www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 245 (8686)
E shtunë, 12 Tetor 2019
Çmimi 30 Lekë
Kryeministri reagoi pas vendimit final se nuk flitet për shkelje kushtetuese, por shkelje ligjore! Pra po tërhiqet, me takt, por i turpëruar përballë një marrëzie disa mujore
Venecia rrëzon PS: Presidenti asnjë shkelje Materiali përmbledhës i shpërndarë në rrugë zyrtare thekson më shumë se tre herë se vendimet e Presidentit Ilir Meta “nuk justifikojnë nismën për shkarkim”, pra ka zero shkelje Kushtetute. Kujtojmë që sipas Kushtetutës, kreu i shtetit mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ndaj Komisioni i Venecias i ka paraprirë çdo budallallëku ligjor të PS-së në ditët në vijim, duke deklaruar qartë se nuk ka shkelje, nuk ka tejkalim të Kushtetutës dhe për pasojë komisioni hetimor nuk ka më sens që të vijojë punën FAQE 3
Tedi Blushi: PS manipuloi Shqipëria luajti shkëlqyeshëm, por dokumentin e Venecias. Presidenti fati na ndëshkoi në minutën e fundit nuk ka shkelur Kushtetutën
FAQE 2
Në foto: Zëdhënësi i Presidenti të Republikës, Tedi Blushi
“30 QERSHORI”
OPINION
Në foto: Nga ndeshja Shqipëri-Turqi
ANALIZË
FAQE 15
RAPORTI I KOMISIONIT
ISH-MINISTRI
Bardhi: Venecia Albin Kurti i jep fund Rama shkoi në Nish Nënkryetari i PD, Manjani: Pas konfirmoi se hegjemonisë së për të kërcënuar Edi Paloka: Klounët Venecias, Rama s’ka Presidenti nuk ka Ramës në Kosovë përsëri Merkel… e Ramës dështuan më fytyrë të flasë për Nga Berat Buzhala Nga Kastriot Islami shkelur Kushtetutën në Venecia ligj e Kushtetutë FAQE 5
FAQE 9
FAQE 7
FAQE 8
FAQE 5
POLITIKE
2 E shtunë, 12 TETOR 2019
Zëdhënësi i Presidencës: Zero shkelje të Kushtetutës! Mbrojtje e shkëlqyer e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut!
Z
ëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat deklaroi se Sekretari i PS-së, Taulant Balla manipuloi dokumentin e Venecias që prezantoi në Tiranë. Blushi u shpreh se dokumenti zyrtar i Venecias tregon se nuk ka asnjë shkelje kushtetuese, ndryshe nga sa pretendojnë zyrtarët e PS. “Dokumenti i Venecias, që shqiptarët do ta lexojnë në mënyrë të qartë se Presidenti i Republikës e ka thënë gjithmonë; zero shkelje e Kushtetutës. Venecia thotë se Presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën. Komisioni i Venecias ka vlerësuar maksimalisht thirrjet e kreut të shtetit për dialog dhe zgjidhjen e krizës politike”,- tha Tedi Blushi. Zëdhënësi i Presidencës sqaroi dhe mashtrimin që është bërë nga sekretari i PS-së, Taulant Balla. “Titrat dhe lajmet e gënjeshtërta të shpërndara nga PS janë dëshmi e qartë ku kanë rënë sot lolot e Rilindjes, me në krye mashtruesin Tao Tao, lidhur vendimin e Komisionit të Venecias. Dokumenti i gënjeshtërt i Tao Taos hap lajmin e gënjeshtërt se sipas Venecias Presidenti nuk mund të anulojë zgjedhjet. Ndërkohë sipas deklaratës në faqen zyrtare të Venecias dhe Këshillit të Europës thuhet si më poshtë: “Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias vëren se edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofat, Parlamentit i duhet të miratojë legjislacion ad-hoc për të shtyrë zgjedhjet, rekomandojmë plotësimin e vakumit ligjor”,- tha Tedi Blushi. Në vijim deklarata e plotë zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi: “Titrat dhe lajmet e gënjeshtërta të shpërndara në panik nga shteti i propagandës, dhe të qarkulluara nga përsheshngrënësit mediatikë të PPP-ve, janë një dëshmi e qartë e dëshpërimit dhe stresit, ku kanë rënë lolot e Rilindjes, me në krye famozin e mashtrimit dhe jo vetëm, Tao Tao, në lidhje me konkluzionet e Opinionit final të Komisionit të Venecias. Së pari dua t’ju bëj me dije një fakt të pakundërshtueshëm dhe lehtësisht të verifikueshëm, që nxjerr në dritë, para të gjithë shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar, pacipësinë dhe pafytyrësinë e lolove të Rilindjes dhe famozit Tao Tao, që mashtrojnë dhe ndajnë në media, gjoja në emër të Venecias, raporte dhe konkluzione të pavërteta. Ky është dokumenti i vetëm zyr-
Tedi Blushi: PS manipuloi dokumentin e Venecias
tar i publikuar sot nga Këshilli i Europës, në lidhje me konkluzionet e raportit final të Komisionit të Venecias. Ndërsa ky këtu është dokumenti që Tao Tao, lolot dhe përsheshngrënësit mediatikë kanë publikuar dhe shpërndarë me email, sms apo me titra. Dokumenti Tao Tao
VENECIA
Shefi i kabinetit të Presidentit: Kreu i shtetit respektoi kushtetutën Shefi i kabinetit të Presidentit, Arben Cici, i cili ishte në mbledhjen e Komisionit të Venecias, shprehu edhe njëherë tjetër qëndrimin e këtij institucioni përkundrejt pretendimit të mazhorancës për shkarkimin e kreut të shtetit. “Mund t’ju them që Presidenti i Komisionit të Venecias dhe disa nga reporterët shprehën keqardhjen e madhe që opinioni që iu dërgua palëve disa ditë më parë, u bë publik. Kështu që edhe kjo mbledhje ishte shumë konfidenciale”, tha Cici për televizionin A2. “Institucioni i Presidentit erdhi këtu për t’u treguar jo vetëm opinionit publik, por edhe anëtarëve të Komisionit të Venecias, që Presidenti i Republikës nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës së Shqipërisë”,- tha Arben Cici.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
përhap lajmin e gënjeshtërt se sipas Venecias, Presidenti nuk mundet të anulojë zgjedhjet. Ndërkohë sipas deklaratës zyrtare për shtyp të Këshillit të Europës, mbi raportin final të Komisionit të Venecias thuhet si më poshtë: “Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren se edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhej të miratojë legjislacion ad hoc (të posaçëm) për të shtyrë zgjedhjet”. Duke këshilluar kështu Kuvendin të investohet në plotësimin e vakumeve ligjore, siç rekomandojnë ekspertët e Venecias, dhe jo të investohet me të gjithë arsenalin e papagajve për të prodhuar dokumente Tao Tao dhe për të keqinformuar opinionin publik. Gjithashtu ky dokument thotë si më poshtë, citoj: “Ekspertët theksojnë thirrjet e Presidentit për dialog dhe pritshmërinë e tij se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve. Ata theksojnë mungesën e një sfide të drejtpërdrejtë të Dekreteve të Presidentit përpara ndonjë gjykate.” Për më tepër, në këtë deklaratë zyrtare të KiE-së, këshillohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, citoj: “të marrë parasysh qëllimet e tjera kushtetuese, siç janë mbajtja e kontrolleve dhe ekuilibrave dhe stabilitetit në vend”. Diferencat në përmbajtje janë shumë të qarta dhe për këdo që ka dyshimin më të vogël mund t’i adresohet faqes zyrtare në internet të KiE-s për të kuptuar të vërtetën e vetme. Është kjo arsyeja pse Presidenti i Republikës në mënyrë të vazhdueshme
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
ka bërë thirrje për të ruajtur dhe mbrojtur integritetin e Komisionit të Venecias, nga lolot e shtetit të propagandës. Gjithashtu ju bëj me dije, se është e provuar me fakte e prova të pakundërshtueshme, por që për etikë nuk mund të bëhen publike, se Tao Tao dhe lolot që e shoqëronin në “Venecia” janë detyruar sot të kërkonin falje me përulje para Komisionit, për keqpërdorimin politik të Draft Opinionit, për shkelje të konfidencialitetit dhe për përdorimin e “Venecias” për të keqinformuar shqiptarët, duke zhvendosur vëmendjen nga problemet e vendit dhe të integrimit. Duke i lënë në pacipësinë e tyre të gjithë lolot e shëmtuar të shtetit të propagandës dhe përsheshngrënësit e tyre mediatikë që nxitojnë të publikojnë lajme të pakonfirmuara, mbështetura mbi dokumente Tao Tao, ju sqarojmë se: Opinioni Final i Komisionit të Venecias së shpejti bëhet publik dhe shqiptarët do e lexojë me sytë e tyre, e zeza mbi të bardhë, të vërtetën që Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka thënë gjithmonë: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS! ZERO SHKELJE TË KOMPETENCAVE KUSHTETUESE! MBROJTJE E SHKËLQYER E KUSHTETUTËS! MBROJTJE E SHKËLQYER E KONVENTËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT! MBROJTJE E SHKËLQYER E VENDIMIT TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR TË DREJTËN E ZGJEDHJES! MBROJTJE E SHKËLQYER E DETYRIMEVE LIGJORE QË KA SHQIPËRIA NGA MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN! Ju bëj me dije dhe ju konfirmoj me përgjegjësi maksimale se: Komisioni i Venecias vërtetoi sërish se Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Komisioni i Venecias gjithashtu ka vlerësuar maksimalisht thirrjet e Presidentit për dialog dhe përpjekjet e tij për arritjen e një kompromisi midis palëve, që ishin të rëndësishme për zgjidhjen e krizës. Kjo është e vërteta e vetme që në ditët në vazhdim do t’i bëhet e ditur çdo shqiptari!
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 12 TETOR 2019
Kryeministri reagoi pas vendimit final se nuk flitet për shkelje kushtetuese, por shkelje ligjore! Pra po tërhiqet, me takt, por i turpëruar përballë një marrëzie disa mujore
Venecia rrëzon PS: Presidenti asnjë shkelje Materiali përmbledhës i shpërndarë në rrugë zyrtare thekson më shumë se tre herë se vendimet e Presidentit Ilir Meta “nuk justifikojnë nismën për shkarkim”, pra ka zero shkelje Kushtetute. Kujtojmë që sipas Kushtetutës, kreu i shtetit mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ndaj Komisioni i Venecias i ka paraprirë çdo budallallëku ligjor të PS-së në ditët në vijim, duke deklaruar qartë se nuk ka shkelje, nuk ka tejkalim të Kushtetutës dhe për pasojë komisioni hetimor nuk ka më sens që të vijojë punën Komisioni i Venecias ka miratuar dje dokumentin final për ligjshmërinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ekspertët e këtij institucioni kanë rishikuar dhe ndryshuar draft-projektin që doli disa ditë më parë në mediat e Tiranës dhe kanë dhënë konkluzione më të qarta dhe përfundimtare. Materiali përmbledhës, pasi raporti i plotë publikohet në ditët në vijim, i shpërndarë në rrugë zyrtare thekson më shumë se tre herë se vendimet e Presidentit Ilir Meta “nuk justifikojnë nismën për shkarkim”. “Ka të dhëna se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre të tillë që mund të justifikojnë shkarkimin e tij”, thekson deklarata zyrtare e Komisionit të Venecias. Pra, që në titull dhe paragrafët e parë të dokumentit Komisioni i Venecias rrëzon dhe e bënë të pavlefshëm komisionin hetimor të ngritur nga PS për kreun e shtetit. Ekspertët e Venecias thonë se Presidenti nuk mund të shkarkohet për shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe çdo debat tjetër mbi ligjet dhe Kushtetutën merr fund. PS dhe gjithë zyrtarët e saj kanë më shumë se 3 muaj që akuzojnë Presidentin se ka shkelur Kushtetutën, por në asnjë rresht të Komisionit të Venecias nuk përdoret fjala shkelje e Kushtetutës. Duke qenë se situata politike në Shqipëri është tejet e ndezur, Komisioni i Venecias pranon se indirekt që komisioni hetimor kundër Presidentit ka motivim politik. Në këtë mënyrë, ekspertët i vënë dhe një pritë tjetër marrëzisë së
Partisë Socialiste. Dokumenti i Venecias thotë se edhe nëse komisioni hetimor i PS mund të arrijë në përfundimin se ka tejkalime ligjore nga Presidenti, “Komisioni i Venecias arrin në përfundimin se kjo nuk hynë në “shkeljet e rënda””. Materiali përmbledhës i shpërndarë në rrugë zyrtare thekson më shumë se tre herë se vendimet e Presidentit Ilir Meta “nuk justifikojnë nismën për shkarkim”, pra ka zero shkelje kushtetute. Kujtojmë që sipas Kushtetutës kreu i shtetit mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ndaj Komisioni i Venecias i ka paraprirë çdo budallallëku ligjor të PS-së në ditët në vijim, duke deklaruar qartë se nuk ka shkelje, nuk ka tejkalim të Kushtetutës dhe për pasojë komisioni hetimor nuk ka më sens që të vijojë punën. Dokumenti i Venecias ka dhe një pikë tjetër, ku njeh dhe vlerëson
rolin e Presidentit dhe përpjekjet e tij për t’i ulur palët në dialog, për zgjedhjen krizës. Kujtojmë që PS dhe Taulant Balla, në mënyrë publike mashtruan edhe dje në Komisionin e Venecias, duke thënë se kreu i shtetit nuk bëri tentativa për dialog. Ndërkohë Venecia e konfirmon në dokument që roli i kreut të shtetit ka qenë konstruktiv në shërbim të zgjidhjes së krizës. Vendimi i Komisionit të Venecias ka një diferencë të madhe me dokumentin e nxjerrë pak javë më parë nga PS-ja në media. Në seancën e mbajtur dje në Venecia, përfaqësuesve të PS që ishin në takim, Taulant Balla dhe Ulsi Manja u janë bërë disa vërejtje poshtëruese nga ekspertët e huaj, për nxjerrje të dokumentit konfidenacial. Materiali që kishte pasaktësi dhe ishte në proces përpunimi u nxor qëllimisht nga PS në publik për ta përdorur si mjet sulmi ndaj
kreut të shtetit. Paragrafët që janë hequr u servirën si qëndrim përfundimtar për të justifikuar ngritjen e komisionit hetimor, por edhe legjitimitetin e 30 qershorit. Që të gjitha pretendimet e PS u provuan se ishin mashtrime të ulëta nga ana e Partisë Socialiste. Mashtrimet vijuan edhe dje, teksa gjatë mbledhjes në Komisionin e Venecias, Taulant Balla dhe Usi Manja njoftonin mediat me SMS se “Venecia thotë që Presidenti ka shkelur Kushtetutën”. Informacione të tilla që përhapnin fake neës me firmën e Ballës dhe miratimin e Edi Ramës janë jo vetëm tallje me institucionet, por edhe pisllëk politik. Njoftimi zyrtar i Venecias, në asnjë rast, nuk flet për shkelje Kushtetuese dhe madje rrëzon dhe komisionin hetimor që drejton Ulsi Manja. Kaq e vërtetë është kjo sa edhe Edi Rama, në reagimin e bërë dje në rrjetet sociale e hoqi nga përdorimi shprehjen shkelje Kushtetuese, por merrej vetëm me pjesën që Venecia legjitimoi 30 qershorin. Në fakt, ky është mashtrimi i radhës pasi dështoi plani kundër Presidentit. Venecia as u pyet dhe as ka kompetenca të vlerësojë zgjedhjet në Shqipëri apo në një vend tjetër. Venecia u pyet nëse Presidenti duhet shkarkuar me që shtyu (jo anuloi siç thotë PS) datën e zgjedhjeve. Përgjigja është vetëm një nuk ka shkelje Kushtetuese dhe Presidenti nuk mund të shkarkohet. Dje Venecia përmbyti varkën e pisët të Rilindjes. Mili Xhani
POLITIKE
4 E shtunë, 12 TETOR 2019
Komisioni i Venecias publikon të hënën raportin përfundimtar për shfuqizimin e 30 qershorit nga Presidenti i Republikës
“Venecia”: Veprimet e Presidentit nuk justifikojnë nisjen e procedurave të shkarkimit
N
isja e procedurave për sh karkimin e Presidentit mund të mos jetë e justifikuar. Ky është thelbi i raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias i miratuar pas 2 orë seance plenare në prani të përfaqësuesve të Partisë Socialiste në pozicionin e palës kërkuese dhe institucionit të Presidentit të cilët mbrojtën vendimin e Kreut të Shtetit për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Në seancën e djeshme në Komisionin e Venecias, Partia Socialiste përfaqësohej nga Taulant Balla dhe Ulsi Manja, ndërsa nga në mbrojte të Presidentit dhanë argumentet e tyre, drejtori i kabinetit Arben Cici, këshilltari ligjor, Bledar Dervishi dhe këshilltarja për Integrimin, Ilda Zhulali. Ndërkaq, të hënën pritet të publikohet i plotë raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias. Raporti Komisioni i Venecias ka publikuar raportin zyrtar për presidentin Ilir Meta, ku deklaron se presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, por shkarkimi i tij mund të mos justifikohet nga mazhoranca, pasi ai nuk ka kryer shkelje të rëndë kushtetuese, pavarësisht se me an-
ulimin e zgjedhjeve ka tejkaluar kompetencat. “Në sfondin e një procedure aktuale të shkarkimit të presidentit shqiptar, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej mandatit elektoral të autoriteteve lokale, ekspertët e Këshillit të Evropës në Komisionin e Venecias konkludojnë se ndërsa presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetencave të tij kushtetuese, indikacione se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një
natyre që mund të justifikojnë shkarkimin”, thuhet në raport. Ekspertët e Venecias theksojnë se Presidenti nuk mund të shtyjë zgjedhjet pa konsensus politik, gjithsesi, vënë në dyshim nëse kjo mund të konsiderohet një shkelje serioze. “Në opinionin e miratuar sot, i cili është bërë me kërkesë të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias thekson se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa kon-
sensus politik. Edhe në rastet e emergjencave shtetërore, si lufta apo katastrofat natyrore, Parlamenti duhet të miratojë një legjislacion ‘ad hoc’ për të shtyrë zgjedhjet. Në përgjigje të krizës politike në vend dhe bojkotit elektoral nga disa parti të mëdha politike, Presidenti fillimisht anuloi dhe më pas i shtyu zgjedhjet lokale. Edhe nëse Parlamenti mund të konfirmojë se Presidenti ka tejkaluar kompetencat, Ko-
Kreu i Qeverisë thotë se Komisionin i Venecias i dha të drejtë që bëri votime moniste në 30 qershorin
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI-SË
“Venecia”, Rama nis tërheqjen: S’kishte shkelje kushtetuese, por ligjore nga Meta
K
ryeministri, Edi Rama, vlerë son se Komisioni i Venecias ka konfirmuar pa ekuivok drejtësinë e qëndrimit të mazhorancës para, gjatë dhe pas votimeve moniste që ai dhe qeveria që ai drejton organizoi më 30 qershor. Dhe pasi mori një shuplakë të fortë nga Komisioni i Venecias, Edi Rama ka nisur tërheqjen nga akuzat për pakushtetutshmërinë e Presidentit të Republikës lidhur me shfuqizimin e datës së zgjedhjeve. Por Rama ndryshe nga qëndrimi i parë ku akuzonte Metën për shkelje të Kushtetutës tani ka dalë në versionin e ri që nuk kishte shkelje kushtetuese, por shkelje ligjore nga Presidenti Meta. Dhe për këtë çështje Rama, Ai ka ndarë me ndjekësit e tij virtualë në rrjetin social “facebook”, tre nga përfundimet thelbësore sipas tij të Venecias për këtë çështje, nga raporti dhjetëra faqesh i Ko-
misionit të Venecias. “Tre përfundime thelbësore të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Konkretisht: 1- Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj. 2-Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur. 3-Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve, nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta, përndryshe këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.
