www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 164 (8295)
E premte, 13 Korrik 2018
Çmimi 30 Lekë
Kryeministri, ose bie bashkë me Fushën, ose do ta shndërrojë këtë vend në një fushë të pamatë për harbimin e tij pervers.
Nuk luftohet Edi Rama, pa goditur biznesmenët e tij Strategjia e Edi Ramës është që ta sundojë këtë vend me maksimumi 10 -15 oligarkë. T'i bëjë ata zotër të të gjitha pasurive të Shqipërisë, t'i përdorë ata për projektet e veta, sa delirante po aq dhe kleptokratike dhe sa herë t'i duhet ta shfrytëzojë cash-in që i ka dhuruar atyre, për të blerë zgjedhjet, për të korruptuar mediat, për të futur në xhep drejtësinë dhe në ndonjë rast më minor, për të shndërruar në lolo ish-aktorë të revoltuar.
Nga Andi BUSHATI
FAQE 3
“Ejani mblidhuni këtu-këtu”, Raporti për drogën, Monika artistët dhe qytetarët zbarkojnë Kryemadhi: Për 3 muaj e në shesh, thirrje Ramës: Tërhiqu! pastrojmë Shqipërinë nga Rama
Në foto: Nga protesta e djeshme në Tiranë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shembja KREU I GRUPIT TË LSI-së
ANTIDROGA ITALIANE
FAQE 4,5,24
Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë komunikimit të djeshëm me mediat
SAMITI I NATO-s
Zëri i Amerikës: Sasitë më Vasili: Antidroga Rama shtrëngon duart të mëdha të marijuanës në italiane demaskon me Presidentin e SHBA, Europë vijnë nga Shqipëria përfundimisht qeverinë Donald Trump FAQE 6
FAQE 7
FAQE 13
FAQE 2
KREU I PD-së PËR VOA-n
SAMITI I BRUKSELIT
Basha: Kalendari i reformës në drejtësi në pikëpyetje. Standardi i Ramës është krimi
Presidenti Meta përshëndet ftesën për anëtarësim në NATO të Maqedonisë së Veriut
FAQE 11
FORUM
“Kufiri me Greqinë, tradhti e lartë ndaj Shqipërisë” Nga Ylli Manjani FAQE 5
FAQE 9
/
POLITIKE
2
E premte, 13 KORRIK 2018
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim: Çmontimi i kësaj qeverie është hapi i parë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku
K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në një dekaratë për mediat nga selia e LSI-së, komenton raporton e anti-drogës italiane, që e rendit Shqipërinë në vendin e parë të trafikut. Teksa fajësoi direkt kryeministrin Rama si shkaktarin kryesor të krijimit të kësaj situate në vend, Kryemadhi deklaron se të dhënat e këtij raporti janë tregues i shkatërrimit të rinisë dhe familjes shqiptare. Në deklaratën mediat lidhur me Raportin Vjetor të drogave, publikuar nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, Kryemadhi tha se është rritur trafiku. Duke folur nga selia e LSI-së, Kryemadhi u shpreh se ka një plan që për 3 muaj të pastrojë vendin nga kjo qeveri. Në këtë raport thuhet se “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”. Kryemadhi dënoi qëndrimin talljen dhe përbuzës të Kryeministrit Edi Rama ndaj problemeve dhe theksoi se “çmontimi i kësaj qeverie është hapi i parë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku… “LSI ka një plan që për tre muaj ta pastrojë Shqipërinë nga ky llum, nga paratë e pista, ofron taksa të ulëta, konkurrencë të pastër…”, deklaroi një ditë më parë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. DEKLARATA E PLOTË Raporti tronditës i Drejtorisë së Antidrogës Italiane demaskon përfundimisht qeverinë shqiptare dhe ndërkombëtarët që heshtën. Ja çfarë paraqet shumë qartë raporti: 1. “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”. 2. Vetëm në vitin 2017, mbi 90 ton janë kapur nga rreth 41 ton që ishin në vitin 2016″. 3. Klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj’. 4. “Grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizata të tjera kriminale europiane për kontrollin e territorit të rrugëve e të trafikimit të drogës. 5. Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës. 6. Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste. 8.”Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i Antidrogës italiane shpreh shqetësimin se ‘së bashku me ‘Ndrangheta’ në Kalabri, e cila falë një rrjeti kompleks të lidhjeve ndërkombëtare ka ende
Raporti për drogën, Kryemadhi: Për 3 muaj e pastrojmë Shqipërinë nga Rama
një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017. 9.”Shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës (me rreth 1.100 persona të arrestuar).
Kurse nga 10 mijë të huaj të arrestuar për trafik droge, 2000 janë shqiptarë. Raporti tregon që propaganda e paguar e Edi Ramës nuk duhet të na verbojë por të na zgjojë. Të parat duhet Ne nënat dhe
gratë të bëhemi bashkë për të shpëtuar fëmijët dhe familjet shqiptare. Po na shkatërron rininë dhe të ardhmen. Po na shkatërron kulturën dhe historinë. Po na shkatërron themelin e shtetit,
vlerat mbi të cilat ky vend mbijetoi për shekuj të tërë. Raporti i fundit është dëshmia e qartë e rrënimit ku e ka çuar vendin Edi Rama dhe banditizmi i tij. Askush më parë nuk ka qenë kaq thellë i përfshirë në trafiqe dhe llumin e bandave. Askush më parë nuk ka qenë kaq arrogant dhe tallës ndaj probleme dhe halleve të shqiptarëve. Askush me pare nuk i ka shpallur lufte biznesit, intelektualeve, teatrit duke qene thjesht armik i popullit te vet. LSI ka në plan që për 3 muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Edi Ramës. Të çmontojë këtë qeveri dhe të shembi këtë sistem dhe për 3 muaj Shqipëria ti kthehet normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Sekuestrim të pronave mafioze dhe pastrim të Shqipërisë nga paratë e pista. Taksat e ulëta! Konkurrenca e pastër! Zhdukja monopoleve! Rikthimi i barazisë dhe demokracisë. Shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë pa dallim bindje politike. Të shpëtojmë trashëgiminë kulturore. Të shpëtojmë identitetin tonë. Çmontimi i kësaj qeverie është hapi i parë.
DEPUTETI I LSI-së
Panariti: Narkovaluta e narkotrafikut qeveritar po shkreton Shqipërinë D
eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti ka reaguar pas publikimit të raportit të Italisë për trafikun e drogës. Sipas tij, raporti italian mbi narkotrafikun shqiptar, dëshmon për dramën që po luhet mbi shpinën e shoqërisë shqiptare dhe duke marrë shkas nga ky raport, në shënimin e djeshëm në rrjetet sociale, Panariti thekson se ndryshimi i këtij modeli qeverisjeje, është emergjencë kombëtare dhe bëhet vetëm me një alternative të re politike. “Si narkovaluta e narkotrafikut, po e shkreton vendin! Raporti Italian mbi narkotrafikun shqiptar, dëshmon për dramën që po luhet mbi shpinën e shoqërisë. Së pari narkovaluta e narkotrafikut, po e shkreton Shqipërinë! Sepse ajo nuk shkon për zhvillimin e tij, që do të arrihej vetëm me investime në sferën prodhuese, por orvatet dhe po ja del të pastrohet me rrugën më të shpejtë të mundshme, në tregun e pasurive të patundshme, troje, toka, kulla shumëkatëshe,
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
ADRESA E REDAKSISË:
kontrata koncensionare, etj. As që pyet më, për histori, trashëgimi kulturore, vlera identitare etj. Kjo është super-flluska, e cila krijon në mënyrë sureale çmime të pa imagjinueshme për sipërfaqe trualli, tokë bujqësore, pasuri te patundshme, por edhe të shërbimeve. Të gjitha këto, të papërballueshme për mbi 90 përqind të
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
popullit, i cili e siguron jetesën me punë, apo biznes të ndershëm. Rezultati, shkretim, braktisje e vendit, mbyllje të sipërmarrjes, paralizë investimesh të huaja. Ndryshimi i këtij modeli është emergjence kombëtare dhe bëhet vetëm me një alternativë të re politike”- u shpreh dje deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3
E premte, 13 KORRIK 2018
Kryeministri, ose bie bashkë me Fushën, ose do ta shndërrojë këtë vend në një fushë të pamatë për harbimin e tij pervers.
Nuk luftohet Edi Rama, pa goditur biznesmenët e tij Strategjia e Edi Ramës është që ta sundojë këtë vend me maksimumi 10 -15 oligarkë. T'i bëjë ata zotër të të gjitha pasurive të Shqipërisë, t'i përdorë ata për projektet e veta, sa delirante po aq dhe kleptokratike dhe sa herë t'i duhet ta shfrytëzojë cash-in që i ka dhuruar atyre, për të blerë zgjedhjet, për të korruptuar mediat, për të futur në xhep drejtësinë dhe në ndonjë rast më minor, për të shndërruar në lolo ish-aktorë të revoltuar.
Nga Andi Bushati
N
ga selia e Partisë Demokratike është siluruar edhe njëherë me forcë lidhja okulte mes kryeministrit të vendit dhe kompanisë së cilës ai i ka dhënë pa garë dhe pa tender të drejtën e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe lulëzimin mbi atë truall të një biznesi që e kalon fitimin prej 200 milionë eurosh. Është e vështirë të vendosësh duart në zjarr për të gjitha ato që pretendon PD-ja, pra se ky biznes është vazhdë e rikonstruksionit të zyrave të kryeministrisë, e ndërtimit të vilës së Surrelit, e rreth 80 milionë eurove para publike për kompaninë etj. Është po ashtu e pamundur të bësh një lidhje direkte mes akuzës aq shumë të përhapur, se paratë e drogës po investohen në lejet e ndërtimit të Ramës, duke u nisur nga fakti se një pjesëtari i familjes Fusha, qenkësh një trafikant i
njohur ndërkombëtarisht. Megjithatë, ka mjaft elementë që flasin për një marrëdhënie jo normale mes një biznesmeni dhe një politikani që praktikisht vendos për gjithçka. Fakti se u shpik një ligj special për të rrëmbyer një të drejtë të këshillit bashkiak të Tiranës (ku PS nuk i ka votat) tregon shumë. Po aq tregon edhe e dhëna tjetër, se pasi Fusha u bë pronar, çmimi i tokës publike u përgjysmua me vendim të Këshillit të Ministrave (vetëm kaq do të mjaftonte që një prokurori e pas reformës në drejtësi të fillonte hetimin). Edhe më e rëndë është akuza se kjo tokë publike po i ofrohet pa asnjë lloj konkurrence një kompanie private. Pra, mjaftojnë këto të dhëna që të gjithë ata që nuk janë të kapur nga qeveria dhe nga oligarkët rreth saj të thërrasin skandal. PD-ja po e bën këtë dhe të njëjtën rrugë po ndjekin edhe kritikët e Rilindjes të pa rreshtuar politikisht. Por, me sa duket, tani kemi mbërritur në një fazë kur e gjithë kjo është e pamjaftueshme. Kur fokusimi në një skandal të vetëm, qoftë ky shembja e teatrit, stadiumi me kullë, koncesionet në shëndetësi, lejet e ndërtimit apo ngritja e inceneratorëve, nuk ka më vlerë. Tani problemet nuk janë episodike, por politike. Strategjia e Edi Ramës është që
ta sundojë këtë vend me maksimumi 10 -15 oligarkë. T'i bëjë ata zotër të të gjitha pasurive të Shqipërisë, t'i përdorë ata për projektet e veta, sa delirante po aq dhe kleptokratike dhe sa herë t'i duhet ta shfrytëzojë cash-in që i ka dhuruar atyre, për të blerë zgjedhjet, për të korruptuar mediat, për të futur në xhep drejtësinë dhe në ndonjë rast më minor, për të shndërruar në lolo ish-aktorë të revoltuar. Natyrisht, kjo lloj strategjie nuk lejon rrugë tjetër veçse një kundërpërgjigje në nivelin dhe përmasat e saj. Rama nuk mund të shihet më si e keqja e vetme duke e ndarë nga biznesmenët që realizojnë qëllimet e tij. Ai duhet të kundërshtohet në bllok, bashkë me ata 10-15 vetë, që po i zhysin duart në të njëjtin llum. Në këtë kuptim, sado e guximshme të duket, linja denoncuese e opozitës për lidhjen okulte Rama-Fusha, është e pamjaftueshme. PD-ja duhet të gjejë forcën të godasë bashkëpunëtorët e Ramës që kanë qenë më parë edhe financues të saj. Lulzim Basha duhet të ketë kurajën të ngrejë sytë e përmbysur dhe t'i vërë gishtin emrave me të cilët kryeministri e sfidoi në sallën e parlamentit. Në këtë kuptim edhe ne gazetarët duhet t'i japim fund paktit të heshtur për të shigjetuar shefin e qeverisë duke
falur sejmenët e tij, që financojnë me anë të reklamave mediat tona. Në këtë kuptim edhe aktivistët e e OJF-ve pro biznesit duhet ti japin fund teatrit me titull: 'sipërmarrësit nuk preken'. Të gjitha këto mund të kenë qenë të vlefshme deri më tani. Por në situatën e re, kur kryeministri ka vendosur ta sundojë vendin me një grusht oligarkësh, gjithçka ka ndryshuar. Në shoqërinë e sotme, kontradikta kryesore nuk është më ajo mes bijve të ballistëve dhe atyre të komunistëve, as ajo mes liberalëve dhe konservatorëve, as ajo mes çeçenëve dhe labëve. Në qorrsokakun ku Edi Rama e ka futur vendin, lufta e vërtetë është ajo mes atyre pak njerëzve që stërpasurohen çdo ditë e më shumë, në kurriz të atyre që vidhen gjithnjë e më tepër. Në këtë fazë të re, beteja është mes pak milionerëve të krijuar pandershmërisht dhe të grabiturve padrejtësisht. Dhe pa e parë opozitarizmin me Edi Ramën në këtë optikë, çdo përpjekje tjetër do të jetë e kotë. Me aleatët e tij, që falë pushtetit të parasë, janë në gjendje të shkretojnë gjithçka, ai do të bëhet i përjetshëm. Ai, ose bie bashkë Fushën, ose do ta shndërrojë këtë vend në një fushë të pamatë për harbimin e tij pervers.
SPECIALE
4
E premte, 13 KORRIK 2018
Marshim-protestë para Kryeministrisë dhe Presidencës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar
A
shtu siç dhe ishte lajmëruar më herët ka nisur prej pak minutash marshimi protestë i artistëve dhe shoqërisë civile në mbrojtje të godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, duke kundërshtuar ligjin e miratuar në Kuvend me procedurë të përshpejtuar nga mazhoranca, ligj ky që i hap rrugë shembjes së teatrit. Ndërkohë, marshimi proptestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka tërhequr vëmendjen edhe të medieve ndërkombëtare, ku Zëri i Amerikës do e transmetonte drejtpërsëdrejti protestën e artistëve dhe shoqërisë civile shqiptare. Kjo protestë mbështetur edhe opozita shqiptare, ku pjesë e marshimit të djeshëm ishin edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe deputetja Albana Vokshi, e cila njëherësh është dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias dhe Arsimit. Ndërkohë që kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka mbështetur protestën e djeshme nga Shtetet e Bashkuara duke u shprehur në rrjetet sociale që kjo është një mbështetje kundër aferës korruptive të Ramës. “Opozita bashkë me qytetarët prej muajsh protestojnë kundër aferës korruptive të Edi Ramës me pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit nëpërmjet shembjes së Teatrit e ngritjes së kullave”u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha, duke transmetuar marshimin e artistëve dhe shoqërisë civile në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Marshimi Në marshimin protestë kundër shembjes se teatrit morën pjesë edhe përfaqësues të PD-së, Protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Ramës të tërhiqet nga projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa me vargjet e këngës “Eja
“Ejani mblidhuni këtu-këtu”, artistët dhe qytetarët zbarkojnë në shesh, thirrje Ramës: Tërhiqu!
mblidhuni këtu” iu kanë bërë apel qytetarëve të bashkohen para Kryeministrisë dhe Presidencës. Ata mbanin pankarta në duar, ndërsa lëviznin përg-
ARTISTËT NË PROTESTË
jatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me pankarta “Mbro Teatrit”, “Pa Teatër, pa MSA, s’ka Evropë” dhe “ISIS përgjegjëse për 28 monumente kul-
turore” mbi një foto të kryeministrit Rama, protestuesit marshuan paqësisht në shesh deri përpara selisë së Kryeministrisë. Aktori Neritan Liçaj, duke ju drejtuar kryeministri Rama, ka thënë se nuk do ta lejojë që të shkatërrojë artin dhe kulturën në Shqipëri. “Jo me artin, jo me kulturën, jo me vlerat kulturore në vendit tënd. Nuk ta lejojmë”, tha Liçaj. Në një zë, protestuesit shprehen: “Teatri nuk shembet, e duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Prej ditësh artistët dhe shoqëria civile kanë protestuar kundër shembës së teatrit. Por pavarë-
sisht kësaj, të enjten maxhoranca parlamentare votoi projektligjin që i hap rrugë shembjes së tij, mes protestave të tyre dhe opozitës. Dhe pikërisht për këtë arsye, pas Kryeministrisë aktorët u ndalën tek Presidenca, ku i kërkuan Presidentit Ilir Meta, të mos e dekretojë ligjin. Fjalën e mori regjisori Robert Budina, i cili kërkoi që të dëgjohej zëri i qytetarëve. “Zoti President i Republikës, duhet të prisni artistët. Duhet të dëgjoni me vemendje artistët dhe nuk duhet të shembet në asnjë mënyrë. Ktheje ligjin mbrapsht, ne jemi parën diktaturës. Kam bindjen që Presidenti do të na kuptoj dhe do të na mbështes. I ftoj të gjithë të bëhemi bashkë dhe ti themi “Jo” këtij ligji.”- u shpreh Budina. Më pas fjalën e mori sërish aktori Neritan Liçaj i cili u shpreh i bindur se presindeti i vendit do t’i ndihmojë artistët. “Ne kemi kulturë, ne dimë ti bëjmë gjërat. Ky popull duhet të dëgjohet, jemi në rrugë. Ndaloni marrëzin e këtij njeriu që nuk ka fund.” Më pas një tjetër aktiviste foli e tensionuar duke thënë se ky vend është i kërcënuar nga vendimarrja e kryeministrit Rama. “Zoti Presidenti i Republikës, Ilir Meta mos e dekreto këtë ligj. Në këtë vend ka shumë njerëz që kërcënojnë jetët tona, sic është edhe kryeministri. Por ka edhe njerëz të mëdhenj siç është ministri Pandeli Majko. Rilindjda është një mashtrim Zoti President.”, u shpreh aktivistja.
