Koha Jone_13 dhjetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 297 (8738) E premte, 13 Dhjetor 2019

Çmimi 30 Lekë

E vetmja gjë normale që mund të bëjë kjo qeverisje dhe kryeministri Edi Rama është tërheqja nga ky projekt dhe t’ua lerë komunitetit të gazetarëve ta hartojnë vetë projektligjin

Zoti Kryeministër tërhiq ligjet antimedia! AMA dhe AKEP, të dy institucione që varen nga qeveria, kanë të drejtë me këtë projektligj t’u vendosin gjoba mediave deri në 10 milionë vetëm për një shkrim si dhe të mbyllin portalin, pa një vendim gjykate. Ky projekt i qeverisë “Rama” është kritikuar nga OSBE dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve

Doris Pack: BE të hetojë skandalin “Dvorani”. Rama po kap drejtësinë me paratë e BE

FAQE 3

EDITORIAL

Disa mendime për projektligjin për portalet përgatitur nga qeveria Nga Nikoll Lesi

Në mediat e shkruara dhe radiotelevizive nuk guxon të shpifësh apo të fyesh, pasi përfundon në gjykatë. Edhe për portalet duhet patjetër i njëjti standard, pa as-

një diskutim. Por meqenëse kemi ndër këto 28 vite eksperienca të këqija në raportet e qeverisë me median, duhet të jemi shumë...

FAQE 2

KREU I PD

Lulzim Basha në Durrës: Vangjush Dako duhet të ishte në burg FAQE 9

KRYETARJA E LSI

NËNKRYETARI I LSI

Vasili, apel medias: Bojkotoni Ramën, lëreni atë vetëm me ERTV e tij

FAQE 5

Monika Kryemadhi: REFORMA NË DREJTËSI Ambasada e SHBA në Akuza ime e parë Tiranë tregon se si do është vrasje me dashje e 51 personave të funksionojë SPAK

FAQE 4

“QEVERIA RRUMPALLË”

Në foto: Kryetarja e Forumit të Gruas në PPE, Doris Pack

FAQE 13

FAQE 6

Gazetari zbulon dy deklaratat kontradiktore të “shejtanit” të kabinetit “Rama”

FAQE 4


POLITIKE

2 E premte, 13 DHJETOR 2019

Disa mendime për projektligjin për portalet përgatitur nga qeveria

Nga Nikoll Lesi

N

ë mediat e shkru ara dhe radio televizive nuk guxon të shpifësh apo të fyesh, pasi përfundon në gjykatë. Edhe për portalet duhet patjetër i njëjti standard, pa asnjë diskutim. Por meqenëse kemi ndër këto 28 vite eksperienca të këqija në raportet e qeverisë me median, duhet të jemi shumë të kujdesshëm se flitet për një pushtet të katërt, siç mbetet pushteti i medias.

Ndaj duhet që këto projektligje për median të rrëzohen dhe vetë komuniteti i gazetarëve të hartojë një projektligj për median e shkruar, radiotelevizive dhe për portalet. E përsëris, që duhet ligj në këtë fushë, bile i fortë, por jo nga qeveria. Jo se nuk e ka të drejtën kushtetuese qeveria për ta hartuar, por nuk ka të drejtën morale se ka përplasje të egra të qeverisë me analistë dhe gazetarë të njohur e që duket, në mos është, si një hakmarrje momentale inatçore. Po ju them DUHET ligj edhe për portalet, por jo në këtë mënyrë e me këtë hov inati për ta nënshtruar median apo vendosur gjoba selektive, sepse nëse miratohet siç e ka sjellë qeveria do të ndodhë pa asnjë hezitim, HAKMARRJA

“BE të hetojë skandalin “Dvorani”. Me paratë e BE Rama po kap drejtësinë”

Tedi Blushi: Ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma!

K

ryetarja e Forumit të Gruas në Partitë Popullore Europi ane, Doris Pack ka reaguar për shkeljet ligjore të kreut të KED, Ardian Dvorani dhe abuzimet e qeverisë me zbatimin e reformës në drejtësi. Pack ka publikuar në adresën personale në Twitter videon informuese të Presidentit Ilir Meta, për shkeljet ligjore të kreut të KED në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pack e cilëson si skandaloze veprimtarinë e kreut të KED, Ardian Dvorani në emër të reformës në drejtësi. Si përfaqësuese e PPE ajo kërkon që të hetohet skandali i abuzimeve në Shqipëri, ndërsa shton se taksat e qytetarëve të BE-së kërkon nuk mund të përdoren që Edi Rama të kapë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. “Ka ndonjë hetim serioz për këtë skandal nga BE. A mundet ne të vazhdojmë të mbështesim me taksat e qytetarëve të BE kapjen e sistemit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama”,- shkruan Pack.

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

botues në ndjekje penale, ashtu sikurse dimë se prapë në kohën e rikthimit të PD-së në pushtet gazetari Mero Baze u persekutua brutalisht, apo së fundmi kryeministri aktual ka paditur analistin dhe gazetarin e njohur Ylli Rakipi. Asnjëherë nuk kam besim te pushteti, sidomos në raportet e saj me median, ndaj rrëzojini këto projektligje dhe lëreni KOMUNITETIN E GAZETARËVE të hartojnë, një ligj që duhet, realisht.

Reagimi i zëdhënësit të Presidentit për kreun e KED

AKUZA E FORTË E DORIS PACK

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

e pushtetit. Aq më tepër që autoriteti i cili vendos gjoba dhe bllokon portalet është AMA, një institucion i kontrolluar nga qeveria. Eksperienca më bën të jem dyshues dhe i kujdesshëm në këtë rast. E dini besoj se gazetarë të gazetës “KOHA JONË” në kohën e qeverisjes së parë të PD-së janë arrestuar dhe burgosur, si Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka. E dini besoj se në kohën e kryeministrit Nano pati gazetarë dhe

Z

ëdhënësi i Presidentit të Re publikës, Tedi Blushi ka reaguar dje pas deklaratës së kreut të KED, Ardian Dvorani lidhur padinë që ka bërë ndaj tij kreu i shtetit. Blushi i kujton Dvoranit se reforma në drejtësi nuk mund të ndalet nga askush dhe se ai do të përgjigjet për shkeljet që ka kryer si drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. “Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen! Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde! Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë! Ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma! Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip! Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot! Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin! Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

askush nuk mund ta ndalë dot!”,- shkruan Tedi Blushi në një postim në Facebook. Më herët, Blushi reagoi ndaj deklaratave të Ardian Dvoranit, i cili deklaroi për mediat se nëse prokuroria e merrte zyrtarisht të pandehur do të bllokohej puna e KED. I pyetur nga gazetarët për ketë deklaratë, Blushi tha se: “Kjo është një ali-

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

bi e neveritshme për t’i shpëtuar drejtësisë për veprat penale që Ardian Dvorani ka konsumuar dhe për të cilat është kallëzuar penalisht në Prokurori. Ligji nr. 115/2016, për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ka zgjidhur shumë mirë këtë situatë në nenin 227 të tij, ku parashikon se “Anëtari më i vjetër në moshë nga Gjykata Kushtetuese është Zëvendëskryetari i KEDsë. Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e Kryetarit në mungesë ose pamundësi të këtij të fundit”. Nuk është përgjegjësia penale e Ardian Dvoranit, që mund të bllokojë funksionimin normal të KED, por u bllokua qëllimisht funksionimi i KED për dy vite radhazi, që në krye të këtij organi të vihej Ardian Dvorani, për të konsumuar të tilla shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore”,- deklaroi Tedi Blushi.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 13 DHJETOR 2019

E vetmja gjë normale që mund të bëjë kjo qeverisje dhe kryeministri Edi Rama është tërheqja nga ky projekt dhe t’ua lerë komunitetit të gazetarëve ta hartojnë vetë projektligjin

Zoti Kryeministër tërhiq ligjet antimedia! AMA dhe AKEP, të dy institucione që varen nga qeveria, kanë të drejtë me këtë projektligj t’u vendosin gjoba mediave deri në 10 milionë vetëm për një shkrim si dhe të mbyllin portalin, pa një vendim gjykate. Ky projekt i qeverisë “Rama” është kritikuar nga OSBE dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve Parlamenti pritet të miratojë brenda muajit dhjetor dy projektligjet më anormale që janë propozuar ndonjëherë për median në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Projektet njihen me emrin “Paketa antishpifje” dhe i janë servirur publikut e ndërkombëtarëve si përpjekje e qeverisë për të luftuar lajmet e rremë (Fake News). Qëllimi luftës ndaj lajmeve të rreme nuk justifikohet, pasi dy projektligjet godasin direket fjalën e lirë. Konkretisht ndryshimet në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” nuk luftojnë lajme e rreme, por luftojnë gjithë mediat. Në thelb, projektligji i parë ka të bëjë me Autoritetin e Mediave Audiovizive duke krijuar një “Këshill Etike” brenda këtij institucioni që merr rolin e “gjykatës”. Konkretisht, nëse dikush ankohet për një lajm të botuar në media te “Këshilli” i AMA-s, anëtarët e këtij bordi kanë të drejtë të vendosin gjoba nga 1 deri në 10 milionë lekë. Ndëshkimi nuk mbaron me kaq. Po ky komitet i AMA-s me ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike”, pas gjobës së majme mund t’i kërkojë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) mbylljen e medias për të cilën është bërë ankesa. Ligjet kanë dhe detaje të tjera jo pak të rëndësishme që pengojnë punën e gazetarëve, shtojnë censurën dhe krijojnë një

situatë kaotike dhe kërcënimi të vazhdueshëm të institucioneve ndaj medias. Por nëse merremi vetëm me thelbin, qytetarëve u duhet shpjeguar se çfarë përfaqëson AMA dhe AKEP dhe përse këto projektligje i shërbejnë vetëm qeverisë. Dy institucionet që do vënë gjoba dhe mbyllin mediat mund të kenë brenda tyre ekspertë të medias, por në të gjitha rastet janë emra që janë zgjedhur me votë nga Parlamenti. Pra, zgjidhen me pëlqimin e partisë në pushtet dhe qeverisë, kushdo qofshin ato. Në të gjithë rastet kemi institucione që emërimin kanë të pavarur, pasi buxheti, emërimi dhe gjithë baza ligjore i kthen në vartës të qeverisë së radhës. Ligjet e reja i kthejnë këto dy institucione, as më shumë dhe as më pak, në gjykata të mediave. Sepse gjoba dhe mbyllja e medias, si masa administrative kryhen para se vetë pala e dëmtuar të ankohet në gjykatë. Kjo logjikë e projektligjit i kthen këto institucione në degë censure të qeverisë. Më serioze bëhet situata kur ligji nuk parashikon se kush do jetë “Këshilli i Gjobave”, mbi çfarë kriteresh do vlerësojë lajmet dhe mbi çfarë baze etike dhe morale do gjykojë nëse një lajm është i rremë apo i vërtetë. Kjo hapësirë boshe në ligj është lënë qëllimisht për të krijuar mundësinë e keqinterpretimeve nga bordet e institucioneve. Në këtë mënyrë, lajm i rremë mund të jetë çdo lajm që nuk i pëlqen qeverisë. Flagrante janë në projektligj dhe shprehjet ku thuhet se “Këshilli i Etikës” do të vlerë-

sojë punën “nëse një lajm cenon moralin publik”. Kjo është një “detyrë” e vështirë për disa nëpunës të administratës shtetërore. Me këtë ligj mediat do të detyrohen që të transmetojnë vetëm kasetat e gatshme të ministrave të qeverisë dhe programin e përditshëm të “ERTV”. Çdo lajm tjetër, me logjikën e ligjit dhe “Këshillit Etik” mund të jetë Fake News dhe rrezikon mbylljen e medias. Juridikisht ligjet janë antikushtetues dhe cenojnë të gjitha konventat ndërkombëtare për lirinë e fjalës. Shoqatat e medias në Shqipëri, por edhe OSBE dhe organizata të njohura mediatike kanë ngritur alarmin duke folur edhe më shumë se një pjesë e mediave afër qeverisë në Tiranë për rrezikun që u kanoset. Kushdo që ka dalë kundër këtij ligji ka sqaruar se nuk është kundër masave për lajmet e rreme. Sigurisht që një ligj rregullues për lajmet e rreme dhe median online është i nevojshëm në Shqipëri. Por ky ligj nuk mund të hartohet nga qeveria dhe aq më pak nga kjo qeveri. Kryeministri Edi Rama ka tentuar 3 herë që pas ardhjes në pushtet të mbyllë median kritike. Është kryeministri që ka nisur një luftë të hapur kundër mediave që e kritikojnë dhe gazetarëve. Është ndër të vetmit kryetar qeverie në Europë që i quan mediat kazan dhe bënë çdo ditë thirrje që qytetarët të informohen vetëm te televizioni personal dhe jo të mediat e pavarura. Lista e gjatë e mëkateve të Edi

Ramës me median e bën atë personin më të papërshtatshëm për të ideuar dhe zbatuar ligje për rregullimin e medias. Ligjin për median dhe rregullimin e kaosit të portaleve dhe mediave online shumë më mirë nga qeveria mund t’a bëjnë vetë gazetarët. Në vend ka gazetarë profesionistë që e duan të vërtetën dhe median e pavarur me shumë se kryeministri dhe çdo politikan tjetër, në qeveri apo opozitë. Gazetarët dhe shoqatat e gazetarëve mund të sjellin ide dhe projekte që janë bashkëkohore me vendet perëndimore dhe një ligj që ruan pavarësinë e medias. Në vend ka fakultete gazetarie dhe profesorë të nderuar të shkencave të komunikimit që kanë ekspertizë dhe përvojë shumë më tepër se deputetët injorantë që po vendosin për censurën e medias në Parlament. Shumica e tyre pa e ditur se çfarë është media dhe ku mbaron e drejta e qeverisë për të prekur mediat. Media është pushtet i katërt dhe do ishte fyese për vetë komunitetin e gazetarëve që rregullat dhe se çfarë është lajm dhe çfarë jo të na i diktojë qeverie. Media është për të kontrolluar qeverinë dhe jo e kundërta, që qeveria të kontrollojë me ligje censure median. Ligjet e propozuara nga Rama për median janë një kambanë alarmi për rënien edhe të atyre pak zërave kritikë që kanë mbetur në Shqipëri këto vite. E vetmja gjë normale që mund të bëjë kjo qeverisje dhe kryeministri Edi Rama është tërheqja nga ky projekt. Mili Xhani


POLITIKE

4 E premte, 13 DHJETOR 2019

REFORMA NË DREJTËSI

Ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një videoje, na tregon se si do të funksionojë SPAK A mbasada e SHBA në Tiranë me anë të një videoje të publikuar dje ka informuar shqiptarët për mënyrën se si do të funksionojë SPAK (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion). “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër

EKSPERTI GJERMAN

korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK,

do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur.

