www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 86 (8527)
E shtunë, 13 Prill 2019
Çmimi 30 Lekë
Protesta e Opozitës fillon sot në ora 18:00
Televizionet e njohura ndërkombëtare dhe agjenci të njohura të lajmeve kanë dërguar korrespodentë për të ndjekur nga afër zhvillimet e sotme në kryeqytetin shqiptar. Kriza e rëndë politike dhe institucionale, arrestimet e protestuesve, bandat kriminale të cilat bëjnë ligjin në mes të aeroportit të Rinasit, oligarkët që drejtojnë pushtetin, incidentet me policinë dhe përdorimi i gazit lotsjellës ndaj qytetarëve, si dhe ngjarjet e rënda kriminale kanë bërë që Shqipëria të shihet si prej vendeve ku situata është shpërthyese. Ndaj sytë e gjithë botës do të jenë në Tiranë dhe jo vetëm sonte. Skenarin e protestës e di vetëm Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që do ta shpalosin sonte para kryeministrisë FAQE 3
Lulzim Basha: Sot të gjithë shqiptarët në protestë kundër qeverisë “Rama”
FAQE 2
Në foto: Kreu i PD, Lulzim Basha
FORUM
ZYRTARI I AMBASADËS SË SHBA
Nga Artan Fuga
“Pronarët e mediave në Shqipëri shantazhojnë bizneset e huaja”
Elez Biberaj, me shpatulla për muri! E shpartalluam edhe shpifësin, thyerësin e ëndërrave të Shqipërisë së Re, kadriun, nxirësin e imazhit të Shqipërisë në botë, abuzuesin me emrin e një mediaje të madhe sikurse është Zëri i Amerikës, propagandistin e njëanshëm dhe krejt të painformuar për arritjet e vendit tonë, Elez Biberajn... FAQE 9
FAQE 7
Presidenti Meta, në 10-vjetorin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë: Ligji i Arsimit të Lartë, problematik
Në foto: Presidenti Ilir Meta, dje gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e 10-vjetorit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë FAQE 24
DENONCIMI I PD
Paloka: Avokati i Ramës, pronar i kompanisë që siguron Rinasin
‘SHENGEN”
KOMENT A
Parlamenti holandez kërkon rikthimin e vizave për shtetasit shqiptarë
FAQE 10
FAQE FAQE14 4
KRYEPARLAMENTARI
Ruçi paralajmëron institucionet: Nëse s’keni rezultate do firmos shkarkimin tuaj
Rilindja që rindërtoi murin e Berlinit Nga Bledar Kurti FAQE 8
OPINION
Një borxh i keq ku na futi Rilindja Nga Ylli Manjani
Vendimi i Parlamentit të Hollandës, për ti propozuar Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, për të rivendosur... FAQE 6
FAQE 8
POLITIKE
2
E shtunë, 13 PRILL 2019
Policia tentativa për të ndalur qytetarët e rretheve. Tabaku: Nuk do ketë çadër, PD-ja nuk do përsërisë veten
O
pozita do të rikthehet sërish pasditen e kësaj të shtune në protestë duke kërkuar largimin e Edi Ramës, por ndryshe nga herët e tjera qytetarët do të mblidhen para Kryemistrisë në orën 18:00. Pas më shumë se dy muajsh protesta masive, por dhe protesta para Kuvendit, mbështetësit e opozitës do të përpiqen sërish të tregojnë forcën se shumica tashmë janë ata. Skenari i protestës është i ngjashëm me atë të dy protestave të tjera masive, ky qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e piramidës dhe në rrugën “Ismail Qemali”. Mesazhin fundit para protestës, Lulzim Basha e dha nga qyteti i Fierit. “Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje, palo zgjedhje, zgjedhje falso pa opozitën nuk do të ketë. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha. Ndërkaq për të mundësuar pjesëmarrje sa më masive në protestën e sotme, partitë opozitare kanë angazhuar strukturat e partive respektive në rrethe, ku janë ftuar qytetarë të shumtë që ti bashkohen kryeqytetasve pasditen e sotme. Po ashtu, për të shmangur ndonjë tentativë të policisë për t’i bllokuar protestuesit në udhëtimin e tyre drejt Tiranës, mësohet se një pjesë e konsiderueshme kanë mbërritur në kryeqytet
“Rama IK!”. Basha: Sot të gjithë në Tiranë
që prej ditës së djeshme, të cilët janë akomoduar tek familjarët dhe tek të afërmit e tyre që banojnë Tiranë. Në kuadër të pjesëmarrjes masive, kreu i degës së PD-së për Elbasanin, Eugen Isai gjatë një thirrje publike drejtuar banorëve të këtij qyteti, kërkoi prej tyre të bëhen pjesë e protestës të së shtunës në orën orën 18.00 në Tiranë. Sipas Isait kjo është protesta më e madhe e
organizuar ndonjëherë për të rrëzuar Edi Ramën. “Deri më tani, protestat madhështore të opozitës kanë dëshmuar se Kryeministri nuk është më legjitim dhe se qeveria ka rënë. Këto protesta kanë njohur vetëm rritje, dhe se nuk janë vetëm opozitarët që protestojnë, por edhe qytetarët e thjeshtë. Ekzistojnë një sërë arsyesh pse të shtunën ne duhet të derdhemi në shesh dhe
ti themi njëherë e mirë fund këtij neodiktatori. Siç e keni konstatuar situata në vend ka dalë jashtë kontrollit. Rendi dhe qetësia kanë degraduar. Vrasjet vjedhjet, grabitjet me dhunë, trafiqet etj, kanë shpërthyer si asnjëherë. Qytetarët ndjehen të pa mbrojtur dhe të pasigurtë në rrugë, në punë, në shtëpitë e tyre. Sepse policia e ka mendjen që të ushtrojë dhunë dhe ti helmojë ata me gaz. Të vendosë gjoba
dhe tu bëjë presion. Ne duhet të protestojmë për gjithçka që nuk realizoi kjo qeveri. Për papunësinë, për mashtrimet që u bëri shqiptarëve për shëndetësinë, për falimentimin e biznesit, për shërbimet, për korrupsionin në administratë, për varfërinë, për humbjen e shpresës. Ne duhet të protestojmë për gënjeshtrat që u bëri ky kryeministër fermerëve me subvencionet, për braktisjen dhe përbuzjen që ka për fshatin. Për shkatërrimin e sistemit arsimor. Për degradimin e arsimit të lartë. Për rrogat dhe pensionet më të ulëta në Evropë”, u shpreh ai. Masat e policisë Ndërkohë policia është në gadishmëri. Rreth 1300 forca police janë angazhuar për mbarvajtjen e protestës, ku pjesa me e madhe do vendosen para Kryenmisnitrisë, një pjesë tjetër në anën e piramidës, ndërsa do bllokohet çdo lëvizje në rrugën Ismail Qemali. Siç shikohej në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtyllat janë lyer me graso për të pamundësuar që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë, ndërhyrje është bërë edhe në ndriçim. Instalacioni në hyrje të Kryeministrisë vijon të jetë i izoluar, ndërsa rrjeta teli janë vendosur dhe përqark Kryeministrisë, lulishteve ngjitur, por dhe piramidës. Në qendër të vëmendjes së policisë ka qenë edhe godina e Kuvendit, ku ndryshe nga protesta e fundit janë marrë masa shtesë për mbrojtjen e saj.
ISH-DEPUTETI I PD-SË: KJO SITUATË ËSHTË E KRIJUAR NË VEND NGA KEQQEVERISJA E VENDIT. VENDIMI I TAKON POPULLIT
Tritan Shehu: Ramën do ta rrëzojnë protestat dhe zullumet I
sh-deputeti i PD-së, Tritan Shehu teksa ka komentuar situatën politike në vend, u ndal edhe te protestat e organizuara nga opozita, të cilat i cilësoi si një mënyrë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë dhënë dje për “News 24”, Shehu u shpreh i mendimit që tashmë ka filluar një proces politik shumë intensiv, që është një pikë ekstreme dhe politikisht arriti maksimumin. Do realizohet nesër ose pasnesër nuk e di këtë gjë. “Ramën do ta rrëzojnë protestat e mëdha, zullumet, pakënaqësia e shqiptarëve. Janë gjithë këto elementë që do çojnë në hapa dhe ndryshim të situatës politike. Nuk ka mundësi tjetër për të kaluar këtë ngërç politik që është kaq serioz. Unë mendoj që kjo situatë është e krijuar në vend nga keqqeverisja e
vendit. Vendimi i takon popullit, njerëzve me elektoratin e tyre”, u shpreh ish-deputeti demokrat Tritan Shehu. PJESË NGA INTERVISTA Mendoni se do e zgjidhë protesta e nesërme?
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Unë mendoj që tashmë ka filluar një proces politik shumë itensiv, që është një pikë ekstreme dhe politikisht arriti maksimumin. Do realizohet nesër ose pasnesër nuk e di këtë gjë. Ramën do ta rrëzojnë protestat e mëdha, zullumet, pakënaqësia e shqiptarëve. Janë gjithë këto elementë që do çojnë në hapa dhe ndryshim të situatës politike. Nuk ka mundësi tjetër për të kaluar këtë ngërç politik që është kaq serioaz. Unë mendoj që kjo situatë është e krijuar në vend nga keqqeverisja e vendit. Vendimi i takon popullit, njerëzve me elektoratin e tyre. Zgjedhjet e parakohshme përdoren për të zgjidhur kriza të tilla. Ne ishim në dialog me mazhorancën, po ishte një dialog që nuk dëgjohej nga ana tjetër, ishte një monolog. Asgjë nuk
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
është marrë në konsideratë, aq më tepër që ky dialog nuk mund të vazhdojë më tej pa një arbitër. Shqipëria ka gati 2 vjet që nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Pra një dialog i cili është i padëgjueshëm nga pala tjetër, nuk jep asnjë efekt, është një dialog jo vetëm i pa nevojshëm, por i dëmshëm që kërkon të krijojë një gjendje të rreme. Pra, kemi një vend që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, të Lartë për dy arsye. E para kemi një fasadë dhe së dyti qëndrimi jonë në këtë mënyrë, bën që të fshihet e vërteta. Pas vizitës së zotit Palmer nuk ka asnjë shans që opozita të marrë pjesë në zgjedhje? Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. KQZ ka marrë një vendim të rrezikshëm dhe antikushtetues. Se ka një vendim që nuk mund të merren deputetë
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
nga një parti, që nuk janë më në atë parti. KQZ bëri këtë hap, pra realisht mund të thosha që mazhoranca e mbushi me pupac. Mazhoranca thotë do bëjë zgjedhje vendore, pa opozitën. Nëse do t’i bëjë zgjedhjet, t’i bëjë është problem i saj. Unë do përgjigjem shumë hapur, deri më tani nuk kemi marrë një vendim politik të qartë. Unë them nuk mund të ketë zgjedhje administrative pa zgjidhur ngërçin e madh politik. Pra, nuk mund të mendohet që mund të hyhet në zgjedhje pa zgjidhur ngërçin politik. Pupac është edhe Rudina Hajdari? Unë nuk flas me emra. Thashë të marrësh deputetë nga lista, do të thotë të krijosh parlament fiktiv. Është antidemokratike kur partia thotë nuk e pranoj.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 13 PRILL 2019
Protesta e Opozitës fillon sot në ora 18:00
Televizionet e njohura ndërkombëtare dhe agjenci të njohura të lajmeve kanë dërguar korrespodentë për të ndjekur nga afër zhvillimet e sotme në kryeqytetin shqiptar. Kriza e rëndë politike dhe institucionale, arrestimet e protestuesve, bandat kriminale të cilat bëjnë ligjin në mes të aeroportit të Rinasit, oligarkët që drejtojnë pushtetin, incidentet me policinë dhe përdorimi i gazit lotsjellës ndaj qytetarëve, si dhe ngjarjet e rënda kriminale kanë bërë që Shqipëria të shihet si prej vendeve ku situata është shpërthyese. Ndaj sytë e gjithë botës do të jenë në Tiranë dhe jo vetëm sonte. Skenarin e protestës e di vetëm Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që do ta shpalosin sonte para kryeministrisë Opozita ka thirrur sot gjithë shqiptarët në një nga protestat më të mëdha kombëtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga protestat e organizuara deri më sot, Fronti Opozitar do të nis tubimin pasdite, në orën 18:00, para godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Krerët e opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen para godinës së Kryeministrisë për t’i dhënë kryeministrit Edi Rama mesazhin se qeveria e tij nuk ka më mbështetjen e shumicës së popullit dhe duhet të largohet. Kërkesat e Frontit Opozitar, ashtu si dhe në protestat e tjera janë dy: Qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, si dhe zgjedhje të parakohshme. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në mesazhin e shpërndarë për mbështetësit e tij shprehet se tubimi i sotëm është për të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve. “Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarde të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpine tonë, për fëmijët tanë, për Shqipërinë si gjithë Europa!”,shkruan kreu i PD-së. Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në deklaratat që ka bërë për protestën është shprehur se dita e sotme do të jetë dita e reagimit qytetarë kundër keqqeverisjes, krimit, mungesës së investimeve dhe gjithë revolta e të rinjve që nuk shohin më shpresë në këtë vend. Ndryshe nga protestat e tjera këtë herë strukturat organizative të partive janë fokusuar te kontaktet në terren për të pasur një pjesëmarrje sa më masive. Prej disa javësh, drejtuesit e partive kryesore kanë zhvilluar takime në thuajse gjithë qytetet e vendit, me qëllim organiz-
imin e një tubimi të përmasave kombëtare. Pritet që numri i qytetarëve të jetë shumë herë më i madh sesa në protestat e fundit. Kjo është protesta e radhës masive, që pas djegies së mandateve të opozitës në 16 shkurt. Tubimi pritet të jetë masiv edhe për shkak të revoltës që kanë shkaktuar skandalet e fundit në vend. Vjedhja e 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit dhe paaftësia e shtetit për të kapur autorët kanë rritur pasigurinë në vend dhe dyshimet për kriminalizimin e segmenteve të shtetit. Nga ana tjetër dhuna e përsëritur e policisë ndaj protestuesve si dhe pamjet e dhunimit të grave dhe fëmijëve në zonën e Bregut të Lumit kanë krijuar imazhin e një shteti policor që funksion vetëm për të dhunuar qytetarët dhe për të mbrojtur qeveritarët e akuzuar për korrupsion. Këto dhe një serë skandalesh të tjera, në një klimë politike konfliktuale bëjnë që protesta e së shtunës të jetë e
paparashikuar sesi do të vijojë. Tubimi i sotëm i opozitës ka tërhequr si asnjë herë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Televizionet e njohura ndërkombëtare dhe agjenci të njohura të lajmeve kanë dërguar korrespodentë për të ndjekur nga afër zhvillimet e sotme në kryeqytetin shqiptar. Kriza e rëndë politike dhe institucionale, arrestimet e protestuesve, bandat kriminale të cilat bëjnë ligjin në mes të aeroportit të Rinasit, oligarkët që drejtojnë pushtetin, incidentet me policinë dhe përdorimi i gazit lotsjellës ndaj qytetarëve si ngjarjet e rënda kriminale kanë bërë që Shqipëria të shihet si prej vendeve ku situata është shpërthyese. Ndaj sytë e gjithë botës do të jenë në Tiranë dhe jo vetëm sonte. Skenarin e protestës e di vetëm Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që do ta shpalosin sonte para kryeministrisë. Për herë të parë dje, në apelet që Ambasada e SHBA bën për qytetarët e saj në raste tubimesh nuk u
përmend fjala dhunë e opozitës. Si rrallë herë, Ambasada e SHBA u kërkonte qytetarëve të amerikan në Tiranë që të bënin kujdes nga “përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia”. Pra ruhuni nga policia e jo nga protestuesit.Tubimi i sotëm është jo vetëm i rëndësishëm për pjesëmarrjen, por edhe mesazhet që do të jap. Dy muaj pas djegies së mandateve, opozita pritet të shpalosë me vendosmëri planin e saj për largimin e Edi Ramës. Ajo çfarë e bën të veçantë protestën është orari i zhvillimit të saj. Këtë herë drejtuesit e opozitës kanë vendosur që tubimi të zhvillohet në orën 18:00 dhe praktikisht protesta do të arrijë kulmin gjatë orëve të natës. Ndryshe nga tubimet e tjera, përfaqësuesit e opozitës janë hermetikë për detajet sesi do të zhvillohet protesta dhe format që qytetarët do të përdorin për reagimin ndaj qeverisë. Ajo që dihet është se revolta nis në orën 18:00 dhe nuk ka afat se kur do të mbarojë.
POLITIKE ZËDHËNËSI STEFFEN SEIBERT
K
ur na ndajnë më pak se tre muaj nga marrja e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, Gjermania thotë se procesi varet nga “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare.” Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, shtoi se vendimi për hapjen e negociatave do të merret pasi publikimit të raport progresit të Komisionit Europian. Hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian varet nga funksionimi i institucioneve demokratike dhe i
4
E shtunë, 13 PRILL 2019
Gjermania kushtëzon negociatat për Shqipërinë punës parlamentare. Këtë ka nënvizuar zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, që shtoi se vendimi për hapjen e negociatave do të merret pasi publikimit të raport progresit të Komisionit Europian. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë ftuar në Berlin më 29 prill liderët e Ballkanit. Duke shpjeguar arsyen e ftesës së kancelares Merkel dhe presidentit Macron, Seibert tha se ata dëshirojnë të flasin me “bashkëbiseduesit e tyre për sfidat e veçanta në rajon dhe në radhë
të parë për dialogun Serbi-Kosovë.” Zëdhënësi nuk pranoi të thoshte asgjë për pritshmëritë nga konferenca, por shtoi se takimi “është fryt i mëtejshëm i interesimit të thellë që ka Gjermania për zhvillimin pozitiv të Ballkanit Perëndimor.” Më herët kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor dhe paralajmëroi se Bashkimi Europian do të tregonte “verbëri monumentale nga këndvështrimi strategjik”, nëse i hapte negociatat vetëm për Maqedoninë e Veriut.
Rikthimi i vizave për Shqipërinë? Parlamenti i Holandës do të votojë më 16 prill
P
arlamenti holandez diskutoi të enjten, temën e rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë, si një mënyrë për t’i bërë ballë rritjes së kriminalitetit me origjinë shqiptare në vend. Mocionet e propozuara nga kristiandemokratja Madëlejn fan Turenburg dhe anëtari i partisë ultradjathtiste Zitse Fricma, raportohet se përkrahen nga policia e Amsterdamit dhe zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe pritet të hidhen për votim të martën e ardhshme. Gjatë parashtrimit të argumenteve pro nismës së saj, deputetja Turenburg tha se prej vitit 2010 kur vendit ballkanik iu hoqën vizat, mafia shqiptare vetëm sa është zgjeruar në mbarë Europën Perëndimore. “Na duhet të përdorim mekanizmin e emergjencës për ta anuluar lëvizjen e lirë me Shqipërinë, për sa kohë vendi nuk e ndreq situatën e vet me kriminalitetin. Një detektiv në Roterdam më ka thënë se kriminelët shqiptarë që hiqen këtu si turistë sa herë ndalohen nga policia janë nga grupet më të dhunshme që ekzistojnë, dhe kjo më frikëson. Nuk mendoj se jemi i vetmi vend që kemi një problem të tillë”, u shpreh deputetja Toorenburg. Mes deputetëve ka edhe nga ata që thonë se “Rivendosja e vizave për shqiptarët do të ketë sukses vetëm nëse mbështetet nga vende të tjera të BE. Meqë kjo nuk duket shumë realiste, Holanda mund të dërgojë një sinjal të rëndësishëm në Shqipëri”, Van Wijngaarden. Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, i quajti
Deputetët holandezë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët
propozimet e kolegëve të tij të pashpresa, pasi që rikthimi i vizave të zyrtarizohet, do të duhet mbështetja e të gjitha vendeve të tjera europiane. Ministri i Jashtëm
holandez, Bolk, i cili ishte pak më parë në Tiranë, sipas mediave vendase nuk ka ndërmend të lobojë që Shqipërisë t’i rikthehen vizat. “Komisioni Evropian
monitoron nëse Shqipëria është në përputhje me marrëveshjet për, për shembull, luftën kundër korrupsionit. Përfundimi është se ka vend për përmirësim, por vendi plotëson kushtet e përcaktuara. Kjo kërkesë gjithashtu e ndërlikon bashkëpunimin me Shqipërinë” ka thënë ministri i Jashtëm holandez. Më i prerë në mbrojtje të Shqipërisë u tregua ministri holandez për Drejtësinë dhe Sigurinë, Ferdinand Graperhaus, i cili hodhi i poshtë pretendimet e propozuesve. Ai deklaroi se personalisht nuk mendon se ka lidhje të ndërsjellë mes kriminelëve shqiptarë në Holandë dhe lëvizjes pa viza në vend, por shtoi se problemin e kriminalitetit e ka shtruar edhe në vizitat me palën shqiptare, ku ka marrë garanci për bashkëpunimin në luftën ndaj tij. Krimi me origjinë nga Shqipëria ka qenë në vëmendjen e organeve ligjvënëse holandeze prej vitit 2017, dhe mendohet se është më aktiv në fushën e pastrimit të parave dhe të kontrabandimit të lëndëve narkotike. Këto propozime do të votohen në 16 prill.
Ish-ministrja e Integrimit: Në një kohë kur Shqipëria pret hapjen e negociatave dhe kjo është një gjë e rëndë
“Vendosja e vizave”, Gjosha: Holanda do votojë “pro”. Krimi shqiptar destabilizon rajonin
I
sh-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka komentuar lajmin që vendit tonë rrezikohet t’i hiqen vizat. Në një dalje për mediat, ish-deputetja e LSI-së u shpreh se krimi dhe numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria
po destabilizojnë edhe vende e tjera. “Fakti që i kërkohet një raport qeverisë shqiptare për numrin e azilkërkuesit do të thotë që do të kërkohet rikthimi i vizave. A ka ministri i Jashtëm dhe i Brendshëm një
agjendë konkrete? Agjenda integruese e Shqipërisë duhet të jetë mbi çdo agjendë. Arroganca dhe krimi i shtuar në vend ka vazhduar të destabilizojë edhe vende europiane. Rezulota që është diskutuar dje nuk duhet të jetë dhe nuk duhet lejuar të jetë një rezolutë që i bën elozhe PS-së. E rikujtoj kryeministrin që arroganca e tij është ajo që pengon çeljen e negociatave dhe të ardhmen europiane”- u shpreh ajo. Sipas ish-deputetes së LSI-së, ky është një lajm shumë i keq për shqiptarët, që për vite me radhë kanë qenë të
izoluar. “Për mua është dyfish i keq. E kam përjetuar pak më rëndë si lajm. Edhe duke kuptuar pjesën teknike. Populli shqiptar ka kaluar një sakrificë shumë të madhe. 45 vite në një izolim total dhe më pas disa vite demokraci duke u përpjekur në radhë të gjata në ambasada, është realisht e rëndë. Pas kaq vitesh të diskutosh rikthimin e vizave është alarm kombëtar dhe një precedent që duhet ndaluar”, shprehet Gjosha. Sipas Gjoshës, gjasat janë që Holanda të votojë pro këtij vendimi. “Për mua Holanda pritet të votojë pro.