Komisioni i Venecias publikoi mesditën e së premtes raportin përfundimtar lidhur me anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, ku thuhej se ka indikacione se veprimet e Presidentit mund të mos kenë qenë të asaj natyre që justifikojnë nisjen e procedurave të shkarkimit. Në raport, Komisioni i Venecias citonte se edhe nëse Meta tejkaloi kufijtë, nuk mund të fajësohet. “Në sfondin e një procedure aktuale të fajësimit kundër Presidentit shqiptar Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale, ekspertët kushtetues të Këshillit të Evropës të Komisionit të Venecias konkludojnë se ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej fuqive të tij kushtetuese, ka indikacione se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që justifikojnë nisjen e procedurave të shkarkimit”, thuhej në raport. Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Asamblesë shqiptare Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias vëren se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. “Edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta ose katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhet të miratojë legjislacion ad hoc për të shtyrë zgjedhjet”, tha Komisioni i Venecias në raport.
misioni i Venecias vë në pikëpyetje nëse kjo është e një karakteri të tillë sa të provojë “shkelje serioze””, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias. Sipas Venecias, Komisioni Hetimor do të vendosë në favor të fajësimit, do t’i takonte Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht nuk funksionon, të konfirmojë nëse vendimet e Presidentit janë me shkelje “serioze”. Nga ana tjetër kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në këtë seancë plenare ka shprehur bindjen se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve lokale. “Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog mes partive. Me anulimin e zgjedhjeve shkeli të drejtën themelore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”, tha Balla. Pas deklaratave të Taulant Ballës, zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi i ka quajtur qesharake propozimet e socialistëve në Komisionin e Venecias. Raporti përfundimtar i Venecias do i vijë komisionit në Tiranë që drejtohet nga shumica, e cila është e vendosur për të shkarkuar presidentin, por edhe nëse do të miratohet në Kuvend, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese, e cila ende nuk është ngritur.
“Venecia”, Braimllari: Rama dërgoi dy përfaqësues të lidhur me krimin e organizuar
S
ekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për Report TV, ka folur për raportin e Komisionit të Venecias, ku ka shpjeguar të gjithë situatën, duke thënë se kryeministri Edi Rama dërgoi në seancën e djeshme dy përfaqësues të lidhur me krimin e organizuar. “Nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Institucioni i Presidentit të Republikës e ka bërë publike për 2-3 javë që e thotë qartazi: “Nëse gjeni një nen të Kushtetutës që Presidenti ka shkelur, atëherë ai mban përsipër përgjegjësinë e shkeljes së Kushtetutës.” Por nuk ka shkelje. Komisioni i Venecias ka konfirmuar që s’ka tejkalim të kompetencave, sepse nuk ekziston fjala kompetencë në Kushtetutën e vendit tonë. Nëse ka kaluar kompetencat është pak e paqartë, sepse ose e ka kaluar ose jo, nuk ka nëse! Nga ana tjetër, nëse ky komunikim ka ardhur nga një nga këta persona që mazhoranca ka çuar për të mbrojtur mazhorancën në Komisionin e Venecias, atëherë duhet të themi që ky është një turp kombëtar. Spese Ulsi Manja është nën hetim për blerje votash, për lidhje dhe ndikim me krimin e organizuar dhe trafikun e votave. Nga ana tjetër Taulant Balla ha dreka dhe darka me përfaqësues të krimit të organizuar. Edi Rama ka çuar dy përfaqësues të lidhur drejtpërdrejt me krimin e organizuar”, u shpreh dje Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.
POLITIKE
N
5 E shtunë, 12 TETOR 2019
Nënkryetari i LSI-së: Komisioni i turpshëm i ngritur me idenë për të shkarkuar Presidentin duhet të ishte deklaruar shkrirjen dhe shkuarjen e tij në shtëpi
ënkryetari i Lëvizjes So cialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar dje në “News 24”, komentoi opinion e Komisionit të Venecias, ku tha se në këtë opinion thuhet se Presidenti i Shqipërisë, Ilri Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Nga ana tjetër, Vasili komentoi edhe qëndrimin e Komisionit për zgjedhjeve njëpartike të 30 qershorit. “Tani të vijmë tek të vërtetat të cilat me shumë të drejtë ju pyesni se cilat janë gjetjet themelore. Disa janë gjetjet themelore të cilat duhet të mbeten në mendjen e të gjithë shqiptarëve. Sepse sot ishte dhe me këtë raport i cili kishte edhe shumë ndryshime të mëdha nga raporti paraprak dhe këtu nuk ka asnjë të keqe që Komisoni i Venecias reflektoi pas kësaj gjëje, në mënyrë shumë të qartë dhe shteruese, saqë as ky krye gënjeshtari Edi Rama nuk guxon ta thotë, pohoi qartë që Presidneti nuk e ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë. Dhe kjo shterohet. Së dyti mbyllet edhe një çështje tjetër, herën e parë kur doli raporti paraprak para pak ditësh, të gjithë u përpoqën ta keqpërdorin në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit apo votimet moniste të 30 qershorit. Komisioni i Venecias pohon qartë, e keni edhe në deklaratën që është në posedimin tuaj, ku thotë shumë qartë që dekretet e Presidentit janë të pa atakuara, të pa ankimuara nga kurrkush sot e kësaj dite. E përkthyer për qytetarët, që ta mbyll këtë pjesë, do të
Vasili: Venecia tha se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën, 30 qershori i pavlefshëm
thotë janë dekretet që janë ligje, janë të pa atakuara dhe si të tilla duhet të zbatoheshin. Me këto dekrete 30 qershori nuk ekzis-
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD-SË
“30 Qershori”, Bardhi: Venecia konfirmoi se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën
ton, votimet janë të paligjshme, Venecia e konfirmon dhe ankuesit e vetëm të tyre të cilët ishin Rilindja dhe KQ, të cilët nuk ndër-
OPINION
Pas Venecias, Rama s’ka më fytyrë të flasë për ligj e Kushtetutë
S
ekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, në një interv istë në “ABC Neës”, tha se Komisioni i Venecias konfirmoi në opinionin final, se Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën në lidhje me anulimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale. Pjesë nga intervista Py etje: Cili është komenti juaj për raportin final të V encias për Pyetje: Vencias presidentin? Gazment Bardhi: Përgjigja zyrtare e Komisionit të Venecias është që Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje dhe nuk jemi në rrethanat ku mund të shkarkohet nga Kuvendi apo Gjykata kushtetuese. Opinioni tregon se veprimtaria e Kuvendit dhe e partisë qeverisëse ishte një puç konsitucional për të kalur një nga insitucionet e vetme jashtë kontrollit të qeverisë. Pyetje: Tejkalimin i kompetencës nga presidenti e përfshin shkeljen sipas jush apo është i ndryshëm nga shkelja? Gazment Bardhi: Ka një ndryshim në opinionin përfundimtar të miratuar sot, krahasuar me draftin. Ky është një nga rastet e veçanta që Komisioni i Venezias ndryshon qëndrim referuar opinionit të ekspertëve. Në draftin final është specifikuar se nëse ka patur apo jo tejkalim, do të duhet ta vendosë Kuvendi apo Gjykata Kushtetuese. Edhe nëse ajo që ka thënë Komisioni i Venecias konsiderohet si tejkalim, duhet të merren në konsideratë rrethanat e tjera kushtetuese që kanë detyruar Presidentin të marrë vendimin. Në raport thuhet qartë konkluzioni se Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje, siç ka bërë propagandë qeveria gjatë kësaj kohe. Deri më sot Presidenti Meta i ka qendruar betimit për respektimin e Kushtetutës.
morën asnjë hap në gjykatë, brenda apo jashtë vendit, humbën sot përfundimisht legjitimitetin e zgjedhjeve moniste të 30
qershorit. Dekretet e Presidentit vazhdojnë të mbeten legjitime dhe vazhdon të mbetet një problem shumë i madh dhunimi i shtetit ligjor pasi mori përsipër Edi Rama, mazhoranca dhe KQZ-ja të shkelin ligjin në fuqi. Dhe këto janë elementë të cilët janë në raportin e Komisionit të Venecias në mënyrë të qartë. Dhe e treta do të thotë që Komisioni i turpshëm dhe i famshëm i ngritur me idenë për të shkarkuar Presidentin, me idenë për të bërë një zhurmë, se asnjë substancë nuk kishte, normalisht duhet të ishte deklaruar sot në një konferencë urgjente shtypi shkrirjen dhe shkuarjen e tij në shtëpi sepse nuk ka më asnjë funksion tjetër se çfarë të kryejë. Bëri farsën, bëri tymueset, bëri fishekzjarrët, i bëri të gjitha. Sot është fundi i të gjithë kësaj loje të fëlliqur e cila i humbi kohë dhe vëmendje shqiptarëve, ndërkohë që vëmendja duhet të jetë pikërisht te negociatat që nuk hapen dhe një dështim i tmerrshëm që Shqipëria ka sot në ecjen përpara të saj drejt Europës”, tha Petrit Vasili.
