www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 166 (8607)
E shtunë, 13 Korrik 2019
Çmimi 30 Lekë
“Lajmet për negociata me Ramën janë spekulime për të larguar vëmendjen nga refuzimi i 30 qershorit dhe raporti i Departamentit të Shtetit. Nuk mund të ketë dialog me njeriun që është shkaktari kryesor për krizën. Pazar me Edi Ramën nuk mund të ketë”,- deklaron nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho
PD: S’ka marrëveshje pa dënimin e krimit elektoral
Basha tha dje me drejtuesit e selisë blu: “Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë së atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur. 30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonjë pushteti në këto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Është varreza politike e Edi Ramës” FAQE 3
Presidenti Meta refuzon dekretimin Jorida Tabaku: Qeveria e e Skënder Gjinushit, si kryetar kryeministrit Rama është e fundit të Akademisë së Shkencave në rajon për çdo tregues ekonomik
Në foto: Presidenti Ilir Meta
FAQE 6,7,8
GJYKATA E ARBITRAZHIT SPORTIV
FAQE 11
Në foto: Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku
TAKIMI
ISH-DEPUTETI I LSI
30 QERSHORI
CAS fundos Kreu i Unionit Përparim Spahiu: PD: KQZ refuzon Skënderbeun, Demokratik Koncesionet dhe transparencën, konfirmon Ndërkombëtar: Të korrupsioni po të hapen kutitë përjashtimin për 10 mbrohet demokracia çojnë ekonominë e materialeve vite nga Europa në Shqipëri në falimentim zgjedhore FAQE 22,23
FAQE 24
FAQE 9
FAQE 7
POLITIKE
2
E shtunë, 13 KORRIK 2019
Kreu i PD-së mbledh Kryesinë dhe ish-deputetët, kërkon angazhim maksimal të strukturave: Beteja, siç ka nisur, do të vazhdojë
K
reu i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të kryesisë iu ka dhënë fund zërave për nnegociata të fshehta mes tij dhe Ramës. Basha thotë se këto janë lajme që nxiren nga mercenarët e Rilindjes, dhe se kauza e opozitës mbeten zgjedhjet e lira, pa Edi Ramën kryeministër, dhe qeveria tranzitore. Dy emrat që u përfolën si negociatorë mes palëve politike ishin Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi. “Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të pasur. 30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonjë pushteti në këto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Është varreza politike e Edi Ramës. Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat. Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashkë me njerëzit alternativën, që shumicën “Rama ik”, shumicën që kërkon ndryshim ta kthejmë në një mazhorancë politike dhe qeverisëse”, u shpreh Lulzim Basha në mbledhjen e djeshme të Kryesisë dhe ish-grupit parlamentar demokrat. Pas mbledhjes Në përfundim të mbledhjes në selinë blu, kryedemokrati Basha u shpreh se vëmendja dhe energjia e opozitës është përqendruar drejt dhënies formë të ndryshimit që presin d h e m e r itojnë shqiptarët. Bashkë me ta, do t’i japim formë projektit tonë të transformimit ekonomik dhe politik të vendit. Në vijim Basha tha se kriza politike mund dhe do të zgjidhet vetëm përmes parimeve perëndimore, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të kapur duke vjedhur votat. E në këtë kontekst ai sh t o i p r i o r i t e t a b s o l u t mbetet dhënia fund qeverisjes korruptive që raporti i Departamentit të Shtetit e cilësoi qeverinë më të korruptuar të Ballkanit, dukke theksuar se kjo është arsyeja pse Shqipëria nuk merr asnjë financim. Basha tha se Edi Ramës iu mbyll çdo derë, sepse s’mund t’i besohen financimet e taksapaguesve
Basha: Kjo krizë nuk mbyllet me pazar. Me Ramën nuk ka zgjedhje
evropianë një njeriu të provuar si hajdut zgjedhjesh dhe hajdut të fondeve publike, shqiptare, evropiane dhe euroatlantike. Ndaj, vijoi kryedemokrati, prioriteti kryesor është ndryshimi urgjent i qeverisjes së korruptuar e të inkriminuar me një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, që nuk mund të ndodhë sa kohë në krye të vendit është Edi Rama, që ka kapur drejtësinë dhe zgjedhjet. “Siç e keni përcjellë edhe ju, vendi po kalon momente dramatike, ku drama më e
madhe është ekonomia, është gjendja ekonomike shqiptare. Të dhënat më të fundit provojnë atë që kemi parë me sytë tanë në qytete, në fshatra, madje edhe në plazh, njerëzit nuk kanë lekë për të blerë bukën e gojës. 31% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet për ushqimet, nuk mbyllin dot shpenzimet e bukës, nuk mbyllin dot shpenzimet mujore. Ky është prioriteti i vërtetë dhe absolut i vendit. Ndaj, gjithë vëmendja jonë dhe gjithë energjia jonë është përqëndruar drejt dhënies formë
të ndryshimit që pret dhe meriton çdo shqiptar, duke filluar me gjendjen ekonomike, ku e ka katandisur vendin ky regjim. Natyrisht, që gjendja ekonomike të ndryshojë dhe do të ndryshojë, përmes një transformimi të vërtetë të ekonomisë, duhet të zgjidhim krizën politike. Dhe kjo krizë politike mund dhe do të zgjidhet vetëm përmes parimeve dhe standardeve perëndimore: Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të kapur duke vjedhur votat, ndëshkim këtij regjimi që nuk i rezistoi dot
KRIZA POLITIKE
N
jë delegacion i Unionit Ndërkombëtar Demokratik i kryesuar nga Presidenti Stephen Harper po qëndron në Shqipëri. Gjatë ditës së djeshme, fillimisht ata janë takuar me kreun demokrat Lulzim Basha dhe i pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kreu republikan Fatmir Mediu. Gjatë takimit të përfaqësuesve te opozitës me Presidentin e IDU-së, Unionit Ndërkombëtar Demokratik z. Stephen Harper, është diskutuar për situatën dhe krizën politike në vend dhe angazhimin e mbështetjen e IDU-së për zgjidhjen e krizës. Partitë Popullore Europiane dhe Partitë Konservatore Europiane janë anëtare të IDU. Ndërkohë pas takimit në selinë
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Delegacioni i IDU në Shqipëri, takon Bashën dhe Berishën
blu, ky delegacion do të takohej gjatë mbrëmjes së djeshme edhe me ish-kryeministrin
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
Sali Berisha, ku sërish fokus i bisedës do të ishte situata aktuale që po kalon vendi.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
tundimit për të vjedhur edhe veten e vet, kur vetë kandidonte, vetë votonte, vetë numëronte, vetë tabulonte dhe vetë shpallte rezultatet dhe kthimit të sovranitetit të qytetarit. Janë qytetarët ata që do të vendosin me votën e tyre qeverisjen që meritojnë dhe, sa na takon ne, bashkë me qytetarët, këto ditë, këto javë, këto muaj, do t’i japim formë projektit tonë të transformimit ekonomik dhe politik të vendit. Prioritet absolut mbetet dhënia fund qeverisjes korruptive që raporti i Departamentit të Shtetit, dje, e cilësoi qeverinë më të korruptuar të Ballkanit. Kjo është arsyeja se pse Edi Ramës iu mbyll çdo derë. Doli nga Poznani me zero financime, sepse si mund t’i besohen financimet e taksapaguesve evropianë një njeriu të provuar si hajdut zgjedhjesh dhe hajdut të fondeve publike, shqiptare, evropiane dhe euroatlantike. Prandaj, prioriteti kryesor është ndryshimi urgjent i kësaj qeverisjeje të korruptuar e të inkriminuar me një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm e me standarde, që nuk mund të ndodhë sa kohë që në krye të vendit është një njeri që ka kapur drejtësinë dhe ka kapur zgjedhjet”, tha ai. Pyetje: Si do të vazhdojë aksioni opozitar? Lulzim Basha: Siç ka vazhduar do të vazhdojë. Lajmi është ky: gjithë fokusi ynë do të vendoset tek prioritetet e vërteta të njerëzve, çlirimi nga mjerimi ekonomik dhe hapja e rrugës për punësim dhe për mirëqenie për çdo shqiptar. Kjo vjen përmes reformave të thella politike, kjo vjen përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Dhe për këtë beteja që ka nisur dhe që ka marrë mbështetjen e mbi 85 % të shqiptarëve me 30 qershor, do të vazhdojë deri në kurorëzimin e saj me fitoren e plotë të çdo qytetari. Në këtë betejë nuk jemi për karriget tona, ato i dorëzuam. Nuk jemi për pushtetin tonë, atë e sakrifikuam. Për hir të qytetarëve dhe për hir të interesit qytetar do të bëjmë çdo sakrificë dhe çdo betejë, me çdo formë dhe me çdo mjet të mundshëm për t’u rikthyer njerëzve vendimmarrjen, votën dhe, përmes tyre, një qeveri që punon për ekonominë, për punësimin dhe për mirëqenien e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 13 KORRIK 2019
“Lajmet për negociata me Ramën janë spekulime për të larguar vëmendjen nga refuzimi i 30 qershorit dhe raporti i Departamentit të Shtetit. Nuk mund të ketë dialog me njeriun që është shkaktari kryesor për krizën. Pazar me Edi Ramën nuk mund të ketë”,- deklaron nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho
PD: S’ka marrëveshje pa dënimin e krimit elektoral
Basha tha dje me drejtuesit e selisë blu: “Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur. 30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonjë pushteti në këto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Është varreza politike e Edi Ramës” Opozita nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me kryeministrin Edi Rama nëse nuk dënohen krimet elektorale të funksionarëve të lartë të PS. Në mbledhjen e zhvilluar dje me drejtuesit e PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se mes opozitës dhe qeverisë nuk mund të flitet për marrëveshje, për sa kohë nuk ka garanci për zgjedhje normale. Basha ka rrëzuar dhe zërat mediatik që flasin për një pak të fshehtë që po diskutohet mes PD dhe PS. Në mënyrë të prerë, Basha u shpreh se kriza në vend ka arritur në pikën që nuk mund të zgjidhet pa rishikim të sistemit. “Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur. 30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonjë pushteti në këto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Është varreza politike e Edi Ramës”,mësohet të ketë thanë Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura me drejtuesit e PD dhe ish-deputetët. Qëndrimi i kreut të PD-së për rrëzimin e çdo pakti të fshehtë vjen në kohën që në mediat afër qeverisë janë publikuar një seri lajmesh të pakonfirmuara që hedhin idenë se mes të deleguarve të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës kanë nisur kontaktet. Veç garancive që u dha Basha drejtuesve të degëve të PD, që nuk ka asgjë të vërtetë në këto qëndrime, dje për këtë çështje ka reaguar dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho. Në një intervistë për
“News 24”, Spaho i cilësoi lajmet në media si sajesa që e kanë dalë nga zyra e Edi Ramës dhe selia e PS. Ai tha se informacione të tilla kanë qëllim largimin e vëmendjes nga farsa e 30 qershorit, si dhe nga goditet që po i japin qeverisë “Rama”, raportet ndërkombëtare. “Lajmet për negociata me Ramën janë spekulime për të larguar vëmendjen nga refuzimi i 30 qershorit dhe raporti i Departamentit të Shtetit. Nuk mund të ketë dialog me njeriun që është shkaktari kryesor për krizën. Pazar me Edi Ramën nuk mund të ketë”,- deklaroi numri dy i Partisë Demokratike. Me dënimin e krimit elektoral, opozita nënkupton hetimin e dosjeve që kanë dalë nga përgjimet e gazetës gjermane “Bild”. Në këto përgjime faktohet se në Durrës dhe në Dibër, bandat e
krimit të organizuar, si dhe deputetë dhe ministra të qeverisë “Rama” janë përfshirë direkt në vjedhjen e votës. Hetimi i tyre nënkupton që shumë nga njerëzit që sot janë në krah të Edi Ramës, ministra, deputetë dhe ish-ministra duhet të vihen para drejtësie. Prokuroria deri më sot nuk ka bërë asnjë hetim për këto dosje edhe pse bëhet fjalë për zgjedhjet e mbajtura dy vite më parë. Ndërkohë kryeministri nuk ka dhënë shenja se është gati të lëshojë para prokurorisë njerëzit e tij më të besuar që i kanë siguruar vota, sipas përgjimeve të vjedhura, për mandatin e vitit 2017. Por veç këtyre dy dosjeve, Partia Demokratike ka gati dhe dosjen e re të 30 qershorit. Votimet monopartiake të PS-së ishin jo vetëm një skandal politik, por edhe shkelje ligjore dhe manipulim në shumë
prej zonave. Për vjedhjen e votave, numrin më të madh të votave se sa të votuesve, mbushjen e kutive dhe presionet ndaj administratës, ka pasur denoncime pa fund, por edhe për 30 qershorin Prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim ndaj zyrtarëve të PS. Ndërsa opozita kërkon ndëshkimin e krimit elektoral, Partia Socialiste thotë se i ka fituar zgjedhjet e 30 qershorit dhe nuk sheh asnjë parregullsi. Edhe pse 30 qershori ishte pa dekret presidencial, PS po detyron edhe gjykatat që të certifikojnë kryebashkiakët me votime të manipuluara dhe pa datë të dekretuar. E rëndësishme mbetet se opozita nuk pranon asnjë negociatë pa dënimet e krimit elektoral të faktuar me përgjime dhe në dosjet e prokurorisë. Mili Xhani
POLITIKE
4
E shtunë, 13 KORRIK 2019
DEPUTETI I PAVARUR
Maliqi: Klasa politike të ulet me Presidentin, zgjidhni krizën! Situata alarmante “Kur qeverisin maskarenjtë përfitojnë horrat”. Me këtë shprehje të Viktor Hygosë, deputeti Lefter Maliqi foli për situatën në Shqipëri, duke thënë se korrupsioni është masiv në vendin tonë dhe se ekonomia po pëson goditje gjithnjë e më shumë duke detyruar largimin e shqiptarëve nga vendi. Në një konferencë për shtyp, ai tha se vendi është në një situatë të rëndë ku dhe komentoi raportin e DASH. “Kemi mbi 6 vjet që qeverisemi nga mafia, vazhdon emigracioni, u premtuan vende pune e s’u hapën, rritje pagash jo dhe korrupsion masiv, emërime nepotike. Unë vlerësoj raportin
e OSBE/ODIHR që i doli në mbrojtje të medias së lirë, si në rastin e Elbasanit apo në rastin e Lubonjës dhe thotë edhe që qeveria me paketën e fundit antishpifje do të kapë median e lirë. Të nderuar miq, situata është alarmante, vendi në një krizë të madhe, jam këtu për t’i bërë thirrje klasës politike dhe trupit diplomatik që të mbajnë anën e popullit dhe ftoj palët politike të ulen me Presidentin. Mos të harrojmë se janë kapur të gjithë institucionet e shtetit dhe së fundi, edhe ai i Presidentit”, tha Maliqi. Në vijim deputeti i cili e mori mandatin nga listat e PD-së, Lefter Maliqi u shpreh se të gjitha institucionet në
vend tashmë janë kapur nga Edi Rama. “Janë kapur të gjitha institucionet dhe së fundi synon të kapet edhe presidenca”, theksoi Maliqi duke ju referuar komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të dekretit të 30 qershorit, konsideruar një akt nul nga mazhoranca. Këtë komision hetimor, ai e quajti farsë dhe shantazh. “Kanë kaluar parlamentin, pushtetin lokal dhe gjykatat. Parlamenti ësht ënjë vend qesharak, po qeshin mediat”, shtoi Lefter Maliqi. “Vendi po shkon drejt diktaturës”, theksoi deputeti Maliqi, duke shtuar se në administratë ka emërime nepotike.
Alarmi nga Brukseli, Nënkryetari i LSI-së: Koncesionet po çojnë ekonominë në greminë
Vasili: Qeveria Rama do të mbahet mend si hajdute votash. Meta s’ka bërë shkelje N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ngriti shqetësimin për abuzimet me PPPtë. Në një dalje për mediat, ai tha se Komisioni Europian ka analizuar me thellësi të gjithë gjendjen e ekonomisë Shqiptare, ka konstatuar greminën ku ajo po përmbyset. Raporti, shtoi Vasili, pohon që projektet më partneritet publik, privat pra koncesionet, paraqesin rreziqe kyçe dhe minojnë reduktimin e borxhit publik, pra atij borxhi që po u rri si mal shqiptarëve në kurriz. “Komisioni Europian, pra Brukseli, ka analizuar me thellësi të gjithë gjendjen e ekonomisë Shqiptare, ka konstatuar greminën ku ajo po përmbyset dhe sigurisht i ka vënë dhe emrin shkaktarit që është Edi Rama dhe qeveria e tij. Për të qenë më konkret po futemi në ato që raporti konstaton të cilat janë besoj gjetjet më të rënda dhe faktet më të rënda të konstatuar ndonjëherë, dhe që Brukseli zyrtar i vë në dukje qartë dhe prerë lidhur me këtë krye bandë e cila po shkatërron ekonomikisht vendin. Të futemi në shifrat konkrete. Raporti pohon që projektet më partneritet publik, privat pra koncesionet siç i njihni ju të nderuar qytetarë, paraqesin rreziqe kyçe dhe minojnë reduktimin e borxhit publik, pra atij borxhi që po u rri si mal Shqiptarëve në kurriz. Çfarë thotë raporti, ato zënë 31% të prodhimit të brendshëm bruto dhe priten të shtohen me 15 % të tjera. Për ju të nderuar qytetarë dua që të jem shumë konkret dhe shumë I qartë. Gjithë kjo masë e madhe e koncesioneve shkon në mbi 40 % të prodhimit të brendshëm bruto, do të thotë 4 miliard e gjysëm euro një borxh për hiç gjë, për bishta rrugësh për të vjedhur 90 % të këtyre parave, dhe që ju ta kuptoni më mirë se çdo të ndodhte me këtë sasi stërmadhe parash të cilën do të jetë një borxh i madh që nuk prodhon asgjë, po jua konkretizoj se çfarë humbasin Shqiptarët, që në vend që ti kishin, do ti kenë barrë ata, fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve të tyre. Me kaq para shëndetësia Shqiptare do të garantonte së paku 30 vjet të gjitha barnat gatis, do mund të ndërtonte 15 qendra spitalore universitare Nënë Tereza si kjo që kemi por edhe më të mira dhe më moderne se ajo, do të mund të ri ngrinte dhe rindërtonte nga e para të gjithë spitalet e Shqipërisë duke
shënuar sistemin më modern të rajonit për sa i përket shëndetësisë. Do mund të blinte të gjitha llojet e vaksinave dhe ato që nuk i blen dot, që kanë të bëjnë jo vetëm me fëmijët por dhe me mbrojtjen e shëndetit të grave dhe parandalimin pse jo të disa llojeve kancerave të cilat marrin jetën e mjaft nënave e motrave tona. Ndërsa sa i takon qendrave shëndetësore ato mund të bëheshin edhe mund ribëheshin disa herë. Po të shkojmë tek arsimi, tek ky problem kaq madhor për Shqiptarët, çfarë mund të bëheshin me kaq para?”, deklaroi Vasili. 30 qershori Po dje, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një intervistë për “Neës 24” tha se qeveria e Edi Ramës do të mbahet mend si maxhorancë që vjedh votat e saj. Vasili nënvizoi se damka e 30 qershorit dhe e vjedhjes së votës i mbetet PS-së, duke shtuar se jo asaj Partie Socialiste të dikurshme, por kësaj të sotmes, që ka ndërtuar Rama dhe njerëzit e tij. “Duhet të pranojnë se këto nuk ishin zgjedhje, por votime. Këta duhet t’i sheshin si zgjedhje normale. Ne kemi parë komisionerë që vjedhin. Kemi parë njerëz që marrin kutitë në dorë. Në emër të PS së vjetër se kam qenë pjesë e saj, kur kishte institucione, të ikin, sepse janë mbushur
me turp. Damka e 30 qershorit mbetet për PS-në. Transparenca i bën mirë çdokujt, por këta pushtetarë nuk e duan. ODIHR e tha vetë që zgjedhjet ishin farsë”, tha Vasili. Ai shtoi se protestat janë të rëndësishme e ata po tregojnë çdo ditë e më shumë se pakënaqësia popullore ndaj Ramës dhe regjimit të tij është në kulm. “Protesta është element shumë i rëndësishëm i reagimit opozitar, por nuk është e vetmja. Ju kam thënë shqiptarëve, 4 milionë e ca euro vidhen. Ekonomia po shkon në greminë, varfëria është kërcënuese. Më 30 qershor shqiptarët dhanë mesazh të rëndësishëm, kemi përpara një katastrofë ekonomike. Gjithë sistemi po tronditet”, deklaroi Vasili. Sipas tij, kjo qeveri ka shkatërruar ekonominë e vendit, duke vjedhur e grabitur shqiptarët. “Detyrime të papaguara nga qeveria vazhdojnë të rëndojnë mbi buxhetin e shtetit. Në të gjitha anët ka skandale ekonomike duke goditur në zemër ekonominë e vendit. Ka një banditizëm. Ju sot patë sesi u prish një ndërtesë. Është ajo ndërtesë që lejen e ndërtimit ia ka dhënë Rama, ndërsa i kanë dhënë legalizim 3 muaj para, kurse te Unaza e Re shkatërrohen shtëpitë. Rama e ka kuptuar se është në fundin e vet dhe vetëm
shkatërron. Shqiptarët janë në kufijtë e urisë”, deklaroi dje Petrit Vasili. Përplasja Rama-Meta Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së u pyet edhe për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta. Vasili tha se kreu i shtetit Ilir Meta nuk ka bërë asnjë shkelje, ndërsa tha se deputetët në mazhorancë janë idiotë politikë. “Kam dëgjuar idiotë politikë që thonë se opozita pse nuk ankohet në Gjykatë Kushtetuese. Ne ishim dakord me vendimin e presidentit, nuk kemi pse ankohemi. Për çfarë do ankohej? Është dakord opozita me vendimin e presidentit. Do ngrihet Komisioni Hetimor. Do të hetojë se presidenti ka shtyrë zgjedhjet. Ky është vendim rutinë. Shtyrjet e para në Shqipëri i ka bërë Ramiz Alia. Të dytin precedent e ka Alfred Moisiu. Këta idiotë në pushtet janë aty nga zgjedhje të shtyra. Ata duhet të mbaheshin më 7 maj dhe u mbajtën në qershor. Nishani shtyu zgjedhjet. Të gjitha rastet kanë shtyrë konfliktin e mundshëm civil. Ilir Meta shmangu konflikt civil. Ai veproi si presidentë të tjerë”, tha Vasili. Nënkryetari i LSI tha se deputetët që kanë nisur hetimin në komision janë idiotë politikë. “Nuk do të shkarkohet. Do konfirmohet deri në fund se këta janë idiotë. Po çfarë ka bërë Ilir Meta? Asgjë. Ka përdorur precedentin e përdorur që nga 1991. Çdo bëjnë do varrosin të gjithë presidentët? Nuk kanë çfarë të bëjnë. Kanë lindur nga zgjedhje të shtyra dhe duhet të marrin në shqyrtim zgjedhje të shtyra. Nuk mund të vazhdohet me këtë bastarditet politik. Nuk kanë çfarë të shkarkojnë, pasi nuk ka shkelje”, tha Vasili. Në vijim, Petrit Vasili theksoi se mesazhi i presidentit Meta ka qenë i qartë dhe parimor, se Shqipëria është mbi gjithçka. “Mesazhi i Metës ka qenë i qartë. Shqiptarët janë ata që vendosin mbi çdo gjë. E kam parë si mesazh shumë të fortë që Shqipëria nuk duhet të jetë peng i një njeriu të vetëm, që në rastin konkret është një kryeministër që ka qorrsokakë të mëdha dhe nuk del dot më. As Rama, as Vasili, as Kryemadhi nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë. Meta vazhdon t’i qëndrojë principit që Shqipëria është e para”, u shpreh dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
POLITIKE NËNKRYETARI I PD-së Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho iu përgjigj “zërave”, të cilët kanë pohuar se partitë kryesore PS-PD po përgatiten për një marrëveshje të re politike. I pranishëm në rubrikën “Opinion” në Neës 24, Spaho tha se kjo “teori” është publikuar nga rrethi i ngushtë i kryeministrit, Edi Rama. Ndër të tjera, Spaho u shpreh se Partia Demokratike është e vendosur dhe nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje pa u larguar Edi Rama nga posti i kryeministrit. Sipas tij, beteja kryesore e selisë blu dhe opozitës në tërësi është krijimi kushteve që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje të lirë dhe të votojnë pa patur ndikime. “Ky është një spekulim i pastër që vjen nga rrethet e kryeministrit Edi Rama. Për të dalë nga kjo situatë hedhin shashka të tilla, por qëllim
5
E shtunë, 13 KORRIK 2019
Spaho: S’ka asnjë marrëveshje dhe as do ketë zgjedhje me Edi Ramëna ynë është i qartë: nuk kemi hyrë në këtë betejë për pazare dhe interesa të ngushta, por kemi hyrë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kushti i parë është që të dënohen ata që kanë futur dorën në zgjedhje. Sot ka fakte se sa herë ka zgjedhje, Rama fut duart në procesin zgjedhor. Një dialog e bëmë në 2017, e kishim kërkesën që me Ramën nuk shkojmë në zgjedhje, por shkuam dhe rezultati tregoi se ai manipuloi zgjedhjet. Si kryetar i PS, por jo si kryeministër është e drejtë e tij të jetë në tryezën e partive politike. Pazar me Edi Ramën nuk ka pasur dhe nuk do të ketë. Rama me kokëfortësi kërkon të marrë të gjitha pushtetet. Ai po ecën në këtë rrugë.