Gentian Zenelaj: Z. president mos e dekretoni ligjin, “dilni nga rreshti” dhe vërtetoni që s’jeni si ata G
jatë protestës së djeshme mbi kauzën e Teatrit Kombëtar qindra qytetarë dhe artistë kanë marshuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me pankarta ku shkruhej; “Mbro Teatrit”, “Pa Teatër, pa MSA, s’ka Evropë” dhe “ISIS përgjegjëse për 28 monumente kulturore” protestuesit u drejtuan drejt Presidencës. Neritan Liçaj, Romir Zalla, Julian Deda,
Elsa Demo, Adriatik Lapaj, etj. në fjalën e tyre i kërkuan presidentit Ilir Meta që të mos dekretojë ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Por një nga fjalimet më pikante duket se ka qenë ai i aktorit, Gentian Zenelaj. Ai i ka bërë thirrje presidentit të vendit që të “dalë nga rreshti”, duke nënkuptuar që me mos dekretimin e ligjit për shembjen e Teatrit nuk do të bëhet palë me ata që nëpërmjet
përfitimeve personale po shkatërrojnë historinë e Teatrit. “Z. president, mos e dekretoni ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Dilni nga rreshti, sepse duke dalë nga rreshti do vërtetoni që nuk jeni si ata, por jeni ndryshe. Nuk është kjo Tirana që duam, Tirana me kulla si kjo mbrapa nesh”, u shpreh Zenelaj në fjalën e tij në sheshin para godinës së Presidencës.
SPECIALE
Ë
shtë skandaloze mënyra sesi disa media në vend u përpoqën të sfumojnë protestën dhe rezistencën e djeshme lidhur me kauzën e Teatrit Kombëtar. Protesta, e cila nisi siç dhe ishte lajmëruar në orën 18:30 shihej qartë që ishte jo vetëm e mirë organizuar, por pjesëmarrja ishte shumë e gjerë nga shoqëria civile dhe artistët, të cilët në marshimin e tyre bënë thirrje për të mos shembur Teatrin Kombëtar. Nga Teatri Kombëtar protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë, për të mbërritur më pas në ndalesën e fundit, përballë Presidencës, ku i bënë thirrje Presidentit Ilir Meta që të mos dekretojë ligjin për shembjen e Godinës së Teatrit, pasi duke shembur Teatrin do të shembet historia e tij. Neritan Liçaj, av. Adriatik Lapaj, Robert Budina, Romir Zalla, Elsa Demo, etj. figura publike
ishin disa nga zërat më të fortë të kësaj proteste të cilët i bënë thirrje Presidentit që të mos dekretojë ligjin. Sa i takon shumicës së mediave, të cilat për interesa të majme personale si për leje ndërtimi, koncensione, pazare, etj nuk transmetuan protestën, drejtuesit e tyre duhet të dinë diçka, që nëpërmjet heshtjes po kontribuojnë jo vetëm në shembjen e një copëze historie, por edhe në instalimin e një regjimi autoritar. Natyrisht, nuk themi se protesta e tyre është protestë e Zotit dhe kanë apo jo të drejtë e vendos shumica dhe ndërgjegjja qytetare, por edhe nëse nuk kanë të drejtë prapë mbetet lajm kjo protestë. Dhe lajmi jepet për publikun. Kur ka ndonjë aktivitet, apo takim ndonjë ministër, apo drejtor i rëndësishëm turren me vrap ta transmetojnë live. Bojkoti i pasqyrimit të protestë, është pasqyra e medias shqiptare!
5
E premte, 13 KORRIK 2018
Shumica e mediave nuk transmetojnë protestën për Teatrin Kombëtar
OPINION
DEPUTETJA E PD-së
Tabaku: Përgjysmimi me VKM i çmimit të tokës tek Teatri, pjesë e planit mafioz të Ramës P artia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë Rama për çështjen e Teatrit. Në një deklaratë për mediat, deputetja Jorida Tabaku tha dje se kryeministri Rama po përdor kompaninë “Fusha shpk” si kompani guackë për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit. Deputetja demokrate tha se PD ka paraqitur fakte lidhur se kryeministri i ka dhënë kësaj kompanie rreth 80 milionë tendera publikë. Tabaku shtoi se, Rama nuk ka bërë kurrë publik pazarin me “Fusha shpk” për shtëpinë luksoze në Surrel, e deklaruar se ka kushtuar 400 mijë euro. “Sapo Fusha shpk u bë pronar i një pjese toke pranë zonës së Teatrit, qeveria e Edi Ramës ka përgjysmuar çmimin e vlerës së truallit në Qendrën Historike, në zemër të kryeqytetit. Në vitin 2016, vit kur Fusha u bë pronar, Edi Rama e zhvlerësoi pronën nga 1 milionë e 200 mijë lekë për m2 që ishte në vitin 2012 në më pak se 670 mijë lekë të vjetra për m2. Por mafies Rama-Fusha- Veliaj as kjo nuk i mjafton. Tani kanë nisur të kërcënojnë pronarët e ligjshëm, të cilët nuk duan t’ua
shesin pronën me një çmim qesharak një kompanie, prapa të cilës qëndron kryeministri i vendit, i cili llogaritet të fitojë jo më pak se 205 milionë euro nga kullat që ka planifikuar të ndërtojë për pastrimin e parave të pista të drogës dhe
korrupsionit. Plani mafioz i Edi Ramës ka edhe një aspekt tjetër skandaloz! Ligji i miratuar në parlament i fal Fusha shpk 2100 metra2, pronë e Bashkisë së Tiranës, në kundërshtim me ligjin për qeverisjen vendore”- tha dje Jorida Tabaku.
Kufiri me Greqinë, tradhti e lartë ndaj Shqipërisë Ylli Manjani: Tradhëti e lartë ndaj Shqipërisë! ———— Me ç’më panë sytë, harta e kufirit detar që Greqia dhe Qeveria jonë kanë rënë dakort është tradhti e pastër ndaj Shqipërisë!!! Ai që mban fjalime me Esadistë është në fakt Krye-Tradhëtari i Shqipërisë! Më vjen keq, nuk do ta besoja po të ma thonin, që Ditmir Bushati ka rënë në këtë pellg zhuli!!! Ajo hartë e zezë po i imponohet grupit negociator, i cili duhet thënë se drejtohet nga pro grekë, por jo të gjithë janë ashtu! Po të krahasosh hartën që duan të bien dakort këta me kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe, me ndarjen e vitit 2009, është keq dhe me keq! Nuk është më vetëm çështje e zonës ekonomike, paralizohet edhe transporti detar dhe përfitimet e Shqipërisë në të! Tradhtarët e vendosin kufirin fiks në kulimin e gjirit të Sarandës dhe propozojnë të ndajmë barabar detin e hapur!
O zot, është momenti të thuash edhe ti fjalën tënde!!! Qeveria jonë, e pa mandatuar nga Presidenti i Republikës kërkon të bjerë dakort me SHKËMBIM TERRITORI!!! Të gjitha nenet e Kodit Penal e dënojnë këtë poshtërsi, me KALBJE NË BURG!!! Kjo nuk është më çështje kulturore, por çështje tërësie territoriale e shtetit tonë të përbashkët!!!
POLITIKE
6
E premte, 13 KORRIK 2018
Raporti i Shërbimeve të Italisë: Shqipëria është vendi i origjinës me destinacion tregjet italiane dhe evropiane
“Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”: pohimi vjen nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, e cila sapo ka publikuar “Raportin Vjetor” në lidhje me vitin 2017. “Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”, vlerëson Raporti duke shtuar se “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri. Raporti përmend rastin në 2017 “të konfiskimit më të madh të kryer ndonjëherë, në rajonin e Marche-ve, të barabartë me 8 ton marijuanë, të cilat kishin si destinacion Europën Veriore”. Raporti i antidrogës italiane vlerëson se “ për më tepër klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj”. Sipas dokumentit, ato përdorin bimë me rendiment të lartë dhe metodat gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transportimit në brigjet italiane. Nisur nga përmasat e trafikut, sipas Raportit “grupet e krimit shqiptar konkurojnë me organizata të tjera kriminale për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali, si dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes së drogës . Nga të dhënat e raportit, shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94
Antidroga italiane: Sasitë më të mëdha të marijuanës vijnë nga Shqipëria
gjithësej. Pas tyre vijnë rrjetet nga Gambia dhe Maroku. Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të
trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.
Raporti i Antidrogës italiane vlerëson se “rrugët e trafikut të drogësqë çojnë drejt kufijve të shtetit italian mbetën të pandryshuara. Shumica e drogave të konfiskuara, afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë”, vlerëson raporti. Në zonat kufitare lidhur me trafikun e marijuanës shënohet edhe numri më i madh i shqiptarëve të arrestuar, 41 persona nga 93 të huaj të ndaluar në kufijtë italianë përgjatë vitit 2017 me ngarkesa marijuane. Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i Antidrogës italiane shpreh shqetësimin se “së bashku me ‘Ndrangheta’ në Kalabri, e cila falë një rrjeti kompleksish të lidhjeve ndërkombëtare ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017, dolën në pah, disa grupe të ashpra të krimit të huaj, të përbërë nga shtetas marokene, nigerianë dhe shqiptarë. Veçanërisht këta të fundit, si dëshmi e një hopi cilësor në aftësitë e tyre operative, konkurrojnë me grupimet e tjera kriminale, kontrollin e segmenteve të rrugëve të trafikut në Itali dhe drejtimin e rrjeteve të shpërndarjes në
territorin kombëtar të substancave kryesore narkotike”. Sipas shifrave të publikuara në raport shtetasit shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës (me rreth 1.100 persona të arrestuar) . Raporti vlerëson se nga 14,000 persona të huaj që janë përfshirë në vepra të drogës në Itali përgjatë vitit 2017, nga të cilt janë arrestuar më shumë se 10 mijë, rreth 2.000 persona kanë qenë nga Shqipëria Raporti i policisë italiane vë në dukje shtrirjen e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat “renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative, duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet hollandeze dhe belge, të përdorura për futjen në Europë të kokainës, duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëvizjeve të kontenierëve. Hetimet – sipas Raportit – kanë dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainë në territorin europiane që lidhet me organizata kriminale shqiptare, si dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim”. /VOA/
RAPORTI I GRECO-S: KONFLIKTET E INTERESIT DUHET TË DEKLAROHEN NGA DEPUTETËT KUR ATO LINDIN
KE: Qeveria “Rama”, dështim në luftën ndaj korrupsionit G
rupi i Shteteve të Këshillit të Europës kundër korrupsionit ka bërë publik ditën e sotme një raport për luftën e Shqipërisë ndaj korrupsionit. Që në fillim të raportit thuhet se lufta e qeverisë Rama në kuadër të korrupsionit është e dobët. Në raportin e saj, GRECO arrin në përfundimin se Shqipëria deri më tani ka përmbushur plotësisht katër nga 10 rekomandimet e nxjerra në raportin e saj të vlerësimit në vitin 2014. Të gjashtë rekomandimet e tjera janë zbatuar vetëm pjesërisht. GRECO e mirëpret si një hap të rëndësishëm përpara miratimit në Prill të vitit 2018 të Kodit të Sjelljes për Anëtarët e Parlamentit, duke mbuluar çështje të
tilla si konfliktet e interesit; aktivitete shtesë; dhurata; dhe kufizimet pas punësimit. Konfliktet e interesit duhet të deklaro-
hen nga deputetët kur ato lindin dhe një procedurë gjithashtu përcaktohet për të siguruar që kontaktet e deputetëve me palët
e treta gjatë procesit legjislativ të raportohen, regjistrohen dhe bëhen publike. GRECO vë re mungesën e qartësisë në lidhje me zbatimin e këtyre rregullave dhe sanksioneve në rast të shkeljes, të cilat nuk përmenden shprehimisht në tekstin e Kodit të Sjelljes dhe nënvizon nevojën për një mekanizëm zbatimi, duke përfshirë sanksionet, për të bërë kodin efektiv. Asambleja Kombëtare po planifikon të zhvillojë udhëzime për të hedhur dritë mbi rregullat e përfshira në Kodin e Etikës, por ato ende duhet të miratohen. Ndërgjegjësimi dhe trajnimi i deputetëve për këto rregulla ende janë duke u definuar. Në lidhje me gjyqtarët, një reformë e madhe gjyqësore është në pro-
ces që nga viti 2014 dhe kështu është një proces verifikimi për gjyqtarët me qëllim luftën kundër korrupsionit në gjyqësor. GRECO përshëndet që, si pjesë e paketës së reformës, roli i Presidentit të Republikës është kufizuar në emërimin formal të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i përbërë nga një shumicë e gjyqtarëve të zgjedhur nga kolegët e tyre. Sapo të përfundojë reforma, funksionimi i administratës gjyqësore nuk duhet të jetë më përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, por të Këshillit të Lartë Gjyqësor; dhe se Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të jetë përgjegjës për vendosjen e standardeve etike dhe monitorimin e tyre.
POLITIKE
7
E premte, 13 KORRIK 2018
Flet kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili: Raporti tregon 12 të vërtetat e hidhura të situatës në vend
“Antidroga italiane demaskon përfundimisht qeverinë dhe ndërkombëtarët që heshtën” R aporti i Antidrogës italiane për vitin 2017, sipas të cilit "sasitë më të mëdha të drogës në Itali vijnë nga Shqipëria", ka ngjallur reagim të madh. Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili theksoi se ky raport tronditës demaskon përfundimisht qeverinë shqiptare dhe ndërkombëtarët që heshtën. "Raporti i Drejtorisë Qendrore të Antidrogës Italiane paraqet situatën tronditëse lidhur me drogën, një situate kjo e paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar për nga përmasat, infiltrimi dhe përfshirja e qeverisë. Drogështeti që sundon në Shqipëri është tashmë një konstatim që europianët po e bëjnë qartë me fakte demaskuese dhe shifra te frikshme. Këto janë fakte të tmerrshme, të cilat janë sot përpara çdo shqiptari dhe që rrënojnë në çdo orë e çast sigurinë e vendit, shkatërrojnë të tashmen dhe të ardhmen e të rinjve, asgjesojnë ekonominë e vendit dhe bizneset e ndershme dhe pengojnë integrimin europian të Shqipërisë duke e izoluar atë"- u shpreh Vasili. Në vijim të qëndrimit të gjatë përmes rrjeteve sociale, kreu i ligjvënësve të LSI-së ndalet tek 12 pikat që paraqet raporti për drogën që sipas autoriteteve italiane vjen nga Shqipëria, por që për Petrit Vasilin, ato janë të vërtetat e hidhura të realitetit shqiptar të krijuar nga qeveria "Rama". "Ja çfarë paraqet shumë qartë raporti: "Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane"; "Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016"; "Për më tepër klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj". Sipas dokumentit, ato përdorin bimë me rendiment të lartë dhe metodat gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transportimit në brigjet italiane; Grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizata të tjera kriminale për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali, si dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes së drogës; Nga
të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës; Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste; Në zonat kufitare lidhur me trafikun e marijuanës shëno-
het edhe numri më i madh i shqiptarëve të arrestuar, 41 persona nga 93 të huaj të ndaluar në kufijtë italianë përgjatë vitit 2017 me ngarkesa marijuane; "Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i Antidrogës italiane shpreh shqetësimin se "së bashku me "Ndrangheta" në Kalabri, e cila falë një rrjeti kompleks të
lidhjeve ndërkombëtare ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017. Veçanërisht këta të fundit, si dëshmi e një hopi cilësor në aftësitë e tyre operative, konkurrojnë me grupimet e tjera kriminale, kontrollin e segmenteve të rrugëve të trafikut në Itali dhe drejtimin e rrjeteve të shpërndarjes në territorin kombëtar të substancave kryesore narkotike";
"Shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës (me rreth 1.100 persona të arrestuar); "Persona të huaj që janë përfshirë në vepra të drogës në Itali përgjatë vitit 2017, nga të cilët janë arrestuar më shumë se 10 mijë, rreth 2.000 persona kanë qenë nga Shqipëria; Për shtrirjen e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat "renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative, duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet holandeze dhe belge, të përdorura për futjen në Europë të kokainës, duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëvizjeve të kontenierëve; Raporti ka dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainë në territorin europiane që lidhet me organizata kriminale shqiptare, si dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim". Është e qartë në dritën e diellit se Drogështeti po sundon në Shqipëri. Kush nuk e sheh është miop, kush e sheh dhe e mbron është armik i vendit të tij"- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së: Rama mbolli drogë dhe krim në vend
Braimllari: Raporti i antidrogës italiane, më i tmerrshmi për Shqipërinë
S
ekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka reaguar pas raportit të publikuar nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali. Sipas këtij raporti për vitin 2017, sasitë më të mëdha të drogës në Itali vijnë nga Shqipëria. Nisur nga ky fakt, përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook", deputeti i LSI-së thotë se ky është raporti më i tmerrshëm, përsa i përket trafikut të drogës që lidhet me Shqipërinë. Sipas Braimllarit, përgjegjës për situatën është kryeministri Rama, i cili mbolli krim dhe drogë në vend. "Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane. Pohimi vjen nga Drejtoria Qëndrore për
Shërbimet e Antidrogës në Itali, e cila sapo ka publikuar "Raportin Vjetor" në lidhje me vitin 2017. Raporti më i tmerrshëm, për sa i përket trafikut të drogës që lidhet me Shqipërinë. Ky raport vërteton dhe njëherë atë çka ne kemi bërë publike prej kohësh që Shqipëria ështe kthyer në furnizuesin kryesor të Europës me drogë, kjo për shkak të një Kryeministri, i cili ka pasur projekt politik kanabizimin e vendit. Ky kryeministër ka qenë dhe është ideatori dhe frymëzuesi i grupeve kriminale, duke i dhënë garanci shtetërore transportimit të lëndëve narkotike dhe drogërave të forta. Projekti i tij i qartë politik për të kthyer Shqipërinë në vendin që prodhon dhe eksporton lëndë narkotike është e qartë dhe ne këtë raport, ku sasia e kapur në Itali në vitin 2017 është 90 Ton
nga rreth 41 Ton që ishte në vitin 2016. Ky kryeministër mbolli krim dhe drogë në vend. Kryeministri trafikant i ka nxirë imazhin Shqipërisë në Europë,
duke e bërë lajmin kryesor për trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogërave forta"- u shpreh dje Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.
POLITIKE NËNKRYETARI I PD-së
8
E premte, 13 KORRIK 2018
Spaho: Raporti italian për drogën i çjerr maskën qeverisë shqiptare K reu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas raportit të publikuar nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, sipas të cilit “sasitë më të mëdha të drogës në Itali vijnë nga Shqipëria”. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, nënkryetari i PD-së thotë se Raporti i Antidrogës Italiane i çjerr maskën qeverisë shqiptare dhe nxjerr në dritë të diellit situatën dramatike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës. Sipas Edmond Spahos, arsyet e kësaj situate janë në kriminalizimin e plotë të
qeverisjes dhe institucioneve, që siç thotë ai, Rama e ka kthyer vendin në narko-shtet, dhe kjo është arsyeja e bllokimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të saj në familjen evropiane. “Raporti i Antidrogës Italiane i çjerr maskën qeverisë shqiptare dhe nxjerr në dritë të diellit situatën dramatike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës. Pavarësisht përrallave të kryeministrit dhe sejmenëve të tij, që është eliminuar kultivimi i kanabisit, në vitin 2017 është kapur në Itali 2 herë më shumë drogë se në 2016-ën, që ishte vit rekord. Jemi vendi i parë i origjinës për kanabisin që i dërgohet
Europës. Grupet kriminale shqiptare janë përhapur gjërësisht në trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut. Paraja e grupeve kriminale është rritur ndjeshëm dhe ato pastrohen lehtësisht në Shqipëri. Arsyet janë në kriminalizimin e plotë të qeverisjes dhe institucioneve. Kumbari Rama ka ngritur narko shtetin ku qeveria, policia, ushtria, prokuroria dhe një bankë punojnë për narkoshtetin dhe Kumbarin. Prandaj nuk na hapen dyert e Europës dhe jemi bërë delja e zezë e saj”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho.
