme. Ky plan mund të funksionojë vetëm me suportin e Shteteve të Bashkuara. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet EuropianeMatthew A. Palmer thotë se SHBA është e angazhuar “për të përdorur të gjitha mekanizmat që ne kemi për të mbështetur luftën ndaj krimit të organizuar, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, për të mbështetur llogaridhënien, transparencën dhe qeverisjen e mirë”. Tingëllon bukur, por vetëm të flashës nuk vlen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat gjithmonë kanë mbështetur demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, është në krahun e gabuar të debatit të brendshëm. Departamenti i Shtetit fajëson
opozitën sepse ushtron lirinë e vetë parlamentare dhe lirinë e vet për tu shprehur. Por do të ishte më mirë, që zyrtarët amerikanë të cilësonin Ramën si përgjegjës që urdhëron forcat e sigurisë tw përdorin e gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës në protestat paqësore prodemkratike ndaj demontruesve siç u pa në protestën e fundit. Pse SHBA e mbështet Ramën kur duket qartazi se ai është pjesë e problemit? Sjellja e Ramës i vesh turp shqiptarëve të ndershëm. E folura e tij harbute e zhbën atë si xhentëllmen, dhe nuk e shfaq aspak një drejtues shteti. Në mënrë të pakujdesshme Edi Rama e ka denigruar Zërin e Amerikës kur tha se raportimet e tyre ishin pjesë e “kazanit”. Rama mbështet ligjin që rrit presionin mbi lirinë e medias, i cili u dënua edhe nga Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias si nga Organizata Reporterët pa Kufij. Ligji i mbështetur nga Partia Socialiste për median është një Kalë Troje për çensurën, që dhunon kushtetutën dhe kërcënon lirinë e shprehjes. Institucionet e Shqipërisë janë në rrëmujë. Aty nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale për më shumë se një vit. Problemet me sundimin e ligjit janë rënduar akoma edhe më shumë për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës
së Lartë.BILD, media prestigjoze gjermane, sëfundmi publikoi një dokument investigativ që tregonte sesi mafia manipulonte zgjedhjet në Shqipëri. Të ardhurat nga trafiku i narkotikëve përfilet gjerësisht se shkon në mbështetje të Partisë Socialiste. Largimi i Ramës do të shërbente në rritjen dhe përmirësimin e demokracisë, do të krijonte hapësirën për një drejtim të ri në Partinë Socialiste dhe në partitë e tjera që mund të krijohen. Unë nuk kam asgjë personale kundër Edi Ramës. Thjeshtë kam punuar për çështjet e Shqipërisë për 30 vjet dhe unë e dua Shqipërinë. Rama është një dinosaur që i ka mbijetuar dobishmërisë së tij. Rama duhet të shkojë në ekzil. Pasi të largohet nga Shqipëria, Rama mund të shkojë në Antalia dhe atje të kalojë pleqërinë sëbashku me mikun dhe aleatin e tij autokratik, TayyipErdogan. *Zoti Phillips është Drejtor i Programit për ndërtimin e Paqes dhe të drejtave në Institutin e Universitetit të Columbias për Studimet e të Drejtave të Njeriut. Ai ka shërbyer më herët si këshilltar dhe ekspert i punëve të jashtme në Departamentin e Shtetit gjatë administratës Clinton, Bush dhe Obama. Ai ëshë autor i ‘Kosova e Çliruar: Diplomacia shtrënguese dhe ndërhyrja e SHBA-së (HarvardKennedySchool).
PARALAJMËRIMI
“OxfordAnalytica”: Ndërhyni në Shqipëri, situata po përkeqësohet N
dërkombëtarët të ndërmjetësojnë në kapërcimin e krizës politike mes pozitës dhe opozitës. Ky është sugjerimi që jep “OxfordAnalytica”, e cila shkruan në analizën e saj për Shqipërinë se, kreu i qeverisë Edi Rama duket se po përkeqëson situatën.“Presidenti ka ndërhyrë duke u përpjekur t’i japë fund polarizimit të mprehtë politik por Kryeministri mendon ndryshe. Kryeministri Edi Rama tha të hënën se do të kërkojë një votim parlamentar më 13 qershor për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.Ai po i përgjigjej vendimit të presidentit më 8 qershor për të anuluar zgjedhjet lokale të planifikuara për 30 qershor, me arsyen se zgjedhjet mbahen pa pjesëmarrje opozitare (Partia Demokratike i ka bojkotuar ato duke pretenduar se socialistët në pushtet fituan në mënyrë të parregullt zgjedhjet parlamentare të 2017).Të njëjtën ditë, mbështetësit e opozitës mbajtën një demonstratë tjetër duke bërë thirrje që Rama të japë dorëheqjen dhe të bëhen zgjedhje
të reja parlamentare.Meta bëri thirrje për bisedime qeveriopozite për të zgjidhur dallimet e tyre.Kushtetuta thotë se, presidenti mund të shkarkohet vetëm për shkeljen e kushtetutës pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese; aktualisht gjykata është në pyetje.Situata e vështirë në politikën shqiptare është një pengesë e madhe për sigurimin e një vendimi nga BE për të nisur negociatat e pranimit.Meta dhe Rama janë armiq politikë, dhe
deri më tani Rama duket se po përkeqëson situatën; duhet ndërmjetësim ndërkombëtar për të qetësuar situatën”, shkruan OxfordAnalytica. OxfordAnalytica është një firmë ndërkombëtare këshilluese që ofron analiza strategjike të ngjarjeve në të gjithë botën. Ajo u themelua në vitin 1975 nga DavidYoung, një punonjës amerikan i Këshillit të Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së presidentit Nixon.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
13 E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Kryebashkiaku Veliaj takim me të rinjtë: Kërkojmë një mandat për t’u shërbyer qytetarëve
Kryebashkiaku Veliaj: 30% e kandidatëve në Këshillin Bashkiak janë të rinj K andidati i “Aleancës për Shqipërinë Europi ane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me të rinjtë dhe të rejat e FRESSH-it, ku diskutoi mbi rëndësinë e aktivizimit të të rinjve në vendimmarrje. Veliaj theksoi se koha për të marrë vendime të rëndësishme për rininë është tani, ndërsa u shpreh se tregues i saj është se 30% e kanditatëve të PS në Këshillin Bashkiak janë të rinj dhe të reja. “Rinia nuk është e ardhmja, por e tashmja. Vendimi për të pasur 30% të rinj dhe të reja në Këshillin Bashkiak është sot,
ndaj dhe vendimi për të pasur sipërmarrje rinore është sot dhe fillon sot”, tha ai gjatë takimit. Veliaj theksoi se për të rinjtë dhe të rejat, ky mandat si këshilltar duhet kuptuar si një mandat shërbimi ndaj qytetarëve. “Shpresoj shumë që ky mandat i parë i të zgjedhurit direkt nga njerëzit për një detyrë publike të jetë realisht një mandat shërbimi. Pra, jemi thirrur që të shërbejmë, jo që të jemi shefa, as bosa, komandantë, gjeneralë, por për të shërbyer”, tha Veliaj, teksa nënvizoi se kjo shumicë i ka kushtuar një vëmendje të rinjve, angazhim që u mor
edhe me Paktin për Universitetet. Duke komentuar zhvillimet politike, kandidati socialist tha se politikanë të rënë vakti ky vend ka parë shumë, por qytete që shkrumbohen mezi e marrin veten. “Politikanë të rënë vakti ky vend ka pare shumë, por qytetet që shkrumbohen mezi e marrin veten. Një parti e lodhur, e dëbuar, e përbuzur, e mosvotuar, e merr veten sepse do vijë një brez tjetër dhe do të thotë gjëra më të mençura dhe do të distancohet nga Saliu dhe Luli me shokë. Por, një qytet mezi e merr veten sepse ka shumë
punë për të ndryshuar. Një qytet nuk është vetëm infrastrukturë, por është kryesisht mentalitet”, deklaroi Veliaj. Kryetarja e PS në Tiranë, Blerina Gjylameti vlerësoi se falë punës së palodhur të Veliajt, kryeqyteti është sot plot energji pozitive e me mundësi. Ajo theksoi se Veliaj është një nga të parët që ka pasur angazhimin maksimal ndaj të rinjve. “Ta bëjmë qytetin e të rinjve, një Tiranë me plot energji pozitive, ku sheshet janë plot me të rinj, kur njerëzit gëzojnë aty ku janë, punojnë dhe angazhohen për ta bërë një nga qytetet më të mira që, unë jam e bindur, do të jetë shumë herë më i
bukur në këto katër vitet që vijnë, me mundësi të barabarta për të gjithë, pavarësisht se ku je dhe nga je. Në Tiranën tonë janë të mirëpritur të gjithë. Në ka njeri që realisht ka qenë ndër të parët që ka pasur angazhim maksimal për të krijuar akses për të gjithë të rinjtë dhe duke pranuar presionin pozitiv të të rinjve, është Erioni”, deklaroi Gjylameti.Tirana ka nisur punën që në vitin 2022 të jetë Kryeqyteti Evropian i të Rinjve (EYC). Aplikimi është në linjë me prioritetet e Bashkisë së Tiranës për rijetëzimin e kapaciteteve kulturore, artistike, sociale, ekonomike dhe edukative të të rinjve.
Veliaj zbulon projektin e transformimit tek Selvia:
“Hapësirën e zaptuar, ia kthejmë komunitetit” projekti i transformimit të zonës, Veliaj thotë se falë këtij investimi, e gjithë kjo hapësirë në kryeqytet do t’i
Pas prishtjes së ndërtimeve pa leje si lloto dhe bingo, si dhe çlirimit të bustit të heroit tonë “Vojo Kushi”, ka nisur puna për rehabilitimin e gjithë zonës tek Selvia.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”. Teksa publikon foto nga
kthehet komunitetit. Përpos çlirimit të bustit të “Vojo Kushit”, për të gjithë banorët e zonës nuk do të mungojë gjelbërimi, dhe hapësirat çlodhëse. “Pas prishjes së ndërtimeve pa leje mbi bustin e Vojo Kushit, nis puna tek Selvia për t’ua kthyer komunitetit hapësirën e zaptuar e sigurisht për ta mbushur me selvi në vend të bingove, siç ka dhe emrin vendi”,- shkruan kryebashkiaku Veliaj.
