www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Mazhoranca ka hallin e pushtetit dhe jo tërmetit E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 296 (8737) E enjte, 12 Dhjetor 2019
Çmimi 30 Lekë
Deputetët, të cilët duhet të ishin pranë banorëve apo do të hartonin nisma që rregullojnë problemet me ndërtimet dhe emergjencat, këto ditë vrasin mendjen sesi të marrin hajdutshe kompetencat e të tjerëve dhe si të çimentojnë pushtetin e Rilindjes. E gjithë propaganda është vënë në funksion të Udhëheqësit të Madh të Partisë dhe të Popullit, dhe për dreq, Edi Rama luan mjeshtërisht, aq më tepër që lidershipi opozitar po hesht, edhe pas heshtjes së justifikuar të pas tërmetit FAQE 3
Basha: Kriza zgjidhet me zgjedhje Ditmir Bushati: 2019-të ishte vit i mbrapshtë, përfshi të parakohshme, jo me foto të kreut të qeverisë dhe kreut të opozitës zgjedhjet e 30 qershorit
FAQE 6
Në foto: Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
INTERVISTA
Linda Agolli: Poezia nuk është art demokratik, është art aristokratik
FAQE 12
AZILI I SHKRIMTARIT
Visar Zhiti, letër Agron Tufës: Po ngrihet diktaturë e re! FAQE 13
FAQE 2
Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha
ANALIZË
Mafia e ndërtimit në Durrës u zbulua, çfarë po pret prokuroria? Nga Spartak Ngjela FAQE 9
NISMAT E QEVERISË
Ylli Rakipi: Projekt ligji për mediat është fashist
FAQE 5
REAGIMI PËR DVORANIN
Tedi Blushi: Nuk presim reflektim nga një dhunues i Kushtetutës
FAQE 16
POLITIKE
2 E enjte, 12 DHJETOR 2019 Kreu i PD-së takon Ministrin e Jashtëm të Italisë: Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja për krizën politike
K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon të jetë re fuzues për një tryezë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ku në fokus të saj do të jetë situata e krijuar nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit. Duke folur për gazetarët ai tha se opozita nuk bëhet pjesë e asnjë shfaqje, teksa përsëriti edhe njëherë se reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja për krizën politike. “Përgjigjen për këtë pyetje e keni marrë 10 herë. Më vjen keq por nuk kam asgjë tjetër për të shtuar përveçse asaj që kam thënë për këtë. Fokusi im, energjia ime dhe e Partisë Demokratike është të ndihmojmë me çdo mënyrë, me çdo formë njerëzit dhe jo të bëhemi pjesë e një shfaqje që po na turpëron dhe po na shton dhimbjen dhe vuajtjen e qytetarëve. Dialogu politik për reformën zgjedhore, zhbllokimi i dialogut politik për reformën zgjedhore sipas propozimit të shtatorit. Reforma zgjedhore dhe vullneti i qytetarëve përcaktojnë cilësinë e demokracisë, jo fotot dhe shfaqjet midis kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës”, deklaroi Basha. Për kryedemokratin, me apo pa tryeza, është detyrë e qeverisë të ndihmojë njerëzit në nevojë. “26 nëntori ishte një fatkeqësi natyrore, por tregoi qartë se sa i papërgatitur është shteti shqiptar, sa i keq përgatitur është shteti shqiptar për t’iu përgjigjur një fatkeqësie të tillë, qoftë në përgjigjen e parë, përgjigjen e emergjencës, qoftë në këto dy javë që kanë kaluar. Larg qoftë sikur diçka e tillë të përsëritej, prapë edhe sot jemi
Basha refuzon tryezën me Ramën: Qytetarët duan zgjidhje, jo shfaqje
të papërgatitur dhe prapë të njëjtat dëme do të kishim dhe prapë në të njëjtën situatë do të ishim. Ky është një rrezik që nuk mund të pranohet. Ndaj, për këtë kam kërkuar dhe dua të insistoj që të kalohet nga fjalët, shfaqjet dhe sjelljet e papranueshme, intimiduese ndaj medias, ndaj gazetarëve, ndaj analistëve, ndaj qytetarëve, duket se janë një produkt me tepricë dhe totalisht i panevojshëm, në këtë kohë krize, të kalohet urgjentisht në veprat të cilat janë detyrë e qeverisë. Ajo që i kemi parashtruar është
Kaso: Gjykata Kushtetuese me formulë të re për zgjedhjen e anëtarëve të saj ekretari i Përgjithshëm për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokra tike Ivi Kaso është shprehur se qeveria po përpiqet për të shtënë në dorë të gjithë institucionet në vend dhe theksoi se gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet sa më parë. Në një intervistë dhënë dje për “RTV Ora”, thekson se ka një përplasje anti- konstitucionale, pasi vet përpjekja e qeverisë për të shtënë në dorë të gjitha institucionet e reja që pritet të ngrihen pas reformës në drejtësi, është antikonstitucionale. “Ka një përplasje konstitucionale, por ndryshe nga ju do ta quaj përplasje anti- konstitucionale, pasi vet përpjekja e qeverisë për të shtënë në dorë të gjitha institucionet e reja që pritet të ngrihen pas reformës në drejtësi, është antikonstitucionale”, ka thënë Kaso. Kjo gjë sipas tij na kthen në kohë të tjera të cilat populli po përpiqet t’i kalojë por jo t’i harrojë. Kaso gjithashtu theksoi se Gjykata Kushtetuese ka një formulë të re të zgjedhjes së anëtarëve të saj. Sipas formulës së re, Presidenti zgjedh tre anëtarë dhe Kuvendi i miraton ato. “Gjykata Kushtetuese ka një ndarje, një formulë krejt të re ku në momentin e ngritjes së gjykatës Kushtetuese presidenti të marrë të drejtat që i takojnë, pra të zgjedhë dhe të propozojë tre gjyqtarë dhe kuvendi i miraton ato”-përfundoi Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso. Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
Deklaratën Lulzim Basha e bëri pas takimit që pati me Ministrin e Jashtëm të Italisë te rezidenca e Ambasadorit italian, të cilin e falënderoi edhe njëherë për mbështetjen dhënë Shqipërisë në operacionin e kërkim-shpëtimit. “I shpreha mirënjohjen time më të thellë, në radhë të parë, për ndihmën e jashtëzakonshme që na dha Italia në ditët e tragjedisë së 26 nëntorit dhe vazhdon të na japë. Ndërkohë që faza e dytë e emergjencës po godet mijëra familje shqiptare, të pastreha ne
ANËTARI I KRYESISË SË PD-SË
PËRPLASJA INSTITUCIONALE
S
propozimi ynë, por asgjë që kemi parashtruar nuk është çështje vullneti apo dëshire. Qeveria e ka për detyrë të ndihmojë njerëzit në detyrë. Qeveria e ka për detyrë të përfundojë një orë e më parë, jo një orë më vonë, vlerësimin e banesave të qytetarëve. Qeveria e ka për detyrë të mobilizojë të gjithë inxhinierët e mundshëm, t’i çojë në terrne, t’i shtojë grupet e punës.E ka për detyrë të përdorë ligjin e fatkeqësive natyrore për të anuluar kontratat e 10 oligarkëve”, u shpreh kreu i PD-së. Takimi me ministrin italian
nevojë urgjente për ndihma humanitare, për ushqime dhe për vlerësimin sa më shpejt të banesave të tyre, riparimin apo rindërtimin e tyre. Italianët ishin ndër të parët. Kam qenë vetë dëshmitar, me një pjesë prej jush, sesi ardhja e tyre me pajisjet dhe ekspertizën e duhur, ishte një mbështetje jo thjesht morale për njerëzit tanë, për efektivat tanë të rraskapitur që gërmonin me duart bosh nën rrënoja, por, faktikisht, edhe për përshpejtimin e operacioneve kërkim shpëtimit, që me siguri ndihmuan për të shpëtuar dhjetëra jetë. Po kështu e falënderova për rolin që Italia po luan për integrimin europian të Shqipërisë dhe për avokatin e palodhshëm që po bën për hapjen e negociatave. Diskutuam për krizën politike në vend dhe për vendosmërinë e opozitës për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e kësaj krize përmes udhërrëfyesit tashmë të njohur të Bundestagut, reformës zgjedhore dhe zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe të ndershme për të rikthyer legjitimitetin kaq shumë të munguar, që ka lënë pasoja të mëdha në shkatërrimin e kapaciteteve shtetërore për të mirëqeverisur apo edhe për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore sikurse ishte 26 nëntori”, deklaroi dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Alizoti: Edi Rama i rrezikshëm, s’duhet të fitojë një mandat tjetër
A
nëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diplomati Tomor Alizoti e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një njeri të rrezikshëm, i cili duhet rrëzuar nga shqiptarët. Në nj ëintervistë për “Syri Tv”, Alizoti tha se shefi i mazhorancës po gjen terren falë sjelljes së qytetarëve, ndërsa këtyre të fundit u bëri edhe një apel: Rama nuk duhet të fitojë zgjedhjet e 2021shit. Sa i përket sjelljeve të shtetit pas tërmetit të 26 nëntorit, Alizoti u shpreh se, është e turpshme që një shtet i ri si Kosova të sfidojë Shqipërinë në çdo aspekt. “E gjithë struktura duhet të funksionojë. Nuk mund ta sfidojë Shqipërinë Kosova, është e turpshme. Tani ka dalë një njeri, që është fatkeqësia më e madhe. Del një njeri, që nga na i nxori Zoti... Unë fatkeqësinë e shoh te populli. Rama ka gjetur terren dhe e bën. Nuk do të ndodhte e njëjta gjë në Serbi, Kroaci. Rama ka gjetur shesh e bën përshesh. Ky popull nëse e do Ramën dhe i vjen për të
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
qeshur nga Rama, le ta mbajnë. Ky popull ka mbajtur edhe Enver Hoxhën. Shoqëria duhet të ngrihet në këmbë e ta rrëzojë. Unë e shoh shumë të rrezikshëm Edi Ramën, nuk duhet të fitojë zgjedhjet e 2021. Ky është apeli im për shqiptarët. Kam neveri për batutat e tij. Nëse dua të qesh, unë dëgjoj Charlin Chaplin, jo Edi Ramën. Është fat-
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
keqësi. Nuk ka një tezë politike, nuk ka tezë ekonomike. Bëri një lëmsh të madh me Kosovën, me Ballkanin. Ka disa analistë që paguhen mirë... Demokracia është përgjegjësi, nuk vjen nga jashtë. Po të vinin amerikanët nuk do e linin Enver Hoxhën 50 vjet”, u shpreh dje anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Tomor Alizoti.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 12 DHJETOR 2019
Mazhoranca ka hallin e pushtetit dhe jo tërmetit
Deputetët, të cilët duhet të ishin pranë banorëve apo do të hartonin nisma që rregullojnë problemet me ndërtimet dhe emergjencat, këto ditë vrasin mendjen sesi të marrin hajdutshe kompetencat e të tjerëve dhe si të çimentojnë pushtetin e Rilindjes. E gjithë propaganda është vënë në funksion të Udhëheqësit të Madh të Partisë dhe të Popullit, dhe për dreq, Edi Rama luan mjeshtërisht, aq më tepër që lidershipi opozitar po hesht, edhe pas heshtjes së justifikuar të pas tërmetit Tragjedia e tërmetit dhe kriza ekonomike janë shqetësimet kryesore që po kalon sot Shqipëria. Dhjetëra mijëra banorë janë të pastrehë, mijëra banesa janë shkatërruar. Biznesi dhe ekonomia po japin shenjat e para të një krizë ekonomike, që edhe për shkak të tragjedisë, do të jetë më e dukshme në muajt e parë të vitit 2020. Shqiptarët janë me sytë nga qeveria dhe presin që taksat që kanë paguar të përdoren në mënyrë të barabartë për t’i nxjerrë nga bataku. Ndërkombëtarët po mbajnë në këmbë një qeveri që kishte njëmijë probleme, por në krizën aktuale u duhet dikush që t’i koordinojë ndihmat që po japin. Madje dhe opozita ka hallin sesi qeveria duhet të përballojë krizën dhe këto ditë ka zgjedhur heshtjen. Të gjithë shqetësohen, me të drejtë, për gjëmën që solli në Shqipërinë me njëmijë probleme tërmeti. Të vetmit që nuk kanë hallin e tërmetit, por të pushtetit janë në qeverinë “Rama”. Mënyra sesi zyrtarët e qeverisë dhe Rilindja është sjellë pas datës 26 nëntor tregon se shqetësimi për fatkeqësinë natyrore është vetëm një fasadë. Halli i Rilindjes duket se është gjetkë, si të forcojë pushtetin, si të mbyllë gojën e medias, si të marrë më shumë kompetenca dhe me buxhetin e shtetit që po shpërndajnë si të përgatisë terrenin për fitoren e zgjedhjeve të tjera. Këto ditë kur gjendja e fatkeqësisë natyrore është shpallur në qarqet më të mëdha të vendit, Tiranë, Durrës, Lezhë, qeveria nuk ka humbur kohë të vijojë me nisma antiligjore. Në Parlament janë çuar për miratim dy ligje që godasin direkt lirinë e medias. Projekti që
synon të ndalojë Fake News edhe pse niset nga një parim i drejtë, pasi mashtrimi i mediave është i dënueshëm, në fakt bllokon lirinë e fjalës. Pjesa që goditet më shumë nga ky ligj janë mediat online. Këto janë të vetmet që kanë bërë revolucion në informacion këto vite. Ndërsa televizionet nuk i duhen qeverisë. I ka shumicën prej tyre dhe nuk e ka problem t’i kontrollojë. Nuk ka mbetur organizatë ndërkombëtare që nuk ka kundërshtuar fort këto ligje. Asnjë gazetar nuk e mbështet këtë nismë, përfshirë dhe ata që janë afër qeverisë. Megjithë këto kritika qeveria nuk heq dorë nga miratimi, madje dhe në mes të fatkeqësisë
natyrore. Reagimi i medias kundër këtij ligji po mbytet nga propaganda e qeverisë për batanije në zonat e prekura nga tërmeti dhe për batutat e kryeministrit me hallexhinjtë në Durrës, Laç dhe Tiranë. Veç medias, në kulmin e fatkeqësisë natyrore PS nuk ka humbur kohë të hartojë dhe projektligje që marrin kompetencat e Presidentit të Republikës. Dy projekte për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, prokurorëve të SPAK etj, njohin në mënyrë ligjore betimin te noterja buzë Lanës dhe jo betimin para kreut të shtetit, siç përcakton Kushtetuta. Qëllimi i këtyre nismave është që PS dhe qeveria të mos kenë asnjë pengesë në
emrat që zgjidhin për në institucionet e reja të drejtësisë. Në këtë mënyrë, qeveria merr kontroll të plotë të gjithë pushteteve, pasi ka marrë prej kohësh Kuvendin, bashkitë, mediat, biznesin dhe shoqërinë civile. Kreu i Komisioni të Ligjeve, Ulsi Manja tha dje se projektet që marrin kompetencat e kreut të shtetit do të kalojnë me nxitim në Kuvend. PS i duhen 84 vota, e cilat me deputetët që u blenë si në Pazarin e Milotit, i dalin dhe i teprojnë. Nuk është çudi që këto ditë Kuvendi të mblidhet dhe me emergjencë për të miratuar ndryshimet ligjore, të cilat nxjerrin jashtë loje dhe Kushtetutën. Ajo që çudit në këto nisma është fakti se Rilindja shfrytëzon edhe fatkeqësitë natyrore për të arritur qëllimet e saj. Gjithë deputetët që duhet të ishin pranë banorëve apo do hartonin nisma që rregullojnë problemet me ndërtimet dhe emergjencat, këto ditë vrasin mendjen sesi të marrin hajdutshe kompetencat dhe si të çimentojnë pushtetin e Rilindjes. Nëse më parë nisma të tillë ishin ideuar të gabuara, sot mund të quhen kriminale. Krime morale dhe ligjore. Në situatën e fatkeqësisë natyrore nuk mund të ndryshohet Kushtetuta. Në situatën e tragjedisë kombëtare nuk sulmohet media dhe gjithë pushtetet e tjera për të garantuar pushtet pa kufi për qeverinë. Por mesa duket kjo mazhorancë nuk ka hallin e qytetarëve dhe të pasojave të tërmetit, por vetëm pushtetin. Mesa shikohet kryeministri do bëhet gjithnjë e më i fuqishëm dhe i rrezikshëm, edhe se ka një opozitë që nuk po bën opozitë. Mili Xhani
POLITIKE
4 E enjte, 12 DHJETOR 2019
Nënkryetari i LSI-së: Prokuroria të ketë kujdes! Kryeministri të mos provokojë me Ramaformën e tij
Vasili paralajmëron: Ardian Dvorani do të ndiqet penalisht
N
ënkryetari i Lëvizjes So cialiste për Integrim Pet rit deklaron se Prokuroria duhet të ketë kujdes, të zbatojë ligjin ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, duke e ndjekur atë penalisht për dhunim të Kushtetutës. Duke marrë shkas nga procesi gjyqësor që ka nisur ndaj kreut të KED-së pas kallëzimit të bërë nga Presidenti Ilir Meta, përmes rrjeteve sociale, Vasili u shpreh dje Dvorani duhet të mos i kundërvihet më popullit, ndërsa shton se Edi Rama duhet të mos provokojë më me “Ramaformën” e tij. “Prokuroria të ketë kujdes, të zbatojë ligjin ndaj Dvoranit dhe të mos vazhdojë t’i kundërvihet hapur popullit. Edi Rama të largojë duart nga drejtësia dhe të mos vazhdojë të provokojë më me Ramaformën e tij, sepse populli nuk do ta falë në asnjë mënyrë, dhe fundi i tij do të jetë më i pashpresë se i Dvoranit të tij. Dvoran, ti do të ndiqesh penalisht sot apo nesër! Do ndiqesh si i tillë se ke shkelur dhunshëm Kushtetutën dhe ligjin me dashje dhe këmbëngulje si kamikaz i partisë. Nuk bllokohet KED, të cilën ti e përdhose me aktet e tua qëllimkeqe e antiligjore. Që ti të vije në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me detyrën që Rilindja të dha për të kthyer