Dhe më pas ky proces mund të shkojë edhe në Bruksel. Në një kohë kur Shqipëria pret hapjen e negociatave dhe kjo është një gjë e rëndë. Problemi thelbësor është që ky mund të kthehet në një debat për të gjithë parlamentet e vendeve anëtare”, deklaroi ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Rritja e kriminalitetit në vend, ku shumicën e trafiqeve e drejtojnë shqiptarët dhe numri i lartë i kërkesave për azil nga shqiptarët detyruan parlamentin e Holandës të ndërmarrë këtë veprim.
POLITIKE
5
E shtunë, 13 PRILL 2019
Gjyqi për Ervin Salianjin, reagon ashpër kreu i PD-së: Kupola e shtetit e përfshirë në skandal
P
ër kryetarin e Partisë Deemokratike Lulzim Basha ka ardhur koha që gjyqtarët dhe prokurorët që shkelin ligji duhet ti nënshtrohen një procesi rivlerësimi popullor. Duke marrë shkas me procesin ligjor që po ndodh me dosjen “Babalja”, ku është i përfshirë ish-deputeti demokrat Ervin Salianji apo edhe gazetari Jetimir Olldashi që publikuan audiopërgjimin ku akuzohej vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. “Veting publik për gjyqtarët dhe prokurorët që shkelin ligjin”, deklaroi kryetari i PD-së. Lulzim Basha në një prononcim për mediet, menjëherë pas mbylljes së hetimeve dhe dërgimit në gjykatë të së ashtuquajturës dosja “Babale”, ku i pandehur për kallëzim të rremë është marrë edhe ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Kryetari i PDsë, Lulzim Basha u shpreh se dëshmitari i rremë Alfred Alizoti ka pranuar të bëjë 1 vit burg për të mbrojtur kupolën e shtetit. “Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka bërë publike për mediet fakte të rënda, sesi Agron Xhafaj bën trafik droge, zbuloi dëshmitarin e rremë Alfred Alizotin, që bën ndere për kupolën e korruptuar të shtetit. Dëshmitari i rremë tregon përmasat e narkoshtetit si
“Babalja” në gjykatë, Basha: Vendimi po merret nga “pengjet” e Vetingut
kurrë më parë. Në asnjë skandal tjetër shtetëror nuk është treguar më qartë se si funksionojnë të bashkërenduar me komandë politike, organet e ngarkuar me ligj e kushtetutë për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të çuar para përgjegjësisë penale shkelësit e ligjit si Agron Xhafaj,
KREU I GRUPIT TË PS-së
“Babalja”, Balla i përgjigje Bashës: Opozita kërkon të destabilizojë vendin Pak minuta pas deklaratës nga selia blu, do të reagonte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili i përgjigjet akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me marrjen të pandehur të ishdeputetit Ervin Salianji për dosjen “Babale”. Ndërsa Basha thotë se kupola e shtetit është përfshirë në një skandal, Balla thotë se ai po mbytet në atë që e quan çorbë të gatuar nga Basha me babale&co. “I dënuari penal Lulzim Basha, i gjetur fajtor për gojën e shthurur me vendim gjykate, vijoi sot të vetë-mbytet në çorbën që vetë gatoi me babale&co. Tani që erdhi dita e gjykimit, ky gojë-prishur e paska nxjerrë kokën e hallit që e ka zënë, duke kërcënuar dhe refuzuar drejtësinë. I bindur se del humbës në zgjedhje, sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Luli&co, opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet”,- shprehet Balla. Më tej Balla thotë se, Basha ka frikë nga vettingu. Po sipas tij, dje në Elbasan policia ka zhvilluar një operacion antidrogë dhe ka shoqëruar shumë persona me precedentë penalë, mes tyre një shok të Bashës. Balla poston edhe foto të këtij të fundit me Bashën. “Frika më e madhe e Lulit është zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingut, pasi drejtësia e re e pavarur që po krijohet nuk do të pyesë se kush je, sa para ke, apo çfarë pozicioni politik ke. Forca e Ligjit do të vijojë të godasë fort dhe pa kompromis, sikurse u godit krimi dhe sot në Elbasan. Siç raportojnë mediat Policia e Shtetit ka realizuar me sukses një operacion antidrogë, nga i cili janë shoqëruar mbi 10 persona me precedentë penalë, të paktën njëri prej tyre mik i Lulit”, tha Balla.
dëshmitarin e rremë Alizoti dhe së treti, më të rëndësishmit Taulant Balla, Nushi, Marko prokurorin Osmani, kupola e SHISH e përfshirë në këtë skandal, vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Veliu. Të gjithë së bashku të kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë, duke fabrikuar
një dëshmitar të rremë jo për të mbrojtur krimin shtetëror, por për të fabrikuar një çështje të rreme kundër gazetarëve dhe kundër anëtarit të opozitës Ervin Salianji i cili për shkak të detyrës si sekretar i aksionit qytetar bëri të mundur atë që media se bëri dot, publikimin e
dëshmisë tronditëse që detyroi, Giron Xhafaj të shkonte në qeli për të vuajtur dënimin, por që ndali hetimin për trafikun e drogës”, kryedemokrati Lulzim Basha. Në vijim, Basha tha se kjo do të mjaftonte që prokuroria të niste urgjentisht hetimet për këtë vepër të rëndë penale, por prokuroria është pjesë e kësaj skemë të narko-shtetit, pjesë e kësaj skeme mafioze. “Sot, prokurorët e çështjes dhe një gjyqtar, të tre pengje të Vetingut kanë pranuar që në vend që të nisin hetimet dhe të çojnë në gjyq çështje ku të pandehur nuk janë kriminelët, por denoncuesit e krimit”, tha Basha. Në fund, Basha i bëri thirrje çdo gjyqtari dhe prokurori tjetër të mos dorëzohet para presioneve të bandës në pushtet, por t’i bëjnë llogaritë me drejtësinë. “I gjithë ideali i Reformës në Drejtësi ishte t’i jepte fund dy standardit që mbron kriminelët të pushtetshmit dhe ndëshkon të pafajshmit dhe denoncuesit e krimit”, deklaroi dje nga selia blu, kreu i PD-së Lulzim Basha.
ISH-DEPUTETI I PD-së KËRKON “KOKAT” E POLICISË
“Babalja”, Salianji nga Gjykata: Proces i montuar, por do kemi surpriza G
jykata e Tiranës kaloi në gjykim dosjen “Babale”, me të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe gazetarin Jetmir Olldashi për akuzën e “Kallëzimit të rremë”. Seanca paraprake në Gjykatën e Tiranës ka zgjatur disa orë, ku mësohet se Fredi Alizoti ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa Salianji, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi kërkuan pushimin e gjykimit. Në dalje nga gjykata, ku ndoqi një pjesë të procesit, ish-deputeti Ervin Salianji akuzoi prokurorët se ishin në krahun e trafikantit, i cili po vuan dënimin. Ishdeputeti i kërkon Prokurorisë që të arrestojnë për dëshmi të rremë, dy drejtuesit e policisë, Andon Markun dhe Alfred Nushin Ish-deputeti Ervin Salianji ka premtuar ‘surpriza’ të tjera për sa i përket çështjes së “Babales” dhe përgjimeve që me sa duket e kanë futur tani në telashe. Nga Gjykata ku po zhvillohet procesi ndaj tij për “kallëzim të rremë”, Salianji tha se është një proces i montuar dhe se në
seancë avokatët e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ishin bashkë me prokurorin. Ai tha se pavarësisht padive dhe gjyqeve nuk intimidohet. “Më akuzojnë si organizator dhe se kam dashur të dëmtoj ish-ministrin Xhafaj dhe prokurorinë. Shpresoj të vijë një ditë që forca e ligjit të jetë sa është ajo e krimit sot. Ngjitur me prokurorin për garanci, ishin avokatët mbrojtës të tij. Proces i montuar, qytetarët e kanë dëgjuar me provat e prokurorisë. I kërkova të marrin nën arrest Alfred Nushin dhe Andon Markon. Prokuroria nuk kishte as përgjigje për rastin, jo vetëm s’më intimidojnë dot, kam 39
procedime padi apo kallëzime, më nxisin më shumë në misionin e politikës. Të tregoj të vërtetën e të mbroj interesin publik. Do kemi surpriza të tjera”, deklaroi Salianji. Ai theksoi se në tre apo katër muaj përgjime prokuroria s’ka gjetur një kontakt të vetëm të tijin me Alizotin. “Kanë qenë duke lexuar atë që kanë lexuar më parë. Nuk fajësohem dot për agjitacion e propagandë, nuk ka asnjë provë vetëm indicie. Është një rrugë e pistë që ndjek prokuroria në shërbim të qeverisë për të intimiduar cilindo që denoncon”, deklaroi dje nga Gjykata e Tiranës ishdeputeti i PD-së, Ervin Salianji.
POLITIKE
6
E shtunë, 13 PRILL 2019
Kryeparlamentari shkund institucionet e pavarura që raportojnë në Kuvend: Mos u sillni me papërgjegjshmëri
Ruçi paralajmëron institucionet: Nëse nuk keni rezultate do firmos shkarkimin tuaj K
ryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, drejtoi takimin me 21 institucionet e pavarura kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj, të cilat raportojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Në takimin që u zhvillua dje në Kryesinë e Kuvendit merrnin pjesë edhe Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca, Ambasadori i OSBEsë Bernard Bochardt dhe përfaqësuesja e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Jutta Gutzkoë. Tema e mbledhjes ishte përmbushja e rekomandimeve të Rezolutave të Kuvendit, statusi i zbatimit të rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura adresuar Qeverisë dhe problematika të konstatuara nga Shërbimi i Monitorimit të Kuvendit, gjatë vitit 2018. Kryetari i Kuvendit tërhoqi vëmendjen se institucionet nuk i janë përgjigjur detyrimeve dhe afateve ligjore, për të informuar mbi zbatimin e rezolutave. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi paralajmëroi 21 institucionet e pavarura që raportojnë në Kuvend se nëse nuk do të kenë rezultate në punën e tyre, ai do të firmosë shkarkimin e tyre. “Nuk kam kohë dhe moshë të turpërohem se s’kam kohë ta korrigjoj dhe unë kam përgjegjësinë ligjore që ti them, ashtu sikurse jap verdiktin për zgjedhjen tuaj, të bëj minimumin për shkarkimin tuaj”, tha Ruçi. Gjatë vitit 2018, vetëm 8 institucione iu përgjigjën në kohë detyrimeve që u ngarkon Vendimi i Kuvendit dhe Manuali i Monitorimit dhe raportuan në afatet ligjore në komisionet parlamentare. Janë për të raportuar akoma edhe 13 institucione të tjerë. Midis institucioneve që kanë reaguar dhe raportuar me korrektesë, Kryetari i Kuvendit përmendi Prokurorinë e Përgjithshme,
AMBASADORJA GJERMANE
Zgjedhjet vendore, Schütz: Të marrin pjesë të gjitha partitë
Institutin e Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të cilët i kanë zbatuar të gjitha rekomandimet e Rezolutave të Kuvendit. Institucionet e tjera kanë mjaft rekomandime të realizuara pjesërisht ose të parealizuara. Rezulton se nga 221 rekomandime, janë realizuar plotësisht 139 rekomandime, 72 janë realizuar pjesërisht dhe 10 rekomandime nuk janë realizuar. “Institucionet e pavarura nuk mund të pengojnë dhe as të ngadalësojnë ritmet, forcën dhe rrezen e kontrollit parlamentar. Por edhe komisionet dhe shërbimet e Kuvendit duhet të bëhen më dinamike e rezultative në punën e tyre dhe të përmirësojnë cilësinë e rekomandimeve që bëhen pjesë e Rezolutave. Rezolutat e Kuvendit nuk ngarkojnë realizimin e objektivave të pamundura dhe
as u kërkojnë institucioneve të pavarura të bëjnë çudira. Rekomandimet e tyre konsistojnë thjesht në zbatimin e ligjit dhe rritjen e eficencës së veprimtarinë së institucioneve. Kam kërkuar nga organet e Kuvendit që rekomandimet të jenë më konkrete, më të thelluara dhe me fokus rritjen e llogaridhënien ndaj qytetarit”, tërhoqi vëmendjen Kryetari i Kuvendit. Institucionet duhet të tregohen më të ndjeshme edhe ndaj rekomandimeve që vijnë nga institucionet e tjera të pavarura. “Ne kemi vendosur afate t’u përgjigjemi në kohë qytetarëve dhe nuk ka arsye që institucionet të vonojnë përgjigjet ndaj njeritjetri.”, theksoi Ruçi. Kryetari i Kuvendit porositi që arsyet e kësaj situate të shqyrtohen gjatë raportimit në komisionet parlamentare, duke vazhduar më tej me koordinimin e punës mes institucioneve të pavarura, Kuvendit të Shqipërisë
dhe Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin. Në mbyllje të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit tërhoqi vëmendjen në disa çështje prioritare të kontrollit parlamentar që lidhen me zbatimin e detyrave që burojnë nga rezolutat e Kuvendit dhe rekomandimet e institucioneve të pavarura. “Institucionet e pavarura duhet të bëjnë kujdes për ato aspekte të punës së tyre, si edhe të rekomandimeve që lidhen me procesin e integrimit europian. Bashkimi i Shqipërisë me familjen europiane është kërkesë e 95 përqind të shqiptarëve. Por përmbushja e objektivave dhe standardeve për çeljen e negociatave nuk është detyrë vetëm e Qeverisë dhe e Kuvendit, por e të gjithë institucioneve. Institucionet duhet të ndjekin në dinamikë e me përgjegjshmëri fatin e rekomandimeve që bëjnë dhe jo të sillen me papërgjegjshmëri të tipit “Më qani pak burrin se unë po shkoj në dasëm!””, u shpreh Ruçi.
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz u bëri këtë të premte thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Ambasadorja Susanne Schütz dhe Erida Skëndaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (AHC), kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në procesin e vëzhgimit gjatë zgjedhjeve lokale të datës 30 qershor 2019. Qeveria Federale do ta mbështesë AHC-në me fonde të “Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore”. Me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate subvencioni në Ambasadën Gjermane, Ambasadorja Schütz deklaroi se, zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë baza e çdo demokracie të shëndetshme. “Është me rëndësi thelbësore që zgjedhësit/et të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor. Ndaj gëzohem që Gjermania, përmes këtij projekti të AHC-së, do të plotësojë përpjekjet e misioneve të tjera të vëzhgimit. Masat e parashikuara nga AHC sikundër janë trajnimi i vëzhguesve dhe vëzhgimi real në qendrat e votimit do të kontribuojnë në zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë u bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”, u shpreh dje ambasadorja gjermane në vendin tonë, Susanne Schütz.
AMBASADORI I BE-SË: SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR FORCIMIN E KAPACITETEVE TË INSTITUCIONEVE TË PAVARURA
Soreca: Institucionet e pavarura, rol kyç për qeverisjen demokratike A
mbasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka kërkuar rezultate më të prekshme në punën e institucioneve të pavarura. Në takimin që u zhvillua dje nga Kuvendi me drejtuesit e 21 institucioneve të pavarura, të cilat raportojnë në Kuvendin e Shqipërisë, Soreca u shpreh se, tashmë është urgjente që të kemi rezultate më të prekshme dhe të dukshme. Puna e këtyre institucioneve prek çdo element të strukturës shtetërore. “Institucionet e pavarura janë kyçe për qeverisjen demokratike, por edhe mishërimin e vlerave të BE si ruajtja e balancës së pushteteve, por edhe një sistem ligjor i drejtë dhe i pavarur”, tha Soreca. Ambasadori Soreca theksoi mbështetjen e BE për punën e
institucioneve të pavarura që luajnë një rol kyç për çdo shtet. “BE ka mirëpritur mekanizmin e monitorimit parlamentar, por po ashtu kemi parë dhe hapat që janë ndërmarrë në kuadër të këtij mekanizmi në të shkuarën”, theksoi kreu i diplomacisë evropiane në vendin tonë. Në vijim, ambasadori Luigi Soreca vlerësoi se Shqipëria ka nevojë për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të pavarura. “Është arritur progres në disa fusha, por ka ende sfida për t’u trajtuar. Prej disa vitesh në raportet vjetore të KE është theksuar se Shqipëria ka nevojë për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të pavarura. KE ka rekomanduar dhe mbështetur fuqizimin e pavarësisë së institucioneve tuaja. BE kërkon
që këto rezultate të jenë të vazhdueshme”, u shpreh gjatë fjalës së tij, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Në tryezën e Kuvendit me 21 institucionet Agron Tufa ngriti shqetësimin për debatin e disa ditëve më parë me debatin e deputetit Spartak Braho. Tufa kërkoi të merren masa disiplinore ndërsa kreu i grupit socialist i tregoi derën e Gjykatës dhe Prokurorisë. “Instituti ynë ka qenë në një presion nga shantazhet e një deputeti të mazhorancës. Zotit Braho ti tërhiqet vërejtje”, tha Tufa. Përgjigja do të vinte nga kreu i Kuventi Gramoz Ruçi i cili tha: “Deputeti mund të shprehë pikëpamjet e tija që nuk është dakord me qëndrimin tënd, kjo është një e drejtë e tij.” Ndërsa kreu i grupitn parlamentar socialist
Taulant Balla i sugjeroi Tufës që: “Për fyerje mund ti drejtoheni gjykatës, për shantazh prokurorisë”. Disa nga institucionet kërkuan më shumë burimeve njerëzore dhe buxhet për mbarëvajtjen e punës së tyre.
FORUM
7 E shtunë, 13 PRILL 2019
ZYRTARI I AMBASADËS SË SHBA
“Pronarët e mediave në Shqipëri shantazhojnë bizneset e huaja” S
hefi i Marrëdhënieve me Pub likun në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Brian Beckmann, e vlerëson hapësirën mediatike në Shqipëri si të njëanshme dhe në shërbim të interesave të pronarëve dhe jo të vërtetës. Në një takim me studentët e gazetarisë në universitetin “Beder”, Beckmann ka folur në mënyrë të hapur për shantazhe dhe presione që pronarët e mediave të mëdha bëjnë ndaj bizneseve të huaja. “Për fat të keq, ajo që shohim sot në Shqipëri është një hapësirë mediatike që bëhet gjithnjë e më e njëanshme. Më shumë se kurrë më parë, pronarët e mediave kanë një ndikim më të fortë në atë çfarë raportohet dhe se si mbulohet. Shohim aktorë të këqinj, si këta pronarë apo ata me influencë në këtë vend, të cilët e përdorin median për të kërcënuar me shantazh bizneset ndërkombëtare me qëllim që të dekurajojnë investimet dhe t’i hapin rrugën interesave të tyre personale”,- tha zyrtari i Ambasadës së SHBA. Beckmann thotë lajmet e këtyre mediave përoren si armë kundër biznesit, personave apo partive politike dhe jo si mjet për të treguar të vërtetën. “Shohim histori që janë shkruar, jo të bazuara në të gjitha faktet e vlefshme, por në të kundërt, me informacion të pjesshëm, të shtrembëruar që ofrohet për të promovuar interesin e një industrie, partie, një individi kundrejt një tjetri. Ata përdorin median me qëllimin e vetëm që të arrijnë atë që duan. Çdo takim ditor editorial në Shqipëri duhet të fillojë me pyetjen “Cila është historia qe duhet të tregojmë?” dhe jo “Kujt do t’i vihemi nga pas sot? Lajmet duhet të përqendrohen tek e vërteta, dhe jo si mund të përdoret forca e shtypit si një armë kundër një person, biznesi, apo një partie politike”,- deklaroi Brian Beckmann.