Edhe shtypi ndërkombëtar mbështet opozitën dhe ushtron presion për ndryshime të shpejta dhe substanciale në tërësi. Kjo është rruga e duhur. Ne nuk donim që në 30 qershor të kishim konflikt dhe mendoj se kjo ka qenë rruga më e drejtë. Edhe durimi i qytetarëve ka një pikë mbushje. Në asnjë rast protesta në Shqipëri nuk ka qenë të dhunshme. Arritja deri tek djegia e mandateve ishte proces i gjatë dhe i dhimbshëm për opozitën. Jemi të gatshëm që të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Prej ‘90 keni ndryshuar sistemin në formë të vazhdueshme”, u shpreh dje nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho. I pyetur për raportin e publikuar nga DASH mbi klimën e biznesit në
Shqipëri, Spaho tha se ky raport, tregon një të vërtetë të hidhur dhe fakton se Shqipëria është vendi më i korruptuar në gadishullin ballkanik. “Raporti është nga më negativët që është publikuar për klimën e biznesit në Shqipëri. Raporti tregon se Shqipëria është vendi më i korruptuar në gadishullin e Ballkanit. Raporti tregon se korrupsioni është faktori numër një i problemeve dhe shumë kompani amerikane janë larguar”- u shpreh ish-deputeti Edmond Spaho.
Ivi Kaso: KQZ refuzon transparencën nëpërmjet akteve qesharake të hapjes së disa kutive të votimit, pa hapur kutinë e materialeve, ku gjendet lista e zgjedhësve
Hapja e 11 kutive të Lezhës, PD: Qesharake! Duhet të hapen materialet zgjedhore K
omisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi dhe rinumëroi votat në 11 qendra votimi në bashkinë e Lezhës nga ku në përfundim numri i votave doli i njëjtë me ato që ishin të shkruara në procesverbal nga numëruesit e 30 qershorit Por, Partia Demokratike e konteston atë që ndodhi këtë të premte, duke akuzuar se KQZ refuzon transparencën. Ajo e cilëson aktin e djeshëm si qesharak. Selia blu thotë se duhen të hapen kutinë e materialeve ku gjendet lista e zgjedhësve. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso kujtoi se opozita nuk ka kontestuar numërimin, por mbushjen e kutive për rritjen e pjesëmarrjes, që verifikohet nga hapja e kutisë së materialeve zgjedhore. Nisur nga kjo, Kaso deklaroi se opozita kërkon transparencë nga KQZ dhe zbatimin e ligjit për vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore, sipas kërkesës nga koalicioni opozitar. “Sot (dje), në Komisionin Qendror të Vjedhjeve u luajt një teatër qesharak për t’u hedhur hi syve shqiptarëve për të vërtetën e manipulimit të 30 Qershorit. Sipas farsës së urdhëruar nga Edi Rama dhe të paralajmëruar nga
Partia Demokratike, KQZ-ja hapi disa kuti, për numërimin e të cilave nuk ka pasur asnjëherë kontestim nga opozita. Shfaqja është një sajesë e trashë për të mbuluar manipulimin me shifrat e pjesëmarrjes në votimet moniste të 30 Qershorit. Për të
fshehur këtë manipulim, KQZ-ja refuzon të hapë kutinë e materialeve zgjedhore, kur gjendet lista e votuesve. Duke mos hapur kutinë e materialeve zgjedhore, Komisioni Qendror i Vjedhjeve eliminon mundësinë e vetme për të krahasuar votat
e gjetura në kutitë e hapura me listën e votuesve në kutinë e materialeve, e cila mbahet qëllimisht mbyllur. 4 kamikazët e Ramës në KQZ e refuzuan transaprencën, e refuzuan kërkesën e Kryetarit të KQZsë për të verifikuar listat. Atyre u duhet shoë dhe jo transparencë. U duhet bindje ndaj urdhrit politik dhe jo ndaj ligjit. KQZ ka detyrim të bëjë transparencë. Ka detyrimin ligjor t’i vendosë opozitës në dispozicion materialet zgjedhore, të cilat i kemi kërkuar zyrtarisht dhe që na takojnë sipas ligjit. Publikimi i tyre do të hedhë dritë mbi çdo aspekt të farsës zgjedhore të 30 Qershorit, që deri tani është mbajtur sekret. Asnjë truk prej hajduti nuk ia zgjidh dot Edi Ramës hallin e madh për t’i treguar botës se nuk është ashtu siç duket, pasi është kapur në flagrancë duke mbushur kutitë e votimit. Fati politik i Edi Ramës është vulosur më 30 Qershor. Ai është kryeministri i parë në këto 30 vjet që refuzohet nga 85% e shqiptarëve dhe shumë shpejt, nuk do të jetë më pengesë për Shqipërinë dhe rrugën e saj evropiane”, deklaroi dje nga selia e PD-së, Ivi Kaso
Ish-Kryeministri: Në gjashtë vitet e fundit zero investime serioze të huaja në Shqipëri
I
sh-kryeministri Sali Berisha duke komentuar raportin e fundit të DASH që nxin klimën e biznesit në Shqipëri shkruan se në një vend ku është instaluar mafia e krimit në drejtimin e Edi Ramës, nuk ka vend për investitorët e huaj, të cilët rrihen dhe shantazhohen. “Shqipëria e shtetit të mafies së drogës, vendi i mallkuar, apo i ndaluar për investimet e huaja! Në 6 vitet e fundit, zero investime serioze të huaja në Shqipëri! Në 6 vite u larguan nga Shqipëria për shkak të klimës armiqësore për investime të instaluar nga Edvin Kristaq Mafia, rrahjes shtazore dhe kërcënimeve me jetë, investitorë të huaj, tejet seriozë, që do investonin rreth 2.8
Raporti i DASH, Berisha: Shqipëria në duart e mafias së Ramës
miliard euro në turizëm, energji, miniera, banka. Investimet e huaja të këtyre 6 viteve si: TAP, Devoll, Fan, etj, etj., janë të gjitha nga
kontrata të firmosura nga qeveria e mëparshme. Shkaqet e kësaj klime armiqësore ndaj investimeve të huaja në Shqipëri analizohen shumë qartë në Raportin e fundit të DASH (Departamentit Amerikan të Shtetit)! Ndër këto shkaqe janë: 1-Korrupsioni i papërmbajtur në të gjitha nivelet qeveritare, që ka bëre që Shqipëria të jetë delja e zezë e korrupsionit, vendi më i korruptuar i Ballkanit dhe Europës; 2- Sundimi dhe diktati i krimit të organizuar; 3- Mosrespektimi i kontratave nga narkoqeveria, shkatërrimi i sigurisë ligjore. Po rikujtoj këtu
se vetëm ndrikull Reformato krenarisht deklaroi se po prish 80 kontrata për HEC duke gjobitur për banditizëm zyrtarë ligjorë, taksapaguesit e varfër shqiptar, qindra e qindra milionë euro. Ndërkohë që, thuhet se për çdo kontratë të re kjo ndrikull nuk pranon kurrë më pak se 200 mijë euro. Po rikujtoj këtu se vetëm me anulimin banditesk të kontratës së biznesit të një investitori, konkretisht Bechetit, Arbitrazhi Ndërkombetar i Bankës Botërore në Uashington gjobiti dy muaj më parë Shqipërinë me 110 milion euro; 4- Mungesa e sistemit të
drejtësisë, paraliza, korrupsioni dhe kontrolli i saj nga qeveria; 5Klientelizmi i 200 PPP të qeverisë. Po rikujtoj këtu se vetëm tre deputetë dhe kunati i Edvinit kanë “fituar“ këto vite 1620 tendera, etj, etj; 6- Bandat dhe krimi i organizuar ato të lidhura me Edvin Kristaq Mafinë, me hanxharët e tyre përcaktojnë fituesit e garave në PPP dhe prokurime publike”, u shpreh dje në reagimin e tij, ishkryeministri Sali Berisha, i cili publikoi bashkangjitur qëndrimit të tij edhe një përmbledhje të Raportit të fundit të DASH për Klimën e Investimeve në Shqipëri.
SPECIALE
6 E shtunë, 13 KORRIK 2019
Presidenti Meta dekreton refuzimin e emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave
Presidenti refuzon Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Presidenti Meta kreu një vlerësim gjithëpërfshirës të kuadrit kushtetues, jurisprudencës kushtetuese dhe bazës ligjore që rregullon veprimtarinë e Akademisë së Shkencave. Në dekretin e Kreut të Shtetit, theksohet se: “Rezulton se zoti Skënder Gjinushi ka mbajtur për një periudhe të gjatë paralelisht dy funksione, njëri politik si Kryetar i PSD dhe tjetri si anëtar i rregullt i një institucioni shkencor. Kjo gjendje ka bashkekzistuar për një kohë të gjatë dhe ka vijuar në mënyrë të njëjtë në çastin e shprehjes së interesimit për kandidim për Kryetar të Akademisë së Shkencave më 10 maj 2019, por dhe në çastin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe shpalljes fitues më 24 maj 2019”. Skënder Gjinushi u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me 35 vota në një garë pa rivalë. Në total votuan 43 akademikë. Akademiku Artan Fuga
dhe Partia Demokratike i cilësuan zgjedhjet farsë. Gjinushi u zotua se do ta mbaj larg politikën nga akademia dhe se do ta reformojë atë. *** Arsyet e refuzimit të emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë\ Presidenti i Republikës shqyrtoi praktikën shkresore të procesit zgjedhor të zhvilluar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të përcjellë me shkresë nr.89/41 prot., datë 24.05.2019 të Sekretarit Shkencor të këtij institucioni dhe administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr.1567 prot., datë 27.05. 2019. Sekretari Shkencor i Akademisë së Shkencave ka përcjellë vendimmarrjen e organeve drejtuese të Akademisë së Shkencave ku reflektohet procesi zgjedhor i zhvilluar më datë 24.05.2019 dhe i
kërkohet Presidentit të Republikës emërimi i akademikut Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, pasi ai rezulton kandidat fitues për këtë pozicion. Në shqyrtim të kësaj praktike, Presidenti i Republikës realizoi një takim me zotin Skënder Gjinushi për të diskutuar mbi çështjet e ngritura për realizimin e këtij procesi zgjedhor. Presidenti i Republikës, për realizimin e një shqyrtimi objektiv dhe të paanshëm të procesit në tërësi, administroi dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm, si dhe kreu verifikimet e duhura për t’u njohur me faktet dhe rrethanat që do t’i shërbenin një vendimmarrjeje të drejtë dhe objektive, të mbështetur në ligj dhe në prova. Presidenti i Republikës kreu një vlerësim gjithëpërfshirës të kuadrit kushtetues, jurisprudencës kushtetuese dhe bazës ligjore që rregullon veprimtarinë e Akademisë së Shkencave. Në përfundim të këtij procesi
vlerësimi, Presidenti i Republikës, vëren: I. Praktika e ndjekur për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Akademisë së Shkencave dhe paraqitja e kërkesës për emërim nga Presidenti i Republikës Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë i është drejtuar Presidentit të Republikës me shkresën nr. 89/41 prot., datë 24.05.2019, administruar me nr. 1567 prot., datë 27.05.2019. Me këtë praktikë shkresore i kërkohet Presidentit të Republikës emërimi i akademikut Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, pasi nga procesi zgjedhor i zhvilluar pranë këtij institucioni më 24.05.2019, zoti Skënder Gjinushi rezulton kandidat fitues. Bashkëlidhur shkresës nr.89/41 prot., datë 24.05.2019 të Sekretarit Shkencor të Akademisë së Shkencave janë përcjellë këto dokumente: - Vendimi nr.7, datë 24 maj 2019, i Asamblesë së Akademisë së Shkencave “Për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë”; - Procesverbali 89/38 prot., datë 24.05.2019 i procesit zgjedhor të realizuar; - Shkresa nr.8564 prot., datë 24.05.2019 e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit; - Shkresa nr.597/4 prot., datë 13.05.2019 dhe vendimi nr.296, datë 13.05.2019 i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ishSigurimit të Shtetit”.