Nga Ylli Manjani
T
re përfundimet që Rama evi denton nga Venecia, në fakt i japin fund budallallëkut të Tij të 30 qershorit: 1. Përfundimi i parë i Ramës: “Bojkoti elektoral i subjekteve politikë, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve, nuk mund të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta…” Aty më rri tek zgjedhjet “e rregullta”! Pse akoma i rren mendja se më 30 qershor pati zgjedhje, për më tepër të rregullta?! E ka lexuar ç’i ka shkruar ODIHR për ato palo zgjedhje?! Gjithë të zezat që mund të shkruhet për një palë zgjedhje. Kështu që përpjekja për të gjetur stre-
hë tek Venecia me këtë konkluzion, është thjesht torollake! 2. Përfundimi i dytë, sipas Ramës: “Anulimi i zgjedhjeve e më tej, shtyrja e tyre cënoi të drejtën e zgjedhësve për të zgjedhur”. Pikërisht tek e drejta për të zgjedhur ngelëm. E drejta për të zgjedhur ushtrohet dhe garantohet kur pa alternativa, garë e pjesëmarrje. Cila nga këto gjëra u garantuan kur Opozita u deturua të largohej nga zgjedhjet, sepse qeveria u kap duke vjedhur vota?! Me cilën alternativë garuan rilindasit?! Nga ana tjetër, nëse u cënua e drejta për të zgjedhur si është e mundur që qeverisë i dolën rreth 1 milion vota në kuti, kuptohet pas një muaji manipulim rezultatesh?! Nuk nxirrnin dot as rezultatin kaq shumë u përfshinë në vjedhje të hapur votash, edhe pa konkurrentë!!!!! Jerm komplet! Në përpjekje për të gjetë të drejtën te rrjeshtat e Venecias mbytet në kanalet e ujërave të zeza që ka i hapur demokracisë së vendit të vet. Aty rri! Mbytu! 3. Përfundimi i tretë, sipas Ramës: “Presidenti veproi pa ligj dhe pa ko-
mpetencë kushtetuese kur shtyu zgjedhjet”. Aty më rri, tek ligji dhe kompetenca kushtetuese. Ligji edhe kur nuk ekziston, i përmendet gjithë dynjasë. Ndërsa shkeljet e ligjit që ekzitojnë e bëjnë muuuuu kur i shkel Ai vetë, ato nul quhen. Por pavarësisht kësaj, me cilin ligj e me cilën kompetencë Kushtetuese Alfred Moisiu i shtyu zgjedhjet e 2007-ës, në të cilat ky, një kandidat i vetëm në gjithë Shqipërinë nuk hynte?! Si është më mirë të marrësh përgjegjësi që të jep detyra dhe të kërkosh zgjidhje edhe kur ligji mungon (por precedenti ekziston), apo të mos e rruash fare për përgjegjësi kur është evidente shkelja e ligjit dhe e Kushtetutës?! A ka mundësi që ky të ketë më fytyrë të flasë për ligj e Kushtetutë, kur kapet thuajse çdo ditë në shkelje të hapur të tyre?! Ja pra që përfundimet që ai evidenton flasin vetëm kundër Tij dhe askujt tjetër! 30 qershorit ja paftë hajrin! Ata përdorues të pushtetit të vjedhur pa zgjedhje, do tu duhet ta vjellin të gjithën sa po hanë. Herët a vonë! Nuk ju bëjnë dot më derman as qokat nga jashtë…
POLITIKE
6 E shtunë, 12 TETOR 2019
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u kërkon strukturave në terren të përgatiten për zgjedhje të parakohshme
K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u kërkon strukturave në terren të përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Në udhëzimin e brendshëm kërkohet që në mënyre urgjente, të nisë verifikimi i listave zgjedhore, për të identifikuar aty votuesit që tradicionalisht votojnë djathtas. Një pikë interesante në këtë dokument është kërkesa që strukturat e PD në terren të identifikojnë nëse votuesit tradicionale te kësaj partie, janë në ato zona që janë regjistruar se banojnë, apo janë larguar jashtë Shqipërisë. Udhëzimi Aneksi 1 – Sqarim që i shpërndahet strukturave të Partisë Situata në të cilën ndodhemi bën urgjente nevojën e verifikimit të listës elektorale në territorin e QV që ju mbuloni. Gjithashtu, po kaq e rëndësishme është edhe procesi i anëtarësimeve të reja. Për përmbushjen e detyrave të sipërcituara është e nevojshme që: Kryetari i Grupseksionit, në bashkëpunim me Kryetarët dhe Sekretarët e Seksioneve, verifikojnë listat e zgjedhësve, kryejnë identifikimin e votuesve në terren duke i përcaktuar adresën, si dhe: • identifikojnë për cdo QV votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike. • identifikojnë nëse votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike vazhdojnë apo jo të jenë në territorin që mbulon QV. Nëse nuk janë më banor të asaj QV, identifikohet zona ku
PD udhëzime urgjente për strukturat: Të identifikohet çdo votues tradicional
kanë lëvizur brenda territorit të Degës (përcaktohet QV që e mbulon territorin), brenda territorit të Shqipërisë (përcaktohet qyteti apo fshati përkatës), apo
nëse kanë emigruar jashtë Shqipërisë (nëse dihet shteti apo qyteti specifikohet). • kontaktojnë votuesit tradicional të sigurt të PD për të garan-
Nënkryetari i PD-së: Me bashkëkryetarin e komisionit të reformës nuk pranojmë të bashkëpunojmë
PD kundër ndarjes së reformës zgjedhore, Spaho: Zgjidhja, plani pesë pikësh
P
artia Demokratike shprehet kundër ndarjes së reformës zgjedhore në dy faza, pas propozimit të bërë nga maxhoranca në komisionin e posaçëm parlamentar. Qëndrimi vjen nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho në një prononcim dhënë për “Tv Klan” se një debat i tillë është i pamundur për t’u bërë në kushtet aktuale. “Është e pamundur të bësh debat në nivel teknik
sa kohë nuk ke zgjidhur problemet thelbësore të reformës, që janë ato që kemi paraqitur në planin pesë pikësh”, shprehet nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho. Nënkryetari i PD-së thotë se e vetmja mënyrë për kapërcimin e krizës janë propozimet e opozitës, për të cilat sipas tij, ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga shumica në parlament. “Ne s’kemi vënë kushte, presim të dëgjojmë
palën tjetër. Kemi marrë përgjigje në biseda korridoresh apo tryeza kafenesh. Presim një pergjigje zyrtare”, deklaroi Spaho. Përgjigjen zyrtare demokratët nuk e presin aspak nga Damjan Gjiknuri, të cilin e akuzojnë si të përfshirë në dosjen e Dibrës. “Ne me bashkëkryetarin e komisionit të reformës zgjedhore nuk pranojmë të bashkëpunojmë. Ai është i përfshirë në krimin elektoral në zgjedhjet e vitit 2017 dhe duhet të ndiqet nga prokuroria”, deklaroi dje nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho. E aq më pak legjitim për ta bërë këtë reformë shohin Komisionin Parlamentar, të bashkëkryesuar nga socialisti Damian Gjiknuri. Në ndihmë për një reformë të vërtetë zgjedhore kërkojnë t’u vijnë ndërkombëtarët, të cilët kërkojnë të drejtojnë strukturën e posaçme. “Për të pasur garanci që gjërat do bëhen dhe zbatohen”, deklaroi dje nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.
tuar vijimin e mbështetjes për PD. • regjistrojnë në listën e zgjedhësve votuesit tradicional të sigurt të PD dhe plotësojnë me numrin e telefonit listën vetëm për votuesit tradicional të sigurt. • identifikojnë votuesit tradicional të sigurt të PD që nuk janë anëtar partie. • rimarrin kontakt me votuesit tradicional të sigurt të PD që nuk janë anëtar për t’i ftuar të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike. Është e preferueshme që votuesit që ftohen të marrin përgjegjësitë si anëtar partie të gatshëm për të përmbushur aktivisht përgjegjësitë dhe të drejtat e anëtarit, veçanërisht të jetë aktiv në veprimtarinë politike dhe elektorale të PDSH-së, si dhe të ndjekë jetën e brendshme organizative të saj; Në këtë proces do të përfshihet Lidhja Demokratike e Gruas, nëpërmjet strukturave të saj në Degë dhe nivel grup-seksioni, me synimin që jo më pak se 30% e anëtarëve të rinjë të jenë fem-
ra. Procesi i angazhimit të Lidhjes Demokratike të Gruas, monitorohet nga Kryetarja e LDG në PDSH. Forumi Rinor i Partisë Demokratike, nëpërmjet Kryetarëve të Degëve dhe Kryetarëve të FRPD në çdo grup-seksion, identifikon të rinjtë e moshës 15 – 25 vjeç, me fokus të veçantë të rinjtë që fitojnë të drejtën për të votuar brenda 2019 dhe që mund të jenë votues për herë të parë ne vazhdim dhe i fton të angazhohen me përgjegjësi si anëtar të FRPD-së dhe/ose PD. Në periudhën 1 – 15 Tetor 2019, puna të fokusohet tek identifikimi i votuesit tradicional të sigurt të PD, që kanë dëshirë dhe pranojnë të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike. I gjithë procesi i përcaktuar duhet të përfundojë brenda datës 31 Tetor 2019. Në Regjistrin Bazë të Anëtarësisë në format elektronik dhe shkresor në PDSH nuk regjistrohet asnjë anëtar i ri, që nuk ka dorëzuar dhe plotësuar në Sekretariatin Organizativ të PDSH Formularin e Aplikimit për Anëtar.
DEPUTETI
Maliqi: Socialistët e dinë se Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën, votat u “blenë”
D
eputeti i opozitës në Parlament, Lefter Maliqi i bëri një sfidë pub like krerëve të politikës shqiptare kur tha se nëse sistemi zgjedhor ndryshon ai merr më shumë vota personalisht se Kryeministri Rama dhe dy drejtuesit e Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha e Monika Kryemadhi. Deputeti Maliqi tha se nuk beson se ka më një pakt të fshehtë Rama-Basha, ndërsa e cilësoi korrekt interpretimin e Komisionit të Venecias për çështjen e akteve presidenciale. Sipas tij, ky institucion konfirmoi faktin që Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën, gjë që e dinë dhe vetë socialistët, por shtoi se Komisioni hetimor i krijuar me nismën e mazhorancës socialiste është një farsë. “Unë kam qenë ndër zërat e parë që kur u mor kjo nisëm për ngritjen e komisionit hetimor, që kur u mor edhe nisja për rezolutën, për miratimin e rezolutës në kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e presidentit dhe aty pashë shoën e parë, ku u kërkua mbi gjysmë ore pushim, për shkak se deputetët e opozitës së re e lamë në mënyrë unanime që ne do të ishim pjesa dërrmuese abstenim dhe rreth 5-6 deputetë kundër. Pas pushimit zoti Balla dhe segment të tjerë të partisë socialiste patën takime me deputet të PD-së, LSI-së dhe të tjerëve që janë aty. Dhe ndodhi ajo që u votua me 102 vota për miratimin e rezolutës për shkarkimin e presidentit. Komisioni i Venecias në asnjë germë nuk shprehet se presidenti ka shkelur kushtetutën, pra është një organ këshillues dhe thotë thjesht ka tejkaluar, me fjalën tejkalim unë them që presidenti vetë e ka sqaruar që ka të drejtë të nxjerri, dekretojë akte normative dhe nuk mban përgjegjësi përveç momenteve kur shkel rëndë kushtetutën”, tha ai.
POLITIKE
7 E shtunë, 12 TETOR 2019
ANALIZË
Rama shkoi në Nish për të kërcënuar përsëri Merkel... Nga Kastriot Islami*
R
ama shkoi në Nish për tu takuar me Vucic dhe Zaev - çuditërisht ( kjo çudi e ka shpjegimin e saj) pa asnjë ide të qartë, pa platformë, pa program e pa asnjë kalendar veprimesh për të deklaruar marrëzinë e radhës, projektin e tyre që e kanë pagëzuar Shengeni Ballkanik… Rama në Nish na bën edhe për të qeshur e për të qarë: Ai shkoi në këtë takim si një nxënës i keq që ka ngelur në klasë në Bruksel sepse është i paaftë, hajdut dhe gjatë të gjithë kohës sorrollatet rrugëve me kriminelë e të fortë. Për paka shkaka po shtoj se pasi e kanë dërguar për të kursin e kitarres për të futur në shina është larguar se e bezdisin telat e kitarres e nuk përqendrohet dot; më pas e kanë dërguar në kursin e pikturës por nuk ka mundur të qëndrojë as tre ditë se në vend që të mësojë të pikturojë ngal-
loset me bojërat nga fytyra e rrobat, dhe në fund e dërgojnë edhe në kursin e boksit por edhe prej andej largohet se e rrahin më të fortit dhe e tallin pasi i kanë ngrenë bukën me gjap e sheqer. Këtë gjë edhe tani sepse nuk është në gjendje të ushtrojë detyrat e kryeministrit…. Rama shkoi në Nish pasi si kryeministër kishte shkruar një letër provokative për deputetët holandezë që më tej ja kishte dhënë 8 ministreve (gra) manekine ta firmosin dhe 7 ministrave – burra- kukulla për ta miratuar në heshtje, duke u bërë gazi I botës dhe objekt batutash e gallate në të gjithë qoshet e Tiranës e në të gjithë cepat e Shqipërisë… Rama shkoi në Nish për tu takuar e bashkërenduar me Vuçiç projektin e vjetër të Serbisë së Madhe, apo ndryshe të vendosjes së Serbisë në qendër të Ballkanit Perëndimor, meqë Serbia e ka humbur këtë rol me shpërbërjen e Jugosllavisë. Sepse BP është në realitet një entitet politik i formuar nga Ish-Jugosllavia, minus Slloveninë e Kroacinë dhe plus
Shqipërinë; dhe Shqipëria në vend që ti largohet sa më shpejt nga ky entitet, Rama me autoritarizmin, korrupsionin e lidhjet me krimin e mban të lidhur fort aty dhe për më tepër kërkon ta vendosë nën hyqmin e Serbisë së Madhe…. Rama shkoi në Nish jo vetëm pa platformë, pa program dhe pa kalendar veprimesh, por edhe pa u konsultuar me askënd, as me qeverinë e partinë e tij, pa asnjë diskutim as me parlamentin dhe pa asnjë konsultë qoftë edhe formale me opozitën e Presidentin. Pra vajti edhe në këtë aktivitet thjesht me duar në xhepa sic vete gjithnjë, thjesht për shou e për të bërë foto me brekushe e me atlete…. Rama shkoi në Nish për një “projekt” që sipas tij ju krijon mundësinë shqiptarëve të shkojnë pa vizë në Serbi dhe bizneset shqiptarë të cojnë pa pengesa doganore mallrat e tyre në Serbi. Kjo është paradoksale në disa plane. Së pari, shqiptarët e varfër po emigrojnë masivisht drejt vëndeve të BE dhe SHBA për shkak të keqqever-
isjes së Ramës dhe s’presin nga Rama ti hapë kufirin me Serbinë. Së dyti, shqiptarët e varfër sa herë që ju paraqitet nevoja apo mundësia shkojnë në vëndet fqinje, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi e Kosovë vetëm më kartë identiteti dhe ju duket cudi e madhe që Rama kërkon ti fusë pa viza në një vend me të cilin s’kanë asnjë lidhje kufitare, ndërkohë që I varfëron e i burgos në vendin e tyre. Rama shkoi në Nish duke shpërfillur Kosovën të cilën Vuçiç shprehet se nuk dëshiron ta përfshijë në këtë projekt-paçavure. Pra edhe një herë tjetër i ngul thikën pas shpine me këtë lëvizje edhe Kosovës… sepse Kosova me zgjedhjet e fundit i dha një shuplakë vdjekjeprurëse edhe autoritarizimit, qeverisjes së keqe, vjedhjeve e korrupsionit e lidhjes me krimin e trafiqet të Ramës e të qeverisë së tij dhe Rama për këtë arsye e urren dyfish Kosovën…. Rama shkoi në Nish vetëm pasi kishte kërcënuar Gjermaninë disa ditë dhe më konkretisht Merkel për vendimin e Bundestagut për hapjen e negociatave të
Shqipërisë me BE më 9 kushte, pra vetëm nëse do të plotësohen kushtet e vjetra e të reja të vendosura për qeverinë Rama. Sepse Rama preferon një JO të plotë sepse kështu mendon që do ti përvishet vëndeve të BE duke ju thënë “…se unë jam djalë i mirë që i kam kryer me sukses të gjithë reformat por juve s’ju lënë ekstremistët euroskeptikë të hapnin negociatat me Shqipërinë se i urrejnë shqiptarët…”. Madje Rama është përpjekur dhe po përpiqet me mish e me shpirt që edhe Maqedonia e Veriut të mrerret i njëjti vendim negativ sepse kështu teza e tij kundër Gjermanisë do të mund të ngjisë më fort… Rama shkoi në Nish, në realitet e në thelb, për të lëshuar kërënim direkt për Gjermaninë dhe Merkel: “…nëse nuk na hapni negociatat pa kushte ne mund të bëjmë edhe pa ju sepse jemi gati të prishim kufijtë mes nesh në Ballkan….”. Një kërcënim qesharak dhe i turpshëm por që kërkush nuk e merr seriozisht….I pakuptimtë duket qëndrimi i Zaev por mesa duket e kanë detyruar të futet në këtë lojë të pistë…???!!!… Ndërkohë që pas kësaj fshihen marrëdhëniet e synimet e dyshimta të Ramës me Vuçiç… ndërkohë që lexohet qartë se të gjitha këto bëhen për pushtetin e tyre personal. * Autori i shkrimit është ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 2003-2005
