CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E enjte, 13 DHJETOR 2018
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 295 (8426)
E enjte, 13 Dhjetor 2018
Çmimi 30 Lekë
Universitetet në të gjithë vendin bojkotojnë mësimin. Pedagogët i bashkohen protestës për plotësimin e tetë kërkesave. Kuvendi mblidhet sot në ora 10.00 ku mijërat e studentëve do jenë para sallës ku zhvillon punimet seanca parlamentare
Sot studentët para Parlamentit Qeveria ditën kërkon bisedime, kurse natën nis procedimet penale ndaj studentëve dhe pedagogëve. Paditet për tubime të paligjshme Edmond Tupja, profesori që as në protestat e dhjetorit '90 nuk u padit nga diktatura. Kryeministri ka një zgjidhje-shpëtim për studentët, por edhe për veten: Të firmos pa asnjë kusht 8 kërkesat e tyre që protestojnë prej 9 ditësh në mes të dimrit
FAQE 3
REAGIMI
Pedagogët në krah të studentëve. Senati i Universitetit të Tiranës: Tarifat i rriti qeveria
Studentët duke protestuar ndezin zjarr që të mos ngrijnë nga akulli i natës
NISMA LIGJORE
Monika Kryemadhi: LSI amendamente që iu japin përgjigje studentëve, t’i votojmë urgjent
FAQE 5
FORUM
FAQE 7
Më arrestoni edhe mua, t’i bëj shoqëri Tupes në burg!
UNAZA E RE
Dita e 39-të e protestës të “Astir”. Banorët: Nëse afrohen fadromat ka luftë
Nga Agron Gjekmarkaj
Sapo doli lajmi qe profesori dhe përkthyesi i njohur Edmond Tupe është proceduar nga policia si zaptues...
FAQE 9
REFORMA
FAQE 6
ANALIZË
Kryeministri si çun lagje; Hajdeni e më takoni t’ju plotësoj kërkesat! Nga Afrim Krasniqi
Një javë që studentët janë në protestë. Ka ndodhur më 1990 dhe 1991. Asnjëherë tjetër... FAQE 10
Në foto: Studentët duke protestuar mbrëmë para Kryeministrisë
FAQE 4,5,24
Zgjidhen 6 anëtarët e KLGJ, SHBA: Tani hapi tjetër SPAK dhe Byroja e Hetimit
FAQE 11
REAGIMI
Bushati i përgjigjet Greqisë: Shqipëria respekton të drejtat e minoriteteve
FAQE 11
POLITIKE
2
E enjte, 13 DHJETOR 2018
Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit
S
enati Akademik i Universitetit të Tiranës ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama në lidhje me pikën 4 të nenit 288 për vendosjen e tarifës për provimet e mbartura. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Senatit, këtë të mërkurë thuhet se nuk i kanë paraqitur Këshillit të Ministrave asnjë kërkesë për vendosjen e kësaj tarife. Në deklaratën me 5 pika, Senati Akademik thotë se Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmim të tarifave të shkollimit. Po ashtu Senati Akademik thotë se merr përsipër të përshpejtojë të gjitha mekanizmat përkatëse për realizimin e tyre brenda këtij viti akademik. Në pikën 4 thuhet se në aktet e Brendshme të Universitetit të Tiranës do të parashikohen rregulla të qarta për rritjen e pjesëmarrjes së studentëvenë veprimet akademike dhe financiare. Në pikën 5 thuhet se Universiteti i Tiranës merr përsipër ngritjen e një grupi të përbashkët pune pedagogë-studentë për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UT-së. “Senati Akademik i Universitetit të Tiranës në mbledhjen e tij të datës.12.12.2018, në mbështetje të protestës të studentëve dhe në zbatim të kompetencave të tij ligjore, vendosi unani-
Senati kundër Ramës: UT s’ka bërë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura
misht që të shprehet me këtë deklaratë: 1. Universiteti i Tiranës nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura (pika 4 e shfuqizuar e
Vendimit nr.288, datë 21.5.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të
arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”).
2. Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit, dhe ngarkohet Bordi i Administrimit të bëjë përllogaritjen e efekteve financiare për UT-në. 3. Në kuadër të arsimit cilësor, etikës në kërkim, transparencës dhe përfshirjes më të gjerë të studentëve, merr përsipër të përshpejtojë të gjitha mekanizmat përkatëse materiale dhe proceduriale për realizimin e tyre brenda këtij viti akademik. 4. Në aktet e brendshme të Universitetit të Tiranës do të parashikohen rregulla të qarta për rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare. 5. Universiteti i Tiranës merr përsipër ngritjen e një grupi të përbashkët pune pedagogë-studentë për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura si dhe të çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UT-së”- deklaroi dje Senati Akademik i Universitetit të Tiranës.
KRYEMINISTRI KËMBËNGUL TEK DIALOGU, NDËRSA STUDENTËT I SHFAQEN SI BE-JA: KUSHTET, PASTAJ NEGOCIATAT
K
ryeministria sqaron se lajmi për shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve dhe drejtorët e konvikteve, është i pavërtetë. Kryeministri Edi Rama, deklaron se është në pritje të hapjes së dialogut me studentët, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universitetin. Kjo pasi më herët u tha se gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Kryeministri Edi Rama ka dalë me vendim, pas protestës që zgjat prej më se një jave prej studentëve. Nga ana e tyre studentët mohojnë dialogun dhe negociatat, duke thënë se mjafton të plotësohen tetë kërkesat dhe zgjidhja është gjetur. Më herët duke iu drejtuar studentëve, Rama tha se “Gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim. 8 pikat janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta
Rama mohon shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë në Bordet e Universiteteve: Pas dialogut
bëjmë vetëm së bashku, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë”. Ndër-
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
kohë, duket se studentët kanë huazuar një strategji origjinale për realizimin e objektivave
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
të tyre, duke u paraqitur në këtë protestë me formulën e Bashkimit Europian. “Studentët si Bashkimi Europian: Plotëso kushtet, pastaj hapim negociatat”- ishte pankarta që tërhoqi vëmendjen në protestën e djeshme të studentëve. Kërkesat e studentëve 1-Rritja e buxhetit me 5% e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt. 2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online. 3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
senatin akademik. 4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore. 5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët. 6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse) 7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe. 8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 13 DHJETOR 2018
Universitetet në të gjithë vendin bojkotojnë mësimin. Pedagogët i bashkohen protestës për plotësimin e tetë kërkesave. Kuvendi mblidhet sot në ora 10.00 ku mijërat e studentëve do jenë para sallës ku zhvillon punimet seanca parlamentare
Sot studentët para Parlamentit Qeveria ditën kërkon bisedime, kurse natën nis procedimet penale ndaj studentëve dhe pedagogëve. Paditet për tubime të paligjshme Edmond Tupja, profesori që as në protestat e dhjetorit '90 nuk u padit nga diktatura. Kryeministri ka një zgjidhje-shpëtim për studentët, por edhe për veten: Të firmos pa asnjë kusht 8 kërkesat e tyre që protestojnë prej 9 ditësh në mes të dimrit
Protesta e studentëve ka marrë përmasa kombëtare. Dje mësimi u bojkotua në të gjitha universitetet e vendit dhe ku dolën në rrugë për protestë. Edhe në shkollat e mesme ka patur bojkote. Epiqendra e protestave, për shkak edhe të numrit të madh të studentëve është në Tiranë. Tubimi më masiv i të rinjve është ai që po zhvillohet pa ndalim ditën dhe natën para godinës së Kryeministrisë. Vajza dhe djem të rinj po qëndrojnë gjatë gjithë natës jashtë godinës së qeverisë, në temperatura që në Tiranë arrijnë deri minus tre gradë, duke treguar jo vetëm vendosmëri, por edhe një shembull të rrallë vetëmohimi. Ndërkohë një pjesë e studentëve protestuan dje para Ministrisë së Arsimit. Edhe pse në pamje të parë duken të ndarë, në fakt është një strategji e protestës. Në të dy vendet ku zhvillohen protestat, studentët thonë se kanë qëllime të përbashkëta dhe kërkesat e tyre janë të njëjta. Ata thonë se presin përgjigje nga qeveria për realizimin e tetë kërkesave të tyre dhe nuk do të lëviznin nga sheshi. Por sot të gjithë studentët kanë vendosur t'i japin tjetër ritëm dhe peshë protestës duke u bashkuar. Organizatorët kanë njoftuar në rrjete
sociale se në orën në orën 08:00 të gjithë studentët do të bojkotojnë mësimin dhe si një trup i vetëm do të nisen drejte godinës së Parlamentit. Ata kanë paralajmëruar se kjo protestë do të jetë masive dhe gjithë të rinjtë do të jenë të pranishëm. Ndërkohë në protestë janë ftuar edhe prindërit e tyre e gjithë qytetarët që u japin të drejtë kërkesave të tyre. Protesta para Parlamentit do të zhvillohet në të njëjtën kohë kur në sallë do të jenë ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste. Pritet që studentët të mbajnë një tubim jo vetëm për të treguar faktin se të gjithë janë bashkë, por edhe për t'i treguar qeverisë një shenjë force se nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dhe Qeveria kanë vijuar dje duke kërkuar negociata me studentët. Kryeministri deklaroi se të tetë kërkesat që kanë studentët janë të plotësueshme, por më parë duhet të flasë më të. Për studentët kjo sjellje e Kryeministrit është e papranueshme. Ata deklarojnë se nuk kanë çfarë të flasin më me qeverinë, por presin që kërkesat e tyre të realizohen. Në mënyrë ironike dje i kthyen përgjigje Kryeministrit me një nga fjalitë më të shpeshta që BE thotë
për Shqipërinë: "Nuk ka negociata pa plotësuar (8 ) kushtet". Po krahas ironisë në rrjet sociale të kryeministrit ndaj studentëve, Qeveria ka shfaqur dje dhe anën brutale të saj për të frikësuar studentët. Policia e Shtetit njoftoi se ka nisur procedimet penale për studentë dhe pedagogë që kanë marrë pjesë në protesta. Mes shumë emrave të studentëve, binte në sy edhe emri i Profesorit të njohur Edmond Tupja dhe kantautorit Robert Aliaj. Veç studentëve, profesori mjaft i njohur 71-vjeçar, akuzohet për organizim të tubimeve të paligjshme, bllokim të
qarkullimit të mjeteve dhe akte të tjera vandale. Padia ndaj në emri të njohur të shoqërisë civile duket qesharak duke qenë se Edmont Tupja shkoi të studentët si profesor dhe mbështeti kërkesat për arsim. Në këtë padi ka dhe një ironi të hidhur që e shkatërron imazhin e një qeverie që pretendon se është demokratike. Edmond Tupja është i njëjti profesor që 28 vjet më parë, në Dhjetorin e vitit në vitin 1990, ishte bashkë me studentët që bën përmbysjen e madhe të diktaturës dhe sollën demokracinë. Ironia është 28 vjet më parë nuk u thirr në polici dhe nuk u përn-
doq nga sigurimi i shtetit. Ndërsa sot, vetëm se pse mori pjesë në një tubim të studentëve i ngrenë 4 akuza si vandal. Për Edmond Tupen padia se ishte me studentët është një medalje, ndërsa për Qeverinë ky akt është një turp tjetër mes shumë gafave të bëra këto ditë. Studentët dhe rinia e vendit kanë 9 ditë që janë ngritur në këmbë. Kanë zhvilluar protestat më madhështore që pas vitit 1990. Kanë dalë në rrugë me qindra mijë dhe janë sjellë me qytetari befasuese. Kanë pushtuar sheshet e gjithë vendit dhe nuk kanë thyer një xham dhe as kanë këputur një lule. Në protesta kanë hedhur mesazhet që i kanë treguar Qeverisë se janë më të fortë se ata dhe shqetësohen për të ardhmen me shumë se gjithë politika. Gjatë gjithë natës janë para Kryeministrisë dhe sot në shesh para Parlamentit. Sa më shumë që qeveria mundohet ti përçajë apo frikësojë me arrestime, aq më shumë rritet numri i tyre. Është koha që Qeveria të mos vazhdojë më këtë betejë më gjasme negociata, por të plotësojë kushtet. Firmos o Edi Rama të shpëtosh studentët nga përballja me qeverinë si dhe ruan edhe veten nga rënia e lirë që vjen nëse protesta vazhdon…!
POLITIKE
4
E enjte, 13 DHJETOR 2018
Studentët mblidhen sot tek Parlamenti, ndërsa nuk ikin nga Ministria dhe Kryeministria. Mesazh Ramës: Ishit e ardhmja, na zhgënjyet!
“Nuk ka dialog”, studentët të ndarë në dy grupe, nuk heqin dorë nga të drejtat e tyre S
tudentët nuk heqin dorë nga Lëvizja e tyre. Megjithëse ultimatumi i vënë ndaj qeverisë nuk funksionoi dhe nga ana e ministrisë nuk ka përgjigje pozitive për 8 kërkesat e tyre, studentët janë sërish edhe ditën e sotme në protesta. Në fakt, ashtu siç bënë edhe gjatë ditës, një grup studentësh vijoi të qëndrojë para Kryeminstrisë, ndërsa një grup tjetër qëndron para ministrisë së Arsimit duke e kaluar gjithë natën në rrugë. E ndërsa temperaturat gjatë pasdites së vonë ranë studentët u detyruar të merrnin batanije për t’u mbuluar, ndërsa disa të tjerë ndezën zjarr për t’u ngrohur, pasi vijojnë rezistencën prej orës 10 të paradites së djeshme dhe kjo është dita e dhjetë e protestës së tyre. Edhe pse nuk janë të shumtë ata që qëndruan në mbrëmje, ashtu si paradite deri sa bie nata, kur bëhen me mijëra dhe dëgjohen fuqishëm thirrjet e tyre: Rezistenca nuk ndalet! “S’ka negociata, por vetëm vendimmarrje!”, megjithatë studentët vijojnë të qëndrojnë, sepse besojnë se kauza për të cilën ata protestojnë është e drejtë: Kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave mes tyre ulje tarifash dhe arsimim cilësor. Dhe kjo është protesta e tyre, që vjen si risi në sytë e shqiptarëve sot. Protesta e djeshme Ata janë mbledhur nga të gjitha fakultetet përpara Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit, një objektiv i qëllimtë i tyre duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave. Në fakt tanimë janë 9 kërkesa, kjo pasi studentët vendosën të shtonin një pikë tjetër në kërkesat e tyre. Nisur nga procedimi penal i ndërmarrë nga policia për protestën e djeshme ndaj 25 personave, studentët
kërkojnë heqjen e procedimeve penale. “Hiqni procedimet penale për studentët”, kanë bërë thirrje ata. Protestës së studentëve para Kryeministrisë i janë bashkuar edhe një grup studentësh të ardhur nga Shkodra. “Ne nuk duam dialog, prandaj të lutem si studentë, si fëmijë me shpirtin e pastër që mendoji dhe njëherë kërkesat tona. Kam ardhur me një frymë nga puna, e lodhur, pa gjumë, pa bukë s’mund të them sepse prindërit na kanë sjellë bukë e ushqime. Prandaj mendoji sepse unë dua të mësoj, dua të mbaroj fakultetin e shkencave sociale dhe të bëhem deputete”, tha një studente. Ndërkohë studentët kanë pasur mendime të ndryshme për të vijuar nesër protestën para kryeministrisë apo edhe para parlamentit. Kishte nga ata që thoshin që nesër të mblidheshin tek Kuvendi, siç kishte dhe nga ata që kërkonin të mos lëshohej sheshi para Kryeministrisë. “Ditën e nesërme do të protestojmë para parlamentit. Nuk do lejojmë që kazani të diskutojë llogje pa vlerë në atë parlament. Ne jemi përfaqësuesit më të mirë. Nesër vatra e protestës do jetë vetëm një. Do mblidhemi në një vend. Kemi një kauzë me 8 kërkesa. Nesër do jemi shumë më shumë sepse do bashkohen studentët nga rrethet, do bashkohen maturantët, do bashkohen qytetarët, ata që e duan Shqipërinë si e gjithë Europa”, tha një student. “Jam dakord që nesër t’i drejtohemi Kuvendit, po ne nuk do të shkëputemi nga këtu. kjo është vatra, kjo është zgjidhja. Nesër do të jemi në shumë pika strategjike, duke parashtruar të njëjtën kërkesë. Kërkesat janë nëntë në fakt. Hiqni procedimet
penale. Ky është turp që ju po përpiqeni të na intimidoni. Ne jemi këtu”, deklaroi një student tjetër. “Këta e kanë bërë shtetin si firmë private. Këta i japin një personi që punon recepsionist 40 milionë euro dhe nuk kanë 20 milionë për arsimin. Nëse nuk ke arsimin e duhur nuk mund të kesh në dorë tepsinë që ka kryeministrit. Ne nuk kërkojmë lëmosha, por drejtësi dhe barazi. Ne kemi kauzën tonë dhe ajo përfshin të gjithë shqiptarët. Nëse zgjidh problemin e arsimit ke zgjidhur problemet e shoqërisë. Pankarta më e bukur që kam parë ka qenë “Unë dola nga shpella e Platonit”, prandaj dilni edhe ju nga shpella e Platonit. Ne jemi këtu. Nuk jemi të përçarë!”, tha një student pas kërkesës së një qytetari që protesta të jetë dhe për shqetësimet e tjera të tyre. Deklaratës së kryeministrit për dialog, studentët i janë përgjigjur se nuk do të ketë asnjë bisedim por veç plotësim të kërkesave të tyre. “Politika
ka 28 vjet që na ka sjellë në këtë derexhe. Kur padrejtësitë bëhen ligj, rezistenca bëhet detyrë. Nuk ka konsensus, plotësoni kërkesat tona. S’ka dialog, s’ka negociata. Është vetëm një firmë. Mjafton të plotësohen 8 kërkesat, është shumë e thjeshtë”, tha një prej studentëve. Një tjetër studente para kryeministrisë deklaroi se ata nuk duan dorëheqjen e ministres së Arsimit por të plotësohen kushtet. “Nuk duam dorëheqjen e ministres. Kushdo që të vijë do bëjë të njëjtën gjë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona”tha ajo. Ndërkohë ndryshe nga ditët e tjera, sot studentët nuk kanë pasur pankarta por fletë të bardha formati në duar. Nuk ka as fjalime me megafon, as folës. Studentët kanë bërë thirrje të mos ushtrohet dhunë. Ata kanë theksuar se nuk do të bllokojnë rrugët sepse protesta e tyre është qytetare. Një mesazh i tretë ka qenë thirrja ndaj prindërve të tyre, t’i bashkohen protestës por edhe ndaj qytetarëve të tjerë.
Studentët para Kryeministrisë Në Tiranë, një grup studentët janë mbledhur tek Korpusi universitar, ndërkohë që disa studentë kanë qëndruar gjatë gjithë natës para Kryeministrisë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se studentët e mjekësisë dhe shkencave kanë shkuar drejt Kryeministrisë, ndërsa Gjeologjiku, Filologjiku dhe Artet tek Ministria e Arsimit. Tek fakulteti i Mjekësisë gjithashtu janë mbledhur studentë. Nga gjimnazi “Harry Fults” nxënësit, kryesisht maturantët kanë braktisur mësimin për t’iu bashkuar studentëve. Ata kanë shkuar para kryeministrisë ashtu si edhe studentët e Bujqësorit dhe një pjesë e Inxhinierisë. Studentët në rrethe Nuk mungon as mobilizimi në rrethe. Në Shkodër, studentët u mblodhën dhe disa prej tyre u nisën drejt kryeqytetit. Në Korçë studentët kanë nisur marshimin (Vijon në faqen 5)
POLITIKE
5
E enjte, 13 DHJETOR 2018
(Vijon nga faqja 4) me pankarta në duar. Protesta dhe bojkotim të mësimit ka dhe në Gjirokastër. Gjithashtu dhe studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan janë ngritur në protesta. Edhe studentët e Sarandës e kanë bojkotuar dje mësimin dhe kanë dalë në protestë për plotësimin e kërkesave të tyre. Studentëve iu janë bashkuar edhe nxënësit e shkollës së mesme ekonomike dhe portat e shkollës janë mbyllur. Protesta minutë pas minute Ora 08:04 - Një grup i vogël studentësh kaluan natën e së martës para Kryeministrisë. Ora 08:35 - Nis mbledhja e studentëve te Shkencat Sociale, por dhe tek Inxhinieria nisi grumbullimi i studentëve. Po ashtu, edhe tek Mjekësia e Korpusi thuajse në të njëjtën kohë nisi grumbullimi i studentëve. Një pjesë e studentëve të Shkencave Sociale do shkojnë të protestojnë para kryeministrisë, pjesa tjetër në ministrinë e Arsimit. Ora 09:01 - Bashkohen gjimnazistët e “Partizanit” - Gjimnazistët e “Partizanit” ishin tek Politekniku dhe më pas marshuan për të shkuar tek Ministria e Arsimit. Ora 09:05 - Procedohen 25 persona për protestën te MAS, mes tyre Robert Aliaj dhe Edmond Tupja. “Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit: Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj. Dhe aktivistët politikë: Gaetano Doci dhe Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD). Ata akuzohen se të martën në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit” - deklaroi dje Policia 09:20 - Në protestë nisen dhe gjimnazistët e “Harri Fultz”, ndërsa ka vijuar grumbullimi tek Fakulteti i Shkencave Sociale. Ora 09:28 - Vendimi: Studentët e Shkodrës dhe Elbasanit do të nisen drejt Tiranës. Ora 09:40 - Studentët mbështeten nga qytetarët - Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale marshuan drejt “21 dhjetorit”, duke bllokuar për disa minuta trafikun, por më pas vijuan drejt Ministrisë së Arsimit. Gjatë marshimit, studentët kanë pasur dhe përkrahjen e qytetarëve dhe
drejtuesve të makinave. Ora 10:07 - Studentët e Universitetit Bujqësor shfaqen të dyzuar se ku do të protestonin, para MASit, apo te Kryeministria?! Ora 10:09 - Tek Ministria e Arsimit mbërrijnë studentët dhe gjimnazistët e parë. Mes tyre ishin studentët e Shkencave Sociale. Ora 10:18 - Disa studentë të Mjekësisë bashkohen te Ministria e Arsimit. Ora 10:24 - Një pjesë e studentëve të Mjekësisë, Shkencave të Natyrës dhe Politeknikut vendosin të protestojnë para Kryeministrisë. 10:33 Studentë e gjimnazistë protestë me fletë të bardha, duke thirrur kështu një protestë të heshtur, vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor. Ora 10: 45 Rama reagon sërish përmes rrjeteve sociale. “Të dashur studentë protestues, gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim. 8 pikat janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë vetëm së bashku, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë. Adresimin e 8 pikave duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s’ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktoreshë Monës e të Profesor Lulit. Unë jam gati dhe s’kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 pika”- u shpreh dje kryeministri në mesazhin drejtuar studentëve “të pabindur”. Ora 11:05 - Studentët me fletë të bardha dhe libra në duar, ulen këmbëkryq para Ministrisë së Arsimit.