Gjykatën Kushtetuese në gjykatë partie, u bllokua KED dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese për më shumë se dy vite. Ky është faj që nuk i shpëton dot. Që botove në Fletore Zyrtare vendimin e KED, duke dhunuar ligjin që ta kërkon vetëm në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, është faj nga i cili nuk shpëton dot. Që nuk zbardhe e nuk botove procesverbalet e 30 mbledhjeve të KED ësh-
të faj dhe nuk i shpëton dot. Që vetshpalle anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kur as Kushtetuta e as Ligji nuk ta jep këtë të drejtë, është faj dhe nuk shpëton dot. Kur ti kërkon të imponosh Presidentit zgjedhjen dhe i dërgon kandidatët për dy vakanca njëherësh dhe Kushtetuta t’i kërkon sipas radhës, dhe një nga një, është faj dhe nuk shpëton dot. Kur qëllimisht ja çon me vonesë kandi-
daturat Kuvendit kur duhet t’ia çojë në një ditë me Presidentin, që të zgjidheshin kandidatët, që do Rilindja, është faj dhe nuk shpëton dot. Të gjitha fajet veç e veç janë të mëdha, por të gjitha bashkë shumë më të mëdha ndaj edhe fundi, herët a vonë, është i pashpresë dhe këtij fundi nuk i shpëton dot”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Dokumenti nga 9 vende të BE për zgjerimin, ish-ministrja e Integrimit: Propozimet të jenë më konkrete, të ketë afate e mbështetje financiare
I
sh-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha flet për një dokument të përgatitur nga 9 vende të Bashkimit Europian për procesin e zgjerimit si një alternativë ndaj dokumentit francez të dalë më herë. Ndërkohë që ajo i drejton disa kërkesa vendeve anëtare për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor që duan anëtarësimin në BE. Sipas Gjoshës, janë tre çështje që kanë të bëjnë me mbështetjen financiare për finalizimin e reformave, afate kohore për të mbajtur shpresën gjallë, dhe e treta konkretizimi nëse BE duhet të vendosë nëse do të ketë anëtarësim në bllok të vendeve aspirante apo individualisht në bazë të meritës. “Sot (dje) është bërë publik një dokument i përgatitur nga 9 vende të Bashkimit Europian mbi procesin e zgjerimit, si një alternativë ndaj dokumentit francez të publikuar disa javë më parë. Është për t’u vlerësuar shumë fakti që BE mbetet
Gjosha: Çelja e negociatave do duhet të ndodhë menjëherë
e angazhuar në perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, edhe për dashamirësinë e lehtësimit të
procedurave. Megjithatë unë do doja t’i kërkoja vendeve anëtare të jenë më konkrete në propozimet e tyre. E para,
është e rëndësishme që procesi të bëhet i prekshëm për qytetarët dhe me mbështetje më të madhe financiare për finalizimin e reformave. E dyta, procesi ka nevojë për afate kohore deri në anëtarësim. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për këto afate për të mbajtur shpresën gjallë, por edhe për të detyruar qeveritë dhe institucionet të vendosen para presionit kohë për të përmbushur kushtet. E treta, BE duhet të vendosë nëse do të ketë anëtarësim në bllok të vendeve aspirante apo individualisht në bazë të meritës. Nuk dihet nëse do të vazhdohet me projektin “Europa e shumë shpejtësive” apo do të vazhdohet thjesht me unionin e përbashkët sic është në këto
EDITORIAL Rilindja palos edhe socialistin e fundit në PS Rilindja që ka pushtuar PS-në e shkarkoi dhe largoi edhe socialistin e saj të fundit që ka manifestuar integritet si dhe dhënë kontribute të mëdha për socialistët. E larguan Ilir Zelën, një nga ish-kryetarët e FRESH dhe ish-ministrin e saj më korrekt dhe të pa akuzuar ndonjëherë. Ilir Zela ishte deri para ca ditësh kryetar i AKEP, (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), një agjenci ku kalojnë shumë interesa të mëdha te shtetit, por dhe të oligarkëve. Dhe manifestoi korrektësi. Siç thotë ai në letrën e dorëheqjes, i detyruar, u mundua të ruajë pavarësinë e institucionit nga ndërhyrja e oligarkëve. Me sa informohet, ai nuk pranoi urdhrat kryeministrore për mbylljen e disa portaleve e jo vetëm kaq. Ndaj u detyrua të ikë nga detyra. Me largimin e Ilir Zelës, Rilindja largoi edhe socialistin e saj të fundit në PS, sepse disa të tjerë socialistë të vjetër janë konvertuar në Rilindas. Rilindja ka marrë siglën e PS, e përdor mjeshtërisht dhe me leverdi duke mos lenë asnjë gen te majtë në kupolën drejtuese të selisë rozë. Ilir Zela foli me kujdes në letrën e tij duke thënë se më mirë largohem me nder se sa të rrijë një puthador i Rilindjes. Tashmë Rilindja ka marrë gjithçka në PS. momente. Kjo do të ndante më pas edhe mekanizmin e funksionimit të procesit të zgjerimit. Unë kam bindjen se në vendet si Shqipëria, ku mungon kultura demokratike e qeverisjes, nevoja për të qenë të atashuar në BE dhe me një kontroll më të rreptë është jetike! Çelja e negociatave do duhet të ndodhë menjëherë. Për qytetarët tanë kjo është e vetmja shpresë për një epokë të re në funksionimin e shtetit dhe ndërtimin e ekonomisë!”, u shpreh në reagimin e saj, ishdeputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.
POLITIKE
5 E enjte, 12 DHJETOR 2019
Gazetari shpërthen ndaj kryeministrit: Projektligjet e Ramës e vendosin median online nën kontrollin e dy institucioneve që i kontrollon qeveria
Ylli Rakipi: Projekt ligji për mediat është fashist
S
hoqatat e gazetarëve që kanë kundërshtuar publikisht pr/ ligjin për median online janë thirrur sot në Komisionin Parlamentar të Medias për të paraqitur zyrtarisht ankesat e tyre. Mes tyre, gazetari i njohur Ylli Rakipi u kërkoi deputetëve të mos e miratojnë këtë ligj që i shkon përshtat vetëm një njeriu “liderit suprem” Edi Rama. Rakipi e quajti paketën antishpifje inisiativë personale e kryeministrit dhe nuk kurseu ironinë ndaj deputetëve të maxhorancës. “Mos pëlqimi i kryeministrit është e njohur publikisht dhe e demonstron nga mënyrat më të ndryshme. Ndoshta një pjesë nga ju jeni të kënaqur me daljet e tij
e liderit tonë që përveç përmbajtjes demonstron edhe në formë. Vishet si profeti Muhabed”, ironizoi Ylli Rakipi. “Jam dëshmitar i dy gjyqeve të kryeministrit tonë, kërkonte të më dënonte për agjitacion e propagandë… imagjinoni çfarë mund të bëjë ai me katër veta tek Këshilli i Ankesave të AMA-s”, shtoi ai. Në vijim Rakipi e quajti iniciativën fashiste dhe i bëri thirrje deputetëve të mos e votojnë, pasi nëse do e bënin, turpi do binte mbi ta. “Nuk ka asnjë garanci se këto dy institucione shtetërore AMA dhe AKEP do veprojnë në pavarësi nga politika. Ne jemi njerëzit që tregojmë publikisht se çfarë ndodh këtu. Ne shohim se ka
mbetur një kryetar shteti i vetëm përballë këtij regjimi. Ka dalë jashtë sistemit opozita, e cila nuk e dimë sot se ku është dhe sa vendime ka marrë në interesa të veta. Ndaj, nëse mundeni ju (deputetët) kaloni në krahun e medias. Turp i madh për këtë vend me gjithë këtë tragjedi (tërmeti) të bëhet një ligj për t’i mbyllur gojën medias. Ky është një ligj fashist. Nuk është i nevojshëm ky ligj. Qytetarët apo zyrtarët që kanë pretendime ndaj një media të caktuar mund ti drejtohen gjykatës. Nuk mund të zëvendësohen vendimet e gjykatave me vendimet e dy institucioneve në parësi të qeverisë”, deklaroi Rakipi. Po ashtu, ai tha se projektligjet e medias online e vendosin median online nën kontrollin e dy institucioneve që i kontrollon qeveria. “Me një gjuhë denigruese, fyese, “qenef” “hale” pusho atë qenin, atë analist thotë nëpër rrugët e Kasharit. Projektligjet e me-
dias online kanë frymë fashiste dhe e vendosin median online nën kontrollin e dy institucioneve që i kontrollon qeveria. Ju është dërguar një pr/ligj që ta ktheni në ligj për të ligjëruar urdhrin administrativ të Enver Hoxhës. Do të ngrihet AKEP dhe AMA e do të marrin vendime për të goditur media siç kërkon lideri ynë suprem. Urdhri administrativ të vihet mbi vendimin e gjykatës. Këtë po ju kërkohet zoti deputetë. Bëjeni por turpi do të jetë i juaji. Edhe qeveritë e kaluara kanë bërë përpjekje, administrata e Sali Berishës por nuk e bëri dot. Turp do të mbetet po e bëtë ju. Këto pr.ligje nuk janë të ngjashme me asnjë inisiativë në vendet demokratike. Edhe sikur ta shartoni nuk e bëni dot se do ju dalë shëmtirë. Do ju vijë turp nesër nga vetja. Këshilli i ankesave brenda AMA-s do ketë mundësi të vërë gjoba për gazetarët që kanë rroga të turpshme minimale. Dhe nuk ke të
Raportoi lidhjet e Tahirit me trafikun e drogës, rrëfehet gazetari italian: Më kanë kërcënuar me jetë
Ligjet e Ramës kundër medias shqetësojnë dhe Italinë: Liria e shtypit është në rrezik
J
o vetëm në Shqipëri, por edhe me diat në Itali shprehin shqetësimin e tyre lidhur me projektligjin e qeverisë mbi mediat dhe portalet. Programi televiziv “Fuori Tg” në televizionin publik italian “Rai3”, i ka kushtuar një puntatë lirisë së medias në “Tokën e Shqiponjave”, siç e quan ajo, me titull “Shqipëria, gojët e qepura”. Shkrimi i R ai 3-it Rai Në Shqipëri, liria e shtypit është në rrezik. Në një skenar mediatik të ndikuar nga përqendrime të forta editoriale dhe marrëdhënie gjithnjë e më të ngushta midis botimit dhe pushtetit politik, masat e fundit të qeverisë rrezikojnë informacionin dhe komplikojnë punën e reporterëve, me një efekt të mundshëm domino në demokracitë e brishta të Ballkanit. Të ftuarit në studion e Maria Rosaria De Medici, ishin Giuseppe Giulietti (president i Federatës Kombëtare të Shtypit Italian) dhe Koloreto Cukali (anëtar i Këshillit të Mediave Shqiptare). Kronikat e tërmetit Në ditët e emergjencës së tërmetit në Shqipëri ndodhën tre gjëra: një vajzë 25-vjeçare u arrestua pasi kishte shkruar në “Facebook” se në portin e Durrësit ekzistonte rreziku që të shpërthente një depo gazi; administratorët e një portali u kërcënuan me burg për shkak të një artikulli ku flitej se numri real i viktimave është më i larti se ai zyrtar, ndërsa aktivistët e Teatrit Kombëtar u kallëzuan
penalisht pas denoncuan se ndihmat për të prekurit nga tërmeti po shkarkoheshin në ministrinë e brendshme. Seksioni i reporterëve pa kufij mbi lirinë e shtypit thotë me qartësi të madhe se rruga për në Bashkimin Evropian është akoma e gjatë për Shqipërinë, për shkak të problemeve me demokracinë, e mbi të gjitha me lirinë e medias. Shqipëria renditet e 82-të në botë gjatë vitit 2018, teksa sulmet ndaj gazetarëve shqiptarë arriti nivele që nuk u panë kurrë më parë përplasje mes qeverisë dhe krimit të organizuar, me fyerje, kërcënime me vdekje, padi për të trembur dhe ndaluar hetimet e korrupsionit. Edhe gjatë tërmetit, informacioni politik në Shqipëri udhëton në një kanal të vetëm që quhet Edi Rama TV. “Gazetarët nuk kanë asnjë shans për
të marrë informacion nga qeveria. Ne jemi një rast unik mbase në botë, me siguri në Evropë, ku Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës japin të gjitha raportet e përgatitura vetë”, thotë gazetari Armand Shkullaku në raportin e gazetarit të RAI, Valerio Cataldi. Më pas, Cataldi ndërhyn në studion telefonike për të ofruar një dëshmi të drejtpërdrejtë të lirisë së shtypit në Shqipëri gjatë ditëve të emergjencës së tërmetit. “Ne kemi kryer një speciale për trafikun e drogës në Shqipëri dhe episodi i tregoi Shqipërisë në lidhje me trafikun e drogës, tregoi se si mafia shqiptare është një qendër me rëndësi dhe forcë, dhe gjithashtu tregoi sesi politika u përfshi disi në hetimet dhe hetimet e trafikut të drogës. Ky shërbim kur transmetoi shkaktoi një reagim shumë të fortë
nga qeveria shqiptare. Kryeministri shkroi gjëra të tmerrshme në lidhje me Facebook-un kundër Facebookut, tha që ne ishim gënjeshtarë dhe se ata ishin të gjithë të përbërë dhe një seri komentesh dhe sulmesh u nxitën përmes Facebook dhe përmes rrjeteve sociale. Pas këtij qëndrimi të dhunshëm nga Kryeministri, erdhën kërcënime me vdekje kundër meje dhe fyerjet kundër kumtesës sonë, e cila u akuzua për ndërtimin e lajmeve të rreme për lajme që në të vërtetë janë brenda mundësive të secilit dhe konstatohet”, deklaron Cataldi. Ligji i ri për median “Kryeministri tashmë kontrollon pothuajse të gjitha mediat tradicionale. Kjo është arsyeja pse ai po e zbaton këtë ligj, për të kontrolluar edhe median online. Gjëja e parë që duhet të keni frikë është se do të ketë një efekt domino në të gjithë Ballkanin”, deklaron Cukali. “Regjimet kanë nevojë për errësirë, është një rregull që zbatohet në botë. Ky lloj qëndrimi ndaj atyre që denoncojnë është diçka që përhapet. Në Itali kemi 24 reporterë nën mbrojtje: ata që nuk duan të dinë se çfarë po ndodh, kanë nevojë për errësirë. Kjo është fjala që përdorin regjimet, ekziston rreziku i sigurisë. Kjo gjë na shqetëson pasi ligje të tilla do të donte ti bënte edhe dikush në Itali. Të luftosh për Shqipërinë do të thotë të luftosh për nenin 21 të Kushtetutës në Itali. Këto nuk janë të ndara”, deklaron Giulietti.
drejtë të shkosh në gjykatë. Kjo është fashiste. Ju po bëni veting dhe nuk ke besim tek kjo drejtësi por do të vendosësh vetë drejtësi. Është mendësi totalitare, vec përpjekje për të denigruar median me agjitacion e propagandë”, tha Ylli Rakipi. Diskutimet në Komision Mimoza Koçiu, koordinatore e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë: Shqipëria ka mjaftueshëm ligje për të dënuar shpifjet në media. Nuk ekziston asnjë rast i ankesave për shpifje që të mos jetë trajtuar nga gjykata. Elvin Luku, ekspert i komunikimit: Zgjidhja më e mirë është vetërregullimi. Një ligj për rregullimin e mediave online mund të hartohet nga vet mediat, por projekt-ligjet e sjella nga qeveria censurojnë brendinë e shkrimeve dhe nuk ndajnë qartë gazetarinë qytetare, rrjetet sociale dhe mediat online, dhe kjo paqartësi e shton më tej censurën DREJTORI I KOMUNIKIMIT TË KRYEMINISTRIT
Endri Fuga: Paketa anti-shpifje është në dorë të parlamentit I pyetur dje nga “Zëri i Amerikës” mbi mundësinë e tërheqjes së paketës antishpifje nga qeveria, drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, tha se “ajo tashmë është në dorë të parlamentit, ku ka hyrë në proces dëgjesash dhe konsultimesh”, duke lënë të kuptohet se qeveria nuk po tërhiqet nga projekt-ligjet e saj. Komisioni i medias përgjegjës për fatin e amendamenteve ligjore të paketës së mbiquajtur për antishpifjen dhe raporti i anëtarëve është 10 me 8 për shumicën, ndërsa kryesimin e komisionit e ka opozita. Burime nga komisioni parlamentar i medias i thanë “Zërit të Amerikës” se vendimi për ta miratuar ose jo këtë projekt-ligj ende nuk është marrë. Sipas këtyre burimeve, në radhët e komisionit po mbizotërojnë dy opinione; ose paketa të kalojë për votim në seancë plenare, ose ajo të shtyhet për një kohë tjetër, pasi të shqyrtohen gjithë propozimet që po mblidhen nga dëgjesat me palët e interesuara vendase dhe ndërkombëtare.