Kërkesa e paraqitur, si dhe vendimmarrja e Asamblesë së Akademisë së Shkencave, referohet në mbështetje të nenit 92 germa “g” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në nenin 11 pika 1, të ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilave Presidenti i Republikës është autoriteti kushtetues, që emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës, në praktikën e dërguar është përcjellë dhe Vendimi nr.7, datë 24 maj 2019 i Asamblesë së Akademisë së Shkencave “Për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë”. Asambleja e Akademisë së Shkencave, në këtë vendim arsyeton veprimtarinë administrative dhe procedurat zgjedhore që ka ndjekur për këtë proces. Konkretisht relatohet se: - Me vendimin nr. 4, datë 26 shkurt 2019, Akademia e Shkencave ka miratuar, ndër të tjera, caktimin e datës 24 maj 2019 si ditën e zgjedhjeve të reja për Kryesinë dhe Këshillin Ekzekutiv (për postet që kanë përfunduar mandatin). - Për këtë proces zgjedhor është hapur thirrja për pjesëmarrje në konkurrim për funksionet vakante në Akademinë e Shkencave, kriteret dhe procedurat e konkurrimit. - Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për Kry(Vijon në faqen 7)
SPECIALE
7 E shtunë, 13 KORRIK 2019
(Vijon nga faqja 6)
etar të Akademisë së Shkencave që përkonte me periudhën kohore 10 prill 2019-10 maj 2019, ka paraqitur kërkesën për kandidim vetëm akademiku Skënder Gjinushi, së bashku me dokumentacionin shoqërues përkatës. - Kërkesa për kandidim e akademikut Skënder Gjinushi është paraqitur me shkresë të protokolluar nr.89/15 prot, datë 10 maj 2019. Arsyetohet se për këtë proces kandidimi, janë paraqitur nga akademiku Skënder Gjinushi edhe shkresa për dorëheqjet nga funksionet partiake (shkresa nr.89/22 prot., datë 15.05.2019), si dhe shkresa nr.192 prot., datë 15.05.2019, “Dorëheqje e parevokueshme nga funksioni si Kryetar i Partisë Socialdemokrate. - Gjithashtu, në vendimin nr.7, datë 24.05.2019, Asambleja e Akademisë e Shkencave arsyeton se deri në datë 15 maj 2019, është kryer edhe procesi ligjor i verifikimit të pastërtisë së figurës për kandidatin Skënder Gjinushi ku në zbatim të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” dhe ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Akademia e Shkencave ka mbajtur korrespondencë me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e IshSigurimit të Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, institucione këto që kanë konfirmuar se nuk kanë të dhëna që përbëjnë kushte ndaluese për kandidim. - Akademia e Shkencave ka vijuar me njoftimin e mbajtjes së mbledhjes zgjedhore të Asamblesë më datë 24.05.2019, ora 10.00. - Për zhvillimin e procesit zgjedhor është mbajtur procesverbali nr.89/38 prot., datë 24.05.2019 për dokumentimin e procesit të votimit. Ky procesverbal është mbajtur nga komisioni përkatës i ngritur për këtë qëllim. Nga ky dokument rezulton se për postin drejtues të Kryetarit të Akademisë së Shkencave është paraqitur kandidatura e vetme nga akademiku Skënder Gjinushi. - Nga të dhënat e pasqyruara në procesverbal, në votim kanë marrë pjesë 43 anëtarë të Asamblesë, nga 44 gjithsej. Nga 43 anëtarë që kanë votuar, 32 prej tyre kanë qenë të pranishëm në sallë, ndërsa 11 të tjerë kanë votuar me fletët e votimit në zarfe të mbyllur. Zarfet janë administruar nga komisioni dhe janë hapur në prani të anëtarëve të Asamblesë.Nga të dhënat e pasqyruara në procesverbal, rezulton se nga 43 (dyzetetre) fletëvotimi, 2 (dy) fletëvotimi janë shpallur të pavlefshme dhe 41 (dyzetenjë) fletëvotimi të vlefshme. Nga këto ka rezultuar se për zgjedhjen e akademikut
Skënder Gjinushi për Kryetar të Akademisë së Shkencave gjenden 35 (tridhjetepesë) vota që kanë votuar “pro” zgjedhjes, si dhe 6 (gjashtë) vota që kanë votuar “kundër” zgjedhjes së tij në këtë pozicion. -Për gjithë procedurën e ndjekur, Asambleja e Akademisë së Shkencave në përfundim është shprehur me Vendimin nr.7, datë 24.05.2019 ku ka vendosur: Akademiku Skënder Gjinushi zgjidhet në detyrën e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë për një mandat 4-vjeçar. Referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 92, germa “g”, praktika zyrtare e kandidimit dhe e zgjedhjes të Kryetarit nga Asambleja e Akademisë së Shkencave i dërgohet Institucionit të Presidentit të Republikës për emërim. II. Veprimtaria verifikuese e kryer nga Presidenti i Republikës Me qëllim zhvillimin e një procesi në transparencë të plotë, të drejtë, objektiv dhe të paanshëm, Presidenti i Republikës realizoi një takim me zotin Skënder Gjinushi, në cilësinë e Kryetarit të zgjedhur të Akademisë së Shkencave, me të cilin ka bashkëbiseduar për të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjen e tij në këtë pozicion, si dhe me shqetësimet e debatit publik që ka përshirë opinionin për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve për organet drejtuese të Akademisë së Shkencave. Pjesë e diskutimit ka qenë edhe shqetësimi i ngritur mbi mbajtjen e dy pozicioneve njëherazi si atij të anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave, ashtu dhe të postit drejtues politik të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë. Në këtë takim zoti Skënder Gjinushi e njohu Presidentin e Republikës me faktin se me aktin nr.1998, prot., datë 15.05.2019, drejtuar Këshillit Drejtues Kombëtar të Partisë Socialdemokrate e Sh-
qipërisë, ai ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të saj, për shkak të kandidimit në datën 24.05.2019 për funksionin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave. Për të verifikuar qartësisht funksionin e mbajtur nga zoti Skënder Gjinushi në subjektin politik Partia Socialdemokrate dhe pozitës së trajtimit sipas ligjit për ushtrimin e statusit që mbante si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe kandidat për Kryetar të saj, Institucioni i Presidentit të Republikës me shkresën nr. 1567/1 prot., datë 05.06.2019, “Kërkesë për vënie në dispozicion informacioni”, i ka kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë informacionin, për sa më poshtë: A figuron e regjistruar pranë Regjistrave të Partive Politike, Partia Socialdemokrate e Shqipërisë? Nëse po, referuar të dhënave që ju administroni, çfarë inicialesh ka kjo parti politike dhe cili është Kryetari aktual i saj? Sipas dokumentacionit që ju administroni dhe të dhënave të Regjistrit të Partive Politike, na informoni nëpërmjet përshkrimit kronologjik rreth faktit se sipas të dhënave të regjistrit, cili shtetas ka mbajtur funksionin e Kryetarit të Partisë Socialdemokrate e Shqipërisë, që nga çasti i regjistrimit të saj sipas ligjit, deri në ditën e sotme? Në datën 24.05.2019, cili shtetas figuron i regjistruar në Regjistrin e Partive si Kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë? Pas datës 24.05.2019, a është paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndonjë kërkesë nga zoti Skënder Gjinushi, apo nga organet drejtuese/ekzekutive të kësaj partie, për të zyrtarizuar sipas ligjit ndryshimin e Kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë? Nëse po, kur është administruar një kërkesë e tillë dhe cila është
gjendja procedurale e shqyrtimit të kësaj kërkese nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë? Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nëpërmjet shkresës nr.4721/1 prot., datë 13.06.2019, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikë me nr.1567/2 prot., datë 14.06.2019, ka informuar Presidentin e Republikës se nga verifikimet e kryera në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike rezulton: “Me urdhrin nr.30/ 1, datë 22.04.1991 të Ministrit të Drejtësisë është miratuar krijimi i partisë politike “Partia Social Demokrate e Shqipërisë” me iniciale PSDSH. Kryetar zoti Skënder Gjinushi. Pranë kësaj gjykate është gjykuar kërkesa civile me nr. 643 Akti, datë depozitimi 03.06.2019, me kërkues Këshilli Drejtues Kombëtar të Partisë Social Demokrate (Gëzim Musabelliu) dhe me objekt, depozitim i dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Socialdemokrate dhe ndryshimi emrit të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate me emrin e kryetarit të kooptuar zotit Engjëll Bejtaj. Çështja gjyqësore është gjykuar dhe gjyqtari Neritan Cena, i cili ka marrë vendimin nr.12, datë 06.06.2019 dhe Gjykata ka vendosur: “Pranimin e kërkesës. Depozitimi i Vendimit nr. 2003 prot., datë 31.05.2019, të Këshillit Drejtues Kombëtar të Partisë Socialdemokrate, me anë të të cilit rezulton të jetë vendosur: “Pas dorëheqjes së parevokueshme të datës 15.05.2019, të zotit Skënder Gjinushi nga funksioni i Kryetarit të kësaj partie, bazuar në nenin 121 të Statutit të Partisë Socialdemokrate kooptimin në detyrën e Kryetarit të Partisë Socialdemokrate zotit Engjëll Bejtaj deri në zhvillimin e Kongresit, në muajin tetor 2019)…”. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në shkresën e saj nr.4721/ 1 prot., datë 13.06.2019, citon ndër të tjera se ky vendim nuk ka marrë formë të prerë. Nga gjithë in-
formacioni i administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe, së fundmi, i përcjellë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, rezulton e provuar se: - Zoti Skënder Gjinushi rezulton ligjërisht të ketë mbajtur funksionin si Kryetar i Partisë Socialdemokrate në mënyrë të pandërprerë që prej themelimit të saj më 22 prill 1991, deri më 06.06.2019 kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ndryshimin e emrit të Kryetarit të kësaj force politike (PSD), për shkak të dorëheqjes së tij nga posti i Kryetarit. Ky vendim ende në datë 13 qershor 2019 nuk ka marrë formë të prerë. Pra, deri në datën 06.06.2019 zoti Skënder Gjinushi vazhdon të konsiderohet ligjërisht si Kryetar i kësaj force politike. - Sipas këtij informacioni më 24 maj 2019, ditë e realizimit të procesit zgjedhor për Kryetar të Akademisë së Shkencave, zoti Skënder Gjinushi ligjërisht figuron në postin drejtues të Kryetarit të Partisë Social Demokrate. - Këtë cilësi, si Kryetar i PSD-së, zoti Skënder Gjinushi, e ka mbajtur edhe në çastin kur ka paraqitur kërkesën nr.89/15 prot., datë 10.05.2019 ku ka shprehur interesimin për të kandiduar për Kryetar të Akademisë së Shkencave. Për më tepër, në çastin e shprehjes së interesit për kandidim në datën 10 maj 2019, zoti Skënder Gjinushi, nuk kishte dhënë as dorëheqjen nga funksioni i Kryetarit të PSD-së, akt ky (dorëheqja) që është formalizuar 5 ditë më vonë, në datën 15.05.2019. - Rezulton se zoti Skënder Gjinushi ka mbajtur për një periudhe të gjatë paralelisht dy funksione, njëri politik si Kryetar i PSD, dhe tjetri si anëtar i rregullt i një institucioni shkencor. Kjo gjendje ka bashkekzistuar për një kohë të gjatë dhe ka vijuar në mënyrë të njëjtë në çastin e (Vijon në faqen 8)
SPECIALE
8 E shtunë, 13 KORRIK 2019
(Vijon nga faqja 7)
shprehjes së interesimit për kandidim për Kryetar të Akademisë së Shkencave më 10 maj 2019, por dhe në çastin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe shpalljes fitues më 24 maj 2019. III. Vlerësimi i Presidentit të Republikës. Duke shqyrtuar të gjithë praktikën e administruar gjatë këtij procesi, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, në vlerësim tërësor të situatës së krijuar për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Presidenti i Republikës çmon sa më poshtë vijon: Procesi i zgjedhjeve, i zhvilluar në datën 24.05.2019 në Akademinë e Shkencave për pozicionin e Kryetarit të këtij institucioni është realizuar sërish duke iu referuar ligjit në fuqi nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Në këtë ligj përcaktohet mënyra e organizimit, vendimmarrjes, zgjedhjes dhe funksionimit të organeve drejtuese të Akademisë së Shkencave. Midis të tjerave ky ligj përcakton procedurat e zgjedhjes së organeve drejtuese të Akademisë së Shkencave, si dhe kushtet ligjore që duhet të plotësojnë kandidatët konkurrent në këto procese zgjedhore. Në nenin 11 pika 1, të ligjit nr.9655/2006, parashikohet shprehimisht: “1. Kryetari i Akademisë përzgjidhet drejtpërdrejt me votim të fshehtë nga Asambleja, nga radhët e anëtarëve të rregullt ose të përhershëm. Kryetar zgjidhet kandidati, i cili merr më shumë se gjysmën e votave të të githë anëtarëve të Asamblesë. Kryetari i zgjedhur nga Asambleja emërohet nga Presidenti i Republikës.” Sipas dispozitës së mësipërme, zgjedhja e zotit Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave, formalisht duket se i është përmbajtur plotësimit të parashikimeve të këtij neni, pasi ai është një nga anëtarët e rregullt të Akademisë së Shkencave dhe, për zgjedhjen e tij si Kryetar, kanë votuar më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të këtij institucioni. Ndërkohë, ligji nr.9655/2006 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, në dispozita të tjera të tij, parashikon përbërjen dhe kushtet ligjore që duhet të plotësojë individi që legjitimojnë qenien e tij si anëtar i rregullt apo i përhershëm në Akademinë e Shkencave. Konkretisht në nenin 5, pika 1 të ligjit nr. 9655/2006, parashikohet shprehimisht: “1. Akademia ka në përbërje anëtarë të rregullt, anëtarë të përhershëm, anëtarë të asociuar dhe anëtarë nderi.” Konkretisht në nenin 6, paragrafët 1, 2 dhe 6 të ligjit nr. 9655/2006, parashikohet shprehimisht: “Anëtarët e rregullt të Akademisë zgjidhen nga radhët e shkencëtarëve të shquar me tit-
ull “Profesor”, që kanë ose kanë pasur shtetësi shqiptare, të cilët, nëpërmjet punimeve origjinale, veprave përgjithësuese, me një nivel të lartë shkencor, kanë zgjidhur, teorikisht dhe praktikisht, probleme të një rëndësie të veçantë në fushën e shkencës, të ekonomisë, artit dhe kulturës, si dhe kanë dhënë ndihmesë në formimin universitar e pasuniversitar të shkencëtarëve të rinj. Anëtarë të rregullt të Akademisë zgjidhen edhe nga radhët e shkencëtarëve të shquar shqiptarë, që nuk e kanë fituar titullin “Profesor” në Shqipëri, por kanë gradën shkencore “PhD” ose “Doktor”, që punojnë aktualisht pranë universiteteve dhe qendrave kërkimore jashtë vendit dhe kanë kontribute akademike, që tejkalojnë parashikimet e akteve ligjore e nënligjore në fuqi për kërkimin e titullit “Profesor.” Në raste të veçanta, anëtarë të rregullt të Akademisë mund të zgjidhen edhe personalitete me merita të shquara në fusha të ndryshme të krijimtarisë. Personat që kanë funksione të larta administrative dhe politike, nuk mund të kandidojnë për t’u zgjedhur anëtarë të rregullt dhe të asociuar të Akademisë gjatë ushtrimit të këtyre funksioneve.” Për më tepër, në nenin 6/ 1, pika 1, germa “c” të po këtij ligji parashikohet: “1. Statusi i anëtarit të rregullt, atij të asociuar, dhe i çdo funksioni tjetër drejtues të lidhur me këto funksione në zbatim të neneve 9 dhe 10 të këtij ligji, përfundon kur anëtari: c) zgjidhet apo emërohet në funksione drejtuese në parti politike apo organe kushtetuese; Në vlerësim të të gjithë dispozitave të sipërcituara të ligjit nr. 9655/2006 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, që në thelb garantojnë zbatimin e parimit kushtetues të autonomisë dhe lirisë akademike të parashikuar nga neni 57, pika 7 e Kushtetutës, parim ky i elaboruar nga Gjykata Kushtetuese në Vendimin nr.36, datë 15.10.2007, është e qartë se: Statusi i anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave nuk mund të ushtrohet paralelisht me kryerjen e funksioneve drejtuese të larta në parti poli-
tike. Në këtë mënyrë, ka qenë në përgjegjësinë e organeve drejtuese të Akademisë së Shkencave që, në përmbushje të kërkesave të Kushtetutës që në çastin e miratimit të ligjit nr.9566/2006 apo të ndryshimeve të këtij që përcaktonin këto ndalime ligjore, duhet t’i kishin kryer menjëherë dhe shumë kohë përpara të gjitha praktikat e nevojshme administrative me qëllim që në zbatim të ligjit, të bënin të mundur shmangien e gjendjes së papajtueshmërisë së ushtrimit të statusit të anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave me funksionet drejtuese në parti politike. Papajtueshmëria ligjore në ushtrimin e statusit si anëtar i rregull i Akademisë së Shkencave, e bën tërësisht procesin zgjedhor të pavlefshëm. Kjo, sepse çdo anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave që ka papajtushmëri të statusit si anëtar i rregullt i saj me funksione drejtuese në parti politike, rrjedhimisht është në kushtet e ndalimit ligjor për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në funksionet drejtuese të Akademisë së Shkencave ku përfshihet dhe funksioni i Kryetarit. Në rastin konkret, kjo kërkesë e ligjit nr. 9655/2006 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, rezulton të jetë një fakt i pranuar edhe nga kandidati Skënder Gjinushi, pasi pikërisht dorëheqja e tij nga funksioni si Kryetar i Partisë Socialdemokrate, është bërë në datën 15 maj 2019 për shkakun se ai po konkurronte për një funksion drejtues të Akademisë së Shkencave, siç është Kryetari i Akademisë së Shkencave. Kjo dorëheqje nuk e justifikon faktin që shprehja e interesit për kandidim e paraqitur në cilësinë e anëtarit të rregullt të akademisë më 10.05.2019, rezulton të jetë ushtruar në kushte të papajtueshmërisë dhe ndalimit ligjor. Për më tepër, dorëheqja nga funksioni i Kryetarit të Partisë Socialdemokrate e paraqitur nga zoti Skënder Gjinushi më 15.05.2019, nuk është formalizuar me një vendimmarrje ligjore përpara kohës së zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar të Akademisë së Shkencave në datën 24.05.2019. Re-
zulton se as organet drejtuese të Partisë Socialdemokrate (Këshilli Drejtues Kombëtar) dhe as Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk kanë marrë një vendim as përpara datës 10.05.2019 apo 24.05.2019 për të pranuar dorëheqjen nga ushtrimi i funksionit të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate. Rezulton se Këshilli Drejtues Kombëtar i PSD-së, ka shqyrtuar dhe ka marrë vend për pranimin e kërkesës për dorëheqje të Kryetarit në datën 31.05.2019, ndërkohë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka pranuar këtë kërkesë dhe vendimmarrjen e organeve drejtuese të PSD-së vetëm në datën 06.06.2019. Në këtë mënyrë rezulton që në datën 10.05.2019, kur është bërë shprehja e interesit për kandidim dhe në datën 24 maj 2019, ditë kur janë zhvilluar zgjedhjet për Kryetar në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, zoti Skënder Gjinushi, ligjërisht figuron Kryetar i Partisë Socialdemokrate. Kjo pozitë juridike krijon papajtueshmëri të ushtrimit të statusit si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave, çka përbën shkak ligjor ndalues për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur Kryetar i Akademisë së Shkencave. Në këto kushte, referuar nenit 57, pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe parashikimet e neneve 3, 6 paragrafi 6, nenit 6/ 1, pika 1 germa “c”, 11 të ligjit nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, rezulton se procesi zgjedhor i zhvilluar në datën 24.05.2019 në Akademinë e Shkencave, për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, paraqet problematikë të theksuar ligjore. Kjo gjendje paligjshmërie e bën të pamundur që Presidenti i Republikës të ushtrojë kompetencën e tij të parashikuar në nenin 92/g të Kushtetutës, për të emëruar Kryetarin e Akademisë së Shkencave. Presidenti i Republikës nuk mundet të dekretojë emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë në kushtet kur procesi zgjedhor, i realizuar për këtë funksion, është kryer në
shkelje të përcaktimeve të ligjit nr.9655/2006. Kushtetuta i ka dhënë një rol të veçantë Presidentit të Republikës që nuk mund të jetë kurrsesi formal për t’u shprehur bazuar vetëm mbi një kërkesë zyrtare të paraqitur. Në cilësinë e Kreut të Shtetit, Presidenti i Republikës, si një institucion asnjanës dhe mbi palët, ka për detyrë që të verifikojë nëse mekanizmat ligjorë dhe kushtetues kanë funksionuar siç duhet, në mënyrë që të mos cenohen parimet kushtetuese dhe të mos shkelen parashikimet e ligjit specifik. Ushtrimi i kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës, për emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, parashikuar në nenin 92/g të Kushtetutës, kërkon domosodshmërisht shprehjen e vullnetit nga Presidenti i Republikës, vullnet ky i cili formohet vetëm pas verifikimit dhe vlerësimit jo vetëm të procedurës së ndjekur nga organet respektive që kanë realizuar procesin zgjedhor, por dhe verifikimin e vlerësimin e çështjes për të vënë në dukje faktin nëse i gjithë ky proces është i mbështetur ose jo në ligj dhe në prova. Kushtetutëbërësi i ka dhënë Presidentit të Republikës kompetenca për emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, pikërisht për të garantuar zbatimin e paanshëm të parimit kushtetues të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllim shmangien e çdo lloj ndikimi politik në këtë institucion, në mënyrë që të garantohet jo vetëm autonomia dhe liria akademike, por dhe respektimi i ligjit sipas frymës së Kushtetutës. Për sa u parashtrua më sipër, referuar mënyrës sesi janë zhvilluar zgjedhjet për Kryetar të Akademisë së Shkencave në datën 24.05.2019, si dhe duke vlerësuar në tërësi rrethanat, provat dhe bazën ligjore që rregullon mënyrën e organizimit të Akademisë së Shkencave, Presidenti i Republikës, mbështetur në nenin 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, nenit 3, nenit 6 paragrafi 6, nenit 6/1 germa “c”, nenit 11 të ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ka arritur në konkluzionin: - Procesi i kandidimit dhe ai zgjedhor i zhvilluar dhe i përfunduar në datën 24.05.2019 për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, paraqet shkelje të parashikimeve të ligjit nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Për këtë arsye të vetme ligjore, Presidenti i Republikës ka vendosur refuzimin e emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, përcjellë nga Sekretari Shkencor i Akademisë së Shkencave me shkresë nr.89/41 prot, datë 24.05.2019. Sinqerisht, Ilir Meta
POLITIKE
9
E shtunë, 13 KORRIK 2019
Ish-deputeti i LSI-së: Paralajmërimi i DASH, koncesionet, korrupsioni po çojnë ekonominë në falimentim
Spahiu: Raporti i DASH dramatik, zgjidhja zgjedhje të ndershme P
ër Lëvizjes Socialiste për Integrim raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ishte dramatik dhe kambanë alarmi për Shqipërinë. Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu me anë të një deklarate për mediat tha se zgjidhja e vetme për vendin mbeten zgjedhjet e ndershme dhe të lira. Sipas tij, raporti i DASH-it tregoi një Shqipëri të tmerrshme. Raporti i DASH-it tregon se Tirana ka rrezik të madh nga krimi, ku në të thuhet se Shqipëria mbetet vend i vështirë për të bërë biznes si dhe favorizohen bizneset që janë afër politikës. “Pas raportit të Marsit, ku Departamenti Amerikan i Shtetit cilësonte se: Shqipëria është kthyer në qendër operacionale të krimit të organizuar ndërkombëtar; Ambient ideal për trafiqet dhe krimin e organizuar; Korrupsion nga baza në krye të qeverisjes; Vjen dhe raporti mbi Klimën e Investimeve në Shqipëri. DASH ngre alarmin për situatën dhe shprehet qartë dhe prerë se: Korrupsioni, Presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pa konsultuar i ligjeve, si dhe kalimi i ligjeve klienteliste të porositura nga oligarkët, janë shkaqet e një klime ekonomike shumë të rënduar në Shqipëri. Gjithashtu raporti vë theksin dhe në problemet që has Shqipëria me projektet e PPP-ve që në shumicën e rasteve janë të pa studiuara dhe konsultuara ashtu siç duhet. Ne raport ngrihet alarmi që tre shtyllat
kryesore për një ekonomi tregu: konkurrueshmëria, sistemi i drejtësisë dhe prona, nuk plotësojnë as kushtet minimale të një sistemi funksional, madje janë përkeqësuar vitin e fundit. Krimi i organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikun e drogës, grabitje, ryshfet, pastrim parash, prostitucion, dhe trafikim të qenieve njerëzore. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit cilëson kryeqytetin, Tiranën, me rrezik të konsiderueshëm nga
krimi. Korrupsioni, mungesa e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimi i dobët i kontratave janë probleme të vazhdueshme në Shqipëri për investitorët e huaj, si rrjedhojë kjo klimë bën që Shqipëria të mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes. Investitorët denoncojnë shqetësime të vazhdueshme që shteti i rilindjes përdor legjislacionin dhe rregulloret e vështira për t’u implementuar ose jo konsistente, si mjete për të penguar investitorët e huaj dhe favorizuar kompanitë e lidhura me politikën, pra praktikisht
kemi një shtet tërësisht të kapur dhe klientelist. Këto rregulla dhe ligje siç theksova dhe më lartë, ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit. Pronarët e bizneseve dhe shoqata e biznesit denoncojnë se nuk kanë marrë njoftim, kohë ose mundësi të mjaftueshme për angazhim në ndryshimet në rregullore dhe legjislacion. Këtyre shqetësimeve i shtohet edhe presioni ndaj investitorëve për të punësuar nënkontraktor të lidhur me politikën dhe qeverinë. Sa i takon të drejtës së pronës, në raport theksohet se pronarët nuk marrin pronat e tyre të tjetërsuara nga regjimi komunist por dhe në rastet kur kompensohet, çmimet e kompensimeve janë në nivele skandaloze diçka dhe jashtë çdo reference që e lidh me çmimin real te pronave. Alarmi që vjen nga DASH është paralajmërim i greminës ekonomike që po rrëshqet vendi. Autori i kësaj gremine është Edi Rama dhe Rilindja. Zgjidhja e vetme është largimi i tyre. Çdo ditë e tyre në pushtet është një hap më shumë drejt humnerës ku po zhyte e ardhmja e çdo shqiptari. Katastrofa duhet ndaluar sot, dhe zgjidhje, janë vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes së cilave do të ndërtohen institucione të forta e të pavarura që do ti garantonin Shqipërisë një ekonomi tregu me klimë biznesi konkurruese për sipërmarrjen vendase e të huaj”, deklaroi dje ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.