Raporti i antidrogës, Nënkryetari i PD-së: Kllounit të krimit po ia numërojnë ditët dhe orët
R
aporti i antidrogës italiane, i publikuar nga “Zëri Amerikës”, ku Shqipëria rezulton vendi i origjinës për marijuanën që ka pushtuar Italinë dhe Evropën, ka shkaktuar reagime të forta në radhët e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Një reagim i ashpër do të vinte edhe nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili përmes një qëndrimi të shprehur në rrjetet sociale, shprehet se raporti i Antidrogës Italiane i jep përgjigje dhe propagandës shterpë të “Rilindjes”, që, sipas tij, është përpjekur si në çdo gjë tjetër, të paraqesë një tjetër realitet. “Ndërkohë që kllouni kryeministër fut kokën e tij dhe të Xhafajt nëpër foto me personalitete të botës demokratike në Bruksel, Shqipëria vazhdon të renditet e para në listat e zeza të krimit. Jo më larg se dje, “Zëri i Amerikës” bënte publik, raportin vjetor të Antidrogës italiane ku Shqipëria rezulton vendi i origjinës për marijuanën që ka pushtuar Italine dhe Evropën. 90 ton të kapura në Itali vetëm për vitin 2017. “Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut” - thote raporti, sipas VOA. 2 mijë shqiptarë janë arrestuar në Itali vetëm gjatë vitit 2017 për trafik droge. Po nuk mjaftohet me kaq
Paloka-Ramës: Me paratë e drogës blen ambasadorët, por jo Perëndimin
, sipas raportit: “grupet kriminale shqiptare të lidhura me Ndraghetën, kanë rol kyç në trafi-
kimin e kokainës...” Po raporti i Antidrogës Italiane i jep përgjigje dhe propagandës shterpë të “Ril-
indjes”, që është perpjekur si në çdo gjë tjetër, të paraqesë një tjetër realitet, duke deklaruar se
gjatë qeverisjes së PD-së ka qenë e njëjta situatë. Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit, ndërkohë që vlera më e ulët shënohet në 2011 me 49 raste”. Ky është imazhi që Edvin Rama i ofron Evropës për Shqipërinë, ndërkohë që merr Ministrin e Brendshëm me vëllain kryetrafikant, në burg në Itali, për ta nxjerrë në foto me Merkel, që t’jua servirë shqiptarëve si kredenciale për qeverinë e tij. Po tashmë boja i ka dalë me kohë dhe paratë e drogës, mund të blejnë heshtje ambasadorësh, por nuk mund të shërbejnë për të mashtruar gjithë Perëndimin. Kllounit të krimit po ja numërojnë ditët dhe orët...”- u shpreh dje Edi Paloka në reagimin e tij.
PD: RAPORTI KONFIRMON SE KUR MINISTËR I BRENDSHËM ISHTE BASHA, TRAFIKU I MARIJUANËS ISHTE NË NIVELET MË TË ULTA HISTORIKE
D
eputeti Gent Strazimiri, në një deklaratë në selinë e Partisë Demokratike, lëshoi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Nga selia blu, Strazimiri deklaroi se Rama është garanti i bisëve të të drogës, ndaj nuk është dhe rastësi mos kapja e tyre. Përmes deputetit të saj, Partia Demokratike deklaroi se Raportin vjetor i Antimafias italiane konfirmon një fakt ndër të tjera se në vitin 2011 kur Ministër i Brendshëm ishte kreu aktual i saj, Lulzim Basha, trafiku i marijuanës ishte në nivelet më të ulta historike. “Raporti i Antimafias italiane (DIA) provoi edhe njëherë akuzat e opozitës shqiptare duke kalendarizuar vitin 2017 si vitin e rekordit të eksportit të drogës drejt Italisë dhe vendeve të tjera
Strazimiri: Rama, garant i bosëve të drogës, moskapja e tyre s’është rastësi
të BE-së. Ndërkohë që ky raport konfirmon se pikërisht në qeverisjen e të djathtës, në vitin 2011 kur ministër i Brendshëm ishte lideri aktual I opozitës Lulzim Basha, trafiku i marijuanës ishte në nivelet më të ulta historike. Raporti për importin e drogës nga vendi fiqnj, provon tërësisht shqetësimet e opozitës të cilat iu fshehën publikut duke mohuar ekzistencën e një shqetësimi madhor që solli edhe bllokimin e rrugës europiane duke mos hapur negociatat me BE-në. “Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017
në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”, vlerëson Raporti duke shtuar se “trendi i konfiski-
meve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri. Raporti përmend rastin në 2017 “të konfiskimit më të madh të kryer ndonjëherë, në rajonin e Marche-ve, të barabartë me 8 ton marijuanë, të cilat kishin si destinacion Europën Veriore”, - citohet në thelbin e raportit të DIA, Departamenti i Investigimit Antimafia në Itali. Nga ana tjetër raporti konfirmon një tjetër provë të rëndësishme se në kohën e qeverisjes së PD, pikërisht kur në krye të ministrisë së Brendëshme ishte lideri i sotëm I opozitës, Lulzim Basha, trafikimi I drogës ishte në kufijtë minimalë
historikë. “Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.” Në këtë mënyrë, raporti nxjerr në pah dy rekordet e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Në kohën e qeverisjes së PD, pra në vitin 2011 eksporti I mariuanës drejt Italisë ishte pothuajse inekzistent, ndërkohë që në kulmin e mandatit të parë të qeverisë socialiste të drejtuar nga Edi Rama”, deklaroi dje nga selia blu, deputeti Gent Strazimiri.
POLITIKE
9
E premte, 13 KORRIK 2018
Maqedonia e Veriut merr zyrtarisht ftesën për anëtarësim në aleancën e NATO-s pas marrëveshjes me Greqinë
Samiti i NATO-s, Meta përshëndet ftesën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut NATO ftoi zyrtarisht Maqedoninë që të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës, por vetëm pas implementimit të marrëveshjes për emrin me Greqinë. Ceremonia e dorëzimit të ftesës u bë ditën e djeshme mes kryeministrit Zoran Zaev dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg gjatë samitit që u zhvillua në Bruksel. "Gëzohu Maqedoni! Dyert për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në NATO janë të hapura", është shprehur kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në rrjetin social "Facebook". Reagimi i tij ka ardhur lidhur me vendimin, të cilin e sollën në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, liderët e vendeveanëtare për ta ftuar Maqedoninë për t'i filluar negociatat për anëtarësim. "Pasdite vendet-
anëtare të NATO-s vendosën të na japin ftesë që Republika e Maqedonisë ta fillojë procesin inkuadrues për anëtarësim në Aleancë. Partnerët dhe miqtë tanë sot na dhanë mirënjohje. Është njohur përkushtimi i fuqishëm, janë plotësuar të gjitha kriteret", theksoi Zaev. Ai theksoi se sot është një ditë e madhe, historike për Republikën e Maqedonisë. "Premtoj se do të sjellim ende lajme të mira edhe në periudhën që është para nesh, në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit tonë", shtoi kryeministri, i cili është mysafir si folës në konferencën NATO Engages në kuadër të Samitit në Bruksel. Përshëndetja e Shqipërisë Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë zyrtare të dorëzimit të ftesës për t'u bërë anëtare e
NATO-s, do të vinte dhe reagimi i kreut të Shtetit shqiptar. Presidenti Ilir Meta deklaroi se Samiti i NATO-s në Bruksel përforcoi lidhjen përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Tëitter", kreu i shtetit përshëndeti ftesën për anëtarësim të Maqedonisë Veriore. "Samiti i #NATO në Bruksel përforcoi lidhjen jetike transatlantike përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë. Përshëndes ftesën për anëtarësim drejtuar Republikës së ardhshme të #Maqedonisë Veriore, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet në #Ballkanin Perëndimor", shkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta në mesazhin e tij drejtuar Maqedonisë së Veriut.
Ministri Ditmir Bushati: Mposhtja e terrorizmit, sfidë për stabilitetin e rajonit Për dy ditë me radhë bë selinë e re të NATO-s në Bruksel u mbajt Samiti i 29-të i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Shqipëria u përfaqësua me një delegacion të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, me pjesëmarrjen e Ministrit për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Sipas Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Samiti u karakterizua kryesisht nga diskutimet e hapura dhe të drejtpërdrejta mbi domosdoshmërinë për të përmbushur vendimin e marrë në Samitin e Uellsit të katër viteve më parë, ku aleatët u zotuan që deri në vitin 2024 do të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në nivelin 2% të prodhimit të brendshëm bruto. "Pavarësisht mendimeve të ndryshme mes aleatëve për çështje të veçanta, u rikonfirmua solidariteti dhe uniteti transatlantik i Aleancës, e cila do të vijojë të prodhojë dhe të jetë garantuese e sigurisë në hapësirën euroatlantike. Për t'iu përgjigjur në mënyrë adeguate kërcënimeve e sfidave serioze e komplekse të sigurisë, si nga Lindja, ashtu dhe nga Jugu, Aleanca mori vendime të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kolektive dhe të shkurajimit, si dhe projektimin e stabilitetit dhe luftën kundër terrorizmit në hapësirën euro-atlantike dhe rreth saj. Samiti i kushtoi rëndësi të posaçme mbështetjes dhe ndihmës ndaj partnerëve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, për aftësimin e tyre në përballimin e sfidave aktuale të sigurisë. Vendet aleate miratuan inicimin e Misionit të ri stërvitor jo-luftarak të NATO-s në Irak dhe vendosën paketat e reja të ndihmës për Jordaninë dhe Tunizinë", thuhet në njoftimin e MPJ.
Samiti i NATO-s/ Aleatët rrisin shpenzimet me 2% të PBB
Terrorizmi Në kontekstin e Samitit, Ministri Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e veçantë të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Koalicionit Global kundër të ashtuquajturit "Shtet Islamik", thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Mposhtja e terrorizmit në të gjitha format e tij, duke u përqendruar në
parandalim dhe në adresim të faktorëve ideorë mbetet një objektiv kyç për të gjitha vendet tona dhe një sfidë për stabilitetin e rajonit", deklaroi ministri Bushati. Thellimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ishte gjithashtu në fokus të Samitit. Ky angazhim u rikonfirmua me nënshkrimin e një deklaratë të përbashkët mes këtyre
dy organizatave, ku ritheksuan partneritetin e tyre strategjik si dhe angazhimin reciprok për jetësimin e bashkëpunimit në një numër të konsiderueshëm drejtimesh në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, në përballjen e kërcënimeve hibride, sulmeve kibernetike dhe për të lehtësuar lëvizjen e trupave dhe mjeteve ushtarake në të gjithë hapësirën euroatlan-
tike. MEPJ deklaron se në Samit u rikonfirmua rëndësia strategjike e rajonit të Ballkanit Perëndimor për sigurinë e Aleancës, si dhe e peshës në rritje të Shqipërisë, e shprehur si nëpërmjet shumëfishimit të kontributeve për operacionet e NATO-s, ashtu dhe politikisht, në vendimmarrje dhe në politikë-bërjen e Aleancës, sidomos në kontekstin e rajonit dhe Politikës së Dyerve të Hapura. "Rikonfirmimi i Politikës së Dyerve të Hapura të NATO-s ishte një nga elementët kryesorë të Samitit dhe me shumë rëndësi për rajonin tonë. Në emër të Aleancës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i dorëzoi Kryeministrit Zoran Zaev ftesën zyrtare për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, në vijim të arritjes të pak kohëve më parë së marrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës. Gjatë Samitit, liderët e vendeve aleate u takuan me Presidentët e Ukrainës dhe Gjeorgjisë dhe riafirmuan mbështetjen e plotë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të Aleancës dhe këtyre partnerëve. Samiti rikonfirmoi vijimin e angazhimit të NATO-s në Afganistan lidhur me trajnimin, këshillimin dhe asistencën për Forcat Kombëtare Afgane të Sigurisë (ushtri dhe polici), përfshirë edhe angazhimin financiar të vendeve pjesëmarrëse në Misionin 'Resolute Support'", thuhet në deklaratën e djeshme të Ministrisë së Europës dhe Punët e Jashtme.
POLITIKE ISH-MINISTRI I MBROJTJES
K
reu i Partisë Republikane dhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka komentuar Samitin e NATO-s në Bruksel, si dhe kërkesën e presidentit amerikan që vendet anëtare të rrisin me 2% të buxhetit financimet për Forcat e Armatosura. I ftuar dje në rubrikën “Opinion” në Neës24, Mediu e konsideroi të drejtë kërkesën e Trump, ndërsa tha se Shqipëria nuk ka pasur qëndrimin e duhur pas anëtarësimit në NATO. “Trump ka thënë që shtetet duhet të rrisin 2% të buxhetit të tyre për Forcat e Armatosura. NATO është një marrëdhënie ndër operacionale dhe kërkon të mos ketë disnivele. Kërkesa e Trump është e drejtë. Trump kërkon që politikisht të mos jetë vetëm Amerika ajo që dërgon trupa
10
E premte, 13 KORRIK 2018
Mediu: Shqipëria nuk ka pasur qëndrimin e duhur pas anëtarësimit në NATO ushtarake. Çështja është që sa e kemi kapitalizuar si vend? Ne nuk e kemi kapitalizuar sa duhet. Shqipëria nuk ka pasur qëndrimin e duhur pas anëtarësimit në NATO-s. Shqipëria duhet të rishikojë investimin në fushën e sigurisë. E them me keqardhje se FA angazhohet vetëm në raste emergjencash. Përgjegjësia këtu është e qeverisë, pasi ai duhet të kuptojë rëndësinë e FA dhe të sigurisë”- tha Fatmir Mediu. I pyetur nëse na ndryshuar NATO me fitoren e Trump në Amerikë, Mediu tha se është një qasje me rezultate më pozitive. Ai tha se anëtarësimi në NATO i
Maqedonisë është një fitore për shqiptarët në Maqedoni. “Mendoj se ka ndryshuar dhe është një qasje me rezultate me pozitive. Çështja e sigurisë nuk është vetëm e FA. Ka një tendence për të krijuar një myslimanizëm të zgjeruar. Ftesa e NATO-s për Maqedoninë është një lajm pozitiv. Një hap i rëndësishëm për Maqedoninë dhe nuk ka qenë në dorën e NATO-s, pasi nëse ke probleme me fqinjët nuk mund të marrësh ftesë për anëtarësim në aleancë. Anëtarësimi në NATO i Maqedonisë është një fitore për shqiptarët në Maqedoni”- tha Mediu.