MESAZHI
Thoni të vërtetën Nga Brian Beckmann*
M
irëdita. Së pari, dëshiroj të shpreh falenderimet e mia Rektorin që më ftoi të bisedoj me ju të gjithë sot. Mesazhim im sot është ky: thoni të vërtetën. Kur më ftuan sot, më kërkuan të të flisja në lidhje me lirinë e shtypit, marrëdhënien ndërmjet medias dhe politikës dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët shqiptarë. Çfarë i bashkon këto tre tema? E vërteta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë shtypin e lirë si një shtyllë e themelore e demokracisë. Ne e vlerësojmë lirinë e shtypit si një komponent kyç të qeverisjes demokratike. Pse? Sepse ne besojmë se kur media është e lirë të bëjë detyrën e saj, qytetarët janë më të informuar, aktiv, dhe të angazhuar në vendimmarrje politike. Është gjithmonë më mirë të kesh qytetarë të informuar dhe të kufizosh kontrollin e qeverisë mbi infomracionin në mënyrë që qytetarët të mund t’i japin formë vendimeve të qeverisë dhe të kontrollojnë fuqinë e politikanëve. Një demokraci duhet qeverisur nga qytetarët për qytetarët. Një media e lirë është gjithashtu e mundur të përmbushë rolin e saj në demokraci – ta bëjë qeverinë përgjegjëse. Media shërben si një watchdog për të siguruar që qeveritë po u shërbejnë njerëzve me ndershmëri, në përputhje me ligjin dhe po i
përmbushin detyrat e tyre. Në Shtetet e Bashkuara, media shpesh konsiderohet si shtylla e katërt e demokracisë. Edhe pse nuk është zyrtarisht pjesë e sistemit tonë të qeverisjes, media – së bashku me degët e ekzekutivit, drejtësisë, dhe legjislativit – luan një rol vital. Për ne ajo është një pjesë e rëndësishme e sistemit tonë të kontrollit dhe balancës. Për ta mbajtur qeverinë në kontroll, media duhet të thotë të vërtetën. Kur del në dritë një shkelje e ligjit, mashtrim apo korrupsion, është detyrë e medias ta raportojë atë – në mënyrë të paanshme dhe me saktësi. Është detyrë e medias t’i tregojë të vërtetën qytetarëve në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë në demokraci si qytetarë të mirëinformuar. Marrëdhënia ndërmjet medias dhe politikës zë një vend të rëndësishëm në këtë diskutim. Pavarësia është një e drejtë që media duhet ta gëzojë në një demokraci të shëndetshme. Asnjë qeveri nuk duhet të ruajë portën, duke vendosur se çfarë informacioni duhet t’u jepet qytetarëve, çfarë është e drejtë dhe çfarë është e vërtetë. Në punën time, unë merrem me median çdo ditë. Shpesh më kanë pyetur, “Si ja bën për t’u marrë me rivalët e tu çdo ditë?” Përgjigjja ime është gjithnjë e njëjtë: pikënisja e pyetjes është e gabuar. Një perceptim i zakontë ndër zëdhënësit është se gazetarët janë aty për të të zënë mat. Realiteti është se, nëse unë po flas me median, edhe gazetari edhe unë kemi një punë për të bërë. Gazetari duhet të kërkojë të vërtetën. Unë? Unë kam një histori për të treguar. Unë kam informacionin që dua ta prezantoj si një profesionistë në fushën e komunikimit. Si zëdhënës i një qeverie, është detyra ime të jap informacione në emër të popullit amerikan. Në qoftë se unë e bëj punën time si duhet, edhe gazetari edhe unë do të largohemi duke marrë atë që duam. Për fat të keq, ajo që shohim sot në Shqipëri është një hapësirë mediatike që bëhet gjithnjë e më e njëanshme. Më shumë se kurrë më parë, pronarët e mediave kanë një ndikim më të fortë në atë çfarë raportohet dhe se si mbulohet. Shohim aktorë të këqinj, si këta pronarë apo ata me influencë në këtë vend, të cilët e përdorin median për të kërcënuar me shantazh bizneset ndërkombëtare me qëllim që të dekurajojnë investimet dhe t’i hapin rrugën interesave të tyre perso-
nale. Shohim histori që janë shkruar, jo të bazuara në të gjitha faktet e vlefshme, por në të kundërt, me informacion të pjesshëm, të shtrembëruar që ofrohet për të promovuar interesin e një industrie, partie, një individi kundrejt një tjetri. Ata përdorin median me qëllimin e vetëm që të arrijnë atë që duan. Çdo takim ditor editorial në Shqipëri duhet të fillojë me pyetjen “Cila është historia qe duhet të tregojmë?” dhe jo “Kujt do t’i vihemi nga pas sot? Lajmet duhet të përqendrohen tek e vërteta, dhe jo si mund të përdoret forca e shtypit si një armë kundër një person, biznesi, apo një partie politike. Por ka shpresë. Ju të gjithë mund të ndihmoni për ta ndryshuar këtë. Në qoftë se ju do të përpiqeni të nxirrni në pah të vërtetën, ju do të ndihmoni jo vetëm për t’i dhënë formë të ardhmes së Shqipërisë, por edhe të kontribuoni në një shoqëri që funksionon më mirë. Ju mund të informoni dhe t’i përgatisni fqinjët dhe bashkëqytetarët qytetarët tuaj duke ju dhënë atyre informacionin e nevojshëm për tu bëre qytetarë më të mirë. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Ne, Ambasada e ShBA jemi shumë të interesuar të shohim një media të lirë e të pavarur në Shqipëri, dhe ne mbështesim interesat tona me premtimet tona. Prej shumë vitesh, ne kemi investuar në të ardhmen e gazetarisë shqiptare. Çdo vit ne dërgojmë në Shtetet e Bashkuara disa gazetarë shqiptar për t’i njohur ata me hapësirën mediatike amerikane. Ata mësojnë nga organizatat aktiviste dhe nga ato që trajnojnë gazetarët amerikanë. Këtë e bëjmë me shpresën që këta pjesëmarrës do të mësojnë diçka të dobishme nga sistemi amerikan dhe do ta sjellin atë në Shqipëri. E bëjmë këtë me shpresën që ata të mund të rrisin standardet editoriale, të ndihmojnë në ngritjen e një etike gazetarie këtu (në Shqipëri), dhe të përmirësojnë metodat që përdorin gazetarët për të përcaktuar se cila është e vërteta dhe për ta nxjerr atë në shesh. Një nga njerëzit tuaj këtu është përfitues i këtyre programeve. Profesor Erlis Çela, Shefi i Departamentit të Komunikimit mori pjesë në një nga këto programe vitin e kaluar. Ne sapo kemi marrë lajmin që tre prej kolegëve tuaj studentë këtu në Universitetin Beder do të marrin pjesë në një program të kësaj natyre këtë verë.
Unë shpresoj që përvoja e tyre të jetë e frutshme dhe jut ë gjithë të mund të përfitoni prej asaj që ato do të mësojnë. Ne po investojmë burime kohore, njerëzore dhe financiare këtu në Shqipëri për të krijuar akoma më shumë mundësi për ata që kërkojnë të thonë të vërtetën. Programi ynë Laboratori i Gazetarisë Investigative është tani në vitin e tij të tretë. Ky është një program një-vjeçar që ofron përvojë praktike për 10-12 të rinj që aspirojnë të bëhen gazetarë, duke ju dhënë atyre aftësitë dhe teknikat e nevojshme për të bërë një kërkim më të mirë dhe për të treguar ngjarje interesante. Gazetarët investigativ janë përgjegjës për disa nga ngjarjet më të rëndësishme në gazetari. Watergate, raportimi i të drejtave civile, dhe ekspozimi i çështjes Iran-Contra janë vetëm disa shembuj nga Shtetet e Bashkuara që dëshmojnë se si gazetaria investigative nxorri në shesh të vërtetën dhe ndryshoi politikat dhe politikanët tanë. Gazetarët e realizuan këtë nëpërmjet një kërkimi të plotë dhe një mjeshtrie rrëfyese për të siguruar që qytetarët amerikanë të mund të shihnin të vërtetën që gazetarët kishin zbuluar. Kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri. Ambasada e Shteteve të Bashkuara, së bashku me Ambasadën Holandeze dhe Zvicerane janë vendosur në partneritet me Radio Televizionin Shqiptar për të prodhuar programin televiziv 31 minuta që transmetohet çdo dy javë. Nëse nuk keni patur mundësi ta shikoni, mund të gjeni link-un e disa prej atyre historive në faqen tonë të Facebook. Duke ju dhënë pjesëmarrësve në programin tonë të Laboratorit e Gazetarisë Investigative një platformë për të praktikuar profesionin e tyre, ne shpresojmë se ata do të rrisin ndjeshmërinë ndaj ngjarjeve interesante dhe të rëndësishme. Dhe më e rëndësishmja, ne shpresojmë që do të gjejnë dhe do të transmetojnë të vërtetën. Për ta përmbyllur, do ta përfundoj si e nisa. Me një sfidë: dilni në terren, kërkoni të vërtetën dhe tregoni të vërtetën. Ju keni mundësinë t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë. Nëse do të zgjidhni të rrëfeni të vërtetën, ne do të jemi pranë jush për t’ju mbështetur dhe për të promovuar punën tuaj. *Fjala e Shefit të Marrëdhënieve me Publikun Beckmann për studentët e gazetarisë në universitetin “Beder”
FORUM KOMENT Nga Bledar Kurti
A
snjë shqiptar në fillim të viteve 90-të nuk e mendoi kurrë se tri dekada më vonë, ky vend do kishte një mur ndarës e cila do e ndalonte një popull evropian të ecte drejt perëndimit, demokracisë dhe lirisë. Askush nuk e imagjinoi se tridhjetë vite pas rënies së murit të Berlinit një qeveri e kohëve moderne do e rindërtonte sërish atë mur, por kësaj here në Tiranë. Një mur që do vriste shpresat evropiane të shqiptarëve. Dhe për më shumë, eksodi i qindra mijërave shqiptarëve nuk pritej të përsëritej, por ja që historia na ka treguar se ajo është komediania më e madhe ndërsa qeveria gardiania e ferrtë e ëndrrave të shqiptarëve, ndaj edhe vitet e fundit eksodi u përsërit me largimin e rinisë dhe tragjikisht mbi 60% e shqiptarëve duan të arratisen sa më parë nga ky vend. Kush e ndërtoi këtë mur? E kush tjetër veçse Rilindja. Për ironi, me ardhjen e Ramës në krye të PS, në kartën e anëtarësimit të partisë shkruhej një thënie e një presidenti të madh amerikan, John F. Kennedy:
“Mos pyet se çfarë mund të bëjë atdheu yt për ty, por se çfarë mund të bësh ti për atdheun tënd?” Shqiptarët e kanë siguruar jetën me mund dhe sakrifica, dhe e kanë ndërtuar këtë vend me duart e tyre, por gardhin e privimit e ngriti politika dhe murin e Berlinit e ndërtoi Rilindja, ndaj me të drejtë çdo shqiptar sot pyet qeverinë: “Çfarë po bëni JU për atdheun tonë?” Presidenti Kennedy e vizitoi Berlinin në vitin 1963, dhe kur pa murin, u trishtua, dhe e ndryshoi fjalimin e parapërgatitur duke i shtuar fjalët historike: “Ka shumë njerëz në botë që me të vërtetë nuk e kuptojnë se cili është dallimi midis botës së lirë dhe botës komuniste - LE TË VIJNË NË BERLIN.” Edhe sot, nëse çdo lider botëror do vinte në Shqipëri, e të bojkotonte pritjet ceremoniale dhe të mbyllte veshët ndaj statistikave të fryra qeveritare por të arrinte të njihte realitetin dhe zemrat evropiane të shqiptarëve, ëndrrat e lira të rinisë sonë, të burgosura dhe privuara nga muri i Berlinit shqiptar, i ndërtuar nga korrupsioni, kanabizimi, trafiku gallupant
OPINION Nga Ylli Manjani Vendimi i Parlamentit të Hollandës, për ti propozuar Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, për të rivendosur vizat me Shqipërinë, është rekordi më negativ i Rilindjes! Pa asnjë dyshim! Qeveria e Rilindjes dështoi rëndë të sigurojë shtetet anëtare të BE se do të luftojë krimin dhe trafikun e drogës. Shumë shtete të tjera e kanë këtë shqetësim, pavarësisht se nuk kanë ndërmarrë nismën ekstreme që ndërmori Hollanda! Megjithë “dashamirësinë”
e “fjalëve të mira” që ka lëshuar në favor të Rilindjes Ambasada e Hollandës këtu, prap vendimi ekstrem u mor. Një provë tjetër kjo se sa kot janë ambasadorët këtu... Opinioni publik i matur në shumë vende të BE e rendit Shqipërinë she shqiptarët si vend që eksporton krim, drogë e pasiguri në vendet e tyre. Qeveria jonë jo vetëm që ska bërë asgjë për të provuar të kundërtën, por ka dhënë prova se është pjesë e trafikut... Kujtoj këtu se një ministër
8 E shtunë, 13 PRILL 2019
Rilindja që rindërtoi murin e Berlinit i lëndëve narkotike, degradimi i shtetit, njësimi i organeve ligjzbatuese me krimin e organizuar, kapja e drejtësisë, shthurja e parlamentarizmit, zhvatja e burimeve natyrore, oligarkia në ekonomi, prostitucioni politik dhe institucional, e shumë mëkate të tjera rilindase, do trishtohej njësoj si Kennedy dhe do i apelonte mbarë botës EJANI NË TIRANË për të parë sesi një popull i lirë mbahet peng dhe i skllavëruar nga një mur i një politike sunduese, egoiste, miope dhe diktatoriale. Rilindja është e re në moshë dhe imazh. Ajo erdhi në pushtet me kartën e së resë. Por, të kesh ide të reja është fare e lehtë. Çdo njeri mund të ketë mendime të reja, vështirësia është të shkëputesh nga natyra dhe idetë e vjetra. Ndaj Rilindja jo vetëm që nuk solli asgjë të re por institucionalizoi hiletë dhe mendësinë e vjetër. Atë të kontrollit, sundimit, kapjes së shtetit, propagandës, frikës, teorisë së shokut, dhunës, militarizimit, korrupsionit dhe izolimit nga vatra e demokracisë që është familja evropiane.
Rilindja po e shkel ligjin në çdo frymëmarrje. Dita-ditës ajo vazhdon ta lartësojë edhe më shumë murin e izolimit të integrimit dhe të shtojë e të ngjeshë thellë e më thellë telat me gjemba në ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve. Shtresa e mesme është asgjësuar, intelektualët jetojnë në varfëri, pjesa më e madhe e shqiptarëve rrezikojnë bukën e gojës dhe moshat e treta kanë uri. Prej gjashtë vitesh kemi përjetuar filma realë hollivudianë me kartelë droge, avionë që ulen për trafik e të tjerë që vidhen si pa të keq, mafia, ekzekutime, korrupsion dhe vjedhje të ndodhura në mes të ditës e të llustruara me arrogancën qeveritare në ekrane televizive. Rilindja me ish ministër të brendshëm nën hetim për trafik droge, me një parlament antikushtetues, me vota të blera apo të fituara me mbështetjen e krimit dhe që ka lejuar të rrezikohet siguria kombëtare disa herë brenda pak viteve, ia ka mbyllur dyert e integrimit dhe shpresës së shqiptarëve. Muri i Berlinit shqiptar duhet të bjerë. Ai u rrëzua një herë në vitin 1990-të e
nuk duhej të ishte ngritur më. Rilindas, ju që e keni ofenduar këtë emër të madh, lëreni erën e ndryshimit të flatërojë mbi këtë vend. Lërini ëndrrat e shqiptarëve të kapërcejnë kufijtë e të pamundurës. Lëreni rininë të jetojë e lirë dhe me dinjitet. Lëreni këtë popull me zemër dhe mendje evropiane të jetë pjesë e familjes së madhe të këtij kontinenti liberator. Prisheni murin që keni ndërtuar vetë në mënyrë që historia të ketë mëshirë për ju. Dy mijë vite më parë, mburrja më e madhe ishte civis romanus sum (unë jam nënshtetas romak); Ich bin ein Berliner (Unë jam berlinas) tha Kennedy përpara murit në vitin 1963; ndërsa nëse ai do ishte sot përpara këtij murit të Tiranës së vitit 2019, i cili mban peng një komb të tërë, me siguri do thoshte plot pikëllim Unë jam shqiptar. U deshën afro tridhjetë vite që muri i Berlinit të rrëzohej, edhe ky muri ynë duhet të bjerë sa më parë, përndryshe historia, pavarësisht se ka parë ndër epoka me mijëra mure të ngrihen e bien, nuk do na e falë kurrë.
Një borxh i keq ku na futi Rilindja është nën akuzë zyrtare (pavarësisht teknikaliteteve), si dhe zbulimi nga të huajt i tre pikave të përpunimit të drogave të forta dhe mosarrestimi i asnjë bosi, janë prova të forta në dorën e perëndimit. Personi që menaxhoi 615 kg e kokainës është sot nën hetim dhe “administrimin” e shtetit Gjerman. Ekstradimi duket i vështirë... Këto prova, bëjnë përgjegjëse qeverinë dhe të vendosura në kontekstin ku kriminelë e trafikantë
Shqiptarë kapen rregullisht andej, imazhi dhe përceptimi për ne ska se si të jetë i mirë! Le pastaj kapja e titujve kryesorë të medias në Europë me skandale grabitjesh të përsëritura, gazi lotsjellës në popullsinë civile, apo skandale PPP e koncensionesh me offshore, që larguan nga tregu ynë firma të mëdha Europiane. Ky është dëmi më i madh që një qeveri mund ti bëjë shtetasve të vet! Një dëm
që do dojë shumë kohë të rikuperohet. Ky ështç në fakt edhe “borxhi” qe do të duhet tja paguajmë Rilindjes... Uroj që nisma Hollandeze të mos nxisë efektin zinxhir në vende të tjera të BE-së. Fillimi i proçesit të kthimit të vizave është rekord i Rilindjes. Kjo është krejt e qartë. Ndaj ato deklaratat me hapje negociatash e me rekomandime “miqsh” t’u pijnë lëngun! Se jo si anëtarë, por as si turistë nuk duan të na shohin...
POLITIKE
9
E shtunë, 13 PRILL 2019
Policët, gati të shpërthejnë…
ANALIZË Nga Kastriot Islami
S
i asnjëherë tjetër më parë, Edi Rama dhe ministri Sandër Lleshi, të gjendur në panik e të mbërthyer nga një frikë e madhe po përpiqen të ushtrojnë dhunë e terror mbi qytetarët duke përdorur policët në kundërshtim me ligjin, duke u dhënë atyre urdhra politikë, duke i detyruar ata të përplasen me qytetarët. Këto veprime kanë çuar në gjakosje të shumë qytetarëve, në dhunim të të drejtave të njeriut madje edhe duke rrezikuar jetën e shumë qytetarëve por duke shkaktuar lëndimin e disa policëve te thjeshtë… Shumica e policëve të thjeshtë dhe e familjeve të tyre janë në një gjendje po aq të rëndë dhe të tmerrshme sa edhe të gjithë qytetarët e tjerë, qoftë në aspektin ekonomik, atë financiar, apo lidhur me pamundësinë për të përballuar jetesën me rrogat e ulta dhe hallet e problemet e tyre të përditshme, të cilat janë shumë të mëdha, por që për shkak të keqqeverisjes janë shtuar kohët e fundit me shpejtësi të madhe…Shumica e policëve të thjeshtë marrin çdo ditë urdhra antiligjorë, nga “lart” për tu përplasur me vëllezërit e e motrat e tyre që janë duke protestuar kundër varfërisë, papunësisë, korrupsionit, krimit të organizuar e trafiqeve, pra kundër të keqes që ju ka helmuar jetën dhe po i detyron të largohen nga vendi. Shumica e policëve të thjeshtë marrin urdhra politikë që me shumë gjasa vijnë nga Edi Rama dhe nga Sandër Lleshi,
por që ju përcillen me zë policëve të thjeshtë, të keqveshur, të kequshqyer, të keqpaisur dhe të keqpaguar, nga shefat e tyre arrogantë e agresivë, që janë pjesë e kupolës së korruptuar, të inkriminuar dhe klienteliste të policisë… Shumica e policëve të thjeshtë shprehen kudo e gjithnjë e më shpesh se nuk e durojnë dot më këtë gjendje tmerri e terrori dhe se janë në prag të shpërthimit për shkak të një revolte të brendshme që ka arritur kulmin. Por policët e thjeshtë kanë nga ana tjetër shumë frikë se janë të kërcënuar çdo ditë me largim nga puna, pra me bukën e gojës së fëmjëve.Shumica e policëve të thjeshtë nuk ka më as dëshirë dhe as energji të veprojnë duke dhunuar ligjet kundër vëllezërve të tyre, duke ju lëshuar atyre gaz neuroparalizues, duke u përplasuar me postuesit me të cilët kanë halle e shqetësime të përbashkëta.Shumë prej policëve të thjeshtë nuk mund të durojnë dot më që Sandër Lleshi i trajton si ushtarë apo gardistë që duhet vetëm të zbatojnë urdhërat antiligjore dhe s’duhet të reagojnë apo reflektojnë për veprimet në dhunim të pronës dhe jetës së qytetarëve.Shumë prej policëve të thjeshtë e kanë tashmë të qartë se Rama kërkon ata ti përdorë si mish për top, për ti vënë përballë vëllezërve e motrave të tyre, për ti armiqësuar me qytetarët e revoltuar, pse jo edhe për ti futur në përplasje gjakosëse mes tyre.Shumë prej policëve të thjeshtë kanë tashmë të qartë se Rama tallet me ta, se
PROTESTA
I
sh-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i pranishëm dje në protestën e banorëve të Astirit, ka komentuar edhe protestën që do të zhvillohet pasditen e nesërme nga opozita. Ndër të tjera Balliu ka deklaruar se protesta e nesërme do të jetë masive ku sipas tij do ti jepet fund qeverisjes së kryeministrit Rama.“Nesër (sot) më datën 13 ju ftojmë të vini në mortin e rilindjes nesër rilindja vdes.” ka deklaruar Balliu. “Ju duhet ta anuloni këtë qeveri dhe e keni mundësinë nesër. Nesër nga jugu në veri shqiptarët do të bashkohen jo për bindje partiake por patriotike për të shpëtuar Shqipërinë. Nesër është koha ku shqiptarët çohen për të rrëzuar krimin. Duhet të çohemi nesër për të ruajtur kufijtë e Kombit tonë. Nesër duhet të çohemi për të zhdukur Edi Ramën një herë e mirë nga ky vend. Qytetarë janë mbledhur qoftë në 16 shkurt qoftë në 16 mars për ti dhënë kohë që të largohet por ai nuk largohet dot pasi nuk loz për karrigen e vete por për kokën e tij. Një Shqipëri e vërtet me një pushtet të vërtetë e përplas prapa hekurave të
FORUM
Elez Biberaj, me shpatulla për muri!