AKTUALITET
14
E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Bashkia Fier pason shembullin e dhënë nga Tirana dhe disa qytete të tjera për çeljen e zyrave të reja moderne të aplikimit për dokumente identiteti
N
ë bashkinë Fier u hap zyra e re e aplikimeve për dokumente biometrike, e cila është ngritur në bashkëpunim me kompaninë koncesionare koncensionare. Në inspektim morën pjesë zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, Prefekti Baki Bala, Drejtuesi i Kompanisë Koncesionare Jean Alain Jouan, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, nënkryetarja e Bashkisë Fier, Enkelejda Peshkëpia. Zyrtarët e lartë nga pushteti qendror dhe ai vendor inspektuan sportelet e aplikimit dhe panë nga afër procedurat përkatëse për pajisjen e shtetasve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Duke vlerësuar angazhimin e bashkisë Fier në këtë proces, zv.ministrja Voda u shpreh: “Ambientet në fakt janë shumë të mira me të gjitha standardet, kushte komode. Falënderoj nga zemra bashkinë Fier për bashkëpunimin e shkëlqyer edhe me kompaninë Aleat, por edhe me Ministrinë e Brendshme, sigurisht që mundësuam që t’u shërbejmë qytetarëve me këtë ambient, në mënyrë që ata të kenë mundësinë të pajisen me karta identiteti në kushte shumë të mira. Siç e shikoni dhe vetë, procedura e aplikimit është shumë e shkurtër, radhë nuk krijohen. Qytetarët pra kanë mundësi të vijnë këtu edhe të pajisen me karta identiteti. Unë do të përsërisja të njëjtën thirrje. Ju lutem qytetarëve të vijnë dhe të aplikojnë sa më parë për t’u pajisur me karta identiteti. Tashmë këtë shans e kanë edhe qytetarët e Fierit, nëpërmjet këtyre zyrave shumë të mira dhe shumë komode, të vijnë të pajisen me to. Mos harrojmë
Fier, hapet zyra e re e aplikimeve për dokumente biometrike
që përpara kemi një proces zgjedhor, i cili është shumë i rëndësishëm, por patjetër kartat e reja të identitetit duke pasur edhe elementë sigurie, e theksoj sërish, do të shërbejnë që ata të përfitojnë shërbime edhe në institucionet e tjera shtetërore apo edhe ato jo shtetërore. Ejani dhe aplikoni në këto zyra të reja, të mrekullueshme për t’u pajisur me karta identiteti”, tha Voda. Drejtuesit i Kompanisë Koncensionare Jean Alain
Jouan, gjatë fjalës ndër të tjera theksoi: “Është kënaqësi për mua të jem këtu në Fier dhe dëshiroj të falënderoj zv.ministren e Brendshme Rovena Voda dhe zv.kryetaren e Bashkisë Fier Enkelejda Peshkëpia, që na priti sot në Fier. Ne jemi të kënaqur që shohim se bashkia e Fierit është duke përmirësuar standardet e zyrave të aplikimit të shtetasve për pasaporta dhe karta identiteti. Për mua është një kënaqësi të shoh që kjo u
bë edhe në Fier, pra që u hap kjo zyrë e madhe, e cila siguron standarde në përputhje me cilësinë e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike”. Nënkryetarja e bashkisë Fier, Enkelejda Peshkëpia u shpreh se ishin të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me kompaninë koncesionare për hapjen e zyrave të reja moderne. “Në emër të bashkisë së Fierit doja të falënderoja kompaninë Aleat që shtoi sportelet e shërbimit
SITUATA
Rreziku tek “Pushimi i shoferit” E
N
ë autostradën LushnjeFier, rreziku ndaj aksidenteve është rritur ndjeshëm dhe kjo për shkak se mbikalimet nuk përdoren nga banorët në dy anët e rrugës. Lëvizja e mjeteve në hyrje të autostradës Lushnje-Fier u ndalua derisa kafsha e ngarkuar me bar kaloi në anën tjetër. Nga Savra në Karbunar përgjatë 4 km kalojnë çdo ditë mjete bujqësore dhe kafshë. Qarkullimi bëhet në anën e kundërt për shkak të mungesës së rrugës dytësore. Situata bëhet më problematike në kryqëzimin e vendit të quajtur pushimi i shoferit në Lushnjë. Zona njihet si një ndër njollat e zeza, përsa i përket rrezikut
nga aksidentet. Kalimi i këmbësorëve kryhet mes për mes autostradës. 20 metër nga kryqëzimi është ndërtuar mbikalimi por që nuk përdoret. Edhe xhepat e rrugës janë kthyer në venqendrim të autobusëve dhe furgonëve. Këtu pasagjerët qëndrojnë për orë të tëra duke pritur mjetet e transportit.
Kapërcimi i rrugës duke kaluar para makinave dhe lëvizja në krahun e kundërt e kanë kthyer autostradën Lushnje- Fier në zonën më të rrezikshme. Duket se as shtimi i patrullave të policisë rrugore dhe as përmirësimi i sinjalistikës nuk do e heqin këtë segment nga lista e zezë e aksidenteve.
migrantët kanë sjellë pranë të afërmëve të tyre në Shqipëri 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, një shumë që është pothuajse e barabartë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në bilancin e pagesave. Ky është niveli më i lartë i prurjeve të emigranteve që nga 2014-a, kur u arrit niveli më i ulët, kur u shfa tendenca ngadalësuese ciklike e remitancave, që në vitet në vijim filloi të rigjallërohej sërish, duke ndjekur të njëjtën tendencë të emigracionit. Në vitin 2018, të ardhurat nga emigrantët arritën në 670 milionë euro, duke u rritur me 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky
THIRRJA “Ju lutem qytetarëve të vijnë dhe të aplikojnë sa më parë për t’u pajisur me karta identiteti. Tashmë këtë shans e kanë edhe qytetarët e Fierit, nëpërmjet këtyre zyrave shumë të mira dhe shumë komode, të vijnë të pajisen me to. Mos harrojmë që përpara kemi një proces zgjedhor, i cili është shumë i rëndësishëm, por patjetër kartat e reja të identitetit duke pasur edhe elementë sigurie, e theksoj sërish, do të shërbejnë që ata të përfitojnë shërbime edhe në institucionet e tjera shtetërore apo edhe ato jo shtetërore”. ndaj qytetarëve të Fierit. Duke shtuar këto sportele ne ofrojmë dhe njëherë shërbim më të mirë ndaj qytetarëve tanë. Ky është dhe qëllimi final i bashkisë Fier, përmirësimi i shërbimeve në të gjitha fushat. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me kompaninë edhe për hapjen e disa zyrave të reja në zonat rurale, të cilat do të lehtësojnë shumë shërbimin në këto zyra edhe do të mbajnë qytetarët afër zonave të banuara. Edhe njëherë faleminderit”,-u shpreh Peshkëpia. Bashkia Fier pason shembullin e dhënë nga Tirana dhe disa qytete të tjera për çeljen e zyrave të reja moderne të aplikimit për dokumente identiteti, pasi pritet që ky vit të ketë fluks të shtuar për shkak të skadimit të një numri mbi 1.4 milion dokumentesh të prodhuara në vitin 2009.
RAPORTI
Emigrantët sollën 150 milionë euro në 3 muaj
është niveli më i lartë që nga viti 2012, teksa një vit më pas në 2013, prurjet e emigrantëve arritën në nivelin më të ulët që pas viteve ’90, duke zbritur në 545 milionë euro. Rënia e tyre ishte e pritshme,
pas maturimi të ciklit të emigracionit, ku individët që kanë ikur (fluksi më i madh ishte mes viteve 1990 dhe 2000), pas 10-15 vitesh krijojnë familjet e tyre dhe fillojnë e shkëpusin lidhjet me vendin mëmë.
AKTUALITET
15
E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Gjatë inspektimit të fillimit të punimeve për maternitetin e ri, Manastirliu tha se fokusi i investimeve është transformimi i spitaleve rajonale, për të ofruar shërbim cilësor afër vendbanimit
M
inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi fillimin e punimeve për ndërtimin e maternitetit të ri, që do t’i shërbejë 120 mijë banorëve të këtij qarku. “Vijmë në Berat me një premtim të mbajtur të qeverisë, një kërkesë e vazhdueshme e këtij komuniteti, për ndërtimin e maternitetit. Do të jetë një maternitet bashkëkohor brenda korpusit spitalor, me kapacitet 40 shtretër, që pritet të përfundojë brenda 20 muajsh”, tha Manastirliu. Projekti i ndërtimit të maternitetit të ri të Beratit parashikon rehabilitimin e godinës një katëshe, ku aktualisht ushtron aktivitetin materniteti, si dhe zgjerimin e tij me ndërtimin e një kati shtesë, duke përfshirë reanimacionin dhe të gjitha shë r b i m e t e gjinekologjisë, obsetrikës dhe neonatologjisë, me aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë. Gjatë inspektimit të fillimit të punimeve për maternitetin e ri, Manastirliu tha se fokusi i investimeve është transformimi i spitaleve rajonale, për të ofruar shërbim cilësor afër vendbanimit. Investimi për maternitetin e Beratit vjen pas investimeve për rehabilitimin e Urgjencës moderne, së fundmi me përfundimin e Pediatrisë dhe rehabilitimin e Patologjisë, por edhe investimet e rëndësishme në pajisje mjekësore moderne, që nga ezhe, inkubatorë, defribilatorë, aparatura e endoskopisë, etj. Në spitalin e Beratit janë punësuar gjatë dy muajve të
Manastirliu në Berat: Nis ndërtimi i maternitetit të ri 20 MUAJ “Vijmë në Berat me një premtim të mbajtur të qeverisë, një kërkesë e vazhdueshme e këtij komuniteti, për ndërtimin e maternitetit. Do të jetë një maternitet bashkëkohor brenda korpusit spitalor, me kapacitet 40 shtretër, që pritet të përfundojë brenda 20 muajsh”, tha Manastirliu”.
FOKUSI fundit mjekë specialistë në shërbimet kardiologji, pediatri, endokrinologji, nefrologji, kirurgji, anestezi reanimacion, reumatologji, duke plotësuar kështu mungesat me mjekë specialistë në këtë spital, veçanërisht në shërbimin e kardiologjisë, shërbim i cili gjatë vitit 2018 u plotësua me mjekë me bonus. Manastirliu deklaroi nga Berati se pas ndërtimit të dy materniteteve të reja në Korçë dhe Sarandë, investimet strategjike për
BONUSI
23 mjekë ofrojnë shërbim të specializuar
Njëzet e tre mjekë specialistë kanë përfituar bonusin 2.5 milionë lekë plus pagën, duke ofruar shërbime të specializuara në spitalet rajonale dhe bashkiake. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se objektivi i programit të bonusit është ofrimi i shërbimit cilësor pranë vendbanimit. Sipas saj, falë këtij programi u rikthyen shërbimet e munguara në spitalet rajonale dhe bashkiake, që sot ofrohen nga mjekë specialistë. Doktor Halit Karaxha, mjeku obstetër-gjinekolog që ka përfituar bonusin 2.5 milionë lekë plus pagën, ka rikthyer shërbimin për nënën dhe fëmijën në maternitetin e Burrelit. “23 mjekë specialistë kanë përfituar pagesën e bonusit, duke ofruar shërbime të specializuara në spitalet rajonale dhe bashkiake”,-thotë ministrja.
rijetësimin e materniteteve do të vijojnë në të gjithë vendin. “Me fokus te shëndeti i nënës dhe fëmijës, vijojmë transformimin e materniteteve, jo vetëm në Berat por kemi nisur punën për ndërtimin e maternitetit të Kukësit dhe së shpejti, maternitetit të ri të Lezhës”, tha Manastirliu. Ministrja tha se fokusi i investimeve është transformimi i spitaleve rajonale, për të ofruar shërbim cilësor afër vendbanimit. Investimi për maternitetin e Beratit vjen pas
MINISTRIA “Një mundësi e jashtëzakonshme për shkollim e karrierë! Ministria e Mbrojtjes ofron 4 bursa të plota studimi në akademitë ushtarake greke”, njofton Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. “Gjithçka është e mbuluar. Ju mbetet vetëm të plotësoni kriteret, të studioni dhe të stërviteni. Fort! Më pas të ardhmen e keni përpara, të ndritur madje”, nënvizon ministrja e Mbrojtjes. Sipas saj, “afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është më 12 korrik 2019. “Qendra e Personel Rekrutimit, kërkon të rekrutojë studentë për studime ushtarake në Akademinë Ushtarake të Greqisë, 4 (tre) të drejta studimi si më poshtë vijon: Shkolla e Studentëve për Oficerë të Forcave Tokësore “Evelpidon”, specialiteti gjitharmësh, 1 (një) kuotë, Shkolla e Studentëve për Oficerë të Forcave Detare, në specialitetin inxhinieri, 1 (një) kuotë, Shkolla e Studentëve
investimeve për rehabilitimin e Urgjencës moderne, së fundmi me përfundimin e Pediatrisë dhe rehabilitimin e Patologjisë, por edhe investimet e rëndësishme në pajisje mjekësore moderne, që nga ezhe, inkubatorë, defribilatorë, aparatura e endoskopisë, etj. Prej shumë vitesh nuk është vënë dorë në godinën që shërben si maternitet në spitalin e Beratit, e cila këtë vit do të rindërtohet dhe zgjerohet (2 kate), për ta kthyer në një maternitet modern për qarkun e Beratit.