Kryetari i Partisë Demokratike fjalim para studentëve të Institutit “Hudson” në SHBA
K
reu i opozitës Lulzim Basha, ndodhet në Uashington, ku ka mbajtur një fjalim në tryezën e organizuar nga instituti “Hudson”. Në fjalën e tij, Basha tha se terrorizmi dhe korrupsioni janë një kërcënim për demokracinë, ndërsa NATO është një mekanizëm me rëndësi për paqen dhe stabilitetin. Fjalimi i Lulzim Bashës në Institutin “Hudson” “Unë vij nga një vend i vogël, nga një rajon që në të kaluarën ka qenë më shumë në luftë sesa në paqe dhe formon një rajon që konsiderohet si vija ndarëse midis Perëndimit dhe Lindjes. Nga këndvështrimi ynë, por jam i sigurt se edhe nga ai i vendeve të tjera, çdo diskutim rreth bashkëpunimit transatlantik duhet të përballet së pari me disa fakte të rëndësishme. 1. Ka kërcënime të qarta dhe aktuale që e bëjnë NATO-n një domosdoshmëri si gjithmonë. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, kërcënimet nuk janë zhdukur por thjesht kanë ndryshuar. Së pari, ka ende kërcënime ushtarake në dyert e NATO-s. Kjo u dëshmua nga agresioni rus kundër Gjeorgjisë, aneksimi i Krimesë dhe lufta në Ukrainë, si dhe luftëra të tjera të tilla. Në veçanti, vendet më lindore pjesë të NATO-s janë nën një kërcënim të përhershëm ushtarak, veçanërisht vendet e vogla, si Republikat Baltike, por nuk do të përjashtoja vendet e Ballkanit. Këto vende kanë një nevojë thelbësore dhe kritike për mbrojtjen e NATO-s. Së dyti, janë llojet e reja të kërcënime: terrorizmi, sidomos ekstremizmi i dhunshëm; sulmet kibernetike; korrupsioni, krimi i organizuar, rrjetet kriminale transnacionale dhe pastrimi i parave; por gjithashtu fushatat propagandistike dhe dezinformuese. Qëllimi i tyre është të shkatërrojnë sistemet tona, shoqëritë tona, vlerat tona përmes ndërhyrjeve jo-ushtarake. Sepse ne në rradhë të parë jemi një aleancë vlerash, jemi një aleancë politike – ushtarake dhe jo një aleance ushtarake – politike. Ato dobësojnë dhe shkatërrojnë shoqëritë tona duke minuar demokracinë, sundimin e ligjit, besimin social dhe vlerat shoqërore. NATO mund të luajë një rol themelor në mbrojtjen nga
Basha: Uniteti i NATO-s është rëndësishëm për vendet e vogla këto kërcënime. E ngre këtu edhe si pyetje: A mendoni se NATO mund të luajë një rol thelbësor për ruajtjen e vlerave ndaj këtyre kërcënimeve, dhe nëse jo, kush mund ta bëjë? Unë besoj se NATO është një kontribues kryesor për mbështetjen e demokracisë dhe institucioneve themelore perëndimore si: të drejtat dhe liritë e njeriut, zgjedhjet demokratike dhe tregjet e lira. Së treti, ekziston nevoja për të balancuar fuqinë në rritje dhe ndërhyrjen ekonomike nga fuqitë jo-perëndimore, të cilat po luftojnë për dominimin ekonomik dhe politik në Evropë në veçanti në rajone si Ballkani. Ballkani është sot, me sa duket, një skenë kryesore ku po ndodh rivaliteti midis Lindjes dhe Perëndimit; nga njëra anë kemi vendet perëndimore dhe nga ana tjetër kemi Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera, duke përfshirë, Lindjen e Mesme që rivalizojnë për ndikim politik, fetar dhe kulturor por edhe për depërtim ekonomik. NATO mund të shërbejë si një fuqi balancuese për të garantuar paqen, stabilitetin dhe demokracinë në këtë rajon. Në Ballkan, NATO ka një avantazh të qartë për të adresuar kërcënimet që në burim. Shqipëria është anëtare e NATO-s, Mali i Zi është anëtar i NATO-s, Maqedonia do të bëhet anëtare së shpejti, Kosova qartë dëshiron të bashkohet nëse i jepet mundësia. Kjo e vendos NATO-n në një pozicion unik dhe i jep të gjitha levat dhe mjetet për të adresuar të gjitha kërcënimet që vijnë nga ky rajon në burim, në veçanti konfliktet etnike, ekstremizmi fetar, rrjetet e krimit të organizuar, kapjen e shtetit. 2. Me këto kërcënime, angazhimi në NATO duhet të jetë i qartë dhe i vërtetë Kur Margaret Theçer u zotua për forcimin e NATO-s pas përfundimit të luftës së ftohtë, tha një shprehje: “Ju nuk e anuloni sigurimin e shtëpisë tuaj vetëm se
ka pasur më pak vjedhje në rrugën tuaj gjatë 12 muajve të fundit!”. NATO është e domosdoshme për të njëjtat arsye që ishte më parë, edhe pse natyra dhe burimi i kërcënimeve ka ndryshuar. Për ta mbajtur atë të fortë, duhet angazhim serioz. Dhe angazhimi më efektiv është kontributi financiar i nevojshëm për të përmirësuar infrastrukturën, teknologjinë, armatimin dhe personelin; për të kontribuar në forcimin e kapaciteteve të aleancës; dhe si rezultat në fuqinë e saj në përmbushje të misionit. Arritja e objektivit 2% të GDP-së është e nevojshme dhe ri-angazhimi dje nga udhëheqësit e NATO-s për këtë objektiv është me të vërtetë një lajm i mirë. Për shumë vende të mëdha kjo është një sasi e madhe parash për të paguar, dhe disa prej tyre me të vërtet besojnë se NATO nuk është prioriteti për të përdorur këto para. Veçanërisht, një përdorim alternativ i tyre ka qenë përdorimi në kontribute të tjera ndërkombëtare, në veçanti ndihma për
zhvillim. Për shembull, Gjermania dhe Italia kanë investuar miliarda euro për të ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë në tre dekadat e fundit. Ata kurrë nuk kanë ndalur së na mbështeturi për një ditë të vetme. Ndihma e tyre është një kontribut i vërtetë për paqen dhe prosperitetin. Nuk ka dyshim për këtë. Por kjo nuk mund të jetë një zëvendësim për atë që NATO sjell në Shqipëri dhe vende të tjera në Ballkan. Aleanca sjell garanci për sigurinë dhe për stabilitetin; sjell siguri për investime; sjell siguri për angazhimet politike. Nëse historia na ka mësuar diçka rreth Ballkanit është se siguria dhe rendi janë gjithmonë të brishta dhe të përkohshme. Për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan, NATO mbetet mekanizmi kryesor. Çdo boshllëk i krijuar nga mungesa e vëmendjes dhe mungesa e përfshirjes apo angazhimit të vendeve të Ballkanit nga NATO, do të mbushet nga forca jo aq miqësore dhe liderë jo aq demokratikë, që nuk kërkojnë stabilitet, që nuk
kërkojnë vlera demokratike, të cilët nuk kërkojnë paqe në vende të tjera. Forca të tilla mund të jenë aktorë shtetërorë, organizata kriminale ose rrjete terroriste. Së fundmi, çdo para që mendohet se po kursehet duke mos investuar më shumë në NATO, duke dobësuar fuqinë balancuese të NATO-s, do të çojë në destabilizim dhe probleme, rregullimi i të cilave do të kushtojë më shumë sesa kursimet e mos investuara në NATO më herët. Pra, s’mund të kursehet një qindarkë sot për të humbur 100 fish më shumë nesër. 3. Uniteti i NATO-s është veçanërisht i rëndësishëm për vendet më të vogla Kur djemtë e mëdhenj debatojnë, djemtë e vegjël janë të frikësuar. Një gjë është shumë e rëndësishme nga perspektiva e vendeve të vogla si i imi: lidhjet e forta dhe qëndrimet e unifikuara të aleatëve amerikanë dhe evropianë janë një domosdoshmëri. NATO do të minonte fuqinë e saj, të perceptuar dhe reale, nëse ka ndarje, nëse ka përplasje dhe nuk ka qëndrime të unifikuara për çështjet më të rëndësishme. Ju e ngritët çështjen se si po komentoen këto diskutime të NATO-s në Teheran apo në kryeqytete të tjera të cilët po analizojnë se ç’po ndodh në familjen tonë, ndaj kjo nuk i shërben qëllimit tonë dhe në veçanti nevojës për tu unifikuar në çështjet më të rëndësishme. Nëse kjo nuk tingëllon si një problem për vendet dhe fuqitë e mëdha, atëhere është me të vërtetë kritike për vendet e vogla, si Shqipëria, Mali i Zi dhe shtetet Baltike. Riangazhimi për të njëjtat qëndrime të unifikuara është po aq i rëndësish`m sa financimi për forcën e NATO-s. Ajo që shpresojmë është se debatet brenda NATO-s do të çojnë në ndryshime të rëndësishme që do të sjellin aleatët më pranë dhe do ta forcojnë NATO-n.
POLITIKE INTERVISTA
K
ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Uashington, ku të enjten mori pjesë në një konferencë të organizuar nga Instituti “Hudson”, lidhur me marrëdhëniet transatlantike. Në një intervistë që i dha të mërkurën Zërit të Amerikës, zoti Basha ndalet në problemet e fundit me të cilat ndeshet Shqipëria, si ngërçi lidhur me shkollën e magjistraturës, ligji për teatrin kombëtar, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Zoti Basha po ashtu iu përgjigj edhe pyetjeve lidhur me kontratat që Partia Demokratike ka nënshkruar me firma lobuese amerikane. Një kontratë e mëparshme lobimi e Partisë Demokratike me firmën Muzin Capitol Partners ka ngjallur mjaft debate. Madje në Shqipëri Partia Demokratike është në hetim lidhur me këtë kontratë. Bëhet për një pagesë prej mbi gjysmë milionë dollarësh. Firma Muzin vet ka deklaruar tre pagesa; një prej tyre ju e keni pranuar tashmë pra, 25 mijë dollarësh. Janë edhe dy të tjera, por dua të ndalem tek shuma më e madhe prej 500 mijë dollarësh, për të cilën ju jeni shprehur në Shqipëri fillimisht se është bërë nga një grup shqiptaro-amerikanësh. Më pas duket sikur ju jeni tërhequr nga kjo thënie. Cila është e vërteta e kësaj pagese prej 500 mijë dollarësh? E vërteta është se Partia Demokratike ka bërë atë kontratë që ka bërë dhe ka bërë ato pagesa që ka bërë. Ndryshe nga Partia Socialiste, e cila… Partia Demokratike ka bërë një pagesë, siç thotë firma Muzin në deklaratën e saj, prej 500 mijë dollarësh. Partia Demokratike ka bërë atë kontratë që ka bërë, që e ka publike, dhe ka bërë ato pagesa që ka bërë. Kjo është e vërteta… Pra, firma Muzin nuk tregon të vërtetën? … … E për çdo gjë tjetër ne i kemi kërkuar prokurorisë në Shqipëri dhe FBI-së të hetojnë. Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj, nuk ka asnjë para të pistë në këtë mes, ndryshe nga afera e famshme e thyerjes së ligjeve amerikane me foton me Obamën dhe me burimet e panjohura të parave, që paguan për këtë të tjerët. Partia Demokratike është tërësisht transparente, krejtësisht e hapur, kështu që kjo nuk është çështje. Firma Muzin, sipas kësaj që po thoni ju, duket se ka përdorur emrin e partisë tuaj për çfarëdo problemi që ka patur vetë. Pra, iu ka prishur juve imazhin. Pse nuk e denonconi ju këtë firmë për të pastruar emrin tuaj, sepse del emri i partisë tuaj gjithmonë? Aspak. Partia Demokratike i ka deklaruar gjithmonë në mënyrë transparente marrëdhëniet e saj dhe financat e saj, ndryshe nga Partia Socialiste në të kaluarën dhe në të sotmen. Por kjo është një çështje, e cila besoj se do të diskutohet dhe do të bëhet transparente
11
E premte, 13 KORRIK 2018
“3.4 milion euro të Toyota Yaris”, kreu i PD-së flet për VOA-n: Vendet partnere informojnë te opozita, pasi kanë gjetur një partner të besueshëm
Basha: Kalendari i reformës në drejtësi në pikëpyetje
më vonë. Këtu nuk ka asnjë çështje. Është një non-issue, siç i thonë në Amerikë. Partia Demokratike është e angazhuar në denoncimin e lidhjeve të krimit të organizuar me partinë në pushtet, duke përfshirë edhe pastrimin e parave dhe gjithçka për të cilën Partia Demokratike akuzohet është një manovër e dobët diversioni për të tërhequr vëmendjen dhe për të kaluar Partinë Demokratike në pozita mbrojtëse, çka nuk ka për të ndodhur. Para se të niseshit nga Shqipëria, vendi juaj e gjeti veten në një ngërç tjetër, e kam fjalën për shkollën e magjistraturës. Nga reforma në drejtësi, siç dihet, shumë gjykatës po humbasin vendet e punës, por sistemi i drejtësisë do të ketë nevojë për zëvendësimin e tyre. Janë një grup studentësh, që kanë kryer Shkollën e Magjistraturës dhe një grup tjetër që pritet të shkojnë atje. Çfarë propozimi ofroni ju për të kapërcyer bllokimin me studentët e magjistraturës? Si dilet nga kjo gjendje? Nga kjo gjendje dilet vetëm duke u rikthyer te konsensusi kushtetues dhe duke u rikthyer te Kushtetuta, e cila u miratua me 140 vota. Pasi ajo u miratua me 140 vota, Partia Socialiste miratoi 6 ligje, duke përjashtuar opozitën, pasi kishte dhënë fjalën se këto 6 ligje do të bëheshin me konsensus, pikërisht që të na sillte në këtë pikë; që të vonohej krijimi i organeve të reja të drejtësisë, që të emërohej prokurorja e përkohshme me votat vetëm të maxhorancës dhe jashtë parashikimeve kushtetuese
dhe që të bllokoheshin hetime jashtëzakonisht të rëndësishme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po këmbëngul te pyetja: Si mund të kapërcehet sot gjendja? Ç’do të thotë rikthim te Kushtetuta? Ato që kanë ndodhur, kanë kaluar tashmë. Ç’rrugë ka tani për ta kapërcyer këtë situatë? Rruga është të zhbëhen ato komponentë të futur në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca pikërisht për të vonuar krijimin e organeve të reja të drejtësisë, për të vonuar krijimin e KLGJ-së dhe KLP-së, duke vonuar kështu krijimin e SPAK-ut dhe të BKH-së, dhe duke mos ia dhënë pushtetin e reformimit të drejtësisë vet organeve të drejtësisë, por Fatmir Xhafës dhe Arta Markut, të emëruar vetëm me votat e Edi Ramës dhe rezultatin po e shohim: Saimir Tahiri bredh i lirë, bandave të mëdha të trafikut të drogës nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë, drogë dhe para të drogës dalin e hyjnë nëpër portet e Shqipërisë dhe Shqipërisë i mbeten të mbyllura dyert e negociatave me Bashkimin Europian për shka të krimit dhe të korrupsionit. Një tjetër çështje e nxehtë javët e fundit në Shqipëri është edhe çështja e Teatrit Kombëtar. Shumica përdori numrat që ka në parlament dhe e votoi ligjin. Ju jeni shprehur se do ta bllokoni. Si mund ta bllokoni ju ligjin, kur Partia Socialiste i ka kartonat në parlament? Ne nuk kemi mundësi të bllokojmë ligjin dhe këtë ua kemi bërë të qartë artistëve, qytetarëve dhe gjithë
faktorëve shoqërorë të shqetësuar nga gjithë kjo aferë e tmerrshme korruptive. Çfarë po ndodh? Edi Rama ka një plan thuajse 20 vjeçar për të ndërtuar kulla në këtë zonë, që është në zemër të qytetit, është praktikisht prapa monumentit të Skënderbeut, është në mesin e sheshit të ministrive. Ai ka më shumë se një vit që harton një plan, i cili mbahet i fshehtë për të ndërtuar 6 kulla në zonën e Teatrit, e për këtë qëllim duhet grabitur Teatri, duhen grabitur afro 8 mijë metër katrorë tokë publike, nga të cilat afro 5 mijë i takojnë Teatrit. Kjo grabitje bëhet përmes një kompanie, e cila është pronare apo ka blerë 280 metër katrorë. Me 280 metër katrorë që ka në pronësi kjo kompani, tani bëhet një ligj special në emër të kësaj kompanie për t’i dhënë edhe 8 mijë metra të tjerë nga toka publike. Pra, është një aferë e pastër korruptive, për të bërë qindra milionë euro me ndërtimin e këtyre 6 kullave. Është një projekt betonizimi dhe po ashtu, është një projekt i pastrimit të parave të pista. Zoti Basha, pak javë më parë bëri përshtypje deklarata juaj në parlament që i parapriu një aksioni të policisë për zbulimin e 3.4 milionë eurove në makina që vinin nga jashtë. Cili ishte burimi juaj i informacionit? Dhe a mendoni se ishte gjëja e duhur për ta nxjerrë këtë të dhënë në publik? Partia Demokratike ka një bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të cilët lufta ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të drogës dhe korrupsionit është një prioritet absolut… Këtë prioritet absolut e kam diskutuar edhe këtu në Uashington. Në konferencë ku mora pjesë, kam pasur takime me përfaqësues të administratës amerikane dhe natyrisht përfaqësues të Kongresit dhe të Senatit amerikan. Problemi është i mprehtë, akut dhe një shqetësim i madh për partnerët tanë. Natyrisht, këta partnerë, të cilët veprojnë në forma dhe në mënyra të ndryshme, kur shohin që nuk ka përgjigje, apo kur shohin që nuk ka veprim sa u përket çështjeve të veçanta të luftës kundër krimit, qoftë edhe çështje të strategjisë apo edhe të operacioneve kundër krimit, kanë gjetur dhe gjejnë te opozita një partner të besueshëm për të shërbyer si një instrument më shumë presioni, në mënyrë që lufta ndaj krimit të organizuar, lufta kundër trafikut të drogës apo pastrimit të parave të drogës të intensifikohet e jo të dobësohet. Padyshim, ne kemi qenë dhe jemi partnerë të devotshëm e të besueshëm
të partnerëve tanë strategjikë, SHBA-ve dhe vendeve europiane, për të cilët, siç e thashë, krimi i organizuar, pastrimi i parave të pista të krimit, trafiku i drogave të forta si heroina e kokaina, përbëjnë probleme kryesore sa i përket qeverisjes aktuale. Kjo përgjigje mund të jetë për çdolloj pyetje. Por, pyetja ime ishte konkrete: Cili ishte burimi juaj i informacionit? A ishin partnerët e huaj apo ishte nga brenda vendit? Burimi i informacionit nuk mund të jetë subjekt i një zbulimi mediatik. Ajo që iu them është se ne kemi një bashkëpunim shumë të fortë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe opozita ka kryer detyrën e saj, unë kam kryer detyrën time si kryetar i opozitës, pikërisht për të pamundësuar që një qeveri që ka humbur besimin e partnerëve në luftën kundër krimit të mos abortojë operacione të rëndësishme, siç ka qenë rasti me Maminasin apo me Toyta Yaris-in dhe paratë e drogës, që po futeshin përmes tyre. Ju akuzuat se me këto automjete Toyta ishte i lidhur një deputet i Partisë Socialiste. Ai u kthye me akuza kundër jush për një fotografi, që ju keni bërë me vëllain e njërit prej të arrestuarve me ju në zyrën tuaj. Në ç’rrethana është bërë ajo foto? Nuk kam asnjë kujtesë për rrethanat e fotos, sepse unë kam fotografi me mijëra qytetarë. E rëndësishme është të kuptojmë dy gjëra: e para të kuptojmë hipokrizinë e pretendimit, sepse nëse ky person, që nuk e njoh, është i dyshuar, kanë kaluar më shumë se tre javë dhe ky person mund të ishte arrestuar, mund të ishte marrë në pyetje. Por kjo nuk ka ndodhur dhe ka një hipokrizi këtu dhe një përdorim të qartë politik të një fotoje, për të cilën nuk kam asnjë informacion përtej asaj që kam bërë publike. E dyta është standarti moral. Unë akuzohem se paskam dalë në foto me dikë, i cili dyshohet se është vëllai i disave që dyshohen se janë prapa këtyre parave. Ndërkohë që informacioni im është fare i qartë: këto para janë para të drogës të një klani të fuqishëm kriminal me qendër në Elbasan dhe numri dy i Partisë Socialiste, jo një deputet çfarëdo, është garanti i marrëveshjes për kalimin e këtyre parave përmes këtij instrumenti, makinave të sjella në Tiranë. Po kështu, për të qëndruar te standarti moral; kryeministri, vet ky person dhe shumë të tjerë janë ditë për ditë në krah të vëllait të një krimineli të dënuar droge, siç është ministri aktual i brendshëm Fatmir Xhafa.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12
E premte, 13 KORRIK 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
13
E premte, 13 KORRIK 2018
Kryeministri shqiptare bisedë me Presidentin Trump dhe Sekretarin Pompeo në samitin e NATO-s
Rama shtrëngon duart me Presidentin e SHBA, Donald Trump
K
ryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel. Shefi i qeverisë shqiptare e ka postuar foton në profilin e tij të "Facebook", ku shkruan "Foto e Ditës". Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, referuar takimit Rama-Trump, shkruan në rrjetet sociale se presidenti amerikan përshëndeti fjalën e
mbajtur nga kreu i Ekzekutivit shqiptar në punimet e Samitit. "Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës"- u shpreh Olta Xhaçka. Kryeministri Rama gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar takime edhe kancelaren Merkel dhe homologë të tjerë. Në
Samitin e NATO-s që po zhvillohet në Bruksel po diskutohet për sigurinë. Të pranishëm në takim janë të gjitha vendet anëtare të NATO-s, ndërsa pjesë e Aleancës pritet që të bëhet edhe Maqedonia, pas zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë. Biseda Pas fotos që u komentua gjerësisht në Shqipëri, Rama ka postuar një video në Insta-Story, ku duket teksa bisedon "tete-a-tete" (kokë më kokë) me presidentin amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. Në pamje shihet kryeministri Rama duke i folur Presidentit Trump, teksa ky i fundit dhe Pompeo janë duke dëgjuar. Me dy flamujt, atë shqiptar dhe atë amerikan që shoqërojnë videon, takimi duket se ka dhënë sinjale pozitive për bashkëpunimin Shqipëri-SHBA. Liderët e NATO-s do ta kthejnë vëmendjen tek konflikti në Afganistan në ditën e dytë të samitit të dominuar deri më
Kryeministri Edi Rama në Samitin e NATO-s duke diskutuar me presidentin Amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin e shtetit Mike Pompeo
tani nga kërkesat e presidentit Donald Trump. Të mërkurën, Trump i kërkoi aleatëve të NATO-s të angazhoheshin për 4 për qind të GDP në shpenzime ushtarake. Ai po ash-
tu veçoi Gjermaninë në kritikat në lidhje me shpenzimet e saj ushtarake. Liderët e NATO-s shpresojnë për tone më pajtuese të enjten, para se Trump të largohet nga Britania e Madhe.