Nga Artan Fuga
E
sa herë që ka një protestë Rama largohet nga Tirana dhe jep urdhëra që të ushtrohet dhunë, të hidhet gaz neuroparalizues, të goditen qytetarët dhe të provokohen protestuesit që ata të kryejnë veprime radikale apo deri edhe të dhunshme, Shumica e policëve të thjeshtë janë gati të refuzojnë zbatimin e urdhërave politikë antiligjorë të Edi Ramës dhe të SandërLeshajt. Nuk dëshërojnë më të dalin dhe të hedhin gaz neuropralizues kundër vëllezërve te tyre, Nuk kanë më asnjë dëshirë të godasin me shkopinj motrat dhe nënat e tyre. Nuk mund më të pranojnë të nxjerrin në qiell të hapur
familjarët e varfër që nuk dinë ku të shkojnë e të strehohen. Nuk e durojnë më këtë gjëndje se e kuptojnë qartas se e gjithë kjo bëhet vetëm për karriken e Edi Ramës që për më tepër është gati ti bëjë kurban të gjithë për karriken e tij. Ata e kanë kuptuar se po keqpërdoren sot dhe kanë shumë frikë se do të jenë pikërisht ata që do të ndëshkohen nesër… Shumica e tyre nuk janë naivë por janë të varfër, madje edhe ndonjëri që mund të jetë militant nuk pranon të shkojë kaq larg…Por janë të kërcënuar nga shefat e tyre të korruptuar e të inkriminuar të lidhur me Edi Ramën.
shpartalluam edhe shpifësin, thyerësin e ëndërrave të Shqipërisë së Re, kadriun, nxirësin e imazhit të Shqipërisë në botë, abuzuesin me emrin e një mediaje të madhe sikurse është Zëri i Amerikës, propagandistin e njëanshëm dhe krejt të painformuar për arritjet e vendit tonë, ElezBiberajn. E bëmë zap me stil, me argumente, me logjikë të fortë, me statistika, me nëntekste, me figura stilistike, metafora duke i provuar mbarë botës se tashmë Shqipëria ka Zot, Peqini ka Zot, Kavaja ka Zot, Rrogozhina ka Zot. Pushteti në Shqipërinë e sotme demokratike debaton si i barabartë me gazetarët dhe sot në Shqipëri është populli Zot, ka drejtësi për të gjithë, punë dhe arësim, dhe integrimi europian është ke pragu i shtëpisë. Gazetarët – kadrinj! Ekonomistët – kadrinj! Sociologët – kadrinj! Artistët – kadrinj! Opozita – kadrinj Qentë le të lehin, karvani nuk e rrun fare nga asgjë ! Radioja Tirana e Lirë përhap zërin e saj kudo në botë!
Klevis Balliu: Sot është morti i Rilindjes. Nuk ka plumba që na ndalin!
burgut”,- tha Balliu.Ai shtoi se protesta e nesërme do të jetë më e fortë se protestat që po zhvillohen në Francë. “Nuk mund të pranojmë asnjë arrestim.
Është koha të arrestohen kriminelët që u futën në institucione, komunistët. Merrni në dorë fatin e vendit nesër do jetë protesta e historisë. Nesër në
Shqipëri fillon revolucioni demokratik i shqiptarëve. Nesër do ti kenë sytë të gjitha mediave, dhe në do tu tregojmë atyre se do luftojmë me çdo mjet për të sjellë drejtësinë. Nuk ka gaz që të na ndaloj, nuk ka plumb që ta ndalojë , do ti duket Franca lule çdo revolucion lule me atë që do të ndodh nesër. Ju ftoj nesër te merrni pjesë në revolucionin që fillon por nuk mbaron. Në orën 6 do fillojmë uraganin e drejtësisë. Edi Rama mund të fshihesh ku të duash. Ne e kemi me Europën. Në Kinë shko ti ne do shkojmë në Europë. Revolucioni nuk ka orar që fillon revolucioni. Nesër do të ndjekim këmba këmbës deri në fundin tënd politik. Nesër me datën 13 ju ftojmë të vini në mortin e rilindjes nesër rilindja vdes”,- deklaroi ish-deputeti i PD.
POLITIKE
10
E shtunë, 13 PRILL 2019
Nënkryetari Edi Paloka: Eno Bushi ka zotëruar aksione me të njëjtën kompani që paguhet për të garantuar sigurinë në aeroport
N
ënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për mediat referuar grabitjes së miliona eurove në Rinas, tha se kjo ngjarje është dëshmi për dështimin e qeverisë në çështjet e sigurisë. Sipas Palokës, me kompaninë ICTS, që është përgjegjëse për sigurinë në territorin e aeroporit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, qeverinë e Edi Ramës e lidhin disa fije, duke nisur me avokatin e tij, Eno Bushi, i cili ka zotëruar aksione me të njëjtën kompani që paguhet për të garantuar sigurinë në aeroport. Nga foltorja e selisë blu, Paloka deklaroi dje kompania “ICTS ALBANIA”, përgjegjëse për sigurinë në Rinas dhe kompania ku avokati i Edi Ramës kishte 25% të aksioneve, janë e njëjta kompani, me dy nipte dhe emra të ndryshëm. Sipas sit, të dy kompanitë, njëra themeluar në 2005, tjetra në 2009, janë regjistruar nga i njëjti person, Panagiotis Kambouroglou. Në 2009, ky shtetas grek autorizon si përfaqësues ligjor, Eno Bushin. “Grabitja e armatosur dhe e përsëritur në Rinas është dëshmia se qeveria jo vetëm ka dështuar për të garantuar siguri, por është përfshirë këto ditë në mbrojtjen e kompanisë, përgjegjëse për sigurinë në Rinas. Me këtë kompani, qeverinë e Edi Ramës, e lidhin disa fije, duke nisur me avokatin e tij, Eno Bushi, i cili ka zotëruar aksione me të
“Rinasi”, PD akuza avokatit të Ramës: Eno Bushi gënjen kur thotë s’ka lidhje me ICTS-në
njëjtën kompani që paguhet për të garantuar sigurinë në aeroport. Avokati i Edi Ramës, Eno Bushi, gënjeu dje, kur deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me kompaninë ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë brenda aeroportit të Rinasit. Ai tha
se kishte pasur aksione në një kompani me emër të ngjashëm, ICTS ALBANIA- INTEGRATED SERVICES dhe se ngatërresa ndaj tij është e qëllimshme, e motivuar politikisht. Të gjithë e dimë se gjysmë të vërtetat janë
gënjeshtra dhe synojnë të mbulojnë të vërtetën. E vërteta numër 1 është se kompania ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë në Rinas dhe kompania ku avokati i Edi Ramës kishte 25% të aksioneve, janë e njëjta kompani, me dy nipte dhe emra të ndryshëm. 1. Të dyja kompanitë kanë një pronar ICTS EUROPE. 2. Të dyja kompanitë, njëra e themeluar në shkurt 2005, tjetra në Mars 2009, janë rregjistruar nga i njëjti person. PanagiotisKambouroglou. Në 2009, shtetasi grek autorizon si një nga përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë, Eno Bushin. 3. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin person që firmos për pagesa mbi 50 mijë apo luan rolin e Administratorit, Aldi Meloholli. 4. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin drejtor teknik për sigurinë! 5. Të dyja, kompanitë kanë ndryshuar adresë në të njëjtën kohë, në 2011ën: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Edil-al, shkalla 1, ap 9.3. 6. Të dyja kompanitë kanë ndryshuar pronar në shkurt 2013, duke kaluar nga hollandezët tek francezët. Në këtë kohë, avokati i Edi Ramës bëhet pronar me 25 përqind të aksioneve, në kompaninë me pronare vendimmarrëse përgjegjësen për sigurinë e Rinasit. 7. Të dyja kompanitë, në Korrik 2014, kanë një adresë të re, të
njëjtën adresë: Qendra Alpas, godina 146, hyrja 2. Të gjitha këto janë fakte që e lidhin avokatin e Edi Ramës me kompaninë që merr rreth 2 milionë euro çdo vit për sigurinë e aeroportit të Rinasit. E vërteta numër 2 është se qeveria hesht prej tre ditësh dhe nuk përmend si bashkë përgjegjëse për grabitjen në Rinas kompaninë, që lidhet direkt me avokatin e Edi Ramës. E vërteta numër 3 është se kompania që duhet të siguronte Rinasin është në biznes me qeverinë e Edi Ramës dhe ka marrë tenderat e sigurisë në çdo pikë strategjike të vendit. E vërteta numër 4 është se kompania ICTS Albania operon në Shqipëri që prej 2005-ës, por siguria kombëtare u cenua 2 herë brenda aeroportit të Rinasit gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Një herë në 2016-ën, kur Sandër Lleshi drejtonte Bordin e Aviacionit Civil që duhet të mbikëqyrte përmbushjen e kushteve nga kompania dhe, tani, kur Sandër Lleshi është Ministër i Brendshëm. E vërteta numër 5 është se qeveria e Edi Ramës nuk e lufton dot krimin, sepse pushteti i saj buron nga blerja e votave nëpërmjet krimit. Largimi i tij është emergjencë kombëtare!”, deklaroi dje nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
AKUZA E FORTË E ISH-KRYEMINISTRIT: SANDËR LLESHAJ DHE BELINDA BALLUKU TË PËRFSHIRË
I
sh-kryeministri Sali Berisha referuar grabitjes së të paktën 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, pasditen e 9 prillit shkruan se autori i kësaj vjedhjeje është kryeministri aktual, Edi Rama, i ndihmuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Këtë përfundim Berisha e ka sjellë nëpërmjet një analize në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se ishte kjo treshe që shndërroi aeroportin e Rinasit në bazën e narkoflotës ajrore të Reformatos, që e kalonte atë jashtë kontrollit të sistemit TIMS dhe skanimit që shtroheshin në lokale me Reformaton. “Pse paratë në barkun e avionit në Rinas i vodhën Edvini, vasali i tij Gjeneral Kanabisi dhe ndrikull Riformato? Le t’iu referohemi fakteve: 1- Vjedhja e parave në pistën e avionëve është dëshmi e zero sigurisë së një vendi dhe nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e këtij vendi. Kjo është dukuri ekskluzive e narko-qeverisë së Edvinit; 2- Në fundin e qershorit të vitit 2016, banda e partisë vodhi 6 milionë euro në pistën e avionëve të aeroportit të Rinasit. Çdo kryeministër që është duar jashtë dhe që ndjen minimumin qoftë dhe një nonagramë të përgjegjësisë zyrtare, shtetërore për super-skandalin që i ndodhi qeverisë së tij, ai përdor të gjithë fuqinë e ekzekutivit, policinë, shërbimet inteligjente, ushtrinë, miraton çdo ligj dhe nxjerr çdo vendim, e krijon çdo strukturë të domosdoshme që ky super-skandal të mos mund të përsëritet kurrë më. Por Edvini është i vetmi kryeministër në botë
Berisha: Rama dhe jo Admiri, është koka që vodhi miliona eurot në Rinas
që ndaj super-skandalit të qershorit të vitit 2016, jo që nuk mbajti asnjë qëndrim ndaj asnjë zyrtari të përgjegjësisë për super-skandalin, por bëri sikur nuk kishte ndodhur, madje disa syresh i bëri edhe ministra. Kështu, Gjeneral Kanabisi nga anëtar i bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil u shpërblye fillimisht me emërimin kryetar i këtij bordi, dhe më pas me detyrën e ministrit të Brendshëm. Po kështu, ndrikull Reformato u lartësua në detyrën e ministres. Rama është autori i super-skandalit të vjedhjes së dytë të
10 milionë eurove nga banda e partisë, pasi ai pas ngjarjes që vërtetë tronditi botën pa thënë një fjalë të vetme vrapoi jashtë vendit, nga ku lëshoi vetëm dy rreshta kod: a- “fajin e ka kinezi”, sikur të bëhej fjaleë për një ngjarje në ndonjë provincë të Kinës, apo sikur aeroporti i Rinasit të ishte një ekstraterritorialitet kinez në zemër te Shqipërisë; b- fjalia tjetër e Edvinit, njeriut me logoren ditore më kilometrike e me profuze në botë, ishte: “respekt për policinë”. Me këtë fjali kod të dukej sikur falënderonte policinë që nuk arriti të kapë bandën e partisë dhe 10 milionë eurot që duhen për blerjen e votave. Por përveç Edvinit, hajna të tjerë kryesorë në këtë vjedhje janë edhe Gjeneral Kanabisi dhe Ndrikull Riformato. Gjeneral Kanabisi këshilltari dhe kandidati për president i Edvinit, i presupozuar me njohuri në fushën e sigurisë, ishte prej 7 vitesh anëtar dhe pas vjedhjes së parë edhe kryetar i bordit të Autoritetit te Aviacionit Civil, institucionit përgjegjës direkt para qeverisë, qytetarëve shqiptarë dhe komunitetit ndërkombëtar për sigurinë e aeroportit të vendit. Gjeneral Kanabisi, që në drejtim të bordit mund të merrte vetë dhe ti propozonte Edvinit çdo masë për garantimin e sigurisë së aeroportit, pas vjedhjes së parë nuk bëri gjë tjetër veçse mbushi xhepat me
shpërblimet nga bordi. Ai me qëndrimin e tij kontribuoi direkt tashmë edhe si ministër i Brendshëm, që banda e partisë të kryente me sukses vjedhjen shtetërore të 10 milionë eurove për zgjedhjet e ardhshme. Në përputhje me misionin e tij, Gjeneral Kanabisi apo Vasal Kimiku, që u hedh gaz helmues luftarak qytetarëve të Tiranës në shtëpitë e tyre në ora 6:00 të mëngjesit, deklaron me një qetësi kriminale dhe duke mashtruar pafytyrësisht shqiptarët se policia bëri në kohë detyrën, duke u tallur kështu me cinizëm me shqiptarët. Me këtë deklaratë kod për policinë, e cila nuk kapi asnjë nga banditët, nuk kapi asnjë thes me euro, të dukej sikur thoshte policia garantoi suksesin e operacionit të super-skandalit që jehoi fuqishëm në mbarë botën. Sa për vrasjen e Admir Muratit me një plumb të vetëm në kokë, gjasat janë se ajo ishte një vrasje e planifikuar. Atë duket e zhduku sipas urdhrit banda e partisë për të mbyllur çdo problem prej tij. Nuk është e rastit që shqiptarët mësuan nga mediat greke emrin e të vrarit Admir Murati. Ky lajm flet vet. Përveç këtij qëndrimi, njëlloj si padroni i tij, Vasal Kimiku, deklaroi edhe ai si padrinua i tij se fajin e ka koncesionari. Kurse ai që prej 7 viteve ishte anëtar dhe krytar i bordit të Aviacionit Civil dhe tani
ministër i Brendshëm, njeriu absolutisht më përgjegjës për super-skandalin nuk kishte asnjë përgjegjësi për vjedhjen shtetërore të 10 milionë eurove nga banda e partisë. Në super-skandalin e vjedhjes në barkun e avionit në pistën e aeroportit të Rinasit, në tavë është edhe ndrikull Reformato. Ndrikulla përbënin me Enon, avokatin e Reformatos dhe aksionerin e ICTS, bashkëshortes së Joanës, shefës të kabinetit të saj, treshen mafioze më të fuqishme të Edvinit në aeroportin e Rinasit. Ishte kjo treshe famoze që shndërroi aeroportin e Rinasit në bazën e narko-flotës ajrore të Reformatos, që e kalonte atë jashtë kontrollit të sistemit TIMS dhe skanimit që shtroheshin në lokale me Reformaton, etj, etj. Pas skandalit me Reformaton, të super-vjedhjes në pistën e avionëve të 6 milionë eurove në fundin e qershorit të vitit 2016, Ndrikulla në fjalë, anëtare e bordit të Autoritetit Civl dhe drejtoreshë e ANTA-s, u bë njeriu më i rëndësishëm në aeroportin e Rinasit. Ajo konfidente e njohur e hershme e krye kreut të Meduzës bënte ligjin në Rinas. Ajo kishte mundësi dhe fuqi të bënte çdo emërim, propozim dhe të jepte çdo urdhër për sigurinë e aeroportit të Rinasit. Por jo. Për suksesin e këtyre skandaleve ajo emërohet ministre. Kurse ndrikull Joana lartësohej dhe zëvendësoi në të gjitha detyrat ndrikull Reformaton, duke pasur krah të djathtë dhe të majtë kumbar Eno Bushin, bashkëshortin e saj dhe aksioner kryesor i kompanisë së sigurisë së aeroportit”, tha dje në analizën e tij ish-kryeministri Sali Berisha.
AKTUALITET
11
E shtunë, 13 PRILL 2019
Një shprehje e urtë thotë “Koha është flori” dhe pikërisht e tillë ishte për grabitësit. Dy minuta pasi ata dolën nga porta veriore e Rinasit, autoritetet përgjegjëse njoftuan policinë
P
rokuror të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shkuan paraditen e së premtes në vendin e grabitjes në aeroportin e Rinasit. Grabitja e 10 milion eurove në Rinas ka 4 vepra penale: Grabitje me armë, prodhim municionesh, grup i strukturuar kriminal si edhe shpërdorim detyre. Vepra e fundit është regjistruar për të vendosur para përgjegjësisë strukturat dhe zyrtarët përgjegjës të institucioneve që kishin përgjegjësi për të garantuar sigurinë në areoportin “Nënë Tereza” pa lënë jashtë verifikimit edhe tre bankat që ranë pre e sulmit menjëherë pasi kishin dorëzuar në aeroport disa milionë euro që do të transportoheshin më pas nga Shqipëria drejt Vjenës. Policia ka marrë personat e deportuar dhe është larguar, pasi nuk ka pasur as fushëpamje për të parë se po ndodhte një grabitje. Kur është lajmëruar, punonjësit e TIA-s nuk kanë hapur portën dhe policia është detyruar që të ecë paralel me rrethimin e jashtëm, çka ka sjellë humbje kohe. Një shprehje e urtë thotë “Koha është flori” dhe pikërisht e tillë ishte për grabitësit. Dy minuta pasi ata dolën nga porta veriore e Rinasit, autoritetet përgjegjëse njoftuan policinë. Në fakt, njoftimi ishte mjaft i vonuar, ishte pikërisht më shumë se 6 minuta pasi kishin hyrë në aeroport, kishin grabitur dhe u larguan të qetë në pjesën e djathtë të aeroportit. Këto të dhëna raportohen pas ngjarjes në prokurori mbi veprimet e policisë, të ICTS dhe të TIA-s, pas orës 14:57, atëherë kur në kamerat e sigurisë shfaqet furgoni i grabitësve në portën e zjarrfikësve. Pavarësisht këtij fakti, askush nuk ka dhënë
Prokurorët në aeroport, alarmi 5 minuta me vonesë RAPORTI “Njoftimi ishte mjaft i vonuar, ishte pikërisht më shumë se 6 minuta pasi kishin hyrë në aeroport, kishin grabitur dhe u larguan të qetë në pjesën e djathtë të aeroportit. Këto të dhëna raportohen pas ngjarjes në prokurori mbi veprimet e policisë, të ICTS dhe të TIA-s, pas orës 14:57, atëherë kur në kamerat e sigurisë shfaqet furgoni i grabitësve në portën e zjarrfikësve”.
URDHRI alarmin. Në orën 14:59 minuta e 30 sekonda grabitësit gjendeshin në pistë dhe nisin rrëmbimin e thasëve brenda të cilëve më në fund u konfirmua zyrtarisht se janë grabitur 5.7 milionë euro. Në orën 14:59:20, forcat e Policisë së Rinasit gjendeshin në pistë për të marrë prej andej personat e deportuar nga jashtë vendit. Pikërisht në të njëjtën vendqëndrim, në një avion tjetër sapo kishin mbërritur edhe grabitësit, të cilët po kryenin rrëmbimin e armatosur të vlerave monetare. Efektivët e Policisë së Rinasit nuk i kishte
njoftuar asnjë, ndërkohë që ata nuk kishin fushëpamje për çfarë po ndodhte disa metra më tej. Këto janë të dhënat e raportit sekret që evidentojnë minutë pas minute se çfarë ndodhi në datën 9 prill. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë tentuar dhe kanë kërkuar që kjo portë të hapet por diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi punonjësit e ICTS kanë refuzuar futjen e FNSH-së në pistë. Diçka e tillë do të sillte kapjen në kohë të grabitësve. Në raport radhiten si problematike pamjaftueshmëria e patrullave brenda rrethimit
nga ICTS, cilësia e rrethimit të aeroportit dhe komunikimi i cunguar, mungesa e kamerave përgjatë gjithë sipërfaqes por edhe fakti që TIA ka dështuar vazhdimisht në të gjitha testet e fshehta të sigurisë të zhvilluara. Grabitja duke thyer sigurinë kombëtare, mund të ishte parandaluar, nëse do të ishte zbatuar nga instancat më të larta drejtuese të kupolës së policisë, urdhri nr. 130 i datës 05.08.2018, që mban firmën e ish-ministrit Fatmir Xhafaj. “Transportimi i vlerave monetare mbi shumën 950.000.000 lekë, përveç masave
RRËFIMI
SITUATA
Grabitja, nën hetim dhe një ish-polic Një ish-polic po hetohet pasi dyshohet se ka lidhje me grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit. Ai është i identifikuar me inicialet A.H dhe ndalimi i tij është bërë në Elbasan. Gjithashtu është sekuestruar dhe një sasi droge. Nga ekspertiza që është bërë rezulton se ish polici ka komunikuar me ta dhe ka elementë të bashkëpunimit. Ndaj ish-policit është nxjerrë dhe një urdhër kërkim për të sqaruar pozicionin e tij. Po kështu në furgonin që është gjetur në Rinas pranë të cilit është vrarë Admir Murataj ka rezultuar se kemi një person të dytë të plagosur. Prokurorë të Krimeve të Rënda, shkuan dje në aeroportin “Nënë Tereza” ku më 9 prill ndodhi grabitja spektakolare e milionave euro të bankave të nivelit të dytë që do të dërgoheshin drejt Vjenës. Prokurorët kqyren vendin e ngjarjes.
N
jë dëshmitare okulare tregon momentet e luftës mes Admir Muratajt dhe forcave te rendit dhe sesi e gjeti pajetë të konsideruarin si truri i grabitjeve të bankave. Ka parë tmerr me sy. Lezete Muca tregon se çfarë ndodhi atë ditë ndërmjet uniformave blu dhe të ekzekutuarit, Admir Murataj. “Zhurmë e madhe, të shtëna automatiku herën e parë. Më pas të shtëna pistolete. Krejt nëpër tjegull andej bam-bam, u mbyllëm brenda ne s’dinim gjë. Në fund fare vetëm një fugon policie ka qenë i Rinasit, mbrapa kanë ardh forcat e tjera”. Banorë të fshatit Tapizë por edhe shumë të tjerë, pohojnë gjithçka ka ndodhur mesditën e 9 Prillit pas grabitjes së milionave të eurove në aeroporit të Rinasit, duke i kanë kthyer më shumë se 20 vite pas në vitin 1997. “Jena trishtu atë ditë, futëm kryet brenda. Edhe në kohën e armëve që u hapën depot u futëm brenda t’u u dridh t’u iu lut Zotit”.