“Transformimi i spitaleve rajonale, për të ofruar shërbim cilësor afër vendbanimit. Investimi për maternitetin e Beratit vjen pas investimeve për rehabilitimin e Urgjencës moderne, së fundmi me përfundimin e Pediatrisë dhe rehabilitimin e Patologjisë, por edhe investimet e rëndësishme në pajisje mjekësore moderne, që nga ezhe, inkubatorë, defribilatorë, aparatura e endoskopisë”.
4 bursa në akademitë ushtarake greke
për Oficerë të Shërbimeve të Forcave “SSAS”, në specialitetin psikolog, 1 (një) kuotë. Shkolla e Studentëve për Oficerë të
Infermierisë “SAN”, 1 (një) kuotë. Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR është më 12 korrik 2019”.
AKTUALITET
16
E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Veç testit, maturantët duhet të plotësojnë edhe një fletë tjetër ku do të mbushin me përgjigjet e sakta të pyetjeve me alternativa rrethet përkatëse, për të mundësuar për herë të parë korrigjimin digjital
M
bi 36 mijë maturantë në Shqipëri do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, pas provimit të gjuhës së huaj. Provimi është sot në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e gjysmë. “Mendoj se 6 ditë kanë qenë të mjaftueshme, pasi përgatitja ka filluar që në fillim të vitit shkollor. Këto ditë po bëhen përsëritjet e fundit, ku pyesim mësuesit për gjërat që i kemi ende të paqarta. Këto 6 ditë po bëjmë thjesht përsëritje, se përgatitje kemi bërë gjatë gjithë vitit”, janë shprehur maturantët. Ata janë njohur që në fillim të vitit me programin orientues me 15 vepra dhe 14 autorë. Testi do të ketë 34 pyetje, nga të cilat 20 do të jenë me alternativa. Kryesisht pyetjet me alternativa do të fokusohen te njohuritë gjuhësore, më pas do të ketë dy tekste letrare ku do të mbështeten pyetjet me zhvillim dhe në fund pjesa kreative eseja. “Për herë të parë kurrikula e re na çon drejt dy lëndëve jo një lënde të përbashkët siç ka qenë deri në 2018, ku gjuha dhe letërsia ishin bashkë, kështu që do operohet me dy pjesë brenda një testi. Pra, teknikisht testi ka ndryshuar”, ka thënë mësuesja e gjuhë-letërsisë, Etleva Doko. Veç testit, maturantët duhet të plotësojnë edhe një fletë tjetër ku do të mbushin me përgjigjet e sakta të pyetjeve me alternativa rrethet përkatëse, për të mundësuar për herë të parë korrigjimin digjital. “I vetmi ndryshim që ka qenë i madh ka qenë te pjesa e alternativave, që ne duhet ti ngjyrosim na jepet një fletë veç provimit dhe ajo është paksa ngatërruese por që ka edhe të mirë se na jep edhe si një mundësi të dytë se më parë ka pasur
Matura, sot nxënësit do të testohen për gjuhë-letërsinë PROVIMI “Mbi 36 mijë maturantë në Shqipëri do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, pas provimit të gjuhës së huaj. Provimi është sot në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e gjysmë. Në rreth 206 shkolla në të gjithë vendin do të zhvillohet provimi i dytë i Maturës Shtetërore 2019”.
POLICIA
shumë nxënës që janë djegur. Çdo gjë ishte në rregull ndaj mendoj do jetë njësoj.mjafton të jemi të përqendruar dhe pa stres”, kanë shtuar maturantët. Pikët në test janë shtuar gjithashtu, nga 50 vitin e shkuar, këtë maturë do të jenë 60. Ndërsa kohëzgjatja e provimit do të jetë e njëjtë. “Për kohën ne kemi qenë skeptikë në fillim, por më shumë ne sesa vetë maturantët. Gjatë pilotimit nxënësit dolën entuziast dhe thanë bëhej për dy orë e gjysmë”, ka shtuar Doko. Një mjet identifikimi, stilolaps dhe
një shishe me ujë ishin të vetmet gjëra që u lejuan në ambientet e provimit, që zgjat 2 orë e 30 minuta. Largësia mes maturantëve ishte një metër në klasën me mesatarisht 15 nxënës. Ekspertët e MAS u kujdesën edhe më herët që administratorët e provimeve të mos ishin mësuesit e shkollës. Ndërkohë, Policia e Shtetit njoftoi se kishte marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e provimit. Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit: Ditën e djeshme u bë shoqërimi i
Një raport i Bankës Botërore konstaton se faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidente janë shpejtësia, ndikimi i alkoolit dhe mungesa e mirmbajtjes së automjeteve. Këto shqetësime janë pranuar edhe prej Drejtorit të Policisë Rrugore, i cili u shpreh se po bëhen përpjekje të adresohen problematikat. Rreth 70% e shqiptarëve janë të shqetësuar për aksidentet rrugore. Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, deklaroi se këto shqetësime janë reale dhe po shihet mundësia për ti zgjidhur. ‘’Shqetësues për ne mbetet përceptimi i lartë që drejtuesit e mjeteve kanë për shpejtësinë. Ne jemi defiçitarë dhe po synojmë që edhe me BB të realizojmë një projekt për të identifikuar me mjete dhe teknogji moderne drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë’’.
rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie. Pas përfundimit të provimit përsëri punonjësit e Policisë do të kryejnë shoqërimin e materialeve të provimit në destincaionin përkatës.
RAPORTI
SITUATA
Aksidentet, shqetësimi i shqiptarëve
materialeve të provimit në 10 linja apo destinacione të ndryshme në të gjithë vendin, ku Policia e Shtetit kishte angazhuar rreth 20 punonjës police dhe 10 automjete të policisë. Gjatë natës deri sot në orën 08:00 ambientet e DAR/ ZA në rrethe u siguruan nga Policia e Shtetit, ku u angazhuan 40 punonjës policie. Në rreth 206 shkolla në të gjithë vendin do të zhvillohet provimi i dytë i Maturës Shtetërore 2019. Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit ka planifikuar me shërbim
“Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit ka planifikuar me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie. Pas përfundimit të provimit përsëri punonjësit e Policisë do të kryejnë shoqërimin e materialeve të provimit në destincaionin përkatës”.
M
uajt e parë të vitit 2019 shënojnë një rritje të numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Europian. Mijëra qytetarë nga Venezuela, Kolumbia por edhe nga Shqipëria kanë kërkuar azil në BE. Numri i azilkërkuesve të rinj në Bashkimin Europian është rritur ndjeshëm në muajt e parë të vitit 2019, shkruan agjencia e lajmeve dpa. Kjo vjen si pasojë e krizës në Venezuelë. Sistemi paralajmërues i BE që jep të dhënat për katër muajt e parë të këtij viti, shënon, se në këtë hapësirë kohore janë regjistruar 206.500 kërkesa për azil, krahasuar me 179.000 në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Të dhënat i ka publikuar autoriteti europian i azilit, EASO. Shqiptarët pas venezuelanëve dhe kolumbianëve. Në të njëjtën kohë është rritur numri i kërkesave për azil nga shtete, qytetarët e të cilave hyjnë në zonën Shengen pa vizë. Mes tyre Venezuela, Kolumbia, Shqipëria dhe
Rritet numri i shqiptarëve që kërkojnë azil
Gjeorgjia. Venezuela e goditur rëndë nga kriza ekonomike renditej në mars pas Sirisë dhe para Afganistanit ndër vendet kryesore nga vijnë azilkërkues
që kërkojnë ndihmë. Sipas raportimit të “FunkemedienGruppe” numri i azilkërkuesve nga Venezuela është rritur me 121% në katër muajt e këtij viti.
FORUM ANALIZË Nga Feti ZENELI
P
ërkthimi në shqip i emrit të gazetës më të madhe gjermane “Bild”; pra “foto”, më sjell ndërmend shprehjen: “një foto sa për një mijë fjalë”, sepse shkrimi më i fundit i kësaj gazete me publikimin e përgjimeve për blerjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të përgjithëshme të vitit 2017 nga krerët e “Rilindjes”, duke përdorur banditë e trafikatë të majmur me paratë e krimit dhe drogës, të lë me të vërtetë pa fjalë. “Gjylja e madhe plasi”, duke bërë, këtë herë të hesht, edhe vetë Gjylameti, që një shkrim të mëparshëm të “Bild”, e quante thjeshtë, “një botim në median ndërkombëtare të baltës dhe shpifjes, që opozita reciton çdo ditë, për të nxirë imazhin e Shqipërisë jashtë vendit”. Ndoshta nga që e garantoi dhe Ministri Leshaj, se “… një publikim i tillë nuk e prish imazhin e Shqipërisë”, paçka se “Bild” printohet rreth 5 milion kopje dhe lexohet online nga 25 milion gjermanë e qytetarë të tjerë të kësaj bote. Ndoshta e krahasojnë me “Drapër e Çekan”, këtë gazetë të madhe, e cila me furtunën mediatike që shkakton, shkul nga rrënjët qeveri e pushtete problematike, kudo që ndodhën. Nëpërmjet këtij shkrimi, Peter Tiede u vë vulën botimeve të mëparshme në “Bild”, duke e etiketuar Shqipërinë si “Republikë e Mafies”, “një shtet në duarë gangsterësh” dhe “Kolumbi e Europës”. Nëse secilin prej këtyre artikujve do ta cilësonim si fotografi me teknikë gjermane të një ngjarjeje të caktuar, të gjitha së bashku ato formojnë një polifoto të krejt realitetit shqiptar për 6 vitet rresht, nën qeverisjen e “Rilindjes”, që s’ke çfarë diçiture tjetër t’i vendosësh veçse një ndër përcaktimet e mësipërme, si tituj shkrimesh në gazetën gjermane “Bild”. Gjithëçka filloi në vjeshtën e vitit 2013, pasi të majtët erdhën në pushtet, nën thirrjen “të bashkohemi me çdo lloj qelbësire për të rrëzuar Berishën”, duke prishur pak nga pak traditën institucionale të ligjit dhe rregullit demokratik në ushtrimin e qeverisjes, në emër të gjoja reformave, për të zëvendësuar atë me arbitraritetin, abuzivitetin, madje dhe kriminalitetin në shumë aspekte. Opozita demokratike i ka dencuar në vazhdimësi ngjarjet dhe problemet që ka mundur të faktoj, por në çdo rast ajo është ndeshur me agresivitetit dhe kundërshtimin brutal të shumicës qeverisëse. Kur përfaqë-