Martin Henze u shkruan liderëve të BE: Po financoni një reformë katastrofike që po rrëzon shtetin në Shqipëri M

artin Henze një ekspert i politikës së jashtëm në Gjermani dhe që ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri, u ka drejtuar një pyetje publike liderëve të BE, në adresat e tyre zyrtare në rrjetet sociale. Duke marrë shkas nga video e publikuar nga Presidenti Ilir Meta për shkeljet e kreut të

KED, Ardian Dvorani me reformën në drejtësi, eksperti gjerman kërkon të dijë nga liderët e BE, përse ata po financojnë një reformë që po rrëzon shtetin ligjor në Shqipëri. Martin Henze e ka postuar pyetjen e tij në adresën e presidentit të Francës, Emanuel Macron, kryeministrit të Holandës

Mark Rutte dhe shumë zyrtarëve krerëve të shteteve të tjera të BE. “… taksapaguesit evropianë pyesin përse financohet nga BE një reformë gjyqësore katastrofike në Shqipëri, e cila po heq shtetin ligjor dhe promovon shkelje të padiskutueshme të kushtetutës nga qeveria “Rama”?”.

“QEVERIA RRUMPALLË”

Dy deklaratat kontradiktore të “shejtanit”, gazetari i nxjerr bojën D

isa ditë më parë, në sho qërinë e ministres së In frastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama vizitoi fshatin Dedej të Vorës, për të parë nga afër ecurinë e punimeve në një banesë. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat, as për ministren Balluku, që me humor e quajti “shejtani më i madh”. Por, ndërkohë dje gazetari Klodian Tomorri ka zbuluar dy deklarata kontradiktore të të ashtuquajturës “shejtani i madh” i qeverisë së Ramës. Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri shkruan se Në gusht të këtij viti qeveria shqiptare miratoi Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë. Vetëm një muaj më vonë, përmes Urdhrit nr 339, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë miratoi kapacitetet e reja të energjisë diellore. Ndërkohë, sipas Tomorrit, rreth tre muaj më vonë, është po kjo Ministre, Belinda Balluku, e cila deklaron se mbështetja shtetërore për impiantet e vegjël që prodhojnë energji nga dielli është një abuzim. Gazetari thekson se kjo histori është ilustrimi më

i mirë se si po qeveriset Shqipëria sot. “Në gusht të këtij viti qeveria shqiptare miratoi Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë. Vetëm një muaj më vonë, përmes Urdhrit nr 339, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë miratoi kapacitetet e reja të energjisë diellore. Sipas urdhrit, në dy vitet e ardhshme qeveria do të jepte leje për ndërtimin e impianteve fotovoltaike me kapacitet total të instaluar 490 MegaËat. Nga këto 290 mega do të ishin energji e prodhuar nga impiantet e vogla, të cilën shteti e ble me çmimin stratosferik 100 euro për megavat, ndërsa pjesa tjetër ishin përcaktuar si impiante të

mëdha, të cilat nuk kërkojnë subvencion nga shteti, por e shesin energjinë në treg të lirë. Por qeveria shqiptare tani është një makinë pa frena dhe pa timon, që ecën kuturu. Një ditë më parë, ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, dek laroi se mbështetja shtetërore për impiantet e vegjël që prodhojnë energji nga dielli është një abuzim. Tani çështja është cilën prej ministreve të energjisë të besojmë. Atë që tre muaj më parë miratoi 490 megavat kapacitete të reja për energjinë diellore apo ministren që tre muaj më vonë thotë se kjo skemë është një abuzim i madh? Cila prej tyre gënjen? Kjo histori është ilustrimi

më i mirë se si po qeveriset Shqipëria sot. Ky duhet të jetë rasti i parë në botë, kur brenda tre muajve një qeveri ndryshon rrënjësisht një strategji kombëtare. Arsyet për këtë rekord botëror mund të jenë vetëm dy. E para është paaftësia, ndërsa e dyta vendimarrja në funksion të interesave të ngushta momentale.”-shkruan ndër të tjera Klodian Tomorri. Por, më tej Tomorri shkruan se kaosi me strategjinë kombëtare të energjisë nuk mbaron këtu. Po një ditë më parë, sipas tij, ministrja e Energjisë deklaroi se tani qeveria do të subvencionojë depozitat e energjisë me qëllim uljen e importit. “Rrumpalla vazh-

don. Së pari depozitimi i energjisë elektrike ka kosto të lartë. Nuk është çudi që pas këtij plani të ketë një koncesion të ri, ku qeveria do të subvencionojë privatët me para nga buxheti për të depozituar energjinë. Por përtej dyshimeve mbi leverdishmërinë financiare, ka dhe një pikëpytje tjetër. Që të depozitosh energji duhet të prodhosh. Nëse qeveria nuk nxit ndërtimin e burimeve të reja të energjisë, atëherë e gjitha skema e depozitimit do të jetë thjesht një mënyrë për të transferuar para nga buxheti në llogari private. Energjia është një nga sektorët më kyç të ekonomisë. Por nëse strategjitë për zhvillimin e sektorit ndryshohen një herë në tre muaj, sipas interesave të momentit, atëherë shqiptarët do ta paguajë shtrenjtë. Dhe pasojat e para kanë filluar të ndihen. Sipas Sekretariatit të Energjisë, këtë vit Shqipëria ishte vendi i vetëm në rajon që bëri hapa pas në reformat e sistemit energjetik duke konsoliduar monopolet dhe duke penguar ndërtimin e burimeve të reja të energjisë.”përfundon postimin e tij gazetari Tomorri. / CNA.al


POLITIKE

5 E premte, 13 DHJETOR 2019

OPINION

Mungesa e profesionalizmit, si s hërbim pervers ndaj kryeministrit!… Nga Luan Rama

S

i prej shumë ditësh pas tërmetit të 26 nëntorit, edhe sot prej mëngjesit e deri vonë në mbrëmje, ekranet e televizioneve informativë pa asnjë sens profesional dhe etik e madje në kundërshti të plotë me çdo parametër që normon marrëdhëniet e

ekranit me shikuesit, kanë shërbyer dhunshëm për shikuesit e tyre, vizitat abuzive e në shpërdorim të kodit të nderimit e respektit për ata që nuk jetojnë më, të kryeministrit nëpër familjet e të ndjerëve. Se çfarë bën kryeministri dhe se si e shpërdoron ai dhembjen e familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre në tërmetin e 26 nëntorit e jo vetëm prej tërmetit në fakt, është punë e tij. Eshtë edhe çështje e ndjeshmërisë dhe e respektit njerëzor gjithashtu, por që më

së pari janë të lidhura me edukatën dhe karakterin e njeriut, i cili nëse nuk i ka, natyrisht nuk ka as se si t’i shfaqë. Por, pamja tjetër e shëmtisë na vjen si mungesë e profesionalizmit deri në servilizëm e shërbim pervers ndaj kryeministrit të disa televizioneve, që ndërsa përcjellin për shikuesit e tyre gjithë arsenalin e fyerjeve dhe përçmimit që vjell pa asnjë filtër goja e kryeministrit për ato që ai i quan kazan, ia dhurojnë ekranin ( e kazanit në këtë rast nëse do të përdorim përcak-

tin e kryeministrit), përmes transmetimeve të drejtpërdrejta me orë të tëra, çka është në thelb një demonstrim arrogant fyerjeje ndaj shikuesit, është shenjë mospërfilljeje dhe ndaj vetë qytetarëve. Një produkt i prishur nuk duhet hedhur në treg. Po nëse hidhet, atëherë duhet zbatuar ligji kundër keqbërësve! E në rastin konkret, keqbërës nuk është vetëm kryeministri! *Zëvendëskryetar i LSI

“Hale, qenef, qen që lehin”, nënkryetari i LSI-së: Prodhuesi më i madh i mashtrimit publik mbetet Edi Rama dhe kundrejt mashtrimit publik ka vetëm një qëndrim, refuzimi

Vasili me apel medias: Bllokoni Ramën, refuzojeni dhe lëreni atë vetëm me ERTV e tij N ënkryetari i Lëvizjes Social iste për Integrim, Petrit Vasili u është drejtuar me një apel të fortë mediave, duke u kërkuar që të bllokojnë Edi Ramën, të mos e transmetojnë, ta refuzojnë, që ai të kuptojë që përballë ka punëtorë të së vërtetës dhe nuk ka “as hale, as qenef dhe as lehaqen”. Nga foltorja e LSIsë, Vasili kërkoi dje nga mediat të vendosin standard njëherë e përgjithmonë e ky standard, sipas tij, të jetë standardi i pandryshueshëm i demokracisë që ka nevojë shumë për mediat dhe pasqyrimin e saj për këdo që është në politikë sot në mazhorancë, nesër në opozitë apo e anasjella. “Shqipëria është pllakosur në këto momente nga fatkeqësia shumë e rëndë natyrore që ajo u përball siç ishte tërmeti i 26 nëntorit, por edhe ai që i parapriu më 21 shtator, gjithashtu edhe ai një tërmet shumë i rëndë. Pikërisht në këto moment në tërë opinionin publik është shfaqur më e zezë se kurrë hija e betejës dhe e luftës e hapur nga fronti i kryeministrit për të mbytur me çdo kusht dhe me çdo mjet fjalën e lirë, pra një betejë frontale ndaj medias shqiptare, të gjitha llojeve të formave të saj, vizive, të shkruar, virtuale në mënyrë që të kontrollohej gjithçka edhe në këtë pushtet të katërt, ku në të duhet të pasqyrohen dhe reflektohen vetëm mashtrimi dhe demagogjia e përditshme që ai gatuan në kuzhinën e tij mediatike, për t’ia shitur shqiptarëve dhe për t’i mashtruar dhe hedhur hi syve atyre. Sigurisht që lind ky moment dhe ky shqetësim madhor për një dimension thelbësor të demokracisë siç është liria e medias dhe e shprehjes. Në momentin kur Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së dhe ku do të jetë ajo që do të mbrojë standardet më të mira dhe më të larta të lirisë së shprehjes bëhet shembull i shkeljes në mënyrën më flagrante dhe më të padëgjuar të lirisë së medias. Përballë kryeministrit ndodhet i gjithë opinioni publik, ndodhet opozita shqiptare dhe media, ne

mbështesim të gjithë debatin e nisur, mbështesim të gjitha qëndrimet që të gjithë aktorët mediatikë kanë mbajtur në diskutimin që po bëhet në Parlamentin e shportës së karevidheve, por njëherazi mendojmë dhe jemi të bindur që përballë këtij pushteti arrogant të kryeministrit,

përballë këtij agresiviteti të kryeministrit, përballë gjuhës së kryeministrit, i cili e konsideron median hale, qenef, i konsideron analistët lehaqenë apo qen që lehin. Të më ndjejë publiku shqiptar që i përsëris, por janë ato fjalë, të cilat kryeministri i ka karakterizuar mediat dhe për-

ballë këtij kryeministri ndodhet kjo media e karakterizuar si e tillë dhe më parë e konsideruar si kazan. Sot pushteti i katërt i medias ndodhet përballë tij. Sigurisht ka të drejtën dhe fuqinë e debatit, ka të drejtën dhe fuqinë e argumentit, por përballë një kryeministri të shurdhër, të velur nga pushteti i parave të pafund, arrogant e të bërë njësh me krimin, që përdor e shpërdor një Parlament ilegjitim të mbushur me njerëz ilegjitim, të mbushur me njerëz pa personalitet që thjesht dhe vetëm noterizojnë të gjitha veprimet dhe aktet e tij njëri më i lig dhe antidemokratik se tjetri, ka vetëm një mënyrë veprimi që pushteti i katërt i medias të tregojë fuqinë e tij dhe të vendosë me qëndrimin e tij një standard të njëjtë e të barabartë për të gjithë politikën shqiptare, qoftë ajo në pushtet apo në opozitë që është standardi me të vërtetën. Pra, çdo e vërtetë që vjen qoftë nga opozita, qoftë nga qeverisja, qoftë nga qytetari më i thjeshtë të ketë të drejtën e qytetarisë në media. Ka ardhur koha për t’i thënë njëherë e mirë ndal këtij individi, këtij pushtuesi të medias i cili krahas pushtetit të tij të parë

ekzekutiv kërkon dhe pushtetin e katërt ta bëjë të tijin, pasi ju e dini që ai ka prodhuar dhe televizionin e tij ERTV prandaj sot publikisht i drejtohem këtij pushteti që të tregojë fuqinë e tij dhe vendosjen e standardit të së vërtetës me veprime konkrete dhe veprimi konkret do të ishte bëjeni black, bllokojeni, refuzojeni ta reflektoni dhe ta pasqyroni Edi Ramën, kryeministrin pushtues të shqiptarëve dhe lëreni atë vetëm me ERTV e tij, le ta shohim sesi mund të përballet ky njeri përballë shqiptarëve kur në momentin që ai te këto media që i ka konsideruar qenef, hale dhe lehaqene t’i gjejë të mbyllura dyert e saj për mashtrimet dhe gënjeshtrat e tij. Besoj që ky është veprimi i qartë, i prerë dhe i fortë për mashtrimin publik. Prodhuesi më i madh i mashtrimit publik mbetet Edi Rama dhe kundrejt mashtrimit publik ka vetëm një qëndrim refuzimi i prerë. Ky është mësimi më i madh që shqiptarët presin për të parë te ky pushtet i katërt mundësinë që ata të thonë të vërtetat e tyre por dhe mundësinë për të mësuar të vërtetat nga ai pushtet”, deklaroi dje Petrit Vasili.

TAULANT BALLA

Justifikimi i PS për censurën ndaj medias: Na mbështet BE! P

aketa e ligjeve kundër medias ka sjellë reagime të forta nga gjithë shoqëria civile, gazetarët dhe organizata ndërkombëtare. Në komisionet e Kuvendit prej dy ditësh gazetarë të ndryshëm kanë bërë denoncime të forta, duke e cilësuar nismën e PS si “projekt fashist”. Organizata ndërkombëtare të lirisë së mediave kanë reaguar prej kohësh duke kërkuar nga qeveria shqiptare të mos miratojë ligje që rrezikojnë lirinë e fjalës. Zyra e OSBE për median, gjithashtu ka bërë disa deklarata ku kritikon nene të veçanta të ligjit the thekson rrez-

ikun e ndërhyrjes së qeverisë në të drejtën e mediave dhe qytetarëve për informim. Me gjithë kritikat e mëdha kundër këtyre ligjeve PS sërish nuk heq dorë nga miratimi i tyre brenda muajit dhjetor. Justifikimi i fundit i PS-së për ligjet anomale është bërë sot nga kreu i deputetëve të PS, Taulant Balla. Në komisionin parlamentar të Integrimit, kreu grupit parlamentar socialist ,Taulant Balla tha dje se qeveria ka marrë mbështetjen e Komisionit Europian për këto ligje dhe sipas tij, asnjë moment nuk cenohet liria e shprehjes. Duke folur në emër

të mazhorancës, Taulant Balla deklaroi se nismat nuk kanë gjetur aspak kundërshtinë e Brukselit zyrtar, i cili ka bërë apele vetëm për rregullime. Realisht nuk ka asnjë qëndrim zyrtar të BE-së për miratimin e ligjeve që censurojnë mediat. Ka direktiva të përgjithshme që lidhen me fake news, por në asnjë rast nuk ka qëndrime që lejojnë zbatimin e ligjeve që censurojnë mediat. Nëse ka qëndrime konfidenciale nga BE pro këtij ligji, ky do ishte rasti i parë kur zyrtarë të BE mbështesin censurën e mediave. Por qëndrimi i PS duket se

është një justifikim i qëllimshëm, pasi tjetër gjë është legjislacioni kundër lajmeve të rreme dhe tjetër gjë projekti që po miraton PS, i cili godet lirinë e medias dhe jo Fake News.