KREU I PAA-së:
FORUM
Tkurrja e Shqipërisë, Duka: Shkak gjenocidi shtetëror mbi shqiptarët
Një refuzim dinjitoz i presidentit Meta për të mos dekretuar Gjinushin
Kreu i Partisë Agrare Agron Duka, ka komentuar dy raportet më të fundit për vendin tonë, atë të Departamentit Amerikan tw Shtetit dhe projeksionin e popullatës sipas OKB-së. Nw vlerësimin e tij, Duka shprehet se nëse raporti i DASH është diagnostifikimi i një shoqërie të marrë peng, parashikimi i uljes së popullsisë i bërë nga OKB-ja është pasoja më katastrofike. Sipas tij, shkak për këtë projeksion të tmerrshëm popullate është gjenocidi shtetëror mbi shqiptarët. “Nëse raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin nënvizohet se Shqipëria është vendi më i korruptuar i Ballkanit, është diagnostifikimi i një shoqërie të marrë peng, parashikimi i uljes së popullsisë i bërë nga OKB-ja është pasoja më katastrofike. Vendi ynë rrezikon që në fund të këtij 100 vjeçari të ketë një popullsi të rrudhur me 62%. Kjo është edhe vjedhja e shekullit, vjedhje e së ardhmes së një kombi. Sigurisht, fajtorët për këtë skenar ogurzi nuk janë vetëm ata që sot mbretërojnë në shtetin monist, por e vërteta është se ata mbajnë përgjegjësinë kryesore në pengimin e zgjidhjes së një krize që, në një periudhë afatgjatë, do të ketë pasojat e një gjenocidi të heshtur. Një gjenocid që nuk po kryhet nga armiq të jashtëm, por nga njerëz që vendosin mbijetesën e tyre politike, përmbi mbijetesën e kombit. Tani që e kemi të qartë se cila është e ardhmja që na pret, duhet të ngrihemi në lartësinë e kësaj sfide jetike për vendin. Duhet ndryshuar modeli politik dhe ekonomik i vendit, duhet të dalim nga spiralja e tmerrshme e krizave që ushqejnë kriza. Duhet një kontratë e re me shqiptarët, që të lejojë konkurrencën e ideve, dialektikën e shëndetshme politike, përfaqësimin e drejtë dhe të ndershëm të qytetarëve në organet vendimmarrëse. Koha është tani!”, u shpreh dje kreu i PAA-sw, Agron Duka.
Nga Mentor Kikia
N
jë refuzim dinjitoz i presidentit Ilir Meta. Presidenti Ilir Meta nuk e dekreton Skënder Gjinushin si kryetar të Akademisë së Shkencave.
Pavarësisht arsyeve që ka apo që mund të ketë, ky është një veprim i drejtë. Zgjedhja e një politikani karriere, ndërsa kishte ende emrin në KQZ si pjesëmarrës në zgjedhjet vendore, është një turp për Akademinë e Shkencave, një turp për botën akademike në tërësi dhe një turp për të gjithë shoqërinë. Akademia e Shkencave nuk është ministri, ku titullari është post politik. Kreu i Akademisë së Shkencave duhet të jetë një figurë elitare e shoqërisë, duhet të personifikojë jo vetëm studiuesin dhe akademikun, por edhe personalitetin e padiskutueshëm publik.
ISH-DEPUTETI I LSI-së
Panariti: Shkretimi ekonomik lulëzon mbi shkretëtirën e burimore njerëzore
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti thotë se shkretimi ekonomik lulëzon mbi shkretëtirën e burimore njerëzore. Përmes një qëndrimi të mbajtur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Panariti shprehet se pas vitesh të tërë mund dhe sakrifica familjare e shoqërore për arsim parashkollor, të mesëm dhe në shumicën e rasteve edhe universitar, ky investim shkon i gatshëm për përdorim të përhershëm nga blerësit me leverdi të këtij investimi. Pra, thotë Panariti, po shpaloset dhe vepron një skemë humb-fito: Humb Shqipëria, fiton Bota. “Është me shumë leverdi ta blesh se sa ta mbushësh trurin! Këtë aksiomë e kanë kuptuar me kohë vendet e zhvilluara, duke e tharë Shqipërinë dhe Ballkanin nga pasuria më e çmuar e tyre, kapitali njerëzor. Pas vitesh të tërë mund dhe sakrifica familjare e shoqërore për arsim parashkollor, të mesëm dhe në shumicën e rasteve edhe universitar, ky investim shkon i gatshëm për përdorim të përhershëm nga blerësit me leverdi të këtij investimi! Vendet Perëndimore! Pra, po shpaloset dhe vepron një skemë humb-fito. Humb Shqipëria, fiton Bota. Kjo shpjegon përse Shqipëria nuk përfiton financime në garat Evropiane! Sepse Shqipëria nuk shkruan propozime dhe projekte. Sepse mjerisht nuk ka kush të shkruajë dhe lexojë. Shkruesit dhe profesionistët shqiptarë kanë marrë arratinë. Ata i gjen në listat e pagave të sipërmarrjeve, zyrave, bankave, klinikave, spitaleve dhe universiteteve perëndimore… Fjala Brain…nga Gain (fito) është zëvendësuar me drain (tharje).. Dhe kjo tharje po shkreton dhe plak vendin”, u shpreh dje ish-deputeti i LSIsë, Edmond Panariti.
AKTUALITET
10
E shtunë, 13 KORRIK 2019
Rezultatet për këtë variant janë edhe më alarmante, duke e parashikuar rrudhjen e popullsisë së Shqipërisë në vetëm 500 mijë banorë në fund të shekullit
U
lja e lindshmërisë dhe mungesa e politikave qeveritare për punësimin, sidomos të të rinjve, janë disa nga arsyet se përse projeksioni i OKB për uljen drastike të popullsisë me 1 milionë banorë. Duke iu referuar projeksionit të OKB-së, i cili ngre alarmin se në fund të shekullit popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 1 milionë banorë, sociologët shtojnë se kjo do të sjellë një krizë të madhe sociale. Qytetarët shqiptarë nuk gjejnë mbështetje për të krijuar familje brenda vendit. Ulja e lindshmërisë dhe mungesa e politikave qeveritare për punësimin, sidomos të të rinjve, janë disa nga arsyet se përse projeksioni i OKB për uljen drastike të popullsisë me 1 milionë banorë deri në fund të shekullit përbën një kambanë alarmi për shoqërinë. Sociologu, Ergys Mërtiri, nënvizon se shteti nuk ka kontribuar në punësimin e qytetarëve brenda vendit, duke e renditur migrimin si një nga arsyet e kësaj tkurrje të popullsisë. “Shteti pastaj është thuajse në inegzistencë. Nuk krijon asnjë politikë që të rrisë mundësitë e punësimit, që të rrisë mundësitë që ti të krijosh familje, që të kesh strehim. Shteti nuk bën politika që favorizojnë që ti të jetosh si një familjar i mirë”. Paralelisht OKB ka llogaritur projeksionet edhe sipas një skenari me negativ, i cili bazohet në një rënie më të shpejtë të lindshmërisë. Rezultatet për këtë variant janë edhe më alarmante, duke e parashikuar rrudhjen e popullsisë së Shqipërisë në vetëm 500 mijë banorë në fund të shekullit. Profesor Dervishi propozon dhe masa konkrete, duke mbështetur ekonomikisht të gjitha nënat që lindin. “Unë mendoj që nënat tre vitet e para pas lindjes mund të paguhen me pagesë të plotë pa punuar derisa të rrisin fëmijën dhe të suprimohet sistemi i çerdheve dhe fëmija të shkojë direkt në kopsht, nuk është ndonjë humbje e madhe për ekonominë nëse sponsorizojmë një nënë të re që të rrisë fëmijën e saj tre vjet”. Alarmin për rënien e popullsisë në Shqipëri e ka ngritur edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sipas OKB, nga 5 shtetet që pritet të kenë rënien më të madhe të popullsisë në 80 vitet e ardhshme, 4 gjenden në Ballkan. Më konkretisht në vendin e dytë, shteti që do të pësojë uljen më të madhe të popullsisë është Serbia me 52 për qind, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt Moldavia dhe Bosnja, ku popullsia pritet të tkurret me 50 për qind deri në
Tkurret popullsia, sociologët: Shkak emigrimi dhe mungesa e politikave 500 MIJË BANORË “Paralelisht OKB ka llogaritur projeksionet edhe sipas një skenari me negativ, i cili bazohet në një rënie më të shpejtë të lindshmërisë. Rezultatet për këtë variant janë edhe më alarmante, duke e parashikuar rrudhjen e popullsisë së Shqipërisë në vetëm 500 mijë banorë në fund të shekullit. Një projeksion fatal, që praktikisht e projekton Shqipërinë drejt zhdukjes”.
fund të këtij shekulli. Shteti që mbyll pesëshen e vendeve më krizën më të thellë demografike, është Bullgaria për të cilën OKB
parashikon se do të humbasë 48 për qind të popullsisë deri në vitin 2100. Këto janë projeksionet sipas skenarit bazë, i cili ka
probabilitetin më të lartë për t’u realizuar. Paralelisht OKB ka llogaritur projeksionet edhe sipas një skenari me negativ,
i cili bazohet në një rënie më të shpejtë të lindshmërisë. Rezultatet për këtë variant janë edhe më alarmante, duke e parashikuar rrudhjen e popullsisë së Shqipërisë në vetëm 500 mijë banorë në fund të shekullit. Një projeksion fatal, që praktikisht e projekton Shqipërinë drejt zhdukjes.
DEKORIMI
RAPORTI I DASH
Ferdinand Poni, “Nderi i Qytetit” të Beratit
Jorida Tabaku: Ekonomia në rrezik nga PPP e korrupsioni
Këshilli Bashkiak i Beratit, i akordoi Ferdinand Ponin, pas vdekjes, titullin “Nderi i Qytetit” të Beratit. Titulli ju dha me motivacionin; “Për kontributin e tij të shquar në funksionimin e qeverisjes vendore, sistemeve elektorale, organizimin e zgjedhjeve, hartimin e politikave në fushën e administrimit publik, territorit dhe autonomisë vendore; si një nga nëpunësit e lartë të shtetit shqiptar, për kontributin e tij të çmuar në lëvizjen opozitare dhe pluripartiake në vendin tonë dhe si qytetar i denjë i Beratit, që gëzon respektin e qytetarëve të tij”. Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, vlerësoi kontributin e çmuar të Ponit si një nga protagonistët kryesor të lëvizjes opozitare për vendosjen e pluripartizmit por edhe si një nga nëpunësit e lartë të shtetit, që punoi me përkushtim dhe devocion në hartimin e politikave të mirëfunksionimit të pushtetit lokal dhe më gjerë, duke dhënë ndihmesën e tij të pakursyer në të gjitha proceset e ndryshimit dhe të zhvillimit të shoqërisë. Bashkëshortja e tij, Merita Poni, tha se do të donte që këto dekorata Ferdi t’i merrte vetë dhe të shihte se sa shumë ju e deshët atë dhe sa shumë e vlerësuat. ‘’Jam shumë e prekur nga ky gjest tejet human, ku ju e shpërbleni për punën, mundin dhe sakrificat që ai bëri për qytetin e tij, duke më lumturuar mua dhe dy djemtë tanë, të cilët duhet të ndihen krenarë për veprën e babait të tyre”.
Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, flitet mbi rrezikun që i kanoset ekonomisë nga korrupsioni dhe projektet e Partneritetit Publik Privat. Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaron se këto janë problemet e ngritura më herët edhe nga demokratët. “Raporti ngre të njëjtat shqetësime që ne kemi ngritur në lidhje me faktin që sot tregu i ka ngushtuar mundësitë, sot tregun e zotërojnë vetëm një numër i caktuar kompanish dhe e kanë të pamundur kompani të tjera që të hyjnë. Nuk kemi asnjë investim të ri që nga viti 2013 dhe nuk besoj që do të ketë nëse investitorët e huaj e lexojnë këtë raport”,-tha Tabaku për televizionin “A2”. Tabaku analizon ecurinë e investimeve të huaja, në të cilat është fokusuar edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2018, investimet e huaja arritën në mbi 1 miliardë euro. Peshën kryesore e kanë mbajtur dy projektet e mëdha, gazjellësi TAP dhe hidrocentrali i Devollit, të cilat përfundojnë të dyja këtë vit.
POLITIKE
11 E shtunë, 13 KORRIK 2019
Studiuesi i njohur i ekonomisë, Dr. Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës, thotë se Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit për klimën e biznesit thekson më fort vështirësitë e mëdha, që hasin përditë bizneset shqiptare
Intervistoi: Ilirian Agolli
D
epartamenti Amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019. Në pjesën për Shqipërinë, thuhet se investitorët e huaj përmendin si problemet e tyre më të vazhdueshme korrupsionin në gjykata dhe administratë, mungesën e transparencës në prokurimet publik dhe zbatimin e dobët të kontratave. Raportet për korrupsion në prokurimet e qeverisë janë të zakonshme, thuhet në raportin e DASH. Përdorimi në rritje i 200 kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë mes investitorëve vendas dhe të huaj. Studiuesi i njohur i ekonomisë, Dr. Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës, thotë se Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit për klimën e biznesit thekson më fort vështirësitë e mëdha, që hasin përditë bizneset shqiptare. Korrupsioni i përhapur, paqartësitë mbi pronat dhe mos-zbatimi i ligjit po dëmtojnë rëndë prej vitesh ekonominë, por asnjë nga këto nuk po ndryshon, dhe klima e biznesit në Shqipëri, mbetet e acarruar, tha ai. Zëri i Amerikës: Zoti Xhepa! Cili është komenti juaj mbi Raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në botë, pjesa për Shqipërinë? Selami Xhepa: Ky është raporti i parë kaq kritik, kaq i drejtëpërdrejtë dhe mesazhet që përcjell janë kaq shumë serioze për ekonominë. Në fakt, nuk është më shumë se sa një seri raportesh të botuara edhe më
Xhepa: Efektet në ekonomi do të jenë shumë negative dhe afatgjata
parë si nga donatorët edhe nga organizata biznesi. Për këto probleme është reaguar edhe nga gjithë komuniteti i studiuesve të brendshëm. Ky raport nga DASH përcjell me të njëjtën forcë dhe në mënyrë më serioze ato shqetësime që ne i kemi evidentuar prej kohësh, dhe që fatkeqësisht po manifestohen edhe në gjendjen edhe në zhvillimin e ekonomisë në tërësi. Zëri i Amerikës:Cilat janë sipas jush, disa nga problemet kryesore të ekonomsë shqiptare dhe si mund të kapërcehen ato?
Selami Xhepa: Problemet që vazhdojnë të mbeten gangrena të sistemit janë çështjet pazgjidhura të pronësisë, korrupsioni i përhapur gjerësisht në gjykata dhe në gjithë segmentet e administratës publike. Por më shqetësuese këtë radhë janë prokurimet publike, praktikat e të cilave janë përkeqësuar gjithnjë e më shumë nga pikëpamja e standarteve të transparencës dhe nga rregullat e barabarta të lojës, që u duhen garantuar për gjithë subjektet. Kjo e fundit e ka bërë raportin e DASH-it të jetë kritik dhe të duket shumë më i
ndryshëm na periudhat e kaluara. Kemi një mori kontratash të partneritetit publik privat, që janë gjerësisht të kontestuara nga aktorët vendas, nga studiuesit dhe nga media, sepse janë provuar se janë kryer me praktika korrustive, me çmime të larta dhe parregullsi të tjera , që nuk kanë garantuar rregulla të barabarta të lojës dhe konkurrim të hapur për gjithë aktorët. Mendoj se kjo përbën një shqetësim serioz, sepse kjo dëshmon që klima e konkurrencës së ndershme është larg standart-
eve normale, që kërkon ekonomia e tregut. Zëri i Amerikës: Profesor, si ka mundësi që edhe pas një serie kritikash nga FMN, Banka Botërore dhe nga shumë studiues të tjerë, që përsëriten për ekonominë shqiptare, por ato nuk zgjidhen ose nuk ka korigjime të tyre? Selami Xhepa: Një vend normal me standarte demokratike kërkon nga qeveria e vet të jetë e përgjegjshme për taksat e qytetarëve. Bëhet fjalë për paratë e qytetarëve, që qeveria ua merr nga xhepi dhe nuk ua kthen me shërbime dhe produkte cilësore, por në fakt po abuzon me to. Pse ndodh ky mosreagim është krejt e pashpjegueshme, por një gjë është shqetësuese vërtet që, nëse gjërat nuk ndryshojnë, kjo mund të ketë një efekt shumë negativ dhe shumë afatgjatë në ekonomi. Është fakt që për shkak të këtyre faktorëve Shqipëria ka qenë shumë e disavantazhuar në raport me vendet e rajonit sa u takon investimeve të huaja. Prej kohësh Shqipërisë po u mungojnë investime të rëndësishme cilësore, në ato sektorë që e modernizojnë ekonominë e vendit. Nëse kjo situatë do të vazhdojë kështu pa reagim nga ana e qeverisë, unë them që kostot që do të prodhojë kjo lloj keq-qeverisje, apo këto politika të këqija, do të jenë serioze për fatet e ekonomisë kombëtare.
ullit nuk kanë patur sukses pavarësisht gjithë sakrificave. Dhe sot, Ashraf 3 mishëron rezistencën e organizuar të popullit të Iranit për liri,” shtoi ajo. Duke iu referuar ekspozitës së 120 viteve të Luftës për Liri, Kryebashkiaku Giuliani tha, “Është një gjë të dëgjosh emrat dhe numrat, por është krejt ndryshe të shohësh fytyrat e 120,000 njerëzve të vrarë—martirë që kanë humbur jetën sepse gjithç-
ka që donin ishte ajo që na takon të gjithëve si qenie njerëzore: Liria.” Senatori Lieberman shtoi, “Ju na keni dhënë mundësinë të jemi besnikë ndaj parimeve tona kombëtare, siç thotë deklarata jonë e pavarësisë, ‘të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë nën Zotin.’ Po këto të drejta i janë dhënë çdo fëmije e çdo të riu jeta e të cilit është këputur nga ky regjim brutal.”
Konferencë ndërkombëtare e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
Personalitete të SHBA mbërrijnë në Shqipëri K
ëshilli Kombëtar i Rezis tencës së Iranit (NCRI), organizoi këto ditë një konferencë ndërkombëtare në kampin Ashraf-3 në Shqipëri, ku banojnë mijëra anëtarë të grupit kryesor opozitar iranian, Mujahedin-e Khalq (MEK). Ky ishte evenimenti i parë i këtij lloji në Ashraf-3, i cili është ndërtuar gjatë 18 muajve të shkuar nga opozita iraniane, në afërsi të Manzës, në Durrës. Disa dhjetëra ish-zyrtarë të lartë nga të dyja anët e Atlantikut, duke përfshirë Kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani që është avokati personal i Presi-
dentit Trump, Senatorin Joseph Lieberman, Sekretarin Tom Ridge, Drejtorin Louis Freeh, Gjeneralin George Casey, Gjeneralin James Conway, Michelle Alliot Marie, ish-Ministre e Jashtme dhe e Mbrojtjes e Francës, Ingrid Betancourt, ish-kandidate presidenciale në Kolumbi, e cila ka qenë e mbajtur peng; nga SHBA dhe Europa morën pjesë në konferencë. Në një pjesë të fjalimit të saj, Znj. Rajavi tha, “Sot në Ashraf 3, jemi mbledhur në një Ekspozitë ku shfaqen 120 vite të luftës së popullit iranian për liri. Një luftë me ulje e ngritje të panumërta, me shumë disfa-
ta e triumfe, së cilës i kanë dhënë jetë lotët dhe buzëqeshjet e një kombi të lidhur me zinxhirë e të shtypur nga dy diktatura, monarkia e mëparshme dhe pas saj një regjim fetar e tiranik. Por ne jemi duke çarë përpara në rrugën drejt fitores së sigurtë.” “Një nga hallkat që mungonte në lëvizjet e mëparshme të popullit iranian ishte organizimi koherent dhe përpjekja e organizuar, së bashku me një forcë të vendosur e të rexhur nga betejat, e cila të ishte e përgatitur për të bërë çfarëdo sakrifice që të nevojitej. Si rezultat, përpjekjet e mëparshme të pop-
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E shtunë, 13 KORRIK 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E shtunë, 13 KORRIK 2019
Bashkia e Tiranës mban fjalën, fëmijët tek blloku i ambasadave me kënd të ri lojërash
Veliaj: Të mirëmbajmë investimet e realizuara
P
as rehabilitimit të bllokut të banimit, komuniteti pranë zonës së Ambasadave ka edhe një kënd të ri lojërash, të cilin Bashkia e Tiranës e ndërtoi pas një kërkesë të hershme të fëmijëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj përuroi këndin e ri në Njësinë 7, një hapësirë fantastike që plotëson nevojat e të gjitha grupmoshave të komunitetit, me module e lodra për fëmijë e hapësira çlodhëse për të rriturit. “Jam shumë i lumtur që kemi krijuar një hapësirë fantastike, pas urbanizimit të gjithë zonës. Jemi pas bllokut të Ambasadave, zonë e cila u rehabilitua vjet, kur morën edhe një kërkesë nga fëmijët, që siç ka ambjente për të rritur, të ketë ambjente edhe për fëmijët. Jam i lumtur që kemi këndin e 50 të lojërave; tani kemi dy kënde në Njësinë 7”, tha Veliaj. Ai siguroi se edhe në mandatin e dytë, një nga prioritetet do të jetë ndërtimi i këndeve të reja. Brenda katër viteve të ardhshme Tiranës do t’i shtohen edhe 50 të tjerë. “Mbaj mend që kur filluam këtë punë para katër vitesh, kontrasti midis rrugës së Ambasadave dhe këtij vendi ishte Shqipëria e viteve ’90; pra, jashtë shtetit ishte rruga andej, kurse Kandahari dhe gjithë çudirat e Shqipërisë së tranzicionit ishin pas murit të ambasadave. Fakti që sot kemi një sipërfaqe publike të rehabilituar, fakti që pas urbanizimit të zonës kanë ardhur edhe këndet e lodrave, na frymëzon shumë që në
mandatin tjetër të bëjmë edhe 50 kënde të tjera”, u shpreh ai. Veliaj kërkoi prej banorëve të bllokut të pallateve që të mirëmbajnë investimet e kryera, duke krijuar mundësi për të vijuar me investime të tjera. “Duam shumë që të mirëmbahen, ndaj u kam kërkuar banorëve, ndër-
lidhësve të komunitetit, që të hedhin një sy. Ne nuk mund t’i vëmë policë çdo investimi në Tiranë. Kjo kërkon mirëkuptim; shumica e banorëve janë të rregullt, do mundohemi që të disiplinojmë edhe të tjerët që e mbajnë mend Shqipërinë e viteve ’90, që ishte një rrumpallë, ku ti
Shembet ndërtesa para Arenës Kombëtare
S
hembet ndërtesa para Arenës Kombëtare te sheshi “Italia”. Godina 4-katëshe ishte ndërtuar para disa vitesh në hapësirë publike, dhe në të ishin vendosu disa biznese, bar kafe, restorante, dhe fast-food.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se tashmë tashmë sheshi “Italia” hapet plotësisht në funksion të qytetarëve. “Çibani i fundit! Ikën ngrehina e mbetur nga aksi
qendror i Tiranës për ta hapur plotësisht Sheshin Italia për Arenën Kombëtare. Shpronësim për ata me leje, prishje për të fortët që shtuan katet pa leje në kohë të Lulit e Kunatit famëkeq”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
mund ta parkosh makinën tënde me targa angleze ku të duash, diçka që nuk do të ndodhte në Angli, por mendon se Shqipëria nuk ka ndryshuar. Lajmi i mirë është që Shqipëria, Tirana kanë ndryshuar, njerëzit sot sillen si evropianë, nuk ndotin, nuk bërtasin, nuk urinojnë në
publik, nuk pështyjnë”, nënvizoi ai. Kryebashkiaku shprehu bindjen se ndërtimi i këtyre këndeve të lojërave dhe i terreneve sportive do sjellë edhe një brez të ri më të mirë e që di të luajë në skuadër. “Duam që edhe të mësuarit se si të luajmë, si të ndërtojmë skuadër, të mësojmë të humbasim, të të fitojmë, pra t’i marrim këto parime që fëmijë, që kur të rriten, të jenë tamam qytetarë. Sot kemi të rritur në politikë që s’pranojnë dot humbjen, s’pranojnë dot rezultatin, garën dhe një ndër arsyet vjen se kanë pasur fëmijëri që s’kanë mësuar të luajnë në skuadër. Nëse ua mësojmë këto parime fëmijëve që në këtë moshë, atëherë besoj se kemi bërë diçka realisht me vlerë”, deklaroi Veliaj. Në katër vjeçarin e parë, Bashkia e Tiranës i kushtoi një vëmendje të shtuar fëmijëve të qytetit, duke ndërtuar 50 kënde lojërash në disa lagje. Projekti i “100 lagjeve”, që do të zbatohet në mandatin e dytë, synon transformimin e 100 lagjeve të Tiranës në mjedise e hapësira komunitare.