POLITIKE
6 E enjte, 12 DHJETOR 2019
ISH-MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME
Bushati: 2019-ta ishte i mbrapshtë, përfshi zgjedhjet e 30 qershorit
I
sh-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati de klaron se viti 2019 ishte një vit i mbrapshtë dhe shpreson që 2020 të jetë viti i reflektimit. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, deputeti socialist tha se edhe zgjedhjet e 30 qershorit ishin “një e keqe” në vitin 2019, ndërsa theksoi se në vitin e ardhshëm duhet ndërtuar një kulturë e re politike, përfshi maxhorancën që ka peshën më të madhe të bashkëpunimit. “Ne jemi në fazën e një diskutimi në Kuvend, por në finale ka mbizotëruar një sens më racional duke marrë parasysh propozimet e BE-së dhe OSBE-së. Sepse Shqipëria ka marrë kryesimin e Pres-
idencës së OSBE-së dhe liria e medias është një nga shtyllat kryesore të kësaj organizate. 2019-ta ishte një vit i mbrapshtë. Nisi me djegien e mandateve, më pas zgjedhjet e 30 qershorit, tërmetet që prekën vendin. Uroj që 2020 të jetë jo thjeshtë viti i reflektimit, por edhe bashkëpunimit, për ti dhënë jetë reformës në drejtësi. Qëllimi i saj nuk ishte thjeshtë spastrimi i atyre personave të papërshtatshëm për drejtësinë. Ne duhet të ndërtojmë një proces dhe një kulturë të re politike, ku ne si maxhorancë kemi peshën tonë për të shtrirë dorën e bashkëpunimit”, tha deputeti socialist, Ditmir Bushati.
Ministri i Jashtëm i Italisë dhe Kryeministri Edi Rama konferencë të përbashkët për shtyp: Folëm për paketën anti-KçK
Luigi Di Maio: Italia ndihmë Shqipërisë për tërmetin, negociatat dhe Reformën në Drejtësi
D
uke theksuar vazhdimisht miqësinë e fortë me Sh qipërinë, Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka premtuar mbështetjen e Italisë jo vetëm për rimëkëmbjen nga tërmeti, por edhe për negociatat dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, kreu i diplomacisë italiane deklaroi se si ai, ashtu edhe kryeministri italian, Xhupeze Conte, do të bindin Komisionin Europian që duhet t’i qëndrojë afër vendit tonë në këto momente të vështira. Përpara se të takonte kryeministrin Edi Rama, Di Maio u ndal në Vorë, ku vizitoi të prekurit nga tërmeti. Nga kampin i Vorës ai nënshkroi një marrëveshje për dhurimin e materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane. Gjatë fjalës së tij për mediat, Di Maio u shpreh se pas përfundimit të vlerësimit të dëmeve, qeveria italiane do të ndihmojë edhe në procesin e rindërtimit. “Motivi kryesor për të cilin ndodhem këtu, është jo vetëm për të kultivuar më tej miqësinë historike mes dy vendeve, por edhe për shprehur solidaritetin e palës italiane pas tërmetit të 26 nëntori”, tha Di Maio. “Ne do të punojmë fuqishëm në Konferencën e Donatorëve dhe do të vëmë në dispozicion teknikët tanë që të bëjnë vlerësimin paraprak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në mënyrë që konferenca e donatorëve të ketë një kuadër të qartë situatës. Urojmë që Konferenca e Donatorëve të mund të bëhet në Tiranë, por ende më e rëndësishme është niveli i afërsisë që do të tregojnë të gjitha shtetet anëtare ndaj Shqipërisë”, u shpreh ai. Kreu i diplomacisë italiane u takua më pas me kryeministrin Rama, pranë të cilit deklaroi se Italia mbështet më shumë se kurrë integrimin e Shqipërisë në BE dhe do të lobojë tek vendet që janë kundër zgjerimit të BE. “I theksova kryeministrit mbështetjen e Italisë në rrugëtimin europian të Sh-
qipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Italia këmbëngul mbi nevojën e një vendimi pozitiv për të dyja vendet për të përcaktuar edhe një datë për thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe gjithashtu për një mandat për komisionin për të përgatitur kuadrin e negociatave”, tha ai. Edhe pse tërthorazi, Di Maio nuk i kurseu kri-
tikat për aktorët politikë në Shqipëri, duke u ndalur edhe tek kriza politika që ka kapluar prej më shumë se një viti vendin, krizë që sipas tij, rrezikon integrimin europian të vendit. “Të gjithë aktorët politikë të angazhohen edhe më tej në rivendosjen e një klime politike të tillë në mënyrë që të mos komprometojë rrugëtimin e integrim-
it europain dhe të bëjë të mundur të shfrytëzohen potencialet në rritje të vendit, duke favorizuar një ulje të tensioneve dhe hapjen e kanaleve të përballjeve dhe dialogut”, deklaroi kreu i diplomacisë italiane. Por Italia ka premtuar të ndihmojë Shqipërinë edhe në një proces tjetër të rëndësishëm; Reformën në Drejtësi. Kryeministri Edi Rama njoftoi se diskutoi me ministrin italian lidhur me ligjin AntiKÇK dhe njësinë speciale anti-korrupsion, ku tha se Italia nuk do të ofrojë vetëm asistencë teknike, por edhe njerëz në terren. “Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë i parë në marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe vendi që nuk është kursyer asnjëherë në përpjekjet për transformimin e Shqipërisë nga një diktaturë në demokraci funksionale”, tha Rama. “Me ministrin kemi diskutuar edhe reformën e drejtësisë, legjislacionin e ri kundër KÇK-së, pra krimit të organizuar, kemi diskutuar edhe mbi njësinë speciale kundër korrupsion-
it. Ministri më konfirmoi gatishmërinë e Italisë për të mbështetur jo thjesht në mënyrë tradicionale me asistencë teknike por me njerëz në terren, bashkëpunim konkret dhe të përditshëm”, theksoi ai. “Mund të punojmë sëbashku në luftën ndaj fenomeneve të paligjshme që në një farë mënyrë prekën gjithë zonën e Mesdheut. Sepse sikundër e thashë, ne luftojmë nëpërmjet implementimit të ligjeve të reja. Kemi ligj të ri për evazionin fiskal, korrupsionin, por puna e përbashkët mund të bëjë të mundur edhe rritjen e investimeve nga sipërmarrësit italianë. Dhe integrimi në BE i Shqipërisë mund t’u japë mundësi sipërmarrjeve tona këtu të rriten, duke ofruar kështu mundësi të reja punësimi por edhe për rritjen ekonomike të vendit. BE në mënyrë të natyrshme duhet të bëjë pjesë të saj Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne do e mbështesim këtë edhe ndaj atyre vendeve që nuk janë pro zgjerimit të BE dhe po e pengojnë zgjerimin e BE”, u shpreh Di Maio
KREU I QEVERISË
Rama mbledh ambasadorët: Në këto kohë dramatike, ju u treguat po kaq shqiptarë sa ne K ryeministri Edi Rama ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të falënderuar ambasadorët e vendeve të huaja në vendin tonë për ndihmën që shtetet e tyre dhanë gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Gjatë takimit me ambasadorët, Rama tregoi se çfarë do ti thotë djalit të tij 5-vjeçar, Zahos kur të rritet, kur ky i fundit ta pyesë mbi SHBA-në dhe Bashkimin e Europian. Kryeministri vuri në pah se si shtetet lanë pas ndasitë dhe përplasjet politike për tu bërë bashkë dhe për të ndihmuar Shqipërinë në ditët më të vështira të saj. “Por njësoj si dritat e festave të fundvitit edhe kjo
mbrëmje nuk mund të mos ndodhte. Në kushtet kur ju të gjithë në këtë kohë kaq dramatike për Shqipërinë jeni ndjerë dhe treguar po aq shqiptarë sa shqiptarët. Përballë gërmadhave dhe lotëve të 26 nëntorit detyra juaj ishte të raportonit atë ditë nga ambasadat tuaja në kryeqytetet respektive. Unë nuk kam ndërmend ti publikoj mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as nuk i ruaj si zakon në ndonjë arkivë. Por mesazhin e Leylas e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir 5-vjeç, sot Zaho, të rritet dhe pak të bëjë pyetjen e parë për SHBA-të, unë do ti
lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikundër me siguri do vijë dita kur im bir do inatoset me BE, kush nuk inatoset me BE, unë do ti tregoj historinë e zbarkimit të trupave të kërkim shpëtimit në mbrëmjen e 26 nëntorit dhe heroizmat me plot kuptimin e fjalës të atyre burrave dhe grave veshur me uniforma të ndryshme, që flisnin gjuhë të ndryshme dhe që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar jetë shqiptare. Vërtet do të jetë shumë më e lehtë hyrja në historinë në marrëdhëniet me fqinjët rreth e rrotull nesh duke ja nisur jo
nga ngatërresa politike apo keqkuptimet historike por nga rrëfimi i nxjerrjes prej gërmadhave pas pothuajse 24 orësh të një djali shqiptar nga trupat fantastike greke të kërkimshpëtimit apo rrëfimi i një beteje të përbashkët të kërkues-shpëtuesve nga Kosova apo Serbia për të shkëputur nga kthetrat e vdekjes njerëz të zakonshëm të këtij vendi. Ishte e gjitha një mrekulli, me kalorësit e kërkim shpëtimit italian që gjithë përkushtim krahas atyre turq, i rrethuan gërmadhat e kthyera në kështjella të vdekjes dhe nxorën prej tyre jetë shqiptare. Po për vëllezërit dhe motrat tona në uniformë nga Kosova me çfarë fjalësh mund të përshkruhen pa e zvogëluar euforinë e rrahjeve të zemrës së mbarë Kosovës gjithçka që u reflektua në gjithë operacionin e tyre të paharrueshëm”, tha Rama.
POLITIKE
L
7 E enjte, 12 DHJETOR 2019
Lideri historik i demokratëve “hap” arkivat: Ja gabimi historik i PD-së. Zgjidhje me shpejtësi i problemeve madhore që ka krijuar tërmeti i 26 nëntorit
ideri historik i Partisë Demokratike Sali Ber isha ka kujtuar 29-vjetorin e themelimit të kësaj partie. Në një mesazh në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha risolli në vëmendje krijimin e PD-së, si dhe kontributin e paçmuar të ishdeputetit Azem Hajdari. Po ashtu ish-kryeministri pranon se PD-ja gaboi me lejimin dhe mori të gjitha përgjegjësitë për skemat piramidale dhe doli në vitin 1997 në opozitë. Në mesazhin e tij, Berisha thekson se PD-ja ishte partia e parë opozitare pas 46 vitesh monizmi total, që lindi nga idealet e revolucionit demokratik si parti. “29 vjet më parë, më 11 dhjetor të vitit 1990, studentët e Universitetit të udhëhequr nga tribuni i lirisë së kombit shqiptar, Azem Hajdari, pedagogë të tyre, intelektualë, qytetarë të Tiranës, në një akt historik ndanë epokat, themeluan në Qytetin Studenti, Partinë Demokratike të Shqipërisë, dhe së bashku me të, pluralizmin politik në Shqipëri. Partia Demokratike, partia e parë opozitare pas 46 vitesh monizmi total, lindi nga idealet e revolucionit demokratik si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore të dënuara me vdekje me Kushtetutë të qytetarëve shqiptare; parti e interesit kombëtar të shqiptarëve dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike të vendit. Në këtë mision PD, në kushtet e monizmit ekstrem, në një betejë epike paqësore, përmbysi me votën e lirë
29-vjetori i PD-së, Berisha: Edhe sot domosdoshmëri përmbysja e regjimit
regjimin totalitar, diktaturën e trefishtë: atë të shtypjes më mizore, të izolimit më të thellë, indoktrinimit më të madh dhe mjerimit më ekstrem, regjimin hoxhist që shkatërroi më shumë se një luftë civile Shqipërinë dhe shndërroi shqiptarët në kombin e tretë më të varfër në botë, me vetëm 204 dollarë që ishin në vitin 92 të ardhurat për frymë të shqiptarëve. Në vitin 1997 Partia Demokratike njohu gabimin e saj historik të mos ndalimit në kohë të skemave piramidale. Ajo iu kundërvu rebelimit komunist me mjete politikë dhe përcaktoi zgjedhjet
29-VJETORI I THEMELIMIT
e përgjithshme si rrugë politike për zgjidhjen e krizës. Në vitin 2013 shqiptarët me vullnetin e tyre nuk votuan për kontratën e re me PD-në dhe Sali Berishën dhe votuan për një kontratë tjetër. Respektova plotësisht vendimin e tyre dhe mora të gjitha vendimet e duhura, përfshirë këtu një rotacion normal të pushtetit. Por me ardhjen në pushtet në vitin 2013 të Edvin Kristaq Ramës dhe bastardëve të tjerë të bllokmenëve hoxhist, gjatë këtyre viteve të tyre në pushtet me politikat që ndoqën arritën: Të shndërrojnë Shqipërinë në
Kanabistan apo Kolumbinë e Europës dhe sipas raportit të DASH; në qendrën operacionale të organizatave kriminale të Europës, SHBA, Amerikës Latine dhe Lindjes së Mesme; te ndertoje narkoshtetin e pare ne Europe dhe te shkaterrojne shtetin ligjor; Të vendosin në Shqipëri sundimin e mafies, trafikantëve, vrasësve, përdhunuesve në qeveri, parlament, polici, prokurori, gjykatë, etj, etj; Të largojnë nga Shqipëria mbi 400.000 mijë shqiptarë në 4 vite; Të vjedhin dhe shpërdorojnë me tenderat, koncesionet dhe 200 PPP mbi 3,2 miliardë euro. Përveç këtyre kjo parti arriti: t’i fusë thikë pas shpine dhe të mbështesë për llogari të Serbisë së Madhe ndarjen e Kosovës dhe të bllokojë për tre vite me radhë hapjen e negociatave me BE; dhe së fundi: nga viti 2018 në vitin 2019 nuk u plotësuan asnjë nga kushtet e vendosur nga Këshilli i Ministrave të BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë; detyroi vende themeluese të BE-së të kërkojnë për herë të parë rikthimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë për asnjë prej dhjetëra vendeve që
gëzojnë liberalizimin e vizave me BE; bllokoi liberalizimin e vizave të Kosovës me BE; bllokoi për kohë të pacaktuar hapjen e negociatave me BE; duke zbatuar politikën e Vaso Çubrilloviæit po bënë spastrimin etnik të Shqipërisë. Sot në opozitë, Partia Demokratike është shndërruar në forcën kryesore politike të vendit, forcën e shpresës dhe besimit të shqiptarëve, e gatshme dhe e sigurtë të shpëtojë Shqipërinë nga kthetrat e zeza të narkoshtetit për fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe vazhdimin e misionit të saj historik, integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian! Ky përvjetor historik i Partisë Demokratike e gjen vendin të goditur rëndë nga një fatkeqësi natyrore, dhimbjet e së cilës për shkak të vjedhjeve, pashpirtësisë së narkoshtetit, po bëhen çdo ditë e më të mëdha. Ndaj dhe sot po bëhet më e qartë se kurrë domosdoshmëria e përmbysjes së regjimit të kakistokracisë dhe zgjidhjes me shpejtësi të problemeve madhore që ka krijuar tërmeti i 26 nëntorit”, theksoi dje në mesazhin e tij lideri historik i PDsë, Sali Berisha.