“Grabitja duke thyer sigurinë kombëtare, mund të ishte parandaluar, nëse do të ishte zbatuar nga instancat më të larta drejtuese të kupolës së policisë, urdhri nr. 130 i datës 05.08.2018, që mban firmën e ish-ministrit Fatmir Xhafaj”. të parashikuara në kategorinë F, pikat “a” dhe “b” nga shërbimi privat i sigurisë fizike, strukturat e Policisë së Shtetit në territorin e të cilit do të lëvizë eskorta, planifikojnë dhe marrin masa shtesë sigurie, sipas përcaktimit të bërë nga legjislacioni në fuqi”.
Grabitja, banorët: Na u rikthye ‘97-ta
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E shtunë, 13 PRILL 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
13 E shtunë, 13 PRILL 2019
TAKIMI ME TË RINJTË
Kryemadhi: Dyfishimi i buxhetit për arsimin, prioritet i LSI K
ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar dje një takim me gjimnazistë të gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë. Kryemadhi është njohur nga të rinjtë me problemet e sotme të arsimit dhe ka premtuar dyshimin e financimeve për arsimin në të gjitha nivelet.
Kryemadhi u shpreh se qeveria nuk ka prioritet arsimin. "Sot (dje) u takova me të rinjtë energjik të Gjimnazit Sami Frashëri të Tiranës. Qeveria i ka lënë pas dore të rinjtë duke i braktisur përballë një udhëkryqi të rrezikshëm për të ardhmen. Sidomos maturantët që janë sot
të pa informuar, me mungesë të theksuar orientimi për procesin e maturës shtetërore që duhet të kalojnë. Më bëri përshtypje diskutimi me Ajlën, e cila ndihej e dekurajuar për t'iu dedikuar mësimeve për shkak të kurrikulës mësimore që nuk nxit te të rinjtë analizën kritike dhe mendimin e lirë por metodën e mësimit mekanik",- tha kryetarja e LSI. Kryemadhi shtoi se të rinjve u duhen dhënë mundësitë për një arsimim dinjitoz. "Premtimet e pambajtura karshi rinisë e dekurajojnë atë që jo vetëm mos ta shohë të ardhmen në Shqipëri por edhe që të mos bëhet pjesë aktive e politikës. I tillë është premtimi i pambajtur i Rilindjes për dedikimin e 5% të GDP për buxhetin e arsimit. Ndërsa nuk kursehet as pak për taksat e shqiptarëve që shkojnë për konçesione drejt miqve të Rilindjes. Ndaj dyfishimi i buxhetit për
arsimin është prioritet kryesor për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Rinia qëndron në themel të programit të LSI, pasi LSI ësh-
të partia e të rinjve dhe ne besojmë se të rinjtë e duan dhe do ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë tonë",- deklaroi kryetarja e LSI.
Bashkia e Tiranës dhe Banka Evropiane për Investime nënshkruajnë paketën prej 11 mln euro
S
erioziteti dhe mirëmenaxhimi i të ardhurave e kanë kthyer Bashkinë e Tiranës në një partner të besueshëm për institucionet ndërkombëtare financiare. Pas Bankës Evropiane për Zhvillim, Bashkia e Tiranës nënshkroi dje një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane të Investimeve, për një paketë financiare në formë granti dhe kredie, të cilat do të shkojnë për realizimin e projekteve me impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë urbane të kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi fantastike marrëdhënien e Bashkisë së Tiranës me organizmat ndërkombëtarë. “Jam shumë i lumtur dhe ndihem jashtëzakonisht mirë që ia kemi mbërritur ditës që Bashkia e Tiranës të ketë një bashkëpunim konkret me Bankën Evropiane të Investimeve. Gjithmonë i bëjmë pyetje vetes çfarë është Evropa: është vetëm një familje politike apo edhe një familje ekonomike? Apo është ndoshta një familje solidare? Ky është një moment fantastik ku në hyjmë në një raport special të një pakete financiare 11 milionë euro e gjysmë, për Bashkinë e Tiranës. Një pjesë është marrëveshje grant, një pjesë tjetër është kredi, sepse besoj që Tirana ka nevojë të trajtohet si një partner serioz”, tha Veliaj. Ai nënvizoi se sot Bashkia e Tiranës është e aftë të mbledhë të ardhurat dhe t’i shndërrojë ato në investime në të mirë të komunitetit. “Sot ekonomia e qytetit është më e lartë, sot
Veliaj: Projekte me impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë urbane
bashkia është më e aftë të mbledhë taksa, do të thotë që edhe të hyjë në marrëdhënie me kreditorë, që më përpara i konsideronte një tabu sepse nuk kishte mundësi financiare. Kemi përzgjedhur projekte me impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë urbane të Tiranës në transport, në lëvizshmëri, në sistemimin e rrjetit ujor, në parandalimin e përmbytjeve,
dhe besoj se është fillimi i një marrëveshjeje dhe i një marrëdhënie afatgjatë”, deklaroi Veliaj. Teksa renditi një sërë projektesh të rëndësishme të Bashkisë së Tiranës si në transport, mbrojtjen e mjedisit etj, kryebashkiaku nënvizoi se ky është fillimi i një marrëdhënieje të re. Veliaj vlerësoi bashkëpunimin mes Bashkisë së Tiranës dhe Bankës
Evropiane për Investim për të punuar për një Tiranë evropiane, si në infrastrukturë, ashtu edhe në kulturë. “Në të ardhmen duam të punojmë më shumë për lëvizshmërinë, transportin publik, gjelbërimin dhe pyllin orbital. Por, ky është një fillim shumë i mirë, dhe besoj se si hera e parë që Bashkia e Tiranës hyn në marrëdhënie kaq serioze me Bankën
e Bashkimit Evropian, kemi punuar në kohë rekord. Dua t’i falenderoj të dyja skuadrat, kanë punuar si një e vetme, nuk kam dalluar dot kush ka qenë skuadra evropiane dhe skuadra shqiptare, por është punuar me një qëllim, për ta bërë Tiranën akoma më të mirë, për ta bërë një qytet realisht evropian, si në infrastrukturë, edhe në kulturë”, tha Veliaj. Përfaqësuesi i Bankës Evropiane të Investimeve, Matteo Rivellini vlerësoi Bashkinë e Tiranës për këtë bashkëpunim dhe shprehu bindjen se falë këtij projekti, Tirana do të jetë edhe më e bukur. “Është një kënaqësi e madhe të jem këtu për të firmosur këtë marrëveshje bashkëpunimi me qytetin e Tiranës. Së bashku, do të financojnë 11 milionë euro, që do të mundësojnë përfitime për qytetin e Tiranës. Është kënaqësi, pasi ky është fillimi i një bashkëpunimi të madh me qytetin e Tiranës. Kjo është ajo ku ne duam të shkojmë, bashkë me Fondin Evropian në bashkëpunim me Delegacionin Evropian këtu në Tiranë. Besojmë se ky projekt do ta bëjë Tiranën edhe më të bukur”, tha Rivellini.
AKTUALITET
14
E shtunë, 13 PRILL 2019
Në vendin ku u vra Admir Murataj, është vendosur një tufë me lule. Ndërkohë në vend lindjen e tij në Tropojë, të premten familjarë, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit
A
leksandër Murataj ka mohuar faktin se vëllai i tij, Admir Murataj ka qenë organizator i supergrabitjes së 10 mln euro. Për “Report Tv”, ai ka folur nga burgu 313, ku ka shprehur shqetësimin se nuk i lejohet që të jetë pjesë e varrimit të vëllait të tij, e teksa u shpreh se hera e fundit që e ka takuar ka qenë rreth 2 muaj para arrestimit të tij. Ai thotë se i vëllai nuk është organizator dhe se nuk ka informacione pse u vra. “Kemi kryer procedurat për të marrë pjesë në varrim por Drejtoria e Përgjithshme nuk na lejon. Kam vite që nuk e kam takuar vëllanë, kam 2 vite në burg. E kam parë vëllanë tij një muaj ose 2 muaj e gjysmë para se të arrestohej. Sekuestrimin e pasurisë e kanë bërë para se të më arrestonin mua. Di sa shoh nga lajmet për vëllanë tim, që të jesh organizator dhe të vritesh nga policia apo nga tjetri, një që ka logjik nuk e quan organizator. Unë di vetëm që është vrarë, s’di kush e ka vrarë. Nuk vritet njeriu sepse do policia. Unë kam jetuar 23 vite në emigracion. S’kam asnjë lidhje me Admirin”, u shpreh Murataj. Refuzimi i lejes për të shkuar në varrimin e të vëllait, shkaktoi edhe shtim të forcave të armatosura në ambientet e jashtme të burgut, pasi edhe familjarë kundërshtuan mosdhënien e lejes. Katër ditë pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, në vendin ku u vra Admir Murataj, është vendosur një tufë me lule. Në vendlindjen e tij në Tropojë,
Lamtumira në Tropojë, flet nga burgu i vëllai: Admiri jo organizator
RRËFIMI “Kam vite që nuk e kam takuar vëllanë, kam 2 vite në burg. Di sa shoh nga lajmet për vëllanë tim, që të jesh organizator dhe të vritesh nga policia apo nga tjetri, një që ka logjik nuk e quan organizator. Unë di vetëm që është vrarë, s’di kush e ka vrarë. Nuk vritet njeriu sepse do policia”.
VARRIMI “Në vendlindjen e tij në Tropojë, familjarë, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit. Ceremonia e varrimit u mbajt në orën 12:00, në fshatin Çerem, të Tropojës. Veç familjarëve, kanë marrë pjesë edhe banor të fshatit të lindjes së Admirit”.
familjarë, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit. Ceremonia e varrimit u mbajt në orën 12:00, në fshatin Çerem të Tropojës. Veç familjarëve, kanë marrë pjesë edhe banor të fshatit të lindjes së Admirit. Për shkak të refuzimit të lejes nga drejtoria e Burgjeve, vëllai
tjetër i grabitësit, Aleksandër Murataj, i burgosur te 313 nuk është lejuar që të udhëtojë drejt Tropojës. Admir Murataj u vra katër ditë më parë, pas një grabitje spektakolare brenda në aeroportin e Rinasit, në barkun e avionit ku po futeshin thasët me para të 4 bankave të
POLICIA
Goditet grupi i Shullazit dhe Çapjave
Skuadra e posaçme operacionale dhe RENEA, zhvilluan të premten operacione kundër narkotikëve në Tiranë dhe Elbasan. Gjatë aksioneve u arrestuan gjashtë persona mes të cilëve edhe një anëtar i grupit të Shullazit, Klajdi Gjeci dhe dy anëtarë të grupit të Capajve. Gjithashtu janë vënë nën hetim në gjendje të lirë dhe tre persona të tjerë. Gjatë aksionit të zhvilluar në Tiranë u sekuestrua një kg kokainë ndërkohë që në Elbasan u sekuestruan 550 g kokainë. Mësohet se Gjeci shpërndante drogë në lagjet kryesore të kryeqytetit, ku përfshihen Tirana e Re, Stadiumi Dinamo dhe zona e Bllokut. Të arrestuarit janë: Klaudjo Trungu, Agron Qafa, Skënder Pëllumbi, Lavdosh Demaj, Lorencio Gjini, Klajdi Gjeci, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë janë: A.Ll, O.O, A.F
DETAJE
N
jë tjetër detaj del nga jeta e grabitësit Admir Muratajt. Prej vitesh ai jetonte në Greqi por kishte një pasaportë false greke. Murataj kishte identitet të rremë, ndërsa edhe fotoja ishte e tillë, pasi kishte përdorur maskën e silikonit me të cilën kreu grabitjen e fundit më datë 9 prill. Admir Murataj sipas medieve greke ka përdorur më shumë se 13 emra të ndryshëm, ndërsa policia shqiptare po kërkon informacion nga pala kosovare, pasi dyshohet me këtë pasaportë ka kaluar kufirin disa herë. Murataj kërkohej edhe nga drejtësia greke, si i arratisur nga burgu i Trikallës 6 vjet më parë, ku ishte dënuar për grabitje armë me pasojë vdekjen. Në atë kohë ai mundi t’i shpëtojë ndjekjes së policisë greke, duke hyrë në territorin shqiptar. Pikërisht në vendin
nivelit të dytë në Shqipëri për tu transportuar drejt Vienës. Admir Murataj njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja. Është i martuar me një grua nga Berati e cila jeton me fëmijët në Prezë të Tiranës. Kanë dy vajza, njëra prej të cilave e martuar
dhe një djalë. Murataj kishte 18 vite që jetonte në Greqi dhe vinte shumë rrallë në Shqipëri, vetëm gjatë pushimeve verore. Një tjetër detaj del nga jeta e Admir Muratajt. Prej vitesh ai jetonte në Greqi por kishte një pasaportë false greke. Murataj kishte identitet të rremë, ndërsa edhe fotoja ishte e tillë, pasi kishte përdorur maskën e silikonit me të cilën kreu grabitjen e fundit më datë 9 prill. Admir Murataj sipas medieve greke ka përdorur më shumë se 13 emra të ndryshëm, ndërsa policia shqiptare po kërkon informacion nga pala kosovare, pasi dyshohet me këtë pasaportë ka kaluar kufirin disa herë.
Admiri, pasaportë greke me maskën e grabitjes
e tij të origjinës, nisi të bëntë atë që kishte lënë përgjysëm në shtetin Helen. Grabitje të njëpasnjëshme u kryen në
harkun kohor të viteve 2015-2017 dhe pas tyre sipas prokurorisë së krimeve të rënda qëndronte Admir Murataj ose Admir Nikaj.
AKTUALITET
15
E shtunë, 13 PRILL 2019
Kërkesa e prokuroria ka ardhur para ngjarjes së fundit, pasi Admir Murataj është akuzuar si organizator edhe i tre blindave të tjerë me miliona euro, dy në vitin 2015 dhe një në vitin 2017
P
rokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë ditën e grabitjes së parave në Rinas. Gjithashtu, ka kërkuar sekuestrimin edhe të pronave të vëllait të tij, Aleksandër Murataj dhe Ilir (Can) Murataj, dhe të Albana Alidhima. Kërkesa e prokuroria ka ardhur para ngjarjes së fundit, pasi Admir Murataj është akuzuar si organizator edhe i tre blindave të tjerë me miliona euro, dy në vitin 2015 dhe një në vitin 2017. Për këto episode, përveç anëtarëve të grupit që u kapën dhe u dënuan për Admir Muratajn u vendos pezullim i gjykimit, prokuroria nisi hetimin pasuror për të gjithë familjarët e Muratajt dhe në fund kërkoi masën e sekuestros për 300 mijë euro dhe 16 pasuri nga makinat luksoze, te vilat, apartamente, pemëtore dhe të tjera. Njoftimi i plotë “Kërkesa mbështetet në ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017. Procedimi Pasuror Nr. 2 datë 04.03.2019, ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lidhur me të pandehurit Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre. Prokuroria për Krime të Rënda mbi bazën e vendimit nr.43 datë 24.04.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka dërguar për gjykimin procedimin penal kundër të pandehurve: Admir Nikaj (Murataj), i padënuar në Shqipëri, por në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurimi arrest në burg në mungesë. I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, (dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Dash Kupa, lindur dhe banues në Krujë, i dënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg. Ernest Kupa, lindur në Krujë, banues në Tiranë, i dënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg. Neim Avdulaj, lindur në Vlorë, banues në Tiranë, i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg. Ditjon Memlika, lindur në Tepelenë dhe banues Tiranë, i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg. Admir Çerpja, lindur në Lashkizë, Zallë-Dardhë, Dibër, banues në Kamëz, i padënuar. Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (për episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në
Prokuroria: 16 pasuritë që iu sekuestruan Admirit dhe familjes Murataj
grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Fatjon Xhyliu në Ngurrëz e Madhe Lushnjë, me masë sigurimi arrest në burg. I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një epissod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Dritan Sinani, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar. Aleksandër Murataj lindur në Çerem Tropojë dhe banues në Tiranë, i padënuar, me masë sigurimi arrest në burg. Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Faktet kriminale objekt akuze janë: 1-Grabitja në tunelin e bankës, më 13 shkurt 2015 gjatë transferimit nga Union Bank për në Raiffeisen Bank, në Vjenë, Austri nga Rinasi të 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanikë dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese me peshë totale 49.80 kilogram. 2-Grabitja në Qafë Kashar më 3 dhjetor 2015 gjatë transferimit nga Credins Bank për në Raiffeisen, në Vjenë, Austri nga Rinasi të 1 800 000 Paund Britanikë, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë.
3-Grabitja pranë universitetit “Epoka”, më 9 shkurt 2017 gjatë transferimit nga BKT për në Rinas, të 2 400 000 Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanikë, 85 000 Franga Zvicerane, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë. Në 13 mars 2018, me arsyetimin se hetimet, në ngarkim të të pandehurve Admir Murataj, Dash Kupa, Ernest Kupa, Neim Avdylaj, Fadon Xhyliu, Ditjon Memlika, Admir Qerpja, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj, ishin të plota dhe se çështja duhej të dërgohej në gjykim, ndërsa duhej të hetohej për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm, bazuar në nenin 93 pika 1 gërma “ç” e Kodit të Procedurës Penale, u vendos ndarja e procedimit penal në dy procedime më vete: Një në ngarkim të të pandehurve (për të cilët është kërkuar dërgimi në gjyq i çështjes penale në ngarkim të tyre); Tjetri në ngarkim të personave të tjerë të paidentifikuar, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, për hetime të mëtejshme dhe kërkesa për dërgimin në gjyq u pranua nga Gjykata e seancës paraprake me vendim 43 më 24 prill 2018 të Gjykatës për Krime të Rënda. Në bazë të neneve 3 dhe 24 sipas ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, rezulton se shtetasit Admir Murataj, Aleksandër Murataj si dhe familjarët e tyre janë subjekte për kryerjen e verifikimeve pasurore. Gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për subjektet Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim)
Murataj si dhe për 14 familjarë të tyre. Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale. Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë e mëposhtme: Pasuritë BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj; Fouristradë Mercedes Benz; Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj; DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj; DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj; Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj; Volkswagen Tiguan; Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj; Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Muratajt; Rezulton se për Admir Murataj, Aleksandër Murataj, dhe familjarët e tij janë subjekte të hetimit pasuror pasi janë identifikuar pasuri që nuk justifikohen nga burimet të ligjshme. Konform ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, ndryshuar me ligjin 70/2017 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe Trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, plotësojnë kriteret e zbatiumit të nenit 3 pika 1, “a”, pasi shtetasit Aleksandër Murataj, dhe Admir Nikaj (Murataj), jane dërguar për gjykim nga për kryerjen e veprave penale të “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, të
parashikuar nga nënet 136/2, 28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe ndaj tyre dhe familjarëve të tyrë janë identifikuar pasuri të cilat zotërohen plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, është e nevoshme aplikimi i masave parandaluese ndaj pasurisë. Në interpretim dhe zbatim të nenit 11 të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 24/2014” konstatohet se plotësohen njëkohësisht dy kriteret e përgjithshme që kanë të bëjnë me: Ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, të bazuar në indicie që tregojnë se personat mund të jenë përfshirë në veprimtari kriminale; Zotërimi i pasurive apo të ardhurave, që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre; si dhe të paktën njërit prej kritereve të veçanta, të parashikuara në pikat “a” dhe “b” të këtij neni. Në rastin konkret plotësohet pika a e këtij neni, pra ekziston një rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të fondeve, pasurive apo të drejtave të tjera, mbi të cilat parashikohet vënia në zbatim e masës së konfiskimit, sipas dispozitave të këtij ligji, pasi nëse subjekti i dyshuar “pronar” Aleksandër (Shpëtim) Murataj, Admir Murataj (Nikaj), apo personi i lidhur Can Murataj mund të kryejnë veprime juridike për tjetërsimin e pasurisë së identifikuar në emër të tyre. Pasuritë Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD; Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë; Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë në Yzberisht, Tiranë; Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë; Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000. Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO; Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt. BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj; Fuoristradë Mercedes Benz; Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj; DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj; DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj; Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj; Volkswagen Tiguan; Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj; Motocikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.
AKTUALITET
16
E shtunë, 13 PRILL 2019
13-të është numri i shqiptarëve të vrarëve në Greqi. 2019 nisi me vrasje në burgje, ose më saktë me eleminimin e dëshmitarëve shqiptarë
Burgjet e Greqisë jashtë kontrollit, shkak shqiptarët
DURRËS
Sherri me armë, në kërkim dy të rinj
V
rasja e shqiptarëve në Greqi në vitin që lamë pas, mbetet një alarm kombëtar. 13-të është numri i shqiptarëve të vrarëve në Greqi. 2019 nisi me vrasje në burgje, ose më saktë me eleminimin e dëshmitarëve shqiptarë. Situata në burgjet e Greqisë ka dalë jashtë kontrollit. Një shqiptar 55-vjeçar ka qëlluar për vdekje një grek. Mediat e shtetit helen shkruajnë se 55-vjeçari, i cili është dënuar me 8 muaj burg për emigracion të paligjshëm, ishte së bashku në qelinë e pritjes për të sapombërriturit me 66-vjeçarin grek dhe prej një jave marrëdhënia mes tyre ka qenë shumë e acaruar. Ngjarja e rëndë ndodhi në njërën prej qelive të burgut të Karidhalos në shtetin fqinj, ndërsa i burgosuri M.M. po flinte. Ky i fundit ishte dënuar për çështje droge dhe për pak kohë do lirohej nga qelia, ndërsa shqiptari ishte në burg për kalim të paligjshëm të kufirit grek por edhe ky do dilte për pak kohë. Më 27 shkurt 2019, ndërsa po flinte në qeli, M.M u dhunua barbarisht nga shqiptari, duke e goditur thuajse në gjitha pjesët e trupit, në kokë, në fytyrë, në duart, gjoks e këmbë. Stafi i burgut ngriti alarm dhe e dërguan pacientin në spitalin Nikaia. Mjekët këtu thanë se greku kishte nevojë për mjekim edhe më mëtejshëm dhe e dërguan në spitalin e Tzanei por ai nuk shpëtoi dot, pasi kishte marrë plagë të rënda vdekjeprurëse. Kur greku ra pre e dhunës, nga data 27 shkurt deri më 2 mars 2019, familja e tij nuk dinte asgjë, pasi askush nga
stafi i burgut nuk e konsideroi gjendjen e tij kaq të rëndë sa të lajmërojë familjarët. Mjekët thanë se dhuna kishte qenë barbare dhe greku kishte marrë lëndime të tmerrshme, duke ia marrë jetën. Dy ditë më parë, një i burgosur shqiptar dhe një grek, kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një përleshje në burgun e Korydallos në Athinë. Siç shkruajnë mediat e shtetit helen, të plagosur kanë mbetur një shqiptar 27-vjeçar i cili ndodhej në burg pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe një grek 33-vjeç i cili ishte burgosur për vjedhje. Mësohet se dy të burgosurit janë fshikulluar me kabllo elektrike nga një grup tjetër të burgosurish për motive që nuk bëhen ende të ditura.