suesit kryesor të PD-së denonconin në Parlament gjatë 2014-ës faktin, se vendi po mbushej me kanabis sativa, aq sa droga po transportohej edhe me avionë, krerët e “Rilindjes” ironizonin, duke i quajtur “avionë mushkonjash”. Madje ata nuk ndryshuan sjellje apo qëndrim, as kur u kapën me avionin e Riformatos në rërën e Divjakës. Kjo histori e rëndë kriminale u pasurua gjatë 2015-ës me denoncimet e ish-policit Dritan Zagani për grupin trafikant “Habilaj” dhe lidhjet e këtij grupi me ishMinistrin Saimir Tahiri, sikundër u kundërshtua sërish nga përfaqësuesit e mazhorancës sipas taktikës së luftës partizane, “mbrojtja më e mirë është sulmi”. Më vonë, e njëjta histori u përsërit me ishMinistrin tjetër të rendit, Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit qëndronte në krye grupeve të trafikut të drogës në Vlorë, ndonëse kërkohej nga drejtësia italiane për të vuajtur dënimin e marrë atje. Ashtu si në rastet e mëparshme, edhe atij iu ofrua “dora e ngrohtë” e “Rilindjes” për ta mbrojtur nga “përgjimet fallco dhe Babale-t e PD-së”, po kur nuk mund të mbulohej më “dielli me shoshë”, e nisën për tërë natën në Itali dhe thirrën në ndihmë policinë për të prishur provat e materialit audio, siç është faktuar më vonë me denoncime të tjera, të cilat kanë rezultuar tërësisht të vërteta. Seriali i historive kriminale, me drogë e trafiqe intensive të lëndëve narkotike, i interpretuar nga aktorë të botës së krimit, ku edhe grupi parlamentar dhe pushteti lokal i shumicës qeverisëse kishin përfaqësuesit e tyre, pasurohej gjithnjë e më shumë, duke arritur që në qershorin e 2017-ës, vetëm për serinë zgjedhore “Katër rrugët e Shijakut”, të mos mjaftojnë as 700 CD-i regjistrimesh. Falë dhe marrëveshjes tinzare të 17 majit, që kreu i “Rilindjes” dhe grupi i ndërkombëtarëve të SHBA-së dhe SHBE-së arritën t’i imponojnë dhunshëm kreut të opozitës shqiptare, institucionet e vërteta zgjedhore ishin bandat dhe grupet kriminale të drogës, në bashkëpunim me ministra dhe drejtues të lartë të “Rilindjes”, veçanërisht në Ministrinë e Rendit, që fushatën e zgjedhjeve e kishin filluar paralelisht me atë të mbjelljes së kanabisit anë e mbanë vendit tonë. Qysh pa u dekretuar mirë zgjedhjet e 2017ës, qarkullonin informacione se qeveritarë dhe “arkëtarë” shetitës kishin shkuar në bazë për garatuar fitoren “10 me 0”
17 E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Një “Bild”, sa për njëmijë fjalë… për “komandantin”, duke blerë e shantazhuar votesit kundërshtarë. Kjo ishte arsyeja, që të paktën 6 muaj e parë të 2017-ës, u shndërruan në ferrë për demokratët, të cilët; listoheshin, kërcënoheshin e izoloheshin, që socialistët ta kishin sa më të lehtë dhe më të thellë fitoren. Natyrisht, që 10 deputetë më shumë për “rilindasit” e rinj, se në zgjedhjet e 2013-ës, kur ndodhi rrotacioni i “njëmilionë shuplakave”, ndërkohë që kishin konsumuar një mandat qeverisës tepër problematik, tregon se rezultati zgjedhor nuk buroi nga vota e lirë, por nga ajo e marrë “me hir a me pahir”; pra dhunshëm e kriminalisht. Efeket e publikimit të përgjimeve të gjermanes “Bild”, që u dhanë mundësinë të ndryshojnë qëndrim edhe më skeptikëve, të cilët hezitonin të besonin se “sekti rilindas” i ka vjedhur votat në bashkëpunim me bandat e trafikantëve të drogës në Shqipëri, u dukën edhe në pjesmarrjen gjigande të protestueve në darkën e datës 8 qershor, javën e shkuar. Qysh nga ky moment, shqiptarët po e besojnë gjithnjë e më pak, artikulimin për “qeveri të ligjshme”, edhe kur ajo del nga goja e ndërkombëtarëve. Ndonëse opozita s’ka rreshtuar së denoncuar me fakte e prova këtë masakër zgjedhore, një pjesë të grumbulluara edhe nga ministrat e saj teknik përgjatë 3 muajve (qershor-shtator 2017) në qeverinë “Rama” pas marrëveshjes së 17 majit, u deshën publikimet e përgjimeve të “Bild”, për të kuptuar se kemi të bëjmë me një “shtet gangsterësh”, që “vjedh vota për të vjedhur Shqipërinë”, siç është shprehur një publicist i njohur në vendin tonë. Aty tregohet, se si një bandë kriminale merrë kompetenca urdhëruese dhe komandon në emër të kreut të mazhorancës drejtuesit e institucioneve qeverisëse, përfshi dhe ata vendorë në Durrës e Shijak, sepse ajo është njëherësh dhe autore e caktimit të emrave të deputetëve në këtë zonë. Por kjo zonë përbën vetëm majën e ajsbergut, pasi e njëjta skemë është përdorur nga “Rilindja” socialiste kudo, në të gjithë vendin, duke e marrë për vete të gjithë tepsinë e pushtetit. Nga ana tjetër, problemi këtu është më i madh se sa thjeshtë blerja e votave në kuptimin e prishjes së standardeve zgjedhore, pasi “dardha…” e aleancës së
pushtetit me bandat kriminale të trafikut të drogës “…e ka bishtin prapa”, tek shpërblimi me favore trafiqesh të paligjshme, para publike dhe vende pune gjatë ushtrimit të qeverisjes. Këtu e ka bazën tenderat pa garë dhe mungesa e trasparencës në përdorimin e parasë publike, gjë për të cilën KLSH ka llogaritur një abuzim prej 3.7 miliardë euro me buxhetin e shtetit, duke rënduar me gati 5 mijë euro buxhetin e çdo familje shqiptare. Gjykata europiane e auditit konstaton në krahun tjetër, se një e treat e tenderave janë dhënë pa garë. PPP-të dhe koncesionet e qeverisë rilindase janë që të gjitha skema korruptive, aq sa departamenti amerikan i shtetit, me gjuhë diplomatike i quajti “vjedhje”. Kjo është arsyeja që për 6 vitet e fundit nuk ka ardhur në Shqipëri asnjë investitorë i huaj, ndërkohë që nga më shumë se 200 partneritete të qeverisë aktuale, asnjë nuk është kontratuar me kompani perëndimore. Por statistika më tronditëse në këtë drejtim është largimi i më shumë se 500 mijë shqiptarëve nga vendi si pasojë e varfërisë, papunësisë dhe mungesës së shpresës. Modeli i drogës e ka çuar vendin në krizë, pasi nuk është kurrë model zhvillimi. Kullat e larta, makinat e shtrenjta apo restorantet e shumta luksoze janë “bukuria që vret”, pasi historia e zhvillimit njerëzor tregon, se asnjë vend nuk është zhvilluar falë drogës. Nga ana tjetër, “Bild”, ashtu sikundër i çorri qeverisë maskën, “Shqipëria që duam”, i dha goditjen shokuese edhe propagandës së shpifur vendase dhe të huaj për suksesin e refomës në drejtësi, që në fakt është shndërruar në kapje me sukses të sistemit të drejtësisë. Zgjedhja antiligjore e Arta Markut në krye të institucionit të akuzës është dështimi më i madh i kësaj reforme, pasi ajo po përdoret nga ekzekutivi për të mbrojtur “Avdyljat” e të gjithë llojeve, që kanë ushqyer me vota të blera pushtetin e “Rilindjes”. Përfshirja në institucionet e Vettingut të individëve të paaftë, pa integritet, shkelës të ligjit dhe me masa të ndryshme disiplinore gjatë viteve të punës është bërë me qëllim për t’i përdorur politikisht në shërbim të mazhorancës. Konstituimi i institucioneve të reja si SPAK dhe BKH me këto metoda, nuk
duhet lejuar, për t’mos e shndërruar përfundimisht edhe “Drejtësinë e re”, ashtu si qeverinë e “tepsisë së vetme”, në një vegël në duartë e banditëve. Për të shpëtuar ç’ka mund të shpëtohet nga “nderi i humbur” i Drejtësisë dhe i gjithë Shqipërisë, do të duhej vetëm një qeveri ekspertësh të pavarur me objektiv, shpëkutjen e shtetit nga kthetrat e bandave dhe rikthimin e pavarësisë së pushteteve, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit europian të vendit tonë. Reforma në drejtësi duhet të rikthehet në korrikun e vitit 2016, kur u votua me 140 vota, për të bërë korrektimet e nevojshme e për t’i shpallur luftë pa kompromis krimit të organizuar, drogës dhe korrupsionit. Në këto kushte, ku është katandisur shteti dhe demokracia shqiptare, ashtu siç na e provoi dhe “Bild” me zë e figurë, është marrëzi të ëndërrosh për qeverisje dhe reforma efiçiente, përfshi edhe reformën në drejtësi, e cila po përdoret nga “Rilindja” për të shantazhuar kundërshtarët politik dhe mbrojtur banditët në panik. Nëse ndërkombëtarët e konsiderojnë reformën në drejtësi, si investimin e tyre më të madh në Shqipëri, duhet të ndërhyjnë për ta shpëtuar drejtësinë nga kthetrat e mazhorancës dhe të banditëve që qëndrojnë pas saj. Boll e mbrojtën “Rilindjen”. Ka ardhur koha të mbrojnë demokracinë dhe drejtësinë, si një nga shtyllat e saj kryesore. Është e domosdoshme të ringrihen shtyllat e demokracisë, duke filluar me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe ndërtimin e një shteti funksional. Me ç’dekretimi e datës së zgjedhjve vendore të 30 qershorit, Presidenti Meta, u krijoi mundësinë palëve politike që të reflektojnë rreth kërkesës historike, për të vënë demokracinë dhe Shqipërinë, mbi partinë, pasi vetëm kështu shkohet në Europë. Së fundi, publikimi i regjistrimeve të “Bild” fakton në mënyrë të plotë dhe përfundimtare kauzën e drejtë të opozitës dhe rëndësinë jetike të triumfit të saj me çdo kusht, për të shpëtuar të ardhmen tonë, e cila ndodhet përballë një udhëkryqi të rrezikshëm: ose do kthehet në rrugën drejt kushteve demokratike, ose do vazhdojë të rrënohet në duartë e mafies politike dhe asaj ordinere.