Ora 11: 18 - Rama mbledh qeverinë. Ora 11: 29 - Studentët hedhin vezë drejt Ministrisë së Arsimit. Ora 11: 53 - Kryeministri Rama komunikon sërish me studentët po përmes rrjeteve sociale. “Një vajzë sapo tha s’duam të lutemi (në fakt lutem unë)po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre! Në cilën familje ecën kjo logjikë?Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG”- tha ai. Ora 12:37 - Studentët thonë se të mërkurën protesta do të zhvendoset para parlamentit, ku do të bashkohen të dy palët e protestuesve nga MAS dhe Kryeministria. Ora 13:30 - Listës me 8 kërkesa i shtohet një tjetër. “Tashmë kërkesat nuk janë më 8 por 9. Hiqni procedurat penale që keni vendosur ndaj studentëve dhe qytetarëve, nuk na intimidoni dot. Ne jemi këtu!”- deklaroi një student nga protesta tek Kryeministria.
Ora 13:32 - Në protestën e Tiranës edhe studentë nga Kosova. Ora 13:34 - Studentët thirrje Ambasadës së BE-së dhe SHBA-së në Tiranë. “Ta harrojë çdo komshi se mund të na blejë ne. Ta harrojë çdokush që ne mund ti shërbejmë ndonjë komshije që do të shkatërrojë Shqipërinë. Ne jemi e ardhmja dhe nuk ka zog-komshije që na blen ne. I bëj thirrje dhe Ambasadave të BE dhe SHBA që të jenë mbështetja e kësaj rinie dhe të ardhmes së Shqipërisë nëse këtë vend e kanë dashur ndonjëherë me të vërtetë. Në të kundërt kanë qenë hipokritë”- u shpreh studenti nga sheshi tek Kryeministria duke iu adresuar kryeministrit Rama. Ora 13:35 - Studentët e Shkodrës përshkojnë rrugën e Durrësit për t’iu bashkuar studentëve te Ministria e Arsimit. Ora 13:49 - “Shkodra zgjohet”, studentët e Shkodrës mbërrijnë para Kryeministrisë. Ora 13:50 - Studentët godasin me vezë Ministrinë e Arsimit. Ora 14:16 - Reagon pedagogu i shpallur në kërkim, Edmond
Tupja. “Edhe pas hekurave do ta mbështes këtë lëvizje. Si mund të bllokoj rrugën me 60 kg e mia?!”deklaroi dje Tupja. Ora 15:08 - Studentët i bëjnë thirrje Ramës nga poshtë dritares së zyrës së tij për të dalë në shesh, për t’u takuar me ta. “Ishit e ardhmja, na zhgënjyet. Mos na detyro të urrejmë vendin tim. Çfarë po bën me Shqipërinë. Çfarë po i jep ti sistemit arsimor? A e dini pse nuk kanë bërë negociata studentët? Jo për të tretuar se nuk dinë të dialogojnë por për të treguar se protesta është e pastër dhe unike. Ju ishit e ardhmja, sa shpresa patëm dhe sa u zhgënjyem. Përse nuk japin dorëheqjen ministrat tuaj me tendera korruptivë 30 milionë euro”- u shprehën studentët. Ora 15:50 - Senati Akademik rrëzon alibinë e Ramës lidhur me vendosjen e tarifave shtesë për provimet e mbartura. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Senatit, këtë të mërkurë thuhet se nuk i kanë paraqitur Këshillit të Ministrave asnjë kërkesë për vendosjen e kësaj tarife. Ora 16:05 – Kuvendi në seancë plenare, studentët sot në 10:00 do mblidhen para Parlamentit. Studentët kanë deklaruar se mëngjesin e sotmë, në orën 8 do të mblidhen tek Ministria e Arsimit dhe më pas në orën 10:00 do të marshojnë drejt Parlamentit, ku do të zhvillojnë edhe protestën. Ora 16:22 - Rama injoron studentët, duke folur për “doktoreshë” Monën dhe Lul “artistin”. Kryeministri Edi Rama i konsideron qëndrime të paarsyeshme ata të studentëve, duke u bërë thirrje për dialog. Ora 16:40 – E ndërsa në kryeqytet nis të bjerë nata dhe temperaturat po ashtu bëhen më të ulëta, studentët tek Ministria e Arsimit ndezin zjarr. Ora 17:20 - Vijon qëndresa e studentëve përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit. Ora 18:00 - Studentët përpara Ministrisë së Arsimit shtrojnë batanije në rrugë. Ora 18:10 - Studentët kanë frikë nga përfaqësia jo nga dialogu me Ramën. “Studentët kanë frikë nga përfaqësia jo nga dialogu. Kërkesat janë të njëjta. Deputetët ne i kemi votuar dhe do shkojmë për të drejtat tona. Organizimi do të bëhet si çdo ditë. Do të mblidhemi nëpër fakultete dhe më pas do të marshojmë në Parlament. Përçarje nuk ka, kauza është e njëjtë dhe duam të na dëgjohet zëri”, tha një studente. Ora 19:00 – Studentët sfidojnë motin, ndezin zjarre dhe vendosin të mos e ndalin qëndresën e tyre para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Të mbështjellë me batanije dhe pranë zjarrit të ndezur për të përballuar të ftohtin e darkës, studentët janë të vendosur për të kaluar natën përpara godinave përgjegjëse për fatin e tyre. Studentët janë në dy grupe, por qëllimi është i njëjtë: plotësimi i 8 kërkesave të tyre.
SPECIALE
6 E enjte, 13 DHJETOR 2018
Procedohen për bllokim të rrugës 25 protestues
Policia e Shtetit: Procedim penale për Robert Aliaj dhe Edmond Tupja Policia e Tiranës ka proceduar 25 persona për protestën e studentëve. Nga sa mësohet, në mes të proceduarve janë edhe Robert Aliaj si dhe pedagogu, Edmond Tupja. Këta të fundit kanë qenë aktivë në protestë duke mbështetur studentët në kauzën e tyre. Po ashtu në këtë listë janë Altin Goxhaj, Mirela Ruko, pedagogu Redi Muçi dhe aktivistë të forumeve politike. Ky procedim lidhet me bllokimin e rrethrrotullimit te “Zogu i Zi” nga studentët mbrëmjen e djeshme. Burime nga policia kanë bërë të ditur se mbrëmë janë fotografuar të gjithë personat që bllokuan rrethrrotullim te “Zogu i Zi”, i njohur zyrtarisht si sheshi “Rilindja”. “Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit: Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela
Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj. Dhe aktivistet politike Gaetano Doci dhe Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD). Ndërkaq, mësohet se të proceduar janë edhe Nerid Shehu dhe Bislim Lakna. Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Pedagogu: Dialogu me kryeministrin është i rrezikshëm. Kantautori, Robert Aliaj: Duan të njollosin emrin tim
P
Edmond Tupja: Më zhvirgjëruan dëshminë e penalitetit
rofesori Edmond Tupja, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, tregoi se si e mësoi faktin që ishte proceduar penalisht për pjesëmarrjen e tij në protestën e studentëve. “Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që jam proceduar penalisht. Ma tha një miku im. Deri dje, kam pasur dëshmi penaliteti të virgjër. Jam rritur në një familje me edukatë dhe në respekt të ligjit. Nga 4 akuzat, nuk e gjej veten te asnjëra. Unë isha mbështetës, jo organizator; nuk kam hedhur vezë apo shishe ndaj institucionit; nuk kam bllokuar rrugën sepse kam qëndruar në trotuar…”, deklaroi profesori. Edmond Tupja shtoi se u bezdis nga ky procedim, por sot doli prapë në protestë: “Shkova në Kryeministri dhe tregova se sërish jam në mbështetje të studentëve”. Profesori Edmond Tupja deklaroi në studion e Top Talk se dialogu që kërkon kryeministri Edi Rama me studentët protestues është i rrezikshëm. “Duhet të kesh një ndërgjegje sociale shumë të madhe dhe vigjilencë të mprehtë për të nuhatur kurthin. Po të shkojnë te kryeministri studentët, mund të impresionohen ose intimidohen. Rama ka staturë dhe gojën e përdor mirë. Këtë gjë e kanë nuhatur instinktivisht studentët dhe prandaj nuk pranojnë dialog me të”, shpjegon Edmond Tupja. Profesori uroi “që protesta të përhapet dhe të ketë sa më shumë njerëz
që mbështesin studentët” dhe theksoi se nuk i besoj Ramës “kur thotë që është i gatshëm të plotësojë kërkesat e studentëve”. Robert Aliaj, i cili u procedua penalisht nga Policia e Tiranës lidhur me protestën e studenteve gjatë ditës së djeshme, ka reaguar në lidhje me ngjarjen. Në një prononcim për “BalkanWeb”, Robert Aliaj tha se procedimi ndaj tij është absurd, pasi ai nuk ka marrë pjesë dje në protestë dhe ka qenë në palestër në orën 10:00. “Ata që e kanë bërë këtë duan të më vënë kundër shtetit. Është absurde sepse unë kam qenë në fitnes deri në orën
10:00 dhe më pas në shtëpi. Kjo bëhet për të destabilizuar çështjen e studentëve dhe unë jam kundër politizimit të lëvizjes studentore. Unë jam për studentët dhe kam bërë thirrje që ata të tregojnë dialog dhe vendosmëri. Me dialog nënkuptoj paqe. Unë nuk kam qenë fare në qendër dje. Duan të njollosin emrin. Unë nuk mbështes asnjë forcë politike”- tha Robert Aliaj për “BalkanWeb”. Kujtojmë që Robert Aliaj bashkë me 22 persona të tjerë u proceduan penalisht nga policia për “marrjen pjesë në protesta të paligjshme”.
KOMENT
Më arrestoni edhe mua, t’i bëj shoqëri Tupes në burg!
S
Nga Agron Gjekmarkaj
apo doli lajmi qe profesori dhe përkthyesi i njohur Ed mond Tupe është proceduar nga policia si zaptues i hapësirës publike, u duk si shaka nga ato që shpërthejnë në rrjet në raste si kjo. Protesta e studentëve, e cila i ka zënë në befasi të gjithë me risitë e veta nuk zhbëhet me metodat e vjetra të reagimit të politikës dhe të shtetit. Ajo u ka dhënë shah mat faktorëve të përdalë të kësaj shoqërie. Thelbi i saj është mungesa e perspektivës dhe dinjitetit në një vend të sunduar nga kasta ku 7-8 politikanë e po kaq biznesmenë me rrethet e tyre kanë marrë peng vendin, përfaqësimin dhe standardet. Vetë ligji i Arsimit të Lartë u bë për interesa klienteliste në shërbim të plotë të atyre që u thahet gjuha tu lëpi këpucët e çdo Kryeministri. Por policia dhe prokuroria nuk reagon kurrë ndaj tyre. As nuk pritet të reagojë. Ato e kanë gjetur armikun. Ai është Edmond Tupe, 75 vjeç, përkthyes brilant e po kaq i tillë si pedagog e publicist. Profesori doli në rrugë dhe mbështeti studentët. Ai është akuzuar si zaptues i hapësirës publike. Në fakt ai është shumë më tepër se kaq! Ai ka qenë shef komisariati kur mbartej kanabis në kurriz dhe kur kërcënohej Xhisiela. Ai është përfshirë me gjasë në trafik kokaine të fshehur mes fjalorësh kur përkthente kodet e fshehta të Babales të mbetqefur. Tupja ka faje të rënda për ato koncensionet në mjekësi duke yshtur si djall Beqen dhe Manastirliun sidomos për këto të fundit 20 milionë euro për kilometër rruge. Frankofoni në fjalë duhet hetuar në vend të qeverisë dhe Damjan Gjiknurit për ato 30 milionët euro që i dhanë asaj firmës fantazmë me 1 mijë lek te vjetra në arkë e që ja hoqën me dhembje në shpirt kur një emision televiziv e zbuloi gjëmën! Meqë ra fjala një pyetje për Damjanin? Sa jetë ke Damjan? Sa mijëra vjet do jetosh që të duhen kaq allishverishe dhe kaq kurajë për t’i mbrojtur? Gruaja e ministrit i puthte këmbët një delenxhiu nga India që hiqet si shenjtor megjithëse i dënuar në Gjermani për mashtrim, Ministri le t’ja puthë Ramës për t’i mbijetuar këtij skandali të turpshëm. Por edhe për këto Edmond Tupja e ka fajin. I duhet zbutur shpina qerratait, duhet bërë terbiet. Ai si koleg i frengjishtes me Kumbaron duhet të ketë dorë në planet për shembjen e Teatrit dhe tek Veliera e Dakos në Durrës. Në burg, në hapsana, aty e ke vendin. Faje të rënda ka mbi kurriz. Në këtë dekadencë, në këtë shthurje, në këtë panik që protesta e studentëve ka venë Qeverinë, ajo e gjora po sillet me keq se byroja politike vitit 1990, Rama me keq se Ramiz Alia e shumë më tepër qesharak në gjeste. Ende pak kush ka kurajë të besojë procedimin e profesor Tupes. Mes marrëzisë dhe qesharakes vërtitet ky fakt. Kryeministër trego dhembët, përçaj e sundo, bëj ç’të duash, po je deri këtu, mos bjer më poshtë se lal Hekri (Hekuran Isai). Më procedoni edhe mua se dje kam qenë në protestë dhe sot kam kaluar nga bulevardi para Kryeministrisë. Që t’i bëj shoqëri Tupes në burg!
POLITIKE
7
E enjte, 13 DHJETOR 2018
LSI depoziton në Kuvend propozimet: Me 30 milionë eurot e tenderit te Unaza e Re realizohen kërkesat e protestës studentore
Kryemadhi: LSI amendamente që iu japin përgjigje studentëve, t’i votojmë urgjent
K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një komunikim për mediat mëngjesin e djeshëm, bëri me dije se deputetët e partisë së saj do të bëjnë amendamentet përkatëse që iu japin përgjigje studentëve protestues. Ajo detajoi se në ligjin për buxhetin, propozohet amendimi që ndryshon totalin e shpenzimeve buxhetore. Sipas saj, totali i shpenzimeve buxhetore në arsimin universitar nga 7 miliardë, të kthehet në 14 miliardë lekë. Po ashtu propozoi që fondi i emergjencës në arsimin universitar të jetë një fond prej 5 miliardë lekë, për përmirësimin e infrastrukturës së studentëve. Ndër të tjera, propozoi amendamentin që siguron rritjen në masë 50% të përfaqësimit të studentëve në bordet e administrimit. Kryemadhi tha se me anë të këtyre amendamenteve i bëhet thirrje Edi Ramës, kreut të Kuvendit dhe deputetëve që ti kalojnë sa më parë amendimet në Kuvend, si mënyrë që t’iu jepet zgjidhje menjëherë studentëve. Sipas saj koha e Edi Ramës ka mbaruar dhe se tallja që po i bëjnë të rinjtë në rrjetet sociale, është më keq se tërheqja zvarrë e bustit të Enver Hoxhës. “Me anullimin e tenderit të Unazës së Re dhe me kthimin mbrapsht të parave të një tenderi të dhënë një kompanie fiktive off-shore të Edi Ramës në SHBA. 30 milionë eurot janë 5 miliardë lekë, të cilat këto para që ai ua vodhi shqiptarëve në një muaj, ti hedhë automatikisht menjëherë në rikonstruksionin e godinave dhe konvikteve të studentëve. Që vajzat shqiptare të mos përdorin 300 vajza 4 banjo, por të jetojnë dhe ato në kushte normale dhe më minimalet jetësore dhe higjenike që ju takon. Pra ky amendament për buxhetin e shtetit, plotëson pikën 1, 4 , 5, 6, 7 dhe pikën 8 të studentëve. Pra, për të marrë vetëm 1 përqind nga 46% që ia jep koncesionarëve të vetë, pra Vilma Nushit, gjithë firmave të ndërtimit, gjithë firmave koncesionare të Arsimit, e të tëra e të tëra, para të cilat janë të futura në xhepin e Edi Ramës dhe 5 klientëve të tij, nga 1 përqind vetëm këtë zgjidh hallet e problemet e të gjithë atyre qindra dhe mijëra studentëve që sot janë në rrugët e Tiranës, në ditën e 8 të protestës së tyre.
Amendamenti për të zgjidhur pika të tjera. Propozohet amendamenti për ligjin e arsimit të lartë dhe konkretisht, i cili siguron rritjen në masë 50% të përfaqësimit dhe peshës së votës së studentëve dhe pjesëmarrjen e tyre në bordet e administrimit, e cila zgjidhet në mënyrë shteruese në këtë amendament për ligjin e arsimit të lartë, pika 2 dhe pika 3. Pra, konkretisht sot ne i propozojmë Kuvendit të Shqipërisë dy amendamente, të cilat përfundimisht zgjidhin 8 kërkesat minimale dhe kostoja për 8 kërkesat minimale për Edi Ramën është
inekzistente. Çdo arrogancë e tij është e vetmja zgjidhje që ai kërkon të shtypë këta të rinj, por këto mendime që ne sot do i paraqesim në Parlamentin shqiptar janë e vetmja mundësi për të zgjidhur kushtet minimale dhe kërkesat minimale që studentët shqiptarë kanë prej 8 ditësh që i kërkojnë para Ministrisë së Arsimit”, u shpreh dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Menjëherë pas kësaj deklarate të zonjës Kryemadhi, dy deputetet e LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi dorëzuan në Kuvend amendamentet respek-
tive. “Nuk na pengon asgjë që këto amendamente të kalojnë nesër në Kuvend. Procedurat mund t’i bëjë që sot. Nuk ka asnjë procedurë që mund të pengojë këtë procedurë. Ne do jemi në Kuvend nëse diskutohen këto ndryshime”- theksoi Kejdi Mehmetaj. Por pas këtij propozimi, kreu i qeverisë Edi Rama reagoi me arrogancë nëpërmjet rrjeteve sociale. :Doktoresha e Shkencave Monika Kryemadhi, spaska fjetur mbrëmë si Lul Artisti që para se tja fuste gjumit u la porosi qytetarëve tu conin ushqime dhe batanije protestuesve. Ajo e pas-
KEJDI MEHMETAJ
VKM për konviktet, LSI-Ramës: Po i hedh hi syve shqiptarëve
Pas vendimit që miratoi qeveria në lidhje me marrëveshjen me qeverinë gjermane për rikonstruksionin e konvikteve në Universitetin e Tiranës, do të reagonte Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila përmes deputetes Kejdi Mehmetaj sulmoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se Rama po tallet me studentët. “Në 2017 na u soll një kërkesë për shtim fondi dhe fjalët tona kanë qenë pikërisht këto: 4.5 milion euro ishin dhënë në fazën e parë për këtë fond, por me ato 4.5 milion euro ende nuk kishte ndodhur asgjë. Projekti do të duhej të kishte filluar në 2016, të mbaronte në 2018, por në 2017 u shtua një pjesë e fondit, ndërkohë asgjë nuk kishte filluar në Qytetin Studenti, asgjë nuk dihej se kush nga konviktet do të rikonstruktohej dhe akoma më pak askush nuk bënte transparencën se si ishte projekti mbi të cilin jepeshin dhe paratë nga ky fond. Dhe kryeministri për ti hedhur hi syve, nxjerr sot një gjasme shtim fondi të tretë për të njëjtin projekt, i cili edhe pse duhej të ishte në vitin e tij të fundit, ende nuk i ka dhënë rezultatet për banorët, rezidentët e Qytetit Studenti. Nëse aty do të kishte patur në qoftë edhe pak ndërhyrje serioze, studentët nuk do të ishin sot në shesh. Të tallesh sot me studentët, tu hedhësh copa letrash përpara edhe asgjë konkrete, do të thotë vetëm të kesh frikë prej tyre, jo vetëm të jesh në ngërç, por edhe të duash të bësh sikur ata nuk ekzistojnë. Sado të duash kryeministër, ata janë aty, ata janë në shesh, ata nuk do të lëvizin nga aty derisa tu plotësohen kërkesat e tyre”- tha ajo.
ka gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore”, u shpreh kryeministri Edi Rama në reagimin e tij.
KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSI-SË: DIALOGJET MASHTRIM, LIGJI DETYRIM. RAMA ARMIK I ZGJIDHJES
Protesta, Vasili: Rama kërkon të mashtrojë studentët Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me protestën e studentëve e cila ka hyrë sot në ditën e saj të nëntë. Nga foltorja e LSI-së, Vasili tha se Rama kërkon të mashtrojë studentët me të ashtëquajturin dialog. Vasili u shpreh se LSI-ja ka depozituar amendamentet në Kuvend që i japin zgjidhje çështjes së studentëve. Sipas tij, i gjithë opinioni publik është i shqetësuar për Universitetet dhe arsimin e lartë, pasi përballë studentëve është një kryeministër mashtrues që propozon të ashtuquajturin dialog. Zgjidhja e vetme është vetëm një, marrja e përgjegjësisë me ligj. “Për ti dhënë fund farsës së gënjeshtrave dhe mashtrimeve, të ashtuquajturit dialog në skutat e errëta të Kryeministrisë dhe nën presionin
e parave dhe shantazheve gjithësoj. Zgjidhja e vetme është vetëm një. Fiksimi dhe marrja e përgjegjësive me ligj. Ligji është detyrim. Ligji është obligim. Ligji është një detyrim i patjetërsueshëm për zbatim. Ndaj në emër të Grupit Parlamentar dhe në
mbështetje të propozimit të dy deputeteve, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi, janë zbërthyer në ndryshime ligjore, në fiksime në ligj, jo në fjalë, jo në dialoge bosh, jo në premtime mashtruese, jo hedhja e ditëve që kemi përpara dhe pastaj qeshja mbi kurrizin e studentëve të cilët do të thotë kryeministri, i mashtrova siç desha. Pikërisht përballë tyre kemi këto ndryshime ligjore që konsistojnë në: Dyfshimin e totalit të shpenzimeve buxhetore për Arsimin e Lartë. Dhe së dyti dyfishimin e shpenzimeve buxhetore për fondet për shkencën. Dhe njëherazi një hap tjetër shumë i rëndësishëm fondamental, krijimi i fondit të emergjencës ne Arsimin e Lartë me vlerë 5 miliardë lekë, i cili u jep përgjige kushteve mizerabël me të cilat përballen studentët tanë.
