CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E martë, 13 NENTOR 2018
Rama pranon fajin: Kushtetutën e shkela! E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 269 (8400)
E martë, 13 Nëntor 2018
Çmimi 30 Lekë
Kryeministri ka vetëm një rrugëzgjidhje; t'i kërkojë falje publike Presidentit për sulmet e padrejta dhe të lirojë për momentin zv/ministrin e Brendshëm, sepse është në shkelje të ligjit e Kushtetutës dhe pasi Presidenti ta ç'dekretojë si ushtarak aktiv, të dërgojë përsëri kërkesën për ministër Sandër Lleshin
Presidenti Meta i akordon titullin “Mjeshtër i Madh” ish-futbollistit Edvin Murati
FAQE 24
Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe Edvin Murati ANALIZË
Monika Kryemadhi: Modeli i zhvillimit të Kinës dhe Shqipëria
FAQE 9
KREU I PD
FAQE 3
Talenti 21 vjeçar, Jurgen Uldedaj në Tiranë për titullin kampion bote në WBO Junior
FAQE 21
Në foto: Boksieri, Jurgen Uldedaj REAGIMI
KRYEMINISTRI
KONKURSI
Lulzim Basha: Dialog Manjani: Rama shkeli Rama: Do të rrisim Nikita Preka, e politik me Ramën vetëm kushtetutën, një ushtarak me 19 % pagat bukura e Shqipërisë për datën e largimit të tij s’mund të jetë ministër për ushtarakët në “Miss World 2018” FAQE 7
FAQE 6
FAQE 10
FAQE 12
POLITIKE
2
E hënë, 13 NËNTOR 2018
Ekspertët: Kushtetuta i jep të drejtë, Presidenti i Republikës është titullar i emërimit të ministrave
N
ë vitin 2011, tre nga konstitucionalistët dhe juristët më të mirë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori, Aurela Anastasi dhe Eralda Çani kanë përgatitur bashkërisht një material voluminoz prej 296 faqesh të titulluar “Shteti i së Drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë” ku sqarojnë tepër profesionalisht jo vetëm mënyrën se si funksionon shteti ligjor dhe i së drejtës por dhe se çfarë zgjidhjesh parashikon jurispundenca e Gjykatës Kushtetuese në rastet kur për çështje të caktuara ka përplasje mes institucioneve kryesore. Referuar këtij materiali, të aksesueshëm edhe në internet, tre juristët më të zotë të Shqipërisë japin dhe një sqarim ezaurues lidhur me kompetencat e Presidentit të Republikës sa i takon të drejtës së tij për të shqyrtuar në themel një propozim të kryeministrit për emërim ministri. Në këtë material, Zaganjori, Anastasi dhe Çani, referuar precedentëve të mëparshëm i japin plotësisht të drejtë dhe e gjejnë tërësisht në respekt të Kushtetutës qëndrimin që po mban aktualisht Presidenti Meta në raport me propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm. Ky material edhe pse i hartuar gati 7 vite më parë i vjen i “fre-
Konstitucionalistët më të njohur i japin të drejtë Presidentit Meta
skët” dhe në ndihmë kujtdo që ka qoftë edhe pikëpyetjen më të vogël se Presidenti Meta është duke e respektuar dhe zbatuar në frymë dhe në gërmë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për rastin “Lleshaj”. Konkretisht në faqen 73 të këtij libri thuhet se: “në lidhje me ushtrimin e
kompetencave të Presidentit, një ndër çështjet e debatuara dhe analizuara është edhe ajo e fuqisë juridike të dekreteve që miraton Presidenti në ushtrim të kompetencës së parashikuar nga N. 98 i Kushtetutës, pra e dekretit për emërimin e ministrave. Kushtetuta parashikon në këtë
nen një kompetencë të Presidentit, e cila lidhet ngushtë me një kompetencë të Kuvendit, atë të shqyrtimit të këtij dekreti nga Kuvendi, duke përcaktuar kështu një marrëdhënie të ngushtë të Presidentit me Kuvendin në këtë rast”, - shprehen konstitucionalistët, qëndrim që ka respektuar
KREU I PD-SË: PËRPLASJA INSTITUCIONALE DËSHMI E PALIGJSHMËRISË QË PO QEVERIS VENDIN
Basha: Dialog politik me Ramën vetëm për datën e largimit të tij
K
reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilëson konfliktin midis Presidencës dhe Kryeministrisë për çështjen e sandër Lleshajt në postin e ministrit të ri të Brendshëm, si një nga dimensionet e krizës së mungesës së Gjykatës Kushtetuese. I ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e “360 Gradë” në Ora News, Basha theksoi se përplasja institucionale është dëshmi i dimensionit të krizës që po kalojnë shqiptarët, të cilët po qeverisen në kushtet e paligjshmërisë. “E para është problemi institucional që i takon një institucioni, që është Gjykata Kushtetuese, që vendos për interpretimin e Kushtetutës, përcakton qëndrimet e kryeministrit dhe Presidentit. Ajo që është zbuluar në këtë episod një javor, është dimensioni institucional i krizës që përjetojnë shqiptarët, ky është dimensioni i krizës kushtetuese. Që prej një viti, shqiptarët nuk kanë Gjykatë Kushtetuese. Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është
një vend që qeveriset në kushtet e paligjshmërisë. Madje, dikush do të thoshte në kushte të ngjashme me grushtin e shtetit. Me zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë që ky pushtet absorbohet nga një grusht njerëzish dhe këtë e shohim ditë për ditë, që nga ligji për teatrin e deri tek protesta e banorëve që shohim tek Unaza e Re. Dimensioni institucional i krizës është i qartë edhe me rastin e konfliktit të Presidentit dhe kryeministrit për ministrin e Brendshëm. Nuk ka pikë rëndësie nëse në atë ministri
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
shkon Lleshi si ministër apo shkon dikush tjetër. Ministria e Brendshme është kontrolluar drejtpërdrejt nga kryeministri dhe dërgimi i një vartësi, këshilltari pa profil politik është dëshmia e zbuluar që Rama kërkon të kontrollojë plotësisht Ministrinë e Brendshme, pa asnjë pengesë. Kjo që po ndodh është rënia e Ministrisë së Brendshme për të mbrojtur veten, familjarët, Tahirin, Dakon, Ballën dhe skandalet e mëdha politike dhe kriminale për të cilën kjo qeveri njihet edhe tek partnerët tanë ndër-
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
kombëtar. Ky do të jetë një varës edhe më i bindur ndaj Ramës dhe paraardhësit e tij që në fund të fundit, vinin nga një karrierë politike”- theksoi Basha. I pyetur për mundësinë e një marrëveshje të re me Edi Ramën, Basha tha: “Si mund të ulem me këtë njeri që e ka braktisur politikën tash e 5 vjet. Do të ketë dialog politik për datën e largimit të tij. Do t’u rikthejmë shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë dhe jo të diktuar nga bandat kriminale, shtabet e vetme elektorale të Rilindjes. Qëllimi jonë është të rikthejmë në Shqipëri garën e ideve, platformën e së djathtës dhe të majtës. Strategjia jonë është të sigurojmë garë me Partinë Socialiste dhe të shpërbëjmë organizatën kriminale të Rilindjes. Partia Demokratike as nuk ka të krahasuar me organizatën kriminale të Rilindjes. Ke Partinë Socialiste gjithmonë e më të heshtur dhe të sunduar nga krimi dhe kupolën e organizatës kriminale të Rilindjes, në ndërveprim me bandat kriminale”.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
sëf undmi edhe Presidenti Meta duke vendosur një bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin dhe kryetarin e saj, Gramoz Ruçi për rastin Lleshaj. Gjithashtu në faqen 123 të këtij materiali, konstitucionalistët Zaganjori, Anastasi dhe Çani shkruajnë se: “Kushtetuta kërkon që ministri të emërohet (shkarkohet) me dekret të Presidentit të Republikës, brenda 7 ditëve nga propozimi i Kryeministrit. Ky dekret shqyrtohet nga Kuvendi brenda 10 ditëve. Në fakt, nga përmbajtja e Kushtetutës duket qartë se, Presidenti i Republikës është titullar i emërimit të ministrave, i cili vendos mbi bazën e propozimit të Kryeministrit”, - shprehen konstitucionalistët më të mirënjohur në vend. Çdo lloj pretendimi tjetër se në këtë proces (emërim ministri) Presidenti ka një rol formal gabohet rëndë dhe këtë e thotë jo vetëm Kushtetuta, por edhe tre nga juristët e njohësit më të mirë të ligjit themeltar të shtetit, Xhezair Zaganjori, Aurela Anastasi dhe Eralda Çani që në këtë studim të tyre i japin plotësisht të drejtë qëndrimit që po mban aktualisht Presidenti Meta.
MINISTRI I JASHTËM
Bushati: Jemi të zhgënjyer nga qëndrimi i Athinës zyrtare
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati e cilësoi si zhgënjyes qëndrimin e Athinës zyrtare lidhur me ngjarjet në Bularat. Në një intervistë për Vizion Plus, Bushati tha se “kam pritur një qëndrim më distancuar nga ana e Athinës zyrtare, sidomos lidhur me protestën në Bularat”. Ministri shtoi se “lista e personave që janë shpallur të padëshiruar, nuk është mbyllur ende”. Ministri Bushati tha se për ngjarjet në Bularat ka informuar dhe ambasadorët e BE në Tiranë. “Mesazhi im sot me ambasadoret e BE ishte që ngjarjes së Bularatit nuk i duhet dhënë sfond etnik”,- tha Bushati.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 13 NENTOR 2018
Rama pranon fajin: Kushtetutën e shkela!
Kryeministri ka vetëm një rrugëzgjidhje; t'i kërkojë falje publike Presidentit për sulmet e padrejta dhe të lirojë për momentin zv/ministrin e Brendshëm, sepse është në shkelje të ligjit e Kushtetutës dhe pasi Presidenti ta ç'dekretojë si ushtarak aktiv, të dërgojë përsëri kërkesën për ministër Sandër Lleshin Historia e dekretit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga një akuzë për kreun e shtetit është kthyer në një skandal për vetë mazhorancën. Dokumentet e shkëmbyera dje mes Presidencës, Kryeministrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes faktojnë se nuk është Presidenti ai që ka shkelur Kushtetutën, por kryeministri Edi Rama. Konkretisht, Presidenti i Republikës, Ilir Meta në letrën që i dërgonte dje Ministrisë së Mbrojtjes i kërkonte informacion nëse Sandër Lleshi, i propozuar për ministër nga Edi Rama, vijon të ketë ende statusin e ushtarakut aktiv. Sipas Kushtetutës një ushtarak aktiv nuk mund të jetë ministër dhe as deputet. Neni 69 dhe 103 i ligjit themeltar të shtetit nuk lënë vend për asnjë lloj keqinterpretimi lidhur me detyrat që mund të mbajnë ushtarakët. Sandër Lleshi, emri i zgjedhur nga Rama për në ministrinë e Brendshme, pasi ka fituar gjyqet me Ministrinë e Mbrojtjes ligjërisht quhet ushtarak aktiv dhe duhej të kthehej në detyrë. Ministria e Mbrojtjes dhe Kryeministri që ka juridiksion në Forcat e Armatosura nuk i kanë dhënë përgjigje pyetjes se përse gjenerali nuk është kthyer në detyrën që kishte para shkarkimit, sipas vendimit të gjykatës dhe siç ka bërë padinë vetë Sandër Lleshi. Por edhe në rastet kur një ushtarak nuk kthehet në detyrë, pasi ka fituar gjyqin, që ai të marrë funksione të tjera shtetërore duhet të ketë një lirim formal zyrtar nga funksionet që me gjykatë i ka fituar. Në rastin e Sandër
Lleshit nuk ka kërkesë për heqjen e detyrave ushtarake dhe as praktikë të ministrisë së Mbrojtjes ku t'i kërkohej që të kthehej në detyrën e mëparshme. Formalisht ministria nuk e ka kthyer në detyrë, apo nuk i ka kërkuar që të largohet nga shërbimi ushtarak, pra kjo nuk do të thotë që ai ligjërisht nuk është pjesë aktive e ushtrisë. Për pasojë edhe mos firmosja e dekretit për emërimin e ministrit nga Presidenti Meta, në rastin aktual ka qenë zbatimi më korrekt i Kushtetutës që ndalon ushtarakët aktiv të jenë edhe drejtues të lartë të administratës shtetërore dhe
politike. Këtë shkelje ligjore, dje e pranoi edhe Edi Rama në letrën që i dërgonte Presidentit të Republikës. Madje pasi konfirmon se e ka shkelur kushtetutën, për shkak se juristët e tij e kanë interpretuar ndryshe, Rama i kërkon presidentit që ta zgjidhin me marrëveshje këtë problem kushtetues. "Ekspertët tanë mbrojnë bindjen se edhe nëse gjeneral Sandër Lleshaj do të ishte ushtarak në detyrë, çdekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës, do të duhej bërë pas miratimit nga Kuvendi të dekretit Tuaj për të si ministër. Por siç na
mëson eksperienca jonë, e Juaja dhe e imja, ka gjithnjë juristë me opinione të ndryshme. Kështu që, është e tëra Juaja zgjedhja e opinionit tonë të shprehur në përgjigjen e ministres apo e një opinioni të ndryshëm nga i yni dhe, në rast se ky i fundit do të jetë rasti, ju mund ta çdekretoni Sandër Lleshajn si gjeneral aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar Jush) e pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm (bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë)",- shkruan Kryeministri Edi Rama. Veç kryeministrit, edhe vet Sandër Lleshi e pranon, në një
letër dërguar Presidentit, (vetëm dje e firmosur) se fillimisht duhet të ketë një dekret nga Presidenti për statusin e tij si ushtarak. Pra kryeministri që deri dje këmbëngulte se kreu i shtetit ishte duke bërë një shkelje të rëndë dhe të dënueshme duke i refuzuar emrin e një ministri, pranon se ai ka shkelur ligjin duke i propozuar për ministër një ushtarak aktiv. Por për këtë çështje nuk kemi vetëm një shkelje nga ana e kryeministrit. Gjatë ditëve që akuzonte Presidentin se po shkelte "pa dashje" Kushtetutën, vet kreu i qeverisë e shkeli me dashje atë me të dy këmbët. Emërimi i Sandër Lleshit si zëvendës ministër është gjithashtu shkelje e Kushtetutës, pasi statusi i ushtarakut aktiv i ndalon atij detyrat shtetërore. Kreu i shtetit ka ende kohë për të vendosur se çfarë do të bëjë me dekretin për ministrin e ri të Brendshëm. Por ky debat që nisi si një sulm ndaj kreut të shtetit duke i kërkuar me arrogancë që vetëm të firmos ato që do kreu i qeverisë, i tregoi opinionit se ata që bërtasin më shumë në emër të Kushtetutës, në fakt janë shkelësit e parë të saj, duke nisur nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri ka një rrugëzgjidhje; t'i kërkojë falje publike Presidentit për sulmet e padrejta dhe të lirojë për momentin zv/ministrin e brendshëm, sepse është në shkelje të ligjit e Kushtetutës dhe pasi Presidenti ta ç'dekretojë si ushtarak aktiv, të dërgojë kërkesën për ministër Sandër Lleshin S.P.
POLITIKE
4
E hënë, 13 NËNTOR 2018
Presidenti i Republikës autorizon bërjen publike të pyetjeve josekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për Sandër Lleshi (Lleshaj)
M
e qëllim informimin e opinionit publik dhe në interes të transparencës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka autorizuar këtë të hënë bërjen publike të pyetjeve josekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me propozimin për emërimin e zotit Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Në kërkesën e tij dërguar që me datë 9 nëntor ministres Olta Xhaçka dhe për dijeni të Kryeministrit dhe Kryetarrit të Kuvendit, Presidenti i Republikës i qëndron bindjes se nuk mund të ketë asnjë institucion funksional jashtë një Kushtetute funksionale. Meta e vlerësoi emërimin e tij si një problematikë themelore kushtetuese. Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti apo veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë dhe as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra. Për këtë aryse, Presidenti i dërgoi një letër me 14 pyetje Ministrisë së Mbrojtjes ku në thelb është i shqetësuar vetëm për një fakt: A është apo jo Gjeneral Sandër Lleshi ende ushtarak aktiv, gjë e cila sipas nenit 69 të Kushtetutës e pengon për t’u zgjedhur deputet si një kriter që duhet të plotësojë për të qenë ministër. Presidenti Ilir Meta kërkon përgjigje shterruese nëse procesi gjyqësor i kandidatit për ministër ka përfunduar dhe çfarë procedurash ka ndjekur ministria e Mbrojtjes për të zbatuar vendimin e gjykatës për të rikthyer ose jo Sandër LLeshaj në pozicionin e mëparshëm si zv/ shef i Shtabit të Forcave të Armatosura dhe për ta shpërblyer në bazë të vendimit të gjykatës. Kreu i shtetit sqaron në këtë kërkesë, se kryeministri ishte vënë në dijeni edhe herën e parë mbi këtë ndalim kushtetues, e megjithatë kryeministri nuk ka dhënë asnjë shpjegim as shkresën e ridërguar për dekretim të zotit Lleshaj, dhe që mban nr 5211 datë 9.11,2018. Presidenca shton se shkresa e dytë e kryeministrit është shoqëruar me një relacion shpjegues, që janë dy fletë të panënshkruara. Duke iu referuar shkresës së firmosur të kryeministrit të bërë publik në tëitter për të emëruar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm ku i drejtohej me titullin Gjeneral, Presidenti Ilir Meta kërkon përgjigje shterruese edhe për praktikat që janë ndjekur për sistemimin e zotit Lleshi në një detyrë të ngjashme me atë që mbante në raport me gradën Gjeneral, dhe nëse i është bërë rekurs nga ministria vendimit të gjykatës i cili ishte në favor të zotit Lleshi. Presidenti me anë të letrës së tij, kërkon informacion nëse ka pasur ndonjë praktikë që njehson detyrën e zotit Lleshi si këshilltar për sigurinë i kryeministrit përsa i takon rikthimit në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që mban, sipas vendimit të gjykatës. Në pyetjet e Presidentit nuk mungojnë dhe detajet ku i kërkon kryeministrit nëse Sandër
“Hapen letrat”, Meta: Një gjeneral nuk mund të jetë ministër i Brendshëm Lleshi ka ndërruar apo jo mbiemrin duke qenë se në vendimet gjyqësore mbiemri i tij figuron Lleshi ndërsa në shkresën e kryeministrit figuron mbiemri Lleshaj. Kërkesa e plotë e Presidentit Lënda: Kërkesë për informacion për pozitën e ushtarakut Sandër Lleshi (Lleshaj) Drejtuar: Znj. Olta Xhaçka, Ministër i Mbrojtjes Për Dijeni: Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit Për Dijeni: Z. Edi Rama, Kryeministër E nderuar Znj. Ministre, Presidentit të Republikës, sot me datë 9.11.2018, i është paraqitur sërish propozimi i Kryeministrit për emërimin e z. Sandër Lleshaj në detyrën e ministrit të Brendshëm. Ky propozim është përcjellë me shkresën e Kryeministrit nr. 5211 prot, datë 09.11.2018 dhe shoqërohet me një relacion shpjegues (dy fletë e panënshkruar) dhe CV-në, e kandidatit, akte këto me të cilin Kryeministri mbështet propozimin e Tij. Duke qenë se, kandidatura e z. Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake, në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues, është autoritet civil, në zbatim të neneve 69, 103, 167/1, të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese. Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti, ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër, apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra. Megjithëse, Kryeministri është vënë në dijeni mbi këtë ndalim kushtetues, sërish edhe në këtë propozim të ri, nuk është dhënë asnjë shpjegim, informacion, si dhe nuk është mbajtur asnjë qëndrim mbi këtë çështje dhe për pasoja të tjera që mund të lidhen me të. Për më tepër, që në njoftimin fillestar të Kryeministrit në rrjetet sociale të datës 27 tetor 2018, por dhe në daljet e tij publike, z. Sandër Lleshaj propozohet për emërim si ministër i Brendshëm, duke trajtuar atë me gradën “Gjeneral”. Në këto kushte, Presidenti i Republikës në zbatim të nenit 92/h, vlerëson të domosdoshme paraqitjen e një informacioni shterues mbi pyetjet e parashtruara, si dhe të dhëna me shkrim për çështjet si më poshtë: 1. Çfarë veprimesh proceduriale dhe materiale janë kryer nga Ministria e Mbrojtjes apo Shtabi
i Përgjithshëm për ekzekutimin c Vendimit të formës së prerë nr. 5137, datë 07.12.2017 të Gjykatës së Apelit Administrativ, vendim ky që ka trajtuar pretendimet e z. Sandër Lleshi. 2. A ka ushtruar Ministria e Mbrojtjes të drejtën e kundërshtimit, duke ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër Vendimit nr. 5137, datë 07.12.2017 të Gjykatës së Apelit Administrativ dhe nëse po, cilat janë arsyet që Ministria e Mbrojtjes ka kundërshtuar këtë vendim gjyqësor të formës së prerë? Nëse po, lutemi paraqitjen e kopjes të rekursit të paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes në Gjykatën e Lartë. 3. A jeni në dijeni nëse z. Sandër Lleshaj, ka ushtruar të drejtën e kundërshtimit duke paraqitur Kundër Rekurs, për të kundërshtuar Rekursin e paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes në Gjykatën e Lartë dhe nëse po, cilat janë arsyet dhe pretendimet të parashtruara në këtë lcund8r-rekurs të z. Sandër Lleshi që ka kundërshtuar rekursin e Ministrisë së Mbrojtjes? Nëse po, kërkojmë paraqitjen e një kopje të këtij akti. 4. A ka kryer Ministria e Mbrojtjes, apo Shtabi i Përgjithshëm i FA, veprime për ekzekutimin e këtij vendimi të Gjykatës së Apelit Administrativ, për sa i takon trajtimit financiar sipas dispozitivit të vendimit, ku gjykata urdhëron:
“Detyrimin e palës së paditur Ministria e Mbrojtjes t’i paguajë paditësit Sandër Lleshi pagën nga data 29.05.2013, deri në datën e sistemimit të paditësit në detyrën e Zv/ Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, apo në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që mban. Cili është niveli ekzekutimit të këtij vendimi gjyqësor deri në ditët e sotme? 5. A ka qenë në dijeni Ministria e Mbrojtjes gjatë shqyrtimit gjyqësor se z. Sandër Lleshaj, ndërkohë që zhvilloheshin proceset gjyqësore, ishte i emëruar si Këshilltar i Kryeministrit? 6. A është ekzekutuar nga Ministria e Mbrojtjes vendimi i Gjykatës për sa i takon shlyerjes së shpenzimeve gjyqësore? 7. A ka parashtruar z. Sandër Lleshaj, ndonjë kërkesë personale apo nëpërmjet shërbimit Përmbarimor për vënien në ekzekutim të vendimit të Gjykatës, dhe nëse po, lutemi përcjelljen e një kopje të kësaj kërkese së bashku me dokumentacionin e plotë. 8. A ka parashtruar z. Sandër Llshaj, ndonjë kërkesë në lidhje me trajtimin e tij financiar në zbatim të vendimit të Gjykatës dhe taksimin e kësaj të ardhure, nisur nga fakti që ai trajtohej financiarisht me pagë dhe si Këshilltar i Kryeministrit? Nëse po, cili është qëndrimi që është mbajtur
në lidhje me këto kërkesa, dhe cila është zgjidhja që ka dhënë Ministria e Mbrojtjes apo Shtabi i Përgjithshëm i FA, në lidhje me këtë çështje? 9. Si ka vlerësuar dhe si parashikon Ministria e Mbrojtjes ekzekutimin e vendimit gjyqësor me të cilin Gjykata e Apelit Administrativ, urdhëron: “Kthimin e paditësit Sandër Lleshi në detyrën e Zv/ Shefit të Shtabit të Përgjithshëm ta FA, apo në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që mban. 10. A ka patur ndonjë komunikim apo praktikë administrative shkresore midis Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm me institucionin e Kryeministrit në funksion të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ nr. 5137, datë 07.12.2017, për sa i takon rikthimit në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që mban, për të njehsuar funksionin që z. Sandër Lleshaj mbante si Këshilltar i Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare që prej vitit 2013 e në vijim në zbatim të vendimit të gjykatës? Nëse po, cili është qëndrimi që është mbajtur nga institucionet respektive dhe vënien në dispozicion të akteve respektive. 11. A ka patur ndonjë komunikim, apo praktikë të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes me institucionin e Presidentit të Republikës, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ nr. 5137, datë 07.12.2017? 12. Me çfarë akti z. Sandër Lleshaj, ka kaluar në lirim, apo në rezervë në Forcat e Armatosura, pas daljes së vendimit nr. 5137, datë 07.12.2017 të Gjykatës së Apelit Administrativ dhe përpara paraqitjes së propozimit të Kryeministrit, për emërimin e tij në detyrën e ministrit të Brendshëm? Nëse e dispononi, lutemi vënien në dispozicion të këtij akti. 13. Cili është vlerësimi i Ministrisë së Mbrojtjes, për zbatimin në tërësi të vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ nr. 5137, datë 07.12.2017 tashmë pas emërimit të z. Lleshi si Zëvendësministër i Brendshëm, apo në rast të emërimit te tij si ministër i Brendshëm? 14. Në kërkesën e Kryeministrit propozohet që z. Sandër Lleshaj të emërohet ministër i Brendshëm. Ndërkohë konstatohet se në vendimet gjyqësore mbi këtë ushtarak, të dhënat personale të tij paraqiten me mbiemër Lleshi. Lutemi sqarimin e këtij fakti, kur janë bërë këto ndryshime në të dhënat personale dhe si është reflektuar kjo në dosjen personale të këtij ushtaraku? Duke vlerësuar shumë të rëndësishme këtë çështje, Presidenti i Republikës, në cilësinë e dhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare kërkon bashkëpunimin e plotë nga ana juaj për paraqitjen sa më parë të këtyre shpjegimeve dhe dokumentacionit të kërkuar, të cilat duhet të jenë shteruese, në mënyrë që vlerësimi i këtij propozimi të ri të Kryeministrit, të kryhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit në fuqi.