AKTUALITET
14
E shtunë, 13 KORRIK 2019
Përveç 9600 pushuesve që kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore, janë kryer edhe 486 misione me autoambulancë në zonat turistike si dhe disa misione me helikopter për rastet më emergjente
M
bi 9600 pushues kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, që me hapjen e tyre për sezonin turistik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore verore në Shëngjin, të hapur posaçërisht për sezonin veror në një prej zonave më të frekuentuara gjate stinës së verës. “Me një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik kemi vënë në dispozicion të pushuesve 28 qendra shëndetësore verore 24 orëshe si dhe 18 vendqëndrimi autoambulancash, për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm. Mbi 9600 qytetarë kanë marrë shërbimin e duhur mjekësor pranë qendrave verore që nga 1 qershori”, tha Manastirliu gjatë inspektimit të qendrës verore në Shëngjin. Veç Shëngjinit plazh, një qendër shëndetësore verore është hapur edhe në plazhin e Tales në Lezhë, ku shërbimi me mjekë dhe infermierë është dyfishuar për shkak të fluksit të pushuesve. I gjithë seti i barnave të urgjencës është në çdo qendër shëndetësore verore, për të garantuar shërbim në kohë dhe me cilësi për pushuesit. “Falënderoj ekipet mjekësore kudo në qendrat shëndetësore verore dhe nuk janë pak po janë rreth 150 mjekë dhe infermierë që po japin shërbim pa ndërprerje pranë pushuesve”,
Dezinsektimi nga veriu në jug, Manastirliu: Siguri për qytetarët SHËRBIMET “I gjithë seti i barnave të urgjencës është në çdo qendër shëndetësore verore, për të garantuar shërbim në kohë dhe me cilësi për pushuesit. “Falënderoj ekipet mjekësore kudo në qendrat shëndetësore verore dhe nuk janë pak po janë rreth 150 mjekë dhe infermierë që po japin shërbim pa ndërprerje pranë pushuesve””. tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi se sezoni turistik në Shqipëri është i sigurtë. “Fluksi i turistëve po rritet çdo ditë. Me 28 qendrat shëndetësore verore dhe 18 postacione të autoambulancave, garantojmë shërbim shëndetësor 24 orë pranë pushuesve”, shprehet ajo. Ministrja e Shëndetësisë u ndal dhe te procesi i dezinsektimit, i cili po vijon edhe në veri të vendit, pas përfundimit
TIRANË
7-vjeçari me tumor, trajtohet në QSUT
të fazës së parë në zonat më problematike në Divjakë, Darëzesë, Seman, etj. “Procesi i dezinsektimit po vijon normalisht për të ofruar më shumë siguri për qytetarët gjatë sezonit turistik dhe do të vijojë deri në fund të muajit tetor”, tha Manastirliu. Shërbimi shëndetësor në territor po koordinohet nga Urgjenca Kombëtare, me numrin unik 127. Qendrat shëndetësore verore po mbështeten edhe me 18 postacione fikse
autoambulancash, spitalet me shërbim të përforcuar si dhe me Njësinë e Helikopterëve. Përveç 9600 pushuesve që kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore, janë kryer edhe 486 misione me autoambulancë në zonat turistike si dhe disa misione me helikopter për rastet më emergjente. 28 qendrat shëndetësore verore dhe 18 postacione, garantojnë shërbim 24 orë. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu
theksoi se sezoni turistik në Shqipëri është i sigurtë. “Fluksi i turistëve po rritet çdo ditë. Me 28 qendrat shëndetësore verore dhe 18 postacione të autoambulancave, garantojmë shërbim shëndetësor 24 orë pranë pushuesve”, shprehet ajo. Po ashtu, Manastirliu shton se nga 1 qershori u kryen 486 misione me autoambulancave në zonat turistike, ndërsa njofton qytetarët që të telefonojnë në numrin 127 për çdo emergjencë mjekësore.
SIGURIA USHQIMORE
AKU apel qytetarëve: Shikoni etiketat A
Një 7-vjeçar u trajtua me sukses në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku mori trajtimin e specializuar cranio-spinal të një pacienti në moshë pediatrike. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se “ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, mundësuar nga investimet e qeverisë për akseleratorin modern linear në QSUT. ‘’Rogeni përfundoi me sukses trajtimin e vështirë në Njësinë e Radioterapisë në Shërbimit Onkologjik të QSUT, ku ekipi mjekësor i radioterapisë, neurokirurgjisë dhe onkopediatrisë realizuan për herë të parë trajtimin e specializuar cranio-spinal të një pacienti në moshë pediatrike’’, shprehet Manastirliu. Duke falënderuar mjekët, ministrja Manastirliu thekson “një falënderim nga zemra për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve në QSUT, të cilët jo vetëm trajtuan me shumë profesionalizëm dhe dashuri Rogenin e vogël por stafi vendosi ta përcjellë duke i bërë surprizë biçikletën që ai aq shumë e dëshironte.
utoriteti Kombëtar i Ushqimit këshillon qytetarët që të tregojnë kujdes për produktet që zgjedhin të kenë në tavolinë. Subjektet që prodhojnë e tregojnë prodhime me origjinë shtazore, nga mishi tek bulmeti janë vendosur në fokus të kontrolleve të AKU-ja në Elbasan, për shkak të rrezikshmërisë që mund të paraqesin për konsumatorët këto ditë të nxehta vere. Nga 83 kontrolle të kryera vetëm për korrikun, janë marrë 15 masa administrative ku në dy raste është sekuestruar edhe produkti. Kryesisht në subjektet që janë planifikuar për sezonin turistik veror. Vëmendje e veçantë sipas AKU-së, po i kushtohet monitorimit të bizneseve në zonat turistike. Në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, AKU-ja thotë se vijon edhe lufta ndaj informalitetit në këtë sektorin e prodhimit, me rëndësi
të veçantë kjo për cilësinë e produktit që përfundon në tryezën e konsumatorit. “Të gjitha restorantet, aty ku ka më shumë frekuentime, aty ka dhe më shumë lëvizje të turistëve ashtu edhe të njerëzve
të tjerë që dalin. Produktet me origjinë shtazore janë produkte të cilat prishen shpejt gjatë kësaj periudhe dhe duhet të krijohen kushtet për ruajtjen e tyre. Gjithashtu të shikojnë datat e skadencës”.
AKTUALITET SITUATA
T
eksa pak ditë më parë Policia e Shtetit, në një deklaratë për mediat paralajmëroi lokalet të marrin masa për të evituar audion e lartë që mund të kthehet në zhurmë bezdisëse për pushuesit, por edhe për banorët e zonës. Është edhe një tjetër lloj zhurme, e cila bezdis turistët, ndoshta edhe më shumë se muzika
15
E shtunë, 13 KORRIK 2019
Zhurmat që largojnë turistët e lartë. Zhurma e ndërtimeve është e bezdisshme për çdo kënd por e pranuar në jetën e përditshme. Kur shkon me pushime, dëshiron që ta evitosh këtë lloj bezdisje, e nëse zgjohesh me zhurmën e matrapikut dhe jo të zogjve, atëherë padyshim që të shkon në mendje se po pushon në vendin e gabuar. Në
shumicën e zonave turistike ky problem është zgjidhur duke vendosur orare të caktuara për punime, ose duke i ndaluar fare ato gjatë sezonit turistik. Nisur nga numri i ankesave të mbërritura, kryesisht nga Saranda, duket se nuk ndodh, ose nuk po zbatohet në disa prej zonave turistike në vend.
Kuota e pranimit do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë 500 kursantë, të ndarë sipas pikëve të fituara
N
ga data 3 korrik 2019, është hapur procesi i aplikimeve për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”. Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, bëri të ditur të gjitha proceset që do të ndiqen për pranimin e aplikantëve të rinj në Policinë e Shtetit. Kuko deklaroi se do të shqyrtohen të gjitha dosjet e kandidatëve, për të parë nëse ata i përmbushin kriteret bazë. “Pas aplikimit do ketë shqyrtim të dosjeve, për të parë nëse aplikantët përmbushin kriteret bazë. Pastaj është testi me shkrim, ku pyetjet do bëhen me praninë e ndërkombëtarëve, një intervistë me të gjithë kandidatët dhe një filtër psikologjik të kandidatëve dhe në fund është testi fizik”,nënvizoi Kuko. Për testin fizik kriter është gjatësia, te meshkujt 1.75 m e lart dhe për vajzat 1.65m. Në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimit, kuota e pranimit do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë 500 kursantë, të ndarë në bazë të renditjes sipas pikëve të fituara në listën e rezultateve të arritura në fazat e konkurrimit. Kjo e ndarë në 2 kurse, në periudhat: tetor 2019-prill 2020 dhe maj 2020-nëntor 2020. Kriteret Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”: Të jetë shtetas shqiptar; Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil; Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; Të jetë në
Aplikimet në polici, Kuko: Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve
KRITERET
“Pas aplikimit do ketë shqyrtim të dosjeve, për të parë nëse aplikantët përmbushin kriteret bazë. Pastaj është testi me shkrim, ku pyetjet do bëhen me praninë e ndërkombëtarëve, një intervistë me të gjithë kandidatët dhe një filtër psikologjik të kandidatëve dhe në fund është testi fizik”,-nënvizoi Kuko. Për testin fizik kriter është gjatësia, te meshkujt 1.75 m e lart dhe për vajzat 1.65m.
gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën; Të ketë mbaruar arsimin e mesëm; Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur; Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje; Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”. Dokumentacioni Aplikantët për punonjës Policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim në Polici: Formularin e aplikimit; Fotokopje të kartës së identitetit; Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit; Fotokopje të
dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”; Certifikatë të gjendjes gjyqësore; Certifikatë familjare; Vërtetim nga Gjykata; Vërtetim nga Prokuroria; Raport mjekoligjor; Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon); Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike; Mandat pagesa e tarifës së aplikimit. Procedura për përzgjedhjen Për përzgjedhjen e kandidatëve, që do t’i nënshtrohen konkurrimit, do të ndiqen hapat e mëposhtëm: Dorëzimi
i dokumentacionit nga aplikanti dhe dhënia e numrit të regjistrimit nga struktura vendore e burimeve njerëzore; Shqyrtimi i kritereve dhe dokumentacionit nga struktura vendore e burimeve njerëzore, nëse aplikanti plotëson kriteret e përcaktuara; Verifikimi paraprak i aplikantëve, për rekorde të mundshme kriminale; Njoftimi me shkrim nga struktura vendore i aplikantëve, që nuk plotësojnë kriteret për të vazhduar testimin; Dërgimi në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore i listës emërore të aplikantëve, që plotësojnë kriteret e përcaktuara; Hartimi i listës përfundimtare të aplikantëve, që plotësojnë
kriteret dhe caktimi i kodit për çdo aplikant nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore; Pajisja e çdo aplikanti me formularin e pranimit dhe numrin personal nga strukturat vendore të burimeve njerëzore; Publikimi në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në media për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurrimit, si dhe listën e kandidatëve që kualifikohen për të konkurruar; Procesi i apelimit; Konkurrimi. Shqyrtimi i dokumentacionit dhe procesi i ankimimit Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve. Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e burimeve njerëzore. Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori i Policisë Vendore brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës. Fazat e konkurrimit Aplikanti, që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit: Testimi me shkrim; Testimi i aftësive fizike; Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit; Testimi psikologjik; Kontrolli shëndetësor; Marrja e shenjave të gishtave; Verifikimi përfundimtar i aplikantit.
ART
16 E shtunë, 13 KORRIK 2019
KUMTIM Nga Albert Vataj
T
ë flasësh për poezinë dhe shkruash për një libër poetik është një sfidë që tejkalon mundësitë e ruajtjes së atyre ekuilibrave, të cilat i mbrojnë idetë dhe parimet estetike nga kapja emocionale. Shpesh ata priren të referojnë nga pozita jokonstruktive. Gjithsesi këto qasje mbeten dashamirëse, sepse vetë poezia është ajo shpirtje kumtimi që dlirëson çdo shkakësi pendese apo fajësimi, grackë ku bien të gjithë lexues dhe shkrues, madje edhe vetë kritika. Por ne jemi të shuguruar nga postulati sipas së cilës “Poezia lindi ditën kur njeriu provoi mbi nevojën që ai kishte për tu shprehur... kësisoj ne e kemi të pashmangshme predispozitën tonë për ta mëkuar me interesim dhe përzemërsi këtë nevojë, këtë çiltërsi, këtë zëshmëri të shpirtit. Dhe... kam vlerësuar si të rëndësishme këtë komunikim, kam pranuar dëshirplot këtë nevojë dhe zemërhapur këtë fluturim. Dhe i jam dhënë një ëndjeje dalldisëse te “Pjergulla në kupë” e Demir Gjergjit, ashtu pashmërisht i qartë dhe ngulmueshëm, i bindur se te kjo poezi, të ky poet, dallon i kjartë uni dhe nevoja e ngutshme, që ajo mbrujtje e shpirtshme për t’u shprehur dhe përjetësuar në harmoninë e gjerave rrethuese dhe gjëndjeve përfshirëse, është vetë e themelta e gjërave që poetin e mishërojnë në ndijim. Dhe e bën këtë me një kthjelltësi dhe sinqeritet të admirueshëm, me një dlirësi dhe pamësi të blatuar në trajtat më të epërme të përjetimit dhe kumtimit lirik, me të cilën ai i ka derdhur në trajta gjithafresh shkëndijat e tij idilike të shpirtit. Ne gjithëdijmë, se poezia ka ardhur si një shkas për të shndërruar realitetin tonë të mefshtë e apatike, në një përfshirje të potershme gjalluese, në një jetësim të vrullshëm, të tillë sa të japë këtij ngulmi çfarë i merr çdo çasti, puls dhe nevojë për ndijim. Poetët nuk kërkojnë tempuj as altare, por besim, se nëpërmjet leximit, përjetimit, zgjimit të limfës dhe magmës, të vërshojë ashtu si çdo tjetër uturimë që e përpin për ta flakëruar në eterin e matshmërisë së cakut ku pret dhe prehet sakrifikuesi një martir i asaj që beson. Poezia e Demir Gjergjit është ai identitet i kuruar poetik dhe integritet i mëvetshëm krijues, i cili gjehet dhe shpërfaq njëjtësisht trajtat e komunikimit ndërmjet botësh të përziera në këtë shtjellë jetësimi. Kjo është
e shtjelluar përmes atij teksti dhe asaj formësie, lehtësisht të përshkueshme nga fijëzat e holla të ndijimeve, me të cilin ëndja jonë deri në adhurim, e përshkon atë si një prizëm, duke e shpërbërë në një spektër jetësimi dhe dritimi të shumëllojtë. Që në vështrimin lëvrues të librit “Pjergulla në kupë”, dallon se ke të bësh me një shpirt të aftë për të përshkënditur shkrepëtima në çdo thërrmi ku frymëmarrja e tij cek e yshtja përjetuese rrëmbyeshëm kridhet. Ai arrin që në çdo nxitje reale të kap fillin e ndijimit, me të cilin nis të end trajtat e një përjetimi të mbështjella brenda një korace fjalësh e muzikaliteti, ritmi e tingulli, si në një qasje për të krijuar gjithësinë e një ëndje, në diçkanë që shndërrohet në një gjallim që pulson në ritmin e gjërave që bashkëjetojnë me nevojën tonë për frymim, në një shtresim të epërm. Nga poezia në poezi, libri i Demir Gjergjit dorëzohet duke të lënë
një dëshirim të thekur në rikthimin e disa prej atyre shkrepëtimave dritimi, në qiellin e llamburitur të natës, të cilat shkëlqejnë më fort. Lexon dhe jeton me poezinë, me vargun, me fjalën, me metaforën, me përçimin e asaj ndjesie, që të bën të përjetosh rishtaz disa kujtime, të cilat harrimi ka tentuar ti shuaj duke i hedhur në honin e asgjesimit. Ndërmendesh për çaste dhe caqe, kur fjala dhe ëmbëltimi, meditativja dhe melodiozja, pikëlluesja dhe ithtësisht e dhimbshmja, i dorëzohen behjes tuaj, që i zgjon në hukamë dhe pulson në kalamendje. Në këtë çapitje të ndrojtur hapash, të duket sikur poeti kërkon të të tregojë jo vetëm deriçkat prejnga ai hyn brenda jush, por edhe portat prejnga ti mund të
Për një ëndje ndijimesh përshkuese, te libri “Pjergulla në kupë” shpërfaqësh ato realitete, të cilat ndonëse janë përvoja shpirtërore të poetit, mbeten kaq të gjalla dhe jetuese edhe për ju. Ja pse poezia e Demir Gjergjit dhe gjithë shpirtbujarëve të këtij besimi, na volit si rreze, për të ngrohur syprinën e gjërave që apatia dhe ritina i kanë kaluar në një gjendje kllapitëse, për ti rikthyer ato në krahët e një përqafimi të ndezur dëshirash për gjallim. Ajo dritë poetike që bie mbi grinë e reales që na rrethvjen është dritë zgjimi, për-
Poetin, si gjithë të tjerët, çdo ngucatje rrethuese e nxit. E grish çdo përpushje dhe e trand çdo rënkim. E ysht çdo bulim pranvere dhe puthja e dalldis. Çdo kujtim flakërues e çdo zemërthyerje është për të çdo lamtumirë dhe plagë që la ikja. Ai bashkohet dhe ndahet me gjërat që e thërrasin në një përjetim të hovshëm, dhe rishtaz e gjen teksa mbështillët, si në një hukamë, e kllapitet në kolovitjen e e një ninulle. Jeton poetikën e ndijimit, si një zbulesë që nxiton ta ndajë me gjithë joshjet që e lidhin
mendje. Te poezia e Demir Gjergjit gjejmë atë tekst që shndërrohet në përjetim, sepse është vetë perëndia e ligjërimit poetik, ajo që ka këtë shkas. Jeta na ka shndërruar në mjete, detale, instrumente, mekanizma, të cilat janë në funksion të lëvizjes së një mase, zhvendosjes së saj. Dhe poeti beh për tu dhënë frymë këtyre trajtave të shterruara nga arsyeja për tu ndjer; vlim, ritëm, puls, gjallim, shkulmim... për ta ndjerë çdo copëz të tjetërsuar të qenies, një shkas për drithërimë, dhe çdo prekje një përçim ndjenje dhe dritë, zjarri dhe dalldisjeje. Provon të ndihesh i gjallë dhe veprues, në një të tashme që ju bën të jeni motivim shtytës dhe transformues.
me njerëzit. Vargu dhe metafora, fjala dhe qëllimsia poetike, këndimi dhe i gjithë ai spektakël kolovitjesh të jehonave dhe tingujve, gurrojnë prej këtij kurmi krijues; të brishta dhe të bukura, të ndjeshme dhe befasuese, të gjalla dhe përfshirëse. Ai i tregon veten botës, si në një qasje të ngulmët për të shpaluar petkun e gjërave e shfletuar petalet e kundërmimeve, për të trazuar pulsin e trupave dhe ritmin e vërshimeve, për t’u parë me sytë që ndizen në yje, dhe për t’u përvëluar lotët që thahen në dihamë. Ai është në realen e të gjithëve ne, për të jetuar jetën e vet. Ai shprehshmërisht është aty për të ndjerë gjithçkanë tonën, të
cilën duke e mbledhur si polen mëton për të pllenuar me të ato gjallime, që kumtohen nevojave tona për një dehje dhe dalldije përjetuese, si për atë përfshirje që zgjon. Poezia e Demir Gjergjit është pjesë e asaj poetike që rreket të prehet në çdo ëndje dhe jetësim, si në më të lartin solemnitet. E lexojmë të gjithë atë dhe e përjetojmë secili në varësi të rrezeve të dritës që lëshon mbi të, gjithëpamësinë, me të cilën e mbështjell dhe përshkueshmërinë që përpin. Është kudo ku nevoja për të parë dhe prekur, ndjerë dhe komunikuar, është një nxitës i brendshëm, një ngulm. Në librin “Pjergulla në kupë” të Demir Gjergji, krijimi poetik është më së shumti edhe si një ligjërim solemnitetesh të shpirtit. Si i tillë ai është si një krijesë sa e zhdërvjellët aq dhe strikte, sa e shkujdesur aq dhe e urtë. Ajo i bindët një përvoje të gjatë dhe të begatë. Është një poezi e kuruar me kujdes, ndoshta më shumë një formë shprehie si e tillë, se sa një punë cfilitëse kalkulimesh të efektit të vragut, dhe mendimit të metaforës, drejtpëshimit të dallgëzimeve të shpirtit dhe paqëtimit të shkulmit të ndijimeve. Eluilibri i tij krijues kalon nëpërmjet një filli shumë të hollë, i cili duke përshkuar skajet e përjetimit nga një gjendje e tempit të lartë, në një prehje mëvetësimi përjetues. Ajo është një poezi që të thërret në lexim dhe ëndje. I jepemi asaj si çdo shkundullime tjetër që kërkon nga ne t’i ngasemi si një situate, një pulsimi, një përpushje. Jeta jonë në këtë kungim dlirësie është një ngulmim për përfshirje në zjarrin e jetësimeve, si në një ceremonial të ndaluar, prejnga ne duam të matim caqet e shpirtit dhe thellësinë e jehonave, që na thërrasin për të matur pafundësinë e gjithësisë, së cilës i përkasim, asaj paanësie, ku ne edhe pse ndjehemi thërrmija të papërfillshme jemi vetë realiteti i gjëmimshëm i asaj ngjarje që tek ne merr kuptim. Kjo është poezia e Demir Gjergjit. Kësisoj mund dhe duhet të lexohet “Pjergulla në kupë”.