OPINION
"Shengeni Serbo-centrist", izolim për Kosovën, hapje portash për Rusinë Prof. Lisen Bashkurti
K
ëto ditë u bë shumë zhurmë rreth "Shengenit Ballkanik" tre palësh, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri që u lancua në Novi Sad. Ishte pa pikë dyshimi shumë zhurmë për asgjë. Nuk u firmos asnjë marrëveshje, asnjë instrument detyrues, por thjeshtë u bë një deklaratë propogandistike parimesh të përzjera dhe të përsëritura nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe nga Marrëveshja Shengen të Bashkimit Europian. Natyrisht, kjo nuk do thotë se ishte zhurmë pa dëm dhe pa rrezikshmëri. 1. Arrnë e re në thes të shqyer "Shengeni Ballkanik" tre palësh ose "Shengeni Serbo-centrist" është një ide e vjetër me petka të reja, është një doktrinë Serbo-Ruse me terma Euro-Perëndimore, është një një arrnë e re në një thes të shqyer, është një mirëkuptim propogandistik mbi nje realitet kontradiktor. Është ide e vjetër sepse prej më shumë se një shekulli Serbia ka tentuar në kohë, terma dhe mënyra të ndryshme të bëhet qëndër e Ballkanit dhe ta dominojë atë. Fakti që këtë herë u takuan në Novi Sad nuk e zbeh aspak që Beogradi është në qëndër. Doktrina e Garashaninit në vitet '40 të shekullit 19-të synonte krijimin e një Serbie të Madhe, 'Nacertanie", si qëndër Ballkanike. Gjatë "Krizës Lindore" 1877-1878, sërish Serbia tentoi të përfitonte nga kriza RusoOsmane që të përfitontë troje e popullsi të huaja, duke synuar të bëhej qëndra politike midis Autro-Hungarëzëve, Rusëve dhe Osmanëve. Mbas Luftës së Parë Botërore, kur ambiciet e Serbisë u përplasën në periudhën post-Osmane me Vjenën dhe Italinë, Beogradi inicioi Mbretërinë SerboKroate-Sllovene, duke u bërë qëndër e kësaj mbretërie trepalëshe. Në periudhën midis dy luftrave botërore, Serbia centraliste u përball me rivalitetin Kroato-Sloven federalist. Në vitin, 1929, Mbreti Serb Aleksandri I, e quajti krijesën serbe "Jugosllavi", duke u përpjekur të gjejë kompromisin me
Kroato-Slovenët, por me qëndër Beogradin. Në këtë periudhë, midis dy luftrave Botërore u ndërmorrën tre Konferenca Ballkanike, me synimin "Ballkani, Ballkanasve", si kundërvënie e fuqive Evropiane, por në fakt ishte tendencë për dominime nacionalizmash Ballkanik, një prej më agresivëve ishte nacionalizmi Serb. Trë tre Konferencat në fjalë dështuan nga rivalitetet e brëndshme Ballkanike dhe problemet e pakicave etnike. Mbas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të influencës më të madhe në Internacionalen Komuniste, Bullgaria e Dimitrovit tentoi të krijonte "Federatën Ballkanike", ide kjo që ndeshi në kundërshtim të fortë nga Beogradi. Ishte Josif Broz Tito, themeluesi i Jugoslavisë së AVNOJ-it të mbas Luftës së Dytë Botërore, që tentoi të zgjeronte Federatën Jugosllave me përfshirjen e Shqipërisë në të. Për arsye ideologjike dhe strategjike Stalini e ndaloi një iniciativë të tillë, duke shpëtuar Shqipërinë nga gëlltitja Jugosllave. Mbas rënies së Murit të Berlinit dhe transformimeve politike dhe gjeopolitike në Evropën Lindore dhe BRSS, Jugosllavia u përfshi në krizë komplekse, në qëndër të së cilës ishte ambicia e Beogradit për të vënë nën kontroll gjithë ish-Jugosllavinë e Titos. Milloshevici i vuri republikat e ish Jugosllavisë përballë alternativës kërcënuese: ose të pranonin kontrollin centralist të Beogradit, ose të gjithë serbët, kudo që ndodheshin, do të bashkoheshin në një shtet të vetëm, në Serbinë e Madhe. Dihet se cfarë pasojash prodhoi politika e Milloshevicit. Mbas rënies së Milloshevicit, diktatura Serbe ka rënë, por doktrina e "Serbisë së Madhe" vijon të mbetet e gjallë aktive, por e veshur me petka diplomatike dhe e kamufluar pas termave të reja, kryesisht Europiane. Thelbi i politikës së jashtme të Serbisë ka ndryshuar shumë pak. Ajo vazhdon të jetë nacionalisht ambicioze, duke tentuar të rikthejë pozitat e humbura nga koha e Milloshevicit. Këto ambicie lexohen qartë në qasjen Serbe ndaj Kosovës, Bosnie-Herze-
govinës, Kroacisë dhe pakicave serbe kudo që janë. Në rrashin Ballkanik, ambicia Serbe vijon të mbetet për tu rikthyer në qëndër Rajonale me gjithë kuptimin e kësaj fjale. Për këtë Beogradi përdor gjeostategjinë bivektoriale Euro-Aziatike. "Mini-Shengeni Serbo-centrist" është pjesë e kësaj taktike të Beogradit, në të cilën u bënë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, edhe Shqipëria. 2. Izolim i Kosovës me 'bekimin' e Tiranës Takimi i Novi Sadit është paraparë që të lërë jashtë tij Kosovën. Ky takim nuk mund të bëhej me Kosovën përsa kohë qeveria e kaluar kishte Haradinajn kryeministër, që vuri taksën 100 përqind për importeve Serbe. Por, ky takim nuk mund të bëhej me Kosovën, as me qeverinë e re, pa e ditur se kush do fitonte zgjedhjet dhe do bëhej kryeministër pas zgjedhjeve. Takimi i Novi Sadit me qëllim që të linte jashtë Kosovën, mund të bëhej taktikisht në periudhën vakum midis qeverisë në ikje Haradinaj dhe qeverisë në ardhje Kurti. Nxitimi për ta bërë takimin e Novi Sadit në një kohë tranzicioni midis dy qeverive në Kosovë nuk lexohet si rastësi. I dëshpëruar me Haradinajn dhe i pasigurt me Kurtin, Vucici, dhe kjo është krejt e qartë, luajti me datën e takimit të Novi Sadit për ta izoluar Kosovën. Maqedonia e Veriut bëri oportunistën, duke u pajtur me të. Nuk është e qartë nëse Tirana zyrtare ra paditurisht në grackën e Vucicit apo u dakordua me vullnetin e saj. Mungesa e transparencës së Qeverisë Shqiptare nuk na ndihmon aspak për këtë. Por, sidoqë te jetë, as Beogradi, as Tirana, as Shkupi dhe as të trija së bashku nuk mund të flasin dhe veprojnë në emër të Kosovës dhe popullit të saj. Koha kur Beogradi, satelitët dhe serbofilet Ballkanik flisnin e vepronin në emër të Kosovës dhe popullit të saj ka mbaruar një herë e përgjithmonë. 3. Hapje portash për Rusinë me 'bekim' të Beogradit Nuk mund të krijohet kurrëfarë Federate
Jugosllave më në Ballkan, as me doktrinat e vjetra dhe as me termat e reja, as me gjuhë diplomatike të MSA dhe as me modele Shengeni European. MSA e kanë firmosur dhe ratifikuar të tre këto vënde. Gjithashtu, treshja Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni e Veriut janë edhe pjesë e Shengenit. Duke qënë pjesë e MSA dhe e Shengenit, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë as cfarë shtojnë dhe as cfarë heqin mbi termat e tyre. MSA dhe Shengeni janë instrumenta normativ Evropianë që rregullojnë katër lëvizjet e lira: të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe njerëzve. Nëse këto akte normative Evropiane nuk zbatohen plotësisht në Ballkan, kjo ka të bëjë me kulturën anti-juridike dhe anti Evropiane të lidershipeve dhe administratave Ballkanike, të cilat firmosin pa hezitim aktet juridike Evropiane, por i shkelin ose i gjymtojnë në marrëdhëniet e fqinjësisë dhe të bashkëpunimit Rajonal. Prapa mendimi i "Shengenit Ballkanik Serbo-centrist" është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për Kosovën, për Ballkanin dhe mbarë BE. Është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për Kosovën sepse shton presionin e shteteve Ballkanike mbi të, duke përfshirë mjerisht edhe Shqipërinë, për të rishikuar heqjen e taksës mbi importet Serbe, pa kurrëfarë kushtezimi në mbrotje të Kosovës, dhe plotësisht në favor të Serbisë. Taksa mbi importet Serbe në Kosovë ishte reagim vetëmbrojtës i Kosovës përballë politikave agresive armiqsore të Serbisë. Serbia ka bllokuar dialogun me shkeljen e marërveshjes së Brukselit të vitit 2013, ka penguar integrimin e Kosovës në organizatat e UNESC-s dhe INTERPOLit dhe ka sponsorizuar tërheqjet e njohjeve ndërkombëtare të disa shteteve kundër Kosovës. E tani, që taksa është në fuqi, është e udhës që Kosova të kushtëzojë heqjen e saj me masa konkrete kundër Serbisë. "Shengeni Ballkanik Serbo-centrist" tenton që ti bëjë presion Kosovës për heqjen e taksës në mënyrë të pakushtëzuar, ose ta bëje atë "fact accompli", përmes Tiranës zyrtare. "Shengeni Ballkanik" është i dëmshëm dhe
i rrezikshëm për Ballkanin sepse synimi dhe formati i tij do ngjallë problemet e fqinjësisë në Ballkan dhe do thellojë fragmentimin e tij. Duke u vënë në qëndër të këtij "Shengeni Ballkanik Serbo-centrist", Serbia don të anashkalojë dhe jo të zgjidhë problemet serioze me fqinjët e saj. Deri tani, Serbia është gjeneruese problemesh fqinjësore dhe pengesë bashkëpunimi Ballkanik. Me gjithë fqinjët, në një masë apo tjetër, dhe me gjithë Ballkanin, në një fushë apo tjetër, Serbia është vetë problemi dhe jo zgjidhja. Fakti që fqinjët e drejtpërdrejtë të Serbisë, Mali i Zi, Kosova, Bosnie-Herzegovina dhe Kroacia kanë abandonuar këtë format "Shengeni Ballkanik Serbo-centrist", do thotë se ato i njohin mirë problemet dhe vështirësitë që ka krijuar dhe vijon të krijojë Serbia me to dhe me mbarë Rajonin. "Shengeni Ballkanik Serbo-centrist" është i dëmshëm dhe i rrezikshëm edhe për mbarë Evropën. Në thelb ky lloj Shengeni serbocentrist tenton t'i hapë portat Rusisë. Përsa kohë politika dhe gjeostrategjia Serbe është bivektorëshe Euro-Ruse, lypet të kuptohet se cdo hap i Serbisë me fqinjët, Ballkanin dhe Evropën i hapë rrugën Rusisë për të dëpërtuar dhe për të rritur praninë dhe ndikimin në fqinjët e Serbisë, në Ballkan dhe në mbarë Evropën. Serbia ka vendosur të jetë "Kali i Trojës" i Rusisë në Ballkan dhe në Evropë. Shengeni serbo-centrist tenton t'i krijojë hapsirë gjeopolitike dhe gjeostrategjike Rusisë, në një kohë kur Bashkimi Evropian po ashpërson strategjinë kundër ofensivës Ruse në Evropë. Me pak fjalë "Shengeni Serbo-centrist" është gracka e radhës e Serbisë për të izoluar Kosovën, për të dominuar fqinjët, për të fragmentuar Ballkanin dhe për t'i hapur portat Rusisë si karshillët kundër Bashkimit Evropian. Asgjë të drejtë, të arsyeshme dhe të dobishme nuk pritet të vijë nga "Shengeni Serbo-centrist". Ky lloj "Shengeni" është një dublim i panevojshëm në termat Evropiane. Por, është shumë i dobishëm në termat Serbe-Ruse.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
8 E shtunë, 12 TETOR 2019
Kreu i PD-së kujton ngjarjen: Fati i Shqipërisë, i shkruar dhe është në Europë
K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar atë datë historike, së cilës iu referua si një akt i pashembullt i eliminimit të elitës së kombit shqiptar, ku për interesa pushteti, diktatura komuniste pushkatoi 72 vite më parë 16 veta, 5 prej të cilëve deputetë, në një gjyq të montuar që ka hyrë në histori si gjyqi i parë i dënimit të deputetëve. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha shprehet se sot ndjehemi krenarë për deklaratat që ata deputetë, tribunë të vërtetë të mendimit shqiptar, dhanë në gjyqin e montuar. Ata u shprehën troç se nuk e donin regjimin që ishte ngritur në Shqipëri e se ata ishin organizuar e po përpiqeshin për një Shqipëri si Europa, një Shqipëri me demokraci perëndimore. Në vijim, kryedemokrati Basha thotë se duke përkujtuar betejën e grupit të deputetëve të pushkatuar, kemi detyrimin të ruajmë lirinë dhe demokracinë. “72 vite më parë, më 10 tetor 1947, në një akt të pashembullt të eliminimit të elitës së kombit shqiptar, për interesa pushteti diktatura komuniste pushkatoi 16 veta, 5 prej të cilëve deputetë, në një gjyq të montuar që ka hyrë në histori si gjyqi i parë i dënimit të deputetëve. Me vendim të vetë diktatorit dhe me frymëzim bolshevik, në Shqipëri po grisej edhe formalisht veli i opozitës politike dhe përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit, intelektualë me formim perëndimor, klerikë të njohur e të angazhuar aktivisht në luftë kundër pushtuesve të huaj, si dhe tribunë të lëvizjes për rreshtimin e Shqipërisë në krah të demokracive perëndimore, u dënuan me pushkatim
Pushkatimi i 5 deputetëve, Basha: Pas 72 vitesh, kemi një parlament monist
dhe vendimi u ekzekutua me urgjencë brenda dy javësh, nëpërmjet një vrasjeje mizore masive në Malin me Gropa. Pinjollë të familjeve të njohura e me tradita patriotike, u nxorën para gjyqeve politike, në përpjekje për të shkatërruar njëherë e mirë çfarëdolloj opozite që mund të prodhonte shoqëria shqiptare ndaj sistemit diktatorial komunist që po impononte klika e ardhur në pushtet me dhunën e pushkës. Pas gjyqit të parë të deputetëve, ku xhelati ishte përkujdesur të përzgjidhte personalitete nga Shkodra, Tirana, Gjirokastra, Dibra, Lushnja, apo edhe Prishtina, me urdhër të vetë diktatorit, pati edhe
dy valë të reja gjyqësore në vitin pasardhës, ku me varje, pushkatime apo me burgime të përjetshme u dënuan 15 deputetë, dhe dhjetëra bashkëpunëtorë të tyre. Duke analizuar terrorin, udhëheqja xhahile vlerësoi se e kishte likuiduar njëherë e mirë rrezikun e krijimit të një opozite politike në vend. Kjo, sipas vetë dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, ishte arritur përmes torturave çnjerëzore, si elektroshoku apo lënia pa ushqim për një vdekje të ngadaltë, tortura që u përdorën mbi ajkën e kombit e sipas një manuali të vërtetë shkombëtarizues. 72 vjet më vonë, ndjehemi krenarë për deklaratat që ata deputetë, tri-
bunë të vërtetë të mendimit shqiptar, dhanë në gjyqin e montuar. Ata u shprehën troç se nuk e donin regjimin që ishte ngritur në Shqipëri e se ata ishin organizuar e po përpiqeshin për një Shqipëri si Europa, një Shqipëri me demokraci perëndimore. Përkundër dhunës çnjerëzore, ata i dolën zot orientimit perëndimor të shqiptarëve dhe i deklaruan botës se komunizmi nuk ishte një zgjedhje e lirë e popullit shqiptar, por, një regjim që u instalua dhe iu imponua popullit me dhunë e me gjak dhe që u mbajt me dhunë dhe me gjak. 72 vjet më vonë, në Shqipëri kemi një parlament monist, ku çdo ditë mendohet si të prodhohen
ligje për të vjedhur e plaçkitur shqiptarët dhe pasuritë e tyre, për të ndaluar opozitën politike e median kritike. 72 vjet më vonë, regjimi autokratiko-kriminal i drejtohet opozitës politike me të njëjtën terminologji siç u drejtohej xhelati grupit të deputetëve, duke e quajtur një forcë e errët e cila do të marrë pushtetin. Por siç na mëson historia e na e ka lënë trashëgimi edhe përpjekja e grupit të deputetëve, askush s’mund ta ndalë ëndrrën e një populli, lirinë e tij, fatin e tij. Fati i Shqipërisë është i shkruar dhe është në Europë. Ata që përpiqen ta ndalin këtë udhëtim, do turpërohen si etërit e tyre. Fillimisht do turpërohen për firmat e tyre, dikur firma pushkatimi e sot firma për vjedhje masive dhe dhunime të pronës dhe lirive të qytetarëve, e më pas do përgjigjen individualisht për përgjegjësitë që kanë për mbajtjen peng të vendit. Duke përkujtuar betejën e grupit të deputetëve, ne kemi detyrimin të ruajmë lirinë dhe demokracinë. Ato kërcënohen sot nga karikaturat e brezit të dytë të diktaturës komuniste, të shndërruara në një aradhë pa komb, që ka vetëm një kult, vjedhjen. Është një betejë e re dhe të gjitha forcat demokratike, trashëgimtare politike të platformës së paraqitur nga grupi i deputetëve, janë thirrur në skenën e historisë, për ta fituar atë bashkë me të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë”, u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