POLITIKE
5
E hënë, 13 NËNTOR 2018
KREU I QEVERISË POHON SE SANDËR LLESHAJ ËSHTË USHTARAK AKTIV NË FORCAT E ARMATOSURA
Dekretimi i Sandër Lleshit, Përgjigja e Kryeministrit për Presidentin
N
ë letrën e tij, me nr. Protokolli 5228/1 dhe që mban datën e djeshme, 12 nëntor 2018, kryeministri Edi Rama i jep një zgjidhje shteruese problemit të ngritur nga Presidenti Ilir Meta lidhur me dekretimin ministër i Brendshëm i zotit Sandër Lleshaj. Letra e Kryeministrit I nderuari zoti President i Republikës, Pasi u njoha me shkresën Tuaj drejtuar ministres së Mbrojtjes, nuk Ju’a fsheh dot se u ndjeva i keqardhur, për faktin që nëse Ju do t’i kishit shtruar qysh në krye të herës, pyetjet që ajo shkresë përmban lidhur me statusin e gjeneral Sandër Lleshajt, me siguri s’do ta kishim përjetuar krisjen e “herës së parë”, në procesin e dekretimit të ministrit të Brendshëm. E them këtë, sepse jo vetëm Ju do të kishit marrë
përgjigjen shteruese që jep, besoj unë, shkresa e ministres për Ju, po përtej çdo interpretimi të mundshëm pengues për dekretimin si ministër të statusit të gjeneral Lleshajt, pa diskutim do të kishim gjetur në rast interpretimesh të ndryshme, zgjidhjen e thjeshtë që po Ju prezantoj sot. Bashkëngjitur Ju keni kërkesën e zëvendësministrit Sandër Lleshaj për ta ç’dekretuar si gjeneral aktiv, në rast se ndryshe nga ne që mendojmë se ky nuk është rasti, Ju mund të mendoni se statusi i tij aktual është ai i gjeneralit aktiv. Ekspertët tanë mbrojnë gjithashtu bindjen se edhe nëse ky do të ishte rasti, pra edhe nëse gjeneral Sandër Lleshaj do të ishte ushtarak në detyrë, ç’dekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës do të duhej bërë pas
miratimit nga Kuvendi të dekretit Tuaj për të si ministër. Por, siç na mëson eksperienca jonë, e Juaja dhe imja e kam fjalën, që fatmirësisht nuk jemi juristë; kurdoherë e kudo që ka një rast të tillë, ka gjithnjë juristë me opinione të ndryshme. Kështu që, është e tëra Juaja zgjedhja e opinionit tonë të shprehur në përgjigjen e ministres apo e një opinioni të ndryshëm nga i yni dhe, në rast se ky i fundit do të jetë rasti, Ju mund ta ç’dekretoni Sandër Lleshajn si gjeneral aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar Jush) e pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm (bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë). Duke Ju falënderuar paraprakisht për angazhimin Tuaj në zgjidhjen e këtij ngërçi që siç thashë më lart mund të ishte evituar, si edhe duke Ju sqaruar, bazuar në shqetësimin e përcjellë tek unë përmes ministres së
Mbrojtjes, se adresimi im si gjeneral kur i referohem ministrit të ri të Brendshëm, ka të bëjë me titullin që mbetet pas gradës në karrierën e shkëlqyer të dikujt, pranoni zoti President shprehjen e konsideratës sime më të të lartë për institucionin Tuaj. Kryeministri, Edi Rama
I propozuar për Ministër të Brendshëm letër Presidentit Meta: Dekreto lirimin tim nga FA-të, prej 2013-ës nuk jam aktiv
Sandër Lleshaj i gatshëm të heqë dorë nga karriera ushtarake për t’u bërë ministër P
ak minuta pas publikimit të përgjigjes së tij, kryeministri Edi Rama “është detyruar” të publikojë një tjetër letër drejtuar presidentit Ilir Meta. Kreu i qeverisë do ta publikonte edhe shkresën e Zëvendësministrit të Brendshëm të komanduar, Sandër Lleshi, në rrjetet sociale, letër kjo që ashtu si letra e tij, mbante atë të ditës së djeshme, që siç tha Rama është si përgjigje ndaj 14 pyetjeve që kreu i shtetit Ilir Meta i drejtoi Ministrisë së Mbrojtjes në datën 9 nëntor. Në letrën drejtuar Presidentit Meta, Sandër Lleshi saktëson se ai nuk mban statusin e ushtarakut prej vitit 2013, kur u lirua nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Ushtrisë, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes së kohës Arben Imami dhe dekret të presidentit të atëhershëm, Bujar Nishani. Lleshi sqaron se në vitin 2013 ka marrë detyrën e Këshilltarit për Sigurinë pranë Kryeministrit, të cilën e ka mbajtur deri në datën 27 tetor 2018, kur është emëruar zv/ministër i Brendshëm. Ai i kërkon Metës ta ç’dekretojë nga statusi i ushtarakut. Në përfundim, në letrën drejtuar Metës, Sandër Lleshi deklaron se heq dorë nga riveshja e uniformës. Letra e Sandër Lleshit: “...Ndërkohë që zhvillohej procesi gjyqësor mbi lirimin tim nga Forcat e Armatosura, prej shtatorit 2013 kam filluar të ushtroj detyrën e këshilltarit për sigurinë pranë kabinetit të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, detyrë që e kam mbajtur deri më 27 tetor 2018, me marrjen e detyrës së zëvendësministrit të Brendshëm. Në kuptimin tim dhe të mbrojtësve të mi lig-
jorë, vendimi gjyqësor i formës së prerë i dhjetorit 2017, me qëllim rregullimin e pasojave që vijnë si rezultat i zbatimit të tij, më jep të drejtën, ndër të tjera për t’u riemëruar si ushtarak aktiv në FA, me një dekret të ri të Presidentit, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe për të rimarrë gradën dhe pozicionin e mbajtur para dekretit të kundërshtuar gjyqësisht. Për këtë qëllim, në vitin 2018 i kam kërkuar ministrit të Mbrojtjes nxjerrjen e akteve të cilat do të mund të rregullonin pasojat e shkaktuara nga dekreti i presidentit mbi lirimin ti, i shfuqizuar gjyqësisht. Ministria e Mbrojtjes në kushtet e kundërshtimit të vendimit të Gjykatës së Lartë ka vazhduar të më konsiderojë gjyqëfitues në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor. Deri në momentin e daljes së këtyre akteve, unë kam cilësinë e gjyqëfituesit, por jo të “ushtarakut aktiv”, siç parashikohet si
nga neni 2 i ligjit nr.9210 datë 23.3.2004, të ndryshuar, “Mbi statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, i cili qartësisht lidh rolin e ushtarakut aktiv si një person që “shërben” në FA, mban uniformën dhe ka detyrime të tjera të parashikuara në këtë ligj dhe në legjislacionin e zbatueshëm në fuqi, ashtu edhe nga ligji nr.54/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura”, ku saktësohet se: “Ushtarak aktiv i FA është shtetasi i titulluar oficer, nënoficer, ushtar nga autoriteti kompetent, që bën betimin ushtarak dhe shërben në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura”. Në linjë me këtë interpretim është edhe fakti se unë kam ushtruar detyrën e këshilltarit politik pranë kryeministrit, detyrë e cila, në zbatim të drejtpërdrejtë të nenit 167 të Kushtetutës shkakton papajtueshmëri me statusin e ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura.
Zoti President, Në gjithë këto vite të karrierës time si ushtarak kam shërbyer me dinjitet dhe devotshmëri në zbatimin e detyrimeve ligjore, morale si ushtarak dhe qytetar i Republikës së Shqipërisë. Në funksionin tim politik, në fillim si këshilltar i kryeministrit dhe tashmë si zv/ ministër, gjithashtu kam zbatuar me përpikmëri detyrimet ligjore, etike, të funksionarit shtetëror dhe detyrimet e mia si qytetar i Republikës së Shqipërisë. Me devotshmëri dhe përgjegjësi ligjore e qytetare pranova propozimin e kryeministrit për të mbajtur detyrën e ministrit të brendshëm me të gjitha vështirësitë dhe angazhimin profesional që mbart ky funksion, sidomos në këtë moment historik. Me pranimin e këtij propozimi, i cili lidhet në mënyrë të pandashme me mos ushtrimin e funksionit të ushtarakut, unë
kam vendosur edhe heqjen dorë nga karriera ime ushtarake, pavarësisht nga mundësia që vendimi i Gjykatës më ka dhënë. Konsideroj se zgjidhja e ngërçit kushtetues dhe emërimi me sukses i ministrit të Brendshëm, pavarësisht emrit të përveçëm të ministrit, është një interes madhor publik që prevalon mbi interesat e mia individuale.” Me këtë përgjegjshmëri deklaroi me anë të kësaj letre se në cilësinë e gjyqëfituesit me institucionin që ju drejtoni dhe Ministrinë e Mbrojtjes, heq dorë plotësisht nga të gjitha të drejtat që burojnë nga zbatimi i vendimit numër 5137, datë 7.12.2017 i Gjykatës Administrative të Apelit Një njoftim të njëjtë zyrtar Lleshaj i ka dërguar edhe ministrisë së Mbrojtjes, në cilësinë e palës në gjykim, që në bazë të shkronjës “b” të nenit 616 të K.Pr. C të pushojë ekzekutimin e vendimit nr 2265 datë 23.05.2017 të gjykatës Administrative të shkallës së parë Tiranë, ndryshuar me vendimin nr 5137, datë 7.12.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit. Në interpretimin tim nuk ka pengesë ligjore për dekretimin tim nga ana Juaj, por mirëpres çfarëdolloj akti administrativ nga Juaj, apo e çdo organi përgjegjës të parashikuar nga ligji që do të qartësonte dhe do të vendoste pa asnjë keqkuptim se nuk jam më ushtarak aktiv, por i liruar nga shërbimi aktiv ushtarak me qëllim që të përmbushet funksioni i rëndësishëm kushtetues i emërimit të Ministrit të Brendshëm . Lutem marrjen në konsideratë të kërkesës për heqjen dorë nga të drejtat që burojnë prej vendimit të sipërpërmendur.
POLITIKE
6
E hënë, 13 NËNTOR 2018
Shpërthen kreu i grupit të LSI-së: Ministri antiligjor “do të vendosë ligjin” në Ministrinë e Brendshme dhe do luftojë bandat e krimit të organizuar dhe trafiqet
N
ë kulmin e debateve dhe deklaratave në distancë për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm duke qenë gjeneral aktiv i Forcave të Armatosura, ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila pas përgjigjes së Edi Ramës për kërkesën e Presidentit Ilir Meta lidhur me çështjen e Sandër Lleshit, kërkoi shkarkimin e kreut të Qeverisë shqiptare. Kërkesa u artikulua dje nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, sulmoi ashpër Edi Ramën, ndërsa e cilëson atë kryeministër antiligj. Sipas tij, kryeministri që shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën s’mund të qëndrojë me asnjë sekondë në atë karrige. “Të shkarkohet Kryeministri për shkelje shumë të rëndë të Kushtetutës. Tashmë u provua sheshit shkelja shumë e rëndë e Kushtetutës nga Kryeministri,Qeveria dhe Lleshi me emërimin e tij zv. ministër i Brendshëm duke qenë gjeneral aktiv. Kryeministri që shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën s’mund të qëndrojë me asnjë sekondë në atë karrige. Përpara Ligjit të gjithë janë të barabartë”- u shpreh Petrit Vasili. Më herët, po përmes rrjeteve sociale, kreu i ligjvënësve të LSI-së, do të shpre-
Vasili kërkon shkarkimin e Ramës: Shkeli Kushtetutën me Lleshin
hej se kryeministri gënjen për rastin e Sandër Lleshit. Vasili ka shpërthyer ashpër ndaj kryeministrit Rama duke u shprehur se s’la gënjeshtër pa thënë për
të emëruar çinovnikun e tij si ministër të brendshëm. Vasili shprehet se kryeministri e pranoi vetë që ka bërë një propozim antiligj dhe se është pikërisht
REAGON ISH-MINISTRI I DREJTËSISË
“SHQIPËRIA NË MOMENT KRITIK”
Braimllari: Kryeministri po bën gjithçka për të mbështetur krimin e organizuar
S
ekretari i Përgjithshëm dhe deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari në një konferencë për shtyp deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Teksa sulmoi kryeministrin Edi Rama, Braimllari tha se ai po bën gjithçka për të mbështetur krimin e organizuar. Ndërkohë ai i ka bërë disa pyetje publike Ramës, ndërsa e pyet për “kërcënimet” që kryeministri ka marrë nga Arben Ndoka, ish-deputeti socialist i arrestuar, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, apo dhe ish-ministër i Brendshëm Saimir Tahiri. “Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Ligji dhe Kushtetuta e vendit janë marrë nëpër këmbë. Gjithçka në funksion të një kryeministri duke i dhënë mbështetje krimit të organizuar. Sot po i drejtohem publikisht kryeministrit për këto pyetje, përgjigjen e të cilave e pret e gjithë Shqipëria. Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Fatmir Xhafës, ish-ministër i brendshëm? Përse ka frikë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë nga Avdylajt? Përse ka frikë Edi Rama nga Bajrat? Çfarë ju ka premtuar ai atyre si kryeministër i vendit? Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në laboratorin e Hasit? A e gjeti Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas? Për çfarë e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën? A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën? A është kthyer Edi Rama në një kredi të vërtetë bankare për Vangjush Dakon? Më çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në çështjen e Xibrakës?”, tha Braimllari.
ky kryeministër përfaqësuesi i antiligjit, i cili përbën rrezik për qytetarët. Gjithashtu, Vasili hedh dyshime të forta mbi besueshmërinë që ngjall Sandër
Lleshi pas hapjes së letrave nga Presidenti i Republikës, teksa nënvizoi se si mundet një ministër anti-ligjor do të vendosë ligjin në Ministrinë e Brendshme, apo kur thotë që një ministër antiligj pretendon se do luftojë bandat e krimit të organizuar dhe trafiqet. “Kryeministri antiligj bie poshtë, gënjeu sheshit për Lleshin (aj). Ç’kryeministër gënjeshtar. S’la gënjeshtër pa thënë për të emëruar çinovnikun e tij ministër të Brendshëm. Tani i pranon të gjitha. Pranon që ka bërë propozim ministri antiligjor. Antiligji do të vendosë ligjin në Ministrinë e Brendshme? Antiligji do luftojë bandat e krimit të organizuar dhe trafiqet? Antiligji do ndezë radarët që i fiku për 5 vjet, që të kalonte një det me drogë? Antiligji do luftojë paranë e pisët që ngre kulla në mes të Tiranës? Antiligji që ulet në qeveri do luftojë vetveten? Kryeministri është ai përfaqësuesi i antiligjit qytetarët janë në rrezik”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
I
“Lleshi”, Manjani ironizon Ramën: Karafili e pranoi se theu ligjin
sh-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani iu është bashkuar reagimeve pas debateve të djeshme për mosdrektimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm dhe hapjes së letrave nga Presidenti i Republikës. Bë një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Faceboook”, Manjani ka ironizuar Ramën, ndërsa e etiketon atë si “karafil-kryeministër”. Sipas Manjanit, në letrën e tij drejtuar Presidentit, Rama e pranoi vet se ka propozuar një gjeneral aktiv për detyrën e ministrit, duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën e vendit. “Kush është dhunuesi i Kushtetutës?! Karafil-Kryeministri e pranoi më në fund vetë, shkresërisht, se ka propozuar një Gjeneral aktiv për detyrën e Ministrit. Për sqarim: sipas nenit 69.1/b të Kushtetutës, ushtarakët aktivë nuk lejohen as të kandidojnë për deputetë. Të zgjidhen jo e jo. Nga ana tjetër neni 103.1 e Kushtetutës, barazon statusin juridik të ministrit me deputetin. Pra nëse nuk bëhesh dot deputet, nuk bëhesh as ministër. Kjo është Kushtetu-
ta! Karafil-Kryeministri e pranoi se e ka shkelur këtë rregull të Kushtetutës, vetëm sot që propozon nxjerrjen e gjeneralit nga shërbimi aktiv! Por nga ana tjetër do ti duhet ti japë llogari dikujt si e emëroi Zv. Ministër personin që nuk e bënte dot ministër në shkelje të Kushtetutës?! E kujtoni sa helm ha hedhur gjithë këto ditë, për medemek “shkelje të Kushtetutës” nga Presidenti?! Nuk ka ndodhur vjet as para një muaji, por javën që kaloi. Ja si u katandis Karafili! Mrekullia Kushtetuese e këtij
vendi! Dhunuesi më i madh i Kushtetutës e ligjeve të këtij vendi. SPAK do të duhet të hetojë mirë këtë Kryeministër, praktika e punës e të cilit nisen dhe përfundon në injorim dhe dhunim total të Kushtetutës dhe ligjeve! Nuk është vetëm çështja e marrëdhënieve emërim shkarkim, por ka gjëra të tjera që kanë sjellë pasoja të tënda, duke filluar nga tërësia territoriale e deri tek zhdukja e parave e pasurisë publike në mënyrë abuzive”- u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
POLITIKE
7 E martë, 13 NENTOR 2018
OPINION Nga Andi Bushati
P
avarësisht se u mvesh me petkun hijerëndë të një debati konstitucional, ajo që përplasi Ramën me Metën po rezulton të ketë qenë një akt banal i rilindjes. Ajo nuk ka sharmin e një precedenti, nëse kreu i shtetit ka kompetenca ti refuzojë anëtarët e kabinetit të një shumice të zgjedhur me votë; ajo nuk ka as seriozitetin e debatit mes juristësh me pikëpamje të ndryshme; ajo nuk evokon as aspiratat demokratike të balancimit mes pushteteve. Ajo është thjeshtë një shenjë më shumë që na tregon mënyrën se si qeveris Edi Rama. Korrespondenca e shkëmbyer mes Ramës dhe Metës e tregoi hapur këtë gjë. Aty fillimisht dallohet qartë se Presidenti e ka refuzuar dekretimin e parë të kandidaturës për ministër të Brendshëm thjeshtë për faktin se ai ishte gjeneral ende në detyrë. Dhe meqë kushtetuta jonë e pengon që një anëtar kabineti të kryejë edhe detyra të tjera kreu i shtetit nuk e ka
firmosur atë. Por, pas letrës publike të Metës është tejet interesante të lexohet kundërpërgjigja e Ramës. Ai që e akuzoi vëllain e tij armik se po shkelte hapur kushtetutën, në përgjigjen e sotme është tërhequr ndjeshëm. "As unë as ti nuk jemi juristë" thotë në mënyrë të divulguar Rama, duke pranuar se ekspertët ligjorë të kryeministrisë bëjnë një interpretim të ndryshëm nga ata të presidencës. Pra, pasi e akuzoi Metën për një krim madhor -shkelje kushtetute- ai tani si pa të keq thotë se ende nuk i dihet kush ka pasur të drejtë. Por më e bukura vjen më pas. Ajo qëndron te zgjidhja që ofron Rama. Me pak fjalë ai thotë. "Unë ndryshe nga presidenti nuk e pranoj që Lleshi ka qenë ushtarak ende në detyrë, por kjo s'ka problem. Ai le të japë dorëheqjen si gjeneral dhe Meta ti hapë rrugën për ministër". Dhe mbi këtë logjikë absurde,
Sandër Lleshi si një PPP banale ai e detyroi edhe kandidatin për ministër të brendshëm, - që në Opinion shprehu një adhurim të pakufishëm për shefin e vet - të shkruajë letrën më absurde që mund të bëjë një zyrtar: atë të dorëheqjes nga një gjë që nuk pranon se ka qenë. Pra e thënë shkurt: qëllimi justifikon çdo mjet. Është pikërisht ky lloj të arsyetuari që na tregon për mënyrën kriminalisht sipërfaqësore me të cilën e drejton shtetin Edi Rama. Ajo nuk ka lidhje as me një debat konstitucinalistësh as me përkufizimin e vijave ndarëse mes institucioneve. Mënyra se si Rama do të zgjidhi emërimin e Sandër Lleshit për ministër, i ngjan metodave që ai përdor për të grabitur me koncesionet dhe PPP-të. Ajo është njësoj me mendësinë: na duhet toka publike e teatrit për kulla, hajde bëjmë një ligj special që e tejkalon kuadrin ligjor; na duhet të grabisim toka në bregdet, hajde shpallim investitorë strategjikë; na duhet t'i japim klientëve tanë
Check -Upin apo inceneratorët, hajde bëjmë një garë pa konkurrentë. Pra në thelb, ajo është një përdhosje e çdo ligji dhe rregulli vetëm e vetëm për të mbërritur tek synimi. Prandaj të gjithë ata që janë
ekzaltuar se po bëheshin dëshmitarë të një debati sqimëtar dhe me peshë, sërish do mbeten të zhgënjyer. Sepse në gjenezë ai u prodhua nga po ai njëjti Ramë, tërësisht banal si gjithmonë. ©Lapsi.al
REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE
REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E DREJTËSISË
KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESBE GJYQËSORE PRIVAT PERMBARUES BESART SHEHU SHP ALLJE SHPALLJE PËR SHITJEN E SENDIT TË P ALU AJTSHËM NË ANKAND PALU ALUAJTSHËM
RISHP ALLJE VENDI V AKANT RISHPALLJE VAKANT Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/ 2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” rishpall vendin vakant për pozicionin: “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun KËRKESA TË POSAÇME: 1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht - Shqip; 2. Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët; 3. Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare. KUSHTE TË PËRGJITHSHME · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 12 nëntor deri më 21 nëntor 2018 në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumen-
tet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 21 nëntor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 12 nëntor deri më 21 nëntor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional ne gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinal ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike elektronike,, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.