KRYEDEMOKRATI URON DITËLINDJEN E 29-TË TË PD-SË
Basha: Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta K
Maliqi: PD të jetë më e bashkuar se kurrë për të ndalur instalimin e diktaturës
D
eputeti Lefter Maliqi teksa ka uruar ditëlindjen e 29-të të Partisë Demokratike, i bën thirrje lidershipit të saj që të bashkojë demokratët si e vetmja mënyrë për të ndalur instalimin e diktaturës në Edi Rama, si dhe për të bërë të mundur frenimin e fenomenit të shpopullimit të Shqipërisë. “I uroj përzemërsisht gjithë demokratëve gëzuar 29 vjetorin e krijimit dhe themelimit të Partisë Demokratike. Ju uroj suksese në sfidat e ardhshme, duke çuar deri në fund ëndrrën dhe aspiratat e studentëve të dhjetorit 1990 për liri-demokraci dhe ëndrrën europiane. Sot duhet të jeni më të bashkuar se kurrë për të ndaluar instalimin e diktaturës, shpopullimin, krimin e organizuar dhe korrupsionin galopant. Krenar që kam qenë deputet i Partisë Demokratike në vitin 2009-2013 kur Shqipëria u fut në NATO dhe u bë e mundur lëvizja e lirë në BE. Gëzuar dhe urime”, shprehet deputeti Lefter Maliqi.
ryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar themelimin e Partisë Demokratike 29 vite më parë me një mesazh në “Facebook”. Basha shkruan se ‘Liri-Demokraci’ ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb që ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada. Ai thekson se PD ia ka dalë të jetë partia e shpresës dhe kjo është arritja më e madhe. Sipas Bashës, sot shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë. Basha deklaron se shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj dhe se këtë do e bëjnë realitet. “Liri – Demokraci! 29 vjet më parë këto 2 fjalë ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb, i cili ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada. Liri –
Demokraci është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa. Për 29 vite, Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës. Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet. Sot shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë. Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qever-
isjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj! Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe së bashku do ta bëjmë realitet! Gëzuar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, u shpreh dje kreu i PDsë, Lulzim Basha.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
AKTUALITET
8 E enjte, 12 DHJETOR 2019
Bledi Çuçi, drejtues qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore: Qeveria u ka dorëzur privatëve, mbi 200 dosje për të rindërtuar shtëpitë në zonat rurale në tri blloqe
D
rejtuesi qendror i operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Naty rore, ministri Bledi Çuçi bëri të mërkurën një pasqyrë të përpjekjeve shumëplanëshe të deritanishme për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. “Menjëherë pas goditjes fatkeqe, u mobilizuan të gjitha institucionet shtetërore qendrore e vendore dhe u ngrit Komiteti Ndërministror për Emergjencat, i cili organizon dhe bashkërendon punën e institucioneve shtetërore, si dhe burimet financiare e materiale për përballimin e pasojave të tërmetit”. Ngritja e këtij Komiteti, sipas tij, u pasua me ngritjen menjëherë të Shtabeve të Emergjencës për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Ndërsa vlerësoi solidaritetin e gjithanshëm për kapërcimin e kësaj situate, Çuçi tha se në fazën e parë, puna e të gjitha strukturave shtetërore u përqendrua në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve të mbetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti, si dhe në strehimin e familjeve, banesat e të cilave ishin dëmtuar. Ministri tha se ende nuk ka një faturë të saktë dhe përfundimtare të dëmeve që shkaktoi tërmeti i dy javëve më parë. Por fatura pritet të jetë gati më 16 janar, teksa është bërë formulari mbi modelet e BE-së dhe Kombeve të Bashkuara për përpunimin e të dhënave në mënyrë elektronike dhe në kohë reale. Rruga drejt rindërtimit duket e afërt pasi siç bëri të ditur ministri Çuçi, qeveria u ka dorëzur privatëve, mbi 200 dosje për të rindërtuar shtëpitë në zonat rurale në tri blloqe: Qarku Tiranë, Krujë, Fushë-Krujë, Laç dhe Durrës-Lezhë. “Fondacionet private do të menaxhojnë drejtpërsëdrejti rindërtimin e banesave të financuara me fondet e mbledhura nga to. Qeveria do të verë në dispozicion të tyre dosjet e banesave që ata do të rindërtojnë ose ndërtojnë. Qeveria do të bëjë supervizimin e këtyre projekteve për të garantuar përputhjen e tyre me standardeve publike të ndërtimit dhe të transparencës”. Deklarata e plotë Menjëherë pas goditjes fatkeqe, u mobilizuan të gjitha institucionet shtetërore qendrore e vendore dhe u ngrit Komiteti Ndërministror për Emergjencat, i cili organizon dhe bashkërendon punëne institucioneve shtetërore, si dhe burimet financiare e materiale për përballimin e pasojave të tërmetit. Ngritja e këtij Komiteti u pasua me caktimin tim si Drejtues Qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore dhe me ngritjen menjëherë të Shtabeve të Emergjencës për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Këto vendime e veprime u shoqëruan më pas edhe me ngritjen e Komitetit të Rindërtimit, i cili përfshin institucionet shtetërore, përfaqësuesit e sektorit privat, si dhe të organizatave jofitimprurëse që kanë mbledhur fonde për të adresuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. I. FFAZA AZA E P ARË PARË Në datë 26 nëntor dhe në ditët e para në vijim, puna e të gjitha strukturave shtetërore u përqëndrua në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve të mbetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti, si dhe në strehimin e familjeve, banesat e të cilave ishin dëmtuar. 1-OPERACIONI I KËRKIM-SHPËTIMIT Menjëherë pas ngjarjes, në zonat e prekura nga tërmeti në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, filluan punëngrupet e kërkimshpëtimittë përbërënga Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura,Policia e Shtetit, Shërbimi i Zjarrëfikëseve dhe ekipet mjekësore. Përgjigjes sonë për ndihmë iu përgjigjën menjëherë dhe vende të tjera e partnerë ndërkombëtare. Operacionet e kërkim-shpëtimit u kryen nga9 ekipe, të përbërënga278 trupa shqiptarë dhe 669 të huaj.Thirrjes së parë për ndihmë iu përgjigjën: 142 forca nga Kosova; 180 nga
Bledi Çuçi: Më 16 janar gati fatura. 261 pallate dhe 2237 banesa të dëmtuara Italia; 91 nga Franca; 57 nga Greqia; 54 nga Rumania; 17 nga Zvicra, Izraeli, Turqia, dhe Serbia. Forcat tona të kërkimshpëtimit nxorrën nga rrënojat 38 njerëz,ndërkohë që së bashku me trupat e huaja, u nxorrën nga rrënojat edhe 10 njerëz të tjerë, 3 prej të cilëve, fatkeqësisht humbën jetënmë vonënë spital. Ndërkaq, që në orët e para pas tërmetit, i gjithë zinxhiri i shërbimit shëndetësor u vu në shërbim të banorëve të dëmtuar nga tërmeti. 2-STREHIMI Paralelisht me operacionin e kërkimshpëtimit, Shtabet e Emergjencave për të tre qarqetorganizuan strehiminpër të gjithë banorët embetur pa strehë për shkak të tërmetit. Në ditët e para, organizuam strehiminemergjent tëtyre në palestra, Qendra Sociale dhe çadra, këto të fundit kryesisht në zonat rurale. Megjithatë, në bazë të vullnetit të Qeverisë dhe angazhimit të Kryeministrit, duke filluar nga pasditja e datës 27 nëntor, banorët e prekur nga tërmeti në qarqet Durrës dhe Lezhë filluan të strehohen në struktura hoteliere. Deri më sot, ju kemi siguruar strehimin e përkohshëm rreth 13294 qytetarëve të prekur nga tërmeti si vijon: 4 149 qytetarëve i strehuam në hotele; 395 në Qendra Sociale; 254 qytetarëi strehuam në palestra; dhe 7383 nëçadra. Ndërkohë,mbi 1000 banorë të tjerëjanë strehuar në qytete të tjera të Shqipërisë dhe në Kosovë. 3-ST ABILIZIMI 3-STABILIZIMI Gjatë këtyre dy javëve, u dhuruan nga Qeveria 23 apartamente në Durrës dhe Tiranë për të gjithafamiljet që kanë humbur familjarët dhe banesat e tyre. Deri më sot, 6 nga këto familje kanë filluar të banojnë në banesat e dhuruara. Shërbimi Spitalor Ne angazhuam rreth 340 mjekë dhe infermierë, të cilët ofruan e vazhdojnë të ofrojnë ndihmë shëndetësore për të prekurit nga tërmeti. Deri më tani, 913 pacientë janë trajtuar në spital. 20prej tyre vazhdojnë të marrin trajtim dhe 3 janë dërguar për ndihmë të specializuar jashtë vendit. Ekipet e mjekëve specialistë kanë vizituar 5163banorë dhekanë vaksinuar kundër gripit 1442 banorë të tjerë në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë. Ju kemi kushtuar e ju kushtojmë vëmendjetë madhe e të veçantëfëmijëve. 257 psikologë e punonjës socialë shërbejnë në njësitë akomoduese dhe aktualisht rreth 1 669 fëmijë marrin mbështetje të vazhdueshme psiko-sociale. Pastrimi i inerteve Pas shembjes së ndërtesave të dëmtuara shumë rëndë nga tërmeti do të flas më poshtë për to -, morëm masat për pastrimin e inerteve në të gjitha zonat e dëmtuara. Brenda datës 25 dhjetor, këto inerte do të depozitohennë fushën në Porto Romano, si pjesë e projektit për krijimin aty të një parku të madh urban bregdetar II-F AZA E D YTË II-FAZA DYTË Pas sigurimit tëstrehimit tëpërkohshëm tëbanorëve të prekur nga tërmeti, kemi nisur tashmë një prej fazave më të rëndësishme në adresimin e dëmeve të shkaktuara nga ky tërmet, atë të verifikimit të dëmeve në banesa. 1-VLERËSIMI I DËMIT (a)- Banesat Procesin e vlerësimit të dëmeve në banesa e kemi organizuar në dy faza, në pajtim me praktikat standarte ndërko-
mbëtare: Gjatë periudhës 27 nëntor-7 dhjetor bëmëvlerësimin urgjent dhe fillestar të dëmeve në ndërtesa. Ky vlerësim kishte për qëllim përcaktimin e banesave që paraqesin rrezikshmëri, të cilat duhen shembur ose duhen shpallur të pabanueshme përkohësisht. Kjo fazë ka synimin parësor garantimin e sigurisë së jetës së banorëve. Deri më sot: Mbi 100 grupe inspektimi kanë verifikuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në të gjithë qarkun Durrës, Tiranë e Lezhë. Në përbërje tëkëtyre grupeve kemi angazhuar 500 inxhinierë vendas dhe 81 ekspertë e inxhinierë konstruktorënga 11 vende partnere. Ky proces dinamik vijon. Deri më sot, në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti janë inspektuar14069 objekte, nga të cilat: 261pallate janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht; 2237 banesa janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht; 851 pallate kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta dhe 4618banesa kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta. Deri më sot, janë shembur 44 objekte, kryesisht nëqarkun Durrës, të përcaktuara si me rrezikshmëri shumë të lartë. Këto ndërtesa janë shembur mbi bazën e Aktit të Konstatimit të çertifikuar nga Grupi përkatës i Verifikimit, nga Instituti i Ndërtimit dhe mbi bazën e vendimit të Këshillit Bashkiak. Të gjitha godinat, të cilat rezultojnë me rrezikshmëri të lartë, vazhdojnë të ruhen me perimetër sigurie nga forcat e policisë. Në datë 8 dhjetor filluam procesin e vlerësimit të ndërtesave që janë dëmtuar nga tërmeti, për hartimin e Raportit Përfundimtar për Dëmet. Ky vlerësim po bëhet mbi bazën e një formulari të përgatitur mbi modelet e BE-së dhe të Kombeve të Bashkuara dhe transmetimi e përpunimi i të dhënave bëhet në kohë reale në mënyrë eletronike. Kjo fazë ka synim kryesor përcaktimin e saktë të dëmeve në banesa dhe përllogaritjen e kostos së këtyre dëmeve. (b)-Shkollat Vlerësimi paraprak i dëmit 3.05 Miliardë Lekë. Ju kemi kushtuar rëndësi të veçantë inspektimit të shkollave dhe spitaleve. Ky proces është bërë në disa shkallë, duke angazhuar disa grupe inspektimi për të njëjtin objekt në mënyrë që të kishim konkluzione sa më të sakta. Deri më sot kemi këto gjetje nga inspektimi i shkollave: 176 objekte shkollore kanë pësuar dëme të lehta; 6 objekte kanë pësuar dëme të konsiderueshme; dhe 36 objekte
kanë pësuar dëme të rënda. Të gjithë nxënësit që frekuentonin shkollat që kanë pësuar dëmtime të rënda, janë sistemuar në shkolla të tjera dhe mësimi ka rifilluar rregullisht në datë9 dhjetor. Të gjitha godinat e institucioneve që ofrojnë shërbime për publikun, si gjykatat, qendrat shëndetësore, institucionet e riedukimit, si dhe objektet e trashëgimisë kulturore, të cilat kanë dëmtime, po mbahen nën vëzhgim të posaçëm. 2-STREHIMI (a)-Bonusi i qirasë Pasi siguruam strehimit e përkohshëm të banorëvë të prekur nga tërmeti në qendra akomoduese dhe njësi lëvizëse, filluam marrjen e masave për një zgjidhje afatmesme të strehimit për këta banorë. Për këtë qëllim,filluam adaptimin e skemës së bonusit të qerasë për banorët e prekur. Deri më sot: Këshilli bashkiak i Tiranëska miratuar bonusin e qirasëpër 922 familje; Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar bonusin e qirasëpër 666 familje; Këshillat bashkiakë të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës kanë miratuar listën e familjeve përfituese nga bonusi i qerasë; Të gjithë bashkitë në zonat e prekuar nga tërmeti, vazhdojnë të pranojnë aplikime për bonusin e qerasë për banorë të mbetur të pa strehë për shkak të tërmetit. Sipas vendimit të Komitetit për Rindërtimin, qeveria do t’ju ofrojë bonusin e qerasë banorëve të mbetur pa strehë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, deri në maj të vitit 2021. (b)-Çadrat e dimrit Shumica e banorëve në zonat rurale, të cilëve ju është dëmtuar banesa për shkak të tërmetit, kanë preferuar të mos largohen nga shtëpitë. Për këtë arsye, ne ju kemi ofruar këtyre banorëve çadra dimri, të cilat atado t’i shfrytëzojnëderi në ndërtimin e shtëpive të reja. Me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarëe të qytetarëve bujarë, po vijojmë me shpejtësi me zëvendësimin e çadrave verore me ato dimërore, të pajisura me të gjithë infrastrukturën e përshtatshme. III-HAP AT E P ARË PËR ZGJIDHJE AF ATIII-HAPA PARË AFA GJ ATA GJA (a)-Drejtimet kryesore të zgjidhjeve afatgjata Ne si qeveri kemi filluar përgatitjen e planeve konkrete për zgjidhjen afatgjatë të problemeve që shaktoi tërmeti i dy javëve më parë. Këto zgjidhje përfshijnë angazhimin tonë për të bërë të mundur: Rindërtimin masiv të banesave të dëmtu-