Kreu i Kuvendit merr pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Qendrore e Lindore
K
reu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ndodhet në Varshavë, ku po merr pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Qendrore e Lindore si edhe në kremtimin e 550 vjetorit të parlamentarizmit në Poloni, në datat 12-13 korrik. Ruci është i ftuar nga kryetari i Senatit dhe kryetari i Parlamentit të Polonisë së bashku me Kryetarin i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla. Në fjalën e tij të mbajtur në Samit, Ruçi vuri në dukje se Evropa Qendrore dhe Lindore përbën një ndër zonat ekonomike e politike më të rëndësishme të globit dhe një thesar kulturor të njerëzimit, të cilin ne, banorët e tij, duhet ta ruajmë e pasurojmë. "Gjatë tri dekadave të fundit, krahas valëve të demokratizimit, vendet tona janë përfshirë njëkohësisht në proceset e modernizimit, perëndimizimit dhe evropianizimit. Pavarësisht diferencave midis tyre, ato konvergojnë në një drejtim kryesor: vlerat evropiane. Evropianizimi i shoqërive tona është tipar i kohës. Prandaj bashkëpunimet tona dypalëshe dhe rajonale duhet të kenë si yll polar Bashkimin Evropian, si një bashkim
Ruçi në Varshavë: Vendet tona duhet të kenë yll polar Bashkimin Evropian
vlerash, aspiratash, vizionesh dhe qytetarësh evropianë"- tha Ruci. Ruçi falënderoi parlamentet e Polonisë, Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Greqisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë dhe Sllovakisë, për mbështetjen që u dhanë
qeverive të tyre për qëndrim pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. Arritja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm ishte një temë qëndrore e Samitit. Kuvendi i Shqipërisë po punon për inkorporimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në
hartimin e ligjeve, buxhetit, funksionet e mbikëqyrjes e përfaqësimit, si edhe dokumentat strategjikë, programet e masat e qeverisë. Gjatë dy viteve të fundit, Kuvendi i Shqipërisë ka udhëhequr zbatimin e reformës në drejtësi, unike në rajon, e cila synon
të reformojë sistemin gjyqësor, të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e gjithë sistemit të drejtësisë. Rezultatet e kësaj reforme janë të prekshme dhe mbresëlënëse. "Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme për fuqizimin e mirëqenies dhe kohezionit social. Vendi po rritet ekonomikisht me rreth 34 përqind në vit, duke rimodeluar zhvillimin ekonomik drejt hapjes së vendeve të punës, reduktimit të varfërisë dhe zgjerimit të shërbimeve publike, sociale e shëndetësore cilësore e të përballueshme. Rezultat i reformave është ulja e ndjeshme e papunësisë, e cila, për herë të parë pas vitit 1990, arriti 12.5 përqind; ulja e varfërisë së matur me fuqinë blerëse, e cila është përgjysmuar gjatë gjashtë viteve të fundit: nga 62.5 në 32.8 përqind; ngushtimi i hendekut gjinor në tregun e punës dhe ecja drejt Mbulimit Shëndetësor Universal"- tha kreu i Kuvendit.
AKTUALITET
14
E premte, 13 KORRIK 2018
Avokati Saimir Vishaj, tha se akuzat e reja që janë shtuar, janë për të mbajtur personat në burg. Sipas tij prokuroria është konfuze për çfarë duhet të akuzohen “Arrest me burg”, është masa e dhënë edhe nga Gjykata e Krimeve të Rënda për katër të arrestuarit e 3.4 milionë eurove të gjetura në mjetet “Toyota” në Portin e Durrësit. Edi Lika, pronar i subjektit transportues, djali i tij Klevis Lika, shoferi i kamionit Agim Ceka dhe ndërmjetësi Alban Mollaymeri, u kapën të dielën e 24 qershorit teksa po tentonin të kalonin mjetet e ardhura nga Belgjika. Por kjo masë është kundërshtuar nga avokati i i Edi Likës. Saimir Vishaj, i cili në një deklaratë me mediat pas seancës tha se akuzat e reja që janë shtuar, janë për të mbajtur personat në burg. Sipas tij prokuroria është konfuze për çfarë duhet të akuzohen. “Akuzë e re që ka të bëjë me grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale nga grup të strukturuar. Ajo që ne vazhdojmë kërkojmë nga prokuroria e gjykata në lidhje me akuzën pastrimi i produkteve nga vepra penale, dhe sot prokuroria e gjykata nuk dinë çfarë vepre penale është kryer e pastaj të analizojnë nëse ky produkt, këto eurot e gjetura janë pastrim nga ndonjë vepër penale, apo para të mbledhura nga emigrantët, sepse dhe prokuroria është konfuz çfarë vepre penale është kryer”, tha Vishaj. I pyetur nga gazetarët se cilët janë argumentat që kundërshton masën e “arrestin me burg”, Vishaj theksoi se të arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për shumën prej 3.4 mln euro të fshehura tek makinat. “Së pari mospasja dijeni e të pandehurve lidhur me sasinë e eurove që janë gjetur në “Toyotat”, asnjë nga personat në hetim nuk ka pasur
“Toyota-t me euro”, burg për 4 të arrestuarit. Avokati: Prokuroria konfuze për çfarë të akuzojë S’KANË DIJENI “Janë të katërt në mohim, nuk kanë dijeni në lidhje me sasinë e valutës së gjetur në dy automjete dhe jo më të kenë kryer veprime të kundraligjshme”,-tha avokati, Saimir Vishaj.
dijeni dhe jo më të ketë ndonjë veprim të kundraligjshëm dhe aq më tepër që i mbrojturi prej meje Edi Lika ka qenë në masë sigurie “arrest shtëpie” dhe imagjino kur je në “arrest shtëpie” të shkosh dhe realizosh arrest flagrant është jashtë çdo lloj logjike dhe procedure ligjore. Meqenëse prokuroria e Durrësit shpalli moskompe-
tencën sepse e dinte që kjo ishte vetëm një kundravajtje penale, sepse mosdeklarimi i të hollave në kufi është kundravajtje penale dhe nuk justifikon arrestin.Për të mbrojtur arrestin që u bë kaq zhurmë në publik u caktua dhe masa e sigurimit nga gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda duke u shtuar dhe tre akuza shumë të rënda për të përligjur
arrestin. Por jam i bindur se do të jetë vetëm një flluskë sapuni në fund”,-tha avokati i Likës. Nga ana tjetër, gjatë seancës njëri nga avokatët ka pranuar akuzën për armëmbajtje pa leje për klientin e tij Agim Ceka. Po ashtu nga kjo seancë gjyqësore u mësua se është regjistruar procedim penal edhe për Alfred dhe Elvis Vladin të cilët janë shpallur në
KAVAJË
kërkim. Operacionit policor për kapjen e 3.4 milion eurove në portin e Durrësit disa javë më parë i parapriu në parlament Lulzim Basha. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën e u nisën nga porti Barit. Të katër të arrestuarit fillimisht dolën për masë arresti përpara gjykatës në Durrës e cila e transferoi çështjen tek Krimet e Rënda pasi prokurorët vendosën ta konsideronin aktivitetin e të arrestuarve si grup i strukturuar kriminal. Seanca tek Krimet e Rënda nisi me prezencën e medias por më pas me kërkesë të prokurorit seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për arsye të sekretit hetimor.
ITALI
Baste dhe drogë, arrestohet Shkatërrohet banda me shqiptarë që vidhnin banesat pronari i një pike lotoje B
G
jatë ditës shërbente si qendër bastesh, ndërsa në mbrëmje për të konsumuar drogë. Policia ka finalizuar me sukses operacionin “Basti i Fundit” në Kavajë, duke vënë në pranga Erti Kadiun, pronar i një pike bastesh. “Shërbimet e Policisë Kavajë, ishin në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dispononin informacion se ky shtetas në pikën e tij të lotos ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e llotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë,
peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje”,-thuhet në deklaratën e Policisë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 4 kompjuterë lojërash
fati; 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë; 45 fishekë model 56; 15 fishekë model “Parabelium”; 9 fishekë model 54; një sasi në lekë dhe dollarë; peshore elektronike; 6 aparate celularë; mjeti tip “Ford”.
anda me shqiptarë që vidhnin banesat, është shkatërruar nga policia italiane. Sipas medive italiane, grupi shqiptar ishte i organizuar dhe shumë i rrezikshëm, ku për të arritur qëllimet ata përdornin edhe dhun. Hetimet kanë nisur që në Dhjetor të 2017s, pas disa sinjalizimeve se një makinë tip “Fiat”, ngjyrë blu ndodhej gjithmonë pranë shtëpive të grabitura. Nga hetimet rezultoi që pronari i saj kishte në zotërim edhe 200 automjete të tjera. Si pasojë, autoritetet ndaluan gjatë një postblloku makinën “Fiat”. Drejtuesi i makinës ishte A.Lupen, 41-vjeç. Falë hetimeve mbi 41-vjeçarin
u zbuluan tabulatet e tij telefonike që çuan në arrestimin e katër shqiptarëve të tjerë, të cilët akuzohen se kanë bërë gjithsej 11 vjedhje në zonën e Fano-s dhe Riccione-s. Ata janë T.M. 34-vjeç, D.E. 25-vjeç, S.B. 26-vjeç, dhe C.A. 29-vjeç. U deshën disa muaj hetime që policia të rindërtonte
të gjithë skemën e aktivitetit kriminal të bandës shqiptare, kur u lëshuan edhe urdhër-arrestet për të gjithë ata. U desh ndihma e një qytetari italian, i cili kishte vënë re një “Fiat” të dyshimtë dhe kishte lajmëruar policinë. Ata ndihmoheshin nga një 50-vjeçar italian.
AKTUALITET
15
E premte, 13 KORRIK 2018
Përgjatë vijës bregdetare nga toka, punonjës policie me biçikleta patrullojnë në zonat ku pushuesit kanë filluar plazhin
R
ritja e shifrave të turistëve dhe arkëtimi i miliona eurove gjatë këtij sezoni, kërkon mobilizim të të gjithë strukturave për të mirëmbajtur situatën. Për të siguruar një sezon veror në parametrat e fqinjëve, pak ditë më parë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mblodhi prefektët dhe kërkoi koordinimin e punëve. Kreu i Policisë Shqiptare, Ardi Veliu, duket se ka vendosur që të nisë nga problematika e viteve të kaluara duke vendosur disiplinimin e motorëve të ujit. Policia prej dy javësh ka nisur kontrollet për mjetet ujore, ku bllokimet nuk kanë munguar. Efektivët e policisë kanë formuar korridorin e sigurisë, sipas standarteve të të gjitha vendeve me zonë bregdetare. Nga ana tjetër, bashkëpunimi me fqinjët është vendosur gjithashtu të jetë një tjetër masë që synon të përballojë flukset në pikat doganore. Mbi 1 mijë efektivë të policisë janë të angazhuar vetëm për sezonin turistik. Për të siguruar kufirin, Ministri Xhafaj vizitoi pikën e kalimit të Muriqanit, ku jo vetëm për kalimin e paligjshëm të kufirit, por u interesua edhe për masat që janë marrë përsa i përket këtij sezoni turistik. E para që ofroi bashkëpunim për patrullimet e përbashkëta të policisë rrugore, ishte policia e Kosovës që mori gjithashtu si përgjigje gatishmërinë e njëjtë. Rrugorët kanë përcaktuar njollat e zeza,
Siguria në plazhe/ Mbi 1 mijë efektivë në terren, kontrolle të alternuara
ndërsa vihet re ulje e abuzimeve me pijen dhe shpejtësinë. Por cilat janë shkeljet që hasen më shpesh? Këmbësorët janë një problem më vete. Fundjava në Tiranë është e vrullshme dhe mijëra automjete vërshojnë dre-
ANALIZA
jt kryeqytetit, ku fundjavat janë të mbingarkuara. Vera e nxehtë dhe nevoja për pak alkool nuk ka lënë pa i ndëshkuar, pasi përveç pijes nuk heqin dorë nga alkoli që i rrezikon nga gjoba deri në 1 vit burg. Kon-
Krimi në Tiranë, “kërdia” tek banesat dhe automjetet N
Për 6 muajt e këtij viti, Policia e Tiranës evidentohen dy fenomene shqetësuese sa i takon kriminalitetit në kryeqytet. Vjedhjet e banesave dhe të automjeteve. Në analizën e brendshme të policisë, mësohet se 163 shtëpi private ose apartamente në kryeqytet kanë rënë pre e hajdutëve nga janari deri në qershor. Korriku dhe gushti, kur qytetarët lënë banesat dhe i drejtohen bregdetit për pushime, janë muajt kur shtohen edhe rastet e vjedhjeve ndaj duhet treguar kujdes.”Mos nxirrni informacion në rrjetet sociale që tregon largimin nga banesa pasi nxit hajdutët, mos harroni të kyçni mirë dyert dhe mos ulni grilat”, janë këshillat kryesore që japin eskpertët. Në analizë cilësohen si krime problematike ndaj pronës edhe vjedhjet e automjeteve, ku në vetëm 6 muaj janë regjistruar 51 raste dhe janë zbuluar vetëm 10.
TIRANË
ë pranga të policisë së Tiranë kanë rënë tre persona, pasi u kapën në flagrancë në sajë të operacionit “Pizza Porosi”. Ata po shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë. Në pranga janë vënë shtetasit Gersi Çeça, 28-vjeç; Renaldo Dalipi, 25-vjeç; Albian Avdo, 27-vjeç, të tre banues në Tiranë. Policia thotë se disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin. Nga Seksioni kundër Narkotikëve është organizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, Renaldo Dalipi është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese
trollet janë të alternuara nga toka dhe nga deti, ku mjetet lundruese të Delta Force dhe Policisë Kufitare kontrollojnë mjetet lundruese si dhe motorët e ujit për dokumentacionin përkatës që duhet të kenë për
KONTROLLE “Kontrollet janë të alternuara nga toka dhe nga deti, ku mjetet lundruese të Delta Force dhe Policisë Kufitare kontrollojnë mjetet lundruese si dhe motorët e ujit për dokumentacionin përkatës që duhet të kenë për të dalë në det”. të dalë në det. Përgjatë vijës bregdetare nga toka, punonjës policie me biçikleta patrullojnë në zonat ku pushuesit kanë filluar plazhin. Nga ana tjetër, OSBE i dhuroi policisë gjashtë lexues portabël të pasaportave në fillim të sezonit turistik. Fillimisht ato u shpërndanë në pikat e kalimit kufitar Morinë, Muriqan, Kakavijë dhe Kapshticë. “Një lajm i mirë për Policinë e Kufirit dhe Migracionit. Vizitorët e shumtë që do të hyjnë këtë verë në vendin tonë nga vendet fqinjë, do të përballen me më pak radhë në pikat e kalimit kufitar falë gjashtë lexuesve portabël të pasaportave që iu dhuruan Policisë së Shtetit nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ato u shpërndanë fillimisht në pikat e kalimit kufitar Morinë, Muriqan, Kakavijë e Kapshticë”, bën të ditur OSBE. Në sezonin turistik, aksidentet rrugore pësojnë një rritje. 222 të vdekur dhe rreth 2 mijë të plagosur, ishte bilanci i aksidenteve rrugore të ndodhura gjatë 2017-ës në Shqipëri.
“Pizza Porosi” prangos shpërndarësit e kokainës
me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas
punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve Gersi Çeça dhe Albian Avdo).
AKTUALITET
16
E premte, 13 KORRIK 2018
Mbi 1 mijë shezlone dhe çadra pa leje u liruan gjatë një aksioni të policisë dhe forcave RENEA, që nisi mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Velipojës
M
bi 1 mijë shezlone dhe çadra pa leje u liruan gjatë një aksioni të policisë dhe forcave RENEA, që nisi mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Velipojës. Inspektorët dhe policia larguar dhjetëra shezlonë që ishin vendosur nga privatët në hapësirat ku pushuesit mund të shkojnë edhe me çadrat e tyre, pa qenë të detyruar t’i paguajnë subjekteve private. Aksioni u urdhërua nga Bashkia Shkodër. Prania e 150 forcave policore dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë ishte kërkuar nga bashkia për të shmangur ndonjë incident me pronarët. Por përveç ndonjë debati të izoluar mes pronareve dhe inspektorëve të bashkisë, aksioni vijoi pa probleme deri në orët e para të mëngjesit. Njëri nga personat që është konfrontuar me policinë ka qenë edhe Nikoll Marku, i cili ka qenë ish-kryetari i komunës i Velipojës, pasi policia bllokoi disa shezlone të biznesit të nipit të tij. Në krye të operacionit ishte drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, ndërsa Marku e ka akuzuar se kishte ardhur me urdhër politik, por ai u shpreh se mbërriti në Velipojë me kërkesë të bashkisë së Shkodrës për ta mbështetur. “Nuk është ky fundi, por fillimi, kemi ardhur për të liruar hapësirat publike që ushtrojnë aktivitet biznesi dhe të plotësojnë dokumentacionin në konform ligjit. Në kemi ardhur në funksion të një procedimi penal në bashkëpunim me prokurorinë”,-tha Bushati. E gjithë vija bregdetare do të vazhdojë të monitorohet në vazhdim të sezonit turistik.
“Furtunë” në plazhin e Velipojës, në aksion 150 policë. Pronarët: Erdhët me urdhër politik
Debati Marku: Ti ke ardhur politikisht, këtu të vijë kryetarja, ke ardhur gabim, nuk fillohet në mes, por mare. I afërm i Markut: Unë kam nënshtetësinë shqiptare edhe për pak ditë, a mendoni se të gjithë këta kriminelë i kanë vendosur
sot çadrat, nëse ju më jepni këtë përgjigje? N/ drejtori i Policisë Shkodër: Këtë zgjidhe me shtetin. Marku: Po kush është shteti këtu? Ju jeni shteti. Pronari i lokalit: Po jemi duke punuar more burrë, nëse e bëni këtë veprim në maj dakord.
Bushati: Unë do të bind ty, se jam në kohën e duhur. Ti i ke me gjak dhe me i mbajt me gjak dhe do të jesh njeri i respektuar nëse zbaton ligjin, nëse nuk e zbaton. Pronari i lokalit: Ligjin e kam zbatuar. Bushati: Po nëse keni zbatuar ligjin pse i mblodhët?