(Ankandi 3) Pranë meje përmbaruesit Besart Shehu, është depozituar për ekzekutim kërkesa e kreditorit Jorgo Mano Mano, së bashku me titullin ekzekutiv, deklaratë noteriale nr.1013 rep dhe nr 257 Kol, date 21.02.2012, për të cilin është lëshuar urdhëri i ekzekutimit nr.7456 Akti, date 20.06.2012 të Gjyktës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, korigjuar me vendimin nr.771 Regjistri. Them, date 27.11.2012, të të njëjtës Gjykatë. me palë objekt: -Kreditorë: Jorgo Mano -Debitorë: Adrian Bogdani, Muhamet Shkodra dhe irena gjini (Shkodra). -Objekti: Pagim shume Me përmbushjen conform ligjit të të gjithë hapave të parashikuara dhe të kërkuara proceduriale, si edhe me përfundimin e afatit të fundit të proçesit të ekzekutimit të detyrueshëm, parashikuar në nenin 567 të Kodit të Procedurës Civile, më date 21.09.2018, kreva shpalljen për shitjen e sendit të paluajtshëm të sekuestruar debitorëve Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra), me të dhënat si më poshtë: 00 m². Vendndodhja: Lloji i punës: Ndërtesë me sip. 2 200 Lagjia nr.2 Kavajë, ‘’Bar Restorant Palma; Rruga Nacionale Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, Zona Kaol 14, FFaqe aqe 184. dastrale: 8551, Numri i Pasurisë: 5/385, V Vol Proçedura e zhvillimit të ankandit vazhdoi 30 ditë dhe përfundoi me mbarimin e orarit zyrtar të datës 21.10.2108, ora 16:00. Nga procedura e zhvillmit të ankandit, si edhe 0.2 018 të zhvillimit të tij. nga procesverbali i datës 21.1 1.10.2 0.20 KONST ATOVA ONSTA Se në të gjithë afatin 3-ditor të mbajtjes së afishimit të shitjes së sendit të paluajtshëm të sipërcituar, ashtu si edhe në ditën përfundimtare të zhvillimit të tij, nuk u paraqit asnjë ofertë apo ofertues, i cili do të paraqitej si blerës i mundshëm I këtij objekti të përcaktuar me një çmim fillestar në vlerën e 10.976.000 (dhjetë million e nëntëqind e shtatëdhjet e gjashtë mijë) LEKË LEKË. Lidhur sa më sipër, refeuar neneve 568 dhe 570 dhe 577 të Kodit të Procedurës Civile, si edhe nenit 32 (pikat b.c) të Ligjit Nr.10031, Datë 11.12.2008 ‘’Për shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat’’, bëj këtë SHPALLJE 1. Për shitjen në ankand të këtij sendi të paluajtshëm, si
më poshtë treguar: · Lloji i pronës: Ndërtesë me sip. 200 m² · Vendndodhja: Ladhja nr2, Kavajë, ‘’Bar Restorant Palma, Rruga Nacionale Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë. · Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, Zona Kadastrale: 8851, Numri i Pasurisë: 5/385, Vol. 14 faqe 184. 2. I cili është në pronësi të debitorëve: Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra) Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit, duke i INFORMUAR SE a) Çmimi i ri i sendit të paluajtshëm që shitet ka vlerën e 8.800.000 (tetëmilion e tetëqind mijë). b) Ankandi III për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më date 30.1 1.2 018. 0.11.2 1.20 c) Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është pranë Zyrës së Përmbaruesit Gjyqësor Privat Besart Shehu, në adresën Rr. ‘’Abdyl Frashëri’’ Pll. 3/3 Tiranë. d) Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohen në të gjithë afatin 30-ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 30.11.2018 e) Dukeembyllurnëorën16:00 16:00,membarimineoraritzyrtar. f) Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogaritë bankare të përmbaruesit Gjyqësore Besart Shehu pranë- SOCIETE GENERALE ALBANIA, në numrin e llogarisë 1272077 dhe me numër IBAN AL 02212110130000000001272077, në monedhën lekë ose, RAIDDAISEN bank sh.a në numrin e llogarisë 11119758 dhe me nr. IBAN AL 722021112300000000011119758, në monedhën lekë. KJO SHPALLJE AFISHOHET NË Bashkia Kavajë Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë Adresën e sendit të paluajtshëm që shitet: Lagjia nr.2, Kavajë, rruga Nacionale Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, pasuria me nr. 5/385 zk. 8551 vol. 15 faqe 184. Zyrat e Përmbaruesit Gjyqësor në adresën Rr.Abdyl Frashëri, pll. 3/3 Tiranë.
POLITIKE
8
E hënë, 13 NËNTOR 2018
Rezistenca e banorëve hyn sot në ditën e gjashtë, ndërsa ende nuk ka asnjë qëndrim nga Bashkia për kërkesat e tyre
E
hëna i gjeti sërish në protestë banorët e “Astirit”, por ndryshe nga herët e tjera dje ata u zhvendosën para bashkisë së Tiranës. Ata qëndruan aty përreth një orë e gjysmë, duke adresuar thirrje në drejtim të organeve vendore dhe qëndrore që të negociojnë për tu dëmshpërblyer prishjen e banesave, të cilat preken nga projekti për Unazën e Madhe. Protestuesit gjuajtën me vezë godinën e bashkisë, ndërsa për disa minuta bllokuan rrugën “Abdi Toptani”. Protesta Banorët e zonës së “Astirit” në kryeqytet, banesat e të cilëve preket nga projekti i Unazës së Madhe e kanë zhvendosur këtë të hënë protestën e tyre përpara bashkisë së Tiranës. Protestuesit mbanin në duar pankarta me mesazhe si: “Shtëpitë do i mbrojmë me trupat tanë”, “Dy duar për një kokë”, “Duam pronat tona”, “Kryeministër ku je fshehur?”, “Lali Eri ku je fshehur?”; ndërsa në një banderolë të madhe ata kishin shkruar: “Fuqia e njerëzve, më e madhe se njerëzit në fuqi”. Përmes protestës së tyre, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave pa ua legalizuar më parë, në mënyrë që të kenë të drejtën e dëmshpërblimit. Për këtë arsye ata kërkuan një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj për gjetjen e një zgjidhje. “Erion Veliaj të vijë këtu si burrë, të gjithë këta njerëz nuk i shtyp dot.Kam qenë i PS-së, por jo të më marrësh nusen e djalit të më lindë aty në burg. Ku janë këto
“Shtëpitëdoimbrojmëmetrupat tanë”, banorët e “Astirit” bllokuan rrugën te Bashkia
Monika, Gramozë?Çfarë bëhet kështu? Ky po na prish shtëpitë dhe po na shkatërron. Turp!”- u shpreh një protestues për mediat e pranishme dje në protestën e tyre. Ndërsa protestues të tjerë dëgjoheshin teksa thërrisnin: “Xhenhemi ju pret të gjithëve o hajdutë, ferri dhe xhenhemi”, theksonin protestuesit. Pas protestës para bashkisë ata bllokuan rrugën “Abdi Toptani”. Dhe pak minuta pas nisjes së protestës, banorët e mbledhur do të hidhnin vezë në drejtim të
bashkisë. Më tej, ata kanë pasur dhe një diskutim me policinë. Kjo e fundit u ka komunikuar se nuk kanë leje për protestë dhe se kanë bllokuar qarkullimin. Ata janë ulur këmbëkryq dhe thanë se do të qëndronin aty derisa autoritetet të futen në negociata me ta. Në mbështetje të tyre, sikundër në protestat e tjera, kanë dalë deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Klevis Balliu. Protestuesit, krahas thirrjeve drejtuar qeverisë dhe bashkisë për zgjidhje, kanë
kërkuar prezencë më të madhe të partive të tjera opozitare. Janë 317 objekte që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, dhe 163 prej tyre që janë në proces legalizimi do të skualifikohen nga ALUIZNI. Ndërkaq, interesimit pranë bashkisë për protestën dhe përveç faktit se ky institucion nuk kishte një lajmërim paraprak , ende nuk ka një reagim mbi pretendimet e banorëve. Nga ana tjetër, banorët paralajmëruan se do të rikthehen sërish aty paraditen e sotme, në orën 10:00.
ZHUPA: RAMA DHE VELIAJ HESHTIN PËR SKEMËN KORRUPTIVE - 40 MILIONË EURO PËR MË PAK SE 3 KILOMETRA TEK UNAZA E RE
D
eputetët demokratë Klevis Balliu dhe Flamur Noka i bënë thirrje qeverisë dhe bashkisë së Tiranës të negociojnë me qytetarët e zonës së “Astirit”. Deputeti i PD-së Flamur Noka, që po mbështet protestën e banorëve të Unazës së Re që prej nisjes së saj dhe që ishte gjithashtu i pranishëm përpara bashkisë së Tiranës, i bëri thirrje përmes mediave, ndërgjegjes së kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai solli në vëmendje faktin se edhe ai vetë është prind i një fëmijë dhe duhet ta vërë veten në vendin e këtyre qytetarëve, që po u kërkohet të dalin në rrugë. “PD është në mbështetje të këtyre qytetarëve. Kryetari i bashkisë ka fëmijë vetë. Le të mendojë sikur ta nxjerrin në rrugë. Këta banorë askush nuk i ka dëgjuar. Dëmshpërblimi me vlerën e tregut një më një është kërkesa e këtyre banorëve. Ata nuk janë kundër projektit, por ata nuk mund të trajtohen si qenie të dorës së dytë. Kanë të drejtën e tyre të protestojnë. Hapat e tjerë do t’i vendosë komi-
PD në mbështetje të protestës së banorëve, Noka: Rama t’u japë shpjegime
sioni organizator i protestës, ne si PD jemi në mbështetje të tyre”, tha Noka. Për këtë çështje, Partia Demokratike do të reagonte zyrtarisht edhe ditën e djeshme përmes zëdhënëses Iza Zhupa. “Prej 10 ditësh qeveria dhe bashkia heshtin, injorojnë mbi 300 familje, të cilëve u morën lekët për legalizimin e banesave dhe bashkë me lekët, edhe votat me premtimin për legalizim falas.
Edi Rama dhe Erion Veliaj po heshtin, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra, duke ndërhyrë në rrugë nga Pallati me Shigjeta tëk sheshi “Shqiponja”, të cilit tani i ka mbetur që Edi Rama t’i heqë edhe emrin. Skema korruptive është e qartë. Fituesit janë të 3 të paracaktuar, sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm
1 ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrësi i dytë, është futur për të legjitimuar tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë. 5 ditë më parë, Partia Demokratike renditi disa të dhëna që thellojnë sferën korruptive tek Unaza e re. Përfituesit kryesore nga projekti, bashkimi i kompanive “DH Albania” dhe “Biba X” janë të dyja me probleme. Partia Demokratike ju vë në dispozicion dokumentat që tregojnë se kompania “Biba X” ka qenë nën sekuestro në momentin e pjesëmarrjes në tender dhe në momentin e shpalljes fitues. Gjithçka ka ndodhur në shkelje të ligjit të prokurimeve publike që, për të rritur sigurinë e realizimit në kohë të veprës, kërkon që kompanitë të kenë siguri financiare, të mos jenë në proces falimentimi apo nën sekuestro. “Biba X” ka urdhër sekuestro nga përmbaruesi më datë 3 Korrik. Tenderi
DEPUTETI I PD-së
Klevis Balliu: Protesta mund të përshkallëzohet
Deputeti demokrat Klevis Balliu është shfaqur edhe dje pranë banorëve të revoltuar teksa ka mbështetur protestuesit e Unazës së Re që po kërkonin takim me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj për dëmshpërblimin e banesave dhe bizneseve që do t’u prishen. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Balliu tha se kërkesat e banorëve janë legjitime dhe vetë kryeministrit duhet t’i japë shpjegime atyre. “Kemi një shtet absurd, ku një kryeministër, më saktë një diktator, vendos të shkatërrojë shtëpitë e qytetarëve shqiptarë pa u dhënë atyre as të drejtën e kompensimit, asnjë shpjegim. Këta qytetarë janë absolutisht në legjitimitetin e tyre për të protestuar, për të ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar, për të mbrojtur pronat e tyre. Qeveria duhet të hapë veshët, të dëgjojë qytetarët. Sot kishte vezë, nuk dihet çfarë sjellin nesër dhe pasnesër. Qeveria të hapë veshët dhe t’u japë kompensimin cent për cent me çmimin e tregut që është sot. Në të kundërt, situata mund të përshkallëzohet, ndaj është esenciale që një përfaqësues i qeverisë, vetë kryeministri Rama të vijë këtu dhe të japë shpjegimet që i takon këtë populli. Është ky popull që paguan për karriget dhe e meritojnë një shpjegim pse ky shtet po i shkatërron shtëpitë e tyre. PD i ka mbështetur dhe do t’i mbështesë deri në fund në çdo orë të ditës”, tha dje deputeti i PD-së, Klevis Balliu.
është hapur në 10 shtator dhe fituesi është shpallur 5 javë më vonë. Gjatë kësaj kohe, përfituesi i 18 milionë eurove, bashkë me një kompani fantazëm, ka qenë nën sekestro, e cila i është hequr pas shpalljes fitues të tenderit, më 24 tetor. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskës, dhe sa është përfitimi për të gjithë skemën korruptive me fitues të paracaktuar në tenderin fitktiv prej 40 milionë eurosh. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dëmshpërblejnë pa vonesë të gjithë banorët, të cilëve u kanë marrë paratë dhe votat për të legalizuar shtëpitë, ndërsa tani i trajtojnë si qytetarë të paligjshëm”- tha Partia Demokratike.
POLITIKE KOMENT Nga Monika Kryemadhi
N
uk përbën më ndonjë surprizë fakti që çdo vizitë në Kinë është gjithnjë sa befasuese aq edhe mbresëlënëse, jo vetëm se Kina përfaqëson civilizimin më të vjetër botëror që vazhdon pa ndërprerje, jo vetëm se mikpritja kineze është e prekshme dhe shkon shumë përtej ekselencës protokollare, jo vetëm se kinezët kanë aftësinë e rrallë të sintetizojnë në një frazë një filozofi dhe ideologji që përbën bazën e gjithë qeverisjes, por mbi të gjitha, ngaqë këtë herë krijova bindjen e patundshme se, sot Kina është një realitet i jashtëzakonshëm që duhet njohur, studiuar dhe nga i cili duhet përfituar pa paragjykim. Dyzet vjet më parë, Kina mori një vendim strategjik që të hapej ndaj botës, të bindur se kështu do konkurronin me sukses, duke projektuar kulturën dhe civilizimin e tyre të lashtë, të armuar me modelin e tyre zhvillimor, ku inovacioni ishte tipar themelor. Hapja sjell reforma dhe reformat sjellin zhvillim. Ky është thelbi i asaj çka ndodh në Kinë në këto 40 vite. Duke lënë mënjanë modestinë e shquar kineze, një drejtues i rëndësishëm u shpreh se "ne si popull kemi filluar të ndiejmë lumturinë", gjë që do doja ta dëgjoja shumë më shpesh kur bëhet fjalë për popullin tim. Për hapjen kemi nevojë shumë edhe ne shqiptarët, jo vetëm në vlerësimin me realizëm dhe pa paragjykim të asaj çka ndodh në Kinë, por veçanërisht, në kuptimin e asaj që duhet të bëjmë për të zhvilluar më tej vendin dhe përmirësuar jetën e njerëzve, me shpresë që dëshirës së tyre për t'u larguar prej tij, t'ia lërë "përjetimi, sadopak, i lumturisë këtu, në tokën tonë". "Objektivi është mirëqenia e njerëzve, energjia për të arritur këtë janë reformat". Kjo ishte mantra. Ky ishte metri që maste çdo gjë, kualifikonte dhe skualifikonte: A përfitojnë qytetarët? Tek hidhja këto radhë, dëgjoja këtu në Tiranë një ministër tek fliste për dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës, rruga me trafikun më të dendur në vend, që do të thotë, pra, edhe vendosje e një tarife të re. Ministri mburrej se koncesioni nuk kishte efekt në buxhet. Por "harronte" se qeveria nuk kujdeset vetëm për kostot e buxhetit, por para së gjithash, për kostot e qytetarëve. A thua
se qeveria i shërben buxhetit dhe jo njerëzve. A thua se qeveria zgjidhet nga "buxheti" e jo nga "njerëzit". Njerëzit le të paguajnë taksa, mjafton që nuk paguan Buxheti i Shtetit?! Duke parë shifrat e buxhetit, kanë harruar të shohin shqiptarët! Kjo papërgjegjshmëri qeverisëse ka lënë pasojat e saj edhe në mospërfitimin nga një mundësi e veçantë, siç është iniciativa kineze "Një Brez, një Rrugë" dhe platforma për financimin e projekteve në 16 vendet e Europës Qendrore e Lindore, e quajtur 16+1. Pikëpyetjet janë të shumta: Pse vetëm Shqipëria nuk ka përfituar financime nga kjo iniciativë? Pse vendet e tjera përfitojnë projekte? A është bërë një analizë e këtij dështimi nga qeveria aktuale? Në fakt, arsyet e dështimit në përfitimin e këtyre fondeve janë evidente: 1. E para, ka mungesë serioziteti dhe korrektësie në bashkëpunimin me palën kineze. 2. Ka hezitim, paqartësi dhe ngathtësi në përzgjedhjen e projekteve dhe ndjekjen e mundësisë reale të financimit të tyre. 3. Nuk mund të përfitojmë projekte, nëse nuk japim zgjidhje për atë që kemi kërkuar të zgjidhet prej kohësh, e që vazhdon të mbetet domosdoshmëri: përgatitja e projekteve me studimet përkatëse të vizibilitetit, me faturat financiare, me detyrimet dhe përfitimet respektive. Nëse do të injorojmë këtë domosdoshmëri, qeveria do të vijojë të pranojë oferta të pakërkuara nga investitorë të dyshimtë, që janë sinonim i korrupsionit dhe pastrimit të parave të drogës. Së dyti, në përqasjen e re me Kinën duhet të treten paragjykimet, ngado që vijnë ato, nga Tirana qeveritare, Brukseli apo ngado tjetër. BE dhe SHBA janë konsumatore të produkteve dhe shërbimeve kineze edhe në sektorë strategjikë dhe e dinë mirë standardin e lartë të cilësisë dhe inovacionit që ato përfaqësojnë. Një kompani lokale HiTech në qytetin industrial Guangzhou jepte shërbime për NASDAQ, për CNN, për Parlamentin gjerman dhe shumë kompani të tjera prestigjioze Edhe pretendimet gjoja "brukseliste" për mundësi standardesh në realizimin e ve-
9 E martë, 13 NENTOR 2018
Modeli i zhvillimit të Kinës dhe Shqipëria prave të infrastrukturës nuk qëndrojnë, përderisa aktualisht janë me dhjetëra kompani kineze që realizojnë projekte madhore infrastrukture, sipas kërkesave dhe certifikatave të BE-së. Ndërkohë, spikat marrëdhënia Gjermani-Kinë, me një volum të jashtëzakonshëm shkëmbimesh e investimesh respektive. Gjermania ka një volum shkëmbimesh me Kinën në rreth 170 miliardë USD dhe në tregun kinez realizohet 60 % e fitimit të kompanisë gjermane "Volkswagen", që është edhe punëdhënësi më i madh në Europë. Për më tepër, pala kineze ka shprehur qartë se është e gatshme për çdo lloj bashkëpunimi trepalësh me BE dhe Shqipërinë jo vetëm në fushën e investimeve, por edhe të vetë procesit integrues europian të Shqipërisë. Në fund të fundit, rrugëtimi i integrimit të Shqipërisë në BE është i lidhur në mënyrë thelbësore edhe me zhvillimin tonë ekonomik, me standardin e jetës së qytetarëve. Ndaj çdo vend, që ofron mbështetje për Shqipërinë, duhet të jetë i mirëpritur. Marrëdhëniet mes Shqipërisë, BE dhe Kinës nuk kanë pse të jenë kushtëzuese dhe as përjashtuese ndaj njëra tjetrës. Kina është një mbështetëse e madhe e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE, sepse një Shqipëri Europiane do të thotë një partner më serioz, më i besueshëm dhe me më shumë mundësi bashkëpunimi. Por që të realizosh këtë kemi nevojë për lidera mendjehapur, me vizion dhe që kanë interesat kombëtare mbi çdo prioritet tjetër. Në fakt, në këtë trekëndësh bashkëpunimi, shikoj zgjidhjen për realizimin dhe financimin e gjithë projekteve të konektivitetit, të përcaktuara nga Samiti i Vjenës, në kuadër të Procesit të Berlinit. Së treti, bashkëpunimi me Kinën mund të shkojë përtej projekteve të infrastrukturës së transportit dhe energjisë. Është një fakt që kompanitë kineze të inovacionit kanë penetruar thellë në shërbimet sociale të arsimit dhe shëndetësisë. Për Presidentin Xi, i cili pas
1. E para, ka mungesë serioziteti dhe korrektësie në bashkëpunimin me palën kineze. 2. Ka hezitim, paqartësi dhe ngathtësi në përzgjedhjen e projekteve dhe ndjekjen e mundësisë reale të financimit të tyre. 3. Nuk mund të përfitojmë projekte, nëse nuk japim zgjidhje për atë që kemi kërkuar të zgjidhet prej kohësh, e që vazhdon të mbetet domosdoshmëri: përgatitja e projekteve me studimet përkatëse të vizibilitetit, me faturat financiare, me detyrimet dhe përfitimet respektive. kongresit të 19-të PKK ka statusin e Liderit të Madh, status që më parë e ka pasur vetëm Mao Ce Duni, konkurrenca e sotme mes kombeve është në thelb konkurrenca e cilësisë së sistemeve të tyre arsimore. Në ndihmë ka ardhur teknologjia e lartë, një fokus për inovacionin dhe cilësinë e mësimdhënies. Rezultatet janë të jashtëzakonshme, në numrat e studentëve shumë cilësorë që arrijnë nivelet universitare e pasuniversitare, një pjesë e madhe në universitetet më të mira të Perëndimit. Befasuese ishin zgjidhjet teknologjike për shërbimet shëndetësore. Një infrastrukturë inovative për diagnostikimin dhe trajtimin në vazhdimësi të pacientëve, nëpërmjet platformave on-line, sfidonte hapur shpikjet korruptive alla shqiptare të check-up-it, me kosto shumë më të ulëta e cilësi shumë më të lartë. Se katërti, orientim i rëndësishëm i bashkëpunimit mes dy vendeve duhet të jetë turizmi. Nuk e kam fjalën vetëm për vazhdimin e trendit në rritje të turistëve kinezë që vizitojnë Shqipërinë. Para së gjithash, vlerë të shtuar bashkëpunimi sjell adoptimi i modeleve të rritjes së kapaciteteve dhe ekspertizës turistike, ashtu siç ofrohet në cilësinë më të lartë, Fakulteti i Turizmit në Universitetin e Unionit të Pekinit, që ka arritur të imponohet edhe si hartues i strategjisë kombëtare