ara me angazhimin edhe të firmave të ndërtimit për riparimin e pallateve që ato kanë ndërtuar; Ndërtimin elagjeve të rejanë Tiranë, Durrës, Thumanë, Kurbin dhe Lac për të strehuar banorët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan plotësisht nga tërmeti; Ndërtimin e infrastrukturës shoqëruese (shkolla, kopshte, qendra shëndetësore, infrastrukturë tokësore dhe nëntokësore) në këto lagje të reja; dhe Ndërtimin e shtëpive ekologjike (Ekoshtëpive) në zonat rurale. (b)-Vlerësimi monetar i dëmeve Ndërkohë që kemi bërë vlerësime të kostove të dëmeve në ndonjë sektor të caktuar, nuk kemi ende një faturë të saktë dhe përfundimtare të dëmeve që na shkaktoi tërmeti i dy javëve më parë. Verifikimi i detajuar i dëmeve në ndërtesat e prekuar nga tërmeti është hapi i parë në përgatitjen e Raportit të Dëmeve. Caktuam zonjën Milva Ekonomi në rolin e Koordinatores Kombëtare për Raportin e Dëmeve, si dhe ngritëmgrupin e përbashkët të punës me BE-në, Bankën Botërore dhe misionin e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për ta përgatitur këtë raport, i cili do të paraqitet në 16 janar. (c)-Programi i Rindërtimit Realizimi me sukses i Programit të Rindërtimit për të adresuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, kërkon burime të mëdha financiare. Qeveria dhe veçanërisht kryeministri kanë filluar punën për sigurimin e këtyre burimeve. Deri më sot, janë në dispozicion 20 miliardë lekë për zbatimin e Programit të Rindërtimit, nga të cilat: 13 miliardë lekënga buxheti i shtetit; dhe 7 miliardë lekë nga donacionet. Burimet kryesore të këtyre fondeve janë: Buxheti i shtetit; Bashkimi Europian, Banka Botërore, dhe OKB; Donacionet e mbledhura nga fondacionet “Fundjavë Ndryshe”, “Shqipëria për Shqiptarët”,”Rënjët Shqiptare”; Donacionet në llogaritë bankare të hapura nga qeveria shqiptare dhe donacionet e mbledhura përmes portalit e-Albania në shërbim të realizimit të Programit të Rindërtimit. 5753 donatorë dhuruan në total 58.5 milionë lekëpërmes platformës qeveritaree-albania; Qeveritë e huaja, fondacionet, bizneset dhe individët dhuruan 9 milionë Euronë llogaritë bankare të vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare; 23 milionë euro është totali i fondeve të dhuruara nga donatorë si BE (15 milionë euro),qeveri të vendeve tëtjera si Turqia e cila ka marrë përsipër vendosjen në dispozicion të 500 apartamenteve, etj. (d)-Lehtësimi i procesit të rindërtimit Fondacionet private do të menaxhojnë drejtpërsëdrejti rindërtimin e banesave të financuara me fondet e mbledhura nga to. Qeveriado të verë në dispozicion të tyre dosjet e banesave që ata do të rindërtojnë ose ndërtojnë. Qeveria do të bëjë supervizimin e këtyre projekteve për të garantuar përputhjen e tyre me standardeve publike të ndërtimit dhe tëtransparencës. Deri më sot, qeveria i ka dorëzuar fondacioneve private mbi 200 dosje duke i hapur rrugën rindërtimit të shtëpive të dëmtuara në zonat rurale të ndara në tri blloqe: Qarku Tiranë, Krujë, Fushë-Krujë, Laç dhe Durrës-Lezhë. Kemi ndërmarrë, po ashtu, disa masa administrative për të përshpejtuar dhënien e lejeve për riparime e ndërtime në banesat e dëmtuara nga tërmeti, natyrisht, pa cënuar cilësinë e projekteve të paraqitura.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE OPINION Nga Spartak Ngjela
T
op Channel, në pro gramin Top Story, denoncoi me fakte dhe me guxim qytetar patriotik mafien e ndërtimit të lidhur me politikën shqiptare, për krimin e saj, që solli vdekjen e 51 personave dhe tmerrin e një tragjedie shqiptare. Ishin tre ish deputetë të Partisë Socialiste të përfshirë në këtë aferë ndërtimore mafioze në Plazhin e Durrësit. Top Channel tregoi mbrëmë se patrioti Dritan Hoxha nuk ka vdekur. Po prokuroria, nga do anojë, nga krimi apo nga drejtësia? I. Tani është e qartë se kush i vrau shqiptarët. Por ende nuk shihet një dritë në fund të tunelit në lidhje me shërimin e shpejtë të kësaj gjendjeje tepër të rëndë për shqiptarët. Nga kjo që shqiptarët nëpërmjet Top Channel-it panë mbrëmë me fakte për tërmetin tragjik në Shqipëri, kuptohet se
gjendja ekonomike do të vijojë të rëndohet. Erdogani dhe Rama, pasi mbaruan aeroportin e Vlorës, do të na ndërtojnë 500 apartamente për të dëmtuarit e tërmetit. (!) Asgjë. Kurse në Top Channel u transmetua me fakte në emisionin Top Story mafia e ndërtimit në Durrës. Vrasje dhe dëmtim i madh njerëzor si bashkëpunim i mafies së ndërtimit me korrupsionin e lartë shtetëror. Po prokuroria çfarë po bën? II. Gjëja më e rëndë mbetet fakti që qeveria Rama nuk ka para për emergjencë. Dhe prandaj vjen vërdallë si cjapi nëpër shkretëtirë. Në çdo vend të Europës kjo është vepër penale. Nga kuptohet që kryeministri shqiptar nuk ka krijuar fond ligjor për emergjencat? Rama ende nuk ka deklaruar sa para ka për dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Por, ende nuk ka denoncuar firmat e
9 E enjte, 12 DHJETOR 2019
Mafia e ndërtimit në Durrës u zbulua, çfarë po pret prokuroria? ndërtimit që kanë abuzuar, dhe si ka qenë e lidhur politika me mafien e ndërtimit. Po tani që i denoncoi Top Channel, ç’do të bëjë? Gjithsesi, në këto momente është prokuroria autoriteti që duhet të flasë edhe për tre ish deputetët e Partisë Socialiste, të cilët Top Story i nxori me emrat e plotë. III. Denoncimin faktik e bëri Top Channel. Bravo i qoftë! Ky stacion e tregoi që është ngritur për shqiptarët dhe për patriotizmin shqiptar, ashtu siç e themeloi patrioti i madh shqiptar, Dritan Hoxha, kur më tha: “dua të ngre frymën patriotike të shqiptarizmit me këtë televizion”. Kurse Rama tani po provon se kërkon të
mbrojë krimin e madh që ka ndodhur. Por, e ka të pamundur. Gjithçka do të dalë në dritën e diellit. Kot lodhet Rama me përvuajtjen qesharake që po tregon, nuk e arrin dot fshehjen e këtij krimi të madh. Tërmeti i 26 nëntorit mbylli sak etapën kryesore të korrupsionit shtetëror, dhe po hap etapën e drejtësisë së re në Shqipëri. Tërmeti me dëmet që shkaktoi në ndërtesat abuzive, i dha mundësinë e plotë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme me këtë rast të pastër juridik, që të fillojë procesin penal për të çendur parzmoren e blinduar të korrupsionit të lartë shqiptar. Çfarë do të ndodhë? Nëse
prokuroria do të anojë kah drejtësia, Plazhi i Durrësit, Durrësi dhe Thumana do të jenë epiqëndra e fillimit të punës për çendjen e parzmores së korrupsionit të lartë shqiptar, të lidhur me mafien e ndërtimit. I gjithë pylli i pishës që qarkonte tërë bregdetin e bukur të Golemit, ka qenë pronë shtetërore. Kjo është thembra Akilit. Cili nga kryeministrat ia dha këtë perlë të bregdetit shqiptar mafies së ndërtimit? Dhe, cila është lidhja kriminale midis kryeministrave dhe ndërtuesve mafiozë në Golemin e shkatërruar ligsht. Këtu duhet të fillojë gjithçka. Kur do të fillojë të ndihet realisht me forcën e ligjit Prokuroria e Durrësit?
fakt dhe u bë realitet është: u aprovuan qiratë, ja ku jemi me qiratë! Nesër do aprovojmë apartamentet, do jemi në një apartament që o do blihet o do rindërtohet”, shtoi Veliaj. Ndërkaq, Pëllumb Gjergo falenderoi Bashkinë e Tiranës për menaxhimin e situatës dhe përkrahjen e dhënë, ndërsa theksoi se jetesa në konvikt ishte bërë e vështirë për shkak të kushteve të këqija. “Aty ka qenë një ligjshmëri në gjithë këtë paligjshmërinë e madhe; paguanim atë qiranë shtetit, por ishim të paligjshëm, sepse ishim pjesë e një ndërtese që nuk ishte funksionale, kishte humbur destinacionin e vet që nga ’90. Secili në atë memorien e tij e kishte fiksuar që kjo është e imja dhe që dikur do privatizohet. Faleminderit ju, sepse kjo traumë që kemi pësuar ne, pa një menaxhim të shpejtë, që ne e kemi prekur, unë të paktën e kam prekur, që jam shumë me pretendime, por e shoh që menaxhimi ka qenë në mos perfekt, ai i duhuri”, u
shpreh Gjergo. Veliaj informoi familjen Gjergo se tashmë për të gjitha familjet që do të zhvendosen nga godinat e Qytet Studentit apo ato që i janë dëmtuar shtëpitë në zonën e Kinsostudios do të ndërtohet një lagje krejtësisht e re në zonën e Shkozës. “Ne kemi konceptuar sesi këtu te “Autotraktorët” të bëjmë një lagje të re. E gjithë zona e atyre që dalin pa banesa në Kinostudio, në Qytetin Studenti, është edhe pika më e afërt. Ai është një vend ideal që kryeministri e ka me shumë merak që të gjejmë edhe një arkitekt ndërkombëtar dhe që njerëzit të mos thonë po shkojmë në një geto, por një gjë që është bërë me shije, me planimetri, me infrastrukturë. Atje kalon Unaza e madhe, pra aty është edhe rrethrrotullimi i Unazës. Nuk është e largët dita kur njerëzit do luten të shkojnë te këto lagjet e reja. Për të gjitha këto arsye, them që bëmë një vendim të mirë, dua të të falenderoj shumë për bashkëpunimin”, u shpreh Veliaj.
Familja Gjergo u zhvendos nga konvikti 15 në Qytetin Studenti në një banesë me qira të paguar nga Bashkia e Tiranës
Veliaj: Do ndërtojmë lagje të re në Shkozë
F
amilja Gjergo është nga familjet që prej disa vitesh jetonin në ambientet e konviktit 15 në Qytetin Studenti. Por, amortizimi dhe tërmeti i 26 nëntorit bëri që kjo godinë të shpallej e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, ndërsa Bashkia e Tiranës vendosi t’i trajtojë si të gjithë familjet e tjera të prekura nga tërmeti, me bonus qiraje me vlerën e tregut. Sot 4 pjesëtarët e kësaj familje, falë mbështetjes me bonus qiraje,
janë akomoduar në një apartament të ri me kushte komode pranë shkollës “1 maji”, në zonën e “Ali Demit” në Njësinë 2. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e familjes së Pëllumb Gjergos, ku theksoi se kushtet e jetesës janë shumë herë më të mira në krahasim me ato që ofronte një godinë që ishte ndërtuar për studentët dhe jo për ambient familjar. “Sot jemi më mirë se ç’ishim në kon-
vikt. Vetëm ideja që ke një shtëpi që është e jotja, me qira të paguar, që nuk ke tualet të përbashkët, që nuk ke hy e dil me lloj-lloj njerëzish, por je pjesë e një komuniteti dinjitoz, unë them se tani jemi më mirë”, tha kryetari Veliaj. Më tej, ai shtoi se të gjitha familjet që janë zhvendosur nga godina 15, por edhe dy godinat e tjera që gjithashtu janë konsideruar të pabanueshme, do të strehohen në shtëpi me qira. “Edhe për pjesën tjetër do vazhdojmë me të njëjtin trajtim, pra nëse do u japim të gjithëve apartamente, do vazhdojmë të njëjtin trajtim edhe për ju që erdhët nga konviktet, sepse duhet zgjidhur njëherë e mirë. Çështja është që ne i besojmë më shumë këtyre legjendave urbane se sa i besojmë shtetit. Pra, dëgjoj histori që njerëzit i sajojnë më shumë për të mbajtur veten me gajret sesa të bazuar në një fakte, kurse ajo që është
AKTUALITET
10 E enjte, 12 DHJETOR 2019
Aktualisht shërbimi i urgjencës po ofrohet në një çadër mjekësore të mirëpajisur me të gjitha mjetet e nevojshme të urgjencës si dhe një strukturë lëvizëse e urgjencës
T
ërmeti tragjik i 26 nën torit, preku rëndë edhe spitalin e Laçit. Ndërtesa ka marrë plasaritje të thella, si në muret e jashtme ashtu dhe në ato të brendshme. Personeli dhe pacientët kanë dalë jashtë dhe po akomodohen në dy tenda mjekësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të mërkurën gjatë një inspektimi në këtë zonë, ka siguruar qytetarët se shërbimi provizor i urgjencës nuk do të ndërpritet në asnjë moment, ndërkohë që po merren masa për një zgjidhje më të qëndrueshme, deri në rindërtimin e spitalit bashkiak të Laçit, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti i datës 26 nëntor. ‘’Shumë faleminderit mjekëve dhe infermierëve për punën që po bëni edhe në këtë pikë provizore të urgjencës, që e kemi vendosur menjëherë në funksion të qytetarëve, ndërsa shërbimet e patologjisë, të obstetrikës të kirurgjisë, ofrohen në spitalin e Lezhës. Ndërkohë që gjithë organizimi me Urgjencën Kombëtare për sa i përket vajtjes në Lezhë do të jetë shumë efikas sepse do të shtohen dhe autoambulancat që të kemi një qarkullim më të shpejtë’’. Ministrja bën me dije se aktualisht shërbimi i urgjencës në spitalin e Laçit po ofrohet në një çadër mjekësore të mirëpajisur me të gjitha mjetet e nevojshme të urgjencës si dhe një strukturë lëvizëse e urgjencës. Duke siguruar se do të gjendet së shpejti një zgjidhje më e qëndrueshme
Manastirliu: Garantojmë shërbimin e urgjencës, spitali i Laçit do rindërtohet
për shërbimin e urgjencës, Manastirliu tha se spitali i Laçit do të rindërtohet. ‘’Sipas akt konstatimit të ekspertëve, ky spital është i dëmtuar në strukturë dhe plani afatmesëm është rindërtimi i spitalit të ri bashkiak të Laçit, si pjesë e planit të rindërtimit të strukturave të
DURRËS
Bonus qiraje për një vit, Tahiri: Përfitojnë 1310 familje
N
ga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, Durrësi është qyteti më i prekur sin ë jetë njerëzish dhe nga dëmet në banesa. Nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, thotë se 1310 familje përfitojnë nga bonusi i qerasë. ‘’Pas listës së parë me 660 familje, të cilat përfitonin nga bonusi i qirasë ne bëmë një rishikim, ndryshim dhe disa shtesa të kësaj liste ku në total në bashkinë e Durrësit janë 1310 familje, të cilat përfitojnë nga bonusi i qirasë. Kjo nuk do të thotë se kanë përfunduar, aplikimet vazhdojnë dhe ne kemi bërë një parashikim diku tek 2 mijë familje, të cilat kanë nevojë për strehim dhe bonusin e qirasë. Familjarët kanë sjellë dokumentacionin është bërë mënyra më e shpejtë e mundshme, mjafton vërtetimi i banimit që shtëpinë e keni të pabanueshme që merret tek njësia administrative së bashku me një kartë identiteti vijnë në bashki dhe pastaj faza tjetër është që qytetari sjell kontratën e qerasë që e lidh tek noteri dhe llogarinë bankare ku do ti kalojë lekët. Për momentin është akoma draft nuk është e mirëpërcaktuar por flasim për tre nivele në varësi të numrit të personave që ka çdo familje ne certifikatë familjare, sipërfaqes dhe zonës së qytetit, flitet per 200, 250 dhe 300 mijë lekë të vjetra në varësi të elementëve që sapo përmenda’’.
dëmtuara nga tërmeti’’. Me vendosjen e shiritit të kuq në spitalin e Laçit dhe deri në ndërhyrjen për të riparuar dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit, jashtë ambienteve të spitalit është ngritur një çadër për të ofruar shërbimin e urgjencës. ‘’Kemi evakuuar shumicën e shërbi-
meve në spitalin e Lacit, në Lezhë. Po ngrihen dy tenda mjekësore, kemi marrë disa nga godinat që po i përdorim në afërsi të spitalit të Laçit. Sot kemi një ambulancë që është duke kryer kontrolle në të gjithë banorët që ndodhen në çadra. Godina është nxjerrë për tu evakuuar deri
në një rikonstruksion të pjesshëm apo në ndërhyrje në muraturë apo pjesë të tjera, pra nuk është për tu shembur. Më e rëndësishme është të ketë siguri për pacientët’’, shprehet Etjan Xhafaj, përfaqësues i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile, për qarkun Lezhë. Nga ana tjetër, prefekti i Lezhës, Gjokë Jaku ka rikthyer për rishqyrtim bonusin e qirave për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4. Prefekti në vendimin e kthyer thekson se Bashkia duhet të verifikojë tarifat e vendosura për qiratë e shtëpive, pasi ato nuk janë në përputhje me vlerat e përcaktuara në shkresën e Ministrisë së Financave. Më shumë se 340 mjekë dhe infermierë vijojnë të jenë në terren, në mënyrë që shërbimi ndaj banorëve të prekur nga tërmeti, të ofrohet pa ndërprerje, duke u kujdesur për secilin prej tyre. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se janë kryer 5600 vizita mjekësore për banorët e prekur nga tërmeti. 530 të sëmurët kronikë po marrin terapitë e mjekimit në njësitë akomoduese ku janë sistemuar dhe në pikat e emergjencës.
MINISTRIA
Plani i emergjencave, i afishuar në çdo shkollë
N
donëse 2 javë pas tërmetit tragjik nxënësit u rikthyen në shkollë, ka ende shqetësime. Por për të ndihmuar, në çdo shkollë është afishuar plani i emergjencave. Një udhëzim i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) nënvizon edhe planin e emergjencës ose të mënyrës së si duhet të sillen nxënësit në rast tërmeti. Në këtë kuadër, pranë çdo shkolle është i afishuar plani i detajuar (posteri) se si duhet të veprohet në rast tërmeti. Synimi i këtij organizimi është marrja e masave të duhura për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet apo lëndimet nga “mënyra e çorganizuar” e evakuimit. Me anë të këtij plani, çdo shkollë e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë për të qenë sa më e distancuar nga veprimet e panikut, nga efektet e të cilit është vërtetuar se mund të shkaktojë dëme të mëdha. Ky plan është në nivel shkolle: fillon me
klasën; pastaj me katin, ku një koordinator i emergjencës ka përgjegjësinë e daljes në mënyrë të organizuar nga kati; si dhe në nivel shkolle i rakorduar nga drejtori përkatës. Tabela e planit dhe masave të evakuimit është tashmë i afishuar në pjesët më të dukshme të çdo shkolle, në
mënyrë që të gjithë ta shohin dhe memorizojnë atë. Ndërkohë, në ditët e para të mësimit janë realizuar edhe aktivitete demonstruese se si mund të veprohet në një rast emergjence. Të gjithë mësuesit e njohin planin specifik të emergjencës për shkollën e tyre.