Ku qindra studentë duhet të kenë vetëm disa tualete. Ku janë të obliguar të jetojnë 6-8 vetë në një dhomë, në kushte të paperceptueshme, të paimagjinueshme të një mizerabiliteti të tillë në vitin 2018. Këto ndryshime në buxhet vënë e zeza mbi të bardhë paratë të cilat duhen për ta bërë këtë ndryshim dhe jo për të bërë kozmetikën e radhës, lyerjen e murit të radhës, krijimit të filmimit të radhës nga Kryeministri dhe të mashtrimit të radhës. Këto njëherazi plotësojnë pikat 1,4,5,6,7 dhe 8 të kërkuara nga studentët. Njëherazi,me propozimet për ndryshimin në ligjin e arsimit të lartë, sigurohet qartësisht përfaqësimi i studentëve në forumet e vendimmarrjes dhe në bordet e administrimit”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.
POLITIKE
8
E enjte, 13 DHJETOR 2018
Protestuesit i hapin rrugën makinës me të sëmurin, ndërsa PS-ja provokon me milintatët e saj
Kundër çmimit të naftës – Protestuesit në Shkodër, Lushnje, Fushë-Krujë bllokojnë rrugëts
ISH-MINISTRI
Protestat, Manjani: Shqiptarëve laku në fyt me taksa e tarifa
B
anorët e Shkodrës në ditën e tretë të protestës kanë bllokuar të gjitha rrugët hyrëse në qytet, ndërsa protestojnë kundër çmimit të lartë të naftës. Protestuesit siç kanë bërë çdo pasdite marshojnë përgjatë qytetit, ndërsa do të bllokonin qarkullimin e mjeteve. Teksa mbajnë pankarta në duar, ata kërkojnë plotësimin e kushteve nga qeveria. Ata shprehen se janë kundër qeverisë si dhe kundër politikave të saj të rritjes së çmimit të naftës, energjisë dhe taksave, arsye që thonë se i kanë nxjerrë në protestë. Nuk munguan debatet me drejtuesit e automjeteve dhe rastet e emergjencës, për të cilat bënë vetë hapjen e rrugës. Megjithatë protestuesit i hapën rrugën një mjeti që kishte brenda një të sëmurë që po transportohej drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Protestuesit kanë vepruar me shpejtësi duke lejuar hapjen e rrugës për këtë urgjencë, por më pas rruga u bllokua sërish. Ndërkohë që në të gjithë vendin qytetarët po zhvillojnë protesta me karakter ekonomiko-sociale, për çka në shenjë revolte kanë bllokuar rrugët kryesore, një rast “epik” do të shënohej dje në Shkodër, ku një qytetar depërton me protestuesve dhe para medieve duke thërritur: “Rroftë Paulin Stërkaj”, “Rroftë Edi
Rama!”.. Ai shprehet se Shkodra ka nevojë për ndryshim që nga Bashkia, ndërsa thotë se nuk ka ardhur për të protestuar, por për të dhënë një shembull, ndërsa thotë se Edi Rama nuk ka për të ikur kurrë. “Shkodra ka nevojë për ndryshim shumë të madh, duke nisur që nga kryetari i Bashkisë. Rroftë z. Paulin Stërkaj, (…) Edi Rama e me radhë… Shkodra ka nevojë për ndryshim. Skam ardhur për të protestuar,
por kam ardhur për të dhënë një shembull. Edi Rama s’duhet të ikë kurrë edhe 70 vjet. S’ka për të ikur kurrë e s’do të ikë kurrë. Edi Rama u bëftë 100 vjeç dhe me shnet! Faleminderit prej jush!”, – u shpreh ai. Ndërkohë protesta po zhvillohen në disa qytet, mes të cilave edhe Shkodra, ndërkohë studentët vijojnë të qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Çmimi i lartë i naftës, taksave,
papunësia dhe mbështetja për studentët nxorri në protestë banorët e Fushë Krujës. Ata bllokuan rrugën nga Miloti drejt Tiranës. Me jelekë të vërdhë e me pankarta goditëse, banorët e Lushnjes bllokuan për rreth një orë rrugën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Plugut. Çmimi i naftës dhe mungesa e tregut për prodhimet bujqësore thanë se i prekin direkt, ashtu si edhe ajo e studentëve.
REVOLTA E BULQIZËS, REAGON DEPUTETI I LSI-së, PËRPARIM SPAHIU: PROTESTA, I VETMI DIALOG ME RAMËN
V
ala e protestave të dhjetorit vijon të përhapet në të gjithë vendin. Minatorët e Bulqizës zbritën në rrugë me një ultimatum për qeverinë. Përmirësim i kushteve të punës dhe miratim i statusit të minatorit brenda vitit ose në të kundërt ata do të futen në Grevë Urie. Nën këtë pankartë që i përmbledh të gjitha kërkesat e këtij komuniteti, minatorët e familjarë marshuan nëpër qytetin me pasuri nëntokë e të varfër mbi të. Kërkesat e minatorëve Zgjerohet harta e protestave në mbarë Shqipërinë. Jo vetëm harta, por edhe grupet e interesit, janë ngritur në protesta kundër gjendjes së rëndë ekonomike. Më të fundit, janë minatorët e Bulqizës të cilët, të rrënuar ekonomikisht nga puna e papaguar, kushtet e rënda të punës, nga çmimet e larta, rritja e taksave dhe papunësia janë ngritur në këmbë duke protestuar në
Në protestë edhe minatorët: Miratoni statusin, ndryshe grevë urie
qendër të qytetit. Rajoni me pasuri të rralla nëntokësore, por me nivelin më të lartë të varfërisë kërkon jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulëta. Në protestën e zhvilluar në qendër të Bulqizës ata kanë
kërkuar më shumë të drejta, për kushtet e punës dhe taksat e larta. “Nëse nuk merren në konsiderate kërkesat tona për statusin dhe rentën minerare do të përshkallëzojmë protestat!”, deklaruan minatorët. Këta të fundit të rrënuar ekonomikisht
nga puna e papaguar, kushtet e rënda të punës, nga çmimet e larta, rritja e taksave dhe papunësia janë ngritur në këmbë duke protestuar në qendër të qytetit. Për këtë protestë ka reaguar edhe deputeti i LSI-së i zonës, Përparim Spahiu. Ai thotë se protesta është e vetmja mënyrë e dialogut me arrogancën dhe kështu Spahiu, është në krahun edhe të studentëve dhe të minatorëve që duan plotësim kushtesh, e jo dialog me qeverinë. “Protesta, mënyra e vetme e dialogut me këtë qeveri, mënyra e vetme e dialogut me arrogancën, mënyra e vetme e dialogut me mashtrimin 10-vjeçar të KM aktual me minatorët për Statusin”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një reagimi në rrjetet social ka vijuar me sulmet drejtuar qeverisë në lidhje me skandalet që janë zbuluar për kompaninë DH Albania apo dhe me protestat që kanë “pushtuar” vendin. Ai shton se me parët e vjedhura po mbushen parajsat fiskale dhe po ushqehen biznese të majme në Amerike e jo vetëm. Manjani teksa u ndal tek protesta e studentëve, tha se kjo është e vetmja shpresë. “Paska qenë vërtetë i pasur ky vend! E vodhën e po e vjedhin kush mundet e sa mundet! Me paret e vjedhura po mbushen parajsat fiskale dhe po ushqehen biznese të majme në Amerike e jo vetëm! Koncesione, PPP e tendera publikë janë vetëm mjetet “ligjore” të vjedhjes së parave e të pasurisë publike. Ndërkohë që pronarëve të vërtetë, Shqiptarëve, ju vihet laku në fyt me taksa e tarifa pa fund, ose ju tregohet dera e emigracionit si alternativë…Ekonomia informale dhe “mëshira” apo “bamirësia” e të fortëve, trafikantëve apo pushtetarëve zëvendësojnë mungesën e shtetit, kur njerëzit kanë nevoja jetike. Kjo skemë (që nuk ka lindur sot) ka korruptuar vetë demokracinë, por edhe ka neveritur politikën e cila është kalbur tërësisht. Shtetin nuk e beson më askush. Ai shfaqet vetëm për të të marrë paret (tarifat) ose për të të hedhur hekurat. Zgjidhje të reja nuk po duken. Neo-marksistë e neo-komunistë e neo-fashistë e neo-dreq i mallkum përpiqen të zënë vend, por janë pjellë e sistemit të kalbur. Nuk e di, por ende shpresoj që ky popull do ta refuzojë litarin në qafë…. Ndërkohë nëse kjo protestë e Studentëve shuhet, përveç shpresës që mbytet keqas, familjet do duhet të nxitojnë pak me ato pagesat e tarifave. Pak më vonë do shtohen edhe kamatëvonesat e këtyre ditëve. Ende nuk dua ta mendoj këtë fund! ”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
POLITIKE
9
E enjte, 13 DHJETOR 2018
Balliu dhe Braimllari: Procedimet nuk i trembin banorët e Unazës së Re dhe studentët, por i motivojnë më shumë ata
B
anorët e zonës së “Unazës së Re” të cilët tashmë prej ditësh po protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre që preken nga projekti i dyshimtë për zgjerimin e Unazës së Re, janë shprehur se do të vijojnë rezistencën deri në fitimin e kauzës së tyre. Ata gjithashtu theksuan faktin se pavarësisht se janë mbështetur nga deputetë të opozitës, protesta e tyre është e depolitizuar pasi po ato po kërkojnë mbrojtjen e banesave të tyre. “Sot është dita e 39 e protestës së Unazës së Re dhe kjo tregon rezistencën tonë. Projekti është shkatërrues i Unazës së Re”, por “Unaza e Re” do jetë model i zhvillimit të territorit dhe model zhvillimi ekonomiko-social, dhe kjo nuk është politike. Kjo nuk është politike, por është një protestë e rezistencës. “Unaza e Re” nuk ka frikë për asgjë, këtu janë shqiptarët.”- u shpreh avokati Artan Manushaqe. Banorët e Unazës së re në ditën e 39-të të protestës së tyre teksa kanë bllokuar rrugën, kanë djegur disa goma në shenjë revolte ndaj padrejtësisë që po u shkaktohet nga projekti i Bashkisë së Tiranës ku kompania fituese e shpallur nga Bashkia e Tiranës rezulton se ka mashtruar me procedurat e pjesëmarrjes në tender, ç’ka ka sjellë jo vetëm pezullim të punimeve në Unazën e re, por edhe nisjen e hetimeve ndërkombëtare të kësaj çështjeje, pasi kompania ka falsifikuar dokumentat në SHBA. “Sovrani jemi ne! Sovrani jemi ne! Këtu nuk do të kalojë asnjë fadromë Edi Rama mbaje mend.”– u shprehën banorët. Me pankarta në duar kërkojnë anulimin e projektit të “Unazës së Madhe”,
Banorët e Astirit djegin goma në rrugë, mesazh ARRSH-së: Mos u afroni, do ju djegim
i cili parashikon shembjen e shtëpive të tyre, ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet paralajmëruese kundër ARRSH-së. “I bëjmë thirrje ARRSH të mos afrohet, se do ta djegim për s’gjalli, mos guxojë të afrohet”, tha njëra nga banorët e Astirit. Banorët kërkojnë anulimin e vendimit të qeverisë për shembjen e ndërtesave të tyre që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Një nga tre lotet për ndërtimin e këtij segmenti, është pezulluar tashmë,
pasi kompania që përfitoi fondin kryesor prej 18 milion eurosh nga 40 milionë euro gjithsej, rezultoi se kishte falsifikuar dokumentet për përfitimin e tenderit. Opozita në krah të banorëve Edhe pse nuk ishte i pranishëm kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha protestës së banorëve të “Astirit” u janë bashkuar edhe deputetët e opozitës. “Kam 40 ditë që e denoncoj këtë aferë korruptive, paratë e këtyre banorëve po vidhen barbarisht.
Përsa i përket dialogut, studentët janë në të drejtët e tyre, ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë t’i mbështesin dhe t’i bashkohen”, u shpreh deputeti i PD-së, Klevis Balliu nga protesta. Nga ana tjetër, edhe deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari në të njëjtën linjë shprehu bindjen se do t’i shkojë aferës deri në fund. Ai tha se tashmë është vërtetuar publikisht se kjo që po ndodh këtu është një aferë korruptive dhe ne do t’i shkojmë deri në fund për t’i përkrahur banorët. “Është
shumë e thjeshtë! Është revolta e qytetarëve me Edi Ramës, është revolta e këtij kryeministri i cili ka varfëruar qytetarët, i cili ka rritur taksat në vend, i cili i ka lënë shqiptarët pa punë dhe i ka larguar të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi. Ne jemi të vendosur si opozitë që ti shkojmë deri në fund kësaj çështje, sepse Edi Rama sot më shumë se kurrë ka marrë goditjen përfundimtare. Edi Rama të ketë kujdes, të mos procedojë qytetarë të thjeshtë të këtij vendi pse protestojnë. Të mos çojë në burg protestues të Unazës së Re, të ketë kujdes me procedimin e studentëve, sepse studentët kanë një protestë, e cila duhet marrë shembull nga të gjithë, nuk është politike, është e tyre, procedimi që i bënë studentëve, procedimi penal që i bënë banorëve të Unazës së Re nuk do ti trembin shqiptarët, por do ti motivojnë edhe më shumë për të ecur përpara sepse ne jemi të vendosur, sot Shqipëria ka vetëm një të keqe, ka të keqen varfërinë, ka të keqe largimin e të rinjve, ka të keqe papunësinë, ka të keqe mungesën e shpresës dhe ka të keqen që të rinjtë nuk po e ndërtojnë shpresën në këtë vend, të gjitha këto të këqija lidhen me një emër, lidhen me Edi Ramën”- tha dje Braimllari.
TENDERI I NDËRTIMIT TË UNAZËS SË RE: KOMPANIA “DH ALBANIA” KA PARAQITUR DOKUMENTE TË RREME
A
utoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka ndërmarrë një hap ditën e djesh, i cili në pamje të parë ngjan si një përpjekje për të larguar nga vetja skandalin me tenderin e Lotit 1 të Unazës së Re. Jo vetëm kaq, por zyrtarët e saj, të frikësuar nga ky skandal, kanë nxituar të kallëzojnë në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “DH Albania” për dy vepra penale; falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim. Kompania fitoi tenderin në ‘Lotin 1’ te Unaza e Re dhe te OST, në vlerë 30 milionë euro të dyja (respektivisht 18 milionë euro + 12 milionë euro). Pas plasjes së skandalit në media, pretendohet se kontrata janë anuluar. ARRSH thekson në padi se kompania ka paraqitur dokumente të rreme. “Kompania “DH Albania” ka paraqitur dokumente të rreme në lidhje me të dhënat e shoqërisë mëmë Dunwell Haberman në SHBA, si
ARRSH kërkon të largojë skandalin nga vetja. Padit kompaninë që falsifikoi dokumentet
aktin e themelimit të dorëzuar në QKB ku pretendon se është themeluar në 25 qershor në 1998, kur në fakt rezulton se data reale është në 25 qershor 2018 si edhe dokumente të tjera. Institucioni jonë gjendet në kushtet e mashtrimit dhe falsifikimit të qartë
të dokumenteve, veprime që dëmtojnë imazhin e institucionit dhe buxhetit të shtetit. Kërkojmë hetimin e kompanisë dhe vendosjen e personave përgjegjës përballë përgjegjësive ligjore”, thotë ARRSH në padinë e saj. Kompania është themeluar vetëm pak
muaj para fitimit të tenderit. Kjo kompani po përmes dokumenteve të falsifikuara ka fituar edhe tenderin prej mbi 11 milionë eurosh të Operatorit të Sistemit të Transmetimit për linjën 220 kilovolt Burrel – Peshkopi, por që u pezullua menjëherë pas publikimit të lajmit. Gjithashtu, ditën e djeshme u raportua në media se Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ka nisur edhe një shkresë Agjencisë së Prokurorimit Publik, për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive “BibaX” dhe “DH Albania”, dhe pritet të shpallë së shpejti rihapjen e tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe. Përmes degës së saj në Shqipëri Dh Albania, kompania amerikane arriti të fitonte dy
kontrata për realizimin e punëve publike. Përveç ndërtimit të mbikalimit si pjesë e projektit të Unazës së re, me vlerë 18 milion euro, kompania kishte fituar garën dhe për ndërtimin e linjës 220 kv Burrel-Peshkop, me një vlerë 11.7 milion euro. Skandali i mashtrimit me tenderin për Unazën e Madhe u denoncua në emisionin të “Të paekspozuarit” në News24. Ndëkohë hetime për kompaninë në fjalë po kryhen edhe në SHBA. Më herët Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.
FORUM ANALIZË Nga Ben Andoni Titulli i këtij shkrimi nuk shkon aspak dhe urojmë të mos ketë peshën e titullit të njohur të pjesës së Kadaresë “Ra ky mort dhe u pamë”, por në të vërtetë shpreh një konstatim të hidhur. Qoftë edhe kur Kosova nuk ka qenë e pavarur, çdo trazirë e Shqipërisë e justifikuar apo jo e kishte një indikacion, që asnjëherë… nuk i gjendej burimi. Nuk është fjala për Teoritë e lodhshme të Konspiracionit, që na rrethojnë në çdo moment, por realitete mirëfilli. Sot e kësaj dite në Shkodër të tregojnë realitete për 2 Prillin e përgjakshëm, sot e kësaj dite përmenden ata që flisnin sllavisht në protestat e Vlorës, të gjithë i dinë rrëmujat shqiptare para eksodit kosovar, apo ato që ndodhnin në Shqipëri para se Kosova të ridigjej dhe njëherë
nga viti 2005. Protesta e studentëve, pavarësisht atyre gjërave që po mundohen t’i veshin politikanët, mbart një të vërtetë të hidhur por që flinte. Ata janë keqpërdorur, vjedhur dhe transformuar në interes të makutëve, që rrethojnë ngado shoqërinë shqiptare dhe që nuk u intereson asgjë përveç xhepave të tyre. Kjo shpjegon faktin e lulëzimit së një klase makute në Shqipëri, ngritur nga e panjohura dhe që janë katapultuar në nivelet më të larta të pasurisë. Ata që vendosin sot për politikat ekonomike dhe zhvillimet e vendit në kurriz së të tjerëve dhe që ndikojnë dhe politikën shqiptare. Shtresat e tjera shoqërore janë në zgrip të një jetesë tejet të vështirë dhe me shumë paragjykime. Kjo e bën individin shqiptar të jetë
KOMENT Nga Afrim Krasniqi
N
jë javë që studentët janë në protestë. Ka ndodhur më 1990 dhe 1991. Asnjëherë tjetër. Edhe tek armët kimike protesta zgjati vetëm pak ditë. Nuk ka pamje më të trishtuar sesa zërat e protestës së një brezi të ri që vjen nga auditorët dhe që kërkon të dëgjohet në vendin që ka jetike nevojën për tu ringritur dhe të rifitojë kohën e humbur historike. Protesta e parë që nuk ka asnjë incident, asnjë thyerje apo djegie, që kërkon sakrificë në kërkim të dijes, në kërkim të arsimit cilësor. Cila qeveri tjetër në botë e ka luksin që të rinjtë ti kërkojnë më shumë libra, shkolla, cilësi mësimi dhe standarde studimi? Por jo, në vendin ku 5-6 oligarkë kanë marrë peng politikën, ekonominë, median, parlamentin, partitë dhe hapësirën publike, - kërkesat për dijen shihen si herezi, studentët fyhen, investohet për t'i përçarë ose përdorur jo për t'i ruajtur e dëgjuar, harxhohen energji për ta shuar shpirtin e protestës dhe jo për ta ushqyer atë me motive e vlera të reja demokratike. Si është e mundur që pas një jave ende ministrja shkon në zyrë kur universitetet e shkollat janë në rrugë kundër saj? Shqipëria de facto nuk ka sot
Ministri Arsimi. Si është e mundur që asnjë rektor dhe dekan, asnjë trupë drejtimi universitare dhe asnjë bord administrimi nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe as dorëheqje, dhe se çdo mëngjes vijojnë të shkojnë në zyrë sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur nuk janë pjesë e kësaj bote? Si është e mundur që kryeministri del në TV e tij dhe me logjikën e çunave të lagjes thotë, do ua plotësoj kërkesat nëse më vini në takim? Si është e mundur që ai telefonon të rinj për tu kërkuar e kërcënuar ti shkojnë në takim? Si është e mundur që ai dhe ekipi i tij i PPP-ve nuk po kupton se ky brez rinor ka lindur kur vetë ata ishin ministra, presidentë e kryeministra dhe kjo është edhe revoltë kundër establishmentit politik? Si është e mundur që shoqëria civile, media, grupet liberale, sindikatat, këshillat bashkiakë, por edhe shumë prej ambasadorëve që kanë investuar në vite nevojën e reagimit publik, - kanë zënë heshtjen dhe kalojnë ditët në konferenca rutinë pa asnjë produkt real për jetën e këtyre të rinjve dhe të ardhmen e tyre? Si është e mundur që deputetët e rinj në parlament, profesorët që janë deputetë, prindërit
10 E enjte, 13 DHJETOR 2018
Sa herë ndihen probleme në Kosovë, trazohet Shqipëria shumë i prekshëm, i mënjanuar, i keqpërdorur, i vjedhur kurse shoqërinë tejet të cënueshme nga manipulimet. Këto të fundit janë në çdo segment të jetës shqiptare dhe lidhen me çdo zhvillim të vendit tonë. Kjo e shpjegon më së miri korrupsionin e frikshëm, ndodhitë e frikshme gjatë luftës së Kosovës, spekulimet e shumë individëve që i zbuluan dikur kabllogramet dhe shumë gjëra me radhë. Për të gjithë këto u mendua se fizionomia e re e qeverisjes Rama, gjashtë vjet më parë, do të ishte efikase me premtimet, por edhe gatishmërinë e
njerëzve për ta mbështetur. Realiteti i sotëm tregon se Rama, ashtu si paraardhësi i tij, Berisha, e kanë të vështirë të drejtojnë vendin, sepse janë vetë pjesa kryesore e problemit dhe krijuesit e kaosit. Mu në këtë hulli bëjnë qejf situatat e ndryshme, që heraherës duken fare mirë të dirigjuara. Dhe, sa herë në Kosovë ndihet era e problemeve, i paraprin Shqipëria me kaosin e vet. Në orët në vazhdim, Kosova, pret zhvillime sa i përket Gjykatës Speciale, por edhe zhvillimeve në Veri, situata që janë përshkallëzuar që kur qeveria Haradinaj
miratoi tarifat e reja në tregtinë me Serbinë. Dhe, ndërsa e gjithë Kosova po dridhet për atë që e pret lidhur me përpjekjet e huaja, që nuk janë aspak të saj për ndryshimin e kufijve, Shqipëria në vend që ta markojë është e kapluar nga trazirat. Mbase nuk kanë fare lidhje, por gjithnjë dihet qartë se trazirat dhe shqetësimet në Kosovë i paraprin kaosi shqiptar, i përtej kufirit. Qoftë edhe ky i drejti, kauzën e të cilit po e mbajnë studentët e vendit. Por, gjithsesi, shpresojmë që të mos i parashikojmë asgjë të keqe Kosovës. (Javanews)
Si ka mundësi që askush nuk jep dorëheqje? deputetë që kanë fëmijët në universitete e shkolla, - bëhen palë me të gabuarën dhe nuk kanë kurajë të dalin nga recitimi i mesazheve partiake? Si është e mundur që opozita e mbyllur prej vitesh në luksin e vet, refuzuese ndaj ndryshimit, të mos kuptojë se kjo protestë është edhe kundër saj, është mesazh për ndryshim, është nevojë për ndryshim, është kusht për ndryshim? Në fillim te vitit 1997 një
diplomat i njohur perëndimor pati thënë në takimin me median në Rogner, se rrallë i ka rastisur të shohë një elitë politike që shkon me kaq qetësi e bindje orientale drejt humnerës si elita shqiptare. Të gjithë e dinin se është gabim, por të gjithë zgjodhën rrugën e gabuar. Pasojat dihen. Po sot pas më shumë se dy dekadash a nuk kemi forcë të mësojmë nga gabimet dhe të reflektojmë? Elitat politike nuk janë
zgjidhja, ata janë problemi, ata mendojnë njësoj, sillen njësoj, tallen njësoj, vjedhin njësoj, denigrojnë njësoj, amnistojnë njëri tjetrin njësoj, kanë partinë mbi shtetin njësoj. Por pjesa tjetër e shoqërisë, ajo që ende ka forcë të mendojë, të shikojë, të dëgjojë, të arsyetojë, si është e mundur që e lejon rënien e lirë pa ujë në pishinë? Studentët janë krenaria e këtij vendi, janë ndër pak pasuritë e vyera që kemi, janë arsyeja përse ekzistojmë, janë e ardhmja dhe e sotmja. Ata sot po i kërkojnë shoqërisë dhe shtetit të merret me dijen, me librin, me shkencën, me sekretin për një shoqëri më të mirë, më të lirë dhe më të integruar e të zhvilluar. Askush nuk mund ti zëvendësojë, askush nuk mund ti injorojë. Bëjnë gabime, kanë emocione, nuk arrijnë të artikulohen mirë, por në çdo rast të gjitha gabimet e tyre janë shumëfish më pak sesa fajet e atyre që kanë kthyer politikën në pronë private, shtetin në bunker dhe partitë në gestapo kundër tyre.