të zhvillimit të turizmit në Kinë. Replikimi i modelit të tij në Universitetin e Tiranës, jam e sigurt që do të garantojë mbushjen e vakumit të ekspertizës që ka sot ky sektor prioritar i ekonomisë së vendit dhe do t'i japë këtij sektori qartësi strategjike në zhvillimet e ardhshme. Pse jo, edhe një mundësi aksesi në tregun tepër të madh të turizmit të Kinës. Së fundmi, por jo nga rëndësia është Bujqësia. Aplikimet inovative në bujqësi po jepnin frytet e tyre në Kinë, ku tregu kinez përfaqëson një mundësi të pafundme shkëmbimesh. Ndërkohë, qeveria shqiptare vazhdon të tregojë ngathtësi, duke mos miratuar dhuratë zemërgjerë për ngritjen e një parku makinerish bujqësore për të ndihmuar fermerët e zonës së Cërrikut. Nuk dua të besoj se përkatësia partiake e drejtuesve të Bashkisë Cërrik është më e rëndësishme se mirëqenia e fshatarëve të të gjithë zonës së Dumresë, ose në të kundërt duhet të jetë arsye burokratike ose korruptive. Në përfundim, unë dua të shpreh bindjen time se për marrëdhëniet me Kinën duhet të punojnë më shumë e të flasin më pak gjithë forcat politike dhe pse jo, edhe shoqëria civile. Këtë duhet të bëjnë të gjithë, me mendje të hapur dhe realizëm. Mendoj se ky moment është një mundësi e fundit për të mos e humbur përsëri trenin e shpejtë kinez. “Panorama”
POLITIKE
10
E hënë, 13 NËNTOR 2018
Kryeministri dhe Ministrja Olta Xhaçka prezantojnë Buxhetin për Mbrojtjen 2019 nga baza e Kuçovës
Rama: 220 mln lekë investim, rritje rrogash prej 19% për ushtarakët
REKOMANDIMI
Projektbuxheti 2019, Ahmetaj: Të gjitha pagat të taksohen
K
ryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Kuçovë, aty ku para ushtarakëve, dhe ministres së Mbrojtjes, ka bërë prezantimin e Buxhetit të vitit 2019 në fushën e Mbrojtjes. Rama tha se do të ketë më shumë investime, që nga rritjet e rrogave e deri tek investimi në veshje, mjete pune apo edhe aksesorë. Rama tha se rritja e rrogës do të jetë më e lartë nga sa është njoftuar. “Rritje pagash, por do ketë një rritje të konsiderueshme. Shumë më të lartë nga shifra që patë në ekran. Gjatë punës me draftin kemi mundur të fitojmë debatin me Ministrinë e Financave 19% rritje pagash për ushtarët”-tha Rama. Në vijim, kreu i Qeverisë u shpreh se baza e Kuçovës do të kthehet në një bazë serioze ku do të investohen rreth 50 milionë euro. Kryeministri gjithashtu tha se pas bazës ajrore në Kuçovë, është planifikuar që të bëhet modernizimi edhe i bazës ajrore të Farkës. “Është një qytet që është identifikuar me aviacionin. Qindra persona ishin punësuar falë kësaj baze. Kjo zonë e rëndësishme strategjikisht u kthye në një hapësirë të braktisur. Falë angazhimit dhe seriozitetit që kanë fituar Forcat tona të Armatosura, morëm angazhimin e NATO-s për të investuar në këtë bazë mbi 50 milionë euro. Është një investim që do të sjellë një aeroport me
standardet e NATO-s:- u shpreh Edi Rama. Kryeministri tha se në vitin 2019, qeveria ka planifikuar të investojë 220 milionë lekë për mbrojtjen, që është 10% më shumë sesa viti i shkuar. “Buxheti i Mbrojtjes për 2019 arrin në 22 miliardë lekë ose në 220 milionë. Përbën një rritje me 10% krahasuar me këtë vit. Në përputhje me zotimin dhe objektivat për rritjen dhe fuqizimin e Forcave tona të Armatosura, ky buxhet do t’i vihet në dispozicion ushtrisë sonë. Certifikim për batalione, blerja e aksesorëve të nevojshëm për këto forca. Përmirësimi i sistemit të integruar të hapësirës detare. Rijetëzimi në tërësi i këtyre pikave
kyçe do të vazhdojë sepse përveç modernizimit të kësaj baze ajrore do të vijojmë me bazën ajrore të Farkës. Do të prodhojmë më shumë infrastrukturë në zonat rurale. Pak kohë më parë, ministrja e Mbrojtjes, ka ekspozuar një punë jashtëzakonisht të rëndësishme që po kryejnë Forcat e Armatosura në përmbytje, ku në zonën e Fierit kanë ndërhyrë dhe ende po punojnë me orë të zgjatura”- theksoi kryeministri Edi Rama. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se për këtë vit buxheti për Mbrojtjen do të jetë 9 miliardë e 350 milionë lekë më shumë. Nga Kuçova, Xhaçka tha se kjo rritje e buxhetit do të përkthehet edhe në
rritje rroge, duke nisur nga 19%. “Me këtë buxhet, synohet për të arritur disa marrëveshje. Po përmbushen detyrimet e NATO-s. 9 mld e 300 milionë lekë këtë vit do të rrisin motivimin e personelit ushtarak. Vëmendja jonë kryesore është që ta nisim nga gradat, rritja e këtyre pagave do të nise nga 19 %. Tani më do të kryejmë edhe punime parandaluese dhe rehabilituese për parandalimin e emergjencave civile. Do jemi edhe më të aftë që të menaxhojmë projekte që ulin riskun e fatkeqësive natyrore. Forcat e Armatosura do të jenë më pranë komunitetit”, theksoi dje ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
“KOMPANIA NUK ËSHTË DËNUAR ME VENDIM TË GJYKATËS SË FORMËS SË PRERË, PËR VEPRA QË LIDHEN ME VEPRIMTARINË PROFESIONALE”
N
dërtimi i “Unazës së Re”, për Partinë Demokratike, është një aferë korruptive e organizuar nga kryeministri Edi Rama. Por pak minuta pas kësaj deklarate do të reagonte ditën e djeshme Autoriteti Rrugor Shqiptar, duke përgënjeshtruar të gjitha akuzat e opozitës, ndërsa ka sqaruar procedurat për tenderin. ARRSH-ja tha ndër të tjera se procedura e prokurimit është zbatuar sipas ligjit, ndërsa kompania nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale. “Procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje me ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, VKM-së nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” e ndryshuar. Kjo procedurë bazuar në detyrimet ligjore të mësipërme është zhvilluar e hapur, me mjete elektronike. Dokumentet e tenderit, përfshirë të gjitha shtojcat
Tenderi për unazën e re, ARRSH i përgjigjet PD-së: Prokurimi sipas ligjit
e nevojshme si, projekt, specifikimet teknike, preventiv dhe kërkesat për kualifikim janë bërë publike ne datë 10.09.2018 dhe janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo person i interesuar. Në dispozicion të operatoreve ekonomik janë vënë 37 ditë kalendarike për përgatitjen e ofertave dhe
dokumenteve shoqëruese përkatës, nga minimalisht 30 ditë, që kërkohen bazuar në rregullat e prokurimit publik. Referuar dokumenteve të tenderit, janë krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme për shoqëritë vendase ose të huaja në paraqitjen e ofertave dhe plotësimin e kritereve të
dhëna në dokumentet e tenderit. Janë përcaktuar qartë rregullat kur ofertuesit paraqiten si bashkim i përkohshëm i operatoreve ekonomik. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i ngarkuar për këtë qëllim, ka vlerësuar dokumentacionin e dhënë duke kualifikuar vetëm bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba x shpk” & “DH Albania shpk degë e shoqërisë së huaj”, pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit. Më pas AK-ja ka respektuar afatet ligjore nëse do të kishte ankesa në lidhje me këtë vlerësim dhe vetëm pasi nuk kanë rezultuar te tilla, ka vijuar me njoftimin e fituesit dhe nënshkrimin e kontratës”thuhet në reagimin e djeshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Qeveria “Rama” kërkon të taksohen pagat e të gjitha niveleve. Kërkesa në fjalë është artikuluar dje nga kreu i financave Arben Ahmetaj, i cili deklaroi para anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë se mund të dilet me një propozim për uljen e pragut të patatueshëm. Nëse zbatohet kjo formulë, atëherë ulja e pragut do të përfshinte të gjithë punëmarrësit në vend, do taksohen të gjitha pagat. “Tatimin për të ardhurat personale do ta diskutojmë kur të vijmë nen për nen, besoj unë që janë 55% e të punësuarve që janë jashtë sistemit fiskal, pra nuk kontribuojnë fiskalisht përmes tatimit mbi të ardhurat personale, besoj që mund të maturojmë një propozim që ta ulim pragun nga 300 ta çojmë 100, apo t’i fusim në sistem në taksë 1,5% të gjithë. Unë e kam bërë një propozim, besoj që do të diskutohet në të ardhmen që t’i fusim të gjithë kontribues me 1,5% të ardhurash personale dhe bëjmë gjithë gamën e të punësuarve brenda sistemit kontributiv fiskal”, u shpreh Ahmetaj. Sipas formulës së taksës progresive që është në fuqi, pagat deri 30 mijë lekë dhe gjithë pagat e tjera deri në këtë shumë nuk tatohen. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku vijuan edhe këtë të hënë diskutimet në parim mbi të ardhurat për projekt buxhetin e vitit 2019, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se qeveria ka planifikuar më shumë rimbursim për kompanitë e mëdha të cilat kanë akumuluar para për shkak të investimeve. Ahmetaj u shpreh se rekomandon zero përjashtime nga TVSH për subjektet, ndërsa sipas tij nuk do ketë asnjë gjobë për subjektet që bëjnë gabime në llogarinë e xhiros. “Kemi planifikuar më shumë rimbursim për vitin tjetër për kompanitë e mëdha të cilat kanë akumuluar shuma të mëdha për shkak të investimeve. Me TVSH duhet të jemi të kujdesshëm pasi është brenda tatimeve indirekte dhe më i mirë në kontributet e buxhetit të shtetit. Rekomandoj zero përjashtime nga TVSH. Eksportet janë rritur me 15,4%. Asgjë gjobë ndaj subjekteve që bëjnë gabime në llogarinë e xhiros”- theksoi ministri Arben Ahmetaj.
AKTUALITET
G
11
E hënë, 13 NËNTOR 2018
Universiteti i Tiranës ka pezulluar nga detyra pedagogun Dritan Shoraj deri në marrjen e dokumentacionit të plotë nga institucionet përkatëse
jykata e Tiranës, në seancën e së hënës la në masën e sigurisë “arrest me burg për afro 40 ditë”, Doktorin e Shkencave Dritan Shoraj, njëkohësisht pedagog në Fakultetin Ekonomik. Me statusin Akademik, Shoraj rezulton i dënuar në Itali për trafik droge. Mediat në Italinë fqinje i kanë bërë jehonë lajmit të ndalimit të Shoraj, duke pasuruar me detaje nga e shkuara edhe arsyen e ndalimit të tij. “Karabinierët e Njësisë Hulumtuese të Komandës Provinciale Venecias arrestuan Dritan Shoraj, 47-vjeçar, me origjinë shqiptare, i cili kishte urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga Gjykata e Apelit, sepse ishte dënuar me 4 vjet dhe 20 ditë në burg si një menaxher dhe organizator i “trafikut të qindra kilogram hashash dhe marihuane ndërmjet viteve 1998 dhe 2000. Arrestimi erdhi pas një hetimi kompleks, mundësuar falë bashkëpunimit të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Policisë shqiptare”, shkruan “Corriere.it”. Më tej sqarohet se emri i Dritan Shoraj del në operacionin e koduar “Pineta” të policisë italiane, kryer në vitet 1998-2000, që ka çuar asokohe në shpërbërjen e një organizate kriminale italo-shqiptare që kishte lidhje edhe me Afrikën e Veriut. “Corriere della Sera”,shkruan se atëherë u arrestuan dhe dënuan 128 persona, të gjithë të specializuar në importimin, trafikimin dhe furnizimin e shpërndarësve të drogës në vendpushimet turistike të verilindjes së Italisë. Roli i Shoraj në organizatë, në mënyrë të veçantë, ishte që të siguronte gjetjen dhe paketimin e drogës në Shqipëri dhe të organizonte transportin detar për në Itali. Universiteti i Tiranës ka pezulluar nga detyra pedago-
Roli i pedagogut Shoraj në trafikun e drogës PEZULLIM
“Universiteti i Tiranës ka pezulluar nga detyra pedagogun Dritan Shoraj deri në marrjen e dokumentacionit të plotë nga institucionet përkatëse. Tre ditë më parë, Policia e Tiranës me qëllim ekstradimin në Itali për të vuajtur dënimin për trafik droge”.
DETYRA
gun Dritan Shoraj deri në marrjen e dokumentacionit të plotë nga institucionet përkatëse. Tre ditë më parë, Policia e Tiranës me qëllim ekstradimin në Itali për të vuajtur dënimin për trafik droge. “Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni pasi u njoh me informacionin e bërë publik nga Policia e Shtetit në datën 10.11.2018 për z.Dritan
Shoraj, i arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, vendosi më datë 12.11.2018 pezullimin nga detyra të z.Dritan Shoraj, personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, deri në marrjen e dokumentacionit të plotë nga
BURGU
institucionet përkatëse për këtë shtetas”,-thuhet në reagimin e Universitetit të Tiranës. Pedagog që prej viti 2012, Dritan Shoraj kishte ngritur profilin e një eksperti ekonomie. Shoraj mbante gradën e Doktorit të Shkencave dhe ishte si ekspert i jashtëm i Delegacionit të Unionit Europian në Shqipëri. Prej vitit 2012 Shoraj është pjesë e Universitet të Ti-
“Roli i Shoraj në organizatë, në mënyrë të veçantë, ishte që të siguronte gjetjen dhe paketimin e drogës në Shqipëri dhe të organizonte transportin detar për në Itali. Organizator i “trafikut të qindra kilogram hashash dhe marihuane ndërmjet viteve 1998 dhe 2000”. ranës. Gjatë këtyre viteve Dritan Shoraj jepte leksione për studentët në tre lëndë të ndryshme, si Etikë Biznesi, Qeverisje Koorporatash dhe Menaxhim Biznesi.
TASK-FORCAT
Haxhia: Nga sot në grevë urie “Forca e Ligjit”, në një vit u kapën 13 banda N
Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, deklaron se nga sot nis grevën e urisë në burg. Në një postim në facebook, thuhet se kërkesa zyrtare e tij për këtë vendim ju dorëzua sot (dje) drejtorisë së burgut. Nuk dihet kush ka shkruar postimin në facebook-un e tij, pasi duhet thënë se disa prej postimeve janë shkruar edhe nga e dashura e tij, Erjona. Në njoftim thuhet Izet Haxhia do të ndërmarr këtë akt ekstrem pas kërcënimeve, sipas tij që ka marrë nga shefi i policisë së Burgut 302. Haxhia u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.
ëntori përkon me 1 vjetorin e nisjes së operacionit kombëtar ‘’Forca e Ligjit’’. Task Forcat e ngritura skeduan 41 grupe kriminale që operonin në vend. 1 vit pas nisjes së operacionit, nga përllogaritjet e të dhënave që vet policia deklaron, rezulton se deri më tani janë goditur 13 grupe ose e thënë ndryshe as gjysma e numrit total të bandave të evidentuara. Bajrit në Shkodër, ndërhyrja në Nikël të Fushë Krujës apo së fundmi grupi i Avdulajve në Shijak janë disa prej eksponentëve me peshë të botës së krimit që u goditën. ‘’Forca e Ligjit’’ nuk ka goditur ende në zona të tjera të vendit, si Vlora , Durrësi apo Tirana ku muajt e fundit nuk kanë munguar ngjarjet e rënda
me disa të vrarë. Vetëm gjatë kësaj periudhe nga forca e ligjit janë sekuestruar rreth 16 milion euro asete që dyshohet se rrjedhin nga të ardhurat e aktiviteteve
kriminale. Rreth 130 persona anëtarë të këtyre banave kanë përfunduar në pranga ndërsa 20 referime penale janë për grup të strukturuar kriminal.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
12 E martë, 13 NENTOR 2018
Nikita Preka, e bukura e Shqipërisë në “Miss World 2018”
Më të bukurat e botës, do të bëhen bashkë në 8 dhjetor në Sanya të Kinës, aty ku do të mbahet nata finale e konkursit të bukurisë ndërkombëtare
“Miss World 2018”. Nata finale ndiqet nga miliona njerëz. Në 2017 një nga
sfidat e “Miss World”, ishte të arrinte në afërsisht 1 billion klikime në kanalin Youtube. “Miss World” këtë vit promovon si asnjëherë më parë, bukurinë me objektiv. Objektivi është të ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe fëmijët e vegjël që nuk kanë mbështetje. Në të do të marrin pjesë vajza nga e gjithë bota, ndër të cilat do të jetë edhe një përfaqësuese e bukurisë shqiptare. Nikita Preka, vajza nga Lezha është përzgjedhur të përfaqësojë “Miss World Albanian”, në një nga garat më prestigjoze të bukurisë në botë. Nikita Preka ka mbaruar studimet universitare për Financë në Angli, në Universitetin “Sunderland University” dhe studimet pasuniversitare në Universitetin “Anglia Ruskin University”. Ndërkohë është në përfundim e sipër të kualifikimit ndërkombëtar të kontabilitetit Acca, (kontabilist i miratuar). Po ashtu punon në Dubai për një kompani ndërtuese dhe fondacion investimesh e mirënjohur në Shtetet e Bashkuara Arabe. Nikita ka marr pjesë në “Miss Supernational United Kingdom”, ku ka fituar një nga çmimet kryesore dhe eventi
është mbajtur në Londër. Plani që Nikita po punon, është të bashkëpunojë me sa më shumë organizata nga Shqipëria dhe bota, në mënyrë që të ndihmojë njerëzit në nevojë në Shqipëri. Nikita dëshiron që të bëj ndryshim te jeta e njerzëve në nevojë dhe ti suportojë fëmijët e tyre në edukim.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E martë, 13 NENTOR 2018
Vendoset busti Papa Gjon Palit të II-të në sheshin pranë stadiumit "Arena Kombëtare"
Veliaj: Tirana, qyteti model i tolerancës dhe harmonisë fetare
referohem vëllazërisë fetare, lidhjeve që ekzistojmë mes feve të besimeve të ndryshme në vendin tuaj. Klima e besimit dhe besimi reciprok midis katolikëve, ortodoksëve dhe mys-
N
ë 25 vjetorin e vizitës së tij në Shqipëri dhe në 40 vjetorin e zgjedhjes si Papa i parë jo italian, Tirana nderoi sot Shën Gjon Palin e II. Në prani të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Arqipeshkvit të Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, ambasadorit të Polonisë në vendin tonë, Karol Bachura e shumë besimtarëve dhe qytetarëve të Tiranës, u përurua busti i Papa Gjon Palit të II-të, i cili u vendos në sheshin pas Pallatit të Kongreseve. Në fjalën e tij në ceremoni, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se busti i Papa Vojtilës ia shton edhe më shumë vlerat Tiranës, si simboli i një njeriu që la gjurmë në jetën e Kishës Katolike, larg intolerancës dhe nacionalizmave, por edhe që luajti një rol vendimtar në hapjen dhe ngritjen e kishave në gjithë vendet ish-komuniste, siç ishte edhe Shqipëria. "Sot Shqipëria, me në krye Tiranën, është mishërimi i këtij vizioni të emancipuar të Papës. Liria fetare, por edhe harmonia fetare, janë shembull i virtytit të mirë tek ne shqiptarët. Në Tiranë, në një kilometër katror mund të gjejmë Katedralen Katolike, mbrapa Galerisë së Arteve, Katedralen Ortodokse, përballë Shtëpisë së Gjetheve, një tjetër kujtesë e atij regjimi të vështirë dhe të rëndë sidomos për ata që ishin besimtarë, përballë Pidamidës kemi bustin e Papa Franceskut, kurse këtu përurojmë bustin e Papa Gjon
Palit II, e pak metra më tej po ndërtohet xhamia e madhe. Nuk ka një kryeqytet tjetër në botë që në një kilometër katror të jetë i përfaqësuar me të gjitha ngjyrat e besimeve fetare", tha kryebashkiaku Veliaj. Ai vlerësoi se Papa Vojtila me vizitën e tij në Shqipëri i dha shpresë një kombi, i cili sapo kishte dalë nga diktatura. "Me vizitën e tij në 1993, ai i dha shpresë të gjithë popullit shqiptar. Kurse në vitin 2014 kemi vizitën e Papa Franceskut, i cili teksa i referohej vendit tonë thoshte se: 'Shqipëria ka një karakteristikë shumë të bukur që më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme. I
limanëve është një dhuratë e paçmuar për vendin tuaj", shtoi Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës tha se nën shembullin dhe ashtu siç predikonte Papa Gjon Pallit i II, Tirana e lufton ekstremizmin duke krijuar një mjedis që lejon ndërveprimin e mendimeve dhe feve të ndryshme. "Tirana ka vendosur ta luftojë ekstremizmin duke krijuar një mjedis që lejon dhe bashkëvepron mes feve të ndryshme, ideve të ndryshme, aftësive, kulturave, apo backround-eve të ndryshme që kemi. Po krijojmë një qytet për të gjithë, pa diskrimimin, një qytet inteligjent, ku të rinjtë mund të mësojnë edhe gjuhën universale të kodimit dhe robotikës, por edhe gjuhën e vjetër të librave të shenjtë. Një qytet të gjelbër, ku qytetarët mund të lëvizin me biçikletë dhe të mbjellin pemë, por edhe të kujtojnë se s'kemi ardhur nga hiçi, se ka patur të tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre. Tirana është një qytet që gjithmonë e më shumë shikon nga Europa dhe mezi pret të jetë pjesë e saj", u shpreh Veliaj. Ai gjithashtu dha lajmin e mirë se në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera do të organizohet një konkurs për të përzgjedhur veprën më të mirë që do të përkujtojë në Tiranë viktimat e komunizmit. "Kam biseduar me ambasadorin polak, me kryetaren e komisionit tonë për hapjen e dosjeve, për organizimin e një konkursi për të patur monumente për të përkujtuar të gjithë viktimat e komunizmit. Kemi marrë propozime nga disa shoqata, për t'i dhënë Tiranës një kujtesë të asaj periudhe që ka kaluar, e që mos të përsëritet më kurrë as në Tiranë, as në ndonjë cep tjetër të Shqipërisë", tha Veliaj. Ambasadori i Polonisë në vendin tonë, Karol Bachura, falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e tjera shqiptare që mundësuan vendosjen e këtij busti dhe theksoi se kjo përkon edhe me vitin e Skëndërbeut, për të cilin Papa Gjon Pali i II dhe kardinalët e tij flisnin shumë. Busti i Papa Gjon Palit të II-të u bë i mundur falë bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës, Kushës Katolike dhe ambasadës polake në vendin tonë edhe me rastin 100 vjetorit të pavarësisë së Polonisë.