AKTUALITET
11 E enjte, 12 DHJETOR 2019
Zv/asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, tha se SHBA-ja vlerëson Shqipërinë si anëtare të koalicioneve të cilat kanë për synim sfidën ndaj terrorizmit në botë
M
inistrat e Kartës së Adriatikut A-5, kanë nënshkruar në Tiranë një deklaratë zyrtare në përfundim të ministerialit të mbrojtjes, duke ndërmarrë një sërë angazhimesh të përbashkëta. Gjatë aktivitetit u tregua mbështetja për Shqipërinë, për situatën pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që i mori jetën 51 personave dhe rrënoi mijëra banesa. “Qëndrojmë pranë popullit shqiptar në këto çaste të vështira pas tërmetit. Angazhohemi të ndërtojmë kapacitete të përbashkëta ndaj fatkeqësive natyrore. Mbështesim anëtarësimin e gjithë vendeve të Europës Juglindore në strukturat EuroAtlantike. Të koordinohemi dhe ndajmë informacionin për të mbrojtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, kanë qenë disa nga angazhimet e dala në ministerialin e mbrojtjes të kartës së Adriatikut A-5. Zv/asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, në një konferencë të përbashkët me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, theksoi se SHBA-ja jo vetëm që e vlerëson udhëheqjen e nismës nga Shqipëria por dhe Shqipërinë si anëtare të koalicioneve të tjera të cilat kanë për synim sfidën ndaj terrorizmit në botë. “Besoj se Karta e Adriatikut këtë vit ka arritur shumë gjëra. SHBA mbeten të angazhuara për prosperitetin dhe sigurinë e këtij rajoni. Një komponent tjetër i sigurisë mbetet dhe formimi i aleancave me aleatë që mendojnë njësoj. Pikërisht këto aleanca formësohen me anë të besimit
Ministrat e A-5: Pranë popullit shqiptar. FA-të do kryesojë një mision në Irak ANGAZHIMET “Qëndrojmë pranë popullit shqiptar në këto çaste të vështira pas tërmetit. Angazhohemi të ndërtojmë kapacitete të përbashkëta ndaj fatkeqësive natyrore. Mbështesim anëtarësimin e gjithë vendeve të Europës Juglindore në strukturat Euro-Atlantike.Të koordinohemi dhe ndajmë informacionin për të mbrojtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, kanë qenë disa nga angazhimet e dala në ministerialin e mbrojtjes të kartës së Adriatikut A-5. dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë. Këto na bëjnë të vazhdojmë punën mbi bazën e këtyre themeleve dhe të vazhdojmë në përpjekjet tona në të ardhmen”. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u shprehu mirënjohjen kolegëve që një pjesë të mirë të diskutimeve ia kushtuan situatës së vështirë që po kalon Shqipëria pas tërmetit tragjik. Ministrja tha se diskutimet u fokusuan edhe në situatën aktuale të
SITUATA
sigurisë që po kalon rajoni ynë dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballemi të gjithë. “Ne jemi të vendosur për promovimin e politikës së dyerve të hapura për çdo vend të rajonit, i cili aspiron dhe përmbush kriteret për të qenë pjesë e Kartës së Adriatikut. Promovimi i kësaj politike është me rëndësi jetike për rajonin tonë, sepse lidhet direkt me thellimin e bashkëpunimit mes të gjitha vendeve. Shqipëria do të vazh-
M
ijëra nxënës të shkollave 9-vjeçare në Durrës, ende po vuajnë pasojat e tërmetit tragjik. Pranë shkollave të dëmtuara, nxënësit mblidhen dhe transportohen me autobusë të vendosur nga Bashkia në godina të tjera ku zhvillohet mësimi me turne. Shtatë mijë nxënësve të arsimit parauniversitar në qytetin bregdetar u duhet që përveç që ta ushtrojnë mësimin pasditeve, të udhëtojnë nga një shkollë në tjetër, duke krijuar kaos në lëvizjet e tyre por jo vetëm. Prindërit ankohen për efikasitetin e spostimit të tyre si dhe për atë të ushtrimit dhe dhënien e mësimit. Ka edhe prindër që tregojnë se përse shkollat që janë në rikonstruksion prej më shumë se një viti ende nuk kanë përfunduar. Prindërit dhe nxënësit kanë pranuar këtë zgjidhje, me shpresën që të mos jetë e gjatë, sa për lodhjen fizike ashtu edhe për efektivitetin e të zhvilluarit mësim.
me një mision të përbashkët në Irak në kuadër të NATO-s, mision në të cilin Shqipëria do të mbajë rolin e vendit drejtues. Sigurisht, një falënderim i veçantë nga të gjithë Ministrat e Mbrojtjes shkon për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për rolin që luajnë dhe kontributin që ofrojnë në këtë iniciativë, dhe jo vetëm, për të promovuar paqen, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe fqinjësinë e mirë në rajonin tonë”.
ZYRTARJA AMERIKANE
Cooper: Shqipëri-SHBA, bashkë në kohë të vështira Z
Mësimi në Durrës, prindërit: I lodhshëm për fëmijët
dojë të mbështesë pa kushte pranimin e Kosovës me statusin e vendit anëtar në iniciativë”. Një tjetër çështje e diskutuar në ministerial, sipas saj, ishte edhe kontributi në një mision të përbashkët në Irak në kuadër të NATO-s në të cilin Shqipëria do të marrë rolin drejtues. “Shpreh kënaqësinë time, që Ministrat e Mbrojtjes ranë parimisht dakord me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për të kontribuar
v/asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, në fjalën e saj në konferencën e Ministerialit të Mbrojtjes të nismës SHBA-Karta e Adriatikut, shprehu ngushëllimet për familjet që vuajtën si pasojë e tërmetit tragjik. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara janë miqtë e Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët kanë qenë bashkë në kohë të vështira. “Të gjitha vendet që janë sot këtu reaguan menjëherë pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë”. Ajo shprehu mirënjohjen për Shqipërinë, e cila drejton A5 në 2019. “Unë udhëtoj shumë në vende të ndryshme si pjesë e detyrës sime dhe shikoj se udhëtimi në vendete A5 është gjithmonë më rendësi të posaçme duke qenë se kemi sfida të ndryshme, të përbashkta përsa i përket sigurisë. Angazhi-
mi i SHBA-së në Europën Juglinodre është vazhdimisht prezent dhe jo vetëm gjatë angazhimit nëpërmjet mbështetjeve të ndryshme, por kohët e fundit edhe në takimet e Ministerialit të Mbrojtjes. Duke pasur parasysh asistencën e sigurisë së SHBA, gjithë këtë angazhim dhe mbështetjen në kuadrin e mbrojtjes në vendet tuaja dhe vetëm nga de-
partamenti i mbrojtjes kanë qenë mbi 743 milionë dollarë që nga viti 2012”. Sipas saj, mbështetja e SHBA-së në kuadrin e politikës së dyerve të hapura të NATO-s- dhe mundësia që ka secili nga vendet për të përzgjedhur rrugën e vet, nëse kjo është rrugë e NATO-s apo BE-së, kjo ndryshon, jemi gjithmonë mbështetës të progresit në rajon.
INTERVISTA P
rej disa muajsh poetja Linda Agolli ka botuar përmbledhjen e saj me poezi “Troje”. Libri përmban krijimet më të mira të autores në vite, si dhe disa krijime të reja që publikohen për herë të parë. Në një intervistë për “Koha Jonë”, autorja që mund të thuhet se poezinë e ka në gen flet për përmbajtjen e këtij botimi, por edhe për projektet e saj në të ardhmen. Mjafton një shikim i shpejtë për të kuptuar se ky libër është një antologji poetike etike,, një përmbledhje e krijimtarisë tuaj poetike poetike.. Zakonisht, një autor del me një përmbledhje të tillë athere kur cikli i krijimit poetik është në mb yllje mbyllje yllje.. Ju, do të vazhdoni të shkruani poezi? Cila do të jetë marrëdhënia juaj me poezinë? Po. Është një përmbledhje poetike nga krijimtaria e mëparëshme, plus një kapitull me poezi të reja të pabotuara, të cilin në antologji e kam renditur të parin. Një përmbledhje të tillë,nuk e kam menduar ndonjëherë si mbyllje të krijimit poetik. Si “hyrja” ashtu edhe “dalja” nga poezia, as mund të komandohen dhe as janë të parashikueshme. Njeriu është veçse mjeti i realizimit të saj. Në këtë kuptim, realizimi i antologjisë, i shkon në linjë vetëdijes për sa ke arritur deri në të tanishmen. Në imazhin tim, antologjia përshfaqet si ato baulet e gjysheve tona ku vendoseshin palë palë dhe ruheshin me kujdes veshjet më të cilësishme e më të bukura për t’i marrë me vete në pajë. Me një fjalë, kjo përmbledhje e poezive në këtë libër, është baulja që unë do ta marr me vete në udhët përtej të cilave më presin poezi të tjera të reja. Por, asnjëherë nuk mund të di sa të gjata janë udhët që më presin, sa të vështira, apo sa të dendura e të bleruara me pemë poezie. Me sa vvemë emë re re,, ka një rënie të interesit ndaj letërsisë në përgjithësi, veçanërisht ndaj poezisë. R ealiteti ynë shoRealiteti qëror është më pak poetik se kurrë. A mund të na thoni se ku e merrni fuqinë dhe entusiazmin për të shkruar poezi? Fuqia dhe entusiazmi përkatësisht çështjes në fjalë, janë dy elementë emocionalë që gjenden brenda dhe jashtë qënies. Sidomos, burim parësor është ai i brendshmi. Dhe jo vetëm parësor, por edhe emocionues. Siç e shprehët edhe ju, realiteti ynë shoqëror është më pak poetik se kurrë. Një realitet i tillë, doemos që në të shumtën e rasteve jo që nuk frymëzon, por përkundrazi dekurajon dhe thyen dëshirën për ta shfaqur poezinë. Imagjinoni për momentin një realitet që shfaqet në një marrëdhënie nënë-fëmijë, ku përkushtimi për edukim ze vend të parë. Ose për shembull, një realitet që shfaqet në komunikimin e sinqertë dhe të pakushtëzuar të dy të dashuruarve, ose një realitet shfaqur në suksesin e merituar të dikujt në çfarëdo fushe të jetës qoftë, ose ose, që shfaqet në qëndrimet qytetare të brezave ndaj brezave, në akte fisnikërie të ndihmesës dhe korrektesës së pakushtëzuar, në komunikimin dhe marrëdhëniet e shtresave të shoqërisë, etj etj. Them “imagjinoni” sepse sa thashë nuk janë realiteti ynë dominues. Por, nëse do të ishte, fuqia e brendshme krijuese do të gjente një mbështetje të madhe dhe do të shumëfishohej duke ngarë drejt veprave dinjitoze artistike në përgjithësi dhe brenda tyre edhe ato letrare. Realiteti i sotëm nuk ndihmon qoftë edhe me interesin ndaj të lexuarit, e kjo është një sfidë që i bëhet fuqisë së brendshme. Por gjithnjë, ose që të mos e ekzagjeroj, kryesisht fiton fuqia e brendshme. Është fuqi që ta jep bindja dhe vetëdija mbi misionin. E, nëse je i vetëdijshëm për misionin, me apo pa atë interesin e lartë të të tjerëve ndaj letër-
12 E enjte, 12 DHJETOR 2019
Linda Agolli: Poezia nuk është art demokratik, është art aristokratik
sisë, do ta bësh atë! Dhe do ta bësh me të gjithë fuqinë që të është dhënë. Entusiazmi i bashkëngjitet krejt natyrshëm fuqisë dhe në një rast të tillë nuk mund të trajtohet më vete. Fuqia e ka komponent shoqërues e të pandashëm entusiazmin, mendoj. Një arsye tjetër është se, të mendosh të bësh diçka vetëm pse thjesht shoqëria shfaq interes, vihesh pa kushte në pozitën e një tregëtari që prodhon mall sipas kërkesave të tregut, gjë që një krijues nuk e justifikon dot me asnjë argument. E, në qoftë ai argument “shërbimi ndaj masës së lexuesve” aq më keq denigron vërtetësinë e të bërit letërsi. Çfarë i përgjigjet interesit të publikut në letërsi, publiku le ta gjejë atje ku ai interes shfaqet, në morinë e zhanreve letrare dhe autorëve të ofruar me veprat e tyre. Hartimi i një përmbledhjeje poetike si kjo juaja, ku mendohet të jenë përfshirë poezitë më të mira të disa libra ve, ëshlibrav të një proçes i vështirë dhe i ndërlikuar ndërlikuar.. A mendoni se keni bërë përmbledhjen më të mirë të mundshme? Po. Mendoj se po. Por duhet theksuar se vërtet është një proçes shumë i vështirë. I vështirë për nga forma dhe përmbajtja, pasi edhe përzgjedhja si veprim më vete qëndron mbi kolonat e perceptimit dhe konceptit për shfaqjen e veprës në një nivel relativisht të lartë dhe po aq në unison të plotë. Të përzgjedhësh cila poezi është më e mirë dhe cila më pak e mirë, të përcaktosh se kjo poezi e meriton një vend në përmbledhje dhe tjetra jo, është e dhimbshme por jo e pamundur. Nevoja për të patur në një përmbledhje të gjitha poezitë erdhi pakuptuar dhe shumë e thjeshtë në fillim: nevojë për t’i patur të gjitha në të njëjtin libër. Por sa më shumë e më shpesh të lexosh për të përzgjedhur, aq më shumë rritet kërkesa për cilësi. Vëllim pas vëllimi qartësohet gjithnjë e më shumë një e vërtetë: një vëllim i dytë shfaq tipare të reja edhe më cilësore në krahasim me të parin; një vëllim i tretë po ashtu në krahasim me të dytin, një i katërt me të tretin, e kështu me radhë, deri sa vjen vëllimi me poezitë e reja të pabotuara ndonjëherë. Ja, kështu si proçes, që nxiti dhe bëri të domosdoshëm seleksionimin e poezive më të arrira.