KULTURE
18 E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Tenori Ramë Lahaj, një shembull i rrallë i suksesit
N
ë qytezën ku u lind dhe u rrit, në Istog, nuk kishte shkollë muzike. Nuk rrjedh nga një familje muzikantësh. Përjetoi sfida para dhe gjatë luftës në Kosovë. U përballë me shumë pengesa në Kosovën e pasluftës, por asnjëra nga këto, nuk e ndali artistin shqiptar Ramë Lahaj të realizojë synimet e tij si tenor. Ai sot është emër i ri, që po ngjitet në disa nga skenat më të njohura botërore të operës. Lahaj foli për Zërin e Amerikës, pas një koncerti të tij në Uashington, ku tenori shqiptar ngriti në këmbë të pranishmit me zërin e tij. Duartrokitjet ishin të gjata në koncertin që u mbajt në qendrën Kosmos, nën organizimin e ambasadës së Kosovës dhe Organizatës së Arteve të Bukura në Uashington, për nder të 20 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë. “Sigurisht që ishte kënaqësi, sepse në mesin e shumë shqiptarëve të cilët i japin Kosovës një imazh shumë të mirë, kishim edhe shumë diplomatë të huaj, diplomatë amerikanë, miq të Kosovës e shumë e shumë tjerë. Sigurisht që është kënaqësi, ne na duhet të prezantohemi sa më mirë që të jetë e mundur para botës. Kështu që mundem të them se ishte një prej aktiviteteve të mia më të rëndësishme të këtij sezoni”, tha tenori Lahaj. Ylli i mbrëmjes është një emër i ri në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike. Ai i ngjiti shkallët e teatrove më të njohur në botë, për një kohë të shkurtër duke u shpallur edhe fitues i çmimit të tretë të garës ndërkombëtare të operës për këngëtarë të rinj, “Operalia”. Por për të ardhur deri këtu, për tenorin 35 vjeçar nuk ishte e lehtë, ai ka patur një rrugëtim të pazakontë. “Fëmijëria ime ka qenë si e çdo fëmije në Kosovë. Është pak e vështirë ta konceptosh, sepse kanë ndodhur shumë gjëra në një periudhë të shkurtër. Mua më kujtohet që edhe shkolla e mesme ka qene një periudhë e improvizuar, po ashtu edhe shkolla fillore. Muzika për të cilën unë kam pasur qejf të hulumtoj, nuk ekzistonte, nuk kemi pasur shkollë muzike”, tha artisti shqiptar. Veç këtyre sfidave, situata në Kosovën e fundit të viteve ‘90 shuajti ëndrrën e Lahaj për karrierë si solist në opera. “Ëndrra kryesore dhe e vetme atëherë ka qenë çlirimi i vendit dhe mbi-
jetesa në atë periudhë, në atë regjim që u bë i padurueshëm dikur.” Çlirimi i vendit i riktheu atij shpresën, por edhe i vendosi qëllime të reja në jetë. “Ka qenë mbaslufta kur mendova se teknologjia do të jetë shumë e kërkuar në vitet 2000-2001 kur unë përfundova shkollën e mesme. Pas eksperimentimit në elektroteknikë e kuptova se, e para nuk është për mua dhe e dyta kam menduar se jemi gjeneratë e cila duhet të fillojë furishëm ndërrimin e imazhit të Kosovës, atë që na ishte imponuar për vite të tëra prej regjimit që e dimë shumë mirë. Mora një iniciativë për të hulumtuar diçka në muzikë dhe e kam pa që është një prej mënyrave më të mira për t’i treguar botës, që ne jemi pjesë e Evropës dhe se nuk kemi dallime me ta.” Artisti shqiptar u diplomua në Akademinë e Arteve të Tiranës, në vitin 2008. Por ishte sezoni 2013-2014 periudha e shpërthimit të tij. Ai ndjeu suksesin, pasi po interprentonte role të mëdha krah emrave të suk-
sesshëm dhe në teatrot e njohura të operës, në të katër kontinentet. “Bashkëpunimi me legjendën e gjallë të lirikës Plaçido Domingo mund të them se është një prej momenteve të mia, ku karriera ime ka marrë një lloj vule dhe unë si Ramë kam marrë një lloj aprovimi që nuk ka hiç rëndësi më, se nga vjen ti, nuk ka rëndësi se si je rritë dhe nëpër çfarë ke kaluar. Ka shumë rëndësi kush je dhe çfarë po bën për momentin. Kam gjetur një mbështetje në gjithë botën për talentin, jo për Ramën si individ, sepse ti mund të jesh prej ngado, por kam gjetur gjithmonë mbështetjen e talentit”, tha tenori Lahaj. Tenori Lahaj u sugjeron të rinjve të talentuar në Kosovë që të mos dorëzohen drejt arritjes së synimeve të tyre. Një sugjerim ka edhe për institucionet kulturore. Ndonëse karriera e tij zhvillohet jashtë kufijve shqiptarë, artisti nga Kosova nuk harron rrënjët e tij, duke interpretuar edhe këngë me motive kombëtare. / VOA/
Komedia e zezë “Presidentet”, dy mbrëmje në skenën e Vjenës Komedia e zezë “Presidentet”, që u ngjit më herët në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me interpretimin e tre aktoreve të njohura do të shfaqet për dy mbrëmje me radhë në skenën e Vjenës në Austri. Kjo komedi shkruar nga Werner Schawab u soll në skenë nga regjisorja austriake Sabine Mitterecrek me interpretimin e aktoreve Adriana Tolka, Ermira Gjata dhe Eni Jani. Shfaqja do të jetë mbrëmjen e të shtunës datë 15 qershor ora 20:00 dhe të dielën 16 qershor ora 15.00 në “Rabenhof Theater”, Vjenë. “Presidentet” është historia e tri grave, jeta e të cilave nuk shkon përtej ekranit të televizorit, fanatizmit fetar, punës poshtëruese dhe rikujtimit të ngjarjeve të së kaluarës. Gjithsesi personazhet e veprës janë plot gjallëri në degradimin, poshtërsinë e neveritshme dhe budallallëkun, shkëmbimi i të cilave prodhon vetëm dhimbje dhe zemërim. Presidentet e Werner Schawab janë dy pensioniste me të ardhura minimale dhe një pastruese tualetesh me iluzione fetare. Ato nuk i bien në qafë askujt, nuk shërbejnë më për të ardhura ekonomike dhe janë të paafta për të lindur trashëgimtarë. Ato veçse frymojnë dhe kënaqësia e tyre vjen duke u shtuar nga të folurit, të dërdëlliturit në çdo frymëmarrje, që ndërpret agoninë e dhimbjes së heshtur. Bota e tre personazheve endet rreth tavolinës së një kuzhine dhe vetëm një racion mishi u jep atyre shijen e jetës së mirë. Erna, Grete dhe Marile janë të venitura dhe as nuk duan t’ia dinë që i mëshirojnë. Triumfi i tyre qëndron vetëm tek të ekzistuarit.
Woody Allen xhiron film të ri me Christoph Waltz dhe Gina Gershon Shtëpia spanjolle e produksionit “Mediapro Studio” njoftoi se regjisori amerikan Woody Allen këtë verë do ta xhirojë një komedi romantike në Spanjë, ndërsa rolet kryesore do t’i luajnë Christoph Waltz dhe Gina Gershon. Shtëpia e produksionit Mediapro Studio e ka bërë tashmë produksionin e tre filmave të Woody Allen – “Midnight in Paris”, “Vicky Cristina Barcelona” dhe “You Will Meet a Tall Dark Stranger”.”Filmi i ri i Woody Allen ka një skenar inteligjent dhe një ekip të shkëlqyeshëm ndërkombëtar të aktorëve”, thuhet në njoftimin e shtëpisë së produksionit Mediapro Studio, shkruan KOHA Ditore.Ky është filmi i tij i parë pas akuzave se 25 vjet më parë kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij Dylan Farrow, akuza këto të cilat u rishfaqën pas fillimit të lëvizjes #MeToo në vitin 2017. Allen i hodhi poshtë këto akuza në disa raste, ndërsa ai u përkrah publikisht nga djali i tij Moses dhe gruaja e tij Soon-Yi Previn.Në shkurt të këtij viti, ai i kërkoi 68 milionë dollarë dëmshpërblim nga Amazoni, pasi që studioja refuzoi ta përmbushte pjesën e vet të marrëveshjes për produksionin e katër filmave të Allen.
Himni shtetëror i Kosovës mbush 11 vjet Himni shtetëror i Republikës së Kosovës dje mbushi 11 vjet nga miratimi në Kuvendin e Kosovës, që kishte shpallur pavarësinë disa muaj më parë, në 17 shkurtin historik të vitit 2008. Propozimi me shifrën “Europa” u miratua në 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë të Kuvendit 120 anëtarësh si Himn shtetëror i Republikës së Kosovës, me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime. Kompozitori Mendi Mengjiqi është autor i melodisë pa tekst, e përzgjedhur mes 134 propozimeve të paraqitura në konkursin publik për Himnin. Komisioni për Simbolet Shtetërore të Kosovës kishte dërguar në Kuvend tre propozime, ndërsa Kryesia e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare
nxorën në votim vetëm propozimin e parë – melodinë me shifrën “Europa”. Në prag të
15 qershorit 2008, ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, shteti i ri i Kosovës me himnin i plotësoi simbolet shtetërore, pasi Kuvendi kishte miratuar edhe flamurin e stemën që në 17 shkurt, në ditën e shpalljes së Pavarësisë. Himni shtetëror i Republikës së Kosovës kishte një konkurrencë të madhe, nga 134 propozimet 110 ishin nga Kosova, ndërsa 24 nga shtetet tjera të botës: 7 prej Francës, 5 prej Shqipërisë, nga 2 prej Gjermanisë, Suedisë e Sllovenisë, nga 1 prej SHBA-së, Britanisë së Madhe, Holandës, Rusisë, Zelandës së Re dhe Kroacisë. Kompozitori Mengjiqi menjëherë pas miratimit të melodisë ka thënë se pret që me kohë ajo të bëhet edhe me tekst.
SHOWBIZ Nënë për herë të dytë, Floriana Garo fotografohet me barkun e rrumbullakosur Pak ditë më parë moderatroja e njohur Floriana Garo ishte e ftuar tek emisioni “Rudina” ku dha dhe lajmin e ëmbël se është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo tha se ishte 3 muajshe shtatzënë dhe se dëshironte shumë që vajza e saj 1 vjeçare të bëhet me një vëlla. “Ja kam marrë dorën mëmësisë dhe më mirë tani shpejt dhe nuk i harroj ato që kam mësuar”, tha Floriana. Ndërkohë pasi dha lajmin e bukur moderatorja ka filluar të postojë dhe në profilin e saj foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Së fundmi, Floriana ka publikuar një foto të shkëputur nga një event ku shfaqet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë rozë teksa në sy bie barku i saj i fryrë. Nuri i shtatzënisë e kanë bërë moderatoren të duket shumë më e bukur.
Rita Ora shpallet këngëtarja e katërt më e klikuar në botë Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora po arrin majat e muzikës ndërkombëtare. Ajo është shpallur nga Official Charts këngëtarja e katërt më e klikuar e vitit 2018, ndërsa dy këngë të saj janë më të klikuarat në Top 10. Rita ka ndarë lajmin me fansat në rrjetet sociale duke e konsideruar një lajm të madh. “Rezultatet janë wow. Artistja e katërt më e klikuar dhe 2 këngët më të dëgjuara të vitit 2018. Jam e nderuar që jam pjesë e kësaj liste,” shprehet këngëtarja Ora.
19 E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Kim Kardashian në super formë, shkëlqen në Los Angeles Kim Kardashian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat roze. Ajo çdo herë sjell nga një detaj i cili nxjerr në pah format e saj seksi. Këtë të hënë Kim u filmua me një bluzë të ngjeshur tërësisht pas trupi. 38 vjeçarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në Los Angeles. Veshjet të cilat përdori Kim patën një rritje drastike çmimi por edhe një numër të madh shitjesh.
Olivia Culpo, femra më seksi në botë për vitin 2019 Revista ndërkombëtare për meshkuj, Maxim, ka shpallurdje femrën më seksi në botë për vitin 2019. Ky titull i është dhënë bukuroshes amerikane, Olivia Culpo, e cila në vitin 2012 kishte fituar garën Miss Universe. Revista ka hartuar një listë prej 100 femrave më të bukura në botë, të cilës i prin Culpo. Të gjithë 99 emrat e tjerë do të zbulohen ditëve në vazhdim. Ndërkaq, Culpo ka realizuar një seri fotografish mahnitëse për numrin më të ri të revistës, duke zënë edhe ballinën e saj.
Kënga hit e kësaj vere? “Kthema kohën” po bën namin Sezoni veror është “luftë” mes artistëve se kush do të prodhojë këngën hit të sezonit. Deri më tani janë disa këngë që janë në top por është pothuajse e pamundur të mos e keni dëgjuar njëherë qoftë në radio, qoftë në Instagram këngën më të re “Kthema kohën”. Mund të themi se Cricet dhe Numen sollën hitin e verës 2019-të. Kënga në fakt është një miksim i një kënge të vjetër shqiptare, kënduar nga Shyhrete Behluli, që titullohet “Ende e dua”. Cricet dhe Numen kanë punuar vetëm me refrenin e këngës së Shyhretes dhe me remix-in e duhur kanë arritur të krijojnë një ndër këngët e preferuara të rinisë shqiptare.
SPORT MESFUSHORI
20
E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Lila: Reja ka ndryshuar atmosferën G
jithmonë ka qenë pjesë e skuadrës, qoftë në fushë apo dhe në dhomat e zhveshjes. Të martën, Andi Lila ishte në “Elbasan Arena” si spektator. Për emisionin “Kuqezi”, mesfushori kavajas, tha se ka vizituar shokët në qendrën e grumbullimit dhe se ka parë një atmosferë mjaft të mirë, ndërsa nuk i kurseu lëvdatat edhe për trajnerin Edi Reja.