AKTUALITET
D
eri më tani nuk ka autor të kapur për ekzekutimin mafioz të Edison Harizajt dhe mikut të tij, Geni Çaçi në zonën e unazës së plazhit në Durrës. Mësohet se të paktën 6 persona mendohet se kanë marrë pjesë në atentatin mafioz. Policitë e Durrësit, Vlorës dhe Tiranës kanë shoqeruar mbi 25 persona por pasi janë marrë në pyetje ata janë lënë sërish të lirë dhe momentalisht policia nuk ka ndaluar ndonjë person të dyshuar për këtë atentat mafioz që tronditi Durrësin mesnatën e të martës. Por nga ana tjetër, Policia dhe Prokuroria mësohet se janë në gjurmët e personit që dyshohet se ekzekutoi Edison Harizajn dhe shokun e tij Genci Caci. Ka dyshime që vrasja e Harizajt është kryer nga një shqiptar i cili jetonte jashtë Shqipërisë. Ky person i cili ka patur rolin e vrasësit me pagesë, mendohet se ka hyrë ilegalisht në Shqipëri pak ditë para vrasjes së Harizajt. Autori i dyshuar është një person i njohur për drejtësinë, pasi ai ka qënë i dënuar më parë për disa vrasje në vend dhe ishte pjesë e një bande të rrezikshme në qytetin e Vlorës.Vrasësi me pagesë mendohet se është në Belgjikë dhe ka ardhur në Shqipëri vetëm për të ekzekutuar Edison Harizajn. Personi që dyshohet se kreu vrasjen, pavarisht se ka qënë i arrestuar në Shqipëri, ia ka arritur të dalë nga burgjet shqiptare. Më shumë se 50 plumba u qëlluan në drejtim të makinës së Harizaj, i cili cilësohej si “Il Padriono” i Vlorës. Nga të shtënat mbeti i vrarë edhe
14
E hënë, 13 NËNTOR 2018
Policia dhe Prokuroria bien në gjurmë të personit që dyshohet se ekzekutoi Edison Harizajn dhe shokun e tij Genci Caci
Vrasësi i Edisonit, pjesë e një bande në Vlorë PISTAT “Edison Harizaj dyshohet si autor i disa ngjarjeve në Vlorë, duke filluar nga vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, deri tek zhdukja e Albano Xhaferit, pak muaj më parë në qytetin bregdetar”.
DETAJE
shoku i tij Genci Caci. Hetuesit dyshojnë se Harizaj është mbajtur në vëzhgim në Tiranë mbrëmjen e të martës dhe në momentin që u nis drejt Durrësit në makinën tip “Audi A8” së bashku me Genci Çaçi, autorët u vunë në ndjekje të objektivit duke ecur pas tyre në distancë të
afërt. Në momentin kur makina e Harizajt u afrua pranë Urës së Plepave, autorët kanë lëvizur kundravajtje dhe i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën. 39-vjeçari nga Vlora, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit ka tentuar të shmangë makinën përballë dhe ka hyrë në një rrugë dytësore ku
ishin vendosur ekzekutorët të armatosur me armë të rënda. Në këtë moment Harizaj dhe miku i tij janë përballur me breshëri automatiku për disa minuta ndërsa makina tip” Audi A8” është bërë shoshë nga plumbat. Harizaj dyshohet si autor i disa ngjarjeve në Vlorë, duke filluar nga vrasja e
TAKIMI
“Vrasësi me pagesë mendohet se është në Belgjikë dhe ka ardhur në Shqipëri vetëm për të ekzekutuar Edison Harizajn. Personi që dyshohet se kreu vrasjen, pavarisht se ka qënë i arrestuar në Shqipëri, ia ka arritur të dalë nga burgjet shqiptare”. gjyqtarit Skerdilajd Konomi, deri tek zhdukja e Albano Xhaferit, pak muaj më parë në qytetin bregdetar. Gjithashtu 39-vjeçari njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe dyshohej si kreu i një grupi kriminal të rrezikshëm në Vlorë.
DETAJE
Bashkitë duan më shumë para Intriga vrau ish-policin
P
roblematikat e mbartura nga vitet e kaluara të pasqyruara në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2019, ishin në qendër të mbledhjes së radhës që zhvilloi shoqata e bashkive në Bashkinë Mallakastër. Gjatë takimit, ku e pranishme ishte edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, u theksua se projektbuxhetit 2019, nuk i përgjigjet nevojave reale të bashkive dhe mbetet sërish larg normave dhe raporteve mes pushtetit vendor dhe atij qendror. Kryebashkiakja e Shkodrës, njëherësh edhe kryetare e Shoqatës së Bashkive është ndalur edhe tek zgjedhjet e qershorit të
N
vitit të ardhshëm, duke thënë se në këto zgjedhje duhet të shprehet vullneti i popullit dhe të mos përsëriten fenomene, si dhuna, shit-blerja e votës etj. Shoqata e Bashkieve doli në përfundimin se
nëse problematikat e vëna re në Projekt Buxhetin e vitit 2019 nuk marrin një tjetër zgjidhje, zhvillimi ekonomik vendor do të mbetet pezull për sa kohë nuk u jepet buxhet i mjaftueshëm bashkive.
jë intrigë çoi në ekzekutimin e ish-policit Boran Bërçanës dhe bashkëjetueses e tij, Silvana Ndoci. Hetimet kanë zbuluar se përhapja e një thashethemi ka patur për qëllim futjen në konflikt të bandave rivale në Shkodër. Për këtë arsye u përhap fjala sikur Boran Bërçana ishte shprehur: “Unë e shtypa butonin e bombës ndaj Lul Kullës”. Bëhet fjalë për shpërthimin e tritoli në qendër të Shkodrës, që shkaktoi terror, plagosi kalimtarë dhe vetë Lul Kulla u dëmtua rëndë. Bërçana nuk e kishte deklaruar një fakt të tillë dhe ai nuk kishte patur lidhje me ngjarje. Pas verifkimeve ai ndodhej në Spanjë, për llog-
ari të një grupi kriminal. Por vendimi i ekzekutimit ishte marrë dhe jo vetëm për ish-policin por edhe për bashkëjetuesen e tij
që cilësohej si person që kishte dijeni për shumë ngjarje. Mbi ta u shtinë 28 plumba por fëmija i vogël i tyre shpëtoi.
AKTUALITET
15
E hënë, 13 NËNTOR 2018
Spastrim i territorit ose zhdukja e dëshmitarëve që kanë dijeni ose kanë kryer vrasje me porosi. Ky është përkufizimi që eskpertët po i japin situatës së krijuar në vend
S
hqipëria po “tretet”, duke shënuar rënie të moshës së re të popullatës dhe të lindjeve. Por sikur të mos mjaftonin këto të dhëna nga INSTAT, kohët e fundit vendi po përjeton një krim të frikshëm, zhdukjen e papritur të njerëzve. Informacione të rezervuara të Policisë së Shtetit, flasin për një numër të lartë të personave që zhduken pa lënë gjurmë. Sigurisht që ka edhe nga ata që janë larguar me dëshirë. Ekspertët flasin për një luftë të egër midis kriminelëve që kanë nisur të pastrojnë dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët. Zhdukja e personave pa lënë gjurmë po konsiderohet nga krimet më të frikshme, prej shërbimeve të posaçme. Bëhet fjalë për persona në borxh me pagesat e drogës, ose të përfshirë në krime. Spastrim i territorit ose zhdukja e dëshmitarëve që kanë dijeni ose kanë kryer vrasje me porosi. Ky është përkufizimi që eskpertët po i japin situatës së krijuar në vend. Qytetet Më të prekur nga ky krim i egër janë: Vlora, Durrësi, Shkodra dhe Tirana. Flitet për krime të tilla që, pasi personi rrëmbehet pa lënë gjurmë, vritet dhe groposet ose hidhet në det. Në Vlorë diskutohet mbi 25 persona që nuk dihen ku ndodhen. Dhe për ta dyshohet se janë viktimë e pengmarrjes dhe më pas e vrasjes. Megjithatë duket se policia nuk është shumë e orientuar në këtë drejtim. Nga ana tjetër, mungojnë bashkëpunëtorët dhe
Zhdukja e njerëzve, një krim i frikshëm në Shqipëri SITUATA
“Spastrim i territorit ose zhdukja e dëshmitarëve që kanë dijeni ose kanë kryer vrasje me porosi. Ky është përkufizimi që eskpertët po i japin situatës së krijuar në vend”.
QYTETET “Më të prekur nga ky krim i egër janë: Vlora, Durrësi, Shkodra dhe Tirana. Flitet për krime të tilla që, pasi personi rrëmbehet pa lënë gjurmë, vritet dhe groposet ose hidhet në det. Në Vlorë diskutohet mbi 25 persona që nuk dihen ku ndodhen”.
zbulimi i provave. Rastet Rastet më të bujshme janë zhdukja e Albasano Xhaferri 34-vjeç nga Vlora dhe ajo e Elvis Troqe. Xhaferri është zhdukur që në muajin qershor dhe bashkë me Troqin ishin persona që vinin nga vendet e Evropës. Më herët referuar de-
LUSHNJE
“Të fortët”, 24-vjeçari kapet me kokainë
noncimet të familjarëve ishte zhdukur biznesmeni Adriano Jaho, 52-vjeç dhe ndihmësi i tij, Ariseld Maze, 28-vjeç. Jaho dhe Maze kanë dalë më 3 korrik të 2017-s në mëngjes nga Porti i Vlorës për të provuar një skaf dhe nuk u kthyen. Ksandro Imeraj, 32-vjeç, është një tjetër i ri i zhdukur në
Vlorë. Me bujë është përcjellë në publik edhe zhdukja e dajë e nipi në Shkodër. Gëzim Hysaj, 56-vjeç dhe nipi i tij Agron Molla, 47-vjeç janë larguar më 23 gusht nga banesat e tyre ne Dobrac dhe nuk janë kthyer më. Vëllai i Hysajt, ka folur për natën e zhdukjes së vëllait të tij. “Pasdite na thotë që
më kërkon një shok, Faroku, i thotë gruas së tij: Më bëj bukën gati se po vi”, iku dhe nuk u kthy më”, rrëfen vëllai i Gëzim Hysaj, disa ditë më parë në emisionin “Top Story”. Por personi që Gëzimi takoi në të vërtetë nuk u gjet kurrë. Në familjen e Gëzimit shpresa mungon dhe apeli i familjarëve të tij është që të paktën të gjendet trupi. “Të gjendet të paktën një shenjë por varet se nga i kanë tretur ata”,-thotë i vëllai.
GJYKATA
Dosja “Babale”, nuk ndryshojnë masat e sigurisë
G
Një 24-vjeçar në Lushnje është vënë në pranga, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia lokale i gjeti 15 doza me kokainë. Në prangat e policisë në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve” ka rënë Sebastian Haliti, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë L.A 27-vjeç, banues në Lushnje, i cili ndodhej pasagjer në automjetin e drejtuar nga i arrestuari. Policia sqaron se gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga Haliti, në kroskotin e tij, u gjendën dhe sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar.
jykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për të pandehurit e dosjes “Babale”. Alfred Alizoti dhe Albert Veliu u lanë në “arrest me burg”, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi është vendosur “detyrim paraqitje” një herë në muaj. Prokuroria e Krimeve të Rënda ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës dosjen “Babale”. Jetmir Olldashi, Albert Veliu, Fredi Alizoti si dhe deputeti demokrat Ervin Salianji akuzohen për kallzim të rremë. Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë mbajtur në hetim materialin në të cilin bëhet fjalë për dyshimet e trafikimit ndërkombëtar të drogës. Me audiopërgjimin e
publikuar nga PD, kjo parti akuzon vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj se vijonte trafikun e drogës drejt Italisë. Aktualisht Fredi
Alizoti i cili pretendon se ka luajtur rolin e Agron Xhafës në audiopërgjimin me Albert Alliun të njohur si Babalja. Ky i fundit ndodhet në Kosovë.
AKTUALITET
P
ërgjatë një jave, policitë lokale kanë kapur dhe vënë përpara ligjit shkelësit. Sipas informimit të Policive lokale, java që lamë pas ka pasur 155 persona të proceduar për vepra penale të ndryshme. Përveç kontrolleve, Policia e Rendit dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, janë çdo ditë të angazhuara pranë ambjenteve të çdo shkolle, duke siguruar rend dhe siguri për nxënësit. Policia e Beratit Gjatë javës që lamë pas nga Strukturat Vendore të Policisë Berat u proceduan penalisht 26 shtetas. 7 shtetas u arrestuan në flagrancë, 4 për veprën penale “Drejtimi mjetit në mënyrë të pa rregullt”, 1 për veprat penale “Dhunë në familje”,”Shkatërrim prone”,”Kundërshtim i punonjësit të policisë”, 2 për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. 17 shtetas u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Janë ndaluar 2 shtetas dhe është plotësuar 1 kërkesë padi për tu paisur me urdhër mbrojtje. Nga shërbimet e qarkullimit rrugor dhe shërbimet e rendit janë vendosur 530 masa të ndryshme administrative. Policia e Vlorës Gjatë një jave janë proceduar penalisht 41 shtetas për vepra të ndryshme penale. Janë arrestuar në flagrancë duke u vendosur përpara përgjegjësisë penale 4 shtetas. Janë proçeduar në gjendje të lirë 37 shtetas. Janë plotësuar 7 kërkesë padi me qëllim për tu pajisur me Urdhër Mbrojtjeje. Nga ana e qarkullimit rrugorë janë vendosur 378 masa administrstive për shkelje të ndryshme. Vijon puna e strukturave të DVP Vlorë në të gjithë qarkun me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në çdo drejtim. Policia Dibër 17 persona janë proceduar gjithësej për vepra të ndryshme
16
E hënë, 13 NËNTOR 2018
Policia e Rendit dhe ajo e qarkullimit rrugor, janë çdo ditë të angazhuara pranë ambjenteve të çdo shkolle, duke siguruar rend dhe siguri për nxënësit
Brenda një jave, 155 persona të proçeduar penalisht SIGURIA “Policia e Rendit dhe ajo e qarkullimit rrugor, janë çdo ditë të angazhuara pranë ambjenteve të çdo shkolle, duke siguruar rend dhe siguri për nxënësit”.
penale. Janë arrestuar 5 shtetas për dhunë në familje, drejtim mjeti ne gjendje të dehur e vjedhje. Është kapur një shtetas në kërkim i dënuar për veprat penale Kanosje për vrasje, Mbajtje pa leje të armëve luftarake, Plagosje e lehtë me dashje, etj. Është proceduar penalisht një shtetas pasi ka ndezur zjarr në vend grumbullimin e mbetjeve, duke shkaktuar ndotje të ajrit. Si dhe janë proceduar penalisht në gjendje
të lirë 10 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale. Policia e Lezhës Janë proçeduar penalisht në total 30 shtetas për vepra të ndryshme penale, nga këta 2 arrestuar, 26 proçeduar në gjendje të lirë, dhe 2 të ndaluar. Është finalizuar operacioni antidroge “ Gjorem” me sekuestrimin e 96 kg lëndë narkotike cannabis sattiva si dhe arrestimin e poseduesit të saj. Është arrestuar një shtetas të cilit gjatë kon-
PESARO
Shqiptarit i gjendet 200 mijë euro kokainë
N
jë 49-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua karabinierët në Pesaro. Ai u identifikuar nga policia pasditen e së premtes, duke takuar klientë të rinj në rrugë. Hetimet bënë të mundur identifikimin e tij, i pa dënuar më parë dhe i papunë. Ai shiste doza kokaine nga 50 deri në 100 euro. Pasi u kap në flagrancë, Karabinierët kanë identifikuar vendbanimin e tij, duke zbuluar një laborator me doza të ndryshme për prerjen e kokainës, peshore elektronike dhe para. Një tjetër sasi kokaine u gjet në makinë, me një peshë totale gati 1 kg, me një vlerë prej rreth 200 mijë eurosh. Burri u arrestua dhe u burgos në burgun e Pesaros.
SARANDË
K
ontrolli i Lartë i Shtetit, ka kallëzuar në prokurori dy ish-regjistrues, zv/ regjistruesin dhe pesë specialistë të zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë për shpërdorim detyre. KLSH akuzon se zyrtarët dhe ish-zyrtarët kanë kryer regjistrime të pasurive në bregdet pa dokumentacionin e duhur ligjor në sipërfaqe 221271m2, me dokumente të parregullta. Gjithashtu sipas KLSH, nuk kanë zbatuar kriteret e duhura ligjore për pagesa për detyrime ndaj shtetit me dëm ekonomik në vlerën 39,689 mijë lekë, kanë regjistruar objekte me leje ndërtimi e legalizimi mbi rrugë e tjetërsimin e pronës së shtetit, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e 36,573 mijë lekë të ardhura këto të munguara për buxhetin. Kon-
trollit fizik i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë. Është plotësuar 1 kërkesë - padi për Urdhër Mbrojtjeje të Menjëhershëm për rastet e dhunës në familje, bazuar në Ligjin nr.9669 datë 18.12.2006 “ Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Janë vendosur 554 masa administrative për shkelje të ndryshme si “Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit” “Përdorim telefoni gjatë drejtimit të mjetit” “Mosvendosje rrip
sigurimi” “Ndalim qëndrimi” etj. Janë proçeduar penalisht 5 drejtues mjetesh pa leje drejtimi si dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Policia e Elbasanit Janë kontrolluar 490 mjete ku gjatë këtyre kontrolleve u shoqëruan në Komisariatet e. 41 shtetas janë proçeduar penalisht, për vepra të ndryshme penale nga të cilët: 9 janë arrestuar, 1 është ndaluar, 25 janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 6 janë shpallur në kërkim. Vijon zbatimi i planit të masave nga Policia Rrugore e Elbasanit, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ku janë arrestuar 4 drejtues mjetesh(drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi) dhe 1 janë proceduar në gjendje të lirë. Si rezultat i këtyre kontrolleve të shtuara janë pezulluar 36 leje drejtimi dhe janë vendosur 934 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
KLSH kallëzon dy ishdrejtorë të ZVRPP dhe 6 zyrtarë
trolli i Lartë i Shtetit thekson se në një rast është regjistruar marrëveshje zhvillimi fshati turistik në Ksamil, pa u llogaritur dhe pa u arkëtuar penalitete në vlerë 7,780,000 lekë, penalitet i pa llog-
aritur e pa paguar në buxhetin e shtetit për mos përfundimin e kompleksin brenda afatit të përcaktuar në marrëveshje, dhe mospagesë qiraje në vlerën 13,333,375 lekë.
FORUM OPINION Prof. Lisen Bashkurti
N
jëqind vjet më parë përfundoi Lufta e Parë Botërore. Kjo është një ngjarje e paharueshme në kujtesën historike të njerëzimit. Bota kurrë më parë nuk kishte përjetuar një tmerr të tillë. Lufta e Parë Botërore i dha fund ‘Koncertit’ të shekullit të XIX dhe shënoi fillimin e ‘funeralit’ të shekullit XX. Nga kjo lufte disa Perandori të Vjetra u shëmbën, duke lënë pas humbje njerëzore, shkatërrime ekonomike, konflikte dhe luftra. Ndërkohë disa Perandori të reja nisën të ngriheshin, duke shpalosur ambiciet politike, ekonomike e ushtarake për hegemoni, tregje dhe sundim botëror. Ndërkohë midis rënies dhe ngritjes së Fuqive të Mëdha, disa Fuqi Botërore u tërhoqën në isolimin e tyre luksoz ose u zhytën në sfidat e tyre të brëndshme. E ndërsa kancelaritë përllogaritnin fuqitë e tyre dhe të armiqve, prognozonin avantazhet dhe disavantazhet për arritjen e ambicieve, në teatrin e përgjakur të luftës ngelen vetem popujt. Lufta e Parë Botërore ishte nga më vdekjeprurëset në historinë e njerëzimit, në të cilën mbi 17 milionë njerëz u vranë, prej tyre 7 milion ushtarë dhe 10 milionë civilë. Ndërkohë që u plagosën dhe gjymtuan rreth 37 milionë civilë e ushtarë. Miliona mbetën ta paaftë, të gjymtuar, e të sëmurë nga afektet shëndetsore të armëve kimike, biologjike dhe të dëmtimit në masë. Afro 85 miliardë dollarë ishin dëmet ekonomike e materiale. Mbi të gjitha kjo luftë la pas ksenofobi në rritje, frikë, urrejtje dhe armiqësi të pafund. Traktati i Paqes,1919, që përfundoi këtë luftë nuk ishte gjë tjetër vecse një letër iluzive e përkohëshme, që do rikthente pas dy dekadash në nivele dhe përmasa akoma më të mëdha revanshin, urrejtjen dhe armiqësinë midis shteteve dhe popujve. Periudha midis dy luftrave botërore ishte një paqe e ashtuquajtur, ose një periudhë kalimtare nga njëra luftë tek tjera. Traktati i Paqes I Versajës që i dha fund Luftës së Parë Botërore, në fakt i hapi rrugë fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Ai në thelb nuk ishte traktat për vendosje paqeje, por traktat për pro-
vokim lufte. Dy luftrat botërore ishin dy pjesë të së njëjtës tragjedi. Lufta e Parë Boterore ishte vetëm pjesa e parë i një tragjedie që do vazhdonte me pjesën e dytë, Luftën e Dytë Botërore. Nga Viena Në Berlin – Aleancat dhe gara armatimeve Koncerti i Vjenës, 1815 ndërtoi një system ndërkombëtar të bazuar në bashkëpunimin e Fuqive të Mëdha, në konsesusin shumëpalësh ndërmjet tyre dhe në balanën e forcave. Në më të shumtën e kohës ky sistem prodhoi paqe e prosperitet. Por me kalimin e kohës rezultoi në krijimin e një rrjeti aleancash politike dhe ushtarake. Kjo dinamike politike solli si rezultat tërheqjen e Britanisë së Madhe, rënien e Perandorisë Osmane dhe ngritjen Prusisë së Bismarkut mbas 1848. Fitorja AustroPrusiane neë 1866 solli domimin Prusian në Gjermani, ndërkohë që fitorja mbi Francë në Franko-Prusiane në vitet 1870-71 solli unifikimin e
Gjermanisë në një shtet unitar nën udhëheqjen Prusiane. Më qëllim që të izlonote Francën dhe të shmangte luftrat në dy fronte, Oto Bismark negocioi Lidhjen e Tre Perandorëve: Gjermani, Austro-Hungari dhe Rusi. Mirëpo fillimi i Krizës Lindore me fitoret e Rusisë kundër Perandorisë Osmane në 1877-1878 dhe rritjen e influencës së tyre në Ballkan, Lidhja e Tre Perandorëve u shpërbë. Ndërkohë Gjermania dhe Austro-Hungaria vijuan lidhjen duke krijuar në vitin 1879 Alencën Dyshe. Me bashkimin edhe të Italisë në këtë lidhje në vitin 1882 u bë Aleanca Treshe e
17 E martë, 13 NENTOR 2018
100 Vjet mbas Luftës së Parë BotëroreMësime për të mos u harruar Evropës Qëndrore. Pakti i Aleancës Treshe ishte i kufizuar në detaje. Qëllimi kryesor i tij ishte parasëgjithash bashkëpunimi i Tre Fuqive për izolimin e Francës. Përpjekjet e Britanisë në 1880 për të zgjidhur tensionet koloniale me Rusinë si dhe lëvizjet diplomatike Franceze e shtynë Bismarkun të reformonin Lidhjen në 1881. Kur Lidhja pushoi së ekzistuari në 1887, ajo u zëvëndësua nga Traktati i Risigurisë, një marrëveshje sekrete midis Gjermanisë dhe Rusisë për të qëndruar neutral nëse do të sulmoheshin nga Franca (Gjermania) ose Austro-
konflikteve koloniale ato e bënin Britaninë të përfshihej në cdo konlfikt të ardhshëm që përfshinte Francën ose Rusinë. Kjo kycje marrëvershjesh bilaterale ndërmjet tyre u bë e njohur si Antanta Treshe. Unifikimi i Gjermanisë mbas Luftës Franko-Prusiane solli rritje të madhe ekonomike dhe industriale të saj. Në këtë periudhë rritje, Vilhelmi II vendosi të krijonte Flotën Imperiale Gjermane që të konkurronte Flotën Mbretërore Britanike për dominim të lundrimit botëror. Strategjikisht Gjermania u bazua në teorinë e gjeo-
sisht flotën ushtarake dhe rritjen e ushtrisë së përhershme në Evropë. Kjo solli humbje të madhe Gjermane. Zhvendosja e burimeve ekonomike të mëdha për të krijuar flotë të fuqishme përkundër Britanisë, por pa arritur ta mundi atë, solli vërtetë një katastrofë strategjike për Gjermaninë. Fundi i garës së flotave ushtarake detare midis Anglisë dhe Gjermanisë i uli tensionet e garës së armatimit ndërmjet tyre, por nuk solli uljen e tensioneve në fusha të tjera. Në 1913 Gjermania aprovoi një rritje të madhe të ushtrisë së saj të përhershme me 170
Hungaria (Rusia). Në vitin 1890, Perandori Ri Gjerman Kaiser Vilhelm II e detyroi Bismarkun të tërhiqej dhe për rrjedhojë jo të ripërtërinte Traktatin e Risigurisë me Kancelarin e Ri, Leo von Caprivi. Kjo i hapi rrugë kundërveprimit të Francës kundër Aleancës Treshe me anë të krijimit të Aleancës Franko-Ruse në 1894 dhe më pas të Antantës Kordiale me Britaninë në 1904. Ndërkohë tre vjet më pas, në vitin 1907 Britania dhe Rusia firmosën Konventën Anglo-Ruse. Këto marrëveshje nuk krijonin në fakt aleanca formale, por me anë të zgjidhjeve afatgjate të
politicienit të ShBA, Alfred Mahan, i cili argumentoi se…”kush do të sundojë detet do të sundojë botën”. Libri i Mahan u përkthye në gjermanisht dhe u fut në tekstet e detyruara për të gjithë oficerët e ushtrisë. Kështu nisi gara ushtarake e flotave detare Anglo-Gjermane. Me hyrjen në shërbim luftarak të anijes së luftës “HMS Dreadnought” në vitin 1906, Flota Mbretërore Britanike kaloi në avantazh mbi flotën Gjermane dhe vijoi të mbetej e tillë edhe në ardhmen. Gjatë vitit 1912 ekonomia Gjermane nuk mundi më tutje të mbështeste njëkohë-
mijë trupa, Rusia e rriti ushtrinë me 500 mijë trupe në tre vitet në vijim, ndërkohë Franca rriti shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga dy në tre vjet. Sipas të dhënave të kohës, midis 1870-1914 shpenzimet e përgjithshme ushtarake të Austrisë, Gjermanisë, Italisë dhe Rusisë u rritën nga 94 milion paund në 394 milionë që është një shifër ekuivalente me 35 miliardë paund në kohën tonë. Rritja më e madhe u bë nga Gjermania me 70 përqind dhe më pas nga Rusia me 39 përqind. Rritja e shpenzimeve për buxhetet luftarake ishte shënjë e qartë se bota po shkonte drejt luftës.