SITUATA
“Vrasja e shqiptarëve në Greqi në vitin që lamë pas, mbetet një alarm kombëtar. 13-të është numri i shqiptarëve të vrarëve në Greqi. 2019 nisi me vrasje në burgje, ose më saktë me eleminimin e dëshmitarëve shqiptarë. Situata në burgjet e Greqisë ka dalë jashtë kontrollit”.
Aktualisht të rinjtë janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Vetëm në muajt e fundit, në burgun e Korydallos janë regjistruar rreth 20 episode të ngjashme. Katër ditë më parë, një përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre arabë ka ndodhur në burgun Avlona në Athinë. Siç raportojnë mediat helene për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar. Incidenti nisi mes dy grupeve, ku fillimisht një shtetas
LËVIZJET
P
asditen e së premtes, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zbarkuan në Elbasan. Mësohet se zyrtarët në Elbasan janë takuar me drejtuesit e Policisë dhe me prefektin Gledian Llatja, prokuroren Enkeleda Millonai dhe me kreun e ri të policisë, Arjan Muça. Mësohet se takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura. Vizita e tyre erdhi pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Elbasanit, Altin Qato. Ky u fundit u zëvendësua në këtë detyrë nga Arjan Muça, shefi i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit. Muça është një emër i njohur për publikun, pasi ai ishte
shqiptar dhe një arab filluan të grindeshin verbalisht përpara se të përlesheshin. Ministria e Drejtësisë në Greqi mohon lajmin se personat kërcënuan me thikë drejtuesin e burgut. “Një konfrontim mes të disa të burgosurve në Paraburgimin në burgun Avlona, e cila së shpejti përfundoi pa lëndime dhe pa ndërhyrjen e policisë u shfaq si një “luftë”. Në të vërtetë, trillimet për “kërcënim me thikë” për drejtorin i mohojmë në mënyrë eksplicite”,
Dy ditë pas të shtënave me armë që terrorizuan qytetin e Durrësit, mësohet se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët. Siç bën të ditur policia, në kërkim janë E.H, 33vjeç dhe Sh.Gj,21-vjeç, banues në lagjen nr 8. Dy të rinjtë pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta, kanë qëlluar më armë zjarri duke i shkaktuar dëmtime një automjeti aty pranë. Gjatë kontrollin në banesën e 33-vjeçarit, policia ka gjetur disa fishekë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve dhe gjetjen e armës. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. thuhet në njoftimin e ministrisë. Këto ngjarje vijojnë të ndodhin, paçka se janë marrë masa si vendosja e kafazeve të posaçëm që ndërpresin përdorimin e telefonave celularë, lidhja e kamerave të sigurisë të të gjitha burgjeve me sistemin qëndror të ministrisë së Drejtësisë dhe atë të Rendit, vendosja e xhamave antiplumb në të gjitha pikat ku qëndrojnë rojet e armatosura, pajisja e tyre me armë moderne, rritja e numrit të gardianeve.
Lleshaj dhe Veliu zbarkojnë në Elbasan TAKIMI
“Mbledhja, e cila mësohet se ishte e planifikuar më herët nga ministri Lleshaj, u zhvillua në zyrën e Prefektit, Gledian Llatja. Në temën e diskutimit të tyre përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë ishte dhe goditja e aseteve pasurore të përfituar nga krimi”.
drejtuesi i njësisë operacionale gjatë arrestimit të Dritan Dajtit në 7 gusht 2009 në Durrës, ku u ekzekutuan katër oficerë policie. Ndërkaq, pak orë më parë në qytetin e Elbasanit dhe të Tiranës u zhvillua një operacion, ku në pranga ranë gjashtë persona mes të cilëve edhe një anëtar i grupit të Shullazit, Klajdi Gjeci dhe dy anëtarë të grupit të Capajve. Gjatë aksionit të zhvilluar në kryeqytet u sekuestrua 1 kg, e ndërsa në Elbasan 550 g kokainë. Qyteti i Elbasanit ka përjetuar ngjarje të rënda, kjo nga grupet kriminale.
FORUM
17 E shtunë, 13 PRILL 2019
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert: Stabiliteti dhe zhvilimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi shumë të madhe për ne
Gjermania: Ballkani është detyrë e Evropës
K
ancelarja gjermane An gela Merkel dhe presi denti francez Emmanuel Macron kanë ftuar liderët e Ballkanit të marrin pjesë në Berlin në një konferencë. Në takimin e datës 29 prill do të priten të vijnë përfaqësues të nivelit të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kroacisë, Sllovenisë dhe Komisionit të BE-së. Duke shpjeguar arsyen e ftesës së kancelares Merkel dhe presidentit Macron, Seibert tha se ata dëshirojnë të flasin me “bashkëbiseduesit e tyre për sfidat e veçanta në rajon dhe në radhë të parë për stadin e dialogut Serbi-Kosovë.” Seibert nuk pranoi të thoshte asgjë për pritshmëritë ndaj kësaj konference. “Programi nuk është ende gati”, tha ai duke shtuar se ky takim “është fryt i mëtejshëm i interesimit të thellë që kemi ne
për zhvillimin pozitiv të Ballkanit Perëndimor”. Si shprehje të këtij interesimi, Seibert kujtoi edhe procesin e Berlinit, në kuadër të të cilit sot po zhvillohet edhe një takim i ministrave të jashtëm në Varshavë. Aty merr pjesë edhe ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas. Polonia do të jetë organizatore e takimit të ardhshëm në kuadër të procesit të Berlinit, që do të mbahet më 5 korrik. Procesi i Berlinit synon me nisma në sektorin e Ekonomisë, Transportit dhe Rinisë, që të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takimin në fund të prillit në Berlin nuk do të ketë përfaqësues as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as nga Rusia, tha Seibert duke iu përgjig-
jur kështu pyetjes së Deutsche Welle-s. I pyetur nga DW nëse është biseduar më pare edhe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pjesëmarrje eventuale, Seibert përgjigjet: “Parimisht, gjendja në Ballkanin Perëndimor është herë pas here temë në bisedat tona me qeverinë amerikane. Por ne e ndiejmë si një detyrë në radhë të pare evropiane që ta çojmë këtë pjesë të Evropës në një të ardhme të qëndrueshme, demorkatike dhe me perspektivë evropiane.” Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovë, i cili është një nga kushtet e anëtarësimit të Serbisë në BE, konsiderohet i ngecur në vend, që nga vera e vitit të kaluar, kur presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Vuçiq dhe Thaçi, nisën të përhapin idenë e ndryshimit të kufijve. Ndërsa
në SHBA ka mendime që nuk e përjashtojnë marrëveshjen për ndryshimin e kufijve, qeveria gjermane e konsideron atë tabu. Një qëndrim që e kanë thuajse të gjitha partitë gjermane të përfaqësuara në Bundestag. Edhe eksperti i të Gjelbërve për Ballkanin, Emanuel Sarrazin, u shpreh në një deklaratë për shtyp, me rastin e anoncimit të konferencës së Ballkanit Perëndimor më 29 prill në Berlin, se “kufijtë në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë të paprekshëm”. Sarrazin pret që Konferenca e Ballkanit Perëndimor të mos “humbasë në retorikë”, por
të dërgojë “mesazhe të qarta”. Përveç mosndryshimit të kufijve në Ballkan, Sarrazin kërkoi edhe çeljen e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Zëdhënësi i qeverisë Seibert, i pyetur në konferencë për këto dy vende tha se kjo është kompetencë e Bashkimit Evropian dhe kjo varet nga plotësimi i kushteve të parapara. Në rastin e Shqipërisë ai tha se këtu hyn “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare”. Ai tha se vendimi për çeljen e negociatave do të varet nga progresraporti i Komisionit. DW
Fotografia e nënës nga Kosova, me foshnjen në duar, e shkrepur në vitin 1999 zuri vend në mediat më të mëdha botërore
Simboli i eksodit: Nëna me foshnjen “e vdekur” në gji Nga Elona Elezi
I
vajë, Kaçanik, 3 shtator 1998. Luf ta në Kosovë kishte marrë për masa të jashtëzakonshme. Një pjesë e madhe e burrave ishte bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë bashkëshortet e tyre me të moshuarit dhe fëmijët. Ndër to ishte dhe Sherife Luta, 22 vjeç, shtatzënë, pak para lindjes. “Kisha lindje shumë të vështirë. Shëndeti i lig nuk ishte e vetmja gjë që më shqetësonte. Edhe pse mjekët më kishin thënë të shkoja për të lindur në Prishtinë, ata (ushtarët serbë) nuk ma lejuan. Vajzën time, Besën, e linda në maternitetin e Ferizajt”, tregon Sherifja për Deutsche Wellen. Ritregimi i të kaluarës e mbush me emocione të trazuara Sherifen, sot nënë e tre fëmijëve: një vajze dhe dy djemve. Rrëfimin për periudhën dramatike të 20 viteve më parë e nis nga e bija, e cila i përket gjeneratës së fëmijëve kosovarë të lindur në kushte lufte. Por sfida nuk ishte vetëm lindja. Ikja me beben në gji Ivajë, Kaçanik, 8 mars 1999. Kur Besa ishte vetëm 6 muajshe, Sherifes iu desh të linte shtëpinë e të kapër-
cente malet, për të shpëtuar nga forcat serbe që po afroheshin gjithnjë e më tepër në fshat. Me familjen e të shoqit dhe familjen e saj ajo nis rrugëtimin drejt Maqedonisë, shtet kufitar me Kaçanikun. Nuk kishte kohë të merrte rrobat me vete. Në furrë la bukën që po piqte për familjen, mori vajzën dhe dolën nxitimthi. Vështirësitë e së kaluarës sot duken si një ëndërr e keqe për familjen Luta, e cila pas luftës ka ndërtuar një shtëpi të re në Kaçanik të vjetër. Besa vijon studimet në vitin e dytë në degën “Shkencat Politike” në Ferizaj. “Këto histori i kam dëgjuar nga nëna ime. Duke u rritur, kam nisur të kuptoj realitetin dhe sfidat e saj, babait tim dhe të gjithë shqiptarëve. Të njëjtat vështirësi dhe sfida kanë kaluar edhe shokët dhe shoqet e gjeneratës time. Shpeshherë bisedojmë dhe i rrëfejmë njëri-tjetrit këto histori. Ato janë aq të ngjashme dhe aq të ndryshme njëkohësisht nga njëra-tjetra” – i thotë Besa Luta DW-së. Fotografia që shkroi historinë Sherife Luta nuk di ta thotë me saktësi datën, se kur u shkrep fotografia që e shndërroi atë dhe të bijën, Besën, në simbolin e eksodit të ref-
ugjatëve kosovarë të luftës që u strehuan në Maqedoni. “Nuk e mbaj mend nëse ka qenë data 3 apo 4 prill i vitit 1999. Por momentin e shkrepjes së fotografisë e kam të freskët si sot. Atë ditë kishte shumë kameramanë dhe fotografë. Madje me kërkuan që edhe të jepja intervistë, por nuk pranova. Isha shumë e lodhur”, rrëfen Sherifja, asokohe 22 vjeç. Deri në vitin 2000 ajo dhe familja e saj nuk e kanë ditur ekzistencën e fotografisë. Ishte bashkëshorti i saj, Mirvati, i cili sheh në një reklamë të madhe në një rrugë të Prishtinës fotografinë e gruas dhe vajzës së tij. Me kalimin e viteve, ata nisën të kuptonin rëndësinë e madhe të fotografisë dhe kopertinës së revistës së famshme botërore “TIME”, e cila kishte vlerësuar që rrugëtimin e kosovarëve që i iknin forcave militare serbe ta rrëfente nëpërmjet këtij çasti. Vonë kuptuan që nënë e bijë ishin tashmë një pjesë e historisë së Kosovës. “Ajo fotografi është gjithçka. Tregon sakrificën e jashtëzakonshme të nënës time, që më mbajti në gji me javë të tëra duke ecur maleve. Ajo është simbol i sakrificës së gjithë popullit tonë”, thotë Besa Luta. Por fotografia kapi vetëm një prej çasteve të vështira të vuajtjeve të Sherifes, e cila me foshnjën 6 muajshe nisi luftën e saj për mbijetesë, që nga 8
marsi e deri në javën e parë të prillit. “Në një moment, kur ishim të strehuar në një shtëpi me 300 refugjatë të tjerë, Besa nuk po qante më. Ajo kish ngrirë nga i ftohti dhe nuk kishte çfarë të pinte. U trembëm shumë. Në ato momente, kunata ime e merr vajzën dhe e fut në furrën për pjekjen e bukës, që të shkrinte. Në fakt, të gjithë mendonim se ka vdekur. Mund të kenë kaluar 10 minuta, kur befas Besa nisi të qajë. E nxorëm nga furra dhe i hodhëm sipër një batanije - të cilën e ruaj ende si kujtim. Duartrokitjet e njerëzve nuk kishin fund”, tregon mes emocioneve Sherife Luta.
20 vite më pas… Nëse lindjen dhe fëmijërinë i ka dëgjuar si histori të rrëfyera nga e ëma, sot Besa jeton rininë e saj në një Kosovë të lirë. “Kosova sot ka shumë probleme, por më e rëndësishme është se tashmë ajo është e pavarur dhe shpresoj që gjërat që aktualisht
nuk funksionojnë, të përmirësohen me kalimin e kohës”. Për të ardhmen ka shumë plane, e plani i parë është të kryejë studimet master. Besa nuk interesohet shumë për politikën në Kosovë. “Kur jemi në fakultet, miqtë e mi flasin në pjesën më të madhe të kohës për politikën. Vetëm i dëgjoj dhe kam preferuar të mos përfshihem asnjëherë në debate të tilla”, tregon duke buzëqeshur. Ajo nuk e ka menduar asnjëherë të ndërtojë një jetë jashtë Kosovës. “Kam shumë dëshirë të udhëtoj dhe të vizitoj vende të tjera të botës, por jetën dhe të ardhmen time i shoh këtu”. Ajo do të jetojë e qetë në Kosovë, vendin të cilin e do aq shumë dhe që në mënyrë të rastësishme e përfaqëson gjithmonë - së bashku me të ëmën. Marrë nga Deutsche W elle Welle
KULTURE
18 E shtunë, 13 PRILL 2019
Elena Ferrante: Një “shoqe” është më e rrallë se dashuria e vërtetë Ndoshta ka ardhur koha të pranojmë se një shok i keq, një shok tek i cili nuk mund të mbështetesh, s’duhet quajtur fare shok. Herë pas here më është thënë, nga gra që njoh, se unë qënkam një shoqe e mirë. Kënaqem, por nuk e kam guximin ta them vetë këtë. Në përgjithësi, kam tendencën të mos i shtoj mbiemra fjalës “shok”, ose përcaktorë që i referohen hierarkisë së ndjenjave dhe besueshmërisë. Më duken të pakuptimta. Unë nuk do të thoja kurrë, për shembull, “ajo është shoqa ime e ngushtë”, sepse nga kjo do të nxirrja përfundimin se kam edhe shokë që i pëlqej më pak, të tjerë që nuk i besoj aq shumë, të tjerë që i ndjej më pak të afërt. Dhe në qoftë se do ta bëja këtë, vetvetiu do më lindte pyetja: pse e konsideroj veten shoqe me këtë grua? Pse i konsideroj ata shokët e mi? Fjala “mik”, në prani të hierarkive të këtij lloji, nuk është e përshtatshme. Ndoshta duhet të pranojmë se një mik i keq, një mik i pasigurt, nuk është mik. Ndoshta, për të qenë i qartë, edhe nëse është e dhimbshme, duhet të mësojmë të mos themi “një mike”, por “një grua me të cilën kaloj kohë ose kam kaluar kohë”. Problemi është se ne na ngushëllon ideja që kemi shumë miq. Kjo na bën të ndihemi më popullor, të dashur, më pak të vetmuar. Për këtë arsye ne preferojmë të përshkruajmë si “miq” gra me të cilat kemi pak ose aspak të përbashkëta, por me të cilat, nëse është e nevojshme, plotësojmë një zbrazëti: kalojmë një pasdite në një kafene, pimë një gotë verë, asgjë në veçanti. Asnjëherë mos
“International Albanian Brass Festival”, bashkon 60 artistë të huaj dhe shqiptarë “International Albanian Brass Festival” vjen për publikun në edicionin e IV me artistë e ansamble të ftuar nga vende të ndryshme si Rusia, SHBA, Italia, Austria, Kroacia, Italia, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Festivali do shoqëroj publikun prej datës 22-27 prill në Universitetin e Arteve, Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës dhe në teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës. Gjithashtu gjatë këtij festivali artistët e huaj dhe shqiptarë do mbajnë dhe master klase si një ndihmesë e madhe për artistët e rinj të cilët kanë mundësinë të marrin mësime nga artistë të shquar dhe me eksperiencë disa vjeçare. “60 artistë do të performojnë gjatë 5 ditëve pranë Universitetit të Arteve, Amfiteatrit të Liqenit Artificial të Tiranës dhe teatrit “Petro Marko” në qytetin e Vlorës. Gjithashtu këta artistë do të mbajnë edhe Master-Class (falas) pranë Universitetit të Arteve për të gjithë studentët apo të interesuarit”, shprehet ministria e Kulturës Elva Margariti për edicionin e IV të këtij festivali. Qëllimi i këtij festivali është të krijoj urat e bashkëpunimit mes artistëve shqiptarë dhe të huaj.
u shqetësoni nëse më vonë, në rastin e parë që ju jepet, i quani ato thashethemexhie, gjarpërinj, të tharta, tepër të ndjeshme. Fakti është se një mike është aq e rrallë sa një dashuri e vërtetë. Fjala italiane për “miqësinë”, amicizia, ka të njëjtën rrënjë si folja “të dua”, amare, dhe një marrëdhënie midis miqve ka pasurinë, kompleksitetin, kontradiktat, mospërputhjet e dashurisë. Mund të them, pa frikën e ekzagjerimit, se dashuria për një shoqe, gjithmonë ka qenë një marrëdhënie shumë e ngjashme me dashurinë për njeriun më të rëndësishëm në jetën time. Ku është dallimi? Marrëdheniet seksuale. Dhe nuk është një ndryshim i vogël. Miqësia nuk vihet vazhdimisht në rrezik nga praktikat seksuale, nga sa rrezik ka në përzierjen e ndjenjave kryelarta dhe presioni i trupave për të dhënë dhe për t’u marrë kënaqë-
si. Është e vërtetë se sot, nga ajo që unë mund të shoh, miqësia seksuale është gjithnjë e më e përhapur (në italisht, ndonjëherë kam dëgjuar termin trombamiko me zemër të zjarrtë, ose “mik me përfitime”). Por është një lojë që kërkon të mbajë në gjirin e saj njëkohësisht: edhe fuqinë e përhapur të dashurisë, edhe ritin e seksit të pastër. Ne e kemi njohur njëri-tjetrin për njëfarë kohe, ne i besojmë njëritjetrit më tepër se të huajve, shkojmë në një bar, një restorant, të shohim një film, kemi marrëdhënie seksuale. Por unë ende nuk do të thoja se seksi është normal midis miqve. Ashtu si dashuritë e mëdha janë të rralla, nga ana tjetër, miq të shumtë dhe të mirë janë të rrallë. Ndërkohë, të njohurit me të cilët ne mund, herë pas here, të përfundojmë në shtrat janë të shumtë gjithashtu. /The Guardian/-Bota.al
Parqet arkeologjike, 19 881 turistë në tre muajt e parë të 2019 Parqet arkeologjike në vendin tonë kanë zgjuar interesin e turistëve të huaj dhe vendas gjatë tre mujorit të parë të 2019. Këto parqe në Shqipëri kanë “rrëmbyer” një shifër mbresëlënëse vizitorësh gjatë periudhës janar-mars 2019 me 19 881 vizitorë. Duke e krahasuar këtë shifër me të njëjtën periudhë të 2016 që këto parqe kanë pritur 5800 vizitorë , për të njëjtën periudhë në 2019 ka një rritje me +237% më shumë vizitorë. Në Shqipëri ndodhen një sërë sitesh arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Oriku, Amantia, etj, ndërsa nga kalatë përmendim kalaja e Gjirokastrës, kalaja e Lëkurësit, Sarandë, kalaja e Krujës, kalaja e Beratit, Kalaja e Petrelës, Tiranë, Kalaja e Ali Pashës, Tepelenë,
kalaja e Rozafës, Shkodër etj, ndërsa nga muzetë përmendim Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik në Berat, Muzetë Arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeu i armëve dhe Etnografik në Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Muzeu Arkeologjik, Tiranë, Muzeu Historik, Shkodër etj. Tashmë këto parqe çdo vit e më shumë po mirëpresin vizitorë të huaj dhe vendas pasi Shqipëria ka një potencial turistik gjithëvjetor dhe përgjatë kësaj periudhe këto vende mbeten atraksionet turistike më të preferuara. Këto parqe kanë interes pasi tregojnë historinë dhe kulturën si dhe janë dëshmi e gjurmëve që ka lënë historia në to.