flasin për parime, për drejtësi e ju shesin moral shqiptarëve nga ekranet e televizioneve. Sigurisht që Rama di kë të zgjedhë për raste të tilla. Dy më të diskretituarit e një maxhorance të diskretituar tërësisht. E çfarë bëjnë sot? Pasi dolën blof , madje dhe të fshikulluar nga Venecia; pasi nuk morën raportin që shpresonin ta përdornin për qëllimin e tyre, shpallën me gojën e Ballës
dhe Spiropallës se “pavarësisht raportit të Komisionit të Venecias”, komisioni i Ulsiut do të vazhdojë dhe do zbatojë detyrën qe i ka caktuar “lideri” i këtyre të treve… Shpejt drejtësia do të rikthehet në këtë vend dhe të gjithë do japin llogari për mëkatet e tyre”, u shpreh dje në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
PD: Raportin kërkonin ta përdornin jo vetëm për të justifikuar nismën për shkarkimin antikushtetues të Presidentit dhe për të legjitimuar 30 qershorin, por dështuan
Raporti i Venecias, Paloka: Sa shpejt ju bie boja nga surrati klounëve të Ramës
N
ënkryetari i Partisë Demokratike Edi Palo ka ka reaguar lidhur me raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias mbi kërkesën e socialistëve të Komisionit Hetimor parlamentar për kushtetutshmërinë e vendimit të Presidentit të Republikës për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, vetëm pak orë pas publikimit të raportit, Paloka theksoi se socialistët me urdhër të Edi
Ramës kërkuan të përdornin Komisionin e Venecias si “mashë” që Rama të mos i fuste duart në zjarrin që ka ndezur vetë. “Sa shpejt ju bie boja nga surrati klounëve të Ramës… Kërkuan të përdornin Komisionin e Venecias si “mashë” që Rama të mos i fuste duart në zjarrin që ka ndezur vetë. Raportin e Venecias kërkonin ta përdornin jo vetëm për të justifikuar nismën për shkarkimin antikushtetues të Presidentit, por dhe për t’i dhënë legjitimitet 30 qershorit, një procesi që
tanimë është rrëzuar tërësisht nga OSBE/ODIHR-i, të vetmet organizata që kanë kompetencën për të vlerësuar proceset zgjedhore. E siç ndodh rëndom kur në “lojë” futet dyshja në krahët e Ramës: Balla dhe Spiropalla, dihet dhe rezultati… Të dy këta duhet të ishin sot në bankën e të akuzuarve për një sërë skandalesh, aferash korruptive e lidhjesh kriminale të faktuara mëse një herë. Por, ndërkohë, këta jo vetëm përfaqësojnë qeverinë përpara institucioneve ndërkombëtare, po vazhdojnë të
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KOSOVE
9 E shtunë, 12 TETOR 2019
KREU I VETËVENDOSJES
Kurti: Projekti për shkëmbim territoresh ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur
K
ryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha në një interv istë për Zërin e Amerikës se në takimet me të dërguarin presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi është diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje brenda disa muajsh. Por, ai tërheq vërejtjen se perspektiva e një marrëveshjeje vështirësohet kur afati kohor vihet përpara përmbajtjes. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, Kurti thotë se projekti për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dështuar por ideja ende nuk ka vdekur dhe se qeveria e tij do t’i jap fund asaj. “Projekti për shkëmbimin territorial midis Kosovës dhe Serbisë ka
dështuar. Më duhet të pranoj se ideja nuk ka vdekur, projekti ka dështuar – ideja nuk ka vdekur. Me qeverinë tonë jo vetëm që projekti i dështuar vuloset, mirëpo vdes edhe një ide e tillë meqenëse nuk mund të shtiremi thua se jemi para një çerek shekulli dhe me lapsa mbi hartë luajmë rolin e (Franjo) Tugjmanit e Millosheviqit teksa ndajnë dhe copëtojnë Bosnjën. Mendoj që ajo kohë ka kaluar, ajo është kohë lufte. Tash jemi në kohë të paqes kur kemi nevojë që sa më shpejt të bëjmë hapa të qëndrueshëm drejt anëtarësimit të të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”,- tha Albin Kurti. Ai shtoi se kërkimi i kufijve të përsosur etnik
është qasje raciste. “Shkëmbimi territorial në Beograd është quajtur kufizim me shqiptarët, përkufizim me shqiptarët apo siç e thonë ata “razgraniçenje”, që për bindjen time është koncept racist, meqenëse gjithmonë do të ketë në të dy anët e kufirit edhe shqiptarë edhe serbë. Nuk ka kufij të përsosur etnik dhe kërkimi i një përsosmërie të tillë është qasje dhe qëndrim racist. Ndërkaq shkëmbimi territorial në Kosovë nga presidenti ynë quhej korrigjim kufiri me kompromis të dhimbshëm ku veriu është dhuratë e (Aleksandër) Rankoviqit, pra ai kishte një frazë tjetër për shkëmbimin territorial, por koha e monarkëve të mesjetës që e trajtojnë territorin e
ANALIZE
shtetit sikurse pronë private të tyre që mund ta shkëmbejnë por si një mall të zakonshëm, ka përfunduar. Kosova është Republikë parlamentare dhe demokratike, mban zgjedhje të lira dhe në këto zgjedhje të gjashtë tetorit mund të themi që më parë kishim ironikisht një lloj shkëmbimi të popullsisë ku shumë të rinj tanë
fatkeqësisht emigruan për shkak të qeverisë së keqe por edhe shumë nga mërgata u kthyen që të votojnë me gjashtë tetor për ndryshimin e madh që opozita e djeshme të bëhet qeveri e nesërme dhe që këtij ndryshimi e kësaj qeverie të ardhshme t’i prijë Lëvizja Vetëvendosje”,- deklaroi Albin Kurti.
Albin Kurti i jep fund hegjemonisë së Ramës në Kosovë
Nga Berat Buzhala
I
takojnë të kaluarës ditët kur kryem inistri i Shqipërisë, Edi Rama, pas ditëve të lodhshme të punëve në Tiranë, vendoste që të dilte pak deri në Prishtinë për t’u çlodhur dhe për t’u argëtuar. Për të territori i Kosovës, kryesisht, ishte një lloj i cirkut të madh, ku flitej pak më ndryshe, njerëzit silleshin pak më ndryshe, kurse ai që nga pika e kufirit në Vërmicë e deri në Fabrikën e Amortizatorëve në Prishtinë e gëzonte, padrejtësisht, epitetin e të diturit. Për Edi Ramën nuk do të këtë kurrfarë pengese që të vijë rregullisht në Prishtinë, sa herë t’ia dojë zogu i qejfit, të shkojë në Presidencë në Prishtinë, të shkojë në Fabrikën e Amortizatorëve, por tash ai e di që në Prishtinë është veshur me pushtet një politikan, të cilin opinioni publik në Kosovë dhe në Shqipëri e konsideron më të pastër, më të ditur, më të kulturuar, me të lexuar, sesa Edi Ramën. Ka mundësi që Albinin e ndajnë nga pozita e kryeministrit edhe disa javë. Ka mundësi që atë e ndan nga pushteti edhe ndonjë plan i presidentit Thaçi, që të mos e lërë ta marrë pushtetin fare, por unë po flas këtu për vendimin e qytetarëve të Kosovës që ta veshin atë me pushtet. Ndërsa, kur kanë kaluar pesë ditë prej këtij vendimi, Edi Rama, që vite më parë e quante Kurtin “vlerë kombëtare”, ende nuk po denjon që ta urojë atë për fitoren. Edi Rama vazhdimisht e ka konsideruar Kurtin “vlerë kombëtare”, por për të qëndruar në opozitë e jo për ta ndarë me të, tash e tutje, një lloj të pushtetit mbarëkombëtar, kategori kjo jokushtetuese, por shumë domethënëse. Më kujtohet kur Rama e kishte vizituar Prishtinën, si kryebashkiak, fill pas përfundimit të luftës. Ai, përveç takimeve të tjera, e kishte takuar edhe Ismet Beqirin, homologun në Prishtinë. Ai takim, në vetvete, dukej si satirë politike. Ismeti i parashikueshëm dhe i veshur me ca palë tesha të gjata dhe
të gjëra, me ndonjë ngjyrë që ndoshta as nuk kishte emër, kurse në krah të tij Edi dekadent, i papërmbajtshëm dhe i paparashikuar, i veshur në atë mënyrë që vetëm ai do të guxonte. Plus me çorape të kuqe. Në atë kohë veshja e tyre nuk ishte gjë e lehtë, siç është sot, bie fjala, kur edhe “kuca e maca” e bëjnë një gjë të tillë. Ne që ishim më të rinj i lëpinim buzët. Dëshironim ta kishim në krye të kryeqytetit një djalë të ri dhe avangardist, sikur puna e Edit, që kishte arritur ta bënte, me ndihmën e ngjyrave, Tiranën një qytet simpatik. Dëshironim ta kishim në krye të Prishtinës një si puna e Edit, që kur nervozohej me konventat e merrte sëpatën në krah dhe dilte rrugëve të qytetit për të vënë rend dhe ligj. Një gjendje e tillë e pabarazisë ka vazhduar gjatë. Kosova dhe Prishtina po zgjidhnin dhe po emëronin politikanë që Edi Ramën po vazhdonin ta shikonin prej pozitave inferiore. Në kafet kryesore të Prishtinës çdo koment për të niste e mbaronte me “llegendë osht”. Kështu thoshin edhe ata që ndoshta nuk do të votonin për të. Mirëpo, ishte “llegendë” ndryshe prej udhëheqësve tanë. Shkumonte në studio televizive, i thyente rregullat, i tallte njerëzit, i tallte udhëheqësit tanë e në fund u shkonte edhe në shtëpi për një gotë raki. Me një fjalë shou. Këta të ngratët intimidoheshin prej tij. Nuk e dinin se çfarë ishte e lejueshme e çfarë nuk ishte, nuk e dinin a duhej t’i përgjigjeshin a jo. Nëse e bënin një gjë të tillë rrezikonin ta bënin atë në mënyrë të trashë dhe të pashije. Prandaj, kryesisht zgjidhnin atë që dinin ta bënin më së miri: heshtjen e varrit. “Hajt se Edi mo”. Me demek: ky kështu është, nuk mund të shtyhemi me të. Kjo për Edin ishte fitore simbolike, por e jashtëzakonshme në fushën e propagandës. Me të nuk matet askush, sepse ai ka lexuar shumë, ai e cakton se çka është e lejueshme e çka nuk është e lejueshme, çka është e pranueshme e çka nuk është e pranueshme. Nëse e ka thënë Edi, edhe nëse nuk ka qenë e lejueshme deri atëherë, aty e tu-
tje bëhej e tillë. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke u ndier i kërcënuar prej fenomenit “edirama”, i ishte nënshtruar transformimit. Një ditë të bukur në Prizren, në Dokufest, vite më parë, në shoqëri me Edin (dhe Batonin) kishte vendosur të dilte i veshur me një bluzë të pazakontë për të deri në atë dakik. Aty e tutje Thaçi kishte vendosur të ndryshonte në veshje dhe në stil. Pak a shumë kishte ndryshuar me vendim. Mirëpo, jeta e tij, karriera e tij, ngritja e tij, ishte në mospërputhje flagrante me atë të Edit. Prandaj, çdo gjë që i rrinte Edit nuk i rrinte Thaçit. Ai shpeshherë është dukur në trup të huaj. Po e imitonte dikë që nuk ishte profil i tij. Mirëpo, këtë e bënte nën presion të madh publik. Dëshironte me çdo kusht që të ishte “in”. Ka mundësi që Edi këtë gjë e ka përjetuar me njëfarë lezeti. E ka ditur që kolegët e Prishtinës, po luanin në terrenin ku ai ishte i pamposhtur. Aty Edi do t’i mundte ata për të shtunë e shtatëqind vjet. Mirëpo, çdo gjë e ka një fillim dhe një fund. Fundi i hegjemonisë kulturore dhe trendvendosëse mori fund të dielën në orën 19 të mbrëmjes. Qytetarët e Kosovës, me votën e tyre, përveç që i sfiduan rëndë politikanët e Kosovës, i sfiduan edhe politikanët e Shqipërisë, posaçërisht Edin. Para mikrofonit tash është një djalë i Prishtinës që veshjen, sidomos kohëve të fundit, e konsideron vetëm si një mjet për t’u mbrojtur nga të ftohtit ose të nxehtit, e jo për të vendosur standarde të reja, e as për të përcjellë mesazhe të koduara kulturore. Nëse establishmenti politik në Prishtinë dhe Tiranë do t’i vishte kostumet e Kurtit ne do të talleshim me zakonshmërinë e tyre. Mirëpo, kur i shohim të veshura në trupin e Kurtit ne të gjithë e dimë që ai këtë po e bën, jo pse nuk e di se çka është “më ndryshe”, jo pse ai nuk di që me anë të veshjes t’u përshtatet rrymave të preferuara muzikore të tij, e as rrymave të preferuara ideologjike të tij, por sepse kjo për të tash është e rendit të dytë a të
tretë. Ai ka vendosur të vishet dhe të duket sa më në mënyrë monotone të mundshme, në mënyrë që kjo gjë të mos e shpërqendrojë votuesin e tij në Prishtinë, apo admiruesit e tij në Tiranë, prej asaj se çfarë thotë Albini. Veshja si deklaratë, veshja si rebelim, për Kurtin duket që ka qenë e rëndësishme në vitin 1997, kur përballë tij dhe shokëve të tij gjendej politika serbe. Tash, veshja për të është thjesht obligim, sepse ai nuk do të frikësohej nga gjykimi i opinionit edhe nëse do ta vishte atë xhemperin e leshtë që e kishte veshur në burgun e Pozharevcit, kur kishte arritur t’u fliste mediave botërore. Se çka është antiestablishment e çka nuk është, koncepti i Kurtit tash dallon thelbësisht nga koncepti i Ramës. Për kryeministrin në ardhje të Kosovës veshja ndryshe gjatë ditës, “Adidas”-kat në takime të rëndësishme ndërkombëtare, kravatat plot lule, nuk të kualifikojnë si politikan rebel, nëse gjatë natës e takon Shefqet Kastratin – Qetin, për të bërë pazare të pista në kurriz të qytetarëve. Për Kurtin, së paku prej asaj çfarë ai ka thënë dhe çfarë është zotuar që do ta bëjë, nuk mund të jesh politikan rebel i majtë e jokonvencional, e në anën tjetër ta udhëheqësh shtetin më të varfër në Evropë, por personalisht të udhëtosh me “private jet”, “Rolls Royce”-t, “Bentley”-t e oligarkëve më të pasur në këtë pjesë të Evropës. Për këto dhe shumë arsye të tjera, Rama kur e sheh Kurtin e sheh atë që realisht do të donte të ishte vetë, por që i korruptuar në bosht i ka tradhtuar këto ideale. Krejt çfarë i ka mbetur prej tyre është gardëroba. Në teori, një socialist i majtë kurse në praktikë udhëheqës i një bande të babëzitur që synim në vetvete e ka që t’ua marrë shqiptarëve edhe dheun nën këmbë. Tashmë këtij revolucionari i ka dalë boja. I ka dalë boja në Tiranë e i ka dalë boja edhe në Prishtinë. Çdo gjë në këtë botë peshohet më së miri kur krahasohet me diçka. Edi Rama ishte interesant në krahasim me kë? Po, ai ishte interesant
para 20 vjetësh në krahasim me Ismet Beqirin. Edi Rama ishte interesant, posaçërisht për rininë, në krahasim me kë? Ishte interesant në krahasim me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin e Hashim Thaçin. Mirëpo, a është Edi Rama interesant në krahasim me Albin Kurtin? Tash e tutje nuk është më. Albini për Edin është një pasqyrë në të cilën ai do të shikohet dhe do ta shohë veten se sa është plakur, se sa hipokrit është, se sa i korruptuar është, e pse jo edhe sa i paditur është. Në ndërkohë që Edi e ka argëtuar Qetin, duke mos pasur kohë për lexim, Albini e ka vazhduar stilin e tij të jetës. Kjo ka qenë një kohë mjaftueshëm e gjatë, sa për t’u krijuar një epërsi e dukshme kulturore. Ka mundësi që rrobat që Albini ka në trupin e tij blihen diku në Ferizaj e Prizren dhe nuk kushtojnë më shumë se 50 – 100 euro, kurse ato të Ramës në Paris a Milano dhe kushtojnë më shumë se 500 – 1000 euro, por për herë të parë dukja nuk do t’i ndihmojë Edit që të duket më ndryshe. Madje do të duket më ndryshe, por për fatin e tij të keq. Për herë të parë tash publiku rrobat e Edit do t’i gjykojë më ndryshe. Kur po flas për publikun po mendoj për atë në të dyja anët e kufirit. Pra, iku koha kur Edi do ta kërcente kufirin për të ardhur në Kosovë për ta takuar një fis aborigjenësh primitiv, si një konkuestador pervers i kohëve moderne, të cilit i lejohej çdo gjë, thjesht dhe vetëm sepse ishte Edi. Koha e spektaklit mori fund. Tash njësi matëse do të jetë tjetër gjë. Në një postim të tij në rrjete sociale, gazetari Lutfi Dervishi ishte kirurgjikisht i saktë kur shkroi se “Kosova nuk është vetëm popullsia më e re e kontinentit, nuk është vetëm vendi me rokstarët më të famshëm të kohës, nuk është vetëm kombëtarja më befasuese në futboll. Kosova është vendi që kur e lyp koha luftën e bën me armë, kurse për revolucion i mjafton kutia e votimit”. Sigurisht që kam shumë pikëpyetje për Albinin kryeministër, por për ato një ditë tjetër.