SOCIALE

6 E premte, 13 DHJETOR 2019

Në kushtet kur Shqipëria merr kryesinë e radhës në OSBE, këshilltari i Komisionit të Helsinkit, Bob Hand tha se vullneti për të marrë parasysh kritikat ndaj paketës anti-shpifje do të jenë tregues

P

aketa anti-shpifje që ka ngjal lur debat në Shqipëri dhe rea gime nga organizatat ndërkombëtare, u bë temë diskutimi edhe në Komisionin e Helsinkit në Uashington të mërkurën. Në kushtet kur Shqipëria merr kryesinë e radhës në OSBE në janar, këshilltari i Komisionit të Helsinkit, Bob Hand shprehu nevojën për një autoritet moral dhe në këtë frymë tha se një vullnet për të marrë parasysh kritikat ndaj paketës anti-shpifje do të jenë tregues. Siç njofton kolegia Keida Kostreci, në diskutimin e Komisionit të Helsinkit, me anëtarët të delegacionit të Shqipërisë, në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, zoti Hand shtroi pyetjen se si ndikojnë ligjet e paketës anti-shpifje tek besueshmëria e saj për të nxitur vendet e tjera që të marrin hapa përpara. Ditmir Bushati, kryetar i delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe deputet i Partisë Socialiste tha se e kupton këtë shqetësim. “I kuptojmë shqetësimet e shprehura nga shoqëria civile dhe përfaqësuesit e medias. I kemi parë dhe ndjekur kritikat jo vetëm nga OSBE-ja, sepse edhe BE-ja ka shprehur kritika lidhur me këto ligje dhe do të doja të shprehja bindjen time se në fund të këtij procesi, një zgjidhje racionale do të triumfojë”. Qëndrimi i zotit Bushati lë të kuptohet se shumica është e hapur për ndryshime. Qeveria ka lënë të kuptohet se qeveria nuk po tërhiqet, duke thënë se çështja është tani në parlament. Disa nga ato sfida me të cilat përballet OSBE-ja dhe do t’i duhet të merret Sh-

Në Komisionin e Helsinkit, shqetësim për paketën anti-shpifje në Shqipëri

qipërisë si kryetare e radhës, ajo i ka ende të pazgjidhura plotësisht vetë, si sistemi zgjedhor, lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor, si edhe demokratizimi. Një shembull është debati i fundit për paketën anti-shpifje. Zoti Hand tha se çështje si kjo vënë në pikëpyetje autoritetin moral të Shqipërisë kur trajton çështje të lirisë së medias në vende të tjera. “Shqetësimi im kryesor është se është problematike për Shqipërinë ë Shqipëria t’i ketë këto

PRESIDENTI I FRANCËS

ligje, por edhe do të jetë e vështirë që Shqipëria që të ngejë zërin për lirinë e shprehjes në ato vende të OSBE-së që kanë më shumë kufizime se Shqipëria në këtë drejtim”, i tha ai Zërit të Amerikës”. Ai shtoi se “Shqipëria duhet të bëjë hapa përpara në këto fusha, nëse si kryetare e OSBE-së do që të nxisë dhe t’u kërkojë vendeve të tjera që të ndërmarrin hapa në një drejtim pozitiv”. “Kështu që kur e ngrita si çështje në diskutim, ishte në kontekstin që

janë bërë kritika nga përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias, si edhe nga pjesë e mirë e shoqërisë civile. A ka gjë tjetër që qeveria e Shqipërisë ose anëtarët e parlamentit mund të bëjnë, që këto shqetësime të adresohen në një rishikim të projektligjeve, të gjendet një zgjidhje që të ketë më shumë konsensus”. Zoti Hand tha se mënyra se si trajtohet kjo çështje, mund të përdoret si një shembull pozitiv i angazhimit me shoqërinë civile dhe bashkëpunimin me institucionet e OSBE-së, për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm. “Shpresoj që ky proces të mos jetë mbyllur, por të jetë në vazhdim e sipër dhe të kemi një zgjidhje të mosmarrëveshjeve lidhur me projekt-ligjet që ekzistojnë tani”, tha ai. Rudina Hajdari, anëtare e delegacionit të Shqipërisë nga opozita, ra dakord me shqetësimet. “Do të vazhdojmë të shprehim kundërshtimin tonë dhe të vëzhgojmë situatën”, tha ajo. Duke shprehur shqetësimet për mungesën e vullnetit të qeverisë për kompromis, për çështje si reforma zgjedhore dhe paketa e ligjeve anti-shpifje, ajo tha për Zërin e Amerikës: “Ne duhet t’u tregojmë vendeve të tjera anëtare që ne jemi një partner solid për ta marrë këtë sfidë përsipër.” Në dis-

Kryetarja e LSI-së: Edi Rama përgjegjës për viktimat e tërmetit, u lajmërua për mosfunksionim e Emergjencave Civile

Monika Kryemadhi: Akuza ime e parë është vrasje me dashje e 51 personave

E Rindërtimi i Shqipërisë, Macron: Konferenca e donatorëve me 19 ose 20 janar

E

uropa po ndihmon Shqipërinë, pas tërmetit tragjik që i mori jetën 51 personave dhe rrënoi me mijëra ndërtesa. Në një kohë që Franca vetëm dërgoi ndihmë fizike, Presidenti Emanuel Makron, ka folur për rindërtimin e Shqipërisë. Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtarë në ndihmë të Shqipërisë do të mbahet me 19 ose 20 janar. Deklarata erdhi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një mbledhje të liderëve të Këshillit Europian në Bruksel. Ai bëri thirrje për të kontribuuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa idenë e konferencës së donatorëve e dha fillimisht në samitin e NATO-s në Londër. “Do të flasim dhe për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Dua të jap një mesazh solidariteti për popullin shqiptar. Do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të qenë sa më pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë banesat”, tha Macron.

kutimin e Komisionit të Helsinkit, anëtarë të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, folën për përparësitë që do të ndjekë Tirana në vitin kur mban kryesinë. Zoti Hand solli edhe një perspektivë historike, duke rrëfyer se si në vitin 1991, në një seancë të Komisionit të Helsinkit, shkrimtari Ismail Kadare bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara ta mbështesnin aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Këshillin e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, jo si mbështetje për regjimin por për t’u dhënë shpresë njerëzve. Ai iu drejtua zonjës Hajdari, vajzës së njërit prej protagonistëve të lëvizjes pro-demokraci dhe një nga figurat e Partisë Demokratike, Azem Hajdarit. “Babai juaj, ndërhyri menjeherë duke thënë ‘e mbështet plotësisht zotin Kadare dhe kjo do të ishte një mbështetje e madhe morale për popullin e Shqipërisë që ka vuajtur aq shumë’”. Zoti Hand sugjeroi që me kryesinë e radhës së Shqipërisë plotësohet një cikël dhe shprehu shpresën që kjo të jetë një nxitje për të çuar përpara procesin e demokracisë dhe tranzicionit deri kur t’i plotësojë të gjitha aspiratat për integrim evropian. Marrë nga “Zëri i Amerikës”

ftuar në “Open”, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, lidhur me menaxhimin që iu bë situatës që krijoi tërmeti që tronditi vendin në 26 nëntor. Sipas Kryemadhit, shefi i mazhorancës akuzohet për vrasje me dashje të 51 personave, ndërsa shtoi se nuk ndjen aspak mëshirë për kryeministrin. “Akuza ime e parë është vrasje me dashje e 51 personave. Në vend që mediat e Edi Ramës dhe Edi Rama të mendojnë se çfarë të bëjë për ato 13 mijë shqiptarë që iu janë shkatërruar shtëpitë, për ata 51 viktima që kanë vdekur për faj të Edi Ramës dhe për shkak të mosveprimeve të tij, gjëmon se sa herë del Monika Kryemadhi në televizor. Çdo shqiptar që ka zemër, që ka fëmijë, që ka familje nuk mund të përdorë kurrë fatkeqësinë e shqiptarëve për të bërë propagandë”, tha Kryemadhi. A është e vërtetë që ju keni qenë të distancuar nga kjo situatë?e pyeti moderatorja e emisionit, Eni Vasili. “Unë nuk kam fare mëshirë për Edi Ramën. Ai bën propagandë në çdo televizon. Nuk do të shkoj si Edi Rama në varrimin e viktimave

apo me ato fëmijët që bënë foto me Ronaldon vetëm për të bërë propagandë. Vetëm Edi Rama kërkon të përfitojë nga viktmat”, shtoi kryetarja e LSI-së. Monika Kryemadhi tha se kryeministri i vendit, Edi Rama është përgjegjës për mosveprim me dashje dhe është fajtor për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit. Po ashtu ajo u shpreh se qeveria shqiptare është lajmëruar në 2014 nga United State European Common se emergjencat civile nuk funksionojnë. Një raport

me 111 faqe dhe nuk është lëvizur as gishti u shpreh Kryemadhi. “Z. Rama është përgjegjës për mosveprim me dashje. Këtu kam një raport të United State European Common, që në 2014-n ka njoftuar qeverinë shqiptare për mosfunksionimin e emergjencave civile. Është 111 faqe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk është lëvizur as gishti. Shqipëria është e pajisur me 12 kamera të terminimeve të viktimave nën rrënoja, kur Shqipëria ka marrë pjesë në këtë sistem dhe vetëm një muaj më pas ka ndodhur tërmeti. Pajisjet që janë përdorur në trajnim nuk janë përdorur në momentin e emergjencës. A e dini ju dhe shqiptarët vdiqën për mosfunksionim të zjarrfikëses, të një autoshkalle të zjarrfikëses që është 54 metra e gjatë? Zjarrfikësja që është blerë me paratë e Bankës Botërore, 960 mijë euro, është 54 metra e gjatë sa gjysma e stadiumit Air Albania, sepse disa orë ka ndenjur e batuar shtëpia e familjes Lala. Normale që fëmijët e vegjël nuk mund të dilnin, duhej një shkallë horizontale për ti nxjerr. Por u turrën te hotelet e miqve të Edi Ramës”, u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.


POLITIKE

7 E premte, 13 DHJETOR 2019

Nënkryetari i PD-së flet për zgjedhjet e parakohshme: Në këtë situatë, tërmeti është një arsye më shumë që Rama të hapi krahun

Paloka: Kryeministri Rama, njeriu i vetëm që iu gëzua tërmetit. Boll më armëpushim

N

ënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka nuk e sheh shumë të largët kohën kur Partia Demokratike do t’i rikthehet diskutimeve për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Pas tërmetit të 26 nëntorit, Paloka pranon se PD-ja bëri një armëpushim për t’u përqendruar në përballimin e situatës, por sipas tij kryeministri Edi Rama kërkoi të përfitonte. Për Palokën, Rama është i vetmi person që i është gëzuar tërmetit, por tani qytetarët duhet t’i thonë ndal dhe kjo fatkeqësi duhet të shërbejë si një arsye me shumë që kryeministri të hapë krahun. “Për mua nuk duket shumë e largët koha e diskutimeve për zgjedhje të parakohshme. Në këtë rast në gjendje të jashtëzakonshme, kur ka fatkeqësi gjithmonë dalin disa spekulantë që mundohen të përfitojnë dhe në rastin tonë ishte Rama. Ishte spekulant, jo vetëm politikisht, por nuk po ndalet në asgjë. Ndërkohë që ne bëmë armëpushim, ai kërkon të kalojë ligjin për të cënsuruar median. Pas tërmetit kaluan koncesione të tjera në herën e parë që shkoi në parlament. Ky është njeriu i vetëm që është gëzuar nga tërmeti në Shqipëri dhe po e tregon përditë me abuzimet dhe spekulimet e tij. Ne duhet t’i themi ndal, sepse tërmeti u duk sikur Ramës i dha një dorë politikisht për faktin se opozita bëri një armëpushim, por në këtë situatë, tërmeti është një arsye më shumë që Rama të hapi krahun”, tha Paloka. Teksa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24. INTERVIST A E PLO TË: INTERVISTA PLOTË: Si kanë qenë këto ditë për ju? Si për të gjithë shqiptarët e tjerë, sidomos për ata që përjetuan terrorin e këtyre ditëve të tërmetit. Kanë kaluar ditët më të vështira dhe shpresoj që edhe njerëzit të fillojnë nga pak t’i kthehen jetës normale, sepse paniku vijon të jetë. Debatet në Komisionin e Medias për paketën anti-shpifje … Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë si opozitë. Absolutisht jam dakord me të gjithë ç’kanë thënë Mark Marku dhe gazetarët në komision, madje mund të thonë dhe më tepër. Po bëhet një ligj që t’i japë nën kontroll total kryeministrit mediat. Po rikthehemi në të njëjtat situata, kur shqiptarët edhe të drejtën e të menduarit e kishin të kufizuar, jo më të drejtën e fjalës. Është diçka që pritet nga Rama. Nëse ai do të lejohet, do të ecë me shpejtësi drejt diktaturës. Për fat të keq, Rama i “përdor” ndërkombëtarët deri në momentin kur i duhen, kur ata i dalin kundër, nuk do t’ia dijë për ta. Shembulli është ky ligj, ku të gjithë kanë dalë kundër. Edhe OSBE për të disatën herë thotë “stop, ndal, këtu nuk mund të kalosh”. Ka dhe shumë reagime të tjera të organizatave ndërkombëtare të mediave që i kanë thënë “stop”, por nuk do t’ia dijë, siç po bën dhe me gjëra të tjera. Sot jemi në këtë situatë edhe për shkak të tërmetit, por i vetmi që nuk ndalon është Rama, kryespekulant. Dje ka pasur mbledhje të aleatëv aleatëvee, të grupeve të punës në zonat e tërmetit, të grupit parlamentar të