Hapet ekspozita me kostume të serialit “Game of Thrones”
J
avën gjatë të cilës shfaqet premiera e sezonit i fundit të “Game of thrones”, një ekspozitë është hapur në Belfast të Irlandës, dedikuar kostumeve, gjithçkaje të përdorur në set si edhe atyre vendeve irlandezo-veriore që shfaqen në xhirime. “Historia e errët e këtushme po shpaloset. Ky vend po lulëzon. Dhe që ne të kemi këtë show këtu dhe të jemi pjesë e këtij tranzicioni”, tha Liam Cunningham, aktor i Game of Thrones. Me suksesin e madh të filmit, në të gjithë botën, zyrtarët lokalë thonë se po ndihmohet edhe në transformimin e imazhit të vendit në botë. Në shumë mënyra, filmi po bën një reklamë të pashoqe për Irlandën e Veriut dhe po ndikon në mënyra të ndryshme po ashtu. “Filmi ka bërë që të rritet numri i vizitorëve në vendin tonë dhe sigurisht, kjo do të thotë që njerëzit shpenzojnë më shumë para këtu, hapen
vende të reja pune, pra kemi përfitime shumë domethënëse nga këndvështrimi ekonomik”, u shpreh John McGrillen, chief executive of Tourism Northern Ireland. Në më pak se 120 orë, shumëkush do të ulet para televizorit, monitorit të kompjuterit apo ekraneve të laptopëve për të parë premierën e sezonit final të Game of Thrones, një serial që ka tërhequr vëmendjen e miliona shikuesve nga e gjithë botë. Dhe në këtë sezon të fundit, sigurisht që padurimi është akoma më i madh, dhe surprizat po ashtu. Filmi është xhiruar në Belfast dhe ka edhe skena të filmuara në vende të tjera të Irlandës së Veriut, por edhe në Kanada, Kroaci, Islandë, Maltë, Marok, Skoci, Spanjë dhe SHBA. Game of thrones ka tërhequr shifra rekord shikuesish në HBO dhe ka një bazë të gjerë fansash në të gjithë botën.
SHOWBIZ
19 E shtunë, 13 PRILL 2019
Pamela Anderson e quan hero Julian Assange Pamela Anderson, aktorja e “Baywatch”, ka akuzuar qeverinë britanike dhe ekuardoriane pas arrestimit të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange të enjten, duke e quajtur Donald Trump-in një “president toksik dhe frikacak”. Anderson përmes disa postimeve në rrejtin social “Twitter” e ka quajtur Assasnge një “hero, raporton Reuters. “Unë jam e shokuar”, ka thënë aktorja 51 vjeçare. “Si mund ta bëni këtë gjë Ekuador dhe ju Mbretëria e Bashkuar” ,ka thënë ajo duke shtuar se ata kanë nevojë për “devijim nga idiotësitë e Brexit”. “Dhe
Turjan Hysko dhe Orinda Huta bashkë në televizion, zbulohet projekti i ri Turjan Hysko dhe Orinda Huta prej kohësh janë bërë pjesë e stafit të “Tv Klan”. Turjani drejton emisionin argëtues “Familja”, ndërsa Orinda “Jo vetëm mode”. Orinda do të drejtojë festivalin operistik “Marie Kraja”. Mesa duket, moderatorja nuk ka ndërmend të ndalojë me kaq. Turjani lajmëroi fansat e tij ditën e sotme për projektin më të ri në emisionin “Familja”, i cili duhet se do të drejtohet nga bashkëshortja e tij. Bëhet fjalë për një biletë të re që quhet “Porta e Fatit”, pjesë e “Llotaria Kombëtare” që transmetohet tek emisioni që Turjani drejton. Moderatori bën të ditur se çdo jave do të fitohen apartamente, makina dhe para. Për momentin nuk ka asnjë detaj më tepër, kështu që presim të shohim çfarë do ndodhë gjatë puntatës së radhës.
SHBA? Ky President frikacak dhe toksik. Ti je egoist dhe mizor”, ka thënë Anderson. Presidenti amerikan, Donald Trump, më herët ka thënë se nuk kishte asnjë koment për arrestimin e
bashkëthemeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i cili po përballet me mundësinë e ekstradimit në Shtetet e Bashkuara për botimin e informatave sekrete zyrtare.
Angelina Jolie kërkon ribashkimin me Pitt. Çfarë mendon aktori? Dy vite e gjysmë që Angelina Jolie ka paraqitur kërkesën për divorc nga Brad Pitt. Dhe ndërsa ishçifti përpiqet që të rigjejë një marrëveshje ligjore në lidhje me divorcin, gazeta “The Sun”, e Britanisë së Madhe deklaroi të enjten se Jolie ka pasur një ndryshim ndjenjash dhe dëshiron të ringjallë martesën. Duke cituar një burim ekskluziv “The Sun”, shkruan se Angelina ia ka bërë të qartë Bradit se ajo dëshiron që të ribashkohen. “Aktorja po përpiqet që t’ia bëjë shumë të vështirë procesin e divorcit, me shpresën e rikthimit, por Pitt nuk e dëshiron këtë gjë. Ai do që të ketë një marrëdhënie miqësore me Jolie për hir të fëmijëve”, shkruan The Sun.
Bebe Rexha paralajmëron albumin e ri, inspirohet nga Britney Spears Kënga e fundit e Bebe Rexhës, “Last Hurrah”, u komentua dhe u pëlqye shumë në të njëjtën kohë. Së fundmi, këngëtarja shqiptare lajmëroi fansat e saj në “Twitter” se kishte gati 12 këngë të reja dhe po mendonte të publikonte një album. Ajo gjithashtu tha se albumi do të jenë ‘himni i kërcimit’ dhe do të inspirohet nga kënga “Toxic” nga Britney Spears. Ky lajm është pritur shumë mirë nga fansat e saj dhe ashtu si vetë Bebe, të gjithë janë shumë të emocionuar. Pas suksesit të këngës së saj të fundit, me siguri dhe albumi i saj i ri do të jetë i tillë.
Ava Max me performancë fantastike në “Ellen Show” Këngëtarja shqiptare Ava Max ka përformuar në emisionin e njohur amerikan “Ellen Show” ku edhe ka shkëlqyer me interpretimin e saj. Në këtë emision këngëtarja është paraqitur me këngën “Sweet But Psycho”. Ajo ishte e veshur në të zeza ndërsa performancën e saj e duartrokitën gjatë të pranishmit në emision.
SPORT
20
E shtunë, 13 PRILL 2019
Nga Shkodra numri një i federatës zbuloi se emri do të zbulohet në ditët në vijim
Duka: Javën e ardhshëm do të zgjedhim trajnerin e ri të kombëtares
KORCARËT
Skënderbeu mohon revolucionin në verë: S’po mendojmë për merkaton!
Skënderbeu po bëhet gati ta dorëzojë kurorën e kampionit, me shumë gjasa te Partizani. Një kampionat, që mezi pritet të mbyllet për korçarët, sepse nga java në javë e kanë thelluar paraqitjen zhgënjyese të tyre. Trajneri Orges Shehi nuk ia ka dalë t’i frymëzojë të tijtë në rrugën mbresëlënëse të pothuajse dekadës së fundit, edhe për shkak të largimeve të disa “senatorëve”. Ditën e djeshme është shkruar se presidentit Ardian Takaj i ka sosur durimi me të tijtë, ndaj ka gati “revolucionin” dhe skarcimet e shumta. Shumë nga futbollistët aktualë duhet të bëjnë valixhet gati, sepse nuk e kanë justifikuar besimin. Gjithsesi, nuk ka vonuar dhe ka ardhur reagimi zyrtar i klubit korçar, që mohon gjithçka: “KF Skënderbeu mohon kategorikisht lajmin e publikuar sot në median e shkruar dhe online. Sigurojmë se klubi nuk po mendon për merkaton momentalisht, në hyrje dhe në dalje. Drejtuesit dhe lojtarët janë të përqendruar për ta mbyllur sezonin me sukses dhe për të arritur objektivat e klubit”, ka shkruar klubi i Skënderbeut, duke mohuar largime masive gjatë verës, por të paktën për momentin derisa të dalë edhe vendimi i CAS.
MERKATO
Interi shfaq interes për të “rrëmbyer” Granit Xhakën Nga Rozalb Lika
T
rajneri i ri i Shqipërisë, do të zyrtarizohet javën e ardhshme. Kjo është deklarata e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Nga Shkodra, në përurimin e fushës së fondacionit “Lorik Cana 5”, ai nuk preferoi të fliste me emra konkret rreth drejtuesit të ri të stolit, apo lajmet që vijnë nga Itali, se Edi Reja do të firmosë kontratën. “Kam thënë se në prill do të emërohet. Sot jemi më datë 12 prill, muaji nuk ka mbaruar ende. Besoj se javën tjetër do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por të gjithë stafin teknik kuqezi, për të përgatitur ndeshjet e radhës”, deklaroi Duka. Numri një i futbollit shqiptar nuk la pa komentuar as situatën
LAZIO
e klubit të Vllaznisë, duke u shprehur i bindur se sezonin e ardhshëm do të jetë sërish pjesë e elitës së futbollit. “Nuk ka asnjë diskutim se sezonin e ardhshëm, Vllaznia do të jetë në Kategorinë Superiore. Ka bërë një kampionat të mirë, pavarësisht se në situatë të jashtëzakonshme për të, në Kategorinë e Parë. Do të quhet kampione, edhe pse në një kategori më poshtë se ajo elitarja. Shtëpia e Vllaznisë është në Superiore dhe madje në vende nderi. Unë uroj që edicionin e ardhshëm të jetë në lartësinë e emrit që ka. Shkodra është vendlindja e futbollit shqiptar, ndaj meriton ta ketë Vllazninë sa më lart. Tradita e futbollit këtu është e madhe, në Shkodër ka pothuasje më shumë interes për këtë sport, dalin më shumë talente futbolli se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë”. Duka
komentoi edhe problematikat e kampionatit: nga dhuna në fushë, te dhuna e presidentëve në rrugë e deri te akuzat për ndeshje me rezultate që përcaktohen në tavolina. “Po shohim dhunë fizike edhe në rrugë mes presidentëve dhe ka trajnerë që akuzojnë se rezultatet vendosen në tavolinë? Kjo është garë dhe patjetër që ka emocionet e veta. Gjithsekush është mirë t’i kontrollojë ato, madje t’i shfrytëzojë pozitivisht për të mirën e kësaj loje. Eshtë fundi i një kampionati, të gjithë kërkojnë të marrin maksimumin. Ky maksimum merret përmes lojës, me sa më shumë angazhim, organizim dhe respektim të rregullave”, tha kreu i FSHF-së. Mes të tjerave, kreu i Federatës konfirmoi se procesi i dorëzimit të stadiumit “Loro Boriçi” te Bashkia e Shkodrës është drejt fundit.
Granit Xhaka ka rigjetur formën e tij më të mirë në Premier League me Arsenal, pas një starti negativ, ku mesfushori u vu në qendër të kritikave edhe nga tifozët. Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga udhëtimi në Londër i Drejtorit Sportiv të Interit, Piero Ausilio, i cili ndoqi nga afër sfidën mes Tottenhamit dhe Manchester City-t. Kështu përveç mesfushorit turko-gjerman të City-t, Yilkay Gundogan, i cili është në krye të listës së dëshirave, Ausilio ka pasur edhe një takim me drejtues të Arsenalit. Ky operacion duket i vështirë për Interin, duke parë që 26-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023 me Arsenal dhe në vitin 2016 “Topçinjtë” paguan 45 milionë euro për ta marrë nga Monchegladbach në Gjermani. Krahas Xhakës, Interi ndjek me interes edhe mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barrella dhe atë të Romës, Lorenzo Pellegrini, por të dy këta nuk kanë eksperiencën e shqiptarit që përfaqëson ngjyrat e Zvicrës. Roberto Gagliardini dhe Matias Vecino pritet që të largohen gjatë verës, pasi nuk shihen si elementë që mund të bëjnë diferencën në të ardhmen.
Sezoni i “mallkuar” i Valon Berishës, rrezikon të mbyllë sezonin para kohe
N
ë fillim të sezoni ishte një nga transferimet më të bujshme nga Salzburgu te Lazio, por ky sezon ka qenë krejtësisht për tu harruar për mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha. Dëmtimet e njëpasnjëshme nuk e kanë lejuar të përshtatet si duhet me futbollin italian dhe mesfushori 26-vjeçar nuk është shndërruar dot në një zgjedhje të parë
për trajnerin Simone Inzaghi. Vetëm 14 paraqitje numëron Berisha me Lazion në të gjitha kompeticionet teksa 4 sfida i ka nisur si titullar dhe 10 nga stoli ndërkohë që nuk ka mundur të gjejë dot rrugën e rrjetës. Fati i keq nuk ka fund për Berishën në këtë sezon i cili pas sfidës ndaj SPAL edhe pse nuk ka zbritur në fushë ka pësuar një dëmtim serioz që mund ta detyrojë të mbyllë përpara kohe
këtë sezon të vështirë. Berisha rrezikon t’i nënshtrohet një operacioni në gju dhe nëse kjo ndodh atëherë ai duhet të fillojë që tani fazën e rehabilitimit për të qenë gati për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi në kampin lacial nuk i kanë humbur shpresat dhe kanë bindjen se edhe me Berishën do të ndodhë e njëjta gjë si me Luis Alberton, pra do të shpërthejë në sezonin e tij të dytë.
SPORT
21
E shtunë, 13 PRILL 2019
Inzaghi dhe Gattuso kanë shprehur besim se ekipet e tyre do të marrin 3 pikë sonte në mbrëmje
M
ilan-Lazio do të jetë dueli më i ndezur i kësaj jave në Seria A. Sonte në mbrëmje, kuqezinjtë do të tentojnë që të ruajnë vendin e katërt në renditje, ndërkohë që bardhekaltrit synojnë që t’i barazojnë me pikë dhe më pas t’i kalojnë me një fitore të mundshme në sfidën e prapambetur ndaj Udineses. Simone Inzaghi ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Milanin në “San Siro”, që për bardhekaltërit është një finale, pasi në rast humbje atëherë zona Champions do të bëhej shumë e vështirë. “Do të jetë tepër e rëndësishme për ecurinë tonë, duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Dua një ekip me mendjen e çliruar, duhet të luajmë një ndeshje të madhe. Jemi të vetëdijshëm që jemi të fortë. Dua personalitet. Tabu në “San Siro”? Të gjithë tabutë duhen shkelur... Arritëm që të fitonim në fushën e Juventusit, shpresojmë që të fitojmë me Milanin në shtëpinë e këtyre të fundit pas 29-30 vitesh. Formacioni? Thuajse i bërë. Kam dyshime mbi mbrojtësit e krahut. Do të jetë ndeshje e bukur për t’u luajtur, me publik të madh, duhet personalitet. Jemi të fortë”. Arbitri? Rocchi është një garanci, ka bërë një punë shumë të mirë në ndeshjet e rëndësishme. Nuk besoj se mund të bëhej një zgjedhje më e mirë për një ndeshje si kjo”, ka thënë Inzaghi. Zërat e shumtë për një dënim të mundshëm nga UEFA ndërkohë nuk e shqetësojnë aspak trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso, i cili është i përqendruar te
Milan-Lazio, dueli për Champions që mund të thyejë tabunë 29-vjeçare
ndeshja e radhës ndaj Lazios. Strategu kuqezi kërkon që ekipi i tij të luajë sikur të ketë përballe Juventusin. “Duhet të bëjmë më pak gabime se ndaj Juventusit, por dua ta shoh atë qëndrim. Mjaft është folur për gjyqtarët, ne duhet të mendojmë për atë që ndodh në fushë. Është shumë e lehtë për të kërkuar alibi sot.
Gjyqtarët janë profesionistë, ne duhet të respektojmë punën e tyre. Suso bëri shumë mirë ndaj Juventus, do më pëlqente që i gjithë ekipi të na jepte një dorë. Të heq dorë? Duket absurde për mua, vlerësova fjalët e Maldinit. Kam një kontratë dyvjeçare, qëllimi ynë është të arrijmë në Champions League. Hetimet
TALENTI
nga UEFA? Përgjegjësia ime ka të bëjë më fushën. Kemi një ekip të madh, me njerëz të mëdhenj që punojnë shumë që të jemi sa më të qetë. Me Lazion është një ndeshje shumë e rëndësishme për renditjen, duhet të vijojmë atë që kemi treguar edhe ndaj Juventusit”, mbylli daljen për mediat Gattuso.
BARCELONA
Valverde nuk e rrezikon Messin, e lë pushim sot ndaj Huesca-s
Lionel Messi me shumë mundësi do të jetë në listën e futbollistëve që do të pushojnë për ndeshjen e së shtunës ndaj Huescas. Trajneri Ernesto Valverede do ta ruajë argjentinasin për duelin e kthimit në Champions League ndaj Manchester United. Duke folur në konferencën për shtyp, strategu i njohur deklaroi se “pleshti” mund të lihet pushim për këtë transfertë, edhe për shkak të një dëmtimi që pati në mesjavë pas një ndërhyrje të Chris Smalling, duke pësuar çarje në hundë dhe në faqe. “Është e mundur që të pushojë. Kam biseduar me të, është mirë, edhe pse pësoi një goditje të rëndë. Ishte sikur i ka kaluar një kamion pranë, ose diçka e ngjashme. Do ta vendosim pas stërvitjes”, sqaroi Valverde
TRAJNERI
është vetëm 90 minuta Joao Felix, 19-vjeçari portugez Juventus Allegri: Shtyhet festa, Cristiano larg sigurimit matematikor të titullit të 8-të radhazi kampion, që po mahnit Europën por me një mendje futbollistët Ronaldon nuk do ta rrezikoj do të jenë te dueli i kthimit ndaj
Një yll i ri po lind në futbollin evropian. Të apasionuarit pas lojës më popullore të planetit kanë nisur të admirojnë shpikjet e fundit në fushë të Joao Felix. Nata magjike e Europa League kundër Eintrachtit të Frankfurtit e bëri talentin portugez të regjistrojë rekorde të reja. Joao Felix arriti të shënojë 3 herë në stadiumin e Benficës, një herë me penallti, një herë me një goditje jashtë zonës dhe një herë me një të saktë brenda. Trigolëshi i luzitanit i ka dhënë vendin e lojtarit më të ri që shënon kaq shumë. Me 19 vjeç e 152 ditë të shënuara në kartën e tij të identitetit, Joao Felix është kthyer në objektivin e gjigantëve europianë, gati të shpenzojnë miliona. Për Felix, ky ishte trigolëshi i parë në karrierë dhe i pari për Benficën në këtë fazë të turneut, që nga kohët e António Pachecos. Joao Felix ka shënuar deri më tani 15 gola këtë sezon dhe ka dhënë 7 asiste. Ai shënon ose bën të tjerët të tundin rrjetën çdo 104 minuta.
Ajax në Champions. Të shtunën do të mjaftonte edhe një barazim për të siguruar kampionatin, por Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp ka zbuluar se do të hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime, teksa pjesa më e madhe e yjeve do të lihen pushim.“Sot do të pushojnë shumë, ndërkohë që të tjerët kanë nevojë për të luajtur. Mund të ndodhë që disa të qëndrojnë në shtëpi. Festimet do të shtyhen, edhe në rast fitoreje, pasi të martën do të kemi një impenjim të rëndësishëm. SPAL në shtëpi është një ekip i vështirë, ndaj duhet të kemi impenjim maksimal. Kean sot luan, për të do të jetë një ndeshje e rëndësishme. Nicolussi dhe Coccolo? Një nga të dy mund të luajnë nga minuta e parë. Ronaldo vështirë se do të luajë sot, ta rrezikosh nuk ka sens. Cuadrado sot do të luajë titullar, ndërkohë që nuk e di
nëse Douglas Costa do të jetë me ekipin, pasi ka pasur një problem në pulpë. Në portë do të luajë perin, ndërkohë që Bonucci është një nga ata që mund të pushojnë.
Chiellini do të provojë që të jetë gati për të martën, ndërkohë që Emre Can edhe mund të jetë gati që me SPAL”, deklaroi Allegri në konferencë për shtyp.
SHENDETESI T
rupi i njeriut përbëhet prej rreth 200 lloje qeli zash të maturuara, ku secila prej tyre kryen një funksion të specializuar. Siç janë përshembull qeliza të muskulit të zemrës që rrahin në mënyrë ritmike apo rruazat e kuqe të gjakut që shpërndajnë oksigjen në çdo pjesë të trupit tonë. Qelizat staminale ndryshojnë prej qelizave të maturuara. Ato kanë një aftësi të mahnitshme. Jo vetëm që janë të afta të shumëfishojnë vetveten, por mund të krijojnë inde të reja kur ato ndahen e zhvillohen më tej. Qelizat staminale luajnë një rol kyç gjatë zhvillimit të trupit të njeriut pas ngjizjes. Dhe kjo aftësi e tyre për të prodhuar lloje të ndryshme qelizash të specializuara i bën të papërsëritshme për efektin veprues që mund të kenë në terapinë mjekësore. Qelizat staminale klasifikohen sipas origjinës dhe sipas llojit të qelizave të maturuara që mund të prodhojnë. Ato ndahen në qelizat staminale embrionale, qeliza staminale të të rriturve dhe qeliza staminale të kordonit kerthizor. Qelizat staminale embrionale përdoren në laborator për kërkime shkencore, për të kuptuar zhvillimin e qelizës, por ato nuk janë të disponueshme për t'u përdorur për terapi. Këto lloj qelizash mund të jene përgjegjëse për krijimin e pjesës dërmuese të trupit të njeriut. Qelizat staminale të të rriturve,
22 E shtunë, 13 PRILL 2019
Qelizat staminale, kush janë dhe funksioni i tyre
gjenden tek trupi i rriturve, por edhe fëmijët. Ato quhen ndryshe edhe "qeliza staminale të angazhuara" apo "të programuara" pasi prej tyre mund të prodhohet vetëm një gamë e kufizuar qelizash të specializuara. Me kalimin e kohës edhe ato e humbasin vitalitetin e tyre. Qelizat staminale të kordonit kërthizor, janë qeliza që gjenden vetëm në trupin e të porsalindurit. Janë më pak të maturuara se qelizat staminale që gjenden në palcën kockore ose në
organet e të rriturve a fëmijëve. Konsiderohen unike per aftesine e tyre për të prodhuar qeliza dhe inde të ndryshme të trupit të njeriut. Ky zbulim shkencor i mjeksise po zbatohet për kuruar sëmundje shume të renda. Dhe kjo fale përdorimit të qelizave staminale të marra prej kordonit kërthizor. Qelizat staminale të nxjerra prej kordonit kërthizor mblidhen në çastin kur pritet kordoni kërthizor që lidh nënën me foshnjën e porsalindur. Mbledhja është e lehtë, kryhet brenda pak minutave dhe është, krejtësisht, e padëmshme si për nënën dhe për të porsalindurin. Pas lindjes, ndërsa ne rritemi, grupet e qelizave staminale të gjendura fillimisht në kordonin kërthizor nisin të ndryshojnë. Për këtë arësye, çasti i lindjes është mundësia e vetme e sigurimit te tyre. Qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor të cilat janë përgatitur në mënyrën e duhur për depozitim mund të jetojnë, në fakt, më gjatë se ç'mund të jetojmë ne vetë. Kërkimet e deritashme sugjerojnë se qelizat e ruaj-
Efektet kuruese të domates për të sëmurët me ulçër dhe reumatizëm D
omatja është një nga pe rimet më të njohura për vlerat e saj kuruese. Perimet luajnë një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut në çdo kohë dhe për të gjitha stinët. Ato përmbajnë kripëra minerale, karbohidrate, proteina, acide organike, fitoncide (antibiotikë bimorë) dhe veçanërisht vitamina. Perimet nxisin veprimin e gjëndrave të tretjes dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në përvetësimin e ushqimeve që treten me vështirësi. Perimet janë të pasura me kripëra të kaliumit, fosforit, kalciumit, magnezit, hekurit etj, të cilat treten lehtësisht nga organizmi i njeriut. Vlerat ushqyese të domates Për vlerat e saj ushqyese, domatja ka gjetur përdorim të gjerë. Ajo është e pasur me Vitamina C dhe A. Gjithashtu, domatja përmban kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të aparatit tretës. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike. Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ajo ka veti kuruese edhe për nefritin, artritin dhe kapsllëkun.