AKTUALITET
11
E enjte, 13 DHJETOR 2018
Marcela Shehu, Brikena Ukperaj, Medi Bici, fituan automatikisht, ndërsa Dritan Hallunaj fitoi me 215 vota, Brunilda Kadi me 135 vota dhe Ilir Toska me 200 vota
Zgjidhen 6 anëtarët e KLGJ-së, SHBA: Hapi tjetër SPAK dhe Byroja e Hetimit
P
as krijimit të Këshillit të lartë të Prokurorisë, të mërkurën u krijua edhe organi tjetër i shumëpritur i drejtësisë, që është Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ). 339 gjyqtarë që kaluan Vetting-un, dhe kishin lënë mënjanë veshjet e luksit, votuan 6 kolegët për vendet vakante nga 9 kandidatë, të cilët prej ditës së djeshme janë anëtarë të KLGJ-së. Marcela Shehu, Brikena Ukperaj, Medi Bici, fituan automatikisht, pasi nuk kishte gjyqtarë të tjerë në garë, ndërsa Dritan Hallunaj fitoi me 215 vota, Brunilda Kadi me 135 dhe Ilir Toska 200. Ngritja e këtyre dy institucioneve i hap rrugë krijimit të SPAK, institucion ky i cili do të ketë si detyrë të hetojë korrupsionin në nivele të larta drejtuese. Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori duke folur për Reformën e Drejtësisë dhe për ngritjen e KLP-së dhe KLGJ-së, theksoi se tashmë procesi ka hyrë në një rrugë të shëndoshë, e cila i jep garanci zbatimit të së drejtës. “Shumica e gjyqtarëve e kanë përshëndetur dhe kanë qenë aktivë në reformën e drejtësisë. Mendoj dhe besoj se gjithçka do të ecë mirë për të garantuar një proces të shëndoshë”,-tha mes tjerash Xhezair Zaganjori. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, mirëpriti krijimin e Këshillit të
Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Përmes një reagimi zyrtar, Ambasada e SHBA-së, përgëzoi prokurorët dhe gjykatësit që morën pjesë në votim për kurajon e tyre dhe që zgjodhën të ndryshojnë historinë e Shqipërisë. Sipas deklaratës, ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të mundësojë tani krijimin e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, si edhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përhershëm. Edhe OSBE pati një reagim, ku theksoi se mirëpret ngritjen e
MARRËVESHJA
N
ë ambientet e kompanisë OSHEE, të mërkurën u firmos Marrëveshja e Bashkëpunimit me USAID, me objekt: Asistencë Teknike për përmirësimin e performancës dhe veprimtarisë së OSHEE, në fokus Drejtoria Rajonale Shkodër, që do të ketë një shtrirje kohore 1-vjeçare. Me zhvillimin e projektit, në bashkëpunim me kompanisë e njohur në fushën e konsulencës
të kontraktuar nga USAID-i, “Tetra TeCH”, asistenca do të shtrihet edhe në rajonet e tjera të OSHEE. “Rritjen e eficencës menaxheriale të strukturave në terren: Përmirësimi i leximit dhe faturimit, rritja e qëndrueshme e të ardhurave, krijimi i një strukture më eficiente dhe organizative rritjen e përgjegjshmërisë të stafit në terren, përmirësim të proceseve në terren, përmirësim i
Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucione të cilat sipas saj janë themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesional dhe të besueshëm. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, e cila do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin”,-e mbyll reagimin OSBE-ja. KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR Gjyqtarë Dritan Hallunaj-Gjykata e Kri-
meve të Rënda Marcela Shehu-Gjykata e Tiranës Brunilda Kadi-Gjykata e Tiranës Medi Bici-Gjykata e Lartë Brikena Ukperaj -Gjykata e Apelit të Vlorës Ilir Toska-Gjykata e Apelit Tiranë Avokatët Fatmira Luli Alban Toro Pedagogët Maksim Qoku Erion Muharremaj Shoqëria Civile Naurela Llagami
REAGIMI
MEPJ-Greqisë: Shqipëria mbron dhe respekton të drejtat e pakicave
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë i është përgjigjur MPJ greke e cila mbështetet në shtrembërim të fakteve. Sipas MEPJ e drejta e pronës është e drejtë kushtetuese që gëzohet pa dallim dhe në mënyrë të barabartë nga të gjithë shtetasit, në mënyrë individuale, pavarësisht përkatësisë kombëtare. Për më tepër, të gjithë shtetasit gëzojnë të drejtën e ankimimit efektiv në instancat gjyqësore në rast pretendimesh për shkelje të këtyre të drejtave. Ndër të tjera në deklaratën e saj ministria e Jashtme shqiptare shpreh keqardhjen për deklaratën e MPJ-së greke , e cila mbështetet në shtrembërim të fakteve. Dëshirojmë të sqarojmë se VKM-ja në fjalë ka si objekt evidentimin e zonave me interes për zhvillimin e turizmit të cilat gëzojnë statusin me “Pronësisë Shtetërore”. Në këtë përgjigje ndaj Greqisë, MEPJ rithekson se shteti shqiptar ka qenë dhe do të jetë gjithnjë i angazhuar në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të pakicave. Ky angazhim dëshmohet nga anëtarësimi ynë në Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare, garancitë kushtetuese në këtë fushë, si dhe miratimi i legjislacionit specifik për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë.
OSHEE-USAID, asistencë teknike për rritjen e performancës planifikimt dhe monitorimit, cilësisa e të dhenave të klientëve, përditësimi i të dhënave dhe forcimi i funksioneve ligjore”. Administratori i OSHEE, Adrian Çela, tha se marrëveshja me USAID synon forcimin menaxherial dhe përmirësimin e mëtejshëm të treguesve për rajonin Shkodër. “Ne besojmë se ky bashkëpunim do të jetë frytdhënës, bazat e të cilit, pas Shkodrës do të shtrihet edhe në rajonet e tjera. Rajoni i Shkodrës, ku përfshihen Shkodra, Kopliku, Puka dhe Lezha, ka potenciale për të përmirësuar më tej treguesit, dhe faktet tregojnë se: Në vitin 2013 nive-
li i humbjeve ishte 61.8%, ndërsa në 2014 kur nisi dhe reforma zbriti në 51.3%. Në 2018-n, jemi në nivele 40%. Në kushtet kur në rang vendi humbjet janë nën 24%, vlerësojmë se me angazhimin e ri të partnerëve në Shkodër, ky rajon do të na përmirësojë më tej treguesit”. Përfaqësuesja e USAID për Shqipërinë, Mikaela Meredith vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në sektorin energjetik. “Për 12-15 muajt e ardhshëm, USAID do t’i japë asistencë teknike OSHEE në fusha si: leximi dhe faturimi, mbrojtjen dhe kontrollin e të ardhurave, planifikim
dhe operim, si edhe strukturat e përmirësuara të menaxhimit dhe proceseve. Këto janë benefite për qeverinë shqiptare që do të arrihen përmes nismave të menaxhimit dhe do ta vendosë OSHEE në rrugën e saj për stabilitet tregtar afatgjatë. Këto zhvillime e kanë përgatitur sektorin energjetik shqiptar për një konkurrencë më të madhe në tregjet rajonale si dhe për një integrim që do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit me energji, e cila është thelbësore për një rritje ekonomike afatgjatë dhe stabilitet social”, u shpreh përfaqësuesja e USAID.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
VIP
12 E enjte, 13 DHJETOR 2018
Kënga e Sonit në Festivalin e RTSH-së, flet për të
Gerber, fenomen në pasarelë Vajza e supermodeles Cindy Crawford, Kaia Gerber është kurorëzuar me çmimin “Modelja e vitit” në ceremoninë e përvitshme, “Fashion Awards 2018”, duke u bërë modelja më e re që e fiton këtë çmim. 17-vjeçarja ka pasur konkurrencë të fortë, në mesin e tyre, Adut Akech, Adwoa Aboah (fituesja e vitit të kaluar), Bella Hadid dhe Winnie Harlow. Është një sukses i madh për Kaian, e cila e ka filluar modelizmin në shtatorin e vitit të kaluar, vetëm katër ditë pasi i kishte mbushur 16 vjet. Ajo debutoi në spektaklin e Calvin Klein për koleksionin pranverë/verë 2019 gjatë Javës së modës në New York dhe që atëherë ka qenë e pandalshme. Viti 2018 ka qenë padyshim viti i saj duke bërë që ajo të shndërrohet në modelen e momentit duke i pushtuar pistat e modës, teksa ka modeluar për dizajnerët e famshëm, si Burberry, Versace, Alexander Wang, Valentino e shumë të tjerë.
Soni Malaj do të konkurrojë në Festivalin e RTSH-së për çmimin e parë dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. “Më e fortë”, quhet kënga me të cilën ajo do të konkurrojë. Një këngë ritmike, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme deri tani. Sipas opinionit të publikut, deri tani renditet si një nga pretendentet kryesore për të fituar trofeun e këtij edicioni të festivalit të RTSH-së. “Më e fortë” është kompozim i Irkenc Hykës dhe vetë Sonit, teksti Big Basta dhe Petro Xhori. “Është një këngë autobiografike por unë jua kushtoj të gjithë atyre që jeta i ka rrëzuar shumë herë dhe janë ngritur në këmbë me po të njëjtën forcë. Kanë vazhduar në rrugën e suksesit me besim në vete, me besim në Zot, me talent e dinjitet, pa kompromise të pista. Kënga ka në qendër femrën e sotme që nuk është thjesht një femër e brishtë, por një luftarake në sfidat e jetës, një titane”,-ka thënë këngëtarja për Class.
Ermal Meta tregon shifrat në Spotify
Nicki Minaj, nusja e një përdhunuesi
Reperja e mirënjohur, Nicki Minaj duket se është gati për ta çuar lidhjen e saj me Kenneth Petty në një tjetër nivel. Sipas TMZ-së, reperja po mendon që shumë shpejt të martohet dhe të ketë fëmijë me të. I dashuri i Minaj njihet si problematik dhe madje ka qenë i arrestuar për përdhunim në tentativë të gradës së parë. Asokohe ai ishte vetëm 15-vjeç, po aq sa vajza me të cilën kishte abuzuar. Gjithsesi e shkuara e tij duket se ishte problem për Nicki-n e cila s’ka bërë gjë tjetër përveçse ta mbrojë publikisht. “Ai ishte 15Artisti shqiptar i vjeç atë kohë, ajo 16-të në një lidhje. Boll internet, ju s’mund ta shkatërroni mirënjohur në botë, Ermal Meta së bashku jetën time”,-është shprehur reperja. Ky reagim erdhi në shumë nga komenme këngëtarin Fabriz- tet njerëzit i janë kundërvënë lidhjes së tyre, duke mos pranuar që reperja të ketë në krah një ish-përdhunues. Burime pranë dyshes kanë bërë me dije se io Moro, përfaqësuan çifti kanë qenë bashkë që nga koha kur ishin fare të rinj dhe ky rikthim i tij Italinë në Eurovision Song Contest 2018, me e ka bërë Nicki-n më të lumtur se kurrë. Aq sa po mendon që së shpejti ta këngën “Non Mi Avete kurorëzojnë në martesë romancën e tyre. Fatto Niente”, dhe u renditen në vendin e katërt. Duke qenë një emër shumë i pëlqyer në Itali dhe jo vetëm, Meta renditet si një ndër artistët më të dëgjuar në shtetin italian. Në platformën më të madhe digitale të muzikës në botë, Spotify, Meta ka treguar statistikat e dëgjueshmërisë dhe është dëgjuar mbi 51 milionë herë brenda 50 Cent ka zbuluar se po vjen me një projekt të madh të tij. Hip hop ylli vitit, nga katër milionë amerikan ka konfirmuar se ka regjistruar një këngë të re me Ed Sheeran dhe fansa prej 65 shteteve Eminem. Ky pritet të jetë bashkëpunimi i radhës i madh në skenën muzikore të ndryshme, të cilët ndërkombëtare. “Unë kam regjistruar një këngë mbrëmjen e kaluar me Emkanë shpenzuar mbi inemin dhe Ed Sheeran”. Më herët gjatë vitit 50 Cent konfirmoi se po punon dy milionë orë në në albumin e ri të tij. 50 Cent nuk lansoi shumë muzikë së fundmi, por ai këngët e tij. bashkëpunoi në videon “Get the Strap” me Uncle Murda dhe Casanova.
Trio nga 50 Cent, Ed Sheeran dhe Eminem
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
13 E enjte, 13 DHJETOR 2018
AKTUALITET
14
E enjte, 13 DHJETOR 2018
Shqiptari u dhunua në qelinë e paraburgimit Avlona pasditen e së hënës. Të burgosurit që e godisnin, kishin filmuar me celularë disa çaste nga dhuna e ushtruar ndaj tij
E
dhe pse shteti shqiptar nuk ka reaguar për ngjarjen e rëndë që i ka ndodhur 19-vjeçarit në një burg të Greqisë, prokurori i Gjykatës së Lartë, Xeni Demetriou, ka dhënë sqarime lidhur me dhunimin e Aleksandër Lucaj, i akuzuar për vrasjen e 21-vjeçares Eleni Topoloudi. Pas disa analizave mjeko-ligjore, prokuroria doli në përfundimin se i riu shqiptar nuk ishte përdhunuar nga të burgosurit e tjerë dhe se ndaj tij është ushtruar vetëm dhunë fizike. Mediat greke raportojnë se spitali “Evangelismos” në Athinë, ka dalë me një deklaratë ku thotë se pas analizave që iu kryen 19-vjeçarit, nuk ka shenja përdhunimi. Aleksandër Lucaj, i cili u dhunua në qeli, hodhi dyshime duke thënë se mendonte të ishte abuzuar nga të burgosurit. Shqiptari u dhunua në qelinë e paraburgimit Avlona pasditen e së hënës. Të burgosurit që e godisnin, kishin filmuar me celularë disa çaste nga dhuna e ushtruar ndaj tij. Ata i bërtisnin përse vrau studenten 21-vjeçare, ndërsa Aleksandër Lucaj u përgjigjej duke u thënë se e bëri shoku i tij grek. 19-vjeçari u dërgua në spital dhe më pas në një burg tjetër, që është mbajtur sekret për shkak të sigurisë së tij. Në dëshminë e tij ai tha se kishte dëgjuar të burgosurit teksa thonin që t’i hiqnin rrobat. “Dëgjova dikë që u bënte thirrje të tjerëve të më hiqnin pantallonat dhe pastaj më ra të fikët. Kur u zgjova, isha në një dhomë tjetër, pa pantallona dhe pa të brendshme. Nuk e di se çfarë mund të kenë bërë me mua”, deklaroi ai. Prokuroria greke ka nisur hetim disiplonor për gardianët dhe hetim penal
Prokuroria greke: 19-vjeçari shqiptar s’u përdhunua në burg ANALIZAT “Mediat greke raportojnë se spitali “Evangelismos” në Athinë ka dalë me një deklaratë ku thotë se pas analizave që iu kryen 19-vjeçarit, nuk ka shenja përdhunimi. Aleksandër Lucaj, i cili u dhunua në qeli”.
RRËFIMI
për të burgosurit që ushtruan dhunë. Po hetohet gjithashtu si ka mundësi që dera e qelisë së Aleksandër Lucës ishte lënë e hapur. Ministria e Drejtësisë në Greqi, e konsideron të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj 19-vjeçarit, ndërsa pohon se ka nisur hetimet se si ka mundësi që të burgosurit e tjerë u futën në qelinë e Aleksandër Lucajt. ‘’I paraburgosuri ishte vendosur në një dhomë të
TIRANË
Falsifikonte valutë, pranga 63-vjeçarit
Një 63-vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “monedhë e garantuar”, i akuzuar tashmë për “falsifikim të monedhave”, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Pas një hetimi disamujor dhe procedimit penal të regjistruar gjatë këtij viti në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës, policia i gjeti shtetasit 63-vjeçar, L.R., 46 kartëmonedha me prerje 100-she në euro, që për shkak se dyshoheshin të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Emrat e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim nuk bëhen të ditura për shkak të hetimeve, për kapjen e të cilëve policia vijon ende punën.
veçantë pas urdhrave të qarta të Ministrisë për mbrojtjen dhe sigurinë e tij. Megjithatë, ai u sulmua në qelinë e tij nga të burgosurit e tjerë dhe u dërgua në qendrën shëndetësore Kapandritiou dhe më pas në spitalin Evangelismos për kontroll. Ai u trajtua dhe nuk ishte e nevojshme shtrimi në spital dhe u kthye në burg. Ka nisur një hetim disiplinor për incidentin dhe hetim penal
për të burgosurit’’, thuhet në deklaratën e Ministrisë greke të Drejtësisë. Mësohet se Lucaj është transferuar në një burg tjetër dhe është ministria greke e Drejtësisë, ajo që bëri të ditur se ndryshimi bëhet për të siguruar jetën e 19-vjeçarit. Megjithëse i vendosur në një qeli vetëm dhe larg të burgosurve të tjerë, ata mundën të hyjnë dhe të hapin derën e qelisë së tij. Aleksandër Lucaj, Manolis Koukouras dhe
LIGJI
“Dëgjova dikë që u bënte thirrje të tjerëve të më hiqnin pantallonat dhe pastaj më ra të fikët. Kur u zgjova, isha në një dhomë tjetër, pa pantallona dhe pa të brendshme. Nuk e di se çfarë mund të kenë bërë me mua”, deklaroi ai. studentja Eleni Tofaloudis, kanë qenë së bashku në shtëpi mbrëmjen e 27 nëntorit. Policia dyshon se ngjarja ndodhi pasi vajza ka refuzuar të kryejë marrëdhënie me të dy dhe në këtë moment është tensionuar situata. Ajo u qëllua me hekur në kokë. Më pas, dy të rinjtë e lidhën me litar nga këmbët vajzën dhe e hodhën në det.
Ish-policët kundër ministrit Lleshaj
S
hoqata e policëve të liruar u bën thirrje organizatave ndërkombëtare dhe partive politike ta pengojnë miratimin në parlament të nismës se ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për të përfshirë ushtarakët në radhët e forcave të rendit. Ilir Gjoçi, ish-drejtues i lartë i policisë thotë se hapi i duhur do të ishte shfuqizimi i vendimit që pengon ish-punonjësit e policisë të rikthehen në detyrë. ‘’Lleshaj të rishikonte ligjin për të hequr një nën që kufizon ish-punonjësit e policisë që iu privon të drejtën për tu rikthyer në radhët e policisë. Mes 1000 punonjësve të policisë gjenden kudra që me një thirrje të ministrit të kthehen këta persona dhe nuk është e nevojshme të vijnë ish-ushtarakë në radhët e policisë’’,-tha ia për ‘’Tv Klan’’. Drafti me ndryshmet që i janë bërë ligjit për Policinë e Shtetit, pritet t’i dërgohet së shpejti për miratim Parlamentit.
AKTUALITET
15
E enjte, 13 DHJETOR 2018
Nga 1 janari i vitit 2019 në të gjithë Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë më pika bastesh. Ky është ligji i ri që do të hyj në fuqi
N
ga 1 janari i vitit 2019 në të gjithë Republikën e Shqipërisë, nuk do të ketë më pika bastesh por kompanitë e basteve nuk kanë pritur 31 dhjetorin për mbylljen e pikave të lotove. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, deri më tani kanë deklaruar mbylljen 4.140 pika bastesh sportive, që përbëjnë mbi 90 për qind të pikave të regjistrura zyrtarisht në të gjithë vendin. Pikat e basteve sportive në qytetin e Lezhës po mbyllen masivisht. Në pjesën më të madhe të ambienteve që ushtronin këtë aktivitete, tashmë janë vendosur tabelat “jepet me qira”. Pas këtyre qepenave të mbyllura në qytetin e Lezhës, deri pak ditë më parë zhvillonte aktivitet një pikë bastesh sportive. Prej ditesh ka nisur mbyllja masive e basteve sportive, ndërsa kazinot elektronike duket se po shfrytëzojnë edhe këto ditë të fundit që ju kanë ngelur. Disa pika bastesh madje kanë hequr edhe çdo tabelë apo logo që ishte e vendosur tek biznesi i tyre. Lidhur me këtë ligj të qeverisë, pronarët thonë se janë të detyruar t’i mbyllin bizneset në mënyrë që mos të vazhdojnë të paguajnë taksa, pasi për ta ka kosto dhe humbje të mëdha. Edhe agjencitë imobiliare bëjnë të ditur se ambiente që deri më tani shërbenin si pika bastesh dhe lotosh, janë bërë pjesë e listës së ambienteve të lira që lëshohen me qira. Sipas ligjit të miratuar nga qeveria Rama, duke nisur nga data 31 dhjetor 2018, do të pushojnë së funksionuari të gjitha pikat e basteve dhe kazinove elektronike në vendin tonë. Nga ana tjetër, ky vendim do të nxjerrë të papunë punonjësit e këtyre aktiviteteve dhe kjo
“Kyçen” bastet në Lezhë, 4.140 pika mbyllen në Shqipëri
“Nga 1 janari i vitit 2019 në të gjithë Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë më pika bastesh. Ky është ligji i ri që do të hyj në fuqi. Kompanitë e basteve nuk kanë pritur 31 dhjetorin për mbylljen e pikave të lotove. 4.140 pika bastesh sportive, që përbëjnë mbi 90 për qind të pikave të regjistrura zyrtarisht në të gjithë vendin, janë mbyllur”.