Kryesisë në selinë blu, çfarë është thënë në këto mbledhje? Mbledhja me aleatët bëhet thuajse rregullisht. Dje është diskutuar për situatën ku jemi, tërmetin dhe situatën politike. Kemi pasur një lloj armëpushimi politik me Ramën prej afro dy javësh, pas asaj që ndodhi. Ishte e nevojshme që të gjithë të bashkoheshim për t’iu gjendur njëri-tjetrit në fatkeqësi. Zakonisht në këto situata përfiton opozita, por sot po ndodh e kundërta dhe kjo është gjëja e tmerrshme. Ndërkohë që opozita bën armëpushim me qeverinë, kjo e fundit bën të kundërtën dhe fillon e spekulon kryeministri. E mori gjithë këtë fatkeqësi të madhe dhe po

kërkon ta përdorë për propagandë. Ne e vendosmë “boll me armëpushimin”, nuk ka më armëpushim me një njeri që nuk e meriton, sepse është përgjegjësi kryesor, shkon dhe te familjet e viktimave dhe iu thotë “Zoti”. Zoti e shkaktoi këtë fatkeqësi, por viktimat dhe pasojat janë të qeverisë. Statistikisht nuk ka ndodhur të kemi tre tërmete të fuqishme në kaq pak kohë, siç ishte ai i qershorit, i shtatorit dhe ky. Në vend që të merreshin masa, kemi këtë situatë. Qeveria ka një numër pa fund përgjegjësisë në këtë situatë ku jemi. Çfarë kanë konstatuar grupet e punës në terren? PD dhe opozita ndau grupe që drej-

toheshin nga deputetë dhe anëtarë kryesie për të evidentuar dëmet, dhe do të kemi një raport për gjithë të dhënat që kemi marrë ne. Shifrat që jep qeveria janë të pavërteta dhe ka një kaos një deklarime, sot thuhet një gjë, nesër një gjë tjetër. Brenda një pallati kemi dy inspektime me të dhëna të ndryshme. Është një kaos total, ndërkohë që kryeministri bën shoë. Si me atë zonjën Bozo, që u bë e famshme, se këtu është tmerri se zbulon kryeministri se paska njerëz të tillë, po këtu ka shumë si ajo. A ka pasur verifikime në terren që të jenë shpallur ndërtesa të pabanueshme nga tërmeti i 2 1 shtatorit 21 dhe të mos jetë bërë asgjë? E verifikon dot opozita këtë? Ne kemi kërkuar dhe dokumentacion për këtë. Sepse në Thumanë, ku ka qenë numri më i madh i viktimave, sipas banorëve, iu është thënë të dalin jashtë, por nuk iu janë krijuar kushtet dhe janë detyruar të futen sërish brenda. Haki Çako doli pas dy javësh e foli, kur duhet të ishte që në fillim. Për dy pallate në Thumanë, Çako e Rama thonë gjëra të ndryshme. Duhet të mbajnë përgjegjësi, sepse viktimat janë aty. Ashtu siç duhet të mbajë përgjegjësi edhe Vangjush Dako. Rama shkon në shtëpitë e viktimave për t’iu thënë që është e Zotit, lëreni këtu. Po nuk u dënua njeri, kjo histori kështu do të vazhdojë. Nëse në Shqipëri nuk dënohen politikanë, zyrtarë, do vazhdojë historia. I kemi rrugëve ata të Korçës. Kështu iu thoshte edhe atyre “do ua bëj më të bukur”. I ka akoma në Korçë pa bërë, tani do bëka lagje të tëra. Me këtë që po bën, jo shtëpi nuk ndërtohen, po ato njerëz pas 1-2 vitesh, me këtë kryeministër, aty i ke. Kur do dalë raporti juaj?

Ne kemi bërë aq sa mundemi dhe jemi përqendruar kryesisht te sensibilizimi. Nuk mund të presësh nga opozita të bëjë çudira, kemi bërë aq sa mundemi dhe do t’i evidentojmë. Iu është lënë porosi që të mos dalin në “Facebook”, por të bëjnë punën, duke iu ardhur në ndihmë njerëzve. Çështjet që kërkonte opozita para tërmetit, do duhet kohë për t’u rikthyer te këto diskutime? Jo, sepse në gjendje të jashtëzakonshme, në kohë lufte, dalin ca spekulantë që abuzojnë me fatkeqësinë e të tjerëve. Në rastin tonë kryespekulanti ishte Rama. Ai nuk po ndalet, ndërkohë që ne bëmë armëpushim, ai kërkon të kalojë ligjin për censurimin e mediave, t’i heqë kompetencat Presidentit për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Ne i themi hiqi milionat që ke dhënë për koncesionet, ai jep të tjera. Ky po përfiton nga tërmeti, dhe në fakt jam i bindur që ky është njeriu i vetëm që është gëzuar nga tërmeti në Shqipëri. Ky po bën gjithë hapat që kishte ndërmend të bënte. Në këto kushte ne duhet t’i themi “ndal”, sepse tërmeti i duk sikur Ramës i dha një dorë, por praktikisht tregoi se ia nuk është i aftë të menaxhojë këtë situatë, madje ta çojë drejt një gremine tjetër. Ata shqiptarë do shkojnë gjithmonë e më keq. Sot tërmeti është një arsye më shumë që Rama të hapë krahun, që kjo qeveri të largohet dhe t’i hapë rrugë një qeveri, që të shohë edhe interesin e qytetarëve. Pas verifikimeve për tërmetin, çfarë do të kërkoni? Së pari, do denoncojmë këto akte. Ne i kemi bërë propozimet, por Rama ka bërë të kundërtën, sado që e kemi toleruar. Do shohim ku jemi dhe hap pas hapi do të veprojmë.

ISH-KRYEMINISTRI SHPËRTHEN NË AKUZA

Post-tërmeti, Berisha: Rama po tallet me viktimat dhe fatkeqësinë

I

sh-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa thotë se ky i fundit ka nisur të hedhë valle me mashtrime mbi fatkeqësinë e tërmetit të 26 nëntorit. Ai thotë se qeveria ka vënë në dispozicion vetëm 60 mijë euro për këtë fatkeqësi, duke u tallur me qytetarët. Sipas tij, numri i vogël i ekspertëve të angazhuar në terren ka bërë që shumë banesa të mbeten pa inspektim, ndërkohë që banorët presin një përgjigje nga instancat përkatëse. “Edvin Mafia hedh vallen me mashtrime mbi fatkeqësinë e të

goditurve nga tërmeti. Kriminale! Vetëm 60 mijë euro Thesari i Shtetit ka disbursuar për fatkeqësinë natyrore të tërmetit. Të dashur miq, njeriu që tallet me fatkeqësinë, viktimat dhe mjerimin e qindra e mijëra familjeve shqiptare, që në dy javë ka shpenzuar nga buxheti i shtetit vetëm 7 milionë lekë për dëmshpërblimin e viktimave, disa me 1 milion lekë të tjerë vetëm 120 mijë lekë, bredh duke hedhur valle me gënjeshtra dhe mashtrime çdo ditë. Kështu, pasi procesi i vlerësimit të ndërtesave për shkak të numrit tepër të kufizuar të ekspertëve që ka

angazhuar ecën me ritme breshke dhe sot janë me mijëra ndërtesa që nuk i ka kontrolluar njeri. Dy netë më parë Edvin Mafia deklaroi se ka angazhuar fiks 500 ekspertë për vlerësimin e tyre, pra numrin e ekspertëve që rekomandoi për mobilizim kryetari i PD-së para 10 ditësh. Për fat të keq mediat qeveritare, pa asnjë verifikim, si njeriu që ha sapunin për djathë, apo që duan t’ju shesin bukvalët e padronit të tyre si të vërteta qytetarëve, vrapuan të shpërndajnë lajmin e rremë. U bëj thirrje gazetarëve të kërkojnë listën e ekspertëve të angazhuar dhe do të

gjeni se ajo është një rrenë cinike, të ciën Edvin Droga mashtron qytetarët dhe helmon tregun mediatik. Dënoj me ashpërsinë më të madhe mashtrimet e papërgjegjshme të Edvin Kristaq Ramës, mungesën e fondit fillestar të marrë me VKM nga fondi rezervë i qeverisë për nevojat më imediate të fatkeqësisë, dhe ju bëj thirrje qytetarëve të ngrihemi kundër njeriut që hedh valle me mashtrime në kurriz të njerëzve fatkeqënj dhe të hedhim në koshin e plehrave një minutë e më parë Edvin Mafinë dhe narkoqeverinë e tij”, deklaroi dje ish-kryeministri Sali Berisha.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

8 E premte, 13 DHJETOR 2019

Agron Gjekmarkaj – Musa Ulqinit: Dhe idiotët dhe vulgu përfaqësohen në parlament, është e drejta e tyre. Shqipëria po shndërrohet në sulltanatin e Arrnaut istanit

K

a qenë një përballje e vështirë dhe e tensionuar ajo e djeshmja mes akademikëve dhe deputetëve socialistë në Komisionin e Medias, ku po diskutohet paketa antishpifje e propozuar nga qeveria “Rama”. Në mbledhje të ftuar ishin pedagogë të Gazetarisë, të cilët i kërkuan deputetëve që të mos e votojnë këto projektligje që tentojnë në emër të abuzimit të fjalës të vrasë fjalën. Sipas pedagogut Agron Gjekmarkaj, Republika e Shqipërisë po shndërrohet në sullnatatin e Arrnaut stanit. Më tej analisti ka thënë se nëse deputetet do ta votojnë këtë nismë, do u heqin të drejtën fëmijëve të tyre të bëjnë gazetari në të ardhmen. “Unë nuk përjashtoj mundësinë se edhe idiotët janë popull dhe vulgu është popull. Dhe idiotët dhe vulgu përfaqësohen në parlament është e drejta e tyre. Republika e Shqipërisë po shndërrohet në sulltanatin e Arrnaut istanit. Sulltanatet janë të bukura në përralla, por jo të bukura të jetosh në to, sidomos tani në 2019. Jo gjithmonë do të jeni deputetë sado mirë të silleni. Nuk është e thënë që kryeministri do t’ju përkëdhelë, diku do i ngelë hatri dhe nuk do ju fusë në lista. Nesër fëmijët tuaj ndoshta nuk do të kenë këtë karrierë do të kenë nevojë për hapësirën e fjalës së lirë. Do të duan të bëjnë profesionin e gazetarit dhe jo të lakeut apo të servilit. Kanë nevojë të kenë hapësirë lirie dhe demokracie. Është një ligj që duhet refuzuar dhe përçmuar. Është në dinjitetin tuaj. Të lutem bëjeni me pak sakrificë qoftë dhe personale. Është në dinjitetin tuaj të refuzoni dhe të mos harxhoni kohë për të amenduar një ligj i cili tenton në emër të abuzimit të fjalës të vrasë fjalën. Nëse fjala vritet nuk ka nevojë për amendim”, theksoi Agron Gjekmarkaj. Nga ana tjetër, deputeti i maxhorancës, Musa Ulqini është revoltuar me debatin në mbledhje, duke u kërkuar pedagogëve që të mos fyejnë deputetët. “Kjo procedurë është absolutisht ligjore kushtetuese. Ne me vullnetin tonë kemi ftuar për të dëgjuar të gjithë grupet e interest, ata që thonë se është nismë fashiste. I kemi dëgjuar të gjithë me respekt pavarësisht si janë shprehur, por është hera e parë sot që të ftuarit tejkalojnë mandatin si të ftuar

Paketa e Ramës për censurimin e medieve, akademikët përplasen me deputetët e PS-së

duke paragjykuar deputetë që I kanë ftuar në respekt të procedurave. Asnjë nuk ka të drejtë të paragjykoni. Si mund të na paragjykoni. Nuk përfaqësojmë opinion të pamatur publik. Jam njeri I votuar nga mijëra qytetarë. Jam njeri që kam kundërshtuar dhe mbështetur gjërat sic kam menduar, por ju nuk keni të drejtë të thoni. Respektoni disa gjëra minimale. Përndryshe tëmos kishit ardhur. Nuk ka ndodhur që trupa profesorësh që edukojnë gazetarë na paragjykojnë”, është shprehur socialisti Musa Ulqini, Ndërkohë që Mark Marku i është kundërpërgjigjur: “Keni ulur kokën për çdo standard të demokracisë, sjellja prej 6 vitesh ju përgënjeshtron atë që thotë”, tha Marku, i cili është ngritur në këmbë për t’u larguar nga mbledhja, e pas tij edhe Alfred Lela dhe Agron Gjekmarkaj, u larguan përfundimisht nga Komisioni. Dhe ky veprim duket se ka ndikuar edhe tek

kryetarja e komisionit Fatjona Dhimitri, e cila teksa mori të largohej, u shpreh: “Më mirë iki dhe unë si kryetare se të bëhem pjesë e lojës”. Replikat në Komisionin e Medias Mark Marku: Nuk e keni miratimin për këtë nga asnjë organizatë mediash dhe nga asnjë njeri me mend në kokë, kaq po them. Që kur u bë kështjella në Surrel u bë rreziku për mediat online, ne kemi qenë pjesë, kam qenë relator i një pr/ligji dhe e dimë procedurën se si ka funksionuar, kemi pritur 2 vjet që të vinte opozita që të miratohej ligji, kemi pasur ekspertë nga KE, BE, një nga më të mirët për mediat në Evropë, vetëm për një gjë nuk kemi rënë dakord për këtë ligj që ju po e hidhni poshtë, për zgjedhjen e kryetarit të AMA. Pas 5 vjet konsultimesh e ekspertizash kemi arritur te ai produkt që gjithsesi nuk është perfekt. Këtu i vetmi aktor interesi është kryeministri dhe po e bëni këtë ligj për

atë, ju si përfaqësues te popullit nuk jeni të zotë për t’iu kundërvënë ai do të kakarisë vetëm ai, do tu mbyllë gojën edhe qenve, do t’u ndaloni edhe qenve që të lehni, këtu do të arrini. Halit V alteri: I keni bërë fresk ju Ramës Valteri: në banaqe për të marrë ndonjë kockë e për të mbajtur ato portale. A na njeh ti, a s’na njeh nuk më intereson fare ca mendon ti. Agron Gjekmarkaj: Idiotët janë popull, vulgu gjithashtu! Dialektika demokratike e pranon që ata të votojnë dhe të përfaqësohen! Konstatoj se ata janë të përfaqësuar me zë dhe figurë! Shumë gjëra të çuditshme po ndodhin në vendin tonë, kohë pas kohe, ditë pas dite, ku republika e brishtë e Shqipërisë po shndërrohet në sulltanatin e Arnautistanit! Sulltanatet janë të bukura të rrëfehen nëpër përralla me qëllim fluturues, po jo për të jetuar në vitin 2019! Projektligji për të cilin na keni ftuar të

flasim është një turp, është një faj, por edhe nevojë e një njeriu që dëshiron të sundojë! Karriera është e dashur për këdo për ne e për ju, por jo çdo çmim duhet paguar për të! Sot kinse për të shmangur abuzimin me fjalën po tentoni ta vrisni fjalën! Mbani një qëndrim për fëmijët tuaj, nesër që mund të bëhen gazetarë, apo njerëz që do ta kërkojnë dhe përdorin lirinë e fjalës! Mos u lini këtë marre tek dera dhe këtë pengesë të re! Gjithsesi, edhe po u vetë-poshtëruat nuk do të jeni të sigurtë! Nuk është e thënë që Kryeministri nuk jua ndërpret karrierën edhe pasi t’ju përdorë! Ky projekt nuk duhet rishikuar, duhet refuzuar, po nuk e bëtë ju do ta bëjë koha, shoqëria, duke paguar kostot e veta! Dialektika e lirisë triumfon mbi sulltanatet. Musa Ulqini: Duhet të na dëgjoni, ju kemi thirrur… Mark Marku: Jo kam takim, a ka mundësi, nëse keni pyetje, por e kam marrë zonjën e i thashë dua të vijë, për respekt të komisionit, se e bëj për vete respektin, por edhe për detyrim për shkak të situatës që po krijohet, edhe angazhimeve të mia. Kam ardhur me vetëdije, kam pasur takim tjetër. Nuk ka kuptim të diskutoj, se është parim retorik: me ata që nuk të bashkon asgjë, mos diskuto kurrë. Por ty zonjë të bashkon interesi për të bërë një ligj për Ramën dhe ky është dallimi. Musa Ulqini: Nuk ka ndodhur që trupa profesorësh që edukojnë gazetarët të vijnë këtu e të ofendojnë, të tejkalojnë normën etike. Më vjen shumë keq. Mark Marku: Keni ulur kokën për çdo standard të demokracisë, sjellja prej 6 vitesh ju përgënjeshtron atë që thotë.

ruaj etikën të lutem Mark Marku: Po fole, unë do ngrihem dhe do i bëj thirrje dhe kolegëve të mi të ikim.. Mirela Kumbaro: Mund të ikni, jeni të lirë ta bëni.. Fatjona Dhimitri: Mund të largoheni ju zonja Kumbaro s’ka përse të largohen të ftuarit. Mark Marku: Po e bën këtë seancë sikur jemi në furgonin e linjës Ti-

ranë-Vorë. Mirela Kumbaro: Mungesë totale etike. Ruaj etikën… Mark Marku: Ju s’keni as etikë dhe as integritet. Jeni punëtor të një njeriu që thotë se do të shkelë lirinë e medias. Sadi V orpsi: Nuk jemi punëtor. Jeni Vorpsi: dhe pedagog. Mark Marku: Në auditor jam i nderuar të flas..