Pronari i lokalit: I mblodha pasi e di se kush jeni ju. Bushati: Zoti Nikoll ka përfunduar koha, që unë unë apo ti të detyrojmë pa ligj, ka një kohë, unë veproj vetëm me ligj. Pronari i lokalit: Po në 2 të natës vjen policia. Bushati: Ne kemi autorizim, shko ankohu ku të duash, ti ke hallin a do të jetë bashkia. Pronari i lokalit: Po bashkia nuk ka ardhur. Bushati: Nëse jeni të paqartë, posta e policisë është atje, ju pres atje, ju që i keni sjellë këta njerëz. Marku: Keni ardhur gabim, ku është bashkia? Që jeni në mbështetje të saj? Tregtari: Nuk jam njoftuar si tregtar, kam bërë kërkesë që në 15 maj, por deri sot 11 korrik, asnjë nga bashkia e Shkodrës nuk ka ardhur, sivjet ma kanë zënë, nuk jam as i butë, por as i egër, ma kanë zënë me forcë, kryebashkiakja nuk ka ardhur për ta liruar. Bushati: Për këtë punë kemi ardhur.
POLICIA
AKSIONI
Turku në kërkim nga Katari arrestohet në Vlorë
Kapet vrasësi nga Vlora, i kërkuar prej 10 vitesh P
Një turk i shpallur në kërkim nga Katari është arrestuar nga policia e Vlorës. Tayfun D, 35-vjeç banues në Turqi, u kap nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Vlorës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, në portin e qytetit. 35-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ”Mashtrim me kredi”, nga shteti i Katarit. Personi i mësipërm është dënuar me 1(një) vit burg, bën të ditur policia e Vlorës. Ndërkohë po vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt Katarit, ku dhe ishte shpallur në kërkim.
olicia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fundi i arratisë”, duke vënë në pranga një person të dënuar me 23 vjet burg për vrasje, i cili prej 10 vjetësh ishte në kërkim. Policia njofton se në pranga është vënë shtetasi Ylli (Fatmir) Vangjelaj, 42-vjeç, banues në Vlorë, i cili është i dënuar për një vrasje të ndodhur në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane e cila dyshohej se punonte si prostitutë. 42-vjeçari i fshihej drejtësisë që prej 10 vitesh duke përdorur gjeneralitete të rreme. “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë me shkresën Nr. 3077 të datës 24.04.09 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit Nr.45 të datës 25.03.09 të Gjykatës së Rrethit Vlorë e cila e
ka dënuar me 23 vjet burg, për veprën penale të “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal. Vrasja për të cilën është dënuar ky shtetas është kryer në Itali në vitin 1999, si porosi e një
grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane e cila dyshohej se punonte si prostitutë. Ky shtetas i fshihej drejtësisë që prej 10 vitesh duke përdorur gjeneralitete të rreme”,-thuhet në deklaratën e Policisë.
KURESHTI
17
E premte, 13 KORRIK 2018
Njihuni me vendet ku ndalohet turizmi, arsyet janë të frikshme
Edhe pse duket e çuditshme ka vende në botë veçanta dhe të rrezikshme ato që i tërheqin të cilat natyra i ka bekuar në një mënyrë ndryqë ligjërisht nuk lejohet të shkelë njeri. Edhe drejt aventurave, ligji i ka konsideruar si të she nga të tjerat, por që për qeniet njerëzore, pse shpesh për turistët janë pikërisht vendet e ndaluara këto vende. Përgjithësisht janë vende, dashur padashur kthehen në një rrezik. 1.Svalbard Global Seed Vault është një bankë e madhe nëntokësore ku mblidhen fara bimësh, e ndërtuar në ishullin norvegjez të Spitsbergen, rreth 800 milje nga Poli i Veriut, ndërtuar në një mal. Hapur zyrtarisht në shkurt 2008, objekti tani ruan rreth 840,000 mostra të 4000 specieve të ndryshme të farërave nga e gjithë bota. Objekti 11.000 metra katror është i mbrojtur nga sistemet e sigurisë shumë të avancuara dhe afrimi është i kufizuar në mënyrë strikte për një pjesë të vogël të punonjësve.
3.Ky ishull i vogël ndodhet midis Venedikut dhe Lidos në lagunën Venedik në Italinë veriore. Gjatë gjithë historisë së saj, ajo ka qenë përdorur për qëllime të ndryshme, derisa përfundoi si një spital psikiatrik, i cili me kalimin e kohës u mbyll. Aty thuhet se jetojnë shpirtra të të sëmurëve dhe aksidentet e ndryshme që ndodhin në mënyrë të pashpjeguar kanë detyruar qeverinë ta konsiderojnë zonë të ndaluar këtë ishull.
2.Tempulli i madh Ise, Japoni. Një nga vendet e shenjta më të rëndësishme në të gjithë vendin është kompleksi i tempujve Ise Jingu. Tempulli kryesor është i rrethuar nga një gardh i lartë prej druri; vetëm priftërinjtë e rangut të lartë dhe anëtarët e familjes perandorake lejohen brenda. Deri në vitin 1945 "Ise" ishte një vend edhe më i vështirë për t'u arritur: tempulli u nda nga bota e jashtme nga lumi Miyagawa, që simbolizonte kufirin me zakonshmes dhe të shenjtës. Murgjit e kishin rreptësishtë të ndaluar të kalonin lumin: besohej se kjo do të çonte në shkeljen e shenjtërisë së shenjtë dhe do të shkaktonte probleme për të gjithë të Japonisë.
4.Ilha da Queimada Grande, që gjendet 35 km nga brigjet e Brazilit, duket si një parajsë e vërtetë. Por udhëtimin në këtë vend mund ta paguash me jetë, pasi është i pushtuar nga gjarpërinj helmues; me një sipërfaqe prej 0.43 km katrorë, ky vend popullohet nga 4 mijë gjarpinj. Një nga më të rrezikshmit është bothrops insularis, ose gjarpri i artë. Ja pse autoritetet braziliane ndalojnë këdo për të vizituar këtë ishull, që quhet ndryshe edhe "Ishulli i gjarpërinjve".
6.Varrosur thellë brenda mureve të Vatikanit dhe kryesisht nëntokë janë Arkivat Sekrete të Vatikanit, të cilat përfshijnë historinë e akteve të Selisë së Shenjtë, së bashku me dokumentet historike, dokumentet shtetërore, librat e llogarive papale dhe korrespondencën tjetër zyrtare, disa prej të cilave datojnë që në shekullin e tetë. Përveç një stafi shumë të vogël që kujdeset për arkivat , të hysh aty është e pamundur.
5.Në vitin 1963, në ujërat e Islandës, nga shpërthimi i një vullkani nënujor, u formua brenda një kohe shumë të shkurtër një ishull me sipërfaqe 2,7 km katrorë. Menjëherë tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve nga vende të ndryshme të botës, si një shembull i jashtëzakonshëm i formimit të një ishulli dhe lindjes së një jete të re. Që nga ajo kohë Surtsey, i emërtuar sipas personazhit mitologjik Surtr, zoti i gjigantëve të zjarrit, ka shërbyer vetëm për qëllime shkencore dhe konsiderohet një zonë ndaluar për turistët.
SHOWBIZ
18
E premte, 13 KORRIK 2018
Tha se kishte fjetur me Trump kur Melania ishte shtatzënë, arrestohet pornostarja amerikane Stormy Daniels, pornostarja e cila i bëri të gjithë titujt e gazetave në botë të flisnin për të pasi deklaroi se ka pasur marrëdhënie me presidentin Donald Trump është arrestuar disa orë më parë. Ylli i filmave për të rritur është arrestuar në Ohajo të SHBA, ku kishte shkuar për vizitë duke kryer edhe disa shfaqje në disa klube striptizmi. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i saj Michael Avenatti, i cili tha se ky ishte një arrestim politik për të treguar forcën pas deklaratave të Stormyt se Trump e kishte paguar atë për të mos treguar rreth aferës që kishin pasur. Avokati i saj shkroi në Twitter: Sapo mora vesh që klientja ime Stormy daniels u arrestua në Ohio për kryerjen e të njëjtit akt që ajo ka kryer në të gjithë vendin në rreth njëqind klubet e striptizmit. Kjo ishte e organi-
Thonë se dashuria është e vërbër dhe këtë frazë e personifikon mjaft mirë dhe ngjarja e fundit mes aktores kroate dhe futbollistit anglez, Ruben Loftus-Cheek. Nives Celsius është një këngëtare, shkrimtare dhe aktore e famshme kroate. Bukuroshja seksi është tifoze e zjarrtë e kombëtares së vendit të saj, Kroacinë, por në ndeshjen vendimtare në Kupën e Botës, ajo ka provokuar lojtarin anglez, Ruben Loftus-Cheek teksa ka deklaruar: "Unë e shikoj Anglinë, për shkak të Ruben. E kam parë atë para kampionatit Botëror dhe kjo ishte dashuri në shikim të parë. Kështu vendosa se Anglia do të ishte e preferuara ime. Ai me të vërtetë është bukurosh. Por ai është shumë i ri", ka thënë ndër të tjera bukuroshja Nives.
zuar dhe e motivuar politikisht. Stormy është shumë e dëshpëruar. Ne do të luftojmë për të gjitha akuzat e rreme që janë ngritur ndaj saj. #Mjaft. " Më pas ai sqaroi se pornostarja është akuzuar se ka lejuar një klient ta prekë ndërsa ishte në skenë dhe po kërcente. Mirëpo avokati theksoi se operacionet
e policisë duhet të kenë prioritete më të larta se sa të përgjojnë se ç'bën një striptiste në clube. Kujtojmë se pornostarja tregoi me detaje se si presidenti Donald Trump bënte seks dhe si ai i kërkoi të mos i tregonte Melanias në kohën kur ata sapo ishin gëzuar me lindjen e djalit të tyre Barron.
Historia prekëse e Modriç, serbët i vranë gjyshin Kroacia arrti të shkruajë historinë mbrëmjen e mërkurë me fitore kundër Anglisë. Për këtë përballje tablodi anglez "The Guardian" u ka kushtuar edhe një shkrim kroatëve, ku
Tifozja seksi provokon yllin e kombëtares angleze
ndër të tjera veçohet historia prekëse e Luka Modriç dhe Mario Mandzukic. Një histori e pazakontë e një shteti të Europës që ende është i traumatizuar nga dhuna dhe lufta
që e përjetoi në vitet e 90'. Militantët serbë kanë vrarë gjyshin e Luka Modric, sot kapiten i skuadrës së Kroacisë, e cila në këtë Botëror arriti në Finale. Jeta e vështirë e Modric nuk e ka penguar që të ndjekë ëndrrën e tij dhe tashmë i duhet edhe një fitore ndaj Francës për të qenë pretendent numër një i "Topit të Artë". Nga ana tjetër edhe Mario Mandzukic kur ishte fëmijë ishte detyruar të shkonte si refugjat në Gjermani. Arritja e Kroacisë në gjysmëfinale padyshim që ishte fitore, madje ishte mbi pritshmërinë, shanset demokrafike e ekonomike. Në Moskë, që nga fillimi i kampionatit, përkrahësit kroatë mbanin pankartat "Kemi ardhur për të fituar, nuk dorëzohemi". "Imagjinoni nëse futbolli kroat kishte ekzistuar para atij anglez!", tha trajneri Zlatko Daliç kur Kroacia e mundi Rusinë në çerekfinale dhe tashmë ata me shumë punë dhe vullnet kanë arritur të prekin ëndrrën e finales së Botërorit.
Futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë, martohet me sportisten zviceriane Valon Behrami i jep fund beqarisë. Mesfushori i kombëtares zvicerane i ka thënë "Po" kurorëzimit me skiatoren e famshme të Zvicrës, Lara Gutin, me të cilin ka një vit që janë në lidhje. Futbollisti ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në "Instagram" teksa shihet i veshur në kostume të zeza ndërsa pranë tij gjendet Gutin e veshur si nuse. "Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë tanë përreth nesh, ndjenjë e shtëpisë… Nuk mund të kisha imagjinuar mënyrë më të mirë për të të thënë Po", ka shkruar ndër të tjera Behrami në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme. Kjo është hera e dytë që Behrami dërgon një të dashur në altar, pasi 33-vjeçari ka qenë i martuar me Elena Bonzanni, me të cilën ka vajzën Sofia Behrami.
Michelle Hunziker, akrobaci në ujë me Tomaso Trussardin Përfunduan pushimet në Emilia Romagna për Michelle Hunziker dhe familjen e saj. Pasi ka kaluar disa ditë në Milano Marittima, showgirl-i është kthyer me vajzat e saj në qytet. Në rrjetin social ajo ka postuar foto dhe video ku shfaqet e shkujdesur në breg të detit me vajzën Aurora në momente të këndshme me familjen. Gjatë qëndrimit në rivierë ajo ka përfituar dhe është zbavitur në Aquafan te Riccione, ku ajo dhe Tomaso Trusardi kanë bërë lojra në ujë. Hunziger është shfaqur me një kostum të zi trupor.
VIP
19
E premte, 13 KORRIK 2018
Ivana Trump dhe Mech bashkë për të dobësuar Amerikën
Ivana Trump dhe eksperti i nutricionit Gianluca Mech, i konsideruar si një "guru" në Shtetet e Bashkuara dhe ideator i dietës "Tisanoreica", kanë bërë të ditur projektin e përbashkët për të luftuar problemin e obezitetit në SHBA. "Italiano Diet" u prezantua gjatë konferencës së tyre si një program dietik të ri shumë efikas për kë dëshiron të rikthehet në formë të mirë trupore dhe të kujdeset për shëndetin e vet. Bëhet fjalë për një program dobësimi plotësues i cili përdor si ushqime të rutinës së përditshme, ushqimet me bazë të ulët glicemie dhe karbohidrate shumë të ulëta, is psh: biskotat, makaronat dhe snack-ët, të cilat normalisht nuk mund t'i hash në një dietë. Ivana Trump gjatë një prej vizitave të saj në Romë ka patur mundësi të njohë Mech dhe të zbulojë formulën e tij të dobësimit. Tema e obezitetit është shumë e dëg-
Joaquin Phoenix në rolin e ikonës të së keqes, Joker Joaquin Phoenix do bëjë pjesë në familjen e madhe të DC Comics. Është konfirmuar zyrtarisht që do interpretojë Joker-in në një tjetër film dedikuar ikonës të së keqes, armik i Batmanit. Filmi do ketë për regjisor Todd Phillips dhe do jetë tërësisht i shkëputur nga ai i mëparshmi, duke inauguruar kështu një cikël më autorial dhe më të zymtë se pararendësi, i cili është kritikuar deri më tani. Filmi është përkufizuar nga krerët e DC si një histori e 'kazanit që zien' ambjentuar në qytetin e Gotham në vitet '80. Xhirimet pritet të nisin në vjeshtë, me një buxhet prej afro 55 milionë dollarë (shifër shumë e ulët për një kinemakomik), dhe mund të dalë në ekranin e madh që në 2019n. Joaquin Phoenix mori tre nominime në Oscar për punën e tij në "The Master" të Paul Thomas Anderson, "Kur dashuria djeg shpirtin" të James Mangold, në rolin e Johnny Cash dhe "Gladiatori" të Ridley Scott. Gjithashtu fitoi çmimin si Aktori më i mirë në Festivalin e Kanës në 2017n për filmin: "You Were Never Really Here" të Lynne Ramsey.
juar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku numri i amerikanëve mbi peshë nuk ka qenë kurrë kaq i lartë. Sipas studimeve të fundit të Qendrës Kombëtare për Statistikat e
Shëndetit (National Center for Health Statistics), rreth 40% të të rriturve dhe 19% e fëmijëve amerikanë janë obezë, me një rritje prej 30 % të të gjithë popullsisë.
Florjan Binaj sqaron njëherë e mirë zërat e largimit të tij nga "Portokalli" Lind Xhensila, Besi bëhet baba U bë një kohë relativisht e gjatë që thuhet se Flori s'do të jetë më pjesë e "Portokallisë". Zërat janë shtuar edhe më shumë pas mungesës së tij në turin që aktorët e humorit po bëjnë nëpër qytete të ndryshme gjatë muajve të verës. Kjo i ka bërë të gjithë të mendojnë se largimi i tij nuk është thjesht një thashethem, deri para pak orës. Vetë aktori, në llogarinë e tij të Instagram-it ka postuar një foto, ku duket i veshur në rolin e policit të famshëm të Portokallisë. "Për të gjithë fansat e mi! Të dashur fansa të personazheve të mia. Duke u nisur nga pyetjet e shumta javën e fundit për mungesën time në turneun e "Portokallisë" nëpër qytete, ju them se për arsye personale, unë nuk do të jem gjatë këtij turneu në asnjë prej qyteteve ku do të zhvillohet. Gjithsesi, vera kalon shpejt dhe sezoni i ri vjen në më pak se dy muaj. Pushime të mbara, ju dua shumë", shkruan Flori duke shuar kështu njëherë e mirë çdo aludim rreth largimit të tij.
Pas 9 muajsh, pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi. Xhensila Myrtezaj është bërë më në fund nënë. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj, fëmija i parë i lindur nga dashuria me aktorin e humorit, Bes Kallaku. E reja ka lindur në një spital privat në kryeqytet dhe fatmirësisht gëzojnë të dyja shëndet të plotë. Jetë të gjatë princeshës së vogël, të cilës prindërit ende nuk ia kanë bërë të ditur emrin.
Era Istrefi, gati për finalen e Botërorit Kampionatit Botëror të Futbollit po i vjen fundi dhe më datë 15 korrik do të mbahet finalja e madhe në Rusi mes Francës dhe Kroacisë, dy skuadra që u kualifikuan në gjysmëfinale. Kënga zyrtare e këtij botërori këndohet nga këngëtarja shqiptare Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith. Tre këngëtarët nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes, por lajmëruan që në finale ata do të këndojnë në Rusi. Finalja e madhe po afron dhe Era Istrefi ka treguar nëpërmjet një postimi se mezi po pret të jetë në Rusi. Ajo ka shpërndarë një foto të stadiumit dhe përmbi të e emocionuar ka shkruar: "Shihemi shumë shpejt Rusia".