POLITIKE
10 E shtunë, 12 TETOR 2019
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj: Përmes reformave të integruara me të gjithë aktorët mund të shkohet përpara drejt një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë
Denaj: Zbatimi i reformave strukturore, rriti aftësitë konkurruese në vend
V
endi ynë në dekadat e fundit është transfor muar ekonomikisht, duke i hapur rrugën një tregu me potenciale dhe mundësi jo vetëm në terma të burimeve natyrore por edhe të kapitalit njerëzor. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila mori pjesë në konferencën e organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi të ardhmen e banking-ut, vlerësoi se rritja ekonomike e qëndrueshme dhe konsolidimi i kuadrit makro-fiskal në vitet e fundit i kanë shërbyer uljes së papunësisë dhe përthithjes së investitorëve të huaj. Ministrja vuri theksin në disa elementë të rëndësishëm në sigurimin e një rritje ekonomike të qëndrueshme në afatmesëm, si fokusimi në sektorë me potenciale për zhvillimin ekonomik, rritjen e konkurrueshmërisë së biznesit të mesëm, aksesin në finance si dhe formalizimin e ekonomisë. “Duhet të kemi fokus në strukturën e ndikimit në rritjen ekonomike dhe mbi të gjitha në potencialet ekonomike që ka vendi ynë në disa sektorë, siç është ai i bujqësisë apo turizmit dhe, në këtë aspekt, kuptohet që zhvillimet infrastrukturore janë të rëndësishme, po jo vetëm. Rritja e konkurrueshmërisë së biznesit të mesëm në Shqipëri, formalizimi i ekonomisë dhe aksesi në finance vijnë si elementë të domosdoshëm për t’a bërë këtë rritje të qëndrueshme në terma afatmesëm”.
Perspektiva ekonomike në terma afatmesëm, tha ajo, “mbetet pozitive me një nivel mesatar inflacioni në nivelet e 2% dhe me një politikë monetare stimuluese”. Denaj vlerësoi edhe zhvillimet në sektorin bankar, i cili sot është i mirë kapitalizuar dhe fitimprurës, duke shërbyer si një
QEVERIA
katalizator në rritje për kreditimin e sektorit privat, ndërsa niveli i kredive të këqija ka zbritur në nivelet e 11.2%. Ministrja Denaj shprehu angazhimin për të vijuar reformat dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional në sektorë të ndryshëm, në mënyrë që të mundësohet një
rritje ekonomike e qëndrueshme, në nivelin prej 3-4%. “Zbatimi i reformave të administrimit fiskal si pjesë e reformave më të gjëra strukturore do të ndihmojë rritjen e aftësisë konkurruese, rritjen e produktivitetit dhe nxitjen e inovacionit duke siguruar kushte të bara-
barta konkurrence ndërmjet lojtarëve në treg”, u shpreh Denaj. Ministrja përmendi disa nga ndryshimet ligjore kryesore që janë ndërmarrë së fundmi, si ligji i Unifikuar i Investimeve në bashkëpunim me IFC, projektligji Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, ndërsa në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë synohet përmirësimi i kuadrit ligjor financiar për Sistemet e Pagesave apo për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive. Denaj tha më tej se vetëm përmes reformave të integruara me të gjithë aktorët mund të shkohet përpara drejt një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë. Për pjesën e parë të vitit ekonomia shqiptare u rrit me 2.36% kundrejt një parashikimi prej 4.3% që bëri qeveria në kuadrin makroekonomik dhe fiskal, ndërsa vlerësimi me ulje i rritjes së ekonomisë vendase u reflektua edhe nga FMN dhe Banka Botërore.
AKSIONI
Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ‘’pastron’’ shkollat nga “Fast-Food-et”
N Ahmetaj: Pensionistët, shpërblim në fund të vitit
K
ryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj i ka kërkuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që të përgatisë paketën për dhënien e shpërblimeve në fund të vitit për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Duke biseduar gjatë një mbledhje të komisionit me drejtues të Ministrisë së Financave, ai tha se ka marrë në dorë aktin normativ të ndryshimit të buxhetit dhe se është i bindur që aty janë alokuar edhe fondet për dhënien e bonuseve sipas një tradite 4-vjeçare. Në fakt në aktin normativ të ndryshimit të buxhetit 2019 nuk parashikohet paketa e solidaritetit, e cila është përdorur çdo vit nga qeveria si instrument për të dhënë një shpërblim për shtresat në nevojë. Vitin që shkoi qeveria dha 5 mijë lekë të reja shpërblim për çdo pensionist dhe po ashtu edhe për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me trajtim financiar të veçantë, paketë e cila i kushtoi buxhetit 30 milionë dollarë.
ë përmbushje të qëllimit për mbarëvajtjen e “vitit të ri shkollor 2019-2020” nëpërmjet garantimit të Sigurisë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime rigoroze në të gjithë territorin e vendit në subjektet që ushtrojnë aktivitete në afërsi (brenda) institucioneve (para)shkollore, subjekte ku përfshihen grupe të veçanta, si: kopshte, shkolla dhe çerdhe. Gjatë periudhës 16 shtator-09 tetor 2019, nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë kryer 272 kontrolle zyrtare në ambientet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor (fast-food, piceri, byrektore, magazina dhe kuzhina në kopshte, çerdhe dhe shkolla, markete etj.). “Referuar kontrolleve zyrtare, përgjigjeve të raport-analizave, apo rasteve kur është konkluduar se produkti është i pasigurt për konsum njerëzor, është vendosur masa administrative “bllokim produkti” për 77.8 kilogram produkte ushqimore (sallam, dhallë, byrek etj). Janë vendosur 104 masa administrative
“paralajmërim”, 4 masa administrative “ndërpreje aktiviteti” dhe 14 masa administrative “gjobë” me vlerën totale 3,010,000 lekë. Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me: tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesën e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesën e planit të vetëkontrollit, kushtet higjenosanitare të papërshtatshme, mu-
ngesën të librezave shëndetësore, mosrealizimin e detyrave të lëna, tregtimin në kushte të papërshtatshme etj”,-thuhet në deklaratën e AKU-së. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet e njëpasnjëshme në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore, duke shmangur çdo praktikë abuzimi në dëm të shëndetit të fëmijëve, duke siguruar kështu vijimin e një viti të mbarë shkollor.
AKTUALITET
11 E shtunë, 12 TETOR 2019
Policia Rrugore apelon për përdorim të mjeteve të transportit publik për ata drejtues mjetesh që duan të konsumojnë alkool gjatë fundjavës
AKSIONI
Policia Rrugore kontrolle blic në disa akse, 13 shoferë në pranga 13 drejtues mjetesh janë arrestuar në orët e fundit, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, ka zhvilluar kontrolle blic në akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve, evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës. Policia bën të ditur se si rezultat i kontrolle blic, jo vetëm në këtë aks rrugor por në të gjitha akset rrugore në vend, gjatë orëve të fundit janë pezulluar 69 leje drejtimi, nga këto: 13 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 37 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit. Gjatë kontrolleve janë evidentuar 2 drejtues mjetesh që qarkullonin me leje drejtimi të pezulluar më parë, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. “Janë arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë evidentuar dhe ndëshkuar 188 drejtues mjetesh për parakalime të
gabuara, 117 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse, 136 pa rrip sigurimi dhe 86 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit. Është kontrolluar dhe verifikuar nëpërmjet tabletave dokumentacioni i 567 automjeteve, si dhe në 32 raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme. Policia Rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në
fundjave do ushtrojë kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e vendit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara e shkelje të tjera që janë burim aksidenti”,-thuhet në deklaratën për shtyp të Policisë së Shetit. Policia Rrugore apelon për përdorim të mjeteve të transportit publik për ata drejtues mjetesh që duan të konsumojnë
ZV/MINISTRI I MBROJTJES
alkool gjatë fundjavës. Policia Rrugore tërheq vëmendjen për të gjithë përdoruesit e biçikletave që të vendosin sinjale fosforeshente në pjesë të dukshme të bicikletave, me qëllim shmangien e përfshirjes në aksident dhe të tregohen të kujdesshëm duke respektuar të drejtën e kalimit në semafor, ndërsa këmbësorët të respektojnë vijat e bardha dhe mbikalimet dhe aty ku mungojnë të tregohen shumë të kujdesshëm në
“Gjatë orëve të fundit janë pezulluar 69 leje drejtimi, nga këto: 13 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 37 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit. Gjatë kontrolleve janë evidentuar 2 drejtues mjetesh që qarkullonin me leje drejtimi të pezulluar më parë, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit”. kalimin e rrugës. Bilanc lufte kanë regjistruar aksidentet rrugore në vendin tonë. 1188 persona kanë mbetur të plagosur dhe 115 kanë humbur jetën në to në shtatë muajt e parë të vitit. Institutit i Statistikave, vëren rënie të numrit të aksidenteve rrugore gjatë korrikut mirëpo shifrat mbeten të larta. Të paktën katër aksidente rrugore ndodhin çdo ditë në vendin tonë. Kjo duke iu referuar të dhënave të fundit publikuar nga Instituti i Statistikave. Për ekspertin e sigurisë rrugore Artur Sulçe, kjo situatë veçanërisht më problematike gjatë sezonit veror, vjen për shkak të dobësive në planifikimin urban dhe në menaxhimin e trafikut, rëndimi i të cilit irriton përdoruesit e rrugës dhe ndikon në vendimmarrjen e gabuar të drejtuesve.
KURSI
Kontingjenti XIV në detin Egje, Koçi: Kontribut për sigurinë e Europës
K
ontributi i Forcave të Armato sura shqiptare në misionin e NATO “Sea Guardian”, do të vijojë me Kontingjentin XIV, i cili u nis të premten nga Porti i Durrësit për në detin Egje. Në përcjelljen e detarëve shqiptarë ishte i pranishëm zv/ ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, zëvendëskomandanti i Forcës Detare,
kapiteni i rangut i Artur Meçollari, prefekti i Durrësit Roland Nasto, efektivë të flotës si dhe familjarë të ushtarakëve që janë pjesë e kontingjentit. Koçi e vlerësoi angazhimin e detarëve tanë në detin Egje si një kontribut për sigurinë e gjithë Europës dhe u uroi erëra të mbara kontingjentit të radhës. “Migracioni i paligjshëm nuk sjell
vetëm destabilitet shoqëror por sjell edhe rreziqe të terrorizmit sepse mbart shpesh më vete elementë të ekstremizmit të dhunshëm. Ky është një kontribut ushtarak i Republikës së Shqipërisë që pikërisht Evropa të mos ketë më pasoja të tilla. Prandaj në këto ditë ku diskutohet hapja e mundshme e negociatave të BE me Shqipërinë për anëtarësim, ky është një kontribut që na e ngre kokën lart sepse është një shërbim që ne i bëjmë Evropës së bashkuar. Dhe kjo falë vendimeve të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, por natyrisht edhe kontributit konkret të Forcave tona të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë të Forcës sonë Detare. Me kontingjentin e sotëm, numri i efektivëve të angazhuar deri tani në këtë mision shkon rreth 300, që është me të vërtetë një shifër e konsiderueshme për një vend të vogël si Shqipëria”. Kontingjenti përbëhet nga 21 ushtarakë, mes të cilëve edhe 2 vajza.
Turqia, 11 bursa studimi për policët e gardistët 11 bursa studimi jashtë vendi janë ofruar nga Turqia për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës. Të rinjtë që duan të ndjekin studimet në Akademinë e Policisë në Ankara, në kursin “Trajnim i Nivelit të Parë Superior” mund të aplikojnë deri në 15 tetor. Aplikantët duhet të jenë punonjës policie me diplomë “Bachelor” dhe të përmbushin kërkesat për të qenë një oficer policie në Shqipëri. Kandidatët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza, ku përfshihen testimi psikologjik, testimin e aftësive fizike dhe vlerësimi i aftësive shëndetësore. Testimi do të zhvillohet sipas normave dhe kritereve të përcaktuara nga pala turke, ndërsa kandidatët duhet të dorëzojnë disa prej dokumenteve të afishuara në faqen e Ministrisë së Brendshme. Pas mbylljes së afatit të aplikimit, një ditë më pas me 16 dhe 17 tetor do të bëhet konkursi dhe përzgjedhja e kandidatëve fitues, në Akademinë e Sigurisë për Policinë dhe në Gardën e Republikës.