Pedagogu i kthehet Mirela Kumbaros: Oj gocë më dëgjo mua, se më duket vetja sikur jam në furgon, ne flasim ju bëni muhabet

Mark Marku përplaset me ishministren: Jeni punëtorë të një njeriu që do të shkelë lirinë e medias

Ë

shtë shoqëruar me debate të ashpra mbledhja e së mërkurës e Komisionit të Medias ku po diskutoheshin dy projektligjet e qeverisë “Rama” për paktën anti-shpifje. Gjatë kohës që po fliste pedagogu i gazetarisë, Mark Marku, ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e ka kundërshtuar ç’ka ka shkaktuar reagimet në mbledhje Marku me tone të ashpra i ka kërkuar ish-ministres të tregojë kulturë dhe të respektojë personat e ftuar. Por ministrja me ton të lartë i ka kërkuar disa herë të qetësohet, në të kundërt të largohen nga mbledhja. Kjo ka re-

voltuar Markun i cili ka thënë se parlamenti është shndërruar në një “furgon” që nuk dëgjon njeri. Debati me tone të larta shkaktoi largimin e ish-ministres nga salla: “Ruaj etiken, fjala ime e fundit”, tha Kumbaro. Debati në Komisionin e Medias Mark Marku: Trego pak edukatë se je dhe pedagoge. Mirela Kumbaro: Të lutëm zoti Marku trego etikë. Mark Marku: Oj gocë s’kam ardhur në furgon… Po deshe dëgjo, po deshe ik. Mirela Kumbaro: Qetësohu zoti

Marku… Mark Marku: Më duket vetja sikur jam në furgon, ne flasim ju bëni muhabet. E keni bërë parlamentin si furgon dhe doni të na bëni ne ju.. Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën… Mark Marku: Për turp… Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën… Mark Marku: Mos më bërtit mua.. Fatjona Dhimitri: Vazhdoni zoti Marku.. Mark Marku: Trego edukatë, edukatën e ke të detyruar. Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

9 E premte, 13 DHJETOR 2019

Kryedemokrati me banorët e Plazhit në Durrës: Fondet janë të shqiptarëve, jo të oligarkëve

K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është kthyer sër ish në zonë e Plazhit në Durrës ku ka takuar nga afër banorët e prekur nga tërmeti. Këta të fundit i janë ankuar Bashës se qeveria i ka braktisur dhe s’u ka dhënë asnjë ndihmë. “Banesa ime është e pabanueshme, por askush nuk ka ardhur prej 10 ditësh të na thotë çfarë të bëjmë”- tha një grua e moshuar. Ndërkohë, të njëjtin shqetësim kishin dhe disa banorë të tjerë, të cilët ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje për banesat e tyre. “Pronari i firmës sillet rreth e rrotull, dhe nuk na thotë asnjë fjalë, ndërsa lekët na i ka marrë një më një.” -thotë dikush tjetër. Ndërkohë, lideri i PD-së tha se tashmë duhet të transferohen fondet, pasi nuk ka gjendje emergjence pa para. “Kjo situatë e pasigurisë është e papranueshme, sepse po hyjmë në javën e tretë. Duhet të ketë qartësi se çfarë po ndodh dhe qartësia fillon me vlerësimin e çdo banese. Pa vlerësuar banesat, ju nuk mund të keni qartësi. Tani këta duhet të transferojnë fondet, se s’ka gjendje emergjence pa fonde. Të marrin ato 150 milionë dollarë të oligarkëve dhe t’i kalojnë në dispozicion të situatës së tërmetit. Shumë pak familje mund të jenë në gjendje të bëjnë diçka vetë, të tjerëve ky tërmet u ka marrë gjithçka. u ka marrë pasurinë e një jete. Shteti është i shqiptarëve. Fondet janë të shqiptarëve, buxheti është i shqiptarëve, nuk është as i oligarkëve, nuk është as i Edi Ramës”, theksoi Basha. Mes banorëve që ndau shqetësimin e saj ishte dhe një nënë e dy fëmijëve, e cila u shpreh se askush nuk i ka dhënë një përgjigje për shtëpinë. “Vetëm se nuk kemi fjetur tek bashkia. Nuk vjen njeri të thotë çfarë të bëjmë. E kam shtëpinë me certifikatë, me taksa, me të gjitha. I jam përgjigjur shtetit një më një”. Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha tha se është

Tërmeti, Basha: Dako të ishte në burg. Rama e ka kthyer Shqipërinë si çadrat e Ertugrulit

neglizhencë totale nga ana e shtetit fakti që këta banorë nuk dinë se ku të flenë. “Ky është dështim i shtetit dhe i kësaj qeverie, sepse kemi hyrë në javën e tretë dhe ju nuk dini se ku të flini. Kjo është e papranueshme. Edhe në javën e dytë është e papranueshme për një shtet të mirëpërgatitur, por javën e tretë, kjo është neglizhencë, ky është dështim total. Ësh-

të dështim kriminal dhe faturën e paguani ju. Kemi vetëm shfaqje nga mëngjesi deri në darkë”, pohoi ai. “Kur është bërë ky pallati ishte 8+1, tani është bërë 12. Është ndërtuar në vitin 2014 dhe avancoi për 1 vit, se është 3D-ja”, tha një banor, duke iu referuar kompanisë së kryetarit të asaj kohe të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. “Çfarë përgjegjësie do të

mbajnë këta njerëz që ne jemi jashtë, që I kemi blerë sa frëngu pulën dhe bie faqja e murit pa problem, sikur është fletë libri. Ne duam që ata që kanë ndërtuar të japin llogari para prokurorëve, para shtetit dhe të ndërtojnë banesën.”– u shpreh i revoltuar një banor tjetër. Basha u shpjegoi banorëve se kush e ka përgjegjësinë për cilësinë e dobët të pallateve të ngritu-

ra atje. “Përgjegjësia fillon me ata që kanë përgjegjësi për ndërtimet dhe licensimin e ndërtimeve, që është shteti. Këtu në Durrës kemi edhe një veçori se në 99% të pallateve, ai që ka firmosur për këto leje, ka sjellë edhe betonin, në konflikt interesi, Vangjush Dako. Pasi mbaron gjithçka, kolaudohet dhe prapë pushteti vendor, bashkia, ka për detyrë të kolaudojë që gjithçka është bërë në rregull. Përgjegjësia fillon dhe mbaron me shtetin. Ç’është ajo shprehje “do t’i bëj unë letrat”. Çfarë letrash do të bëjë ai? Ai duhet të shkojë në burg për këto gjëra”, tha ai. Po ashtu Basha tha se: “Kudo ku po shkoj po më thonë që s’ju japin asnjë përgjigje dhe qartësi njerëzve se ku do të flenë dhe njerëzit të kthehen në objektet e rrezikshme, kjo është kriminale. Kjo u ndodhi atyre në Thumanë. Ishin prishur me 21 shtator, u futën aty dhe tragjedia natyrore u kthye në tragjedi shtetërore.”. Një qytetare ngriti zërin kundër sjelljes së kryeministrit, i cili, siç tha ajo, bën shfaqje, pa zgjidhur asgjë. “Edi Rama të mos bëjë propagandë si llazore, se e ka kthyer Shqipërinë si çadrat e Ertogrulit dhe nuk i ka dhënë askujt zgjidhje. Personat e parë që duhet të kishte thirrur janë pronarët e pallateve që kanë shitur shtëpitë dhe kanë marrë lekët dhe nuk na hapin as telefonin sot. Për këtë vend Edi Rama është më keq se tërmeti. Fatkeqësia më e madhe për këtë vend është Edi Rama”.

PËRFUNDOJNË AFATET, PROKURORIA NDRYSHON AKUZËN

Bien akuzat për lobimin rus e pastrim parash, ndaj Lulzim Bashës, dosja shkon në gjykatë

P

rokuroria vendos të dërgojë në gjykatë dosjen ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha dhe dy

zyrtarëve të tjerë, ish-sekretari të përgjithshëm të PD, Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi. Tre prokurorët

e çështjes ishin të ndarë në vendimmarrje, dy prej tyre Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako për ta çuar në gjykatë

dhe Kol Hysenaj për të vijuar hetimet, por drejtuesja e prokurorisë nxori një udhëzim të përgjithshëm sipas të cilit rekomandon prokurorët të kryejnë veprime të mëtejshme për çështjen. Ky udhëzim nuk është marrë në konsideratë nga dy prokurorë dhe duke qenë se afatet hetimore përfundonin sot në 12 dhjetor dojsa është dorëzuar në gjykatë. Krahas dosjes në gjykatë është dorëzuar edhe akti i drejtueses së prokurorisë e cila konstaton disa pavlefshmëri. Fati i dosjes “Basha” do vendoset nga gjykata për hetim, rishqyrtim apo pushim. Hetimet për këtë çështje nisën kryesisht nga Prokuroria e Tiranës, pas një shkrimi

të revistës amerikane, “Mother Jones”, e cila hidhte dyshime të forta se kompani të lidhura me shtetas rusë kishin financuar në favor të Partisë Demokratike. Referuar deklarimeve të kompanisë së lobistit Nik Muzin, rezultonte se ajo kishte marrë tri pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Njëra nga pagesat është bërë nga kompania “Biniata Trade”, e regjistruar në Skoci, e krijuar si partneritet i dy kompanive të tjera, të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, aksionet e të cilave zotërohen nga shtetas rusë. Sipas Prokurorisë, Lulzim Basha dhe zyrtarët e tjerë të PD-së nuk i kanë deklaruar këto pagesa, por vetëm një shumë prej 25 mijë dollarësh, e për këtë shkak duhet të përgjigjen për falsifikimin e formularëve.


AKTUALITET

10 E premte, 13 DHJETOR 2019

Prokurorët dyshojnë se shkak për shembjen e godinave janë bërë ndërtimet pa leje por edhe moskryerja e detyres nga inxhinierët zbatues si dhe nga mospërmbushja e rregullt 51 jetët e humbura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe dëmet e mëdha të shkaktuara nga lejet e ndërtimit problematike, nuk do të kalojnë pa u dënuar nga drejtësia. Mësohet se Prokuroria e Durrësit, prej dy javësh ka mbledhur tashmë prova në çdo pallati të dëmtuar për shkak të tërmetit, gjë e cila do të bëjë që shumë shpejt personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë. Pritet që në ditët në vijim të bëhen arrestimet e para për shkelësit pasi shkeljet duket të jenë të mëdha. Prokuroria e Durrësit kishte nisur që më datë 29 nëntor çështjen penale për tërmetin nga i cili janë shembur disa ndërtesa duke shkaktuar vdekjen e 25 personave vetëm në këtë qytet. Prokurorët dyshojnë se shkak për shembjen e godinave janë bërë ndërtimet pa leje por edhe moskryerja e detyrës nga inxhinierët zbatues si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve. Katër prokurori janë në kërkim të ekspertëve të ndërtimit, të cilët duhet ti bashkëngjiten grupeve që pas tërmetit të 26 nëntorit, po hetojnë për veprat e ndërtimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës. Deri më tani prokurorisë së Durrësit i janë bashkangjitur dy specialistë nga instituti i ndërtimit që janë përfshirë në këqyrjet e objekteve përpara se ato të shkatërrohen në formë të telekomanduar. Shtatë prokurorë në Durrës janë ndarë në dy grupe, njëri prej të cilëve po heton si një të vetme shtatë referimet e shembjes nga tërmeti të

25 viktima nga tërmeti në Durrës, Prokuroria ka gati arrestimet e para SITUATA “Prokuroria e Durrësit kishte nisur që më datë 29 nëntor çështjen penale për tërmetin nga i cili janë shembur disa ndërtesa duke shkaktuar vdekjen e 25 personave vetëm në këtë qytet. Prokurorët dyshojnë se shkak për shembjen e godinave janë bërë ndërtimet pa leje por edhe moskryerja e detyrës nga inxhinierët zbatues si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve”. shtatë ndërtesave nga rrënojat e të cilave u shkaktuan viktima. Në një të vetëm janë bashkuar fashikujt e shembjes së ish-Vila Palma, Mira Mare, Kavalishensës, Ish-Tropikalit, gjashtë katëshit pranë stadiumit, ndërtesës katër kateshe të familjes Lala dhe godina tek zona e “Dy Gjelave”. Grupi i dytë po heton

SITUATA

Shijaku një skenë krimi, banorët ankesa për banesat

T

ërmeti tragjik i 26 nëntorit, shkaktoi dëme edhe në Shi jak. Dy javë pas tragjedisë, ky vend është kthyer në një skemë krimi. Pallate të dëmtuar dhe të rrethuar me shirita, disa të shënuar me kryqin e kuq dhe banorë që përpiqen të shpëtojnë ç’të mundin nga banesat e tyre është panorama që të shfaqet rrugëve të Shijakut. Edhe në këtë qytezë, dëmet janë të shumta jo vetëm për shkak të afërsisë me epiqendrën e tërmetit të 26 nëntorit por edhe për faktin që disa prej pasgoditjeve të tërmetit e kanë pasur epiqendrën e tyre në Shijak. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë nga tërmeti shkatërrimtar, një pjesë e banorëve janë ende të paqartë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre, ndërsa kanë probleme edhe me strehimin. Ata apelojnë që strukturat të vendosin një orë e më parë mbi gjendjen e godinave dhe të japin zgjidhje për mënyrën sesi dhe ku do të strehohen.

listën e mëse 70 godinave që do shemben pasi konsiderohen të rrezikshme, ndërkohë të njëjtën procedurë po ndjek edhe prokuroria e Krujës, e cila sikurse kolegët ka urdhëruar sekuestrim në hipotekë dhe prefekturë të dokumentave por edhe të procesverbaleve të konstatimit në këto ndërtesa pas tërmetit të

datës 21 shtator. Pasojat e tërmetit janë shumë më të rënda sesa shohim në ekran nga pushteti. Dëmet nga tërmeti paraprakisht mund të shkojnë nga 500 mln euro deri në 1.2 miliardë euro por fatura përfundimtare do ende kohë që të dalë. Anëtari i Komitetit të Rindërtimit, Arben Meçaj u shpreh në “Repolitix” se

Shijaku është qyteti më i prekur nga tërmeti. Sejdarasi ngriti shqetësimin se si pasojë e tërmetit në Durrës mbi 10 mijë persona aktualisht nuk hyjnë dot në vendet e punës, pasi ekspertët që kanë bërë aktet e konstatimit u kanë vendosur kryq të kuq sipërmarrjeve për shkak të dëmeve që kanë pësuar.