FORUM
17 E shtunë, 13 KORRIK 2019
Në 20-vjetorin e vdekjes/Për një nga të rrallët, por edhe të veçantët njerëz me botë të madhe shpirtërore, shprehur kjo edhe në ditarët e tij
Nga Halil RAMA & Sakip CAMI
N
ë publicistikë, letërsi, art dhe kulturë, pasioni sjell talen tin. Këtë e provon më së miri edhe trashëgimia publicistike, letrare dhe artistike e Isuf Rashës. Ndonëse nuk është ndonjë autor i njohur, në labirinthet e laboratorit të tij krijues, (të shprehur në formë ditari) gjen dhjetra artikuj problemorë, poezi, skica etj (disa të botuar në gazetën lokale “Ushtima e maleve, por shumica të pabotuara) ku reflektohen fakte historike, por edhe shqetësimi për mbarëvajtjen e punëve në Zall Dardhën e tij të largët. Ndonëse e donte dhe dashuronte jetën, ai iku për në botën e përtejme para 20 vitesh, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dokumentare. Mjaftojnë qoftë dhe dhjetra ditaret e lënë në dorëshkrim (nëpër blloqe a fletore të asaj kohe), për të kuptuar punën e tij të thelluar studimore, duke përshkruar gjer në detaje fakte e ngjarje historike të zonës së Zall Dardhës me histori të lavdishme, toponiminë, për Simpoziumin e organizuar në Zall Dardhë nga zona e Reçit dhe Dardhës me rastin e 75 vjetorit të pavarësisë etj. Për vlerat e rralla të I.Rashës flasin bashkohës të tij, personalitete të mirrënjohura si Prof.dr.Petrit Bara, Dine Kaca, Xhelil Cibaku, Isuf Xhediku, Muharrem Xhoka, Nazmi Shira etj. Nëse dëshiron të njohësh një njeri lexo ditarin e tij që ka lënë. Nëse dëshiron të njohësh një periudhë kohore historike lexo ditarët dhe shtypin e kohës. Nëse ke mbajtur ditar tregon se je njeri i rregullt, i vëmendshëm, parashikues, optimist, krahasues, dhe vizionar. Një nga të rrallët, por edhe të veçantët njerëz me botë të madhe shpirtërore është Isuf Rasha. Këtë e thonë ditarët e tij, që fatmirësisht bashkëshortja Hyrie dhe gjashtë djemtë e tij i kanë ruajtur si sytë e ballit. Janë ditarë shumë të thjeshtë , të vegjël, blloqe të vegjël, me një shkrim të imët, por me kaligrafi, që flasin shumë. Studjues bashkohor Intelektuali erudit I.Rasha, pa iu larguar profesionit të llogaritarit, angazhohet në studime serioze, në funksion të rritjes së vlerës së ditës së punës. Të tilla janë studimet për rritjen e efektivitetit nëpërmjet projekteve të sistemit të tokave, drenazhimeve, tarracave etj,-procese këto për të cilat sipas një vendimi të qeverisë së asaj kohe, financoheshin nga shteti. Studime të tilla si dhe ai për rritjen e rrezes së bukës, të botuara në shtypin e kohës kanë patur jehonën e duhur, jo vetëm në qarqet intelektuale të Dardhës, Reçit, Çidhnës e Lurës, por pothuajse në gjithë rrethin e Dibrës. Në këto studime (të botuara dhe të pabotuara) si edhe në kronikat, skicat apo essete (që dëshmojnë publicistikën e tij) reflektohet bota shpirtërore e një intelektuali të mirëfilltë që në çdo aspekt të imponon
Publicistika dhe prirjet letrare e artistike të isuf rashës
qasje të reja, metoda efektive në funksion të zgjidhjeve të problemeve, të ndërtimit dhe përkufizimit të koncepteve për strategji zhvillimore, planifikim strategjik, menaxhim efektiv të projekteve, gjithnjë në koherencë me realitetin objektiv. Pikërisht kryellogaritari i një ekonomie bujqësore provinciale, që jo vetëm i kishte të koleksionuara, por edhe të mirëstudjuara revistat “Shkenca dhe jeta” dhe “Bujqësia”, do të ishte udhërrëfyes në aplikimin e metodologjisë së punës shkencore, duke mundësuar një ambientim të ri në stdudime, një cytje drejt përvetësimit të njohurive bashkokore dhe aplikimit të tyre në praktikën e përditshme, në sektorë të tillë, si pemëtaria, blegtoria, bletërritja apo deri dhe te projektimi e ndërtimi i rrugëve të ndërmjetme mes fshatrave të Dardhës. Me fjalë të tjera, I.Rasha ishte intelektiali bashkëkohor, i cili edhe në kushtet e rrethanat e izolimit total, në një ekonomi provinciale, hartone dhe zbatonte projekte që konsistonin në doza optimale të materialeve teorike, për t’i dhënë rëndësi punës praktike, nga e cila krijonte bazamente të qëndrueshme për vepra po të qëndrueshme, disa prej të cilave i hasim edhe sot pas më shumë se tri dekadash, si blloku i pemëve (sipër shtëpisë së tij, apo dhe ndonjë rrugë ndërlidhëse fshtatrash.... Poezia..... Jo më në Zall Dardhën e largët, por ndoshta edhe këtu në Tiranë, metropolin shqiptar, rrallë mund të gjejsh një bibliotekë aq të pasur sa ajo që i la trashëgim familjes së tij Isuf Rasha. Pikërisht, intelektuali bashkohor që kishte lexuar (e madje konspektuar), Tolstojin, Shekspirin, Dostojevskin, Uilliam Folkner, Çarls Dikens etj, dalëngadalëm, nëpërmjet leximeve. përjetimeve e asosacioneve, do të formonte profilin e tij letrar. Dhe jo vetëm kaq. Nuk është rastësi që në arkivën e tij personale gjejmë koleksionin e të gjitha nr. të revistës “NëNTORI”, si dhe shumicën e nr. të gazetës “DRITA” nga ku ai, jo vetëm lexonte letërsinë e kritikën letrare bashkëkohore, por edhe më-
sonte rreth stilistikës të të shkruarit letërsi. Ndonëse krijimtarinë e tij nuk e publikoi, nuk është rastësi që atë e ruajti me fanatizëm në “sepetet” e familjes, me bindjen se një ditë ajo do të “zbulohej”, e madje do të gjente dritën e botimit. Brenda arsenalit të tij krijues, mjafton qoftë edhe poezia (e lënë në dorëshkrim “RREBESHET E SHKUARA MË NUK KTHEHEN”, për të konkluduar në peshën e fjalës, gjuhën e pasur e mjetet shprehëse brilante të një poeti të talentuar. Ligjërimin e tij poetik e gjejmë të sintetizuar qoftë edhe në vargjet: “Dikur në këto brigje qe zënë dielli/Errësira kishte bllokuar edhe qiellin/ Errësira, skamja, padituria/ U duk sikur në këto male kanë zënë rrënjë…” Qoftë edhe vetëm në këto vargje tingëllon e bukur fjala poetike e Isuf
Rashës. Më tej në vargjet: “Ngado që ngjitem në maja të larta/ Ngado që shkel buzë kufirit/ Zemra më gufon me afshin e pastër/ Rrofsh në jetë të jetëv O Shqipëri!...” duket sikur shkelim në sinorët poetikë të Isuf Rashës që janë më të bukura se rudinat e Korabit. Na sjell kështu ai një shpirt të madh poetik, gati parajsor që të magjeps…. VEPRA E QËNËSISHME E PIKTORIT AUTODIDAKT Një shpirt poetik i derdhur edhe në telajo....Një pikturë mbresëlënëse e një piktori autodidakt, që ndonëse e diktuar nga ideologjia sundese e regjimit në të cilin ai punoi, i ka rezistuar kohës. Dhe për vetë faktin se shumica e punimeve të Isuf Rashës janë të skalitura në xham, gjithkush do të mendonte se ai ishte piktor i një stili të veçantë. Kështu, duke pikturuar në xham portrete e peisazhe të natyrës ai krijoi individualitetin e tij krijues edhe në gjininë e pikturës. Një nga këto vepra, siç është ajo e klasikëve të M-L shpreh parasëgjithash botën krijuese të një piktori që të magjeps me veprën e tij... Dhe ndonëse për të pikturuar peisazhe apo portrete të çfarëdolloji, ndjehej disi i pavarur, kishte dhe raste kur survejohej, e në këto rrethana venitej disi shpirti i tij krijues. Madje, kur donte të hidhte në një pikturë në xham portretin e ish dikatorit
komunist E.Hoxha,(jo se e donte shpirtërisht, por për të shpëtuar nga intrigat që i thurrnin ziliqarët e kohës skëterrë) këtë nuk mund ta bënte kurrësesi pa lejen e Komitetit të PPSH të rrethit.(!) Ndoshta edhe rrethanat ia “diktuan” Isuf Rashës ushtrimin e talentit të tij në pikturë. Se pikërisht në një periudhë kohore, kur qe ndëshkuar padrejtësisht nga kupola me masën e përjashtimit nga administrata e ish kooperativës bujqësore, për të mbajtur familjen do të “prodhonte” dhjetra piktura në xham, të cilat do t’ua shiste bashkëfshatarëve, që aq shumë i kërkonin për të zbukuruar më to shtëpitë e tyre. Ndodhte kështu, pasi në peisazhet e portretet e pikturuara nga I.Rasha dominonte filozofia humaniste që nënkuptonte marrdhënien e tij shpirtërore me njeriun, me njerëzimin, me natyrën, me botën që na rrethon. Pikërisht në ato rrethana spikat një perceptim i ri i këtij piktori autodidakt, kur ky talent i veçantë arrin të vetëpërcaktohet dhe të kultivojë dhuntitë e tij, me të cilat mund të mbizotëronte fatin e paracaktuar dhe të dominonte natyrën duke e modifikuar. Dhe vërtetë, kur shikon punimet e tij artistike, (të ruajtura me fanatizëm nga bashkëshortja, djemtë e vëllai i tij) qoftë në pikturë, qoftë në grafikë, sheh mjaftë peisazhe nga ambiente të origjinës së tij, pra nga Zall Dardha, kjo perlë e natyrës shqiptare. Në këto punime ku dominojnë lulet dhe natyra e qetë, duhet thënë se lidhja e tij me vendlindjen është një lidhje emocionale...është edhe një krenari për historinë e lavdishme të Dardhës dhe bukuritë mahnitëse të natyrës së saj. “Shkenca dhe Jeta”, revista më e dashur e Isufit Isufi lexonte shumë. Ai ishte i abonuar me shtypin e kohës.(jo në atë partiak, por në shtypin letrar e shkencor). Lexonte gazetën “Drita” , “Zëri i Rinisë”, etj. Por revista më e dashur për Isufin ishte revista “Shkenca dhe jeta”. E lexonte me ëndje këtë revistë sepse tek ajo gjente nga vehtja e tij, gjente përvojë, kërkime shkencore. Një herë postieri nuk ja solli revistën në fshat. Isufi u mërzit shumë. Ai e ripagoi postierin që ta blente revistën në Peshkopi dhe t’ja sillte. Revistat i mbante koleksion, i shfletonte herë pas here, nxirrte shënime, dhe këto shënime i vinte në praktikë. Shikonte emisione shkencore në televizor, emisione sportive e kulturore. Dëshira e tij e madhe për të zgjeruar horizontin kulturor ishte e jashtëzakonshme. RREBESHET E SHKUARA MË NUK KTHEHEN (Poezi e lënë në dorëshkrim)
KULTURE
I
konsideruar si një nga regjisorët më të mëdhenj në botë, sipas New York Times, kroati Ivica Buljan, sjell në Shqipëri trillerin politik “Jul Cezari”. Mendohet që Shakespeare e ka shkruar atë në vitin 1599. Një prej veprave të tij më dramatike që shqyrton kërkesat konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë. Po pse kjo pjesë tani në Shqipëri? “Historia e vërtetë e Jul Cezarit ndodhi në vitin 44 para erës sonë. Ndërkohë që kishim Mbretëreshën Elisabetë në kohën e Shekspiriti. Ai vendosi të ngjiste në skenë këtë triller politik në fund të periudhës së rilindjes për të treguar që qenia njerëzore ka mbetur e njëjtë. Së brendshmi ne jemi ende shumë afër kafshëve”, ka thënë regjisori, Ivica Buljan. Me një kast të gjerë prej 15 aktorësh, mes tyre Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Zaharia, Gent Zenelaj etj, regjisori premton një shfaqe në stilin e tij. Në një skenë të hapur. “Ne do të krijojmë stacionin e parë këtu tek pishina. Pjesa e dytë e performancës do të jetë në këtë parkun e vogël, poshtë pemëve. Pjesa e tretë, vrasja e
18 E shtunë, 13 KORRIK 2019
“Jul Cezari” vjen në Tiranë. Premiera e regjisorit Ivica Buljan sot në oborrin e teatrit Cesarit, do të jetë pranë Ministrisë së Brendshme. Dhe akti i katërt dhe i pestë, të fundit, do të jetë në skenën e vogël të protestave kundër shembjes së teatrit”, ka shtuar regjisori. Teatri i Ivica Buljan është një ndërthurje e gjithë elementëve, duke u fokusuar më tepër tek protagonizmi i aktorit. Shfaqet e tij janë dhënë në 30 vende të ndryshme të botës dhe ai ka dhënë mësime teatri në Paris, Bruksel, Moskë dhe New York. “Shpresoj që ky produksion të mos qëndrojë thjesht në Tiranë, por të bëjmë një tur vitin tjetër. Për tani jam i sigurt që do të organizojmë një tur në Slloveni, Kroaci dhe Austri, por shpresoj edhe në vende të tjera”, është shprehur Buljan. Shfaqja ka premierën sonte në oborrin e Teatrit.
Vdes aktorja shqiptare, Valentina Caci
Për herë të parë në Shqipëri, Teatri Thessaliko Teatri Thessaliko erdhi për herë të parë në Shqipëri me shfaqjen «Toka u ngye në të kuqe» që u realizua më datën 12 korrik 2019, në orën 21.00, në teatrin greko-romak antik të Butrintit në kuadër të Festivalit të 17-të të Butrintit. Shfaqja përbënë përshtatjen teatrale të veprës homonime kinematografike të Nikos Foskolos, me regji të drejtoreshës artistike të teatrit Thessaliko, Kyriaki Spanou. Vepra shpalosi sfidat e fshatarëve të Thesalisë në fillimet të shekullit të mëparshëm me kërkesë kryesore shpërndarjen e tokës tek fshatarët e varfër. Stafi i shfaqjes: Skenarë: Apostolos-Fokion Bettas, Kostumografia-Skenografia: Olympia Sideridou, Muzika: Kostas Bombolos, Lëvizjet: Rula Karaferi, Ndihmës regjizori: Stamatia Kagelari, Fotografi-Video: Giannis Xatziantoniou, Ndriçimi: Zoi Molibda-Fameli, Ndihmës skenografi: Maria Ossa. Luajnë aktorët: Thanasis Zerbas, Iosif Iosifidis, Xristos Kordelas, Marsela Lena, Dimitris Mamios, Aleksandros Moukanos.
“Otello” në Butrint, në skenën e festivalit veror Tragjedia “Otello” e Shekspirit u vu në skenë në teatrin antik, si një ndër interpretimet kulmore të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti Summer Festival”. Në skenë u ngjit trupa e teatrit të Ushtrisë së Bullgarisë duke sjellë një risi në konceptin e komunikimit me publikun. Georgi Kerkellanov në rolin e Jagos tha se tragjedia ishte shkruar për tu luajtur ne një mjedis si Butrinti. “Kjo skenë është shumë e ngrohtë. Vështirësia më e madhe ishte zhvendosja e shfaqjes nga një skenë e mbyllur në një mjedis të hapur si ky por akustika e saj ka avantazhe dhe sfida e përshtatjes siç e patë u kapërcye”, tha Kerkellanov. Profesor Përparim Kabo një prej dashamirësve të përvitshëm të këtij teatri e çmoi interpretimin si ndër më të mirët ndër vite por tërhoqi vëmendjen për mungesën në teatër të artistëve e studentëve të artit.
Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare shkrimtari Rexhep Hoxha Pas një sëmundjeje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 90vjeçare shkrimtari Rexhep Hoxha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale. Në mesin e librave të njohura që ai kishte shkruar për fëmijë ishin: “Veror-
ja” dhe “Lugjet e Verdha”. Pos këtyre të fundit ai shkroi edhe librat si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Zëri i pyllit” dhe “Ermali”. Rexhep Hoxha lindi në vitin 1929 lindi në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa Alban-
ologjinë e studioi në Beograd. Një kohë punoi redaktor i “Rilindjes për fëmijë” në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite e ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.
Ka ndërruar jetë aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Valentina Caci. Lajmin e ka bërë të ditur, aktorja Zamira Kita në një status në Facebook. “Lamtumirë, e mira, e talentuara, e bukura, Valentina Caci! Rolet e shumta të realizuara prej saj, do të ngelen gjithmonë në kujtesën tonë, bisedat dhe këshillat e saj, të paharruara! I përjetshëm kujtimi!”, shkruan aktorja Zamira Kita. Valentina Caci lindi në qytetit e Korçës më 2 mars të vitit 1936. Në lëvizjen artistike që shpërtheu që ne muajt e parë të paraçlirimit u aktivizua në grupet teatrale amatore, ku dhe u dallua si aktore amatore me perspektivë për skenën korçare. Ishin këto të dhëna, për këtë amatore, që ra në sy të Dhimitër Trajçes, që e afroi në grupin e teatrit të ngritur pranë Pallatit të Kulturës së qytetit. Aty, një vit mbas krijimit të teatrit profesionist, mbështetur në talentin e saj të treguar në grupin amator, Valentina Caci emërohet aktore në trupën teatrit profesionist. Regjisorët i besojnë role të rëndësishëm gjatë gjithë karrierës së saj në skenë.