‘’Të them të drejtën, qenka qejf ta shohësh Kombëtaren edhe nga shkallët e stadiumit, pasi gjithmonë kam qenë në dhomat e zhveshjes’’. I pyetur sesi i duket Kombëtarja nën drejtimin e Rejës, ai thotë se klima është e mirë. ‘’Kam pasur kontakt me të gjithë dhe madje kam vizituar ekipin në resortin ku kanë qenë të grumbulluar. Klima është shumë e mirë dhe
skuadra është përshtatur mjaft mirë edhe me skemën e re, duke bërë një ndeshje të mirë në Islandë, ndonëse fati nuk ishte me ne’’. A ka pasur një bisedë me Rejën gjatë kësaj kohe, Lila? ‘’E kam takuar trajnerin dhe më ka bërë përshtypje të mira, pasi është një zotëri i vërtetë. Shpresoj që bagazhin e karrierës së tij të gjatë, ta transmetojë në Kombëtaren tonë’’.
Ndeshja e së martës shënoi herën e katërt që Shqipëria dhe Moldavia vihen përballë njëra-tjetrës. Në 3 sfidat e mëparshme, bilanci është në favor të skuadrës sonë kombëtare me 2 fitore dhe 1 barazim
Reja gjen formulën e golave, mban gjallë shpresën për “Euro 2020” Rozalb Lika
N
deshja mes Shqipërisë dhe Moldavisë, e katërta në grupin H eliminator të Europianit, u mbyll me rezultatin 2-0 për të kuqtë. Trajneri Edi Reja i gëzohet kështu suksesit të parë me Kombëtaren shqiptare, pas humbjen me Islandën. Në një “Elbasan Arena” të zbrazur në shumicën e tribunave, kuqezinjtë morën një tjetër 3-pikësh në eliminatoret e Euro 2020-ës, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm. Sfida nisi me kuqezinjtë që morën menjëherë kontrollin e lojës, duke tentuar të sulmojnë në mënyrë të vazhdueshme por pasimi i fundit ishte në shumicën e rasteve i gabuar, duke bërë që kërcënimet reale të mungonin. Shkëndijën e parë të rrezikshme e dha Armando Sadiku, i cili mori një pasim në hyrje të zonës dhe gjuajti nga një pozicion mjaft i vështirë, por goditja e tij u grushtua nga portieri moldav, ndërsa në një moment më vonë, kuqezinjtë pretenduan edhe për një 11-metërsh por nuk ndante të njëjtin mendim arbitri finlandez. Edhe pjesa e dytë nisi në të njëjtën mënyrë, me kuqezinjtë që xhironin topin, por vuanin të ndërtonin aksione të rrezikshme, ndërsa në minutën e 58’ trajnerit Reja iu sos durimi dhe bëri ndërhyrjet e para, duke larguar Lenjanin e Sadikun, për t’u bërë vend Cikalleshit e Roshit. Pikërisht këta të dy ishin protagonistë të golit të parë të kuqezinjve, që erdhi vetëm 6 minuta më vonë me fierakun që u shërbye në thellësi dhe pasi depërtoi pranë kuadratit të portës moldave, shërbeu për Cikalleshin i cili shtyu topin në rrjetë me portën e boshatisur. Shqipëria ka arritur në kuotën
e 6 pikëve, në grupin e kryesuar nga Franca dhe Turqia me nga 9 pikë. Kurse Franca mposhti Andorrën 0-4 ndërsa Islanda fitoi me Turqinë 2-1. Atmosfera
në “Elbasan Arena” ishte tepër e vaktët, ku numri i tifozëve të pranishëm nuk i kaloi 4 mijë. Ndeshja e së martës shënoi herën e katërt që Shqipëria dhe
Moldavia vihen përballë njëratjetrës. Në 3 sfidat e mëparshme, bilanci është në favor të skuadrës sonë kombëtare me 2 fitore dhe 1 barazim. Sfida e fundit që është
STADIUM
“Rama ik” edhe nga tifozët
Situata politike ishte e pranishme edhe në ndeshjes mes Shqipërisë dhe Moldavisë. Në nisje të pjesës së dytë të ndeshjes, tifozët shpalosën një banderolë të madhe ku shkruhej “Rama ik” mbi një flamur kombëtar. Kanë reaguar menjëherë rojet e sigurisë që e larguan. Me shpalosjen e banderolës nuk kanë munguar edhe reagimet e tifozëve në stadium. Një mesazh ky që mesa duket do ta ndjekë Ramën kudo. zhvilluar mes kombëtares sonë dhe Moldavisë është miqësorja e gushtit të 2012 e përfunduar me barazimin 0-0. Sfida e mbrëmshme u gjykua nga arbitra finlandeze ku kryesori ishte Vile Nevalainen. Presidenti i kombëtares shqiptare të futbollit, Armand Duka, i pranishëm në “Elbasan Arena”, ka folur direkt për RTSH përpara hyrjes për në tribunën VIP. “Tifozët të jenë në stadium dhe ta mbështesin ekipin, pavarësisht rezultateve. Shqipëria has vështirësi në formim loje dhe duhet të japim maksimumin. Kur na janë dashur pikë i kemi marrë edhe Portugalisë, kështu që Moldavia? Nuk ka emër kundërshtari! Në fushë luhet 11 kundër 11. Stërviten të gjithë përgatiten dhe duhet vlerësim maksimal”. Arena Kombëtare a do të jetë gati në shtator? “Po punohet që ndeshjen me Islandën ta luajmë në Tiranë dhe uroj të shkojë mirë. Nuk është e lehtë sepse është objekt i madh. Nuk e parashikoj dot unë”.
ELBASAN
Graniti flet për të ardhmen e Taulantit M
esfushori i Arsenalit dhe Zvicrës, Granit Xhaka së bashku me familjen ishin tifozët suprizë të ndjeshjes Shqipëri-Moldavi. Në një intervistë për Supersport, Granit Xhaka zbuloi se e ka ndjekur vazhdimisht Kombëtaren Shqiptare. “Po e kam ndjekur dhe e di që për momentin nuk është duke kaluar një moment të mirë”. I pyetur se cili futbollist i Kosovës mund të arrijë në nivelet e Granitit apo Xherdanit, ai pohoi se: “Jam krenar për ta, pasi po kalojnë një moment mjaft të mirë
dhe kanë një skuadër të mbushur me elementë cilësorë. Shpresoj të vazhdojnë kështu”. Sa shpesh e viziton Xhaka Shqipërinë? “Mbarova angazhimet dhe udhëtova në mëngjes në Prishtinë, ndërsa sot (dje) kam ardhur me familjen në Tiranë, për të ndjekur Kombëtaren Shqiptare. Do të rri 7-8 ditë në Prishtinë dhe pastaj do të iki me pushime, me bashkëshorten time”. Për të ardhmen e të vëëlait, Taulantit, ai tha se: “Ai ka edhe dy vite kontratë me Baselin dhe ende nuk e dimë se çfarë do të bëjë me të ardhmen”.
SPORT
21
E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
“Dardanët” po zhvillojnë një futboll të bukur dhe kanë në përbërje shumë talente
K
osova dje në mbrëmje mori një fitore spektakolare në eliminatoret për “Euro 2020’, duke triumfuar 3-2 ndaj Bullgarisë. “Dardanët” po kalojnë një ecuri fantastike, teksa nuk njohin humbje prej 14 ndeshjesh nën drejtimin e trajnerit Bernard Challandes. Por a është Kosova më e mirë se kombëtarja shqiptare? Në fakt nuk do shumë investigim për të gjetur 5 arsye shumë bindëse, për t’ju bërë që të besoni se realisht Kosova është më lart se ne. Mosha e re - Kosova është kombëtarja me moshën mesatare më të re në Europë. Duke u bazuar në të dhënat e “Transfermarkt”, “Dardanët” kanë moshën mesatare vetëm 24.6 vjeç. Strategu zviceran ka në dispozicion shumë talente që luajnë në skuadrat më të mira europiane, madje duke qenë protagonistë me gola javë pas jave. Futboll i bukur - Nëse luan një futboll të bukur, është e sigurt se do të bësh tifozë në të gjithë botën. Përfaqësuesja e Kosovës ende nuk njihet nga shumë shtete të mëdha, por kjo nuk është një arsye që ata të dorëzohen. Të frymëzuar nga loja e bukur e Guardiolës, me plotë stil dhe thjeshtësi, djemtë kosovarë kanë treguar vlerat e tyre në çdo ndeshje me veprime
5 arsye përse Kosova ka kombëtare më të mirë se Shqipëria
të bukura. Ju kujtohet miqësorja ndaj Shqipërisë? Zhegrova u kritikua shumë për një veprim anti-sportiv ndaj kombëtares sonë, por në fakt veprimi i tij është një tregues për kapacitetin e tyre teknik. Trajner ekspert - Bernard Challandes është padyshim
arkitekti i kombëtares së Kosovës, teksa dora e tij duket ndjeshëm ndeshje pas ndeshje. “Dardanët” nuk janë shumë solidë në mbrojtje, por ky është një aspekt për të cilin, ai e ka pranuar se ka ende punë për të bërë. 67-vjeçari ka meritën e madhe që u jep liri shumë
talenteve që ka në dispozicion veçanërisht në fazën e avancuar, ku Rashica, Zeneli dhe Zhegrova janë më të spikaturit, por nuk duhet harruar puna fantastike e Muriqit. Një tjetër aftësi për t’u vlerësuar e trajnerit është leximi i mirë që i bën ndeshjes. Aktivizimi i Elbasan Rashitit
ishte karta fituese në ndeshjen ndaj Bullgarisë. Grup i bashkuar, shumë nacionalistë - Një popull i ri, vital dhe shumë entuziastë. Kosova është me fat që ka një kombëtare ku futbollistët japin shpirtin në fushën e lojës, edhe pse një pjesë e mirë e tyre janë protagonistë edhe në ekipet e tyre. Sezoni i gjatë nuk i pengoi që të jepnin zemrën në fushë ndaj Bullgarisë, diçka që u konfirmua pas ndeshjes edhe nga Rashica. Për Muriqin është e tepërt që të shkruash, pasi vlerat e tij janë të dukshme në çdo veprim. Një luftarak i vërtetë, por dhe një goleador. Futbollistë me b*** – Shprehja e famshme e Simeones pas fitores ndaj Juventusit këtë sezon në Champions, vijon të përdoret nga kolegët e tij. Challandes në deklaratën pas triumfit ndaj Bullgarisë tha të njëjtën gjë për futbollistët e tij, duke konfirmuar disponibilitetin dhe shpirtin luftarak që ata treguan gjatë gjithë ndeshjes. Diçka që ndoshta mungon në kombëtaren tonë, ku shumë lojtarë të njohur humbasin shkëlqimin kur veshin fanellën kuqezi.
PORTIERI
STATISTIKAT
MERKATO
Tottenham dhe Arsenal këmbëngulin për Strakoshën
Asnjë si Kosova në Europë, 14 ndeshje pa humbje
Hysaj dhe Emerson te Juvja? Cr. Ronaldo mendon ndryshe
Kosova ka dhënë prej kohësh sinjale se është një ekip me të ardhme të madhe, por u deshën bashkimi i një sërë faktorëve, nga koha deri tek trajneri Bernard Challandes, që më në fund të thuhet pa frikë se “Dardanët” janë një ekip i vërtetë, që mbi të gjitha luan futboll, pa e vrarë mendjen nëse përballë është Gjibraltari apo Bullgaria me emër të madh. Ishte fitorja e parë në historinë e Kosovës në kualifikuese Europiani apo Botërori, por ishte ndeshja e 14-të rresht pa humbje, duke llogaritur miqësoret dhe Nations League. Asnjë kombëtare në Europë nuk ka një ecuri të tillë: vetëm Portugalia është pranë, me 10 ndeshje rresht pa humbje, ndërsa Danimarka ndjek me 9 të tilla. Shumë larg, në vendin e katërt, është Gjermania, me 5 ndeshje rresht pa humbje, ndërsa Spanja ka 4 ndeshje rresht pa njohur disfatë.