DURRËS

Bonusi i qerasë, Sako: Miratohet një tjetër listë me 640 familje

P

as tërmetit tragjik të 26 nëntorit, të pastrehë janë mijëra njerëz, pasi banesat janë kthyer në rrënoja. Bashkia e Durrësit ka miratuar bonusin e qirasë për 1310 familje. Drejtoresha e shërbimeve publike në bashki, Emirjana Sako, thotë se janë miratuar dy skema deri më tani në ndihmë të familjeve të mbetura të pastreha nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. “Është miratuar një listë e parë me 660 familje përfitues të bonusit të qirasë, ndërsa ditën e hënë miratuam në këshillin bashkiak një tjetër listë me 644 familje, duke e çuar numrin e familjeve përfituese në 1310 familje që iu dëmtuan banesat për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Prioritet do të kenë ata familje që u janë shembur banesat nga IKMT e Durrësit apo Inspektoriati i Ndërtimit por dhe banorë që kanë banesa të pabanueshme”. Sipas saj, deri më tani kanë aplikuar 1900 familje për bonus qiraje, ndërkohë pritet të miratohen të tjera lista me emra përfitues të bonusit të

qirasë. Sako tha se dokumentacioni kryesor që kërkohet nga bashkia e Durrësit për të përfituar bonusin e qirasë është vërtetim nga rajoni dhe njësia përkatëse dhe një kartë identiteti. “Me përfitimin e bonusit, qytetarët që do të depozitojnë këto kërkesa dhe do të klasifikohen nga ne, do të sjellin dhe kontratën e qirasë për të përfituar bonusin. Shuma do të jetë e kategorizuar sipas vendimi të këshillit bashkiak dhe një apartament I vogël, 1+1 kemi menduar të vendosim një shifër 20 mijë lekë të reja, 2+1, 25 mijë lekë qira në muaj

dhe 3+1 30 mijë lekë. Këto nuk janë çmimet e qirasë në Durrës por me dëmet që solli tërmeti, kërkesat janë rritur shumë duke rritur dhe çmimet e banesave me qira”. Një tjetër vendim i këshillit bashkiak është miratimi i një grupi pune prej 100 punonjësish që do të riparojnë dëmet e tërmetit në banesat që nuk kanë pronarë ose që janë ndërtuar para viteve ’90. “Janë 15 punonjës aktualë ndërtimi që do të nisin të parët punën për rindërtimin e banesave dhe objekteve të banimit që kanë nevojë të riparohen”.


AKTUALITET

11 E premte, 13 DHJETOR 2019

Duke marrë shkas nga Dita Botërore e Mbulimit Shëndetësor Universal, Ministrja e Shëndetësisë, tha se 463 mijë qytetarë e kanë kryer kontrollin mjekësor bazë

N

ga urgjenca e re e përkohs hme e Mamurrasit, ku aktu alisht po transferohet shërbimi i qendrës shëndetësore 24orëshe të këtij qyteti, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu garantoi ofrimin e shërbimit pa ndërprerje për banorët e prekur nga tërmeti. ‘’Edhe pse jemi në këto kushte emergjence, jemi këtu për të garantuar që kujdesi shëndetësor do të vazhdojë në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, ku jemi duke ofruar shërbim, siç është rasti i urgjencës 24-orëshe të Mamurrasit, ku në kohë rekord qendra shëndetësore e dëmtuar nga tërmeti, është transferuar në një ambient të përshtatshëm, pa e ndalur punën për ofrimin e shërbimit për qytetarët’’. Nga ana tjetër, Manastirliu deklaroi se janë 12 objekte shëndetësore të dëmtuara, për të cilat ka nisur puna me riparimin e dëmeve si pasojë e tërmetit, për ato objekte që janë të riparueshme, ndërsa do të vijojë plani i rindërtimit. “Janë 12 objekte shëndetësore, ku përfshihen kryesisht qendra shëndetësore, të cilat janë vlerësuar me dëmtime serioze apo dëmtime të lehta si pasojë e tërmetit. Për dëmtimet e rikuperueshme ne kemi marrë masat që të fillojë menjëherë puna për rehabilitimin, sikundër kemi bërë me spitalin e Durrësit, me disa shërbime në QSUT, etj, ndërsa do të përfshijmë në planin e rindërtimit objektet me dëmtime të rënda siç është qendra shëndetësore 24-orëshe e Mamurrasit apo spitali i Laçit, ku ndërkohë kemi marrë masa për të ofruar shërbimin e urgjencës në kushte optimale, në një ambient të ri’’. Duke marrë shkas nga Dita Botërore e Mbulimit

Manastirliu Manastirliu në Mamurras: Urgjenca funksionon 24 orë, do rindërtohen 12 qendrat e dëmtuara BILANCI “913 pacientë janë trajtuar në spital. 20 prej tyre vazhdojnë të marrin trajtim dhe 3 janë dërguar për ndihmë të specializuar jashtë vendit. Ekipet e mjekëve specialistë kanë vizituar 5163 banorë dhekanë vaksinuar kundër gripit 1442banorë të tjerë në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë. Ju kemi kushtuar e ju kushtojmë vëmendje të madhe e të veçantë fëmijëve”. Shëndetësor Universal, ministrja tha se 463 mijë qytetarë e kanë kryer kontrollin mjekësor bazë. ‘’Po vijojmë të ofrojmë gjatë gjithë kohës, për të gjithë banorët mbulimin shëndetësor universal nëpërmjet njësive të lëvizshme edhe në ato zona ku qendrat shëndetësore janë dëmtuar si pasojë e tërmetit dhe deri tani janë rreth 463 mijë qytetarë që e kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, që tregon për ndërgjegjësimin

MBËSHTETJA

Policimi në komunitet, bashkëbisedim me nxënësit Në kuadër të policimit në komunitet, në shkollat 9-vjeçare të qarkut Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës zhvilloi takime sensibilizuese me nxënësit. Takimet sensibilizuese u zhvilluan me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësvenë lidhje me efektet negative që sjell konsumimi i alkoolit. “Rikthehemi pranë jush, duke ju dhënë mbështetjen dhe kontributin tonë për të lënë pas ditët e vështira që kaluam”. Punonjësit e Policisë, në kuadër të programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”, kanë bashkëbiseduar me nxënësit e klasave të 6-ta për ndërgjegjësimin e tyre për efektet negative të duhanit, alkoolit dhe përdorimit të substancave narkotike, të cilat janë të dëmshme për shëndetin. Gjatë takimeve sensibilizuese, punonjësit e Policisë u kanë kërkuar nxënësve që ata të ndikojnë te prindërit, motrat dhe vëllezërit më të rritur që të mos drejtojnë automjetin në gjendje të dehur, pasi alkooli në timon vret jetën.

e tyre për t’u kujdesur për shëndetin’’. Më shumë se 6 mijë vizita mjekësore dhe rreth 1500 vaksinime kundër gripit janë kryer nga ekipet mjekësore pranë banorëve të sistemuar në hotele apo në pikat e emergjencës, të mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit, ku po vijon shërbimi shëndetësor 24/7. Ndërsa të mërkurën, drejtuesi qendror i operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Bledi Çuçi, tha

se nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, 913 qytetarë morën ndihmën mjekësore, ku 20 vijojnë të jenë të shtuar në spital dhe se 3 janë dërguar jashtë shtetit. “Ne angazhuam rreth 340 mjekë dhe infermierë, të cilët ofruan e vazhdojnë të ofrojnë ndihmë shëndetësore për të prekurit nga tërmeti. Deri më tani, 913 pacientë janë trajtuar në spital. 20 prej tyre vazhdojnë të marrin trajtim dhe 3 janë dërguar për ndihmë të special-

izuar jashtë vendit. Ekipet e mjekëve specialistë kanë vizituar 5163 banorë dhekanë vaksinuar kundër gripit 1442banorë të tjerë në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë. Ju kemi kushtuar e ju kushtojmë vëmendje të madhe e të veçantë fëmijëve. 257 psikologë e punonjës socialë shërbejnë në njësitë akomoduese dhe aktualisht rreth 1669 fëmijë marrin mbështetje të vazhdueshme psiko-sociale”.

SITUATA

Të moshuarit: Jemi tre familje, po qëndrojmë jashtë Thumana është një plagë e hapur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Të moshuarit e Borizanës së njësisë administrative Thumanë, tregoinë se janë të sëmurë dhe se jetesën në kushte të vështira në çadra me plastmas nuk po e përballojnë dot. Ditë të vështitra pas tërmetit po kalon dhe familja e Xhemal Majës. Ai tregon se është 80-vjeç dhe i sëmurë e nuk përballon këtë mënyrë jetëse në një baraka të sajuar dhe me një çadër që e kanë izoluar me plasmasë se nuk i mbron aspak nga i ftohti. Ky i moshuar nuk e di nëse shtëpia e tij është e banueshme apo jo, pasi inspektorët nuk kanë shkuar për ta verifikuar. “Jemi tre familje, kërkojmë një zgjidhje po qëndrojmë jashtë”. E moshuara flet për vështirësitë me të cilat po përballet çdo ditë. “Jemi jashtë, po rrimë në të ftohtë”, tha ajo. Pjesa më

e madhe e banorëvë të fshatit Borzanë të njësisë administrative Thumanë që janë dëmtuar

nga tërmeti edhe pse kanë kaluar mbi 2 javë nuk janë në vëmendjen e institucioneve.


AKTUALITET

12 E premte, 13 DHJETOR 2019

Me një afat të përkohsëhm që nis nga data 19 dhjetor deri në 18 mars 2020, Anton Martini, Arta Marku dhe Donika Prela janë caktuar të ushtrojnë detyrën e tyre në Tiranë

P

rokuroria e Krimeve të Rënda nuk do të ekzistojë pas datës 19 dhjetor 2019, kur nis ngritja e Prokurorisë së Posaçme. KLP ka miratuar transferimin në prokurori të tjera të prokurorëve të Krimeve të Rënda pasi kjo e fundit do të mbyllet pas fillimit nga puna të SPAK. Në prokurorinë e Shkallës së Parë të Tiranë janë emëruar prokurorët, Arens Çela; Blerim Tominaj; Besim Hajdarmataj; Doloreza Musabelliu; Elisabeta Imeraj; Manjola Kajana; Vladimir Mara; Sonila Muhametaj; Pranvera Pustina. Artan Bajrami transferohet në Prokurorinë e Apelit në Tiranë, kurse Përparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Shkodër. Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Korçës, kurse Donika Prela në Durrës, ndërkohë Dritan Prençi dërgohet në Kukës. Anton Martini ndërkohë transferohet përkohësisht, deri në mars, në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Tiranës, ndërsa emërimin e ka në Shkodër. Sa i përket Arta Markut, KLP do të vendosë nëse do ta transferojnë tek Prokuroria e Apelit në Tiranë. Mësohet se transferimet janë bërë me miratim unanim 11-0 nga KLP. SPAK pritet të fillojë nga detyra më 19 dhjetor me tetë anëtarë, ndërsa në ditët në vijim pritet zgjedhja e kreut të këtij institucioni që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta. Kandidatë për kreun e SPAK janë Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani. “Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të krijimit të Prokurorisë së

SPAK shkrin Krimet e Rënda, ja ku ikin prokurorët e “dosjeve të nxehta”

Posaçme,dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë: Me 10 vota pro, 1 kundër (Alfred Balla) Donika Prela caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë. Caktimet të përkohshme nga data 19.12.2019 deri 18.03.2020. Me 11 vota pro, Ditan Prençi dhe Isa Jata caktohen përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë. Me 11

MINISTRJA E DREJTËSISË

vota pro, ndërprihet caktimi i përkohshëm i prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme. Po me 11 vota pro, u miratua projekt-akti p¸r caktimin e përkohsh¸m t¸ prokurores Arta Marku si prokurore në Prokurorinë

KLP

Gent Ibrahimi tregon kur zgjidhet kreu i SPAK-ut

K Amnistia për të burgosurit, Gjonaj: Përfitojnë 3 kategoritë

P

ër amnistinë e fundvitit, qeveria do të shqyrtojë javën e ardhshme vendimin e Ministrisë së Drejtësisë. Paçka se nuk ka një numër të saktë të të dënuarve që do të lirohen nga qelitë, kategoritë kryesore që përfitojnë janë 3. Një amnisti për herë të fundit u ndërmor në vitin 2016. “Ministria e Drejtësisë e ka depozituar propozimin e saj në Këshillim e Ministrave dhe në ditët në vijim pritet një vendim, duke përfshirë të gjitha kategoritë që ne i kemi pasur prioritet, gratë, të miturit dhe të moshuarit”, u shpreh ministrja Etilda Gjonaj. Në Komisionin e Ligjeve, ajo pranoi se drejtuesit e burgjeve janë kërcënuar vazhdimisht ndaj do merren masa për ruajtjen e tyre. “Një strukturë e posaçme, e cila është konsideruar shumë e rëndësishme për të funksionuar në sistemin e burgjeve, që do të garantojë dhe do të kryejë mbrojtjen e posaçme të drejtuesve të burgjeve në rastet kur do të të jenë të kërcënuar”. Pre e kërcënimeve mësohet ka rënë edhe vetë drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili, rast për të cilin kanë nisur hetimet.

pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Vendimi hyn ne fuqi me dt.1 Janar 2020. Prokurorja Arta Marku gjithashtu është edhe anëtare e KED për 2019. Miratohet me 11 vota pro projektakti vlerësimit, në kuadër të rivler¸simit kalimtar për prokurorin Pelivan Malaj. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, akti i vlerësimit i paraqitet KPK. Me 11 vota pro, ndërpritet

caktimi të përkohshëm të prokurores Alketa Zifla si Drejtoreshë Kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e saj si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Miratohet me 11 vota pro veprimtaria jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë fakultetit të Drejtësisë, Universitetit i Tiranës, për magjistratin prokuror z.Kreshnik Ajazi. Miratohet me 11 vota pro veprimtaria jashtë funksionit, konkretisht si eksperte, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për magjistraten, prokurore znj. Enkeleda Millonai deri më 30.12.2019. Miratohet me 11 vota pro veprimtaria jashtë funksionit për prokuroren Ermira Tafani, si eksperte pranë Qendrës për Iniciativa Ligjore Tiranë, për periudhën deri në fund të muajit shkurt 2020 në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë dhe jashtë orarit të punës si dhe pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani Elbasan, për periudhën mars-qershor 2020. Miratohet unanimisht veprimtaria jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë Kolegjit Universitar “Bedër” Tiranë, në lëndën “Procedurë Penale e avancuar me praktikë gjyqësore”, për prokurorin Adnan Xholi, në masën jo më shumë se 2(dy) orë në javë, jashtë orarit të punës, për vitin akademik 2019-2020".

reu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi është shprehur se më datë 18 dhjetor do të intervistohen kanidatët për SPAK, Edvin Kondilli Arben Kraja dhe Altin Dumani. Ai tha se procesi i intervistimit të tyre do të jetë i ngjashëm me atë të kandidatëve për kryeprokuror. Ibrahimi deklaroi se SPAK do të jetë funksionale më datë 19, pavarësisht se nuk ka ende 10 anëtarë. Ndërsa për emërimin e prokurorëve në rrethe, Ibrahimi u shpreh se nuk është marrë pëlqëmi i tyre pasi është parësor sistemimi dhe jo interesi individual. “Në datën 18 do bëjmë intervistat me 3 kandidatët. Dosjet e tyre janë tashmë në këshill. Do t’i dëgjojmë ata. Seancat dëgjimore do jenë publike. Metedologji rrjedh nga rregullorja jonë. Ne kemi marrë një vendim në bllok për të sistemuar në bllok këta prokurorë. Caktimet e përkohshëm nuk kërkojnë pëlqimet e prokurorëve. Primar është sistemi dhe jo interesin individuale. Më datë 19 do fillojnë punën ata 8 prokurorë që kemi caktuar. Më pak

do ketë më shumë se 10. Do ketë transferimin e disa drejtuesve të tjerë. Ne kur bëhet fjalë për ristrukturim neglizhojnë ambiciet personale. Këta prokurorë kanë shërbyer si prokurorë karriere. Ata do duhet t’i trajtojmë në një mënyrë që nuk i përgjigjet atyre. Pavarësisht prob-

lematikave të Durrësit, ngarkesa në Tiranë është më e madhe. Në datë 20 nuk do ketë prokurori dhe as gjykatë të Krimeve të Rënda. Sot jemi para një situate se nuk kemi marrë një vendim individual për Donika Prelën por në kuadër të strukturimit”.


FORUM

13 E premte, 13 DHJETOR 2019

Blake Shelton dhe Gwen Stefani planifikojnë të martohen së shpejti Gwen Stefani dhe Blake Shelton janë së bashku për katër vjet dhe ka pasur shumë thashetheme rreth tyre se ata po planifikojnë për një martesë. Megjithatë, çifti akoma nuk i ka ndërmarrë hapat dhe revista People vetëm solli disa burime për të shpjeguar statusin e marrëdhënies së tyre. Me sa duket, Gwen dhe Blake patjetër duan të martohen, por duhet të zgjidhin plotësisht divorcin e këngëtares amerikane nga Gavin Rossdale. Burimet sqaruan se Blake në të vërtetë dëshironte t’i propozonte Gwen shumë kohë më parë, por ata të dy vendosën të lëviznin ngadalë sepse Gwen është katolike. Dhe ndërsa Gwen me të vërtetë dëshiron të martohet në një kishë, burimet thonë se “nuk është e mundur aktualisht” për shkak të besimit të saj dhe divorcit të mëparshëm. Por, edhe pse ata janë duke pritur të martohen, burime theksojnë se Gwen dhe Blake janë “shumë seriozë”

dhe mendojnë për njëri-tjetrin si “një”. Burimi shtoi, “Ata bien gjithnjë e më shumë në dashuri me njëri-tjetrin, dhe pjesa e tyre e lumturisë vazhdon të rritet”. Dhe nëse keni nevojë për ndonjë provë më shumë, Gwen dhe Blake sapo mbaruan duetin e tyre të tretë,

“Nobody, but you”, i cili do të shfaqet në albumin e tij të ri. Në të, ai këndon, “Kam marrë kohën time për t’ju thënë se si ndihem/Vetëm sepse e kam zgjatur kaq shumë, nuk do të thotë që nuk është e vërtetë/ Mos u dashuro tek askush, veç meje”.

Këngët më të mira të 2019, “New York Times” zgjedh shqiptaren Prestigjiozja amerikane “New York Times”, ka zgjedhur 54 këngët më të mira të vitit 2019. Në mesin e tyre është edhe “Sweet But Psycho”, kënga e artistes me prejardhje shqiptare e cila jeton dhe vepron në Amerikë, Ava Max. Kjo e

fundit ka bërë të ditur se hiti i saj është radhitur në mesin e këngëve më të mira për këtë vit, rezultate këto mjaft të shkëlqyera për artisten. Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, Ava Max ka falënderu-

ar gazetën “New York Times” për vlerësimin. “Faleminderit New York Times. Duket joreale të jem në të njëjtën faqe me dy prej artistëve të mi të preferuar tani që po ‘godasin’ dhe unë i admiroj ata. Unë e fillova dhe i përkushtova zanatit tim 15 vjet më parë, dhe kurrë nuk e lëshova. Rruga ishte e vështirë dhe akoma është. Edhe pse, unë jam duke filluar. (ki mendjen te albumi im debutues. Popi po kthehet më i madh se kurrë”. Ava po ashtu është renditur e 10-ta në listën e “Apple Music” për “Këngët më të dëgjuara të vitit”, falë këngës së saj të suksesshme “Sweet but Psycho”. Me po të njëjtën këngë, Ava Max është renditur e nënta në listën e nxjerrë nga Shazam për këngët më të kërkuara gjatë vitit në këtë aplikacion. Në bazë të këtyre publikimeve, rezulton të jetë një vit shumë i suksesshëm për yllin shqiptar.

Mark Anthony flet për Jennifer Lopez: Ka vetëm dashuri midis nesh Këngëtarët Mark Anthony dhe Jennifer Lopez u dhanë të gjithë prindërve të divorcuar një mësim të madh dhe të rëndësishëm të jetës. Ata të dy janë shembull se çiftet e ndara nuk kanë pse të jenë në një lidhje të keqe. Mark postoi një fotografi në profilin e tij në Instagram, në të cilën shihet me Jay Lo dhe vajzën e tyre. “Vetëm dashuria është midis nesh”, shkroi ai. Jay Lo tha në një intervistë në vitin 2017 se Mark është shoku i tij më i mirë dhe gjithmonë flet për më të mirën e saj. “Sinqerisht, ne do të jemi gjithmonë miqtë më të mirë. Unë gjithmonë do të jem atje për të, ai gjithmonë do të

jetë aty për mua. Ne ndajmë diçka shumë të veçantë përmes fëmijëve tanë dhe jemi të vetëdijshëm. Ne jemi atje për ta dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Jay Lo.

Vikena Kamencia emocionohet dhe përlotet gjatë emisionit Kjo e mërkurë në emisionin Soiree me Jonida Shehunn kishte në fokus muzikën e filmave shqiptarë në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Vikena Kamenica ka interpretuar këngën “Xhaketa e kuqe” e filmit “Udhëtim në Pranverë”, e cila ka treguar se kjo këngë i kujton gjithmonë babain e saj. Vikena është përlotur gjatë emisionit teksa ka folur shumë e emocionuar për “Xhaketa e kuqe”, e cila mbart lidhjen babë e bijë. “Unë për herë të parë e kam dëgjuar në filmin “Udhëtim në pranverë” kur kam qenë fëmijë. Duke qenë familje këngëtarësh, edhe prindërit e mi sa herë që fillonte ky filmi thoshnin ‘është kënga , prit se është momenti që do këndojë Liljana këtë këngë’. Edhe pse i kishte notat e patetizmit, normalisht për shkak të kohës, edhe atëherë sistemi ishte i tillë në vetvete ajo këngë kishte atë dozën nostalgike të dashur që lidhesh ti direkt me babain. Do ta mbaj me vete baba xhaketën tënde. Sa herë që e diskutoj emocionohem. Gjëja e parë që mendoj është babai im padiskutim”, ka treguar e emocionuar Vikena Kamenica. Ajo më pas ka interpretuar këngën “Xhaketa e kuqe” në Soiree dhe pasi ka mbaruar është përlotur, sidomos pas fjalëve të kritikut të artit Josif Papagjoni.

Brad Pitt hedh poshtë thashethemet për lidhjet: Asgjë nuk është e vërtetë Për herë të parë Brad Pitt iu është adresuar jetës së tij private. Në një intervistë për New York Times Magazine, aktori zbuloi se ndaloi së kushtuari vëmendje shtypit për veten e tij rreth 15 vite më parë. “Kam ndaluar së lexuari shtypin që nga viti 2004,”– tha 55-vjeçari. “Jo vetëm komentet. E kam fjalën për çdo revistë në zyrën e mjekut. Media do më informonte për zgjedhjet e mia në punë, jetë dhe nuk mu duk ndonjë gjë e dobishme. Nuk dal nga rruga ime për ta shmangur, thjesht nuk e kërkoj.” Ylli i Hollywood shtoi se: “Nuk e di sesa gra kanë thënë që unë jam në një marrëdhënie përgjatë 2 ose 3 viteve të fundit. Por asnjë prej tyre nuk është e vërtetë.” Pitt gjithashtu tha se ndaloi së fshehuri nga mediat dhe vendosi të shikojë jetën e tij. “Kam shpenzuar pjesën më të madhe të viteve ’90 duke u fshehur

dhe duke pirë duhanin. Nuk më pëlqente gjithë ajo vëmendje. Pastaj arrita në një moment kur isha i vetëdijshëm se po burgosja veten time. Tani shoh jashtë dhe jetoj jetën time dhe përgjithësisht njerëzit janë shumë të lezetshëm. Pasi pushova së fshehuri, pasi u ktheva në botë, kuptova se ju keni aftësinë të bëni dikë të ndjehet mirë për një moment,”– u shpreh Brad.


SPORT

14 E premte, 13 DHJETOR 2019 PORTUGEZI

Një matematician spanjoll ka përllogaritur përballjet e mundshme në fazën tjetër të Championsit

Tabela me përqindjet/ Reali rrezikon Ronaldon, Barcelona Mourinhon Nga Rozalb Lika 16 skuadrat më të mira të këtij edicioni në Champions League, të hënën do të mësojnë në Nyon kundërshtarin në fazën e 1/8-ve. Për herë të parë në histori do të kemi ekipe vetëm nga 5 kampionatet kryesore në Europë. Në këtë fazë do

Chelsea-t në këtë fazë. Skuadra e Valverde ka 23,38% mundësi për tu përballur me ekipin e Lampard. Një tjetër ekip anglez, Tottenham është kundërshtari i tij i dytë më i mundshëm (22.33%), Atalanta (18.54%), Napoli (18.58%) dhe Lyon (17,13%) si opsione pak të mundshme. Real Madrid ka shanse të

dhe Dortmund (20,18%). Bardhezinjtë ndërkohë kanë më pak shanse që të përballen me ekipin më të dobët në letër, Lyon (16,73%). Sipas tabelës së publikuar në mediat spanjolle, Bayern-Lyon është dueli që ka më pak gjasa që të bie në shortin e së hënës me vetëm 14.29 për qind. City dhe Liverpool kanë

Ronaldo: Firmos që tani për të luajtur në finale ndaj Realit

M

esazhi është i qartë dhe nuk lë vend për asnjë interpretim. Cristiano Ronal do dëshiron të luajë me Dybala-n dhe Higuain në sulm. Pasi realizoi në duelin e dytë ndaj Leverkusenit, sulmuesi portugez ka folur për mediat duke i dërguar një mesazh trajnerit Sarri si dhe ka shprehur dëshirën për t’u takuar me Realin në finale. “Tani ndihemi mirë, shqetësimet që kam pasur kanë kaluar. Kanë qenë disa javë që kisha shqetësime në gju, por tani jam mirë. Ekipi po ecën mirë, gjërat po përmirësohen edhe në nivelin personal. Tridenti? Argëtohemi shumë, kuptohem mjaft mirë si me Dybala dhe Higuain. Më pëlqen të luajë me të dy, por është trajneri që vendos se çfarë është më mirë. Ne argëtohemi së bashku. Real Madrid në fazën tjetër? Nuk e di, Real është një skuadër e jashtëzakonshme, do të preferoja ta takoja më vonë. Në finale? Firmos që tani për t’u përballur me ta në finale”, deklaroi Cristiano Ronaldo.

GIUFFREDI

Agjenti i Hysajt: Nëse nuk luan as me Gattuson, do të largohet

A

të luajnë 4 ekipe spanjolle, 3 angleze, 3 gjermane dhe dy franceze. Por cilat janë shanset që të shohim përballje mes ekipeve të mëdha që në fazën tjetër. Fran Martinez, një matematicien spanjoll ka bërë përllogaritjet e tij. Hipoteza më e madhe është që të shohim një përballje mes Barcelonës dhe

mira që të ketë një përballje me një ekip anglez, City dhe Liverpool gjenden në krye të shanseve me 21.88%. pas tyre vjen Juventusi me 20.88 %. Skuadra bardhezi sipas përllogaritjeve ka më shumë shanse që të ketë një përballje me Chelsean (21,58%), ndërkohë që pak më pas vjen Tottenham (20.63%)

shanse të mira që në 1/8-at të përballen me Atletico Madridin, teksa më poshtë mund të shihni edhe tabelën e plotë. Të hënën pritet të mësojmë më shumë nëse llogaritjet e spanjollëve do të kenë qenë të sakta, pasi në fakt kjo nuk është një shkencë ekzakte, gjithçka do të varet nga fati.

gjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuf fredi vijon të jetë protagonistë në mediat italiane. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Radio Kiss Kiss”, ai ka komentuar emërimin e trajnerit Gattuso në vend të Ancelottit, duke “kërcënuar” drejtuesit e të kaltërve se nëse shkodrani nuk luan, ai do të largohet. “Dje isha në Castel Vokturno për të folur me presidentin dhe me Guintolin për të folur për situatën e Hysajt. Këtë sezon është aktivizuar shumë pak, nga ajo që prisnim. I kuptoj Mario Ruin dhe Di Lorenzon, por Ancelotti shumë herë mund të përfitonte duke aktivizuar Hysajn. Shpresoj që gattuso t’i japë më shuam hapësira dhe ta bindë për të qëndruar. Nëse do të ketë pak

hapësira, do të largohet në janar. Me Ancelottin dihej që do të shkonte ashtu si shkoi… Rezultatet ndikuan dhe ndodhi shkarkimi. Por, Napoli nuk donte Gattuson pasues të Ancelottit, por emra të tjerë. Megjithatë ato refuzuan ofertën e presidentit dhe u zgjodh që Rino të emërohej. Mendoj se do të bëjë mirë”, deklaroi agjenti.