Pas Vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te glikopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates. Për të luftuar plakjen, për të parandaluar kancerin apo për të pasur një lëkurë të bukur, asgjë nuk do të ishte më e çmuar se sa marrja gjatë vakteve të ditës të një "ilaçi" me emrin domate. Atë mund ta përdorësh të "gjallë", në salcë, gjellë, sallatë, makarona, rizoto, supa, koktejl (koktejli i famshëm "Bloody Mary" përgatitet me lëngun e domates) apo në gatime të ndryshme, për të cilat nuk është e nevojshme të konsultohesh me ndonjë mjek apo të kesh recetë për t'i blerë. Antioksiduese Është vërtetuar se domatet kanë veti magjike, janë të shijshme, ekonomike, por mbi të gjitha janë aleate të çmuara për shëndetin. Prania e madhe e antioksiduesve shkatërron radikalet e lira, cilësohet nga shumë ekspertë si dhurata e natyrës, prandaj domatet luftojnë sëmundjet. Është zbuluar se këto substanca arrijnë rezultate të shkëlqyera, madje mund të krahasohen edhe me ilaçet tradicionale që mund të shkaktojnë edhe dëme. Domatet janë të pasura me betakaroten, likopen (substanca që u jep atyre ngjyrën e kuqe) dhe me vitaminat më të mira dhe më efikase se çdo gjë tjetër në luftën kundër plakjes. Jo më kot është cilësuar si fryti më i përhapur në botë pas mollëve, bananeve, rrushit dhe
portokalleve. Në të vërtetë, nuk ka këshillë më të mirë sesa të hash ushqime që jo vetëm nuk të sëmurin, por mbi të gjitha të mbrojnë. Antikanceroze Laboratori i artë i natyrës është në gjendje të na ofrojë gjithçka, sidomos kur shkenca ka zbuluar me kujdes virtytet e produkteve të saj. Kërkimet mjekësore që shtohen vit pas viti kanë treguar se domatet dhe produktet e tjera ku ato përdoren kanë aftësinë të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i saj ul pothuajse me tri herë mundësinë për t'u prekur nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, mushkërive apo pankreasit dhe se efekti "mbrojtës" i detyrohet tërësisht likopenit, përbërës që gjendet me shumicë te domatja dhe është një armë e fortë në luftën kundër kancerit. Fillimisht, diçka e tillë dukej e pamundur, por faktet tregojnë se likopeni dhe antioksiduesit e domates mund të parandalojnë dhe reduktojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos atij të prostatës te meshkujt, ndaj konsumi është i rëndësishëm për organizmin. Konsumimi Dhjetë kokrra domate në javë, të freskëta, të gatuara apo produkte të saj, mund të ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet me 60 për qind. Sigurisht që mjekët duan t'i bindin njerëzit të hanë domate dhe produktet që rrjedhin prej
tura në ngrirje të thellë, kanë, virtualisht, një kapacitet të pakufizuar. Shkencëtarët besojnë se femijet kane probabilitet te larte per përdorimin e qelizave staminale prej gjakut të kordonit të tyre. Tani ky probabilitet është të paktën 1 në 400. Gjithashtu edhe të rriturit, mund të kurohen me me keto qeliza qe marra nga gjaku i kordonit. Nuk ka rëndësi sasia e qelizave staminale që mund të përdoret në një terapi, pasi një sasi e vogël mund të mjaftoje për të rigjenerimin e një indi në trupin e njeriut. Me këto lloj qelizash bazohen terapitë mjekësore për mbi 80 lloje sëmundjesh të gjakut, dhe aplikime të tjera që i përkasin mjekësisë rigjeneruese. Shpejtësia e mahnitshme e kërkimeve dhe provave klinike të cilat përdorin gjakun e kordonit kërthizor, ka çuar në trajtimin e sëmundjeve, te pakurueshme më parë. Gjithashtu, zbulime të reja shkencore, kanë treguar se në laborator qelizat e gjakut të kordonit kërthizor, mund të zhvillohen më tej në qeliza të mëlçisë, veshkës, qeliza nervore, të muskulit të zemrës dhe në qeliza prodhuese të insulinës. Ky zbulim, i hap dyert, potencialisht, përdorimit të këtyre qelizave në mjekësinë rigjeneruese.Që prej transplantimit të parë të suksesshëm të qelizave staminale prej kordonit kërthizor në vitin 1988, janë kryer tashmë, një total prej mbi 20,000 transplante. Aktualisht, çdo vit kryhen mbi 3,000 transplante të qelizave staminale, çka do të thotë se, tashmë, flitet me siguri, për një arritje të mjekësisë.
saj, pasi mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por kjo nuk do të thotë se ata duhet të hanë vetëm domate. Por domatet duhet të jenë shoqërueset e para të një diete të pasur ushqimore me fruta dhe perime. Nga ana tjetër, ajo mund të ndihmojë edhe në uljen e kolesterolit të keq në gjak. Studimet e fundit të mjekëve finlandezë treguan se salca e kuqe e quajtur ndryshe "ketch up" largon kolesterolin e keq në organizëm. Sipas kërkimit finlandez, salca e kuqe, aq e dashur për anglezët dhe jo vetëm për ta, është një minierë e artë për zemrën dhe mjafton një sasi e vogël në ditë për të mbajtur tërësisht nën kontroll vlerat e LDL, të ashtuquajturin "kolesteroli i keq". Jo më kot, Hipokrati e kishte si rregull që çdo pacienti të tij i thoshte: "Ushqimet që hamë janë në gjendje të influencojnë në "nxehtësinë" e organizmit dhe gjenezën e sëmundjeve". Shumë mjekësi tradicionale, mes të cilave edhe ajo indiane dhe kineze, mbështesin se nuk ka ushqime 100 për qind të shëndetshme për organizmin, por ka ushqime që janë të përshtatshme për çdo njeri dhe kjo është domatja. Përbërësi i domates mbron zemrën Hulumtimet e zhvilluara në Universitetin e Cambridge tregojnë se përbërësi i domates, likopeni, mund ta pengojë zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe të ulë
rrezikun për sulme në tru. Hulumtimet e konsumimit të përditshëm të tabletave me likopen, kanë treguar se vetëm për periudhë 8-javore vjen deri te ndërprerja praktike e oksidimit të LDL kolesterolit (të keq) në gjak. Shkencëtarët besojnë se tabletat me likopen në testimet e ardhshme klinike do të mund të vërtetohen se janë madje më të efektshme se statinat, barëra të dedikuar për uljen e kolesterolit të lartë në gjak. Likopeni është antioksidues i domates përgjegjës për ngjyrën e saj të kuqe, por sipas informatave të deritanishme vështirë absorbohet në formë natyrale. Dhjetë kokrra domate në javë ulin rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet me 60 për qind. Të gjitha efektet kuruese të domates dhe vlerat ushqyese që ajo përmban. Disa nga perimet janë të pasura me proteina në sasi të barabartë me mishin, si për shembull bishtaja (që quhet mishi i gjelbër) dhe në përgjithësi bishtajoret. Sa për vitaminat, perimet mbajnë vendin e parë. Vitaminat luajnë rolin kryesor në shkëmbimin e lëndës (metabolizmit) në organizmin e njeriut, pa të cilat jeta do të ishte e pamundur. Janë tepër të rëndësishme për jetën e njeriut vitaminat A dhe C dhe nevojat e organizmit me vitamina plotësohen duke konsumuar jo sasi, por shumëllojshmëri perimesh.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Shoh me vëmendje e me një qëllim të caktuar 3. Eshtë përfundimtare, e padiskutueshme 8. Vend gropë me shkurre e me driza të dendura, ku mezi depërton edhe drita e diellit 13. Vëlla që kemi marrë dhe dhënë gjak, ose vëllam 15. Adam Opel GmbH është një prodhues automobilash gjerman, e cila që nga viti 1929 është pjesë e koncernit General Motors. Qendra është në qytetin gjerman Rüsselsheim 16. Shpend uji nga familja e rosës së egër. Atë emër ka dhe një zonë në Malësinë e Madhe 18. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 19. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 22. Që ka të bëjë me zemrën, i zemrës 26. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 27. Të gjithë e kemi një të tillë, me të cilin identifikohemi dhe na thërrasin 29. Pjesa e oxhakut që ngrihet mbi çati ashtu quhet 30. E pajis shtëpinë me orenditë e nevojshme. 33. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 35. Element kimik, gaz mbytës më i rëndë se ajri, i tretshëm në ujë, me veti helmuese dhe dezinfektuese (simboli Cl) 37. Zëri i burrit ndërmjet tenorit dhe basit; këngëtari që ka këtë zë 40. Tokë e rrahur ose e ngjeshur me këmbë nga të ecurit 41. Aleanca Kuq e Zi 42. Masë gjatësie që përdoret në disa vende, e barabartë me 91, 44 cm 45. Ai është mbret i pyllit dhe shenja e pestë e horoskopit 46. Ajo që bën pula, vezë ose.. 47. Partia Aleanca Popullore 48. Formulë e shkurtër, e cila shpreh thelbin e një ideje a të një qëllimi 49. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 54. Ashtu quhet ai që e ka prejardhjen nga Palestina 57. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 58. Semundje gjatë të cilave i sëmuri përpëlitet e nxjerr shkumë nga goja dhe humbet plotësisht a pjesërisht vetëdijen 59. Partia Republikane, inicialet 61. Them në gjyq ose përpara organeve të tjera shtetërore atë që di për dikë a për diçka 63. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 64. Lëvizja e forcave ushtarake ose e anijeve në fushën e betejës dhe jo vetëm 66. .. Bej Frashëri, si ishte rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare. Lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll 68. Veshje që mbajnë priftërinjtë katolikë; petk fetar 71. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën
E shtunë, 13 PRILL 2019
Nga Albert VATAJ
e ekonomisë, të arsimit etj 74. E vendos dikë a diçka në një vend 76. Figurë e përrallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si një njeri shumë i fuqishëm 77. Ai që nuk u përgjigjet ngacmimeve të jashtme 80. Fryma e Re Demokratike 81. Kur fut dikë a diçka në ujë 82. Prishje ose paqartësi e shëmbëllimeve të sendeve, që vjen nga të metat e mjeteve optike 83. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 85. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 87. Vapë e malle. 89. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 90. Ura e vetme e komunikimit me prindërit... përftimi i mësimeve dhe përvojave 92. Nga filmi "Rrugë të bardha", personazhi e ka emrin 95. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 98. Regjisori i njohur i kinematografisë shqiptare Ibrahim .. ka lindur më 8 dhjetor të vitit 1944 në Vlorë 99. Quhet ashtu një kullotë, bashtinë me barë 103. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 104. Ashtu quhet drejtshqiptimi 105. Që është me pesë cepa, që ka pesë cepa 106. Punë që sjell të këqija e ngatërresa
108. Sëmundje e rëndë që vjen nga gjakrrjedhja në tru ose nga mpiksja e gjakut në enët e trurit 110. Tirana, e kishte targën e makinave ... 114. Që lidhet me organin e të parit 116. Aktori nga Përmeti, Petraq ..., luan Malua në komedinë e Piro Milkanit "Zonja nga Qyteti" 117. Në të ne shtrihemi, paqtohemi dhe kridhemi në ëndrra 118. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë VERTIKALISHT 1. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 2. Arabia Saudite ka atë lekun e saj 3. Burrë trim e bujar 4. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike 5. Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil 6. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 7. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 9. Peshk i stërmadh që rritet në oqeane e dete dhe gjuhet për mishin e për dhjamin e saj 10. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 11. Gjitar i deteve polare, me trup të madh e me qafë të shkurtër, me këmbë si lopatë 12. Enë që përdoret për mbartjen e ujit në tryezën e bukës, kanë 13. Ai që lëron tokën me qe dikur, quhej ashtu
14. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 17. Vendi ku bashkohen dy përrenj a dy lumenj quhet ashtu 20. Njësia monetare bazë e Jugosllavisë, e Algjerisë, e Tunizisë, e Irakut etj 21. Hyrje në një vepër letrare (roman, dramë etj.), zakonisht në trajtë monologu 23. Fjodor Mihajlloviç ... (11 nëntor 1821-9 shkurt 1881), shkrimtar rus, veprat e tij kryesore janë "Krimi dhe Ndëshkimi" dhe "Vëllezërit Karamazov" 24. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 25. Winston ... ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 28. Mjeshtër që merret me punimin e drurit, mobilier, ose ... 31. Ajo është lëndë a pigment që u jep ngjyrën e gjelbër gjetheve ose pjesëve të tjera të bimëve 32. Banka Botërore 34. Parzmore ose ..., shtresë mbrojtëse prej çeliku a prej metali të fortë, mburojë për mjetet levizëse 35. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 36. Akullore e ngrirë, në forma të ndryshme e zakonisht me disa shtresa 38. Një pjesë e caktuar kohe, që është e nevojshme për të bërë diçka 39. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 43. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Zhyl ... (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905)
67. Pjesa e poshtme e shtyllës kurrizore, përbëhet nga pesë rruaza dhe formon anën e prapme të legenit 68. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 69. Fjalë të mira që thuhen për të ngritur lart dikë a diçka, nderimi që i bëhet dikujt 70. Juridiksioni kishtar në të cilin ushtron funksionet e tij një peshkop a një prelat tjetër 72. Kur është i mirë, paralajmëron diçka të mirë, kur është i keq, për keq parathotë. 73. Pjesa e skenës së teatrit që ndodhet para perdes 75. Ai që është paracaktuar a është propozuar për t'u zgjedhur në një organ të lartë të pushtetit shtetëror 77. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 78. Pjesë muzikore që këndohet nga shumë njerëz me disa zëra 79. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 84. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 86. Gjykim a mendim që për të njëjtën gjë përmban dy teza 88. Nëse nuk e kemi mik, atëherë i bie ta kemi... 91. Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës që lidh dy gjymtyrë fjalie 93. Ajo është një nga veprat e njohura të Martin Camajt, novela u botua në Romë 1958 94. Janë ato që mësyjnë bregun, jo dallgët 96. Kadri..., gazetar dhe jurist, veprimtar i shquar atdhetar, vritet me vëllezërit Gërvalla më 17 janar 1982 97. Shteti (në kohën e sundimit osman) 100. Gjendjeplogështieshpirtërore 101. Fyt i hollë që del nga një enë për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër; lëfyt 102. Ka disa fruta që janë të thatë, por të tjerë me ... 107. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 108. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 109. Dialektore i thonë ashtu kokës, sepse vetëm ashtu kryetarit nuk i thonë kokëtar 111. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 112. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 113. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 115. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën
autor i 54 romaneve 44. Themistokli ..., një patriot, figurë e shquar e pavarësisë, shpëtoje Korçën nga pushtimi i sigurte i forcave te Venizellosit 50. Ai që nuk ka parime të qëndrueshme dhe lëkundet, quhet oport... 51. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 52. Pika më e largët nga Toka në orbitën e Hënës 53. Kryeqyteti i Shqipërisë, u themelua më 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini 55. Lituania e ka monedhë të saj 56. Lëndë e fortë plastike, që përftohet duke përzier gomën e vullkanizuar me squfur 60. Bimët që shkulen gjatë tëharrjes 62. Majori ... White bëhet astronauti i parë amerikan, i cili eci në hapësirë, gjatë misionit "Gemini 4" 65. Enë prej balte në trajtën e një kove e pa veshë 1
2
O P
3
Z
10
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
11
A
R A
12
D H
13
K
17
T
I
T
I
19
20
K A
K O
F
E
7
B
8
15
K
U
J
R
N I
K U
J
S
G
T
K
A
R
V
X
26
B
S
H
A
A T
Z
U 38
L
F
A
M O
R T
S
A
I
Z
˙
A T
L O
E
A
˙
K
¸
V P
43
A
V A
N
K
I
51
R ¸
J
U
I
M
S
U
I
R
P
R A
L L
A S
I
K 54
P
B
L E
O G
R A
I
¸
T
T
M
E
Y
E
O
P
Z
Z D
58
A
I
S
H
Q I
P
O
M
55
B
P
I
O
E
N
K
K
E
F
O
P
I
T
D
A 63
T
U A
T P 65
A
R Z
M O
67
N E
R
R
A
69
O I
S
70
D
73
L I
T A
S
A
H
N
L
E
T E
R
T
R
B
I
V A
N
79
L L
T
M
E
¸
R
T
R
J
G
80
B R
K
J
U K
76
O
M
78
E N
G O
S
K
K
Z
I
81
E 83
L 84
85
86
F
P
K
A B
O R
C A
V
U
R
O
A N
N
N
J
E
89
F
S 91
H
I
S
H
M A
O G
N
M I R
O J
Z
B
N
E
B A
R D
L
K
V 106
C
U P
U
K
A N
D I
¸
U
L
J
111
96
A N H ¸
˙
U
97
E P
L A
98
M I
A
¸
K
M
104
O B
A L
S
K
T
E T
I
V D
I
112
O J
114
H
M J
¸
108
U 110
113
T O
107
109
S
L I
A
103
E R
A U
H
100
U R
102 105
˙
L E
I
N 99
A
A M I
90
P T
95
D U
S
92
L
J
94
R
82
K
87
I
88
G
71
M 74
75
E
G
S
68
L
M A
72
B
A
60
F
64
I
93
F
S
L
59
66
101
I
D
56
62
M U
46
A N
50
61
K
A
E Z
T
A 53
57
77
S 45
K
52
D
N
N 37
L A
48
R L
B E
K
Z E
H
Y
36
D 44
49
D H
S
40
B E
P
R A
O R
L
35
I
39 42
J
23
28
P
47
V
U
A
¸ 27
V
U
34
O
E S
32
B O ¸
41
L
A B
30
31
O
A
L 16
A C J
25
P
33
E
9
P
L U
22
O
29
G
6
M
A
21
E 24
L
5
V ¸
U 18
M U P
4
L 14
S
O M ¸
T
S 115
B
R
H
P
R
E
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E shtunë, 13 PRILL 2019
Presidenti Ilir Meta te “Ballo Vjeneze në Tiranë” Presidenti Meta ishte mbrëmë i ftuar nga ambasadori austriak në Shqipëri, Johann Sattler, në aktivitetin “Ballo Vjeneze në Tiranë”. Pas mbrëmjes festive, kreu i shtetit ka postuar në facebook shënimin e mëposhtëm: “Së bashku me Erën patëm sot (dje) kënaqësinë të merrnim pjesë në mbrëmjen festive të “Ballos Vjeneze në Tiranë”, që sjell në kryeqytetin tonë eksperiencën mahnitëse të valsit, muzikës së mrekullueshme dhe performancat artistike nga personalitete të kulturës austriake dhe shqiptare. Falënderim të veçantë për ambasadën e Austrisë dhe ambasadorin Johann Sattler për këtë event të gëzueshëm dhe elegant”.
Presidenti: Protestat e studentëve treguan se zbatimi i ligjit të Arsimit të Lartë ka probleme P
r esidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot paradite me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” pedagogë dhe shkencëtarë të spikatur në mësimdhënie dhe kërkime shkencore të Universitetit “Mesdhetar” të Shqipërisë. Gjatë mbledhjes jubilare me rastin e 10-vjetorit të Universitetit “Mesdhetar” të zhvilluar në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”, Presidenti i Republikës çmoi zotin Aristotel Pano për vlerat e spikatura mësimdhënëse dhe shkencore në fushën e financave dhe ekonomisë; zotin Gudar Beqiraj për kontributet shkencore dhe veprimtarinë akademike e pedagogjike, si dhe zotin Ksenofon Kristafi për veprimtarinë diplomatike dhe shkencore në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe roli në çështje me rëndësi të veçantë në politikën tonë të jashtme. Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Presidenti u ndal dhe në problemet më të cilat ndeshën sot studentët. “Kemi
nevojë për një arsim të lartë, roli thelbësor i të cilit është, jo vetëm edukimi shkencor me cilësi, etikë e përgjegjësi, ashtu sikurse kemi shumë nevojë të forcojmë autoritetin dhe të respektojmë autonominë e universitetit, duke e mbajtur sa më larg politikës dhe ndikimeve të saj. Protestat e drejta të studentëve gjatë dhjetorit të kaluar treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme dhe vështirësi për të siguruar autonominë dhe
pavarësinë financiare të duhur për një funksionim më të mirë dhe më cilësor e më të aksesueshëm të universiteteve publike. Njëkohësisht edhe përsa i takon përfshirjes së duhur edhe të studentëve në organet përfaqësuese dhe administrative”,deklaro Presidenti. Kreu i shtetit e cilësoi të pajustifikueshëm vonesën për dhënien e Kartës së Studentit. “ Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar
dhe mbetet një detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës. Është shumë e rëndësishme që mes stafit akademik, pedagogëve dhe studentëve në universitetet tona të vendoset një dialog i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm i bazuar në respektin e ndërsjelltë në dobi të cilësisë së mësimdhënies”,- deklaroi Presidenti Meta.