Në këtë libër keni përfshirë edhe poezi të reja shkruar së fundmi. Duke patur parasysh faktin se proçesi i krijimit të poezisë shtrihet në një periudhë të konsiderueshme siderueshme,, si cilësia estetike edhe ajo teknike shime teknike,, pësojnë ndry ndryshime shime.. Mendoni se ekzistojnë hendeqe cilësore midis periudhave të ndryshme të krijimtarisë poetike? Siç e thashë edhe më lart në përshkrimin që i bëra proçesit të përzgjedhjes së poezive, doemos që ka ndryshime cilësore. Së pari duhet nënvizuar se ndryshim cilësor do të thotë ndryshim në rritje i elementëve që e përcjellin poezinë si qënie të gjallë me frymëmarrje. E rëndësishme është që këto ndryshime të mos jenë aq të thella sa që të krijojnë hendeqe. Në këtë kuptim, për shembull për nga fryma, ideja, tema, boshti filozofik, imazhi, kadenca, aty këtu edhe couplet’i vargjeve, mendoj se nuk ka ndonjë ndryshim të theksuar të poezive të hershme nga ato të mëvonshmet. Madje do të thosha se ka nga ato të hershmet që ecin paralel me të rejat. Në rilexime i gjej tepër rezistente ndaj kohës dhe fenomeneve jetësore. Ndërsa, për nga forma, vargu i lirë, përzgjedhja e fjalëve specifike, larmia e tyre, provokimi i mendimit, e ndonjë tjetër gjë që tani nuk më kujtohet, poezia e re ndryshon nga ajo e fillimeve letrare. Është si të thuash, kati i epërm i një ndërtese ku mund të ngjitesh vetëm nëpërmjet shkallëve, dhe ku çdo periudhë krijimtarie është një shkallë që e ngjit poezinë deri në atë kat. A mendoni se poezia ka një rol të rëndësishëm në jetën e individit? Cili është ky rol dhe sa ndikon ai në cilësinë e jetës së brendshme të atij që e shkruan dhe atij që e lexon? Mendoj, dhe jo vetëm mendoj, se poezia ka një rol të rëndësishëm në jetën e individit. Ka përvoja të shumta që shpalosin ndikimin e poezisë në jetën e individit. Por, për të mos sjellë këtu rastin e vogël dhe të veçuar të një individi, le të cilësojmë rolin që luan në përgjithësi poezia: Poezia e mbështet njeriun. Ajo qan bashkë me të për humbjen e njeriut të dashur; qesh me të në gëzimet e tij; i jep kurajo në raste vështirësish; e mbështet në iniciativat që ndërmerr; i rrëfen një rrugëdalje; i zgjon ide të pamenduara më
parë; i kujton momente të spikatura nga jeta e vet; e përqafon kur nuk ka kush ta përqafojë dhe ia lehtëson dhimbjen kur as ilaçet nuk bëjnë efekt. Ka shumë të thuhen për këtë. Ndërsa, sa i takon atij që e shkruan poezinë, të gjithave sa u thanë më lart për lexuesin, u shtohet një krye-element: të qënit burim i gjithë këtyre vlerave që lexuesi merr nëpërmjet poezisë së dhuruar. Ju keni përfshirë në këtë antologji poezitë më përfaqësuese të pesë librave të mëparshëm, duke i ndarë në pesë kapituj. Vërej se titujt e atyre librave nuk janë të plotë. Pse? Kur fillon të mendosh për një titull libri, i referohesh pak a shumë dhe zakonisht përmbajtjes në përgjithësi ose titullit të poezisë më pikante. Në pesë librat e parë, për të vendosur titujt, i jam referuar herë kësaj e herë asaj si më lart thashë. Përjashtim bën vëllimi i parë “Trokas në derë hedh hapin hyj” të cilin e kam titulluar pikërisht kështu për të paraqitur hapin tim të parë drejt botimit të poezive në një vëllim. Mirëpo, përmbledhur në një libër të vetëm, vëllime të veçanta do të “qëndronin” larg njëri tjetrit nëse nuk do të vendoseshin ura lidhëse midis. Në imazhin tim, këto ura që do të lidhnin brigjet e vëllimeve me njëri tjetrin ishin pikërisht titujt. Më duhej të bëja një kompromis ndërmjet: të ruaja thelbin e titujve origjinalë duke i përfaqësuar me një fjalë të vetme, dhe asaj që kjo fjalë e vetme të bëhej njëkohësisht edhe ura për t’u hedhur në bregun tjetër. Kështu, zgjodha një fjalë të vetme për çdo titull dhe pikërisht atë që, nga njëra anë i qëndronte librit përkatës më vete, dhe nga ana tjetër, njëkohësisht renditej natyrshëm në gjerdanin e kapitujve. Pa harruar asnjëherë se për nga forma titujt shkonin në unison me titullin përfaqësues të antologjisë që njëkohësisht është edhe titulli i vëllimit të ri të pabotuar më parë dhe që përfshihet në këtë antologji. Kemi dëgjuar të thuhet se poezia është një ndër zhanret letrare më të abuzuara dhe se imitimi e plagjiatura po lulëzojnë. A jeni dakord me këtë konstatim? Në konceptin tim, Poezia nuk është art demokratik. Është art aristokratik. Pastaj, se çfarë kuptoj me këtë, më duhet të sqaroj se nëse pasuria materiale të bën borgjez, ajo pasuri që të bën aristokrat është pikërisht të bërit artin e poezisë, gjë me të cilën nënkuptoj delikatesën dhe lartësinë shpirtërore, aftësinë ndjesore, emocionale, frymësore, si dhe finalizimin nëpërmjet dhuntisë për t’i shprehur këto me Fjalën! Shoh, lexoj, përpunoj me mendje, argumentoj sipas rastit, gjithçka që vëmendja ime prek si poezi të publikuar, sidomos në rrjetet sociale, pasi kjo ka më shumë mundësi të përhapet me shpejtësi dhe t’i ofrohet më lehtë lexuesit. Poezia është e abuzuar: e abuzuar nga turmat letrare, nga pseudoshkruesit, nga ata që e lexojnë, nga pseudokritikët, nga vlerësuesit hierarkikë. Është e abuzuar edhe nga heshtja, e sidomos nga kjo e fundit. Në këtë lukuni të patalentuarish dhe plagjiatorësh, zëri i të talentuarit mbytet si bleta në ujë. Pa harruar mundësitë financiare. Ndër këta që përmenda, pseudoshkruesit janë më të
parët abuzues, sepse nuk dinë ta bëjnë poezinë. Ata e keqshkruajnë atë dhe po ashtu rrezikojnë të hyjnë edhe në qorrsokakun e plagjiaturës. Sa për plagjiatorët, dëmi i tyre në botën e artit shkon përtej personales, specifikisht në fushën e poezisë. Sepse janë edhe pseudo edhe vjedhës, edhe hileqarë edhe mashtruesë. Këta janë edhe abuzuesit më të mëdhenj e më të vështirë në lëmin e poezisë. Imituesi dhe imitimi si fenomen në letërsi, në konceptin tim, kanë tjetër interpretim nga ai që mund të duket në pamje të parë. Për shembull, imitohet një mënyrë të shkruari, një autor. Mendoj se është e pranueshme dhe shfaqet në rastin kur imitohet teknika, tematika, stili, dhe kjo ndodh përgjithësisht kur individi është në fillimet e veta letrare. Justifikohet deri në një moment kur pak a shumë arrin të kuptosh dhe të jesh i vetëdijshëm se cila është rruga jote, si do të ecësh në atë rrugë dhe deri ku të arrin shikimi në lidhje me perspektivën, deri në ç’pikë të horizontit mund të kapë syri yt. Vjen një moment dhe nga imitimi mund të dalësh, e më pas të jesh vetvetja. Ndërsa nga plagjiatura nuk besoj se mund të dilet; më aq sa mund të dalësh nga një ves i neveritshëm. Ajo, pra plagjiatura, është vetja jote, përfaqësimi yt, dhe është e pamundur që një plagjiator të jetë krijues, aq më pak të bëhet i tillë në një rrugë të tillë. Një krijues e ka të përjashtuar kategorikisht plagjiaturën. E, nëse dikush thotë se është poet dhe nga ana tjetër bën plagjiaturë, kjo as më shumë e as më pak është mungesë respekti për veten. Pra, vij krejt dakord me konstatimin tuaj. Do të doja mendimin tuaj në lidhje me zhvillimet e poezisë së sotme shqipe qipe.. A mendoni se poezia shqipe ecën përbri poezisë bashkëkohore? Si ashtu, si kështu, në përgjigje të pyetjeve tuaja të mësipërme, gjendet edhe përgjigja ndaj pyetjes se si po ecën poezia shqipe. Fakti që këtu u fol për shumë çështje mbi poezinë, tregon se problemi zjen. Por problemi zjen atje ku elementët e të vërtetës përplasen. E vërteta e pozitives që i kundërvihet negatives bën që të dalin në pah disa vlera në dukje të mohuara në ditët e sotme. Pozitivja këmbëngul, bërtet fuqishëm. Mendoj se poezia e mirë, ajo e të Bukurës dhe e të Vlefshmes, është! Por, nëse ka diçka që “po ia ha shpirtin” poezisë shqipe dhe nga e cila ajo po vuan, është kriteri i bashkëkohësisë. Poezia shqipe është shkruar bukur, madje shumë bukur, por gjithnjë me vonesë në raport me prurjet bashkëkohore të letërsisë botërore. Kriteri i bashkëkohësisë është kriteri i munguar. Arsyet?! Dihen dhe ende vazhdojnë të qëndrojnë me kokëfortësi. Por ky është një tjetër kapitull mbi letërsinë dhe problemeve të saj dhe i takon një tjetër paneli. A keni tentuar të lëvroni ndonjë zhanër tjetër letrar? Domosdo që po. Kam shkruar tregime të cilat janë botuar në revista e gazeta, një pjesë edhe në ato elektronike. Hëpërhë jam duke punuar me tregimet dhe përmbledhjen e tyre në një libër. Planet nuk mungojnë asnjëherë, por më mirë të flitet pasi të jenë realizuar.
FORUM
13 E enjte, 12 DHJETOR 2019
LETËR DREJTUAR AGRON TUFËS
Po ngrihet diktaturë e re! Nga Visar Zhiti I dashur Agron, Së pari, Ju dëshirojmë të jeni mirë, kudo qofshi, bashkë me Elvanën dhe fëmijët, që meritojnë çdo sakrificë dhe gëzime pa fund. Edhe pse jemi shumë larg, përtej oqeanit, në SHBA, Eda dhe unë jemi vendosur afër Chicago-s, në një vend të heshtur dhe të veçuar, pa shumë lajme, ku dimri tashmë ka ardhur, me temperaturat minus - dhe jo vetëm ato janë minus për ne, - bashkë me dimrin, pra, na erdhi dhe lajmi i ikjes Tuaj familjarisht nga atdheu. Edhe pse mua më dukej se pritej një ndodhi kësisoj, pa na befasuar dhe aq, se kështu është realiteti ynë, dramatik dhe i pabesë, gjithsesi na ka shqetësuar, shqetësim i natyrshëm për Ju, fëmijët dhe vendin. Ikja sigurisht që pati një shkak dhe lutemi që pasojat të jenë për mirë. Puna Juaj e madhe si drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit mbetet e rëndësishme, plot me nxjerrje dëshmish tronditëse nga jeta, nga antijeta jonë infernale në burgje, ku me ne ishte dhe ati juaj, në kampet shfarosëse aushviciane, etj., nga epoka e diktaturës më të egër në Europë dhe e gjitha kjo u shndërrua dhe në një akuzë të hapur, vazhdim i duhur i ofshamave dhe akuzave tona ndaj sundimtarëve, krimi shtetëror i të cilëve kishte nisur që gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku fitimtarët, nga çlirimtarë të vendit, u shndërruan menjëherë në pushtues të tij, u çlirua Shqipëria dhe shqiptarët u robëruan më keq se kurrë. Më parë se universitetet ata hapën burgjet dhe institucionalizuan dhunën duke mos e ndërprerë persekutimin, duke iu ngazëllyer si sadistë atij, duke e shitur me gjakun tonë si fitore të përgjithshme. Të rrëfyerit e kësaj, me një polifoni të dhimbshme sot, një kor më tragjik se ai i antikitetit kështu, kjo hata e madhe nuk mund të durohej dot as si libër në shekullin XXI në Shqipërinë tonë të vogël nga ata që e bënë apo i shërbyen asaj diktature dhe nga bijtë e tyre, deputetë, ministra, gazetë, televizion, pedagogë, antilibra, opinion klanor, presidentë, grupe të kamufluara terrori, etj., të pasuruar të gjithë, ndoca pas emigrimit të fshehtë duke u bërë dhe qytetarë të Europës e më tej, etj., etj., kur ne duhej ta duronim diktat-
urën e tyre si vuajtje reale në jetë dhe pas saj, si të braktisur dhe të harruar deri në nëpërkëmbje në postdiktaturë, kur Shqipëria jonë është, si të thuash, në sistemin demokratik që ëndërruan ish-të përndjekurit, ish-të burgosurit, por, për paradoks, pa i dashur ata vetë, gjithandej, me mosdashuri edhe mes nesh. Idetë dhe dëshirat dhe aleatët idealë të ish-të persekutuarve, BE-ja dhe SHBA-ja po, i duan, por jo neve, ish-të persekutuarit dhe mbi vuajtjen tonë vazhduan, pa asnjë ndjesë a dënim moral, ndryshimin e të dikurshmes në shpëtim dhe dobi të vetes: e kam thënë, ne kemi një demokraci me kundërshtarët
në Zvicër, i sulmuar banalshëm dhe i kërcënuar deri dhe me jetë, që s’je i vetëm, i bindur që e ndjeni shumë dhe fatin tonë, të ne që jemi, si të thuash, “lënda e parë” e Institutit që drejtonit me dinjitet dhe guxim, i pësimit dhe dëshmive të rënda tonat. Kur detyrohen të ikin studiuesit e persekutimit nga Shqipëria, ç’duhet të bëjnë të persekutuarit e mbetur gjallë, që ende u dhembin kockat nga prangat? Agron, Kujto atin, kujto të ikur e mëdhenj të mëparshëm, kujto persekutimin e tejmë dhe merr forcë, na kujtoni ne, nëpërkëmbjen që na bëjnë dhe sulmet e herëpashershme, edhe mua kuj-
të burgosurve në posdiktaturë, grevat e reja të urisë, vetëdjegiet martirizuese, heshtjen e tyre të madhërishme, ikjet e tyre të mëpastajme drejt lirive të tjera dhe merr forcë si Anteu. Kujto dhe tërmetin e tanishëm, të vrarët dhe gërmadhat e tij që na dhembin, dimrin jashtë, fëmijët e trembur, njerëzit që bashkohen, mundin e rimëkëmbjes, botën që s’na lë vetëm në pikëllimin dhe mynxyrën tonë. Kujtohu që është e pamundur të jesh vetëm, qoftë për mirë, qoftë dhe për keq. Bota është bërë e vogël, themi shpesh, por të bëhet i madh njeriu, shtoj unë. Agron,
mave të komunizmit, ku janë dhe martirët tanë, që kundërshtuan heroikisht. Edhe kujtesa jonë duhet t’i shërbejë përvojës dhe përpjekjes për pajtimin e drejtë dhe paqen e drejtë me historinë dhe veten. Është ende e vështirë. Mjafton të kujtojmë ceremoninë e rivarrimit të një patrioti të madh dhe intekektuali të madh, bir i Frashërllinjve që ribënë Kombin, se si u hodhën egërshane mbetjet e diktaturës, që as vdekja nuk i qetëson. Por nuk duhet sprapsur. Përpara për të afruar një të ardhme më të mirë se tonën te fëmijët. Është detyrë ruajtja e tyre, rritja dhe edukimi me dashuri;
mizorë të demokracisë, një kapitalizëm me armiqtë e kapitalizmit, të cilët nga ithtarë të rremë ose jo të pronës sociale, të përbashkët dhe të askujt, u bënë pronarë të ethshëm, të dyshimtë, oligarkë të Shqipërisë. Jeta jonë prapë mbeti e vështirë, në fund të fundit si e të shumtëve, por shpesh më e pa durueshme, pa drejtësi dhe pa përgjegjës, pa kujtesë dhe të vërtetat, me moral të rrëzuar. Të mbetur në vetmitë tona që shqetësojmë dhe vetëm me pranitë, mjafton që jemi dhe shndërrohemi në akuza të gjalla… I dashur Agron, S’e di pse u zgjata, nga nevoja për të përsëritur shqetësimet e paqetësuara, ngaqë e ndjej ikjen Tuaj duke kërkuar azil politik
tomë, Mik i dashur, kur më sulmuan me të padrejtë Presidenti i Republikës, ish-oficeri me armë i diktaturës apo ish-shefi i ikur i policisë së burgut, shtypësi me hekur dhe gjak i revoltës tonë në burg e të tjerë barbarë me klanin e tyre e censorët e dikurshëm të poezive tona e deri te vrasja më e fundit afër shtëpisë së bashkëvuajtësit tonë, që e kishte të shkruar mbi lëkurën e vet dëshminë dhe akuzën kundër krimit shtetëror, etj., etj. Ne u ndjemë sërish të hedhur në arenë si gladiatorët mes bishave. Ne e kujtojmë që pas sulmit, Ju u ngritët në mbrojtjen tonë, akuzuat si ne duke rrezikuar. Prandaj keni dhe mirënjohjen. Shembujt janë të shumtë. Kujto prapë revoltat e reja të ish
Ju sërish ngritët një alarm të ri tani duke ikur, të rëndësishëm dhe të duhur dhe, për fat, të shumtë janë mbështetësit dhe bashkëluftëtarët e kauzës së përbashkët. I bindur që do të vazhdoni betejën, si shkrimtar dhe qytetar i lirë në një botë të lirë, veprimtar i palodhur i të vërtetës dhe i të drejtës, i përulur para dhimbjes njerëzore, krah për krah me të vuajturit dhe të persekutuarit siç ishe dhe vetë nga burgu i atit Tuaj, për ta treguar me kurajo e kulturën e duhur të keqen tonë që ajo të njihet nga të gjithë për të mos u përsëritur ndër të tjerë, te askush në askund. SHBA tani ka shtuar dhe Ditën e Kujtesës Botërore, 7 Nëntorin, në nderim të 100 milionë vikti-
“Mësomë të dua” lutej Shenjtja jonë Nënë Terezë dhe Ju bëtë një detyrë ndaj fëmijëve Tuaj, me përkushtimin dhe sakrificën prindërore. Askush nuk ka të drejtë të qortojë kërkesën Tuaj për azil, ndërkaq meritoni mbështetjen tonë dhe të të gjithëve. Ne Ju urojmë mbarësi dhe forcë, durim dhe gëzime bashkë me gëzimet e fëmijëve, punë dhe art dhe dhimbje që së bashku të bëjmë më të mirën tonë për vendin… Siç Ju thashë unë jam larg, edhe nga jeta tani, edhe nga bota, siç e dini, jam vetëm dhimbje, që e ndjen dhimbjen nëpërkudo… Përqafime vëllazërore, Visar Zhiti
SPORT
14 E enjte, 12 DHJETOR 2019 MERKATO
Strategu italian në analizën për mediat italiane e vë “gishtin” te rastet e shpërdorurar nga sulmuesi belg
Interi humbi 12 milionë euro nga eliminimi, Capello: Faji ishte i Lukakut! Nga Rozalb Lika
I
nteri e mbylli që në fazë gu peve aventurën në Champi ons League, pasi u mund nga skuadra e dytë e Barcelonës në ndeshjen e fundit në grup. Një epilog aspak i pritshëm për skuadrën italiane që zhgënjeu në momentin më vendimtar të se-
los ndalet te vlerat e skuadrës katalanase: “Të përballesh me një skuadër që mund të shpikë një lojë në çdo moment. Pavarësisht se nuk ishin shumë të rrezikshëm, ata krijuan një shans në pjesën e parë dhe në të dytë, por Handanovic i ndali. Ndaj një mbrojtje të improvizuar, që të lejonte që të shkojë në portë me një
në 1/8-at do t’i kushtojë klubit 12.2 milionë euro. Shifra merr parasysh tregun e të drejtave televizive dhe bonuset e UEFAs nëse shkon në 1/8-at. Deri tani Interi ka fituar 40 milionë euro nga faza e grupit, por mund të fitojë akoma më tepër në varësi se sa larg do të shkojnë Juventus, dhe Napoli. Faqja financia-
Barcelona kërkon Lautaro Martinez, Marotta: Nëse dëshiron të largohet…
T
ransferta në Milano, Barcelonës nuk i shërbeu vetëm për ta mbyllur me fitore fazën e grupeve në Champions League, por edhe që të uleshin në tryezë për të diskutuar për tema të ndryshme në merkato. Tema të ndryshme dhe interes reciprok për lojtarë të tjerë. Në rastin e klubit blaugrana, dëshira e madhe është Lautaro Martinez, i cili shihet si sulmuesi perfekt që mund të zëvendësojë Luis Suarez në të ardhmen. Drejtori sportiv i Interit pas ndeshjes është shprehur për Sport Mediaset: “Nëse Lautaro dëshiron të largohet, ne do të bëjmë vlerësimet tona. Ne jemi Inter dhe nuk kemi nevojë për të bërë shitje. Duam që të rritemi me lojtarë të rinj dhe të rëndësishëm si Lautaro dhe Lukaku. Nëse Martinez dëshiron të vazhdojë me ne, ne do të jemi të lumtur. Për momentin është pjesë e jona”. Barcelona mund të shfrytëzojë klauzolën prej 111 milionë eurosh për ta blerë para korrikut pa pasur asnjë negociatë me klubin zikaltër, pasi pas kësaj date, do të jetë Interi që do të vendosë çmimin e lojtarit.