Juventus po përgatitet për ndryshime të mëdha në fazën defensive për sezonin e ri, duke treguar se te bardhezinjtë asnjë nuk e ka vendin e sigurt. Joao Cancelo është një ndër të parët që pritet të largohet te Manchester City për 50 milionë euro, ndërkohë Alex Sandro duket gjithnjë e ma lart kampionëve të Italisë. Hysaj dhe Emerson Palmeri janë dy kandidatët e mundshëm që mund ta zëvendësojnë. Mbrojtësi i kombëtares sonë pas aventurës së suksesshme te Empoli dhe Napoli, është gati që të ribashkohet sërish me Sarrin, nëse merr drejtimin e Juventusit. Sipas “Tuttosport”, Cristiano Ronaldo pasi ftoi De Ligt, vazhdon të jetë aktiv në merkato, teksa kërkon që të bindë Marcelon që t’i bashkohet në Torino. Blerja e Mendy, mund t’i hapë rrugë brazilianit për t’iu bashkuar bardhezinjve. Juventus kërkon të ndërtojë një skuadër kompetitive për sezonin e ri në Champions League, ku priten të bëhen ndryshime të rëndësishme në grupin e futbollistëve.
E ardhmja e Thomas Strakoshës mund të jetë larg Lazios në sezonin e ardhshëm. Portieri i kombëtares sonë, i cili mungon për shkak të një dëmtimi në këtë grumbullim, do të kalojë një verë të nxehtë, që e sheh si protagonist në merkato. Gazeta italiane “La Repubblica” raporton se Arsenali dhe Tottenhami janë të interesuar për “gardianin” e skuadrës bardhekaltër. 24-vjeçari aktivizohet që nga viti 2014 me Lazion, teksa ka debutuar për herë të parë si titullar në sezonin 2016/17. Këtë sezon, ka luajtur 3500 minuta në të gjitha kompeticionet, duke mbyllur 13 ndeshje pa pësuar gol. Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubin italian, ndërkohë që vlera e tij në merkato i kalon 20 milionë eurot. Dy klubet londineze janë në kërkim të një portieri cilësor. Arsenali ka humbur portierin titullar, Petr Cech, i cili është tërhequr nga futbolli, ndërkohë që Tottenhami nuk ka nënshkruar me portierin e dytë Vorm. Në rast në një ofertë që kap shifrën e 40 milionë eurove, klubi italian pritet ta lërë të lirë.
SHENDETESI 3 receta si të humbësh peshë me sodë buke Vetitë e sodës së bukës në kuzhinë, por jo vetëm janë mjaft të njohura, por së fundmi po përdoret mjaft dhe për të rënë në peshë. Dihet se përdoret gjerësisht në prodhimet e brumit, por cilat janë efektet në dobësim. Soda është një shtojcë natyrale brenda dietës së famshme alkaline, pasi përbërësit e saj ndihmojën në luftën ndaj aciditetit që ndikon në shtimin në peshë. Në një trup acid muskujt konsumohen dhe ka tendencë të shtimit
N
ë mbarë botën po jepet alarmi se diabetikët po shtohen në masë. Edhe Shqipëria, pavarësisht shifrave të deritanishme, duket se nuk bën ndonjë dallim thelbësor nga pjesa tjetër e botës. Mjekët endrokrinologë në Shqipëri pohojnë se periudha e verës është tepër e vështirë për të sëmurët me diabet. Gjendja e tyre rëndohet edhe për shkak të temperaturave të larta. Situata rëndohet edhe më tej kur bëhet fjalë për diabetin e tipit 1, që prek më shumë fëmijët. Ky lloj diabeti vjen nga mungesa e prodhimit të insulinës. Shenjat e para që mund të sinjalizojnë këtë sëmundje janë rënia e shpejtë në peshë dhe një etje tej normales. Por si mund ta luftojmë diabetin? Shoqata Amerikane e Diabetit, e njohur për studime të thelluara në këtë fushë, ka paraqitur një pasqyrë të ushqimeve dhe aktiviteteve që duhet të kryhen, në mënyrë që të mbajmë larg diabetin. Të dhënat e mbledhura nga studime të ndryshme, tregojnë se si frutat, perimet dhe një dietë e ekuilibruar ul riskun për diabet. Më shumë drithëra dhe fruta Sipas një studimi të fundit të Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin e Kembrixhit, përdorimi i drithërave të ndryshme është masa më efikase për parandalimin e diabetit. Po ashtu, pas kërkimeve të shumta, studiuesit zbuluan se njerëzit që konsumojnë shumë fruta sëmuren 19-21 % më pak nga diabeti se ata që hanë pak. Njerëzit që hanë 16 lloje ushqimesh të ndryshme kanë afro 40% më pak mundësi të sëmuren nga diabeti. Trajtimi individual Trajtimi i diabetit duhet të ndryshojë nga personi në person. Sipas udhëzimeve të fundit të publikuara nga Shoqata Amerikane e Diabetit dhe Shoqata Europiane për Studimin e Diabetit, treguesit e sheqerit në gjak varen nga mosha, gjendja shëndetësore dhe ndërlikimi i sëmundjeve të pacientëve me diabet. Sidoqoftë,
të yndyrës. Soda ndihmon në rregullimin e pehashit të trupit, nxit oksigjenin e qelizave dhe mbron masën muskulore. Si ta përdorni për të rënë në peshë? Sekreti nr 1 Kombinimi sodë dhe limon mbron trupin nga toksinat. Një lugë kafe sodë, dy lugë gjelle me lëng limoni dhe një gotë ujë e vakët. Pijeni çdo mëngjes esëll. Sekreti nr 2 Kombinim i sodës dhe uthullës
22 E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
së mollës reduktojnë mbledhjen e yndyrnës në pjesën e barkut dhe belit. Një lugë kafeje sodë, çerek fillxhani me uthull molle dy gota ujë. Pijeni çdo ditë 30 minuta para se të hani mëngjesin. Sekreti nr 3 Kombinimi i sodës me grejpfruit është përfekt për të kontrolluar mbipeshën. Një lugë kafeje me sodë, një gotë lëng grejpfruit dhe gjysëm gote ujë. Pijeni esëll në mëngjes të paktën tre herë në javë.
Diabeti, ushqimet dhe perimet që e luftojnë: Trajtim individual dhe çaj të zi
nëse niveli i sheqerit në gjak tre muaj pas trajtimit ende nuk mund të mbahet nën kontroll në mënyrë efektive, duhen shtuar barna të tjera. Vitamina që ul rrezikun Personat që përmes ushqimii i japin organizmit sasi më të mëdha të vitaminës K kanë gjasa më të pakta për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Shkencëtarët holandezë nga Universiteti i Utrehtit, pasi kanë studiuar prej 10 vitesh më shumë se 38 mijë persona, hulumtuesit kanë llogaritur se konsumimi i rritur i vitaminës K është i lidhur me gjasa 20% më të pakta për diabetin e llojit 2. Dhe sikurse shkruan revista “Diabetes Care”, faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për diabetin janë mosha e shtyrë, mbipesha, trashëgimia familjare e sëmundjes dhe prejardhja etnike. Vitamina K në natyrë është e pranishme në dy forma; K1 që gjendet në perimet e gjelbra dhe K2 që gjendet në mish, djathë dhe
vezë. Shkencëtarët thonë se është pikërisht K2 ajo që ndikon më shumë në uljen e mundësisë për t’u prekur nga diabeti. Çaji i zi Çaji i zi, i njohur për përmbajtjen e lartë të antioksiduesve, përforcimin e imunitetit dhe rregullimin e shtypjes së gjakutduket se ka edhe disa efekte tjera dobiprurëse. Duke krahasuar efektet pozitive të çajrave të ndryshëm, shkencëtarët kanë zbuluar se çaji i zi përmban sasi më të madhe të një polisakaridi, i cili mund të jetë shumë i dobishëm për personat që vuajnë nga diabeti, meqë ndihmon në absorbimin e ngadalshëm të glukozës. Seleni Studimet e fundit të shkencëtarëve francezë kanë treguar se niveli i lartë i selenit në gjak mund të ulë rrezikun për të pasur çrregullime të metabolizmit të glukozës, me këtë edhe të diabetit. Është interesant edhe fakti se ky efekt pozitiv i selenit është
vërejtur vetëm te meshkujt, dhe për fat të keq jo edhe te femrat. Studimi ka zgjatur nëntë vite dhe kanë marrë pjesë më shumë se 1000 meshkuj dhe femra të shëndetshme. Është treguar se meshkujt me nivel më të lartë të selenit në gjak kanë 50% rrezik më të ulur për të pasur çrregullime të metabolizmit të glukozës, në krahasim me meshkujt që kanë vlera më të ulëta. Shkencëtarët theksojnë se është e nevojshme të arrihen vlerat më të larta të selenit në gjak, me qëllim që të arrihet efekti më i mirë parandalues i diabetit. Hiqni dorë nga pijet me ngjyrë Shkencëtarët në Boston kanë zbuluar se, duke pirë rregullisht pije freskuese të ngjyrosura çdo ditë, ju dyfishoni rrezikun e sindromës së metabolizmit, sindromë që përfshin një sërë shqetësimesh, siç janë: tensioni i lartë, vlera të larta të insulinës, shtimi në peshë, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Shkaktari i tyre mund të
jetë substanca ngjyruese e këtyre pijeve, që ka rritur rrezikun e kësaj sindrome në eksperimentet që janë bërë tek kafshët. Shkencëtarët, gjithashtu, mendojnë se, ata që konsumojnë të tilla pije janë të prirur të zgjedhin gjithmonë ushqime të ëmbla, që sjellin shtim në peshë. Acidet omega-3-yndyrore Një numër i madh studimesh kanë treguar se ndryshimet e vogla ushqyese mund të zvogëlojnë dukshëm rrezikun nga diabeti. Kështu, një studim i kohëve të fundit, bën lidhjen midis nivelit të lartë të acideve omega-3-yndyrore në plazmë dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, te personat e sëmurë nga diabeti tip 2. Në studimin e botuar në revistën “Nutrition and Food Research” janë analizuar 180 pacientë me diabet tip 2 dhe 180 pjesëmarrës të shëndoshë. Shkencëtarët sugjerojnë që acidet omega-3-yndyrore mund t’i shtohen listës së ushqimeve, që mbrojnë nga kjo sëmundje kronike.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 6. Partia Socialpuntore Shqiptare 9. I pesti në radhën e muajve të vitit. Dita e parë tij është e famshmja e paradave dhe protestave te punëtorëve 12. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 13. Gardh, ledh a pengesë tjetër që ngrihet për të ndalur vërshimin e ujërave 15. ANDREA ... 1425-1505 "Durrsaku", arkitekt, piktor dhe skulptor shqiptar dhe nje prej artisteve me te medhenj te rilindjes dalmatiane 17. Që rri varur, që rri pezull; që varet pas diçkaje tjetër 18. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 20. Njësi administrative vendore, që përfshin zakonisht disa fshatra ose një krahinë 22. Mid'hat bej Frashëri (18801949) ishtë nëpunës i Perandorisë Osmane, publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i Ballit Kombëtar, përdori pseudonimet Lumo ... dhe Mali Kokojka 24. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 26. Vendi i Perëndive, sipas mitologjisë. 28. Ai që nuk i bindet një pushteti është ashtu 32. Tërësia e fjalëve që ka një gjuhë, një dialekt ose një e folme; fjalori 35. Xham i pastër; kristal i bardhë 36. Dhuratë që i bëhet dikujt, quhet edhe ashtu 37. I sëmurë, i pamundur. Mbiemër bisedor i vjetër 40. Studim i shkurtër për një çështje të caktuar, që lexohet në një sesion shkencor a që botohet në një revistë shkencore 42. Njeriu, të cilit ia hedhin të gjithë, e marrin për budall 43. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 47. Dëshmi a diçka tjetër që njihet e pranohet si e vërtetë dhe shërben për të argumentuar 48. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 50. Zbuloj e nxjerr hapur para të gjithëve fytyrën e vërtetë të dikujt 53. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 54. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 55. Ngjesh mirë e mirë diçka (barin, pambukun etj.); e mbush një thes 58. E sulmuan pas shpine, e vranë ... 60. Krahinë industriale në Gjermani 64. Një nga katër llojet e letrave të bixhozit me shenjë si romb 66. Titull nderi që i jepej një njeriu me shkollë në periudhën e pushtimit osman; zotëri 68. Tirana, e kishte targën e makinave ... 69. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 70. Marr pjesë aktive në një organizëm, parti politike, veprimtar 71. Shkaku që nxit e vë në lëvizje dikë për të bërë diçka, arsyeja që të shtyn për një veprim ose për