FORUM OPINION Nga Vladimir Toroveci
P
as periudhës totemistike, në agim të qytetërimit helen, në ishullin e Kretës u ngjiz një mit, ai i Minotaurit, përbindëshit me trup njeriu dhe kokë demi, frut i çiftimit mëkatar të Pasifeas, gruas së mbretit Minos dhe demit të shënjtë. Me urdhër të mbretit, arkitekti athinas Dedali, për të fshehur dëshminë e mëkatit të mbretëreshës prej talljes dhe përgojimit, ndërtoi për Minotaurin një labirint të errët e të fshehtë. Në këtë labirint, Minotauri ushqehej me kurme virgjëreshash athiniote dhe atje, ai jo vetëm jetonte në bollëk por edhe adhurohej si perëndi e gjithëfuqishme. Pra, kjo mostër e përçudnuar, pjellë e tradhëtisë dhe imoralitetit, jo vetëm nuk u përçmua por edhe u shndërrua në një qënie të shënjtë që ngjallte frikë dhe habi, tek të gjithë nënshtetasit e mbretërisë. Ai pushoi së ekzistuari vetëm atëhere, kur kreshniku i Athinës Tezeu, i ndihmuar nga bija e Minosit, Ariana e bukur e dashuruar me të, e mbyti duke i shpëtuar kështu athinasit nga tagri në gjak që i detyroheshin mbretit. Historikisht ka plot shembuj, kur krimet më të errta, mashtrimet më të mëdha, mëkatarët dhe shenjtorët e rremë, jo vetëm nuk janë ndëshkuar por edhe janë çmuar e adhuruar, teksa bëmat e tyre janë fshehur me dinakëri pas veprave madhështore dhe monumentale. Pra, simbas ketij arketipi, labirintet metaforikisht shërbejnë për të fshehur të pisten dhe mëkatin. Vetë format e ndërlikuara që kanë, të diktojnë të mendosh se ato shprehin dhe pasqyrojnë me besnikëri synimet e vërteta të krijuesve të tyre. Dhe përgjithësisht, është e keqja ajo që fshihet dhe maskohet për të mos u dukur si e tillë, përkundrazi për të ngjarë si e kundërta e saj, pra si e shënjtë. Një rrugëlabirint e tillë, në miniaturë, u ndërtua edhe tek ne. U prish rruga e gjërë dhe magjistrale dhe u shndërrua në një rrugicë të spërdredhur dhe me një kalim. Arsyet për të cilat u bë kjo ishin të shumta, por ajo më kryesorja, e cila u propagandua me të madhe, ishte gjasmë disiplinimi i qarkullimit të automjeteve dhe kalimtarëve. Nëse në kohën e regjimit komunist, u prishën banesa për t’u zgjeruar e hapur rrugët, tani ngushtohen dhe spërdridhen ato për t’u perfituar troje ndërtimi..! Nese atehere edhe kur u prishen kisha u ndertuan bibloteka, tani prishen bibloteka dhe ndertohen saraje pushteti. Dhe e gjitha kjo kërkohet të mbulohet me një propagandë arrogante dhe të shfrenuar si të tentoje të fshehë dicka të pistë dhe kriminale !... Po çfarë mëkati orvatet të fshihet në objektet e kësisojme? Kush është Minotauri i rizgjuar që bulurin në thellësitë e rropullive të labirinteve moderne? Mos ndoshta përbindëshi i grykësisë, lakmisë dhe korrupsionit..?! KULLAT Semantika e paraboles biblike të kullës së Babelit, ngërthen brënda vetes një varg kuptimësish dhe mbi të gjitha, n’a kumton se; është arroganca dhe mëndjemadhësia, shtysa e sipërmarrjeve të tilla boshe dhe aspak të dobishme. Bile përgjithësisht, për të identifikuar bartësit e këtyre shprehive, lipsen edhe këto lloj objektesh si impulse dhe sublimime të ëndërrave te vagullta për madhështi dhe pushtet. “Njeriu primitiv është i nxituar, tek ai mendimi shndërrohet menjëherë në veprim, veprimi për të, si të thuash, zëvendëson mendimin...” shënjon Frojd në librin e tij “Totemi dhe tabuja”. Ndaj, për individin e sotëm të qytetëruar, përkundër njeriut primitiv, është mendimi dhe llogjika ato që duhet të paraprijnë sendërtimin e objekteve të kësisojëshme. Ndërtime të tilla të projektuara paraprakisht me imagjinatë, duhet të udhëhiqen nga arsyet e nevojës, dobishmërisë apo ato estetike, pastaj të sendërtohen në realitet. Në adoleshencën e herëshme, kam njohur dhe kam parë dy kulla mesjetare të rrethinave të qytetit ; kullën e Malavecit dhe atë të Turhanit, dy fshatra këto të ngritura në mes të fushave pjellore dhe të begata, ku ngrehina të tilla shërbenin zakonisht, për të vrojtuar rrugët dhe për të kontrolluar bujqit që punonin në ara. Përgjatë viteve, duke shfletuar libra historike dhe të gjinive të tjera, vura re se këto lloj objektesh nëpër botë, ishin të shumta dhe të ndërtuara për arsye të ndryshme; nga ato të lashtat që shërbenin për mbrojtje dhe vrojtim
dhe deri tek kullat qytetase të sahateve apo ato modernet nëpër metropolet e shteteve të fuqishme, si seli të kompanive tregëtare dhe biznesit. Pa dashur të futem në hulli që s’janë objekt i këtij shkrimi, dua të shënjoj se të gjitha këto më shkuan ndër mend kur në qendër të Korçës, si një dordolec mes një are, pa lejën e të zotit të saj, filloj të hidhte shtat një kullë e betontë, pa asnjë lloj kohezioni dhe identiteti me ndërtesat përqark. Rreth meje, si gjithmonë në të tilla raste, dëgjoheshin zëra aprovues por edhe të revoltuar e tallës. I intriguar dhe pre e dilemës qytetase, edhe unë duke përsiatur i shtrova vetes pyetjen: A duhej kjo kullë dhe nga cilat motive u shtynë projektuesit e saj, kur ndërkohe askush nuk vëren ndonjë vlerë estetike apo utilitare të spikatur, duke zhbërë kështu një nga sheshet më të bukura dhe historike të qytetit..? Argumentet e aprovuesve që përgjithësisht, ishin zëra konformistësh, dukeshin jo vetëm të pabesueshme, por edhe paralelizmat që ata bënin me kullën Ejfel ngjanin tepër naive dhe të ekzagjeruara. Thëniet dhe ëndërrat me sy hapur, se qyteti do fitonte famë dhe para nga dyndja e turisteve dhe vizitoreve për të parë kullën, ishin jo vetëm foshnjore por edhe qesharake. Dhe kjo nuk di pse më kujtoi ndodhinë me shtatoren nudo të Aferditës së Praksitelit, e cila në lashtësi e porositur nga banorët e ishullit të Kios, me magjinë e vet bëri që nga të gjitha viset e Heladës, të dyndeshin vizitorë duke e shndërruar në pak kohë ishullin e varfër, në një Eldorado të begatë. Por, të krahësosh kryeveprën e Praksitelit dhe joshjen e saj me një vepër mediokre prej betoni të ditëve të sotme, është njësoj si të krahësosh vezullimin e diellit pranveror me dritën e venitur të kandilit. I intriguar prej deklaratave televizive të një beniamini të pushtetit se; kulla është një çudi arkitektonike dhe si e tillë ajo do vizitohet prej qindra turistësh në ditë, unë i ulur pranë një lokali përbri saj, kam vrojtuar ditë me rradhë dhe nuk kam parë pothuaj askënd, të kacaviret shkallëve të thepisura, apo të marrë ashensorin për t’u ngjitur lart. Ndaj vërshimi i parave imagjinare, rezultoj thjesht nje alibi e mjerë që nuk e mbuloj dot dështimin e ëndërrave të autorëve të saj, për lavdi dhe pasurim. Pergjithësisht, qysh në shkrimet e shënjta, grishur nga ndjenja të fuqishme egocentrizmi dhe kryelartësie, janë vërejtur prirje të njeriut për t’u identifikuar, përmes realizimesh të tilla butaforike dhe për të qënë mospërfillës ndaj cdo lloj fuqie tjetër, me të madhe se e tij. Parabola e kullës së Babelit apo ajo e Suresë Kasas ajeti 38 ne Kur’an e dëshmojnë këtë, ashtu siç pohojnë edhe pamundësinë e njeriut për të sfiduar kohën dhe Perëndinë. Ndërkaq, në qytet ka edhe objekte të tjera kësisoj. Po nëse kambanaret apo xhamitë, janë objekte kushtuar Zotit dhe ngritur për lavdinë e tij, kullat e tjera pa domethënie, hymnizojnë fuqinë e parasë e të pushtetit duke u orvatur të glorifikojnë bartësit e tyre. Pikërisht, kjo ka bërë që edhe në vënde të tjera për to, të mos mungojnë aludimet se; objekte të tilla janë të ngarkuara me kode të fshehta dhe simbole masone, ( sic thuhet rëndom për kullën Ejffel, statujën e lirisë, apo dhe të tjera sojesh ) dhe se ato, trasmetojnë mesazhe të kuptueshme vetëm për një pakicë të zgjedhurish, por jo për shumicën e njerëzve të zakonshëm. Gjithsesi, çfarë mesazhesh apo simbolesh mund të mbartë kulla jonë e çuditëshme dhe sureale, që mbiu pa pritur një ditë, në një prej shesheve më të dobishme dhe funksionale të qytetit ..? Shumë shumë, një objekt i tillë, mund të jetë vetëm simbol i revoltës së një psikike të frustruar..! Sundimtarët përgjithësisht, zhvillojnë në perfeksion aparatet e spiunimit dhe të përgjimit, jo vetëm të kundërshtarëve politikë por, edhe të nënshtetasve të tyre. Kjo nevojë mbijetese, ka bërë që një prirje e tillë të shndërrohet gati- gati në një instiknt për ata që kanë frikë mos humbasin pushtetin. Ndërkohë edhe dëshira për t’u identifikuar dhe për të kontrolluar mjedisin social rreth e rrotull tyre, i shtyjnë shpesh individët të kuturisin në aventura të tilla iracionale. Dhe ç’domethënie tjetër mund të ketë një ngrehinë e tillë, varur
18 E martë, 13 NENTOR 2018
Shenjterimi i mekatit mbi oborret e vogla të shtëpive, rrethuar me avlli të larta, ku banorët e trembur nga shekuj të tëra dhune dhe keqtrajtimi, shtyjnë ditët e ekzistencës së tyre apatike. Kulla të tilla, përveçse dëshmojnë dhe kremtojnë fuqinë dhe madhështinë e pushtetit, janë edhe simboli i dukshëm i kontrollit të tyre, që prej zyrave dhe kthinave, ku siç pëshpëritet, çensorë modernë, nëpërmjet mjeteve kompiuterike, përgjojnë kundërshtarët politikë dhe tentojnë t’i identifikojnë ata. Nuk ka se si, objekte të tilla, me konture sureale dhe pa asnjë lloj përfitimi ekonomik, t’i referohen llogjikës, pra racionales dhe vetëdijës. Ndërkaq, mbetet që ato të jenë produkte të impulseve të pavetëdijës që në mënyrë spontane mishërohen në të tilla ngjizje halucinante, si pjella të mentaliteteve imperiale të autorëve të tyre. Pema njihet nga frutet, njeriu nga veprat e tij. Ndërkohe kulla jonë, si një periskop mbi detin prej betoni, ngrihet prej rropullive të qytetit, prej skutave dhe gjirizeve, ku shpirtra të errët thurin plane dhe ngrehin kurthe, të shfytyruar prej nepsit në ferrin e tyre të grykësisë. Objekti monstruoz, ngjan më tepër me një instrument përgjimi se sa me një veper arti me të cilën të mund të krenohet qyteti. Si mishërim i dëshirës përvëluese për të mësuar se ç’thonë njerzit për oligarket dhe bashkëpuntorët e tyre në pushtet, si një enigmë që të nxit të pyesesh: Për lavdi të kujt është ngritur kjo mostër në mes të qytetit dhe kujt i kushtohet, Zotit apo satanajt..?! I VDEKURI QE QESH Jam i vdekuri që qesh Pa shkak i balsamosur Në një pejsazh të zhveshur... Këto vargje mbyllnin dikur njërën prej poezive me të njëjtin titull, të poetit të ndjerë I. Belliu, dhe mua s’di pse m’u kujtuan sot e më kumbuan në tru, me fuqinë e një parathënie tronditëse. Kjo, teksa rrija e mendoja, zhvillimet e kohëve të fundit në rafshin e performancave urbanistike dhe ndërtimeve publike në qytet. Përpjekjet e “rilindasve” për të “estetizuar” dhe “shpluhurosur” gjithcka të lënë trashëgim nga e kaluara, janë padyshim të lavdërueshme, sa i përket shpenzimeve marramëndëse dhe efekteve propagandistike, por jo funksionalitetit të hapësirave publike. Dëshiroj që në këtë konteks, të shënjoj disa mbresa domethënëse për mua. Një paradite vjeshte me diell, së bashku me familjen, isha në një manastir në rrethinat e qytetit. Mbas përfundimit të meshës, dolëm në oborrin e kishës dhe po bisedonim. Ndërkohë më afrohet një i njohuri im mësues dhe duke e ditur nga mediat sensibilitetin tim qytetar m’u drejtua: - E keni parë sa i bukur është bërë Parku Rinia, si një përrallë?!.. Jo- i’a prita- se kam parë, kam qënë i pa mundur dhe, nuk më ka rënë rasti të kaloj andej pari - dhe kalova!.. Trasformimi ishte vërtet mbreslënës dhe sidomos më bëri përshtypje, luksi me të cilën ishte trajtuar hapësira, dikur aq natyrale dhe e bleruar ndërsa tani, e tjetërsuar nga materialet e përdorura dhe shtresat e pafundme me pllaka dhe tulla xhami. Në vend të leheve me lule të dikurëshme dhe, lëndinave me bar, mbizotëronte çimentoja dhe materia inorganike. Beton, pllaka shumëngjyrëshe dhe mure qelqi..! Përbri parkut, në një hapësire të fituar nga ngushtimi i rrugës, mbi një platformë gjigante betoni dhe gurësh të përpunuar, ishin vendosur një mizëri skulpturash parku si në një ekspozitë sureale. S’di pse më ngjau e gjitha kjo, me një mauzole mbretëror dhe ndërkohë edhe me statujat e gurta të ishullit të Pashkës, për të cilat flet Tor Hejerdal në librin e tij, “Aku- aku ose ishulli i gjigantëve”. Më erdhi për të qeshur me analogjinë dhe për argëtim u shtyva me tej në këto përsiatje. M’u kujtuan teoritë konspirative në lidhje me “Moait”, pra statujave prej guri të ishullit të Pashkëve. Hipotezat se; ishin krijuar prej alieneve dhe me imazhet e tyre përcillnin, kumtet misterioze të Ufove, duke bartur kështu, simbolikat e autoritetit dhe të
fuqisë së atyre që i kishin ngjizur. Të gjitha këto, jo vetëm më intriguan, por dhe më bënë të besoj në diçka të ngjashme, sepse përndryshe, asnjë lloj arsyeje nuk mund t’a përligjte kompozimin e çoroditur skluptural mbi plasdarmin prej betoni. Të tilla vepra arti që mishërojnë një mori shkollash apo, formimesh artistike, idealesh estetike dhe ngarkesash mistike, të pranëvendosura pa asnjë kriter, jo vetëm të hutojnë, por të krijojnë idene e kaosit para lindjes së dritës dhe vendosjes së rregullit. Përgjithësisht, skulpturat e parkut, e kanë vendin në mes të barit dhe të pemëve, atje ku me format e tyre primitive, janë në harmoni me natyrën dhe bimësinë, duke mëtuar kështu, të zgjojnë nostalgjinë e kohërave të dikurëshme, kur hipokrizia dhe materializmi ende nuk ishin bërë elementë mbizotërues të shoqërisë njerëzore dhe ndërkohë, t’a shtyjnë njeriun në ngasje, për të përsiatur mbi vlerat e humbura përgjatë rrugës së tij të gjatë dhe, ato të fituarat shpesh herë edhe në kurriz të të parave. Nga ana tjetër, zëvendësimi i së natyrëshmes, spontanes dhe jetësores, me materiale të ftohta dhe inorganike, bëjne që të humbasë komunikimi i brendshëm i njeriut me mjedisin. Pamja e ftohtë dhe solemne, i ngjall atij më tepër një sërë emocionesh të turbullta si droje dhe hutim, sesa dashuri, intimitet dhe mirkuptim. Prirja, për të krijuar vepra monumentale dhe hijerënda, jo vetëm që është e vjetër sa historia njerëzore, por edhe e instrumentalizuar prej qeveritarëve, me synimin për t’a shndërruar njeriun e zakonshëm në një qënie të vogël dhe të pa rëndësishm, pothuajse në një hiç, përballë “pjellave perandorake” të imagjinatës së tyre të sëmurë. Edhe pazari i vjetër i qytetit, që ka qënë një prej vlerave historike më të vyera, u trajtua me të njëjtin mentalitet. Restaurimi i tij, që po serviret si një sukses i aplikimit të strategjisë urbanistike të “Rilindjes”, është pa dyshim një realizim mbresëlënës, që ruan vlerat identitare të asamblit arkitektonik të tregut, duke i dhënë shkëlqimin e dikurshëm mjedisit mesjetar, por fatkeqësisht vetëm në siperfaqe dhe në imazh, jo në funksionalitet. Dhe mua, nuk di pse më ngjan me një prej atyre shesheve të dikurëshme të xhirimit, ku në plan të parë, synohej krijimi i skenave dhe dekoreve, për filmat e realizmit socialist. Vizioni për funksionimin e kësaj nyjeje të rëndësishme është jo vetëm produkt i frymës etatiste por edhe i një qëndrimi arogant dhe arbitrar, pas të cilit fshihen synime të errta dhe pragmatiste të individëve të lidhur me pushtetin. Askush, nuk mund t’a ndalë kohën, sado i fuqishëm qoftë ai. Pazari nuk është ndërtuar për të qënë skenë dhe dekor për kartolinat e vitit të ri, apo për realizime videoklipesh, por për t’iu shërbyer banorëve të qytetit dhe rrethinave të tij. T’a përdorësh atë si një vitrinë ku reklamohen dhe shiten dënglat e pushtetit, do të thotë t’a zhveshësh nga funksionet jetike për të cilën është ngjizur dhe t’a shndërrosh thjesht në një organizëm të vdekur e pa asnjë dobi. Sepse vetëm kufomat, sado të duken sikur qeshin, sado ti stolisesh dhe t’i zbukurosh me lulka dhe llampa shumëngjyreshe, mbeten thjesht “Të vdekur që qeshin”. Pra, të gjitha këto male betoni dhe fasada vezulluese, nuk e justifikojnë, qëllimin për të cilin propagandohen. Vendosja në fillim, mbas restaurimit të pazarit, e shiritave të tatimeve dhe të mbylljes së dyqaneve dhe shitoreve, të krijonte idenë se aty ishte kryer ndonjë krim monstruoz. Dhe vërtet, është krim të imponosh politika etatiste, duke anashkaluar parimet e ekonomisë së tregut. Janë pronarët që duhet të administrojnë pronat e tyre, dhe jo pushtetet. Ndërkohe, sheshet e qyteteve janë sinonime të lirisë. T’i kufizosh dhe ngushtosh hapësirat e tyre, me përbindësha betoni, do të thotë t’iu marrësh frymën qëndrave urbane dhe t’i asfiksosh ato. Sado të thurin hosanara dhe ditirambe, dallkaukët dhe servilët, lavdet e tyre nuk mund t’a mbulojnë
dot të vërtetën e thjeshtë se; tjetërsimi i shesheve, nuk është gjë tjetër veçse, tjetërsimi i lirisë. Dhe ndërkohe, ashtu siç pohon Nice: “E cdo të thotë për ne një bukuri ndërtese ? Po çështë bukuria e një gruaje pa shpirt; doemos diçka e ngjashme me një maskë!”. Pra kullat e betonit, ndërtesat dhe teatrot impozante me xhama dhe mermer, mund të jenë të bukura, por është jeta dhe historia, lidhja me mjedisin social dhe njerëzor, ajo që i pajis me shpirt dhe i bën të mos jenë maska të realitetit ekzistues... NE VEND TE EPILOGUT Çfarë ëndërrash shohin ata që krijojnë këtë botë të ftohtë dhe aspak njerëzore, me gur dhe beton..? Si mund t’iu japësh liri impulseve të pavetëdijës për të konceptuar mjedise të tilla sureale, si në ndonjë epokë futuriste, të tharë dhe të mpirë nga materializmi dhe shterpësia..? Epokën e grykësisë, të fitimit me çdo kusht, duke shkelur cdo vlerë njerëzore dhe çdo aritje në fushën e humanizmit! Një botë haluçinante, të sendërtuar në nxitim e sipër, si të trembur se nuk do t’i lejojnë dhe nuk do t’iu mjaftojë koha për t’a përfunduar, ndaj pikërisht prej këtij nxitimi, gjithçka del e shtrembër e deformuar, qesharake. Butaforija sidomos, shpërfaqet paturpshëm në pedonalet, të cilat shpesh identifikohen me zhvillimet moderne të mjedisit urban. Hapësirat e tyre, si të jenë skena te një teatri kukullash, mbushen me gjithfarsoj imitimesh fëmijënore prej plasmasi duke shkërbyer flutura dhe lulka, flluska llastiku apo umbrellka, maska dhe bufonë karnavalesh, si të duan t’i ndihin krijimit të një bote virtuale e të lumtur, të stisur me qëllim nga pushteti, ku pupacet oborrtarë dhe marionetat e pudrosura, lëshojnë pasthirma admirimi e habie, edhe të dehur prej duhmës së gjirizeve që shperthen gulfa- gulfa prej pusetave pa sifon, ku neqezllëku i tendertarëve shfaqet ashiqare. Kjo sidomos, mbasditeve të verës, kur vapa mbytëse e ndezën edhe më keq ashkun kudërmues të nëndherit. S’ka më mjedise, që të shërbejnë si “Agora”, apo si instrumenta të nevojshëm ku publiku të shprehë opinionet, kënaqësitë apo pakënaqësitë e veta, ku të manifestojë kërkesat e tija për problemet politike apo komunitare që e shqetësojnë. Tentohet të hapen rrugë nëpër male dhe ngushtohen e mbyllen rrugët nëpër qytete, si të duan të ushtrojnë presion mbi vozitësit dhe ti frustrojnë ata. Krijohen parkime nëpër “folecka” të pa volitëshme, që të kujtojnë kthinat e celulave të dikurëshme dhe në emër të zgjerimit të hapësirave për këmbësorët, ngushtohen dhe më shumë trotuaret. Priten pemë dhe betonohen mjediset në rrethina, ndërkohë që mbillen pemë mes shesheve me pllaka, ku thahen vit pas viti dhe rimbillen përsëri. Para, të bëra rrush e kumbulla për saraje pushteti dhe objekte me funksionalitet të dyshimtë ku vlerat propagandistike dhe vaniteti, shpërfaqen paturpësisht në sytë e habitur të qytetarëve të frustruar prej një të kaluare traumatike, të cilët as i pyet kush dhe as guxojnë të thonë një fjalë. Skuta të errta të arenduara në luks, ku të fuqishmit zhgryhen në orgji dhe mëkate, ku hartohen lista proskripcionesh të kundershtareve dhe ku mishi i bardhë, mbushën ropullitë e minotaurëve modernë. Dhe unë si në një ëndërr apokaliptike, shoh betonin që mbulon lulet e barin, dheun e qiellin dhe më kujtohet “ Il ragazzo della via Gluck” kënga e Celentanos së madh me vargjet: “Është fat, të lozësh këmbëzbathur nëpër livadhe, ndërsa në qëndër të qytetit frymërohet çimento...” apo “Tashmë djaloshi me para mund të blejë gjithçka. Kthehet, po ku t’i gjejë miqtë që kishte..? Vetëm shtëpi mbi shtëpi, katran dhe çimento..!” Nga pafuqia shtrëngoj dhëmbët, sytë më mbushen me lot nga marazi që s’mund t’a zmbraps dot, magmën e pashpirt të betonit...