KULTURE
12 E shtunë, 12 TETOR 2019
Fakte që (nuk) i dinit për Nobelin e Letërsisë Çmimi Nobel në Letërsi u dha për herë të parë në vitin 1901. Që nga viti 2019, Akademia Suedeze ua ka shpërndarë atë 116 shkrimtarëve. Çmimet nuk u shpërndanë shtatë herë gjatë periudhës kohore nga viti 1914 deri në vitin 1943. Fituesi më i ri i ka qenë ishte Rudyard Kipling, 41 vjeç, në vitin 1907. Fituesi më i moshuar Doris Lessing, 88 vjeç, në vitin 2007. Dy persona kanë refuzuar çmimin, Boris Pasternak (1958), i cili fillimisht pranoi, por më pas refuzoi për shkak të kërcënimit që përfshinte deportimin e tij nga Bash-
kimi Sovjetik dhe Jean-Paul Sartre (1964), i cili vazhdimisht refuzoi të gjitha nderimet zyrtare. 15 gra kanë fituar çmimin e letërsisë. Autorja suedeze, Selma Lagerloef, ishte gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel në vitin 1909. Të tjera gra fituese kanë qenë, Pearl Buck (1938), Nadine Gordimer (1991), Toni Morrison (1993), Herta Mueller (2009), Alice Munro (2013), Svetlana Alexievich ( 2015) dhe fituesja e vitit 2018 Olga Tokarczuk. Fituesit kanë shkruar në gjuhë të ndryshme si anglisht (29), frëngjisht (14), gjermanisht (14), polonisht
(pesë), japonisht (dy), arabisht (një) dhe kinezisht (dy). Rabindranath Tagora (1913) shkroi në bengali dhe anglisht, Samuel Beckett (1969) në frëngjisht dhe anglisht, dhe Joseph Brodsky (1987) shkroi poezi në rusisht dhe prozë në anglisht. Një fitues i papritur ishte ai i vitit 2016, ikona e muzikës popullore, Bob Dylan dhe një tjetër i tillë, ishte Winston Churchill (1953). Në çmimin për punën e jetës së një autori, akademia ka veçuar një vepër specifike në rastin e nëntë fituesve, duke përfshirë Ernest Hemingway (1954), Thomas Mann (1929) dhe Theodor Mommsen (1902). Çmimi është ndarë katër herë që nga viti 1901, së fundmi në vitin 1974, kur fituan autorët suedezë, Eyvind Johnson dhe Harry Martinson. Mendimet e shkruara nga anëtarët e komitetit mbahen të fshehta për 50 vjet. Proza është zhanri më i zakonshëm i fituar. Nuk ka pasur fitues të shumtë të çmimit të letërsisë. Erik Axel Karlfeldt-it, iu dha çmimi pasi humbi jetën, në vitin 1931. Nga viti 1974, fondacioni Nobel vendosi që çmimi nuk mund të jepej pas vdekjes, përveç rasteve kur ndodh pas shpalljes së Nobelit.
Film dokumentar për legjendën e operës Luciano Pavarotti Luciano Pavarotti ka qenë një ndër figurat më të famshme e të dashura botërore. Fituesi i çmimit "Oscar", regjisori Ron Howard do të sjellë filmin dokumentar të tenorit legjendar, 12 vite pas vdekjes së tij, duke e sjellë sërish në vëmendjen botërore. 12 tetori është ditëlindja e tij dhe vetëm
disa ditë më vonë filmi do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Romë. Në film do të përfshihet historia, zëri, sekretet e tij duke sjellë rrugëtimin i tij të pabesueshëm të jetës. Ai ishte djali i një bukëpjekësi dhe u bë superyll ndërkombëtar i operës. Filmime që nuk janë
parë kurrë më parë dhe imazhet intime të tij në prapaskenat e shfaqjeve janë mundësuar nga arkivat e familjes së tij. Sipas regjisorit Howard, qëllimi kryesor i filmit ishte të zbulonte burrin, babanë, filantropin dhe artistin me një marrëdhënie komplekse të jetës së tij.
Harmonia dhe toleranca jo vetëm në komunitete fetare “Harmonia dhe toleranca fetare nuk duhet të mbetet vetëm midis komuniteteve fetare, por për të gjitha grupet dhe komunitetet në shoqëri”,-u shpreh Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në takim me Arqipeshkëvin e metropolit Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo. Komisioneri Gajda e njohu kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Frendo me aktivitetin e KMD dhe me raste të ndryshme të diskriminimit për fetare, racore, etnike, etj. Po ashtu, Komisioneri Gajda kërkoi bashkëpunimin me Komunitetin katolik për ekspozimin e diskriminimit me bazë fetare, si dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe paragjykimeve dhe stereotipeve kundrejt komuniteteve por dhe nga vetë komunitetet.
Nisin "Ditët e Kulturës Shqiptare" në diasporë Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka filluar organizimin për "Ditët e Kulturës Shqiptare" në Diasporë. Sipas MDIS, ky është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të kësaj ministrie, ku përmes programeve dhe organizimeve kulturore artistike e letrare, promovohet dhe kultivohet gjuha dhe tradita shqiptare në botë."Ditët e Kulturës Shqiptare" në Diasporë kanë nisur me një manifestim kulturor të mbajtur në Kroaci, saktësisht në Prefekturën e Pozhegës dhe Brodit. Ndërsa aktivitete të ngjashme do të këtë pothuajse në dy tërë muajin tetor dhe nëntor. MDIS organizon "Ditët e Kulturës Shqiptare" në 11 shtete të ndryshme përfshirë këtu Slloveninë Gjermanin, Austrinë, Italinë, Suedi, Kroaci, Turqi, Zvicër, Angli, SHBA dhe Kanada", thuhet në komunikatë.
Kryeministri i Etiopisë "rrëmben" Çmimin Nobel për Paqe Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2019 i është dhënë Kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed. Atij iu dha çmimi për përpjekjet e tij për "arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar". Etiopia arriti një marrëveshje paqeje me Eritrea vitin e kaluar, duke i dhënë fund një ngërçi ushtarak 20-vjeçar pas luftës së tyre kufitare 19982000. Çmimi me vlerë rreth 730,000 paudon ose 900,000 dollarë do të jepet në Oslo në dhjetor. Gjithsej 301 kandidatë ishin nominuar për çmimin prestigjioz, përfshirë 223 individë dhe 78 organizata.
SHOWBIZ
13 E shtunë, 12 TETOR 2019
Justin shpreh dëshirën për një familje më të madhe: Mezi po e pres atë ditë Pas dasmës së bujshme të Justin dhe Hailey Bieber, duket se çifti po e shijon shumë mirë kohën si të sapomartuar. Menjëherë pas ceremonisë dhe publikimit të këngës që Justin kishte bërë si dedikim pikërisht për atë ditë, ata na surprizuan me një set fotografik vetëm me të brendshme, i cili mori vëmendjen e mediave. Mesa duket artisti ka filluar të mendojë për një familje me më shumë se dy persona. Kjo është kuptuar nga postimet e tij të fundit, të cilat kanë qenë kryesisht me fëmijë. Madje, në njërën prej tyre i është drejtuar bashkëshortes së tij duke i thënë: “Hailey me karakterin tënd dhe sjelljet e mia të çmendura do përballemi në një botë me telashe”. Është e qartë se këngëtari i referohet një fëmije në të ardhmen, i cili do i ngjajë të dyve. Ai është shprehur se mezi po pret ditën kur të bëhet baba. Hailey dhe Justin u celebruan një vit më parë dhe
Beyonce ndez Instagramin me një dekolte shpërthyese Me një dekolte të thellë, një fustan të shkurtër, që i nxjerr në pah format, kështu shfaqet Beyonce në disa foto super seksi që ka publikuar në Instagram, duke çmendur fansat, të cilët si kursejnë zemrat dhe komentet. Mbretëresha e pop-it së bashku më bashkëshortin Jay-Z, sipas një sondazhi të fundit, janë sipërmarrësit më të fuqishëm në industrinë e muzikës dhe jo vetëm, me 1.4 miliard dollarë. Ndoshta është kjo arsyeja përse festojnë në rrjetet sociale?
së fundmi organizuan një ceremoni tepër private për
të festuar ditën e tyre më të rëndësishme.
Një rikthim mes Bella Hadid dhe The Weeknd? Modelja Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd i dhanë fund marrëdhënies së tyre, në muajin gusht të këtij viti. Ata sqaruan se ndarja erdhi si pasojë e largësisë mes çiftit, pasi gjatë gjithë kohës ndodheshin në vende të ndryshme për shkak të profesioneve. Mirëpo sipas burimeve për “People”, jo vetëm që Bella ka marrë një urim ditëlindje nga The Weeknd dy ditë më parë, por ata edhe janë takuar! Pas festës së ditëlindjes
me të afërmit e saj në New York, Bella është parë të dalë nga restoranti dhe të futet në makinën e këngëtarit. Sipas të njëjtave burime ata kaluan kohë së bashku dhe po punojnë për të rimëkëmbur marrëdhënien. Sidoqoftë lidhja e Bella dhe The Weeknd është një maratonë e gjatë ndarjesh dhe rikthimesh. Ata filluan të dilnin bashkë në prill të vitit 2015, dhe prej atëherë janë ndarë e ribashkuar disa herë.
Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi konfirmojnë lidhjen Prej disa kohësh përflitet se Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi janë në një lidhje dashuri së bashku. Ata as nuk e kanë pohuar ndonjëherë që janë bashkë por edhe as nuk e kanë mohuar dashurinë mes tyre. Kanë vazhduar të qetë lidhjen e bukur që duket se ka lindur mes aktorit dhe këngëtares së njohur. Ata janë fotografuar shpesh në praninë e njëri tjetri dhe dukeshin shumë të afërt. Mirëpo, pas zhurmës që kanë krijuar, me sa duket ka ardhur momenti që ata ta pranojnë se janë së bashku. Foton e parë zyrtare si çift e ka publikuar Romeo, i cili e shikon plot dashuri Jonidën, po ashtu siç e shikon edhe ajo. “Mision i mundur 9”,-shkruan Romeo në krah të fotos dhe Jonida vendos disa zemra.
Aktorja turke martohet me 80-vjeçarin Aktorja turke, Meltem Miraloglu është martuar në fshehtësi me një 80-vjeçar të pasur amerikan, të quajtur Patrick. Mediat turke shkruajnë se dasma e çiftit është mbajtur dhjetë ditë më parë dhe se tanimë ata po bashkëjetojnë në Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, martesa i ka ndryshuar tërësisht jetën aktores 32-vjeçare, pasi ajo gjendej në vështirësi ekonomike në vendlindjen e saj. Çfarë e bën akoma më interesante dhe të çuditshme këtë histori është fakti se Meltem ka luajtur tetë vite më parë në serialin “Jeta vazhdon” rolin e një vajzeje të re, e cila martohej me një të moshuar.
SPORT
14 E shtunë, 12 TETOR 2019
Sulmuesi i kombëtares sonë ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle në lidhje me karrierën e tij
Rrëfimi i Sadikut: Nga idhulli Ibrahimovic te tatuazhet e shumta në trup Nga Rozalb Lika
A
rmando Sadiku u trans ferua këtë verë te skuadra e Malagas, teksa deri më tani ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës në 7 ndeshjes. Sulmuesi i kombëtares sonë, i cili mungon ndaj Turqisë dhe Moldavisë për shkak të disa problemeve personale ka dhënë një intervistë ndryshe për portalin spanjoll “diariosur.es”. “Bëra mirë në Zvicër veçanërisht. Luajta në Kategorinë e Parë në Shqipëri dhe Superligë dhe pata mundësinë për të shkuar në Zvicër. Më pas kalova te Zurich, por isha i pafat me dëmtimet. Kam kaluar momente të komplikuara, por falë zotit jam mirë. Ndoshta momenti i ekipi
nuk është i mirë, por në dhomat e zhveshjes çdo lojtar në nivel individual duket mirë. Duhet kohë, të stërvitemi më shumë bashkë”. – Cili ka qenë idhulli juaj në futboll? Ibrahimovic. – A je besimtar? Po. – Katolik? Jo. Mysliman. Në Shqipëri më shumë se 60 për qind e popullsisë është myslimane. Kur mundem e mbaj edhe Ramazanin. – Cilat janë hobit tuaj përveç futbollit? Më pëlqen sporti i “paddle tenis” dhe tenisi dhe shumë kinema e seriale. Më pëlqen të dëgjoj shumë gjuhë, sepse i flas. Më pëlqejnë filmat aksion pasi të
ITALIA
japin adrenalinë. Filmi i preferuar është “Gladioror”, ndërkohë që nga seriale është “The Paper House”. – Cila gjuhë flisni? Shqip, italisht, anglisht, spanjisht dhe gjermanisht. Sa shumë tatuazhe keni në trupin tuaj? – Shumë. Është e vështirë t’i numërosh ato. Ata përfaqësojnë jetën dhe karrierën time. Janë imazhe, në lidhje me të cilat gjithmonë kam qenë luftëtar. Kam kapërcyer dëmtimet dhe rrethanat e tjera që më kanë bërë më të fortë. Unë gjithmonë i bëj në Shqipëri. Më thoni një stil muzikor ose një artist që ju pëlqen … Ozuna. Në dhomën e zhveshjes e
dëgjoj shpesh, por në Zvicër më pëlqeu shumë muzika spanjolle, të cilën shokët nga Spanja ose Amerika e Jugut e vendosnin atje. – Çfarë ju shqetëson më shumë nga njerëzit? Unë jam një person i qetë, por kur futem në fushë jam shumë serioz dhe kur diçka nuk po shkon mirë gjatë ndeshjes, atëherë zemërohem shumë. - Kush është lojtari që bën më shumë humor në dhomat e zh-
veshjeve? Keidi, Boulahoroud ose Keko. – Çfarë mendoni për skuadrën e Malaga-s? Shumë bukur. Jam shume e lumtur. Kam marrë shumë mesazhe mikpritje nga tifozët në Instagram. Mund të jem më pak e njohur se në Shqipëri, por shumë tifozë më kanë mirëpritur. Tani më duhet vetëm të jem mirë fizikisht dhe i përqendruar. Nëse do të jem mirë, jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë.
BARDHEZI
Juventus bëhet “me krahë”, rikuperon 3 lojtarë nga dëmtimi
P
Mancini: Na mungon Europiani, sfidë delikate me Greqinë
R
oberto Mancini ka folur në prag të ndeshjes që Italia do të luajë ndaj Greqisë në “Olimpico” të Romës, ku “të kaltrit” mund të sigurojnë edhe matematikisht një vend për në Kampionatin Europian 2020, në rast se ia dalin të marrin 3 pikët. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, të cilën duhet ta fitojmë, pasi Europiani na mungon prej shumë kohësh dhe këtë herë duhet të tentojmë triumfon. Ka ende shumë kohë për të menduar për Katar 2022, pasi fillimisht kemi ndeshjet eliminatore dhe pastaj Kampion atin Europian”, deklaroi Mancoi. Sa i përket formacionit, tekniku i Italisë pranoi se e ka ndarë mendjen për futbollistët që do të hedhë në fushë ,përveç një dyshimi të vogël në mesfushë, ndërsa komentoi edhe idenë e përfshirjes së Gianluca Vialit në grupin drejtues të kombëtares. “Për formacionin thuajse e kam ndarë mendjen. Kam dyshime vetëm për njërin mes Barellës dhe Bernardeschit, por do ta vendos para ndeshjes. Sa i përket Viallit, më pëlqen ideja që të jetë i përfshirë, pasi është një mik i imi dhe do të na bëhej qejfi të gjithëve si staf”, tha trajneri i Italisë.
as fitores në “San Siro”, Juven tusi është ngjitur në vendin e parë të renditjes, por lajmet e mira nuk përfundojnë këtu. Maurizio Sarri i është gëzuar rikthimit nga dëmtimi i Douglas Costa, Danilo dhe De Sciglio, të cilët janë rikuperuar plotësisht dhe do të jenë gati që në ndeshjen ndaj Bolognës. Në këtë mënyrë trajneri do të ketë mundësinë që të bëjë ndryshime te mbrojtësit e krahut, pasi Alex Sandro dhe Cuadrado nuk kishin alternativa, ndërkohë që mund të kalohet sërish edhe në skemën 4-3-3. Me 7 ndeshje brenda 23 ditëve, Juventusi do të ketë forca më të freskëta në skuadër. De Sciglio dhe Danilo do të ndezin motorët për t’u vendosur në dispozicion që në duelin e radhës në kampionat. Rik-
thimi më i rëndësishëm është ai i Douglas Costa, teksa pa të Sarri u detyrua që të kalonte te skema 4-3-12. Ai ishte një nga futbollistët më në
formë në vendosjen 4-3-3, dhe nuk përjashtohet mundësia që të rifitojë vendin në formacion, pasi ka dy armë të forta: Teknikë dhe shpejtësi.