PRONARËT “Ky vendim do të nxjerrë të papunë punonjësit e këtyre aktiviteteve dhe kjo sipas tyre ka ndikim negativ në ekonominë e shumë familjeve. Pronarët thonë se janë të detyruar t’i mbyllin bizneset në mënyrë që mos të vazhdojnë të paguajnë taksa, pasi për ta ka kosto dhe humbje të mëdha”.
sipas tyre ka ndikim negativ në ekonominë e shumë familjeve. Në Shqipëri, 3 janë operatorët e basteve sportive. Përveç kompanisë “Top Start”, pronare e “Eurolloto”-s që vazhdon punë pjesërisht, dy shoqëritë e tjera
kanë njoftuar autoritetet për mbylljen e aktivitetit. Burime pranë kompanive bëjnë me dije se ndërprerja e punës është përfudimtare dhe se mbyllja para afatit lidhet me likuidimet mes tyre dhe pikave që operonin
përmes licencave të tyre. Kazinotë elektronike ende nuk i kanë ulur qepenat. Duke qenë në menaxhim të kontrolluar drejtpërdrejt prej kompanive dhe në numër shumë herë më të reduktuar sesa pikat e basteve,
RAPORTI
F
mungesa e shërbimeve publike. Që prej rënies së komunizmit shqiptarët kanë brakstisur në masë atdheun. Por, prirja për emigracion vazhdon të jetë njësoj
e fortë edhe tre dekada më pas. Ky është një fenomen i cili kërcënon të ardhmen e ekonomisë duke shqetësuar edhe institucionet ndërkombëtare.
likuidimi i tyre është më lehtë për t’u administruar. A do të jetë ky “fundi i marrëzisë”? Sipas ligjit të miratuar nga mazhoranca, prej 1 janarit të vitit 2019, organizimi, zhvillimi dhe ndërmjetësimi i lojërave të fatit, basteve sportive dhe lotarisë është përgjegjësi e shtetit. Sesi do të funksionojë kjo, mbetet për t’u parë në varësi të akteve të tjera nënligjore që do të nxjerrë qeveria. Kompanitë e basteve kanë nxjerr në treg dekoderët e televizorit, të cilët variojnë nga 5 mijë lek deri në 20 mijë lek të reja, kjo në varësi të madhësisë. Ndërkohë për punonjësit e pikave të basteve problemin më të madh të tyre kanë humbjen e vendit të punës.
SITUATA
1.7 milionë shqiptarë duan të ikin nga vendi 60% e shqiptarëve do të braktisnin përfundimisht Shqipërinë nëse do të kishin mundësi. Kështu lexohet në raportin e kompanisë së mirënjohur të sondazheve Gallup. Kjo e bën Shqipërinë vendin e katërt në botë me prirjen më të lartë për emigracion. Më keq renditen vetëm dy republika afrikane, që janë Sierra Leone dhe Liberia, si dhe shteti i shkatërruar i Haitit, tre vende ku niveli i varfërisë luhatet nga 54 deri në 70%. E shprehur në numër popullsie, kjo do të thotë se nga 2.87 milionë banorë që ka aktualisht Shqipëria, 1.7 milionë duan të ikin jashtë. Kjo është një prirje për emigrim më e lartë edhe se ajo e vendeve të përfshira në luftra civile dhe shkaku kryesor, sipas qytetarëve, është ekonomia por edhe
LIGJI
Nga Kadiaj në Lushnje, 5 km për 50 minuta
shati Kadiaj është vetëm 5 km larg Lushnjes por për të shkuar në qytet, banorëve u duhen të paktën 50 minuta. Rruga e ndërtuar 30 vite më parë është amortizuar dhe përveç premtimeve, investime nuk ka pasur. Për të shkuar në Lushnje për urgjenca, shoferët u marrin banorëve 200 lekë për vështirësi rruge. Segmenti i fundit që të nxjerr në pjesën e autostradës Lushnje-Fier është edhe më i dëmtuari. Të kontaktuar në telefon, përfaqësues të Bashkisë së Lushnjes shprehen se rruga e fshatit Kadiaj është pjesë e unazës bujqësore të lançuar nga qeveria dhe është në fazë tenderimi. Deri atëherë këta banorë do të vujane njëlloj si 30 vitet e fundit.
AKTUALITET
16
E enjte, 13 DHJETOR 2018
Ministrja u ndal tek bonusi i bebes, politika e re sociale e Qeverisë, që ka ndikim të drejtpërdrejtë te komunitetet rome dhe egjiptiane, kur tha se sigurojmë një start të barabartë “Më shumë romë dhe egjiptianë janë përfshirë në programet e mbrojtjes sociale, përfshirë ndihmën ekonomike gjatë vitit 2017 dhe se Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm në drejtim të përfshirjes së komuniteteve vulnerabël, me rritjen e aksesit në shëndetësi, arsimim dhe programet e mbrojtjes sociale”. Kështu u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në seminarin e katërt të Dalogut Politik për gjithëpërfshirjen e komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri, ku ishin të pranishëm ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, këshilltarja për integrimin e Romëve në Komisionin Europian, Marta Garcia Fidalgo, si dhe 100 përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe institucioneve qendrore dhe vendore si dhe partnerë ndërkombëtarë. Në seminarin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri, u adresuan nevojat dhe zgjidhjet konkrete për integrimin e këtyre komuniteteve, duke filluar nga strehimi, arsimimi, punësimi, kujdesi shëndetësor etj. “Të dhënat tregojnë se 70% e rasteve të fëmijëve të paregjistruar janë zgjidhur dhe të tjerët janë në proces. Në vitin 2017, 13.5% me shumë djem dhe vajza rome dhe egjiptiane kanë përfunduar të gjitha nivelet e arsimimit në krahasim me vitin 2015. Më shumë romë dhe egjiptianë janë përfshirë në programet e mbrojtjes sociale, përfshirë ndihmën ekonomike gjatë vitit 2017 (1,717 familje rome dhe egjiptiane përfituan ndihmë ekonomike gjatë vitit 2017)”,-theksoi Manastirliu. Sipas saj, numri i romëve dhe egjiptianëve që janë përfshirë në skemat e nxitjes së punësimit
Dialogu me BE-në, Manastirliu: Gjithëpërfshirje për romët dhe egjiptianët
TË DHËNAT “Në vitin 2017, 13.5% me shumë djem dhe vajza rome dhe egjiptiane kanë përfunduar të gjitha nivelet e arsimimit në krahasim me vitin 2015. Më shumë romë dhe egjiptianë janë përfshirë në programet e mbrojtjes sociale, përfshirë ndihmën ekonomike gjatë vitit 2017 (1,717 familje rome dhe egjiptiane përfituan ndihmë ekonomike gjatë vitit 2017)”.
BONUSI I BEBIT “Manastirliu u ndal tek bonusi i bebes, politika e re sociale e Qeverisë, që ka ndikim të drejtpërdrejtë te komunitetet rome dhe egjiptiane, kur tha se sigurojmë një start të barabartë për çdo fëmijë që vjen në jetë, pavarësisht statusit ekonomik apo social që familja e tij ka”. është rritur në 130% (854 romë dhe egjiptianë janë punësuar me asistencën e zyrave të punës gjatë vitit 2017). Ministrja u shpreh se 27 mijë romë dhe egjiptianë kanë përfituar shërbimin parësor shëndetësor falas. Nga ana tjetër Manastirliu u ndal tek bonusi i bebes, politika e re sociale e Qeverisë, që ka ndikim të drejtpërdrejtë te komunitetet rome dhe egjiptiane, kur tha se sigurojmë një start të barabartë për çdo fëmijë që vjen në jetë, pa-
varësisht statusit ekonomik apo social që familja e tij ka. “Pavarësisht të dhënave inkurajuese mbetet ende shumë për të bërë për punësimin dhe integrimin social-ekonomik të këtyre komuniteteve”, tha Manastirliu. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca u shpreh gjatë fjalës së tij se: “Përfshirja e komunitetit rom dhe egjiptian është një prej prioriteteve të axhendës së zgjerimit të Bashkimit Europian për vendet e
Ballkanit Perëndimor dhe do të mbetet e tillë përgjatë gjithë procesit të zgjerimit”. Soreca garantoi gjithashtu vijimin e mbështetjes për Shqipërinë me ndihmë konkrete financiare për integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian. Ndërsa në rrjetin social facebook, ministrja Ogerta Manastirliu, veçoi këtë mesazh.”Është fakt se Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm në drejtim të përfshirjes së komuniteteve vulnerabël, me rritjen e aksesit
në shëndetësi, arsimim dhe programet e mbrojtjes sociale. Pavarësisht të dhënave inkurajuese, mbetet ende shumë për të bërë për punësimin dhe integrimin social-ekonomik të këtyre komuniteteve. Ndaj besoj se platforma e dialogut publik, që ne po ndërtojmë me shoqërinë civile, me institucionet e pavarura dhe me partnerët ndërkombëtarë është çelësi i duhur për këtë angazhim, për gjithëpërfshirjen e komuniteteve rome dhe egjiptiane”.
VLORË
VLORË
Kontroll dentar për nxënësit e klasave të para
Nis vaksinimi falas për kategoritë në risk
N
jë nga aktivitetet e rëndësishme si depistimi është realizuar nga stomatologët te nxënësit në klasat e para në shkollën “Musa Cakërri”, në Vlorë. Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë ka bërë të ditur se krahas depistimit të tyre, me fëmijët u bashkëbisedua në lidhje me rëndësinë e higjienës dentare në parandalimin e sëmundjeve të kavitetit të gojës. Higjiena e gojës parandalon problemet dentare, kryesisht formimin e pllakës dentare dhe gurëzave, të cilat janë faktorët kryesore në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve si dhe kariesit (prishja e dhëmbëve).
N
ë qytetin e Vlorës ka nisur fushata e vaksinimit falas për të parandaluar gripin stinor. Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Vlorë bën të ditur se: “Në të 17 qendrat shëndetësore të qytetit, për të parandaluar komplikacionet nga gripi në personat më të rrezikuar”. Sipas DRSH-së Vlorë, vaksinimi përfshin personat mbi 60-vjeç, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna. Për të përballuar komplikacionet nga gripi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, garanton këtë vit vaksinimin falas të personelit shëndetësor në të gjithë
vendin, si dhe të të moshuarve, të grave shtatzëna dhe pjesës më të riskuar për komplikacione nga gripi. Ministria ka siguruar një
sasi prej 100.000 dozash vaksine të parakualifikuar nga OBSH për vaksinimin ndaj gripit, të cilat po shpërndahen në të gjithë vendin.
ART
17 E enjte, 13 DHJETOR 2018
155-VJETORI I LINDJES SE PIKTORIT
KUMTIM Nga Albert Vataj
E
dvard Munch, fillimtari i ek spresionizmit dhe simbolistit norvegjez, tragjikut dhe gjëmuesit të potershëm të ndërkohjes dhe brendisë ndëshkuese. “Sëmundja, çmenduria dhe vdekja ishin engjëjt e zinj që më përkundën qysh në djep”, kumton kësisoj Munch, ndërsa kqyr vetveten përmes të çarave të mureve ku shpirti i tij i trazuar e kishte burgosur. Ai erdhi nga “ferri” për të mbajtur të ndezur pishtarët e gulçeve dhe gufeve. Brofi si shtatore kërcënuese nën një taban që lëvizte dhe hidhte shikimin dhe britmën tej më gjithë forcën e brendisë duke prishaqefur trajtat e sheshta të kohës. Conversations With Artists From the Past. Edvard MunchEdvard Munch erdhi në jetë më 12 dhjetor të vitit 1863 në Løten të Norvegjisë dhe ishte i biri i Christian Munch, një doktori ushtarak. Copëza të shumta të mozaikut të voglisë dhe adoleshencës së tij i hoqi zvarrë, përmes ditësh të ngrysura, lotësh dhe hutimi, në Kristiania, që tash njihet si Oslo, kryeqyteti norvegjez. Nëna e Edvard Munch, vëllai, dhe një nga motrat u ndanë nga jeta radhaz, duke e kredhur gjeniun e ardhshëm të penelatës në një dëshpërim, i cili i’u vu nga pas këmba këmbës për 81 vjet, deri natën e 23 janar 1944 kur dha shpirt, ndërsa flinte. Galëria mëtuese e kreshpërimit estetik të Edvard Munch, e një vullnese që hepohej nëpër terrene të mrazta është plazmuar në memorin e historisë së pikturës si një gjurmë e thellë drite në kurmin e lënduar të kohës. Kur ai “Klithi” Ishte viti 1893, kur Edvard Munch filloi të punonte për “Britmën”, emblema e korpusit të tij krijues. Kësodore ajo do të mëtohej si një autoportret përshkrimor i një përjetimi që zë fill atëherën që ai kjartëson: “Unë po ecja rrugës me dy miq, ndërkohë që dielli po perëndonte e qielli papritmas u bë i kuq, si të kish marrë ngjyrën e gjakut. Për një çast ndala dhe i kapitur, u mbështeta në parvazin e urës ku po kalonim. Pastaj, hodha sytë drejt fjordit i cili ish mbuluar me një ngjyrë të zezë në blu e më tutje, pashë qytetin e flakëruar si të përmbytur në gjak, përpirë nga gjuhë të shumta zjarresh. Miqtë e mi vazhduan rrugën, ndërkohë që unë vazhdoja të dridhesha prej ankthit që më kish pushtuar dhe, ishte pikërisht në atë çast që bota rreth meje, u shpua tejpërtej nga një klithmë pambarim”. Kësisoj hodhi rrënjë për tu shndërruar në një bimë e përbindshme “Klithma”, shtati dhe hija e së cilës fillëron mëdyshjen e njeriut modern, të vetvetishmen e asaj trajte të trazuar dhe atij shpirti që liria e kredh pamëshirshëm në bashkëjetim me fatin e keq dhe kacafytjen dhëmb për dhëmb më të tashmën e tij.
Golgotha, 1900 Edvard Munch (Norwegian, 1863-1944)Edvard Munch e lëshoj atë “Klithmë” duke nxjerr s’brendshmi vetes terrin dhe helmin, ankthin dhë tragjizmin, frikën dhe kushtrimin. U skalit në shkëmb dhe hyri në përmendore, për të mbetur ndërkohja e tij në të gjithmonshmen e unit tonë të trazuar. Jetëshkrim i piktorit Edvard Munch lindur më 12 dhjetor 1863, në Loeten, Norvegji dhe u fik natën e 23 janar 1944, ndërsa flinte në moshën 81-vjeçare. Ai ishte i dyti prej pesë fëmijëve të një mjeku ushtarak e gruas, e cila vdiq nga tuberkulozi kur piktori ishte vetëm 5 vjeç. Pas kësaj, një jete e zymtë pllakosi gjithë familjen, një kandërr terratisëse do të kridhej përplot ndjellakeqje dhe fatkeqësi përmbi ta. Por ai që ra më thellë në këtë shtjellë ferri ishte Edvard, i cili do të përndiqej nga djajt e zinj dhe vdekja. I ati u tërhoq, pak nga pak drejt përkushtimit fetar, ndërkohë që Sofia, motra e dashur, një vjeç më e madhe se ai, bie ashtu si nëna, viktimë e po asaj sëmundje të mallkuar. Edvard i qëndron pranë dhe përjeton gjer në fund agoninë e saj të llahtarshme. Më 1880, ndërkohë që sapo kish mbushur shtatëmbëdhjetë vjeç, ai ndërpret studimet për inxhinieri dhe vendos të bëhet piktor. Më 1889, ndërkohë që i vdes i ati, Munch hap ekspozitën e tij të parë në Oslo dhe fiton një bursë shteti, për të kryer studime në Francë, ku do të qëndrojë gjer më 1892. Por, ishte në Gjermani, në Berlin që legjenda e këtij piktori nis të hedhë rrënjë, e ku do të lindë talenti i tij i madh, në rrethana pak a shumë, të rastësishme. Duke mos ditur pothuajse asgjë rreth krijimtarisë së tij, por e influencuar prej rekomandimit të akademikut norvegjez Adelsteen Normann, Shoqata e Artistëve Berlineze e fton atë të organizojë një ekspozitë vetjake në ‘Shtëpinë e Arkitektëve’. Por, reagimi i kritikës dhe pakënaqësia e publikut ishte aq e fortë sa që ajo u mbyll shtatë ditë, pas përurimit. Mes të rrallëve të cilët mbrojtën artistin e ri, ishte shkrimtari polonez Stanislaë Przybyszeëski (1868-1927) i cili në krijimtarinë e Edvard Munch, zbulon për herë të parë frymën e saj fantastike dhe njëkohësisht, satanike. Edvard Munch dhe gratë Edvard Munch mëtonte afrinë e një burri tërheqës. Bukuria e tij, disi e ashpër, prania shkëmbore e vështrimit dhe personalitetit shkaktonte një kandë të tjetërllojtë. Tipi i tij i çapraztë s’kishte si të shpëtonte anatemës së kungimit ndjesor, pasion i cili gëloi në trajta të prishqejfura. Aniqysh ndodhitë duket sikur i’a vizatojnë më qartë se vetë penelata atë që piktorin e lidhte me gratë. Kësisoj, një ditë, në shtëpi i bujtën papritur ca miq dhe i dhanë lajmin
Edvard Munch, simbolisti i një fundshekulli dhe paraprirësi ekspresionizmit
tragjik, se Tulla, e dashura e tij, kish vdekur. Ata e shoqëruan në shtëpinë e saj, ku kishin sendërtuar me kujdesin e fanatikëve të ferrit një shaka vërtetë makabre. Trupi i pajetë i gruas qe vendosur mbi një shtrat. Në çastin kur Munch po shihte me pikëllim të thellë, atë që ai kish dashur aq shumë, trupi i saj lëvizi. Ishte nje skenë ngjethëse! Tulla Larsen, ishte e bindur se Munch, duke parë se ajo po “ringjallej” para syve të tij, do të vendoste më së fundi të martohej me të. Por, Edvard Munch e kaploi një zemëratë e tërbuar. Saora, mes tyre merr zjarr një sherr, i cili merr fund me një krismë revolveri. Një plumb e goditi atë në dorë e një prej gishtave, i ra i këputur për tokë. Tashmë, ideja e tij se gruaja ishte mishërim i së keqes qe bërë realitet. Ai s’u martua kurrë edhe pse pas asaj ngjarje, u njoh me shumë gra të tjera. Pas asaj ngjarje, ai ra në depresion të thellë dhe u shtrua në spital duke e cilësuar periudhën që ndenji në të, si “fundin e nje epoke” të jetës së tij. Me një qartësi gjykimi të pashoq, lidhur me këtë, ai pat shkruar: “Dobësitë që kam, janë pjesë e vetvetes sime. Unë s’kam dashur të shpëtoj nga sëmundja që kam, sepse arti im është fryt i saj”. Pas daljes nga klinika, duket se ai është shëruar dhe vazhdon të bëjë një jetë pak a shumë të qetë, por ai nuk do të pikturojë kurrë më, si më parë. Në disa shënime të mëvonshme, mes të tjerash, ai ka shkruar: “Pa frikën dhe sëmundjen, jeta ime do të kish qënë si një varke pa rrema”. Nëpër gjurmët e këtij gjenialiteti Në moshën 17 vjeçare u mor në patronazh në art prej Christian Krohg, një piktori natyralist, shumë i famshëm për kohën në Norvegji. Talenti i Edvardit u shfaq që më punët e
hershme të tij, por ngjarjet traumatike që ia plagosën fëmijërinë patën një impakt të thellë për vizionin e tij artistik shumë më tepër se ndikimi i kujtdo tjetër artisti apo lëvizje kulturore që qarkullonte në atë kohë. Më 1885, Munch mori fillimisht për tre javë një bursë studimi në Paris. Një vit më vonë, filloi të punonte për “Fëmijën e sëmurë” që do të jetë realisht puna e tij e parë e vërtetë. Këtu do jetë vërtetë Munch, i cili na zbulon pjesën më të errët të rinisë së vet, në një pikturë bazuar mbi kujtimet e Sofisë, motrës së tij të dashur, teksa cfilitej nga tuberkulozi. Munch iu shmang afrimeve natyralistike të Krogh dhe tendencave ekspresioniste në punën e vet. Vdekja, sëmundja, dhe angushtia mentale ishin temat që do të ishin prej atëherë e në vazhdim figurat dominuese në pikturat e veta. Megjithatë, “Fëmija i sëmurë” nuk ishte fillimisht e vlerësuar prej kritikëve, ajo do mbetet më vonë një nga punët e tij më të rëndësishme, përgjatë dhe me “Dita tjetër” dhe “Pubertiteti”, dy pikturat që i takojnë së njëjtës periudhë. Munch do kalonte kohë të mjaftueshme duke diskutuar probleme të ndryshme filozofike me liderin e bohemëve norvegjezë Kristiania Hans Jaeger, dhe do arrinte në atë pikë saqë të vendoste impresionizmin në shpirtin e vet, dhe jo sytë e veta, kur donte të realizonte kanavacën. Më 1889, në moshën 26 vjeçare Edvard Munch realizoi ekspozitën e tij të parë retrospektive në Shoqatën e Studentëve Norvegjezë në Kristiania. Ekspozita do të konsiderohej vërtetë si një sukses, dhe s’kish dyshim kjo nga ata që e njihnin, pasi ai zgjodhi të prezantonte ndriçimin e vet, krijimet me më pak ankth, dhe mu për këtë arsye iu blatua një grant
për udhëtime, i cili e lejoi të kthehej në Paris për tre vitet e ardhshme për të vazhduar studime të mëtejshme. I ati i Munch vdiq kurse u kthye në Paris të studionte këtë herë me Léon Bonnat, por Munch mori drejtime shumë më të avancuara artistike për interesat e veta në punët e post-impresionistëve. Ekspozitat e tij të cilat vazhduan më vonë, këtë herë u realizuan në Shoqatën e Artistëve në Berlin. Ekspozita ishte e suksesshme por në fund konsiderohet edhe si një disfatë, pasi kritikët e denoncuan veprën e tij si të një artisti anarkist dhe ia mbyllën fare ekspozitën. Megjithëkëtë, kjo e pati dhe një sukses, pasi që këtej e tutje Munch ishte një emër shumë i përfolur në Gjermani. Munch jetoi dhe punoi për shumë vjet në Berlin dhe Paris dhe ndërkohë punët e tij u përfshinë në shumë e shumë ekspozita. Korpusi krijues Edvard Munch padyshim që i përkiste një panteoni artistësh vizionar. Kuti i tij artistik përbënte esencën e njëmendtë anën e errët të shoqërisë së atëkohëshme. Kryerendëse ishte krejtkjo trajtesë artistike, krejtky kundrim jashtë rrjeshtit që mbrujti dhe u ndesh fyta-fytaz me kundërshti, mosdakordësi dhe mospranim. Gjakimi i tij jetësor, këndshkimi prejnga ai do të këqyrte botën dhe lejonte atë të pahej prej saj, e ndau me një murë të trashë dhe të lartë. E pagëzoi vetminë e tij të trishto në altarët e Hadit. Jeta sentimentale e rrugëtuar nëpër një terren të çapraztë nuk e largoi atë nga penelatat e errëta të panoramës së jëtësores. E vetvetishmja e tij nuk përshfaqi vetëm momentet e shpirtit të vet, por edhe të çdo lulimi dhembshurie e flatrimi të frumës. Krejtçka u bë filozofi e jetës, veprës dhe amshimit të tij. KlithmaAi luftonte çdo moment me veten dhe kjo përpjekje titanike është bujaria e muzës së tij krijuese, e cila mbushi përPlot hambarin e galerisë artistikë me qindra piktura, gdhendje në materiale të ndryshme, si dru dhe litografi, ndërsa muraleve Oslos, ai do t’i japi karakterin e vet unik, që shëmbëllen edhe sot. Jeta torturuese e Edvad Munch na dha sakaq ngjyra brilante, të cilat jehojnë zezonën e trishtimit dhe një pasqyrë ku mund të mbështetesh kundër përballjes së vuajtjes humane. Munch mbase nuk mund të jetë aq shumë i dukshëm sa janë artistët e tjerë evropianë si Salvador Dali apo Pablo Picasso, por kjo rrjedhoi më shumë prej faktit se ai ia dhuroi të gjithë koleksionin e vet qytetit të Oslos. Megjithëkëtë, ai mbetet një nga artistët më inovatorë që jetuan në fillim të shekullit të njëzetë.