FORUM
19 E martë, 13 NENTOR 2018
NË 195 VJETORIN E VRASJES SË MARKO BOÇARIT
Heroi arvanitas që ra në luftën për pavarsinë e Greqisë Nga Duro Mustafai
M
arko Boçari ishte një kapiten i luftës guerile dhe Heroi i Revolucionit për pavarësinë e Greqisë kundër pushtuesve osmanë, me pjesëmarrje të madhe të arvanitasve. Ai lindi në krahinën shqiptare të Sulit, më 1790 dhe u vra, duke luftuar në Karpenis, më 9 gusht 1823, në moshën 33 vjeçare “ .. . Labëria kur dëgjoi /Se u vra Marko fajkoi /Ra në zi e vajtoi, / Kënga i mbeti në gojë…”. Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të 1821, Noti Boçari. Marko Boçari përveç bëmave të tij trimërore dhe burrërore dhe bukurisë, na la trashëgim edhe një vepër. Është fjala për të famshim “Fjalori dy gjuhësh greko-shqip”. Babai i Markos, Kiço Gj. Boçari u martua tre herë dhe kishte 18 fëmijë. Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Skënderbeut. Mbas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, rreth 200 luftëtarë arvanitë (shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavelasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe
luftonin kundra turqve për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare. Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptar ortodoksë çamër, që për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën në Sul të Janinës, që krijuan fshatra të rinj me emra shqiptar. Që suliotët janë çamër këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik “Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”. Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan- “Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”... Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më i rëndësishëm të revolucionit
grek të 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin. Markoja bashkë me Odise Andruçon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pash Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisë. Ëndrra e Markos ishte që të edukonte suliotët shqiptar që të dilnin nga gjendja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pandërprerë, pa një ardhme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë. “Dua të shkollohesh, i shkruante në letër, djalit të tij Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suljote, të mbetesh përherë suljot siç ka mbetur tata i yt”. Karakteri i arvanitas është që ai të jetë kudo i pari, të tregojë përpara të gjithëve krylartësinë, trimërinë dhe mosnënshtrimin.
Dhe arvanitët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bierjes së vlerave tradicionale vetjake e të bashkësisë. Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Europën, ai i kishte shkruajtur një letër Bajronit kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur, dhe mbajti një fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombëta shqiptar ose arvanitas.. Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë. Marko Boçari është varrosur në Mesollonjë Mesollonjë,, në K opshtin e heronjëv arri i Kopshtin heronjëvee. V Varri tij ngrihet me një statujë nga skulptori Da vid d’ Angers David d’Angers Angers.. Në Tiranë Tiranë,, një rrugë mbanë emrin e tij. Në Paris Paris,, në qarkun e 19-të , një stacion i metros dhe një rrugë mbajnë emrin e tij. Në Strasburg Strasburg,, një shesh i vogël mbanë emrin e tij. Hollivudi ka realizuar një film kushtuar Marko Boçarit. Boçari konsiderohet si një ndër figurat më të shquara kombëtare të Greqisë dhe nderohet nga grekët, si “Heroi i tyre”, duke i mohuar se vinte nga fiset e Sulit, me gjak të pastër shqiptari. Në “Kopshtin e Heronjve” të Athinës, krahas gjeneralëve të tjerë të shquar, pjesëmarrës në luftën për pavarësi të Greqisë , gjendet edhe busti i arvanitasit Marko Boçari, që patëm rastin ta
shohim vite më parë, siç tregon edhe fotoja e më poshtme, që u bë edhe nxitje e frymëzim i poezisë “Sytë e burgosur të Marko Boçarit’’ Sytë e burgosur të Marko Boçarit Kush ka njohur lirinë e Greqisë, Më parë duhet të kish njohur Marko Boçarin, Malet e Sulit në shkrepat e Ilirisë, Dhe djemtë, që edhe për lirinë e të tjerëve, ndezur mbanin zjarrin. Athina bust mes lulesh i ngriti shqiptarit, Por ende nuk e di që shqiponja erdhi nga Shqipëria, Dhe sytë ia kanë burgosur Marko Boçarit, Që të mos shohë sa vuan nën’ e tij, Çamëria. Sytë ja kanë burgosur shqipëtarit, Dhe këmbët duan tua lidhin vëllezërve nga Çamëria, Nuk duan ti afrohen Marko Boçarit, Qe kokën e mban nga Shqipëria. Lulet skuqin si gjaku te busti i tij, Se për lirinë e Greqisë dha jetën gjenerali, Po ai, i mvrenjtur, në piedistal rri, Kur dëgjon të thonë se “s’ka gjak ”! shqiptari”! Dhe zemra i dridhet e sytë i ndizen si zjarri. D. Mustafai ‘’Kopshti i Heronjëve”-Athinë,
PROFIL
Një jetë me këngë Jak Rrozhani
K
ëngëtarin e njohur nga Vushtria e Kosovës, Shaban Krasniqi, e takova para Memorialit të Vendvarrimit të Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Lezhë, i veshur me rroba kombëtare dhe plis të bardhë, bashkë me kolegët artistë e profesorë kosovarë dhe lezhajnë . Kishte ardhur për të vizituar Memorialin e Skënderbeut, por edhe për të realizuar një emision artistik, bashkë me kolegë të tjerë
këngëtarë kosovarë e lezhjanë, por edhe profesorë .Biseda dhe një kafe me të, është e këndshme dhe ai flet me mall e nostalgji sa herë vjen në Shqipëri dhe në vende historike dhe turistike të saj, siç është Lezha, me objektet historike të saj: kalaja e Lissusit, Memoriali i Vendvarrimit të Skënderbeut,Obelisku i Besëlidhjes së Lezhës etj. Si një atraksion i përhershëm, shoqëruar me këngë të bukura nga repertori i pasur shumëvjeçar i këtij këngëtari të njohur. Këtë e
përmbush edhe albumi i realizuar profesionalisht prej këtij këngëtari virtuoz, e që mua ma dhuron me dedikim, titulluar "Flamuri kombëtar" me këngë të bukura, me temë për flamurin kombëtar, për atdheun, për Shqipërinë etj. Duke qenë pjesë e pandarë e jetës së tij dhe e frymëzimit për krijimtarinë e tij të pasur muzikore, por edhe të dashurisë për flamurin kombëtar dhe Shqipërinë, që i kosideron si vendin e tij, por edhe si këngëtar brilant. Këngëtari i mirënjohur
kosovar Shaban Krasniqi, ka folur kurdoherë përmes këngës dhe mjeshtërisë së interpretimit si këngëtar vyrtyoz, duke bërë që kënga, përmes zërit të tij brilant,
të ushtojë dhe të duartrokitet ngrohtësisht nga artdashësit në skenat në Kosovë, në Shqipëri, në trevat shqiptare e kudo . Duke bërë që kënga popullore burimore shqiptare me rrënjët thellë në shpirtin e popullit, duke i kënduar me pasion e dashuri e duke marrë kurdoherë duartrokitjet e publikut artdashës. Këtë e tregon edhe albumi i tij i pasur, me këngë titulluar "Flamuri kombëtar", me këngë të arrira të kënduar nga ky këngëtar i dashur për të gjithë : Flamuri kombëtar, Për ty Atdhe, Shqipëri, o vendi im, O vendi im, Poçari, Vajta, kalova, Oh,moj bukuroshe, Një lule që na çelë, Më ka zanë meraku, O ti ç`ka i ke thanë dikujt etj.
SHOWBIZ
20 E martë, 13 NENTOR 2018
Bebe Rexha, "ura e miqësisë" mes Dua Lipës dhe Ritës
Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë vajzat që kanë bërë krenarë shqiparët kudo në botë me sukseset e tyre. Dëshira për t'i parë të treja së bashku në një skenë ose qoftë edhe në një fotografi, mbetet ende vetëm dëshirë e fansave. E vetmja që ka marrëdhnëie të mirë me të dyja ëshët Bebe Rexha, e cila ruan një raport tejet të mirë, si me Duan ashtu edhe me Ritën.
Madje së fundmi, përbrenda një jave ka qenë pjesëmarrëse në tri evente të ndryshme, përkrah këngëtareve Lipa e Ora. Të dielën që shkoi, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve "MTV Europe Awards", ku të pranishme ishin Bebe dhe Dua. Bebe Rexha performoi për fansat hitin e saj "I'm a mess" duke ndezur skenën e Bilbaos në Spanjë, teksa Dua u shpërblye me
çmimin "Best POP". Pas përfundimit të mbrëmjes, dy vajzat janë argëtuar së bashku me familjarët e tyre në dhomën e hotelit, duke vallëzuar me njëra-tjetrën, teksa çdo moment e ndanin me fansat në rrjetet sociale. Rita ka një miqësi shumë të mirë me Bebe Rexhën, madje që të dyja janë pjesë e të njëjtit label, "Firs Access Entert5ainemnt". Bebe Rexha dhe Rita Ora këtë vit kanë qenë më të afërta se kurrë, madje ato së bashku kanë ndarë çmime në festival. Rexha u rikthye sërish në Europë, kësaj radhe në Kanë të Francës për festivalin "NRJ Music Awards". Në po të njëjtin festival, ishte sërish prezente Dua Lipa, dhe këngëtaret shqiptare u takuan prapë mes vete. Bebe publikoi në Instagram një fotografi të dyshes, ku shfaqeshin shumë të lumtura pranë njëra-tjetrës, teksa komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar. Njëra nga komentueset e ka ngacmuar Bebe Rexhën, duke i thënë se e ka anashkaluar Ritën, përderisa tani shoqërohet me Duan, ndërkohë kundërpërgjigja e Bebe Rexhës ka qenë e menjëhershme. "JO! Mos ja nisni këtë. Rita është gjithashtu shoqja ime", ka qenë kundërpërgjigja e Bebe Rexhës, drejtuar fanses në Instagram. Duket se strategjia e Rexhës për ta pasur mirë me të dyja ka ndikuar për mirë dhe mbase këngëtarja dibrane mund të jetë në ardhmen "ura" që do të bashkojë dy këngëtaret tjera të njohura Dua dhe Rita.
Lady Gaga flet për problemet Ajo po shijon suksesin e filmit "A Satr is Born". Këngëtarja e njohur Lady Gaga, ka folur shumë hapur për të gjitha problemet që ka kaluar. Lady Gaga këtë radhë ka treguar për problemet mendore që po kalonte në një periudhë të vështirë të jetës së saj. Në "A Star Is Born", ajo u nderua me një çmim dhe nuk hezitoi të mbante një fjalim mjaft prekës. "Pas shumë vitesh që i thoja "po" punës, intervistave, eventeve, të gjitha mundësive, për ta cilat padyshim jam shumë mirënjohëse dhe pasi punova aq fort sa munda për të arritur ëndrrat e mia, fjala "po" u kthye në diçka automatike. Zëri im i brendshëm u fik dhe kjo gjë nuk është e shëndetshme. Unë nuk kisha fuqinë të thoja "jo"",- tregoi këngëtarja.
Cheryl pranon ndryshimin në fytyrë Cheryl ka konfirmuar se fytyra e saj ka ndryshuar, por krejt kjo ndodhi si rezultat i të qenit nënë. Këngëtarja 35-vjeçare lëshoi videon muzikore për këngën e re "Love Made Me Do It" pas katër vjetësh, të premten e kaluar. Fansat e pyetën për pamjen e saj por Cheryl ka këmbëngulur që fytyra e saj ka ndryshuar pas lindjes së djalit të saj Bear. "I gjithë trupi im, madje edhe fytyra ime, gjithçka ndryshoi që kur Bear u lind", tha ajo për "Sunday Times Style". "Unë ndihem se jam më mirë se si isha. Nuk më intereson se si duket trupi im në këtë drejtim. Kam krijuar një jetë".
Travis Scott flet si baba Travis Scott, i dashuri Kylie Jenner ka qenë i ftuar në "Ellen Degeneres" dhe ka treguar eksperiencën e tij kur u bë baba. Ai dhe Kris Jenner kanë qenë në dhomë bashkë duke mbështetur Kylie-n teksa po sillte në jetë Storm-in. Ajo që e ka frikësuar shumë Travis nuk ishte në të vërtetë lindja por placenta, e cila është një organ që rritet në trup gjatë shtatzënisë dhe nëna e nxjerr jashtë me lindjen e fëmijës. "Ishte një gjë që quhet placenta dhe unë se kisha dëgjuar kurrë! Oh zot, u frikësova shumë nga ajo. Por unë preva kordonin e kërthizës dhe Kris e mbajti. Mama Kris Jenner është më e mira",-tregoi Travis.
B
SPORT Jurgen Uldedaj në Tiranë për titullin kampion bote në WBO Junior
oksieri lezhian Jurgen Uldedaj, 9 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist, do të zhvillojë më datën 15 dhjetor në sallën “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park duelin e vlefshëm për titullin kampion bote në kategorinë WBO Junior. Kjo sfidë do të zhvillohet në peshën “Cruiserweight”, ndërkohë që së shpejti do të mësohet edhe emri i rivalit të boksierit Uldedaj, 21-vjeç. Lezhiani prej 3 vitesh ka nisur karrierën e tij si boksier profesionist, duke u stërvitur me ekipin gjerman të SES Boxing dhe pas 8 duelesh të zhvilluara në Gjermani e një në Poloni, më në fund do të duelojë edhe para publikut të tij shqiptar. Dhe këtë gjë do ta bëjë në një sfidë të rëndësishme për të, pasi do të duelojë për titullin kampion bote
për kategorinë WBO Junior. Në shkurt të këtij viti, Uldedaj fitoi titullin “International
21
E hënë, 13 NËNTOR 2018
German Master” dhe tani po hedh një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, lezhiani kërkon mbështetjen e fansave shqiptar. “Mbështetja juaj është forca ime. Ju ftoj të më përkrahni në “Olimpik Arena””, shkruan Jurgen Uldedaj, që synon edhe fitoren e 10-të si boksier profesionist. /Telesport/
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, në një konferencë për shtyp ka folur për ndeshjen Shqipëri-Skoci. Panucci ka thënë se kryesorja është që të bëhet gol “Këta lojtarë nuk dinë të komunikojnë me njëri-tjetrin, më duken si skuadër memece kur janë në ndeshje. Nuk mund të jem gjithmonë unë që t’iu them kujdes këtu e kujdes atje. Këtë javë të qeshin më pak e të flasin më shumë”, në këtë gjendje ndodhet ekipi i Kombëtares, në syrin e tranjerit, Christian Panucci. Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, në një konferencë për shtyp foli për ndeshjen Shqipëri-Skoci. Panucci ka thënë se kryesorja është që të bëhet gol në këtë ndeshje. ‘’Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gol. Padyshim që në këndvështrimin tim, çështja nuk është Kaçe. Kaja ka qenë njëri nga anëtarët. Duhet të shohim minutazhin dhe aktivitetin që ka patur çdo lojëtar’’,-tha Panucci. Komunikimi është problemi më i madh që ka skuadra dhe vetë Panucci e pranon se drejton një skuadër “memece”. ‘’Është bërë problem shiriti i kapitenit. Është çështje autoriteti dhe pranimi nga lojtarët e grupit. Nuk kanë rëndësi emrat në veçanti. Ai duhet të karikojë lojtarët, duhet të jetë si lider. Nuk duhet të jetë si me Izraelin kur goditëm 29 herë dhe nuk bëmë asnjë gol, ndryshe nga kundërshtari që shfrytëzoi rastet. nuk duhet të konsiderohet sjellja ime si diktatoriale por si një përpjekje për të ndihmuar grupin. Nuk duhet harruar që në ndeshjen me Norvegjinë
Panucci: Kam një skuadër “memece”, duhet gol ndaj Skocisë
u ndëshkuam nga një goditje këndi. U them lojtarëve të komunikojnë në fushë. Jemi stërvitur në goditjet standarde dhe do e rris angazhimin, pasi nuk kanë mjaftuar 30 minuta. Këta lojtarë nuk dinë të komunikojnë me
njëri-tjetrin, më duken si skuadër memece kur janë në ndeshje. Nuk mund të jem gjithmonë unë që t’iu them kujdes këtu e kujdes atje. Këtë javë të qeshin më pak e të flasin më shumë’’. Tranjeri i kuqezinjëve u pyet nga gazetarët
mbi rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe tha se nëse do rezultojë një humbje, atëherë e gjitha do të bëhet shumë e vështirë për të gjithë. ‘’E rëndësishme është të fitojmë. Padyshim që po të humbasim, bëhet më e vështirë për të
gjithë. Gjithmonë mund të fitosh me kombëtaret. Unë përpiqem të bëj maksimumin për të marrë fitoren. Është normale, kemi detyrën të fitojmë me Skocinë. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Flas gjithë kohën me lojëtarët, për rëndësinë e ndeshjes. Duhet të dalim nga grupi me 6 pikë. Duhet të flasim edhe në fushë. Jo të jemi aktivë në seancat stërvitore dhe të mos jemi më aktivë në fushë. Është me rëndësi që të komunikojmë, qoftë edhe për gabimet që nuk më takojnë mua’’,-shtoi më tej tranjeri i kuqezinjëve. Loret Sadiku mbetet në planet e Christian Panuccit për të ardhmen, pavarësisht se nuk pranoi të ishte pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e radhës. Trajneri italian tregoi në konferencën për shtyp se kishte patur një bisedë me mbrojtësin e Kasimpasas në Turqi, duke sqaruar edhe arsyen e “refuzimit”. ‘’Sadikun e ftova pastaj me dërgoi një mesazh dhe folëm me njëri-tjetrin. Ai ishte i lumtur për grumbullimin, por më tha që kishte pasur probleme, nuk ishte 100%. Më kërkoi që të mos e grumbulloja. Edhe unë i thashë që të mos vijë nëse nuk është i gatshëm 100%. Ai është në plane për të ardhmen. Më pas ftova Kaçen, pasi edhe Ylber Ramadani kishte dëmtim’’,-tha Pannuci.