20
KUPA E BOTËS
E premte, 13 KORRIK 2018
Mesfushori francez foli në konferencë për shtyp: Nuk jemi favorit ndaj Kroacisë! Rozalb Lika
A
i është vetëm 25 vjeç, por është një nga liderët e Francës në Kupën e Botës, falë edhe përvojës që ka fituar te Juventusi dhe Manchester United. Po flasim për Paul Pogba, i cili ka folur në konferencë për shtyp në prag të finales ndaj Kroacisë. “Nuk do të përballemi me këtë finale si me atë të “Euro 2016”. Unë e njoh shijen e humbjes dhe është shumë e hidhur. Ne kemi ardhur kaq larg, sa nuk mund ta lëmë të na shpëtojë trofeu tani. Mbaj mend që atmosfera pas humbjes së “Euro 2016” nuk ishte e mirë. Nuk dua ta rikujtoj këtë. Ne duam të kthehemi me një buzëqeshje dhe ta bëjmë Francën të gëzojë. Nuk mendojmë nëse jemi favoritë. Kroatët ishin duke humbur kundër Anglisë, por nuk hoqën dorë, kanë luajtur 90 minuta më gjatë se ne, me tri kohë shtesë, por duan të tregojnë se nuk dorëzohen. Ne kujtojmë vetëm kritikat që kemi marrë në fillim të Botërorit, të cilat tashmë na motivojnë”. Kroacia dhe Botërori- “Ata nuk kanë një yll në fanellën e tyre dhe duan shumë ta marrin atë. Unë kam një yll në fanellë, por nuk e kam fituar vetë Botërorin”. Larmishmëria kulturore- “Edhe kur ju shoh juve (gazetarëve), keni shumë origjina, kjo është Franca! Franca është plot me ngjyra, por ne të gjithë e ndiejmë frëngjishten. Jemi me zemër francezë”. Humbja e finales në vitin 2016“Në Europianin e luajtur në vendin tonë kemi menduar se
Pogba: E njohim shijen e humbjes, s’do të bëjmë gabimin e Europianit
gjithçka ishte bërë, nuk do të gënjej. Kur ne mundëm Gjermaninë, menduam se ishim duke shkuar për të fituar në finale, edhe duke parë rrugën e Portugalisë. Mentaliteti ishte ndryshe, tani jemi më të pjekur, duam të japim gjithçka dhe të fitojmë”. Modric- “Nuk do të ketë një
SULMUESI
Kane: Humbja na shkatërroi, do na dëmtojë për një kohë të gjatë
Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane nuk mundi që të linte gjurmë as në ndeshjen ndaj Kroacisë, duke mos mundur që të ndihmojë ekipin për të arritur në finale. Në një intervistë të dhënë për mediat angleze bomberi i Tottenhemit është shfaqur shumë i zhgënjyer. “Jemi të shkatërruar, kemi punuar shumë, tifozët ishin të pabesueshëm, por ishte një lojë shumë e vështirë, një ndeshje 50-50. Edhe pse nëse shikojmë se çfarë ka ndodhur, mendoj se mund të kemi bërë mirë. Humbja do të na dëmtojë për një kohë të gjatë, por është një përvojë fantastike, përtej rezultatit. Ne patëm disa shanse kur ishim me rezultatin në favorin tonë, por nuk kishim mjaft presion dhe nuk i shfrytëzuam mirë ato raste që patëm. Ne kemi punuar shumë, por ne e dimë se në ndeshje të tilla, janë detajet ato që përcaktojnë gjithçka. Kroacia luajti mirë dhe na e bëri shumë të vështirë për ne”, deklaroi Kane.
anti-plan special për Modric. Të gjithë kroatët janë shumë të rrezikshëm, kanë një ekip të mirë, me lojtarë të mëdhenj, si Rakitic, Mandzukic, Perisic”. Deschamps- “Ai e di se çfarë është të jesh kampion i botës. Ishte një lojtar i madh, tani është një lider, e di si të na qaset të gjithëve. Ka bërë
KAPITENI
Modric ka një premtim për të gjithë kroatët nëse fitojnë Botërorin
Kroacia mori një fitore të madhe në gjysmëfinale ndaj Anglisë, duke siguruar një vend për në finalen e madhe të Kupës së Botës që do të luhet të dielën në orën 17:00 në “Luzhniki Stadium”. Ballkanasit kanë festuar si të çmendur, ndërkohë që Luka Modric ka zbuluar për mediat spanjolle se çfarë do të bëjnë nëse fitojnë Botërorin. “Unë se bashku më shokët e ekipit do të lyejmë flokët. Të gjithë kroatët kanë festuar, të gjithë ishin në këmbë, këta njerëz meritojnë të jenë të lumtur”, ka premtuar kapiteni, i cili qetësoi të gjithë pasi ekipi i tij ka luajtur 90 minuta më shumë se “gjelat” në ndeshjet me eliminim direkt. “Fizikisht jemi shumë mirë dhe kështu do të jemi edhe në finale”, deklaroi numri 10.
një punë të jashtëzakonshme”. Kritikat- “Kritikët mund të më kritikojnë mua, por në zemrën time ka vend vetëm për dashurinë ndaj futbollit. Kritika do të ketë gjithmonë. Në qoftë se dëgjoj gjëra të mira, apo të këqija, unë do të vazhdoj luftën për dashurinë time”.
HISTORIA
Kroacia, finalisti më i “keq” në historinë e Kupës së Botës
Kroacia e Daliç është e gatshme për të shkruar historinë. Të dielën, në Moskë, do të luajnë finalen e Kupës së Botës ndaj Francës, një rrugëtim të cilën e nisën pa asnjë pritshmëri, duke marrë në konsideratë renditjen e FIFA-s. Gjithsesi vendi i 20të, duket se është një kujtim i largët, pasi në Rusi, kroatët kanë ndryshuar faqe. Ekipi kroat është finalisti më i keq në historinë e Kupës së Botës, gjithçka ka ndodhur edhe për shkak të paraqitjeve në fazën e kualifikimit. Që nga viti 1993 (viti kur u fut për herë të parë renditja) deri më sot, finalistja me renditjen më të keqe ishte Franca në vitin 1998. “Gjelat” në atë kohë e nisën Botërorin nga vendi i 18 në renditjen e FIFA-s. Më poshtë është lista e finaleve të Kupës së Botës që nga viti 1994 deri më sot me renditjen e skuadrave përkatëse. 1994: Brazil (1)-Itali (16) 1998: Brazil (1)-Francë (18) 2002: Gjermani (11)-Brazil (2) 2006: Itali (13)-Francë (8) 2010: Holandë (4)-Spanjë (2) 2014: Gjermania (2)-Argjentinë (7) 2018: Franca (7)-Kroaci (20)
BALLKANASIT
Kroacia, shteti i dytë me popullsinë më të vogël që luan një finale të Kupës së Botës Kualifikimi në finalen e Kupës së Botës në Rusi do të mbahet mend gjatë nga populli kroat dhe njëkohësisht dhe nga futbolli botërorë. Kjo pasi Kroacia bëhet shteti me popullsinë më të vogël që siguron një vend në finalen e një Kupe Bote. Me një popullsi prej vetëm 4.17 milionë, Kroacia rezervoi vendin e tyre në finalen e 15 korrikut në stadiumin Luzhniki të Moskës, duke mundur pas kohës shtesë Anglinë, me rezultatin 2-1. Kroatët bëhen shteti më i vogël që arrin finalen e Kupës së Botës që nga Uruguai, i cili fitoi turneun në vitin 1950, kur kombi i tyre kishte një popullsi prej vetëm rreth 2.4 milionë banorë. Në atë rast, uruguaianët mundën një skuadër të madhe të Brazilit me rezultat 2-1 në “Maracana” në ndeshjen finale të fazës së dytë, e cila në mënyrë efektive shërbeu si finalja e turneut. Ishte titulli i dytë i Kupës së Botës për Uruguain, pasi trofeu i parë u fitua në shtëpinë e tyre në edicionin inaugurues në vitin 1930. Gjatë viteve, vende të tjera relativisht të vogla që kanë lënë pak a shumë gjurmë duke arritur në finale përfshijnë Suedinë, Hungarinë dhe Holandën, të gjithë të mposhtura në finale.
21
KUPA E BOTËS
E premte, 13 KORRIK 2018
Të kuqtë u mundën 0-1 me një gol të shënuar nga Bajde në minutën e 58-të
P
artizani ka debutuar me humbje në Europa League duke u mposhtur me rezultatin minimal 1-0 nga Maribor në ndeshjen e vlefshme për turin e parë kualifikues. Një paraqitje e mirë e të Kuqve në debutimin e Skënder Gegës në një ndeshje zyrtare në stolin e Partizanit, megjithatë në fund Partizani u dorëzua përballë një skuadër e një niveli shumë më të lartë. Në “Selman Stërmasi” kryeqytetasit e nisën mirë por Asani humbi një rast të artë i vetëm përballë Handanoviç duke u ndalur nga portieri i Mariborit. Miqtë u përgjigjën me Milec, i cili ka një mundësi të artë për të kaluar ekipin në avantazh, por edhe pse me portën e boshatisur bën më të vështirën duke e dërguar sferën jashtë. Në minutat në vijim loja u zhvillua më tepër në mesfushë, me skuadrat që po studionin lojën. Në minutën e 20-të, Maribori rrezikoi me Kramaric, por Hoxha ishte i gatshëm për ta pritur. Partizani mundohet të organizohet me Asanin, i cili në këtë pjesë është më i rrezikshmi kur ka topin në zotërim. Miqtë e kërkojnë avantazhin me Kramaric pas një krosi në zonë nga e djathta, por topi përfundon mbi traversë 35-të. Në shtesë Bajde, pati një mundësi të mirë për të shënuar golin e parë për miqtë, por Hoxha priti pa vështirësi. Pjesa e dytë dytë nisi mjaft mirë për miqtë që kaluan menjëherë në avantazh me anë të Bajde që zhbllokoi shifrat duke goditur nga hyrja e zonës. Në minutën e 49-të, mesfushori përfitoi nga një gabim i Gojkovic dhe nga një pozicion i favorshëm nuk e pati të vështirë të mposhtte portierin Hoxha. Pas 10 minutash Parti-
Partizanin e tradhton mbrojtja, mposhtet në ndeshjen e parë nga Maribori PORTUGEZI
Juventus prezanton Cristiano Ronaldon të hënën me … dyer të mbyllura
Partizani – Maribor 0-1 Partizani (4-3-3): Hoxha, Belica, Gojkovic, Progni, Asani, Telushi, Trashi, Mala, Ibrahimi, Hila, Kalari. Trajner: Skender Gega Maribor (4-4-2): Handanovic, Suler, Vrhovec, Tavares, Zahovic, Bajde, Dervisevic, Milec, Viler, Ivkovic, Kramaric. Trajner: Darko Milaniç Goli: Bajde 49’ Gjyqtar: Jerome Brisard (Francë) Kartonë të verdhë: Trashi 48’, Dervisevic 56’
zani jep sinjalin e parë në këtë pjesë me Telushin, i cili i afrohet golit pas një gjuajtje të fuqishme. Partizani luan më mirë në këto minuta dhe Bardhi ka një mundë-
KURBINASIT
Laçi përmbyset për 8 minuta në Qipro, por mban gjallë shpresat për kualifikim
Laçi ju afrua shumë mrekullisë në ndeshjen e Ligës së Europës përballë Anorthosis. Ndonëse ka vuajtur në mbrojtje për pjesën më të madhe të takimit, ekipi kurbinas iu afrua shumë një rezultati surprizë, pasi 8 minuta shpërqendrim i kushtuan përmbysjen nga 1-0 për të, në 2-1 për vendasit. Skuadra e drejtuar nga Besnik Prenga kaloi e para në avantazh, me anë të Hoxhallarit në minutën e 21-të, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin minimal 0-1. Gjithsesi qipriotët reaguan mjaft mirë në 45-minutëshin e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë dhe duke përmbysur rezultatin me Pranjiç dhe Cise. Por ajo që vlen të përmendet, është fakti se Laçi është skuadra shqiptare që pas ndeshjeve të para, ka më shumë shanse për të siguruar kualifikimin, pasi javën e ardhshme do të përballet në Shqipëri me qipriotët.
si të artë për të kaluar “Demat e Kuq” në avantazh, por ai gabon fatalisht. Progni ishte i lirë në zonë, por Bardhi tregohet egoist dhe e gjuan vetë duke humbur
një mundësi të shkëlqyer. Në të 75-të miqtë krijuan një tjetër mundësi të mirë, pasi të kuqtë nuk u morën vesh me njëritjetrin. Asani dhe Bardhi janë më të rrezikshëm në këto moment për të kuqtë, por pavarësisht dëshirës dhe grintës së tyre rezultati vazhdon të jetë në avantazhin e Maribor. Pavarësisht disa rasteve të rrezikshme ndeshja u mbyll me fitoren e miqve falë një pritjeje spektakolare të Handanovic ndaj Abdurahimit në sekondat e fundit. Një fitore që i afron me kualifikimin.
EUROPA LEAGUE
Nga “hirushja” e Superliges, Luftëtari turpërohet në Europa League për 45 minuta
L
uftëtari ka debutuar në mënyrën më të keqe të mundshme në Europa League. Skuadra gjirokastrite është mposhtur në sfidën e parë në eliminatoret e Europa League 5-0 nga ekipi letonez, Ventspils. Ekipi Milos Kostic e nisi si mos më keq sfidën dhe brenda 45 minutave të para portieri Bukovski u mposht 5-0, 4 herë nga Akinyemi dhe një herë nga nigeriani tjetër Aiyegun. 2 prej 5 golave erdhën nga pika e bardhë e penalltisë. Një rast përballë portierit i humbur nga Shkurtaj në pjesën e parë ishte shumë pak për bluzinjtë. Luftëtari u përpoq të reagonte disi në pjesën e dytë por nuk arriti të gjente as golin e nderit. Në një goditje të Vucajt nga një pozicion i prirët reagoi mirë portieri i Ventspils duke e dërguar topin në këndore. Pak minuta më vonë Shkurtaj gjeti golin e nderit por finalizimi i tij me kokë u anulua për një faull të sulmuesit të Luftëtarit. Shkurtaj tentoi sërish pak çaste më vonë me kokë por
në këtë rast topi u ndal nga traversa. Një humbje e rëndë kjo për Luftëtarit që është pothuajse i eliminuar nga Europa League edhe pse në letër bluzinjtë ishin të përkëdhelur nga shorti, por fusha tregoi komplet tjetër gjë.
Prezantimi i Cristiano Ronaldos pritej që të ishte një ngjarje historike për Juventusin, por nuk do të bëhet në përmasat që ishte menduar. E hëna e prezantimit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” u imagjinua me stadiumin “Allianz” të mbushur me tifozë dhe flamuj, ngjashëm me atë që portugezi kishte përjetuar në vitin 2009, në “Bernabeu”. Do të ishte hera e parë, që Juventusi prezantonte një lojtar në këtë mënyrë, por kjo nuk do të ndodhë as për yllin portugez. Klubi juventin, këtë pasdite, ka konfirmuar për mediat se programi i të hënës së ardhshme do të jetë identik me atë që ishte përjetuar me të gjitha nënshkrimet e mëparshme: ekzaminimi mjekësor në “J-Medical” dhe konferencë për shtyp në qytetin e ri sportiv të Continassa. Vetëm gazetarët, atëherë, mund të marrin pjesë në prezantimin e parë të CR7 me ekipin e tij të ri. Klubi po vlerësonte organizimin e një ngjarjeje masive, por preferoi, për arsye organizative, që të shmangte hapjen e dyerve të stadiumit për mijëra tifozë, që shpresonin të përqafonin idhullin e tyre të ri. Natyrisht, do të jetë e pamundur për të parandaluar pushtimin e aeroportit të Caselle, kur Ronaldo, të shtunën apo të dielën, do të shkelë tokën italiane. Mësohet se prezantimi për t’u bërë në këtë mënyrë është zgjedhur nga vetë ylli portugez.