SHOWBIZ
19 E shtunë, 13 KORRIK 2019
Irina Shayk flet për herë të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper Këtë periudhë super-modelja Irina Shayk ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes së saj nga partneri Bradley Cooper. Ajo ka dhënë intervistën e parë pas ndarjes për “Harper’s Bazaar” ku është shprehur rreth ndarjes dhe kureshtjes që kanë njerëzit për të ditur më shumë si dhe për faktin se besonte tek martesa. “Mendoj se janë thjesht qeniet njerëzore: nëse nuk mundesh ta kesh, dëshiron ta kesh. Nëse ka një perde që të pengon, do ta hapësh perden. Është kuriozitet besoj. Por a besoj unë te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj,” –ka thënë Irina. Gjithashtu ajo është shprehur rreth mëmësisë dhe kujdesit që ka për të bijën 2-
Arrestohet ikona e muzikës “R&B”, 13 akuza për abuzim seksual Një lajm i bujshëm ka pushtuar mediat rozë në mbarë botën. Bëhet fjalë për arrestimin e këngëtarit me famë botërore, fitues i çmimit Grammy, R Kelly. 52-vjeçari u prangos ditën e djeshme nga Policia e New York-ut. Sipas zyrës së prokurorit në Çikago të SHBa-së mbi kantautorin rëndojnë 13 akuza për krime seksuale, përfshirë këtu pornografi dhe pengim të drejtësisë. R Kelly u akuzua në vitin 2008 për pornografi me të mitur, por u shpall i pafajshëm nga gjykata. Por gjatë muajve të fundit, këngëtari i muzikës “R&B”, u vendos sërish në qendër të vëmendjes, falë dokumentarit “Surviving R Kelly”, në të cilin rrëfeheshin histori mbi abuzimet seksuale të tij ndaj fëmijëve të moshave nga 13-16 vjeç. Këngëtari i superhitit muzikor “I Believe I Can Fly”, rrezikon të dënohet me 30 vite burg, nëse provohen me fakte abuzimet seksuale ndaj të miturve. Ai akuzohet nga 3 vajza të mitura për abuzim seksual, mes tyre edhe ish-bashkëshortja e tij.
vjeçare Lea. “Duhet të jesh vërtetë vetvetja për fëmijët, përndryshe po jeton në një gënjeshtër. Më thuaj një arsye pse, thjesht sepse je një mama, duhet të veshësh një fund më të gjatë. Jo! Unë nuk besoj te kjo. Realisht nuk besoj. Pse duhet ta ndryshosh atë çfarë je apo
çfarë ndihesh thjesht sepse bëhesh mama? Më thuaj pse, më thuaj një arsye! Nuk besoj fare te kjo.” Irina u ndal edhe tek karriera e saj ku theksoi se për të qenë në rregull me veten nuk duhet bërë kompromise në industrinë e modës në ato çfarë nuk të pëlqejnë.
Miley Cyrus: Ende jam e tërhequr nga gjinia femërore Këngëtarja Miley Cyrus është shquar gjithnjë si për deklaratat ashtu dhe për veprimet e saj gjithnjë ekstravagante. Por nëse ndjekësit dhe fansat e saj kanë menduar se me lidhjen në martesë me aktorin Liam Hemsworth, ajo do të ndryshonte diçka e tillë nuk do të ndodhë. Në intervistën e fundit dhënë për “Elle” ajo është shprehur se termin bashkëshorte nuk e pëlqen dhe gjithashtu nuk afron fare me ‘nusen’ tipike. Ndonëse ka zgjedhur Liam si partnerin e saj, Miley ka theksuar se vijon të jetë e tërhequr nga gjinia femërore. Ajo u shpreh se koncepti i saj mbi dashurinë universale nuk ka ndryshuar. “Mendoj se njerëzit janë pak konfuzë për faktin se jam e martuar. Por marrëdhënia jonë është unike. Vërtet njerëzit mendojnë se unë rri në shtëpi dhe gatuaj? Vërtet jam në një marrëdhënie heteroseksuale, por vazhdoj të jem shumë e tërhequr seksualisht ndaj vajzave. Unë mora një vendim për se cilin partner doja në krah. Zgjodha njeriun me të cilin ndihesha më e sigurt. Përfundimisht, nuk përshtatem me rolin stereotipik të bashkëshortes. As që më pëlqen ajo fjalë,”-ka përfunduar Miley.
“Beverly Hills 90210”, vajzat e Peach Pit janë rikthyer… “Foto-kujtim apo shkrepje aktuale?”, shkruan Shannen Doherty duke ndarë në Instagram një foto në të cilën shfaqet së bashku me Jennie Garth, Tori Spelling dhe Garbielle Carteris, në tavolinën e Peach Pit, lokalit historik të “Beverly Hills 90210”. Pyetja lind spontanisht sepse artistet duken fiks si në vitet 90: ‘Këto pamje mund t’i ndiqni në Fox nga 7 gushti’, shton Brenda duke kujtuar debutimin e ‘Bh90210’, të serive kult. Në të vërtetë bëhet fjalë për një foto aktuale nga xhirimet e reja të serialit, që do të jetë shpejt në ekranin e vogël. Brenda, Kelly Andrea dhe Donna janë kthyer prapa në kohë, të trukuara dhe të veshura pikërisht si në vitet ’90 dhe janë fotografuar brenda lokalit kult të serive televizive, pikërisht në Peach Pit. Edhe Tori Spelling ka publikuar të njëjtën foto dhe shkruan: Banda u kthye… kemi bërë një shëtitje nëpër rrugën e kujtimeve të Peach Pit’. Emocionet e fansave rriten, të cilët me seritë e reja që do të nisin së shpejti do të kenë mundësi të rikujtojnë një pjesë nga e shkuara e tyre.
Heidi Klum martohet në fshehtësi Modelja me famë botërore Heidi Klum është zyrtarisht e lidhur në martesë me partnerin e saj, muzikantin Tom Kaulitz. Mediat e huaja kanë zbuluar se çifti është lidhur në martesë që në shkurt të këtij viti përmes një ceremonie tejet sekrete. Ka qenë “TMZ”, e cila ka publikuar lajmin duke shkruar se zotëron certifikatën e martesës së çiftit, ndonëse nuk e ka bërë ende publike. Klum mori një propozim për martesë në dhjetor të vitit të kaluar, por nuk pritej që dasma e saj të bëhej vetëm dy muaj më vonë. Ata janë të dy gjermanë dhe u fejuan 8 muaj pasi u lidhën. Ata janë takuar përmes miqsh të përbashkët dhe që prej asaj kohe nuk u ndanë më.
SPORT
20
E shtunë, 13 KORRIK 2019
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër la në fuqi vendimin e mëparshëm të UEFA-s
Rozalb Lika
G
jykata e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër ka rrëzuar Apelin duke lënë në fuqi dënimin me 10 vjet përjashtim nga Europa dhe një gjobë 1 milionë euro për Skënderbeun. CAS konfirmon kështu vendimin e marrë më 29 mars nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA që kishte shpallur Skënderbeun fajtor për trukim ndeshjesh dhe e kishte përjashtuar klubin për të marrë pjesë për 10 vjet në kompeticionet europiane si dhe për të paguar një gjobë prej 1 milionë eurosh. Skënderbeu apeloi vendimin e UEFA-s në maj të vitit të kaluar në CAS dhe pasi palët dhanë versionet e tyre më 16 prill 2019, erdhi edhe vendimi final dhe i pakthyeshëm. Shpresat e korçarëve ishin të mëdha, por as këtu nuk arritën të gjejnë drejtësinë e pretenduar, ndërsa ky dënim sigurisht që do të kompromentojë të ardhmen e klubit të Skënderbeut. Vendimi i plotë- “Gjykata arbitrazhit sportit ka hedhur poshtë apelimin nga klubi futbollit shqiptar Skënderbeu kundër vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit të UEFA-s më 26 prill 2018, i cili konfirmoi vendimin e dhënë më 29 mars nga komisioni i UEFA-s për Etikën dhe Disiplinën, i cili e shpalli Skënderbeun përgjegjës për aktivitete të ndryshme manipulimi ndeshjesh, dhe
CAS fundos Skënderbeun, konfirmon përjashtimin për 10 vite nga Europa
e përjashtoi klubin nga kompeticionet e UEFA-s për të cilat do të kualifikohej në 10 vitet e ardhshme dhe urdhëroi klubin të paguante një gjobë prej 1 milionë euro. Në maj 2018 Skënderbeu apeloi në CAS duke kërkuar që vendimi dhe sanksioni disiplinor të
anulohej. Arbitrazhi i CAS u zhvillua nga një panel juristë të KAS të cilët zhvilluan një mbledhje me palët në zyrat e CAS në 16 prill 2019. Në bazë të evidencave, paneli i KAS arriti në përfundimin e kënaqshëm se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitetet: manipulime
ndeshjesh dhe arriti në konkluzionin se sanksionet disiplinore të dhëna nga komisioni disiplinor i UEFA-s ishin në përmasë të drejtë dhe të justifikuara. Në përputhje me këtë, ai hodhi poshtë apelimin dhe konfirmoi vendimin”, shkruhej në vendimin e CAS.
REAGIMI
ZGJIDHJA
UEFA krenohet me vendimin e CAS për Skënderbeun
Dy rrugët që mund të ndjekë Skënderbeut pas përjashtimit
Pas vendimit të CAS-it për të hedhur poshtë apelimin e Skënderbeut, dhe duke lënë kështu në fuqi vendimin e dhënë nga UEFA ndaj klubit korçar, ka reaguar edhe vetë organizmi më i lartë i futbollit në Europë. Nëpërmjet një deklarate, UEFA Shprehet se e mirëpret vendimit e CAS për të hedhur poshtë apelimin e KS Skënderbeut, ndaj Komisionit të Apelit në UEFA, për vendimin e datës 26 prill 2018, të marrë kundër Skënderbeut. CAS la në fuqi vendimin për përjashtimin e KS Skënderbeut nga kompeticionet e UEFA-s për 10 vite, si dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh për fiksim ndeshjes. UEFA shprehet ndër të tjera, se ky është një tjetër shenjë besimi për Sistemin e Zbulimit të Mashtrimit me Bastet (BFDS) që përdor UEFA, për të identifikuar bastet aspak normale në ndeshjet që luhen në Europë si dhe në nivele kombëtare, dhe e quan këtë instrument që monitoron rezultatet nga Sportradar, si garantues për integritetin e ndeshjeve dhe kampionateve. Në fund UEFA shkruan se monitoron mbi 2000 ndeshje gjatë gjithë sezonit në kompeticionet europiane, për lëvizje të parregullta të koeficienteve për minuta të caktuara.
CAS ka konfirmuar përjashtimin e Skënderbeut për 10 vite nga kupat e Europës, teksa klubi korçar është në një udhëkryq të madh dhe 9 vite pas ringritjes së jashtëzakonshme mund të kthehet sërish në skëterrë. Skënderbeu tashmë ka vetëm dy rrugë, nëse nuk përjashtohet edhe nga Superiorja, skenar që është i mundur. Së pari, Ardian Takaj mund të vijojë të qëndrojë në krye të klubit korçar, për shkak se ka investuar aq shumë aty, saqë me të drejtë konsiderohet pronar, edhe pse jo 100%. Për këtë arsye, Takaj mund të ndërtojë një klub me shpenzime minimale. Kjo do të ndodhë vetëm nëse Bashkia do ta mbështesë, duke mbuluar një pjesë të shpenzimeve. Së dyti, ekziston mundësia që Takaj të largohet dhe klubi t’i mbetet bashkisë, që është edhe aksionere dhe konsiderohet pronare e stemës dhe aseteve. Bashkia mund të vijojë ta mbajë klubin gjallë me një fond 300-400 milionë lekë, nëse nuk afrohet asnjë biznesmen tjetër, por natyrisht do ishte një mision i pamundur.
JEHONA
Dënimi i Skënderbeut bën namin në mediat ndërkombëtare
Vendimi i CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë) për të mos pranuar apelimin e Skënderbeut, duke lënë në fuqi dënimin e UEFA-s mbi përjashtimin e klubit korçar për 10 vjet nga kompeticionet europiane ka bërë xhiron e botës. Lajmi i bujshëm është pasqyruar duke nisur nga prestigjiozet amerikane si “Washington Post” e deri tek ato gjermane apo angleze si ‘Daily Mail’. Media britanike ve theksin tek shembulli i bërë nga UEFA, me klubin korçar që ka marrë dënimin më të ashpër të dhënë ndonjëherë. Nuk kanë mbetur pas as media të tjera prestigjioze si “FOX Sports”, për të vazhduar me radhë me media të njohura në Europë, si “O’Jogo” e Portugalisë, apo “Fanatik” në Turqi, apo AFP. Në Itali, “Sportmediaset”, “La Gazzetta dello Sport” e kanë cilësuar si një dënim të rëndë për ekipin korçar.
PRESIDENTI
Takaj merr vendimin: Jam i shokuar, por nuk do të dorëzohemi!
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e CAS që mbajti në fuqi dënimin e korçarëve prej 10 vitesh pezullim në kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë. Numri një i klubit ka mbetur shumë i mërzitur nga vendimi. “Jam i shokuar, jo vetëm unë si president, por studio ligjore dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë çështje. Unë Skënderbeun nuk e braktis, do vazhdoj luftën. Do e çojmë çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës dhe aty do të marrim drejtësi. Kjo çështje ka kaluar të gjitha limitet, edhe avokatët që na përfaqësojnë e kanë tashmë personale, pasi janë befasuar nga vendimi i padrejtë”, tha presidenti i korçarëve për Panorama Sport.
SPORT
21
E shtunë, 13 KORRIK 2019
Klubi blaugrana ka paguar 120 milionë eurot e klauzolës, por Los Colchoneros kërkojnë 200
A
ntoine Griezmann është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës së Barcelonës. Avokatët e lojtarit depozituan në selinë e La Ligas këtë të premte klauzolën prej 120 milionë eurosh dhe klubi katalanas njoftoi blerjen e tij për 5 sezonet e ardhshme, madje duke i vendosur edhe një klauzolë lirimi prej 800 milionë eurosh. Kampion bote me Francën në vitin 2018, sulmuesi tashmë kërkon lavdinë edhe në nivel klubi, gjë që nuk e arriti dot me Atletico Madrid, me të cilin humbi një finale Champions-i kundër Real Madrid. Menjëherë pas prezantimin kanë rrjedhur fotot e para të sulmuesit francez me fanellën blaugrana, ndërsa Barça ka publikuar një tjetër video ku Griezmann ngjyros fanellën e tij, tashmë me ngjyrat blu dhe të kuqe. Prezantimi i 27-vjeçarit me shumë mundësi do të bëhet ditën e diel, në orën 18:00, në “Camp Nou”. Nuk dihet sesi do të jenë detajet, sepse aktualisht në stadiumin e Barcelonës po punohet për shtrimin e tapetit të ri të fushës. Griezmann plotëson kështu një repart sulmues ëndrrash te Barcelona, së bashku me Leo Messi, Coutinhon dhe Luis Suarez. Atletico nuk dorëzohetBarcelona e zyrtarizoi francezin me pretendimin se ka paguar klauzolën e tij, por Atletico Madrid nuk është dorëzuar dhe kërkon 200 milionë euro me pretendimin se marrëveshja është arritur
Griezmann zyrtarizohet te Barcelona, por Atletico i hap sërish “luftë” FRANCEZI
Zidane braktis grumbullimin pas problemeve familjare
para muajit korrik. “Antoine Griezmann, i përfaqësuar nga avokati i tij, është paraqitur në selinë e Ligës së Futbollit Profesional për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën që lidh lojtarin me Atletico Madrid, pasi ka depozituar FC Barcelona në emër të lojtarit shumën prej 120 milionë euro. Atletico Madrid e konsideron
të pamjaftueshme shumën e depozituar për të aktivizuar klauzolën e largimit, për shkak të kompromisit që lojtari dhe Barcelona kanë arritur para se klauzola të ulet nga 200 milionë në 120 milionë. Marrëveshja mes tyre ishte edhe para datës në të cilën klauzola u ndryshua në komunikimin që lojtari bëri më 14 maj duke njoftuar largimin
e tij nga klubi. Atlético Madrid beson se përfundimi i kontratës ka ndodhur para fundit të sezonit të kaluar për shkak të ndodhive, akteve dhe demonstrimeve të kryera nga lojtari dhe prandaj ai ka filluar procedurat që ai e konsideron të përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tij legjitime”, përfundoi deklarata e Atleticos.
Zinedine Zidane ka braktisur grumbullimin e Real Madrid në Montreal për shkak të një çështjeje familjare të rëndësishme. Në njoftimin zyrtar të klubit madrilen lexohet: “Trajneri ynë, Zinedine Zidane, nuk do të jetë në grumbullimin parasezonal në Montreal për arsye personale. Deri në kthimin e tij, seancat stërvitore do të drejtohen nga trajneri i dytë, David Bettoni”. Sipas gazetës spanjolle “AS”, Zidane do të kthehet shumë shpejt nën drejtimin e ekipit dhe me shumë mundësi do të jetë në stol për ndeshjen e parë miqësore të verës, që Reali do ta luajë ndaj Bayern Munchen më 21 korrik.
KUQEZINJTË
MBROJTËSI
PRAPASKENA
Milani shumë pranë Veretout, ofron 18 milionë euro
De Ligt braktis Ajaxin dhe kompleton transferimin te Juventusi
Buffon refuzoi City-n dhe United për t’u rikthyer te Juvja G
Milani nuk ka ndërmend që të ndalet në merkato sa i përket përforcimeve në repartin e mesfushës. Goditja e radhës duket se do të jetë Jordan Veretout. Mesfushori francez ka qenë në qendër të merkatos ditët e fundit, pasi kërkohet me ngulm nga Milani e Roma, me kuqezinjtë dukshëm të më avantazhuar, pasi kanë marrë edhe miratimin e mesfushorit, që preferon Milanon përballë kryeqytetit. Drejtuesit e Milanit kanë fiksuar një takim pasditen e sotme me homologët te Fiorentina, ku natyrisht që në qendër të bisedimeve do të jetë transferimi i Veretout, me kuqezinjtë që kanë gati një ofertë prej 18 milionë eurosh, plus bonuset. Jordan Veretout është 26 vjeç dhe prej dy sezonesh ka qenë pjesë e Fiorentinës, ku në 69 ndeshje të luajtura, ka arritur të shënojë 13 gola. Mesfushori francez njihet si një gjuajtës i mirë i 11-metërshave.
Matthijs De Ligt mund të quhet futbollisti më i ri i Juventusit. Në fakt, nga Holanda vijnë detaje të reja mbi situatën e mbrojtësit të Ajaxit , i cili sipas raportimeve të “De Telegraaf”, nuk do të marrë pjesë në miqësoret e ekipit holandez në Austri, në pritje të përfundimit të transferimit në Juventus. Gjithashtu sipas gazetarit holandez Mike VerWeij të dy skuadrat kanë arritur marrëveshjen ekonomike duke plotësuar dokumentet. Sipas gazetës holandeze, Juventus ka arritur një marrëveshje me Ajax për shifrën e 70 milionë eurove. Kjo është arsyeja pse De Ligt nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit në Holandë. Bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje prej kohësh me lojtarin për një kontratë 5-vjeçare, nga e cila përfiton 12 milionë euro në sezon. Nuk do të dalë pa gjë as agjenti Mino Raiola, i cili do të fusë në xhep shifrën e 11 milionë eurove.
ianluigi Buffon ka refuzuar mundësinë për të luajtur te Manchester United dhe City, vetëm për t’u rikthyer me fanellën e Juventusit pas divorcit me PSG. 17 vitet fantastike te kampionët e Italisë, bën që portieri italian të rikthehej sërish në vendin e që e ka quajtur gjithmonë si shtëpinë e tij. Gardiani 41-vjeçar sipas “Daily Mail” këtë verë kishte dy propozime mjaft të mira nga dy klubet e Manchesterit, por që i hodhi poshtë për të nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me Juventusin, nga e cila do të përfitojë rreth 2 milionë euro. Sigurisht që ai do të ishte portier i dytë i De Gea-s dhe Ederson, por do të ishte diçka e veçantë që të provonte një aventurë të re në Angli. Buffon ishte në bisedime me Guardiolën
gjatë kësaj vere, por një telefonatë nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ndryshoi gjithçka. Ai i propozoi rikthimin në Torino, edhe pse këtë herë
si portier i dytë. Në rast se Buffon luan të paktën 10 ndeshje në Seria A, mund të kalojë Maldinin, si lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Seria A.