TË KUQTË

FRANCEZI

Zidane sfidon Kloppin: Eliminojmë Liverpoolin fazën tjetër!

P

as mbylljes së fazës së grupeve, trajneri i Real Madrid it, Zidane ka bërë shaka në lidhje me shortin e fazës tjetër për një duel të mundshëm ndaj Liverpoolit. Në vitin 2018, strategu francez triumfoi me merengues në

finalen ndaj Jurgen Klopp në finalen e Kievit të luajtur në Ukrainë. Gjigantët e La Liga-s e kishin siguruar kualifikimin në grupe para fitores së mbrëmshme, 3-1 ndaj Club Brugge. Tani e gjithë vëmendja është te shorti i së hënës, ku nuk pritet të mungojnë duelet e mëdha. “Nëse luajmë me Liverpool, ne do ta eliminojmë”, tregon duke buzëqeshur Zidane për “One Football”. “Nuk mund të bëjmë asgjë në lidhje me shortin, të presim e të shohim. Jemi të kënaqur me fitoren dhe me mënyrën se si luajtëm. Kemi pasur vështirësi në lojën tonë, pasi belgët, si zakonisht, luajnë me pesë në pjesën e pasme. Çuditërisht, sonte luajtën me katër. U deshën 10, ose 15 minuta që lojtarët të sistemoheshin në fushë, në varësi të kundërshtarit. Pjesa e dytë ishte më e mirë për ne, në çdo drejtim”, deklaroi Zidane.

Liverpooli shumë pranë talentit Minamino nga Salsburgu

P

o dominojnë në Premier League, siguruan një vend me 16 më të mirëve në Champions, por kjo nuk mjafton për Liverpoolin. Jurgen Klopp kërkon të ndërtojnë një skuadër të frikshme. Strategu gjerman bëri shumë pak ndërhyrje në merkaton e verës, me arsyetimin se skuadra më e mirë në Europë nuk kishte vend për përmirësim. Duke parë paraqitjet fantastike në fazën e grupeve ndaj tyre, Liverpooli ka vendosur që të blejë lojtarin e Salsburgut, Minamino. Japonezi do të transferohet në “Anfield Road” që në muajin janar për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit gjerman, i cili e pëlqen shumë. Lojtari u ble nga ekipi austriak vetëm për 800 mijë euro në vitin 2015, ndërkohë që ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 11 asist në 22 ndeshjet e fundit. 24-vjeçari luan si mesfushor në krahun e majtë, por mund të bëjë mjaft mirë edhe sulmuesin, me shpejtësinë e tij të frikshme, pasi i dha një dorë të mirë ekipit austriak këtë sezon në Champions League.


SPORT

15

BARDHEBLUTË

E premte, 13 DHJETOR 2019

Egbo: S’jam gati për Tiranën, kur isha unë e nisnim ndeshjen 1-0 për ne

E

manuel Egbo i cili është zgjedhur nga presidenti i Ti ranës Refik Halili si trajner i përkohshëm i bardhebluve, doli sot në një konferencë për shtyp për të folur për derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Egbo i cili një javë më parë ishte thjeshtë trajneri i portierëve te 24-herë kampionët theksoi se nuk është ende gati për të drejtuar bardheblutë me kohë të plotë. “Ndaj Partizanit duhet ta marrim si ndeshje të radhës. Derbi është në fokusin e krejt Shqipërisë, ka edhe nga jashtë që duan ta shohin. Nuk mund të flas për objektiva, është ndeshja e radhës, që duhet fituar. Objektivat janë të njëjta nga fillimi i kampionatit. Vendin e parë e kemi 6 pikë larg për momentin. Drejtimi i Tiranës? Nuk mund të them nëse jam njeriu i duhur apo jo. Më është dhënë besimi për ta drejtuar skuadrën tani dhe nuk më intereson të shoh larg. E përsëris, nuk e di nëse jam i duhuri apo jo për këtë pozicion. Kjo është zgjedhja mo-

mentale e klubit. Nuk mendoj ta drejtoj Tiranën deri në fund, duhet një trajner me eksperiencë. Tirana do një staf të plotë, tani jam vetëm me përgatitësin atletik. Ta kalojmë këtë ngërç dhe klubi do të vendosë për trajnerin e ri. Për momentin mendojmë vetëm për derbin me Partizanin. Nuk na mungon asgjë për të fituar. Duhet të luftojmë në çdo ndeshje, por nevojitet edhe durim. Nuk duhet të mendojmë sa kohë kemi pa fituar ndaj Partizanit dhe të dalim jashtë detyrave taktike, duke u udhëhequr nga presioni i opinionit. Është pak e vështirë ndaj të kuqve, ata janë të parët. Përjetimi dikur, si lojtar dhe tani si trajner? Kur isha futbollist, ishte epokë tjetër. Atëherë dilnim rregullisht kampionë. Kemi pasur lojtarë më ndryshe. Kishim Fortuzin dhe sa fillonim ndeshjen e dinim që ai shënonte. Pra, e nisim lojën praktikisht në epërsi 1-0. Futbolli tani ka ndryshuar, nuk ka ekipe të lehta dhe të forta”, u shpreh Egbo.

Trajneri i Partizanit ka vlerësuar bardheblutë, por sipas tij kjo është një ndeshje e radhës

P

artizani-Tirana në vitet e fundit ka qenë një lek sion i vërtet futbolli për entuziazmin dhe spektaklin që ofron tifozeria. Për herë të parë këtë sezon, sfida do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania” teksa spektakli duket i garantuar. Një betejë e përjetshme, e dominuar nga Partizani në vitet e fundit. Vazhdimësia pa humbje duket një detyrim për trajnerin, i cili për rezultatin, është gati të heqë dorë nga loja. “Derbi mbetet derbi, pavarësisht nga situatat në të cilat vijnë skuadrat. Si i tillë, nuk mendoj se ka favoritë. Skuadrat duhen përgatitur sa më mirë psikologjikisht, në mënyrë që të përballojnë një ndeshje të tillë me tension. Ne kemi mungesa, por mendoj se Partizani ka një grup të pasur lojtarësh, ndaj nuk e shoh si problem këtë gjë. Ato që do të luajnë janë përgatitur për ta përballuar mire sfidën me Tiranën. Forma e kundërshtarit? Unë mendoj se duhet të përqendrohemi te vetvetja, ta përgatisim sa më mire ndeshjen. E kemi nisur me analizën e humbjes ndaj Bylisit, për të nxjerrë mësimet e duhura. Der-

Lerda: Heq dorë edhe nga loja e bukur për të fituar ndaj Tiranës

bi luhet apo fitohet? Sa i përket frazës, nëse luhet apo fitohet, kjo është ndeshje që fitohet, duke parë mbështetjen dhe besimin që tifozët kanë. Duhet të fitohet dhe për ta fituar duhet të

zhvillohet një lojë perfekte. Shpresoj që Tirana të ringrihet në objektivat që ka, por jo nesër. Mendoj se është prezente dhe do të luftojë deri në fund. Formacioni? Ne ndryshojmë shpesh dhe

INTERESIMI I JASHTEZAKONSHEM

ZIKALTRIT

“Avullojnë” biletat për derbin PartizaniTirana, shitje rekord vetëm për pak orë

A

shtu siç pritej interesimin për derbin mes Partizanit dhe Tiranës është i jashtëzakonshëm. Edhe pse biletat kanë dalë në shitje vetëm ditën e sotme, mësohet se deri më tani janë shitur më shumë se 15 mijë bileta. Duke parë ritmin deri disa orë para ndeshjes, pritet që të ezaurohen të gjitha vendet në stadiumin “Air Albania”. Një nga tribunat anësor mes të dyja tifozerive do të jetë i mbyllur për arsye sigurie, ndërkohë që pjesa tjetër pritet e gjitha e mbushur. Për të evituar çdo ngjarje të pakëndshme, policia e shtetit do të përdor pam-

askush nuk do të sakrifikohet. Çinari dhe Asani? Natyrisht, ne bëjmë ndryshime, por jo sakrifikime. Telushi, Broja dhe Mala? Lojtarët që nuk i kam në dispozicion, nuk i llogaris. Ata

janë zero për këtë derbi. Të gjitha ndeshjet janë të vështira për t’u përgatitur, por kundër Tiranës duhet qartësi e qetësi psikologjike. Në kësi përballjesh ndikon edhe publiku me mediat. Do të luajmë në një stadium, ndër më të mirët. Është ndeshje me spektakël dhe shpresoj që të argëtohen të gjithë. Besoj se do të japin më të mirën, duke përligjur atmosferën e pritshme në stadium. Kjo është një ndeshje, ku duhet përgatitje speciale në çdo drejtim. Unë nuk lexoj shumë gazeta, por di se duhet të japim maksimumin. Pastaj, verdiktin e jep fusha. Në lojë janë tri rezultate. Gjashtë vite pa humbje në derbi? Të gjitha ndeshjet derbi janë të rëndësishme, ndaj duhet bërë paraqitje e mirë. Ka gjithë këto vite që Partizani merr rezultate pozitive ndaj Tiranës, kështu që do të mundohemi ta ruajmë vazhdimësinë”, deklaroi Lerda para mediave.

Interi nis kontaktet me Veronën për Kumbullën dhe Rrahmanin

P

jet filmike për të parë rastet e dhunës apo të dëmeve që mund të shkaktojnë tifozët në stadium. Me ligjin e ri të

sportit çdo tifozë rrezikon edhe burgim në raste dhune apo të ndonjë sjellje të pakëndshme.

as eliminimit nga Cham pions League, Interi ka nisur të mendojë për të ardhmen e skuadrës së tij. Skuadra zikaltër kërkon të afrojë futbollistë të rinj që po spikasin këtë sezon, teksa po ndiqet me kujdes veçanërisht klubi i Veronës. “Fcinternews.it”, faqja që qëndron shumë afër aktualitetit zikaltër duke iu referuar gazetarit të mirënjohur Gianluca Di Marzio, në orët e fundit ka patur një takim në zyrat e Interit mes presidentit të Veronës Maurizio Setti dhe drejtuesve zikaltër dhe në tavolinë kanë qenë tre emra, Sofyan Amrabat, Marash

Kumbulla dhe Amir Rrahmani. Profili më i preferuar për Interin është ai i mesfushorit maroken, për të cilin interesohet edhe Napoli.

Megjithatë Beppe Marotta po monitoron nga afër edhe situatën e dy mbrojtësve shqiptarë, për të cilët do ta bëjë një tentativë në verën e ardhshme.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16 E premte, 13 DHJETOR 2019

PASOJAT E TËRMETIT

Presidenti Meta: Ekipi i Izraelit po bën një punë të shkëlqyer

P

residenti Ilir Meta është takuar mbrëmjen e së mërkurës me ekipin e ekspertëve izraelitë që po inspektojnë banesat e dëmtuara, pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta vlerëson punën e ekspertëve izraelitë dhe shprehet se ata kanë dhënë një kontribut të çmuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institu-

cioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë”,- shprehet kreu i shtetit.

Dekorimi i drejtuesit të Programit ICITAP-it në Shqipëri, Charles Stephen Bennett

Prokurori amerikan: Komplimente Presidentit Meta J

uristi shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, ishKëshilltari Ligjor Kundër Korrupsionit në Ambasadën Amerikane në Tiranë ka vlerësuar Presidentit Ilir Meta, për dhënien e “Dekoratës së Artë të Shqiponjës” drejtuesit të Programit ICITAP-it në Shqipëri, Charles Stephen Bennett. Në një

mesazh në rrjetet sociale, Juncaj shkruan se Charles Stephen Bennett ka shërbyer për popullin shqiptar prej 20 vjetësh në Kosovë dhe në Shqipëri. Juncaj deklaron se me këtë dekorim Presidenti Ilir Meta ka bërë gjestin e duhur. “Urime për mikun tim dhe kolegun, Stephen Bennett për marrjen e nënshtetësisë

shqiptare dhe Medaljen e Artë të Shqiponjës së Shqipërisë (klikoni në linkun më poshtë). Shërbimi i tij për Shqipërinë dhe policinë e Kosovës për hapësirat amerikane mbi 20 vjet. Komplimente popullit shqiptar dhe Presidentit Meta për këtë gjest të përshtatshëm. Edhe pse Steve është një teksan krenar, unë e di që ai e konsideron Shqipërinë dhe Kosovën si shtëpi, dhe familjen e popullit shqiptar. Unë gjithashtu doja të ndaja këtë foto të preferuar timen. Krenar që tani e quaj këtë teksan shokun

tim shqiptaro-amerikan. (Në fakt, si qytetar ai është më shumë shqiptar se unë!)”,- shkruan prokurori shqiptaroamerikan Gjon Juncaj. Presidenti Meta dekoroi Bennett, më 10 dhjetor, me motivacionin “Për kontribut të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë, të treguar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, korrup-

sionit, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të Policisë së Shtetit Shqiptar, si dhe nxitjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, në interes të forcimit të sigurisë publike”. Në ceremoninë zyrtare morën pjesë e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Adrian Maître për veprimtarinë e organizuar sot me temë “Shqipëria- Jetesa në harmoni e komuniteteve fetare”, që kishte për qëllim promovimin e një prej pasurive më të çmuara të kombit shqiptar, për të cilën duhet të jemi kre-

nar të gjithë. Zvicra është një model i vërtetë për demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesën mes popujve, nga e cila mund të mësojmë shumë”,- shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook.

“Harmonia fetare, një nga pasuritë me të çmuara të kombit shqiptar”

P

residenti Ilir Meta mori pjesë në forumin e organi zuara nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë, “ShqipëriaJetesa në harmoni e komuniteteve fetare”. Në një mesazh në Facebook, Presidentit Meta ka vlerësuar diplomatin austriak në Tiranë për këtë aktivitet dhe thekson se harmonia fetare është një nga pasuritë më të çmuara të Shqipërisë. “E falenderoj ambasadorin e Zvicrës,


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.