FORUM
22
E premte, 13 KORRIK 2018
90 vjetori i lindjes - Artisti i Merituar dhe Mjeshtri i Madh, Hazis Ndreu "BURRI I ODËS DIBRANE"
Historia e një spektakli Nga Halil RAMA
D
hjetë vjet më parë, u realiza një skeptakël madhështor në përkujtim të Artistit të Merituar Hazis Ndreu Mjeshtër i Madh. Skenarist, regjisor dhe prezantues Prof. Bujar Kapexhiu - Mjeshtër i Madh. Një spektakël për një artist dhe njeri të madh, ku interpretuan artistë dhe njerëz të mëdhenj, të botës së artit, kulturës e shkencës. Në formë gjysmëharku, në skenën e sallës së madhe të ish- SHQUP-it, me sfond portretin e madh të Hazisit qenë ulur të gjithë pjesëmarrësit e spektaklit. Artistët, aktorët, këngëtarët, valltarë të radhitur në krah të njëri-tjetrit. Përballë spektatorët, ashtu siç ulen në formë harku, në shiltet e Odës Dibrane. Skena me artistët dhe salla me spektatorët, taman një Odë Dibrane gjigande, e mbushur plot e përplot…. Një kompozim perfekt i një spektakli perfekt, produkt i Artistit të Merituar Bujar Kapexhiu, që jo vetëm në aktrim e karikaturë, por edhe si skenarist e moderator mbetet një Mjeshtër i Madh. Për të arritur deri tek ky spektakël show iu deshën muaj të tërë parapërgatitje… Dhjetra takime me studjuesit e Institutit të Folklorit, Prof.Dr. Ramazan Bogdani, Agron Xhagollin, Skënder Sallakun, Skënder Calën, Inajet Shehun etj. Të gjitha takimet të monitoruara besnikërisht nga Avniu, djali i madh artist i Hazisit, sipas të cilit: "Baba interesohej për të gjithë, të njohur e të panjohur që ishin në hall, apo që kishin ndonjë problem me zyrtarët. Interesohej për ata që hynin në burg, që i pushonin nga puna, për ata që s'kishin Triskë Fronti, për të futur dikë në shkollë, për vizitë te ndonjë mjek i zoti….Ishte me një fjalë, derë e hapur për popullin njoft e pa njoft...e dinin që Hazisi të mbaron punë se është i njohur dhe e duan të gjithë...deri në Tiranë...te qeveria". Pjesë e skenarit të spektaklit, studjuesi i mirënjohur Mikom Zeqo, i cili rrëfen se i ka bërë përshtypje të veçantë studimi i Hazis Ndreut për Skënderbeun, nëpërmjet toponimeve, legjendave dhe përgjithësisht studimit të terrenit….me hulumtimin e të gjitha toponimeve që lidhen me Skënderbeun. Sipas tij "Studimi i Hazis Ndreut në këtë pikë është diçka e re, është diçka serioze...". Më pas, një tjetër artist i njohur dibran, Dervish Biba ka zgjedhur të recitojë rapsodinë e Hazis Ndreut "Dibrës sime". Para recitimit ai shprehet se ka qenë fare i ri kur ka dëgjuar dhe është mrekulluar me këngët, rapsoditë e kërcimet e tij. Hazisi si kërcimtar, në shumë festivale kombëtare e ndërkombëtare qe fitues i shumë çmimeve, sidomos në vallen
DRITËROAGOLLI: "Hazis Ndreu, miku im, mjeshtër i humorit dibran. Sot e kësaj dite si ai nuk gjen më. I papërsëritshëm, i papërtuar, modest dhe shpirtmirë"
MOIKOM ZEQO: "Hazisi është unik. I veçantë, i rrallë në çdo krijimtari të tij, ku ka tërhequr vëmendjen e shumë shkrimtarëve me mënyrën e veçantë të të rrëfyerit, duke qenë një nga pasuritë më të mëdha në rrafshin e ligjërimit, jo vetëm kombëtar, por ndoshta edhe europian"
AGRON TUFA: " Hazis Ndreu ishte 'magu', i cili me prekjen e tij magjike e ngre peshë zemrën e çdo dibrani, pasi arti i tij i flet atij për gjërat më të vyera të pajës më të vyer shpirtërore….Thjesht, Hazis Ndreu arriti shumë shpejt ta ngrejë në nivele kombëtare e ndërkombëtare emrin e artit dhe mençurisë së Dibrës. Ne kemi pasur fatin që jemi përfaqësuar si kulturë përmes një artisti si ai" dyshe dibrane me kërcimtarin e mirënjohur Besim Zekthi. Vlerat e tij si koreograf e valltar i evidentoi më së miri Prof.dr.Ramazan Bogdani. Studiuesi Agron Xhagolli, veç të tjerash flet për Odën Dibrane si institucion dhe për burrin e saj, Hazis Ndreu. "Një universitet që ua kalon shumë universiteteve me emër, për nga forca e riprodhimit të ngjarjeve, interpretimit, për nga mençuria dhe ironia e hollë, aspak fyese për mikun, por shumë favorizuese edhe për t'u formuar në të….". Këtë e pohon artistikisht edhe Artisti i Popullit Reshat Arbana, me fjalë por edhe me interpretimin e poezisë së Hazisit të titulluar "Pajtimi". Më pas, Artisti i Popullit Skënder Sallaku pohon meritën e padiskutueshme të Hazis Ndreut, i cili duke eksploruar në rrënojat e lashtësisë, si një historian i mirëfilltë, e futi Historinë e Dibrës në shina të sigurta për të ecur me dinjitet në fushën e madhe të Historisë sonë Kombëtare. "Kemi qenë shumë miq të afërt me Hazis Ndreun. Një artist i rrallë, por mbi të gjitha një shok e mik i rrallë. I qeshur, fisnik, i mençur, muhabetçi, korrekt, punëtor, i papërtuar, talent. I shoqnisë, por jo i rakisë!". Pikërisht këtu "ndalon" Skënderi për të interpetuar më pas dy barsoleta, një tironase dhe një dibrane (nga
krijimtaria e Hazisit). Kështu vijoi spektakli, me interpretime të krijimtarisë së Hazis Ndreut nga Veli Rada, Luftar Paja, Behar Mera, Skënder Cala, Llesh Nikolla si dhe nga këngëtarët Arif Vladi, Lirie Rasha, Qerim Sula, Vera Laçi, Saje Poleshi…… Kështu u përkujtua Hazis Ndreu në 80vjetorin e ditëlindjes së tij, me një spektakël madhështor të ideuar, inskenuar e realizuar nga Prof.dr.Bujar Kapexhiu, emri i të cilit, (edhe si kryetar i Shoqatës Bashkësia Dibrane) spikat më së miri, sidomos në tubime intelektualësh dibranë, përvjetorë ngjarjesh e individësh të shquar, apo dhe në promovime librash të autorëve dibranë, ku ky korife i mendimit dhe veprimit krijues po i lartëson kaq shumë shumë Dibrën dhe dibranët. Burri i Odës Dibrane Dhjetë vjet më vonë, pikërisht në 90-vjetorin e ditëlindjes së tij, lexuesi ka në dorë profilin e "Burrit të Odës Dibrane" në një libër shumëvlerësh, të stilit dhe llojit të veçantë. Autor, Bujar Kapexhiu - Mjeshtër i Madh, Artist i Merituar, regjisor, skenarist dhe aktor i mirënjohur shqiptar. "Historia e një spektakli", pas qindra karikaturave të botuara në shtypin e përditshëm që janë përmbledhur në tre libra "Ngërç", "Për një karrige" dhe "Kthesë",
është libri i fundit i B.Kapexhiut, ku "Burri i Odës Dibrane", përveçse si profil i skalitur mjeshtërisht të bën për vehte edhe me karikaturat tejet miqësore për Hazis Ndreun e miqtë e tij të shumtë. "Historia e një speltakli" është një spektakël origjinal, në formën e një udhëtimi në vite me krijimtarinë e të madhit Hazis Ndreu, ku gjithshka është e dokumentuar në librat e tij me këngë e rapsodi, tregime alegorike e studime të mirëfillta historike. Gjithshka është e ilustruar me tregimet fantastke të këtij krijuesi e mendimtari të shquar. Gjithshka është e komentuar nga personazhe reale, biografia e të cilëve është historia e vërtetë e vendit tonë. Në tërësinë e tij, libri sjell Odën Dibrane, që në gjuhën popullore përfaqëson dhomën e pritjes së mikut. E përkufizuar në mënyrë sinjifikative nga Bujar Kapexhiu, "Ajo është simbol i vatrës bujare, besa e burrit, qëndresa e trimit, mençuria e fjalës, kënaqësia e muhabetit, sheshi i përplasjes së opinioneve, urtësia e më të moshuarve, këshilla e prindit, përkrahja e mikut, shpërthimi i këngës, sheshi i kërcimit, jehona e të qeshurit, kuadrati i lodrave, dashuria e respekti midis njerëzve, zanafilla e ngjarjeve, fundi i armiqsive, tempull për pleqtë, shkollë për të rinjtë, çerdhe e patriotizmit, burim i humorit. Oda është grumbullim njerëzish, miq, të afërm, farefis, komshinj, për arsye gëzimi, sebep hidhërimi, mikpritjete të ftuarve apo udhëtarëve nga larg. Këtu lindi dhe u rrit Hazis Ndreu….". Autori vjen në këtë përfundim pasi ka evidentuar vlerësimet e dhjetra personaliteve të letrave, artit, kulturës e shkencës për figurën dhe personalitetin e Hazis Ndreut, të cilat i ka përfshirë si kapitull më vehte në librin "Burri i Odës Dibrane". Mjaftojnë qoftë dhe vetëm disa perifrazime nga nga Dritëro Agolli, Kol Jakova, Moikom Zeqo, Agron Tufa, Tonin Çobani, Xhezair Abazi, Lutfi Turkeshi, Vasil Tole, Përparim Tomçini, Afërdita Onuzi, etj për të konkluduar për një libër të bukur e për më tepër, shumë origjinal. Gjer më sot nuk është botuar një libër i tillë, me humor, studime, dialogë, anektoda e të gjitha këto të ilustruara me karikatura. Një libër që nxjerr në pah madhështinë e
këtij artisti të rallë, origjinal, duke e përqëndruar këndvështrimin në zhanrin e humorit. Disertacion me vlera shkencore Dhe kur kur gjatë gjithë leximit të këtij libri je munduar të evidentosh esencialen në profilizimin e Mjeshtrit të Madh, Hazis Ndreu, për të shkruar qoftë edhe pak radhë për të, në ndihmë të vjen vetë autori, me kapitullin përmbyllës "Kanë thënë për Hazis Ndreun", në faqet 386-393. Dhe nëse për Dritëro Agollin "Si Hazis Ndreu, mjeshtër i humorit dibran, sot e kësaj dite si ai nuk gjen më, i papërsëritshëm, i papërtuar, modest dhe shpirtmirë", për Moikom Zeqon "Hazisi është unik. I veçantë, i rrallë në çdo krijimtari të tij, ku ka tërhequr vëmendjen e shumë shkrimtarëve me mënyrën e veçantë të të rrëfyerit, duke qenë një nga pasuritë më të mëdha në rrafshin e ligjërimit, jo vetëm kombëtar, por ndoshta edhe europian". Shkrimtari i mirënjohur Agron Tufa vlerëson se: "Hazis Ndreu ishte 'magu', i cili me prekjen e tij magjike e ngre peshë zemrën e çdo dibrani, pasi arti i tij i flet atij për gjërat më të vyera të pajës më të vyer shpirtërore….Thjesht, Hazis Ndreu arriti shumë shpejt ta ngrejë në nivele kombëtare e ndërkombëtare emrin e artit dhe mençurisë së Dibrës. Ne kemi pasur fatin që jemi përfaqësuar si kulturë përmes një artisti si ai". Me botimet e tij "Dibra në udhën e historisë", "Kastriotët dhe Skënderbeu në trojet arbërore", "Ushtima e Maleve", "Dibra dhe etnokultura e saj", "Alegori dibrane" etj, Hazis Ndreu ka hyrë me dinjitet në fondin e artë të letersisë shqipe. Le ta kujtojmë, nderojmë e respektojmë si të tillë në 90-vjetorin e ditëlindjes së tij, Hazis Ndreun, si simbolin e Odës Dibrane, gati-gati si një institucion lëvizës ndërshekullor i traditës, të cilin, shumëformësia e qasjes, ribërja letrare e evenimenteve historike, aftësia vrojtuese, kultura e begatë e shkathtësia përpunuese e lëndës së trevës së vendlindjes, me gjithë gamën përjetuese, e bëjnë të kapërcejë nga Dibra në vizionin e botës shqiptare në përgjithësi. Në këtë këndvështrim, libri i Bujar Kapexhiut "Burri i Odës Dibrane" është një ikonë dibrane plot vlera, është disertacion me vlera shkencore.
KOHA E LIRE
23
E premte, 13 KORRIK 2018
SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ
66. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial 67. Dru me palcë të fortë që përdoret për të bërë orendi zbukurimi, etj 68. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 69. Trung çeliku mbi të cilin kovaçi rreh me çekan hekurin e skuqur 72. Ngjarje ose varg ngjarjesh heroike e me rëndësi historike në jetën e një populli 73. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 74. Copë buke e thekur në zjarr; copë dhjami ose mishi e skuqur fort. 77. Petë guri, rras. Një gur i sheshtë 78. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 79. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 80. Mjet prej metali, me trajta e me përmasa të ndryshme, me një hallkë të harkuar 82. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 84. Mjet për të nxjerrë ujë nga pusi 88. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 89. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 91. Parahistorik, ose ashtu, i përket së shkuarës së largët 93. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 94. Honore Balzak e huazoi
atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 95. Shkëmb i bardhë, që është i përbërë nga sulfati i paujë i kalciumit dhe që kur bashkohet me ujë jep gjipsin 96. Pjesa e parë të ditës nga mëngjesi deri në drekë 97. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 98. Romani i Anton Pashkut 102. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 104. Marr njohuri, përvetësoj dije nga një fushë e caktuar, studioj një lëndë mësimore, nxë 106. Toponim që merr e gjithë zona me qytet Peshkopinë 107. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 109. Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës ... 110. Quhet ai që është shumë i zoti në një punë. VERTIKALISHT 1. Pastaj e ka brenda 2. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 4. Brazili e përdor atë si monedhën e saj 5. jesa e përparme e anijes ose e barkës 6. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 7. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 8. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 9. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu
10. Zhanër arti, kuvendim i një personazhi me vetveten ose që u drejtohet lexuesve, dëgjuesve a shikuesve 11. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 12. Fane ... aktor shqiptar i disa roleve protagoniste. Lindi më 1949 në Gjirokastër. 13. Lum që lag Shkodrën 15. Pjesëmarrës në çetat e komitëve grekë, quheshin tamam ashtu 16. Që e ka kafkën e kokës të gjatë e të ngushtë 18. Shteti i Bullgarisë e ka atë kryeqytet 20. Më 6 mars 1853 në Venedik u mbajt premiera e Operës "La Traviata" të Giuseppe ... 24. Punonjës i shërbimit mjekësor me arsim të posaçëm 25. Veshje prej stofi të trashë për dimër 26. ...u, kjo nuk është gjë fare! 29. Gjendje kur duhet të zgjedhim medoemos njërën nga dy mundësi a rrugë zgjidhjeje, që përjashtojnë njëra-tjetrën 32. Lloj meli me kokrra të vogla të verdheme a të kuqe 33. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 38. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 42. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 43. GRamshi e kishte ashtu targën 45. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 47. Rrethi i Librazhdit, e kish-
61. I tillë është një njeri që lufton dhe nuk dorëzohet në asnjë rrethanë 69. Tablo, pikturë me ngjyra vaji, ose një pjesë e veçantë filmi, janë ashtu 70. Emri i aktorit Arbana, të cilit më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi Urdhrin "Nderi i Kombit" 71. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 75. Organizmi fillestar i bimëve që formohet në farën e tyre nga qeliza e pllenuar 76. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 77. Praja që jepet nga një korruptues quhet r... 78. Gjendje shpirtërore e turbullt e një njeriu që është pushtuar nga një ndjenjë tronditëse 79. Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerëzore 81. Sëmundje që shfaqet me rritjen ose me uljen e theksuar të ndjeshmërisë së organizmit 83. Përpiqem për t'ia arritur një qëllimi 85. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike 86. Bretkosa bën ashtu, por ua huazon atë edhe njerëzve që nxjerrin një zë të çjerrë dhe të fortë 87. ... Konica (1878-1948), anëtar i delegacionit të Qeverisë së Vlorës dhe delegacionit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913) 90. Vend i zbrazët, hapësirë e lirë midis dy sendeve, largësi; plasë 91. Partia Social Demokrate 92. Qytet në veri të Shqipërisë, i ashtuquajtur "djepi i kulturës" 99. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 100. Skulpturë, që paraqet pjesën e sipërme të trupit 101. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 103. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 105. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 106. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 108. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë
te ashtu targën e mjeteve 48. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 49. Ndryshe thuhet kur përshtatem 50. Plagë, ... dhimbje trupore ose shpirtërore që kemi marrë 51. Diçka që përcakton se deri ku e sa lejohet të veprojë dikush 52. Ajo shërben për t'u hedhur nga një aeroplan 55. Shprehje krahinore, urdhërore, pusho, mjaft, ose ashtu 56. Thuhet zakonisht për dikë që nuk kundërshton kurrë e u përulet të tjerëve 57. Ndryshe i thonë dritare 58. Tokë e cila ka qenë punuar një herë dhe është prishur më vonë nga shirat 60. Mënyrë e stërholluar e dredharake për të mashtruar dikë 1
2
U
3
4
P R A S
11
5
B
6
7
8
9
M A M U Z
D
P
15
H
S K
28
26
U
˙
V
E
B
P
22
O T
W
A
A
T
30
I
T
J
R
O
P A N A J 27
29
A T H E T
M 21
M
L E 25
D I
M
L I
20
A P P
24
P
18
M Y S
T 19
R
14
K O C K ¸
H 17
F R A N C A A
V
13
K
R A N O J
16
23
10
K
12
V E
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
HORIZONTALISHT 3. Stina e katërt dhe më e ftohtë e vitit, që vjen pas vjeshtës 9. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 10. Punonjëse e shërbimit mjekësor, mbikqyrëse e shtatzanisë dhe bebes 14. Ai prej të cilit ne kemi prejardhjen quhet ... 17. Regjisori ... Prifti, lindur më 1942 në Tiranë, diplomuar në Akademinë e Arteve më 1964. 19. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 21. Pjesë e veçuar, e ngritur anëve të platesë në sallën e një teatri a kinemaje 22. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 23. Dakord në gjuhë universale 25. Ndjenjë e fuqishme, e thellë dhe e qëndrueshme 27. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 28. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 30. Fëmijë mashkull deri në moshën e pjekurisë; djalë i vogël 31. Kur vitet kanë ardhur dhe ikur shumë herë nga unë, tashmë ndjehem i ... 34. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 35. U hidhet në pjatë sallamrave për t' bërë ato pikante 36. Mënyrë e shtypit të sheshtë. 37. Shpata e avlëmendit; krehri i tezgjahut 39. Tërësia e motiveve për të vërtetuar diçka, motivacion 40. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut, lyth dhe ashtu 41. Lloj këpucësh të thjeshta, të bëra me lëkurë gjedhi. 44. Princesha ..., Mbretëresha e Shqipërisë dhe bashkëshortja e Princ Vidit 46. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 49. Që e ka lëkurën të zezë a të murrme 50. Ajo shërben për të lyer objektet prej druri për t'i ruajtur nga prishja, për t'u dhënë shkëlqim 52. Specialist në pedologji 53. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 54. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 55. Quhet ajo që mbathim në këmbë, zakonisht në verë, jo sandale 57. Partia Republikane, inicialet 59. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 62. Papa ... VII vdes 27 shtator, 13 ditë pasi zgjedhet Papë dhe njëherësh bëhet Papa me kohën më të shkurtën në detyrë në historinë e papëve 63. Njeriu si individ; njeri, vetë, ashtu si dhe ju 64. Shkrimtari, publicisti dhe skenaristi shqiptar Neshat ... 65. Spiro ... folklorist patriot (1844-1922)
A N E
E
L
31
E C K ¸
32
T
V
33
A N O
34
I 35
36
E
37
P B D E
O R D
N
L
X
G
E 39
K
P
A 40
M O R R
42
43
M O T O P O M P
D V
45
L 38
O 41
¸
44
G J
M
A
46
47
M E M B R A N ¸
N
L 48
T
S
M
O 51
52
K E L
L
L
53
I
58
E
O
E
L
I
L
G
S
P
A
E
L J
E
71
D O G M E
˙
L
R
I
I
S
O T
68
O M A N 72
C
N
M U T
65
67
M I
E 70
M
A D I K
T 64
Z H
66
G
D
R
61
O R C A 63
B U R N O T
˙
N E A R
60
H A S A N
62
69
K I
57
L
O K
59
J
P
55
56
S
G ¸
P S 50
54
M U N D J
K
49
E
I
K U T
L 73
U O N
J
M I
N U T
¸
R
N
A
74
S
O
I
N V E
S T
I
M
¸
75
L
B L
T
N
76
U
A
K R E D I
K
S
78
77
79
A L
80
R
T
A
82
B U Z
E C O
83
A S
H K
U
O 85
V
B I
B ¸
R
P
T
87
D R A N D J
88
A
U
B I
H T
A G Y P
R
L
T
E
K
O F I
Q A R
R
U
S
89
V I
90
D ¸
O
E 91
E
K A Z P
E R M ¸
L
E
F
E 98
D U A
99
M
E
I
N
I
I 106
M O D E L
K
E
I
A 101
N
H 107
96
E
N
L
O
G R
K S
P E
D
102
D R A M E
W
J 103
108
R
104
Z
109
R T
I
110
A
M A N I
100
A R K O N D
105
E
93 95
97
I
L
92
94
N
E
84
86
M
T 81
Z
E
S
S E
R B I
111
A
K U R B A N 112
Y
M K
P
P
113
K O N K U R S
T
A 114
P D M
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24
E premte, 13 KORRIK 2018
“MBRO TEATRIN”
Artistët dhe shoqëria civile zbresin në shesh Ata theksuan që nuk do ta lejojnë kurrsesi shembjen e
Q
indra qytetarë dhe artistë marshuan ditën e djeshme përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" në protestë për mosdekretimin e ligjit nga presidenti i vendit, z. Ilir Meta, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Me pankarta ku shkruhej; "Mbro Teatrit", "Pa Teatër, pa MSA, s'ka Evropë" dhe "ISIS përgjegjëse për 28
monumente kulturore" protestuesit iu drejtuan presidencës, ku shumica prej tyre thanë fjalën e tyre në mbrojtje të Godinës së Teatrit Kombëtar. Neritan Liçaj, Adriatik Lapaj, Robert Budina, Romir Zalla, Elsa Demo, Enida Bozheku, Julian Deda, Gentian Zenelaj, etj. figura publike ishin disa nga zërat më të fortë të kësaj proteste.
Teatrit Kombëtar, ndërkohë që paralajmëruan edhe protesta të tjera në ditët në vazhdim. Çështja e Teatrit Kombëtar tashmë është kthyer në një kauzë të fuqishme dhe duket se asgjë nuk do t'i ndalë artistët dhe shoqërinë civile për të mbrojtur historinë e Godinës nga shembja.