DOSSIER STUDIM Nga Agron Luka Është thanë pak a shumë se, nuk ka Epos, Cikli i Kreshnikëve, pa Lahutën e ndërkaq te “Viti i Skënderbeut 2018”, “u harrua”, se nuk do të kishte lavde/lavdi të Heroit Nacional Gjergj Kastrioti Skandebegu, pa Marin Barletin! “Mëndjelartësia e burrit fitoi admirimin e përhershëm nga të gjithë. Këtë e vërteton në mënyrë të patundur edhe puna që sot gjithashtu, ndërmjet trimërive të tjera të ndritura të të vjetërve të lavdeve të të parëve, të cilat këndohen zakonisht nga tanët nëpër gostirat, sipas një zakoni të lashtë dhe ndoshta jo të përbuzshëm, brezi i ri ka futur jo pa mirënjohje sidomos këtë ngjarje” ngjarje”.. (Hist/ Skënderbeut”, bot. 1967, lib. IX, f 382) Si “një rrufe që shkrep në qiell të pastër apo si një gjamë bore”, iu duk këto ditë lajmi shumë shqiptarëve: UNESKO ia njohu si vegël folklorike gusla-n, sllavojugorëve, serbo malazezëve... Dhe, menjëherë vërshuan reagimet: Po na vjedhin shpirtin, folklorin, Lahutën e lahutarët; Janë “Visaret e Koombiit”, asht Lahuuta jonë e vjetër edhe Xhubleta e vjetër, sa vetë jeetaa; Çakçiri, Xhamadani, Tallagani, Jatagani, Jeleku, Brandavekt e Çitjanet, “sokolat me fletë”... “Djem të mirë Muja me Halilin, trima zollumqarë”... Hajde Bujrum e Hoshgjeldeen, po kris pushka hebertare... Marshallah e Inshallah... “Ranojnë ahat për me u thye, kiin çetinat vetëm kreshtat”... Dikush, kaq ekzagjeroi si një “kob kombtar”, sa na kujtonte atë budallallëkun e servilllëkun e dikurshëm para Enver Hoxhës: “Shqiptarin nuk e ka lindë Lokja prej barkut, por Huta prej Çarkut”! Se huta e karafilia ishin pushkë/schiopteto armë zjarri të mesjetës, madje vetë karafilja ishte një deformim nga Karlo & Figlio, i kohës turke, aq i bante injorantit kontradiktor e mercenar vetflijues me qefinin e mbështjellur mbi kokë... Ta themi qysh në fillim, ky instrument kordofon e me hark me qime kali, duke qenë primitiv, zhytet aq lashtë në histori, sa si zor se i gjendet mâ, “popull shpiksi apo tribu/kabile shpiksi”! UNESKO nuk shpërndan Patentën Primordiale as Prigadishullore, as Prikontinentale! Thuhet se në reliktet e lashta, egjiptianët koptë dhe abisinët kanë artefakte ku vërtetojnë se e dëshmojnë këtë instrument. UNESKO njeh meritën e përdorimit, njeh një autoktoni relative për një kronologji të përcaktuar, e merr në mbrojte e ruajte folklorin dhe instrumentin, dhe të gjitha këto duhet të jenë të prezantueme, të justifikueme e të argumentueme me një DOSJE. Them se s’ka asgja për t’u alarmue e xhelozue kaq shumë! Pregatite edhe ti DOSJEN, paraqite dhe konkurro, të njihet pjesa jote, sado që kemi një sasi të madhe të kontaminueme nga okupacioni turko-islamik. Mbase në gërmimet arkeologjke e në materialet arkivore nesër del edhe ndonjë artefakt e burim i ri. Mirëpo me sa po na thonë, po na del se Ministria dhe ministria përkatëse Kumbaro bashkë me zv. ministrat etj, “as që e kanë vnue xhezmen në zjarm, për kaven e Muçi Zades”! Atëhere, paskeni pritë që, vetë UNESKO me na e njohë vetvetiu Ciklin e Kreshnikve të Agajve të Jutbinës dhe të Lahutës, pa negociata, edhe pa Dosje fare?! *** Fillue nga fund shek XIX, në gjysmën e parë të shek XX, nën inisiativën e kolegjit katolik françeskan të Shën Françesk Saverit në Shkodër, filloi një punë kolosale për mbledhje dhe rregjistrimin e shkruem të folklorit të popullit alban-epirot dhe shqiptar, krahas edhe me studimet e krahasimet e para. U tha se, ndoshta vegla kordofone, me hark, mbase ishte një nga mâ të lashtat e njerzimit! Mirëpo, kur erdhi puna te vetë termi i veglës, na mbeti Lahuta, siç edhe Sharkija, Çiftelija, pastaj Jaret me sazet qytetare orjentale... Realisht studimi linguistik për vetë termin Lahuta, mbeti me një faqe shpjegim, me atë nivel sa kishin botue dy korifejtë P. Donat Kurti e P. Bernardin Palaj. Simbas tyre, origjina e emërtimit të instrumentit nga ekspertët, ishte orjentale, egjiptiane e arabopersiane, në gjuhë arabe El’Aud = lautë = lahutë. Kuptimi lidhej me zërin që përftohej nga fërkimi i harkut me qime kali të tendosura mbi cordën gjithashtu të tendosur. Ky zë përfocohej në arkë kutinë e rezonacës akustike, e cila fillimisht ishte një gëzhojë arre etj. (Shih, “Visaret e Kombit”, Vëll II, Kangë Kreshnikësh dhe Legjenda, bot. 1937, Hymje, XIII; shih edhe fotoskanimin) Kangëtari i poezisë epike, imituesi si “Homeri i Shqypnisë”, At. Gjergj Fishta, bâni alamet pune kolosale pre tre dekadash, tuj u mundue me e sêndergjue poemën komtare/kavmitare homerike “Lahuta e Malsisë” dhe gjithaq e la etimologjinë dhe prejardhjen e vetë Lahutës, në atë nivel, siç e kishin lanë Kurti e Palaj! Edhe Ismail Kadareja, ky dishepull e komentator aktual, entuziast i At. Fishtës dhe parathënës i At. Pëllumbit, dikur thoshte se, “Fishta në poezi e konkuron Eposin e Kreshnikëve, aq sa uji i distiluar mund ta konkurrojë ujin e gurrave të maleve”... thoshte se “Profecia e rikthimit e Koliqit...” kurrë nuk do të realizohej”, mirëpo ja që u realizua... *** E kishte shënuar, mbase si “i fundmi i Mohikanëve”,
prof. K. Biçoku, një nga hartuesit e kontribuesit e bibliografisë skanderbegiane të 68-tetës, se botimi i parë i Romës, i Historisë së Skanderbegut dhe ribotimet e ndryshme në Gjermani, kanë ndryshime në tekst, kanë shtesa ose korigjime etj. Edhe vetë Bibliografia e mbledhur, simbas Biçokut, përmbante gabime, shtesa, mangësi etj. (K. Biçoku, “Bibliografia e Skënderbeut përballë shpifjeve”, Tiranë, 2005; “Skënderbeu dhe Shqipëria në kohën e tij”, Tiranë, 2005) Mburravecët e historiografisë enveriste, kishin premtuar se do banin një përkthim të vlerës historike e jo letrare, se do krahasonin tekstet e botimeve e ribotimeve të ndryshme të Marin Barletit, se do të përkthenin edhe pjesë veprën e tretë të tij, mbi historinë e papëve e perendorëve romakë, se do ndërmerrnin edhe kërkime të reja arkivore etj. Në realitet, dora-dorës ramë në një regres e decadencë. Nuk u realizua as minimumi asnjë botim krahasues mbi tekstografinë, kush i bëri ato shtesa e përmirësime, vetë autori “që ndoshta e futën në varr paradhënie apo tjetërkush?! Asnjë studim nuk e bë se sa dhe nga cilat burime i njihte M. Barleti, shkrimtarët antikë, përfshirë edhe vetë Homerin?! ... *** Në vitin 1965, kur sapo kishte rifilluar përkthimi i Homerit, Iliada, u konstatua se përkthimi ishte mâ shumë letrar! Madje për shkakun se ishte në gegnishte, direkt me Urdhin e Enverit, përkthyesi u detyrue me e ripërkthye edhe një herë nga gegnishtia - në toskërishte! Ish Muza origjinale e hapjes, zëvendësohej si Vashë, si Zanë, si Hyjneshë, siç në përkthimet e lira italiane si Diva etj. Kështu, “në imitim -stilin e Fishtës”, u konstatua edhe një farë tendence për një lloj shqipetarizimi jo vetëm me fjalë të vjetra relikte e neologjizma, por edhe edhe duke i emërtue arbitrarisht kangëtarët e kantatave, jo si origjinali me muzikën e shoqnueme me instrumentin origjinal, me lira-n greke, por sme lahutë e si lahutarët shqiptarë mesjetarë të okupacionit turk! Këtë arbitraritet e bante përkthyesi Pashko Gjeçi, te Kangët VI, VII e VIII, te Odiseja/Uliksi! Lirëtarët kangëtarë rapsodë e oratorët e Pallateve të Besileusave, siç ishin Demodoku e Ekinea, te Pallati i Alkinout në Korkyra/Korfuz, të cilët ishin deformuar si lahutarë! Kjo ide edhe mund të shprehej në ndonjë shënim poshtë, duke pasë parasysh një fazë mâ të lashtë, por gjithsesi jo të prekej teksti origjinal! Po e citoj shembulli: ... në sallë të madhe të pritjes, do shtroj një drekë për nder t’mikut tonë, ... le t’kërkohet rapsodi ynë hyjnor Demodoku, që Zotat e kanë bërët’i prekë shpirtrat me zë t’pashoq, sa herë i kndon zemra... Shpejt silljani lahutën Demodokut, Zëëmblën lahutë që lamë n’shtëpi! (Odiseja, përkth. 1976, K. VIII, v. 50-55; v. 297298) Në realitet as që duhet të diskutohet që fiset epiroteilire-dardane-albane e kishin termin Muzë e muzikë, pa u dukë askund sllavojugorët! Këtë fakt unë e kam sjellë edhe arkeologjikisht me një monedhë argjendi të Halkidisë, me lirën e famshme me 8 corda. (shih foton) Në vitin 1983, nën idetë jetëdhanëse të hazretit të “Komunizmit Orjental”, Enver Hoxha, u mbajt Simpoziumi “Epika Heroike Shqiptare”, 20-22 tetor 1983. Pa pretenduar fare ta lyejmë çdo gjâ me furçë me bojë të zezë, ky Simpozium kishte studime e analiza të shquara nga të gjitha multidisiplinat, pavarësisht citateve ku printe kulti i shfrenuar i individit
“Chronichorvm Turcicorvm”, 1578, Libri VIII, ku permendet gjama mortore e Mamica Kastriotit për Muzakën
18 E enjte, 13 DHJETOR 2018
Barleti i lavdeve antike dhe i vazhdimësisë së Skanderbegu!
Protektori i arteve e veglave muzikore Apolloni dhe Lira tetracorde (me 8 corda), monedhë argjendi e Halkidisë e gjetur në Skodrinon, dëshmi se ky instrument njihej e përdorej nga kultura muzikore qytetare ilire. stalinist. Nja tre studime, i afroheshin edhe veglës Lahutë, si emërtoheshin pjesët e veçanta, si realizoheshin teknikat e prodhimit, krahasimet me gusla-n, krahasimet e gdhendjeve, krahasimet e nivelit kontaminues turko-islam në krahasim me Ciklin boshnjak, etj. Ndërkaq në atë simpozium nuk u analizua etimologjikisht vetë termi Lahuta dhe instrumentisti lahutari! (P. Miso, “Roli dhe funksioni etnoartistik i Lahutës”, “Çështje të Folkl. Shqiptar”, 3, bot. 1987, f 27-44; po aty, W. E. Supan, “Dy fjalë rreth studimit etnomuzikor të hershëm të popullit shqiptar’, f 68-71; po aty, J. Brahaj, “Diskutim për gjurmë të epikës heroike, në legjenda, besime popullore e toponime në rrethin e Pukës”, f 317- 319) Vetëm më vonë, duke konsultuar literaturat, më veçanërisht të fqinjëve ballkanikë dhe ato turke, diçka filloi të lëvizë. Po atë vit albanologu e folkloristi i njohun Kolë Luka, realizoi libër përkthimin e Ciklit të Kreshnikëve, në frengjishte, me pak komente dhe me një Parathanie të Ismail Kadaresë. Ishte një punë voluminoze prej 456 faqesh, e filluar me disa botime qysh në vitet 1961 e 1967. Hapja fillonte me “La construction du cháteau de Rozafe”. (“Chansonnier epique Albanais, 1983) *** Me kohë bashkë me prindin tim, e kishim sjellë e rrotullue nëpër mend, “këndimin e lavdeve”, në disa episode e ceremoni të spikatuna që referonte M. Barleti! Episodi i parë, qysh në Parathanie, Barleti, ankohej se, “nuk kishte dalë deri atëhere një lavdatar si bilbil kangëtar ma i zoti se ai”! Episodi i dytë, lidhej me lavdet që këndoheshin, me temë trashigimie folklorike të lashtë, në ceremoninë mortore. Ishte Vajtimi Nênia, i Mamica Kastriotit me një vajtojce të pagueme profesioniste që kjante e lavdonte me vargje e shoqnueme sa duket me fyell, e ku nuk mungonte as krahasimi me vajtojcet e Egjiptit të lashtë. Këtë Nênie, unë e gjeta të krahasueshme me një perendeshë pagane, matriarka e ceremonive mortore romake dhe gjurmët e saj ruheshin e ruhen ende te shprehia popullore: “ta ta ta si Nênia dhe gû gû pici gû”! A thue kangtaria e oratoria e gjamës mortore, shoqnohej edhe me lavdatë - lahutë instrument? Sepse, pikërisht ajo gû gû pici gû imiton zanin që përftohet nga fërkimi i harkut me cordën dhe njëkohësisht shpreh edhe ritmin e ngadaltë të instrumentit. Kjo shprehet edhe te fjala si proçes kohor, picig’jatim - i ngêshëm. Mundet të konstatohet se Barleti e shënon që ky zakon i lashtë, tashmë kishte dalë mode, por megjithatë meshtarit katolik nuk i dukej “për t’u përbuzë”, po ashtu siç edhe betimi “Për Herkuli/ Herakliun”... Episodi i tretë. i lavdatave por me natyrën humoristike, lidhej me fitoren e Skanderbegut në Fushë Albulas/Ujit të Bardhë, kundra Hamzait, i cili ishte Shpallë Mbret nga Sulltani! Barleti e theksonte se, krahas traditave antike, brezi i ri ka futë me mirënjohje tek lavdet edhe këtë episod për heroin Skanderbeg. (Shih, Historia e Skënderbeut”, bot. 1964 e ribot. 1967, f 51-52, f 342, f 382 etj.) Mirëpo për ne dilte një problem: dakort, se në përkthimin shqip, kishte fjalë të njëjta për Lavdet. Po origjinali latinisht si ishte?! Dhe ku me e marrë ne në atë kohë Barletin në origjinalin e Romës e në origjinalin e ribotimeve?! Sado që na premtoi njëri dhe u përpoqëm... kjo kërshëri e jona na mbeti, si “prushi nën hî” ... *** Në vitin 90-të, me ndërmjetësimin e prof. dr. Anton Fistani, u njoha me shkrimtarin Nikollë Spathari, madje me ftesën e tij dhe të nismëtarit, D. Uruçi, isha prezent edhe në themelimin e Shoqatës
Kosova, si mbajtës Protokolli, bashkë me prof. J. Shpuza... po ashtu isha edhe bashkëpunues i gazetës BESA. (Nuk e di pse, më vonë në botimet e historikut, disa nga ne na banë si të pa kênun?!) Nikolla, qysh nga numrat e parë e filloi ribotimin e “Lahuta e Malcisë” te gaz. Besa, temë që i shkonte aq për shpirt... Qysh në fillim, Nikolla, duke e pikasun hipokrizinë e urrlatorëve, shkroi e botoi poezinë profeci, “Drejtë Evropës me gomar të Nastradinit”... Ndodhi që mbas 1990-tës, u zhytëm akoma më thellë në anarki, aq sa mbi ujë jo vetëm na doli, “xhedahizmi e nostalgjia otomane”, por edhe se po vazhdojmë ende të “pijmë ujë Lêthi”, nga burimi i “fshatit të humbur të Skythisë, Otomanah” ... (H.S., bot. 1967, f 110; f 435) Në vitin 2001, Nikolla, i pari, mbi bazën e vetë P. D. Kurtit e P. B. Palaj, pati hedhur idenë ose tezëhipotezën se, në Malësin e Madhe, lahuta nuk quhet lahutë, as si “lautë, siç e shkruanin bashkautorët e Visareve, por si “lavtë” dhe në këtë mënyrë e lidhte etimologjinë me termin lavde – lavdi, duke ia njohur Malësisë Madhe edhe një lloj prioriteti burimor zanafillues, konservues, autokton etj (N. Spathari, “Malësia e Madhe siç e njoha unë”, bot. 2001, f 221-223) Në të vërtetën, Kurti dhe Palaj, duke kênë njohës të mirë të latinishtes, nuk kishin ndonjë gabim linguistik, sepse v në latinishte e kishte edhe vlerën e leximit si u! Në plot raste v e u shkiptoheshin/excipere simbas dëshirës a simbas dialektit zonal. Kjo ndodhte edhe në turqishten qytetare dhe atë të bejtexhinjve tonë. Kështu përshembull edhe fjala aq e lakuar në kohën turke (Edhe si urim teshtitje: “Shndet e Daulet”!) herë shqiptohej Daulet e herë Dovlet. Gjithsesi, është për të ardhur keq që zëri Wikipedias shqiptare, nuk e ka reshtuar e cituar hipotezën, të cilën vetë Nikolla e quan teza ime. *** Këto ditë, sapo gazetari i njohtun nga Malësia, Musa Kurtulaj hapi një Diskutim televiziv e në fb, mbi Lahutën, ku unë i dhashë edhe një Intervistë. Realisht unë e kam trajtuar temën e episodeve të lavdeve, edhe i kam cituar pasazhet më se njëherë, por jo në aspektin e etimologjisë. Në episodin për Fitoren e Skanderbeut kundra Hamza Kastriotit, që trajtohet te Libri IX, te bot. i 1578, na del në anëshkrim një surprizë, ku rezulton se proverbi që sillet si shembull: “Që nga goja te kafshata janë njëmijë hapa”, na ishte marrë e cituar nga Barleti nga Catoni, madje citohet edhe në alfabetin greqishte! Na del se Barleti e njihte disi edhe greqishten e vjetër! Kjo e dhënë e re, sigurisht na e çon mendjen te viti 1367, ku kemi një magister doktor në gramatikë që, “ “mëson nipin e Prestbiterit të Pultit, të lexojë e të shkruajë sipas mënyrës tregtare dhe të dijë të përkthejë Donatin e Catonin”.. (Bur. Të Zgj. për Hist. e Shqip. Vëll 2, shek nin” VIII-XV, 1962, Dok. nr 126, nxerrë nga Acta et Diplomata, II, 233) Në këtë diskutimin aktual të dhjetorit aktual në fb, morën pjesë, edhe prof. F. Stamati, që na solli një foto të një lahute egjiptiane kopte të lashtë; prof. J. Brahaj, ekspert i vjetër folkori dhe instrumentesh; vetë shkrimtari N. Spathari; teologu S. Filipaj, që e përkrah etimologjinë laudare lat. = me lavdue, po ashtu sjell edhe njoftimin se në zonën e Ulqinit, guslën e quejnë guda; diskutuesi e poeti i apasionuar Êjll Miculi; prof. Q. Gjyrezi etnomuzikolog; mbledhsia e folklorit Rita Kalaj Shkurta etj. Por, ishte përmendja e tezë-hipotezës e shkrimtarit Nikollë Spathari, të cilën ma rikujtoi ai vetë në fb, që më rizgjoi qelizën e fjetur! *** Vijmë te etimologjia. Shpjegimet që ka sjellë Wikipedia shqiptare, simbas zakonit (krhs. edhe zakonski sll. mesjetare), edhe me diçka me përparësi shqiptare, mundësisht “primordiale”, sikur bahen
qesharake në këtë pikën e origjinës! Wikipedia jonë rreshton: frëngjishte e vj, - leut; italishte mesjetare – liuto; greqishte e mesme – lavuto; rumanishte – lauta, alauta; bullg. – lauta, llauta; kroatishte – leut; gjemanishte – laute; sllovenishte – lavta; turqishte – lavta. Simbas kësaj, ky instrument duhet të ketë hyrë nga Azia e Vogël, krahas me inkursionet turke, mqs se e gjejmë edhe te arbëreshët e Kalabrisë, si lavud. Ndërkaq, wikipedia shqiptare s’ka asgja se si e quanin arvanitasit e Greqisë! Ndërkaq bie në sy se këto të dhëna janë nxjerrë së voni me copy – paste nga wikipedia italiane etj. Fill, bie në sy se, “lavdë/a e N. Spatharit”, konkordon, me emërtimin turk “lavta”! Citohet P. Bogdani, që shkruan për lahutën e lahuashzatarët: “...ata që kënduekëshin ndë mjedis të vvashzavet e rasa të laudeve ...” (“Cuneus Prophetarum”, laudeve...” Shk.IV, Ligj. 1, Kap. 1) Atëhere, ku ishin gjuhëtarët dhe ekspertët muzikantë, si dhe pse nuk u krahasuan “laudet” e Bogdanit dhe me “laudandi e laudes latinishte” të Barletit?! Qartë sepse nuk e dinin dhe as që e kishin marrë mundimin për të kontrolluar landën e mbledhur prej shekujsh! Nga buroi, si evoluoi e u imponua pra termi Lahuta e lahutari?! Si ndodhi që ky myshk e këto kërpurdha turke mbinë mbi trungun arbënor?! Si mundet të zhdukeshin “lavdet e heroit nacional”?! Si mund të deformohej ish cikli antik me aq mbishtresë turke dhe të kthehej si një Cikël Kombëtar/Kavmitar simbas termit kuranik, po të mos ishte ushtruar një çensurë e proçes imponimi?! Në Liuto – Wikipedia, italiane (https:// it.m.wikipedia.org>wwiki>liuto), krahas formave të emërtimeve europiane, te etimologjia i jepet një farë përparësie origjinës orjentale, në burimin etimologjik “el’au/el’aud”, si ndërtim kuti drrase që forcon edhe zanin, siç e kishin analizuar edhe dy korifejtë tonë. Duke mos pretenduar absolutisht as rolin e as kompetencën e autoriteteve, ne vetëm shprehim idenë se: përbashkësia e termit evropian, nuk duket se lidhet me bazën etimologjike afrikano-aziatike, të lashtë, por lidhet me një bazë latine. A mundet të ishte kjo baza latine e huazuar nga orjenti?! Bazamenti latin, mbase kishte hyrë edhe te Anatolia dhe na rikthehet tek gadishulli ynë nga Turqia, me një formë të ndryshuar. Kështu, kjo dukuri hetohet te fjala Kanun. Termi juridik Kanonik kishte origjinë fetare dhe nga bizantinishtia kaloi te turqishtia si Kanun dhe kjo formë fjalë si Kanun pastaj u mbivendos edhe tek ne. Po paraqes të fotoskanuara të shkurtuara, tekstet e botimit të Romës dhe të ribotimit gjerman te F. Loniçerus, “Chronicorvm Turcicorvm”, 1578. Ne mendojmë se, teza e shprehur nga shkrimtari N. Spathari, mbi bazën etimologjike nga fjala lavde me këtë rast afrohet e përforcohet edhe ma shumë. Kontributi i tij dhe pjesa jonë duhen shënuar te wikipedia e gjithashtu në rast hartimi të Dosjes, do kishim dëshiruar të ishim si pjestarë. Mjaft të kujtojmë shprehjen e përditshme të të gjith kristianëve të veriut, në çdo urim festash e trokitje gotash, që bazohet nga latinishtia: “Laudetur Gesus Christos - Kjoftë lavdue Jezu Krishti, gjithmonë e jetës. Ashtu kjoftë, Amen!