E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Nga Albert VATAJ
një qëndrim a sjellje të caktuar 73. Eshtë kryeqyteti i Britanisë së Madhe 75. Krijues, studiues dhe njohës i muzikës, kompozitor, orkestrues, etj. 77. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 79. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 81. Grup bimësh me ndërtim më të ndërlikuar se algat, pa lule, që kanë gjethe, kërcell dhe rrënjë, riprodhohen me spore dhe rriten në vende me lagështi 82. Shkoi në ashtu... për të ngushëlluar të afërmit e një të vdekuri 83. Hendek i gjatë dhe i ngushtë, me ledh të ngritur në njërën anë ose në të dyja anët 85. Kryeqyteti i Arabisë Saudite quhet 86. Masë ajri që mbështjell Tokën dhe disa trupa të tjerë qiellorë 87. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 89. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 90. Fëmijë i lindur jashtë martese, kopil 92. Aty i ofrohen publikut vlera dhe vepra, artistike, historike, pasurore, etj 96. Emri ... Gërvalla, veprimtar, atdhetar shqiptar, vdiq më 17 janar 1972 97. I themi ndryshe Zotit 98. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 99. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 100. Figurë e mitologjisë greke,
që përfytyrohej si një qenie nga mesi e sipër si burrë e nga mesi e poshtë si kalë 101. Quhet është ajo që bën pula 103. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 104. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 107. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, kryesisht e termave, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve, një 108. Ashtu auhet kalendari që përdorim ne 110. Mjet sinjali, që përdoret në makina 111.Partia e të Drejtave të Mohuara 114. Vegël, send, makinë, tërësi pajisjesh etj., që shërben për të bërë një punë, për të kryer një veprim a veprimtari 115. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 116. Më 18 janar 1535 - Francisco ... themeloi qytetin Lima, që është kryeqyteti i Perusë VERTIKALISHT 1. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 2. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 3. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 4. Si kishtin makinat e Durrësit targën 5. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 7. Shtresë gjethesh a fieri, që i vihet në majë të mullarit për të mos i hyrë lagështia
8. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 9. Miami International Airport, shkurtima e saj 10. Gjuhët e saj bëjnë që gjërat të shkrumbohen, të kthehen në hi 11. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 12. Erë e ngrohtë, që fryn nga jugperëndimi, sjell shi dëmtues 14. Ka edhe nga ata që i vihet në fudn një libri 16. E ndez. I vë zjarrin. Përflaket nga joshja e një femre 17. Emri i Furxhi, aktor i famshëm shqiptar. Lindi në Korçë më 24 mars 1943 19. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 20. Ai që merrej si dëshmitar në kurorëzimin e një çifti të ri dhe bëhej mik i familjes 21. Eshtë ashtu një shprehje krahinore që do të thotë, bojë shkrimi 23. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 25. Pajisje për të ngrohur me energji elektrike 27. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet 29. Ndizet shpejt dhe përdoret për motorë 30. Banka Botërore 31. Ajo është edhe kryedëndra e rrethit së Hasit 33. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 34. Secila nga dy llapat anësore të kokores a të një kapele, janë ... 36. Pamja e fytyrës së një njeriu kur shikohet brinjazi; pamje anësore e një sendi 38. Përdoret për të endur pëlhurë ose qilima, avlëmend; tezgjah 39. Romani i Anton Pashkut
pluhur, që e thithin me hundë për të nxitur teshtitjen 55. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 56. ... Hajdaraga, eksponent i rëndësishëm i politikës, ish-ministër dhe profesor 57. Grua a vajzë që merret me prostitucion, grua e përdalë 58. Ai që beson në shumë hyjni e perëndi, ithtar i paganizmit 59. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 61. Ashtu është ai që punon dhe lufton për të bërë ndryshime të thella 62. Ajo që bën pula, vezë ose.. 63. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 65. Dëshirë për të ngrënë, oreks 67. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 72. Ka dy lloj plehrash, pleh ... dhe pleh kimik 74. Tund diçka sa nga një anë në tjetrën, lëviz sa përpara prapa a sa poshtë lart 75. Një shtet që ka zgjedhur si formë qeverisje monarkinë, është ... 76. Aleanca Kuq e Zi 78. Pjesa që mbetet nga qumështi i ardhur, nga kosi ose nga ajka 80. Që e ka trupin të hedhur, të lidhur e të fortë 81. Organ qendror i administratës shtetërore, që drejton veprimtarinë në një fushë të caktuar 84. Që ka shtat të lartë, të lidhur e të fuqishëm 88. Kërkesë e shkruar, që i drejtohet nga një grup njerëzish një organi të lartë shtetëror 89. Ashtu quhet monedha japoneze, e shquar 91. I ngarkuar për të dhënë mendimin kritik për vlerën e një vepre shkencore, letrare etj 93. Avni ... ka lindur më 28 janar 1976 në Pejë, është aktor, producent dhe regjisor shqiptar nga Kosova 94. Quhet femra e cjapit 95. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 97. Mahisje e një plage, malcim, pezmatim 102. E sjell rrotull derisa e lodh a e mërzit, e mundoj. 105. Lëng i trashë dhe i yndyrshëm, më i lehtë se uji 106. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 107. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 109. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 112. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 113. Partia Republikane, inicialet
41. .. Bej Frashëri, si ishte rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare. Lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll 44. Janë substanca që çlirojnë ione në ujë 45. Dashuria për atdheun e për popullin e vet dhe gatishmëria për t'u shërbyer atyre me besnikëri 46. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 49. Aktori Ndrek ..., i vetmi i kinemasë shqiptare që shkëlqeun me rolet e tij negative, të cilat i skaliti në pavdeksinë e kinemasë shqiptare 50. Zakone në jetën shoqërore të një populli, që lindin në kushte të caktuara historike dhe ruhen brez pas brezi 51. Ai hodhi themelet e komedisë franceze. Veprat e tij të njohura, Tartufi, Don Zhuani, Mizantropi, Kopraci, Borgjezi fisnik, etj 52. Një periodik kulturor në Shqipëri. Akademia e çmimeve të përvitshme me atë emër 54. Duhan i thatë e i shkoqur si 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
D 10
3
O
4
K
E
5
P
¸
6
I
K
E
8
K ¸
9
R I
M ¸
L
R O
L D
L
K
D
K
16
R
17
A
S
H A
R X
H
R
O
13
B
U
15
O M
7
M E
R 12
P
14
S
U L
11
O
I
T
S
P
T
E
18
A
L L
M ¸
19
B
O
X
H O
20
E
K R
24
R E
21
K
I
23
I
A
25
M A
S
H
P
V
N
28
I
T
32 34
Z
29
R I
O
P
35
N A
A
I
I
L
N
M
U
R
A
C A
R O
S
R
M
L
H E
E
O Q
E A
N
H
T
D
31
M
I
E
36
D I
T
R 30
33
L
C
22
R T
26
U
27
V A
I
K
37
K
E
R
R I
N G
O
A
K
D
A
I
38
F
S
S 39
¸
40
41
Z
O
O H
E M
A
G
42 44
45
B
46
47
K
K
C
49
I
A
P
E L
A L
˙
I
B
K
R R
E
U
B
I
S
A
A
B S
A S
H T
T R
A K
B A
N
I
S
I
O N
I
S
T
E
I
O 65
R
A
L S
66
K
Y E
M U
A
H
M E
61
G
G
J
U
N
62
K
K
O H
O
T
I
T
71
R
O R
¸
K
P
B S
U R
A
68
S
70
U R
K 56
67
K R
L
I 75
N 80
72
A P K
76
A
A
O S
T R
L
U F
L
C
A J
O
L
¸
E
R
D
H
O F
L
¸
78
D
E
E
A M E B
86
B A
T I
91
A
87
K
88
L
M
I
Z
F 98
Z
99
90
K 93
A M T A
R
R
T E
K E
D A
N
Z
R E
N 101
Z
A
U
T L
A S
K
97
I
100
K
Z
104
¸
L
A
N 102
103
E V
A
105
T O
89
Y M
92
J
P
96
G
A R
E
T
V
D E
95
I
79
M T
85
E
M
82
84
M
V
77
81
D 83
K
Z
J
74
R O E
L
53
L O
I
A S
59
73
94
L
O
T 60
H 64 69
P
R
52
A
58
I L
J
55
E Z 57
63
A
V
51
I
P
48
50
U R
N D
54
L
R
43
E
A
H
J
I
S
106
J
A
E
F
L I
107
B 108
F
M 109
E R
I
110
Z 114
L
R
V
P
G
E
Z A
R L
111
M
B
N
E
112
113
M E
N ˙
U R
I
A
F
E N
J
E
115
A
116
O K
B
L ¸
K
O
M
117
H
B
B
T
R 118
A M J
E
M ¸
L L
¸
R
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E mërkurë, 12 QERSHOR 2019
Presidenti Meta përshëndet Konferencën Rajonale mbi "Roli e Fesë në Shoqëritë e Ballkanit Perëndimor"
“Lutjet për zgjidhje paqësore të konfliktit politik të dëgjohen nga të gjithë”
Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti Konferencën rajonale "Roli i fesë në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor", që u zhvillua në Tiranë nën kujdesin e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Ambasadës së Mbretërisë së Holandës. Duke iu drejtuar të pranishmëve, krerëve dhe përfaqësuesve të bashkësive fetare në vendin tonë, Presidenti i Republikës u shpreh se "Jam krenar që jam Presidenti i një shteti që në themelet e veta ka bashkëpërfshirjen, bashkëjetesën dhe harmoninë fetare, dhe i një populli që ndër shekuj, këtë ka patur dhe pikën e vet më të fortë. Harmonia fetare është ndër vlerat më të vyera të Shqipërisë, e trashëguar nga kombi ynë ndër shekuj, e
mbartur dhe forcuar nga qytetarët tanë dhe që u takon brezave të ardhshëm ta forcojnë dhe ta ruajnë atë si
sytë e ballit. U takon historianëve dhe studiuesve vendas dhe nga bota që rastin e besimeve dhe harmonisë
fetare ndërshqiptare ta studiojnë dhe elaborojnë si një model dhe histori suksesi si rrallë të tjera në mbarë
botën",- tha Meta. Kreu i shtetit u ndal dhe në krizën politike në vend, duke u shprehur se "lutjet për zgjidhje paqësore të konfliktit politik të dëgjohen nga të gjithë". Në Konferencën rajonale "Roli i fesë në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor" merrnin pjesë edhe Kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, Fortlumturia e Tij Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, Arqipeshkvi Metropolit Imzot George Frendo i Kishës Katolike Shqiptare, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ambasadorëve të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësuesve të qeverisë dhe të komuniteteve fetare në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.