SHENDETESI
S
ifilisi, sëmundja famëkeqe, vrastarja e pamëshirshme, tashmë është vetëm një sëmbuese, një lënduese e paqes seksuale, një prishës i i përkohshëm i ekuilibrit shëndetësor. E rëndësishme është trajtimi i duhur dhe në kohë. Si çdo sëmundje tjetër, edhe sifilizi i komplikon problemet e të sëmurit nëse ai neglizhohet apo nuk trajtohet si duhet. Çka është sifilisi? Sifilisi është një lloj i sëmundjes seksualisht të transmetueshme. Kjo vjen si rezultat i infeksionit bakterial të traktit gjenital me bakterie të quajtur Treponema pallidum. Si bartet sifilisi? Sifilisi shpesh bartet përmes kontaktit të drejtpërdrejt me plagën e shkaktuar nga sifilisi, gjatë seksit vaginal, anal apo oral. Këto plagë kryesisht shfaqen në gjenitalet e jashtme, vaginë, anus ose në rektum. Plagët mund të shfaqen gjithashtu në buzë dhe në gojë. Gjithashtu sifilisi mund të bartet nga femra shtatzënë e cila është e infektuar në foshnjën e saj. Bakteria e sifilisit (treponema pallidum) është e brishtë. Prandaj, sifilisi nuk mund të bartet përmes përdorimit të tualetit, pishinave, vaskave, veshjeve të përbashkëta ose të përdorimit të enëve ose mjeteve të njëjta të ngrënit. Cilat janë simptomet e sifilisit? Sifilisi ka disa stade. Simptomet dallojnë në secilën fazë, por shpesh nuk ka simptome, edhe pse mund të ndodhin dëme serioze. Stadi parësor: Plagët e hapura pa dhimbje, shpesh shfaqen gjatë 3 javësh deri në 3 muaj pas infeksionit. Plaga e hapur mund të shfaqet kudo në trup. Vendet më të shpeshta ku shfaqen këto është penisi tek meshkujt, afër hapjes vaginale tek femrat ose në anus dhe rektum. Pas një kohe, plagët shfaqen në buzë ose në gojë. Zmadhimi i gjëndrave mund të shfaqet afër plagës; për shembull, nëse plaga është paraqitur në penis ose afër vaginës, gjëndra në ije rritet. Të dyja si plagët dhe gjëndrat e zmadhuara shpesh zgjasin 3 deri në 6 javë dhe pastaj zhduken. Por infeksioni nuk zhduket; ai vazhdon në stadin dytësor; Stadi dytësor: Simptomet në stadin dytësor zakonisht shfaqen gjatë 2-3 muajve pas marrjes së infeksionit. Ndonjëherë ato përputhen me sifilisin parësor por ndonjëherë simptomet vazhdojnë deri në 6 muaj. Simptomi më i zakonshëm janë puçrrat në lëkurë që mund të shfaqen kudo në trup dhe shpesh - jo si puçrrat e tjera të lëkurës - përfshijnë shuplakat e duarve dhe plagët në shputat e këmbëve. Puçrrat zakonisht nuk shkaktojnë kruarje. Simptomet e tjera të zakonshme janë gjëndrat e zmadhuara në pjesët e ndryshme të trupit, ethet, lodhje, hum-
22 E martë, 13 NENTOR 2018
Çka është Sifilisi, shenjat dalluese dhe trajtim
bja e flokëve, humbja e peshës dhe kokëdhimbjet. Simptomet janë si ato që paraqiten tek problemet e tjera shëndetësore, prandaj sifilisi ndryshe quhet "imitator i mirë". Simptomet e sifilisit dytësor zakonisht zgjasin nga 1 deri 3 muaj por ndonjëherë edhe më gjatë dhe pas një kohe simptomet shfaqen dhe largohen gjatë një ose dy viteve. Por edhe pas zhdukjes së simptomave të sifilisit dytësor, infeksioni vazhdon; Latent: Sifilisi latent nuk shkakton simptome. Infeksioni mund të zbulohet vetëm përmes analizave të gjakut. Nëse nuk trajtohet, sifilisi latent vazhdon gjatë tërë jetës. Shumë nga këto infeksione kurrë nuk shkaktojnë probleme serioze por shpesh sëmundja përparon deri tek stadi përfundimtar, i quajtur sifilisi terciar. Terciar (i vonshëm): Rreth një e treta e njerëzve të patrajtuar nga sëmundja e sifilisit kanë dëme serioze në organet e ndryshme dhe sistemet trupore. Sifilisi terciar mund të shfaqet gjatë çdo kohe nga një vit deri në 50 vite pas marrjes së infeksionit; në shumicës e rasteve shfaqet brenda 20 viteve. Truri, zemra, mëlqia dhe eshtrat janë organet më të zakonshme që preken nga kjo sëmundje. Sifilisi terciar mund të shkaktojë paralizë, problemet mendore, verbim, shurdhim, infarkt në zemër dhe vdekje. Sifilisi tek femrat lezbike dhe biseksuale Lezbikët dhe femrat biseksuale nuk janë imune ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme, prandaj ato duhet të testohen për këto sëmundje. Sifilisi është shumë infektues dhe mund ta
bartë kontakti i ngushtë me lëkurë gjatë seksit ose ndarja e lodrave seksuale mund ta bartë atë. Simptomet nuk shfaqen gjithmonë por mund të përfshijnë plagët e hapura në vaginë, anus ose fyt. Gjithashtu mund të keni skuqje me puçrra në trup ose simptomet e ftohjes. Çfarëdo kontakti siç është seksi oral ose përdorimi i dorës së njëjtë me të cilën e keni prekur veten dhe pastaj partnerin e juaj mund të shkaktojë rrezik. Dy femra që janë të dyja me menstruacionet janë në një rrezik më të lartë. Sifilisi tek meshkujt gej dhe biseksual Pas disa viteve të fundit, ka pasur një rritje drastike të numrit të rasteve të reja me sifilis tek meshkujt që kanë marrëdhënie seksuale me meshkuj, në qytetet dhe vendet e ndryshme. Kjo lidhej pjesërisht me meshkujt gej që gjejnë partneret e tyre seksuale përmes internetit. Studimi i bërë në San Francisko tregon se 23 përqind të meshkujve me rastet e reja të sifilisit raportuan se kanë përdorur internetin për të gjetur partnerë seksual. Shërimi Sifilisi mund të shërohet lehtë në stadet e hershme. Vetëm një injekcion intramuskular me penicilinë, antibiotik, e shëron personin i cili ka pasur sifilis për më pak se një vit.Dozimet shtesë nevojiten për të trajtuar personat që kanë pasur sifilis më gjatë se një vit. Për personat që janë alergjik ndaj penicilinës, ekzistojnë antibiotikë tjerë që mund ta trajtojnë sifilisin. Nuk ka mjete tjera shtëpiake apo medikamentet tjera që do ta kurojnë sifilisin. Trajtimi do ta
vras bakterien e sifilisit dhe parandalojë dëme të mëtejshme por nuk do ta riparojë dëmin që tashmë është shkaktuar. Pasi ekziston trajtimi efektiv, është me rëndësi që personat të testohen për sifilis nëse sjellja e tyre seksuale i vë në rrezik të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Personat që janë duke u trajtuar për sëmundjen e sifilisit duhet të abstenojnë nga kontakti seksual me partnerët e ri derisa të shërohen plotësisht plagët e sifilisit. Personat me sifilis duhet ta njoftojnë partnerin e tyre seksual që edhe ata të testohen dhe të marrin mjekimin nëse është e nevojshme. Komplikimet Nëse mbetet i patrajtuar, sifilisi mund të përhapet në të gjitha pjesët e trupit. Ka gjasa që sifilisi ta prek zemrën, sytë, trurin, sistemin nervor, eshtrat dhe nyjet. Sifilisi mund të shkaktojë sëmundje mendore, verbim, problemet neurologjike, sëmundjet e zemrës dhe vdekje, Një sëmundje e cila shkaktohet nga sifilisi është neurosifilisi.
Kur bakteria e cila shkakton sifilisin sulmon sistemin nervor, tek njerëzit e infektuar mund të zhvillohet neurosifilisi. Disa persona me neurosifilis mund mos të kenë komplikime. Por shumica kanë. Disa nga komplikimet përshfijnë kokëdhimbjet, qafë të ngrirë, ethe, sulme dhe simptomat e tjera të përafërta me sulm në tru (mpirja, dobësi, probleme me shikim). Mund të kalojnë deri 20 vite që të zhvillohet neurosifilisi që nga infeksioni. Parandalimi E vetmja mënyrë e sigurt për ta parandaluar sifilisin është që të keni marrëdhënie reciproke monogame me një partner i cili nuk është i infektuar, të përdorni kondom pasi që ata mund ta zvogëlojnë rrezikun e kontraktimit të sëmundjes, por vetëm nëse kondomi mbulon plagët e sifilisit, të mos përdorni alkool dhe droga tjera të cilat mund ta mjegullojnë gjykimin e juaj dhe t'ju çoj të hyni në marrëdhënie të pasigurta seksuale, të flisni me mjekun dhe partnerin (ët) e juaj seksual dhe të testoheni.
Kush janë përfituesit shëndetësor të koprës
K
opra është një produkt i cili ju ndihmon për një shëndet më të mirë. Degët, farat dhe rrënjët e koprës janë pjesë përbërëse të çajeve për pastrimin e organizmit, vaji esencial, i cili e lufton fryrjen, qetëson dhimbjen e barkut dhe zorrëve dhe veprim kundër helmimit. Vaji i pastër esencial fitohet me distilimin nga farat, ndërsa rekomandohet edhe konsumimi me sheqer apo në ujë për t'i trajtuar dhimbjet e fytit dhe ngjirjen e zërit. Gjithashtu rekomandohet për përdorim të jashtëm, për masazh. Në vend të sallatës së gjelbër, provoni që në sandviç tuaj të preferuar të vendosni kopër të copëtuar të freskët ose hidhni jogurt duke i shtuar nenexhik të sapo-copëtuar. Kopra është një nga bimët më të vjetra shëruese është e shkëlqyer për problemet e tretjes dhe për ftohjet. Kopra njihet si një burim i shkëlqyer i kaliumit, burim i mirë i manganit, është një burim i shkëlqyer i vitaminave. Në cilësinë e përgjithshme të përmbajtjes ushqyese veçohen flavonoidet dhe kuercetina, glikozidet e ndryshme të cilat kanë efekt të fuqishëm antioksidant. Si ta zgjedhim atë? Nëse blini kopër, zgjidhni kokërza më të vogla të cilat janë më të forta dhe më pak fijore. Shmangni koprën që ka lule në kërcell, sepse kjo është një shenjë që nuk është i pjekur. Koprën ruajeni në pjesën e frigoriferit për perime deri në katër ditë, edhe pse më së miri është të përgatitet të njëjtën ditë pas blerjes, sepse duke qëndruar e humbet aromën e tij. Farat e thata të koprës ruani në një enë të mbyllur fort në një vend të ftohtë dhe të thatë deri në gjashtë muaj.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. Shkurtesa e Union of European Football Associations dhe e shoqatës Futbolle Evropiane 6. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 10. Heq dorë zyrtarisht nga pushteti mbretëror 12. Vaj, që përdorej në ritet fetare katolike për të lyer ata që pagëzoheshin 13. Nuk je i ardhur, nuk je jabanxhi, je... 15. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 17. I thonë ndryshe një gruaje të përdalë 22. Pjesa e parë e disa termave të përbërë, që tregon lidhjen me jetën dhe me proceset jetësore 23. Ai që ruan, që kullot dhe që mbarështon bagëtinë; bari 25. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 27. Lloj mushkonje që mbart mikrobin e malaries, mushkonja e malaries 28. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 29. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 30. Mendoj, kujtoj; më duket, kam përshtypjen 32. Ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe politike, ekonomike etj 37. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 38. Ne e kemi kryeministër, në Gjermani dhe Austri e njohim me këtë emër 40. Bimë barishtore dekorative, me kërcell të degëzuar, me gjethe të ngushta e të gjata dhe me lule tufa-tufa me ngjyrë të verdhë, të kuqërremtë a në kafe, që e ka erën si të vjollcës, shebojë. 41. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 42. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 44. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial 46. Njëra nga të dymbëdhjetë pjesët e vitit, e cila shërben si njësi për matjen e kohës 50. Ai që shtyn vagonin me mineral në minierë quhet... 51. Që e bën palë diçka; që shërben për të palosur diçka 53. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 55. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka, e bëj të qullet, e ... 57. Muaji i fundit i vitit 58. Përziej miellin me ujë dhe e ngjesh mirë deri sa të bëhet brumë, ngjesh 60. Vendi i luftës a i dyluftimit, shesh lufte 62. Doktrin filozofike që nuk e merr parasysh arsyetimin e përgjithësimin shkencor 65. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 66. I pari i murgjve në një abaci; titull kishtar i afërt me atë të ipeshkvit; prift katolik 68. ... Atkinson Sebastian një
E martë, 13 NENTOR 2018
Nga Albert VATAJ
komedian anglisht, skenarist, dhe aktor i njohur si Mr. Bean 71. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 72. Kontrolloj si është gjendja, si vete puna, si zbatohen rregullat në një sipërmarrje 75. Pyetja e shumë njerëzve për të mbledhur të dhëna ose mendime për një çështje 77. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 78. Osama bin Laden publikoi më 23 shkurt 1998, ... (si quhet) duke shpallur xhihad kundër të gjith "judëve dhe kryqëzuesve" 80. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim 81. Përgatitem e edukohem në një drejtim të caktuar, duke përvetësuar parime, ide e njohuri të caktuara formohem 83. Çitjane, një lloj veshjeje të gruas myslimane 85. Ai që shet mend, njeri mendjemadh, ai që ngrefoset si gjel e mburret 87. Përdorte para euros Greqia si monedhë të saj 88. Njeri i pagdhendur e i trashë, torollak, njeri i paqytetëruar 90. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 93. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 94. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 97. Eshtë ai roli që luajti Roza Anagnosti në filmin "Mësonjtorja" 100. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 101. Emri i ... Jones, e cila
akuzoi presidentin Bill Clinton për ngacmime seksuale. 102. Edhe ashtu e ka emrin gomari 103. Vihet në majë të grepit për të ndjellë peshkun 105. Njerëzit e mërguar në dhe të huaj, mërgimtarët si të tërë janë ... 106. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 107. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 108. E vendos dikë a diçka në një vend 109. Ajo shërben për të shtruar dheun ose për të mbuluar farën në arë; trinë 111. Shtresë e hollë brumi në trajtë të rrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës 112. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 113. Që është shumë kërkues, që nuk lejon të shkelen urdhrat, udhëzimet a kërkesat e tij VERTIKALISHT 1. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 2. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 3. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 4. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 5. Mjek specialist në patologji; ai që merret me studime në fushën e patologjisë 6. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 7. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 8. Që është i viseve, të cilat ndodhen në veri
9. Pastaj e ka brenda 11. Fryti i disa bimëve, i gjatë e i hollë, i përbërë nga dy fletë të ngjitura, brenda të cilave gjenden farat 14. Sasi e caktuar e një bari, aq sa duhet të pijë i sëmuri njëherësh, sipas këshillës së mjekut 16. Norbert ... (1887-1942) albanolog austriak me prejardhje hebreje. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë 18. Partia Ora e Shqiperise 19. Targa e atij që mburret e që kapardiset; që shet mend, mendjemadh 20. Veshje e posaçme që mbahet sipas kushteve të punës a rrethanave të veçanta 21. Lëndë që gjendet në kokrrat e kafesë e në bimë të tjera, që ka veti nxitëse për sistemin nervor 22. Emri i shkronjës së dytë të alfabetit grek 24. Shi i fortë me furtunë që bie për një kohë të shkurtër. 26. Që i ka veshët të mëdhenj, të gjatë e të varur 31. Grua që e merrnin me pagesë familjet e pasura për t'u rritur fëmijët dhe për t'u përkujdesur për ta 33. Institucion që merret me mjekimin e disa sëmundjeve të rënda e zakonisht ngjitëse 34. Kafshë gjitare brejtëse, me kokë të rrumbullakët e me veshë të gjatë, shumë frikacake 35. Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye 36. ... Topulli (1872-1930) ishte veprimtar dhe mësues shqiptar 37. Koha kur lind dielli e derisa perëndon
56. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 57. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 58. Krahinore, ashti i thonë maces 59. Një bend hard rock / heavy metal, i formuar në Helsinki, Finland, në vitin 1996 61. Përshtatje në varësi të rrethanave dhe kushteve, dhe jo vetëm 63. Bashkëngjitje është ajo, në një krijim letrar, muzikor, i pjesëve që plotësojnë veprën 64. Renditja e ngjarjeve njëra pas tjetrës sipas radhës kohore 67. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 69. Përdoret në mjekësinë popullore për të mjekuar plagët 70. Zbraz një lëng a diçka të imët nga një enë, nga një thes etj 71. Kur nuk më lejohet të ..., më mbetet vetëm se të hesht 73. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 74. Zhardhoku i kësaj bime, prej të cilit nxirret sheqer 76. Mjek për fëmijët; specialist për sëmundjet e fëmijëve 77. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 79. Degë e mjekësisë, që studion sëmundjet e syve dhe mënyrat e shërimit të tyre. 82. Vendbanim i njerëzve që u është privuar liria, të penalizuarit 84. Dru i thatë e i kalbur që thërrmohet lehtë e bëhet si pluhur 86. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 87. Tërësia e shkresave dhe e dokumenteve që vihen së bashku brenda këtyre kapakëve 89. Ara e mbjellë me oriz quhet ... 91. Thimi ..., (1820-1890) ishte një rilindas shqiptar dhe folklorist 92. Ai që beson në shumë hyjni e perëndi, ithtar i paganizmit 95. Skaji më i hollë dhe i mprehtë i diçkaje, pjesa e diçkaje që vjen si thumb 96. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 98. Pellg i mbushur me ujë të ndenjur, që vjen nga një burim 99. Po Gjirokastra si e kishte targën 104. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 110. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën
39. Njoh zyrtarisht me anë të një dëshmie një gradë a një titull që i jepet dikujt pas mbarimit të një forme studimi a të një shkalle kualifikimi 43. Thërres e përplas duart në shenjë miratimi a gëzimi për diçka ose për dikë 45. Thes zakonisht i madh, i mbushur plot me diçka 46. Ajo çfarë bëjnë mësuesnxënës në klasë 47. Vija që kufizon diçka, kufiri; buza në skajet e një sendi. 48. Libër fillestar për të mësuar shkrim e këndim 49. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 52. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 54. Kosh i madh, i lyer jashtë e brenda me bajga dhe me baltë, që përdorej për të mbartur drithë 1
2
A
3
P
4
5
6
K U M B
V
8
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
U L
7
V
L
9
B
E L
R
I
10
A
M O P A M U
A
14
E 18
U
K
15
V E
T
E
16
N D S T
L
H I
C
Z
M
P
13
E V A
Y
20
H
Z
21
A U T
O B
O T
23
M A I
D R
L
I
E J
E
I
¸
N T
S
R
25
29
U A N I
V
O P O N E
T O R I
K
D
28
26
30
P E
E L
N G
N
R
T
R
L
F
33
L E
K T
¸
K
M
M E D A L
J
I
I
O
U
35
V
O R
32
M I
34
E F
K
I
31
R
L
17
R E
24
A
12
Q
19
A 22
27
11
F
36
K U
37
O N
M
38
P
A A 39
T
E
F R
E N G J
40
A
44
E
46
A
N A S 48
D 53
R
P
54
50
N
A
U S
56
C
60
P E
N
K
E
D
P
E T
I
N
K A N
G
B
P
R
A
D
L
I
M
A B
U S
H
K O R
P E
Z
H
K
K
R
65
Z H
J 67
K S
E
59
64
M
R
K 52
58
66
A
R
R
62
63
U
S ¸
51
61
K
K O R
47
57
L I
43
V
J
P A G E
49
55
42
T
45
R I
A
41
I
R T
I
Z
E
L
T
U
68
V E
K
69
N D B A N I
70
M
M
A K
U
I
S
71
F
72
C
M A R E
Q 73
I
R
K
O
74
L
O
S
P
A N D U I
˙
K E P 78
S
Z
O 88
85
M I
J
I
¸
L
N
O
O H
P A L L
S 92
Z
93
R
94
H V O S
A T
J
Y
I C
P
K
S
I
82
E P
E R
R
L
M
91
R E
F
E
R
U
B 96
Z 99
A N T I
A
E
E
R R
E K
M
A
E
97
K
G
100
K S
K A V A T O R
U
102
R
C 103
K
104
K
109
B
B
95
H K E M
101
O
81
90
98
T
80
86
89
A L
T
T
O
79
M
G 84
B
S ¸
76
77 83
M B U L E
S
75
87
E
D
105
L 106
L U
S
K A R
N
I
K
V
108 111
B O N A T
L
107
110
I
C
T
F
D I
G J 112
L
E M E
E
I
E
L
113
S
U
M
D A L
114
T
R E
115
F U Z I
M
R
P
A K ¸
N D S
H ¸
M
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E martë, 13 NENTOR 2018
Meta i akordon titullin “Mjeshtër i Madh” ish-futbollistit Edvin Murati Gjatë vizitës në Francë Presidenti i Republikës i ka dorëzuar futbollistit të njohur, Edvin Murati titullin: "Mjeshtër i Madh". Këtë njoftim Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka bërë publik në faqen e tij në facebook. "Në qytetin e klubit të famshëm të futbollit Paris-Saint-Germain, pata kënaqësinë e veçantë t' i akordoja yllit të futbollit tonë, Edvin Murati titullin: "Mjeshtër i Madh". Së bashku me vlerësimin për kontributin e tij në promovimin e Shqipërisë në Francë, një urim të veçantë për të me rastin e ditëlindjes dhe për familjen e tij të dashur, këtë investim të bukur në marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve tanë",- shkruan kreu i shtetit në Facebook.
PRESIDENTI
Meta i jep shtetësinë shqiptare motrës së Mbretëreshës Geraldine Kreu i shtetit, Ilir Meta i ka dorëzuar personalisht shtetësinë shqiptare, motrës së Mbretëreshës Geraldine, Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier. "Nga sot Shqipëria nuk është më atdheu vetëm i motrës së saj, Mbretëreshës Geraldine, por edhe atdheu i saj. Krenar për qytetaren më të re të Republikës së Shqipërisë, znj. Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier, e cila pavarësisht se ka kaluar 90
vjet vazhdon me dashuri, përkushtim dhe energji si një 20-vjeçare të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët",shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook.
Tre presidentët takohen në Paris
100-vjetori i Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore që u kremtua në Paris mblodhi personalitete ndërkombëtarë dhe president nga shumë vende të botës. Mes takimeve të shumta që kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta zhvilloi në Francë, një nga fotot më të veçanta është ajo me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. "Si gjithmonë një takim i përzemërt: Tre vende shumë mike, marrëdhënie të shkëlqyera, me vizion të përbashkët për të ardhmen, të vendosura në
qëllimet e tyre euroatlantike dhe rajonale. Faleminderit Presidente Kolinda Grabar-Kitarovic dhe
President Milo Dukanoviç",- shkruan kreu i shtetit Ilir Meta në foton e postuar në rrjetet sociale.
Thjeshtësia e një kryetari shteti, përdor transport publik për në Marsejë Presidenti Ilir Meta ndodhet këto ditë në Paris, ku me ftesë të Presidentit Macron, mori pjesë në përkujtimin festiv të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, të zhvilluar me ceremoni simbolike dhe paradë ushtarake në Harkun e Triumfit në Paris. Pas aktiviteteve në kryeqy-
tetin francez, Presidenti ka udhëtuar drejt Marsejës për të marrë pjesë në forumin për rajonin e Mesdheut. "Rrugës për Marsejë, së bashku me Ambasadorin tonë në Paris, Dritan Tola, për të marrë pjesë në Konferencën "Mediterranean of the Future",- shkruan Presidenti Meta në një foto të postuar
në Facebook. Ajo që bie në sy është se kreu i shtetit ka zgjedhur për të udhëtuar transportin publik. Së bashku me diplomatin Tola, Presidenti ka udhëtuar drejt Marsejës me tren. Një gjest që nuk e shohim shpesh te politikanët shqiptarë, që në udhëtimet jashtë vendit zgjedhin avionë privatë.