Libri IX, i HS, ku shkruhet se, “brezi i ri krahas lavdeve të vjetra ka futur edhe këtë episod në folklorin e kënduar si lavde. Cit. HS, f 382.
FORUM
E enjte, 13 DHJETOR 2018
Letër nga Labëria
FEJTON Nga Thoma Goga I dashur President Thaçi! Na, që po të shkruajmë këtë kartë, jemi një grusht çunash nga Kuçi Vlorës. Jemi shpuzë me gjak të kuq e s’na e bën syri tërrr. Të paçim sa malet që punon për paqe. Ke qënë luftëtar dhe komandant legjendar. Ndaj udhëhiqi mirë vëllezërit tanë kosovarë . Nashti të kemi parë ca të frikësuar kur takon atë Vuçiçin. Pse e lëshon veten aq poshtë, a të q…udhët! Bëhu ore burrë e mos e çaj kurrë! Dhe ai Vuçiçi nuk është çuni keq, po ia do politika. Nuk e lënë Nikoliçi, Daçiçi e ca “çiça” të tjerë. Ama po deshe ti, vijmë na e i bëjmë ata që t’u shpëtojë çiçi…Po ai tjetri, Daçiçi kujt i shet tangërlliqe? Ta dinë mirë se jemi çakmakë që ndezim jo një fuçi baruti, po gjithë malet. Kemi aq fuqi sa edhe çamarokët tanë vijnë e ua bëjnë çiçin në çaçkë të kokës. Qeshni, qeshni ju, po çështja që po shtrojmë ka të bëjë me qeverinë e Kosovës, me paqen në Ballkan. Populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë e çekan në dorë. More vesh
19
or’ ti e mos u bëj qofte. Po pse i latë të hyjnë deri në Deçan? Ti ke qënë dhe komandant i UÇK-së, a derëzi. O qofte, kemi dhe na një komandant legjendar. Çeço e quajnë. Të vinte këtu ai Çeçua ynë, vetëm me qentë e tij ua qante nënën… Kur të vijmë aty, mos e çaj fare. Na lebrit kur nisemi për beteja, bukën e marrëm me vete. Nuk themi gjë po na dhe nga një sufllaqe, vetëm mos të ketë salçiçe. Se kur erdhëm një herë me gratë, na ngopët me çaj. Çaj në mëngjes, çaj në darkë, çaj me burrat, çaj me gratë. Ama e duam një fuçi me raki, se ajo na jep fuqi. Qëni qepën të hajë, nuk do lëmë pikë në fuçi… O Thaçi, po Babalen tonë e poqe, mo? U bë regjisor me famë, qyqari. Aty e kishe, or ti. Qinema pa para, të thomi. Është një çikë lab i keq, por jo qen bir qeni, siç i thonë ca e ca. Të qepet me çek në dorë kur ta qëndis filmin për qeverinë. Është një çikë koqe, po qerrata i madh. Na rruaç e të paçim, o President Thaçi!. Të përqafojmë na, çunat kuq
e zi të Kuçit. Letra mbërriti dhe postieri me një frymë e dorëzoi në destinacion. Stafi i Presidentit filloi ta lexojë: I dashtun President Thaqi! Na, çë po t’shkrujm’ kët’ kartë, jena ni grusht qunash nga Kuqi Vlonës. Jemi shpuzë me xhak të kuç e s’na e bën syri tërrr. Të paqim sa malet çi punon për paçe. Ke çënë luftëtar dhe komandant lexhendar. Ndaj udhëhiçi mirë vëllezërit tanë kosovarë . I tash t’kena pa ca të frikosur kur takon atë Vuqiqin. Pse e lëshon veten aç poshtë, a të ç…udhët!. Bëhu ore
burrë e mos e qaj kurrë. Dhe ai Vuqiqi nuk është quni keç, po ia do politika. Nuk e lënë Nikoliqi, Daqiqi e ca “qiqa” të tjerë . Ama me dasht ti, vijmë na e i bëjmë ata çë t’u shpëtojë qiqi…Po ai tjetri, Daqiqi kujt i shet tangërlliçe? Ta dinë mirë se jemi qakmakë çë ndezim jo një fuqi baruti, po gjithë malet. Kemi aq fuçi sa edhe qamarokë tanë vijnë e ua bëjnë qiqin në qaqkë të kokës. Çeshni, çeshni ju, po qështja që po shtrojmë ka të bëjë me çeverinë e Kosovës, me paçen në Ballkan. Populli i Shqipnisë e ka qarë
rrugën e historisë me shpatë e qekan në dorë. More vesh or’ ti e mos u bëj çofte. Po pse i latë të hyjnë deri në Deqan? Ti ke çënë dhe komandant i UQK-së. O çofte, kemi dhe na një komandat lexhendar. Qeqo e çuajnë. Të vinte këtu ai Qequa ynë, vetëm me çentë e tij ua çante nënën… Kur të vijmë aty, mos e qaj fare. Na, lebrit, kur nisemi për beteja, bukën e kena me vedi. Nuk themi xhë po na dhe nga një sufllaçe, vetëm mos të ketë shalqiqe… Se kur kena kën ‘ ni’ her’ me grarinë’, na ngopët me qaj. Qaj në mëngjes, qaj në darkë, qaj me burrat, qaj me gratë. Ama e duam një fuqi me raki, se ajo na jep fuçi. Çëni çepën të hajë, nuk do lëmë pikë në fuqi… O Thaqi, po Babalen tonë e poçe, mo? U bë rexhisor me famë, çyçari. Aty e kishe, or ti. Çinema pa para, të thomi. Është një qikë lab i keç, po jo çen bir çeni, siç i thonë ca e ca. Të çepet me qek në dorë kur ta çëndis filmin për çeverinë…Është një qikë koçe, po çerrata i madh. Na rruaq e të paqim, o President Thaqi! Të përçafojmë na, qunat kuç e zi të Kuqit.
QENDRA KULTURORE E FËMIJËVE Jak Rrozhani
Q
endra Kulturore e Fëmijëve “Gjergj Lacaj”në qytetin e Lezhës , e drejtuar nga z Marçel Lacaj, e mbështeur nga Bashkia Lezhë, në bashkëpunim me shkollën Amerikane “Lezha Academic Center”, e drejtuar nga znj .Klementina Shahini, me Teatrin e Kukullave “Xixëllonjat e Lezhës”, e me grupin e saj teatral “Buzëqeshje në Lissus “, ka vënë në skenë Premierën Treplanëshe titulluar ‘Festojmë sëbashku”, në vigjilje të festave të fundvitit , e kthyer tashmë në traditë nga kjo qendër e me përkushtimin e drejtorit Lacaj. Kjo premierë e arrirë artistikisht në tre plane , me lojën e bukur të aktorëve fëmijë e nxënës të QKF Lezhë, e të shkollës Amerikane , nën kujdesin dhe punën profesionale të drejtorit të QKF Lezhë, Marçel Lacaj, drejtoreshës së shkollës Amerikane, Klementina Shahini, specialistëve të
Lezhë, premierë treplanëshe “Festojmë së bashku” QKF Lezhë :Klodian Marku, Tonin Kola etj. Emiranda Dedaj etj. me kontributin e drejtorit të AKTS në Bashkinë Lezhë, z. Ardian Laçi etj. Kjo premierë për fëmijë e nxënës shkollash, u duartrokit ngrohtësisht nga artdashësit në sallë të moshave të ndryshme , me lojën e bukur aktoriale të tyre , të cilët i ka përshëndetur e falënderuar për këtë përformancë të bukur , zv/ kryetarja e Bashkisë Lezhë, znj. Alfrida Marku, duke sjellë përshëndetjen e kryetarit të Bashksië Lezhë, z. Fran Frrokaj, me premtimin e mbështetjes për aktivitetet e QKF , me risinë : që në sallën e QKF Lezhë, të funksionojë edhe kinemaja , duke falënderuar punën e
bërë nga QKF Lezhë, fëmijët , drejtorin Lacaj, shkollën Amerikane e drejtoren Shahini etj. Këtë premierë të përgatitur me përshtatje me moshën e fëmijëve e të luajtur artistikisht nga ata , të pranishmit ndoqën dhe duartrokitën : Kësulëkuqen, Borëbardhën e shtatë xhuxhat, Këshillat mjekësore, Ushqimet bio, me çfarë duket të ushqehemi, Mendo për shëndetin tënd , evokimi i figurës, jetës dhe veprës së lavdishme të Heroit tonë kombëtar Gjergj KastriotiSkënderbeu, figurës së madhe , Nobelistes dhe humanistes shqiptare me famë botërore , Nënë Tereza dhe figurave të ndritura të kombit shqiptar, Statujës së Lirisë etj.Një triptik i ndërthurur artistik-
isht nën maskën e kukullave e të inserteve me videoprojektor , ishte një gërshetim i bukur artistik, aktorial dhe regjiziorial , në përshtatje me moshën e fëmijëve dhe të pëlqyer nga ata : Lojë me kukulla artistike, pamje filmike me videoprojektor, loja aktoriale në skenën e
fëmijëve të QKF Lezhë dhe të shkollës Amerikane, një përformancë e shkëlqyer dhe një spektakël i vërtetë, që u duartrokit ngrohtësisht nga artdashëshit , me punën dhe përkushtimin e z. Marçel Lacaj, të znj. Klementina Shahini dhe të specialistëve përkatës.
SHPALLJE ANKANDI Shoqëria Përmbarimore Gjyqësore Private “TDR Group”sh.p.k Shpallje Ankandi II, per pasurine Garazh, me sip.26.9 m², me adresë Minibashkia Nr.5, Tiranë, Zona Kadastrale: 8270, Numri i Pasurisë: 2/241+1-G4, Vol. 47, Faqe 45, me pronësi te Znj.Elvana Haxhia, i cili përfundon me datë 19.12.2018. Cmimi fillestar per shitje eshte ne vleren 10,544 leke. Vendi ku do te zhvillohet ankandi i shitjes se sendit eshte salla e mbledhjeve pranë Shoqërisë Përmbarimore Gjyqësore Private “TDR Group”sh.p.k, e cila gjendet ne adresen: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Kulla 5, Kati 11, Numër.54 – Tiranë
SPORT
20
E enjte, 13 DHJETOR 2018
Trajneri i Partizanit ka theksuar se mungesa e tifozëve do të jetë një humbje e madhe për ta
Gega tregon “recetën” para Kukësit: Me kujdes marrim maksimumin P
artizani-Kukësi do të hapë javën e 17-të të Kategorisë Superiore këtë të premte. Të kuqtë kanë shansin të “vrasin” kampionatin në rast fitoreje që do të thotë shkëputje e përkohshme në 8 pikë nga vendi i dytë. Por në rast të kundërt, një fitore e verilindorëve do të ndryshonte llogaritë duke rihapur luftën për vendin e parë aty ku në garë është edhe Skënderbeu. Trajneri Gega e di vështirësinë e kësaj sfide megjithatë e njeh mirë forcën e skuadrës së tij. “Ndeshja e radhës është gjithnjë më e vështira. Me Teutën morëm 4 pikë në dy ndeshje, kemi analizuar gjithçka dhe mendojmë për Kukësin, ndeshje shumë e vështirë. Kemi përballë një ekip mjaft cilësor, e respektojmë, por e dimë forcën tonë dhe do të mundohemi të korrigjohemi ku kemi probleme. Nuk e vendos dot para ndeshjes nëse do
luajmë për barazim apo fitore. Ne do të luajmë me kujdes, por me synim për të marrë maksimumin. Rezultati pastaj del në
fushë, nuk vendoset më parë. Merkato? Kemi Kukësin dhe Luftëtarin përpara, dy ndeshje shumë të rëndësishme. Më pas
do mendojmë për merkaton. Nuk duam të largojmë lojtarë, por edhe afrimet do bëhen me qetësi e pjekuri, nuk do mar-
rim lojtarë që nuk e meritojnë. Klubi është në dispozicion dhe nuk do kursehet. Mungesa e tifozëve? Do jetë ndeshje e qetë, do dëgjohen më mirët zërat e trajnerëve. Shpresoj që të dyja palët të tregojnë sa vlejnë në fushë dhe secila palë të marrë atë që i takon. Për ne është humbje e madhe të luajmë pa tifozë, u pa vlera e tyre edhe në Durrës, ku sakrifikuan dhe erdhën e na mbështetën, pa pushuar për 90 minuta. U jemi mirënjohës dhe borxhlinj, e dimë sa kanë sakrifikuar, edhe financiarisht”, deklaroi trajneri i të kuqve. Ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit do të luhet të premten në orën 18:00, teksa skuadra e Gegës ndodhet në vendin e parë me 35 pikë, 5 më shumë se Skënderbeu dhe Kukësi. Mbetet të shohim nëse dueli direkt mes tyre do të rezultojë si ndeshja që do të konfirmojë forcën e të kuqve, apo kampionati do të jetë i hapur ende.
SULMUESI
IDEJA E RE
MBROJTËSI
Hebaj: Shkurtaj është i mirëpritur, nuk mendoj për të ardhmen
UEFA planifikon që Champions League të luhet në fundjavë
Cuculi sfidon Partizanin: Sfidë jo përcaktuese, mjafton edhe një pikë
Champions League në të ardhmen mund të zhvillojë ndeshjet të shtunën dhe të dielën, duke spostuar ndeshjet e kampionatit për në mesjavë. Lajmi jepet nga e përditshmja gjermane SportBild”, që konfirmon planet e presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin si dhe nga konfederata e klueve europiane e udhëhequr nga Andrea Agnelli. Ideja, sipas kësaj mediaje, është për t’i spostuar ndeshjet e këtij kompeticioni nga mesjava në fundjavë, me qëllim që të rritet audienca televizive në mbarë botën. Në disa vende, diferenca kohore e bën të vështirë ndjekjen e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, të martën dhe të mërkurën. Aktualisht faza e grupeve luhet me vetëm 6 javë, por nëse plani do të bëhej vendim, atëherë organizimi për këtë fazë do të bëhej me 4 grupe me nga 8 skuadra, për të luajtur plot 14 javë në grupet e Championsit. Gjithsesi, kjo është për momentin vetëm një ide, që do të kërkojë shumë diskutime dhe ballafaqime deri sa të kalojë për miratim, ndonëse nuk mund të hyjë në fuqi para vitit 2021.
Ardian Cuculi nuk është një emër i panjohur për Partizanin, pasi ka luajtur për një sezon me të kuqtë. Të premten ai do të jetë në fushë, por për t’i sfiduar me ekipin e tij të Kukësit. 31-vjeçari nuk e konsideron barazimin një hap negativ në një intervistë të dhënë për mediat para ndeshjes.“Te Partizani kam kaluar një sezon mjaft të mirë, por tashmë jam futbollist i Kukësit dhe mendoj për skuadrën aktuale. Do të jetë një sfidë mjaft e vështirë, ku edhe një pikë do të ishte shumë e rëndësishme”, deklaroi mbrojtësi i verilindorëve. Pavarësisht se duket si një sfidë vendimtare për Kukësin, Cuculi nuk i shton dozat e presionit mbi ekipin e tij dhe sipas qendërmbrojtësit ndeshjet e shumta që ka deri në fund e largojnë fjalën “përcaktuese” nga ky takim. “Do të jetë ndeshje e rëndësishme, pasi ata janë në krye, por nuk është vendimtare për titullin, pasi ka mbetur më shumë se gjysma e kampionatit për t’u luajtur, ndaj mund të rikuperojmë”, tha Cuculi. Një dëmtim në kavilje e ka detyruar të përgatitet veçmas grupit, megjithatë Cuculi duket se do të shtrëngojë dhëmbët për të qenë i pranishëm kundër ish ekipit të tij.
I pranishëm në konferencën e Partizanit ishte edhe sulmuesi Hebaj, i cili shkëlqeu në derbin ndaj Tiranës, kërkon mbështetje nga shokët e skuadrës për të shënuar. 20-vjeçarin nuk e shqetëson sulmuesi të Luftëtarit, Vasil Shkurtaj, që mund të afrohet në merkaton e janarit: “Nuk më vjen keq, të them të drejtën. Futbolli kështu është, konkurrenca në ekip është e nevojshme. Edhe nëse nuk vjen ai, konkurrenca është e madhe për një vend në formacion, ndaj nuk ka pse të ndihem keq”. Më tej ai foli për të ardhmen e tij si dhe për duelin ndaj skuadrës verilindorë. “Kam një kontratë huazimi për një vit, nuk kam folur për asgjë kohët e fundit me drejtuesit. Kur je në stol ndihesh pak keq, por nuk është e thënë që nuk arrin të bësh diçka edhe kur luan 5 minuta. Kisha besim se mund të bëjë diçka dhe ashtu ndodhi në derbi. Kemi 5 pikë avantazh, ndaj besoj se jemi më të qetë. Shpresoj të fitojmë dhe të mbajmë sa më larg ndjekësit. Shpresoj të mos jem vetëm, duhet mbështetja e skuadrës. I respektoj mbrojtësit e Kukësit, kanë vite në Superiore, por do jap maksimumin dhe shpresoj të triumfojmë ne”, deklaroi Hebaj. Partizani do të përballet në “Selman Stermasi” pa tifozë ndaj Kukësit, pas dënimit nga disiplina për sjelljet e pakëndshme në derbin ndaj Tiranës.
SPORT
21
E enjte, 13 DHJETOR 2018
Acerbi ka sulmuar portierin e kombëtares sonë pas barazimit në shtesë ndaj Sampdorias
Plas te Lazio, Strakosha përplaset me mbrojtësin dhe me tifozët
GAZETA FRANCEZE
L’Equipe sulmon Buffon: Ai është dështaku i vetëm te PSG-ja
“Humbësi i vetëm”. Nuk përdor shumë lojëra fjalësh “L’Équipe” për të përshkruar paraqitjen dhe performancën e Gianluigi Buffon në ndeshjen Ylli i Kuq-PSG të mbrëmjes së të martës. Klubi francez fitoi bindshëm ndeshjen me rezultatin 4-1 dhe mori kreun e grupit të Champsion, por për të përditshmen e famshme sportive, ish-portieri i Juventus nuk ka qenë në lartësinë e situatës. “Në një pjesë loje në asistencë dhe në momentin e golit nuk mbyll siç duhet. Edhe pse i mbuluar nga Bernat, fajtor në markim, Buffon ishte në një vonesë të lehtë në gjuajtjen ngjitur me shtyllën. Notën 4. Gjykimi mund të duket i ashpër por bëri një gabim”, shkruan e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”.