PRESIDENTI I LENS
“Reali ekip klasi, më pagoi bonus edhe pse nuk ishte në kontratën e Varane”
P
zonit. Ish-trajneri i njohur, Fabio Capello, i cili tashmë punon si analist në “Sky Sport” ka analizuar dështimin e zikaltërve. “Këto janë ndeshje që nuk mund të dhurohen. Lukaku u prezantuar 3 herë përballë portierit, pa shënuar asnjë prej tyre. Inter pagoi këto gabime”, tha fillimisht italiani. Më pas analiza e Capel-
lehtësi të madhe, janë të shumta rastet e humbura. Dy raste në fraksionin e parë dhe tre në të dytën me Lukakun. Kundër një ekipi të tillë nuk mund të pushosh asnjëherë, sepse kualiteti i tyre është shumë i lart”, deklaroi Capello. Kostoja financiare e eliminimit – “Calcio e Finanza” raporton se moskualifikimi i Interit
re raporton se Interit do t’i duhej të fitonte trofeun e Europa League dhe Superkupën e Europës për të rikuperuar paratë e humbura. Ndërkohë, zikaltrit kanë pasur 71,818 spektatorë në San Siro për ndeshjen e së martës. “Corriere dello Sport” raporton se klubi ka fituar 7.8 milionë euro në total.
residenti i Lens-it në Francë, Ger vais Mertel në një intervistë që ka dhënë për “RMC Sports” ka rrëfyer një histori shumë interesante për transferimin e Raphael Varane. Mbrojtësi francez u transferua te skuadra e Zidane në vitin 2011 për 10 milionë euro, por kjo nuk do të thotë se detyrimet e klubit merengues u mbyllën këtu. Në kontratë ishte përfshirë edhe një bonus për suksesin e dyfisht në Europë, gjatë triumfit të 10 dhe 11 në Championë League (Lisbon dhe Milano). Kur Reali triumfoi për herë të 12 ndaj Juventusit në Cardiff, klubi i Lens nuk kishte të drejtë për të marrë bo-
nus, por presidenti i tyre e bëri një provë. “Në vitin e tretë nuk kishte asnjë bonus, por ii dërgova një email Real Madrid, duke shkruar: E di që në kontratë nuk shkruhet …”. “Ua dërgova dhe ata më paguan. Ky është klas”, deklaroi numri një i Lens pa specifikuar shumën që ka paguar Reali në llogarinë e klubit francez.
MBROJTËSI
TË KALTRIT
Gattuso merr drejtimin e Napolit: Ancelotti një baba për mua!
R
ino Gattuso ashtu siç pritej është prezan tuar zyrtarisht në krye të skuadrës së Napolit në një konferencë për shtyp. Presidenti De Laurentiis pasi ka falënderuar Ancelottin, i ka dhënë fjalën ish-trajnerit të Milanit, për të cilin ka thënë se nuk ka nevojë për prezantim.”Në 10 vitet e fundit Napoli ka qenë
protagonist në Itali dhe në Europë. Në kampionat nuk po kalon një moment të mirë, por është një ekip i madh. Për herë të parë me presidentin jam takuar të dielën në orën 21:00 në zyrat në Filmauro, kanë qenë 12 ore me hapa para dhe pas. Me Ancelottin kam folur gjatë javës. Kanë qenë dy ditë të vështirë. E dija që duhet të sqarohesha me Carlon, i cili tregoi edhe njëherë se është një baba i futbollit. Në momente të vështirë në këto vite, e kam telefonuar për ndihmë. Edhe njëherë më ka konfirmuar atë që është. Një njeri i madh. Nuk ka krahasim, ai ka fituar gjithçka në botë. Unë jam i ri, duhet të tregoj shumë dhe shpresoj që të bëjë atë që ka bërë ai. Ndoshta dhe 10 për qind. Objektivi? Kjo skuadër nuk mund të jetë jashtë Europës, Championsit. Të shohësh këtë ekip në vendin e 7të të krijon një ndjesi të çuditshme. Të gjithë me kokën ulur dhe të pedalojmë, vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë”, deklaroi Gattuso, i cili ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021.
Biraghi me simbole fashiste në fushë, plasin polemikat
S
ikur të mos mjaftonte eliminimi nga Liga e Kampionëve, Interit i duhet të përballet me të tjera polemika. Një “lumë” akuzash kanë shpërthyer drejt mbrojtësit të krahut, Cristiano Biraghi, me lojtarin që akuzohet për lidhje me fashistët. 27-vjeçari ishte titullar në humbjen 2-1 të Inter ndaj Barcelonës, ku në një moment, në palestrinat e tij u zbuluan simbole fashiste. Gjithçka mori bujë në rrjetet sociale, ku në palestrinat e Biraghi ishin të gdhendura simboli i flamurit italian, e njëjtë me atë të logos së partisë MSI, lëvizjes së re politike-fashiste. Mbi të dukej edhe një ushtar romak me përkrenaren e tij të betejës, teksa shoqërohej me mbishkrimin: “Kini kujdes nga ata që janë pushtuar me simbolizmin romak rreth tij”. Frazë e lidhur drejtpërdrejtë me fashizmin. Pritet të shihet reagimi i klubit zikaltër si dhe kombëtares së Italisë, që mund ta pezullojë nga grumbullimi.
SPORT
15 E enjte, 12 DHJETOR 2019
DËMTIMET
Partizani dhe Tirana “të plagosur” në mesfushë para super duelit
P
artizani dhe Tirana janë duke zhvilluar përgatitjet e fundit para derbit të kësaj të premte në mbrëmje që do të zhvillohet për herë të parë në “Air Albania Stadium”. Të dyja skuadrat krahas formës aspak të mirë, do të ketë mungesa të shumta në këtë ndeshje , Të kuqtë janë disi më të plotë, por mungesat më të mëdha janë në repartin e mesfushës. Broja mori kartonin e katërt të verdhë në ndeshjen e humbur kundër Bylis, ndërsa Telushi u ndëshkua me karton të kuq, duke bërë që në mesfushë të mungojnë 2 nga 3 titullarët. Mala është i vetmi i sigurt, ndërkohë që Romero e ka të sigurt vendin në formacion. Lerda duhet të gjejë edhe një tjetër futbollist që të kompletojë këtë repart. Tirana
duhet të bëjë praktikisht pa pesë titullarë në derbi. Osmani e Dunga vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe pasojat e tyre i shfaqën simptomat që në humbjen e marrë kundër Kukësit. Sidomos qendërmbrojtësi është vështirësi të zëvendësohet, por Egbo, sikur të mos mjaftojë, duhet të gjejë zgjidhje edhe për linjën ofensive, ku Kale është i skualifikuar për shumë kartonësh të verdhë, ndërsa Hasani ka një problem muskulor dhe vështirë të rikuperohet. Bardheblutë shpresojnë shumë të rikuperojnë Cobinnah: lojtari ka provuar sot, duke dalë në stërvitje me të tjerët, por mbi kondicionin e tij do të vendoset vetëm para ndeshjes, me Tiranën që nuk do të rrezikojë një tjetër dëmtim të tij.
Ditën e djeshme janë zyrtarizuar çmimet e biletave për duelin e ditës së nesërme në “Air Albania Stadium”
T
ë premten do të luhet der bi i kryeqytetit, për javën e 15-të të Kategorisë Superiors, një duel historik pasi do të jetë i pari që do të luhet në impiantin e ri “Air Albania”.
Çmime të “kripura” dhe konflikt për tribunat, “ndizet” derbi i kryeqytetit ÇMIMET E BILETAVE Biletat në Tribunat Qëndrore: Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5 000 Lek (të reja) Sektorët: W103, W105 do të kushtojnë 4 000 Lek (të reja) Sektorët: W101 , W102, W106 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja) Biletat në Tribunën përballë: Sektorët: E103,E104,E105,E106,E107, E204,E205,E206, E207,E208 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja) Sektorët: E201,E202,E203,E101,E102,E108 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja) Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek (të reja) Sektorët: S102, S103, S104, S203, S204, S205, V101, V102V103, V201, V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)
Klubi i Partizanit si skuadër pritëse ka publikuar çmimet e biletave për derbin e kësaj të premteje ndaj Tiranës. Çmime disi të kripura ato të klubit të kuq për vetë faktin se me shumë
gjasa të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Për të parë nga shkallët e stadiumit të ri “Air Albania”,
derbin e kryeqytetit bileta më e shtrenjtë kushton 5000 lek të reja dhe më e lira 500 lek të reja. Në tribunën qëndrore e cila do të jetë e ndarë me gjysmë për të dyja tifozeritë, biletat fillojnë
SULMUESI
PSG i ofron 25 milionë euro, Mbappe refuzon rinovimin e kontratës
K
ylian Mbappe i përfundon kontrata te skuadra e PSG në verën e vitit 2022, ndaj dhe klubi francez ka filluar negociatat për rinovimin. Por lajmet që vijnë nga gazeta “Marca” nuk janë aspak të mirë, pasi super talenti francez për momentin e ka refuzuar. 20-vjeçari së fundmi ka hapur një çështje në skuadrën e tij për shkak se nuk pranon zëvendësimet e trajnerit Thomas Ruches. Një gjë e tillë ka ndodhur si ndaj Nantes ashtu edhe ndaj Montpellier, teksa gjermani u justifikua me rendimentin jo optimal të sulmuesit. Leonardo i ka propozuar një kontratë të re Mbappe deri në vitin 2025 me 25 milionë euro në sezon, por ai ka vendosur që për momentin të mos pranojë asnjë rinovim. Një gjë e tillë mund të shtojë
edhe më shumë presionin e skuadrave të mëdha verën e ardhshme, teksa Juventus dhe Real Madrid janë të gatshëm për ta bindur yllin francez.
nga 3000 lek deri në 5000 lek të reja në tribunën VIP Gold. Një biletë në tribunën për karshi kushton 1500 lek të reja në pjesën më të madhe të saj ndërkohë që afër goditjes së këndit dhe aty ku bashkohet tribuna për karshi me atë mbrapa porte biletat kushtojnë 1000 lek të reja. Ndërkohë në 2 tribunat pas porte ku do të vendosen ultrasit e dy skuadrave një biletë kushton 500 lek të reja. Për shkaqe sigurie aty ku ndahen dy tifozeritë një prej tribunave të flamurit të këndit pritet të jetë e mbyllur dhe nuk do të ketë bileta në shitje për atë pjesë të impiantit. Konflikti për pozicioninPartizani, me kërkesë të bërë zyrtarisht, kishte vendosur të ndryshojë akomodimin e tifozëve në sektorët e stadiumit, në krahasim me kohën kur ndeshjet luheshin në “Qemal Stafa”: kështu, tifozët e Tiranës, që qëndronin pas porte në tribunën nga krahu i qytetit, tashmë i duhet të qëndrojë në anën tjetër, gjë që nuk i ka pëlqyer fare Tiranës dhe tifozëve bardheblu, që duan të qëndrojnë si përherë në tribunën që mban edhe emrin e legjendës së tyre “Fatmir Frashëri”.
FSHF reagon - Në anën tjetër, Federata është entuziaste për zhvillimin e derbit të parë kryeqytetas në një impiant modern, që do ti japë edhe më shumë hijeshi koreografisë spektakolare që përgatisin tifozëritë. “Air Albania Stadium” mirëpret për herë të parë derbin e madh të kryeqytetit PartizaniTirana. Ditën e premte, më datë 13 dhjetor ora 19:00, investimi më i madh i futbollit shqiptar “Air Albania Stadium”, do të mirëpresë në derbin e solidaritetit dy klubet historike në vendin tonë dhe në kryeqytet. Sportdashësit e të dyja skuadrave në këtë stadium modern me një kapacitet prej 21 690 vendesh, do të gjejnë kushtet më të mira, që janë të njëjta me stadiumet më në zë në Evropë dhe botë. Derbi i kryeqytetit daton prej fillimit të vitit 1946 dhe që prej asaj kohe ka vijuar me një interes përherë në rritje, me grintë, duel sportiv dhe spektakël. Organizimi i kësaj super-përballjeje në impiantin e ri dhe modern sportiv të Shqipërisë, i jep derbit një imazh tjetër, si dhe sportdashësve një mbrëmje të paharruar”, shkruhej në komunikatën zyrtare të FSHF-së.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE ZËDHËNËSI I PRESIDENTIT
16 E enjte, 12 DHJETOR 2019
Tedi Blushi: Nuk presim reflektim nga një dhunues i Kushtetutës
P
residenti Ilir Meta ka reaguar përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi lidhur me deklaratat e djeshme të kreut te KED-së, Ardian Dvorani. “Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe
përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend. Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar
kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë”,- thuhet në njoftimin shpërndarë mediave nga Presidenca.
KREU I SHTETIT
Meta takon ministrin e Jashtëm të Italisë: Presim një prani më të madhe të investitorëve italianë
P
residenti Ilir Meta priti dje në një takim Minis trin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Luigi Di Maio. Kreu
i Shtetit shqiptar i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia mike në operacionet e kërkimshpëtimit pas tërmetit të 26
tetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik. “Për rajonin, nuk ka alternativë tjetër veç integrimit në Bashkimin Europian, ndaj e vlerësojmë mbështetjen e plotë të Italisë për këtë objektiv madhor”, – u shpreh Kreu i Shtetit. Presidenti Meta vlerësoi faktin se Italia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. “Gjithsesi, ne presim
një prani më të madhe në sektorë strategjikë të investitorëve kryesorë italianë në Shqipëri, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë për të promovuar praninë e investimeve të mëdha italiane në Shqipëri”, – theksoi Meta. Urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, tha Presidenti Meta, janë edhe komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali.
shumë familje me të plagosur dhe të mbetur pa çati, shqiptarët kudo janë u solidarizuan duke treguar një shpirt përkatësie”. Rama falënderoi shqiptarët nga Kosova, nga
Maqedonia e Veriut, nga Lugina e Preshevës, nga Mali i Zi dhe pastaj në gjithë Europën, SHBA dhe përtej këtyre destinacioneve për solidarizimin me Shqipërinë.
nëntorit 2019 që goditi vendin tonë, si dhe kërkoi asistencën italiane edhe për rindërtimin dhe rehabilitimin e zonave të prekura. Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu mbësh-
NDIHMA PËR TËRMETIN
Rama takon përfaqësues të unioneve shqiptare muslimane në Europë
K
ryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim me përfaqësues nga unionet e besimtarëve myslimanë të Zvicrës, Austrisë, Gjermanisë dhe të Italisë, të cilët së bashku kanë ndërmarrë një iniciativë solidarizimi si të gjithë shqiptarët në tërësi në gjithë botën. “Dita sot fillohet me një surprizë. Me liderët e
përfaqësuesit e katër unioneve shqiptare të besimit musliman në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Itali, të cilat kanë mbledhur një fond të konsiderueshëm solidariteti në xhamitë respektive dhe kanë ardhur në Shqipëri për të nisur bashkëpunimin konkret, në funksion të Rindërtimit. Sot u njohëm me përpjekjen dhe
dëshirën e tyre të madhe për të kontribuar duke bashkuar të gjitha fondet e mbledhura në funksion të një qëllimi. I falënderoj për gjithçka kanë bërë”, tha Kryeministri. Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen që në një moment kaq dramatik, kaq tragjik për disa familje që humbën familjarët dhe kaq të vështirë për