SHENDETESI
T
ermi hemorroide i referohet një situate në të cilën venat përreth anusit ose të pjesës së poshtme të rectumit janë të fryra dhe të skuqura. Hemorroidet mund të jene shkak i shtërzimeve për të defektuar. Faktorë të tjerë që luajnë rol në formimin e tyre janë: shtatzënia, plakja, konstipacioni (kapsllëku) kronik ose diarreja (barkqitja) kronike. Hemorroidet janë ose brenda anusit (interne) ose jashtë lëkurës përreth anusit. Cilat janë simptomat (shenjat dalluese) të hemorroideve? Disa probleme anorectale që përfshijnë fisurat, abcesi, irritimi, kruajtja dhe djegia (pruritis ani) kanë të njëjtat shenja dhe gabimisht i referohen hemorroideve. Hemorroidet zakonisht nuk janë të rrezikshme ose rrezikojnë jetën. Në shumë raste simptomat e hemorroideve ikin brenda disa ditëve. Ndonëse shume njerëz që kanë hemorroide nuk shfaqin shenja fare, shenja më e shpeshtë e hemorroideve të brendshme është gjaku i pastër që lyen feçet, letrën e tualetit dhe WC e tualetit. Ndonjëherë hemorroidet e brendshme rrëshqasin jashtë anusit irritohen dhe bëhen të dhimbshme. Këto lloj hemorroide quhen të prolabuara.. Shenjat e hemorroide të jashtme përfshijnë dhimbje, ënjtje, ose një kokërr e madhe përreth anusit si rezultat i mpiksjes së gjakut, situate e cila njihet si tromboze e hemorroideve të jashtme. Përveç kësaj lodhja e tepruar, fërkimi ose pastrimi përreth zonës se anusit mund të shkaktojnë irritim të shoqëruar me hemorragji apo kruarje e cila mund te behet një rreth vicioz shenjash. Mukus i tepërt gjithashtu mund te
22 E shtunë, 13 KORRIK 2019
Çfarë janë hemorroidet dhe si duhet të trajtohen? shkaktoje kruarje. Sa të shpeshta janë hemorroidet? Hemorrhoidet janë shumë të shpeshta si e burrat dhe te gratë. Rreth gjysma e popullsise kane hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithashtu hemorroidet mund të jenë të shpeshta dhe tek gratë shtatzëna, situate e cila shpjegohet me presionin që fetusi shkakton në bark gjithashtu dhe ndryshimet hormonale shkaktojnë zgjerim të venave hemorroidale. Gjithsesi hemorroidet gjatë shtatzënisë janë probleme kalimtare. Si diagnostikohen hemorroidet? Një diagnostikim i sakte mund të bëhet vetëm nga mjeku. Është shumë e rëndësishme që ju të paraqiteni tek mjeku specialist në momentin që keni hemorragji sepse ajo mund të jetë shenje e sëmundjeve të tjera të traktit tretës përfshi dhe kancerin (kolorektal) i zorrës së trashë. Doktori do të ekzaminoje anusin tuaj nëpërmjet "touché rectale" ekzaminim digjital e cila realizohet me gisht të lubrifikuar për të prekur
anomalite përreth. Një tjetër ekzaminim për hemorroidet është ai me anoskop, një tub i ndriçuar që lejon pamjen e anusit nga brenda për te vlerësuar hemorroidet e brendshme. Për të përjashtuar mundësinë e ndonjë sëmundje tjetër të traktit tretës është shumë e rëndësishme të kryhet vidoekolonoskopia. Si parandalohet formimi i hemorroideve? Trajtimi medikamentoz i hemorroideve ka për qellim të lehtësojë simptomat, por të rëndësishme janë masat parandaluese për formimin e tyre. Parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve do të kërkojë jashtëqitjen normale (pa kapsllek) e cila arrihet me një diete të pasur me fibra dhe lëngje. Me anë të kësaj diete arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë duke mënjanuar shtërzimet në defektin dhe uljen epresionit të venave të anusit. Duke ngrëne sasinë e duhur me fibra ushqimore dhe pirja e 6 deri ne 8 gota lëngjesh ( pa alkool) rezultojnë në jashtë-
EKSPERTI
Sëmundja vaskulare dhe dhimbjet e këmbëve, mënyra për tu kuruar
S
humë njerëz janë të shqetësuar nga dhimbja e ë m bëve. Edhe pse shumë nga shkaqet e këtij problemi nuk janë serioze është e rëndësishme që të kërkoni këshilla mjekësore në qoftë se këmbët tuaja shpesh japin dhimbje. Sëmundja vaskulare periferike (PVD) Një nga shkaqet më serioze të dhimbjes së këmbëve është "claudication" e përhershme. Kjo është për shkak të ngushtimit të arterieve në këmbë e njohur si sëmundja vaskulare periferike ose PVD, dhe ndodh gjatë ushtrimeve, të tilla si ecja. Kur muskujt e këmbëve përdoren ato kërkojnë më shumë oksigjen. Në qoftë se arteriet ngushtohen, gjaku nuk mjafton dhe është i nevojshëm sigurimi i oksigjenit, pasi muskujt mund rezultojnë në dhimbje. Njerëzit me claudication mund të ecin vetëm në një distancë të k
caktuar para se dhimbja e këmbës t'i detyrojë ata për të pushuar. Pas disa minutash rezistence, ato mund të kenë atakun e ardhshëm. Claudication është më e zakonshme tek duhanpirësit, njerëzit mbipeshë, njerëzit që kanë diabet, dhe njerëzit me presionin e lartë të gjakut dhe rritje kolesteroli në gjak. Nëse injorohet, qarkullimi i dobët mund të shkaktojë ulcerën e këmbëve dhe madje edhe gangrenë, që do të thotë humbja e mundshme e këmbëve. Kur është dyshuar claudication, teste të ndryshme janë bërë për të përcaktuar shkallën dhe vendndodhjen e çdo ngushtimi të arterieve. Trajtimi kirurgjik nganjëherë mund të ndihmojë në përmirësimin e situatës. Njësoj të rëndësishme janë edhe ndryshimet e jetesës të tilla si ndalimi i duhanit, të ushtruarit më shumë dhe humbja e peshës. Claudication që është shkaktuar nga PVD mund të lajmërojë mjekun që ju mund të keni probleme me ngushtimin e enëve të tjera të gjakut si dhe ato që furnizojnë zemrën ose trurin tuaj.
qitje të bute e të formuar, e cila bën të lehte zbrazjen e zorrës. Fibrat ushqimore merren nepermjet konsumit te frutave, perimeve dhe miellit me përmbajtje krundesh. Mjeku mund t'ju rekomandoje të merrni edhe fibra suplementare, produkte farmaceutike. Hemorroidet gjatë shtatzënisë Aktiviteti fizik ku përfshihet dhe e ecura dhe rritja e sasive te fibrave dhe lëngjeve në diete janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mos Si të përballeni me hemorroidet gjatë shtatzënisë? Mos lejoni hemorroidet t'ju mundojnë. Ndiqni këto këshilla të thjeshta për t'u përballur me këtë problem të zakonshëm të shtatzënisë. Ju do të keni nevojë për: Ushqim të pasur me fibra; Ujë; Stërvitje; Vaskë të ngrohtë; Kompresë të ftohtë; Faculeta të lagëta; Kremra për lyerje (opsionale). Vërejtje: Nëse hemorroidet ju shkaktojnë dhimbje, gjakosje të shpeshtë, ose nuk përmirësohen me metoda shtëpiake,
vizitoni mjekun. Hapi 1 - Hani ushqime të shëndetshme - Hani ushqime të pasura me fibra gjatë ditës, si perime, drithëra të plota, cereale me përbërje krundesh, dhe pemë. Hapi 2 - Pini ujë - Shkaktari më i shpeshtë i hemorroideve është konstipacioni (kapsllëku). Pini së paku tetë gota uji në ditë për ta parandaluar atë. Hapi 3 - Stërvituni - Ushtroni 30 minuta në ditë për të ndihmuar tretjen. Joga, notimi, dhe ecja do t'ua lehtësojnë konstipacionin. Konsultohuni me ndonjë mjek para se të filloni ndonjë plan stërvitor. Hapi 4 - Zhytuni në vaskë të nxehtë - Zhytuni për 15 deri në 20 minuta në ujë të nxehtë duke mbuluar vithet dhe ijët tuaja. Këshillë: Shmangni sapunët, kripërat aromatike të banjës dhe vajrat esenciale sepse ato mund ta përkeqësojnë inflamacionin. Hapi 5 - Aplikoni gjësende të ftohta - Vendosni kompresa akulli ose gel të ftohtë në zonën e irrituar për të reduktuar ënjtjen dhe mundimin. Hapi 6 - Aplikoni faculeta të lagëta - Pastrojeni zonën e prekur me faculeta të lagura pa aromë, pa alkool. Përdorni ato në vend të letrës së tualetit. Hapi 7 - Pyeteni mjekun për kremrat - Bisedoni me mjekun tuaj për kremra të cilat mund t'i aplikoni së jashtmi, të cilat janë të sigurta për t'u përdorur gjatë shtatzënisë. Fakt: Në SHBA të mërkurave lindin më së shumti foshnja se sa ditëve të tjera të javës.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Përgatitja që bëhet për raste të shënuara a të jashtëzakonshme 5. Mbrojtja, përkrahja dhe kujdesi për dikë nga një më i madh 8. Mësohem, stërvitem e fitoj disa shprehi; më bëhet zakon, ose V... 11. Sëmundje e rëndë që vjen nga gjakrrjedhja në tru ose nga mpiksja e gjakut në enët e trurit 12. Emri i ish-Presidentit amerikan, të cilit i Kosova i detyrohet... Klinton 17. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 18. Marrëveshja e ... u nënshkrua më 2 gusht 1943 midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike 19. Që shprehet me pak fjalë e në mënyrë të prerë, i tillë 20. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 23. Larva e disa kandrrave, që ka trajtën e një krimbi me disa unaza 25. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 26. Enë me lëfyt, me kapak dhe me dorezë që shërben për të zier çaj a për të përvëluar çajin 27. E vendos dikë a diçka në një vend 29. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 30. Tirana, e kishte targën e makinave ... 31. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 32. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 33. Partia Demokristine 35. Organizata Botërore e Tregtisë 36. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 38. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 40. Përdoret për të endur pëlhurë ose qilima, avlëmend; tezgjah 43. Fat i mirë. Fjalë e shumëpërdorur, e huazuar nga turqishtja 44. Mish i huaj që del në një pjesë të trupit a në një organ të tij 45. Pjesë e diçkaje të ngurtë, që është thyer, është shkëputur ose është ndarë nga e tëra 46. ... Topulli (1872-1930) ishte veprimtar dhe mësues shqiptar 47. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 48. Rrip i ngushtë dheu midis dy detesh, midis dy liqenesh etj., që bashkon një tokë me një tjetër 50. Kurti i famshëm i muzikës qytetare shkodrane, (18581920) 52. I tillë është një shkrim i keq, ose një libër që nuk i'a vlen 53. Kompozitori Kujtim ... ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë, dhjetëra këngë festivalesh, etj 54. Mashkulli i dhisë. Proverbi thotë "Shkon si ...i te kasapi" 56. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 59. Vëllai i nënës. 61. Figurë e përrallave popu-
E shtunë, 13 KORRIK 2019
Nga Albert VATAJ
llore, që përfytyrohej si një njeri i egër, me shtat vigan e me një sy në ballë, i cili hante njerëz 63. Si vjegë, që të mund të zgjidhet lehtë 64. Ludvig ... Bethoven kompozitor i madh gjerman 65. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 68. Banor vendës nga Opari. 70. I papritur dhe jo i zakonshëm, i çuditshëm dhe i pabesueshëm, lidhet me paradoksin 75. Prek në bisedë ose me shkrim një çështje pa e trajtuar gjerësisht, flas kalimthi për të, zë në gojë 77. Francesko Petrarka i ka kushtuar asaj një libër me lirika 79. Të shtëna të menjëhershme me armë automatike ose me shumë armë së bashku 82. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 85. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 86. Vendi ku bashkohen dy përrenj a dy lumenj quhet ashtu 88. Zë peshk me mjete ta ndryshme, gjuaj peshk 89. Partia Aleanca Popullore 90. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 91. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pran 92. Tërësia e njohurive dhe e shprehive që jepen me sistem e sipas një programi në shkolla 93. Mungesa e diçkaje dhe e dikujt, ndjenjë pasionante rijetimi 96. I tillë është një njeri që lufton dhe nuk dorëzohet në asnjë rrethanë 97. Aty ndizet zjarri brenda sh-
tëpisë, por moderniteti e ka futur edhe si tendencë 99. Çrregullim që krijohet nga mungesa e drejtimit 100. Ornella e famshme e kinematografisë italiane, duhet mbiemri 101. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 103. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 104. Sakrificë, flijim që bëhet për mbarësi dhe devotshmëri 106. Bamir Myrteza ..., Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit (1996 - 1997), President i Shqipërisë (2007- 2012) 108. Degë e fizikës, që studion dritën, vetitë e ligjet e saj si edhe ligjet e të parit. 109. Punë e veprimtari tregtare, që bëhet nga kapitalistët për të nxjerrë fitime sa më të mëdha 111. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 112. Make-Up. Tërësi a marifeteve të transformimit të fytyrës VERTIKALISHT 2. Partia Mendimi I Djathte Liberal 3. Secila nga të dy pjesët me dhjamë që nxjerrin nga kurrizi e nga barku i derrit të therur 4. Themi ashtu ku na del hyq 5. Veshje prej stofi të trashë për dimër 6. Romani i Anton Pashkut 7. Kostas ..., filozof francez i natyralizuar, me origjinë greke (1925-2010) 9. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar
10. Mw 7 shkurt 1992, u nënshkrua Marrëveshja e ..., e cila çoi në krijimin e Bashkimit Evropian 12. Quhet sporti "kombëtar" i amerikaknëve 13. Shkëmb i shkrirë, ajo që nxjerr jashtë vullkani 14. Oganizata Botërore e Meteorologjisë 15. Dakord në gjuhë universale 16. Edhe monedha e Algjerisë quhet ashtu 19. Gjini e letërsisë artistike e cila përfshin veprat që shprehin në vargje ndjenjat, dëshirat e përjetimet 21. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 22. Pije freskuese e përgatitur me lëng portokalli, sheqer dhe ujë 24. Mënyra e veprimit, ecuria që ndjekim kur kryejmë një punë, procedurë, ecuri 28. Pako me një peshë të caktuar, që dërgohet në një destinacion nëpërmjet shërbimit postar 34. Ferit... ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë 37. Pjesa e oxhakut që ngrihet mbi çati ashtu quhet 39. ... Izetbegoviq, politikan dhe kryetar boshnjak 41. Bimë që rritet në Azinë Jugore e sidomos në Indi, prej saj nxjerren fije për përdorim të gjërë 42. Poet dhe prozator për fëmijë, satir dhe dramë. Qamil ... lindi në Prishtinë. 45. Përdoret për të shënuar zërin e zogjve të vegjël ose zëra të tjerë të hollë 49. Shkrimtari italian Alberto ...
kitekturën, etj 71. "Vajzat e Avinjonit" e Pablo Pikaso ishte sipari i kësaj rryme në pikturë 72. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që përdoret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 73. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 74. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 75. Titull i dikurshëm i perandorit ose i mbretit në disa vende sllave; njeriu që mbante këtë titull 76. Ai që merret me peshkim 78. Veprime kremtuese a përkujtimore që kryhen me rastin e një ngjarjeje të shënuat shoqërore 80. ... Konica (1878-1948), anëtar i delegacionit të Qeverisë së Vlorës dhe delegacionit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913) 81. Më 18 janar 1535 - Francisco ... themeloi qytetin Lima, që është kryeqyteti i Perusë 83. I tregoj lexuesit burimin nga janë marrë të dhënat e një shkrimi 84. Turrë drush; stivë, grumbull; deng, vandak, ose... 85. I themi ashtu një personi që është specialist i një fushe të shkencës 86. Secila nga dy pjesët e organit ku përftohet ujët e hollë, që kanë trajtën e një fasuleje 87. Aleanca Kuq e Zi 88. Partia Levizja e Legalitetit 94. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 95. Ai që beson në shumë hyjni e perëndi, ithtar i paganizmit 98. Me kryeqytet Prishtinën dhe sipërfaqe 10,887 km². Më 17 Shkurt 2008 u mëvetësua dhe u shpall Republikë 100. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 102. Jani ... një ndër aktoret më të talentuar të brezit të tij, ka luajtuar një sere rolesh dramatike në teatrin "A. Z. Cajupi", në Korçe 103. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 105. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 107. Më 22 shkurt 1974 u themelua Organizata e Konferencës Islame, duhet inicialet 110. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte
lindi në Romë më 28 nëntor 1907 dhe vdiq më 26 shtator 1990 51. Erë e ngrohtë, që fryn nga jugperëndimi, sjell shi dëmtues 55. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI 57. Njihet si kryeqyteti i Bjellorusisë 58. Mjet i vogël lundues 59. Pjesëtar i ekuipazhit të një anijeje; ai që punon në anije 60. Pastaj e ka brenda 62. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 64. Pëllumb femër, pëllumbeshë 66. Unioni Postar Universal 67. Eshtë i tillë ai që shpreh një ndjenjë a një qëndrim të tillë, kryelartë 69. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, ar1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
P
E
S
3
O
4
P
5
A S
6
7
L
H K
J
S 17
H
A
9
F
E
10
Z
L 13
B A
R
E
19
E
21
I
12
R A
18
O D
8
C
11
H 16
V
S
P
14
A
G
A
R A
S
H
K R
I
I
K O
V A
U
˙
˙
Z
25
K
R
T R
23
24
O
H
M
22
J
I
O
P
A
26
S
B
A L
T
A
L
L
I
S
H
V E
R I
S
J
H
27
V
15
S
20
28
A R
I
E
T
E
29
I
H
30
I
K
A
C
T
T
Z
Y
P
T
P
31
A 34
32
D N
K
M E
U
P
N
37
R I
G J
E
N
A
M
I
N
P
M
33
D I
35
L
36
D I
B O
R
I
38
A R
B I
T
R
A R
I
K
J
T
E
T
39
Z
V
O H
L
40
T
41
B E
T
E
J
E
Z
I
G
43
K
52
A L
T
I
F
B
O
N E
R U
Z
T
E
Z
N
H
T
I
I 54
Z
B
R
Z
P
A
M B
A D
A R
E
48
F
K
C
O 58
I
C
M I
I
C
A
N A
F
B
N R K
I
55
N D
57
62
L
47
K R
51
53
M A
O
50
56 61
46
A U
44
M U
S
45
J
R 49
¸
42
W E
P
D
59
60
M D E
R
K
U
I
I
O
63
N
A
N E
64
A
E
I
˙
O
65
A J
N I
K
¸
M E
R
A K
N
66
K I
˙
S
E
V 67
68
Z 74
B
75
76
C 79
E
V
L
K
U A
R
L
A V
O
X
T
Z
R
Z
E
D U
V
A
A
C
C
R
V
U
O
L
82
E
N
¸
F
G
Y
J
83
I
V
86
87
O
88
R G
J
T
I
A
I
V
I
S
T
T
O
93
94
D I
O
I
L
I
U
N
F
92
K
F
V E 89
R K
91
I
73
P
A
81
E
D 72
P
85
R
90
L
71
O N R
80
U
E
T 70
A R
78
A L
84
S
69
M A K
O
77
P
A P
A Z
95
96
K
O N
Y
L
M A
R D
A
I
¸
I
S
¸
97
K A
T
C
R
¸
E
98
M I
K
R U
107
O
I 99
K
100
D
O
O N
I
108
A N
T
R
O P
101
102
103
B Z
G
K
T
I
B
L
D
D
106
I
B 110
M I
A K
A
U 112
R I
S
H
T
M O
E 113
E
R I
M
115
E
105
109 111
T 114
N 104
B A
R
R 116
A M L
L
A
F
R
R
T
E
N
G E
H
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE KREU I UNIONIT DEMOKRATIK NDËRKOMBËTAR
“Të mbrohet demokracia në Shqipëri”
S
24 E shtunë, 13 KORRIK 2019
Basha: Kriza zgjidhet vetëm përmes parimeve dhe standardeve perëndimore K
reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi dje se, ekonomia është drama më e madhe e shqiptarëve, teksa theksoi se, 31% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot shpenzimet mujore. Në përfundim të mbledhjes me kryesinë dhe ish-grupin parlamentar, Basha u shpreh se “të dhënat më të fundit provojnë atë që kemi parë me sytë tanë në qytete, në fshatra, madje edhe në plazh, njerëzit nuk kanë lekë për të
blerë bukën e gojës. 31% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet për ushqimet, nuk mbyllin dot shpenzimet e bukës, nuk mbyllin dot shpenzimet mujore. Ky është prioriteti i vërtetë dhe absolut i vendit. Ndaj, gjithë vëmendja jonë dhe gjithë energjia jonë është përqendruar drejt dhënies formë të ndryshimit që pret dhe meriton çdo shqiptar, duke filluar me gjendjen ekonomike, ku e ka katandisur vendin ky regjim”.
tehpen Harper, President i Unionit Demokratik Ndërko mbëtar dhe ish-kryeministër i Kanadasë është takuar dje me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Detajet nga takimi janë publikuar nga politikani kanadez, i cili ndodhet në Tiranë. Harper shkruan në një postim në Twitter se me Bashën ka diskutuar për situatën politike në vend. Ai thotë se në Shqipëri duhet mbrojtur demokracia dhe sundimi i ligjit. “Diskutim i mirë për situatën aktuale në Shqipëri dhe nevojës për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit. IDU(Unioni Demokratik Ndërkombëtar) shpreson që bashkëpunimi i vazhdueshëm me partinë tonë anëtare”,- shkruan Harper. Unioni Demokratik Ndërkombëtar është një organizatë e partive të qendrës së djathtë me seli në Gjermani. Pjesë e saj janë parti kryesore politike të 83 shteteve, mes të cilave dhe Partia Demokratike e Shqipërisë. Pjesë e Unionit është dhe Partia Republikane Amerikan.
KRYEMINISTRI
Edi Rama: Kemi hyrë në epokë të re të investimeve
K
ompania Jug-Koreane “Yura Corporation” nisi në Fier, ndërtimin e stabilimentit për prodhimin e pjesëve teknologjike të autoveturave. Nga ky investim prej 13 milionë eurosh pritet të punësohen mbi 1000 persona. Ardhja e këtij investitori sipas
kryeministrit Edi Rama është një fazë e re, për të konstatuar se modeli ekonomik i bazuar te prodhimi, ka vendosur bazën e siguritë për të shkuar më tutje, në mënyrë të qëndrueshme. “Nga epoka e rritjes së bazuar te boom-i i ndërtimeve kaotike dhe remitancat,
sot kemi hyrë në një epokë të re, pa asnjë diskutim dhe falë pranisë së kësaj kompanie prestigjioze, Çelim Siparin, shpresoj, të një faze ku të tjera kompani ne tregun e automobilave do të shfaqen, duke zhvilluar një mozaik që ka disa gurë të vegjël në Elbasan, apo në Librazhd me disa filiale modeste, por sidoqoftë goxha premtuese dhe tani këtë gur të rëndësishëm siç është “Yura”, pas një procesi të gjatë pengesash dhe një procesi jo të shkurtër negocimi”, është shprehur Kryeministri Edi Rama. Kryeministri foli edhe investimet në industrinë e nxjerrjes së naftës, pas suksesit në Shpirag. “Jemi në proces për dy zhvillime të reja në sektorin e naftës
dhe të gazit, që kemi shumë arsye të besojmë se do të jenë histori suksesi pasi zbulimi në Shpirag ka krijuar shumë
interes dhe tanimë nuk ka një kompani të madhe me emër që nuk interesohet për Shqipërinë”,- tha Rama.