MERKATO
PSG arrin marrëveshjen për transferimin e Rakitic
S
ituata aspak e mirë te Lazio pas barazimit ndaj Sampdorias në kampionat ka bërë që të shpërthejë indinjata e tifozëve dhe nervat të mos mbahen më. Tifozeria e Curva Nord nuk ka kursyer askënd, por sidomos është kapur me portierin e kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha. Gardiani shqiptar hodhi një foto që shoqërohet nga një titull që nuk pranon kritikat që u bënë mbi të pas ndeshjes kundër Sampdorias. Portieri i bardhekaltëve shkruan: “Bla, bla, bla”. Rrjetet sociale- Kanë qenë të shumtë ish-shokët dhe shokët aktual që e kanë mbështetur për postimin. Felipe Anderson nga Londra i kushton një mesazh: Gjithmonë me këtë fytyrë. Jepi, buzëqesh pasi për pak kohë do të përmirësohen gjërat. Të uroj më të mirën. Correa i dedikon dy zemra mes komenteve, ndërkohë që Durmisi i shkruan: “Je më i miri”.
STATISTIKAT
Ndeshja me Sampdorian- Strakosha ka përfunduar në qendër të kritikave pas ndeshjes ndaj Sampdorias. Një barazim që ka tërbuar tifozët, pasi bardhekaltrit po kryesonin 2-1. Pas golit të pësuar në minutën e 99-të nga Saponara, lojtari i Sampdorias, mbrojtësi Acerbi i drejtohet “çfarë bëre kështu?”. Menjëherë, përgjigja e Strakoshës është me gishtin që mban në gojë si për t’i thënë “mbylle”. Në dhomat e zhveshjes gjithashtu ka pasur tension. Acerbi ishte ankuar për faktin se në vend që të vononte lojën, Strakosha ka goditur rivënien fundore, duke i dorëzuar topin miqve, që shënuan. Tifozët- Akuza të ashpra ka pasur edhe nga kapoultrasi i grupit “Irriducibili”, Fabrizio Diabolik. “Çfarë i duket vetja atij fëmije?! Të heshtë një mbrojtës që jep shpirtin në fushë dhe ka eksperiencë. Nuk është hera e parë që na dënon. Ai që vitin e shkuar na hoqi Champions me gabimet
ndaj Interit!”. Statistikat- Këtë sezon në kampionat dhe Europa League, Strakosha ka pësuar 20 gola, 18 në Seria A dhe dy në Europa League. Pas ndeshjes ndaj Sampdoriaas sipas mediave italiane, ai ka pasur një takim me Tare-n dhe trajnerin Inzaghi. Duhet më shumë siguri, një gjë që është kërkuar edhe nga trajneri i bardhekaltërve. Strakosha është një portier me kualitet, por që ka vend ende për përmirësim. Përgatitësi i Lazios, Grigioni është shprehur se gabimet të ndihmojnë për të fituar më shumë siguri. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe babai i tij, Foto Strakosha. Mosha e Thomas, vetëm 23 vjeç duhet të jetë një motiv për të besuar se ai do të fitojë më shumë siguri me kalimin e ndeshjeve, ndërkohë që një pjesë të mirë të fajit e ka edhe mbrojtja e Lazios që është dobësuar shumë pas largimit të de Vrij.
Ivan Raktic duket i destinuar për t’u larguar nga Barcelona verën e ardhshme. “Catalunya Radio” shkruan se mesfushori kroat ka arritur tashmë marrëveshjen me klubin “blaugrana” për transferimin e tij te kampionët e Francës, PSG. Futbollisti kroat ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Castelldefels, ndërkohë që ka regjistruar edhe vajzën e tij në një shkollë franceze, pikërisht për shkak të transferimit të tij në kryeqytetin francez. Gjithnjë sipas kësaj radioje, Rakitiç bëri paktin me Barcelonën në mënyrë që të largohet për një shifër nën 125 milionë euro, që është edhe klauzola e zgjidhjes së kontratës së tij për të kaluar te PSG për 90 milionë euro. Ndërkaq, klubi katalanas dhe vetë Rakitic, në një komunikim me “Mundo Deportivo”, kanë mohuar në mënyrë kategorike lajmin për arritjen e një marrëveshjeje për transferimin e kroatit te Paris Saint Germain. Ivan Rakitic gjatë muajve të verës e kishte marrë një ofertë nga klubi pariSien, por futbollisti preferoi qëndrimin te Barcelona, me të cilën ka një kontratë deri në vitin 2021.
Muaji i “zi” për Interin, fati i Spalletit vendoset ndaj Udineses Interi u eliminua nga Liga e Kampionëve të martën në mbrëmjes, pasi nuk ia doli të mposhtë PSV-Eindhovenin në “San Siro”, në një sfidë ku u ndal në barazim 1-1 dhe tashmë do të duhet të vijojë aventurën e tij në Ligën e Europës. Gjithsesi vlen të theksohet se 7 ndeshjet e fundit, të luajtura në harkun kohor të rreth 5 javëve, kanë qenë një horror i vërtetë për zikaltrit, që kanë arritur të fitojnë vetëm një prej tyre, kanë humbur 3 dhe kanë barazuar po aq. Ka mjaftuar një muaj më tepër se i zi, që zikaltrit jo vetëm të eliminohen nga Liga e Kampionëve, por të dalin përfundimisht nga lufta për titull, ndonëse janë luajtur vetëm rreth
40 % të ndeshjeve të sezonit. Këtë të shtunë në “San Siro” do të vijë Udinese, skuadra që “zhyti në krizë zikaltrit e Spallettit vitin e kaluar, pasi pikërisht një humbje ndaj friulianëve bëri që Interi të prishte serinë e rezultateve pozitive dhe të futej në një tunel për më shumë se 3 muaj. Tifozët zikaltër kanë drejtuar gishtin nga Spalletti, që për hir të së vërtetës, e ka pranuar edhe vetë se ka gabuar ndërrimet në të paktën 3-4 prej këtyre takimeve, që mund t’i kushtojnë shumë të ardhmes së tij në stolin e Interit. Sfida e fundjavës përballë Udineses do të jetë një test i rëndësishëm më tepër për Spalletti-n, i cili në rast të një disfatë rrezikon shkarkimin.
SHOWBIZ
22 E enjte, 13 DHJETOR 2018
Ermonela nuk e lëshon skenën në Paris Ermonela Jaho vazhdon të jetë protagoniste e skenës së Opera National de Paris. Pas rolit të Valentine në Meyerbeer Les Hugenots, do të jetë Violetta e La Traviata të Giuseppe Verdit. Sikur të mos ishte për Ermonelën që falenderoi kostumografin, nuk do ish marrë vesh ky tjetër sukses i asaj. Sopranoja shqiptare rrëmben mijëra duartrokitje në skenat botërore, pa shumë zhurmë këtej nga vendi i saj.
Emri më i kërkuar në Google, Meghan Markle Meghan Markle është emri më i kërkuar në Google, për të dytin vit rradhazi në Mbretërinë e Bashkuar. Dasma mbretërore dhe foshnja mbretërore ishin dy ngjarjet kryesore më të kërkuara. Dukesha e Sussex njoftoi shtatzëninë e saj në tetor, ndërsa ishte në turne me Princin Harryn në Australi. Sigurisht, gjatë këtij viti ishin dy dasma mbretërore. Ajo e Princi Harry-t dhe Meghan Markle në maj dhe e Princeshë Eugenias dhe Jack Brooksbank në tetor, të cilat mund t’i kenë shtuar shifrat e përgjithshme. Emri i dytë më i kërkuar në mesin e të famsh-
mëve është “Roxanne Pallett”, aktorja e Emmerdale që u bë e famshme pasi akuzoi prezantuesin e Celebrity Big Brother, Ryan Thomas se e kishte qëlluar me grusht. Ndërsa pak ditë më
parë Meghan Markle surprizoi gjithë sallën e “The Fashion Awards në Londër”, ku u shfaq për t’i dhënë një çmim mikeshës së saj. Clare Waight Keller, drejtoresha artistike e Givency, e cila dizenjoi fustanin e famshëm të bardhë të Dukeshës, u emërua Dizajnerja Britanike e Vitit për veshjet e grave. “Jam e nderuar që jam këtu për të festuar modën dhe dizajnerët britanikë”,-tha Meghan kur u ngjit në skenë për t’i dhënë çmimin Clare. “Siç e dimë të gjithë, jemi të lidhur me rrobat që veshim, ndonjëherë në një nivel personal, ndonjëherë në një nivel emocional. Për mua, kjo
lidhje i ka rrënjët në mbështetjen dhe fuqizimin e të tjerëve, sidomos grave”. Meghan veshi një fustan të zi të mëndafshtë nga Givenchy (sigurisht), ndërsa flokët i mblodhi në një topuz elegant. Ajo prezantoi përkrah aktores Rosamund Pike. Clare e falenderoi Meghan sapo u ngjit në skenë. “Kam arritur ta njoh Meghan në një nivel shumë personal dhe të të besojë dikush aq shumë, në një moment aq të rëndësishëm në jetë, është një nder për të cilin s’kam fjalë”,-tha Clare. “S’të falenderoj dot mjaftueshëm. Ishte një përvojë kaq e bukur. Faleminderit”.
I dashuri i Dua Lipës bëhet romantik Këngëtarja e njohur shqiptar, Dua Lipa, tash e sa vite shijon romancën e saj me modelin e njohur britanik, Isaac Carew. Ky i fundit është bërë një emër mjaft i njohur edhe për mediat shqiptare, të cilat jo rrallë herë shkruajnë për të. Isaac Carew i cili është gjithashtu mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, ka publikuar së fundmi disa imazhe në InstaStory, ku ka treguar po blente një nga revistat e “Vogue” në një kiosk në Londër. Duke u bërë edhe më romantik, Carew shkruan në mbishkrimin e fotografisë se do të blinte gjithë raftin e revistave, ku shfaqet kopertina e të dashurës së tij. “Kjo është e dashuria ime, do të blejë të gjithë raftin, pothuajse”, ka shkruar i dashuri i këngëtares shqiptare.
Babai i Kristinës e kishte modelingun Kristina Baki, modele prej kohësh, mendon se të ecurën e ka të lindur. Po të mos e kishte të ecurën, ç’do të bënte? Me siguri diçka në lidhje me shkencat politike, degë për të cilën përfundoi nivelin Bachelor, thjesht për hatër të prindërve. Në fillim të karrierës së saj, prindërit e saj nuk ishin tërësisht dakord me të qenit modele. “Në fillim babi e ka pasur merak modelingun. Mundësisht, nuk më linte të dilja nga shtëpia”, thotë Kristina në “Wake Up”. “Se e shihnin çunat?”, e pyeti Isli. “Po edhe kjo pjesë”,- i kthehet ajo duke qeshur. “ Sidoqoftë, jam e ndjerë e lirë sepse kanë krijuar besim dhe kanë parë ç’rrugë zgjedh dhe çfarë gjërash bëj”. Modelingu është thjesht një punë në fund të fundit. Zgjohesh në mëngjes, shkon në casting, kujdesesh për veten, modelon, pozon dhe sfilon. Shqetësimi për çunat duhet të jetë problem i të kaluarës.
Monica zbulon impenjimet për të ardhmen Është një moment i artë për Monica Belluccin. Aktorja ka stiluar mbi tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech, dhe ka zbuluar përpara gazetarëve që do të interpretojë role shumë të ndryshme në filmat që do të kemi mundësinë t’i shohim në të ardhmen dhe ku aktorja do impenjohet nga zhanri horror në atë historik. “Sapo kam mbaruar së xhiruari filmin “Necromancer” në Australi, film horror. Më pas do të më shihni në filmin e Kaouther Ben Hania në 2019-ën. Gjithashtu kam punuar me regjisorin izraelit Eran Riklis dhe me Ben Kingsley””, tha Belucci.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Ashtu quhen formacionet e rrjeshtura në formë katror, gjatë një parakalimi 4. E bezdisshme, që zë shumë vend dhe nuk mund të përdoret dot me lehtësi 7. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj 8. ...u, kjo nuk është gjë fare! 9. E vendos dikë a diçka në një vend 10. Reshje e kushteve të ftohta atmosferike, e bardhës si ... 11. Vesh rrushi 14. Gruaja e vëllait, për motrën ose për vëllain e tij 15. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 16. Mjeshtëria e punimit të tokës dhe e rritjes së bimëve të dobishme për njeriun 19. Gjendje plogështie shpirtërore 20. Stof leshi i butë dhe i punuar hollë 21. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 22. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 23. Talenti shkrodran i këngës, Rosela .... "Lindi" nga "Ethet e së premtes mbrëma" më 2003 25. Valle popullore hungareze me çifte, që fillon ngadalë dhe mbaron me rrotullime të shpejta 27. E kundërta e saj është e vërteta 28. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 29. Edgar Allan ..., themeloi litertaurën e krimit, zhanrin science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fundamenti të simbolizmit dhe keshtu të poezisë moderne 33. Partia Republikane, inicialet 34. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 37. Shkëmb i madh, krep. Ashu quhet edhe një fshat në verilindje të qytetit të Shkodrës 41. Armë e bardhë si thikë, që mbërthehet te gryka e tytës së pushkës 42. Turqi si para të saj ka atë 43. Përdor Kepi i Verdit si monedhë të saj 45. Muaji i fundit i vitit 46. Trupi i të vdekurit, kufomë njeriu 48. Krejt; pa shkëputje, pa ndërprerje, njësh 49. Një nga vendet fqinje që kemi Adriatikun të përbashkët 52. Partia Levizja e Legalitetit 53. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 54. Koha kur lind dielli e derisa perëndon 56. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 57. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 59. Prek në bisedë ose me shkrim një çështje pa e trajtuar gjerësisht, flas kalimthi për të, zë në gojë 60. Jon me ngarkesë pozitive; kund. anion. 61. Ashtu i thonë, kohës, epokës ose viteve të shkuara.
E enjte, 13 DHJETOR 2018
Nga Albert VATAJ
Shprehje e vjetër 63. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 64. Oganizata Botërore e Meteorologjisë 66. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 67. Rudolf ..., (25 shkurt 1861 30 mars 1925) ishte një filozof austriak, arkitekt, dramaturg, mendimtar dhe ezoterik 70. Regjisori ... Prifti, lindur më 1942 në Tiranë, diplomuar në Akademinë e Arteve më 1964. 71. Metal me ngjyrë të argjendtë e me shkëlqim të kuqërremë, që është i brishtë e shkrihet shpejt, (simboli Bi) 74. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 75. Shtet me vende fqinje si Argjentina, Brazili, Kili, Paraguai dhe Peruja 80. Zhardhoku i kësaj bime, që përdoret si ushqim. 83. Stoli prej ari, prej argjendi që varet në vesh 84. Frutat e një druri tropikal, të cilat janë lënda bazë e prodhimit të çokollatës 87. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 89. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 90. Megjithëse një proverb i Jugut thotë "... e gunë" ai mbetet nga muajt telendisës të verës 91. Revolver i vogël i prodhimit italian 93. Banor vendës nga Labëria, është ... 94. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore
95. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 96. Kur diçkasë i shkojmë përsipër me diçka, çfarë bëj, e ... 97. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 99. Valltare ahengjesh, zakonisht nga ciganët duhet të jetë ajo 100. Mënyrën e tejkaluar, e vjetër e jetes, sjelljes, të menduarit etj 101. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur 102. Dru, shkurre, barishte, lule, kërpudhë a qenie tjetër e këtij lloji 103. Princ ... Vidi, ishte Princ i Shqipërisë për 6 muaj në vitin 1914, mbretëroi nga 7 marsi 1914 deri më 3 shtator 1914 108. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 109. Susanna..., romanciere italiane VERTIKALISHT 1. Ai që ka maninë vetëm të kritikojë, duke u pikënisur nga argumenta jobindës 2. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 3. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 4. Trungu i trupit të njeriut, shtati pa gjymtyrët e pa kokën; trupi 5. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 6. Kokërr e rrumbullakët, afërsisht sa një karamele 7. Larva e disa kandrrave, që ka trajtën e një krimbi me disa unaza 9. E shoh dikë a diçka me vëmendje, i përqendruar e për një
kohë të gjatë 12. Dera ka .... edhe dritarja ka P. 13. Pjesa e dytë e stomakut të kafshëve ripërtypëse, që e ka faqen e brendshme hoje-hoje 14. Çdo veprimtari, por mbi të gjitha partitë politike duhet ta kenë një të tillë 15. Pjesë e skeletit të njeriut, e cila përbëhet nga brezi i harkuar i eshtrave të kryqeve 17. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 18. Një jetë mes sendesh, stolish dhe shkëlqimit, jetë... 24. Aktorja e teatrit dhe filmit shqiptar, Marjeta ... Luajti në "Vajzat me kordele të kuqe" (1978), "Rruga e lirisë" (1982), "Lamerica" (1994), "Njerëz dhe Fate" (2003), "Koha e Kometës" (2007), etj. 26. Rreth i shkëlqyer që shihet përqark një sendi të ndritshëm, brerore 27. Dru i lartë me trung të trashë, me degë të gjera, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe. Pemë e madhe 30. Në vitin 1986 Matilda ... nderohet me çmimin "Aleksandër Moisiu" për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin "Hije që mbeten pas" 31. Gjëegjëzë, në të cilën paraqitet me vizatime, me shifra 32. Emri i Furxhi, aktor i famshëm shqiptar. Lindi në Korçë më 24 mars 1943 35. ... Abelar, filozof francez (1079-1142) 36. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 38. Përvetësoj një lëndë të jas-
62. Një nga shenjat e pikësimit 65. Adam Opel GmbH është një prodhues automobilash gjerman, e cila që nga viti 1929 është pjesë e koncernit General Motors. Qendra është në qytetin gjerman Rüsselsheim 68. Tirana, e kishte targën e makinave ... 69. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 71. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 72. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 73. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 74. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 76. Sillem rreth vetes a rreth diçkaje, vij rrotull 77. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 78. Aktori nga Përmeti, Petraq ..., luan Malua në komedinë e Piro Milkanit "Zonja nga Qyteti" 79. Çdonjëri nga gypat, nëpër të cilët qarkullon gjaku në trupin e njeriut a të kafshëve; rremb 81. Ajo studion marrëdhëniet e ndërsjella të botës bimore e asaj shtazore, me mjedisin ku jetojnë 82. Dal për herë të parë në skenë 83. Vend i rrethuar me gardh në një shesh të hapët, ku rrinë bagëtia në verë 85. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 86. Partia Socialpuntore Shqiptare 88. Që është i dhënë shumë pas lojës 92. Strofë apo vargje që përsëriten në një këngë 98. ... FRASHERI 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës 99. Fyt i hollë që del nga një enë për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër; lëfyt 102. Banka Botërore 103. Ajo që bën pula, vezë ose.. 104. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 105. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 106. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 107. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave
htme, duke e përpunuar në organizëm 39. Bjellorusia e ka atë paranë e saj kombëtare 40. Sporti i Kassius Kleit 44. Shirit mëndafshi për të zbukuruar një veshje për të lidhur një pak 45. Teknik i mesëm që bën vizatime zbukuruese për pëlhurat e stofrat e ndryshme 47. Ato përdoren zakonisht në ditëlindje, është ëmbëlsirë 50. Baltë e përzier me ndyrësira a papastërti të ndryshme; lym 51. Gatime të thata, të marinuara, të cilat shërbehen në gosti pije dhe muhabeti 52. Partia e të Drejtave të Mohuara 55. Makinë vetëlëvizëse që shërben për të gërmuar a për të gërryer dheun, etj 58. Sipas Konicës, shqiptarët po nuk e pate, ta vënë, po e pate ta heqin, atë 1
2
3
L
T
K ¸
R P
4
5
6
R A F A L G A R
11
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
7
P
8
R
9
I
L A V J
S
E R
R ¸
R
S
13
N
I
16
I
17
D A
14
A
D
19
M B L
F
E S
F
P 25
¸
J
D
U T
E
O D O R
O
I
26
M
T
27
¸
H
30
31
D A S
M
H N O R
35
S
I
B E
M E
E
K U
39
V
B
S
L
R
H
M
R
A S
H I
D U N
S
A ¸
O F
L
L
K
O
F
50
N
I
M U
47
O M
49
T R
D E
L 44
46
O
48
S
K
43
45
D I
C
K 41
A 42
N
P R A 38
I
40
A N E
L
A N V E
29
P R 37
P A Z I
S
F
A
34
36
K
A K P
33
I
23
28
D V
32
E
20 22
B R
Y
24
15
D E R
G
18 21
O J
10
B U F E
H
12
G
A
M
¸
51
A
P
52
K I
R
U R
G
53
K
P
U
A
54
I
F
55
E
R 56
F
N E
R G J
57
K
T
R
R ¸
O
M
S
¸
D
L
61
O
I
N
58
59
E P
L
L I
K
U R
62
K ¸
60
L A G
63
S
C D U
T
N
I
¸
64
N I
L
S 65
O
66
M
M
67
68
F A N T
P
A Z
69
70
G
V
A M B
A L
A Z
H
G
T
T
I
M U F K ¸
O
T
I
K E P
D
O
71
G
72
K O T H E R
A
E
73
74
R
B
75
T
V E T
R
¸
T
I
N
76
A T E
77
L I
E
I 79
M
L
80
B A S H T I
L
81
N E
82
P
V
86
87
P A B E
A
H E T
I
L
M
N 94
95
96
E N
D
R
B I
Z N E S
R
I
A N T
C
103
K
H
C I
111
G R
K U A R
˙
S
M
M
R A K L
I
R
P
T
R
D O R E
E
A 105
N
L
J
108
E N D I
I
104
107
A P
T E
101
M E
K
E 98
100 102
90
93
97
99
T
E
89
A C
C
M
˙
88
S ¸
L
85
B
K O J
92
V ¸
R
84
A B D I
91
V E
O
A
83
I
78
E 109
E R
G A M E
106
J
B
K
E T
U L
L
S
E
110
N ¸
P
112
P
R
N
113
I
D R
I
A 114
L O
U N W T O
A 115
N E N T O R
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E enjte, 13 DHJETOR 2018
Studentët nuk dorëzohen. Vijon protesta para Kryeministrisë Studentët kanë zhvilluar dje protesta madhështore në gjithë vendin për të realizuar kërkesat e tyre për arsimin. Mësimi është bojkotuar në gjithë universitet e vendit, ndërsa qendra e protestës ishte përballë Kryeministrisë.
Protesta e studentëve është zhvilluar edhe para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë qëndruar përgjatë gjithë natës para Kryeministrisë dhe do të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave pa ndalim.