MBROJTËSI
Skriniar: Humbja me Juven na bën mirë, nuk dorëzohemi
H
umbja ndaj Barcelonës dhe Juventusit, nuk ka sfumuar ambiciet e Interit dhe të njërit prej protagonistëve të tyre, Milan Skriniar. “Ne nga dita e parë e grumbullimit, punojmë për të fituar. Duam të fitojmë. Duhet të vazhdojmë kështu. Conte na ka ndryshuar mentalitetin, pasi vetë e ka një mentalitet fituesi. Nuk duhet të dorëzohemi kurrë, do ta provojmë deri në fund. Kemi pësuar humbjen e parë të këtij kampionati, por nuk luajtëm keq. Ata shënuan, ne jo. Duhet të punojmë më shumë”. Skriniar më pas harton një klasifikim mes Bale, Messit dhe Ronaldos, lojtarë me të cilët është përballur së fundmi. “Më ka impresionuar më shumë Messi. Pata fatin të përballem me të tre dhe është e bukur, pasi për
këtë luhet futbolli. Me Messin e kupton menjëherë që ai shikon gjithë lojën dhe hapësirat. Pastaj, edhe dy të tjerët janë lojtarë shumë të mëdhenj. Unë kapiten? Do të më pëlqente, por tani punoj për të bërë mirë për skuadrën
time. Të bëhem mbrojtësi më i fortë në botë? Nuk është në mendjen time. Duhet të rritem, jam i lumtur nëse të tjerët mendojnë se kjo është e mundur, por unë mendoj për të mirën e skuadrës”, deklaroi Skriniar.
SPORT RREGULLORJA
15 E shtunë, 12 TETOR 2019
Meta inkurajon kuqezinjtë: Shkëlqyen sot, pavarësisht një goli shtrembaluq
S
hqipëria reziston deri në frymën e fundit, por eliminohet nga Europiani që në raundin kualifikues. Kuqezinjtë nuk kanë mundur të marrin pikë në transfertën turke ndaj
kombëtares së Turqisë, duke u mposhtur me shifrat, 1-0. Tosun ishte autori i golit të vetëm. Por për të inkurajuar kuqezinjtë në këtë disfatë ka menduar Presidenti Ilir Meta.
“Pavarësisht një goli shtrembaluq, kuqezinjtë shkëlqyen sot për karakterin që treguan dhe shpirtin e ekipit. Mirënjohje dhe Forca për të ardhmen! “, shkruan në rrjetet sociale, Presidenti Meta.
Kombëtarja jonë është mundur minimalisht 1-0 në transfertën e Stambollit, Manaj shpërdoron shumë
Strakosha i “dhuron” fitoren Turqisë, kuqezinjtë shuajnë shpresat e fundit Nga Rozalb Lika
N
jë gafë e rëndë e Strako shës në fundin e kohës së rregullt i ka dhënë fitoren 1-0 Turqisë në duelin e luajtur në Stamboll. Skuadra e Rejës zhvilloi një ndeshje fantastike me shumë raste, por fati ishte me vendasit. Ndeshja nis me shumë agresivitet nga të dyja skuadrat, teksa vendasit ankohen për çdo faull ndaj tyre. Tosun krijoi që në minutën e dytë shansin e parë për shënim, duke shmangur në dy raste Gjimshitin. Arbitri Ovidiu Haegan nuk u kursye aspak duke dhënë 3 kartonë të verdhë për lojtarët tanë në 12 minutat e para. Dermaku, Bare dhe Memushaj u ndëshkuan për motive të ndryshme. Në minutën e 22-të vjen një inkursion mjaft i mirë i Keidi Bares, i cili rrëzohet në zonë, por për arbitrin nuk ka kontakt për penallti. Disa minuta më pas Manaj dha sinjalin e parë me një
goditje me kokë. Në fundin e shtesës, sulmuesi i talentuar lëshoi një të djathtë të bukur nga goditja e dënimit, por portieri e Gunok e devijon topin në goditje nga këndi. Fillimi i pjesës së dytë do të ishte më i mirë për vendasit që krijojnë dy shanse të mira në harkun e 5 minutave. Tufan provoi me një goditje në hyrje të zonës, e cila u grushtua mjaft
DARDANËT
mirë nga portieri Strakosha. Reja vendos të ndërhyjë duke hedhur në fushë Roshin në vend të Lenjanit, ndërkohë që Turqia do të kërcënonte sërish portën me Calhanoglu. Për të vendosur ekuilibrat në mesfushë, strategu italian aktivizon edhe Abrashin në vend të Memushajt. Në minutën e 57-të, Odise Roshi shpërthen mjaft mirë në krahun
e majtë, kroson në zonë për Manajn, i cili nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë pas një prekje të lehtë të portierit vendas. Sulmuesi i kombëtare sonë do të bëhej protagonist edhe disa minuta më vonë, por nuk do të arrinte që të shfrytëzonte një aksion ku ishte thuajse përballë portierit. Në fundin e ndeshjes Manaj do të dhuronte spektakël duke kërcënuar dy herë brenda dy minutave portën e Gunok, që detyrohet ta ndalë me dy goditje në hyrje të zonës. Kur u duk se gjithçka do të mbyllej në barazim, vendasit do të shënonin. Ismajli dhe Strakosha ngatërrohen mes tyre duke i dhënë mundësinë Cenk Tosun që të shënonte golin e fitores. Vërshëllima finale e rumunit Hageland la në fuqi fitoren minimale 1-0 të turqve, që marshojnë drejt Europianit 2020, ndërsa Shqipëria duhet të mendojë për vendin e tretë dhe edicionin e ardhshëm eliminator.
K
osova i është kthyer përgatitjeve për ndeshjen e së hënës në shtëpi përballë Malit të Zi. Por, gjithsesi, atmosfera nuk ka qenë mjaft e mirë në stërvitje. Dy lojtarët, Benjamin Kololli dhe Edon Zhegrova, kanë pasur një konflikt mes tyre, dhe është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës në mënyrë që situata të mos agravohej më shumë. Edhe stafi teknik ndërhyri më pas, për të qetësuar të dy lojtarët dhe puna vijoi. Mediat në Kosovë raportojnë se nuk dihej arsyeja për këtë sherr mes Zhegrovës dhe Kolollit.
5 kartonë të verdhë, Shqipëria rrezikon dënimin nga UEFA
S
fida mes Turqisë dhe Sh qipërisë, ka qenë shumë e tensionua, veçanërisht në 45 minutat e para. Gjyqtari rumun Ovidiu Haegan është treguar shumë bujar sa i përket dhënies së kartonëve të verdhë duke nxjerrë shpesh nga xhepi edhe për faulle relativisht të lehtë. Në pjesën e parë të lojës, gjatë atyre 25 minutave, u ndëshkuan me kartonë të verdhë Dermaku, Bare dhe Memushaj, të tre nga minuta e 4, deri në minutën e 12, në një sfidë shumë të tensionuar. Në pjesën e dytë janë ndëshkuar Abrashi dhe Gjimshiti, teksa pritet që të hyjë në fuqi neni i “sjelljes së papërshtatshme” të komisioneve disiplinore të UEFA-s. Ky i fundit parashikon gjobë për të gjithë skuadrat të cilat ndëshkohen me 5 apo më shumë kartonë të verdhë. Bëhet fjalë për një gjobë e cila fillon nga 5000 euro, për të vazhduar në sanksione më të rënda aq më i madh të jetë numri i kartonëve me të cilën ndëshkohet një ekip brenda 90 minutave.
TALENTI
Marash Kumbulla, një nga 5 zbulimet e këtij sezoni në Seria A
M Plas sherri te Kosova, Zhegrova përplaset me Kolollin
RREGULLORJA
arash Kumbulla i ka impre sionuar të gjithë në Seria A në këtë fillim sezoni. Mbrojtësi i kombëtares sonë cilësohet si një nga zbulimet më të mëdha në elitën e futbollit italian deri më tani së bashku me Sensi-n (Inter), Kulusevski (Parma), Castrovilli (Fiorentina) dhe Tonalin (Brescia). Portali “Esquire”, i ka dedikuar një shkrim 19-vjeçarit. “Kush do ta kishte mendar se në fillimin e kampionatit, pas 7 javësh, mbrojtja e Veronës do të ishte e dyta që ka pësuar më pak gola. Skuadra e drejtuar nga Juric i ka befasuar të gjithë duke marrë 9 pikë deri më tani dhe duke e nxjerrë vetëm 5 herë topin nga rruga e rrjetës, dy prej tyre ndaj Juventusit në “Allianz Stadi-
um”. Lideri i mbrojtjes është Marash Kumbulla, i lindur në Peschiera del Garda, me prindër shqiptarë, ai është rritur te të rinjtë e Veronës. Ishte shumë e vështirë të parashikohej një nisje të tillë për shkodranin, i cili sezonin e kaluar ka luajtur vetëm 16 minuta në Seria B. Por pasi kaloi problemet fizike, Kumbulla arriti që të rifi-
tojë besimin e Juric me cilësitë e tij: i strukturuar mirë, i fortë me kokë, shumë i saktë në ndërhyrjet e tij dhe mbi të gjitha me një personalitet të shkëlqyer, duke marrë në konsideratë faktin që është 19 vjeç dhe duket si veteran. Në javën e fundit Verona fitoi 20 ndaj Sampdorias, teksa mbrojtësi shqiptarë arriti që të shënonte me kokë. Për të ishte goli i parë në Seria A, pas një kërcimi shumë të bukur”, shkruan portali italian duke mos i kursyer elozhet. Kumbulla pritet që të jetë shumë shpejt edhe lideri i kombëtares sonë, pasi ka një personalitet për t’u marrë zili dhe luan në kampionatin ku formohen mbrojtësit më të fortë në botë. Jo më kot De Ligt zgjodhi Juventusin.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
16 E shtunë, 12 TETOR 2019
Presidenti Meta merr pjesë konferencën e Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me “London School of Economics”
Meta: Lufta konkrete ndaj korrupsionit do sillte një ndikim pozitiv mbi ekonominë shqiptare
P
residenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje në konferencën e Bankës së Shqipërisë të mbajtur në bashkëpunim me “London School of Economics” dhe “Global Affairs Institute”, me temë: “Një botë e re guximtare. E ardhmja e bankave në Europën që po rritet e po zhvillohet. Ndryshimi i përmasës, strukturës, pronësisë, politikave dhe nxitësve.” Në përshëndetjen e tij, Presidenti i Republikës, duke iu drejtuar
pjesëmarrësve u shpreh lufta konkrete ndaj korrupsionit do të sillte ndikim pozitiv mbi ekonominë. “Mbetet shqetësim fakti që bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi. Ato japin kredi një përqindje shumë më të ulët nga depozitat që disponojnë. Duke iu referuar vlerësimit të kryer nga Banka Qendrore Europiane vërehet se gjatë 10 viteve të fundit Shqipëria ka raportin më të ulët të kredisë ndaj depozitave dhe raportin më të ulët të aktivëve të sistemit bankar ndaj PBB-së. Sipas Bankës Qendrore Europiane një nga arsyet pse bankat kanë frenuar kreditimin në Shqipëri lidhet me dobësitë në sundimin e ligjit. Për këtë ar-
sye, një kthim në shinat e ligjshmërisë dhe forcimit të shtetit të së drejtës, të funksionimit të plotë, të shpejtë e të besueshëm të gjyqësorit, si edhe lufta konkrete ndaj korrupsionit do sillte një ndikim tejet pozitiv, në fuqizimin e kontributit të sistemit bankar, për rritjen ekonomike më të lartë të vendit”,- deklaroi kreu i shtetit. Në këtë konferencë ishin të pranishëm Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Drejtori i LSE dhe Global Affairs Institute, Erik Berglof, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj dhe mjaft personalitete të tjera.
dhënë një ndihmë të konsiderueshme për fazën e emergjencës. Një mik i mirë është edhe në gëzim, edhe në hidhërim. Kemi qenë bashkë në gëzime dhe në shumë aktivitete sportive, si ato që bëmë për kampionatin botëror, por jemi sot edhe në ditën tonë të nevojës dhe besoj që këtu duket shoqëria e vërtetë, kur dikush të gjendet në ditën që ke një fatkeqësi”, tha Veliaj. Ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri, shprehu solidaritetin e plotë të popullit katarian me situatën që shkaktoi tërmeti. “Jemi sot këtu për të shprehur solidaritetin tonë me popullin shqiptar, pas tërmeteve të fundit. Sikurse e tha edhe kryetari, miqtë e mirë
duken në ditë të vështira. Jam krenar që populli katarian i gjendet pranë sot vëllezërve të tyre shqiptarë të prekur nga tërmeti. Dua të përmend këtu edhe rolin e “Katar Charity” për reagimin e shpejtë në ndihmë të familjeve të prekura dhe mbështetjen e menjëhershme e të pakursyer në kohë vështirësie. Falenderoj gjithashtu kryetarin e Bashkisë së Tiranës për fjalët e ngrohta në drejtim të Shtetit të Katarit, si dhe për interesimin dhe koordinimin e plotë që këto ndihma t’u shkojnë sa më parë familjeve në nevojë. Uroj që të tilla situata të mos përsëriten, por ne në çdo rast do të jemi gjithmonë krah jush”, tha ambasadori i Katarit.
Ambasada e Katarit ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë
Veliaj: Do sigurohemi që çdo shtëpi është rindërtuar
T
irana ka nisur rimëkëm bjen dhe rikthimin në normalitet për të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me biznesin e ndërtimit, po punon për rindërtimin sa më parë të të gjitha shtëpive të dëmtuara, ndërkaq nuk mungon as soli-
dariteti për ndihma konkrete në ushqime, veshje dhe pajisje elektroshtëpiake. Shteti i Katarit iu përgjigj menjëherë thirrjes së Bashkisë së Tiranës dhe nëpërmjet ambasadës në vendin tonë ka kontribuar me disa kamiona me ndihma, duke treguar edhe një herë bashkëpunimin e shkëlqyer dhe miqësor mes dy vendeve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri morën pjesë në dorëzimin e ndihmave në magazinat e rezervave të emergjencave të Tiranës. Ai falenderoi miqtë nga Katari, të cilët iu gjendën sërish krah Tiranës, dhe theksoi se mes dy vendeve është konsoliduar një marrëdhënie miqësie që del në pah qoftë në ditë të mira, ashtu edhe në ditë jo të mira. “Jam shumë mirënjohës për gjithë ndihmën që kam marrë nga miku im, ambasadori i Katarit, ndër të parët që i është përgjigjur thirrjes sonë për të